gjykatat, taksa pasurise, papa i ri

Page 1

»2

Shitja e Hidrocentraleve

Qeveria përfshin në buxhetin e shtetit privatizimet e HEC-ve E enjte

14 mars 2013

Viti IX, Nr. 2921 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Krimet e luftës

Francesk I, Bergoglio Mehmet Shehu, vendimet për merr votat e konklavës Tymi i bardhë ka sinjalizuar dhe zgjedhjen e papës së ri që do udhëheqë selinë e shenjtë pas dorëheqjes së Papa Benediktit »23

pushkatim të nacionalistëve dhe partizanëve “imoralë »18

Zgjedhja e gjyqtarëve

»3

pasuritë e paluajtshme

Qeveria, draft të ri për taksën e shitjes Si pritet të ndryshoja taksa prej 10%, në bazë të vlerës së pasurive. Ndryshimet për tokat, bizneset, shtëpitë etj

»5

Goditja e trajnerit

Komisioni i disiplinës fal Roshin dhe dënon Deden Mbledhja e FSHF, vendosi që viktima e incidentit Nevil Dede të dënohet me përjashtim në dy ndeshjet e radhës. Për Roshin asnjë masë. Reagon klubi i Tiranës: Vendimi përçudnues

»23

Opinion Nga Enver BYTYÇI

Pse shkon në Prishtinë zonja Ashton? »11 Nga Engjëll GISHTI

Kooperativat »10 kapitaliste? Pse jo

Berisha takon Nishanin rëve I mbaron mandati tre anëta esa të Kushtetueses dhe Shpr Becit të Gjykatës së Lartë

Nisma e kryeministrit

ëve Takimet e tjera mes krer rizë të shtetit dhe emrat surp uese për institucionet kushtet

për Pretendimet e aleatëve në të pasur njerëzit e tyre ese institucionet kushtetu

»4

Votimi i 16-vjeçarëve, Ruçi kundërshton Patozin

Universitetet

Privati mbyll dyert për transferimet, shkak konkurrenca dhe largimet Kalimi nga një universitet në tjetrin po kthehet në një mision të pamundur. Shkak, konkurrenca mes subjekteve dhe moslejimi i largimit të studentëve drejt shtetërorit »6

Vrasja e kryekomisarit të Shijakut

Dëshmimtari: Nuk pashë kush qëlloi, vetëm mbulova me çarçaf viktimën

Seanca e djeshme vijoi me pyetjen e shtatë dëshmitarëve, »7 ku dëshmia më e rëndësishme ishte ajo e shtetasit Pjetër Ndoka

Deklarata e gerti Bogdanit

Valentina Leskaj dhe Fidel Ylli janë përfshirë në pastrimin e parave

»3


02

« politikë

E mërkurë 13 mars 2013 •

• Një tjetër vendim që qeveria miratoi dje ishte ai i autorizimit i dy kompanive private për monitorimin e tregut të karburanteve. Vendimi kishte të bënte për të shmangur rastet e abuzive nga ana e kompanive duke mos paguar taksat. Ky kontroll bëhet i mundur pikërisht me anë të sistemit të markimit të karburanteve ofruar nga shoqëria propozuese, që vërteton jo vetëm nëse përbërja e karburanteve ka ndryshuar mbas pagesës së taksave, por dhe nëse karburanti në qarkullim është i shënjuar, pra ka paguar taksën.

• Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin “Për miratimin e rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit”. Duke u ndalur në këtë vendim të rëndësishëm, Kryeministri Berisha theksoi se këto ndryshime ligjore përcaktojnë ndryshime epokale në qëndrimin ndaj urbanistikës. Sipas Kryeministrit, këto ndryshime i japin pushtetit vendor autoritetin dhe kompetencën për zhvillimin e territorit në përputhje me planin rregullues, për çështje që nuk kanë të bëjnë me pronat dhe që i trajton qytetarët e komunave dhe bashkive.

Vendimi i qeverisë në të njëjtën kohë kur dekretohet ligji nga Presidenti

Qeveria fut paratë e HEC-ve në buxhetin e 2013 Shtohen 20 milionë lekë në fondin e Ministrisë së Jashtme për këtë vit Ervin Koçi

Q

everia Shqiptare shton shpenzimet vjetore për vitin 2013 me 12 miliardë lekë. Sipas vendimit të qeverisë të miratuar në mbledhjen e djeshme të saj, u miratua vendimi për shtimin e shpenzimeve të këtij vitit me 12 miliardë lekë, para këto që kanë ardhur nga privatizimi i katër hidrocentraleve: Bistrica 1, Bistrica 2 si dhe HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit. Vendimi parashikon që paratë e përfituara nga këto privatizime, rreth 110 milionë euro, do të shkojnë të gjitha për shpenzime buxhetore, të cilat përkthehen në investime. “Kufiri i shpenzimeve kapitale shtohet me 12 miliardë lekë dhe shpërndahet në nivel programi, sipas lidhjes 1 bashkëlidhur këtij vendimi. Niveli i deficitit buxhetor “Për buxhetin e vitit 2013” shtohet me 12 miliardë lekë dhe njëkohësisht financimi i deficitit buxhetor nga të ardhurat e privatizimit shtohet me 12 miliardë lekë. Ngarkohet ministri i Financave, pas propozimit të ministrit të fushës, për shpërndarjen e kufirit të investimeve sipas lidhjes 1 në nivel projekti përpara arkëtimit në buxhetin e shtetit të të ardhurave nga privatizimet në fjalë”, - thuhet në vendimin e qeverisë. Ky vendim i qeverisë bëhet në të njëjtën ditë kur Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi ligjin për

Miratohet marrëveshja për ndërtimin e TAP-it

shitjen e katër hidrocentraleve. Privatizimi i katër hidrocentraleve në vend u shoqërua me një debat të ashpër parlamentar ndërmjet opozitës dhe mazhorancës. Partia Socialiste me të gjithë deputetët e saj kërkoi në mënyrë të vazhdueshme anulimin e kontratave të shitjes së 4 HEC-ve, duke i cilësuar vendimin e qeverisë abuziv dhe korruptim. Por mazhoranca qeverisëse së bashku me aleatët e saj e miratoi shitjen e katër hidrocentraleve dhe këto para priten që të shkojnë për shpenzime në një vit elektoral.

Fondi i Ministrisë së Jashtme Qeveria në një tjetër vendim të saj miratoi fondin e shtesë për Ministrinë e Jashtme, duke i alokuar asaj një shumë prej 20 milion lekësh. Këto para qeveria i ka akorduar për përballimin e shpenzimeve që kjo ministri bëri për aktivitetet e 100-vjetorit të pavarësisë, por burime bëjnë me dije se paratë do të shkojnë edhe për përballimin e shpenzimeve për ambasadat shqiptare, siç ishte ajo e ambasadës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ministrisë së Punëve të Jashtme

në buxhetin e miratuar për vitin 2013, zëri ‘shpenzime korrente’, t’i shtohet fondi prej 20 291 162 (njëzet milionë e dyqind e nëntëdhjetë e një mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekësh për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për organizimin veprimtarive të 100-vjetorit të pavarësisë”, - thuhet në vendimin e qeverisë. Paratë e shpenzuara nga Ministria e Jashtme për 100-vjetorin e pavarësisë janë kryesish fondet që kjo ka shpenzuar për organizimet në ambasadat shqiptare nëpër shtetet e ndryshme.

Marrëveshja për gazsjellësin TAP u miratua dje në Këshillin e Ministrave, duke i hapur dritën jeshile ndërtimit të tij. Marrëveshje ndërmjet Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë u miratua dje në mbledhjen e qeverisë dhe në këtë mënyrë aktet e firmosura nga krerët e tri shteteve hynë në fuqi nga qeveria shqiptare dhe pritet në mënyrë formale miratimi nga qeveria e dy vendeve të tjera, të cilat edhe më parë kanë dhënë miratimin për ndërtimin e TAP-it. Projektligji u prezantua nga Kryeministri Berisha, për të cilin u shpreh se zbatimi i këtij projekti përbën për Shqipërinë zbatimin më madhor në historinë e saj dhe me ndikim më të fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. “Ky projekt për qytetarët shqiptarë, për çdo familje shqiptare përbën një ulje të qartë të kostos së jetesës apo të shpenzimeve që ato bëjnë sot për ngrohje dhe gatim. Përbën një mundësi tjetër të re të madhe për Shqipërinë superfuqi energjetike në rajon. Një burim tjetër të fuqishëm energjie për Shqipërinë vend me zhvillim të shpejtë dhe me rritje të madhe të kërkesave për energji. Projekti TAP përbën gjithashtu në vetvete një nivel të ri marrëdhëniesh ekonomike, por jo vetëm ekonomike dhe më shumë”, - theksoi Kryeministri Berisha. Më tej Berisha tha se TAP është një projekt transformues dhe është në krye të listës për vendimin historik që do të merret në muajt që vijnë. Gjithashtu shefi i ekzekutivit garantoi të gjithë aktorët e mëdhenj të këtij projekti të madh se Shqipëria si kundër deri më sot do të përmbushë me përpikëri të gjitha detyrimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje dhe zbatimi i këtij projekti transformues për vendin tonë. Tani pritet vetëm lobimi i këtij projekti në institucionet ndërkombëtare që t’i hapet rrugë ndërtimit të gazsjellësit.

Raporti i Bibës. Shqetësimi kryesor shpërndarja e mandateve

KQZ i prezanton ODHIR-it dy raporte të ndryshme ODHIR: Çështja e mbyllur, vendimi është dhënë në gjykatë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur dy variante të ndryshme mbi punën që ka bërë deri tani para OSBE-ODHIR-it. Që herët në mëngjes, me 3 anëtarët e misionit vlerësues të ODHIR-it, të kryesuar nga nëndrejtoresha e Departamentit të Zgjedhjeve në këtë strukturë, Nikola Shmid, nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, ka dorëzuar një dosje me të gjitha vërejtjet e tij. Shqetësimi kryesor i ngritur nga Biba para delegacionit të ODHIR-it ka qenë mosrënia da-

kord për shpërndarjen e mandateve të deputetëve dhe përmasat që mori çështja. Detaji u zbardh në mbledhjen e mëvonshme të KQZ-së gjatë një replike mes tij dhe kryetares Lleshi. “Edhe sot tek OSBEODHIR-i po ua bëj me dije kolegëve se zoti Biba paraqiti një dokumentacion, që unë nuk e di se çfarë shkruante brenda, dhe e ka paraqitur pa e ditur fare se çfarë është. Ndoshta për etikë profesionale një kopje të asaj mund të ma kishte lënë dhe mua”, - u shpreh Lleshi.

Ndërsa në lidhje me këtë Biba u shpreh: “Po si të më mohosh të drejtën e fjalës këtu, patjetër që do t’u drejtohem atyre, se ata më kanë mbetur. E nderuar kryetare, bëri një ekspoze të mbarëvajtjes së punës sikundër ka shkuar. Unë tregova qasjen time në lidhje me këtë mbarëvajtje. Atë që thashë me gojë e dorëzova dhe me shkrim. Asgjë përveç atyre që dini ju, asgjë përveç atyre që ne dëshironim t’i kishim edhe në raportin që i shkoi Kuvendit të Republikës”. Por

sipas ekspertëve të kryesuar nga Shmid, kjo quhet një temë e ezauruar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndaj Komisioni duhet të mos diskutojë më dështimet, por të përmirësojë performancën në vendimmarrjet e ardhshme. Misioni i ODIHR-it u takua dhe me gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor si dhe me kryetarin e republikanëve Fatmir Mediu. Tre anëtarët e delegacionit pas monitorimit të situatës në Tiranë do të vendosin brenda pak ditësh nëse do të dërgojnë apo

jo vëzhgues për zgjedhjet e 23 qershorit. Më pas do të nxjerrin të parin raport për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së ishte në rendin e ditës miratimi i rregullores së institucionit, e cila u miratua vetëm në parim, pasi anëtarët e propozuar nga opozita kërkuan që drafti të hartohej i ri dhe jo të bëheshin ndryshime në rregulloren ekzistuese. Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denara Biba, e argumentoi këtë kërkesë me faktin se drafti i paraqitur nga administrata ishte bazuar në një ligj që ishte shfuqizuar disa vjet më parë dhe rrjedhimisht sipas tij rregullorja ishte e paligjshme. Mbledhja e KQZ-së u shty për nesër, ku pritet edhe miratimi i rregullores së re.


politikë • E mërkurë 13 mars 2013 Topalli prezanton në “Fejsbuk” futjen e projektligjit në Kuvend

Heqja e 10% për punonjësit të hënën në Kuvend Futet në procedurat parlamentare nisma e Kryeministrit Të hënën ligji që do të heqë tatimin mbi të ardhurat për punonjësit që e kanë pagën deri në 30 mijë lekë do të futet në komisionet parlamentare. Në një postim të bërë në faqen “Fejsbuk” Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka theksuar se nisma e qeverisë do të kalojë së shpejti për miratim edhe në komisionet parlamentare,

në mënyrë që t’i hapet drita jeshile për futjen e saj në fuqi. “Kjo reformë e guximshme ka impakt direkt mbi qytetarët; ajo rrit të ardhurat e familjeve të tyre me 10 %, apo u jep mundësi gjithë kësaj kategorie të përfitojë një rrogë më shumë në vit. Investitorët i nxit për të punësuar më shumë e, si e tillë, rrit punësimin. Punësimi

dhe rritja e të ardhurave për qytetarët është qëllimi më i rëndësishëm yni. Të hënën ky ligj hyn në kalendar”, - shkruan Topalli. Projektligji do të kalojë në fillim në Komisionin e Ekonomisë, që është dhe komisioni i posaçëm, më pas do të futet në procedurë edhe te komisionet e tjera. Ky draft u para-

qit më parë nga Kryeministri Berisha në faqen e tij në “Fejsbuk” dhe më pas e konkretizoi nismën, duke e miratuar edhe në mbledhjen e qeverisë. Gjatë miratimit të draftit në mbledhjen e qeverisë shefi i ekzekutivit theksoi se nga kjo nismë do të përfitojnë rreth 200 mijë punonjës në sektorin privat. E përkthyer në shifra,

Takimi 5 ditë para bisedimeve për kryetarin e Gjykatës së Lartë

Në “valle” janë edhe postet vakante të Gjykatës Kushtetuese Kryeministri Berisha ka zhvilluar edhe më parë takime informale me Presidentin Nishani. I tillë ka qenë rasti kur posti i kryetarit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive mbeti bosh pas emërimit të Adriatik Llallës në postin e kryeprokurorit të përgjithshëm.

Akuza e mazhorancës mbi deklarimet e pasurive të deputetëve të PS

Bogdani: Ylli me Leskajn kanë bërë pastrim parash “Kandidaturat e Edi Ramës të lidhura me biznesin e pistë” Partia Demokratike ka akuzuar kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se po prezanton kandidatë për deputetë të lidhur me biznesin e pistë dhe krimin. Në një deklaratë për mediet deputeti i PD-së Gerti Bogdani tha se prej një muaji Rama prezanton para shqiptarëve fytyrën që dëshiron ai të ketë grupi parlamentar socialist. Këto akuza Bogdani i lidhi me bashkëpunimin që kishte bërë socialisti Fidel Ylli me deputeten e PS-së Valentina Leskaj. “Ka mbi një muaj që zoti Rama kandidon në medie kandidatët që e kanë kapur. E kanë kapur me para, e kanë kapur me afera, e kanë kapur me dosje penale, e kanë kapur me shërbime politike. Nuk duhet të gërmosh shumë për

“Dëgjova z. Bogdani të lexonte një deklaratë fund e krye të gënjeshtërt në lidhje me emrin tim, ku thuhet se z.Ylli paska marrë dhurata dhe apartamente pa fund nga Valentina Leskaj për të mos paguar taksa në shtetin shqiptar. Në respekt të opinionit publik, dua të sqaroj se i vetmi apartament që unë kam në pronësi është një apartament modest 119 metra katrorë, ku jetoj me bashkëshortin tim. Personalisht po përgatis padinë në gjykatë për shpifje ndaj personit tim.”

të ilustruar me fakte këtë. Këtë periudhë Kuvendi ka qenë në periudhë shqyrtimi për deputetin Fidel Ylli dhe shumë shpejt kanë dalë në dritë skema që Fideli i partisë ka përdorur për të anashkaluar ligjin për të ka-

mufluar bizneset, dhe pse jo për të pastruar para. Pra, zoti Rama dhe zoti Fidel para se të kërkojnë votën e shqiptarëve do të ishte mirë të sqaronin se ç’domethënie ligjore kanë kontratat e shumta me të cilat Fidel

Reagimi

K

ryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje një takim informal me Presidentin e Republikës Bujar Nishani. Në ambientet e jashtme të Presidentes është parë makina e shefit të ekzekutivit, por nga zyra e shtypit të dy institucioneve, Presidencës dhe Kryeministrisë, nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar. Ky takim i Kryeministrit me Presidentit zhvillohet në një kohë kur kreu i shtetit ka hapur bisedimet me krekat e grupeve parlamentare të partive për emërimin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, vend që do të mbetet bosh, pasi kryetares aktuale, Shpresa Beçaj, ka përfunduar mandatin e saj. Veç Beçajt në Gjykatën e Lartë edhe në Gjykatën Kushtetuese do të ngelen vende vakante, pasi tre prej anëtarëve - Xhezair Zaganjori, Petrit Ploçi dhe Admir Thanza - kanë përfunduar mandatin e tyre në këtë institucion. Posti i kryetares aktuale të Gjykatës së Lartë ka qenë një propozim i ardhur nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa tani mendohet që këtë pozicion në Gjykatën e Lartë ta mbajë një individ i propozuar nga radhët e demokratëve, ndërsa tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë përfunduar mandatin e tyre në një kohë të mëparshme. Kryeministri Berisha ka zhvilluar edhe më parë takime informale me Presidentin Nishani. I tillë ka qenë rasti kur posti i kryetarit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive mbeti bosh pas emërimit të Adriatik Llallës në postin e kryeprokurorit të përgjithshëm. Veç kësaj në këtë kohë ishte në diskutim edhe çështja e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, ku disa ditë pas takimit të parë informal midis Berishës dhe Nishanit u hodh shorti për emërimin e kandidaturave në Kolegjin Zgjedhor. Edhe në këtë rast zyrat e shtypit të dy institucioneve heshtën, duke mos dhënë asnjë argument mbi takimin e shefit të ekzekutivit me kreun e shtetit.

03

personat që kanë një rrogë deri në 30 mijë lekë në muaj do të mund të shmangin tatimin mbi të ardhurat, që në këtë rast ishte 3 mijë lekë në muaj. Rrjedhimisht, këtyre punonjësve u është bërë një rritje page me 3 mijë lekë në muaj, pasi heqja e tatimit mbi të ardhurat çon në mënyrë indirekte në një rritje pagash. Krahas kësaj së shpejti në procedurat parlamentare pritet të futen edhe nismat e thera të qeverisë “Berisha”, siç është ajo për heqjen e të gjitha detyrimeve tatimore për të rinjtë për një periudhë trevjeçare.

Kërkesa

Berisha takim informal me Nishanin Ervin Koçi

»

Ylli ka dhuruar aksione në kompanitë e përbashkëta me deputeten Valentina Leskaj dhe ka marrë dhurata dhe apartamente pa fund nga deputetja vetëm për të mos paguar taksa në shtetin shqiptar”, - tha Bogdani.

Të përndjekurit

Pretendimet ekonomike kthehen në politike Ish-të përndjekurit politik kanë kaluar dje nga pretendimet ekonomike në ato politike. Gjatë një proteste që ata zhvilluan dje përpara Kryeministrisë, organizatori i protestës, Skënder Tufa, theksoi se ish-të përndjekurit politik duhet të kenë të drejtë aksesi në politikën shqiptare, duke kapërcyer në këtë mënyrë nga kërkesat e tyre të mëparshme ekonomike që lidheshin drejtpërdrejtë me dëmshpërblimin për vitet e burgut që ata kishin bërë gjatë periudhës komuniste në të drejtën për vendimmarrje. Skënder Tufa ishte organizatori i grevës së urisë të bërë disa muaj më parë në Tiranë, ku prej më shumë se 3 javë ata ndenjën nën zinë e urisë me duke kërkuar dëmshpërblimin e viteve të burgut. Greva e urisë kaloi edhe në akte vetëflijimi nga ana e dy protestuesve që i vunë flakën vetes në shenjë protestë. Njëri prej dy grevistëve, Ilia Bejko, nuk mundi t’i përballonte plagët e marra nga zjarri dhe ndërroi jetë. Tani pretendimet e grevës së urisë të bërë disa muaj më parë kanë kaluar në pretendime ekonomike, duke harruar vetëflijimin e bashkëvuajtësi të tyre. Në këtë mënyrë edhe çështja e ish-të përndjekurve politikë kalon në politizimin e tyre pak javë nga zgjedhjet e 23 qershorit.


04

« politikë

E mërkurë 13 mars 2013 •

Bllokohet nisma e Kryeministrit për uljen e moshës së votimit

Takimi, Ruçi: Loja ka nisur, të mos prishim rregullat N

uk ka gjetur mbështetjen e kampit opozitar nisma e Kryeministrit Berisha për uljen e moshës së votimit për të rinjtë nga 18 në 16 vjeç. Partia Socialiste ka kundërshtuar dje zyrtarisht një nismë të tillë. Kryetari i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi, në zbatim të detyrës së lënë nga Berisha për t’i paraqitur në tryezën e bisedimeve homologut të tij këtë nismë, u takua dje me kryetarin e ligjvënësve socialistë Gramoz Ruçi. Ky takim u zhvillua larg vëmendjes së medies, por ajo që u konstatua në fund të tij ishte qëndrimi kundër i PS-së për të bërë realitet një nismë të tillë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. “U njoha me ofertën e Partisë Demokratike, por nuk është absolutisht e mundur, pasi kërkon ndryshime kushtetuese, për të cilat nuk ka kohë. Ka shumë probleme që mbeten për t’u shqyrtuar dhe zgjidhur, si lista e zgjedhësve dhe vota e emigrantëve. Propozimi është për të tërhequr vëmendjen nga problemet aktuale. Nuk jemi kundër, por kërkohet ekspertizë më e gjerë dhe ndoshta një përfshirje e 16-vjeçarëve në votime mund të bëhet realitet

për zgjedhjet e tjera”, - vuri në dukje Ruçi pas përfundimit të këtij takimi. Gjithashtu në argumentin e tij kreu i grupit kuvendor socialist ka theksuar se tashmë rregullat e lojës nuk mund të ndryshohen ndërkohë që loja ka nisur. Gjithashtu mësohet se kryetari i grupit parlamentar demokrat nga ana e tij ka vlerësuar faktin se

dhënia e së drejtës së votimit 16-vjeçarëve është lehtësisht e aplikueshme. Njëkohësisht, sipas tij, kjo nismë vjen si vlerë e shtuar në procesin zgjedhor, pasi u krijon të rinjve të kësaj moshe mundësinë për të ushtruar të drejtën e votës, duke u njohur përgjegjësinë edhe atyre për zgjedhjen e qeverisë se ardhshme.

Kryeministri apel partive për të mbështetur nismën

“Votimi i 16-vjeçarëve të trajtohet si e drejtë themelore” Si iniciator i nismës për përfshirjen në votime të të rinjve që kanë mbushur moshën 16 vjeç, Kryeministri Berisha në çdo deklaratë politike e risjellë në vëmendje vendosmërinë e tij. E njëjta situatë u pa dhe dje kur ritheksoi se nuk heq dorë nga nisma e tij. Për këtë arsye dhe në mbledhjen e djeshme të qeverisë kërkoi nga partitë politike që ta marrin me seriozitet këtë nismë, në mënyrë që 100 mijë shqiptarë të votojnë më 23 qershor. “Siguroj 16-vjeçarët se s’do të ndalojë përpjekjen time derisa ata të votojnë si qytetarë me të drejta vote të barabartë si të tjerët. Një komb me moshë të re nuk duhet të ketë asnjë hezitim për t’u dhënë 16-vjeçarëve të drejtën që u takon. Ftoj të gjitha forcat politike që një çështje të tillë të mos e bëjnë çështje debati, por ta marrin këtë si çështje të drejte themelore të së paku 100 mijë qytetarëve, që mezi presin të paraqiten ditën e votimin dhe të firmosin me votë kush do t’i drejtojë për 4 vjetet që vijnë”, - u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të ekzekutivit. Më herët kreu i ekzekutivit e pati deklaruar se një nismë e tillë vjen si kërkesë e vetë të rinjve për të qenë pjesë e procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në legjislativin shqiptar. Po nëse kjo kërkesë nuk gjen mbështetjen e partisë më të madhe në opozitë, realizimi i saj bëhet i pamundur, për shkak se është i domosdoshëm ndërhyrja në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, që duan një votim të cilësuar.

LSI-ja dy ditë më parë deklaroi mbështetjen e nismës së Kryeministrit për uljen e moshës së votimit. Ndërsa prezenca e OSBE-së vlerësoi se nisma mund të bëhet realitet në zgjedhjet e ardhshme.

Programi i PS-së për kulturën prezantohet në Durrës

Rama: Alternativa jonë ndalon barbarinë “T’i japim fund shkatërrimit të trashëgimisë kulturore” Programi i socialistëve për kulturën dhe trashëgiminë u trajtua dje gjerësisht në qytetin bregdetar të Durrësit. Partia Socialist e zhvendosi dje konventën e saj në këtë qytet, ku zgjodhi që të ishin çështjet që lidhen me kulturën ato që të bëheshin publike për anëtarët dhe mbështetësit e kësaj force politike. Krahasuar me atë çfarë është realitet dhe atë se çfarë synon të bëjë PSja me ardhjen e saj në pushtet, Rama kërkoi nga qytetarët durrsakë mbështetjen me votë më 23 qershor. Sipas tij, kjo votë do të shërbejë për të frenuar barbarinë që po i bëhet mjedisit dhe trashëgimisë kulturore. “Ne kurrë nuk do ta kishim lejuar atë që ndodh në Krujë e nëse voton për ata që sot qeverisin, voton për 4 vjet të tjerë shfrytëzimin barbar të Krujës, si një vend ku prodhohet çimento, digjen rrota makinash për të prodhuar gëlqere dhe ku nga shitjet përfitohet para sot për sot nga një grup njerëzish në dëm të një pasurie që po zhbëhet dita-ditës dhe për ta kthyer Krujën në një gërmadhë të pabanueshme. Ne jemi të hapur ndaj një politike të re dhe krejtësisht të ndryshme për të frenuar barbarinë”, - u shpreh Rama

Ka gjithmonë një herë

gjatë fjalës së tij në këtë takim. Sipas tij, PS-ja ka një program që e ndan atë nga qeverisja aktuale. “Për ne vizioni i një Shqipërie të zhvilluar është për të mbajtur atë që kemi trashëguar si komb, ndërkohë që këndvështrimi i tyre është të fitojnë sot për sot, pavarësisht se çfarë kemi trashëguar. Ne nuk jemi kaq të pasur sa të lëmë pas dore monumentet e mëdha, por nuk ka gjë më të rëndë për një vend se varfëria e aspiratave. Ky vend nuk do të ketë ndonjë qeveri më të varfër në aspirata se kjo që qeveris”, - vuri në dukje kryetari socialist. Por si për të argumentuar kërkesën e tij për votë, Rama u ndal në realitetin e qyteteve të tilla si Gjirokastra, Berati, Saranda, Durrësi etj. “Është me

rëndësi që atë flamur dhe shqiponjë t’i mbash lart, që nuk zhvillohet përmes klithmave nacionaliste, por përmes një vizioni ku rrugët e zhvillimit garantojnë trashëgiminë kulturore kalojnë nga brezi në brez një thesar vlerash kulturore, të cilat kanë ardhur në këta 20 vjet të dëmtuar, a thua se Shqipëria ka qenë pre e sulmeve më barbare të globit. Këta 20 vjet nuk ka pasur pushtime barbare, por politikë shqiptare për Shqipërinë, dhe është kjo politikë që e ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të këtij thesari që nuk e kanë shkatërruar as piratët dhe as barbarët dhe në rast se nuk e ndalim këtë rrugë, do të jetë vetë shkatërrimi”, - vlerësoi Rama gjatë fjalës së tij.

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


ekonomi • E mërkurë 13 mars 2013

»

05

Diskutohet niveli progresiv nga 10%- 15% të vlerës

Qeveria draft të ri për rritjen e tatimit të shitjes së pasurive Brikena Dervishaj

Q

everia pritet të ndërmarrë një nismë të re ligjore për rritjen e tatimit të kalimit të së drejtës së pronësisë së paluajtshme. Ky tatim është sa 10 për qind e diferencës mes çmimit me të cilin është shitur dhe atë me të cilën është blerë një pasuri e paluajtshme nga qytetarët. Ndërkaq ekspertët e dikasterit të Financave dhe Drejtësisë janë duke punuar në lidhje me përcaktimin e nivelit të rritjes së këtij tatimi, i cili mendohet të jetë nga 10 deri në 15 për qind e fitimit të kapitalit të realizuar. Ende nuk ka ndonjë përcaktim se si do të bëhet ndarja e këtij tatimi sipas zonave në kryeqytet apo në qytete të tjera. Sipas burimeve zyrtare, kjo nismë ligjore është duke u diskutuar edhe me grupet e interesit. Kalimi i pronësisë Në 2008 qeveria vendosi tatimi 10 për qind për kalimin e të drejtës së pronësisë së paluajtshme, duke taksuar vetëm fitimin kapital të realizuar. Kështu, nëse një qytetar ka blerë një apartament me një vlerë prej 60 mijë eurosh dhe do ta shesë këtë apartament 80 mijë euro, ai do të taksohet mbi vlerën e shtuar që është 20 mijë euro. 10 për qind i 20 mijë eurove të përfituara është 2 mijë euro. Pra, një qytetar aktualisht do të paguajë 2 mijë euro për shtetin. Me ligjin e mëparshëm një qytetar mesatarisht do të paguante 2 400 dollarë, pasi taksimi ka ekzistuar edhe më parë dhe varionte nga 0.5 deri

Rivlerësimi

Nga 70 mijë pasuri përfitohen 3 miliardë lekë Mbi 70 mijë rezultoi të ishte numri i pasurive të paluajtshme të përfshira në amistinë fiskale sa i përket rivlerësimit të tyre me vlerën e tregut në të gjithë vendin. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave, shuma totale e rivlerësimit të këtyre pronave arriti në rreth 3 miliardë lekë. Numrin më të madh të këtyre rivlerësimeve e kishin qytetet e Tiranës, Durrësit, Korçës dhe Fierit. Të gjithë qytetarët, të cilët bënë rivlerësimin sipas këtij ligji paguan vetëm 1 për qind diferencën midis vlerës së tregut me vlerësimin e vjetër të pasurisë. Ndërkohë, pas 31 gushtit të 2012 ka nisur sërish të funksionojë taksimi prej 10 për qind. Qeveria ndërrmori një ndryshim në ligjin për faljen fiskale të miratuar në korrik të vitit 2011 duke e shtyrë afatin e përfundimit të saj për më 31 gusht. Edhe pse amnistia pritej që të përfundonte në fund të marsit, ekzekutivi mendoi që ta shtynte deri më 31 gusht 2012 vetëm pjesën për rivlerësimin e pronës, për shkak edhe të ardhjes së emigrantëve në këtë periudhë, një pjesë e mirë e të cilëve nuk kanë pasur mundësi të përfitonin nga procesi.

Dy kompanitë që do të bëjnë auditimin e financave dhe rrjetit të kompanisë “CEZ Shpërndarje” pritet të përzgjidhen brenda 10 ditësh. Ministria e Ekonomisë ka deklaruar dje para mediave se METE po përgatit termat e referencës dhe tenderi do të zhvillohet së afërmi. Për dy kompanitë qeveria ka miratuar një fond prej 550 mijë eurosh. “Ekziston një kompani këshilluese për arbitrazhin, ndërkohë që do të bëhet një vlerësim, po ndiqen procedurat ligjore në Ministrinë e Ekonomisë për t’i përzgjedhur këto dy firma. Është duke përgatitur seti i termave të referencës dhe brenda 10 ditësh do të kemi si të thuash, procesin e përzgjed-

hjes së tyre”, - theksojnë burimet zyrtare të METE-s. Dy raportet e auditimit do të përdoren në arbitrazh kundër pretendimeve të CEZ-it. Auditimi do të nxjerrë në pah dëmin financiar të shkaktuar nga kompania çeke. Sipas llogaritjeve paraprake, CEZ i ka ka shkaktuar një dëm prej 1 miliard dollarësh shtetit shqiptar. Njëra prej kompanive do të bëjë auditimin e financave të CEZ-it dhe tjera të rrjetit fizik të saj, nga koha e privatizimit, deri në momentin kur kompania i kaloi administratorit shtetëror, duke pasur parasysh të gjitha pretendimet e “CEZ-Shpërndarje”, për investime në këtë rrjet, e gjithashtu për gjendjen aktuale të këtij rrjeti.

Investimet italiane, hapet zyrë e re tek ambasada italiane në 3 për qind e vlerës totale të transaksionit. Në shumë raste qytetarët kur shisnin një objekt, ose nuk deklaronin vlerën reale të shitjes, ose e linin pa hipotekuar. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet, pa provuar pagimin e detyrimit pranë Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. “Fitim i kapitalit i realizuar” kuptohet diferenca ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë ndërtese apo toke. Amnistia Dy vite më parë qeveria

ndërrmori nismën e amnistisë për lehtësimin e qytetarëve në lidhje me transaksionet e parealizuara për këtë proces. Ligji i Amnistisë Fiskale që përcaktoi edhe faljen e disa detyrimeve tatimore dhe doganore, caktoi një nivel të tatimit nga 10 për qind në 1 për qind të kësaj diference mes shitje-blerjeve. Kjo pjesë e ligjit rezultoi më e preferuara nga qytetarët, të cilët janë dyndur për të aplikuar për rivlerësimin e shtëpive, apo objekteve të tjera në posedim. Pritshmëria ishte një treg sa më formal dhe me tregues realë për pasuritë e paluajtshme.

Ulet kredia e keqe, bankat më pak provigjione Për vitin 2012 provigjionet kapën vlerën 8.8 miliardë lekë Kërkesa Shoqata e Bankave ka kërkuar pak kohë më parë zbutjen e rregullave të provigjionimit të Bankës së Shqipërisë, sepse sipas bankave një sistem kaq konservator ju bllokon bankave kapital në një masë të tepruar dhe kufizon mundësitë e tyre për kreditim. Shoqata e Bankave ka shprehur rezerva për rritjen e koeficentëve të rrezikut për investimet jashtë vendit. Bankat investojnë jashtë një pjesë të madhe të valutës, sepse kreditimi në monedhë të huaj për qeverinë dhe subjektet private në Shqipëri vlerësohen me koeficientë shumë të lartë rreziku.

provigjione ndikoi direkt në një rezultat më të mirë financiar të sistemit bankar që, sipas standardeve rregullatore të raportimit financiar, u rrit me mbi pesë herë krahasuar me vitin 2011. Në fund të vitit 2012, shkalla e kredive me probleme për sistemin bankar arriti në 22.5%, në rritje me 3.7 pikë përqindjeje krahasuar me fun-

Auditi i CEZ, METE: Kompanitë do të zgjidhen 10-ditëshin e parë

Gaiani: Tregues i interesit në rritje

Shpenzimet e sistemit bankar 31% më pak krahasuar me 2011

Bankat kanë shpenzuar më pak para për provigjione gjatë vitit 2012. Bëhet fjalë për shpenzimet për fondin rezervë të humbjeve nga kreditë, të cilat rezultojnë shumë më të ulëta se një vit më parë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kjo tregon një peshë më të vogël financiare të kredive me probleme në rezultatet financiare të bankave. Sipas të dhënave për vitin 2012, provigjionet për kreditë me probleme kishin vlerën e 8.8 miliardë lekëve, 31% më pak krahasuar me vitin 2011. Për nëntë muajt e parë të 2012 shpenzimet për provigjione të sistemit bankar kishin vlerën e 6.9 miliardë lekëve, ndërkohë që një vit më parë kishin qenë tre herë e gjysmë më shumë. Rënia e shpenzimeve për

Termat e referencës që do të përdoren

din e vitit të mëparshëm. Gjatë vitit të kaluar rritja e treguesit të kredisë me problem ishte më e moderuar krahasuar me vitin 2011, kur gjatë vitit këto kredi ishin rritur me 4.8 pikë përqindjeje. Banka e Shqipërisë u angazhua të lehtësojë rregullat për kreditë që ristrukturohen pa shfaqur ende probleme. Këto kredi nuk do të zbriten

në kategoritë nënstandarde dhe në këtë mënyrë nuk do të klasifikohen si kredi me probleme. Kjo do t’ju heqë bankave barrën e provigjionimit, duke ju dhënë mundësi për t’i mbështetur klientët që kanë vështirësi të përkohshme dhe që kanë nevojë për t’i ristrukturuar kreditë në afate, duke paguar këste më të ulëta.

Interesi në rritje i investitorëve italianë për tregun shqiptar ka sjellë hapjen e një zyre të re përfaqësie në ambientet e ambasadës italiane. I pranishëm në inaugurimin e kësaj zyre, ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, tha se, bizneset e huaja do të mbështeten me incentiva të tjera lehtësuese. Ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, tha se, marrëdhëniet e mira ekonomike mes dy vendeve, sjellin rritjen e përfaqësive të ndryshme të biznesit italian. “Hapja e kësaj zyre është një tregues i interesit gjithnjë në rritje të investitorëve italianë. Kjo zyrë do të jetë një dritare për sipërmarrësit italianë për të kryer investime në sektorë

strategjikë, si turizmi, energjia, infrastruktura”, - tha Gaiani. Me hapjen e kësaj zyre u nënshkruan edhe dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe kulturës. Sipas Haxhinastos, hapja e zyrës është e rëndësishme për promovimin e investimeve italiane. Haxhinasto tha se prania e investitorëve italianë në Shqipëri dëshmon se “tregu shqiptar është atraktiv” dhe se “vendi garanton investimet e huaja”. Ministri renditi sektorët bazë të bashkëpunimit ekonomik si energjetika, minerat, ndërmarrjet e vogla e të mesme, turizmi dhe bujqësia. Italia është partneri ynë kryesor sa i përket volumit të shkëmbimeve tregtare.

AGRONET, pika e re e rrjetit

BE, partner i rëndësishëm në eksportet ushqimore shqiptare Vendet e Bashkimit Evropian mbeten partnerë të rëndësishëm të Shqipërisë sa i takon eksportit dhe importit të prodhimeve agro-ushqimore. Rigjallërimi i ekonomisë shqiptare gjatë dekadës së fundit ka çuar në një rritje të prodhimit dhe konsumit të produkteve agro-ushqimore. Produktet shqiptare më të kërkuara në tregjet e huaja janë peshku, bimët mjekësore dhe fruta perimet. Rritja e fluksit të importeve dhe eksporteve midis vendeve dhe rajoneve të përfshira në pellgun Adriatiko-Jonian e ka bërë të domosdoshëm forcimin e bashkëpunimin në fushën e logjistikës agroushqimore duke realizuar objektin kryesor të projektit

AGRONET. Projekti ka për qëllim të plotësojë hapësirat strukturore, institucionale dhe ekonomike që janë bërë pengesë për rritjen e sistemit të shkëmbimeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Për t’u bërë pjesë e këtij rrjeti dhe për të përfituar të gjitha shërbimet dhe avantazhet që mundëson rrjeti i përhershëm për logjistikën, shpërndarjen dhe shërbimet e infrastrukturës në mbështetje të industrisë së ushqimit në zonën e Adriatikut, çdo palë e interesuar mund të regjistrohet në portalin që do të krijohet me këtë qëllim në adresën zyrtare të Agronet dhe që do të bëjë ndërlidhjen mes gjithë partnerëve dhe agjencive lokale.


06

« sociale

E mërkurë 13 mars 2013 •

Universitetet private mbyllin dyert për transferimet brenda tyre

Konkurrenca e biznesit bllokon studentët Vështirësi në transferimin nga njëri universitet në tjetrin Erta Bode

U

niversitet private janë kthyer në një konkurrencë biznesi tepër të fortë ndërmjet tyre. Transferimi i një studenti të njëri universiteti privat në një tjetër për të njëjtën degë është gati e pamundur. Është më i lehtë transferimi nga një universitet publik në një privat sesa transferimi i një studenti nga një universitet privat në një tjetër të tillë. Studentët e universiteteve private ndihen të bllokuar në transferimin e tyre, pasi dhe vetë universiteti ku ata studiojnë nxjerrin pengesa për një tjetër transferim. Konkurrenca e biznesit nuk shfaqet drejtpërdrejtë, por kyçi qëndron në programet që përdorin për të njëjtën degë. Konstatohet se midis universiteteve private me të njëjtat degë, në të njëjtin vit dhe po në të njëjtin sezon zhvillohen lëndë të ndryshme. Programi i tyre nuk është në sinkronizim. Kjo është arsyeja kryesore që pengon studentët të transferohen, edhe pse për shumë arsye ata mund të duan një transferim. Kur ata trokasin në dyert e një universiteti tjetër privat, i gjithë problemi qëndron në konvertimin e provimeve, ku

kreditet nuk rezultojnë të njëjta dhe ku në shumicën e rasteve problem mbetet akreditimi i universitetit nga vjen si dhe lëndët që janë zhvilluar gjatë vitit akademik. Për këtë situatë konstaton dekani i universitetit “Kristal” Hektor Çoçoli, i cili tregon se studentët e kanë shumë të vështirë të transferohen. Sipas tij, problemi i vetëm është programi i lëndëve që nuk përputhet me universitet që kanë degë homologe. Ndërkohë rektori i universitetit privat “Zonja e Këshillit të Mirë”, Paolo Riati, ka shprehur mendimin e tij se është shumë problem të hapësh dyert për një tjetër student kur është e pasigurt situata nëse universiteti privat nga i cili ai po largohet ka licensim dhe akreditim. Pala që dëmtohet janë student që renditin arsye nga më të ndryshmet për të kërkuar një transferim. Ndër ato më të theksuarat janë arsyeja e vendbanimit dhe afrisë me universitetin, miqtë që mund t’i kenë në një tjetër universitet, si dhe prezantimi më dinjitoz i universitetit ku duan të transferohen në krahasim me atë që janë. Ata konfirmojnë se nëpër sekretaritë e universiteteve problemin më të madh e kanë

Njerëzit të prekur nga depresioni

Shqiptarët tabu vizitën te psikologu, zgjidhje në farmaci

në lëndët që nuk përputhen, edhe pse kanë të njëjtën degë si dhe në konvertimin e provimeve. Një detaj tjetër është dhe shuma monetare që kërkohet për çdo konvertim lënde. Pra, çdo proces tregon qartë se transferimi mes dy universiteteve private nuk është më një rrugë e lirë për të zgjedhur

Mbërriti festa pagane e Ditës së Verës

Organizime në gjithë kryeqytetin Bashkia mundëson argëtimin e banorëve Bashkia e Tiranës ka një sërë aktivitetesh për të përshëndetur dhe sjellë atmosferën e një tjetër feste në sheshet e saj. Tirana do të harmonizohet me programet argëtuese për Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës ka parashikuar që në sheshin “Nënë Tereza” të lërë hapësirën e hapur për një karaoke të lirë për gjithë banorët. Aktivitetet e shtrira përgjatë rrugës “Murat Toptani”, parkut “Rinia”, përpara Galerisë së Arteve, te “Vëllezërit Frashëri”, sheshi “Nënë Tereza” dhe Liqeni Artificial do të fillojnë që në mëngjes dhe do të vazhdojnë deri në mbrëmje. Drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës, z.

Arben Skënderi, ka bërë të ditur se janë në dispozicion të banorëve për të plotësuar argëtimin e tyre dhe për të sjellë sa më shumë harmoni. Në rrugën “Murat Toptani” do të zhvillohet panairi i luleve, si dhe do të shoqërohet festa nga ansambli “Tirana” dhe banda frymore. Në parkun “Rinia” do të përqendrohen lojërat popullore si dhe cirku i Tiranës. Në sheshin përpara Galerisë së Arteve do të performojë Shkolla e Baletit si dhe kori i liceut artistik “Jordan Misja”. Në kodrat e Liqenit Artificial do të performojë akademia “Robert Radoja”, ndërsa në sheshin “Tre Vëllezërit Frashëri” do të jetë Teatri i Metropolit.

Nis rikonstruksioni i rrugës “Gjon Buzuku”

Basha: Gjelbërim në brendësi të lagjeve Investimet e Bashkisë, cilësia e munguar Një tjetër rrugë në kryeqytet, pas më shumë së 10 vjeztësh, i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë të saj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka inspektuar punimet në rrugën “Gjon Buzuku”, njësia bashkiake nr. 8 në Tiranë. “Do të synojmë gjelbërimin e brendshëm në çdo lagje”, - tha Basha. Me një investim prej 18. 5 milionë lekësh, kjo rrugë, me gjatësi 400 m, do të ofrojë një tjetër standard për 3 mijë banorët që jetojnë përgjatë saj. Në të dyja anët e rrugës do të ndërtohen trotuare për kalimin e këmbësorëve me gjerësi variabël nga 1 deri në

2.5 metra, do të ndërtohet sistemi i kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, ndriçim etj. Afati i përfundimit të punimeve është 6 muaj. Kreu i Bashkisë, Lulzim Basha, ka garantuar banorët se punimet, të cilat kanë nisur, do të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara. Basha ka kërkuar edhe mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë që hasin sot, ndërsa punohet në të gjithë Tiranën, por ai shprehu bindjen se përfundimi i këtyre investimeve do të sjellë një cilësi të munguar jete, një standard modern e evropian në çdo lagje të Tiranës.

se ku dëshiron të arsimohesh. Tashmë ky transferim është kthyer në kontratë konsensusi mes universiteteve private. Këto institucione kanë “firmosur në heshtje” ruajtjen e numrit të studentëve që kanë, duke e bërë të vështirë procedurën e transferimit, pikërisht për të mos dëmtuar njëri-tjetrin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Shqipëri mungojnë shifrat e sakta të njerëzve të prekur nga depresioi. Arsyeja e mungesës së këtij raporti është fakti se shqiptarët e shohin si tabu vizitën te psikologu, duke mos pranuar sëmundjen e tyre. Shpeshherë njerëzit në Shqipëri rrugën më të shkurtër shohin farmacinë, pa marrë parasysh se sa mund të rrezikojnë në vazhdim me barnat që pinë pa kontroll. Shumë individë marrin barna që shkaktojnë varësi njëlloj si alkooli dhe si lëndët e tjera të dëmshme, pasi preparatet e marra pa recetë dhe me rrezikshmërinë e shfaqjes së varësisë janë shumë dëmtuese. Kam kontaktuar me persona që kanë vuajtur depresion dhe që kanë pësuar varësinë nga barnat qetësuese, duke u bërë një problem i dytë”, - thotë mjekja psikiatre Irena Thoma. Këtu përgjegjësia u bie farmacistëve, të cilët marrin kompetencat që s’u takojnë si dhe shkelin urdhrin e Institutit të Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor për të shitur barna vetëm me recetën shoqëruese nga mjeku. Nga ana tjetër, edhe shqiptarët e kanë tabu vizitën te një mjek për arsye depresioni. Përdorimi për një kohë të gjatë i barnave qetësuese nga vetë pacientët çon në varësi dhe krijon komplikacion në trajtimin e sëmundjes. Thoma u kërkon pacientëve që të vizitohen dhe të marrin barnat e duhura qetësuese si dhe në dozën e duhur. “Shëndeti mendor shpesh neglizhohet. Ndodh që edhe ndihma e duhur nuk merret. 60 për qind e vetëvrasjeve janë për shkak të sëmundjeve të shëndetit mendor. Ndërkohë faktorë të tjerë të jashtëm e bëjnë individin që të ndiejë një dhimbje të madhe në ato çaste, çka mund të çojë deri në vetëvrasje, dhe kjo u takon 40 për qind të rasteve të tjera”, - sqaroi psikiatrja.

Problem financimi dhe çmimi i naftës

Ibrahimi: Bileta 70 lekë Bashkia: çmimi absurd Shoqata e Transportit Qytetas nuk tërhiqet nga vendimi i saj për të rritur çmimin e biletës së transportit urban në 70 lekë. Kontrata që ata kanë me Bashkinë e Tiranës është drejt zgjidhjes, sepse Bashkia nuk miraton çmimin që ata pretendojnë t’i vënë biletës. Nga ana tjetër, me këtë kërkesë ata rrezikojnë të humbasin licensën, sepse Bashkia e Tiranës nuk do të lejojë këtë çmim. Kreu i Shoqatës së Transportit Qytetas, Ferdinand Ibrahimi, ka dhënë sot një deklaratë për mediet, ku ka shprehur të gjitha shqetësimet që Shoqata ka kundrejt Bashkisë. Për kontratën e nënshkruar në vitin 2010 Ibrahimi u shpreh se nuk janë zbatuar rregullat e nënshkruara. Sipas Ibrahimit, problem kryesor i Shoqatës është pjesa e financimit, ku sipas buxhetit të dhënë asgjë nuk është financuar në shumën e vërtetë të shpenzimeve. Problemi më i madh është rritja e çmimit të naftës. Vlera monetare e biletës aktuale është vendosur në vitin 2008, ndërkohë nga 2008 deri në 2013 çmimi i naftës është rritur 150%. Por Ibrahimi ankohet se nuk ka pasur rimbursim nga Bashkia, si dhe nuk është rritur indeksi biletës ashtu si ai i naftës. Një problem tjetër që ngre kryetari janë abonetë. “Kohët e fundit ne kemi konstatuar raste të falsifikimit të aboneve, sidomos pas heqjes së kartonit shoqërues. Duhet patjetër kartoni shoqërues dhe për muajin prill kërkojmë që aboneja të ketë përkrah dhe foton e individit që e përdor, sepse sot ato nuk përdoren nga një njeri”, -deklaroi Ibrahimi. Në kontratat e rinovuara në gusht të 2010 kompanitë pran-

uan kërkesat e Bashkisë, ndërkohë pjesa më e madhe e financimeve të tyre po realizohet në shkallën 90% nga kreditë në banka. “As amortizimi i urbanëve nuk është bërë në vlerën reale që ka shkuar. Amortizimi i tyre ka kushtuar 260 milionë lekë më shumë se fondi i përcaktuar”, -vazhdon akuzën Ibrahimi. Gjithashtu ai sqaron se kanë probleme me rrogat më vonesë dy deri në tre muaj dhe për këtë punëtorët duan të demonstrojnë. Të gjitha këto akuza mbështeten në faktin e vetëm se Bashkia e Tiranës e sheh të parsyeshme rritjen absurde që do pësojë bileta sipas kërkesës së Shoqatës. Të shtata kompanitë në kontratë rrezikojnë t’u hiqet licensa, sepse nuk kanë kushte për transport, duke nisur me vonesat e urbanëve, ajrimin e tyre si dhe me pakënaqësitë që kanë banorët e Tiranës për të gjitha kushtet e tyre në tërësi.


aktualitet • E enjte 14 mars 2013

»

07

Kundërshton vendimin e Apelit që u uli dënimet dhe liroi të akuzuarit

Prokuroria dërgon “Gërdecin” në Gjykatën e Lartë Akuza kryeqytetase: Duhet të dënohen për vrasje Rekursi për vendimet e Apelit për “Gërdecin”, i është dorëzuar Gjykatës së Lartë nga Prokuroria e Tiranës. Kërkesa për rigjykim ka thuajse 180 faqe, në të cilat prokurorët kudërshtojnë vendimib i Gjykates së Apelit, gati një muaj më parë, sipas të cilit u uleshin disa vite burg të akuzuave kryesorë. Nga ana e saj Prokuroria vazhdon t’i qëndrojë konkluzioneve për akuzën e vrasjes ndaj katër të pandehurve, si dhe për t’i konsideruar fajtorë edhe ata që u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë, por edhe Gjykata e Apelit. Ndërkaq, çështja nuk është hedhur ende në short në Gjykatën

e Lartë dhe nuk dihet ende se cili do të jetë Kolegji Penal që do ta marrë në shqyrtim. Në shkurt Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë për 29 të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe u dëmtuam mbi 300 të tjerë. Gjykata e Apelit vendosi 5 pafajësi nga 9 që kishte shpallur Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa uli dënimet me një të tretën për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin, Dritan Minxollit dhe shoqërisë “Albademil”. Mes dënimeve të formës së prerë ishte edhe ai me 5 vjet burg për të kërkuarin e drejtësisë, Luan Hoxhën, ish-shefin e Shtabit të Përgjith-

shëm, që u akuzua për “shpërdorim detyre”. Ndërkaq, Apeli vendosi që edhe disa ish-ushtarakë të tjerë të kthehen në burg. Delijorgji, Pinarit, Sokol Ngjeci dhe Dritan Minxolli u vetëdorëzuan, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjykata e Apelit argumentoi se akuza e Prokurorisë për vrasje në rrethana cilësuese është e gabuar dhe se humbja tragjike e 26 jetëve në Gërdec ka ardhur nga shkelja e rregullave të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e rendit, sigurisë, jetës dhe shëndetit. Ndërkaq, prokuroria këmbëngul në rekurs se mbi të akuzuarit duhet të rëndojë akuza e vrasjes.

Ekzekutimi kryekomisarit të Shijakut, merren 7 dëshmi

“I hodha çarçaf kryekomisarit”, 6 të tjerë: Nuk e pamë vrasjen Mariglen Mulla

N

jë dëshmitar përshkroi dje skenën pas vrasjes së ish-kryekomisarit të Shijakut, ku tha se i kishte hedhur një çarçaf viktimës, por nga 7 dëshmitarët, asnjëri prej tyre nuk e kishte parë momentin e ekzekutimit. Dje u zhvillua seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në ngarkim të të pandehurit Ilir Xhakja, i akuzuar si autor i vrasjes së shefit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj. Seanca e djeshme vijoi me pyetjen e shtatë dëshmitarëve, ku dëshmia më e rëndësishme ishte ajo e shtetasit Pjetër Ndoka, i cili ka shtëpinë pranë vendit ku ka humbur jetën kryekomisar Adem Tahiraj. Ndërkaq, ishin thirrur për të dëshmuar shtetasit Rexhep Rizvani, Edmir Bakalli, Gjovalin Ndokaj, Ardian Ndokaj, Ali Balliu, Ermal Gjoka, Leonard Avrami dhe Pjetër Ndoka. Të gjithë janë shprehur se nuk kishin parë asgjë nga momenti i vrasjes, por Pjetër Ndoka ka rrëfyer para trupës gjykuese atë çfarë ai ka parë ditën e krimit. Ilir Xhakja akuzohet se qëlloi për vdekje shefin e komisariatit të Shijakut,

Kërkesa e Avokatit të Popullit

“Shpërblim më të drejtë për punën e të burgosurve”

Ilir Xhakja Adem Tahiraj, i cili kishte urdhëruar të bllokohej makina e nipit, Ledio Krasnaj. Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 shtator, në fshatin Katund Sukth. Pak orë pas krimit të rëndë, Ilir Xhakja u vetëdorëzua. Ai e ka pranuar akuzën dhe strategjia që ndoqi ishte pikërisht ajo që, duhet me çdo kusht t’i shpëtonte burgimit të përjetshëm, duke përfit-

Adem Tahiraj uar nga gjykimi i shkurtuar, kërkesë që nuk është pranuar. Dëshmia e Ndokës Pjetër Ndoka i tha trupit gjykues se “Unë kam qenë duke punuar tek toka e djalit kur jam kthyer kam parë dy makina policie dhe një person të vrarë dhe kam vajtur kam marr një çarçaf dhe ja kam hedhur viktimës. Ndërkohë që kam parë një

person të shqetësuar me mbiemër Hoxha (bëhet fjalë për policin Fatmir Hoxha) dhe e dëgjova që fliste në telefon dhe thoshte që unë i lajmërova të gjithë dhe po pres të vijnë”. Ndërkaq, ai shtoi se përveç kryekomisar Tahiraj, i cili gjeti vdekjen atë ditë ka mbetur e plagosur dhe një grua, kunata e tij Lena Ndoka, e cila ishte kalimtare e momentit në rrugë.

Penguan pamjen e Barcelona-Milan

Dy muratorë shqiptarë rrahin tri mutarorë italianë në lokal

Shqiptaro-malazezi, Anton Stanaj

U vra në Sudan, mbërrin trupi i pajetë i 42-vjeçarit Mbrëmjen e djeshme, trupi i pajetë i biznesmenit shqiptaromalazez, Anton Stanaj, mbërriti në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Biznesmeni 42-vjeçar, pronar i kompanisë së njohur Rokshped në Malin e Zi, u vra pak ditë më parë në Sudan nga një person ende i paidentifikuar. Familjarët e biznesmenit bëjnë të ditur se trupi i pajetë do të dërgohet në Malin e Zi, pasi ai do të varroset në Podgoricë. Sipas medieve malazeze, vrasja e biznesmenit mbetet ende mister. Anton Stanaj kishte hapur prej rreth 2 vitesh një kompani për prodhimin e duhanit në Sudan dhe operonte atje prej kohësh.

Mosshpërblimi i drejtë i punës së të burgosurve ka bërë që Avokatit i Popullit, me një rekomandim të përsëritur, nisur dhe nga ankesa e mbi 550 të burgosurve, i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, zgjidhjen e situatës. Aktualisht të gjithë të burgosurit që punojnë në burgje marrin një shpërblim prej 90 lekësh të reja në muaj dhe për çdo një muaj pune përfitojnë 3.9 ditë ulje të dënimit. Sipas Avokatit të Popullit, një trajtim i tillë është jo njerëzor dhe në shkelje të Konventës Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të personave që i nënshtrohen burgimit. Sotiraq Nushi, drejtor i MKT-së pranë Avokatit të Popullit shprehet se “Problemi i pagesës ka mbetur shqetësues. Nuk paguhen për faktin se nuk janë parashikuar fonde nga buxheti i shtetit për të bërë pagesat e tyre. As dy kafe në muaj nuk u takon, nuk e marrin as atë. Disa institucione të ekzekutimeve penale aplikojnë të drejtën e uljes së dënimit në masën 3.9 ditë në muaj, ndërsa disa të tjera nuk e aplikojnë atë. “Kohët e fundit Prokuroria e Përgjithshme është shprehur se e drejta e përfitimit të uljes së dënimit nuk është parashikuar në Kodin e Procedurës Penale dhe nuk duhet aplikuar. Gjykoj se duhet rregulluar edhe në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, pra të jetë dhe atje e parashikuar ulja e dënimit për shkaqe punësimi”.

Anton Stanaj

ITALI - Pengimi i pamjes së ndeshjes Barcelona-Milan ishte shkaku që 5 muratorë, dy shqiptarë dhe tri italianë të përlesheshin përballë lokalit “Beach”, në Andora. Mediet italianë raportojnë se shkëndija u ndez kur dy shqiptarët u kërkuan tri italianëve të spostoheshin pak sepse kishin zënë pamjen e televizorit, ku po transmetohej ndeshja. Por në vend të spostimit, italianët u përgjigjën me fjalë pak të edukura, ndaj aty nisi përleshja. Menaxheri i lokalit i nxorri të pestë jashtë dhe aty ngjarjet morën rrjedhë të dhunshme, derisa mbërritën karabinierët. Të pestë u dërguan në spital, pasi kanë marrë plagë të rënda, ndërsa më pas u vunë në pranga. Para gjykatës do dalin 5 shtetasit nga 28 deri në 36 vjeç, me inicialet V.N, I.N, F.P, B.L dhe S.M.


08

« aktualitet

ARTUR AJAZI DURRES- Historia e qytetit antik të Durrësit vazhdon të zgjojë vazhdimisht kureshtje për specialistët e arkeologjisë dhe turistët e huaj. Pjesa e rindërtuar nga dëshmitë e para, vërtetohet ose vihet në pikëpyetje nga zbulimi i pasurive të rralla që dalin nga nëntoka. I titulluar “Durrësi Antik”, albumi historik ndër më të plotët të botuar deri më tani, sjell në vëmendje në mënyrë të përmbledhur historinë 3000-vjeçare të qytetit nëpërmjet ilustrimeve fotografike. Ai mbetet më i kërkuari nga turistët në tregun e librit në Durrës. Albumi Në 82 faqe të këtij albumi, historia përmbledhëse e Durrësit që në krijimin e tij deri në ditët e sotme tregohet në tri gjuhë shqip, italisht dhe anglisht. Kjo i jep këtij botimi vlerën e një guidë jo vetëm për studiuesit e huaj, por edhe për turistët. Albumi për qytetin e Durrësit është botim i shtëpisë botuese “Ideart”. I paraprirë nga guida arkeologjike për bazilikën e Arapajt, e realizuar sërish nga bashkëshortët Hidri, albumi historik është pjesë e ciklit të botimeve “Guidë nëpër Shqipërinë antike”. Durrësi ishte fillimi i një udhëtimi nëpër qytete të tjera të Shqipërisë si Apolonia, Butrinti apo qendra të tjera historike. Mes fotove ilustruese të albumit gjenden objekte të vjetra, vegla pune dhe fragmente qeramike të epokës së Bronzit dhe të Hekurit, fragmente relievi që datojnë që nga shek VII-VI p.K. Po ashtu, mes zbulimeve nuk mungojnë buste të ndryshme figurash ilire, të cilat nga qëndrimi i gjatë në nëntokë

E mërkurë 13 mars 2013 •

Albumi “Durrësi Antik” më i kërkuari në treg nga turistët vendas e të huaj

Në gjurmët e Durrësit të vjetër Përmblidhet historia 300-vjeçare nëpërmjet ilustrimeve fotografike I paraprirë nga guida arkeologjike për bazilikën e Arapajt, e realizuar sërish nga bashkëshortët Hidri, albumi historik është pjesë e ciklit të botimeve “Guidë nëpër Shqipërinë antike”. Durrësi ishte fillimi i një udhëtimi nëpër qytete të tjera të Shqipërisë si Apolonia, Butrinti apo qendra të tjera historike janë të paplota. Por, nuk kishin si të mungonin edhe objektet që dëshmojnë edhe botën shpirtërore të popullsisë që ka banuar në këtë vend. Ashtu si edhe në qytetërimet e tjera të hershme, gërmimet arkeologjike kanë vërtetuar besimin pagan, në emra hyjnish të përmendura në kryevepra të letërsisë botërore. Në albumin e realizuar nga arkeologët Hidri, gjenden figurat e TokaMëmë (Gea) që bënte pjesë në

Konfirmojnë vizitat Rama e Topalli

Dita e Verës në shi, anulohen koncertet ELBASAN- Një Ditë Vere në shi siç nuk ka ndodhur prej shumë vitesh ka penguar një festë masiv e siç është 14 Marsi për Elbasanin. Pavarësisht shiut është zhvilluar në qendër të qytetit koncerti i paralajmëruar ndërsa në sheshin kryesor janë ofruar shërbime për qytetarët të cilët kishin zgjedhur pikërisht këtë mënyrë për të pritur ditën e verës. Elbasani ka dy festa të mëdha, ndërrimi i viteve dhe Dita e Verës. Të gjitha lokalet kanë qenë të prenotuara ndërsa ato që kishin parashikuar koncerte të hapura i kanë anuluar prej reshjeve në vazhdim. Parashikimet e motit duken të zymta edhe për 14 marsin. Qysh në mëngjes do të jetë një kros i fëmijëve dhe më pas karnavalet që do të vijojnë traditën e krijuar për të përzgjedhur shkollën më të mirë. Nuk do të mungojnë gjatë kësaj dite edhe vizita të politikanëve apo ministrave. Ndër personalitetet që kanë lajmëruar vizitat është kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli që do të vizitojë panairin e ndjekur nga disa ministria të qeverisë Berisha dhe nga deputetë të Elbasanit. Ndërkohë rreth orës 10.00 ka lajmëruar praninë e tij në Elbasan lideri i PS Edi Rama. Ai do të ndalet fillimisht tek panairi i bizneseve dhe më pas në një shëtitje në qendër të qytetit gjithmonë nëse do të jetë kohë pa shi. Më të trishtuar nga shiu kanë qenë tregtarët e bollokumeve. Në të gjitha rrugët kryesore janë nxjerrë në shitje me qindra bollokume dhe ata shikojnë drejt qiellit pasi nëse do të jetë kohë e mirë do të mund të shesin më shumë ëmbëlsira tradicionale të Ditës së Verës. Policia ka marrë masat dhe ka kaluar në shërbime të përforcuara gjatë mbrëmjes së 13 marsit dhe për të vazhduar gjatë gjithë ditës së 14 Marsit. L. Lleshi

kultin e krijimit të njeriut dhe që është adhuruar që herët në Dyrrah. Zeusi pellazgjik i Dodonës që personifikonte diellin jetëdhënës, gjendet në skulptura, por edhe me simbolin e tij të gjethes së lisit Hera, bashkëshortja e Zeusit, Afërdita si hyjnesha e bukurisë dhe mbrojtësja e porteve, Hermesi si mbrojtësi i tregtarëve, Asklepi si perëndia e mjekësisë, Herakliu e të tjera hyjni, të cilave populli iu falej. Zbulimi i tyre ka

ndihmuar edhe në një ndërtim kronologjik të historisë dhe zhvillimit të kësaj popullsie. Në faqet e albumit tregohen edhe disa nga mozaikët më të bukur të qytetit të Durrësit, siç është “Bukuroshja e Durrësit” e shek IV p.K, apo mozaikët e bazilikës së Arapajt. Fotot ilustruese të këtij albumi janë pjesë e fondit privat të arkeologëve Hidri dhe Emiljan Metaj që ka realizuar përpunimin grafik. Objektet e paraqitura, në shumicën e

tyre janë zbuluar nga autorët gjatë ekspeditave të tyre arkeologjike. Ndërsa foto origjinale vijnë nga pritja e princit Vilhem Vidi kur ka mbërritur në Durrës, rezidenca e tij, si dhe pamje të Durrësit në vitet 1913. Gjithashtu, dëshmi fotografike tregojnë një hartë të Durrësit në vitet 1575, si edhe foto të bëra nga arkeologu i njohur Leon Rey në vitet 1923. Në faqet e fundit të albumit historik “Durrësi Antik” jepen

të dhëna mbi gërmimet arkeologjike të viteve të fundit dhe zbulimet e reja. Ndërsa foto të bëra së fundmi paraqesin Durrësin e ditëve të sotme, ku antikiteti i zbuluar dhe ai që vazhdon të qëndrojë në nëntokën e tij, bashkëjeton me aspiratat për zhvillim të mëtejshëm. Foto nga bregdeti, nga objekte karakteristike të këtij qyteti, por edhe ndërtime luksoze, të cilat dëshmojnë qytetin antik.

Dhjetëra grupe shoqërojnë paraditet dhe pasditet e qytetit bregdetar

Studentët e Universitetit gjallërojnë jetën e Durrësit Të rinjtë vendas të privilegjuar, pasi nuk braktisin familjen DURRES- Ashtu si çdo vit akademik, rruga “Taulantia”, zona ku ndodhet aktualisht universiteti i Durrësit, gjallërohet nga jeta studentore. Edhe ky vit akademik ka mbi 8600 studentë thuajse nga i gjithë vendi në auditoret e këtij institucioni universitar që hapi dyert për herën e parë në “5 Nëntor” të vitit 2005. Tek takon studentë, i dëgjon duke shprehur kënaqësinë e leksionit, të shoqërisë tyre, madje vendalitë kanë një tjetër kënaqësi. Një studente e vitit të parë në degën e Turizmit, durrsake shprehet se, “jam me fat, pasi nuk iu largova shtëpisë, unë banoj vetëm pak metra larg godinës universitare, që shërben si korpus qendror për Universitetin e Durrësit”. Ajo ka zgjedhur degën e Turizmit dhe në dy vitet e para të studimeve, bashkë me leksionet, ka mundur të punojë katër orë në ditë në një kompani private. Studentja shprehet se “unë mund t’i përzgjedh oraret e leksioneve, të cilat vijojnë nga ora 8.00-20.00 studimet e kombinuara me punën i kanë krijuar mundësi, dua të jem e pavarur financiarisht nga familja dhe të mendoj më seriozisht për të ardhmen”. Studentët shprehen se Universiteti i Durrësit ka aplikuar edhe nivelet e para dhe të dyta master dhe shprehen se, “gjuha e huaj që po mësojmë jo vetëm

me pedagogë vendas, do t’i shërbejë me siguri edhe për studimet pasuniversitare”. Durrësi 3-mijë vjeçar, veç gjallërisë së sezonit turistik, nga muaji tetor deri në korrik, e zëvendëson atë me harenë që krijojnë të rinjtë studentë, gjithnjë e më të shumtë në numër. Grupe 20-vjeçarësh nga qendra e qytetit kalojnë pranë Amfiteatrit dhe mureve mesjetare për t’ju drejtuar altarit të dijes. Durrësi, qyteti më i vjetër, në bregun lindor të Detit Adriatik, vazhdon të mbijetojë gati 3 mijë vjet pas themelimit falë dashurisë së paraardhësve bashkëqytetarë për kulturën. Studiuesi Sali Hidri dhe Hasan Ulqini, në librat e tyre shkencorë shkruajnë se, “në statutet e hershme të qytetit janë dokumentuar dëshmi, të cilat provojnë se Durrësi në shekullin e 13-të ka patur “un Colleggio fiorente”- një shkollë të lartë të lulëzuar, në të cilin jepnin mësim pedagogë nga Bolonja dhe Padova, dy qytetet italiane me universitetet më të vjetra të botës. Kur në Durrës u përurua biblioteka e parë publike në shekullin e III të e.s, për nder të kësaj ngjarjeje në Amfiteatër u zhvilluan gara dhe ndeshje të mëdha. Bashkëpunimet ndërkombëtare të universitetit që ka rifilluar pas disa shekujsh janë më të gjëra dhe përveç vendeve të Evropës, përfshi-

jnë edhe disa universitete në SHBA. Për Fakultetin e Studimeve të Integruara me praktikën FASTIP, që nis vitin e dytë të leksioneve, gjithçka është realizuar në bashkëpunim të plotë me universitetet e ngjashme të Gjermanisë. Çdo javë pasdite do të vijojë cikli i bisedave “Pema e dijes”, ku bashkëbisedohet me personalitete vendase dhe të huaja për tema interesante që nga Bashkimi Evropian deri te ngrohja globale. Oborri i universitetit mbushet me studentë, që janë ulur për herë të parë në auditore. Ka shumë prej tyre që vijnë nga rrethet, dhe që janë regjistruar në degë të ndryshme si, infermieri, ekonomi turizëm, detari, ekonomik, mësuesi, gjuhët e huaja etj, por edhe në Shkollën e Lartë Profesionale. Banesat e reja pranë shëtitores “Taulantia” nga “Torra Veneciane” deri në zonën e Currilave janë më të kërkuarat për t’u sistemuar nga studentët e rretheve. Shumica e studentëve nga rrethet kanë kërkuar këtë vit akomodime në banesa private, pasi godina universitare aktualisht nuk ka konvikt. Këto ditë në pallatet buzë rrugës kanë hapur dyert njësi të reja shërbimi të internetit si dhe një librari shkollore. Numri i studentëve në Universitetin e Durrësit është rritur si çdo vit edhe për sezonin 2012-2013. A. Ajazi


aktualitet • E mërkurë 13 mars 2013

BEART – Janë grindur për motive të dobëta, janë plagosur me thika dhe janë larguar nga vendi ngjarjes, por kanë rënë në prangat e policisë. Në orët e vona të mbasdites së djeshme punonjësit blu të komisariatit të Beratit që i referohet edhe lajmi bëjnë me dije se kanë bërë të mundur prangosjen në flagrancë, të shtetasve Lavdërim Agim Ago, banues në Lagjen “Uznovë’ Berat, 27 vjeç, Eneo Kozma Postolli, 35 vjeç, banues në Berat, teksa këta të fundit sapo kanë përfunduar mjekimin. Arrestimi i shtetasve të mësipërm

»

09

Akuzohen për tentativë vrasjeje dy të rinjtë nga Berati

U grindën dhe u plagosën, arrestohen disa orë më pas u bë për arsye se rezultojnë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 12.03.2013 kur rreth orës 11.30, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dhe në këto momente shtetasi Eneo Postolli, e ka goditur me sende të mprehta shtetasin Lavdërim Ago. Më pas ka qenë ky i fundit, i cili pasi ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit ka goditur me sende të forta

e të mprehta shtetasin Eneo Postolli duke i marrë në një farë mënyre hakun. Më pas të dy kundërshtarët dhe njëkohësisht të plagosurit janë larguar nga njëri-tjetri për t’u arrestuar nga policia vetëm 8 orë pas ngjarjes. Pas arrestimit kanë qenë oficerët e Policisë Gjyqësore ata që kanë marrë nën hetim të arrestuarit ku dhe kanë përgatitur dosjen dhe akuzat përkatëse për secilin. Sipas

burimeve nga organi i akuzës, dy të arrestuarit do të ndiqen penalisht për veprën penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë”, akuzë kjo e bazuar në nenin 76 e 22 e Kodit Penal. Po dje materialet e përpiluara në dosjet përkatse iu referuan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Berat, për të vazhduar më pas hetimet me qëllim zbardhjen e komplet ngjarjes që solli dhe dy plagosjet. S. Gorrica

Familjarët e viktimave: Gjykata e korruptuar, burgim i përjetshëm

Vrau dhe dogji çiftin në Fier, 25 vjet burg për 19-vjeçarin FIER- Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg 19-vjeçarin Xhevit Malkaj autor i masakrës së Belishovës ku burrë e grua, Enver e Hazbije Myftaraj, u vranë dhe më pas u dogjën. Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 nëntor të vitit 2012, ndërsa autori u dënua për 4 vepra penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, “shkatërrim të pronës me zjarr” me pasoja të rënda, “mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “vjedhje” e mbetur në tentativë. Dënimi Vendimi për Malkaj u mor me gjykim të shkurtuar. Sipas rrëfimit të vetë autorit të ngjarjes, mbrëmjen e krimit rreth orës 19:30, ai ka marrë një armë gjahu që e mbante babai i tij, Bajram Malkaj, dhe rreth 30 minuta më pas është nisur drejt shtëpisë së viktimave. Ai ka qëlluar fillimisht Enverin duke e plagosur në shpatull, më pas e ka qëlluar edhe në fytyrë. Ndërhyrja e së shoqes ka rezultuar fatale, pasi ai e goditi në kokë e më pas në trup me qytën e armës. Gruaja ka tentuar të shpëtojë, por ai e ka qëlluar me çifte. Më pas është nisur drejt kasafortës që ishte në dhomën tjetër, por nuk ka mundur ta hapë atë. “Pasi nuk hapa dot kasafortën, spërkata Enverin dhe Hazbijen me raki për t’i djegur. Por pasi e spërkata me raki, gruaja u përmend. E qëllova me çifte në kokë. U vura flakën trupave dhe përhapa zjarrin në të gjithë shtëpinë. Para se të largohesha, mora armën që mbante viktima në shtëpi dhe ia lashë në dorë me qëllim që të mendohej se ai kishte vrarë gruan e më pas veten. Shkova në shtëpi, aty gjeta babanë dhe i tregova gjithçka”. Kjo ka qenë e gjithë dëshmia e 19-vjeçarit për masakrën e rëndë që i mori jetën çiftit. Familjarët: Gjykata e korruptuar Ndërkohë që vendimi i Gjykatës së Fierit është

Institucioni i dënimit në Kavajë

Arrestohet, po i fuste djalit hashash në burg KAVAJE- Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është zbuluar se po i çonte djalit fara kanabisi në burg. Policia njoftoi se u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Sulejman Sefedin Llano, 43 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe të rrethit Elbasan, sepse rreth orës 10.25, nga kontrolli i Institucionit të Ekzekutim Vendimeve Penale të të Miturve Kavajë, nga takimi që do të bënte me djalin e tij ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale disa kokrra si fara, rreth 3 gram të dyshuar si bimë narkotike të llojit cannabis sattiva.

I moshuari vdes, nis hetimi për drejtuesit

Rimorkiohen mjetet, njëri tërheq zvarrë 71-vjeçarin

Autori dhe viktimat

“Pasi nuk hapa dot kasafortën, spërkata Enverin dhe Hazbijen me raki për t’i djegur. Por pasi e spërkata me raki, gruaja u përmend. E qëllova me çifte në kokë. U vura flakën trupave dhe përhapa zjarrin në të gjithë shtëpinë. Para se të largohesha, mora armën që mbante viktima në shtëpi dhe ia lashë në dorë me qëllim që të mendohej se ai kishte vrarë gruan e më pas veten. Shkova në shtëpi, aty gjeta babanë dhe i tregova gjithçka” kundërshtuar nga familjarët e viktimave të masakrës së Belishovës. Ata kanë kërkuar dënimin maksimal për 19-vjeçarin

Malkaj. “Nuk jemi dakord me vendimin e gjykatës. Ne kërkojmë dënim kapital për Xhevit Malkajn”, shprehen famil-

jarët. Këta të fundit akuzojnë gjykatën e Fierit se është korruptuar me para nga familjarët e autorit të krimit të dyfishtë.

Arrestohet, dënim nga gjykata italiane me 6.8 vjt burg

Punonjësi i burgut i dënuar në Itali për drogë e prostitucion DURRËS- Shërbimi i kontrollit të burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndaluar punonjësin e burgut të Durrësit, Bajram Dervishi. Dervishi ishte dënuar në Itali me 6.8 vite burg për veprat penale favorizim prostitucioni dhe

shitje lëndësh narkotike. Shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje dispononte të dhëna të sigurta se Dervishi ishte dënuar më shumë se një herë në Itali për të njëjtat vepra penale. Arrestimi i punonjësit të burgjeve në Durrës u realizua

në bashkëpunim me Interpol Tiranën pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm. Ndërkohë dyshohet se i ndaluari ishte kthyer në Shqipëri pas marrjes së vendimit në Itali dhe është punësuar në administratën e burgjeve. Për Dervishin ëhstë përgatitur dokumentacioni dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin prej gati 7 vjetësh në shtetin fqinj, Itali.

VLORË- Një aksident me pasojë vdekjen e një 71-vjeçari, ka ndodhur në zonën e Skelës, në rreth rrotullimin e qytetit të Vlorës. Nga hetimet paraprake mësohet se dy makina kanë qenë duke rimorkiuar (njëra po rimorkionte tjetrën) në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, teksa një kalimtar ka qenë duke kaluar nga një trotuar tek trotuari i rreth rrotullimit, zonë e pavijëzuar për këmbësorët. 71-vjeçari Ilmi Xhindi është futur mes dy makinave dhe është gjetur i pashpresë, duke u çorientuar e si pasojë makina që po rimorkiohej e ka goditur dhe hequr zvarrë për disa metra duke mos bërë asgjë pasi ishte nën fuqinë e makinës që po e rimorkionte. I aksidentuari është transportuar nga makina e parë tip “Benz” 2780 ngjyre blu me targa AA 775 FD që rimorkionte për në spitalin rajonal të Vlorës, por nuk arriti të shkonte gjallë atje duke ndërruar jetë pak momente se të mbërrinte në sallat e emergjencës. Automjeti është rikthyer sërish në vendin e ngjarjes ku forca të shumta policie dhe ekspert kryen ekspertizën dhe e shoqëruan ne komisariat të 2 drejtuesit e automjeteve. Një prej shoferëve mbante një detyrë të lartë në Prokurorinë e rrethit të Vlorës.

Pretendonin se kishin vjedhur lokalin

Morën peng 2 të rinjtë, arrestohen 4 persona ELBASAN- Gjithçka ka nisur nga një vjedhje e regjistruar në një loto sporti në lagjen Dyli Haxhire Myzyri në qytetin e Elbasanit. Në këtë pikë tt basteve sportive janë vjedhur disa televizorë plazma për të cilat nga ana e policisë nuk kishte autorë. Atëherë pronari i lotos është organizuar bashkë me familjarë dhe shokë të gjejë vetë autorët e vjedhjes. Fillimisht ka pikasur dy të rinj që ishin frekuentues të kësaj lotoje. Pasi i ka thirrur për një sqarim së bashku me një të afërm dhe dy të tjerë i kanë marrë me një automjet duke i kërcënuar dhe në një vend të braktisur i kanë rrahur për ti detyruar që të tregojnë për vjedhjen e televizorëve. Në prononcimin e saj zyrtar Drejtoria e Policisë deklaroi arrestimin e 4 shtetasve që janë përfshirë në këtë ngjarje nën akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë. Të njëjtat burime konfirmuan se arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim kanë mbajtur për rreth disa orë në mjetin e tyre tip renault, dy shtetas me iniciale E. H dhe O. B ata kanë pretenduar se dy të rinjtë kanë vjedhur lokalin Loto Sporti në pronësi të shtetasit Ervin Çereneci. Nga ky lokal janë vjedhur disa televizorë plazma. L. Lleshi


10

« opinion

E enjte 14 mars 2013 •

Kooperativat kapitaliste? Pse jo

T

ë gjitha vendet ballkanike, sapo dolën nga errësira mesjetare otomane, filluan reformat e tyre nga bujqësia, pra nga hallka fillestare e zinxhirit ekonomik. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë: përvoja botërore kishte treguar se ekonomia e çdo vendi ka në bazat e saj bujqësinë dhe produktet e saj. Pa këtë themel nuk mund të ngrihej asnjë strukturë e suksesshme ekonomike. Të njëjtën gjë tentuan të bënin edhe burrat e shtetit shqiptar qysh nga Kongresi i Lushnjës (1920) e më pas; të njëjtin koncept shfrytëzoi me keqdashje dhe sistemi komunist me “reformën agrare”; të njëjtën gjë tenton sot dhe ligji 7501; edhe pse duhet ta pranojmë se ai është një ligj tipik leninist, mbi të cilin ne përpiqemi të ndërtojmë kapitalizmin shqiptar!! Rezultati? Ai që dihet: një mbivendosje e llahtarshme pronash, pronari i ligjshëm quhet “ish”, grabitësi “pronar” ligjor, një trafik i frikshëm tokash dhe një bujqësi gati mesjetare, sepse gjithkush ka frikë të investojë; për rrjedhojë kemi një bujqësi që nuk siguron dot as nevojat tona. Deri dje patatja vinte edhe nga Polonia, qepa nga Egjipti, hudhra nga Kina, molla nga Maqedonia, agrumet nga Greqia etj. Shqiptarët emigruan të punonin në çdo cep të Europës për t’u dërguar të holla familjeve të tyre, të cilat u bënë konsumues të tregjeve të fqinjëve tanë: ata pasuroheshin e ne varfëroheshim. Kjo sepse kishim drejtuesit politikë më të paditur ekonomikisht të globit. Gjendja filloi të ndryshojë vetëm me ankorimin e tregut kosovar, i cili jo vetëm na furnizon me shumë produkte që deri dje vinin nga jashtë, por dhe thith një pjesë të mirë të eksportit tonë bujqësor. Me ankorimin e këtij tregu një lloj frymëmarrje ndihet në tregun bujqësor të të gjithë Shqipërisë: fermerët tanë po shohin frytin e punës dhe në Ultësirën Perëndimore sheh të ketë filluar një qarkullim kamionësh e maunash. Konsumatori shqiptar shikon në këta 2-3 vjetët e fundit një rilaksim të çmimeve të produkteve tona bujqësore, dhe kjo ka qenë një ndihmesë e jashtëzakonshme për xhepat tanë, sidomos në kushtet e kësaj krize që nuk po i duket fundi. Të gjitha këto fillesa pozitive të bëjnë të shpresosh për të ardhmen, por si po projektohet kjo e ardhme? A ka ecur, po ecën dhe do të ecë në rrugën e duhur bujqësia jonë? Besoj se të gjithë jemi dakord se përjashto disa premisa të mira të këtyre viteve të fundit ne kemi mbi 20 vjet që po ëndërrojmë që bujqësia jonë të bëjë atë “revolucionin kapitalist” ku nga prodhimi i disa parcelave të vogla të mbuluara me plastmasë të kalojmë në prodhime masive të afta t’u përgjigjen tregjeve rajonale e më gjerë. Me pak fjalë, po ëndërrojmë ndërtimin e atyre fermave të mekanizuara që i shohim në gjithë Europën, në gjendje të hyjnë në zinxhirin ekonomik bujqësor europian si një element i saj edhe me fuqi konkurruese. Është e qartë se vetëm kur të arrijmë një nivel të tillë e gjithë ekonomia shqiptare do të ketë një tjetër frymëmarrje: nga ekonomia jonë nuk do të largohen ato miliona euro që akoma sot shkojnë të lehtësojnë krizën e fqinjëve duke agravuar kështu situatën tonë. Përkundrazi, me një bujqësi të zhvilluar edhe ne do të mund të përfitojmë financiarisht nga fqinjët tanë, duke bërë që kriza jonë të lehtësohet edhe më tej. Kjo do të thotë se ngritja e këtyre fermave kapitaliste është një nevojë urgjente për ekonominë tonë dhe sa më shpejtë të ndodhë, aq më parë do t’i jepet oksigjeni gjithë ekonomisë, pra aq më parë do të dalim nga amullia. Në fillimet e krizës kam theksuar se, po të dinim, ne do të mundnim që kushtet e krizës europiane t’i shfrytëzonim edhe në favorin tonë (gazeta “Tema’), por tashmë unë besoj se ne e pritëm shumë keq krizën dhe sot jemi vendi europian më i goditur prej saj. Nga një rritje dyshifrore (10%) ne sot kemi rënë në 0,8%, pra kemi një ulje të ritmit të rritjes me 8-9% (vendet europiane kanë një rënie me 2-4%), dhe kjo është saktësisht e kundërta e “soft–landing” (ulje e butë) që deklaron Selami Xhepa. Kjo sepse ne, në kundërshtim me politikat botërore që mbështesin së pari SME-të (ndërmarrjet e vogla e të mesme), bëmë saktësisht të kundërtën: ruajtëm makroekonominë duke mbajtur akoma sot normën më të lartë të interesit të monedhës në botë. Jo vetëm kaq, por me sigurinë e tepruar që të jep padija Fullani i lejoi vetes t’u japë edhe leksione ndërkombëtarëve mbi politikat e tij anadollake. Një zëvendësministër financash tejkalon çdo lloj imagjinate (edhe humoristike) dhe e krahason krizën botërore me piramidat tona (fenomene që Europa i ka njohur para 300 vjetësh) dhe kërkon që këtë “shpikje” t’ia servirë Europës, pa e kuptuar se i ngjan atij bariut që shkon në NASA për t’u shpjeguar se si shkohet në Mars! Po le të lëmë mënjanë paditurinë e njohur të drejtuesve tanë dhe të kthehemi te fshatari ynë, te bujqësia jonë, reformimi i së cilës është një nga rrugët e daljes nga kriza. Nëse do të arrijmë një objektiv të tillë, nuk do të jetë çudi që në shumë pak vjet t’i rikthehemi rritjes së lartë ekonomike, duke u bërë një faktor ekonomik në rajon. Sot para fshatarëve tanë – kandidatë për ndërtimin fermave kapitaliste – dalin disa probleme serioze për t’u kapërcyer: 1) ata nuk kanë sipërfaqen e duhur tokësore për ndërtimin e një ferme; 2) nuk kanë as konceptet e duhura kapitaliste për kooperimin ekonomik midis tyre; 3) varfëria, që i ka kaptuar shumë prej tyre, nuk u jep as më të voglën mundësi financiare për t’u organizuar më ndryshe etj., etj. Për të gjitha këto arsye (dhe për të tjera minore sigurisht) e shohim shumë të vështirë, ose së paku shumë të largët datën kur fshatarët tanë do të mundin, me iniciativat e tyre të ndërtojnë fermat kapitaliste; i kapërcyem 20 vjet dhe

Nga Engjëll GISHTI tashmë u pa qartë se fshatarët tanë nuk e ndryshojnë dot gjendjen vetëm me forcën e tyre (përndryshe do të duhen shekuj të “zhvillimit natyral”). Pra, sot është më se e domosdoshme që vetë shteti të ndërtojë fermat e para kapitaliste për t’u dhënë fshatarëve tanë në mënyrë konkrete, të prekshme prej tyre, përvojën botërore të ndërtimit kapitalist të bujqësisë. Nuk mund të presë më shoqëria, e sidomos ekonomia shqiptare, “dorën e Adam Smithit”, pra “rritjen e natyrshme” të kësaj ekonomie derisa ajo të arrijë vetë të mësojë ngritjen e fermave nëpërmjet dështimeve të saj. Shumë hapa të zhvillimit, sidomos ata konceptualë, mundet shumë mirë t’i paraprijë vetë shteti. Kjo ndërhyrje do të mund të jetë si angazhimi i atij prindi që e merr për dore fëmijën e tij dhe e ul në bankat e shkollës ku fillohet jeta e re. Më vonë fëmija (por jo çdonjëri) do të shpalosë talentin e tij; e rëndësishme është që shteti të mos e lërë në gjumin shekullor të anafalbetizmit ekonomik. Shteti ynë ka pritur vërtet gjatë që bujqësia jonë të bëjë këtë hap. Ndërtimi i këtyre fermave duhej të kishte filluar të paktën 10 vjet më parë, por le të ngushëllohemi me shprehjen popullore “më mirë vonë se kurrë”. Në realitetin tonë të sotëm ne kemi vetëm dy ferma të tilla: një që e ka ndërtuar një italian në Lushnjë (i cili kujdeset të jetë sa më diskret) dhe një tjetër mjaft pozitive në Xarë, ku ferma në fjalë jo vetëm që ka punësuar banorët e vet, por ka thithur edhe rreth 150 familje “emigrantësh të brendshëm”. Pra, kemi vetëm dy minipërvoja pozitive, një të ardhur nga Italia e tjetra e ardhur nga Greqia, por a duhet e mbi të gjitha a mund të presim ne që në Shqipëri të ndërtohet një fermë në dhjetë vjet? Pyetja nuk do përgjigje, ndaj sytë kthehen përsëri nga shteti. Është më se e qartë se politikat e këtyre 20 vjetve mbi bujqësinë, ku qeveria i kthen asaj vetëm 2–3% nga mbi 20% që bujqësia i jep buxhetit, janë shumë të mangëta; duhet një politikë krejt tjetër. Por ç’duhet bërë me bujqësinë tonë? Si duhet të ndërhyjë konkretisht shteti? Si kudo, ne nuk duhet të rrokemi me shpikje të pafundme alla shqiptare, por mjafton eksperienca e vendeve perëndimore, të cilat i kanë shkelur me herët këto shtigje. Ata kanë një larmi eksperiencash për t’u imituar, por ajo që duam të trajtojmë këtu është eksperienca e fermave bujqësore të organizuara si “kooperativa kapitaliste”. Teorikisht tema është e njohur në Shqipëri: mbi këtë çështje ka pasur edhe diskutime në medie nga burokratë, gazetarë e OJF, ku si konkluzion është deklaruar se përderisa fshatarët tanë nuk kanë atë nivel zhvillimi, pra atë kapacitet – kryesisht intelektual – që nevojitet për ngritjen e fermave apo kooperativave kapitaliste, ne nuk mund të bëjmë gjë tjetër veç shpjegimit të të mirave të këtij sistemi. Burokratët buzëvarur shtojnë se tregu i lirë, ekonomia e lirë është e shenjtë, ndaj nuk preket, shteti vetëm mund të ndihmojë me ca fidanë (!). Por, nga ana tjetër, të gjithë ne e ndiejmë se diçka ndryshe duhet bërë. Po çfarë? Puna e parë që ne si shoqëri duhet të bëjmë mendoj se është informimi i gjerë mediatik në një stil tjetër, shumë më konkret mbi praktikat e reja kapitaliste. Jo vetëm fshatarët tanë, por e gjithë shoqëria jonë e njeh ende shumë pak kapitalizmin në tërësinë e aspekteve të tij. Ne duhet t’u shpjegojmë, jo vetëm fermerëve tanë, se ata ende nuk e kanë njohur sistemin e vërtetë kooperativist, për faktin e thjeshtë se të ashtuquajturat “kooperativat socialiste” në fakt nuk ishin aspak kooperativa. Fjala “kooperativë” rrjedh nga fjala latine “cooperare”, pra bashkëoperoj, bashkëpunoj; çka nënkupton një bashkëpunim me vullnet të lirë të një grupi njerëzish të lirë, të cilët për një interes të përbashkët vendosin të bashkojnë (por jo t’i dhurojnë) pronat, kohën dhe fuqitë e tyre prodhuese në një aktivitet të përbashkët aksioner. Ky bashkim konsakrohet me një statut (që depozitohet në gjykatë), ku liria e individëve dhe e pronave të tyre për të hyrë apo dalë nga kooperativa është një e drejtë e padiskutueshme dhe e mbrojtur me ligj. Gjithçka vlerësohet e shpërblehet sipas kapitalit investues, qoftë kjo pronë e tundshme ose patundshme, qoftë edhe vetëm punë (fuqi krahu), apo të dyja bashkë. Baza e shpërblimit është aksioni, ku një aksion mund të ketë, p.sh., edhe vlerën bazë të një dite pune dhe ku çdo kapital tjetër vlerësohet si një shumëfishim i këtij aksioni (një frezë mund të vlerësohet p.sh. me 150 aksione, një traktor me 365 të tilla etj.); për rrjedhojë, kush investon më shumë aksione. fiton më shumë. Statuti i kooperativës, i cili ligjërohet vetëm pas një votimi unanim të anëtarëve, duhet të sanksionojë me ligj së pari lirinë që mund të ketë çdo anëtar i saj për të hyrë e dalë nga ky organizim (në fakt, gjykata nuk duhet t’i aprovojë këto statute pa një ligj të tillë), çka do ta bënte këtë kooperativë një bashkim vërtet të lirë e vullnetar individësh, pra e kundërta e kooperativave që ndërtoi komunizmi në Shqipëri. Në Perëndim mjafton një numër minimal prej tre ortakësh (me apo pa kapitale, pra ata mund të bashkojnë edhe vetëm krahun e tyre të punës) për të krijuar një kooperativë, dhe kjo jo vetëm në bujqësi. Në fakt, numri më i madh i kooperativave atje është në “ekonominë e tretë” (terziario), pra në shërbimet. Neve na intereson bujqësia. Pa dashur të futem në detajet e një statuti kooperativist, mjaftojnë këto pak ligje bazë të çdo kooperative për të kuptuar qartë se kooperativat socialiste nuk kishin asnjë ligj të përbashkët me kooperativat e vërteta; ato ishin thjesht ndërmarrje shtetërore socialiste në fushën e bujqësisë, që morën emrin

“kooperativë” vetëm për të përligjur (apo më saktë kamufluar) grabitjen e tokës së fshatarëve. Është aksiomatike se asnjë fjalë mbi kooperativën kapitaliste nuk hyn në veshin e fshatarit tonë, nëse më parë ne nuk i shpjegojmë atij se ç’është kooperativa e vërtetë dhe nuk i heqim kështu frikën që ai ka nga fjala “kooperativë”. Është detyrë e medies të bëjë një punë kolosale në këtë drejtim, punë që në gjykimin tim ende nuk ka filluar. Pasi u kemi shpjeguar fshatarëve tanë se ç’është kooperativa në aspektin konceptual e sidomos atë ligjor, është shumë e domosdoshme t’u shpjegojmë atyre se si është gjendja e tyre prodhuese në krahasim me prodhimet konkurruese në rajon e më gjerë. Po të shkosh tek tregu i shumicës (ish-uzina “Dinamo”), do të shohësh se rrushi maqedonas shitet këtu edhe me 35 lekë për kg, çka të bën të mendosh se fshatari maqedonas e shet me gjysmën e këtij çmimi, ndërsa ai vendas gati dyfish; mollët më të lira vijnë nga Italia, fasulet nga Dubai, kivi nga Greqia (një fryt me leverdi të madhe, që fshatarët tanë ende nuk e kanë futur, ndonëse rritet shumë mirë në Shqipëri edhe në kodrat pa ujë), gjithmonë me çmim më të ulët se prodhimi vendas. Kjo ndodh për faktin se kostoja e prodhimeve tona është relativisht e lartë për faktin e thjeshtë se bujqësia jonë nuk ka një teknologji të përparuar prodhimi. Përdorimi i mekanikës bujqësore në botë bën që prodhimet e tyre të dalin me një çmim disa herë më të ulët se ai yni. Në krahun tjetër të Adriatikut fshatarët italianë i shesin tonelatat e panxharit, karotës apo patates edhe me 5 centë (7 lekë) për kg (çdo operacion është i mekanizuar), çmim që bujqësia jonë mesjetare nuk mund ta konkurojë kurrë. Nëse prodhime me mime të tilla vërshojnë në Shqipëri, ato do të shkatërrojnë edhe këtë prodhim të paktë vendas që mbijeton në saje të kërkesës së mbyllur të tregut vendas. Po si do t’i vejë halli fshatarit tonë, që edhe me këto çmime ankohet se nuk po merr fitime për të mbuluar koston e prodhimit (plugimi i tokës, fara, mbjellja, ujitja, prashitja, vjelja etj,) e për të mbijetuar ai vetë? I shtyrë nga varfëria e tij, ai po shpreson që çmimi të rritet (sikurse dhe nafta, plehu etj.), ndërsa ne po i prezantojmë atij rrezikun e një konkurrence tjetër. që mund të sjellë një ulje të mëtejshme të çmimit. A mund të rrezikohet ai nga falimentimi? Le t’i tregojmë sot fshatarit tonë se kur u krijua BE-ja, bujqësia e gjithë Europës njohu tronditje të mëdha dhe falimentime kolosale. Prodhimi i qumështit holandez e gjerman falimentoi atë italian e spanjoll, ndërsa prodhimi bujqësor italian e spanjoll falimentoi atë gjerman etj. Fshatarët e Italisë, Francës etj. bllokuan me traktorë Romën, Parisin, Berlinin etj., por asgjë nuk ndryshoi, sepse dihej se shumë degë të bujqësisë do të falimentonin, duke favorizuar vetëm ato më të mekanizuarat, që arrinin ta nxirrnin prodhimin në treg me çmimin më të ulët. Kështu u bë një riformatim i ekonomisë europiane, me të cilën duhet t’i bëjë llogaritë CD anëtar i ri i BE-së. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Shqipërinë, madje fshatari ynë do të jetë nën një rrezik edhe më të madh. Le t’i themi, pra, atij se ai sot fiton shumë pak, por dhe se me afrimin gjithmonë e më tepër me Europën rrezikon të fitojë akoma më pak, kjo si pasojë e konkurrencës europiane, që do bëhet gjithmonë e më e pranishme. Futja në Europë nënkupton heqjen e doganave, që do të sjellë shumë falimentime, së pari për bujqit tanë, ndaj duhet t’i shpjegojmë atij se fiton pak sepse ai prodhon me një kosto relativisht të lartë (edhe pse mund të duket paradoksale) në krahasim me fermerin europian. Fermeri europian, me një pronësi disa dhjetëra hektarëshe, që çdo operacion e zhvillon me makineri, është e logjikshme që nxjerr në treg prodhime me një çmim shumë më të ulët sesa fermeri ynë. A mund të konkurojë një ekonomi 2-5 dynymëshe e pamekanizuar një ekonomi 500 dynymëshe, ku edhe krasitja (në pemëtari) bëhet me forcën e mekanikës? A mund të konkurojë drapri me autokombajnën? Natyrisht që nuk duhet përgjigje, ndaj në këto kushte e vetmja rrugë shpëtimi është “bashkimi bën fuqinë”, pra bashkimi i fshatarëve në ferma, pra kooperativa kapitaliste, dhe organizimi i punës njësoj si në Europë. Këtë kanë bërë fshatarët e Zarës, duke eliminuar papunësinë, duke nxjerrë fitime të kënaqshme dhe konkurruar prodhimet greke. Po cili është realiteti ynë bujqësor sot në pjesën tjetër të vendit? Toka jonë bujqësore është e ndarë në ngastra aq të vogla, saqë përjashton apriori përdorimin e mekanikës bujqësore. E thënë me fjalë më të thjeshta, një fshatar që ka 2, 3 apo 4 dynym tokë nuk arrin kurrë që me paratë e fituara të blejë një traktor; por edhe nëse do ta blejë, ai traktor do të punojë vetëm pak ditë në vit dhe detyrimisht do të amortizohet nga mospërdorimi. Prodhimi i ngastrës nuk mund të kompensojë as vlerën e traktorit. Kështu, një fermer me një sasi të tillë toke nuk do të jetë kurrë në gjendje ta shndërrojë ngastrën e tij në një minifermë kapitaliste, ai është i dënuar në partencë të punojë për mbijetesë duke dalë me pesë arka buzëve të rrugës, ose në rastin më të mirë duke hapur një dyqan në qytet. Po siç e shpjeguam më lartë, ai do të jetë gjithmonë i kërcënuar nga prodhimi i huaj, që konkurrentët do ta shesin me çmim më të lirë. Zgjidhja e vetme është ferma kapitaliste. Eksperiencat shekullore vendase e të huaja na thotë se, që një fermë të sigurojë qarkullimin e saj të brendshëm, duhet të jetë rreth 100-300 ha, madje është mirë që të ketë në mbështetje edhe disa qindra hektarë kullotë për blegtorinë, çka na thotë se për ngritjen


opinion • E enjte 14 mars 2013

»

11

Pse shkon në Prishtinë zonja Ashton?

T

Nga Enver BYTYÇI

ë hënën ishin në Bruksel edhe presidenti, edhe kryeministri, edhe zv.kryeministri i Serbisë. Nikoliç, Daçiç dhe Vulin biseduan me baroneshën Ashton dhe personalitete të tjera të larta të Komisionit e të Këshillit të Ministrave të BE-së, por nuk ranë dakord për të zgjidhur konfliktin serboshqiptar në Kosovë. Sipas lidershipit të Beogradit, Serbia “po bën lëshime” në Kosovë, ndërkohë që pala shqiptare “nuk dëshiron të bëjë lëshime” sa i përket statusit të serbëve në Veri të saj. Presidenti i Serbisë ka folur për një letër që i është vënë në tavolinë Beogradit nga ana e BE-së. Sipas tij, kjo letër bie në kundërshtim me rezolutën e parlamentit të Serbisë për Kosovën. Ai nuk përmendi faktin se çdo zgjidhje për Kosovën, përfshirë dhe “autonominë” e serbëve të Veriut, bie në kundërshtim me kushtetutën e Serbisë, e cila pretendon sovranitetin serb mbi shtetin më të ri në Europë. Megjithatë, qëndrimet e kohëve të fundit të kryeministrit Daçiç kanë lajmëruar se kjo kushtetutë “është rrenë”, pasi Kosova de facto është e pavarur e sovrane. Por kreu i shtetit të Serbisë, Nikoliç, dhjetë vjet pas vrasjes së kryeministrit proeuropian Xhinxhiç këmbëngul që ta mbajë vendin e tij në një pozicion midis BE-së dhe Rusisë. Të enjten baronesha Ashton vjen në Prishtinë. Ajo do të fluturojë në drejtim të kryeqytetit kosovar me qëllim që të gjendet një zgjidhje për një marrëveshje të mundshme midis Thaçit e Daçiçit në bisedimet e ardhshme të 20 marsit. Njëzet marsi vjen vetëm katër ditë para se të festohet e përkujtohet në Kosovë dita e fillimit të fushatës ajrore të Aleancës politiko-ushtarake të Atlantikut kundër caqeve ushtarake, policore e strategjike të Serbisë. Më 24 mars 1999 NATO-ja sulmoi me bombardime të pareshtura për 78 ditë kazermat ushtarake dhe të prapavijës së ushtrisë serbe. Ajo e mposhti ushtrinë më të sofistikuar e më të madhe të rajonit dhe e shpartalloi atë, duke imponuar e rikthyer paqen në Kosovë. Ndërkaq shqiptarët paguan një çmim të madh, duke sakrifikuar së paku 15 mijë banorë të saj për lirinë e pavarësinë e vendit. Të gjitha këto ndodhën 14 vjet më parë, madje nën drejtimin e dy udhëheqësve kryesorë të Serbisë, të cilët dje kundërshtuan në Bruksel një zgjidhje paqësore të problemit, të statusit dhe të konfliktit me shqiptarët. Pozicioni i Serbisë është bërë tashmë i njohur. Vija e saj politike ende nuk ka kapur valët e filozofisë së Xhinxhiçit, megjithatë ajo nuk mund të shkojë gjatë në këtë linjë. Serbia luhatet midis dy kahjeve të lëvizjes, por luhatjet nuk mund të zgjasin pa fund. Ato do të sjellin më në fund zgjidhjen e konfliktit. Haka do të shkojë tek i zoti. Viktima do të çlirohet përfundimisht nga agresori, pra Kosova do ta ketë shtetin e vet të njohur ndërkombëtarisht e të pranuar në OKB. Po pse zonja Ashton shkon në Prishtinë, atëherë? Kjo pyetje duket si enigmë, por në të vërtetë nuk është krejtësisht e tillë. Në Bruksel shumë politikanë mendojnë se serbët e Veriut të Kosovës duhej të kishin një autonomi të zgjeruar, me qëllim që Serbia të bindet për ta njohur atë de facto. Këto forca pro një autonomie të serbëve në Kosovë e shtyjnë shefen e diplomacisë europiane të vijë në Prishtinë e t’i bëjë presion zotit Thaçi për të pranuar versionin serb të zgjidhjes me autonomi të emërtuar si acosasion midis komunave në Veri. Ky presion vjen pasi

në Beograd janë shfaqur shumë kërkesa në adresë të Bashkimit Europian për të detyruar shqiptarët për të pranuar një Republika Srpska në Veri të Kosovës. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur kundër një zgjidhjeje të tillë. Ato nuk duan një Republikë Srpska të Kosovës, e cila do të bllokonte vendimmarrjen dhe reformat për zhvillimin e vendit në rrugën e integrimeve euroatlantike. Moralisht Prishtina dhe Uashingtoni kanë të drejtë në alternativën që japin. Në fund të fundit, Serbia ka kryer një krim kundër njerëzimit në Kosovë, kështu që nuk ka të drejtën të imponojë zgjidhjen. Nëse ajo dëshironte ta bënte këtë, duhej të përmbahej e të mos masakronte e përdhunonte me mijëra shqiptarë të Kosovës. Duhej të mos shkatërronte e digjte së paku 120 mijë banesa e objekte nga 200 mijë të regjistruara asokohe në Kosovë. Një qeveri që pretendon sovranitet e privilegje në një territor si ky i Kosovës, të cilin qeveria serbe asokohe e konsideronte si pjesë e çështje të brendshme të Serbisë, nuk ka tagër të kërkojë të drejta në atë vend, të cilin me duart e veta e kishte shkatërruar, djegur, vrarë, masakruar e përvëluar. Kjo logjikë e pretendimeve dhe këmbënguljes së Beogradit për të mos pranuar zgjidhjen sipas planit të Ahtisarit është jo vetëm joproduktive për stabilitetin dhe paqen në rajon, por edhe moralisht e papranueshme. Madje, mbështetur në të drejtën ndërkombëtare, kërkesat e Serbisë bien ndesh me parimet e ligjet e saj, sepse çdo vend e çdo rajon në botë ka të drejtë të shkëputet, nëse gjendet para një situate si ajo në të cilën u gjenden shqiptarët e Kosovës 14 vjet më parë. Shkëputja, pra pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të legjitimuara politikisht e moralisht e për pasojë nuk është zgjidhje krijimi i një territori ekstra brenda shtetit të Kosovës, në të cilin më shumë do të kishte sovranitet Beogradi sesa Prishtina. Për këto arsye kryeministri i Kosovës, zoti Thaçi, si dhe përfaqësuesit legjitimë të saj nuk kanë e nuk mund të kenë asnjë obligim moral e politik, nacional ose ndërkombëtar për lëshime të mëtejshme sa i përket marrëveshjes së 20 marsit me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç. Në këto bisedime të javës së ardhshme Prishtina e ka axhendën të plotësuar, i ka opsionet të legalizuara dhe mbart gjithashtu të gjitha argumentet morale e politike për të qëndruar fort në zgjidhjen sipas dokumentit të Ahtisarit. Në fund të fundit, ai dokument është pranuar nga serbët në jug të Ibrit dhe fakti se pjesa mbi Ibër kufizohet me Serbinë nuk përbën asnjë lloj arsyeje ose argumenti për të pasur një të ashtuquajtur autonomi substanciale me të drejta legjislative e ekzekutive për diçka te 40 mijë serbë, sa jetojnë në atë pjesë të territorit. Rezistenca e strukturave të këtij territori, të udhëhequr e të instruktuar nga strukturat e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, përkatësisht të zotit Daçiç, nuk është gjithashtu arsye dhe argument për të pranuar diktatin serb në Kosovë. Diktati serb është ndëshkuar më 24 mars të vitit 1999 dhe nuk bën që të rikthehet në territorin e Kosovës, përfshirë dhe Veriun e saj, tani pas 14 vjetësh. Nëse në Beograd ende nuk e kanë kuptuar faktin se ka marrë fund loja serbe për Kosovën, atëherë këtë duhet tua tregojnë institucionet e Kosovës, të cilat presidenti i Serbisë ende i quan “institucione vetëqeverisëse”, ashtu siç të tjerët, bashkë me presidentin, vijojnë të përdorin termin e çetnikëve serbë: “Kosovë e Metohi”.

Thuhet se baronesha Ashton dëshiron të shkojë në Prishtinë për të “bindur” liderët politikë të Kosovës se “marrëveshja e 20 marsit do të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit”. Në të vërtetë kjo logjikë e qasjes nuk është shumë realiste. Nëse do të ishte kështu, kryeministri Thaçi ka aftësinë dhe autoritetin t’i sqarojë kolegët, partnerët dhe kundërshtarët e tij politikë. Prandaj është e pamundur që misioni i shefes europiane të diplomacisë të kufizohet thjesht në “përkrahje ndaj kryeministrit të vendit”, në funksion të sqarimeve përkatëse. Zonja Ashton është e shqetësuar nga dështimi i bisedimeve, prandaj ndodhet të enjten në Prishtinë dhe priti të martën udhëheqësit serbë në Bruksel. Nëse ajo dështon, atëherë BE-ja nuk mund të vijonte të ishte ndërmjetësues i bisedimeve dhe marrëveshjeve serbo-shqiptare për Kosovën. Qendra e vendimmarrjes do të transferohej në Uashington. SHBA-të do të merrnin përsipër dhënien fund të konfliktit shqiptaro-serb dhe implementimin përfundimtar të paqes e politikave bashkëpunuese e integruese në Europën Juglindore. Shqiptarët deri më sot, për hir të paqes e stabilitetit, për hir të së ardhmes së Kosovës e të rajonit, kanë pranuar “të poshtërohen” edhe pas disfatës serbe të qershorit 1999, sepse shpeshherë Serbia është sjellë me ta kryeneçe. Por ata nuk kanë pse të pranojnë zgjidhje që bllokojnë zhvillimin unitar të një vendi që për nga homogjeniteti i popullsisë krahasohet me vendet më homogjene të Europës. Mirë zonja Ashton do të bëjë presion mbi Prishtinën zyrtare, po zoti Thaçi a do të mundë të përdorë argumente kundër këtij presioni, duke reaguar fort për pozitën në të cilën e ka lëshuar Serbia Kosovën? Pikërisht kjo kundërvënie do të shënonte kthesën në bisedime e në vendimmarrje. Heshtja përballë Daçiçit nuk është zgjidhje. Zgjidhja qëndron në dosjen e krimit serb në Kosovë dhe kërkesën që këtë dosje ta paguajë e ta shpaguajë një ditë Beogradi, sado i shtrenjtë të jetë çmimi i saj. Ndryshe gjithkush mund të sulmojë, mund të dhunojë, mund të shkatërroje, të vrasë e masakrojë e në fund të dalë “paq”. Kjo nuk mund e nuk duhet të ndodhë, sepse paqja e stabiliteti vendosen vetëm kur vendoset drejtësia në marrëdhëniet midis njerëzve, kombeve dhe popujve. Drejtësia vendoset vetëm atëherë kur Serbia të paguajë çmimin e dhunës e të terrorit masiv që ka ushtruar në Kosovë. Çmimi fillestar është ta pranojë Kosovën shtet të pavarur e sovran e të heqë embargon politike e në fusha të tjera kundër saj. Bashkë me këtë vjen dhe kërkesa për të mos e kthyer më kokën nga Prishtina në kuptimin e intervenimit, provokimit dhe obstruksionit në territorin e Kosovës, siç ndodh në Veri të saj. Bashkë me këtë vjen domosdoshmëria e integrimit të të gjithë serbëve në veri e në jug të Ibrit në strukturat legale të shtetit të Kosovës bazuar në ligjet kushtetuese të vendit. Më tej do të vijë në konsideratë çmimi financiar i dëmshpërblimit për pasojat e luftës në Kosovë. Është mirë që çdo familje, çdo individ, shoqatat, strukturat shtetërore të evidentojnë dhe dokumentojnë çdo vrasje, çdo përdhunim, çdo dëbim, me emra, me data, me vende, me lista, me identifikime, me foto e me dëshmi të tjera. Të evidentohet çdo gjë e shkatërruar, me qëllim që nesër të shkohet në gjykatat ndërkombëtare për të kërkuar dëmshpërblimet përkatëse prej atyre që kanë dhunuar dhe masakruar një komb të tërë. Vetëm nëse i bëhet e qartë kjo strategji zonjës Ashton, do të marrë fund odiseja e saj e imponuar nga presidenti dhe kryeministri i Serbisë.

e një ferme të re kapitaliste (tashmë në formën e kooperativës) na duhen minimalisht 30–50 fermerë. Shifra më e saktë është 200–300 të tillë, sikurse në Xarë. Vetëm midis Shkumbinit dhe Vjosës Shqipëria indipendente trashëgoi nga turqit mbi 100 ferma (çifligje) shtetërore shumëhektarëshe. Vetëm çifligu i Gurëzës pranë Fushë-Krujës ishte mbi 1300 ha. Kështu, kuptohet pse sot duhen minimalisht 30–50 fshatarë, të cilët mund ta blejnë shumë lehtë jo vetëm një traktor, por edhe shumë mjete ndihmëse të bujqësisë. Kuptohet se ky traktor do të ketë punë mjaftueshëm, puna do të jetë e mekanizuar, pra lodhja do të jetë minimale dhe rendimenti, pra dhe fitimi maksimal, jo vetëm për fermerët, por edhe për konsumatorët, që do të shohin në treg çmime më konkurruese. Prodhimet në sasi të konsiderueshme do t’u japin mundësinë atyre të lidhen me tregtarë të fuqishëm (ose të tregtojnë vetë) të tregjeve të fuqishme e më të largëta, ku cimet janë më të mira. Ata jo vetëm që nuk do t’i tremben prodhimit të huaj, por do t’i hedhin sytë pikërisht nga ai treg për të çuar prodhimet e tyre. Është e qartë se me pesë arka apo një furgon nuk mund të kesh pretendime të tilla. Pikërisht sepse punojnë në këto sisteme, fqinjët tanë na konkurrojnë edhe në prodhimet bujqësore, duke bërë që të na kalbet prodhimi vendas. Ja pse ata rrushin e shesin me 12 centë kilen dhe sigurojnë fitime kolosale. Ja pse vetëm bashkimi vullnetar dhe i lirë, pra ngritja e fermave kapitaliste - kooperativave - mund ta transformojë në mënyrë të shpejtë gjendjen e mjeruar të bujqësisë dhe fshatit shqiptar. Por natyrisht besoj se të gjithë jemi më se të bindur se 3050 fshatarë të përfshirë në luftën për mbijetesë nuk mund ta ndërmarrin kurrë një hap të tillë me spontanitetin e tyre. Është utopi të presim që një ditë të bukur fshatarët tanë do të meditojnë mbi shatat e tyre e do të vendosin të ndërmarrin aventurën e jetës vetëm sepse ua shpjegojmë ne. Ja pse roli i shtetit, së paku në fazën e parë eksperimentale, është i domosdoshëm. Asnjë

kooperativë nuk ka për t’u ngritur në Shqipëri pa një ndihmë të fuqishme. Të gjitha shtetet perëndimore e kanë ndihmuar dhe e ndihmojnë fuqishëm bujqësinë e tyre, nuk rinë të presin dorën e magjishme të Adam Smithit. Ekonomistët perëndimorë na kanë treguar me shifra se shpesh është në interes të arkës së shtetit të hedhë shuma të konsiderueshme për të incentivuar degë të ekonomisë, kjo sepse ekonomia e re e përfituar ia kthen shtetit këtë formë investimi në shumë pak vite. Pikërisht për këtë arsye në vendet perëndimore janë ngritur skema të fuqishme financiare që incentivojnë formimin e kooperativave. Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe qeveria jonë. Shumë më tepër se dora e Adam Smithit fshatari ynë ngrohet nga dora e shtetit të vet kur ky, p.sh., i siguron bazën materiale të kooperativës së ardhshme. Një dorë e sigurt shtetërore mund ta ngrejë lehtë një kooperativë, mjaft që kjo dorë të mos jetë korruptive, përndryshe do të humbasin si fshatarët, ashtu dhe ne konsumatorët; pra do të humbasë e gjithë shoqëria. Në praktikë ajo që propozojmë ne është një rol aktiv i shtetit i shoqëruar me një ndihmë financiare për ngritjen e kooperativave të para (dy a tri për çdo rreth), të cilat do të shërbejnë si shembull për të gjithë fshatarët e tjerë. Ministria e Bujqësisë me projekte të ndryshme mund të çojë agjentët e saj në terren, të krijojë grupet e para, t’u shpjegojë projektin e ri, avantazhet, mënyrën e organizimit, të afrojë mekanikën për çdo kooperativë të re, të sigurojë blerësit e prodhimit, p.sh. në dy vjetët e parë dhe së fundi të fillojë vjeljen e taksave, p.sh. pas dy-tre vjetësh. Është e sigurt se brenda një pesëvjeçari shteti do të mbledhë investimin e tij dhe do të ketë një ndërmarrje të fuqishme, e cila do të kontribuojë edhe më tej në arkën e shtetit. Problemi është: a do ta dëgjojnë këtë kambanë pushtetarët tanë, apo do të mjaftohen si gjithmonë me gozhdën e “dorës së Adam Smithit? Deri më sot kjo dorë po na sjell çdo ditë e më tepër tregtarët serbë e maqedonas, që hyjnë edhe në fshatrat tona më të thella dhe produkti ynë hyn

në tregjet europiane jo si produkt shqiptar. Por edhe nëse hyn si produkt shqiptar, fitimi tregtar shkon jashtë Shqipërisë dhe përfitimi i ekonomisë sonë ngelet minimal. Nëse shteti ynë do të jetë pasiv, apo më keq akoma, do favorizojë këtë fluks duke iu kënaqur doganës në rritje, rrezikojmë të kthehemi në një gjysmëkoloni moderne të shteteve më të fuqishme, pra ngelemi shërbëtorë të fqinjëve tanë. Në këto kushte ne nuk do të jemi në gjendje as të analizojmë nëse ekonomia jonë konkurron ose jo në rajon, por do ta shohim veten vetëm si aneks i të tjerëve. Kështu, do të vijnë të tjerët e do të na diktojnë çfarë të prodhojmë, si ta prodhojmë e me çfarë çmimi ta prodhojmë. Shumëkush mund ta shohë këtë frikë të ngjashme me atë që kishte Enver Hoxha nga investimi i huaj, por për ta konkretizuar çështjen unë do t’u jap një shembull praktik: imagjinoni se çfarë do të mund të bënin prodhuesit e vegjël të Skraparit përballë tregtarëve të fuqishëm të Tiranës? A nuk do ishin në gjendje këta tregtarë që në marrëveshje midis tyre t’u impononin fshatarëve të Skraparit prodhimin dhe ç’imim sipas interesave të tyre, duke i lënë këta të fundit gjithmonë në kushtet e fitimit minimal? Ajo që po propozojmë ne është që këta fshatarë të bashkohen, të prodhojnë së bashku, të mbrohen së bashku e të bëjnë politika të përbashkëta. Ne po u propozojmë atyre që ata të përballen në grup me tregtarin ose ta çojnë vetë mallin në Tiranë, të marrin fitimin maksimal e të mos shndërrohen në shërbëtorë të tregtarit të fuqishëm. Kështu rritet produktiviteti i ekonomisë dhe fshatari, shteti e shoqëria fitojnë më shumë. Ky arsyetim është thjesht ekonomik dhe rri larg arsyeve ideologjike dhe nëse patjetër do të kërkojmë një lloj ideologjie ajo është vetëm ideologjia e interesit kombëtar. Problemi është se shumë drejtues të paformuar politikë me kartën e doktrinimit ideologjik jo vetëm fshehin injorancën e tyre ekonomike, shpesh vërtet të skajshme, por fshehin edhe shumë afera të dyshimta për përfitime thjesht personale.


12

« gossip

Kelly Rowland nxjerr klipin e këngës ‘Kisses Down Low’ Këngëtarja Kelly Rowland ka debutuar klipin esaj më të ri për singëllin Kisses Down Low, pjesë e albumit “Talk a Good Game”. Kisses Down Low, është singëlli i saj i dytë pas “Ice”, nxjerrë një vit më parë. Ajo ka prezantuar videon në twitter për të gjithë fansat e saj. Kelly paraqitet me një perfomancë të shkëlqyer në klip, duke u shfaqur me performance të ndryshme. Të cilat tregojnë për shkathtësinë e saj jo vetëm në look por edhe në performancë. Me një koreografi seksi ajo tregon se është një pjesëtare e Destiny’s Child mbi të gjitha.

E enjte 14 mars 2013 •

“Nokia” aleancë me “Apple”

kundër “Samsung” Telefoni

Ne-Yo duet me Celine Dion

më i lirë në botë

Reperi Ne-Yo ka incizuar një këngë duet me këngëtaren Celine Dion. “Hera e parë që punova për të, kam bërë një këngë për të, që ishte sureale. Këtë herë në të vërtetë kam bërë duet me të – është ajo dhe unë në një këngë, që ishte një sfidë”. “Përpiqesha të kuptoj se çfarë bëja aty – pse ata kanë nevojë për zërin tim kur e kanë të sajin. Ajo dëshironte të bëjë këngë si duet dhe unë isha i lajkatuar, por kjo përfundimisht më bëri ta pyes veten për aftësitë e mia vokale”, ka thënë Ne-Yo për Digital Spy.

P

rodhuesi i famshëm finlandez, kompania “Nokia”, ka mbështetur iniciativën e rivalit “Apple” për të ndaluar shitjen e produkteve të liderit botëror të telefonave celularë, kompanisë “Samsung”, me arsyetimin se disa prej produkteve të kësaj të fundit po i shkatërrojnë patentat dhe markat e mbrojtura. Gjatë muajit gusht të vitit të kaluar një gjykatë amerikane pati urdhëruar kompaninë “Samsung” të paguajë një gjobë masive në vlerë prej mbi 1 miliard dollarësh ndaj palës së dëmtuar që në atë rast ishte rivali i saj, kompania “Apple”. Kjo masë kishte të bënte me shkeljen e patentave të regjistruara të produkteve të saj

të famshme, si “iPad” dhe “iPhone”, ndërsa po e njëjta gjykatë kundërshtoi kërkesën e “Apple”-s për ndalimin e shitjeve për 26 produktet e kompanisë “Samsung”. Megjithatë, “Apple” ka apeluar ndaj këtij vendimi të gjykatës dhe kërkesës së gjigantit amerikan tani i është bashkëngjitur edhe kompania finlandeze “Nokia”. Në arsyetimin e saj për mbrojtjen e patentave, “Nokia” ka thënë se vetëm patentat që mundësojnë përdorimin e teknologjisë për të mirën e përgjithshme duhet të lejohen në përdoren. Megjithatë, mediet janë befasuar me faktin se “Nokia” i është bashkuar kompanisë “Apple”, duke marrë parasysh betejën midis këtyre dy kompanive, pikërisht për shkak të mospajtimeve për përdorim të patentave.

Nëse e përdorni telefonin tuaj vetëm për të telefonuar apo për të dërguar mesazhe, për cfarë ju duhet një smarphone i komplikuar dhe i kushtueshëm, kur të njëjtat shërbime mund t’i siguroni me vetëm 1 euro? Bëhet fjalë për nismën e re të një kompanie të telefonisë celulare në Britaninë e Madhe e cila ka hedhur në treg për gjithë klientët e saj telefonin 1 euro i markës Alcatel Touch 232. Sic paralajmëron cmimi, bëhet fjalë për një telefon super të thjeshtëzuar, ka tastjerën, një ekran 1.5 polsh, zilen e zgjimit dhe pak lojëra. Oferta mbetet e jashtëzakonshme, jo vetëm për shkak të cmimit simbolik, por shihet edhe si një gurë-themel në evolucionin e kostos së telefonave celularë, që ndoshta do të kërkojë edhe shumë vite të tjera para se të hyjë tek modelet smartphone. Nisma e kompanisë britanike edhe pse është më e jashtëzakonshmja, nuk është e vetmja. Pak javë më parë, Nokia njoftoi hedhjen në treg të një telefoni me cmimin 15 euro, i projektuar për klientët në vendet e botës së tretë.

Gjumi i papërshtatshëm

ju bën të hani më shumë

Karroca e Lady Gagas flori 24 karat Lady Gaga është duke e marrë veten në një mënyrë luksoze në një karrocë floriri 24 karat, e cila u bë një mjet i nevojshëm lëvizës për Gagan që pas ndërhyrjes kirurgjikale. Fotografi Terry Richardson, ka shpërndarë foton e saj në website. Karroca është dizenjuar nga stilisti Ken Borochov në një javë. Ai ka treguar për MTV, se asnjëherë nuk kishte bërë një karrocë por e morri përsipër pasi i pëlqejnë sfidat dhe ishte shumë impresionuese thotë ai të krijoja një karrocë për një mbretëreshë. Duket që Gaga nuk dëshiron që dëmtimi I saj të afektojë stilin e veçantë që ka.

S

ipas një studimi të ri, mungesat e gjumit bëjnë që të konsumoni më shumë ushqim duke shtuar kështu kaloritë. Studiuesit gjetën se njerëzit të cilët ishin privuar nga gjumi, kishin shtuar në peshë, por kjo, jo se gjumi në vetvete çon në të shtuarin peshë, por sufiçencat në gjumë çojnë drejt një sasie të madhe ushqimi. Ajo që është e sigurt është se përpjekjet për të humbur në peshë nuk do të jenë të suksesshme nëse zakonet e të fjeturit nuk janë të mira. “Ky studim i ri konfirmon atë që dihet

rreth ndikimit që ka gjumi i pakët në shtimin e peshës”, ka thënë Dr. Angelo Tremblay. Sipas autorit të këtij studimi, ideja se të shtuarit në peshë ndodh për shkak të kompesimit, si pasojë e nevojës për energji, është interesante thotë Tremblay, sepse një trend i ngjashëm është parë edhe në studimet e fundit për marrjen e kalorive gjatë periudhës së rritjes së aktivitetit konjitiv. Gjithashtu e rëndësshime është se diferencat mes individëve luajnë një rol kryesor në mënyrën se si trupi reagon ndaj pamaftushmërisë së gjumit.


gossip • E enjte 14 mars 2013

Iron

»

13

Maiden prodhojnë edhe birrë

Adele

Modelja Miranda Kerr ka pësuar një aksident me makinë në Los Angeles, ku supermodelja ndodhej në makinën e saj. Fatmirësisht aksidenti nuk pati pasoja serioze. Kerr është parë me një mbajtëse qafe gjatë rikuperimit të saj. Burimi ka bërë të ditur se faji nuk ishte i Kerr por i shoferit tjetër i cili do të marrë dënimin e duhur për pakujdesinë e treguar. Kerr pritet të fillojë punën e saj në pak ditë. Ajo do të niset për në Sidnei, për të lanchuar uniformat Qantas, të dizenjuara nga Martin Grant.

do të zhvendoset në Amerikë?

Këngëtarja britanike, Adele, raportohet se planifikon të zhvendoset në Los Angeles. Adele u vendos në shtëpinë e Sir Paul McCartney gjatë kohës sa qëndroi në SHBA në përgatitje për performancën e saj në Oscar, por tash thotë se kërkon një shtëpi të përhershme për ta rritur djalin e saj në këtë vend. “Adele mund të shohë dobitë e rritjes së fëmijës në Shtete e Bashkuara. Los Angeles është një vend i shkëlqyeshëm për të rritur fëmijët dhe ajo synon të punojë shumë më shumë në albumin e saj të ri”. “Ajo mund të lejojë të vendosë studion në shtëpinë e saj. Kështu ajo mund të punojë në muzikën e saj pa pasur nevojë të shqetësohet”, ka thënë burimi.

Miranda Kerr pëson aksident me makinë

I

ron Maiden, banda legjendare e “heavy metal”, ka nxjerrë në treg birrën me emrin e një prej këngëve më të njohura të saj: Trooper. Fillimisht kjo birrë do të dalë në shitje në Cheshire të Anglisë, aty dhe ku është prodhuar. Këngëtari Bruce Dickinson theksoi për ‘The Sun’ se grupi ka si qëllim që ta përhapë këtë birrë në të gjithë botën.“Iron Maiden është në thelb diçka britanike dhe për këtë arsye vendosëm që të kishim edhe birrën tonë”, deklaroi vokalisti 54-vjeçar. Kjo inisiativë nuk është e para tek grupet e “rock”-ut. AC/DC kanë një markë vere, ndërsa grupi Motorhead ka një vodke.

Olga Kurylenko, e mahnitur nga Tom Cruise

Nicolas Cage: Nuk pranova të dubloja zërin e Shrekut Nicolas Cage zbuloi se ka refuzuar të dublojë zërin e Shrekut në filmin e famshëm të animuar pasi iu duk një rol pa vlerë. Aktori 49-vjeçar u shpreh se ka momente që pendohet për zgjedhjen që ka bërë. “Kur më thanë për Shrekun, nuk u binda. Nuk doja të dukesha si një përbindësh, por tani mendoj se duhet ta kisha pranuar atë rol.” Shrek u shfaq për herë të parë në vitin 2001 dhe grumbulloi plot 350 milionë dollarë në “box office”.

Ka interpretuar përkrah disa nga aktorëve më të famshëm hollivudianë, duke përfshirë këtu Ben Affleck dhe Daniel Craig, por Olga Kurylenko ka mbetur e mahnitur nga Tom Cruise. Aktorja 33-vjeçare e ka përshkruar kolegun e saj me të cilin ka punuar në filmin ‘Oblivion’ si një “person mahnitës”. Në një intervistë për revistën ‘V’, Olga deklaroi: “Do të rrija duke e parë gjithë ditën. Kam mësuar shumë nga ai.” “Tom është një nga aktorët më bujarë me të cilët kam punuar dhe është shumë energjik”, shtoi aktorja ukrainase.


14

« bota

E enjte 14 mars 2013 •

LARRY PAGE/ GOOGLE Një mijë përqind më mirë. L arry Page jeton duke ndjekur rregullin e 1 mijë përqindëshit. Shumica e kompanive do të ishin të kënaqura ta përmirësonin një produkt me dhjetë përqind. Por jo ai. Për drejtorin e përgjithshëm dhe bashkëthemeluesin e Google, një përmirësim me dhjetë përqind do të thotë që je duke bërë atë që bëjnë të gjithë të tjerët. Nuk do të dështosh në mënyrë të dukshme, por është e garantuar që nuk do të kesh kurrë një sukses të madh. Të punosh për një shef të tillë është shumë e lodhshme. Astro Teller, drejtor i Google X – departamenti eksperimentues i kompanisë që gëzon liri të plotë për tëzhvilluar ide të reja – përdor një histori të vogël për të treguar mënyrën e të menduarit të Page: imagjino t’i sjellësh një makinë të kohës. Fute në prizë, dhe ajo punon. Në vend që të habitet, Page do të thoshte: “Përse duhet një prizë korrenti”? Ka gjithmonë një hap më tej për të bërë, dhe vëmendja e tij është e përqëndruar vetëm në kapërcimin e radhës, sintetizon Teller. Që kur ishte fëmijë mendonte për gjëra të mëdha: ka dashur gjithmonë të bëhet shpikës për të ndryshuar botën. Dhe gjatë studimeve në Stanford duhet t’i ketë ardhur natyrshëm implementimi me një mijë për qind i tezës së tij, duke transformuar një mjet që tregonte faqet e internetit në motorin e kërkimit, i cili ndryshoi rrjetin e botës. Ky përcmim i shëndetshëm për konceptin e të pamundurës është themeli i Google X, departamenti i krijuar në vitin 2010 për të identifikuar dhe realizuar ide fantastike, që konsiderohen të parealizueshme. Gjëra si makina që vetëngitet, syzet Google Glass apo një inteligjencë artificiale, e formuar nga një tërësi kompjuterësh të bazuar mbi algoritma shumë të përparuar që mësojnë nga ajo që u ndodh përreth, pak a shumë sic bëjnë njerëzit. Në një prej eksperimenteve të fundit, një kolonie dixhitale prej një mijë makinash, me një milion lidhje, i janë dashur vetëm tre ditë për të kapërcyer rezultatin e arritur më parë për njohjen e fytyrave të njerëzve dhe të maceve. Page i ka qëndruar gjithmonë pranë Google X, por kohët e fundit nuk ka pasur shumë kohë për të kaluar kohë në departament.

Gjithmonë...

Sipas disa zërave, është sakrifikuar për kompaninë kur ka pranuar të marrë postin e drejtorit të përgjithshëm, por faktet tregojnë që e ka marrë detyrën me zemër, duke aplikuar edhe në rolin e ri të njëjtin mentalitet të një mijë përqindëshit. Në një prej intervistave të pakta të dhëna deri tani, Larry Page ka folur që nga zyrat qendrore në Mountain View në California. Google është e famshme për inkurajimin e punonjësve të vet për t’u hedhur në sfida të pamundura. Përse është kaq e rëndësishme për ju? Mendoj se diçka ka shkuar keq në mënyrën si drejtohen kompanitë. Nga ajo që lexohet në gazeta, duket sikur industria teknologjike është e bazuar vetëm mbi konkurrencën. Duket sikur dëgjon të flitet për një ngjarje sportive. Por është vërtetë e vështirë të gjesh shembuj konkretë të gjërave të mrekullueshme që janë frut ekskluzivisht i konkurrencës. Çfarë argëtimi mund të ketë po të punosh duke menduar që maksimumi që mund të arrish është t’i presësh këmbët një tjetri që bën pak a shumë atë që bën ti? Për këtë arsye shumica e kompanive shkojnë keq me kalimin e kohës. Janë të prirura të bëjnë gjithmonë të njëjtat gjëra, me pak ndryshime të rëndësishëm. Sigurisht, është e natyrshme të duash të punosh vetëm me projekte që nuk riskojnë dështimin, por tani është e garantuar që me kalimin e kohës rritja progresive bëhet një ide penguese, sidomos në sektorin teknologjik. Puna ime konsiston pikësëpari në gjetjen e zgjidhjeve që nuk prodhojnë një rritje progresive, por eksponenciale. Marrim Gmail-in. Për ne ka qenë një hedhje në boshllëk: një motorr kërkimi që lancon një shërbim poste elektronike, për më tepër me një kapacitet njëqind herë më të lartë se çdokush tjetër. Këto janë

gjëra që nuk mund të ndodhin nëse fokusohesh vetëm tek rritja progresive. Por produktet tuaj zhvillohen gradualisht, apo jo? Sigurisht. Por çdo vit duhet të punosh me diçka krejtësisht të re që mendon se është fantastike. Truku është të arrish të prodhosh herë pas here këta lloje produktesh. Google X është një departament më vete që realizon projekte vizionarë. Përse keni vendosur që ishte e nevojshme t’i dedikonit një sektor të tërë të kompanisë për të pamundurën? I gjithë sektori teknologjik duhet të realizojë projekte inovativë dhe me sukses të menjëhershëm, por Google X punon në mënyrë të pavarur për ide speciale. Ne themi gjithmonë: Kemi gjithë këto para, gjithë këta njerëz, përse nuk bëjmë më shumë gjëra? Apple bën disa, pak, dhe prapë ecën shumë mirë. Por unë nuk jam i kënaqur. Ka kaq shumë mundësi për të përdorur teknologjinë për përmirësimin e jetës së njerëzve. Ne të Google po bëjmë ndoshta vetëm 0.1 për qind. Të tjerët, të gjithë së bashku bëjnë një përqind. Kjo do të thotë që 99 për qind e territorit është për t’u eksploruar. Investitorët janë gjithmonë të shqetësuar: Djema, ju shpenzoni shumë për marrëzira. Por më pas, ato marrëzira janë gjërat që pëlqehen më shumë: YouTube, Chrome, Android. Nëse nuk bën gjëra të marra, nuk je duke bërë gjërat e duhura. Ka edhe një anë tjetër të medaljes. Mendoni për një realitet si Xerox Parc: një departament që ka krijuar risi të pabesueshme por s’e ka ndihmuar asnjëherë kompaninë. Xerox Parc ka shpikur pjesën më të madhe të instrumentave të informatikës moderne, por nuk

ishte i kujdesshëm për aspektin tregtar. Duhen që të dyja. Merrni një kompani që e admiroj shumë: Tesla. Jo vetëm ka prodhuar një automobil elektrik shumë inovativ, por ka përqëndruar 99 për qind të përpjekjeve se si ta bëjë të arrijë tek njerëzit. Që i vogël doja të bëhesha shpikës. Pastaj kuptova që mes shpikësve kishte shumë histori të trishta, njerëz fantastikë që nuk kanë patur sukses sepse nuk kanë ditur të transformojnë zbulimet e tyre në një biznes. Sepse nuk ka pasur njerëz me këtë lloj ambicieje? Nuk është e lehtë të imagjinosh gjëra të pamundura. Nuk është zakon. Cila shkollë të më-

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11. 11. 1999, “Statusi i Nënpunësit Civil” si dhe vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 342, datë 14. 07. 2000

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11. 11. 1999, “Statusi i Nënpunësit Civil” si dhe pikën 20 të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11. 05. 2000

“Për lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë”

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e Provës”,

z. Sokol MURATI është fitues i konkursit, për pozicionin PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE NË DREJTORINË E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE NË MINISTRINË E BRENDSHME.

znj. Majlinda RISKA është fitues i konkursit, për pozicionin INSPEKTOR NË DREJTORINË E INSPEKTIMIT TË PËRGJITHSHËM NË MINISTRINË E BRENDSHME.


bota • E enjte 14 mars 2013

»

15

GOOGLE

Një fabrikë idesh

N

son të kuptosh mbi çfarë të punosh? Nuk ekziston një diplomë e tillë. Ju i planifikoni shumë më parë idetë tuaja. Në një intervistë që keni dhënë në 2002, ju përshkruanit që atëherë specifikat e Google Glass... E njëjta gjë vlen për makinën që ngitet vetë. E kam pasur në mendje që në kohët e Stanfordit, 14 vjet më parë. E vetmja gjë që ka ndryshuar është që tani mund ta realizojmë. Përveç këtyre projekteve, me çfarë po merresh tani? Po i kushtoj shumë kohë përpjekjeve për të siguruar eksperiencën më të mirë të përdoruesit për të gjithë produktet tanë. Chrome, Google Search apo Gmail janë gjithmonë Google, me një aspekt unik koherent. Nëse duhen 50 mënyra të ndryshme për të përdorur diçka, atëherë nuk je në rregull. Duhet integrim. Google sot lufton kundër imazhit të kompanisë që është bërë kaq e madhe, saqë shkakton frikë. Është gjithnjë e më e vështirë për të bërë ndryshime të rëndësishëm? Po, por ka edhe avantazhe. Një miliard njerëz përdorin produktet tanë. Mendon se keni bërë sa duhet për të shpjeguar qëllimet tuaj? Marrim Book Search: një sistem për kërkimin e të gjithë librave të botës duket një gjë absolutisht e mirë, por ka provokuar shumë polemika. Më gjej një kompani që ka dështuar prej polemikave. Kompanitë dështojnë sepse bëjnë lëvizje të gabuara, ose sepse nuk kanë ambicie. Steve Jobs ishte kaq kompetitiv saqë deklaroi se do të niste “një luftë termobërthamore” kundër Android. Dhe po funksionon? Mendoni që roli dominues i Android në treg është vendimtar? Android ka pasur një sukses të madh, dhe

jemi të kënaqur. E ke menduar që do të kishe një sukses të tillë kur more kompaninë e vogël të Andy Rubin në 2005? Kur blemë Androidin, ishte e qartë që sistemet operativë të telefonisë celulare ishin të tmerrshëm. Bëni krahasimin me ata që janë tani. Pastaj të vije bast për Android nuk ishte shumë e guximshme, mjafton të ishim të bindur të bënim një investim afatgjatë. Një zonë ku Google është shtyrë vërtetë prej konkurencës është fusha e rrjeteve socialë. Dy vitet e fundit keni punuar fort për të hyrë në një territor të dominuar nga një rival unik, Facebook. A nuk është kështu? Unë nuk e shoh kështu. Na është dashur të reflektojmë se si përdoruesit tanë shkëmbejnë informacione, si shprehin personalitetin e tyre e gjëra të tilla. Dhe po, ka një kompani shumë të fortë në këtë sektor. Por duhet të dështojë një kompani tjetër që të na lejojë ne të kemi sukses? Jo, ne bëjmë një gjë tjetër. Sipas meje, është skandaloze të thuash se ka hapësirë vetëm për një në këtë fushë. Kur filluam, të gjithë na thoshin: Një motor kërkimi? Do të dështoni, që tani janë pesë. Dhe ne u përgjigjeshim: Po, jemi motor kërkimi, por bëjmë gjëra ndryshe. Cili është gjykimi yt për Google+? Jam shumë i kënaqur. Po mendojmë për hsumë gjëra të bukura. Shumë janë kopjuar prej konkurrentëve tanë kështu që po bëjmë një punë të mirë. Android ka qenë gjithmonë një platformë krenare që është e hapur, e kundërta e imponimit dhe mbylljes së Apple. U pa kur kompania e Cupertinos hoqi Google Maps nga sistemi i vet IOS6 dhe lancoi aplikacionin e vet. Debati që shpërtheu nga kjo lëvizje e forcoi bindjen tuaj? Nuk dua të bëj komente. Kemi punuar shumë gjatë me Google Maps dhe është bukur të shohim që shumë njerëz e kuptojnë përpjekjen tonë. Dhe pastaj, çështja është që mund të kesh hartat më të bukura të botës, por nëse askush nuk i përdor, nuk vlejnë. Filozofia jonë është të çojmë produktet tanë tek një numër sa më i madh njerëzish. Fatkeqësisht nuk është e lehtë këto kohë. Interneti ka qenë shumë i madh, kemi arritur të gjithë, me shpejtësi dhe duke ruajtur një nivel të lartë cilësie. Tani po kthehemi pak pas tek platformat. Kompanitë e tjera ngrenë mure, dhe unë mendoj se kjo e bllokon pak inovacionin.

TIRANA

1960

Keni blerë Motorolan. Çfarë planesh keni? Do të jeni kaq inovativë me të, si në sektorët e tjerë? Sic deklarova kur u formalizua blerja, do ta mbajmë të pavarur dhe Denis Udsajd është kreu. Ka shumë hapësirë për inovacion. Mendoni pak për celularët sot. Të gjithë janë të terrorizuar nëse telefoni bie në tokë. Por pas pesë apo dhjetë vitesh do të jetë gjithçka ndryshe... Në faqen kryesore të Google është shfaqur një link informacioni kundër një lëvizje të ITU (International Telecommunication Union, agjencia e OKB që merret me standardet e komunikimit global) që sipas disave mund të sanksionojë fundin e internetit të lirë sie njohim. Si ka mundësi? Mendoni pak historinë tonë. Kur krijuam Google diskutohej nëse kopjimi i një file në memorien e kompjuterit tuaj ishte shkelje e copyright. Ne e çuam të gjithë rrjetin në serverat tanë. Nëse do të kish kaluar ajo ide, atëherë lamtumirë motorë kërkimi. Interneti ka qenë një gjë e madhe për shoqërinë, pas 10 apo 20 vitesh do të shohim pas e do të themi: kemi qenë një hap larg kompromentimit të ekzistencës. Si arrin të përhapësh kulturën e Google, përfshirë bindjen tënde për të menduar gjëra të mëdha, në një kompani tashmë shumë të madhe? Si numra jemi në nivel të mesëm. Ne kemi dhjetëra mijëra punonjës, ka kompani që kanë miliona. Çdo të premte, një punonjës i Google mund të të bëjë pyetje ty apo një prej drejtuesve të tjerë, personalisht apo me email. Si arrin të ruash këtë kontakt me njerëzit në një kompani që rritet kaq shumë? Duhet vetëm të kujdesemi për ndryshimin e orës sepse ka njerëz në shtete shumë larg. Dhe e kemi zhvendosur për të enjte, kështu që ata që janë në Azi mund ta bëjnë gjatë javës së punës. Funksionon shumë mirë edhe me dimensionet që kemi, dhe do të vazhdonte të funksiononte edhe po të ishim me miliona. Miliona? Më pëlqen të mendoj që mund të ndërtoj një grup që të arrijë në ata dimensione. Mund të shtonim njerëz dhe të ishim shumë inovativë, do të ishte bukur. Dua të bëj më shumë gjëra. Jo ato që i kanë bërë tashmë të tjerët. Dua të bëj gjëra të reja.

Birra Tirana Sh.A. Rr: “Kavajës”, Tirana - Albania Tel/Fax: +355 4 2229770

Njoftim Njoftohen të gjithë aksionerët e Shoqërisë “Birra Tirana” sh.a. se në datë 4. 04. 2013 ora 11:00 në zyrat qëndrore të Shoqërisë, në adresë Rruga e Kavajës, Tiranë, do të zhvillohet

Mbledhja e Asamblesë së Ortakëve me rend dite: 1. Miratimin e Raportit “Mbi administimin e pasurive vjetore të bilancit financiar për vitin 2012” dhe “raportin e Ekspertit Kontabël” 2. Miratimin e kërkesës së Drejtorisë së Shoqërisë për marrjen e një linje kredi bankare deri në shumën 1.000.000 euro nga “Banka e Tiranës” sh.a, 3. Të ndryshme

ga pikëpamja e marketingut kompania jashtëzakonisht fitimprurëse për kërkirme në internet, Google, dallohet nga të tjerat edhe për shkak të logos së saj Google në një faqe të bardhë në ekran. Kjo zgjedhje e thjeshtë, është në përputhje me synimin e kompanisë si një mjet kërkimi në internet dhe jo si një medium lajmesh ose faqesh argëtuese. Faqja kryesore asnjëherë nuk ndryshon, përveç rasteve kur ajo zëvendësohet nga vizatime artistike, të ashtuquajturat Doodle, kur logoja Google fshihet brenda këtyre gjetjeve stilistikore. Përdoruesit e programit kërkimor Google herë pas here vënë re një logo të ndryshuar, të posaçme, për të shënuar festa të ndryshme, si Viti i ri kinez, apo përvjetorë më të panjohur, siç ishte për shembull 150 vjetori i hapjes së sistemit të metrosë në Londër. Vitin e kaluar pas mbledhjes se mbi 50 mijë nënshkrimeve nga të rinj shqiptarë me 28 nëntor Google bëri një logo me flamurin shqiptar me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Këto gjetje artistike për logon e firmës Google mund të sjellë më shumë përdorues në faqen e saj. Por Ryan Germic, përgjegjës për to, thotë se vlera e tyre për kompaninë nuk gjendet në një plan tradicional biznesi. “Ne jemi këtu për të befasuar, për të krijuar kënaqësi në mesin e përdoruesve tanë dhe për t’i dhënë një element njerëzor programit Google”. Ndryshe nga aspektet tjera të biznesit të Google që vazhdimisht analizon të dhënat dhe përdorimin e tyre, zoti Germic thotë se Doodles vlerësohen në bazë të kriterit tematik. “Ne ndjekim aktivitetet në rrjetet sociale dhe në shtyp për të parë nëse dizenjot tona i bëjnë njerëzit të qeshin. Pra ne përpiqemi të krijojmë më shumë një lidhje emocionale sesa nxitjen e më shumë klikimeve”. Jennifer Hom, punonjëse në projektin Doodles, thotë se ekipi i saj krijon çdo vit mbi 300 dizenjo të logos ose Doodles në shumë gjuhë të ndryshme, por i shmang temat politike ose ato të debatueshme. “Ne thjesht mendojmë për gjërat novatore, artistike dhe të pazakonta, pra diçka që është e përshtatshme për Google”. Ajo thotë se idetë për logon Doodle kanë burime të ndryshme dhe përpiqen të pasqyrojnë procese ndërvepruese. Kultura novatore e kompanisë Google, ambienti i qetë, dhe kombinimi i lojërave me punën ndihmon procesin krijues. Inxhinieri Khris Hom, krijon imazhe vizatimore nga krijimet e artistëve. Ai thotë se fillimisht iu bashkua ekipit si pjesë e një programi për kultivimin e krijimtarisë dhe rritjen e kompanisë. “Përfshirja ime në fillim ishte pjesë e një projekti që mbulonte 20 për qind të punës sime në kompani, një fenomen i zakonshëm në Google, ku inxhinierët mund të shfrytëzojnë një ditë në javë ose 20 për qind të kohës së tyre të punës në çfarë do që u pëlqen atyre. Kështu unë fillova të merrem me zhvillimin e imazheve vizatimorë, dhe dikush nga ekipi Doodle e pa punën time dhe kërkoi që ato të hidheshin në faqen tonë të internetit. Që atëherë puna ime me imazhet vizatimorë ka qenë një kënaqësi e veçantë”. Këta punonjës të projektit Doodles të kompanisë Google thonë se humori në punë pasqyron kulturën e novacionit dhe idenë se Google duhet të jetë një vend i bukur për të punuar ose për ta vizituar në internet.


16

« speciale

E mërkurë 13 mars 2013 •

Kim Philby:

Të jetosh një gënjeshtër

ARMIN TIRANA

P

othuajse gjithçka e shkruajtur rreth dhe nga Kim Philby është gabim. Spiuni sovjetik dhe mjeshtërat e tij të KGB-së kërkuan që t’i ekzagjeronin sukseset e tij kundër Perëndimit, duke filluar me fiksionet që rrethojnë misionin e parë të Philby gjatë Luftës Civile Spanjolle. Më 1 tetor të vitit 1967, “The Sunday Times” kishte këtë titull në faqen kryesore: “Unë spiunova për Rusinë qysh nga viti 1933”. Një foto e madhe bardhezi tregonte një njeri, i cili qëndronte në Sheshin e Kuq, me një këmishë të zbërthyer në qafë, përpara Kremlinit. Botuesi i “The Sunday Times”, Harold Evans, dinte pak rreth figurës në Moskë. Disa muaj më parë, ai kishte mbledhur një ekip e tij të gazetarëve investigues dhe i kish udhëzuar ata që të rrëmonin e të gjenin sa më shumë të ishte e mundur rreth njeriut, emri i të cilit ata patën mësuar se qe Harold Adrian Russell “Kim” Philby. Shpejt ekipi zbuloi se John, djali i Philby nga martesa e dytë e tij, jetonte në Londër. Ndërsa ambicja e John ishte që të bëhej fotograf lufte. “The Sunday Times” e komisionoi atë që të shkonte në Moskë për të fotografuar babain e tij. Philby qe i gëzuar që të shikonte të birin që e kish lënë prapa pasi qe larguar fshehurazi në Rusi nga Bejruti në vitin 1963. John u kthye prej andej me fotografitë e të atit dhe disa informacione të vlefshme. “Babai më tha”, John i thotë Evans se, “rusët i kishin dhënë atij detyrën e penetrimit të inteligjencës britanike në vitin 1933 dhe kjo nuk kishte rëndësi sesa kohë deshi”. Ekipi investiguese mësoi gjithashtu se Philby ishte “njeriu i tretë” në një grup studentësh të Cambridge (dy të tjerët qenë Donald Maclean dhe Guy Burgess) që vodhën sekrete britanike për Stalinin. Në një intervistë rreth investigimit që u

botua në “The Sunday Times” në vitin 2009, Evans iu referua gjithashtu kohës së Philby në Spanjë gjatë viteve tridhjetë, “Kur shpërtheu Lufta Civile Spanjolle, Philby e dërgoi veten në front si reporter freelance me fashistët e gjeneralit Franco”. John Philby vdiq vitin e kaluar dhe në pranverën e 2010 vajza e tij, Charlotte, vendosi që të vizitojë Rusinë dhe të flasë me gruan e tretë dhe vejushën e Philby, Rufina Ivanovna Pukhova, dhe të shikonte sërish apartamentin në Moskë ku kish jetuar gjyshi i saj gjatë mërgimit të gjatë të tij dhe ku, 27 vjet më parë, ajo ishte çuar fshehurazi për herë të parë. Sigurisht, Charlotte e dinte se kush ishte Philby dhe pse u bë aq i famshëm. Në vitin 1933 Philby kishte shkuar në Vjenë ku qe martuar me Litzi Friedman, një komuniste e flaktë. Sipas kujtimeve të Charlotte, të botuara nga “The Independent” në mars të 2010, “kur çifti u kthye në Angli në maj të 1934 Philby, në atë kohë një agjent sovjetik, gjeti punë si korrespondent i jashtëm”. Gjithashtu, ajo besonte se ai ishte “njeriu i tretë”; se qe rekrutuar nga misteriozi “Mar”; përdorte emrin e koduar “Stanley” dhe se “shkrimtarit kryesor sovjetik Genrikh Borovik i qe dhënë akses në dosjen e pashikuar ndonjëherë të KGB-së për Philby në vitin 1994, 6 vjet pas vdekjes së spiunit”. Në Moskë, një shok paemër i KGB-së i Philby i tha Charlotte se , “një grup prej 5 apo 6 ish-kolegësh të Philby akoma takoheshin çdo muaj dhe ngrinin një dolli në emër të tij”. Por shumë nga kjo nuk është e vërtetë. Philby e gënjeu të birin dhe KGB-ja e gënjeu mbesën e tij. Kim Philby qe njeriu i parë më shumë sesa i treti, por nuk u rekrutua për të penetruar në inteligjencën britanike, siç pretendonte ai dhe siç vazhdonte të pretendonte KGB-ja, edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, e etur për të demonstruar suksesin e supozuar të saj kundër Perëndimit. E vërteta

është shumë ndryshe. Kur Philby dhe Litzi erdhën në Londër në maj të 1934, Philby vendosi që t’i bashkohej Partisë Komuniste dhe hyri në kontakt me një prej celulave të fshehta të saj. Ai iu raportua menjëherë Edith Suschitzki, tani Edith Tudor-Hart, një talentekërkuese për NKVD-në, paraardhësja e KGB-së. Ajo qe austriake dhe ishte takuar Philby dhe Litzi në Vjenë pasi Philby udhëtoi në Austri si simpatizant i socialdemokratëve që ndërmorën një luftë civile kundër qeverisë së Engelbert Dollfuss. Pas e verifikoi Philby për NKVD-në, Edith e prezantoi atë me “Otto”, një agjent tjetër austriak i NKVD-së, misioni i fshehtë i të cilit në Londër ishte që të rekrutonte për shërbimin sekret të Stalinit. Emri i vërtetë i Otto ishte Dr. Arnold Deutsch. Takimi i parë midis Deutsch dhe Philby u zhvillua në fillim të qershorit në Regent’s Park. Me 19 qershor të vitit 1934 një oficer i departamentit të jashtëm të NKVDsë, Lev Nikolsky (me emrin e koduar “Schwed”), në atë kohë në Vjenë, mori një mesazh të koduar nga Moska: Në kohën e dërgimit të kësaj letre ne morëm një letër nga “Mar” (shefi i stacionit të NKVD-së, Ignace Reif), aktualisht në Kopenhagen, me informacionin (e fshirë) të mëposhtëm: Grupi ka rekrutuar djalin e anglo-agjentit Philby, këshilltar i Ibn Saud. Mar vendosi kontakte dhe filloi të punojë me burimet 1. Inspektorin (i paidentifikuar, ka mundësi George Whomack), 2. Gotin (Percy Glading; ai dhe Whomack qenë anëtarë të rrethit të spiunazhit Woolwich Arsenal, i dënuar në vitin 1938 pse u ka kaluar sovjetikëve sekrete lidhur me armatimet e Royal Navy) dhe 3. Profesorin (i paidentifikuar, ka mundësi Maurice Dobb, ish-tutor i Philby në Cambridge). Gabimisht KGB-ja besonte se babai i Philby, Harold St John Bridger Philby, një arabist me influencë, mysliman i konvertuar dhe këshilltar i Ibn Saud mbretit të Arabisë Saudite, qe anëtar

i inteligjencës britanike. Kush më mirë për të spiunuar për të se i biri? Deri më atëhere, ata vetëm kishin “kultivuar” Philby me qëllim që të kontrollonin nëse ai ishte i gatshëm apo jo për bashkëpunim sekret të ardhshëm. Philby do të rekrutohej plotësisht si agjent në dhjetor të 1934. Në shkurt të 1935, Nikolsky u bë drejtuesi i tij në Londër. Shpejt Philby do të bënte për NKVD-në një listë të të gjithë shokëve të tij të Cambridge. Nga kjo listë, fillimisht Maclean (i rekrutuar rreth shkurtit 1935) dhe më pas Burgess (i rekrutuar midis korrikut dhe shtatorit) do të fillonin të punonin për sovjetikët nën kontrollin e Reif dhe të Deutsch. Ashtu si me Philby, rekrutimi do bëhej “sipas një flamur të rremë”, domethënë atyre nuk do t’u thuhej se qenë spiunë sovjetikë, por se po i bashkoheshin luftës së Kominternit kundër fashizmit. Përpara shpërthimit të Luftës Civile Spanjolle, në korrik të 1936, stacioni i NKVD-

Disa muaj më parë, ai kishte mbledhur një ekip e tij të gazetarëve investigues dhe i kish udhëzuar ata që të rrëmonin e të gjenin sa më shumë të ishte e mundur rreth njeriut, emri i të cilit ata patën mësuar se qe Harold Adrian Russell “Kim” Philby. Shpejt ekipi zbuloi se John, djali i Philby nga martesa e dytë e tij, jetonte në Londër. Ndërsa ambicja e John ishte që të bëhej fotograf lufte. “The Sunday Times” e komisionoi atë që të shkonte në Moskë për të fotografuar babain e tij. Philby qe i gëzuar që të shikonte të birin që e kish lënë prapa pasi qe larguar fshehurazi në Rusi nga Bejruti në vitin 1963 së në Londër dështoi që ta vendoste Philby në ndonjë vend me interes për Moskën, kështu që u përpoqën më kot që ta përdornin influencën e babait të tij për të siguruar një pozicion si asistent personal të një politikani të shquar. Më së fundi ai përfundoi si ndihmës editor i “Review of Reviews”, një gazetë e majtë liberale.

Një vit pas takimit të parë të Philby me rekrutuesin e tij, Nikolsky i raportoi Moskës: ju e njihni Mädchen (Burgess), ne e siguruam atë nëpërmjet Sirota (Maclean) … Mädchen është një ish-bashkëpatriot (anëtar i celulës komunistë të Cambridge), një tip shumë i mirarsimuar me prirje aventureske. Megjithase e vlerësoj atë më ulët se Synok (Philby) dhe Sirota (Maclean), prapësëprapë besoj se mund të jetë i vlefshëm. Maclean do të ishte i parti që do të penetronte establishmentin britanik, duke siguruar një punë në Foreign Office. Në shtator të 1936, Nikolsky, alias “Alexander Orlov”, u dërgua në Spanjë, për t’u zëvendësuar në Londër nga Theodor Maly, një hungarez. Në janar të 1937, Maly mori udhëzime nga Moska që të dërgonte një agjent në Spanjë. Stalini kishte vendosur se njëra prej mënyrave për të zgjidhur “problemin spanjoll” do të ishte vrasja e Francos. Në vitin 1937 inteligjenca ushtarake sovjetike, GRU-ja, dërgoi disa operativë me mision vrasjen e Caudillo. Përpara se oficerët e GRU-së të filloin të lëviznin, NKVD-ja i kërkoi Maly në Londër që të gjente një agjent për një detyrë të rrezikshme në zonën rebele. Philby u zgjodh pjesërisht sepse kishte shprehur interes për Spanjën dhe kishte pushuar atje me të shoqen në vitin 1935. Nuk iu fsheh Philby fakti që detyra e tij do të ishte që të gjente një mënyrë për t’iu afruar Francos dhe ta vriste. Megjithëse Philby qe entuziast, Maly nuk qe. Ai dyshonte se agjenti i ri në provë ose “stazhieri” nuk do të ishte i aftë që ta kryente detyrën. Pavarësisht kësaj, shefi i Departamentit të Jashtëm të NKVD-së e urdhëroi Maly që të vazhdonte ta përgatiste Philby për misionin. Dosja e Maly në arkivat e KGB-së tregon se Philby u largua nga Londra për Spanjë më 3 shkurt të 1937. John Costello dhe Oleg Tsarov, autorët e biografisë së Orlov të sponsorizuar nga KGB-ja, e titulluar Deadly Illusions (shtëpia botuese Crown, 1993), deklarojnë se Maly i dha Philby një adresë në Paris në të cilën ai t’i dërgonte raportime e tij me postë. Duke cituar nga kujtimet e Philby, ata shtojnë gjithashtu se në rast emergjence ai mund t’i përcillte raportimet nëpërmjet gruas së tij, (e cila më pas shkoi vetë) në Lisbonë, ku ai e kish marrë vizën e tij nga e ashtuquajtura “Agjencia Franco”, mesa duket një referencë për zyrën e drejtuar në kryeqytetin portogez nga vëllai i Francos, Nicolás, ambasadori nacionalist në Portogali. Sipas Tsarev dhe Costello, Litzi qe urdhëruar që të qëndronte në Portogali dhe të rrinte në kontakt me rrjetin e korrierëve sovjetikë, ndërsa i shoqi e mori rrugën e tij në fund të shkurtit drejt bastionit nacionalist të Seville. Autorët nënvizojnë se, “nuk është e qartë nga dosja e Philby nëse ky sistem u vu apo jo ndonjëherë në funksionim”. Ai nuk u vu asnjëherë. Në fakt, kur Philby shkoi në Spanjë, gruaja e tij u nis për Paris, sipas udhëzimeve të NKVD-së, që të mbante një shtëpi të sigurtë atje. Ajo jetonte në luks, duke zënë një apartament në Quai d’Orsay dhe duke argëtuar të ftuarit në një shtëpi fshati në Grosrouvre, rreth një orë larg me makinë nga kryeqyteti. Sipas kujtimeve gojore të saj, ai e takoi Philby një herë në Biarritz, rreth 11 kilometra larg nga kufiri spanjoll, por shumicën e kohës ajo e kaloi duke bërë mbrëmje, duke vallëzuar dhe duke pirë me dashnorin e saj, me emrin Pieter, një skulptor holandez. Litzi më pas do të kujtonte se në shtëpinë e saj në Grosrouvre ata jetonin në një grup prej 12 njerëzish, “të gjithë simpatizantë të flaktë me republikën spanjolle, Léon


speciale • E mërkurë 13 mars 2013 Blum dhe Frontin Popullor”. Me të arritur në Spanjë, Philby e familjarizoi veten me vendin dhe ka mundësi që kërkoi mënyra për t’iu afruar Francos. Me kthimin e tij në Londër në maj të 1937, Philby u udhëzua nga NKVDja që të punësohej si korrespondent i një gazete kombëtare, një punë që do t’i jepte atij shancim për të penetruar establishmentin britanik dhe, pas kthimit të tij në Spanjë, të krijonte akses më të mirë tek Franco. Me ndihmën e të atit, ai siguroi një takim me redaktorin e jashtëm të The Times i cili, nga ana e tij, e prezantoi atë me shefin e tij, Geoffrey Dawson. U propozua që Philby të kalonte disa javë në zyrat e gazetës përpara se të kthehej në Spanjë si korrespondent i The Times. Philby mbërriti në Spanjë në javën e fundit të qershorit 1937. Sapo arriti, ai bëri përparim të jashtëzakonshëm nga një takim i shkurtër me Joachim von Ribbentrop, ambasadorin gjerman në Londër dhe ministër i Jashtëm i ardhshëm, të cilin ai e kish takuar gjatë një pritjeje në Carlton House Terrace në verën e 1936. I mahnitur nga referenca të tilla, këshilltari i shtypit i Franco, Luis Bolín, mendoi se Philby qe, “një njeri i

për në Francë në mënyrë të rregullt. Megjithatë, vizat dhe vulat kufitare në pasaportën diplomatike të Orlov tregojnë se ai nuk e vizitoi Biarritz apo ndonjë qytet tjetër francez në shtatorin e 1937. Në të vërtetë, në atë kohë ai po merrej me sekretarin e Trotsky, Erwin Wolf, i cili qe dërguar nga Trotsky në Spanjë për të vëzhguar “Ditët e Majit” 1937 në Barcelonë; Wolf u “zhduk” më 13 shtator 1937. Më së fundi, sipas kujtimeve të Litzi, asaj iu kërkua nga Deutsch që të shkonte të takonte bashkëshortin e saj në Biarritz, pasi Deutsch nuk mund ta bënte vetë, pasi ishte thirrur të shkonte në Moskë. Ai qe një takim i vetëm, synimi i të cilit është i paqartë, por që mund të ketë qenë një udhëzim për ta braktisur planin e vrasjes. KGB-ja dhe Philby vetë i shpikën “aventurat” e tyre në Spanjë gjatë periudhës 1937 - 1938, me qëllim që të jepnin përshtypjen se Philby qe dërguar në gadishullin Iberik me një mision inteligjence të rrezikshëm sesa për të gjetur vendndodhjen e Francos. Një anekdotë e tillë e quan “arratisjen” e tij nga Spanja nacionaliste, “pothuajse në të vërtetë lëkurën e dhëmbëve të mirë”, siç shkruan Philby

mirë që ngjallte besim në raportet e tij sepse qe aq objektiv” dhe konsideroi atë si “xhentëlmen”. Më 4 shtator të 1937 erdhën nga Moska udhëzimet për Deutsch që i kërkonin të kontaktonte Philby. Telegrami lexonte: Për Stephan (Deutsch). Vendos nëpërmjet kontaktit Scwed (Nookolsky/Orlov) të Sam, kontakte me (Philby) në praninë tuaj në Biarritz në hollin apo kafenë e hotel Miramar. Duke e gjetur emrin e koduar të Nikolsky në mesazh, Tsarev dhe Costello mund ta kishin shmangur tundimin për ta futur atë në këtë operacion në librin e tyre: dhjetë ditë më vonë (pasi Deutsch mori udhëzimet e Moskës) Philby udhëtoi për në Biarritz, qendrën klimaterike elegante në bregdetin atlantik francez që të bënte takimin e tij të parë në 2 vjet me Orlov. Në kafenë e hotel Miramar ata vendosën se duhej të takoheshin të paktën dy herë në muaj në Narbonne për të shkëmbyer inteligjencë ushtarake dhe politike sipas një plani të paracaktuar. Ky qytet i qetë francez, më në veri të kufirit spanjoll, u zgjodh për shkak se Orlov mund të udhëtonte lehtësisht aty nga territori republikan dhe Philby nuk do të ngjallte dyshim nëpërmjet marrjes së pushimeve nga detyra e tij në vijën e frontit. Autorët e kishin gabim. Si korrespondent në Spanjën nacionaliste, Philby do të ishte e shoqëruar në mënyrë të vazhdueshme nga njerëzit e Francos. Ai thjesht nuk mund të “rrëshqiste”

në biografinë e tij të sponsorizuar nga KGB-ja “My Silent War”, e botuar në vitin 1968. Ai thoshte se 2 muaj pas mbërritjes në Spanjë në prill të 1937 dy njerëz, të Guardia Civil nacionalistë, trokitën në derën e tij dhe e zgjuan në mes të natës. Teksa vishej, ai kuptoi se e kish lënë shifrën e tij të NKVD-së të shkruar mbi një copë letër të hollë në xhepin e vogël të pantallonave të tij. Më pas ai kryen ritin ngjethës të mashtrimit mjeshtëror të gardistëve nëpërmjet hedhjes së letrave të tij në tryezë për të tërhequr vëmendjen e tyre, ndërsa përtypi dhe gëlltiti copën komprometuese të letrës. Në realitet, ai nuk kishte nevojë për ndonjë “kod në copë letre” pasi nuk qe shifrues mesazhesh, nuk ishte aq i avancuar si agjent dhe misioni i tij në Spanjë nuk ishte që të grumbullonte inteligjencë. Më tepër, në rast se do të ndeshej me diçka të vlefshme lidhur me Francon për t’ia raportuar kontrolluesit të tij, ai duhej të binte dakord me Deutsch lidhur me një kod të thjeshtë komunikimi të informacionit në çdo fjalë të pestë letre apo kartoline që ai ishte udhëzuar t’ia shkruante “Mademoiselle Dupont” në Paris. Ky qe një gabim trashanik nga ana e Deutsch sepse adresa e Dupont qe ambasada sovjetike në Rue de Grenelle. Nëqoftëse kapej nga censorët spanjollë, kjo do ta kish përfunduar shpejt karrierën e Philby si spiun. Megjithatë, e gjithë historia e letrave për në Paris duket si një anekdotë tjetër e prodhuar nga

Philby dhe mentorët e tij të KGB-së. Misioni i vërtetë i Philby bëhet i qartë nga komunikimet e Maly me NKVDnë, në ndërtesën Lubyanka në Moskë në prill të 1937. Maly raporton se e kish udhëzuar personalisht Philby lidhur me nevojën për të, “zbuluar sistemin e rojeve, kryesisht të Francos dhe pastaj atë të liderëve të tjerë”. Philby qe udhëzuar që të raportonte në pikat e dobëta të sigurisë së Francos dhe të rekomandonte mënyra për të siguruar aksesin tek ai dhe stafi i tij, “nëpërmjet vëzhgimit të kontrollit ndaj atyre që vizitonin atë apo selinë qendrore të tij, ekskursionet e tyre nëpër rrugë, organizimin ditor të tyre, adresat e shtëpive apo vendndodhjet e vendeve që frekuentonin, ku flinin, ku hanin (nëse hanin në restorante). Me pak fjalë, gjithçka nevojitej për të vepruar”. Tsarev dhe Costello pranojnë se, “nuk del e qartë nga dosjet e shqyrtuar deri më tani nëse shefat e NKVD-së e mendonin Philby të ishte ekzekutuesi i Francos apo thjesht agjenti që hapte derën për të tjerët që të jepnin goditjen fatale”. Duke pasur parasysh mungesën e përvojës së Philby, me siguri ishte e dyta, përderisa vrasësit kishte më shumë gjasa të ishin sabotatorë nga njësitë që oficerët e NKVDsë po përgatisnin veçanërisht për misione të tilla në Spanjë. Pas marrjes në pyetje të Philby në Londër, Maly i shkroi Lubyanka me 24 maj të 1937: Fakti është që Söhnchen është kthyer (nga Spanja) në gjendje shumë të ulët shpirtërore, bile ai as nuk ia ka dalë t’i afrohet objektit të “interesuar”. Por mendoj ose më shumë e ndjej nga bisedat e mia të, që edhe sikur t’ia dilte nëpërmjet Salamanca, edhe sikur të kish arritur t’i afrohej Francos, atëhere pavarësisht synimit të tij, ai nuk do të kish qenë i aftë që të bënte atë që i kërkohej. Megjithëse i devotshëm dhe i gatshëm për t’u sakrifikuar, ai nuk posedon kurajën fizike dhe cilësi të tjera të nevojshme për këtë përpjekje (vrasjeje). Pasi Maly u dënua me vdekje nga Gjykata Ushtarake Sovjetike në Moskë më 20 shtator të 1938, gjatë spastrimeve të Stalinit, Deutsch mendonte se nuk do të ishte asnjë gjë po ta kritikonte mikun e vjetër të tij: Ky qe rastin kur “Mann” (Maly) sipas urdhrave të Qendrës, iu dha detyra që ta urdhëronte Söhnchen të vriste Francon, megjithëse Mann e dinte se Söhnchen nuk do të ishte i aftë që ta përmbushte këtë detyrë. Kur Qendra vazhdoi të këmbëngulte në këtë operacion, ai ia komunikoi detyrën Söhnchen, por në një mënyrë të tillë që Söhnchen që edhe vetë Mann nuk e merrte me seriozitet këtë mision. Sjellje të tilla e minuan autoritetin e Qendrës në sytë e këtyre njerëzve, akoma më shumë kur ata kanë një tendencë natyrale për cinizëm, të cilën e kanë trashëguar nga klasa e tyre dhe qëndrimi i përgjithshëm i inteligjences britanike. Kjo është arsyeja se pse ne duhet t’i shikonim oficerët tanë që të manifestonin një besim të patundur tek Qendra, pasi vetëm në këtë mënyrë ata do të ishin të aftë që ta tejkalonin këtë qëndrim të trashëguar nga klasa borgjeze e tyre. Një tjetër histori e përsëritur shpesh në botimet sovjetike rreth Philby, nga ku infiltroi në rrëfimet Perëndimore, ka të bëjë me takimet e supozuara të Philby me Nikolsky/ Orlov dhe oficerë të tjerë të NKVD-së gjatë kohës së tij në Spanjë. Kështu, sipas biografisë së tij të sponsorizuar nga KGB-ja, në mesin e shtatorit 1937, Philby udhëtoi drejt Biarritz për

të takuar ish-kontrollorin e tij të Londrës. Ky është një rast tjetër mashtrimi që synon të glorifikojë NKVD-në dhe Philby. Siç e përmendëm tashmë, nga vulat e kalimit të kufirit në pasaportën e tij, njeriu mund të shikojë se Orlov nuk e vizitoi Francën as në gush e as në shtator, bile në fakt as deri më 8 tetor. Njëlloj i gabuar pretendimi i bërë nga autori Phillip Knightley, në biografinë e tij për Philby të botuar në vitin 1989 dhe në hyrjen dhe epilogun e librit të Orlov “The March of Time” (i botuar në vitin 2004) që Philby kaloi inteligjencën që kish grumbulluar brenda kampit të Francos në takimet me oficerët e NKVD-së në Hendaye apo St Jean de Luz, dy qytete të vogla midis kufirit spanjoll dhe Biarritz. Në të vërtetë, agjenti i ri pati pak mundësi që të grumbullonte ndonjë inteligjencë. Philby nuk ishte kompetent në çështjet ushtarake dhe sigurisht që nuk do të dallonte ndonjë diferencë midis një toge dhe një kompanie apo një tanku të lehtë dhe një tanku të rëndë. Për pasojë, ata oficerë që mbetën në stacionin e NKVD-së pas spastrimeve të Stalinit nuk qenë në gjendje të udhëtonin në rajonin jugor Pyrénées-Atlantiques të Francës. Persekutimi nga ana e Stalinit e ishshefave të ligjshëm e të paligjshëm të stacionit të Londrës, si agjentë imagjinarë të armikut, e vuri në dyshim të ardhmen e operacioneve të ardhshme të inteligjencës në Britani. Me një përjashtim, oficerët e NKVD-së që punon nën mbulesën e ambasadës sovjetike u thirrën në Moskë. Megjithëse stacionet në Londër, Berlin, Vjenë dhe Tokio, ashtu si dhe ato të Parisit dhe Barcelonës, nuk e mbyllën. Ato u reduktuan në 1 apo maksimumi 2 oficerë secili. Shumica e stafit dhe e agjentëve të Departamentit të Jashtëm u spastruan. Maly u thirr në Moskë në fillim të qershorit të 1937 dhe u pushkatua pas një rrëfimi që i ishte nxjerrë me tortura se qe spiun i gjermanëve. Pas kthimit të tij në Londër, Reif u promovua në kreun e degës britanike në Lubyanka, por u arrestua dhe u pushkatua. Deutsch u shkarkua. Të gjitha këto masa i bënë një dëm jashtëzakonisht të madh dhe potencialisht katastrofik operacioneve britanike të NKVD-së. Edhe Philby ju afrua katastrofës. Në librin e tij “We Saw Spain Die: Foreign Correspondents in the Spanish Civil War” (shtëpia botuese Constable and Robinson, 2008), Paul Preston shkruan: “Në Vitin e Ri 1937, gjatë betejës së Teruel, Philby qe pasagjer në një makinë me 3 korrespondentë që po hanin drekë kur u goditën nga zjarri i artilerisë republikane. 23 vjeçari Bradish Johnson i ‘Newsweek’, i cili ndodhej në Spanjë prej vetëm 3 javësh, mbeti i vrarë në vend. Richard Sheepshanks, reporteri i famshëm i agjencisë Reuters, u plagos rëndë, ashtu si Edward J. Neil i Associated Press. Ata u dërguan në spital në Zaragoza, ku vdiqën të dy. I vetmi i mbijetuar qe Philby, i cili pësoi një plagë të lehtë në kokë. Gjakderdhja u shkaktua nga një predhë e vjetër ruse e qëlluar nga republikanët. Më 2 mars të 1938, teksa Orlov ndodhej akoma në Spanjë si shefi i stacionit të NKVD-së, vetë Gjenerali Franco vari në gjoksin e Philby Kryqin e Kuq për Merita Ushtarake”. Më vonë, ndoshta me të drejtë, Philby pretendoi: Plagosja në Spanjë e ndihmoi punën time, punën gazetareske dhe atë të inteligjencës, jashtëzakonisht shumë. Përpara kishte pasur shumë kritika të gazetarëve britanikë nga oficerë të Francos që dukej se mendonin që britanikët në përgjithësi duhet të ishin shumë komunistë, pasi shumë prej tyre po luftonin me Brigadat Ndërkombëtare. Pasi u plagosa dhe u dekorova nga vetë Franco, unë u bëra i njohur si “anglezi i dekoruar

»

17

nga Franco” dhe të gjitha llojet e dyerve m’u hapën. Oficeri i vetëm i mbetur në Londër, Anatoly Gorsky (alias Gromov), një ish-shifrant, u informua pak për agjentët e tij. Në verën e 1939, kur Philby duhej të kthehej në Londër pas mbarimit të Luftës Civile Spanjolle, Gorsky informoi Lubyanka, “Kur na jepni urdhra se çfarë të bëjmë me Söhnchen, do ta vlerësonim shumë disa orientime lidhur me të, pasi ai është i njohur për ne vetëm në termat më të përgjithshme”. Lutjet e tij nuk vlejtën aspak, ndërsa një vlerësim në Moskë konkludonte që inteligjenca sovjetikë në Britani, “ishte e bazuar mbi burime të dyshimta, në një rrjet agjenturor të rekrutuar në kohën që ai kontrollohej nga armiq të popullit dhe, për pasojë, qe jashtëzakonisht i rrezikshëm”. U rekomandua që të ndërpriteshin kontaktet me të gjithë asetet britanike, përfshi Philby. Genrikh Borovik, një shkrimtar sovjetik të cilin ish-gjenerali i KGBsë, Oleg Kalugin, e quan “gazetari ynë qenush”, nuk qe në gjendje që ta shikonte, “dosjen e pashikuar të KGB-së”, por iu ofrua një koleksion dokumentash të fabrikuar nga cilat të shkruante një biografi shenjtorësh që është plot me gabime faktike. Duke përmendur Gorsky, shefi i stacionit të NKVD-së në Londër me emrin e koduar ‘Kap’, Borovik pretendon se ai u ‘pushkatua si spiun polak’, ndërsa në realitet Gorsky e vazhdoi me sukses karrierën e tij në Amerikë. Midis njerëzve të tjerë që u morën me Philby, Borovik përmend ‘Pierre’, por i jep një emër të gabuar (Pierre ishte Naum Eitingon, pasuesi i Orlov në Spanjë; ai nuk kishte të bënte aspak me Philby, por në gusht të 1938 shkoi në Paris për të parë për Orlov, i cili dezertoi nga detyra dhe mesa duket e takoi Burgess atje)”. Borovik kujton se e pyeti Philby: “Kur punuat më pas në Washington, a kishit frikë se mund të ndesheshit me të (Orlov)? Të themi, në një kafene apo në korridoret e CIA-s? Kjo mund të kishte ndodhur në çdo çast, apo jo?”. “Mund të ndeshesha”, pranonte Philby. “Çfarë do të kishit bërë?”, mëshonte më tej Borovik. Philby improvizon, “Mendoj se do t’i kaloja anash, pa e vënë re”. Borovik: “Po ai?”. Philby: “Mendoj se dhe ai do të vepronte njëlloj”. Ky dialog nuk ka asnjë kuptim, pasi autoritetet amerikane këmbëngulën që Philby të pyetej në vitin 1951, pasi paralajmëroi Maclean dhe Burgess rreth arrestimit të afërt të të parit. Orlov u rishfaq në Shtetet e Bashkuara në vitin 1953 pasi vendosi ta botonte librin e tij. CIA nuk kish dëgjuar kurrë për të dhe ai nuk kishte qenë kurrë në “korridoret e CIA-s”. Me vetë largimin e tij nga Washington, karriera e Philby efektivisht mbaroi. Megjithatë, në kujtimet e tij ai pretendon se qe, “oficer i inteligjencës sovjetike prej rreth 30 vjetësh”, ndërsa vazhdonte gjatë gjithë kësaj periudhe dhe deri sa vdiq të ishte “agjenti Tom”. Shpesh, për atë çka gjoja shkroi ai thjesht nuk qe në pozitë që t’i dinte. Pohimet e mëposhtme të bëra nga Philby në kujtimet e tij përmbajnë gabime dhe sajime të shumta. Për shembull, ai pretendon se: (Orlov) … u thirr në Moskë në fund të luftës spanjolle, por në vend që të shkonte atje ai shkoi në Amerikë. Ai jetoi në Shtetet e Bashkuara, në Kanada, por nuk e tha kurrë një fjalë për mua, megjithëse sigurisht ai u mor në pyetje në mënyrë të forcuar nga CIA dhe FBI-ja dhe qe në kontakte të vazhdueshëm me to. Ky pasazh është i mbushur me fabrikime, por, siç e kemi parë, kujtimet e botuara dhe të pabotuara të Philby shpesh dështojnë në thënien e së vërtetës. Ajo nuk qe kurrë qëllimi i tyre.


18

« dossier

E enjte 14 mars 2013 •

Krimet e Mehmet Shehut

Vendimet për pushkatimin e nacionalistëve dhe partizanëve “imoralë” Nga albert kotini

M

ehmet Shehu, komandanti i Brigadës I Sulmuese dhe tmerri i shqiptarëve antikomunistë, dhe Shefqet Peçi, “heroi” i krimit. Brigada I Sulmuese kreu vrasje masive kundër shqiptarëve të Lushnjës, Pogradecit, Dunicës dhe Martaneshit. Këto vrasje i legalizoi vetë Enver Hoxha në mbledhjen e Komitetit Qendror të Partisë më 17.12.1981 për të fajësuar Mehmet Shehun. Mirëpo që në mbledhjen e Beratit të muajit tetor të vitit 1944 të PKSH-së Sejfulla Malëshova tha: “Nuk bëhet mobilizimi i masave me terror. Me terror po zgjidhen të gjitha punët. Unë jam çuditur kur kam dëgjuar të thuhet se, sa më brutal dhe terrorist të jetë një njeri, aq më komunist është. Kjo do të thotë se shokët maten nga brutaliteti dhe kriminaliteti. Në partinë tonë duken simptomat e degjenerimit për ta kthyer atë nga një parti politike në një bandë kriminelësh. Sektarizmi degjeneroi në terror dhe terrori u bë shumë herë krim.” Enver Hoxha po në këtë mbledhje tha: “Vija terroriste ishte e theksuar tek Aliu (Miladin Popoviçi) dhe te Liria (Liri Gega). Unë mendoja si mendonte Aliu, asnjë presje më tepër. Dushani gjoja hiqej kundër terrorit që ka bërë Mehmeti dhe Dumja, por Dushanin nuk e pengonte askush të vriste pa të keq më tepër nga Mehmet Shehu.” Mirëpo kundërshtarët e pushtetit komunist Mehmet Shehu i vrau sipas porosisë së Enver Hoxhës, dhe kjo gjoja gjatë luftës për çlirimin e Tiranës nga data 1 deri më 17 dhjetor 1944, ku pushkatoi mbi 100 të pafajshëm. Sipas dokumentit të dt. 21.10.1943 (fondi “Balli Kombëtar”, AQU) shkruhet: “Ditën 21 tetor 1943 Brigada partizane e komanduar prej Mehmet Shehut sulmoi çetën e Ballit Kombëtar dhe pas një lufte të tmerrshme në kodrën e Cen Hasanit dhe malit të Hajdaranjit mundi të kapë 63 robër. Secilit prej këtyre robërve Mehmet Shehu i bëri këtë pyetje: “A do të luftosh përsëri në radhët e Ballit apo do të luftosh në radhët tona?” Prej 63 robërve vetëm njëri pranoi të futej në brigadën e tij. Të 62 të tjerët refuzuan kategorikisht dhe me krenari. Ata deklaruan se janë në Ballin Kombëtar pasi janë të bindur se Balli lufton për lirimin e Shqipërisë. Mehmet Shehu dha urdhër atëherë që të pushkatoheshin të 62 vetat, kundër çdo rregulli dhe ndjenje njerëzore dhe, ç’është më e pabesueshme, i ndaloi ekzekutuesit t’u jepnin atë që quhet “colpo di grazia” me revolver dhe pa u dalë shpirti urdhëroi t’i thernin me thikë. Në fondin arkivor të Ballit Kombëtar shkruhet në një dokument të tyre: “Në luftën që bëri Mehmet Shehu ndërmjet Çermës dhe Divjakës e në të cilën mbetën të vrarë 109 partizanë e 18 ballistë, ju nuk e tregoni dhe e përshkruani pa asnjë hollësi. Edhe neve nuk na bënte zëmra për t’u gëzuar rreth kësaj masakre, por thamë se u vranë 127 shqiptarë.” Në revistën e Ballit Kombëtar me titull “Robni o liri”, faqe 14, me autor Besim Shtajka, shkruhet një fakt i pazbardhur në histori deri në vitin 2006, të cilën e faktojnë edhe dokumentet gjermane të Vermahtit se: “Në përroin e Shqipskës të Voskopojës (Korçë) zbulohen kufomat e 185 vetave, luftëtarë të lirisë, të mbytur e të masakruar me një egërsi shtazore që rrallë ka parë historia! O klysha të Dushanit! Po akoma keni sy e faqe për të thirrur vetveten ‘shqiptarë’ duke e përdhosur këtë emër të shenjtë? O barbarë të paemër, po kjo është liri e popullit që keni trumbetuar në të katër anët? Kufomat e përroit të Shqipskës buçasin ‘hakmarrje, hakmarrje!’

kundër të huajve që na ndajnë.” Në Brigadën I Sulmuese më datën 17.3.1943 është rregullorja e firmosur nga Mehmet Shehu me 17 pika. E tërë propaganda komuniste e ka cilësuar luftën partizane të ndërgjegjshme dhe mbi baza vullnetare. Mirëpo në këtë rregullore po japim disa pika që flasin të kundërtën. Kështu në pikën 3 shkruhet: “Imoraliteti, sido që të jetë, dënohet me pushkatim”. Pika 11 përcakton: “Kush bën punën e kolonës së pestë, brenda në rreshtat partizane me vetëdije dhe mbjell përçarje e pakënaqësia është i dënueshëm me vdekje”. Në pikën 12, shkruhet se “kush shtie në dorë, ose me armë një partizan të brigadës meriton plumbin në lule të Ballit”. Në pikën 13 shkruhet se “kush dezerton nga rreshtat e brigadës quhet tradhtor dhe dënohet, si i tillë; komplotet në rreshat e brigadës dënohen me plumb”. Komenti do të ishte i tepërt për treguar se sa është spekuluar me këto pika nëpër të ashtuquajturat gjyqe partizane, ku drejtuesi kryesor komandanti i brigadës bënte ligjin e jetës dhe të vdekjes. Kështu ka ndodhur, kur pa dashje ose pa leje të pronarit të ndonjë molle, është vjedhur, ndonjë

kokërr mollë, dhe hajduti “ka shkuar për lesh”. Brigada I Sulmuese, edhe pse Preng Cali u dorëzua në besë, i bëri një vrasje model këtij, për të trembur të gjithë “reaksionarët” e Shkodrës. Vrasja kishte arsyen e vet, pasi Preng Cali njihej, si mbrojtës i vendit nga serbët, të cilët nuk e harruan armikun e tyre. Ky hero i vitit 1924, që shpëtoi Vermoshin, mori vulën e tradhtisë në historiografinë komuniste. Mehmet Shehu, si komandat i Divizionit I Sulmues, në shkresën me numër 2890 dt.6.9.44, sipas procesverbalit të gjyqit ushtarak në qytetin e Peshkopisë, me cilësinë e kryetarit dënoi me vdekje Sherif dhe Zyber Lita, të kapur në Kalanë e Dibrës. Janë aq të shumta bëmat e Brigadës dhe Divizionit I Sulmues, që komandonte Mehmet Shehu, sa ato mund të reflektohen edhe në detyrën e re të Mehmet Shehut, si shpërblim i heroizmave kriminale të mëparshme, por tashmë në detyrën e komandantit të operacionit të zonës së Veriut me qendër në Shkodër. Shefqet Peçi, si komandant i Korpusit III, të ushtrisë nacional-çlirimtare, Shkodër, komunikon me Mehmet Shehun: Shkresa nr 3/5, rezervat,

Shkodër dt. 6.2.1945. “Gjyqi ushtarak i Korparmatës III, dënoi me vdekje 21 persona dhe presim aprovimin e ekzekutimit për10 veta, në lidhje me Dedë Shabanin, 4 vetë me Hasan Isufin, 6 në lidhje me Gjon Martinin, për mbledhjen kundër lëvizjes nacional-çlirimtare. Këta sabotatorë të lëvizjes nacional-çlirimtare janë: Qemal Mlika, Nikollë Teli, Zef Teli, Palok Uçi, Gjon Marku, Nikollë Keci, Kolë Gjete, Gjetë Gjoni, Nikollë Baçi, Lol Marashi, Mark Malaj, Kol Llesh Leka, Gjok Tom Keqi, Mark Simoni, Tom Lekë Deka, Gjon Nikollë Voci, Hyder Dyli, Shaban Dani, Taip Halili, Martin Rroku, Llesh Zefi. - Shefqet Peçi”. Në dokumentin tjetër, nr 35. dt 8.2.1945, Mehmet Shehu, pasi e ka informuar Enver Hoxhën, i përgjigjet kështu Shefqetit: “Nga shqyrtimi që iu bëra proceseve të 21 personave të dënuar me vdekje, konstatova se gjyqi është nxituar, dhe disa prej tyre mund të mos pushkatoheshin. Do t’iu njoftoj me hetimin më vonë për disa, që nuk duhen pushkatuar”. E këto urdhra ishin të komandantit të operacionit me gradën gjeneralmajor Mehmet Shehut dhe të kolonel Shefqet Peçit, si komandant i Korpusit III Shkodër. Shkodra e vitit 1945 dhe operacionet e Korpusit III të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, nuk i ka harruar urdhrat e operacionit nga komandanti i saj gjeneralmajor Mehmet Shehu me këtë përmbajtje: “Në rast se, ndonjë katund ose një grup njerëzish do të guxojnë të shtien me armë, kundër partizanëve, atëherë, duhet të merren masa të rrepta, d.m.th të sulmohen reaksionarët dhe nga ata që do të kapen me armë në dorë, të pushkatohen në vend pa gjyq. Ata elementë, që duken më pak të pafajshëm të shoqërohen të lidhur për këtu në Shkodër, elementi popull, që ka qenë i gënjyer në këto raste, të lihet i lirë e të çarmatoset. Në rast se çdo kush, për të mos dorëzuar armën arratiset, atij i caktohet një afat i shkurtër, aq sa të ketë mundësi të kthehet, dhe në mbarim të afatit, në rast se nuk dorëzohet, ti digjet shtëpia, dhe t’i internohet familja, duke ia konfiskuar edhe pasurinë...Të gjithë elementët dezertorë në radhët e ushtrisë nacional-çlirimtare, që nuk dorëzohen, duhet që pasi të mbarojë afati që i caktohet për dorëzim, t’u digjen shtëpitë dhe t’u internohen familjet dhe në rast se kapen pas afatit, të pushkatohen pa gjyq. Në rast se konstatoni elementë fetarë, si priftërinj, hoxhallarë etj, të cilët janë treguar aktivë kundër nesh, si prifti i Bogës, i Shkrelit, i Thethit etj, këta duhet të arrestohen dhe të shoqërohen për këtu. Sjellja duhet të jetë shembullore, duhet t’i tregohet popullit se neve jemi armiq të reaksionit për mbrojtjen e tij. Në çdo prefekturë do të krijohet nga një kompani shëtitëse, e cila do të komandohet nga komandanti më besnik i vendit dhe do të përbëhet, prej 30-40 partizanë të vendit nga më besnikët, e cila kompani do të gjurmojë këmba-këmbës çdo element të arratisur në rajonin e vet dhe do të plotësojë operacion, pasi ky të jetë kryer nga forcat tona operative... Reaksionit i duhet bërë asgjësim i plotë. Populli duhet organizuar e mobilizuar. Kujt i kërkohet arma duhet të dorëzojë armën ose shpirtin”. Në këto operacione janë shumë dokumente,


dossier • E enjte 14 mars 2013

që kanë një përmbajtje të tillë, vrasjesh, djegiesh, internimesh marrje pasurie. Kështu në dokumentin ekstra, dt.24.2.1945 shkruhet: “Të pushkatuarit janë Lazër Pali nga Magulla; shtëpitë e djegura janë të Vat Gjonit nga katundi Kir, Prel Gjeloshit nga katundi Xham, Zef Markut, Lulash Gjonit, Marash Pjetrit, Shan Murati, të cilëve shtëpitë u janë djegur për arsye se personat e mësipërm janë të arratisur. Malli i sekuestruar është: misër 5 kv, groshë 60kg, kripë 15 kg, një fuçi ufull 10 kg, patate 50 kg, dhi 11 krerë, lopë 2 krerë, që 1 krerë, mëzat 1 krerë. Misri, groshët, krypa, ufulla i’u dorëzua këshillave për t’i grumbulluar në komandën e vendit”. Me këto bilance të “fitoreve”, pasohet me bëma të tjera, që Shefqet Peçi komunikon me Mehmet Shehun. Në dokumentin nr 3, Shkodër 25.2.1945, (për gjeneral Mehmetin): “Në Komunën e Shalës mbaroi operimi me këto rezultate: 500 armë, 222 të mobilizuar, 12 të arrestuar, 3 shtëpi të djegura, tre të pushkatuar. Janë organizuar komandat e vendit dhe këshillat nacionalçlirimtare. Në komunën e Pultit, mbaroi operacioni. Vazhdon operacioni në Komunën e Shoshës. Bajraktari i Shoshës u dorëzua, mbrëmë. Hasan Isufi me të vëllanë u vranë. U zu rob nipi i plagosur rëndë, Boshnjak Hajro. Të fala Shefqeti”. Të tilla raportime rezultojnë për të dy kriminelët, të cilët me një “rendiment të lartë”, realizojnë të gjithë operacionin kundër reaksionarëve të Veriut. Ekzistojnë aq shumë dokumente për vitin 1945, në Shkodër dhe në Kosovë, sa që nuk është “rastësi” e historisë kryerja e këtyre operacioneve. Të bie në sy vrasja e atdhetarëve Preng Cali me shokë në Shkodër dhe Shaban Polluzhës në Kosovë, si një akt antishqiptar, pasi këta nuk ishin vëllezër me serbët, siç ishin Mehmet Shehu dhe Shefqet Peçi. Shkodra, Kukësi, Dibra, Puka, gdhihen nën terrorin e vrasjeve internimeve, arrestimeve, duke u shoqëruar me një bilanc lukunie nën firmat e Mehmet Shehut dhe të Shefqet Peçit, kundër reaksionarëve d.m.th-në ata që ishin, kundër komunistëve. Fenomenet e terrorizmit, ndaj reaksionarëve në të gjithë zonën e Veriut, nisnin nga Korparmata III në Shkodër, ku figura e Shefqet Peçit, i bëri me hije njerëzit, duke parë ndër vite nga mbrapa, se kur e kishin radhën, po mos të flisnin mirë për Enverin, regjimin, lumturinë, paçka se brenda zienin nga e kundërta. Kështu betimet kombëtare, si “për besë”, “për flamur”, “për atdhe”, e “për fe”, u zëvëndësuan nga një betim komunist “për ideal të partisë”. Të gjitha dokumentet e firmosura nga Mehmet Shehu dhe Shefqet Peçi përmbajnë urdhra arrestimesh për fshehje armësh, e deri pushkatim. Kështu p.sh Tomë Marku vjeç 27, nga Sheldia, pushkatohet, se duke pasur nëntë armë, tregon vetëm një. Pushkatimi i tij është bërë me konferencë para popullit të katundit. Njëkohësisht janë internuar po me urdhër te kriminelëve Shehu dhe Peçi, familje të tëra të të arratisurve, shumë prej të cilëve kanë qenë partizanë, por që u arratisën, sepse nuk mund të vrisnin vëllezërit e tyre shqiptarë. Kështu p.sh. gjatë operacionit u dogjën

shtëpitë e tyre në Kelmend, 34 të tilla, dhe u përgjakën në këtë zonë të Kelmendit, mjaft pleq, fëmijë e gra, si strehues të “reaksionarëve” dhe në këtë pafundësi krimesh, u dekoruan për trimëri, e deri heronj të popullit emra, si Ndreko Rino, apo Vanxhel Argjiri me shokë. Sllavët e Jugut të Titos, me instruktorët e tyre ushtarakë pranë Mehmetit dhe Shefqetit, i mësuan si të vrasin shqiptarët dhe si të dekorojnë vetveten për krimin. Operacionet kundër nacionalizmit shqiptar, janë në të gjithë urdhrat e firmosura, që nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu e deri tek Shefqet Peçi, në mënyrën më të egër për zhdukjen e të gjithë antikomunistëve. Më tipike, kanë bënë urdhrat për zhdukjen e priftërinjve katolikë në zonën e Veriut, të cilët janë histori më vete. Mehmet Shehu, si komandant i operacionit në Veri të Shqipërisë nga njëra anë, dhe Koçi Xoxe, si Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit nga ana tjetër, u vunë në garë, duke krijuar një përvojë tmerri për terrorin e kuq. Ata ishin pararendës të gjithë vrasjeve që pasuan, periudhën e diktaturës dhe krimet kanë qenë nga më të tmerrshmet, aq sa ia kaluan edhe mësuesve të tyre serbë. Mehmet Shehu më 9.10 1943 u cilësua, si Isa Toska i dytë, kur me një kompani, nga Fraveshi, vjen në Priskë të marrë kontakt me Xhandarët e Post-Komandës. Kur Mehmet Shehu kërkoi që xhandarët të dorëzoheshin, ata i besuan dhe u dorëzuan, se ishin Shqiptarë. Kur i thanë Mehmetit të bëhet gjyqi, përgjigjja e tij ishte “vetëm plumbin në kokë!”. Për formalitet, i mori vetë në pyetje. E çfarë pyetje? Vetëm emrat: Kapterr Adil Maksuti, nga Margëlliçi i Çamërise, kishte vetëm 15 ditë në shërbim, i varfër, më se prej 15 vjetësh, kishte qenë punëtor në lulishten e Tiranës, ishte një burrë plak dhe tregonte i pafajshëm; Preng Marku, nga Kaçinari e Kthellë; Zef Simoni, nga Fishta e Zadrimës; Preng Lekë Shkreli, mga Malësia e Shkodrës; Prengë Kolë Marku, mga Kaçinari e këtej; dhe Pjetër Shkjalleshi nga Kthjella. Këta pesë të fundit, kishin më tepër se një vit shërbim, por u pushkatuan në vend. Po t’i referohemi në momente të caktuara kronike, luftës partizane, në veçanti, Brigadës I Sulmuese, me të cilën mburret historia e saj, gjatë 50 viteve të shekullit të kaluar, në veçanti, para vdekjes së Mehmetit, zbulon mjaft mashtrime dhe krime të cilat janë dhënë, si një legjendë heroike e saj. Kështu p.sh në listën e partizanëve të Brigadës I të vrarët gjatë luftimeve të ndryshme përfshijnë edhe 54 emra të cilët janë fshirë me vizë të kuqe, pa përmendur enigmën e eliminimit të tyre. Në historiografinë e luftës antifashiste nuk përmenden pushkatime pa gjyq, që ka bërë kjo brigadë, të cilat është tentuar të harrohen nga sistemi politik, për të mos ulur “lavdinë” e kësaj brigade. Mirëpo, kur Mehmet Shehu u cilësua “tradhtar” nga Enver Hoxha, për të errësuar këtë figurë, u dha porosia, që edhe lavdia e Brigadës së V, të varrosej bashkë me komandantin e vet. Pushkatimet e Besim Belishovës, të Tofik Cfirit, të fraksionistëve të Vlorës e deri te kundërshtarët e komunizmit pas vitit 1944, në veçanti, kur Mehmet Shehu ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, mbajnë firmën e një krimineli tipik, për zhdukjen e jetës së shqiptarëve, që mendonin ndryshe nga Enveri. Çështja shtrohet, nëse Mehmet Shehu, edhe me këtë bilanc të mjaftueshëm, të përmendur më lart, a mund

të quhet “Hero i Popullit”, kur me urdhrin e tij shënohen në histori, akte të tragjedisë nga më rrëqethëset. Mehmet Shehu dhe Shefqet Peçi, në garën krimit, kush të tregohesh më i devotshmi që të zbatonte urdhrat më mirë, ndaj Enver Hoxhës. Nuk i lan dot as Buna e as Zalli i Kirit, po të botohen të gjitha urdhrat e krimit që u zbatuan nga Korparmata e III në Shkodër. Megjithëse janë gjallë edhe sot njerëzit e Shkodrës, të Ukës, të Tropojës, Dibrës, Kukësit, që e kanë përjetuar humbjen e njerëzve të vet, rikujtimi i tyre për

motivin, pse u vranë është fatalisht i dënueshëm nga historia. “Heronjtë e Popullit”, vranë me cilësinë shpikjes komuniste për reaksionarët “ballistë”, “zogistë”, e “tradhtarë”, por kurrsesi këto medalje trimërie nuk janë fituar nga betejat reale, kundër fashistëve dhe nazistëve. Viktimat e këtyre urdhrave të Mehmet Shehut dhe të Shefqet Peçit, flasin sot nga varret e tyre: Janë 14 emra nga Malësia e Veriut, ku i 14ti, Dedë Gjoni, apo Lukë Toma, i gjetur i plagosur, është vrarë. Numri i të pushkatuarve në Kelmend arrin mbi 50 veta. Në Dukagjin emrat e të vrarëve, si shqiptarë filluan me Lazër Plin, si të pushkatuar, pa asnjë motiv e në pafundësi tragjedish të tilla Mehmet Shehu mbahet mënd në këto vende, si një kriminel, që ka vrarë heronjtë e vërtetë të tokës së tyre, të cilët mbronin shqiptarizmin dhe jo komunizmin apo sllavizmin. Po tjetri? Quhet Shfeqet Peçi. Më 1924, në Greqi u fut me shërbim, si badigardi i Myfit Bej Libohovës. Në dhjetor të vitit 1924, vjen nga Kakavija në Shqipëri për të rrëzuar qeverinë e Fan Nolit, si shoqërues i Myfit Bej Libohovës. Ka qenë kapter në kohën e Zogut, me Shkollën e “Plotësimit” në Tiranë. Këtu, duke rënë në kontakt me komunistët kaloi nga e majta dhe u bë një nga kryesorët, që organizoi daljen nga burgu të Koçi Xoces. Detyrën e lirimit të komunistëve nga burgu, Shefqeti e realizoi me ndihmën e një kapteri xhandarmërie, që e kishte mik dhe mori pjesë nga brenda në arratisjen e të burgosurve. Në këtë kohë ka qenë kujdestar konvikti në Shkollën Normale të Elbasanit dhe është arrestuar për disa ditë në vitin 1943, si pjesëtar i lëvizjes komuniste. Vjen në Gjirokastër dhe emërohet komandant i forcave partizane të krahinës së Kurveleshit. Në nëntor të vitit 1943, duke qenë një nga drejtuesit e partizanëve për Gjirokastrën dhe pasi kishte filluar lufta vëllavrasëse merr pjesë në ekzekutimin e 14 personave në oborrin e gjimnazit. Të gjithë emrat janë të shënuara në librin e autorit Agim Musta me titull “Gjëmat e komunizmit në Shqipëri”, botim i vitit 2001. Midis të ekzekutuarve ishte edhe djali 15 vjeçar Duro Shehu, të cilit më parë i vranë babain, Myzafer Shehu, një tregtar i ndershëm dhe i respektuar në Gjirokastër. Motivi ishte i vetëm: të qenit antikomunist dhe gjoja tregtari na ishte ballist. Vjerrit të Mysine Kokalarit, Hajro Latos, tregtar i ndershëm, iu kërkua prej Shefqet Peçit një shumë parash. Tregtari iu përgjigj: “Jo, pa para nuk jepet malli”! Kështu, e morën dhe ekzekutuan po atë ditë, nga Shefqeti. Një tjetër ngjarje, ka të bëjë me çetën e “Ballit”, që kishte komandant Seit Shehun, me tridhjetë vetë nga Tepelena, por që ishte kushuriri i Shefqet Peçit. Seiti mbahet mend, si një shoqërues i operacioneve gjermane, dhe për zellin e tij të jashtëzakonshëm në djegiet dhe krimet e bëra. Duke qenë se ishte kushëriri i Shefqetit, shtëpinë tij në Picar, ai nuk ia dogji. Nga Picari, gjermanët kaluan në Golem, dhe sipas listës filluan të digjnin shtëpitë e partizanëve. Një plak i del përpara komandantit gjerman dhe meqë dinte anglisht, sqaron majorin gjerman, se nuk po digjnin shtëpitë e udhëheqësve partizanë, por ato të njerëzve të thjeshtë, duke i treguar si shembull shtëpinë e Shefqet Pecit. Komandanti gjerman e verifikoi dhe e kuptoi “tradhëtine” e Seit Shehut, i cili kishte lënë pa djegur shtëpinë e Shefqet Pecit, të cilin e kishte në krye të listës dhe me urdhër të tij të gjithë çetën e Seit Shehut e çarmatosin dhe i pushkatojnë të gjithë në Nivicë. Seit Shehu mbahet mënd nga gjirokastritet, si një kriminel me damkë, i shkurtër me një revolver në dorë dhe një automatik në krah, dhe cilindo që takonte rrugës në Gjirokastër, ashtu gjysmë i pirë siç ishte, të vriste menjëherë. Vetëm për një gjë të pyeste: “Çfarë iu ka thënë Bedri Spahiu?”. Kështu së koti të vriste. Pas vrasjes së Seit Shehut nga gjermanët, familja e tij nuk pësoi asnjë persekutim, bile pas vitit 1945-1946, djali i tij u bë mësues. Ngjarje tjetër kriminale lidhet me urdhrin e Shefqet Peçit për vrasjen e Ramize Gjebresë, pas operacionit të dimrit, mars-prill 1944. Ramizeja, ishte e dërguara e Komitetit Qendror të Rinisë në Qarkun e Vlorës dhe e atashuara në Brigadën e V Sulmuese. Gjatë operacionit të dimrit, Brigada e V, u nda në grupe dhe u fsheh, në ato anë. Kjo ishte me grupin e Zaho Kokës. Zaho Koka, i pashëm, trim, gjatë kohës së fshehjes, u fut në një shpellë, së bashku me Ramizenë... Kjo u deklarua nga partizanët e tjerë, që ishin në grup me ta dhe, kur u mblodh brigada, e kishin

»

19

denoncuar tek udhëheqja, se Ramizeja me Zahon nuk çanë kokën për ta, por bënin dashuri me njëri-tjetrin. Ramizeja, ishte një nga emrat më të shquar dhe me një kulturë të gjerë, njohëse e tre-katër gjuhëve të huaja. Enver Hoxha e kishte gjirokastrite, dhe për idetë komuniste të saj, por pak liberale, nuk e preferonte shumë dhe donte ta hiqte qafe, duke e dërguar nga Tirana në Vlorë. Ramizeja ishte e fejuara e Nako Spiros dhe ekzekutimi i saj dyshohet se mund të ketë pasur edhe pëlqimin e Enver Hoxhës. Ramizeja, ka qenë shumë e bukur dhe synimet ndaj saj i kishin Shefqet Peçi dhe Hysni Kapo, si drejtues te Brigadës së V. Me të dhënat, ndaj saj, Shefqeti, i improvizoi një gjyq partizan me prokuror Pajo Islamin dhe anëtarë gjyqi, Hito Çakon etj., duke e dënuar me vdekje dhe ekzekutuar para brigadës, me motivin se ka thyer normat e moralit partizan. Çfarë ndodhi? Ramizeja, e mohoi akuzën e saj në fillim. Morën Zahon, e detyruan të deklarojë të vërtetën. Zaho, kur u ekzekutua Ramizeja me përpjekjen e parë, u hodh në sulm që të vritej, sepse e ndiente veten pak përgjegjës për vrasjen e Ramizesë. Për këtë gjyq të stisur, Shefqet Peçi ka përgjegjësinë e komandantit të brigadës. Libohova, e mban mënd Shefqet Peçin, vetëm si kriminel. Kështu ky fshat është sulmuar disa herë dhe numërohen mbi 104 viktima, një pjesë të vrarë me luftë, një pjese iu mor bagëtia, të cilën nuk e jepnin dhe e vrisnin. Në këtë mënyrë u vranë 17 veta çobanë të familjes Beqo në nëntor të vitit 1943. Këto akte kriminale i bëri Shefqet Peçi, bile pati në ndihmë edhe një batalion të EAM-it grek. Motivi i agresionit, ndaj libohovitëve, nuk ka qënë të përfshiheshin në lëvizjen komuniste, përveç Jashar Kasimatit, Kadri Ismailatit, të cilët u bënë titullarë të “Sigurimit”. Ndërsa të tjerë libohovitë nuk e përkrahën komunizmin, prandaj u ndëshkuan. Për të bërë Libohovën me vete, në veçanti në muajt qershor-korrik 1943, një autoambulancë italiane me tre të sëmurë nga repartet e tyre, po shkonte për në divizionin “Perugia” të Gjirokastrës dhe aty partizanët i bëjnë pritë, vrasin të sëmurët, infermieren dhe shoferin, pastaj i çojnë në fund të fshatit Libohovë, me qëllim që partizanët të bëjnë raprezalje atje. Menjëherë nga divizioni “Perugia” rrethohet Libohova dhe 180 burra, ishin gati për t’u pushkatuar, si një masakrim që iu bë italianëve të sëmurë. Një jurist libohovit, nga familja Roshi, i drejtohet komandantit italian me prova, se kjo është vepër e komunistëve dhe se makinën e sollën në Libohovë, sepse nuk pranonin bashkëpunim me komunistët. Duke kuptuar hilenë e partizanëve, komandanti italian u bind për të vërtetën dhe nuk e realizoi hakmarrjen kundër libohovitëve. Libohovitët, ngritën një çetë vetëmbrojtëse të tyre, me komandant Neço Bejleri, i cili erdhi posaçërisht nga Durrësi dhe nuk lejoi këmbë partizani në këtë zonë. Faji i Neços, ishte se pushkatoi 12 veta në Glinë, si hakmarrje për një libohovit të vrarë nga partizanët në gusht të vitit 1943. Neço vjen në Tirane, mirëpo Balli e kishte përjashtuar për këtë veprim të tij dhe njëkohësisht e kishin cilësuar, si një forcë të padëshiruar dhe kriminale. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Abaz Kupi ndaj Neços, sepse kishte vrarë njerëz të pafajshëm. Nacionalistët, ata që bënin vëllavrasje, nuk i nderonin ashtu, siç bënin partizanët, që e vinin në krye të çetave të tyre. Disa trima të Neços i kap Ushtria e Kuqe në Austri, dhe i sjellë në Shqipëri, të cilët u ekzekutuan në Libohovë. Megjithatë, nipi i Neços, Riza Bejleri, u la të punonte në ushtri dhe u bë kampion në motoçikletë. Shefqet Peçi nuk shquhet për ndonjë betejë ballë për ballë italianeve apo gjermanëve, bile, në gusht të vitit 1943 në një aksion, që u bë afër Fushë-Bardhës u mblodhën 2-3 çeta që e shpëtuan nga rrethimi. Në Dishnicë të Përmetit, populli i kësaj krahine e kujton për të gjitha krimet, që ka bërë dhe djegien e njëqind e tridhjetë e ca shtëpive në vitin 1943, pa folur për dhjetëra të vrarë dhe krahina. Për këto krime, populli i ngriti këngën.: “O Shefqet, o ibret, Ç’kemi bërë që po na vret? Ndryshe bën e ndryshe flet, Këmbë e duar lidhur me tela, Kokën po na e bënë thela, Më i zi se katrani, Më egërsirë, se gjermani, Më shpirt kazmë se katrani.” (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Kulturë

E mërkurë 13 mars 2013 •

Eliza Hoxha

Për qytetin dhe dashurinë

P

rej publikut njihet së shumti si këngëtare, por ajo është edhe një arkitekte, së cilës i pëlqen edhe të shkruajë dhe japë mendimin e saj, sidomos kur bëhet fjalë për çështje urbane apo të lidhura me arkitekturën. Bëhet fjalë për Eliza Hoxhën dhe “ditarin” e saj urban, të krijuar përmes shkrimeve të botuara në gazeta të ndryshme në Kosovë përgjatë katër vjetëve. Nëpër shkrime përplaset dashuria për qytetin me dhimbjen që ajo dashuri nuk është e sinqertë. Përmbledhja e tyre në një vend ka qenë krejtësisht spontane. Librin i realizuar në vitin 2012, përmbledh shkrime dhe kolumne të ndryshme që Hoxha i ka botuar nga viti 2007 deri më 2011. Libri është publikuar këto ditë dhe vjen për lexuesin nën titullin “Qyteti dhe dashuria”. “Libri ka ardhur natyrshëm si një nevojë për t’i mbledhur në një kornizë të vetme shkrimet e kolumnet e shumta të shkruara në gazeta si ‘Express’, ‘Koha Ditore’ dhe ‘Zëri’, të cilat janë të njohura për lexuesit si ‘Ditar Urban i Prishtinës”, ka thënë artistja Eliza Hoxha. Autorja e “Qyteti dhe dashuria”, ka dhënë detaje edhe për pjesën përmbajtjesore të librit debutues. “Duke qenë se të gjitha shkrimet kishin kontekst trajtimin e qytetit të Prishtinës, të shpalosur përmes dimensioneve të shumta, kuptohet që libri këto rrëfime vetëm sa i ka përmbledhur dhe i ka sistemuar përmes tre kapitujve tematikë, për të dhënë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të asaj se çfarë është Prishtina sot, pse është e tillë dhe idetë se si mund ta përparojmë atë tutje”, është

“Identiteti” shqiptar më i ashpërr për “Eurovision”

shprehur Hoxha, ndërsa ka shtuar se shkrimet janë të ilustruara me fotografi dhe kjo i bën më të afërt për lexuesit. Mesazhet e “Qyteti dhe dashuria” ndërlidhen me dimensione të ndryshme të jetës në qytet. Por, Hoxha thotë se jo rastësisht i ka vënë këtë titull. “Kjo për faktin se këtij vendi i mungon dashuria e sinqertë, dashuria e vërtetë qoftë e atyre në pushtet apo edhe e vetë komunitetit që e jeton apo përjeton Prishtinën”, ka thënë Hoxha. “Prandaj për një qytet që të na ofrojë dashuri dhe të na shërbejë mirë, dashuria është parametri i parë që duhet të ushqehet dhe të investohet”, ka shtuar ajo. Por Hoxha

thotë se nuk e ka menduar se si do të pritet libri i saj nga lexuesit. Kjo, sepse shkrimet që përfshihen në të kanë qenë publike, por në “Qyteti dhe dashuria” ato vijnë të përmbledhura në një vend. “E rëndësishme është të kuptohet se debati për qytetin ku jetojmë duhet të hapet, duhet të reflektojmë me sinqeritet për problemet, ngecjet dhe sfidat që kemi përpara”, vëren Hoxha. Eliza Hoxha është arkitekte dhe këngëtare. Për veprimtarinë e saj në profesionin e arkitektes në vitin 2010 është nderuar me çmimin për “Arkitekturë edukative dhe promovim të arkitekturës” nga Shoqata e Arkitektëve të Kosovës.

“Milingona e artë”, çmime për shqiptarët

Ali Aliu vlerësohet me çmimin e karrierës Në një mbrëmje gala janë ndarë dje në Maqedoni çmimet “Milingona e Artë” për vitin 2012. Pas votimit nga publiku, tani juria ka bërë vlerësimet e saj për arritjet në tetë fusha, si: Arritja e vitit në sport, Arritja e vitit në artet e performuara, Arritja e vitit në muzikë, Arritja e vitit në botime shkencore dhe letërsi, Arritja e vitit në Artet Vizuale, Talenti i vitit, Ndikimi në afirmimin e kulturës dhe Arritja e vitit në media. Organizatori, Portali milingona.net, bëri që më parë publike fituesit për dy çmimet honorifike. Çmimi i karrierës i ndahet profesorit, Ali Aliu, kurse çmimin Promotor i vlerave shqiptare, i cili i ndahet një personi jo-shqiptar, e merr Vllado Popovski, për librin e tij “Lëvizja Kombëtare Shqiptare (1830-1912). Prezantues i ceremenisë ishte Adrian Aziri. Përveç qilimit të kuq dhe organizimit që vlerësoi të gjthë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e arritjeve shqiptare, fituesit morën edhe një statujë, e cila është e larë me flori 24 karatësh. Kjo është hera e parë që në Maqedoni organizohet një ceremoni e këtij niveli.

Tingujt e parë dëgjohen në një lagje të papërfunduar në periferi të Tiranës. Rrëfimi për “Identitetin” zhvendoset në një skenë të madhe. Ai kulmon para publikut që e duartroket. Kjo është fabula me të cilën shteti shqiptar ia ka servirur publikut evropian këngën me të cilën do të përfaqësohet në “Eurosong”. Videoklipi i këngës “Identitet” të hënën është publikuar në uebfaqen zyrtare të “Eurovisionit”. Versioni final i këngës me të cilën Shqipëria do të garojë në garën më të madhe të këngës evropiane është sjellë në publik e riorkestruar. Kënga është tkurrur në tre minuta, nga katër e dhjetë sekonda që ishte kur dyshja, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, e këndoi për herë të parë “live” në Festivalin e Radiotelevizionit Shqiptar. “Identitet”, që do të prezantohet në gjysmëfinalen e dytë të “Eurosong” në Malmo të Suedisë më 15 maj të këtij viti, është ripërpunuar dhe incizuar në studion “Kingside”, në Stokholm. Këngëtari shqiptar nga Mali i Zi, Ardian Lulgjuraj, shprehet se kënga ka pasur ndryshime. “Ka pasur disa ndryshime. Disa nota janë ndryshuar. Tema ka mbetur e njëjtë dhe kënga është shkurtuar në tre minuta, sipas standardit të ‘Eurovisionit’”, ka thënë Lulgjuraj, ndërsa e vlerëson këngën “më kompakte dhe më agresive”. Lulgjuraj ka rrëfyer arsyen për incizimin e versionit final të “Identitetit” në Suedi. “E kemi bërë vetë këtë përzgjedhje, edhe pse kemi pasur mundësi ta realizojmë në Amerikë, sikur vjet Rona Nishliu. Por ajo studio nuk ishte adekuate për muzikën rock dhe duke pasur parasysh që Suedia anon më shumë nga muzika rock, e kemi gjetur një studio të mirë në Stockholm”, ka thënë ai. Ekipi shqiptar kishte realizuar versionin final të këngës dy javë më parë. Por publikimi është bërë të hënën. “Kënga është dërguar në adresë të ‘Eurovisionit’ dhe derisa është analizuar nuk është publikuar”, ka thënë Lulgjuraj. Sipas tij, “Identiteti” përfundimisht do të interpretohet në gjuhën shqipe. “Duke marrë parasysh që titullohet ‘Identitet’ dhe ka elemente etno, do të ishte qesharake të këndohej në anglisht”, ka thënë Lulgjuraj. Ai është i kënaqur me komentet që janë bërë pas publikimit të videoklipit. “Me sa kam parë, 90 për qind të komenteve janë pozitive. Por nuk prisja kaq shumë kritika pozitive. Sigurisht që këto na japin vullnet dhe na bëjnë optimist. Sido që të jetë, ne do të japim maksimumin”, ka thënë Lulgjuraj. Në uebfaqen zyrtare të “Eurovisionit”, videoklipi është shoqëruar me përshkrim. “Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko do të përfaqësojnë Shqipërinë në ‘Eurovision’, me këngën ‘Identitet’. Qëkur Shqipëria i është bashkuar garës në vitin 2004, ata i kanë zgjedhur këngët në dhjetor përmes garës së tyre kombëtare Festivali i Këngës. Finalja e këtij viti ka rezultuar me fituesit Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko me këngën ‘Identitet’”, është shkruar në uebfaqen e “Eurovisionit”. Kënga “Identitet” që gërsheton elementet etno me muzikën rock, e interpretuar nga Bledar Sejko, vokal e kitarë, dhe këngëtari Adrian Lulgjuraj, ka triumfuar në edicionin e 51-të të Festivalit të Radiotelevizionit Shqiptar, në dhjetor të vitit të kaluar. Dyshja ia doli të ishte fituese ndaj shtatëmbëdhjetë finalistëve të tjerë, në garën që siguron pjesëmarrjen në festivalin evropian të këngës “Eurovision”, duke grumbulluar 74 pikë nga vlerësimi i jurisë. Në vendin e dytë është radhitur kënga “Love” e Anjeza Shahinit, derisa vendi i tretë i ka takuar Hersi Matmujas, me këngën “Kush ta dha këtë emër”. Pas triumfit të këngës “Identitet” nëpër rrjete sociale kishte shpërthyer një debat i ashpër në lidhje me atë se notat e këngës janë huazuar nga kënga “Plavi safir” e këngëtarit serb Momçilo Bajagiq Bajaga, që ishte realizuar në vitin 1988. Aludimet se Shqipëria po shkon në “Eurosong” me një këngë të vjedhur kanë qenë kryesisht të serbëve. Por pas lancimit të këtij lajmi në media, krijuesi i këngës “Identitet”, Bledar Sejko, kishte shkruar një reagim, të cilin e ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” duke mohuar kritikat.


• E mërkurë 13 mars 2013

Saimir Pirgu: P

as interpretimit të suksesshëm në Los Angelos dhe një sërë koncertesh që duket se vetëm i rrisin famën dhe e bëjnë më të dashur për publikun, tenori shqiptar Saimir Pirgu “ndalet” edhe në Nju Jork. Artisti interpreton shfaqet sonte në mbrëmje në premierën e operës “Traviata”, përkrah të madhit Placido Domingo. Duket se gjithçka është parathënë të jetë një sukes i madh për Pirgun. Vetëm disa ditë më parë “The New York Times” shkruante për artistin shqiptar me superlativa. “Pirgu, i cili tashmë është 31 vjeç dhe një tenor me karrierë ndërkombëtare, e ka bërë debutimin e tij në Metropolitan Opera në vitin 2009 në rolin e Rinuçios në operën e Puçinit ‘Gianni Schiçhi’, aria e vogël e të cilit mund të ndalte spektaklin. Të enjten ai u kthye si Alfredo Germont në ‘Traviatën’ e Verdit, një shigjetë drejt nga vendi i verbuar nga shkëlqimi i kurtizanes parisiane me tuberkuloz, Violeta Valeri”, kështu vërente “Nju Jork Times” për artistin shqiptar, i cili pavarësisht famës është “vetëm 31 vjeç”. Por ndërkohë Pirgu vijon shfaqjet… Sonte në mbrëmje ai do të interpretojë në Nju Jork, në Metropolitan Opera. “E ndiej veten mirë. Ndodhem për herë të dytë në Nju Jork pas 2009-ës, pasi kam lëvizur në Çikago, Santa Fe, San Francisko, Los Angelos dhe kudo. Është hera e dytë që vij në ‘Metropolitan Opera’ dhe vij me ‘Traviatën’, nga më të famshmet e repertorit botëror dhe këtë rradhë me një surprizë tjetër: që mbas 45 vjet karrierë të Placido Domingos, unë i marr rolin dhe ai do të jetë babai im. Kjo është një kënaqësi tjetër e madhe. Kam mbushur gjithë pritjet e publikut amerikan dhe të Nju Jorkut. Ne kemi premierën në datën 14 dhe pres gjithashtu gjithë shqiptarët që janë në Amerikë dhe kudo në Nju Jork që të vijnë dhe të shikojnë shfaqjen. Por besoj se shfaqja do të jetë e transmetuar edhe ‘live’ në radio në datën 30. Do të bëhet një ‘broadcast’ dhe gjithkush mund ta dëgjojë. Problemi është që në Shqipëri është tepër vonë dhe njerëzit flenë”, kështu është shprehur tenori Saimir Pirgu, i ftuar në një darkë nderimi për të nga kongresmeni shqiptaroamerikan J. Dio Guardi. Pirgu ka dhënë një intervistë për “Focus” të Robert Papës në SHBA dhe ka folur veç të tjerash edhe për fillimet e tij në muzikë dhe familjen. “Takimi i parë me muzikën ka qenë kur isha 6 vjeç në Shqipëri. Fillova në shkollën e muzikës me violinë. Doja të luaja piano dhe ata thanë se isha muzikant i mirë dhe kisha vesh absolut e do të ishte shumë mirë të luaja në violinë. Dhjetë vjetët që luajta violinë ishin vuajtje për mua, sepse doja të luaja në piano”, ka rrëfyer Pirgu. Për një djalosh nga Elbasani që vinte nga një familje modeste, të arrinte deri këtu ku Saimiri ka arritur sot padyshim ishte diçka tepër e madhe dhe ai vetë e pranon. “Imagjinoni që në vitet ’94-‘95 isha ende një adoleshent. Imagjinoni që kam qenë një nga miqtë e ngushtë të Luciano Pavarottit dhe këtu në këtë mbrëmje është dhe një miku i tij, me të cilin Pavaroti ka ndenjur 40 vjet dhe me të cilin kanë bërë karrierën bashkë. Mendoni dhe që tani unë po këndoj në ‘Metropolitan Opera’ me Placido Domingon. Ëndrra ime i ka kaluar përmasat e realizimit dhe shpresoj Zoti më dhëntë shëndet se gjithë gjërat e tjera i kemi në dorë

Kulturë

»

21

Ëndrra ime i ka kaluar përmasat e realizimit

Tenori i njohur shqiptar interpreton sonte në “New York Metropolitan Opera”. Pas premierës shfaqjet vijojnë edhe më 18, 23, 26, 30 mars dhe 3 e 6 prill. Kongresmeni Dio Guardi dhe komuniteti shqiptaro-amerikan (AACL) në SHBA, darkë për artistin në “Park Avenue” në zemër të Manhattanit

vetë”, thotë duke qeshur artisti.

kujtime të bukura prej tij”, vëren Pirgu.

Pavarotti, i habitur prej meje “Luciano Pavarotti donte çdo zë të bukur dhe ai ndihmonte këdo që trokiste në derën e Luçianos”, kështu shprehet tenori shqiptar Pirgu, ndërsa kujton miqësinë me të madhin Pavarotti. Ai vijon se Pavarotti nuk ishte zemërgjerë vetëm me të, por me të gjithë. “Më pas në Akademinë e Modenas ka ndihmuar shumë e shumë të tjerë të rinj. Por mua nuk më gjeti si nxënës. Ato që unë arrita i kaluan pritjet që ai kishte për mua. Çdo ditë unë i thosha: sot kam fituar Carruson, nesër kam bërë këtë, pasnesër atë dhe kjo e bëri Luçianon të besonte pak më trepër nga ç’mund të besonte. Fjalët që ai më thoshte gjithmonë ishin: ‘Ore, unë në moshën tënde kam qenë akoma në shkollë, bëja akoma mësuesin e fiskulturës’. Kam vetëm

Shqipëria, zëra të bukur për shkak të pozicionit gjeografik Për artistin Saimir Pirgu, hapësira shqiptare ka nxjerrë një numër të konsiderushëm artistësh me të cilët duhet të krenohet. Ai përmend sopranot Inva Mula dhe Ermonela Jaho, tenorin Josif Gjipalin, por edhe Gëzim Myshketën. Për këtë të fundit shprehet se është thuajse moshatar me të, në fillimet e karrierës dhe që ka mbërritur në nivele të larta. Por “Por, Shqipëria ka qindra talente që i takon kudo. Në orkestrën e Vjenës janë tre instrumentistë shqiptarë, në La Scala tetë, e të tjera. Plus balerini kryesor në trupën e ‘La Scalas’ është shqiptar. Pra shqiptarët janë kudo”, shprehet Pirgu, ndërsa flet për kolegët e tij të të njëjtit gjak dhe Shqipërinë. Ai vëren edhe se sa herë shkon në Sh-

Ajo befason gjithmonë me punët e saj dhe vështrimin krijues. E veçantë, duke guxuar, Lume Blloshmi vjen edhe këtë herë në një ekspozitë vetjake të sajën pikërisht në Ditën e Verës. Sot në mbrëmje ajo do të prezantojë para publikut kryeqytetas punët personale… Edi Hila Natyra tranzitore e jetës ka qenë bazë e frymëzimit për shumë artistë, që prej kohës së Caravaggios e deri tek marria e shndritshme e anglezit Hirst, për të cilin vdekja është jeta që do trajtuar me buzëgaz dhe kreativitet. Por, a mund të jetë cigarja e përdorur prej shumë kohësh në të gjithë botën, një e mirë...?! Me këtë rast mund t’ju tregojmë shumë shembuj nga artistët, të cilët e kanë përdorur atë për qëllime pozitive. Në “Autoportret me cigare” e Sarah Lucas, “memento mori” (lat. ‘kujto, se do të vdesësh’) tradicional fiksohet gjatë rrugëtimit

qipëri bluan me vete ‘plane’ të qëndrimit dhe realizimit të projekteve të ndryshme. “Vetëm pas javës së dytë them: bobo, çfarë do të bëj këtu?! Sepse është i ëmbël vendi jot, ajo kafja në mëngjes. Ne na ka falur Zoti një pozicion kaq të bukur me dritë dhe me diell dhe kjo është mbase dhe gjëja që na bën interesantë, ekzotikë pr publikun e huaj, dhe mbase edhe në zë. Të gjithë zërat e Mesdheut kanë qenë zërat më të bukur”. Saimir Pirgu flet edhe për prindërit e tij, për

të cilët thotë se janë artdashës dhe kërcejnë shumë bukur. Por megjithatë nuk është se në familje ka dikush tjetër prirje muzikore, përveç tij. “Jam i vetmi, besoj se mjaftoj”, thotë me humor, ndërsa shton se megjithatë prindërit e tij janë shumë artdashës. “Ata vijnë shumë shpesh këtej dhe më vizitojnë. Këtë vit ca më pak se kemi dhe një mik të vogël, ka hyrë dhe një Pirgu tjetër i vogël në familje dhe janë të zënë tashmë të bëjnë gjyshin”, përfundon artisti. Blerina Goce

Provokimet e Blloshmit të vet duke na lënë me idenë se fundi do të vijë shpejt. Ndërsa tek “Kafka e mbuluar me bocet e cigareve”, si vepra më e re e Lumturi Blloshmit kërkon të thotë se vdekja mund të parandalohet vetëm nëse jemi pak më të kujdeshëm. Për “For the Love of God” e Damien Hirst-it, historiani hollandez i artit Rudio Fuchs shkruan: - “Kjo vepër tregon për fitoren mbi dekadencën. Në të njëjtën kohë ajo tregon se vdekja është pafundësisht e pamëshirshme, në krahasim me trishtimin e përlotur në veprën e Hirst-it, ajo është lavdia vet”. Nuk ke se si mendon ndryshe kur shikon kafkën mbuluar me diamanta, ashtu sikundër kafka e mbuluar me boce cigaresh “moment mori-in” e saj kërkon ta shtyj sa më shumë, duke nënvizuar një linjë tjetër në lidhje me idenë e fitores së jetës mbi vdekjen. “Kafka me boce cigaresh”

kishte lindur në mendjen e Blloshmit shumë kohë më parë, por se tani ajo shfaqet pranë Qendrë së Biznesit ‘’Kompleksi Halili’’ edhe si homazh ndaj Damien Hirst-in. Kjo sallë ekspozimi ndodhet në një vend pranë disa klinikave apo studiove mjeksore, për këtë arsye ajo bëhet në një vend reflektimi për cilindo që ndalet dhe e shikon, sepse vepra që është ekspozuar në të na kujton dhe bën që të mos harrojmë atë së cilës askush nuk i shmanget dot. Vepra vjen e fuqishme në tërë kompleksitetin e vet, duke afirmuar origjinalitetin shprehjes së saj artistike. Është një vepër që në kontekstin e vet shqiptar, me simbolikën e saj shpërthen fuqishëm kundër të gjithë ndotjeve e mbetjeve. Fundet e cigareve nga gjendja e tyre e vdekur, si plehra të pështyra nga goja e njeriut, kthehen përsëri në

sipërfaqen e kafkës së atij vet duke iu nënshtruar procesit të riciklimit. Në këtë mënyrë ato pushojnë se qenuri plehra dhe tanimë zotërojnë një autoritet të plotë, sepse kanë hyrë në një marrëdhenie me kafkën ose ne daçi me vet vdekjen, për të na paralajmëruar seriozisht për vazhdimin e pastaj fundin e tmerrshëm.


22

« speciale

Profil

Del tymi i

bardhë Habemus Papa:

E enjte 14 mars 2013 •

VIKTOR VEKSELBERG,

rusi më i pasur

Ai mund të mos jetë biznesmeni më i famshëm në Rusi, por Viktor Vekselberg tani është rusi më i pasur. Ky është statusi që ka marrë investitori i resurseve natyrore nga Indeksi i Miliarderëve të “Bloomberg”, pasi “AAR” ia ka shitur 50 për qind të aksioneve të “TNK-BP”-së gjigantit “Rosneft” për fiks 28 miliardë dollarë amerikanë, të hënën. Vekselberg është ndër pesë oligarkët rusë që kontrollojnë konsorciumin “AAR” përkrah Mikhail Fridmanit, Leonard Blavatnikut, German Khanit dhe Alexey Kuzmichevit, dhe marrëveshja e tij e fundit ia ka rritur atij pasurinë në 18 miliardë dollarë dhe e ka bërë atë njeriun e 40-të më të pasur në botë. Vekselberg tani është për mbi 700 milionë dollarë para titullarit të mëparshëm, investitorit të metaleve dhe teknologjisë, Alisher Usmanov. Marrëveshja për shitjen e aksioneve të “TNKBP”- së gjithashtu i ka shtuar 1.2 miliard dollarë pasurisë së Fridmanit, duke e kaluar atë të miliarderit Roman Abramovich, pronar i klubit anglez të futbollit Chelsea, dhe atë të miliarderit të çelikut dhe minierave, Alexey Mordashov, sipas “Bloomberg”, dhe e ka bërë atë njeriun e pestë më të pasur në Rusi. Ndërkohë, pasuria e Blavatnikut është rritur për 1.5 miliard dollarë në 15.4 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun e 46-të më të pasur në botë, para bashkëthemeluesit të “Microsoft”- it, Paul Allen, dhe shefit të “Nike”-s, Philip Knight. Khan, sipas Indeksit, ka një pasuri prej 10.3 miliardë dollarë, ndërsa Kuzmichev në llogari ka 8 miliardë dollarë. Ngritja e Vekselbergut është mahnitëse. I lindur në perëndim të Ukrainës, Vekselberg është trajnuar si inxhinier dhe ka hyrë në biznes më 1990, në muajt e fundit të Bashkimit Sovjetik. Deri në vitin 1996, ai kishte

Argjentinasi Bergoglio

në krye të Vatikanit Papa K

i ri

ardinali argjentinas Jorge Mario Bergoglio, një intelektual që modernizoi atë që konsiderohej si një nga degët më konservatore të Kishës Katolike në Amerikën Latine, do të pasojë Papën Benediktin XVI. Bergoglio është Papa i parë jezuit. Ai është 76 vjeç dhe thuhet se ka marrë numrin e dytë më të madh të votave pas Jozef Racingerit në zgjedhjen e Papës në vitit 2005. Me profesion kimist, kardinali Bergoglio ka dhënë mësime në letërsi, psikologji, filozofi dhe teologji para se të merrte detyrën si kryepeshkop i BuenosAjresit në vitin 1998. Brenda gjashtë vjetësh nga prift i një manastiri të vogël në një provincë ai u bë kryepeshkop i BuenosAjresit dhe më pas kardinal kryesor i Argjentinës. “Karriera e tij ka qenë mahnitëse”, - thonë analistët.

N

ga Kapela Sistine e Vatikanit doli tym i bardhë, që paralajmëroi se konklava e kardinalëve zgjodhi Papën e ri. Jorge Mario Bergoglio, ose Papa Françesku i Parë, arkipeshkv nga Argjentina, do të jetë kreu i ri i Selisë së Shenjtë. E gjithë bota mbrëmjen e sotme i ktheu sytë nga Vatikani, kur kardinali Tauran njoftoi zgjedhjen e 76-vjeçarit Bergoglio, i njohur në konklavën e kaluar, kur ishte një ndër kandidatët (i vetmi jezuit brenda konklavës) potencialë për të marrë drejtimin e Kishës. Kolegji i Kardinalëve prej 115 vetash votoi dje disa herë për zgjedhjen e Papës së ri, i cili do t’i zërë vendin Benediktit të 16të. Muajin e kaluar Benedikti tha se nuk kishte forcën fizike

për të kryer detyrat e Kishës. Rezultati i votimit në Kapelën Sistine, nën muralet e famshme të Mikelanxhelos, ishte i paparashikueshëm dhe detyra e kardinalëve ishte e vështirë. Ata duhej të zgjidhnin një papë të aftë për të spastruar nga njëra anë burakracinë e korruptuar të Vatikanit dhe nga ana tjetër për të rigjallëruar katolicizmin, në një kohë kur laicizmi është në rritje. Sytë e njerëzve ishin drejtuar sot gjatë gjithë ditës nga oxhaku mbi Kapelën Sistine në pritje të tymit të bardhë. Për zgjedhjen e Benediktit në vitin 2005 u deshën katër votime. Kësaj here u deshën vetëm tre. Një kandidat duhet të marrë dy të tretat e votave, ose 77 vota për t’u zgjedhur në krye të Kishës Katolike.

arritur të ngrihej për t’u bërë shef i “Tyumen Oil” (TNK) dhe ka negociuar partneritetin 50-50 ndërmjet “TNK”-së dhe “BP”-së. Vekselberg gjithashtu ka bashkëthemeluar grupin e tij të aluminit, i cili më pas është bërë pjesë e gjigantit “Rusal”, ndërsa interesat e tij në biznes tani mbrohen nga grupi i tij “Renova”. Vekselberg, 56-vjeçar, i njeh shumë mirë rregullat e lojës në Rusi: që biznesmenët e pasur duhet të rrinë sa më larg politikës. Fati i Mikhail Khodorkovskyt - i cili më parë ka qenë, ashtu sikurse Vekselberg tani, njeriu më i pasur i Rusisë - është i ditur për të gjithë. Ndryshimet në listën e të pasurve kanë ndodhur pasi që grupi i naftës “Rosneft”, i cili kontrollohet nga Kremlini, të hënën ka bërë të ditur se do të blejë krejt “TNK-BP”-në nga “AAR” dhe “BP” për 55 miliardë dollarë. Teksa “AAR” po ia shet “Rosneft”- it 50 për qind të aksioneve të saj në “TNK-BP”, kompania e naftës me seli në Britani të Madhe njëkohësisht është duke u ndarë edhe nga 50 për qind të hiseve në “TNK-BP” për para dhe për aksione në “Rosneft”, që kapin vlerën e rreth 27 miliardë dollarëve amerikanë. Përderisa pasuria e Vekselbergut është në rritje, ngritja e tij në krye të listës së më të pasurve të vendit të tij gjithashtu është ndihmuar nga plagët e Usmanovit. Pasuria e tij ka shënuar një rënie në Indeks për më shumë se 1 miliard dollarë në javën e kaluar, teksa “MegaFon”, kompania e dytë më e madhe e telefonisë mobile në Rusi, ku Usmanov ka në pronësi shumë aksione, e ka shtyrë hyrjen e saj në bursën e Londrës.


sport • E mërkurë 13 mars 2013

Disiplina fal Roshin, dënon Deden K omisioni i Disiplinës ka vënë dorën në zemër kësaj here. Sidomos për Besën, së cilës nuk i revokohet fitorja 2-1 ndaj Tiranës, as i hiqen tri pikë nga klasifikimi, sikurse kishte qasje ligjore në Kodin e Disiplinës Sportive, por detyrohet të luajë një ndeshje pa tifozë dhe të paguajë 2 milionë lekë të vjetra gjobë. Thënë pak më shkoqur, në këtë histori ka dalë më e fituar vetë FSHF-ja, që ka shtuar ca para në arkën e saj, ndërkohë që Nevil Dede, përveç shuplakës që mori në pushimin mes dy pjesëve të lojës, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Nuk ka dalë “pa lagur” as trajneri i Besës, Përparim Daiu. Për atë “ledhatim” në faqe që i ka dhënë lojtarit kundërshtar, Gentian Muça, ai pezullohet 4 ndeshje nga aktiviteti zyrtar. Në këtë mënyrë, verdhezinjtë duhet ta luajnë finalen e radhës për mbijetesë me rivalin direkt në këtë lloj beteje, Luftëtarin”, pa praninë e “lojtarit të 12-të”, tifozërinë, por edhe pa sulmuesin kryesor, që realizoi golin e parë ndaj Tiranës, me penallti. Sokol Cikalleshi është pezulluar nga Disiplina për një javë, ndaj nuk mund të aktivizohet ndaj bluzinjve gjirokastritë. Vendimet e Komisionit të Disiplinës 1. Trajneri i KF “Besa“, Përparim Daiu, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 2. Trajneri i KF “Tirana“, Nevil Dede, për provokim të

publikut dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 3. KF “Besa“ për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë dhe me 200.000 lekë gjobë. 4. Lojtari i KF “Besa“, Sokol Cikalleshi, për sjellje josportive dënohet me 1 ndeshje pezullim. 5. Lojtari i KF “Tërbuni”, Klodian Sulollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes

dënohet me 4 ndeshje pezullim. 6. Lojtari i KF “Lushnja“, Erdis Metushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dënohet me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 7. KF “Gramshi“ për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni në fushë asnjanëse. 8. Lojtari i KF “Korabi “, Besfor Laci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të

ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim. 9. Lojtari i KF “Skrapari“, Denis Musai, për goditje me grusht të lojtarit kundërshtar dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 10. Për problemet e ndodhura në ndeshjet NaftëtariIliria, Kategoria e I dhe Kat III, komisioni do të shprehet mbledhjen e ardhshme, pasi të kryhen verifikimet nga sekretariati i FSHF-së.

Tirana: FSHF ndëshkon viktimën e komplimenton agresorin Klubi i Tiranës reagoi në lidhje me vendimet e komisionit të disiplinës nëpërmjet një komunikate për shtyp ku e konsideron të padrejtë ndëshkimin e trajnerit Dede me dy ndeshje pezullim. Klubi i Tiranës pretendon se në vendim evidentohen probleme madhore të cilat vijnë si produkt i parashikimeve jologjike të Komisionit të Disiplinës që ndëshkon viktimën për pësimin e dhunës dhe sipas klubit kryeqytetas komplimenton agresorin për gjestin civil në thonjëza. “Klubi i Futbollit Tirana nuk kërkon të ripërsërisë faktet tashmë të përbotësuara, por, sqaron opinionin publik se, në Vendimin e KD-së evidentohen probleme madhore të cilat vijnë si produkt, fillimisht i parashikimeve jologjike të korpusit ligjor sanksionues i kundravajtjeve disiplinore, duke përfunduar në inkoherencën vendimmarrëse të këtij organi juridik, i cili ndëshkon viktimën për pësimin e dhunës dhe komplimenton agresorin për gjestin “civil” të kryer. Kjo, në terma të Kodit të (In)Disiplinës Sportive të miratuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, përkufizohet: nxitje e urrejtjes dhe akteve të dhunës ( Neni 52 ). Duke vazhduar në analizë të Proces – Verbalit të lartpërmendur, në Pikën 8, KD-ja është shprehur me vendim se, K.F. Besa për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me zhvillimin e 1

(një) ndeshje pa spektatorë dhe 200.000 lekë gjobë në baze të neneve 65.1 dhe 65.3/a të Kodit të Disiplinës Sportive. Janë të ftuar të gjithë të interesuarit që të lexojnë përmbajtjen e Nenit 65.3/a, si vijon: “Në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi, pa shkaktuar akte të dhunës apo ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium do të penalizohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë”. Referimi i kryer ndaj kësaj dispozite, jo-vetëm që nuk ka të bëjë me rastin konkret, por mohon edhe vetë deklarimet e kryera publikisht nga Vëzhguesi i FSHF – së për rrethanat e ngjarjes. Ndëshkueshmëria penale e këtij akti është jashtë juridiksionit, kompetencave por edhe vullnetit të organit të qeverisjes sportive dhe për këtë, K.F. Tirana nuk paraqet asnjë kundërshti. Por, pohimi mohues rëndohet edhe më tej kur kryhet nga vetë institucioni përgjegjës për garantimin e vërtetësisë në futboll. Ndaj Trajnerit, Z. Nevil Dede dhe rrjedhimisht, Klubit të Futbollit Tirana në intervalin famëkeq në pushimin e ndeshjes së datës 10.03.2013, janë konsumuar shkelje të rënda të cilat, do të pas sillnin ndëshkimin e rëndë të K.F. Besës, në cilësinë e skuadrës pritëse. Është e kuptueshme që klubi ynë nuk gëzon pozicionin e prokurorit apo gjyqtarit dhe as

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

manifeston vullnetin dhe dashakeqësinë për ndëshkimin e homologëve, por nuk mund të pranojë assesi përçudnimin e së vërtetës. Shkelje të tilla si : Kërcënimi ( Neni 58 ), Dështimi në përmbushjen e përgjegjësive ( Neni 65.1, 65.2, 65.3/b ), pa përmendur Sjelljet ofenduese ( Neni 56 ) ndëshkohen/mund të ndëshkohen me masën e humbjes së ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3:0. Këto ndëshkime, nuk janë kërkuar nga ne për të vetmin motiv: Më datë 10.03.2013 u luajt futboll i vërtetë, aq sa i vërtetë ishte akti i dhunës ndaj Trajnerit tonë, i ndëshkuar në cilësinë e viktimës. Një agresor i identifikuar, i cili ushtron funksionin e përfaqësuesit të aksionarit, konsumon kundravajtjen e parashikuar në Nenin 48.2/b, si sjellje e keqe ndaj kundërshtarëve, mbetet i pandëshkuar nga drejtësia sportive, ndërsa një subjekt i dhunuar dhe i kërcënuar ndëshkohet për një gjest të ashtuquajtur... provokues. Nëse Komisioni i Disiplinës merr atributet e amenduesit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ne do t’i përulemi solemnisht sot e kurdoherë. Klubi i Futbollit Tirana mbështet Trajnerin e saj në çdo vepër dhe deklaron se, do t’i sigurojë të gjithë asistencën e nevojshme për garantimin e të drejtave të cënuara drejtpërdrejtë nga “rojtarët” e Fair Play – it”, thuhet në deklaratën e Tiranës.

politika: Oli Xhilaga, ervin koçi ekonomia: brikena dervishaj sociale: Erta bode rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

»

23

Murinjo: Me Interin kam kujtime më të bukura se me Realin Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar një intervistë me trajnerin e Realit të Madridit Zhoze Murinjo, ku portugezi ka zbuluar diçka rreth të ardhmes së tij. Këto ditë ku gjithnjë e më shumë po diskutohet për largimin e tij nga Madridi, Murinjo ka dhënë opinionin e tij. Murinjo ka theksuar se po kalon ditë të bukura në Madrid, por sipas portugezi ai ka përjetuar emocione edhe më të forta kur ka drejtuar skuadra të tjera, në veçanti Interin. “Unë nuk i marr vendimet për të ardhmen time në bazë të rezultateve që arrij, nëse fitoj apo humbas”- ka thënë Murinjo. E ardhmja “E thashë, se unë nuk i marr vendimet bazuar në rezultatet që arrij. Prioritet për mua është të punoj fort dhe me përkushtim maksimal çdo ditë. Të punoj sa më mirë për klubin tim pa menduar shumë për veten.” Java e madhe, dy fitore me Barcelonën dhe me United “Po është e vërtetë se ka qenë një javë emocionuese, ku kemi arritur tri fitore të rëndësishme, por më lejoni t’iu them se kam përjetuar edhe ditë më të veçanta se këto. Më të bukura kanë qenë tri fitoret me Interin, që na dhanë tri tituj. Fituam kupën ndaj Romës, fituam ndaj Sienës në kampionat dhe siguruam titullin dhe së treti fituam Ligën e kampioneve ndaj Bajernit. Kjo shpjegon edhe faktin përse nuk kam vepruar si i çmendur pas kualifikimit në Old Trafford. Por kjo nuk i heq asnjë presje rëndësisë së asaj fitore, pasi na ka siguruar biletën për më tej, ku na presin të tjera sfida të mëdha. Për momentin jam i qetë dhe i kënaqur.” Admirues i Rajan Gigs “I pabesueshëm, vetëm kështu mund të përshkruhet një lojtar si ai. Kam biseduar për pak çaste me të në tunel para fillimit të ndeshjes. Ka luajtur 90 minuta ndaj Realit të Madridit dhe nuk e di se si ia ka arritur të luajë në atë nivel. Ju ndoshta mund të gjeni fjalë të tjera për ta përshkruar atë lojtar, por për mua është thjesht i pabesueshëm. Unë mendoj se dhe Sër Aleks Ferguson gëzon një respekt maksimal për të dhe për Pol Skolsin. Unitet është një miks moshash ku të gjithë ndjehen mirë.” Ronaldo si Gigs? “Unë jam i bindur se Ronaldo mund të luajë në të tilla nivele në moshën e Gigsit, por ajo që më bën të jem skeptik është nëse ai do të ketë dëshirën për të luajtur aq gjatë. Gips dhe Skols munden dhe duan ta bëjnë. Unë shpresoj që dhe Ronaldo ta bëjë për të mirën e futbollit.”

Mesi në qiellin e shtatë: E dija se mund t’ia dilnim Lionel Mesi ka qenë pa dyshim njeriu i mbrëmjes në përmbysjen historike të Barcelonës në Ligën e Kampioneve. Argjentinasi ka shënuar dy golat e parë që i kanë çelur rrugën fitores së madhe të Barcelonës në një mbrëmje të çmendur. Në ditë pas arritjes historike argjentinasi ka lënë një mesazh në profilin e tij në rrjetin social kinez “Tencent Weibo” ku ka nënvizuar: “Nuk i imagjinoni dot sa i lumtur jam. E dija se mund t’ia dilnim. E dinim se na duhej një ndeshje e madhe për të përmbysur humbjen e takimit të parë dhe ia kemi dalë.”

Klubi më i vjetër mbjell hashash në fushë Një kuriozitet mjaft interesant vjen nga Anglia, dhe pikërisht nga klubi më i vjetër në botë, Nots Kaunti. Ky klub i cili është themeluar në vitin 1862, klubi më i vjetër në botë, ka lejuar që në fushat e skuadrës të mbillet hashash. E habitshme, por e vërtetë. Këtë e konfirmon edhe policia vendase, që tashmë ka nisur hetimet. Gjithsesi, nga drejtuesit e klubit është spekuluar se një gjë e tillë nuk është bërë me qëllim të keq, por për një projekt nga studentët e Notingam University. Detajet pritet të zbardhen së shpejti.

Bekenbauer mbyll çështjen “Runi” Presidenti i nderit i Bajernit, Franc Bekenbauer ka dashur t’i japë fund diskutimeve të shumta të lindura në Angli rreth një transferimi të mundshëm të Uejn Runit nga Mançester United tek gjigandët bavarezë. “Unë mendoj se Bajerni është mjaftueshëm i fortë. Nëse çdo lojtar përmirësohet në lojën e tij, jam i bindur se kësaj skuadre nuk i duhen përforcime. Sigurisht një lojtar si Mesi nuk kemi ku ta gjejmë. Nejmari ndoshta, por ai nuk do të lëvizë nga Brazili deri në përfundim të botërorit 2014. Por edhe nëse kështu çmimi i tij është shumë i lartë, mendoni që tani ka arritur 70-80 milionë euro”- ka thënë “Kajzeri”.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E enjte 14 mars 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.