Numrat e Muhos, toka 7501, shqiperi kine

Page 1

»8

Gledion Rehovica:

Fushata për zgjedhjet, takimet me të rinjtë jo vetëm në zyra E hënë

15 prill 2013

Viti IX, Nr. 2948 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Facebook

Australia, ku shfaqen shpirtërat, Ndryshohen rregullat, misteret e “qoshes së botës” gjobë kush u shkruan

bote & histori

• Më shumë se sa qeveri. Më pranë filozofisë • Luhatjet e Euros dhe revolta e shteteve • Margaret Thatcher, një grua me mision »13-17

jo miqve në privat

»22

Ndryshimi i KQZ Shkarkimi i

Muhos

Tokat e 7501

Afatet e rinisjes së procesit të regjistrimit të tapive

me 71 vota

Roli që do të kenë krerët e komunave dhe bashkive për kalimin në pronësi të sipërfaqeve që kanë mbetur në përdorim

»3

»7

Shqipëria e viteve 1960 Revolucioni Kinez, përshtatja me Shqipërinë dhe qëndrimi për Maon

Gara mes krerëve komunist për të qenë më afër “vëllait të ri”. Takimet dhe etiketimet gjatë vitizave »18-19

Opinion Nga Eugjen Mërlika

Margaret Theçer, simbol i së djathtës politike

»10

Nga Elvis Kotini

Financimi i riskut

»11

Aleancat e krijuara r nga mazhoranca pë ëtari ndryshimin e një an

PS fushat në Kosovë

t Dështojnë bisedime izës për zgjidhjen e kr qjes nëpërmjet dorëhe

aroFRD dhe PBDNJ dekl a jnë votën kundër ng propozimet

»2

Rama: Traktat bashkëpunimi dhe bashkim doganor

Pagesat dhe afatet

Kur merret pensioni i pjesshëm në rastet e vetëpunësimit Si do të veprohet kur të vetësiguruarit nuk plotësojnë moshën e pensionit të plotë. Dokumentet që duhen dorëzuar »7

Turke dhe Arabe

Vrasja e 86-vjeçarit në xhami, shkak »6 përplasja e rrymave të besimit Dëshmia e autorit “Pse falesh kështu, më pyeste shumë”. Pranga 38-vjeçarit që masakroi plakun kur po falej

Vendimi i ISSH-së

Ish-ushtarakët, emrat që u janë miratuar pensionet suplementare

»4


02

« POLITIKË

E hënë 15 prill 2013 •

RAMA NË TRYEZËN “SHQIPËRIA, KOSOVA DHE RAJONI PAS 23 QERSHORIT”

Kreu i PS shtrin fushatën elektorale në Kosovë Takimi, lëvizja “Vetëvendosja” refuzon pjesëmarrjen. Shkak mospërputhja e programit Oli Xhilaga

F

PS shpalos projektin e saj për Kosovën

ushata elektorale dhe sensibilizimi i shqiptarëve për të mbështetur alternativën socialiste në 23 qershor i ka zhvendosur takimet e kreut të PS-së Edi Rama në Kosovë. Gjatë fundjavës që sapo lamë Rama zhvilloi një vizitë në Kosove, ku zhvilloi takime të ndryshme. Kjo lëvizje e tij me sa duket është sugjeruar nga këshilltari i tij aktual i fushatës Alaster Kembëll, pasi dhe në fotot që u publikuan ky i fundit ishte përkrah Ramës dhe bashkëshortes së tij. Darka me kryeministrin Thaçi dhe tryeza “Shqipëria, Kosova dhe rajoni pas 23 qershorit” ishin ndër më kryesoret në axhendën e vizitës. Por kjo tryezë u refuzua nga lëvizja “Vetëvendosja” me argumentin se tema që u diskutua nuk kishte lidhje me programin e kësaj force parlamentare. Vizita Fundjava që sapo kaloi e gjeti kreun e PS-së Edi Rama në Kosovë, ku veç takimeve të ndryshme synim kryesor ishte takimi në bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, ku zhvillua tryeza me temë “Shqipëria, Kosova dhe rajoni pas 23 qershorit”. Me ardhjen në krah të tij të këshilltarit të ri nga Londra duket se kreu i PS-së ka vendosur ta shtrijë fushatën edhe në Kosovë. Një prej premtimeve që kreu i opozitës ka bërë gjatë prezantimit të programit është dhe bashkimi ekonomik me Kosovën, që do të sillte dhe një mirëqenie dypalëshe. Ndërkohë të shtunën Rama dhe bashkëshortja e tij darkuan nën shoqërinë e kryeministrit Hashim Thaçi dhe këshilltarit aktual të fushatës së socialistëve Alaster Kembell, i njohur si këshilltar i ishkryeministrit britanik Toni Bler. Refuzimi Lëvizja “Vetëvendosja” refuzon ftesën e kreut të PS-së Edi Rama për të marrë pjesë në tryezën e organizuar dje nga kjo forcë politike. Në faqen e saj në “Facebook” forca kryesore në opozitën kosovare bëri të ditur se mospërputhja e programit politik me temën e diskutimit si dhe distancomi i kësaj lëvizjeje nga organizimet partiake janë arsyet që u zgjodh mospjesëmarrja. Gjithashtu “Vetëvendosja” sqaroi se gjykimi i njohur i këtij subjekti për protestën e 21 janarit, abuzimi me termin “nacionalizëm” për qëllime elektorale dhe mbështetja e dialogut Kosovë-Serbi nga Rama janë argumente të mjaftueshme për të refuzuar një takim me Edi Ramën. Sipas “Vetëvendosjes”, shqiptarëve u duhen organizime progresive për shoqërinë, ekonominë dhe kombin dhe jo privatizim i ideve kombëtare. “Në institucionet

Rama: Traktat bashkëpunimi dhe bashkim doganor

Akuzat e PS për qeverinë “Berisha”

Balla: Forcat e Armatosura u kthyen në një supermarket armësh “Qeveria shqiptare i ka shndërruar Forcat e Armatosura në një supermarket armësh”. - ky ishte konstatimi i ardhur dje nga Partia Socialiste, e cila bazuar në raportin e OKB-së mbi situatën në Forcat e Armatosura nuk kurseu akuzat ndaj qeverisjes aktuale, duke kërkuar nga votuesit që më 23 qershor të dënojnë me votë qeverinë dhe Kryeministrin Berisha. Kështu, edhe dje Partia Socialiste

përmes deputetit të saj Taulant Balla vijoi fushatën denoncuese “100 arsye për të mos votuar Berishën”. Pasi rikujtoi denoncimet e bëra herë pas here nga socialistët për trafikun e armëve nga Shqipëria drejt vendeve që kanë konflikte të brendshme, Balla theksoi se raporti i OKB-së vërtetoi dhe konfirmoi të gjitha shkeljet e bëra publike nga PS-ja. “PS-ja ka denoncuar Sali Berishën dhe Ministrinë

PDS mbledh forumin rinor

Milo: Detyra e opozitës është të largojë Berishën Demokracia Sociale zhvilloi dje konferencën e forumit rinor, ku shpalosi si objektiv kryesor të fushatës elektorale largimin më 23 qershor të qeverisë aktuale. Në vlerësimin e kreut të PDS-së Paskal Milo partia në pushtet e ka shndërruar korrupsionin në institucion, ndaj sfida e opozitës në këto zgjedhje është të çlirojë Shqipërinë nga Berisha. “Kemi një mision historik për të realizuar: të shkulim me rrënjë një herë e

mirë regjimin neokomunist në pushtet dhe dishepullin më të zellshëm e më besnik të metodave e të politikave makiaveliste që ka njohur historia postkomuniste në Shqipëri. Atdheu ynë i dashur duhet të çlirohet nga Sali Berisha”, - u shpreh Milo gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet. Për kreun e Demokracisë Sociale, ndonëse shqiptarët e kanë kuptuar se rotacioni politik është domosdoshmëri, misioni i

e Mbrojtjes, drejtuesin e kësaj ministrie Arben Imami si shkaktar të rrënimit të Forcave të Armatosura. Kemi denoncuar trafikimin e armëve, që u vërtetua nga hetimi i organizatës së OKB-së”, - tha Balla. Gjithashtu Balla akuzoi qeverinë për përgjimin e opozitës, duke theksuar se PS-ja disponon prova të forta shkresore që vërtetojnë blerjen dhe përdorimin e pajisjeve të përgjimit. Ndërkohë lidhur me privatizimin e pronave të ushtrisë Balla tha se “qeveria e ka zhveshur ushtrinë nga pronat përmes një procesi jotransparent”.

opozitës nuk ka për të qenë i lehtë, pasi partia në pushtet përdor të gjitha metodat për të mos e lëshuar atë. “Opozita duhet të organizojë mbrojtjen e votës së lirë. Kërkesa për të ndryshuar anëtarë të veçantë të KQZ-së me pretekste e sofizma ligjore është vetëm maja e ajsbergut e asaj që mendohet e synohet për të manipuluar zgjedhjet nga zyra kryeministrore. Opozita duhet të kundërshtojë ekspertët ndërkombëtarë ose të dërguar të posaçëm të institucioneve si OSBE-ja, që janë komprometuar hapur në favor të PD-së në zgjedhjet e kaluara”, - nënvizoi Milo.

Projekti i Partisë Socialiste nesër në pushtet për Kosovën u shpalos dje nga vetë kreu i kësaj partie Edi Rama. Në takimin “Shqipëria, Kosova dhe rajoni pas 23 qershorit” me përfaqësues të medies, të politikës dhe të jetës shoqërore kreu i socialistëve dha vizionin e tij për pozicionin që do të ketë qeveria shqiptare pas 23 qershorit për shtetin më të ri në rajon Kosovën. “Pas 23 qershorit duam t’i japim shpejtësi të re anëtarësimit në BE, por të mbështesim Kosovës për vizat, 5 njohjet e mbetura pezull. Kosova nuk duhet të paguajë çmimin e azilkërkuesve serbë e maqedonas, ata nuk e meritojnë të qëndrojnë të izoluar nga bota. Që ditën e parë do të nisim punën për një marrëveshje-kuadër me vendet e rajonit për mbrojtjen e pakicave në dritën e standardeve europiane. Ato si ura mes shteteve të Ballkanit dhe jo si hendeqe brenda vendeve, mbi hartën etnike që nuk përputhet me atë territoriale. Harta duhet të mbushet me urat e së ardhmes, që kapërcejnë vizionin e së shkuarës”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij në këtë takim. Nisur nga vetë popullariteti që gëzon kundërshtari i tij politik në Kosovë, Rama tentoi që të përhapte frymën kundër tij, duke prekur pikërisht ato çështje që te kosovarët janë jo pak të vështira për t’i pranuar. “Berisha dhe PD-ja i kanë cilësuar luftëtarët e UÇK-së si kontrabandistë. Dua të saktësoj se Rrugën e Kombit e inicioi qeveria e Majkos, e rimori Berisha, mirë bëri që e rimori, por e mbuloi me korrupsion”, - deklaroi Rama. Njëkohësisht, duke synuar që të krijojë sadopak mbështetje në Kosovë, kryetari i PS-së premtoi njohje të reja të këtij shteti, duke shfrytëzuar pikërisht rastin që vende si Greqia, Rumania janë të drejtuara nga e majta dhe pikërisht ky moment të shfrytëzohet prej tij për të realizuar një proces të tillë. Gjithashtu në këtë projekt të PS-së për Kosovën nuk përjashtohej dhe nënshkrimi i një traktati bashkëpunimi e mirëkuptimi e deri te bashkimi doganor. “Kosova do të fitojë status të ri, do të jetë parter strategjik në politikën e jashtme rajonale të Shqipërisë. Ne do të punojmë që në ditën e parë të qeverisjes për të nënshkruar traktatin e bashkëpunimit, fqinjësisë dhe mirëkuptimit me Kosovën. Do të vendosim për sistemin e unifikuar arsimor. Duhet të bëjmë bashkimin doganor me Kosovën. Duke bashkuar doganat ne do të rritim hapësirën e lirisë për biznesin në të dyja anët e kufirit”, - u shpreh Rama.

e shtetit shqiptar zakonisht i shohim partitë pa popull, kurse më 21 janar e pamë popullin pa parti, të zemëruar me pozitën dhe të braktisur nga opozita. Ajo demonstratë tregoi hendekun midis qytetarëve të pakënaqur dhe qeveritarëve të vetëkënaqur, por konfirmoi edhe hendekun tjetër midis

popullit dhe opozitës. Shqiptarët e pakënaqur, kudo që janë, duhet të organizohen për ta shprehur pakënaqësinë e tyre me gjuhën e vullnetit dhe interesit të tyre. Përndryshe pa organizim politik ka veçse përfitime partiake e humbje kombëtare”, - theksoi “Vetëvendosja”.


POLITIKË • E hënë 15 prill 2013

• Shefi i kabinetit kryeministror, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se PD-ja nuk tërhiqet nga kërkesa për të ndërhyrë në KQZ. “Ndërkombëtarët thonë ‘diskutoni’, por zoti Rama e injoron totalisht këtë pjesë. Zoti Rama nuk po bën gjë tjetër veçse po përzgjedh frazat e deklaratave dhe shterpëron ato për të çuar më tej idenë e tij të marrë mazhorancën e KQZ-së. Aktualisht siç është sot e gjithë administrata edhe KQZ-ja, edhe niveli i dytë është 100% në dorën e PS-së, sepse jemi në raportin 4 me 3”, - është shprehur ai.

PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Muhos Kuvendi pritet të votojë shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ Ervin Koçi

DEKLARATA

K

uvendi pritet të votojë nesër shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ. Edhe pse trupa diplomatike e akredituar në Tiranë ka shprehur rezerva ndaj këtij vendimi, Partia Demokratike nuk tërhiqet nga kërkesa e saj. Kjo vjen edhe për arsye se PD-ja ka në avantazh 72 vota, të cilat janë të mjaftueshme për të shkarkuar Ilirian Muhon dhe emëruar një prej nga kandidaturat e propozuara nga Partia Republikane.

Muho: Nuk jap dorëheqjen nga KQZ-ja

NDËRKOMBËTARËT Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, gjatë një vizite në Berat foli edhe për situatën e krijuar me KQZ-në. Ai deklaroi se vendimi i Komisionit të Ligjeve për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së Ilirian Muho është ende në proces konsultimi të bazës ligjore mbi të cilën u iniciua kërkesa e PD-së, ndërsa ambasadori i SHBA-ve ka shprehur rezerva ndaj kësaj nisme të Partisë Demokratike, duke theksuar se me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk mund të bëhen manovra politike. Ambasadori i OSBE-së vlerëson se duhet të ketë dialog të hapur mes partive politike. Ai vlerësoi punën e bërë deri më tani me përgatitjet për zgjedhjet, duke iu referuar listave të zgjedhësve si dhe hapjes së qendrave të votimit. Ambasadori i OSBE-së theksoi se politikanët duhet t’i bëjnë të qarta programet e tyre dhe të tregojnë se si do t’ realizojnë premtimet.

dy deputetët e PDIU-së shkojnë 69. Duke i bashkëngjitur votën e Kadelit së bashku me të Kastriot Islamit, i cili është zyrtarizuar si kandidaturë e PD-së në Tiranë, dhe votën e Dogjanit, kjo forcë politike arrin që të ketë 72 vota. Kundër kësaj kërkese të Par-

tisë Demokratike është opozita e re parlamentare - PS, LSI dhe PBDNJ. Por në grupin e partive kundër shkarkimit të anëtarit në KQZ-së është bashkuar edhe FRD-ja, ku vetë kryetari i saj është shprehur pak ditë më parë kundër kërkesës së PD-së

për të shkarkuar Ilirian Muhon nga KQZ-ja. Të katra këto forca parlamentare nuk japin konsensusin e tyre për kërkesën e PD-së, duke e cilësuar këtë nismë si një cenimin të rëndë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Anëtari i KQZ-së i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim ka theksuar dy ditë më parë se nuk do të jepte dorëheqjen nga posti që mban, duke e konsideruar kërkesën e Partisë Demokratik jo ligjore. “Nuk kam ndër mend të jap dorëheqjen, pasi jam në ushtrim të plotë të funksioneve, të kompetencave që më ka dhënë ligji”, - ështëshprehur ai. Ilirian Muho, emri i të cilit është bërë shkaku i konfliktit më të ri të palëve, nuk e sheh as ligjore dhe as kushtetues pretendimin e PD-së se ai duhet të zëvendësohet nga një emër i propozuar nga Partia Republikane. Ai kujton se në parlament ka marrë shumicën e votave, duke përfshirë edhe kartonin jeshil të PR-së dhe PDIU-së. “Është i vërtetë fakti që unë jam një kandidaturë e propozuar nga LSI-ja, por është po kaq i vërtetë fakti që pas seleksionimit të kandidaturave u paraqit kandidatura ime në Kuvend, u votova dhe me fillimin e detyrës jam betuar para Kuvendit për të treguar paanësi dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrës. Që nga ky moment unë nuk kam asnjë lidhje me partitë politike dhe vazhdoj të kryej detyrën time si anëtar i KQZ-së”, ka thënë Ilirian Muho.

QENDRAT E VOTIMIT NË FIER, VLORË DHE GJIROKASTËR

KQZ vendim për ngritjen e QV-ve në godina private 104 qendra votimi në mjedise private për tri qarqe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë sot ngritjen e 104 qendrave të votimit në mjedise private. Në vendimin e KQZ-së thuhet se këto qendra votimi do të ngrihen në qarqet Fier, Gjirokastër dhe Vlorë. “Kryetarët e njësive të qeverisjes vendore të qarkut të Fierit, të Gjirokastrës dhe të Vlorës kanë sjell në KQZ informacionin për numrin e qendrave të votimit, numrin e zgjedhësve për çdo qendër votimi dhe vendndodhjen e çdo qendre voti-

03

• “Ajo që po ndodh në KQZ është tregues i qartë i dështimit të politikës, qoftë të kreut të mazhorancës, qoftë të kreut të opozitës. Dy bashkautorë të ndryshimeve kushtetuese, dy bashkautorë të ndryshimit të Kodit Zgjedhor dhe sot paturpësisht i janë vënë njëri-tjetrit për t’i thënë se, në rast se nuk është ky raport në KQZ, prishet përfaqësimi politik. Atëherë me të drejtë unë bëj një pyetje publike, së pari, këtyre dy personazheve: po interesat e partive të tjera, të cilat nuk kanë komisionerë në KQZ apo KZAZ, kush i mbron?”, - është shprehur Topi.

MAZHORANCA KA 72 VOTA. PS, LSI, PBDNJ E FRD KUNDËR NISMËS SË PD-SË

Numri i votave Dy prej deputetëve të larguar së fundi nga PS-ja kanë shprehur votën e tyre pro nismës së Partisë Demokratike. Konkretisht një nga largimet e fundit nga Partia Socialiste, Asllan Dogjani, është shprehur se do të bashkojë votën e tij pro shkarkimit të Muhos dhe zëvendësimin e tij nga përfaqësuesi i Partisë Republikane. Pro kësaj nisme janë edhe dy deputetët e PDIU-së, të cilët vetëm pak ditë më parë filluan lëkundjen e tyre në qëndrimet politike, ku u hamendësua një bashkim i tyre me Partinë Socialiste. Deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri do të japë votën pro shkarkimit të Muhos, duke garantuar votën e 71-të të PD-së. Vota e 72-të e PD-së është ajo e ish-deputetit socialist Gjovalin Kadeli, i cili ka shprehur vullnetin e tij për t’u bashkuar me Partinë Demokratike. Për të realizuar shkarkimin e Ilirian Muhos si anëtari i KQZsë Partisë Demokratike i duhen minimalisht 71 vota. Vetë PDja ka 66 mandate deputetësh dhe së bashku me Mediun dhe

»

mi, duke përfshirë dhe ato në ndërtesa private. Nga informacionet e ardhura nga kryetarët e njësive të qeverisjes vendore rezulton se në qarkun e Fierit janë propozuar për t’u ngritur 70 qendra votimi në ndërtesa private, në qarkun e Vlorës janë propozuar 29 qendra votimi dhe në qarkun e Gjirokastrës janë propozuar 5 qendra votimi në ndërtesa private. Informacioni i ardhur në këto njësi të qeverisjes vendore është përmbajtur në masë të madhe në

përputhje me udhëzimin e KQZ-së. Pra, në këto qarqe janë propozuar për t’u ngritur në ndërtesa private 104 qendra votimi, nga të cilat 73 qendra votimi kanë qenë në të njëjtat objekte private, 9 qendra votimi kanë qenë në objekte private, por për këto zgjedhje është propozuar të vendosen në objekte të tjera private, ndërsa 22 qendrat e tjera propozohet të vendosen në ndërtesa private për herë të parë”, - thuhet në relacion.

KOMUNIKIMI ON-LINE Kryeministri

“Mikrokredi për të rinjtë e sapodiplomuar” Kryeministri Berisha ka premtuar mikrokredi për të rinjtë pas mbarimit të fakultetit. Këtë deklaratë shefi i qeverisë e bëri gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në faqen e internetit “Youtube”. Ai e ka prezantuar këtë formë të re komunikimi, që do ta vazhdojë deri në fund të fushatës, gjatë një takimi me të rinj në Fier. “Do të bëjmë gjithçka për mikrokreditë për të rinjtë. Bashkia e Tiranës e hapi siparin me 250 të parët. Qeveria po punon me këto skema dhe ne po bëjmë gjithçka që ju të gjeni mjetin financiar, kredinë pa interes ose grande dhe të ndërtoni biznesin”, - tha Berisha, duke e cilësuar këtë nismë si një nga masat që do të marrë qeveria për të hapur vende të reja pune për të rinjtë. Duke iu përgjigjur interesit të të rinjve, Berisha premtoi se shumë shpejt do të rinisin kërkimet në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, si dhe shprehu dhe një herë gatishmërinë për mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit për ndërtimin e stadiumit të ri. Ai u ndal edhe te ngarkesa e nxënësve në shkollë, duke thënë se studimet duhet të fokusohen te gjuha shqipe dhe matematika, ndërsa lëndët e tjera duhet të reduktohen. “Një nga problemet e shkollës sonë është mbingarkesa ndaj nxënësit. Mania për të mbingarkuar nxënësit është jo e drejtë. Në dy lëndë duhet ta bazojmë ne shkollën: në gjuhën shqipe dhe matematikën. Lëndët e tjera duhet t’i bëjmë më të thjeshta e më të përqendruara në gjërat më kryesore”, - tha Berisha.


04

« SOCIALE

E hënë 15 prill 2013 •

50 MIJË TË DROGUAR, BRENDA 5 VJETVE RRITET ME 30-40 PËR QIND NUMRI I TË INFEKTUARVE

Rritet numri i të droguarve me hepatit Boci: MSH të fillojë programin e shiringave falas, ISKSH të rimbursojë barnat Erta Bode

P

ërhapja e hepatiteve te përdoruesit e drogës është rritur me shifra alarmante. Për shkak të përdorimit të drogave këta persona e kanë organizmin më të dobët ndaj çdo lloj virusi dhe hepatiti që ekziston. Sot në vendin tonë numërohen rreth 50 mijë të droguar kundrejt 27 mijë që numëroheshin 5 vjet më parë, sipas shifrave të INSTAT-it. Rritja e numrit të përdoruesve tregon qartë edhe rritjen e numrit të të prekurve nga hepatite të tjera në këtë komunitet. Rënia e imunitetit të organizmit bën që përdoruesit e drogave të jenë më të prekurit nga hepatitet, për më tepër nga hepatiti C. Drejtori i organizatës “Stop HIV-AIDS-it”, Arian Boci, ka bërë të ditur lajmin se kjo shtresë e pacientëve është shumë e rrezikuar. Boci vë në dukje dhe shifrat, të cilat janë rritur me hapa galopant nga viti 2008 në vitin 2013. “Nëse në vitin 2008 të prekurit nga hepatiti zinin 20% të përdorueseve të drogave, në 2011 zinin 40% të tyre dhe në vitin 2013 zënë 60-70%. Këto shifra tregojnë qartë se sot ne kemi më shumë se gjysmën e përdorueseve të drogave të prekur nga hepa-

Ankesa ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

Muçollari: Të sigurohet dhe rimbursohet metadoni

titi C, që është shtuar me rreth 30-40% në 5 vjetët e fundit”, sqaron Boci. Ai bën të ditur se që kur u ndërprenë programet e dhënies së shiringave falas numri i personave me hepatite dhe infeksione të tjera është dy dhe trefishuar. “Dy vjetët e fundit kanë qenë më të rrezikshmit në shifrat e shtuara të të droguarve dhe sëmundjeve të tjera që prekin këtë shtresë, që nga shtimi i përuruesve të drogave dhe prekja e tyre nga

ky hepatit. Hepatiti C është infeksion që merret kryesisht nëpërmjet shkëmbimit të mjeteve të infektimit dhe është në shifra të larta te përdoruesit e drogave me injektim”ë, - sqaron Boci për hepatitin. Shkaku kryesor pse ka ardhur rritja e të prekurve nga hepatiti, sipas Bocit, është pikërisht ndërprerja që nga marsi i vitit 2012 i programit të dhënies së shiringave falas. “Për fat të keq, që nga marsi i viti 2012 programet e shërbimit

të shiringave falas janë mbyllur dhe përdoruesit e drogave me injektim janë lënë në mëshirë të fatit”, - ankohet drejtori. Boci i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor të bëjnë të mundur rimbursimin e interferonit, pasi kostoja e tij shkon 100 mijë lekë të reja në muaj për një person. Ky është medikamenti që bën të mundur parandalimin e hepatiteve te përdoruesit e drogës.

Genc Muçollari, drejtori i qendrës “Aksion +”, i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të sigurojë sasinë e metadonit dhe ta rimbursojë atë. Metadoni është medikamenti me të cilin trajtohen ish-përdoruesit e drogës. Prej Muçollarit bëhet e ditur se sasia e tij është drejt fundit. Faktikisht për trajtimin e të droguarve në Shqipëri nuk është kjo ankesa e vetme, duke iu bashkangjitur dhe kërkesës që Arian Boci, drejtori i organizatës “Stop HIV-AIDS”, i ka bërë kësaj ministrie për rimbursimin e interferonit. Trajtimi i të droguarve dhe ish-të droguarve është një ndër punët më delikate që bëjnë bluzat e bardha dhe psikologët në vendin tonë. Madje metadoni, që përdoret për të kuruar ish-të droguarit, kushton shumë dhe ata nuk kanë mundësi t’i plotësojnë vetë ato shpenzime. “Të marrin masa në kohë për sigurimin e metadonit, sepse ai nuk duhet të mungojë asnjë ditë, si dhe të bëjnë rimbursimin e tij”, - kjo është kërkesa e Muçollarit ndaj Ministrisë së Shëndetësisë. Në marsin e vitit 2014 ky suport i të huajve mbaron dhe do të bjerë që shteti vetë duhet ta marrë përsipër këtë projekt me rimbursim ose me skema të ndryshme. Muçollari bën të ditur se mungesa e metadonit ka shumë rrezik për gjithë shoqërinë. “Në rastin e fundit që ne konstatuam dëmet ishin si në shëndetin personal, njëri tentoi të vetëvritej, për shembull, apo raste të tjera të injektonin dhe nëpër zona të rrezikshme të trupit që rrezikonin jetën. Pasoja psikologjike, të shëndetit publik të njerëzve përreth, familjet e tyre, rritja e nivelit të dhunës, nivelit të vjedhjeve”, - tha drejtori.

PAPTESTI - ANALIZA QË DUHET TË BËJË ÇDO FEMËR

Shtohen rastet e femrave me tumore Vaksinimi që te femrat klasave 9-vjeçare Tumori është sëmundja që nuk po i lë të qeta femrat shqiptare. Tumori i qafës së mitrës është ndër më shqetësuesit. Alarmin e ngre drejtoresha e maternitetit “Koço Glozheni” Rubena Moisiu, e cila thotë se çdo femër që ka kryer marrëdhënie seksuale duhet të bëjë paptestin si një analizë kontrolli që tregon sa e shëndetshme është kjo femër. Sipas specialistëve, ky lloj kontrolli, që parandalon tumoret në qafën e mitrës, duhet të fillojë të aplikohet kur femra ka filluar aktivitetin seksual. Ndërrimi i partnerëve predispozon për sëmundje seksualisht të transmetueshme, disa prej

të cilave kanë predispozicionin të shkojnë deri në kancer, nëse nuk trajtohen në kohë. Një nga këto është një virus që quhet HPV, që shumë vajza mund ta gjejnë në rezultatin e paptestit të tyre”, - thotë Moisiu. Drejtoresha shpjegon se vaksinimi dhe kontrollet duhet të kryhen që te fermat e klasave të sistemit 9-vjeçar. “Pakujdesia e tyre në fillimin e hershëm të marrëdhënieve seksuale dhe në ndërrimin e partnerëve u kushton riprodhimin dhe prekjen nga sëmundje seksualisht të transmetueshme, fakt që shqetëson gjithë shoqërinë”, - sqaron Moisiu.

NJË VIT MË PARË U REGJISTRUAN 1431 VDEKJE MË SHUMË

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në

Ulet numri i vdekjeve në Shqipëri Shkak ulja e moshës së popullsisë në vend Në bazë të të dhënave të INSTAT-it, ulet numri i vdekjeve në Shqipëri vetëm brenda një viti. Nëse në tremujorin e parë të vitit 2012 në Shqipëri u regjistruan 6364 vdekje, tremujorin e parë të vitit 2013 pati 1431 vdekje më pak. Aktualisht u regjistruan 4927 vdekje. Tirana mban numrin më të lartë të vdekjeve në të tremujorin e çdo viti që janë regjistruarm si pasojë e shtimit të banorëve dhe fokusimit të popullsisë në kryeqytet. Ulja e numrit të vdekjeve ka ardhur për arsye edhe të uljes së moshës së popullsisë. Mosha mesatare e popullsisë përcaktohet në 63

vjeç. Fakti që Shqipëria kualifikohet në vendet me popullsi të re, bën që numri i vdekjeve të vijë duke u ulur, si pasojë e faktorit që aktualisht nuk ka shumë mosha të mëdha. Edhe pse brenda kufijve në Shqipëri ka mbetur mosha e thyer dhe duket se në rrugë ka vetëm pleq, duhet theksuar se një pjesë e mirë e të rinjve dhe mosha e pjekur janë duke jetuar jashtë për arsye emigrimi. Gjithashtu sipas specialistëve të mjekësisë kjo ulje e numrit të vdekjeve ka ardhur edhe si pasojë e rritjes së nivelit kulturor për shëndetësinë, duke shtuar kontrollet te mjeku dhe kujdesin për jetën e tyre.

Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


SOCIALE • E hënë 15 prill 2013

NGRIHEN HAMENDËSIME, S’KA KONTROLLE DHE MARRJE MASASH

Jaupllari: Ilaçe të falsifikuara, efekt i vonuar ose mosefekt

»

05

Ish-ustarakët, 87 përfituesit e rinj EMER

ATESIA

MBIEMER

Adem

Hashim

Hado

Adem

Haxhi

Tahiraj

Ahmet

Sulejman

Osmani

Alqi

Reshat

Lalaj

Andrea

Rexho

Baraj

Anibal

Nuasi

Basha

Asqeri

Petref

Bregasi

Azem

Tahir

Hasalliu

Erta Bode

Behar

Zeqir

Gorezi

A

Beqir

Bajram

Ethemi

Berti

Llambi

Tona

Brahim

Belul

Menaj

Brahim

Ferik

Kocaj

Budjon

Shaqo

Arapi

Capajev

Thoma

File

Dalan

Aqif

Shkurti

Demir

Azem

Bejolli

Fato

Ali

Mullaraj

Fiqiri

Beram

Sula

Fiqri

Zeqir

Bregu

Fran

Prel

Luli

Gani

Abdyl

Denjeli

Jaupllari pretendoi rimbursim të gabuar të ilaçeve Para pak kohësh Aleanca Kuqezi akuzoi Urdhrin e Farmacistëve se në Shqipëri hyjnë mallra të skaduara dhe të falsifikuara. Akuza e tyre u bazua në rrugën e thjeshtë. “Nga doganat hyjnë çanta me barna në dorë, të cilat nuk kontrollohen, nuk marrin vulë dhe shiten në treg më lirë dhe më të pasigurta.” Kësaj akuze Arian Jaupllari, presidenti i UF-së, iu përgjigj me menefregizëm duke bërë një deklaratë të thjeshtë se nuk është e vërtetë. Pak kohë pas asaj akuze Jaupllari vetë deklaroi s ilaçet që rimbursohen janë pa asnjë kontroll. Ai tha se qeveria

jonë dhe ISKSH-ja rimburosojnë ilaçe shumë të shtrenjta, por akoma më keq me një çmim trefish më të shtrenjtë se ç’janë në të vërtetë. Gjithashtu në deklaratën e tij ishte dhe akuza se rimbursohen ilaçe të padomosdoshme, kur ilaçe shumë më të domosdoshme mungojnë në qendrat spitalore. Një ndër pikat më kritike të akuzës ka qenë fakti se Jaupllari ka deklaruar se afati i skadencës së ilaçeve që institucionet tona miratojnë për rimbursim ilaçe në prag skadence me një siguri 3-mujore. Të gjitha këto akuza nuk u morën parasysh nga asnjë

Me barna patentë duhet të kuptojmë të gjitha barnat që janë të provuara me teste klinike ndërkombëtare, të rezultojnë se janë cilësore dhe të referuara në protokollet e mjekimit në vendet më të zhvilluara. Në Shqipëri këto barna janë të detyruara automatikisht të futen në rimbursimine ilaçeve të moshës së tretë, që patjetër duhet të kenë ajkën e barnave në qarkullim. A ndodh kjo apo jo është enigma që institucionet duhet të zbulojnë në interes të shëndetit të vet popullit shqiptarë. ky 10-përqindësh i barnave të falsifikuara ndodhet vetëm në tregun tonë, duke marrë parasysh se Shqipëria është vendi i sigurisë së dobët dhe politikës së dobët”, - thotë Jaupllari. Faktin që institucionet tona nuk

institucion, duke vazhduar të gjithë punën e tyre dhe duke ia lënë barrën e fajit atij që foli. Në një intervistë për gazetën “Metropol” zv.drejtori i QSUT-së, Hoxha, hodhi poshtë çdo akuzë të bërë nga AK-ja si dhe nga vetë Jaupllari, duke shpjeguar se rimbursimi i barnave ka një procedurë të gjatë dhe rimbursohen ilaçet që zgjidhen si më të përdorurat dhe kërkuarat nga raportet që dorëzojnë të gjitha qendrat spitalore, kjo në varësi edhe të fondit për rimburimin e barnave.

Me barna xhenerike duhet të kuptojmë të gjithë barnat që shërbejnë si alternativë për të shkëmbyer barnat-patentë në mungesë të tyre. Të gjithëve u ka ndodhur qoftë dhe një herë të vetme që të hyjnë në farmaci, të kërkojnë një ilaç dhe për shkak se ai ilaç mungon të zëvendësohet me një ilaç tjetër, i cili quhet xhenerikë, sepse nuk ka efikasitetin e plotë të ilaçit që zëvendëson dhe as sigurinë e tij. Këtu janë dyshimet më të mëdha në falsifikimin e barnave, pikërisht në barnat që nuk u nënshtrohen testeve klinike dhe që shpeshherë zëvendësojnë atë në recetën e mjekut.

kryejnë kontrolle, nuk marrin masa, nuk bëjnë as analiza të mostrave të ilaçe që tregtojnë vë në rrezik gjithë popullsinë shqiptare, që me shpresën se po shpenzojnë për t’u kuruar tani vihen përballë dilemës se

Barnat xhenerike

Situata Pas ankesave që janë bërë në UF, vetë presidenti i Urdhrit ka hedhur hamendësimin se në Shqipëri qarkullojnë ilaçe të falsifikuara. “Duke marrë parasysh ankesat se barnat nuk bëjnë efekt dhe në raste të radha kur bëjnë efekt janë në kohë të vonuar, unë mendoj se në Shqipëri qarkullojnë barna të falsifikuara”, - tha Jaupllari. Ai vazhdoi të mbrojë tezën e tij se është i informuar se në tregun europian të barnave 10 për qind e barnave janë të falsifikuar. “Kemi barna gjenerike dhe barna patentë. Është e ditur se falsifikimi i barnave është shumë i lehtë dhe nëse barnat patentë kanë një funksion të menjëhershëm, atëherë vonesa vjen për shkak se barnat gjenerike janë të falsifikuara. Kjo nënkuptohet për arsyen se barnat patentë janë shumë më të vështira për t’u falsifikuar”, - shpjegon Jaupllari. Ndërkohë kjo akuzë e drejtpërdrejtë për të gjithë institucionet që kanë lidhje me shëndetësinë, tashmë u bë dilema bie mbi njerëzit që konsumojnë ilaçet. Kaosi i radhës në Shqipëri vjen me pasigurinë e ilaçe që konsumojnë. Jetesa e shqiptarit varet në markat e falsifikuara apo origjinale të ushqimeve dhe akoma më keq tani të barnave. Ministria e Shëndetësisë ka për detyrë të bëjë sigurimin e barnave, duke bërë kështu edhe sigurimin e jetës se banorëve. Nuk është aspak e drejtë të shpenzosh, të lodhesh, të konsumosh një ilaç që dihet se patjetër ka efekte anësore dhe të presësh efektin e tij për rekomandimin që e ke marr dhe ai mos ta bëj. “Unë mendoj se pikërisht

Dilema të mëparshme për falsifikim e barnave

Barnat patentë

rian Jaupllari, presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, ka ngritur hamendësimin se në Shqipëri ka ilaçe të falsifikuara. Të dëgjosh nga vetë UF këtë deklaratë është tepër tronditëse, mirëpo Jaupllari e ka mbrojtur deklaratën e tij se në këtë institucion ka pasur ankesa nga pacientë të ndryshëm. “Në derën e institucionit tonë kanë trokitur pacientë të ndryshëm që marrin ilaçe dhe janë ankuar se ato nuk bëjnë efekt, madje dhe kur bëjnë e bëjnë atë në kohë tepër të vonuar”, - ka deklaruar Jaupllari. Ai tha se janë pikërisht këto ankesa që e bëjnë të deklarojë se në Shqipëri tregtohen ilaçe të falsifikuara, duke harruar se kjo akuzë në radhë të parë bie mbi vetë institucionin e tij dhe në shumë institucione të tjera. Kjo akuzë prek drejtpërsëdrejti Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin e Sigurimit dhe Kujdesit të Shëndetit, Institutin e Sigurimit të Shëndetit, Institutin e Shëndetit Publik, por dhe qeverinë shqiptare.

nuk e dinë as se çfarë pinë dhe në do t’u japë efekt e kushedi se ç’efekte anësore do t’u japin. Ndoshta kjo është një ndër arsyet pse shtohet numri i shumë sëmundjeve të panjohura në Shqipëri.

Gjin

Ndue

Doda

Hasan

Hazbi

Zaimi

Haxhi

Qazim

Mlloja

Hydai

Hodo

Demce

Hysen

Hysen

Xhanaj

Hysen

Refat

Malo

Hysen

Rexhep

Vrapi

Ibrahim

Sulo

Duro

Ismet

Manxhar

Hoxhaj

Ismet

Selman

Shkreta

Izet

Abdulla

Kaculi

Jani

Pali

Ndreko

Jorgji

Miter

Cauli

Josif

Naçi

Zyba

Kujtim

Hysen

Yzeiri

Liljana

Sefer

Zeneli

Llukan

Mihal

Trandafili

Mehmet

Malo

Lalaj

Mersin

Beqir

Kurti

Muharem

Hasan

Dino

Mukades

Shaqir

Kaloshi Pashaj

Myftar

Zano

Myzafer

Ceno

Muçaj

Namik

Sadik`

Gjolena

Nasi

Rrap

Danaj

Navrus

Novrus

Cecaj

Ndue

Pjeter

Vatnika

Nikoll

Llambro

Xharo

Novruz

Hysni

Mollaymeri

Perparim

Hysen

Dingo

Petrit

Zenel

Banushi

Petro

Jani

Nushi

Petro

Kalo

Jani

Piro

Llazi

Turshinka

Polo

Fane

Bisha

Qazim

Ibrahim

Pepa

Qazime

Sherif

Xhaferri

Reshat

Hito

Kocaj

Rrok

Mati

Daja

Sabri

Halim

Carcanji

Sefer

Osman

Meta

Selaudin

Hajri

Sinani

Serjan

Aliko

Muharemaj

Shaban

Cen

Metaliu

Shefqet

Zylyf

Tukuli

Shyqyri

Hysni

Bajlozi

Siri

Myrto

Barbullushi

Skender

Fejzulla

Sheshi

Sokrat

Lili

Shano

Sotir

Koli

Topi

Stefan

Caci

Gjenerali

Tafil

Xhevit

Çakaj

Tana

Tomor

Asllani

Teme

Murat

Bardhi

Thanas

Kosta

Gjika

Thoma

Irakli

Palloi

Vangjel

Ziso

Demiri

Vasil

Thimjo

Dirici

Vasillaq

Nikolla

Josifi

Vezzir

Ismail

Bendo Muhaj

Vladimir

Jonus

Xhevair

Ali

Dashi

Xhevit

Shaban

Blloku

Zagoll

Xhafer

Brinja

Zyber

Faslli

Xhaja


06

« AKTUALITET

E hënë 15 prill 2013 •

DËSHMIA E AUTORIT NË POLICI “PSE FALESH KËSHTU, MË PYESTE SHUMË”

Vrasja në xhami, përplasje rrymash arabe e turke Pranga 38-vjeçarit që masakroi plakun 86-vjeçar në Lushnje LUSHNJËKanë qenë pikërisht mosmarrëveshjet për mënyrën e predikimit në xhami motivet që e kanë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë me thikë brenda xhamisë një 86-vjeçar, në Dushk të Lushnjës. Kjo është arsyeja që jep policia, pasi arrestoi shtetasin Arjan Alla, 38 vjeç nga Dushku. Sipas policisë, viktima Shemsi Muça dhe autori i vrasjes gjatë faljes në xhami kanë pasur debat për mënyrën e faljes. Njëri ishte për vijimin e traditës së vjetër të myslimaneve shqiptarë dhe vrasësi ishte për mënyrat e huazuara së fundmi nga disa vende arabe. Debati ka qenë aq i fortë sa në fund, 38-vjeçari ka nxjerrë një thikë, duke i prerë fytin të moshuarit e më pas është larguar me shpejtësi

nga xhamia. Për shkak të gjurmëve dhe dëshmive të dhena në polici, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i vrasësit.

Ndërkaq, sipas policisë Alla ka deklaruar se “Sapo më pa brenda xhamisë, nisi të më bënte dhjetëra pyetje përnjëherë.

Kush isha, i kujt isha, pse isha aty etj. dhe më pa gjithë dyshim, aq sa nisi të më ofendonte. Ndër të tjera më shau ‘maskara’ dhe më tha që të shporresha që aty. U nxeha tej mase pse më ofendoi kur unë kisha shkuar në xhami, ndërsa m’u afrua duke më shtyrë që të dilja jashtë. U acarova shumë dhe e godita me grusht. Plaku u shtri përdhe, por kur ra mbi tapet, i rrëshqiti një biçak nga poshtë brezit prej leshi. Ky biçak i mbante lidhur brezin me pantallonat e gjera. Tentoi që të ngrihej dhe të merrte biçakun për të më goditur mua, ndërkaq i ranë pantallonat. Nuk e di se si, por dola nga binarët, mora biçakun para se ta kapte ai, dhe nisa ta pres në fyt. Nuk e mbaj mend sa herë e qëllova”.

MATËSIT NDRYSHOHESHIN ME APARAT SPECIAL, 3 PUNONJËS NË HETIM

Skema e abuzimit të CEZ me kilovatët e 14 mijë abonetëve H etimi intensiv i Prokurorisë së Tiranës rreth abuzimeve të kompanisë çeke të energjisë kanë zbuluar abuzimet me pagesat. Kështu ka rezultuar se matësat e energjisë gjatë kohës kur “CEZ Shpërndarje” drejtohej nga çekët, kontrolloheshin edhe në orën 02.00. Kjo nuk ndodhte nga kontrollorët, por nga persona të autorizuar nga drejtuesit çekë, të cilët me anë të kompjuterëve, nga shtëpia ndryshonin të dhënat duke shtuar në mënyrë abuzive kilovatët e energjisë të konsumatorëve.

Mashtrimi me aparat Skema e mashtrimit është zbuluar nga Prokuroria, e cila pasi ka vëzhguar të dhënat në kompjuterët e sekuestruar të “CEZ Shpërndarje”, ka zbuluar këtë skemë të mirëfilltë të gjobëvënies ndaj qytetarëve. Me anë të aparatatit të regjistrimit merrej numri i matësit të energjisë për t’u kaluar fshehurazi në rrjet. Më pas të dhënat e matësve të konsumatorëve të veçantë ndryshoheshin në mënyrë të fshehtë në kompjuterët e kompanisë. Për konsumatorët e thjeshtë shumat arrinin deri në 65 mijë lekë të reja, ndërsa për bizneset faturat abuzive ishin afërsisht rreth 450 mijë lekë të reja. Faturat vinin aforfe dhe duhej të paguheshin menjëherë, pasi në të kundërt ndërpritej energjia dhe konsumatorët kishin dy rrugë. Njëra nga mundësitë ishte që të paguanin me këste ose në të kundërt të hidhnin në gjyq kompaninë. Në sistemin e të dhënave të CEZ këto fatura të larta arsyetoheshin si gjoba

Të arrestuarit për drogë e femra

Bosi Hoxha, plan për një fshat turistik në Shqipëri Pak ditë pas arrestimit të grupit shqiptar që trafikonte drogë e femra në Evropë, dalin në pah planet e këtij grupi, për të investuar në ndërtim e saktësisht në një fshat turistik në Shqipëri. Ky fakt u mësua pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur të verifikojë e pasuritë e vëllezërve Hoxha nga Librazhdi dhe të bashkëpunëtorëve të tyre. Deri më tani janë identifikuar disa apartamente në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Librazhd. Mediet italiane, shkruajnë se në Shqipëri, Dritan Hoxha, po tentonte të merrte një leje për ndërtimin e një fshati turistik në bregdetin shqiptar. Po hetohen edhe llogaritë bankare në emër të këtij personi apo familjarëve të tij në Shqipëri. Kanë nisur hetimet edhe për një femër, e quajtur Matilda Boja, e dyshuar si “tutorja” e femrave që ushtronin prostitucion për llogari të vëllezërve Hoxha në rrugët e Italisë. Ajo ishte e dashura e bosit, Dritan Hoxhës, teksa ky i fundit njihej si “mëndjemadhi”. Të paktën 38 persona u arrestuan në operacionin e shtrirë në 6 shtete të Evropës, pak ditë më parë, ku rezultoi se ky grup trafikonte kokainë dhe femra në vende si Zvicër, Holandë, Itali, etj.

Shqiptari në Itali, tjetri ikën

Hajduti hyn për të vjedhur, kapet në majë të pemës ITALI- Një 24-vjeçar shqiptar që tentoi të grabiste një shtëpi u arrestua nga policia, kur kishte përfunduar në majë të pemës, pas një ndjekjeje të shkurtër. Mediet italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarin me iniciale P.B, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një vilë në rrugën “Caravaggio” në Pescara. Pronari i shtëpisë private lajmëroi menjëherë policinë, pasi kishte vënë re prezencën e të rinjve në oborr, ndërsa nuk vonoi edhe mbërritja e bluve. Me të shkelur në oborr policët vunë re dy persona, njëri prej të cilëve arriti të largohej nga rrethimi i shtëpisë, ndërsa tjetri në ikje e sipër përfundoi në majë të pemës, ku pasi zbriti iu vunë prangat.

U mbajt me dhunë në Maqedoni

Pranga tutorit, shfrytëzoi vjë 17-vjeçare si prostitutë

për shkak të lidhjeve të paligjshme, ndërsa për të gjobiturit rezultonin fatura të rregullta aforfe. Sipas Prokurorisë është provuar se jo pak, por për 14 mijë konsumatorë, CEZ ka abuzuar me mbifaturim dhe vendosje gjobash. Hetimet Një grup punonjësish të “CEZ Shpërndarje” po hetohen

si personat që kishin marrë përsipër të ekzekutonin këtë skemë vjedhjeje. Deri tani 3 janë identifikuar dhe mbajnë përgjegjësi direkte. Për të gjitha këto, ky grup faturistësh kibernetike, janë paguar nën dorë apo me shpërlime me shuma të ndryshme për shërbimin e veçantë që kryenin për kompaninë çeke. Ndërkaq, më herët kryeprokurori Ar-

diatik Llalla kishte paralajmëruar se Prokuroria e Tiranës ishte pranë dërgimit të dosjes në gjykatë. Nda ana tjetër kompania ÇEZ është vënë në një hetim ndërkombëtar për disa investime në disa miniera në Gjermani, si dhe për pjesën e “CEZ Shpërndarje” në Shqipëri, por ende nuk bëhen të ditura rezultatet e këtyre hetimeve.

DIBËR- Një person që shfrytëzonte për prostitucion një 17-vjeçare në shtetin maqedonas, është vënë në pranga tutori nga Lura e Matit. Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme, pasi ishte deportuar nga pala maqedonase, për shkak të mungesës së dokumenteve. Ndërkaq, nga policia mësohet se gjatë marrjes në pyetje nga policia në pikën kufitare të Maqellarës, 17-vjeçarja nga Kavaja ka deklaruar se mbahej forcërisht nga Edmond Haxhiu në Maqedoni, ku shfrytëzohej për prostitucion. Sipas të miturës, në momentin që ishte larguar nga qyteti i Kavajës, Haxhiaj i kishte thënë se do të shkonin atje për t’u martuar, por gjithçka ka shkuar ndryshe, ai e ka detyruar, atë të dalë në rrugë dhe të prostituojë. Kjo gjë ka zgjatur deri në momentin që janë pikasur nga policia maqedonase, për mungesë të dokumenteve. Deklarata e 17-vjeçares, ka bërë që Edmond Haxhiu të arrestohet menjëherë nga policia, por ky i fundit ka mohuar akuzat para uniformave blu. Ndërkaq, polcia e Dibrës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe verifikimin e dëshmive të bëra nga 17-vjeçarja, ikjen e saj nga shtëpia dhe mbajtjen me dhunë.


EKONOMI • E hënë 15 prill 2013 HARTAT

Komuna ose bashkia afishon për konsultim publik, për 30 ditë, në vendet publike të fshatit dhe të komunës ose bashkisë, listën e përdoruesve në fakt të tokës bujqësore, vendndodhjen e saj, sipërfaqen dhe kufitarët për çdo ngastër. Gjatë periudhës së afishimit, çdo pretendues që nuk e gjen emrin në listë ka të drejtë që të paraqesë ankesë me shkrim pranë kryetarit të komunës ose të bashkisë, i cili pas shqyrtimit dhe verifikimit të kërkesës apo ankesës duhet të reflektojë korrektimet përkatëse.

REGJISTRIM AMTP-TË PËR ATA QË E KANË TOKËN NË PËRDORIM

Tapitë për tokën bujqësore procesi nis zyrtarisht në maj Brikena Dervishaj

D

hënia e tapive për ata persona që nuk e kanë ende në pronësi tokën bujqësore do të nisë zyrtarisht në muajin maj. Burime pranë qeverisë bëjnë me dije se vendimi i marrë pak javë më parë do të gjejë zbatim duke nisur nga muaji tjetër dhe do të përfshijë të gjithë ata persona, të cilët jetojnë në fshatra, komuna apo bashki që kanë pasur ndërmarrje bujqësore dhe nuk kanë marrë ende aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi. Vendimi i qeverisë synon përfundimin e procesit të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish - ndërmarrjeve bujqësore.

Ndikon në rritjen e nivelit të motorizimit

Konfindustria: Të falen taksat e makinave deri në vitin 2012 Grupimi i industrive më të mëdha në vend, Konfindustria i propozon qeverisë shqiptare, falje të plotë fiskale për detyrimet e makinave. Me anë të një njoftimi për shtyp, Konfindustria bën të ditur se ulja e taksave të regjistrimit të makinave në masën 50 për qind, duhet të shoqërohet me falje fiskale për pagesat përkatëse deri në vitin 2012. “Përgjysmimi i nivelit të taksave shoqëruar me nje falje fiskale të tyre, deri në vitin 2012, do të ishte lehtësim i ndjeshëm për bizneset, sidomos ato, që kanë një numer të madh mjetesh në përdorim”, - sqaron administratori Gjergj Buxhuku. Duke vlerësuar këtë si masë, që ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e nivelit të motorizimit

të vendit, Buxhuku i kërkon qeverisë, që të përfshijë faljen fiskale për taksat e makinave, në projketligjin e dërguar në Kuvendin e Shqipërisë. Këtë kërkesë, Konfindustria e mbështet duke u bazuar edhe në faktin, se zotërimi i makinave për banorë, nga shqiptarët është ndjeshëm më i ulët, krahasuar jo vetëm me standartdin e vendeve të BE (4-5 herë), por edhe me të gjitha vendet e Rajonit (2-3 herë). Gjithashtu, ky grupim vlerëson se detyrimet e taksave për makinat e përdorura në vend, kanë qenë tepër të larta krahësimisht vendeve të tjera, parë nivelin ekonomik të bizneseve dhe qytetarëve, si dhe vështirësive të krizës që ka përfshirë prej vitesh ekonominë.

Ekspertët: Do rritet borxhi publik

Kostoja në buxhet nga ulja e taksave, 18 miliardë lekë

paraqiten. Kjo administratë do të kontrollojë nëse për ngastrat e tokës bujqësore, për të cilat është paraqitur kërkesë është lëshuar më parë AMTP për përfitues të tjerë, individë apo familje bujqësore. Ky do të jetë kusht për refuzim të kërkesës dhe është vetë kryetari i komunës apo bashkisë që u kthen përgjigje për refuzim të kërkesës kërkuesve, të cilët nuk plotësojnë këtë kusht. Gjithashtu do të refuzohen edhe ato kërkesa, në çdo

rast kur është vënë në dijeni zyrtarisht nga gjykata se për ngastrat e tokës bujqësore të paraqitura në kërkesë ka një konflikt gjyqësor. Regjistrimi Tre ligjet e miratuara vetëm disa ditë më parë nga qeveria shqiptare në lidhje me vlerësimin e kritereve të vlefshmërisë së titujve, atë të ndarjes së tokës të ishkooperativave bujqësore dhe ndërmarrjeve bujqësore, do

të finalizohen së shpejti pasi të ketë përfunduar plotësimi i dokumentacionit të pronësisë mbi tokat bujqësore. Qeveria ka nisur procesin për të plotësuar dokumentacionin e pronësisë mbi tokën bujqësore dhe përfundimin e tij brenda vitit 2013. Aktualisht, në pronësi private janë 561 mijë ha ose 80% e sipërfaqes së përgjithshme të tokës bujqësore, ndërsa në pronësi të shtetit janë 134 mijë ha ose 20% e totalit të saj.

PAGESAT T’U KORRESPONDOJNË PERIUDHAVE PARA PLOTËSIMIT TË MOSHËS

Pension i pjesshëm për të vetëpunësuarit Mund të paguajnë kontribut edhe pas plotësimit të moshës Të vetëpunësuarit në bujqësi të cilët nuk arrijnë të plotësojnë kushtin minimal të vjetërsisë në punë, për të përfituar pension të pjesshëm sipas dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, mund të kryejnë pagesa kontributesh edhe pas plotësimit të moshës për pension, por me kusht që ato t’u korrespondojnë periudhave para plotësimit të moshës për pension. Qeveria ka bërë disa ndryshime ligjore duke i llogaritur edhe këto periudha. Të vetëpunësuarit në bujqësi paguajnë kontributet për sig-

07

AFISHIMI

Komuna/bashkia, brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, evidenton në hartat kadastrale ngastrat e tokës në përdorim faktik, sipas kërkesave të paraqitura, vetëm për përdoruesit që plotësojnë kushtin e subjektit përfitues, sipas nenit 2, të ligjit nr.57/2012. Harta kadastrale përmbledhëse përgatitet në dy kopje origjinale, nga të cilat njëra kopje mbetet në arkivin e komunës/bashkisë dhe tjetra i përcillet kryesisë së secilit fshat, që ndodhet nën juridiksionin territorial të komunës.

Procesi Vendimi i qeverisë synon që t’u japë më shumë kompetenca dhe fuqi ligjore kryetarëve të komunave apo bashkive që do të përfshihen në këtë proces, të cilët menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi do të nisin afishimin në vendet publike lajmërimin publik të paraqitjes së dokumentacionit. Në këtë mënyrë edhe vetë administrata e komunës apo bashkisë do të përfshihen në proces, duke regjistruar dhe mbajtur në një regjistër të veçantë kërkesat që do të

»

urimet shoqërore dhe shëndetësore, për vitin 2012 e në vazhdim, pavarësisht se mund të jenë të pasiguruar për vitet pararendëse. Por sipas ekspertëve periudhat për të cilat nuk janë paguar kontributet nuk njihen periudha sigurimi. Të vetëpunësuari në bujqësi, të cilët nuk i kanë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore për periudha të kaluara, por që i kanë pasur kushtet për t’u siguruar si të vetëpunësuar në bujqësi, pavarësisht vendbanimit aktual, mund t’i paguajnë kontributet me kuotat e vitit përkatës së bashku me kamatëvonesat e llogaritura. Të vetëpunësuarit në bujqësi,

nga data 1.7.2012 e në vazhdim, të derdhin kontribut vjetor për sigurimet shoqërore, në masën 27 000 lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve, që banojnë në rrethet Bulqizë,

Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 20 400 lekë.

Ulja e taksave dhe kostoja në buxhetin e shtetit do të sjellë një rritje të borxhit publik ose një shkurtim të shpenzimeve. Por duke qenë se jemi në një vit elektoral, sipas ekspertëve të ekonomisë, ka shumë mundësi që rritja e borxhit të jetë e vetmja alternativë. Ndërkaq bëhet e ditur se nga ulja e taksave plot 18 miliardë lekë do të ulen nga të ardhurat që pritet të mblidhen në buxhetin e shtetit. Nisma e qeverisë për lehtësitë fiskale është pranuar edhe nga vetë Kryeministri Sali Berisha që do të ketë një ndikim prej afro 28 miliardë lekësh deri në fund të vitit. Për ekspertët financiarë, ndryshimi i ligjeve fiskale në mes të vitit jep efekte negative në

ekonomi, pasi nuk sjell një realizim të plotë të të ardhurave në buxhet. Por gjithashtu, dy nismat që janë miratuar në qeveri ditët e fundit, përgjysmimi i taksës së automjeteve dhe heqja e tatimit për shitjen e tokës, konsiderohen më tepër efektive në buxhetet familjare, se në ekonominë reale. Qeveria parashikon që këtë vit të mbledhë në total 360.7 miliardë lekë, me një rritje prej 5.8 për qind kundrejt të ardhurave të pritshme për vitin 2012, ose në nivelin 25.2 për qind të PBB, nga ku të ardhurat nga tatimet e doganat parashikohet të jenë 255.2 miliardë lekë, me një rritje prej 5.4 për qind krahasuar me të pritshmin për vitin 2012, ose rreth 17.8 për qind të PBB-së.

Forumi financiar

Ekspërtët e huaj diskutojnë ecurinë e ngadaltë të kredisë Përmirësimi i ndërmjetësimit financiar në Shqipëri dhe çështje si kreditë e këqija, apo faktorët që kanë ndikuar në ecurinë e ngadaltë të rritjes së kreditimit në Shqipëri, kanë qenë pjesë e diskutimeve që ekspertë shqiptarë dhe të huaj zhvilluan gjatë mbledhjes së parë të Forumit Financiar të Shqipërisë. Mbledhja u mbajt pak ditë më parë nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, dhe u organizua së bashku me FMN-në, duke qenë një forum për bankat ndërkombëtare i organizuar nga vendi pritës. Forumi solli në një tryezë të përbashkët grupet bankare kryesore që veprojnë në Shqipëri, filialet e tyre, autoritetet mbikëqyrëse nga Austria,

Franca, Turqia dhe Italia, si dhe përfaqësues të Bankës Botërore, BERZH-it, Autoritetit Evropian të Bankave dhe BQEsë. Pjesëmarrësit ranë dakord se ky forum dha një mundësi të vlefshme për një shkëmbim të hapur të pikëpamjeve dhe identifikimin e çështjeve që duhen ndjekur në vijimësi zhvillimi i tregut financiar dhe i kapitalit, roli i nismave ndërkombëtare dhe rajonale për të nxitur progres në këtë fushë. Forumi u organizua nën kujdesin e Vienna Initiative II, që sjell së bashku grupet kryesore ndërkombëtare bankare që operojnë në Evropën Qendrore, Lindore, dhe Juglindore, filialet e tyre lokale, si dhe autoritetet mbikëqyrëse, organizata ndërkombëtare.


08

« SPECIALE

E hënë 15 prill 2013 •

Gledion Rehovica: Fushata për zgjedhjet, takimet me të rinjtë jo vetëm në zyra Flet koordinatori i qarkut të Beratit për LSI-në: Frytdhënëse organizimet kulturore, sportive dhe mbrëmjet argëtuese BERAT- “Bazuar nga përvoja e fituar në këto tre muaj para zgjedhore themi me bindje se fushata nuk bëhet vetëm me takime në zyra apo në ambiente të selive të Lëvizjes Rinore për Integrim, por edhe në ambiente të tjera, mjafton që të rinjtë e atashuar në këtë lëvizje të jenë të pranishëm dhe të ndihen komodë. Një tjetër problem nëse do ta quajmë kështu është edhe fakti që këta të rinj duhet të jenë vetë të predispozuar për të kryer edhe aktivitete, qofshin këto kulturore, sportive, mbrëmje gala etj. Në këtë mënyrë fushata nuk bëhet monotone por aktive, në këtë rast janë vetë të rinjtë ata që bëhen pjesëmarrës të lëvizjes politike që ne drejtojmë në këtë fillim fushate. Produktive kanë qenë takimet në pesë bashkitë Berat, Kucovë, Ura Vajgurore, Poliçan, Çorovodë, si dhe në komunat më të mëdha të qarkut që janë Kutalli, Perondi, Kozare, Velabisht, Otllak, Vërtop, komuna Qendër, Vëndresh etj. Në këto njësi vendore etj, Lëvizja Rinore për Integrim është bërë shumë aktive dhe produktive. Janë me dhjetëra aktivitete që këta të rinj çdo ditë po kryejnë, si dhe po mbledhin rreth këtij grupimi qindra të rinj të tjerë, të cilët po i bashkohen në këtë rast kësaj force politike. Në konventën e fundit të LSI-së lideri Ilir Meta tha: “Lëvizja Rinore për Integrim është pjesa gjallëruese më aktive, më shpresëdhënëse është ajo lëvizje, e cila po ndryshon nga dita në ditë LSInë duke sjellë pranë saj prurje të reja”. Ky citim i liderit tonë, Meta ka gjetur zbatim në terren, në thyerjen e mentalitetit dhe në në atë çka është motoja jonë të ecim më shpejt, si dhe kemi moton tonë. Tashmë janë me dhjetëra organizata rinore të LRI-së në lagjet e qytetit dhe në çdo fushatë të ngritur pranë qendrave të votimit me qëllimin e vetëm të realizimit të objektivit tonë për një fitore esenciale dhe të dobishme të 23 qershorit. Ajo që duhet të bëjm ne së bashku është

areve të ndryshme që të rinjët të mësojnë më shumë rreth biznesit të tyre gjatë kësaj asistence teknike etj.

Produktive kanë qenë takimet në pesë bashkitë Berat, Kucovë, Ura Vajgurore, Poliçan, Çorovodë, si dhe në komunat më të mëdha të qarkut që janë Kutalli, Perondi, Kozare, Velabisht, Otllak, Vërtop, komuna Qendër, Vëndresh etj. Në këto njësi vendore etj, Lëvizja Rinore për Integrim është bërë shumë aktive dhe produktive

që çdo ditë nëpërmjet aktiviteteve të grumbullojmë pas vetes tonë qindra të rinj që nuk e kanë gjetur veten në asnjë forcë tjetër politike, madje ne duhet të marim atë kontigjent rinor që edhe pse janë anëtarë në forcat e tjera politike rinore e ndjen veten jashtë tyre dhe për arsye të jetës politike monotone që bëhet atje. Ndaj ne kemi organizuar grupe pune enkas me të rinjtë në fshat, në lagjet e qytetit dhe me studentët e këtij qarku që studionin në universitetet shtetërore e private në Tiranë, Durrës, Vlorë etj”. Për këto probleme të cituara nga anëtar të komitetit drejtues dhe kordinator i qarkut të Beratit për LSI-në Gledion Rehovica, ne i morëm këtë intervistë për gazetën. Ditët e fundit keni pasur disa takime me LRI-në në fshatrat e rrethit të Beratit

dhe Kuçovës, cilat kanë qënë problemet që janë diskutuar apo bashkëbiseduar në to? Që nga krijimi i saj LRI-ja ka ngritur strukturat e saj dhe kryen aktivitetin e saj politik, sportiv, kulturor etj. Aktivitete këto që gjallërojn jetën në fshat. Unë mund të them me bindje se të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim kudo që janë në punë apo në shkollë tashmë kanë thyer atë mentalitet se lëvizja e tyre rinore nuk sjell progres, përkundrazi janë këta të rinj që po dinë të punojnë, të jenë novatorë, të dinë të ngrenë një biznes, ta zhvillojnë atë dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në jetën e përditëshme. Një nga këto takimet ka qenë ai i Kutallisë ku të rinjtë së bashku me familjen e tyre kanë ditur të ngrejnë një biznes fitimprurës, kjo në prodhimin e perimeve, bostaneve etj. Por

ka dhe të rinj të tjerë, të cilët me bizneset e tyre si këta të Kutallis që dalin në tregun kombëtar e ndërkombëtar me prodhimet e tyre qofshin këto bujqësore e industriale. Mund të tregoj një shembull konkret, të rinjtë që merren me biznesin e përpunimit të pllakave të gurit, biznes i cili ka pushtuar tregjet evropiane. Apo dhe bizneset e tjera si ajo e përpunimit të bimëve medicinale, të fasoneve të ndryshme, të shërbimeve sociale e shumë, e shumë biznese të tjerë që kanë dhënë rezultat. Pra, janë këta të rinj që janë edhe anëtarë të LRI-së që kanë korrur dhe suksese në shumë fusha të tjera shkencore studiuese etj. Pikërisht me këtë kategori të rinjsh unë kam pasur kënaqësinë të flas, të bashkëbisedoj tju kërkoj dhe t’ju jap ndihmë nga forca jonë politike, jo vetëm me fjalë, por me vepra një nga të cilat janë organizimet e semin-

Cilët kanë qenë takimet e tjerë kryesisht në qytet me LRI-në? Që të numërosh takimet ato janë pa fund, mbresa të lënë takimet që organizohen në qytetin e Kuçovës ku të rinjtë marrin pjesë aktive në diskutimin rreth temave të ndryshme në këtë rast të politikës ku të rinjtë kërkojnë që edhe nëpërmjet saj të afrojnë aktivitete, të cilat janë kampionat kalceto mes lagjeve dhe fshatrave të këtij rrethi, mbrëmje me gjimnazistët, koncerte, mbrëmje gala, këto aktivitete edhe me të rinjtë e tjerë. Një punë të mirë në këtë drejtim kanë bërë të rinjtë, Ilir Llangozi, Grejsi Nazaj, gjimnazistja Katerina Rozgari, Eneilda Olldashi, Alban Cela, ekonomisti futbollist Sokol Cela, Marinela Guri, kordinatore e studentëve Fatjona Ibrahimi etj. Një gjë ndryshe po reflektohet tek të rinjët e LRI-së në Kuçovë, këta nuk njohin kryetar apo anëtarë të saj. Këta janë së bashku, flasin dhe bashkëbisedojnë pa dallime, nuk njohin i anëtarësuar i vjetër me të riun. Këta të rinj njohin vetëm produktin që japin për këtë forcë politike. Një tjetër takim ka qënë ai me studentë në Berat e Tiranë, student nga treva e Beratit. Cili do jetë produkti juaj politik, pra e thënë ndryshe kanë rritje në këtë rast numri i votuesve në 23 qershor? Kjo është njëra anë dhe në këtë rast më kryesorja pasi tashmë që fushata ka filluar e them me bindje se ka prurje të reja, ka shtim të elektoratit me të rinj ashtu si ka shtim edhe me grupmoshat e tjera apo me LGI-në. Por në fakt unë në këtë rast them me bindje se ne po punojmë për të qenë të gjithë së bashku një forcë aq e madhe në numër sa të jemi dhe të dalim forca e parë rinore lokomotive në qarkun e Beratit. Bisedoi: Sulo Gozhina


AKTUALITET • E hënë 15 prill 2013

»

09

RËNDË NË SPITAL NËNË E BIR, NGJARJA PAS NJË KONFLIKTI VERBAL

Sherri për pronën, sulmon me thikë kushurinjtë Mosmarrëveshjet për një rrip toke buzë Shkumbinit, në kërkim autori Një tokë buzë lumit Shkumbin është kthyer në burim konflikti mes një fisi në periferi të qytetit të Elbasanit duke përfunduar me dy të plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në mesditë kur janë përballur dy të rinjtë e fisit Qose duke debatuar sërish për pronësinë e tokës. Në konflikt ka ndërhyrë nëna e njërit prej djemve, por situata ka precipituar. Bukurie Qose dhe djali i saj Arben Qose me banim në lagjen “Shënkoll” në Elbasan, kanë përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin kirurgjik të këtij qyteti pasi

janë qëlluar disa herë me thikë nga Sokol Qose një kushëri i tyre. Mes kushërinjve ka pasur grindje të vazhdueshme për një ngastër toke në afërsi të lumit Shkumbin. Ky problem nuk është zgjidhur dot me mirëkuptim dhe gjatë sherrit të fundit Sokol Qose ka qëlluar disa herë për të vrarë me thikë kushëririn Arben Qose duke i shkaktuar plagë të rënda në kraharor. Agresori nuk ka hezituar të qëllojë edhe nënën e tij, Bukurie Qose, e cila gjithashtu ka përfunduar në spital. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia,

ekspertët dhe grupi hetimor. Nga të dhënat paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie pasi mes kushërinjsh kanë ekzistuar mosmarrëveshje për një rrip toke ku secila nga familjet pretendonte pronësinë. Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar në spitalin kirurgjik në Elbasan ku kanë marrë mjekimet e para. Gjendja e tyre konsiderohet e rëndë pasi goditjet kanë qenë në organet jetësore të dy të plagosurve. L. Ll

HAPËSIRË TË NJËJTË DHE PLAZHEVE PUBLIKË, RISI NË SHËRBIME

Bashkia miraton plazhet privatë e punëtorët sezonalë Nga ARTUR AJAZI

P

ër sezonin veror 2013, hapësirat për plazhe publike do të jenë në harmoni me ato private në mënyrë që të gjitha shtresat e popullatës të kenë mundësi t’i gëzohen detit. Ka qenë ky vendimi i bashkisë së Durrësit për mbarëvajtjen e sezonit të ri turistik.Gjithashtu bashkia ka miratuar edhe numrin e punonjësve sezonalë që do të shërbejnë në zonën e plazhit për mirëmbajtjen dhe pastrimin e tij. Ka disa ditë që ata kanë nisur nga puna. Plazhet Bashkia e Durrësit ka gati projektin për të planifikuar numrin e plazhet private që do të funksionojnë gjatë sezonit të ri turistik. Që nga Ura e Dajlanit deri te muri ndarës i rezidencës qeveritare do të funksionojnë 95 plazhe private. Secili prej tyre do të zerë një sipërfaqe prej 200 m2. Në total ata zënë 18 mijë m2 sipër-

faqe rëre. Kryesisht ato do të shfrytëzohen prej turistëve që do të frekuentojnë bregdetin e Durrësit. Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako sqaron se “pothuajse e njëjta sipërfaqe rëre do të jetë edhe për plazhe publike në mënyrë që edhe shtresat, të cilat nuk kanë mundësi të bëjnë banjo në plazhet private t’i gëzohen detit”. Nga taksat e vjelura prej plazheve private bashkia do të arkëtojë një fond të veçantë që do të përdoren për mirëmbajtjen e infrastrukturës së plazhit, si dhe për t’i dhënë impulse biznesit turistik. Punëtorë sezonalë Po në funksion të mbarëvajtes së sezonit turistik, bashkia do të miratojë marrjen në punë edhe të një numri punonjësish sezonalë. Sipas zotit Dako”, janë 40 punonjës, të cilët do të qëndrojnë në marrëdhënie pune deri ditën që do të mbyllet sezoni veror. Pjesa më e madhe e tyre do të jenë njerëz

me experience pune”. Ky kontigjent do të shërbejë për pastrimin e palzhit ku përfshihen bregdeti, rëra dje mjediset e tjera. Sipas rregullores, plazhi do të pastrohet dy herë në

ditë, pas dite dhe në mëngjes herët. Kështu që krahas punëtorëve të përhershëm të ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit të plazhit do të jetë në shërbim edhe ky kontigjent shtesë.

NGROHET MOTI, PUNONJËSIT E BASHKISË NISIN PASTRIMIN E RËRËS

Mbipopullohen plazhet para sezonit veror Pritet të nisë në fillim të muajit maj, sërish mysafirë nga Kosova DURRES- Plazhi i Durrësit po përgatitet për sezonin veror 2013. Madje shumë persona nuk u kanë rezistuar temperaturave relativisht të larta dhe janë larë në det duke i paraprirë sezonit veror, që zyrtarisht hapet në javën e tretë të muajit maj. Plazhi i Durrësit ka nisur këto ditë të ndjejë gjallëri. Veçanërisht në fundjavë qindra qytetarë nga Durrësi e Tirana kanë ardhur për të shëtitur buzë detit, ndërsa fëmijët e ndjejnë veten “padronë” , ku mund të luajnë pa u shqetësuar. Ndërkohë baret, restorantet dhe hotelet në këtë zonë kanë nisur nga përgatitjet për pritjen

e pushuesve që dhe këtë verë do gjallërojnë zonën e plazhit. “Po pastrojmë dyshekët, krevatet, dhomat ku do të pushojnë këtë vit pushuesit”, thotë Arifi një prej hotelierëve në zonën e Golemit. Durrësi vazhdon të jetë qendra më e frekuentuar verore në shkallë vendi dhe sipas të dhënave të bashkisë, vizitohet çdo vit nga 700 mijë pushues, pavarësisht se sa gjatë qëndrojnë në plazhet e tij. Shumica e pushuesve dhe këtë vit pritet të mbërrijnë nga Kosova, ndërsa pjesa tjetër janë emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit që zgjedhin të kalojnë pushimet verore në bregdetin shqiptar.

Lëvizje vetëm me varka

Përmirësohet moti, por Oboti sërish i rrethuar nga uji SHKODER - Pavarësisht përmirësimit të situatës nga përmbytjet në Shkodër dhe tërheqjes së ujit, fshati Obot në komunën Ana e Malit duket se nuk e ka ndjerë shumë këtë përmirësim të motit. Për banorët atje mënyra e vetme për të lëvizur janë varkat, ndërsa ajo çfarë shohin nga mëngjesi deri në mbrëmje është vetëm uji. “Po bëhet një muaj që jemi në ujë. Ndoshta në zonat e tjera iku uji, këtu nuk ikën. Fshati është krejtësisht i izoluar prej ujit. Fshati jeton me katër gjëra, blegtori, pemë dekorative, sera dhe pemë frutore, të tëra janë kalbur krejtësisht. Fillon sezoni veror, ne jemi krejtësisht në ujë, të izoluar”,- shprehen banorët. Dëmet janë shumë të mëdha. Teksa udhëton drejt qendrës së këtij fshati me varkë, syri të sheh pemë të tëra dekorative të llojeve të ndryshme, të cilat tashmë janë dëmtuar krejtësisht. Gjendja në të cilën ndodhet fshati Obot në Shkodër tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare. E përditshmja “Washington Post” publikoi një ditë më parë dokumentarin e realizuar pikërisht në këtë fshat për shkak të përmbytjeve.

Mes Portit, Policisë Kufitare e Doganës

Firmoset pakti për përballimin e fluksit të emigrantëve DURRES- Përballimi i fluksit të kthimit të emigrantëve tanë për pushime për sezonin e ri veror 2013, ishte tema e takimit të zhvilluar mes drejtuesve të institucioneve shtetërore në operojnë në territorin e Portit Detar dhe përfaqësuesve të Shoqërive të Lundrimit. Qëllimi ishte bashkërendimi i punës me qëllim përmirësimin e performancës portuale, si dhe lidhur me përballimin e fluksit të udhëtarëve dhe automjeteve me tragete gjatë sezonit veror. Nga diskutimi i problematikave të pritshme, si dhe nga përvoja e krijuar gjatë viteve të fundit u vendos firmosja e një pakti institucional për përballimin me sukses të fluksit. Tema e diskutimeve ishte, “të orientojmë sa më mirë udhëtarët dhe mjetet në hapësirat portuale, në mënyrë që koha e qëndrimit të tyre në portin detar të shkurtohet sa më shumë”. Institucionet që operojnë në hapësirën portuale do të rrisin kapacitetet duke punuar me orare të zgjatura, si dhe duke shtuar numrin e sporteleve në shërbim të udhëtarëve dhe automjeteve. Autoriteti Portual Durrës , Policia Kufitare do të vendosin hapësira të tjera më të mëdha në dispozicion të automjeteve gjatë procesit të imbarkimit dhe zbarkimit. Mjetet lundruese të udhëtarëve, tragetet dhe katamaranët, do të kenë prioritet në hyrje dhe në dalje të basenit portual krahasuar me anijet tregtare të mallrave. Gjithashtu punonjësit e Agjencive të Lundrimit do të kenë veshje të identifikuara, duke lehtësuar komunikimin e udhëtarëve me ata, gjithashtu do të garantohet korrektesa e orareve të trageteve në nisje dhe në mbërritje në portin detar të Durrësit. A. Ajazi

Në bregdet shihen ndërkaq edhe punonjësit e ndërmarrjes së komunale-plazhit, që kanë nisur të pastrojnë rërën nga leshterikët e detit, mbeturinat dhe rrafshimin e dunave të rërës të krijuara gjatë dimrit. Në Durrës rreth 86 punonjësve të përhershëm të ndërmarrjes që kujdeset për Plazhin dhe Shkozetin, do t’u shtohen më pas edhe 30 të tjerë sezonalë, me nëntë automjete të rënda. Pushuesit e parë duket të kenë ardhur. Janë nxënësit kosovarë të shkollave të mesme, që prej 10 vjetësh nuk presin stinën e verës, por udhëtimin e tyre nëpër Shqipëri e nisin dhe e mbarojnë në hotelet e plazhit. Plazhet më të mëdha dhe më të frekuentuarat në Durrës janë Shkëmbi i Kavajës, Golemi dhe Mali i Robit. Ditët e ngrohta me diell dhe temperatura të larta kryesisht gjatë mesditës kanë favorizuar sot pushuesit të nisin plazhin në bregdetin

e Vlorës. Prej ditësh bregdeti është populluar nga pushues të shumtë që shijojnë bukurinë, ndërsa disa prej tyre kanë provuar dhe detin për herë të parë këtë vit, ndërkohë që sezoni turistik ende nuk ka nisur. Disa shëtisin për t’u shplodhur, fëmijët dhe adoleshentët luajnë, ndërsa disa të tjerë kanë nisur plazhin, madje duke u larë në det. Sezoni turistik është rreth 1 muaj larg, por këta pushues nuk ngurojnë të ftojnë të gjithë t’i bashkohen natyrës, ndërsa temperaturat vijojnë të rriten. “Nuk mund t’i rezistosh kohës të mirë, kur sheh detin para”, shprehet qytetar i Durrësit. Infrastruktura e qytetit bregdetar ka qenë shqetësuese për pushuesit, por burime nga Bashkia e Durrësit bëjnë të ditur se puna vijon me ritme të përshpejtuara për t’i ofruar pushuesve kushte sa më normale sezonin që pritet të nisë muajin e ardhshëm. A. Ajazi


10

« opinion

E hënë 15 prill 2013 •

Margaret Theçer simboli i së djathtës politike “Në politikë, nëse do që të thuhet diçka, kërkoja një burri, po nëse do që ajo të bëhet, kërkoja një gruaje.” M. Theçer

M

ë 17 prill, në kishën “Saint Paul” të Londrës, në prani të 2000 të ftuarve nga e gjithë bota, u zhvillua ceremonia përshpirtëse e përcjelljes së “Zonjës së Hekurt” Margaret Theçer, ishkryeministres së Mbretërisë së Bashkuar në vitet 1979–1990, që ndërroi jetë më 8 prill në banesën e saj në Londër, e goditur nga një iktus pas disa vjetësh gjendjeje shëndetësore jo të mirë si pasojë e një sëmundjeje të sistemit nervor. “Është me të vërtetë një ditë e trishtuar për vendin tonë. Kemi humbur një udhëheqëse të madhe, një kryeministre të madhe dhe një britanike të madhe. Besoj se do të mbetet kryetari më i madh i qeverisë që vendi ka pasur”, - kështu u shpreh kryeministri i sotëm i Mbretërisë së Bashkuar David Kameron duke i u referuar një gruaje që kishte qeverisur një vend që kishte pasur si kryetar qeverie njerëz si Gladstoni, Disraeli, Llojd Xhorxh, Uinston Çurçill, Toni Bler etj. Janë fjalë që rihapin një diskutim që ka filluar që në vitin e largët 1975, kur 49-vjeçarja Margaret Roberts Theçer u ngjit në postin e kryetares së partisë konservatore angleze. Fakti që ende sot vazhdojnë diskutimet mbi rolin e asaj gruaje në historinë e Anglisë e të botës është tregues i një personaliteti të jashtëzakonshëm në jetën politike perëndimore në një periudhë ndryshimesh epokale si ajo e viteve ’80 të shekullit të shkuar. Kjo “revolucionare” konservatore, që në ndryshim nga të gjithë shtetarët bashkëkohës pati aftësinë t’i japë një epoke emrin e saj, kishte lindur në një familje të thjeshtë të një bakalli që tregtonte mallrat koloniale. Kishte studiuar kimi dhe në moshën 23-vjeçare iu fut jetës politike. Trashëgoi edukatën serioze të një familjeje që hyn në numrin e atyre që përbëjnë shtyllën kurrizore të një kombi e për të cilën disa vlera marrin rëndësi absolute e nuk mund të jenë subjekte relativizmi. Në moshën 33-vjeçare zgjidhet deputete në Westminster e fillon karriera e saj shtetërore në kabinetet e Macmillan-it, Alex Douglas-Houme e të Edward Heath-it, në këtë të fundit në dikasterin e arsimit. Por Megi kishte synime më të larta, jo të një karriere vetjake, por të një ndryshimi rrënjësor të filozofisë politike të vendit të saj, madje edhe të vetë atij. Në këtë synim madhor ajo ka një kurajë të rrallë që t’i bëjë vendit të saj një diagnozë shkencore e të pamëshirshme, të cilën asnjë koleg politikan nuk e kishte bërë: Anglia e kishte fituar luftën, por fitorja nuk ndryshonte shumë nga humbja. Më 1945, e varfëruar dhe e drobitur, ajo kishte pushuar së qeni një fuqi e madhe, ndaj duhej të bëhej diçka tjetër. Kjo diçka tjetër ishte shprehje e një tjetër mendësie, e të tjera parimeve, e të tjera kritereve të përballimit të problemeve. Kjo tërësi ndryshimesh në botëkuptimin e saj, që do të bëhej me shumë mundim edhe botëkuptimi i një partie, i një vendi, i një epoke që u quajt “liberizëm” dhe vetë kjo e fundit “theçerizëm”. Për kohën ishte një ideologji revolucionare, që u fut në trupin e një partie të mësuar me një tradicionalizëm që bazohej në mirëkuptimin dhe në miratimin. “Theçerizmi ishte para së gjithash një ideologji e liberalizmit, donte të zvogëlonte rolin e shtetit në shoqëri dhe në ekonomi e të përforconte rolin e tregjeve e të individëve. Por ishte dhe ideologjia e mundësive, e vetësendërtimit, e meritokracisë”, - kështu e përcakton politologu i njohur Bill Emoth mendimin zotërues të Margaret Theçerit. Me këtë bagazh ideor ajo fitoi zgjedhjet në majin e vitit 1979, duke u ngarkuar me detyrën e kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar. Gjeti një vend në prag të falimentimit, me plehrat që mbushnin rrugët, me korrentin të racionuar, me një papunësi të jashtëzakonshme, me një javë pune të katandisur në tri ditë. Britania dilte nga një dimër tensionesh shoqërore, me një popull të lodhur nga grevat pa kufi, nga bllokimi i shërbimeve, nga plotfuqia e Tred Unions-eve që bënin ligjin, me një sistem ndihmash shtetërore që kishin asfiksuar financat e kultivuar parazitizmin, duke zbehur vullnetin për punë të qytetarëve. Ishin të gjitha këto pasoja të qeverisjes laburiste sipas mendësisë stataliste, për të cilin individët dhe nismat e tyre duhej të njëjtësoheshin me planet e qeverisë dhe faktorin shoqëror. Për shtetaren as pesëdhjetëvjeçare, që merrte mbi supe drejtimin e ish-perandorisë më të madhe të botës, kjo gjendje ishte e papranueshme. Nga mësimet e Shën Françeskut huazoi një koncept, të cilin e ktheu në një projekt, që bëhet lajtmotiv i punës së saj: “Aty ku është gabimi, të sillet e vërteta; ku është dyshimi, të sillet besimi, ku është dëshpërimi, të sillet shpresa. Forcat e

Nga Eugjen Merlika

gabimit, të dyshimit e të dëshpërimit janë kaq të fuqizuara në shoqërinë britanike, saqë thyerja e tyre nuk do të jetë e mundur pa disa masa mospajtimi.” Zaret ishin hedhur dhe ajo në mbledhjen e parë të qeverisë bën të njohur planin e saj të ndryshimeve. Përballë kishte një përkrahës dhe 17 kundërshtarë, që “revolucionin” e saj e quanin të pasendërtueshëm, madje të dëmshëm. Vërejtjeve të tyre iu përgjigj me një frazë lapidare: “Zonja nuk kthehet mbrapsht!” “Iluzioni i fundit se ndërhyrja e shtetit do të kishte sjellë harmoninë dhe solidaritetin shoqëror, apo në gjuhën e konservatorëve ‘një komb të bashkuar’, u shemb në një klimë të përgjithshme pakënaqësie, në të cilën të vdekurit mbeteshin pa u varrosur, të sëmurët rëndë nuk pranoheshin nga spitalet, sepse nuk i lejonin rojet e sindikatave, dhe humori shoqëror mbizotërues ishte i një zilie sherrtare e i një armiqësie pa shkak. Të shërohej sëmundja e Anglisë me socializmin ishte sikur të kërkohej të shërohej leucemia nëpërmjet shushunjave”, - shkruan ajo në librin e saj “Vitet e Dawning Street”. Me një vullnet dhe energji të pashoqe punoi për zbatimin e projektit tepër ambicioz, atë të ndryshimit të Mbretërisë së Bashkuar, në bazë të të cilit ishte parimi “të tërhiqeshin kufijtë e shtetit”, duke u mbështetur në dy shtylla kryesore të mendimit të ri: privatizimet dhe liberalizimet. Deri atëherë në politikën botërore termi “privatizim” ishte i panjohur, me Margaret Theçerin u bë politikë për t’u zbatuar në Britaninë e Madhe e më pas për t’u eksportuar në çdo kontinent. Gjatë viteve ’80 qeveria angleze privatizoi transportet, industrinë e çelikut, gazin, telefoninë, ujin, industrinë e naftës e dhjetëra ndërmarrje të kontrolluara nga shteti u shitën. U hap kështu epoka globale e privatizimeve, që përfshiu Indinë, Amerikën Latine, Europën Perëndimore e pas vitit 1989 edhe atë Lindore së bashku me Rusinë. Në këtë proces të madh revolucionarizimi të shtetit u zhvillua edhe ndeshja me Trade-Unions, që ishin fortesat më të fuqishme të statalizmit, një ndeshje që përfundoi me fitoren e rendit të ri, që ishte shprehje e nismës së lirë të individëve, e rentabilitetit ekonomik, e një shoqërie në të cilën shteti duhej të bënte vetëm atë që nuk ishte në gjendje ta bënte qytetari i vetëm. Në betejën e gjatë të kryeministres me sindikatat mbeti proverbiale një shprehje e saj: “Të kesh mundur nazistët për t’u mundur nga sindikatat është jo vetëm marrëzi, por diçka qesharake.” Në atë vazhdë u ndërprenë pagesat për ndërmarrjet në humbje, me falimentimin e industrisë automobilistike, që u përtëri nëpërmjet kapitaleve të huaja që hynë në Angli. Në këtë kuadër lindi dhe tregu financiar ndërkombëtar në Londër, i famshmi “City”. Liberalizimit të tij mjaft ekonomistë e shtetarë të së majtës sot i veshin përgjegjësinë e krizës ekonomike të viteve të fundit, nuk di sa mund të jetë i bazuar ky gjykim. Një tjetër fushë e veprimit të qeverisë ishte shkurtimi i shpenzimeve të shtetit. Kështu, vetëm në administratën shtetërore nëpërmjet këtyre shifrave mund të kuptohet prirja për të pasur një shtet të lehtë e funksional. Më 1961 numri i nëpunësve ishte 640 000 (më i ulëti i pas luftës. Më 1979, pas qeverisjes së Kallaghanit kishte arritur në 732 000. Në vitin 1983 zbriti në 630 000. Një tjetër tregues i suksesit të politikës qeveritare vërehet në numrin e orëve të grevave: 30 milionë më 1979, 2 milionë më 1986. Reformat kishin mjaft kundërshtime, por anglezët e kuptuan se ishin rruga më e mirë për të siguruar zhvillimin e vendit, prandaj i dhanë votëbesimin tri herë radhazi qeverisë “Theçer”.

Personaliteti i zonjës Theçer spikati edhe në politikën ndërkombëtare. E nderuar më shumë në SHBA e në ish-Komunuelthin britanik e më pak në Europën kontinentale, për prirjet e saj nacionaliste e qëndrimin e vendosur antikomunist e jo shumë miqësor ndaj institucioneve të Bashkimit (“Evropa është dera nga hyhet në socializëm”), kryeministrja angleze shpaloste profilin e një shtetareje për të cilën nuk reshtën kurrë vlerësimet në të gjitha nivelet, si politike, ashtu dhe mediatike. Ronald Regani e quante “burri më i mirë i Anglisë”, Henri Kisinger “një drejtuese me bindje të forta e një personalitet të jashtëzakonshëm”, Xhejms Bejkeri thoshte se “Megi ka ndryshuar rrjedhën e historisë”, ndërsa Gorbaçovi shprehet për të se “ka qenë një politikane e madhe dhe një njeri i shkëlqyer, fjala e saj kishte një peshë të madhe”. Nanci Regan, bashkëshortja e ish-presidentit të SHBA-ve, shprehet kështu për marrëdhëniet Regan-Theçer: “Politikisht ishin dy zemra binjake, të përkushtuara për lirinë e për t’i dhënë fund komunizmit.” Në lidhje me këtë vështrim të veprimtarisë politike të zonjës Theçer po sjell një bisedë të saj me ish-kryeministrin sovjetik Aleksej Kosigin në një ndalim në Moskë të aeroplanit, që e çonte në Tokio në mbledhjen e G-7-s në vitin 1982. Kosigini, që ishte në një mbledhje me kryeministrat e vendeve socialiste, ndërpreu takimin dhe shkoi në aeroportin “Vnukovo” për të pritur kolegen angleze. Gjatë bisedimit ndërmjet argumenteve “Zonja e Hekurt” ngriti problemin e qindra mijë vietnamezëve të Jugut. që largoheshin me varka për të arritur në brigjet e vendeve të tjera aziatike jokomuniste. Shumë prej tyre vdisnin në det dhe Anglia kishte mobilizuar flotën për të shpëtuar mjaft prej tyre e për t’i zbarkuar në Singapor apo Hong-Kong. Ja si e përcjell bisedën vetë ish-kryeministrja e Britanisë së madhe: “I vura në dukje Kosiginit se Vietnami ishte një vend komunist dhe një aleat besnik i BS-së dhe që ai vetë kishte një ndikim të madh mbi qeverinë vietnameze. Kjo që po ndodhte ishte një katastrofë e një çnderim jo vetëm për regjimin vietnamez, por për gjithë komunizmin. Ai s’mund të bënte asgjë për të ndaluar dukurinë. Fjalët e tij m’u përkthyen: “Mirë, janë të gjithë të droguar ose kriminelë”. Nuk shkoi më tutje. ‘Çfarë?’ - pyeta. - ‘Një milion njerëz? Komunizmi është një e keqe e tillë në të cilën një milion njerëz duhet të drogohen apo të vjedhin për të jetuar?’ Nuk arrita të ndaloja lumin e mërgimtarëve të përndjekur, por munda të kundërshtoja, siç do të bëja gjithmonë, gënjeshtrat me të cilat komunistët justifikonin përndjekjen e tyre....” Ishte një nga përballjet e Margaret Theçerit me krerët e komunizmit në një mënyrë të guximshme e jo hipokrite e ky qëndrim nuk ishte ai i të gjithë drejtuesve të demokracive perëndimore, që shpesh mbyllnin një sy, siç bëjnë edhe sot me Kinën para shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në ato vende. Shqiptarët i mbajnë mend mirë ende tufat me lule të ndonjërit prej përfaqësuesve të demokracive perëndimore mbi varrin e Enver Hoxhës. Këtyre vlerësimeve dua t’u shtoj edhe atë të një kundërshtari të vendosur të zonjës Theçer - Ken Livingston, kryetar i bashkisë së Londrës, që ajo e quante “një tiran komunist”: “E admiroj dhe e respektoj për pasionin e bindjeve të saj”, duke shtuar më poshtë: “Tragjedia për këtë vend ishte se gjithçka në të cilën besonte ishte e gabuar.” Koha vërtetoi se idetë dhe besimi i ish-kryeministres angleze ishin të drejta dhe e kryen funksionin e tyre. Një tjetër koleg i saj i së majtës, Toni Bler, e quante veten bir të saj sa u përket koncepteve të qeverisjes e të ekonomisë, ndërsa kujtimin e saj e nderojnë sot edhe personalitetet më të mëdha të së majtës perëndimore, si Barak Obama apo François Holande. Ne shqiptarët nuk kemi pasur asnjë lidhje me këtë zonjë të madhe. Duke vlerësuar e nderuar figurën në filozofinë njerëzore e shtetdrejtuese të saj mund të gjejmë pika takimi, edhe pse në gjitha kujtimet e saj nuk haset asnjëherë emri i vendit tonë. Nacionalizmi, antikomunizmi e liberalizmi janë koncepte e vlera në të cilat një pjesë e mirë e shqiptarëve mund të gjejnë veten e përbëjnë një pasuri të vlefshme për të gatuar fizionominë e një të djathte të vërtetë, për të cilën ka nevojë shoqëria shqiptare. Një mësim të vlefshëm mund të nxjerrim edhe nga përfundimi i historianit, diplomatit e politologut italian Serxhio Romano në lidhje me karrierën dhe përfundimin e Margaret Theçerit: “Na mëson se demokracitë e mira dinë t’u japin hapësirë reformatorëve të mëdhenj dhe dinë t’i çojnë në shtëpi kur bëhen më pak të dobishëm për vendin.” Më duket se është një mësim që duhet të marrë një vlerë pothuaj ungjillore për jetën tonë politike e aktorët e saj.


opinion • E hënë 15 prill 2013

»

11

Financimi i riskut

T

Nga Elvis KOTINI

hesari fiskal është tërësia e përqindjeve bankare në një vit financiar. Nënçmimi i vlerës së thesarit njihet edhe si komisioni më i vlefshëm bankar mbi të hyrat fillestare. Pakti ekonomik pranon se një investitor i rregullt mund të përfitojë deri në miliarda njësi monetare nën sipërmarrjet private, në grup ose nën kredi, por fondacioni i thesarit është gjithmonë i pranishëm në përputhje të plotë me emisionin monetar që nxjerr indeksi vjetor i një banke. Përfitimi i miliardit monetar lidhet me teorinë e të hyrave, ku e njëjta njësi fitimi pjesëtohet me dhjetë (n) dhe shumëzohet me shtatë (z). Nuk duhen ngatërruar shenjat (F) me numrat (E). Sinjale të besueshme të analizës matematike tregojnë se mundësia që kanë njerëzit për të llogaritur kufizohet në integralin “1.5; 1.2”, cilësi që përjashtojnë formën e kufizuar me numrin 2. Megjithatë, për gjenitë (gen) numri 2 konsiderohet rreze veprimi. Në të gjitha rastet paratë grumbullohen në një dorë të vetme. Fisku financiar, ose i ashtuquajturi “thesar”, plotësohet nën pecentualitetin vizual, duke filluar me çmimin nën zero dhe duke vijuar me shiritat e sigurisë nën pjesoren 0.008%. Pranueshmëritë në tregun ekonomik parashikojnë një çmim kontabël, si dhe mallrat e shportës ekonomike, pasuritë publike dhe bankat private, që të gjitha karakteristika zyrtare të vlerësuara në tregun ekonomik. Në vija të trasha dhe të tërthorta mund të vëzhgohet nga brenda ose nga jashtë vendit tregu, duke sjellë një përfitim ekonomik në rastin e parë dhe një siguracion ndërkombëtar në rastin e dytë. Megjithatë, mund të ndodhë që tregu ekonomik të “flejë” bashkë me trajtën financiare që i korrespondon vendit të shitblerjes, pavarësisht se multimilionerët mund të gjejnë veten bashkë në vende me një reliev të “gjelbër” monetar si Gjermania. Për sa i përket krimit, ky është pa dyshim një kapital monetar, por që rasti nuk duhet sublimuar se reliktet ekonomike parashikojnë një sindromë trashëgimie në çështjet e pasurisë dhe krimit. Nga ana tjetër, të bërit biznes nuk kushtëzohet nga kufijtë kriminalë për disa arsye, një nga më të qëndrueshmet është fuqia likuide e monedhës sipas shërbimit më të mirë bruto. Disa komente respektive mbi krimin lidhen me sindikatën kriminale, por që elementi sindikativ ende nuk shpjegohet nëse është një organizatë e rrezikshme apo një qendër punësimi. Definitvisht kalohet në fondacione bamirësie, që për kriminelet është një akt pozitiv, ndërsa për industrialistët fenomeni mund të shihet me përbuzje. Çeqet monetare janë vlera e kapitalit fillestar ndaj prurësit më të parë me çdo mjet dhe çdo mënyrë, duke i dhënë vlerën e maturimit çdo kriteri ekonomik mbi përfitimet pasurore. Ndonjëherë emri i shënuar në çekun ekonomik ose në

bllokun-aksioner mund të shërbejë për kalime fiskale nisur nga subjekti, i cili është pa dyshim një titull aksioner me qendër banimi dhe kredenciale dhurimi (Pi-grek). Sekreti bankar vs emision bankar, çka nënkupton se nuk mund të pritet risku kur monedha është në qarkullim dhe se bankat janë aparati burokratik dhe nominal në nxjerrjen e monedhës. Prandaj nuk ka një sekret mbi arsye financiare, por mbi të drejta private të shtetasit për pasurinë dhe investimin e tij. Çështja e sekretit lidhet me shtetin si kategori zyrtare, jo si vlefshmëri ideologjike, por si një rrjedhë e natyrshme mbi eskalacionin programor të komunitetit. Kontratat janë shprehje e vullnetit ligjor të palëve. Vullneti është paraqitja e qëllimit juridik sipas interesit më të mirë. Nëse këto kuotohen në bursën e aksioneve, atëherë bëhet fjalë për shitblerjet. Legjitimiteti i palëve votohet nga ligji dhe një kontratë që është në përputhje me ligjin është gjithmonë e pavlefshme mbi arsye të autonomisë së vullnetit. Çfarë ndodh në përpilimin kontraktor në rendin tonë juridik? Pse kontratat bazohen në ligjet respektive? Kjo është një sjellje imorale dhe kuptohet me natyrë të përgjithshme, pasi virtyti i vullnetit nuk mund të determinojë aktin juridik me ligj, ose veçmas me kontratë. Do të ishte improbabël gjithashtu që vakumi që krijohet në numra të zërë vend edhe në kontrata, por do të ishte plotësisht e mundur që spekulacioni të hedhë rrënjë në vend mbi këto tipare. Shembulli gjen zbatim që kur në vend kontradiktat fiskale, financiare dhe shifrat kontabile nuk gjejnë serinë e tyre bazë në tabelën unike mbi emisionin dhe fleksibiltetin monetar. Kështu, ku ka shumë duar mbi të njëjtin version financiar dhe në tabelë të njohur, nuk flitet më për besueshmëri dhe siguri, si në planin se të drejtat janë personale, ashtu dhe se fitimi i tyre kërkon të njëjtin input financiar. Le ta themi më shkoqur: pse ka shumë variante financiare kur duhet të ketë vetëm një shifër të llogaritshme si në planet e komisionit bankar (3/10), ashtu dhe në shlyerjen e borxhit kontabël? Le t’ia nënshtrojmë testin tonë logjikës së bilancit shtetëror privat dhe kulturës njohëse në disa zyra avokatore. Të gjithë shkojnë nga shifra 0 drejt enumeracionit, dhe kjo është shprehje e korrupsionit, mungesës së formimit logjik dhe intelektual të shtetasit. Pasi nuk mund të shkohet nga nuli drejt fazës, por nga shifra 5 drejt shifrës 0. P.sh. 0.008; 0.002;. 0.005. Këto janë shifrat e thesarit, akt që mbyllet me germën “F” në matematikë. Në fakt, numri 5 është një kulminacion shoqëror dhe politik mbi liri dhe të drejta progresive, aq të vlefshme edhe në kurbën e agregateve në bursë. Mirëpo drejt cilës pozitë pritet të shkojë tregu ekonomik? A mund të parashikohet një situatë e tillë nga milionerët? Një përgjigje të dyfishtë mund ta japin vetëm zyrat e taksave mbi produktin e përgjithshëm bruto, kryesisht me bazë kapitalin monetar. Rritja e bazës tatimore

nuk përbën një meritë të dividendëve në treg (milionat), por të formës së pasurimit shoqëror. Duke lënë pas në këtë mënyrë reminishenca mbi ndarjet klasore apo regjimin kriminal tek të ardhurat. Taksa është një nocion i gjerë dhe nuk bart vetëm fazën e qarkullimit apo barrën fiskale. Taksa përfaqëson tabelën e investimit dhe kulturën financiare në tërësi, grupet shoqërore dhe kreditin bankar. Rritja e shoqërisë nisur nga disa fakte mbi regjimin e ndërmjetshëm doganor (import) mund të sjellë përmirësimin e situatës ekonomike në rajonin e investimit si dhe ndikon rregullisht në regjistrimin e elementëve në subvencion. Kjo nuk është diçka e cekët që kur në SHBA gjen akuza mbi mafiozë që kanë huamarrje të mëdha të paregjistruara dhe nën të njëjtin motiv kriminaliteti. Pavarësisht kuotës së rrezikut financiar dhe atij kriminal, çështjet e taksimit përfaqësojnë vetëdijen e tregut, shesin në çmimin më të mirë mallrat, duke i dhënë pasurisë vlerë monetare. Dhe në fund garantojnë për të gjithë, pasi autorët dhe aktorët e tregut quhen taksapaguese. Prania e taksave në sistemin bankar disiplinon kreditë, duke u dhënë pasanikëve të njëjtën preferencë në treg, duke nisur që nga hipotekat e deri në përfundimin e kontratave zyrtare. Krijohet kështu presioni fiskal, i cili rrit vlerën e pasurimit, sepse rrit vlerën e investimit, ose garancive, duke u dhënë depozitave bankare rolin lider në përqindjet monetare. Nuk parashikohen rreziqe monetare kur një shtet apo grup ekonomik ka shumë para në xhep. Problemi qëndron te fitimi, pra çfarë fiton ai që hedh më shumë para në treg. Kjo mbetet një teoremë e njohur sot, kur shumë vende, që nga Rusia e deri në Greqi, kanë shuma të mëdha parash, por që bilanci nuk i përgjigjet GDP-së, d.m.th. bonove të thesarit. Megjithatë, nuk ka një dyshim te paratë, roli i të cilave është i kufizuar në rregulla dhe manovra civile. Pak kohë më parë nxitej ministri i ri i Ekonomisë se kishte firmosur një kontratë mbi kalimin e gazsjellësit nëpër rrugëtimin shqiptar. Por kjo çështje përbën jo vetëm shkelje të kredencialit diplomatik, por nxjerr në pah injorancën e publikut mbi aktin. Një tubacion gazsjellësish në vend nuk mund të ketë përfitime ekonomike nisur nga disa kushte bazë. Kontrata duhet firmosur mbi përfitimet. Nga ana tjetër, shteti shqiptar vë në dispozicion truallin si çdo objekt me kundërvlerë apo interes publik. Këto dhe të tjera analogime nuk formojnë objekt financiar, por një shkëmbim gjeostrategjik të çështjeve në varësi të Ministrisë së Jashtme. Pra, lejohet vetëm kalimi i tubave pa asnjë prirje ekonomike. Kjo provohet nga fakti ligjor se asnjë kontratë nuk mund të mbyllet pa përfunduar objekti i përcaktueshëm në vlerë dhe çmim konstant. Duhet pranuar se çështjet e energjisë dhe të gazit nuk janë mallra të përcaktueshëm, por njësi matëse si çdo limit i njohur ekonomik.

28 nëntor 1939

K

ur gjëmoi topi i armikut në Durrës, kur klithmat tona “armë, armë”” u tretën në zhurmën e aeroplanëve që dukeshin në qiellin e Tiranës, ne mbetëm vetëm dhe qëndruam. Qëndruam se na mbante një shpirt i vetëm. Qëndruam në Durrës me kapter Mujon. Qëndruam në brigjet e Vlorës, të Sarandës e të Shëngjinit. Qëndruam të gjithë, vetëm, me pak armë. Qëndruam gjersa ramë. Menjëherë pamë dhe i njohëm të gjithë: njohëm tregtarë flamujsh, njohëm trimat e ballove dhe të shampanjave, njohëm të shiturit, lyparakët e çdo kohe, por mbi të gjitha njohëm shqiptarët e mirë. I pamë dhe i njohëm të gjithë. I pamë dhe flamujt e armikut mbi kryet tanë. Dëgjuam dhe këngët e tyre, por qëndruam të gjallë. Qëndruam se na mbante një shpirt i vetëm. Na mbante flaka e Naimit. Na mbante qëndrimi i patundur i Safet Butkës. Na mbante Lumo Skëndoja. 28 nëntor 1939 Dita e parë e Flamurit të Vlorës, në turp, në skllavëri. Atë ditë shqiptarët e shitur varrosën flamurin. Atë ditë zbriste nga shtiza e lartë flamuri i madh i Skënderbeut. Shqiptar ai që zbret në pluhur flamurin e Vlorës? Shqiptar ai që puth e ngre lart flamurin e liktorit? Ne pamë në atë puthje të dridhen ndërgjegjet. Ne pamë dhe në heshtje qamë. Por dhamë një betim: a do ta varrosnim këtë ditë të përzier me flamujt e këngët e armikut? A do të dëgjonim në heshtje profkat e tradhtarve? Jo! “Jo!” - thanë të gjithë shqiptarët e mirë. “Jo!” - doli fjala nga shtëpia e Lumo Skëndos dhe vesh më vesh në gjithë Shqipërinë. “Jo!” - tha Safet Butka. “Jo!” - tha Hysni Lepenica. “Jo!” - gjëmuan malet dhe zëri i djalërisë tha: “Jo!”. Atëherë vendosëm. S’e lamë armikun të tallej me ne, të tallej me lirinë tonë. S’i lamë tradhtarët të ngrinin kupat atë mbrëmje të

Nga Bardhyl POGONI qetë, të qeshur. Vendosëm t’i flasim turmës, t’i flasim armikut dhe t’u flasim tradhtarëve. U nisëm të gjithë më të ngrysur. Atje në sheshin Skënderbe, ku një mot më parë këndonim lirisht, u mblodhëm në heshtje. “Le të ecim djema, le të ecim vëllezër! – tha Safet Butka. - Te varri i Naimit le të vemi!” Dhe ne të gjithë dëgjuam, dhe ne të gjithë me kryet ulur u nisëm. Ramazan Jarani para dhe ne të gjithë pas. Turma na pa dhe e kuptoi. Dëgjoi zërin tonë dhe të gjithë pas nesh, të gjithë me ne. “Eja mblidhuni këtu!” – ja krisi kënga dhe asnjë nuk tha “pse?” Qe klithma e dhembjes së kombit, qe zëri i ndërgjegjes, që kërkonte shpërthim, liri. Armiku na pa, na dëgjoi, por s’lëvizi. Asgjë s’na ndante, ne ecnim të gjithë. Turma e bashkuar me një ideal të vetëm drejt varrit të Naimit. Atje larg, mbi një breg të vetmuar, u mblodhëm rreth. Flamurin me shkabë e mbanim lart. Dhe vasha shtatëvjeçare që ndoqi pas të atin, Ramazan Jaranin, qëndronte zbathur, veshur me të zeza. Vendosëm lule mbi varrin e ftohtë dhe kryeulur qamë. Qante në heshtje Safet Butka. Qante në heshtje Ramazan Jarani. Qanim të gjithë ne dhe vasha me të zeza qante. Mbrëmja më të ngrysur. Dhe aty me frymën e perëndimit, me pëshpëritjen e gjetheve, me tingullin e fikur të një fyelli të largët, ne dëgjuam këngët e Naimit, ne ndiemëflakën të na ngrohë zemrat. “Kurrë jo, vëllezër! – ngrihet Ramazan Jarani dhe flet: - Sonte kujtojmë me dhimbje flamurin e Vlorës. Le të qëndrojmë të patundur, vëllezër, se shpesh u shkelëm, se shpesh ne pamë kuajt e ushtrive armike të pinë ujët e Shkumbinit, por kurrë s’u përmbys shpirti i qëndresës, kurrë s’u shua flaka e lirisë! Edhe këtë herë, vëllezër, do ta hedhim, do ta hedhim!” Kështu foli Ramazan Jarani dhe aty ne bëmë betimin, te varri i Naimit, te varri i madh i kombit. Aty ne u lidhëm bashkë: varr,

turmë e flamur. Aty ne u shkrimë, u bëmë një. Aty ne krijuam ritin e fesë së kombit. Klithmën e zjarrtë s’e mbante më as varri i Naimit, as zemrat tona. Ne donim shpërthim. Shpërthim nëpër rrugët, shpërthim me këngë e britma, shpërthim me flamur përpara. Kërkonim që britmat tona t’i dëgjonin të gjithë, armiq dhe shqiptarë, të huaj dhe mbarë bota, dhe i dëgjoi. Ne u nisëm andej. Nga gjiri i vashave u shpalosën flamuj, flamuj të Vlorës. Ne i ndoqëm pas flamujt. I ndoqëm me këngë e britma gjer në qiell. Rrugët e Tiranës u tronditën. Rrugët e Tiranës u ringjallën. Dritare e ballkone u mbushën me flamuj të papritur. Shumë lagën me lot udhët e kalimit tonë. Shumë morën zemër dhe u vunë pas flamurit kryengritës. Asgjë s’e ndalte vrullin e klithmës sonë. Flakë u ndezën zemrat tona. E gjithë Tirana dëgjoi. E gjithë Tirana gjëmoi. E gjithë Tirana përzjeu zërin e vet me këngët tona. Kënduam sa deshëm. Kënduam gjer në mesnatë. I thamë armikut: “Jemi gjallë!”.U thamë tradhtarëve: “Dridhuni!”. Armiku gjithë natën hapi sytë. Tradhtarët s’i la ndërgjegjja e turmës të mbyllin sy. Atë natë kënduam lirisht. Lirisht mes bajonetash. Nuk kishte tradhtar të ngrinte dorën. Nuk kishte armik të thoshte “ndal!”. Qe flaka që djeg në sy, vrulli i sulmit tonë. Qe shpirti shkëmb i djalërisë. Atë natë ne kënduam me zjarr. Atë natë ne folëm me zjarr. Atë natë ne ndezëm një zjarr, zjarrin e shqiptarëve të lirë. Atë natë nuk kishte as komunistë dhe as “çlirimtarë” me yll. Ky shkrim i kushtohet demonstratës së zhvilluar në Tiranë nga nacionalistët shqiptarë më 28 nëntor 1939. Botuar për herë të parë në gazetën “Flamuri”, organ i partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, në Itali në vitin 1946.


12

« zodiak

E hënë 15 prill 2013 •

javor

horoskopi Dashi

Akrepi

Demi

Shigjetari

Binjakët

Bricjapi

Ka ardhur koha të vendosni pak rregull në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Mundohuni t’i mendoni gjërat me qetësi dhe kujdes, pa ia hedhur gjithmonë fajin partnerit. Beqarët me shumë gjasa do takojnë një person interesant në mjedisin e tyre të punës. Klima në sektorin e financave do jetë e favorshme. Ka mundësi të këshilloheni me një specialist të mirë dhe do ndiqni hap pas hapi këshillat e tij. Rezistenca fizike nuk do jetë e mirë. Kujdes me ato që do konsumoni dhe mos e teproni me lodhjen. Në punë do jeni të vetmit që do pranonin detyrën e propozuar nga shefat dhe për këtë arsye mund të keni debate me kolegët. Kujdes! Në familje do ketë ndryshime pozitive.

Projektet e përbashkëta do ju afrojnë edhe më tepër me partnerin tuaj gjatë kësaj jave. Jeta juaj në çift do marrë një tjetër pamje dhe do jetë më e qetë. Beqarët do kenë takime pa fund, por nuk do vendosin lehtësisht cilin të zgjedhin. Situata financiare fatmirësisht do përmirësohet dhe do keni mundësi të bëni ndonjë shpenzim më tepër. Për të mos pasur të papritura me shëndetin mirë do ishte të bënit një kontroll paraprak që në ditët e para të javës. Në punë do keni ide të reja si të arrini atje ku dëshironi. Me pak mundim do e arrini objektivin që i kishit vënë vetes dhe do ndiheni të plotësuar. Edhe raportet me familjarët do jenë më të ngrohta se kohët e fundit.

Rrethanat do iu ndihmojnë ta përmirësoni mjaft jetën në çift gjatë kësaj jave, megjithatë duhet të vazhdoni edhe të jepni në dashuri. Duhet të pranoni edhe disa kritika. Beqarët do jenë të papërqendruar dhe do shohin sa andej këndej. Nuk keni për ta gjetur në këtë mënyrë atë që keni ëndërruar. Në planin financiar shmangni dhënien e huave dhe ulni shpenzimet e tejskajshme. Shëndeti do kërkojë më tepër përkujdesje nga ana juaj. Disa mund të kenë shqetësime me shpinën ose kokën. Në punë do jeni nervozë dhe nuk do arrini dot të frymëzoheni. Disa do jenë aq të shpërqendruar saqë nuk do mundin të bëjnë asgjë. Jeta familjare do jetë përgjithësisht e qëndrueshme.

Të nxitur nga Marsi do krijoni një klimë shumë të ngrohtë në çift dhe do kaloni momente të paharruara në praninë e partnerit. Shijojeni çdo gjë dhe nuk do pendoheni. Beqarët do jenë plot energji dhe të vendosur për të krijuar një lidhje me personin që pëlqejnë prej kohësh. Do ju pëlqejnë çmenduritë e vogla. Influenca e yjeve do jetë pozitive për financat. Do jeni më të organizuar dhe nuk do keni probleme. Shëndeti nuk do ketë asnjë shqetësim. Edhe ata që kanë pasur probleme të vogla do jenë në formë më të mirë. Në punë do arrini rezultate të larta falë ambicies që keni. Vazhdoni të keni më shumë besim në vetvete. Jeta familjare nuk do jetë shumë e qetë. Kujdes me debatet e mëdha.

Gaforrja

Dashuria e çifteve do jetë e paqëndrueshme gjatë kësaj jave. Priten debate të forta dhe diskutime të gjata. Nëse doni të pajtoheni brenda pak kohe duhet të bëni lëshime. Për beqarët do ketë takime me shumicë dhe flirtet e aventurat nuk do mungojnë. Financiarisht do përballeni me disa probleme të vështira për të cilat duhet pasur shumë kujdes. Shëndeti nuk do jetë shumë i qëndrueshëm. Periudhë më të vështirë do kalojnë ata që janë alergjikë. Bëni kujdes edhe me incidentet muskulore. Në punë do gjeni zgjidhje të shpejta për të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodheni. Gjërat do fillojnë të marrin për mirë. Në punë mos kërkoni të dominoni mbi të tjerët.

Luani

Klima ne çift do filloje te ngrohet gjate kësaj jave. Pasioni do te rindizet dhe dialogu do përforcohet. Atyre qe kane shume kohe bashke do iu duket sikur do iu rikthehet edhe njëherë koha pas. Beqaret jo vetëm qe do kenë disa takime, por pa ngurruar shume do thonë menjëherë po. Ne planin financiar duhet te tregoheni te arsyeshëm dhe te mos shpenzoni kuturu. Nëse mbani një higjiene te mire dhe kujdeseni pak me tepër për veten, as shëndeti nuk do ketë asnjë problem. Për ushqimin e dini mire si te kujdeseni. Jave e lodhshme dhe plot vështirësi për jetën profesionale. Mendohuni mire para se te veproni. Me familjaret do kuptoheni me se miri.

Mund të keni disa debate të vogla me partnerin deri ditën e mërkurë, por situata do fillojë të përmirësohet shpejt. Mos flisni menjëherë për ndarje sepse në fakt të tilla probleme ju ndodhin të gjithëve. Beqarët do kenë një javë të mbushur me takime dhe emocione. Shfrytëzojeni! Financat nuk do jenë ashtu si ju i keni dëshiruar, megjithatë me pak kujdes mund të arrini ta stabilizoni situatën. Disave do iu duhet të bëjnë disa sakrifica. Për shëndetin do jetë një periudhë e mirë dhe pa shqetësime. Vazhdoni të hani në mënyrë të ekuilibruar. Në punë do favorizohen projektet e reja dhe fitimprurëse. Përfitoni! Në familje duhet të jeni më të respektueshëm.

Virgjëresha

Gjatë kësaj jave priten momente të gëzueshme në çift. Disa do marrin edhe vendime me rëndësi për një të ardhme të ndritur. Nëse nuk doni që harmonia juaj të prishet, largoni kapricot. Beqarët do kenë një takim jo shumë të bukur, por që do sjellë ndryshime të mëdha. Në planin financiar do keni fat dhe do arrini të kryeni disa investime të rëndësishme. Jupiteri do influencojë tek shëndeti. Nuk pritet asnjë problem në këtë sektor, megjithatë mundohuni të mos e teproni me asgjë. Në planin profesional do ju dalin disa sfida të vështira të cilat mund t’i kaloni me maturi dhe përkujdesje. Mos kërkoni t’i ngjitni shkallët njëherësh sepse do gaboni rëndë. Familja nuk do jetë problematike.

Peshorja

Ka rrezik që gjatë kësaj jave të përballeni me një krizë në çift. Kokëfortësia juaj do ju çojë drejt gabimeve. Kërkoni falje pa qenë vonë. Beqarët në të kundërt duhet të përgatiten për të takuar dashurinë e madhe. Shumë shpejt do vijë edhe një propozim i veçantë. Disa probleme financiare do zgjidhen më në fund falë ndihmës që do ju japin miqtë tuaj. Mbajeni mend këtë që ata po bëjnë dhe ua shpërbleni kur të mundeni. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Do jeni plot energji dhe dinamikën. Në planin profesional duhet të respektoni edhe mendimet e kolegëve. Jo gjithmonë gjërat do bëhen ashtu si doni ju. Edhe në familje duhet të tregoheni diplomatë dhe mos bëni kritika të kota.

Pritet që gjatë kësaj jave situata në çift të përmirësohet. Do mendoni të bëni disa gjëra të veçanta me partnerin dhe do e largoni rutinën. Beqarët do bien kollaj në dashuri gjatë kësaj jave. Mundohuni të zgjidhni personin e duhur në mënyrë që të mos zhgënjeheni më vonë. Financat pritet të jenë të mira dhe kjo do ju japë mundësinë të bëni shpenzimet më të nevojshme. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla, por asgjë për t’u shqetësuar. Flisni sa më shpejt me mjekët sepse vetëm ata mund t’iu qetësojnë. Në punë do e merrni me pak përtese, por me kalimin e ditëve do e kuptoni se koha ikën dhe duhet të përfitoni. Në familje nuk do jetë periudhë e qetë.

Ujori

Këtë jave do mendoni të dilni dhe të argëtoheni më shumë me partnerin tuaj. Ai do ua bëjë qefin dhe nuk do ju lëre për asnjë moment të mërziteni. Beqarët nuk do e kenë mendjen tek dashuria dhe do mendojnë të kalojnë sa më tepër kohë me miqtë e tyre të vjetër. Financat nuk do jenë problematikë, madje disa do kenë edhe përmirësime. Përfitoni për të hequr disa lek mënjanë. Nëse jetoni në një qytet me shumë pluhur dilni sa më shumë në ajër të pastër. Disa do kenë shqetësime me frymëmarrjen e disa te tjerë me kolitin. Në punë do vazhdoni me realizimin e projekteve që keni filluar dhe do i përfundoni ato me sukses. Jeta familjare do jetë e privilegjuar.

Peshqit

Duke u nisur nga pozicioni jo shumë i favorshëm i Plutonit, priten debate ndërmjet jush dhe partnerit gjatë kësaj jave. Tregohuni të kujdesshëm me ato që do thoni. Nëse ju beqarë doni të gjeni dashurinë e madhe duhet të tregoheni më të disponueshëm ndaj ftesave që do ju bëhen. Financat nuk do jenë as të mira dhe as të këqija. Shpenzoni me maturi që të mos keni probleme. Në sektorin e shëndetit do ju ndihmojë Jupiteri dhe Plutoni. Edhe pse do keni disa shqetësime ditët e para të javës, gjithçka do zgjidhet menjëherë. Ambienti në punë do jetë euforik dhe kjo do ju shtyjë të hidhni hapa më tej. Energjia nuk do ju mungojë. Jeta familjare do jetë më e mirë sesa edhe ju vetë e mendonit


bota

»

• E hënë 15 prill 2013

s p e c i a l e

»16

Margaret Thatcher, një grua me mision

»14

Më shumë se sa qeveri. Më pranë filozofisë

M

uaj i ri, krizë e re. Në shkurt, votuesit italianë u rebeluan kundër klasës së tyre politike dhe masave shtrënguese evropiane. Në mars, depozituesit qipriotë dolën në rrugë për të denoncuar një plan të hartuar keq për të taksuar të gjithë kursimet në banka. Tani, gjykatësit në Portugali e kanë gjykuar antikushtetues pjesën e tyre të programit të kursimit. Vendimi i gjykatës e shndërroi Portugalinë nga një student të qetë, por premtues në klasën në përmirësim të euros, në një tjetër ngatërrestar. Në Bruksel, zyrtarët me vështirësi e fshehin pakënaqësinë ndaj gjykatësve me rroba të zeza që kanë vendosur që shkurtimi i pagës së 14 për punonjësit e sektorit publik dhe pensionistët përbënte një diskriminim të padrejtë. “Është Kushtetuta e fundit socialiste në Evropë”, shfrynte një eurokrat. Për Portugalinë, vendimi vë në rrezik premtim për një zgjatje të maturimit të huave të saj në eurozonë dhe zvogëlon shanset për të mos pasur nevojë për planin e shpëtimit në vitin tjetër. Veç kësaj, ngrihen edhe pyetje për eurozonën. Nëse një prej nxënësit më të mirë të saj po dështon, çfarë do të thotë kjo për politikën e kursimit që ajo po imponon? Edhe nëse është e justifikuar, ajo nuk po punon aq shpejt sa duhet për të ndalur erozionin politik në vendet huamarrës. Që Portugalia ka arritur të qëndrojë jashtë vëmendjes që nga koha kur u shpëtua në 2011, kjo është një arritje në vetvete. Mëkatet e saj ishin ndoshta më të durueshmit për huadhënësit. Portugalia kish thyer rregullat fiskalë si shumë të tjerë. Por nuk ishte gënjeshtare dhe dorëlëshuar si Greqia; nuk kishte një model ekonomik me taksa të uklëta si Irlanda; nuk ka mbijetuar falë taksave mbi paratë ruse si Qipro; dhe nuk lejoi një bum pronash të paluajtshme si Spanja. Portugalia ka qenë një i sëmurë kronik, që ka vuajtur vite të tërë rritje të vogël ekonomike. Ishte pak si Italia, por pa borxhin e madh publik dhe festat e mëdha. Dhe që kur u zbatua paketa e shpëtimit, Portugalia ka qenë më e devotshmja në pendimin e saj. Si partia e djathtë në pushtet, ashtu edhe opozita socialiste përqafuan shpëtimin përmes kursimit dhe reformave strukturore. Kostot për njësi të punës kanë rënë, eksporet po rriten (Portugalia po gëzon të parën tepricë tregtare në dekada) dhe bilanci po vihet në rregull. E gjithë kjo ndodhi pa teatralizmat grekë, zvarritjet italiane, ankesat franceze apo thirrjet spanjolle për ndihmë. Në një artikull, Victor Gaspar, ministri portugez i Financave, thotë se Portugalia prishi kostot e ulëta të huamarrjes që solli euro me shpenzime konsumatorë që prodhonin rritje të ulët. Përvoja, u thotë ai kritikëve të kursimit, tregon se “stimulimi i kërkesës nuk garanton rritje ekonomike”. Grafikët e ekonomistëve mund të tregojnë në drejtimin e duhur, por dobia nuk po ndihet prej qytetarëve, të paktën ende jo. Recesioni ka qenë më i thellë nga sa pritej, papunësia parashikohettë arrijë 19% dhe raporti i borxhit ndaj GDP tani e kalon 120 përqindëshin – afërsisht sa i Italisë. Kredia për kompanitë e vogla e të mesme është veçanërisht e shtrënguar. Eksportet e Portugalisë nuk

13

gossip Australia, misteret e “qoshes së botës”

Luhatjet e Euros

»15

janë të mëdhenj sa duhen për të ngritur ekonominë në tërësi, ashtu si në Irlandë, dhe disa kanë dyshime që ata mund të qëndrojnë kur partnerët kryesorë tregtarë në Evropë janë në Evropë ose janë duke shtrënguar rripat. Investitorët pyesin nëse Portugali mund të rifitojë aksesin në tregjet e kapitalit këtë vit. Nëse nuk rifillon rritja ekonomike, një paketë e dytë shpëtimi mund të jetë e nevojshme dhe borxhi duhet që ndoshta të anulohet, ose haptas ose fshehtas duke lehtësuar kushtet e huadhënies. Vlerësimi i ngrohtë i eurozonës për Portugalinë tërheq vëmendjen tek dështimet e saj. Për disa ekonomistë, si Mega Greene e Maverick Intelligence, Portugalia “është shembulli më i qartë se si masat e kursimit po e vrasin pacientin”. Ata që janë të përfshirë në program përgjigjen se Portugalia tregon vetëm që zhvlerësimi i brendshëm brenda një monedhe të përbashkët është “gjë brutale”. Rifitimi i konkurrueshmërisë kërkon ulje të pagave dhe çmimeve. Megjithatë, rritja e dyshimeve për këtë recetë ushqen rezistencën politike. Socialistët e Portugalisë janë distancuar nga programi, dhe në Lisbonë kanë nisur të shfaqen protesta kundër kursimit. Tani edhe gjykatat janë përfshirë. Mund të ngrihet pyetja nëse gjykatësit janë njerëzit e duhur për të marrë vendime për politika ekonomike apo për të marrë vendime pa pasion për shkurtimet e pagave në sektorin publik. Por vendimi tregon se kredidhënësit si Gjermania nuk janë të vetmit që duhet të ndeshen me gjykatat kushtetuese; një huamarrës si Portugalia ka edhe ai Karlsruhen e vet. Ajo që askush nuk mund të thotë është se sa kushtëzimi i eurozonës në një vend mund të nxisë kokëfortësinë gjetkë. Epidemia financiare mund të frenohet për momentin prej Bankës Qendrore Evropiane, por epidemia politike është një risk në rritje. Nëse nuk rikthehet rritja ekonomike, mund të vijë një ditë kur një vend të vendosë, ashtu si me standardin e floririt në 1930, se dhimbja e përshtatjes është më e madhe se risku i largimit. Në Qipro, ku sektori bankar është rrënuar dhe është vendosur kontroll i rreptë, që tani dalja duket më pak e frikshme se më parë. Eurozona ka qenë duke përshtatur me qetësi politikën e saj. Objektivat e shkurtimit të deficitit po lehtësohen në përgjigje ndaj recesionit; Portugalisë i janë dhënë tashmë edhe dy vite për të sjellë deficitin e vet buxhetor poshtë 3 përqindëshit të GDP. Gjermania është pajtuar me paga më të larta. Por sekretari amerikan i Thesarit, Xhek Lju, kish të drejtë këtë javë kur i bëri thirrje Gjermanisë që të bëjë më shumë për të nxitur kërkesën. Është pyetje e drejtë, a do të zgjedhin apo jo konsumatorët gjermanë të blejnë këpucë portugeze me para shtesë. Gjithësesi, qoftë edhe për t’iu përgjigjur tensioneve politikë, Gjermania duhet të jetë më e gatshme që të ndihmojë huamarrësit që të përshtaten. Duhet të fillojë me shtyrjen e maturimit për rastet që e meritojnë. Nëse Irlanda dhe Portugalia mund të rikthehen në tregje këtë vit, pavarësisht gjithçkaje që ka shkuar keq, kjo do të rriste besimin në euro. Dhe do i lejonte Gjermanisë të pretendonte se ilaçi i saj i hidhur po funksionon.


14

« bota

E hënë 15 prill 2013 •

Margaret Thatcher Margaret Thatcher, mbi të gjitha, ka “keqtrajtuar” dhe i ka tërhequr prej hunde burrat e partisë së saj, konservatorët. Ata, të druajtur dhe ndonjëherë dallkaukë, të zhytur në ekuilibrat e lëkundur të rendit të vjetër, aristokratë, të pasur, seksistë. Ajo, përgjithësisht një borgjeze e vogël, por e vendosur dhe vendimmarrëse (“Atyre që kërkojnë prej meje që të kthehem pas, u them: ju po të doni kthehuni, Lady nuk kthehet”), pragmatiste, e ashpër dhe në mënyrën e saj pasionante, një grua e madhe në historinë e shekullit të njëzetë, që nuk ishte feministe, por që dinte të ishte, sipas mënyrës së saj

Një grua me

N

ë një botë, atë politike, të dominuar nga burrat, ka dominuar dhe ka ndryshuar burrat. I ka lodhur pafund, edhe pse preferonte shoqërinë mashkullore në vend të asaj femërore, preferonte miqtë më shumë se mikeshat, bashkëshortin e saj Denis Thatcher më shumë se çdo person tjetër në botë, pak më shumë të birin Mark, se sa e bija Carol (binjakë), babanë Alfred se sa mamanë Beatrice: “E mrekullueshme, sepse e ndihmonte gjithmonë babanë tim”. Babai. Patriarku që ishte modeli i saj i jetës dhe i shpirtit. Margaret Thatcher, mbi të gjitha, ka “keqtrajtuar” dhe i ka tërhequr prej hunde burrat e partisë së saj, konservatorët. Ata, të druajtur dhe ndonjëherë dallkaukë, të zhytur në ekuilibrat e lëkundur të rendit të vjetër, aristokratë, të pasur, seksistë. Ajo, përgjithësisht një borgjeze e vogël, por e vendosur dhe vendimmarrëse (“Atyre që kërkojnë prej meje që të kthehem pas, u them: ju po të doni kthehuni, Lady nuk kthehet”), pragmatiste, e ashpër dhe në mënyrën e saj pasionante, një grua e madhe në historinë e shekullit të njëzetë, që nuk ishte feministe, por që dinte të ishte, sipas mënyrës së saj. “Në politikë – thoshte ajo në vitin 1982 – nëse do që një gjë të thuhet, kërkoja një burri, por nëse do që të bëhet, atëherë kërkoja një gruaje”. Ajo vuri pas qoshes kumbarët e vjetër dhe padronët e vjetër të konservatorizmit. I irritoi, i modernizoi, në emër të një etike rigoroze, punë-shtëpi, shtëpi-punë, në emër të një kredoje që ishte filozofi (“Nuk ekziston shoqëria, ekzistojnë vetëm individi dhe familja”), në emër të një misioni që ishte ai i rindërtimit të ekonomisë me inflacionin e shfrenuar përtej 22 përqindëshit (e çoi në poshtë 4 përqindëshit, me koston e 3 milionë të papunëve), një mision që ishte edhe ai i eleminimit të asistencializmit të shtetit, të çmontimit të pushtetit kushtëzues të Sindikatave (29.9 milionë orë pune të humbura prej grevave në 1979, vetëm 1.9 në vitin 1986, pas “kurave”). Minatorët dolën të copëtuar. Kështu, më 11 shkurt të vitit 1975, ajo erdhi në krye të një partie dembele duke poshtëruar establishmentin e grumbulluar përreth Eduard Heathit, që kish qenë Kryeministër deri një vit më herët. Dhe më pas, në vitin 1979, gruaja e parë pushtoi zyrën e Kryeministrit duke zënë vend me një citim të Shën Franceskut: “Ku ka gabime, sill të vërtetën, ku ka dyshime sill besimin, ku ka dëshpërim sill shpresën. Forcat e gabimit, dyshimit dhe të dëshpërimit janë kaq të konsoliduara në shoqërinë britanike, saqë mposhtja e tyre nuk do të jetë e mundur pa disa masa për të cilat do të ketë kundërshtime”. Sfida e saj. E rikonfirmuar në tre palë zgjedhje të njëpasnjëshme. Dhe, Margaret Thatcher, ka keqtrajtuar dhe tërhequr për hunde, ka detyruar të ndryshojnë madje edhe burrat e frontit kundërshtar, laburistët. Ata, ende të kushtëzuar nga kultura klasiste dhe marksiste. Ajo, Margaret Hilda Roberts, e lindur në Lincolnshire në Grantham (1925), me babanë bakall dhe pastor metodist, e rritur bashkë me të motrën në një shtëpi mbi dyqanin, pa banjë dhe pa ujë të ngrohtë, armike e lehtësirave dhe salltaneteve, e veseve, studente e diplomuar mër kimi në Oksford, me një pasion për muzikën. I detyroi laburistët që të vendosen në rrugën drejt progresizmit centrist, që të shkonin përkundër aspiratave të klasës së mesme, që të nxirrnin në plan të dytë ëndrrat për mirëqenie të bazuar në meritën. Nëse nuk do të

mision kish qenë Margaret Thatcher, nuk do të kishin lindur asnjëherë Laburistët e rinj të Tony Blair. Thatcherizmi ka qenë ilaçi magjik për të majtën britanike, e shtyrë drejt ribërjes totale të “rrugës së tretë”: mjaft me dogma, në garë brenda globalizimit. Një revolucionare super e moderuar, antikomuniste (arriti deri aty sa t’i thurë elozhe rolit të Pinochetit), por realiste (adhuronte Ten Hsiaopinin, trurin e reformave në Kinë, me të cilin bëri tratativat për rikthimin e Hong Kongut dhe nxiti Glaznostin e Gorbacovit), antikejnesiane dhe kundër ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, antieuropeiste (“Evropa është dera që na rikthen në socializëm”), antikonformiste ndonëse flokët e saj si shtupë dhe me kuletat e zeza, një objekt kulti dhe pushteti, si “skeptri për mbretëreshën”, brenda të cilave mbante letrat me disa shprehje të famshme të Abraham Linkolnit. Për kohën e lirë. Margaret Thatcher përmbysi burrat konservatorë. Dhe ka përmbysur zotërinjtë laburistë. Por mbajti në litar, në çdo qoshe të botës, protagonistët e mëdhenj të shekullit të njëzetë. Presidenti i atëhershëm i Francës, socialisti Francois Mitterrand e përshkruante kështu: “Ka sytë e Kaligulës dhe buzët e Marylin Monroe”. Sovjetikët shpikën shprehjen e famshme që do të hynte në kronika: ishte e përditshmja e Armatës së Kuqe që e quajti “Zonja e Hekurt”. Poshtëroi ushtarakët e Argjentinës në ishujt Falkland (në fillimin e luftës, pohoi: “Dështim? Nuk ekziston asnjë mundësi dështimi”). Mikut dhe njeriut që e vlerësonte më shumë, Ronald Reagan, i cili i bënte thirrje për maturi për ishujt Falkland, nuk i kushtoi vëmendje dhe veproi. Papës Gjon Pali II, i cili i bënte thirrje për mëshirë ndaj udhëheqësve të IRA-s në grevë urie brend në burg i përgjigjej me letër se linja e vendosmërisë ishte e vetmja e mundshme. I shpëtoi një atentati të irlandezo-veriorëve në hotelin ku zhvillohej kongresi i konservatorëve në Brighton. Ironi e fatit: ishte një komplot mashkullor, një komplot konservatorësh, një komplot “miqsh”, që e detyroi të jepte dorëheqjen më 28 nëntor 1990. Bosët e partisë së saj u revoltuan. Dhe ajo i braktisi. Duke u tërhequr dhe shuar në mënyrë të ngadaltë në sëmundjen e pleqërisë, e nderuar me titullin baroneshë nga mbretëresha, me të cilën nuk është se duheshin shumë. Do të mungojë, për një motiv apo një tjetër, tek e djathta dhe tek e majta, tek aleatët dhe kundërshtarët e vjetër: është Zonja që ndryshoi politikën e qeverisur prej burrave dhe kushtëzoi botën e qeverisur prej burrave.


bota • E hënë 15 prill 2013

»

15

Receta

Nga shteti tek privatet

N

ë vitin 1975, vit kur e bija e një bakalli mori udhëheqjen e partisë më aristokratike të Evropës, në Madrid ishte ende i gjallë Gjenerali Franko dhe në Moskë udhëhiqte ende Leonid Brezhnjevi. Në vitin 1990, kur ajo doli nga skena, e majta dhe e djathta në Evropë ishin të panjohëshme. Nuk ishte gjithçka meritë e saj. Por nëse Theçerizmi ka hyrë në histori, kjo ka ndodhur sepse ka qenë shumë më tepër se sa një qeveri dhe diçka më pak se një filozofi. Theçeri e ndryshoi të djathtën sepse e bëri popullore. Gjatë qeverisjes së saj, për herë të parë që nga vitet e Depresionit të Madh, një e treta e klasës punëtore pushoi së votuari për laburistët dhe dy të tretat e klasës së mesme e zgjodhën si heroinë të tyren për tre palë zgjedhje të njëpasnjëshme. Liberizmi, ideologjia revolucionare që ajo e shartoi në trungun konservator të një partie të mësuar me një tradicionalizëm paternalist, “one-nation”, bazuar në konsensusin dhe në këshillimin pati një sukses shumë të madh popullor. Kostoja ishin lotët dhe gjaku, në fillim: “dërrmoi” Union-et, sindikata më e fuqishme e Evropës, privatizoi një sektor prodhimi gjysma e të cilit ishte në duar publike. Kolegët e saj të partisë ishin të tronditur. Kur mblodhi për herë të parë qeverinë hije, përreth tavolinës ajo kishte një mbështetës të vetëm dhe shtatëmbëdhjetë kundërshtarë. U përpoqën disa herë që ta ndalin, ta shtynin

Më shumë se sa qeveri. Më pranë filozofisë drejt një kthese 360 gradë, n jë “U-turn”. Por ajo u përgjigj: “You turn if you ëant to, the lady is not for turning”. Zonja nuk bënte hapa pas. Vetëm një grua me “një ndjesi të jashtëzakonshme të të paturit të drejtë”, ku “right” përkthehet e drejtë, por edhe e djathtë, siç ka shkruar Alan Clark, mund të përballonte kundërshtimet dhe izolimin në partinë e saj. Në fund, kura e saj funksionoi. Britania e Madhe pushoi së qënuri “i sëmuri i Evropës”, City pësoi një prosperitet të paprecedentë, mirëqenia u përhap, të varfërit mundeshin të blinin apartamentet popullorë ku jetonin me një kredi 100%, klasa e mesme nisi të ketë mundësinë të blinte me këse një Ford Mondeo, vetura e bollshme që do të shndërrohej në simbolin e ngjitjes sociale të elektoratit theçerian. Por Zonja e Hekurt ndryshoi edhe të majtën angleze, ndër më radikalet e Europës, duke e detyruar atë që të qëndrojë për 18 vite me radhë në opozitë. Sulmi që ajo i bëri barazitizmit ka lënë gjurmë të thella në të gjithë socialdemokracinë evropiane. “Gabimi më i madh intelektual që kam parë gjatë jetës sime politike – deklaroi ajo tek merrte një Çmim Honoris Causa – ka qenë ai i ngatërrimit të lirisë me barazinë. Në të vërtetë barazia,

duke qenë një gjendje e panatyrshme që mund të imponohet vetëm prej shtetit, është zakonisht armiku i lirisë”. Theçer i bënte apel individualizmit si motorr i rritjes dhe pasurimit të të gjithë shoqërisë, duke qenë vendosmërisht kundër kolektivizmit që dominonte debatin publik të viteve shtatëdhjetë: “Nuk ekziston diçka e quajtur shoqëri – arriti të thotë ajo – ekzistojnë vetëm individët”. E majta që erdhi pas saj, që nga Blairi, tek Schroederi e Zapatero, i qëndroi larg taksimit dhe shpenzimit të epokës pararendëse. Për tridhjetë vite, përdorimi i levës fiskale si instrument barazie sociale ka qenë një tabu e pashkelshme për të gjithë në perëndim. Dhe kush e shkelte, humbiste zgjedhjet. Bashkë me Reganin, Theçer pagëzoi edhe atë që do të quhej “mendimi unik”

në ekonomi: një përzierje e liberizmit, merkantilizmit dhe monetarizmit e quajtur “supply-side economy”, ekonomia e ofertës, e cila hodhi tutje doktrinën kejnesiane të shpenzimeve publikë si stimul për kërkesën, një doktrinë dominuese kjo në epokën e artë të socialdemokracisë së pasluftës. Jo më kot e quanin TINA, si akronim i një frazë që ishte bërë e zakonshme të përsëritej çdo herë që duhej të merrte një vendim të dhimbshëm, por të domosdoshëm: “There is no alternative”. Me Big Bang-un e bursës së Londrës në vitet tetëdhjetë, i dha jatë deregulation-it dhe globalizimit të tregjeve financiarë që bëri të lindë turbo-kapitalizmi dhe që sot akuzohet se është në origjinë të Krizës së Madhe që nisi në 2008. E majta dhe e djathta pra luftojnë ende në emër të saj. Berluskoni e ka adhuruar gjithmonë, por asnjëherë nuk e ka imituar. Amato dhe D’Alema e kanë kontestuar gjithmonë, por janë ankuar gjithmonë për mungesën në Itali të një të djathte në gjendje të bënte “punën e pisët” që kish bërë ajo në Mbretërinë e Bashkuar. Do të duhet të kalojë ende shumë kohë deri sa të harrohet goditja që ajo i dha statalizmit. As edhe funeralin nuk e donte “shtetëror”.

Londër, 22 nëntor 1990: një qytet ngjyrë gri dhe në gjendje mosbesimi, sapo kishte mësuar se Margaret Thatcher kishte dhënë dorëheqjen, njëmbëdhjetë vjet e gjysmë pasi kishte hyrë në 10 Downing Street. Konservatorë dhe laburistë, bankierë dhe sindikalistë, tregtarë pakistanezë dhe të rinjtë e biznesit të reklamave: kishin mbetur pa fjalë, edhe ata që e kishin dashur, edhe ata që e kishin urryer. Dikush qante, ata që qeshnin e bënin më shumë nga sikleti. Pak a shumë ashtu siç ndodh kur një gjigand del nga skena në mënyrë të befasishme. Ose siç ndodh në fundin e një epoke, më saktë një epokë që i kishte dhënë zgjidhjë një herë e mirë rebusit të madh që ishte Britania e Madhe, që kishte shpëtuar Mbretërinë e Bashkuar nga tronditjet dhe rënia postimperiale. Pikërisht në atë moment u kuptua se sa shumë e kishte ndryshuar vendin e saj Zonja e Hekurt: anglezët e ftohtë, të largët, fodullë, po shfaqnin emocione, siç do ta konfirmonin edhe nëj herë shumë vite më vonë, kur vdiq Lady Diana. Është pikërisht ajo risi, kujtimi më i fortë që lë pas baronesha: zbulimi i një Britanie të Madhe që nuk ka më turp nga emocionet, sepse ka dalë nga lufta e vjetër e klasave ku establishmenti nuk derdh lotë dhe ku proletariati është kokëfortë. Bija e bakallit nga Granthami nuk ishte një ekonomiste. Por nëpërmjet ekonomisë ndryshoi vendin e saj dhe bashkë me të ndryshoi edhe paradigmat që dominonin në botën e asaj kohe. Gjëja që urrente më shumë ishte status quo-ja. Theu rregullat e një kombi të kristalizuar mes elitave dhe sindikatave maksimaliste, një vend i çorientuar, mes të kaluarës së lavdishme dhe të tashmes me të papunë dhe me subvencione. Kur mori pushtetin, në vitin 1979, Britania e Madhe dilte nga dimri i pakënaqësisë, nga grevat dhe armiqësitë, nga hunjtë, nga bllokimi i shërbimeve. Mbi të gjitha, vendi që mori në dorë të udhëhiqte Zonja e Hekurt nuk shpresonte, nuk kishte ide. Ishte pikërisht përmes ideve që zonja Thatcher ndryshoi termat e kontratës sociale. Njëri në mënyrë të veçantë: që qytetarët, privatët kanë të drejtën që të jetojnë jetët e tyre dhe të kryejnë biznesin e tyre pa “fundjen e hundëve” nga ana e shtetit. Në një vend ku laburistët kishin futur elementë të socializmit dhe ku konservatorët kishin arritur deri në rregullimin e çmimeve, një gjë e tillë ishte në të vërtetë një revolucion. Deri në atë moment, në politikën botërore termi privatizim ishte i panjohur. E kishte përdorur ndonjëherë e përjavshmje britanike “The Economist”: me Margaret Thatcherin u shndërrua në një politikë për t’u zbatuar në Britaninë e Madhe, dhe më pas për t’u eksportuar në çdo kontinent. Gjatë viteve tetëdhjetë, Zonja e Hekurt privatizoi fillimisht National Freight Corporation (transporti), më pas çelikun e British Steel, gazin e British Gas, British Telecom, ujin, si dhe dhjetëra sipërmarrje të tjera që kontrolloheshin nga shteti u shitën. “Aksioni i artë”, që i jepte qeverisë të drejtën që të ndalonte një operacion industrial u hoq fare në shumicën e rasteve – kështu Jaguar pushoi së qënuri një markë britanike – apo u përdor në raste të veçantë, siç ndodhi në rastin e privatizimit të British Petroleum (BP). Bëri gabime, nuk i shoqëroi këto lëshime me një liberalizim të tregjeve, por me kalimin e kohës i korrigjoi. Objektivi ishte: “Të tërhiqeshin kufijtë e shtetit”. Britania e Madhe hapi kështu epokën globale të privatizimeve. Në dekadat e mëvonshme, asnjë vend nuk i shpëtoi valës së madhe: India e braktisi sistemin gjysmë socialist; ra komunizmi, Rusia dhe vendet ish satelitë të saj lançuan plane madhorë të lëshimeve të shtetit; në Amerikën e Jugut receta e re u zbatua në shkallë të gjerë. Në të gjithë Evropën, privatizimi u shndërrua në një detyrim jo vetëm për të pasur shtëpi, por edhe për t’i bërë tregjet dhe kompanitë më efiçente (jo gjithmonë me sukses). Britania e Madhe rifilloi në një farë mënyre që të udhëheqë botën dhe lindi thatcherizmi: janë shumë të paktë politikanët që i japin emrin e tyre një “-izmi” global. As Kohl, as Mitterand, as Delors, as Merkel: statistë të mëdhenj, por më pak të fortë në ideologji. Përveç privatizimeve, Thatcher theu edhe hegjemoninë e sindikatave të “pamposhtura” të minatorëve, mes grevave dhe dramave që u shndërruan më vonë në pasurinë e kinemasë britanike. Por në të njëjtën kohë nuk subvencionoi më kompanitë. Me rezultatin që industria automobilistike e vendit vërtetë që pushoi së qënuri britanike, por shumë grupe, duke filluar që nga japonezët, hapën impiantet e tyre për të prodhuar makina në Britaninë e Madhe: punësimi në këtë sektor nuk kish qenë asnjëherë kaq i lartë. Zonjës së Hekurt nuk i interesonte se kush e kishte pronësinë e një kompanie, e rëndësishme ishte që fabrika të mbetej në Mbretërinë e Bashkuar: është fryma e Uimbëlldonit, ku anglezët nuk fitojnë asnjëherë, por ajo që ka rëndësi është që ai të mbetet turneu më i madh i tenisit. Shoqëroi Big Bangun e City-t, ku Londra u bë sheshi financiar më ndërkombëtar i botës. U përpoq, ashtu si një amvisë e mirë, që të mos shpenzonte asnjë stërlinë, nëse nuk e kishte në “çantë”. I tha jo euros. Ishin njëmbëdhjetë vite të prishjes së status quo-së, në Londër dhe në ekonominë e botës. Ishte “momenti Thatcher”. Që ecën përpara edhe sot e kësaj dite.


16

« bota

E hënë 15 prill 2013 •

Misteret e “qoshes së botës”

A

ustralia. Një prej vendeve më të lashtë të planetit. Një vend sa misterioz, aq edhe i pasur me burime. Një kontinent që, në periudha të caktuara të vitit bëhet i frikshëm dhe aspak mikrpitës. Këtu, në këtë tokë të pamatë, më shumë se 50 mijë vjet më parë, mbërriti ai që konsiderohet edhe sot qytetërimi më i lashtë që ekziston. Burra dhe gra që duket se kanë kapacitete misteriozë të shqisave dhe që në pjesën tjetër të botës janë humbur tashmë. Një popull që rrëfen histori antike të asaj që ata e quajnë Dremiing – Koha e endrrave, apo më saktë, ajo që ishte, ajo që është, dhe ajo që gjithmonë do të jetë. Ky popull janë aborigjenët. 1770. Kapiteni anglez, James Cook është i pari njeri i bardhë që ka eksploruar brigjet e Australisë. Në atë kohë, aborigjenët kanë qenë në një numër mdis 300 mijë dhe 1 milion individësh. Ata ishin të ndarë në mijëra tribu, apo klane, secili prej të cilëve fliste një gjuhë të ndryshme. Numëroheshin më shumë se pesëqind, e megjithatë, popullsitë e aborigjenëve ishin të lidhura mes tyre në një ndërthurje territoriale spirituale. Po prej sa kohësh jetonin në Australi aborigjenët? Sitet arkeologjikë më antikë datojnë që rreth 40 mijë vite më parë, por ka një debat të ndezur mes arkeologëve në lidhje me epokën kur paraardhësit e aborigjenëve mbërritën në këtë vend. Kur evropianët mbërritën në Australi, aborigjenët ishin të shpërndarë në të gjithë kontinentin. Ata flisnin me gjuhë dhe me dialekte të ndryshëm. Mes atyre grupeve që flisnin gjuhë të ndryshme organizoheshin ceremoni që sanksiononin marrëdhëniet mes komuniteteve dhe me Tokën. Të ndodhur në mesin e shkretëtirës, për mijëra vjet me radhë ata jetonin me produktet e tokës, detit, të gjuetisë dhe të peshkimit. Nuk dihet me saktësi se nga vinin aborigjenët, dikush thotë se origjina e tyre ishte nga Azia, por për këtë nuk ka siguri. Sipas zbulimeve gjeografikë, këto popullsi kanë jetuar në kontinent për më shumë se 40 mijë vjet. Gjatë kësaj periudhe ata kanë qenë të vetmit banorë të Australisë, me përjashtim të tregtarëve makasanë që vinin nga Indonezia, të cilët vinin herë pas here në zonën veriore të Australisë gjatë shekujve të fundit. Aborigjenët jetonin me gjueti dhe me bujqësi. Ata kishin një teknologji relativisht të thjeshtë, por të mjaftueshme për të prosperuar dhe për t’u rritur. Popujt aborigjenë të Australisë u kanë mbijetuar me kalimin e shekujve, ndryshimeve të shumtë socialë dhe klimaterikë. Në të gjithë kontinentin australian, prania e tyre tashmë nuk ekziston më, përveçse në një vend të vetëm, në veri të Australisë, ku dendësia e tyre arrin sa një e katërta e popullsisë së bardhë. Është një trashëgimi kulturore në qiell të hapur, e banuar në mënyrë të pandërprerë në popullsitë aborigjene për më shumë se 50 miijë vite. Por është një vend ku përqëndrohen edhe interesa të mëdha ekonomikë. Në fakt, nëntoka është shumë e pasur me uranium. Sipas legjendave, paraardhësit mbërritën këtu, plazmuan sheshet, krijuan bimët, kafshët dhe njerëzit këtu futën gjuhë, ceremoni, lidhje gjaku dhe rregulla jetese, histori të dokumentuara përmes pikturimeve dhe skalitjeve në gurë, që përbëjnë një prej gjurmëve më të lashta të ndërveprimit të njeriut me ambientin. Po nga vinin ata që aborigjenët i quajnë shpirtëra. Sipas asaj që rrëfejnë legjendat, ekzistojnë

qenie që nuk kanë një trup të dukshëm prej nesh sepse kanë një frekuencë vibratore të ndryshme nga e jona. Këto qenie, zakonisht quhen shpirtëra. Ekzistojnë shumë, disa prej të cilëve posedojnë fuqi të mëdha, ata mund të shfaqen, të zhduken, të udhëtojnë nën tokë, të përshkojnë malet, të ndryshojnë formë dhe dimension dhe ndonjëherë, të shfaqen si kafshë që flasin me gjuhën e qenieve njerëzore. Po cilët janë në të vërtetë? Shpirti nuk është diçka e padukshme, nuk është diçka që nuk mund të preket apo shihet. Shpirti është tërësisht fizik, por forma shpirtërore varet nga vëzhguesi, varet nga lidhja e vëzhguesit me objektin. 470 kilometra larg nga Elis Springs, një qytet në qendër të Australisë, ndodhet një prej vendeve më misteriozë të tokës australiane, Uluru, monoliti më i madh në botë. Ai është një gur shumë i lashtë, edhe më i lashtë se vetë kontinenti australian ku e gjejmë, një vend magjik, një gur që thuhet se ka cilësi të veçanta që ndoshta vijnë për shkak të kuarceve që e përbëjnë. Aty zhvillohen ende ceremoni të ndryshme, ka shpella me pikturime shumë antike. Aborigjenët që jetojnë në ato anë nuk duan që njeriu i bardhë t’i afrohet gurit. Ata e konsiderojnë kohën tonë si një ëndërr që ka lindur dhe është rrënuar, ndërsa vendi ku ndodhet guri konsiderohet një udhëkryq i kohës së ëndrrës. Bob Randell është plakushi më i rëndësishëm i tribusë Jankuni Chara Chara. Prej kohësh është i angazhuar në rekuperimin e kulturave aborigjene, si dhe për njohjen e të drejtave civile të popullsive

të diskriminuara. Është një prej personaliteteve më autoritarë dhe të respektuar të të gjithë territoreve të veriut. “Chukupa është termi që antropologët kanë lidhur me dreaming – ëndërrimin – koha e ëndrrës”, thotë ai. “Për ne aborigjenët është koha e krijimit që përfshin fillimin, të tashmen dhe të ardhmen – të gjitha në një të vetme. Në kohën kur ndodhi zgjimi nga errësira, në kohën kur u çliruan vibrime të mirë, dhe kur u gjenerua shumë dritë. Shkrepëtimi i dritës u shndërrua në shkrepëtim të vetëdijes. Nuk ka ndodhur rastësisht. Të gjithë gjerat gjetën në një farë mënyre rendin e tyre. Dielli dhe toka ishin në vendin e tyre, por hëna dhe planetit ishin të shpërndarë. Chukupa i vendosi në rregull, secili në vendin e vet dhe gjërat filluan më pas të funksionojnë sipas idesë që çdo gjë i shërben asaj që do të vijë. Por se si ndodhi kjo, ky është ende një mister”. Por gjumët që kanë lënë paraardhësit, janë të dukshme edhe sot, ato janë pjesë e territorit dhe përbëjnë një rrjet vendesh të shenjtë që janë të lidhur me njëritjetrin përmes ndjesive. Është një lidhje e natyrës shpirtërore, e cila rigjen pasqyrim me një lidhje me një element natyror, që mund të jetë një pemë, mund të jetë një kafshë, apo mund të jetë një ngjarje. Krijuesit e lashtë kompozuan këngë dhe muzikë që sipas aborigjenëve janë pjesë e tokës dhe për këtë arsye kanë një fuqi të madhe rigjeneruese ndaj saj. Muzikat përbëjnë rrugët e këngëve, rrjeti kompleks i komunikimit që lidh mes tyre shumë

tribu. Disa studiues thonë se janë linja force gjeomagnetike, të cilat një aborigjen është në gjendje t’i perceptojë falë ndjeshmërisë së tij. Disa prej këtyre rrugëve ndiqeshin gjatë migrimeve. Po si arrijnë aborigjenët që të hyjnë në kontakt me paraardhësit krijues të tyre? Janë dy lloje ritualesh. I pari është ai i INICIIMIT. Zakonisht, këtu rikrijohen episodë të kohës së ëndrrave përmes vallëzimeve, muzikës dhe një varietet formash artistike, mes të cilave pikturimi i trupit. Lloji i dytë i ritualit bëhet për të rritur pjellorinë. Zakonisht zgjidhet një vend i shenjtë, për shembull një vend ku është ndalur dikur një paraardhës i lashtë. Këtu pjesëmarrësit mund të ripikturojnë gurin, të derdhin gjak apo të kryejnë kërcime. Qëllimi i këtyre ritualeve është rigjallërimi i fuqisë së paraardhësit dhe totemit të tij. Ellis Springs ndodhet në qendrën gjeografike të Australisë, në territorin e veriut, pikërisht në të vetmen arterie që lidh bregun lindor me Darvin. Kur mbërrin në Ellis, e kupton menjëherë që nuk është një qytet dosido. Peisazhin e dominon ngjyra e kuqe. Kudo përreth ka shkretëtirë. Ky rajon banohet prej 500 mijë vitesh nga Arendët, mbrojtësit tradicionalë të kësaj toke Janë të panumërta historitë e krijimit që aborigjenët rrëfejnë prej mijëvjeçarësh. Qendra e Australisë, e njohur gjithashtu si zera e kuqe për shkak të ngjyrës së tokës, është një vend i pasur me shkretëtirë, e cila fsheh në vetvete mistere ende të pazgjidhur, si për shembull format gjeologjike të disa vendeve, si ai që folëm më lart, apo si katachuta. Gjeologjia i konsideron format e çuditshme shkëmbore që mund të gjenden kudo në Tokë si pasoja të veprimtarisë gërryese të agjentëve atmosferikë. Por për aborigjenët, bëhet fjalë për dëshmi të prekshme të kalimit aty të paraardhësve të tyre. Ajo që në përgjithësi përcaktohet dhe quhet strukturë e një territori këtu është hapa kur janë shënuar një herë e përgjithmonë


bota • E hënë 15 prill 2013

udhëtimet dhe veprimet e krijesave të lashta. 4700 vjet më parë, disa meteorë ranë pikërisht në këtë zonë, duke prodhuar kraterë të ndryshëm. Më i madhi është 180 metra i gjatë dhe me një thellësi 15 metra. Në brendësi të tij është zhvilluar një vegjetacion i ndryshëm nga ai rrethues. Por sekretet e këtyre vendeve nuk kanë vetëm një origjinë natyrore. 20 kilometra më në jug të Alice Springs ndodhet një bazë amerikane me 800 vartës. Ajo quhet Pine Gap. Çfarë bëjnë këtu këta 800 persona. Është një bazë sekrete ku asgjë nuk del dhe asgjë nuk depërton. Shumëkush ka hedhur hipotezën se të gjithë këta njerëz punojnë për Echelon, Veshi i madh që është në gjendje të dëgjojë të gjithë llojet e komunikimit të planetit, ndërsa të tjerë thonë se aty janë duke u studiuar mundësitë për të arritur një ditë që të dëgjojmë diçka me origjinë jashtëtokësore. Në fakt, në këtë zonë, gjatë dekadave të fundit janë regjistruar shumë pretendime për shfaqje jashtëtokësorësh dhe disqesh fluturues. Që nga kohërat e Luftës së Dytë Botërore, pilotë avionësh, punëtorë të hekurudhës, si dhe aborigjenë kanë dëshmuar se kanë parë drita të çuditshme, mjete fluturues dhe krijesa jo të zakonshme. Banorët e këtyre vendeve njohin shumë të vërtetë, por nuk është aspak e lehtë të vihesh në dijeni të tyre, si për njerëzit e bardhë, ashtu edhe për aborigjenët që brenda komuniteteve të tyre nuk kanë arritur ende një nivel të mjaftueshëm vetëdije dhe dije. Njerëzit e ditur, ata që rrëfejnë për historinë e kulturës së tyre, thonë se mund t’ua rrëfejnë sekretet e kulturës së tyre vetëm atyre që janë gati që t’i njohin. Dhe ka një seri ritesh inicimi për të mbërritur në njohuri të caktuara. Disa prej këtyre njohurive janë të përhapura për këdo dhe ato ndahen nga i gjithë komuniteti. Disa lloj njohurish të tjera janë specifike, ndoshta vetëm për gra, ndoshta

»

17

vetëm për burra, ndoshta për një grup të caktuar burrash, ndoshta për një grup burrash në nivel fillestar. Shumë vende të shenjtë janë të ndaluar për jo aborigjenët, sepse energjia e këtyre vendeve konsiderohet kaq e fuqishme, saqë të bjerë në kontrast me ata që nuk janë në gjendje që ta durojnë. Kjo, sepse frekuencat e këtyre personave do të vibronin në një nivel të ndryshëm nga ai i vendit të shenjtë. Pra, a është e vërtetë që popullsitë e lashta australiane duket se kanë aftësi, të cilat racat dhe popujt e tjerë i kanë humbur me kalimin e kohës? Profesor Elkin, gjatë shekullit të njëzetë ka studiuar për një kohë të gjatë fuqitë dhe aftësitë e aborigjenëve. Ai rrëfen se antropologët e parë që

tori. Pra, ndoshta nuk bëhet fjalë për fuqi njerëzore të paarritshme, ndoshta më shumë ka të bëjë me ndjesi të zgjeruara, me njerëz që janë të mësuar të jetojnë në harmoni me botën. Afro një qind kilometra larg Melbournit, në shtetin e Victorias shfaqet një prej formacioneve gjeologjikë dhe vullkanikë më misteriozë që ekzistojnë sot në botë, Hanging Rock. Ndryshe nga Uluru, historia aborigjene alternative e Hanging Rock ka qenë në pjesën më të madhe të saj e parrëfyer dhe e fshehur. Pavarësisht asaj që ky vend përfaqësonte për popullsitë e lashta, në asnjë prej shkëmbinjve të tij nuk gjendet asnjë shenjë, asnjë gjurmë, pavarësisht të gjithë tentativave që janë bërë nga ana e historianëve. Tributë që banonin në zonat përreth nuk kanë rrëfime të saktë për të dhënë. Si ka mundësi? Sipas disa studimeve, Hanging Rock qëndron pikërisht në kufijtë mes territoreve të tribuve të ndryshme dhe për këtë arsye ishte një vend takimi shumë i rëndësishëm. Nga pikëpamja gjeologjike, ky vend është një vullkan, i cili ngrihet në një lartësi 711 metra mbi nivelin e detit. I përbërë nga një lloj i veçantë llave që, në ngrirje ka prodhuar fraktura vertikale, mendohet që ai është 6 milionë vjeçar. Përbërja e tij është shumë e rrallë. Një formacion i këtij lloji gjendet në shumë pak vende të botës. Është shumë interesant fakti që në përgjithësi Australia nuk njihet për prani të strukturave vullkanike dhe prania e shkëmbinjve me cilësi të veçanta alkimike ushqen teori dhe interpretime të ndryshme. Ndoshta manteli në brendësi të zonës së Hanging Rock ka pësuar ndryshime në përbërje dhe ndoshta prej kësaj është e mundur sot të shohim një shkëmb me në përbërje kaq të veçantë. Hanging rock u bë i njohur për publikun e madh në vitin 1975, falë filmit të Piter Ueir, Piknik në Hanging Rock. Filmi frymëzohej nga një fakt që ka ndodhur me të vërtetë. Më 14 shkurt të vitit 1900, një grup vajzash të Kolegjit Aristokrat të Apple Yard shkuan në zonën e quajtur Hanging Rock. Disa prej vajzave dhe një prej instruktoreve, si për aventurë nisën të sillen vërdallë nëpër shkëmbinjtë e malit. Tre prej tyre u zhdukën. Vetëm pas disa ditëve kërkime, një i ri anglez dhe shërbëtori i tij gjetën një prej tyre ende të gjallë, por që gjithësesi nuk ishte në gjendje të tregonte asgjë për shoqet e saj. Një tjetër vajzë u gjend e vdekur pak më vonë. Çfarë ndodhi? Cila është e vërteta? Ku u zhdukën vajzat? Ka nga ata që thonë se shkaqet e vërtetë ndoshta duhet të gjenden tek natyra e vërtetë e vetë terrenit, një terren vullkanik, me të çara që krijohen në mënyrë krejt të papritur dhe të cilave nuk u shihet fundi. Por të tjerë

thjeshtë sugjestione? “Mendohet që të jenë të vërteta, pasi disa prej njerëzve të lashtë i kanë konfirmuar këta zëra”, thotë një banor aborigjen i zonës. Shkëmbinjtë e Hanging Rock të çojnë vetvetiu tek skulpturat humanoide të Ishullit të Pashkëve, si dhe megalitët enigmatikë të stonehenge, figura totemike që kanë një veprim hipnotik ndaj njerëzve duke i bërë ata që të humbasin çdo lloj kontrolli. Një pjesë e madhe e kulturës aborigjene u humb gjatë periudhës së kolonizimit anglez. Pasoja më e menjëhershme e mbërritjes së evropianëve në territorin australian ishte një valë epidemish nga kontinenti i lashtë. Vetëm njëra prej tyre shkaktoi vdekjen e më shumë se gjysmës së popullsisë aborigjene. Pasoja e dytë e kolonizimit ishte pushtimi i tokave dhe i burimeve ujore. Kombinimi i sëmundjeve, konfiskimit të tokave dhe dhuna e reduktuan me 90 për qind popullsinë aborigjene. Shumë aborigjenë adoptuan stilin evropian të jetesës duke punuar si krah pune. Disa grupe të zonave më të brendshme, në një moment të parë rezistuan. Por më pas, që të mbijetonin, ata u bënë gradualisht të varur prej kolonizuesve. Mes viteve 1910 dhe 1970, shteti u mori me forcë familjeve të tyre afro 100 mijë fëmijë aborigjenë, për t’i sistemuar ata në jetimore apo në familje private. Pjesa më e madhe e tyre humbi çdo lloj kontakti me familjen. Shumë prej tyre pësuan abuzime. Pothuajse të gjithë u përdorën si forcë pune pa pagesë. Pasoja e parë e këtyre veprimeve ishte asimilimi i detyruar dhe humbja e kulturësorigjinale. Shumë persona ndër ata që sot quhen Brezi i Vjedhur nuk e kanë kaluar asnjëherë traumën sociale dhe kulturore. Por tentativa për t’u integruar me njeriun e bardhë nuk e shpërbërë asnjëherë identitetin origjinal të njerëzve aborigjenë. Edhe në një qytet shumë modern siç është Sidney, vendasit ruajnë në lidhje shumë të fortë me origjinën e tyre, me kulturën, duke demonstruar respekt për vendet e shenjtë. Ndodh kështu në Barry Island, një prej shumë ishujve në gjirin e Sidneyt. Këtu ka simbole të vjetër deri 2000 vjecarë. Alen Maden, një i moshuar që i përket tribusë gadigal, është ndoshta një prej zërave më autoritarë të komunitetit aborigjen të Sidneyt. “Këta “shënime mbi gurë” rrëfejnë për kohën tonë të ëndrrës, pjesa më e madhe e skalitjeve paraqesin balenat e shumta që duken në ujërat pranë Sidneyt. Janë riprodhuar ashtu si shiheshin nga larg. Falë këtyre simboleve totemë tregohej se cila tribu ishte e pranishme në këtë territor. Kështu, kur mbërrinte një tribu e ndryshme, kuptonte se cila kishte kaluar në këtë vend”, thotë ai. “Dhe nga riprodhimi i këtyre simboleve mund të

mbërritën për të studiuar popujt aborigjenë kishin parë njerëz me fuqi të jashtëzakonshme, si ajo e ngjitjes duke u kapur në një litar që nuk është lidhur asgjëkundi, e fluturimit, e shfaqjes dhe zhdukjes sipas dëshirës, të parit përmes trupave, përshkimit të distancave të gjata në një moment të vetëm apo komunikimit në mënyrë telepatike. Nga burojnë këto aftësi mbinjerëzore? Përse nuk i kanë të gjithë qeniet njerëzore? Koncepti i lidhjes së mendimeve nuk është domosdoshmërisht një lidhje telepatike ku mendimi i formuar në mënyrë verbale i transmetohet një tjetër individi, më shumë ka të bëjë me perceptimin e gjërave të ngjashme, e ndjeshmërive të ngjashme, për shembull dëgjimi i erës në mënyrë të njëjtë, si dhe vetëdija e përbashkët se era rrëfen të njëjtën his-

mendojnë për një tjetër zgjidhje të enigmës... Edhe sot e kësaj dite, gjithçka duket e mbështjellë nga një tis magjik dhe enigmatik. Sipas një hipoteze të pabesueshme dhe në të njëjtën kohë magjepsëse, vajzat me sa duket kanë pësuar një shndërrim, duke u futur në një dimension ëndrre. Por këta nuk janë të vetmit fakte të pashpjegueshëm që kanë ndodhur në Hanging Rock. Administrata e Parkut merr edhe sot e kësaj dite shumë pako postare që vijnë nga e gjithë bota. Ata përmbajnë copëza gurësh që i dërgojnë ish turistë në këtë vend, të cilët thonë se janë goditur nga një seri fatkeqësish pasi kanë marrë me vete nga një kujtim pasi kanë vizituar këtë vend. Ka nga ata që flasin për ora që bllokohen krejt papritur, apo që “çmenden” fare apo edhe alterime të kohës. Janë

kuptohej edhe se me cfarë jetohej në këtë vend”. Në vitin 1789, njeriu i bardhë mbërriti në këta brigje. Ishin të mikpritur, sepse vëllezërit dhe motrat aborigjene të asaj kohe nuk ekishin kuptuar se të bardhët kishin mbërritur këtu për të qëndruar. Filluan që të bëjnë rezistojnë, por nuk mund të bënin shumë. Ata kishin armë. Njeriu i bardhë filloi që të vijë me anije të mëdha dhe të shtyjë larg aborigjenët nga kjo zonë. Sëmundjet e përgjysmuan popullsinë. 70 për qind e atyre që ndodheshin përreth kësaj zone gjetën vdekjen. E megjithatë, ata vazhdojnë të jenë këtu. Vazhdojnë të praktikojnë kulturën e tyre dhe janë krenarë për të. E konsiderojnë këtë vendin e tyre, kulturën e tyre, tokën mëmë. Këtu kanë lindur e vdekur, dhe këtu do të qëndrojnë përgjithmonë.


18

« dossier

E hënë 15 prill 2013 •

Adaptimi i revolucionit kinez dhe fjalimet për

Mao Ce Dunin

Nga Albert Kotini

N

ë fillim të viteve 1960-1961 u prishëm me “revizionistët”, vëllezër sovjetik, por njëkohësisht filloi ngjizja e një dashurie të re me moton e madhe, Kinën, që zgjati vetëm 10 vjet. “Divorci” i kësaj bashkëjetese u bë në gjyqin tjetër ideologjik të viteve 1971-1973, kur edhe Kina, sipas marksistë-leninistëve tanë kalorësiakë, kishte devijuar nga stalinizmi dhe maocedunideja. Kokat e prera në Shqipëri në këto kthesa historike tashmë njihen mirë. Shqipëria u bë një vetëmburrje, duke u vetëquajtur “qendra e botës”, ndërsa revolucionet proletare-fshatare do të ndriçoheshin nga ky fener pa dritë për vete, por që shkëlqente të tjerët. Logjika e absurdit zgjodhi si rrugë shpëtimi, tregtinë me doktrinën marksiste-leniniste për interesa ekonomike, sepse populli shqiptar po shkonte vërtetë për të ngrënë edhe bar. Kina e Mao Ce Dunit, nga ana tjetër, e donte këtë pikë “autoriteti” të Mao Ce Dunit shqiptar për nevoja pragmatike të pushteti ideologjik revolucionar. Kjo i ndërvari interesat ideologjike, pavarësisht se në kontekstin e mësipërm kemi të bëjmë me konceptimin antik të autoritetit dhe një lloj perceptimesh pa arsyetimin e duhur mendor. Konfuci dhe maocedunideja u bënë ideale si vlerë e antivlerë universale për ekzistencë në atë kohë. Vetë kjo siguri u ndje në tërë formimin e brendshëm unik të kolektivit shqiptar për kalimin e rreshtit nga sllavizmi në kinezëri. Le ta prekim këtë stoiçizëm historik si një lloj hulumtimi të një akti ndaj së vërtetës për dëshirat, ëndërrta, gabimet e mëkatet për gjendjen e dëshmuar në këtë farsë-modeli shpëtimi që rezervoi ajo kohë. Në Arkivin Qendror të Ushtrisë, fondi i sekretariatit, dosja 180, viti 1968, janë 20 faqe material që përmbajnë fjalimet e datës 27 mars 1968 të Çu En Lait (kryeministër), Çen Po Ta, Kan Shen (udhëheqës kryesorë të Partisë Komuniste të Kinës) dhe Çian Çin i (gruaja e Mao Çe Dunit). Atasheu ynë ushtarak në Kinë, Avni Hakani i dërgon ministrisë së Mbrojtjes Popullore me numër 13 datë 19 prill 1968, këtë informacion: “ Bashkëngjitur iu dërgojmë fjalimet e shokëve Çu En Lai, Çe Po Ta, Kan Shen dhe Çian Çin të mbajtur në mitingun e organizuar në stadiumin “Punëtori” të Pekinit më 27 mars 1968. Mitingu u organizua për të dënuar veprimtarinë e Jan

Çen U, që kryente funksionin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Y Li Çin, komisar politik i forcave ushtarake ajrore dhe Fu Xun Pi komandat i garnizonit të Pekinit, të cilët me prapaskena janë përpjekur të shtienë në dorë komitetin revolucionar të Pekinit, të goditnin grupin e revolucionit kulturor pranë Komitetit Qendror të Partisë, të rehabilitonin të goditurit e kundër rrymës të shkurtit 1967, të merrnin pushtetin me forcat ushtarake-ajrore dhe më në fund të rehabilitonin të gjithë të goditurit në revolucionin kultural. Ata janë cilësuar si qehallarë të Liu Ten Taos (Liu Shao Çi, Ten Çiao Pin dhe Tao Xhu). Fjalimet nuk janë botuar në shtypin qendror dhe as nuk janë transmetuar me radio, ato u botuan vetëm në gazetat e gardistëve të kuq. E quajta të arsyeshme tua dërgoja këto fjalime duke qenë se kanë të bëjnë me ushtrinë.” Këto fjalime fillim e mbarim janë një mbështetje totale për Mao Çe Dunin dhe revolucionin kulturor nga njëra anë, por dhe demaskimin

publik e dënimin e tyre juridik për të shtypur çdo prirje që nuk shkon me vijën marksiste-leniniste. Megjithëse në përmbajtjen e tyre krijohet koncepti i qartë për kulmimin e miqësisë ShqipëriKinë, e cila ka pikë takimi në ekstazën e vijës staliniane, të idesë revolucionare nëpër botë dhe mbi të gjitha të udhëheqjes “madhore” marksisteleniniste të Mao Ce Dunit dhe Enver Hoxhës. Këto vite tregojnë më së miri se si u shfrytëzuan nga udhëheqësit marksistë -leninistë shqiptarë për të marrë ndihma ekonomike pa asnjë rezervë, në veçanti për ushtrinë me vlera kolosale, thjesht në këmbim të një mbështetje totale të maocedunidesë. Kështu p.sh. në fondin arkivor të AQU-së, sekretariati dosja 179, viti 1968 jepet biseda e parë e delegacionit të PPSH-së të kryesuar nga Beqir Balluku, Rita Marko, Adil Çarçani, Koço Theodhosi dhe Vasil Nathanaili me Mao Ce Dunin. Ky bisedim u zhvillua më datën 5 tetor 1968 nga ora 19-20.30. Në këtë takim merrnin pjesë nga pala kineze: Çu En Lai, Çen Pota, Kan Shen, Çian Çin,

Xhan Çun Çiao, Jao Huen Yen, dhe Huan Jun Shen. Nga ky bashkëbisedim shkëpusim këto fraza: “Shoku Beqir Balluku - Më lejoni, shoku Mao Çe Dun, t’iu shpreh përshëndetjet më të përzemërta të shkokut Enver Hoxha, të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe të Byrosë Politike për sukseset e mëdha që ka korrur revolucioni i madh proletar në vendin tuaj, i shpërthyer dhe i udhëhequr personalisht nga ju, i cili po marshon gjithnjë përpara, i ndriçuar nga idetë tuaja të mëdha marksiste-leniniste. Shoku Mao Ce Dun - Ju faleminderit! Klasat që kanë pësuar disfatë do të bëjnë përpëlitjet e fundit në agoninë e vdekjes, për të rezistuar. Prandaj, ne nuk mund të themi se kemi arritur fitoren përfundimtare. Nuk mund të humbasim vigjilencën e të heqim kontrollin mbi klasat e përmbysura… Nuk di nëse në udhëheqjen e kombinatit të trikotazheve që keni vizituar a ka pasur elementë të këqij, që kishin marrë pushtetin në duart e tyre? Shoku Ritra Marko - Po, ka pasur elementë të tillë. Aty ne mësuam se ish-shefi i Sigurimit ishte bir kulaku. Por tani këtë punëtorët e kishin spastruar. Shoku Mao Ce Dun - Vetëm një element të tillë keqbërës ka pasur në këtë kombinat? Shoku Rita Marko - Punën për spastrimin e elementëve të këqij ata po e vazhdojnë. Ne aty pamë edhe njerëz, të cilët kishin gabuar, por me punën që ishte bërë i kanë kuptuar gabimet e tyre dhe po korrigjohen. Kështu, p.sh., ish-drejtori i këtij kombinati, i cili megjithëse rridhte nga origjinë punëtore, kishte gabuar. Në fillim ky nuk i kuptonte gabimet, por më vonë i kuptoi dhe u ndreq. Shoku Mao Ce Dun - Prandaj ka rëndësi puna ideologjike që duhet bërë me këta njerëz, që kanë bërë gabime… Ekzistojnë dy lloj kontradiktash: e para, kontradiktat midis armiqve dhe nesh dhe e dyta kontradikta në gjirin e popullit. Prandaj gjatë revolucionit kultural proletar është bërë një punë e madhe dhe duhet thënë se ky revolucion ishte shumë më i vështirë sesa lufta që kemi bërë për çlirimin e vendit. Shoku Adil Çarçani - Po, ata kanë fshehur origjinën e tyre dhe janë maskuar duke punuar në ndërmarrje të ndryshme si punëtorë. Shoku Mao Ce Dun - Një portier në një uzinë të qytetit Si An, kishte mundur të maskohej. Ky, në të kaluarën, gjatë kohës së Gomindanit kishte qenë komandant garnizoni i po këtij qyteti, ndërsa tani e zuri spastrimi. Ky, si portier, ka qëndruar gjatë 18 viteve të çlirimit dhe asnjë nuk e dinte se qe i tillë. Në Shangai p.sh, ka pasur elementë të tillë, si gomindanistë e kapitalistë, të cilët ishin futur në uzinat tona, në institucione, shkolla e gjetkë… Në Shangai është qendra e katërt e madhe vendit tonë. Në Shangai punëtorët e industrisë dhe të transportit përbëjnë 1 milionë e 200 mijë veta, këtu nuk përfshihen punonjësit që punojnë në sektorët e tjerë si p.sh në atë të artizanatit, në shërbimet social-kulturore, në tregti, dhe as pjesëtarë e familjeve të punëtorëve të sektorit të industrisë, por vetëm punëtorët efektivë në


dossier • E hënë 15 prill 2013

industri e transport. Pekini ka 800 mijë punëtorë të tillë etj. Akoma nuk kemi bërë në mënyrë rrënjësore spastrimin e radhëve megjithëse kemi bërë disa herë spastrime, por këto nuk kanë qenë të plota. Me rastin e festës së 1 tetorit, festës sonë kombëtare në Pekin kësaj radhe ftuam përfaqësues vetëm nga klasa punëtore, nga të gjithë provincat dhe qytetet e Kinës, gjithsej 10000 veta, të cilët janë përfaqësues të klasës punëtore të një vendi. P.sh., nga 1 milion e 200 mijë punëtorë të industrisë së Shangait ftuam vetëm 700 veta, ndërsa nga provincat e tjera sipas madhësisë, 500-100 veta, bile nga diabeti ftuam vetëm 20 punëtorë. Trazira më të shumta u shfaqën në kohën kur ishit juve, vjet në vendin tonë, d.m.th. në shkurt-mars të vitit 1967. Konfuzioni ka qenë i madh, për arsye, se gjatë kësaj kohe janë zhvilluar shumë përleshje, të cilat ne i quajmë “përleshje me armë”. Ne nuk jemi për një luftë të tillë, por jemi për luftën me penë dhe me fjalë, por ka edhe njerëz që janë për luftën me armë. Me fjalën luftë me armë, nënkuptojmë rrëmujën dhe përleshjen. Në fakt, janë grumbulluar 1-2 milionë armë duke përfshirë edhe pushkët, të cilat u janë marrë këtyre njerëzve. Kanë ekzistuar grupe të ndryshme dhe kanë luftuar kundër njëri-tjetrit. Ka bile edhe raste të tilla që në një familje pjesëtarët e saj janë 2 ose 3 grupe të ndryshme. P.sh babai përkrah njërin grup, nëna një grup tjetër dhe djali një grup tjetër. Por mjafton të nxirren në shesh njerëzit e këqij, që të sigurohet paqja dhe themelohet Komiteti Revolucionar. Ju mund të thoni, se ky revolucion nuk është i nevojshëm, po unë them se është plotësisht i nevojshëm. Shoku Rita Marko - Po është shumë i nevojshëm, sepse ky është një shoshitje e mirë, një shoshë që i nxjerr të gjithë njerëzit në shesh. Shoku Mao Ce Dun - Po, ashtu është. Vetëm nga provinca Seçuan u mblodhën 360 mijë copë armë, të cilat i kishte rrëmbyer ose ishin shpërndarë njerëzve të ndryshëm. Shoku Beqir Balluku - Kaq njerëz të armatosur do të ketë Shqipëria në një rast mobilizimi të përgjithshëm. Shoqja Çian Çin - Provinca Se Çu An ka 70 milionë banorë, d.m.th sa është e gjithë popullsia e Gjermanisë... Kjo bisedë e kësaj natyre është marrë me stenogram nga Aneta Vreto dhe përmban 32 faqe dhe mund të çuditesh nga ca metoda të përdorura për eliminimin apo spastrimin, siç e quanin njerëzit revolucionin kulturor të kundërshtarëve, siç ishte metoda e famshme e quajtur, e reaktivit, së cilës, vështirë se mund t’i rezistoje. Me famë ishte në veçanti korpusi 38, i cili bashkë me kuadrot ushtarake të Pekinit e kryen me shumë dhunë këtë revolucion kulturor. Në veçanti, kjo bisedë midis aleatëve shqiptaro-kinezë të rangut të lartë

u morën me gjithë partitë revolucionare marksiste-leniniste në botë, se si do të përgatisnin dhe udhëhiqnin për të kryer revolucionin botëror. Udhëheqësit shqiptarë ishin shumë entuziastë dhe solidarë me maocedunidenë. Ky fjalim ka mbetur i papublikuar deri më sot. Mbas këtyre takimeve dhe vizitave të mëdha e miqësore, erdhën me duar plot, pothuajse të gjithë delegacionet shqiptare. Duke iu referuar dokumenteve protokollare, vetëm për ushtrinë mund të kuptojmë fare mirë, se çfarë përfitimi kolosal në vitet ’67-’70, kemi pasur. Në dokumentin me titull “Rakordim financiar mbi ndihmën ushtarake pa shpërblim të dhënë nga ana e RPK qeverisë së RPSH-së në vitin 1967”, e firmosur prej përfaqësuesit të ministrisë Mbrojtjes Popullore Avni Hakani dhe përfaqësuesit të ministrisë së Mbrojtjes së Kinës, shkruhet kështu: “Duke u udhëhequr nga fryma: Pavarësisht nga çfarëdo që të ndodhë në botë, dy partitë dhe popujt tanë me siguri do të qëndrojnë së bashku, do të luftojnë së bashku dhe do të fitojnë së

bashku, duke u nisur nga parimi internacionalist i ndihmës dhe përkrahjes reciproke për zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të interesit midis dy vendeve, dy partive dhe dy ushtrive, për forcimin e fuqisë së mbrojtjes kombëtare të Shqipërisë, për shkatërrimin e kërcënimeve dhe agresionit nga ana e imperializmit dhe revizionizmit, sipas kërkesës së RPSH, RPK u ra dakord në protokollin e nënshkruar më datën 25 dhjetor 1967, që të kryejë tri vjet para afatit detyrën e caktuar në “kontratën mbi ndihmën pa shpërblim me armatim dhe pajisje ushtarake që RPK i jep RPSH-së gjatë viteve 1967-1971, të nënshkruar nga të dy palët më datën 4 të shkurtit të vitit 1967 në Pekin. Duke u bazuar në objektet e caktuara në protokoll, shpenzimet e materialeve për armatimin e pajisjen ushtarake të dorëzuar

RPSH-së nga ana e RPK-së në vitin 1967 (sasia e përgjithshme dërguar) dhe shpenzimet për riparimin e nëndetëseve dhe për transportimin, duke u korrigjuar nga të dy palët pa gabim, llogariten me monedhë kineze 84. 035.226, 30 juanë. Ndër të tjera: Vlera e materialeve për armatim dhe pajisjeve ushtarake llogaritën sipas çmimeve kineze 79. 890. 539, 91 juan. Vlera e shpenzimeve për riparimin e nëndetëseve të “Brigadës NO.40” e llogaritur sipas pagimeve reale është 144.951,69 juan. Vlera e shpenzimeve për ambalazhim e transportimin brenda kufijve të Kinës, e llogaritur sipas pagimeve reale, plus vlera e gjysmës së shpenzimeve për transportimin nga Porti Kinez në Portin shqiptar që mban pala kineze, përbëjnë 3.999.734.70 juanë. Objektet kryesore të llogaritjes së sipër përmendur paraqiten në listën e bashkangjitur. Kjo listë është pjesë përbërëse e këtij dokumenti. Rakordimi financiar nënshkruhet në datën 30 dhjetor 1968. Ka gjithsej dy kopje. Çdo kopje e shkruar në gjuhën kineze dhe në gjuhën shqipe. Që të dy kopjet kanë të njëjtin efekt”. Në dokumentin e llogaritjes së financës mbi ndihmën ushtarake të dhënë falas qeverisë së RPSH-së nga qeveria e RPK-së në vitin 1968 shkruhet: “Në bazë të protokollit të qeverisë së RPK-së dhe qeverisë së RPSH-së mbi ndihmën e dhënë falas qeverisë së Shqipërisë nga qeveria e Kinës për materialet dhe pajisjet ushtarake gjatë viteve 1967-1971, të objekteve të caktuara në letër shkëmbimi dërguar qeverisë së Shqipërisë nga qeveria e Kinës më 15 dhjetor 1969 dhe materialeve, pajisjeve ushtarake etj, për nevojën e prodhimit ushtarak të objektit 65 (uzinës e municionit të armëve të lehta) të dorëzuar qeverisë shqiptare nga qeveria kineze në vitin 1968, pasi u kontrollua nga të dy palët, llogaritja doli në rregull. Shuma e përgjithshme e llogaritjes, sipas monedhës kineze është 272587415 juanë 3 gjio 3 fen. Shpenzimet për materiale prodhim ushtarak “të objektit 65” janë 236 0748 juanë 2 gjio; shpenzimet për riparimimin e nëndetëseve të “objektit 40” (sipas harxhimeve reale janë 217 74 30 juanë 9 gjio 7 fen; shpenzimet për paketimin, transportimin etj., brenda territorit kinez dhe shpenzimet nga porti kinez deri në portin shqiptar, që mban përgjegjësinë pala kineze, janë 128 766 68 juanë 7 gjio; synimet e hollësishme të llogaritjes së mësipërme janë shkruar në listën e bashkëngjitur. Kjo listë e bashkëngjitur është pjesë përbërëse e këtij dokumenti. Ky dokument është nënshkruar më 29.12 1969 në Pekin, ka dy ekzemplarë, secili është shkruar në gjuhën kineze e shqipe. Të dy ekzemplarët kanë fuqi të barabartë. Në dokumentin që Ambasada ë RPSH, Pekin me numër 41 prot. sekret dërguar ministrisë së Mbrojtjes Popullore më 28.12 1968, atasheu ushtarak Avni Hakani dërgon dokumentet e materialeve që janë nisur për në Shqipëri të objekteve NN 50, 50-7, 65, 4020 dhe 4021, ndërsa ambasadori RPSHsë në RP të Kinës, shoku Vasil Nathanaili, zv.ministër i Tregtisë së Jashtme të RPK-së Li Çiani shkruan se: “Anijet e ndërmarrjet e transportit oqeanik të Ki-

»

19

nës, Çian, më 5.11.1966, Jau Hau 5.1 1968 Ymen më 14.2.1968 dhe Ji Li Nin më 9.5.1965 kanë ngarkuar në Portin Xhian Çian pajisje e materiale të ndihmës ushtarake për Shqipërinë gjithsej 19 122, 578 ton, për të cilat duhen paguar gjithsej 457 2921 sterlina 17 shilinga dhe 4 pens. Në bazë të marrëveshjes të të dy palëve që për transportin e pasjeve, armatimeve dhe materialeve ushtarake që i jep ndihmë qeveria e RPKs së qeverisë së RPSH-së, të dy palët duhet të paguajnë nga 50% të shumës të shpenzimeve të transportit, prandaj palës shqiptare i takon të paguajë 114 322 sterlina 19 shilinga e 6 pens që janë baras me 537 271 30 juan. Bashkangjitur ju dërgojmë dokumentet e këtyre anijeve. Veç kësaj anija e Sinofraktit Çimena më 29.6.1968 nga porti i Tiençinit transportoi pajisje e materiale të ndihmës ushtarake për Shqipërinë gjithsej 18 mijë ton për të cilat u paguan 1.398 sterlina, 16 shilinga dhe 11 pens, po sipas marrëveshjes të të dy palëve, pala shqiptare duhet të paguajë 6984 sterlina 13 shilinga dhe 5 pens. Po ju dërgojmë dhe dokumentet e kësaj anijeje. Ju lutem që dokumentet e këtyre 5 anijeve t’ua transmetoni institucioneve përkatëse dhe shpenzimet e transportit për të cilat flitet më sipër, lutemi ti dërgohen Ndërmarrjes së Përgjithshme të Fraktimit të anijeve të Kinës në Pekin. Me nderime revolucionare. Li Çian”. Të kësaj natyre janë të gjitha praktikat e ndihmës të dhënë falas nga RPK për RPSH. Të tilla janë: AQU, fondi i sekretariatit dosja 105 vitit 1969 me titull “Mbi kërkesën e pjesëve të këmbimit nga RPK, të cilat paraqesin lista të detajuara, kërkesa nga të gjithë drejtoritë e ministrisë së Mbrojtjes për ministrin Beqir Balluku dhe Kinës” për çdo material ushtarak që nevojitet. Dokumentacionin e këtij fondi, dosja 144 1169, saktëson në detaje zërat konkrete të të gjithë armatimit kinez për Shqipërinë, të cilat janë marramendëse, duke filluar që nga aeroplanë, nëndetëse, katera silurues, raketa e deri tek pajisjet sportive të ushtrisë. Janë me qindra mijëra zëra, të cilat janë dhënë falas, por që në fillim të viteve 1971 fillojnë të ndërpriten, sepse shqiptarët “kokëfortë”po prisheshin edhe me Kinën. Në vitet 1981 bëhen botime për tu mbrojtur nga Kina duke njohur tashmë devijimin e vijës marksiste-leniniste kineze. Kështu p.sh, është relacioni me 24 faqe që Mehmet Bylykbashi dërgon nga Pekini më 20 prill 1922 me titull “Disa probleme mbi ushtrinë kineze”. Ndërsa në dokumentin me numër 1874, Drejtoria i e Ministrisë së Punëve të Jashtme, zv.ministri përkatës Muhamet Kapllani i dërgon ministrisë së Mbrojtjes më 8 gusht 1984 informacionin me titull “Mbi reformat në ushtrinë kineze dhe realizimin e tyre në jetë”. Gjithsej 10 faqe të firmosura nga ambasada jonë në Pekin, Roland Bimo. Përfundimisht ndihmat e Kinës ishin aq madhore sa kur mbaruan ato në fund të viteve ‘89, nuk kishte mbetur asnjë rezervë për të përfaqësuar atë megalomani të ushtrisë shqiptare. Bile është qesharake që Mehmet Shehu në diskutimin e tij të bërë më kuadrot kryesore të ushtrisë më 15.6.1973 e pohon këtë vakum me fjalën e tij me kuadrot kryesore të ushtrisë. Ndërsa Uzina Traktori nuk arriti të prodhojë traktorë në seri, sepse u ndërprenë ndihmat nga Kina në vitin 1971.


20

«

Librari

Deklarata e Mandelës në Gjyqin e Rivonisë dhe dhënia e dënimit

M

ë 20 prill, nën masa të forta sigurie, të pandehurit u çuan në Pallatin e Drejtësisë për të paraqitur mbrojtjen. Atë ditë, në gjyq kishin shkuar edhe Uini me nënën e Mandelës. Mandela u ngrit dhe filloi të lexonte ngadalë: “Unë jam i akuzuari i parë. Kam shkallën e Baçelorit në Arte dhe kam punuar si avokat në Johanesburg për disa vite së bashku me z. Oliver Tambo. Jam një i burgosur i dënuar që po kryej pesë vjet burg për largim ilegalisht nga vendi dhe për nxitjen e popullit për grevë në maj të vitit 1961. “Pranoj të kem qenë një prej atyre që ndihmuan në krijimin e MK-së dhe të kem luajtur një rol të shkallës së parë në punët e saj, deri sa u arrestova në gusht të vitit 1962. “Që në fillim dua të hedh poshtë pretendimin e shtetit se lufta në Afrikën e Jugut ka ndikimin e të huajve dhe të Partisë Komuniste. Unë kam bërë ç’kam mundur, qoftë si individ e qoftë si udhëheqës i popullit tim, i prirë nga përvoja në Afrikën e Jugut dhe nga prejardhja ime afrikane dhe jo nga ato që mund të kenë thënë të huajit. “E kam mohuar të qenit komunist. E kam konsideruar veten gjithnjë si një patriot afrikan. Më pëlqen ideja e një shoqërie pa klasa, gjë që ka lindur pjesërisht nga leximi i Marksit dhe pjesërisht nga admirimi që kam për organizimin e shoqërive të hershme afrikane në këtë vend. “Në rininë time në Transkai, kam dëgjuar ndodhi të treguara nga të vjetrit e fisit tim për kohët e shkuara. Ndërmjet tyre kam dëgjuar për luftërat e bëra nga paraardhësit tanë në mbrojtje të atdheut. Kisha shpresuar që jeta të më sillte rastin t’i shërbeja edhe unë popullit tim si ata dhe të jepja edhe unë kontributin tim modest në luftën për liri. Këto më kanë motivuar për të gjitha ato që kam bërë në lidhje me akuzat që më bëhen... “Pas kësaj, po kaloj në çështjen e dhunës. Disa nga ato që u thanë në këtë gjyq janë të vërteta e disa jo. Nuk mohoj se kam planifikuar sabotime. Nuk i kam planifikuar ato me shpirt papërgjegjësie, apo sepse më pëlqente dhuna. I planifikova ato si pasojë e një vlerësimi të qetë e të kthjellët të gjendjes politike që u krijua pas shumë vitesh tiranie, shfrytëzimi dhe shtypje të popullit tim nga të bardhët. “Ne të KKA-së kemi qenë gjithnjë për një demokraci joraciale dhe kemi shmangur veprime që do t’i çonin racat edhe më larg njëratjetrës. Por, e vërteta është se pesëdhjetë vjet të mospërdorimit të dhunës nuk i sollën asgjë popullit afrikan, përveçse ligje më represive dhe gjithnjë e më pak të drejta. Mund të mos jetë e lehtë për këtë gjyq të kuptojë, por është fakt se, qysh prej një kohe të gjatë, populli flet për dhunë, për ditën kur ai do të mund të luftojë me të bardhin dhe të rifitojë atdheun dhe ne, udhëheqësit e KKA-së, kemi mundur ta mbajmë nën kontroll këtë popull,

E hënë 15 prill 2013 •

të shmangim dhunën dhe të përdorim metoda paqësore... “Por ndjemë, se pa dhunë afrikanët nuk do të kishin sukses në luftën e tyre kundër parimit të supremacisë së njeriut të bardhë. Të gjitha mënyrat e ligjshme të të shprehurit të kundërshtimit ndaj atij parimi na ishin mohuar. Ishim në një pozitë që, ose do të pranonim një gjendje të dela Man TITULLI: Nelson përhershme AUTOR: Ilir Hashorva inferioriteti, ose do të sfidonim qeverinë... Fillimisht ne thyem ligje, pa kaluar në dhunë. Por, kur qeveria kaloi në dhunë për të na shtypur, ne vendosëm t’i përgjigjeshim dhunës me dhunë. “MK-ja u formua në nëntor të vitit 1961. Kur e morëm atë vendim dhe formuluam planet tona, trashëgimia e mosdhunës dhe e harmonisë së racave të KKA-së ishte përsëri bindja jonë. Por, po ndjenim se vendi po rrëshqiste drejt një lufte civile, në të cilën do të luftonin të zinjtë me të bardhët. Këtë gjendje e pamë me alarm. Lufta civile do të thoshte shkatërrimi i idealeve të KKA-së dhe një paqe raciale gjithnjë e më e vështirë për t’u arritur. Ne kemi shembuj në Afrikën e Jugut të pasojave të luftës. U deshën rreth pesëdhjetë vjet që të pakësoheshin plagët e Luftës Botërore. Sa kohë do të duhej që të zhdukeshin plagët e luftës raciale, e cila do të shoqërohej me humbje të mëdha nga të dy anët? Dhuna që vendosëm të përdornim nuk ishte terrorizëm. “Ne besonim se Afrika e Jugut ishte atdheu i të gjithë popujve që jetonin në të, dhe jo vetëm i një grupi: i të zinjve apo i të bardhëve. Ne nuk donim një luftë midis racave dhe ngulmuam ta shmangnim atë deri në minutën e fundit. Dhe plani ishte që MK-ja të kryente sabotime, dhe anëtarëve të saj u ishin dhënë udhëzime MENDIME TË MANDELËS të prera që nga fillimi, që të shmangnin në çdo rast plagosjen - Asnjë nuk lind me urrejtje për një tjetër për shkak të ngjyrës së apo vrasjen e njerëzve. Kundërlëkurës, për të shkuarën e tij, apo për fenë e tij. Njerëzit mësohen të urpërgjigjja e pushtetarëve të rejnë dhe, në qoftë se mësohen të urrejnë, mësohen edhe të dashurobardhë qe e shpejtë dhe brutale: jnë, madje dashuria vjen në mënyrë më të natyrshme në zemrën e sabotimi u deklarua krim, që dënonjeriut, sasa urrejtja. hej me vdekje. - Kam mësuar se kuraja nuk është mungesa e frikës, por triumfi mbi të. “Përvoja na kishte bindur se Trim nuk është ai që nuk tregon frikë, por ai që e mund frikën. rebelimi i padhunshëm do t’i jepte - Çfarëdo dënimi që do ta shihni të përshtatshëm të më jepni për krimin qeverisë mundësi të pakufishme që akuzohem, të jeni të sigurt se kur të mbaroj dënimin, do të drejtohem për masakrimin pa dallim të populnga vetëdija ime. Do të drejtohem nga urrejtja për diskriminimin racial ndaj lit tonë. Por, meqenëse trualli i popullit tim dhe, kur të kem mbaruar dënimin, do të rinis, sa të mundem, Afrikës së Jugut ishte larë edhe luftën për heqjen e padrejtësive gjersa ato të eleminohen. më parë me gjakun e afrikanëve - Gjatë jetës sime i jam dedikuar luftës së popullit afrikan. Kam luftuar të pafajshëm, e ndjemë si detyrë kundër dominimit të bardhë dhe kam luftuar kundër dominimit të zi. Kam të përgatiteshim për një ndërmbështetur idealin e një shoqërie demokratike dhe të lirë, në të cilën të marrje afatgjatë, për të përdorur gjithë të jetojnë së bashku në harmoni dhe me të njëjtat mundësi. Është forcën që të mbronim veten një ideal për të cilin shpresoj të jetoj dhe ta arrij. Por, po qe nevoja, është kundër forcës. Në qoftë se lufta një ideal për të cilin jam gati të vdes. do të bëhej e pashmangshme, - Ishte gjatë këtyre viteve, gjatë të cilave ndodhesha i vetmuar, që etja ne donim që ajo të zhvillohej në për liri për popullin tim u shndërrua në etje për liri për të gjithë popullin, terma të favorshme për popullin të bardhë e të zi. E dija fare mirë se shtypësi duhej çliruar njëlloj si dhe i tonë. Pas sabotimeve, lufta që do shtypuri, sepse edhe atyre u ishte grabitur liria. Kur dola nga burgu, misioni të na interesonte më shumë dhe im ishte të çliroja njëkohësisht të shtypurin dhe shtypësin. që do të kishte më pak humbje - Po të doja, mund t’i kisha shkatërruar me lehtësi kundërshtarët e mi jetësh në të dy anët, do të ishte politikë, por nuk u kundërpërgjigja, sepse kisha përgjegjësi ta mbaja komlufta guerilase. Kështu, vendosëm bin të bashkuar. Më duhej të mbytja ndjenjat e mia dhe të mendoja përmes për të ardhmen të përgatiteshim zemrës dhe jo përmes gjakut. për mundësinë e zhvillimit të një - Presidenti i ri ka përgjegjësi të mëdha, aq më tepër që u zgjodh pa lufte guerilase. kundërshtim. Ai mund ta përdorë pozitën e tij të fuqishme për të larë “Të gjithë të bardhët kryejnë hesapet me kundërshtarë të tij, t’i mënjanojë, apo t’i heqë qafe ata dhe ta stërvitje të detyrueshme ushtarrethojë veten me burra e gra lepe-peqe. Por, detyra e tij e parë është të rake, kurse afrikanët nuk kryejnë. dëgjojë kolegët dhe t’i bëjë ata të diskutojnë krejt lirshëm, pa pasur frikën Për ne ishte me shumë rëndësi të e strukturave të brendshme të partisë. Udhëheqësi duhet t’i mbajë forcat krijonim bërthama të njerëzve të të bashkuara dhe njëkohësisht të lejojë kundërshtimin, disentin. Njerëzit stërvitur që do të merrnin komanduhet të jenë të lirë të kritikojnë udhëheqësin pa frikë. dat e njësive guerilase. Ne duhej të përgatiteshim për këtë gjendje para se të ishte shumë vonë”.

Mandela vazhdoi të shpjegonte se në këto kushte ai u largua nga vendi për të marrë pjesë në Konferencën në Adis-Abebas dhe për të kryer stërvitje ushtarake e për t’u përgatitur për atë luftë. “Kredoja ideologjike e KKA-së ka qenë dhe është kredoja e nacionalizmit afrikan. Ajo nuk shprehet me thirrjen “Hidhe të bardhin në det!”; Nacionalizmi afrikan i KKA-së shprehet me konceptin e lirisë dhe zhvillimit të popullit afrikan në vendin e tij. “KKA-ja, ndryshe nga Partia Komuniste që kërkon të rrëzojë kapitalistët dhe t’i zëvendësojë ata me klasën punëtore, kërkon që të zhvillojë unitetin e popullit afrikan dhe t’i japë atij të drejta të plota politike. Partia Komuniste kërkon të theksojë ndryshimet klasore, ndërsa KKA-ja kërkon t’i harmonizojë ato. “Është e vërtetë se ka pasur bashkëpunim të ngushtë midis KKA-së dhe Partisë Komuniste, por ai bashkëpunim është provë, se në këtë rast kemi të njëjtin qëllim: zhdukjen e superioritetit të bardhë. Historia e botës është e mbushur me shembuj të ngjashëm. Ndoshta, më i rëndësishmi është bashkëpunimi midis Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik në luftën kundër Hitlerit. Asnjë, përveç Hitlerit, nuk mund të thoshte se ai bashkëpunim e ktheu Çërçillin apo Rusveltin në komunist, apo në vegël të komunizmit, apo se Britania dhe Amerika po punonin të sillnin komunizmin në botë. “Ndoshta është e vështirë për të bardhët jug-afrikanë, me paragjykime të ngulitura thellë kundër komunizmit, që të kuptojnë se përse politikanë afrikanë me përvojë i pranonin komunistët si miq të tyre. Për ne arsyeja është e thjeshtë: ndryshimi teorik midis atyre që luftojnë kundër shtypjes është një luks që ne nuk mund ta përballojmë në këtë fazë. Përveç kësaj, për dekada, komunistët kanë qenë i vetmi grup politik që na ka konsideruar ne, afrikanët, si qenie njerëzore, si të barabartët e tyre, që ishin të gatshëm të hanin me ne, të bisedonin me ne, të jetonin dhe të punonin me ne. Për shkak të kësaj, ka shumë afrikanë sot që barazojnë komunizmin me lirinë”. Mandela i tha gjyqit se ai nuk kishte qenë kurrë komunist, por një patriot afrikan dhe se kjo ishte e vërtetë edhe për shumë udhëheqës të shteteve të reja të Afrikës që pranuan disa forma të socializmit për të ndihmuar vendet e tyre të arrinin vendet e zhvilluara të Perëndimit. “Nga leximi i literaturës marksiste dhe nga bisedat me marksistë, kam kuptuar se komunistët e shohin sistemin parlamentar të Perëndimit si reaksionar dhe jodemokratik. Në kundërshtim me ta, unë jam admirues i një sistemi parlamentar perëndimor. “Unë kam shumë respekt për Parlamentin Britanik, si institucionin më demokratik dhe pavarësia dhe paanshmëria e sistemit gjyqësor britanik gjithnjë më ka ngjallur admirim. Kongresi Amerikan, doktrina e ndarjes së pushteteve, si dhe pavarësia e sistemit gjyqësor, më kanë ngjallur të njëjtat ndjenja. “Jam ndikuar në mendimin tim si nga Lindja, ashtu edhe nga Perëndimi. E gjitha kjo më ka çuar të ndjej


• E hënë 15 prill 2013 se për gjetjen e një formule politike duhet të jem gjithnjë i paanshëm dhe objektiv. Nuk duhet ta lidh veten me asnjë sistem të caktuar shoqërie. E lë veten të lirë të zgjedh më të mirën nga Perëndimi dhe nga Lindja. “Qeveria u përgjigjet shpesh kritikëve të saj, duke thënë se afrikanët në Afrikën e Jugut janë ekonomikisht më mirë se afrikanët në vende të tjera në Afrikë... Ankesa jonë nuk është se jemi të varfër, duke u krahasuar më të tjerët në vende të tjera, por se jemi të varfër duke u krahasuar me të bardhët në vendin tonë, dhe se jemi të privuar me ligj për ta ndryshuar këtë zhbalancim... “Për shkak të kësaj sjelljeje, të bardhët tentojnë t’i shohin të zinjtë si lloj i ndarë. Ata nuk i shohin të zinjtë si njerëz me familje të tyre, ata nuk kuptojnë se edhe të zinjtë kanë emocione, se edhe ata bien në dashuri, sikurse edhe të bardhët, se edhe ata duan të qëndrojnë me gratë dhe me fëmijët e tyre njëlloj, si dhe të bardhët, se edhe ata duan të fitojnë për të mbajtur mirë familjet e tyre, t’i veshin, t’i ushqejnë dhe t’i çojnë në shkollë... “Afrikanët duan një pagë të mjaftueshme për të jetuar; afrikanët duan të bëjnë punët për të cilat ata janë të zotë t’i bëjnë dhe jo punët që qeveria thotë se janë të përshtatshme për ta; afrikanët duan të banojnë aty ku gjejnë punën dhe jo të dëbohen nga një zonë, sepse nuk kanë lindur aty. “Varfëria dhe shkatërrimi i familjeve kanë efekte dytësore. Fëmijët sillen nëpër rrugë të qyteteve, sepse nuk kanë shkolla ku të shkojnë, nuk kanë prindër në shtëpi, sepse ata duhet të punojnë për të mbajtur shtëpinë. Kjo çon në prishjen e standardeve morale, në iligjitimitet, në dhunë... “Afrikanët duan të drejta të barabarta politike, sepse pa to, këto të këqija do të bëhen të përhershme. E di se kjo duket si revolucionare për të bardhët e këtij shteti dhe kjo i bën ata të frikësohen... Por kjo frikë nuk mund të lejojë të pengojë të vetmen zgjidhje që do të garantojë harmoninë raciale dhe lirinë për të gjithë. Nuk është e vërtetë se e drejta e votës për të gjithë do të rezultojë në dominimin racial të zi. Ndarja politike e bazuar mbi ngjyrë është krejt artificiale, dhe kur të zhduket ajo, do të zhduket edhe dominimi i një grupi mbi një tjetër. KKA-ja ka luftuar për një gjysmë shekulli kundër racizmit. Kur të triumfojë, nuk do ta ndryshojë politikën”. Pastaj, Mandela e ndërpreu leximin e deklaratës që kishte përgatitur. E la atë dhe iu drejtua trupit gjykues me këto fjalë, që do të bëheshin fjalët më të famshme të tij: “Gjatë jetës sime i jam dedikuar luftës së popullit afrikan. Kam luftuar kundër dominimit të bardhë dhe kam luftuar kundër dominimit të zi. Kam mbështetur idealin e një shoqërie demokratike dhe të lirë, në të cilën të gjithë të jetojnë së bashku në harmoni dhe me të njëjtat mundësi. Është një ideal për të cilin shpresoj të jetoj dhe ta arrij. Por, po qe nevoja, është një ideal për të cilin jam gati të vdes”.

Poezi e pabujë e një poeti të vërtetë

S

i një ndjekës i rregullt i poezisë së më të rinjve, rrallëherë më ka ndodhur që në një libër të gjej më shumë se dhjetë poezi që të lënë mbresë. Me librin e parë të poetit Qazim Muska “Mëkat të flesh dhe kur je zgjuar”, e sidomos me këtë libër të tij të dytë, do të gjeni një shumicë poezish të shkruara nga dora e një poeti të vërtetë, gjë që dëshmon se ky autor, pa dyshim, me talentin e tij, çdo ditë e më shumë po bëhet një zë i njohur në poezinë shqiptare. Problemi qëndron te kritika letrare, e cila, pas viteve nëntëdhjetë, ndaloi funksionin e saj, ndërkaq që liberalizimi i botimeve bëri që të unifikohet sistemi i vlerave letrare, madje, në ndonjë rast, të heshtet për vlerat e t’u thuren ditirambe antivlerave. Ajo çfarë e dallon një poet të vërtetë është origjinaliteti, tematika dhe fraza melodike e cila, edhe kur rrjedh në vargje të rimuara ose lirisht, ka brenda plot variacione. Tingulli dhe imazhi në poezinë e Qazim Muskës janë pjesë e poezisë së tij, të cilat konvertojnë brenda njëra-tjetrës. Ja si e hap librin autori, me një vjershë malli për vendlindjen e tij, Maliqin: Te ti kemi lënë shpirtin - re që bredh e çmendur,/ Pas kemi marrë trupin - guaskë kërmilli./ Nëse ndodh që gjaku trazohet ndonjëherë,/ Nuk lotojnë sytë, por një degëz bliri. “Melodia e frazës poetike përmban në vetvete disa variacione, ajo ruan të njëjtin karakter e të njëjtin pulsim ritmik... kërkesa që duhet t’i ketë në konsideratë dhe një prozator i mirë”,

Librari

vetëm dy vargje për të shprehur një ide të madhe: S’besoj të mos ketë më shpresë,/ Ndaj shpresës me shpresë i them të presë. Fëmijëria për Muskën është një varkëz e bardhë që bredh kaltërsive, me shpirt Guliveri. Mërgimi është një zëmër e madhe e trazuar nga dallgët; shpirti i tronditur i mërgimtarit ndodhet atje ku deti bashkohet me malin, e mali kthehet në far. Te poezia “Pulsim” mendimi poetik është kondensuar ” parë më si n s’fry “Era TITULLI: vetëm në një ka AUTORI: Qazim Mus strofë. Ç’duhet LLOJI: Poezi më shumë për një poet që e ka sensin e masës?... Trokitja e takave të tua në asfalt,/ Sinjale për zemrën time në ankth./ Çdo hap që hedh si triumf tak e tak,/ E ndjek i përhumbur si zogu në çark. Qazim Muska në disa vjersha ngjan paksa Bërns, për më tepër do të thosha se lirika e tij është paksa e trishtuar, Lermontov. Poezia e tij ka një ndjesi të veçantë, e cila realizohet gjithmonë në vargje të rimuara. Ditënetët tani janë më të gjata./ Më të heshtura mbrëmjet,/ Më të ftohtë mëngjeset./ Tani, hyjmë e dalim, vetëm nëpër ëndrra,/ Dhe si somnambul shkëmbejmë përshëndetjet. Poezitë e dashurisë, të renditura në këtë libër në mënyrë të parregullt, shkëndijojnë gjatë gjithë librit, ato janë në një unitet krijimi dhe ndjenje, duke krijuar kështu një mozaik ndjesie të një të riu për të cilin dashuria, më tepër se dhimbje, është një ndjenjë fisnike dhe njerëzore, e thellë, e respektueshme, një ndjenjë që të jep energji dhe shpresë, me të cilën duhet të tregohesh i kujdesshëm kur gjendesh nën pushtetin e saj dhe kur je larg saj. Kam frikë të them fjalë dashurie/ Je kaq e brishtë, je kaq mister,/ Edhe pse më ke bërë ëndërr,/ Dhe brenda ëndrrës, rob më merr. Perceptime të tilla, si: Mos prit derisa të çelin mimozat!/ Pranvera është larg e dashur, është larg!/ Ne na duhet një fjalëz e ngrohtë,/ Tani që dimrin e kemi në prag... ose: Në mbrëmje…/ Jam mall që vjen për së largu.../ Natën…/ Jam ëndërr që digjet nga zjarri.../ thotë shkrimtari M. Kundera. Mëngjesit…/ Psherëtimë që tretet si Qazim Muska nuk shkruan kurrë pa bryma.../ Më pas…/ Jam pritja, oqean u ngacmuar nga një mbresë e bukur, e durimi... Gjetje të spikatur janë, si: cila i jep mundësi për të shprehur një Në sytë e tu si vjeshtë e vonë,/ ndjenjë ose për të dhënë një mesazh. E pashë të ndizej një qiri,/ Më kishe Të jesh i zgjedhur duhet të zgjedhësh kthyer në ikonë,/ Ku falej derti yt i ri. motive që, edhe pse janë intime, nuk Poezitë në këtë libër mbajnë të përkasin vetëm ty, por dhe lex- pothuajse të gjitha datë ndaj, në uesit, ndryshe poezia do të tingël- njëfarë mënyre, librin më të ri të aulonte si një ditar lirik, personal. E tillë torit Qazim Muska “Era s’fryn si më është vjersha “Monologu i Atdheut”, parë”, do ta quanim si një ditar dyprej të cilës po citoj vetëm dy strofa: fish lirik, sa intim aq dhe shoqëror. Qazim Muska ka diçka nga poetët e Jam qengji në hell për darkën e të marrëve! tjerë të njohur shqiptarë, është në Jam zogu në pritë i çiftes së gjahtarëve! një valë me ta. Për nga shpërthimet Jam mish i copëtuar, ushqim i luanëve! e ndjesive të forta ngjan paksa me Jam bukuri e këputur nga trupi i fazanëve! F. Arapin, në disa poezi ka diçka kël*** thitëse, si Spahiu, veç ndryshe nga Unë jam durimi me mund farkëtuar! Spahiu, ajo vjen me origjinalitetin e Unë jam pendimi pa fund i penduar! vet. Kjo vërehet më tepër në poezitë Unë jam harrimi nga zotët mallkuar! e dashurisë, të cilat nuk janë të pakta Unë jam zhgënjimi përherë i trazuar! në këtë libër. Dashuria te Muska rrezaton energji pozitive, por hera-herës Poezitë që përbëjnë boshtin e këtij ajo shfaqet si dhimbje e si debolesë. libra janë: “Nëse një ditë”, “Përse?”, “Dora jote”, “Prehem”, “Korçës”, “Diell që luan me detin”, “Fjalë të ëmbla”, “Të thashë”, “Ke qenë ndonjëherë?”, “Tani që s’je” etj. Me hapat e vegjël Tani që s’je, e vuaj njësoj,/ Si ikjen Do shkërmoqësh tënde të pafaj;/ Koha gatuan fare pa Kërcejtë e tharë të pritjes, bujë,/ Harrimin tënd rrugës së saj. Te poezia “Shpirti i lodhur”, autori Dhe me buzët, qershi të çara nga pjekja shkruan: Një shpirt i lodhur është Do të mbulosh me shi puthjesh balonë zjarri,/ Prej flakës në djegie Trishtimin tim. Si shaje të butë rreth qafës ngjitet lart në qiell. Një flutur, për autorin, është e tillë: Do më hedhësh krahët e tu Një flutur, një flutur si shpirt i këpu- E do më mbështjellësh të gjithin, tur/ Prej barkut të qiellit katran;/ Me Mua, mua rri strukur në dhomë kjo flutur,/ E Njeriun e vetmuar prej dëbore. unë s’ia ndaj vështrimin pagan! Një nga poezitë më të bukura të Te poezia “Durim”, mjaftojnë

TI DO TË VISH!

»

21

këtij autori është poezia me titull “Gjurmët”, në të cilën do të citoja vargjet:

Gjurmëve të mia po ecën më kot, Kam ikur larg nëpër dëborë, Veshur do jetë, me ngricë dhe acar, Munguar e nesërmja, për ne, gjithmonë. Më kot, më kot i kërkon gjurmët, Në asnjë vend nuk do më gjesh, Ti që në ëndërr nuk m’u zgjove, Tani, veç hije, mund të më kesh. Nuk mund të lë pa përmendur poezinë “Ushtari”, me një temë, në dukje e thjeshtë, por tepër interesante, që shpreh në mënyrë të sintetizuar jetën e vetë autorit së bashku me një ide të madhe, që luftës i dalin për zot ata, të heshturit ushtarë, të cilët kanë sakrifikuar jetën për vendin e tyre. S’më mbetet gjë tjetër veç t’i uroj këtij autorit të talentuar, që libri i tij i ri të ketë udhë të mbarë drejt lexuesit, që i mirëpret si ujët e pakët libra të tillë dinjitozë. Sulejman Mato

KALORËSIT Na shalojnë, Dhe ne përpiqemi të mos lëndohen. Na shtrëngojnë frerin Kur dhe sa duan, Dhe ne kujdesemi të mos rrëzohen. Na fshikullojnë me kamxhik, Dhe ne u tregojmë vendet ku më mirë qëllohet. Na ushqejnë për të mos ngordhur, Dhe ne i lusim të mos harxhohen. Pastaj na rrjepin lëkurën, Dhe ne, më përpara, i kemi mësuar se si ato kripohen. E kur, më asgjë s’ka mbetur, Nga pabesitë tona Ata kanë të drejtë të ankohen.

KËNGË PËR MIQËSINË - Motivuar nga Robert Bërns – Tre shokë në tavolinë, Tre mosketjerë me nam, Me fund e pimë rakinë, Dhe këngës ia bëmë bam! Në fund e çojmë dollinë, Dollinë si suferinë, Dhe s’pyesim për njerëzinë Që flet edhe na shan! (Refren pas çdo strofe) Ne pimë për qejfin tonë, Për brengat tona pimë, Dhe s’pyesim për moralin Që robëron njerëzinë! Si kartëmonedhë e vjetër, Mënjanë e lëmë moralin, Dhe pimë si tre mbretër Që jetës gaz i falin! Tre shokë në tavolinë, Tre “Asa” nën mëngë, Me fund e pimë rakinë, E shuajmë shpirtin me këngë! Dhe s’pyesim ne për botën Që flet me thashetheme, Ne jemi perandorë, Nuk ka për ne probleme! Ta pimë me fund rakinë, Rakinë për miqësinë, Mos pyet për burrërinë, O mik në tavolinë!

SKAMJA Do të hamë bukë? …pse nuk hamë bukë?! …oh, sikur të hanim bukë!


22

« SPECIALE

E hënë 15 prill 2013 •

P

ërdoruesit e rrjetit “Facebook” ndaj personave që nuk i kanë shokë në këtë rrjet social nuk duhet që t’u dërgojnë porosi private. Nëse bëhet një gjë e tillë, pritet të pasojë me dënime me gjobë. Rrjeti social është duke planifikuar që t’i ngarkojë deri 10 funte, nëse personi që e kontaktojnë nuk është shok, ose shok i shokëve, shumë kjo maksimale, që arrihet varësisht se sa i famshëm është personi i kontaktuar. Çmimi i një porosie individuale do të mund të ishte rreth 70 pens për përdoruesit e zakonshëm të rrjetit “Facebook”, por do të shënojë rënie deri 10 funte për personat e famshëm. “Facebook” thotë se është duke e paraqitur këtë veçori për të parandaluar spamin që po dërgohet te përdoruesit në rrjet. Struktura e pagimit do të përcaktohet nga një formulë matematike, që merr në llogari disa faktorë, duke përfshirë numrin e ndjekësve që një përdorues ka në “Facebook” dhe sa porosi ata marrin. Por komentuesit e rrjeteve shoqërore kanë shfaqur shqetësime që këto ngarkesa janë vetëm fillimi i një mostre të përdorimit të shërbimeve të tilla të uebit si burim i të ardhurave. “Facebook” gjithmonë e ka paraqitur sloganin që faqja është “falas dhe gjithmonë do të jetë”. Për momentin përdoruesit mund të dërgojnë porosi te secili që e përdor këtë shërbim, duke mos përfshirë këtu përdoruesit që nuk e kanë mundësuar një gjë të tillë, pra të kontaktohen nga ata që nuk i kanë shokë apo shokë të shokëve, por nëse dërgojnë porosi te ata që nuk i kanë shokë apo shokë të shokëve, atëherë do të pasojë gjobitja. Porositë e dërguara nga ata që nuk i keni do të shkojnë te një folder tjetër i porosive dhe do të cilësohet si spam. Kur një përdorues pranon që të pranojë ta bëjë pagesën, atyre u kërkohet të paguajnë menjëherë duke përdorur një kartë krediti ose debiti. Sidoqoftë, ndërmarrja largoi një skemë që u mundësonte përdoruesve të kontaktojnë me njerëz të famshëm, për të cilën duhej paguar 100 dollarë, duke përfshirë këtu themeluesin e rrjetit “Facebook”, Mark Zuckerberg. Ne jemi duke testuar një numër të pikave të çmimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe shtete të tjera për të formuar faturat optimale që sinjalizojnë rëndësinë. Pjesë e këtij testi është ngarkimi me shuma më të mëdha për figura publike, varësisht nga numri i ndjekësve që ata kanë. “Ky është ende një test dhe këto çmime ende nuk janë vendosur përfundimisht.” Kjo skemë tashmë është testuar në Shtetet e Bashkuara, ku “Facebook” gjatë një projekti-pilot në dhjetor të vitit të kaluar filloi këtë dhe vendosi që ta përdorë këtë sistem për mbarë botën

Çdo të ndodhte sikur interneti të mos ekzistonte më?

“FACEBOOK”,

gjobë kush u shkruan në privat “JOMIQVE”

“Google” humbet dominimin në epokën e smartphonëve Për më shumë se një dekadë “Google” është bërë sinonimi i kërkimit. Pavarësisht përpjekjeve të “Microsoft”-it për të tërhequr sa më shumë përdorues te “Bing”, ato kanë qenë të kota. Gjithsesi, ekzistojnë disa shenja se dominimi i “Google” nuk mund të jetë në moshën mobile. Sipas një raporti të “New York Times”, kërkimet tradicionale në ueb u ulën me 3% në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa kërkimi vertikal në motorët e kërkimit u rritën me 8% në të njëjtën periudhë. Njerëzit kanë tendencë të kërkojnë përmbajtje të përshtatur. Përdoruesit e uebit kanë zbuluar se, sado e mirë të jetë “Google”, më mirë është të drejtohesh direkt te segmentet që përmbajnë informacionin tënd. Kërkuesit kursimtarë kërkojnë për informacione në faqe të specializuara, si

për shembull “Amazon” apo “IMBD”, mbi informacion për aktorët. Ky ndryshim në sjelljen e kërkimit bëhet më i dukshëm në epokën e pajisjeve mobile. Përdoruesit deri tani kanë një tendencë drejt informacioneve mbi motin, lajmeve apo hartave për t’i marrë ato direkt jo nëpërmjet “Google”s. Ndoshta kjo tendencë shpjegon edhe lëvizjet që ka bërë “Google” vitet e fundit për të siguruar ofruesit e përmbajtjeve, si “Zagat” për ushqimin dhe “Frommer” për udhëtimet. “Google” kërkon të ruajë vendin e parë në internet dhe të ofrojë në një cilësi të lartë. Tani për tani “Google” dominon uebin. Gjithsesi, lëvizjet e “Facebook”-ut me super aplikacionet mund të shkaktojnë një betejë për mbizotërimin në pajisjet mobile në të ardhmen.

Në vitin 1982 interneti ishte një vend i sigurt ku të gjithë e njihnin njëri-tjetrin. Komuniteti ishte kaq i vogël, sa çdo adresë imeili i uebit mund të ishte pjesë e numëratorit të adresave të telefonit. Tani ky numërator mund të shkonte deri në 25 milje. Shkencëtari Dani Hillis ishte një nga të paktët njerëz, si pjesë e atij komuniteti të vogël. Në një diskutim të TED Hillis tha se popullimi kaq i madh i internetit aktual është i ekspozuar ndaj një kërcënimi të ri. “Interneti u krijua me idenë se lidhjet e komunikimit nuk mund të ishin të sigurta, por njerëzit që lidhnin kompjuterët në internet mund të ishin të zgjuar e të besueshëm. Dihet që kjo gjë nuk pretendohet më.” Ne jemi kaq shumë të varur nga interneti për shumë gjëra, sa nuk e dimë se çfarë mund të ndodhte nëse në një moment të caktuar ai nuk punon më. Hillis tregon raste të vrimave të sigurisë që kanë shkaktuar incidente të cilat ekspozojnë dobësitë e një interneti që nuk u krijua për qëllimin e sotëm. Sot interneti suporton gjithë infrastrukturën e shoqërisë tonë, transferta fondesh etj. “Ne po e vendosim veten tonë në një katastrofë si e tipit që patëm në sistemin financiar, ku ne e munduam si një sistem të bazuar mbi besimin, që ishte ndërtuar për një sistem të një shkalle më të vogël, dhe e kemi zgjeruar jashtë asaj që ne realisht mund të përballojmë”, - shpjegoi Hillis. Hillis gjithashtu theksoi se është koha për një plan B. Një “rrjet alternativ komunikimi që është krejtësisht i pavarur nga protokollet e internetit.” “Ndërkohë jam i shqetësuar për faktin që jemi shumë më keq sesa kishim menduar. Shumë njerëz kanë filluar të propozojnë zgjidhje të zgjuara alternative, - tha ai. - Si çdo problem infrastrukture, ky është nga më të rëndësishmit për tu zgjidhur.” Sipas një ankete nga Pipper Jaffray, ka rezultuar se adoleshentët nuk e vlerësojnë më si më parë “Facebook”-un. Ky rrjet social vazhdon të preferohet prej tyre, por nuk është më i rëndësishmi. Nga të anketuarit vetëm 33% e renditën “Facebook”-un në vend të parë, ndërkohë që vitin e kaluar kjo shifër ishte 42%. Pavarësisht rënies me 9%, “Facebook”u vazhdon të qëndrojë në krye të listës, ndërsa “Twitter” ndodhet pas tij me një diferencë prej 3%. “Instagram”, tashmë pjesë e familjes së lumtur të “Facebook”, ka pësuar këtë vit një rritje prej 5% në numrin e përdoruesve, megjithatë vazhdon të jetë pas “Twitter”-it në klasifikim. Në vend të katërt aktualisht është renditur “Google +”. Sipas anketës, “Tumblr” qëndron në vend të pestë dhe ka shënuar një rritje vetëm me 1%, prandaj nuk përbën ndonjë rrezik shumë të madh për rrjetet e tjera, ashtu sikurse mund të mendohej. Në përfundim të anketës u vu re se adoleshentët kërkonin diçka që t’ju përshtatet më tepër. Të gjithë plotësuan opsionin ku kërkohej të shkruanin faqen e preferuar sociale dhe si përfundim 5 faqet e preferuara ishin: “Wanelo”, “Vine”, “Snapchat”, “Kik” dhe “4Chan”. “Wanelo” është faqja që reflekton gjithçka që dëshiron një adoleshent. Më tepër se gjysma e të anketuarve u përgjigjën se publikimet në mediet sociale ndikojnë shumë në vendimet për blerje të ndryshme. Lançimi i “Facebook Home” do të bëjë që ky ndikim të rritet akoma më tepër. Një rezultat tjetër interesant i anketës kishte të bënte me rritjen e numrit të adoleshentëve që përdornin “iPhone”s dhe “iPad”-it. Me sa duket, ka përfunduar entuziazmi i përdorimit të “Surface”. 8% më tepër adoleshentë përdorin “iPhone” dhe rreth 62% prej tyre deklaronin se smartfoni i ardhshëm, që do të ishte përsëri “iPhone”. Si përfundim, duhet të kemi parasysh se adoleshentët e kanë të vështirë të kenë shije të qëndrueshme. Është e dukshme që ata vazhdojnë ta konsiderojnë “Facebook”un si të rëndësishëm, megjithatë ndoshta është e nevojshme që të krijohet një rrjet i ri social, ku do të ndalohen personat mbi 19 vjeç, në mënyrë që adoleshentët të ndihen më të lirë për t’u shprehur. Do të ishte mirë që kjo faqe të ishte kombinim i ngjyrave dhe figurave të ndryshme që shprehin gjendje emocionale.


SPORT • E hënë 15 prill 2013

Interi ngec sërish falë një penalltie të dyshimtë Në rastin më të mirë, Interi është i pafat këtë sezon. Në rastin më të keq, ndaj zikaltërve po bëhet një “persekutim”. Teoria e drejtuesve të Interit për një komplot në dëm të zikaltërve, çuditërisht po gjen mbështetje të vazhdueshme nga vendimet e dyshimta që japin gjyqtarët sa herë që luan skuadra e Moratit. Zikaltërit janë mundur sot 2-0 nga Kaljari, por në rastin e avantazhit të skuadrës sarde, goli ka ardhur me një penallti të dyshimtë. Teoria e drejtuesve të Interit për një komplot në dëm të zikaltërve, çuditërisht po gjen mbështetje të vazhdueshme nga vendimet e dyshimta që japin gjyqtarët sa herë që luan skuadra e Moratit. Në pjesën e parë, Interi dukej më në formë dhe i shkoi

më pranë golit, duke goditur edhe shtyllën me Kambiason. Por në pjesën e dytë, kur pritej që zikaltërit të gjenin rrugën e rrjetës, vjen edhe vendimi i dyshimtë i gjyqtarit Çeli në minutën e 63-të të

ndeshjes, kur jep një penallti pas kontaktit të Silvestre me Pinija. Ky i fundit ekzekuton saktësisht duke shënuar golin e avantazhit për ekipin e tij, ndërsa pak minuta më vonë gjen rrugën e rrjetës edhe për

golin e dytë të ekipit sard, që i largohet përfundimisht zonës së rrezikshme të klasifikimit. Ndërsa Interi bie në vendin e 7-të, duke qenë tashmë në krizë rezultatesh e lojtarësh, pasi nga fusha e lojës të dëmtuar u larguan Gargano e Nagatomo, me qendërmbrojtësin Samuel që në minutat e fundit luajti si qendërsulmues për të ndihmuar skuadrën të gjente rrugën e rrjetës. Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja 2-1 e Romës në fushën e Torinos, që i jep mundësinë kryeqytetasve të kapin “kushërinjtë” e Lacios në kuotën e 51 pikëve në vendin e 5-të, që aktualisht siguron vetëm pjesëmarrjen në Europa Lig, një rezultat që gjithsesi nuk kënaq lacialët pas pretendimeve që kishin në fillim të sezonit.

Ferrari e Alonso dominojnë Kinën Fernando Alonso ka dominuar plotësisht garën e djeshme në Kinë, duke fituar dhe duke konfirmuar se do të jetë sërish pretendent serioz për titullin kampion

S

ezoni i ri i Formula 1 sa vjen e bëhet më interesant, pasi në garat e para ka vetëm fitues të ndryshëm. Këtë herë ka qenë Fernando Alonso që i ka dhënë Ferrarit fitoren e parë të vitit 2013 në Formula 1, pasi taktika e zgjedhur për të nisur garën me gomat e buta rezultoi ajo e duhura në Çmimin e Madh të Kinës, ku strategjitë përcaktuan edhe renditjen e pilotëve. Kimi Raikonen me Lotus dhe Luis Hemilton me Mercedes përfunduan në podium pas krahëve të tij, ndërsa strategjia e zgjedhur nga Sebastian Vetel, i dha atij vetëm vendin e katërt, ndonëse pak metra e ndanë nga piloti që gjendej para tij. Gara u nda në dy grupe pilotësh, mes atyre që e nisën garën me goma të buta, për t’u shkëputur dhe më pas për të hyrë shpejt në pit-stop, si dhe atyre që zgjodhën të niseshin me gomat e mesme, për të vuajtur në mes të garës përdorimin e gomave të buta, të detyrueshme nga rregullorja. Fernando Alonso dhe Felipe Masa i bënë një start të shkëlqyer garës duke u vënë menjëherë pas krahëve të Luis Hamilton dhe duke arritur më pas ta kalonin atë në xhiron e pestë. Nëse Alonso bëri një ndërrim të shpejtë të gomave të tij të buta, Masa zgjodhi të qëndronte pak më shumë në pistë, kështu që humbi mundësinë për të qëndruar me kryesuesit. Ndërkohë, shoku i tij i skuadrës përdori strategji të ndryshme për të evituar trafikun në

23

Mançester Junajtid edhe më pranë titullit Duket se asgjë nuk e ndal dot Man. Junajtid për të fituar titullin kampion këtë sezon. “Djajtë e kuq” kishin dhënë sinjale të një rënie në javën e kaluar, kur u mundën nga Mançester Siti në derbi, por kanë regjistruar një fitore të rëndësishme në këtë javë për të vazhduar rrugën e tyre drejt titullit të 20-të kampion. Skuadra e Ferguson ka gjetur golin e avantazhit që në minutën e 4-t me anë të Karrik, duke e pasur më pas shumë të thjeshtë të administronin avantazhin krijuar. Goli i dytë, që ka dhuruar edhe qetësinë për Aleks Ferguson, ka ardhur pas penalltisë së transformuar nga Robin Van Persi në minutën e 66-të të ndeshjes. Kjo fitore bën që Junajtid të jetë e sigurt drejt titullit kampion, duke u hakmarrë ndaj Sitit për fitimin e sezonit të kaluar vetëm në javët e fundit të saj.

Murinjo edhe një vit në Madrid

E ardhmja e trajnerit të Realit të Madridit, Zhoze Murinjo vazhdon të përbëjë lajmin e ditës në Spanjë dhe në Angli. Pikërisht nga Anglia ka ardhur dhe lajmi më i fundit që flet për një ndryshim të programit të Murinjos. Sipas gazetës “Mirror” trajneri portugez ka vendosur të qëndrojë edhe një sezon në Madrid përpara se të kthehet në Londër tek Çelsi. Sipas kësaj gazete, diçka ka ndodhur dhe Murinjo ka marrë vendimin për ta shtyrë edhe me një vit rikthimin e tij në Angli. Murinjo në deklaratat e tij gjithnjë e ka pranuar se një ditë do të kthehet në Angli, por kjo nuk pritet të ndodhë në qershor siç flitej deri më tani. Burime të gazetës “Mirror” kanë bërë me dije se Murinjo është shprehur: “Jam i lumtur në Madrid dhe dua të qëndroj këtu.” Biseda me presidentin Ky lajm nga Anglia vjen pikërisht vetëm disa ditë pasi Murinjo kishte deklaruar se do të vendoste në fund të sezonit për të ardhmen e tij. Vetë portugezi pas një takimi me presidentin e Realit, Perez në Stamboll deklaroi se: “E ardhmja? Do të ulem të bisedoj me presidentin Perez në fund të sezonit.” Tifozët e Çelsit kërkojnë rikthimin e tij Çelsi ka zhvilluar të dielën pasdite një ndeshje shumë të rëndësishme të sezonit. Në “Uembli” ata janë mundur në gjymsëfinalet e kupës FA nga Mançester Siti, duke u larguar nga një veprimtari që ishte mjaft domethënëse për ta. Një tjetër zhgënjim për kampionët e Evropës dhe trajnerin Benitez. E teksa përgatitej të fillonte ndeshja me Sitin, tifozë të Çelsit kanë shpalosur një banderolë në mbështetje të Murinjos, duke i kërkuar rikthimin në Londër. E pas humbjes me Sitin në gjysmëfinale, kjo kërkesë pritet të bëhet edhe më e fortë, duke e vënë para një detyre të vështirë Abramoviçin për të rikthyer në Londër që në qershor të këtij viti trajnerin portugez.

Teuta e pëson nga Vllaznia

pjesën më të madhe të kohës, si dhe arriti të shfrytëzonte shpejtësinë që i jepnin gomat e reja për të arritur dhe kaluar Vetel, i cili deri në ato momente kishte përdorur një zëvendësim gomash më pak. Në xhiron e 42-të, Alonso kreu parakalimin përfundimtar ndaj Vetel, duke vazhduar i qetë në vendin e parë, pasi dinte se gjermani do të ishte i detyruar që të zhvillonte një tjetër ndërrim gomash për të vendosur të kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

butat, gjë që ndodhi vetëm 5 xhiro para fundit. Kampioni i botës u mundua të rifitonte pozicionet, por dy pilotët para tij, Raikonen dhe Hamilton arritën të “mbijetonin” në pistë me goma praktikisht të shkatërruara, duke u ngjitur në podium. Vendi i pestë i shkoi Xhenson Baton, i cili përdori një strategji me dy ndalesa në bokse, ndërsa përfundoi garën para Felipe Masa. Daniel Riçiardo me Toro Roso mori vendin e shtatë me

Pol Di Resta të Force India që mori vendin e 8-të dhe Roman Groszhan që mori vendin e nëntë. Vendin e fundit në zonën e pikëve e siguroi Niko Hulkenberg me Sauber, të cilin e penalizuan strategjitë e skuadrës, pasi për një pjesë të garës gjendej shumë pranë kreut. Ajo që të bie në sy kur sheh renditjen e përgjithshme deri më tani është mungesa e Meklaren, që duket se do të kalojë një sezon mjaft të vështirë.

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Java e 22-të e Superiores ka frenuar edhe Teutën. Durrsakët janë mundur nga Vllaznia 2-0 në “Loro Boriçi”, duke u detyruar që të lëshojnë vendin e dytë, të cilin e mbanin prej shumë javësh. Ky rezultat i vlejtur shumë Kukësit që tashmë e sheh veten në vendin e dytë. Skuadra e Armando Cungut ka likujduar një rival direkt në betejën për zonën europiane, si Tirana, duke shfrytëzuar në maksimum edhe ndalesën e Flamurtarit në Krujë e të Teutës në Shkodër. Në “Loro Boriçi” Vllaznia ka qenë më kërkuese në fushë dhe ka arritur që ta mbyllë takimin që në pjesën e parë. Në fund të pjesës së parë Vllaznia ka gjetur dy gola dhe të dy nga dy penalltive radhazi që u ekzekutuan me sukses nga Dritan Smajli. Këto dy gola rezultuan edhe ata që kanë sigluar rezultatin final të kësaj ndeshje. Kjo humbje e Teutës ka bërë që në Korçë të fillojë festa. Me 12 pikë përpara ndjekësve më të afërt, skuadra e Mirel Josës është e pakapshme nga askush në katër javët e mbetura të kampionatit, pasi edhe nëse nuk fiton asnjë pikë dhe kundërshtari i fiton të gjitha, në klasifikimin përfundimtar korçarët ndihmohen nga golaverazhi dhe ndeshjet direkte. Gjithsesi, nevojitet një pikë e vetme për ta quajtur Skënderbeun matematikisht dhe zyrtarisht kampion të Shqipërisë, për herë të tretë radhazi. Një sukses i madh ky për një skuadër shqiptare, aq më tepër skuadër rrethesh.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E hënë 15 prill 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.