Metropol 15 qershor

Page 1

»22

Fahri Balliu prezanton botimin

“Berisha përmes Kasandrave” promovohet dhe në Rumani E premte

15 qershor 2012 Viti VIII, Nr. 2692 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Reformat

Makinat pa GPS nuk PD-PS kompromis për lejohen të qarkullojnë miratimin e tre pikave Parlamenti vendos rregullat e reja për automjetet që kalojnë doganën për në Shqipëri. Kontrrollet dhe ndëshkimet në rast mungese »4

brenda dy muajsh

»2

Prapaskenat

Sopranoja Ermonela Jaho: Për shkollën kam punuar dhe në restorante »8

Meta: Bisedat me Artan Hoxhën për tërheqjen nga presidenti Debate në Kuvend për postin e kreut të SHISH-it dhe të Prokurorisë. Replikat mes palëve në komision

Sëmuret Berisha Në Elbasan Nuk i paguan birrat, pronari i lokalit ther me thikë tre klientët »10

Koment Nga Bajrush Morina

Leksione shqiptare në gjuhën e ambasadorit Luka

»20

Nga Halil Rama

Edi Rama, ky humbës i madh

»11

Nga Albert Avdyli

Socialistët mes dy kryetarëve

»11

»2-3 Nga historia e evropianëve të futbollit

Kryeministri 40 minuta vizitë në senatorium për ftohjen

»3

»12-13

Çekët frymëzohen nga Smetana, gjermanët ndreqin gabimin e Hënesit Gara për universitetet

Korrigjohet letërsia, më pak mbetës më shumë nota të larta Rritet gara për pikët që duhen për çdo degë. Sot provimi i matematikës, rregullat për të mos u penalizuar

»8

Tuna Sejdiu

provokon me menaxherin e saj • Adresa e rreme, Ema Andreas i vjedhin identitetin • Rita Ora: Kam qenë studente problematike • Flori Mumajezi, me të dashur të re? »18-19


Numërimi i votave

Ndasitë për KQZ-në

Rekomandimet e ODIHR

02

« POLITIKE

Ekspertët zgjedhorë të ODIHR-it rrëzuan përdorimin e lexuesit të kartës së identitetit gjatë votimit dhe numërimin elektronik të votave të paktën për zgjedhjet e ardhshme të 2013-s. Këto propozime të Partisë Socialiste, të cilat u miratuan me konsensusin e Partisë Demokratike, u cilësuan nga ekspertët e ODIHR-it si të nxituara, të pasigurta dhe të paqëndrueshme. Ekspertët e ODIHR-it shprehën mendimin se përdorimi i teknologjive në zgjedhjet e vitit 2013 është i parealizueshëm menjëherë në të gjithë vendin dhe se për shkak të paqartësive ai nuk rrit besimin te procesi zgjedhor. Komisioni i reformës zgjedhore nuk arriti t’i jepte formë përfundimtare KQZ-së, të cilën demokratët e kishin parashikuar me një mandat 6-vjeçar, nga 4 që është aktualisht. Ky propozim u kundërshtua nga socialistët, të cilëve iu refuzua formula e zgjedhjes së kryetarit të KQZ-së, i cili e ruan numrin 7 të anëtarëve. Sipas variantit të majtë, për kreun e KQZ-së vijnë 8 kandidatura nga Dhoma e Avokatëve, Avokati i Popullit e KLD-ja. Mes këtyre emrave mazhoranca dhe opozita përzgjedhin 4 dhe pas filtrimit në Komisionin e Ligjeve Kuvendit i çohen për votim 2 kandidatura, nga ku zgjidhet kryetari. Një tjetër propozim, i cili është refuzuar, ka qenë ai PD-së, që i jep KQZ-së të drejtën për të vepruar edhe si komision i niveleve më të ulëta, siç u veprua më 8 maj, kur KQZ-ja numëroi fletët e Tiranës si një KZAZ e madhe. Tjetër risi që nuk mundi të miratohej në këtë kod, ishte dhe përzgjedhja e anëtarëve 5 dhe të 6 të KQZ-së, të cilët u propozua të përzgjidhen mes ndonjërit prej aleatëve të PD-së dhe PS-së dhe jo më nga partitë e dyta për nga rëndësia të secilit kamp. Në raportin përmbyllës që Komisioni për Reformën do t’i paraqiste Kuvendit për miratim, por që nuk arriti të miratohej, gjen zbatim rekomandimi i ODHIR-it për futjen si projekt-pilot të identifikimit dhe numërimit elektronik të votave.

E premte 15 qershor 2012 •

PD E PS NË BISEDIME PËR REFORMËN ZGJEDHORE

Gjiknuri: Brenda këtij sesioni do ta miratojmë në Kuvend Herion Mesi

R

eforma zgjedhore është rikthyer sërish në axhendën parlamentare të palëve pas eklipsimit nga gara për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Menjëherë pas zgjedhjes së presidentit partitë parlamentare pritet të rinisin negociatat mes tyre për çështjet e mbetura pa u mbyllur të reformës elektorale si pasojë e mungesës së konsensusit mes tyre. Për bashkëkryetarin e PSsë të komisionit të posaçëm të ngritur për hartimin e kodit të ri elektoral Damian Gjiknuri reforma zgjedhore ka mundësi të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar, edhe pse ka 2 pika ende të pazgjidhura: procesi i ankimimit dhe riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Ka qenë një çështje që fatkeqësisht u ndërpre nga procesi i presidentit. Unë e kam thënë që në fillim se është ndërprerë dhe është përzierë me dëshirë nga ana e mazhorancës. Megjithatë, duke qenë një prioritet që lidhet ngushtësisht jo vetëm me fatin e Shqipërisë për statusin kandidat, por mbi të gjitha me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira vitin tjetër, unë them se do të rikthehet shumë shpejt në axhendën politike. Kemi pasur disa kontakte, por po shikojmë mundësinë e modaliteteve se si do të qasemi për problemet e mbetura për reformën zgjedhore. Për mendimin tim, më normale do të ishte që të rimandatonim edhe një herë komisionin për një periudhë të mbetur që të zgjidhim edhe ato pak probleme që kanë mbetur”, - deklaroi pas mbylljes së seancës së djeshme plenare Damian Gjiknuri. Më tej në prononcimin e tij deputeti socialist në prononcimin e tij theksoi se ka ende kohë që në reformën e re zgjedhore të përfshihen edhe kërkesat e partive të vogla. “Është një çështje që normalisht duhet t’i takojë Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe unë them se ka një angazhim politik që duhet të adresohen edhe ato”, - u shpreh Gjiknuri. Reforma zgjedhore mbetet një çështje prioritare për opozitën, e cila, sipas Gjiknurit, as nuk mund të anashkalohet dhe as nuk mund të lihet mënjanë, pavarësisht zhvillime në vend. I pyetur nga gazetarët e pranishëm për ndonjë mundësi mes palëve për ta përmbyllur atë brenda këtij sesioni, ai theksoi: “Ne kërkojmë që të përfundojë sa më parë, siç e kemi bërë me kohë me dije. E kërkojmë sepse mbi të gjithë është e nevojshme për ndërtimin e një platforme për zgjedhje të ndershme vitin tjetër. Po shikojmë modalitetet se si do t’i qasemi

Kryetari i LSI-së zbardh prapaskenat

Meta: ja përse u tërhoq Artan Hoxha nga votimi nga presidenca Në një intervistë të dhënë në emisionin “Top Story” në televizionin “Top Channel” kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka zbardhur pjesën e konsideruar të padukshme në bisedimet për presidentin dhe tërheqjen nga gara të Artan Hoxhës. Sipas Metës, në raundin e parë u arrit të dilej me emrin e Xhezair Zaganjorit pas konsultimeve mes palëve. Ndërkohë shkak i keqkuptimit me opozitën ishte dalja e emrit në medie para se të shtrohej në bisedime. Sipas Metës, në fakt më parë ishte kërkuar takimi Patozi-Ruçi, pikërisht për këtë çështje. por që nuk u arrit një takim i shpejtë për shkak të angazhimit të krerëve të PS-së. Gjithsesi, Meta shtoi se mazhoranca në tri raunde këmbënguli me emrin e Zaganjorit. Po ashtu dhe për raundin e katërt do të shkohej në votim me Zaganjorin, por ai dha dorëheqjen për shkak dhe të personalitetit të tij. Dorëheqja duket se e ka gjetur të papërgatitur mazhorancën. Kjo pasi Meta pranoi se nuk ishte e lehtë të arrihej në një emër, pasi dhe më parë ishin bërë tentativa në gjetjen e një emri, por shumë personalitete nuk e kanë pranuar këtë post. Këtu Meta përmend dhe emrin e Artur Kukos, diplomat i lartë i Shqipërisë, i cili në procesin e zgjedhjes së ish-presidentit Moisiu nuk e pranoi si pozicion. Gjithsesi, Meta shpjegon se në raundin e katërt për shkak dhe të situatës u ra dakord të dilnim me emra që ishin më të pranueshëm për opozitën, por dhe që kishin eksperiencë në fushën politike dhe publicistike. Meta tha se Hoxha kishte ofertë dhe në fillim të procesit për të qenë në garën presidenciale, por ai nuk kishte pranuar, pasi nuk e kishte në preferencën e tij këtë post. Ndërkohë pas tërheqjes së Zaganjorit pati një insistim që ai të ishte kandidaturë dhe ai pranoi me argumentin se mund t’i shërbente zgjidhjes. Por sipas Metës, Hoxha nuk e kishte besuar se do të kishte arsye të forta të kundërshtohej nga opozita. Madje, në kohë ai kishte marrë dhe mesazhe mbështetëse. Meta tha se ai në mëngjesin e seancës së votimit kishte marrë mesazhe dhe kërcënime. Por sërish ka vijuar të ishte i hapur që të shkonte të votohej, por dhe të tërhiqej, nëse do të kishte polarizim të fortë dhe çarje me opozitën. “Isha me të kur ai gjykoi e vlerësoi se ‘në këto kushte ju mendoni se duhet të eci përpara, unë s’e kam problem. Gjithçka është shpifje, por ju e shikoni që kjo situatë nuk do të jetë produktive’”, - tha Meta duke përshkruar qëndrimin e Artan Hoxhës. Derisa situata vazhdonte të ishte agresive, ai mendonte se kjo s’do kishte vlerë në proces. Për Metën me zgjedhjen e presidentit të ri politika do të bjerë në qetësi. Ndërsa në intervistë ka theksuar se mazhoranca do të përqendrohet dhe në realizimin e reformave të mbetura. Sipas tij, Topalli është anatemuar padrejtësisht, ndërsa për sa i përket Nanos kreu i LSI-së tha se nga mazhoranca ai nuk u përjashtua.

Haxhinasto takon homologun austriak

Spingeleger: Shqipëria e meriton të hynë më 2020 në BE Ministri i Jashtëm i Austrisë, Mihael Spingeleger, ka deklaruar se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në vitin 2020. Mediet austriake raportojnë se Spingeleger i ka bërë komentet gjatë një takimi me homologun shqiptar Edmond Haxhinasto. I pyetur nga gazetarët nëse Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat këtë vit, Spindeleger dha një përgjigje evazive. Ai tha se Shqipëria ka bërë shumë, por sërish duhen bërë reforma, duke nënvizuar gjithashtu se çdo përpjekje e Shqipërisë është e mirëpritur. Gjatë vizitës së tij në Vjenë ministri Haxhinasto u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Lamberto Zanier, i cili përgëzoi Shqipërinë për zgjedhjen e presidentit të ri. Ata ranë dakord që thellimi i bashkëpunimit mes OSBE-së dhe Këshillit të Evropës ka rëndësi të madhe në garantimin e objektivit: krijimin i një hapësire evropiane pa vija ndarëse, ku sundon ligji dhe respekti për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

Kushtetuta për betimin e Nishanit

Përfundim i mandatit të Topit dhe përgjegjësitë e pasardhësit

procesit, normalisht është për mendimin që të rivëmë punë në komisionin për një periudhë kohe të shkurtër në mënyrë që t’i realizojmë pikat e mbetura që s’patëm kohë për t’i zgjidhur deri më 15 maj, siç e kishim afatin më parë”, - tha Damian Gjiknuri. Përfaqësuesit e PSsë dhe PD-së pritet të takohen për të diskutuar mbi forma-

timin e KQZ-së dhe ankimimet e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor, dy kapitujt e fundit të Kodit, që presin konsensusin e palëve, për t’ia kaluar më pas Kuvendit për votim. Ndonëse është mbyllur në 90 për qind të tij, Kodi Zgjedhor nuk është futur për shqyrtim dhe miratim në këtë kalendar trejavor punimesh parlamentare.

Presidenti i sapozgjedhur Bujar Nishani, do të nisë detyrën e tij pasi të bëjë më parë betimin para Kuvendit të Shqipërisë. Kushtetuta në nenin 88, pika 3, thotë: “Presidenti fillon në detyrë pasi bën betimin para Kuvendit, por jo më parë se të ketë mbaruar mandati i Presidentit që largohet”. Presidenti aktual, Bamir Topi, do të largohet nga detyra në kohën kur të përfundojë mandati i tij. Po sipas këtij neni, mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit. Betimi i Nishanit mund të bëhet më 24 korrik ose një ditë më pas. Ligji themeltar i shtetit, si për paraardhësit e tij, parashikon shkarkimin nga përgjegjësia për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij. Nishani mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi mund të bëhet nga 94 deputetë. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, deklaron shkarkimin nga detyra.


POLITIKE • E premte 15 qershor 2012

»

03

KRYEMINISTRI ËSHTË PARË DJE RRETH ORËS 19:30 TË LERË SPITALIN

Berisha vizitë për mushkëritë Entuziazmohet deputeti Braçe për sëmundjen Kryeministri Sali Berisha është parë dje të dalë nga spitali i mushkërive “Shefqet Ndroqi”, pas një vizite të bërë atje në lidhje me një virozë të stinës, e cila herë pas here i provokon një ftohje të vjetër, që e detyron t’i drejtohet spitalit më të specializuar në Shqipëri për sëmundjet e mushkërive. Burime nga ky spital kanë sqaruar se herë pas here Kryeministri u nënshtrohet vizitave të tilla. Një vizitë e tillë ishte parashikuar për ditën e martë, por sipas burimeve nga spitali Berisha e ka shtyrë për ditën e djeshme në orën 19:30 për të qenë larg vëmendjes së publikut. Vizita mjekësore nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta. Të njëjtat burime sqaruan se ishte një kontroll rutinë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në shëndetin e Kryeministrit. Në fakt, dhe mbledhja e qeverisë nuk u zhvillua një ditë më parë dhe mundet që pikërisht shëndeti i rënduar i Kryeministrit të jetë bërë shkak për këtë. Ende nuk ka një njoftim se kur do të zhvillohet mbledhja e radhës. E teksa lajmet flisnin për vizitën shëndetësore të Kryeministrit në spital, duket se nga e majta ka dhe njerëz euforikë, që mund të gëzohen për këtë fakt. Dhe

nuk janë militantë të thjeshtë, por pikërisht deputeti i kësaj partie Erion Braçe, i cili ka shfaqur jo pak nota euforie për sëmundjen e Kryeministrit. “Në fakt, ishte dita kur duhej të kishte në shumë aktivitete. Mungoi, por ja ku u morr vesh se qenka keq. Jeleku, me sa duket, i rëndon në mushkëri! Saaaali, shërohu! Na duhesh të të mundim e të të ngarkojmë përgjegjësinë e shumë të këqijave në këtë vend. Fusnote: në sanatorium hynë

kohë më parë i ndjeri Ramiz Alia, i ndjeri Sabri Godo. U prehshin në paqe!” - shkruan Braçe në “Facebook”, i ndjekur dhe nga kori i militantëve të gëzuar për këtë sëmundje. Me sa duket, Braçe i ka humbur shpresat se mund të fitojë në përballje elektorale me Kryeministrin dhe partia e tij të marrë pushtetin dhe pret ndonjë përkeqësim të shëndetit të tij. Gjithsesi, mesazhe të tilla s’janë etike, sidomos kur vijnë nga një deputet i Shqipërisë.

PS: ME EMËRIMIN E NISHANIT BERISHA SYNON TË KONTROLLOJË SHISH-IN DHE PROKURORINË

Debate për kontrollin mbi SHISH-in e Prokurorinë PD, Doda: Opozita nuk arriti as të nxjerrë një kandidat për president Herion Mesi

Z

gjedhja e Bujar Nishanit në krye të shtetit ka shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës në seancën e djeshme plenare të Kuvendit. Opozita me anë të deputetit të saj Taulant Balla tha se Berisha me emërimin e një noteri politik synon të kontrollojë SHISH-in dhe Prokurorinë e Përgjithshme. “Sali Berisha kujton se me vendosjen në krye të shtetit të një noteri politik mund të kontrollojë Prokurorinë e Përgjithshme, Shërbimin Informativ Shtetëror. E ka krejtësisht gabim, sepse për asnjë çast ne nuk do të reshtim së kërkuari që ky vend të mbajë dhe të ruajë orientimin e vetë proeuropian. Ne investuam deri në fund me gjithë zemër për një konsensus politik, që do t’i jepte Shqipërisë jo thjesht një president të ri të Republikës me mbështetjen e të gjitha palëve, por do të ishte një shans real për të marr statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian në vigjilje të 100-vjetorit të pavarësisë. Një miku im analist më tha: ‘Sa e vështirë është të krahasosh Bujar Nishanin me Ismail Qemalin!’. Po fatkeqësisht, të hënën Shqipëria zgjodhi një noter partiak në rolin

PD e PS, debate për mungesat në seancë

Topalli: Ligji do të rishikohet Ruçi: S’keni kuorumin e duhur Kryetarja e Kuvendit në fillim të punimeve të djeshme parlamentare hoqi nga rendi i ditës shqyrtimin e projektligjit për moratoriumin e skafeve, duke e argumentuar me faktin se deputetët e mazhorancës kanë bërë disa amendime të nismës, të cilat fillimisht duhet të shqyrtohen në

Komisionin e Ligjeve gjatë ditëve në vijim, para se të miratohen mandej në seancat e ardhshme. “Sot tre deputetë kanë depozituar një amendament, Osman Metalla. Lefter Koka, Dashamir Tahiri, të cilët kërkojnë dy ndryshime dhe kryetari i grupit të PDsë kërkon që këto ndryshime t’i

Marrëveshja u miratua dje nga Kuvendi e presidentit vetëm me votat e Sali Berishës, duke i dhënë familjes europiane mesazhin më të gabuar para provimit të tretë të vjeshtës në Bruksel”, - tha Balla. Në kundërpërgjigje të kësaj deklarate deputetja demokrate Mesila Doda u shpreh se opozita nuk arriti as të nxjerrë një kandidat për president. “Por sikur ne të ishim opozita, në asnjë rast nuk do të kishim ndenjur të ulur si paralitik në sallë ditën e zgjedhjes së presidentit. Sig-

urisht që do të kishim sjellë një emër, sepse ky vend ka boll shqiptarë të mirë, ka boll politikanë të mirë, që e meritojnë atë post. Dhe do të kishim ndërmarr një aksion politik. Po dhe nëse nuk do të kishim sjell emër, të jeni të sigurt se, keq a mirë, do t’ua kishim numëruar të gjitha ‘jo’të e votave tona. Sepse ne jemi një forcë politike dhe pranojmë sistemin demokratik, pranojmë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, - tha Doda.

Miratohet shlyerja e borxhit që Shqipëria i ka Kroacisë Në seancën e djeshme plenare Kuvendi diskutoi dhe më pas miratoi marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kroacisë për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë kundrejt Republikës së Kroacisë. Relatori

i kësaj marrëveshjeje, deputeti demokrat Sybi Hida, në fjalën e tij theksoi se “borxhi i qeverisë shqiptare ndaj Kroacisë, me vlerë 5.4 milionë dollarë, do të paguhet brenda dy vjetve në harkun kohor të çdo 6-mujori”. Më tej deputeti i mazhorancës u shpreh se lidhur me shlyerjen e borxhit me vendet e

rikthehen Komisionit të Ligjeve dhe Integrimit, meqenëse e kanë mbyllur diskutimin”, - tha Topalli. Por ky vendim është kundërshtuar nga kryetari i grupit kuvendor të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, i cili deklaroi se heqja e projektligjit të opozitës nga rendi i ditës së sotme bëhet për shkak se mazhoranca nuk ka kuorumin e nevojshëm. “Të paktën t’ia themi publikut se sot mazhoranca nuk ka kuorum për të zhvilluar seancën, ndaj hiqet nisma e opozitës. Kjo është arsyeja e vërtetë”, - tha Ruçi.

ish-Jugosllavisë ka mbetur vetëm Maqedonia, vendi me të cilin pritet nënshkrimi i marrëveshjes. Në përfundim marrëveshja mes dy vendeve u miratua me konsensus të opozitës, ku Kuvendi me 94 vota pro vendosi dje që të shlyejë të gjithë borxhin e mbetur ndaj Kroacisë. Po me konsensus mes palëve Kuvendi miratoi projektrezolutën për aktivitetin e Avokatit të Popullit për vitin 2011 dhe projektrezolutën për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2011.


04

« POLITIKE

E premte 15 qershor 2012 •

PROJEKTLIGJI BËN FJALË PËR TË GJITHA AUTOMJETET QË HYJNË PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI

Makinat e reja të kenë sinjalizues antivjedhje Siguria kundër vjedhjes së automjeteve, Shqipëria kërkon ndihmën e OKB-së Herion Mesi

T

ë gjitha automjetet që hyjnë për herë të parë në territorin shqiptar duhet të jenë të pajisura me sinjalizuesin e sigurisë kundër vjedhjeve (GPS). Për realizimin e këtij projekti Shqipëria kërkon ndihmën e OKB-së për të vendosur një rregullore teknike lidhur me sigurinë dhe kundër vjedhjes së automjeteve, pajisjet dhe pjesët e tyre. Me propozim të ministrit të Transporteve Sokol Olldashi qeveria i ka paraqitur për miratim Kuvendit projektligjin për aderimin e Shqipërisë në marrëveshjen e OKB-së për vendosjen e rregulloreve teknike globale për automjetet, pajisjet që mund të instalohen ose të përdoren tek automjetet me rrota. Në projektligjin e saj qeveria thekson se “zbatimi i kësaj marrëveshjeje bëhet duke pasur parasysh faktin që në vendin tonë nuk prodhohen mjete motorike, as nuk kryhen certifikime të mjeteve apo pjesëve të tyre të prodhuara në një vend tjetër dhe ka një fushë të kufizuar”. Në projektligj, që pritet të diskutohet në komisionet parlamentare, qeveria sqaron se fusha e veprimit të

Marrëveshja me OKB-në për automjetet

Kriteret për marrjen e rregulloreve teknike

kësaj marrëveshjeje është “për të gjitha mjetet motorike që hyjnë për herë të parë në tregun shqiptar, të cilave u verifikohet dokumentacioni dhe kontrollohen fizikisht për konformitetin e prodhimit, duke i vënë theksin sigurisë rrugore”. Aderimi i vendit tonë në këtë marrëveshje është

pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit komunitar të miratimit të tipit dhe të regjistrimit të mjeteve motorike. Për aplikimin e kësaj marrëveshjeje nuk ka detyrime apo kosto të tjera shtesë për qytetarët dhe qeverinë. Aderimi i Shqipërisë në këtë marrëveshje si palë e re kontraktuese duhet të bëhet

përmes depozitimit të instrumentit të aderimit te Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ndërsa në fund Këshilli i Ministrave thekson se autoriteti kompetent shqiptar që do zbatojë kushtet e kësaj marrëveshjeje është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Duke iu referuar përmbajtjes së marrëveshjes, në nenin 4 të saj thuhet se “ndër kriteret që duhet të përmbushë një rregullore teknike duhet që të japë një përshkrim të qartë të mjeteve me rrota, pajisjeve dhe/ose pjesëve që mund të instalohen dhe/ose përdoren te mjetet me rrota dhe që i nënshtrohen rregullores”. Ndërsa në pikën 2 të këtij nenin theksohet: “Një rregullore duhet të përmbajë kërkesa që sigurojnë nivele të larta të sigurisë, mbrojtjes mjedisore, efikasitetit të energjisë ose të projektimit. Dhe sipas rastit, në këtë kërkesë të shprehen në kuptimin e rendimentit në vend të karakteristikave të projektimit.” Ndërsa në pikën 3 të nenit 4 të marrëveshjes ndërkombëtare theksohet se “rregullorja teknike të përfshijë metodën e testit, nëpërmjet së cilës demonstrohet përputhshmëria me rregulloren”. Një proces i tillë nxit harmonizimin e rregulloreve teknike ekzistuese, duke njohur të drejtën e autoriteteve lokale, kombëtare dhe rajonale për të miratuar dhe mbajtur rregullore teknike në sferat e shëndetit, mbrojtjes së ambientit, efikasitetit të energjisë dhe cilësisë kundër vjedhjes, që janë më rigoroze se ato që vendosen në nivel global. Kjo marrëveshje nuk cenon të drejtat dhe detyrimet e një pale kontraktuese sipas marrëveshjeve të Organizatës Botërore të Tregtisë. Në relacionin bashkëngjitur draftit thuhet se qeveria shqiptare kërkon nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, “duke njohur interesin dhe ekspertizën në rajone të ndryshme gjeografike në lidhje me sigurinë, problemet mjedisore, të energjisë dhe kundër vjedhjes dhe metodat për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe vlerën e atij interesi dhe ekspertize në zhvillimin e rregulloreve teknike globale për të ndihmuar në arritjen e atyre përmirësimeve dhe minimizimin e divergjencave”.

SELIA BLU AMENDON NISMËN LIGJORE TË SOCIALISTËVE

PD heq pjesërisht moratoriumin Lejohen në det jahtet dhe varkat me vela PD-ja ndryshon pozicionin e saj për moratoriumin e skafeve. Deputetët e saj i kanë propozuar disa amendamente Kuvendit, sipas të cilave jahtet dhe varkat me vela të përjashtohen nga moratoriumi, duke i lejuar këto mjete lundruese të qarkullojnë në ujërat detare. Relatori i projektligjit, deputeti demokrat Edi Paloka, sqaroi dje se projektligji i PS-së për heqjen e moratoriumit të skafeve u hoq nga axhenda pasi do të kthehet për rishqyrtim në Komisionin e Ligjeve, ku do t’i bëhen amendimet e nevojshme. “Nga ky moratorium të mos përfshihen

mjetet që janë me vela dhe njëkohësisht jahtet. Mjetet me vela janë të pajisura me motor ndihmues, një motor që shërben për manovrimin e këtyre mjeteve brenda hapësirave portuale ose në rast emergjence. Jahtet janë një kategori mjetesh që do të dalin vetëm nga portet, jo se mund të përdoren në çdo pikë të bregut”, - tha Paloka. Në seancën tjetër Kuvendi pritet të votojë amendamentet e deputetëve të mazhorancës Lefter Koka, Osman Metalla dhe Dashamir Tahiri mbi nismën e PS-së për shfuqizim të moratoriumit për mjetet lundruese.

MINISTRI I JASHTËM NË KËSHILLIN E PËRHERSHËM TË OSBE-së

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në

Haxhinasto prezanton prioritetet “OSBE-KiE për garantimin e vlerave universale” Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, në fjalimin e tij në Këshillin e Përhershëm të OSBEsë, në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës e vuri theksin te rëndësia e thellimit të bashkëpunimit mes dy organizatave. Ai nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ekzistues mes OSBE-së dhe Këshillit të Evropës në funksion të garantimit të vlerave universale të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Evropë. “Shqipëria është e përkushtuar të sjellë kontributin e saj në promovimin e vlerave të demokracisë, të drejtave

të njeriut dhe sundimit të ligjit”, - tha Haxhinasto. Bazuar në moton “të bashkuar në diversitet”, presidenca shqiptare ka përzgjedhur si prioritet kryesor promovimin e tolerancës, dialogut ndërkulturor dhe harmonisë ndërfetare. Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, këto vlera karakterizojnë prej shekujsh shoqërinë shqiptare dhe përbëjnë një sfidë për Evropën e shekullit XXI. Lidhur me bashkëpunimin rajonal, Haxhinasto shprehu besimin për rritjen e angazhimit të KiE në Kosovë, me qëllim forcimin standardeve të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


EKONOMI • E premte 15 qershor 2012

»

05

KREDITË E KËQIJA TRONDISIN THEMELET E SISTEMIT BANKAR

Bode: Kriza e eurozonës ka prekur sistemin tonë bankar Ervin Koçi

K

riza e eurozonës ka filluar të shtrihet edhe në sistemin tonë bankar. Këtë deklaratë e bëri ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë një konference të zhvilluar dje nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Sipas ministrit Bode, efektet e krizës që ka zënë vendet e Evropës po shtrihet edhe në sistemin bankar. Ai theksoi se gjendja e bankave është ende likuide, çka do të thotë që nuk mungon qarkullimi i kapitaleve financiare, por ajo po ndihet nga rritja në mënyrë të frikshme të kredive që kanë probleme më shlyerjen. Gjithashtu krakas rrijes së kredive të këqija, që ka arritur në vlerën e mbi 20 për qind të totalit të kredive, janë edhe rastet e kredive të humbura, që luhaten në rreth 6 për qind të totalit të kredive.

Reagon kryetari i Dhomës së Tregtisë: Ulni taksat Importi i çimentos taksohet në doganat e Kosovës me 35% të vlerës. Kjo masë e ndërmarrë nga qeveria kosovare më datë 11 qershor po penalizon biznesin shqiptar në këtë sektor, i cili zë 40% të tregut të çimentos në vendin fqinj. Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, në një dalje për mediet, ka kërkuar që të hiqet kjo tarifë. Sipas tij, prodhimi i çimentos në Kosovë nuk mund të mbulojë të gjitha nevojat e vendit. Shqipëria eksporton rreth 3 mijë ton në ditë çimento drejt Kosovës, duke mbuluar 40% të tregut. Pjesa tjetër mbulohet nga prodhimi vendas me 40 për qind dhe afro 20 për qind importohet nga Maqedonia. Fabrikat

shqiptare të çimentos kanë eksportuar gjatë vitit të kaluar një sasi në shifra monetare prej rreth 12 milionë eurosh, ndërsa gjatë muajve të parë të këtij viti para se të vendosej tarifa penalizuese, rreth 10 milionë euro. Duket se nisma e ndërmarrë nga qeveria kosovare bëhet pikërisht për të penguar produktet shqiptare, që sipas pritshmërive pritej të dyfishonin importin drejt vendit fqinj. Qeveria kosovare para disa ditësh vendosi të rrisë taksën për çimenton shqiptare në masën 35 për qind të vlerës së importi. Kjo është një taks e rëndë për bizneset shqiptare, të cilët e shihnin tregun kosovar si prioritet në eksportin e produkteve të tyre.

Rreth 700 milionë euro në banka

Kreditë e këqija

Kreditë e humbura

Kriza greke, emigrantët vijojnë transferimin e kursimeve

Banka e Shqipërisë

Ministria e Financave Deklarata e bërë nga ministri i Financave paralajmëron një tronditje të themeleve të sistemit tonë bankar. Bankat e nivelit të dytë në vend që prej një vitit po njohin një rritje të kredive problematike, gjë që ka çuar edhe në uljen e huave të dhëna nga bankat. “Kriza që ka zënë ekonominë globale që e ka qendrën e graviteti në Evropë po i shton kanalet e saj në ekonominë vendase. Ajo ka filluar të ndikojë edhe në sistemin tonë bankar, por bankat janë likuide”, theksoi ministir i Bode. Rritja e likuiditetit të bankave nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së fitimeve nga vjelja e kredive, por për shkak të rritjes së dërgesave nga emigrantët në bankat e nivelit të dytë në vend. Vetëm për tremujorin e parë të vitit emigrantët shqiptar që ndodhen në emigrim kanë sjell në vend rreth 160 milionë euro, të cilat kanë rritur ndjeshëm nivelin e kapitalit në bankat në vend. Frika më e madhe që i është shfaqur bankave në vend është dhënia e kredive. Edhe pse ato njohën një rritje minimale gjatë tre muajve të parë të vitit, përsëri kanë pasur ndikim në rritjen e kredive problematike. Çka do të thotë se një pjesë e mirë e kredimarrësve kanë probleme në investimet e tyre, pasi ato nuk janë më fitimprurëse. Mos dhënia e huave nga bankat shkakton dy pasoja. E para ato nuk mund të rrisin fitimet e tyre, pasi nuk do të mund të shtojnë normën e kredidhënies dhe rrjedhimisht nuk mund të vjelin fitimet e tyre nga norma e interesit që ka për një kredi. Gjithashtu pasoja e dytë lidhet me vet qytetarët që nuk mund të marrin hua në banka si pasojë e shtrëngimit të tyre. Ato janë të prirur të marrin borxhe në subjekte jo financiare që janë fajdexhinjtë. Marrja e borxheve tek këta individë shkakton dëme të mëdha në

Rritja e taksës së çimentos

Kreditë e humbura kanë arritur në nivelin e 6.1 përqindëve në tremujorin e parë të vitit 2012, duke pësuar një rritje me 0.4 për qind në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2011, të cilat ishin në niveline 5.7 përqindëve. Kreditë e humbura janë ato hua, të cilat nuk kanë më shpresa për t’u shlyer duke shkaktuar humbje në sistemin bankar. Kreditë e këqija në katër muajt e parë të vitit arritën në nivelin e rreth 21 përqindëve të totalit të kredive të marra në sistemin bankar. Ato kanë ardhur në rritje që prej një viti, por në muajt e fundit trendi rritës i tyre ka ardhur në një rritje minimale. Por niveli aktual i tyre është tepër problematik për bankat e nivelit të dytë. Diskutimet e konferencës për parakushtet e reformave evidentuan një aspekt të rëndësishëm, ekonomia shqiptare nuk duhet të presë zgjidhje të problemeve të veta nga integrimi në BE. Ekonomia kërkon mbështetje të forta të brendshme dhe veçanërisht një sektor privat më kompetitiv. Gjithashtu duhen vijuar reformat nga qeveria në mbështetje të bizneseve.

Problemi i radhës për bankat shqiptare

Shtimi i kredive të humbura, prolemi më i madh i bankave Sipas të dhënave të detajuara nga Banka e Shqipërisë deri në fund të muajit mars ka vijuar shtimi i huave të humbura. Kreditë e humbura janë ato hua që kanë mbi 365 ditë vonesë në shlyerjen e këstit të fundit të saj. Kjo mund të ketë ardhur si shkak i falimentimit të subjektit që ka marrë kredi ose individi ka ndërruar jetë. Në këtë mënyrë askush nuk mund të kryej shlyerjen e borxhit të marrë. Kreditë e humbura kanë shkuar në nivelin e 6.1 përqindëve në tre mujorin e parë të vitit 2012, duke pësuar një rritje me 0.4 për qind nga tremujori i fundit i vitit 2011. Kjo rritje është tepër e madhe, pasi përbën 6.1 për qind të totalit të huave të marra në sistemin bankar. Në vlerë totale kreditë e humbura që konsiderohen të parikuperueshme nga bankat arrijnë në 240 milionë euro. Pas shtimit të kredive të këqija që kanë probleme me pagesat, tani bankave shqiptare po i kanoset një tjetër problem. Kreditë e humbura e bëjnë të domosdoshme kthimin në titull ekzekutiv sekuestrimin e pronës së lënë në garanci për marrjen e një huaje. Duke llogaritur kreditë problematike së bashku me kreditë e humbura ato përbëjnë rreth 27 për qind të totalit të kredive të dhëna nga bankat. Pothuajse një e treta e kredive të dhëna nga bankat e nivelit të dytë kanë ndikuar në mënyrë direkte në uljen e fitimeve. Por vetëm huat problematike kanë ndikuar në uljen e fitimeve të bankave. Huat e humbura jo vetëm ulin fitimin e bankave, por shkaktojnë edhe humbje në të ardhurat e tyre. Pasi vlera totale e tyre është rreth 240 milionë euro. E thënë ndryshe në xhepat e bankierëve që operojnë në Shqipëri janë 240 milionë euro më pak. Kjo shumë parash ndikon direkt në uljen e investimeve nga bankat, deri në mbylljen e disa filjalëve të tyre.

xhepat e qytetarëve, pasi norma e interesit që ato caktojnë janë shumë herë më të larta se norma e interesit që një bankë cakton për një kredi. Zgjidhja Banka e Shqipërisë së bashku me disa shoqata biznesesh ka dhënë si zgjidhje kthimin në titull ekzekutiv kontratën e marrjes së një kredie. Pra, bankave t’i lehtësohen procedurat për sekuestrimin e garancive që individët kanë lënë në banka për marrjen e një kredie. Por lehtësimi i pro-

cedurave nuk mund të quhet si një zgjidhje përfundimtare, pasi nëse bankat do të sekuestronin tapitë e bizneseve apo shtëpive që individët kanë dhënë në banka do të çonin në një falimentim të tyre. Një tjetër zgjidhje për problemin të dhënë nga BSH është vijimi i reformave nga politika shqiptare në mënyrë që bizneset vendase të jenë sa më kompetitiv në tregjet evropiane, në mënyrë që të rriten sa më shumë të ardhurat e tyre. Rrjedhimisht do të çonte në pagesën sa më të shpejtë të kredive të marra.

Edhe pse BSH nuk ka dalë ende me të dhëna zyrtare për sa i përket transferimit të kursimeve nga bankat greke në ato shqiptare, burime pranë bankave të nivelit të dytë në vend bëjnë të ditur se në pesë muajt e parë të vitit vlerësohet të kenë hyrë në depozitat e sistemit tonë të paktën 700 milionë euro. Shifrat rezultojnë nga raportimet që bëjnë bankat në vend, përmes buletineve për përdorim të brendshëm dhe i referohen të dhënave të aksesueshme vetëm nga Banka e Shqipërisë. Paratë e depozituara te bankat tona besohet se janë jo vetëm të emigrantëve, por edhe të shtetasve grekë, që mund t’i kenë depozituar eurot në bankat bija që operojnë në

Shqipëri. Ndërsa mediat greke bëjnë me dije se vetëm në dy javët e fundit është vërejtur se një numër i madh klientësh kanë nisur zbrazjen e depozitave në euro, ku çdo ditë secili prej tyre ka tërhequr shuma relativisht të mëdha, që shkojnë nga 80 në 100 mijë euro. Pritet gjithashtu që deri në ditën e zgjedhjeve tërheqja nga llogaritë bankare të shtohet edhe më shumë. Sipas burimeve greke, në 20 ditët e fundit janë tërhequr nga bankat helene mbi 7 miliardë euro, duke e çuar shumën e përgjithshme të parave të tërhequra prej tyre brenda dy vitesh në 80 miliardë euro. Në këto flukse tërheqjesh, të përfituara dalin bankat në vendin tonë.

Loja promocionale “Gol”

Dhurata dhe emocione pa fund nga Eagle Mobile Admiruesit e futbollit dhe kompionatit EURO2012, përveç emocioneve direkte të ndeshjeve të këtij kompeticioni mund të shijojnë dhe dhuratat e Eagle Mobile dhe ALBtelecom. Eagle Mobile nëpërmjet organizimit të lojës promocionale “Gol”, i cili zhvillohet duke filluar nga data 8 qershor deri më datë 2 korrik 2012, i ofron mundësinë të gjithë pajtimatërë të operatorëve fiks dhe celularë të parashikojnë rezultatin e ndeshjeve të përzgjedhura nga Eagle Mobile dhe shpërblen fituesit me dhjetra gjatë gjithë kampionatit evropian. Secili pajtimtar i operatorëve fiks apo celular vetëm duke kryer një thirrje telefonate në numrin e vënë në dispozicion nga Eagle

Mobile për këtë qëllim mund të parashikojë rezultatin e saktë të ndeshjeve të zgjedhura gjatë gjithë kampionatit dhe nëse pajtimtari ka dhënë përgjigje të saktë për ndershjen përkatëse, Eagle Mobile do të përzgjedhi fituesit me metodën rastësore. Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet ditën e nesërme të zhvillimit të ndeshjes përkatëse. Pajtimtari mund të bëjë më shumë se një telefonatë për secilën ndeshje. Në fazën e ndeshjeve në grupe, 4 fitues do të shpërblehen nga Eagle Mobile me paketën Eagle Life 2500 dhe 4 të tjerë do të shpërblehen me paketën ALBtelecom I-Fiks 2399, të cilët do të përfitojnë falas paketën përkatëse deri në datën 30 qershor 2013.


06

« SOCIALE

E premte 15 qershor 2012 •

NESËR PROVIMI I DYTË NË MATEMATIKË, SI TË MOS PENALIZOHENI

Korrigjohet letërsia, më pak maturantë rezultojnë mbetës Pranvera Kola

M

Arvizu: Të drejtat e LGBT-së janë të drejtat e njeriut Vlerësimi i identitetit njerëzor, pavarësisht orientimit seksual, ishte në qendër të seminarit që ambasada amerikane organizoi gjatë ditës së djeshme në mbrojtje të drejtave të komunitetit të homoseksualve (LGBT) në vendin tonë. Nën moton “ndal dhunës, të drejtat e këtij komuniteti janë të drejtat e njeriut”, seminari është përshëndetur edhe nga sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton nëpërmjet një videokonference. “Shpresoj të përfshiheni në bisedime të sinqerta, që të mos përsëritet ajo që ndodhi 14 vjet më parë në Amerikë, kur një njeri u gjend i vdekur vetëm se kishte orientim seksual të ndryshëm. Dëshiroj të thek-

soj se Kryeministri Berisha ka shprehur qëndrimin e tij ndaj të drejtave të LGBT. Nuk është e lehtë, por ndryshimi po vjen. Më herët, kur u tha se do mbahet parada, mediet raportuan gabim paradën e LGBT-së, ndërkohë disa zyrtarë kërkuan që aktivitetet të ndaloheshin”, - tha Arvizu. Ndërsa kryebashkiaku Basha deklaroi: “Nuk ka pasur raste dhune, por ato përballen me frikën e paragjykimit dhe mungesën e mbështetjes nga ana e shoqërisë. Orientimi dënohej gjatë komunizmit. Qeveria sot ka miratuar një ligj kundër diskriminimit. Në Bashki kam hapur një zyrë kundër diskriminimit, që bashkëpunon me Avokatin e Popullit dhe institucione të tjera.”

Shqipëria mbledh vendet e Evropës Juglindore

e tyre me zhvillim dhe pjesa tjetër me alternativë. Vlerësimi për këtë provim është 50 pikë. “Nesër do të jetë provimi dhe nxënësit sipas orarit dhe mjediseve që u janë caktuar do të paraqiten për të dhënë provimin e matematikës. Të tjerat ata i kanë marr informacionet dhe e dinë se çfarë do të kenë në testin e tyre në lidhje me numrin e pyetjeve,

AKTIVITETI Bashkëpunimi ndërmjet strukturave vendore

Tirana pret Kongresin e Autoriteteve Lokale të KE-së Pas marrjes së presidencës së këshillit të Evropës, Shqipëria mbledh në Tiranë byronë e Kongresit Evropian të Autoriteteve Lokale e Rajonale. Presidenti i kongresit, Keith Ëhitmore, ka uruar zotin Basha për zgjedhjen në krye të Shoqatës së Bashkive si dhe e ka siguruar për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave. Nga ana tjetër, edhe kryebashkiaku Lulëzim Basha ka bërë të ditur se institucioni që drejton është i hapur për të bashkëpunuar me të gjithë të zgjedhurit vendorë, pavarësisht nën siglën e cilës parti janë zgjedhur, pasi interesi i përbashkët është përmirësimi i jetës së qytetarëve, pavarësisht se në cilën njësi të qeverisjes vendore ata gjenden. Basha u shpreh i bindur se zëri i përbashkët i të zgjedhurve vendorë do të dëgjohet më fuqishëm sesa ai individual i gjithsecilit prej kryetarëve të bashkive. Ëhitmore ka vlerësuar vizionin e Bashës për të drejtuar Shoqatën e Bashkive dhe u shpreh i sigurt për suksesin e kësaj shoqate nën drejtimin e zotit Basha. Më tej kryebashkiaku Basha ka shprehur angazhimin e tij për ta shndërruar këtë shoqatë në një kuvend, ku të diskutohet dhe bashkërendohen vendimet se si t’u shërbehet më mirë dhe më me efiçencë qytetarëve.

Për të hyrë në ambientet ku do të zhvillohet provimi duhet detyrimisht mjeti identifikimit si dhe paraqitja një orë e 30 minuta para kohës së përcaktuar për nisjen e testimit. Në rregullore përcaktohet se ata duhet të tregojnë kujdes dhe të ulën në vendet që u janë caktuar, si dhe të shmangin çdo tentativë për të komunikuar apo kopjuar, pasi në këto raste penalizohen me humbjen e një viti për garën e konkurrimeve në universitete.

numrin e pikëve, nivelet e vështirësive, kohën e zhvillimit të testit dhe parametrat kryesorë”, - ka bërë të ditur Harizaj. Krahas përgatitjeve maturantët duhet të jenë të kujdesshëm në përmbushjen e kritereve të përcaktuara në rregullore, në mënyrë që të mos rrezikojnë hyrjen në provim, pasi në të kundërt humbasin të drejtën e konkur-

Rezolutë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve Kujdes!

Korrigjimet e bëra në provimin e letërsisë tregojnë se këtë vit do të kemi më pak maturantë mbetës. “Me hedhjen e të gjitha të dhënave në sistem do të kemi pamjen e plotë të rezultateve të nxënësve. Duke ndjekur dita-ditës procesin e korrigjimit, vërejmë se në pjesën e poshtme të pikëve është ulur numri i nxënësve me pak pikë, çka do të thotë se shumë prej nxënësve në zonën e pikëve që të bëjnë mbetës është ulur”, - tha Harizaj.

Rezultatet

baron së korrigjuari letërsia, notat do të bëhen publike brenda dy ditëve të ardhshme. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj, ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se pikët e konvertuara në notë po lidhen me emrat e maturantëve që i kanë marrë nëpërmjet hedhjes së tyre në sistemin e dixhitalizuar. Të dhënat e para të hedhura në sistem, sipas Harizajt, flasin për më pak maturantë që kanë rezultuar mbetës në provimin e parë të detyruar të maturës shtetërore. “Me hedhjen e të gjitha të dhënave në sistem do të kemi pamjen e plotë të rezultateve të nxënësve. Duke ndjekur dita-ditës procesin e korrigjimit, vërejmë se në pjesën e poshtme të pikëve është ulur numri i nxënësve me pak pikë, çka do të thotë se shumë prej nxënësve në zonën e pikëve që të bëjnë mbetës është ulur”, - ka deklaruar Alfons Harizaj. Notat e marra nga maturantët do të bëhen publike pas dhënies së provimit të dytë të maturës, që do të zhvillohet mëngjesin e ditës së nesërme në lëndën e matematikës. Harizaj ka lëshuar këshillat e fundit që maturantët duhet të mbajnë parasysh në mënyrë që të mos penalizohen në provimin e dytë të maturës. Penalizim i cili i përjashton ata nga gara e konkurrimit për pranimet në universitete publike të vendit. Testet e matematikës tashmë janë bërë gati dhe në orët e vona të mbrëmjes, grupet e përzgjedhura do të bëjnë transportimin e tyre fillimisht drejt rretheve më të lagëta, për të përfunduar më as me Tiranën. Provimi i matematikës përmban 25 pyetje, një pjesë

Bashkia zyrë kundër diskriminimit

rimit për pranimet në shkollat e larta publike gjatë vitit të ri akademik. Po ashtu duhet të tregojnë kujdes me verifikimin nëse testi i dhënë nga administratori i përket profilit shkollor që ka mbaruar. Në rastet kur testi i dhënë nuk është i profilit të tij, është i dëmtuar ose ka faqe të bardha, maturanti ka vetëm 30 minuta kohë për ta ndërruar.

Shqipëria mbledh në Tiranë vendet e Evropës Juglindore në mbrojtje të drejtave të fëmijëve. Nën moton “fëmijët nuk duhet të jenë viktima të diskriminimit”, përfaqësuesit evropianë dhe zyrtaret e dikastereve shqiptare kanë diskutuar mbi planin e masave që duhet të merren për mbrojtjen e fëmijëve. Gjatë diskutimeve kryeparlamentarja Jozefina Topalli u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve që të drejtat e fëmijëve t’i vendosin mbi gjithçka dhe të bëjnë më të mirën për të garantuar të drejtat e fëmijëve në të gjitha vendet. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ministri i Punës Sprio Ksera, që vuri në dukej se në grupin e të drejtave të njeriut të drejtat për fëmijët zënë vendin

e parë, “ndaj detyrimet e qeverive dhe institucioneve për t’i njohur dhe garantuar ato janë të panegociueshme”. Ndërsa presidentja e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, zonja Liri Berisha, ka theksuar se ndihet krenare që fondacioni që kryeson ka thyer stigmën ndaj autizmit apo problemeve të tjera shëndetësore, pasi ky është hapi i parë për zgjidhjen e çdo problemi që lidhet me fëmijët. Konferenca e organizuar në kryeqytetin shqiptar, të përzgjedhur ndër gjashtë kryeqytet evropiane në kuadër të presidencës shqiptare të Këshillit të Evropës, do të përmbyllet në një rezolutë për forcimin e mekanizmave institucionalë për të siguruar të drejtat e fëmijëve.

ZGJEROHET RRUGA. BASHKIA PEMËT DO TË ZËVENDËSOHEN BRENDA VITIT

Preja e pemëve shkatërron pyllin e Liqenit Artificial Protestojnë ambintalistët për pemët e prera përball Ekonomikut Rrudhja e sipërfaqes së gjelbër në Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial si dhe shndërrimi në një zonë favorizuese për ndërtimet nxori dje në protestë dhjetëra ambintalistë. Këta të fundit kanë lëshuar alarmin për prerjen e pemëve në Rrugën e Elbasanit përballë Fakultetit Ekonomik në një sipërfaqe prej 7 mijë metrash katrorë. Ekologjisti Sazan Guri bën me dije se numërohen të paktën 100 pemë të prera dhe me këto ritme do të masakrohet e gjithë sipërfaqja pyjore e kësaj zone. “Jemi pranë njërës nga dhjetë vatrat që janë bërë në këtë pyll, që ka qenë me një status: hapësire e mirëfilltë publike për qytetarë. Sot vërejmë se si individët vënë dorë mbi atë që është jeta e tyre”, - shprehet Guri. Për këtë zonë, ku pemët po priten prej disa ditësh, ambinetalistët shtojnë se nuk ka asnjë projekt të ligjshëm për shndërrimin e kësaj

sipërfaqeje në diçka tjetër. Deklarata këto që janë kundërshtuar nga Bashkia e Tiranës. “Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka nisur punën për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit”, një arterie e rëndësishme kombëtare. Kjo rrugë, nga Fakulteti Ekonomik deri te rrethrrotullimi i Saukut, me gjatësi 1.7 km, do të jetë me 6 korsi 2 x 8m, me trafik ndarëse prej 1.5 m, ku është parashikuar dhe gjelbërim si dhe me trotuare në të dyja anët e rrugës. Zgjerimi i kësaj rruge do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, do të ulë koston e lëvizshmërisë, do të ndikojë në reduktimin e ndotjes etj. Përtej aludimit dhe lojës politike me këtë fakt, Bashkia garanton çdo qytetar se numri i pemëve të prera për t’i hapur rrugë realizimit të këtij projekti do të zëvendësohet brenda vitit në ambiente të tjera të parkut”, - thuhet në deklaratën e Bashkisë.


AKTUALITET • E premte 15 qershor 2012

»

07

MBLIDHET NË TIRANË BYROJA E KONGRESIT EVROPIAN TË AUTORITETEVE LOKALE

Poni: Po konsolidojmë qeverisjen vendore I pranishëm kryebashkiaku Basha, shkëmbehen eksperiencat Në mbledhjen e Byrosë së Kongresit Evropian të Autoriteteve Lokale e Rajonale u theksua mbështetja e Këshillit të Evropës për forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e qeverisjes në nivel lokal në Shqipëri. Sipas programit të Byrosë, fjalën e çeljes e mbajti Lulzim Basha, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, i cili falenderoi autoritetet e Këshillit të Evropës për mbështetjen dhe bashkëpunimin që i kanë dhënë Shqipërisë në vite për forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e qeverisjes në nivel lokal. Ferdinand Poni, zv/ministër i Brendshëm, renditi në fjalën e tij prioritetet e Presidencës shqiptare në Këshillin e Evropës duke vënë theksin në bashkërendimin e prioriteteve evropiane me ato të presidencës shqiptare. Në komunikimin e zhvilluar me mediet zv/ministri Poni u shpreh: “Presidenca shqiptare shkon shumë mirë me Kongresin, me pri-

oritetet evropiane, me raportin Chavez, sikurse u shprehën thuajse të gjithë krahët politikë të byrosë së kongresit, qoftë nga përfaqësuesi i grupit më të madh të partive popullore, të grupit socialist apo të shteteve të tjera që kishin ardhur”. Gjithashtu Poni nënvizoi faktin se arritjet e derisotme në fushën e demokracisë lokale janë frut i një pune këmbëngulëse të qeverisë shqiptare dhe të zgjedhurve vendorë. “Besoj që këmbëngulja e aktorëve politikë shqiptarë, e qeverisë shqiptare, por edhe të zgjedhurve vendorë, për të pasur një zhvillim të shpejtë të demokracisë lokale, një konsolidim të qeverisjes në nivel vendor, është demonstrimi ynë i qartë për të qenë pjesë dinjitoze e familjes evropiane dhe si i tillë po perceptohet. Ne do të japim kontributin tonë gjithashtu për rivitalizimin e gjithë rajonit për të përçuar dhe praktikat tona të mira drejt qeverisjes

së mirë, qeverisjes transparente, si dhe do të kontribuojmë si një presidencë vërtetë aktive në prioritetet evropiane: ato të rinovimit teknologjik, të qeverisjes me zero tolerancë ndaj korrupsionit, të qeverisjes sa më pranë qytetarëve, të konsolidimit të të drejtave të njeriut në nivel lokal, të kapërcimit të vështirësive për bashkëpunimin kufitar etj., dhe më duhet të konstatoj se Shqipëria ndihet shumë mirë në këto prioritete”, deklaroi Poni. Kongresi i Autoriteteve Lokale e Rajonale i Këshillit të Evropës është një asamble pan-evropiane, me rreth 636 anëtarë, të cilët janë zgjedhur nga pushteti lokal, dhe përfaqësojnë autoritetet vendore (bashki, këshilla, qarqe etj) në 47 shtete të Evropës. Roli i tij është të promovojë demokracinë vendore, të përmirësojë qeverisjen lokale dhe të forcojë vetëqeverisjen e të zgjedhurve lokalë.

VERSIONI I POLICISË ITALIANE PËR VRASJEN E 30-VJEÇARES

Markun e vranë njerëzit e burrit që e braktisi në burgun shqiptar ITALI- Shqiptaren 30 vjeçe e kanë vrarë njerëzit e burrit të saj të burgosur, të cilin ajo e braktisi për të filluar një jetë të re. Policia italiane tha dje se vrasësit e Mariana Markut, bukuroshes shqiptare 30 vjeçe, e punësuar në një lokal nate dhe e gjetur e vdekur në një livadh në anë të rrugës pranë shtëpisë së saj në Cese, para një muaji, tashmë kanë fytyra dhe emra. Ekspertët kanë vazhduar hetimet e tyre, ku lloji i veprës penale është klasifikuar si vrasje dhe kanë dalë indiciet e para për të dyshuarit. Dy pistat që janë ndjekur janë: një hakmarrje në zonat shqiptare, që do të përfshinte disa bashkëkombës të viktimës dhe pista lidhur me një klient në klubin e natës në Civitella Roveto, ku ajo ka punuar si artiste. Por së fundmi policia ka vënë në shënjestër një grup shqiptarësh dhe kjo pistë doli që në momentet e para kur trupi i saj u gjet pa jetë. Policia ka hetuar një autostradë, gri të errët “Audi”, pas një ndjekjeje dhe shkëmbimi zjarri, ku në bord ishin tre shqiptarë, të cilët u larguan pas përleshjes. Kjo makinë tashmë e sekuestruar nga policia, ishte vjedhur në mars dhe kishte qenë përdorur për një person të rrëmbyer. Nga ana tjetër vëmendja e policisë ishte përqëndruar edhe te një klient i natës, por që tani kjo pistë ka rënë. Policia po heton thirrjet e dy telefonave të gjetur në makinën tip “Audi”. Nëse do të kishte lidhje me telefonin e viktimës apo të afërmit e 30-vjeçares së vrarë, atëherë çështja do të kishte një përparim të vërtetë. Braktisja e bashkëshortit Në lidhje me të kaluarën në Shqipëri të Marianës, ajo ishte

Në pranga edhe doganierët

Zbulohet rrjeti i medikamenteve kontrabandë, arrestohet mjeku Nga një aksion i Seksionit kundër Krimit Ekonomik Financiar në policinë e Tiranës, i koduar “Medikamenti”, u zbulua një rrjet që sillte ilaçe pa doganë. Policia tha se mbrëmjen e së mërkurës u bë arrestimi në flagrancë i katër shtetasve K.Boriçi 38 vjeç, banues në Tiranë me detyrë mjek okulist, shtetasi Maksim Mulellari 45 vjeç, banues në Tiranë me detyrë shofer i mjekut, shtetasi Konstandin Stoja, banues në Tiranë me detyrë përgjegjës turni në doganën Rinas, dhe Rubin Shehu, 35 vjeç doganier. Gjatë këtij operacioni u sekuestrua një sasi e madhe produktesh mjekësore pa pullën e Qendrës së Kontrollit të Barnave, si dhe mjeti me targa TR 5988 U. Këta persona akuzohen për kontrabandë me mallrat e licencuar në nenin 173 të Kodit Penal dhe për kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore, si dhe tregtim dhe transportim të mallrave kontrabandë. Sipas policisë, mjeku Boriçi udhëtonte nga Turqia në drejtim të Shqipërisë dhe ka kaluar kontrollin e skanerit të aeroportit të Rinasit, duke i dhënë ryshfet përgjegjësit të turnit të doganës dhe një doganieri për kalimin e dy valixheve të mëdha me medikamente, pa paguar taksat doganore. Policia bëri të ditur se doganierët kanë qenë nën hetim intensiv, gjatë muajve të fundit, pas dyshimeve të ngritura për kalim të mallrave kontrabandë, teksa dyshohet për një rrjet të mirëorganizuar.

Motoristi dhe kalimtari

Dy aksidente në Tiranë, dy kanë mbetur të plagosur

Mariana Marku

martuar me një të dënuar, i cili po vuan një dënim të rëndë në vendin e tij. Ajo duket se ka ikur nga Shqipëria për të rindërtuar jetën e saj së bashku me vëllain dhe djalin 11-vjeçar. Vendimi i saj për të shkuar larg dhe mënyra e jetës në Itali, duket se janë miratuar nga dikush që ka vendosur ta bëjë të paguajë. Sipas gjetjeve të mjeku ligjor, vajza mund të jetë përplasur ndoshta nga “Mer-

cedes”, i gjetur i djegur disa qindra metra nga vendi i krimit, në rrugën “Pietro Marso”, në Cese. Makina kishte një gjurmë në anën e majtë. Ka pasur disa copa të drejta të një tjetër makine që ishte sekuestruar nga policia dhe ishte raportuar më shpesh nga banorët e fshatit Cese. Gjithashtu pritet analiza e gjurmëve të bojës së gjetur. Pyetjet që shtrojnë ekspertët janë se nga kush mund të ar-

ratisej Mariana, me kë ishte atë natë dhe së fundi, ku është makina tjetër dhe pse Mercedesi përfundoi në zjarr? Të gjitha pyetjet pas një muaji nuk kanë ende një përgjigje. Së fundmi, ekspertët kanë zbuluar se ato ditë ishte vënë re prania e disa shqiptarëve në atë zonë, çka i bën hetuesit të mendojnë se ata ishin pikërisht njerëzit e afërm të burrit të braktisur të Markut.

Dy aksidente me pasojë plagosje kanë ndodhur dje në orët e pasdites në Tiranë. Ngjarja e parë ka ndodhur në rrugë “Ferit Xhajko” ku motori, i cili ishte me shpejtësi të lartë ka përplasur nga mbrapa makinën tip Ford Fokus me targa AA 459 CP. Pas aksidentit drejtuesi i makinës është shoqëruar për t’u marrë në pyetje për rrethanat e aksidentit, ndërsa drejtuesi i motorit ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje kritike për jetën. Sipas policisë së kryeqytetit, drejtuesi i motorit lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit çka solli dhe plagosjen e rëndë. Ndërkohë po dje pasdite është shënuar një tjetër aksident në autostradën TiranëDurrës. Mësohet se shtetasi Ferti Qose 70 vjeç, është plagosur nga një makinë teksa përpiqej të kalonte trafikndarësen. I moshuari është dërguar me urgjencë në spital.


08

N

« intervistë

ë këtë intervistë do të flasim për Shqipërinë, karrierën tuaj, eksperiencën por dhe shumë qytete të botës që për një kohë të caktuar dhe jo shumë të shkurtër bëhen qytetet tuaja si Vjena, Londra, Marseja, Lioni, etj. Kam parë që kalendari juaj është shumë i ngjeshur i përballoni dot të gjitha? Po kur e bën një zanat me një dëshirë kaq të madhe dhe me një pasion të madh vështirësinë e ndjen më pak. Vazhdoni pas 20 vitesh të keni të njëjtin pasion që të bëheshit një këngëtare? Absolutisht po. Ai pasion dhe ai zjarr që të mban atë ambicien e mirë që të ketë një artist. Çdo fushë të mban në kërkim të një diçkaje të re sidomos në art. Nuk duhet të përsëritësh pasi përsëritja është vdekja e artit. Nuk ka pasur ndonjë moment ku përball një valixheje të mbushur plot ke thënë u lodha, nuk dua të nisem sot? Në fakt e them gjithmonë dhe përsëri nisem sërish. Nisem sërish pasi kur e mendoj se po bëj diçka që më pëlqen dhe kam një pasion që bashkë me mua është rritur vazhdimisht. Kjo është një ëndërr që rritet bashkë me Ermonelën. Në fakt një nga të dhënat që stafi im po përgatiste për intervistën tuaj nënvizonte një fakt që, në moshën 14-vjeçare ju kishit shkuar për herë të parë në operën e Tiranës, dhe kishte qëlluar që opera e asaj dite të ishte “Traviata” dhe sipas asaj që kishit thënë vetë kishit qarë. Ç’deshët në opera në moshën 14-vjeçare dhe si u gjendët realisht? Është shumë e vërtetë, dua ta nis pak më përpara. Njohja ime me muzikën ka qenë si për çdo shqiptar pasi shpirti i shqiptarëve njihet përmes muzikës popullore, në rastin tim nëpërmjet muzikës polifonike të Shqipërisë së Jugut pasi prindërit i kam nga jugu dhe kisha dëshirën të dëgjoja kushërinjtë e mi që këndonin. Ata kanë marrë pjesë dhe në grupet polifonike të Gjirokastrës si amator. Unë nuk vij nga nja familje muzikantësh pasi babai im është ushtarak ndërsa nëna filloi si arsimtare pastaj me punë të ndryshme për të mbijetuar. Kjo ka qenë njohja ime e parë me muzikën popullore. Shpesh herë kam provuar të mbaj iso po stonoja dhe tani më vjen zor ta them. Hapi tjetër ishte kur dëgjoja këngët në RTSH do të doja të isha pjesë e atij festivali, ishin dëshirat fëminore në atë kohë. Kush ishte këngëtarja që ju impresiononte? Parashqevi Maku, ishte këngëtarja që më pëlqente si shumica e fëmijëve të asaj kohe. Doja të isha si ajo. Ndërkohë në moshën 5 vjeçare babai më regjistroi në Pallatin e Pionierëve ku ka qenë dhe një lloj institucioni shumë edukativ për fëmijët. Pasi aty nisnin hapat e para drejt teatrit, drejt skenës. Por, nuk kishit asnjë lidhje me muzikën klasike? Absolutisht. Doja të vazhdoja më tutje dhe bashkë me mua u rrit ajo ambicia ime për të qenë pjesë e festivalit. Por për të realizuar këtë duhej të regjistrohesha në Lice në moshën 14-vjeçare. Në atë periudhë për t’u bërë pjesë e Liceut duhej të përgatisje një pjesë nga muzika klasike dhe kjo gjë më detyroi në një farë mënyre të interesohesha pak më tepër dhe të merrja një lloj kulture në këtë zhanër të muzikës klasike. Përgatitja e kësaj pjesë ishte në embrionin e këtij zhanri nuk njihja më shumë se aq. Por, për të bërë gjërat më të sakta vendosa të shkoja dhe të shikoja një opera në Teatrin e Operës dhe Baletit gjithmonë në kuadër të përgatitjes për të shkuar në Lice. Nuk e kisha idenë se çfarë ishte “Traviata”, nuk e kisha idenë se çfarë ishte muzika klasike, pakëz dëgjoja muzikë simfonike në radio. Opera “Traviata” ishte botë tjetër, ishte fjalor tjetër. Pa e ditur fare se ku po futesha fillon Preludi, që kur filloi preludi dhe tani që e kujtoj duart i kam të ftohta ndjej një emocion që nuk e prisja sepse gjithmonë kisha shprehur dëshirë të shkoja drejt muzikës së lehtë. Për një fëmijë të ndrojtur si unë pashë që diçka lëvizi, si një lloj dashurie në zgjimin e parë. Akti i parë më futi në një botë që nuk e kuptoja dhe deri sa arriti në aktin e fundit ku ndodhi vdekja e Violetës, aty kam qarë dhe u

E premte 15 qershor 2012 •

Intervistë me , në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”

Për shkollën kam punuar me të moshuar dhe në restorante

Rrëfimi: Për këngën e parë nuk kisha as fustane. Më ngeci taka teksa duhej të merrja firmën preka jashtë mase dhe i thashë vëllait: Nuk do të vdes pa kënduar njëherë “Traviatën”. Ju e fituat konkursin e Liceut përfshirë dhe pjesë klasike. E mbani mend çfarë pjese ka qenë? Ka qenë një pjesë nga opera e Verdit, “Aria e Oskarit”. Si ishte koha e studimeve në Tiranë? Mund të them se kam qenë shumë me fat që kam qenë pjesë e asaj lloj disipline, gjë që do ti vijë për të qeshur brezit të sotshëm. Nuk kishim asnjë lloj komoditeti, kishim vetëm një piano që të jepte mundësinë të ushtroheshe deri më 30 minuta. Por për të gjithë brezin tonë që donim të studionim pasioni i mbyste pamundësitë. Ngrihesha në 5 të mëngjesit për të shkuar dhe për të parë se kush ishte i pari që i binte pianos, madje ndonjëherë hynim dhe nga dritarja. Ju keni thënë se pasi u transferuat në Itali, në Santa Siçilia, mësimdhënia ndryshonte krejtësisht nga ajo ne Tiranës. Në ç’kuptim ndryshonte? Ndryshonte sepse nëqoftëse në Tiranë hyrja në një shkollë ishte një pasion që do më shoqëronte gjatë gjithë jetës dhe këtë e dija, në Itali ishte si një hob. Unë kisha hyrë në një rrugë që nuk kishte rrugë pas. Është e vërtetë që e keni kënduar “Traviatën” për herë të parë në moshën 17-vjeçare? Kjo është e vërtetë. Në rastin tonë studimi i kantos është rezistenca vokale sepse nuk është një instrument violinë apo violonçel. Në rastin e këndimit duhet një përgatitje e fortë dhe kordat e këndimit duan një teknikë të fortë që të bëjnë ty që të kesh një rezistencë që të këndosh një opera për tre orë.

Cili ka qenë fati i shokëve dhe shoqeve të klasës tuaj ata që studiuan bashkë me ju, patën një karrierë apo e braktisën siç ndodhi me shumë artistë pas viteve ‘90? Fatkeqësisht disa prej tyre e braktisën nga ndryshimet radikale që ndodhën në atë periudhë në Shqipëri. Këto ndryshime zgjuan tek ne atë ndjenjën e lirisë dhe ndoshta pasioni për muzikën që kishim, u vu në provë. Një pjesë e mirë e tyre ikën pasi panë që nuk ishte aq e lehtë që të çash me muzikën, ndërsa një pjesë prej atyre që mbaj kontakte kanë ndryshuar karrierën për të mbijetuar. Keni pasur rastin të takoni ndonjë nga shokët tuaj nëpër turnet që keni bërë? Ka ndodhur por jo nga shokët dhe shoqet e mija, por nga studentët që kanë qenë pas meje. Rasti i fundit ishte kur dhashë premierën në Vjen ishte Saimir Pirgun që erdhi të më ndiqte. Ju keni së bashku me Saimirin dhe në Londër, dhe sipas shtypit britanik ishte hera e parë që dy shqiptarë luanin rolet kryesore në “Traviatës”? Është e vërtetë dhe ka qenë një arritje jashtëzakonisht e madhe. E para ishte një arritje profesionale pasi ka qenë tempulli muzikës klasike ku kanë kënduar idhujt tanë të kaluarës dhe jo kushdo mund të ngjitet në atë skenë. Nga ana tjetër dy rolet kryesore diva dhe partneri, gjë që nuk u përtyp dhe shumë mirë pasi në atë periudhë në Londër lakoheshin shembujt negativ për shqiptarët por në fund të fundit kritikat kanë qenë shumë pozitive dhe u prit mjaftë mirë. Përpara se të shkonit në operën e Londrës apo të Vjenës ku jeni sot, përpara se të bënit këtë karrierë ju duhet të bënit një kapërcim,

atë kapërcim që duhej të ngriheshit që në 5 të mëngjesit për tu ushtruar në piano dhe të shkonit drejt këtij tregu ndërkombëtar. Kjo gjë ndodhi në ’93 ku Ricereli organizoi një audicion në Shqipëri. Si ndodhi? Kjo gjë ndodhi rastësisht pasi Ricereli ishte hera e dytë që bënte një konkurs dhe përzgjidhte studentë nga e gjithë bota. Rastësisht vajta dhe mora pjesë dhe nuk kisha shumë shpresë se do të fitoja pasi merrnin pjesë dhe këngëtar të TOB-it ndërsa unë isha studente e viti të parë. Fati, rastësia ishte që Ricareli më mori në grupin e saj, dhe ironia e fatit ishte se më mori si mexosoprano dhe ky ishte një gabim i vogël. Cati Ricareli bëri të mundur që ju të transferoheshit nga Tirana në Mandova të Italisë. Sa kohë qëndruat atje? Qëndrova dy muaj, por ai largim nga Shqipëria nuk ishte një gëzim shumë i madh. Ishte rritur tek unë ai pasioni dhe ambicia për të qenë sa më afër skenës. Kjo ishte dhe fitorja ime e parë. Është e vërtetë që kur do dilnit për herë të parë në skenë në Mandova nuk kishit as veshje dhe as këpucët? Kanë qenë kujtime shumë të bukura dhe me nostalgji. Është e vërtetë që unë ika me pasionin për të kënduar por ai pasion do dhe një makinë mbrapa për ta mbështetur dhe në fakt ika pak si në ajër. Një natë para se të këndoja, Ricareli donte të na shikonte si jemi veshur pasi ne përfaqësonim Shqipërinë. Në atë moment nuk thoja që nuk kam fustan por vetëm ulja kokën dhe mendoja se do më ikte kjo mundësi se nuk kisha veshjen e duhur. Por pasi u kompletova me të thirr emrin tim u nisa dhe me të dal në skenë më ngeci taka e këpucëve. Mu krijua një panik për të


intervistë • E premte 15 qershor 2012

mos thënë që të gjithë ngjyrat e ylberit kalonin në fytyrën time por u kapërcye me sukses. Ishte e vështirë të bëje karrierë në fillim të viteve ’90 në Itali? Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Unë aty e kuptova vështirësinë dhe pasigurinë drejt kësaj karriere. Kam pasur shumë momente të vështira pasi duhej të mbaja dhe veten time dhe të shkoja në shkollë. Për të mbajtur veten kam punuar me të moshuar, në restorante dhe duhej të shkoja dhe në shkollë pasi e fitova atë dhe u transferova në Romë. Kam pasur shumë vështirësi pasi ishte ai mentaliteti edhe pse ishte evidentet përgatitja ime prapë nuk e përtypnim dot italianët. Ju paragjykonin italianët? Filozofia ime ka qenë që ndoshta kjo sakrificë do t’ia vlente një ditë. Kishte diferencime pasi pedagogët nuk jepnin maksimumin e tyre me ne. Të shikonin sikur vjen nga një planet tjetër dhe sikur kërkoje një gjë që nuk të takonte. Të gjitha këto vështirësi më bënë që të hyja në një tunel depresioni ku mësova të mbijetoj e vetme ashtu si shumë shqiptarë të tjerë. Kur jeni ngjitur për herë të parë në skenë me muzikë klasike? Në Shqipëri jam ngjitur në moshën 5-vjeçare në festivalin e fëmijëve në dekadat e majit, në kongrese me këngë të muzikës së lehtë. Për herë të parë kam qenë në Milano në moshën 1920 vjeçare. Në moshën 23 vjeçare ju fituat çmimin “Puçini” në Milano, që është një ndër çmimet prestigjioze italiane. Përpara se t’ju pyes se si i ngjitët shkallët e karrierës doja të më thonit a ju ka rënë rast të takoni profesorët tuaj të Santa Siçilias pasi ju u bëtë pjesë e operave më të famshme të globit? Gjithmonë. Më tepër se sa me profesorin me sekretarin e Santa Siçilias sepse në atë periudhë fitova shkollën më duhej një dokument që unë isha qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe

kjo do më ndihmonte që të vazhdoja studimet e ligjshme. Kjo gjë nuk mu dha dhe u përcolla në një mënyrë jo shumë të këndshme nga ambasada. Pasi shkoj në shkollë i them Sekretarit më vjen keq po unë nuk e marrë dot dokumentin dhe më duket se po humbas shkollën. Në ato momente kam qarë dhe ai e mbylli derën dhe më tha, -Do doja që fëmija ime të donte shkollën kështu si ju dhe më premtoi se do më ndihmonte dhe do të firmoste. Unë atë person nuk e kam harruar dhe është i vetmi kontakt që vazhdoj dhe sot ta kem. Kur ishin njohjet e para që u evidentuat si një këngëtare? Unë kam filluar shumë shpejt të evidentohem, të jem e sinqertë. Pas konkursit të Pucinit, kam bërë konkursin Ankona dhe konkursin Xandonai një konkurs që kisha mundësi të paguaja dhe biletën e trenit. Ishte shumë e vështirë pasi ato lek që kisha i shpenzoja për libra dhe nuk të jepej mundësia të shkoje nga një qytet në tjetrin për të marrë pjesë në konkurse. Pasi bëra të tre këto konkurse fitova, dhe që nga ai moment kam prekur gjithë Italinë, dhe gjithë Evropën për një periudhë shumë të shkurtër. Në çfarë moshe u ngjitët në një skenë prestigjioze dhe përse u transferuat nga Italia? Jam ngjitur në moshën 23-24 vjeçe. U transferova nga Italia sepse kisha një arsye familjare pasi shkova në Nju Jork bashkë me shokun tim të jetës, por në fund të fundit shtëpia e këngëtarit është në çdo qytet që shkon. Nuk mund të kesh një vend kur karriera merr një përmasë të atillë. Kur filloi njohja juaj ndërkombëtare? Duke lënë modestinë mënjanë, çdo dalje e imja ishte një sukses për mua. Por vështirësitë që kishte marketingu ishin të shumta pasi ajo është mbështetja kryesore e njohjes ndërkombëtare. Ndërsa në Shqipëri nuk e dinin fare se çfarë njohje kisha fituar unë si soprano në operat ndërkombëtare, madje as familja ime nuk e dinte edhe pse unë ia shpjegoja por nuk e kuptonin dot. Megjithatë kanë qenë tepër pozitiv, gjithmonë më thonin nëse je e lumtur ti vetëm vazhdo. A patën rast të ishin në një nga sallat ku ju keni kënduar? Vetëm babai ka pasur mundësin kur kam qenë në Filadelfia me operën “Butterfly”. Ishte një kurorëzim i një ëndrre të prindërve të mi. Dhe mamaja gjithmonë më thoshte nëse një ditë do bëhesh këngëtare duhet të këndosh “Madam Butterfly”. Fati donte që im atë arriti të më shikoj duke kënduar këtë opera që e donin shumë në Filadelfia. Ju në këtë koncert keni bërë dhe takime me shqiptarë. Kishte shumë shqiptarë në sallë? Është e vërtetët ka qenë një moment shumë i veçantë për mua pasi në atë sallë më duartrokitën 3 mijë vetë ku mes tyre kishte shumë shqiptarë. Sapo mbaroi koncerti shikoj nga ballkoni i katit të dytë në mes të sallës një flamur shqiptar. Kur kam parë flamurin jam përulur, jam prekur dhe kam qarë me ngashërim sa nuk ngrija dot kokën. Ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm. Tre ditë më parë kur unë po ndiqja komentet e shtypit botëror për ju u befasova se në sa shumë gjuhë u përmendte fjala shqiptare dhe sa e deformonin spikeret sipas gjuhës së tyre mbiemrin Jaho. Një rastësi e çuditshme ju çoi në “Rojal Opera” të Londrës. Në 17 janar të vitit 2008 ju kënduat në vend të Ana Neptrekës e cila ishte sëmur, por njoftimin e morët vetëm një ditë më parë. Mbaj mend që Ismail Kadare disa ditë pas shfaqjes më foli me superlativa për reagimin që britanikët patën ndaj zërit tuaj? Ka qenë një moment shumë i bukur. Aty ku është vështirësia më e madhe aty është dhe oportuniteti më i madh. Në atë kohë isha në Nju Jork dhe isha duke studiuar operën tjetër për “Traviatën” në këtë rast. Një natë përpara më merr menaxheri dhe më thotë që Ermonela kështu është puna por duhet të kesh shumë kurajë për të bërë një hap të tillë. Ishte hera e parë që do të këndoja në operën e Londrës, duhej të bëje një audicion për të kënduar atje. Në atë kohë nuk kisha vizën, dhe ata më morën duke shkelur ligjet. Pasi arrij në aeroport hap celularin të shikoj nëse do të më njoftonin për provat por asgjë. Sapo shkoj në hotel të hap valixhen më bie telefoni dhe më njoftojnë që duhej të ikja pasi kisha vetëm katër orë para premierës. Nuk u prezantova si një divë por si një zëvendësuese dhe kjo dalje ishte si një thikë me dy presa. Në fillim nisëm provat para se të hyja

në skenë por për një orë vetëm mësova kush ishte dera që do të hyja dhe cila ishte dera që dilja asgjë tjetër. Para se të fillonte shfaqja del drejtori i Teatrit dhe thotë se për arsye shëndetësore sonte nuk do të dëgjoni Ana Neptrekën por Ermonela Jahon. Në këtë çast publiku reagoi dhe nisën zhurmat dhe këtë herë thashë fati dhe shansi janë në anën e publikut. Isha e panjohur për teatrin dhe drejtuesit e saj, çdo gjë në atë moment ia lash fatit. Fillimi ishte i vështirë por aktin e fundit të operës e mbylla me lot në sy dhe me sukses. Në 2010 pas këtij suksesi u rikthyer sërish në Londër me Saimir Pirgun? Ajo ka qenë një fitore dopio. Ka qenë një fitore dopio pasi donin të paguanin një biletë kaq të shtrenjtë për të dëgjuar për 3 orë dy shqiptarë. Për artistët është ligj reagimi i publikut dhe ai për ne ishte mjaftë pozitiv. Sa kushton një biletë opera në Londër? Për një premierë shkon deri në 700- 800 paund dhe kjo ishte për dy shqiptarë. Çfarë marrëdhënie keni me Saimir Pirgun? Marrëdhënie shumë të mira. Është e vështirë të gjesh dy shqiptarë në opera dhe u lidhëm shumë në Angli për arsye që treguam se kush ishim, na lidhi ajo egoja që kishim të dy. Ishte një bashkëpunim i mrekullueshëm, nuk kishe nevojë që ti tregoje bëj këtë apo atë ne kishim gjuhë të përbashkët. Po me Inva Mulën keni kontakt? Me Invën kam kontakte normale por i përket një brezi tjetër. Është më e madhe se unë dhe vijmë nga dy botë të ndryshme pasi unë dhe Pirgu vijmë nga shkolla italiane ndërsa Inva nga ajo franceze. Por, ka qenë një moment në Trieste ku rastësia e solli që të këndojmë një natë njëra, një natë tjetra. U komentua me nota pozitive dhe shumë gazeta shkruanin që ne ishim si shqiponja me dy koka. Pashë skedulin tuaj dhe në maj jeni në Vjenë, në fund të majit dhe qershor vendoseni në Berlin, në gusht në skenën e Veronës, pas kësaj vendoseni në Bilbao, ktheheni në operën e Vjenës, pastaj në teatrin “San Carlo” të Napolit, sërish në Berlin, Tulon, Barcelonë dhe pas Barcelonës në operën e Monte Carlos, për ta mbyllur në maj të vitit të ardhshëm në operën e Mynihut. Si mund të arrini që brenda një viti të arrini të zhvendoseni në kaq shumë qytete? Është shumë e vështirë por duhet marrë çdo gjë me pozitivitet. Por larmishmëria e kësaj rrugë është publiku pasi ka dallime mes tyre. Për shembull; shkon në Francë dhe dashurinë që të jep publiku është i veçantë, të duartrokasin pafund, ndërsa britanikët janë më të ftohtë ata presin fundin për të vlerësuar dhe për të dhënë dashuri. Të njëjtën gjë kanë dhe vjenezët, por ndryshon nga vendi në vend. Cili publik ju pëlqen më shumë. Cili është vendi që jeni ndjerë më mirë? Kudo jam ndjerë mirë, pasi në skenë përpiqem të jem e vërtetë dhe të këndojë me shpirt. Çdo publik kur i flet me gjuhën e zemrës është e pamundur që mos të japin atë mirënjohje. A ju pengon kjo zhvendosje e vazhdueshme në jetën tuaj familjare? Më pengon pasi të mungojnë afeksionet, por një artist duhet të ketë rreth tij përkrahjen e personit që do, ndan jetën dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Vini shpesh në Shqipëri. Po në skenën shqiptare jeni ngjitur? Vij çdo vit për të parë familjen time. Ndërsa, në skenën shqiptare jam ngjitur para shtatë vitesh dhe e kam pasur ëndërr të ngjitesha pasi ika nga Shqipëria në fillimet e suksesit tim. Dëshira për tu ngjitur në skenën e TKOB-it është shumë e madhe. Keni pasur oferta për të ardhur në Tiranë? Kam pasur por janë anuluar gjatë rrugës. Është shumë e vështirë të bashkëpunosh në Shqipëri pasi nuk e pranojnë dot që çdo gjë që ju vjen nga jashtë ka më tepër vlerë edhe pse ndoshta s’ka vlerë se sa një person që flet gjuhën tënde, ti ke ndarë jetën dhe sukseset me të. A është e vërtetë që ju keni pasur dëshirë që të krijoni një shkollë të muzikës klasike në Tiranë? Ka qenë një dëshirë që në fillim kur unë ika nga Shqipëria. Kjo shkëndijë ndodhi në 150 vjetorin e shtetit italian në Verona, ku unë isha diva e asaj mbrëmje dhe gjatë darkimit u hodh si ide që të hapej një akademi jo vetëm për muzikën,

»

09

por edhe për skenografinë, kostumografin, instrumentistët, etj. Ajo që mu kërkua ishte që të bëja ndërmjetësin me kryetarin e Bashkisë së Tiranës aktual, Lulëzim Bashën. Gjatë një vizite familjare përfitova të takoja kryetarin e bashkisë dhe të bënim të mundur bashkëpunimin dy palësh. A ka në Shqipëri sot talente? Muzika do atë pasionin, atë zjarrin që ne e kemi si popull. Besoj se ka talente, por në art besoj se këtë çelës jo të gjithë e kanë. Po artistë në nivele jo aq të njohur sa ju, qarkullojnë nëpër skenat evropiane, të cilët kanë dal nga Akademia e Arteve? Ka artistë që kanë dal nga shkolla e Tiranës dhe janë perfeksionuar jashtë Shqipërisë. Kur propozova hapjen e shkollës pati disa polemika ku shpreheshin që neve e kemi shkollën shqiptare operistike nuk duam gjë tjetër. Më thoni juve në cilën opera të botës këndohet një opera shqiptare. Kështu që ka studentë që kanë dal nga dera e Akademisë por janë perfeksionuar në skenat jashtë Shqipërisë. Figura e një artisti është si guri i një mozaiku që i duhen të gjitha copat për të bërë mozaikun me vlera të plota. Në të gjitha komentet për ju thuhet se një nga idhujt tuaj ka qenë Maria Calla. Vazhdon të jetë? Ka qenë idhull në kohën kur unë isha në vitin e parë të Liceut se pse atë njihja dhe ëndërroja të bëhesha si ajo pasi kishte këtë pasion për muzikën. Ëndrra ngelet ëndërr kur nuk bëhet realitet, ndërsa kur ndodh e kundërta. Artisti duhet të ketë personalitetin e vet. Nganjëherë idhujt ndiqen edhe për tu kopjuar gjë që ngelet një kopje e keqe. Unë sidoqoftë edhe sot e kësaj dite pikë referimi për të mësuar diçka të re është Maria Callas. Shtypi thotë që keni qenë një fëmijë e ndrojtur. Nuk dukeni aq e ndrojtur tani, e keni lënë pas ndrojtjen e fëmijërisë? Ndrojtja aty është por ku flitet për artin dhe muzikën është çelësi i sigurisë time psikologjike. Keni pasion tjetër përveç muzikës? Përveç muzikës më pëlqen shumë psikologjia, filozofia dhe lexoj. Më pëlqen ana psikologjike sepse shoh këtë realitet që ka përshkruar gjithë botën dhe një lloj degradimi që ka bërë shoqëria humane në shumë drejtime. Karriera e një artisteje dhe sidomos një këngëtareje operistike nuk është e pafund pasi vjen një kohë që jeni jashtë tregut. Keni menduar se një ditë mund të jeni jashtë skenave? E mendoj gjithmonë dhe e di që një ditë do të ndodh. Nuk është mendim i trishtuar pasi e di që është një gjë që nuk do të zgjasë përjetë. Në momentin kur të jem jashtë skenës mendoj të jap eksperiencën time si pedagoge, të ndihmoj brezin e ri. E mendoni ndonjëherë kthimin në Shqipëri? E kam menduar por prapë ngelet diçka e largët, nuk mund të them tani jetës nuk i dihet. Keni kaluar gjysmën e moshës që keni në Shqipëri dhe gjysmën jashtë Shqipërie. Pra jeta juaj është e ndarë në një kufi ku aq kohë sa keni jetuar në Shqipëri keni jetuar dhe jashtë. Çfarë ka mbetur nga Shqipëria tek ju? Në Shqipëri ka mbetur ai pasioni, ajo egërsia që më ka rritur dhe prapë jam e kënaqur. Unë u largova nga Shqipëria, por Shqipëria nuk u largua kurrë nga unë. Unë vij nga Shqipëria dhe ai është vendi ku unë u rrita. E kujtoni shpesh fëmijërinë tuaj në Shqipëri? Shumë shpesh. Madje ndonjëherë kam shumë nostalgji pasi janë ato momentet e vështira që sot për mua janë të zhveshura dhe vijnë mjaftë bukur. Shoh gjithmonë anën pozitive. Jo çdo gjë është në perfeksion prandaj jeta më ka mësuar të jem kjo që jam sot. Një personazh shumë i njohur i artit shqiptar i larguar më thoshte, kam gjithmonë ndjesinë brenda vetes time se koha që po kaloj këtu është vetëm një udhëtim i përkohshëm. Ndodhem përkohësisht dhe më duket sikur do të rikthehem prapë. E keni dhe ju këtë ndjesi? Shpesh herë e kam. Janë rrënjët që të tërheqin drejt kësaj dëshire. Nëse unë do t’iu pyes çfarë pjese do të zgjidhnit për të përshëndetur teleshikuesit shqiptar? Më tepër se një pjesë dua të ndaj emocionet që kam provuar së fundmi në Lion. Nëse do ta shohin do ta kuptojnë se çfarë emocioni kam pasur unë me këtë vepër.


10

« AKTUALITET

E premte 15 qershor 2012 • NGJARJA NË KIR TË SHKODRËS. AUTORË 2 PERSONA, SHPALLEN NË KËRKIM

Vritet gjyshi me mbesën, po punonin në arë Vajza 17-vjeç vdiq në vend, i moshuari rrugës për në spital SHKODER- Një vajzë 17 vjeç Marie Çuku dhe gjyshi i saj 70 vjeç Kol Çuku janë vrarë me armë zjarri dje pasdite teksa punonin në arë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kir të Shkodrës dhe sipas raportimeve zyrtare të policisë së Shkodrës krimi është kryer nga 2 persona, të cilët janë identifikuar dhe se po punohet për kapjen e tyre. Po sipas këtyre buri-

meve thuhet se vajza e re ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa gjyshi i saj i moshuar ka vdekur rrugës për në spital, ndonëse është dërguar menjëherë një helikopter për ta transportuar atë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Banorët e zonës kanë mbetur të shokuar nga e gjithë ngjarja, pasi është shumë e rrallë që të vritet një vajzë dhe një i moshuar, aq më

tepër jo personazhe të ndonjë konflikti të çastit. Policia nuk ka dhënë sqarime mbi motivin e kësaj ngjarjeje makabre, por është sqaruar vetëm se mbi dy viktimat e një familjeje është qëlluar me armë krejt papritur. Po kështu efektivët blu kanë krehur të gjithë zonën për të kapur 2 të shpallurit në kërkim, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të vrasjes.

RËNDË NË SPITAL TË RINJTË, NDALOHET PRONARI 44-VJEÇAR: MË FYEN

Qëllon me thikë 3 klientë, nuk paguan birrat një natë më parë LEDIA LLESHI ELBASAN- Nuk paguan birrat që pinë një ditë më parë, përfundojnë në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Tre të rinj janë goditur me thika nga pronari i lokalit, pasi nuk kishin paguar paratë e birrave dhe janë rikthyer sërish në të njëjtin vend ndoshta për të përfituar nga pronari duke pirë birra falas. I. Lleshi 44 vjeç është arrestuar nga policia, pasi ka goditur me thikë shtetasit M. Façi 19 vjeç, L. Çuli 26 vjeç, S. Bajrami 19 vjeç me banim në Elbasan. Tre të rinjtë këtë herë janë përballur me një thikë duke përfunduar të gjithë me plagë të rënda në spital. Të rinjtë nuk kanë bërë ende asnjë deklaratë për policinë, duke qenë në gjendje të rëndë si pasojë e dëmtimeve të pësuara nga goditjet e thikës. Ngjarja Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në kioskën e 44-vjeçari I. Lleshi. Tre të rinjtë kanë konsumuar birra dhe në fund janë larguar pa paguar paratë, pasi kanë parë edhe ndeshjen e futbollit. Janë rikthyer sërish për të pirë birra në të njëjtën kioskë, por këtë herë pronari i fyer nga sjellja e një dite më parë ka marrë thikën dhe i ka goditur. Mësohet se gjendja e tre të dëmtuarve është e rëndë. I shoqëruar

GJIROKASTËR - Të paktën 6 furgona nga fshati Lazarat u bllokuan nga policia e Gjirokastrës, ndërsa 100 persona janë shoqëruar në komisariat, njoftoi policia lokale, në jug të vendit. “Personat e shoqëruar ishin punëtorë krahu, të cilët hapnin gropat në Lazarat për kultivimin e bimës narkotike, përkundrejt 2 mijë lekëve të reja”, thuhen në komunikatën e policisë. Policia tha se gjatë ky operacion do të vijoj në vazhdimësi, me qëllim parandalimi dhe

Inspektorati i bashkisë: Borxhi, 30 milionë lekë

Shkulen reklamat në qytet, firmat debitore ELBASAN- Bashkia Elbasan ka ndërmarrë aksionin për heqjen e të gjitha tabelave reklamuese të mëdha të tipit billborder, të cilët nuk kishin bërë shlyerjet financiare për periudhën kohore 2011- 2012, pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave të Bashkisë Elbasan. Kështu kryeinspektori në bashkëpunim me inspektorë të Policisë Bashkiake, e asaj ndërtimore kanë hequr përgjatë paradites 10 reklama të këtij lloji, të vendosura në rrugët e sheshet kryesore të qytetit si: tek sheshi përpara teatrit “Skampa”, sheshi përpara Postës, Urës së Zaranikës etj. Pas thirrjeve të shpeshta të Bashkisë, përkundrejt firmave poseduese të këtyre billborderave, për të bërë likuidimet financiare për vitin 2011 e në vazhdim konform ligjit, Kryeinspektori pranë bashkisë, kreu këtë operacion të sotëm, i cili do të vijojë nesër dhe përgjatë javëve në vijim me reklamat e vogla, të cilat gjithashtu nuk kanë bërë pagesat pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave të Bashkisë së qytetit. Mësohet se firmat e reklamave i kanë rreth 30 milionë lekë Bashkisë së Elbasan dhe do të duhet t’i shlyejnë detyrimet deri në fund të këtij muaji. L. Lleshi

Bashkëpunëtor në transportin e 3 kg hashash

Arrestohet për drogë 18-vjeçari, i iku policisë

në polici 44-vjeçari ka thënë se është fyer nga tre të rinjtë sepse ata janë rikthyer sërish kur nuk i kishin paguar paratë e atyre që kanë konsumuar. Sipas policisë, akuza ndaj autorit të

ngjarjes është tentativë vrasje. Ndërkohë tre të plagosurit i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe janë në diagnozë të rezervuar në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Për këtë

ngjarje kanë filluar hetimet nga ana e policisë. Lleshi do të duhet të përballet me tentativë vrasjeje pavarësisht arsyes që ka dhënë në polici për ngjarjen e ndodhur.

ELBASAN- Antidroga ka arritur të arrestojë një 18-vjeçar që kishte arritur të largohej tre ditë më parë gjatë një operacioni droge. A. Skura me banim në Librazhd është arrestuar pasi disa ditë më parë gjatë operacionit “Dyshja” të zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes në qendër të qytetit të Elbasanit. Në operacionin e policisë u arrestua S. Alla 23 vjeç me banim në fshatin Zgosht të rrethit të Librazhdit është vënë në pranga gjatë operacionit policor të organizuar në sheshin kryesor të qytetit të Elbasanit. I riu 23-vjeçar ka qenë bashkë me Skurën, ndërsa është identifikuar si posedues i një sasie droge. Nga kontrolli iu sekuestruan 3 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe 2 telefona celularë. Ndaj dy të rinjve u mor masa e arrestit për veprën penale “prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 283/2 të Kodit Penal. L. Lleshi

POLICIA: HAPNIN GROPA PËR MBJELLJEN E HASHASHIT ME 2 MIJË LEKË DITA

Punonin si mëditës në Lazarat, ndalohen 100 persona Qëllimi, ndalimi i trafikimit të drogës dhe atyre që e prodhojnë Gjatë 6-mujorit të fundit janë zhvilluar mbi 15 operacione antidroge, me 2.4 ton hashash të bllokuar dhe 35 persona ndaluar

kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Lazarat, rreth 3 km larg Gjirokastrës. Të njëjtat burime saktësuan se gjatë 6-mujorit të fundit janë zhvilluar mbi 15 operacione antidroge, me 2.4 ton hashash të bllokuar dhe 35 persona ndaluar. “Këto operacione do të vijojnë gjatë gjithë

muajit, duke bashkëpunuar edhe me drejtoritë e policisë Vlorë, Fier e Korçë, por edhe me homologët e policisë greke. Me qëllim bllokimin e çdo sasie lënde narkotike që del nga fshati Lazarat, si dhe arrestimin e të gjithë atyre personave që trafikojnë dhe prodhojnë lëndën narkotike”, specifikon policia. T. Skuqi


koment • E premte 15 qershor 2012

»

11

Edi Rama, ky humbës i madh

H

umbjet e njëpasnjëshme të Partisë Socialiste gjatë këtyre shtatë vjetve që ajo drejtohet nga Edi Rama tashmë nuk janë thjesht konstatim mediatik. Për humbjen e radhës që u shkaktoi atyre lidershipi me qëndrimet dhe strategjinë e tij noprane për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, reagime të ashpra vijnë edhe nga vetë radhët e socialistëve. Reagimi më i ashpër është ai i liderit historik të së majtës Fatos Nano, i cili ka paralajmëruar një lëvizje të re për ta çliruar PS-në nga oligarkët që kanë uzurpuar kreun e saj. Ka nga ata që nuk e marrin seriozisht lëvizjen e tij politike, “Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve”, ndërkohë që vetë ish-themeluesi dhe reformuesi i PS-së foli qartë me figurë dhe me zë për lëvizjen e tij, duke sfiduar kreun aktual të PS-së Edi Rama. Nano deklaroi se qëllimi i kësaj lëvizjeje është mbështetja e sensibilitetit të socialistëve të ndershëm në të gjithë Shqipërinë për të larguar kreun aktual të PS-së Edi Rama pas humbjeve të shkaktuara prej tij që nga viti 2007. Madje Nano nuk ngurroi sërish dje ta konsiderojë pasardhësin e tij në krye të PS-së një humbës të madh. Ndërkohë në kulmin e debateve dhe shqetësimeve për krizën e thellë në të cilën e ka zhytur partinë më të madhe opozitare në vend, shkaktari i

Nga Halil Rama kësaj krize po harxhon pothuajse të gjitha energjitë politike dhe lidhjet mediatike për të ruajtur me çdo kusht pozitat e drejtimit të saj dhe për ta shndërruar më pas PS-në në një opozitë ekstreme, që të pengojë reformat integruese. Kjo u duk fare qartë kur pikërisht ditën e shpalljes së lëvizjes së ish-kreut socialist në vend të një reflektimi të thellë lideri aktual i PS-së i cilësoi akuzat e Nanos “të neveritshme”. Madje, në kulmin e nevojës për të konsoliduar demokracinë e brendshme dhe për të pranuar mendimin ndryshe, Edi Rama deklaron se Fatos Nano nuk është më as anëtar i Partisë Socialiste, të kësaj partie që Nano e themeloi dhe e drejtoi për afro 15 vjet, dëshmi kjo e mosmirënjohjes ndaj atij që e solli me thonj të paprerë nga rrugët e Parisit dhe i hapi rrugën e karrierës nga ministër Kulture deri kryetar bashkie e kryetar të Partisë Socialiste. Mosmirënjohje kjo si shfaqja më e shëmtuar e karakterit të një njeriu të paskrupullt, që i punon mendja vetëm për mbrapsht. Në revanshin e shfrenuar për të mbajtur peng forcën kryesore politike opozitare në vend Edi dhe kori i kukuvajkave rreth tij s’bëjnë gjë tjetër veçse përbaltin procesin transparent e të shkëlqyer të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, duke ndjellë fobi për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Pikërisht ky pasardhës i denjë i nomenklaturës komuniste, që përdori të gjitha metodat e mjetet

për të penguar integrimin euroatlantik të Shqipërisë: me bojkot të parlamentit, greva urie të dalaboje e deri me sulme të organizuara ndaj institucioneve legjitime, pasi dështoi në përpjekjet për t’u imponuar shqiptarëve një president që do t’u shkonte për shtat vetëm ambicieve të tij, kërcënon sërish me bllokimin e reformave të domosdoshme për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Njësoj si udhëheqësi i tij shpirtëror, që predikonte luftën kundër të gjithëve, edhe kreu në detyrë i PS-së shpërfill me arrogancë jo vetëm raportin e OSBE-ODIHR-it për reformën zgjedhore, por edhe deklaratat e zyrtarëve të lartë të Brukselit e SHBA-ve, që e konsiderojnë kushtetues procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Duke dashur të bëjë edhe prokurorin, edhe gjykatësin famëkeq të kohës së diktaturës, Edi Rama përpiqet të justifikojë me çdo formë e mjet humbjen e Partisë Socialiste në disa gara zgjedhore dhe të sfidave të njëpasnjëshme, deri tek ajo e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Më së fundi Edi Rama është rikthyer te slogani i tij i dështuar “e vetmja rrugë” në fushatën zgjedhore të para një viti. Rruga e vetme veçse e zhyt më tej Partinë Socialiste në batakun ku e ka zhytur lidershipi aktual i saj. Kjo është një rrugë pa krye, ecja në të cilën e jashtëparlamentarit Edvin Rama rrezikon vetë Partinë Socialiste.

Socialistët mes dy kryetarëve

P

ër socialistët një tjetër aksion politik dështoi. Mundësia e ofruar nga kryetari i mazhorancës dhe kryeministëri i vendit, zoti Berisha, për zgjedhjen e presidentit të pranuar nga palët nuk u shfrytëzua nga kryetari i PS-së. Këmbëngulja e faktorëve ndërkombëtarë gjithashtu ra në vesh të shurdhër për gjysmën e politikës shqiptare. Kryetari i së majtës zëvendësoi mirëkuptimin me kryeneçësinë tipike të një arrakati të pushtetshëm. Në tryezat e bisedimeve mes palëve bëri gojëqepurin dhe s’arriti të ngrihej në rolin që i kërkonte jo vetëm kampi që përfaqësonte, por edhe momenti historik ku ndodhet vendi. Në takimet e njëpasnjëshme erdhi i dyzuar dhe s’pati një ide të qartë për çfarë kërkonte. Jo vetëm që nuk dha ide, por nuk artikuloi as një emër, që kishte premtuar se deri në tavolinë do ta sillte. Në rrethana të tilla, procesi për zgjedhjen e presidentit ndoqi detyrimet kushtetuese. Veç një ditë pasi u zgjodh presidenti i ri, u shfaq në sallën e konventës rinore të FRESH-it. Në vend që t’u kërkonte ndjesë atyre mijëra të rinjve, atdheun e të cilëve e mban peng, hakërrehej sikurse udhëhumburi mallkon hënën. Në të njëjtën ditë, nga një tjetër mikrofon lideri historik i së majtës, zoti Fatos Nano u drejton një thirrje socialistëve për të riparë drejtimin e partisë së tyre. Urimthirrja e Nanos përkonte me 12 qershorin, përvjetorin e 21-të të krijimit të Partisë Socialiste. Mesazhi i qartë dhe premtues u lëshua nga ai që ka meritën e shndërrimit të ish-PPSH-së në Parti Socialiste. Pavarësisht trashëgimisë së errët, ishte Nano ai që ia zvogëloi njollat e gjakut asaj krijese politike. Në vite e modernizoi dhe u njoh nga të gjithë si themelues, udhëheqës dhe ideolog i një force të pranueshme nga homologët evropianë. Nën drejtimin e tij PS-ja u konsolidua, fitoi zgjedhje, qeverisi vendin për dy mandate. Për socialistët shqiptarë zoti Nano është i personifikuar si lider me histori suksesi. Ai dëshmoi se ishte një drejtues i vërtetë. Udhëhoqi fushata elektorale dhe i fitoi ato. Harmonizoi flukset e shumta në atë parti dhe unifikoi qëndrimet e ndryshme. Mirëkuptoi fraksionet dhe e bëri të paqenë institucionin e përjashtimit. Zoti Nano nga viti 1991 deri më

Nga Albert Avduli 2005 krijoi dhe mbështeti një brez të ri politikanësh. Themeloi klasën politike të së majtës shqiptare. Sfidat më të mëdha dhe sukseset po aq të dukshme i pati në mënjanimin e trashëgimtarëve më të afërt të ish-Bllokut komunist. Kur pothuajse arriti që të puritanizonte atë grupim politik, u mund në zgjedhjet e vitit 2005 nga rivali i tij, zoti Sali Berisha. Qetësisht u largua edhe nga drejtimi i partisë që vetë e krijoi. Kurrnjëherë s’pati menduar se ato dyer do t’i mbylleshin përdhunshëm. E baltosën, e bënë arkaik, të pafe, të pabese, sabotator, renegat. E lemerisën ata që i mori nga hiçi dhe i paraqiti si protagonistë. Ish-kryeministri Fatos Nano u kërkoi të vetëve ta propozonin për President të Republikës. Ambicie normale për statujën dhe kontributet e tij si politikan dhe shtetar. Ndeshi me cinizmin e kryetarit Rama. U zhgënjye nga dhjetëra deputetë të lançuar po prej tij. Në oborrin e ri socialist ish-kryetari është shpallur person i padëshirueshëm. Duket se drejtuesit e rinj të selisë rozë kanë harruar një fakt shumë të rëndësishëm në kalkulimet politike: Nano nuk ishte një meteor që u shfaq e u zhduk në pak çaste. Me emrin e tij është e lidhur një epokë dhe ai është një nga dyshja e çiftit që simbolizon periudhën postkomuniste. Ish-kryetari i PS-së nuk ishte as beniamin i dikujt, fuqia e të cilit bie me mbarimin e pushtetit të mentorit. Jo, ai për socialistët është një Moisi dhe, si i tillë, ka një mori dishepujsh.

Thelbësisht ky është zoti Nano. Zëvendësuesi i tij dhe përballë vendosur është Edi Rama. Ardhur në drejtimin e PS-së, mbas vitit 2005, i ka rezervuar forcës politike që drejton dështim mbas dështimi. Me politikat inatçore që ndërmerr, konsideron sukses çdo batutë që lëshon në media apo virtualisht. Në 7 vjet që drejton opozitën, ka arkivuar disa humbje. Zhgënjimet që spikatin më shumë janë zgjedhjet lokale të vitit 2007. Përqendroi gjithë forcën e armatës socialiste vetëm në Tiranë në funksion të fitores së tij. Në të njëjtin vit refuzoi bashkëpunimin për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Ai proces u bë shkas që ai të shpallte armiq dhe të përjashtonte një grup deputetësh të PS-së. Humbi zgjedhje të pjesshme lokale e zona të tjera elektorale, që për arsye të ndryshme mbeteshin bosh. U përfshi egërsisht në fushatën elektorale të vitit 2009, por nuk guxoi të kandidonte vetë. I mundur dhe i dëshpëruar, iu sul Shqipërisë me furçë të zezë për të mos u anëtarësuar në NATO, për të mos përfituar lëvizjen e lirë, për të mos marrë statusin e vendit kandidat në BE etj., etj. I drobiti ata mijëra e mijëra mbështetës të kauzës së majtë nga njëra protestë në tjetrën, pa motiv, pa sukses. Në fillimin e vitit 2011 tentoi të rrëzonte shtetin me dhunë dhe u fsheh skutave kur qeveria dëshmoi forcën e ligjit dhe legjitimitetin që të garantojnë zgjedhjet e lira. Para një viti vota e qytetarëve të Tiranës e largoi edhe nga drejtimi i baskisë së kryeqytetit, duke i shtuar listës së humbjeve një tjetër trofe zhgënjyes. Saktësisht ky është kryetari Rama. Socialistët tashmë ndodhen midis dy kryetarëve: atij të djeshmit dhe këtij të sotmit. I dyti ka vulën dhe bën listat e deputetëve, por pa kurorëzuar fitore. I pari nuk ka vulë, por as i ka humbur. Ai ka përvojën dhe mentalitetin e fituesit. Karizmatik dhe gjithëpërfshirës, ai motivon çdo socialist. Prodhon politikanë dhe drejtues. Di të fitojë dhe të administrojë pushtet. Nëse aktuali bën retorikë, ai, lideri shpirtëror, di të ndërmarrë aksione politike në kohën e duhur. Zoti Nano iu drejtua socialistëve me gatishmërinë për t’i udhëhequr sërish. Rama është kryetar legjitim, edhe pse humbës. Kjo është dilema. Socialistët karvanin e kujt do të ndjekin?


12

« dossier

E premte 15 qershor 2012 •

çekosllovaket fitojnë, si të frymëzohen nga Smetana (Jugosllavi, 1976)

A

Nga Skifter Këlliçi tdheu im” është një album prej gjashtë poemash simfonike i kompozitorit të madh çek Bedrih Smetana (1826–1886), meloditë e të cilave kanë frymëzuar lëvizjet atdhetare të këtij populli kundër pushtuesve austriakë. Dhe gjatë zhvillimit të “Eurofutbollit ‘76” duket se motivet e këtij albumi sikur u dhanë zemër edhe futbollistëve çekosllovakë, që për herë të parë arritën të bëheshin zotër të kësaj veprimtarie kaq të rëndësishme, e cila atë vit u zhvillua në Jugosllavi, përkatësisht në stadiumet “Ylli i Kuq” i Beografit, me nxënësi 52 mijë shikues, dhe “Maksimir” të Zagrebit me 31 mijë. Nuk ishte ndonjë e papritur. Në vitet ’30 të shekullit të kaluar “Sparta” e Pragës, ndër skuadrat më të njohura të Evropës, kishte qenë dy herë fituese e kupës “Mitropa”, veprimtari ku kishin marrë pjesë skuadrat më të mira të Evropës Qendrore dhe përfaqësuesja çekosllovake, e drejtuar nga portieri legjendar Planicka, kishte arritur në finalen e botërorit të viti 1934 në Romë, ku kishte humbur ndaj Italisë 1-2. 28 vjet më pas në botërorin “Kili ’62”, të zhvilluar në Santiago, çekët ishin bërë nënkampionë të botës, pasi ishin gjunjëzuar në finale vetëm nga Brazili i famshëm 1-3. Veç kësaj shkolla danubiane, e përfaqësuar nga futbolli çek dhe austriak dhe më pas ai hungarez, kishte lënë gjurmë në historinë e zhvillimit të futbollit evropian. Ndaj titulli “kampion” me të cilin Çekosllovakia u kurorëzua në evropianin jugosllav nuk ishte ndonjë e papritur. Le të ndjekim tani ecurinë e këtij kampionati deri në finalen dramatike RF Gjermane–Çekosllovaki, që siç do të shohim për herë të parë u zgjidh me seritë e lotarisë së 11-metërshave. Formula ishte e njëjtë me europianët e mëparshëm: tetë grupe, një fitues prej secilit, pra tetë skuadra, që vazhdonin në katër çifte rrugëtimin e këtij kampionati me mënjanim dhe pastaj në fazën e katër skuadrat më të mira do t’i vazhdonin përsëri me mënjanim në stadiumet e Beogradit dhe të Zagrebit. Grupi parë u fitua nga Çekosllovakia, që me 9 pikë la pas Anglinë më një pikë më pak. Portugalia u rendit e treta me 7 pikë dhe Qiproja e fundit me 0 pikë. Në takimet midis tyre anglezët mundën çekët 2-1 në Londër, por humbën 0-3 në Pragë. Mirëpo dy barazimet e këtyre të fundit me Portugalinë, 0-0 dhe 1-1, ua këputën shpresat për të zënë vendin e parë. Por atë që nuk bënë anglezët e arritën në grupin e tretë fqinjët e tyre, uellsianët, të cilët me 10 pikë lanë pas Hungarinë dhe Austrinë me 7 dhe Luksemburgun me 0 pikë. Në grupin e tretë lehtësisisht arriti të zërë vendin e parë edhe Jugosllavia, po me 10 pikë. Irlanda e Veriut dhe Suedia grumbulluan nga 6 pikë dhe Norvegjia vetëm 2. Spanja u rendit e para në grupin e katërt me 9 pikë dhe pas saj Rumania dhe Skocia me 7 dhe Danimarka me 1 pikë. Grupi i pestë, i mbiquajtur “i ferrit”, nxori në krye me pikë të barabarta Holandën dhe Poloninë, me nga 8 pikë, dy skuadra që kishin zënë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë në botërorin “Gjermani ’74”, që ishte fituar nga të zotët e shtëpisë. Me golaverazh më të mirë, 14–8 kundrejt 9–5, u kualifikuan holandezët. I papritur në këtë grup ishte mënjanimi i Italisë me 7 pikë, që la pas vetëm Finlandën me 1 pikë. E ashpër ishte lufta edhe në grupin e gjashtë, ku Bashkimi Sovjetik pati po aq pikë sa Irlanda (7), por edhe ai u kualifikua falë golaverazhit më të mirë se kundërshtarët. Turqia u rendit e treta me 6 pikë dhe Zvicra e fundit me 3.

Edhe ndeshjet e grupit të shtatë qenë të baraspeshuara. Më së fundi vendin e parë e siguruan belgët me 8 pikë, që lanë pas RD Gjermane me 7, Francën me 5 dhe Islandën me 4 pikë. Grupi i tetë dhe i fundit u dominua nga gjermano-perëndimorët, kampionë të botës, me 9 pikë, të pasuar nga Greqia me 7 pikë, Bullgaria me 6 pikë dhe Malta me 2 pikë. Po Shqipëria? Ajo nuk mori pjesë. Ishte periudha kur diktatori Enver Hoxha, pas një infarkti të rëndë, kishte nisur luftën me armiq të partisë dhe kishte zbuluar komplote imagjinare në fushën e ekonomisë, të mbrojtjes, kulturës, artit dhe kështu në këtë zallamahi partiako-shtetërore një veprimtari e tillë sportive u quajt pa vend, ndonëse UEFA e dënoi FSHF-në. Kështu filloi faza e dytë e “Euro ’76”, që shënoi edhe të papriturën më të madhe: mën-

janimin e Bashkimit Sovjetik, kampion i Evropës më 1960, nënkampion më 1964, vendin e 4-t në botërorin e vitit 1966, përsëri nënkampion në “Euro ’68” dhe “Euro ’72”, mënjanim për meritë të Çekosllovakisë, që fitoi në Pragë 2-0 dhe barazoi në Moskë 2-2. Holanda nuk pati aspak mëshirë ndaj fqinjës së saj Belgjikës, që gjunjëzoi 5-0 në shtëpinë e vet dhe u tregua “zemërgjerë” kur humbi në fushën e kundërshtarëve 1-2. Uellsi përballoi furinë e jugosllaveve, por megjithatë u mund 2-0 në Beograd dhe në Kardif nuk mundi veçse të barazonte 1-1. Pasi barazuan 1-1 në takimin e parë me djemtë e Shënit, spanjollët u munden 2-0 në ndeshjen e kthimit. Kështu, nga 16 deri më 20 qershor u zhvillua faza përmbyllëse e këtij evropiani, e cila u hap me dyluftimin midis Çekosllovakisë dhe Holandës. Pritej që portokallinjtë të dilnin ngadhënjimtar në këtë takim, aq më tepër që në radhët e tyre luanin ende portieri Shrijvers, mbrojtësit Zurbir dhe Krol, që kishin qenë në radhët e “Ajaksit” edhe në takimin e 20 shtatorit të vitit 1970 për Kupën e Evropës kundër “17 Nëntorit”, e cila kishte përfunduar në barazim 2-2. Luanin gjithashtu Repi, Neskensi, Rensenbrinku dhe mbi të gjithë Kruifi, të tërë heronj të botërorit të vitit 72, ku kishin qenë yjet më vezullues në kostelacionin holandez, nënkampion i botës. Por ky kostelacion davariti në fushë një dritësim të mekur, që u shua nga furia çekosllovakëve. Golin e parë e shënoi çeku Ondrus në minutën e 20-të. Por, për ironi të fatit, ai shënoi përsëri pas disa minutash, por në portën e vet. Rezultati 1-1 nuk ndryshoi dhe kështu për të përcaktuar fituesen u desh shtesa 2 x 15. Dhe si të dëgjoheshin në fushë motivet e Smetanës, çekët shënuan në 114’ me anë të Nehodës dhe në 119’ dënimin “kapital” 3-1 Kruifit me shokë ia dha Veseli. Një ditë më pas, më 17 qershor, u erdhi radha jugosllavëve të ndesheshin me gjermanoperëndimorët. Në botërorin “Kili ’62” kishte qenë Jugosllavia, e cila kishte mënjanuar Gjermaninë në çerekfinale. Në botërorin e ’72-shit gjermanët kishin marrë hak, duke e mundur atë në ndeshjet e fazës së dytë 2-0, por jo pa vështirësi. U duk se nuk do të ndodhte kështu në stadiu-

min “Ylli i Kuq” të Beogradit, sepse me dy të shtëna të sakta të Popivodës në 19’ dhe “të paoksidueshmit” Xhaiç, që e kemi përmendur që në “Euro ’68”, kur jugosllavët dukeshin tashmë finalistë, ndodhi e kundërta. Së pari, Flohe në 65’ e pastaj Diter Myleri tetë minuta para mbarimit sollën barazimin 2-2. Dhe ky Myler, si të vazhdonte traditën e Gerd Mylerit, shënoi përsëri në 115’ dhe 119’ dhe “anija kozmike” gjermane zbarkoi në finale, ku do të gjente përballë saj Çekosllovakinë. Finalja u zhvillua më 20 qershor, përsëri në stadiumin “Ylli i Kuq” të Beogradit, nën drejtimin e gjyqtarit italian Gonela. Ashtu si në takimin me Jugosllavinë, gjermanët përsëri pësuan dy goditje të forta. Në minutën e 8-të shënoi Svehliku dhe një çerek ore më pas Dobiasi dyfishoi rezultatin. Por pa kaluar dy minuta, Diter Myleri shkurtoi largësinë e golave dhe në pjesën e dytë ishte Helcenbajni që barazoi. Koha e rregullt u mbyll kështu 2-2. Përsëri shtesë loje. Ashtu si në katër takimet e tjera të zhvilluara në stadiumet e Zagrebit dhe Beogradit, rekord i papërsëritur deri tani. Këtë radhë jo si në “Euro ‘68”, kur pas gjysmëfinales Itali– Bashkimi Sovjetik fatin e finalistes e kishte zgjidhur shorti, që siç kam përshkruar, u fitua nga kapiten Faketi, këtë radhë fatin e fitueses e zgjidhi seria e 11-metërshave. Më 1970 kishte qenë gjyqtari gjerman Karl Veld që kishte propozuar se, në rast se takimi me gjithë shtesën 2 x 15 minuta përfundon në barazim të mos hidhet më short, por të dyja skuadrat të gjuajnë në portat përkatëse nga pesë 11-metërsha derisa njëra prej tyre të fitojë. Këtë rregull kishte miratuar së pari Federata Gjermane e Futbollit, UEFA dhe pastaj edhe FIFA. Dhe pikërisht ky rregull “gjerman” u bë bumerang për vetë gjermanët. Kur rezultati ishte 4-3 për çekët, radhën për të dhënë goditjen e fundit e kishte Hënesi, një nga futbollistët më të mirë të skuadrës gjermano-perëndimore. Por ai gjuajti jashtë dhe Çekosllovakia, e përbërë nga Viktor, Pivarnik, Ondrus, Capkovic, Ghogh, Dobias (Veseli, 94’), Moder, Panenka, Maslik, Svehlik, Jurkenik u bë kështu kampione e Evropës për vitin 1976. Trajner ishte Jezhek. Golashënuesi më i mirë ishte D. Myler, (RFGJ) me 4 gola.


dossier • E premte 15 qershor 2012

»

13

S

Nga Skifter Këlliçi iç e kam theksuar në shkrimin e fundit të ciklit “Nga historia e evropianëve të futbollit”, në finalen RF Gjermani–Cekosllovaki të “Euro ’76” çekosllovakëve ua kishte “dhuruar” kupën mesfushori i talentuar Hënes, cili e kishte degdisur topin tutje portës së portierit çek Viktor, pa qenë nevoja që ky të bënte qoftë më të voglën lëvizje për ta pritur atë. Ruhen edhe sot në internet pamjet filmike të Hënesit kokulur gati duke shpërthur në lot dhe të shokëve të tij, të cilët, në vend që ta qortonin, i vinin butësisht duart në shpatulla, si t’i thoshin: “S’ka gjë, pas katër vjetësh do të jemi kampionë të Evropës”. Dhe kështu ndodhi. Pikërisht në “Euro ’68”, që u zhvilluar në Itali, ku kishin munguar pas barazimit fatal 0-0 me përfaqësuesen tonë ata që edhe në botërorin e ’78-s në Argjentinë ishin mënjanuar pas një humbjeje të hidhur nga Austria 2-3, pas 47 vjetësh, ata pra, gjermanoperëndimorët, bëheshin për herë të dytë kampionë të Evropës pas “Euro ’72”-shit në Belgjikë. Është me të vërtetë e çuditshme se si UEFA vendosi që fazën përmbyllëse të “Euro ’80” t’ia besonte pas 12 vjetësh përsëri Italisë, kur kishte edhe pretendues të fortë që nuk e kishin pasur këtë mundësi si RF Gjermane, Anglia, Holanda, Zvicra. Dhe të gjykosh se gjatë zhvillimit të “Euro ’80” stadiumi olimpik Romës, me nxënësi 86 500 shikues, “Meaca” i Milanos, me 85 7000, “San-Poaolo” i Napolit, me 72 000 dhe “Komunale” i Torinos, me 50 000 mijë shikues, gjatë zhvillimit të këtij evropiani qenë thuajse gjysmë të boshatisur, aq sa nuk kishte vend shprehja e famshme e Anton Mazrekut “stadiumi është i mbushur plot e për plot me spektatorë, sa nuk ke ku të hedhësh kokrrën e mollës”. Të kishte ndikuar skandali që shpërtheu midis tifozëve anglezë dhe atyre belgë pas takimit midis përfaqësuesve të tyre, që u mbyll 1-1, të zhvilluar që ditën e parë në “San-Paolo” të Napolit? Apo variantet mbrojtëse, që u panë thuajse në çdo ndeshje? Nuk besohet, po të kemi parasysh se sportdashësit italianë ishin mësuar prej dekadash me të ashtuquajturën “katenacio”, që kishte për bazë parullën “mbrohu sa më shumë dhe pastaj kundërsulmo”, që e kishte bërë skuadrën axurre dy herë kampione të botës (më 1934 dhe 1938). Por të kthehemi te ndeshjet e “Euro ’80”. Këtë radhë skuadrat pjesëmarrëse u ndanë në katër në grupe. Në fazën e dytë, që u zhvillua në Itali, fitueset e çdo grupi (tetë) u ndanë në grupe të tjera, që i zhvilluan ndeshjet më sistem rrethi. Pastaj fitueset e këtyre grupeve u ndeshën me sistem mënjanimi për të nxjerrë skuadrën kampione. Në grupin e parë Anglia pa më të voglën vështirësi me 15 pikë la pas Irlandën e Veriut, 9 Bullgarinë dhe Danimarkën me 5 pikë. E ashpër qe lufta në grupin e dytë, ku Belgjika zuri vendin e parë me 12 pikë, e ndjekur nga Austria me 11, Portugalia me 9 dhe Skocia me 7 pikë. Takimet midis tyre belgët dhe austriakët i mbyllën ne bararazim1-1 dhe 0-0, por barazimi me Skocinë në Gllazgou i la austriakët në vendin e dytë. Spanja luftoi dhemb për dhëmb me Jugosllavinë në grupin e tretë, ku veç tyre bënin pjesë edhe Rumania me Qipron. Çuditërisht, në Beograd fituan spanjollët 2-1, kurse në Madrid jugosllavët 1-0. Në këtë rast u përmbys ligji i pashkruar se “muret e shtëpisë të ndihmojnë”. Fitorja e rumunëve në Bukuresht 3-2 nxori në vend të parë spanjollët. Shumë i baraspeshuar ishte grupi 4-t: Holanda u rendit e para me 13 pikë, e ndjekur nga Polonia me 12, Gjermania Lindore me 11, Zvicra me 4 dhe Islanda me 0 pikë. E njëjta dukuri u vërejt edhe në grupin e pestë, ku Çekosllovakia me 10 pikë la pas Francën me 9, Suedinë me 4 dhe Luksemburgun me 1 pikë. Grupi i gjashtë solli të papriturën më të madhe: Bashkimi Sovjetik, me emër të madh në evropianët e futbollit (një herë kampion, dy herë nënkampion një herë fitues i vendit të tretë, siç e kam vënë në dukje në shkrimin e kaluar), përsëri

Gjermanoperëndimorët ndreqin gabimin e Hënesit në finalen e “Euro ’76” (Itali, 1980)

mbeti jashtë dyerve të finaleve të “Euro ’80”, madje përfundoi edhe e fundit, dhe Greqia, që zuri vendin e parë me 7 pikë, e ndjekur nga Hungaria me 6, Finlanda me 6, solli sencasionin më të madh në këtë evropian. Në grupin e shtatë dhe të fundit dominuan gjermano-perëndimorët, që me 10 pikë lanë pas Turqinë me 7 pikë, Uellsin me 7 dhe Maltën me 1 pikë. Italia, si padrone, u kualifikua drejtpërdrejt në fazën finale, që u zhvillua më 11-22 qershor në stadiumet italiane që përmendëm më sipër. Në grupin e parë bënin pjesë Çekosllovakia, RF Gjermane, Holanda dhe “hirushja” e këtij evropiani, Greqia. Si të kërkonin të hakmerreshin për humbjen me Çekosllovakinë në “Euro ’76” pas lotarisë së 11-metërshave, gjermanoperendimorët iu vërsulën pa reshtur portës çeke, por arritën të shënonin vetëm në minutën e 57-të me anë të Rumeniges. Sidoqoftë, mjaftoi ky gol që ata të fitonin. Holanda mundi Greqinë pas golit të Kistit në 65’, edhe ai me 11-metërsh. Takimi RF Gjermane–Holandë pritej të ishte shumë dramatik. Por “shturm und drangu” gjerman, që vërshoi me furi, i shtrëngoi holandezët fluturues të mbeteshin në tokë, sepse në 20’, 60’ dhe 65’ Alofsi, që u bë heroi këtij evropiani, zbrazi tri të shtëna të sakta në portën kundërshtare. Dhe

vetëm atëherë kur stuhia gjermane u platit, portokallinjtë “nderën krahët” dhe së pari Repi me 11-metërsh në 79’ dhe pastaj Van de Kerkof në 85’ ngushtuan rezultatin në 3-2. Nga ana tjetër, çekët, kampionët në fuqi, që po linin fronin, mposhtën Greqinë 3-1 dhe barazuan me Holandën 1-1. Zunë kështu vendin e dytë me tri pikë, aq sa Holanda, por me golaverazh më të mirë. Sido që u rrekën, gjermanët vetëm sa barazuan 0-0 me grekët, që hynë në fushë që të mos ktheheshin duarbosh në shtëpi. Por ky rezultat nuk i shqetësoi kundërshtarët, që zunë kështu vendin e parë në grup me 5 pikë. E kam parë këtë ndeshje në Libohovë, ku çuditërisht pamjet e TVSH-së nuk arrinin të qarta dhe tifozët e qytetit ku kishte lindur atdhetari i shquar Avni Rustemi, po e ndiqnin ndeshjen nga një stacion televiz grek, valët e të cilit përthyheshin në malin e Buretos dhe vinin bukur mirë në çdo shtëpi libohovite. (Meqë përmenda Avni Rustemin, kisha shkuar në Libohovë i ftuar nga shtëpia e kulturës së këtij qyteti me rastin e rastin e 60-vjetorit të atentatit të tij të rrallë kundër tradhtarit me damkë, Esat pashë Toptanit, të cilin me dy plumba e kishte shtrirë të vdekur për tokë, akt heroik që i kisha kushtuar romanin “Atentat në Paris”.) Barazimi 0-0 i grekëve më kujtoi barazimin historik me po këtë rezultat të përfaqësues sonë

në Tiranë më 17 dhjetor të vitit 1967, për të cilin kam shkruar më parë, me të vetmin ndryshim se tanët i kishin mënjanuar gjermanoperëndimorët, kurse me këtë barazim ata prapëseprapë mbeteshin në vendin e parë. Sidoqoftë, gëzimi i komentatorit grek Janis Dhjakojanis, që komentonte këtë ndeshje, ishte i papërshkruar. Dhe siç më tha një djalosh libohovit, që kuptonte mirë greqisht, Dhjakojanisi ishte gojëtar kaq i saktë, sa rrallë përsëriste dy herë në mikrofon një epitet, dukuri nga e cila vuanin dhe vuajnë edhe sot komentatorët tanë sportivë, veçanërisht komentatori televiziv V. Në grupin e dytë, ku bënin pjesë Belgjika, Anglia, Spanja dhe Italia, shpërtheu një luftë kaq e ndezur, sa gjithçka u zgjidh në ndeshjet e fundit. Vendin e parë papritur e zunë belgët, të cilët nuk “i kishte vënë njeri për hesap”. Ata barazuan së pari me Anglinë 0-0, me një gol të Kolsit në 65’, mposhtën Spanjën 2-1, zmbrapsën yryshin e italianëve dhe e mbyllën takimin me ta të bardhë, 0-0. Axurrët nuk mundën veçse të barazonin po 0-0 me Spanjën, fituan me Anglinë 1-0 me gol të Tardelit në 77’ dhe arritën të grumbullonin edhe ata 4 pikë sa Belgjika, por duke pasur golaverazh më të dobët (1-0-kundrejt 3-2). Zhgënjimi i tifozëve italianë qe kaq i madh, sa takimin për vendin e tretë me Çekosllovakinë të zhvilluar në “San-Paolo” të Napolit pjesa më e madhe parapëlqyen ta ndiqte nga ekranet e RAI-t. 12 vjet të shkuar në gjysmëfinalet me sovjetikët (0-0), kapiten Faketi u kishte dhënë axurrëve fitoren me short, vendin e të cilit në “Euro ’76”, siç e pamë, e kishte zënë seria e 11-metërshave. Kur edhe pas shtesë 2 x 15 minuta barazimi 1-1 mbeti i pandryshuar, nisi seria e tyre. Rezultati ishte 8-8, pra askush nuk kishte gabuar. Dhe ja, Kolovatit, që u ngarkua të shqelmonte 11-metërshin e nëntë në portën çeke, iu drodhën këmbët dhe portieri çek Netolicka e priti topin. Por nuk ndodhi kështu me sulmuesin çek Barnos, që mposhti Xofin e famshëm. Në këtë mënyrë Italia u mënjanua 9-8 me 11-metërsha. (Por dy vjet më pas thuajse kjo skuadër e përbërë nga Xofi, Xhentile, Tardeli. Kabrini, Beneti, Kolovati, Shirea, Kauzio, Oriali, Graciani pas 44 vjetësh do të shpallej kampione e botës). Finalja RF Germane–Belgjikë, zhvilluar në stadiumin olimpik të Romës ( më së fundi i mbushur nga tifozët italianë) dhe e drejtuar nga rumuni Rainea, dëshmoi se belgët, që përfaqësonin Vendet e Ulëta në vend të Holandës tradicionale, me strategë të tillë si Vam Mor dhe Kulemans, jo më kot kishin arritur në këtë cak. Golit të gjigantit Hrubesh në 10’ iu përgjigj Vandereike në 72 ‘me 11-metërsh. Pritej që fati i skuadrës kampione të zgjidhej në shtesën 2 x 15 minuta dhe kushedi edhe me 11-metërsha. Por dy minuta para mbarimit këtyre hamendësimeve u dha fund Hrubeshi, që me një goditje të saktë, këtë radhë me kokë, u dhuroi gjermanëve fitoren e shumëpritur. Kampionët u paraqiten me këtë përbërje: Shumaker, Kalc, K. H. Foster, Stilike, Ditc, Brigel (55’ Kulman), Shuster, Hansi Myler, Rumenige, Hrubesh, Alofs. Trajner, Derval. Golashënuesi më mirë ishte Alofs, me 3 gola.


14

«

BOTA E premte 15 qershor 2012 •

QENIA NJEREZORE Çfarë na dallon nga bota e kafshëve

Kate Douglas Bob Holmes

Ç

farë lloj krijese është qenia njerëzore? Përgjigja e menjëhershme është: një majmun mbi dy këmbë inteligjent, që flet dhe ka një debulesë për të mirat materiale. Por thelbi i vërtetë i natyrës njerëzore është më pak i dukshëm. Disa mohojnë që të ekzistojë dhe preferojnë të besojnë që mund të jemi gjithçka që duam. Por nuk është kështu. Pavarësisht numrit të madh të varianteve individualë dhe kulturorë, ne qeniet njerëzore jemi kafshë, dhe ashtu si të gjithë kafshët kemi origjinalitete, zakone dhe tipare që na dallojnë si specie. Një alien nuk do ta kish problem të na kataogonte, por për ne, duke qenë kaq pranë lëndës sonë të studimit, është më e vështirë të përcaktojmë thelbin e natyrës njerëzore. Megjithatë, nuk është e thënë të jetë një detyrë e pamundur. Antropologët kanë gjetur shumë “universale”, domethënë karakteristika të përbashkëta nga të gjithë dhe që formojnë një lloj liste të përbërësve të species sonë. Dhe nëse do t’i përdornim për të studiuar kafshën njerëzore si do të bënim? Më poshtë është një seri tiparesh tipike të natyrës sonë unike. Nëse mendonit që dinit gjithçka për qeniet njerëzore, do të jeni të detyruar ta rimendoni. Ja cilësitë e natyrës njerëzore. Argëtimi Në natyrë, qeniet njerëzore nuk janë të vetmet që duan të argëtohen. Të gjithë sisorët luajnë ashtu si dhe zogjtë e disa kafshë të tjera. Por asnjë specie tjetër nuk ka një gamë kaq të gjerë argëtimi dhe as nuk i kushton kaq kohë atij. Ajo që na dallon nga speciet e tjera është fakti që luajmë me objektet dhe me gjuhën, shpjegon Clive Wynne, psikolog i Universitetit të Floridës në Gainsville. Dhe dimë të shkojmë përtej realitetit. “Aspekti revolucionar i lojës njerëzore është fantazia”, deklaron Francis Steen, ekspert komunikimi në Universitetin e Californias. “Jemi një specie që do të luajë”, pohon primatologu Francis de Waal i Emory University në Atlanta, dhe e ruajmë dëshirën fëmijërore për të luajtur, edhe kur rritemi. Të vetmit primatë të tjerë që e bëjnë janë bonobo-t, ndoshta sepse jetojnë në një ambient social të relaksuar. Edhe shoqëria njerëzore është e relaksuar, vëren Waal, sepse kemi kode morale dhe ligje që favorizojnë stabilitetin. Dhe, një fakt shumë i rëndësishëm ky për industrinë e lojërave, jemi të gatshëm të luajmë edhe me të huaj, gjë që do të shkaktonte agresivitet si tek shimpanzetë, ashtu edhe tek bonobot. Pastaj, natyrisht, është çështja e kohës së lirë. Në xhungël, shimpanzetë e rritur kalojnë tetë orë në ditë për të siguruar ushqimin. Nëse do të kishin më shumë kohë, do të luanin më shumë. De Waal vëren se majmunët në kafazë argëtohen duke luajtur me kompjuter apo duke parë televizor. Preferojnë skenat e seksit dhe dhunës, por vlerësojnë edhe pjesët kimike joverbale.

Po ne, i shkojmë pas qejfit dëshirës sonë për lojëra sepse mund t’ia lejojmë vetes, apo kemi vërtetë nevojë për t’u argëtuar më shumë se sa kafshët? Loja nuk është vetëm argëtim, vëren Marc Bekoff, docent i biologjisë evolutive në Universitetin e Colorados. Kënaq katër qëllime kryesorë: zhvillimin fizik, zhvillimin njohës, zhvillimin social, si dhe nevojën për t’u stërvitur për të përballuar të papriturat. Loja është një përshtatje evolutive e finalizuar me mësimin, pohon Steen. Kur lindin, sisorët nuk dinë të bëjnë asgjë, por janë në gjendje të përshtaten, dhe loja i ndihmon për këtë. Duke qenë se ambienti njerëzor fizik dhe social është veçanërisht kompleks, loja është një formë simulimi që na ndihmon të imagjinojmë dhe eksperimentojmë situata të ndryshme, pa ndërmarrë shumë rreziqe. “Tek lojërat ne shprehim në mënyrë të plotë humanitetin tonë”, shpjegon ai. Shken-

ca

Jemi të prirur të studiojmë me

për të kuptuar botën që na rrethon”, shpjegon Edward Wassermann, i departamentit të psikologjisë së Universitetit të Iowa. Nuk është një veprimtari ekskluzivisht njerëzore, të gjithë kafshët kanë nevojë për mendimin shkencor për të mbijetuar. Por është e qartë që asnjë kafshë tjetër nuk bën shkencë si ne. Ku ndryshojmë? Një prej allimeve mund të jetë që jemi të prirur të kërkojmë përsenë e gjërave. Daniel Povinelli, studiues i evoluionit konjitiv në Universitetin e Louisianës, ka kryer një eksperiment me një grup fëmijësh dhe një shimpanze, të cilit i kish mësuar të ngrinte një mur. Kur muri u ndërrua në fshehtësi me një tjetër që ngjante shumë, por nuk qëndronte drejt, shimpanzetë vazhduan të bëjnë përpjekje, rrëfen Povinelli. “Ndërsa fëmijët u ndalën men-

me-

t o d a b o t ë n fizike. Që në fëmijërinë e hershme, qeniet njerëzorë ndajnë në mënyrë konstante botën në kategori, bëjnë hamendësime se si funksionojnë gjërat dhe verifikojnë hamendësimet e tyre. Kjo mënyrë të menduari, që është në themel të shkencës, shfaqet e dukshme në një seri qeniesh njerëzore universale, për gjëra, që nga aritmetika tek koha e kalendarët, që nga kozmologjia tek mbiemrat dhe tek njësitë e matjes. “Shkenca është në themel një mënyrë

jëherë. E rrotull-

uan për të kuptuar çfarë kish ndodhur e çfarë kish brenda. Bënë gjithçka për të diagnostikuar përse nuk qëndronte në këmbë”. Një tjetër karakteristikë unike e qenieve njerëzore është aftësia për të kapur koncepte abstraktë. Shimpanzetë kanë vështirësi ta bëjnë. Për shembull, edhe pse mësojnë menjëherë që një gur i rëndë është më mirë se një

i lehtë për të thyer një arrë, kanë vështirësi për të rrokur idenë e peshës në përgjithësi. Nëse dëgjojnë të bien dy objekte dhe njëri bën “bum” e tjetri “klik”, nuk arrijnë të deduktojnë që njëri prej objekteve është i duhuri për të thyer arrën dhe tjetri jo, shpjegon Povinelli, ndërsa ne e kuptojmë. Prandaj, për shembull, arrijmë të parashikojmë që objekti që bëm bum do të fundoset në ujë, ndërsa tjetri ndoshta do të pluskojë. Aftësia jonë për arsyetimin rastësor abstrakt është e lidhur me aftësinë tonë të gjuhës dhe ndoshta është në themel të shumë aftësive tona të tjera sociale, si ritualet dhe rregullat e sjelljes. Povinelli është i bindur që pikërisht kjo dallon qeniet njerëzore edhe nga kafshët më inteligjente. Por ka një tjetër tipar që na dallon nga kafshët më pak shkencore: dëshira për të ndarë atë që kemi mësuar. Sapo zbulojmë diçka, ia shpallim botës. Ligjvënia Ende nuk dihet plotësisht nëse të gjithë shoqëritë njerëzore kanë ligje formale, por me siguri të gjitha kanë rregulla. Ky është një tipar tipik human. Kushërinjtë tanë më të afërt, shimpanzetë, kanë norma të thjeshta sjelljeje që rregullojnë respektimin e territorit dhe hierarkive. Por ne, me aftësinë tonë të gjuhës dhe inteligjencën tonë më të lartë, kemi elaboruar sisteme rregullash shumë më kompleksë, tabu dhe kode sjelljeje. Normat, edhe pse në çdo shoqëri janë të ndryshme, shërbejnë për të rregulluar veprimtarinë e tre sektorëve kryesorë, dhe kjo demonstron që janë universalë. Sa për të fil- luar, jemi të obsesionuar nga lidhjet familjare, sepse përfshijnë një seri të drejtash, mbi të gjitha sa i përket trashëgimisë së të mirave dhe statusit shoqëror. “Të gjitha shoqëritë kanë rregulla për marrëdhëniet e lidhjeve familjare, si dhe detyrime kundrejt njerëzve të të njëjtit gjak”, shpjegon antropologu Robin Fox i Rutgers University në New Brunswick, në New Jersey. Çdo shoqëri pranon konceptim ekskluzivisht njerëzor të lidhjes familjare përmes martesës, dhe mendon që kjo lidhje sjell detyrime, për të cilat ekzistojnë rregulla. Dhe të gjitha kanë tabunë e incestit. Pasi vendosin se cilët janë personat që kanë vërtetë rëndësi, të gjithë pastaj shqetësohen për sigurinë, prandaj çdo kulturë ka edhe rregullat që tregojnë se kur një person mund të vrasë një tjetër. Në disa prej tyre, çdo i huaj mund të vritet. Të tjera pranojnë vrasjen për t’u hakmarrë për atë të një të afërmi, dhe shumë i lejojnë grupit të vrasë ata që shkelin normat e tyre. Por të gjitha vendosin një limit. Çdo shoqëri ka edhe norma që rregullojnë përdorimin e objekteve. Koncepti i pronës private nuk është aspak universal, por ekzistojnë rregulla që përcaktojnë se kush ka të drejtën të përdorë disa gjëra në momente të caktuara. Këto rregulla variojnë nga “kush vjen i pari, merr i pari”, e deri tek sistemi i elaboruar i pronësisë private të shoqërive industriale.


BOTA • E premte 15 qershor 2012 Lidhjet familjare, siguria, prona. Në të gjithë spektrin e kulturave ligjet na thonë se janë këto gjërat që na interesojnë më shumë. Por ndoshta në themel të të gjithë këtyre është një karakteristikë më e thellë e natyrës njerëzore: nevoja për rregulla në vetvete. Rregullat na ndihmojnë të lundrojmë ujërat e rrezikshëm të marrëdhënieve ndërpersonale sipas skemave precize të sjelljes, shpjegon antropologu Justin Richland i Universitetit të Chicagos. “Janë karakteristika bazë e natyrës njerëzore”, pohon Fox. “Ne jemi kafshët që vendosin rregulla”. Epikuriane Në krahasim me atë të kafshëve të tjera, mënyra e të ushqyerit e qenieve njerëzore është e çuditshme. Dallimi kryesor shkaktohet nga një prej shpikjeve më të mëdha të njerëzimit: kuzhina. Në të gjithë kulturat gatuhet të paktën një pjesë e ushqimit, thotë primatologu Richard Wrangham i Universitetit të Harvardit. Wrangham ka demonstruar se ushqimi i gatuar, më me kalori dhe më i lehtë të përtypet se sa ai i gjallë, ka qenë shpikja që i ka lejuar paraardhësit tanë të zhvillojnë një tru më të madh, me nevojë për energji, dhe na ka lejuar të bëhemi krijesa inteligjente dhe sociale. Shimpanzetë kalojnë pothuajse gjashtë orë në ditë duke u përtypur, vëren Wrangham, qeniet njerëzore më pak se një orë. Kjo na lë shumë më tepër kohë të lirë për kulturën. Kultura e gatimit përfshin edhe fenomenin e çuditshëm të ndarjes së ritualizuar të ushqimit në familje, që njihet edhe si vakti. Shimpanzetë hanë të vetëm kudo ku gjejnë ushqimin gjatë ditës. “Majmunët nuk bashkohen për të ngrënë”, thotë Wrangham. Neve po. Në të gjithë kulturat, familjet mblidhen pak a shumë rregullisht në orë të caktuara të ditës për të ngrënë atë që është gatuar. Dhe kudo ku shkohet tendenca është të gatuhen nga gratë. Nuk e dimë përsenë, ndoshta në origjinë e bënin në këmbim të mbrojtjes prej burrave, apo sepse ngaqë duhej të kujdeseshin për të vegjlit, qëndronin në shtëpi. E pastaj, në të gjithë shoqëritë janë banketet për të ndarë gjahun e mirë pas një seance gjuetie apo për të festuar një rast të veçantë. Në këtë rast ka më shumë gjasa që të gatuajnë burrat. Ndodh edhe në kopshtet tanë, ku janë zakonisht burrat që merren me barbekynë. Zakoni për t’u bashkuar për vaktet na ndan nga speciet e tjera, ku çdokush mendon për veten. Për ne, të ngrënit nuk është vetëm ushqim. “Në të gjithë kulturat ushqimi përdoret për të konsoliduar raportet socialë”, pohon antropologia Polly Wessner e Universitetit të Utah. Vaktet janë në qendër të jetës familjare, banketet forcojnë raportet me miqtë, kolegët dhe komunitetin, dhe përdorim ushqimin edhe për të konsoliduar raporte më intimë, për shembull kur organizojmë një darkë speciale me njeriun që duam apo bëjmë dhurata çokollata. Pra, ushqimi na bashkon, por edhe na ndan. Klandestine Asgjë nuk e zbulon natyrën njerëzore më shumë se sa praktikat e saj seksuale, dhe qeniet njerëzore janë vërtetë të çuditshme, edhe nga pikëpamja biologjike. Gratë janë vazhdimisht pjellore dhe kanë ovulimin e fshehur, pra nuk tregojnë shenja të jashtme të faktit që janë në gjendje të lindin fëmijë. Jemi të vetmit primatë monogamë që jetojnë në grupe të mëdhenj të përzier. Përse qeniet njerëzore bëjnë seks privatisht? Kjo fshehtësi nuk vjen vetëm për shkak të veçantive kulturore apo morale. “Ekziston në të gjithë shoqëritë njerëzore”, shpjegon antropologu Frank Marlou i Universitetit të Cambridge. Ka ndonjë rast të izoluar të seksit ritual në publik, si orgjitë në disa fise brazilianë. Por aty ku nuk përdoret alkooli, fshehtësia seksuale është normë. Përse? “Në krahasim me primatët e tjerë është një aspekt shumë i rëndësishëm”, vëren Clyve Wynne. Çiftimi në fshehtësi është tipik në speciet ku ka shumë konkurrencë mes meshkujve, që kontrollojnë seksin duke kontrolluar femrat. Tek orangutangët, meshkujt dominues çiftohen publikisht, ndërkohë që të tjerët janë më

të fshehtë. E njëjta gjë ndodh tek gorillat. Ndërsa tek bonobo-të, janë gratë që kontrollojnë situatën dhe seksi është i lirë. “Mendoj se tek qeniet njerëzore shkaku i fshehtësisë në fillim ka qenë konkurrenca”. Që atëherë, politika seksuale njerëzore është bërë gjithnjë e më e komplikuar. Sa për fillim, gratë kanë fituar një farë kontrolli duke zhvilluar ovulimin e fshehur dhe pjellorinë e vazhdueshme për të ngatërruar idetë mbi atësinë. Më pas, paraardhësit tanë kanë bërë diçka tërësisht të ndryshme nga majmunë të tjerë të mëdhenj: meshkujt dhe femrat filluan të shkëmbejnë kujdesin për fëmijët. Në fund erdhi monogamia. Në atë pikë, për çiftet që jetonin në brendësi të grupeve të mëdhenj, mungesa e besnikërisë ishte bërë më e rrezikshme dhe meshkujt mund të mbërrinin deri tek vrasja e foshnjave, shpjegon antropologu Robin Dunbar i Unviersitetit të Oxford. Prandaj ishte e nevojshme të forcohej lidhja e çiftit. “Ne kemi këtë gjë të çuditshme që quhet dashuri”, vëren, dhe shton se ndoshta fshehtësia ka lindur si mënyrë për të ushqyer intimitetin. Sipas Dunbar, çiftimi në fshehtësi është një kompromis, sepse përveçse forcon marrëdhënien e bën më të lehtë besnikërinë. David Buss, profesor i psikologjisë në Universitetin e Texas në Austin, mendon se ky në realitet mund të jetë një avantazh. “Qeniet njerëzore janë monogame nga pikëpamja sociale, por jo seksuale. Tradhtia është e përhapur në të gjithë kulturat tradicionale dhe seksi në privat lejon tradhtinë pa humbur reputacionin”.

»

15

Thashethemet Gjuha është në qendër të humanëve universalë, nga arsimi tek folklori, nga profecia tek mjekësia, nga tregtia tek fyerjet. Dhe ndoshta aftësia jonë gjuhësore e arrin kulmin tek thashethemet. Prirja për të folur për të tjerët është ekskluzivisht humane. Dhe nuk është aspak mendjelehtë si mund të mendohet. Disa antropologë janë të bindur se bëjmë thashetheme për të kushtëzuar sjelljen e të tjerëve dhe kjo është arsyeja përse shpesh herë thashethemet mbërrijnë në veshët e personit të interesuar. Tek boshimanët afrikanë për shembull, kjo ndodh në 70 për qind të rasteve, thotë Polly Wiessner. “Dhe besoj se ndodh edhe në shkollat tona”, shton. “Një grup vajzash bëjnë thashetheme shumë pranë të interesuarës me shpresën që kjo do të dëgjojë”. Por thashethemi nuk shërben vetëm për të folur keq për njerëzit. Kur Dunbar nisi të dëgjojë në fshehtësi dikë që bënte thashetheme, zbuloi se batutat e athëta ishin të rralla krahasuar me ato të parrezikshme. Është i bindur se thashethemi është ekuivalenti njerëzor i pastrimit reciprok të lëkurës tek kafshët. Kem shumë raporte sociale për të mundur t’i çimentojmë në atë mënyrë, kështu që shkojmë tek thashethemi. “Thashethemi ka lindur për të lehtësuar raportet sociale”, thotë Dunbar. Wiessner thotë se mund të jetë edhe një lloj dhurate. “Në Kalahari, ku banoj, jeta është e mërzitshme. Për këtë arsye të gjithë flasin për të tjerët”. Wiesner pohon madje se një shoqëri pa thashetheme do të shpërbëhej”.

Çfarë na bën të ndryshëm nga kafshët e tjera? Nevoja për të luajtur dhe ajo për të vënë rregulla, për të bërë seks në mjedise privatë dhe kënaqësia për përkëdhelinë. Ja tiparet karakteristike të natyrës sonë


16

« gossip

E premte 15 qershor 2012 •

Ish-ndihmësja: Assad, njeri i thjeshtë dhe i sjellshëm

Rusell Brand: Jam i lidhur dhe do të martohem përsëri Ishte një vit më parë kur Rusell Brand deklaroi martesën e tij të lumtur dhe se i kish lënë prapa krahëve aventurat e tij. Por pas divorcit me Katy Perry, ai ka pranuar se i`u është rikthyer zakoneve të vjetra. Rusell ka treguar për the Mirror se është njëkohësisht edhe vetë edhe i lidhur, por do të martohet një ditë përsëri. Përpara se të martohej me Katy, Rusell njihej për lidhjet e tij jo të qëndrueshme, duke fjetur me 80 femra për një muaj, duke përfshirë Imogen Thomas dhe Kate Moss. Çifti përfundoi martesën gjashtë muaj më parë dhe nga ana tjetër, Katy Perry vazhdon lidhjen me Robert Akyroyd.

Këngëtarja më seksi e momentit, ja kush është Mund të jetë edhe për shkak të përfshirjes në jurinë e “X Factor Usa”, por Britney Spears ëshët kthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave dhe jo vetëm. Sipas një sondazhi të Billboard, Britney është këngëtarja më seksi e momentit në skenën muzikote. 30 vjeçarja nuk ka marrë vetëm 45% të preferencave por ka lënë mbas edhe Rihannën dhe Lady Gagën. E dyta në këtë klasifikim të sondazhit amerikan vjen, Lady Gaga me 12% dhe më pas Beyonce me 8%, Rihanna me 6%, Katy Perry me 5%, ndërsa Jennifer Lopez ka marrë vetëm 3% të preferencave.

I

sh-këshilltarja për mediat e Bashar al-Assad deklaroi se bëri atë që çdo vajzë perëndimore me ambicie do të kishte bërë, teksa ndihmoi diktatorin të ndërtonte fushatën e tij të propagandës në vend. Sheherazad “Sherry” Jaafari u vendos në qendër të një skandali mediatik gjatë javës, pasi u zbulua se ajo ishte pranuar në universitetin amerikan të Kolumbias, falë edhe ndihmës së gazetarës së famshme amerikane, Barbara Walters. 22-vjeçarja theksoi se roli i saj në tre muajt e punës së saj në skuadrën mediatike të Assad është ekzagjeruar, por njëkohësisht mbrojti bashkëpunimin e saj, duke thënë se çdo njeri me ambicie do të kishte vepruar në të njëjtën mënyrë. ”Çdo vajzë ambicioze amerikane do të kishte bërë të njëjtën gjë si unë. Më erdhi një ofertë interesante për të punuar në vendin tim të origjinës dhe pranova. Nuk

dua të shndërrohem në një kokë turku. Unë jam një vajzë e thjeshtë dhe nuk dua të paguaj çmimin vetëm sepse babai im është ambasador i Sirisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”. Në intervistën e saj për një revistë amerikane, 22-vjeçarja zbuloi edhe se sa i sjellshëm ishte Assad me stafin e tij.

“Unë isha pjesë e stafit mediatik të Assad. Ai sillej në mënyrë shumë njerëzore dhe miqësore me ne. Ishte e zakonshme që të ndalej dhe të na pyeste për problemet apo jetën tonë personale, duke treguar mirësjellje dhe thjeshtësi”. Ndërsa disa organizata aktiviste anti-Assad protestuan kundër vendimit të universitetit të Kolumbias për të pranuar Jafaarin, rektorati i shkollës informoi se përzgjedhja e së resë është realizuar duke u përqendruar eksluzivisht në notat dhe kualifikimet e saj. Gjatë intervistës, Jafaari refuzoi të jepte një mendim rreth përgjegjësisë për luftën civile që po ndodh në Siri, në të njëjtën kohë që përgënjeshtroi pretendimet e ngritura nga një tjetër anëtare e stafit të Assad, e larguar nga vendi, që foli se 22-vjeçarja dhe diktatori ishin të përfshirë në një marrëdhënie dashurore midis tyre.

Në Indi femrat jetojnë më keq, në Kanada më mirë se kudo

Berluskoni, shfaqet me bullgaren që e mbulonte me bizhuteri ari Mediat italiane kanë publikuar këto ditë fotot e një feste, ku ishkryeministri Silvio Berluskoni gjendej me Darina Pavlovan, zonjën e njohur bullgare, për të cilën thuhet se “e mbulonte me ar”. Bëhet fjalë për një darkë elegante, të organizuar vetëm për të, ish-modelen dhe aktoren e njohur, e cila u përfol të ishte një nga të dashurat e radhës së ish-kreut qeveritar italian.

India është vendi më i keq për femrat, ndërsa ai më i miri është Kanadaja. Kështu tregon një studim i fundit i G-20-ës, referuar plotësimit të kushteve të tilla si ai i punësimit, pabarazisë dhe abuzimit brenda familjes. India, në këtë aspekt, konsiderohet si mjaft problematike, edhe pse ka patur në vitin 1966 në krye të qeverisë një femër, e sot, dy nga figurat më të rëndësishme politike të vendit janë gjithashtu femra: presidentja Pratibha Patil, dhe udhëheqësja e opozitës, Sonia Gandi. Në kundërshtim të plotë me të, është Kanadaja e cilësuar si vendi më i mirë ku mund të jetojë një femër. E ndjekur nga Gjermania, Britania e Madhe, Australia dhe Franca.


gossip • E premte 15 qershor 2012

Cyrus

»

17

“kapet mat”

2 javë pas fejesës

Vjedhje në shtëpinë e Kanye West

“Plakja” e menjëhershme e Ben Stiller Ben Stiller është plakur në mënyrë të befasishme, por mos u shqetësoni sepse aktori i famshëm i komedive nuk ka asnjë çrregullim gjenetik. Thjesht në rolin e tij të ri në filmin The Secret Life Of Walter Mitty i duhet të interpretojë një burrë të moshuar. Në këtë film, Ben Stiller luan rolin e një fotografi reviste paksa të turpshëm, i cili imagjinon se si do të ishte jeta e tij në rrethana dhe kohë të ndryshme. Në një pikë të filmit ai e sheh veten të moshuar dhe këtu artistët e trukimit në Hollivud kanë bërë një punë të mrekullueshme. The Secret Life Of Walter Mitty do të shfaqet në kinematë amerikane më 25 dhjetor të vitit 2013 dhe është një përshtatje e tregimit të shkurtër të vitit 1939 me të njëjtin titull. Kasti i filmit do të ketë në përbërje aktorë si Kristen Wiig, Sean Penn, Adam Scott, Kathryn Hahn, Shirley MacLaine dhe Josh Charles.

V

Rreperi Kanye është bërë viktimë e krimit pasi shtëpia e tij në Los Angeles është sulmuar nga hajdutët. Në momentin e ngjarjes, Kanye ndodhej në Birmingham për turin e tij. Policia është lajmëruar nga një person që ndodhej brënda në shpinë e Kanye, dhe burimet nga policia kanë konfirmuar vjedhjen, ku ishin marrë disa nga sendet që i përkisnin Kanye West. Shtëpia ishte nxjerrë në shitje për 3,995,000USD pas vendimit të reperit për të jetuar me Kim Kardashian.

etëm dy javë pas fejesës së saj me Liam Hemsworth, Miley Cyrus befasoi duke u fotografuar në një pishinë përkrah një mashkulli “misterioz”, intimiteti me të cilin duhet të jetë tepër shqetësues për partnerin e saj. 19-vjeçarja shkëmbeu disa prekje dhe gjeste që nuk lindin vend për dykuptimësi, ndërsa ndodhej në Majemi duke shijuar një ditë me diell. Në një moment, aktorja dhe miku i saj afruan fytyrat vetëm disa centimetra nga njëri-tjetri, ndërsa flirtonin midis tyre e prekeshin nën ujë. Në shikim të parë, Cyrus dhe miku i saj dukeshin tërësisht si një çift të dashurish, prandaj Liam ka të drejtë të kërkojë prej saj disa shpjegime të qarta kur të takohen. Momenti në të cilin 18-vjeçarja u “kap mat” ishte veçanërisht i çuditshëm, pasi dy javë më parë, pas fejesës, ajo shprehej se kishte gjetur njeriun e jetës dhe se ishte thellësisht e dashuruar pas Hemsworthit.

Khloe Kardashian fillon trajtimin e fertilitetit

Metallica i’u bashkohet kërkimeve për vrasjen e fansit të grupit Grupi Metallica ka hapur një shërbim publik për të regjistruar çdo lloj informacioni në përpjekje për të ndihmuar policinë për të kapur personin që vrau studentin Morgan Harrington, i cili ishte fans i grupit në 2009 në një koncert në Virginia. Tre vjet pas zbulimit të krimit, policia është ende duke investiguar dhe Metallica është bashkuar për një tjetër kërkim, kësaj radhe për të vënë drejtësi. Në një video të postuar në internet, Hetfield kërkon që çdokush të ndihmojë me informacion.

Khloe Kardashian është e vendosur për t`u bërë nënë, për këtë arsye ka nisur trajtimin bashkë me burrin Lamar Odom. Sipas burimeve Khloe ka ndjekur vizitat në një klinikë në Beverly Hills duke u shoqëruar nga motra e saj Kim. Ky hap i madh i saj erdhi pasi deklarimit të fëmijës së dytë nga Kourtney Kardashian. Një burim thotë se Khloe është e emocionuar për Kourtney, por është shumë e ndjeshme dhe se është e vështirë të shikosh tek një motër diçka që e do vetë shumë.


18

« thashetheme vip

E premte 15 qershor 2012 •

Genta Ismajli,

një nga 100 femrat më të bukura në botë

Hapin adresë të rremë në facebook

Ema Andreas

i vjedhin identitetin

Ema Andreas i përdorin emrin dhe fotot personale në facebook. Ky është një “rrezik” që iu “kanoset” të gjithë figurave publike. Ato janë të parat që bëhen objekt i thashethemeve dhe i vjedhjeve të tilla të identitetit. Së fundi “në shënjestër” kanë vënë aktoren Ema Andrea. Një person i paidentifikuar ka hapur një faqe në facebook me emrin e artistes, duke përdorur edhe fotografi të saj. Kjo gjë me sa duket e ka irrituar së shumti aktoren, e cila ka vendosur të largohet fare nga rrjeti social i facebook-ut. “Të nderuar miq, dikush ka hapur faqe me emrin tim duke përdorur edhe foto të miat, për më tepër më nis mesazhe fyese.........ju lutem bëjeni report.......së shpejti edhe unë do ta mbyll ....ndaj kudo ku ka ema andrea...pas disa ditësh dijeni se nuk do të jem unë..........ky është problemi i fb dhe trimëria e njerëzve pa identitet...faleminderit”. Kështu shkruan aktorja Andrea në murin e saj të facebook-ut disa ditë më parë. Ndërsa ne urojmë thjesht që aktorja të ndërrojë mendim dhe të mos abuzohet më në këtë mënyrë me emrin dhe figurën e saj dhe të artistëve të tjerë të njohur.

Eva Pepaj reklamon për “Nordstrom” Modelja shqiptare Eva Pepaj së shpejti do të shfaqet në reklamën e re të dyqaneve “Nordstrom” në Amerikë. Ajo është përzgjedhur për fushatën e re publicitare për sezonin vjeshtë-dimër 2012. Dyqanet “Nordstrom” janë dyqane të mëdha veshjesh, këpucësh, çantash, makiazhi dhe bizhuterish firmato në SHBA, të cilat ofrojnë produkte nga Diesel e deri tek D&G e Versace, Armani etj.

Sherri me Rozanën, Rezarta rrezikon punë të detyruar Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare Rezarta Shkurta mund të dënohet me 82 orë punë të detyrueshme në Bashkinë e Tiranës. Shkurta është duke u gjykuar për shkak të sherrit mes saj dhe këngëtares Rozana Radi. Sipas prokurorit të çështjes, ajo duhet të shpallet fajtore për rrahjen e Radit si dhe të kryejë dënimin me punë të detyrueshme. Mosmarrëveshjet midis dy këngëtareve kanë nisur me pjesëmarrjen e tyre në show-n “Vip Shtëpia” dhe kanë çuar deri në konfrontime fizike.

Ueb-faqja TC Candler, e cila bën përzgjedhjen e 100 fytyrave më të bukura në botë brenda një viti, ka zgjedhur këngëtaren Genta Ismaili si njërën prej vajzave që është më e bukura për vitin që lamë pas. Faqja që ka 24 milionë vizitorë unikë në ditë në gjithë botën, e rendit këngëtaren kosovare në vendin e 55-të

K

ush ka thënë se nuk mund të vlerësohet bukuria edhe nga Kosova? Këtë më së miri e tregon ueb-faqja http://www. tçandler.com, një ueb-faqe kjo e pavarur me më shumë se 25 milionë vizitues, ka zgjedhur këngëtaren Genta Ismajli si njërën prej fytyrave më të bukura në botë. Kjo faqe është një faqe e pavarur dhe për çdo vit i zgjedh fytyrat më të bukura. Kështu në edicionin e 22-të të zgjedhjes së përvitshme të fytyrave më të mira, që bëhet që nga viti 1990, në këtë faqe zë vend edhe bukuroshja dhe këngëtarja kosovare Genta Ismajli. Kjo garë, sipas kritikëve, nuk është një garë që synon të vërë popullaritet te dikush. Po ashtu nuk ka të bëjë më atë se “kush është seksi” dhe “kush është i famshëm. Më tepër kërkon që në listë të ketë sa më shumë bukuroshe të vendeve të ndryshme të botës. Faqja synon që në përzgjedhje të futë sa më shumë kultura, stile jete në vende të ndryshme, por edhe mat shkallën e famës që ka personaliteti që vlerësohet në atë vend. Lista e TC Candler përpiqet të informojë opinionin publik që më pastaj të reflektojë. Kjo listë kërkon të jetë sa më e gjerë, për atë çfarë dëgjojnë miliona njerëz çdo vit dhe përpiqet që të vë në këtë listë përfaqësuesit e bukurisë moderne në tërë botën. Përsosmëria estetike është vetëm një kriter. Hijeshia, eleganca, klasi, qëndrimi, buzëqeshja, shpresa …të gjitha janë këto elemente që bëjnë ata të gjejnë fytyrat më të bukura në botë. Më shumë se 20 vende janë paraqitur në listë e 2011-ës. Ky numër mund të rritet në vitet në vazhdim. Kryesisht juria ka

hulumtuar nëpër arkiva të ndryshme, duke hulumtuar për fotografi dhe shembuj të tjerë dhe në fund ka nxjerrë sugjerimet dhe opinionet. Origjinaliteti i një bukurie është ardhur më së shumti në shprehje. Nga ana tjetër, faqja thotë sa më shumë e doni një person, nuk keni nevojë ta përmendni siç ishte rasti i Angelina Jolie (e cila ishte në listë në vitin 1999 deri më 2003). Natyrisht, lista është shumë subjektive – dikush edhe mund të mos pajtohet me zgjedhjet e jurisë, por dikush mund ta gjejë të favorizuarin e vet në këtë listë. Është një përzierje e rinisë dhe nostalgjisë…siç ishte Don Draper (Mad Men). Ndërkaq, në arsyetimin e jurisë për vendin e 55-të për Genta Ismajlin thuhet se ajo është njëra prej femrave shumë seksi të Ballkanit dhe botës, ndërsa “fajtor” që ajo është në këtë listë duket se është kënga “Guximi” që Genta e këndon me DJ Dalool. “Bukuroshja shqiptare, shumë seksi, e cila jeton në Chicago, është njëra prej femrave më seksi në planet për momentin. Këngët e saj janë plot ritëm dhe shumë të kapshme, madje edhe nëse nuk kuptoni asnjë fjalë çka këndon ajo sepse këndon shqip. Por, mjafton të dëgjoni hitin e saj të fundit me DJ Dalool, këngën ‘Guximi’ dhe do të shihni fuqinë e saj”. Ndryshe, para Gentës renditet Rose Byrne në vendin e 54-t, kurse në atë të 53-të Emma Waldron. 10 vajzat më të mira janë: Carice van Houten (10), Amber Heard (9), Tamsin Egerton (8), Marion Cotillard (7), Chloe Moretz (6), Song Hye Kyo (5), Emily Browning (4), Rihanna (3), Camilla Belle (2) dhe Emma Watson në pozitën e parë. Arsyeja që Emma është e para, sipas ueb-faqes, është se ajo është inteligjente, femër klasë, trimëreshë, e matur dhe përjeton thellësisht karakteret e saj.

Genta Ismaili spektakël, shfaqet pa të brendshme Genta Ismaili ka befasuar të gjithë, teksa është shfaqur në Video Festin Muzikor 2012. Këngëtarja ka qenë me një fustan të bardhë shumë të hapur, ndërsa poshtë tij, duket qartë që nuk kishte veshur të brendshme. Skena është e njëjtë me atë të disa kohëve më parë në Sanremo, nga Belen Rodriguez.


thashetheme vip • E premte 15 qershor 2012

»

19

Çiftet simpatike të

“Video Fest Music 12” Ndoshta fotot do t’ju flasin këtë herë më shumë se fjalët tona. Ata kanë qenë çiftet më simpatikë që u dukën shumë bukur në tepihun e kuq të “Video Festit Muzikor 2012”. Duhet ta nisim me çiftin që shkëlqeu këtë herë më shumë se askush tjetër, këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana. Apo edhe çifti që ka kohë që duken mirë, Robert Berisha dhe Nora Istrefi. Ndërsa, nëse do të bënim një listë pas çifteve të para vinin edhe Ermal dhe Ami i “Dancing with the Stars”. Apo çifti tjetër nga Shqipëria që ishte zemra e këtij eventi, Albani dhe Miriami. Pa harruar edhe Ilir Beranin dhe Gilin që janë dukur dhe kombinuar mjaft bukur. Dhe në fund Blero dhe Teuta Krasniqi.

Rita Ora:

Isha studente problematike

Interpretuesja e këngës “RIP” i kishte vijuar studimet në shkollën “Sylvia Jang” në Londër, ku ajo e kishte studiuar muzikën. Megjithatë, sipas Orës, respektimi i rregullave të kësaj shkolle ka qenë një vështirësi e vazhdueshme. Për revistën “More” ajo ka thënë: “Isha problematike. Urreja vënien e rrjetit të flokëve. Silvia vinte në klasën e baletit dhe më zinte pa rrjet. Por, kurrë nuk kam qenë e pasjellshme. Vetëm kam pasur problem me respektimin e rregullave”.

Tuna Sejdiu

F

lori Mumajesi është një emër mjaft i njohur në skenën muzikore, mbase edhe një flirtues i femrave. Së fundi ai ka shfaqur mallin e tij duke futur foto edhe në rrjetin social facebook me bukuroshen Adushe Sejdiji, e cila jeton në Zvicër. Ndonëse ai pohon se mes tyre ka vetëm miqësi duke shprehur mallin që ndjen për të për shkak se ka një kohë të gjatë që nuk e ka takuar. Mirëpo, ai shpreson që së shpejti do të takohet me Adushen, të cilën thotë se e ka miken më të mirë. Ndërsa sa i përket këngës, ai paralajmëron një bashkëpunim të radhës për të cilin flet në këtë intervistë dhënë “Zëri-t”. Cilësoheni si një flirtues i madh me femra, ndonëse së fundi jeni parë me një vajzë, e cila nuk është e njohur në opinion, do na tregoni më shumë për të? Është një shoqe e imja, e cila jeton në Zvicër, quhet Adushe Sejdiji dhe e kam shoqe shumë të mirë. Dhe ka kohë që nuk e kam takuar dhe për këtë më ka marrë malli shumë dhe e vendos thjesht si ‘cover’. Do të thotë kjo se mund ta keni më shumë se shoqe? (Qesh), tani për tani nuk ka

Flori me të dashur të re? asgjë të re në jetën time sentimentale, më e reja është se po plakem çdo ditë e më shumë. Me çfarë do ta shohim Florin në të ardhmen? Për momentin e kemi përfunduar melodinë që do të jetë një bashkëpunim për këtë sezon vere me këngëtarin Trim Ademi apo Capital T siç e njohin të gjithë. Tani do të përgatitim edhe tekstin e këngës dhe kah muaji i ardhshëm besoj se do të jetë gati për lancim. Deri më tani keni bashkëpunuar me shumë këngëtarë dhe grupe të njohura muzikore, cilin bashkëpunim deri më tani do ta cilësonit si më të suksesshëm? Kam bashkëpunuar me shumë këngëtarë dhe grupe dhe të them të drejtën me të gjithë kam kaluar shumë mirë. Mbase nuk mund edhe t’i dallojë sa i përket suksesit, sepse të gjitha këngët e realizuara janë pëlqyer në publik. Mirëpo, kënga e fundit “Gjithë jetën” në bashkëpunim me 2 Po 2 besoj se i ka kaluar të gjitha rekordet deri më tani. Vazhdoni të jeni kudo me adhuruesit tuaj brenda

dhe jashtë vendit, në cilin vend kaloni më mirë dhe ku ju duartrokasin më së shumti publiku? Kudo që jam nëpër mbrëmje kaloj mirë. Kudo që shkoj kaloj mirë dhe adhuruesit me duartrokitjet e tyre më bëjnë të ndjehem mirë. Prandaj, unë jam aty sa herë që më kërkon publiku qoftë brenda apo edhe jashtë vendit. Ku e ndien veten më mirë, duke kënduar, kompozuar apo orkestruar? Hmmm…, nuk mundem t’i ndaj njërën apo tjetrën, mirëpo në zemër më fle më shumë kompozimi, sepse me të jam duke u marrë më shumë. Kompozimin e bëj me më shumë pasion. Si e kalon Flori një 24 orësh? Pjesën dërrmuese të kohës e kaloj në studio. Kohën e lirë dua të jem sa më afër fansave dhe ta ndajmë kohën së bashku me ta. Ndërsa një pjesë të kohës e kaloj edhe duke shkruar thënie të ndryshme. Dua që t’ju uroj gjithë atyre që kanë kontribuar për në “Top Fest” edhe pse nuk kanë marrë çmime kanë qenë të mrekullueshëm.

provokon me menaxherin e saj

Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu ka pasur pak kohë për të pushuar në Mavrovë të Maqedonisë, ndërsa e shohim këtë foto shumë provokuese që e kishte publikuar në facebookun e saj, sipër menaxherit të saj Jellmaz Dervishit. Dihet se Tuna tashmë po e pret videon e saj të re, që pritet të lancohet sa më parë, ndërsa në këto momente pushimi, mësuam se ka qenë edhe këngëtarja tjetër me ta, Big Mama. Tuna është një mike shumë e mirë dhe jo e dashur, siç flitej më parë me menaxherin e saj.

Seldi dhe Mimoza Shkodra kërkojnë para “Pare, pare”, kështu quhet kënga më e re që ka ardhur me një video interesante nën zërin duet të Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës. Këngëtarët kërkojnë para dhe urojmë që t’i marrin, duke i ftuar me këtë duet dhe këngë nëpër koncerte verore. Këtë herë, Seldi do ta arrijë suksesin e dikurshëm duet, kur këndonte me Sinan Hoxhën. Por, nuk duhet të harrojmë se edhe këngëtarja Mimoza Shkodra do t’i sigurojë shumë fansa kësaj kënge, pasi zëri i saj është i veçantë.


« zbavitje

20

E premte 15 qershor 2012 •

(METROPOLITANI) Fjalekryq 1

2

3

4

5

16

6 17

20

21

28

7

8

9

18 22

10

11

24

27

31 33 35

38

39

40

44

45

52

53

58

46

36

41 48

50

51 55

56

Do e keni te veshtire sot ta analizoni me objektivizem jeten tuaj ne cift. Do iu mungoje kthjelltesia duke qene se jeni te futur teresisht ne kete lidhje. Jeni beqare? Do keni nje takim vendimtar i cili do mund te ndryshoje pergjithmone jeten tuaj. Edhe financat nuk do jene te keqija. Ka shume gjasa qe ato te permiresohen dhe ju te beni disa shpenzime te menduara prej kohesh.

57

60 63

64

65

66

68 43. Ekberg e La dolce vita. 45. Ishte ekzekutiv kur s’ishte bashki. 50. Greku pa çifte. 52. Bren... ndryshe. 53. Kanë një kafaz... të gjallë. 55. Bates, aktor. 58. Pak dorështrënguar. 59. Bëhet duke u matur me dikë. 60. Shet tituj një e tillë. 61. Ka simbolin Ag një i tillë. 63. Eshtë... keqdashje. 66. Sastre aktore. 67. Alfa... në Aldebaran. 68. Një gjarpër gjigant. VERTIKAL 1. Eshtë dhelpra. 2. Papavrami i violinës. 3. Kështu thirret del Piero. 4. Kufizojnë një model. 5. Mund të jetë kohore. 6. Ka një bisht piktoresk.

7. Mbledh informata një i tillë. 8. E merr nostalgjikun. 9. Spielberg regjisor. 10. Inicialet e Einstein. 11. I kanë të ndryshme larat. 12. Tregon rrënjën e fjalës. 13. Eshtë shkallë krahasimit të mbiemrave. 14. Premton për t’u bërë as. 15. Eshtë gjimnastikë me muzikë. 17. Eshtë shpend grabitqar. 19. Teket e një salle 22. Vend nisjeje. 23. Mund të jetë... telefoni. 26. Harris aktor. 27. Eshtë lloj njeriu. 29. Një pjesë e beratasve. 30. Ente Informative Milaneze. 32. Ishte krijuesi i botës... për Platonin. 33. Hekati pa zë. 34. Kishte kutinë me të gjitha të

këqiat. 35. Emri i Vespucci-t. 37. Mbahet në kufij. 38. Një mund të jetë edhe arkëtimi. 40. Rrëzohen me strike të tilla. 41. Qyteti siç thirret Los Alamis. 44. Kufizojnë një truk. 45. Një pjesë e kahjeve. 46. Scarlet e... Bashkë me erën. 47. Një qendër. 48. Fillojnë terapinë. 49. Italia në internet. 51. Emër vajze. 53. Kuron pa zë. 54. Një Françesk kantautor. 56. Turner aktore e famshme. 57. Gjysma e arenës. 59. Kredi pa çifte. 60. I ka tek Luiza. 62. Junior i... shkurtër. 64. Mbeten në fund. 65. Inicialet e Dalí.

Luani Do mundoheni te ruani qendrueshmerine ne jeten tuaj ne cift sot dhe do ia dilni mbane. Sjellja juaj kundrejt partnerit do jete per t’u adhuruar. Bravo! Hena do i ndihmoje beqaret jo vetem te gjejne personin duhur por edhe te krijojne nje lidhje te qendrueshme dhe jetegjate. Mundesite per te joshur do jene te shumta. Neptuni do ua mbroje financat, por ju nuk duhet te shpenzoni pafund.

Peshorja Edhe pse do perballeni me nje sere sfidash ne jeten sentimentale do ia dilni mbane. Dashuria pe rate qe keni ne krah kalon cdo [parashikim edhe tuajin. me ne fund edhe beqare do e provojne cdo te thote te jesh ne nje lidhje serioze. Ka mundesi qe takimet e sotme te perfundojne edhe ne martese. Financat do jene delikate. Kujdes sidomos me impulset telefonike sepse do harxhoni shume.

Fjalëkryqi pa skemë, fjalëkryqi i kampionëve 1

Duhet të nxini 23 kuti

A R A

9 10 11

Ujori

12 I

T

H E

A K A C K O V A

T

E E U

F A H R E N H E

I

N O

E N

A

O T

T

U Z

I

R O N

I

S T

E R

I

S

T

I

P E R

L

U M

I

L

I

R R E P T

T

U L

M A

F

I

E T

I

M O L O G

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

O Z

T

I

A N

I

12

8

L A

N

11

7

T I

10

6

E R

L

9

Konfigurimi i yjeve sot tregon se beqaret do jene me te favorizuarit ne dashuri. Dashurite platonike mund te kthehen ne dashuri reale dhe lidhje serioze. Perfitoni! Ciftet do kalojne nje dite te bukur dhe te mbushur me emocion. Shfrytezojeni sa me shume qe te mundni. Merkuri do iu favorizoje financiarisht. Do keni mundesi te beni transaksionet e nevojshme qe situata te stabilizohet.

E

M

8

5

E A R T

G A

7

Shigjetari

K R A A

L

6

4

G

I

5

Gaforrja Gjeni me shume kohe sot per ta shpenzuar me partnerin tuaj dhe provoni ndonje aktivitet te ri se bashku. Shmangni me cdo kusht diskutimin e disa temave delikate te cilat mund te sjellin probleme. Beqaret do te drejtohen nga Venusi. Do jeni joshes dhe ka mundesi te filloni aventura te kendshme. Beni durim ne planin financiar. Situata do jete e qendrueshme por permiresimi do filloje per pak dite.

Virgjëresha Jeta juaj ne cift nuk do te influencohet aspak nga plenetet dhe do jete mjaft e qendrueshme. Do e perkedhelni partnerin dhe do i thoni shpesh “te dua”. Beqaret me ne fund nuk do ndodhen vetem. Sot do takoni dike i cili do iu terheqe jashtezakonisht. Pritet te lindin edhe ndjenja per te. Mos i besoni shume kujteses ne plani financiar sepse do perballeni me probleme. Tregohuni me realiste.

Akrepi Merkuri do iu ndihmoje sot te vendosni dialog ne jeten tuaj sentimentale. Situata dhe klima do jete me e ngrohte sesa ju mund ta mendonit. Jeta e beqareve do jete me e animuar. Do kete takime mjaft interesante te cilat nuk duhet humbur per asnje arsye. Ne sektorin financiar do kryeni transaksione te rendesishme. Me ne fund situata do jete e mire dhe nuk do jeni ne ankth.

3

S R

E O R

4

2

V A

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

S M

3

R

I

N V

I

E R

T

F O R M A C

P

E R

P R

I

N

R

A

I

I

S

S K U A D R

N A N

T E

S

I

A

I

A

S

I

T R

S

T A R

T

I

R

P R

R

F A K

E

I

R

P

T E M

I

I M E

I

B A N K A T

T O D

O M A R

T E

U N

A

L

I

O N

E

S

Z B

I

D A

S

S

I

R

I

T A

A N

T E N A

A N A

A K T

I

K E

J

A

R

N

E N

I

O N

I

S

L O U

H

A T

E

I

P R

C O

T

S

I

G

D M E

P

E R

A R D H U R

E T

P O R O S

T E

I

R O S

E T A T O O

A N

A

T E B A

E

S

I M

N A

R

N

E N

T

U

A T U T O

A R T

politika: albana lika, herion mesi, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

pergjigje

R O W A N

2

1

VERTIKAL 1. Studiohet nga haraldika. -Gianni i futbollit italian dikur. 2. Një hekur për të pjekur. -Ekrani i regjisorit. 3. Kështu është djaloshi. -Eshtë harta pa kufij. 4. Lidhet në fyt. -Rrallë është përgjysmë. 5. Diftong në dietë. -Eshtë ai që mezi... ngrihet. -Mbyllin një dyqan. 6. Mbahen në ekstreme. -Eshtë lloj gjarpëri. 7. Ekstremet e një elementi. -Një copë sintetike. 8. Eshtë edukimi në palestër. -Një mund të jetë fetar. 9. Ishin ekzekutive dikur të tilla. -Fundi i Turandot. 10. Mbyllin një dritare. -Ajo dhe ajo. 11. Ku nuk ka ka përçarje. -Nuk ka i pakujdesshme. 12. Pak stabilitet. -Kryeqyteti i Filipineve.

pergjigje

HORIZONTAL 1. Hidhen me sy. -Gjysmë kusuri. 2. Eshtë tokë që... fitohet. -Immanuel filozof. 3. Profeti që fluturoi në qiell. -Eshtë zë në... radio. 4. Mali kur s’është ai. -I mbjell... katastrofa. 5. I bëjnë të luajturit. 6. Janë trupa qiellorë. 7. Pëlqejnë yjet dhe Hënën. 8. Institute Ndërkombëtare Ekonomike. -Gjysma e datave. -Fillojnë masat. 9. Gjysmë vickla. -E trajtuar me ujë e sapun. -Mbeten në bisht. 10. Janë baballarët. -Muhammad i ringut. -Një është edhre grizzly. 11. Kështu fillon një roman -Në radhë të parë. -Kështu ishte futbolli i Holandës. 12. Janë racë e pastër -Ka privilegjin e jetës.

Ciftet nuk do ndihen dhe aq mire. Nese jeni merzitur per dicka me partnerin, bejani atij te ditur, mos e mbani per vete. Do jeni me fat sot ju beqare. Zemra do perjetoje emocionet qe keni pritur prej shume kohesh. Nuk do keni frike te futeni ne nje bote me te papritura dhe gjera te cuditshme. Dite e favorshme per financat. Gjithsesi analizojeni mire terrenin para se te investoni.

Binjakët

49

59

HORIZONTAL 1. Terence, aktor britanik. 6. Pasim kur s’është ai. 9. Janë fretërit e Don Bosco-s. 16. Një për të futur jastëkun. 18. Duhen larë. 20. Një mendim. 21. Një mund të jetë i rrallë. 24. Qytet francez. 25. Janë karakteristika... të fytyrës. 28. Fillojnë lidhjen. 29. Kështu thirreshin hippies. 31. Kapet me një motiv një e tillë. 32. Kishte grua Pirran. 33. Një mal biblik. 34. Ka udhëzime për.. ilaçet 35. Mbyllin një dyqan. 36. Eshtë kopje si delja... Dolly. 38. Gjysma e mamive. 39. Me parade në diskografi. 40. Kush ia bën... e shkrep. 42. Janë ëmbëlsira me... qiri.

Jeta ne cift do jete shume e qete gjate kesaj dite. Komunikimi nuk do shterroje dhe do beni disa projekte afatgjata per te ardhmen. Beqaret do jene me shume se kurre romantike. Mjafton qe te ndiheni mire, nuk e keni problem edhe nese nderroni disa partnere. Kujdes sepse mund te vije nje dite qe te lendoheni. Financat do jene shume te mira. Ka mundesi te keni edhe ndonje rritje te buxhetit.

37

54

67

Demi

42

47

62

Dashi 15

26

30

34

61

14

25

32

43

13

19

23

29

12

Marredhenia ne cift nuk do shkoje dhe aq mire sot. Nuk do e keni te lehte te flisni dhe te kuptoheni me njeritjetrin. Disa mund te kerkojne edhe ta lendojne ate qe kane ne krah. Kujdes! Nese jeni nje zemer e vetmuar, planetet do te favorizojne takimet. Shume prej jush do nisin aventura interesante. Problemet financiare do te zgjidhen dhe do e stabilizoni buxhetin tuaj.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

Bricjapi Dite shume e lumtur per te gjithe ciftet. Do keni ndryshime mjaft pozitive ne jeten sentimentale dhe emocionet do jene te shumta. Beqaret nga ana tjeter do kene takime impresionuese, por qe e ardhmja nuk do jete shume pozitive. Gjithsesi jetoni momentin. Persa iu perket financave do merrni vendime te rendesishme ne menyre qe ato mos kene probleme. Ulni sa te mundni edhe shpenzimet.

Peshqit Shume nga ata qe jane ne cift do e teprojne me kerkesat ndaj partnerit dhe dyshimet. Kujdes sepse disa mund te reagojne edhe ashper dhe te kerkojne t’i japin fund lidhjes. Shmangni xhelozine e tepruar. Beqaret do vazhdojne me te njejtin status. Nuk eshte dite shume e favorshme sot. Financat do kene nevoje per me shume perkujdesje. Ju mund t’ia dilni mbane. www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


koment • E premte 15 qershor 2012

»

21

Leksione shqiptare në gjuhën shqipe të ambasadorit shqiptar Islam Lauka Nga Bajrush Morina

A

mbasadori i Republikës së Shqipërisë Islam Lauka edhe një herë nuk ka harruar se është një diplomat shqiptar (e jo diplomat bullgar, bie fjala) dhe në konferencën “Shekulli i shtetit shqiptar” edhe një herë dha verdiktin e madh kombëtar se në Shqipëri dhe në Kosovë jeton një komb që ka një gjuhë, një kulturë, një histori dhe një gjak. Ambasadori Lauka foli shqip dhe tha: “Mendoj se mësimi i parë për ne si shqiptarë është ky: kur kërcënohen interesat kombëtare e shtetërore, kur cenohet liria e atdheut, janë të nevojshme, shpesh të domosdoshme dhe të justifikueshme sakrificat më sublime. Pa gjakun e mijëra e mijëra shqiptarëve në breza as Shqipëria, as Kosova nuk do të ishin sot shtete të lira e të pavarura.” Ky ishte leksioni i parë shqiptar në gjuhën shqipe i ambasadorit shqiptar. Ambasadori shqiptar Islam Lauka të hënën në Prizren foli shqip në një konferencë me temën “Shekulli i shtetit shqiptar”, në të cilën morën pjesë studiues e historianë shqiptarë, asnjë serbë, boshnjakë, romë apo turq. Pra, ishte një konferencë që lidhej me 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe 134-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, dy ngjarje të rëndësishme këto për historinë e shqiptarëve e jo të serbëve, romëve apo bullgarëve. Dhe në konferenca të tilla në cilën gjuhë tjetër mund të fliste një diplomat shqiptar (e jo bullgar) pos në gjuhën dhe mesazhin që jep një ambasador shqiptar i shtetit shqiptar në një konferencën historike shqiptare me temë “Shekulli i shtetit shqiptar”? Ambasadori Lauka foli shqip dhe tha: “Kalojmë tani në fushën e historiografisë. Ju jeni në dijeni për tezat mbi nevojën për një “histori alternative” të shqiptarëve, sipas të cilave duhet braktisur varianti i historisë që njohim sot për të krijuar një histori tjetër në emër të çmitizimit, çheroizimit dhe çideologjizimit. Bartësit e këtyre tezave pseudoshkencore, pavarësisht se nga vijnë, nga Tirana, Prishtina, nga Lindja apo Perëndimi, në thelb kanë një objektiv: shqiptarëve t’u vjedhin historinë, t’i lënë pa histori dhe pa kujtesë historike. Dhe një popull pa histori është një popull pa të ardhme. Vijmë tani te një absurditet i rrallë, pjellë

e mendimit që përjashton logjikën e zhvillimit nëpërmjet evolucionit dhe fetishizon atë të aktit të menjëhershëm në rrugë revolucionare. Disa “alkimistë” në Prishtinë, të mbështetur nga ndonjë homolog i tyre në Tiranë, me pseudoargumentin se që nga 1912 e këtej Kosova ka krijuar një identitet të veçantë në luftë me Serbinë, kanë vendosur t’u sajojnë një komb tjetër shqiptarëve të Kosovës. Pyetja që duhet t’i përgjigjen këta shpikës kombesh është e thjeshtë: me çfarë ideje, ideologjie e platforme e përballuan shqiptarët ballafaqimin me Serbinë? Përgjigjja është fare e thjeshtë dhe e qartë si drita e diellit: shqiptarët e Kosovës për një shekull të tërë i bënë ballë dhe triumfuan mbi dhunën sistematike shtetërore të Beogradit me gjuhën shqipe, me kulturën shqiptare, me traditat shqiptare, të frymëzuar nga heronj realë shqiptarë si Skënderbeu, Mic Sokoli, Isa Boletini, Ismail Qemali e deri tek Adem Jashari dhe jo nga heronj të sajuar, siç bën ndonjë vend fqinj yni, mbi të gjitha të shoqëruar në çdo hap të jetës, në lindje, dasmë dhe në varr nga një flamur: flamuri kombëtar shqiptar. Kujt i ka humbur kombi, le ta kërkojë, mbase e gjen; kujt nuk i pëlqen kombi të cilit i përket, le ta ndërrojë, nuk ka problem, jetojmë në demokraci, secili bën zgjedhjen e vet, duke dëshmuar se ku dhe sa vlen. Shqiptarët e Kosovës s’kanë nevojë për komb të shpikur, ata jo vetëm që e kanë kombin e tyre: atë shqiptar, por kanë qenë dhe janë lulja e këtij kombi. Ky ishte leksioni i dytë shqiptar në gjuhën shqipe i ambasadorit shqiptar. Në konferencën me temë “Shekulli i shtetit shqiptar” ambasadori Lauka nuk u mor me “patatet kosovare”, sepse ambasadori Lauka dhe 99% të shqiptarëve nuk vlerësojnë se në rajon paska “patate shqiptare”, “patate kosovare” “patate serbe” etj, por e dinë se ka patate të prodhuara në Kosovë që shiten në Shqipëri e anasjelltas. Por ambasadori shqiptar Islam Lauka bëri mirë që nuk e zbriti nivelin e konferencës shkencore për shekullin e shtetit shqiptar në nivel të patateve, por ai, si ambasador shqiptar, e jo si ambasador bullgar bie fjala, i dërgoi një mesazh presidentit serb Nikoliç. Ambasadori Lauka foli shqip dhe tha: “Presidentit të sapozgjedhur T. Nikoliç, që duket se ka marrë superxhiro nga fitorja, do t’i sugjeroja që të

braktisë zhanrin nacionalist, në të cilin ai po ushtrohet pak si tepër ditët e para të presidencës së tij. Problemi është se në Ballkan ka dhe të tjerë që i njohin ‘ligjet’ e këtij zhanri, prandaj ai duhet të mendojë mirë për pasojat që mund të sjellë për stabilitetin dhe sigurinë e vendit të tij dhe të krejt rajonit tundimi i aktorëve të tjerë ballkanikë për fillimin e lëvrimit të këtij zhanri.” Ky ishte leksioni i tretë shqiptar në gjuhën shqipe i ambasadorit shqiptar për presidentin serb. I lumtë goja ambasadorit shqiptar Islam Lakuka! Pse, kush duhej të dërgonte një porosi të tillë në Beograd nga Prizreni, një ambasador bullgar, maqedonas apo një diplomat rumun?! Në konferencën me temë “Shekulli i shtetit shqiptar” ambasadori Lauka pranoi faktin, tashmë të legjitimuar nga shteti dhe politika shqiptare, se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe se Shqipëria ndër të parat e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe bën ç’është e mundur që asaj t’i hapen rrugët e bashkëpunimit rajonal e më gjerë. Ky ishte leksioni i katërt shqiptar në gjuhën shqipe i ambasadorit shqiptar Islam Lauka. Ishte leksion shqiptar e jo leksion hegjemonist. Serbia vazhdon të jetë hegjemoniste ndaj Kosovës e jo Shqipëria. Shteti shqiptar e ka pranuar shtetin e Kosovës në kufijtë ekzistues, prandaj për çfarë hegjemonie mund të bëhet fjalë kur një ambasador shqiptar (e jo bullgar, bie fjala) i shtetit shqiptar (e jo i shtetit bullgar) e thotë qartë dhe në gjuhën shqipe se “Kosova është shteti sovran dhe i pavarur”? Ambasadori shqiptar Islam Lauka tregoi edhe një herë se ai përveç se është diplomat shqiptar e jo ndërkombëtarë, se është diplomat nga Shqipëria e jo nga Bullgaria dhe se brenda lëkurës diplomatike nuk mund të fsheh faktet historike të etnogjenezës së tij të përbashkët me shqiptarët e Kosovës. Islam Lauka është diplomat shqiptar, flet në Prizren në gjuhën shqipe (pa përkthyes) dhe përçon mesazhin në gjuhën shqipe të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës.


22

«

Kulturë

E premte 15 qershor 2012 •

“BERISHA PËRMES KASANDRAVE”

provomohet në Rumani

“Berisha përmes Kasandrave”, libri kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të historisë së politikës shqiptare pas viteve ‘90-të, Kryeministrit aktual Sali Berisha, shkruar nga shkrimtari dhe publicisti Fahri Balliu është botuar së fundi dhe në Rumani. Të hënën më 11 qershor, libri i cili në rumanisht është botuar me titullin “Berisha dhe Shqipëria Demokratike” u promovua në sallën Lapidarium të Muzeut Kombëtar të Historisë së Rumanisë, Bukuresht. Veprimtaria u organizua nga Muzeu Kombëtar i Historisë së Rumanisë dhe Shtëpia Botuese “Leda” – pjesë e grupit “Editorial Corint”. Në veprimtari morën pjesë anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Bukuresht, ambasadori i Shqipërisë në Bukuresht, Sami Shiba, miq të Shqipërisë, anëtarë të komunitetit shqiptar të Rumanisë, analistë të njohur, historianë, shkrimtarë dhe masmedia rumune. Për librin folën shkrimtari Bedros Horasangian, Tiberius Puiu përkthyes i librit, Dr. Gelcu Maksutovici, historian dhe Dr. Ernest Oberländer-Târnoveanu, Drejtor i Përgjithshëm i Muzeut Kombëtar të Historisë. Dr. Ernest Oberländer-Târnoveanu hapi aktivitetin duke u shprehur se jo rastësisht, promovimi i këtij libri kryet në vitin 2012, i cili shënon 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, një ngjarje e rëndësishme historike, një ngjarje e shënuar për kombin shqiptar. Ky është libri i katërt që publicisti Fahri Balliu boton në Bukuresht, pas monografisë best seller “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha” (Shtëpia Botuese “Humanitas”), romaneve “Panteoni i zi” dhe “Arkitekti” (“Vremea”). “Kemi tani në dorë një libër për Shqipërinë e ditëve tona. Shqipëria ka një histori të përbashkët me popujt e të tjerë të Ballkanit. As më të mirë, as më të keqe. Fatkeqësia e fundit (e madhe) në historinë e këtij vendi, Shqipërisë dhe shqiptarëve – nga e cila u përjashtua Turqia dhe Greqia – ka qenë diktatura komuniste, e cila e çoi vendin dhe popullin shqiptar në një situatë dramatike. Vendosja e komunizmit, pas Luftës së Dytë Botërore, diktatura e tipit stalinist, në variantin maoist, e izoluan Shqipërinë për vite me radhë nga pjesa tjetër e Evropës. Kështu që fitorja në zgjedhjet e lira të 22 marsit 1992 e opozitës demokratike në Shqipëri, i dhanë një drejtim tjetër historisë së këtij populli. Dr. Sali Berisha, një mjek me prestigj, i paankoruar me sistemin e vjetër, me mekanizmat e pushtetit, arrin të bëhet Presi-

Lamtumirë Din Zhega!

dent i Shqipërisë. Ky politikan, kryetar i Partisë Demokratike, ia del mbanë të ndryshojë rrjedhën e historisë shqiptare moderne, ky është subjekti i këtij libri tejet tërheqës”, shprehet Bedros Horasangian. Nuk është fjala për një monografi të mirëfilltë dedikuar një personaliteti politik, por për një panoramë të gjerë të shqetësimeve të shoqërisë shqiptare në dhjetëvjeçarin e parë pas rënies së komunistëve nga pushteti, në Shqipëri. Sipas Horasangian “Autori i librit, Fahri Balliu, gazetar me përvojë, drejtues shtypi, politolog i aftë dhe me një stazh

ndjenjës nacionaliste, ndërsa e vërteta është se komunistët kanë qenë tradhtarët më të mëdhenj të interesave të vendit, këto janë vetëm disa nga karakteristikat e dy regjimeve komuniste. Fakti që në Rumaninë e Çausheskut nuk kanë ndodhur ekzekutimet e Shqipërisë, nuk përbën një ndryshim thelbësor, sidomos për vitet e fundit, të cilat treguan një afrim gjithnjë e më të madh në drejtimet politike të Rumanisë dhe të Shqipërisë, tha në fjalën tij Tiberius Puiu, teksa shton se ky libër do të plotësojë zbrazëtinë që ekziston në opinionin publik

së Shqipërisë, ai nënvizoi mirënjohjen e shqiptarëve për ndihmesën që ka dhënë Rumania për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Njëherazi, autori i librit evokoi disa figura historike shqiptare, duke theksuar rolin e tyre në një kontekst evropian. Më pas u ndal në figurën e Dr. Sali Berishës, duke bërë një inkursion mbi kalimin e këtij personaliteti politik nga një intelektual i shquar, si mjek kardiolog dhe profesor universitar, në një politikan që do të luante një rol kardinal në të gjitha momentet e rëndësishme të demokratizimit të Shqipërisë. Ai theksoi

“Dr. Sali Berisha, një mjek me prestigj, i paankoruar me sistemin e vjetër, me mekanizmat e pushtetit, arrin të bëhet President i Shqipërisë. Ky politikan, kryetar i Partisë Demokratike, ia del mbanë të ndryshojë rrjedhën e historisë shqiptare moderne, ky është subjekti i këtij libri tejet tërheqës”, shprehet Bedros Horasangian. në diplomaci, na bën një radiografi të shoqërisë shqiptare të viteve të para pas ’90-s”. Për përkthyesin dhe analistin e njohur politik, Tiberius Puiu, ky është një libër i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të kuptojnë atë çfarë ka ndodhur vërtet me Shqipërinë e para dhe pas viteve ‘90-të. “Ky libër, i cili tregon momente të rëndësishme të ndarjes nga komunizmi në Shqipëri, i ofron lexuesit rumun një mundësi për të shqyrtuar edhe evoluimin e Rumanisë pas vitit 1989. Sepse, edhe pse pak e dinë këtë, komunizmi rumun ishte i afërt me komunizmin shqiptar, sidomos në vitet e fundit. Diktatori i gjithëpushtetshëm dhe i gjithëditur, vetizolimi i vendit, ekzagjerimi i ‘kështjellës së pamposhtur’, ekzagjerimi i

rumun për Shqipërinë, për tranzicionin shqiptar”. Dr. Gelcu Maksutovici, historian rumun me origjinë shqiptare, foli për kontekstin historik të librit, për evolucionin e ndodhive historike dhe tranzicionin shqiptar, për figurën e intelektualit dhe politikanit Sali Berisha, i cili ka shënjuar gjithë periudhën e historisë moderne shqiptare pas viteve ’90, në të gjitha fazat integruese të Shqipërisë në hapësirat Euro Atlantike. Në mbyllje të aktivitetit foli autori i librit Fahri Balliu, i cili falënderoi të pranishmit, të gjithë ata që bënë të mundur botimin e librit. Për të pranishmit, z. Balliu, hoqi disa paralele për elementet e përbashkët të historisë së Shqipërisë dhe asaj të Rumanisë. Në kontekstin e 100-vjetorit të Pavarësisë

se, në sajë të këtij politikani, Shqipëria është sot anëtare e NATO-s, shtetasit shqiptarë lëvizin pa viza në Evropë. “Shqipëria sot, në sajë të drejtimit të Sali Berishës, është një nga të paktat vende evropiane që nuk e njeh recesionin ekonomik, ku investimet e huaja, për shkak të politikave liberale ekonomike dhe fiskale, kanë njohur një rritje thelbësore”. Në mbyllje të këtij aktiviteti vijoi një intermexo muzikore, ku sopranoja e njohur shqiptare, Arlinda Morava, interpretoi për të pranishmit një pjesë nga muzika klasike rumune, si dhe dy këngë nga repertori i muzikës shqiptare. Botimi i këtij libri ka tërhequr vëmendjen e shtypit rumun, i cili e sheh këtë monografi politike si një mënyrë për të njohur Shqipërinë.

I është dhënë lamtumira e fundit Mjeshtrit të Madh të Sportit, Medin Zhega, njërit prej personaliteteve më të njohura të historisë së futbollit shqiptari, cili u nda nga jeta disa ditë më parë. Homazhet në nderim të mjeshtrit të sportit u zhvilluan në hollin e Pallatit të Kongreseve, ku të pranishëm ishin personalitetet më të larta të shtetit dhe politikës, njerëz të sportit, miq dhe të afërm, të cilët janë përulur me respekt përpara trupit të pajetë. Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i bëri sot homazhe të ndjerit Medin Zhega, në shenjë nderimi dhe vlerësimi të veçantë për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e futbollit shqiptar ndër vite, si lojtar, specialist dhe trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit. Në mjediset e Pallatit të Kongreseve, në prani të familjarëve, miqve të shumtë dhe personaliteteve të sportit shqiptar, Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, vendosi një kurorë me lule pranë trupit të pajetë të personalitetit të shquar të sportit shqiptar, si dhe i shprehu ngushëllimet më të sinqerta anëtarëve të familjes, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të ish-futbollistit dhe trajnerit Zhega. Kryeministri Sali Berisha e cilësoi Mjeshtrin e Madh, Medin Zhega, si një prej ikonave më të ndritura dhe më të dashura të sportit shqiptar. Në një mesazh ngushëllimi dërguar familjarëve të ish-trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit, Medin Zhega, për ndarjen e tij nga jeta kryeministri shprehet se: “Të dashur familjarë të të ndjerit Mehdin Zhega, me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të një prej ikonave më të ndritura dhe më të dashura të sportit shqiptar futbollistit dhe trajnerit të shquar të futbollit, z. Mehdin Zhega. Është vështirë sot të shpreh me fjalë dhimbjen dhe pikellimin tim për këtë humbje të madhe për sportin shqiptar. Gjate karrierës se tij si sportist dhe trajner, Mehdini, ish-futbollist ylli i Vllaznisë, Dinamos dhe ekipit kombëtar na beri të përjetojmë momente të paharrueshme me lojën, talentin dhe kompetencën e tij. Në drejtimin e kombëtares shqiptare Mehdini, me mjeshtërinë e tij, organizimin, disiplinën ja doli qe ekipi ynë të luaj ndeshje të shkëlqyera që mbahen gjithnjë mend nga simpatizantët e saj në Shqipëri dhe jashtë saj. Në këto çaste dhimbjeje, unë ndaj me ju familjarë të nderuar, që ishit mbështetja dhe burimi kryesor i suksesit te tij, dhimbjen për humbjen e njeriut tuaj të dashur, trashëgimia çmuar e të cilit do ta mbajë atë përjetë mes nesh”,-është shprehur Berisha. Kreu i FSHF-së, Armando Duka, e quajti një humbje të madhe për futbollin. “Medin Zhega ka dhënë kontribut për shoqërinë shqiptare”, tha Duka. Në mesditë në përfundim të homazheve, kortezhi mortor iu drejtua varrezave të Sharrës, ku do të prehet trupi i Medin Zhegës Zhega është një emër i njohur futbollit shqiptar të viteve 1963-1979: katër herë kampion i vendit si futbollist, dy herë me Vllazninë (1971-1972 dhe 19731974) dhe po aq me Dinamon (1975-1976 dhe 19771978). Në rolin e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Medin Zhefa, fitoi trofeun ndërkombëtar “Rothmans”, në Malte, në vitin 2000, ku bënin pjesë edhe Andorra (fituam 3-0: golat nga Edmond Dalipi, Rudi Vata dhe Roland Zajmi), Azerbajxhani (1-0: gol i Edvin Muratit) dhe Malta (1-0: gol i Vioresin Sinanit). Zhega ka qenë një ish-futbollist potent i Kombëtares shqiptare (9 ndeshje), si dhe është autor i dy golave me kuqezinjtë, pikërisht në takimet ShqipëriIrlande e Veriut 1-1 (24 nëntor 1965) dhe ShqipëriPoloni 1-1 (12 maj 1971).


SPORT • E premte 15 qershor 2012

»

23

Tiago Silva nuk shitet, qëndron tek Milani Ashtu si me Kaka në janar të 2009 edhe dje në mbrëmje ka qenë Silvio Berluskoni që në momentin e funti ka anuluar një marrëveshje të mbyllur. Edhe pse 46 milionët e Paris SG i kanë pëlqyer shumë pronarit të Milanit në fund ai vendosi që të mos shesë lojtarin më të mirë të skuadrës së tij. Lajmi është bërë i ditur dje në mbrëmje në mënyrë zyrtare në adresën e internetit të klubit kuqezi. “Presidenti Silvio Berluskoni ka vendosur: Tiago Silva qëndron tek Milani”, shkruhej në faqen zyrtare të Milanit. Pak më pas lajmi është

konfirmuar edhe nga klubi i Paris SG, që nëpërmjet adresës zyrtare në “twitter” kanë lajmëruar se: “Ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga çdo bisedim me Milanin që i përket lojtarit Tiago Silva”. Në këtë mënyrë ka rënë poshtë goditja më e madhe e merkatos së verës, duke i prishur planet e Leonardos e Karlo Ançelotit. Berluskoni u dorëzua para presionit Tashmë dihet se midis dy klubeve çdo gjë kishte mbaruar dhe shitja e Tiago Silvës kishte mbetur vetëm për t’u zyrtariziuar, pasi në takimet e

Galianit në Paris palët kishin gjetur akordin për 46 milionë euro dhe mbrojtësit brazilian i ishte ofruar një kontratë e majme. Por, drejtuesit e Milanit janë gjendur para një presioni të madh. Tifozët, mediat, por edhe shumë lojtarë me peshë të Milanit, si Ibrahimoviç e Kasano, madje edhe vajza e Berluskonit, Barbara, kanë qenë kundër shitjes së brazilianit duke paralajmëruar shkatërrimin e ekipit kuqezi. Në fund vendimi i mbeti Berluskonit, i cili nuk e përballoi dot presionin dhe i refuzoi ato 46 milionë që aq shumë i kishin pëlqyer.

Makthi “Kroaci” vazhdon, Italia ka edhe një shans

I

talia nuk ka arritur shkruar më shumë se një barazim në ndeshjen vendimtare ndaj Kroacisë, duke ia shtuar kështu vetes problemet për kualifikim. Një barazim, i cili mund të sjellë shumë pasoja për italianët, të cilët tashmë duhet të luajnë të gjitha shanset në takimin e fundit kundër Irlandës. Kualifikimi gjithsesi mbetet i hapur, mjafton që Spanja apo Kroacia të humbasin në takimin direkt dhe “axurrët” të fitojnë përballë kombëtares irlandeze. Në këtë takim Kroacia e Biliç ka treguar se është “macja e zezë” e Italisë, e cila nuk e ka mundur asnjëherë skuadrën kroate. Trajneri i kombëtares italiane, Çezare Prandeli ka luajtur sërish me formacionin si ndaj Spanjës, 3-5-2, ku në sulm përkrah Kasanos është pozicionuar Baloteli. Nga ana tjetër kroatët i kanë qëndruar besnik skemës 4-4-2. Nga minuta e parë në sulm ka luajtur dyshja

Kroatët kanë treguar edhe njëherë se janë “macja e zezë” e italianëve, pasi edhe këtë herë kanë mundur t’i marrin një barazim 1 : 1. Me këtë rezultat “axurrët” e kanë komplikuar shumë kualifikim në fazën e ardhshme, por nuk është i pamundur

Jelaviç-Manxhukiç, e cila ka pasur edhe mbështetjen e Modriçit. Italianët e kanë filluar më mirë ndeshjen, duke dominuar në posedim, por edhe me raste. Mario Baloteli u shfaq i rrezikshëm, duke krijuar tre raste në dhjetë minutat e para, por goli nuk ka ardhur. Kroacia ka qëndruar më shumë në mbrojtje dhe ka provuar të dalë me kundërsulme të shpejtë, por kjo lojë nuk ka funksionuar, të paktën në 45 minutat e parë. Momentin më të mirë për Italinë për të shënuar e ka pasur Markizio në minutën e 27-të, por dy tentativat e mesfushorit të Juventusit nga brenda zonës janë ndalur nga portieri Pletikosa, i cili ka qenë më i miri në fushë për kroatët. “Axurrët” kanë zhvilluar një pjesë të parë të mirë dhe në minutën e 40-të kanë gjetur avantazh. Për këtë ka menduar Andrea Pirlo, i cili me një gjuajtje perfekte nga një goditje dënimi e ka dërguar topin në rrjetë. Ndonëse në vështirësi Kroacia ka ar-

ritur ta mbyllë pjesën e parë me vetëm një gol të pësuar. Në pjesën e dytë Kroacia është zgjuar dhe i ka sjellë probleme italianëve. Striniç i ka sjell shumë probleme Maxhos nga krahu i djathtë, por Italia ka rezistuar. Prandeli ka hedhur në fushë Di Natalen në vendin e Balotelit, por edhe më këtë lëvizje Italia nuk e ka gjetur dot golin e sigurisë. Zëvendësimi i dytë ka qenë Montolivo për Tiago Motën, por përsëri skuadra e Prandelit ka pasur probleme. Pas disa rastesh të krijuar në minutën e 72-të Striniç ka krosuar nga e djathta, Mario Manxhukiç, ka fituar një duel me Kielinin në ajër, ka mundur të stopojë topin dhe me një gjuajtje të fort ta dërguar në rrjetë. Prandeli ka luajtur edhe kartën e fundit duke hedhur në fushë Xhovinkon në vendin e Kasanos, por fati i kësaj sfide nuk ka ndryshuar. Pavarësisht se Italia ka krijuar disa raste, nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë ndaj “maces së zezë”.

Spanja kthehet të bëjë kampionen Spanja ka harruar shpejt barazimin me Italinë dhe i është kthyer fitores në ndeshjen e dytë në grupin C. Skuadra e drejtuar nga Visente del Boske ka dhuruar spekyakël kundër Republikës së Irlandës. “Fuqia e kuqe“ ka treguar forcën e saj duke shpartalluar irlandezët me shifrat 4:0 duke kapur kështu dhe vendin e parë në grup. Ndërkohë që Trapatoni me të besuarit e tij që nga mbrëmë i kanë dhënë lamtumirën aventurës evropiane. Spanja është kthyer të argëtojë të gjithë ata që pëlqejnë fgutbollin e bukur, ku ka spikatur sulmuesi i Çelsit Fernando Torres, titullar në këtë takim. Sulmuesi aq shumë i kërkuar nga shtypipër të qenë në fushë nga minuta e parë ka shënuar dy gola, ndëqrkohë që festivalin spanjoll e kanë plotësuar dhe David Silva e Çesk Fabregas. Tashmë skuadrës së drejtuar nga Visente del Boske i nevojitet vetëm një barazim me Kroacinë për të siguruar kalimin për në çerekfinalen e kampionatit evropian. Që në fillim duhet thënë se ajo e mbrëmshmja në Gdansk ka qenë një ndeshje pa histori, një dominim nga minuta e parë e deri në të fundit e skuadrës kampione të Evropës që nuk i ka lënë asnjë mundësi skuadrës së Trapatonit që ka vërtetuar dobësitë e saj. Spanja e ka nisur takimin menjëherë me gol, ku Fernando Torres me një gjuajtje të shkëlqyer në zonë ka shënuar. Është vetëm minuta e katërt dhe spanjollët e shohin veten përpara. Pas golit është pritur reagimi i irlandezëve,m një reagim që në fakt nuk ka ardhur kurrë. Pas golit është vetëm një skuadër në fushë Spanja, që e kthen ndeshjen në një stërvitore. Trapatonit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të tundë kokën në stol, i bindur se kjo ndeshje është e humbur tashmë. Por Spanja pavarësisht dominimit të plotë nuk arrin të gjejë më shumë se një gol në pjesën e parë. Rastet nuk i kanë munguar iberikëve, megjithatë 45 minutat e para mbyllen me golin e Torresit. Edhe në pjesën e dytë melodia nuk ndryshon, por është rezultati që do të ndryshojë. Del Boske e ka kuptuar se kjo është një ndehsje ku nevojiten golat, pasi deri në ndeshjen e fundit asnjëherë nuk i dihet. Në një grup kaq të komplikuar gjithçka mund të ndodhë dhe lojtarët e Spanjës e kanë kuptuar se është koha të shënojnë edhe më dhe pa kaluar mirë tri minuta nga fillimi i pjesës së dytë David Silva me një veprim tepër të zgjuar nxjerr jashtë loje tri mbrojtës irlandezë dhe e dërgon topin aty ku Shei Givën nuk mund të arrijë. Fitorja e Spanjës tashmë është punë e kryer, por Del Boske kërkon gola, që nuk do të mungojnë. Fernando Torres 20 minuta para përfundimit të takimit shënon golin e tretë dhe të dyti personal, duke kurorëuar kështu një mbrëmje magjike të tij. Tri minuta pas golit Torres i lë vendin Fabregasit, i cili do të shënojë dhe golin e katërt në minutën e 82 që do të mbyllë takimin. Spanja kështu merr tri pikë të rëndësishme që e ngjisin atë në vendin e parë në grup me golaverazh më të mirë se Kroacia, kundërshtari i fundit në grup për të besuarit e Del Boskes. Tashmë Spanjës i nevojitet vetëm një pikë për t’u kualifikuar, ndërkohë që Irlanda e Trapatonit nga një bunker në fazën eliminatore është kthyer në një varkë që merr ujë ngado. Për irlandezët aventura në evropian mbyllet këtu, ndonëse do të duhet të luajnë dhe takimin e fundit në grup kundër Italisë, një ndeshje që vlen shumë për italianët.


24

« reklamË

E premte 15 qershor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.