Ne koma shtatezene, ikin nga PS, Muharrem Hoxha

Page 1

»20

Pascal Quingnard/ Bukuria e Dashurisë

Një shpjegim filozofik mbi ndjenjën e dashurisë dhe dëshirën E premte

15 shkurt 2013 Viti IX, Nr. 2898 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Sulejman Lleshi

Respekti e duartrokitjet janë vlerat e artistit skenik Si u vra nga UDB Muharrem Hoxha: Shoku më bëri biografinë. Më rikthyen profesionist në vitin 1980. Dikur “KokaKolën” e dinin pije alkoolike »9

»18-19

tiranasi drejtor i një shkolle në Gjakovë

55 ditë

Florie

Peci

në koma Listat e PS

Deputetët nën ethet e kandidimit, emrat që mbesin jashtë garës Lidershipi socialist piketon figurat në listën paraprake. Hapen dyert për emrat e rinj. Strategjia në ndarjen e zonave

»2

Homoseksualët

Policia zbulon zonat e prostituimit në Durrës Arrestohen në flagrancë 10 homoseksualë. E ushtronin “profesionin” në rrugë me shuma të vogla parash »7 Gossip

Toros & Genta, një Shën Valentin së bashku • Rita Ora në frigorifer, nuk dal foto nudo pa lejen e nënës • Dreshaj s’mohon: Me Di Kaprion jemi shokë të mirë • Dafina mbetet pa gjumë nga libri erotik »12-13

U përdhunua në spital studentja e Himarës »6

htë Familjarët: Flori ës në muajin e gjashtë të shtatëzanisë

Të drejtat e grave

on Prokuroria kërk ar, hetim ndërkombët ri dyshimet në Aust

më E zbuluan një muaj et parë, e reja shtroh në maternitet

»4

Protestë ndryshe në Tiranë për të kërkuar lirinë Ersekë/ Vret të dashurën më pas edhe veten »8

Zbulohet letra në rrobat e autorit, sakrifikova familjen për ty, po më le do të të vras. Katër fëmijë mbesin jetim

Procesi i votimit

KQZ gjoba krerëve vendorë për vonesën e listave zgjedhore

»3

Opinion Nga Kleo Bisei

Pse Jul Çezarin e kërkojnë shekujt

»11

Nga Eugjen Merlika

Një vendim historik

»11


02

« politikë

E premte 15 shkurt 2013 •

Zgjedhjet, lidershipi socialist piketon emrat në listën paraprake

Deputetët e PS në ethet e kandidimit Gara, në ikje figurat e vjetra, hapen dyert për të rinjtë

P

o afrohet ajo që i frikeshin deputetët jo të parapëlqyer të Ramës. Edhe pse jo zyrtare, janë të paktën dhjetë emra deputetësh të grupit parlamentar socialist që pritet të mos rikandidojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Sikundër do të jenë një pjesë tjetër e deputetëve që, edhe nëse do të përfshihen në listën shumemërore të kandidatëve për deputetë, nuk do të jenë të radhitur në pozicionet potenciale për të garantuar një tjetër mandat. Janë figura të njohurat të Partisë Socialiste, deputetë për disa legjislatura, ato të cilët nuk do të jenë më në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se, edhe pse ende nuk ka një listë paraprake të kandidatëve për deputetë për këto zgjedhje, lidershipi socialist ka piketuar emrat që nuk do të jenë më pjesë e kësaj garë, ashtu sikundër ka ndarë edhe emrat që do të mbushin fundin e listës. Mësohet se deputetët Marko Bello, Asllan Dogjani, Arben Malaj, Ilir Gjoni, Skënder Hasa, Ethem Ruka së bashku me disa emra të tjerë, rreth 10 pjesëtarë të grupit kuvendor socialist, të cilët nuk do të jenë pjesë e garës elektorale për një tjetër mandat më 23 qershor. Ndërkohë deputeti Dogjani deklaroi zyrtarisht se ishte vetë Rama që nuk do ta kandidonte më për deputetë. Duke shprehur indinjatën e tij, Dogjani shigjetoi ashpër lidershipin socialist, i cili sipas tij nuk po dëgjon zërin e bazës socialiste. Zhvillimin më të fundit Dogjani e bëri të ditur përmes një letre dërguar deputetëve të Partisë Socialiste dhe anëtarëve të kryesisë së saj. “Më është kërkuar nga kryetari që të mos jem kandidat i Kukësit dhe të punoj për zgjedhjet në

Zgjedhjet, kreu i PS-së në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së

Rama: E ardhmja, parashtruam platformën tonë “Jemi në një proces ku mund të themi me plot gojën se çdo shqiptar që do Shqipërinë europiane përmes zgjedhjeve të lira, nuk është vetëm, por ka shumë miq rreth e rrotull. Miq të mëdhenj, që nuk do ta lënë Shqipërinë vetëm këtë herë”, - kjo ishte garancia e deklaruar dje nga kreu i PS-së, Edi Rama, pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Bashkimit Europian. Në një bisedë që zgjati për rreth dy orë me të gjithë ambasadorët e vendeve të BE-së, zhvilluar në ambientet e selisë së Bashkimit Europian në Tiranë, përfaqësuesit e diplomacisë europiane u njohën me pikëpamjet dhe qëndrimet e opozitës lidhur me zgjedhjet

e 23 qershorit, ekonominë dhe të ardhmen e Shqipërisë. “Ishte një ftesë e gjithë përfaqësuesve të Bashkimit Europian për t’u informuar mbi pikëpamjet tona, shqetësimet tona dhe sigurisht edhe pritshmërinë tona lidhur me zgjedhjet, lidhur me ekonominë dhe lidhur me të ardhmen e Shqipërisë, si një forcë që për ne duhet të jetë zëdhënëse e europianizimit të rajonit dhe sigurisht edhe e një aspirate europiane, që në asnjë mënyrë nuk duhet të cenohet prej retorikave të një nacionalizmi tërësisht primitiv, të cilit i ka ikur koha me kohë e me vakte”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij pas përfundimit të këtij takimi.

Listat Kupola rozë po përgatit listat paraprake për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, ku pritet që një sërë figurash aktuale të zëvendësohen me emra të rinj. Tashmë të gjithë janë nën ethet e kandidimit.

Ilir Meta: Më shumë dashuri për politikën dhe shoqërinë Kreu u Lëvizjes Socialiste për Integrim theksoi dje se politika dhe shoqëria shqiptare duhet të kenë më shumë dashuri në brendësi. Këtë deklaratë Meta e bëri gjatë një aktiviteti të organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim në ditën e Shën Valentinit. “Është një ditë shumë e veçantë sot për të pasur vërtet disa mesazhe shprese për më shumë ngrohtësi, për më shumë mirësi në familjet tona midis të rinjve dhe të rejave në shoqërinë tonë, pse jo dhe në politikën tonë. Le të shpresojmë që kjo ditë e dashurisë t’i ndihmojë edhe politikanët dhe të gjithë aktorët e tjerë për të qenë më të dashur, më bashkëpunues, sepse çdo gjë e mbarë kërkon patjetër pak dashuri, për më tepër që ne çliruam sot shumë dashuri”, - tha Meta.

Gara

zonën informale të Kamzës, Bathore e Paskuqan. Një ndër shqetësimet e tij ishte rezultati dhe organizimi i partisë”, shkruante Dogjani. Gjithashtu pritet që jo pak emra të jenë ata që, edhe pse mund të rikandidohen, renditja nuk do të mund t’u garantojë atyre një mandat të ri. Ajo që të tërheq vëmendjen është zhurma

që po shoqëron prej kohësh korridoret e selisë rozë për prurje të reja, për hapje të dyerve për përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të interesit. Ndaj, edhe pse nuk mund të thuhet zyrtarisht për një përfshirje në lista, janë jo të paktë emrat e rinj që do të përbëjnë listën e kandidatëve për deputetë të

Partisë Socialiste. Ndërkohë pritet që gjatë këtyre ditëve të vërshojnë prurjet e reja në kampin rozë. Kjo për vetë faktin se gjatë kësaj periudhe do të nisë dhe konturimi paraprak i listave të kandidatëve për deputetë, të rinjtë që do të përfshihen në radhët e PSsë automatikisht do të jenë pjesë e kësaj liste.

Prezantimi i gazetarit Alfred Peza, si kandidat për deputet, Partia Socialiste hapi zyrtarisht dyert për prurjet e reja, proces i cili do të vijojë të jetë prezent deri në hartimin e listës zyrtare.

Kryeministri mjekëve: Hartoni kodin e etikës për dy sektorët

Berisha: Nevojitet bashkëpunim privat-publik Reforma në shëndetësi, “ka ende shumë punë për të bërë” “Reforma në shëndetësi është një nga më të vështirat. Shqipëria ka ende shumë punë përpara, por kjo mund të arrihet vetëm nëse dy sistemet si ai publike dhe ai privat të ecin paralel drejt zhvillimit”, kjo ka qenë deklarata e kreut të qeverisë Sali Berisha në prezantimin e dekanes së Fakultetit të Mjekësisë Jera Kruja. Kryeministri tha se Shqipëria ka ecur përpara në shëndetësi, edhe pse infrastruktura nuk ka qenë e mjaftueshme. Këto fakte, sipas tij, e tregojnë shifrat, ku gjatë viteve të fundit vendi ynë ka qenë një ndër të parët në rajon që nuk ka pasur asnjë vdekje amtare, ndërkohë që vdekshmëria foshnjore ka qenë e një niveli shumë të ulët. “Ky sistemi ynë ka mangësi, ka vull-

net, po ky sistem i garanton nënës një nga shërbimet më të mira që ekziston. Është në detyrën tuaj të mbikëqyrni dhe të mos lejoni asnjëherë që ky akses të vështirësohet. Të luftoni ndaj çdo faktori, që së paku të dimë se qytetari nuk ka një radhë të gjatë pritjeje, të dimë se qytetari nuk ka një sërë barrierash për t’u takuar me mjekun që duhet të takohet”, - tha Kryeministri Berisha. Ndërkaq kreu i ekzekutivit u kërkoi mjekëve të krijojnë një kod etike si dhe të bashkëpunojnë me sektorin privat, por pa e dëmtuar njëri-tjetrin, një kod që do të rregullojë raportet e do të vendosë standarde. “Ju do të bëni presion të madh mbi qeverinë për të rivendosur standardet që janë të

domosdoshme. Nga viti 2005 deri në vitin 2012 është rritur me 15 herë numri i të sëmurëve që përfitojnë nga dializa, po nuk mund të injoroj se është humbur një kohë për transplantet dhe e vërteta është se kostoja është shumë e lartë. Këtë vit ne vendosëm fondin. Thirrja dhe kërkesa ime për ju është të bëni gjithçka për një kod etike, për standarde të cilat bëjnë të mundur plotësisht ecjen paralel të këtyre sistemeve, po pa dëmtuar njëritjetrin”, - tha Kryeministri. Një apel tjetër që u është drejtuar bluzave të bardha ka qenë se ata duhet të merren më shumë me kërkimin shkencor. “Punimet e mirëfillta në mjekësi e çojnë përpara këtë sektor” - u shpreh Kryeministri.

Platforma e PS kundër dhunës ndaj grave Forumi i Gruas Socialiste i është bashkuar nismës ndërkombëtare të lançuar nga OKB, “Një miliard që ngrihen”, një nismë kundër dhunës ndaj grave në të gjithë botën. Në këtë takim ishte i pranishëm dhe kreu i PS-së, Edi Rama, i cili anonçoi dhe platformën e PS-së, për një çështje të tillë. “Partia Socialiste është e vendosur që të adresojë drejtpërdrejt disa çështje që mbeten pezull dhe që rëndojnë gjendjen e gruas. Çështjen e papunësisë dhe të diskriminimit që çdo grua dhe vajzë ndesh në rrugën e vetë kur kërkon punë, apo kur edhe është e punësuar paguhen më pak se meshkujt”, tha Rama. Sipas tij, sot është dita për të kujtuar të gjitha ato gra që u vranë gjatë viti të shkuar, për të kujtuar të gjitha ato gra të dhunuara.


politikë • E premte 15 shkurt 2013

»

03

Bode: Nuk është e vërtetë, ia hoqëm këtë të drejtë, “Alpetroli” e gëzonte që më 92-shin

Braçe: Ekskluziviteti i gazit për “Alpetrolin” cenon TAP-in Privatizimin i “Alpetrolit”, debate në seancë plenare ndërmjet palëve

Opozita ka vijuar akuzat për politizimin e INSTATit, duke kundërshtuar ndryshimet në ligj. Gjatë seancës socialisti Balla ka deklaruar se ky institucion është pushtuar nga qeveria dhe publikon vetëm shifra që i interesojnë asaj. Balla u shpreh se INSTAT-i ka manipuluar shifrat e papunësisë dhe nëpërmjet censusit qeveria ka bërë regjistrimin e popullsisë në mënyrë të manipuluar nëpër qarqe të caktuara që të shpëtonte numrin e mandateve të deputetëve.

fikimin e Shqipërisë. I kam unë të gjitha planet e biznesit të Albpetrolit për 5 vjetët e fundit, siç kam edhe buxhetet e Albpetrolit në 5 vjetët e fundit dhe në asnjërin prej tyre nuk parashikohej që Albpetroli të ndërmerrte një investim për të gazifikuar Shqipërinë apo për të ofruar shërbimin e transmetimit të gazit për ndonjë operator tjetër që nuk ekziston në Shqipëri. Iu dha thjesht dhe vetëm për procesin e privatizimit, e frynë me të drejta sovrane të shtetit shqiptar, siç ishin të drejtat e ndarjes së prodhimit të marrëveshjeve të hidrokarbureve, që i takojnë shtetit shqiptar dhe iu dhanë në një ligj këtu në Kuvendin e Shqipërisë privatizuesit. E frynë duke grumbulluar pafund në Albpetrol

Seanca e djeshme plenare e Kuvendit vijoi me debatin për privatizimet strategjike në vend, ku socialiste Erion Braçe akuzoi qeverinë se me veprimet që po ndërmerr po rrezikon projektin e gazsjellësit TAP. Debati u përqendrua kryesisht mes deputetit të PS-së Erion Brace dhe ministrit të Financave Ridvan Bode. Braçe gjatë diskutimit të projektligjit për gazifikimin u shpreh se kompanisë “Albpetrol” iu dha e drejta ekskluzive e gazifikimit për ta privatizuar, në një kohë që sipas tij kjo kompani nuk parashikonte gazifikim. “Privatizimi i Albpetrolit është një turp kombëtar, është i dështuar. Albetrolin e frytë me të drejta ekskluzive. Albpetroli në asnjë plan biznesi të këtyre viteve të fundit nuk ka gazi-

Kryetarët e njësive vendore shkelin ligjin, nuk afishojnë listat

Lleshi: Masa ndëshkimore për vendorët KQZ shqyrton listat e zgjedhësve. PS: Është i pabesueshëm Ervin Koçi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë masa ndëshkimore ndaj kryetarëve të njësive vendore që nuk kanë shpallur qendra e votimit dhe nuk kanë publikuar në to listën e zgjedhësve. Pas problemit të ngritur dje në mbledhjen e KQZ-së për këtë çështje nga përfaqësuesi politik i PS-së, kryetarja e Komisionit, Lefterie Lleshi, theksoi se masat ndëshkimore me gjobë do të merren shumë shpejt nga institucioni. Gjonçaj iu referua Kodit Zgjedhor, sipas të cilit jo më vonë se 30 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve zyrat e gjendjes civile printojnë dhe publikojnë ekstraktin e listave zgjedhore. Nisur nga dita e dekretimit, 3 dhjetor, kjo procedurë duhet të kishte përfunduar tashmë që më 3 janar. Po ashtu ligji i detyron njësitë vendore të njoftojnë KQZ-në për caktimin e qendrave të votimit. Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas Gjonçajt, duhej të kishte përfunduar që më 15 janar vendimin për ngritjen e qendrave të votimit në ambiente private. Kryetarja e KQZ-së iu bashkua shqetësimit të Gjonçajt, duke theksuar se Komisioni është në fazën e krijimit të një datebase për qendrat e votimit. “Problematika qëndron te materialet, që na vijnë me mungesa dhe paqartësi nga njësitë vendore. Jo më vonë se sot ose nesër do të bëjmë njoftimet tona për shtyp dhe do të marrim masa ndaj atyre njësive vendore që nuk i kanë sjellë në kohën e duhur dhe sipas ligjit listat zgjedhore, tha kryetarja Lleshi. - Në këtë

Të dy specialistët që kanë monitoruar listat e zgjedhësve ishin në një mendje se numri i personave të dyshuar si të dubluar në listat e votuesve ishte tepër i lartë. Specialisti i Partisë Demokratike, Genti Malko tha se shifra e paraqitur nga ai në një far mënyre kishte të njëjtën problematik me atë të kolegut të tij socialist, pasi në të dy raportet numri ishte tepër i lartë. Ai e argumentoi luhatjet e shifrave për arsye se specialisti i PS-së kishte përdorur një metodologji tjetër, e cila fut në listat e personave të dyshuar si publikimi edhe ata individë që kanë gabime drejtshkrimore në letërnjoftimin e tyre.

punë, - vijoi ajo, - ne nuk jemi vetëm, pasi bashkëpunojmë me Ministrinë e Brendshme, me të cilën rakordojmë korrespondencën me qeverisjen vendore.” Krahas kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi raportet e dy specialistëve për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe procesin e hartimit të listave deri më datën 3 shkurt 2013. Dy ekspertët e zgjedhur nga PD-ja dhe PS-ja prezantuan shifra të ndryshme para Komisionit pas procesit monitorues që i bënë Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Eksperti i Partisë Socialiste, Dashamir Çali, dhe ai i Partisë

Demokratike, Genti Malko, pas verifikimeve të regjistrimit të shtetasve konstatuan dhe rastet që dyshohen si dublime, numrin e zgjedhësve mbi moshën 100 vjeç, si dhe qendrat e votimit që kanë më shumë zgjedhës nga sa parashikon ligji. Njëri raport flet për rekorde të dyshuara të dubluara në shifrën 43186, ndërsa raporti tjetër 65702. Për zgjedhësit me moshë mbi 100 vjeç në një raport thuhet se janë 1057 persona, ndërsa raporti tjetër 1189 të tillë. Numri i qendrave të votimit me numër zgjedhësish jashtë kufijve ligjorë në një raport flitet për 688, ndërsa raporti tjetër konstaton 2676.

Mbledhja e djeshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nisi me nga një lule dhuratë për çdo anëtare të KQZ-së nga ana e nënkryetarit Denar Biba. Lulet iu dhuruan kryetares Lefterie Lleshi dhe dy anëtareve të tjera, Vera Shtifnji dhe Albana Shtylla, një detaj simbolik për Ditën e Dashurisë. Por ky simbol, që hapi mbledhjen e Komisionit, nuk u vu re më vonë, pasi pesë orë rresht anëtarët debatuan ndërmjet tyre për shkak të raportimit të dy specialistëve që kanë monitoruar listat zgjedhore. Debati u nxit për arsye se dy raportet nuk konkluzionin në shifra të njëjta për nga numri i rasteve të dyshimta të vërejtur prej tyre në monitorimin që kanë bërë.

sasi nafte, e frynë edhe duke i dhënë licensa ekskluzive, siç është kjo licensa e gazit. Tani ç’po bëjnë? Tani që dështuan po kthehen mbrapsht. U kujtuan që kjo licensa ekskluzive, që i kishin dhënë Albetrolit për transmetimin e gazit cenon një projekt edhe më të rëndësishëm siç është projekti TAP”, - tha Braçe. Në kundërpërgjigje, ministri i Financave, Ridvan Bode, theksoi se akuzat e socialistit nuk ishin të vërteta. “Nuk i është dhënë ekskluziviteti i gazit Albpetrolit, përkundrazi, e ka pasur historikisht ekskluzive, por në kontratën e privatizimit i është hequr”. Duke folur për linjën e gazsjellësit TAP, për të cilën informoi se dje është nënshkruar marrëveshja në Greqi mes tri shteteve.

FRD Deklarata në Maliq

Biberaj: Gjykatat urdhërohen nga Berisha Nënkryetari i FRDsë Aleksandër Biberaj komentoi dje vendimin e Gjykatës së Apelit mbi çështjen e Gërdecit, duke deklaruar se ky vendim, i urdhëruar nga Kryeministri Berisha, është në vijimësi të vendimit të gjykatës së Tiranë për çështjen e 21 janarit, që u dha pafajësinë të akuzuarve për vrasje. “Përballë kësaj situate edhe vetë zgjedhjet e 23 qershorit janë në rrezik, pasi nuk bëhet fjalë që me këtë kryeministër dhe mazhorancë të kemi zgjedhje demokratike dhe të ndershme”, - tha Biberaj. Gjatë një takimi me banorët e Maliqit Biberaj e cilësoi rotacionin politik të vetmen zgjidhje normale për Shqipërinë, ndërsa shprehu besimin se më 24 qershor FRD-ja do të jetë forcë qeverisëse. Përfaqësuesit vendorë të FRD-së u angazhuan të shtojnë përpjekjet dhe dialogun me njerëzit, duke shprehur besimin se FRD-ja do të jetë forcë kryesore në zgjedhjet e 23 qershorit. Që prej tri ditësh FRD-ja po zhvillon një takim në qarkun e Korçës dhe po shpalos programin e saj për fushatën elektorale.


04

« sociale

E premte 15 shkurt 2013 •

Në shtetin turk, si në të gjithë vendet e botës, u apelua nga gratë për të ndalur dhunën që ushtrohet ndaj tyre. Në Turqi rreth 42% e grave janë pjesë e dhunës dhe përdhunimit dhe disa nga të drejtat e tyre janë shkelur. Ato nuk ndiejnë të njëjtën hapësirë lirie si burrat e tyre, madje në krahasim me botën në disa qytete dhe lagje ato janë të detyruara të mbulohen edhe pa dëshirë. Sot ato vendosën të bashkoheshin njëzëri me gratë e gjithë botës për t’i thënë “jo” dhunës.

Të paktën 1000 gra që u mbijetuan sulmeve me acid dolën në Daka, duke formuar një zinxhir njerëzor për të apeluar paqësisht për të drejtat që u shkelen dhe që nuk i respektohen. Bangladeshi është një ndër shtet me përqindjen më të lartë të dhunës ndaj grave, pasi 70% e tyre ndihen të dhunuara dhe aspak të respektuara. Në tubim u ngritën një miliard gra, që pretendojnë të ndërgjegjësojnë gjininë tjetër për t’i respektuar si qenie të barabarta.

Shën Valentini në botë, apel për dashuri ndaj femrave

Gratë vetëbesojnë, “këputën zinxhirët” Bulevardi me gra, apel kundër dhunës ndaj qenies së tyre Erta Bode

D

ita e Shën Valentinit erdhi ndryshe në Tiranë. Bulevardi u mbush nga gra dhe të reja, të cilat apeluan kundër dhunës që ushtrohet ndaj tyre. Nën kujdesin e kryeparlamentares Jozefina Topalli, një energji e veçantë pushtoi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu bashkuar zërit të fuqishëm global “jo” dhunës ndaj grave. Tingujt e “Break the chain” shpërthyen forcën dhe energjinë që këto gra kanë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ditën e dashurisë ato e kthyen në ditën kundër dhunës ndaj tyre, duke treguar dashuri për veten. Aktiviteti u shtri paralelisht në gjithë botën, ku fushata botërore “Ngritja e një miliardëve” zbërtheu zinxhirët e censurimit të të drejtave të grave në çdo cep. Aktiviste nga 203 vende, pjesë e mbi 13 mijë organizatave, kërcyen dje në gjithë botën. Apeli i grave kundër dhunës ndaj tyre ishte paqësor, duke demonstruar nën tingujt e muzikës se ato do t’i zbërthejnë zinxhirët e cungimit që i bëhet qenies së

“Një miliard gra në botë përjetojnë dhunën gjatë jetës së tyre. Një miliard gra që dhunohen është një barbari, një miliard gra që ngrihen është një revolucion. Çdo grua, çdo nënë sot këtu ua kujton të gjithë forcën që secila prej nesh ka brenda vetes për të bërë ndryshimin. Të gjitha bashkë jemi ngritur për jetën, për dashurinë në ditën e dashurisë. Derisa dhuna të marr fund, sepse dhuna është e papranueshme. Ajo është mizori. Një miliard që ngrihen në botë është revolucioni i dashurisë, mijëra që ngrihen në Tiranë është një premtim për t’i thënë fund dhunës”, - u shpreh Topalli.

Bashkia Nis rikonstruksioni i rrugës “Xhemal Tafaj”

Basha: Zhvillimet që po i japim Tiranës do të përmirësojnë jetesën Me një investim prej 23.8 milionë lekësh ka nisur rikonstruksioni i radhës - rruga “Xhemal Tafaj”. Kjo rrugë, me gjatësi 444 m dhe gjerësi 4 deri në 7 metra e trotuare në dyja anët, ndodhet në njësinë bashkiake nr.8 në Tiranë. Punimet në këtë rrugë, e cila ka qenë një kërkesë e drejtpërdrejtë e banorëve, janë inspektuar nga kryebashkiaku Lulzim Basha. Si çdo rrugë tjetër e kryeqytetit që po rikonstruktohet, në këtë rrugë do të shtrihet rrjeti i ri i ujërave të bardha, kanalizimeve, rrjeti i nëndheshëm i fibrave optikë, telefinisë dhe internetit, si dhe shtrimi i dy trotuareve, duke përfshirë ndriçimin e tyre si dhe mbjelljen e fidanëve përgjatë dy trotuareve. Rruga, që u shërben rreth 3000 banorëve të zonës, do të ketë të gjithë parametrat e duhur dhe Basha ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve dhe të sektorit të zhvillimit të ekonomisë për problemet momentale.

Reagon ISKSH

Deklaratat e PS-së janë spekulime komuniste Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar ndaj akuzave të ditëve të fundit të Partisë Socialiste. “Propozimet e PS-së për një shëndetësi pa kontribute dhe shërbim falas nuk janë gjë tjetër veçse deklarata elektorale, që na kthejnë në vitet e regjimit komunist”, - tha Elvana Hana, drejtoresha e këtij institucioni. Gjithashtu ajo ka hedhur poshtë spekulimet se nga skema e sigurimeve të kujdesit shëndetësor nuk përfitojnë të papunët. Ajo tha se këto janë spekulime elektorale, që PS-ja mendon se do t’i shërbejnë në fushatë, por është e pamohueshme puna që ISKSHja ka bërë. Ajo tregoi se edhe gratë shtëpiake u bënë pjesë e skemës së përfitimit, nëse do të marrin vërtetim si të papuna. Ndërkaq ajo foli për ligjin e ri të sigurimeve duke shpjeguar se drafti i ri do të rrisë cilësinë e shërbimeve në saje edhe të kontributeve, duke deklaruar se draftet e reja veç i shërbejnë popullimit duke i ndihmuar dhe lehtësuar.

Terminal doganor tyre. Statistikat tregojnë se një në tri gra në botë është dhunuar ose përdhunuar gjatë jetës së saj, shifër që përputhet më një miliard. Ky apel paqësor synoi t’i tregonte gjithë botës se forca femërore tani është bërë një dhe apelon për dhunën kundër qenies së saj. Boshti kryesor i fushatës ishte thyerja e zinxhirëve dhe

rregullave, ngritja e vetëbesimit dhe dinjitetit, forca për të mos u mposhtur nga dhuna verbale apo fizike, sepse gruaja është një qenie e bukur. Nismës së kryeparlamentares iu bashkuan dhe femra të njohura për publikun shqiptar, të cilat bashkë me nënat dhe vajzat e thjeshta apeluan për të drejtat e tyre. “Është një

aktivitet mbarëbotëror. Është një aktivitet kundër dhunës në familje. Mesazhi në këtë ditë është gjithçka kundër dhunës në familje dhe sidomos kundër vrasjes së grave. Në Shqipëri po e bëjmë këtë protestë kundër vrasjes së 40 grave për dy vitet e fundit”, - u shpreh Mirela Arqimandriu, përfaqësuese e shoqërisë civile.

Probleme në stacionin e pompimit të Qafëmollës

Disa zona në Tiranë mbeten pa ujë UKT lajmëron për ndërprerje deri në rregullim Disa zona në Tiranë nuk do të furnizohen me ujë për dy ditë. Sipas informacioneve nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, thuhet se kufizime në ujë të pijshëm do të ketë zona e Tiranë së Re, “Mihal Gramenos”, Qesaraka dhe Sauku. Derisa të bëhet riparimi i dëmtimit këto zona rrezikojnë të mbeten pa ujë. Sipas UKT-së, shkak për kufizimin e ujit të pijshëm është bërë dëmtimi i tubacionit kryesor të furnizimit me ujë të stacionit të pompimit të Qafëmollës. Për këtë arsye zonat që furnizohen nga ky rrjet do të kenë problem në furnizimin e tyre. Mësohet se tubacioni

është dëmtuar për shkak të rrëshqitjes së dherave në fshatin Shëngjin, burimit të Shënmërisë. UKT-ja bën të ditur për të gjithë banorët se do të bëjë të pamundurën në rregullim urgjent të këtij

incidenti, sepse është e pakuptimtë që banorëve t’u mungojë elementi kryesor për jetesë, duke u kërkuar gjithashtu që të marrin masa për përballimin e situatës për rreth 2 ditë.

Do të përmbushen të gjitha standardet Brenda prillit kryeqyteti do të ketë një terminal doganor, i cili do të përmbushë çdo standard. Drejtori i doganës së Tiranës, Bujar Vukaj, bën të ditur se investimi prej 20 milionë euro do t’i vijë në ndihmë biznesit, duke i shkurtuar mjaft kohë dhe procedura. Personat që kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me doganën, e kanë ndier të bezdisshme procedurën e gjatë të zhdoganimit të mallit duke trokitur zyrë më zyrë. Vukaj deklaron se kështu çdo zyrë do të jetë aty dhe do të ketë edhe ambiente shtesë, që do shërbejnë për mallrat që duan proces më të gjatë zhdoganimi. Ky terminal do të ofrojë mundësi magazinimi dhe përpunimi për mallrat që do të zhdoganohen, ambient të cilin dogana aktuale nuk e ka. Terminali i ri doganor do të ketë një sipërfaqe prej 75 mijë metra katrorë dhe pritet të ndikojë edhe në uljen e flukseve të zhdoganimit në pikat e tjera në vend.


ekonomi • E premte 15 shkurt 2013

»

05

Bujqësia edive me probPjesa më e madhe e kr ra si “nën ua ës cil leme janë ato të hijnë vonesat rfs pë që e dh ” standarde të kategoria ësh nga 3 deri në 6 muaj. Kjo me probleme. di kre si t he e parë që cilëso

standard më Vendet e rajonit kanë një kredisë me e n mi liberal për klasifiki e vlerësohen si tet sh ë um sh Në probleme. me vonesë ato tëm kredi me probleme ve muaj. 6 se ë um sh në pagesa për më

ë kreditë “e dysKategoria e katërt jan i s’ka mundësi rës ar himta” kur kredim thuajse i falimentë paguajë dhe është nga 6 muaj deri 1 tuar. Këstet paguhen e paracaktuar. ta da a ng vit me vonesë

Propozimi për bizneset e pashlyera për punët publike

privatizimin e tyre. Ristrukturimi i kredive Një prej mënyrave për rritjen e mundisisë për kthimin e kredisë së marrë është ristrukturimi i saj, në marrëveshje me bankën. Kreu i Bankës Qëndrore ka apeluar në fundvitin e kaluar për shtim të përpjekjeve për adresimin e kredive me probleme, si në drejtim të parandalimit ashtu edhe për trajtimin e tyre. “Fokusi juaj duhet të jetë në procesin e kujdesshëm të ristrukturimit të kredive, veçanërisht përpara se ato të shndërrohen në kredi me problem. Kam besim se puna e nisur nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për rishikimin dhe përmirësimin e disa akteve ligjore të rëndësishme, duke përfshirë edhe Kodin e Procedurës Civile, do të finalizohet me përfshirjen dhe miratimin në to të disa propozimeve konkrete që industria bankare dhe Banka e Shqipërisë kanë paraqitur për përmirësimin e procesit të ekzekutimit të kolateralit”, është shprehur Guverantori Fullani në takimin me bankierët. Sipas tij, në përfundim të proceseve ligjore duhet që këto kredi të fshihen nga bilanci i kredive të humbura, në përputhje me kërkesat e kuadrit rregullativ.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë për ruatjen e ritmeve të rritjes së kredisë në total në nivele shumë të ulëta gjatë vitit të kaluar. Rritja vjetore e kredisë për ekonominë shënoi 4 për qind në muajin nëntor. Kreditimi i ekonomisë është mbështetur në rritjen me 18% të kredisë në lekë, ndërkohë që kredia në valutë është reduktuar me 3.2%.

Projekt i ri për zhvillimin e tregut të letrave me vlerë

Bankat kanë vazhduar të ruajnë një përqasje më të kujdesshme në kredidhënie, duke zbatuar standarde të shtrënguara në përgjigje të pasigurive të perceptuara në nivel ekonomie dhe sektori. Gjithashtu, rritja e kredisë vijon të udhëhiqet nga rritja e kredisë për bizneset, ndërkohë që kredia për konsum dhe për blerje banesash paraqitet mjaft e ulët.

Kolaterali

Propozimi Duke parë vështirësitë që po kalon buxheti, sipas ekspertëve të bankave, një mjet pagese mund të jenë titujt e borxhit publik. Përqindja e kredive me probleme në sistemin bankar sipas të dhënave më të fundit ka arritur në 23%, por, për banka të veçanta është edhe më e lartë. Llogaritet se detyrimet e papaguara të qeverisë ndaj bizneseve shkojnë në rreth 200 milionë euro, ose afërsisht sa 20% e vlerës së kredive me probleme. Nëse qeveria do të merrte përsipër të shlyente kreditë në vlerën e detyrimeve të papaguara ndaj biznesit, përqindja e kredive me probleme do të zbriste në rreth 18%. Një praktikë e tillë është ndjekur në të kaluarën me kreditë e bankave shtetërore për të mundësuar

Shteti borxhli te biznesi, të paguajë huanë e keqe në banka

Tendenca

P

aratë që shteti u ka borxh bizneseve për punët publike t’u kalojë bankave për të shlyer kreditë që këto kanë marrë dhe nuk po ia kthejnë dot sektorit bankar. Ky është propozimi më i fundit i ekspertëve të bankave, më synimin për të çliruar kreditimin e ekonomisë. Deniz Deralla, drejtor i Divizionit të kredisë në “Credins Bank”, thotë se kjo mund të jetë një mënyrë efikase për t’i dhënë nxitje ekonomisë. Në këtë mënyrë edhe bankat do të pastronin ndjeshëm bilancet, por edhe hapësirat për të dhënë kredi të reja në këto banka do të ishin më të mëdha.

Kreditimi

Brikena Dervishaj

Guvernatori Ardian Fullani bëri thirrje në fund të vitit 2012 për kujdes me ekzekutimin e kolateralit. “Duhet vepruar me kujdes, por në mënyrë konsistente për ekzekutimin e kolateralit tek kreditë pa shpresë arkëtimi. Ne i njohim problemet që ekzistojnë, por konstatoj që ndërgjegjësimi i autoriteteve publike vendimmarrëse është përmirësuar”, - tha ai.

Subvencionet

Licencohen kooperativat e para në vend Ministria e Bujqësisë ka parashikuar skema subvencioni për fermerët që bashkohen në kooperativa. Ky fakt, së bashku edhe me hartimin e kuadrit ligjor përkatës, kanë qenë shtysat për nisjen e procesit të licencimit të kooperativave të para bujqësore në vendin tonë. Drejtues të Ministrisë së Bujqësisë mendojnë se krjimi i fermave bujqësore dhe atyre blegtorale, duke bashkuar kapitalin, do të ishte një mundësi më shumë për popullsinë fshatare në gjetjen e tregjeve për produktet e tyre, si dhe vetë zhvillimin e sektorit bujqësor. Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë shpjegojnë se ka një interes në rritje për krijimin e kooperativave nga ana e fermerëve, menjëherë pas këtyre nismave që janë bërë publike nga ky dikaster. Këto kategori mund të informohen dhe të aplikojnë pranë Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural për të përfituar nga subvencionet shtetërore. Për t’u licencuar si Shoqëri e Bashkëpunimit Bujqësor, numri i anëtarëve minimal është 7 dhe fermerët mund të prodhojnë produkte me kosto më të ulët, janë konkurrues në treg dhe cilësia e prodhimit ëhstë e garantuar.

Në fokus, shpenzimet e fushatës e paratë e privatizimeve

AMF: Letrat me vlerë, tregu më aktiv BB: Kujdes shpenzimet publike e borxhin Strategjia, për të paraprirë zhvillimet ekonomike Kseniaya Lvovsky takim me drejtuesit e Financave Nis puna për hartimin e një strategjie për zhvillimin e tregut të letrave me vlerë në vendin tonë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën me dije se grupi i punës për hartimin e kësaj strategjie zhvilloi takime në Kabinetin e Kryeministrit, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë, Bankën e Shqipërisë, Bursën e Tiranës, Dhomën e Tregtisë, si edhe me subjektet private që operojnë në tregun e letrave me vlerë. Kjo strategji do të hartohet me mbështetjen e Korpusit Vullnetar të Shërbimeve Financiare, FSVC. Misioni i ekspertëve të huaj do të synojë vlerësimin e kuadrit rregullues legjislativ, përcaktimin e nivelit aktual të zhvillimit dhe faktorëve kryesorë që e influencojnë atë, dhënien e rekomandimeve për AMF lidhur me barrierat e mundshme, si edhe mundësitë për zhvillim më tej të këtij tregu, har-

timin e strategjisë për zhvillimin e tregut të letrave me vlerë në vend. Aktualisht tregu me pakicë i letrave me vlerë të qeverisë (bono thesari dhe obligacione) është segmenti më aktiv i letrave me vlerë në vend. Një sinjal pozitiv zhvillimi ishte licencimi dhe fillimi nga veprimtaria, më 1 shkurt 2012, i fondit të parë të investimeve në vend, “Raiffeisen Prestigj”. Po kështu në shtator të vitit 2012 u licencua edhe Fondi i Investimit “Raiffeisen Invest Euro”. Gjatë vitit 2012, Bursa e Tiranës nënshkroi një marrëveshje për bashkëpunim rajonal, në krijimin e një platforme rajonale elektronike të tregtimit. Projekti parashikon integrimin e tetë bursave të rajonit në këtë platformë të përbashkët dhe ky zhvillim shihet si hap nxitës për tregun e brendshëm të kapitalit.

Mirëmenaxhimi i financave dhe niveli i borxhit publik janë dy nga temat e diskutimeve që përfaqësuesit e Bankës Botërore po zhvillojnë prej dy ditësh me zyrtarë të Ministrisë së Financave. Burimet zyrtare bëjnë me dije se Kseniaya Lvovsky, drejtore e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri po zhvillon takim me drejtuesit e këtij dikasteri, ku në fokus janë mirëmenaxhimi i shpenzimeve buxhetore në një vit elektoral, niveli i borxhit publik, si dhe përdorimi i të ardhurave nga privatizimet. Institucionet ndërkombëtare si FMN dhe BB kanë këshilluar qeverinë shqiptare vazhdimisht që të ulë nivelin e borxhit publik. Kështu shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, vetëm një muaj më parë është shprehur, se “Shqipëria ka një borxh të lartë publik dhe ulja e tij duhet të vijë përmes buxhetit.

“Këshilla jonë ka qenë se duhet të merren masa për shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e të ardhurave për ta mbajtur borxhin gjatë 2013-s në të njëjtin nivel që është dhe më pas të zvogëlohet gradualisht”, - është shprehur Ilahi. Shqetësimi i institucionit të lartë monetar lidhet me mungesën e masave të nevojshme për të përballuar të ardhmen. Ligji për menaxhimin e sistemit buxhetor parashikonte se tavani i borxhit publik nuk mund të jetë më i lartë se 60 për qind, një nen që u shfuqizua. Aktualisht, qeveria ka përcaktuar se niveli i ri i borxhit do të jetë 62.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kryeministri Berisha është shprehur se do të ketë ndryshime në buxhetin e këtij viti duke ulur shpenzimet, si rezultat i reformave në sistemin fiskal.


06

« aktualitet

E premte 15 shkurt 2013 •

Prokurori Petrit Fusho firmos 15 urdhër-ekzekutimet, pas vendimit të Apelit

Prokuroria çon në burg 15 të akuzuarit e “Gërdecit” Vetëdorëzohen për në qeli Pinari, Delijorgji dhe Minxholli Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Prokuroria e Tiranës ka firmosur dje 15 urdhër ekzekutime për të dënuarit e Gërdecit. Ndërkaq, Delijorgji, Pinari dhe Minxholli janë vetëdorëzuar për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit. Nga burime pranë organit të akuzës kryeqytetase mësohet se prokurori Petrit Fusho firmosi dje urdhër-ekzekutimet që u hapin rrugë më pas arrestimeve të të akuzuarve. Mes emrave për këto urdhër ekzekutime përmenden ato të Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit, Sokol Ngjecit, Luan Hoxhës, Besnik Dautit, Rezart Tërshanës, Ndue Markut, Zenun Ferros, etj. Mes 15 emrave ndodhen gjithashtu edhe Dashnor Çaushi, Ar-

mand Tartari, Fatmir Kuçi, Gëzim Oshafi, Jorgo Mino, Denis Hajdari, Fahri Toska dhe Hysni Çoçka. Prokuroria nisi

të zbatojë kështu vendimin e formës së prerë të një dy më parë dhënë nga Gjykata e Apelit. Ylli Pinarit nga 15 vite burg,

iu ul një e treta dhe nga Apeli është dënuar me 10 vite burg, teksa i mbeten për të kryer 4.8 muaj. Sokol Ngjeçi u dënua me 10 vite burg, ndërsa Dritan Minxolli u dënua me 12 vite burg, ndërsa i mbeten për të vuajtur edhe 5.5 vite burg. Mihal Delijorgji nga Apeli u dënua me 7 vite e 3 muaj burg, ndërsa i mbeten për të vuajtur dhe 3 muaj e 20 ditë. Ish-gjenerali Luan Hoxha u dënua me nga 5 vite burg. Me urdhër ekzekutimet, Prokuroria nënkupton se këta persona duhet të arrestohen dhe të dërgohen në qeli. Tragjedia e Gërdecit, më e rënda e ndodhur në Shqipëri gjatë viteve të fundit, ndodhi më 15 mars 2008, ku vdiqën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

Kallëzim për të mbijetuarën e tragjedisë së Himarës

Denoncon vëllai: Më përdhunuan motrën, ishte në koma në Austri V ëllai i studentes së mbijetuar nga tragjedia e Himarës, denoncon në Prokurorinë e Përgjithshme se motra e tij është përdhunuar, teksa ndodhej në koma në Austri. Ky fakt rrënqethës ka rritur gadishmërinë në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila pritet të urdhërojë një hetim ndërkombëtar, lidhur me këtë denoncim. Ngjarja i përket vajzës së aksidentuar në Himarë, majin e kaluar, ku humbën jetën 13 persona, ndërsa e mbijetuara Florie Peci, që u kurua në Austri për shkak të plagëve të rënda, rezulton se është shtatzënë dhe është përdhunuar e abuzuar seksualisht gjatë kohës që ajo ishte në koma. Vëllai i vajzës i thotë Prokurorisë së aktualisht e motra është e shtruar në një maternitet në Tiranë. Ndërkohë, Prokurorit të Përgjithshëm i ka dërguar një letër edhe deputeti socialist Taulant Balla, që si deputet i Librazhdit kërkon edhe ai nisjen e procedimit penal për gjetjen e atij që ai e quan krim makabër. Balla kërkon nga Kryeprokurori Llalla që të gjenden autorët, jo vetëm në Austri, por edhe në Ministrinë e Shëndetësisë që ishin përgjegjës për vajzën, e cila në mirëbesim nga familja iu dorëzua autoriteteve shqiptare për kurim jashtë vendit. Denoncimi i vëllait Vëllai i vajzës, Gazmend Peci i drejtohet Prokurorisë, duke thënë se “Unë që po ju shkruaj jam Gazmend Peci, vëllai i Florie Pecit. Unë dhe familjarët e mi jemi shumë të tronditur nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur, motra ime në aksidentin e Qafës së Vioshës në

Al-Qadit i rikthehen pronat e sekuestruara te “dy kullat”, etj Qeveria vendosi t’i kthejë disa nga pronat e sekuestruara shtetasit Yasin Al-Qadi, pronar i disa ambienteve te “Dy kullat”, disa bare dhe lokale te “Rruga e Durrësit”, etj. Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 102 pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të ligjit nr. 9258, datë 15 korrik 2004 “Për masat kundër terrorizmit”, ligjit nr. 8865, datë 14.3.2002 “Për ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Luftën kundër Financimit të Terrorizmit e vitit 1999, datë 29.10.2004, si dhe të vendimit nr. 936, datë 26 dhjetor 2012 “Për disa shtesa në vendimin nr. 718, datë 29 tetor 2004 të Këshillit të Ministrave “Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit”, të ndryshuar” të Këshillit të Ministrave. Kështu, urdhërohet revokimi i urdhrit nr. 2 të datës 3.12.2004 “Për sekuestrimin e aseteve të shtetasit arab Yasin Al-Qadi, të ministrit të Financave, i ndryshuar me urdhrat nr. 27, datë 5.7.2006 dhe nr. 36, datë 27.11.2006. Ky revokim përfshin të gjitha fondet, llogaritë, asetet, pasuritë e paluajtshme, trojet, investimet në shoqëri tregtare dhe mjetet financiare në emër të këtij shtetasi të sekuestruara me urdhrat e mësipërm. Qeveria thotë se për dorëzimin e pasurive të revokuara me këtë urdhër, të ngrihet një grup pune në përbërje të të cilit të ketë një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për kthimin e pasurive të identifikuara dhe të marra në dorëzim, si dhe të ardhurave të siguruara nga administrimi i tyre, pasi t’i zbriten shpenzimet e lejuara.

“Për vendimet e gjykatave, jo komente populiste, dëmtojnë besimin në drejtësi” Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë reagoi dje në lidhje me komentimet e fundit të vendimeve të gjykatave, me ndjeshmëri të lartë shoqërore. Në deklaratë thuhet se “Unioni gjen rastin të informojë edhe njëherë opinionin publik se vendimet e gjykatave, kur përfundon shqyrtimi i tyre në të gjitha shkallët e gjykimit, mund të jenë objekt analize objektive, profesionale dhe të paanshme, veçanërisht nga njohës të së drejtës. Por nëse ky proces zëvendësohet, fatalisht dhe në mënyrë populiste, në një fushatë denigrimi dhe përbaltje, kjo rrezikon të shkatërrojë në mënyrë të pakthyeshme shanset për ndërtimin e besimit të publikut tek drejtësia, pa të cilin aspirata për ndërtimin e konsolidimin e shtetit të së drejtës do të ishte iluzion”. Më tej citohet se “Gjithashtu kjo do të delegjitimonte punën e vështirë të gjyqtarëve, të cilët çdo ditë e më tepër po përballen me dhunën fizike e verbale të frymëzuar nga kjo klimë. Konsolidimi i sistemit të drejtësisë dhe rritja e besimit të publikut tek ai është një proces që kërkon vizion dhe gjithë përfshirje. Kjo nuk është vetëm përgjegjësi e gjyqësorit, por para së gjithash e politikës që duhet të gjejë vullnet në këtë drejtim”.

Policia zbulon bazën shqiptare të prostitutave shqiptare e rumune

Familjarët konfirmojnë shtatzaninë: Nuk duam ta mbajmë këtë fëmijë Rreth 1 muaj më parë familja Peci në Katjel të Prrenjasit ka zbuluar shtatzaninë e Flories, studentes që u aksidentua më rëndë dhe qëndroi për disa muaj në koma në Austri. Ndërsa po prisnin të festonin ditëlindjen e saj familjarët kanë vënë re se barku i ishte rritur në mënyrë të çuditshme. Fillimisht kanë menduar se ajo ishte shëndoshur, por më pas dyshimet janë rritur dhe një ditë ata i janë drejtuar mjekut ku edhe kanë mësuar lajmin e tmerrshëm se Floria ishte shtatëzënë. “As nuk e mendonim këtë gjë. Ne e kishim dërguar për mjekim dhe prisnim vetëm shpëtimin e saj, ndërkohë që mësuam se Floria ishte 6 muaj shtatëzënë. Është e Himarë pësoi dëmtime të rënda shëndetësore. Ajo u dërgua për mjekim në Austri, ku për më shumë se 55 ditë qendroi në koma. Më 11 tetor motra jonë u kthye në Shqipëri dhe për shkak të shqetësimeve të shumta specialistët konkluduan se ajo

pafalshme ajo që ka ndodhur. Nuk duhet të ndodhte. Floria vetë nuk mban mend asgjë, pasi ajo ka pësuar një ndërhyrje të tru dhe kujtesa e saj nuk ekziston për këtë periudhë kur është abuzuar me të. Ajo nuk e do këtë fëmijë dhe as ne. Për këtë duhet të gjendjet një zgjidhje, pasi ajo nuk mund të mbyllë jetën e saj me këtë shtatëzani. Floria kishte shumë ëndrra dhe aksidenti i ndryshoi tërësisht jetën, ndërkohë që marrim vesh edhe këtë lajm të tmerrshëm”. Të pyetur se kush janë interesuar për këtë ngjarje. Ata kanë deklaruar se deputeti Taulant Balla që ka deklaruar se ata që kanë kryer këtë krim do të zbulohen e do të marrin dënimin e merituar.

është shtatzënë. Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri më 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Florija ka qenë e shtruar në klinikën Gmunderbergut Almunster në Austri, në periudhën e rehabilitimit. Motra ime Florie Peci

është përdhunuar në kushtet e spitalit ku ka qenë për kurim. Me motrën timë janë kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej”.

ITALI-Një aksion antiprostitucion u zhvillua dje në Bergamo, ku karabinierët ekzekutuan 7 urdhra mandat-arreste ndaj shqiptarëve, si dhe u kontrolluan 12 lokale ku mbaheshin vajzat. Masat parandaluese janë lëshuar nga gjyqtari hetues në Bergamo kundër anëtarëve të një grupi kriminal shqiptarësh që merreshin me shfrytëzim prostitucionit në krahinë. Hetimi filloi në verën e vitit 2012, pas inspektimit të zonës për të ulur prostitucionin, ku ishte identifikuar një organizatë kriminale, e përbërë nga shqiptarë që shfrytëzonin për prostitucion vajza të reja nga Rumania dhe Shqipëria. Grupi gjithashtu kishte armë për të zgjidhur konfliktet me klanet e tjera që veprojnë në territorin e njëjtë të Bergamos. Banda është akuzuar gjithashtu për shitjen e kokainës dhe kryerjen e vjedhjeve në disa shtëpi.

Babai lidh pas derës vajzën 15 vjeçe se do dilte me miqtë ITALI- Një shqiptar 45 vjeç është arrestuar në Verona, pasi kishte lidhur pas derës vajzën e tij 15 vjeçe, vetëm sepse ajo i kishte kërkuar të dilte me shoqërinë. Mediet italiane raportojnë se historia u zhvillua në Verona, kur vajza 15-vjeçare e pyeti babain 45-vjeçar që të dilte me shokët e klasës, por babai shqiptar reagoi keq, duke e lidhur pas njërës nga dyert e shtëpisë. Tani para gjyqtares Laura Donati, shqiptari do të duhet të përgjigjet për akuzën e abuzimit. Vajza e kishte raportuar historinë e keqtrajtimeve të të atit në vitin 2011, duke bërë që të fillonin hetimet nga Prokuroria e Veronës. Përveçse e kishte lidhur në derë, shqiptari akuzohet se i ka prerë disa fije floku si ndëshkim, si dhe i kishte marrë telefonin për ta mbajtur larg miqve. Vajza mund të dilte jashtë vetëm pasditeve dhe vetëm pas përfundimit të detyrave të shtëpisë.


aktualitet • E premte 15 shkurt 2013

»

07

Banorët denoncojnë aktet e turpshme, zonat ku prostituojnë

Durrës, policia zbulon e godet bazat e homoseksualëve ARTUR AJAZI DURRES- Banorët e Durrësit japin alarmin dhe denoncojnë tek institucionet e shtetit lidhur me përmasat që po merr homoseksualizmi dhe prostitucioni i rrugës në qytet. Tashmë janë evidentuar një numër objektesh dhe zonash të qytetit, të cilat përdoren jo vetëm për prostitucion dhe homoseksualizëm, por edhe për të marrë drogë. Banorët e këtyre zonave kërkojnë ndihmë nga institucionet e shtetit për të shpëtuar nga situata e krijuar. Tashmë veç periferisë prostitutat dhe homoseksualët, po shihen edhe në qendër të Durrësit. Fenomeni Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se janë disa baza ku mblidhen prostitutat, homoseksualët dhe përdoruesit e drogës. Sipas policisë, në një masë të madhe janë të njëjtët persona që merren me këtë fenomen negativ për shoqërinë tonë. Në zyrat e pushtetit vendor, por edhe në polici shpesh herë banorët janë ankuar dhe kanë kërkuar që të vihet dorë e kjo kategori të mos duket pranë banesave të tyre. Vetëm në muajt e fundit policia ka arrestuar 18 prostituta, ka shoqëruar 10 homoseksualë, të cilët i ka kapur në flagrancë. Po ashtu janë gjendur të vdekur nga overdoza dy persona dhe janë shoqëruar disa përdorues të pluhurit të bardhë. Por Prokuroria ende ngurron arrestimin e tyre. Kështu vajzat janë arrestuar,

kurse homoseksualët janë lënë të lirë. Këta të fundit po ndiqen penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën akuzë me vajzat e të ushtrimit të prostitucionit. Bazat e tyre Njëra prej bazave, e cila përdoret si ditën ashtu dhe natën, është zona që gjendet pas rrethimit të portit detar. Atje janë disa baraka të braktisura si dhe vagonë të vjetër treni, të cilat përdoren prej tyre. Bazë tjetër janë mjediset e ish -objekteve shtetërore, të cilat janë kthyer në gërmadha dhe presin privatizimin. Vende të adaptuara po për këto qëllime janë edhe perigonet e stacioneve hekurudhore në Durrës e Shkozet. Perigonet janë sektorë hekurudhorë në të cilat sistemo-

hen vagonët rezervë të trenave. Objektet arkeologjike si shkallët e amfiteatrit, banjat termale e të tjera frekuentohen gjatë netëve edhe për këto funksione. Por shfrytëzohet edhe lulishtja e “Mauzoleut të Dëshmorëve”, si dhe mjediset e shkatërruara të pishinës dimërore. Ndërsa urat dhe këmbët e mbikalimeve hekurudhore në zonën e plepave, në Sukth apo gjetkë ka kohë që shfrytëzohen për këtë qëllim. Policia Uniformat blu sqarojnë se këto objekte shfrytëzohen prej prostitutave, homove dhe përdoruesve të drogës që nuk kanë shumë pretendime e që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrugë. Ata janë njerëz me pak

shpenzime, dhe shumat që ata kërkojnë variojnë nga 200 lekë deri 1000 lekë. Por ndërkohë ekziston një shtresë tjetër e kësaj kategorie, e cila ka kërkesa të ekzagjeruara. Ajo ka zgjedhur hotelet, apartamentet me qira, si dhe mjedise të tjera luksoze për të ushtruar “profesionet” e tyre. Disa të tjerë të kësaj kategorie kanë blerë hyrje pallatesh për të dashurit në zona rezidenciale, sidomos në plazh, Shkëmbi i Kavajës e Golem. Këta kryesisht janë burra të martuar e me para. Shumat që ata kërkojnë variojnë nga 5 mijë deri 10 mijë lekë nata. Tashmë është shumë e vështirë kapja dhe penalizimi i tyre pasi edhe ligji që i ndëshkon këto aktivitete është zbutur mjaft- thanë burimet policore.

Shumë mjekë dhe farmacistë janë gjetur me shkelje sidomos në receta

ISKSH gjoba e penalizime farmacive e klinikave Vëzhgim kryesisht kujdesit ndaj pacientëve dhe vizita e kryera DURRES- Instituti i Sigurimeve të Kontrollit Shëndetësor ka nisur kontrollet në klinikat dhe farmacitë e Durrësit, duke zbuluar shkelje. Sipas burimeve nga ky institucion në Durrës, mësohet se pritet të dalë raporti përcjellës për MSH në lidhje me të gjitha verifikimet e kryera dhe masat e marra. Specialistët e ISKSH-së Durrës kanë kryer inspektime të vazhdueshme për një periudhë 4-5 mujore dhe pas përpunimit të materialeve dhe verifikimit të të gjitha rasteve, ka hartuar një raport të plotë lidhur me gjendjen aktuale që ndodh në subjektet private, tek farmacitë që kanë kontratë me ISKSH-në dhe shkeljet që janë bërë në poliklinika shtetërore dhe private. Raporti i hartuar dhe që pret publikimin nga ky institucion, tregon se shumë farmaci

abuzonin dhe shumë mjekë të poliklinikave u gjendën me shkelje të ndryshme, duke nisur që nga mosrespektimi i orareve të punës, shënimit të vizitave në kartela etj. E njëjta

skemë përdoret edhe për farmacitë, ku ISKSH-ja ka kontratë dhe si e tillë shpërndan barnat e rimbursueshme për të gjithë të siguruarit. Kontrollet konsistojnë në vlerësimin e punës që

është bërë për kujdesin ndaj pacientëve, vizitat e kryera, paraqitjen e mjekëve në punë, regjistrimin e banorëve tek mjeku i lagjes etj. Në bazë të arritjeve në punë, mjekët do të marrin shpërblimet përkatëse, që mund të jetë deri në një pagë shtesë. Ndërkohë që në rast shkeljesh janë parashikuar masat penalizuese të ndryshme. Nëse mjekët kanë abuzuar me punën, masat e marra nga ISKSH-ja fillojnë që nga vendosja e gjobave dhe deri në pezullim nga puna. Pritet të bëhen të ditura të gjitha rezultatet përfundimtare që janë kryer në të gjitha qendrat shëndetësore, pasi specialistët kanë gjetur shpesh raste abuzimesh në qendrat shëndetësore nga kontrollet e ushtruara më parë, ku ka marrë masa penalizuese ndaj personelit. A. Ajazi

Bashkia e pafuqishme, kërkon ndihmën e bluve

Policia aksion për urbanët dhe furgonat e paligjshëm DURRES- Policia Bashkiake është ndjerë e pafuqishme dhe ka kërkuar këto ditë ndihmën e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Durrës, për të ndëshkuar urbanët, taksitë dhe furgonët e paligjshëm. Nga dita e hënë ka nisur aksioni kundër të gjithë atyre që ende punojnë me linjat interurbane, të cilët konkurrojnë në mënyrë të pandershme me mjetet e licencuara. Burimet bashkiake thanë se: “Kemi kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e Qarkullimit Rrugor, pasi gjysma e furgonëve në linjat, të cilat lidhin Durrësin me disa qytete kufitare, rezultojnë se punojnë pa licencë, duke nxjerrë thuajse jashtë loje furgonët taksi që shlyejnë të gjitha detyrimet në shtet”. Pas kontrolleve të ushtruara përgjatë këtyre ditëve nëpër pikat e nisjes dhe të mbërritjes së furgonëve, Policia Bashkiake dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, kanë gjobitur mbi 150 drejtues të mjeteve që punojnë pa licencë, ndërsa po mbajnë në survejim vendet e nisjes së tyre. Aktualisht kompetencat e Policisë Bashkiake, janë vetëm gjobat, pasi të drejtën e penaliteteve më të rënda e ka Policia e Qarkullimit Rrugor. Rezultati i kontrolleve tregoi se gati gjysma e këtyre furgonëve taksi punojnë pa licencë ose e thënë ndryshe ato konkurrojnë në mënyrë të pandershme gjysmën tjetër që paguan detyrimet fiskale në shtet. A. Ajazi

Në një pikë servisi

Zihen poshtë nga mjeti prerës, vdes 1, plagoset tjetri VLORE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, në afërsi të vendit të njohur “Rrapi”, në aksin rrugor që të çon për te shkolla Tregtare, në ambientet e një pike servisi për automjete. Nga ngjarja e rëndë e ndodhur në ambientet e servisit, dy persona mbetën të lënduar, por për shkak të plagëve të marra njëri prej tyre ndërroi jetë në spital, në duart e bluzave të bardha. Burime zyrtare nga policia thanë se Kastriot Ahmeti 50 vjeç me profesion mekanik dhe Arjan Mehmeti 47 vjeç banues në lagjen “10 Korriku” në Vlorë kanë qenë duke punuar për riparimin e një mjeti të rëndë (presë) që përdorej për punime ndërtimi, në momentin që janë dëmtuar duke u zënë poshtë nga mjeti. Gjatë punës për riparimin e mjetit, presa ka lëvizur dhe është përplasur me një shtëpi, e cila ndodhej aty pranë duke shkaktuar dëmtime të mëdha Ahmetit dhe Mehmetit. Lidhur me këtë ngjarje nga ana e policisë ka nisur puna intensive, për të hedhur dritë mbi rrethanat ku humbi jetën 50-vjeçari, ndërsa vijon të ndodhet në reanimacion Arjan Mehmeti.

Ngjarja në gushtin e vitit të shkuar

Dyshohet për një vrasje në shtetin helen, arrestohet në Berat BERAT- Në mbasditen e ditës së djeshme në banesën e tij në lagjen “30 vjetori”, punonjësit blu të komisariatit të Beratit, kanë bërë ndalimin e më pas shoqërimin në ambientet e dhomave të paraburgimit 35-vjeçarin E. Çavolli. Burime të policisë bënë me dije për gazetën se ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë si personi i dyshuar në lidhje me vrasjen e shtetasit Adriatik Dervishi 37 vjeç banor i këtij qyteti, ngjarje e cila ka ndodhur në shtetin helen, në Athinë në datën 23.08.2012. Të njëjtët burime thanë për gazetën se ndalimi si person i dyshuar për vrasjen e bashkëqytetarit ka ardhur pas një komunikimi shkresor me institucionet shtetërore të drejtësisë dhe policive të dy vendeve tona, bazuar këto në hetimet gjatë momenteve hetimore pas ngjarjes të fundgushtit të vitit të kaluar. Menjëherë pas arrestimit të 35-vjeçarit dhe të shoqërimit të tij në dhomat e paraburgimit, kanë qenë oficerët e Policisë Gjyqësore ata që kanë marrë nën hetim të dyshuarin për vrasjen A. Dervishi. Po gjatë ditës së djeshme të njëjtit hetuesë kanë përpiluar dosjen përkatës, si dhe materialet e tjera plotësuese dhe të njëjtat materiale iu referuan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e parashikuar nga neni 78, të Kodit Penal. S. Gorrica


08

« aktualitet

E premte 15 shkurt 2013 •

Negocion prokurori i Vlorës, i premtoi zgjidhje të problemeve familjes Musa

Pronat, kërcënoi se do të hidhej nga kati i 10-të Gruaja dhe vajza: Na u prish banesa dhe dyqani pa të drejtë VLORË- Një 45-vjeçar nga Vlora për më shumë se dy orë kërcënoi se do hidhej nga kati i 10-të i pallatit ku banon. Skënder Musa është ngjitur me një shishe benzinë në dorë dhe kërcënoi seriozisht me jetën nëse nuk zgjidhej problemi i pronësisë. Shkak për një veprim të tillë u bë një problem pronësie. Në vendngjarja mbërritën forca të shumta policie, ndërkohë që prokurori i Vlorës Dorian Tafili negocioi personalisht me 45-vjeçarin. E gjithë pikënisja e konfliktit të familjes Musa është prishja e godinës, të cilët ato e gëzojnë prej 1986 dhe moskompensimi nga ana e qeverisë. Shtetasi kërkoi që komunikimi të bëhet në distancë. 45-vjeçari hoqi dorë nga kërcënimi i tij pas bisedës kokë më kokë me prokurorin Tafili, i cili e siguroi që situata do të zgjidhet pasi do e marrë personalisht në

dorë dosjen e familjes Musaj. Llallën Prokurori i Vlorës Dorian Tafili u përpoq të negociojë me 45-vjeçarin, që ai të mos ndërmerrte aktin e rëndë të vetëdjegies dhe pastaj të vetëhedhjes nga lartësia ku ndodhet. Prokurori Tafili e ka siguruar 45-vjeçarin se do të ndjekë nga afër çështjen e familjes Musaj dhe do përpiqet t’i japë një zgjidhje konkrete problemit. Musaj nga ana e tij

është shprehur se kërkon veprim dhe jo fjalë, ndërkohë që ka rritur kërkesat duke kërkuar negociata me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ndërkohë dhe bashkëshortja e tij është shprehur mbi pretendimet e të shoqit teksa thotë se nuk e di pse po mbahet në komisariat. “Unë në këto moment jam në polici dhe jam mbyllur brenda. Ne gëzojmë një shtëpi që në vitin 1986 dhe na është

mohuar tërësisht pronësia. I kemi bërë të gjitha pagesat e ALUIZNI-t dhe na është bërë dhe revokimi. Arsye është se pronarët janë kompensuar nga Këshilli i Ministrave dhe ne jo. Duke mos gjetur dot drejtësinë ka hipur atje. Unë i fola dhe i thashë mos merr asnjë vendim. Kjo metodë nuk është vërtet e mirë. Kam komunikuar me të dhe i thashë dëgjo nuk duam asgjë dhe nuk më ktheu përgjigje. Më tha ti je e fortë. Nuk më ka ardhur asnjë për të komunikuar. Nuk e di pse mbahem në komisariat. Më morën për të biseduar dhe më kanë mbyllur brenda”, u shpreh nga komisariati bashkëshortja e 45-vjeçarit. Vajza e 45-vjeçarit e frikësuar për fatin e të atit shprehet e shqetësuar teksa thotë se familjes së saj i është prishur banesa dhe dyqani duke i nxjerrë në rrugë pa të drejtë.

Autori dhe viktima lidhje jashtëmartesore, letra: Të vras po më le

San Valentin i përgjakur në Ersekë, vret të dashurën dhe veten ERSEKENjë ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e djeshëm qytetin e Ersekës. Një shtetas ka ekzekutuar me armë një grua në banesën e saj dhe më pas ka vrarë dhe veten. Fatos Kapllani ka ekzekutuar me armë zjarri, tip automatik, të dashurën e tij Antoneta Petriti dhe më pas është vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e 32-vjeçares Petriti, në praninë e nënës 80-vjeçare të gruas. Viktima mësohet se ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë të mitur. Ngjarja Sipas dëshmisë së nënës së 32-vjeçares, Fatos Kapllani kishte shkuar në banesën e tyre për të festuar Shën Valentinin me Antonetën, e cila i shmangej prej kohësh. Sipas saj, Kapllani kishte marrë me vete një automatik dhe kishte qëlluar në drejtim të 32-vjeçares, kur kjo e fundit kishte refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me të. Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i ngjarjes, ish-punonjës i zjarrfikëses në Ersekë, kishte një lidhje jashtëmartesore me 32-vjeçaren prej kohësh. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Policia bën të ditur se viktima Antoneta Petriti e kishte denoncuar autorin për dhunë para pak ditësh, por më pas e kishte tërhequr padinë. Sipas policisë, dyshohet se Kapllani ka kryer krimin e pasi nuk mund të pranonte faktin që 32-vjeçarja i shmangej dhe mendonte se ajo mund të

Arrestohet i dënuari

Nuk pagoi 2, 8 milionë lekë, dënohet me 56 ditë burg BERAT – Rreth 24 orë më parë nga ana e strukturave të Drejtorisë të Policisë të Qarkut të Beratit është bërë ndalimi në qytetin e tij të lindjes Çorovodë dhe më pas shoqërimi i shtetasit E. Tushe në ambientet e dhomave të paraburgimit pranë kësaj drejtorie në qytetin muze të Beratit. Sipas burimeve të policisë, ndalimi i shtetasit Tushe u bë në zbatim të ekzekutimit të Urdhrit të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Berat, për vendimin penal nr. 115 datë 02.11.2010, të gjykatës së rrethit gjyqësor Berat, e cila kjo e fundit ka konvertuar dënimin e të ndaluarit nga 280 000 lekë, për mos pagesë brenda afateve ligjore me 56 ditë burgim, për veprën penale “Përdorimi i vizave të falsifikuara”, parashikuar nga neni 189/1 të Kodit Penal. Shtetasi E. Tushe ishte shpallur person në kërkim, pas kalimit të afatit të mos pagimit të gjobës në fjalë. Po dje punonjësit e Policisë Gjyqësore kanë kryer procedurat ligjore për ta dërguar të arrestuarin në një nga vendet e vuajtjes të dënimit sipas procedurave ligjore. S. Gorrica

Kapen në flagrancë

Operacioni “Grabitësit”, arrestohen për vjedhje 4 persona ELBASAN- Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë për vjedhje të ndryshme në qytetin e Elbasanit. Operacioni për arrestimin e tyre është quajtur “Grabitësit”. Kjo pasi dy të rinj kanë tentuar të grabisin një banesë në fshatin Katund i Ri në periferi të qytetit të Elbasanit. Kështu në prangat e policisë kanë rënë shtetasit R. Drenogllava dhe A. Hudhri 30 dhe 27 vjeç pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të grabisin një shtëpi të shtetasit I. Hyka në këtë fshat. Kanë qenë fqinjët që kanë vënë re vjedhjen dhe kanë lajmëruar policinë. Dy të rinjtë janë kapur me disa shufra hekuri. Ata tashmë do të përgjigjen për akuzën e vjedhjes. Ndërkohë kanë rënë në pranga edhe dy të mitur për vjedhje. K. Z 15 vjeç dhe A. F 14 vjeç kanë arritur t’i vjedhin çantën një zonje në qytet duke përfituar dy aparatë fotografikë, ca para dhe një palë vathë floriri dhe një sasi parash. Të miturit mendohet se janë vjedhësit edhe të një dyqani në qytet ku kanë arritur të marrin 6000 lekë të reja. Tashmë janë në vazhdim hetimet dhe pritet zbardhja e të tjera vjedhjeve të realizuara nga të arrestuarit. Vjedhjet janë edhe krimi më i shprehur në Elbasan gjatë vitit të shkuar dhe në fillim të këtij viti. L. Lleshi

Shkak një shkëndijë elektrike

Zjarr në shkollën “Naim Frashëri”, zjarrfikësit shpëtojnë 300 nxënës

Fatos Kapllani autori i vrasjes

“Unë sakrifikova familjen, fëmijët dhe veten time për ty. Ti nuk mund të më lësh se unë do të të vras. Kemi 4 vite e gjysmë bashkë dhe nuk do të më lësh, sepse unë të vras”

kishte një tjetër lidhje. Letra: Unë të vras Vetëm pak orë nga ngjarja e rëndë në trupin e autorit zbulohet një letër drejtuar të dashurës së tij, por që viktima nuk e mori kurrë në dorë. Gjatë autopsisë, në rrobat e veshura në trupin e Kapllanit u gjet një letër, në rreshtat e së cilës zbulohet se krimi ishte i paramenduar mirë nga autori. “Unë sakrifikova familjen, fëmijët dhe veten time për ty. Ti nuk mund të më lësh se unë do të të vras. Kemi 4 vite e gjysmë

bashkë dhe nuk do të më lësh, sepse unë të vras”. Fqinjët Të tronditur nga ngjarja e rëndë, fqinjët e viktimës Antoneta Petriti tregojnë se 32-vjeçarja njihej si një grua serioze dhe pas divorcit jetonte me të ëmën dhe vajzën e saj, pasi i biri ndodhej në Tiranë me të atin. Fqinjët thonë se nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme, por kanë marrë vesh për ngjarjen e rëndë, pasi kanë parë nënën e vajzës të dilte nga shtëpia e mbuluar me gjak.

GJIROKASTER- Rreth 300 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” të Gjirokastrës, janë shpëtuar dje fal ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve, të cilët luftuan me zjarrin, që ra në kabinën elektrike, në ambientet të brendshme të institucionit arsimor. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 të ditës së djeshme, kur stacioni zjarrfikës në Gjirokastër është thirrur për ndihmë nga drejtori i shkollës”, thuhet në komunikatën e policisë. I njëjti burim tha se ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e vështirë për të depërtuar në godinën trekatëshe, për shkak të lartësisë, si dhe mungesës së shkallës së sigurisë. “Zjarrfikësit ia dolën të veprojnë me shpejtësi dhe saktësi, duke shpëtuar 300 nxënësit të frikësuar, që në momentin e rënies së zjarrit kanë qenë në klasat e tyre”, tha Gentian Mullai, zëdhënësi i policisë së qarkut të Gjirokastrës. Nga hetimet e para të ngjarjes ka rezultuar se shkak i rënies së zjarrit, është bërë një shkëndijë elektrike në kabinën kryesore të shkollës, e cila ndodhet në katin e parë, pranë portës kryesore. Dëmet materiale në shkollën “Naim Frashëri”, të përfshirë nga flakët, kanë qenë të konsiderueshme, ndërkohë një hetim ka nisur për të zbardhur të plotë ngjarjen. Sofokli Karraulli, drejtori i shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, pohon se i gjithë sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike, në brendësi të institucionit arsimor, është dëmtuar plotësisht. “Dyshoj se shpërthimi i kabinës elektrike ka ardhur si pasojë e mbingarkesës, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të ngrohjes”, tha Karaulli, ndërsa nënvizoi se pushteti vendor nuk ka investuar për sigurinë e jetës së nxënësve. T. Skuqi


intervistë • E premte 15 shkurt 2013

E

njohin të gjithë si Rrema i Durrësit, e kanë duartrokitur, përshëndetur dhe përgëzuar për batutat dhe rolet e tij prej 40 e ca vitesh në skenën dhe ekranet tona. Muharrem Hoxha apo Rrema ka një jetë në skenat e ekranet e televizioneve, ai ka mbushur 60 vite, por shumë aktiv dhe me të njëjtin humor me të cilin durrsakët dhe jo vetëm ata e njohin prej 40 vitesh. Rrema ka interpretuar dhjetëra role dhe është ngjitur në skenat e humorit nga Jugu në Veri të vendit, por edhe nga njëri cep në skajin tjetër të globit, nga SHBA deri në Australi, ku ka shqipëtarë. Rrema tregon rrugën e nisur drejt humorit, peripecitë e biografisë, dhe arritjet e sukseset në skenat e sallat e mbushura me spektatorë. Zoti Hoxha kur e keni nisur karierën e aktorit të humorit? Kam qenë në shkollën e mesme në Durrës në kohën që regjisorë të estradës më kishin pikasur për të më thithur më pas në skenë. Asokohe vijoja studimet në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti”, dhe jam aktivizuar gjatë shkollës, por si aktor i skenës u shfaqa sapo përfundova shërbimin e detyruar ushtarak. Notat e gjimnazit i kisha të mira, por më duhej biografia pasi ajo përcaktonte të ardhmen, jetën dhe fatin e çdokujt në atë kohë. Nuk e kisha fatin për ta fituar shkollën e lartë, e cila më ka mbetur si pikë gjatë gjithë jetës. Kjo për të vetmen arsye se kisha një sebep në biografi. Në kohën që nisa karrierën, estrada nuk para kishte shumë dashamirë, apo aq sa kishte teatri. Në vitet 1970 trupa e pallatit “Rinia” ku unë isha bërë pjesëmarrës aktiv si aktor me shumë shpresa për të ardhmen jepte tre deri në katër premiera në vit. Bëhej punë shumë e madhe dhe po të mendosh se të gjithë talentet vinin nga ndërmarrjet e kooperativat, pra nga djem e vajza të pasionuar, por që punonin në prodhim ishte diçka shumë e madhe. Aty, në pallatin “Rinia” që ishte aty ku sot është xhamia e Durrësit jam takuar për herë të parë me emrat e mëdhenj të skenës që më pas do të njiheshin nga gjithë publiku shqiptar. Pata fatin të ushtroja rolin e aktorit në skenë përkrah emrave të mëdhenj si Ramazan Njala, Enver Likmeta, Fadil Hasa dhe shumë të tjerë. Për gati dhjetë vite qëndruam në trupën e humorit. Kur hytë në radhën e aktorëve profesionistë? Më morën në trupën e estradës profesioniste të pallatit të kulturës. Fati e deshi të rrija pak kohë. Jo se gjërat çaluan tek vullneti apo talenti im, por si gjithnjë do të nxirrte kokë biografia. Kështu më hoqën për gjatë natës dhe me të zbardhur e pashë veten jashtë shkallëve të pallatit. E keqja më erdhi nga brenda, pra një kolegu ynë që ishte aktor mori guximin dhe më bëri biografinë, duke më hequr të drejtën për të qenë në mesin e aktorëve të Durrësit. Për të mbijetuar u ktheva përsëri tek estrada amatore deri sa regjisori Haxhi Rama këmbënguli të kthehesha në estradë me trupën profesioniste. Ishte fundi i viteve ‘80 dhe gjithandej po frynte erë e ndryshimeve, të cilat pasuan në vitin 1991. Në trupën e pallatit “Rinia” kam marrë dy çmime “Laureat i Republikës”, respektivisht në vitin 1983 dhe tjetrin çmim në vitin 1986. Këto çmime i kam marrë në konkurset dhe aktivitetet e ndryshme që zhvilloheshin në qytete të ndryshme. Karriera ime ka qenë e pasur falë edhe bashkëpunimit me emra të mëdhenj të estradës e teatrit, ndërkohë që të gjithë regjisorët që kishim janë pjesë e elitës së kulturës sonë si Haxhi Rama, Pëllumb Kulla, Enver Plaku, Koço Devole, Fadil Hasa etj. Pas vitit 1990 kam fituar titullin “Njeriu i shekullit” nga Universiteti i Kembrixhit dhe titullin “Krenaria e qytetit” me vendim të Këshillit Bashkiak. Cili ka qenë episodi i para viteve 1990, që ju ka mbetur në mëndje ? Ishte mesi viteve ’70, dhe ne e dinim se “Coca cola” ishte pije alkoolike. Në vitin 1976 në një skeç disa personazhe në skenë pasi pinin “Coca Cola” deheshim dhe rrëzoheshin. Ky skeç shfaqej normalisht në çdo variete që zhvillohej në Durrës dhe qytete të tjera. Asokohe Shqipëria ishte e mbyllur për të huaj, por skeçi ynë u ndoq nga një grup turistësh gjerman, të cilët u bënë, si të thuash, “molla e sherrit” për ne. Gjermanët u shprehën se

»

09

Intervista me Rremën e Durrësit

“Respekti dhe duartrokitjet e spektatorit, janë vlerat e artistit skenik” Më morën në trupën e estradës profesioniste të pallatit të kulturës. Fati e deshi të rrija pak kohë. Jo se gjërat çaluan tek vullneti apo talenti im, por si gjithnjë do të nxirrte kokë biografia. Kështu më hoqën për gjatë natës dhe me të zbardhur e pashë veten jashtë shkallëve të pallatit. E keqja më erdhi nga brenda, pra një kolegu ynë që ishte aktor mori guximin dhe më bëri biografinë, duke më hequr të drejtën për të qenë në mesin e aktorëve të Durrësit. Për të mbijetuar u ktheva përsëri tek estrada amatore deri sa regjisori Haxhi Rama këmbënguli të kthehesha në estradë me trupën profesioniste.

Muharrem Hoxha

kjo pije është freskuese dhe nuk dehet njeriu duke e pirë. Pas kësaj ne nuk e shfaqëm më apo më mirë të themi refuzuam ta shfaqnim. Çështja shkoi deri në komitetin e partisë. Të gjithë ata që e mbajnë mend atë kohë, të thërritesh në komitet partie për të tërhequr veshin duhej t’i thoshe burgut hapu. E kaluam me shumë vështirësi atë situatë, e cila la gjurmë tek ne si aktorë. Të tilla provokime, situata, përplasje e ballafaqime ndodhin shpesh më së shumti për të na mbajtur nën presin e nën kontroll. Megjithatë, duhet thënë se populli na priste shumë mirë. Ngado që shkonim merrnin falënderime. U bëmë të njohur në çdo lagje e rrugicë, në çdo ndërmarrje e mjedis familjar. Rreme pse para viteve 1990 sallat e estradës mbusheshin plot ? Po të ktheheni pak pas në kohë do të shikoni se në atë periudhë fare pak familje kishin televizor. Në fshat dhe lagje njerëzit rendnin tek sallat e këndit të kuq për të parë ndonjë koncert, festival, emision apo film, pasi në ato qendra vendoseshin televizorë. Daljet tona në skenë priteshin me padurim pasi qyteti argëtohej shumë mirë dhe në rrugë e sheshe dëgjoje të bisedohej shumë për tematikën, aktorët, humorin, shpotinë e kështu me radhë. Kur jepeshin premierat, njerëzit vinin të gjithë me rregull. Uleshin në vendet e tyre, mbahej qetësi, nuk pihej cigare në sallë dhe atmosfera ishte emo-

cionuese. Për trupën tonë amatore, cilësia dhe puna jonë testohej vetëm kur shkonim në Shkodër. Në fakt na prisnin shumë mirë edhe në Shkodër. Qytetarët atje janë me humor të lindur dhe ne kalonin kështu “provimet” para publikut. Shkodranët janë dashamirës të humorit dhe ne ndiheshim aq mirë sa e prisnim me padurim udhëtimin. Estrada e Durrësit ishte e plotë pasi në përbërje të saj kishte emra të mëdhenj të humorit si Fadil Hasën, Adem Gjepalin, Gani Kalaja, Enver Likmeta etj. Shkodra na ka dashur shumë ne si grup pasi konkurronim denjësisht me humorin shkodran. Ne afronim nga tre katër premiera në vit dhe duke llogaritur që në një premierë kishim 3-4 role, i bie që në një vit të krijoheshin 15-16 role. Rolet e mia kanë qenë nga më të ndryshmit, nga gagarelët, prapanikët, nëpunësit burokratë, djemtë e rinj etj. Thelbi i roleve tona ishte ndikimi tek sjellja e morali shoqërisë për ta ndërgjegjësuar në luftë kundër veseve. E ndjenit censurën asokohe në humorin tuaj, dhe deri ku ka vajtur batuta juaj pas viteve 1990? Sigurisht, që kishte kontroll të rreptë. Gjithmonë do të kishte të pranishëm punonjës të aparatit të partisë që do të dëgjonin skeçet në provat e estradës. Kishte raste që ata qeshin me të madhe, iu pëlqente pjesa, por thoshin “Hiqe, hiqe këtë, nuk e themi dot se nuk na lë partia”. Sigurisht që puna jonë ka marrë edhe vlerësime në atë kohë. Në vitet ‘70- ‘80 trupa e estradës së Durrësit ka pasur pothuajse gjithmonë fitues të titullit “Artisti më i mirë” dhe këtë titull e ka marrë në ato vite Fadili, Ishja (Aishe Stari) dhe unë. Me Fadilin jam njohur në vitin 1975 në estradën amatore. Edhe Fadili vinte nga klasa punëtore dhe për 30 vite nuk u ndamë. Ai është njeri shumë i mirë, koleg dashamirës, aktor me shumë kontribut në zhvillimin e estradës profesioniste. Fadili nuk ka pasur kurrë paragjykime. Ai ushqehej shumë nga logjika e zhvillimit dhe interpretimit. Durrësi fatmirësisht kishte aktorë, artistë e regjisor me botëkuptim shumë progresiv dhe që nuk merreshin me “më the e të thashë”. Ndihmë të madhe për mua ka dhënë edhe regjisori Haxhi Rama. Haxhiun si ne aktorët edhe dashamirët e estradës e të teatrit e thërrasin Xhixhi. Njeri i qetë, punëtor, këmbëngulës e i dashur. Ai më mori në 1986 në estradën profesioniste dhe për mua ai është një mësues i madh. Me shumë krenari dhe respekt kujtoj bashkëpunimin me Roland Koçën, ndërsa pas ndryshimeve demokratike në vend me Rolandin kemi pasur fatin të udhëtojmë në Gjermani, Itali, Greqi, Kanada etj. Komuniteti shqiptar i atjeshëm na ka pritur me shumë ovacione dhe janë kujtime e mbresa të paharruara për mua dhe grupin tonë të humorit. Në Amerikë kam qenë me Zyliha Milotin, Artiste e merituar. Atje dhamë tre shfaqje: dy në Miçigan dhe një në Nju Jork. Shqiptarët atje ishin shumë të përmallur, na kanë bërë një respekt shumë të veçantë. Aktiviteti ynë si aktorë është i mbushur me mbresa, por janë disa kujtime që nuk të shqiten nga sytë as ditën e as natën. Diaspora është shumë e etur për grupe të tilla humori nga Shqipëria. Ne kemi detyrimet t’i përmbushim me repertor të pasur e të larmishëm. Tani, pas viteve ‘90, klima dhe mundësitë janë krejt ndryshe. Tematika është e gjithëllojshme dhe nuk ka më censurë e as frikë se do të ndëshkohesh. Për ne e rëndësishme është të mbajmë me humor shikuesin e dëgjuesin. Është shumë e rëndësishme kur dikush të ndalon në rrugë, të përgëzon, kërkon të bëjë një foto apo edhe të jep një lule. E kam përjetuar thuajse çdo ditë në këto 40 vite karrierë dhe në çdo rast vërej se ka diçka të re, origjinale dhe të ëmbël. Më e rëndësishme se medalja është opinioni qytetar, vendi që zë në vullnetin e artdashësve. Bisedoi: ARTUR AJAZI


10

« opinion

E premte 15 shkurt 2013 •

Pse Jul Cezarin e kërkojnë shekujt?

S

e është një vepër që mbetet gjithnjë e re nëpër shekuj? Se Shekspiri është një nga gjenitë e Rilindjes Europiane? Se Eskili e Shekspiri janë baballarë të tragjedisë botërore? Se tragjedi ndodhin edhe në ditët tona? Se... Por jo vetëm kaq. Kur lexoj këtë tragjedi, e bën edhe vetëdijen time më qytetare. Kjo se një vetëdije e civilizuar, sidomos në ditët tona, nuk ka aq hapësirë sa për të zënë vend në të tiranë e diktatorë. Ajo është në kërkim të një rendi të ri ekonomiko-shoqëror, sidomos të një ekonomie më të qëndrueshme e më të paprekshme nga krizat (siç është kjo e tanishmja, më jetëgjata), ku të gjithë të kenë mundësi të punojnë për të zbuar varfërinë, të mbizotërojë e të ketë bazë më të gjerë e më të shëndetshme shtresa e mesme e popullsisë, ku dallimet mes politikanëve e qytetarëve të vijnë duke u rrudhur. Po megjithëse tiranët dhe diktatorët po vijnë duke u strukur e po bëhen më të padukshëm, edhe pse të paktë, po kërkojnë hapësirë për të mbijetuar. Këtej lind pyetja: në ditët tona mund të pohojmë “jepi Cezarit atë që i takon”? *** Duke rilexuar “Jul Cezarin”, jo vetëm që më vjen në vetëdije Noli i madh me krijimtarinë e tij, sidomos me atë letrare e shkencore, madje edhe me Bethovenin e pavdekshëm, me përkthime krijuese nga gjenitë më të mëdhenj të njerëzimit, që na ndihmojnë edhe në ditët tona për t’u bërë më qytetarë, me mentalitet europian, por personaliteti i Jul Cezarit më troket në ndërgjegje kontradiktor: edhe si republikan e liberator, edhe si monark e konservator në fund të jetës së tij. Është kjo arsyeja që në fillim të veprës “Jul Cezari” të Shekspirit (1564-1616) e në “Introdukte” të Nolit lexojmë: “Një shembull të një ndërtimi analog kemi edhe me fytyrën e Napoleonit. Si Jul Cezari, edhe ky e nis karrierën si gjeneral e konsull i një republike dhe mbaron si një tiran e autokrat i saj, i madh në disa pika, po nga ana tjetër, si na e thotë bukur Anatol Fransi, në shumë pika fare si një foshnjë, që s’duron gjysmë fjale kundërshtim. Që të dy pas fitoreve të suksesshme fryhen nga fuqia, foshnjërohen nga lajkat dhe bëhen e kundërta e saj që kishin qenë në krye.” (U. Shekspir, vëllimi I, f. 49-50. Hyrje nga Fan Noli) Dhe përpjekjet e tij (Cezarit) për t’i dhënë shëndet republikës (Il eut de bonne heure la faveur du people. PETIT LAROUSSE ilustre, p.1231), janë në një kahje me interesat popullore edhe në kohën që jetoi. Shëndeti i republikës është tregues bazë i një mirëqenieje më të mirë të popullit, i marrjes frymë më lirisht, i një lirie në një shkallë më të gjerë, ku individi mendon e vepron në tërësi me individualitetin e tij, pa qenë i detyruar se si e mendojnë diktatorët apo liderët këtë apo atë gjë. (Habile et energique, ce patrician choisit de server la cause plebeinne contre le tout-puissant Pompe…..IDEN) Njerëzit në republikë nuk presin të kthejnë fytyrën nga i plotfuqishmi për të marrë mekanikisht mendimin e tij, por i thonë mendimet pak a shumë ashtu siç i mendojnë, pasi t’i kenë bluar mirë e hollë në kokën e tyre. Ndaj romakët kanë frikë nga Cezari kur dëgjojnë se ai bën përpjekje të bëhet mbret. Por popujt e dinë mirë se lindin të lirë, siç lindi edhe Cezari; e dinë se ky është ligj i natyrës, ndaj Shekspiri pohon: “I lirë linda, si Cezari; si ti.” (U. Shekspir, vëllimi I, f. 74.). Është kjo arsyeja që liria gjen hapësirë në çdo komb e në çdo popull.

Nga Kleo BISEI

Historia dëshmon se liria është vlerësuar me gjënë më të shtrenjtë që ka njeriu: me jetën e tij, ndaj jeta dhe lira formojnë një binom, që ka vlera të barabarta. Flijimin për liri, të kujtdo qoftë, çdo popull e nderon dhe e vlerëson më shumë se çdo gjë tjetër. Besoj se në këtë vështrim zë vend mendimi i Brutit, mikut të Cezarit, kur pohon: “Jo se e desha Cezarin më pak, po se desha Romën më tepër” (po aty, f.137). Dhe Romën (siç e deshi Bruti…) Tiranën, Parisin, Londrën, Bonin, Moskën, i do kur bën përpjekje të zhvishesh nga interesat e ngushta personale, e në këtë raport ato duhet të jenë të parat në teori e në praktikë. E duan Amerikën politikanët e atij vendi, se e vunë atë mbi interesat e tyre personale e familjare. Kur e pyetën Xhorxh Uashingtonin për të vënë kandidaturën për herë të tretë, ai tha: “Rroftë Amerika, se ka djem plot, dhe ata do t’i shpien SHBA-të më përpara se unë.” Kështu ndodh në demokracitë e pjekura (me mandat të kufizuar); kështu ndodhi edhe me ato gra e ata burra të mehur që luftuan e bënë realitet një Europë të bashkuar me një monedhë të përbashkët: euron, pa dojçmarka, lireta, franga, dhrahmi etj., dhe vepruan në tërësi siç e parashikoi Europën filozofi i madh gjerman Kanti (1724-1804); apo siç i kapërceu tmerret e vajtjet Prometeu i Eskilit (525-456 para Krishtit) për të mbijetuar njeriu. *** Cezari, besoj edhe tiranë të tjerë, nuk u bë diktatorë brenda ditës. Në fillimet e veta ai (Cezari) ishte gjeneral i aftë me zotësi të admirueshme, si konsull i republikës shkëlqeu, si personalitet politik u shfaq edhe me virtyte, edhe me vese, sidomos në fund të jetës së tij, por ky burrë u thye. Këtej natyrshëm lindin pyetjet: pse ndodhin thyerje në karakterin e individëve? Pse populli qytetar ndien neveri ndaj diktatorëve? I neverit ata si individë, si personalitete, si sundimtarë apo nga veset që u shfaqen gjatë qëndrimit për një periudhë të gjatë në krye të kupolës politike? Mendoj se mes të tjerash, pasoja negative sjell mashtrimi, që shfaqet sidomos kur qëndron për një periudhë të gjatë në fronin politik. Pse? Se mashtrimi të bën rob kur ndez shpresën, besimin, që sosin bashkë me njeriun. Ndaj në fillimet e para të qeverisjes sundimtarët hoxhistë popullit i mbollën shpresën e mirëqenies, lugën e florinjtë, dashurinë për atdheun, se do të punonin sipas mundësive e do të shpërbleheshin sipas nevojave. Si rrjedhim, populli, madje edhe ata me vetëdije qytetare, me vështirësi, sidomos në fillim, i dallojnë mashtruesit nga njerëzit e ndershëm. Po le të meditojmë pak. Mashtrimi, që në përmbajtje ka gënjeshtrën, bëhet i besueshëm kur vishet me “rroba” të reja, ndryshe kur del lakuriq, ashtu siç është (gënjeshtar) nuk e beson njeri. E mashtron qytetarin, p.sh. kur nacionalizmin e ngushtë e shet si patriotizëm, tribalizmin (kur në institucionet që drejton një parti që është në pushtet administratat ose mbushen me militantë të verbër të saj, ose vijnë nga vendlindja e liderit, duke mohuar meritokracinë) si integrim në BE. Në këtë vështrim çdo tiran e diktator, për të sunduar në popull (dhe tiranët bëjnë përpjekje të sundojnë sa më gjatë e mundësisht deri në fund të jetës së tyre), bën përpjekje së pari që ata që janë në shërbim të tij t’i ketë nën komandë, që siç e thotë me mjeshtëri Shekspiri, t’ulen kur ai lot syrin” (po aty, f.75); apo siç ndodh jo rrallë në

ditët tona, që segmente të politikës, deputetë t’i ulin kartonët me urdhër të liderit të tyre kur kërkohet të aprovohet një ligj a urdhëresë, pavarësisht se ai (ligj a urdhëresë) mund të jetë në favor të qytetarit; që analistë të veçantë rrinë me telefon celular në dorë kur “analizojnë” një ngjarje apo kur “vlerësojnë” një personalitet. Zakonisht, për të sunduar sa më gjatë (ai dhe partia e tij), manipulojnë mendjet e qytetarëve duke formësuar konceptin tek ata se (ai dhe ato/ata) kanë ardhur në këtë fron politik (kryetar partie, kryetar shteti, deputet, këshilltar) me votë! Le të vazhdojmë. Ka ndonjë parti që në sytë e qytetarëve bën përpjekje të duket sikur ecën me hapin e kohës (kur në fakt ecën me hapin e breshkës), një me simotrat e saj në Europë. E që ta bëjë sa më të besueshëm këtë mashtrim, manipulon me “shkencë” e me numra për të zbukuruar gjendjen, duke iu larguar me vrap realitetit. Në vitet ’80 të shekullit që lamë pas, p.sh., kur ekonomia jonë ishte në krizë të thellë, Shqipëria në Meksikë mori çmimin e parë për ushqimin e qytetarëve të saj!! Ndaj për t’iu larguar mashtrimit në politikë kërkohen parti e personalitete me mendje të kthjellët e me zëmër të madhe. Kjo se mashtrimi nuk zbulohet aq lehtë. Mendime të tilla si “unë e kuptoj ekonominë pa vështirësi kur e ballafaqoj me shtëpinë time ose me biznesin tim”, sa kanë vërtetësi aq më duken edhe foshnjarake. Besoj se ekonominë e tij një qytetar i ndershëm duhet ta ballafaqojë me ekonominë në tërësi, me shtresën që bën pjesë, me bizneset e tjera, me vitin, vendin, me ekonomitë e tjera në shkallë rajoni e madje edhe shkallë globale. Atëherë ai e sheh veten ku është. Dhe e shporr mashtrimin ai politikan që është i ndershëm, i ditur, kur priret nga e vërteta dhe e argumenton zotimin që merr para qytetarit me mundësitë reale që ka ai në realitetin konkret ku vepron… Ndaj ndodh, p.sh., që ekonomia në tërësi përparon, bizneset e tjera lulëzojnë, ecin me hapin e kohës, qytetarët në tërësi janë të kënaqur me këtë mirëqenie, ndërsa ekonomia shtëpiake apo biznesi që drejton iksi apo ipsiloni ndiejnë “të ftohtë”. Ç’duhet bërë? Mendoj se në këto kushte një individ i ndershëm bën përpjekje të zbulojë shkaqet duke iu drejtuar së pari vetes e pastaj të tjerëve se nga ka ardhur kjo “e ftohtë”. Por në raste të veçanta ndodh që qytetari sheh se partia që është në pushtet i trajton bizneset sipas interesave të saj politike (nuk niset nga interesat që ka Shqipëria, por nga ato që ka partia apo lideri). Këtu duhet të fillojë edhe zhveshja e mashtrimit për të zbuar gënjeshtrën dhe vjedhjen. Dhe qytetari ynë është në kërkim të politikanit të ndershëm e të ditur. Ky mund të jetë njeri nga deputetët, që kërkon qytetari në tregun e politikës edhe në qershor të këtij viti. *** Por Shekspiri bën përpjekje të na e paraqesë Cezarin me të mirat dhe të këqijat e tij. Këtë vlerësim e kuptojmë më qartë edhe nga pohimi i Brutit: “Dhe në më pyettë ai mik se pse Bruti u ngrit kundër Cezarit, përgjigjja ime është kjo: a do të donit më mirë të rronte Cezari dhe ju të vdisnit robër që të gjithë?... Qaj për Cezarin se më donte; gëzohem se qe dorëmbarë; e nderoj se qe trim, por e vrava se qe ambicioz. I dhashë lot për dashurin e tij, gaz për mbarësinë e tij, nder për trimërinë e tij dhe vdekje për ambigjen e tij...” (U. Shekspir, veprat, vëll I, f.137.) Pohimi i Brutit, pra i Shekspirit, na bën zë edhe në ditët tona t’u bëjmë vlershme reale ngjarjeve, fenomeneve, personaliteteve, ta shohim veprimtarinë e kujtdo qoftë, sidomos atë politike, me syrin e hapësirës e të kohës. Mendoj se personalitete të tilla si Ismail Qemalin, Ahmet Zogun, Fan Nolin, Enver Hoxhën, Fatos Nanon, Sali Berishën për t’i vlerësuar realisht, duhet ta shohim veprimtarinë e tyre në kohë e në hapësirë. Dhe shembujt nga duhet të hedhim sytë nuk mungojnë. Në historinë e Egjiptit, p.sh., zënë vend edhe faraonët, por edhe personalitet e diktatorët e ditëve tona; në Romën e lashtë ka vend edhe Dante Aligieri, që i la njerëzimit “Komedinë hyjnore”, edhe Neroni (37-68), që i vuri zjarrin Romës dhe vetë i binte lirës; në Gjermani zë vend të nderuar edhe Gëtja me “Fastin”, që “bredh” nëpër shekuj, por edhe Hitleri (1889-1945), që u shkaktoi vuajtje e tmerre popujve; në Rusia ka të drejtë të krenohet edhe me Tolstoin, që lindi vepra të tilla si “Lufta dhe paqja”, “Ana Karenina”, por dhe diktatori Stalin (1879-1953), që vrau, burgosi e internoi shokët dhe qytetarët e vet. Me këtë sy mendoj se duhet thelluar për të parë edhe personalitet tona politike, qofshin këta edhe diktatorë. *** Në fund të këtyre radhëve desha të shfaq mendimin se për tiranët e diktatorët jeta e njeriut ose ka pak vlerë, ose s’ka aspak; se për ta demokracia me pushte e institucione të pavarura është pak (në teori), ose aspak e pranueshme (në praktikë); se për interesat e tyre si autokratë për t’u ulur në fronin politik nuk e kanë për gjë të copëzojnë atdheun ose të bëjnë përpjekje t’u rrëmbejnë lirinë të tjerëve.


opinion • E premte 15 shkurt 2013

»

11

Edhe stacionin urban doni të na vidhni?! Nga Petraq FLOKU

S

akrificën e parë, herët në mëngjes dhe ende pa u dalë gjumi mirë, qytetarët ia kanë rezervuar udhëtimit me urban. Që të udhëtosh sot në disa linja me autobusët urbanë, është, as më pak e as më shumë, një sakrificë absurde e kohëve moderne dhe kalitje nervash të nivelit Gines. Veç sa më lart, udhëtimi me autobusët urbanë mbetet ende një e keqe e domosdoshme për mjaft nga qytetarët kryeqytetas. Pse them “një e keqe e domosdoshme”? Sepse do apo nuk do, të pëlqen apo s’të pëlqen, mirë apo keq je i detyruar t’i frekuentosh. Kjo për një sërë arsyesh: 1) të duhet të shkosh në punë, por dhe të kryesh disa shërbime dhe detyrime të pashmangshme ditore; 2) mungesa e një tjetër alternative udhëtimi, njëherësh dhe pamundësia për të zgjedhur; 3) gjendja ekonomike e si rrjedhojë dhe niveli i ulët i jetesës; 4) trafiku dhe kultura qytetare gjatë lëvizjeve në rrugë etj,. etj. Po cilat janë ato dukuri që lodhin dhe i stresojnë qytetarët e që tashmë janë kthyer gati në rituale të përditshme? Natyrisht, ato janë shumë, por unë do ndalem dhe do të analizoj vetëm tri prej tyre: Po e filloj me korsitë e bëra posaçërisht për qarkullimin e autobusëve urbanë. Për ironi a ndoshta karshillëk ndaj rregullave, të vetmit që shkelin më pak nga të tjerët në këto korsi janë pikërisht këta autobusë. Edhe kur u shkon ndonjëherë mëndja të kalojnë andej, ato i kanë zënë të tjerët, po aq kundërvajtës, njëherësh dhe të pandëshkuar, si autovetura, motoçikleta e gjithfarë rotaçilesh. Nuk dimë ç’emër t’i vëmë kësaj dukurie: të drejta të mohuara apo të vetëmohuara të autobusëve urbanë? Lëre pastaj gjendjen e trafikndarëseve të këtyre korsive me pjesën tjetër të rrugës! Ajo është një temë më vete, që kërkon një shkrim të posaçëm. Një tjetër fenomen po aq absurd, në mos edhe më absurd se i pari, të cilin janë duke e bërë sehir qetësisht dhe pa e çarë kokën fare mjaft nga organet përgjegjëse, është

okupimi i stacioneve urbane nga turli mjetesh e makinash, që parkojnë para tyre, madje në dy reshta. Aq e vërtetë është kjo, sa disa herë udhëtarëve u është dashur të zbresin në qendër të rrugës automobilistike, duke rrezikuar kështu seriozisht jetën e tyre. Me të drejtë dhe natyrshëm lind pyetja: kush po na i vjedh stacionet urbane? Askush nuk reagon, askush nuk mban qëndrim për këtë shkelje flagrante në mes të ditës, në mes të vendit. Sigurisht, veç të tjerëve edhe drejtuesit e autobusëve urbanë kanë përgjegjësitë e veta si për problemin e parë, ashtu dhe për këtë të dytin. Për të parin sepse u takon atyre të disiplinojnë veten, duke ndikuar kësisoj dhe tek të tjerët. Natyrisht, kjo nuk është zgjidhja, e as rruga më e lehtë, gjithsesi është ajo e duhura dhe më qytetarja. Duke e bërë rregull dhe detyrim kalimin në korsitë e posaçme, sigurisht hera-herës të mbështetur edhe nga organet përkatëse, situata e sotme ka mjaft gjasa të marrë tjetër rrjedhë.

Dukuri tjetër sa paradoksale aq dhe qesharake është ajo vrapimit dhe e përgjumjes sipas orarit. Këtu ka material të bollshëm për spektaklin e humorit “Portokalli”. Varet çfarë shansi ke dhe si të rastis orari i autobusit ku të ka qëlluar të udhëtosh. Autobusi mund të vrapojë e së bashku me të edhe ti, paçka se preferon normalitet dhe kujdes në lëvizje. Por mos u habit, madje përgatitu për çdo të papritur, sepse në këtë allasoj gare me orarin shoferi mund të të mbyllë derën, dhe pse ti një këmbë e ke brenda dhe tjetrën jashtë autobusit. Këtu njerëzit bërtasin të trembur, ndërsa shoferi vijon konsekuent garën me orarin. Te dera njerëzit, që janë si të paketuar, presin me ankth hapjen e saj dhe ashtu nxitimthi, nga frika se mos papritur ajo mbyllet, gjenden të zbritur pa e kuptuar as vetë se si. Të tjerët në të njëjtën betejë, por tashmë për të hipur. Pikërisht këtu ndodhin skenat më makabre, njëherësh dhe më të zhurmshme, edhe për faktin se aty njerëzit ngjishen e shtyhen si njëherë moti te radha e kosit apo në radhët për lekët në firmat piramidale. Ky është rasti dhe vendi ku bëjnë dasmë hajdutët. Dhe autobusi vrapon, duke i detyruar dhe udhëtarët të vrapojnë me po atë ritëm brenda tij, duke marrë me zvarritje bashkëvuajtësit e tyre, që sipas rastit mund t’i rrëzojnë e t’i hedhin plasur si një pengesë që u del përpara në nxitimin e tyre. Anasjelltas, në një tjetër rast, autobusi zvarritet si një boa a piton i sëmurë, duke të dhënë mundësinë, kohën dhe privilegjin të pish dhe një kafe me nge, pse jo dhe të drekosh diku për shtatë palë qejfe e pastaj sërish të hipësh e të udhëtosh i qetë me po atë autobus. Sepse është ai, orari shkaku që udhëtimi nga “21 Dhjetori” deri te Bërryli zgjat aq orë sa duhen të udhëtosh nga Tirana për të arritur në Sarandë. Dhe kjo ndodh aq shpesh, sa në çdo guitë me autobusët urbanë do të dëgjosh zëra të shumtë njerëzish që acarohen dhe ankohen... te veshët e shurdhit, sikurse dhe të tillë që, të lodhur nga përditësimi i këtyre paradokseve, këndojnë në heshtje këngën aq të njohur popullore beratase “O do ti qahem, s’kam se kujt t’i qahem...”

Një vendim historik

D

ata 11 shkurt 2013 do të mbetet një nga ditët më të shënuara në historinë e Kishës Katolike, të institucioneve të saj, të gjithë besimtarëve të krishterë, madje të gjithë njerëzimit. Në atë ditë të vrenjtur dimri me shi një rrufe u shkarkua mbi minaren e lartë të katedrales së Shën Pjetrit në Vatikan. Krahas saj, si një rrufe në qiell të kthjellët, në orën 11:46 nga valët e agjencisë “Ansa” një lajm do të përhapej brenda pak minutash në të gjitha kanalet televizive, stacionet radiofonike, sitot internet. Bota mësoi lajmin që vinte nga “qyteti i përjetshëm”: Papa Benedikti XVI largohet nga detyra e tij më 28 shkurt 2013, në orën 20:00. Mbas kësaj ore vendi i Atit të Shenjtë është vakant. Ishte një nga ato lajme që shtangin këdo, që vënë në mendim, që ngjallin hamendje, biseda, shqetësim, ankth. Shumica e njerëzve çoroditen, nuk e marrin dot me mend se si mund të japë dorëheqjen Papa. Ka 600 vjet që nuk ka ndodhur një gjë e tillë, që më 1415, kur Gregori XII dha dorëheqjen “i braktisur nga sunduesit dhe të fuqishmit e kohës në përpjekjet reformuese të kishës”, sipas enciklopedisë. “...Në botën e sotme subjekt ndryshimesh të shpejta dhe të trazuar nga çështje të një rëndësie të madhe për jetën e fesë, për të drejtuar varkën e Shën Pjetrit e për të bërë të njohur Ungjillin, është e domosdoshme edhe fuqia, si e trupit, ashtu dhe e shpirtit, fuqi që në muajt e fundit tek unë është pakësuar në mënyrë të tillë, saqë të njoh paaftësinë time për të mbarështuar mirë detyrën që më është besuar. Prandaj, i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij veprimi, në liri të plotë deklaroj se heq dorë nga detyra e Ipeshkvit të Romës, Pasardhës i Shën Pjetrit...” Kjo qe një pjesë e fjalës së Benediktit XVI para kardinalëve, të mbledhur në një conçistor për lavdërimin e 500 martirëve të Otrantos, të cilët pesë shekuj më parë humbën jetën në det për të mos bjerrë fenë e Krishtit nën pushtimin turk. Ati i Shenjtë, tashmë 86-vjeçar, u hap zemrën vartësve të tij, princërve të Kishës, por

Nga Eugjen MERLIKA

dhe qindra miliona besimtarëve në të gjithë botën, duke kërkuar mirëkuptimin në një çast të vështirë. Zbret nga froni, sepse ka kuptuar se fuqitë fizike e shpirtërore janë pakësuar e nuk i premtojnë më të përballojë detyrën e drejtuesit më të lartë të Kishës Katolike Botërore. Askush nuk i kërkon një gjë të tillë, por ai nuk kënaqet me aureolën që i jep posti i tij. Në vetvete ka një tjetër gjykatës - ndërgjegjen e tij, që ndryshe nga ajo e vdekatarëve të thjeshtë ballafaqohet përherë me Krijuesin dhe Birin e Tij. Ajo ndërgjegje i urdhëron të lërë detyrën “duke ia besuar Kishën e shenjtë kujdesit të Bariut të saj më të shquar, Zotit tonë Jezu Krisht, e duke lutur Nënën e tij të shenjtë Maria që me mirësinë e saj amtare të ndihmojë etërit kardinalë për të zgjedhur Papën e ri...” Ka një sinqeritet të skajshëm në mesazhin e Atit të Shenjtë, një sinqeritet që buron nga një ndershmëri e shkallës më të lartë. Ndershmëria, e shprehur në shfaqjen e saj më sublime, pasqyrë e një ndërgjegjeje më shumë hyjnore se njerëzore, e një vetëdije që ka kaluar të gjitha provat e saj në një jetë të gjatë studimi e pune në shërbim të fesë e të mësimeve të Ungjillit, mendoj se është kryefjala e asaj dukurie që është e paracaktuar të hapë një epokë të re në historinë e Kishës së Krishterë. Ajo ndershmëri trupëzohet në ndjenjën e detyrës, në një mendësi që nuk pranon sendërtimin e saj jashtë përsosurisë, që e quan të papranueshme idenë e livadhisjes, të mungesës së rezultateve, të brishtësisë së qëllimeve, të dobësisë së synimeve. Është jeta njerëzore që i avitet mendësisë hyjnore, është parimi i përjetshëm i ecjes përpara, i zhvillimit, i lëvizjes së një shoqërie njerëzore, të cilën biri i Zotit, nëpërmjet mësimeve të Tij ua la si amanet dishepujve e në radhë të parë peshkatarit Simon, që me emrin “Pjetër” do ta quante “gurin themeltar” të ndërtesës së Tij në tokë. Papa Racinger është marrësi dhe shpërndarësi i atij mesazhi, përcjellësi i asaj mendësie, ruajtësi besnik i parimeve të tij. Si i tillë, Ai, që jeton çdo ditë me shqetësimet e grigjës që ka në ngarkim, me problemet e shumta të një bote të trazuar, e kupton se fuqitë e tij fizike e shpirtërore nuk i premtojnë më një rendiment

shumë të lartë në misionin e tij, gjë që vë në rrezik plotësimin e tij. Atëherë, mendohet gjatë e në përsiatjet e tij të thella ndien edhe dorën e Jezuit, që e inkurajon, kësaj here për ta përcjellë misionin te një tjetër, që do të ketë më shumë fuqi, që do të jetë më i ri, që do të përballojë me të njëjtën përkushtim sendërtimin e tij. Vendimin e marrë në vetminë misterioze të njëmendësimit me Hyjin e shpall në latinisht, para gjithë bashkëpunëtorëve të Kishës nanë në një ditë të shënuar: më 11 shkurt, Ditën e të Sëmurëve, të shpallur nga paraardhësi i tij, i madhi Gjon Pali II, në kujtim të atij 11 shkurti 1858, kur Zoja e Bekueme u shfaq para një fëmije me emrin “Bernadete” në Lourd të Francës. Ai komunikim është një mësim i madh jo vetëm për Kishën dhe institucionet e saj, por për të gjithë njerëzimin, sepse pohon një parim që duhet të zbatohet nga kushdo që në shoqërinë njerëzore merr përsipër një detyrë: në çastin kur ajo detyrë nuk kryhet, duhet liruar vendi, nuk duhet humbur koha me vendqëndrime, me mashtrime, me papërgjegjësi. Duhet të jetë një rregull i artë, më shumë se kudo, në fushën e politikës ky parim që është dhe thelbi i moralit që del nga vendimi historik i Papës Racinger. Shumë vëzhgues e shpjegojnë atë edhe me vështirësitë e hasura në vitet e fundit në vetë gjirin e Kishës, me probleme të mëdha e të shumta si rivalitete e intriga, skandale pedofilie e financiare, ballafaqime me kërkesa të shoqërisë bashkëkohore. Argumentet janë të diskutueshme, por nuk ndryshojnë asgjë në madhështinë morale të vendimit, e përforcojnë atë. Madje, nuk është një “zbritje nga kryqi”, siç e përkufizon kardinali Dziwisz i Krakovias, në ton polemik, mbasi prej kohësh Benedikti XVI ka pohuar: “Zemra e Kishës nuk është aty ku projektohet, ku administrohet, ku qeveriset, por është aty ku bëhen lutjet.” Ky vendim meriton një mirëkuptim të thellë e një vlerësim të lartë jo vetëm sepse është fryt i një përsiatjeje të gjatë të njërës nga mendjet më të ndritura të kohës sonë, por edhe shprehje e një mendësie që mund të përmirësojë konceptet jo vetëm në Kishën Katolike, por në gjithë botën e sotme.


12

« thashethemevip

Elvis Pupa: Të gjitha këngëtaret shqiptare janë njësoj Nje koment interesant i bere me humor nga Elvis Pupa ne profilin e tij në facebook, ka të bëjë me paraqitjen e këngëtareve shqiptare, të cilat bëjnë operacione të shumta plastike. Kjo është një shaka prej tij, por ndoshta ka diçka të vërtetë brenda. “Gati të gjitha këngëtaret shqiptare kanë bërë kirurgji plastike. Hundën e thyejnë me të njëjtin çekiç, buzët dhe gjoksin i fryjnë njëlloj (2.5 amper), mollëzat i mprehin në të njëjtën formë, vetullat rruhen dhe më pas bëhen tatoo, flokët i shtojnë me flokë kinezësh të vdekur dhe si rrjedhojë ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën sa mund të them se kemi vetëm dy këngëtare shqiptare: Bjondia dhe Brunia”, komenton me të qeshur aktori Pupa.

“Të ka lali shpirt” me një version humoristik Suksesi i këngës “Të ka lali shpirt” e cila është bërë hit, ka bërë që të dalin dhe parodi nga refreni i famshëm i kësaj kënge. Kështu e fundit është ajo e interpretuar nga këngëtarja Silva Gunbardhi, “Të ka lali lopë, të ka lali pulë…”, e cila është vërtet një “këngë parodike”.

E premte 15 shkurt 2013 •

Dafina mbetet pa

gjumë nga libri erotik

P

ara disa muajsh, Dafina Zeqiri nëpërmjet rrjeteve sociale na bëri të ditur se ka blerë tri novelat e famshme erotike, ‘Fifty Shades of Grey’, Fifty Shades of Darker’ dhe ‘Fifty Shades Freed” të autores britanike Erika L. James. Ndërkaq, ajo tashmë ka filluar të lexojë librin, ‘Fifty Shades of Grey’ dhe siç duket novela në fjalë e ka lënë pa gjumë këngëtaren. Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale, duke thënë se mezi po pret t’i lexojë edhe dy novelat e tjera. “Libri ‘Fifty Shades Of Grey’ nuk po më lë të fle. Mezi po pres t’i lexoj edhe ‘Fifty Shades of Darker’ dhe ‘Fifty Shades Freed’”, ka shkruar Daffy. Por së fundi, Dafina është përqendruar së shumti edhe në formësimin e trupit të vet. Për të qenë sa më në formë dhe e dashur për publikun, Dafina i është

Samanta

Karavella

“sexy in black”

përkushtuar në një masë të madhe fitnesit. Në një foto të postuar në rrjetet sociale këngëtarja sjell një trup të

dëshiruar nga çdokush dhe të formuar mjaft mirë. “Gym, Fitness, Bodyëork”, ka shkruar përbri fotos këngëtarja.

Pas zbulimit të vajzës krah Leonardo di Caprios, Dreshaj nuk mohon

Afërdita: Jemi shokë të mirë Vajza, e cila është fotografuar në ballkonin e një hoteli bashkë me aktorin me famë botërore Leonardo di Caprio, nuk është Afërdita Dreshaj, por kolegia e tij Margot Robbie. Mediat amerikane dhe britanike kanë njoftuar se në fotot, të cilat shkaktuan bujë të madhe të opinioni shqiptar, pasi pretendohej se janë të Di Caprios me bukuroshen shqiptare Afërdita Dreshaj, në fakt aktori amerikan është bashkë me aktoren Robbie. Ata dy kanë qenë pjesë e filmit “The Wolf of Wall Street” (Ujku i Wall Street-it) dhe prej aty ka filluar dashuria mes tyre. Por nga ana tjetër bukuroshja shqiptare Afërdita Dreshaj s’ka mohuar ekzistencën e fotove, por përkundrazi ka dhënë shpjegime. Ajo është shprehur se Leonardon e ka njohur në Nju Jork, përpara disa viteve. “Kemi disa miq të përbashkët. Ai erdhi në Miami këto ditë, bashkë me shokët e tij, Mel Gibson dhe Bradley Cooper. Jemi shokë të mirë dhe kemi folur shumë për shqiptarët. Ai mendon se ne jemi shumë të ashpër dhe të fortë”. Ajo ka thënë se ditën që janë realizuar fotot ata kanë qenë në një barbeque-party me më shumë se 60 vetë. “Nuk e kam ditur që paparacët amerikanë hipnin mbi helikopterë për të fotografuar personazhet. Leonardo ka të dashur një modele të ‘Victoria Secret’, bionde dhe shumë sexy, quhet Erin Haëthorn”, kështu shprehet Afërdita.

Dhurata e Rovena Stefës për Shën Valentin Kjo fotografi është marrë gjatë xhirimeve të videos “Hajde ti” nga “Urban Entertainement”. Këngëtarja Rovena Stefa vjen në këtë video të re më seksi se kurrë. Për fansat kjo është konceptuar si një dhuratë fantastike për 14 shkurtin, pra për dje, kur ka dalë edhe videoklipi i kësaj kënge.

Toros dhe Genta, një Shën Valentin së bashku Miqësia e tyre është bërë e ditur që kur Genta u bë banore e shtëpisë së “Big Brother”. Por kjo miqësi duket se është aq e fortë sa Torosi dhe Genta udhëtojnë shpesh së bashku dhe madje edhe në një ditë të veçantë siç është festa e të dashuruarve. Vetë Torosi ka publikuar në FB një video ku shfaqet duke ecur në makinë afër Gentës. Ne nuk po bëjmë hamendësime të pabaza se miqtë janë të dashur me njëri-tjetrin, por padyshim ata janë shumë miq që ndajnë së bashku dhe çështjet e zemrës. Ndërkohë dje, Torosi, përmes një statusi në Facebook ka uruar të gjithë femrat të gëzo-

jnë Shën Valentinin. “SAN VALENTINON: Ja uroj çdo femre që ka qëndruar afër meje, atyre femrave që dhe mund t’i kem lënduar, por kurrë nuk i kam abandonuar... Urime i Singël që të gjejnë dashurinë e tyre”, shkruan mes të tjerave Toros, ndërsa vijon se, “Një urim i shkon edhe femrave që vuajnë dënime, femrave që vuajnë nga ngujimet”. “Një urim special i shkon femrave të divorcuara që kanë fëmijë dhe vazhdojnë të jetojnë me kujtimet e tyre të dikurshme... Kalofshi sa më bukur! — in San Valentín, Magdalena”, vijon urimi i ish-banorit të “Big Brother”.

Duket se Samanta Karavella po përgatitet për të ardhur në treg me gjëra mjaft pikante. Së fundmi, ajo ka deklaruar se synon tregun e huaj të muzikës ndaj dhe materialet që do të sjellë sigurisht që do të jenë shumë ndryshe. “Fallen’ është kënga ime e re e realizuar nga ‘DMB Production’ dhe krijuar nga Alandy, një kompozitor rumun. Bashkëpunuam për një këngë që të më sillte krejtësisht ndryshe dhe ku të tregoheshin aftësitë e mia vokale”, ka thënë ajo një javë më parë në media, ku ka shtuar se kjo është një këngë për tregun e huaj. Megjithatë, këngëtarja nuk po i kushton kujdes vetëm këngës, por edhe pamjes së saj. Në këtë foto të re që shoqëron dhe coverin e “Fallen” në Youtube, ajo shihet shumë seksi dhe joshëse, ndryshe nga ajo vajza e vogël që jemi mësuar të shohim gjithmonë. Samanta shfaqet me forcën dhe sharmin e një femre të vërtetë.

Flori, kohë jo të mira për Shën Valentin?! “Ju uroj të gjithve Gëzuar Shën Valentinin! Zoti ju bekoftë me shumë dashuri! Veçanërisht ju uroj atyre që nuk po kalojnë aq kohë të mira përkohësisht. Mos harroni se dashuri ka në kohë të mira dhe të këqija!! E rëndësishme është ta ruajmë atë!!”. Kjo është ajo çfarë ka postuar dje në rrjetin social të Facebook këngëtari Flori Mumajesi. Pavarësisht se Flori vetë mbase po kalon një periudhë jo aq të mirë dashurie, siç mund edhe të aludojmë nga ky status, duket se këngëtari beson te forca e dashurisë dhe nuk heq dorë lehtësisht prej saj!


thashethemevip • E premte 15 shkurt 2013

»

13

Bleona në “Grammy Awards” Këngëtarja Bleona Qereti ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve muzikore “Grammy Awards”, të mbajtur në Los Angelos. Bleona, e cila vazhdon të jetë e përkushtuar në karrierën e saj ndërkombëtare në muzikë, akoma nuk ka arritur të depërtojë me këngët e saj në tregun amerikan. Megjithatë, ajo ka gjetur një tjetër formë promovimi si artiste në botën e muzikës në SHBA, duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme artistike atje. Parakalimi i saj në tapetin e kuq, është mbuluar edhe nga disa media të huaja, që kanë publikuar fotografitë e këngëtares shqiptare.

N Zajmina

si Tuna apo si Rihanna?

Këngëtarja seksi Zajmina Vasjari vazhdon të befasojë fansat e saj. Ajo këto kohë ka ardhur me një pamje krejtësisht të ndryshuar. Nuk i ka më flokët e gjatë, siç jemi mësuar ta shohim, po vazhdon të mbetet po aq rebele. Së fundmi, ka pohuar se në muzikë do të vijë me ritme të reja, shpërthyese dhe me plot surpriza. Megjithatë, ajo vazhdon të përflitet se këto kohë po imiton këngëtare të tjera të njohura shqiptare dhe jo vetëm. Për pamjen e saj shumë njerëz e komentuan se ngjan si Dafina Zeqiri, ndërsa në këtë foto Zajminën e shohim të imitojnë Tunën, në klipin e saj “I asaj” dhe gjeste provokative të bëra në shumë koncerte.

doshta e çuditshme, por Rita Ora ka një sens të veçantë humori, për çka edhe shumë fansa e adhurojnë. Në fotot e radhës, ajo ka habitur të gjithë kur ka futur veten brenda frigoriferit të saj, vendi më i mirë për të shijuar akulloren që ajo e pëlqen shumë, sidomos para daljes në skenë. Mjaftojnë këto foto për të kuptuar se Rita është një vajzë çapkëne. Porse megjithatë ajo është një vajzë e mirë, që nuk pozon nudo pa pyetur mamin dhe babin! Një deklaratë të tillë e ka bërë vetë Rita para disa ditëve në një intervistë të dhënë për “Metros”. Rita është shprehur se nuk dëshiron t’i mërzisë prindërit e saj duke bërë veprime sipas kokës së vet, pa i pyetur ata. “Kurrë nuk kam pasur ofertë për të pozuar nudo, por nëse do të kisha, do duhej t’i pyesja fillimisht prindërit e mi”, ka thënë këngëtarja. Por edhe nëna e Ritës duket shumë e dhënë pas së bijës. Gjatë turit të saj “Radioactive”, Rita është parë e shoqëruar nga e ëma, e cila duket mjaft e lumtur për suksesin e së bijës. Madje në foto shihet edhe lirshmëria e saj dhe duket qartazi se është fanse e muzikës moderne që bën Rita.

Rita Ora

në frigorifer Ledi Vokshi Ft Ludo, duet provokues “Your Fuckin style”, kështu do të quhet kënga më e re e këngëtares Ledi Vokshi, e cila këtë herë ajo do të jetë në bashkëpunim me kërcimtarin e njohur dhe artistin që jeton në Zvicër, por me origjinë nga Prizreni, Ludovik Karrica. Kënga do të vijë javën që vjen me një klip shumë seksi, realizuar nga “Alexander” në Maqedoni, ndërsa është prodhim i “Threedots”. Flitet se kjo këngë provokuese do të presë shumë reagime, qoftë për tekstin, por edhe për videon e veçantë.

Ronela Hajati:

Jeta është kaq e padrejtë...

Mund të vlerësohet me plot të drejtë si njëra ndër këngëtaret që nuk i ndahet qejfit, nëse shikojmë pak jetën e saj dhe momentet e këndshme që poston kohë pas kohe, nëpër rrjetet sociale. Por duket se jo gjithçka është perfekte në jetën e këngëtares Ronela Hajati. Edhe ajo, sikur çdo njeri ka momentet e saj jo aq të lumtura. Një i tillë duket se e ka prekur së fundi. “Lind, rritesh, studion, dashuron, martohesh (me raste), punon pa fund për vete, për fëmijët…të gjitha këto për të vdekur! Jeta është kaq e padrejtë… duajeni familjen sa e keni! Love you papa…!”, ka shkruar mes tjerash në një status të postuar në rrjetin social facebook, këngëtarja Hajati.

Fansat i dhurojnë piktura Tunës Një surprizë e bukur për Tunën janë pikturat që fansat i kanë bërë. “Fans i talentuar”, ka shkruar Tuna, ku siç duket i ka pëlqyer mënyra sesi e kanë paraqitur adhuruesit e saj. Në fakt pikturat janë tepër të bukura dhe e paraqesin këngëtaren si një femër me klas, seksi dhe shumë intriguese.


14

« gossip

Dave Grohl dhe Brandy e përkujtojnë Whitney Houstonin Frontemeni i Foo Fighters, Dave Grohl, dhe këngëtarja Brandy janë disa nga yjet që i kanë bërë homazh Whitney Houstonit në përvjetorin e parë të vdekjes. Bota e muzikës ka mbajtur zi pasi që këngëtarja legjendare është mbytur në vaskën e banjës në dhomën e saj të hotelit në Beverly Hills në prag të mbrëmjes së Shpërblimeve Grammy me 11 shkurt vitin kaluar. Shumë fytyra të famshme kanë folur për të përkujtuar superyllin tragjik, ku Grohl e quajti si “një nga vokalistet më ikonike të gjithë kohërave”. Ai shtoi për “Hollyëood Reporter””: “Ajo jo vetëm që shiti numër të madh të albumeve, por ajo ishte një këngëtare e mrekullueshme.” Këngëtarja R&B, Brandy, e cila ishte afruar me Houston pas bashkëpunimit të tyre për muzikalin e viti 1997, “Cinderella”, është e bindur që askush nuk do ta zëvendësojë idhullin e saj. “Ajo ka qenë zëri më i madh i të gjitha kohërave dhe askush nuk do të mund t’i afrohet. Kurrë nuk do ta harroj”, tha ajo. Shefi i njohur i kompanisë muzikore, Antonio ‘L.A.’ Reid i cili ka punuar mne Houston për muzikën e filmit të “Bodyguard”, shtoi, “Unë nuk di të këndoj, por këndoja me Whitney, vetëm për qejf. Do ta kujtoj shpesh atë shpirt shumë të bukur dhe personalitet të ngrohtë, si dhe atë zë të mrekullueshëm.”

E premte 15 shkurt 2013 •

Gabime të bukurisë

që bëhen në dimër dhe si t’i zgjidhni ato

Steve Martin bëhet baba në moshën 67-vjeçare Aktori Steve Martin është bërë baba në moshën 67-vjeçare, ku gruaja e tij, shkrimtarja Anne Stringfield ka konfirmuar tashmë për revistën People. Ata shprehen se janë të emocionuar pasi e kanë pritur shumë këtë çast. Ende nuk ka asnjë informacion për sa i përket gjinisë dhe emrit të bebit. Martin dhe Stringfield 41 vjeç, u martuan në Korrik të 2007 në një ceremoni surprizë me miq përfshirë Tom Hanks dhe Deane Keaton.

Michael Buble së shpejti me këngë të re Pasi u bë e ditur se Buble do të jetë prezantuesi i Junior Awards 2013 në 21 Prill, këngëtari kanadez lakohet përsëri por këtë herë për prurjen e tij më të re që do të sjellë së shpejti. Ai e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një klipi prej 18 sekondash ku dëgjohet duke kënduar. Është e vështirë për të kuptuar se për çfarë bëheht fjalë, por një gjë është e sigurt se ai do të vijë me një këngë të re. Këngëtari është ende i freskët nga suksesi që pati albumi i tij ‘Christmas’. Gjithashtu ai pati një sukses të madh edhe me versionin ‘White Christmas’, i cili u bë një singëllat më të kërkuar, me 50 milionë kopje të shitura.

K

ur jashtë është ftohtë është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për lëkurën dhe të ndryshoni rutinën ndaj kujdesit të bukurisë, gjatë muajve të ftohtë. Kështu nuk do të përfundoni me lëkurë të thatë, këmbë të plasaritura dhe flokë të dëmtuar. 1. Moskujdesi ndaj këmbëve. Edhe pse gjatë dimrit ato janë më të mbrojtura nga çorapet, në fakt mund të dëmtohen po aq sa edhe në verë. Kështu duhet të kujdeseni për to dhe gjatë dimrit, që të mos e keni të vështirë t`i keni në formë të mirë edhe gjatë

verës. Kujdesuni duke larguar kallot edhe lëkurën e thatë, dhe mos harroni të hidratoni lëkurën e këmbëve. 2. Mos aplikimi i makeup-it kundra ujit. Në fakt, një makeup kundra ujit duket si më i dobishëm gjatë verës, por është shumë i rekomandueshëm edhe gjatë dimrit, ku për shkak të të ftohtit dhe erës mund të shkaktohen acarime dhe lot në sy, gjë që do të bëjë tualetin tuaj të dalë. Mos harroni të largo i make-upin përpara se të flini. 3. Dush me ujë të nxehtë. Nëse mendoni se 20 minuta dush me ujë të nxehtë është një mënyrë e mirë për t`u zgjuar në mëngjes, e keni gabim. Kjo mund ta dëmtojë më shumë lëkurën tuaj

dhe e bën atë më të thatë dhe më të vështirë për të ndenjur e hidratuar kur jeni jashtë. Rregulloni temperaturën e ujit dhe shkurtoni kohën e dushit. 4. Shmangëni kremrat mbrojtës. Vërtet mund të jetë ftohtë jashtë, por kjo nuk do të thotë se dielli nuk dëmton lekurën tuaj. Nëse qëndroni jashtë pa mbrojtës, dielli do të shkaktojë efekte negative, edhe nëse qëndroni për 30minuta. Përdorni gjithmonë një krem hidratant me faktor mbrojtës. 5. Stilimi i flokëve pa mbrojtës. Ashtu si fytyra edhe flokët janë shumë të rëndësishëm. Përpara stilimit përdorni një spray mbrojtës për të shmangur dëmtimin dhe tharjen e flokëve.

“Receta e lumturisë”, fruta dhe perime Si u njoh Berluskoni me të fejuarën 27-vjeçare? Francesca Pascale, 27-vjeçarja e fejuara e Silvio Berluskonit rishfaqet në publik pas disa muajsh mungesë që shumë e lidhnin me fushatën elektorale të kavaljerit me pretekstin se ajo në krah mund t’u ulë pikë elektorale partisë së tij. E për rikthimin në publik të ciftit më të përfolur italian është zgjedhur një revistë e familjes, revista “Chi”. Në një shkrim të gjatë, Francesca flet për takimin e parë me “Kavaljerin”. “President, sa i bukur që jeni!”, ishte fjalia e 27-vjeçares drejtuar Berluskonit më 5 tetor 2006, në një takim të rastësishëm të tyre. “Zonjushë, jeni e sigurtë që shihni mirë?!”, ishte përgjigjja jo pa shaka e “Kavaljerit”. Francesca flet edhe vdekjen e së ëmës nga tumori dhe shpërnguljen nga Napoli në Milano për të jetuar përkrah “dashurisë së saj”. Çifti që ka një diferencë të madhe moshe, Francesca 27 ndërsa Silvio 76, bëri publike lidhjen e tyre në nëntorin e vitit të kaluar.

H

umori i mirë bëhet me barkun plot, ndërsa për një humor të shkëlqyer ekziston një recetë me bazë frutash dhe perimesh, e pagëzuar ndryshe si “receta e lumturisë”. Një mollë në mëngjes, një sallatë e përzier në drekë plus një banane dhe brokoli në darkë mund të jetë, të paktën sipas një grupi shkencëtarësh neozelandezë, “receta e lumturisë”. Për ta thjeshtuar akoma më shumë, konsumimi i sa më shumë ushqimeve bio dhe frutave lidhet drejpërdrejt me humorin tonë të përditëshëm. Pjesë e studimit ishin 281 persona që të gjithë përreth moshës 20-vjeçare. Për tre javë me radhë, secilit prej tyre iu kërkua të përshkruante hollësisht aktivitetin e përditshëm dhe gjendjen shpirtërore, pasi më parë të kishin shkruajtuar se cfarë kishin ngrënë. “Kur të intervistuarit ushqeheshin me fruta dhe perime, në fund të ditës raportonin për një gjendje shpirtërore të qetë, më të lumtur dhe plot energji”, thotë psikologu Tamlin Connor, udhëheqësi i grupit studimor. Studimi i plotë u publikua në “British Journal of Health Psychology”.


gossip • E premte 15 shkurt 2013

»

15

Beyonce

e promovoi dokumentarin për jetën e saj

D Lady

Gaga

me probleme shëndetësore

Lady Gaga ka anuluar katër data koncertesh pasi është diagnostikuar me sinovit, një inflamacion i kyçeve. Këngëtarja e famshme shkroi në Twitter: “Më vjen shumë keq. Nuk e di çfarë të them. Kam disa kohë që e kam fshehur gjendjen time tek stafi dhe e kam duruar dhembjen, por sa vjen e përkeqësohet. Jam lutur që të shërohem, por pas koncertit në Montreal të Kanadasë nuk ecja dot më. Edhe tani nuk jam në gjendje të eci.” Më tej ajo i kërkoi falje edhe fansave amerikanë që e prisnin për koncerte: “Uroj që fansat në Chicago, Detroit dhe Hamilton të më falin edhe pse e kam të pamundur të fal veten në këto momente.”

iva e r&b muzikës Beyonce ka promovuar dokumentarin i cili flet shumë për jetën e saj. Nëse gjatë ndarjs së çmimeve Grammy Beyonce i befasoi të gjithë me veshjen e saj klasike me forma gjeometrike, gjatë promvimit të filmit të saj Beyonce rikthehet në glamurin e saj, me një fustan të gjatë ngjyrë bezhë që i paraqet linjat perfektetë saja. Në promovim mungonte bashkëshorti i saj Jay Z, por në krah të saj ishe Oprah, nëna e saj, e motra si dhe shumë miq të tjerë të këngëtares. Në filmin e saj dokumentar të quajtur “Life is but a dream” Beyoce hapur flet për jetën e saj, për shtatzaninë e saj të parë të humbur, për lindjen e vajzës dhe për shumë gjëra të tjera personale të cilat ka dashur t’i ndaj bashkë me fansat e saj. Ajo tregon se para lindjes së vajzës Blue Ivy, ajo ka qenë shtatëzënë por ka humbur fëmijën në muajt e parë të shtazanisë, kjo ka qenë një periudhë shumë e rëndë për këngëtaren e cila qetësinë e ka gjetur në muzikë, zbulon se në ato momente ka shkruar këngën më të dhimshme të jetës së saj, por nuk i ka vendosur emër. Për humbjen e fëmijës së parë ka kënduar bashkëshorti i saj Jay Z në këngën e tij “Glory” që erdhi menjëherë pës lindjes së vajzës Blue Ivy dhe pjesë të tëkstit të këngës thotë: “Herën e fundit aborti ishte tragjik, ne u frikësuam se ti do të zhdukes, por jo ti je këtu baby”. Më pas Beyonce ka folur rreth kënaqësisë së të qenurit shtatzën dhe nënë. “Të jesh shtatzënë është sikur të biesh në dashuri. Nuk ka fjalë që të mund ta përshkuash ndjenjën që brenda teje po rritet fëmijë, është një mrekulli, sigurisht në ato momente dëshiron të bërtasësh dhe t’i tregosh gjithëkujt me zë të lartë”. Dokumentari i HBO vjen për të treguar anën tjetër të këngëtares, anën humane të Beyonces. “Njërëzit i shohin të famshmit sikur kanë para, argëtohen, por edhe un jam një njeri. Edhe un di të qaj, të bërtas, të nervozohem, njësoj si të tjerët”- ka shtuar Beyonce.

Katy Perry dhe John Mayer festojnë herët Shën Valentinin Perry dhe Mayer janë parë duke trajtuar veten me një darkë romantike në një restorant në Kalifornia. Në fillim të javës John është takuar me prindërit e Katy dhe sipas një dëshmimtari Katy nuk mund të ishte më e lumtur se aq. Në ato momente ajo ka qënë gjithë të qeshura në fytyrë. Katy, John Mayer dhe prindërit e saj dukeshin si kur po festonin për diçka me rëndësi. Mes tyre ka patur shumë të qeshura dhe dukeshin rehat me njëri-tjetrin, ka treguar burimi.

Katie Holmes është duke u ndjerë mirë me jetën vetëm

Kelly Rowland në lot pas festimit të ditëlindjes Kelly Rowland ka festuar 32-vjetorin me Beyonce, motrën e saj Solange Knowles dhe Jay-Z, në një restorant në Los Angeles. Kelly është parë jashtë lokalit me sytë të mbushur në lot, shoqëruar nga një mike e saj. Nuk dihet arsyeja e vërtetë pse Kelly ka qarë ditëne ditëlindjes. Disa njerëz mendojnë se ajo është emocionuar për shkak të bashkimit të Destiny`s Child. Beyonce e ka uruar Kelly më parë në Instagram duke postuar një foto bardh e zi të të dyjave duke shkruar: ‘Gëzuar ditëlindjen motra ime Kelly’.

Pas ndarjes nga Tom Cruise, Katie Holmes ka shijuar jetën single. Ajo është duke shijuar çdo ditë me vajzën dhe të afërmit e saj, ka thënë një burim. Katie ka qënë një nënë e vetme qe prej divorcit nga Tom, por ajo është duke jetuar gjithnjë e më shumë një jetë të pavarur dhe ka marrë në kontroll karrierën e saj, gjë të cilën nuk e kish bërë më parë. Katie ka thënë se këtë Shën Valentin do ta kalojë me vajzën e saj Suri, duke ruajtur traditën e të bërit kek të kuq.


16

« bota

E premte 15 shkurt 2013 •

KANDIDATET Me sytë nga “Froni” i Shenjtë

Në rrethin e italianëve vjen në konsideratë patriarku i Venecias, sepse në shekullin XX nga Venecia ka pasur tre papë. Kryepeshkopi i tanishëm nuk është ende 60 vjeç dhe për këtë shumë i ri, madje ai nuk është as kardinal. Angelo Scola që kaloi në vitin 2011 nga Venecia në Milano është 71 vjeç, por ka probleme shëndetësore. Kandidat tjetër është Gianfranco Ravasi, "ministri i Kulturës" i Papës

P

ërsëri dikush nga Evropa e vjetër? Apo braziliani Scherer, kolumbiani Salazar Gomez, apo Turkson nga Gana, për shembull? Ka shumë kandidatë dhe në qarqet e kishës dhe të vëzhguesve emrat e kandidatëve për papë lidhen njëkohësisht edhe me spekulime në lidhje me kursin e ardhshëm të Selisë së Shenjtë. Shumë kardinalë, si ai i Këlnit, Joachim Meisner, apo ai i Berlinit Rainer Maria Woelki janë të mendimit që papa i ri duhet të jetë rreth 60-70 vjeç, i shkolluar dhe i zgjuar, zemërgjerë dhe poliglot. Rainer Maria Woelki, i cili vetë është 56 vjeç dhe një ndër të rinjtë në kolegjin e kardinalëve thotë se nuk ka problem në rast se papa i ri është ndonjë afrikan apo latino-amerikan. Po çështja themelore është nëse blloku i 28 italianëve në konklavë, ndoshta në aleancë me spanjollët konservatorë dhe disa francezë, do të zgjedhin sërish si papë një italian - madje një kardinal nga kuria apo kryepeshkop "nga aparati"? Apo nëse do të pranojnë si në vitin 1978 një polak si Vojtila apo si në vitin 2005 një gjermanë si Ratzinger - pra përsëri një papë nga jashtë? A do të kemi përsëri një papë evropian - apo për herë të parë një përfaqësues prej kishave më të reja nga Afrika, Azia, Amerika Latine. Edhe nga këto vende ka përfaqësues të arsimuar mirë, që flasin shumë gjuhë dhe janë të lidhur mirë me rrjete. Një zgjedhje e tillë do të jetë sensacionale! Aq më tepër që Evropa është kontinenti i vetëm ku numri i besimtarëve po bie. Në rrethin e italianëve vjen në konsideratë patriarku i Venecias, sepse në shekullin XX nga Venecia ka pasur tre papë. Kryepeshkopi i tanishëm nuk është ende 60 vjeç dhe për këtë shumë i ri, madje ai nuk është as kardinal. Angelo Scola që kaloi në vitin 2011 nga Venecia në Milano është 71 vjeç, por ka probleme shëndetësore. Kandidat tjetër është Gianfranco Ravasi, "ministri i Kulturës" i Papës. Ai ka dhënë prova në dialogun me mosbesimtarët dhe ateistët, ka gjestikulim dhe shkollim të mirë dhe për këtë arsye e krahasojnë me Vojtilën dhe Ratzingerin kur ishin të rinj. Por, pavarësisht bllokut të madh italian në konklavë - zgjedhja e një italiani nuk është domosdosh-

mërish e qartë, sepse peshkopët italianë janë të ndarë në kampe të ndryshme. Një emër premtues vjen nga Amerika e Veriut, Marc Ouellet, kanadez, 68 vjeç. Ai është prefekt i Kongregatës së Vatikanit për Ipeshkvijtë. Ai mund fitojë votat e hemisferës veriore, sidomos të vendeve anglishtfolëse. Edhe mbështetjen nga Amerika Latine ai do ta ketë të sigurt. Emra të tjerë vijnë nga disa vende të Amerikës Latine. Ndër ta braziliani Odilo Pedro Scherer (63), kryepeshkop i Sao Paulos, i cili dikur ka punuar për vite në Vatikan. Brazili është sot një nga vendet më të rëndësishme "katolike" në mbarë botën dhe ka atmosferë e teologjisë çlirimtare. Kolumbiani Ruben Salazar Gomez (70) ka akumuluar vitet e fundit mjaft reputacion dhe ka arritur në Bogota të ngrejë një rrjet të madh kishtar në kontinentin amerikanojugor. Kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson (64) nga Gana është kryetar i Këshillit Papnor të Drejtësisë dhe Paqes, dhe gëzon emër të mirë dhe simpati. Ai gjithashtu shkon në misione të vështira. Edhe në qoftë se veprimtaria kryesore e tij nuk është ajo papale, ai vlerësohet lart gjë që ndoshta lidhet me karizmën e tij personale dhe aftësitë e ndryshme gjuhësore, ai di edhe gjermanisht. Turksoni është i vetmi kandidat i rëndësishëm nga Afrika. Largimi me dinjitet i Ratzingerit Ky është një revolucion. Prej më shumë se 500 vjetësh nuk ka patur dorëheqje të Papës. Zyrtarisht 86-vjeçari është larguar nga detyra për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore. Por nga mesazhi e tij i përpiluar në latinisht, ndjehet vështirësia për të drejtuar kishën në kohë të vështira. Në kohë, "kur besimi hidhet sa andej-këndej", thoshte Benedikti XVI dhe veproi. Papa, i cili nuk është njëri nga popullit, si paraardhësi i tij polak, por teolog i shkëlqyer dhe intelektual, ka pasur gjithmonë vështirësi me detyrën e tij. Këtë përshtypje la edhe në udhëtimin e tij në vendlindjen e tij, Gjermaninë, në vitin 2011. Atëherë shumë e patën kritikuar, se Papa kishte humbur lidhjen me shqetësimet e katolikëve të zakonshëm.

Dorëheqja hap tani edhe mundësinë, që në fronin e Pjetrit të ngjitet një Papë i ri, që është më i hapur për reforma, që gjen përgjigje për krizën e kishës në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Aty kisha katolike po humbet gjithnjë e më shume anëtarët dhe nuk gjen më breza të rinj, për t'u bërë priftërinj. Është zgjuarsi, që Benedikti ka vendosur te mos vdesë në fron. Sëmundja e gjatë e paraardhësit te tij Gjon Pali II është në kujtesën e të gjithëve. Këtë vdekje në publik Joseph Ratzinger e ka evituar. Në vitet e ardhshme ai mund t'i kushtohet pasionit të tij të madh, shkrimit të veprave teologjike. Shumë papritur nuk erdhi dorëheqja e tij. Ratzinger vetë kishte thënë prej vitesh, se Papë duhet të jetë vetëm ai, që ka fuqinë ta përmbushë këtë detyrë delikate. Vetëm momenti ishte një surprizë. Të brendshëm në Vatikan besonin se Benedikti do të jepte dorëheqjen pas Pashkëve. Edhe afera e daljes së letrave konfidenciale e kishte prekur personalisht Papën. Ai kishte humbur besimin dhe atij iu bë e qartë se nuk e menaxhonte dot kurien, administratën e fuqishme kishtare. Se kush do të jetë pasardhës i Papës, është e vështirë të thuhet. Kardinalët do të mblidhen në konklavën më të pazakontë qysh prej qindra vjetësh. Ata nuk do të vajtojnë një Papë të vdekur, por do të kenë shansin, që pas tetë viteve konservatore të guxojnë një fillim të ri. Megjithatë, Papa me emërimet e kardinalëve të rinj ka forcuar fraksion konservator në trupin zgjedhor. Benedikti XVI është kritikuar shumë për kthimin e tij tek parimet bazë, por ai është përpjekur për të ruajtur thelbin e besimit katolik. Heqja dorë nga detyra është një hap i guximshëm, një hap revolucionar. Ai i ka dhënë vetes liri. Ai ka përcaktuar standarde. Pasardhësit nuk do ta kenë të mundur, të ngjiten më pas fronit. Është krijuar Papati i kufizuar në kohë. Vatikani hapet kështu pak ndaj ideve të kësaj bote në lidhje me sundimin dhe demokracinë. Tetë vjet më parë, kur papritur një kardinal gjerman u zgjodh Papë, gazeta bulevardeske "Bild" mbante titullin : "Ne jemi Papa!". Tani titulli duhet të jetë: "Ne heqim dorë, por me dinjitet!"


bota • E premte 15 shkurt 2013

Zbigniew Brzezinski*

S

ot, shumëkush druhet se duopoli amerikano-kinez mund të çojë pashmangshmërisht në konflikt. Por unë nuk besoj se luftërat për dominim global janë një perspektivë serioze sot, në Epokën Post-hegjemoniste. Duhet pranuar që historia të bën të kesh frikë. Që në fillimet e politikës globale 200 vjet më parë, katër luftëra të gjata (përfshirë Luftën e Ftohtë) u luftuan për dominimin e Evropës, dhe secila prej tyre mund të kishte rezultuar në një hegjemoni globale të një superfuqie të vetme. Megjithatë, janë disa zhvillime të viteve të fundit që e kanë ndryshuar ekuacionin. Armët bërthamore i bëjnë luftërat për hegjemoni shumë shkatërrimtare, e si rrjedhim e bëjnë fitoren të pakuptimtë. Triumfet e njëanshëm ekonomikë nuk mund të arrihen në ekonominë globale gjithnjë e më të ndërthurur, pa pasur pasoja të rënda për të gjithë. Veç kësaj, popullsitë e botës janë zgjuar politikisht dhe nuk nënshtrohen me lehtësi, edhe nga më të pushtetshmit. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, as SHBA dhe as Kina nuk udhëhiqen nga ideologji armiqësore. Veç kësaj, pavarësisht sistemeve tanë politikë shumë të ndryshëm, të dyja shoqëritë janë të hapura, në mënyrat e tyre. Edhe kjo largon trysninë për armiqësim nga secila prej shoqërive. Më shumë se 100 000 kinezë janë studentë në universitete amerikanë, dhe mijëra amerikanë studiojnë dhe punojnë në Kinë apo marrin pjesë në programe studimesh dhe udhëtimi. Ndryshe nga sa ndodhte në ish Bashkimin Sovjetik, miliona kinezë udhëtojnë rregullisht jashtë vendit, dhe miliona kinezë janë përditë në kontakt me botën e jashtme, nëpërmjet internetit. E gjithë kjo është në kontrast të thellë me vetëizolimin shoqëror të konkurrentëve për fuqi botërore në shekujt 19 dhe 20, gjë që intensifikoi fyerjet dhe e bëri më të lehtë demonizimin e njëri-tjetrit. Megjithëkëtë, ne nuk mund të injorojmë tërësisht faktin që pritshmëritë e kohëve të fundit për një marrëdhënie miqësore amerikano-kineze, janë vënë në provë kohët e fundit prej polemikave gjithnjë e më antagoniste, sidomos në masmedian e të dy palëve. Kjo është nxitur pjesërisht prej spekulimeve për rënien e supozuar të Amerikës dhe ngjitjen e pandalshme të Kinës. Pesimizmi për të ardhmen e Amerikës ka prirjen të nënvlerësojë aftësinë e saj për rimëkëmbje. Optimistët e tepruar për dominimin e pashmangshëm të Kinës e nënvlerësojnë hendekun që ndan ende Kinën nga Amerika – qoftë në GDP për frymë, qoftë në aftësitë teknologjike respektive. Paradoksalisht, suksesi vërtetë i admirueshëm i Kinës është duke intensifikuar nevojën për rregullime shumë kompleksë socialë dhe politikë, që ka të bëjë me pyetjet se si dhe deri në çfarë mase një burokraci drejtuese që e quan veten komuniste mund të vazhdojë të drejtojë një sistem kapitalizmi shtetëror, me një klasë të mesme që kërkon gjithnjë e më shumë të drejta. Shqetësimi që lidhet me rrezikun potencial ushtarak të Kinës ndaj Amerikës injoron përftimin që SHBA ka nga pozicioni i vet gjeostrategjik, në brigjet e dy oqeaneve të mëdhenj si dhe nga aleatët e vet transoqeanikë në të gjithë anët. Ndryshe nga

Gjigantë,

por jo hegjemonë Amerika, Kina është e rrethuar gjeografikisht nga shtete jo gjithmonë miqësorë dhe ka shumë pak aleatë. Me raste, disa prej fqinjëve të Kinës tundohen prej kësaj situate për të siguruar mbështetjen e SHBA për pretendimet e tyre specifikë, apo konfliktet e interesit me Kinën. Fatmirësisht, ka shenja që po krijohet një konsensus se kërcënime të tillë nuk duhet të zgjidhen njëanshmërisht apo ushtarakisht, por përmes negociatave. Gjërat nuk janë lehtësuar prej karakterizimit që media amerikane i ka bërë rifokusimit të administratës Obama drejt Azisë si një “strumbullar” (një fjalë që nuk është përdorur asnjëherë nga Presidenti), me konotacione ushtarakë. Në fakt, kjo përpjekje e Presidentit ishte menduar të ishte vetëm një riafirmim i realitetit, që SHBA është një fuqi e Paqësorit dhe e Atlantikut. Duke marrë parasysh gjithë këto, rreziku i vërtetë ndaj marrëdhënies SHBA-Kinë nuk buron prej qëllimeve armiqësorë nga ana e secilit vend, por nga mundësia shqetësuese se një Azi e rivitalizuar mund të rrëshqasë në atë lloj entuziazmi nacionalist që precipitoi konfliktet në Evropën e shekullit 20, për burime, territor dhe pushtet. Ka shumë pika të nxehta: Korea e Veriut kundër Koresë së Jugut, Kina kundër Japonisë, Kina kundër Indisë, India kundër Pakistanit. Rreziku është që, nëse qeveritë nxisin apo lejojnë zjarrin nacionalist si një lloj valvule sigurie, situata mund të dalë jashtë kontrollit. Në një kontekst të tillë potencialisht shpërthyes, angazhimi politik dhe ekonomik i SHBA në Azi mund të jetë një faktor i nevojshëm stabilizues. Në fakt, roli i Amerikës në Azi sot duhet të jetë analog me rolin e Britanisë në Evropën e shekullit 19, si një influencë e jashtme ekuilibruese

»

17

Pesimizmi për të ardhmen e Amerikës ka prirjen të nënvlerësojë aftësinë e saj për rimëkëmbje. Optimistët e tepruar për dominimin e pashmangshëm të Kinës e nënvlerësojnë hendekun që ndan ende Kinën nga Amerika – qoftë në GDP për frymë, qoftë në aftësitë teknologjike respektive. Paradoksalisht, suksesi vërtetë i admirueshëm i Kinës është duke intensifikuar nevojën për rregullime shumë komplekse sociale dhe politike, që ka të bëjë me pyetjet se si dhe deri në çfarë mase një burokraci drejtuese që e quan veten komuniste mund të vazhdojë të drejtojë një sistem kapitalizmi shtetëror, me një klasë të mesme që kërkon gjithnjë e më shumë të drejta.

pa interesa në rivalitetet e rajonit dhe pa qëllime për të siguruar dominimin në rajon. Për të qenë efektiv, angazhimi konstruktiv dhe strategjikisht sensitiv i SHBA në Azi nuk duhet të bazohet vetëm në aleancat ekzistuese me Japoninë dhe Korenë e Jugut. Angazhimi duhet të nënkuptojë edhe institucionalizimin e bashkëpunimit SHBA-Kinë. Po kështu, Amerika dhe Kina nuk duhet të lejojnë që konkurrenca e tyre ekonomike të shndërrohet në armiqësi politike. Angazhimi i ndërsjellë dypalësh dhe shumëpalësh – dhe jo përjashtimi reciprok – është ai që nevojitet. Për shembull, SHBA nuk duhet të kërkojë një “partneritet transPaqësor” pa Kinën dhe Kina nuk duhet të kërkojë një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ekonomike Rajone pa SHBA. Historia mund të shmangë përsëritjen e konflikteve të tmerrshëm të shekullit 20 nëse Amerika është e pranishme në Azi si stabilizues – dhe jo si polic – dhe nëse Kina bëhet fuqia kryesore, por jo dominuese në rajon. Në janar 2011, Presidenti Obama dhe Presidenti kinez Hu Jintao u takuan dhe nxorrën një deklaratë ku rendisnin aksionet e përbashkët, si dhe propozonin të ndërtonin një parteritet të paprecedentë në histori mes Amerikës dhe Kinës. Me Obamën tashmë të rizgjedhur dhe Presidentin e ri Xi Jinping gati të marrë presidencën e Kinës në mars, të dy udhëheqësit duhet të takohen për riaktivizuar marrëdhënien mes SHBA dhe Kinës. Nëse marrëdhënia do të jetë vitale dhe e fortë, apo e dobët dhe plot dyshime, kjo gjë do të ketë pasoja për të gjithë botën. *ZBIGNIEW BRZEZINSKI ka qenë këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit Jimmy Carter


18

« dossier

E premte 15 shkurt 2013 •

Sulejman Lleshi, një ndër idhujt e Kosovës

J

anë mjaft patriotë shqiptarë të penës dhe të pushkës që kanë mbetur “ilegalë”në Shqipëri që prej vitit 1945. Sulejman Lleshi dhe mjaft të tjerë (mbi 200 të tillë), kontribuan për arsimimin, kulturën, lirinë e Kosovës, edhe me jetën e tyre. Për këto figura, në veçanti për Sulejmanin në mjaft botime e përkujtime është nderuar dhe respektuar gjerësisht në Kosovë, ndërsa është lënë në heshtje nga vendlindja e tij, Tirana. Motivi ka qenë dhe është paradoksal: si nacionalist, atdhetar, por jo komunist apo vëlla me sllavin, duhej të harrohej nga historiografia enveriste. Ndoshta kjo lloj historiografie komuniste kishte si mision të saj edukimin e një plejade nxënësish apo për heroina të tipit Athina Mile dhe të ndonjë mësuesi partizan, që çonte dritën e partisë si komisar i saj në ndonjë fshat të humbur, kurse figura të tilla, i bënin “dëm” internacionalizmit. Po cili ishte Sulejman Lleshi? Profesor Zekeria Canaj, me fjalën e lamtumirës për nderimin e profesor Nevruz Nuro, kosovar, në Prishtinë më 8.11.2001 ndërmjet të tjerave tha: “Shqipëria sllavo-komuniste, Kosova e shkelur dhe e tradhtuar në mënyrë mizore. Dhe ne e ndoqëm aq sa mundëm atë rrugë, që e dëftove me atë fanar, me atë mëndje të ndritur, me atë rrëfim që vërtet të çon tek qafa e malit. Nuk pate në Gjakovë shumë shokë të mendimit dhe të idealit. Pate vetëm katër a pesë: Sulejman Lleshin, doktor shkence nga Tirana, Skënder Currin nga familja e madhe e Bajram Currit dhe Zef Nekajn. Katër veta ishit, po bëtë më shumë. Dy të parët do të vriten në mënyrë mizore në burgun e Sherametit në Pejë… Unë jam krenar, që pata fatin që të jem nxënësi yt”. Po kështu Ahmet Kelmendi dhe Sali Shala në gazetën “Rilindja” në datën 20.10.1994, duke shkruar për “simfoninë” tragjike të Pejës, ndalen shumë gjerë për këto vrasje makabre. Të tilla janë dhe referencat në gazetën “Bujku” në dt.13.10.1994, me autor Ahmet Meca nga Gjakova; në gazetën “Bota sot” dt. 2.09.2001, me rastin e 55-vjetorit të vrasjes së prof. dr. Sulejman Lleshit, shkruhet me titullin e madh, se: “Në kasaphanën e tyre sërbët përpiqeshin të vrasin frymëzimin shqiptar për liri”. Autori Sami Ferizi thekson gjithë jetën e shkëlqyer të këtij patrioti të madh shqiptar për Kosovën. Jo pak është përmendur nga autori Hysen Rroka, veteran i arsimit në Kosovë, i cili në tre numra rresht të gazetës “Zëri” në dt.10.10.2002, përfshin tërë jetën dhe aktivitetin e Sulejmanit. Pa e zgjatur në të gjithë këto shkrime, të cilat janë të mjaftueshëm për një monografi serioze, më duhet që edhe materialet e shumta, të cilat i ka arkivuar i vëllai Islam Lleshi, të mbeten jashtë këtij dosieri për morinë e fakteve që ato sjellin, por mbi të gjitha për modestinë e kërkuar prej Islamit. Pothuajse në të gjitha shkrimet e botuara në Kosovë për këtë figurë të patrajtuar në Shqipëri nis me një peng historik: “Nëse nuk e gjejmë varrin e patriotit prof. dr. Sulejman Lleshit, është një fatkeqësi. Të gjithë të vrarët dhe ata që i shpëtuan mynxyrës serbe ishin atdhetarë”. Dihet që, sipas planeve të përhershme gllabëruese sllavomadhe kanibale ndaj shqiptarëve në veçanti, pas luftës së dytë botërore, pasi kreu misionin e vet të pushkatimeve të qindra mijëra shqiptarëve më të zgjedhur nga mbarë trojet shqiptare, u krye vrasja mizore e mbi 100 mijë shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi dhe në Maqedoni. Nuk po flas për konfiskimin e pasurive, jo vetëm të familjeve ndaj këtyre viktimave apo të pjesës dërrmuese të familjeve të internuara, nëpër kampet likuiduese sllave, pa gjyqe, por edhe për një moment tjetër që quhet “Kulla famëkeqe e Sheremtit” në Pejë. Këtu më se 100 shqiptarë të zgjedhur nga të katër anët e Kosovës, por edhe nga Shqipëria. Psikologjia gjakpirëse allasllave nuk mund të pranonte ekzistencën e shqiptarëve, në veçanti atyre të bashkuar në trojet e veta, për pasojë OZNA (UDB-ja), edhe me 100 shqiptarët në këtë burg, në 11 gusht 1947, inskenoi planin e vet të shfarosjes. Supozuan dhe përhapën në opinion, duke fshehur gjithmonë alibinë e tyre për histori, se këtë organizim për të thyer burgun e kishin bërë vet të burgosurit shqiptarë, ku nuk kishte asnjë serb a malazez. Me këtë rast vranë, në mënyrën më mizore, gati të gjithë të burgosurit duke filluar që nga rrugët e qytetit të Pejës, nëpër përrenj e shkurre, vreshta e deri në një lagje në Jug të Pejës, e

Si u vra nga UDB-ja Tiranasi, drejtor shkolle i Gjakovës quajtur e “Zatrave”. Kudo që i zinin policët serb të hipur nëpër kuaj, i vrisnin në mënyra nga më të poshtrat siç do të argumentohet me episode të veçanta nga dëshmitarë që i kanë parë, por edhe nga 2-3 veta që kanë shpëtuar nga këto ngjarje. Pikërisht në këtë tragjedi dhe kurth ndodhi vrasja e intelektualit, dijetarit të madh, siç e vlerësojnë të gjithë nxënësit e tij në Gjakovë e mbarë Kosovën, sepse kishte mbarur studimin për dy doktoratura: në veterinari dhe letërsi botërore. Mbi të gjitha ai ishte pedagog, edukator e atdhetar i madh. Ata vranë Skënder Currin nga Kosova, veprimtar i shquar i Lidhjes së II-të shqiptare të Prizrenit. Sulejman Lleshi lindi në Tiranë më 14 gusht 1914, në një familje të njohur e patriotike tiranase. Shkollën e mesme e mbaroi shkëlqyeshëm në gjimnazin e Tiranës. Në konkursin kombëtar për letërsi që organizoi ministri i atëhershëm i arsimit (Mirash Ivanaj), fitoi çmimin e dytë. Ishte sportist i gjithanshëm, me një trup që përballonte sportet volejboll, futboll, atletikë. Ishte anëtar i klubit futbollistik “Sport-Klub Tirana”. Më 1932, fitoi edhe medaljen e artë në atletikë (gjuajte shtize). Në qershor të vitit 1935 drejtori i Gjimnazit “Karl Gurakuqi” e emëron sekretar të asaj kohe dhe një vit më vonë e ndihmon për studime jashtë shtetit me bursë në degën e veterinarisë, ndonëse kishte prirje për letërsi. Në vitin 1936, regjistrohet në dy degë në Torino të Italisë: në veterinari dhe letërsi, që i mbaron me ndërprerje për shkak të burgosjes dhe internimit të tij nga okupatori italian. Pra, Sulejman Lleshi nuk ishte italofil dhe pushtuesit nuk i quante fashistë, por okupatorë. Okupimi i Shqipërisë me 7 prill 1939, e gjen në Torino, së bashku me studentë të tjerë nga Shqipëria (Abdulla Shehri, Hamit Shehu, Halim Begeja, Ismail Karapicin, Seit Kazazin, Xhezmi Dellin, Avdyl Këllezin e Petro Llucanin. Pas okupimit të Shqipërisë ata implikohen me lëvizjen patriotike dhe më 14 maj 1939, kur Benito Musolini do të mbante fjalimin në qytetin e Torinos, planifikuan atentat (çështje që do trajtesë më vete). Meqenëse aktiviteti i Sulejmanit me shokë ra në sy të okupatorit, më 10 gusht 1939 burgoset dhe pas një muaji e internojnë në ishullin Tremili të Italisë, buzë bregdetit “Adriatik”, ku qëndron deri në korrik të vitit ’41. Në korrik të vitit 1941, e liruan nga internimi. Në këtë internim mësoi edhe gjermanisht e anglisht pasi kishte mësuar në gjimnaz, gjuhët frëngjisht dhe italisht. Në tetor të vitit 1941, u emërua veteriner në Bashkinë e Tiranës dhe po atë vit shkoi në Torino, ku përfundoi studimet e larta. Fitoi dhe doktoratën në letërsi, e duke zotëruar dy doktoratura, kthehet në Tiranë dhe vazhdon i përkushtuar me veprimtarinë atdhetare kundër pushtuesit italian. Ideali i tij ishte nacionalizmi dhe asnjëherë komunizmi, një kundërshtar i okupatorëve italianë dhe gjermanë, por mbi të gjitha ndaj atij serb. Lidhet me nacionalistë të tjerë, si dhe me Mithat Frashërin, duke krijuar më 29 shtator 1942, “Ballin Kombëtar”. Hedhin në Tiranë traktin e parë, Dekalogun e mirënjohur të “Ballit Kombëtar” me thirrje për bashkim gjithëkombëtar, kundër pushtuesit italian. Në qarkorin e Ballit për Tiranën ishin Halim Begeja, Hamit Shehu, Sulejman Lleshi e Abdulla Shehri. Më 1 korrik 1943, u mbajt Konferenca e Mukjes, ku mori pjesë edhe Sulejman Lleshi. Nga kjo kohë ai u arrestua, ndërsa i vëllai, Islami, u internua në kampin e përqendrimit në PortoRomano. Në kongresin e parë të Ballit, Sulejmani ishte delegat për Tiranën. Në maj të vitit1944, u bënë masakrat e dyta në Bihor, nga çetnikët serbo-malazezë, vend shqiptar sot në Malin e Zi. Nacionalistët bënë thirrje, që të shkojnë vullnetarë në mbrojtjen e tokave të popullsisë shqiptare. Dihet që masakra të tmerrshme në Bihor ishin bërë edhe në pranverën e vitit 1943, por kjo e muajit

maj të vitit 1944, ishte më e tmerrshmja. Flitej, se në këtë vit i kanë lidhur dorë për dore rreth një mullari të gjitha gratë dhe i kanë vënë mullarit zjarrin, ndërsa çetnikët kanë vallëzuar dhe kënduar. Pastaj kanë vrarë burra, gra dhe fëmijë, dhe u kanë prerë kokat. Rreth 5-6 koka burrash të prera u dërguan në Tiranë. Kjo krijoi zemërim të madh te shqiptarët dhe me iniciativën e Mithat Frashërit, Sulejman Lleshit, Seit Kazazit e Halim Begesë, u formua një batalion vullnetarësh me të rinj, nga Balli, partizanë, irredentistë etj, që u pagëzua me emrin e dëshmorit “Besnik Cano”. Në këtë batalion morën pjesë Sulejmani dhe Islami, komandant batalioni u caktua Seit Kazazi (jurist), zëvendësi i tij Halim Begeja, ndërsa Sulejmani ishte anëtar i shtabit. Edhe veprimtaria e këtij batalioni kërkon kërkesë me vete, ku siç dihet u vra Hamit Troplini nga Tirana dhe u varros në Pejë me nderime të mëdha. Në shtator të vitit 1944, u kthye në Tiranë, sepse pritej zbarkimi i premtuar i aleatëve. Në atë kohë Sulejman Lleshi krijoi me rininë e Ballit, prej 50-60 vetash një çetë dhe doli malit për liri. Përpara kësaj ngjarje, kishte ndodhur Mbledhja e Mukjes dhe tentativa të mercenarëve anglezë, Maklin dhe gjeneralit Davis për bashkimin e të gjithë shqiptarëve kundër gjermanëve. Në mbledhjen e Labinotit, Abaz Kupi propozoi bashkimin me Ballin për luftë kundër okupatorit italian dhe më vonë gjerman. Mirëpo dihet tashmë rroli i Miladinit dhe i Dushan Mugoshës për vëllavrasjen shqiptare. Dhe një fakt i tillë, i ndodhi edhe Ismail Lleshit në fshatin Prezë të Tiranës. Ngjarja tragjike ishte se kjo çetë me rininë e Ballit të Tiranës, u nis për në fshatin Mëzes për tu takuar me shtabin e Abaz Kupit dhe të Abaz Ermenjit, që të bashkëvepronin apo më mirë për të provuar para anglezëve dhe në kundërshtim me atë që dëshironte Enver Hoxha, luftën kundër okupatorit. Për të mos ndodhur kjo, partizanët e Br. III S, rrethuan fshatin Prezë, vend ku Sulejmani dhe Musa Demneri po pushonin natën, deri sa të vinin të takoheshin me forcat e Abaz Kupit dhe të Abaz Ermenjit. Një batalion i Br, III S, i rrethon në fshat, ndërsa gjermanët që ishin 4-5 km larg qëlluan me artileri duke vrarë 50 veta, prej të cilëve edhe një fëmijë të vogël 15-vjeçar Imran Bauka; plagoset Ahmet Kalaja e Engjëll Akiraj. Për të mos u kapur nga partizanët, çeta u largua, ndërsa Sulejman Lleshi dhe Seit Demneri mbetën të rrethuar. Nuk kishte kaluar asnjë javë, para luftës së Prezës, kur Këshilli Nacionalçlirimtar kishte nxjerrë trakte për dorëzim nga Balli, nga ata që kishin lyer duart me gjak. Pa u zgjatur, Sulejmani dhe Musai, kur dëgjuan se komandanti i batalionit të Br. III S, ishte Hamit Keçi, të cilin e kishin pasur shok gjimnazi dhe student në Itali, u dorëzuan në besë të tij, sepse ndryshe nuk dorëzoheshin gjallë. Madje të zotin e shtëpisë, sapo doli në oborr, një partizan e qëlloi, duke e vrarë. Mbasi u dorëzuam në Br. III S, na çuan së bashku me të plagosurit edhe 10 tregtarë të ndodhur atje së bashku me çetën për t’iu bashkuar Abaz Kupit, na grumbulluan në Priskë. Kur mori vesh Gogo Nushi, se kush ishte kapur, erdhi menjëherë. Atëherë, Ulusi Spahiu, komandant i Br III S, Gogo Nushi etj, ju bënë gjyqin. Pyetjes: “Pse dolët në mal?” këta iu përgjigjën se këtë e bënin për të luftuar kundër gjermanëve. Atëherë na bënë pyetjen: “Pse nuk e luftoni gjermanin me ne?” Si përgjigjja u tha ae “edhe me ju ne e luftojmë gjermanin, sepse për ne nuk ka rëndësi se me cilën palë luftojmë”. Gjyqi vendosi të na lirojë. Po të kishim folur ndryshe na kishin pushkatuar, por edhe frika e partizanëve ishte se nuk dorëzohej më asnjë ballist, ngaqë ishin emra të njohur në Tiranë. Më 1994, tregon Islami kam takuar Musa Demnerin, që tha si vijon: “Kur na thanë, shkoni në shtëpi, mua më shkoi mëndja menjëherë: Pse të mos vijmë me ju partizanë? Kisha frikë, thotë ai se mos na vrisnin

rrugës, kur të ktheheshim rrugës, sepse kështu kishte ndodhur me ata që gjyqi i linte të lirë dhe ne i dinim mirë këto punë. Ulusi Spahiu, mezi priti dhe me shpejtësi na shënoi për në Br. IV S, por ne këmbëngulëm për Br. III S, sepse ishin më shumë partizanë tiranas. Mbas dy javësh Br. III S, merr urdhër për të shkuar në Kosovë. Mirëpo, ishim të survejuar, ne “ish-ballistët” elementë tiranas të një mëhalle, që unë ia di emrat edhe sot, deri sa shkuam në Kosovë, pasi ishim me frikë në zëmër”. E përmenda këtë moment të kalimit të Sulejmanit nga nacionalist në partizan të Br. III S, sepse është spekuluar mjaft për këtë çështje. Megjithatë, këtë episod e ka sqaruar shumë mirë autori kosovar Hysen Rroka në shkrimin e gazetës “Zëri” të dt.11.tetor 2002, me titull “Brigada e III S partizane e Shqipërisë niset për në Kosovë”. Veprimtaria e Sulejman Lleshit në Gjakovë Në fillim të nëntorit 1944, Br. III S arrin në Prizren. Prof. dr Sulejman Lleshi vuante shumë nga reumatizma, çalonte, ndaj ecte me një bastun dhe kërkoi, që të lirohej nga brigada. Profesor Zekiria Rexha, ish-inspektor arsimi për Kosovën, mësoi ardhjen e Sulejmanit dhe ndërhyri në shtabin e kësaj brigade për ta emëruar drejtor gjimnazi në Gjakovë. Sidoqoftë ky version i mbetur, nuk qëndron, sepse Hamit Keci në vitit e mbas çlirimit ka shkuar në shtëpinë e Mustafa Lleshit (dëshmor i vrarë së bashku me Kajo Karafilin, si partizan) dhe aty është shprehur se Sulejman Lleshi na ka tradhtuar, dhe nuk e dinte akoma që kishte mbetur në Gjakovë. Një version tjetër lidhet me faktin që Br. III S e la Sulejmanin në Gjakovë me qëllim që të mbante ligjërata mbi marksizëm-leninizmin për udhëheqësit shtetërorë partiakë të Kosovës së asaj kohe. Për këtë çështje mjaft autorë kosovarë kanë hulumtuar dhe qëndrimin e Sulejman Lleshit në Kosovë ia dedikojnë patriotizmit të tij dhe mbi të gjitha dëshirës për ta arsimuar këtë vend. Kështu që hapja e progjimnazit të Gjakovës u bë për here të parë prej profesor Sulejmanit nga Tirana në janar të vitit 1945. Përveçse ishte drejtor shkolle ai jepte edhe mësim, në frëngjisht, gjeografi dhe higjienë. Përveç tij ishin dhe tre arsimtarë të tjerë: Skënder Curri e Nevruz Nura nga Gjakova, Zef Nekaj nga Mirdita. Nxënësit e Sulejmanit, që më vonë u bënë profesorë me zë në Kosovë, e kujtojnë si pedagog të lindur, arsimtar të dashur, drejtor të palodhur dhe mbi të gjitha na fliste për figurat e njohura kombëtare. Kishte kontakte me njerëz të njohur të qytetit me intelektualë e patriotë të asaj kohe, si me Hasan efendi Gashin, Ramiz efendi Binishin, Abdurrahman Buzën, Xheladin Ollonin etj. Të paharruara janë ligjëratat që mbante në qytetin e Gjakovës dhe përreth. Në Gjakovë ai formoi organizatën “Nacionaldemokratike Shqiptare”.


dossier • E premte 15 shkurt 2013

Krijimi i organizatës “Nacionaldemokratike shqiptare në Kosovë” Sabile Keçmezi (Basha) në librin e saj “Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë 19451947” flet veçanërisht për rolin e kësaj organizate, ndërsa në faqen 23, shkruhet, se: “Komiteti i ri Qendror aktivitetin e vet e orientoi në formimin e komiteteve të komunave e ndërkohë u formuan komitetet e rretheve: Në Gjakovë, në Prizren, në Istog dhe në Drenicë. Komitetet e komunave u formuan në Kijevë të Rahovecit, në Has të Prizrenit, në Ponoshec të Gjakovës, në Pollac e Gllanaselë të Drenicës, në Klinën e Poshtme e të Epërme dhe Runik”. Më poshtë shkruan: “Të gjitha komitetet i kryenin detyrat që ishin të caktuara nga Komiteti Qendror, por një aktivitet më të dendur e zhvillonte komiteti i rrethit të Gjakovës. Ky komitet me punën e vet i formoi edhe dy komitete rajonale. Kryetari i komitetit të Gjakovës ishte profesor Sulejman Lleshi e anëtarë ishin Zef Nekaj, Nevruz Nuraj, Skëndër Curri, Hilmi Dyla e Myrteza Kryeziu dhe Nestret Zeka nga Shqipëria. Shumica e anëtarëve të këtij komiteti i takonin Partisë së Juristëve të Sulejman Rizës nga Gjakova”. Burgosja e Sulejman Lleshit Gjatë një nate të muajit shkurt të vitit 1946, Sulejmanin e kishte burgosur UDB-ja jugosllave në banesë. Të nesërmen nxënësit e progjimnazit, kur u rreshtuan Zef Nekaj, tha: “Drejtorin tonë mbrëmë e kanë burgosur në banesë. A doni të hyni në mësim?”. Kështu të gjithë nxënësit, mësuesit dhe autoritetet e Gjakovës ishin mjaft të shqetësuar e duke protestuar mundën që OZNA-s t’i bëhesh presion për ta liruar. Të nesërmen OZNA bëri skenarin e radhës, duke e liruar Sulejmanin, të mbajë disa ditë mësime në shkollë, pastaj e dërguan në Deçan përsëri, për të mbajtur ligjërata para popullit. Prej këtu skenari i OZNA-s bëri që Sulejmani të dërgohet përsëri në burgun e Pejës (në kullën e Xhevat Begut), ku ishte e vendosur OZNA famëkeqe. Pas disa javësh u burgosën Skënder Curri e Zef Neka, që të dy arsimtarë të progjimnazit, dhe i dërguan në burgun e Pejës, ku ishte profesor Sulejmani. E pas një viti, më 1947, e burgosën edhe Nevruz Nurën, por këtë e dërguan në burgun e Prishtinës, ku u mbajt dy vjet. Kështu që të katërt arsimtarët patriotë të gjimnazit të Gjakovës u futën në burg dhe në vend të tyre erdhën arsimtarë të tjerë nga Shqipëria: Rexhep Shpendi, drejtor progjimnazi, Apostol Tanefi, Liri Tanefi, Ymer Ahmeti, e Kristian Gjoka. Në Kosovë është folur shumë për formimin e organizatës NDSH, ku rolin kryesor e zhvillonte Komiteti i Gjakovës, kryetar i të cilit ishte Sulejmani. Në formimin e organizatës së NDSH-së, në veçanti Ponoshec, mjaft dëshmitarë dhe autoritete të Kosovës kujtojnë me respekt të

gjithë aktivitetin e bërë të Sulejmanit, së bashku me patriotë të tjerë të Kosovës. Janë mjaft episode, që tregohen nga këta patriotë që janë gjallë sot, se si spiunët e UDB-së, arrinin deri në mëhallë dhe se si policia arrestonte këdo deri sa e mbushi burgun e Gjakovës. Këtë grup shqiptarësh e transferuan pikërisht në burgun e Pejës dhe atje nën hetimin e zgjatur prej 5-6 muajsh torturoheshin derisa dolën në gjyq, ku dënimet ishin paracaktuar edhe pse s’kishin fakte. Ndërsa të gjithë burgosurit ishin të lirë, që të kalonin kohën midis tyre, profesor Sulejman Lleshi ishte i izoluar në një dhomë të veçantë, i cilësuar si “i rrezikshëm”. Gjykimi i profesor Sulejmanit dhe të tjerëve, sipas Ymer Ismail-Ukshinit nga fshati Morinë i Gjakovës, që tani është 82 vjeç, e jeton në Gjakovë, u mbajt në maj të vitit 1947, në gjykatën e qarkut të Pejës dhe zgjati 3 ditë. Trupi gjykues përbëhej prej gjykatësit Shoshkovic, prokurorit dhe dy porotëve. Në gjykatore, ku i kishin sjellë të gjithë të burgosurit, morën pjesë edhe familjarët. Pra, gjykimi ishte i hapur. Ditën e parë u morën në pyetje, Sulejman Lleshi dhe Skënder Curri. Gjykatësi pyet të parin Sulejmanin: “Ku i ke njohur këta të burgosur?”. Sulejmani përgjigjet: “Këtu në burg i njoha.” Prapë gjykatësi e pyet: “Pse nuk ke bashkëpunuar me komunistë?”, e ai u përgjigj: “Sepse ideja ime ishte për nacionalizëm”. Ditën e dytë u morën në pyetje Ibrahim Ukshini, Ahmet Ibrahimi nga Peja dhe Bajram Morina nga Gjakova. Të gjithë mohuan akuzat dhe nuk pranuan asgjë. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Ismet Komoni nga Gjakova, bisedoi me gjykatësin Shoshkovic dhe e kishte pyetur nëse kishte mundësi të ndihmonte për këtë çështje. Gjykatësi i ishte përgjigjur: Po mundem t’iu ndihmoj nëse do të më jepni 20000 dinarë, e ato të mi jepni pasi të lirohen. Mund t’i liroj, sepse nuk kemi fakte për dënim e ata asgjë nuk kanë pranuar”. Ismeti u gëzua shumë se i vëllai i tij Sefedini ishte i akuzuar, po ashtu edhe Ymeri, si djali i xhaxhait të tij. Vendimi i dhënë dënoi vetëm të akuzuarit që u morën në pyetje, ndërsa të tjerët jo. Kështu, Sulejman Lleshi u dënua 12 vjet, Skënder Curri 19 vjet, Ibrahim Ukshini 20 vjet burg të rëndë e 10 vjet heqje lirie, Sefedin Komoni 16 vjet, Ahmet Ibrahimi 18 vjet, Xai Kryeziu, 14 vjet, Ram Collaku 8 vjet, Mustafë Dylazeka 5 vjet dhe Bajram Morina 5 vjet. Të gjithë të burgosurit dhe të pranishmit u brengosën shumë me këto dënime drastike dhe kur Ismeti i doli përpara gjykatësit dhe e pyeti, “si u bë kështu?”, gjykatësi iu përgjigj: “Mua askush nuk më ka pyetur, kështu më erdhi prej së larti”. E pas dënimeve të burgosurit i transferuan nga kulla e Xhevad Begut në kullën e Sheremetit. Thyerja e burgut të Sheremetit është quajtur në Kosovë “Simfonia tragjike e Pejës” Sulejman Lleshin, mbasi e burgosën dhe e riburgosën disa herë kur ishte drejtor i gjimnazit, e liruan për pak ditë, por duke e gjurmuar hap pas hapi. Protestat masive për lirimin e tij vazhduan edhe jashtë shkollës deri sa arrestuan edhe nxënës të gjimnazit. OZNA e dinte fare mirë tashmë, se kishin të bënin me një personalitet, pedagog e psikolog të shkëlqyer, i respektuar për ndjenjat atdhetare, prandaj përgatitën një skenar tepër të saktësuar për të humbur gjurmët e tyre të krimit. Edhe pse, me vullnet të hekurt në burg mësoi serbokroatishten pa dhënë asnjë material për spiunët e UDB-së, edhe pse në gjyq u mbrojt kur u dënua vetëm me 6 vjet burg për akuzën e agjitacion e propagandës dhe nacionalizëm. Jeta e Sulejmanit u përcaktua me hapjen e burgut të inskenuar nga UDB-ja. Më 11 gusht të vitit 1947, ndodhi “pseudo hapja e burgut” dhe sa pa kaluar disa qindra metra, u shoqëruan me breshëri armësh të gjithë të burgosurit fatkeq, ku midis tyre vritet edhe Sulejman Lleshi. Aty u vranë intelektualë, politikanë e nëpunës të lartë si, Skënder Curri, Xhelal Preveza, Muharrem Mitrovica, Mustafë (Rxhep) Muriqi, Jahë Sali Elezaj e shumë të tjerë. Mjaft shkrime janë bërë për këtë ngjarje të përshkruara në një, dy e më tepër variante, por gjurmët e saj ngelën të pashlyera në tërë atë krahinë. Kufomat e tyre, siç tregojnë dëshmitarët e ngjarjeve, u gjetën në çdo vend të terrenit me shkurre dhe kanale, ndërsa familjarët nuk u lejuan për t’i varrosur njerëzit e tyre dhe vetëm mbas dy javësh kur vapa e gushtit po shpërndante erën e keqe u lejuan njerëzit e komunës, që t’i hidhnin në një gropë të vetme. Ahmet Meqja, pensionist nga Gjakova jep këtë të dhënë për Sulejman Lleshin: “Me urdhër të pushtetit lokal në janar të vitit 1945 u vendos

për strehim në familjen time, i cili qëndroi tre muaj. Ishte partizan i brigadave shqiptare dhe në Gjakovë e ndalën si kuadër i jashtëzakonshëm për të organizuar shkollimin e mesëm, të cilën e kreu edhe me detyrën e mësimdhënësit. Ishte një personalitet me një kulturë të gjerë dhe përvojë jetësore. Shoqërohej me disa nga intelektualët e atjeshëm, si me Nevruz Nurën e juristin Xhevdet Shllaku”. Mjaftë autorë të tjerë kosovarë shkruajnë për aktivitetin e Sulejmanit, si pjesëtar i Lidhjes II të Prizrenit. Ahmet Kelmendi dhe Sali Shala në shkrimin e tyre me titull “Thyerja e burgut-inskenim” të botuar në gazetën “Rilindja”në tre numra të tetorit 1994, trajtoi në mënyrë të veçantë rolin e OZNA-s, që nga viti 1945, deri në 11 gusht 1947, për zhdukjen e nacionalistëve shqiptarë. Të bën përshtypje zbulimi konkret i këtyre autorëve për bashkëpunimin e Sigurimit të shtetit shqiptar me UDB-në jugosllave për eliminimin e të gjithë antikomunistëve në këto dy shtete. Njëkohësisht të bën përshtypje shumë, që UDB-ja zhdukte me mënyrat pa lënë gjurmë dhe alibi të tilla, që mbi 50 vjet është vështirë të zbulosh fakte apo dokumente të vërteta, me të cilat shqiptarët e vërtetë, nacionalistët, që e donin Kosovën e lirë i kanë ekzekutuar në mënyrë masive. Këta autorë midis të tjerave shkruajnë: “I tërë ky skenar më se 1 javor i tmerrit, i trishtimit dhe i llahtarit, i ngrehur dhe i vënë në skenë nga OZNA dhe nga pushteti sllavo-komunist, murtajë kjo e kuqe, nuk ka qenë pa qëllim të caktuar “edukativ” për shqiptarët. Qëllimi ishte i qartë dhe fare konkret: “T’i mësojë, shqiptarët mirë e mirë që të shohin se ç’është dora e fortë e pushtetit “demokratik”, “komunist”, “nacional-çlirimtar”, pushteti i diktaturës së proletariatit, dhe njëherazi t’iu futë frikën mu në palcë e në shpirt, të gjithë shqiptarëve të Kosovës, që t’ia mbajnë nga kjo trevë “djep i serbëve”, nga t’ua pret mëndja. Kjo ishte llogaria, matematika e logjika, e cila mbetet edhe sot, e pushtetit të ri serb, siç i thoshin atëherë shtet “demokratik”, “popullor”, “socialist”, me plane të vjetra dhe të reja e të sendërtuara me gjak e në gjak. Për këtë tragjedi kemi ende dëshmitarë të gjallë, të dyfishtë: Të burgosur, që i ka rastisur fati të shpëtojnë nga kjo kasaphanë dhe sidomos mjaft qytetarë të Pejës, ka sa i do shpirti një shkencëtari historian, një gazetari një shkrimtari prozator, poet, dramaturg, a tragjediograf”. Autorët mbasi përshkruajnë gjerë e gjatë njerëzit e vrarë si ajka e Kosovës, si p.sh. Xhelal Preveza nga Shqipëria, ish prefekt i Pejës etj, të cilët i varrosën në vendin e quajtur “Gropat e Zeza”, në fushë të madhe mbi zatrat, në një varrezë të përbashkët! Regjimi titist nga ky skenar, që fillonte nga shumë pjesëza të skenarëve të tjerë të Rankoviçit, kishte si synim realizimin e projekteve pansllaviste, duke zvogëluar numrin e shqiptarëve që e donin atdheun e vet. Të gjithë emrat e vrarë kanë pasur në përmbajtje të tyre një aktivitet që historiografia kombëtare shqiptare nuk duhet të heshtë asnjëherë për edukimin e brezit të ri. EILOG Në vitin 1999, një skenar i ngjashëm ndodh në fshatin Krusha e Vogël, vend kufitar midis Gjakovës, Rahovecit ePrizrenit, ku vriten 120 burra, gra e fëmijë në mënyrën më barbare nga serbët e Millosheviçit. E për turp, një televizionin kombëtar shqiptar, në një nga komentet e veta të muajit nëntor 2006, jep ngjarjen e “vrasjes” të dy fëmijëve serbë nga shqiptarët, në fshatin Grozhdet të Pejës. Mediet serbe e ndërkombëtarizuan çështjen duke tmerruar botën nga “barbarët” shqiptarë me paraqitjen e tërë ritualeve prej nënave serbe, duke qarë me zë të lartë për vdekjen e dy fëmijëve të pafajshëm. Çudi! Kur nuk kanë asnjë provë se i kanë vrarë shqiptarët, por edhe kur koha të tilla vrasje i ka zbuluar si vepra inskenimi e alibie për t’u besuar, përsëri mjeshtërit e së keqes, arrijnë të prekin edhe mediet shqiptare. Kujt i shërbehet, edhe po të jetë e vërtetë kjo ngjarje në Grozhdet? Sa të tilla kanë bërë serbët, të cilat jo vetëm i kanë mohuar, por kanë akuzuar viktimat. Një gjë është e qartë: Serbët do të bëjnë çdo gjë të paimagjinueshme për të mos fituar pavarësinë Kosova. Do të lënë në heshtje krimet e tyre dhe do të “zbulojnë”, se me shqiptarët janë jo vetëm të barabartë në krime, por më deficitarë se ata. Pikërisht për të zbutur këtë klimë marrëdhëniesh midis popujve të Ballkanit nuk përmenda ngjarje të këtij shkrimi, por është e pamundur të mos i referohem një të vërtete, të shkruar prej Ahmet Kelmendit dhe Sali Shalës në shkrimin e tetorit të vitit 1994, për veprën e OZNA-s pas “thyerjes” së burgut. Ata shkruajnë: “Në mënyrë dragonike, kanë vepruar edhe me Mustafë (Rexhep) Muriqin, toger i Armatës Jugosllave, një djalë i ri, i zoti, siç e për-

»

19

shkruajnë dëshmitarët e shumtë, si: të burgosurit e shpëtuar dhe shumë qytetarë të Pejës. Ky i pafajshëm, tok me nja 10-15 veta, shokë të burgosur, vendosin të mos ikin për dy arsye: një pse ua ka marrë mëndja, se organizimi për ikje në mesditë, duhet të ketë qenë dredhi, grackë e armikut, e OZNA-s dhe dy pse janë pa fije faji. Prandaj edhe ua ka marrë mëndja, se nuk do të pësojnë edhe pas kësaj katrahure. Mirëpo, një grup banditësh, gjakatarësh të asaj dite të kobshme: disa policë dhe civilë shkie, pas asaj ploje të rrufeshme nëpër qytet, sidomos mbi Karagaç, kthehen në burg, të shohin, pa le a mos ka mbetur ndokush nga të burgosurit, që nuk ka ikur, në mënyrë që edhe ata, të mbeturit, t’i likuidojnë! Posa hyn brenda, ndër të parët e kapin Mustafë R. Muriqin, të cilin e kanë pasur njohur fare mirë edhe më përpara, meqë këta shkie ishin të lagjes së tij. Më në fund edhe OZNA e pati burgosur në Shkup, ndonëse ushtarak dhe e sollën në burgun e Pejës në 8 gusht, po me kërkesën e tyre, edhe shokët e tjerë të tij i ka nxjerrë jashtë dhe i ka likuiduar. Meqë ky ishte i veshur me rroba ushtarake oficerësh, fare të reja, e të hekurosura mirë, pse edhe vetë nga natyra ka qenë mjaft pedantë e nga ana tjetër nuk ka pasur faje, meqenëse dy ditë më parë e kishin sjellë në burg, atëherë nuk kishte arsye të shpërthehej për t’u arratisur të tjerët. Pra, s’kishte shkak për ta likuiduar atë. Mirëpo këtë e veçojnë, jo vetëm se ishte oficer i Armatës Jugosllave, i burgosur, por edhe për ca “arsye” të tjera, që kanë të bëjnë me “të kaluarën” e tij në Pejë. Aty, në burg më parë e zhveshin, i’a marrin rrobat e reja të oficerit, pastaj çizmet, orën e dorës, kuletën dhe kështu e lënë zbath e zhveshur, vetëm me këmishë e të linjta. Dhe posa e kryejnë këtë akt “kulturor e civilizues”, fillojnë ta rrahin me kondak, me shkelma, grushte sa kanë mundësi, aty para shokëve deri në alivanosje! Dhe ashtu, të masakruar, të zhveshur, të zbathur, të përgjakur e të dërrmuar gjer në vdekje, e vënë përpara nja dy banditësh, njerëz ujq, fqinjë të tij, shkie, dhe e shpien gjithnjë duke e rrahur, duke e sharë dhe ofenduar familjarisht e kombëtarisht, jo në drejtim të Karagaçit, ku ishte më afër, e ku ishte bërë ajo lojë, ajo kasaphanë, por nga Ura e Zallit, nga ish dyqani i Idriz Dancës, nga shtëpia e avokatit Sim Kozhiqi, nga Pehlivan Mejdani, e kulla e Xhevad Begut (ish-burg i OZNA-s), prej nga kanë vajtur në pushkatim me qindra e qindra shqiptarë dhe e sjellin afër gjimnazit të Pejës, në një vresht të vogël dhe menjëherë në mënyrë të pamëshirshme e rrahin në mënyrë më mizore, më gjakatare, derisa edhe ia çajnë kokën dhe ashtu fare-fare të deformuar e të larë në gjak, që nga maja kresë e gjer te thembrat, ashtu sa gjallë, as të vdekur, kufomë të gjallë në këmbë, para një morie të madhe grash, fëmijësh, pleqsh e plakash të lagjes, që kishin dalë të shohin atë llahtari që mund të bëhet mbi trupin e njeriut, dhe përsëri duke e sharë dhe duke e ofenduar personalisht, familjarisht, kombëtarisht, siç dinë vetëm këta, e pushkatojnë! E tërë lagja e gjimnazit, sikundër quhesh atëherë, trishtohet nga ai llahtar për këtë skenë bishore, që është dhe që mund të jetë karakteristikë e vetme dalluese e një race “njerëzore” përtej kapatiane, me të cilën racë na ra fati cung të jetojmë kaq shumë! Këtij Mustafë R. Muriqit, kështu të zhveshur e të zbathur, të rrahur e të përgjakur këmbë e krye, këmishë e brekë e pastaj të pushkatue, s’ka pasur djalë nëne që ka guxuar t’i afrohet, as ta prekë me dorë as nga ata të familjes, as nga të farefisit, as nga askush tjetër, që i vranë dhe i masakruan bishërisht atë ditë, të dielën, ditën e Ramazanit, më 11 gusht 1947, edhe Mustafë R. Muriqin e kanë lënë mbi dhe më shumë se një javë, në diellin gusht, deri sa ka filluar të kalbet trupi i tij. Më në fund, pas një jave, m’u këtu, ndër vreshtat, mbi atë kanal të vogël në atë gjendjen më të mirë që mund të bëhet kanë varrosur Mustafën, jo anëtarët e familjes: prindërit, vëllezërit, motrat e farefisit, sikundër që nuk kanë pasur sllavo-komunistët, partizanët “nacionalçlirimtarë”, një “ceremonial” të tillë, as për viktimat e tjera të asaj dite të kobshme, tragjike, por kanë pas mbetur ashtu të shtrira në pozita të ndryshme, si i kanë zënë dhe i kanë vrarë nëpër rrugët e Pejës, gropa e kudo ndodhur”. Episode të tilla me skenarë të përgatitura shoqërojnë të gjithë të vrarët, midis të cilëve edhe profesor doktor Sulejman Lleshin, për të cilin Kosova është në kërkim të varrit të tij; ndërsa disa media shqiptare i shqetëson “kërkimi” i vrasjes së dy fëmijëve serbë. Kur historia është e mbushur me inskenime dhe alibi të sllavëve të Jugut, në çdo fasadë kriminale të kryer prej tyre, ku më e freskët ka qenë mbytja e tre fëmijëve kosovarë në lumin Ibro nga frika e copëtimit të qenve të serbëve të Mitrovicës.


20

« speciale

E premte 15 shkurt 2013 •

Pascal Quignard

Bukuria e dashurisë

N

ë çdo pasion ka një pikë ngimjeje që është e llahtarshme. Kur arrin kjo pikë, e kuptojmë papritur se duke qenë të pafuqishëm për ta ndryshuar, e shtojmë edhe më tepër fatkeqësinë që po na ndodh. Ka edhe raste që duke qenë të paaftë për ta përjetësuar dashurinë, e lëmë fare të arratiset e pastaj të vdesë. Ka një rregull të pashkruar: ose dashuria do të lindë nga pasioni, ose nuk do të lindë kurrë. Dashurojmë vetëm njëherë në mënyrë të fuqishme në jetë. Dhe këtë të vetmen herë që dashurojmë nuk e dimë saktë, sepse e zbulojmë dita-ditës. Të kalosh nga pasioni në dashuri është një sfidë e madhe, një gjykim hyjnor. Ata që dashurohen kuptohen menjëherë nga vështrimet. Ajo kohë është tjetër kohë. Pasioni dashuror dhe guximi i shtrëngimeve mund të jenë të ndara. Por ç’është dashuria në të vërtetë? Të dashuruarit, dashnorët, të martuarit nuk simbolizojnë të njëjtat qenie njerëore. Dashuria, dihet që i kundërvihet seksualitetit dhe martesës tradicionale. Në legjendat e vjetra dashuria shfaqet me tri tipare: si një binjakëzim i pakuptueshëm (dy të huaj zbulojnë një mirëkuptim thuajse të çuditshëm), dashuri e fuqishme, ajo që quhet coup de foudre (magjepsje e menjëhershme, e papritur, pa ndërmjetësi) dhe vdekje e vullnetshme ose vrasje ose krim i rrëmbyer. Të dashuruarit janë të shkëputur nga bota dhe duan të jetojnë si një mbetje fisnore e humbur në kohë. Më tepër se në hapësirë, të dashuruarit duan të jenë të hutuar në kohë, nga dashuria që kanë. Dashuria dhe mendimi për të janë të lidhura me sekretin. Sekreti është më i hershëm se njeriu. Ligjërimi e largon dashurinë, ashtu si seksualiteti që e pengon ligjërimin. Dashuria eshtë një lidhje e pamëshirshme. Asgjë tjetër nuk e qetëson apo e plotëson këtë ndjenjë. Asnjë paqe nuk pret ajo. Nuk është komunikimi që arratiset, dhe as pështjellimi që riurdhëron. Në botë rregulli dhe ndërprerja e tij formojnë një të tërë. Jemi ne që nuk i qëndrojmë besnikë dashurisë. Ne i mbushim fillimisht plasat apo të çarat, i mbyllim fort ato dhe pastaj harrojmë. Prandaj ikja e dashurisë i kërcënon gjithnjë vdekëtarët e kësaj bote. Kur dy dashnorë ndahen ata e dëshirojnë njëritjetrin më shumë se kurrë. Burri apo gruaja që heqin dorë nga dëshira, gëlltisin braktisjen e vet. Nuk ka vërtet ndarje në dashuri. Dashuria, lidhja e çuditshme me të cilën dy ndjeshmëri janë prekur fort, mbijeton pas ndarjeve, madje edhe pas zive të vdekjeve. Në të njëjtën mënyrë që i dashuruari bie në dashuri me të dashuruarën e vet, dashuria vjen nga magjepsja pas tjetrit.

Prandaj thuhet se ka një vështrim të cilit nuk i reziston dot. Në atë që Stendhal donte ta quante kristalizim kuptonte një proces që shtangte trupin në vend dhe pushtonte shpirtin e mahnitur. Dashuria është si një ethe e së shkuarës. Në dashuri, është tërë e shkuara që përgjon. Intimiteti doemos është shumë i pranishëm në dashuritë e fuqishme. Dashuria i shuan menjëherë të gjitha dëshirat e tjera. Ajo shkon kundër interesave të vogla. Në dashuri përshtypja se ke njo-

hur dhe jetuar tashmë atë që jeton është një ndijim i saktë që e pohojnë shumë të dashuruar. Të dashuruarit, dashnorët, më tepër se çdo shenjë janë subjekt i simboleve. Ata besojnë në elementet e një ligjërimi që s’mund të rrëfehet, që është i stërveçantë. Ata njohin një emër parasocial, të mezidëgjueshëm, prandaj do të duhej të transformoheshin në këtë emër të përveçëm të padëgjuar. Në dashuri seksualiteti nuk mendohet që në krye të herës. Ai nuk është gjëja e parë, as funksional dhe as i mësuar si në martesën tradicionale.

Dashuria është një dhuratë e pamëshirshme, sepse asgjë nuk të ngushëllon nga humbja e saj. Dashuria është e lidhur me diçka që tretet, me humbjen. Ajo është një dhimbje nga më të fortat që eziston. Por ç’është dashuria në raste të tilla? Mund t’i gjejmë nga kjo pikë një përcaktim negativ dashurisë. Dashuria është diçka që të lë të pangushëlluar, ajo është e pafundme në ndryshim me seksualitetin dhe martesën që janë të fundme. Me dashurinë asgjë nuk mund të barazohet në vlerë. Në dashuritë e vërteta banon një gjë më e lashtë se koha kur ajo lulëzon. Të dashurosh do të thotë të varesh nga një tjetër, të vuash nëse tjetri vuan, të vdesësh nëse tjetri vdes. Dashuria nuk është një pasion i vullnetshëm. Lidhja dashurore nuk është thjesht lidhje, ajo është shkrirje, ose më tepër një drogë (një filtër). Dashuria që kalon përmes filtrit është përshkruar shumë bukur në legjendën e Tristanit dhe Izoltës dhe që në përshkrimet më të reja. E ka humbur bukurinë fillestare. Pra, në legjendën e moçme dashuria quhet një forcë shumë më e patundur se ajo që ekziston brenda trupit dhe që ndihet si identiet vetjak. Ajo është e mbërritshme përmes forcës së shpirtit që është më e madhe se vullneti. Zeami Motokiyo që në vitet e para të shekullit XV ka shpikur një instrument muzike, të përshtatshëm për dashurinë. Është fjala për një tambur, daulle e vogël që nuk ka përfund mbulesë prej

lëkure, por prej mëndafshi. Ai është instrument i heshtjes. Tamburi varet në degët e një dafine antike në kopshtin e pallatit mbretëror të Kyotos. Pema me kalimin e kohës është rritur shumë. Princesha pohon që nëse do vëret, sa ta prekësh tamburin, nga mëndafshi shpërndahet një tingull që rrokulliset nëpër gjethe. * * * Tetë janë pasojat e dashurisë. Dashuria nxit zemrën, shuan dhimbjet, largon vdekjen, zhbën lidhjet e tepërta që nuk i përkasin, zgjat ditën, shkurton natën, e bën shpirtin guximtar, shkëlqen diellin. Të tilla janë tetë efektet e dashurisë-pasion. Dashuria është armik madje edhe i luftës. Ajo është një lidhje ndërnjerëzore në të cilën shoqëria nuk është pjesëmarrëse. Dashuria është mendimi i brendshëm , i thellë, ajo është një lidhje antisociale. Kinezët e lashtë, nëse i krahasojmë me grekët e vjetër, e ridyfishonin efektin simbolik të dashurisë, duke folur për bashkimin e dy copëzave të një pasqyre të thyer. Qortimi kryesor që Heloiza në shekullin XII i drejton ish të dashurit të saj, ka të bëjë me dashurinë të menduar si ndihmëse në martesë.”Ti i kupton arsyet që më kanë shtyrë ta vija dashurinë në mënyrë të qartë mbi martesën që kryem e që im ungj na detyroi, pastaj të dhunoi ty. Këto arsye më kishin bërë të pëlqeja lirinë (libertatem) në vend të hallkës (vinculo)”. Heloiza dëshiron të mos jetë e detyruar përsa i përket trupit të saj dhe as e varur shpirtërisht. Asnjë dashuri mbi tokë nuk është e lexueshme. Dashuria në çdo moshë që të ndodhë është së pari dhimbje. Circe e përkufizon dashurinë si pohimin e të papohueshmes. Dashuria mbahet si sakrifica e druajtjes, si sakrifica e integritetit trupor. Një poezi, mes më të vjetrave që është dëgjuar nga goja e një burri në këtë botë, e thurur në gjuhën sumere, e krahason marrëdhënien seksuale njerëzore me furinë që rrëmben të mbyturin kur varkën e ka rrëmbyer stuhia. Melankolia e përgjon çdo çast dashurinë, prandaj është e vështirë të jesh i lumtur. Thonë se lumturia i ngjan rrjetës së merimangës që xixëllon në vesë, e në të cilat kapet edhe drita më e vogël në agim. Por rrjetat e merimangës janë kurthe për vdekje ku shtyhen mizat e vogla. Dashuria është komunikimi i fuqishëm i dy qenieve me shpirt, kuptim dhe trup. Dashuria, pavetëdija, veprimet e pamenduara, marrëzia, vazhdimi, ëndrrat janë e njëjta gjë. Dashuria në fund të fundit është një lamtumirë për botën. Kënaqësia për t’u bërë një dyshe e pandarë, e padukshme, e padënueshme, është një nga tiparet më të bukura të dashurisë. Nëse dashuria simbolizon jetën, ai që dashuron për herë të parë është i mbyllur për çdo lloj mirëbesimi. Të dashurosh do të thotë të parashikosh tjetrin. Dashuria është besimi sipas të cilit forma e ligjërimit dhe forma e seksualietit përzihen. Kur dy njerëz dashurohen, zakonisht thuhet: ata shkojnë bashkë. Të lexosh, të dashurosh, të mendosh janë të krahasueshme me njëra-tjetrën. Asgjë nuk mund të krahasohet me bukurinë e trupave të gruas dhe të burrit që kuptojnë se janë dashur më përpara se të ndodheshin ballë për ballë. Meditimi më i thellë dhe më i jashtëzakonshëm që ka Stendhal për dashurinë, ka të bëjë me bukurinë e dashurisë. Dashuria është e bukur. Ata që dashurohen janë të bukur. Ata duket sikur ecin mbi re, sytë u shkëlqejnë, trupat iu binden ndjenjave. Dashuria dhe vdekja janë e njëjta gjë. Eros et Thanatos. Dashuria e vërtetë kërkon që të përmbushet edhe pas vdekjes. Pjesë të shkëputura nga libri i pabotuar Jetë sekrete Përktheu Feride Papleka


speciale • E premte 15 shkurt 2013

»

21

Peggy Noonan

Ç

farë bombe! “Papa jep dorëheqjen”, - është ndoshta jo një titull gazete që do t’jua kish marrë ndonjëherë mendja se do ta shihnit. Kur e dëgjova në një telefonatë aty nga ora 6:30 e mëngjesit, m’u desh të shkundja kokën mirë e mirë për t’i kuptuar tamam siç duhet ato fjalë. Njoftimi dukej kontradiktor, krejt jashtë rendit të natyrshëm të gjërave: papët nuk japin kurrë dorëheqje, ata i merr Zoti. Dorëheqja ngjan si punë tokësore, si diçka që ndodh në botë, ku njerëzit të japin një lajmërim paraprak 30-ditor dhe të plasin në fytyrë një imeilit, që thotë se punëdhënësi po zhvendoset tani drejt mundësive të reja. Mendja më vajti pothuajse menjëherë te Gjon Pali II në vitet e fundit të sëmundjes së tij. I pyetur në vuajtjen e tij se pse nuk jepte dorëheqjen, ai kallëzohet se ka thënë: “Krishti nuk zbriti nga kryqi”. Ti e pranon vuajtjen tënde dhe ia shton atë fillit mistik të botës. Dhe prapëseprapë... Benedikti është i moshuar, 86 vjeç, dhe për 24 vjet si prefekti i Kongregacionit të Shenjtë për Doktrinën e Besimit në kohën e Gjon Palit, ai ishte një prej atyre pak njerëzve që panë nga afër dhe ditë pas dite koston e kurajës së madhe të Gjon Palit dhe çmimin që Vatikani si institucion po paguante për qëndresën dhe kurajën e Gjon Palit, si prej botës së amshuar, vitet e fundit të të cilit ishin një lamtumirë e gjatë, dhe aftësia e të cilit për të administruar ishte zvetënuar teksa ai u bë fizikisht i pamundur. Sëmundja e Gjon Palit, parkinsoni, qe graduale, një sëmundje me rrënim pak a shumë të pareshtur e afatgjatë. Ai arriti ta bënte punën e tij deri në vitet e fundit. “Thuajuni atyre gazetarëve amerikanë se Papa nuk e drejton Kishën me këmbët e tij”, - i qe ankuar një herë ai si gjysmë me shaka një kardinali amerikan. Sëmundja, apo sëmundjet e Benediktit në krahun tjetër..., ne nuk jemi dhe aq të sigurt për atë sëmundje apo ato. Dhe ai është më i moshuar se ç’ishte Gjon Pali kur vdiq në moshën 84-vjeçare. Ndoshta në vendimin e Benediktit ne nuk jemi dëshmitarë të një vuajtje, por dëshmitarë të një akti të sakrifikimit dhe përunjësisë, akt i cili në një mënyrë krejt të vetën është gjithashtu si prej botës së amshuar. *** Ai pati detyrën e vështirë që të luante rolin e Gjon Palit. Benedikti ishte i ndrojtur, intelektual, dijetar me zë të ulët, jo një shoumen - dukej që tek ai nuk flinte asnjë grimë prej aktorit publik. Por të gjitha figurave publike në këtë moshë u bëhet thirrje që të luajnë rolet e tyre. Dhe Gjon Pali ishte një aktor me dhunti të mëdha, plot me gjallëri e ngrohtësi. Ai kishte dëshiruar për njëfarë kohe, kur kish qenë i ri, që të bëhej aktor dhe dramaturg. Bota e njohu atë si Papë kur ai ishte vetëm 58 vjeç dhe bota gjithnjë ka për të mbajtur diçka prej rinisë së tij në imazhin mendor që ka krijuar rreth tij. Benedikti qe i moshuar kur u ul në karrigen e Pjetrit. Është shumë herët të thuash se si do ta shohin historia dhe historianët Papatin e tij tetëvjeçar. Ai ndofta nuk do të konsiderohet si një urë lidhëse ndërmjet shekullit të 20të dhe njerëzve të tij, dhe as i shekullit të 21-të dhe njerëzve të këtij shekulli, dhe as ndërmjet Papës që ka shërbyer për më gjatë dhe tjetrit pasardhës. Ai ishte një shkrimtar dhe mendimtar që po orvatej të udhëhiqte në kohëra të turbullta. Skandalet që u mbufatën në kohën e Gjon Palit, i cili vinte nga shkolla heroike e priftërinjve disidentë, që u bëri një qëndresë të guximshme nazistëve dhe komunistëve e që me gjasë nuk arrinte ta

Vendimi i

Papës

besonte se priftërinjtë do të mund të bënin gjëra të tilla siç ishin krimet, për të cilat ata gjithnjë e më tepër akuzoheshin - duhet të merreshin në sy dhe të adresoheshin nga Benedikti. Ndofta ai shpreson se e barti barrën mbi shpinë dhe teksa largohet ai mund ta bartë atë tutje, me vete. *** Në lidhje me atë që në mënyrë vulgare, dhe është vërtet vulgare, por dhe magjepsëse gjithashtu, quhet gara e kuajve sa i përket pasardhësit të tij. Veshët tanë kanë për të dëgjuar një mori spekulimesh gjatë javëve të ardhshme. S’duhet të harrojmë se nuk ka kurrfarë rëndësie se çfarë thonë ata që janë pjesë e rrethit të ngushtë mbi faktin se cili ka peshën më të madhe. Askujt nuk ia merrte mendja se do të ishte Karol Vojtila në vitin 1978, pikërisht siç askujt nuk ia merrte mendja se paraardhësi i tij, Gjon Pali I, do të vdiste 33 ditë pas marrjes së Papatit. Pothuajse askujt nuk i vajti mendja se Kardinali Jozef Racinger tejet i moshuar, tejet konservator - do të pasonte Gjon Palin II në vitin 2005. Njerëzia s’e di kurrë. Tanimë është bërë gjithnjë befasuese. Pyesin nëse ka për të qenë një evropian apo një kardinal nga njëri prej vendeve në zhvillim. Pyesin: “A do të kthehen rishtazi italianët mbas Papatit të një polaku dhe një gjermani?” Po nëse shkon te pyetja nëpërmjet një lenteje tjetër, pyetja e madhe vjen e bëhet: a do të luajë Kolegji i Kardinalëve me top të gjatë apo me top të shkurtër? A do të përzgjedhin ata një njeri relativisht të ri dhe të arrirë, me energji të mëdha dhe me një të ardhme të supozuar të gjatë, një prift i shekullit të 21-të, i cili do të ketë kohën për të lënë shenjën e tij mbi Kishën dhe mbi këtë epokë? Apo mos ata vallë do të zgjedhin një plak, i cili, ashtu si Benedikti, do të ketë një sasi më të kufizuar kohe dhe për këtë arsye duket një zgjedhje më e sigurt, më pak vendimtare? Do të kishte për të qenë elektrizuese nëse Papa do të ishte afrikan. Apo amerikanojugor. Apo Kardinali i ri Luis Antonio Tagle nga Filipinet, apo

Kardinali Norberto Rivera Karrera i Meksiko-Sitit. Do të kishte për të qenë më pak elektrizuese, e megjithatë turbulluese, nëse ai do të ishte fqinji ynë miqësor në Veriun shpeshherë të injoruar, Kardinali Mar Ouellet, dikur arkipeshkv i Kebekut. Por Papati nuk është si zëvendëspresidenca e vjetër amerikane: zgjedhja nuk varet nga gjeografia. Askush nuk tha: “Si thoni për një polak?” përpara se Gjon Pali të zgjidhej, dhe askush nuk tha: “Më e mira do të ishte një gjerman” për të argumentuar në favor të Kardinalit Racinger. Rezultati ka për t’u vendosur më tepër nga pyetje pak a shumë të tilla: cili është më i zjarrti, më i përzemërti dhe më i vërteti në gjirin tonë? Cili në atë grup ka qenë i aftë të bëjë gjëra? Si është gjendja shpirtërore e kardinalëve teksa ata fillojnë të mendojnë e të gjykojnë? Çfarë supozimesh ziejnë në kokat e tyre mbi atë se çfarë ka më tepër nevojë bota sot? Cila nevojë specifike dhe e ngutshme e Kishës - riungjillizimi i Evropës dhe i Perëndimit, tensionet në rritje me Islamin, nevoja dramatike për t’i zgjatur dorën rinisë së botës, nevoja për ta përtërirë Kishën edhe një herë, për ta bërë atë që të kuptohet sërish si një forcë revolucionare - mbizotëron në këndvështrimin e tyre? Dhe dhuntitë, karakteri, talentet dhe historia e cilit prej kardinalëve përshtatet më së miri me këtë nevojë? A dëshirojnë aq fort kardinalët njëfarë stabiliteti? Më 31 mars, për Pashkë, ne do të kemi tre papë, përfshirë dhe të riun, në tetë vjet. Nëse kardinalët e dëshirojnë fort stabilitetin, a e arrijnë ata këtë nëpërmjet zgjedhjes së një të riu? Apo mos vallë në fund do të mendojnë “jo”: një veteran i sprovuar dhe i vërtetë mund të jetë zgjidhja më e qëndrueshme në një botë tejet të ngarkuar dhe gjithnjë në ndryshim? Çfarë ka për të bërë Shpirti i Shenjtë? Në ç’drejtim do t’i udhëheqë ata Shpirti i Shenjtë? Kjo është pyetja më e rëndësishme nga të gjitha. Dhe askush nuk e di. Ama ky vendim ka për të qenë kritik. (“The Wall Street Journal”)


22

« speciale

Shndërrimi në kampione boksi

i azilantes

K

ina Malpartida ka një tatuazh në këmbën e majtë, një shkrim në anglisht që thotë “Live and give best of your ability. Give an forgive”. Jeto dhe fal. E ka bërë në vitin 1999, kur u largua nga Peruja dhe u transferua në Kuinslend, në bregun verilindor të Australisë, pa e ditur se në të ardhmen do të bëhej kampione e boksit: profesioniste e dhimbjes. Ishte vetëm 19-vjeçe dhe kishte kaluar aq shumë ngjarje të hidhura në jetë, saqë nuk i mbetej gjë tjetër veçse të bënte gati valixhet. Disa miq të saj të atyre viteve thonë se Kina Malpartida u nis duke menduar se nuk do të kthehej më kurrë në Lima. Kurrë më. Ndryshe Lima do të thoshte “kujtime të këqija”. Me këtë bindje u nis drejt brigjeve të Australisë ndërkohë që studionte për ekonomi. E la përgjithmonë të kaluarën, duke imagjinuar se si do të ishte e ardhmja. Jeto dhe fal. Pas dhjetë vjetësh, në vitin 2009, u bë kampione botërore e boksit, për peshat super të lehta dhe një idhull në Peru, një shtet që nuk kishte pasur kurrë më parë një kampione boksi. Tani Kina Malpartida dëshiron ta tregojë jetën sikur të ishte një manual vetëndihmese. Është një luftëtare që është rrëzuar dhe është ngritur sërish, sidomos jashtë ringut. Jeta është si grushti, një metaforë e dukshme si një goditje në sy. Kina Malpartida ka jetuar gjithmonë duke veshur dorezat e boksit dhe ka luftuar, sidomos kundër vetes. “Më kanë ndodhur shumë gjëra të shëmtuara, të tmerrshme, - thotë ajo duke parë bregdetin e Kalifornisë. Ç’nuk kam hequr!” “Huntington beach” është plazh sërfistësh, ku shkëlqen gjithmonë dielli dhe Kina Malpartida është e varur nga deti. Tani jeton në një dhomë me qira pak kilometra larg nga këtu. “Plazhi është gjëja më e bukur që mund të ekzistojë! - thotë duke parë e ngazëllyer drejt tij. Është gjëja më e bukur e natyrës. Nuk mendoni dhe ju kështu? Ka një tingull ndryshe, zhurma e detit, plazhi, qetësia, dallgët, dielli... Nuk do të arrija kurrë të jetoja pa këtë mrekulli. Për këtë arsye shkova në Australi dhe zura një qoshe pranë plazhit. Për të njëjtën arsye kam ardhur edhe në Los Anxhelos dhe vazhdoj të jem afër detit.” Edhe në Lima ka plazhe, por atje deti është më i turbullt, si e kaluara e Malpartidës, e cila që kur është shpallur kampione botërore e boksit rikthehet në vendin e saj një herë në vit, thjesht sa për të mos humbur

lidhjet. Kina e ka pasion boksin. Edhe kur nuk ka asgjë për të bërë, stërvitet. Lëviz e shqetësuar, luan me këpucët në rërë, jep e merr me krahë, bën sikur godet kundërshtarin, hidhet, lag këmbët në ujë. Për të palestra është rrëmujë dhe kaos, ndërsa plazhi është burim qetësie. Ajo e krahason me ato pak sekonda pushim pas përfundimit të raundeve, kur boksierja duhet të rikthehet në qoshen e saj. Nëse Kina Malpartida kishte një të ardhme në sport, ai ishte sërfi, jo boksi. I ati, Oskar Malpartida (“Chino”) ka qenë tri herë kampion i sërfit dhe një figurë e spikatur gjatë viteve ‘70 në Lima. Ishte i bukur, atlet dhe rreth tij qarkullonin shumë zëra. E kishte zakon që nuk shfaqej shumë në publik. Kush ka arritur ta shohë në det, thotë se Chino nuk kishte frikë, nuk binte kurrë nga tavolina e sërfit dhe ishte më ekstremi i gjithë sërfistëve ekstremë. Bashkë me tavolinën e tij lëshohej furishëm mes dallgëve gjigante e të paeksploruara. Ai u martua me topmodelen Susy Dyson, e cila ishte shfaqur disa herë në kopertinat e revistave “Elle” e “Vogue” dhe sfilonte nëpër pasarelat e Parisit. Prindërit e boksieres së ardhshme ishin të bukur dhe të famshëm. Kina e adhuronte të atin dhe donte të ishte si ai. Nëse ai luante futboll, edhe ajo bënte të njëjtën gjë; nëse ai bënte karate, edhe ajo donte të bënte karate; nëse ai ishte kampion i sërfit, edhe ajo donte të ishte. Për herë të parë në moshën 10-vjeçare u zhyt me tavolinën e sërfit mes dallgëve gjigante. “Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur deri kur një mëngjes im atë u hodh me parashutë nga aeroplani dhe fatkeqësisht humbi jetën, sepse parashuta nuk iu hap, - thotë duke zhytur këpucët nën rërë. - Pas vdekjes së tij fillova të bëja gjëra që nuk duhej t’i kisha bërë. Nuk më shkohej në shtëpi, sepse me mamanë nuk kisha marrëdhënie të mira, kështu që nisa të endesha rrugëve, të dëfrehesha me miqtë dhe të njihja shumë njerëz. Ishte e vetmja mënyrë për të mbytur dhimbjen.” Kur u nis drejt Australisë, nuk e dinte ende se gjatë rrugëtimit do të përfshihej kokë e këmbë nga boksi. Në mëngjes të vitit 2003, pasi kishte përfunduar së bëri sërf, takoi një trajner boksi, i cili e nxiti të ndiqte këtë rrugë shumë të adhuruar prej saj. “Nuk di ta shpjegoj me fjalë kënaqësinë që më sjell ky sport, por mund të them vetëm kaq: suksesi është hakmarrja më e mirë ndaj gjithçkaje.”

E premte 15 shkurt 2013 •


sport • E premte 15 shkurt 2013

»

23

Palasio i hap kualifikimin Interit Me dy gola të Palsios, Interi ka fituar me rezultatin e pastër 2:0 ndaj Kluzhit, duke hipotekuar kualifikimin për në turin tjetër të Europa League. Në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” zikaltrit kanë zhvilluar një lojë të mirë dhe goli i parë në minutën e 20-të nga ana e sulmuesit argjentinas i ka qetësuar. Interi ka menaxhuar mirë ndeshjen dhe pranë fundit të takimit në minutën e 87-të goli i dytë i Palasios i ka dhënë një avantazh shumë të madh për ndeshjen e kthimit. E vetmja anë negative e kësaj ndeshje për Interin është dëmtimi i Diego Militos. Argjentinasi ka lënë fushën e lojës dhe sot do të mësohet gjendja reale e dëmtimit të tij.

Lacio heroike

Z

eniti i Shën Petërburgut ka mundur Liverpulin 2:0 në ndeshjen e parë të luajtur në Rusi, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në turin tjetër në Europa League. Dy gola në dy minuta, nga Hulk (70’) dhe Semak (72’) i kanë mjaftuar rusëve për të ndëshkuar Liverpulin që ka shpërdoruar një mori me raste. Luis Suarez ka humbur disa raste të pastra për shënim përpara se Hulk të shënonte një gol të jashtëzakonshëm dhe Semak i futur në pjesën e dytë të dyfishonte shifrat për Zenitin në acarin rus. Për skuadrën e drejtuar nga Brendan Roxhers ndeshja e kthimit pas një jave pritet të jetë shumë e vështirë. Oskar vjen nga stoli dhe i jep fitoren Çelsit Sparta e Pragës e Bekim Balës ka rezistuar për 82 minuta përballë kampionëve të Evropës, Çelsit, përpara se të dorëzohej para magjisë së brazilianit Oskar. Mesfushori i Çelsit, i futur në lojë prej 30 sekondash, në prekjen e parë të topit e dërgon atë në rrjetë, duke i dhënë një fitore Çelsit që vlen gati kualifikimin. Ndeshja e luajtur në Pragë ka qenë mjaft e luftuar. Ndonëse ka qenë Çelsi ai që ka komanduar në lojë, Sparta ia ka bërë jetën të vështirë të besuarve të Benitezit. Duhej të vinte fundi i ndeshjes dhe manovra e spanjollit për të hedhur në fushë Oskarin që rezultati të zhbllokohej. Ka qenë një kombinim i saktë HazardOskar dhe aty braziliani pasi është shmangur bukur me të majtën ka shënuar golin e fitores për “blutë”. Napoli për turp Napoli duket se i ka dhënë lamtumirën Ligës së Evropës që në ndeshjen e parë të 1/16-ve, teksa

Bie Liverpuli, Oskar nderon Çelsin “Të kuqtë” kanë pësuar 2 gola në 2 minuta në acarin rus. Suarez shpërdoron pa fund. Oskar “shënon nga stoli” për kampionët e Evropës në Pragë. Ajaksi e Levante thuaj të kualifikuar Napoli duket se i ka dhënë lamtumirën Ligës së Evropës që në ndeshjen e parë të 1/16-ve, teksa është mundur të enjten në mbrëmje në fushën e vet nga Viktoria Pilzen me shifrat e thella 0:3. Skuadra e drejtuar nga Mazari duket tërësisht e fokusuar në kampionat dhe ky mund të jetë justifikimi më i besueshëm për toifozët e napoletanëve pas humbjes sëturpshme në “San Paolo”.

Anzhi Makaçkala

është mundur të enjten në mbrëmje në fushën e vet nga Viktoria Pilzen me shifrat e thella 0:3. Skuadra e drejtuar nga Mazari duket tërësisht e fokusuar në kampionat dhe ky mund të jetë justifikimi më i besueshëm për toifozët e napoletanëve pas humbjes sëturpshme në “San Paolo”. Napoli nuk ka treguar asgjë nga vlerat e veta, ndërkohë që skuadra çeke ka marrë një fitore të thëllë shumë pak të menduar përpara se sfida të fillonte. Një gol i shënuar nga Darida (28’) në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, Rajtoral (79’) dhe Tecl (90’) i kanë fitoren, ndoshta dhe kualifikimin çekëve.

Atletiko Madrid

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

- Hanover 96

3:1

- Liverpul

2:0

- Steaua B.

2:0

Bate Borisov

- Fenerbahçe

0:0

Bajer Leverkusen

- Benfika

0:1

- Bordo

1:1

- Olimpiakos

3:0

- Çelsi

0:1

- Viktoria Pilzen

0:3

- Rubin Kazan

0:2

- Dnipro

2:0

- Kluzh

2:0

- Lacio

3:3

0:1 Hushti 23’, 1:1 Eto 34’, 2:1 Ahmedov 48’, 3:1 Bosufa 65’ Zenit Sh.Petërburg 1:0 Hulk 70’, 2:0 Semak 72’ Ajaks Amsterdam 1:0 Aldervireld 28’, 2:0 Van Rijn 49’

0:1 Kardozo 61’ Dinamo Kiev 1:0 Haruna 20’, 1:1 Obraniak 23’ Levante 1:0 Pedro Rios 9’, 2:0 Barkero 40’, 3:0 Martins 56’ Sparta Pragë 0:1 Oskar 83’ Napoli 0:1 Darida 28’, 0:2 Rajtoral 79’, 0:3 Tecl 90’ 0:1 Karadeniz 6’, 0:2 Orbaiz 90+5’ Bazel 1:0 Stocker 23’, 2:0 Streller 67’ Inter

Në një ndeshje të çmendur me përmbysje të dyfishtë të rezultatit, Lacio ka arritur që të marrë një barazim 3:3 në Gjermani ndaj Borusias së Mynçenglabahut në minutën e 5-të të shtesës. Heroi i lacialëve ka qenë Kozak që ka barazuar në sekondat e fundit të takimit. Ndeshja ka filluar mirë për gjermanët që kanë shënuar të parët me 11-metërsh në 17’ me Stranzl. Në pjesën e dytë Lacio është hedhur në sulm, duke arritur përmbysjen me golat e Flokarit në 57’ dhe Kozak në 64’. Si gjithmonë gjermanët nuk janë dorëzuar dhe Borusia pranë fundit të ndeshjes jo vetëm që ka barazuar, por ka kaluar sërish në avantazh me golat e Marks 84’ e Arango 88’. Në ato pak minuta të mbetura gjermanët kërkuan të ruanin fitoren, por skuadra e Petkoviçit ka treguar karakter dhe në sekondat e fundit të shtesës ka barazuar me anë të Kozak.

Tragjike, Pistorius vret të dashurën e vet Një ngjarje e pazakontë ka tronditur të gjithë opinionin sportiv në botë. Një ngjarje sa tragjike dhe po aq edhe e pashpjegueshme. Bëhet fjalë për atletin e famshëm Oskar Pistorius, i cili tashmë gjendet në burg pasi akuzohet për vrasje. Oskar Pistorius, atleti afrikano-jugor, që theu të gjithë kufijtë e sportit paraolimpik, duke marrë pjesë në garat e Olimpiadës së Londrës, qëlloi me armë dhe vrau të fejuarën e tij 30-vjeçare, Reva Stenkamp, një modele e njohur, e përfshire në listën e 100 grave “më të bukura të planetit”. Policia akuzoi për vrasje atletin e njohur si njeriu më i shpejtë në botë me aftësi të kufizuara, duke rrëzuar hipotezën që ai e kishte ngatërruar Steekamp me një hajdut, siç kishte dëshmuar në momentin që mbërriti policia. Zëdhënësi i policisë tregoi se forcat e rendit mbërritën, pas sinjalizimeve për një sherr te fortë mes atletit dhe të fejuarës, ku kishin asistuar edhe “dëshmitarë të tjerë”, të cilët pritet të tregojnë ngjarjen më vonë. Pistorius, doli nga shtëpia i veshur me një tute gri, me një kapuç, që i mbulonte fytyrën. Pas marrjes në pyetje, ai do t’i nënshtrohet analizave të gjakut për të përcaktuar nivelin e alkoolit, apo nëse ka shenja qe dëshmojnë për përdorim droge. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, policia do të kundërshtojë kërkesën e paraqitur nga avokatët e tij për t’u lënë i lirë me kusht. Kjo ngjarje e pazakontë ka shokuar mbarë botën, teksa nëse vërtetohen akuzat për vrasje, atëherë Pistorius jo vetëm që nuk do të garojë më, apo nuk do të jetë më burim frymëzimi për shumë njerëz në botë, por vështirë të dalë nga burgu për shumë vite me radhë. Një jetë e çmuar e shkatërruar nga një veprim prej pak sekondash. Megjithatë, ka ide se Pistorius mund ta ketë vrarë padashje të dashurën e tij, duke e ngatërruar atë me një hajdut. Gjithsesi, mbetet për të parë se cilat do të jetë zhvillimet e mëtejshme, kur Pistorius do të dalë para gjyqit.

Studimi, Kristiano mund të kërcejë 78 cm

1:0 Palacio 20’, 2:0 Palacio 87’ Borusia M’Gladbah 1:0 Stranzl 17’ (11-m), 1:1 Flokari 57’, 1:2 Kozak 64’ 2:2 Marks 84’ (11-m), 3:2 Arango 88’, 3:3 Kozak 90+4’ Njukasëll

- Metalist

0:0

Totenhem

- Lion

2:1

- Rasing Genk

1:1

1:0 Bejl 45+1’, 1:1 Umtiti 55’, Bejl 90+3’ Shtutgart

Sipas një studimi të bërë në laboratoret shkencorë, rezulton se mesfushori i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo është i aftë të kërcejë 78 cm nga toka. Një diskutim i tillë ka lindur pas golit të jashtëzakonshëm që ai ka shënuar kundër Mançester United në Champions. Portugezi ka kërcyer shumë, duke qëndruar për një kohë jo të shkurtër në ajër. Sakaq studimi thekson se pa ndihmën e krahëve, Ronaldo ka arritur të kërcejë 44 cm nga toka. Ndërsa me gjithë ndihmën e tyre, portugezi mund të arrijë shifrën e 78 centimetrave.

1:0 Gentner 41’, 1:1 Plet 90+1’

politika: Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Ervin Koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E premte 15 shkurt 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.