Ajshe Vata, tokat 7501, policet, bandat shqiptare

Page 1

»20-21

Dali Ndreu raport Enver Hoxhës

Dibranët i pritën me armë komunistët. Masa për thyerjen e reaksionit E hënë

15 tetor 2012

Viti VIII, Nr. 2796 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ish-ushtarakët

» Richelieu, kardinali Emrat që do të marrin që ndryshoi Francën pensionin suplementar. • Romney, të gjithë njerëzit e kandidatit • Spanjë, ja shkaqet reale të krizës • Konfuci, “Perandori” i virtytit

bote & histori

»13-17

4

Lista zyrtare e ISSH-së

rrËfeu djali

Tokat e 7501

Zonat më të rrezikuara sipas qarqeve nga verifikimi i dosjeve »5

Rrokada në polici Emrat e drejtorëve që kanë lëvizur në qytete dhe kufi Ministri firmos 38 ndryshimet për krerët e forcave të Rendit. Ngritjet dhe uljet në detyrë. Renditja sipas gradave

Masakrimi pasi

kryen seks. Dëshmia në polici e vrasësit 80-vjeçar: E vrava se nuk donte të hiqte fëmijën. Akuza për përdhunimin edhe të një të miture tjetër. Koincidenca, dy muaj më parë Nazime Visha zbuloi përdhunimin në moshën 14 vjeç

»9

Ndryshime në verifikimin e pasurive

»3

Pushtetarët do të deklarojnë çdo faturë e dhuratë

»6

Opinion Nga Artan Duka

Shaban Norja: Aishja më la amanet t’i prisja kokën

Nga Luan kurti

Pishtarët e Teatraliteti vërtetë të i opozitës »11 demokracisë »10 Nga Artur Nura Nga Visar Zhiti Modeli i Ramës dhe Berishës Një altar për mëmëdhenë me në optikën 100 poezi »22 e politikbërjes »11

Raporti i “Ceoor”

Shqiptarët “asa” për loverboy, drogë dhe grabitje në Belgjikë Vetëm vitin që shkoi zbulohet qarkullimi i 12 milionë eurove nga trafiqet. Ekspertët flasin mbi rrezikshmërinë e bandave »7

Petrit Droboniku

Si e ngrita biznesin e riparimit të makinave Autoservisi si shkollë për një gjeneratë specialistësh. Ndarja mes shkollës së viteve ‘60-‘90 dhe modernizimit të kohës

»8


02

« POLITIKE

E hënë 15 tetor 2012 •

KRITERET E BASHKIMIT EVROPIAN, GJYKATA E LARTË ENDE PENG I QARKUT TË FIERIT

Reforma parlamentare, PS e PD drejt konsensusit Në pritje të marrëveshjes politike dhe projektligji për nëpunësin civil Oli Xhilaga

Fule: Plotësimi i detyrimeve përmes marrëveshjes

R

regullorja e Kuvendit pritet të marrë dritën jeshile në parlament nga dy forcat kryesore në vend. Kështu, bllokuar prej gati gjysmë viti në Kuvend, kjo reformë do të rimerret për shqyrtim, duke shkuar drejt një votë të përbashkët nga PS-ja e PD-ja në seancë. Ndryshe është pritshmëria për Gjykatën e Lartë dhe projektligjin për nëpunësin civil, ku mazhoranca dhe opozita janë larg konsensusit mes tyre, e kjo për shkak të kushtit të PS-së për zgjidhjen e çështjes së Fierit. Por këto reforma dhe realizimi i tyre janë potencialisht vendimtare për statusin e vendit kandidat në dhjetor, kur Këshilli i Ministrave të BE-së do të marrë në shqyrtim rekomandimin e KE-së. Rregullorja Partia Socialiste dhe ajo Demokratike duket se janë drejt finalizimit të Rregullores së Kuvendit. Duke u afruar pranë njëra-tjetrës në propozimet e tyre, pritet që të mbyllin një nga kushtet e BEsë. Kjo pasi në dy kushtet e PS-së mazhoranca ka pranuar kohën e barabartë të kreut të mazhorancës me atë të opozitës në foltoren e Kuvendit, ndërsa PS-ja është tërhequr nga kushti për votimin e fshehtë të dekreteve për anëtarët e organeve kushtetuese. Prej muajsh ndryshimi i Rregullores së Kuvendit është bllokuar. Të dyja palët thonë se e kanë të qartë se cilët janë përgjegjësit e bllokimit. Më konkretisht, pikat ku palët nuk bien dakord janë vetëm dy nga mbi 40 amendamente që janë miratuar me konsensus nga grupi i punës i ngritur për një çështje të tillë. Barazia e kohës së deklaratave në Kuvend mes kryeministrit dhe kreut të opozitës dhe mënyra si votohen në parlament dekretet e kreut të shtetit. Bllokimi Ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend do të jenë në pritje të qëndrimeve politike të dy forcave kryesore. Partia Socialiste ka deklaruar qartë dhe prerazi se nuk do të japë votën e saj për asnjë nga ligjet që kërkojnë 3/5-at e votave në parlament, pavarësisht se këto ligje janë një kërkesë e Bashkimit Europian, deri në zgjidhjen e çështjes së Fierit. Nga ana tjetër, Partia Demokratike u ka argumentuar përfaqësuesve socialistë se kjo çështje është kompetencë e gjykatës dhe jo e Kuvendit e për rrjedhojë ajo vazhdon t’i përfshijë në rend të ditës këto ligje, në pritje të reflektimit të PS-së. Mazhoranca e konsideron këtë si pretekstin e radhës të opozitës për bllokim apo pazar, pasi sipas saj nuk ka asnjë titull ekzekutimi për asnjë nga vendimet

Konfliktet politike mazhorancë-opozitë në Shqipëri nuk kanë asnjë gjasë të zgjidhen normalisht deri në dhjetor përveçse me një marrëveshje. Në kuadër të apelit ndaj drejtuesve të partive politike, mosmarrëveshjet e të cilave nuk duhet të përbëjnë shkak për vonesat në procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, sugjeron arritjen e një marrëveshjeje mes tyre. “Autoritetet do të jenë të afta t’i përmbushin kërkesat brenda javëve ose muajve. Kjo është në dorën e tyre. Gjëja më e rëndësishme është se unë, kur shoh këto çështje të pazgjidhura, kam parasysh se duhet të vazhdojë ajo që nisi si një bashkëpunim i mirë midis qeverisë dhe opozitës. Unë shpresoj që tani me këtë rekomandim pozitiv të dhënë nga Komisioni të dyja palët, qeveria dhe opozita, jo vetëm që do të reflektojnë për këtë gjë, por do ta marrin atë si një kërkesë për të mbyllur me marrëveshje edhe kushtet e mbetura. Tani është koha që ata të vendosin vetë për një gjë të tillë”, - tha Fyle gjatë një prononcimi për mediet. Tirana zyrtare duhet të bëjë shumë më tepër për të bindur BE-në se procesi i integrimit europian nuk cenohet nga konfliktet politike.

Kalaja: Afati për rekomandimet e Brukselit, 28 nëntori Sfida për klasën politike deri në dhjetor

BE vendos në varësi të përmbushjes së tri reformave Projektligji për Gjykatën e Lartë, projektligji për administratën publike, natyrisht edhe reforma parlamentare do të jenë tejet të rëndësishme për Këshillin e Ministrave të Bashkimit Europian në muajin dhjetor. Vendimi i Këshillit të Ministrave në 13 dhjetor mbi rekomandimin e Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat do të varet pikërisht nga fati i këtyre reformave. Kështu, nëse këto reforma do të përmbushen deri në dhjetor, kur Këshilli Ministrave të Bashkimit Europian do të thotë fjalën finale për statusin, atëherë vendi mund të gëzojë këtë trofe, në të kundërt i mbetet pranverës së ardhshme për t’u përballur me një sfidë të tillë. Kështu, pasi kjo instancë e BE-së të japë verdiktin e saj, atëhere sfida e radhës do gjyqësore për këtë qark, ndërkohë që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk kanë asnjë tagër të marrin kompetenca të gjykatësve apo të shërbimit përmbarimor. Kështu, projektligji për nëpunësin civil, një ndër prioritetet e planit të veprimit të palës shqiptare në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve të Komisionit Europian, kërkon domosdoshmërisht votë të cilësuar. Por ndryshe nga ky projektligj, i cili ende nuk është shqyrtuar

të jetë hapja e negociatave për anëtarësim. Por për hapjen e negociatave për anëtarësim një nga kriteret që duhet të plotësojë vendi ynë është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 2013-s sipas standardeve ndërkombëtare. Sipas Komisionit Eurpina, dialogu i qëndrueshëm politik dhe përpjekjet e vazhdueshme në të gjitha fushat sipas prioriteteve kyçe do të mbeten thelbësore për të zbatuar reformat dhe për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë në BE. “Një vëmendje e veçantë kërkohet në zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane; forcimi i pavarësisë, efiçencës dhe përgjegjësisë së institucioneve gjyqësore; përpjekjet e vendosura për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë dhe hetimet plotësisht në komisionet parlamentare, Gjykata e Lartë është peng i votës së PS-së, i cili do të futet në rend dite vetëm në rastin kur PS-ja do të ofrojë konsensusin për ligjin. Votat e opozitës pro tij do të përktheheshin si një zhbllokim i dyfishtë për këtë ligj, por edhe për zbatimin e ligjit për Gjykatën Administrative, që u miratua në pranverë. Propozimet e PS Katër propozimet

për

e ndjekjen penale proaktive; masa efektive për riforcimin e rregullave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe antidiskriminimin; implementimi i të drejtave të pronës”, - vlerësohet në raportin e progresit për Shqipërinë. Njëkohësisht ajo çfarë theksohet me forcë nga ana e Bashkimit Europian është pikërisht procesi i ardhshëm zgjedhor. “Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare më 2013 vlerësohet të jetë një test i fuqishëm për angazhimin ndërpartiak për reformën e re zgjedhore dhe një parakusht për çdo rekomandim për hapjen e negociatave”, - thuhet në raport. Bazuar në eksperiencat e vendeve të tjera, për të kaluar në këtë hap duhen minimalisht 6 muaj ose 1 vit, por mund të kalojnë edhe vite. Po t’i referohemi rastit të Kroacisë, ky proces ka zgjatur 8 vjet nga hapja e negociatave. E deri atëhere mbetet prioritare përmbushja e listës së gjatë të detyrimeve që europianët kanë firmosur për Shqipërinë, ku në krye mbetet bashkëpunimi korrekt politik. ndryshim në rregullore të Partisë Socialiste ishin përkatësisht: votimi i fshehtë; të drejtat themelore të opozitës, delegimi i atributeve të Kuvendit në instanca të tjera, transparenca e buxhetimit të veprimtarisë parlamentare. Mesa duket mazhoranca dhe opozita në parlament kanë gjykuar reduktimin dhe rakordimin e qëndrimeve mbi një reformë të tillë, duke i hapur rrugë miratimit të saj në Kuvend.

Afati brenda të cilit Shqipëria duhet të plotësojë tri kushtet e Komisionit Europian për të marrë përgjigje pozitive për statusin e vendit kandidat është 28 nëntori. Këtë e konfirmon sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Integrimit Elda Kalaja, e cila gjatë një prononcim për mediet tha se pas rreth një muaji e gjysmë Komisioni duhet t’u rekomandojë shteteve anëtare raportin për Shqipërinë, dhe jo në muajin dhjetor, siç është komentuar deri tani. “Mbledhja e ardhshme e Këshillit Europian pritet të jetë më 13 dhjetor 2012. Komisioni ka kohë për t’i raportuar Këshillit mbi ecurinë dhe zbatimin e këtyre tri kushteve deri në fund të nëntorit. Afatet janë shumë të ngushta. Diçka më shumë se një muaj për vetë faktin se mbledhja në të cilën komisioni paraprakisht përgatit raportin është diku rreth datë 28 nëntor”, - tha ajo. Po cilat janë të mirat që do të përfitojë vendi ynë nga përgjigjja pozitive e Këshillit të Europës? Kalaja thotë se përveçse i hapet rrugë ëndrrës evropiane, vendi ynë do të ketë edhe të mira financiare për qytetarët. Madje, po sipas sekretares së përgjithshme të Integrimit, marrja e statusit do të sjellë dyfishime të fondeve për vitet e ardhshme.

Berisha: Taksa e sheshtë na mbrojti nga kriza Kryeministri Berisha ishte dje i pranishëm në edicionin e tretë të panairit të punës, nga ku renditi reformat e qeverisë shqiptare, mes të cilave edhe aplikimi i taksës së sheshtë, si ndërmarrje thelbësore që kanë mbrojtur ekonominë shqiptare nga kriza. E kundërta do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte aplikuar teorinë e kundërshtarit të tij politik. Kreu i qeverisë tha se fushata e Ramës për taksën progresive është një manifest i taksës marksiste dhe një taksë mizore, që do të rrënonte ekonominë. “Motoja jonë e taksave të ulëta, e shmangies se barrierave burokratike bëri që ekonomia shqiptare të mos bjerë në recesion. Sot ‘Manifesti’ i Marksit po shëtit nëpër Shqipëri: taksa progresive. Zoti Rama zotohet se, sapo të vijë në pushtet, do të vendosë taksën e pashpirt të Karl Marksit. Taksë që ka si rezultat përfundimtar shuarjen nëpërmjet taksave të qindra e mijë vendeve pune”, - tha Berisha. Sipas tij, ulja e taksave është pikërisht rruga drejt lirisë së tregut. Kryeministri tha gjithashtu se sistemi aktual fiskal dhe heqja e taksave nga kreu aktual i Bashkisë bëri që në Tiranë të hapeshin 6 mijë biznese të reja dhe 8 mijë vende të reja pune.


POLITIKË • E hënë 15 tetor 2012 RIKON-

»

03

SHORTI

Kontrolli ose rikontrolli i plotë i deklarimit nuk kryhet në data të caktuara dhe në mënyrë të pandryshueshme. Ai kryhet çdo herë që gjykohet e nevojshme nga Inspektori i Përgjithshëm, kur ai ka të dhëna nga burime të ligjshme që vënë në dyshim vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave që përmbahen në deklarimin e një zyrtari, si dhe kur ka mospërputhje, që rezultojnë nga kontrolli aritmetik e logjik, të cilat tregojnë se burimet nuk mbulojnë ose nuk justifikojnë të drejtat pasurore të deklaruesit.

Për të gjitha kategoritë e tjera të zyrtarëve që i nënshtrohen deklarimit periodik, kontrolli kryhet çdo vit për një numër prej të paktën 4 për qind të numrit të përgjithshëm të deklaratave. Përcaktimi i nivelit të përqindjes për çdo grup funksionesh bëhet nga Inspektori i Përgjithshëm bazuar në vlerësimin e riskut dhe numrin e zyrtarëve për çdo grup. Përzgjedhja e deklaratave bëhet me short. Përzgjedhja e një zyrtari/deklarate në një vit nuk e përjashton atë nga shorti për vitin pasardhës.

DEKLARIMI I INTERESAVE PRIVATE LIGJI PUBLIKOHET NË FLETOREN ZYRTARE

Pas dy javësh çdo faturë skaner në ILDKP Kur nga rezultatet e verifikimit të deklarimit rezulton se burimet nuk mbulojnë apo justifikojnë pasuritë ose kur për një deklaratë ka të dhëna nga burime të ligjshme për fshehje të interesave dhe të çdo të dhëne tjetër private që është e detyrueshme të deklarohet, ose deklarime të rreme, kryeinspektori nis hetimin administrativ. Mbledhja e të dhënave, kryerja e kontrollit të plotë dhe hetimi administrativ bëhen në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative..

Konfidencialiteti

Çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, si nga subjektet apo edhe nga ekspertët, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë, nga 30 mijë deri në 200 mijë. Të drejtën për vendosjen e masave administrative për rastet e shkeljeve të mësipërme e ka Inspektori i Përgjithshëm.

GJOBAT

Hetimi administrativ

Zyrtarët do të raportojnë shumat për mobilimin e shtëpisë dhe pushimet

Kontrolluesi i ILDKP-së merr masa për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale. Punonjësit e ILDKP-së detyrohen të ruajnë konfidencialitetin edhe pas përfundimit të funksionit.

E

NISMA

dhe 10 ditë dhe zyrtarët që kanë detyrimin të deklarojnë interesat e tyre private do të kenë detyrimin që të deklarojnë pranë ILDKP-së edhe dhuratat, trajtimet preferenciale, faturat për arsim, mjekim shëndetësor, pushime, arredime, etj. Dhuratat dhe trajtimet preferenciale duhet të shoqërohen me identitetin e personit fizik apo juridik prej nga vijnë. Çfarë deklarohet? Ligji që parashikon risi në fushën e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve dhe të legjitimitetit të burimeve të krijimit të saj, është botuar dy ditë më parë në Fleton Zyrtare e së shpejti pritet të ketë edhe fuqi ligjore. Ligji në fjalë parashikon se nuk deklarohen dhurata ose trajtim preferencial kur vlera e tyre është më e vogël se 10 000 lekë si dhe kur dy e më shumë dhurata ose trajtime preferenciale, të dhëna nga i njëjti person, së bashku nuk e kalojnë këtë vlerë. Po ashtu ligji i detyron zyrtarët e lartë dhe nëpunësit civilë të deklarojnë gjithashtu edhe angazhime në veprimtari private me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie që krijon të ardhura, përfshirë çdo lloj të ardhure të krijuar nga kjo veprimtari ose ky angazhim; interesa privatë të subjektit që përputhen, përmbajnë, bazohen ose burojnë nga marrëdhëniet familjare apo të bashkëjetesës apo dhe çdo shpenzim i deklarueshëm me vlerë mbi 500 lekë i kryer gjatë vitit të deklarimit. Ligji i ri parashikon rregulla të reja për deklarimet e subjekteve pjesë e këtij ligji para fillimit të punës. Në këtë mënyrë, ligji rendit të gjitha pasuritë e grumbulluara, detyrimet financiare dhe interesat e tjera sipas këtij ligji, përfshirë burimet e krijimit të tyre; angazhimet në veprimtari private me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie që krijon të ardhura, që ekzistojnë në datën e fillimit të punës, përfshirë çdo lloj të ardhure të krijuar nga këto angazhime ose veprimtari nga data 1 janar deri në datën e fillimit të punës të vitit të deklarimit. Deklarimi para fillimit të punës dorëzohet jo më vonë se 30 ditë nga data e fillimit të detyrës. Ndërkohë deklarimi pas përfundimit të detyrës duhet të dorëzohet jo më vonë se 15 ditë nga lënia e detyrës. Kontrolli i plotë Kontrolli i plotë për verifikimin e vërtetësisë dhe të saktësisë së të dhënave që

Inspektorati i Lartë

Procedimi disiplinor ndaj zyrtarit

Parandalim i konfliktit, ILDP shton kompetencat

E drejta për nisjen e veprimeve ligjore në institucionet Inspektorati i Lartë vihet në lëvizje, me kërkesë të institucioneve publike, palëve të interesuara dhe kryesisht me nismën e tij. Inspektorati i Lartë, me cilësinë e autoritetit qendror përgjegjës për zbatimin e këtij ligji, ka përgjegjësitë edhe të përcaktimit të modelit të deklarimit të interesave privatë dhe të autorizimit të deklarimit të vazhdueshëm dhe rast për rast të interesave, si dhe të regjistrimit të të dhënave që lidhen me një konflikt të tillë. Po ashtu, ILDKP ka për përmbahen në deklaratën e pasurisë dhe të interesave privatë kryhet çdo 2 vjet për Presidentin, Kryeministrin, zv.kryeministrin, ministrin, zv.ministrin, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, kryetarin e KLSH-së, prokurorin e përgjithshëm, avokatin e popullit, anëtarin e KQZ-së, anëta-

rin e KLD-së, anëtarin e organeve rregullator ose të mbrojtjes së konkurrencës, guvernatorin e Bankës, zv.guvernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të saj; çdo 3 vjet për deputetët, prefektët, kryetarët e bashkive, komunave dhe këshillit të qarkut, nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues të administratës publike, zyrtarët e nive-

përgjegjësinë e nisjes së veprimeve ligjore në institucionet publike kompetente, me qëllim shpalljen e pavlefshmërisë dhe rregullimin e pasojave që rrjedhin prej saj për aktet dhe kontratat administrative të nxjerra në kushtet e konfliktit të interesave, me kërkesën e palëve të interesuara ose me nismën e tij. Për verifikimin dhe hetimin administrativ të konfliktit rast për rast dhe të vazhdueshëm të interesit, Inspektorati i Lartë ka të drejtë të shfrytëzojë të dhënat e nevojshme në të gjithë aparatin shtetëror e publik dhe në personat juridikë publikë e privatë, të cilët detyrohen të vënë në dispozicion të dhënat e kërkuara nga Inspektori i Përgjithshëm, jo më vonë se 15 ditë. lit të lartë drejtues të administratës doganore dhe tatimore, gjyqtarët e apelit, prokurorët e apelit dhe të Prokurorisë së Përgjithshme; çdo 4 vjet për titullarët e institucioneve shtetërore, qendrore ose vendore dhe anëtarët e organeve kolegjiale të këtyre institucioneve, të papërfshira në shkronjat e mësipërme të kësaj pike.

Inspektorati i Lartë ndërmerr nismën e ankimit në rrugë administrative për shpalljen e pavlefshmërisë së akteve a kontratave administrative dhe/ose revokimit/ shfuqizimit të tyre nga organet kompetente në çdo rast kur mbi bazën e verifikimit dhe hetimit administrativ konstaton konflikt të interesave në zbatim të këtij ligji. Kur një akt i një institucioni publik bëhet i pavlefshëm, institucioni publik, kur gjykon se zyrtari ka vepruar me keqbesim, ndërmerr procedurat e dënimit disiplinor ndaj zyrtarit, shkaktar i pavlefshmërisë së aktit. Ky rast është i vlefshëm në rastin e deputetit për votën e dhënë si deputet. Procedura e dënimit disiplinor ndaj zyrtarit merret edhe në rastin kur ai përdor të gjitha mjetet ligjore për kalimin e barrës së dëmshpërblimit te ky zyrtar; i kërkon gjykatës përkatëse edhe vendosjen e një shpërblimi në favor të institucionit për dëmin moral të shkaktuar apo bën kallëzim penal ndaj zyrtarit, nëse gjykon se shkelja e kryer nga ai përbën vepër penale. Përcaktimet e mësipërme mund të zbatohen edhe ndaj çdo zyrtari tjetër përgjegjës, që me veprimet apo mosveprimet e veta nuk ka parandaluar konfliktin e interesit, shkak për pavlefshmërinë e aktit, ose për moszbatimin e detyrimeve. Në rastin kur vetë institucioni publik nuk e merr këtë nismë, institucioni epror, duke filluar nga ai më i afërti e me radhë, sipas kompetencave ligjore, zbaton detyrat e përcaktuara në të. Në mungesë të veprimit të tyre detyrat zbatohen nga Inspektorati i Lartë.


« SOCIALE

04

E hënë 15 tetor 2012 •

KONSULTIMET PËR PLANIN URBANISTIK NË NJËSINË BASHKIAKE NR. 11

Basha: Zhvillimet në këtë njësi kërthiza e transportit publik Pranvera Kola

P

jesa dërrmuese e qytetarëve janë njohur tashmë me ndryshimet zhvilluese që plani urbanistik i Tiranës parashikon pranë zonave të tyre të banimit. Ndalesa e radhës e konsultimeve për planin është bërë gjatë mesditës së djeshme në njësinë bashkiake nr. 11, në territorin e së cilës do të realizohen disa nga projektet më strategjike, siç është ndërtimi i terminalit të pasagjerëve për taksitë, urbanët, stacionin hekurudhor, rehabilitimin e lumit të Tiranës, ndërtimin e unazës së katërt për lehtësimin e qarkullimit etj. Në diskutimet e zhvilluara me banorët kryebashkiaku Lulëzim Basha ka bërë të ditur se plani i jep kësaj njësie, zonë e lënë pas dore nga pikëpamja e investimeve, parametra të fuqishëm të zhvillimit. “Nëse nuk do të kishim këtë vizion, nëse Bashkia do të vazhdonte ta shikonte Tiranën nga vrima e çelësit për të parë se ku janë pronat që mund të zhvillohen sa më shpejt, sa më mirë, sa më shtrenjtë, normalisht që Lapraka, KodërKamza, Kinostudioja, Kombinati, Selita, Alliasi nuk do të ishin në vëmendjen e Bashkisë, nuk do t’u vinte radha, ndaj dhe virtyti

i këtij plani pas miratimit është barazia e qytetarëve para ligjit dhe barasvlefshmëria e pronës dhe trajtimit të saj”, - vuri në dukje Basha. Me planin urbanistik dhe projektet strategjike, të cilat kanë nisur të marrin jetë, njësia bashkiake do të shndërrohet në një zonë të fuqishme të zhvillimit ekonomik, e veçanërisht zgjidhjes së problemit të transportit. Me detajimet e bëra plani synon që në njësinë bashkiake nr.11 të mundësohet ndërtimi i 9 çerdheve, 7 kopshteve, 3 shkollave 9-vjeçare dhe një shkolle të mesme, si dhe të investimeve të shumta në infrastrukturën rrugore. “Kjo është edhe kërthiza e transportit publik të qytetit të Tiranës. Këtu do të gërshetohen treni, trami, autobusët urbanë dhe interurbanë, taksitë, por dhe funksionet e tjera të shërbimit. Këtu do të zgjidhen në mënyrë të përhershme dhe përfundimtare, sfidat me të cilat transporti urban është përballur për një kohë të gjatë. Është një gjenerator i fuqishëm punësimi dhe do të jetë një ndër zhvillimet kryesore afatmesme, që do të nisë së shpejti nga puna dhe që do t’u japë mundësi jo vetëm banorëve të kësaj zone, por banorëve të Tiranës anembanë, për të përfituar nga një ofertë e mirë punësimi”, - pohoi Basha.

NDËRTIMI I UNAZËS 4 Unaza numër 4 e qytetit do të kalojë te rruga “Pandi Dardha”, do të lidhet me rrugën “Don Bosko” e do të vazhdojë më tej, duke formuar këtë unazë në të gjithë qytetin. Plani nuk ka lënë në harresë edhe qarkullimin dhe zhvillimin e akseve kryesore brenda njësisë dhe për këtë janë propozuar jo vetëm zgjerimet, por dhe ndërtimet e akseve të segmenteve të munguara, siç është bashkimi i rrugës “Hysni Gërbolli” me rrugën “Egnatia” apo “Besnik Ceka”, duke shkuar deri te “Qemal Draçini”, aksi kryesor i rrugës “Gjergj Legisi”, duke u bashkuar me rrugën “Allaman Dervishi”.

LIDHJA ME TRAMIN Plani parashikon zgjerimin e akseve kryesore, rrugën e Kastriotëve, Gramozi apo të Balshajve, por një aks me shumë rëndësi për lëvizjen në Kodër-Kamëz është edhe plotësimi i unazës së Kodër-Kamzës, duke lidhur rrugën “Ramadan Çitaku” me rrugën “Simon Rrota”. Një aks shumë i rëndësishëm, që mendohet të zhvillohet nga aspekti i transportit publik dhe lëvizshmërisë së mjeteve është ai që do të bëjë lidhjen me terminalin, duke shfrytëzuar trupin e sotëm hekurudhor. Përveç linjës së tramit, në të dyja anët e saj do të ketë rrugë për mjete si dhe për këmbësorët.

Pickimi nga mushkonja shkaktare e virusit të Nilit

Nëse s’trajtohet, mbart pasoja të rënda për sistemin nervor Pickimet e mushkonjave nuk duhen neglizhuar, pasi mund të mbartin komplikacione të rënda shëndetësore, ku një ndër to është edhe virusi i Nilit. Sipas të dhënave të bëra publike në harkun e një viti në vendin tonë janë identifikuar 17 persona të prekur nga ky virus, ndërkohë që janë edhe shumë mostra të tjera të dyshuara, për të cilat po kryhen analizat identifikuese. Klodiana Shkurti, infeksioniste në QSUT, vë në dukje se evidentimi i pranisë së këtij virusi është i vështirë, pasi në pjesën dërrmuese të rasteve shfaqet pa simptoma dalluese. Sipas saj, në 80 për qind të rasteve të evidentuara deri më tani nuk u shfaq asnjë shenjë, në rastet tjera paraqitet me simptomat e një gripi të zakonshëm dhe me disa puçrra në lëkurë. “Janë diagnostikuar dhe konfirmuar 17 raste me virusin e Nilit Perëndimor. Në 80 për qind të rasteve ky infeksion mund të mos shfaqë asnjë lloj shenje klinike dhe që quhet “infeksioni asimptomatik”, në 20 për qind mund të manifestohet me një sindromë pseudogripale, me temperaturë, me dhimbje koke, me dhimbje kyçesh, me dhimbje muskujsh, ndonjëherë me dalje të disa puçrrave në trup dhe në më pak se 1 për qind të rasteve ai shfaq komplikacionet më të rënda të tij, që është prekja e sistemit nervor qendror”, - vë në dukje mjekia Shkurti. Mosdhënia e trajtimit të duhur në kohë mund të bëjë që pickimi nga mushkonja që është mbartëse e këtij virusi jo vetëm të dëmtojë sistemin mendor, por dhe të lërë pasoja tek të prekurit gjatë gjithë jetës. Pasoja të cilat mund të shkojnë deri në humbje kujtese, paralizë të pjesshme të trupit deri dhe humbje jete. Ndaj këshillohet që çdo person i pickuar nga ndonjë mushkonjë që manifeston simptoma të tilla, si temperaturë apo puçrra në formë ekzeme në trup, duhet të kërkojë detyrimisht ndihmën mjekësore. Pasi vetëm kurimi në kohë i mbron pacientët nga komplikacionet. Personat që jetojnë gjatë vijës bregdetare dhe ata pranë lagunave duhet të jenë më të kujdesshëm.

DETAJIMET E PLOTA PËR PËRFITIMET E PARAKOHSHME DHE ATO SUPLEMENTARE TË PLEQËRISË

ISSH detajon pensionet për 101 ish-ushtarakë Të dhëna për aplikuesit në Tiranë, Vlorë, Berat, Lezhë, Durrës, Sarandë etj

Ramadan

Rami

Lazellari

Rebi

Muharrem

Korkurti

Rexhe

Tafil

Sulaj

Riza

Fiqiri

Zeraliu

Rrapo

Llazi

Ndoni

Afrim

Namik

Saliaj

Fitnete

Refik

Peqini

Kostandin

Vasil

Dimce

Rrapo

Selfo

Toska

Agim

Selami

Qazolli

Fluturim

Islam

Koco

Kristaq

Petro

Leka

Rushan

Ibrahim

Dervishi

Ali

Qeim

Mulgeci

Foto

Dhimiter

Soko

Lefter

Mingo

Hasanaj

Sami

Sadik

Kateshi

Anastas

Petro

Gjomeno

Gezim

Sejdin

Ismaili

Leni

Miti

Ilia

Sefedin

Hazis

Allushaj

Andrea

Ligor

Ndriollari

Gezim

Tartar

Sinanaj

Llesh

Mark

Nikolla

Shaqir

Ramazan

Allbani

Arta

Koste

Dama

Gjergj

Zef

Ndoci

Luan

Hysen

Baraj

Skender

Feti

Hito

Asqeri

Hekuran

Ushe

Gjergji

Pjeter

Gjeta

Luan

Medin

Mukaj

Sokrat

Aleks

Cuko

Avni

Brahim

Zani

Halil

Hasan

Cela

Margarita

Sotir

Dori

Sotir

Kol

Cinari

Barjam

Kapllan

Salillari

Hatem

Adil

Alushllari

Medin

Kaso

Dida

Stepë

Ahmet

Stepa

Behar

Shyqyri

Hoxha

Hazbi

Asllan

Llanaj

Mersim

Rashit

Hodaj

Sulejman

Zeqir

Haxhiu

Beqir

Haxhi

Hoxha

Hysen

Selim

Qamerani

Miço

Skendo

Cacaj

Sybi

Myslim

Putro

Beqos

Levend

Beqiri

Hysni

Asllan

Meko

Mihallaq

Stefan

Llazari

Tafil

Gani

Salku

Besnik

Sali

Budo

Ibrahim

Hekuran

Zeneli

Myfit

Kanan

Kalemaj

Tahir

Xhevit

Gjonbrati

Bujar

Gjysho

Shehu

Ilia

Vangjel

Talo

Neim

Riza

Turhani

Tefi

Reis

Xhelilaj

Bujar

Ibrahim

Dede

Ilmi

Ajaz

Istrefi

Neptun

Shemsi

Bajko

Theofil

Polikron

Gjoka

Thoma

Babuli

Dalip

Demir

Dalipaj

Ilmi

Ibrahim

Hysolli

Nexhmedin

Hajdar

Duro

Thimjo

Dashamir

Ramiz

Harxhi

Ilo

Koco

Kristo

Njazi

Hasan

Seitaj

Vangjel

Ferik

Fezga

Dashnor

Levend

Caushaj

Ina

Reshat

Nepravishta

Novruz

Zano

Abazi

Vangjel

Trifon

Kasapi

Dhimitraq

Gaqi

Shyti

Ismail

Haxhi

Hoxha

Pali

Asim

Protelari

Vangjel

Ziso

Papa

Eduart

Arqile

Bituni

Jak

Gjok

Boçi

Pandeli

Nasho

Berberi

Veli

Islam

Islami

Engjellushe

Mydir

Demce

Kadri

Islam

Sula

Pandi

Ndoni

Gjikaj

Vllasi

Llambi

Cobo

Enver

Ajet

Shena

Kamber

Beqir

Beqiri

Qani

Islam

Bilaj

Xhevit

Xhezo

Koçiu

Feti

Sherif

Gjikaj

Kosta

Stavri

Pashko

Qemal

Izet

Gruda

Zano

Nazif

Mukaj

Fiqiret

Ramiz

Sadiku

Kostandin

Mimo

Naci

Rahman

Baxhul

Spahaj

Zyhdi

Bajram

Koni


EKONOMI • E hënë 15 tetor 2012

»

05

KOMISIONET PO VERIFIKOJNË REGJISTRAT E ISH NB-VE PËR TË SAKTËSUAR PUNONJËSIT

Titujt e pronësisë, ja zonat që rrezikojnë Në sitë periferitë e qyteteve të mëdha, si dhe zonat bregdetare në vend

P

eriferitë e qyteteve të mëdha, si dhe zona bregdetare e vendit do të jenë zonat me përparësi të veçantë për verifikimin e marrjes së tokës nga ish-punonjësit e ndërmarrjeve bujqësore. Pas miratimit të ndryshimeve të fundit për verifikimin e titujve të pronësisë për tokën bujqësore të marrë në përdorim apo në pronësi, Komisionet Vendore të Verifikimit kanë nisur punën në terren. Pothuajse të gjitha zonat periferike të qyteteve të mëdha, si dhe të atyre në bregdet kanë qenë ish-ndërmarrje bujqësore, ndërkohë që pas vitit 1993 statusi i tyre ndryshoi për shkak të lëvizjeve të mëdha migratore. Burime nga KQT-ja bëjnë të ditur se kryeqytet po verifikohen të gjithë përfituesit e zonës së Kasharit, Yzberishtit, Pakuqanit, Qesarakës, Saukut, Farkës dhe Kamzës, si dhe të gjitha zonat e tjera periferike. Po kështu në këtë ritëm po ecet edhe për Durrësin, Kavajën, Lushnjën, Fierin, Vlorën dhe Sarandën. Gjithashtu, në proces ka hyrë edhe zona bregdetare nga Uji i Ftohtë në Vlorë dhe deri në Ksamil. Tashmë të gjitha ish-zonat periferike të këtyre qyteteve që kanë pjesë e ish NB-ve, tashmë janë futur brenda vijave të verdha dhe çmimi i tokës është rritur ndjeshëm dhe duket se kjo ka qenë edhe një nga arsyet për të pastruar përfituesit abuziv. Grupet e punës, përveç se po verifikojnë regjistrat kadastrale, si dhe aktet e marrjes në përdorim të tokës, po verifikojnë edhe regjistrat e punonjësve të ish-ndërmarrjeve bujqësore. Këto regjistra pasqyrojnë datën e fillimit dhe të largimit nga puna të përfituesit të tokës si ish punonjës i NB-së, çka sipas tyre është edhe elementi më thelbësor nëse toka është përfituar në mënyrë ligjore ose jo. Gjithashtu, ekspertët po verifikojnë edhe sipërfaqen e përfituar në raport me pjesëtarët e familjeve, pasi në një pjesë të madhe të rasteve është konstatuar se është përfituar më tepër tokë sesa e përcakton ligji. Në bazë të ndryshimeve që ka miratuar Këshilli i Ministrave këta perosna kanë të drejtë të përfitojnë deri në 10 për qind të sipërfaqes së marrë mbi normën e lejuar duke e paguar atë me çmimin e përcaktuar në hartën e vlerës së tokës. Sipërfaqja tjetër mbi këtë masë do të kalojë sërish në fondin shtetëror të tokave. Në raport të zbatimit të këtij ligji është përcaktuar gjithashtu se të gjithë individët apo familjet bujqësore që kanë në përdorim toka bujqësore të ish- ndërmarrjeve bujqësore brenda vijave të verdha urbane ose edhe rurale, apo në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, do të kompensohen me truall, të cilin do ta kenë me hipotekë.

KONTROLLET Sipas të dhënave nga vetë drejtuesit e këtyre komisioneve, mësohet se nga verifikimi i titujve të pronësisë të lëshuar nga komisionet vendore, rezulton se 40 për qind e dosjeve janë me probleme dhe ndarja e truallit është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Gjatë periudhës së funksionimit të komisioneve vendore të Verifikimit të Titujve të Pronësisë janë shqyrtuar mbi 2000 tituj pronësie. Si rezultat i këtij shqyrtimi është konstatuar pavlefshmëria ligjore për 40 për qind të tyre dhe është ndjekur procedura e paraqitjes në gjykatë. Por gjatë veprimtarisë së komisioneve vendore kanë rezultuar edhe tituj pronësie të krijuar në përputhje me kriteret ligjore, për të cilët janë marrë vendimet përkatëse për rikonfirmim.

Moti i keq në Shqipëri

Defekte në nënstacione, ndërpriten dritat

PAVLEFSHMËRIA E PJESSHME Vendimet e komisioneve vendore sipas draftit të ri të ekzekutivit do të riformulohen në dy variante, kur konstatohet dhënie e truallit në mënyrë të jashtëligjshme. Në rast se nga verifikimi do të konstatohen vendime të ndarjes së tokës bujqësore që nuk janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, atëherë këto vendime do të shpallen ose në pavlefshmëri të pjesshme, ose të plotë. Në rast se një pronar ka marrë më shumë se 12 hektarë tokë, pra 2 më shumë seç i takojnë, atëherë do të shpallet si vendim për pavlefshmëri të pjesshme. “Nëse pavlefshmëria e pjesshme vjen si shkak i mosrespektimit të normës për frymë të fshatit dhe toka bujqësore është ende në emër të mbajtësit të parë të titullit të pronësisë, përpara marrjes së vendimit për pavlefshmëri të pjesshme, sipërfaqja shtesë i ofrohet këtij subjekti përkundrejt pagesës, e cila llogaritet sipas hartës së vlerës së tokës së AKKP-së, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Sipërfaqja e ofruar nuk duhet të kalojë 10% të sipërfaqes që i takon subjektit, referuar normës për frymë të fshatit”, thuhet në projektligj.

PAVLEFSHMËRIA E PLOTË Pavlefshmëria e plotë e titullit të pronësisë sipas projektligjit të propozuar nga ekzekutivi mund të realizohet në dy raste, kur pronari kërkon të përfshijë në tapinë e tij më shumë se 10 për qind të truallit ose kur refuzon të kryejë pagesën për truallin që ka marrë më shumë. Sipas procedurës, komisioni njofton të interesuarin, në rast se ai nuk pranon komisioni vendor merr vendim për pavlefshmëri të plotë. “Në rast se sipërfaqja shtesë në aktin e marrjes së truallit në pronësi e kalon 10 për qind të sipërfaqes që i takon dhe mbajtësi i titullit ka kryer pagesën për ligjërimin e titullit të ofruar, sipas pikës 2 të këtij neni, komisioni vendor merr vendim për pavlefshmëri vetëm për sipërfaqen që është më tepër se 10 për qind. Në rast se mbajtësi i titullit refuzon pagesën, atëherë KV-ja merr vendim për pavlefshmëri. Rregullat më të hollësishme për mënyrën e veprimit të sekretariatit teknik dhe për shqyrtimin e ankimit nga KQT-ja, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në ligjin përkatës.

Ky përcaktim është bërë për të zgjidhur konfliktet në zonat specifike siç është Ksamili, Orikumi apo edhe në zona të tjera me përparësi turizmin, nuk ndërhyhet për të dhënë tituj pronësie. Me amendamentet që i janë bërë ligjit Nr.8053 të vitit 2009 i është dhënë zgjidhje kësaj çështjeje dhe për këtë bëhet kompensimi me truall deri në 750 metra. Ndërsa ligji bazë përcaktonte vetëm kategoritë e tokave që

nuk mund të kalonin në pronësi të përdoruesve; dekreti i ishpresidentit Berisha në vitin ’96 caktonte masën e shpërblimit të tyre po me truall brenda zonave urbane, duke iu dhënë familjeve me mbi 6 pjesëtarë sipërfaqe trualli deri 1 500 m2, dhe për familjet me më pak pjesëtarë, masa e kompensimit do të zbritej me 200 m2 për çdo pjesëtar më pak. Ndërkohë që projektligji i rimarrë në diskutim i vitit 2008 parashikonte

që kjo masë kompensimi të ulej në 500 metra truall në zonat urbane për familjet me mbi 6 anëtarë dhe duke zbritur me nga 100 metra për çdo frymë më pak. Ndërkohë që ndryshimet e sjella rrisin masën e kompensimit për familjet me mbi 6 banorë, me 750 metra, duke ulur atë me nga 150 metra për çdo frymë më pak, por duke vendosur në të njëjtën kohë edhe një kufi minimal prej 300 metrash.

Moti i keq në mbarë vendin dhe shirat e 24 orëve të fundit kanë shkaktuar defekte në nënstacionet e energjisë dhe ndërprerje të furnizimit me energji në qytete dhe zona të ndryshme. Kompania “CEZ Shpërndarje” njofton se nga shiu i rënë gjatë natës është shkaktuar një defekt në nënstacionin e Selitës dhe për pasojë kanë mbetur pa energji elektrike disa zona në kryeqytet dhe periferi të saj. Kështu në Tiranë sipas “CEZ Shpërndarje” aktualisht janë pa energji elektrike, zona pranë shkollës “Vasil Shanto”, ajo pranë ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”, Drejtoria e Policisë deri tek parku rinia, si dhe zona pranë Kopshtit Botanik. Gjithashtu po sipas CEZ kanë mbetur pa energji nga moti i keq edhe disa zona periferike të kryeqytetit si Selita, Sauku pjesërisht dhe Yzberishti. Burime pranë kompanisë së “Shpërndarjes CEZ”, bëjnë me dije se edhe në disa qytete dhe fshatra të tjera në vend mungon energjia elektrike. Kështu kanë pësuar defekte nga shirat e shumtë gjatë 24 orëve të fundit transformatori në nënstacionin Ibë dhe për pasojë kanë mbetur pa energji, Iba, Krraba, Baldushku dhe Petrela. Me defekte rezultojnë edhe linja Gjirokastër –Grapsh ku energjia mungon në disa fshatra që mbulon kjo linjë. Ndërsa njoftohen pa energji elektrike sipas CEZ edhe linja e Ujit të Ftohtë në Vlorë-Radhimë dhe Orikum. CEZ njofton gjithashtu se nga moti i keq janë dëmtuar një numër i madh fidrash që furnizojnë kryesisht zonat periferike në të gjithë vendi. Ekipet e “CEZ Shpërndarje” po punojnë për riparimin e defekteve në të gjithë vendin.

Mazhoranca në fushatë

Taksat e biznesit të vogël janë ulur “Taksat janë ulur ndjeshëm”. Ka qenë kjo përgjigja që kanë marrë më së shumti përfaqësuesit e mazhorancës në takimet që kanë zhvilluar me tregtarët. Zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, dhe deputetja e PD, Lajla Përnaska, kanë bashkëbiseduar me tregtarë të biznesit të vogël në territorin e tregut elektrik për t’u njohur me problematikat e tyre. Zëvendësministri Bozdo dhe deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, janë shprehur se politika fiskale e ndjekur nga qeveria reflektohet edhe tek biznesi i vogël, ndërsa e ka cilësuar premtim elektoral të pamundur atë të Partisë Socialiste për heqjen tërësisht të taksave për biznesin e vogël. Të njëjtën përgjigje kanë marrë edhe zv/ministri i Financave, Nezir Haldedaj, dhe drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Eneida Guri, të cilët të shoqëruar nga kryetari i njësisë bashkiake nr.11 Haki Mustafa kënë dëgjuar kërkesat e bizneseve të kësaj minibashkie. Këto takime janë zhvilluar një ditë pas tryezës së Partisë Socialiste me biznesin për të vënë përballë deklaratave të kryesocialistit Rama, përgjigjet e vetë tregtërave të Tiranës.


06

« AKTUALITET

E hënë 15 tetor 2012 •

NDËRROHEN SHUMË ZV/DREJTORË, POLICA DHE SHEFA TË KUFIRIT

Rrokadë në polici, postet kyçe në rolet drejtuese Mariglen Mulla

O

rët e fundit, Policia e Shtetit është përfshirë nga një valë ndryshimesh, kryesisht të nëndrejtorëve apo shefave të komisariateve. Këto lëvizje parashikojnë ndryshime në nivelet drejtuese të Policisë së Shtetit. Njëkohësisht do të ndryshohen dhe 80% e zëvendësdrejtorëve për rendin dhe krimet. Këto ndryshime janë të dytat brenda 3 javësh dhe realizohen në kuadër të përfundimit të procedurave për ngritjen në gradë. Në njoftimin për shtyp të policisë, mes ndryshimeve vlen të theksohen disa emra si Gazmend Hamitaj që është komanduar si shef i komisariatit nr. 1 dhe Dritan Dorda si shef i komisariatit nr.2. Ndërkaq, Erzen Brecanit emërohet zv/drejtor i rendit dhe i sigurisë publike në Tiranë pas marrjes së gradës drejtues. Gjelosh Prendi emërohet zv/drejtor për rendin dhe sigurinë në Elbasan. Krenar Ahmeti lë detyrën e shefit të njësisë së autostradave për t’u emëruar si zv/ drejtor i rendit dhe sigurisë në Durrës. Një tjetër valë e madhe ndryshimesh, vihet re edhe te drejtorët e Policisë së Kufirit në qarqe, ku psh Admir Abria është emëruar drejtor i kufirit në Gjiroksastër apo Ylber Zyberi emërohet drejtor i kufirit Korçë.

LËVIZJET E REJA NË POSTET DREJTUESE NË POLICI 1. Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë është emëruar Arben Hajdarmataj 2. Drejtor në Drejtorinë për hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Departamentin për Sigurinë Publike është emëruar Muharrem Furriku 3. Drejtor në Drejtorinë rajonale të Kufirit e Migracionin Durrës emërohet Nuri Loca 4. Drejtor në Drejtorinë rajonale të Kufirit e Migracionit në Dibër Ferdinand Gjeta 5. Drejtor në Drejtorinë rajonale të Kufirit e Migracionin Tiranë Roland Pelushi 6. Drejtor në Drejtorinë rajonale të Kufirit e Migracionit në Vlorë Selman Tema 7. Specialist Koordinator në Sektorin e Botimeve në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik është emëruar Saimir Boshnjaku 8. Shef Sektori i Shkollimit Bazë Policor në Qendrën e formimit Policor Medi Çanga 9. Drejtor në Drejtorinë rajonale të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër Admir Abrija 10. Drejtor në Drejtorinë rajonale të Kufirit e Migracionit në Korçë Ylber Zyberi 11. Drejtor në Drejtorinë rajonale të Kufirit e Migracionit Shkodër Fatmir Amuli 12. Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat është emëruar Altin Qato 13. Shef i Komisariatit të Policisë nr.1 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është emëruar Gazment Hamitaj. 14. Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është emëruar Dritan Dorda 15. Zv/Drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është emëruar Gëzim Ngjeçi 16. Zv/Drejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë së Tiranës Erzen Breçani 17. Zv/Drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së qarkut Berat është emëruar Erzen Cera 18. Zv/Drejtor për Sigurinë Publike ai dhe Shef Sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat është emëruar Gëzim Prebiba 19. Zv/Drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër është emëruar Albert Seferi 20. Zv/Drejtor për Sigurinë Publike ai dhe Shef Sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër është emëruar Gentian Shehaj 21. Zv/Drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës është emëruar Artan Hasani 22. Zv/Drejtor për Sigurinë Publike ai dhe Shef Sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës është emëruar Krenar Ahmeti 23. Zv/Drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan është emëruar Z.Dorian Muça 24. Zv/Drejtor për Sigurinë Publike ai dhe Shef Sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan është emëruar Gjelosh Prendi 25. Zv/Drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier është emëruar Lorenc Meta 26. Zv/Drejtor për Sigurinë Publike ai dhe Shef Sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier është emëruar Taulant Kondi 27. Zv/Drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është emëruar Ndue Doçi 28. Zv/Drejtor për Sigurinë Publike ai dhe Shef Sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është emëruar Myftar Demirlika 29. Zv/Drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë është emëruar Ilir Gjoçi 30. Zv/Drejtor për Sigurinë Publike ai dhe Shef Sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë është emëruar Lavdim Durbaku 31. Zv/Drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës është emëruar Adriatik Tafçiu 32. Zv/Drejtor për Sigurinë Publike ai dhe Shef Sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës është emëruar Xhafer Elezi 33. Zv/Drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë është emëruar Ferdinand Mara. 34. Zv/Drejtor për Sigurinë Publike ai dhe Shef Sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë është emëruar Eduard Caka 35. Zv/Drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër është emëruar Ilir Dedja 36. Zv/Drejtor për Sigurinë Publike ai dhe Shef Sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër është emëruar Asllan Shyti 37. Zv/Drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë është emëruar Artan Pjetërnika 38. Zv/Drejtor për Sigurinë Publike ai dhe Shef Sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë është emëruar Helidon Veizi

Përfundojnë në spital

Dënimi maksimal, në grevë urie dy nga Banda e Cërrikut Ditën e djeshme dy ish-anëtarë të Banës së Cërrikut të dënuar nga drejtësia për krimet që lidhen me vitin 1997, Tomorr Buzani dhe Roland Xhepaxhiu u shtruan në spitalin e burgut në Tiranë. Siç njoftohet nga autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bëhet fjalë për Buzanin dhe Xhepaxhiun, të cilët ndodheshin në një grevë urie prej më shumë se 2 javësh në burgun e Drenovës në Korçë, ku i pari po vuan dënimin me 22 vite heqje lirie, ndërsa i dyti burgimin e përjetshëm. Pas rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore për shkak të grevës së urisë, është marrë vendimi nga Drejtoria e Burgjeve për transportimin e tyre drejt spitalit të burgut në Tiranë. Ndërkohë, mbeten ende për t’u sqaruar shkaqet dhe motivet që çuan Buzanin dhe Xhepaxhiun në vendimin për të hyrë në grevë urie. Një ndër arsyet, sipas burimeve nga burgjet, dyshohet të jetë vendimi i gjykatës që i ka dënuar ata me shumë vite burg, ndërsa disa anëtarë të tjerë janë lënë të lirë për mungesë provash.

Mblidhet Këshilli i Qarkut Berat

Miratohen me unanimitet relacionet e projektvendimet BERAT- Nën drejtimin e kryetarit Petrit Sinaj, u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit të Qarkut Berat. Këshilltarët pas diskutimeve për relacionet dhe projektvendimet e paraqitura vlerësuan materialet e paraqitura nga Këshilli i Qarkut, si dhe i miratuan ato me unanimitet të plotë. Së pari, u ndoq një informacion nga Drejtoria e Policisë së Qarkut mbi situatën e rendit dhe qetësisë publike, i cili solli argumente mbi sinjalistikën, nivelin e aksidenteve, krimin, bashkëpunimin me organet e qeverisjes vendore etj. Këshilltarët vlerësuan edhe një informacion të paraqitur mbi projektin e UNICEF-it, si dhe aktivitetin e zyrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, zyrë e cila funksionon pranë Këshillit të Qarkut. Kryetari u bëri thirrje kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore në gjithë qarkun e Beratit që gjatë punës së tyre t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

Po shkëmbenin drogën

Shqiptari e italiani kapen me “duar në kokainë” ITALI- Një shqiptar dhe një italian janë kapur me duart e tyre në kokainë. Ata janë habitur nga policia, ndërsa shkëmbenin kokainën gjatë natës së të shtunën, në inspektimin e zones. Arrestimi u krye në Rivierë nga karabinierët në Cattolica, ku policia ka kapur një 21-vjeçar shqiptar, ndërsa i ka dhënë 10 gramë kokainë një italiani 43 vjeç. Kërkimi pasues në disa lokale, objekt për të dy palët, ka pasur sukses në gjetjen e rreth 150 gramëve hashash e 300 euro që mendohet të jenë me origjinë të paligjshme.

Tentuan t’ua fshihnin shitëseve

Shqiptarja dhe i dashuri italian vjedhin produkte për macet ITALI- Një shqiptare 20 vjeçe dhe i dashuri i saj italian u kapën duke u përpjekur të vidhnin produkte për macet dhe disa perfume. Ata kishin hequr nga raftet një seri artikujsh për macet dhe perfume e pastaj janë përpjekur që t’ua fshehnin shitëseve për të mos i paguar ato. Gjithçka ka ndodhur të shtunën mbrëma, rreth orës 19.00, në supermarketin “Malatesta”, ku dyshja e re e hajdutëve përbëhej nga një italian dhe një vajzë shqiptare, 20 vjeçe, që janë mbërthyer nga personeli i sigurisë.

Policia zlubon “lumë” droge

Kapen shqiptarë e italianë me “drogën e përdhunimit” ITALI- Policia zbuloi dje në San Benedetto del Tronto në Ascoli Piceno një “lumë” droge, ndërsa u kapën disa shqiptarë. Janë konfiskuar, përgjatë bregut të Picenos, më shumë se 4 kg drogës, si më poshtë: 745,5 gr heroinë, 2874 gr kokainë, 960 gramë hashashit, rreth 5 gramë marihuanë dhe 500 centilitra “gama-butyrolactone”, e njohur si “droga e përdhunimit”, ndërsa janë arrestuar në total 33 persona. Policia shpjegoi detajet e operacionit, ku ishin të implikuar në trafik edhe disa shqiptarë.


AKTUALITET • E hënë 15 tetor 2012

»

07

BANDA VETEM ME FEMRA, MES TYRE NJË SHQIPTARE 16 VJEÇE ITALI- Policia në Udine zbuloi të fundit nga banda e fëmijëve që sulmuan dhe plaçkitën një 15-vjeçare. Anëtari i fundit është një 16-vjeçar nga Duino, i vetmi mashkull në bandë, pasi tashmë janë identifikuar 5 vajzat e tjera, një 16-vjeçare shqiptare, një 15-vjeçare italiane dhe tre 14-vjeçare nga Gana dhe Amerika e Jugut. Sulmi ndodhi më 29 gusht, kur banda e rrahu 15-vjeçaren vetëm sepse ishte e dashura e një të mituri që kishte refuzuar në facebook parimet e lideres së

Refuzoi paketën e bandës së fëmijëve, i rrahin të dashurën kësaj bande. Ky refuzim do të kishte provokuar zemërimin e lideres së kësaj pakete, që së bashku me pjesën tjetër të grupit e ka parë të arsyeshme për të “marrë hak” mbi të dashurën e këtij rebeli. Ata arritën ta shtyjnë deri drejt kodrës që të çon në kështjellë, në një zonë që nuk mbulohet nga kamerat e survejimit. Atje,

anëtarët e bandës së fëmijëve e kanë goditur me shuplaka, shkelma dhe grushte që rezultuan me dëmtime të lehta në fytyrë, bark. Të gjashtë sulmuesit, të gjithë nxënës të regjistruar në shkolla të ndryshme të qytetit, para se ta linin të shkonte, gjithashtu i kanë rrëmbyer asaj çantën, një palë syze dielli, një palë vathë dhe

katër rrathë. Udhëheqësi i paketës dha njoftimin për “rivalin” e tij nëpërmjet internetit për të mos i treguar askujt, si dhe e kishte kërcënuar disa here. Gjithashtu ai postoi një foto me syzet e diellit që ia kishte vjedhur vajzës. Duke monitoruar facebook-un, për hetuesit nuk ishte e vështirë që zbulohej e gjithë kjo ndodhi.

RAPORTI I CEOOR: NË 2011 U PASTRUAN 12 MLN EURO NGA TRAFIQET

Shqiptarët, asët për “loverboys”, drogë dhe grabitjet në Begjikë BELGJIKË- Ekspertët e policisë e Prokurorisë belge kanë përllogaritur se përgjatë vitit 2011, në shtetin e tyre janë pastruar rreth 12 milionë euro nga paratë që vijnë prej rrjeteve të trafikantëve. Kryesisht bëhet fjalë për drogë, prostituta dhe armë, ndërsa një pjesë e madhe e tyre drejtohen nga shqiptarët. Lajmin e bën të ditur e përditshmja belge “Gazet Van Antwepen” dhe informacioni i plotë gjendet në sitin elektronik www.gva. be. Aty thuhet se trafikantët kanë larë më shumë para vitin e kaluar se herët e tjera, ndaj rreth studimeve mbi trafikimin njerëzor menjëherë filloi një analizë financiare. Kjo e përditshme i referohet Jozef De Witte, drejtorit të Qendrës për Mundësi të Barabarta, në raportin e tij vjetor mbi trafikimin e qenieve njerëzore. Në vitin 2011, për pastrimin e parave u shkrepën 70 fotografi trafikantësh, ndërsa nga një përllogaritje kontabiliteti rezuloi se 12.120.000 euro ishte shuma e parave të pastruara. Zakonisht trafikantët investojnë në vendet e tyre, por gjithashtu ata blejnë edhe në Belgjikë pasuri të patundshme si makina apo në sektorin industrial të pastrimit. Gjithnjë e më shumë ata përdorin viktimat e tyre për të pastruar fitimet e tyre. Ekspertët Sipas Jozef de Witte, trafikantët me drejtësinë janë ende larg, ndërsa droga, prostitutat dhe trafikimi i armëve, pasi burimi kryesor i të ardhurave për krimin e organizuar. Prandaj përkrah CEOOR, janë vendosur edhe ekipe të përziera të gjyqtarëve të specializuar dhe oficerëve të policies.CEOOR shprehet se nëse dëshiron Parlamenti, sekuestrimet mund të përfshijnë shtëpitë ku viktimat e trafikimit kanë qëndruar dhe ajo mund të konfiskohet nga gjykata. De Witte insiston se avokatët, noterët dhe kontabilistët bashkëpunojnë në mënyrë ak-

Drejtori: Presim për asgjësim

Medikamente të skaduara në magazinat e spitalit të Gramshit GRAMSH- Një sasi e madhe medikamentesh të skaduara qëndrojnë në pritje të shkatërrimit në magazinat e spitalit të Gramshit. Përgjegjësi i këtij spitali Roland Coniku thotë se “Janë një sasi medikamentesh që kanë mbetur të pa përdorura më parë, të cilat ruhen në magazina. Shkatërrimi i tyre kërkon angazhimin e strukturave të mjedisit dhe të shëndetit publik. Duhet të presim ndërhyrjen e këtyre institucioneve për asgjësimin e tyre. Tani për tani qëndrojnë në magazina. Janë medikamente të mbledhura në kohë që nuk janë përdorur duke mbetur stok në magazina”. Coniku thotë se i mbetet organeve të specializuara për t’u marrë me këto medikamente. Deri atëherë ato do të rrinë në magazina megjithëse ruajtja e tyre nuk është në kushte optimale.

Festë dhe traditë në Gjinar për 100-vjetorin

Alpinistët vendosin flamurin në majë të malit të Bukanikut

tive në hetimin e pastrimit të parave. “Në vitin 2001, vetëm 158 nga 1423 noterë, 39 nga 9322 kontabilistë dhe vetëm një jurist janë angazhuar për ndërtimin 16.344 raporteve të zbardhura. Nëse këto grupe të braktisin detyrën e tyre, atëherë sanksionet duhet të merren”,-thotë raporti. CEOOR gjithashtu kërkon një gjykatë të specializuar për trafikimin dhe kontrabandën. Për më tepër, klientët dhe kontraktorët kryesorë bashkërisht dhe individualisht janë përgjegjës për punësim të paligjshëm. Ata duhet të paguajnë borxhet e pagave ndaj kompanitë kanë shfrytëzuar viktimat. Viktimat Sipas Qendrës edhe statusi i viktimave të trafikimit do të rishikohet. E ashtuquajtura “Payokeregeling” fokusohet kryesisht në viktimat e shfrytëzimit seksual. Viktimat, që ta denoncojnë tutorin e tyre dhe trafikantin, mund të marrin një leje qëndrimi në Belgjikë. Por qeniet njerëzore kanë ndryshuar. Tani shfrytëzimi ka sidomos shkaqe ekonomike (në bujqësi, ndërtim, hotelieri, etj.). Raporti thotë se 72 prej

133 viktimave në 2011-ën patën udhëtimin e tyre të parë. Për më tepër, një e treta e viktimave aktualisht ndodhet në Bashkimin Evropian. CEOOR gjithashtu dëshiron që për viktimat, të cilët kanë parashtruar një ankesë ose shtrembërim të fakteve kundër shfrytëzuesve të tyre, të caktohet menjëherë një avokat. Viktimat bien pre e trafikimit, ndërsa CEOOR këmbëngul se koncepti i “aktit të qëllimshëm të dhunës” lë interpretim të hapur dhe të gjerë, në mënyrë që këto viktima mund të marrin kompensim financiar. Për shkak se disa nga manipulimet bëhen nga përkthyesit, duhet të jetë një listë me përkthyes të besueshëm. Trafikantët CEOOR gjithashtu propozon një numër të zhvillimeve të rëndësishme. Disa tutorë shqiptarë janë kthyer në Belgjikë, pas liberalizimit të vizave, por me shkresë zyrtare shqiptare, sikur përndiqen nga gjakmarrja. Ata punojnë kryesisht me “loverboys”, por mbetet një aktivitet prostitucioni ndihmës për trafikun e drogës dhe vjedhjet e ngarkesave nga kamionët. Rrjetet nigeriane të

prostitucionit janë rrjete në shkallë kriminale me pasoja ndërkombëtare. Një grua nigeriane gjithashtu mund të jetë viktimë në Norvegji, Suedi apo Spanjë, dhe ajo mund të ketë pjesën e vet me një tjetër grua nga një vend tjetër. Në fushën e shfrytëzimit ekonomik, shihet një rritje të madhe e Rumanisë dhe Bullgarisë në sektorin e ndërtimit. Ndërkaq, shqiptarët përfshihen edhe në organizmin e lypjes dhe shfrytëzimin e fëmijëve. Në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore aktualisht shumica organizohet nga Irakut, nga rrjetet kurde. Ata janë shumë të dhunshëm. Ndërkaq, për kontrollin e rreptë të rrugëve dhe të parkingjeve përmenden shqiptarët. Në vitin 2011, policia pati një total prej 268 rastesh dhe 957 fakte të kontrabandimit të qenieve njerëzore, duke përfshirë 481 raste të shfrytëzimit seksual dhe 333 raste të shfrytëzimit ekonomik. Prokurorët vazhduan me 358 raste të trafikimit dhe 515 raste të kontrabandës. Ka pasur 64 dënime për trafikim në vitin 2010. Përgatiti: Mariglen Mulla

ELBASAN- Gjinari ka qenë përzgjedhja e Shoqatës së Alpinistëve për të vendosur flamurin shqiptar në malin më të lartë të zonës së Elbasanit, majën e Bukanikut. Rreth 40 anëtarë të Shoqatës së Alpinizmit dhe dhjetëra banorë të Gjinarit kanë bërë këtë fundjavë një marshim drejt majës së lartë 1831 metër. Marshimi i këndshëm me njerëz të të gjitha moshave e ka bërë këtë nismë mjaft masive deri në majën e malit. Alpinistët kanë vendosur flamurin shqiptar në 100-vjetorin e Pavarësisë duke e fiksuar në kujtime këtë ditë tepër të veçantë. Marshimi ka qenë vetëm një pjesë e festës së organizuar nga komuna Gjinar. Një program i organizuar nga komuna Gjinar në një ndër zonat më të bukura të kësaj pike turistike mblodhi veç banorëve edhe shumë të ardhur nga Elbasani e rrethinat. Një koncert me këngë e valle popullore i ka bërë festimet për 100-vjetorin e pavarësisë edhe më të bukura. Kryetari i komunës, Kristaq Shqau, tha se, “Ky aktivitet kishte dy qëllime dhe me masivitetin që kishte, i arriti të dyja. Kështu ishte festimi i 100-vjetorit të Pavarësisë, aktivitet i cili na bën të gjithë krenarë dhe na bashkon më shumë në këtë përvjetor të shtetit shqiptar. Jam mjaft i kënaqur nga bashkëpunimi me Shoqatën e Alpinizmit. Nëpërmjet tyre ne arritëm që të fiksojmë një kujtim mjaft të bukur në malin e Bukanikut simbolin tonë të flamurit”.

Operacioni “Amnistia”

Korrupsioni me taksat, kapet një tatimor dhe një ekonomist Nga Drejtoria kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me njësinë e përbashkët hetimore Task Forcë pranë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, u prangosën 2 persona. Në pranga ranë të shtunën Hysen Çibuku, 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor në njësinë e tatimpaguesve të mëdhenj (VIP) pranë Drejtorisë rajonale Tatimore Tiranë dhe Erlind Idrizaj, 24vjeç, banues në Fier, i punësuar ekonomist pranë një subjekti privat. Ata u kapën në kuadër të operacionit të koduar ‘Amnistia’, pasi në bashkëpunim i kanë kërkuar përfaqësuesit të një biznesi shumën prej 30 milionë lekësh (të vjetra), për të mundësuar faljen e një gjobe të vënë ndaj tij nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.


08

« SPECIALE

E hënë 15 tetor 2012 •

BESIMIN E KRIJUAM ME PUNË E KORREKTËSI. NË KËTË AUTOSERVIS U NGRIT NJË GJENERATË SPECIALISTËSH

J

anë me dhjetëra makina, të cilat çdo ditë pasi kanë lënë pas 6-katëshin në dalje të qytetit të Beratit kthehen majtas duke u orientuar me shigjetën- servisi i makinave “Droboniku”. Po të njëjtin veprim kryejnë edhe nga kahu i kundërt i kësaj rruge. Thuajse të gjitha makinat që vijnë nga rruga nacionale-Urë-Berat po në të njëjtën pikë referimi pa u futur tek 6-katëshi rreth 500 metra më poshtë edhe këto makina të orientuara nga e njëjta shigjetë kthehen djathtas duke përfunduar tek i njëjti servis, ai i Petrit Drobonikut. Në fakt puna jonë si gazetar na ka bërë të lëvizim në shumë servise të tilla, jo vetëm për të parë shërbimin, por dhe për shumë probleme të punës për të kryer misionin tonë, atë të informimit të publikut. Por ndryshe nga bizneset e tjera të kësaj natyre apo dhe të shërbimeve të tjera, në këtë servis, gjen një shërbim mikpritje e bujare. Askush nuk e dinte nga punonjësit e servisit se përse ne shkuam në vendin e punës së tyre. Në hyrje të servisit brenda ambienteve të këtij autoserivisi na pret një prej punonjësve Agimi. Ai të orienton të parkosh pranë vendeve të servisit. Më pas pranë teje të vjen vetë pronari i servisit, të cilin ti nuk e njeh e për arsye se ai nuk dallon nga 50 punëtorët e punësuar prej tij. Është i veshur me një palë pantallona blu, ku në një vend të dukshëm ka mbishkrimin “Servisi Droboniku”. Pasi të ka uruar mirëseardhjen, pret që t’i shpjegosh hallin që ke, kryesisht për makinën. Më pas janë një grup specialistësh bëjnë konsultën rreth defektit dhe më pas makina orientohet tek specialisti përkatës. Askush nuk të detyron të largohesh apo të rrish pranë mjetit tënd, por nëse ke kohë mundet të shoqërosh procesin e riparimit deri tek prova finale dhe mundet ta marrësh e të largohesh prej andej. Për të tjerë drejtuesish mjetesh që kanë punë duhet të lënë numrin e celularit dhe pasi defekti është riparuar makinën e gjen në vendin e pastrimit. Ajo që të bie tjetër në sy në këtë servis është edhe konsulta me specialistë për defekte mekanike të tjera që vërehen me sy të lirë apo gjatë provës të mjetit tënd, të cilat pasi të bëhen prezent, më pas bëhet edhe riparohen. Duket se në këtë servis nuk mungon reparti i motoristëve, elektroautit, xhenerikut, tornitorit, lyerjes me bojë, frezim-luçidimit, saldimitargon, lavazhos, si dhe magazina e furnizimit. Të gjitha këto reparte janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe mjeti pasi ka kaluar në fillim në laboratorin kompjuterik për defektin më pas kalon në repartin përkatës për riparimin e defektit, që ashtu si dhe folëm pak më lart makinën e shoqëron vetë gjatë riparimit apo e gjen të riparuar në parkingun e autoservisit për të ardhur tek pastërtia dhe uniforma në vendin e punës që kulmojnë me një disiplinë gjatë

PETRIT DROBONIKU: Si e ngrita biznesin e riparimit të makinave

orarit të punës që është për t’u pasur zili. Tashmë të parë me sytë tanë çka shkruam më lart dhe për të tjera probleme të dukshme dhe të padukshme në autoservisin “Droboniku” që ka arritur në këtë këndvështrim ne i morëm këtë intervistë pronarit të tij Petrit Droboniku, i cili shprehet fillimisht: Nuk është e lehtë për të ngritur një biznes. Puna në fillim për mua fillon në mentalitet, e them këtë për arsye se janë shumë njerëz që fillojnë një punë, dhe me të hasur vështirësitë e para demoralizohen, mërziten derisa dhe tërhiqen nga puna e nisur duke e lënë në mes. Unë kam bërë të kundërtën për biznesin tim... Si mundet të ngrinit një biznes, i cili sot është më i frekuentuar nga klientela e auto-servisëve? Do të flas pak për punën

time e më pas do t’i përgjigjem pyetjes suaj. Në një ese të rreshtuar si historiku i këtij autoservisi kam shkruar: “Këta rreshta të hedhur me nxitim në letër, nuk janë gjë tjetër, veçse vetë portreti i një autoservisi, i cili funksionon prej më se 20 vjetësh dhe që ka krijuar një performancë të admirueshme, jo vetëm në qytetin e Beratit ku ai është, por në çdo cep të Shqipërisë, ku kanë mundësi të kalojnë gomat e makinës”. Pra, që të arrija deri këtu është dashur një punë kolosale, është dashur mund e djersë, është dashur thyerja e mentalitetit, duke kapërcyer sfida njëra pas tjetrës. Për mua gjithçka tregova pak më lart e kanë fillin e zanafillës që në moshën 16 vjeç, atëherë kur unë hodha hapat e para të jetës drejt punës. Më 1 korrik të ‘69-ës fillova punë, punëtor mekanik në ndërmar-

rjen tregtare shtetërore. Pas kryerjes të shërbimit ushtarak punova sërish mekanik, si dhe u pajisa me lejen e drejtimit të automjetit. Në prill të vitit 1976 fillova punë shofer në këtë ndërmarrje. Gjatë gjithë kësaj periudhe deri në vitin ’93 kur zhvillimet politike dhe ekonomike që pësoi vendi ynë ndryshuan, ndërmarrja u shkri dhe ne ngelëm të papunë. Këtu filloi dhe sfida jonë. Atëherë pyetja ime e dytë është: “Cila ishte sfida jote? Çfarë mendonte Petriti i para 20 viteve? Tani erdhi radha e përgjigjes të pyetjes tuaj. Sfida jonë fillon pikërisht tek ky autoservis. Në vendin ku është ndërtuar sot ky autoservis ishte një varrezë e madhe mbeturinash industriale ku ishin hedhur për vite me radhë inerte industriale, mes të tjerash dhjetëra tone xhama të

thyer. Familjarisht së bashku me fëmijët fillova punën për pastrimin e këtij ambienti. Punonim 12 deri 16 orë për më shumë se 5 apo 6 muaj, puna bëhej me krahë, me kazma e lopata me karroca dore apo me kafshë, pasi për mjete ato vite as që bëhej fjalë. Do të ishte një mrekulli të kishe një album me foto, por dhe ato në ato vite mungonin pas një sakrifice të imagjinueshme të pastrimit dhe kthimit të ambientit në një vend pune. Kushedi sa herë u lodhëm, u mërzitëm, por kurrë nuk u tërhoqëm, pasi e shfrytëzuam këtë tokë të mbjellë me perime që për mungesë të tregut dilnim me humbje. Një tjetër ditë iu kthyem zanatit të vjetër të mekanikut, atë zanat që na dha babai teksa më futi në punë në moshën 16 vjeç. Në fillim hapëm një gropë betoni dhe ngritëm një barakë me llamarina dhe si fillim me ato pak makina riparimi. Nga dita në ditë i aturoservisit filloi të lulëzojë. Hap pas hapi unë fillova të shtoj punën, të përmirësoj cilësinë e punës, duke qëndruar korrekt fitova dhe besimin tek klientët. Motoja ime në punë ka qenë: Punë me cilësi-korrektësi- disiplinë. Për mua janë tri komponentë që ndihmojnë njëri-tjetrin nëse i zbaton dhe u përmbahesh jo vetëm në parim, por dhe konkretisht. Duke zbatuar këto komponentë puna në servis jo vetëm u shtua, por dhe kërkonte shpejtësi në riparim në ofiçinën e vjetër që edhe sot shpeshherë përdoret me të njëjtin emër. Erdhi momenti që duheshin shtuar llojet e servisit- si xhenerik, motorist, mekanika, saldimet, lyerjet me bojë etj. Po kështu edhe ambienti dhe specialistët. Nga muaji në muaj, nga viti në vit,

ky biznes po vinte në rritje si nga ndërtimi i ambienteve të punës, mjetet e punës, materialet e reja si pjesët e këmbimit që duheshin për zëvendësim etj, pajisje si torno-axhustator. Nga ana tjetër duhej fuqia punëtore që nga viti në vit ka ardhur në rritje. Në fakt autoservisi “Droboniku” ka qenë dhe një shkollë për kursantët që kemi marrë dhe që tashmë janë bërë specialistë të mirë edhe pse shumica e tyre janë punësuar në servise të tjera apo kanë hapur degë të vogla të tilla në zanatin që kanë mësuar. Po kështu në autoservisin tonë kanë punuar mjeshtra të këtyre zanateve. Frezatori Nuri Çobo, motorist mjeshtri Llambi Ziu, xhenerikët Latif Nazëri, Klemend Asllanaj, Arush Shehu, Sokol Abazi, saldatorët Jetnor Hoxhallari, ndihmës-administratori Fatmir Nazëri, si dhe nderim dhe respekt për ish-drejtorin Vlash Myzeqari, mjeshtrit mekanik Hekuran Metka, si dhe nderim për shoferët Hajri Mehmeti, Fitim Dudushi, Lili Gizhari, Neki Musaraj, Ferdi Demaj, etj. Nderim për klientët e nderuar të ndjerët File Rama e Xhafer Bezati. Ndoshta u zgjata, por mundet të them se në këtë autoservis, kanë punuar me kohëzgjatje apo të pjesshëm mbi 100 specialistë, kjo është e para dhe ajo që dua të shtoj është e dyta se ky është biznesi që ka ecur hap pas hapi, ashtu si një fëmijë që e lind e rrit e shkollon dhe nxjerr në jetë kështu kemi ngritur ne këtë biznes, autoservis, që sot është i njohur jo vetëm në qarkun e Beratit për nga klientët, por të tjerë që vijnë nga rrethet Fier, Lushnjë, Durrës, Kavajë e Tiranë, Elbasan e Vlorë etj. Bisedoi: Sulo Gozhina


AKTUALITET • E hënë 15 tetor 2012

»

09

DEKLAROI SE VIKTIMA FIQIR MUÇA E KISHTE PËRDHUNUAR QË 14 VJEÇ

Dy muaj më parë Nazime Visha vrau dhunuesin e saj Viktimën, baba i 5 fëmijëve, familja Visha e mirëpriti në banesë Në gusht të këtij, më datë 13, në sallën e policisë Tiranë erdhi një telefonatë ku njoftonte vrasjen e një shtetasi në fshatin Qendër –Kërrabë. Blutë, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa kishte kaluar mesnata, gjetën pranë kufomës së një burri rreth të 40-ve, në vajzë të re rreth 18 vjeç me gjysmën e trupit të viktimës së saj, e cila po priste mbështetur mbi armën e saj të krimit. Pak orë më pas policia lajmëroi se 18-vjeçarja Nazime Visha vrau me armë zjarri 45-vjeçarin Fiqiri Muça. Në media dhe opinionin publik pati një stuhi

të vërtetë informacionesh, komentesh dhe analizash për ngjarjen. Deklarimi që bëri në polici Nazime Visha dhe motivet që dha ajo për vrasjen e babait të 5 fëmijëve ishte abuzimi seksual që i bënte ai prej 4 vitesh, abuzim i cili nisi mu në banesën kur ajo jetonte me familjen. Nazime Visha rrëfeu në polici versionin e saj për historinë që pati për 4 vite me radhë me Fiqiri Muçën. Në prani të avokates së saj ajo tregoi se viktima Muça e kishte dhunuar seksualisht sa herë që i ishte dhënë mundësia, i kishte prishur fejesën që i kishte bërë

me shkesi familja me një djalë që jetonte në Itali, e kishte mbajtur si të burgosur për 11 ditë në malet e Bulqizës me qëllimin për ta trafikuar. Sipas saj, ajo që e detyroi ta vriste dhunuesin e saj ishin planet e Fiqiri Muçës për ta prostituuar në lokalet e Kosovës. Natën e ngjarjes Nazime Visha ndodhej në banesën e gjyshërve të saj, pasi familja e kishte braktisur. Ky i fundit natën e vrasjes udhëtoi me taksi drejt banesës së gjyshërve të Nazimes ku gjeti dhe vdekjen nga dora e “të dashurës” së tij.

ARRESTOHET SHABAN NORJA, IU GJETËN RROBAT ME GJAK. PAS RRËFIMIT GJENDET DHE KOKA

Aishe Vatën e dhunoi dhe e vrau fqinji 80 vjeç Autori i moshuar kishte abuzuar seksualisht me 18-vjeçarën që 14 vjeç

Rrëfimi Nga hetimet e para dyshohet se i moshuari vrasës të jetë konfliktuar me të renë për shkak të kësaj shtatzënie. “Ajo ka qenë 14 vjeçe kur kam bërë seks për herë të parë me të”, ka deklaruar Shaban Norja që në ballafaqimin e parë para hetuesve. Ai

DJALI I NORJES

Aishe Vata

HISTORI TË NGJASHME

Nazime Visha dhe Aishe Vata, të vrasësh apo të të vrasin?! Dy ngjarje tragjike me viktima kanë ndodhur brenda 2 muajve ku “protagoniste” janë 2 vajza 18-vjeçare. Rreth 2 muaj më parë Nazime Visha vrau me armë zjarri një 45-vjeçar Fiqiri Muçën, pasi, sipas saj, e kishte dhunuar seksualisht përreth 4 vite. Kjo histori e trishtë dhunimesh dhe kërcënimesh kanë ndodhur në fshatin Vilëz të Tiranës, në familjen Visha ku mbizotëronte mjerimi e varfëria. Atje viktima e ka shmangur edhe mundësinë e përdhunimit, pasi siç është shprehur, ajo i kishte shkuar vetë e parapërgatitur për të bërë seks. 80-vjeçari ka dëshmuar në polici se ka kryer vrasjen e Aishes për shkak se nuk pranonte të abortonte fëmijën. “Më thoshte se më mirë më vrit dhe ma këput kokën dhe ma hidh larg që të mos njihem dhe të më harrohet

dhunuesi njëkohësisht hynte e dilte si në shtëpinë e tij pasi kishte njohje me babain e Nazimes, si dhe motrën e saj e kishte marrë nuse për të vëllanë. Pas 4 vitesh torturë siç i ka quajtur Nazime Visha, ajo mori vendimin për ta vrarë natën që ai do të shkonte ta merrte për ta çuar në një nga baret e Kosovës. Pothuajse e njëjta panoramë të shfaqet 2 muaj më pas, kësaj here në Xhafzotaj të Durrësit. Një vajzë 18-vjeçare, Aishe

fare emri”, ka dëshmuar Norja. “Natën e datës 11 e kam marrë në telefon”, ka deklaruar më pas ai, “dhe ajo ka ardhur. Pasi kemi bërë dashuri kemi shkuar tek ara dhe atje e kam qëlluar me pistoletë në kokë. Pasi ajo ka rënë në tokë, për t’i plotësuar amanetin që më kishte lënë disa herë, ia kam prerë kokën me sëpatë dhe më pas e kam

Vata gjendet e vrarë dhe pa kokë në një arë të fshatit të saj. Familja e saj vinte nga fshatrat e Kukësit dhe mezi kishte ngritur një banesë modeste në këtë fshat. Pas hetimeve policia deklaroi se autor i vrasjes së saj është fqinji 80 vjeç, Shaban Norja. Po sipas këtyre burimeve ai abuzonte seksualisht me Aishen që kur ajo ishte 14 vjeç dhe natën e vrasjes ishte shtatzënë 3 muajsh me vrasësin e saj.

fshehur mes kallamishteve afër hekurudhës”. Shaban Norja ka qenë i dënuar me 9 vite burg më parë, për një vrasje të mbetur në tentativë, ndërkohë që në banesë mbante armë pa leje. Ndërkohë blutë sqarojnë se ai kishte miqësi dhe njohje me familjen Vata, pasi kur kjo e fundit erdhi nga Kukësi, Shabani i’u shiti atyre tokën ku

kanë ndërtuar shtëpinë. Autori jetonte i vetëm në banesë pas vdekjes së gruas, ndërsa ka 2 fëmijë një djalë dhe një vajzë të martuar. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar çdo rrethanë të ngjarjes, si dhe për të gjetur armën e krimit. Ndërkohë që po kërkohet edhe në lumin Erzen, aty ku Shabani pretendon se ka hedhur pistoletën e krimit.

Policinë e ka ndihmuar i biri i Shaban Norjës për të zbardhur të gjithë ngjarjen dhe për të çuar para drejtësisë maniakun 80-vjeçar. I marrë në pyetje për disa orë, i biri i sapokthyer nga Italia i ka drejtuar blutë tek vendi ku i ati mbante gjërat e veta të fshehura duke gjetur një pjesë të provave të krimit, rrobat dhe rripin me gjakun e Aishes.

Shaban Norja një person me precedentë penalë duket se nuk ishte i lakuar vetëm për këtë vepër. Ai i ka shpëtuar burgosjes për një precedent të mëparshëm, dhunim seksual të një të miture, pikërisht në fshatin Xhazotaj. Sipas fjalëve në fshat ai u akuzua si përdhunuesi i një vajze e cila u kthye në banesën e saj një natë pas martese pasi i shoqi nuk e gjeti të virgjër, por çështja u mbyll pa bujë.

PRECEDENTI

Vrasja Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Krimeve të Rënda kanë gjetur prova të pakontestueshme, të cilat vërtetojnë se autor i krimit është fqinji i familjes Vata, 80-vjeçari Shaban Norja. Policia sqaron se 80-vjeçari ka pranuar krimin në polici, si dhe ka treguar vendin ku ka fshehur kokën e 18-vjeçares. Me të marrë dëshminë, blutë e Durrësit e kanë gjetur kokën e vajzës të fshehur pak metra larg vendit ku ndodhej trupi i saj. Në shtëpinë e të moshuarit, që jetonte vetëm pasi i kishte vdekur bashkëshortja, policia ka ndeshur në prova të pakontestueshme. Është gjetur thika me të cilën ai i ka prerë kokën, si dhe njollat e gjakut të vajzës në këmishën, pantallonat dhe rripin e autorit. Shaban Norja ia mori jetën Aishe Vatës që kur ajo ishte 14 vjeç, kohë në të cilën mësohet se vajza dhe është abuzuar seksualisht nga fqinji i moshuar. Ndërkohë policia deklaron se ai është edhe i ati i foshnjës që ajo mbante në bark, fryt i këtij abuzimi.

Shaban Norja

DEKLARIMI

DURRËS- Autori i vrasjes makabre të Aishe Vatës, një 18-vjeçare që priste të niste studimet këtë vit është fqinji i saj 80-vjeçar. Dje policia e Durrësit pas hetimeve intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje horror dhe pas shoqërimit e marrjes në pyetje të mbi 60 personave ka dokumentuar me prova se autor i saj është Shaban Norja, 80 vjeç fqinj me familjen Vata. Viktima Aishe Vata sipas ekspertizës ishte shtatzënë 3 muajshe dhe babai i foshnjës që mbante në bark ishte pikërisht Norja, i cili mësohet të ketë abuzuar me të ndjerën që kur ajo ishte 14 vjeç.

Shaban Norja ka deklaruar para bluve se e ka vrarë ai Aishe Vatën dhe se kishte marrëdhënie seksuale prej vitesh. Ai u shpreh se viktima i kishte shkuar vetë në banesë se dhe i kishte plotësuar amaneti që ti priste kokën më mirë se të hiqte fëmijën që mbante në bark. “Bëmë dashuri dhe pastaj e vrava. Më pas i hoqa kokën dhe ia fsheha siç më tha vetë”.


10

« opinion

E hënë 15 tetor 2012 •

Pishtarë të vërtetë të demokracisë Nga prof. as. dr. Artan Xh. DUKA

G

revistët e urisë janë vërtet pishtarë të demokracisë te digjen në heshtjen e tyre solemne për t’i dhënë pak dritë një shoqërie që e gjendur kaq gjatë në tunelin e errët të tranzicionit poshtërues e që druhet ende të hapë sytë. Me ta ndihemi të gjithë krenarë, njëkohësisht dhe bosh, teksa martirizimi i tyre është dëshmi tronditëse e mëkatit tonë të pafuqisë qytetare. Këtu nuk bëhet fjalë për mirëqenien dhe dinjitetin e individëve të caktuar, por për mirëqenien dhe dinjitetin e secilit prej nesh. Nëse i braktisim ata, kemi braktisur vetveten, duke lejuar kësisoj vjedhjen e së ardhmes së fëmijëve tanë. Mes llokoçitjes pa fund në llucën e kompromisit me heshtjen për pak mbijetesë për sot e nesër dhe rikthimit të dinjitetit dhe koshiencës qytetare për të gjithë dhe përgjithmonë, nuk duhet të ketë dilemë. Kjo grevë, sikurse Gërdeci, 1997-a, vjedhja e votës, 21 janari apo pazari me detin Jon shkundin një shoqëri nga themelet dhe nuk mundet të abstenojë kurrkush. Nëse fajin e ka politika, fajin e kemi ne Ai vend te “Komuna e Parisit” që ditën e parë të grevës duhej të ishte i vogël. Jo për grevistët, por për mijërat dhe qindramijërat e qytetarëve, medies dhe shoqërisë civile, që tashmë duhej të gëlonin atje duke mos pritur kushtrimin nga lart për solidaritet. Një mizëri njerëzish që do ta bënin rrethimin policor të pavlerë dhe do t’u jepte dinjitet të gjithëve në këtë 100-vjetor të pavarësisë të një shteti të qytetarëve. Një solidaritet paqësor dhe civil larg çdo eksesi, por i patundur në mbrojtjen e dinjitetit të atyre që janë atje, por jo vetëm sepse drama e denigrimi në këtë vend sot nuk kursen më askënd. Dy dekada postmonizëm dhe në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë është e pajustifikueshme për një shoqëri me aspirata perëndimore të mbetet nën narkozën e abuzimit të pushtetit. Ajo duhej të kishte dalë prej kohësh dhe kjo grevë martire nuk duhet të jetë një zë në shkretëtirë. Përtej dasive të së shkuarës dhe së sotmes duhet të bashkojë revolta për dinjitetin e qytetarit dhe respekti, qoftë dhe për kundërshtarin fisnik, ndryshe “fajin e ka politika” mbetet thjesht një alibi për një shoqëri që nuk gjen ende vetveten. Filloi si protestë ekonomike, por absurdi i pushtetit me

karshillëkun dhe prepotencën e tij e shndërroi në politike dhe tashmë zgjidhja duhet të jetë po e tillë. Të mos negociosh me ta, nuk të bën demokratik dhe evropian, në një kohë që bëhen ujdi për ujërat me grekun, negociohet me serbët për hetime për krime imagjinare, flitet për Zotin mëshirëmadh në himnin e flamurit apo hidhen fishekzjarrë butaforikë për një integrim europian me brekë nëpër këmbë. Të mos negociosh me ta do të thotë të shpallësh të pavlerë dinjitetin e qytetarit dhe aspiratën demokratike për drejtësi dhe shtet ligjor të kujtdo që e sheh të nesërmen e fëmijëve në këtë vend. Prioritet qytetare kësisoj duhet të jenë të qarta, duke u dhënë fund për rrjedhojë edhe axhendave kokëposhtë të politikës së ditës. Për t’u dukur dhe për t’u thënë “boll!” debateve shterpe rreth grevës dhe turrjes më pas për të parë telenovelën e radhës, pirë kafen e vazhduar me rutinën e mjerimit ndërkohë që për grevistët sekonda është e tepërt dhe zemra nuk mund të rrahë pa fund. Është koha e ndërgjegjes dhe e respektit ndaj vetvetes, sepse e ardhmja e fëmijëve nuk është mbijetesa poshtëruese që po u trashëgojmë, por dinjiteti dhe shansi i mirëqenies për të gjithë që kjo grevë simbolizon. Sfida e bashkimit opozitar Drama e tyre është drama jonë. Përballë një mazhorance që veç krijon probleme, opozita duhet të promovojë dhe monitorojë reagimin qytetar. Përtej humanizmit për shëndetin, duhet bërë më shumë për parandalimin e tragjedisë së radhës. Përtej llogarive të vogla për protagonizëm, kjo grevë është apel për bashkim dhe veprim të koordinuar opozitar: PS-së dhe aleatët e saj, AK-ja dhe FRD-ja. Edhe nëse dikush thotë “jo”, kjo nuk do të thotë se pala tjetër duhet të reshtë së provuari afrimin, ndryshe tingëllon alibi. Interesi i qytetarit nuk është emri i kryeministrit, por qeverisja e vendit me mesazhin e parë të bashkëpunimit të dhënë që sot në opozitë. Përtej egos individuale dhe asaj partiake, interesi qytetar prevalon. Me një mazhorancë të paskrupullt, që tashmë i bën të gjitha, zgjedhjet e 2013-s janë apriori të humbura, sepse ajo do t’i vjedhë edhe me maune ditën për diell, nëse e sheh të nevojshme, duke u rikthyer në pikën zero dhe zhgënjyer sërish. Opozita e ndarë veçse e lehtëson këtë proces. Edhe nëse opozita fiton, duke ditur natyrën e kësaj mazhorance, që nuk lëshon pe për asgjë

dhe askënd, fitorja do të jetë e paragjykuar padrejtësisht si ujdi me palën ikëse për imunitet për abuzimet e shkuara. Po edhe nëse fitorja e opozitës vjen objektivisht dhe nuk preket (mision i pamundur jo se nuk i ka numrat, por sepse mazhoranca i shtrembëron ato si të dojë), ajo do të qeverisë një vend postkiamet, ku janë të panumërt “litarët përjashta”: financat bosh, borxhi publik masiv, krimi i organizuar, pasuritë publike të tjetërsuara, kontrata 99-vjeçare dhe konçesione absurde pa fund, kombinuar këto me një qasje agresive të opozitës së re (që do të arrijë sërish më këtë ligj zgjedhor të marrë numër të madh vendesh në parlament), një prokuror të përgjithshëm dhe një president militant, një trupë gjyqësore de facto të zgjedhur me pikatore etj. Te “Komuna e Parisit” Një fitore si e Pirros nuk i vlen shoqërisë, ndaj shanset që kjo të mos ndodhë rriten vetëm nëse opozita bashkohet dhe imponon zgjedhje të parakohshme përpara 2013s ose qeverisje teknike deri atëherë, pasuar më pas me një qeverisje të urtë, që i hap udhë shpresës për dinjitet demokratik. Një shtet që vendos drejtësi përmes ndëshkimit të abuzimit të tranzicionit dhe konfiskimit të pasurisë së pamerituar të klasës së vjetër politike dhe që i hap udhë respektimit dhe rikthimit të pronës dhe vlerësimit të punës së ndershme dhe legale. Për një shoqëri që konvergon në vlera dhe që në 100-vjetorin e Pavarësisë përulet me respekt jo vetëm përballë monumentit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, heroit të luftës, punës dhe letrave, heroit shqiptar dhe presidentëve Uillson, Klinton, Bush, kryeministrit Bler, që folën shqip atëherëë kur kishim nevojë për dorën e miqve, por dhe veteranit të luftës dhe atij të disidentit martir. Një shoqëri ku do ta shohim shoqi-shoqin në sy dhe do të ndihemi mirë kur të gjithë të ndihen mirë. Duke filluar sot me ish-të përndjekurit, është shansi historik që, duke shprehur qoftë besnikërinë, respektin apo pendesën për sakrificat e kauzën e tyre, të dëshmojmë qytetari europiane e jo etiketa europiane, që veç krediton klasën e diskretituar politike, që prodhon vetëm “verë të thartuar” demokratike, kemi nevojë për integrim real drejt një Europe, ku nëse dëshmojmë sot qytetari perëndimore, nuk kemi më nevojë të trokasim, sepse dyert do t’i gjejmë të hapura. Është koha për qytetari, është koha për t’u dukur. Te “Komuna e Parisit”.


opinion • E hënë 15 tetor 2012

»

11

Teatraliteti i opozitës

S

elia rozë nën drejtimin e Edi Ramës ka njohur vetëm humbje. Ajo që mund të quhet risi e epokës “Rama” është strategjia e bojkotit, e cila kërkon ta delegjitimojë kundërshtarin duke e lënë të zhytet më thellë në gabime dhe mëkate, ta nxjerrë zbuluar përpara elektoratit si të keqe, të pandreqshme dhe antikombëtare. Kësisoj, nuk thuhet asnjë fjalë e mirë, nuk përmendet asnjë arritje dhe e keqja shumëfishohet pambarimisht. Duke vepruar në këtë mënyrë vetë artikuluesit bëhen të pabesueshëm, humbasin seriozitetin dhe nxitin një lloj frike dhe reaksioni te publiku, përligjin statuskuonë. Në shfaqjet e herëpashershme vizivomediatike çdo njëri nga oratorët nuk ngurron t’i shtojë përmbajtjes së deklaratave apo qëndrimeve retorikën, veçanësitë e stilit të vet, duke e bërë ansamblin e PS-së t’i përngjaj më tepër një orkestre të çakorduar, që nuk krijon dot melodi, por vetëm një zhurmë bezdisëse. Në këtë linjë qe edhe ngrehosja, mosdhënia e konsensusit pa marrë në konsideratë një paketë kushtesh specifike dhe më pas kapitullimi lidhur me kodin, reformën zgjedhore apo çështjen e imuniteteve. Më e fundit është deklarimi se nuk do të miratojnë asnjë ligj që kërkon shumicë të cilësuar votash (kërkesë edhe e ndërkombëtarëve në prag të marrjes së statusit) pa u zgjidhur problemi i qarkut të Fierit. Shprehja “fol për hava” apo “korr e mos lidh” do të ishte slogani më i gjetur i kësaj fushate. Thëniet e vazhdueshme të Edi Ramës se ata dhe kundërshtarët e tyre politikë nuk janë njëlloj dhe paraqesin dy filozofi të ndryshme, zor se bindin më njeri në këtë vend. Se askush nuk di të thotë se cila është filozofia e opozitës përtej llafologjive boshe të pakalkuluara profesionalisht, përtej formulave, steriotipave që kërkojnë më tepër të prekin sferën e ndjenjave dhe të emocionalitetit se realitetin konkret. Beteja e opozitës tashmë është zhvendosur në dy fronte: e para, denoncimi i pareshtur i aferave të zyrtarëve të lartë të mazhorancës dhe njerëzve pranë tyre, duke krijuar një tymnajë të madhe, që është vështirë të deshifrohet

Nga Luan KURTI

jo vetëm nga mendja e njerëzve të thjeshtë, por dhe nga drejtësia, alibinë se këta janë të aftë të vjedhin edhe zgjedhjet parlamentare të radhës, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur dhe arkivuar gjynahet e së kaluarës; dhe së dyti, në ndërtimin e aleancave apo të një koalicioni sa më të gjerë të mundshëm. Por pikërisht këtu qëndron edhe papërsosuria, nuliteti i kësaj skeme. Nëse e para ka për bazë moralin, puritanizmin e aktorëve, e dyta niset nga kriteret pragmatiste, që i fton në një front të përbashkët të majtë e të djathtë, në qeverisje apo jashtë saj, djaj apo engjëj, me synimin e vetëm “të përmbysim Berishën!”. Pavarësisht se flet për vlera, për parime, për shtetin e së drejtës dhe për institucione të pavarura, kjo është një lloj demagogjie, nudizëm i pastër politik, flirtim edhe me partnerë të rastësishëm në emër të nevojës biologjike, të instinktit apo të nevojës për të ardhur sa më shpejt në pushtet. Për ta konkretizuar këtë që po themi mjafton të sjellim ndër mend vetëm çështjen e 21 janarit, takimin e përzemërt të Edi Ramës me Ilir Metën në gjirin e Lalëzit, deklaratat kontradiktore, pasi e kishte akuzuar këtë të fundit si shkaktarin kryesor të asaj tragjedie, si “vrasës”, “hajdut me imunitet”, i demaskuar “me zë dhe figurë”. Askush nuk është kundër këtyre evenimenteve për gjetjen e pikëtakimeve që i shërbejnë përmirësimit të klimës politike në vend, po kur gjërat janë agravuar skajshmërisht, kanë kaluar limitet e tyre, kanë dalë nga ajo që quhet “sferë personale” dhe kanë hyrë në sferën apo fokusin e publikës, situata bëhet më e ndërlikuar. Në këtë rast janë institucionet ato që flasin, ndajnë shapin nga sheqeri, vendosin se nga anon e drejta. Dhe nëse palët nuk janë dakord, apelohet vendimi dhe beteja zhvillohet shkallë pas shkalle. Po kur dikush e vendos vetë kohën e shpifjeve, të baltosjes, të sulmit ndaj individit dhe njëkohësisht atë të tërheqjes dhe rehabilitimit nisur nga pozitat dominante të liderit, të deleguara nga një masë e caktuar mbështetësish, që jo domosdoshmërisht janë përfaqësues të shtresave më të gjera, kjo është një injorim, përdhosje e pashembullt e çdo cilësie, virtyti apo norme njerëzore. Lotët e derdhur pas 21 janarit, homazhet dhe

qirinjtë e ndezur mu në mes të sheshit kthehen në një spekulim, në skenar të padenjë, boja e zezë e të cilit bie mbi organizatorët. Ndaj të urtët këshillonin se fjalën duhet ta matësh mirë para se ta nxjerrësh, se thënë pa menduar mund të kthehet kundër të zotit. Disa syresh propagandojnë se morali dhe politika nuk janë e njëjta gjë, në kuptimin më parësor të fjalës, por dhe një politikë e zhveshur nga morali askujt nuk do t’i hynte në punë, pasi s’do të kishim asnjë etalon, asnjë pikë referimi mbi të cilat të ndërtonim qasjet, performancat tona. Të tilla zgjidhje dhe përfundime mund të ndodhin vetëm në telenovelat e sotme, ku tradhtia, intriga, pabesia, skenat hot, çdo lloj perversiteti është i pranishëm, sekondë pas sekonde, sekuencë pas sekuence dhe përkundër logjikës së gjërave fundi shënon një hepi end të lumtur. Kjo shprish dhe bën më neveritëse shijen dhe perceptimin tonë për politikën. Po kështu u soll ai pas Gërdecit: një herë i ra shpatullave kryeministrit, duke e konsideruar situatën shumë të nderë, pastaj iu sul me gjithë arsenalin e armëve dhe etiketimeve sterruese. Po dhe nëse ka një fije të vërtetë në gjithë këtë tollovi, ajo humbet, bëhet e pavlefshme nga tonet patetike, shprehjet dhe teatraliteti i gjesteve, nga dendësia e artikulimeve, e kauzave të nisura e të braktisura në mes të rrugës. Ndërsa flet për ulje dhe zerim të taksave për qytetarët dhe biznesin e vogël, askush nuk mund të harrojë se gjatë kohës kur Edi Rama qe kryetarë bashkie i kryeqytetit i ngriti ato disa fish. Askush nuk mund të besojë se ai ka një plan për kompensimin e ish-pronarëve, aq më pak për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, madje në një kohë tepër afatshkurtër. Kjo jo vetëm për çështje trashëgimie, mungese ndjeshmërie, por dhe të mospasjes parasysh të faturës reale financiare, të buxhetit të limituar shtetëror, që kriza globale e ka tkurrur në limitet e veta, të një mijë e një problematikave dhe emergjencave. “Rilindja” kësisoj kthehet në sloganizëm të pastër elektoral. Dialogët dhe monologët e liderit socialist dhe njerëzve përreth tij nuk mund t’ua ngrohin zemrën dhe të shuajnë “urinë europiane” të shqiptarëve.

Modeli politik i Ramës dhe Berishës parë në optikën e politikëbërjes

N

ë opinionin e fundit thamë se parimisht në politikë i rëndësishëm nuk është (duhet të jetë) individi, por modeli i tij dhe me këtë pikë referimi të logjikës sonë duhet kërkuar fillimisht në mënyrë racionale e ndryshmja midis politikës që bën Sali Berisha dhe asaj që performon Edi Rama. Fillimisht duhet pranuar se parimisht politikëbërja apo çdo individ që bën pjesë në këtë grup të rëndësishëm interesi në demokraci i hyn kësaj rruge (karriere) për të fituar më shumë pushtet si në planin individual, ashtu dhe atë institucional. Pra, individi drejt majës së piramidës partiake dhe partia drejt qeverisjes lokale apo qendrore. Më qartazi, raportet në planin partiak janë çështje të brendshme, që u takojnë hierarkisë dhe anëtarësisë së tyre, por raportet e partive me qeverisjen na takojnë të gjithëve, shoqërisë dhe shtetit, në të cilin jemi të gjithë financues dhe përgjegjës. Partitë e reja janë shqetësim i partive të mëdha Është lehtësisht e lexueshme që dy partitë e mëdha, PS –ja e PD-ja, drejtuesit e tyre pothuajse në çdo dalje me-

Nga Artur NURA

diatike flasin nëpërmjet akuzash-apel për partitë e reja të cilat sipas tyre, duhet te zgjedhin qartazi me cilën prej tyre janë apo do të rreshtohen në garën e ardhshme elektorale. “Unë mendoj se Bamir Topi duhet të dalë nga qypi dhe të mos flasë si miza në qyp dhe të tregojë se çfarë do të bëjë. Ata duhet ta ndajnë a janë një lojë e mundshme e Saliut, që do thotë se do marrin vota nga të pakënaqurit për të shkuar prapë te Saliu, apo do t’i kundërvihen deri në fund qeverisë”, - tha Edi Rama në emisionin “Tonight Ilva tare”. Nëse të gjithë teleshikuesit e “Ora News” apo lexuesit e “77 News” do të ishin anëtarë të Partisë Socialiste, sigurisht do të duhej ta duartrokitnin këtë ligjëratë të liderit të tyre, por kurrsesi ata që duan të drejtohen nga një kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Bamir Topi, drejtuesi i Frymës së Re Demokratike, kësaj akuze iu përgjigj duke akuzuar dy partitë e vjetra se kanë monopolizuar votën e shqiptarëve dhe se opozita nuk bën opozitë, por sheh ëndrra me kryeministër. “Në fakt, nëse Edi Rama vazhdon të performojë me logjikën e vjetër “o me ne, o me ata, rrugë të mesme nuk ka”, siç ka kërkuar qartazi edhe ndaj ‘Aleancës Kuqezi’ apo ndonjë partie tjetër, duke demonstruar pa e fshehur frikën se mos i shohë nesër pas zgjedhjeve të 2013-s së bashku

me Sali Berishën, vullneti për t’u bërë kryeministër do të mbesë gjithmonë vetëm ëndërr për të.” Modeli politik i kryeministrit nuk duhet të jetë autokratik Parimisht duhet marrë me rezerva, por ajo çka thotë Bamir Topi, përderisa e thotë si lider i një partie politike, por kuptimi, domethënia e atyre fjalëve duhet të jetë më afër realitetit. Në një shoqëri sadopak demokratike apo edhe në zhvillim, ti që dëshiron të zëvendësosh dikë që është tashmë, duhet të ofrosh diçka të re, përndryshe nuk ka ndryshim, por veç ndërrim formal pozicionesh. Këtij varianti të deritanishëm të PS-së nuk ka pse t’i përgjigjet pozitivisht jo një organizim politik, por as edhe qytetarët e lirë, pa parti. Nëse parimisht i referohemi modelit të Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, apo edhe atij në Partinë Socialiste, duket qartë modeli autokratik i tij. Me këtë rast nuk besoj se nevojitet analiza ndaj kundërshtarit të tij politik Sali Berisha. Shqiptarët dhe partitë e reja nuk kanë nevojë për ndërrim formal pushteti. Ata kanë nevojë për ndryshim, stabilitet politik dhe si rezultat prosperitet të të gjithëve dhe vetë Shqipërisë, e cila shihet si amë nga të gjithë shqiptarët në rajon.


12

« zodiak

Dashi

Marsi do jetë i pozicionuar keq në qiellin tuaj këtë javë. Partneri nuk do pranojë të urdhërohet nga ju dhe kjo do ndezë debate të zjarrta. Bëni kujdes! Beqarët duhet të ndryshojnë paksa pamjen dhe të tregohen më të hapur ndaj takimeve. Vetëm në këtë mënyrë do bini në sy dhe mund të gjeni persona interesante. Në planin financiar do keni fat. Megjithatë mirë është të mos ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet. Me shëndetin nuk do keni probleme. Do ndiheni në formë të shkëlqyer. Në punë gjërat nuk do shkojnë ashtu si i kishit menduar. Do keni vonesë dhe kjo do ua prishë planet që kishit bërë. Amosfera në familje do jetë e tensionuar dhe debatet nuk do mbarojnë.

E hënë 15 tetor 2012 •

horoskopi javor

Akrepi

Gjithçka do ecë për mrekulli në jetën tuaj në çift këtë javë. Do e dini mirë çfarë të bëni që partneri të ndihet mirë pranë jush dhe emocionet të jenë të mëdha. Beqarët edhe pse do kenë goxha takime, do ndihen të pasigurtë për të hedhur hapa më tej. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë. Kujdesuni pak më tepër dhe po mundet bëni ndonjë riorganizim të tyre. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë, por do ketë ndonjë ditë kur mund të ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Në punë do ju bëhen propozime interesante të cilat nuk duhet t’i humbni për asnjë arsye. E ardhmja juaj mund të ndryshojë rrënjësisht falë tyre. Në familje do mizotërojë harmonia.

Demi

Nëse doni që gjërat ndërmjet jush dhe partnerit të shkojnë mirë këtë javë, duhet të tregoheni të matur dhe të mos flisni kot së koti. Disa mendime të dhëna kuturu mund të sjellin debate. Për beqarët mund të fillojë një histori e bukur dashurie. Shfrytëzojeni çdo ditë deri në maksimum. Në planin financiar do shpenzoni më shumë se duhut dhe kjo do ua trondisë buxhetin. Kujdes! Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë sepse herë pas here do ndiheni të lodhur dhe pa energji. Ushqehuni më mirë dhe flini. Në punë askush nuk do arrijë t’ua prishë planet. Do jeni të vendosur t’a arrini sa më shpejt atë që dëshironi. Edhe në familje atmosfera do jetë më e qetë se më parë.

Shigjetari

Ata që janë në një lidhje mund të tentojnë aventura gjatë kësaj jave. Kujdes sepse jeta në çift do ketë probleme më vonë dhe mund të vijnë edhe ndarje. Besnikëria është një nga pikat më të rëndësishme. Beqarët ka shumë gjasa të takojnë dashurinë e madhe dhe të shumëpritur. Përgatituni për emocione të reja. Financat do kenë përmirësime të ndjeshme. Do kryeni edhe ndonjë investim më tepër. Shëndeti nuk do preket nga asnjë planet. Gjithsesi për t’u ndjerë vetë më mirë merruni me pak sport. Në planin profesional do filloni të bëni projekte për të ardhmen. Disa do e lënë punën ku janë dhe do hapin aktivitetin e tyre. Në familje klima do jetë goxha e qetë.

Binjakët

Hëna do sjellë disa mosmarrëveshje me partnerin gjatë kësaj jave. Pranoni të diskutoni qetësisht sepse vetëm kështu mund t’i zgjidhni problemet. Beqarët do kenë sukses në dashuri dhe më në fund do arrijnë ta bëjnë për vete personin që kanë pëlqyer prej kohësh. Financat do jenë më të qëndrueshme dhe ju mund të kryeni disa transaksione të rëndësishme. Falë ndikimit pozitiv të Saturnit çdo problem shëndetësor që mund të keni do kalojë pa probleme. Ata që kanë për të kryer operacione do i kalojnë me sukses. Në punë do ju bëhen propozime interesante dhe do filloni projekte premtuese. Mos u besoni shumë kolegëve. Në familje do keni disa debate.

Bricjapi

Gaforrja

Për çiftet që kanë kohë bashkë, klima do jetë mjaft e ngrohtë këtë javë. Nuk do hidhni asnjë hap pa marrë mendimin e tjetrit. Të tjerët do kalojnë një javë më të qetë dhe pa të veçanta. Beqarët do i shtojnë jashtë mase aventurat. Kujdes mos bini menjëherë në dashuri pa i njohur mirë personat. Me financat mund t’iu dalin disa probleme të vogla. Mos shpenzoni kuturu që t’i përballoni ato. Mund të jeni pak nervozë por në përgjithësi shëndeti nuk do jetë i keq. Mundohuni të bëni një gjumë më të qetë. Në punë do ju mungojë këmbëngulja dhe në këtë mënyrë do ju ikin nga duart mundësi të mira për të arritur suksesin. Në familje klima do jetë më e qetë.

Luani

Marrëdhënia juaj me partnerin nuk do jetë aspak e qëndrueshme gjatë kësaj jave. Mund të keni herë pas here debate me partnerin dhe kjo do ju bëjë të ndiheni keq. Nëse ju beqarë takoni një person joshës dhe interesant mos e lini t’iu ikë nga duart sepse rrallë dalin persona të tillë. Financat nuk do jenë aspak të mira. Kërkoni këshillën e specialistëve sa më parë që të mos ngeleni me xhepat bosh. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë jo. Merrni masa dhe mbrojuni sidomos nga i ftohti që mund të vijë përnjëherësh. Në punë duhet të jeni më të përqëndruar nëse doni të arrini atje ku doni. Mund t’ia dilni mbanë. Në familje do jetë një javë dinamike dhe e mirë.

Virgjëresha

Jeta në çift do jetë goxha e mirë gjatë kësaj jave. Do e forconi bashkëpunimin në çift dhe do flisni për gjithçka me partnerin. Në këtë mënyrë do i zgjidhni edhe disa pengje të vjetra. Beqarët duhet të harrojnë ato që kanë kaluar por dhe të bëjnë durim për të gjetur personin e duhur. Do vijë dhe dita juaj. Financat do jenë

shme kështu që kujdes me shpenzimet e tejskajshme. Përsa i përket shëndetit nuk do keni për çfarë të qaheni. Do e dini mirë sesi ta harxhoni energjinë që të vazhdoni të jeni në formë. Në punë do keni të gjitha aftësitë për të arritur atë që doni. Kujdes vetëm mos konfliktoheni me kolegët. Në familje do lindin mosmarrëveshje dhe kjo do ju mërzitë pak.

goxha të qëndrueshme. Përfitoni për të bërë investimet e duhura. Shëndeti do mbrohet gjithë kohës nga planetet. Do keni rezistencë të madhe fizike dhe morale. Në punë duhet të jeni me vigjilentë dhe mos hidhni hapa të nxituara. Çdo gjë ka kohën e vet dhe pak nga pak do arrini atë që keni menduar. Në familje do mbizotërojë harmonia. Shfrytëzojeni javën.

Peshorja

Gjatë kësaj jave duhet të tregoheni sa më pak kritikë ndaj partnerit. Mos kërkoni që ai të ketë një sjellje perfekte dhe të bëjë gjithçka që doni ju, sepse as vetë nuk do e pranonit dot një gjë të tillë. Beqarët do fillojnë të pëlqejnë tej mase dikë që kanë njohur prej kohësh dhe që dikur e injoronin. Financat nuk do jenë të favor-

Mos u tregoni aspak agresivë këtë javë me atë që keni në krah por përkujdesuni dhe tregohuni më tolerantë. Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia juaj do përmirësohet pas një kohë të gjatë me debate. Beqarët do kenë takime, por nuk duhet të bëjnë gabimin të hidhen menjëherë në sulm. Do bini për keq në sy. Nëse nuk doni të përballeni me surpriza të këqija në planin financiar mendohuni mirë para se të bëni ndonjë shpenzim. Shëndeti do jetë i mirë dhe nuk do keni aspak shqetësime. Në punë do jepni gjithçka nga vetja vetëm e vetëm për të arritur objektivin. Ka shumë mundësi që t’ia dilni mbanë më në fund. Në familje mos u tregoni më shumë kritikë sesa duhet.

Ujori

Përkushtojuni më tepër partnerit tuaj gjatë kësaj jave sepse e keni lënë pas dore dhe ka rrezik që ai të shohë dikë tjetër. Mos u tregoni as agresivë por flisni qetë dhe me maturi. Beqarët jo vetëm që do kenë takime por do ju duket sikur janë në një ëndërr. Do merrni propozime shumë të bukura. Situata financiar do jetë kryesisht e mirë. Disa mund të kenë edhe disa përmirësime në këtë plan. As shëndeti nuk do ketë probleme. Yjet do ju mbrojnë nga të gjitha problemet dhe do ju bëjnë më energjikë. Në punë do e keni të vështirë të punoni në ekip por është diçka që nuk mund t’i shmangeni dot. Mos e humbni për asnjë moment besimin në vetvete dhe këmbënguljen. Familja mirë.

Peshqit

Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë më e mirë gjatë kësaj jave. Do i pranoni me më lehtësi mendimet e atij që keni në krah dhe do tregoheni më të hapur. Beqarët do kenë fat dhe do gjejnë personin e ëndrrave. Më në fund. Në planin financiar situata do jetë delikate. Mos shpenzoni më shumë sesa ua mban xhepi sepse do përballeni me probleme të mëdha. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Nuk do keni as shqetësimin më të vogël. Edhe ata që ishin prekur nga gripi do jenë më në formë. Në punë mos u bëni të paduruar sepse mund të bëni gabime të pafalshme. Çdo gjë ka kohën e vet. Në familje do kaloni ditë të bukura dhe do ndiheni mjaft mirë.


bota

»

• E hënë 15 tetor 2012

s p e c i a l e

F

orca e Mitt Romneyt nuk mund të kuptohet pa parë nga afër këta katër intelektualë që i qëndrojnë pranë përditë. Janë katër figura kyçe, për penetrimin e kredos liberiste deri në rrënjët më të thella të shoqërisë amerikane. Shkathtësia e Romneyt konsiston në përdorimin e tyre, atëherë kur i duhen, dhe “çmarkimin” prej tyre atëherë kur vendos të “luajë në qendër”. Personazhi i parë është një murg luftarak 56-vjeçar, Grover Norquist, që përshkruhet si i tillë për shkak të stilit të rreptë e të lirë të jetesës, “alla Ralph Nader”; është i martuar me një palestineze myslimane. Themelues i shoqatës “Americans for Tax Reforms”, ai është babai i “betimit për mbrojtjen e kontribuesit”. Të gjithë amerikanët duhet të firmosin atë angazhim solemn nëse duan të kenë një shans për të fituar një zgjedhje: qoftë për kryebashkiak, deputet, apo President të SHBA. Romney nuk bën përjashtim (i vetmi kandidat në zgjedhjet primare që guxoi të shkëputet, Jon Huntsman, u eleminua menjëherë). Norquist mishëron lidhjen e drejtpërdrejtë të së djathtës 2012 me “revoltën fiskale” që nisi nga Kalifornia në 1978, me fitoren e referendumit për “Proposition 13”. Ishte akti i lindjes së lëvizjes moderne konservatore, antitaksa dhe antishtet, në “bastionin” e Ronald Reaganit. Pema gjenealogjika ka rëndësi: zëvendësi i Romneyt, Payl Ryan, është një nxënës i Jack Kemp, strategu i politikave neoliberiste të Reaganit. Personazhi i dytë i ka edhe ai rrënjët në Kaliforni, shteti ku e majta fiton zgjedhjet, por ku e djathta ndërton arsenalin e luftërave të saj ideologjike. Në Clermont McKenna College, 80 kilometra larg nga Los Angeles, ka qendrën e vet të pushtetit Charles Kesler. Libri i tij për Barack Obamën dhe krizën e lëvizjes progresiste është Bibla e re e republikanëve. Në atë libër, Kesler ilustron

Konfuci, “perandori” i virtytit Spanjë, ja shkaqet reale të krizës

Romney

Të gjithë njerëzit e kandidatit Prej këtij universi Romney merr limfën jetësore, pa u bërë peng i tij. E demonstroi këtë gjë kur manovroi drejt qendrës në duelin televiziv kundër Barak Obamës më 3 tetor. E konfirmon riorganizimi i ekipit të tij të politikës së jashtme. Është i zemëruar John Bolton, ish ambasadori në OKB i George Bushit, që kishte mbetur si hallka e fundit lidhëse me traditën e neokonservatorëve (Dick Cheney, Donald Rumsfeld, Paul Wolfowitz)

“rrezikun statalist dhe socialist” që i kanoset Amerikës, që kur Obama hyri në Shtëpinë e Bardhë. Kesler drejton Claremont Review of Books, revistë elitare e inteligjencës që ka formuar ide dhe programe për lëvizjen populiste të Tea Party. Claremont Review është pjesë e një grupi revistash që përmbledhin majën e mendimit konservator: të tjerat janë “The American Interest” e Francis Fukuyama, “National review”, “The National Interest” dhe “Weekly

Standard” i Bill Kristol. Prej këtyre redaksive prestigjioze, idetë rrezatohen drejt masave falë organeve më të përhapur, shumë prej të cilëve i përkasin Rupert Murdoch: “Fox News”, “Wall Street Journal”, “New York Post”, më shumë se 600 radiot lokale që përhapin shfaqjet Rush Limpaugh. Personazhi i tretë, Robert Rector është “mohuesi i varfërisë”. Tezat e tij janë konteksti i subkoshiencës që shpjegon gafën e famshme të Mitt Romneyt mbi “47 për qind

13

gossip Richelieu, kardinali që ndryshoi Francën

të amerikanëve që ndihen viktima, pretendojnë ndihmë nga shteti”. Studiues në Heritage Foundation, një prej think tank-eve më të rëndësishëm të së djathtës, Rector ka hedhur në tregun politik një apologji të azhornuar të sulmit ndaj asistencës: të varfërit nuk ekzistojnë, përpjekja për të luftuar mjerimin në Amerikë “është një idiotësi”. I katërti është avokati Jim Bopp Jr, studio ligjore e të cilit është e fshehur në provincën më të thellë amerikane, në Terre Haute në Indiana. Bopp u formua si militant shumë i ri në moshë i të djathtës së re në kohën e Barry Goldwater (frymëzuesi i Reaganit), më pas u bë një avokat kryesor në betejat kundër abortit. Por trofeu i tij më i rëndësishëm është një tjetër: është ai strategu prapa fitores së lobeve të mëdha ekonomike para Gjykatës së Lartë, sanksionuar me sentencën “Citizens United vs Federal Election Commission”, e cila që nga janari 2010 ka lejuar prurjen e pakufizuar të parave private në fushatat

elektorale. E djathta amerikane ka studiuar mirë Antonio Gramshin. Breson tek intelektuali organik. Investon bujarisht tek arsimi dhe kultura: me kusht që të jetë e saja. Rrjeti i mendimtarëve konservatorë ka një sasi të madhe mjetesh, si dhe një degëzim të pashoq në botë. Qendrat më të pasura dhe me influencë janë “The Heritage Foundation”, “American Enterprise Institute”, “Cato Institute”. Përreth tyre sillet një galaksi shoqatash, entesh jofitimprurës, që shërbejnë si rripa transmisioni, si mbulesë për rrymat më radikale të partisë: Citizens against Government waste, Mercatus Center, The Manhattan Institute, shumë ipasuri FreedomWorks i fnancuar nga vëllezërtit Koch që janë “padronët” e vërtetë të Tea Party (përveçse e industrisë së dytë më të madhe petrokimike në vend, e pakuotuar në bursë e si rrjedhim pa asnjë detyrim për transparenc). “The Media Research Center” ka si mision nxjerrjen

»14

»17 »16

zbuluar dhe denoncimin “e paragjykimit të të majtës dominuese në masmedia”. Nga një brinjë e “Heritage Foundation” lindi shtatë vjet më parë Townhall.com, kabina e regjisë për investimet në rrjetet e rinj të informacionit të epokës dixhitale. Prej këtij universi Romney merr limfën jetësore, pa u bërë peng i tij. E demonstroi këtë gjë kur manovroi drejt qendrës në duelin televiziv kundër Barak Obamës më 3 tetor. E konfirmon riorganizimi i ekipit të tij të politikës së jashtme. Është i zemëruar John Bolton, ish-ambasadori në OKB i George Bushit, që kishte mbetur si hallka e fundit lidhëse me traditën e neokonservatorëve (Dick Cheney, Donald Rumsfeld, Paul Wolfowitz). Bolton ishte lënë në qoshe, në vendin e tij Romney mori një politikan të moderuar si Robert Zoellick, i cili ka qenë në drejtim të Bankës Botërore. Në konventën republikane Romney rilancoi në mënyrë madhështore Condoleezza Rice, e cila nga Hoover Foundationi i saj (qendër në Universitetin e Stanfordit) mëson një fole me ekspertë të gjeostrategjisë, shumë gra, moderne dhe internacionaliste. Bija e Cheneyt, Liz, dhe Kerry Healey, kompletojnë ekipin e politikës së jashtme. Mbeten raportet me Bursën, që Romney ia ka besuar njeriut të tij të Goldman Sachs, Jim Donovan; dhe projektimi drejt Main Street (ekonomia reale, industria) ku një zëdhënës është ish numri një i General Electric, Jack Welch. Por bota ekonomike e Romneyt ka një tjetër dimension, në brendësi të kishës mormone. Nga familja Marriott, pronare e zinxhirit të hoteleve me të njëjtin emër, deri tek themeluesi dhe kreu i kompanisë ajrore JetBlue, David Neeleman. Për të përfunduar me “inteligjencën e shkollës mormone të biznesit” të dalë nga Harvard (Kim Clark) dhe nga Stanford (Henry Eyring), që sot drejton universitetin e tij privat, Brigham Young University në Idaho.


14

«

bota E hënë 15 tetor 2012 •

Richelieu

Kardinali që ndryshoi historinë e Francës Ishte i destinuar për jetën eklesiastike. Në vend të kësaj, Armand de Richelieu u bë qeverisësi i vërtetë i Francës së Luigjit XIII. E bëri një fuqi evropiane dhe konsolidoi rolin e monarkisë, ndërkohë që zbulonte dhe eleminonte një seri grushtesh shteti kundër sovranit

M

anipulues i papërmbajtshëm, i etur për pushtet apo një njeri largpamës dhe i kushtuar ndaj kurorës: kardinali më i njohur i historisë ka qenë një personazh kontrovers. Pushteti i Richelieu-së (1585-1642) ushtruar në oborrin e Luigjit XIII ishte frut i një talenti diplomatik dhe një natyre që e karakterizuan që fëmijë. Çdo gjë që i ndodhte, ai arrinte që ta kthente në favorin e tij. I lindur pranë Parisit në një familje të vogël fisnike te Poitou, si djali i tretë i saj, ai ishte i destinuar për një karrierë ushtarake. Fëmijëria e tij u shenjua nga vdekja e babait Francois du Plessis, i cili luftoi nën udhëheqjen e Henrikut III dhe Henrikut IV dhe e la familjen e tij të zhytur në borxhe. Armand ishte vetëm 5 vjeç dhe u dërgua të studiojë në kolegjin prestigjioz të Navarras në Paris, ku u apasionua pas letërsisë, për të kaluar më pas në akademinë dhe formimin si oficer. Ajo ushtarake ishte një karrierë e bllokuar që në lindje nga vëllai i tij, Alphonse-Louis, i cili vendosi të hiqte dorë si peshkop në Lucon, në Vandea, që prej dy brezash ishte drejtuar nga familja. Një zgjedhje që e detyroi të riun Armand, kundër dëshirës, që të niste karrierën fetare. Kokëfortë dhe ambicioz, nuk e humbi dhe e përballoi me seriozitet të madh këtë gjendje të re. Me mbështetjen e Henrikut IV shkoi në Romë dhe u konsakrua peshkop në 1606 nga Paolo V, kur ishte vetëm 21 vjeç. Më pas riorganizoi financat e peshkopatit duke luftuar kundër mungesës së disiplinës së klerit dhe kundër ugonotëve, protestantët francezë. Shansi i madh për peshkopin e ri francez erdhi në 1614, pasi u zgjodh përfaqësues i klerit të Poitou, ai i doli në pah mbretëreshës Maria de Medici. Pas luftërave të mëdha për fenë që acaruan Francën mes viteve 1562 dhe 1598, në vend po imponohej kundërreforma, e pasuar me përpjekjen për të rilancuar katolicizmin në të gjithë aspektet, nga katekizmi tek disiplina e klerit, e deri tek konvertimi i protestantëve. Udhëheqja e Maria de Medicit e vendosur pas vrasjes së Henrikut IV në 1610 dhe gjatë periudhës kur

i biri Luigji XIII ishte minoren, favorizoi këtë politikë aleance me papatin dhe me Spanjën katolike. Richelieu u integrua menjëherë në partinë që mbështeste këtë projekt. Sovrania e admiroi për këtë dhe, pasi e emëroi këshilltarin e saj privat, i dha edhe detyrën e sekretarit të shtetit për luftën dhe punët e jashtme. Megjithatë, në oborr situata nuk ishte e qetë. Po ashpërsohej armiqësia mes mbretëreshës dhe djalit të Luigjit XIII që, pasi ishte bërë madhor në moshë, kërkonte franonin i mbështetur nga një parti që e shihte me mosbesim këshilltarin e fuqishëm të të ëmës. Kjo klimë tensioni e pati kulmin me dëbimin e Maria de Medicit nga Parisi dhe ekzilin e saj në kështjellën e Blois, në luginën e Loiras. Ishte viti 1617: Richelieu, fillimisht e ndoqi pas. I larguar më pas edhe nga kështjella e Blois, në tre vitet që pasuan jetoi në skajet e jetës politike. Franca ishte në fakt e ndarë mes dy partive: “të devotshmit”, katolikë dhe konservatorë, pranë Maria de Medicit dhe “francezët e mirë”, që dalloheshin prej tolerancës fetare që mbështetej nga Herniku IV. Ata që kishin gjithçka për të fituar nga kjo paqëndrueshmëri ishin ugonotët që, të forcuar prej të drejtave civile dhe lirisë së kultit të garantuara nga marrëveshja e Nantës, përbënin një shtet brenda shtetit, gjithnjë të gatshëm të vendosnin marrëdhënie të privilegjuara me Anglinë dhe vende të tjerë protestantë. Ngjitja në pushtet Në këtë klimë konflikti, froni i kishte kaluar ndërkohë Luigjit XIII. Richelieu ishte thirrur në oborr për të ndërmjetësuar një marrëveshje mes mbretit të ri dhe nënës së tij dhe në këtë rast nxorri në pah aftësitë e tij diplomatike. Duke u ballafaquar me shkathtësi e kthjelltësi me të devotshmit dhe francezët e mirë, arriti të gjejë një marrëveshje me Paqen e d’Angers në 1620, që kënaqi të gjithë palët dhe i dha fund luftës civile që kish shpërthyer mes mbretit dhe familjeve të mëdha fisnike besnike ndaj mbretëreshës. Peshkopi fitoi vlerësimin e plotë të mbretit, duke u shfaqur një oborrtar

i devotshëm dhe në gjendje që të ngrihej mbi partitë me qëllimin e vetëm mbrojtjen e absolutizmit të pushtetit monarkik dhe të afirmonte Francën në nivel ndërkombëtar. Tashmë, rruga e Richelieu ishte hapur: në 1662 u emërua kardinal dhe dy vjet më vonë hyri në Këshillin e mbretit, duke u bërë Kryeministër brenda pak muajsh

dhe duke fituar një pushtet gjithnjë në rritje. Komplote Që nga ai moment, marrëdhënia mes sovranit dhe kardinalit u bë e pazgjidhshme: Luigji XIII gjeti tek Richelieu një strateg të aftë, në gjendje që të drejtonte qeverinë e rij, ndërsa Richelieu gjeti tek Luigji XIII rrugën për të bërë të mun-

dur komandimin e një vendi. Gjatë mandatit të tij, që zgjati nga 1624 deri ditën e vdekjes, në 1642, Richelieu çoi përpara një politikë të brendshme të bazuar në centralizimin e shtetit, gjë që e bëri të godiste kudo interesat e ugonotëve dhe të fisnikëve të mëdhenj. Ai ishte në fakt i bindur se në një regjim monarkik të përqëndruar, nuk duhej të kishte hapësirë

për forca centrifugale si ato të përfaqësuara nga politika autonome e reformatorëve dhe nga kundërshtitë e fisnikëve ndaj mbretit. Nisur nga ky objektiv ai nxiti reforma të rëndësishme, duke i dhënë jetë një sistemi administrativ të centralizuar, që mbahej në këmbë jo më nga fisnikët, por nga administratorë me origjinë borgjeze që vareshin direkt nga mbreti. Richelieu i dha një impuls edhe manifakturave dhe tregtisë së jashtme, duke fuqizuar marinën dhe nxitur lindjen e kompanive tregtare, si edhe ekspansionin kolonial. I kushtoi një vëmendje të veçantë kulturës, si e dëshmon edhe themelimi në 1635 i Academie Francaise. Përdorimi i forcës kundër fisnikëve bëri që Richelieu të gjendej, gjatë të gjithë jetës së tij, në qendër të komploteve. Një prej armiqve të tij më të betuar ishte Gastone d’Orleans, vëllai i vogël i Luigjit XIII, i cili ndihej i privuar nga posti i privilegjuar që i takonte. Ishte i mbështeur nga aristokratë të mëdhenj si dukesha e Chevreuse, e cila organizoi një komplot pallati për të vrarë Richelieu, dëbuar Luigjin XIII dhe për të hipur në fron Gastonin. Por plani u zbulua. Në vitin 1626 ishte radha e “affaire Chalais”, një tjetër komplot oborri. Kur u zbulua, Richelieu kërkoi një ndëshkim ekzemplar: ekzekutimin publik të një zotëria nga familje e njohur, konti i Chalais, dhe burgun për të tjerët, shumë prej të cilëve vdiqën në burg. Gjykatësit, të udhëzuar nga Kardinali, nisën të aplikojnë pa shumë ceremoni akuzën e “madhërisë së lënduar”, sipas të cilës çdo kryengritje ndaj autoritetit të mbretit konsiderohej sulm ndaj personit të tij, dhe si pasojë meritonte dënimin kapital. Rivaliteti me Habsburgët Zgjedhjet e Richelieu në politikën e jashtme udhëhiqeshin nga urrejtja kundër Habsburgëve, që e bëri të mbështeste jashtë vendit ata protestantë që i kishte goditur fort brenda tij. Qëllimi i vetëm i tij ishte të rivendoste prestigjin e Francës në dëm


bota • E hënë 15 tetor 2012

të armiqve të saj tradicionalë, Spanjës dhe Perandorisë, të dyja nën Habsburgët, që e kërcënonin në kufij. Për këtë arsye nuk hezitoi të bëhej aleat me protestantët duke skandalizuar katolikët. Në fillim të mandatit të tij, ministrit iu desh të zgjidhë problemin e Valtellinës, që shfaqej në kontekstin më të gjerë të Luftës Tridhjetëvjeçare. Feja katolike ishte bërë terren i përplasjes fetare për fqinjësinë e saj me kantonët protestanë zviceranë. Kur Spanja dhe Austria ndërhynë në ndihmë të katolikëve, Richelieu kuptoi që duhej të futej në konflikt: në fakt nuk duhej të lejonte që lugina të shndërrohej në një urë mes dominimeve perandorakë të Habsburgëve të Austrisë dhe atyre italianë të Habsburgëve të Spanjës. Në 1625 karidnali ndërhyri në favor të kantonit protestan të Grigionit, duke mbledhur një ushtri dhe pushtuar Valtellinën, ndërkohë që aleati i tij, Carlo Emanuele I i Savojës, sulmonte Republikën e Gjenovës, nën kontrollin e Habsburgëve. Kjo ndërhyrje shkaktoi përplasje në vend mes fraksioneve fetarë dhe kardinali preferoi t’i japë fund kapitullit të Valtellinës me Marrëveshjen e Monzon, që në fakt sanksionoi zotërimin papal në rajon, duke i lënë Grigionit vetëm një autoritet nominal. Traktati solli edhe një aleancë me Spanjën. Në fakt Richelieu kishte kuptuar që, për t’u bërë një fuqi e madhe, Franca duhej që më parë të çarmatoste ugonotët dhe për ta bërë ishte e nevojshme ndihma e flotës spanjolle. Në 1627 nisi rrethimi i La Rochelle, qytet strategjik në Atlantik që përbënte një fortesë kryesore protestante në vend, si dhe qendra më e fortë e rezistencës ndaj pushtetit qendror. Pavarësisht ndërhyrjes së flotës angleze në favor të saj, La Rochelle u pushtua në 1628. Një vit më vonë Richelieu ndërhyri ushtarakisht në Itali në Luftën e Mantovës dhe Monferratos për të mbrojtur të drejtat e Carlo di Nevers mbi Dukatin e Mantovës kundër Spanjës, duke dalë kështu

kundër dëshirës së Maria de Medici. Gjithnjë në 1629 shtypi një rebelim protestant në rajonin e Linguadocas. Kardinali mbylli kështu përplasjen me ugonotët me marrëveshjen e Alais, që privonte protestantët nga privilegjet ushtarakë ndonëse u njihte atyre lirinë e kultit dhe duke i barazuar me katolikët. Kjo linjë politike shkaktoi mosaprovimin e partisë së të devotshmëve, me Maria de Medicin në krye: përplasja mes nënës mbretëreshë dhe Richelieu, dikur aleatë të mëdhenj, ishte e pashmangshme. “Dita e të mashtruarve” Konflikti mes të dyve e pati epilogun më 10 nëntor 1630, e ashtuquajtura ditë e të mashtruarve. Nëna mbretëreshë, e mbështetur nga Gastone d’Orleans e vuri mbretin para një zgjedhjeje: o atë, o kardinalin. Ky i fundit kërkoi dhe siguroi një takim me mbretin. Arriti ta bindë të mbajë distancë nga Maria dhe aleatët e saj, disa prej të cilëve në

vijim u arrestuan. Në këtë mënyrë arriti të krijojë boshllëk përreth mbretëreshës. E mposhtur, Maria de Medici u detyrua të zgjedhë rrugën e mërgimit. Do të vdiste e vetme në Këln, në shtëpinë e Pieter Paul Rubens, në 1642. Por përplasja mes Richelieu-së dhe aristokracisë së lartë nuk u qetësua dhe kulminoi në 1632, me ekzekutimin e dukës së Montmorency. Anëtar i një prej familjeve më të vjetra të Francës, ky kishte drejtuar projektin e rdhës së një kryengritjeje mbështetur gjithmonë nga Gastone. Revolta, e mbështetur me para të spanjollëve, nuk gjeti megjithatë mbështetje brenda vendit dhe duka u kap nga trupat mbretërore. Të gjithë fisnikët e mëdhenj të mbretërisë iu lutën mbretit dhe kardinalit për falje,

por si njëri si tjetri u treguan të palëkundur: Montmorency u ekzekutua në Tuluzë. Franca, fuqi evropiane Me një pushtet më të madh se asnjëherë, Richelieu rinisi politikën e tij të jashtme anti Habsburge duke e futur Francën në kulmin e Luftës Tridhjetëvjeçare, pasi kish marrë pjesë deri atëherë në episode skajorë të konfliktit. Luftimet, që kishin nisur në 1618 si luftë fetare mes katolikëve dhe protestantëve të Evropës qendrore, përfshinë kështu të gjithë kontinentin duke u shndërruar në një luftë për hegjemoni mes Francës dhe Habsburgëve. Richelieu bëri aleancë me Suedinë, dhe në 1635 i shpalli luftë Spanjës. Por në vitet e parë fatet e konfliktit nuk ishin në favor të Francës: në 1636 armata spanjolle kishte pushtuar zonën jugore të Piccardias duke kërcënuar direkt Prisin. Kryeqyteti trembej për fatin e tij dhe u shumëfishuan krtikat për Richelieu. Në të njëjtën kohë në provinca nisën kryengritje të shumta për shkak të rritjes së taksave. Por kardinali arriti të rivendosë rendin dhe të rifitonte pozicione në kufi. Mes 1640 dhe 1642 i shkaktoi humbje të rënda Spanjës, duke u marrë Habsburgëve Artoisin dhe rajonin

e Rossigliones. Në Itali pushtoi pothuajse të gjithë Piemonten. Por Richelieu vdiq në Paris në 1642 përpara pushtimit pothuajse të pamundur të Milanos. U pasua nga kardinali italian Giulio Raimondo Mazzarino që Richelieu e kish edukuar dhe përgatitur për atë qëllim. Mazzarino diti të vazhdojë veprën e mësuesit të tij, duke e çuar Francën në një pozicion hegjemonist në Evropë në fundin e Luftës Tridhjetëvjeçare. Vdekja e Richelieu-së ia besoi personazhin e tij historisë që, për shekuj të tërë, ka nxjerrë në pah shumë më tepër hijet se sa dritën. Doktrina e Kardinalit Doktrina risheljane e Arsyes së Shtetit, apo Raison d`État, përmes një reflektimi më të thellë kishte tentativën e nxjerrjes së kombit francez dhe shtetit francez si më i forti në marrëdhëniet ndërkombëtare. Dëshira risheljane për dominim të kontinentit evropian u bë e mundur. Edhe atë vetëm falë zgjuarsisë së tij. Zgjuarsisë, sepse ai i kuptoi shkaqet e nisjes së luftës nga Habsburgët dhe Ferdinandi II, ndërsa Ferdinandi II, ishte i interesuar vetëm për rezultatet. Filozofi romak Seneka, në përkufizimin për luftërat dhe konfliktet në mes shteteve, thotë se në avantazh është ai që është i prirë t`i zbulojë shkaqet e luftës, sepse duke i zbuluar ato arrin në rezultatet, ndërsa ai që është i prirë direkt për rezultatet e ka të pamundur të kuptojë shkaqet, si dhe njëkohësisht t`i arrijë synimet e dëshiruara. Rruga e zbatimit dhe kompletimit të doktrinës Risheljane kishte filluar që në start. Që në fillim me dhënien e të drejtave për ushtrim të lirisë protestantëve francez, ai e fitoi epërsinë. Mandej ndihma e dedikuar princërve gjerman protestant ndikoi në rrjedhën e luftërave, sepse u bë i

»

15

pamundur kohezioni gjerman, i cili ishte mjaft i rrezikshëm për Risheljenë. Pra, Risheljeja qysh në atë kohë e kishte nuhatur rrezikun e një shtetkombi gjerman. Rishelje duke e mbrojtur vendin e tij nga turbullirat dhe përgjakjet e mundshme donte të shfrytëzonte zellin fetar të Ferdinandit në dobi të qëllimeve kombëtare të Francës. Refuzimi permanent Habsburg për të kuptuar rrethanat e zgjimit nacionalist kombëtar francez ishte fatal për të. Refuzimi i tij për të pranuar koncepte të tilla i dhanë mundësi Risheljesë që shkëlqyeshëm të menaxhonte punët në drejtim të avancimit të shtet-kombit të Francës. Objektivi i Risheljesë ishte që të përfundonte atë që ai e perceptonte si rrethim të Francës nga Habsburgët, lodhjen e Habsburgëve, futjen e përçarjeve në mes të katolikëve dhe protestantëve gjerman. Kriteri i tij nuk ishte bërja e aleancave për interesa fetare. Po të kishte këtë interes ai që në fillim do përkrahte Habsburgët. Por, ai për hir të interesave kombëtare franceze lidhi aleancë me Perandorinë Myslimane Otomane. Edhe atë jo rastësisht, por nga shkaku se turqit kishin më se dyqind vjet që përplaseshin ushtarakisht me Habsburgët. Kjo lidhje çuditi botën e krishterë, por jo edhe Risheljenë. Ndërsa në mënyrë permanente ai subvenciononte armiqtë e armiqve të tij, nxiste revolta, jepte ryshfete dhe shpërblime dhe kësisoj tentonte grumbullimin sa më të madh të fakteve në favor të dinastisë. Franca sa vinte e shkonte duke u ngritur. Kësisoj falë politikës së tij, Franca bënte sehir e Gjermania boshatisej hap pas hapi deri më 1635, atëherë kur ajo kërkoi kompromis dhe zgjidhjen paqësore të luftës. Mirëpo, Rishelje si një udhëheqës i talentuar nuk pranoi kompromise në ato momente. Mbreti Luigji XIII kishte shfaqur interesim për një armëpushim, mirëpo Rishelje bindi mbretin, që të ndërhynte në vitin e shtatëmbëdhjetë të luftës në krah të protestantëve gjerman, duke e shfrytëzuar kësisoj rritjen e fuqisë së Francës. Suksesi i tij politik me Arsyen e Shtetit apo Raison d`État varej nga aftësia për të vlerësuar raportin e forcave. Po për ta bërë këtë duhej shkrirja e përvojës me inteligjencën dhe një përshtatje sipas rrethanave. Jo më kot është thënë se mbijeton çdoherë ai që i përshtatet rrethanave. Rishelje ishte i bindur se raporti mes mjeteve dhe qëllimeve mund të llogaritej saktësisht. Në Testamentin e vet Politik, ku ai shpalos doktrinën e tij shprehet se Logjika kërkon që, ajo që duhet të mbështetet dhe forca që duhet ta mbështesë atë, duhet të jenë në proporcion gjeometrik me njëra-tjetrën. Mirëpo fati atë e deshi që të ishte në krye të kishës pra, si princ, ndërsa bindjet e tij të një gjeniu e vendosën në shoqërinë e racionalistëve si Rene Dekart dhe Spinoza, të cilët mendonin se veprimi i njeriut mund të përcaktohet shkencërisht.


16

«

bota E hënë 15 tetor 2012 •

N

ë Spanjë 17 rajone autonome dhe qytete përballen tashmë me falimentimin. Kjo është arsyeja pse spanjollët i bëjnë gjithnjë e më shumë thirrje qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe ekonominë joformale. Ndërsa popullsia spanjolle duhet ta shtrëngojë më shumë rripin për shkak të kufizimeve financiare, gjermanët janë gjithnjë e më të pakënaqur nga lajmet, që vijnë nga Spanja. Nga frika se destinacioni aq i preferuar i pushimit për gjermanët do të bëhet një i sëmurë kronik për Evropën dhe një ngarkesë e vazhdueshme për tatimpaguesit gjermanë. Spanjollëve u ka ardhur në majë të hundës jo vetëm me Kryeministrin e tyre jo mjaft bindës Mariano Rajoy, por edhe nga kursi i rreptë të kursimit të Kancelares Angela Merkel. Ata besojnë se Gjermania po përfiton nga kriza spanjolle. Ndërkohë dhuna në protesta rritet në të njëjtën masë, siç rritet pakënaqësia popullore. “Ky është më shumë se frustrim nga politika, ky është dëshpërim”, thotë muzikanti Manuel Villalta, i cili nga banesa e tij në zemër të Madridit i përjeton nga afër protestat. 55-vjeçari mund ta kuptojë zemërimin e bashkëatdhetarëve të tij. “Gjithçka bie në kurriz të njerëzve të vegjël”. Nuk ka taksë për të pasurit, asnjë veprim të përbashkët të sipërmarrësve spanjollë si themeluesit të Zarës Amanacio Ortega për shpëtimin e vendit. “Ka vetëm largim të parasë jashtë vendit”, kritikon Villalta. Për shumë spanjollë, si për drejtorin e agjencisë së reklamave Lime XL, Joaquin Gomez, që punon edhe në Gjermani edhe në Spanjë, është e pakuptueshme, që problemet reale të vendit nuk janë trajtohen nga qeveria gjermane dhe BE. “Ekonomia informale, praktika e pamoralshme e pageses dhe korrupsioni, shkatërrojnë vendin dhe talentin e tij të madh”, thotë Gómez. Ai beson se reformat kanë humbur shansin për të zgjidhur këto probleme. “Me kursim ne nuk ndryshojmë asgjë në periudhë afatgjatë dhe varfëria do të vazhdojë të rritet, por strukturat jo efikase dhe që deformojnë konkurrencën mbeten dhe gllabërojnë paratë nga Brukseli”. Gomez nuk është i vetmi spanjoll, që beson se qeveria e Mariano Rajoy në këto rrethana, nuk duhej të merrte asnjë qindarkë më shumë nga arkat e BE-së. Këtë mendim ka edhe Roberto Centeno, profesor i ekonomisë në Universitetin politeknik të Madridit. Ai është i kënaqur, që Gjermania e sheh Spanjën jashtë ombrellës së shpëtimit. “Ne duhet të dalim vetë nga kriza dhe ta rimendojmë të gjithë organizimin tonë shtetëror”. Partitë kryesore të demokracisë së re do ta kishin ndarë vendin. “Gjatë 30 viteve të fundit, është zhvilluar një korrupsion sistematik, që e gjen shprehjen e vet

SPANJE Kriza, ja shkaqet

Spanjollëve u ka ardhur në majë të hundës jo vetëm me Kryeministrin e tyre jo mjaft bindës Mariano Rajoy, por edhe nga kursi i rreptë të kursimit të Kancelares Angela Merkel. Ata besojnë se Gjermania po përfiton nga kriza spanjolle. Ndërkohë dhuna në protesta rritet në të njëjtën masë, siç rritet pakënaqësia popullore. “Ky është më shumë se frustrim nga politika, ky është dëshpërim” në administratat e stërzmadhuara të 17 rajoneve autonome dhe qyteteve”. Kritika mbretërorëve Profesori i ekonomisë Centeno thekson se një shtet juridik jofunksional pengon perparimin: “Janë themeluar fondacione publike, sipërmar-

rje dhe agjenci shtetërore, janë ndërtuar aeroporte dhe autostrada, që i kanë sjellë diçka vetëm politikanëve vendas, por që kanë shkatërruar buxhetin e shtetit me shpenzimet e tyre absurde”, thotë Centeno. Një arsye se

përse Spanja me rreth 46 milionë banorë, ka më shumë aeroporte se Gjermania me dyfishin e popullsinë dhe me një dëndësi më të madhe”. Pakënaqësia e shumë spanjollëve drejtohet edhe kundër monarkisë, e cila, siç thonë shumë, nuk prodhon asgjë tjetër përveç kostove dhe

skandaleve: “Në vend që të forcojmë imazhin tonë, mbreti na dëmton me sjelljen e tij”, thotë Alicia Rodriguez. Gruaja e re punon në një kompani sigurimesh dhe në kohën e saj të lirë është aktive për një organizatë kritike ndaj monarkisë.

“Lëvizja jonë ’Destino Republicano’ po bëhet gjithnjë e më e fortë”. Rodriguez dhe kolegët e saj duan një sistem federal si në Gjermani: “Ne besojmë se është më demokratike dhe më e drejtë. Monarkia është krejtësisht e vjetëruar”.

Si “Destino Republicano” janë krijuar dhjetëra lëvizje të reja, platforma dhe fondacione, të cilat janë aktivizuar në politikë. Nëpërmjet internetit, me konferenca shtypi dhe demonstrata në rrugë, ata protestojnë kundër rritjes së TVSH-së, shkallës së papunësisë prej 25 për qind, gati 500 dëbimeve nga shtëpitë në ditë dhe kundër shkurtimeve të shumta të ndihmave sociale. Ata të gjithë kërkojnë një demokraci më transparente. Ne jemi të shqetësuar se nuk zhvillohet asnjë diskutim publik mbi të ardhmen e Spanjës, se proceset vendimmarrëse të qeverisë nuk janë transparente. Vendi humbet edhe për këtë arsye kredibilitetin”, thotë Alicia Costas e organizatës „Açess Info Europe“ në Spanjë. Ajo bëri thirrje kohët e fundit për një debat për më shumë transparencë dhe për pjesëmarrje

më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje, në të cilën morën pjesë të gjitha partitë, me përjashtim të partisë në pushtet PP. “Demokracia jonë po shkatërrohet. Qeveria aktuale shkel të drejtat e shtypit dhe refuzon të flasë me lëvizjet sociale”, thotë skulptori Rafael Lapuente, i cili e konsideron situatën shumë dramatike dhe e tematizon atë në veprat e tij. “Është e tmerrshme, kur sheh, se sa të irrituar janë njerëzit”. Santiago Abascal, vetë anëtar i PP qeverisëse dhe udhëheqës ekzektiv i Fondacionit Denaes, përpiqet ta ndryshojë Spanjën, për të gjetur një terren të ri të përbashkët, që ta çojë përpara vendin. Në partinë e tij ai nuk gjen ndonjë përkrahje. Abascal thotë se i injorojnë planet e tij. “Ne duhet të rishikojmë krejtësisht mënyrën, se si bëjmë politikë në këtë vend dhe duhet të reformojmë plotësisht organizimin e shtetit”. Debati i ndarjes së Katalonjës nga pjesa tjetër e Spanjës e përkeqëson imazhin e vendit në krizë dhe tregon se sistemi aktual nuk funksionon. Për ish-menaxherin drejtues të IBM-së dhe drejtuesin aktual të fondacionit të themeluesit të Zarës Amancia Ortega, Felipe Pallete-Rivas, janë vlerat e rreme, që kanë çuar në krizë: “Ne kemi konsumuar pa fre”. Synimi për t’u pasuruar ka zëvendësuar të gjitha vlerat e tjera. Në përgjigje të kësaj Pallete-Rivas ka krijuar fondacionin Calidad y Cultura Democráticas, që kujdeset për edukimin politik. “Natyrisht politikanët dhe varësia e tyre nga sipërmarrjet, bankat dhe ndikimi i tyre mbi gjyqësorin kanë një faj të madh për situatën e tanishme, por edhe shoqëria nuk është e pafajshme. Spanjollët nuk kanë mbërritur akoma me të vërtetë në demokraci”. Ai dëshiron të ndihmojë në shkolla dhe media sociale, si dhe me kurse falas, për ta bërë Spanjën më demokratike. Skulptori Lapuente e përshëndet një angazhim të tillë. Ai vetë thotë: “Unë kam luftuar kundër Frankos dhe e kam mirëpritur me gëzim demokracinë. Tani unë luftoj kundër politikanëve të korruptuar, që kanë sjellë këtë sistem, që është i varur nga drejtësia dhe ekonomia”.


bota • E hënë 15 tetor 2012

K

onfuci lindi në 551 p.e.s. në Shtetin e Lu (sot pjesë e provincës së Shangdong), në Kinë. Ishte bir i një pjesëtari të familjes Kong, komandant i lartë i ushtrisë së Lu, dhe i një vajze të re për të cilën dihet vetëm që vinte nga familja Yan. Emri i vërtetë i Konfucit ishte Kong Qiu, pasi u pranua si mësues, ai mori emrin Kong Fuzi, mësuesi Kong. Emri Konfuc është thjeshtë latinizimi i emrit të tij kinez nga ana e jezuitit Matteo Ricci, misionar në vendin e madh lindor në vitet 1582 deri në 1610. Ishte mësuesi themelues i Konfucianizmit, një fe e lindur si reagim ndaj një nevoje për rend që ndihej shumë në një periudhë historike veçanërisht të trazuar për Kinën. Prej këtu u përhap më vonë edhe në Kore dhe Japoni. Në kërkim të virtytit Konfuci mbeti jetim që fëmijë; sipas atyre që kujtohet në maksimat e tij, ai pati një fëmijëri të vështirë dhe për të mbijetuar iu desh të merrej me punë të ndryshme dore. Në moshën 19-vjeçare u martua me një vajzë, e cila i dha shumë shpejt dy djem; në atë periudhë hyri në administratën e shtetit Lu. Nuk ka shumë lajme në lidhje me karrierën e tij, por duket se, nga një pozicion llogaritari të thjeshtë, ai mori postin e mbikëqyrësit të hangarëve, të fushave dhe të tufave publike të bagëtive të klanit të Jihuanzi, duke u bërë në fund një funksionar distrikti. Ngjitja e tij përfundimtare ndodhi kur u emërua ministër i Punëve Publike dhe, pak më vonë, ministër i Drejtësisë. Kjo e fundit, ndryshe nga çfarë mund të duket, ishte një detyrë me rëndësi mesatare. Ndonëse Konfuci mund të merrte pjesë në disa dëgjesa të Princit të Lu, në të vërtetë ai ishte një vartës i Kryeministrit. Pavarësisht kësaj, ai ushqeu shpresën që, nga ky pozicion, do të mund të çonte deri në fund një projekt të madh reformash të shtetit dhe shoqërisë. Kina përjetonte atëherë të ashtuquajturën periudha Chunqiu (Pranvera dhe Vjeshta) në vitet 722-481 p.e.s., një epokë paqëndrueshmërie e shenjuar nga rënia e dinastisë perandorake të Zhou, e ngacmuar nga grupe tribalë të rajonit perëndimor. Kjo situatë i kish hapur rrugë lindjes së dukateve të vegjël, të angazhuar në luftëra të vazhdueshme që përfshinë shumë familje të mëdha feudale, viktima të kryeministrave ambiciozë. Dëshmitar i kolapsit të qytetërimit kinez, Konfuci u bë promotor, nga pozicioni i tij në qeverisje, i një politike që synonte rivendosjen e rendit dhe harmonisë së shoqërisë. Receta e tij ishte, në dukje, shumë e thjeshtë: bëhej fjalë për t’u rikthyer në vlerat e një epoke të lashtë, në fillesat e dinastisë Zhou, gjatë të cilës qeveria kishte demonstruar një respekt skrupuloz për ritualët e trashëguar nga dinastitë e mëparshme, si Shang. Koncepti i ritit, sipas Konfucit, përveç se kishte konotacion fetar, mund të interpretohet edhe si ruajtje e zakoneve të paraardhësve, që janë në themel të kulturës kineze. Respekti për ritualin ishte për të një mënyrë për të ruajtur rendin kozmik. Qeveria duhej të bazohej mbi virtytin dhe mbi respektin e fortë për ritualin; vetëm në këtë mënyrë do të ishte

KONFUCI

“Perandori” i virtytit Në shekullin VI p.e.s. në një Kinë të ndarë, Konfuci ëndërronte të rikthente perandorinë e virtytit dhe moralit si ministër shteti i Lu. U shkarkua, por rregullat e tij do të përfaqësonin “fenë e shtetit” për dy mijëvjeçarë

e mundur të ruhej harmonia në shoqëri dhe në univers. Për Mësuesin e Madh, nëse një mbret qeveriste nëpërmjet virtytit, atëherë ligjet do të ishin të panevojshëm, për arsye se të qeverisurit nga ai nuk do të guxonin të ishin të pandershëm. Në fakt, si ministër i Lu, Konfuci u përpoq gjithmonë që të bënte të respektoheshin ritualët. Në një rast ai mori pjesë si ambasador në një takim me një princ të një shteti fqinjë, por kur mbërriti kuptoi se ky ishte paraqitur i shoqëruar nga trupa të një populli jokinez, Lai, të cilët Konfuci i konsideronte barbarë. Ministri kërkoi që princi të tërhiqte Laitë, duke i vënë në dukje se “barbarët do të provokojnë mjerim mes popujve kinezë”, si dhe e sinjalizoi që “nëse vazhdonte kështu do të ishte i mallkuar nga pikëpamja e shpirtërave, si dhe i papërshtatshëm nga këndvështrimi i njerëzve”, një “shkelje morale”. Sovrani pranoi që të tërheqë ushtarët dhe marrëveshja u firmos, por më vonë lindi një tjetër fërkim. Princi organizoi një pritje për të gjithë zyrtarët me detyra të larta, por sipas Konfucit vendi i zgjedhur nuk ishte i përshtatshëm dhe sendet e porcelanit në dispozicion nuk ishin ata të duhurit për të festuar banketin në pëpruthje me ritet e vendosur: “Një banket duhet të shërbejë për të iluminuar virtytin. Nëse kjo nuk është e mundur, më mirë të mos festohet”. Mendimtari udhëtues Këmbëngulja e Konfucit për

respektimin e riteve, si dhe sjellja e tij e ngurtë morale e bënë atë një figurë të parehatshme për qeveritarët e vetë shtetit të Lu. Edhe propozimet e tij politikë nuk u ndoqën. Sipas Mencios, që ka jetuar në shekullin IV pe.e.s dhe i konsideruar si vazhduesi i rrugës së Konfucit, sovrani i Lu “nuk miratoi masat e propozuara nga Konfuci dhe as nuk përfitoi nga talenti i tij”, dhe shton se ata që e njihnin ministrin e kuptuan se “duhej që të largohej sepse qveritarët e Lu kishin vepruar në kundërshtim me ritet”. Nga burimet rezultojnë dy rrethana të ndryshme, gjatë të cilave Konfuci braktisi pushtetin në vitin 497 p.e.s. Sipas Dialogëve, (Lun Yu, një përmbledhje e thënieve të tij), largimi i tij ishte i lidhur me mosinteresimin që ai pa kundrejt qasjes morale të Kryeministrit të Lu, i cili pranoi këngëtare dhe valltare si dhuratë nga shteti fqinj dhe u argëtua me to për tre ditë me radhë, duke i lënë kështu pas dore detyrat e tij në pallat. Sipas Mencios, në fakt, gjatë festimit të një flijimi, Konfucit nuk iu ofrua asnjë copë mishi, një shenjë e dukshme e rënies së tij. “Dhe kështu u largua menjëherë, pa pasur as kohën që të hiqte kapelën e ceremonisë”. Konfuci vendosi për më tepër që të largohej nga Lu: ishte 54 vjeç. Në trembëdhjetë vitet që pasuan, udhëtoi në kërkim të një sovrani në gjendje të vlerësonte aftësitë e tij. E shoqëronin disa dishepuj, të cilët spikasnin për

formimin e tyre të shkëlqyer në disiplina të tilla si diplomacia, ekonomia dhe administrimi; u mendua se objektivi i tij ishte ndoshta që të krijonte një zyrë administrative që do ta ndihmonte të qeveriste një territor në respekt të virtytit. Megjithatë, Konfuci nuk pati shumë fat. Gjatë njërit prej këtyre udhëtimeve, një burrë i moshuar një herë e pyeti: “Përse je kaq i shqetësuar? Del vërdallë për të vënë në provë dhuntitë e tua për të bindur të tjerët?” Konfuci u përgjigj: “Thjeshtë më shqetëson fakti që bota angazhohet shumë për të qenë kaq injorante”. Në fund ai hoqi dorë nga shpresa për të ndikuar mbi politikën e kohës së tij: “Përse ju shqetëson fakti që unë nuk kam një post? Bota jeton prej shumë kohësh pa një sjellje morale”, u tha një herë dishepujve të tij, duke shtuar: “Qielli do të përdorë mësuesin tuaj si një shkop të drunjtë në një këmbanë të bronztë”. Me këtë imazh i referohej atij që i interesonte më shumë, misionit të tij filozofik dhe moral: qëllimi ishte që të zgjonte bashkëkohësit e tij ndaj një jete autentike morale. Një doktrinë barazitiste Doktrina e Konfucit nuk kufizohej në respektin e riteve tradicionalë, por nxiste edhe një refleksion mbi jetën morale të qenies njerëzore, përtej hierarkisë sociale. Njeri i mirë nuk ishte ai që lindte në shtresat e sipërme të shoqërisë, por ai që demonstronte se kishte një sjellje morale të përsosur, të shoqëruar me arsimim. Në këtë mënyrë Konfuci favorizonte ngjitjen sociale sipas meritës; intelektualët do të merrnin kontrollin e qeverisë, duke e këmbyer fisnikërinë e gjakut me atë të virtytit. Kjo gjë shpjegonte tërheqjen që Konfuci ushtronte mbi nxënësit e tij, që kishin origjina shoqërore shumë të ndryshme: ishin aristokratë dhe bij kalorësish, por edhe tregtarë, muratorë, artizanë dhe ushtarë. Të gjithë e quanin mësuesi, “zi”, dhe vetveten e konsideronin si dishepuj, “tu”. Konfuci i konsideronte bashkëbisedimet e tij me ta më të rëndësishëm se çfarëdolloj gjëje tjetër. Thoshte: “Të mos flasësh me një person në gjendje të përthithë atë që i themi është njësoj si ta çosh dëm. Dhe të flasësh me dikë të paaftë që të asimilojë atë që i themi është njësoj si të çojmë dëm fjalët tona”. Konfuci pati një marrëdhënie shumë të ngushtë me nxënësit e tij. Yan Hui ishte padyshim më i vlerësuari; vdekja e tij e parakohshme i shkaktoi një tronditje të thellë. Konfuci u kthye në atdhe në vitin 484 p.e.s. dhe aty vazhdoi të japë mësim. Megjithatë, nuk la asnjë vepër të shkruar: Dialogët u mblodhën nga breza dishepujsh pas vdekjes së tij. Aspiratat politike të Konfucit nuk u përkthyen asnjëherë në fakte dhe pak nga pak ai u konsiderua vetëm një i Mençur Suprem. Në këtë mënyrë, perandorët kinezë arrinin që të neutralizonin pushtetin nënshtrues të mësimeve të tij politikë dhe të ndërtonin një Konfucianizëm të zbutur si bazë për qeverisjen e tyre, që mbijetoi si “fe e shtetit” për më shumë se dy mijëvjeçarë deri kur, në vitin 1912, perandori i fundit i Kinës, Pu Yi, u detyrua që të heqë dorë nga froni.

»

17

Konfuci dhe konfucianizmi Konfuci ka ndikim të madh për kulturën tradicionale kineze. Në vitet ‘70-të të shekullit të kaluar, një dijetar amerikan zgjodhi 100 persona me ndikim më të madh në historinë e njerëzimit, Konfuci radhitet në vendin e 5-të vetëm pas Jezu Krishtit, Sakyamunit etj. Kurse për kinezët, ndikimi i Konfucit është më i madh se persona të tjerë. Konfuci ishte krijuesi i konfucianizmit. Gjatë mbi 2000 vjetëve, konfucianizmi jo vetëm ka ndikuar politikën, kulturën, ekonominë e Kinës, por ka ndikuar edhe në jetën e kinezëve. Disa dijetarë perëndimorë bile e konsiderojnë konfucianizmin si teoria fetare e Kinës. Në fakt, konfucianizmi ishte vetëm një teori filozofike, gjatë shoqërisë feudale mbi 2000-vjeçare të Kinës, ai zinte gjithmonë vendin drejtues. Konfucianizmi ka ndikim të madh edhe në disa vende aziatike, sot për shkak të jetesës së kinezëve në vende të tjera të ndryshme, konfucianizmi është përhapur në mbarë botën. Konfuci lindi në vitin 551 para erës sonë dhe vdiq në vitin 479 para erës sonë, ai kishte jetuar 100 vjetë më herët se dijetari i famshëm i Greqisë së Lashtë Aristoteli. Në moshën 3-vjeçare, vdiq i ati i Konfucit, ai dhe nëna banonin në provincën Shandong të sotme. Emri i Konfucit ishte Qiu, Konfuci ishte emër nderi i tij. Konfuci ka jetuar në periudhën “Pranverë dhe Vjeshtë” në historinë kineze dhe në shtetin e vogël Lu. Në atë kohë, kultura e shtetit Lu ishte më e përparuar. Konfuci nuk u bë funksionar i lartë, por kishte njohuri të pasura. Në Kinën e lashtë, arsimi ishte e drejta e posaçme e fisnikëve. Konfuci e theu këtë të drejtë të posaçme, ai hapi shkollën private, çdo njeri mund të studionte në këtë shkollë. Konfuci u shpjegonte studentëve mendimet e tij politike e etike. Sipas legjendës, Konfuci kishte 3000 studentë, ndër to 72 studentë u bënë dijetarë të mëdhenj. Mendimi i rreptë hierarkik i konfucianizmit përputhej me interesat e klasës sunduese dhe ishte në favor të stabilitetit dhe zhvillimit shoqëror, prandaj konfucianizmi zinte gjithmonë pozitën drejtuese në kohën feudale të Kinës. Konfuci theksonte etikën e rreptë dhe vuri në dukje se populli duhet t’i bindej pa kusht mbretit, fëmijët duhet t’u bindeshin prindërve, kështu do të realizoheshin paqja e vendit dhe harmonia e jetesës. Sapo doli teoria e Konfucit, ajo nuk u bë menjëherë teoria drejtuese. Deri në shekullin e dytë para erës sonë, sundimtarët zbuluan se teoria e Konfucit ishte në favor të ruajtjes së stabilitetit të shoqërisë feudale prandaj e caktuan si teoria drejtuese e shtetit. Libri “Lunyu” shënoi mendimet dhe thëniet e Konfucit. Në kohën e lashtë të Kinës, ky libër konsiderohej libri i shenjtë si “Bibla” në perëndim. Populli duhet të mësonte këtë libër për të rregulluar jetesën e vet, kurse funksionarët duhet të mësonin këtë libër për të marrë njohuri të administrimit. Në historinë kineze kishte një thënie “Gjysma e Lunyut mund të administronte vendin” që do të thotë se nëse një njeri zotëronte gjysmën e teorisë së “Lunyut”, ai mund të administronte një vend. Në fakt, “Lunyu” ishte një libër me përmbajtje të pasura dhe fjalë të gjalla. Në këtë libër thëniet e Konfucit lidheshin me shumë anë, për shembull me mësimin, me muzikën, me turizmin, me miqësinë etj. Shumë fjali të Konfucit në “Lunyu” janë bërë fjalë të urta që shfrytëzohen shpesh nga kinezët. Për shembull, “Ndër 3 njerëz ka një mësues”, domethënë çdo njeri ka merita të veta, njerëzit duhet të mësojnë me njëri-tjetrin.


18

«

Librari

“UET- Press” solli volumin e dytë të triptikut me refleksione të Spartak Ngjelës, që nga burgosja më 1975-ën e deri në përmbysjen e sistemit diktatorial, viti 1991. Avokat Ngjela rikthehet për lexuesin me këtë volum të dytë një vit pas botimit të të parit, në një ceremoni organizuar të mërkurën në mbrëmje në hotel “Sheraton” në shoqërinë e figurave të njohura nga politika si; ish presidenti Topi, deputetë e PS-së Arta Dade, Pandeli Majko, kreu i LSI-së Ilir Meta e shumë të tjerë. Ngjarjet vazhdojnë aty ku ishin ndërprerë në librin e parë më 15 nëntor të vitit 1975, dita ku Spartak Ngjela kishte hyrë në burgun e Tiranës, ndërsa Shqipëria kishte mbushur plot tridhjetë vite nën regjimin diktatorial. Stili mbetet i njëjti; nga kujtimet vetjake, te faktet historike në vend e deri te refleksionet e politikës botërore. Edhe ky volum i dytë vjen nga “UET –Press ” si pjesë e rëndësishme e kolanës “Scripta manent”. Ky libër shprehet avokati është përpjekja e tij për të mbushur një segment bosh të historisë shqiptare. Historia e përjetuar shkruhet, ajo e shkruara përjetohet, është slogani mbi të cilin Ngjela e ka shkruar këtë pjesë të rëndësishme të historisë. Nën dedikimin për të vëllanë Sokolin, të atin Kiço, motrën Shpresa dhe nënës Vera, vijnë 29 kapituj dhe një epilog mbi kohën e burgut, në një botim luksoz me 621 faqe. Volumi i parë i këtij libri shënoi një sukses në këtë zhanër, duke shitur mbi pesë mijë kopje.

Henri Çili Rasti i promovimit të librit të dytë të Spartak Ngjelës, të ciklit prej tre vëllimesh të refleksioneve dhe të kujtimeve të tij politike është një mënyrë për të rikujtuar për shoqërinë shqiptare diçka; që koha po kalon dhe kujtesa nga pikëpamja kohore na largohet, por çështja na rivjen gjithmonë. Periudha e persekucionit të regjimit të shkuar. Por, kjo nuk është qëllimi thelbësor i refleksioneve dhe kujtimeve të avokatit. Në vëllimin e dytë, i cili trajton periudhën nga dita e arrestimit deri në ditën e lirimit, 19751991 nuk janë absolutisht kujtime burgu, edhe pse burgu është marrë si pretekst për ta analizuar, si pretekst për të kuptuar kohën dhe epokën e tij. Do të thosha që duke nisur nga një përvojë personale, i gjithë cikli i refleksioneve dhe kujtimeve të Spartak Ngjelës, libri i kaluar, ky i tanishmi dhe ai që po përgatitet në pranverë, dëshmon për diçka të sigurt; ka diçka për të cilën mund ta shfrytëzojmë Spartak Ngjelën- jetën refleksionet dhe veprimtarinë e tij. Janë pikërisht këto kujtime, të cilat përtej çdo dyshimi, përtej çdo kontributi që ka pasur këta 40 vjetëve të fundit në jetën publike në Shqipëri, përtej çdo forumi, rrjeti, bisede miqësore, televizive, në katedra, etj, këta libra janë dëshmi dhe trashëgimi e sigurt e një njeriu, i cili nga pikëpamja e jetës së tij publike dhe politike bëri ato që tha dhe tha ato që bëri, gjithmonë. Daut Gumeni Desha ta nis me një përcaktim të saktë nga një gazetare e njohur, Rudina Xhunga kur e pati të ftuar Spartak Ngjelën në emision. Tha se fare mirë libri i tanishëm mund të quhej “Burgu im”. Mund të them që ai nuk

E hënë 15 tetor 2012 •

SPARTAK NGJELA,

kujtime nga koha e burgut Botohet volumi i dytë “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare , 1957-2010”

Fati ose koha ma blatoi një favor: që zhvillimet e rënda politike ose sociale të shoqërisë ku kam bërë pjesë i kam parë nga dy pika, të cilat duket sikur janë të kundërta, por kanë ngjashmëri të madhe. I kam parë nga parajsa dhe nga ferri. Dhe këta dy libra është optika e fenomeneve nga këto dy pika. Herën e parë thashë se e kam parë nga parajsa, pavarësisht se ajo nuk ishte parajsë, sepse kur njeriu nuk është i lirë për vullnetin e tij është në burg, kudo që të jetë, por për të gjetur një figurë dhe për të menduar se kam parë diçka më shumë nga afër nga tragjedia. Por pastaj pashë nga brenda ferrit, diçka shumë të rëndë... është vetëm burgu i Ngjelës, burgu im apo i atyre që e provuan fizikisht burgun, por është burgu i një shoqërie që nuk di ende të dalë nga burgu. Dalja në dritë e një libri të tri është për t’u përshëndetur jo vetëm për ata që merren me librin, është diçka e re që na e shton njohjen për botën dhe njeriun, është një gëzim që i ka kërkuar dhe kushtuar mundime vetëm autorin kurse të tjerëve u jep një armë më shumë në luftën e përhershme me kohën e zbrazët. Spartak Ngjela Nuk pretendoj se kam bërë ndonjë vepër të madhe, por të paktën mendoj se kam dhënë një dëshmi. Jo fakte, por ngjarje. Sër Stefan Shfender, poet dhe kritik anglez e ka thënë mirë: historia është një anije që transporton drejt së ardhmes kujtesën e gjallë. Të nderuar pjesëmarrës, ne jemi deficientë ndaj shkrimit së historisë sonë. Unë nuk po pretendoj se kam

shkruar historinë, por kam dhënë një segment kohor të saj sipas optikës sime. Sigurisht që ka shumë historianë dhe do të ketë të tjerë që do t’i hynë thellë kësaj çështjeje, sepse historia e shkruar ka defektet e veta. Së paku unë kam dashur të tregoj atë që kam përjetuar. Me rastin e daljes së volumit të parë unë kam thënë se historia e shkruar përtejtohet dhe historia e përjetuar shkruhet. Kjo ka qenë deviza, të cilën kam përdorur dhe kam menduar se e kam realizuar në të tre volumet e këtij libri. Çfarë kam dashur të them? Fati ose koha ma blatoi një favor: që zhvillimet e rënda politike ose sociale të shoqërisë ku kam bërë pjesë i kam parë nga dy pika, të cilat duket sikur janë të kundërta, por kanë ngjashmëri të madhe. I kam parë nga parajsa dhe nga ferri. Dhe këta dy libra është optika e fenomeneve nga këto dy pika. Herën e parë thashë se e kam parë nga parajsa, pavarësisht se ajo nuk ishte parajsë, sepse kur njeriu nuk

është i lirë për vullnetin e tij është në burg, kudo që të jetë, por për të gjetur një figurë dhe për të menduar se kam parë diçka më shumë nga afër nga tragjedia. Por pastaj pashë nga brenda ferrit, diçka shumë të rëndë: nuk janë vuajtjet ato që e bëjnë të rëndë jetën e një shoqërie. Se mund të jetë e varfër dhe varfëria burg është, mund të jetë edhe e pangrënë, por perspekucioni dhe diskriminimi është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhë një shoqërie. E kam shkruar dhe e kam thënë në forma të ndryshme se Shqipëria jetoi një kohë kur 30% e shoqërisë nuk kishin as edhe një të drejtë, absolutisht asnjë të drejtë. Këtu ka shumë të rinj që nuk e njohin kohën dhe është fat për ta. Të lindeshe dhe të vdisje në internim, ose të prisje të binte regjimi, për të marrë lirinë dhe vuajë për disa akuza që nuk i kishe bërë ti. Ishte një situatë e rëndë. Në libër kam thënë që të gjithë kanë qenë në burg, por vuajtjet kanë qenë

të diferencuara. Nuk jam marrë më vuajtjet, por me monologët e brendshëm, sesi një individ që i ka rënë të jetojë në qendër të persekucionit, sheh persekucionin. I sheh brenda të dy palët. Edhe fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore, edhe të mundurit, i gjeta në burg. Doktor Qazimi që është këtu tund kokën, se i gjeti edhe ai. Por kishin diferenca më njëri-tjetrin. I kam thënë në libër. Nuk i kam fyer, por kam parë diferencat në mentalitet dhe për të ardhmen. Kam parë segmente që tentonin kah dashuria, apo segmente që tentonin kah urrejtja. I kam shkruar të gjitha pa shtuar asnjë gjë, sigurisht sipas asaj që kam konceptuar vetë. Çështja është që kam dashur të shuaj diçka që njerëzit thonë; kemi kaluar në një kohë të tillë, që ka lënë plagë. Dhe ka lënë. Por nuk mundemi dot që me demagogji të bëjmë pronë vuajtjet e të tjerëve. Ne kemi vuajtur nga ajo që nga Monteskje e deri më sot; principi operativ i sjelljes është virtyt qytetar. Ne nuk e kemi pasur. Kjo mund të jetë shoqëri e lirë demokratike që e ka këtë princip. Por një shoqëri tjetër që sundohet nga despotizmi, si princip operativ i sjelljes nuk është virtyti qytetar, por frika. Frika e ka detyruar shoqërinë shqiptare të sillet. I tremburi nuk ka faj. Ja si u tha Ulliam Piti anglezëve për amerikanët kur kërkoi pavarësinë e tyre. Ju thoni se janë të çmendur, por nuk mund të akuzoni një shoqëri të çmendur pasi e keni çmendur vetë. Nuk mund të akuzohet një shoqëri e trembur se në frikë ka bërë gjëra nuk i është përmbajtur virtytit qytetar. Ka qenë e trembur. Moshatarët e mi e dinë këtë fakt. Por a duhet të jemi të trembur gjithmonë, këtë nuk e dimë. Apo do mbahemi te virtyti qytetar i dinjitetit, këtë kam dashur të them në libër. Nuk kam dashur të imponoj asgjë, as të propozoj asgjë. Vetëm se kam ekspozuar atë që kam parë dhe kam ndjerë. Atë që kam parë e kam ekspozuar siç e kam parë. Atë që kam ndjerë e kam ekspozuar siç e kam ndjerë, por këtu mos mendoni se mund të jem i vërtetë, sepse secili ndjen sipas impresionit të vet, por atje mund të jetë kritika. Faktet ju garantoj që janë fakte. E kam parë burgun politik, si jetë brenda jetës, si formacion shoqëror brenda shoqërisë, jo si pjesë e lënë jashtë. Atje kam tentuar të shkruaj të gjithë historinë që pashë dhe të gjithë ato kontradiksione që shihnin nga dritarja e izolimit në një shoqëri që prisnin me shpresë. Nuk kam dashur të dal nga sensi humanist dhe duke e mbyllur mund të them se jam prirë nga letërsia moderne për të shkruar epikën e jetës së përditshme. Në parathënien e volumit të parë kam thënë se ka shumë njerëz të guximshëm që kanë bërë gjithçka dhe janë harruar. Të paktën një njëri në jetë t’i kujtojë. Kam folur për klerikë, doktrinarë, komunistë, njerëz që nuk ndryshonin bindjet dhe ishin të ndershëm. I kam përshkruar siç i kam parë. Kam parë njerëz të rinj me respekt të paparë për punën. Jam habitur. Djem të rinj të detyruar nga dhuna të kalonin rininë, punonin dhe krijonin norma të papara. I kam shkruar të gjitha aq sa kam pasur mundësi. Më lejoni që në fund të them se ajo që kam dashur të them dhe se kam menduar se e kam nxjerr është që kurrë të mos vijë një kohë kur të dominojë persekucioni ashtu sikurse që në faqet e para të librit kam analizuar Guernica-n e Picassos si vepra më e madhe e kompozuar në historinë e njerëzimit, jo për të bukurën, por për persekucionin.


• E hënë 15 tetor 2012

N

jë antologji që i ka munguar letërsisë dhe kulturës shqiptare. Titullohet: “Muza e Mëmëdheut”, kurse autor i saj është poeti dhe studiuesi Agim Vinca. Botues të këtij libri janë: Shtëpia botuese “Uegen” nga Tirana dhe “Artini” nga Prishtina. Në të janë përfshirë poezi të njëqind poetëve shqiptarë kushtuar Atdheut, që nga De Rada, Naimi, Serembe, Dara i Ri, Skiroi, Doçi, Shiroka, Çajupi, Mjeda, Fishta, Asdreni, Gjeçovi, Gurakuqi, Prenushi, Noli, Poradeci, Migjeni e deri te poetët bashkëkohorë nga tërë hapësira shqiptare. Libri hapet me poemën madhore ‘O moj Shqypni’ të Pashko Vasës dhe mbyllet me poezinë ‘Atdheu im’ të poeteshës së re nga Saranda Irena Gjoni (e lindur më 1975). Në parathënien me të cilën hapet libri thuhet se synimi i autorit ka qenë të bërit bashkë, në një vend, të poezive më të bukura për Atdheun të shkruara në gjuhën shqipe dhe se ideja për hartimin e këtij libri i ka lindur qysh në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur pamjet e njerëzve që iknin nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, ishin të shpeshta në ekranet televizive. “Nuk kisha iluzionin se me këtë vepër do ta ndalja eksodin, por isha i bindur se lexuesve shqiptarë, kudo që janë, do t’u ofroja një buqetë tekstesh të bukura poetike, që sajojnë kënaqësi estetike dhe ringjallin sadopak dashurinë për Atdheun”, thuhet ndër të tjera në parathënien e hartuesit të antologjisë.

Titulli: Kisha Katolike dhe shteti komunist në Shqipëri (1944 – 1990) Autori: Nertila Haxhia Ljarja Gjinia: Histori Në brendësinë e tij, ky libër përmban pozicionimin e Kishës Katolike dhe sfidat e saj gjatë mbretërisë së Ahmet Zogut, duke u përqendruar në periudhën e egër të diktaturës komuniste, periudhë në të cilën regjimi kreu ekzekutime mizore ndaj Kishës Katolike, mënyrë kjo e përllogaritur, si përpjekje e përbindshme që ta shkulë nga shpirti i shqiptarit. “Libri ‘Kisha Katolike dhe shteti komunist në Shqipëri’ është një punim shkencor i mbështetur në dokumente, literaturë të përzgjedhur dhe dëshmitarë të kohës, të cilët për 50 vite me radhë u përballën me një kalvar të paparë në historinë e kohës moderne. Libri është shkruar me një stil tejet të kuptueshëm. Në brendësinë e tij, ky libër përmban pozicionimin e Kishës Katolike dhe sfidat e saj gjatë mbretërisë së Ahmet Zogut, duke u përqendruar në periudhën e egër të diktaturës komuniste, periudhë në të cilën regjimi kreu ekzekutime mizore ndaj Kishës Katolike, mënyrë kjo e përllogaritur, si përpjekje e përbindshme që ta shkulë nga shpirti i shqiptarit. Libri jep një mesazh të qartë për brezat e rinj, se jeta e martirëve solli prosperitet dhe dëshmoi vizion për të ardhmen në një shoqëri të vuajtur si Shqipëria”. Dr. Atë Mario Imperatori SJ

Librari

»

19

MUZA E MËMËDHEUT Një libër me njëqind poetë e njëqind poezi, në njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Poeti Visar Zhiti, në pasthënien e tij të shkruar apostafat për këtë libër, shkruan: “Kemi ndër duar një copë nga Altari i Atdheut, një antologji poetike, të ideuar dhe qëmtuar me dashuri e përkushtim nga poeti dhe studiuesi i letërsisë shqipe, ligjërues i saj dhe kritik letrar me përvojë, profesor Agim Vinca”, për të shtuar më tutje: “Ditën kur themeluesi i shtetit modern shqiptar Ismail Qemali do të ngrinte në Vlorë Flamurin Kombëtar dhe Shqipëria do të shpallej e pavarur pas shekujsh robërie, do të mbërrinte nga Kosova, hipur mbi një nga kuajt e historisë, luftëtari dhe strategu Isa Boletini. Leshrat e tij dhe jelet e kalit ishin të përzhitura nga baroti. Ra më gjunjë emblematikisht dhe puthi Flamurin. Edhe kjo antologji është si një lloj rënieje në gjunjë, gjithë hijeshi e krenari, para altarit të Atdheut nën flatrat e shqiponjës metaforike. Dhe duhet të besojmë se atë që zgjodhi këto poezi, pse jo, e zgjodhi Atdheu të na i sillte nga andej”. Ndërkaq, redaktori i librit, shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi, shkruan: “Nuk e prisja që me një temë të tillë të dilte një vepër kaq e bukur dhe plot vlera. Në tërësi tingëllon si një këngë e përbashkët gjithëshqiptare apo si një baladë polifonike. Edhe parathënia është në nivelin e antologjisë”.

“Çdo studim që vjen me pretendimin e rishkrimit të historisë sonë kombëtare do të ndeshet me qëndrimet e njëanshme të historishkruesve të pas Luftës së Dytë Botërore, të cilët kanë qenë të fiksuar në postulatin: “Shqiptarët e kanë çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë”. Sipas mendimit tim, shqiptarët kanë rezistuar ndër shekuj në saj të trashëgimisë së tyre kulturore, pjesë e rëndësishme e së cilës ka qenë edhe veprimtaria e mundimshme e Kishës Katolike shqiptare. Ja përse monografia e Ljarjes është një prurje e mirëpritur në ditët e sotme”. Dr. Tonin Çobani Mbi autoren Nertila Haxhia Ljarja ka lindur në qytetin e Shkodrës më 16 qershor 1971. Diplomuar në Histori pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Filologji – Histori (1993). Ka marrë gradën M.A. në Histori pranë Universitetit të Tiranës (disertacioni “Historia në fokusin e filozofisë”) në vitin 2004. Në janar të vitit 2009, ka mbrojtur doktoraturën në fushën e Historisë pranë Universitetit të Tiranës. Ka marrë pjesë në shumë seminare, simpoziume, konferenca e kongrese kombëtare e ndërkombëtare. Nga viti 2000 e në vazhdim është pedagoge në Departamentin e Historisë, pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ka botuar “Çështje të metodës dhe të kërkimit në shkencën historike” dhe “Histori e feve”.

Titulli: Liberalë dhe komunitarë Origjinali: Liberals & communitarians Autori: Stephen Mulhall, Adam Swift Gjinia: Shkenca politike Shqipëroi: Krenar Hajdëri “Një libër i shkruar qartë dhe kuptueshëm, që mund t’u rekomandohet në mirëbesim studentëve të rinj”. Political Studies Mbi librin Gjatë dekadës së shkuar, një prej sfidave më të debatuara e më me ndikim, me të cilën është ndeshur teoria politike liberale, ka qenë ajo e një numri studiuesish të ashtuquajtur “komunitaristë”. Duke u përqendruar kryesisht mbi elemente filozofike dhe metafizike të varianteve liberale rreth drejtësisë, këta kritikë kanë argumentuar se variantet liberale hamendësohen mbi një koncept të mangët rreth individit dhe marrëdhënies së tij me komunitetin, gjë që ka rezultuar në një shikim të ngushtë për rolin e shtetit. Në këtë botim, Stephen Mulhall dhe Adam Swift na japin një vështrim të përgjithshëm të përditësuar të zhvillimeve të reja në këtë debat. Duke filluar me një analizë të “Teorisë së drejtësisë” të John Raëls - it, libri vijon më tej me një paraqitje të qartë të veprës së komunitaristëve kryesorë - Michael Sandel, Alasdair MacIntyre, Charles Taylor dhe Michael Walzer. Më pas, libri sjell një vlerësim, në thelb të rishkruar e të zgjeruar rreth punimit më të fundit të Raëls - it, sikundër paraqitet në librin e tij të fundit: “Liberalizmi politik”. Vëmendje të veçantë u kushtohet mënyrave sipas të cilave ai i përgjigjet kritikës komunitariste. Pjesa e fundit e librit shqyrton punimet e tre teoricienëve të tjerë liberalë, që trajtojnë pikërisht këto çështje; vepra e Ronald Dëorkin - it përfshihet këtu për herë të parë, së bashku me atë të Richard Rorty - t dhe Joseph Raz - it. Të gjitha këto na japin kuadrin për të hetuar rreth mënyrave të ndryshme, sipas të cilave mendimi politik liberal mund të pretendojë të jetë asnjanës midis koncepteve të së mirës. I qartë dhe i kuptueshëm në stil, shoqëruar me një listë temash dhe çështjesh, ky botim do të vijojë të mbetet një ndihmë e domosdoshme për studentët e teorisë politike bashkëkohore. Stephen Mulhall është lektor i filozofisë në Essex University dhe docent në All Souls College, Oxford. Adam Swift është docent në politikë dhe sociologji (Balliol College, Oxford).


20

« dossier

E hënë 15 tetor 2012 •

Dali Ndreu - Hoxhës: Populli i Dibrës na priti me armë, reaksioni është shumë i fortë Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar) Në vijim të kësaj korrespondence nga Dibra, po në këtë dosje, në faqen 18 lexon: Letër e Sotir Vullkanit nga Dibra, më 6.X.1943 “Pasi u spastrua puna, prej këtej kemi nisur një fuqi prej 200 vetash për në Kërçovë, që e kish marrë Xhemë Gostivari. Me shtytjen e gjermanëve edhe këto forca kanë rënë në përpjekje me ne. Së shpejti do të dërgojmë një raport për prishjen me parinë, situatën e luftimeve të Kërçovës. Ka nja 10 ditë që kemi nisur një korrier për aty dhe nuk është kthyer. Po ju dërgojmë 2 pako të ardhura nga Kosova dhe 2 letra nga çeta jonë e Sllovës. (Dërguar Shtabit të Përgjithshëm të U.N.Çl. Shqiptare).” Letër e Njazi Islamit, po nga Dibra, më 9.X.1943 për Shtabin e Përgjithshëm të UNÇL. Po në këtë dosje, faqe 21, lexon: “Paria i paska dërguar ultimatum Faik Shehut. Të lërë qytetin e Peshkopisë, ndryshe do t’u bien. Faiku ka marrë anën tonë. Po i dërgojmë fuqi për ta riformuar.” Përsëri Haxhi Lleshi informon më 18.10.1943 Shtabin e Përgjithshëm të UNÇL në këtë dosje, në faqet 22-25 me disa letra për situatën në Dibër se “janë sulmuar shokët tanë në Peshkopi. Na dërgoni forca”. Më tragjike është letra e dërguar nga Dibra më 24.10. 1943, ku lexon: “Shoku Tempo që pas marrëveshjes që kanë ba me ju kërkon që unë të shkoj - bashkë me Tempon – nga Maqellara dhe për brigadën që mund të vijë. Brenda keni letrën e shokut Tempo. Gjendja s’lejon tani largimin e shokut Haxhi nga krahina. Shumica janë shqiptarë, si për shembull, Dibra varet nga shtabi maqedonas për organizimin e tij. (Ky dokument ka edhe firmën e Tempos dhe të një përfaqësuesi grek – shën. im H. Lleshi). Një gjë e tillë flet jo vetëm për punën tonë, por edhe atë të palës maqedonase. Gjë që provohet nga shumica jonë shqiptare dhe kanë simpati për ne. Përveç kësaj, është edhe populli maqedonas pakicë e kësaj treve, që ka qenë po aq i shtypur e që sot kërkon liri. Vijnë shumë herë tek unë dhe kërkojnë më përpara të mobilizohen me ne sesa me ata të Maqedonisë. Për sa i përket kësaj, që krahina të marrë pro Shqipërinë, natyrisht të ndara prej popullit maqedonas sipas parimit tonë brenda kufirit. Marrja e Dibrës nga shteti maqedonas bëri përshtypje të keqe edhe në krahina të tjera, si në Kërçovë, Gostivar, Strugë etj. Ndërsa e kundërta bën përshtypje më të mirë që ne jemi njëherë në luftë kundër reaksionarëve. Për çështjen e anglezëve i keni në raport. Të fala Haxhi Lleshi Dibër, më 24.X.1943” Po në këtë ditë vijon dokumenti në faqet 2630 ku Njazi Islami dhe Sotir Vullkani i dërgojnë raport Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare sipas kërkesave të Tempos. Që nga Dibra, ne informojmë, midis të tjerash se: “Radiostacionin që ishte këtu e mori Tempo me pretekstin se i nevojitet Shtabit Ballkanik (atë të madhin si radiostacion); dy të voglat tha se do t’i rregullonte. Përse shoku Haxhi tha se janë shokë e s’mund të na gënjejnë? Studiojeni nëse keni mundësi të lidheni me Orenjën me telefon.” Për Dibrën e Madhe jepet situata në një letër të Haxhi Lleshit për Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare më datë 31.10.1943, ndërsa po në këtë dosje lexon, në faqet 32-34 një letër tjetër për situatën në Dibër, më 9.11.1943, dërguar nga Sotir Vullkani e Haxhi Lleshi po Shtabit të Përgjithshëm të

UNÇL. Në fund letra ka shënimin: “Bashkë me raportin po ju dërgojmë letrat angleze origjinale edhe për kopjen e letrës së Fiqiri Dines e Ali Maliqit, që i shkroi gjatë luftës Haxhiu.” Pa u zgjatur me letrën e datës 11.11.1943, H. Lleshi i dërgon Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare për situatën në Dibër, që është po në këtë dosje që vijon në faqet 35-36. Po mbart ato të faqes 39-40 të datës 16.11.1943, që ka lidhje me Ali Maliqin. Raport në Shtabin e Përgjithshëm të UNÇL dërguar nga Haxhi Lleshi më 20.XI.1943. Nga faqja 40 shkëpusim tekstin: “Faik Shehu me disa të vetët si dhe anglezët janë bashkuar me ta. Na thanë se kanë dalë me ardhjen e gjermanëve në Peshkopi. Bashkë me gjermanët

kanë marrë pjesë aktive paria Miftar Kaloshi, Hysni Dema, Ali Maliqi, vëllezërit e F. Dines e plot të tjerë. Cen Elezi asnjanës, Aqif Lleshi krejtësisht me neve. Në Dibër kjo pari që lufton edhe Fiqiri Dine etj. ne mendojmë që Dibrën e morën gjermanët, më shumë si të na luftojnë neve për rrugën, që ta kenë të sigurt. Të fala Haxhi Lleshi”

këndej do bëhen ndryshe. Na shkruani si qëndrojnë të tjetër.”1 E gjithë kjo dosje e fundvitit 1943 përmban aktivitetin e situatës në Dibër, ku spikatin të vërtetat e fshehura në historiografinë enveriane në lidhje me qëndrimin ndaj anglezëve, parisë dibrane, Tempos, maqedonasve etj., të cilat lexuesi nuk ka nevojë t’ia interpretosh, sepse flasin vetë. Zanafilla e vitit 1943 flet qartë se krahina e Dibrës ishte nën influencën sllave edhe në qëndrimin në dëm të trojeve shqiptare dhe ndarjen nga aleatët anglo-amerikanë. Fondi 41, dosjet 27, 28 përmbajnë, për vitin 1943, për Dibrën, 26 dokumente, të cilat japin tërë spektrin e gjendjes morale, ekonomike e luftarake të kësaj krahine. Shtabi i Përgjithshëm i UNÇL Shqiptare, sipas informacioneve që i dërgohen nga partizanët e Dibrës, zbulon ndërveprimin me Tempon në Maqedoni sipas detyrave speciale të ngarkuara nga Tito. Nën këtë marrëdhënie ishin Haxhi Lleshi apo Esat Ndreu, Zoi Themeli apo Sotir Vullkani, të cilët i zbatuan me fanatizëm detyrat sllavo-internacionaliste në dëm të nacionalizmit, veçanërisht për trojet shqiptare. Në Fondin 41, Dosja 41, faqe 16 zbulohet qartë shqetësimi i misionit ushtarak anglez për gjendjen e Dibrës, dërguar Shtabit të Përgjithshëm të UNNÇL. “Misioni aleat, më 21.X.1943. Zotni, Gjenerali ynë u kthye në orën 17.30 dhe mori dijeni mbi gjithë lajmet që kish mësuar sot pasdite mbi ndodhitë në Dibër e Peshkopi. Ai më porosit t’ju vëmë në dijeni mbi ndodhitë. Në betejën e Dibrës që u zhvillua më 16 nëntor 1943, një nga oficerët tanë që u ndodh aty gjatë gjithë betejës dhe që shoqëroi Haxhi Lleshin në ditët e mëvonshme, porsa u kthye te ne na informoi plotësisht. Dibra ishte okupuar nga ana e gjermanëve më 16 nëntor, mbas një bombardimi që vazhdoi prej orës 10-19oo. Në të njëjtën ditë u okupua edhe Peshkopia, por aty nuk u ndodh askush për t’i rezistuar gjermanëve, të cilët besohet se vepruan me një batalion infanterie autotransportuese dhe 7 tanke. Kjo do të thotë se nyja Krujë–Burrel– Peshkopi është e zbuluar, mbasi gjermanët e përdorën për të sulmuar Peshkopinë. Sipas mendimit të gjeneralit tonë, duhet treguar vëmendje e posaçme edhe në nyjën Burrel–Peshkopi, e cila gjithashtu ndodhet e zbuluar, përveç një ure të vogël që u prish para disa javësh. Tre nga oficerët tanë, me nënoficerët e tyre që ndodhen në këtë zonë, sipas raportit që kemi mundur të marrim , mundën që të shpëtojnë dhe ndodhen në këtë zonë, por nuk dimë aspak se ku ndodhen. Ju lutem të më falni për këtë letër që është shkruar me nxitim të madh. Presim, i dashur zotni, duke shpresuar për ndjenjat tuaja të respektuara. G. H. Michel Nichoks”

Kjo dosje 26 e mësipërme, në faqet e fundit 41-43 mbyll vitin 1943 deri më 28 nëntor 1943 me një korrespondencë shumë intime të Haxhi Lleshit me Enver Hoxhën: “I dashur shoku Taras! Bashkë me këtë letër po ju dërgojmë edhe disa letra të anglezëve. Besoj se këta të Dibrës me grushtin që u dhamë

Në këtë linjë të marrëdhënieve të misionit anglez me Shtabin e Përgjithshëm të UNÇL në dosjen 42/1 janë dy blloqe, që përmbajnë ditarin e Frederik Nosit për periudhën mars (1943 - qershor (1944), të cilat për mendimin tim kanë një subjektivizëm të hapur partizan. Ruaj rezervat e mia personale nga studimi i tyre edhe si ditar


dossier • E hënë 15 tetor 2012

origjinal (anglisht), për arsye se ato janë shfrytëzuar gjatë gjithë historiografisë enveriane prej gjithë koniunkturave të kohës. Njëkohësisht, ky “kronist” pranë Enverit nuk i ka lejuar vetes ndonjë simpati ndaj anglezëve, ku përveç njëanshmërisë, shpesh gjen pasazhe denigruese për të vërtetat e qëndrimit anglez ndaj parisë, të quajtur “reaksionare”, apo Ballit dhe Legalitetit. Si të tillë, nuk po i referohem këtyre materialeve ditar, sepse s’do të bëja gjë tjetër veçse të prishja imazhin e vërtetësisë në këtë çështje. Më drejt po i referohem korrespondencës që, në fakt, rrallë është botuar, kjo sepse kanë mbetur pa u deformuar para vitit 1991... Në këtë fond arkivor nr. 41, dosja 43 ka përmbajtje: Letrën dërguar Haxhi Lleshit nga majori R. Ridell (anëtar i misionit aleat me Shqipërinë) në kohën kur njofton mbi takimet që ka pasur me elementët “reaksionarë” të Dibrës si p.sh. Xhemë Gostivarin për të arritur asnjanësinë. Kërkon për mënyrën e veprimit. Në faqet 1-2 të kësaj dosjeje, më 1.11.1943 lexoni: “I dashur H. Lleshi. U përpoqëm dje që të vinim aty t’ju shikonim, por kamioni ynë u ndal në rrugë për benzinë. Ne dëgjuam për betejën në Dibër dhe desha të bëjmë diçka për ta ndaluar. Vajtëm, pra të takojmë Ali Maliqin për t’i kërkuar të bënte ç’ishte e mundur që të ndërhynte te forcat nacionaliste dhe ai i dërgoi një letër vëllait të tij. Në rast se ne nuk arrijmë të sigurojmë një armëpushim, që do të na jepte mundësi të flisnim me ju dhe me të tjerët, ju do të ishit dakord për këtë armëpushim. Ne me disa roja do të vijmë t’ju takojmë. Shpresojmë se ju do të merrni të gjitha masat e nevojshme për sigurimin tonë dhe të rojave tona. Ka mundësi të na jepni disa informacione, se cilat janë forcat që ju sulmojnë? Ne duhet të bëjmë ç’është e mundur për të ndaluar dhe evituar këto luftime, fatkeqe për gjithë popullin shqiptare. I devotshmi juaj R. Riddell d.v. Major RMA” Korrespondenca vijon në faqet 3-4 të kësaj dosjeje: “I dashur H. Lleshi. Komiteti Nacionali i Peshkopisë më dha fjalën se do të ndërhyjë pranë Xhemë Gostivarit dhe gjithë forcave të tjera që të ndalë luftimet dhe ata kanë drejtuar letra sonte. Ne vetë, me disa anëtarë të Komitetit dhe Ramadan Kaloshi do të vijmë në rrugën e Klloboçishtit sot në mëngjes, më 3.XI.1943. Ka mundësi të na dërgoni disa njerëz të na dalin përpara dhe të njoftoni të tjerët të mos hapin zjarr? Do të dëshironim që ju të na përgjigjeni po me këtë korrier dhe të na jepni të gjitha informatat e mundshme dhe eventualisht të na tregonit rrugën më të mirë. Juaji i devotshmi R. Ridell 3. XI. 1943” Mbas kësaj kërkese dhe pasi Ridell “premtoj që do të bisedoj me Komitetin Nacional të mos ndalonte makinat që transportojnë materialet tuaja”, nuk pati asnjë përgjigje nga Haxhi Lleshi. Dokumentet e mëposhtme flasin se i tërë Shtabi i Përgjithshëm i UNÇL mbante një qëndrim ndaj anglezëve: Mosqenie dakord për koordinim vep-

rimesh me “reaksionarët” në luftën ndaj gjermanëve. Prapa këtyre ishin emisarët serbë, ku më të pranishëm për krahinën e Dibrës ishin maqedonasit dhe Tempo. Fakti i vetëm ishte se ky bashkëpunim i partizanëve dhe i nacionalistëve shqiptarë, sipas dëshirës së anglezëve, binte ndesh me interesat sllave të Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi për përfshirjen e trojeve tona. Pa dashur ta argumentoj më tepër këtë fakt me dokumentacionin e misionit anglez në lidhje me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, del qartë pse u quajt “ndërhyrje në punët e brendshme” për komunistët shqiptarë gjithë kjo tentativë për shmangien e vëllavrasjes. Këtë princip asnjëherë nuk e shkelën “reaksionarët” (nacionalistët) por “revolucionarët” (internacionalistët). Se sa ishim nën influencën titiste, mund ta argumentoj edhe me një fakt të dokumentuar të tillë: Në dosjen 56/1, faqe 5-15, fondi 41 të vitit 1944 gjen të plotë në origjinal: Mbi gjyqet ushtarake. Procedura dhe dënimi. Ka 35 artikuj. Këto janë marrë fotokopje nga Kryesia e Këshillit të Naltë Nacionalçlirimtar të Sllovenisë. Në veçanti kapitulli I: Gjyqet dhe gjykatësit, me 18 nene. Vendimi për t’u zbatuar ky model ka marrë formë të prerë duke hyrë në fuqi në shtator 1944. Vendimi mbi krijimin e përkohshëm të gjykatave të popullit dhe mbi gjykatësit e popullit, për kryesinë e gjyqit nacionalçlirimtar të Sllovenisë është firmosur: Kryetar Josip Vidman, sekretar: Boris Kidriç. Më interesante është se këtë e ka firmosur, në tërësi, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe të RF të Jugosllavisë Mareshali i Jugosllavisë Josif Broz Tito. Kjo është vërtetuar me origjinalin nga shefin i seksionit gjyqësor ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL dhe RF të Jugosllavisë. Përfundimi është i qartë: gjyqet e Enver Hoxhës nuk ishin gjë tjetër veçse fotokopje teoripraktikë të Jugosllavisë titiste. Madje, në imitim të plotë ishte, menjëherë pas emërtimit të Titos mareshal veproi për gradë edhe Komandanti i Përgjithshëm i UNÇL Shqiptare Enver Hoxha. Më 24 maj 1944 u emërua gjeneral-kolonel dhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë. Kështu që nën këtë sinkronizim të plotë Jugosllavia e Titos me Shqipërinë e Enverit nuk kishte se si të shpëtonte edhe Dibra në fatin e saj që nga viti 1943 e më pas, aspak dhe mbas vitit 1945. Por, le të vijojmë me fakte të tjera, të dokumentuara dhe të munguara në historiografinë enveriane, në veçanti për Dibrën. Në Dosjen 64 është letra dërguar Enver Hoxhës nga Dali Ndreu mbi gjendjen e krahinës së Zaranikës, Shëngjergjit, Çermenikës. Qëndrimi ndaj Ballit Kombëtar. Mbi përpjekjen e Brigadave 2 dhe 3 për kalimin për në Dibër dhe ardhja e misionit sovjetik. Takimi me Tempon etj. Në faqet 4-5 të kësaj dosjeje janë këto dy letra: E para: Të dashur shokë. Kur u nisa me Brigadën e 3-të, kalova në Dibër. Tamam në krahinën e Reçit. U takova me shokë nga Kosova. Njëri më tha: “...Ishte nisur ushtria sovjetike për në shtabin maqedonas. (Shokut Tempo). Ata kishin qëndruar në Sllovë, sepse nuk kishin mundur të kalonin reaksionarët e se pritnin t’i merrnin në kontroll me Tempon. Mbasi morën kontakt me Tempon, ishin nisur në Maqedoni të shoqëruar prej Esadit e S. Vullkanit. Ata qenë nisur para mbrëmjes nga ajo krahinë. Pra, delegacioni janë këta pranë shokut Tempo. Atëherë

»

21

Lidhjet që kemi bamun me Babën janë shumë të dobëta e veç asaj edhe Lila ka ikë pa më kallëzue vendin ku është ai. Kështu që s’mund të ndihmohem prej tij. Tashti do të jetë shumë i zorshëm edhe kalimi i Drinit pa patur njeri që t’i njohë ato vende. Të kthehemi te puna e Salës. Me forca s’ka mundësi të kalojë. Do të duhej një brigadë në këto rrethe që të mund të shkonte Sala më tutje me forcat e tij të një batalioni 250 vetash. Sapo të kishte lëvizje partizanësh, këtu do të dilnin në shesh miq e shokë që mund të na ndihmonin në këtë çështje. Unë nuk e marr dot me mend se mund të kalojë Sala prej rretheve të Zerqanit, ku e dërgojmë ne. Nuk kam as hartë. Bisedojeni më mirë punën me Haxhi Lleshin dhe Daliun. Vetëm ata mund të ndihmojnë, sepse kanë shumë miq të tyre. Unë po i përgatis ndonjë ushqim (djathë, konserva etj.) po të jetë se vjen Sala këtu”. Pastaj e mbyll letrën për Ballin, gjermanët dhe një porosi: “Shiko më gjej ndonjë revole gjermane, se më mbeti merak e po e marr kur të vij aty.”

duhet me gjetë se ku ndodhen. Dy-tri ditët e para ju kam shkruar për situatën, sidomos gjendjen e dobët ushtarakisht. Abaz Kupi kishte mbledhë forca dhe ishte nisë për t’i dalë para, por u kthye prapë. Të fala Daliu 30. 3. 1944” E dyta. Shokut Ali e Taras. Vetëm kalimi ynë në Veri ka qenë një sukses. Çdo qëndresë e reaksionit u shpartallua. Nuk kemi mundur akoma (të korrim – A.K.) një sukses të plotë ushtarak. Asnjë nga shtabi nuk kemi mundur t’i zhdukim, t’i zëmë e t’i vrasim. (Vetëm M. Kaloshin). Reaksioni këtu mbetet i fortë dhe me largimin tonë riorganizohet prapë. Në Dibër po gjejmë qëndresë nga një popull i cili ka qenë i lidhur me reaksionin. Kalimi në Maqedoni i dibranëve është i vështirë, por ne po japim ndihmë të madhe. Të fala Daliu Në Dosjen 65 është letra dërguar Enverit nga Sami Baholli (Sabahu) dhe Esat Dishnica mbi mënyrën e kalimit të Dushan Mugoshës për në Jugosllavi. Mbledhja e krerëve reaksionarë në Elbasan etj. Çështja që lidhet me Dibrën, në këtë dosje 65, faqe 2-10 është mjaft domethënëse për Salën (Dushan Mugoshën) I dashur shoku Taras. Letrën tënde, të datës 14 prill 1944, e mora. Unë kam motrën në Peshkopi, te një kushëri, që është shumë i njohur në ato anë. Po të jetë se Sala ka me vete ndonjë partizan prej rretheve të Peshkopisë, ose me rekomandim për ndonjë mik të Haxhiut në ato rrethe, mund të dërgojmë pastaj një korrier në Peshkopi me një letër prej meje e, sigurisht, do të kemi përkrahje. Korrieri duhet të kalojë nga Zerqani deri në Peshkopi, të cilin duhet ta ketë Sala me vete, për shembull, të jetë ndonjë partizan brigade (nga Dibra), ose të ketë rekomandimin prej Haxhiut për ndonjë mik në rrethet e Zerqanit.

Sabahu (Sami Baholli) Pa dashur të përhapem shumë mbi rolin serb në Malësinë e Gjakovës, Plavë-Guci e deri në shtabin operativ për Kosovë e Metohi, sepse më duhet t’i përmend vetëm e vetëm që e gjithë veprimtaria e tyre gjatë Luftës II Botërore nuk ka qenë asnjëherë miqësore apo vëllazërore, por vetëm armiqësore e antishqiptare. Këtë e provojnë më së miri të gjitha dokumentet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare në qëndrimin ndaj misionit anglez gjatë viteve 1943-1944 sipas porosive sllave. Gjithashtu, provojnë të gjitha spastrimet pas 24 Majit të 1944-s, që kur u vetemërua E. Hoxha gjeneralkolonel e deri tërë jetën e vet për kundërshtarët që i dolën në vijën e Partisë. Në dosjen 59, fq. 16 dërgohen informacione për “spiunët e parë” drejtpërdrejt te Komandanti i Përgjithshëm Enver Hoxha më datën 29.9.1944 nga “Rifi” Të pandara u bënë informatat e tipit politik për Ismail Tatzatin, Kajo Tresovën, Gani Peqinin, Irfan Rustem Goskovën, Ismail lekën, Ilmi Protopapën, Veip Runën, Nuri Dinen, Haki Rushitin e dhjetëra të tjerë krerë “reaksionarë” të Jugut prej informatorit të besuar “Rifi”. E përmend këtë fakt se në këtë metodë informimesh punonte në Dibër, veçanërisht Haxhi Lleshi, i cili i njihte mirë patriotët e vendit e sidomos ata antiserbë. Ishin për çudi këto familje kyçe të Dibrës, dikur qendra atdhetare kundër serbit, që u vunë në shënjestër nga Haxhi Lleshi, Sulejman Baholli dhe Tempoja për t’i eliminuar e demaskuar me çdo mjet e metodë sllave. Ishin pikërisht këto familje baza atdhetare të Dibrës, që u shpallën menjëherë në vitin 1945 si kulakë e deri në mohim të triskës së Frontit për ekzistencë ekonomike. Ja përse krahina e Dibrës u trajtua nga serbët, nëpërmjet emisarëve të saj, me një kalë Troje nga brenda, që pa hezitim është provuar si i tillë, Haxhi Lleshi. Jo më kot u caktua komandant i Divizionit I Sulmues, pastaj i Korparmatës I gjeneralmajor Dali Ndreu. Në Dosjen 102/1 është urdhri i Shtabit të Përgjithshëm i datës 21.12.1944 dhe për operacionin e Korparmatën III dërguar divizioneve 2, 8, që të veprohej për spastrim në Shkodër, Kukës e Peshkopi pas çlirimit të vendit. (vijon numrin e ardhshëm) 1. AQSH, fondi 41, dosja 26, fq. 42.


22

«

Kulturë

E hënë 15 tetor 2012 •

Doli njëkohësisht në Republikën e Shqipërisë dhe atë të Kosovës antologjia “Muza e Mëmëdheut” me 100 poezi nga 100 poetë, të përzgjedhur nga të gjitha trevat shqiptare, kushtuar Atdheut. Autor i antologjisë është studiuesi i letërsisë shqiptare, poeti dhe kritiku Agim Vinca. Botimi ndërkaq ruan simbolikën e bashkëpunimit, janë dy shtëpi botuese, një në Tiranë “Uegen” dhe tjera në Prishtinë “Artini” që i dhurojnë lexuesit këtë vepër të munguar me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë dhe të shtetit modern shqiptar. Antologjia ka një hyrje nga përgatitësi i saj, Profesor Agim Vinca dhe një pasthënie nga shkrimtari Visar Zhiti.

Nga Visar ZHITI Qysh në krye dua të them se Antologjia për Atdheun është si një altar... Në hershmërinë e tyre altarët ishin prej guri, pranë ujërave e pyjeve nën qiellin e hapur, por dhe në shpella, të nëndheshëm dhe të fshehtë dhe shpesh jo të bërë nga njeriu, por njeriu linte aty dhuratat për perënditë, ushqimin e tyre. Më pas u kalua te tryezat e praruara të katedraleve nëpër metropolet moderne. Flijimet e dikurshme i shërbejnë të sotmes dhe sakrificat e sotme i shërbejnë të ardhmes, por çuditërisht edhe të shkuarës, se ne, teksa përgatisim ardhmërinë, ribëjmë dhe lashtësinë tonë, gjithçka në dobi të jetës. Përkushtime pa fund, martirizime të njohura e të panjohura janë bërë për ty dhe në qoftë se dhe ti di të përkushtohesh, do të kuptosh më mirë veten dhe kohën dhe do të kenë kuptim e arsye puna, krijimi, ndërsa gëzimi i tyre do të jetë i shumëfishtë. Altari më i bukur ku gjejmë ushqim shpirtëror, është Poezia, i padukshëm dhe i gjithkundshëm, i parrënueshëm, ku blatohen ndjenja, vizione, ide, nëpërmjet Fjalës, që është dhe lëndë, histori dhe arkeologji e mendimit, mbartëse e përvojave jetësore, identitet, kujtesë e mrekullueshme e botës. Vjen nga mijëvjeçarët dhe do të shkojë nëpër mijëvjeçarë, e shpikur nga populli i pafundmë, nga të shumtët që s’janë më, prandaj ka dhe peshën e shenjtë të amanetit. Janë vrarë për Fjalën. E dëshmon libri. E para është Fjala. Dhe e fundit, nëse ka fund. * * * ... kemi ndër duar tashmë një copë nga Altari i Atdheut, nga ai i Fjalës, një antologji poetike, të ideuar dhe qëmtuar me dashuri e përkushtim nga poeti, studiues i letërsisë shqipe ndërkohë, ligjërues i saj dhe kritik letrar me përvojë, profesor Agim Vinca. 100 poezi nga 100 autorë në 100 vjetorin e shpalljes së pavarsisë së shtetit modern shqiptar. Që derdhin të nxehtë këtë magmë, e cila formëzohet në reliev monumental. Shpaloset kjo arritje e epërme si dëshirë perëndish e përpjekje titanike e një populli. Jepet rrugëtimi dhe qëndresa ndaj sulmeve dhe prapshtive të fuqive të mëdha, betejat shekullore, fitorja, ajo lumturi që përftohet nga të paturit atdhe, prajshmëria e peizazhit të tij, që sikur del nga brendësia e njerëzve të saj dhe

NJË ALTAR ME

100 POEZI

po ashtu futet brenda shpirtit të tyre, me një diell tëndin e hënë tënden, me malet dhe detet, me krenarinë dhe bujarinë, lumenjtë dhe gjakun, me plagomat, copërlimin, heronjtë, të vrarët, me zërat dhe shpresat dhe flatra ëndrrash që përshfaqen gjithandej. Dashuria për atdheun nuk është as arkaike, as pengesë në kohët moderne. Përkundrazi. Kur do atdheun tënd, kupton dhe atdheun e tjetrit dhe kjo dashuri nuk duhet të jetë në dëm të (at)dherave të tjerë. Harta e dashurisë kështu bëhet e gjithë bota. Jetojmë në kohën e hapjes së kufijve, të bashkimeve të mëdha, globalizmit, bashkëveprimit ndërkulturor, të qytetarit të botës, por natyrisht ai që do botën, s’ka si të mos të dojë dhe një copëz të saj, ku deshi fati të lindë, atje “ku më ka rënurë koka”. Që është mes universit, i pamohueshëm dot, gjithmonë më joshësi. Kompleksi i truallit të lindjes njihet si më interesanti dhe i fortë përherë. Vendi ku hedh të parat hapa, mbetet më i dashuri, paraprirës i rrugës së jetës, i kërshërive dhe i zbulimeve. Vendlindja të ndjek nga pas, kudo që të shkosh. Tema e Atdheut, e atdhedashurisë, e veçanta e këtij atdheu janë pra materia e kësaj antologjie. Si e kemi ribërë atdheun dhe si na ka ribërë dhe, kur kemi humbur, si e kemi futur qysh herët në vegimet dhe fantazitë tona ashtu si fusnim në sëndyqet e nuseve pajën, siç fshihnim në murin e kullave tona – pushkën. Çështja e tij nuk është vetëm hipotekim trualli, por edhe gjaku, shpirti dhe përvoje kole-

ktive, i porosive të brezave që flasin të njëjtën gjuhë, nën yjet e tyre dhe stinët e tyre, me florën dhe faunën, së cilës i kanë marrë dhe dhënë nga vetja, një sinergji e mpleksur sa nuk kuptohet ku fillon njëra dhe ku mbaron tjetra. Antologjia e Agim Vincës është dhe antologjia e vendlindjeve, të një pllaje, shtëpie a lisi të atyre që flasin një gjuhë, që janë bashkë e duhet të jenë kështu, por padrejtësitë historike i kanë ndarë dramatikisht. Kjo është dhe antologjia e strategjisë së kundërndarjes, e bashkimit duke na bindur se njënjëshmëria shpirtërore, megjithë prerjet dhe frakturat, nuk është shprishur. Altari i fshehtë i saj ka patur fshehtas blatime të perëndishme. Themelet e tij janë dhe mbeten të përbashkët, nëndhé, prej eshtrash të të rënëve tanë. Janë botuar dhe do të botohen antologji nga poezia shqipe, me kritere të llojllojshme sipas përvojave botërore, por kjo që na sjell Agim Vinca është parakja, e duhur dhe e shumëpritur, me rëndësi të gjithanshme, përtej letrares. Kulturat e tjera të mëdha e kanë kryer dhe u janë sulur temave të tjera, nga më befasueset, por temës së dashurisë dhe të atdheut i kthehen herë pas here. Erdhi kur shqiptarët tashmë kanë dy shtete në Ballkan, dy republika dhe komunikimi midis pjesëve dhe diasporës edhe përtej oqeanit është i lirë dhe i mundshëm më mirë se kurrë. Antologjia i ngjan një bible dhe eposi njëkohësisht, një shumësie të madhe zërash e shpirtrash, të folm-

esh arbërore dhe bëmash, që vijnë nga të gjitha anët, nga larg dhe afër, megjithëse në atdhe asgjë nuk është dhe nuk duhet të jetë e largët, nga të gjitha qendrat dhe secila bëhet qendër në këtë antologji, janë grumbulluar të njohur, me fame edhe përtej atdheut, emblematikë, të pavdekshëm, më pak të njohur, të beftë, të panjohur, të rizbuluar, bashkohen këtu dhe krijojnë mozaikun shekullor, të pritur aq gjatë. Kushtrime të hershme si të luftëtarëve, si ai i Pashko Vasës, me të cilin autori çel antologjinë dhe kalohet tek ortekët e Fishtës, më pas tek parajsa e atdhedashurisë naimiane, ku është dhe Lasgushi qiellor, shkohet në bregun tjetër deradian, që ka po aq afër sa atdheun dhe Europën. Asdreni sjell himnin, kurse Ernest Koliqi detyrohet të ikë duke e marrë me vete atdheun. Edhe Camaj po kështu, kurse Mitrush Kuteli bëhet njësh me baltën e tij. Nga gjysma e prerë e atdheut, matanë telave me gjemba të kufirit shtetëror, si një kundërmallkim shpërthen Mekuli, “bir besnik dhe poet” i popullit të vet, e do të arrihen kulme me të tjerë, kujtojmë këtu njërin, Podrimjen e porsashuar, i cili ishte dhe hartues antologjish, mes të cilave dhe ato me temën e Kosovës dhe të Çamërisë, si dhe emra të tjerë, por shohim se mungon dhe poezia e autorit të kësaj antologjie, Agim Vincës, megjithëse tani ai sikur është i shpërndarë kudo nëpër të përzgjedhurit e tij. Vazhdojmë ta shfletojmë shekullin e poezive. Ja, buçet kori i poetëve fitimtarëve të dalë nga lufta e fundit

botërore, e sistemit internacionalist dhe më të mbyllurit ndërkohë, i utopisë sociale dhe i poezisë pa mister, kur prapë është e pamundur të tretet atdheu, shfaqet ai kështjellor, pas mjegullave. Ndërsa nga nëntoka, si nga ferri vijnë fantazmat e poezive të dënuara, që atdheu të mos jetë burg, që të paktën dashuria për të, të mos bëhet “Saharë”. “Të dua, Shqipëri” është një poezi e Kudret Kokoshit në fletoret e pakalbura të burgjeve, që e dinin përmendsh shumë bashkëvuajtës të tij. Duke iu afruar shekullit të ri dhe mijëvjeçarit të ri, shtohen zërat e grave e vajzave poete, siç nuk kanë qenë kurrë më parë dhe mëmëdheu sikur bëhet më i ëndërrt. Është e vetmja gjuha shqipe që i ka të dy emërtimet: Atdhe dhe Mëmëdhe dhe duket sikur ka parandjerë se nuk mjaftonte vetëm njëri. Tema e atdheut gjithsesi është tek çdo poet, qoftë dhe jo e drejtpërdrejtë e sido që të ketë qenë fati i tyre dhe njohja, s’mund të gjenin vend të gjithë në këtë antologji, janë grumbulluar vetëm 100 poezi sipas vizionit të hartuesit të saj, megjithë dëshirën tonë për të patur të tjerë. Paradoksalisht antologjitë janë dhe antologji të mungesave. Dua të kujtoj se sa me ashk i ka kënduar Bregut të vendlindjes shkrimtari themeltar Petro Marko, po kështu dhe Arshi Pipa Kosovës, pra atdheut të dy. I pari vinte nga lufta e Spanjës dhe nga burgjet nëpër Europë për ta burgosur dhe në atdhe, ndërsa i dyti, me besim të kundërt, nga burgjet e atdheut arratiset nëpër botë e bëhet professor në SHBA. Me besime të kundërta, i bashkon poezia e dashurisë për vendin. Poezia për Atdheun nuk mbaron, nuk ka kahe dhe nuk është prone e askujt, por e lexuesve pa mbarim. Si altari ku gjejmë ushqim shpirtëror. Prandaj ne duhet t’i jemi mirënjohës punës dhe mundit të Profesor Agim Vincës, nismës së tij për të ngritur këtë altar, pasionit, durimit dhe arritjes. Është e para... Brenda saj është dhe thirrja që t’i kthehemi Shqipërisë, më me përdëllim e punë e më me mençuri, të denjë e seriozë e më me dashuri e përunjësi. Ja si lutej shenjtorja jonë Nënë Tereza, fjalët e saj kumbojnë në altar si poezi: Dua të kthehem në Shqipëri.../ Ta dimë, secili nga ne është krijuar/ për të bërë vepra të mëdha... /Gjithmonë e kam në zemër/ popullin tim shqiptar./ Shumë luti Zotin që paqja e Tij/ të vijë në zemrat tona... Në fund të fundit Atdheu është Altari më i madh, i pakohë ose i gjithkohshëm dhe ne jemi brenda tij edhe ai është i tërë brenda nesh. * * * Ditën kur themeluesi i shtetit modern shqiptar Ismail Qemali do të ngrinte në Vlorë Flamurin Kombëtar dhe Shqipëria do të shpallej e pavarur pas shekujsh robërie, do të mbërrinte nga Kosova, hipur mbi një nga kuajt e historisë, luftëtari dhe strategu Isa Boletini. Leshrat e tij dhe jelet e kalit ishin të përzhitura nga baroti. Ra më gjunjë emblematikisht dhe puthi Flamurin. Edhe kjo antologji është si një lloj rënieje më gjunjë, gjithë hijeshi dhe krenari, para altarit të Atdheut nën flatrat gjithë puthje të shqiponjës metaforike. Dhe duhet të besojmë se atë që zgjodhi këto poezi, pse jo, e zgjodhi dhe Atdheu të na i sillte nga andej... Tiranë, fund gushti 2012


SPORT • E hënë 15 tetor 2012

»

23

Ibrahimoviçi grushte me kapitenin e Ishujve Faroe Situata te Suedia nuk është edhe aq e qetë para ndeshjes kundër Gjermanisë. Fitorja me shumë vuajtje ndaj Ishujve Faroe ka sjellë shumë kritika. Ndërkohë që ylli i saj Zllatan Ibrahimoviç është përfshirë në një skandal. siç raporton gazeta suedeze “Expressen” në fundin e pjesës së parë në takimin kundër Ishujve Faroe, Ibrahimoviç

është zënë me grushte me kapitenin e kësaj skuadre Benjaminsen. Gjithçka ka lindur pas një ndërhyrje të gabuar që kapiteni i Ishujve Faroe ka bërë ndaj sulmuesit të PSG-së në kampionatin francez. Ibra duket se e ka ruajtur inatin dhe në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes ka goditur Benjaminsenin. Ky i fundit në një reagim për shtypin ka hedhur

poshtë faktin se mes tyre ka pasur grushte, por ka lëshuar një sërë ofezash në drejtim të suedezit. “Ai është veçse një injorant, që i pëlqen vetëm të flasë. Është arrogant dhe gjatë gjithë takimit vetëm fliste se për kë skuadër luante dhe sa para fitonte. Qesharak! Është një lojtar që nuk më pëlqen aspak”- ka deklaruar kapiteni i Ishujve Faroe.

Alban Meha, dilema e De Biasit Mesfushori kosovar ka një problem dëmtimi që nuk është shumë serioz, por stafi mjekësor nuk jep ende garanci që ai do të jetë në gjendje të luajë me Slloveninë

P

as humbjes në “Qemal Stafa” për kombëtaren tonë fitorja me Slloveninë të martën është kthyer në një detyrim. Për këtë ndeshje të vështirë kuqezinjtë kanë filluar dje në Durrës përgatitjet, por trajneri Xhiani De Biasi ka marrë një lajm jo të mirë nga stafi mjekësor. Alban Meha nuk është në kushte të mira fizike. Mesfushori kosovar ka një problem dëmtimi që nuk është shumë serioz, por stafi mjekësor nuk jep ende garanci që ai do të jetë në gjendje të luajë me Slloveninë. Meha është një nga dy lojtarët që u afruan në kombëtare vetëm para fillimit të këtyre eliminatoreve, së bashku me Kukelin dhe ka menjëherë është kthyer në një pikë referimi për lojna sulmuese të kuqezinjve. Mesfushori i Paderbornit në Bundeliga 2, ka zhvilluar ndeshje shumë të mira me kuqezinjtë në këto tre takimet e para të Eliminatoreve të Botërorit 2014. Meha me lojën e tij teknike në mesfushë dhe sidomos me harkimet mjaft të sakta nga goditjet standarde ka qenë një nga pikat mbështetëse të sulmit kuqezi. 2 pasime që janë shndërruar në gol në 3 ndeshje, janë shifra që flasin qartë për rëndësinë që ka fituar ky lojtar në kombëtaren tonë. Edhe në ndeshjen me Islandën, në pjesën e parë ai rezultoi sërish vendimtar, me pasimin e përkryer që dha për Edgar Çanin në golin e vetëm që shënuam. Në këtë ndeshje trajneri De Biasi e hoqi në fillimin e pjesës së dytë, por kjo zgjidhje u arsyetua nga trajneri si e detyruar nga gjendja e rënduar e terrenit dhe gjendja jo e mirë fizike e lojtarit. Në fakt mungesa e fantazisë së Mehës u ndie në këtë pjesë tek kuqezinjtë. Në këtë mënyrë Meha është një lojtar që i nevojitet shumë kuqezinjve në ndeshjen e rëndësishme me Slloveninë dhe mungesa e tij do të jetë një minus i madh. Gjithsesi, ka ende shpresë se mesfushori kosovar mund të arrijë të rikuperohet në kohë dhe gjendja reale e tij do të duket më mirë në stërvitjen e sotme, ku trajneri De Biasi do t’i japë dorën përfundimtare përgatitjeve për sfidën me sllovenët.

U 19 fitore e madhe me Belgjikën Me rezultatin 3-1 ka fituat përfaqësuesja jonë U 19 ndaj Belgjikës, dje në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Ekipi i drejtuar nga Foto Strakosha i kishte dhënë shenjat e para të nivelit të mirë që në ndeshejn e parë të grupi të tij, atë me Italinë, ku paçka se humbi 0-3 luajti mjaft mirë. Përsëri në një nivel të lartë ishin edhe dje të rinjtë tanë, por këtë herë shumë më rezultativ, duke thyer Belgjikën, që është edhe ekipi pretendent i grupit tonë. Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 26-të me anë të Kavazaj. Këtë gol ata e ruajtën mjaft mirë deri në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë Belgjika ushtroi presion, por lojtarët tanë i rezistuan mjaft mirë sulmeve të kundërshtarit dhe qenë përherë të rrezikshëm në zbritjet e shpejta në kundërsulm, ku madje kanë humbur disa raste

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

të mira për shënim. Gjithsesi, në minutën e 76-të do të vinte edhe goli i dytë, kur Kabashi ka ekzekutuar saktë një 11-metërsh. Por, të rrëmbyer nga entuziazmi kuqezinjtë e vegjël harruan detyrat mbrojtëse dhe shumë shpejt, vetëm pas tre minutash kanë pësuar gol. Në 79’ Belgjika shënoi me anë të Kabasele. Belgët hidhen të gjithë në sulm dhe hapësiart për kundërsulmin tonë ishin të shumta dhe këtë herë u shfrytëzuan sërish. Një minutë pas golit të belgëve, pra në 80’ pas një këmbëngulje nga ana e Muskaj, Shehaj ka dalë në pozicion goditje dhe pas një devijimi të një mbrojtësi belg, topi përfundoi në rrjetë, 3-1. Një fitore plotësisht e merituar e ekipit të Foto Strakoshës që tashmë ka shanse reale për t’u kualifikuar mjafton që të mos humbasë në ndeshjen e fundit atë me Bjellorusinë.

politika: ALBANA LIKA, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Fetel fiton dhe parakalon Alonson Vetek ka fituar Çmimin e Madh të Koresë së Jugut në F1 dhe tashmë e sheh veten në krye të klasifikimit të botërorit. Piloti gjerman i Red Bullit ka dominuar tërësisht garën e zhvilluar në cirkuitin e Jeongam-it duke arritur fitoren e tretë radhazi dhe mbi të gjitha duke parakaluar me 6 pikë në renditje spanjollin e Ferrarit, Fernando Alonso që e ka mbyllur garën në vendin e tretë, menjëherë pas shokut të skuadrës së Fetelit, Mark Ueber, i dyti. Gara Para garës Fernando Alonso pat deklaruar se që nga Koreja e Jugut do të niste një mini kampionat botëror brenda botërorit. Dhe ai ka nisur jo siç spanjolli i Ferrarit do të dëshironte, ka nisur me fitoren e rivalit të tij, kampionit të botës në fuqi, Sebastian Fetel, i cili i ka lënë vetëm një kthesë kënaqësi Mark Ueberit për të gëzuar pole position-in e tij. Më pas gara ka qenë e gjitha nën komandën e pilotit gjerman. Fete e ka nisur mjaft mirë garën, duke parakaluar që në xhiron e parë Mark Ueberin, që më pas e ka ndihmuar jo pak për të mbajtur prapa krahëve Fernando Alonson, që nga ana e vet gjithashtu është nisur mirë duke lënë pas Hemiltonin. Alonso është përpjekur që gjatë gjithë garës të mos shkëputet nga Feteli, por Ueber ka bërë mjaft mirë punën e skuadrës Red Bull, duke mos i lënë asnjë hapësirë Ferrarit. E gjithë pjesë e parë e garës ka parë dominues dyshen e Red Bullit të ndjekur nga Alonso. Edhe pas hyrje-daljeve nga pit-stop-i asgjë nuk ka ndryshuar dhe gara ka qenë tepër lineare dhe pa shumë emocione. Pavarësisht strategjive të skuadrave, gjithçka ka shkuar pa asnjë problem deri në fund me fitoren e Fetelit, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Mark Ueber dhe nga Fernando Alonso. Vetel gjashtë pikë përpara Për Sebastian Fetelin gara në Korenë e Jugut ka qenë një fitore e dyfishtë. Së pari sepse ka fituar garën dhe së dyti që është mjaft e rëndësishme, ka arritur të kalojë në renditjen e botërorit pilotin e Ferrarit. Në gjashtë garat e fundit Fetel ka rikuperuar 50 pikë nga Alonso dhe tashmë e sheh veten i pari me 215 pikë. Ndërsa Alonsos tashmë i duhet të ndjekë pilotin gjerman. Spanjolli i Ferrarit ka 209 pikë dhe katër garat e mbetura në Indi, Emiratet Arabe, SHBA dhe Brazil pritet të jenë vërtet emocionuese.

Itali - Danimarkë: Në dyshim Bufon Trajneri i Italisë, Çezare Prandeli kërkon të kryejë disa ndryshime për ndeshjen e së martës përballë Danimarkës. Xhorxho Kielini do ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë, ndërkohë që Leanardo Bonuçi do të pushojë. Në sulm Prandeli, mund ta nisë që nga minuta e parë me Balotelin, i cili e ka marrë veten plotësisht nga gripi, dhe do pritet që të zërë vendin e Xhovinkos. Megjithatë dyshimi më i madh për trajnerin e “axurrëve”, duket se i përket Xhanluixhi Bufonit, i cili vuan nga një lodhje në ligamentet e këmbëve, dhe duke parë parasysh dhe përballjen e rëndësishme mes Juventusit dhe Napolit në fundjavë, Prandeli, mund të vendosë, që ta lërë atë pushim. Në portë gjithsesi mund të luajë që në minutën e parë, Morgan De Santis.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E hënë 15 tetor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.