Metropol 16 gusht 2013

Page 1

»16

Hapet toka në Filadelfia

Një gropë gjigante thith vilën me 24 dhoma. Shpëtojnë banorët E premte

16 gusht 2013

Viti IX, Nr. 3055 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Zgjedhjet në Korçë

“Blej Shqip” në mbrojtje PS vendos nënkryetarin të prodhimeve vendase Nga viti 2009 është trefishuar konsumi i prodhimeve “Made in Albania”. Gentian Sala: Të rritim ekonominë shqiptare »5

e Bashkisë përballë »3 rektorit të universitetit

Droga në Shqipëri Për qytet-shtetin e Lazaratit “rrethim me tela” për të mos lejuar punëtorët dhe ujin

Kopshte e shkolla

Kriteret për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë Si do të veprohet kur mungojnë vërtetimet e lagjes apo kur familjet janë kthyer nga emigrimi. MASH s’vendos rregullator

»8

Ilir Meta

Marrëdhëniet me Bashën si kryetar dhe shkarkimet Kreu i LSI flet për ndryshimet që do të shënohen me nisjen e shtatorit. Shkaqet e rezultatit të thellë në zgjedhje »4

Opinion Nga Luan Kurti

Udhëkryqi i frikshëm në lidhjen mes brezave Nga Elvis Kotini

»11

Rene Koti, presidenti që i hapi rrugën »10 De Golit

Gossip

Shkatërrohen 3.5 milionë € kanabis. Lazarati s’preket

»9

Ndryshimi i selisë së PD-së

»2

Nishani firmosi kalimin. Rama: Vendimi është i papranueshëm

Vildane

Zenelaj

Si arrita t’i kem në kokë diamantet njëmilionëshe

»12-13

• Myla Sinanaj sfidon Kardashian, publikon videon hot • Mamaqi mes humorit dhe punës në sezonin e verës

Plumba këshilltarit

Doli kundër privatizimeve në Krujë, e kërcënojnë duke e qëlluar me armë Çela është dhe kryetar i PS-së. Përjashtohet hakmarrja, dyshimi mbetet te detyra dhe përplasjet në bashki »7

Elbasani i bollëkut

Përshkrimi i Leks Vinit për ushqimet, festat dhe traditat

»20

Kreditë e këqija Bankat ulin fitimet, plotësojnë huatë e pakthyer »6


02

« POLITIKË

E premte 16 gusht 2013 •

PD INTENSIFIKON HAPAT, GJUNKSHI REFUZON TË FIRMOSË

Nishani firmos dekretin, Shtëpia Qendrore e Ushtrisë seli e PD-së Ervin Koçi

I

ntensifikohen përpjekjet e PD-së për të marrë në pronësi të saj Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Pas dështimit të përpjekjeve për ta marrë atë nëpërmjet të gjitha procedurave ligjore, qeveria në detyrë ka kapërcyer hallkën duke e firmosur dekretin nga Presidenti Nishani. Presidenti i vendit ka firmosur pasditen e djeshme një dekret që e nxjerr Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë jashtë inventarit të pronave të Ministrisë së Mbrojtjes, duke e çuar një hap drejt kalimit të saj në seli të Partisë Demokratike. Por ky vendim i marrë nga Nishani ka ardhur pas refuzimit që i bëri shefi i Shtabit të Përgjithshëm Xhemal Gjunkshi, i cili është personi i autorizuar për ta bërë këtë gjë. Duke qenë se në Kushtetutë Presidenti i Republikës është njëkohësisht edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ai ka firmosur këtë shkresë, pasi është një shkallë më lartë sesa Gjunkshi. Sipas ligjit nr. 8671, datë 26.10.200, i ndryshuar me ligjin nr. 9194, datë 19.02.2004, kreu 2, pika 3, thuhet se Komandanti Përgjithshëm i Forcave të Armatosura miraton planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura në kohë paqeje. Por para se Presidenti Nishani të ndërmarrë këtë hap ai duhet të ketë mbi tavolinë shkresën me firmën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, i cili bën kërkesë për çdo tjetërsim të pronave të ushtrisë. Shkresat zyrtare Përpara se të futej në lojë Nishani për të tjetërsuar SHQUP-in, që prej dy ditësh Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme kanë vijuar një intensifikim korrespondencash zyrtare për të tjetërsuar Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Sipas televizionit “TopChannel”, ndërmjet datave 13 dhe 14 gusht është zhvilluar një korrespondencë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, e përfaqësuar nga Arben Imami, dhe Ministrisë së Brendshme, përfaqësuar nga Flamur Noka, njëkohësisht sekretar organizativ i PD-së. “Me anë të shkresës së protokolluar me nr. 7374, datë 13.08.2013, në Ministrinë e Mbrojtjes kërkohet kalimi në përgjegjësi administrimi te Ministria e Brendshme i pronës nr. 32 me emërtim “Shtëpia Qendrore e Ushtrisë”, me vendndodhje bulevardi “Zhanë d’ Ark”, Tiranë. Kjo godinë shumë shpejt nuk do të përdoret nga ana e tyre, pasi është në përfundim e sipër godina e re e ndërtuar posaçërisht për

RAMA: VENDIMI ËSHTË NJË TURP Pasi Nishani firmosi dekretin që e kalon Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në godinë të Partisë Demokratike, erdhi edhe reagimi i kryeministrit të zgjedhur Edi Rama, i cili ka komentuar këtë vendimin. Ai e ka quajtur “një turp”, “grabitje”, “kundër ligjit”, “pushtet plaçkitës”. Rama ka përsëritur se “sa të merituara kanë qenë një milion shuplakat që i dha populli më 23 qershor”. “Ç’turp! Partia humbëse, që ende qeveris një vend të NATO-s, grabit Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për ta bërë seli të vetën! Dhe kundër ligjit! Çdo ditë e qeverisë pas zgjedhjeve tregon sa të merituara kanë qenë një milion shuplakat që i dha populli më 23 qershor pushtetit plaçkitës. 8 vjet duke gënjyer, vjedhur, vrarë, u ndëshkuan si askush më keq prej ‘92-shit e po ikin duke e ngrënë përditë turpin me babëzinë e të marrit”, - komentoi Rama në “Facebook”. zhvillimin e aktivisteve të saj. Kjo godinë është ndërtuar me qëllim plotësimin e misionit të QKMBM-së me të gjitha kriteret e standardet teknike, çka nuk i ofron godina ku zhvillojnë aktivitetin aktualisht. Plani i ri organizativ është parashikuar që aktiviteti i saj, për shkak të bilancit negativ dhe në kuadër të reduktimit të aktiviteteve, të zhvendoset pranë hotelit të ushtarakëve, me qëllim rritjen e efikasitetit të veprimtarisë së saj dhe uljen e shpenzimeve financiare”, - thuhet në shkresat e dërguara nga ana e Ministrisë së Brendshme te Ministria e Mbrojtje. Por për shkresat e dërguara nga Noka Ministria e Mbrojtjes kërkoi mendimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjunshki, pasi kështu është përcaktuar në ligjin ushtarak. Po në të njëjtën ditë, pra datë 14 gusht 2013, gjeneral Gjunkshi i përgjigjet sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe jep vlerësimin e tij në lidhje me këtë pronë të ushtrisë, një vlerësim që me pak fjalë rrëzon kërkesën e Imamit dhe Nokës. Fillimisht gjenerali nënvizon faktin se plani përhapjes me terminologjinë e NATO-s është një ndër elementet kushtetuese të Forcave të Armatosura dhe

se rishikimi këtij plani bëhet në kuadër periodik të dokumenteve të strategjike të vitit të kaluar. “Në dokumentin e rishikimit strategjik të mbrojtjes, të miratuar nga Këshilli Ministrave me vendim nr. 269, dt. 3.04.2013, është vlerësuar ekskluzivisht që kjo qendër të mbahet si një ndër tri asetet themelore të burimeve të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë”, - thuhet në përgjigjen e shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Gjeneral Gjunkshi në shkresë jep detaje që vërtetojnë se SHQUP-i është një qendër funksionale, duke thënë se në të zhvillohen aktivitete të nivelit të lartë të NATO-s, takime konsultative, konferenca planëzimi apo pritje delegacionesh, pasi infrastruktura e ngritur lejon zhvillimin e tyre, madje me cilësi të lartë, duke hedhur poshtë pretendimet e PD-së se kjo qendër nuk është më funksionale. Ky qëndrim i gjeneral Gjunkshit e fut në një kurs të pastër përplasje të paprecedent në 23 vjetët e fundit ushtrinë shqiptare me qeverinë e kryeministrit Berisha, e cila me një vendim të mbajtur të fshehtë kërkon tjetërsimin e kësaj prone të ushtrisë dhe kalimin në seli të opozitës së re shqiptare, PD-së.

PKDSH HEDH POSHTË MUNDËSINË E LARGIMIT NGA KOALICIONI

Frroku besnik ndaj Edi Ramës Krijimi i polit të qendrës nuk pranohet nga PKDSH Kryetari i Partisë Kristiandemokrate të Shqipërisë, Mark Frroku, që fitoi një mandat në qarkun e Shkodrës, pohoi dje se nuk ka ndër mend t’i kundërvihet Partisë Socialiste. Duke komentuar idenë e kreut të PDK-së Nard Ndoka për krijimin e polit të qendrës, Frroku thotë: “Unë personalisht si deputet e kam bërë të qartë që do të mbështes mazhorancën dhe qeverinë. Unë nuk mund t’i kundërvihem Partisë Socialiste, sepse jam në koalicion me këtë forcë politike. Në një pikë bashkohem me Ndokën: në

atë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Jam shumë dakord me këtë dhe e kam bërë të qartë edhe kohë më parë. Sa i përket bashkimit të partive për t’iu kundërvënë PS-së, kjo nuk ndodh. Ne kemi një koali-

cion me PS-në dhe jam shprehur qartë se mbështes pa rezerva qeverinë. PS-ja dhe LSI-ja kanë fituar zgjedhjet dhe ne nuk mund t’i kundërvihemi. Së bashku me këto forca politike janë edhe dy parti të tjera, ne dhe PBDNJ-ja, që kemi marrë mandate deputetësh dhe jemi fitues. Unë e kam shprehur qartë se mandati i Mark Frrokut është për mazhorancën dhe nuk lëviz nga kjo.” Frroku thotë se postin e ministrit do ta kërkojë në një moment të dytë. Sipas tij, aktualisht e rëndësishme është që vendi të ecë përpara.

OSBE KËRKON ZGJIDHJN E PROBLEMEVE TË KRIJUARA

“Jo shtyrje të zgjedhjeve në Kosovë” OSBE: Ne po përgatitemi për zgjedhje në Kosovë Zëdhënësi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Nikola Gaon, ka thënë se nuk beson se do të ketë shtyrje të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat janë parashikuar të mbahen më 3 nëntor. Në një intervistë për agjencinë serbe “Beta” Gaon ka thënë se palët e interesuara do të merren vesh për të gjitha çështjet e hapura, përfshirë edhe fletëvotimet. “Nuk kemi informacione apo paralajmërime për shtyrje. Ne po përgatitemi për zgjedhje”, - ka thënë Gaon. Ai ka kujtu-

ar se OSBE-ja është ftuar të ofrojë ndihmë në organizimin e zgjedhjeve lokale në katër komuna të Veriut të Kosovës, në përputhje me mar-

rëveshjen e 19 prillit midis Prishtinës dhe Beogradit. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se fletëvotimet do të jenë konform ligjeve në fuqi të Republikës, por homologë të tyre në Serbi kanë thënë se është e papranueshme që ato të kenë simbolet shtetërore të Kosovës. Në këtë mënyrë është krijuar një ngërç ndërmjet palëve të interesuara në zgjedhje dhe ka lindur konflikti i radhës për zhvillimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.


POLITIKË • E premte 16 gusht 2013

»

03

DARDHA DHE RRETHINA, 19 MIJË VOTUES NË ZGJEDHJE MË 1 SHTATOR

KQZ miraton fletët e votimit për dy komunat PS e LSI në marrëveshje ndërmjet tyre, PD garon e vetme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi fletët e votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetar të Komunës Dardhë në Korçë dhe Rrethinat në Shkodër. Më 1 shtator 19 453 zgjedhës do të shkojnë në votim për të zgjedhur kryetarët e këtyre komunave. Kryetarët e mëparshëm u shkarkuan me vendim të Këshillit të Ministrave më 27 shkurt për kryerjen e veprave penale. Për këtë arsye KQZ-ja vendosi ngritjen e 30 qendrave votimi dhe prodhimin e 19 842 fletëve votimi, sipas Kodit, 2% më shumë se numri i votuesve. Zgjedhjet në këto komuna zhvillohen pas më pak se një muaj nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit. Sipas marrëveshjes PSLSI, socialistët kanë preferuar që në Dardhë të Korçës të mos paraqesin fare kandidat, duke ia lënë këtë komunë Lëvizjes Socialiste për Integrim, që garon me Genci Hamollarin. Ndërsa në Rrethinat të Shkodrës është

tërhequr LSI-ja, e cila do të mbështesë kandidaturën e Luan Arushës, që mban siglën e PS-së. Zgjedhjet e pjesshme në këto dy komuna erdhën pas dekretet të Presidentit Bujar Nishani, i cili caktoi datën 1 shtator për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në këto dy komuna. Dekreti i Presidentit u bë pasi dy kryetarët e këtyre dy komunave u shkarkuan më

27 mars nga Këshilli i Ministrave, pasi kishin kryer vepra penale dhe sipas Kodit Zgjedhor, kur një i zgjedhur vendor kryen vepra penale, shkarkohet nga Këshilli i Ministrave. Këto zgjedhje do të jenë testi i radhës për partitë politike pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Kësisoj edhe partitë politike që garojnë në këto zgjedhje kanë filluar nga puna

për të marrë drejtimin e këtyre komunave. Pjesë e rendit të ditës për mbledhjen e djeshme të zhvilluar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishte edhe miratimi i projektvendimit “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.42, datë 14.08.2013, të paraqitur nga z. Aleksandër Çela, me objekt kundërshtim i vendimit nr.5, dt.13.08.2013 të KZAZ-së nr. 73, për mosregjistrim të kandidatit për kryetar komune në qarkun e Korçës”. KQZ-ja vendosi pushimin e çështjes, pasi z. Çela ka hequr dorë nga ankimi. Kjo pikë e rendit të ditës u shty në mbledhjen e shkuar, pasi u hodh shorti për përzgjedhjen e relatorit të çështjes. Në fund të mbledhjes KQZ-ja miratoi edhe projektvendimin “Për plotësimin e përbërjes së KZAZ-së nr. 73, qarku i Korçës, dhe KZAZ-së nr. 2, qarku i Shkodrës, për zgjedhjet e pjesshme të datës 1.09.2013”-

NËNKRYETARI I BASHKISË VENDOSET PËRBALLË REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË KORÇËS

PD e PS zgjedhin kandidatët për Bashkinë e Korçës Bashkia e Korçës, Sotiraq Filo i PS-së në garë me Gjergji Meron e PD-së Ervin Koçi

KQZ

P

artia Socialiste ka përzgjedhur Sotiraq Filon për të zëvendësuar Niko Peleshin në Bashkinë e Korçës. Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se zëvendëskryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo do të jetë personi që do të garojë për zgjedhjet vendore në Korçë, pasi kryetari aktual është përzgjedhur nga kryeministri i ardhshëm në postin e zëvendëskryeministrit. Në kampin tjetër, atë demokrat, bëhet me dije se kandidati për kryetar i Bashkisë së Korçës është rektori i Universitetit të Korçës Gergji Mero. Gara ndërmjet dy figurave të qytetit të Korçës pritet të bëhet në muajin tetor, pasi ky është edhe afati i përcaktuar për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, kur dorëhiqet kryetari në detyrë. Zgjedhjet Zgjedhjet për Bashkinë e Korçës do të mbahen në muajin tetor, kjo pasi Kodi Zgjedhor ka përcaktuar se në rast të ndërprerjes së mandatit të kryetarit të njësisë vendore zgjedhjet mbahen jo më vonë se 45 ditë pas dorëheqjes së tij. Kryetari aktual i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, është i pari kryebashkiak që emërohet në postin e zëvendëskryeministrit. Po kur jemi në kohën kur qeveria e re ende nuk është krijuar, Peleshi do të qëndrojë në detyrë deri ditën që do të betohet kabineti qe-

Osmanaj: Riformatimi i KQZ-së është i jashtëligjshëm

GARA RAMA-BASHA Dorëheqja e Niko Peleshit nga post i i kryetarit të Bashkisë së Korçës dhe emërimi në postin e zëvendëskryeministrit do të bëhet pak para mbledhjes së parlamentit të ri, që do të zyrtarizojë kabinetin qeveritar, do të thotë se tetori mund të jetë muaji kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Korçë për kryetarin e ri të Bashkisë. Vendosja e tij në këtë detyrë do të sjellë përballjen e parë serioze ndërmjet kryetarit të ri të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe PS-së, e cila arriti një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Kësisoj, në muajin tetor do të fillojë një tjetër fushatë zgjedhore dhe një tjetër debat i fortë politik, ku e djathta kërkon të marrë drejtimin e një bashkie që prej 2 mandatesh drejtohet nga Niko Pelshi i PS-së, ndërsa socialistët kërkojnë që të kenë sërish nën drejtim bashkinë e qytetit juglindor.

veritar i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe më pas ai të japë dorëhqjen në postin e tij të kryebashkiakut. Pas marrjes së detyrës së re Peleshi duhet të japë dorëheqjen nga funksionet që ka në pushtetin vendor, duke iu referuar nenit 95 dhe 103 të Kushtetutës. Më pas është Presidenti i Republikës që duhet të shpallë datën e zgjedhjeve, duke u bazuar në nenin 103, pika 3 për qeverisjen vendore.

“Në rast të ndërprerjes së mandatit për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar, zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të

ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, kur kjo e drejtë nuk është ushtruar ose data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në rast se është ankuar në këtë Gjykatë brenda afatit të nenit 115, pika 2 të Kushtetutës. Në çdo rast Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit”, - thuhet në nenin 10 të Kodit Zgjedhor.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Hysen Osmanaj e sheh si antiligjore mundësinë e riformatimit nga e para të institucionit ku punon. Sipas tij, neni 18 i Kodit Zgjedhor është i qartë kur përcakton rastet e ndërprerjes së mandatit të 1 prej 7 anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Çdo ndërhyrje e parakohshme në këtë drejtim, sipas tij, është e paligjshme. “Unë gjithmonë jam për shtetin ligjor, për zbatimin e ligjeve dhe në zbatim të ligjeve të frymës së Kodit Zgjedhor. Unë mendoj se duhet të plotësohen vendet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Vërtet është një institucion shumë i rëndësishëm, institucioni më i lartë shtetëror për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve. Ligji është ai që thashë, domethënë se ligji është ai që për frymën e Kodit duhen plotësuar vendet bosh. Çdo gjë tjetër, për mendimin tim, është në kundërshtim me ligjin me frymën e Kodit Zgjedhor dhe në zbatim të Kodit Zgjedhor”, - tha Hysen Osmanaj, anëtar i KQZ-së. Si një prej anëtarëve më të vjetër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe i zgjedhur për disa mandate, Osmanaj i bën apel parlamentit të ri të plotësojë vakancën e krijuar nga 3 anëtarët e larguar. Ai pohoi gjithashtu se kthimi në detyrë të tre anëtarëve të dorëhequr është kompetencë e forcave politike. “Kjo është në kompetencën e forcave politike që kanë të drejtën për të propozuar në parlament anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nën frymën e Kodit Zgjedhor do të plotësohen ato vende bosh nga subjekte zgjedhore që u takon në bazë të Kodit”, - tha Hysen Osmanaj, anëtar i KQZ-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u konstituua në tetor të vitit të kaluar dhe mandati i anëtarit ndërpritet kur ai shkel pikat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor.


04

« intervistë

E premte 16 gusht 2013 •

Intervista e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, dhënë për “ABC News”

K

Ndryshimet në marrëdhëniet me Lulzim Bashën dhe shkarkimet në administratë

ryetari i LSI-së, Ilir Meta, në një intervistë për televizionin “ABC News” flet mbi debatin e shumëpërfolur për ndryshimet në administratë dhe ndryshimin e marrëdhënieve me Lulzim Bashën pas zgjedhjes së tij në krye të PD-së. - Vetëm 26 ditë na ndajnë nga data 9 shtator, kur fillon punë legjislatura e re e Shqipërisë. Ju do të jeni kryetari i ri i kësaj legjislature, cila do të jetë filozofia drejtuese e Kuvendit të Shqipërisë? - Besoj se do të jetë filozofia e gjithëpërfshirës dhe e bashkëpunimit, një filozofi e demonstruar si nga LSI-ja, ashtu dhe nga mazhoranca e re e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Besoj se vetëm përmes kësaj filozofie vendi do të ecë më shpejt drejt realizimit të reformave dhe standardeve që kërkon procesi i integrimit europian. Mazhoranca ka përgjegjësi të padiskutueshme, por edhe opozita ka përgjegjësitë e saj të pazëvendësueshme. - Është kjo opozitë që më shumë ka fjalën sesa vota apo vende në parlament. Si do ta trajtoni këtë opozitë në këto numra? - Mendoj se vlera e fjalës në politikë shpeshherë është më e rëndësishme se vlera e numrave. Në këtë drejtim unë besoj se do të jetë shumë ë rëndësishme edhe standardi që do të tregojë opozita e re në kuvendin e ri, i cili duhet të jetë një standard i niveleve europiane, që do të thotë se do të jetë një opozitë krejtësisht ndryshe nga ajo që ka stigmatizuar vetë opozitën e mëparshme. Pra, do të ishte një gabim i madh, madje mjaft i rëndë për PD-në në rast se për t’u faktorizuar në parlament për shkak të numrave jo shumë domethënëse, pra në rast se ajo do të zgjidhte për të bërë opozitën destruktive, opozitën konfliktuale për t’u ndier sa më e rëndësishme. Përkundrazi, ne do të kishim një kthim mbrapa, do të ishte një defaktorizim. Për shembull, unë e kujtoj me shumë nostalgji opozitën e viteve 1992-1996 të Partisë Socialiste, e cila ndoshta për sa u takon numrave ka qenë ndoshta opozita me numrat më të paktë në Kuvendin e Shqipërisë, vetëm me 36 deputetë, por ka qenë një opozitë jashtëzakonisht domethënëse, që solli shumë shpejt një përmbysjeve të raporteve elektorale. Shqipëria dhe shqiptarët treguan edhe përmes votës së 23 qershorit se kërkojnë stabilitet, kërkojnë normalitet dhe do të votojnë gjithnjë e më shumë ato alternativa që punojnë për stabilitetin e vendit, që punojnë për stabilitetin e tij. Çdo përpjekje pastaj për t’iu imponuar qytetarëve shqiptarë, për t’i trysnuar përmes politikave agresive, personalizuese, denigruese absolutisht që do të marrë përgjigje jopozitive. Prandaj unë dëshiroj që ne të kemi një opozitë të re, të kemi një opozitë me përmbajtje. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse, në fund të fundit, qytetarët do të dëgjojnë të dyja palët, mazhorancën dhe opozitën, dhe përsëri do të bëjnë vlerësimit e tyre më 2015-n, më 2017-n. Në rast se mazhoranca do të bëjë gabimet e mazhorancës së mëparshme, do të tregojë arrogancë për të pushtuar opozitën, ndërkohë që është e domosdoshme të bashkëpunohet me të, sepse japim një mesazh bashkëpunimi për të gjithë shoqërinë dhe gjithë qytetarët, atëherë pa dyshim që secila palë do të paguajë për atë politikë të gabuar dhe jo të mençur më 2015-n dhe 2017-n. Shqetësimi ynë nuk është ky. Shqetësimi ynë është që të fitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe Shqipëria pas këtyre zgjedhjeve ta konsiderojë një herë e mirë të mbyllur kapitullin e gjatë të tranzicionit dhe të ecim drejt normalitetit. - Si i gjykoni deklaratat që vijnë nga opozita e re se qeveria e re do të jetë me dy kryeministra? - Nuk dua të them se opozita do të jetë me dy kryetarë. Mendoj se ky është një diversion i parëndësishëm, sepse qeveria do të ketë një kryeministër, pavarësisht se mazhoranca e re ka dy forca kryesore, natyrisht jo të vetmet, pasi janë edhe forca të tjera politike, siç është partia “Bashkimi për të Drejtave të Njeriut”, që përfaqësohet në kuvendin e ri. Kemi Partinë Kristiandemokrate, e cila gjithashtu përfaqësohet në këtë kuvend. Por kemi edhe shumë forca të tjera politike, të cilat, për fat të keq, nuk u përfaqësuan, por kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash dhe kanë kontributin e tyre dhe do të kenë përfaqësimin e tyre në qeverisjen e vendit. Por natyrisht që qeveria do të ketë një kryeministër, një program. - Pesë postet ministrore në këtë qeveri i kërkuat vetë këto pozicione apo u përcaktuan në bazë të bisedimeve me z. Rama? - Në përgjithësi ne kemi qenë dhe jemi gjithmonë të hapur kur bëhet fjalë për të bashkëpunuar apo bashkëqeverisur. Pra, asnjëherë nuk jemi udhëhequr, as në raport me Partinë Demokratike para katër vjetve apo përsëri me Partinë Socialiste momentalisht, nga mendimi se “ne duam këtë dhe po s’u mor kjo” etj. Qëllimi në bashkëqeverisje është për t’u marrë vesh, sepse është një detyrim që vjen nga vota. Qytetarët nuk votojnë që vota e tyre nesër të përdoret për të krijuar probleme, por ata investojnë që përmes kësaj vote të zgjidhen probleme dhe filozofia jonë si LSI dhe imja si kryetar i saj gjithmonë një raste të tilla është e orientuar pozitivisht. Ne jemi në mazhorancë sepse kështu dolëm që para zgjedhjeve si një mazhorancë e ardhshme apo si një opozitë e ardhshme, në rast se nuk do të fitonim. Natyrisht që qëllimi i përbashkët është që kjo mazhorancë të ketë sukses. Vendi ka probleme të mëdha dhe nuk është më e rëndësishme se në cilat ministri drejtojnë përfaqësuesit e LSI-së apo të PS-së apo të partive të tjera, apo shoqërive civile. E rëndësishme

është që qeveria të ecë përpara, e rëndësishme është që vendi të stabilizohet, financat publike të stabilizohen, të normalizohen, të ecet drejt rritjes së vendeve të punës, të mbrohen vendet aktuale të punës dhe të bëhen të gjitha ato reforma që kërkohen në forcimin e sundimit të ligjit, në luftën kundër krimit, në luftën kundër korrupsionit dhe absolutisht të flitet gjithnjë e më shumë për ekonominë. Sa më pak të flitet për politikën nga qeveria, sepse kishim një qeveri që e kishte kthyer në prioritet numër një bërjen e lajmeve dhe jo marrjen e vendimeve, të cilat çlironin energji, krijonin vende të reja pune, hapnin investimet. Unë besoj se kjo qeveri do të jetë një qeveri e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve. Do të jetë shumë më pragmatiste në kuptimin e zgjidhjes së tyre sesa qeveria aktuale. Për shembull, ishte çështja e legalizimeve tetë vjet. Është një çështje që unë besoj se do të gjejë zgjidhje patjetër dhe që ka të bëjë me jetën e mijëra e mijëra familjeve, por edhe me normalizimin e shumë problemeve sociale, financiare, ligjore. Pra, janë shumë çështje që do të marrin zgjidhje. Mund të marrim edhe rastin e turizmit. Ne e dimë që nuk kemi ende një resort të standardeve vërtet europiane apo ndërkombëtare. Mendoj se brenda pak vjetve do të krijohen mundësitë dhe do të gjenden të gjitha zgjidhjet për ta realizuar këtë. - A do të gjejnë zgjidhje këto çështje brenda mandatit të parë? - Unë besoj se do të ndihet shumë ndryshimi, do të ndihet që në vitin e parë. Mirëpo ndryshime bëhen çdo ditë dhe asnjëherë nuk duhet pritur që brenda një viti do të ndodhë ndonjë çudi e madhe, por po të punohet përditë. Mendoj që ndryshimet rriten çdo ditë, besimi rritet në sytë e qytetarëve dhe natyrisht edhe durimi i tyre për t’i dhënë mundësi edhe qeverisë që të tregojë dhe të plotësojë arritjet e saj. - Me z. Rama keni një bashkëpunim të hershëm institucional. Keni pasur bashkëpunime shumë të frytshme, por politika u ka vënë edhe ashpërsisht përballë njëri-tjetrit. Çfarë garanton një bashkëpunim katërvjeçar në këtë qeveri mes jush? - Politika është e tillë, të detyron të bashkëpunosh, të çon drejt ballafaqimeve. Kjo nuk është një histori imja me z. Rama. Kjo është një histori mes shumë aktorëve këtu, por kudo tjetër, jo vetëm në Shqipëri. E rëndësishme është që të gjithë ne - dhe unë besoj se kam fituar dhe mësuar shumë nga gjithë këto histori të bashkëpunimeve dhe ballafaqimeve me të gjithë aktorët deri më tani - këtë eksperiencë që e kemi fituar ta investojmë pozitivisht për të realizuar disa sfida që ka vendi, të cilat natyrisht janë edhe sfida të kësaj mazhorance të re, që është votuar për t’i zgjidhur këto probleme. Dhe asnjëherë nuk jam udhëhequr dhe nuk udhëhiqem nga protagonizmi individual në sjelljen time politike, përkundrazi. Dhe besoj se kjo duhet të jetë një sjellje për të gjithë politikanët. Pra, një interes madhor, një interes i përgjithshëm prevalon mbi një interes më të ngushtë personal. Shqipëria - unë e them vazhdimisht - është një vend mesdhetar, ka diell për të gjithë. - Është ajo shprehja e famshme që tangon e kërcejnë dy vetë. Ju dhe thatë që keni mësuar, por a mendoni se ka mësuar dhe z. Rama? - Nuk doja ta kaloja në këtë raport, por meqenëse ju iu rikthyet unë them se gjatë gjithë kësaj periudhe ky proces përafrimi, bashkëpunimi ka qenë i dyanshëm dhe është realizuar përpara zgjedhjeve, ku unë kam qenë shumë i bindur në suksesin e këtij koalicioni dhe e këtë e kam thënë vazhdimisht që ky koalicion do të fitojë me mbi 200 mijë vota dhe 80 mandate. Duke pasur në konsideratë jo vetëm peshën e forcave politike, por edhe prirjet elektorale edhe gjithë dinamikën e këtyre proceseve. Sepse edhe politika ka atë kiminë e saj, pra nuk ka vetëm matematikë, por ka edhe kimi dhe këto reaksione natyrisht që sjellin edhe rezultate të tilla siç erdhi ky rezultat jo shumë i parashikueshëm nga shumë aktorë, të cilët kishin mbetur viktimë e matematikës. Pra, mblidh e zbrit votat e vitit 2009, një logjikë do të thosha skematike jashtë të menduarit të proceseve dhe dinamikës ë tyre. Në rastin konkret unë besoj se ky ka qenë një bashkëpunim që ka funksionuar, u paragjykua shumë. Fakti është që është një bashkëpunim që u votua dhe natyrisht nuk u votua për të rikthyer problemet e së kaluarës, por u votua me besimin se këto dy forca politike i kanë mundësitë, i kanë potencialet, që përmes një fryme bashkëpunimi, jo vetëm midis tyre por edhe të aktorëve të tjerë të arrijnë të instalojnë një filozofi të re në politikën shqiptare, atë të bashkëpunimit dhe unë besoj se e majta edhe në të kaluarën më të hershme, pavarësisht nga problemet që ka pasur, ka treguar një shkallë të lartë qytetarie dhe civilizimi. Tani është koha që pa i përsëritur ato gabime ta demonstrojmë me një standard edhe më të lartë këtë qytetari këtë civilizim dhe këtë ndjenjë përgjegjësie. - Në Shqipëri sa herë ka zgjedhje administrata mban frymën z. Meta. Çfarë do të ndodhë me administratën publike? - Kjo është për të ardhur keq. Unë mendoj se këtu kemi një politizim të tepruar të këtyre çështjeve, sepse kam dëgjuar vazhdimisht edhe kryetarin e zgjedhur të PD-së, z. Basha, i cili të gjithë fushatën e tij në garën për kreun e PD-së e mbështeti te mbrojtja që do t’u bëhej njerëzve që do të largoheshin nga puna pa u hequr akoma. Ndërkohë, që

në Bashkinë e Tiranës të gjithë ata që ishin emëruar atje nga LSI-ja, vetëm drejtorët kanë dhënë dorëheqjen dhe ishte deri diku normale dhe etike, por edhe shumë elementë të tjerë që nuk ishin në nivele të tilla u paragjykuan dhe u hoqën nga puna dhe ne nuk u ankuam shumë për këtë çështje. Kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë të drejtë të ankohen, por mendoj se këtu ka një teprim të madh. Për arsye sepse ne kemi disa kolona të qëndrueshme në administratën tonë. Është e vërtetë se në diplomaci ka teprime me emërime politike në raportet e ambasadorëve të karrierës, por të mos harrojmë se në pikat më kyçe të diplomacisë ne kemi krijuar një traditë shumë të mirë prej gati 15 vitesh në Bruksel në Bashkimin Evropian, në NATO e në shumë kryeqytete të tjera, ne kemi diplomatë të cilët kanë shërbyer me të gjitha qeveritë. Me qeveri të majta apo me qeveri të djathta. Po kështu edhe në shumë elementë të tjerë, për shembull edhe në rastin e Ministrisë së Financave. Ne kemi shumë elementë që kanë qenë drejtorë në qeverisjet e mëparshme të së majtës, janë drejtorë aktualisht në pikat e rëndësishme të administratës dhe shumë institucione të tjera. Apo ekipet që janë marrë me integrimin. Pra, është ruajtur një nivel ekspertize. Po kështu kemi një legjislacion sa i takon administratës së shërbimit civil. Në këtë drejtim unë besoj se reforma në administratë nuk nënkupton sikurse ka një tendencë nga drejtues të Partisë Demokratike për një revansh për spastrime dhe emërime të karakterit politik. Por, nënkupton ndryshime në strukturë, ndryshime në prioritete, por mbi të gjithë nënkupton një ritëm të ri dhe një vazhdimësi të kapaciteteve më të mira që vendi ka në administratë dhe janë shumë të tilla. Në rast se nuk kanë dhënë maksimumin e duhur dhe në rast se edhe politika nuk ua ka kërkuar apo nuk ka ditur t’i motivojë për të dhënë maksimumin e duhur, aq më tepër sa u takon proceseve integruese të Shqipërisë absolutisht që ruajtja e kësaj ekspertize dhe motivimi i saj është një domosdoshmëri, sepse është një përvojë, një eksperiencë. Unë e përmenda se edhe Lenini kur mori pushtetin tha se këta që kanë qenë dhe kanë punuar me regjimin e vjetër, do t’i mbajmë sepse këta do të na bëjnë punën. Pra, edhe në nivel pragmatizmi. Aq më tepër që unë mendoj se kjo nuk është thjesht pragmatizëm, por këtu ka një ndërgjegjësim dhe Partia Demokratike në pamundësi për të analizuar shkaqet reale të kësaj situate në të cilën ajo ndodhet natyrisht që mendon se mund të mobilizohet duke u ankuar për gjëra që nuk kanë ndodhur dhe për fat të keq ajo mendon se të tjerët do të veprojnë siç ka vepruar edhe ajo në shumë raste, që unë mendoj se do të zhgënjehet. Pra, nuk ka një dëshirë dhe një frymë për të bërë spastrim sepse kjo nuk është normale kur ne flasim për rritjen e punësimit, flasim për investime, për të hapur fabrika që të punësojmë njerëzit, nuk flasim që të hiqen disa demokratë dhe të vijnë socialistë, të LSI-së apo socialdemokratë etj., sepse ky nuk është interesi i madh i publikut. Mund të jetë interesi i madh i individëve të caktuar, i grupeve të caktuara, por interesi i vendit është që të shtohen vendet e punës, ndërkohë që administrata të jetë sa më e mbrojtur nga ndryshimet politike. - Si e shikoni Partinë Demokratike pa kryetar Sali Berishën, apo ai është ende në opinionin tuaj? - Në opinionin tim vazhdon të jetë. - Vazhdon të jetë për peshën e tij apo se z. Basha nuk e ka ende staturën e kryetarit? - Vazhdon të jetë, sepse ka qenë për 23 vjet dhe aq më tepër protagonizmi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Duket edhe në këtë situatë verore, ku ka protagonizëm nga gjithë ne të tjerët, jo vetëm nga z. Basha dhe nga drejtues të tjerë të Partisë

Demokratike. Kjo është diçka që ka të bëjë edhe me natyrën e tij. Por, për ne nuk është e rëndësishme se cili do të jetë pozicioni, e rëndësishme është që ai të jetë koherent me angazhimet dhe kontributet që ka dhënë deri më tani në mënyrë që për hir të një rezultati që për mua do të ishte më se i pritshëm, rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit dhe të një humbjeje e cila duhet pranuar se është shumë e thjeshtë për të gjetur alibi. - Si e gjykoni faktin që ai e mori përgjegjësinë e humbjes? - E mori, por pastaj kërkoi hapjen e kutive. Pra, e kam fjalën që është e rëndësishme të ruajë një koherencë dhe koherenca ka të bëjë me angazhimin dhe kontributin e tij si një politikan i rëndësishëm në Partinë Demokratike duke qenë se do të jetë edhe në grupin e saj parlamentar, që kjo parti të orientohet pozitivisht për të ardhmen. Pra, përsa i takon integrimit evropian të vendit, të ketë një sjellje sa më konstruktive, sa më bashkëpunuese. - Si e shikoni Partinë Demokratike me z. Basha në krye të saj? - Nuk e përfytyroj dot ende, për arsye se, ende duket sikur vazhdon z. Berisha, qoftë edhe për inerci, t’i japi tonin drejtimit apo komunikimit të Partisë Demokratike edhe me opinionin publik. Sigurisht që ai ka sfida shumë të mëdha përpara dhe shumë të vështira. Unë nuk kam ndërhyrë gjatë fushatës së dy kandidatëve të Partisë Demokratike, pavarësisht se pati një dëshirë të madhe për të përfshirë LSI-në në problemet e tyre. Unë kam pasur raporte shumë të mira me të dy kandidatët dhe gjithë përfaqësuesit e Partisë Demokratike në qeverisjen e vendit, jo vetëm me z. Berisha, të cilat kanë qenë të bazuara tek korrektesa dhe tek bashkëpunimi. Por, absolutisht që detyra kryesore e z. Basha nuk është që të krijojë këto zyrat për të mbrojtur anëtarët apo militantët e Partisë Demokratike që nuk janë hequr nga puna, sepse nuk ka sesi të hiqen nga një qeveri e cila akoma nuk ka filluar punë. Por, duhet ti japë një vizion të ri kësaj force politike dhe të sjellë një opozitë të standardeve të reja në vendin tonë, sepse për të sjellë një opozitë të standardeve të vjetra, natyrisht që kjo nuk është një risi dhe po të ishte kështu, nuk kishte as pse të ndërrohej kryetari i Partisë Demokratike, sepse atë opozitë z. Berisha di ta bëjë më mirë se z. Basha. - Në biseda informale që dëgjojmë mes njerëzve, shpesh dëgjojmë një shprehje që ‘ne nuk kemi shtet’. A i garantoni votuesve që do të punoni si mazhorancë e ardhshme qeverisëse për të forcuar ndërtimin e një shteti ligjor në vend dhe transparent me qytetarët? - Kjo është shumë e rëndësishme sepse është një shqetësim i madh qytetar mosfunksionimi i ligjit siç duhet dhe funksionimi i ligjit nuk është se ka të bëjë thjesht me partitë që janë në pushtet apo që janë në opozitë, por ka të bëjë me gjithë funksionimin e institucioneve, të gjykatave, ka të bëjë me shumë aktorë të rëndësishëm dhe në këtë drejtim absolutisht që ligji duhet të jetë ai që duhet të prevalojë mbi çdo raport apo mbi interes tjetër politik apo personal qoftë ai. Dhe për këtë qeveria, mazhoranca, deputetët duhet të jenë të parët që duhet të japin shembullin në respektimin e ligjit dhe në pranimin e superioritetit të ligjit mbi çdo lloj pushteti tjetër. Besoj se mbetet ende shumë për të bërë, prandaj jo më kot edhe të gjithë raportet ndërkombëtare kërkojnë forcimin e ligjit dhe mendoj se ky do të jetë një prioritet i parë dhe kryesori qeverisë, sepse pa forcimin e zbatimit të ligjit nuk mund të arrihen as ato rezultate që ne besojmë se do të japim në fushën e ekonomisë, në fushën e zhvillimit, të investimeve. Dhe unë natyrisht besoj në radhë të parë në transparencën, e cila do të bëjë të mundur që vetë institucionet të forcojnë llogaridhënien ndaj qytetarëve dhe njëkohësisht të rritet pushteti i tyre ndaj politikës sepse në këtë mënyrë mendoj se rritet edhe pushteti i ligjit në këtë vend.


SOCIALE • E premte 16 gusht 2013

»

05

NGA 2009-a ËSHTË TREFISHUAR KONSUMI I PRODHIMEVE TË KOMPANIVE SHQIPTARE

“Blej Shqip” në mbrojtje të prodhimeve shqiptare

B

Sala: Blini produktet shqiptare për zhvillimin e vendit tonë

izneset shqiptare janë zhvilluar së tepërmi sidomos në 10-vjeçarin e fundit, të cilat kanë hedhur në treg produkte mjaft të njohura dhe të përkrahura nga tregu shqiptar. Rrjeti i Organizatave Shqiptare në vitin 2009 formoi organizatën “Blej Shqip”, e cila ka përkrahur produktet shqiptare, duke pasur në fokus konsumatorin dhe bindjen e tij. Pra, gjithë synimi është të ndërgjegjësohet konsumatori shqiptar se duhen mbështetur produktet shqiptare, për cilësi të njëjtë si ato të huajat si dhe për të ndikuar pozitivisht në rritjen e ekonomisë së vendit. Drejtuesi i organizatës “Blej Shqip”, Gentian Sala, ka konstatuar se fal mbështetjes dhe prononcimit të kësaj shoqate është trefishuar konsumi i produkteve shqiptare prej viti 2009 e deri më sot. Ai ka informuar shqiptarët në një intervistë të dhënë për gazetën “Metropol”, me të cilën po ju njohim më poshtë: - Z. Sala, kur është formuar kjo organizatë dhe ç’mund të na thoni për historikun e saj? - Kjo organizatë është krijuar në vitin 2009 dhe ka dalë si nismë e RROSH-it. E kemi shtrirë organizatën në Kosovë, në Maqedoni dhe Mal të zi, ku kemi degë të organizatës. Madje edhe RROSH ka organizata në këto vende, që kanë karakter të ndryshëm, por ajo që i bëri bashkë është mbrojtja e interesave të shqiptarëve në rajon. - Cilat janë organizatat me të cilat ju keni bashkëvepruar dhe keni gjetur mbështetje? - Janë të shumta, në radhë të parë jo të profilit për produktet shqiptare, po për interesat e shqiptarëve në rajon, ku mund të përmendim lëvizjet “Vetëvendosje”, “Mjaft”, “Tifozat Kuq e Zi”, “Zgjohu” etj. - Ku vepron “Blej Shqip”? - “Blej Shqip” nuk është e kufizuar vetëm në territorin e Republikë së Shqipërisë, por vepron kudo ku ka shqiptarë në rajon. - Çfarë është në fokus të organizatës suaj dhe cili është qëllimi juaj primar? - Në fokus të aktivitetit tonë kemi konsumatorin shqiptar dhe ndërgjegjësimin e tij për të vlerësuar dhe blerë sa më shumë produktet shqiptare. Kjo është pak a shumë edhe qëllimi, ku futet edhe mbështetja që u japim bizneseve dhe ekonomisë së vendit. - Si jeni pritur nga konsumatori shqiptar? - Konsumatori i 2013s është shumë më i ndërgjegjësuar për konsumimin e prodhimeve shqiptare, ç’ka do të thotë se me 4 vjet punë kanë mbështetur këtë nismë.

Ata kanë kuptuar se të blejnë një produkt shqiptar përveç produktit të konsumuar ka dhe përfitim direkt për ekonominë shqiptare dhe për riinvestimin e lekëve të shpenzuara nga bizneset shqiptare që përfitojnë. Gjithsesi, na kanë mbështetur me zgjedhjet dhe blerjet që kanë bërë. - Mund të na thoni se çfarë ka arritur organizata juaj? - Arritjet tona janë të dukshme, po të shikojmë konsumin e trefishuar të prodhimeve të kompanive shqiptare prej vitit 2009, si dhe një mbështetje e siguri për konsumatorin shqiptar, i cili tani ka më shumë besim në produktet e prodhuara nga kompanitë shqiptare. - Kanë pasur ndonjë kompleks konsumatorët shqiptarë për produktet shqiptare? - Kanë pasur një kompleks në lidhje me cilësinë e produkteve, por edhe ai kompleks që kanë pasur konsumatorët për prodhimet shqiptare tani nuk ekziston. Kjo falë investimeve kolosale që kanë bërë kompanitë shqiptare dhe ndërgjegjësimit të konsumatorëve, që kanë kuptuar se është rritur cilësia dhe çdo parametër tjetër i produkteve të prodhuara nga kompanitë vendase. - Cilat janë kompanitë me të cilat ka bashkëpunuar “Blej Shqip”? - Këtu dua të theksoj një pikë shumë të rëndësishme. “Blej Shqip” ka bashkëpunuar vetëm me kompani të certifikuara ndërkombëtarisht dhe që kanë reputacion të pacenuar në Shqipëri. Disa nga këto kompani janë “Birra Tirana”, “Digitalb”, “EHW”, “Olim”, “Lori Caffè”. Bashkëpunim shumë pozitiv kemi pasur gjithashtu edhe me institucione shqiptare dhe të huaja, si Bashkia e Tiranës, USAID-i, Sorosi etj. - Ku keni hasur vështirësi? - Vështirësitë kanë qenë më shumë në fillim të aktivitetit, pasi, si çdo risi, dhe kjo nismë haste në skepticizëm. Pra, konsumatori shqiptar prej vitit 1990 ishte i ngurtë për të pranuar si të barabartë prodhimin shqiptar me atë të huaj. Falë investimeve serioze të kompanive shqiptare, ndërgjegjësimit të konsumatorit dhe punës sonë ky paragjykim u anashkalua dhe tashmë nuk ekziston. - Ku konstaton gjithë kjo nismë, çfarë fitohet dhe nga kush? - Nga konsumi i prodhimeve tona përfiton në radhë të parë konsumatori shqiptar dhe në radhë të dytë bizneset, domethënë kompanitë dhe të gjitha bizneset që tregtojnë këto produkte. Këto përfitime shkojnë për shtetin tonë dhe ekonominë e vendit, ç’ka sjellë

një shoqëri më të zhvilluar e më të prosperuar. Po ashtu ky konsum e afron më shumë tregun shqiptar me atë të Kosovës e në të ardhmen dhe me atë të Maqedonisë. Tregu i përbashkët është pararojë e bashkimit të shqiptarëve, pra bashkimi kombëtar nuk është vetëm dëshirë, por në bazë të interesit ekonomik ne jemi një hap më afër tij. - Pse konsumatori shqiptar duhet të zgjedhë një produkt shqiptar dhe jo të njëjtin produkt të huaj? - Arsyet që përmendëm janë të njëjta. Përpos qëllimit të përbashkët është edhe fakti se tashmë produktet shqiptare kanë të njëjtën cilësi me ato të huaja, kështu që ne duhet të ndihmojmë ekonominë e vendit tonë. Cilësia e prodhimeve shqiptare është njësoj e krahasueshme me produktet e kompanive të huaja. - Nga të gjitha produktet shqiptare cili është më cilësori? - Siç thashë, cilësia e produkteve është rritur ndjeshëm për një kohë shumë të shkurtër falë investimeve që kanë bërë kompanitë si dhe falë ndërgjegjësimit të pronarëve se një produkt cilësor i mbizotëron çdo lloj tregu. Unë ju siguroj se në tregun ballkanik Shqipëria

ka pothuajse kompanitë më cilësore. Gjithsesi, prodhimi më i mirë shqiptar varet nga specifika, p.sh. në fushën e medies jemi të gjithë në të njëjtën mendje se kryeson kompania “Digital”, në atë të pijeve alkoolike “Birra Tirana”, të cilën do ta veçoja për hapat që ka bërë për t’u pozicionuar e para në tregun mbarëkombëtar shqiptar. - Çfarë ndihme ka dhënë shteti shqiptar për gjithë këtë ndihmë që po i jepni ju atij në mënyrë të tërthortë? - Ne ende kemi nevojë për ndërgjegjësimin e shoqërisë për të mbështetur produktet e kompanive shqiptare dhe në këtë pikë shteti duhet të ndërhyjë. Shtete ballkanike me qeveritë e tyre përkatëse kanë me dhjetëra mekanizma fiskalë që pengojnë prodhimet e shteteve të tjera. Shqipëria në këtë pikë shpesh sillet tolerante deri në dëmtimin e produkteve të saj. Mbrojtja e tregut duhet të jetë një ndër detyrat kryesore të shtetit tonë për të arritur ekonominë që duhet. Këtu nuk nënkuptoj pengesa të panevojshme për prodhimet e huaja, por së pari përparësi për produktet tona. - Së fundi ç’do t’i thoni konsumatorit shqiptar? - Nga intervista kuptohet se jemi një sërë organizatash dhe një numër ende më i madh bi-

znesesh dhe kompanish shqiptare që po mbështesim këtë nismë për qëllimin e përbashkët mbrojtjen e shqiptarëve në rajon, në këtë rast të konsuma-

torit dhe produktit. “Blej Shqip” duhet t’ju kujtojë gjithmonë të bëni zgjedhjen e produktit shqiptar. Blini shqip! Bisedoi Erta Bode

ROMËT Kundërshtojnë ndërtesën e propozuar nga Ministria e Punës Familjet rome që mbetën pa strehim kanë kundërshtuar ambientin që Ministria e Punës ka propozuar për ta. Pikërisht godina që shërben si strehim dhe rehabilitim i komunitetit rom në Sharrë nuk është preferuar nga asnjë nga 37 familjet e lëna mes katër rrugëve. Familjarët romë u janë drejtuar trotuareve të Rrugës së Kavajës, duke i zaptuar ata me barakat e përkohshme që kanë ngritur aty. Ata i kërkojnë Bashkisë të vendosë sa më shpejtë një zgjidhje me kushte të mira jetese dhe jo pa asnjë kusht jetësor dhe të marrë parasysh se janë mes katër rrugëve. Romët ankohen se aty ku po rrinë fëmijët e tyre kanë rrezik të shtypen dhe të sëmurën. Për këtë arsye edhe kreu i institucioni i Avokatit të Popullit, Igli Totozani, i ka bërë apel Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa dhe të ndërhyjë për gjendjen e këtyre familjeve, që po jetojnë në rrugë, pa asnjë kusht jetese, pa asnjë kusht higjenik, ku shëndeti i tyre dhe i fëmijëve të tyre është në rrezik.


06

« EKONOMI

E premte 16 gusht 2013 •

TKURRET HUAJA PËR BIZNESET, NUK KANË PROJEKTE TË BESUESHME

Kreditë e këqia ulin fitimin e bankava që veprojnë në vend S htimi i huave të humbura po bën që sistemi bankar të ulë fitimin vjetor. Fitimi i sistemit bankar arriti në 1.5 miliardë lekë për tremujorin, duke shënuar një rënie prej 36% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat bëhen të ditura nga raportet statistikore tre mujore të Bankës së Shqipërisë. Ndikimin kryesor në përkeqësimin e treguesve të fitimit e ka dhënë rritja e shpejtë e shpenzimeve për provigjionime, fondet për mbulimin e huave që nuk kthehen në afat, teksa kreditë me probleme po vazhdojnë rritjen e pandalshme. Shpenzimet për provigjionime u rritën me gati 300% me bazë vjetore në 7.8 miliardë lekë për gjashtëmujorin e parë 2013, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Me bankat që pothuajse e kanë ndërprerë dhënien e kredive, të ardhurat neto nga interesat zbritën me rreth 4%, duke arritur në 18 miliardë lekë. Ndonëse bankat kanë arritur që të jenë eficiente duke reduktuar ndjeshëm shpenzimet për veprimtaritë e tjera, të cilat zbritën me 6.6 miliardë lekë, në 24 miliardë lekë, sërish rritja e lartë e shpenzimeve për provigjione ka ndikuar negativisht në përfitueshmërinë e sistemit bankar. Kreditë me probleme në fund të tremujorit të dytë arritën në 24.4% të totalit, duke u rritur me 0.4 pikë përqindjeje në raport me tremujorin e parë, nga 22.8% që ishin në fund të vitit 2012. Problematike në tremujorin e dytë të vitit është bërë rritja e huasë së humbur. Kredi të humbura quhen ato mbi 365 ditë vonesë, kur banka nuk ka më shpresa se mund ta marrë huanë për shkak se kreditori mund të ketë falimentuar, kredimarrësi mund të ketë vdekur dhe askush nuk mund të paguajë kredinë; banka ka nisur procesin e ekzekutimit të kolateralit, apo dhe kredia është ristrukturuar më shumë se dy herë dhe situata nuk ka ndryshuar. Këto kredi kanë arrritur në 9.2% të totalit në fund të tremujorit të dytë 2013, nga 7.96% në fund të tremujorit të parë dhe 7.7% në dhjetor 2012. Ndërkohë vetë kreditimi i biznesit nga bankat e nivelit të dytë është ulur në nivele tejet alarmante. Por për këtë palët ia hedhin fajin njëra tjetrës. Kështu bankat vënë gishtin te mungesa e projekteve serioze, të cilat do të bëjnë që banka të jetë më e sigurtë se huaja që do të japë do të jetë e kthyeshme. Në mungesë të projekteve huatë shkojnë kryesisht te bizneset ekzistuese që kërkojnë një rritje të tyre. Por në të kundërt me këtë vetë biznesmenët ankohen se bankat kanë rritur kriteret për huatë. Ndaj dhe e kanë të pamundur për të përfituar. Në këto kushte duket se është ulur dhe tentativa e biznesmenëve për të kërkuar kredi.

Eksportët mes shteteve shqiptare

Dështon grupi i përbashkët për shkëmbimet Shqipëri-Kosovë Bllokimet e eksporteve nga Kosova drejt Shqipërisë dëmtojnë shkëmbimin tregëtar mes dy vendeve. Kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolon Jakaj tha se në këtë mënyrë, sipërmarrësit po ndeshen me kapriçot e autoriteteve të dy vendeve në kohën kur klima ekonomike nuk është e favorshme. Gjithashtu Jaka tha se edhe grupi i përbashkët i punës i ngritur për të zhbllokuar eksportet nuk e ushtroi siç duhet funksionin e tij. Ky ngërç doganar u botua dy ditë më parë nga mediat kosovare të cilat cituan ekspertë për të kuptuar se arsyeja e bllokimit është mënyra e matjes së temperaturës së mishit gjatë transportit. Përtej këtij problemi, kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë i bëri thirrje kompanisë Cez shpërndarje të heq dorë nga faturimet e shtrenjta dhe kamatvonensat abusive për sipërmarrësit të cilat variojnë nga 500.000 lekë deri në 1 milionë lekë të rinj.

Nuk argumentohen dhe janë të larta

KLSH kërkon uljen e shpenzimeve për dieta të BSH Kontrolli i Lartë i Shtetit akuzon Bankën e Shqipërisë për shpenzime të larta, që janë jashtë realitetit shqiptar, por edhe abuzime. Nga auditimi ka rezultuar nivel shumë i lartë i pagesave për nivelet drejtuese, si pagë dhe shpërblime të ndryshme, por dhe të trajtimeve për udhëtime e dieta, krahasuar me nivelin e pagës të punonjësve të institucioneve kushtetuese. Në këto kushte KLSH rekomandon të rishikohet Ligji për Bankën e Shqipërisë, në frymën e minimizimit të riskut potencial të abuzimit me pavarësinë dhe shmangies së konfliktit të interesit që evidentohet në praktikat e përcaktimit të pagave dhe shpërblimeve për nivelet drejtuese. Si dhe të përcaktohet një kornizë e kujdesshme rregullatore në lidhje me nivelin e pagës së Guvernatorit, e cila duhet të ndjekë trendin e pagave të tregut bankar, por gjithmonë duhet të jetë në raporte të pranueshme krahasuar me pagën e Presidentit të Republikës, bazuar kjo në përvojat dhe praktikat më të mira të vendeve të ngjashme, por pa harruar përshtatshmërinë me realitetin shqiptar.

Kërkohet kamatëvonesa për 6 vjet më parë

Ndërpreja e energjisë përplas CEZ me shoqatat e biznesit Aksionet e ndërmarra nga Kompania e furnizimit të energjisë elektrike, “CEZ Shpërndarje” për ndëprerjen e energjisë për ata që nuk paguajnë kanë nisur dhe përplasjet e para. Dhoma e Tregtisë së Tiranës denoncon raste të abuzimeve nga ana e kompanisë me sipërmarrjen private, që nga fillimi i muajit Gusht. Kryetari i këtij institucioni, Nikolin Jaka, ka kërkuar nga kompania “CEZ” që të ndërpresë gjobvënien ndaj bizneseve me anë të justifikimit të shlyerjes së kamat-vonesave të prapambetura. Sipas Jakës, detyrimet e pretenduara nga “CEZ” datojnë që para 6 vitesh, kohë kur bizneset e penalizuara nuk kishin çelur aktivitetin e tyre. Jaka, tha gjithashtu se, ka pasur raste edhe të ndërprerjes së energjisë elektrike kur sipërmarrësit nuk kanë shlyer detyrimet e pretenduara. Ndërsa, Jaka, është shprehur se, lista me bizneset e penalizuara nuk mund të bëhet publike, pasi këto të fundit i druhen presioneve dhe penalizimeve të mëtejshme të kompanisë së furnizimit me energji elektrike. Administrata e përkohshme e “CEZ Shpërndarje” ka si detyrim zgjerimin e hartës së konsumatorëve që shlyejnë detyrimet me qëllim rritjen e arkëtimeve dhe uljen e humbjeve në rrjet. Faktikisht CEZ ka lajmëruar që dy javë më parë se do të ndërpriste energjinë për konsumatorët që nuk paguajnë. Ndërsa në këtë njoftim u përfshinë biznese, konsumator privatë apo dhe institucione shtetërore. Ndërsa në rastet e përplasjeve zgjidhja përfundimtare mbetet gjykata, ku mësohet se në dy vitet e fundit ka një fluks në rritje të ankesave.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


AKTUALITET • E premte 16 gusht 2013

»

07

KËRCËNIMI PARALAJMËRUES PASI KISHTE KUNDËRSHTUAR TRI PRIVATIZIME TË DISKUTUARA NË KËSHILL

Plumba ndaj kreut të Partisë Socialiste të Krujës Policia ngre pistën e dyshimit, u qëllua për shkaqe të detyrës në bashki

N

jë ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Krujë. Një breshëri automatiku është derdhur në objektin, vetëm pak metra larg shtëpisë ku banon kreu i Partisë Socialiste të rrethit të Krujës, Artur Çela. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Hoxhë të Krujës. Garazhi ndodhet vetëm pak metra larg shtëpisë ku Çela jeton me familjen e tij. Dhjetëra plumba kanë përshkuar derën e objektit dhe për pasojë kanë dëmtuar automjetin e Çelës dhe të shtënat kanë ngjallur panik te familjarët por dhe banorët e zonës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23 të mbrëmjes së dy netëve më parë dhe ka shkaktuar panik te familja Çela si dhe të fqinjët e saj. Menjëherë pas krismave, familjarët kanë dalë nga banesa për të parë se çfarë ka ndodhur, pasi kanë konstatuar se objekti i shenjestrës ka qenë makina e kryefamiljarit të tyre ata kanë njoftuar policinë. Pas marrjes së telefonatës, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit. Deri tani blutë e komisariatit të Krujës nuk kanë rënë ende në gjurmët e autorëve, ndërsa mendohet se shkak i ngjarjes të ketë parapavijë politike. Mësohet se Çela ka deklaruar në polici se nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë dhe si pasojë nuk ka dyshime se kush mund të kenë qenë ata dhe cilët kanë qenë arsyet që i bënë të gjuanin mbi garazhin dhe makinën e tij. Por mesa duket puna e bërë nga Policia ka lënë të pakënaqur familjarët, pasi dje në darkë, policia ka bërë një krehje të zonës dhe sipas tyre nuk ka pasur asnjë gjurmë të autorëve, ndërkohë që nuk kanë bërë as ekspertizën e vendgjarjes dhe nuk konstatuan as dëmet që ka pësuar objekti dhe makina në pronësi të kreut të PS-së. Sipas tyre vetëm dje në mëngjes policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë kqyrjen dhe ekspertizën. Mësohet se në vendgjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja automatiku model 56, ndërkohë që autorët përveç se kanë gjuajtur drejt objektit në pronësi të Çelës, ka gjuajtur edhe në ajër në formë paralajmërimi. Lidhur me këtë ngjarje, nëna e kreut të PS, Caje Çela rrëfen se kishin dëgjuar të shtënat rreth orës 23:00 të mbrëmjes së dy ditëve me parë dhe se e gjjthë familja ishte shumë e trembur nga kjo ngjarje. “Ishim bërë gati për të fjetur kur rreth orës 23 dëgjuam krismat dhe të them të drejtën jemi trembur shumë. Nuk e dimë se kush e ka bërë, por ama di të them se fëmijët e mi nuk i kanë bërë kurrë keq njeriu”. Artur Çela, i cili disa vite më parë ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Krujës, aktualisht mban postin e anëtarit të Këshillit Bashkiak,

Ngjarja në Librazhd, plagoset rëndë 54-vjeçari

E sulmoi me thikë pse e shau pa shkak Tenton të vrasë me thikë mikun e familjes pse e shau dhe fyeu pa shkak. Një ditë më parë Shërbimet e komisariatit të policisë në Librazhd kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. Balla 63 vjeç me banim në fshatin Orenjë të komunës me të njëjtin emër. Pas një konflikti, ai ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A. Toma 54 vjeç bashkëfshatar me të. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Floq ndërsa dy personat ishin duke udhëtuar me automjet. I dëmtuari është dërguar në spitalin e Elbasanit ku ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa një grup hetimor ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet që sollën plagosjen e rëndë, dëshmia e të akuzuarit si autor i plagosjes ka treguar një version krejt të habitshëm. Gjatë pyetjes nga hetuesit Balla është shprehur se ai e ka marrë në makinë pasi ata janë rreth krushqie me njëri-tjetrin kur 54 vjeçari Toma pa asnjë lloj motive e shan dhe e ofendon. Kjo dëshmi ka vënë në lëvizje efektivat e policisë janë nisur drejt fshatit ku banonin dy burrat për të mësuar më tepër rreth motive të kësaj ngjarje. Gjithësesi të gjitha deklaratat mbeten për tu verifikuar me përmirësimin e gjendjes së të plagosurit. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një thikë me të cilën është goditur 54 vjeçari Toma. Hetimet për këtë ngjarje janë në vazhdim dhe materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan.

Babai arrin të fshehë automatikun

si i zgjedhur nga Partia Socialiste. Ndonëse jo zyrtarisht, mësohet pikërisht këtu janë përqendruar edhe hetimet e bluve të Krujës, pasi pasditen e ditës kur ndodhi ngjarja ka

pasur mbledhje të këshillit bashkiak ku janë diskutuar tre privatizime godinash, por që janë kundërshtuar nga këshilltarët bashkiak të majtë, ku Çela ka deklaruar se procedura

e privatizimit që po miratohet është në kundërshtim me ligjin. Tashmë policia është duke vijuar hetimet për të vënë në pranga autorët e kësaj ngjarjeje.

POLICIA: AUTORI ME ÇRREGULLIME MENDORE

Sherr mes barinjve, një vritet, një plagoset Një person është vrarë me armë zjarri kurse një tjetër ka mbetur i plagosur dje në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në një stan në Karaburun ku i vdekur ka mbetur shtetasi Shedat Angjeli, 62 vjeç, kurse i plagosur, baxhanaku i tij Bexhet Bodoj, 59 vjeç. Dyshohet si autor një bari nga Elbasani, ndërsa si shkak mësohet se ka qenë një grindje për shkak të pagesës. Nga hetimet paraprake theksohet se ka pasur një grindje mes bariut të gjedhëve dhe punëdhënësve të tij për shkak të pagesës dhe se ky i fundit ka marrë armën, një çifte me të cilën ruante stanin dhe ka qëlluar në drejtim të Shedat Vangjelit dhe baxhanakut të këtij të fundit. Duke kujtuar se i ka vrarë të dy, bariu ka marrë arratinë në kodrat e Karaburunit. Ndërkaq Bexhet Bodoj që kishte mbetur i plagosur ka mundur të zbresë nga stani drejt zonës së banuar dhe të lajmërojë

Dhunon të birin dhe kërcënon gruan, arrestohet 47-vjeçari Rreh të birin dhe kërcënon me automatik bashkëshorten e tij, arrestohet babai dhunues. Mësohet se bashkëshortja ka ndërhyrë për të ndalur dhunën ndaj të birit por është përballur me kërcënimin e armës. Burri ka arritur të fshehë armën kur është arrestuar nga policia dhe nga kontrolli në shtëpinë e tij u gjetën 2000 copë fishekë automatiku. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabovë e Poshtme në rrethin e Gramshit kur në komisariatin e policisë së Gramshit ka mbërritur një denoncim për dhunë në familje. Shërbimet e komisariatit të Gramshit kanë vënë në pranga shtetasin D. Hoxha 47 vjeç me banim në fshatin Grabovë e Poshtme. Ky shtetas, sipas policies, për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij 20 vjeçar N. Hoxha dhe në konflikt e sipër ka kanosur me automatik edhe bashkëshorten e tij O. Hoxha 43 vjeç. Nga kontrolli policia nuk ka arritur të gjejë armën me të cilën është kanosur gruaja. Mësohet se burri ka arritur ta fshehë para se të vinte policia. Në shtëpinë e tij u gjet një sasi e madhe fishekësh. 47 vjeçari do të duhet të përgjigjet për dhunë në familje, kanosje dhe mbajtje pa leje të municioneve luftarake.

Vlorë, vijon prishja e ndërtimeve pa leje

Rindërtohen objektet e shembura një ditë më parë

rreth krimit. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie që po hetojnë rreth ngjarjes. Policia duke konfirmuar zyrtarisht bën të ditur gjeneralitetet e autorit dhe thekson se ky shtetas vuan nga çrregullime mendore. “Në datën 14.08.2013 rreth orës 22.00 në gadishullin e Karaburunit Vlorë është vrarë me armë gjahu shtetasi Shedat Vangjeli, 62 vjeç, banor i fshatit Dukat Vlorë si dhe është plagosur lehtë

shtetasi Bexhet Bodaj, 59 vjeç, të cilët ishin barinj në këtë zonë. Nga hetimet e deri tanishme ka rezultuar se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Xhezar Hysa, 45 vjeç, banor i fshatit Mollas të rrethit Elbasan, i punësuar si bari te viktima i cili sipas të dhënave të deritanishme vuan nga çrregullime mendore”, thekson njoftimi për shtyp i policisë së Vlorës. Efektivët po krehin zonën për kapjen e tij.

Vijon aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje në vijën bregdetare të Vlorës. Dje aksioni është përqëndruar në zonën mes Plazhit të Vjetër dhe Petroliferës, ndërkohë që Shefi i Urbanistikës në rrethin e Vlorës, Ardian Musta, thotë se aksioni ka hasur në disa vështirësi, si përballja me abuzimet që janë bërë me lejet mjedisore dhe ligjin e legalizimit. Ai fajëson drejtëpërdrejt ministrinë e Mjedisit për këtë situatë, ndërsa sqaron sërish se të gjitha ndërtimet pa leje në vijën bregdetare do të shemben. Çuditërisht aty ku bashkia kishte prishur dje ishin rindërtuar objektet e prishura më parë të cilat pretendonin se kanë leje mjedisore nga ministritë e linjës dhe nga drejtoritë mjedisore te linjes. Mësohet se pronarët e objekteve të prishura dje kanë hapur proces gjyqësor në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë dhe po dje kjo e fundit ka vendosur masën e sigurisë për pezullim të prishjeve nga ana e bashkisë. Kjo ka sjellë përplasje mes dy institucioneve, pasi masa e sigurisë bie ndesh me vendimet më të fundit të bashkisë së Vlorës. Nga ana e saj bashkia e Vlorës bën të ditur se vendimet e gjykatave nuk do ta frenojnë për prishjen e këtyre objekteve. Burime zyrtare nga bashkia theksojnë se do të vijohet me procedurat në gjykatat e shkallëve të tjera, ku do të kërkojnë pezullimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë në Vlorë.


« SOCIALE

08

E premte 16 gusht 2013 • PËRVEÇ REGJISTRIMIT KONKURSI KA EDHE NJË TARIFË TË PËRCAKTUAR

UNIVERSITETI I ARTEVE, TIRANË 1.Fakulteti i Muzikës

2-6 shtator 2013

2.Fakulteti i Artit Skenik

2-6 shtator 2013

3.Fakulteti i Arteve Figurative

2-6 shtator 2013

Tarifa e regjistrimit në konkurs

5 mijë lekë

AKADEMIA E ARTEVE, SHKODËR 1.Fakulteti i muzikës

2-6 shtator 2013

2.Fakulteti ia rteve figurative

2-6 shtator 2013

Tarifa e regjistrimit në konkurs

5 mijë lekë

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS 1.Arkitekturë

2-4 shtator 2013

2.Arkitetkurë(Urbanist)

2-4 shtator 2013

Tarifa e regjistirmit në konkurs

8 mijë lekë

UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS 1.Shkencat e Lëvizjes

2-4 shtator 2013

2.Fushat e Veprimtarisë fizike të shëndetit dhe reklreacionit

2-4 shtator 2013

Tarifa e regjistrimit në konkurs

5 mijë lekë

UNIVERSITETI I SHKODRËS 1.Edukim Fizik dhe sporte

2-4 shtator 2013

Tarifa e regjistrimit në konkurs

5 mijë lekë

UNIVERSITETI I ELBASANIT 1.Edukim Fizik dhe Sporte

2-4 shtator 2013

Tarifa e regjistirmit në konkurs

4 mijë lekë

UNIVERSITETI I DURRËSIT (FASTIP) 1.Menaxhimi i Bankave

2-4 shtator 2013

2.Menaxhim Hoteleri-Turizëm

2-4 2013

3.Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

2-4 shtator 2013

4.Multimedia dhe Teknologji Informacioni

2-4 shtator 2013

Tarifa e regjistrimit në konkurs

5 mijë lekë

Fillojnë regjistrimet për universitet me konkurs Regjistrimet më datat 16-27 gusht, konkurset më 2-6 shtator Kandidatët dhe maturantët që kanë si preferencë të parë një degë të universiteteve që zhvillohet me konkurs, duhet të bëjnë regjistrimet pranë sekretarive të këtyre fakulteteve. Konkurset e pranimit do të zhvillohen nga data 2 shtator 2013 deri më 6 shtator 2013, kurse regjistrimet për të konkurruar në këto degë hapen sot, 16 gusht 2013, deri më datën 27 gusht 2013. Kështu, të gjithë aplikantët paraprakisht duhet që të bëjnë regjistrimin në sekretaritë mësimore të fakulteteve përkatëse. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, kandidatët për t’u bërë pjesë e konkurseve përveçse duhet t’i kenë përzgjedhur këto programe studimi në formularin A-2 që kanë plotësuar, i nënshtrohen edhe një tarife regjistrimi, e cila është e ndryshme në varësi të universiteteve përkatëse. Pastaj në bazë të rezultatit të dhënë në

konkurs si dhe kuotave të miratuara shpallen fituesit, po në ditën që dalin përgjigjet e formularit A-2. Regjistrimi Kandidatët që kanë aplikuar për një nga 30 degët e shkollave të larta ku përzgjedhja bëhet me konkurs, duhet që të bëjnë edhe regjistrimin pranë fakulteteve përkatëse. Për të gjitha këto degë maturantët

mund të regjistrohen duke filluar nga dita e premte, që nis procesi i regjistrimit, dhe kanë afat deri më datën 27. Kandidatët që kanë kërkuar në formularin A-2, programet e studimit të cilat pranimet i kanë edhe me konkurs hyrës, si dhe kandidatët shqiptarë që do të marrin pjesë në konkurset e pranimit në këto programe studimi nga Kosova, nga

Maqedonia, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës duhet të regjistrohen për zhvillimin e konkursit pranë sekretarive të fakulteteve. Tarifa Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në një prej këtyre universitete ku veç provimeve të maturës duhet t’i nënshtrohen edhe konkursit të pranimit, duhet që më parë të bëjnë pagesën e tarifës së regjistrimit për konkursin. Universiteti Politeknik tarifën e regjistrimit për konkursin e arkitekturës e ka 8 mijë lekë, Universiteti i Arteve, Akademia e Arteve në Shkodër, Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe dega e edukimit fizik dhe sporteve në Universitetin e Shkodrës e ka tarifën e regjistrimit 5 mijë lekë. Ndërsa tarifa regjistrimit në degën e edukimit fizik dhe sporteve në Universitetin e Elbasanit është 4 mijë lekë.

MASH S’U JEP DREJTIM REGJISTRIMEVE PËR NË KLASËN E PARË PËR BANORËT VENDAS

Fëmijët e emigrantëve në dorë të tolerimeve Regjistrimet për në klasën e parë pas datës 20 gusht, shkolla më 16 shtator Erta Bode

“Bëhet e ditur se regjistrimet për në klasën e parë fillojnë pas datës 20 gusht dhe viti i ri arsimor fillon më 16 shtator. Për regjistrimet, pothuajse si çdo vit, fëmijët duhet të shoqërohen nga prindërit, të cilët duhet të dorëzojnë një certifikatë, 2 foto të fëmijës dhe ditën që do të shkojnë për regjistrim do të japin të dhënat e fëmijës, emrin e plotë, vendlindjen, vendbanimin si dhe datëlindjen e fëmijës. Kjo është mënyra e vetme që do të shërbejë për regjistrimin e fëmijëve për në klasën e parë”, - tha Fitim Zeski, i cili shpjegoi se pritet një rrëmujë si çdo vit në kryeqytetin tonë, po ashtu edhe nëpër rrethe.

M

inistria e Arsimit vendos të lërë në dorë të tolerimeve regjistrimet e fëmijëve të emigrantëve edhe të banorëve shqiptarë për në klasën e parë. Fitim Zeski, këshilltar pranë Ministrisë së Arsimit, ka bërë me dije se regjistrimet për në klasën e parë do të fillojnë pas datës 20 gusht, ndërkohë që shkolla fillon më 16 shtator 2013. Regjistrimet e fëmijëve për në klasën e parë kanë sjellë çdo vit një kaos në dyert e shkollave 9-vjeçare, situatë që me sa duket nuk do të anashkalohet as këtë vit. Asnjë reformë e re apo urdhër i dalë nga Ministria e Arsimit për mënyrën se si do të veprohet dhe cilat janë rregullat që do të zbatohen. Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit shprehen se do të ketë ç’rregullime gjatë regjistrimeve, për të cilat nuk ndihen të aftë t’i parandalojnë. Zeski bëri me dije se për fëmijët e emigrantëve që kanë kryer jashtë shtetit një klasë ose dy klasë do të bëhet një konvertim dëftese, por nuk do të kalojnë si përsëritës nga klasa e parë. Ata do të vazhdojnë arsimin në klasën ku kanë radhën dhe do të mbështeten nga mësuesit shqiptarë për të arritur rezultatet e duhura, sidomos për të shmangur problemet me gjuhën shqipe. Ndërkohë Zeski bën me dije se për të gjithë prindërit që i kanë pasur fëmijët në shkollë jashtë shtetit dhe duan t’i rikthejnë në klasën e parë janë të lirë ta bëjnë atë, por

nuk e kanë të detyrueshme. Për sa u përket fëmijëve që vijojnë për herë të parë në shkollë dhe për herë të parë regjistrohen në shkollat shqiptare, për të bërë klasën e parë ata do të regjistrohen si gjithë fëmijët e tjerë, pa u hapur asnjë problem. Ndërkohë i gjithë problemi është për ndarjen që është bërë se një lagje ka një shkollë dhe është përcaktuar se cilët fëmijë do të mbledhë. Këtu lind edhe problemi, sepse shumë familje shqiptare rezultojnë të regjistruara në tjetër lagje

dhe ndërkohë kanë ndërruar vendbanim dhe jetojnë në tjetër lagje, por transferimin me dokumente nuk e kanë bërë. Kështu është e paqartë se në cilën shkollë do të regjistrohen këta fëmijë, ndërkohë që askush nga zyrtarët e Ministrisë së Arsimit nuk jep shpjegimin e saktë, por vetëm deklarojnë se do të ketë tolerime, duke e lënë gjithçka në dorë të sekretares që do të merret me regjistrimet e fëmijëve për klasat e para. E njëjta situatë është edhe me fëmijët që duan të regjis-

trohen në klasën e parë, por që e kanë regjistrimin e vendbanimit në një rreth tjetër, në të cilin nuk jetojnë më dhe kanë shkuar për të jetuar në një qytet tjetër. Asnjë procedurë e saktë as për këta fëmijë, që sipas zyrtarëve të Ministrisë e Arsimit pa asnjë rregull do të regjistrohen në shkollat e qytetit ku banojnë aktualisht. Kështu MASH dorëzon kompetencat e saj në duart e sekretareve të shkollave, duke sjellë me vetëdije kaosin në ditët e regjistrimeve, parregullsitë dhe shkeljet që bëhen.

Fëmijët e emigrantëve duket se do të jenë ata më të privilegjuarit për këtë vit të ri shkollor, të cilët do të tentojnë të regjistrohen për klasën e parë. Atyre nuk do t’u hapen probleme për vendin ku banojnë dhe ku janë të regjistruar, por do të regjistrohen atje ku do të aplikojnë. Ndërkohë edhe atyre që kanë kryer një klasë ose 2 klasë jashtë vendit, do t’u jepet përparësi, ku me konvertimin e dëftesës nuk do të jenë të detyruar t’i kthehen klasës së parë me detyrim, por do të mbështeten për të vazhduar në klasën ku kanë radhën për të shkuar, ku do të marrin vëmendjen maksimale nga mësuesit e tyre. Mirëpo nëse kanë dëshirë të kthehen në klasën e parë, janë të lirë ta bëjnë.


AKTUALITET • E premte 16 gusht 2013

»

09

NË NJË DITË ZBULOHEN DHE DIGJEN NË VEND 15 MIJË RRËNJË, PËR PAK DILNIN NË TREG

Shkatërrohen 3.5 milionë euro kanabis Operacioni shtrihet në të gjitha qarqet, të mbjellat në zonat më të thella

N

ëse do të dilte në treg, kanabisi i shkatërruar vetëm dje nga policia shqiptare do të kapte një vlerë që kapërcente vlerën 3.5 milion euro. Thuajse në të gjithë qarqet janë ndërmarrë operacione që kishin si qëllim pikërisht zbulimin dhe më pas prishjen e parcelave me të mbjella. Ndërkohë që në të gjithë rastet të mbjellat kanë qenë në zona të thella malore. Ku kultivuesit thuajse kishin realizuar vepra të rëndësishme si në vaditjen ashtu dhe në realizimin e kushteve të tjera që kërkon bima. Pastrimi i zonave malore nga bimësia që ka pasur, punimi i saj, si dhe gjetja e burimeve për ujin i kanë bërë këta kultivues të mendojnë mirë për të gjetur zgjidhje. Gjithësesi vetëm dje janë zbuluar dhe shkatërruar 15 mijë rrënjë kanabis. Ekspertët llogarisin se nga një rrënjë arrihet të paktën 1 kilogram kanabis. Ndërsa me një shitje me vlerë jo të lartë fitimi do të ishte të paktën 3 milion e pesëqind mijë euro. Prishet parcela me 2000 rrënjë në Tiranë Policia ka zbuluar dhe shkatërruar dje një parcelë me kanabis pak km larg kryeqytetit. Rreth 2000 rrënjë kanabis janë shkatërruar në fshatin Lug të komunës Bërzhitë, pranë përroit të Thanës. Policia bën të ditur se kanabisi kultivohej nga familja Murati dhe parcela ku ishte mbjellë është një zonë tepër e vështirë për t’u evidentuar nga helikopterët italianë të pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë për zbulimin e bimëve narkotike. Nëse kanabisi do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 600 mijë eurove. Në operacion janë ndaluar Xh. dhe A. Murati 60 dhe 28 vjeç, si dhe 16-vjeçarin R.Murati, banorë të komunës Bërzhitë, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Në parcelën, ku ishin mbjellë rreth 2000 rrënjë kanabis, ishte improvizuar dhe një rezervuar që shërbente për ujitjen e bimës narkotike. Para pak ditësh ka qenë Guardia Di Finanza që gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Policinë e Shtetit shqiptar konfirmoi se Lazarati vijon të mbetet baza e prodhimit me tonelata të hashashit dhe se Shkodra, Vlora e Gjirokastra janë prefekturat më problematike. Raporti i monitorimit të vendit nga ajri tregoi se Lazarati është kryeqendra e kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri, e një prodhim prej 9 tonësh në vit me vlerë 4.5 miliard euro. Gramsh, zbulohen 200 rrënjë kanabis pa pronar Policia e Elbasanit ka zbuluar parcelën e parë të kanabisit për këtë vit në qarkun e Elbasanit. kanë qenë agjentët e komisariatit të Gramshit

Policia: Shqipëria vend tranzit i klandestinëve

Për 6 muaj janë ndaluar mbi 800 persona, mes tyre edhe sirianë 800 klandestinë të huaj u ndaluan nga policia shqiptare, pasi iu ishte premtuar kalimi për në vendet e Bashkimit Europian. Trafiku i klandestinëve ka nisur të lulëzojë në vendin tonë që pas liberalizimit të vizave. Në shumicën e rasteve, sipas drejtorit të emigracionit Nikolin Ndoci, emigrantët e paligjshëm janë ndaluar nga Policia në qarkun e Gjiokastrës, shumë pranë vijës ndarëse të kufirit me Greqinë. Ata janë diktuar duke kaluar kufirin nga kamerat termike të instaluara nga policia kufitare. Mes të ndaluarve është vënë re rritja e numrit të shtetasve siriane. Sipas policisë, në Shqipëri kanë hyrë mbi 120 shtetas të tillë. Veç emigrantëve janë ndaluar edhe shoqëruesit e tyre. Policia bën thirrje që edhe taksistët që transportojnë klandestinët do të gjobiten, ndiqen penalisht apo edhe konfiskohet makina. Kështu ka ndodhur, sipas policisë, edhe për shoqëruesit e këtyre klandestinëve të cilët janë arrestuar dhe do të ndiqen penalisht për akuzën e “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Bregdeti pa roja apo personel të përgatitur

Mbytet në det 11 vjeçari, ishte futur vetëm në det ATY KU DHE MIZA DEKLARON QËLLIMIN E HYRJES

RENEA në hyrje të Lazaratit, vijon aksioni për botet me ujë Lazarati duket se është kthyer në një qytet shteti të vogël që i reziston një shtetërrethimit të vendosur nga policia dhe forcat speciale. Nga deklarata e dhënë prej ekspertëve Italian llogaritet që vetëm në Lazarat është mbjellë një sasi kanabisi që pret fitimin e 4.5 milionë eurove. Por se deri më tani askush nuk guxon të kapërcejë kufirin e qytet shtetit I cili jeton me rregullat e veta. Jashtë këtij qarku, forcat e policisë nuk kanë çtë bëjnë tjetër veçse të monitorojnë çdo hyrje dalje në zonë, aq sa dhe miza që rreth orëve të para të mëngjesit në fshatin Kukur të rrethit të Gramshit në një zonë malore që kanë zbuluar një arë me 200 rrënjë të llojit kanabis sativa. Agjentët e policisë pasi kanë dokumentuar bimët e zbuluara kanë bërë edhe asgjesimin e tyre. Mësohet se sipërfaqja ku ishte mbjellë droga ishte kullotë dhe për policinë ka qenë i vështirë identifikimi i mbjellësve të saj. Agjentët janë duke marrë në pyetje banorët e zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorëve që kultivonin kanabisin dhe vënien para drejtësisë. Për këtë rast ka nisur procedimi prodhim dhe shitje të narkotikëve. Zonat malore të Gramshit janë ato ku kryesisht mbillet lëndë narkotike në qarkun e Elbasanit dhe çdo vit policia ka arritur të zbulojë sasi të vogla bimësh të mbjella në këtë zonë por edhe në zonat kodrinore dhe

të mos ketë të drejtë të kalojë pa deklaruar qëllimin e hyrjes. Qyteti i Gjirokastrës dhe hyrja e fshatit Lazarat, ku hektarë të tërë janë të mbjella me kanabis sativa, janë blinduar nga policia dhe forcat speciale RENEA, të para në këtë qytet pas një viti. Operacioni në mbështetje të uniformave blu të qytetit, në kuadër të aksionit antikanabis që pritet të startojë mjaft shpejt në terren. Rreth 27 forca të këtij reparti special, ndodhen në Gjirokastër prej natës së mbrëmshme dhe dje kanë filluar malore të rrethit të Elbasanit. Krujë e Shkodër, asgjësohen 13 mijë rrënjë kanabis Policia ndërmerr një aksion për asgjësimin e parcelave me kanabis. Në Krujë, Shkodër e Gramsh gjatë ditës së djeshme u asgjësuan më shumë se 13 mijë rrënjë kanabis. Në Shkodër 25 parcela me 9100 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga forcat e policisë së Shkodrës në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fshatit Plan i Madh” në komunën e Pultit në zonën e Dukagjinit. Ndërsa ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për kryeplakun e këtij fshati 51- vjeçarin Gjon Bungu për moskallëzim krimi. Operacioni i bluve të Shkodrës ka ardhur në kuadër të plan veprimit kombëtar të luftës kundër drogës. “Në Komunën Pult të rrethit Shkodër, në vendin e quajtur “Bjeshkët e

patrullimin në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë. Një postbllok i përbërë nga forcat policore lokale dhe ato speciale të RENEA-s është instaluar në orët e para të ditës së djeshme, pranë ish-fabrikës së miellit, rreth 2 km larg hyrjes së Lazaratit. Mësohet se postblloqet do të jenë të lëvizshme, në varësi të situatave dhe më i afërti me Lazaratin, do të jetë pranë hyrjes së tij. Ndërkaq po patrollohet dhe aksi nacional Gjirokastër-Kakavijë. Qëllimi ka qenë që të ndalohen të hyjnë në fshat të dhjetëra mëditësve, të cilët në kushtet e mungesës së furgonëve të linjave Lazarat-Gjirokastër, kanë shkuar me këmbë deri në afërsi të fshatit, por që janë ndaluar më pas nga policia. Fshatit Plan i Madh”, Komuna Pult, u gjetën 25 parcela, në të cilat ishin mbjellë 9100, rrënjë, bimë të dyshuara si Kanabis Sattiva, të cilat pasi u shkulën, u asgjësuan me anë të zjarrit. Në lidhje me këtë ngjarje ka filluar procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin Gjon Bungu, 51 vjeç, lindur ne Fshatin Plan, Komuna Pult, me detyrë Kryeplak i Fshatit Plan i Madh, për veprën penale të “Mos kallzim krimi”. Ndërkohë, rreth 4 500 rrënjë kanabis janë asgjësuar mëngjesin e djeshëm edhe në Krujë. Aksioni u zhvillua në Malësinë e Krujës, në fshatrat Bruz e Shkretë. Pas aksionit të zhvilluar dhe asgjësimit të lëndës narkotike, policia e Lezhës ka arrestuar një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Ndërkaq, policia e Lezhës është në kërkim edhe të një personi tjetër, i cili dyshohet si kultivues i bimëve narkotike.

Një fëmijë 11-vjeçar është mbytur ditën e djeshme në bregdetin e Ndërmenasit në Fier. 11-vjeçari me inicialet A.Ferra ishte në plazh me familjarët e tij por është gjetur pa frymë në det. Menjëherë fëmija është dërguar drejt spitalit rajonal të Fierit por sipas mjekëve ai ka mbërritur i vdekur në spital. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Fierit të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndryshe nga vitet e shkuara në këtë sezon veror nuk ka pasur raste të shumta të mbytjeve të pushuesve. Ndërsa ende zonat janë larg plotësimit të kushteve me roje bregdetare, apo qoftë dhe me paisjen e lokaleve me ndihmën e shpejtë, si dhe me personel që ka përgatitje në dhënien e ndihmës.

Grabitin 170 krerë bagëti në Janinë

Katër hajdutët i shpëtojnë rretimit të policisë, ikin në Greqi Katër shqiptarë janë shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen se kanë tëntuar t`i vjedhin rreth 170 krerë bagëti një bariu në Janinë. Sipas informacioneve 4 shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nën kërcënimin e armëve kanë marrë peng bariun Stavro Gramozi bashkë me kopenë e bagëtive. Me të arritur në kufirin e gjelbërt tek 3 Urat në Çarçovë, 4 grabitësit e kanë lënë të lirë 55-vjeçarin duke mbajtur vetëm bagëtitë. Por bariu pasi është lënë i lirë ka lajmëruar menjëherë policinë kufitare greke për ngjarjen dhe kjo e fundit ka njoftuar policinë shqiptare. Me të marrë informacionin policia ka rrethuar vendin ku ndodheshin 4 grabitësit e armatosur por të ndodhur para një situate të tillë shqiptarët kanë hapur zjarr ndaj policisë duke munduar të largohen. Mësohet se shqiptarët kanë braktisur bagëtitë dhe dyshohet se kanë hyrë në tokën greke. Ndërkohë policia kufitare shqiptare në bashkëpunim me atë greke vijon operacionin për kapjen e 4 shqiptarëve.


10

« opinion

E premte 16 gusht 2013 •

Rene Koti, presidenti që i hapi rrugën De Golit Nga Elvis KOTINI

R

ene Jules Gustave Coty (french pronunciation - Rene Koti), 20.3.1982-22.11.1962, ishte president i Francës prej vitit 1954 deri në vitin 1959. Ai ishte i dyti dhe i fundit president nën Republikën IV Franceze. Rene Koti lindi në Le Havre dhe studioi në universitetin e Caen, ku u diplomua në vitin 1902, duke marrë gradë në ligj dhe filozofi. Ai punoi si jurist në qytetin e lindjes, në Le Havre. Ai u përfshi në politikë si anëtar i Partisë Radikale dhe në vitin 1907 u zgjodh këshilltar distrikti. Në vitin në vijim u zgjodh në këshillin komunal të Le Havres, si anëtar i grupit të majtë republikan. Ai i mbajti të dyja këto pozita deri në vitin 1919. Koti gjithashtu shërbeu si anëtar i këshillit të përgjithshëm të Seine-Infereure në vitet 1913-1942, duke mbajtur postin e zëvendëspresidentit prej vitit 1932. Më plasjen e Luftës së Parë Botërore Koti del vullnetar për ushtrinë duke u bashkuar me regjimentin 129 të këmbësorisë. Ai luftoi në betejën e Verdunit. Në vitin 1923 hyri në Dhomën e Deputetëve, duke zëvendësuar Jules Siegfried. Megjithatë, në këtë shkallë të karrierës së tij politike ai lëvizi prej Partisë Radikale dhe u bë anëtar i Bashkimit Republikan. Midis datës 13 dhe 23 dhjetor 1930 ai shërbeu si nënsekretar shteti për punët e brendshme në qeverinë e Theodore Steeg. Në vitin 1936 Koti u zgjodh në Senat për Seine-Inferieure. Ai ishte një nga parlamentarët francezë që më 10 korrik 1940 votuan për t’i dhënë pushtet të jashtëzakonshëm Filip Petenit për të rikthyer mbrapsht qeverinë naziste të Vishisë. Koti mbeti inaktiv gjatë Luftës II Botërore, megjithëse u rehabilitua pas lufte. Ai ishte anëtar i Asamblesë Kombëtare Franceze prej vitit 1944 deri në vitin 1946, duke mbajtur të drejtat e krahut të djathtë (grupi i pavarur republikan), që më vonë u bë pjesë e qendrës nacionale të indipendentistëve. Koti u zgjodh në Asamblenë Nacionale në vitin 1946 si deputet për Seine-Inferieure dhe prej nëntorit 1947 në shtatorin e vitit 1948 shërbeu si ministër për rikonstruksionin dhe planizimin urban në qeverinë e Rober Shumanit dhe Andre Marie. Koti u zgjodh anëtar i Këshillit Republikan në vitin 1948 dhe shërbeu si zëvendëspresident i këshillit prej vitit 1952. Ai qëndroi si konditat për president në vitin 1953, megjithëse nuk mendohej se do të zgjidhej. Me gjithë dymbëdhjetë votimet pararendëse, i favorizuari i krahut të djathtë, Jozef Laniel, dështoi për të përftuar mazhorancën absolute të kërkuar. Duke ndjekur tërheqjen e një kandidati kyç të krahut të djathtë, Louis Jacquinot, Koti u zgjodh më në fund në rangun e trembëdhjetë të votimit, më 23 dhjetor 1953, duke fituar 477 vota kundër 329 të social-

istit Marcel Edmond Naegelen. Ai zëvendësoi Vincent Auriol si president më 16 janar të vitit 1954. Si president i republikës Koti ishte më pak aktiv sesa paraardhësi i tij, duke u përpjekur për të influencuar politikën. Presidenca e tij ishte e trazuar nga mungesa e stabilitetit politik të Republikës IV Franceze dhe çështja algjeriane. Me ndërvarësinë e krizës së vitit 1958, më 29 maj të atij viti presidenti Koti i bëri apel Sharl de Golit, “më i spikaturi nder francezët”, për t’u bërë kryeministri i fundit i Republikës IV. Koti kërcënoi se do të dorëhiqej nëse emërimi i De Golit nuk do të miratohej nga Asambleja Nacionale. De Goli projektoi një kushtetutë të re dhe më 28 shtator u bë një referendum, në të cilin 79.2% e atyre që votuan për mbështetjen e propozimeve çuan në Republikën V Franceze. De Goli u zgjodh president në një parlament të ri republikan në dhjetor dhe zëvendësoi Kotin më 9 janar 1959. Koti ishte anëtar këshillit Kushtetues prej vitit 1959-1962. Politika është një kriter i komplikuar midis zgjidhjeve të vështira dhe moralit popullor. Aq më tepër kur bëhet fjalë për të mëdhenjtë e politikës franceze, nuk mund të lëmë pa prezantuar disa nga etapat më kritike të shtetit francez apo periudhat e ashtuquajtura “tranzicion” midis republikave. Midis gradës së ligjit dhe filozofisë çështja e republikës franceze mbetet sintezë filozofike në marrëdhëniet me publikun dhe rregullat e padiskutueshme morale që shoqërojnë Francën e qytetërimit europian. Franca e shekullit XX, ose pionieri i kulturuar i çështjes kombëtare. Pjesëmarrëse kryesore në të dyja luftërat botërore, shteti francez u bë më shumë një tregues i diplomacisë së lartë sesa një kontradiktë kushtetuese në asamblenë popullore. Kjo është Franca jonë, Franca e revolucionit, madje edhe kriteri më i mirë i paqes për shumë vende të Bashkimit Europian. Kultura më e rëndësishme politike është koncepti konservator, pas të cilit vijnë radikalë e republikanë, nacionalistë dhe socialistë. Të gjitha këto teori janë të kultivuara më së miri në kushtetutën franceze, ku Franca, si çdo vend tjetër europian ose joeuropian, oriental apo sekular, solli kushtet e mocionit parlamentar. Një zgjidhje franceze? Është shumë në politikë. Përfaqëson traditat e vjetra latine deri në ratifikimin e Traktatit të Verdunit, si shembull i Luftës I Botërore. Ky traktat i viteve ‘800 ishte projekti francez mbi bashkimin e rregullave të përftimit tregtar dhe politik midis shteteve, duke vendosur kufij të qartë popullorë, të bazuar pikërisht nga traditat më vjetra. Rene Koti ishte një nga këta pinjollë të vjetër të kontinentit, trashëgimtar i padiskutueshëm i familjes së tij (Kotini), u zgjodh president i Francës në një periudhë të vështirë për sipërmarrjen shoqërore dhe kutitë e votimit elektoral. Megjithëse

periudha në të cilën sundon një president nuk karakterizohet nga shqetësime më të mëdha sesa korniza e kushtetuese e shtetit, Koti pati një meritë: këmbënguli që të votohej për heroin e luftës fanceze Sharls de Gol si kryeministër, duke i dhënë përparësitë e normës së lejuar publike shtetit me këtë zgjedhje. Një pozitë e qartë e presidentit Koti dallohet në qëndrimin pro heroit tjetër francez, gjeneralit Peten, i cili ishte një figure e fortë antinaziste gjatë luftës. Pjesëmarrja vullnetare e Kotit në Luftën I Botërore në frontin e këmbësorisë së luftimit e bën figurën e patriotit francez një shembull të delegimit parlamentar më vonë. Qëndrimi inaktiv ndaj çështjes racore gjatë Luftës II Botërore mos vallë ka arsyet e veta? Bëhen këto sqarime për të njohur sadopak figurat e integrimit politik të Shqipërisë në BE dhe pa njohur presidentët më të rëndësishëm të Francës dhe etapat në të cilat ka kaluar problematika politike e kontinentit ne e kemi të vështirë të besojmë të gjitha tryezat burokratike të ngritura nën këtë prirje strategjike që quhet “zbulim”. Shembull: Pjer Koti, avokati i palës shqiptare në gjyqin për kanalin e Korfuzit kundër anglezëve, ishte një mbrojtës i flaktë i interesave më të ligjshme, të cilat kalonin jo vetëm caqet midis shteteve, por vinin përballë edhe një nga pikat më kritike midis drejtësisë angleze dhe asaj franceze për periudhën e pasluftës. Bëhet fjalë për anije angleze të goditur nga minat në distancë me territorin shqiptar, për të cilat nuk supozohej një fajtor. Megjithatë, duke u nisur nga principi i detit territorial, Anglia pretendonte ndaj Shqipërisë që të zbatonte konventat tabu të detit, një pjesë të mirë të cilave i kishte firmosur vetë dhe nën kushte të paprecedenta negocimi. Por Pjer Koti do të shprehej në sallën e gjyqit: “Hidhini një sy Bajronit dhe atje do të shihni se ç’thotë ai për anglezët dhe ç’thotë për shqiptarët.” Më tej avokati francez Koti vijon në lidhje me nervin e çështjes: “Politika ka arsye të cilat edhe arsyeja nuk i di”. Pjer Koti është një shembull i thjeshtë i asistencës ndaj çështjes së drejtësisë në krah të popullit shqiptar për një nga pozicionet më të rëndësishme të primatit gjyqësor të periudhës së pasluftës dhe incidentit të kanalit të Korfuzit, si plan i detajuar i së drejtës ndërkombëtare. Shembull: Flavio Koti, lindur më 18.10.1939, Prato Sornico (Canton Ticino). Flavio Koti është zgjedhur në Këshillin Federal të Zvicrës më 10 dhjetor 1986 dhe e ka mbajtur postin deri në 30 prill të 1999. Ai është i lidhur me Partinë Kristiandemokrate të Zvicrës. Ka mbajtur Departamentin Federal të Punëve të Brendshme dhe të Punëve të Jashtme. Ai ishte president i Konfederatësm fillimisht në vitin 1991 dhe më pas përsëri në vitin 1998.

Le të shkojmë me të vdekurit

S

ë fundi senatori Rand Paul, kandidat i mundshëm për president dhe ekspert i vetëshpallur në çështjet monetare, u ul poshtë për një intervistë me “Bloomberg Business Week”. Ajo intervistë nuk shkoi edhe aq mirë. Për shembull, z. Paul foli për “një deficit prej trilion dollarësh çdo vit” që Amerika e udhëheq, kur në fakt deficiti është parashikuar të jetë vetëm 642 miliardë dollarë në vitin 2013, dhe kjo është në rënie të shpejtë. Por interesante mund të ketë qenë kur z. Paul u pyet se kë do të zgjidhte në mënyrë ideale në krye të Rezervës Federale dhe ai sugjeroi Milton Friedmanin, duke thënë se “ai nuk është një austriak, por do të jetë më mirë se çfarë kemi”. Pastaj intervistuesi butësisht e informoi atë se Friedman, i cili do të ishte 101 vjeç, po të ishte ende gjallë, është faktikisht i vdekur. “Në rregull, - tha z. Paul, - le të shkojmë me të vdekurit, sepse atëherë ju ndoshta vërtet nuk do të keni shumë rezerva federale funksionale.” Kjo sugjeron një pyetje interesante: çfarë ka ndodhur në të vërtetë me rolin e Friedman si një ikonë e tregut të lirë? Përgjigjja për këtë pyetje thotë shumë rreth asaj çfarë ka ndodhur me konservatorizmin modern. Për Friedmanin, i cili dikur konsiderohej avatari i fundit i ekonomisë konservatore, është zhdukur në thelb nga krahu i djathtë i diskursit. Emri i tij kontrollohej atëherë dhe sot, por vetëm për polemikat e tij politike e kurrë për teoritë monetare. Në vend të kësaj Rand Paul kthehet në pikëpamjen e mendimtarëve austriakë si Friedrih Hayek, një pamje që Friedman dikur e përshkroi si një “karikaturë e atrofizuar dhe e ngurtë”, ndërsa Paul Ryan, udhëheqës intelektual de facto i GOP-së, merr

Nga Paul Krugman, “New York Times”

ekonominë e tij monetare nga Ayn Rand, ose më saktësisht nga karakteret e imagjinar në “Atlas Shruged”. Si ndodhi kjo? Friedman rezulton të ishte shumë i nuancuar dhe një figurë realiste për të drejtën moderne, e cila nuk bën nuancë dhe refuzon realitetin dhe ka një paragjykim të mirënjohur liberal. Në një mënyrë Friedman ishte njeriu që u përpoq të shpëtojë ideologjinë e tregut të lirë nga vetja duke i ofruar një përgjigje të qartë pyetjes: nëse tregjet e lira janë aq të mëdha, si ndodh të kemi depresion? Derisa erdhi së bashku, përgjigjja e ekonomistëve më konservatorë ishte në thelb se depresionet shërbyen një funksion të nevojshëm dhe duhet të jenë thjesht të duruar. Hayek, për shembull, argumentoi se “ne ndoshta mund të parandalojmë një krizë duke kontrolluar zgjerimin në kohë”, por “ne nuk mund të bëjmë asgjë duke dalë nga kjo para fundit të saj natyrorë”. Përgjigje të tilla të mjerueshme çuan shumë ekonomistë në krahët e Xhon Majnard Kejnes. Megjithatë, Friedman dha një përgjigje të ndryshme. Ai ishte i gatshëm të japë një bazë të vogël dhe të pranojë se veprimi i qeverisë ishte me të vërtetë i nevojshëm për parandalimin e depresioneve. Por ai insistoi se veprimi i kërkuar nga qeveria ishte i një lloji shumë të ngushtë: e gjitha çfarë ishte e nevojshme ishte një mënyrë e përshtatshme aktive e Rezervave Federale. Në veçanti ai argumentoi se Fed mund të kishte parandaluar Depresionin e Madh pa nevojën për programe të qeverisë së re, në qoftë se kishte vepruar për të shpëtuar bankat e dështuara dhe të pomponte rezerva të mjaftueshme në sistemin bankar për të parandaluar një rënie të mprehtë në ofertën e parasë. Kjo ishte, siç thashë, një lëvizje drejt realizmit, edhe pse kjo duket e gabuar në dritën e përvojës

së kohëve të fundit. Por realizmi nuk ka vend në Partinë e sotme Republikane: të dy ( z. Paul dhe Ryan) kanë sulmuar çmendurisht Ben Bernanken, duke reaguar ndaj krizës financiare të vitit 2008, duke bërë pikërisht atë që Friedman tha se Fed duhej të kishte bërë në vitet ’30, duke përsëritur këshillat për Bankën e Japonisë në vitin 2000. “Nuk ka asgjë më të fshehtë se një vend mund t’u bëjë qytetarëve të saj”, - iu drejtua z. Ryan të famshmit Bernanke, duke shtuar se “sa të poshtërojë monedhën e saj”. E ndërsa jemi në temën e uljes së monedhave, një nga pjesët më të qëndrueshme të Friedman drejt analizave ekonomike ishte argumenti i vitit 1953 në favor të normave të këmbimit fleksibël, në të cilën ai argumentoi se vendet e gjetën veten me paga jashtëzakonisht të larta dhe çmime relative për partnerët e tyre tregtarë sikur popujt e Europës Jugore. Përsëri nuk ka vend për atë lloj pragmatizmi në një parti ku shumë anëtarë janë të etur për një kthim në standard ari. Tani unë nuk dua të vë Friedmanin në një piedestal. Në fakt, unë do të argumentojë se eksperienca e 15 vjetve të fundit, së pari në Japoni dhe tani në të gjithë botën perëndimore, tregon se Kejnes kishte të drejtë dhe se Friedman e kishte gabim në lidhje me aftësinë e ndihmës politikës monetare për të luftuar depresionet. E vërteta është se ne kemi nevojë për një qeveri më aktiviste sesa Friedman është i gatshëm të pranojë. Megjithatë, pika është se konservatorizmi modern deri tani ka lëvizur në të djathtë dhe se më nuk ka hapësirë për koncesione të vogla edhe në realitet. Friedman u përpoq të shpëtojë konservatorizmin e tregut të lirë nga vetja, por ideologët që tani dominojnë GOP-in, janë përtej kursimeve.


opinion • E premte 16 gusht 2013

»

11

“Shtet i poshtër, o shtet i poshtër!” Nga Blerina GAXHA

E

vogël sa s’bën, por edhe aq sa është nuk e njohim as për bukuritë që ka, as pse e mori emrin “Kosovë” dhe më pak për histori. Nuk i njohim e nuk i kemi parë mrekullitë e saj, dhe sa pak dimë për magjinë, pak më thellë saj. Pak e dinë se ku është Varri i Nusës, Veku i Krajlicës, ku ndodhet Lisi i Popit ose Vranina, ku janë Varret e Krushqve të Ngrirë, ose ç’kish kërkuar Skënderbeu në kishën e Deçanit; për Çarshinë e Gjakovës e Çepenat e Pejës, ose për Urën e Shenjtë e të Gurit dhe “miqësinë” me austro-hungarezët... Bile as për plisin e tirqit me gajtanë s’po na flasin më dhe dalëngadalë e para syve tanë po varroset e shkuara e një pjese të Shqipërisë. Nuk e di nëse është e mundur që Sahat Kulla në Prishtinë të bëhet me fytyrën e Rita Orës, ose obeliskut të “vëllaznim-bashkimit” t’i shtohen disa banesa luksoze në krye, apo Bibliotekës Kombëtare t’i “hapen këmbët” për autostradën e Prishtinës, apo të shndërrohet në shtyllë për urën futuriste të të fortëve e një mijë si këto, vetëm për ironinë e humorit e të satirës, që ka degjeneruar deri në modernizimin e shtosave me Hasë e me Hysë. Prishtinën mund të mos e shohim asnjëri prej nesh të shndërrohet në një qytet modern. Mund të mos e mbërrijmë asnjëri prej nesh ekzistencën e një qendre arti a të një muzeu të popartit, të minimalistëve, aq më larg të postpopartistëve e të tregut që përfshin çdo gjë me “post” dhe “anti”. Ajo mund të mos jetë as ruajtëse e së shkuarës, por të paktën të mos na e vrasë kujtesën, që e shkatërron 1001 mrekullitë e historisë së saj. Shteti i Kosovës ende nuk është kujtuar, se më shumë sesa e gjithë e folura për luftën këtë funksion mund ta kryejë një muze

i terrorit të luftës së fundit në Kosovë. Shteti i Kosovës ende nuk është kujtuar se e shkuara duhet të ekspozohet, nëse nuk do që të harrohet. Shtetit të Kosovës hala nuk i ka rënë ndër mend se arti më shumë sesa artistëve i duhet vetë atij. Ndoshta ky shtet (ah, shtet i poshtër, o shtet i poshtër!), do të duhej që në vend të Varreve të Krushqve të Ngrirë të kishte krijuar varret e dëshmorëve të luftës së fundit e jo t’i lërë ata pikë e pesë. Pjesët e vjetra të qyteteve, duke përfshirë edhe kreun e tyre, megjithatë, zor se e ruajnë një grimë identiteti, me aq pak objekte, pika referuese, që po zhduken përditë. Ndër to është ndoshta ndërtesa e vetme e mbetur në Kosovë e stilit austro-hungarez Muzeu i Kosovës. Ndërtesa e verdhë përballë përmendores së vëllezërve, dikur të bashkuar, ka më shumë se gjysmë shekulli shndërruar në muze. Të dhënat thonë se pak nga ata që rrinë në Prishtinë dhe pak nga ata që çdo ditë vijnë e shkojnë nga kryeqendra të hedhin një sy e një frymë andej. Ndërtesa e verdhë mund të mos e ketë hirin e muzeve të mëdhenj në botë, as hirin e disa prej muzeve në rajon. Ndërtesa e verdhë mund të shoh veç në ëndërr numrin e vizitorëve që presin radhë. Ndërtesa që ende funksionon for free është aty në zemër të qytetit me emrin që menjëherë të asocion me foljen “prish”. Duket sikur në njëfarë forme është ngjallur nga kllapia. Ekspozitat e fundit të hapura në këtë muze kanë kthyer kohën pas nga viti ’99 deri në tre mijë vjet. Motoçikleta e Adem Jasharit dhe gjithë plumbat në të, të brendshmet e këmishët e natës të femrave të dhunuara e të vrara kosovare, plisi i bardhë me shenja gjaku e vrima plumbi, sofra shqiptare e “përlyer” me sharje e ofendime në cirilikë, historia e ndërhyrjes së NATO-s, his-

toria e tmerrshme e Kosovës... rri e ekspozuar në katin e dytë të shtëpisë së verdhë me emrin “Muzeu Kombëtar i Kosovës”. Një kat më poshtë artefaktet arkeologjike dhe veprat autoriale të çojnë mbrapsht në qindra vjet të historisë shqiptare. Nga koha e Bizantit, ajo postbizantine, tek antikiteti e koha e luftës së fesë, qindra vjet para Krishtit, deri te epoka e gurit. Ikonat e Onufrit shkëlqejnë jashtëzakonshëm, ndërkaq Epitafi i Gllavenicës, që thonë të jetë një ndër tri veprat e këtij lloji në botë, rri i shtrirë në kthinë. Ari në mëndafshin e tij shndrit, mbase po aq sa veprat e piktorit të madh. Ndërkaq në katin përdhes, nën tabelën “Eksponate të veçanta”, rri një histori e vjetër e tokës së Kosovës: hyjnesha në fron dhe figura të tjera, janë ekspozuar të rrethuara me copa dheu. Një mikeshë gjermane në vizitën e saj në këtë shtëpi komentonte e habitur: “Nuk mund të gjesh kësisoj në asnjë muze të Gjermanisë. Është shumë origjinale!” Por ruajtja e origjinales, për aq sa mund të kap ky koncept, dhe kthimi nga e shkuara di të jenë armë e fortë. Mund të jetë edhe që shtëpia e verdhë e muzeut ka arritur të gjejë disa nga këto. Bota njofton se industria e artit po i kthehet së shkuarës. Bota thotë se çuditërisht kjo industri e egër e mendjemadhe është bërë e vetëdijshme për historinë. A është shndërruar tregu i artit, ashtu si tregu i Hollivudit, nervoz në çdo gjë pos në shenjat ekzistuese e gjurmët e njohura? “New York Times” sikur ngre veshin për këtë, duke shtruar në fund pyetjen: a është bërë arti vetëm tradicional, transparent e i kuptueshëm, jashtë ideve e larg tyre? Çfarë është e re në art? E vjetra, thonë. Nëse ne si komb a si shtet nuk po arrijmë ta kapim hapin e të resë, pse të mos e deklarojmë fort atë që ka mbetur nga e vjetra jonë?

Udhëkryqi i frikshëm në marrëdhëniet midis brezave

N

jë vajzë e re nga fshati Gështenjas i rrethit të Korçës denoncohet në polici nga gjyshja e saj, sepse i ka grabitur në banesë rreth një milion lekë të vjetra. Kjo ka gjetur edhe miratimin e babait të 18-vjeçares. Shkrimi u publikua në disa të përditshme më datën 13 gusht. Nga të afërmit vajza cilësohet problematike dhe e pandreqshme. Pasi e lexova, u ndieva keq në radhë të parë si prind e pastaj si qytetar. Më erdhi keq për adoleshenten, aq sa edhe për dorëzimin pa kushte të prindërve, braktisjen e pjellës së tyre, lënien në mëshirë të fatit, zgjedhjen e braktisjes si rrugën më të lehtë. Pyetja e parë që i bëra vetes qe: “A do ndihen të qetë pas kësaj?”. Thonë se fëmija është i ngjizur me shpirtin dhe deri në varr prindi nuk gjen prehje, nëse pjella e tyre vuan. Është i njohur tregimi i vrasësit që mbante në duar zemrën e nënës së tij, e cila në çastin që ai u rrëzua, i pëshpëriti: “A u vrave bir?”. Morali është i qartë: nëna është hyjnore dhe, ashtu si Zoti, falë dhe nuk gjykon mëkatarin, krijesën e vet. Për t’u kthyer te historia në fjalë ka pak gjasa që, pasi të jetë kapur nga forcat policore, t’i jetë dorëzuar gjykatës dhe të marrë dënimin sipas ligjit, vajza të kthehet në rrugë të mbarë, të jetë një person i denjë për shoqërinë. Shpesh ndëshkimi i ka bërë edhe më ekstremistë personat e këtyre moshave, i ka nxjerrë nga shinat dhe i ka bërë të paparashikueshëm. Duke ndenjur pranë të këqijve, i ka certifikuar për të keqen, i ka kthyer në kontingjente të krimit të organizuar. Po edhe nëse do të bënte efektin e kundërt, psikologjikisht ai fëmijë është i traumatizuar, i shkatërruar nga ana psikologjike, me shëndet mendor të cunguar, gjë që do ta pasqyrojë në një formë apo një tjetër gjatë gjithë jetës së vet. Asaj do t’i zhvillohet prirja e vetmisë, e mosbesimit të theksuar ndaj njerëzve, e dilemave, të cilat nuk do ta lejojnë të jetë kurrë një person social i pranueshëm. Mohimi i dashurisë dhe i përkujdesjes prindërore nuk mund të zëvendësohet asnjëherë dhe do të jetë një premisë e vazhdueshme për shkarje, për rënien në depresion, për pafuqi. Studiuesi i njohur Erik From e shpreh mjaft mirë këtë tendencë në librin e tij “Arratisje nga liria”. Çdo situatë, çdo përjetim i rëndë në moshën e brishtë të kalimit nga fëmijëria në adoleshencë lë

Nga Luan KURTI

gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen e njeriut, është si njolla e një ftohjeje të vjetër, e cila e komplikon vijimisht shëndetin e pacientit. Për të arritur në një konkluzion, në një vendim, duhet bërë analiza, sinteza e ngjarjes, i duhet vajtur problemit në rrënjë. Aty t’i merr vesh se si ka ndodhur, ku ke gabuar, sa është masa e fajit për çdo njeri. Mundet ti ia ke plotësuar anën materiale fëmijës sat, por jo atë shpirtërore, sepse ke qenë larg tij, sepse ke dashur të hiqesh autoritar, sepse nuk ke pasur kohë. Mundet që me vetëdije nuk ke tentuar kurrë të njohësh ndjenjat, dëshirat, kërkesat e tij dhe ai është rritur mu si bimë e harlisur në tokë djerrë, pa asnjë lloj ngrohtësie, krasitjeje dhe kultivimi. Dëshira për të pasur ca para në duar, për t’u argëtuar, për të dalë në qytet, në metropol, për të pasur ca liri dhe intimitet është më se normale te këto mosha. Është çasti i krijimit të personalitetit, i individualitetit, i shkëputjes nga kontrolli, nga rutina, rregullat fikse dhe të qenët autodidakt, zot i vetvetes. Në vendet perëndimore këtë pavarësi të rinjtë e fitojnë shumë herët, është një procedurë gati ekzakte, kur prindi e lë të lirë të tregojë dhe zhvillojë aftësitë e veta. Po natyrisht, atje mundësitë për ta bërë diçka të tillë janë reale dhe më këmbëngulësit, më luftarakët janë më të favorizuarit. Me një fjalë, të ardhmen duhet ta ndërtosh vetë dhe jo ta fitosh si mbështetje apo dhu-

ratë nga prindërit. Masën dhe vlerën e gjërave duhet të arrish ta përcaktosh vetë dhe në përputhje me këto të ndërtosh prioritetet e tua. Ti je një parashutist i hedhur në xhungël e duhet të japësh provën e mbijetesës. Për arsye objektive në Shqipëri kjo fazë ende s’ka filluar. Prindërit bashkëjetojnë me fëmijët në moshë madhore, por edhe me prindërit e moshuar për arsye të zakonit, traditës apo të pamundësisë ekonomike, që nuk jep shanse intimiteti, privatësie. Mosnjohja e autoritetit të prindërit, shkëputja e dhunshme nga tutela konceptohet herezi. Në rastin në fjalë elementi më komprometues duket vjedhja, grabitja e të hollave, e të ardhurave, që duhej të shërbenin si të mira materiale për një grup më të madh personash. Grabitja e pronës së përbashkët kërkon domosdoshmërisht dënim kolektiv, ndëshkim shembullor, burg. Po pse autorja ra në një batak të tillë, pse u tundua? Ajo nuk lindi e keqe, e njollosur, me cen; nuk është një gabim i natyrës, djalli, antinjeriu, një përjashtim. Sjelljen perverse e fitoi në rrethana, në kushte dhe në një ambient të caktuar. Ajo është viktimë e padijes, e mungesë së vëmendjes së njerëzve të afërt, por dhe të shoqërisë. Ajo ka klithur shpesh nga thellësitë e shpirtit, por britmën e saj s’e ka dëgjuar askush. Ajo është pjesë e mungesave, e depresionit të madh që po kalon shoqëria jonë në tërësi. Dëshira për zotërim dhe pamundësia për realizim - ja dilema, drama përfaqësuese. Ajo është zog i lirë, që kërkon t’i bjerë kryq e tërthor qiellit të kënaqësive me vrull të çmendur. Vetëm kur të shkojë lart ajo do ta kuptojë se nuk mund të fluturojë në mungesë të ajrit, dhe kur të zbresë poshtë, limiti është sipërfaqja e detit, e tokës, majat e thepisura të maleve, që ka rrezik ta vrasin. Ky është ligji me kufizimet e tij. Familja, shkolla, shoqëria e kanë detyrim ta edukojnë, t’i qëndrojnë pranë në çastet e vështira, ta ndihmojnë të ngrihet kur të rrëzohet. Gabimi i saj është edhe gabimi ynë, ndëshkimi i saj është pafuqia jonë. Në Shqipëri mungojnë shkollat, institutet e specializuara të riedukimit për kategori të tilla adoleshentësh, të cilat do të ndihmonin për rehabilitimin dhe integrimin e tyre. Ngjarjet fatkeqe si të vajzës në fjalë, që i drejtohen për zgjidhje definitive policisë, shtojnë dozën e mërzisë, të pesimizmit për nivelin, seriozitetin, efikasitetin e marrëdhënieve midis brezave, për të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë sonë.


12

« thashethemevip

V

ildane Zeneli është një nga shqiptaret më të suksesshme jashtë vendit, nëse matës për suksesin do të jenë punët e superpaguara dhe jo lajmet soft e skandale personale që vijnë për shumë vajza të tjera të bukura në këtë industri. Vildane, në Shqipëri ka zënë hapësirat shpesh me foto të nxehta, provokuese madje edhe nudo, por të gjitha profesionalisht, katalogë apo imazh i kompanive të njohura. Deri më tani nuk ka pasur kurrë lajme për skandale në jetën e saj private, për publicitet. Siç thotë ajo Amerika ka një treg tjetër, atje së pari duhet të vlesh, duhet të jesh vërtetë artiste apo modele e mirë. Në këtë intervistë verore Vildane zbulon detaje lidhur me bashkëpunimin prestigjoz si imazh i kufjeve me diamante “Beats by Dre” që vlejnë plot një milionë dollar. “Ishte një privilegj që jam e vetmja modele që ka pasur mundësinë të punojë për produktin më të madh e të rëndësishëm në botë për momentin siç është “Million Dollar Diamond Beats”. Asnjë tjetër nuk mund t’i mbajë ato, sepse janë bërë vetëm një kopje. Jam me kaq fat. Të kem kufje me diamatë në vlerën e një milionë dollarëve në kokën time është shumë bukur”, tregon ajo teksa rrëfen edhe mjaft projekte të tjera. Shumë shpejt modelja tregon se do të bëjë një vizitë në Shqipëri e në Kosovë, në fillim të muajit shtator. Vildane cilat janë projektet e tua të kësaj vere? Kam qenë disi e zënë këtë verë duke punuar në shumë projekte dhe duke udhëtuar në vende të mrekullueshme, fotosesione në ishuj tropikal, duke punuar me muzikën etj. Isha imazhi i fushatës publicitare së kufjeve ”Million Dollar Diamond Beats By Dre”. Ishte një privilegj që jam e vetmja modele që ka pasur mundësinë të punojë për produktin më të madh e të rëndësishëm në botë për momentin siç është “Million Dollar Diamond Beats”. Asnjë tjetër nuk mund t’i mbajë ato, sepse janë bërë vetëm një kopje. Jam me kaq fat. Të kem kufje me diamatë në vlerën e një milionë dollarëve në kokën time është shumë bukur. Kam punuar për Poco Pano, rroba banjo dhe po punoj për dy komapni të mëdha të makinave si Fiat dhe Chrysler si imazh i tyre. Jam shumë e emocionuar për këto dy bashkëpunime që do të jetë epike. Jam e bekuar dhe me shumë fat që e jetojë jetën time duke bërë diçka që e dashuroj dhe që paguhem për të. Është absolutisht një bekim.Më parë ke thënë që po provoje veten edhe në muzikë, a do të dalë ndonjë këngë e jotja në Amerikë? Po vazhdoj të punojë në muzikë, por tregu në Amerikë nuk është i njëjtë me atë në Evropë apo në Shqipëri. Kërkon më shumë sesa thjesht të bësh një këngë apo një video muzikore që të fitosh respektin si një artist i vërtetë dhe frymëzues. Unë nuk dua të bëj thjesht një video muzikore. Dua që muzika ime tu flasë dhe t’i prekë të tjerët. Është një kapërcim i madh për mua duke qenë se të gjithë më njohin si modele. Unë dhe stafi im po bëjmë më të mirën që të jemi të sigurt që kur kënga ime të dalë, njerëzit do ta vlerësojnë atë me pasion dhe dashuri dhe të shihet puna ime e madhe, mos të gjykohet si thjesht një modele tjetër që përpiqet të këndojë. Sepse realisht unë këndoj. Ne duam të vlerësojmë audiencën në mënyrën më të mirë të mundshme, në mënyrë që ata të lidhen me muzikën time si artiste dhe sigurisht kjo nuk ndodh brenda një nate.

E premte 16 gusht 2013 •

Vildane Zeneli:

Mbaj në kokë diamante 1-milionëdollarësh

Jam shumë profesioniste. Nuk do nxjerrë diçka që më duket mirë, por diçka që do të jetë fantastike. Deri kur mendon të jesh pjesë e botës së modelingut? Përsa kohë që do të jem e kërkuar për punë. Deri tani ka qenë diçka e mrekullueshme dhe kam marrë më shumë punë se më parë. Ndaj mendoj se nuk ka limite se sa larg mund të shkojë ose të punojë si modele. Oferta më e lartë që ke marrë deri tani për të pozuar, cila ka qenë? Deri tani kam bërë shumë punë të mëdha dhe ofertat kanë qenë shumë të mira. Kam punuar për katalogët e Victoria Secret dhe për klipe me artistë të njohur Robin Thicke, Pitbull, David Guetta, Timberland etj dhe shumë gjëra të tjera. Është një listë e gjatë dhe pa dyshim mund të them se atje ku jam paguar më shumë është të jem fytyra dhe e vetmja modele për Beats By Dre.. Kam shitur rreth 10 milion kufje nga “Dre products” me fushatën time të fotove për çdo produkt të vetëm. Kjo është diçka e madhe, një ndjenjë kaq e mrekullueshme të dish se çdo njeri ka fotot e mia në shtëpi; kushdo që ka një palë kufje. Ato janë të njohura botërisht dhe është një ndjesi unike, çdo modele që unë njoh do ta dëshironte një fushatë të tillë publicitare. Si është në fakt gjithë industria e modës që nga jashtë duket perfekte? Industria e modës duhet të duket e mrekullueshme, perfekte. Çdo njeri punon shumë aty brenda, shumë orë punë, pa gjumë ndonjëherë, udhëtime të shumta, por kur punon me njerëz krijues nga stilistë të mrekullueshëm, makeup artist, fotografë të talentuar sigurisht që gjithçka që del prej kësaj pune duket e mrekullueshme dhe perfekte. Ne vendosim gjithë energjitë tona aty sepse në fund është rezultati ai që ka rëndësi. Bën kujdes për linjat, kufizohesh në ushqim? Po. Sigurisht. Unë kujdesem për atë që ha. Në fund të fundit trupi është çfarë ti ha. Nuk mbaj dieta, thjesht sigurohem që të marrë ushqim të shëndetshëm që të jem në një gjendje fizike dhe mendore të mirë. Por gjithashtu bëj edhe shumë palestër. Ushtrohem me një instruktor dy orë çdo ditë. Ndihem shumë mirë duke pasur këtë rutinë çdo ditë. Është e shëndetshme për fizikun, emocionet dhe mendjen. Cilat janë gjërat më të këqija që një modele duhet të durojë të themi? Për mua është kur nuk më pëlqejnë fotot që klienti zgjedh. Disa herë mund të jenë shumë foto të tjera të bukura, por klienti zgjedh

pikërisht atë që mua nuk më pëlqen shumë, kjo sepse vizioni i tyre është i ndryshëm nga i imi. Ata zgjedhin atë që mendojnë se do u shes produktin, jo atë ku unë dukem mirë, por sigurisht unë nuk mund të them asgjë rreth saj, sepse unë jam modele dhe duhet të bëj punën time dhe t’i lë ata të zgjedhin të duhurën për ta. Për ty kush janë më xheloze modelet shqiptare apo ato të huaja? Nuk njoh modele shqiptare ndaj nuk mund të them gjë, por modelet me të cilat punojë janë shumë të bukura dhe sigurisht ka xhelozi ndonjëherë, sepse agjentët synojnë të dërgojnë disa prej nesh të konkurrojnë për të njëjtën punë. Kjo ndonjëherë shkakton pak presion se kush do ta fitojë punën, por jo shumë xhelozi. Ke qenë ndonjëherë në Shqipëri për pushime? Në të vërtetë jo. Mund të them se kam qenë njëherë në Sarandë dhe ishte shumë bukur. Një vend i mrekullueshëm. Do të doja të kaloja më shumë kohë dhe po planifikojë të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën muajin tjetër. Jam shumë e entuziazmuar për këtë. Ka shumë gjëra që do të doja të shihja prej tyre. A është e dashuruar Vildane Zeneli? Aktualisht nuk po kërkoj për një mashkull. Jam e lumtur dhe puna është i dashuri im, por nëse shfaqet dikush që është i ëmbël, gazmor, krijues dhe me personalitet të këndshëm, ku i dihet.. Do doje të martoheshe me një shqiptar? Nëse do të gjejë dikë që është i mirë dhe jam e sigurt se ka shumë që unë nuk i njoh, pse jo. Por unë nuk kërkoj të martohem shpejt..do të duhet ca kohë. Libri yt për luftën në Kosovë kur do të dalë? Libri që unë po shkruaj nuk është vetëm për Kosovën. Është për gjithë jetën time dhe çfarë kam kaluar. Do të jetë një histori e madhe, shumë histori dhe jam ende duke e shkruar. Ndihesh në siklet kur të duhet të pozosh nudo? Unë nuk pozoj nudo. Hera e vetme që pozova ishte për “Culo nga Mazzuço” një libër artistik nga një prej fotografëve më të mirë në botë si Mazzuço dhe Russell James, fotografët Victoria Secret dhe ishte një projekt që ai e bërë me të gjithë modelet e Victoria Secret. Unë kam pozuar për shumë modele të brendshmesh apo vaskash luksoze për shkak të fizikut dhe formave të mia trupore, por ato nuk janë pozime nudo. Familja jote sa të mbështet në punën që bën? 1000 përqind. Ata më duan për atë që jam dhe janë të lumtur sa kohë unë ndihem e tillë. Kjo është gjithçka që vlen.

Nickola Shreli në serialin “Low Winter Sun” (AMC)

Aktori shqiptar xhirime edhe në Shqipëri për filmin e tij “Landlord”

K

ëtë verë në kanalin televiziv amerikan “AMC” ka premierën një prej serialeve televizivë më të shumëpritur të këtij sezoni, “Loë Winter Sun”. Në këtë serial interpreton dhe aktori shqiptar Nickola Shreli. Nickola prej vitesh aktivizohet në kinematografinë amerikane me role, në filma si: “Abduction”, “Hostel” apo serialin “Law&Order”, ndërkohë që së fundmi po shfaqet dhe si producent me disa projekte. Në një intervistë për “Albaniac”, Shreli rrëfen për udhëtimin e tij nga skenat me Eminem në “8 Mile” e deri tek “Landlord”, filmin që mban firmën e tij, pjesë të të cilit do t’i xhirojë edhe në Shqipëri. Elbino: Ç’kemi Nickola, si po ja kalon? Ku gjendeni në këto momente? Nickola Shreli: Jam në Detroid duke xhiruar një serial të ri televiziv, i cili titullohet “Low Winter Sun” e njëkohësisht duke punuar në disa projekte të tjera, por dhe duke shijuar kohën e lirë me familjen e miqtë këtu gjatë verës në Detroid. -Meqë ra fjala, emri juaj është Nickola apo Nikola? Emri im shqiptar është Nikollë Prek Shkreli, por emri im skenik në Amerikë është Nickola Shreli. Gjyshi e ka pas emrin Kola ndaj dhe ia shtova atë shkurtimit të emrit tim Nick dhe del NicKola. Kam shumë pseudonime. Të gjithë kemi. -Mezi po pres të shoh “Low Winter Sun”! Të lutem na trego pak më shumë rreth personazhit që ju unterpretoni Gus dhe serialit në përgjithsi... Gus është një djal i fortë, banakier, pak i “dëmtuar” në tru LOL! Kam njohur disa Gus në kohën time. Ai është pjesë e një grupi kriminal që merren me seks, drogë dhe violencë...e ke parasysh, elementët themelor të jetës (Qesh). Ata janë një grup prej katër-pesë miqsh që prej shkollës së mesme që po përpiqen të krijojnë vendin e tyre në botën e fshehtë të Detroidit. Ky është një element kryesor në këtë serial dhe pse subjekti kryesor vërtitet rreth jetës dhe aktivitetit të një polici zemërthyer e hajdut interpretuar nga Mark Strong. Seriali ka kinematografë të mrekullueshëm duke filluar me Chris Mundy e deri tek regjizorët e rinj që kujdesen për seritë çdo javë, të cilët kanë punuar për shumë seriale të tjerë të njohur që nga “The Wire” e deri tek “Walking Dead”. Programacionet e AMC kanë provuar të jenë më e mira e më të mirave përçka lejojnë kufijtë e televizionit. Ndërkohë që më duket se në Europë, Kosovë dhe Shqipëri do transmetohet nëpërmjet kanalit FOX. -Ky serial zhvillohet ne Detroid, qytetin ku ju keni lindur dhe

jeni rritur. Si ishte të rriteshe shqiptar në Miçigan? Yeah! Ky ishte një nga momentet fatlume të jetës sime, ku pata rastin të punoj në këtë projekt të mrekullueshëm në qytetin tim të lindjes, në shtëpinë time. Ndihem i bekuar! Të rriteshe si shqiptar në Detroid ishte me të vërtetë si të jetoje në një botë të vogël brenda një bote tjetër. Një nga ato gjëra që në qoftë se je shqiptar e kupton, nëse nuk je mund të dukemi të ndryshëm ose të çuditshëm, të huaj. E dashuroj kulturën tonë, por në të njëjtën kohë solli dhe disa kufizime, disa mëndjengushtësi, por në fund jam krenar që jam shqiptar dhe që jam prej Detroidit. Nuk do ta ndryshoja kurrë këtë fakt. Dhe duke qenë se komuniteti shqiptar në Detroid është jashtëzakonisht i madh, po mendoj se do të shikojmë diçka në lidhje me shqiptarët në serial. Po mendoj në lidhje me historitë personazhet etj. Që të jem i sinqertë, ju them se ende nuk e di. Deri më tani jo. Prejardhja e Gus faktikisht është italiane. I kam treguar bosave të mi në L.A gjithçka rreth shqiptarëve besomë. (Buzëqesh). Të shohim... -Ndërkohë gjithashtu jeni duke punuar në një film që ju e keni shkruar dhe po e prodhoni vetë me titullin “Landlord”. Për çfarë flet dhe kur do të dalë? “Landlord” është historia e një djali të ve shqiptar në Detroid, i cili ka hyrë në borxhe dhe po përpiqet të rrisi vajzën e tij. Ai i vjedh njërit prej banorëve të godinës ku punon për t’i dhënë zgjidhje problemeve, por gjatë këtij proçesi i rrëmbejnë vajzën dhe gjithçka shkon për dreq atë ditë. Gjithashtu filmi ka nuanca shpirtërore dhe emocionale, të cilat ne i reflektojmë shpesh herë gjatë tij. Do Zoti dhe në 2014 është gati. Për momentin jemi në pas-prodhim. -Përpara se të hynit në kinematografi, që prej shkollës së mesme ju jeni marrë me teatër. A mendoni për t’ju rikthyer skenës sërisht? Nuk mendoj për këtë sepse më tmerron si ferri! (Qesh). Ndoshta kur të jem burrë i vjetër. Nëse bota nuk përfundon deri atëherë... -Ju keni pasur rastin të jeni pjesë e “8Mile”. Film i mrekullueshëm, Eminemi në kulmin e momentit të tij...Si ishte në pas skena? Çfarë mbani mend nga ajo eksperiencë? Ishte viti 2002 dhe Eminemi ishte f… i madh sa King Kongu! Normale që akoma është i madh, por në atë kohë me një dorë të vetme e përdori momentin e tij për ta vendosur Detroidin në hartën botërore. Mbaj mend momentin kur ishim në makinën pas makinës së Eminemit gjatë skenës së lojës me pistoletë me bojë dhe bënim si të çmendur nga gëzimi. Të paharruara ato çaste! -Duke parë pas, në fillimet e karrierës suaj, çfarë këshille do ju

jepnit atyre që dëshirojnë t’i futen industrisë së filmit? Në qoftë se ke lëkurë të hollë, zgjidh një industri tjetër. Kjo industri do të përmjerë, kështu që nëse do ti futesh, përgatitu të jesh një durues i fortë. Gjej një mënyrë për të paguar faturat, mbështetur familjen në mënyrë që ta shijosh atë arsyen kryesore që të shtyu për ti hyrë kësaj rruge - pasionit për artin. Pastaj, kur fillon të paguhesh për këtë, mund ta konsiderosh e ta quash punë. Deri atëherë është një hobi, pasion. Mos merr JO për përgjigjie, por në të njëjtën kohë bëhu dhe realist. Njoh disa njerëz që thjeshtë nuk janë për këtë punë dhe po harxhojnë kohën e tyre, sepse miqtë e tyre online janë aktor apo modelë apo rreperë. -Nga postimet tuaja në FB dhe Twitter, dukeni një person me shumë humor. Si ndodh që shumica e personazheve që luani janë seriozë? Keni menduar të provoni audicione për role humoristike? Sepse kur fillon, duhet të bësh çfarë të thonë, çfarë ata duan lol, por yeah, jam duke punuar në një serial komedi për ëeb momentalisht. E dua komedinë më shumë se gjithçka tjetër. -Ju vizituat Shqipërinë dhe Kosovën vitin e shkuar. Cilat janë përshtypjet? I dashurova! Pata një kohë të jashtëzakonshme! Takova njerëz specialë, njerëz që i kam për zemër. Mendoj se atdheu është në rrugën e duhur. Vendet tona kanë pasur shumë problem, kjo dihet, mjafton të shikosh historinë tonë. Ndaj dhe kemi mbetur pas, por kemi një brez me njerëz të bukur e inteligjentë, aktivistë, artistë, gazetarë etj, etj porsi dhe juve, që mund ta bëjnë vendin tonë një shtet të mrekullueshëm në të ardhmen. -Ajjj! Faleminderit! Keni në plan për tu rikthyer? Ndoshta këtë herë jo vetëm për qejf, por ndoshta dhe për ndonjë projekt kinematografik? Partner biznesi për filmin tim “Landlord” është Ele Bardha, një mik, kinematografist shqiptar dhe artist nga Detroid. Ne kishim planifikuar të bënim disa xhirime për disa sekuenca plazhesh që na duheshin për “Landlord” në L.A, por menduam që do ishte shumë herë më mirë nëse do ti bënim në Shqipëri, prandaj për momentin ju them që mund të rikthehemi në Shqipëri këtë verë. Përveç kësaj po punoj në një tjetër histori konflikti kosovar me Mentor Hazirin, një artist nga Kosova, një projekt që do ta realizojmë në të ardhmen. Për këtë jam 100% i sigurtë dhe xhirimet, aktorët e stafi do të jenë të gjithë shqiptarë.


thashethemevip • E premte 16 gusht 2013

»

13

Françeska Jaçe pushime në Dhërmi

Skënderaj dhe këngëtarët shqiptarë

me hite muzikore në Londër

ë fundi ai ka qenë me një koncert në Londër. Duket se ashtu si një pjesë e mirë e këngëtarëve, këngëtari Alban Skënderaj S nuk njeh pushime, e mund të themi, sidomos gjatë verës. Gjatë

këtij sezoni, ai ka qenë i angazhuar me aktivitete dhe koncerte të ndryshme, ka lancuar këngë të reja që janë bërë hite e së fundi është shfaqur me një koncert edhe në Londër, ku ishin të pranishëm edhe kolegë të tjerë të tij.

Franceska Jace, konkurrentja nga Vlora e “Big Brother 5” vazhdon të jetë prezente ne media, duke tërhequr vëmendjen me linjat tepër seksi. Së fundi ajo ka postuar disa foto të reja, ku shihet në shoqërinë e një shoqeje në Dhërmi. “Dhërmiu on fire to be continued…”, shkruan Franceska në “Facebook”.

Myla Sinanaj Ish-e dashura shqiptare e Kris Humphries publikon një video seksi 1MAN dhe Alban Nimani, “Buda me fat” Vëllezërit Nimani, Agoni dhe Albani, sapo kanë publikuar këngën “Lucky Buddha”. Agoni vjen nën emrin 1MAN që është thjesht një shkurtim i mbiemrit të tij, pas një heshtjeje të gjatë në skenë. Kënga i përket gjinive dubstep dhe drum&bass, një gjini shumë e preferuar në Angli, e cila po fillon të preferohet përherë e më shumë dhe në hapësirën shqiptare. Së shpejti, kënga do të publikohet edhe me videoklip në YouTube dhe televizionet shqiptare. Një videoklip interesant, i xhiruar në Meksiko, Tailandë, Bahamas, Majami (SHBA) etj.

S

hqiptarja Myla Sinanaj, ish e dashura e Kris Humphries, për të cilën u fol shumë në shtyp pasi ishte e dashura e tij e parë pas ndarjes me Kim Kardashian, ka publikuar një “sex tape”. Videoja është publikuar nga kompania e njohur erotike-pornografike “Vivid”, e cila gjithashtu publikoi dhe videon e famshme të Kim Kardashian. Në këtë video, Myla shfaqet duke bërë seks teksa shikon videon e Kim Kardashian! Por ndryshe nga Kim, Myla këtu kryen për herë të parë seks anal dhe e bën mjaft të qartë në video. Për të parë një klip nga videoja, mund të vizitohet faqja zyrtare e Vivid online (për moshën mbi 18 vjeç!), ku me pagesë mund të shikoni dhe versionin e plotë.

Ermal Mamaqi shaka me veshjen e kolegeve Ai është shquar gjithmonë për sensin e tij të humorit dhe pothuajse kurdo e kudo, edhe në komunikim me miqtë por edhe në publikimet të çfarëdo lloji qofshin, këngëtari dhe aktori Ermal Mamaqi e shfaq dukshëm këtë anë të karakterit të tij. Së fundi, Mamaqi ka postuar në faqen e tij në Facebook një fotografi me dy koleget e tij, Eni Koçi dhe Samanta Karavello, ku me humor ka komentuar dhe veshjen e tyre. Siç e shihni dhe vetë nga foto të tre duken plot humor. “Live nga party te Ambos Beach. Enit i jan gris pak pantallonat... Samanta s’deshte vetë se ska lezet!:)”, ka komentuar Ermali.

Jon Tarifa

së shpejti në Shqipëri

Këngëtari shqiptar, Jon Tarifa, i cili së fundmi po njeh sukses në tregun muzikor europian me albumin e ri “Free To Be”, ka bërë të ditur se së shpejti do të vizitojë Shqipërinë, së bashku me grupin e tij muzikor. Ai ka bërë të ditur se së bashku do të udhetojnë nga Hollanda në Shqipëri dhe përgjatë rrugës do të ndalojnë në vende të ndryshme për të dhënë koncerte dhe për ta finalizuar udhëtimin me një koncert në vendlindjen e tij.

Landi i “West Side Family” sërish single Landi i “West Side Family” është sërish beqar. Pas ndarjes së bujshme nga gruaja e tij, ai u lidh me një vajzë me të cilën nuk hezitoi të shfaqej në publik. Por duket se edhe kjo histori ka marrë fund. Ditët e fundit ai është shfaqur vetëm, duke shijuar freskinë që ofrojnë pishinat në kryeqytet.


14

« gossip

“Jackson luante me vdekjen prej 12 vjetësh” Varësia e Micheal Jackson ndaj medikamenteve të forta që shkaktuan vdekjen e tij zgjati të paktën 12 vjet, kohë gjatë të cilës ai e provokoi vazhdimisht vdekjen duke tejkaluar dozat e rekomanduara. Kjo është ajo që ish-bashkëshortja e Micheal Jackson, Debbie Rowe, do të deklarojë përpara një jurie, sipas portalit amerikan “TMZ”, kur të dëshmojë më vonë gjatë ditës në një proces lidhur me vdekjen e Jackson. Gjatë procesit, i lidhur me dëmshpërblimin që i takon familjes nga sigurimet dhe përgjegjësinë e aktorëve të ndryshëm në vdekjen e mbretit të muzikës pop, Rowe do të tregojë se në dijeninë e saj, kontakti i parë i Jackson me një prej barnave që i shkaktuan eventualisht vdekjen ndodhi në vitin 1997. Atëherë, mjekët i dhanë Diprivan, një formë e qetësuesit Propofol, në dhomën e një hoteli në Mynih. Ky mjekim iu dha prej mjekëve për shkak të pagjumësisë dhe atë natë Micheal arriti të flinte tetë orë të plota. Megjithatë, pas rikthimit nga Mynihu, ai vazhdoi të konsumonte vazhdimisht këto ilaçe, shpesh edhe pa autorizimin e mjekut të tij personal.

Biber në lidhje me një modele të brendshmesh E dashura e re e yllit të tinejxherëve, Justin Bieber, është modelja e veshjeve të brendshme, Ashley Moore. Çifti është parë së bashku duke arritur me Ferrarin e këngëtarit në një restorant në Beverly Hills, ku kanë ngrënë një drekë romantike. Në takimin me Bieber, bukuroshja është përpjekur ta fshehë identitetin e saj duke mbajtur syze të mëdha dhe xhaketë lëkure. Që nga ndarja me Selena Gomez, 19-vjeçari është lidhur me disa femra, ndërsa Ashley është emri i përfolur së fundmi.

Shpreson të mos kthehet duarthatë Modelja Antigona Sejdiu pas kurorëzimit me çmimin e parë në “Miss World Kosova 2013”, ka nisur përgatitjet për të përfaqësuar vendin në evenimentin “Miss World 2013” që do të mbahet në 28 shtator të këtij viti në Indonezi. Aktualisht modelja na bën të ditur se është duke u trajtuar te qendra e dobësimit “Linda Halimi” për të pakësuar kilogramët e tepërt. “Tani jam duke u përgatitur intensivisht, gjegjësisht po trajtohem te qendra e dobësimit ‘Linda Halimi’, ku po ushtroj në fitnes etj., në mënyrë që ta mbaj trupin në formë dhe të jem vitale gjatë performancës sime që do të kem më datën 28 shtator në ‘Miss World 2013’ që do të mbahet në Indonezi”, ka thënë ajo për “Zëri”. Antigona tani peshon 55 kg, por ajo synon që të humbë edhe disa kile deri në paraqitjen e saj në këtë manifestim. Qëllimi i saj në këtë garë është që të kthehet me ndonjë çmim. “Secila konkurrente hyn në garë me qëllimin për të fituar, por e them sinqerisht se asnjëherë nuk mendova se do të mund ta realizoja këtë qëllim që pata në ‘Miss World Kosova’. Ka qenë mjaft sfiduese por edhe interesante dhe e bukur, sidomos për faktin që për mua ishte diçka krejtësisht e re. Ndërkaq tani jam më e përkushtuar se kurrë për pjesëmarrjen në ‘Miss World 2013’, ku do të mundohem që ta përfaqësoj Kosovën sa më denjësisht. Ndërkaq sa i përket çmimeve natyrisht që çmimi i parë është tejet i vështirë të rrëmbehet duke marrë parasysh numrin e konkurrenteve, por të paktën kam shumë shpresë që nuk do kthehem duarthatë”, thotë ajo. Antigona do të mundohet të bëjë më të mirën për Kosovën në Indonezi dhe pas kësaj të merret me modelizëm edhe jashtë vendit. “Do bëj më të mirën për vendin tim dhe për karrierën time si modele”, ka thënë në fund ajo.

E premte 16 gusht 2013 •

15 këshilla gjeniale për makiazh

Q

ë të lyheni sa më bukur, ju nevojitet pak praktikë dhe ushtrime, si dhe sigurisht ideja të mira, e me disa truqe gjithmonë mundeni të nxirrni në pah atë që më së miri i rri fytyrës suaj dhe me këtë t’i fshihni të gjitha mangësit. E gjitha është efekt vizuel! 1. Pyetja, të cilëstë gjitha vajzat do të donin t’ja dinin përgjigjen, është se si ta vendosim vijën e përkryer të lajnerit? Eksperti i makiaazhit Rea Morris është këtu të ndihmojë. “Vendosni një trakë ngjitëse nën sy që më lehtë të mund ta përcillni dhe vizatoni vinë e drejtë”! Gjeniale. 2. Grimerja e VIP-ave Carmindi rekomandon që para zgjedhjes së lajnerit vendosni për nuansa sa më tradicionale. “Shmangni lajnerin e zi, sepse ai ngushton formën e syrit tuaj. Provoni ndonjë me ngjyra që definon vijën e epërme të qerpikëve tuaj”. 3. Maskara e zezë nganjëherë mund të jetë e mërzitshme, atëherë pse nuk argëtoheni dhe provoni ndonjë maskarë me ngjyra vetëm në majet e qerpikëve tuaj? Përveç kësaj, kjo mund t’ju japë

syve tuaj pamje freskuese. 4. Jeni duke shkuar pas punë në një ndejë? Një buzëkuq me ngjyrë të fortë shumë lehtë do t’ju japë pamje të toaletit të mbrëmjes? 5. Dëshironi të përkryerën, e me vetulla natyrale si të Megan Fox? Mbushini me hije për sy ngjyrë të ngjajshme me vetullat tuaja, që do t’i japë pamje më të butë dhe më natyrale, më shumë se nga kreoni. 6. Secila femër duhet të ketë buzëkuq i cili është për një nuancë më i hapur se ngjyra natyrale e buzëve. Kjo është një mënyrë e thjeshtë që të fitoni pamje të hareshme. 7. Është me rëndësi që lëkura të jetë e shëndetshme dhe e hidratuar kur është në pyetje makiazhi. “Filloni me përdorimin e tonikëve dhe xhelave për pastrim

të fytyrës, e pastaj mund të vendosni kremën dhe serumin. Nëse lëkura juaj duket mirë, secili makiazh do të duket bukur!”. 8. Sikur edhe të gjitha produktet, edhe makiazhi ka afatin e caktuar, e këtë si duket shumë vajza nuk e kuptojnë! Maskara ose lajneri duhet të ndërrohet së paku pas tre muajve. 9. A ju nervozojnë qeset dhe hijet e zeza nën sy? Për këtë ka një zgjidhje nëse çdo ditë vendosni krem që e hidraton lëkurën. 10. A e keni ditur që ekziston një sprej i cili sprucohet në fytyrë në mënyrë që makiazhi juaj të qëndrojë me orë? Ideale për mbrëmje të maturës. 11. Atëherë kur keni menduar që korektori juaj nuk mund të bëj çudira, do të befasoheni që atë mund ta përdorni edhe si bazë përmbi sy për hijet.

12. Mally Roncal, ekspert për makiazh këshillon që në rast të vendosjes së bronzerit, së pari duhet të fillojmë nga mollëzat pastaj të kalojmë në ballë, hundë dhe mjekërr. 13. Secila vajzë dëshiron të nxjerrë në pah mollëzat e saj, e kjo lehtë mund të arrihet edhe pa operacion plastik. Thjesht vendosni bronzerin nën faqe dhe në ashtin e mollëzave, kjo do të bëj që ato të duken më të mëdha. 14. Vuani nga shkaku që sytë tuaj janë shpesh me kapilarë gjaku të theksuar, apo janë të skuqur? Kreoni i bardhë apo lajneri rreth syve do të bëj që e kuqja në shikim të mos vërehet. 15. A e keni ditur ku është truku i vendosjes së ‘të kuqit’ për faqe? Gjithmonë leni një dy gishta hapsirë nga hunda deri aty ku e kuqja në faqe fillon.

A e dini pse unaza e martesës

bartet në gishtin e katërt?

L

egjenda kineze shpjegon këtë zakon të pranuar në mënyrë interesante dhe po ashtu edhe bindëse. Sipas kësaj legjende kineze, çdo gisht i dorës ka kuptimin e vet dhe paraqet edhe familjen tuaj. Pra, gishti i madh i paraqet prindërit, gishti tregues vëllezërit dhe motrat, ndërsa gishti i mesëm paraqet veten tuaj. Gishti afër të voglit, përkatësisht gishti i katërt i dorës simbolizon partnerin, ndërsa gishti i vogël i simbolizon fëmijët. Ekziston edhe një shpjegim simbolik, të cilin edhe ju vetë mund ta verifikoni. Pra, bashkoni majat e gishtave të të dyja duarve dhe lakoni vetëm gishtat e mesëm. Provoni t’i ndani gishtat e mëdhenj (prindërit). Do t’i ndani, sepse nga ata do të duhej të ndaheshit në një moment të jetës. Nuk do të jetoni përgjithmonë bashkë. Pastaj, sërish bashkoni. Po ashtu provoni me gishtat tregues dhe me gishtat e vegël. Do të mund t’i ndani. Gishti tregues paraqet vëllezërit dhe motrat, ndërkaq ndarja tregon edhe atë që një ditë secili do të ketë rrugën e vet. E njëjta gjë është edhe me fëmijët – kur të rriten secili do të shkojë rrugës së vet. Bashkoni gishtat dhe provoni t’i ndani gishtat afër gishtave të vegjël. Nuk do të mund t’i ndani, e pra kjo tregon për lidhjen e pandashme midis jush dhe partnerit tuaj bashkëshortor.


gossip • E premte 16 gusht 2013

Bob

Marley nuk performonte mirë në koncerte

Bruce Willis

është mërzitur nga filmat aksion

Bruce Willis thotë se ai është “mërzitur” duke luajtur në filma aksion dhe ato nuk i sjellin më emocione. Ylli i filmit “Red 2”, i cili njihet për rolet e djelmoshave të vështirë, thotë se më nuk kënaqet duke xhiruar skena eksplozive për filma aventure, pasi ai nuk i sheh ato si “ngazëllues më”, por i pëlqejnë paratë që fiton nga ky zhanër. “Eksplodimet janë një prej pjesëve më të mërzitshme të punës time. Kur ju shihni disa fishekzjarre, nuk ëshë më ngazëlluese. E di se një pjesë e publikut tim kënaqen me eksplodimet, por të jem i sinqertë, jam ca i mërzitur nga kjo”. “Jam shumë i qartë se kush jam. Punoj të gjitha llojet e filmave, por filmat aksion janë ato që më sjellin më së shumti të ardhura. Më pëlqen të fitoj shumë para nga këta filma, por i bëj të gjitha llojet: produksionet e vogla, mega-produksionet, me madhësi të mesme, madje edhe trillimet shkencore”, ka thënë aktori për revistën spanjolle XLS.

N

ick Hornby thotë të jetë ndarë i zhgënjyer nga performancat ‘live’ të Bob Marleyt, teksa beson se njerëzit janë tejet nostalgjik kur flasin për të. Autori i “High Fidelity” ka pranuar se ai vështirë kujton momentet e legjendës së reggae duke performuar në skenë. “Nëse këto eksperienca ju vijnë ndërmend gjatë bisedave me ndonjë person të ri, atëherë ky person i ri do të thotë: ‘Wow, kjo duhet të ketë qenë fantastike”. “Por, në momentin që ju rikjtoni momentet dhe filloni të fliasni për koncertin që do të kishit dashur të shihni, atëherë do të zhgënjenit këtë person të ri”. “Nuk mund t’i thuani se keni pasur vendin më të keq nga të gjithë. Ju nuk mund t’i thuani se zërimi ishte i keq. Nuk mund t’i thuani se për një herë e keni harruar koncertin, ashtu si më ka ndodhur mua”, ka thënë Hornby. I biri i legjendës Bob Marley, Ky Mani, ka performuar javë më parë në kryeqytetin tonë, ku ka shfaqur një performancë epike, e që dallon nga deklarata e Hornbyt.

Pantera e Zezë pushime me mikeshat në Ibiza Pantera e Zezë pushime me mikeshat në Ibiza. Pavarësisht problemeve sentimentale me milionerin rus Vladimir Doronin, Naomi Campbell duket se po shijon pushimet për mrekulli edhe si beqare. Ajo ndodhet në Ibiza bashkë me disa mikesha të saj dhe duket se fiziku i saj nuk njeh moshë. Pantera e Zezë është shfaqur tepër në formë dhe trupi i saj do të bënte ziliqare edhe 20-vjeçaret. Ndërkohë Doronin duket se po “ngushëllohet” me modelen Luo Zili.

»

15

Brown kërkon t’i shmanget internetit E dashura e Chris Brown po e nxit atë që të largohet prej atyre që e urrejnë dhe që kryesisht shfaqen në internet, duke thënë se ai duhet të relaksohet pas kolapsit që pësoi. Krijuesi i hitit “Don’t Judge Me” ka pësuar kolaps gjatë punës në një studio në Los Angeles dhe pranoi se kjo ka ndodhur për shkak të stresit emocional dhe tani Karrueche Tran ka kërkuar që ai të largohet nga interneti. “Ai po tenton të qëndrojë pozitiv, të ha, të fle dhe të ushtrojë, ai po tenton të largohet nga faqet e internetit dhe të mos u japë vëmendje atyre që e urrejnë. Kështu i ka thënë Karrueche dhe ai po e dëgjon”, ka theksuar një burim i HollywoodLIfe. Chris Brown së fundmi kaloi 45 minuta në burg për shkak të thyerjes së lirisë me kusht nga gjykimi i rrahjes brutrale të Rihannas. Ai po ashtu ka pranuar se po mendon të largohet nga muzika dhe se albumi i ardhshëm do të jetë i fundit.

Katy Perry preferon të dalë në publik Katy Perry preferon që të ushtrojë në publik në mënyrë që të ngrisë besimin dhe të relaksohet, përkundër famës që ajo ka. Krijuesja e hitit “The one that got Away” preferon që të mos stërvisë në palestër, por të dalë në ambient të hapur, pasi kështu ndihet më e lumtur. “Mendoj se trupi im ndihet më mirë dhe fitoj vetbesim kur dal jashtë. Gjëja e preferuar për të bërë në New York është që të marr bicikletën dhe të argëtohem buzë një ambienti të bukur”. “Vetëm e zgjedhi këngën time të preferuar dhe më pas me bicikletë shkoj poshtë e lartë. Dhe çiklzimi në Central Park është aq i mirë. Është sikurse gjithë ato skena përreth ndryshojnë përreth jush. Është ndjenjë e bukur”. “Unë të gjitha gjërat i bëj jashtë. Sigurohem që të ndihem mirë. Dhe më pas jam e lumtur”, ka potencuar Katy Perry.


16

« BOTA

BEQIR SINA New York CLERMONT FLORIDA: Një gropë e madhe - Sinkhole, e cila vlerësohet të jetë 40 deri 50 feet (këmbë) ose 18 metra në diametër dhe 4.5 metra e thellë, ka “thithur” një vilë, duke shktërruar më shumë se gjysmën e saj në një zonë turistike të Floridës qendrore. Autoritetet vendore thanë se “vila u shemb pjesërisht dhe nisi të rrëzohet herët të hënën, ndërsa një tjetër seksion i vilës ishte fundosur, qysh të dielën në mesnatë”, thanë autoritetet. Banorët e “Summer Bay Resort” në Clermont, rreth 10 milje në perëndim të qytetit të fantazive Disney World, e kan quajtur atë çka panë një “9/11”, pak para mesnatës të dielën para se ata të raportonin kur dritaret nisën të kërcasin mes zhurmave me zë të lartë, duke thyer xhamat, sipas MyFoxOrlando.com. Zjarrfikësit ishin ata që mësyn të parët , para policisë dhe autoambulancave duke evakuuar njerëzit dhe pastaj ndërtesat për rreth. “Rreth 30 për qind nga vila tre-katëshe është shkatërruar plotësisht në orën 03:00 të mëngjesit në rrethin e Summer Bay Resort në Floridë, tha shefi i Batalionit Lake County Fire Rescue, Tony Cuellar, për Associated Press. Ai sqaroi se “Gropa e madhe në tokë, ka qenë në mesin e kësaj ndërtese me një diametër rreth 18 metra kurse e thellë 4,5 metra dhe shtoi se ka qenë fat në këtë fatkeqësi që ka shpëtuar me kaq, pasi se gropa në tokë nuk u pa të zgjërohej më”. Në këtë ndërtesë - vilë gjenden 24 hyrje dhe në momentin kur ka filluar shkatërrimi i saj brenda vilës kanë qenë 20 persona, të cilët për shkaqe sigurie janë evakuuar së bashku edhe me banorët e ndërtesave fqinje. Presidenti për Zhvillimin Turistik, të Floridës, Paul Caldwell, tha se: “Ky shtet ka rregulla të forta ndërtimi. Kështu që edhe kjo ndërtesa iu nënshtrua testimit gjeologjik, kur ajo ishte ndërtuar rreth 15 vjet më parë, duke treguar se kishim të bënim me një terren të qëndrueshëm, dhe se nuk ka pasur shenja para së dielës se një Sinkhole - Gropë e Madhe ishte në zhvillim.” Ai tha se të gjithë banorëve të prekur nga fatkeqësia u ishin dhënë dhoma të tjera. Autoritetet mendojnë Sink-

E premte 16 gusht 2013 •

Hapet toka në Florida, një gropë e madhe thith një vilë me 24 banesa Gropa e madhe në tokë, ka qenë në mesin e kësaj ndërtese me një diametër rreth 18 metra kurse e thellë 4,5 metra. Në këtë ndërtesë - vilë gjenden 24 hyrje dhe në momentin kur ka filluar shkatërrimi i saj brenda vilës kanë qenë 20 persona, të cilët për shkaqe sigurie janë evakuuar së bashku edhe me banorët e ndërtesave fqinje hole është më thellë, por nuk mund të thonë në qoftë se ajo ishte në rritje jashtë perimetrit të saj, tha Cuellar, ndërsa tha se priten Inspektorët e Qarkut për të vlerësuar dëmin, shkakun dhe rrezikun.”Askush nuk është lënduar,” shtoi ai. “Falënderoj Perëndinë për këtë.” Randall Orndorff i Anketës Gjeologjike të Shteteve të Bashkuara tha se në zonën midis Tampa dhe Orlando, ka të ashtuquajtura shpesh “rrugicë gropash - Sinkhole,” katër sinkholes të tjera kan qenë raportuar që në pranverë. Por asnjera prej tyre nuk ishte ky destruktive- shkatërruese. Ai tha se Summer Bay është e përshkruar në faqen e

saj si një nga zonat më luksoze turistike në Florida me vila, condominiums, shtëpi me dy dhoma gjumi për pushime dhe dhoma standarde. Summer Bay ka një bar- klub atrium të madh, dhe poolside - pishinë të jashtme, dhe me një liqen 64-acre. Duke shtuar se Florida ka një problem të gjatë dhe të vazhdueshëm me gropat e mëdha sinkholes, të cilat shkaktojnë miliona dollarë dëme në vit për shtetin . Më 1 mars, një Sinkhole “thithi” një shtëpi në Seffner, rreth 60 milje në jugperëndim të Summer Bay Resort, duke fundosur edhe një njeri i cili ishte në shtratin e tij duke fjetur gjumë. Trupi i tij kurrë nuk u gjet, megjithë kërkimet

që zgjatën disa ditë. Por, tha ai fatmirësisht vdekjet dhe lëndimet e tilla janë të rralla dhe sinkholes shumica janë të vogla. Ato janë të përcaktuar nga aparaturat sizmike se si mund të zhvillohen shpejt apo ngadalë me kalimin e kohës. “Sinkhole- Gropat e mëdha janë të shkaktuara ngaqë Florida, është tokë gjeologjike shteti i niveleve të ulët me detin me një përbërje sturkturore shkëmb gëlqeror, poroz dhe që shkrin lehtë në ujë, me një shtresë prej argjile të përzier. Balta është më e trashë se në disa lokacione të tjera më të prirur për të krijuar gropa të mëdha sinkholes” thtotë Randall Orndorff i Anketës Gjeologjike të Shteteve të Bashkuara.


BOTA • E premte 16 gusht 2013

N

uk është e vështirë të kuptosh marrëdhënien e dashurisë të Hollywoodit me mitologjinë e Mafias. Bota e krimit të ofron ë gjithë kurthet e një filmi super të suksesshëm: njerëz të rrezikshëm me një oreks të pashuar për pushtet që kërcejnë me vajza të bukura, në anën e gabuar të ligjit. Stampa e këtyre lloj filmave u vendos në 1932, me versionin origjinal të “Njeriu me shenjë”, një film hit nga regjisori legjendar Howard Hawks që bazohej afërsisht në jetën e Al Capones. Censorët kërkuan që producenti Howard Hughes të shtonte nëntitullin “Turpi i kombit”, me qëllim që shikuesit nuk do ta interpretonin filmin si një glorifikim të stilit të jetesës së gangsterëve. Në kohën e daljes së tij, ai qe filmi më i dhunshëm që prodhohej në Hollywood, e megjithatë protagonisti i paedukuar, që eleminon në mënyrë brutale konkurentët dhe që fiton miliona me kontrabandë, del në fund më shumë si një hero popullor se sa si një kriminel gjakftohtë. Në vitni 1972, filmi “Kumbari” i Francis Ford Coppolas, kapoja i padiskutueshëm i të gjithë filmave mbi mafian, e ngjiti formatin nga një kënaqësi e fajshme në një epikë shekspiriane. Marlon Brando injektoi tek Don Corleone një sens fisnikërie dhe mirësie. Ai është i ashpër por i drejtë, Robin Hood me një kostum Armani. Ai është dashamirës, për ata që e mbështesin, dhe për ata që meritojnë ndëshkim? Në mendje të vjen menjëherë një kokë kali e prerë. Trilogjia Kumbari doli në një kohë kur mafia ishte në rënie në shtetet e Bashkuara, kjo për shkak të legjislacionit të ashpër dhe përpjekjeve herkuliane nga ana e forcave të ligjit. Në Itali, sidomos në Napoli, kalabri dhe në Palermo, krimi i organizuar ishte në zenitin e vet në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë. Trafiku i drogës i pasuronte mafiozët vendas, dhe një betejë për pushtet që u njoh si luftëra e Cosa Nostra shkaktoi mijëra viktima. Dhuna nuk ishte vetëm mes fraksioneve rivalë. Edhe forcat e policisë dhe qytetarët e zakonshëm ishin shënjestra. Pjesëtarë të mafias infiltruan në organet e qeverisjes lokale dhe kishin një dorë në çdo segment të tregtisë në Siçili dhe në Italinë e Jugut, që nga pronat e paluajtshme deri tek mjekësia dhe bujqësia. Italianët ishin ngurues për të folur për mafian dhe të tmerruar për të dëshmuar për horrorin që shpalosej mu përpara syve të tyre. Por romanca që ata kishin patur me “burrat e nderit” që dikur kishin mbrojtur fshatarët nga policia kombëtare e korruptuar po ftohej në Sicili, ashtu sikurse dhe marrëdhënia e dashurisë me legjendën e mafias në celuloid nisi të nxehej në SHBA. Deri në 1992, vrasja e prokurorëve antimafia Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino nisi të kthejë opininin publik në Itali kundër krimit të organizuar. Dëshmitë e dëshmitarëve si Rita Atria sollën qindra dënime dhe e gjymtuan dominimin e mafias në tregtinë italiane. Filmi i vitit 2008, Gomorrah (bazuar në librin e Roberto Savianos) mori vlerësime ndërkombëtare për përshkrimin grafik që i bën brutalitetit dhe dominimit ndërkombëtar të sindikatës napoletane të krimit, Kamorra. Që nga suksesi i Gomorrah, një seri filmash neoraealistë antimafia kanë dalë nga regjisorë italiane. Në filma si Fortapa dhe “io Ricordo” heronjtë nuk janë mafiozët, por ata që luftojnë kundër krimit të organizuar. Përkundër prototipeve të Njeriut me Shenjë dhe Kumbarit, heronjtë e rin popullorë janë në anën e duhur të ligjit. Nuk është e lehtë të magjepsesh nga një njeri i rreikshëm me kostum të

»

17

HOLLIVUD

Dashuri me mafian Kumbari shtrenjtë, kur e ke parë me sytë e tu dhunën që ai shkakton.

“Djemtë e mirë”

Kazino

Gomorrah

1972 – Kumbari Kryevepra e vitit 1972 me regjisor Francis Ford Coppola bazohej në romanin e Mario Puzos dhe në të u mblodhën disa prej aktorëve më të mirë të Amerikës, duke përfshirë Marlon Brando dhe Al Pacino. Filmi fitoi OsKarin si filmmi më i miRë dhe konsiderohet një prej filmave më të mirë të shekullit të njëzetë. Kumbari është imituar më vonë disa erë, por asnjëherë nuk është arritur niveli i tij. Edhe dy filmat pasardhës të Coppolas nuk kanë arritur lavdinë e origjinalit. 1990 – “Djemtë e mirë” “Për aq sa mundem të mbaj mend, gjithmonë kam dashur që të jem një gangster”. Kështu fillon filmi i vitit 1990 i Martin Scorcese, bazuar në jetën e mafiozit të penduar Henry Hill. Performanca e mrekullueshme e Ray Liotta përshkruan transformimin e Hill nga një aspirant për gangster në një njeri të rëndësishëm gjatë tre dekadave të tij në mafian e Nju Jorkut. SiÇ ka shkruajtur David Ansen, “Çdo minutë e vetme në këtë film të gjatë vibron me energji të jashtëligjshmish”. Në fund, Hill kapet për trafik droge dhe përfundon si një “schnook” i zakonshëm në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, i djegur nga nostalgjia për kohët e tij si goodfella. 1995 – Kazino Në filmin e vitit 1995, kazino, Scorcese u bashkua sërish me Nicholas Pileggi, i cili ishte bashkëskenarist i goodfellas dhe gjithashtu shkruajti librin tek i cili ai bazohej. Joe Pesci rikthehet i njëjti protagonist tip psikopati që ishte tek Djemtë e Mirë, ndërkohë që Robert de Niro luan Sam Rothstein, një pjesëtar hebre i mafias që dërgohet të drejtojë një kazino në Las Vegas. Personazhi bazohet tek Frank Rosenthal, një bastevënës real nga Çikago. Ylli i vërtetë i filmit është Sharon Stone, e cila luan bashkëshorten e Rothstein, një grua joshëse që zhytet në drogë. 2008 – Gomorrah Epika e vitit 2008 e regjisorit Matteo Garrone bazuar në librin e Roberto Savianos, është historia e pesë jetëve të prekura në një farë mënyre nga sindikata e krimit e Napolit e njohur si Kamorra. Me dëshpërimin e në lagjeje banimi të Napolit si sfond, filmi ofron një pamje të pagabueshme të impaktit gërryes të krimit të organizuar. Në një skenë të paharrueshme, aspirantë për gangsterë përmendin thënie të marra nga filmi i Brian de Palmas “Njeriu me shenjë”, riprodhimi i 1983, gjë që tregon se filmat frymëzojnë gangsterët po aq sa këta kanë frymëzuar filmat.

Njeriu me shenjë

1932 – Njeriu me shenjë Njeriu me shenjë ishte filmi i parë me gangsterë, por ai ka qenë më realisti, duke riofruar madje incidente nga jeta relae si Masakra e Ditës së Shën Valentinit e vitt 1929, në të cilën

njerëzit e Capones reshtuan pesë pjesëtarë të një bande rivale në një garazh në Çikago dhe i ekzekutuan. Capone nuk u akuzua asnjëherë për vrasjen, dhe thuhet se ai u shqetësua se mos filmi, që doli në 1932, në një farë mënyre do ta implikonte edhe atë. Ai dërgoi një nga njerëzit e tij për një bisedë me regjisorin Howard Hawks, duke kërkuar që ta shihte një herë ai vetëm filmin para se të dilte. Regjisori i tha se duhej të blinte një biletë ashtu si gjithë të tjerët. 1991 – Gangsterët Nëntitulli i filmit: “ata u ngritën nga hiçi për të sunduar gjithçka” përmbledh filmin gangsterët dhe përshkrimin heroik të botës së krimit të epokës së depresionit të madh në qytetin e Nju Jorkut. Ndonëse filmi i vitit 1991 ka shumë liri artistike, ai nuk ndryshon emrat e gangsterëve legjendarë – Meyer Lansky, Lucky Luciano dhe Bugsy Siegel – mbi të cilët bazohet edhe skenari. 1984 – Na ishte një herë Amerika Me një kohëzgjatje prej katër orësh, Na ishte një herë Amerika është rrëfimi epik i Noodles (Robert De Niro), një djalosh i varfër nga Brooklyni që përfshihet në krimin e organizuar për arsye se duket që ky është opsioni më i mirë i mundshëm për të për të patur një karrierë. Për të punuar për filmin e vitit 1984, për të cilin iu desh një dekadë që ta përfundonte, regjisori Sergio leone thuhet se hodhi poshtë një ofertë nga Paramount Pictures për të qenë ai regjisori i Kumbarit. 2009 - Fortapàsc Fortapàsc është një italianizim i Fort Apache, qëllimi i të cilit është të përcjellë idenë e të qënit nën rrethim. Filmi është një tribut simpatizues përgazetarin italian Giancarlo Siani, i cili u vra nga një familje krimi e Napolit në vitin 1985 për arsye se ata mendoni që ai dinte shumë. 1993 – Përrallë nga Bronksi Shkruar nga Chazz Palminteri dhe i bazuar në përvojat e jetës së tij, filmi i 1993 “Përrallë nga Bronksi” përshkruan zgjedhjen e vështgirë të një djaloshi mes rrugës së jashtëzakonshme që ka përshkaur një i lidhur me mafian apo jetës së ndershme por të zakonshme të babait të tij punëtor. Robert De Niro është regjisor i filmit dhe luan rolin e një shoferi autobusi që përpiqet të rrisë një djalë të bindur ndaj ligjit në një lagje të Bronksit të dominuar nga mafia. 1973 – Rrugë të këqia Filmi i vitit 1973 Rrugë të këqia është filmi i parë i spikatur i martin Scorceses dhe ai bazohet në skena që ai vetë kishte parë teksa rritej në Little Italy në qytetin e Nju Jorkut. Eshtë historia e një banditi të ri në moshë (harvey Keitel), i cili përpiqet që të ngjisë radhët në familjen lokale të mafias. Ai është i mëdyshur mes përgjegjësive të tij profesionale si dhe besnikërisë ndaj miqve të tij.


18

« dossier

E premte 16 gusht 2013 •

Nacionalizmi shqiptar

Korrespondenca mes Abaz Kupit dhe Myslim Pezës: Ajt diskutojmë i kuj është faji Nga Albert KOTINI

J

a si shkruajnë dokumente të muajit korrik 1944: “Lufta jonë për një Shqipëri demokratike e popullore”, ku përmenden disa ekstrakte të tipit si vijon: “Lufta jonë zbulon gjer në fund tradhtinë e aparatit të vjetër të shtetit, zbuloi karakterin e tij antikombëtar e antipopullor. Ky pushtet në rrethanat e sotme nuk mund të jetë veçse një pushtet i tipit të ri, një pushtet i popullit, një demokraci ekscentrike. Ky fakt i madh historik në jetën e shqiptarëve u vulos dhe u sanksionua në Kongresin e Përmetit. Komiteti Antifashist që doli nga ky kongres nuk duhet të lërë shteg, arsye për kohën e vjetër, duhet të priste të gjitha urat me regjimin e vjetër të Zogut apo me çdo regjim antikombëtar dhe antipopullor. Nuk mund të durohet asnjë qeveri jashtë Frontit Nacional-Çlirimtar dhe në kundërshtim me vullnetin demokratik të popullit. - Kur të çlirohet e gjithë Shqipëria, qeveria provizore që do të formohet do të dalë nga gjiri i Frontit Nacional-Çlirimtar dhe vetëm kjo qeveri do të shpallte një plebishit të lirë mbi karakterin e regjimit dhe do të bëjë zgjedhje të lira për një Kuvend themeltar, ku do të aprovohet statute i regjimit të ri”. - Programi i demokracisë popullore, falimentimi i demokracisë së vjetër. Standardi i këtij programi mbështetej në këto kritere dhe principe: “Demokracia që ka mbretëruar në kontinentin e Evropës përpara luftës 8vitet 1914-1918), u tregua e pazonja t’i bëjë ballë fashizmit. Në shumë raste ajo vetë i hapi udhë. Në kundërshtim me tendencat reaksionare në radhët e demokracisë evropiane, lindi fronti popullor antifashist. Por sidomos lufta e madhe heroike e BS, që hap perspektiva reale për lirinë e popujve i shkundi të gjitha forcat e gjalla të demokracisë evropiane dhe i mobilizoi në një front të përbashkët antifashist, në një bllok shtetesh e kombesh me harkim të përbotshëm. . . Disa nga principet: * Demokracinë e popullit, në radhë të parë përfaqëson pushtetin politik të popullit që punon… etj. * Në demokracinë popullore si element konsekuent që duhet të jetë është: pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, si një e të pandarë. Populli e ka tërë pushtetin në dorë të tij, nuk e ndan me të tjerët, sovraniteti i tij është i plotë etj. * Zgjedhjet e përfaqësisë popullore, duhet të jenë të fshehtë, direkte, proporcionale dhe universale. Kjo në princip, sepse aplikimi i tij i plotë i këtij principi do të varet nga rrethanat. * Gjithë popullit i garantohet liria e fjalës, e shtypit, e organizmit, e konfeksionit. * Në demokracinë popullore në kundërshtim me demokracinë e vjetër, zgjedhësit do të kenë të drejtë t’i heqin, t’i revokojnë të zgjedhurit e tyre, deputetët etj. * Në të gjithë aparatin e shtetit duhet të ketë fund e krye njerëz të dalë nga Lufta NacionalÇlirimtare dhe besnikë të demokracisë popullore. * Demokracia popullore lufton çfarëdo tendence imperialiste si brenda, si jashtë Shqipërisë. Ajo lufton me mëshirë kundër frymës shoviniste, u rrejtjes për fqinjët dhe kombet e tjera, siç predikojnë kampionët reaksionarë te “Shqipërisë etnike”. Politika e jashtme e demokracisë popullore bazohet në raporte miqësie e vëllazërimi me gjithë kombet e shtetet e tjera, dhe sidomos me fqinjët tanë. Partizanët e demokracisë popullore janë për një federatë të republikave të nesërme popullore të Ballkanit, ku të gjitha kombet të bëjnë pjesë me të drejta të barabarta. * Politika ekonomike e demokracisë popullore orientohet si dhe e gjithë politika e saj, nga populli dhe bazohet në interesat reale ekonomike të tij. Do të konfiskohet i gjithë mali i tradhtarëve dhe do t’i jepet popullit. Për këtë qëllim

do të bëhet një reformë agrare me rrënjë, e cila t’i japë tokën dhe kullotat katundarit shqiptar. Për këtë qëllim demokracia popullore nuk do të prapset, as përpara një shpunësimi pa shpërblim të çiflig- Sahibinjeve, as përpara nacionalizmit të tokës. Të gjitha këto masa nuk kapërcejnë kufijtë e masave me karakter demokratik e borgjez, megjithëse këto masa venë gjer në fund në këtë drejtim, venë deri në konsekuencat ekstreme. * Politika financiare dhe sistemi fiskal i demokracisë popullore. * Për luftëtarët dhe viktimat e luftës nacionalçlirimtare qeveria e demokracisë popullore do të kujdeset në mënyrë të veçantë. Do të njihen e do të çmohen si duhet shërbimet qoftë ushtarake, qoftë politike të atyre që kanë marrë pjesë në Luftën Nacional-Çlirimtare do të sigurohet jeta dhe puna për ata që kanë mbetur sakatë në luftë, do të merren masa për të ndihmuar të dëmtuarit nga lufta, do të organizohet ushtria e punës për rindërtimin e fshatrave e qyteteve, etj. * Një legjislacion punëtor demokratik i gjerë duhet të jetë një nga pikat kryesore të transformimit normal të vendit tonë në një demokraci popullore. Demokracia popullore është në princip për kontrollin e fabrikave nga ana e punëtorëve. Një legjislacion analog do të ketë dhe për nëpunësit privat ose të shtetit, për rrogëtarët e çdo kategorie.

* Demokracia popullore do të realizojë emancipimin e gruas. * Në demokracinë popullore do të rritet me kujdes të veçantë një brez i ri. Ja, disa nga garancitë për triumfin e demokracisë popullore: a) në betejat e Luftës NacionalÇlirimtare vendoset fati i nesërm i Shqipërisë; b) kemi një këshill antifashist, që përfaqëson pushtetin politik të popullit dhe të shtetit shqiptar; c) kemi një ushtri në brigada e në divizione, një ushtri të popullit e të aftë për triumfin e një regjimi demokratik e popullor në Shqipëri; d) konferenca e Moskës dhe e Teheranit. Këto cilësi na garantojnë që ky vullnet i popullit shqiptar të shfaqet lirisht e të triumfojë. Karakteri antifashist e popullor i lëvizjes nacional-çlirimtare në Jugosllavi e Greqi është një tjetër garanci që Shqipëria e nesërme të jetë një Shqipëri demokratike e popullore”. Lame Kodra. Në bilancin “5 vjet luftë heroike dhe të lavdishme”, nxirret në krye popullit shqiptar komiteti antifashist nacional-çlirimtar shkruar nga Ymer Dishnica. Bëhen vlerësime për luftën partizane, gjithçka e forcave nacionaliste, bile as në vitet 1939-1943, nuk thuhet një fjalë e mirë. Bilanci bëhet për 11 dikasteret e pushtetit të krijuara në kongresin e Përmetit dhe argumentimi i ekzistencës së tyre dhe për të nesërmen.

Ne fund të luftës 5 vjeçare theksohet se:” Mbi greminat e një Shqipërie të shkelur e të robëruar prej fashizmit të heqim zvarrë dhe të prozvalur e të sfilitur në mish e në shpirt prej klikave reaksionare të Ballit dhe të legalitetit të një Shqipërie, ku sundonte arbitrari i të huajit fashist, i atij që kishte privilegjet e një klike hajdutësh, të regjimeve të kaluara etj. Kjo është porosia e kongresit të Përmetit”. Në dokumentin “Panoramë e brendshme” Omer Nishani ndalet: “Nacionalistët që të ngatërroheshin dhe të hidhnin konfuzion në popull u munduan të krijojnë opinionin se Lufta Nacional-Çlirimtare nuk ishte lufta e tij, por lufta e komunistëve për të marrë pushtetin. Me pjesëmarrjen e gjerë të bandave mercenare në veprime terroriste kundër partizanëve dhe popullit shqiptar, ata u munduan të bindnin popullin se po bëhet me të vërtetë një luftë civile, që s’ka të bëjë me okupatorin, që këtu ngritën zërin kundër rrezikut komunist dhe u përpoqën të forcojnë në këtë terror dhe konfuzion organizatat e tyre të Ballit dhe të Legalitetit. Që këtu lëshuan kushtrimin për të mobilizuar mercenarë hajdutë, kriminelë të rrejtur dhe njerëz me forcë në luftën e tyre antinacional-çlirimtare etj.”. Të gjithë ballin kombëtar dhe legalitetin e identifikojnë me Merlikën, kolonel Bibë Morakën, Xhaferr Devën ose me agjentë të gestapos. Një intensifikim propagandistik nga korriku 1944, është i gjithanshëm. Enver Hoxha, në shkrimin, origjinal të korrikut 1944, me titullin “Dallaveraxhinjtë e vjetër dhe armiqtë e popullit po lidhin miqësira të reja” e përqendron goditjen si vijon: “Këta njerëz janë grumbulluar në Ballin Kombëtar në Partinë Social-Demokratike, Roje e Drejtësisë, Partinë Komuniste të vërtetë dhe në Legalitetin. Organizata tradhtare janë bashkuar të luftojnë çdo frymë të lëvizjes përparimtare. Tradhtarët e ish-Bashkimit Kombëtar që prej Qazim Kaçulit, Ali Këlcyrës, Bahri Omarit, Kol Tromarës etj., në kundërshtim të hapët me Zogun, tash si pa gjë të keqe janë përqafuar me Zogistët dhe Bazin e Canes. Lumo Skëndo me shokë, që gjoja hiqeshin si antizogistë dhe demokratë që urrenin regjimin e vjetër dhe bajraktarët hajdutë dhe reaksionarë si Maraka Gjonët me shokët e Dibrës se dhe ata janë përqafuar dhe kanë bërë unazë të përbashkët: Hasan Dostët me orollogatë me shokë pseudointelektualë që bërtasin e çirren për demokracinë paturpësisht u lidhën ngushtë me të gjithë plehrat e gjarpërinjtë e popullit. Këta reaksionarë të poshtër kanë frikë nga populli që s’ka besim më tek pallavrat e tyre dhe as tek metodat e poshtra që përdorin. Për t’i fshehur popullit qëllimet e tyre tradhtare ata hiqen si miqtë e anglezëve dhe të lidhur me ta. Bazi i Canes i lidhur ngushtë me gjermanët, me kuislingët dhe me Ballin Kombëtar përpiqet të duket kundër gjer-


dossier • E premte 16 gusht 2013

manëve, duke qëndruar në anën të anglezëve. Lumo Skëndo dhe Ali Këlcyra me shokë pëshpëritin se gjoja rregulluan punët me anglezët, të cilët janë me ta dhe anglezët lozin politikë të madhe që është në kundërshtim me lëvizjen nacional-çlirimtare dhe komunizmin. Për mbi të gjithë kuislingu Mehdi Frashëri, vegël e ndyrë e gjermanëve, përpiqet me çdo kusht të bëjë pajtimin e reaksionarëve, zogistëve, pseudointelektualëve, të gjithë armiqve të popullit, pse e sheh që rreziku i tyre është i madh dhe vjen prej popullit. Tradhtarët si Lumo Skëndo që na akuzojnë se kemi shitur çdo gjë tek i huaji, që kemi sakrifikuar Kosovë dhe Çamëri, me dokumente e fakte provojnë të kundërtën. Janë ata që bëjnë demagogji dhe tradhti, ata pranojnë të vënë nën komandën e ushtrisë reaksionare greke ushtrinë shqiptare. Të gjitha këto nuk munden ta gënjejnë popullin dhe ta largojnë nga lufta. Më kot po përpiqen Lumo Skëndo dhe Ali Këlcyra me shokë të hiqen si patriotë, të hiqen si miqtë e anglezëve, ata s’janë veçse tradhtarë. Mëkot thonë Bazi i Canes përpiqet të fshehë tradhtinë e vet duke qëndruar me anglezët. Më kot Abaz Ermenjët e ndryshëm mbajnë fjalime në sinemara të ndryshme të qyteteve duke sharë Luftën Nacional-Çlirimtare. Më kot sharlatan, renegat i Gjormit Sadik Premtja, agjent i Gestapos , lëshon prej brigjeve të Vlorës popullin e munduar që ta gënjejë, duke u folur, si “komunist i vërtetë nacional”. Më kot tradhtarë si Bahri Omari, Kol Tromara e Koço Muka me shikë kërkojnë andej këtej, se u bënë ministra të Gestapos për të shpëtuar diçka nga thonjtë e Xhaferr Devës. Të gjitha këto poshtërsira do të marrin fund për së shpejti nën grushtin e shëndoshë të popullit shqiptar dhe të ushtrisë së tij nacional-çlirimtare. Në fund një ballafaqim nacionalistësh, por që komunizmi i përçau”. Në këtë kuadër le të shohim dy letra të korrespondencës, midis Abaz Kupit dhe Myslym Pezës. “I dashur Myslym, ju kuptoj besën që ke dhënë në Mukje, para një publiku, duke më thënë se vetëm shati më ndan prej teje. Pra, dukuni të takohemi, se ku ngeli çështja e shatit. E, kështu do të dallojmë se kujt i mbetet faji”. Përqafime me mall Abaz Kupi. “VF dhe LP zotit Abaz Kupi, mora letrën tuaj dhe pa ju përgjigjur menjëherë. Çuditem si kërkoni që të takohemi për ta parë se i kujt prej nesh është faji i ndarjes, me një fjalë ju kërkoni një farë gjyqi. Po këto gjëra nuk janë punë që na përkasin vetëm net ë dyve, por përkundrazi i gjithë populli shqiptar. Tashmë ky popull e di fare mirë se i kujt është faji dhe cili prej nesh ka tradhtuar. Kaq për sa më përket mua. Për sqarime te tjera eventuale duhet t’i sillesh komitetit antifashist nacional-çlirimtar. Qeveria provizore e zgjedhur në mënyrë demokratike

prej popullit shqiptar dhe që në krye të saj qëndrojnë fytyrat e shqiptarëve më koshientë dhe të ndershëm që kanë ditur përherë t’i prijnë këtij populli të shumëvuajtur drejt rrugës së drejtë të çlirimit”. 5. 7. 1944. Kjo letër e Pezës duket nën ndikimin e Enver Hoxhës, në stil e në mendime, në veçanti akuzat në emër të popullit. Fondi 14, dosja 120, faqe 16, Arkivi i shtetit është një raport me shkrim dore të Komitetit Qarkor të Shkodrës dërguar KQ të PKSH më 17. 7. 1944, ku bëhet një përshkrim i problemeve të ndryshme në veçanti për Ballin Kombëtar, Legalitetin etj. Në këtë fond shkruhet: “Këtej nga ne reaksionet kanë bërë shumë përpjekje. Në mbledhjet e tyre kanë arritur bashkimin midis grupeve politike Balli. Legaliteti dhe Nacionalindipendetët (Gjon Mark; Syki Bej etj), njerëz me influencë personale. Mbas kësaj kanë frikësuar “Lidhjen e Maleve”, ku kanë marë pjesë krerët e Veriut (veç Pukës, në Koplik). Përfaqësues të tri partive dhe të nënprefekturave veç Pukës, janë mbledhur në 13 maj në kinema “Rozafat”. Kështu 152 përfaqësues janë mbledhur, duke formuar Lidhjen e Shkodrës me program kundër lëvizjes nacional-çlirimtare lokale dhe jugosllavëve. Këta i dedikojnë mbrojtjes së kufijve etnikë një rëndësi akoma më të madhe se çdo veprim antikombëtar. Fill pas kësaj kanë filluar aktivitetin e tyre për të shpërndarë grada e për të mbledhur vullnetarë në Ranxet. Kapiten A. Kopliku, zogist, ka mbledhur krerët e ka shpërndarë gradat. Në Postribë deri kur e kanë pranuar Ranxet dhe Postriba, kanë bërë mbledhje projësit duke shkuar vullnetarë prej 20-60 vitesh. Postriba dhe nga një bajraktar i këtyre anëve dhanë usullet, kundër partizanëve në Dukagjin. Gjithashtu, po shpërndahen nga kapter Mark Mala dhe disa nga ana e Krasniqes dhe pater Lek Luli për të ushtruar influencën e fretërve. Balli Kombëtar dhe Legaliteti ishin aktivë edhe pse përpara kishte kontradikta”. Në vend të analizës disa deduksione Në këto vite të shembjes së murit Lindor edhe në Shqipëri, bëhet akt sublim demonstrimi i të vërtetës para brezave të qytetarisë, nëpërmjet akteve institucionale dhe modeleve të lira të shtypit. Kjo pasi periudha e Zogut është paraqitur vetëm me ngjyrat më të zeza në veçanti, në veçanti duke filluar nga Kongresi i Përmetit. Vallë fakti që Zogu e gjeti Shqipërinë mbas luftës së parë botërore, në një gjendje feudalizmi shekullor të copëtuar dhe krijoi një shtet me administratë perëndimore, duhet të deformohet si tradita më emirë e një shteti?! Në fakt gjatë periudhës monstruoze moniste kjo dukuri anti shoqëri dhe anti shtet ndodhi intencionalisht dhe barbarisht, por në kushte evropiane një çmenduri e tillë nuk mundet të ndodhë.

Vetëm ari (si pasuri) që u grumbulluar në Shqipëri në vitet e mbretërimit të Zogut, do të mjaftonte të zgjidhte varfërinë në rritje pas çlirimit. Të parët tanë që jetuan në kohën e Enverit dhe të Zogut, thoshin nën zë, koha e Zogut ishte e lirë, kërkonim të hanim dhe po të mos kishim, mund të emigronim në Amerikë. Një xhandar ruante një fshat të tërë dhe krenaria kombëtare ishte çështje shqiptare. Bolshevizmi nuk u lejua, as me ligj nga Zogu, ndërsa Jugosllavisë i kthyen krahët dhe sapo e kuptuan se edhe Italia ia kishte me hile, u lidh me Anglinë, pra përpiqej të mbante një ekuilibër të mirë në atë vorbull të krijuar me të gjithë shtetet e Evropës në prag të luftës së dytë botërore. Ushtrinë që përgatit Zogu, mund të themi që oficerët e tij drejtuan luftën nacional-çlirimtare, ju mësuan partizanëve edhe përdorimin e armëve. Nuk po i futem gjykimit të legjislacionit, i cili më parë as që ekzistonte. Nuk po diskutoj për lidhjet diplomatike me shumë shtete, që sidoqoftë u ndërtuan në një personalitet legjislativ dhe kombëtar. Porse përbën domosdoshmëri fakti i ndriçimit të kësaj periudhe duke e nxjerrë nga errësira e trajtimit të zi nga regjimi komunist. Pas shtatorit 1943, në veçanti mbas mbledhjes së Mukjes, Enveri iu kundërvu forcave nacionaliste me parullën “hidh gurin e fshi dorën!”. Por çfarë thotë pushtuesi gjerman në lidhje me ngjarjet? Dokumenti nr. 1452 në pikën 4 shkruan: “Qëndrimi i theksuar luftarak kundër terrorit komunist, i cili ka hedhur në kaos krahina të gjëra të Shqipërisë dhe na ka sjellë deri këtu, kërkon bashkimin e forcave nacionale shqiptare që të mënjanojnë katastrofën e cila i kanoset atdheut të tyre nga komunizmi...” 30. 6. 1944, ambasadori gjerman në Shqipëri Nojbaher. Dokumenti tjetër gjerman T 314-660, 00114, shkruan: “Për zhvillimin e politikës së brendshme duhet të konsiderohet si e falimentuar përfundimisht bindja se të gjitha tentativat për grupet e brendshme që kanë rrokur armët (qoftë ushtria, qoftë xhandarmëria ose grupet nacionaliste) për të luftuar në Jug të vendit, kundër çetave dominonjëse komuniste janë të gjitha të kota. Shqiptari është i gatshëm të luftojë për interesat e ngushta të krahinës së saj në radhë të parë në kuadrin e politikës së ndonjë vendi me influencë ose vetëm për një hapësirë të kufizuar, kur ai ka interesat e saj ekonomike dhe që sheh që këto interesa po shpëtojnë nga dora. Prandaj të gjitha grupet nacionaliste që janë aktivizuar gjer tani, kanë qenë vetme me karakterin e pushtetit familjar ose atë të mbrojtjes lokale të vendit. Forcat luftuese nacionaliste e mjaftueshme që angazhohet për një grupim të duhur përballë forcave të çetave komuniste ndeshen në vështirësi të pakapërcyeshme, sepse askush nuk i beson shokut të tij dhe prandaj secili shqetësohet kur ndonëse po e dobëson territorin e vendlindjes së tij duke marrë pjesë në një angazhim të rremë. Larmia e kontradiktave fetare, politike pengoi çdo disiplinim të një udhëheqjeje unike”. Në këtë kontekst, vlerësimin e nacionalizmit shqiptar pushtuesi gjerman për Shqipërinë e ka parë, si të keqen e vetvetes ndaj serbeve dhe komunizmit, uniteti i të cilëve solli përçarje, luftë klase, mohim të Kosovës, uljen e dinjitetit kombëtar dhe thikën pas shpine kur vinte fjala për të mirën e Shqipërisë. Shqipërinë etnike e mohoi diktatura që në fillim ne vendimet e partisë së tij. Pse? E komandonte partia internacionaliste e Titos dhe KOMINTERN-i, me qendër në Sofje. Vetëm ballafaqimi i dokumenteve bashkëkohore flet realisht, se si janë mashtruar nacionalistët në veçanti, me futjen e Shqipërisë në zonën e influencës sovjetike. Pranimi nga ana e Enverit i vendimeve të para në mbledhjen e Moskës, Teheranit dhe Jaltës e kthen të ardhmen e Shqipërisë nga drejtimi sllav. Kështu që largimi nga aleatët angloamerikanë përcakton fitoren e komunizmit në mënyrë të paramenduar dhe kjo për meritë të Enverit. Trimërive të frontit të tij apo dobësive të nacionalistëve po për pasojë të politikës së aleatëve fitimit të diplomacisë ruse në dëmin tonë që s’mund të ndryshojë më kurrë si i kuq. U mashtruan të gjitha forcat politike që besuan vërtetë në demagogjinë e premtimeve komuniste për një Shqipëri të lirë dhe demokratike ku do të vendosej vetë nga populli fati i vet. Nuk janë pak por mbi 10 parti e shoqata politike të ndryshme që e donin Shqipërinë si Europa që në vitin 1940. Gjyqet e para kokat e tyre bënë pre. Edhe fronti nacionalçlirimtar fillimisht u ndërtua me idenë pa dallim feje krahine e ideje, ku u futën nacionalistët me influencë të madhe dhe që dhanë gjithçka për forcimin e frontit (Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Abaz Kupi etj). Mirëpo emrat e Myslym Pezës e Haxhi Lleshit u përdorën kundër të gjithë nacionalistëve të tjerë duke i quajtur reaksionarë, pse nuk u bënë komunistë. U mashtruan vetë kokat e luftës dhe ideologjisë komuniste që guxuan të sfidonin Enver

»

19

Hoxhës ose me të drejtë Lindjen bolshevike. Fakti që ëndërrohej një front antifashist si në Europën Perëndimore me pjesëmarrjen e tërë forcave progresive dhe medaljen në një demokraci të vërtetë popullore i zhgënjeu. Emrat e Anastas Lulos, Sadik Premtes, Zai Fundos e deri te Sejfulla Mallëshova etj., të cilët u përdorën nga Enveri aq sa i duheshin dhe u seleksionuan pa vlerësuar deri në momentet e spastrimit si armiq. Vallë komandantët që e bënë luftën e gëzuan atë, apo Ramizët me shokë, që u morën në të shumtën e kohës gjatë luftës me mbledhje dhe informacione për të tjerët, si u vlerësuan për 50 vjet? Atributet e tyre i morën ata që nuk luftuan, por ata që i tradhtuan. U mashtruan partizanët e vërtetë, që luftuan dhe u sakatuan deri në Vishegrad dhe që mbeti për 50 vjet pjesa më e varfër e popullsisë. U ngopën me idealet dhe për ideal të partisë, aq sa dhe sot janë si të hutuar, sepse u plakën duke pritur dhe shpresuar ato që u premtuan që nga Kongresi i Përmetit. Të nderuar veteranë, nuk ua mohon njeri luftën e bërë, ndershmërinë tuaj, por ju pohojmë vetëm atë besim të verbër që futi mashtruesi më i madh shqiptar- Enver. Ne nuk kemi përse ta mohojmë luftën e bërë nga nacionalistët, dëshmorëve të tyre kundër italianëve e gjermanëve. Vetë ata i kanë demaskuar bashkëpunëtorët me pushtuesit, dokumentet e tyre në origjinal flasin si e dënojnë Merlikën, Devën etj., që i ballafaquam më lartë. Të tradhtuar nga Enver Hoxha për të mos ndarë pushtetin në vitin 1944, u provokuan, u nxit vëllavrasja, u mor çdo tradhtar, duke ia veshur Ballit Kombëtar, edhe për njerëzit e ndershëm, bile edhe në momentin kur Gjermania, por tërhiqej në vitin 1944 dhe çështja ishte për marrjen e pushtetit. Kështu u bë një thellim i armiqësisë ndaj kujtdo që nuk ishte me ideologjinë komuniste sllaviste duke i vënë emrin reaksionar. Për pasojë populli u copëtua, Enveri mashtronte me emër të tij, populli frikësohej në emër të Enverit. Në dokumentet gjermane del qartë se ideologjia komuniste përcaktoi edhe regjimin e ardhshëm të Shqipërisë. Për këtë qëllim do të bëjmë një trajtim më vete. Problemet që janë lënë tabu, nuk kanë përse të na frikësojnë akoma dhe të mos preken, kur mjafton të nxjerrësh dokumente dhe faktet e kohës së vet dhe po të shikosh del se jemi një vend i nderuar me emrat që bota i përbuz, si “Kuisling”, “Bashkëpunëtor i fashizmit”, “Tradhtar” etj. Në raport me Bulgarinë që kishte korpuse të tëra nën komandën e gjermanëve dhe mbajti të pushtuar Serbinë e Greqinë që kishin divizionet e Zervës apo të Jugosllavisë me ato të Mihajlloviçit, çetnikët në Kroaci, divizionet rumune të dërguara në interes të gjermanëve në Rusi etj, flasin më mirë se çdo koment tjetër se çfarë forca të organizuara shqiptare u vunë në shërbim të pushtuesit. Ndërsa ne shqiptarët na atribuoi Enveri për disa të ç’organizuar, forca të shkëputura, kriminel të veçantë në shërbim të gjermanëve, po dhe këta të ndara e të përbuzur nga vetë forcat nacionaliste. Vallë kur u largua Gjermania, nga Shqipëria dhe pushtetin e uzurpoi komunizmi a kishte mënyrë më të mirë për ta larguar nacionalizmin nga pushteti duke i vënë emrin reaksionar, tradhtar etj. Pse të trajtosh Abaz Kupin tradhtar kur ishte me anglezët? Se sa krime kanë bërë ndaj këtyre armiqve të komunizmit mjafton të lexosh traktet e Xhelal Staraveckës (i cili u largua nga partizanët për këtë qëllim). Se sa informacione ju kanë dhënë nacionalistët forcave partizane për t’iu shmangur goditjes gjermane e kanë në praninë e vet pothuaj çdo betejë. Se sa ndihmë materiale ka dhënë Abaz Kupi me anglezët apo po të bashkohej me të vërtetë me okupatorin, çfarë mund të pësonte Enveri? Vallë shitja e Kosovës, kthimi me Lindjen e kuqe, pabesia ndaj nacionalistëve, krime pa gjyq për të cilat, u mohua, a mund të mbyllen prapë?! Lexoni vet shtypin e asaj kohe të partisë komuniste dhe krahasoheni me ato 10 vjet më vonë se si kundërshtojnë njëra-tjetrën për premtimet e dhëna. Ja, se çfarë atësie kishte diktatura! Sot më tepër se kurrë demokracia duhet krijuar, se sa shfrytëzuar. Hija e së kaluarës nuk ka përse t’u frikësojë më. E vërteta del në kompleks nga tërë shkencat e shoqërisë sonë, nga vet realiteti i kohës dhe mbartja e saj me dashurinë dhe respektin për kombin tonë krenar. Brezat e rinj kanë nevojë të mësojnë historinë e vendit të tyre në kuptimin e vet, ndërsa biri i ballistit, legalistit apo i reaksionarit nuk ka qenë gjë tjetër veçse një nga shpikjet më monstruoze për të mbajtur gjallë një nga diktaturat më të pakrahasueshme në histori. Vetë Neroni i Romës do ta kishte zili këtë diktaturë që i zuri vendin në histori. Do të ishte në nderin tonë që gjithçka që i përket kombit, Shqipërisë ta trajtojmë me dinjitet e zgjuarsi për ta vënë në vend historinë e popullit tonë, në piedestalin që ajo meriton, jo më pak se popujt e tjerë të Europës.


20

« SPECIALE

G

uzhina e traditës së Elbasanit është një ndër krenaritë e këtij qyteti të lashtë që në fillim shekullin 19 do të cilësohej ndër qytetet më të pasura të Shqipërisë. Në Elbasan jetohej mirë dhe sidomos ushqimi ishte një pjesë e rëndësishme për të cilin elbasanasit kishin dobësi duke ndjekur me fanatizëm kuzhinën turke me pak gatime të përcjella në kohë brez pas brezi. Ende banorët e këtij qyteti kujtojnë me nostalgji. Aleks Josifi i njohur me emri Leksi Vini e ka përshkruar me bejte një iftar të shtruar nga një anëtar i parisë së qytetit në vitet 30-të të shekullit 20-të. Vini ka përshkuar të gjithë gjellërat dhe ëmbëlsirat që gatuanin elbasanasit në atë periudhë due përshkruar edhe shijen e tyre. Ai përshkruan mes vargjeve dhe artin e të gatuarit, specialistet i elbasanllinjve që e trashëgojnë brez pas brezi. Edhe pse një Kuzhinë e ndikimit turk, gatimet marrin vlera të veçanta pasi disa prej tyre janë unike dhe gatuhen vetëm në Elbasan.

1.Pitet/ ke Lush Piçi jan’ me nâm’. Çorba/ fërgohet me tëlyn e jo me dhjâm’. 2.Ullinjt’ e regj’/ me uthull e voj, të çelin miden’ kur i fut në goj’. 3.Dhe qoftet e yftarit/ jan’ me fâm’, të bâme me ve’ , s’mbesin nër’ dhâm’. 4.Dhe paça/ gjellë e mirë që nuk të velit. Dhe tava me pestil/, me ynyrë’, nuk të mërzit. 5.Dhe qoftet me kos/ dhe peshku i fërgu’/, gjell’ të mira, të lehta…për t’u lëvdu’. 6.Dhe mishi me pras/ dhe me spinaq/. Dhe tava me bamje/ të kënaq. 7.Dhe pashaqoftet/ dhe vorbja me uthull/. Dhe mish’ i pjek’ me kos e me hudhër/. 8.Kungulli i mush’/, patllixhanat/ dhe mullëza po ashtu/. Dhe bumari me speca Stamolli’/, për t’u lëvdu’. 9.Dhe zorrët e pjekme/, me mëlçi/, të lehta janë në verë, për çdo njeri. 10.Dhe brozhollat/, dhe sallata/, nuk përjashtohet; Dhe djathi i njomë/, e kaçkavall/ lavdërohet. 11.Në daç’ me bâ mish dashi me kos/. Gjel deti me dollëm/, byrek - koros/. 12.Keq nuk bâhet nji spahi-byrek/, Laknuri me kos/, në furr’, i mir’, e i pjek’. 13.Âsht nji mal i bukur mush’ me bor’, kabuni me rrush të thatë/, ta shemësh’ me dor’. 14. Dhe mishi me lakna/ që âsht tue ardh’. Dhe biba e patës, - shumë e mirë - me lâng të bardhë/. 15.Dhe joprakët me kos/, të mirë jan’. Dhe llahanâtë që bâhen me mish e me uthull/ të sha’ s’kanë. 16.Dhe dhallturi/ derdhun në tëlyn’. Dhe ballakumet/, me revani/, të mira jan’ për çdo njeri. 17.Dhe kadaifi me qumësh’ e me arra/ në goj’ njit’, lum’ barku kur i ka përdit’. 18.Dhe laknuri me qumësh’/ me djathë/ e me mish/, me spinaq/ e me të tjera, … i mirë ish’. 19.Në daç’ me bâ mish qingji-tavë me kos/; I mirë âsht edhe me qepë e me majdanos/. 20.Ç’âsht nji gjâ që dridhet nër’ dur’ Âsht sultjashi/, me qumështur/. 21.Lloj-lloj reçeli/, dhe tollumat me kajmak/, nuk dun’ përtyp, shkojn’ vet’ në bark. 22.Kto’ dy sende që i ka barku ilaç, Mâ mirë: bakllavaja/, me gjylaç’/. 23.Mjaft mâ me kto’ gjellë që na bânë bejan’, âsht nji tas me hoshaf/ që i ngre’ njerzit’ në kâm’. 24.Pastaj del kafja sade/ me pak sheqer, ku i thotë njerzve’: - dilni në der’ ! -. 25.Për ktë’ yftar që na thirre, me kaq të mira plot: Daim! Qofsh “der’ çelë” dhe festofsh për çdo mot ! Kush ishte Leksi Vini Leksi Vini, kështu e kanë njohur elbasanasit, Aleksandër Kostandin Josifin, njeriun që shkroi një mal me dorëshkrime dhe i la në arkivën e shtetit me shpresën se një ditë do të shërbenin dhe puna e tij si grumbullues I këngëve, përrallave, gojëdhënave, traditës zakonore të Elbasanit por edhe këngët apo poezitë të shkruara nga vetë ai një ditë do të kishin vlerë. Jeta e Leksi Vinit që njihet edhe si shkrues I disa këngëve qytetare elbasanase ishte mjaft e çuditshme. Drejtori i Muzeut etnografik dhe specialist i trashëgimisë kulturore në Elbasan, Kreshnik Belegu ka pasur fatin të shfletojë të gjithë masën e madhe me dorëshkrime. Ai tregon sesi përfunduan

E premte 16 gusht 2013 •

ELBASANI I BOLLËKUT,

atje ku shijohej gjithçka

Si e përshkruan Leksi Vini një iftar zyrtar në Elbasan

në muzeun etnografik dhe vlerat e padiskutueshme që gjenden brenda këtyre materialeve të shkruara në fletë të ndryshme madje deri në letra cigaresh. Belegu thotë se i gjithë ky material kërkon një studim të detajuar. Aktualisht Drejtoria e Trashëgimisë kulturore ka arritur të botojë dy vëllime një prej të cilave anekdota, gojëdhëna e përralla dhe së fundi materialin mbi traditat zakonore në qytetin e Elbasanit.

Tregu i Bezistanit, ose tregu i bollëkut Qyteti i Elbasanit fatmirësisht është i ngulur në ekstremin lindor të fushës shumë pjellore të luginës së Shkumbinit dhe fare pranë zonave malore. Kjo i siguron popullsisë së këtij qyteti shumëllojshmëri prodhimesh të freskëta të fushës dhe të malit njëkohësisht, për një periudhë kohe gati gjithëvjetore. Veçanërisht në ditët e shtuna, nga malësitë zbrisnin fshatarët me

karvane të ngarkuara plot e përplot dhe pazari furnizohej me mallra të ndryshëm. Kështu, nga Çermenika vinin dardhat, mollët, gështenjat, arrat, ftonjtë si dhe materiale druri për ndërtim; nga Shpati e Sulova vinin bulmetrat; nga Vërça vinin veç të tjerave edhe mjalti e pekmezi; nga Gryka e Zaranikës vinin bulmeti, frutat, qymyr druri dhe në verë sillnin dëborë të ruajtur në gropa në natyrë që përdorej për prodhimin e akullores (dundurma - turqisht); nga Krraba sillnin duhanin, fiqtë, perimet e sidomos rrushin e llojit të famshëm jabixhak (fshati Tërbaç); nga Mokrra vinin fasulet, arrat, rrushi e shumë lloje bulmetrash si djathi, gjalpi, gjiza apo mjalti e leshi; nga Dumreja që konsiderohej edhe hambari i Elbasanit vinte duhani, orizi, drithi, leshi, shpendët, vezët etj. Perimet dhe fasulet e malësisë së Shpatit, Shmilit dhe të Funarit janë ende të preferuara nga amvisat këtu. Ja si e përshkruan konsulli francez i Shkodrës Jasint Heckard në vitin 1857 pazarin e Elbasanit: “…Puna intensive këtu bëhet të shtunën, sidomos kur moti është i mirë. Që të premten shihen gjindja të kenë ardhur në qytet nga krahinat më të largëta”. Në qendër të Sheshit të Bezistanit ndodhet edhe sot si një dëshmi e vjetër shatërvani rrethor me basenin e ndërtuar me pllaka guri, që mbushej me ujë nga një çurg i vendosur në një kolonë të rrumbullakët guri dhe ku njerëzia pasi freskoheshin me ujin e ftohtë, shlodheshin nën hijen e Rrapit të Bezistanit (Monument Kulture) që ndodhet fare pranë. Ndërsa në perëndim të pazarit ndodhej edhe Hamami i Shabanajt (banjo me avull për burra, tip allaturka) i cili ekziston edhe sot (Monument Kulture). Në rrugën që lidhte Xhaminë e Agait në pazar me vendin e quajtur Tri Urat (pranë godinës së PTT) ishin vendosur poçarët. Ata prodhonin dhe tregtonin enë të ndryshme prej balte të pjekur si tava për amvisat elbasanase që gatuanin gjellëra të mrekullueshme, bucela, katruve dhe shtama për ujë, vorbe për gatim, qypa për ullinjtë e regjur, ibrikë, voza, xhama (një lloj tave e thellë) etj. Kupat, qypat edhe xhamat smaltoheshin nga brenda. Në ditët e shtuna, pazari i Elbasanit shndërrohej në spektakël mahnitës ku shumëllojshmëria e mallrave kombinohej natyrshëm me kostumet magjepse kombëtare që vishnin fshatarët e zonave të ndryshme të cilët vinin për të bërë pazar. Karakteristike ishte se bujqit e fshatit Balëz tregtonin përveç perimeve aq të preferuara, edhe shumë lule natyrale si, disa varietete zymbylash, misirin disangjyrësh, menekshet, karakaftet, aroma e të cilave dukej sikur plotësonte këtë kompozicion idilik.


PROFIL

• E premte 16 gusht 2013

Shkencëtari i pashtershëm

Prof. Hektor Çoçoli Nga dr.Laurant Bica

M

bas kthimit nga Tropoja për gati një vit,1966-1967 ai punoi si përgjegjës i Dispanserisë për sëmundjet e mushkërive në Tiranë. Nga fundi i vitit 1967 e më pas ai dha mësim si pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në lëndën e Sëmundjeve të Mushkërive. Ai u emërua si mjek asistent i profesorit të njohur Shefqet Ndroqi (1914-2001) në Klinikën e Ftiziologjisë pranë Institutit të Ftizio-Pneumologjisë, me të cilin bashkëpunoi për gati 30 vjet. Prej tij ai përfitoi jashtëzakonisht shumë. Ai u bë një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe bashkë me një plejadë mjekësh të tjerë të shquar e shumë të kualifikuar si Dr. L. Kalmar, Dr. i Shkencave Sh. Karaulli, Prof. Dr. B. Bylyku, Prof. Dr. E. Selimi, Prof. Dr. Albert Sotiri etj. çuan më tej me sukses luftën kundër”sëmundjes së shekullit” siç qe tuberkulozi. Lufta kundër malarjes dhe tuberkulozit (veremit siç thotë populli) u kurorëzua me sukses në saj të këtyre mjekëve të përkushtuar e të papërtuar më në krye “babain e pneumologjisë shqiptare” Prof. Dr. Shefqet Ndroqin. Hektori në sajë të aftësive të tij, të punës së tij plot pasion dhe të pasurimit të dijeve të tij si nga librat dhe nga terreni, arriti të bëhej bashkëpunëtori më i ngushtë i Prof. Ndroqit dhe krahu i djathtë i tij. Këtë gjë profesori e ka pohuar dhe me gojën e tij në kujtimet e veta: ”Në fillim isha pedagog i vetëm, pastaj shef i klinikës me bashkëpunëtorë Dr. Hektor Çoçolin, qysh prej vitit 1967 dhe më vonë Dr. Jul Bushatin. Me të dy kam shkuar shumë mirë e në harmoni të plotë, duke bashkëpunuar rregullisht, si për zhvillimin e procesit pedagogjik dhe të punës shkencore, ashtu dhe për t’u shërbyer të sëmurëve me ndërgjegje dhe cilësi”. Aktiviteti i Prof. Dr. Hektor Çoçolit, bashkë me kolegët e tjerë prej më shumë se katër dekadash, ka ndjekur me rigorozitet ecurinë e tuberkulozit në vëndin tonë, ku ka dhënë ndihmesën e vet në profilaksinë, diagnostikimin dhe trajtimin e tuberkulozit. Prej shumë vitesh ai bën konsulta në spitalet e ndryshme të vëndit, duke mos u kursyer asnjëherë, për të dhënë ndinmën e vet. Shumica e Disertacioneve të mbrojtura nga mjekët në fushën e sëmundjeve të mushkërive, për të kërkuar gradën shkencore “Doktor i Shkencave” kanë firmën e tij. Në këtë numër duhet përfshirë dhe mjeku tropojan Ram Matoshi që e mbrojti me sukses një temë nga fusha e tuberkulozit në zonën e Tropojës. Në periudha të ndryshme, nga viti 1983 deri më 2007 është zgjedhur shef i Klinikës së Ftiziatrisë dhe shef i Klinikës së dytë të Pneumologjisë. Gjithashtu ka qenë anëtar i Këshillit Shkencor në Ministrinë e Shëndetësisë, në Institutin e Higjienës dhe Epidemiologjisë, në Institutin Kërkimor të Mjekësisë Ushtarake; për shumë vite ka qenë anëtar dhe më pas kryetar i Komisionit Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për punë (KMCAP). *** Emri i Prof.Dr. Hektor Çoçolit prej

kohësh është bërë një nga emrat më të shquar të mjekësisë shqiptare. Në librin e Prof. Dr. Flamur Tartarit “Gjurmë të mjekësisë shqiptare”, ai në 6-7 faqe flet për figurën e mjekut Hektor Çoçoli. Jam i bindur që po të ishin gjallë Prof. Dr. Fejzi Hoxha dhe Prof. Dr. Kadri Kërçiku që respektivisht kanë shkruar “Histori të zhvillimit të mjekësisë në Shqipëri” dhe “Histori të zhvillimit të mjekësisë për Tiranën” me siguri do të kishin shkruar për ish- studentin dhe kolegun e ri të tyre siç ka bërë ishkolegu dhe ish-studenti i tyre Doktor Flamur Tartari në ditët tona. Në personin e Prof. Dr. Hektor Çoçolit kemi jo thjesht një mjek e pedagog por dhe një shkencëtar të talentuar. Këtë e dëshmon gjithë jeta e tij, tërë veprimtaria e tij dhe mbarë botimet e tij në Shqipëri e jashtë saj. Aktiviteti i tij shkencor është shumë i madh, i gjithanshëm dhe shumë cilësor. Ka marrë pjesë aktive në shumë sesione, konferenca, simpoziume dhe kongrese mjekësore shkencore, të zhvilluara në Shqipëri dhe jashtë saj në vënde të ndryshme të botës. Ai sidomos në Shqipëri, ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet shkencore, si për problemet e sëmundjeve të mushkërive ashtu dhe për ato të tuberkulozit, të zhvilluara në Tiranë apo qytete të tjera të vëndit; në kon-

ferencat e organizuara me mjekë të huaj;në konferencat mjekësore të organizuara nga specialitetet e tjera, ku ka diskutuar për problemet e sëmundjeve të mushkërive. Ka botuar studime të shumta, monografi, tekste mësimore, libra për probleme të tuberkulozit dhe sëmundjeve të mushkërive, artikuj shkencorë etj. Botimet janë bërë në Shqipëri dhe në revista të huaja ane kënd botës. Ja ç’thuhet në “Bulletin of Medical Sciences”: Kontribut të çmuar në aktivitetin klinik, mësimor e shkencor të klinikës së pneumo-ftiziatrisë dhe në luftën kundër tuberkulozit kanë dhënë realisht dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Shefqet Ndroqit, Hektor Çoçoli, Jul Bushati dhe Bedri Bylyku. Nëpërmjet studimeve shkencore të tij si autor apo bashkëautor, Hektori ka paraqitur dhe paraqet me dinjitet dhe profesionalitet të lartë arritjet më të mira të shkencës mjekësore shqiptare në fushën e ftizio-pneumologjisë, një pjesë e të cilave është botuar në shtypin mjekësor periodik vendor dhe të huaj ose është referuar apo paraqitur në formë posterash si brenda ashtu dhe jashtë shtetit. Po ashtu ka marrë pjesë aktive në tryeza të rrumbullakta të organizuara në Francë, Rusi, Rumani, Itali, Tunizi etj. Në mjaft konferenca mjekësore ai ka

»

Profil drejtuar seanca të veçanta si brenda ashtu dhe jashtë vendit, ndërsa në disa ai ka qenë i ftuar nderi. Tani së voni pas viteve 2000 iu dërgua ftesa nga Singapori i largët në Azi, për të asistuar në një konferencë botërore të mjekësisë si një nga drejtuesit kryesorë të saj… Prof. Dr. Hektor Çoçoli është autor i disa monografive dhe bashkëautor tekstesh apo librash si “Tuberkulozi” (1977), ”Adenopatia trakeobronkiale dhe diagnoza diferenciale e saj”(1982) (Kjo temë ka qenë disertacioni shkencor që e realizoi nën udhëheqjen direkte të Prof. Dr. Shefqet Ndroqit); ”Sëmundjet e Mushkërive”(1988), ”Kriteret orientuese për përcaktimin e Aftësisë për Punë”(1986) që do të pasohej me “Kriteret Orientuese për përcaktimin e Aftësisë në Punë të invalidëve për tuberkulozin”(1991); ”Sëmundjet e Brendshme” (1990, për stomatologët); ”Menaxhimi i tuberkulozit në nivel rrethi” (2000); ”Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike” (2002); ”Tuberkulozi” (2007) dhe “Sëmundjet e Brendshme” (2010, për studentët e farmacisë dhe stomatologjisë), duke qenë bashkëautor me kolegun e tij të nderuar, Prof. Dr. Bedri Bylyku. Në dorë profesor Hektori ka një libër shumë interesant që pritet ta botojë së shpejti. Libri i drejtohet një lexuesi të gjërë. S’duhet lënë pa permëndur se profesori është dhe anëtar redaksish të disa revistave mjekësore ndërkombëtare.

21

Është anëtar gjithashtu në shoqata mjekësore që merren me sëmundjet e mushkërive siç janë “Shoqata e Pneumologëve të Shqipërisë”, ”Unioni Medical Balcanique”, IUATLD (International Union Against Tuberculosis and Lung Diseases), SPLF (Societe de Pneumologie de langue Française), ”Federazione Italiana Contro la TB e le Malattie Polmonari e Sociali” dhe “Scientific and Medical Association International of Phthisiology” me qëndër në Moskë dhe antar i “New – York Academy of Sciences”. Profesor Çoçoli ka pasur marrëdhënie pune dhe korespondencë të rregullt me disa nga figurat më në zë të mjekësisë botërore, (“njëshat” e saj) në fushën e Pneumoftiziologjisë si Sër Xhon Krofton në Skoci, Prof. Zhak Kretien në Francë, Prof. Komenko në Rusi, Prof. Oto Shvajger në Hungari, Prof Anastasatu Konstandin në Rumani, Prof.Bertran Docemberg në Francë dhe Prof. Rudolf Ferlinc në Gjermani. Me Sër Xhon Krofton, personalitetin më të shquar botëror në fushën e sëmundjeve të tuberkulozit, Prof. Hektori ka pasur marrëdhënie të ngushta. Ata i bashkonte një respekt i ndërsjellë. Kur teksti i Sër Xhon Kroftonit për tuberkulozin u përkthye në shqip, ai i kërkoi Hektorit, që parathënien e tij ta shkruante ai vetë. Ky personalitet me famë botërore, që mua më kujton Sër Bertran Rasell, një nga majat e filozofisë, logjikës e matematikës sot në botë, e donte dhe e çmonte shumë Prof. Dr. Hektor Çoçolin. Gjatë viteve të punës në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës Prof. Hektori ka dhënë lëndën e Pneumologjisë ndërsa pas pensionimit, kur kaloi në Universitetin “Kristal”, ai dha lëndën Sëmundjet e Brendshme dhe Fiziologjinë e Njeriut. Janë me qindra dhe me mijëra studentët që kanë kaluar në auditor, duke dëgjuar pedagogun e tyre të nderuar, Prof. Dr. Hektor Çoçolin. Nuk mund ta harrojnë ata ligjërimin e tij pasionant, të rrjedhshëm e të qartë. ”Asgjë nuk kushton aq pak dhe nuk çmohet aq shumë sa sjellja e mirë!” do t’u prezantohet qysh në leksionet e para, mësuesi i tyre Prof. Çoçoli sepse mjeku nëqoftëse do që të jetë mjek në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, duhet t’u përkushtohet të tjerëve, ai nuk i takon më vetes. Nga babai i tij Nesheti, ai u përcjell studentëve, sidomos atyre të viteve të larta, fjalët: “O more njeri me mend ! Mos e kërko në çdo vend, Provoje në trupin tënd, Si të dhëmb, ashtu më dhëmb!


22

« speciale

Rrena edhe në gurin e varrit

Profil

E premte 16 gusht 2013 •

Otto Witte, ish-mbreti i Shqipërisë? Nga Rafael Floqi

S

hqiptarët më 1913 kërkonin të kishin një sundimtar islam të nipin e sulltanit Halim Eddine dhe kur të dy austriakët, Otto Witte dhe Max Hoffmann erdhën në Shqipëri të maskuar si Halim Eddine dhe adjutanti i tij u pritën si prijësit e rinj. Kurorëzimi ishte madhështor. 48 orë pasi të dy cubat zbarkuan në Shqipëri u arratisën me thesarin e shtetit pasi i shpallën luftë Malit të Zi dhe kaluan dy net të shkëlqyera në harem, duke qesëndisur tërë konsujt. Me sa duket, shumë njerëz e hëngrën historinë, duke përfshirë edhe revistën “ Time Magazine”, e cila e raportoi historinë e Ottos si të vërtetë, kur ai vdiq në vitin 1958. Data 13 gusht, kujton një personazh interesant të gjithë historisë evropiane, i panjohur në Shqipëri por që lidhet me Shqipërinë, një akrobat me një shtëllungë-mustaqe me emrin Otto Witte, për të cilin kjo datë ka pasur domethënie të veçantë. 13 gushti i vitit 1913, ishte dita në të cilën Herr Witte pohonte se kishte pas qenë kurorëzuar “Mbret i Shqipërisë”. I lindur në vitin 1872, Otto Witte kishte punuar gjithë jetën e tij si interpretues në cirk dhe thuhej se kishte bërë shfaqen e tij të parë në moshën tetë vjeçe. Në kohën e tij të lirë ai ishte i njohur si një përrallëtar e trillues me aventura, ku ai falë aftësisë së tij si magjistar –shaman ishte bërë kryetari i fisit i një tribuje pigme nga Afrika dhe se si, ai një herë u përpoq të arratisej me vajzën e perandorit së Etiopisë. Megjithatë, rrëfimet për përvojën e tij në Shqipëri në 1913 ishin nga më këmbëngulëset nga tregimet e tij. Atë vit, më 1913, sipas rrëfimeve të tij, ai ishte duke punuar në Budapest, kur një mik i tregoi një artikull në lidhje me Shqipërinë, e cila po shkëputej nga Perandoria Osmane. Artikulli përmendte se një grup shqiptarësh ishin në kërkim të një princi mysliman me emrin Halim Eddine, të cilit ata dëshironin t’i jepnin kurorën mbretit. Në gazetë ishte dhe një fotografi e Halim Eddines, i cili ngjasonte dukshëm me pamjen e Ottos. Plani shpejt mori formë. Otto Witte do të udhëtonte për në Shqipëri së bashku me kolegun e tij të cirkut, gëlltitësin e shpatave Max Schlepsig dhe aty Otto do të shtirej si Halim Eddine-ja dhe do të bëhej mbret. Dhe sipas Witte, ky plan kishte pasur sukses. Kjo histori duket se është e sajuar, por Otto Witte insistonte gjithmonë që t’i adresoheshin si ‘Ish-mbreti i Shqipërisë’ dhe kjo ishte arsyeja, pse policia në Berlin e kishte lejuar atë, që t’i përfshinte këto fjalë në kartën e tij zyrtare të identitetit. Ai thoshte se pasi u kurorëzua më 13 gusht, ai mbretëroi për pesë ditë, gjatë së cilave ai dëfreu në harem, shtiu në dorë pasuritë e thesarit mbretëror dhe i shpalli luftë Malit të Zi. Por ai u arratis nga pallati vetëm pak kohë para se dinakëria e tij të zbulohej. Kjo mund të jetë krejtësisht sajesë, por gjatë gjurmimeve në internet ndeshëm këtë dëshmi në biografinë e diplomatit dhe ushtarakut austro hungarez Alfred Rappaport, i cili kishte qenë shef i përkohshëm ndërmjet konsullatave të Maqedonisë, në Shkup dhe Cetinjë dhe si konsull shëtitës nëpër vendet e Ballkanit jugor, sidomos Shqipëri. Në ministri më vonë ai ishte shefi i departamentit për Shqipërinë dhe zëvendësi i shefit të departamentit oriental. Në vitin 1912 kur Ismail Qemal Beu shpalli Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, fuqitë e mëdha u bënë papritmas shumë të interesuara për të. Austro-Hungaria shpresonte të siguronte një influencë të madhe mbi shtetin e ri dhe kërkonte që të dërgonte instruktorë për këmbësorinë, ndërsa Italia u përpoq të bënte të njëjtën gjë. Edhe diplomatët britanikë gjithashtu dërguan instruktorë. Një major italian u dërgua në Shqipëri dhe menjëherë u bë një qytetar i saj. Drejtimi i xhandarmërisë ishte nën kujdesin e oficerëve holandezë. Kontaktet bënë të të mundur që Austro-Hungaria të merrte megjithatë kontrollin përfundimtar të zhvillimit të artiler-

isë, disa instruktorë u dërguan nga Shqipëria blerë disa topa malorë nga fabrika “Skoda”. Shqiptarët kërkonin të kishin një sundimtar islam të nipin e sulltanit Halim Eddine dhe kur të dy burrat, Otto Witte dhe Max Hoffmann erdhën në Shqipëri të maskuar si Halim Eddine dhe adjutanti i tij dhe u pritën si prijësit e rinj. Kurorëzimi ishte madhështor, diplomatët e të gjitha fuqive të mëdha ishin të pranishëm me një përjashtim, të përfaqësuesit të Austro-Hungarisë! Rappaport ishte i vetmi që i zbuloi ata para të tjerëve, pasi kishte dërguar udhëzimet e tij në kohë. 48 orë pasi të dy cubat zbarkuan në Shqipëri duke u arratisur me thesarin e shtetit, pasi i shpallën luftë Malit të Zi dhe kaluan dy net të shkëlqyera në harem, qesëndisën tërë shoqërinë diplomatike atje! Alfred Rappaport, ndërkohë promovohet si Konsull General dhe merr kryqin kalorës e Rendit të Leopoldit më 30 dhjetor 1913. Pas kësaj fatkeqësie diplomatike fuqitë e mëdha ranë dakord që të ishte Princi Vilhelm Wied që do të emërohej i “Mbret” ose sovran të Shqipërisë. Dhe mbretërimi i tij zgjati nga marsi deri në shtator 1914. Shih http://www.austro-hungarian-army.co.uk/biog/Rappaport.htm Ata që qenë të pabindur për vërtetësinë e pretendimeve Witte ndaj mbretërisë shqiptare kanë theksuar se nuk ka as më të voglën gjurmë e ndonjë dëshmi historike lokale për ta mbështetur atë, pasi as vendi ku ka ndodhur nuk thuhet, por dikush në perëndim mund ta kuptonte se shqiptarët heshtën të turpëruar nga një mashtrim kaq i madh. Ata gjithashtu mund të pyesin, në qoftë se historia ishte e sajuar, pse Otto Witte insistonte gjithmonë që t’i adresoheshin si ‘ishmbreti i Shqipërisë’ dhe pse policia në Berlin e pat lejuar atë që ta përfshinte këtë titull në kartën e identitetit të tij zyrtar.

Madje edhe varri i tij në varrezat Ohlsdorf në Hamburg është i stolisur, me epitafin, me “Ehem Konig V Albanien “(shkurt për Ehemaliger von Albanien Konig - Ish-Mbreti i Shqipërisë). Kjo histori e pothuajse e harruar e Otto Witte, gjithashtu duhet të shihet në lidhje dhe me mashtrimin tjetër të kontestuar në mënyrë të njëjtë se gjoja, ishte ofruar Froni i Shqipërisë rreth vitit 1920 lojtarit të madh të kriketit në Angli, CB. Por fakti që Witte këmbëngulte që t’i adresoheshin me “Madhëria juaj”, dhe refuzonte të pranonte postën që nuk i është adresuar atij si mbret, ka bërë, me sa duket që shumë njerëz ta hanë historinë, duke përfshirë, me sa duket, dhe revistën “Time Magazine”, e cila e raportoi historinë e Ottos si të vërtetë, kur ai vdiq në vitin 1958. Shih http://timemarcheson. wordpress.com/2012/08/13/1913-king-ottoof-albania-or-not-almanac-of-absurdities-flashback-8-13-2012/

Shumica e pjesëve të këtij sajimit të tij janë të paqena. Nuk ka pasur asnjë Halim Eddine, dhe djali i Sulltan Abdul Hamid II, Burhan Eddine të cilit i ishte ofruar froni nuk erdhi asnjëherë, në Shqipëri. Por ai mund të ketë qenë modeli për këtë histori të sajuar. Fillimisht Otto pretendoi se kjo kuturisje kishte ndodhur në shkurt 1913, kur Shqipëria ishte ende nën pushtimin serb, pastaj ai e ndryshoi datën në gusht të 1913-tës. Si çdo mashtrim qe qëndron me mirë i bazuar në gjysme të vërteta data 13 gusht 1913 që vërtet Otto mund ta ketë lexuar në ndonjë gazetë ajo është data se kur “Kongresi xhonturk më 13 Gusht 1913 vendosi që të çonte në Shqipëri si Princ te vendit, ministrin Osman të luftës, Izet Pashën – qe ishte me origjine shqiptare. Por përpara dërgimit te tij në Shqipëri, ne vend u dërgua Beqir Gebrene Aga që do binte dakord me liderët shqiptarë për planin në fjalë dhe për dërgimin e armatimeve dhe ushtarëve shqiptarë nga Turqia për reprezaljen e përgjithshme kundër pushtimit pan ortodoks Ballkanik. Esat Pashë Toptani, Ismail Bej Qemali dhe shume udhëheqës të tjerë shqiptarë të kësaj kohe ranë dakord me planin e Beqirit. Përpjekja për të siguruar administrimin e fatit te popullit shqiptar nga shqiptarët (myslimanë që përbënin shumicën) u pa edhe në bashkëpunimin që Ismail Qemali dhe kampi Esadist i Durrësit i ofruan Beqir Gebrenesë, për të sjellë në Shqipëri Izet Pashën si princ te vendit. Nga propagandistët më të zjarrte shqiptarë qe deshën te shihnin ne Shqipëri ardhjen e një princi mysliman me origjinë shqiptare, ishin njerëz si: Dervish Bej Biçaku, Kadri Bej Peqini, Faik Konica etj.” Ata mendonin se kërkesa qe Shqipëria te udhëhiqej nga një princ mysliman ishte një kërkesë jetike e popullit shqiptar, i cili e kishte pare tashme sesi ishte fati i kom patriotëve te tyre qe kishin rene nen sundimin e mbretërive kristjane të Ballkanit. Por Austro– Hungaria dhe Italia, qe tashme kishin marre ne duart e tyre frerët e Shqipërisë nuk i përfillwn kërkesat e shqiptarwve. Ne te kundërt, fuqitë ne fjale parapanë këta princa te mundshëm që mund te instaloheshin ne Shqipëri për te trashëguar vendin: princ Gjika i Rumanisë, duka Ferdinand i Montespierit, princi Karl von Urach, princi Maurice von SchaumburgLippe, konti i Torinos, princi Artur i Connaugh-it. Por le të kthehemi tek mbreti ynë. Ka shumë të ngjarë Otto të ketë vuajtur nga pseudologia fantastica pasi, për shembull, ai deklaronte se

kishte themeluar një parti politike në Gjermani dhe se ai thoshte se ishte një kandidat për presidencën gjermane në vitin 1925, duke fituar 25.000 në 230.000 vota në raundin e parë, por dha dorëheqjen në favor të Paul von Hindenburg. Të dhënat e votimit nuk e mbështesin fare këtë. Njohja e Shqipërisë në atë kohë ishte vogël ( dhe ka pasur mjaft aventurierë pretendentë për fronin e Shqipërisë disa me kontribute si: Alejandro Castriotta apo konti Gjika, etj. dhe interesi për Shqipërinë ishte e madh në botën gjermanishtfolëse, sepse Fuqitë e Mëdha kishin zgjedhur një princ gjerman për t’u ulur mbi fronin e Shqipërisë, Wilhelm Wied-in të cilit iu ofrua posti në vitin 1913 dhe sundoi për gjashtë muaj në vitin 1914. Ngjashmëria në emrin mes Wied dhe Witte mund ta ketë frymëzuar Witte për të sajuar këtë histori me dokrra hini. Historia Otto Witte u përshtat nga Harry Turtledove për romanin e tij fantastik “Në çdo inç një mbret”. Historia e Witte mbart një ngjashmëri të fortë me romanin më të shitur me aventura “ I burgosuri i Zendas” (1894), nga i cili u përshtat si film që u shfaq në vitin 1913. Koncepti qendror i romanit është sesi Zenda një njeri i thjeshtë, merret gabimisht si mbret dhe më pas i zë vendin mbretit. http:// en.wikipedia.org/wiki/Otto_Witte Gazeta dhe revista të ndryshme perëndimore e morën historinë e Ottos si fakt duke e përsëritur atë, duke përfshirë revistën prestigjioze “Time”, e cila botoi një artikull në lidhje me këto gjepura në vitin 1958. Nuk është e rastit që në biografinë e diplomatit austro hungarez Alfred Rappaport përmendet si ndodhi kjo pallavër. Pseudologia Fantastica, mitomania, apo gënjeshtra patologjike përcaktohet si “falsifikim tërësisht disproporcional pa asnjë bazë reale evidente me pikëpamje, që mund të jenë të gjëra e shumë e komplikuara, dhe të manifestuara gjatë një periudhe të gjatë prej disa vitesh apo gjatë gjithë jetës, por në këtë rast u përcoll edhe pas saj, në varr. Individët e prekur mund të jenë të vetëdijshëm se ata janë duke gënjyer, ose mund të besojnë se ata janë duke thënë të vërtetën, duke qenë në dijeni se ata janë të lidhur pas fantazive. Witte e kishte besuar gjer në fund rrenën e vet dhe provë për këtë është data e tij e vdekjes, e regjistruar në gur varrin e tij: 13 Gusht 1958, saktësisht 45 vjet pas “kurorëzimit” të tij. Pse ta zgjidhte atë ditë për të vdekur, apo mos e ka sajuar dhe atë?


SPORT • E premte 16 gusht 2013

Mesi shqetëson Barcelonën në prag të kampionatit Leo Mesi është dyshimi më i madh për Barcelonën në prag të fillimit të kampionatit spanjoll kundër Levantes. Lojtari vijon të stërvitet i veçuar nga pjesa tjetër e grupit për shkak të një problem të hasur në Malajzi, ku mungoi në ndeshjen e fundit. Mesi ka ndjerë një dhembje, por të gjithë menduar se ishte shkaktuar nga mbingarkesat e mëdha në stërvitje. Mirëpo mungesa edhe në miqësoren mes Italisë dhe Argjentinës

i ka shtuar më shumë dyshimet për gjendjen e tij. Mesi ishte në Romë thjesht për të takuar Papa Françeskun e Parë, por nuk ka luajtur dhe në mbrëmje është kthyer në Barcelonë. Po ashtu edhe mëngjesin e djeshëm nuk është parë në stërvitje. Të gjitha këto janë shenja se lojtari vijon të ndjejë shqetësime në muskuj. Kujtojmë se Mesi e mbylli sezonin e kaluar i dëmtuar. Megjithatë problemet e fundsezonit të kaluar nuk

kanë asnjë lidhje me gjendjen aktuale të argjentinasit. Në këtë rast aktivizimi ose jo i tij në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Levantes do të vendoset nga vetë lojtari. Jo vetëm kaq, pos kampionatit, tri ditë më pas Barcelona do të udhëtojë për në Madrid për të luajtur finalen e parë të Superkupës së Spanjës përballë Atletikos së Madridit dhe ndoshta trajneri Tata Martino kërkon të tregohet sa më i kujdesshëm me “pleshtin”.

DE BIAZI PRANË RINOVIMIT Trajneri Xhani De Biazi ka drekuar me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ku është folur për rinovimin e kontratës. Mësohet se takimi ka qenë i suksesshëm dhe gjasat janë që trajneri italian që vazhdojë të drejtojë kombëtaren tonë edhe për një 2-vjeçar tjetër.

T

rajneri Xhani De Biazi ka drekuar me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ku është folur për rinovimin e kontratës. Mësohet se takimi ka qenë i suksesshëm dhe gjasat janë që trajneri italian që vazhdojë të drejtojë kombëtaren tonë edhe për një 2-vjeçar tjetër. Takimi midis trajnerit të kombëtares dhe presidentit të FSHF-së është zhvilluar në kuadër të rinovimit të kontratës, por edhe për të biseduar për dy ndeshjet e radhës, që kanë kuqezinjtë në vazhdën e eliminatoreve për Botërorin 2014. Detaje nga ky takim nuk janë dhënë nga asnjë prej palëve, por nga burime pranë tyre mësohet se ata janë shumë afër marrëveshjes. Mesa duket, gjithçka do të mbyllet shumë shpejt, pasi të dy plate janë të interesuara që të mos ta zgjasin shumë çështjen e rinovimit. De Biazi dëshiron që të ketë të qartë të ardhmen e tij me kuqezinjtë, pasi nëse do të qëndrojë atëherë do të ndërtojë edhe projektin e tij me kombëtaren tonë mbi baza afatgjata, duke hedhur themelet që tani për Kampionatin Europian. Po kështu edhe Duka, duke parë rezultatet pozitive të trajnerit italian ka dëshirë të të mbyllë sa më shpejt kontratën e re për të, sepse në rast të një suksesi të mëtejshëm, drejt De Biazit mund të vijnë oferta më të majme dhe në këtë mënyrë çmimi i tij mund të rritet. Për këto arsye dhe duke qenë se të dy burrat gëzojnë respekt reciprok palët janë shumë pranë një akordi që do ta lidhte edhe për dy vite italianin me Shqipërinë. Berisha: Lacio çështje orësh Etrit Berisha dhe Lacio, pritet të zyrtarizojnë bashkëpunimin në orët në vazhdim. Portieri i kuqezinjve, ashtu siç kishte thënë të mërkurën në prag të ndeshjes

23

Kukësi prezanton Bratiçin Kroati Davor Bratiç, që i është bashkuar projektit për të çuar titullin kampion në Kukës, ka hedhur dje edhe zyrtarisht firmën për klubin verilindor. Drejtuesit e Kukësit kanë bërë dje prezantimin e blerjes së tyre më të re. Mjaft entuziast për këtë blerje është shfaqur presidenti Safet Gjici ndërkohë për drejtorin teknik Sulejman Starova afrimi i Bratiç, do të rrisë cilësinë e skuadrës dhe për këtë arsye do të pritet shumë mirë edhe nga futbollistët e tjerë të klubit verilindor. Nga ana tjetër Davor Bratiç, është shprehur i kënaqur për zgjedhjen e re të bërë prej tij, pavarësisht se në një masë të madhe ka qenë e kondicionuar nga situata e kohëve të fundit tek Flamurtari. Megjithatë Davor Bratiç nuk do të mund të japë kontributin e tij për Kukësin në Europa League, në sfidën e dyfishtë kundër turqve të Trabzonspor, pasi firma e tij me Kukësin ka ardhur përtej limitive për t’u federuar në UEFA.

Ronaldo: Nuk ja vlen të flasësh për Murinjon Askush nuk kishte dyshime se raportet mes Kristino Ronaldos dhe Zhoze Murinjos në Madrid kishin kohë që kishin pësuar një çarje të madhe, të parikuperueshme. Ka mjaftuar largimi i trajnerit portugez për në Angli tek Çelsi që tashmë “lufta e fshehur” mes tij dhe mesfushorit portugez të Realit të Madridit të kthehet në një përballje frontale. Deri aty sa ata të mohojnë njëri-tjetrin. Që nga Portugalia ku ndodhej i grumbulluar me kombëtaren portugeze, mesfushori i madrilenëve ka lëshuar fjalë të ashpra në adresë të ishtrajnerit të tij. Ka qenë gazeta portugeze “O Jogo” që ka publikuar një frazë të Kristiano drejtuar teknikut portugez të Çelsit. “Nuk dua të flas për asgjë në lidhje me këtë person nuk ia vlen barra qeranë”, ka deklaruar Ronaldo. Kjo është dhe deklarata më e ashpër e lëshuar deri më tani nga mesfshori në adresë të ish-trajnerit të tij. Në fakt gjithçka ka nisur vetëm disa javë më parë kur trajneri i Çelsit, Zhoze Murinjo kishte ironizuar me Kristiano Ronaldon. Akuzat e Murinjos Askush nuk është në gjendje ta thotë se cila është e vërteta e përplasjes mes Ronaldos dhe Murinjos. Por të gjithë pranojnë se midis dy portugezëve që deri disa javë më parë punon së bashku tek Reali i Madridit krisja kishte kohë që kishe dhënë shenjat e saj. Sikurse askush nuk është në gjendje të shpjegojë deklaratën e Murinjos lëshuar nga SHBA-ja ku në referencë të Ronaldos deklaronte se Ronaldo i vërtetë është ai Brazilian, duke iu referuar “Fenomenit” Luiz Nazario Da Lima, Ronaldo. Murinjo e ka kundërshtuar hapur faktin se një deklaratë e tillë është bërë për të ofenduar portugezin. Por duket se Kristiano e njeh shumë mirë Murinjon dhe nuk ka vonuar ta sulmojë. Ançeloti Pasi ka sulmuar ashpër Murinjon, Ronaldo është ndalur te trajneri i ri i ekipit, Karlo Ançeloti, që duket se i ka kthyer besimin dhe kënaqësinë e të luajturit me Realin e Madridit. “Më pëlqen mënyra se si punon Ançeloti, është një njeri dhe një trajner i madh. Ishte i fundit që më pyeti për se gëzova aq shumë pas golave ndaj Çelsit”, ka thënë Kristiano.

Runi nuk lëviz nga Junajtid Uejn Runi duket se do të mbetet ende në skuadrën angleze, Mançester Junajtid. Në lidhje me të ardhmen e Runit në tek Mançesteri, ka folur edhe vet trajneri i ekipit, David Mojes. “Ne u kemi thënë të gjithëve se lojtari nuk është në shitje. Unë mbrëmë shikova ndeshjen dhe besoj se gjatë 65 minutave ai luajti mjaft bukur. Dua ta shoh se si do luaj ai me ne kur të kthehet këtu”, ka thënë Mojes pas ndeshjes mes Anglisë dhe Skocisë.

me Armeninë, pritet të kalojë tek Lacio. Lajmi ka ardhur nga vetë futbollisti, por edhe mediet suedeze dhe italiane. Vetë Berisha për revistën javore të Lacios është shprehur se: “Mund të konfirmoj se agjenti im është në Romë dhe po mbyll çdo gjë me Lacion. Do të jem lojtar i kësaj skuadre në orët në vazhdim”, është shprehur Etrit Berisha për marrëveshjen në fjalë. kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

Ndërkaq në lidhje me kontratën me Kievon ai ka pohuar se: “Gjithçka është zgjidhur më së miri dhe s’dua të flas më për këtë çështje në lidhje me Kievon. Di të them vetëm se unë firmosa parakontratë dhe ndaj s’mund të jetë e vlefshme. S’do të pres janarin, gjithçka do të zgjidhet më shpejt”, shpjegon ai. Por, konkretizimi i gjërave do të vijë se Lotito është duke menduar të japë 300 mijë euro për

kartonin e tij tek Kalmari, që ta lëshojë përpara kohe. Shkurt Etrit Berisha është shumë pranë firmës me Lacion. Portieri i kuqezinjve tashmë duhet të firmosë dhe të vazhdojë aventurën e tij në kampionatin Italian. Në ditët në vazhdim madje pritet firma e tij dhe nëse një gjë e tij ndodh atëherë ai do të jetë shqiptari i tretë në këtë ekip pas Lorik Canës dhe Tomas Strakoshës.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Junajtid ferrë Barcelonës për Fabregas Ndodh që pikërisht atëherë kur mendohej se ke mbyllur gjithçka të hapen probleme. Kështu ka ndodhur me mesfushorin e Barcelonës, Çesk Fabregas, i cili vijon të ndiqet këmbakëmbës nga Mançester Junajtid. Ndonëse deri më tani britanikët kanë marrë vetëm refuzime nga Barça, ata shpresojnë se deri në mbylljen e dritares së transferimeve të verës të bindin Fabregasin të rikthehet në Angli. Çesk pëlqehet së tepërmi nga trajneri i Junajtid David Mojes, që i ka kërkuar klubit të bëjë një sforco financiare për të mbërritur te Fabregas.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E premte 16 gusht 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.