gazeta Metropol, lajme

Page 1

»12-13

Art dhe letërsi

Fotaq Andrea me një ekspozitë studimore për shqiptarët E mërkurë

16 maj 2012

Viti VIII, Nr. 2666 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Në Kuçovë

Bisedimet sekrete për U arrestua gabimisht zgjedhjen e Presidentit nga CIA nis gjyqin

Rama: PD po blen deputetë nga PS për t’i marrë votat, mblidhet kryesia. Selia Blu: Mund të ketë rrjedhje votash nga socialistët »3

në Strasburg

»7

Tokat e 7501

Afatet për regjistrimin e sipërfaqes verifikimet Koncensionet, KLSH zbardh 1.8 miliardë lekë dëm për një vit

Ndryshojnë propozimet fillestare të qeverisë. Rishikohen masat për rastet e marrjes së tokës më shumë nga çfarë e parashikonte ligji. Kush do të favorizohet dhe cilët rrezikojnë të humbasin nga nisma. PS: Po penalizohen ishpunonjësit e ndërmarrjeve bujqësore

Abuzimet zbulohen në kontratat e nënshkruara për minierat dhe për HEC-et. Favorizime firmave për të mos...

»5

»2

Bulevardi i ri Kompanitë ndryshojnë detajet e fundit për ndërtesat »9

Shpresa te vota në seancën e 24 majit

»4

Dështon reforma elektorale, pikat ku u ndanë palët Intervista, Flamur Kuçi

Me planin e ri Tirana do të ndahet në 5 pole zhvillimi Drejtuesi i grupit teknik për territorin e kryeqytetit flet mbi pikat delikate dhe ndryshimet radikale në katër vjet »8

Taksisti i vrarë

Flet babai: Po s’u dënuan përjetë, bëjmë vetëgjyqësi Reagimi i familjarëve pas vendimit të dhënë për liri me kusht mbi dy të ndaluarit dhe mbylljen me 41 vite të tjerëve...

Koment Nga Arian Galdini

LGBT: Lëvizje mendjehapur? Nga Fatmir Libohova

»9

»11

Tamburet që mbrojnë shtetin

»11


02

«

POLITIKE E mërkurë 16 maj 2012 •

MIRATOHET DRAFTI PËRFUNDIMTAR I MINISTRISË SË BUJQËSISË

Tokat e 7501-it, fermerët kanë 17 muaj kohë për regjistrimin

Topalli pret kryeparlamentarin turk

Gjithçka që Shqipëria të ketë vendin që meriton 100 vjet pas pavarësisë, Turqia konsiderohet më shumë se një partner strategjik për Shqipërinë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun turk Cemil Çiçek, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi se janë dhjetëfishuar investimet turke në vend, duke u kthyer në një partner të rëndësishëm ekonomik dhe jo vetëm politik. Nga ana e tij kryeparlamentari i Turqisë vlerësoi rolin e Shqipërisë në Ballkan, rol të cilin shteti i tij do ta mbështesë. “Uroj që pavarësia e Shqipërisë të jetë e përjetshme. Për ne është shumë e rëndësishme paqja në Ballkan. Sa më shumë të thellohen marrëdhëniet, aq më shumë kontribuojmë për paqen në rajon. Turqia do

të bëjë përpjekjet maksimale që Shqipëria të zërë vendin që meriton. Shembull është anëtarësimi i saj në NATO. Midis dy vendeve nuk ka asnjë problem politik, pra do të thotë se nuk ka asnjë pengesë edhe për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike”, - deklaroi Cemil Çiçek, kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë. Kryetarja Jozefina Topalli e cilësoi këtë vizitë si dëshmi të marrëdhënieve të forta miqësore që vendet kanë mes tyre dhe vlerësoi se Turqia është një nga partnerët strategjikë të Shqipërisë. Ndërkaq kryeparlamentarja Topalli së bashku me Cicek dhe delegacionin parlamentar që e shoqëron do të zhvillojnë një vizitë në Shkodër.

Meta përfundon vizitën në Vendet e Ulëta

“PS të kontribuojë që Shqipëria të marrë statusin” Shumë pronarë tokash bujqësore zotërojnë vetëm aktin e përdorimit të tokës, edhe pse janë pronarë të saj. Për të mos krijuar mbivendosje me procesin e legalizimeve apo me procesin e kthimit e kompensimit të pronave, ligji ndalon dhënien e akteve të pronësisë për pronat e regjistruara në regjistrin e pasurive të paluajtshme si pronë private për tokat bujqësore që janë përfshirë në procesin e legalizimeve apo për tokat që janë objekt i konflikteve gjyqësore.

Në mbledhjen e komisionit për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për miratimin e ligjit për kalimin në pronësi të tokave të ish-NB-ve, deputetët e PD-së Lajla Pernaska, Fatbardh Kadilli dhe Florion Mima ishin të pranishëm në vend të Enkelejd Alibeajt, Dashnor Sulës dhe Tritan Shehut. Sipas nenit 21 të Rregullores, “Kuvendi mund të ndryshojë përbërjen e komisioneve të përhershme duke ruajtur përpjesëtimin që zënë grupet parlamentare në Kuvend”

KUORURMI

T

ë gjithë fermerët që kanë në zotërim tokë bujqësore, por që nuk kanë tapi, kanë afat deri më 1 tetor të vitit të ardhshëm të plotësojnë dokumentacionet dhe të kryejnë procedurat për pajisjen me tapi pronësie nga kryetarët e komunave ose të bashkive. Pas kësaj date ligji shfuqizohet dhe të gjithë personat që nuk kanë kryer procedurat e regjistrimit në pronësi të tyre tokat bujqësore të ish-NB-ve humbasin përfundimisht të drejtën e pronësisë për këto toka. Është ky vendimi i marrë dje në mbledhjen e radhës nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve, që miratoi pa praninë e opozitës projektligjin “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokave bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, të familjeve bujqësore ose individëve që e kanë në përdorim”. Ministria e Bujqësisë paraqiti dje në Komisionin e Ligjeve projektligjin përfundimtar, i cili pritet të zgjidhë në mënyrë përfundimtare dhënien e akteve të pronësisë pa shpërblim për ata që kanë përfituar tokë bujqësore, por që kanë vetëm aktin e përdorimit. Në vlerësimin e Ministrisë ndryshimet i japin zgjidhje ngërçit të krijuar me tokat bujqësore, ku për shkak të mungesës së akteve të pronësisë bllokohen investimet. Shqyrtimi i vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore është diskutuar edhe më parë në Kuvend, por varianti i parë iu rikthye për shqyrtim qeverisë me argumentin se linte hapësira abuzimi. Projektligji parashikon se pronarët e tokave bujqësore që e kanë përfituar atë me ligjin 7501, por që nuk kanë aktin e pronësisë, do të mund të marrin pronësinë e plotë gjatë një viti, konkretisht

KONFLIKTET

Herion Mesi

DEBATE MBI KATEGORINË E PËRFITUESVE TË TOKËS

PS: Ligji penalizon shumë ish-punëtorë të NB-ve Në seancën e paradites të shqyrtimit nen për nen të projektligjit të Ministrisë së Bujqësisë opozita në Komisionin e Ligjeve u shpreh kundër draftit të qeverisë për dhënien e pronësisë pa shpërblim të tokave bujqësore për fermerët që e kanë përdorur. “Duke u nisur nga fjalia që ky ligj nuk sjell rregulla, por përmbyll procesin. Me çfarë e lidh përfitimin ligji bazë, që do të vazhdojë të banojë edhe sot banori atje, apo me gjendjen civile të ’92-shit. Nuk kërkohet pabarazi, sepse nuk jetojnë më aty, mund ta kenë shitur apo ta kenë tokën, pra 20% do të rregullohet me këtë ligj, duke i parë të lidhur me gjendjen civile, mos po krijoni dy standarde. 20% e njerëzve, jo për

kanë afat deri më 1.10.2013. Projektligji u jep të drejtë krerëve të pushtetit vendorë që të plotësojnë dokumentacionin që nuk e kanë plotësuar pas viteve ’90 komisionet e atëhershme të ndarjes së tokës bujqësore. Pas këtij procesi parashikohet regjistrimi i menjëhershëm i pronës në regjistrin e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Sipas

fajin e tyre, por të shtetit, nga përdorimi në pronësi në këtë formë i hiqet kjo e drejtë njerëzve që kanë lëvizur dhe s’kanë gjendje civile. Kemi raste që e kanë shitur, të bëjmë një standard barazie”, – tha deputetja e PS-së Shegushe Ligori. Por ky qëndrim është kundërshtuar nga kryetari demokrat i Komisionit Ilir Rusmali. “Ky ligj u jep të drejtë atyre që kanë ngelur pa marrë, çdo gjë tjetër është moskuptim, çdo gjë tjetër, po ta çojmë edhe në ekstrem, mund të jetë edhe keq dashje”, - tha Rusmali. Ndërsa specialisti i Ministrisë së Bujqësisë u shpreh se “tokën duhet ta kenë aktualisht edhe sot e kësaj dite në përdorim dhe të ushtrojnë aktivitet bujqësor”.

draftit, u ngarkohet e drejta kryetarëve të fshatrave, kryesive të tyre ose bashkive dhe kryetarëve të komunave të realizojnë procesin e evidentimit, përcaktimit e saktësimit të përdoruesve realë të tokës, vendndodhjen e saj, sasinë dhe kufitarët për çdo përdorues, ndërsa këshilli i komunës do të jetë organi vendimmarrës, i cili shqyrton informacionin e

mësipërm së bashku me pretendimet e mundshme. Vetëm pas kësaj vendimmarrjeje do të fillojë procesi i plotësimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi nga kryetari i komunës sipas një procedure të mirëpërcaktuar. Nesër në seancën plenare drafti i qeverisë për pronësinë për tokat bujqësore pritet që të marrin votëbesimin e ligjvënësve shqiptarë.

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka përfunduar vizitën e tij në Vendet e Ulëta, ku zhvilloi një sërë takimesh politike me qëllim rritjen e bashkëpunimit politik mes LSI-së dhe forcave politike të këtij vendi themelues të BE-së. Gjatë takimit me eurodeputetin liberal Hans van Balen, Meta u shpreh se Shqipëria po përjeton zhvillime pozitive politike kohët e fundit dhe se, nëse ecet me ritme më të shpejta në realizimin e reformave, ajo do ta meritojë statusin e kandidatit brenda vitit 2012. Meta kërkoi mbështetjen e eurodeputetit Van Balen në strukturat e Parlamentit Europian për statusin e vendit kandidat, duke kujtuar njëkohësisht

se pas liberalizimit të vizave shqiptarët u sollën si qytetarë të vërtetë evropianë. Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se Shqipëria është në rrugën e duhur, por megjithatë nevojitet ritëm më i shpejtë për të mos humbur më tepër kohë dhe energji. Deputeti socialist Van Bomel vlerësoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt integrimit, duke theksuar se zgjerimi i BE-së është i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit. Duke prekur zhvillimet e fundit politike në vend Meta theksoi se duhet rritur shpejtësia e reformave për marrjen e statusit. Në këtë kuadër ai kërkoi mbështetjen e Partisë Socialiste për miratimin e statusit të vendit kandidat brenda vitit.

Manifestimi i LGBT-së, reagon Spahia

“Ambasadori holandez të largohet, fyeu deputetët” Kryetari i PLL-së Ekrem Spahia, njëkohësisht zv.ministër i Mbrojtjes, ka kërkuar dje shpalljen i padëshirueshëm të ambasadorit holandez në vendin tonë. Referuar debateve për zhvillimin e paradës së LGBT-ve në Tiranë, Spahiu tha se etiketimi që ambasadori i Holandës u bëri deputetëve dhe zyrtarëve të lartë shqiptar në vendin ku shërben është një incident i rëndë diplomatik dhe fyerje e dinjitetit të shtetit dhe institucioneve që nuk mund të tolerohet. “Prandaj Lëvizja e Legalitetit kërkon që ambasadori aktual holandez të shpallët person i padëshirueshëm (non grata) dhe të largohet nga Shqipëria”, - kërkoi kreu i PLL-së. Pavarë-

sisht kritikave Spahia ritheksoi qëndrimin e tij kundër homoseksualizmit, si një sëmundje shoqërore, që përhap fenomene të dëmshme për shoqërinë shqiptare e që bien ndesh me moralin tonë shoqëror. “Qëndrimi mospranues i PLL-së ndaj homoseksualizmit buron prej parimeve tona dhe ne e mbajmë këtë qëndrim duke pranuar pa asnjë hezitim kostot tona. Para se të mendojmë për pushtetin apo shijen që mund të lëmë në korridoret e ndonjë kancelarie, ne u qëndrojmë besnik bindjeve tona dhe interesave afatgjata të qytetarëve shqiptarë”, - tha ai. Duke iu rikthyer paradës homoseksuale të 17 majit në Tiranë, Spahia i kërkoi Policisë së Shtetit që të mos japë leje për këtë manifestim.


POLITIKE • E mërkurë 16 maj 2012

»

03

“Nuk pranojmë asnjë kandidat nga Partia Demokratike. As nuk synojmë të imponojmë asnjë emër nga Partia Socialiste, sepse nuk duam thjesht një president që të mos jetë nxjerrë nga barku i oborrit të Saliut, por duam një president që të mos jetë noter i cilësdo parti, përfshirë edhe Partinë Socialiste...”

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT, PS MBLEDH KRYESINË DHE GRUPIN PARLAMENTAR

Rama: Berisha tentoi të blejë dy deputetë Reforma zgjedhore të mbyllet brenda afatit, rishikimi i sistemit pret Albana Lika

P

artia Socialiste ka akuzuar dje Kryeministrin Sali Berisha se po tenton të blejë votat për kandidatin për president. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, para grupit parlamentar dhe mbledhjes së kryesisë tha se dy deputetët të tij janë joshur me para për të dhënë votën e tyre pro kandidatit të PDsë për postin e kryetarit të shtetit. “Mbrëmë dhe të shtunën mbrëma dy deputetë socialistë janë vendosur përpara ofertës në para të të dërguarve të Kryeministrit për të dhënë votën e tyre për kandidaturën e Partisë Demokratike për president të Republikës. Po e them publikisht këtë fakt për të ndarë shqetësimin se pala tjetër nuk po shfaq asnjë shenjë vullneti për të vënë interesat e vendit mbi interesat e saj. Nuk po reflekton asgjë”, tha Rama në krye të fjalës së tij të gjatë. Ai deklaroi gjithashtu se kjo është një praktikë e njohur tashmë e Kryeministrit, duke përmendur rastet kur sipas tij Kryeministri kërkonte të çante me para në dorë grupin parlamentar të PS-së gjatë periudhës së bojkotit të Kuvendit, si dhe kur duhej të zgjidhej presidenti i Republikës në vitin 2007. Kryesocialisti, pasi ka përmendur kriteret për presidentin e ardhshëm, ka konfirmuar se partia që ai kryeson nuk do të mbështesë kandidatin e PD-së, por as do të imponojë kandidatin e saj. “Nuk pranojmë asnjë kandidat nga Partia Demokratike. As nuk synojmë të imponojmë asnjë emër nga Partia Socialiste, sepse nuk duam thjesht një president që të mos jetë nxjerrë nga barku i oborrit të Saliut, por duam një president që të mos jetë noter i cilësdo parti, përfshirë edhe Partinë Socialiste. Mesazhi ynë për të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, qofshin të majtë, të djathtë, të pavarur, është ky: duam një president për të gjithë ju”, - tha Rama. Për t’ia arritur kësaj, Rama tha se PS-ja do

RRUGA NËPËR TË CILIN KALON ZGJEDHJA E PRESIDENTIT

Kushtetuta, pesë raundet dhe shumica e kërkuar Neni 87 i Kushtetutës përcakton në gjashtë pika procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, në pesë raunde votimi. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i rregullt edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të

mësipërme. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet president kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave. Votimi i pestë zhvillohet vetëm midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në votimin e

KOMUNIKIMI

RIFORMULIMI

“Ne kemi komunikuar dhe do të vazhdojmë të komunikojmë me çdo palë që është e gatshme të komunikojë me ne: LSI-në , PDIU-në, PD-në, FRD-në apo PBDNJ-në. Shqiptarëve u duhet mesazhi i qartë se partitë politike dhe liderët e tyre janë në gjendje të ndajnë interesat e palëve nga interesat kombëtare dhe publike të të gjithë shqiptarëve, si palë e interesuar për t’u bërë pjesë e BE-së, të popujve të këtij kontinenti.”

të komunikojë me çdo forcë politike që është në Kuvend deri në fund të këtij procesi kushtetues. Përfundimi i reformës zgjedhore brenda afatit ishte një tjetër shqetësim i kryetarit të socialistëve. “Reforma zgjedhore është një prioritet i vendosur nga Bashkimi Europian dhe i kërkuar me ngulm nga partnerët tanë strategjikë në një zë, të cilët kanë theksuar vijimërisht se duhet të përmbushet

katërt. Në rast se ka më shumë se dy kandidatë me të njëjtin numër votash, kandidati që merr pjesë në votim caktohet me short. Në rast se pas votimit të katërt nuk ka mbetur asnjë kandidat në konkurrim, për këtë votim mund të paraqiten kandidatë të rinj. Kur paraqiten më shumë se dy kandidatë, votimi zhvillohet midis dy kandidatëve që kanë siguruar numrin më të lartë të deputetëve propozues. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet.

“Administrimi. Nuk besoj se ka shqiptar që të mos mirëkuptojë qëndrimin tonë se KQZ-ja duhet të riformulohet dhe pa dyshim të zgjidhet mbi bazën e riformulimit. Ne e kemi gati dhe e kemi shtruar në tavolinën e punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore edhe zgjidhjen e kompromisit lidhur me administrimin. Një zgjidhje që besojmë se kënaq palët, por në radhë të parë qetëson publikun, qetëson edhe çdo votues.”

përpara se Kuvendi të angazhohet me procedurat e zgjedhjes së presidentit të Republikës”, - tha ai, duke deklaruar se janë të gjitha gjasat që procesi të mbyllet me sukses. Për sistemin zgjedhor PS-ja sugjeron diskutimin e kësaj çështjeje në një kohë të mëvonshme, pas mbylljes fillimisht të paketës për reformën. “Ka një angazhim politik të të gjitha palëve dhe të të gjithë kryetarëve të partive politike për të

diskutuar mbi mundësinë e korrektimit të sistemit në funksion të një barazie më të arsyeshme të votës dhe të përmbushjes së kërkesave legjitime të të gjitha partive të vogla. Jemi gati për këtë diskutim, por dua të theksoj se ky është një diskutim për të cilin ka kohë. Për atë çka nuk ka kohë është përmbyllja e gjithë paketës së rregullave të lojës për zgjedhjet e ardhshme”, - përfundoi Rama.

REAGIMI PD i përgjigjet PS-së

Bardhi: Rama t’i dorëzojë provat në Prokurori

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas akuzave të kryetarit të Partisë Socialiste, Rama, për blerje të votave të deputetëve të tij nga Kryeministri i vendit, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Zëdhënësja e selisë blu, Silvi Bardhi, përmes një konference për mediet i ka sugjeruar kryesocialistit Rama që akuzat e tij t’i paraqesë në prokurori dhe të mos hedhë shashka, siç i quajti ajo. Në të kundërt, duke ironizuar Bardhi tha se një ditë do të dëgjojmë nga Rama se kryeministri po tenton të blejë edhe atë vetë. “Sot Edi Rama lëshoi shashkën e radhës dhe akuzoi pa emra për përpjekjen që sipas tij Partia Demokratike ka bërë për të korruptuar deputetë të tij. Partia Demokratike, duke hedhur poshtë këto akuza vulgare, produkt i një fantazie të sëmurë, i kërkon zotit Rama që çdo provë, fakt apo të dhënë për cilindo ta paraqesë në Prokurorinë e shtetit, si një detyrim madhor për luftën kundër korrupsionit politik, në të kundërt kjo akuzë mbetet një gënjeshtër e radhës e bazuar në mashtrim”, - deklaroi Bardhi në emër të partisë më të madhe të mazhorancës. Akuzat dhe kundërpërgjigjet mes dy kampeve për tentativa për blerjet e votave të deputetëve për të mbështetur kandidatë për zgjedhjen e kreut të shtetit vijnë 10 ditë para nisjes së procesit kushtetues.


04

«

Instalimi i teknologjisë elektronike për identifikimin votuesve në ditën e votimit dhe numërimi elektronik i votave është i pamundur për t’u aplikuar në zgjedhjet elektorale të vitit të ardhshëm. Është ky vlerësimi i bërë dje gjatë një interviste dhënë për mediet nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart. Sipas tij, është kjo arsyeja pse ODIHR-i, ndryshe nga konsensusi PD-PS në Komisionin për Reformën Zgjedhore, rekomandoi që ky sistem i ri të nisë të zbatohet pas 2013-s. “Kur fut në përdorim një sistem të ri që kërkon marrjen e hapave kompleksë, këtyre hapave u duhet dhënë koha e nevojshme, duke krijuar kështu gradualisht edhe kapacitetet për instalimin e një sistemi të tillë kompleks. Dhe koha për këtë, duke iu kthyer sërish akrepave të orës, po ecën, gjërat po ndryshojnë dhe duhen ndërmarrë shumë hapa finalizues për vënien në

POLITIKE E mërkurë 16 maj 2012 •

AMBASADORI I OSBE-SË NË NJË INTERVISTË DHËNË DJE APELOI PËR BASHKËPUNIM MES PALËVE

Volfart: Numërimi elektronik është i parakohshëm për 2013 “Këtyre hapave u duhet dhënë koha e nevojshme për të krijuar kapacitetet” APELI I AMBASADORIT Ambasadori i OSBE-së në Tiranë e konsideroi tashmë fakt të kryer shtyrjen e punimeve të Komisionit për Reformës Zgjedhore për shkak të munguese së konsensusit mes palëve. “Unë do të ftoja për një veprim të qartë dhe të shpejtë, pasi nevojitet qartësi për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme dhe akrepat e orës po afrohen. Qytetarëve të zakonshëm mund t’u duket se deri në zgjedhje ka kohë, por është shumë e rëndësishme që të bëhen përgatitjet, të cilat kanë nevojë për kohën e tyre. Kjo është punë teknike dhe nuk duhet të jetë nën asnjë lloj ndikimi politik. Nëse politikanët mund ta garantojnë këtë, në rregull. Nëse nuk e garantojnë, ata duhet të shohin të gjitha pikëpyetjet dhe pasojat e tyre dhe t’ua lënë në dorë qytetarëve që të reagojnë siç duhet. Të gjithë, jo vetëm në Shqipëri, duhet ta marrin këtë parasysh”, - apeloi Volfart.

zbatim të këtij sistemi edhe këtu në Shqipëri. Pra, ajo çka bëri ODIHR-i ishte dhënia e një këshille bazuar në përvojën e tij për të garantuar sukses. Suksesi është ajo çka meriton Shqipëria, suksesi është ajo që u nevojitet qytetarëve sh-

qiptarë. Kjo është gjithashtu edhe ajo çka do t’i nevojitet edhe parlamentit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare për të mos pasur përsëri dyshime dhe bllokime. Pra, nevojitet një sukses, dhe kz vjen me një qasje hap pas

hapi, duke mos i bërë të gjitha gjërat në të njëjtën kohë”, - u shpreh dje Volfart. Ambasadori i OSBE-së lidhur me debatin për aplikimin e formulës që përfshin presidentin e institucionet e tjera në përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së; formulë

e cila ka përçarë dukshëm deri tani komisionin e reformës, theksoi se “propozime të tilla nënkuptojnë kthimin, të paktën pjesërisht, në sistemin e mëparshëm, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk emërohej vetëm nga partitë. Ka arsye

të mira për këtë, por kjo gjë është ndryshuar nga vetë partitë nëpërmjet vendimit të tyre të fundit. Ajo çka i duhet Shqipërisë është që të shohë përpara për t’i marrë vendimet nga një perspektivë afatgjatë dhe jo të ndryshojë gjithçka në çdo kohë sipas dëshirës së njerëzve. Ajo që vendi duhet të shohë është një Komision Qendror Zgjedhjesh që bën një punë të mirë teknike pa ndërhyrje, sepse ndërhyrjet në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërsa ata janë në proces pune është pothuajse njësoj sikur të ndërhysh në punën e policisë apo të ndërhysh në vendimin e gjykatës”, - tha ambasadori Volfart.

PALËT NË KOMISIONIN E REFORMËS ZGJEDHORE NUK BIEN DAKORD PËR ANKIMIN DHE KQZ-në

Dështon në hapat e fundit reforma zgjedhore Komisioni nuk kërkon shtyrje të afatit. Raporti do të diskutohet në Kuvend BRUKSEL

Herion Mesi

D

ita e djeshme ishte afati i fundit që Komisioni për Reformën Zgjedhore të mbyllte kodin e ri elektoral. Por ngërçi që ka bllokuar palët është fokusuar në formatin dhe zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së si dhe procesin ankimor. Pas më shumë se dy orësh diskutime dhe debate të ashpra mes palëve në Komisionin për Reformën Zgjedhore, PD-ja e PS-ja nuk kanë rënë dakord për ankimin e zgjedhjeve. Socialistët nga ana e tyre kërkuan që të hapen kutitë pas kërkesës të bërë nga dy anëtarë të KQZ-së, ndërsa demokratët këmbëngulën që hapja e kutive të bëhet pas fakteve dhe provave të mbledhura për shkelje. Ndërkohë të dyja palët ndahen edhe në një tjetër pikë, që i përket kapitullit të KQZ-së. PS-ja propozon që KQZ-ja e re të nisë punën menjëherë sapo të miratohet në Kuvend, por demokratët kujtojnë faktin se shtatë anëtarët aktualë të KQZ-së kanë mandat deri në dhjetor dhe, nëse atyre u ndërpritet mandati më përpara, kjo është një shkelje e Kushtetutës. Ndërkohë mësohet se Komisioni nuk ka kërkuar shtyrje të afatit të dhënë nga Kuvendi për realizimin e reformës. Në këtë kuadër pritet që gjatë ditës së nesërme ky komision t’i dorëzojë raportin përfundimtar Kuvendit, ku për nenet që është rënë dakord do të propozohet për votimin e tyre në seancën plenare të së enjtes. Ndërsa për nenet që mungon konsensusi palët kanë lënë mundësinë e hapur për diskutimin e tyre gjatë ditës së sotme deri para nisjes së

BE kërkon përshpejtimin e reformës zgjedhore

Fyle: Të mbarojë përpara 24 majit, kur fillon zgjedhja e Presidentit

votimit në Kuvend, që do jetë nesër. Më pas komisioni do të dorëzojë raportin e tij, i cili për nenet e pamiratuara do tëjenë sërish ligjvënësit që do të vendosin për vijim të bisedimeve apo mbylljen e tyre, që do të shënonte dhe përmbylljen e punës së komisionit, që u ngrit në mesin e nëntorit të vitit të kaluar. Numërimi elektronik Gjatë mbledhjes së djeshme është diskutuar edhe për çështjen e përdorimit të teknologjisë së re për identifikimin e votuesve gjatë ditës së votimit si dhe numërimin elektronik, propozime këto të

bëra pak ditë më parë nga ekspertët e ODIHR-it. Eksperti i çështjeve zgjedhore në Partinë Demokratike Oerd Bylykbashi, i pyetur nga “Metropol”, konfirmoi se rekomandimet e fundit të ODIHR-it për mospërdorimin e teknologjisë elektronike për zgjedhjet e 2013-s do përfshihet nga palët në Kodin e ri Zgjedhor. Pak orë para fillimit të mbledhjes së pasdites së djeshme të Komisionit për Reformën Zgjedhore Bylykbashi u shpreh se “Komisioni i Reformës do t’i miratojë propozimet e ODIHR-it në lidhje me leximin elektronik të kartave të identitetit në ditën e votimit nga votuesit

dhe përdorimit të teknologjisë, pasi në radhë të parë nuk ka një qëndrim zyrtar nga ana e PS-së, por gjithashtu komisionit në vendimin e Kuvendit i është përcaktuar që do të pranojë çfarëdo mendimi që do vijë nga ekspertët e OSBEODIHR-it dhe Komisionit të Venecies”. Këto amendime për Bykybashin nuk janë propozime, por “janë vërejtje që duhen implementuar në Kodin e ri, pasi përderisa kemi rënë dakord që çdo ndërhyrje që i bëhet Kodit aktual duhet të konsultohet dhe miratohet nga këto institucione, e njëjta gjë ndodh edhe me propozimet në fjalë”.

Komisioneri europian për Zgjerimin, Stefan Fyle, ka kërkuar dje që reforma zgjedhore të përfundojë përpara zgjedhjes së presidentit të ri. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që reforma të përmbyllet përpara 24 majit. “Është e një rëndësie kritike që marrëveshja e nëntorit, përfshirë reformën zgjedhore, të përmbyllet para nisjes së procesit për zgjedhjen e Presidentit. Është me rëndësie kritike që të arrihet kjo përpara 24 majit, sepse është e vetmja mënyrë që paketa e nëntorit dhe finalizimi i saj të jetë pjesë e zgjidhjes, sepse në të kundërt kam frikë se paketa e nëntorit mund të bëhet pjesë e problemeve”, - tha komisioneri europian për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle, gjatë një dalje për mediet së bashku me delegacionin shqiptar që raportoi në Bruksel. Ndërsa për kryediplomatin shqiptar po aq e rëndësishme sa zbatimi afateve është dhe cilësia e ndryshimeve që duhet të shoqërojë reformën. “Sigurisht që afatet duhen respektuar, pasi janë të rëndësishme po aq sa cilësia e ndryshimeve në ligj. Me komisionerin ndamë vlerësimin se afati kohor nuk është një mur i palëvizshëm, me kusht që të japë rezultate dhe zgjidhje pozitive për disa çështje që mbeten pezull dhe për të cilat po diskutohet edhe sot”, - tha ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto. Nga ana e tij përfaqësuesi i opozitës Ditmir Bushati do të shprehej se në politikë 10 ditë janë më se të mjaftueshme dhe gjithçka mund të ndodhë. “Unë besoj se, nëse do të ketë vullnet politik, ne do të mund t’ia arrijmë shumë më shpejt se 24 maji”, - tha kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin Ditmir Bushati. Ndërsa për presidencën e Bashkimit Europian më e rëndësishme është zgjedhja e presidentit sipas tekstit dhe frymës së Kushtetutës. “Përgjigjja ime ndaj pyetjes nëse mjafton vetëm reforma zgjedhore është jo. Në lidhje me pyetjen nëse mund të arrihet statusi kandidat këtë vit mendoj se kjo varet nga Shqipëria dhe nga politikanët shqiptarë. Ne i kemi kërkuar Komisionit dy gjëra: njëra është të ndihmojë dhe lehtësojë procesin politik dhe tjetra të vëzhgojë progresin e bërë”, - tha Villy Sovndal, ministri danez i Punëve të Jashtme.


EKONOMI Koncensionarët kanë filluar punimet, pa plotësuar dokumentacionin teknik dhe ekonomik, gjë që ka sjellë dhe mungesën e një vlerësimi të saktë të realizimit të kushteve të kontratës, veçanërisht të investimeve dhe ecurinë financiare të koncensionarit në raport me aktivitetin ekonomik dhe tatimor të kryer për periudhën përkatëse. Madje, AKBN në mjaft raste ka bërë vlerësim subjektiv të vlerës së investimeve të pa mbështetur në dokumente.

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT PUBLIKON RAPORTIN 10-MUJOR TË KONTROLLIT

Koncensionet, 1.8 miliardë lekë dëme Abuzime me HEC-et dhe minierat. Jepen 23 masa administrative

K

ontrata fiktive, mungesë dokumentacioni dhe një dëm financiar në vlerën 1.8 miliardë lekë janë rezultatet e auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në fushën e koncensioneve në energjetikë dhe miniera. Kontrollorët e KLSH-së kanë inspektuar materialet e koncensioneve për periudhën nga 1 janari i vitit 2010 deri më 30 tetor 2011. Për sa i përket sektorit të koncensioneve në energjetike, nga audituesit e KLSH është kryer auditimi për grup koncesionesh ku përfshihen 86 hidrocentrale. Nga këto kontrolle kanë rezultuar një sërë mangësish proceduriale, duke filluar nga moskryerja e procedurës së negocimit të kontratave sipas

Tatimi i fitimit, Biznesi: Jo ndryshimit

ligjit, mosnënshkrimi i dokumenteve nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe deri në veprime fiktive dhe formale nga Njësia e Hartimit të Dokumenteve. Për 30 HEC-e në Ministrinë e Ekonomisë nuk disponohet asnjë lloj dokumentacioni ekonomik, megjithëse disa prej tyre janë në faza të ndryshme punimesh, duke vepruar kështu në kundërshtim me ligjin. Parregullsitë, shkeljet dhe mosllogaritja e penaliteteve si pasojë e moszbatimit të kushteve të kontratave në 73 koncensione, kanë shkaktuar mungesë në të ardhurat nga këto koncensione, me pasojë dëm ekonomik në vlerën 595 milionë lekë. Nga konkluzionet e grupit

Biznesi i Tiranës kundërshton propozimin e ministrit të Financave, për parapagimin me 4 këste të tatimit mbi fitimin. Aktualisht bizneset paguajnë 10 për qind të fitimit një herë në vit. Financat i kanë propozuar Këshillit Konsultativ të Biznesit, pagesën e këtij tatimi një herë në 3 muaj. Por Dhoma e Tregtisë së Tiranës jep argumentet pse e dëmton ky ndryshim biznesin. “Ne jemi kundër duke renditur dhe disa nga argumentet. Është parapagimi i të paktën 3-fish të shumës që shlyen sot çdo muaj tatim mbi fitimin. Duke mos njohur mirë gjendjen përfundimtare të të ardhurave dhe shpenzimeve

të kontrollit rezulton gjithashtu se nga mosarkëtimi i sigurimit të ofertës, llogaritet një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit në shumën 860,000 euro. Kurse, nga mossigurimi i aseteve mungesa e të ardhurave llogaritet në shumën 92,443 USD. Ndërkohë, KLSH ka konstatuar se së bashku me shkeljet e vërejtura në sektorin minerar, dëmi ekonomik arrin në vlerën 1.8 miliardë lekë. Për këto shkelje të konstatuara, KLSH ka propozuar 23 masa administrative dhe ka dërguar për kallëzim penal në Prokurori 5 punonjës të Ministrisë së Ekonomisë, mes të cilëve një Drejtor të Përgjithshëm, një drejtor drejtorie, 2 përgjegjësa sektori dhe një special-

ist. Po ashtu, KLSH ka kërkuar largimin nga shërbimi civil për 6 punonjës, nga të cilët dy janë punonjës aktualë. Për 3 punonjës është kërkuar ulje në detyrë për 1 vit, nga të cilët njëri është drejtor drejtorie. Po ashtu, për 14 punonjës janë dhënë vërejtje me shkrim. Nga ana tjetër, përveç ndryshimeve ligjore, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar nga 24 shoqëri koncensionare, në vlerën 595 milionë lekë. Për sa i përket sektorit minerar, Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit dhe me koncensionarin duhet të kryejnë rivlerësimin e marrëveshjes koncensionare për minierën e Kalimashit.

për tre muajt në vijim, parapagimi i kësteve në tre muaj e rendon shumë situatën e tyre financiare”, shprehet Nikolin Jaka, kryetar i kësaj dhome. Biznesi pretendon se ky lloj parapagimi do të vërë në vështirësi financiare kompanitë shqiptare, të cilat mund të marrin edhe gjoba nga administrata tatimore në pamundësi për të paguar tatimin mbi fitimin katër herë në vit. Dhoma e Tregtisë ka kërkuar nga qeveria të mundësojë marrjen e “over drafteve” nga bankat për të shlyer borxhin ndaj tyre. Biznesi i Tiranës ka kërkuar që para se Ministria e Financave të propozojë apo miratojë vendime dhe ligje mbi ndryshimin e taksave

05

ANALIZA

INVESTIMET

KLSH ka kërkuar ndërprerjen e miratimeve të shtesave të afatit apo ndërhyrjeve të tjera në kontratat koncensionare, pa zbatuar procedurën juridike të caktuar (kontrata ndryshohet me kontratë shtesë). Të përgatiten e nënshkruhen nga të dy palët kontrata shtesë dhe të miratohen sipas kompetencave ligjore që kanë kontratat fillestare të koncensioneve, të cilave ju është miratuar shtesë afati kontrate me shkresë nga titullari i AK.

SHTESAT

• E mërkurë 16 maj 2012

»

dhe tatimeve, të marrë më parë mendimin e sipërmarrjes private, e cila preket direkt nga paketa fiskale. Propozimi i Ministrisë së Financave për parapagimin e tatimit mbi fitimin me këste një herë në 3 muaj, ende nuk është diskutuar me biznesin, por nga reagimet e para duket se asnjë prej përfaqësuesve të bizneset nuk do të pranojë propozimet e Ministrisë së Financave. Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” pritet të diskutohen edhe pas dy ditësh në mbledhjen e radhës së Këshillit Konsultativ të Biznesit, ku marrin pjesë përfaqësues të qeverisë dhe të shoqatave të biznesit.

Ulen çregjistrimet

QKR, në 4 muaj u hapën më shumë biznese Në katër muajt e parë të vitit vihet re një prirje në rritje e hapjes së bizneseve të reja në Shqipëri. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR), tregojnë se gjatë kësaj periudhe, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë regjistruar 258 biznese më shumë me një rritje prej 4.6 për qind. Nëndrejtori i QKR-së, Raimond Cimbi, është shprehur se, edhe çregjistrimet kanë prirje rritëse, por jo kaq të lartë sa regjistrimet. Sipas tij, të dhënat tregojnë se edhe regjistrimi i bizneseve të huaja në vend po ecën me të njëjtat ritme të një viti më parë. Por, QKR nuk ka mundësi të masë çregjistrimet e biznesit të huaj “për shkak të sistemit operativ”, është shprehur nëndrejtori Cimbi, duke mos ofruar dot të dhëna të qarta për sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja dhe klimës së të bërit biznes në Shqipëri.

Plotësohen kërkesat

Bonot, normat e interesit të qendrueshme Tregu primar i bonove të thesarit shfaqi një prirje të qëndrueshme edhe në ankandin e sotëm. Qeveria plotësoi kërkesën për borxh, ndërsa luhatjet e interesave krahasuar me ankandet e mëparshme ishin minimale. Bonot me afat maturimi 12-mujor u emetuan me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 7.37%, nga 7.35% që ishte interesi në ankandin paraardhës. Në ankand u ofruan 10.5 miliardë lekë, nga 8.1 miliardë lekë që pati kërkuar qeveria. I suksesshëm rezultoi edhe ankandi për bonot me afat maturimi 6-mujor, përmes të cilave qeveria siguroi një borxh në vlerën e 5.2 miliardë lekëve. Norma mesatare e ponderuar e interesit ishte 6.2%, po aq sa në ankandin e mëparshëm. Luhatja e ulët e interesave dhe zgjerimi i diferencës mes kërkesës dhe ofertës forcon shpresat për stabilizimin e tregut. Pas problemeve të shkaktuara nga tërheqja e Raiffeisen Bank, tregu po e kompenson gradualisht rolin e bankës më të madhe depozituese në vend.


06

«

EKONOMI E mërkurë 16 maj 2012 •

KONSUM I ULËT I ENERGJISË ELEKTRIKE, PRITET EKSPORTI I SAJ DREJT VENDEVE NË RAJON

Hidrocentralet gati në pikën maksimale HEC-et afër nivelit maksimal, pritet prodhimi i energjisë me kapacitet të plotë SITUATA HIDRIKE

Ervin Koçi

R

eshjet e shumta që kanë rënë në ditët e fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin. Sipas të dhënave nga Korporata Elekroenergjetike Shqiptare (KESH), niveli në liqenin e Firezës është 294.5 metra. Rreth 1.5 metra nga pika maksimale e tij. Prurjet në këtë hidrocentral janë rreth 300 metër kub për sekond dhe me këto ritme pritet që në fundjavë niveli i Fierzës të shkojë në 296 metra, pasi në bazë të parashikimeve nga Metoalb rreshjet e shiut do të vazhdojnë deri në fundjavë. Aktualisht nga HEC-i i Fierzës prodhohet rreth 8 milionë kilovat orë energji, ndërsa konsumi ditor në vend është 16 deri në 17 milionë kilovat orë energji. Për plotësimin e kërkesës së konsumatorve, KESH dhe CEZ, po importojnë energji elektrike nga vendet në rajon dhe po ruajnë nivelin hidrik për të përballuar stinën e verës, e cila është parashikuar që të jetë e nxehtë dhe pa reshje shiu. Por nëse parashikimet e motit nga Metoalb janë të sakta, në fillim të javës që vjen pritet që të ketë një prodhim maksimal të energjisë ekeltrike në vend, pasi kalimi i pikës maksimale do të rrezikonte çarjen e digës qendrore. Rrjedhimisht KESH do të ishte e detyruar që ta shesi energjinë elektrike në tregjet rajonale, pasi konsumi aktual i energjisë është i ulët dhe nuk i afrohet konsumit të

Niveli aktual i Vaut të Dejës – 73.07 metra Prurjet aktuale në Vaun e Dejës – 30 metër kub për sekondë Niveli maksimal në Vaun e Dejës – 76 metra Niveli aktual në Koman – 169.39 metra Prurjet aktuale në Koman – 160 metër kub për sekondë Niveli maksimal në Koman – 176 metra Niveli aktual i Fierzës – 294.5 Prurjet aktuale në Fierzë – 300 metër kub për sekondë Niveli maksimal i Fierzës – 296 metra Prodhimi aktual ditor – 8 milionë kilovat orë energji në ditë Konsumi aktual ditor – 16 deri në 17 milionë kilovat orë energji Importi aktual – 7 milionë kilovat orë energji Reshjet sipas parashikimeve – 5 ditë stinës së dimrit. E njëjta situatë paraqitet edhe në dy hidrocentralet e tjera të kaskadës së Drinit, Komanit dhe Vaut të Dejës. Niveli në liqenin e Komanit është 169.4 metra, 6.6 metra nën nivelin maksimal të tij. Prurjet janë 160 metër kub në sekond, çka do të thotë se edhe në këtë HEC duhet të fillojë prodhimi maksimal i energjisë elektrike. Po nga të dhënat e KESH, në liqenin e Vaut të Dejës, situata hidrike është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me një muaj më parë. Aktualisht niveli në hidrocentral është 73.1 metra, rreth 2.9 metra larg nivelit maksimal të tij. Prurjet në të janë 30 metër kub në sekond. Gjithësesi prur-

jet në dy HEC-et e vogla janë të varura nga hidrocentrali i Fierzës. Shkarkimet që bëhen nga Fierza, një pjesë e tyre shkojnë direkte në Koman dhe Vau të Dejës. Çka do të thotë se edhe dy hidrocentralet poshtë Fierzës, Komani dhe Vau i Dejës, do të fillojnë të prodhojnë energji elektrike me kapacitet të plotë. Në qoftë se moti do të bëjë ndonjë kapriço dhe reshjet e shiut do të vazhdojnë për më shumë se 1 javë, atëherë Korporata Elektroenergjetike do të jetë e detyruar të prodhojë energji me kapacitet të plotë pa ndërprerje në të tre hidrocentralet që ndodhen në kaskadën e Drinit për të mos rrezikuar sigurinë e digave të hidrocen-

traleve. Situata e krijuar në tre hidrocentralet më të mëdhaja në vend është tepër e ndryshme nga ajo që paraqitej gjatë stinës së dimrit, e cila u karakterizua me thatësirë dhe me temperatura shumë të ulta. Nga të cilat konsumi ditor u rrit ndjeshëm duke shkuar në 26 milionë kilovat orë energji në ditë.

PRITEN TË BËHEN TRE SHPIME NAFTE BRENDA KËTIJ VITI

Puse të reja nafte në Shqipëri “Petromanas”, gati fillimi i projekteve në Shqipëri Kompania “Petromanas” pritet që të bëjë tre çmime nafte në Shqipëri përgjatë këtij vit. Nga të dhënat e kësaj kompanie rezulton se ajo po hyn në fazën programimit të shpimeve në tokat shqiptare. Ajo ka kontraktuar me kompaninë “OAK DEUTAG” për të filluar punimet për të shpuar në tre zona të tokave shqiptare për të gjetur burime hidrokarbure. Pasi ka përfunduar fazën e parë të eksplorimit, ajo përgatitet për të vënë në zbatim projektet mbi zbulimin e naftës. Po nga burimet e kësaj kompanie rezulton se njëri nga shpimet do të kryhet brenda tre muajve në vijim. Interesimi i kompanisë “Petromanas” për të kryer shpime për zbulimin e arit të zi në tokën shqiptare ishte bërë publik që para disa muajsh, por tani ajo do të vihet në veprim për të zbuluar naftën. Shpimet do të bëhen në Juban të Shkodrës, Shpirag

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

të Beratit dhe në bllokun e kodrave Papër, pranë fshatit Gracen të Elbasanit. Shqipëria është parë shpesh herë me interes nga kompanitë naftë-prodhuese, pasi rezervat e hidrokarbureve në vend janë tepër të larta. Krahas gjigantit kanadez të naftës “Petromanas”, edhe kompania “Shell” ka shfaqur interes për

të kryer kërkime për naftë në Shqipëri. Ajo doli në një deklarim të hapur për të kryer eksplorim për naftë në zonën e Shëngjinit. Ekspertët më të lartë të dy kompanive e kanë cilësuar vitin 2012 si vitin e zbulimit për sa i përket naftës duke lënë të kuptohet se mundësitë për zbulimin e naftës në vend janë tepër të larta.


aktualitet • E mërkurë 16 maj 2012 Kush e sheh të telefonojë në 331/3354138

Ai s’i ndalon posbllokut, ajo sulmon policët

Zhduket pa lënë gjurmë një shqiptare 19-vjeçare

Çifti shqiptar kapet me 3 lloje drogërash në shtëpi

ITALI - Një 19-vjeçare shqiptare është zhdukur në Bergamo të Italisë që prej të shtunës. Mediat italiane shkruajnë se Aida Kazazi ka dalë jashtë shtëpisë së saj në Romano, të shtunën pasdite dhe nuk u kthye. Orë shqetësuese për familjen e Aida Kazazit, 19-vjeçares me origjinë shqiptare. Vajza u largua nga shtëpia ku jeton me prindërit dhe vëllain në pasditen e 12 majit dhe nuk mori me vete të holla, por vetëm dokumentet, duke përfshirë pasaportën shqiptare dhe një valixhe. Tani familja është në kërkim dhe ka shpërndarë fletushka me një foto të Aidës në Bergamo. Nëse dikush ka informacion mund të kontaktojë në numrat 331/3354138. Ajo kishte veshur një palë xhinse të zeza, këmishë të bardhë dhe atlete të bardha.

ITALI - Pas ndjekjes spektakolare me makinë, policia arrestoi një shqiptar me kokainë. Edhe pas kontrollit në shtëpinë e tyre, të shoqes iu gjet drogë dhe ajo tentoi të sulmojë policët për të liruar të shoqin. Ngjarja u regjistrua në Numana, kur Sokol Hoxha, 40 vjeç, i dënuar tashmë vjedhje, plagosje, etj u gjend para policisë dhe nuk ndaloi. Kur tentoi të ikte u përplas me patrullën dhe iu gjet në posedim 27 gramë kokainë. Në shtëpinë e tij, policia ka gjetur Agentinën gruan e tij, 35 vjeçe, e cili i sulmoi policët duke u përpjekur për të liruar të shoqin. Çiftit, tashmë të arrestuar, i janë konfiskuar 102 gramë kokainë e pastër, 600 gramë amfitaminë dhe 8 gramë hashash, e fshehur në një dyshek, 1.500 euro dhe 54 plumba.

Aida Kazazi

Torturat në anus e injeksionet e El Masri, i kapur nga CIA

Drejtësi evropiane për terroristin e gabuar që përfundoi në Kuçovë BRITANI E MADHE - Gjermani me origjinë libaneze Khaled El Masri, që u kap në Maqedoni e pas torturave përfundoi nga Kandahari në Kuçovë të Shqipërisë, për t’u liruar si i kapur gabimisht nga CIA, do të tentojë drejtësi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, ku spikat artikulli i “Telegraf”, në të cilin shpjegohet historia tragjike e tregtarit të thjeshtë të makinave nga qyteti i vogël gjerman i Ulmit. Ai është njeriu që ndoshta mban rekordin botëror të përpjekjeve të pasuksesshme për të gjetur të drejtën nëpër gjykata. Ka trokitur në dyert gjyqësore në të gjithë Shtetet e Bashkuara e disa shtete të tjera dhe çdo herë ka qenë i kundërshtuar. Këtë të mërkurë do të përpiqet edhe një herë. Do të ndjekë Drejtësinë në Dhomën e Madhe të Gjykatës Evropiane, e cila do të mbajë një seancë më 16 maj. Në seancën e fundit të këtij rasti, Maqedonia ka hyrë një seri të pandërprerë mohimesh. Ajo çfarë El-Masri është duke kërkuar nga maqedonasit është një hetim i plotë për rrëmbimin e tij dhe abuzimet e shumta. Rrëmbimi dhe torturat Deklarata e mëposhtme e fakteve është e bazuar në shënimet e përgatitura nga Nisma e Shoqërisë së Hapur

Khaled El Masri të Drejtësisë. Më 31 dhjetor 2003, Khaled el-Masri ishte duke udhëtuar nga shtëpia e tij në Ulm të Gjermanisë për në Shkup të Maqedonisë, me autobus. Kur arriti kufirin e zbatimit të ligjit maqedonas zyrtarët i konfiskuan pasaportën dhe e ndaluan për disa orë. Ai u transferua më pas nga oficerët civilë të armatosur në hotel, ku ishte i burgosur për 23 ditë. U mor në pyetje në mënyrë të përsëritur dhe i thanë që të pranojnë se ishte një anëtar i Al-Kaedës. Më 23 janar 2004, shtatë ose tetë burra maqedonas hynë në dhomën e hotelit dhe me pranga në duar e me sytë e lidhur

El-Masri u dërgua me makinë në aeroportin e Shkupit. U rrah rëndë me grushte dhe me një shkop të trashë. Rrobat e tij ishin të copëtuara me gërshërë ose thikë, duke e lënë atë me të brendshme. U rrah përsëri dhe të brendshmet iu hoqën me dhunë. Ai e dëgjoi shkrepjet e fotografive dhe ndjeu një objekt të fortë në anus dy injeksione në shpatulla. Të dhënat e fluturimeve tregojnë se më 23 janar 2004, një avion Boeing 737 të biznesit e dërgoi El-Masri nga Maqedonia nëpërmjet Bagdadit në Afganistan. Aeroplani i njëjtë është identifikuar si i përfshirë në fluturime të tjera sekrete.

Përfshirja e Shqipërisë Nisma e Shoqërisë së Hapur të Drejtësisë thotë se “Më 28 maj të vitit 2004 ai u dërgua në bordin e një avion çarter të CIAs “Gulfstream” me numër bishti N982RK në një bazë ajrore ushtarake në Shqipëri, të quajtur aerodromi në Berat-Kuçovë. Me të mbërritur ai është shtyrë në një makinë për disa orë dhe pastaj është lënë jashtë dhe i thanë që të mos shikonte prapa. Pothuajse menjëherë ai u arrestua nga autoritetet shqiptare dhe u dërgua në aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku u vendos në një fluturim komercial në Frankfurt. Kur ai mbërriti në shtëpinë e tij në Ulm të Gjermanisë, ai mësoi se gruaja e tij dhe fëmijët ishin zhvendosur në Liban, pasi nuk kishin dëgjuar prej tij, për më shumë se katër muaj”. Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipëria ka deklaruar për palën e prekur nga kjo ngjarje se posedon vetëm një informacion që tregon se shtetasi gjerman Khaled El Masri është larguar nga Shqipëria me linjën “Albanian Airlines” me itinerarin Tiranë- Frankfurt më 29 maj 2004 dhe se nuk kanë asnjë lloj informacioni tjetër. Kurse Ministria e Mbrojtjes thotë se ky informacion është ushtarak dhe jo civil dhe prandaj nuk ka asnjë lidhje me ligjin për të drejtën e informimit. Përgatiti: Mariglen Mulla

Në hetim “INA” për marrëdhëniet tregtare me Ramadanin

Hetem Ramadani në “telashe” për biznesin me naftën kroate Marrëdhëniet financiare të biznesmenit të njohur kosovar Hetem Ramadani me kompaninë kroate të naftës “INA” janë vënë në qendër të hetimeve nga Byroja për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (USKOK). Gazeta e përditshme kroate “Vecernji list” shkruan se ka filluar hetimi i liderit kroat të naftës dhe gazit “INA”, dhe i është kërkuar të kompanisë të dorëzojë të gjithë dokumentacionin në lidhje me prokurimin e naftës bruto dhe produkteve të naftës gjatë vitit 2008 dhe 2009. Kërkesa mund të konsiderohet si konfirmim zyrtar të hetimit të humbjeve masive të bëra nga “INA” në fund të 2008-ës. Në tre muajt e fundit

të vitit 2008, “INA” ka humbur në derivate tregtare rreth 1.5 miliardë kuna (200 milionë euro), e cila rezultoi në kolaps financiar të kompanisë, dhe në borxh të madh të taksave. Gazeta shkruan se hetuesit janë të interesuar veçanërisht në detajet e marrëdhënies që biznesi “INA” ka pasur me kompaninë “Salbatring International”, me seli në Lubjanë, në pronësi të sipërmarrësit slloven me origjinë shqiptare Hetem Ramadani. “INA” filloi të blejë squfur për diesel karburanti nga kompania me seli ne Lubjanë. “INA” pati humbje kurse “Salbatring International” pati fitime që shkojnë nga 60 milionë në 611 milionë euro.

»

07

Sokol dhe Agentina Hoxha

Në gjyq me zv/drejtorin Kulicaj

Rrëzohet kërkesa e Tahirit për të përjashtuar gjyqtaren Gjykata e Tiranës rrëzoi dje kërkesën e deputetit socialist, Sajmir Tahiri, për të larguar gjyqtaren Fatime Decolli nga trupi gjykues. Kërkesa u bë në çështjen ndaj nëndrejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetasit Agron Kuliçaj, kur Tahiri argumentoi se dorëheqja e saj kishte si motiv konfliktin e interesit, pasi Decolli është bashkëshortja e ishkandidatit të Partisë Demokratike për kreun e Bashkisë në Berat. Por pretendimi është hedhur poshtë nga gjykata nën argumentimin se deputeti socialist e ka ditur që në fillim faktin që Fatime Decolli është gruaja e ish- kandidatit të PD-së për kryetar bashkie në Berat. Agron Kulicaj ka paditur deputetin socialist Sajmir Tahiri për shpifje, pas akuzave të ngritura ndaj tij si të lidhur me kontrabandën e kromit.

Familja kërkon 3 milionë euro

Vrau shqiptarin në ndjekje, nis gjyqi për karabinierin ITALI - Ka nisur pardje gjykimi i karabinierit Antonio Rotella, nga arma e të cilit ka mbetur i vrarë 21-vjeçari shqiptar Olsi Ferracaku. Ai vdiq më 8 maj të vitit 2009 kur një skuadër policie ishte alarmuar nga një zotëri që kishte vërejtur 4 njerëz në vilën e tij. Hajdutët nuk ndaluan në postbllok dhe gjatë të shtënave shqiptari mbeti i vdekur. Familja e tij kërkon dëmshpërblim prej 3 milionë eurosh. Ndërkaq, gjyqi vazhdon.

Mungonte i pandehuri tjetër

Shtyhet gjyqi i Ndrecës që ka rrahur deputetët Seanca gjyqësore në ngarkim të ish-të përndjekurit politik Gjergj Ndreca, i cili akuzohet për kundërshtim të forcave të rendit dhe goditje për shkak të detyrës së avokatit Agim Tirana, është shtyrë ditën e djeshme. Seanca u shty për mungesë të të pandehurit tjetër Lirak Bejko, që akuzohet se ka goditur deputetin demokrat Ilir Rusmajlin. Duke qenë se Bejko nuk ka avokat mbrojtjes për ta përfaqësuar në seancë, gjykata vendosi ta shtyjë.

Po ecte në rrugë

Kalimtari aksident me vdekje te “7 Xhuxhat”, kapet shoferi Një 62-vjeçar që po ecte në rrugë është aksidentuar për vdekje, ndërsa policia arrestoi shoferin. Arrestimi i Fatmir Malit, 45 vjeç, u bë, sepse rreth pardje rreth orës 20.30, në Bulevardin “Bajram Curri” Tiranë, në afërsi të këndit të lojrave “7 Xhuxhat”, duke drejtuar mjetin fuoristradë “Toyota”, me targa TR 6099 U, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin A. Musta, 62 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.


08

P

«

INTERVISTE

lani i ri urbanistik, drafti i të cilit do të shpallet ditën e premte, do ta ndajë Tiranën në 5 pole zhvillimi si dhe dy qendra, ku secila prej tyre do të ofrojë të gjitha shërbimet e duhura për qytetarët. Në këto kushte qytetarët nuk do ta kenë më të nevojshme që të udhëtojnë drejt qendrës për të marrë shërbimet, të cilat do të ofrohen edhe pranë ambienteve të banimit. Arkitekti Flamur Kuçi, drejtuesi i grupit teknik për konceptimin e planit territorial të Tiranës dhe këshilltar i Kryeministrit për çështjet urbane, tregon në mënyrë të detajuar risitë e planit të ri urbanistik. Vëmendje të veçantë, sipas Kuçit, plani do t’i kushtojë vendosjes së marrëdhënieve bashkëpunuese me zonën periferike (komunat), në mënyrë që zhvillimi i kryeqytetit të jetë sa më uniform. Formula e re e menaxhimit të pronës do të jetë po ashtu tjetër prioritet i planit. “Në planin e ri urbanistik ne po tentojmë të fusim formulën e menaxhimit të pronës, çka do të thotë se, pavarësisht nëse plani pjesor urbanistik do të parashikojë lulishte, pallate në funksione publike, shoqëror apo privat, të gjithë pronarët e truallit duhet të shpërblehen si rezultat i zhvillimit të kompleksit të banimit. Formula e menaxhimit të pronës tenton të sjellë një lloj barazie në skemën e zhvillimit të pronës”, - konfirmon arkitekti Kuçi. - Paraprakisht është thënë për një plan që e ndan Tiranën në disa pole të rëndësishme zhvillimi, a mund t’i detajoni më konkretisht se ku do të jenë? - Tirana për vite ka vuajtur nga fakti që ka vetëm një qendër. Të gjithë njerëzit, në një rreze rreth 3 km ose më tepër, detyrohen që t’i marrin të gjitha shërbimet e tyre në të vetmen qendër, dhe kjo me shumë pak shërbime. Plani i ri sugjeron që formula se si duhet të zhvillohet Tirana duhet të bazohet në konceptin policentrik të qytetit. Kjo do të thotë se duhen formuar disa qendra. Me “qendra” ne kemi parasysh ato pole zhvillimi ku duke futur investimet publike, duke dhënë funksione shoqërore, rekreative etj. të shërbejnë si qendra ku njerëzit të marrin shërbimet e tyre dhe nuk kanë nevojë që të përshkojnë një rreze 3-4 km për të marrë këto shërbime. Kjo do t’i japë Tiranës edhe një fizionomi më të larmishme zhvillimi, sepse nuk mund të jetë një qytet prej 1 milion banorësh i zhvilluar vetëm në aktivitetin ndërtimor të strehimit, por duhet pasuruar me shërbime, infrastrukturë, cilësi shërbimesh dhe jetese për banorët. Për këtë janë parashikuar pesë qendra të reja. Njëra është poshtë stacionit të trenit, që është konceptuar me funksione publike, administrative, rekreative. Është pjesa lindore e Tiranës, që është pjesa e spitaleve. Ky pol do të ketë funksione që do t’i shërbejnë shëndetësisë, sepse është qendra e spitaleve, por do të pasurohet edhe me shërbime të tjera tipike për qendrën. Poli i tretë do të jetë qendra e Qytetit Studenti, ku tema kryesore është arsimi, por do të pasurohet me shërbime të tjera publike. Poli i katërt do të jetë pjesa e digës së Liqenit, që përgjithësisht domeni kryesor të jetë me funksione rekreative. Dhe poli i pestë do të jetë pjesa e fushës së aviacionit, ku do të synohet që të futen aktivitete biznesi, administrative, rekreative. Përveç këtyre pesë poleve do të jenë edhe dy qendra në një largësi pak më të madhe nga qendra e Tiranës: është Kombinati, ku sipas variantit të propozuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit sugjerohet ndërtimi i një fshati dhe universiteti në Kamzës, ku mendohet që tema kryesore të jetë arsimi, me krijimin e një kampusi të ri universitar për disa disiplina arsimore. - Një nga risitë e planit urbanistik është formula e menaxhimit të pronës, ç’do të thotë kjo? - Historikisht planifikimi urban në Shqipëri ka ngjallur një sens pabarazie. Për shkak të metodologjisë së punës si pasojë e metodologjisë se si është zhvilluar planifikimi në Shqipëri, ka ndikuar në vlerën e pronës. Pra, përmes një plani të përdorimit të tokës praktikisht përcaktoheshe vlera e tokës pronarëve të truallit, nëse ndërtohej një pallat merrte vlerë si pronë, nëse bëhej një lulishte me interes publik, ajo pronë humbiste vlerën. Kjo ka sjellë në vite një lloj pabarazie të zhvillimit të pronës. Në planin e ri urbanistik ne po tentojmë të futim formulën e menaxhimit të pronës, çka do të thotë që pavarësisht nëse plani pjesor urbanistik do të parashikojë lulishte, pal-

E mërkurë 16 maj 2012 •

FLET ARKITEKTI FLAMUR KUÇI, RISI EDHE FORMULA E MENAXHIMIT TË PRONËS

Plani urbanistik, si do të ndahet Tiranë 5 pole zhvillimi Për këtë janë parashikuar pesë qendra të reja. Njëra është poshtë stacionit të trenit, që është konceptuar me funksione publike, administrative, rekreative. Është pjesa lindore e Tiranës, që është pjesa e spitaleve. Ky pol do të ketë funksione që do t’i shërbejnë shëndetësisë, sepse është qendra e spitaleve, por do të pasurohet edhe me shërbime të tjera tipike për qendrën. Poli i tretë do të jetë qendra e Qytetit Studenti, ku tema kryesore është arsimi, por do të pasurohet me shërbime të tjera publike. Poli i katërt do të jetë pjesa e digës së Liqenit, që përgjithësisht domeni kryesor të jetë me funksione rekreative. Dhe poli i pestë do të jetë pjesa e fushës së aviacionit, ku do të synohet që të futen aktivitete biznesi, administrative, rekreative. Përveç këtyre pesë poleve do të jenë edhe dy qendra në një largësi pak më të madhe nga qendra e Tiranës; është Kombinati, ku sipas variantit të propozuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit sugjerohet ndërtimi i një fshati dhe universiteti në Kamzës, ku mendohet që tema kryesore të jetë arsimi, me krijimin e një kampusi të ri universitar për disa disiplina arsimore.

late në funksione publike, shoqëror apo privat, të gjithë pronarët e truallit duhet që të shpërblehen si rezultat i zhvillimit të kompleksit të banimit. Formula e menaxhimit të pronës synon të sjellë një lloj barazie në skemën e zhvillimit të pronës. - Më parë komunat nuk kanë qenë pjesë e bashkëpunimit në iniciativat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës. Si synon t’i rregullojë këto marrëdhënie plani urbanistik? - Mungesa e koordinimit me komunat rreth e rrotull Tiranës na kanë çuar në këtë gjendje që jemi sot, ku ka një zhvillim të pakoordinuar mes qendrës dhe periferisë. Madje, shpeshherë situata ka shkuar edhe në konflikt mes Bashkisë së Kamzës dhe Bashkisë së Tiranës për çështje të transportit; komunës së Kasharit dhe Bashkisë së madhe për çështje të kufijve administrative; e njëjta histori me Dajtin apo Farkën. Ne arritëm që përmes këtij plani t’i bëjmë të gjithë këta faktorë dhe aktorë bashkë, duke tentuar në krijimin e një sinergjie. Së pari, palët ranë dakord për të nënshkruar një protokoll bashkëpunimi dhe është rënë dakord që të gjithë të respektojnë skemën metroplitane të zhvillimit dhe do ta detajojnë secili në planet e tyre vendore. Por është një skemë e cila ka fituar qytetarinë. Përgjithësisht skema synon të përmbajë procesin urbanizues në këto kufij, sepse Tirana dhe metropoli i saj nuk e ka më luksin që të shpërndajë pafundësisht humbjen e tokës bujqësore në pjesën rurale të saj. Së dyti, të pranojë skemën e krijimit të disa parqeve rajonale, që nuk i takojnë vetëm Tiranës, por automatikisht

Flamur Kuçi

duke pranuar edhe bashkëpunimin për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe operimin e këtyre parqeve rajonale. Së treti, përmes kësaj skeme, e cila parashikon saktë piramidën e procesit ndërtues dhe fondin e ndërtimit për të gjithë këtë rajon, në mënyrë që mos të kemi pastaj zhvillime konfliktuale, që ekzistojnë nga pikëpamja e ndërtimtarisë dhe të kemi shpërthime të pakontrolluara urbanizimi. Kjo ka ndodhur në veri, lindje, perëndim të Tiranës. Përmes pranimit të kësaj skeme, vajtjes së bashku të miratimit të tetë planeve vendore në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe përmes koordinimit të këtyre proceseve, bashkërendimit për investime në infrastrukture, bashkëpunime që nuk janë thjesht për qytetin e Tiranës, po në fakt janë rajonale, presupozohet që do t’i jepet një lloj impulsi të ri zhvillimit të tokës, do të kontrollohet dhe vetëpërmbahet procesi urbanizues. - Kur do të ketë Tirana një urbanizim cilësor? - Urbanizmi është proces, nuk përfundon në një dit. Ne vendosim një gur themeli në procesin e gjatë të një urbanizimi edhe cilësor. Patjetër që kjo metodologji e të punuarit është e re, që ka hedhur njëfarë të mirë në proceset urbaizuese, nuk arrin të zhbëjë shumë nga ato gabime që janë bërë gjatë 20 vjetve të fundit, shumë nga ato gabime që janë bërë nga mungesa e planifikimit, urbanizmit 10-vjeçar që ka pasur, sidomos qyteti i Tiranës, por arrin të vendosë një gur themeli të mirë. Një skemë të mirë të zhvillimit të tokës, një skemë që do të sjellë drejtësi dhe vlerë për njerëzit.


AKTUALITET • E mërkurë 16 maj 2012

»

09

STUDIOT DETAJOJNË VENDOSJEN E NDËRTESAVE, SHESHEVE E TRANSPORTIT PËRGJATË BULEVARDIT

Ethet për Bulevardin, zbardhet sot fituesi “Dar” dhe ”Grimshau” i dhanë fund dje garës për sistemimin e qendrës së Tiranës Pranvera Kola

M

esdita e sotme do t’u japë fund etheve të garës për zgjerimin e bulevardit të iranës. Pas diskutimeve të zhvilluar për tri ditë me radhë në nivel ekspertësh, kryeqytetasit do të mësojnë sot se cili nga dy projektet e mbetura në garë do t’u hapë udhë punimeve në terren për zgjerimin e bulevardit dhe kthimin e tij në ambient çplodhës për qytetarët nëpërmjet një mirëmenaxhimi të trafikut dhe kaosit të ndërtimeve. Të dyja projektet e detajuara nga studiot “Grimshau” dhe “Dar” parashikojnë që përgjatë bulevardit të ndërtohen institucione të ndryshme publike, kulturore e arsimore. Gjithashtu do të ketë shumë hapësira të gjelbëruara dhe çdo ndryshim përgjatë bulevardit dhe lumit të Tiranës bëhet bazuar në një plan të mirë studiuar. Projekti i bulevardit dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës është pjesë e planit të përgjithshëm rregullues të Tiranës, i cili prezantohet më 18 maj dhe që do të jetë më pas pjesë e konsultimit me qytetarët dhe grupet e interesit. Faza e dytë e konkurrimit është përmbyllur gjatë ditës së djeshme, ku ekspertët e kanë kërkuar sqarimet e fundit nga dy studiot mbi përmbajtjen e projekteve. I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Kryeministri Berisha, i cili ka konfirmuar mbështetjen e qeverisë për projektet zhvilluese të Tiranës që në qendër kanë interesat e qytetareve. Sipas detajimeve të bëra, studioja trukobritanike “Dar” në projektin e saj ka parashikuar një ngushtim të bulevardit krahasuar me detajimet e bëra në konkursin fillestar të marsit. Studio “Dar” ka ngushtuar me 100 m gjerësinë e bulevardit nga 170 që ishte në projekt, që ul koston me 56 %, duke e çuar në vlerën e 20-25 milionë eurove. Gjithashtu janë zhvendosur kullat në dy anët e bulevardit, duke bërë që të mos ketë ndërprerje të tij. Shumica e parkimeve të kësaj studioje janë parashikuar nëntokë, ndërsa parashikohet edhe ndërtimi i një kampusi universitar. Zhvillimi i biznesit dhe ndërtimeve do të përqendrohen në pjesën periferike, ndërsa në dy anët e bulevardit do të ketë edhe hapësira të caktuara komercializmi. Masterplani i “Dar Grup” parashikon ndërtimin e rreth 20 mijë shtëpive dhe hapjen e 40 mijë vendeve pune. Lartësia e ndërtesave ne zonën veriore të tiranes nuk i kalon 10 katet. Ndërsa studioja britanike “Grimshau” përgjatë bulevardit ka planifikuar ndërtimin e 3 shesheve të mëdha: atë të Pallatit të Drejtësisë, sheshin e qendrave tregtare dhe sheshin e madh të kulturës, alternuar me hapësira e parqe të gjelbra. Kjo studio

PROJEKTI QË MIRATOHET DO TË MBROJË ANSAMBLIN NATYROR TË KRYEQYTETIT

Berisha: Projektet i japin fund betonimit të Tiranës Pas njohjes me dy projektet e korrigjuara të dy studiove që janë në garë për zgjerimin e bulevardit, Kryeministri Sali Berisha ka siguruar mbështetjen e qeverisë për nismat që synojnë zhvillimin e Tiranës, duke vënë në qendër interesat e qytetarëve. Zhvillimet e kryera në vite sipas Berishës sollën betonimin e Tiranës, duke shpërfillur interesat e qytetarëve. “Zoti kryetar i Bashkisë, ju keni bërë një ndryshim të shpejtë të sheshit. Unë nuk dua të bëj komente këtu se mund të

kishte edhe forma të tjera të këtij sheshi, por ai ndryshim ishte jetik, sepse sheshi ishte i egër sa vetë egërsira ndaj kalimtarit, me pafundësinë e betonit e të asfaltit të tij. Ndaj mora këtë shembull për të ilustruar një këndvështrim të ri, që duhet të jetë i tëri në funksion të qytetarëve, hapësirat që atij i duhen, hapësirat e përmasave njerëzore, hapësirat që atij i duhen për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm”, - deklaroi Berisha. Sipas tij, projekti që miratohet

duhet të ketë parasysh ansamblin natyror të kryeqytetit, që është ëndrra jo vetëm e qytetarëve të Tiranës, por e mbarë shqiptarëve. Kryeministri Berisha siguroi se qeveria do të mbështesë fuqishëm projektet e transformimit të Tiranës në një metropol evropian, të denjë për shqiptarët dhe kombin shqiptar. Detajimi i bërë nga studiot tregojnë se përgjatë bulevardit do të ndërtohen institucione të ndryshme publike, kulturore e arsimore.

QENDRA PËR KËMBËSORËT, MAKINAT E NDËRTIMET NË PERIFERI

“Grimshaw”:Bulevardimetresheshe Parkingjet nëntokësore do të shihen si biznes Projekti i studios britanike “Grimshau” i jep më shumë hapësira qarkullimit të këmbësorëve, si dhe shtimit të shesheve me gjelbërim dhe hapësirave komercializuese përgjatë bulevardit. Kështu, është planifikuar ndërtimi i tre shesheve, duke filluar me atë të Pallatit të Drejtësisë, sheshin e qendrave tregtare dhe sheshin e madh të kulturës, alternuar me hapësira e parqe të gjelbra. Projekti synon ristrukturimin e ndërtesave ekzistuese si dhe shtyrjen e trafikut nëpërmjet qarkullimit të automjeteve në periferi të qytetit. Për të menaxhuar trafikun është menduar ndërtimi i nëndheshëm i parkingjeve, që mund të shihen dhe si objekte biznesi. Në pjesën qendrore të bulevardit qarkullimi do të bëhet me mjetet e transportit publik. Rrugët

PUNIMET

PARK LINEAR NË FORMËN E T-së, RRUGË PËR BIÇIKLETAT

Lidhur me ndryshimet që do të pësojë bulevardi i Tiranës, kryebashkiaku Lulzim Basha ka bërë të ditur se paralelisht me konsultimet, dëgjimit të sugjerimeve të ekspertëve më të mirë dhe të qytetarëve për të arritur në përzgjedhjen e projektit më të mirë për bulevardin dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës është ecur edhe me përgatitjet në terren për të nisur sa më shpejt punimet. Punimet konkrete në terren do të nisin pas 6 muajsh nga shpallja e fituesit.

i jep rëndësi kthimit të pjesës qendrore të bulevardit deri tk stacioni aktual i trenit në një qendër që prioritet do të ketë qarkullimin e këmbësorëve. Ndërtimet do të zhvendosen drejt periferisë, e cila gjithashtu do të përmbledhë edhe shumë hapësira të gjelbëruara me krijimin e parkut. Eksperti i kësaj studioje ka deklaruar dje se “aspektet kryesore janë

brenda sheshit janë dizenjuar si rrugë të vogla kryesisht për këmbësorët e transportin publik. Bulevardi do të ketë këndin për hapësira sportive e aktivitete të mëdha kulturore. Ndërtimet do të zhvendosen drejt lumit, në veri dhe jug të tij, duke ruajtur po ashtu edhe pjesën natyrore të parkun e lumit, ku në këtë pikë mund të ndërtohen më vonë ndërtesa apartamentesh apo shtëpi të vogla dhe kopshte. Përqendrim banesash do të ketë dhe te kodrat e Paskuqanit e më tej. Këtu do shtrihet edhe parku bujqësor (kopshtari pemëtari etj.), që do të lejojë zhvillimin dhe balancimin me zonat e tjera. Mund të ketë ullishte, hapësirë për pemëtari. Duam të ruajmë pjesën natyrore dhe t’i bëjmë elementet që na ofron Tirana pjesë të parkut.

rruga, unaza që lidh pjesën në të majtë, do vazhdojë unaza në pjesën lindore dhe më tutje në pjesën juglindore që të plotësohet. Do fillojmë me një lidhje të bulevardit me qytetin ekzistues, pastaj do të vazhdojmë me zhvillime të reja, shtysa apo katalizatorë për pjesën që mbetet dhe mendojmë se ky është edhe rendi i duhur për këtë ndërhyrje.”

“Dar” i zhvendos kullat në anë Në shesh do të kalojnë këmbësorët e automjetet Studioja turkobritanike “DAR” ­ë projektin e saj detajon një n bulevard të gjerë me ndërtesa 9 dhe 10 kate, duke ruajtur një pjesë të mirë të ndërtimeve ekzistuese, si dhe zhvendos dy kullat e larta në anë të bulevardit. Gjerësia e bulevardit është ngushtuar deri në 100 m dhe në gjithë gjatësinë e tij do të shtrihen ndërtesat me funksione publike si dhe ato komerciale. Është bërë një verifikim i ndërtesave, që do të ruhen në pjesën veriore dhe atë jugore të bulevardit. Ky projekt siguron një ndërthurje të qarkullimit të këmbësoreve e automjeteve përgjatë sheshit, si dhe krijon një park linear në formën e shkronjës T, e cila siguron vijueshmërinë nga veriu në jug, duke bërë lidhje

me lumin në pjesën veriore që aktualisht ndodhet në pjesën pas stacionit të trenit, që do zhvendoset drejt periferisë. Lumi do të kthehet në ambient çlodhës, do të ketë edhe ura për këmbësorë dhe automjete, që do të bëjnë lidhjen ndërmjet pjesëve. “Kemi një strategji për parkimin, e cila ka lidhje me një parkim në rrugë në dy skaje të bulevardit, përzierje dhe gjatë bulevardit dhe dy të tjerë të nëndheshme për afatshkurtër dhe pjesa e dytë do të jetë te sheshi për afatmesëm. Kemi detajuar edhe një zonë për përdorimin e biçikletave në rrugë të posaçme, që bëjnë lidhjen deri te liqeni i Paskuqanit si dhe përgjatë gjithë lumit.” Projekti parashikon edhe ndërtimin e kampusit të madh universitar.


10

«

AKTUALITET E mërkurë 16 maj 2012 •

BERAT-Vazhdim dhe thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit në fusha të ndryshme mes provincës së Fermos në Itali dhe njësive vendore të qarkut të Beratit. Kjo ka qenë tema e diskutimeve të zhvilluara ditën e djeshme me një grup përfaqësuesish të provincës italiane të Fermos, të cilët kanë mbërritur në qytetin muze ku dhe zhvilluan takime me përfaqësues të institucioneve kryesore në nivel qarku. Katër përfaqësues të lartë të njësive vendore italiane të provincës së Fermos mbërritën gjatë paradites së djeshme në Berat, ku mes dy vendeve ekziston një binjakëzim i hershëm. Për të garantuar vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe thelluar atë në fusha të rëndësishme si investime në infrastrukturë, kanalizime, por dhe hapjen e bizneseve të reja është diskutuar dje në takimet që janë zhvilluar me

MBËRRIN NJË GRUP EKSPERTËSH TË DISA FUSHAVE

Qarku Berat bashkëpunim me provincën Fermo në Itali

përfaqësuesit e provincës së Ferrmos dhe kryetarit të Këshillit të Qarkut Petrit Sina. Ky i fundit priti në zyrën e tij

përfaqësuesit italian duke i njohur më nga afër në mundësitë e bashkëpunimit në fushat ekonomike. Garantues për zhvillimin e bashkëpunimit u shprehën dhe përfaqësuesit e palës italiane, pjesëmarrës në këtë takim. Duket se ky vazhdim dhe thellimi i tij mes provincës së Fermos në Itali dhe njësive vendore të qarkut të Beratit, një përfaqësi që ka mbërritur dje në mesditë në qytetin muze ku kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit vendor Këshillin e Qarkut, si dhe sekretaren e Prefekturës Sadete Myftari, kryetarin e Bashkisë Çorovodë Nesim Spahiu etj. S. Gorrica

GJYKATA JEP 41 VJET BURG PËR 4 NGA TË AKUZUARIT, 2 NË LIRI ME KUSHT

Vrasja e taksistit, reagon babai: Do bëjmë vetëgjyqësi

Reshjet, bllokohen nga uji rrugët e qytetit BERAT-Reshjet e shiut rikthejnë problemin e përmbytjeve në rrugët e qytetit. Pamjet gjatë pasdites të së hënës dhe paradites së djeshme tregojnë se si rrugët kryesore të qytetit janë përfshirë krejtësisht nga uji. Rikthimi i reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit ka risjellë problemin e përmbytjeve në rrugët e qytetit të Beratit. Rruga kryesore e lagjes “30 Vjetori”, “Kthesa e gjykatës” kanë qenë dy nga akset që janë përfshirë nga vërshimi i ujit gjatë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme në këtë qytet. Bllokimi i pusetave në anë të rrugës ka bërë që vërshimi i ujit të jetë i madh, duke përmbytur krejtësisht rrugën deri në afërsi të trotuareve, madje në disa vende duke i përfshirë dhe ato. Kjo situatë ka nisur të shfaqet në orët e mbrëmjes të djeshme dhe paradites së sotme, ndërkohë që vazhdimi i reshjeve me mjaft intensitet duket se do të ndikojë negativisht në përmirësimin e situatës. Për të kaluar nga një anë rruge në tjetrën qytetarët e kanë pasur të pamundur, pasi gjithë gjatësia e rrugës është tejmbushur nga uji, ndërkohë që ndonëse sot janë vënë në shërbim të gjithë punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve për të zhbllokuar pusetat e bllokuara situata ka vazhduar të jetë e njëjtë. S. G

Nuk shlyhen

Kasat fiskale, ministria 28 milionë lekë borxh bashkisë

ELBASAN- Rreth 28 milionë lekë është borxhi që qeveria i ka Bashkisë Elbasan për kompensimin e vlerës së kasave fiskale. Lajmi bëhet i ditur nga nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Serafin Papa, i cili ka deklaruar se në këtë periudhë të vështirë qeveria nuk e ka ndihmuar duke i likuiduar paratë për kompensimin e kasave fiskale ndaj biznesit të vogël. Ndërkohë në 4 muajt e parë të vitit strukturat e bashkisë kanë arritur të grumbullojnë të ardhurat nga taksat deri në 98%. Kjo situatë është përmirësuar sidomos gjatë muajve të fundit ku edhe janë grumbulluar më shumë para. Ndërkohë kontrollet vazhdojnë sidomos sa i përket zaptimit të hapësirave publike nga ana e lokaleve në qytet. Po kështu një kontroll të imtësishëm po i bëhet antenave të kompanive celulare nëse ato janë të regjistruara dhe shlyejnë detyrimet tatimore. Ndërkohë Bashkia është duke kontaktuar me kompanitë e linjave kabull që janë duke shtruar në Elbasan fibrën optike. L. Ll

KORCE- Gjykata e Shkallës së Parë Korçë ka dënuar me 41 vjet e 4 muaj burg katër të pandehurit për vrasjen e taksistit Fredi Talelli. Shtetasit Elkjero Revani dhe Ernest Xhaçka, autorët kryesor të krimit, si dhe bashkëpunëtorët e tyre, Domeniko Kumria e Kastriot Papleka do të qëndrojnë në burg, por me një dënim më të ulët se ai i përcaktuar më herët nga Gjykata e Faktit. Ndërkaq, ndaj Amarildo Selmanit dhe Jurgen Zeqajt u është dhënë masa lirim me kusht, pasi akuzohen për pengim në zbulimin e të vërtetës. Dënimi Ndërsa dje gjykata e rrethit të Korçës dha dënimin me 41 vjet e 4 muaj burg për vetëm nga katër të akuzuarit për vrasjen e Fredi Talellit, familjarët e viktimës kanë reaguar ashpër më pas. Prokuroria e Korçës kishte kërkuar, burgim përjetë për Elkjero Revanin dhe 43 vite burg në total për 5 të pandehurit e tjerë, kërkesë që është hedhur poshtë nga trupi gjykues. Pas vendimit ka reaguar babai i viktimës, Fiqiri Talelli, i cili është shprehur i indinjuar për vendimin, duke paralajmëruar se do të bëjë vetëgjyqësi. Ulja e dënimit për të pandehurit, erdhi për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar në Gjykatën e Faktit, pas kthimit të çështjes aty nga Gjykata e Apelit, për shkelje të rënda procedurale. Taksisti Fredi Talelli u ekzekutua më 24 nëntor të vitit 2010, ndërsa u gjet i masakruar pak ditë më vonë në një kanal në fshatin Koritë të Korçës.

Bllokohen pusetat

Shumë akse të amortizuar

Rrugët, asnjë investim nga grandi i qeverisë

Autori 25 vjet burg, vëllai 14 vjet

Dënohen dy vëllezërit për vrasjen e nënës dhe motrës ELBASAN- Dënim me 39 vjet burg ka dhënë trupi gjykues i Gjykatës së Elbasanit për dy vëllezërit e akuzuar një vit më parë se vranë nënën dhe motrën. Pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e akuzës për burgim të përjetshëm. Trupi gjykues ka vendosur dënimin me 25 vite burg Leonard Lekën dhe 14 vite heqje lirie për bashkëpunëtorin Dritan Leka. Nga hetimet u bë e ditur se në familjen Leka kishte debate mes dy viktimave dhe autorëve dhe natën e 18 marsit 2011, nën efek-

tin e alkoolit dhe drogës, Leonardi ka qëlluar me armë zjarri mbi të motrën dhe më pas mbi nënën e tij, kur kjo e fundit ka kërkuar t’i vijë në ndihmë vajzës së saj. Në mars të vitit të kaluar, u vranë me armë zjarri në banesën e tyre Donika dhe Manjola Leka, 63 dhe 32 vjeç, nënë e bijë, dhe vetëm pak minuta pas ngjarjes, autori i vrasjes, Leonardi, u dorëzua në polici, ku deklaroi se edhe krimin e kryer nga ana e tij, por nga hetimet policia arrestoi më pas edhe të vëllain si pjesëmarrës në krim. Pasi Prokurori kishte kërkuar

dënim të përjetshëm, autori kryesor e ka pranuar krimin qysh në momentet e para të arrestimit duke përfituar kështu uljen e dënimit. Ndërkohë vëllai tjetër është dënuar si bashkëpunëtor në krim me 14 vjet heqje lirie. L. LL

ELBASAN- Disa nga rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit janë amortizuar ndjeshëm, të mbushur me gropa dhe asfalt të dëmtuar. Ndër më problematiket janë rruga “Toma Kalefi”, “Rinia”, por edhe rrugë të tjera si ajo e “Spitaleve”. Gjendja paraqitet mjaft shqetësuese për mjetet që do t’i duhet të kalojnë çdo ditë mes gropave. Kreu i Bashkisë Elbasan i pyetur mbi gjendjen e rrugëve është përgjigjur se situata është problematike për disa rrugë për të cilat bashkia është duke nisur rikonstruksionin në një listë me 15 rrugë. “Brenda këtij muaji ne do të bëjmë restaurimin e 15 rrugëve kryesore. Sa i përket tre rrugëve bëhet fjale që ne prisnim një grand qeveria gjë që nuk u miratua. Ne kemi konkurruar me projekte në grandin konkurrues të qeverisë, por nuk morëm asnjë investim. Rruga “11 Nëntori” dhe ajo e “Universitetit” ishin përfshirë në pjesë të investimit nga kredia, por për shkak të kufizimeve të krijuara nuk kemi mundur të bëjmë investimin e kërkuar nga qytetarët”. Sejdini deklaroi se bashkia me fondet e saj edhe pse ka pasur probleme për shkak të krizës dhe ndërprerjes së lejeve të ndërtimit, është duke investuar në disa rrugë dhe riparë për mirëmbajtjen e disa të tjerave në qytetin e Elbasanit. L. Ll


koment • E mërkurë 16 maj 2012

»

11

LGBT: Lëvizje mendjehapur? Nga Arian Galdini

P

o lexoja sot një komunikim për shtyp të LGBT ku ndër të tjera më ra fortësisht në sy motoja e përzgjedhur për aktivitetet e paralajmëruara prej tyre sot e në vijim në të cilën provokativisht shpallej: “Flije Mendjen! Disa njerëz janë gay”. Nëse sjellim në vëmendje të gjitha debatet e vona por edhe ato më të hershme mes përfaqësuesve të LGBT dhe përfaqësuesve ‘Etikë’, besoj askush prej nesh nuk ka mëdyshje kujtese lidhur me akuzat e tejrrahura që lgbtistët u bëjnë etikëve parreshtur për homofobi dhe fanatizëm. Sigurisht që akuza të tilla janë hileqare dhe etikët nën efektin e thirrjeve apo deklaratave idiote të atyre që vetëkonsiderohen si ‘konservatorë’ por që në fakt janë mirëfilli injorantë e të patakt, nuk është se kanë bërë përpjekje serioze për tiu kundërkthyer me argumenta. Ka një numër të madh rrugësh, alternativash, doktrinash, besimesh si ushqim argumentash për etiket që tu kundërpërgjigjen këtyre akuzave në mënyrën më civile, humane dhe të ndjeshme, porse në gjykimin tonë rruga më e mirë është që të nxjerrin në pah thjeshtësisht atë që lihet qëllimisht mënjanë a shpërfillet arbitrarisht nga vetë akuzatorët lgbtistë: realitetet themelore të modernitetit. Shqipëria ka një shoqëri që tashmë është hapur plotësisht ndaj modernitetit, e si e tillë është një shoqëri me tensione të forta e në rritje. Sociologu i Universitetit të Bostonit Peter Berger na shpjegon se: “Moderniteti progresivisht cënon ambjentet sociale të cilat mbështeten tek ‘të mara si të mirëqena’. Për shkak të disa prej proçeseve e tij më bazale (sikurse janë migrimi masiv, komunikimi masiv dhe urbanizimi, etj) individi është gjithnjë e më tepër në përballje me besime, vlera dhe stile jetese të ndryshme, ndaj edhe është i forcuar që të zgjedhë mes tyre. Moderniteti i problematizon besimet pikërisht për shkak të nivelit të lartë të pluralizmit që ai krijon.” Ndërsa një shoqëri hapet ndaj modernitetit dhe fillon e bëhet gradualisht apo me shpejtësi ‘moderne’, pa asnjë diskutim kjo shoqëri do të paketohet me njerëz, individë të cilët mbartin besime dhe vlera gjerësisht dhe thelbësisht të ndryshme apo të kundërta që gjithësecila duhet të vihet në pyetshmëri. Dhe pika e fortë e njëkohësisht pikëlidhja e këtij sistemi nuk qëndron tek fakti nëse biem të gjithë në një mendje me njëri-tjetrin, por tek përkushtimi ynë i përbashkët që asnjëherë të mos i barabitim mosmarrëveshjet apo kundërshtitë, me fanatizmin. Kam droje se nisur nga mënyra e ndërkalljes me argumenta apo pa argumenta, gjatë

këtyre javëve, ky model shoqërie po refuzohet nga lëvizja LGBT. E nuk po refuzohet deri në pikën normale të mosdakordësimit apo mosaprovimit me kritikët e tyre. Por lgbtistet po shkojnë tutje duke e barazvleftësuar mosdakortësinë dhe mosaprovimin e kritikëve të kësaj levizjeje me fanatizmin. Madje duke mbërritur deri aty sa të shohim lgbtistë që çdo pyetje që u bëhet mbi parimet dhe ortodoksinë e parimeve të tyre ta konsiderojnë si fjalim urrejtjeje dhe homofobi. Një lëvizje vërtetësisht moderne, për përkufizim, do të duhet të mirëpresë që të jetë në pyetshmëri. “Të jesh në pyetshmëri për besimet e parimet e tua – shkruan Berger- është një konseguencë e të jetuarit në shoqëri plurale dhe të larmishme.” Etikët, kërkohet që tu përgjigjen të gjitha llojeve të pyetjeve të përfytyrueshme apo të papërfytyrueshme lidhur me qëndrimet, besimet e parimet e tyre. Madje bëjnë mirë që të mirëpresin që bindjet e tyre të dyshohen, testohen, sprovohen kudo formalisht dhe informalisht, në debate univesitare, akademike, privatisht apo në nivel debatesh publike në TV, gazeta, blogje, rrjete sociale, etj. Do të uroja që askush prej nesh të dëshironte që kjo gjë të ndalet. Në fakt, në këto kohë që jetojmë sot, etikët e gjejnë veten shpesh herë dhe vijueshmërisht nën trysninë për ti mbrojtur pikëpamjet e tyre për shkak të relativizmit kultural mbizotërues dhe efekteve të shumëkahshme të modernitetit. Ndërkohë nën dritën e kësaj kuptueshmërie të shpjeguar më sipër të modernitetit, le të kqyrim taktikën ‘nëse nuk je dakort me ne, ne do të bindim gjithkënd se ti je prapanik’ të përdorur nga LGBT në përpjekjet e saj për tu rritur në rëndësi e peshë në shoqërinë shqiptare gjatë këtyre viteve. A përputhet dhe përshtatet kjo taktikë me një botë në të cilën lgbtistët duhet me mirësjellje dhe mirëkuptim ta ri-artikulojnë vetëveten si vetëm njëri prej besimeve, bindjeve, vlerave apo mënyrave të jetesës mes shumë e shumë të tjerëve? A pret kjo lëvizje që të jetë në pyetshmëri, dmth që ti bëhen pyetje serioze mbi parimet, vlerat apo gjithçka ata bëjnë, besojnë, flasin, shkruajnë apo kërkojnë? Me pak fjalë, a janë ata me të vërtetë një lëvizje moderne? Themeluesi i Young Gay America (Të Rinjtë Gay Amerikanë), bashkëautori i XY Survival Guide (Guida e Mbijetesës XY), Michael Glatze i cili ka qenë aktivist LGBT, ka jetuar për shumë e shumë vite si një homoseksual i deklaruar publikisht, është një njohës i mirë i limiteve të dashurisë së kësaj lëvizjeje me modernitetin, e që njihet së fundmi si ish aktivisti LGBT i cili ka filluar ta pyesë vetveten për rrënjët e homoseksualitetit të tij shkruan: “Në një komunitet gay ka qenë

gjithnjë një mirëkuptim që ‘ti nuk i vë kurrë në pyetje apo diskutim dëshirat e tua seksuale për seksin e njëjtë.’ Menjëherë sapo ti i bashkohesh klubit, ky mirëkuptim kthehet në një rregull. Në të vërtetë është rregulli nr 1. Ti mund të vësh në pyetje, të diskutosh, të ekzaminosh gjithçka tjetër dhe rrënjët e gjithçkaje tjetër, por jo dëshirën apo rrënjët e dëshirës tënde për seksin e njëjtë. Ironikisht, është OK që ‘të drejtët’ të venë në pyetje heteroseksualitetin e tyre. Por unë, më në fund mbërrita në kuptueshmërinë se unë mund ta vë në pyetje homoseksualitetin tim gjithashtu.” Për shkak të këtij qëndrimi por edhe për shkak se më vonë ai u konvertua dhe u deklarua heteroseksual, në një shkrim pro-LGBT të botuar në New York Times, Glatze u përshkruajt plot pathos nga autori, si forma më fyese e herezisë moderne. Ngase i druhen një agresiviteti dhe etiketimi të tillë publik, shumë etikë ndihen ekstremisht të demotivuar për të debatuar apo ngritur pyetje mbi idetë e bindjet e tyre për homoseksualitetin. Sjellim në kujtesë këtu edhe debatin e para pak javëve në gazetën MAPO mes Kristi Pinderit dhe Enkel Demit, ku i pari nuk la gjë pa i thënë e shprazur Enkelit duke i hyrë deri edhe në bindjet politike, fetare madje edhe në shtratin familjar. Sidiqoftë rasti i Glatze dhe thellënjohshmëria e tij për refuzimin e LGBT për të qenë në pyetshmëri, për tu diskutuar, ekzaminuar, sikurse çdo grup, komunitet apo strukturë tjetër në shoqëri, është shtysë që edhe në këtë Shqipërinë tonë kaq të trazuar, ne ta zhbëjmë drojen tonë për ta zhvilluar lirshëm dhe shëndetshëm krejt natyralisht këtë debat. Të pyesësh, të dyshosh, të vësh në diskutim, të ekzaminosh supozime, pandehma, besime, bindje, vlera, mundësi, madje edhe ato më populloret, është një kërkesë themelore e modernitetit të vërtetë pluralist. Dhe duket e vështirë për të kuptuar përse kjo kërkesë nuk duhet të jetë e aplikueshme edhe për lëvizjen LGBT, sikurse aplikohet për gjithkënd e gjithçka tjetër. Kur etikët akuzohen nga lgbtistët për homofobi dhe fanatizëm, përmbajtja e këtyre akuzave nënkupton se ata mbartin ide e pikëpamje që nuk janë të mirëpritura në botën moderne. Ama, etikët mjafton që të nxjerrin në pah, në mënyrë civile e humane, se vetë kuptueshmëria që kanë lgbtistët për modernitetitn është e mangët, e gjymtë. Lëvizja LGBT po punon fort për të ndërtuar të njëjtin koncept mbi atë lloj shoqërie në të cilën prej kohësh ka qenë vetë e pamirëpritur. Kësisoj nuk mundet të mos e mbyllim pa i ballafaquar lgbtistët me vetë natyrën e motos së tyre: Flijeni mendjen. Ka shumë njerëz që nuk janë gay.

Tamburet e institucionit që mbron shtetin

D

je Kontrolli i Lartë i Shtetit dha provën e një përgjegjësie të plotë për fatet dhe interesat e parasë publike. Nëpërmjet një kontrolli të imtë dhe profesional në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës tregoi çfarë nuk shkon në koncesionet publike të kromit, bakrit dhe hidrocentraleve, aktivitete që ngërthejnë me qindra miliona euro pasuri kombëtare. Konstatoi shkelje dhe abuzime të jashtëzakonshme. Për 30 hidrocentrale me koncesion në ministrinë përkatëse të shtetit nuk disponohet asnjë lloj dokumentacioni ekonomik, edhe pse shumë prej tyre janë në faza të ndryshme punimesh. Në 73 koncesione dëmi ekonomik i kalon 6 milionë dollarë. Arkës së shtetit i mungojnë 2 milionë dollarë të paarkëtuara si pagesa tarifash koncesionare. Nga auditimi i ushtruar mbi llogaritjen dhe pagesën e detyrimeve që rrjedhin nga përfitimi i metaleve si ar, argjend e ndonjë tjetër, është konstatuar mungesë e plotë e dokumentacionit mbi përcaktimin dhe pagesën e rentës minerare për elementet shoqëruese të bakrit në

Nga Fatmir Libohova

koncentrat dhe të kromit, siç janë ari, argjendi, bakri. Këto minerale përbëjnë pasuri të vendit. Për më tepër, të gjithë koncesionarët nuk kanë paraqitur informacion mbi realizimin e investimeve në vlerë bazuar me situacione, fatura tatimore dhe doganore, a thua se këtu nuk ka shtet dhe nëpunës të shtetit që të kërkojnë llogari. Këto nuk janë akte pa rëndësi. Është një sfidë që një grup abuzuesish i bën shtetit dhe mekanizmave mbrojtës të tij, në më të shumtën e rasteve në bashkëveprim. KLSH-ja çon në prokurori pesë persona ish-titullarë e specialistë për të dhënë mesazhin se me paratë e taksapaguesve nuk luhet kollaj. Një kundërsfidë pa kompromise ndaj korrupsionit. Pastaj institucioni përqendrohet në masat për të rregulluar administrimin e kësaj prone publike të pamatë. Është detyra parësore e tij. Në radhë të parë është një këshillues, një rrugëtregues. Propozon 23 masa organizative, si ngritjen e një grupi pune me qëllim hartimin e një udhëzimi të veçantë mbi procedurën e transferimit të kuotave (shitje aksionesh në bashkëpunim me Ministrinë e Financës, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme

të Tatimeve) ngritjen e një grupi pune për përgatitjen e akteve nënligjore dhe udhëzimeve tekniko-ekonomike mbi llogaritjen dhe pagesën e detyrimeve ndaj shtetit. Ky institucion u bie fort rekomandimeve-tambure të tij. Mesazhi është i qartë: askush, asnjë punonjës publik nuk është i imunizuar në veprimtarinë e vet në dëm të interesave të shtetit dhe të qytetarëve. Ka sy vigjilues mbi abuzimet ndaj pronës publike, që zor se i shpëton gjë. Por ky institucion ka nevojë për individë e institucione që t’i pranojnë dorën e shtrirë për bashkëpunim, që ta kuptojnë dhe ta ndihmojnë në përgjegjësinë kushtetuese që mbart mbi supe për të ruajtur dhe mbrojtur 3.4 miliardë euro shpenzime buxhetore dhe mbi 2.8 miliardë euro të ardhura shtetërore. Krahas ruajtjes KLSH-ja duhet të ndihmojë të përmirësohet menaxhimi i kësaj pasurie kolosale. Janë shumë përgjegjësi, shumë tambure që ky institucion duhet t’u bjerë. Ai do të vijojë t’u bjerë fort, por duhen mijëra, qindra mijë veshë për t’i dëgjuar. Lypsen vullnetet e të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi që ta mbështesin këtë institucion për të realizuar ndryshimin që duam të gjithë.


12

« koment

E mërkurë 16 maj 2012 •

Fotaq Andrea me

S

një ekspozitë studimore

tudiuesi Fotaq Andrea* rishfaqet në kryeqytet me ekspozitën e re. Vjen me dy gjetje: “Shpirti i arbrit në shekuj” dhe me librin shoqërues “Arbëreshët e Italisë, 1413-2007”, në të cilin ka mbledhur në një antologji histori, gjuhë, letërsi, art e kulturë, udhëpërshkrime, portrete. Të dy janë përuruar në hollin e Muzeut Kombëtar, duke u dhënë vlerën e vëmendjen që meritojnë. E veçanta është 100-vjetori i Pavarësisë. Një ekspozitë me riprodhime të veprave të artit, e pasur në kërkime dhe në gjetjet interesante, për të dhënë një hapësirë të gjerë të jetës, dokeve, zakoneve, veshjeve, personaliteteve të botës shqiptare, vendit që zëmë në mbarë qerthullin europian e më gjerë, ku theksohet ndjenja kombëtare, ai rremb i nëndheshëm, i padukshëm, tejet i prekshëm, i pashuar në rrjedhë të shekujve, që shpërthen vlera të panumërta. Drejtori i Muzeut Kombëtar, historiani Luan Malltezi, në parathënien shoqëruese thekson se “ekspozita pasqyron çaste kulmore të historisë së lashtë të kombit shqiptar, duke pasur në qendër figurën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, që përbën boshtin historik të lidhjes shqiptaro-italiane dhe zanafillën e krijimit të ngulmimeve arbëreshe në Itali”. Fotaq Andrea studiues ndien deri në palcë kodin gjenetik shqiptar, nën damarë i lëviz historia e bëmat e popullit që i përket, nën lëkurë përcëllima djegëse, në trup pesha e rëndë e kombit e në mendje ka më të qenësishmen: gjuhën shqipe, margaritarin, që si aureolë mbështjell kokën e çdo shqiptari, që i jep jetë e frymë, shpirt e forcë. Është një rrugëtim Strasburg–Tiranë. Ka vite që e bën, duke sjellë gjithmonë diçka të re, një gjetje nga vendi i largët, që në Francë gjithmonë i mungon, ku përballet me jetën e studimet e shumta, të këndshme, të lodhshme e të kushtueshme. Është pasioni që nuk ndalet, rryma shtytëse, lidhja e pashkëputur, shoqëruesja e vetme, dashuria e madhe. Sa më shumë kalon koha atje larg, aq më shumë i ravijëzohet vendlindja. E ka brenda e jashtë vetes, e gjen në gërmime, hulumtime, vizita nëpër muze, thellime tingëlluese në atë çfarë ka grumbulluar, peshë që vjen e kërkon të zbrazet në një antologji, ekspozitë pamore, libër apo thjesht studim në faqet e gazetave. E gjitha i duket si një mbajtje fryme në një vrapim të marrë. Kështu ka ecur në kohë, gjithmonë me pamjen e ecjen e një djaloshi, i vëmendshëm në bashkëbisedim, i urtë në dëgjim dhe logjik në arsyetim. Fillimet i ka të hershme, të shtyra në kohë, kur shumë i ri përkthente në revistat “Les letres albanaises” apo në “Studio albanica”. Sa më shumë përkthente, aq më shumë e mbërthente ideja e thellimit të studimit të asaj që përkthente. Dhe nuk ishte e lehtë, pasi përkthente nga shqipja në frëngjisht. Vështirësia nuk ishte thjesht te leksiku, por në analizat historike, etnografike, kulturore e gjithçka tjetër që përmbante teksti. Duhej të ishte i kujdesshëm në një përkthim dinjitoz dhe si në mugëtirë i feksin bashkëbisedimet mbresëlënëse me mjeshtrin e përkthimit Isuf Vrioni. Hamgjitja dhe respekti i pafund ndaj kalorësit të madh të përkthimit, mjeshtrit të fjalës, e shoqëron edhe sot në kërkimet e përsiatjet ngulmuese. Kujton variantet e faqeve, frazave apo thjesht të një fjale në diskutime pa fund aty në zyrën e vogël të shtëpisë botuese, laboratori kërkimor gjuhësor, për të gjetur tingëllimin me të bukur e kuptimin më të thellë e të plotë të fjalës shqipe në frëngjisht. Sa më e lodhshme ishte gjetja, aq më e bukur bëhej. Duke u ndeshur me tekste mbi etnografinë, historinë e kulturën në përgjithësi, kupton joshjen e madhe drejt tyre, që e thithin si me magnet. Pse të mos provonte, pse të mos merrej me to? Dhe hyri jo me drojë e pasiguri, por me pasion. Gjithçka kishte pasur brenda vetes kishte qenë dytësimi i tij artistik, një hije artistike, që e kishte ndjekur kudo nga pas e që papritur nën dritën e pa thukshëm imazhin e saj dhe iu qep e nuk iu nda. Pas viteve ’90 e sheh veten fillimisht si antologjist. Ajo i jepte mundësi të shprehë jo thjesht

mendimet e tij për shqiptarët, por ç’thoshte i huaji, ç’thoshte francezi, dhe kjo i duket më bindëse. Sigurisht, i huaji thotë edhe të mirën, edhe të keqen. Kishte prirjen që të kapte të mirën. Tashmë pret e përcjell vizitorë që ndjekin rrugëtimin e tij. Në Kozencë është takuar me Franko Altimarin, profesor në universitetin e studimeve të Kalabrisë, ku çel për herë të parë ekspozitën. Bisedat me të e nxitën ta sillte edhe në Shqipëri. Profesori i nderuar është blatuesi i kësaj ekspozite, por Andrea nuk lë pa përmendur edhe ndihmesën e paçmuar të Dritan Mukës, studiuesit dhe mbledhësit të pasionuar të veprave të lashta me tematikë shqiptare. Rrugëtimi i ekspozitës sapo ka nisur. Kërkesat janë për t’u hapur edhe në troje të tjera shqiptare. Andrea nuk lodhet së shpjeguari. Është një udhëtim në histori. Fryt i një pasioni të madh të mbrujtur në kohë me dashuri, i ka dhënë jetë me kërkime të shumta nëpër biblioteka, muze të Francës, po dhe më gjerë. Dhe të mendosh se e gjitha është punë veriake dhe nismë krejt e veçantë e tij dhe e bashkëpunëtorit që jeton në Vankuver të Kanadasë. Fotaq Andrea gojëtar bën shpjegimet e punimeve ta paraqitura, një enciklopedi e tërë shqiptare, historia jonë. Erudit dhe i thjeshtë në dijet që zotëron, me një ndihmesë të madhe në promovimin e kulturës shqiptare përtej asaj që njohim e dimë, kërkues ngulmues dhe tejet pasionant, kërkon dhe gjen. Gjen sepse e di plotërinë e jetës shqiptare, historinë dhe marrëdhëniet që vendi ynë ka pasur me të tjerë, dhe nuk janë pak. Ekspozita të befason me gjetjet e shumta. Janë aq shumë dhe aq pak, sa, kur mbaron, i bën pyetjen vetes: pse kaq shumë lidhje kemi pasur me të tjerët, kjo është Shqipëria jonë? Në këtë rast të dhënat e pamjet na vijnë drejtpërdrejt nga burimi ku autori shpeshherë ka blerë faqe origjinale të gazetave, riprodhime të sakta të veprave nëpër muzeume apo duke shkuar e kërkuar vetë nëpër biblioteka për të parë e prekur me dorë veprën në fjalë. Disa harta të vjetra pasqyrojnë në mënyrën më të detajuar rrugëtimin historik në boshtin Veri–Jug dhe Lindje–Perëndim brenda dhe jashtë territorit të vendit, kohën e Motit të Madh. Ndihet interesi europian mbi atë se çfarë ka ndodhur në botën ilire, fatin e popullsisë. Shumë dijetarë kanë dhënë dëshmi të lëvizjeve të popullsisë jo vetëm në Itali, por dhe më gjerë nëpër tërë Europën. Ngulmimet arbëreshe, që qarkojnë pothuaj gjithë pellgun Adriatik deri në Sicili, të futin në histori dhe në botën shqiptare. Fillon me pikëtakimin e parë të hershëm, Ilirikumin, ku dallohen dy portrete të Pirros së Epirit, i cili është mbajtur edhe si perëndia e Marsit. Janë grafika të fuqishme në stilin grafik të punuar me shije e elegancë, ku bien në sy qëndrimi prej udhëheqësi e burrë shteti. Anija liburne e famshme për formën e hijeshinë, në të cilën studiuesi ndalet e thekson heraldikën e dragoit në kiçin e anijes, vepër punuar nga J.Charmock më 1802. Nga piktori R.De Moraine është përzgjedhur tabloja “Mbretëresha Teutë”, shtrirë në shtratin mbretëror duke pritur senatorin romak. Ndihet madhështia e gruas së fortë ilire, që diti të sfidonte pushtetin e Romës, duke qenë një sovrane legjitime e detit Adriatik. Ajo kishte flotën e saj të fuqishme e bënte tregti deri në vendet e largëta. Dihet se ajo u preu kokën dy të deleguarve të Romës dhe më pas filloi lufta që çoi në pushtimin i gjithë Gadishullit Ilirikum. Hartografia dhe heraldika kanë një vlerë të paçmuar historike. Ndonëse pa fjalë, ato janë gjetje vërtetuese të padiskutueshme. Studiuesi Andrea, duke e ditur rëndësinë e tyre, qëmton me kujdes e gjen, duke tërhequr vëmendjen që në dy prej tyre, ku është shfaqur për herë të parë emblema kastriotase, zbuluar nga Luçie Nadi (sot gjenden në bibliotekën “Marçiano” të Venecies). “Ka rëndësi të madhe, shprehet Andrea, - se për herë të parë ky ornament, sipas Gjin Varfit, paraqet simbolin e trëndafilit. Në fushën heraldike mua më intereson vetë emblema se ç’ka brenda. Për herë të parë shfaqen dy elemente thelbësore të dy ngjyrave shqiptare: fusha e kuqe dhe kokat e shqiponjave të zeza.” Në mënyrë simbolike, niset historia me këto heraldika. Dhe pas tyre vjen i fotografuar për herë

“Libri i uratave”. Deri tani ka qenë thjesht i printuar në të zezë. Në një ilustrim lexohet titulli që i është dhënë Gjon Kastrioti Ati si “Qytetar Nderi” i Venedikut në vitin 1413. Dokumenti ruhet në arkivin “Kastrioti Skënderbeg” në Auleta të Napolit. Një tjetër ilustrim paraqet për këtë gjë, por këtë radhë titullin e merr i biri i Skënderbeut. Një gravurë e vitit 1577 e Jost Amanit ilustron mbërritjen e Skënderbeut në Itali, përdorur si ilustrim në librin e Marin Barletit. Në qendër të Romës është bujtina ku ka qëndruar Heroi shqiptar në Romë, sot Muzeu i Pastave, dhe jepen dy pamje. Mbi hyrjen kryesore, në ballinë, një afresk me portretin e Skënderbeut, për të vijuar me një pajton. Është pajtoni me të cilin ka udhëtuar kryeheroi shqiptar në tokën italiane (sot në Muzeun e Napolit). Një tjetër diplomë dhënë Gjon Kastriotit i Biri si “Qytetarit të Nderi”, pasohet nga grafika e Donikës, që mori gjithë kancelarinë e Skënderbeut. Largimi drejt brigjeve italike ishte i dhimbshëm, mbytës me tragjizma, masakra të tmerrshme, ndërkohë që vazhdon lufta në Shqipëri, në Shkodër, “Rënia e Shkodrës në duart e turqve”. Këto ngjarje gjejnë jetë në disa gravura të ndryshme. Andrea sjell dy portrete të Skënderbeut si zbulime të kohëve të fundit, të Xhorxhiones së famshëm, me titull “Portreti i një armëmbajtësi të quajtur Gjergj Kastrioti Skënderbeg” rreth vitit 1520, pronë e koleksionistin të shquar feldmareshalit Shtybert, vepër e cila është shitur kohët e fundit në ankandin e dëgjuar Kristi për rreth 60 mijë paund. Portreti i Skënderbeut në “British Muzeum”, i punuar me një gur shumë të veçantë oniks me mbështetëse në ar. Sigurisht që kryeheroi, guri i rëndë, i patjetërsueshëm i themelit të kombit shqiptar, Skënderbeu, shpaloset në disa ilustrime, që duhen thelluar e vërtetuar në autorësinë e tyre. Një tjetër portret dhe këtë herë fatmirësisht veprën e ka blerë një koleksionist shqiptar në SHBA. Vepra mbart një histori shumë të çuditshme. Piktura ka qenë në fondet e Luvrit dhe rregulli nuk lejon që asnjë objekt i shekullit XVIII e poshtë të dalë jashtë Francës. Studiuesi Andrea dhe miku i tij u detyruan me të gjitha format, duke e ndjekur për gati tre muaj rresht, që shitësi, që e ruante si një gjë të çmuar, e paraqiti si një pikturë të shekullit XIX dhe u ble nga një shqiptar, dhe është e vetmja blerje shqiptare. Kalojmë më tej dhe befasohemi nga një tjetër portret. “Është portreti më i famshëm i Skënderbeut, - vijon rrëfimin studiuesi Andrea dhe lëshon fjalën e rëndë: - Është i Ticianit” Ndoshta është një zbulim dhe, po qe i tillë, do të kemi një nga portretet më të bukura të Skënderbeut dhe nga kush? Peneli i Ticianit të madh! Është në kufijtë e së pabesueshmes. “Jemi gjithmonë në fushën e hipotezave, hamendësojmë, - shprehet Andrea mendueshëm. Pse? E kemi krahasuar këtë portret anonim, në të gjitha format, por është shumë e vështirë, sepse nuk mund të bëhet menjëherë dallimi i prerë midis shkollës veneciane dhe shkollës flamande. Ato bashkëpunuan shumë me njëra-tjetrën dhe kapela, shalli janë të dozhëve të Venedikut. Duke vëzhguar me kujdes në mjekër me zmadhim, ne kemi parë teknikën ‘frotis’, e kemi krahasuar me portretet ku është përdorur kjo teknikë dhe themi se ky është Skënderbeu i Ticianit. Nëse nuk e themi ne, të tjerët e lënë anonim dhe kaq. Ne e vërtetojmë.” Studiuesi kërkon më tej. Ka dëgjuar për një tjetër portret. Shkon në qytetin Nanci, në fondet e Muzeut të Arteve të Bukura dhe vërteton me të gjitha format, bazuar në studime që është punë e Rembrandit të famshëm. Dihet që Rembrandi ka bërë 44 portrete të njerëzve të mëdhenj dhe ndër ta Skënderbeun. Pasi gjen portretin e Skënderbeut, shoqëruesja e muzeut i thotë: “Kemi edhe një Skënderbe tjetër.” Studiuesi mrekullohet kur sheh portretin e Skënderbeut të pikturuar nga Thomas Blanshet, i cili jepet në formën e Aleksandrit të Madh, por që mban dukshëm emrin e Heroit shpalosur nga një muzë. Për herë të parë jepet Pornokeja i famshëm, kartolinë e mirëfilltë, botuar në tirazh të vogël nga


koment • E mërkurë 16 maj 2012 eruditi e shqiptari i madh Faik Konica me dedikimin “Gjergj Kastrioti, i thanun Skënderbeu, Mbret i Shqiptarëve, Dragua i Shqipnis”. Dy portrete të Skënderbeut, njëri në vazo dekorative veneciane të shekullit XVI dhe tjetri vepër e J. Antonio Pallaiulo, 1460, që Andrea me bashkëpunëtorin Dritan Muka këmbëngulin fort se të dy paraqesin Skënderbeun. Në tablo shkruhet në latinisht: “El grand Turco”. Njëra në “British Muzeum”, ndërsa tjetra me ngjyra në Stamboll. “Pse themi se është Skënderbeu, - shprehet studiuesi, dhe jo Turku i Madh? Ka një arsye të thjeshtë dhe madhore. Dihet që disa sulltanë janë quajtur Turku i Madh, si Mehmeti i Dytë, kur pushtoi Kostandinopojën më 1453 dhe i dyti Sulltani i Madhërishëm (1490–1560). Ky portret është i Skënderbeut, sepse kapela që mban është veneciane, kur sulltanët e Turqisë në atë kohë kishin të shenjtë çallmën. Belini i famshëm më 1490 e ka parë në këtë formë, sepse shkoi në Kostandinopojë dhe e pikturoi. Vepra njihet edhe si ‘Portreti i jeniçerit’, duke menduar se është Mehmeti i Dytë. D.m.th. çallma nuk ka asnjë dallim, nuk ka pse turqit të mbajnë kapelë veneciane. Po të vëmë re, hunda është e Skënderbeut, i cili në këtë kohë ishte afërsisht 54–60 vjeç dhe portreti jep të njëjtën gjë. Mban të veshur veladonin e dozhëve të Venedikut. Për mendimin tonë kjo është grafika më e hershme e portretit të Skënderbeut.” Kur i kërkon se si duhet vërtetuar, duke mos e lënë thjesht si debat të hapur e në fushën e hipotezave, studiuesi Andrea përgjigjet se do të shkojë përsëri në Stamboll dhe do të përpiqet ta vërtetojë”. Helmeta e Kastriotit është marrë nga libri më i shquar i helmetave të të gjitha kohëve, ku krahas saj janë paraqitur edhe disa helmeta të tjera ruse, gjermane, turke etj. Vazhdon jehona e Skënderbeut me disa ilustrime, të gjitha të panjohura. Vjen Alberto Santareli, i cili në pllaka majolike ka bërë kokat e njerëzve më të mëdhenj të kohës, si mbretin francez Fransua i Parë, por edhe Skënderbeun. Pas tyre vijnë disa portrete të tjera të heroit, si zbulime e gjetje të reja dhe mbresëlënëse, një reliev në bust në kështjellën e Coriglianos Ekspozita është si një libër i hapur i kohës në vijimësinë dhe studiuesi kërkon të krijojë koleksionin. Për të nuk është e rëndësishme pamja, por thelbi që ai e kërkon, rrënjët që shtresohen nën një grafikë apo pikturë. Disa riprodhime të gjetura nëpër libra të ndryshëm me tematikë shqiptarët në shekuj, një tërësi unikale, të cilën disa vjet më parë autori e ka hapur në Galerinë Kombëtare në Tiranë, ekspozitë që la mbresa të mëdha te shikuesit e studiuesit e artit. Vijnë radhazi disa luftëtarë të mbiquajtur stratiotë, që u shquan për pamjen e trimërinë e tyre në luftë, çka i bëri shumë të kërkuar në principatat e mbretëritë europiane. Aty dallohet kapela e famshme me majë dhe konike. Është quajtur “Chapeaux albanoi”. E kanë mbajtur dy mbretër të Francës dhe më vonë e morën edhe jakobinët, kapelë për të cilën ka folur me simpati edhe Rableja i madh. Kapela mbahet nga stratiotët, si pjesë e armatimit të kalorësisë së lehtë franceze, por edhe asaj venedikase, ku nën të me mjeshtëri vishej një helmetë shumë e fortë, që quhej kreta, e cila u mbulonte plotësisht kokën që të mos dëmtoheshin nga shpata. Të hipur në kuaj, ata kanë lëvizur në një hapësirë të madhe, që shkonte nga Kroacia në Jug, në More e Peleponez. Në disa riprodhime jepen mjeshtërisht pamjet e tyre herë mbi kuaj e herë në grumbullime gati për luftë e herë të tjera në ndjekje të armikut me pallat e zhveshura në dorë. Si një luftë midis çallmës turke e kapelës shqiptare është edhe grafika e Jorg Breut, ilustrim i veprës së Barletit. Është hera e parë që jepet një imazh dhe interpretim i tillë, gjë që meriton vëmendje nga studiuesit. Vijon më pas një zbulim: përsëri emblema kastriotase me luanin. Gjetja është bërë në kodikun i Petrarkës. Në të dyja rastet shqiponja është fshirë. Por Andrea ngulmon dhe duke e zmadhuar pamjen në laborator kërkon dhe gjen Yllin i Davidit, më pas shqiponjën e fshirë. Nga piktori i famshëm Paulo Veroneze jepet riprodhimi i tablosë “Mbrojtja e Shkodrës”, vepër e cila ndodhet në tavanin e Pallatit Dukal në Venecie. Nuk do të ishte keq që riprodhime nga origjinali të bëheshin nga piktorë shqiptarë për t’i pasur këto vepra sa më pranë. Pas tij vjen Paul Rubensi me tablonë “Ngadhënjimi i Henrit IV”. “Është hyrja në Paris, ku një engjëll po i vë në kokë kapelën shqiptare, - shkruhet në frëngjisht, - që ka mbajtur kapelën albanua.” Vijohet me një anonim, ku paraqitet “Garda pretoriane e dukës së Lorenës”. Vepra është shumë e famshme dhe Andrea e ka gjetur po në Nanci. Paraqiten shqiptarët, gjithmonë me kapelën e tyre të famshme, pranë tyre tri kokat e prera të turqve në heshta. Çdo kokë e prerë kushtonte një seken floriri. Nga stradiotët jepet gjeneralisimi i famshëm

Gjergj Basta një figurë kontradiktore interesante, që vjen nga familjet e para që janë ngulur në Itali në vitin 1380, shumë kohë para Skënderbeut, dhe të gjithë pinjollët e saj kanë qenë ushtarakë, strategë, njerëz të luftës. “Arriti në titullin “kont” dhe në gradën më të lartë ushtarake “gjeneralisim”, shpjegon Andrea, më i madhi, gjenerali mbi gjeneralët, i cili u martua me një nga vajzat më fisnike të Flandrës dhe iu dha dhe titulli “Fisnik infinituli”. Garda e Skënderbeut u nda në dy pjesë: një pjesë në Perëndim, një pjesë në Lindje: Perëndim Stratiotët, në Lindje jeniçerët e famshëm. Jeniçerët janë të gjithë me gjak të krishterë. Me vdekjen e Skënderbeut nga 1468 e deri më 1500 kemi shpërnguljen më masive të shqiptarëve drejt brigjeve europiane. Në dheun e huaj ata shkuan dinjitozë, u integruan më së miri dhe nxorën personalitete të fuqishme të artit, kulturës, filozofisë etj. si Mikel Laçi nga Laçi, Albani, Bazaiti dhe Karpaçio. Ne hierarkinë fetare shpesh shqiptarët kanë ngjitur shkallët e saj me zotësi, siç është rasti me katër kardinalë Albani dhe arrihet kulmi me Papën. Pas tij kemi Aleksandër Albanin. Mendohet se ky ka pasur koleksionin më të pasur me tematikë shqiptare, ku duhet të jetë edhe Skënderbeu që ishte në Luvër. Edhe ajo duhet të jetë shumë e hershme, duhet të jetë në këtë koleksion, e ka marrë mareshali Shërenberg, që është edhe ai një koleksionist i niveleve botërore, vjen më pas, pastaj në kohët e sotme, që u shit nga pasardhësit. Madamë dë Stal, një nga figurat qendrore të shkrimtarëve francezë, princi i saj stradioti dhe garda. Më pas Durracot e famshëm, që ndahen në tri pjesë: Durracot Anzhuinë, Durracot Gjenovas dhe Durracot e Korsikës, duke bërë një lidhje midis Gadishullit Apenin, Korsikës dhe Anzhuinëve të Durrësit. Janë ata që dhanë shumë figura të shquara. Shkrimtari Ernesto Sabato paraqitet në një karikaturë të bukur, i cili ka pohuar origjinën e tij arbëreshe. Tjetra është karikaturë e Krispit, po arbëresh, dy herë kryeministër i Italisë. Nga pesë plansheta të shkëlqyera të blera nga Katerina e Rusisë, jepen vetëm dy nga Uelmi i famshëm. Fillohet me Kastelbujerin, një përshkrues dhe një artist francez i famshëm, i cili e ka pasqyruar gjerë e gjatë figurën arbëreshe. Ai jep varfëri, por çuditet me larminë e bukurinë e kostumeve. Janë kostume treqind-katërqind-pesëqindvjeçare, që janë trashëguar brez pas brezi dhe çdo kostum i jepej vajzës kur martohej. Tek arbëreshët është ruajtur fustanella deri kohët e fundit. Në kohën napoloniane ndryshoi. Gjendet edhe në Korsikë, dhe Napoleoni ishte nga Korsika. Grekët e kanë shkurtuar dhe sot e kanë simbol të tyre. E kanë privatizuar. “I jam drejtuar me letër Presidentit të Republikës Moisiu, ku i them se duhet të institucionalizohet fustanella shqiptare në veshjen e Gardës Kombëtare.” Garibaldi me një mijë këmishëkuqtë. Këmishën e kuqe e solli nga Amerika Latine. Dështoi në ekspeditën e parë, triumfoi në ekspeditën e dytë. “Në enciklopedinë e Pier Larousse, të shekullit XIX, - thotë Andrea, - është e shkruar se ekziston një legjendë, sipas të cilës në Shkodër do të vijë një ditë një këmishëkuq, që do të shpëtojë Shqipërinë. Fjalë për fjalë e shkruar në enciklopedi.” Eduart Liri, piktori që ka bërë shumë punime nga viset shqiptare, dhe më pas i famshmi Ashil Deveria, piktor dhe grafist i shquar dhe një nga kokat e artit francez. Andrea thotë se Delekrua e kishte shok e përkulej para tij, duke thënë se “kur të përmendë emrin ‘Ashilm Deveria’, duhet të përkuleni!” Më tutje vijohet me kostumet. Janë pjesë e krenarisë arbëreshe, të mahnitshëm, madhështorë, të papërsëritshëm, një pasuri e vlerë kombëtare, që si në një pasarelë moderne shfaqen me të gjithë rëndësinë e tyre, si pjesë e qenësishme e identitetit shqiptar, lakmi që e kemi ndier deri në huazimin apo më mirë vjedhjen, që të tjerët i kanë bërë atyre. Rasti i fustanellës është tej çdo parapërfytyrimi. Veshja është identitet dhe, si e tillë, është trupëzuar e shpirtëzuar në gjenet e popullit që e krijon, që së bashku me tiparet, ngjyrën, shtatin, gjuhën etj., etj., përbëjnë ashtin e papërsëritshëm të qenësisë kombëtare të çdo populli. Ilustrimet e paraqitura e japin më së mirë këtë veçori. Kostumet arbëreshe figurojnë nëpër fondet e muzeumeve të Evropës, mirëpo duhet gërmuar, duhet kërkuar. Te veshja arbëreshe dallohen dy forma të kapelës. Njëra e paraqitur është kapela më e veçantë dhe është me ar. Kostumet e arbëreshëve vijnë nga klasat më të pasura shqiptare në kohën e dukëve e kontëve të shquar, që mërguan në dhe të huaj, duke marrë me vete të vetmen pasuri: veshjet e tyre mbresëlënëse. Kur ikën 60-70 familje, morën gjithçka me vete: kostumet e arta, armët etj., etj. Me shall të mëndafshtë mbulohej koka dhe “kapela tregon fisnikëri të shkallës së lartë, aq sa një familjeje

»

13

fisnike i është venë titulli fisnikërisht nga Doxhët e venedikut, quhet ‘kapelasi’, - shpjegon Andrea, - por kapelasit ishin të tmerrshëm”. I hamgjitur pas Dora d ’Istrias, për të cilën po përgatit një botim të madh me materiale që nuk njihen, studiuesi Andrea nuk kishte si të mos e linte pa realizuar një takim midis saj dhe poetit arbëresh Jeronim de Rada. Dy personazhet madhore janë takuar vetëm një herë, ndoshta një orë, sepse Dora d’ Istria, kur i shkoi De Rada, ishte e sëmurë. Kishin folur shumë në letërkëmbimin e tyre për një takim që është quajtur historik, po kur vajti De Rada e gjeti të sëmurë dhe Dora d’Istria mezi e ka pritur një orë. Piktori Lazar Taçi i bën një kompozim, duke përmbushur dëshirën e studiuesit. Në ekspozitë janë paraqitur edhe disa riprodhime të piktorit Ibrahim Kodra, gjë që tregojnë interesin e artistit ndaj botës arbëreshe e asaj shqiptare. Studiuesi ndalet gjatë dhe tregon për një ëndërr të kahershme, kur paraqiti idenë që studentët e Akademisë së Arteve të Bukura të Tiranës, Prishtinës dhe të Maqedonisë në pedonalen në rrugën pranë Galerisë së Arteve në Tiranë të rikrijonin me mozaikë gjithë eposin e kreshnikëve. Pas Kodrës vijnë disa pastele të Luixhi Amato “mbreti i pastelit”, siç e quan studiuesi, e pas tij Franko Azinari, arbëresh nga Kozenca, “mjeshtri i fijes së barit”, ftuar nga në gjitha vendet ballkanike, për të lënë gjurmë me vepra. Krenar që është shqiptar, kërkon të bëjë një ekspozitë në atdheun e të parëve. Një tullë 1500-vjeçare të mahnit me vjetërsinë. Mendohet se është gjetur në Shqipëri dhe në sipërfaqen e saj duket qartë shqipja dykrenore nga koha fenikase. Është një zbulim i veçantë, bërë nga një koleksionist anonim. Pranë saj perëndesha minoane me gjarpinj, të cilën Andrea e cilëson si ilire, sepse simboli i gjarprit njihet si kretas, më pas e morën athinasit me perëndeshën Athina, por është shumë më e hershme sesa te grekët, gjë që studiuesi Pilika e vërteton. Ekspozita “ka hapur punë”, sepse në të gjenden një pjesë e historisë shqiptare. Shpesh kemi dëgjuar e provuar shumë nga simbolet, që janë gurët kilometrikë të vetë qenies së popullit tonë në rrjedhë të shekujve. Tashmë kemi mundësi t’u afrohemi më pranë, pothuajse t’i prekim me dorë. Janë të bukura, gati në arritjen e origjinalit dhe të mbesin në mendje përvijimet e bukura të riprodhimeve. Pasioni për historinë, kulturën, artin e shtyn Andrean drejt gjetjeve, rrëmimit të fakteve letrare, historike dhe figurative, që i japin e marrin me njëritjetrin, duke e kthyer në një korpus të vetëm gjithë krijimtarinë kërkuese. Antologjia ndihmon ekspozitën dhe vetë ekspozita dha mundësi që antologjia të marrë një frymëmarrje më të gjerë, prandaj studiuesi i sheh të dyja të lidhura. Dhe kjo është një risi që duhet ndjekur. Kupton se sa forcë ka paraqitja vizuale me shkrimin në përgjithësi e studimet në veçanti. Shkojnë bashkë e ndriçojnë, bëhen më lëndorë e më të kapshëm e më të thellë jo vetëm për një shikues, por më gjerë për studiuesit e historianët. Ekspozita mbyllet me një radhë stemash heraldike të princërve të ndryshëm shqiptarë, stema që japin një madhështi e vlerë të moteve të mëdha, ku kombi shqiptar shkëmbente letra, mallra, ide, libra e kulturë me kancelaritë më të shquara europiane. Kështu, faqe pas feqeje zbulon se Shqipëria e vogël nuk është aspak e huaj në kulturën europiane e më gjerë. Historia e popullit shqiptar ka kapluar faqe, dokumente, skica e piktura, autorë anonime e kolosë të artit si pushtetarë, klerikë të lartë, historianë, shkrimtarët, piktorët e skulptorë të mëdhenj e jo vetëm kaq. Koleksionisti është një nga pasionet më të hershme të njerëzimit, që sot ka një përhapje pothuajse unikale në botë. Por Fotaqi është më shumë se kaq. Përkthyes i talentuar i shqipes dhe i frëngjishtes, antologjist me disa vëllime, ndër të cilat “Pena të arta franceze”, që ambasadori francez në Tiranë në ditën e përurimit u shpreh se një përmbledhje e tillë e prozës franceze fare mirë mund të jetë një tekst për shkollat franceze, duke theksuar qëmtimin e kujdesshëm dhe të vyer në gjetjen e pjesëve. Fotaq Andrea nuk mendon se ka dhënë gjithçka. Vetëm sa është nxitur fantazia dhe ngritur kureshtja për lëndën e trajtuar. Edhe sot ai ka lënë shumë ilustrime e shumë gjetje studimore pa paraqitur, që presin jo thjesht radhën. Duhen nxitur e ndihmuar edhe financiarisht, sepse janë botime e ekspozita të vyera, ku secili gjen diçka nga gjaku, qenia, vlera e historie e vet dhe... largohesh duke marrë me vete një ndjenjë krenarie të të qenit shqiptar, një ngritje koke lart, një hap më i sigurt e më i matur, jo se ne jemi, por se ne kemi vlera, ashtu si çdo popull tjetër dhe shikuesit nuk i mbetet tjetër veç urimi: faleminderit Fotaq Andrea, na bëre të ndihemi më shumë shqiptar! *Studiues arti


14

« dossier

E mërkurë 16 maj 2012 •

Ex katedra, ex libris: Gjendje konfliktuale mendore e Shqipërisë Nga albert kotini (vijon nga numri i kaluar) Suaza serbe për Kosovën është një kujtim historik, që duhet çmontuar anë të panumërta botimet serbe në letërsi, histori, sociologji, filozofi për Kosovën, të cilat kanë pasur dhe kanë një synim: të tjetërsojnë të vërtetën kombëtare të këtij populli autokton shqiptar. Duke vizituar për dhjetë ditë Kosovën, gjatë muajit mars 2004 u njoha me shumë fakte të tilla, por dhe me një literature të bollshme sllave për Kosovën, që jo vetëm të çudiste për mungesën e një informacioni real, por dhe të një propagande tipike sllave joshkencore dhe e ngarkuar me absurditete asimiluese, që përmbanin helm në të gjithë ngarkesat e tyre. Pa dashur të sjell fakte dhe argumente të cituar prej tyre për çështjen në fjalë, sepse e dinë më mirë intelektualët dhe tërë popujt e Kosovës, që e kanë jetuar vetë realitetin, do të ballafaqoj vetëm pikëpamjen nën këndvështrimin e tyre për shqiptarët në tërësi, që kanë shkruar të paktën deri në vitin 1981. Ky është libri “Shqipëria e Enver Hoxhës”, botuar nga agjencia gazetare “Taniug” nga 12 autorë serbë në bazë të vendimit të Sekretariatit të Republikës Kulturore të RS të Serbisë. Që në titull duket injoranca paradoksale e këtyre autorëve për ta bërë Shqipërinë si pronë të Enver Hoxhës, ashtu siç kanë bërë dikur Kosovën pronë të Titos. Nga ky këndvështrim tipik bolshevik, është për t’u cituar dhe për t’u kuptuar thjesht dhe pastër cektësia e trajtimit për një popull të tërë shqiptar me një nënvlerësim e dashakeqësi hipokrite, që vetëm ajo lloj race ka ditur ta servirë në shekuj e deri në kohët moderne në internet si një dezinformim total për të vërtetën dhe të drejtën. Spekulimi historik dhe aktual me termin “Shqipëri e madhe” është bërë për të justifikuar shpikjen tjetër “Serbi e madhe”. Se si deformohet politikisht “Shqipëria e vërtetë”, e cila mëshiron në fakt nëpërmjet dokumenteve shkencore thjesht dhe qartë kufijtë e vetë kombëtarë, është e treguar pothuajse në të gjitha librat propagandistikë sllavë. Fakti është se për një shekull të tërë Lidhja e Prizrenit e vitit 1978 është anatemuar me një tendencë të veçantë nga të gjitha vendet fqinje, sepse ky fakt historik përbën strategjinë kombëtare shqiptare. Duke pasur përballë strategjinë e Serbisë së madhe dhe asaj të Megaliidesë të vitit 1844, atëherë nuk mund t’u bëhej karshillëk qëllimeve të tyre shoviniste. Se si përshkruhet ky mashtrim i historisë, më mjafton vetëm referenca nga faqet 191 deri 192 të këtij libri serb: “Shqipëria është ndër shtetet më të vogla në Europë. E tillë është dhe si të tillë e njeh bota dhe për mua habia është më e madhe kur bëhet fjalë për “Shqipërinë e madhe”, e cila ekziston vetëm në kokën e Enver Hoxhës dhe në hartat e egra, të cilat regjimi nga Tirana po i shpërndan nëpër kryeqendrat e Europës. Në këtë “hartë”, e cila në pranverën e vitit 1981 mundi të shihet nga Athina deri në NjuJork, “Shqipëria e madhe” i shtriu kufijtë e vet mbi një pjesë të mirë të Greqisë, të Maqedonisë, në mbarë Kosovën dhe në një pjesë të madhe të Malit të Zi. Me të në të vërtetë u përfshinë të gjitha ato pjesë të shteteve fqinj në të cilat jetojnë kryesisht shqiptarët. Pse dhe për çka u bë një shtrirje e tillë e kufijve të Shqipërisë dhe kush e bën këtë ndoshta më së miri shihet nga dokumentet dhe referatet nga kremtimi i 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, që u mbajt në Tiranë në verën e vitit 1878. Në referatin që mbajti Ramiz Alia midis të tjerash thuhet: “Me dispozitat e Traktatit të Shën Stefanit territore të tëra të Shqipërisë u janë dhënë vendeve të tëra të Ballkanit. “Bullgaria e mdhe”, e formuar me këtë traktat, përf-

J

Spekulimi historik dhe aktual me termin “Shqipëri e madhe” është bërë për të justifikuar shpikjen tjetër “Serbi e madhe”. Se si deformohet politikisht “Shqipëria e vërtetë”, e cila mëshiron në fakt nëpërmjet dokumenteve shkencore thjesht dhe qartë kufijtë e vetë kombëtarë, është e treguar pothuajse në të gjitha librat propagandistikë sllavë. Fakti është se për një shekull të tërë Lidhja e Prizrenit e vitit 1978 është anatemuar me një tendencë të veçantë nga të gjitha vendet fqinje, sepse ky fakt historik përbën strategjinë kombëtare shqiptare. Duke pasur përballë strategjinë e Serbisë së madhe dhe asaj të Megaliidesë të vitit 1844, atëherë nuk mund t’u bëhej karshillëk qëllimeve të tyre shoviniste.

shiu Kumanovën, Kaçanikun, Tetovën, Kërçovën, Gostivarin, Dibrën, Strugën, Peshkopinë, Pogradecin, Korçën. Serbia mori një pjesë të sanxhakut të Prishtinës deri në Mitrovicë. Malit të Zi i takuan Guca, Plava, Vermoshi, Kelmendi, Hoti, Gruda, Tivari dhe Ulqini. Është e qartë se fjala nuk është për disa vise të ngushta periferike të diskutueshme, por për aneksimin e padrejtë të një pjesë të madhe të territorit shqiptar.” Në referatet e tjera, po ashtu të mbajtura në Tiranë, përmenden katër vilajete të Perandorisë Otomane, të cilat Lidhja e Prizrenit i konsideronte si territore shqiptare dhe për to Porta kërkoi autonominë. Më poshtë, në faqen 192, shqetësimi i autorëve serbë përmblidhet në këto rreshta: “Faktikisht këto vise, të cilat i përmend Ramiz Alia dhe vilajeti i Janinës, janë vendosur brenda kufijve të kësaj harte të “Shqipërisë së madhe”, gjegjësisht me këta kufij janë përfshirë të gjitha këto territore, për të cilat me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Tiranë u bë fjalë si për territore shqiptare.” Interpretimi demagogjik ndaj historisë shqiptare dhe studiuesve serbë në kuadrin e Ballkanit, në veçanti në emër të miqësisë dhe stabilitetit të këtij rajoni, kërkon vetëm heshtjen ndaj padrejtësive të bëra, sidomos për luftën ballkanike pas shembjes së Perandorisë Otomane. Të quash “pakicë kombëtare” Kosovën dhe “urë bashkëpunimi” këtë popull, siç e quajnë në të drejtën e tyre historike serbët, nuk është vetëm një sakrificë tepër sublime që i imponohet kombit tonë në emër të fqinjësisë së mirë, por një ndëshkim për t’u harruar historia. Çfarë nuk ka bërë Titoja për Triesten që të mos ia lënë Italisë si sllave, ndërsa për Kosovën bëri të kundërtën. Në faqen 192 të këtij libri shkruhet: “Dihet se si fuqitë e mëdha në fillim të shekullit XX e caktuan gjeografinë nacionale-politike të Ballkanit, pra edhe të popullit shqiptar. Përkundrazi, kësaj “Shqipërie të madhe”, i mbeti të jetojë në mendimet e fantastëve, të cilët nuk deshën ose nuk ishin të aftë ta kuptojnë historinë dhe kalimin e kohëve. Bile as faktin se me Shqipërinë e madhe para politikës zyrtare të Shqipërisë së sotme, kanë duartrokitur edhe forca të tilla, siç ishin së pari pushtuesit turq, e pastaj fashistët italianë e nazistët gjermanë, duke bërë në luftën e kaluar mu të tilla sajesash kuislinge në llogari të popujve fqinje. Fashistët në të vërtetë u përpoqën të ringjallin ëndrrat e udhëtarëve të Shqipërisë së madhe edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, por nëpërmjet njëfarë Lidhje të dytë

të Prizrenit, të cilën edhe vetë populli shqiptar me komunistët në ballë e refuzoi dhe e çoi deri në fund luftën për lirinë e vet dhe për miqësinë me fqinjët. Historia i vendosi popujt aty ku ishin me decenie dhe shekuj me radhë e pakicat kombëtare në shumë hapësira, posaçërisht në Ballkan, duke ruajtur qenien dhe kulturën e tyre nacionale, i paracaktoi të bëhen urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Kështu, me armët në duart e pjesëtarëve të lëvizjes çlirimtare u krijua edhe Shqipëria e sotme, në lindjen e së cilës në hapat e parë të pas luftës në liri i dhamë një ndihmë të sinqertë dhe dikur të pranueshme edhe në popujt fqinjë, në radhë të parë të Jugosllavisë.” Plagjiatura e historisë serbe për Kosovën është fantastike, në veçanti për Luftën Antifashiste, e cila në emër të komunizmit sllavoshqiptar e ka mitizuar për të mitizuar pushtimin e tyre. Këtë të drejtë historike për Kosovën në emër të nocionit m-l për “nacionalizëm” e “internacionalizëm” propagandistik të Partisë Komuniste nuk ia kishte autorizuar asnjëherë populli shqiptar. Atëherë, si mund t’i shërbejnë dokumentet partiake për prova shkencore në pushtimin e Kosovës prej një kombi tjetër sllav, siç ishte ai serb?! Në faqen 193 shkruhet: “Nga largësia e tanishme historike, me ndihmën e dokumenteve objektivisht arrihet në përfundimin se qysh me rastin e themelimit të partisë së komunistëve të Shqipërisë për shkak të përkrahjes së idealeve të borgjezisë së vet u paraqit kërkesa te një pjesë e qarqeve më të larta partiake shqiptare, që të marrë mbi vete udhëheqjen me njësitë partiake në Kosovë dhe në disa vise të tjera të Jugosllavisë në okupimin e Italisë. Në dhjetor të vitit 1943 edhe vetë Titoja këto pretendime i kualifikoi si reaksionare. Për këtë shkak atëherë i shkroi udhëheqjes partiake të Shqipërisë: “Parulla për bashkimin e Kosovës dhe Metohisë me Shqipërinë si dhe qëndrimi mbi komandën e shtabit kryesor të Shqipërisë mbi Metohinë në të vërtetë do të shkonin në dobi të të gjithë armiqve të Luftës Nacionalçlirimtare në Jugosllavi dhe të gjitha klikave reaksionare dhe fashiste, të cilat shkojnë nga ajo që lëvizja demokratike e popujve të Jugosllavisë të shkëpusë pjesë-pjesë dhe të vërë në plan të parë jo luftën kundër okupatorit, por degëzimin e kundërthënieve nacionale.” Kjo është historia, koha në të cilën Lëvizja Nacionalçlirimtare e Jugosllavisë tashmë kundërshton, si dhe aq shumë herë më vonë, idenë për shtrirjen e Shqipërisë së madhe në Kosovë dhe Metohi, si dhe në pjesët e


dossier • E mërkurë 16 maj 2012 Maqedonisë e Malit të Zi, në të cilat jeton kombësia shqiptare. Këto pretendime nuk i shprehën vetëm nacionalistët shqiptaromëdhenj, të cilët e filluan rrugën e bashkëpunimit me okupatorin, por dhe disa udhëheqës të komunistëve shqiptarë, partia e të cilëve u krijua vetëm në Luftën e Dytë Botërore nga grupet e ndryshme marksiste, pjesërisht në pikëpamje ideore të dobëta dhe të ngarkuara me nacionalizëm. Gjykimin e historisë autorët serbë e referojnë në këtë mënyrë: “Edhe në ‘Historinë e PPSH-së’ për Shqipërinë e madhe, si zonë të okupuar të Italisë në Luftën e Dytë Botërore, thuhet: ‘Për të siguruar pozicionet e veta në Ballkan, fashistët gjermanë dhe italianë nxitën grindjet e vjetra nacionaliste dhe shoviniste të klasave reaksionare në vendet e Ballkanit. Ndërkaq komunistët dhe mbarë populli nuk ranë në kurthe të demagogjisë fashiste. Ata demaskuan politikën provokuese të Shqipërisë së madhe dhe ndoqën rrugën e forcimit të luftës kundër okupatorëve fashistë dhe rrugën e bashkëpunimit me popujt fqinjë në luftën çlirimtare kundër armikut të përbashkët, duke u mbështetur në të drejtën e popujve për vetëvendosje. Në këtë mënyrë autorëve serbë u pëlqen që Kosova të trajtohet si një çështje pazari TitoEnver nëpërmjet historisë së tyre komuniste, kur flirtonin “vëllazërimin e tyre”, ndërsa propaganda e mëvonshme herë ftohej e herë ngrohej në marrëdhëniet e tyre, duke shpërthyer sa për zhurmë tezat kombëtare tipike socialkomuniste... Jo më kot autorët serbë në faqen 196 shkruajnë: “Nga kjo shihet qëllimi strategjik i Enver Hoxhës, që shpie në këtë: nëse ai komandon në Kosovë dhe më gjerë, gjatë luftës është gjë e logjikshme se ai do të komandojë edhe pas luftës, d.m.th. se Kosova dhe viset e tjera do t’i takojnë Shqipërisë. Për këtë shkak Titoja qysh me këtë rast në letrën e cituar të dhjetorit të vitit 1943, i përgjigjet se ide të tilla i konsideron reaksionare. Në dokumentet serbe që i përkasin Luftës Antifashiste në faqet 256-270 jepen të dhëna sikur Kosova vlen si një monedhë shpërblimi për jugosllavet, sepse sipas tyre ishin këta që ndihmuan krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare dhe Luftën Nacionalçlirimtare. Ata kanë të drejtë, sepse, po të lexosh letrat e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Koçi Xoxes dërguar udhëheqjes së Partisë Komuniste Jugosllave në vitin 1944, janë shumë komprometuese edhe për çështjen e Kosovës. Mjafton të citoj letrën e Nexhmije Xhunglinit (Hoxhës) dërguar Dushan Mugoshës më 7 maj 1944. e cila është faksimile: “Dushan, thuaju shokëve të Jugosllavisë se shokët shqiptarë ndjekin me admirim hapin e tyre dhe japin gjithçka për të ndjekur shembullin e tyre heroik.” Mbivendosja e fakteve a) Mozaiku historik që është dhënë me dokument të kundërt burimor për Kosovën është bërë për të turbulluar opinionin publik në lidhje me të drejtën e historike. Makina propagandistike serbe gjithmonë ka synuar përjetësimin e pushtimit të Kosovës, duke i mohuar të drejtën legjitime kësaj për vetëvendosje. b) Kosova në historinë e saj argumenton përballjen e asimilimit prej sllavizmit dhe njëkohësisht eksperiencën e hidhur të kësaj historie, që nuk dëshiron të përsëritet më. Kjo sepse e drejta historike e popullit Kosovar për të qenë i lirë dhe i pavarur ka të bëjë me vetë ekzistencën e tij kombëtare. c) Pavarësia e Kosovës është një e drejtë historike që në lindjen e saj, e padiskutueshme në çdo kohë e rrethanë prej popullit të vet; dhe aktualisht vetëm teknikat e mënyrat për të arritur pavarësinë, për t’u realizuar e integruar në Evropë janë të pranueshme prej saj. d) Kosova në të gjitha fushat shkencore të saj, por edhe në ato ekonomike, folklorike antropologjike, nuk i përket botës sllave, por që në gjenezë të qytetërimit të lashtë pellazgo-ilir, prandaj është quajtur ‘Dardani’ dhe asnjëherë “Serbia e Vjetër”. e) Hapësira kulturore ballkanike e studiuar nga shkencëtarët, jo vetëm albanologë, por të të gjithë botës, e veçon popullin e Kosovës në vlerat identifikuese rajonale të përballur me peshën e rëndë të sllavizmit. Elementi shqiptar në Kosovë provon historikisht kryqëzimin e qytetërimeve të lashta, të atij europian në shekuj dhe aspak në një lloj qytetërimi pansllav. f) Bashkëjetesa e shqiptarëve nën suazën e

»

15

Sfida që ndërpreu kolonizimin arsimor të Kosovës (1941-1945) Aparati ushtarako-administrativ i vendosur në Kosovë gjatë të gjithë periudhës ndërmjet dy luftërave botërore ishte tipik kolonial, sepse shqiptarët nuk kishin asnjë të drejtë, jo vetëm për të qeverisur vetveten, por as në fushën e arsimit. Në këtë periudhë (1918-1941) u mbyllën në Kosovë 16 shkolla me 30 mësues dhe 2098 nxënës. Vitet 1941-1945 krijuan një hapësirë të përkohshme si rezultat i ndërprerjes së kolonizimit etnoideologjik serb, që ndodhi për pasojë të Luftës së Dytë Botërore. Ka periudha historike, si ajo e Luftës së Dytë Botërore, që janë tronditëse për njerëzimin, por që në kërkim të lirisë dhe aspiratave krijon terrene për vlera morale të një vetëndërgjegjësimi kombëtar. Në librin e Tahir Z. Berishës me titull “Emra që nuk harrohen. Arsimtarët veteranë (1941-1951) dhe arsimi shqip në Kosovë”, vëllimi I, i botuar në Prishtinë në vitin 1994, në faqet 24-40 bëhet një vlerësim real për tërë kontribuesit arsimtarëveteranë shqiptarë në Kosovë. Autori shkruan:

bye për çdo gja që ishte në dobi të Kosovës”. Vlerësimi për Ernest Koliqin është i jashtëzakonshëm në këtë libër të autorit Tahir Berisha, ku meritat e tij i vlerëson edhe profesor doktor Rexhep Krasniqi, i cili e zëvendësoi në postin e ministrit të Arsimit në vitin 1943 dhe shkruan: “Porsa e lejuan rrethanat e kohës, ministri Koliqi personalisht drejtoi organizimin e shkollës shqipe në të gjitha krahinat e Kosovës, të Tetovës, të Dibrës së Madhe, të krahinave bregdetare në qytetin e Ulqinit, vende këto që ishin shenjuar nën varësinë e qeverisë shqiptare të asaj kohe. Mbas studimit të një plani të përpiktë dhe përpjekjeve me gjet personelin drejtues, administrativ dhe mësimor… ministria dërgoi nja 200 mësues, mësuese, inspektorë, drejtorë etj… Përveç organizimit të arsimit fillor ministria hapi një gjimnaz të plotë 8-vjeçar në Prishtinë me një internatë për nja 200 studentë me bursa shtetnore, ashtu dhe tri shkolla të mesme katër vjeçare në Prizren, Gjakovë, Pejë, një shkollë të ushtrimit bujqësor në Tetovë dhe një shkollë të zanatit për qylyma në Prishtinë. Për të gjitha këto shkolla u vunë në dispozicion mjetet financiare në naltësi të bollshme, ndërsa mësimit të gjuhës shqipe iu dha rëndësia më e madhe”. Po kështu Martin Camaj, i cili krijimtarinë e vet letrare e filloi në Kosovë, në parathënien e librit të novelave të Ernest Koliqit “Tregtarë flamujsh”, i botuar në Prishtinë në vitin 1991, për Ernest Koliqin ndërmjet të tjerash shkruan: “Në kohë të vështira, siç ishte Lufta e Dytë Botërore, la gjurmë të pashlyeshme në arsimin kombëtar me organizimin e shkollave dhe në pajisjen e tyre me

libri i autorit Samim Visoka me titull “Shqipëria e vërtetë. Nëna Kosovë”, botuar në Tiranë në vitin 1943 dhe me një shënim personal të autorit për profesor Aleksandër Xhuvanin. Në Arkivin Qendror të Shtetit, dosja 130, mars-prill 1945, është dokumentacioni i plotë për gjyqin e organizuar në kinema “Kosova” të Tiranës, ku midis 60 personave të shpallur si kriminelë të luftës dhe bashkëpunëtorë me pushtuesin ishte i 54-ti në listë edhe Samim (Vasfi) Visoka. Personaliteti i këtij shkencëtari të dënuar edhe për respektin ndaj Kosovës nga regjimi sllavokomunist, mund të vlerësohet edhe nga referimi i dy sentencave të këtij autori. Autori shkruan: “Zëri i atdheut thotë: ‘O njeri, çohu dhe shkundu! Hapi sytë dhe shpirtin kundrejt realiteteve të sotme, dritave të shekullit të fundit dhe qytetërimit modern dhe europian… bëje kryengritjen kulturore dhe shoqërore. Nuk duhet të mbetesh në mes të Europës si një element i huaj, i braktisur dhe i hedhur mënjanë, përndryshe të pret një rrezik i madh. Kërko një ardhmëni të re. Deri tani një botë orientale dhe robërimi të ka urdhëruar të shikosh vetëm “tokën” dhe kurrë “diellin”!... T’i me kryengritjen tënde kulturore-shoqërore duhet ta ndryshosh krejtësisht qenien tënde. Vetëm në këtë mënyrë do ta fitosh të drejtën e ekzistencës e të jetës. Çoji sytë nga dheu në diell! Vetëm atëherë mund të ndryshohesh prej “njeriut oriental në njeriun oksidental dhe vetëm atëherë do të jesh i fortë e i lumtur”. Visoka vijon: “Çdo njeri duhet ta dijë se ne nuk duam asnjë Shqipëri të vogël, asnjë Shqipëri të madhe, por duam vetëm e vetëm një

“Duket cazë paradoksale, por është fakt se gur themeli i arsimit shqip në Kosovë dhe fara e parë e shëndoshë e tij në këto treva u hodh pikërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.” Kjo bazë e fortë e arsimit dhe kulturës shqiptare veçon si personalitet profesor Ernest Koliqin, i cili në cilësinë e ministrit të Arsimit të asaj kohe, siç shkruan patrioti i shquar kosovar Tahir Zaimi, në veprën e vet “Tallazet e jetës dhe lotët e zemrës” (Bruksel 1970), shprehet: “Profesor Ernest Koliqit, i cili me vullnet dhe shpirtin e një idealisti nuk kurseu energjitë e tij dhe mjetet shtetnore që kishte në dispozicion për të paisë sa më mirë aparatin arsimuer në viset e lirueme me elementë të shëndoshë që i dhanë hov e gjallëri shkollës shqipe… Ernest Koliqit i detyrohet edhe dërgimi nëpër universitetet e Italisë i disa duzinave studentësh kosovarë…” Tahir Zaimi kujton: “Njëherë, kur i pata vajtë në zyrë për disa nevoja shkollore (me kërkue mësues dhe bursa për disa studentë), jo vetëm që m’i plotësoi menjëherë këto kërkesa, por ishte shumë enthusiast dhe i gatshëm me shër-

tekste për të parën herë të trajtuar me kritere moderne, ndërsa qysh tash historia ia njeh se Koliqi mori guximin me përgjegjësi personale të themelojë shkollat shqipe në Kosovë. Si ministër Arsimi, më 1941-1942 dërgoi në Kosovë nga Shqipëria përmbi 200 mësues shqiptarë, ndër ta edhe plot kosovarë, që mbas mbarimit të luftës i vunë themele të forta arsimit në gjuhën shqipe në këtë trevë.” Sipas të dhënave të tjera për vitet 19411944 dokumentet tregojnë se numri i mësuesve shqiptarë në Kosovë ishte më tepër se 200 veta dhe kjo vërtetohet edhe në dekretin nr. 811, datë 11 prill 1994 të presidentit Sali Berisha, i cili dekoroi 287 arsimtarë “që hapën ose shërbyen në shkollat shqipe në Shqipërinë Veriore e Lindore jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit shqiptar në vitet 1941-1944” të dërguar nga Shqipëria. Në këtë libër të Tahir Z. Berisha, në faqet 27-30, jepen emrat përkatëse të këtyre arsimtarëve. Për të kuptuar më mirë vlerën dominuese të arsimimit të Kosovës në vitet 1941-1944 është shumë kuptimplotë edhe

Shqipëri të vërtetë… O Kosovë, tani të dashuroj më tepër se çdo herë, por jo si një shovinist i verbër, jo si një nacionalist i flaktë, por të dua më tepër si një njeri i thjeshtë, si një njeri që adhuron të drejtën”. Për këto personalitete të kohës ka mjaft përkushtime për arsimimin shqip në Kosovë, por mbi të gjitha për ta bërë kombin shqiptar si Europë. Në fjalimin e doktor Ernest Koliqit, si kryetar i Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare, që mbajti me rastin e përurimit të vitit akademik dhe botuar në revistën “Shkëndija” në vitin 1942, janë profetike kërkesat shkencore që kombi shqiptar të formohet drejt një Europe politikisht të bashkuar, të nisur nga një vetëdije unitare, me individualitetet e një kombi që nuk duhet t’i humbasë. Ernest Koliqi thotë se kryesore janë tradita, gjuha, historia e jonë kombëtare, të cilat pasurojnë jetën e familjes europiane me një qytetërim mijëvjeçar. I gjithë fjalimi ka vlera aktuale se si Shqipëria mund të integrohet në Europë. (vijon numrin e ardhshëm)

një kombi tjetër, qoftë serb apo të ndonjë pushtuesi të huaj, nuk ka qenë pranuar asnjëherë, sepse nuk mund të shkrihej me ta as etnogjeneza, as zakonet, as martesat dhe të tjera, për të cilat ka dhënë provat historike të homogjenitetit të saj. Në të gjitha aspektet e mënyrës së jetesës dhe të kulturës popullore shpirtërore dhe materiale për Kosovën flet larmia etnike, fetare gjuhësore, tradicionale e veçantë, që e ka ndarë dhe e ndan përfundimisht me Serbinë.


16

« bota

E mërkurë 16 maj 2012 •

Duot e suksesshme gjermano-franceze

P

as duos së mësuar Merkel-Sarkozy Kancelarja konservatore gjermane ndodhet përballë socialistit Hollande. Kjo s`ka pse të jetë disavantazh. Më parë kryetarë shtetesh me ngjyra të ndryshme politike kanë bashkëpunuar mirë. Shëtitje në plazhin e Deauville-s, takime dhe telefonata konspirative, vështrime plot kuptim në konferencat e shtypit, të gjitha këto imazhe kujtohen kur flitet për “Merkozy”-në pra duon gjermano- franceze të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez, Nicolas Sarkozy. Po ashtu do të kujtohet se si kalonin takimet që zgjasnin deri natën në përpjekje për të zgjidhur krizën e euros. “Merkozy” është histori Por këto kohë kanë kaluar. Sarkozy-ja konservator nuk u zgjodh më, në vend të tij erdhi socialisti, Francois Hollande. Tani do shihet nëse “Merkozy”-ja mund të kthehet në “Merkollande”. Kombinime të tilla emrash nuk janë gjë e re. Kur socialisti François Mitterand për shembull përkrahu Kancelarin socialdemokrat gjerman, Helmut Schmidt, në politikën e tij për NATO-n, shtypi e quajti duon politike “Schmitterand”. Por edhe më ngushtë kanë bashkëpunuar kryetarët e qeverive të të dy vendeve, kur ata nuk i përkisni të njëjtit drejtim politik, dhe kjo ka të bëjë me atë se ndryshimet midis Gjermanisë dhe Francës janë pozitive për bashkëpunimin evropian, shpjegon Claire Demesmay, nga Shoqata gjermane për politikën e jashtme, përgjegjëse për marrëdhëniet gjermano- franceze: “Ne punojmë mirë së bashku sepse ne përfaqësojmë pozicione të ndryshme dhe në këtë mënyrë mund të pasqyrojmë gjithë Bashkimin Evropian”. Iluzioni i afërsisë E rëndësishme është aftësia për të bërë kompromise, mendon studiuesja. Përveç kësaj, konservatorët gjermanë dhe francezë janë shumë pak të ngjashëm, po ashtu siç janë pak të ngjashëm

socialdemokratët gjermanë dhe ata francezë, respektivisht socialistët francezë. “Në bashkëpunimin midis qeverive të të njëjtës ngjyrë ekziston rreziku që të krijohet iluzioni i afërsisë, e cila çon në keqkuptime”, mendon Claire Demesmay. Kështu për shembull socialistët francezë kanë mendim krejt të ndryshëm nga socialdemokratët gjermanë sa i përket rolit të Bankës Qendrore Evropiane. Të parët kërkojnë që Banka t`i paguajë para edhe shteteve, kurse të dytët mendojnë se kjo është e paimagjinueshme. Miqësia gjermanofranceze është baza e integrimit evropian, siç deklaronte më 1950 ministri i Jashtëm francez dhe më vonë presidenti i parë i Parlamentit Evropian, Robert Schuman: “Bashkimi i kombeve evropiane kërkon që konfliktet qindravjeçare midis Gjermanisë dhe Francës të shuhen. Puna e filluar duhet të përfshijë në radhë të parë Gjermaninë dhe Francën”. Kancelari gjerman Konrad Adenauer pati përballë në nivel qeverie me René Coty-në dhe Vincent Auriol-in dy partnerë jopartiakë. Më pas erdhi Charles de Gaulle. “Adenauer dhe De Gaulle bënë pajtimin midis dy vendeve dhe bazën për marrëdhëniet gjermanofranceze dhe të Evropës”, thotë Claire Demesmay. Në fillim të vitit 1963 të dy burrat e shtetit nënshkruan paktin e Elysée-së, që hodhi bazën për bashkëpunimin gjermano- francez, sidomos në politikën e jashtmë dhe atë të sigurisë, si dhe të politikës evropiane. Marrëdhëniet midis Charles de Gaulle dhe kolegëve gjermanë Kurt Georg Kiesinger dhe Ludwig Erhardt, nuk kanë qenë shumë intensive, megjithë orientimin konservator. Edhe kancelari socialdemokrat Willy Brandt nuk pati linjë të njëjtë me presidentin konservator francez, Georges Pompidou. Thelbi evropian dhe bisedat pranë oxhakut Një epokë e re e marrëdhënieve filloi në vitin

Bashkëpunim më të ngushtë midis dy shteteve pati nën Helmut Kohlin dhe François Mitterand, të cilët po ashtu bënin pjesë në rryma të ndryshme politike. Nën kujdesin e tyre u krijuan organizmat dhe instrumentet evropiane: më 1986 u krijua tregu i brendshëm evropian me vënien në jetë të lirive themelore ekonomike, qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve, lëvizjen e lirë të personave dhe qarkullimin e lirë të kapitalit dhe pagesave. Ai është deri më sot baza ekonomike e Bashkimit Evropian

1974, kur Helmut Schmidt i cili u zgjodh kancelar nga socialdemokratët u takua me presidentin francez, Valéry Giscard d’Estaing nga Unioni i qytetarëve liberalë Pour La Démocratie Française (UDF). Të dy politikanët luftonin kundër krizës së naftës dhe pasojave të saj, dhe megjithë karakteristikat e ndryshme politike, kishin strategji të njëjtë në politikën ekonomike. Kjo ishte edhe një nga arsyet pse ata krijuan përvojën e bisedimeve jozyrtarë të G7 në Kështjellën e Rambouillet. Ndër të tjera ata vunë themelin e sistemit monetar evropian, i cili çoi në fund tek

monedha e përbashkët, euro. Bashkëpunim më të ngushtë midis dy shteteve pati nën Helmut Kohlin dhe François Mitterand, të cilët po ashtu bënin pjesë në rryma të ndryshme politike. Nën kujdesin e tyre u krijuan organizmat dhe instrumentet evropiane: më 1986 u krijua tregu i brendshëm evropian me vënien në jetë të lirive themelore ekonomike, qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve, lëvizjen e lirë të personave dhe qarkullimin e lirë të kapitalit dhe pagesave. Ai është deri më sot baza ekonomike e Bashkimit Evropian.

Pajtim, kooperim dhe miqësi Bashkimi Evropian u krijua me Paktin e Maastricht-it të 1992, po ashtu në epokën e Kohl-Mitterrand-it. Që prej vitit 1988 Këshilli gjermano- francez për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes mblidhej çdo gjashtë muaj, me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm dhe të Mbrotjes, shefave të shtabit të ushtrisë dhe inspektorit të përgjithshëm të ushtrisë gjermane. Po ashtu u krijua Këshilli Ekonomik dhe Financiar. Në kohën kur në nivel qeveritar bashkëpunonin francezi Jacques Chirac dhe

gjermani Gerhard Schröder, bashkëpunimi u institucionalizua edhe më shumë. Të ashtuquajturat takime të Blaesheim-it midis dy kryetarëve të shteteve mbahen çdo tetë javë, që nga viti 2001 deri më sot. Por ata të dy nuk kanë qenë dakord për Paktin e Nicës dhe reformimin e institucioneve evropiane. Ekspertja e Francës Claire Demesmay, mendon se shumica e kryetarëve të shtetit gjerman dhe atij francez kanë pasur marrëdhënie miqësore, megjithëse kjo nuk është patjetër e domosdoshme për të pasur marrëdhënie të mira.


bota • E mërkurë 16 maj 2012

»

17

Moska zyrtare paralajmëron Kosovën

V

endet anëtare të NATOs deklarojnë se sistemi mbrojtës ndaj raketave është i nevojshëm në rast të një sulmi nga Irani apo Korea e Veriut, por Rusia ndihet e kërcënuar dhe ka paralajmëruar se është e detyruar të mbrohet. “Sistemi nuk është një kërcënim për Rusinë. Ai nuk ndryshon as balancën strategjike të fuqisë”. Ky është mesazhi i përsëritur pothuajse në çdo konferencë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Gjatë një mbledhje të NATO-s në mes të muajit prill në Bruksel Rasmussen tha se aleanca perëndimore ushtarake është përgatitur për të konfirmuar këtë deklaratë politike në Moskë. Një pjesë e sistemit mbrojtës raketor do të përfundojë gjatë mbajtjes së samitit të Çikagos në datat 20 dhe 21 maj, por Rusia ndihet e kërcënuar nga sistemi dhe negociatat kanë ngrirë. Problemi u duk sikur u zgjidh gjatë samitit të Lisbonës në nëntor të 2010-ës. Atëherë presidenti rus Dmitri Medvedev shpjegoi se vendi i tij donte të bashkëpunonte me NATO-n në një sistem mbrojtës me raketa të përbashkëta. Ishte arritur marrëveshja për një bashkëpunim strategjik afatgjatë. Por vetëm një vit më vonë tonet ndryshuan. Në vjeshtën e vitit 2011 Medvedev tha se Rusia ndihet e kërcënuar dhe duhet të merrte garanci për sigurinë e saj. Nëse nuk do të arrihej asnjë marrëveshje Medvedev kërcënoi se do të instalojë raketat me rreze të shkurtër Iskander në Kaliningrad në bregdetin Balltik, që rrethohet nga anëtarë të Bashkimit Evropian. Raketat e NATO-s në pragun e Rusisë Tek raketat Iskander mund të montohen mbushje nukleare. Nëse do

Sistemi mbrojtës

me raketa në vëzhgim të ndodhë apo jo, kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurtë, pasardhësi i Medvedev, Vladimir Putin, nuk do të udhëtojë për në Çikago siç ishte planifikuar. Kjo do të thotë se samiti mes Rusisë dhe NATO-s nuk do të zhvillohet. Moska zyrtare thotë se kjo erdhi për shkak të afateve të ngushta kohore, por ekspertët perëndimorë e shikojnë si një dështim të negociatave të deritanishme për të arritur një marrëveshje. Në Çikago, liderët e 28 vendeve anëtarë të NATO-s do të njoftojnë përfundimin e njërës prej katër fazave të ndërtimit të sistemit mborjtës nga raketat, i cili parashikohet të

përfundojë në vitin 2020. Shtetet e Bashkuara kërkojnë të mbrojnë veten dhe

aleatët e tyre evropianë nga sulmet e mundshme me raketa nga vende të tilla si Irani apo Korea e Veriut. Një rrjet me radarë dhe raketa antibalistike është planifikuar të ndërtohet në disa baza ushtarake në Evropën Lindore, duke përfshirë edhe Poloninë, që kufizohet me rajonin e Kaliningradit. Mosmarrëveshje të vjetra me Uashingtonin Këto plane shihen me mosbesim në Rusi. Në një artikull të publikuar gjatë fushatës për

Tek raketat Iskander mund të montohen mbushje nukleare. Nëse do të ndodhë apo jo, kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurtë, pasardhësi i Medvedev, Vladimir Putin, nuk do të udhëtojë për në Çikago siç ishte planifikuar. Kjo do të thotë se samiti mes Rusisë dhe NATO-s nuk do të zhvillohet

zgjedhjet presidenciale në shkurt, Putin shkruante se sistemi i mbrojtjes ndaj raketave në Evropë, i udhëhequr nga SHBA, është një shqetësim për strategjinë e armëve atomike të Rusisë. Përgjigja e Moskës mund të jetë “efektive dhe asimetrike” shtoi ai, duke argumentuar se për shkak të situatës ekonomike e kanë të pamundur të ndërtojnë një sistem mbrojtës nga raketat e tyre. Për shumë vite Rusia ka qenë ngurruese për ndërtimin e një sistemi mbrojtës. Në vitin 2007 Uashingtoni zyrtar i bën një ofertë Rusisë për të ndërtuar një sistem mbrojtës ndaj raketave në Azerbajxhan në kufi me Iranin, por oferta nuk u pranua. Më pas administrata e Presidentit Barack Obama nuk i çoi më tej planet duke u fokusuar më shumë në progresin e sistemit mbrojtës ndaj raketave të NATO-s. Një kërcënim për Rusinë? Sa kërcënues mund të jetë ky sistem, është pyetja që diskutohet më shumë mes ekspertëve. Vladimir Kosin, këshilltar për çështjet e sigurisë në Parlamentin rus beson se frika e Rusisë është e justifikuar. “Standard Missile 3” e SHBAsë thuhet se është në

gjendie të kapë edhe raketat balistike të Rusisë”, tha ai. Kosin nuk beson se sistemi i NATO-s instalohet për sulmet e mundshme të Iranit. “Nëse Uashingtoni vërtet kërkon të mbrohet nga Irani do të vendoste sistemin mbrojtës diku në Gjirin Persik dhe jo në Poloni e Rumani apo vende të tjera që kufizohen me Rusinë”, tha ai. Eksperti i pavarur ushtrak rus, Alexander Golz, i shikon gjërat më ndryshe. Ai beson se sistemi i NATO-s nuk do të ishte problem për Rusinë në rast se kjo e fundit papritur vendos të sulmojë Evropën Perëndimore. Ai beson se ky sistem mund të kapë disa raketa ruse, por Moska ka më shumë se 1500 raketa me mbushje bërthamore në dispozicion. Por mosmarrëveshja për sistemin mbrojtës ndaj raketave nuk ka ndalur Rusinë të bashkëpunojnë me NATO-n për çështje të tjera. Sipas raportimeve të medieve, aleanca perëndimore planifikon të përdorë rrjetin hekurudhor dhe aeroportin e qytetit rus, Ulyanovsk kur të tërhiqen nga Afganistani. Komunistët rusë kanë reaguar duke quajtur “agression” nga “armiku” perëndimor në Ulyanovsk, që është vendi i lindjes së Leninit.

Rusia paralajmëroi Kosovën në lidhje me lejimin e trajnimit të rebelëve të opozitës siriane në territorin e saj. Ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin, tha se kjo mund të shkaktojë fërkime ndërkombëtare. Vitalij Çurkin dënoi ato, që i quajti “informata shqetësuese” se autoritetet e Kosovës kishin “vendosur kontakte me opozitën siriane për të trajnuar kryengritës” në Kosovë. Sipas diplomatëve dhe raporteve të medieve në Kosovë, kohët e fundit kanë qenë të paktën tre aktivistë sirianë në mërgim për bisedime me ish-kryengritësit në Kosovë. Çurkin tha në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKBsë për Kosovën se çdo trajnim i rebelëve nga Siria do të “binte në kundërshtim” me misionin e paqes së OKB-së dhe Ligës Arabe dhe të dërguarit Kofi Anan. “Për më tepër duke e kthyer Kosovën në një qendër trajnimi ndërkombëtar për kryengritësit e njësive të ndryshme të armatosura, ajo mund të bëhet një faktor serioz destabilizues, përtej rajonit të Ballkanit”, tha ai. Çurkin u bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, që kanë misione në Kosovë, për të vepruar për të parandaluar praninë e rebelëve sirianë. Hoxhaj: Ne mbështesim opozitën siriane Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në përgjigjen e komenteve të ambasadorit rus në OKB, Vitali Çurkin, shprehu mbështetjen e fortë për opozitën siriane, duke pohuar se qeveria e tij ka krijuar tashmë kontakte diplomatike me sirianët, që luftojnë për të larguar Presidentin Bashar al-Assad. Ai bëri të qartë se Prishtina i ofron mbështejte opozitës siriane, e cila është e mbyllur në luftë me forcat besnike ndaj Asad që prej 14 muajsh. Duke folur pas takimit të rregullt të KS për Kosovën, Hoxhaj u tha gazetarëve: “Ne kemi qenë nga qeveritë e para në Evropë, që kemi mbështetur opozitën në Libi dhe në vendet e tjera arabe vitin e kaluar, sepse ne kemi luftuar për të njëjtat aspirata dhe të njëjtat vlera”, tha ai duke shtuar “ne kemi të njëjtin qëndrim ndaj Sirisë dhe kemi disa kontakte diplomatike ndërmjet qeverisë sime dhe opozitës siriane”. “Ne po e përkrahim shumë kauzën e tyre”, theksoi Hoxhaj. I pyetur, nëse ka mundësi që bëhen trajnime”, ai u përgjigj: “Jo aspak”.


18

« gossip

E mërkurë 16 maj 2012 •

Kush janë 10 mamatë më të famshme në Itali

Sylvester Stalone, në një afresk të Rafaelos Brenda në Vatikan Sylvester Stalone tashmë është bërë një personazh i Rilindjes. Diçka e tillë të paktën sipas Anthony Zonfrell, studentit 20 vjeçar të Harvard, i cili gjatë vizitës së tij në Vatikan zbuloi një pikturë të Raffaello, ku vuri re një ngjashmëri të dukshme dhe të çuditshme mes aktorit dhe një prej personazheve të afreskut. Piktura daton në vitin 1511. Ajo gjendet në një prej sallave të pikturuara në Vatikan, që njihet me emrin Dhoma e Senjave, ku kjo veçori u vu re nga Zonfrell dhe kushëriri i tij, gjatë një vizite familjare në Muzeumet e Vatikanit. Faktikisht, pasi shihet në pikturë vihet re mjaft qartë ngjashmëria e sipërpërmendur në tiparet e fytyrës. Për momentin nga zëdhënësi i Stallones nuk ka pasur asnjë koment, pasi mendohet se diçka e tillë është marrë si një episod kurioz dhe argëtues.

Charlize Theron: Mëmësia më ka ndryshuar Aktorja e cila ka adoptuar djalin e saj Jackson, pranon se është tjetër njeri që nga ai moment. Në një intervistë të dhënë ajo ka folur për jetëne saj si nënë. “Më duket sikur nuk mbaj mënd asgjë përpara se unë të bëhesha nëna e Jackson. Është një ndjenjë dashurie që të përfshin të tërën. Është e çuditshme që gjithçka që kini shpresuar të shikoni tek realizohet”, ka thënë Theron. Ajo është një nënë e vetme dhe nuk ka krijuar lidhje serioze që nga bashkëjetesa nëntëvjeçare me Stuart Toënsend në 2010. Por të qënit nënë është gjithçka që ajo dëshiron për momentin.

Lady Gaga “non grata” në Indonezi Lady Gaga duhet të anulojë koncertin e saj në Indonezi për shkak të kundërshtimeve nga ana e islamikëve ndaj performancës së divës së pop-it. Një zëdhënës i policisë theksoi për AP se këngëtares nuk i është dhënë leja për koncertin ‘Born This Way’, i parashikuar në datën 3 qershor. Ky koncert do të ishte më i madhi i turit aziatik të Lady Gaga. Promotori i turit, Michael Rusli, kishte shitur 52 mijë bileta, por nuk është prononcuar për këtë çështje. Shumica e myslimanëve në Indonezi janë tolerantë, por kohët e fundit myslimanët radikalë kanë fituar terren. Disa grupe islamike kanë protestuar për veshjet provokuese të Lady Gaga dhe kanë deklaruar se spektakli i saj do i bëjë keq të rinjve. “Do të shkatërrojë moralin e kombit. Ne myslimanët jemi të përgatitur për të ndaluar zhvillimin e koncertit”, deklaroi shefi i Frontit të Mbrojtjes së Islamit (FPI) për ‘The Yakarta Post’. Në Korenë e Jugut koncertet e Lady Gaga u lejuan vetëm për personat mbi moshën 18 vjeç.

Nipi i Stevie Wonder tenton të zhvasë xhaxhanë Një nga nipërit e këngëtarit të famshëm amerikan Stevie Wonder është arrestuar nga policia amerikane pasi nga tentuar t’i zhvasë para xhaxhait të tij. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e prokurorit të Los Anxhelosit. Alpha Lorenzo Walker, 38 vjeç, është arrestuar më 2 maj bashkë me bashkëpunëtoren e tij, Tamara Eileen Diaz. Zyra e prokurorit të Los Anxhelosit ka deklaruar se çifti kishte kërcënuar këngëtarin se do të publikonte informacione të turpshme për të nëse nuk do të kishte plotësuar kërkesat e tyre. Sipas faqes së internetit, TMZ.com, që citon burime hetimore, të dy ata i kishin kërkuar 5 milionë dollarë 62-vjeçarit Wonder, duke e kërcënuar se do të publikonin në media një histori të prezumuar incesti. Por më vonë e kishin ulur kërkesën në 10 mijë dollarë. Arrestimi u bë nga një polic që ishte shtirur si i dërguari i muzikantit. Nipi dhe bashkëpunëtora e tij kur kanë dalë përpara prokurorëve janë shprehur të pafajshëm për akuzën e zhvatjes së parave dhe janë dërguar në burg, në pritje të seancës paraprake.

D

je u festua dita ndërkombëtare e nënave në mbarë botën. Revista Uorking Mother, ka përpiluar një listë të “Most Powerful Moms of 2012” (nënave më të fuqishme të vitit 2012). Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë ‘fletën e dafinës’ Angelina Jolie, por edhe Susanne Collins, autore e trilogjisë “The Hunger Games”. Dhe nuk mungojnë emra më pak të njohura për publikun si: Sheryl Sandberg (Drejtoresha Operative e Facebook) dhe Katie Jacobs Stanton, (Drejtore e Strategjisë Ndërkombëtare të Twitter-it). Një seleksionim të tillë kanë bërë edhe mediat italiane, duke renditur dhe supermamat. 1 - Monica Belluçi Vazhdimisht renditet ndër femrat më të bukura, është një ambasadore e vërtetë e gruas italiane në botë, si dhe ka pasur më shumë se 50 shfaqje në kinema dhe televizion. Ajo është nëna e Deva (e lindur ne vitin 2004) dhe Leonie (2010), nga martesa e saj me bashkëshortin Vincent Cassel. 2 - Miuçia Prada Stiliste dhe sipërmarrëse, është ajo e cila së bashku me bashkëshortin e saj Patrizio Bertelli, me të cilin ka dy fëmijë Lorenzo dhe Giulio, e ka transformuar biznesin e familjes në një perandori të modës. 3 - Gianna Nannini Ajo ka një zë unik, të fuqishëm dhe agresiv. Ajo vërteton më së miri se rokstarët mund të lindin edhe në Itali. Nga 26 nëntori i

vitit 2010 është bërë nënë, por beqare me një vajzë të quajtur Penelope, të cilën e ka sjellë në jetë në saj të farëzimit artificial. 4 - Simona Ventura Është Perandoresha e televizionit italian, dhe duhet një kohë e gjatë për të treguar jetën e saj. Nga martesa me Stefano Bettar-

inin lindi Nicolo dhe Giacomo. Por tashmë martesa e tyre ka përfunduar. 5 - Michelle Hunziker Prezantuese televizioni, aktore, këngëtare dhe modele është një nga personalitetet më të famshme dhe të dashura të televizioneve italiane. Aurora Sophie, është vajza e lindur nga marrëdhënia

e saj me këngëtarin Eros Ramazzotti. 6 - Franca Sozzani Ajo është zonja e padiskutueshme e revistës “Vogue Italia” dhe drejtoresh e Conde Nast. Sapo i është dhënë çmimi Honneur Honneur, nderimi më i lartë i shtetit francez. Djali i saj Francesco Carrozzini është fotograf dhe regjisor. 7 - Lorella Cuçarini Prezantuese, balerin, këngëtare dhe është një model për të gjitha ato që aspirojnë për t’u bërë shougirl. Ajo ishte e aftë të mbante me moskokëçarje titullin e “më të dashurës nga italianët.” Ajo është gjithashtu nënë e katër fëmijëve: Sara, Giovani dhe binjakët Giorgio dhe Chiara, të cilët kanë lindur nga marrëdhënia me muzikantin dhe producentin televiziv Silvio Testi. 8 – Luciana Littizzetto Është tanimë prej vitesh fytyra satirike e televizionit italian, ajo që pothuajse çdo gjë duket se e di. Simpatike, shpërthyese, e shkëlqyer, është nëna e Vanesës dhe Giordan. 9 - Margaret Mazzantini Është aktore, por mbi të gjitha një shkrimtare e mirë. Në vitin 2009 ka fituar çmimin Premio Campiello dhe në vitin 2003 u nderua me Urdhrin e Meritës të Republikës Italiane. E martuar me Sergio Castellitto, ka katër fëmijë. 10 - Carla Bruni Isha dama e parë e francezëve, një modele e shkëlqyer, por edhe një këngëtare dhe kantautore. Giulia është vajza e lindur nga martesa me Nicolas Sarkozy, e lindur në 19 tetor të vitit 2011.

4 ushqime që duhet të shmangni përpara se të flini Çdokush mund të kërkojë të hajë diçka në darkë përpara se të flerë gjumë. Sidoqoftë kërkimet thonë se ngrënia në orët e vona të natës shkakton efekte negative në gjumin tonë. Disa ushqime na ndihmojnë të flemë mirë por disa të tjera duhen shmangur natën. Më poshtë po japim disa ushqime të cilat duhen shmangur për të pasur një gjumë të qetë natën: 1.Makaronat. Një pjatë me makarona mund të jetë e lehtë për t`u përgatitur por nuk është gjëja më e mirë për të ngrënë përpara se të flini. Makaronat përmbajnë shumë karboidrate. Nëse ju shkoni për të fjetur, direkt pasi keni ngrënë makaronat, të gjitha karboidratet do të kthehen në shtim të vlerave kalorike. Përmbatjet e makaronave si vaji, domatja, djathi vetëm do të ndikojnë në shëndoshjen e trupit tuaj. Për më tepër makaronat përmbajnë një

indeks glicemie të lartë që ka nivel të lartë sheqeri. Kjo sasi ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak duke shkatërruar kështu gjumin e qetë dhe të rehatshëm. 2.Akullore. Akulloret mund të jenë trajtimi më i mirë i mundshëm gjatë kohës që jeni në shtrat, por ajo nuk është aq qetësuese sa njerëzit mendojnë. Akullorja është

plot me kalori. Nëse e konsumoni natën, duhet të lejoni trupin që të djegë gjithë kaloritë përpara se ju të shkoni për të fjetur. Për më tepër rritja e sheqerit do të sjellë rritje të energjisë që do ju mbajë zgjuar gjithë natën. Një studim ka treguar një korelacion mes ushqimeve me sasi të lartë sheqeri dhe anktheve. 3.Picat. Pica nuk është një ush-

qim i lehtë, mjafton vetëm një copë picë për të acaruar stomakun tuaj. Salca e domates përmban aciditet që mund të acarojë stomakun dhe të shkaktojë urth. Ushqimet me kalori dhe aciditet të lartë do i`u lenë pa bërë një gjumë të rehatshëm. 4.Alkoli. Disa njerëz besojnë se alkoli të ndihmon për të bërë një gjumë sa më të qetë. Kjo mund të ndodhë në disa njerëz, por sidoqoftë efekti i tij nuk do zgjatë shumë. Disa kërkime tregojnë se alkoli shkatërron aftësinë tonifikuese të trupit gjatë natës duke çuar disa herë në thirje për t`u zgjuar. Për më tepër njerëzit të cilët përpiqen të pijnë alkol për të fjetur më mirë, kanë tendencën për të zhvilluar varësi ndaj tij, i cili shkakton probleme serioze. Nëse ju dëshironi të siguroni një gjumë të mirë natën, shmangini këto katër ushqime përpara se të shkoni në shtrat.


gossip • E mërkurë 16 maj 2012

»

19

Lopez “mund” Diaz

T Beyonce

i dedikon një shkrim nënës së saj

Mëmësia ka pasur një ndikim shumë të madh tek Beyonce ndërsa ajo ka publikuar me shkrim dore në website një shënim dedikuar nënës së saj Tina për festën e nënës në Amerikë. 30vjeçarja e cila lindi në Janar vajzën Blue Ivy, falenderon nënën e saj për mbështetjen dhe dashurinë gjatë viteve. “Çdo gjë që unë jam është falë teje, ti je zëri i parë që më ke kënduar. Ti më mësove të jem vetvetja, kur shikoj brënda syve të ty ndihem krenare. Tani që jam vetë nënë i kuptoj sakraficat e tua për mua. Dashuria që kam për ty shkon përtej asaj çka mund të them”, ka shkruar bukuroshja Beyonce në ditën e nënës.

ë dyja konsiderohen si ‘sex symbols”, por Jennifer Lopez dhe Cameron Diaz kanë pamje krejt të ndryshme. ‘Përballja’ e tyre sidomos në mbrëmje, ku janë të ftuar personazhe VIP është tepër interesante. Këtë radhë ato pozuan bashkë në premierën e filmit të tyre, “What To Expect When You’re Expecting”. Të dyja kishin veshur fustane shumë të bukura, por secila prej tyre joshte në një mënyrë totalisht ndryshe nga tjetra. Diaz u shfaq me një fustan të zi të shkurtër, ndërsa J.Lo provokonte me pjesën e sipërme të fustanit, ndërsa pjesa e poshtme e veshjes së saj e mbulonte tërësisht. Këngëtarja, aktorja dhe anëtarja e jurisë në spektaklin ‘American Idol’ dukej si një perëndeshë greke e veshur me fustanin e krijuar nga Maria Lucia Hohan. Fustani prej mëndafshi i rrinte për mrekulli 42-vjecares seksi, nënë të dy fëmijëve, binjakëve Max dhe Emme. Edhe buzëkuqi i zgjedhur prej Jennifer ishte shumë i këndshëm dhe e kompletonte veshjen e saj, duke u përputhur totalisht me unazën dhe ngjyrën e thonjve. Ndërkohë Cameron ishte më e thjeshtë në zgjedhjen e saj, por dukej shumë tërheqëse me fustanin e shkurtër të zi, i cili shkonte për mrekulli me këpucët ‘nude’ të Mary Jane. Por mund të thuhet me plot gojë se këtë radhë Jenn mundi kolegen Cameron, për pamjen e saj super të kuruar deri në detaje.

Rihanna ndiqet nga e ëma Nëna e saj, Monica Fenty është duke ndjekur atë kudo që ajo shkon në përpjekje për të ndaluar frekuentimin jetës së natës që bën Rihanna, ku sipas saj është shkatërruese për Rihannan. Një burim thotë se Monica është duke e vëzhguar pasi babai i saj ka qënë nën varësinë e drogës dhe ajo nuk dëshiron që Rihanna të shkojë drejt kësaj rruge. Nga ana tjetër nëna e Rihannas do të kujdeset të gatuajë ushqime të shëndetshme për të.

Adele me albumin më të shitur në botë

Russell Brand i ka ndërprerë lidhjet me Katy Perry në “Twitter” Aktori e ka fshirë Katy nga rrjeti social për 4 muaj e gjysëm, pasi firmosi për divorc me të. Kjo u bë menjëherë e dukshme pasi ai u shpreh se i kishte dërguar një email 27 vjeçares Katy, duke i kërkuar një shans të dytë për të rifilluar lidhjen. Mendohet se Rusell ta ketë bërë këtë veprim pasi ai ka parë fotot e këngëtares duke qënë e afeksionuar me Robert Ackroyd, ku thuhet se mund të ketë dhe një lidhje mes tyre. Pavarësisht se nuk ndiqet nga Russell, Katy ka më shumë se 19.5milion ndjekës në twitter. Ajo gjithashtu i ndërpreu lidhjet në twitter me Russell menjëherë pas lajmit të ndarjes së tyre.

Këngëtarja britanike Adele ka arritur një tjetër kulm ndërsa karriera e saj lartësohet gjithnjë e më shumë. Ajo ka zënë vëndin e katërt ndër yjet britanikë në këta pesë vjet duke regjistruar albumin më të shitur në botë. Hiti i saj Someone like you është shitur në 18milion kopje. Kjo do të thotës e ajo po ndjek hapat e këngëtarëve të tjerë britanikë të sukseshëm si Amy inehouse, Coldplay and Susan Boyle, të cilët kanë arritur shitje ndërkombëtare të albumeve.


20

«

Kulturë

E mërkurë 16 maj 2012 •

Në prag të një përvjetori të

KINEMASË SHQIPTARE Nga Abaz T. Hoxha (Historian i kinematografisë)

F

ilmi hyri në Shqipëri shumë herët, afro 115 vjet më parë, domethënë gati një vit e gjysëm pas lindjes së kinematografisë botërore që iu atribua vëllezërve francezë Lymier. Të parët që kanë dhënë shfaqje filmash në trevat shqiptare kanë qenë një çift italianësh, të paidentifikuar, që në vitin 1897. Më vonë grupe teatrore shëtitëse, që tashmë kishin pajisur trupën e tyre edhe me aparatin çudibërës kinematografik, jepnin shfaqje filmash në mjedise të hapura ose në familjet e aristokratëve në korridorin Perëndim-Lindje: Durrës, Elbasan, Pogradec, Manastir, por edhe në qytete të tjera si Shkodra e Vlora që kishin një komunikim me vendet e zhvilluara. Më 1905, italiani Petro Cinese jepte rregullisht shfaqje filmash në treva të ndryshme shqiptare. Më 1908 filloi të shfaqte filma në Klubin “Gjuha Shqipe” në Shkodër edhe piktori, arkitekti, urbanisti, fotografi dhe muzikanti, Kol Idromeno. Këto shfaqje ai i shtriu dhe në brigjet e Dalmacisë. Po kështu vëllezërit Çomo jepnin shfaqje të rregullta filmash në Manastir duke filluar nga viti 1909. Kinemaja e parë publike filloi veprimtarinë e saj në Shkodër më 1 shtator 1912 në shtëpinë e Kolë Idromenos e marrë me qira nga austriaku Jozef Stauber. Kjo u quajt “Grand Kino SkioptikoElektrische Theater”. Kinemaja e parë publike e çelur në Vlorë nga një shqiptar, Kojdhel Zilja Luari, u quajt “Përparimi” më shtator 1920, ndërsa në Tiranë u ndërtua e para sallë kinematografike në Shqipëri me emrin Kinema Theatër “Nacional”, e cila filloi veprimtari të rregullt më 22 qershor 1926. Filmi i parë me zë, “Rubacuori”, u shfaq më 27 korrik 1931. Në vitin 1934 të gjitha kinematë shqiptare, 14 të tilla, jepnin shfaqje filmash me zë. Edhe xhirimet e filmave në trevat shqiptare kanë filluar herët, të dokumentuara nga viti 1903 nga shoqëria kinematografike angleze “Charls Urban Company”. Nga viti 1905 xhiruan filmin “Tjerrëset” fotografët shqiptarë vëllezërit Manaqi/Manaki, që ishte i pari film i xhiruar nga vendasit në trevat shqiptare dhe ballkanike, prandaj unë në shumë shkrime të miat i kam quajtur “Lumierët e Ballkanit” (shih librin A.Hoxha: “Shqiptarët në kinematografinë botërore”). Më vonë ata xhiruan edhe shumë ngjarje të tjera si valle e kos-

tume popullore, çeta patriotike, revolucionin Xhon Turk në Manastir më 1908, Kongresin e Manastirit dhe të Dibrës, mbërritjen në Manastir të sullatn Reshatitt në 1911 etj. Por në periudhën 19001944 në trevat shqiptare kanë xhiruar filma kryesisht shoqëritë kinematografike angleze, franceze, austriake, gjermane, italiane, zvicerane etj. Ndër këto mund të përmenden filmat “Albania ribelle” nga shoqëria italiane “Unitas”,1909, ardhja e princit Wilhelm De Vid në Shqipëri dhe shpallja e Durrësit kryeqytet në mars 1914 nga shoqëria austriake “Sascha Filfabrik”, “Rrethimi i Shkodës” nga trupat malazeze/1913/, “Pushtimi i Lezhës, Bombardimi i Durrësit në Luftën e Parë Botërore/1918/, “Vizita e presidentit Zog” në Shkodër”/1926, LUCE/, “Shpalljen e mbretërisë shqiptare”(1928), “Martesa e Mbretit Zog I” (1938),”Pushtimi i Shqipërisë nga trupat fashiste italiane”/1939, të gjitha xhiruar kryesisht nga “LUCE”, por edhe shoqëri të tjera kinematografike evropiane etj. Filmat e parë artistikë me subjekt mbi Ilirinë dhe Shqipërinë mund të përmenden “Na ishte një herë” nga Carl Teodor Dreyer, Danimarkë, 1922; “Kushërira nga Shqipëria” në 1927 nga Amleto Palermi; “Kalorësi i Krujës” në 1940 nga “Tirrenia Film”. I pari film me interpretim i xhiruar nga një regjisor shqiptar, Mihallaq Mone, ishte “Takim në liqen” në vitin 1943, me interpretim të K.Antoniut, M.Sokoli dhe motrat Xhaçka. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u xhiruan edhe shumë kronika dhe filma dokumentarë nga italianët, gjermanët dhe regjisori M.Mone. Më 30 shtator 1942 çelet e para shoqëri

kinematografike për xhirime filmash në Shqipëri “TomorriFilm”. (shih librat A.Hoxha: “100 vjet Kinema në trevat shqiptare” dhe “Në gjurmët e filmave për Shqipërinë”). Mbas çlirimit, më 22 dhjetor 1945, vendoset “Monopoli shtetëror mbi zgjedhjen, importimin dhe shfaqjen e filmave në shqipëri” dhe më 24 dhjetor iu dha funksioni për administrimin e këtij monopoli dhe drejtimin e rrjetit kinematografik në Shqipëri, Agjencisë Shqiptare të Filmit, e cila deri në këtë kohë ishte thjesht një ent që merrej me shpërndarjen e filmave për kinematë e trashëguara nga shoqëria kinematografike italiane gjatë pushtimit, “ENICA”. Në fillim të vitit 1946 kjo agjenci shndërrohet në “Ndërmarrje Shtetërore Kinematografike Shqiprare”-NSHKSH,e cila më vonë u ngarkua për të administruar e organizuar drejtimin e kinemave, që u shtetëzuan plotësisht më 16 prill 1947, prodhimin e filmave kronikalë e dokumentarë, përgatitjen e kuadrit dhe krijimin e një embrioni të Arkivit të Filmit. Pranë Agjencisë së Filmave kishte një depo ku ruheshin filmat e trashëguara që kishin qarkulluar në kinematë shqiptare në vitet ’30-të dhe gjatë Luftës Botërore. Në njërën nga këto depo, në afërsi të kullës së sahatit të Tiranës, në vitin 1946 ra zjarr dhe u dogj një pjesë e madhe e këtij fondi. Një pjesë tjetër trashëgimie me vlerë që përfaqësonte krijimtarinë e shumë regjisorëve të njohur evropianë e botërorë u mor me mirëbesim nga miqtë tanë të atëherëshëm dhe nuk u kthyen më në Shqipëri. Pjesa tjetër e këtij fondi që u quajt “Plaçkë lufte” qarkulloi në kinematë

shqiptare pjesërisht deri nga fundi i viteve 1940 kur u hoq nga qarkullimi përfundimisht dhe tregu shqiptar i kinemasë u zëvendësua gradualisht nga prodhimet e kinematografisë sovjetike dhe pjesërisht nga vendet e tjera të Lindjes, kryesisht nga Çekosllovakia dhe Republika Demokratike Gjermane. Ky fond i huaj më vonë do të përbënte embrionin e një Arkivi filmi mbasi në përbërjen e tij kishte mjaft filma, kryesisht kronika dhe filma dokumentarë me vlera historike, ndonëse ishin filma të vjetër dhe të konsumuar teknikisht mbasi kishin qarkulluar një kohë të gjatë nëpër kinematë e Shqipërisë. Më 10 korrik 1952 u inaugurua Kinostudio “Shqipëria e Re” që mori funksionet e një kinematografie kombëtare, për arsye se ajo nuk përfaqësonte vetëm xhirimin e filmave, por edhe import eksportin dhe rrjetin e kinemave që drejtoheshin prej saj në të gjithë Shqipërinë. Ndonëse Kinostudio kishte synim kryesor xhirimin e filmave kronikalë e dokumentarë ajo gradualisht filloi edhe xhirimin e filmave artistikë. Filmi i parë artistik i xhiruar pas luftës është “Skënderbeu”, një bashkëprodhim me kinematografinë sovjetike në vitin 1953. Në vitin 1957 u xhirua filmi i parë artistik nga një regjisor shqiptar, Hysen Hakani, fillmi “Fëmijët e saj”, një realizim i metrazhit të shkurtër dhe në korrik 1958 u shfaq filmi i parë artistik shqiptar i metrazhit të plotë, “Tana” me regji të Kristaq Dhamos. Pranë kinostudios u ngrit edhe një depo- bunker siç i thoshim, pasi në të ruheshin të gjitha filmat e trashëguara që ishin film i djegëshëm prandaj


Kulturë

• E mërkurë 16 maj 2012

ajo kishte mure shumë të trasha dhe mbahesh me sistem të veçantë për ftohjen për të mos ndodhur ndonjë shpërthim për efekt të nxehtësisë. Me fillimin e xhirimeve të filmave në vend ajo depo u shndërrua në një Filmotekë ku ruheshin edhe filmat e xhiruar nga kineastët shqiptarë. Në vitin 1960 dërguam në Republikën Demokratike Gjermane një person që të specializohesh për arkivimin e filmave dhe nga viti 1962-‘63 u spostua fondi i krijuar mbas çlirimit në një magazinë tjetër të inprovizuar, por pa kushte teknike për një arkivë të mirëfilltë. Megjithatë, filluan disa procese fillestare për ajrosjen dhe kontrollin e filmave. Mbasi ne nuk kishim përvojë për organizimn e Arkivave kërkuam që Filmoteka jonë të bëhesh anëtare e Federatës

Ndërkombëtare të Arkivave të Filmave, FIAF, nga mund të merrnim përvojë për organizimin e një Arkivi të mirëfilltë dhe të krijonim mundësinë e specializimit të kuadrove, si dhe për sigurimin e filmave që ishin xhiruar në Shqipëri nga fillimi i shekullit të kaluar nga shoqëri kinematografike evropiane. Kërkesa jonë, me shumë vështirësi, u pranua nga organet partiake/ mbasi atëherë nuk lejohej aderimi në organizata ndërkombëtare/ dhe Filmoteka jonë u bë anëtare e kësaj Federate nga viti 1963 në Kongresin e saj që u bë në Beograd. Por anëtarësimi ynë mbeti një zhgënjim mbasi ne nuk u lejuam për një kohë të gjatë të merrnim pjesë në kongreset e saj dhe të përfitonim nga ndihma teknike dhe specializimi i kuadrit. Fondi i filmave ruhesh në kushte shumë të vështira dhe me rrezik imediat asgjësimi. Kërkesave tona për ngritjen e një objekti të veçantë për arkivin e filmit nuk miratoheshin. Më 12 tetor 1972 unë, i indinjuar nga kjo gjendje, bëra një shkrim që u botua në “Zëri i Popullit” me titull “Do të na duhet shumë filmarkiva” ku hidhja idenë që fondi i filmave me një rëndësi të jashtëzakonëshme për historinë e vendit duhesh jo vetëm të sigurohesh nga zjarri dhe keqbërësit, por Arkivi i Filmit të organizohesh si një institucion i rëndësishëm shkencor. Ky shkrim bëri që të vihesh në lëvizje gjithë aparati shtetëror dhe u morën masa rigoroze për sigurimin e fondit

»

21

50 restauratorë kthejnë në identitet Gjirokastrën

premtua ndërtimi i një Arkivi të ri. Nga muaji dhjetor 1972 Arkivi u quajt Arkivi Shtetëror i Filmit dhe nga viti 1973 filloi një punë e organizuar dhe intensive për ta vënë atë mbi baza shkencore. Mbas shumë përpjekjesh këmbëngulëse u bë e mundur që në vitin 1990 të përfundonte ndërtimi i Arkivit të ri, i cili është një nga Arkivat filmike më bashkëkohore të ndërtuara në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar i pranuar botërisht dhe që përbënte një nga 6 institucionet më të rëndësishme kombëtare /Muzeun Historik Kombëtar, Institutin e Informatikës, Galerinë e Arteve, Pallatin e Kongreseve, dhe Piramidën/. Me rënien e sistemit to-

arkivor dhe u spostua gjithë fondi i filmave në një magazinë tjetër të ndërtuar rishtazi, por përsëri jashtë kushteve që kërkon ruajtja e fondit filmik. Kjo u bë shkas që Arkivi i filmit të konsiderohesh si një institucion i rëndësishëm dhe të bëhej një rregullore e veçantë e miratuar direkt nga ministri i Arsimit dhe Kulturës dhe u

talitar edhe Kinostudio u riorganizua duke u ndarë në 4 sektorë /1991/, në Albafilm, Albafilm Distribucion, Albafilm Animacion dhe Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit. Më parë këta sektorë figuronin brenda strukturës së Kinostudios, por arkivi funksiononte me një rregullore të veçantë të miratuar nga ministri i Arsim Kulturës.

Nga viti 1946-1975 në Shqipëri u ngrit një rrjet i gjerë kinemash në të gjithë Shqipërinë, i cili u shtri sidomos në fshat dhe qëndrat e vogla të banimit. Nga viti 1964 gjithë rrjeti kinematografik u decentralizua duke kaluar nga vartësia që kishte nga Kinostudio “Shqipëria e re” në vartësi të Komiteteve Ekzekutive të Këshillave Popullore të Rretheve. Shfaqja e filmave në zonat e thella Veri-Lindore bëhej gratis. Në vitin 1974 funksiononin në të gjithë vendin 450 kinema e kinolëvizëse. Frekuentimi i filmave shkoi në rritje deri në vitin 1972 kur u arrit një frekuentim vjetor 20 milionë spektatorë. Më vonë kjo shifër filloi të binte shpejt deri në 7 milionë si pasojë e bllokimit pothuajse të plotë të importit të filmave të huaj. Mbas vitit 1990 rrjeti i kinemave u shpërbë dhe sot pothuajse nuk ekziston fare. Sot funksionojnë 5-6 kinema që administrohen nga shoqëria private IDA (International Distribution of Albania) me emrin “Millenium”, në Tiranë, Elbasan, Shkodër, “Imperial Cinemas” në Tiranë e ndonjë tjetër. Nga viti 1963 deri në 1975 u ngrit një bazë e fuqishme teknike, u ndërtuan atelierët e xhirimit, studio e sinkronizimit, montazhit, laboratori i përpunimit të filmave, si dhe gjithë repartet e tjera ndihmëse të prodhimit duke krijuar kushtet për fillimin e një prodhimi industrial të filmave. Nga viti 1961 deri në fund të sistemit diktatorial prodhimi i filmave artistikë vazhdoi të rritej vazhdimisht dhe në vitin 1984 arrijti shifrën e 14 filmave artistikë në vit përveç filmave kronikalë e dokumentarë. Pavarësisht vështirësive të shumta me të cilat u ndeshën kineastët shqiptarë, të censurës dhe autocensurës, niveli artistik i filmave shkoi në rritje dhe u pritën me ngrohtësi nga gjithë masat punonjëse, duke arritur një frekuentim vjetor të filmave shqiptarë në vitin 1972 në 8.000.000 spektatorë. Për nivelin cilësor të tyre dëshmojnë edhe faktet se të gjitha filmat shqiptarë që janë shfaqur në Festivale ndërkombëtare: Itali, Francë, Japoni etj, ku janë pritur mirë dhe janë nderuar me shumë çmime e diploma, deri në Medalje Argjendi e Grand Prix. (Shih botimet A.Hoxha: “Filmi artistik shqiptar”-1997, “100 vjet kinema në trevat shqiptare, “Kinematografia shqiptare 1985-2005”/shqip anglisht, botuar në vitin 2004 etj).

Një grup prej 50 restauratorësh të rinj nga Evropa dhe Shqipëria, prej më shumë se dy javësh kanë nisur punën për kthimin në identitet të katër objekteve Monument Kulture, në qytetin e Gjirokastrës. Nisma është ndërmarrë në kuadër të Kampit të Tetë Ndërkombëtar të Restaurimit, të çelur së fundi në qytetin jugor. Nga Shoqata për Ruajtjen e Vlerave të Gjirokastrës, vërehet se kjo nismë është bashkëpunim i fondacionit suedez “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” me Ministrinë e Kulturës dhe organizmat e tjerë të Trashëgimisë Kulturore, në rang kombëtar dhe lokal. Disa ditë më parë, organizata “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” përfundoi restaurimin e komplesit të gurtë 300-vjeçar të Babametove në Pazarin karakteristik të Gjirokastrës. Ndërsa tani, ndërhyrjet janë përqendruar në banesat e gurta të Kurtit, Kikinos, Qafën e Pazarit etj. Sipas koordinatores së këtij kampi restaurimi, Lejla Haxhiç, ashtu si dhe vitin e kaluar, puna e të rinjve restauratorë është shtrirë për kthimin në identitet të komplekseve muzeale në lagje dhe objekte të ndryshme të qytetit, të cilat janë të dëmtuara. Për dy javë rresht, krahas leksioneve teorike në lidhje me trashëgiminë kulturore, restauratorët kanë punuar edhe për kryerjen e disa ndërhyrjeve të vogla restauruese në katër objekte Monument Kulture. Synimi, sipas koordinatores Haxhiç është që punime të tilla të kryhen në përputhje me profilin arkitektonik të këtyre godinave të gurta. Objektet u përzgjodhën pas një fushate aplikimesh nga pronarët e banesave karakteristike, të cilët kanë kërkuar asistencë teknike për mirëmbajtjen e tyre. Vitin e kaluar u restauruan pesë banesa të gurta.

Imazhet “nëntokë” të Çapalikut Janë foto “nëntokë”. “Underground”, kështu titullohet ekspozita e çelur dje në një prej galerive private të Tiranës me autore Sara Çapalikun, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 19 maj. Ky cikël fotografish i Çapalikur lindi gjatë një udhëtimi “turistik” të autores, diku nëpër “atje”, ku të krijohet mundësia të shohësh peizazhe e arkitektura nga më të ndryshmet. Nga kjo përvojë intensive, Sara Çapaliku ka lënë mënjanë gjithçka prej imazhit që i ofrohet sheshit e krenarisht publikut dhe ka zbritur poshtë për të eksploruar e fiksuar imazhin ‘underground’. Një vështrim në ‘underground’-in si vend urgjence, por më shumë si vend ndaljeje, shfrimi, rrëfimi gjatë një udhëtimi. Sidoqoftë është një ndër vendet e pakta në ditët e sotme që edhe kur je në udhëtim, je vetëm e, mund të gëzosh një intimitet të plotë. Është një vend ku mund të marrësh veten, t’i hedhësh një sy, të rregullohesh e të zbukurohesh, të mendohesh i qetë deri diku.

“Atelie 2012” me punët më të mira të studentëve Janë punime të zgjedhura të studentëve të vitit të parë të Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve. Që dje ato janë ekspozuar në galerinë e insititucionit, galeria FAP, në ekspozitën e titulluar “Atelie 2012”. Në brendësi të aktivitetit do të ndahen edhe çmimet e konkursit “Portreti Psikologjik”, ndërsa ekspozita e kuruar nga Ermir Hoxha do të qëndrojë e hapur deri më 20 maj.

“Aulona Folk Festival” në edicionin e katërt “Aulona International Folk Festival” ka shënuar edicionin e vet të katërt në Vlorë. Në këtë festival kanë marrë pjesë grupe të ardhur nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, BosnjëHercegovina, Kroacia, si dhe grupe folklorike nga e gjithë Shqipëria, të cilët kanë performuar me valle të ndryshme popullore të krahinave të tyre. Edicioni i katërt i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Aulona International Folk Festival”, në ndryshim nga një vit më parë, ka një gjeografi më të gjerë.


22

«

E mërkurë 16 maj 2012 •

Kielini, gati për Euro 2012-ën Udhëtimi i Xhorxho Kielinit me kombëtaren italiane për Euro 2012-ën nuk është më aspak në dyshim. Qendërmbrojtësi i Juventusit është dëmtuar në takimin e fundit të kampionatit kundër Atalantës, por për fat të mirë nga vizitat mjekësore që Kielini ka zhvilluar dje është vërtetuar se ai nuk ka ndonjë problem serioz. Gjatë takimit kundër Atalantës, Kielini ka pësuar një tërheqje muskulore dhe faza e rikuperimit do të zgjasë tre javë. Ky lajm është pritur mirë nga ana e trajnerit të kombëtares italiane Çezare Prandeli, por aspak mirë nga Juventusi, pasi qendërmbrojtësi do të humbasë finalen e Kupës së Italisë kundër Napolit. Kielini është një pikë referimi për Juventusin dhe me siguri që ai do të jetë vendimtarë edhe me kombëtaren italiane. Ndoshta mbrojtësi i Juventusit mund të humbasë takimin e parë në fazën e grupeve kundër Spanjës, por në vijim të Evropianit ai do të jetë në dispozicion e Prandelit. Por, ky nuk i vetmi lajm i mirë për trajnerin e “Axurrëve”. Prandeli mund të mbështetet edhe tek Sebastian Xhovinko, i cili edhe ai nuk ka

P

ër Ibrahimoviçin çfarë nuk është thënë në javët e fundit. Të gjitha versionet e mundshme javë thënë për suedezin i cili duke qenë një lojtar i kërkuar për shumë skuadra, padyshim ka bërë që merkato e verës të jetë në qendër të tij. Megjithatë, Ibra duket se ka pasur një zënkë me trajnerin Alegri, dhe në takim me presidentin Berluskonin tekniku i Milanit ka bërë të ditur se situata është e rëndë dhe aspak e mirë. Lajmin e bën të ditur agjencia zyrtare e lajmeve, Ansa, e cila i referohet disa burimeve të saj të brendshme tek Milani. Konflikti dhe “padia” e Alegrit Pas këtij konflikti, ndonëse nuk konfirmohet në mënyrë zyrtare, e ardhmja e Ibrahimoviç sigurisht që komplikohet. Kështu, mesa mësohet nga agjencia “Ansa” administratori Galiani si dhe trajneri Alegri i kanë thënë presidentit Berluskoni në lidhje me Ibrahimoviç se “situata është jo e mirë”. Në këtë mënyrë, rikthehet edhe njëherë dilema nëse Ibra do të qëndrojë tek Milani, apo do të largohet. Madje, sipas Ansa-s, trajneri Alegri dhe administratori Galiani, do t’i kërkojnë Berluskonit të rishikojë edhe njëherë shitjen e Ibrahimoviç, duke marrë parasysh këtu edhe moshën e tij (30). Sipas tyre, ky do të ishte momenti i duhur që Ibrahimoviç të ndërronte fanellë. Klubi mohon konfliktin Megjithatë, ky lajm edhe pse ka bërë një jehonë shumë të shpejtë në të gjithë Italinë dhe më gjerë, duket se nuk pranohet nga klubi. Kështu, në një komunikatë zyrtare, klubi është shprehur: “Lajmi i sotëm nuk është aspak i vërtetë. Janë të gjitha spekulime”, ka qenë njoftimi zyrtar i ardhur nga klubi i Milanit. Mançini: Ibran do e merrja me gjithë qejf Trajneri i Mançester Siti, Roberto Mançini, e ka shprehur disa herë dëshirën e tij për të marrë në skuadër sulmuesin shtatlartë suedez. E ndërsa më parë ai është shprehur se Milani nuk do ta lëshonte Ibran nga skuadra, tashmë Mançini duket se ka shpresa reale. “Në rast se Milani do ta lëshonte Ibrahimoviç, unë do të isha shumë i lumtur për ta pasur në skuadër”,- përfundoi Mançini në lidhje me sulmuesin suedez.

ndonjë dëmtim serioz. Nga vizitat mjekësore është vërtetuar se Xhovinko do të qëndrojë larg fushës për vetëm 10 ditë. E njëjta gjë vlen edhe për Rikardo Montolivon, mesfushorin e Fiorentinës, i cili do të qëndrojë larg fushës për vetëm dy javë. Montolivo është një ndër lojtarët e preferuar të Prandelit, pasi ka punuar me të edhe tek Fiorentina në të kaluarën. Prandeli ka një besim prej të verbëri ndaj tij, i cili mund të jetë titullar në Euro 2012-ën së bashku me De Rosin, Pirlon dhe Markizion. Gjithsesi e vërteta për lojtarët që do të grumbullojë Italia për Euro 2012-ën do të mësohet sot, pasi është afati i fundit që Prandeli duhet të publikojë listën. Aktualisht Prandeli ka publikuar një listë paraprake me emrat e 32 lojtarëve, nga të cilët do të zgjedhë vetëm 23 emra. Për në Poloni dhe Ukrainë, ku do të zhvillohet Euro 2012-ta, Italia do të niset më datën 5 qershor, ndërkohë takimin e parë e ka kundër Kampionëve të Botës dhe të Evropës, Spanjës. Më pas “axurrët” duhet të përballen me Irlandën dhe Kroacinë.

Ibra “SHERR” me Alegrin,

“SITUATA JO E MIRË” Komplikohet e ardhmja e Ibrahimoviç tek Milani. Trajneri dhe administratori Galiani kundër qëndrimit të tij

Del Boske: Për David Vijën vendoset më 27 maj Trajneri i Spanjës Visente del Boske ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy miqësoret e fund majit kundër Serbisë (26) dhe Koresë së Jugut (30). Në këtë listë bëjnë pjesë mjaft lojtarë të rinj, duke qenë se disa titullarë të Barcelonës nuk janë grumbulluar ende në pritje të finales së kupës së Mbretit më 25 maj. Në këtë listë janë përfshirë Huanfra, Isko, Benat, Havi Garsia, De Gea dhe Adrian. Sakaq Del Boske ka folur edhe për sulmuesin David Vija që ende nuk është riaftësuar plotësisht nga dëmtimi. “David Vija është një rast i veçantë. Ne jemi çdo ditë në dijeni të gjendjes së tij dhe premisat janë pozitive. Në lidhje me të do të vendos më 27 maj”,- ka deklaruar Del Boske.

Reali në gjurmën e Jaja Turesë Reali i Madridit ka mbërritur në Kuvajt për një turne miqësor që do të mbyllë sezonin e skuadrës kampione të Spanjës. Por Murinjo i ka lënë drejtuesve të ekipit detyrat e shtëpisë. Sipas shtypit spanjoll Reali është hedhur në sulm për të marrë nga Mançester Siti mesfushorin Jaja Ture. Murinjo kërkon të krijojë një dyshe në mesfushë Alonso-Ture, duke qenë se të tjerët nuk kanë bindur në këtë repart, Shahin ka luajtur fare pak, Gedira dhe Granero nuk kanë dhënë atë që pritej, më pak akoma Las. Ndaj presidenti Perez ka nisur punën për të afruar në Madrid mesfushorin e Sitit. Por kosto pritet të jetë shumë e lartë. Sheiku i Sitit Mansur Bin Zajed vështirë se do ta lëshojë mesfushorin, ndërkohë që edhe nëse vendos ta bëjë këtë Realit do t’i duhet të paguajë jo më pak se 40 milionë euro. Një problem tjetër është dhe fakti se jo më larg se tri ditë më parë Ture pat deklaruar se shpresonte që të kthehej një ditë te Barcelona, ish-skuadra e tij.

Laporta: Emërimi i Tito Vilanovës zgjedhje paniku Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka konsideruar si të nxituar emërimin e Tito Vilanovës në krye të skuadrës pas largimit nga detyra të Pep Guardiolës. “Caktimi i Vilanovës në krye të Barcelonës ishte një zgjidhje nga paniku. Kjo ishte një përgjigje për faktin se ata asnjëherë nuk bënë përpjekjet e duhura për të mbajtur Guardiolën. Vilanova është një zgjedhje emergjence për të mbajtur në këmbë një model të ngritur tashmë. Gjithashtu e vlerësoj si të pavend emërimin e tij pikërisht në ditën kur Guardiola vendosi të largohej nga drejtimi i skuadrës”,- ka deklaruar Laporta. Sakaq ish-presidenti ka bërë të ditur se do të kandidojë sërish për kreun e klubit.


»

• E mërkurë 16 maj 2012

Kthehet finalja, Partizani-Tërbuni të enjten në “Selman Stërmasi” Ledjo Seferkolli

F

inalja e kategorisë së dytë ndërmjet Partizanit dhe Tërbunit do të zhvillohet të enjten (nesër) në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 16:00. Lajmi është bërë zyrtar nga FSHFja, që ia ka komunikuar këtë vendim të dy klubeve. Kështu brenda një jave FSHF-ja ka ndërruar tri herë vendin dhe orarin e zhvillimit të finales së kategorisë së dytë, duke çoroditur dhe tifozët, të cilit kishin bërë llogaritë që kjo finale të luhej me drita më 23 maj në “Qemal Stafa”. Kërkesa e Tërbunit Jo më larg se të dielën e kaluar sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani pat deklaruar se finalja e kategorisë së dytë ndemjet Partizanit dhe Tërbunit do të zhvillohej të mërkurën e ardhshme më 23 maj në stadiumin “Selman Stërmasi”. Vetëm 48 orë më pas gjithçka ka ndryshuar data, vendi dhe ora e zhvillimit të saj. Kështu finalja do të luhet të enjten më 17 maj në orën 16:00 në “Selman Stërmasi”. E gjitha kjo ka ardhur pas një kërkese që presidenti i Tërbunit Petrit Syla ka depozituar në FSHF. Syla ka kërkuar që kjo finale të luhet nesër, duke e lidhur këtë me faktin se disa lojtarë të Tërbunit do të largohen për në vendet e tyre. Çoroditen te Partizani, thërrasin skuadrën në stërvitje Vendimi i dhënë nga FSHF për ndryshimin e datës, vendit dhe orarit të ndeshjes finale të kategorisë së dytë ka gjetur të papërgatitur Partizanin. Drejtuesit e kuq kishin caktuar 2-3 ditë pushim për skuadrën pas

23

Bakaj: Nuk kthehem tek Dinamo e Bukureshtit Elis Bakaj nuk pranon të kthehet në Rumani tek Dinamo. Lojtari shqiptar në një intervistë për “ProSport”, shpjegon përse ai nuk ka dëshirë të kthehet tek “cani”(qentë pseudonimi i skuadrës.) ai nuk qëndron pa u uruar shokëve të tij sukses në derbin e radhës. Lojtari shqiptar i cili ka luajtur deri më sot me “Chernomorets Odesa”, duke mos luajtur një sezon të tërë me dinamovitët, në bazë të kontratës ka mbaruar borxhin dhe duhet të kthehet tek Dinamo. Por ai nuk pranon të luajë me këtë skuadër. Pas një faze të mirë në Ukrainë me katër gola, ai dëshiron të qëndrojë në Odesa. “Ciao Elis! Nesër mbaron koha e borxhit në Ukrainë. Kur do të kthehesh në Rumani? Faktikisht kam ardhur këtu të shoh derbin, dhe më pas në grumbullimin me kombëtaren. Erdha takova djemtë dhe më pas në Shqipëri. Shpresoj të fitojnë derbin sepse e di mirë sa e rëndësishme është kjo ndeshje për Dinamon. Gjithsesi cili tha se unë dua të kthehem këtu, ndonëse e kuptoj se nga Odesa duhet të vijnë paratë nëse duan të më mbajnë në skuadër. Vetëm unë vendos nëse dua të qëndroj në Chernomorets. Me Dinamon nuk luajta shumë dhe gjithmonë nga një ndeshje titullar isha zëvendësues. Në kanë kritikuar që nuk isha shumë i fortë fizikisht por realisht në Ukrainë është më e vështirë se ai rumun. Kam shënuar 4 gola në 10 ndeshje duke luajtur si mesfushor i majtë e sulmues i dytë. E di që pas ikjes time tek Dinamo disa gjëra kanë ndryshuar. Mbaj kontakte me shokun e dhomës dhe mikun tjetër Danciu e Stratila dhe ata më kanë informuar. Gjithsesi të shohim sesi do të shkojnë gjërat edhe pse tek Dinamo nuk më kanë respektuar”,-ka mbyllur Bakaj.

Një kërkesë e Tërbunit ka bërë që finalja e kampionatit të kategorisë së dytë të zhvendoset për nesër në orën 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Tifozët të hallakatur nga vendimet

Ankand për Armando Sadikun Cila skuadër do ta marrë në gjirin e saj golashënuesin shqiptar të kategorisë së dytë zvicerane “Challenge-League”, Armando Sadiku? Bomberi i ekipit tonë Shpresa ka shënuar 19 gola në këtë sezon dhe tashmë është bërë një ndër sulmuesit më të kërkuar në merkato. Sipas informacioneve të fundit ka një derbi mes dy skuadrave të Zyrihut, FC Zyrih dhe Grasshopers, të cilat janë të interesuara për shërbimin e sulmuesit kuqezi. Në katër ndeshjet e fundit me skuadrën e tij, Lokarno, Sadiku ka shënuar pesë nga dhjetë golat në total.

Duro takohet me kryetarin e bashkisë Shkodër ndeshjes së fundit në kampionat kundër Këlcyrës. Por ky vendim dhe afrimi i ndeshje ska bërë që skuadra të grumbullohet me urgjencë, duke zhvilluar të martën seancën e parë stërvitore. Orari jo fort i përshtatshëm Veç të tjerave zhvillimi i ndeshjes në orën 16:00 pritet të sjellë më pak tifozë në stadium. Aq më shumë duke parë

dhe kushtet e motit që nuk premton për mirë. Ora 16:00 nuk është fort e përshtatshme, por e gjitha kjo për faktin se në orën 20:00 jo shumë larg “Selman Stërmasit” në “Qemal Stafa” do të luhet finalja e kupës së Shqipërisë ndërmjet Tiranës dhe Skënderbeut. Edhe tifozët kapen “mat” Futbolli luhet për tifozët.

Shpëtim Duro, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Vllaznisë në sezonin e ardhshëm ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka. Në qendër të takimit ka qenë pa dyshim projekti i Vllaznisë së re. Megjithatë për momentin ende nuk ka një kontratë mes Shpëtim Duros dhe Vllaznisë. Ndonëse gjërat janë të qarta tashmë dhe tekniku kryeqytetas sezonin e ardhshëm do të jetë timonieri i ri shkodranëve ende nuk ka në marrëveshje. Kjo për faktin se kryetari i bashkisë së Shkodrës i ka kërkuar teknikut kryeqytetas edhe disa ditë kohë. Në Shkodër nuk duan të nxitohen dhe po shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme. Megjithatë pritet që trajneri i ri i Vllaznisë të emërohet brenda majit. Kjo për t’i dhënë më pas mundësinë atij që të krijojë grupin e lojtarëve që do të ketë të gatshëm për fillimin e sezonit të ri që do të startojë në fundin e qershorit.

Por të paktën tifozët e kuq nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e FSHF-së për ta afruar për të mërkurën finalen e kategorisë së dytë ndërmjet Partizanit dhe Tërbunit. Tifozët kishin nisur me qetësi përgatitjet për finalen e 23 majit, por tashmë gjithçka ka ndryshuar dhe atyre u duhet të nxitojnë për të përgatitur finalen.

Dashi

Demi

Binjaket

Gaforrja

Luani

Virgjeresha

Peshorja

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Peshqit

Yjet do iu krijojne ambientine pershtatshem per te perjetuar emocione te medha ne dashuri. Do jeni pasiononte dhe te ngrohte. Shfrytezojeni deri ne minuten e fundit diten. Per beqaret mund te linde nje ndjenje e bukur dhe e thelle. Pyesni arsyen nese edhe ajo eshte dakord me zemren tuaj. Ne planin financiar gjerat do shkojne shume mire edhe pse do beni pak me shume shpenzime.

Jeta ne cift nuk do jete ajo qe do iu shqetesoje sot. Ajo do jete e ngrohte dhe bashkepunimi do te ekzistoje ne cdo moment. Do perjetoni mjaft kenaqesi. Edhe beqaret i pret nje dite e bukur. Jupiteri dhe Venusi do krijojne mundesine te takoni personin qe prisnit prej kohesh. Financat edhe per ju do jene te mira keshtu qe mos humbni asnje minute per te bere ndonje transaksion.

Ah dashuria! Ajo do iu shtyje te ndermerrni rreziqe dhe te beni ndonje cmenduri. Gjithsesi pritet qe jeta sentimentale te jete e animuar dhe pasiononte. Per beqaret ka shume mundesi te linde nje histori shume e kendshme edhe pse ne fillim do duket si kalimtare. Parate do jene te favorizuara. Nese keni kaluar nje periudhe te veshtire tashme do ndiheni me te qete dhe do vendosni ekuilibrin.

Venusi do iu beje me te pa rezistueshem dhe me joshes se kurre. Tundimet do jene te medha, por nese jeni ne cift duhet te trgoni kujdes. Nje pjese e beqareve ka mundesi te marrin nje status tjeter. Nga ana tjeter disa do e kene te veshtire te vendosim me ke do duan te krijojne nje lidhje. Ne planin financiar do jeni pesimiste dhe nuk do arsyetoni ashtu si duhet. Do beni disa gabime.

Jeta ne cift do marre drejtimin e duhur sot dhe problemet qe keni pasur kohet e fundit do mund t’i rregulloni. Disa duhet te bejne kujdes me kapricot e tepruara te cilat mund te sjellin keqkuptime. Fale disa miqve, beqaret do mund te takojne shpirtin e tyre binjak. Perfitoni! Nese keni pasur pengesa ne planin financiar, Jupiteri do iu ndihmoje t’ia dilni mbane me sukses.

Nese jeni ne nje lidhje, askush dhe asgje nuk do mund ta destabilizoje jeten tuaj sentimentale. Do flisni per gjithcka me partnerin dhe do shprehni cdo mendim qe keni mbi dicka. Per beqaret dita nuk do jete shume e thjeshte. eshte me mire te mos pranoni takime sepse do zhgenjeheshit tej mase. Plutoni do iu nxite te shpenzoni mjaft. Megjithate, fatmiresisht financat do jene te ekuilibruar.

Jeta juaj ne cift nuk do jete shume e qete sot. Ju do kaloni ore te tera duke debatuar dhe do vini ne dyshim lidhjen qe keni krijuar. Mundohuni te ruani sa me shume qetesine. Beqaret nuk do kene shume mundesi te takojne personin ideal, megjithate fale miqve do kalojne nje dite te mire. Planetet do iu ndihmojne ne planin financiar dhe ju do mund te kryeni transaksionet qe keni deshiruar.

Fale bekimit te yjeve, jeta juaj ne cift do jete harmonike. Mundohuni te dy se bashku ta zgjeroni edhe pak me shume rrethin shoqeror dhe do ndiheni me te kenaqur. Beqaret duhet te pergatiten per ndyshime drastike ne jeten sentimentale. Do keni nje takim vendimtar. tregoni maturi ne planin financiar nese nuk doni te perballeni me surpriza te kenqija. Ulni edhe shpenzimet.

Jeta juaj ne cift do jete ne ekuiliber sot. Do jeni te sjellshem dhe me te perkujdesur ndaj personit qe keni ne krah. Do e cmoni shume lidhjen qe keni krijuar dhe do e shprehni kete. Jupiteri do influencoje jeten e beqareve. Ka shume mundesi qe te takoni dike, me te cilin shume shpejt te krijoni familje. Financat nuk do jene ashtu si duhet. Flisni sa me pare me ndonje specialist qe t’iu keshilloje.

Kujdes nga influenca negative e Uranit sot, ju qe jeni ne cift. Shmangni me cdo kusht diskutimet mbi tema delikate sepse jo vetem qe do keni shume grindje por edhe mund te ndaheni. Beqaret do ndeshen me dike qe nuk do i lere indiferente. Jepini ose kerkojini nje mundesi per ta njohur me mire. Nese doni qe financat te qendrojne te mira sic jane duhet te tregoheni strikte me menaxhimin e tyre.

Planetet nuk do ndikojne aspak sot ne lidhjen tuaj dhe ajo nuk do kete asgje te vecante. Do jete nje dite normale dhe pa emocione te medha. Beqaret do jene sharmante dhe joshes. Mudnesite per te njohur personin ideal do jene te shumta keshtu qe perfitoni sa te mundni. Ne planin financiar do keni fat. Do shlyeni borxhet dhe do beni ndonje investim me interes. Bravo per vendosmerine.

Dielli do i beje me magnetike ata qe jane ne cift. Do jeni karizmatike dhe plot sharm, por do e keni te veshtire te qendroni besnike ndaj partnerit. Kujdes! Per beqaret do filloje qe sot nje periudhe e mbushur me fat. Hena dhe Venusi do iu ndihmojne te beni zgjedhjet e duhura ne dashuri. Financat do jene te mira dhe do mendoni te beni investimin menduar prej kohesh.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E mërkurë 16 maj 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.