KQZ, te perndjekurit, permbytjet

Page 1

»20

Nisin garën për zërin më të mirë

Marsela Çibukaj dhe Elhaida Dani në “The Voice of Italy” E shtunë

16 mars 2013

Viti IX, Nr. 2923 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Makina e deputetit

Bashkia: S’do t’i vrasim qentë Grabitet e çmontohet rrugaçë, do t’i vaksinojmë Projekti për të eliminuar prekjen nga sëmundjet ngjitëse. Nuk do të lejohet vrasja me armë apo me mjete të tjera »6

natën automjeti i Ditmir Bushatit

»7

Kutitë e votimit Policia në qendra votimi vetëm kur rrezikohet procesi

Të përndjekurit

Lista e re me të dënuarit politikë që dëmshpërblehen

»3

Tabela me të dhënat për familjet që do të kenë paratë në llogaritë bankare. Dosjet e miratuara nga qeveria dhe Ministria e Financave

»6

Përmbytjet

Viktima e parë, po kalonte në një rrugë të mbuluar me ujë Harta e zonave të rrezikuara. Bie niveli i reshjeve, por ftohet koha. Situata e rëndë zbret në terren shtabin e emergjencave »9

Opinion Nga Bexhet Shala

Tym i zi për injorantët politikë

»10

Nga Halit Aga

Disa të vërteta për Hasan Prishtinën

»11

at Ndryshojnë rregull mën për të kërkuar ndih e forcave të rendit

titë, Do t’i shoqërojnë ku t por nuk do t’u lejohe që t’i prekin me dorë

për Udhëzimi i posaçëm e rastet e kërcënimev llë apo sherreve në sa

»5

Reagon Sait Dollapi

Deri në fund të vitit shlyejmë borxhin e energjisë elektrike

Privatizimet

Basha jep hipotekat, çmimi do të jetë i njëjtë me atë të vitit 1991 Banorët e ndërtesave shtetërore marrin të drejtën e pronësisë. Kategoritë që përfituan nga skema e kryeqytetit »4

Projekti i PS

Deri 2 javë para zgjedhjeve 100 akuza kundër Berishës Tragjedia e Gërdecit është arsyeja e parë pse nuk duhet votuar PD-ja. Skema që do të ndjekë opozita për të kërkuar votat »2

Bombë në Durrës

Shpëtojnë dy udhëtarët, dinamiti ra nga mjeti pasi ishte vënë keq

»8


02

« politikë

“15 marsi shënon 100 ditët e fundit të qeverisjes së Sali Berishës. Pas 8 vjetësh, të mbarsur me varfërim, papunësi, rritje çmimesh, dështime, mashtrime e krime që shkojnë nga vjedhjet, abuzimet, korrupsioni e vrasja e qytetarëve të pafajshëm, Sali Berishës i kanë ngelur edhe 100 ditë në pushtet. Pas 8 vjetësh qeverisje Shqipëria është më e varfër, më e pasigurt, më e përçarë. Qytetarët janë më të papunë ndërkohë shteti nuk garanton dot shërbimet bazë.

“Këto 100 ditët e fundit të qeverisë nuk i përmbledhin dot skandalet e qeverisë, por ne angazhohemi se në këto 100 ditë do t’u japim çdo ditë nga 1 arsye shqiptarëve pse më 23 qershor duhet të zgjedhin ‘Rilindjen Shqiptare’, jo rrënimin e mëtejshëm; rimëkëmbjen e ekonomisë, jo rrënimin e ekonomisë së familjeve dhe sipërmarrësve; punësimin real, jo rritjen e papunësisë; sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, jo kapjen e shtetit nga krimi.”

Kjo nismë e kampit rozë do të finalizohet pikërisht më 23 qershor, kur gjatë ditës së votimit nuk do të mungojnë thirrjet e socialistëve për votuesit shqiptarë që të marrin pjesë në votime, duke ndëshkuar me votë qeverisjen aktuale. Duke qenë prezentë çdo ditë në ekran, përmes deklaratës së saj PS-ja do t’i rikujtojë opinionit publik keqqeverisjen e mandatit 8-vjeçar dhe mekanizmat e përdorura prej saj për të përfituar në kurriz të shqiptarëve.

E shtunë 16 mars 2013 •

Nisma e re e socialistëve nis me tragjedinë e Gërdecit

Gazsjellësi

PS oponencë me 100 arsye për votë kundër qeverisë “Berisha”

Panariti-Hoxhaj

Oli Xhilaga

O

ponenca e Partisë Socialiste në këtë periudhë pragzgjedhore do të përqendrohet në radhitjen e arsyeve se pse shqiptarët nuk duhet të votojnë qeverinë “Berisha” më 23 qershor. E zgjedhur një nismë e tillë të startojë pikërisht në 5-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, kjo ngjarje shënoi dhe arsyen e parë se pse nuk duhet të mbështetet kjo qeveri nga votuesit shqiptarë. Ndërkohë sot e në vijim do të jenë të tjera arsyeje që do të risillen në kujtesë kundër shumicës në pushtet. Nisma Për 100 ditë më radhë Partia Socialiste do të japë nga një arsye për të bindur votuesit që të ndëshkojnë me votë qeverisjen aktuale. Deputeti i Partisë Socialiste Sajmir Tahiri gjatë një konference për shtyp bëri me dije për ndërmarrjen e një nisme të tillë, e cila nisi pikërisht me tragjedinë e Gërdecit. “Njëqind ditë janë pak për të denoncuar skandalet e 8 vjetve qeverisje nga Saliu, por duke filluar që sot ne do t’u japim shqiptarëve 100 arsye, çdo ditë nga 1, për të mos votuar qeverinë e Sali Berishës. Arsye që ata i dinë, i shohin, i dëgjojnë dhe i vuajnë çdo ditë, por që janë të gjitha arsye pse më 23 qershor duhet të ndahemi menjëherë nga modeli i rrënimit ekonomik, nga pasiguria publike, nga korrupsioni dhe keqqeverisja dhe për të votuar programin e PS-së ‘Për Rilindje Shqiptare’. Qeveria e Sali Berishës, për një rastësi fatkeqe, mbush 100 ditët e saj të fundit në 5-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit”, - vuri në dukje Tahiri. Akuza Në gjykimin e socialistëve kjo tragjedi bëhet më e rëndë për vetë faktin se fajtorët e vërtetë janë të lirë. “Njëri është ende ministër me 26 të vdekur në kurriz, ndërkohë që tjetri vazhdon të kapardiset rrugëve të Tiranës me titullin “djali i kryeministrit”, bashkë me bizneset e veta. Kryeministri, që di çdo thashethem që qarkullon rrugëve të Tiranës, që nuk ka skrupull të hyjë në çdo skutë të shtëpive tona, nuk dinte se nga shtëpia e tij kishte baxhanakun, që mbante inventarin e armëve që mblidheshin në Gërdec për demontim. Sot pas 5 vjetësh fajtorët e vërtetë për tragjedinë e Gërdecit janë të lirë, ndërkohë që ekzekutorët kanë marrë dënime përkëdhelëse nga gjykata”, - u shpreh Tahiri. Madje në paralelizëm me këtë situatë, deputeti socialist solli në kujtesë se “e njëjta gjykatë që ndaj deputetëve të opozitës është treguar e zellshme me dënime, ndërsa ministrat dhe fëmijët e Kryeministrit nuk ka as guximin t’i vërë para drejtësisë”.

Kreu dhe deputetë të PS homazhe në Gërdec

Rama ironizon bashkëbisedimin e Berishës me biznesin Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga deputetë të kësaj force parlamentare, kanë përkujtuar dje viktimat e tragjedisë së Gërdecit. Ndërkohë nuk ka munguar dhe reagimi i Ramës në rrjetin social “Focabook” mbi takimin e Kryeministri Berisha me përfaqësuesit e biznesit. Homazhet

Dje u mbushen 5 vjet nga tragje-

dia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Si çdo ritual i përvitshëm, edhe në këtë përvjetor familjarët e viktimave dhe banorë të fshatit Gerdec kanë vendosur kurora me lule në vendin e shpërthimit. Pjesë e këtij rituali ishte dhe kreu i PS-së dhe deputetë të kësaj force politike. Pas homazheve Rama është nisur drejt qytetit të Burrelit

për konventën e programit “për një Rilindje Shqiptare.”

Reagimi

Bashkëbisedimi i Kryeministrit Berisha me biznesin në kuadër të punës së Task-Force Rregullatore është komentuar nga kreu socialist në “Facebook”. “Takimet e Kryeministrit me biznesin janë farsa më e madhe brenda farsës mediatike të qeverisë. Takohen dhunuesit me të dhunuarit e shtiren reciprokisht. Biznesi mezi pret t’i shpëtojë dhunës së përditshme të kësaj qeverie. Më 23 qershor ne u kthejmë sipërmarrësve lirinë, dinjitetin, konkurrencën”, - shkruante Rama.

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë të PS-së

Xhafaj: Listat, të respektohen vlerat “Votimi i 16-vjeçarëve një marrëzi kushtetuese” “E rëndësishme është që Partia Socialiste të krijojë një skuadër të fortë, në të cilën respektohen vlerat, qëndrueshmëria morale, qëndrueshmëria politike, raporti me qytetarin, besueshmëria që ai ka tek individët”, - ky është vlerësimi që dha deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj lidhur me debatin që po bëhet brenda radhëve të kësaj partie për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë. Në këtë mënyrë, sekretari për çështjet ligjore në PS zgjodhi që të flasë në parim mbi një çështje të tillë, duke anashkaluar kësisoj të shprehë publikisht pozicionin e tij për një zgjedhjet e kandidatëve nga baza apo nga lidershipi socialist. Njëkohësisht në intervistën dhënë për televizionin “Neës 24” Xhafaj ndër të tjera ka

komentuar dhe propozimin e Kryeministri Berisha për përfshirjen në votime të të rinjve 16-vjeçarë. “Kjo është një marrëzi edhe kushtetuese, edhe ligjore. Ka një pengesë kushtetuese, duhet të ndryshosh Kushtetutën. Së pari, është fakti që ky nuk njeh rregulla loje. Ka filluar loja, janë përcaktuar rregullat, kanë dalë listat e zgjedhësve. Çfarë kërkon të ndryshosh, rregullat e lojës? Ka rënë gongu, zotëri. Ka filluar loja, s’mund ta ndryshosh këtë rregull. Është absurde, është e papranueshme, edhe sikur të kesh të drejtë, por është një gjë që nuk ke të drejtë. E dyta, ka disa standarde që nuk janë vetëm shqiptare. E ky është një standard që është në shumicën dërrmuese të vendeve evropiane”, - tha Xhafaj.

Diskutohet përfshrija e Kosovës në projektin TAP Diplomacia shqiptare po shikon mundësinë e përfshirjes së Kosovës në projektin TAP. Një fakt i tillë u bë i ditur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që mbajtën pas takimit mes tyre mes ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Edmond Panarit dhe homologut të tij të Kosovës Enver Hoxhaj. “Ne shkëmbyem mendime për t’i dhënë mbështetjen e gjerë rajonale të projektit të gazsjellësit TAP, si dhe gjetjen e rrugëve të përfshirjes edhe të Kosovës në këtë projekt madhor të karakterit strategjik. Gjeta mirëkuptimin e plotë të mikut tim Hoxhaj lidhur me idenë e diskutuar me zëvendëskryeministrin malazez dhe ministrin e Jashtëm Luksiç për të punuar drejt nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi midis vendeve të rajonit për të mbështetur projektin TAP”, - deklaroi Panariti. Gjatë këtij takimit dy ministrat e Jashtëm firmosën një protokoll bashkëpunimi mes dy shteteve, kryesisht në fushën e zhvillimit ekonomik, por dhe në disa fusha të tjera të rëndësishme.

Standardet

Majko: Rrezikohen zgjedhjet e 23 qershorit Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko mbështet propozimin e Kryeministrit Berisha që në zgjedhjet e 23 qershorit të votojnë jo vetëm 16-vjeçarët, po dhe 15-vjeçarët, por sipas tij nuk ka kohë për të ndryshuar Kushtetutën, e cila parashikon shprehimisht që të drejtën e votës e kanë qytetarët që kanë mbushur moshën 18-vjeç dhe për më tepër tani që partitë kanë nisur fushatën. “Dikush nga PD-ja, - vijoi argumentin Majko, - priste që ne t’i thoshim ‘jo’ këtij propozimi, por djemtë dhe vajzat që nuk kanë mbushur moshën 18-vjeç të gjithë e kanë të qartë se ky propozim nuk ka lidhje me interesat e tyre, por ka të bëjë thjesht me interesat politike të PD-së. Nga ana tjetër, deputeti socialist konstatoi se në Shqipëri nuk mund të mbahen zgjedhje të drejta dhe të ndershme. Kjo pasi sipas tij vendi ka shumë probleme, por më kryesoret janë mungesa e zbatimit të ligjit dhe standardet e demokracisë.


politikë • E shtunë 16 mars 2013

»

03

Forcat e rendit do të shoqërojnë kutitë, s’duhet t’i prekin

KQZ: Policia të ndërhyjë në votimet vetëm kur ka rrezik Ervin Koçi

K

omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rishikojë rolin e Policisë së Shtetit gjatë ditës së zgjedhjeve. Ashtu si dhe më parë, Policia nuk do të lejohet të qëndrojë në ambientet e votimit. Ndërkohë do të jetë vetë komisioni që do të kërkojë ndihmë nga policia në rastet e cenimit të procesit. Sipas udhëzimit, që do të diskutohet të hënën, menjëherë pas mbërritjes në ambientet e qendrës së votimit do të jetë policia që do të marrë në mbrojtje kutitë e votimit. Forcat e rendit nuk do të kenë të drejtën e kontrollit të materialeve të votimit, por vetëm të ruajtjes së tyre, si dhe të rikthimit të normalitetit në qendrën e votimit. Ndryshimet në udhëzim janë bërë për shkak të ndryshimeve të krijuara në kodin elektoral. Kërkesa Në udhëzime sqarohen rastet kur komisioni i qendrës së votimit kërkon ndihmën e policisë. “Kur në qendrën e votimit rrezikohet rendi ose zhvillimi i rregullt i votimit, KQV-ja pezullon votimin dhe njofton menjëherë organet e Policisë së Shtetit dhe KZAZ-në. Njoftimi për kërkimin e ndihmës për vendosjen e rendit u paraqitet me shkrim organeve të Policisë së Shtetit sipas modelit 1 bashkëlidhur këtij udhëzimi (model 01-KQV). Sapo forcat e policisë paraqiten në qendrën e votimit, KQV-ja u dorëzon atyre menjëherë përpara ndërhyrjes njoftimin për thirrjen e policisë të firmosur dhe vulosur nga anëtarët e komisionit të pranishëm në çastin që cenohet rendi dhe zhvillimi i rregullt i votimit”, - thuhet në udhëzuesin që do të diskutohet të hënën. Në këto raste KQV-ja plotëson procesverbalin për pezullimin e votimit. “Në procesverbal shënohet ora e njoftimit të Policisë së Shtetit dhe KZAZ-së si dhe ora e pezullimit të votimit. Ora e pezullimit të votimit, ora e njoftimit të Policisë së Shtetit dhe ora e njoftimit të KZAZ-së shënohen nga KQV në procesverbalin e pezullimit të votimit për shkak të rrezikimit të rendit ose zhvillimit të rregullt të votimit në qendrën e votimit”, - saktësohet në udhëzim. Kryetari ose çdo anëtar i KQV-së njofton menjëherë KZAZ-në për incidentin e ndodhur. KZAZ-ja është e detyruar të shënojë në librin e protokollit të mbledhjeve të KZAZ-së njoftimin dhe orën e marrjes së tij. KZAZ-ja ia përcjell kërkesën menjëherë organeve të Policisë së Shtetit. Menjëherë pas qetësimit të situatës policia duhet të largohet. Kutitë Ndërkohë me përfundimin e procesit të votimit veç kryetarit dhe sekretarit të komi-

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Emisione të posaçme me përballjet politike të të rinjve Ambasada Amerikane në Shqipëri do të nisë një projekt mbi promovimin e debateve të politikanëve të rinj të Shqipërisë. Ambasada njofton se ka financuar një sërë trajnimesh mbi debatet politike për përfaqësuesit e forumeve rinore të pesë partive kryesore politike shqiptare: PD-së, PS-së, LSIsë, FRD-së dhe AKQ-së. Sipas saj, qëllimi është të bëjë pjesë të procesit elektoral debate të përqendruara në politika tematike, të nxisë partitë politike që në fushatat e tyre të fokusohen në tema të ditës dhe të angazhojë qytetarët në diskutime politikash mbi çështje të

rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Duke shpresuar se kjo do ta zhvendosë politikën shqiptare larg retorikës joefektive politike, pas këtij trajnimi ambasada njofton se pjesëmarrësit do të debatojnë me njëri-tjetrin në një seri prej tri debatesh, që do të transmetohen nga televizionet shqiptare. Duket se një projekt i tillë do të ketë dhe një ndikim në shmangien e retorikës së akuzave mes palëve, duke promovuar më shumë një skemë më liberale të debatit. Kjo nëpërmjet projekteve dhe dhënies së ideve të reja si për politikën, ashtu dhe për miradministrimin e shtetit.

Topi takime në Ballsh

Jo retorikë boshe, do të punojmë për të ndihmuar biznesin

Vendimet e KQV-së nënshkruhen nga të gjithë anëtarët që kanë marrë pjesë në votim. Secili prej anëtarëve të komisionit krahas nënshkrimit deklaron në vendim votën “pro” ose “kundër” si dhe arsyetimin përkatës.

Në rast se KQV-ja nuk arrin të marrë vendim brenda afatit përkatës, çështjaidërgohet menjëherëpërshqyrtim KZAZ-sënga kryetari ose nga të paktën dy anëtarë të KQV-së, apo mund të ankimohet në KZAZ nga subjekti i interesuar.

Anëtari dhe sekretari i KQV-së nuk mund të jenë deputetë ose kandidatë për deputetë në Kuvend, kandidatë ose të zgjedhur në organet e zgjedhura të qeverisjes vendore, ushtarakë, punonjës të Policisë, të SHISH-it ose anëtarë apo sekretarë të një komisioni tjetër.

Shmangia e debatit me përfaqësuesit politikë

Përplasje në KQZ për rregullat e marrjes së fjalës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shqyrtimin e rregullave të funksionimit të mbledhjeve. KQZ-ja me konsensus miratoi vetëm disa prej neneve të Rregullores dhe vendosi shtyrjen e mbledhjes. Në draftin e paraqitur ndryshohen rregullat e ndërhyrjes së përfaqësuesve politikë në KQZ, madje kërkohet që prej tyre të paraqitet një kërkesë një orë para zhvillimit të mbledhjes. Po ashtu rishikohet dhe forma e sjelljes së këtyre përfaqësuesve gjatë zhvillimit të seancave. Ndryshimet janë bërë me argumentet e mirëfunksionimit të KQZ-së dhe shmangies së debateve në sallë me përfaqësuesit politik. Gjithsesi, të hënën KQZ-ja do të shqyrtojë edhe raportin e ekspertëve mbi verifikimin e listave të zgjedhësve. Edhe pse janë deklaruar heqja e emrave të publikuar, KQZ-ja do të kërkojë të njihet mbi fenomenin dhe argumentimin e heqjes së këtyre zgjedhësve. Ndërkohë listat janë kthyer dhe në një debat në distancë mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

sionit kutitë do të shoqërohet drejt qendrave të numërimit dhe nga forcat e policisë. Por këta të fundit do të kenë të drejtën vetëm të shoqërimit dhe nuk duhet të prekin apo verifikojnë materialet. “Gjatë shoqërimit kutia dhe materialet e tjera zgjedhore adminis-

trohen vetëm prej kryetarit, sekretarit dhe anëtarëve të KQV-së. Punonjësi i forcave të policisë nuk ka të drejtë në asnjë rast të posedojë apo të ketë kontakt me materialet e mësipërme”, - thuhet në udhëzimin e ndryshuar mbi administrimin e zgjedhjeve.

Në një takim me qytetarët mallakastriotë në Ballsh kryetari Bamir Topi prezantoi programin politik të FRD-së për të cilin tha: “Ky program përmban jo atë që mendojmë ne, por atë që ndieni ju.” Fryma e Re Demokratike po zhvillon një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët. “Personalitetet që e përbëjnë atë synojnë jo karrierë individuale, por zbatim të misionit në interes të qytetarëve”, - tha Topi. Ai shprehu besimin se FRD-ja do t’i japë fund tranzicionit së pari në mentalitet, që ngërzit të veprojnë dhe të mendojnë të lirë, me qëllim zbatimin e programit për shtetin dhe qytetarët. Kryetari i Frymës së Re Demokratike u ndal në problematikat e zonës së Mallakastrës dhe tha se vëmendja e qeverisë është për

të qarë hallin. Të vjen keq kur sheh një vend që ka rezerva nafte dhe burime të mëdha natyrore, të cilat jo vetën nuk përdoren për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, por padrejtësisht mohohen nga qeveria. Kryeministri, – tha Topi, - hedh tullumbacet e radhës për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga problemet reale që shqetësojnë qytetarët. Fryma e Re Demokratike është për një politikë realiste, që mban premtimet, jo për një politikë që ngrihet mbi baza retorike. Topi paraqiti zgjidhjen që ofron programi politik për taksat, duke thënë se FRD-ja do të aplikojë taksën relative të mbështetur mbi natyrat e bizneseve. “Ndërkohë që biznesi afër familjes qeveritare lulëzon, - theksoi Topi, - ai larg familjes kryeministrore gjobitet.”

Telegram Xi Jinping

Nishani uron presidentin e sapozgjedhur të Kinës Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i dërgoi një telegram urimi Presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping për zgjedhjen e tij në detyrën e lartë. Në telegramin e urimit Presidenti Nishani shkruan: “Zgjedhja Juaj në postin e lartë të Presidentit të Republikës Popullore të Kinës më jep rastin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal t’Ju dërgoj urimet më të ngrohta e më të përzemërta për sukses në përmbushjen e misionit tuaj në të mirë të zhvillimit të vendit tuaj dhe prosperitetit të popullit mik kinez! Më lejoni, Shkëlqesi,

që t’Ju siguroj për angazhimin tim personal dhe institucional për forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve tradicionalisht miqësore ndërmjet dy vendeve tona. Gjithashtu shpreh bindjen se gjatë presidencës Suaj bashkëpunimi ynë do të njohë nivele të reja në planin dypalësh dhe shumëpalësh, në interes të ndërsjellë të dy vendeve tona, popujve tanë dhe paqes e stabilitetit. Duke ju uruar edhe një herë shëndet dhe suksese në përmbushjen e detyrës Suaj dhe me dëshirën për t’Ju takuar së afërmi në Tiranë apo Pekin, Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.”


04

« sociale

E shtunë 16 mars 2013 •

Bashkia e Tiranës privatizon ndërtesat shtetërore në favor të banorëve

Basha: Çmimi i privatizimit si më 1990 Dokumenti i privatizimit për 236 banesa, 128 në proces Erta Bode

B

ashkia e Tiranës mundësoi privatizimin e ndërtesave më çmimin e vitit 1990. Lufta e banorëve për të pasur ndërtesat e tyre mori fund pas vendimit që Bashkia mori për t’u dhënë atyre dokumentet e privatizimit. Çdo shtëpi do të vlerësohet me vlerën e vitit 1990, kjo për arsye drejtësie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, është shprehur se ky çmim është vendosur në favor të banorëve meqenëse këtë vonesë ai e sheh si një moskokëçarje në vendimet e Bashkisë. Basha bëri të ditur se, ashtu siç banorët e tjerë morën dokumentacionet e shtëpive në vitin 1990-1992 me atë çmim prej 20 mijë lekësh, dhe kërkesat që mbetën rafteve të Bashkisë po nga ai vit do të vlerësohen me atë çmim. Dje Basha ka firmosur dhe shpërndarë dokumentet e privatizimit për 78 banesa shtetërore, që tani do t’u përkasin banorëve të tyre. Banorët që kanë përfituar nga këto privatizime nuk janë shtresa të caktuara të shoqërisë, por janë të gjithë banorët që deri tani jetonin në banesa shtetërore të paprivatizuara. Ndërkohë në proces për privatizim janë edhe 128 banesa të tjera, të cilat presin përfundimin e dokumentacionit dhe të lidhjes së kontratave noteriale. Situata Prej vitit 1990 pas privatizimeve që ndodhën të ndërtesave shtetërore, një pjesë e banesave nuk u privatizuan dhe banorët që jetonin në to nuk kishin dokumentacionin e duhur për ta quajtur veten pronar të shtëpisë ku banojnë. Për këtë arsye që prej vitit 1992 nëpër raftet e Bashkisë dhe kryetarët që ajo ka ndërruar kanë qenë dokumentet dhe kërkesat e banorëve për të marrë në shqyrtim këto raste. Vonesa e privatizimit ka sjellë pengesa në jetën e banorëve. Shumica e tyre shprehen se kanë ngurruar të bëjnë investime në banesat e tyre, duke u druajtur nga fati nëse do të bëheshin të tyret apo do të merreshin nga shteti. Një pjesë e mirë e këtyre “të strehuarve” në banesat shtetërore të paprivatizuara nuk kanë mundur të shesin shtëpitë, sepse realisht nuk njiheshin në asnjë dokumentacion se ishin pronarë të asaj banese. Edhe pse kanë pasur nevojën të shesin shtëpinë, madje edhe klientë për ta blerë atë, akti i privatizimit ka penguar bizneset dhe rrjedhën e jetës së tyre. Bashkia e Tiranës u dha fund makthit të tyre në kanë një shtëpi apo jo. Madje, çmimi që ata do të paguajnë do të jetë i barabartë me atë që kanë paguar banorët e tjerë kur u janë privatizuar ndërtesat në po ato vite. Marrja e certifikatës së pronësisë

Privatizimet

Çmimi

U firmosën nga Bashkia e Tiranës 78 dokumentacione privatizimi për banesat shtetërore të paprivatizuara të banuara nga qytetarë të Tiranës. Në proces janë edhe 128 objekte të tjera që do të përfundojnë javën e ardhshme. Për 20 vjet 700 banorë të kryeqytetit vuajtën faktin në do të kishin një banesë apo jo vetëm për shkak të mungesës së privatizimit të rreth 158 banesave. Ishte miratuar privatizimi i tyre, por nuk kishin firmosur dokumentacionet dhe nuk ishin lidhur aktet noteriale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u ka bërë të ditur të gjithë banorëve se certifikata e pronësisë së banesave të tyre do të ketë çmimin e viteve 1990, pikërisht atëherë kur duhej të ishte marrë vendimi i duhur dhe jo të sorollatej deri në këtë pikë. Çmimi i këtyre certifikatave do të variojë nga 2030 mijë lekë, shumë që tregon barazinë mes banorëve të viteve të njëjta, si dhe ndjesën për këtë vonesë të papërgjegjshme nga çdo dorë që ka komanduar Bashkinë e kryeqytetit.

Bashkia e Tiranës Pjesëmarrja

ANEP: Ftojmë qytetet në ndihmën “Ora e Tokës 2013” ANEP fton qytetet për të qenë edhe këtë vit në “Earth Hour City”. Ajo që gjithë qytetarët e quajnë “ndërrimi i orës” tani është kthyer në një përfaqësim human global. Ajo që një qytet duhet të bëjë që të marrë këtë status të nderuar global është të fikë për një orë dritat e një “brandi territorial”, pra të një simboli të qytetit përkatës. “Ora e Tokës” është shndërruar tashmë në “Ora e Tokës dhe më shumë”, duke sugjeruar që ky veprim simbolik i 23 marsit të shndërrohet për gjithsecilin në fillimin e një veprimi kundër ndryshimeve klimatike, me veprime të vogla apo të mëdha, sipas mundësive të gjithsecilit apo të çdo komuniteti. “Ora e Tokës 2013” është viti i pestë i pjesëmarrjes për Shqipërinë. Kjo iniciativë në Shqipëri koordinohet nga ANEP (Shoqata për Politika të Reja të Mjedisit) me vullnetarët e saj. Për “Orën e Tokës 2013” ANEP-i ka së fundi edhe konfirmimin e pjesëmarrjes së qytetit të Tiranës nëpërmjet Bashkisë së qytetit.

Në Shqipëri

do t’u kushtojë banorëve 20-30 mijë lekë, që janë tepër të arsyeshme në ditët e sotme dhe nuk kushtojnë asgjë. Për rreth 20 vjet 700 banorë të kryeqytetit vuajtën makthin e pronësisë së një shtëpie ku ishte marrë vendimi për privatizimin e 158 banesave, por nuk firmoseshin dokumentacionet e duhura. Deklarata “Kjo është një punë që ka kërkuar përkushtim, ka kërkuar vendosmërinë për të prerë ato rrjete apo rrjeta që e bënë të pamundur procesin deri tani. Dua t’ju kërkoj ndjesë të thellë në emër të Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të saj, edhe pse nuk ka qenë e drejtuar prej meje, për vonesën dhjetëravjeçare të këtij procesi. Bashkia e Tiranës nën drejtimin tim do të shkurtojë çdo procedurë burokratike që i ndan qytetarët e qytetit tonë nga titujt e drejtë të pronësisë mbi banesat, të cilët kanë jetuar prej dhjetëra vjetësh. Ne do ta bëjmë këtë pa asnjë paragjykim dhe pa asnjë favor, do ta bëjmë këtë me transparencë të plotë, si një detyrim maksimal të Bashkisë, si shtëpia e çdo qytetari të Tiranës ndaj qytetarëve të Tiranës. Ky proces do të përfundojë së shpejti edhe për 128 familje që duhej ta kishin marrë përgjigjen prej kohësh nga Bashkia e Tiranës. ”, - tha Basha.

Dita Ndërkombëtare e Lumenjve, shoqata ambientaliste në Berat

Guri: “Stop!” ndotjes së lumenjve Pengohen bizneset dhe shëndeti i banorëve Federata Shqiptare e Rafting në bashkëpunim me pushtetin vendor ambientalist e nxënës shkollash ka organizuar një aktivitet në Berat për sensibilizimin e ruajtjes së lumenjve nga inertet dhe ndotja. Prezent ka qenë dhe Shoqata e Ambientalistëve, e cila ka pasur si qëllim edukimin e qytetarëve për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht atë të ujërave. Qyteti i Beratit ka një nga lumenjtë ku zhvillohet sporti i rafting, por ai vazhdon të mbetet një nga lumenjtë më të ndotur për shkak të mungesës së kolektorëve. Duke shpjeguar se relievi i qytetit është shumë i favorshëm për një rrjetë shumë të mirë kanalizimesh, fakti që nuk i është kushtuar vëmendje ndërtimit të një projekti ka bërë që ujërat e zeza të për-

fundojnë në shtratin e lumit Osum. Në ndotjen e lumit me kanionet më të bukura dhe më mbresëlënëse në Ballkan dhe Europë ndikojnë dhe për disa aktiviteteve private që konsiderohen si ndotëse për ujërat. Ndotja e këtij lumi ka sjellë rënie në turizmin e rafting si dhe sëmundje infektive në banorët e qytetit antik. Në

një prononcim për medien në lidhje me këtë aktivitet Blerina Ago, sekretare e shoqatës së raftin, shprehet se është detyrë e të gjithëve mbrojtja e lumenjve, jo vetëm për rëndësinë e sportit, faunës dhe florës, por dhe bujqësinë, madje dhe ekonominë. Prezent në këtë aktivitet ka qenë dhe ambientalisti i njohur Sazan Gurri, qytetar beratas, i cili vazhdon të ngrejë me shqetësim disa nga çështjet e rëndësishme të mjedisit jo vetëm në qytetin e Beratit, por kudo në vend. Ai është shprehur se ka ardhur koha që t’i japim fund ndotjes së lumit Osum, i cili vazhdon të ndotet nga prezenca e ujërave të zeza dhe aktivitete të tjera, duke e vlerësuar atë si një dhuratë natyrorë që duhet shfrytëzuar në aspekte pozitive. S. Gorrica

PNUD: 0.1% e popullsisë në varfëri ekstreme Në Shqipëri 0.1% e popullsisë jeton në varfëri ekstreme, ndërsa 7.4 % mund të bien në vijën e varfërsisë. PNUD-i publikoi raportin e zhvillimit njerëzor për 187 vende të botës të bazuar në të dhëna të vitit 2011. Shqipëria zë vendin e 70-të në këtë listë dhe përfshihet në grupin e vendeve me zhvillim të lartë njerëzor, në një vlerë prej 0.749. Sipas raportit, 1.4 % e popullsisë jetojnë në varfëri shumëdimensionale. Llogaritet që nga kjo shifër 37.7 % e këtyre nuk kanë akses në arsim, shëndetësi dhe shërbime të tjera. Në raport jepen dhe të dhënat për pabarazinë gjinore, ku Shqipëria renditet e 4-a në 148 vende. Gjithashtu përqindja është e ulët për sa i përket përfaqësimit të grave në parlament. Në raport një vend të arsyeshëm zë edhe zhvillimi i teknologjisë dhe përdorimi i saj. Në Shqipëri, sipas PNUD-it, në 100 banorë 45 përdorin internetin. Ndërkohë për abonentët familjarë këto shifra janë shumë të ulëta. Përdorimi kap shifrat 3.3 në 100 banorë.


ekonomi • E shtunë 16 mars 2013

Dollapi: Arkëtimet për 3-mujorin janë 92 miliardë lekë

Arkëtimet për muajt e parë të vitit janë premtuese për shlyerjen e borxhit të CEZ-it, pasi në total janë 92 miliardë lekë që kompania parashikon të mbledhë për këtë tre-mujor të vitit.

Skema I pyetur lidhur me skemën që do të zbatohet për menaxhimin e të ardhurave të mbledhura, Dollapi është shprehur se “të ardhurat e grumbulluara do të shkojnë në shërbim të shuarjes së borxhit, i cili kap shifrën e 260 milionë dollarëve”. Pikërisht për këtë, kreu i CEZ-it ka nënvizuar gjithashtu faktin

Pas largimit të çekëve, sipas Dollapit, një prej problemeve të para që u vu re ishte furnizimime energjiikonsumatorëve. “Mungesa e furnizimit me energji ishte rezultat i mosgatishmërisë teknike, mungesës së bazës materiale përriparimin edefekteve,mungesës së bazës materiale për mirëmbajtjen e nënstacioneve elektrike, linjave, kabinave dhe shumë elementeve të tjerë”, tha Dollapi.

se borxhi që CEZ ka si pasojë e kompanisë që e la atë në këtë situatë do të mund të shlyhet deri në fund të këtij viti. Ndërkohë, kompania po punon bindshëm për shlyerjen që palët e treta kanë ndaj CEZ-it dhe rezultatet paraprake në këtë drejtim do të mund të bëhen publike për çështje ditësh. Administratori i përgjithshëm

Konsumatorët që nuk paguajnë apo vjedhin energjinë do të ndëshkohen. “Kjo nënkupton prerjen e energjisë elektrike të konsumatorëve, të cilët janë lidhur në mënyrë të paligjshme në rrjet, kontrollin e sistemit të matjes dhe të gjitha elementeve që kanë të bëjnë me abuzime dhe vjedhjen e energjisë, shkëputjen e gjithë atyre, që nuk paguajnë energjinë elektrike”, - tha Dollapi.

i “CEZ-Shpërndarje” (CEZ Albania), Sahit Dollapi, tha se kompania u mor në një gjendje të vështirë teknike dhe financiare, me humbje dhe borxhe të shumta dhe me arkëtime të pakta. Për shkak të keqmenaxhimit të kompanisë nga drejtuesit çekë dhe jo për shkak të mungesës së energjisë, shumë zona të Shqipërisë

Kompania

“CEZ Shpërndarje” ka mundur të arkëtojë të ardhura të mjaftueshme gjatë dy muajve të parë të këtij viti, duke parashikuar një shlyerje të borxheve që kompania ka ndaj palëve të treta. Ka qenë administratori i ri i kompanisë CEZ, Sahit Dollapi, i cili ka njoftuar rritjen e të ardhurave të arkëtuara. Në janar të 2013, CEZ ka arritur të arkëtojë rreth 26 miliardë lekë. Ndërkohë për muajin shkurt janë arkëtuar në total rreth 31 miliardë lekë, ndërsa për muajin mars kompania parashikon të arkëtojë në nivelin 35 – 36 miliardë lekë. Kështu me një total për tremujorin prej 92 miliardë lekësh kompania CEZ parashikon se deri në fund të vitit do të ketë një realizim të prioritetit për të shlyer të gjitha borxhet që kompania u ka bankave, apo edhe institucioneve si KESH apo OST. Në të njëjtën kohë kompania do të vijojë punën për vjeljen e borxheve që të tjerët i kanë kompanisë, siç janë ujësjellësat, institucionet shtetërore, apo debitorët e tjerë privatë e familjarë. I gjithë ky angazhim do të realizohet pa rritur çmimin e energjisë. Kompania ka rezerva të mjaftueshme, ka nivel të lartë humbjesh, mbledhja e të cilave do të thotë rritje e nivelit të faturimit.

Humbjet

Kreu i ri i kompanisë së shpërndarjes, Sahit Dollapi, është shprehur se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët, gjatë kohës së administrimit të përkohshëm.

Brikena Dervishaj

Furnizimi

Të ardhurat e grumbulluara nga arkëtimet do të shkojnë në shërbim të shuarjes së borxhit që kompania “CEZ Shpërndarje” u ka palëve të treta, i cili kap shifrën e 260 milionë dollarëve.

CEZ, deri në fund të vitit do të shlyhet borxhi 26 miliardë lekë

Brenda një afati dymujor kompania tashmë nën administrimin shtetëror ka strukturën e vet të miratuar. “Kompania ka strukturën e saj funksionale të vendosur në terren, çdo punonjës tashmë ka të qartë detyrën e vet, punën, ngarkesën dhe territorin e vet. Brenda këtij dymujori janë vënë re shënja rimëkembjeje dhe përmirësimi të ndjeshëm të treguesve të kompanisë”, - tha Dollapi.

»

05

Festimet Organizohet shorteu

“Rinia vlonjate në Ditën e Verës” me Eagle Eagle Mobile ka organizuar një eveniment të veçantë argëtues për rininë e Vlorës me rastin e Ditës së Verës. Megjithëse e shoqëruar nga një mot me shumë reshje shiu, festimet e 14 Marsit në Vlorë kanë qenë mjaft të ngrohta. Eagle Mobile ka falur surpriza në këtë ditë, ku janë dhënë shumë dhurata. Gjithashtu, të rinjtë e Vlorës janë argëtuar nën tingujt e një prej DJ më të mirë në Shqipëri, DJ Aldo. Për qindra të pranishëm në këtë aktivitet është organizuar një shorte, ku janë dhuruar shumë dhurata. Dy mijë të rinj vlonjatë kanë përfituar një kartë SIM Eagle, dhe së bashku me këtë u është dhënë edhe kuponi me të cilën morën pjesë në këtë shorte. Gjashtë nga pjesëmarrësit kanë marrë dhuratë telefon celular ZTE Kis, dy telefona celular Samsung SIII, një iPad II dhe një iPhone 5. Aktiviteti i ditës së Verës nisi në orët e pasdites dhe vijoi deri në orët e vona të darkës. Eagle Mobile do të vijojë edhe me aktivitete të tjera të ngjashme me atë të ditës së verës, ku do të jepen mjaft dhurata dhe do të ketë argëtim dhe emocione për të gjithë abonentët Eagle.

kanë mbetur pa u furnizuar me energji elektrike. Ai thotë se përmirësimet e para të kësaj gjendjeje të vështirë mund të vijnë brenda dy muajve, duke motivuar punëtorët e thjeshtë me paga më të larta, dhe duke punuar me drejtuesit në terren për të shmangur vjedhjet dhe për të shtuar arkëtimet e faturave të papaguara.

Në takim me kryeministrin Berisha prezantohen 2 reforma

Udhëzimi i ri i MPPT-së botohet në Fletoren Zyrtare

Biznesi ankohet për paketën fiskale

Dëmshpërblim për vonesën e avionit

Shqetësim rimbursimi i taksave, gjykata administrative

Pasagjerët marrin 250-600, euro sipas fluturimit

Biznesi ka shfrytëzuar një takim me kryeministrin Sali Berisha për prezantimin e 2 reformave në fushën e autorizimeve dhe atë të inspektimit për ta njohur atë me problemet që po has kohët e fundit. Shqetësimi kryesor për shoqatat e biznesit është vonesa në miratimin e paketës fiskale, që synon heqjen e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet për disa sektorë të ekonomisë. Kryeministri është përgjigjur se miratimi i paketës ka pasur vonesa për shkak të përmbushjes së plotë të saj, ndërkohë që heqja e taksës për të rinjve sipas tij kërkon kohë dhe ndërhyrje në Kodin e Punës. Shqetësimit të biznesit të raportuar në takim lidhur me vonesat për rimbursimin e TVSH-së, kryeministri Berisha iu përgjigj se ka pasur edhe përmirësime. Një nga çështjet e tjera që ngriti biznesi ishte edhe vënia

në funksion e gjykatës administrative. Sipërmarrësit propozuan që ligji i gjykatës për Gjykatën e Lartë që mban peng funksionimin e gjykatës administrative, të dalë nga paketa e tre ligjeve dhe të votohet më vete, ku kryeministri premtoi që mazhoranca do ta votojë atë edhe në këtë formë, nëse merr konsensusin e opozitës. Kryeministri Berisha deklaroi se Shqipëria është e vendosur të krijojë mjedisin më liberal dhe më të lirë për tregun. Sipas tij, reforma e inspektimit do të bëjë të mundur eliminimin e inspektimeve abuzuese ndaj biznesit. Aktualisht, numri i inspektorateve ka shkuar nga 36 në 11 inspektorate, për të krijuar një inspektorat qendror. Ndërkohë, po vendoset sistemi online që inspektorët të lënë gjurmë dhe mos të vijnë tek biznesit sa herë që duan.

Ministria e Punëve Publike ka nxjerrë udhëzimin për të rregulluar problematikat me vonesat në fluturimet ajrore. Me anën e udhëzimit që është botuar në Fletoren Zyrtare detajohen rregullat dhe parimet e marrëdhënieve mes kompanive të fluturimit dhe klientëve shqiptarë që përdorin shërbimet e tyre. Ky udhëzim synon vendosjen e kritereve bazë, për të siguruar një standard minimal të të drejtave të pasagjerëve në rastet kur u refuzohet hipja në avion kundër dëshirës së tyre, kur fluturimi i tyre anulohet apo kur fluturimi i tyre vonohet. Në rastet ku anulohen fluturimet, kompania është e detyruar që ta njoftojë vendimin të paktën 15 ditë para për pasagjerët. Veç njoftimit në kohë të pasagjerëve, kompania detyrohet ose të kompensojë pasagjerin ose t’i sigurojë fluturim tjetër në kohë shumë

të shkurtër. Në rast se pasagjerët zgjedhin të ndryshojnë fluturimin, udhëzimi përcakton si kusht të kompanisë së fluturimeve, ofrimin e asistencës për pasagjerët ku përfshihet, sipas rasteve, fjetja, ushqimi apo edhe e drejta e telefonatave. Në rast se pasagjerët zgjedhin mënyrën e kompensimit, atëherë për fluturimet deri në 1500 kilometra, kompania është e detyruar që të kompensojë në masën 250 euro pasagjerët. Për fluturimet nga 1 500 dhe 3 500 kilometrash, kompania detyrohet të kompensojë me 400 euro, ndërsa për fluturimet përtej këtyre distancave, kompensimi shkon 600 euro. Transportuesi ajror zvogëlon kompensimin me 50%, kur pasagjerëve u ofrohet një linjë tjetër, koha e mbërritjes të së cilës nuk e tejkalon kohën e mbërritjes së planifikuar sipas rezervimit fillestar.


06

« sociale

E shtunë 16 mars 2013 •

Turmat e qenve rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve

Petrit Vasili: Qentë endacakë vaksinohen dhe kthehen në natyrë

Vasili “Bashkia e Tiranës ka vendosur të vaksinojë qentë endacakë, që mbulojnë rrugët dhe vënë në rrezik jetën e banorëve si dhe shëndetin e tyre. Pas vaksinimit të tyre për këto turma është vendosur që të rikthehen sërish në natyrë, duke u dhënë prapë lirinë e tyre. Orët e para të mëngjesit si dhe orët e vona të mbrëmjes kthehen në problem për lëvizshmërinë e këmbësorëve, madje dhe të atyre që udhëtojnë me automjete, duke u sulmuar shpeshherë nga qentë endacakë.”

Erta Bode

Efikasiteti

B

Vendimi për vaksinimin e qenve endacakë dhe rikthimin e tyre në natyrë nuk zgjidh problemet që ata sjellin te banorët. Kryeqytetasit janë të paqartë nëse qentë do të vaksinohen çdo 6 muaj apo ky plan do të zbatohet vetëm një herë. Gjithashtu problem mbetet edhe riprodhimi i tyre. Fakti që ata do të lihen të lirë ngre pikëpyetje në shtimin e tyre në numër dhe problemet që ata hapin. Pra, rrezikshmëria që ata sjellin do të jetë në të njëjtin nivel edhe pas vaksinimit që do t’u bëjë Bashkia e Tiranës, pasi riprodhimi i tyre hap më shumë problem.

ashkia e Tiranës vendos të vaksinojë qentë endacakë dhe t’i kthejë ata sërish në natyrë. Deklaratën e ka bërë nënkryetari i Bashkisë Petrit Vasili, i cili ka ngritur këtë problem, që pritet të zgjidhet brenda këtij muaji. Lëvizja e turmave të qenve në rrugët e Tiranës rezulton e rrezikshme si për sigurinë e jetës së banorëve dhe sigurinë shëndetësore gjithashtu. Orët e para të mëngjesit si dhe orët e vona të mbrëmjes turmat e tyre gjenden gjithandej, duke rrezikuar jetën e banorëve nga kafshime të rrezikshme si dhe nga sëmundje infektive që mund të transmetohen nëpërmjet kafshimeve. Për këtë arsye Bashkia ka ndërmarrë planin për t’i vaksinuar ata dhe për t’i rikthyer në natyrë. Kjo vendimmarrje kërkon një aksion tepër korrekt, duke theksuar se është

Vijon ndarja e fondeve në llogaritë bankare të të dënuarve

Ministria e Financave miraton këstet e dyta të dëmshpërblimit Ministria e Financave ka nisur ndarjen e këstit të dytë për rreth 200 të dënuar politik që do ti bashkëngjiten listave të miratuar më parë. Janë rreth 20584 dosje të të përndjekurve politik që janë trajtuar për dëmshpërblim nga ministritë. Dosjet janë ndarë sipas disa kategorive për dënimet me burg / kapital të ish të përndjekurve politikë janë përafërsisht 12.200 dosje, për dënimet vrasje pa Gjyq të ish të përndjekurve politikë përafërsisht 2000 dosje, për internim/ në tela me gjemba/ Dëbim të ish të përndjekurve politikë - përafërsisht 6300 dosje (nga të cilat rreth 2243 ish të dënuar që kanë vuajtur internim tela me gjemba, rreth 4057 ish të dënuar kanë vuajtur internim/dëbim, kategori kjo e cila do të rregullohet me skemë pensioni nga Ministria e Financave). Ndërkohë që prej dy vitesh ka nisur dhe shpërndarja e dëmshpërblimit financiar për ish të dënuarit politik. Ministria e Financave ka realizuar ndarjen këstit të parë si dhe ka nisur dhe këstin e dytë. KESTI 2 Emër Mbiemër Atësi AVNI ZHITI QAZIM BAJRAM SHERIFI MUAREM GAZMEND MUKAJ ALI RUSTEM KALOSHI SAHIT GJON NIKOLLAJ PJETER HAKI PEPA BAJRAM RESHAT OPARAKU XHEMAL SKENDER BARCI IRFAN RIZHDI IBI HYSEN ZYHDI CITAKU SINAN NESHAT HASHO FETAH QAZIM MUKAJ BAJRAM AVNI ZHILLA ALO FLAMUR MULLAJ SAMI ZIJA REXHA ZYBER GJERGJI TITANI KOST. PETRAQ SELAM LALA MUSA TAHIR CICI ADEM THOMA JORGO BEJ

MEHMET HOXHA ISUF NAPOLON TASI KOCO SKENDER SHTYLLA MEHMET HASAN HAJRULLA HAJRULLA KAJTAS GABA RESUL KADRI LLIXHA SHAJE EKURAN SHYTI EQREM ARQILE MELO THOMA MARKO LACKA KOLI JAKUP BABALIU HYSEN LONIDHA ZGURI LLAMBRO TEFIK GABRANI FEJZULLA SELAMI BARUTI HYSNI RESHAT BEQIRAJ ASLLAN BASRI KADILLI MALIQ MHILL BUSHGJOKAJ DEDE ARIF TABAKU CAUSH PANO PRIFTAJ VASIL SHYQYRI SHARRA MUSA ADEM GJOCI NAZIF MUHARREM KOLIQI RAMAZAN IBRAHIM THIKA SELIM

MAHMUT MACI ALI YMER PATOZI FASLLI PETRIT HOXHA DEMIR ZEF SHKOZA NDUE URAN KOLAKULA ERASIM SELIM PRIFTI VESEL SALI CAKO SERVET FADIL ZENELI SELIM GJOVALIN GJONI DEDE SKENDER MUCAJ BILO NIKOLL MILOTI MARK IBRAHIM PLAKA DALIP SHPEND SELIMAJ BAJRAM KALOSH KOLA SHEMSI DEMIR VILA QAMIL MHILL DEDA FRAN ENVER HADO RUKE NIKOLL BILACI NDUE GANI KASAJ HASAN LEKA DOSTI HASAN KOCO TASI THEODHOS GEORGE PAPAS GRIGOR

i pasaktë numri i tyre si dhe lëvizshmëria e tyre. Problem tjetër i këtij plani është dhe fakti se sëmundjet e kafshëve kërkojnë vaksinimin e tyre një i herë në 6 muaj. Vasili nuk ka dhënë detaje për faktin nëse do të jetë

PAL BROZI PRENG RAMAZAN STERMASI NEZIR MEXHIT REXHA XHELADIN HALIM XHELO XHELO QAMIL COTA OSMAN FOTO DILO ALEK ISMAIL KAFEXHILI MAN FADIL SOPOTI SELIM HYSEN KRUJA ISMAIL HILMI DOKO HYSNI ISLAM YSKOLLARI NAZIF FILIP SOSE STEFAN ANASTAS NOTI KRISTP GJIN KACI GJOK MANIOL KUME KRISTAQ MARK NDOJ ZEF FRROK DEDAJ NIKOLL TAHIRAJ RAHMAN FAIK PRENG GJEGJA GJOK DOD ZEFI NIKOLL DED PALAJ MARK SEITALI JAZXHI EMIN FETAH MOLLA PAJO KAMER KAZAZI ISUF HAXHI MYRTJA MAHMUT LAZER LOCAJ GEG HASAN SHYTI ALI TEFIK CEPELE ALI TOMORR LAMCE TAFIK DOD PERGJINI NIKOLL SHEFQET BALLA QAZIM LEFI MEMA TRIFON MIRUSH PERMETI BEDRI ALI CIFTJA AHMET HASAN BABAMUSTA REXHEP ZEQIR ZEKE ISUF PASHO DYRMA SALI NAMIK HYDI BEXHEDE RIZA KACELI RUSHIT MEHMET MERKOHASANI RAPO PETRO SPIRU VASIL NEIM SALIAJ NEIM LLAMBI SHANI SPIRO KARAMAN PAFTALI YMER ZYBER PIRJA MUSTAFA VESEL ZOGU ALI FERIT TONUZI HAMIT HAMDI VRIJONI ZAN XHEMAL MELECAJ MET DIANA DYRZI SEIT NJAZI HOXHA OSMAN NIKOLL SEFGJINI PJETER HYSEN CELA SEIT NEXHMEDIN SHEHU XHEMAL HIFZI KELMENDI ZEQIR SEID MANSAKU SULEJMAN TOMORR GJERGJANI VEHIP ARISTOTEL DUVLI JORGJI FUAT BALLO ZILFO NEIM HYSENBEGASI QANI NDREK KALLMETI NIKOLL

Përplasja Në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u mor vendimi që qentë endacakë të vriteshin dhe të mos liheshin të

vërdalliseshin të lirë. U hap dhe ankandi nëse banorët preferonin të merrnin ndonjë nga ato kafshë për ta mbajtur në shtëpi. Në sytë e banorëve të sotëm reforma e ish-kryebashkiakut rezulton më e sigurt sesa kjo e sotmja, që i lejon ata të rikthehen sërish në rrugë. Rikthimi i tyre nëpër rrugët e Tiranës do të sjellë nëpër këmbë sëmundjet infektive si dhe prapë rrezikun e sulmeve të tyre ndaj banorëve. Gjithashtu problem mbetet dhe fakti nëse pas rikthimit në rrugë do të shtohet numri i tyre. Turmat e qenve janë problem për të gjithë banorët që lëvizin më këmbë, si dhe një rrezikshmëri e banorëve që udhëtojnë me makina, pasi shpeshherë vërsulen nëpër dritaret e makinave, që mund të qëllojnë dhe me xhama hapur. Problem mbeten edhe për drejtuesit e makinave, të cilëve u qëllon shpeshherë të aksidentojnë ndonjë nga këto kafshë.

GJYSTE JAKU LAZER DED VELAJ ZEF NDUE ULKAJ ZEF DESTAN KALOSHI MEXHIT HALIL BAMI ABAZ GAFURR JEGENI TEFIK MYRTEZA SATKA BEKTASH NIKOLL NDREC SHKURT SELIM KOCI MAHMUT GJERGJ BUBANI DIONIS NIKOLL PJETRI LAZER XHEMAL LANI MUHARREM MUSTAFA KURANI TAHIR GJOKE DACAJ PREL TAFIL XHELAJ SULO CIN SERREQI SHUK AGIM TETA SALI GJIN PICAKU PJETER GEG LLESHI NDUE BAJRAM HOXHA NEKI QEMAL STRUMI HASAN GJONMARKAJ DED PRENG HASAN GJINOLLARI TAHIR TAIP HADERAJ SHEME AJAS DUSHKU ALI ISMAIL GOLEMI MUSTAFA SHABAN PLAKA DALIP LLESH TOMA KOL LIGOR PAPAS GEORGE FEIM STRATAJ CELO IVZI KOKALARI SAMI FRAN GEGA DOD HEKURAN ZONJA ASLLAN BARDHOK JAKU FRROK MUHARREM BALLA MYFTAR SELAMI TIRANA QAZIM LEKE KOLAJ MARTIN BAJRAM LATIFI HASAN ISA SHALA EMIN BEXHET SHEHU GANI NAJDO PAPA KOSTA SULO MALAJ YMER COL SYLAJ SOKOL MAHMUT TOCI SULEJMAN GJON PRENDI GJON SELIM SKAJOTI HASAN MARKO KATRO SPIRO PETRAQ KATRO SPIRO ALFONS BEQARI DUD ISLAM SEFERI ALI YLLBARDH BODINAKU JUSUF KOLE MARGJINI GJON PETRO NATHANAILI ILIA BAJRAM VORA KASEM PANDELI ZOGRAFI DHIMITER MUHARREM XHIXHA HASAN LLUKE BIBI KOÇO SHABAN HOXHA ISMAIL KOL GJOKA MARK HEKURAN BALI KADRI MERSIN CERRIKU SHERIF

XHEVAT MUÇEJANI TAHIR ENVER MEDA BAJRAM MEHMET SALA IZET RUFAN NDREU HYSEN AHMET LUSHA RUSTEM HAMIT SPAHO SALI SAKO PROTODUARI MURAT SABRI OSMANI BEQIR TEKI MYRSELAJ RRAPO GJERGJ CAMUKU ZEF MARKO VRETO JORGJI XHELAL ALIJA BEQIR BAJRAM AZIZAJ REFAT SAMI KRAJA FAIK PJETER MARKU PREND LLUKA KAPURANI SULEJMAN VIKTOR LACAJ ENRIK IBRUSH GREMBI RAMADAN MUHARREM POÇI ELMAS RAMO TOSKA HYSEN LILI(ILIR) ÇOMO MAJ BEQIR QOQJA SADIK PAL KUQANI MEHILL HAXHI ABAZI OSMAN ALI GURRA HYSEN MARKO POPOVIQ JAKO XHEVDET HYSA TEFIK VELI BIÇAKU EMIN DULE TAFA SHERIF DHIMITRI LASKU KRISTO JORGO KARDHASHI DHIMITRI MYFTAR DRESHAJ RAM XHEVDET DULAJ QAMIL SELMAN PAZOJ HAXHI SULEJMAN MEROLLI ZENEL PJETER KOLA PALOK PIRRO PRIFTI MIHAL ZEF SHYTI KOLI GRIGOR XANXALLO JORGJI KRISTAQ VELIU SPIRO THANAS PASPALI DHIMITER MUSTAFA ELEZI SALI CERCIS HOXHAJ VELO KANTO MARKU NDUE GRAMOS MBORJA KOLI TOME LUMAJ MARK SAMI REPISHTI IBRAHIM GJETO VUCKAJ RROK LLUKA PRIFTI NINO KOSTANDIN DINI GAQO EA DHIMOJANI AGAMAMNONI BEHAR SHEHAJ ZALO ILIRJAN CEREPI DILAVER EDMOND HAXHI FAIK FITIM CAMI ISMAIL LEONARD MIHALI PANDI NOLI RUVINA NAUM JUSUF MUKA BEQIR LUIGJ MARKU PRELE QAMIL UJKA TURK GJELOSH GEGAJ FRAN

ky një aksion që do të përsëritet apo do të mbetet vetëm me këtë sipërmarrje. Nënkryetari e tha fjalën e tij pas një deklarate të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ku u bë e ditur se në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës AMK-ja ka monitoruar 9500 subjekte të ndryshme ushqimore. Në 3000 prej këtyre subjekteve janë marrë masa të ndryshme, si gjoba, pezullime produkti etj., për të siguruar jetën e konsumatorit. Gjithashtu Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit bëri me dije se, pasi Bashkia e Tiranës ndihmoi në certifikimin e 41 mijë bagëtive, në mbrojtje të jetës së banorëve do të ishte dhe plani i vaksinimit të qenve endacakë.


aktualitet • E shtunë 16 mars 2013

»

07

Zamira Durda: S’do resht së luftuari për të drejtën time, do të zbardh korrupsionin

“Gërdeci”, dje 5 vjet, familjarët përkujtojnë viktimat Homazhe në kraterin e shpërthimit, ku vdiqën 26 e u plagosën 300 Dje u mbushën 5 vjet nga tragjedia e 15 marsit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Miq, të afërm e familjarë të viktimave kujtuan dje me lot në sy viktimat e këtij shpërthimi, më të rëndin që goditi vendin. Homazhe u zhvilluan në kraterin e shpërthimit, por dhe varrezat e fshatit, ku prehen të ndjerët. Zamira Durda, që humbi djalin 6-vjeç në atë tragjedi, me lot në sy tha se “shumë njerëz paskan qenë shurdhë, me institucione të drejtësisë, me të gjitha”. Mëtej ajo shtoi: “Ju e dini që po bredh dyerve të gjykatave për të gjetur drejtësi dhe askush nuk më dëgjon. Kryetari i Gjykatës së Apelit të japë atë vendim qesharak!... Pas 5 vjetësh pranoi gjykim të

shkurtuar, po ky është tmerr! Kjo nuk durohet! Aq më keq të mos flasë me një nënë që ka humbur fëmijën, haram i qoftë buka që ha, paga që merr! Nuk do të rresht së luftuari për të drejtën time, do të zbardh korrupsionin e gjykatësve, do

të nxjerr fytyrat e palara të gjykatësve. Kam nxjerrë korrupsionin e 5 gjykatësve deri tani nga Apeli dhe shkalla e parë. Do ta ndjek çështjen deri në Gjykatën e Lartë, por nuk kam shpresë. Nuk dua dëmshpërblim, dua drejtësi, dua të di

pse nuk jeton më djali im.” Homazhe me rastin e kësaj dite bëri edhe kryetari i PS-së, Edi Rama, por nuk pranoi të japë komente. Gjithsesi, pak më vonë Rama nuk ngurroi të akuzonte qeverinë për tragjedinë e Gërdecit, duke u shprehur se ajo është fajtore për humbjen e 26 jetëve dhe qindra të plagosjeve. Për këtë tragjedi gjykata e shkallës së parë e Tiranës ka dhënë një vendim, prej të cilit dënoheshin me burg Pinari, Delijorgji, Minxolli e disa ushtarakë, vendim i cili, me pak ndryshme ulje vitesh burgu, mbeti në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit. Ndërkaq prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon dënimin me burg për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe jo për vepra të tjera, për të cilat ata janë dënuar.

Në Bathore 4 mijë metra tokë iu dhanë një tjetri me dokumente false

Prokuroria: Pezullim gjyqtares, abuzoi me detyrën për tokat

Përplasi një kalimtare, në ndjekje penale djali i Dibrës Djali i drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Gazmend Dibra, 25-vjeçari Kreshnik Dibra, është në procedim penal nga policia e Tiranës, për shkak se përplasi një vajzë me makinë. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se 25-vjeçari Kreshnik Dibra akuzohet për plagosjen e një vajze 28-vjeçare. Nga hetimet paraprake mësohet se Dibra tri ditë më parë përplasi në zonën pranë Inxhinierisë së Ndërtimit një këmbësore. Policia tha se 25-vjeçari drejtonte makinën “Golf” me targa AA 267 FB kur ka plagosur shtetasen M. Zhebo, 28-vjeçe, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak. Dibra pas aksidentit është larguar nga vendngjarja. Momentalisht ai është në ndjekje penale në gjendje të lirë dhe për rrjedhojë mbetet në listat e personave të kërkuar nga policia e Tiranës.

Deputeti: S’di nëse ka tendencë

Natën çmontohet e grabitet makina e deputetit Bushati Pas serisë së gjatë të vjedhjeve të makinave të politikanëve, vjen edhe radha e një deputeti socialist. Policia tha se është çmontuar dhe vjedhur makina e deputetit të PS-së Ditmir Bushati. Lajmi konfirmohet edhe nga vetë deputeti, i cili sqaron se veprimi kriminal ka ndodhur në garazhin e një pallati pranë Kopshtit Botanik. Ai dyshon që çmontimi të jetë bërë gjatë mesnatës. Deputeti, i cili ka denoncuar aktin, ka thënë se automjetit personal të tij tip “Mercedes” i janë grabitur shumë pjesë të çmontueshme, si kofano, targat, kasetofoni etj. Bushati njofton se e ka denoncuar menjëherë ngjarjen në polici, ndërkohë thekson se “nuk mund të them nëse vjedhja ishte tendencioze”. Por ky nuk është rasti i parë dhe i fundit kur grabitësit vënë në shënjestër politikanët. Valës së grabitjes së makinave nuk i kanë shpëtuar emra si Marko Bello, ministri Aldo Bumçi dhe disa deputetë apo politikanë të tjerë.

Familja e viktimës e denoncoi

Shqiptari kërcënon klientin: “Më jep 100 euro të hashashit, ose të vrava!”

Mariglen Mulla

S

hpërdorimi për herë të dytë i detyrës për çështje pronash nga ana e gjyqtares Teuta Hoxha ka bërë që prokuroria e Tiranës t’i kërkojë KLD-së pezullimin e saj nga detyra dhe marrjen e masave të tjera. Kështu, në gjyqësor ky përbën një tjetër skandal, ndërsa këto ditë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë prokuroria kërkon pezullimin e gjyqtares Teuta Hoxha, e cila dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën në një proces gjyqësor për çështje pronash. Nga burimet e organit të akuzës mësohet se kjo gjyqtare është vënë nën hetim nga njësia task-forcë e kryeqytetit dhe tashmë pritet shkarkimi nga detyra, në rast se prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla miraton kërkesën e prokurorisë së Tiranës. “Pazar” për tokën Teuta Hoxha, sipas prokurorisë, i ka njohur të drejtën e pronësisë së 4 mijë metrave toke një personi në një kohe kur gjykata penale kishte dhënë më herët një vendim fajësie për falsifikim dokumentesh për këtë pronë. Për këtë çështje është konsideruar fajtor noteri Nezir Murati, i cili është në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe që dyshohet se ka falsifikuar dokumentet. Gjyqtarja Hoxha, nga ana e saj, urdhëron në vendim se duhet të njihet si pronar shtetasi Dashamir Bathorja për 4 mijë metra katrorë tokë, pavarësisht se për shitjen me dokumente të falsifikuara të

Djali i drejtorit të burgjeve

ITALI - Një shqiptar 17-vjeçar u arrestua të shtunën nga policia nën udhëheqjen e kapitenit Kristiano Marela, pasi kishte kërcënuar me telefon një student 18-vjeçar. Viktima i detyrohej shqiptarit një shumë prej 100 eurosh për blerjen e marijuanës. Familjarët një ditë gjetën rastësisht një SMS shqetësuese në celular dhe aty mësuan për kërcënimet e djalit. Nëna më pas ka zbuluar në dhomën e 18-vjeçarit doza të vogla hashashi. Pasi nuk kishte paguar lekët, shqiptari e kërcënonte me SMS se, nëse nuk paguante, atëherë ai do ta vriste. Atëherë policia mori denoncimin e 18-vjeçarit dhe organizoi aksionin për kapjen e shqiptarit.

U gjet edhe kokainë

Pranga disa shqiptarëve për shitje hashashi ITALI- Policia italiane bëri disa arrestime të reja për shitjen e drogës në qytet. Pothuajse një kg marijuanë me një vlerë prej rreth 4000 euro dhe 15 gramë kokainë u kapën pas arrestimit të tre personave. Nga hetimet u zbulua se në krye të këtij grupi ishte një shtetas shqiptar, M.L., 21 vjeç. Ndër synimet e operacioneve për të gjetur vendin ku mbahej droga u gjetën të fshehura 250 gramë marijuanë në dollap e në dhomën e gjumit. Si rezultat i kësaj, nga kërkimet shtesë u gjetën edhe 520 gramë marijuanë, e fshehur në bodrum. Policia arrestoi edhe shqiptarin N.D., 37 vjeç, dhe dy të tjerë shqiptarë me inicialet M.L. dhe N.A. tokës është dënuar noteri Nezir Murati. Në këtë vendim thuhet se noteri e ka bërë falsifikimin në bashkëpunim me shtetasin Dashamir Bathorja, i cili u shpall në gjyqin civil të drejtuar nga gjyqtarja si bashkëpronar i tokës. Mësohet se prokuroria është vënë në dijeni për gjyqtaren Teuta Hoxha nga një kallëzim i avokatit Agron Bajri, thuajse një vit më parë dhe gjatë

gjithë kësaj kohe njësia taksforcë ka mbledhur dokumentet e nevojshme për t’i pasur më tej si prova në gjykatë, për shkak se ajo nuk pengohet nga imuniteti pas miratimit të ligjit të ri. Tre gjyqtarë Në harkun kohor të pak muajve, që kur KLD-ja udhëhiqet nga Presidenti Bujar Nishani, ka shqyrtuar tri raste

gjyqtarësh, bashkë me Hoxhën. Rasti i parë dhe më flagrant ishte hetimi i gjyqtarit të Durrësit Neritan Tabaku, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk publikoi vendimin që lironte Ilir Xhakjen, akuzuar për vrasjen e Malok Qerimit në Durrës. Më tej, vetëm para pak ditësh KLD-ja largoi nga detyra gjyqtarin e Elbasanit pas një konflikti me një avokat.


08

« aktualitet

E shtunë 16 mars 2013 •

Shpëtojnë 2 persona, Leonard Tragaj u arrestua për vrasje në korrik

Bombë kushëririt të Tragajve, shpërthen pasi bie aksidentalisht

Të dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër

Arrestohen 4 persona, vidhnin shinat e linjës hekurudhore ELBASAN- Katër persona kanë përfunduar në prangat e agjentëve të policisë pasi kanë vjedhur shinat hekurudhore në zona të ndryshme. Pëllumb Haka e Xhevahir Ruçi janë prangosur pasi në fshatin Kusarth kanë vjedhur rreth 50 metra linearë shinë hekurudhore. Por kjo lloj vjedhjeje nuk është e re për dy të arrestuarit. Ata gjithashtu gjatë vitit 2012 kanë vjedhur 150 metra linear në linjën hekurudhore Elbasan-Balëz. Vjedhja e linjave hekurudhore vazhdon të jetë një aktivitet u përhapur. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë të akuzuar për vjedhje. Arben Metani dhe Maltin Senja nga Cërriku janë arrestuar pasi kishin vjedhur 50 copë shufra hekuri. Ata janë kapur duke e kryer vjedhjen dhe do të përballen me këtë akuzë. Shinat e linjës hekurudhore sidomos ato që furnizonin dikur me mallra zonën e metalurgjisë, thuajse janë shkulur e vjedhur për t’u përdorur në ndërtim apo shitur për skrap. Vjedhja e pjesëve të hekurta është fenomeni më i përhapur i krimit të vjedhjes në qarkun e Elbasanit. Qëllimi është grabitja e shitja për skrap në grumbulluesve përreth kompleksit metalurgjik. L. Lleshi

Vajza 20-vjeçare e larguar prej disa muajsh

Në kërkim nga familja, kapet teksa po kthehej nga Italia

ARTUR AJAZI DURRES- Një bombë artizanale e shënjestruar tek automjeti tip “Range Rover” me targa AA 474 AA, nën pronësi të Vilson Tragajt, ka shpërthyer mesditën e të premtes, rreth orës 13.35, pranë një kompleksi te Ura e Dajlanit në Durrës. Burimet policore thanë se “fatmirësisht nuk pati të lënduar, por në momentin e shpërthimit në automjetin me targa AA 474 AA, ndodheshin dy persona, pronari i automjetit Vilson Tragaj dhe një shoku i tij. Automjeti është në pronësi të shtetasit Vilson Traga, kushëri i Leonard Traga, i arrestuar si autor i një vrasje në muajin korrik të vitit 2012”. Atentati i dështuar... Nga të dhënat e para hetimore, mësohet se lënda shpërthyese, tip bombë artizanale, nuk ishte vendosur mirë, ndaj gjatë ndezjes së automjetit

Nga ana e tij Vilson Tragaj është shprehur për hetuesit se “kam dyshime për personat me të cilët ne kemi konflikte të vjetra, dyshoj se personat autorët e ngjarjes, më kanë ndjekur dhe pastaj kanë vendosur bombën poshtë makinës time, ishte fati im”

ka shpërthyer pasi rënë nga mjeti “Range Rover-i”, i cili sapo kishte kaluar anashkaluar një gropë në rrugë. Policia tha se “bazuar edhe tek dëshmitë e disa qytetarëve, klientë të lokaleve buzë rrugës, shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke tronditur zonën, por fatmirësisht as dy personat që ndodheshin në automjet as dëshmitarët pranë vendngjarjes nuk pësuan dëme. Policia menjëherë pas sinjalizimit nisi hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Policia e Durrësit vetëm 10 ditë më parë arrestoi shtetasin Leonard Tragaj, i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një vrasje të dyfishtë, të ndodhur vitin e kaluar në Golem. Burime nga policia thane se “33-vjeçari dyshohet se bashkë me vëllain e tij, piktorin Ardian Tragaj, i cili është vetëdorëzuar në polici, janë autorë të vrasjes së Sulejman Shehit dhe Durim

Pashalliut mesditën e datës 25 korrik 2012”. Nga ana e tij Vilson Tragaj është shprehur për hetuesit se “kam dyshime për personat me të cilët ne kemi konflikte të vjetra, dyshoj se personat autorët e ngjarjes, më kanë ndjekur dhe pastaj kanë vendosur bombën poshtë makinës time, ishte fati im”. Policia tha se, po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij krimi që tronditi jo pak banorët e periferisë mesditën e djeshme në Durrës. Policia tha se “në 25 korrik 2012, biznesmeni dhe piktori Ardian Traga vrau me armë zjarri dy persona, Sulejman Shehun, me të cilin kishte konflikt dhe rojën e plazhit, Durim Pashallari, ndërsa mbetën të plagosur vëllai, Erjon Shehu dhe nëna e viktimës, Beglie Shehu”. Hetime e policisë më vonë treguan se konflikti që përfundoi me dy viktima kishte nisur për çështje pronësie.

Nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, u realizua kapja e shtetases në kërkim A.L, 20 vjeçe, banuese në Cërrik- Elbasan. Kjo shtetase është paraqitur në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës pasi kthehej nga Italia dhe gjatë verifikimit ka rezultuar e kërkuar pasi më datë 23.01.2013 është larguar nga banesa. Shtetasja në fjalë iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Policisë Qarkut Elbasan për veprime procedurale të mëtejshme.

Nis procedimi penal

Kapen 4 shtetas për vjedhje, falsifikim dhe kundërvajtje VLORE- Strukturat e Drejtorisë së Policisë Vlorë gjatë 24 orëve të fundit kanë arrestuar 4 persona, për vjedhje, shkelje të rregullave të qarkullimit dhe falsifikim dokumentesh. Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë është bërë arrestimi në flagrancë për “Vjedhje” në bashkëpunim e mbetur në tentativë për shtetasit E. Baraj, 19 vjeç, banues në Vlorë, B. Skënderaj, 18 vjeç, banues në Vlorë. Këta dy persona janë kapur në flagrancë nga patrulla e përgjithshme e policisë duke vjedhur një banesë në lagjen “1 Maj” Vlorë, në pronësi të shtetasit D. Ç. Nga Strukturat e Sektorit Kundër Krimeve të Hapura është bërë arrestimi në flagrancë për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin J. Delaj, 35 vjeç, banues në Vlorë. Nga Strukturat e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim për “Falsifikim i dokumenteve”, A. Avdulla lindur dhe banues në Vlorë. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në kërkim dhe një tjetër. Policia arreston dhe një shtetas grek, ishte klient ELBASAN- Një 63-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur. Ndërkohë është shpallur në kërkim një person tjetër dhe proceduar në gjendje të lirë një shtetas grek po për të njëjtën akuzë. Operacioni është drejtuar nga seksioni kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë së qarkut Elbasan. Agjentët realizuan arrestimin në flagrancë të shtetasit Fiqiri Likrama 63 vjeç lindur në fshatin Branesh të komunës Funar dhe banues në lagjen 11 Nëntori. Së bashku me të është arrestuar edhe shtetas-

Prangoset 63-vjeçari, shfrytëzonte të renë për prostitucion Policia ndalon dhe vajzën 17-vjeçare në një hotel të qytetit të Elbasanit ja S.M lindur e banues në lagjen 11 Nëntori në Elbasan. Të arrestuarit akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion ndërsa vajza e shfrytëzuar për ushtrim prostitucioni. Shtetasi grek është proceduar si klient i vajzës që ishte në survejim prej disa kohësh. Procedimi penal ka filluar në vitin 2012 rreth 6 muaj më parë në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan. Nga hetimi doli se shtetasi Fi-

qiri Likrama në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë shfrytëzuar me qëllime përfitimi 17-vjeçaren me inicialet S.M nga lagjja 11 Nëntori në hotele të ndryshme të qytetit. Mësohet se shtetasi grek i proceduar ka gjetur klientë duke u bërë pjesë e rrjetit të shfrytëzimit të vajzës. 63-vjeçarit, që tashmë kishte një profesion të ri, atë të tutorit, i është sekuestruar automjeti në pronësi, 5 telefona celu-

larë, 50 mijë lekë të reja dhe 70 euro, para që mendohet se i ka përfituar nga shfrytëzimi i vajzës së re. Në kërkim është shpallur dhe një tjetër person emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve. Ai ka mundur t’i shpëtojë prangave duke u larguar. Procedimi ka nisur nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe të ushtrim prostitucioni. L. Lleshi


aktualitet • E shtunë 16 mars 2013

»

09

Ujërat e zeza përmbytin banesat e plazhit, banorët në ankth

Bllokohen kanalizimet, kaos në Durrës Aksion nga vendorët për pastrimin e kanaleve dhe rrugicave

Shkak për këtë situatë është bërë bllokimi i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza pasi mbi këtë rrjet janë ndërtuar një numër objektesh si pallate dhe hotele. Banorët nga kjo situatë në paraqitje dramatike, kanë trokitur edhe javë më parë, në dyer të bashkisë dhe ndërmarrjes së Kanalizimeve...

DURRËS- Shirat e pandërprerë që kanë rënë rrëmbyeshëm në 48 orët e fundit, kanë krijuar probleme në disa rrugë kryesore të Durrësit. Serioze paraqitet situata në lagjen 18, 15, 17, lagjen 1 dhe 4, po ashtu edhe në rrugët dytësore të qytetit dhe periferisë. Situata dramatike paraqitet, sipas Shtabit të Emergjencave, pranë Prefekturës, edhe në Katundin e Ri, Sukth, Shijak, e disa fshatra. Dje në orët e para të mëngjesit, lumi Erzen pothuajse ka dalë nga shtrati i tij, dhe ka vërshuar në lagjet periferike të Shijakut, ku edhe u bllokuan 6 familje, të cilat kërkuan ndihmë nga policia. Gjithashtu, dhjetëra banesa në plazh në sektorin “Iliria” ,“Apolonia”, dhe plepa, janë mbuluar nga ujërat e zeza pas rënies së shirave. Shkak për këtë situatë është bërë bllokimi i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza pasi mbi këtë rrjet janë ndërtuar një numër objek-

tesh si pallate dhe hotele. Banorët nga kjo situatë në paraqitje dramatike, kanë trokitur edhe javë më parë, në dyer të bashkisë dhe ndërmarrjes së Kanalizimeve, për marrjen e masave, por nuk kanë arritur që ta zgjidhin problemin e tyre, dhe banesat u përmbyten sa herë bie shi. Për të normalizuar situatën u realizua dje paradite një aksion të Shtabit të Emergjencave të Prefekturës, dhe mjeteve të bashkisë, për pastrimin e kanaleve dhe rrugicave të bllokuara nga uji. Banorë të plazhit prej afro 2 vitesh, jetojnë me ankthin e përmbytjeve kur bie shi i rrëmbyeshëm, aq sa, edhe natën ata vendosin pjesëtarët e familjeve roje, në rrugicat e lagjeve. Për shkak të bllokimit të kanalit të madh kullues dje janë zënë edhe kanalizimet e ujërave të zeza të cilat kanë pushtuar oborret e banesave dhe rrugicat përpara tyre. Bëhet fjalë për një bllok të tërë me

rreth 170 banesa të cilat gjenden në sektorin “Iliria”, “Hekurudha”, ”Apolonia” dhe në plepa. Sipas banorëve, kjo situatë është krijuar rreth disa ditë më parë dhe atyre iu është dashur të improvizojnë me mjete rrethanore si gurë, dërrasa e tulla shtigje për të kaluar. Por nëse nuk do të vihet dorë uji do të rrisë kuotën dhe do të kanosë katet e para të banesave. Ata shprehen të shqetësuar se kanë trokitur në dyert e komunës dhe në bashki por nuk kanë gjetur zgjidhje. Në bashki iu kanë thënë se “Kanalizimet nuk janë në kopetencë të tyre por të Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve”. Ndërsa në prefekturë i kanë thënë se “e vetmja zgjidhje është ndërtimi i një kanali të ri për të cilin është hartuar një projekt nga e ministrisë përkatëse”. Por kjo do të kërkojë mjaft kohë, kur situata atje është katastrofike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. A. Ajazi

Në disa qarqe përmirësohet situata. Uji tërhiqet nga disa ha

Moti i keq, vdes 32-vjeçari, po udhëtonte në aksin e përmbytur N jë tjetër viktimë është regjistruar dje, duke shënuar rastin e dytë të vdekjes për shkak të motit të motit të keq, reshjeve dhe përmbytjeve në vend. Një 32-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e përmbysjes së mjetit bujqësor tip “autokarro”, në Torovicë. Ka qenë ngjarja aksidentale pasi viktima, Ndue Qosaj, ka qenë duke udhëtuar në një aks të përmbytur ndërsa për shkak të mbulimit të rrugës nga uji, mjeti i tij ka dalë nga aksi rrugor dhe është përmbysur në një kanal. Viktima ka qenë duke udhëtuar i vetëm dhe mësohet se po shkonte në tokat bujqësore, përgjatë kënetës së Torovicës. Dy ditë më parë një 50-vjeçar nga fshati Krutje i Lushnjës vdiq nga rrufeja teksa ndodhej në banesën e tij.

Ndalojnë reshjet, përmirësohet situata Pakësimi i reshjeve të shiut në gjithë territorin e vendit ka ndikuar në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura në veri të vendit. Situata mbetet kritike në disa zona të Vlorës dhe Fierit. Ministria e Brendshme raportoi në mbrëmje për situatën më të fundit në zonat e përmbytura. Ministria e Brendshme thotë se sipërfaqja e mbuluar nga uji është reduktuar ndjeshëm në rrethin e Shkodrës, megjithatë nën pushtetin e tij mbeten rreth 2 mijë hektarë dhe 60 shtëpi. Situata vazhdon të mbetet problematike në Bahçallëk, Ajasëm, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç dhe Guri i Zi ku në total janë zhvendosur 120 familje që janë strehuar tek të afërmit e tyre. Uji në Harkun e Bërdicës është larguar dhe Ministria e Brend-

Paralizohen edhe linjat hekurudhore në Elbasan

Reshjet bllokojnë rrugët, Gramshi i izoluar Gramshiotët nuk kanë mundur të qarkullojnë drejt Elbasanit mëngjesin e djeshëm pasi ura që lidh rrugën e re përgjatë rrjedhës së Devollit është mbuluar me ujë. Ky aks rrugor u bë i pakalueshëm rreth orës 06.00 të mëngjesit si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Devoll. Portat e hidrocentralit janë plotësisht të hapura, megjithatë ato nuk e përballojnë sasinë e ujit që vjen ndaj edhe niveli vazhdon të rritet. Më keq paraqitet situata në vendin e quajtur “Ura e Shushicës” e cila ndodhet plotësisht nën ujë. Për këtë qëllim policia ka devijuar qarkullimin e automjeteve nga rruga malore që kalon nga Tregani. Gjendja monitorohet nga shtabi i emergjencës nën kujdesin e prefektit të Elbasanit Shefqet Dealiallisi. Ky i fundit deklaroi se situata nuk përbën ndonjë shqetësim për shkak se ekziston rruga e vjetër që të çon në Gramsh megjithëse ajo është tejet e amortizuar dhe shumë e vështirë për banorët e zonës. Ndërkohë probleme të tjera janë hasur edhe në zonën e Gjinarit ku banorët e Zavalinës kanë mbetur të izoluar për shkak të rrëshqitjes së dheut. Sipas prefektit është duke u punuar për të bërë të qarkullueshëm edhe këtë segment. Ndërkohë nuk ka toka të përmbytura nga lumenjtë Shkumbin e Devoll por vetëm disa gërryerje përgjatë shtretërve të tyre. Ndërkohë për shkak të lagështirës dhe amortizimit kanë dalë disa vagonë nga shinat. Tre vagonë të linjës së trenit të mallrave kanë përfunduar jashtë shinave në aksin rrugor Peqin Rrogozhinë në afërsi të Karinës. Burime nga Rajoni hekurudhor bëjnë të ditur se dalja nga shinat ka ardhur nga amortizimi dhe lagështira. Për fat të mirë nuk ka pasur të dëmtuar dhe pasoja materiale nga dalja e vagonëve bosh. Situata është kthyer në normalitet brenda disa orëve. Ky është rasti i dytë brenda javës në rrjetin hekurudhor të qarkut të Elbasanit. Disa ditë më parë tre vagonë kanë dalë nga shinat në afërsi të fshati Dragostunjë. Vagonët kanë qenë të mbushur me mineral. Edhe në këtë rast mendohet si shkak linja e amortizuar. L. Lleshi

Moti do të përmirësohet Situata mbetet kritike në disa zona të Vlorës dhe Fierit. Ministria e Brendshme raportoi në mbrëmje për situatën më të fundit në zonat e përmbytura. Ministria e Brendshme thotë se sipërfaqja e mbuluar nga uji është reduktuar ndjeshëm në rrethin e Shkodrës, megjithatë nën pushtetin e tij mbeten rreth 2 mijë hektarë dhe 60 shtëpi. shme thotë se rruga është krejtësisht e kalueshme në këtë pjesë. Përmirësim i situatës raportohet edhe në Qarkun e Lezhës ku lumi Mat ka ulur prurjet, ndërkohë që sipërfaqet e përmbytura janë reduktuar ndjeshëm. Në rrethin e Vlorës situata e rënduar mbetet veçanërisht në fshatrat Fitore, Trevllazën dhe Novosëlë, ndër-

sa Vjosa ka çarë digën mbrojtëse në Grykë-Pishë dhe rreth 130 hektarë tokë raportohen të përmbytura. Po kështu prurjet e Vjosës po pakësohen ndjeshëm dhe niveli i ujit në Urën e Mifolit ka rënë disa metra. Nën ujë janë dhe 145 hektarë tokë në Hekal, Kutë, Frakull dhe Cakran, ndërsa 30 familje që banonin në afërsi të

bregut të lumit janë zhvendosur. Problematike është situata nga prurjet e lumit Seman. Uji është në kuota maksimale tek Ura e Mbrostarit. Ndërkohë, në rrethin e Durrësit situata është drejt normalizimit total. 20 familje janë zhvendosur në Katund të Ri të Sukthit, ndërsa në Korçë 70 hektarë tokë janë nën ujë në Pirg dhe Libonik.

Në fundjavë jo shi, por temperatura më të ulëta Pas një “harlisje” të motit me reshje dhe stuhi të forta, pritet që në ditët e ardhshme të kemi më pak shi dhe më shumë diell. Meteorologë të Shërbimit Ushtarak thonë se qytetet me sasinë më të madhe të reshjeve të mbrëmjes të së enjtes ka qenë Shkodra, Lezha dhe Tirana. Për fundjave meteorologët përcjellin lajme të mira pasi pasditja e së shtunës pritet që moti të nise të kthjellohet ndonëse me temperatura pak më të ulëta. Moti do të jetë fillimisht me reshje të pakta të herëpashershme shiu, madje ne formën e dëborës në lartësitë mbi 400 metër, ndërsa pritet një përmirësim i motit kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Do të kemi përçartje vranësirash dhe më tepër intervale kthjellimi, por ndërkohë një rënie të temperaturave në mesdite 3-4 gradë celsius. Java që nis do të jetë pjesërisht e paqëndrueshme, vranësira të alternuara me kthjellime dhe reshje të dobëta shiu në zonat malore.


10

« opinion

E shtunë 16 mars 2013 •

Tym i zi për injorantët në politikë!

P

Nga Behxhet Sh. SHALA

olitika ka traditë në Kosovë sepse është biznesi më profitabil i mundshëm. Para Luftës së Dytë Botërore ka pasur shumë pak politikanë në Kosovë. Ata, në të shumtën e rasteve politikën e kanë bërë me pushkë! Vendimet e tyre i kanë nënshkruar me gjak, ndërsa si garant, në vend të penguthipotekës e kanë ofruar jetën e tyre. Shumica e atyre politikanëve me në krye të papërsëritshmin Hasan Prishtina u vranë nga vetë shqiptarët përkatësisht nga shfaruesi i patriotëve dhe patriotizmës shqiptare, mbreti i vetëshpallur dhe analfabet, satrapi Ahmet Zogolli, i cili pastaj, në çastin kur duhej të mbrojë “mbretërinë” e tij dhe vartësit e tij ia mbathi për Itali, Egjipt, Afrikë të Jugut dhe vendet e tjera ku i ofrohej strehim. Pas Luftës së Dytë Botërore kemi dy lloje politikanësh shqiptarë; ata që i shërbyen çështjes kombëtare dhe që e kundërshtuan okupimin jugosllav dhe ata që punuan kundër çështjes shqiptare duke u integruar në shtetin sllav. Këta të dytët i arrestonin, dënonin, vrisnin të parët duke iu bashkangjitur lojës së ushtrisë jugosllave ndaj patriotëve shqiptarë. Në anën e shfarosësve të patriotëve shqiptarë u radhitën edhe komunistët projugosllavë të Shqipërisë , të cilët e heshtën në masakrën e Tivarit, morën pjesë në masakrën në kryengritjen popullore të Drenicës të udhëhequr nga Shaban Polluzha, ndërkaq që vazhduan me shfarosjen e inteligjencës kombëtare në Shqipëri dhe zëvendësimin e tyre me injorantë të llojit të vet që nuk i shërbenin Nënës Shqipëri, por Nënës Parti! Asaj edhe i shërbenin, i shkruanin dhe i këndonin. Gjyqet ushtarake dhe politike në Kosovë dënonin dhe ekzekutonin dhjetëra - mijëra shqiptarë me prokurorë dhe gjyqtarë analfabetë shqiptarë. Që i shërbenin Partisë Komuniste jugosllave dhe Jugosllavisë. Nga ky grup kriminelësh shqipfolës u krijua brezi i politikanëve “shqiptarë” të Jugosllavisë shumica e tyre të rekrutuar nga UDB-ja. Një grup pa kurriz, pa dinjitet njerëzorë dhe pa integritet moral! Të cilët para botës ishin pasqyrë “e vërtetë” se si shqiptarët i kanë të gjitha të drejtat e tyre në Jugosllavi! Në anën tjetër ishin Gjon Serreçi, Marie Shllaku, Mulla Idriz Gjilani, Rifat Berisha, Jahja Fusha, Shaban Polluzha e shumë patriotë të tjerë që përfaqësonin “anën armiqësore” të shqiptarëve të Jugosllavisë, të cilët në fakt nuk e pranonin këtë krijesë si shtet të tyre për dallim nga Ali Shukriu, Kolë Shiroka, Sinan Hasani, Fadil Hoxha e shumë jugosllavë të tjerë. Disa prej tyre i kishin duart e përgjakura, por të gjithë e kishin mendësinë jugosllave! Dua të them se politikanët dhe patriotët shqiptarë të periudhës para dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ishin më të vendosurit. Ata që nuk bënin kompromis për çështje kombëtare dhe të shtetit dhe këtë e dëshmuan me jetën e tyre. Një numër e tyre u dërguan në Goli Otok dhe llogoret e tjera përqendruese në ish-Jugosllavinë ku e lanë edhe kokën e tyre. Duke iu nënshtruar torturave të tmerrshme fizike, etjes, urisë dhe izolimit për të vetmin shkak se ishin shqiptarë. Pastaj doli në skenë Baca Adem Demaçi, i cili në kohën kur nuk guxohej të flitej shqip, angazhohej dhe organizonte grupe patriotësh për bashkim me Shqipërinë! Këtu nisi rruga e nderit e

Adem Demaçit, i cili në fakt është vazhdimësi e rrugës së Hasan Prishtinës. Gjithashtu, i madhi Metush Krasniqi angazhohej të flitej shqip, të mendohej shqip, të veprohej shqip, të punohej shqip, të jetohej shqip dhe të vdisej shqip! Shaban Shala në burgjet e Besianës dhe Prishtinës nën torturat më çnjerëzore këndonte se: “hej këtu nuk është Jugosllavi e as Serbi, por është Shqipëri”! Udbashët serbë dhe shqiptarë menduan se e vranë, por në fakt ia siguruan biletën për përjetësi! Adem Demaçi u bë jo vetëm simbol rezistence, por pikënisje dhe pikëpërfundim për të gjithë ata shqiptarë që ishin të gatshëm të punonin dhe të vdisnin për liri. Prandaj, Gjarpinjtë e Gjakut asnjëherë nuk i mundën Shqiponjat e Lirisë! Gjenerata e viteve ‘60-‘70 të politikanëve shqiptarë gjithashtu ndaheshin në dy grupe. 1) Ata që kishin frymëzues dhe udhëzues për veprim politik dhe patriotik Prometheun e çështjes kombëtare Adem Demaçin e që pastaj u burgosën siç ishin Skender Kastrati, i pavdekshmi Xheladin Rekaliu, Hakif Sheholli, Ilaz Pireva etj. dhe 2) ata që kishin poste politike në Jugosllavinë e Brozit dhe që këto demonstrata i quanin kundërrevolucionare dhe armiqësore duke i burgosur dhe dënuar atdhetarët shqiptarë. Në vitet e ‘70-ta vazhdoi aktiviteti politik dhe kombëtar i shqiptarëve. Në qiellin e politikës dhe aktivitetit kombëtarë shqiptar, por edhe të atij jugosllav shkëlqyen dy yje: Rexhep Mala, ylli i patriotizmës shqiptare dhe Azem Vllasi, yll i patriotizmës jugosllave. Të burgosurit e mëparshëm u burgosën përsëri, ndërsa servilët e Titos i konfirmuan postet përsëri! Adem Demaçi e vazhdonte të vuaj dënimin e tij të përjetshëm deri në liri dhe pavarësi. Nuk ishte ky dënim që i kishin ndarë jugosllavët dhe serbët, por ishte përcaktim jetësorë i Bacës Adem në përmbushje të misionit të parë dhe të vetëm; liri për shqiptarët dhe bashkimin kombëtar! Vazhduan arrestimet, dënimet, burgjet e rënda, vrasjet, shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve në vitet ‘80-‘90 deri në vitin 1998 kur në skenë doli Ushtria e Lavdishme Çlirimtare e Kosovës. E formuar nga ata që e donin lirinë dhe që shprehnin gatishmëri të vdisnin për liri! Paralelisht ishin “paqësorët” që e kundërshtonin luftën e sabotonin atë dhe e vlerësonin si “pjellë e Serbisë dhe UDB-së”. Me në krye Patriarkun e nënshtrimit, Him Govën! Të cilin me metoda alkimike po bëjnë përpjekje ta shndërrojnë nga antivlera në vlerë! Nga frikacaku në trim! Nga hartues i dithirambëve për Titon në Zeus të patriotizmës shqiptare! Nga një pengues dhe bllokues të madh të luftës në një themelues të UÇK-së!!! Po, alkimia ka mbetur vetëm teori dhe dëshirë e dështakëve që në këtë mënyrë të realizojnë qëllimet e të tjerëve, sepse vet nuk kanë pasur qëllim! Vrasja e dy Ademave: Komandantin Legjendar të UCK – së, Adem Jasharin e vranë serbët duke e shndërruar në përmendore të përjetshme dhe vendtakim ku mësohet dhe ligjërohet historia kombëtare, arti luftarak dhe sakrifica biblike! E shndërruan në amshim që do të jetojë sa është bota dhe njerëzimi! Përkundër përpjekjeve për margjinalizim dhe manipulim! Të gjithë vdesin përveç veprës. Adem Jashari ka vepra dhe vepra është vet sakri-

fica! Adem Demaçin deshën ta vrasin zogollët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë. Serbët e arrestuan, e burgosën thuaja 30 vjet, por fizikisht nuk e ekzekutuan. Shpirtërisht, kombëtarisht dhe njerëzisht nuk patën mundësi sepse ishin pa motiv dhe pa qëllim! Përkundër Bacës, i cili i kishte të gjitha këto. Adem Demaçin e pushkatuan përmes medieve, pronarë të medieve dhe spekulantë të medieve. Në Kosovë Veton Surroi dhe në Shqipëri Ismail Kadare! E pushkatuan edhe disa politikanë që janë në pushtet, që janë afër pushtetit apo që janë deklasuar nga pushteti! Adem Jashari dhe Adem Demaçi kanë lindur para kohe dhe kanë jetuar para kohe! Shqiptarët janë vonuar me kohën historikisht dhe realisht. Prandaj nuk e kuptojnë Adem Jasharin dhe Adem Demaçin. Prandaj thonë se Adem Jashari i ka marrë në qafë fëmijët dhe anëtarët e familjes. Prandaj thonë se Adem Demaçi shkaku i burgjeve të ka rrjedhur nga mendja! I pari strateg dhe komandant i luftës është vrarë fizikisht, ndërsa Adem Demaçi është vrarë 100 e më shumë herë medialisht dhe politikisht! Politikanët e sotit: Duke ndejtur shumë me ata ndërkombëtarë kanë marrë vetit e tyre. Kanë dëshirë të shkruhet mirë për ta dhe të lavdërohen. Të mos kritikohen! Edhe kur nuk janë në tokë të bukës. Edhe kur shndërrohen në hajdutë dhe cuba! Edhe kur shndërrohen në kriminelë! Edhe kur i denoncon se me diploma dhe tituj të blerë me para, pozitë politike apo me kallash në fakt bëjnë përpjekje ta mbulojnë injorancën e tyre dhe ta mbulojnë analfabetizimin e tyre intelektual si dhe mjerimin moral! Ka në mesin e tyre çuna të mirë dhe për së mbari. Por kanë mbetur minoritet dhe si të tillë duhet të mbrohen. Edhe me pakon e dhunuesit juridik dhe kushtetues, Marti Ahtisari ! Intelektualët e konvertuar në politikanë janë shndërruar, një pjesë e madhe e tyre në llaskucër duke e prostituuar intelektualin! Politikanët jointelektualë janë shndërruar në dhunues dhe rrënues të demokracisë! Në profiterë të luftës dhe kriminelë të paqes! Mundohem të shkruaj një kohë të gjatë. Pa i hyrë dikujt në hak. Pa u shndërruar në vrasës medial me porosi ndaj personave të caktuar. Më kanë ofruar edhe 10.000 euro të pushkatojë persona të caktuar të pozitës dhe opozitës kur nuk i kam pasur as 10 euro në xhep. Nuk e kam bërë dhe nuk e bëjë kurrë! Me asnjë çmim dhe në asnjë rrethanë! Për shkrimet e mia asnjëherë nuk kam marrë edhe një cent të vetëm. Deri sot! Nuk kam armiq dhe nuk dua të kem! Prandaj, më befasoi reagimi i një politikani të fuqishëm për të cilin them se e kam pasur mik. Mik në jetë nuk nënkupton se e ka të siguruar amnistinë për aktivitet politik dhe kombëtar kur nuk punon si duhet! Nuk kam dëshirë kur dikush me kërcënim dëshiron të më ndryshojë bindjen dhe të më detyrojë të vallëzojë sipas kakofonisë së tij politike. I kam bërë afër ( 9 ), nëntë vjet burg politik. Për liri të fjalës dhe liri të mendimit. Jam i gatshëm që përsëri të paguaj çdo çmim për liri të fjalës dhe mendim të lirë! Dhe, në fund të fundit midis asaj se a do të jetojë në një shtet kriminal me kusht që të më mbyllet goja apo nuk do të jetojë fare pa e pranuar këtë kusht, nuk e kam as mëdyshjen më të vogël! Nuk do ta mbyllë gojën!

Zgjedhjet lokale në tërë Kosovën t’i lihen OSBE-së

M

arrëveshja e pritshme Beograd – Prishtinë, rreth Veriut të Kosovës pritet të përfshijë edhe marrjen përsipër të organizimit të zgjedhjeve në Veri të Kosovës nga ana e OSBE-së. Natyrisht, ky është një kompromis që nuk na nderon, por për këtë çështje nuk shoh zgjidhje tjetër. Organizimi i zgjedhjeve nga OSBE në Veri të Kosovës dhe nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës në Jug të Kosovës, paraqet defakto një ndarje të Kosovës. Për t’iu shmangur kësaj autoritetet kosovare (Presidentja dhe Parlamenti i Kosovës) duhet të kërkojnë që kësaj radhe dhe për këtë arsye OSBE të marrin përsipër zgjedhjet në tërë Kosovën. Kësisoj shmanget trajtimi i veçantë i Veriut. Kjo gjë është e rëndësishme jo vetëm nga ana formale, por edhe nga ajo substanciale. Në vitet e pavarësisë ne dëshmuam se nuk jemi të zotë të organizojmë zgjedhje të rregullta të pakontestuara. Rrjedhimisht legjitimiteti i institucioneve është zbehur dhe zbehet akoma.

Nga Nexhmedin Spahiu Legjitimiteti të jetë i një rrafshi Nga ana tjetër, organizimi i zgjedhjeve në Veri të Kosovës nga OSBE, u jep institucioneve në Veri të Kosovës, jo vetëm legjitimitet brenda Kosovës, por edhe legjitimitet ndërkombëtar. Kjo i bën institucionet në Veri me të fuqishme se ato në Prishtinë. Imagjinoni ndonjë debat hipotetik kur ta zëmë, kryetari i Zveçanit t’i thotë ndonjë funksionari në Prishtinë: “Unë jam zgjedhur me vota të popullit e jo si ti me vota të vjedhura”. Kjo bën që institucionet në Veri të Kosovës të jenë dominuese karshi institucioneve në Prishtinë. Prandaj, është e nevojshme që legjitimiteti të jetë i një rrafshi. Organizimi nga ana e OSBE, ndoshta zvogëlon mundësinë e manipulimit, por nuk e përjashton atë. Jemi dëshmitarë se shumë nga ndërkombëtarët në Kosovë, janë korruptuar dhe kjo mund të ndodhë edhe me rastin e zgjedhjeve. Fakti se zgjedhjet e pasluftës në Kosovë, të organizuara nga OSBE, kanë qenë më të rregulltat në rajon nuk do të thotë se të tilla do të jenë edhe më 2013. Pas luftës, partitë nuk kishin para, tani si rezultat i korrupsionit partitë kanë para dhe mund t’i

korruptojnë edhe zyrtarët e OSBE-së. Kështu që në këtë aspekt duhet pasur kujdes dhe ata që janë të interesuar për mbarëvajtjen e proceseve demokratike në Kosovë duhet të kenë kujdes. Zgjedhjet lokale në Kosovë – shtator 2013 Ata që janë të interesuar që të mos ketë hajni të votave, pa marrë parasysh a i organizon OSBE apo Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës, duhet të insistojnë që zgjedhjet lokale në Kosovë, të mbahen në shtator 2013. Kjo sadopak zvogëlon mundësinë e vjedhjes së votave. Koha ka gjasë të jetë më e mirë, ora është verore, që do të thotë kur të mbyllen kutitë e votimit akoma ka dritë me diell dhe shumë rrethana të tjera favorizojnë rregullsinë në raport me manipulimin. Kështu, partitë që nuk janë të interesuara ta vjedhin votën e popullit duhet që tani të kërkojnë nga presidentja e Kosovës caktimin e datës së zgjedhjeve për 15 shtator. Ato që tentojnë ta shtyjnë datën e zgjedhjeve për më vonë do të dëshmohen se janë të interesuara për vjedhje të votës.


opinion • E shtunë 16 mars 2013

»

11

Disa të vërteta për vrasjen e Hasan Prishtinës

V

azhdimësia dhe vitaliteti për popujt dhe kombet në skenën e historisë vjen si rezultat i vetëdijshmërisë, trashëgimisë, veprimeve të personave e grup-personave në kohë dhe hapësirë, duke parë gjithnjë në mënyrë krejt reale e të vërtetë atë apo këtë variant të periudhës dhe situatës kur dhe si ka ndodhur filan vepër apo ndodhi, pasi njeriut i bie një herë në jetë të tregojë se sa i aftë është për të lënë gjurmë në këtë apo atë objekt. Pra, gjithçka e bazuar në vetëdijshmërinë gjuhësore historike etj. Gjuha, si mjeti shprehës i drejtësisë dhe i të vërtetave paanësisht, por ashtu siç kanë ndodhur dhe historia si pishtar, që me anë të evidentimit dhe analizës së shkaqeve dhe rezultateve të përjetuara nga njerëzimi në kornizën e këtyre dy elementeve, u ndriçon popujve dhe kombeve rrugët e tyre vetjake për të ecur përpara. Duke pasur parasysh këtë këndvështrim, në këtë shkrim po mundohem të qartësoj disa të vërteta që nuk janë trajtuar ose më keq akoma janë deformuar deri në ekstrem, pasi çdo njeri vërtet ka të drejtë të flasë dhe të shkruaj, por kurrë të mos mendoj se di gjithçka e është gjithkush, pasi sot është e qartë si drita e diellit se çdo njeri ka aq forcë “si pesha e gruas sime”, një komedi që është aq afër realitetit shqiptar. Për të qartësuar opinionin publik në detaje dhe hollësi, po marr mundimin të qartësoj saktësisht se jo gjithmonë historinë e bën ai që vjen në pushtet, pasi kjo është krejt e pavërtetë dhe e përkohshme, ashtu si vetë pushteti, pasi e vërteta triumfon me gjithë forcën e saj e nuk ka forcë ta ndalë. Një ditë me një grup shokësh po pinim një kafe si zakonisht, kur pa pritur e pa kujtuar dëgjoj këtë bisedë, që vërtet më befasoi, pasi edhe nuk desha ta besoja, personi që po vazhdon të flasë ma përsëritë edhe një herë e po ashtu me një siguri të habitshme ngulte këmbë në të tijën, siç ndodh rëndom në ambientet tona. I kthehem me shumë qetësi e qartësi, duke u munduar ta sqaroj e ta bindë se nuk ka ndodhur ashtu, po kur u bind, ishte e kotë. I premtova se me argumente do ta pasqyroj në një nga gazetat më prestigjioze këtu në Tiranë dhe këtë po mundohem të bëj. Personi thotë se Hasan Prishtinën e paska vrarë Osman Bali. Sinqerisht mbetem pa gojë, pasi nuk kisha dëgjuar ndonjëherë një bombë kaq të madhe sa kjo e këtij zotërise, pasi jo vetëm nuk mund të ketë asnjë kuptim dhe është krejtësisht sajesë komunistësh e provincialesh krejt të paditur dhe që nuk kanë arritur të kuptojnë ose të paktën të jenë 1% të besueshëm, pasi në këtë formë edhe unë do të vija veten në dyshim, por kur kjo është e qartë si drita e diellit se: 1. Hasan Prishtina ishte miku më i afërt i Osman Balit, ashtu siç ishin shumë të tjerë. 2. Meqë po përmend këta dy persona edhe në momentin e vrasjes së Hasan Prishtinës në Selanik, Hasan Prishtina e konsideronte akoma Selanikun tokë shqiptare, pasi duhet ta dijë çdo shqiptar se të paktën gjatë Luftës së Parë Botërore selia e qeverisë shqiptare ishte në Selanik dhe askujt nuk ia merrte mendja se fuqitë aleate fituese do të tregoheshin aq shumë të padrejta

Nga Halit AGA

3. Hasan Prishtina është rebeluar pas vrasjes së Osman Balit. Ai nuk rebelohej lehtë e për gjëra që ai mendonte se janë të kapërcyeshme, bënte durim dhe tërhiqte edhe të tjerët në këtë linjë, pra edhe kjo ishte po ashtu meritë e Hasan Prishtinës, si shumë burra të kohës, që mundën të luftojnë dhe të tregojnë se në këtë truall arbëror ka burra që luftojnë me durim e burrëri, që vriten e istikamin nuk e dorëzojnë. I tillë burrë ishte edhe Hasan Prishtina. 4. Siç shprehet edhe njëri nga pjesëtarët e delegacionit të caktuar nga parlamenti i vetëdalë nga Kongresi i Lushnjës, “Esat pasha na erdhi në takim dhe na u drejtua me fjalët: ‘Kam ardhur për këta (bëhej fjalë për Mehmet Konicën etj), pasi juve do t’u var në litar sapo të vij në Tiranë’”. Askujt nga këta burra, pjesë e të cilëve ishte Hasan Prishtina, nuk e besonin kurrë se mund të gjendej një e çarë në mes shqiptarësh, të cilët sakrifikuan aq shumë e ndoshta më shumë se çdo komb tjetër. 5. Nuk ishte problemi se këto lloj lëvizjesh u bënë nga këta dallkaukë, të cilët, siç i emërton një gazetar e studiues i huaj, natyrisht, pasi të vendit ishin më shumë të tarafeve e krahinorizmave, të cilat asnjëherë nuk janë penguar të shkruajnë dhe të flasin sipas oreksit. Ai shprehet se kthimi i Esat pashë Toptanit në Tiranë përbënte rrezik për politikën provinciale të Tiranës etj. Pra. këto lëvizje orientoheshin e drejtoheshin nga shumë agjentura e financime nga të interesuarit për shkatërrimin e këtyre trojeve, të cilat për hir të së vërtetës duhet thënë e stërthënë se po rezistojnë me sukses e heroizëm midis dallgëve me intensitet shumë të lartë, por ashtu si Greqinë e

morën përsipër gjermanët në atë kohë dhe sajesat e gjuhës greke duheshin sajuar e po ashtu edhe disa heronj duheshin sajuar po edhe trashëgimia duhej sajuar, pasi çdokush e di përbërjen e Ballkanit në shekuj: popullsi greke, ortodokse-greke, katolike, myslimane, dhe këto kanë shifrat e veta shumë të sakta, prandaj u bënë dhe tentativat e para që në kufijtë e grekëve ortodoksë të përfshiheshin si Bullgaria etj., pasi këto e dinin mirë se nuk mund të rezistojë një sajesë e tillë, kurse po të ishin edhe bullgarët në këtë linjë, do të triumfonin në saje të bullgarëve, të cilët kishin gjuhë dhe zakone të trashëguara. 6. Hasan Prishtina është vrarë plotë 7 vjet pas vrasjes së Osman Balit, pra i bie që me t’u shkatërruar varrezat para ish-ambasadës kubaneze, ku ishte i varrosur Osman Bali, të ketë qenë i gjallë në varr e të ketë ndryshuar mendje ose të jetë ngritur nga varri si armik për miqtë e tij. Këtij trillimi t’i përgjigjen ata që janë mësuar vetëm të sajojnë e të gënjejnë miletin. Mendoj se historia jonë duhet njohur me etnitetin e saj të vërtetë, ndryshe është e pamundur që me një sërë historianësh vendas me pasoja të sëmura e të indoktrinuar nuk besoj se do të mund ta shpjegojmë qartë e ta bëjmë udhërrëfyese për brezat. Një dijetar ka thënë: “E pashmangshme është shembja e vendit të pazot, por s’ka për t’u shembur ky vatan në i dalsh ti për zot...” Pra, historia është dëshmitare se kombet kudo, por dhe individët, ta rregullojnë jetën nën dritën e eksperiencës së të kaluarës, që do të thotë është kujtesa e një kombi dhe përmbledhja e eksperiencës kombëtare. Ashtu si çdo njeri nuk jeton dot i shkëputur nga eksperienca e së kaluarës, edhe kombet pa ditur të kaluarën nuk gjejnë dot rrugën drejt së ardhmes, por janë nevojtarë për tërheqjen e vëmendjes dhe orientimit të vëmendjes historike, pasi duke ditur të kaluarën dhe eksperiencat në të kaluarën dhe po ashtu duke i përcjellë ato te brezat që vijnë me vërtetësi dhe dinjitet, rol të cilin nuk e zëvendëson dot asnjë lloj sajese, por e ngarkon atë negativisht. Nuk besoj se i shërben kujt përdorimi i historisë thjesht si një përmbledhje ngjarjesh e konsiderimi i saj ashtu, pra historia duhet të jetë dhe të mbështetet në baza shkencore nga ku të përcillen me vërtetësi të vërtetat e gënjeshtrat, të drejtat e të padrejtat, po ashtu trashëgimia kulturore dhe sakrificat në mbrojtje të trojeve të veta etj. Shkurt, kombi ka nevojë të përfitojë nga eksperiencat e së kaluarës duke përfituar nga pësimet e mësimet e tij. Disa thonë se historia përsëritet, por, po të merrej mësim nga e kaluara, a do të përsëritej me të vërtetë? Mendoj se jo. Mendoj se opinioni e ka një përgjigje mbi këto sajesa e të pavërteta që botohen në gazetat tona të përditshme dhe duke iu lutur gjithkujt të jetë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm rreth botimeve e atyre që ka mundësi të shprehë në vende a kudo të jetë të mundohet të jetë sa më afër të vërtetave, duke mos u atakuar me pasardhës etj., kjo nuk vlen atëherë kur “ti më vrave e unë të vrava”, pasi siç dihet dhe njihet nga çdokush se vrasjet politike nuk kryhen pa pasur një mbështetje të fortë politike apo në të kundërt do të pësosh të njëjtin fat vetë etj.


12

« gossip

Hollivudi në panik, hakerat sulmojë llogaritë e yjeve Hakerët rus në internet kanë publikuar të dhëna të besueshme financiare të 11 yjeve botërore. Në mesin e atyre yjeve janë edhe Beyonce, Jay Z, Donald Trump dhe Btitney Spears. Hakerët i kanë zbuluar edhe llogaritë e Kim Kardashian, Paris Hilton, Ashton Kutcher dhe shumë të tjerëve. Përveç gjendjes së llogarisë bankare, janë të publikuara edhe shumë gjëra personale, vlera e hipotekave që i kanë, gjendja e kartelave kreditore, informacione për automobilat e tyre dhe shumë gjëra të tjera. Tani të gjitha yjet botërore i ka kapur paniku, ndërsa rasti po hetohet nga FBI.

E shtunë 16 mars 2013 •

Samsung lançon Galaxy S4,

pa prekje,

George Clooney sërish beqar

vetëm me shikim

George Clooney është ndarë nga Stacy Keibler, partnerja me të cilën ishte lidhur që nga korriku i vitit 2011. Aktori 51-vjeçar duket se i ka dhënë fund romancës pasi ai dhe Keibler kërkonin gjëra të tjera nga lidhja. Një burim tha për tabloidin ‘The Sun’: “Ata të dy e dinin që nuk do të martoheshin kurrë dhe nuk do të kishin fëmijë, por Stacy donte një bashkëshort dhe një familje në vitet e ardhshme.” Gjithashtu mendohet se aktori i famshmëm, në mënyrë që të zbusë pak ndarjen, i ka bërë dhuratë ish të dashurës së tij një apartament dhe disa bizhuteri të kushtueshme. Për momentin, George Clooney ndodhet në Gjermani duke xhiruar filmin ‘The Monument’s Men’, ku do të interpretojë edhe Matt Damon.

S

amsung ka lancuar Galaxy S4, i cili lejon përdoruesit të kontrollojnë ekranin e tij 12,5 cm, duke përdorur vetëm sytë e tyre. Galaxy S4 vjen vetëm 1 vit pas S3, një produkt i cili u shit në më shumë se 40 milionë njësi në mbarë botën. Në një shfaqje me temë të Broduejit të ekzagjeruar në New York, kompania demostroi gjithashtu edhe aftësinë e telefonit celular për të bërë 2 foto të ndryshme në të njëjtën kohë. Analistët parashikojnë se Samsung do të jetë sfiduesi më i madh i dominancës së Apple në lidhje me produktet e telefonisë së lëvizshme. Galaxy S4 do të nxirret në shitje në të gjithë botën nga fundi i prillit. Pas lancimit të tij, aksionet e Samsung ranë me 1,7% në Seul, gjatë së premtes, për shkak të shqetësimeve se tregu për risi të reja për këto tipe telefonash është rrafshuar. Kreu i komunikimeve telefonike të kompanisë, JK Shin tha se 327 operatorë celularë në 155 vende do të marrin këtë celular. Në Britani, janë Vodafone, Three, Orange, T-Mobile dhe EE kanë bërë publike planet për të ofruar këto pajisje në rrjetet e tyre. Përmes një serie pamjesh kryesore, firma koreano-jugore demostroi opsioni kryesor të telefonit, i cili ishte aftësia për t’u kontrolluar pa e prekur, por vetëm me shikim. Duke përdoru “Smart pause”, përdoruesi mund të ndalojë një video, vetëm duke hequr shikimin nga ekrani. Ndërsa softi “Smart Scroll” analizon sytë e përdoruesit dhe njëkohësisht lëvizjen e kycit të dorës, në hulumtimin e email-eve apo përmbajtjeve të tjera.

Për memorie më të mirë pini kakao

P Swanepoel: Sekreti im i vetëm është uji Një prej modeleve më të famshme dhe të suksesshme në botë, Candice Swanepoel, nuk priti publikimin e fotove të saj të reja për linjën e veshjeve intime “Swim”, për të treguar edhe një herë më shumë linjat e saj të mrekullueshme. 24-vjeçarja nuk priti publikimin zyrtar, duke paraprirë në llogarinë e saj në “Twitter” ku postoi dy fotografi të reja. Edhe një herë më shumë, imazhet treguan linjat e mrekullueshme të afrikanojugores. Njëkohësisht, në një intervistë të botuar në një revistë mode, e reja pretendoi këtë të enjte se ka vetëm një sekret të vetëm për ruajtjen e linjave kaq të rregullta, konsumin e vazhdueshëm të ujit.

ërdorimi i përditshëm i kakaos e përmirëson memorien, tregojnë rezultatet e hulumtimeve më të fundit. Në eksperiment kanë marrë pjesë vullnetarë nga mosha të ndryshme, të cilët gjatë një muaji kanë pirë çdo ditë kakao. Ekspertët e kanë skanuar trurin e vullnetarëve, në fillim dhe në fund të eksperimentit. Ata kanë qenë të ndarë në tre grupe, në të parën ata që kanë pirë nga 500mg flavonoide, në të dytën 250 dhe në të tretën ata që nuk kanë konsumuar aspak. Në fund është dëshmuar se kakao ka një rrol të rëndësishëm në përmisimin e memories dhe kjo pikërisht falë flavonoideve që i ka kakao, ato e mbrojnë trurin nga lodhja dhe e përmirësojnë funksionimin e tij.


gossip • E shtunë 16 mars 2013

»

13

Kristen

Stewart Nicki Minaj

bëhet lesbike?

ndryshe

Zakonisht duket si një personazh filmash vizatimorë, me parruke me ngjyra të ndezura, buzëkuq të fortë e veshje ngjyra-ngjyra, por Nicki Minaj ka shfaqur anën e saj pak të njohur në disa poza për revistën ‘Elle’ duke treguar se edhe ajo mund të jetë normale. Këngëtarja duket shumë mirë me pak tualet dhe me veshje normale, por ajo u shpreh e shokuar: “Kur pashë veten në pasqyrë pa buzëkuqin tim rozë të fortë, u shokova. Ngjyrat e forta janë pjesë e imja tashmë. Kur po pozoja pa tualetin tim të zakonshëm, mu duk vetja nudo. Ishte një eksperiencë e frikshme.” Nicki theksoi në intervistë se në fillim të karrierës së saj, objektivi kryesor ishte t’i blinte një shtëpi nënës, por tani ka një tjetër më të madh. “Gjëja e vetme që doja në fillimet e mia ishte një shtëpi për mamanë, ndërsa tani dua të vë pasuri në mënyrë që edhe nipërit e mbesat të kenë para’ për universitet. Dua të dominoj botën, në kuptimin që dua t’i jap gjithçka që ka nevojë familjes sime. Ky është qëllimi im tani”, deklaroi 30-vjeçarja.

Ana e pasme e Vanessa Hudgens

K

Aktorja e “Spring Breakers”, Vanessa Hudgens, tregoi anën e saj të pasme më të mirë, ndërsa shkoi për stërvitje në një qendër palestre në Los Anxhelos. E ndjekur nga fotografë, 24-vjeçarja u shndërrua në reklamën më të mirë për palestrën e saj, nëpërmjet shfaqjes së një fiziku me të vërtetë të pakrahasueshëm. E tonifikuar dhe pa asnjë gjurmë celuliti, e reja u tregua e kujdesshme për të ndjekur modën edhe në veshjet e sportit, e veshur me stil dhe sipas tendencave të fundit.

risten Stewart është në rrugë për t’u bërë lesbike, pasi aktorja raportohet se po bëhet shumë “e afërt” me Tamra Natisin, asistenten e këngëtares Katy Perry. “Ata erdhën së bashku dhe kaluan gjithë natën duke biseduar me njëra-tjetrën, duke injoruar çdokënd rreth tyre. Pas disa orësh, ata u larguan. Më vonë, Kristen dhe Tamra kanë kaluar gjithë kohën e tyre të lirë së bashku”, ka thënë burimi. Të afërm mendojnë se Kristen mund të ndjekë hapat e nënës së saj Jules, një regjisore e cila gjeti një të dashur femër pasi u nda nga burri i saj në qershor të vitit 2010. “E gjithë shoqëria e Jules është gej dhe ajo e ka bërë Kristen të ndjehet komforte në eksplorimin e seksualitetit të saj”, ka shtuar burimi.

Buble-Lopilato do të bëhen me djalë

Rita Ora, imazhi i markës sportive “Superga” Rita Ora është imazhi i markës sportive Superga dhe këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova shfaqet shumë e ëmbël në reklamën për këtë markë. 23-vjeçarja ka postuar një foto në rrjetet sociale ku është e veshur e gjitha me të bardha duke shkruar: “Një pjesë nga fushata reklamuese e koleksionit të Superga për vjeshtën.” Këngëtarja po përgatitet aktualisht për një koncert në Zelandën e Re, koncert që do të mbahet të mërkurën e ardhshme.

Këngëtari Micheal Buble dhe bashkëshortja e tij, modelja Luisana Lopilato konfirmuan në muajin janar se janë duke pritur një fëmijë. Megjithatë, nga pushimet që janë duke kaluar aktualisht në Majemi, çifti zbuloi këtë të premte se në fakt, ata do të bëhen me djalë. Aktualisht, Lopilato është në muajin e katërt të shtatzanisë dhe ka qenë në gjendje që të mësojë gjininë e fëmijës që po rrit brenda saj.


14

« hitech

E shtunë 16 mars 2013 •

“ASUS Transformer AiO” “Archos” sjell “FamilyPad 2” 13.3 inç

A ka prezantuar modelin “ASUS Transformer AiO”, kompjuterin ASUS e parë në botë all-in-one me ekran që ndahet, i cili mund të përdoret edhe si tabloid. “ASUS Transformer AiO” përbëhet nga qendra “Desktop PC” dhe përmban gjeneratën e tretë të “Intel Core Desktop” me sistemin operues Uindous 8 si dhe ekranin që ndahet 18.4 inç, i cili në brendi përmban procesorin me 3 bërthamë NVIDIA Tegra 3 dhe mund të përdoret si tablo e pavarur me Android 4.1 OS. “ASUS Transformer AiO” është kompjuter i fuqishëm all-in-one, i aftë për të kryer detyrat më të ndryshme. I shpikur si kompjuter tavoline, ai është i pajisur me procesorin Desktop Intel Core dhe grafikën NVIDIA GeForce GT 730M, ndërsa posedon edhe një spektër portesh gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe USB 3.0 si dhe kamerën 1.3 MP. Ekrani i tij 18.4 inç me ndriçim të pasmë LED, ka rezolucion 1080p Full HD dhe multitouch deri në 10 prekje, ndërsa përfshinë edhe teknologjinë IPS. “ASUS Transformer AiO” përmban edhe dual-bend Wi-Fi për lidhje pa tel me performancë të lartë, ndërsa audio teknologjia “ASUS SonicMaster” ofron kualitet të jashtëzakonshëm të zërit. Kur ekrani ndahet nga pjesa PC, “ASUS Transformer AiO” mund të përdoret si tablo dhe ka kontroll të plotë multi-touch ndaj Uindous 8 OS.

Procesori: Memoria: Audio: Kamera:

rchos” ka paralajmëruar modelin e ri të kompjuterit tablo, “FamilyPad 2”, i cili për nga dimensionet është njëra nga pajisjet më të mëdha në treg, që në tregjet europiane do të paraqitet së shpejti me çmim prej 299 dollarë. Diagonalja e ekranit të këtij modeli është 13.3 inç me rezolucion 1280 × 800 piksel, punon në procesorin me dy bërthamë Cortex-A9, ka 1GB RAM memorie dhe 8GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. “FamilyPad 2” punon në sistemin operues “Android”, versioni “Jelly Bean 4.1”, ka dy kamera me rezolucion 2MP, të cilat mund të përdoren si për fotografim, ashtu dhe për video-biseda, ndërsa peshon 1.3 kilogram. Përveç këtij modeli “Archos” ka paralajmëruar tablo edhe nga seria “Platinum” me diagonale të ekranit 8, 9,7 dhe 11,6 inç, ndërsa rezolucioni do të jetë 2048 × 1536 piksel.

Supertelefoni i “Google”-s me kamera 16MP

T

ashmë ka disa muaj që flitet për telefonin në të cilin është duke punuar “Google” dhe me të cilin kjo kompani dëshiron të konkurrojë me modelet më të fuqishme në treg, si “iPhone” dhe “Galaxy S”. Ky telefon do të dallohet për kamerën me rezolucion 16 MP, si dhe një softuer revolucionar. Ky telefon do të ketë ekran 4.7 inç me rezolucion Full HD, do të ketë procesor me 4 bërthamë Tegra 4i, ndërsa përveç kamerës në fjalë në pjesën e përparme do të ketë edhe kamerën 5MP me teknologjinë që përcjell shikimin e përdoruesit.

NVIDIA Tegra 3 16GB Wi-Fi, Bluetooth 1.3 MP

“ASUS Transformer AiO” përbëhet nga qendra Desktop PC dhe përmban gjeneratën e tretë të “Intel Core Desktop” me sistemin operues Uindous 8 si dhe ekranin që ndahet 18.4 inç. I shpikur si kompjuter tavoline, ai është i pajisur me procesorin Desktop Intel Core dhe grafikën NVIDIA GeForce GT 730M Ekrani i tij 18.4 inçm me ndriçim të pasmë LED, ka rezolucion 1080p Full HD dhe multitouch deri në 10 prekje, ndërsa përfshinë edhe teknologjinë IPS.

“Galaxy S 4”

manovrohet me anë të syve

Celulari i fundit i “Samsung” do të jetë në gjendje të shohë atë që po sheh përdoruesi i celularit. “Samsung Galaxy S IV” do të prezantohet në Nju-Jork më 14 mars. Do të ketë ekran 5 inç dhe një kamerë me rezolucion 13 megapiksel. Për ta konkurruar siç duhet “Apple” dhe “iPhone 5”, tani një sistem gjurmimi i syve do të mundësojë që përdoruesit në mënyrë automatike ta ngrenë lart tekstin që po lexojnë. Për shembull, celulari e di kur përdoruesi ka arritur fundin e faqes që po lexon. Vendimi për të prezantuar celularin në Nju-Jork është marrë pas kërkesave të shumta të kompanive të telefonisë në SHBA.

“CanoScan 9000F Mark lI”

C

anon” ka prezantuar skanerin e ri superior CCD prej 9600 tpi, “CanoScan 9000F Mark II”, i pajisur me pajisje të avancuara programore, i cili ofron skanim të shpejtë dhe kualitativ të fotove, dokumenteve dhe filmave.” CanoScan 9000F Mark II” është zëvendësim për modelin “CanoScan 9000F”, ndërsa është pajisur me pajisjen e programit “My Image Garden”, që mundëson navigacion të thjeshtë të funksioneve të skanimit dhe dallohet me mundësitë e shkëlqyera për organizimin e fotove, duke përfshirë edhe njohjen e fytyrës. “My Image Garden” mundëson manovrim të thjeshtë me dokumente, sepse ofron njohjen e tekstit (OCR) dhe krijimin e datotekave PDF, si dhe mbrojtjen e dokumenteve sekrete me fjalëkalim.


speciale • E shtunë 16 mars 2013

Rekrutim me sistem Për identitete të përshtatshme nevojiteshin edhe kandidatë të mirë, që flisnin përsosur gjuhë të huaja. Për këtë arsye ishin të preferuar studentët e gjermanishtes. Si në rastin e Jerzy K. nga Polonia, të cilin shërbimi sekret i Republikës Popullore të Polonisë e kontaktoi gjatë kohës që studionte në Lajpcig. Pastaj atij iu dha emri i një djali me origjinë gjermane, të cilin mamaja Hildergard e kishte lënë pas kur ishte arratisur nga Pomerania. Djali i saj i vërtetë, i pagëzuar me emrin “Heinz”, por që më vonë mori emrin polak “Janusz”, u rrit në Poloni nga prindër adoptues dhe mësoi për origjinën e tij vetëm në moshë të rritur. Shërbimi sekret besonte se ai nuk do ta mësonte kurrë këtë gjë dhe me identitetin e tij pajisi një agjent. Tre vjetët që pasuan spiuni u stërvit si agjent polak. Për maskim punoi dy vjet si mësues në Poloni për të pasur në rast kontrolli një histori të besueshme. Në fund përmes Kryqit të Kuq ai gjeti nënën e Januszit, së cilës iu paraqit si i biri. Takimi përfundoi në mënyrë tragjike, pasi gruaja

15

“Në saje të afrimit politik ishte më e lehtë të infiltroheshin agjentë. Nuk ishin operacione të zakonshme, por nga ato të ruajtura më mirë. Metoda të tilla origjinale ishin nën patronazhin e seksionit special të shërbimit sekret, shpesh të etiketuara me shkronjën ‘N’, që do të thoshte ‘i paligjshëm’. Shërbimet informative lindore i ndërtonin strukturat e tyre në përputhje të plotë me modelin sovjetik.

S

hërbimet sekrete komuniste pas Luftës së Dytë Botërore shfrytëzuan identitetet e fëmijëve me origjinë gjermane për identitete të rreme agjentësh. Ato e instrumentalizuan afrimin me Lindjen për infiltrimin e spiunëve. Kur Gjermania dhe Polonia më 1970 rifilluan marrëdhëniet diplomatike për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, shërbimet sekrete ishin në gatishmëri. Sipas modelit të Bashkimit Sovjetik, i cili që prej vitit 1920 shfrytëzonte identitetet e jetimëve për identitete të rreme për agjentë, edhe shërbimet sekrete komuniste në vendet lindore të bllokut komunist u përpoqën me një metodë të guximshme spiunazhi të infiltronin agjentë në Perëndim. Në rastin më të mirë agjentët duhej të kishin origjinë gjermane dhe një familje të humbur diku në Perëndim. Në vitet ‘60 qendra e shërbimit sekret në Varshavë dha një udhëzim për pikat rajonale të shërbimeve informative, ku më parë jetonin gjermanë, shpjegon Vladislav Bulhak, historian në Institutin polak për Kujtesë Kombëtare. Atje duhej të kërkoheshin identitete të përshtatshme, të cilat mund të përdoreshin si maskim. Kush shkonte si gjerman në Republikën Federale, konsiderohej i besueshëm dhe kishte shanse më të mira. Historiani Slavomir Cenkieviç thotë: “Në saje të afrimit politik ishte më e lehtë të infiltroheshin agjentë. Nuk ishin operacione të zakonshme, por nga ato të ruajtura më mirë. Metoda të tilla origjinale ishin nën patronazhin e seksionit special të shërbimit sekret, shpesh të etiketuara me shkronjën ‘N’, që do të thoshte ‘i paligjshëm’. Shërbimet informative lindore i ndërtonin strukturat e tyre në përputhje të plotë me modelin sovjetik.

»

Spiuni

Këmbim agjentësh: Spiuni polak Jerzy K. kalon më 11.02.1986 Glienicker Bruecke pranë Berlinit

në shtëpinë tënde Glienicker Bruecke pranë Berlinit

Jerzy K. raporton fundin e operacionit të tij në Gjermani para oficerëve të tij në Berlinin Lindor pak kohë më pas humbi jetën nga infarkti. Spiuni, megjithatë, u njoh si djali i saj dhe u vendos në Bremen, një qytet me traditë socialdemokrate, ku vinin shumë të shpërngulur nga Polonia dhe Bashkimi Sovjetik. Jerzy K. zyrtarisht quhej “Heinz Arnold” dhe punonte në zyrën e Bremenit për të shpërngulurit dhe imigrantët, si dhe në shkollën popullore si mësues gjermanishteje. Ai ishte anëtar i Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD) dhe angazhohej në organizata humanitare, ku mësoi shumë për industrinë gjermane të armatimit dhe eksportet e saj. Më shumë ai interesohej për kontrollet e sigurisë, të cilave u nënshtroheshin të shpërngulurit nga Lindja, pasi kjo ndihmonte në Lindje përgatitjen më të mirë të infiltrimit të agjentëve. Për këtë arsye ai mblidhte

informacione në zyrën për të shpërngulurit dhe imigrantët, por edhe në ambientet e opozitarëve polakë, të cilët nga jashtë mbështesnin lëvizjen “Solidarnost”. Spiuni kishte akses në shumë dosje personale. Një tjetër objektiv i tij ishte që më vonë të arrinte në një post vërtet me influencë. Drama dhe politika Ndërkaq djali i vërtetë Janusz nuk e kuptonte pse në Poloni i refuzohej dalja jashtë vendit dhe merrej rregullisht në pyetje nga milicia ushtarake. Në vitin 1984 ai filloi të kërkonte nënën biologjike përmes Kryqit të Kuq. Kështu, në Gjermani u konstatua se dy burra paraqitnin të njëjtin identitet. Vetëm muaj më vonë, në mars 1985, agjenti polak zbulohet dhe arrestohet. Pak më vonë, në korrik 1985, vdes

papritur në Poloni huazuesi i identitetit të spiunit, Janusz. Ndërkohë në Gjermani prokuroria vazhdonte hetimet për spiunin nga Lindja. Fjala ishte për më shumë se dhënien e një dënimi. Asokohe, kur kapej një spiun, mendohej se si mund të shfrytëzohej ai në aspektin politik, thotë Lothar Jachmann, bashkëpunëtor afatgjatë në zyrën e landit për mbrojtjen e kushtetutës në Berlin dhe Bremen. Kjo ishte diçka e zakonshme gjatë Luftës së Ftohtë dhe sigurisht kryhej jashtë procedurës normale, ligjore, nga zbulimi deri te dënimi. Politika dhe shërbimet informative kërkonin para së gjithash të rimerrnin njerëzit e tyre, të kapur nga pala tjetër. Pra, bëhej këmbimi i agjentëve. Kur në pranverë 1985 erdhi në pushtet Mihail Gorbaçov, transparenca e

Lart spiuni Jerzy K, poshtë gjermani i vërtetë Janusz, fotografi e viti 1974

tij solli lëvizje në biznesin e këmbimit. Shpejt do të ndodhnin dy aksione spektakolare këmbimi në urën legjendare Glienicke pranë Berlinit. Në këtë pikë të gjithë ishin njëlloj, thekson sot Hans Koschnik, ish-kryebashkiak i Bremenit. “Nuk kishte asnjë ndryshim mes KGB-së, CIA-s apo BND-së dhe STASI-t, ishte metoda e punës në Lindje dhe Perëndim”, - thotë Koschnick.

Trashëgimia e panjohur e Luftës ë Ftohtë Kështu ndodhi edhe në rastin e Jerzy K., i cili pas dhjetë muajsh në arrest hetimor u këmbye në urën Glienicke. Para tij ishin këmbyer më 11.02.1986 tetë persona të tjerë, i pari disidenti rus Anatolij Schtscharanski, i cili u la i lirë nga rusët pas përpjekjesh të gjata të amerikanëve. Polaku ishte agjenti i fundit i këmbyer i Luftës së Ftohtë që kaloi mbi urë. Pas kësaj ai vazhdoi të punonte për shërbimin sekret me identitetin e rremë të një biznesmeni polak në tregtinë e jashtme polake. Pas vitit 1989 u largua nga shërbimi informativ. Se cilat ishin rezultatet konkrete të punës së tij si spiun dhe nëse shërbimi i fshehtë ka pasur lidhje me dy vdekjet, nuk dihet ende. Po kështu e paqartë është nëse dosjet operative në Poloni janë shkatërruar pas vitit 1989 apo nëse vazhdojnë të jenë sekret. Ish-spiuni u konfrontua me të kaluarën e tij pas rreth 30 vjetësh, në kuadër të një dokumentari televiziv. Si motiv për aktivitetin e spiunazhit ai deklaroi një përzierje të dëshirës për aventura me perspektivat materiale. Ai beson se ende sot janë në veprim agjentë, të cilët në Luftën e Ftohtë ishin pajisur me identitete të huaja. “Kush mendon ndryshe, është naiv”, - thotë ai.


16

« bota

A

ktivistët e të drejtave të njeriut e kritikojnë papën e ri për mungesë distancimi ndaj regjimit diktatorial në Argjentinë, në vitet ‘70-të. Por dëshmi për këto pohime nuk ka. Jo të gjithë argjentinasit janë të kënaqur me papën e ri. Presidentja e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner e ka uruar me vonëse dhe me tone të ftohta papën e ri për zgjedhjen në këtë post, gjë që edhe pritej. Presidentja me synime populiste dhe papa i ri konservator nuk kanë qenë kurrë në ndonjë miqësi politike. Kjo nuk do të ndryshojë as në të ardhmen. Të tjerët kanë jo vetëm disa rezerva ndaj zgjedhjes së Papa Françeskos, por mendojnë madje se kjo zgjedhje ishte e gabuar. “Ne kemi menduar në fillim se po bëhej fjalë për ndonjë shaka. Zgjedhja e tij për ne nuk është e mirë”, thotë Graciela Lois, nga Organizata e të Burgosurve dhe të Zhdukurve për Shkaqe Politike. Graciela Lois dhe aktivistë të tjerë të të drejtave të njeriut pohojnë se Françesko ka qenë tepër i afërt me regjimin diktatorial të viteve ‘70-ë. Në atë kohë Jorge Mario Bergoglio ishte shef i jezuitëve në këtë vend. Kritika të rënda Ai duket se ka pasur dijeni për rrëmbimet dhe keqtrajtimet e kundërshtarëve të regjimit. Carlos Pisoni nga shoqata HIJOS, e cila ende kërkon viktimat e zhdukura në kohën e diktaturës pohon: “Ka dëshmi të mjaftueshme se Bergoglio ka luajtur një rol aktiv në kohën e diktaturës ushtarake. Mendohet se ai ia ka dhënë ushtarakëve të dhënat e duhura dhe nuk ka kontribuar sa duhet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve”. Këtu bëhet fjalë në radhë të parë për rrëmbimin e dy priftërinjëve të rinj jezuit në vitin 1976, dhe mbajtjen e tyre në qendrën për keqtrajtime ESMA. Pas lirimit të tyre pesë muaj më vonë flitej se pikërisht Bergoglio i ka denoncuar. «Ai nuk e ka marrë seriozisht përgjegjësinë e tij si udhëheqës jezuit dhe nuk i ka mbrojtur ata sa duhet», pohon aktivistja Graciela Lois. Për këtë shkak e ka denoncuar atë në gjykatë një avokat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vitin 2005, pak kohë para zgjedhjes së kardinalit Joseph Ratzinger në postin e papës, në kohën kur konkurronte edhe Bergoglio. Në një rast tjetër, të zhdukjes së një gruaje të re në kohën e diktaturës, vëllai i saj ka kërkuar ndihmë prej Bergoglios, por pa sukses. Dëshmi nuk ka. Të dyja këto raste kanë mbërritur edhe para gjykatave, kur Bergoglio ishte i ftuar si dëshmitar. Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe siguronte se edhe personalisht është takuar me diktatorin Jorge Rafael Videla, nga i cili ka kërkuar lirimin e dy priftërinjve. Ai ka hedhur poshtë kritikat edhe në autobiografinë e tij. Dëshmi për fajin e Bergoglios deri tani nuk janë paraqitur para gjykatave dhe as nuk është ngritur kurrë ndonjë aktakuzë. Por jo pak njerëz janë të mendimit se pas këtyre akuzave qëndron një fushatë politike kundër teologut konservator. Avokatët e tij thonë se ai i ka fshehur madje edhe kundërshtarët e regjimit dhe u ka ndihmuar atyre të ikin jashtë vendit. Papa i ri e ka mbështetjen e personit me autoritet jo vetëm në Argjentinë, por edhe në mbarë botën: Adolfo Pérez Esquivel, i cili në vitin 1980 është nderuar me çmimin “Nobel për paqë”, për angazhimin e tij për të drejtat e njeriut. “Papa i ri nuk ka pasur asnjë lidhje me diaktaturën”, pohon Adolfo Pérez Esquivel duke shtuar: “ka pasur peshkopë që kanë qenë të afërt me diktaturën, por Bergoglio definitivisht jo”.

E shtunë 16 mars 2013 •

Papa

dhe hija e gjatë e

diktaturës ”Kisha rrezikon të shndërrohet në një OJQ” apa Françesku i Parë paralajmëroi se Kisha Katolike do të shndërrohet vetëm P në një “OJQ bamirësie”, nëse nuk do të

ketë një reformë shpirtërore brenda saj. Në meshën e udhëhequr prej tij në Kapelën Sistine, përpara kardinalëve të tjerë, Ati i Shenjtë pyeti: “Nëse nuk hapin zemrën dhe rrëfehemi përpara Krishtit, atëherë ku do të përfundojmë”? ”Do të shndërrohemi vetëm në një OJQ bamirësie. Ajo që do të ndodhë është e njëjtë me kështjellat e rërës që ndërtojnë fëmijët në det, të cilat shemben që në dallgën e tyre të parë”, theksoi Françesku. Papa shihet nga analistët gjithashtu si një forcë potenciale për të nisur reforma të thella brenda kishës. Sipas vetë fjalëve të tij, qëllimi i parë do të jetë reformimi nga brenda, në mënyrë që i gjithë organizmi që përbën Kishën Katolike të pastrohet dhe të vijë më pranë nevojave të besimtarëve të thjeshtë. Ati i Shenjtë ka filluar këtë reformë nga vetja, duke zgjedhur që të mbajë një kryq të hekurt, në vend të atij të artë dhe duke refuzuar veshjet luksoze të stolisura me ar të Papës. 76-vjeçari Françesk është Papa i parë jezuit, një degë e katolicizmit që predikton heqjen dorë nga lukset për të udhëhequr një jetë të thjeshtë në besimin e Zotit. Argjentinas, ai është njëkohësisht edhe Ati i parë i Shenjtë që vjen nga një vend i Amerikës së Jugut. Ndër-

kohë, të premten u konfirmua edhe takimi në fundjavë midis Françeskut të Parë dhe paraardhësit të tij, Benediktin XVI, në rezidencën e përkohshme të këtij të fundit në Kështjellën Gandolfo. Françesku përjashton kardinalin e përfshirë në skandalin e pedofisilisë. Sipas informatave të shtypit, Françesku kërkoi gjatë meshës në bazilikën e “Santa Maria Maggiore” largimin e kardinalit Bernard Law, i cili është në pension, por është akuzuar se ka mbrojtur dhe fshehur pedofilinë e disa priftërinjve në doiqezën e Bostonit. Ai nuk ka marrë masat e duhura, duke bërë thjesht transferimin e priftërinjve në fjalë në një kishë tjetër, po në kontakt me fëmijë e të rinj. Papa Françesku duket se ka kërkuar që ky kardinal të mos frekuentojë bazilikën dhe nuk do që ta shohë më. Megjithëse, zyra e shtypit e Vatikanit e minimizoi episodin, ky qëndrim i Papës dëshmon se po mbërrijnë ndryshime, jo më heshtje apo lëshime për fajtorët. Deri tani, Ati i Shenjtë nuk është ulur në fronin e Papës, edhe gjatë ceremonisë me kardinalët ka qëndruar në këmbë. Ai i ka bërë thirrje argjentinasve që të mos vijnë në Romë për të marrë pjesë në meshën inauguruese të papnisë së tij ditën e martë. Ai u kërkoi bashkëatdhetarëve të tij që paratë e udhëtimit t’ia dhurojnë atyre që kanë nevojë.

Shpresat te Papa Françesku

Z

gjedhja e një prifti jezuit nga Argjentina si kreu i Kishës Katolike, një vetvete kjo një risi ka ngjallur shpresat se Papa Francesku do të arrijë të sjellë një frymë të re e të rigjallërojë katolicizmin e tronditur nga sërë skandalesh. Me veprimet e tij, me thjeshtësinë e përcjellë që në fillim përmes veshjes së bardhë, pa aksesorët shtesë apo faktin që një ditë pas zgjedhjes, ndaloi tek hoteli ku kishte qëndruar për të bërë pagesën, Ati i Shenjtë 76-vjeçar duket se i dha dhënë një kthesë të re tonit në Vatikan. Ndërsa Benedikti i 16-të, Papë Emeritus, ishte një teolog që preferonte këpucët e kuqe, pelerinën në të njëjtën ngjyrë dhe predikimet moralizuese, duke ripërtërirë atë që përshkruhet si modë papnore e shekujve të kaluar, ish-kardinali Jorge Mario Bergoglio,

përcolli që në fillim një mesazh radikal përulësie. Zgjedhja e tij përçon një mesazh të qartë të qasjes që do të ketë ndaj kishës: thjeshtësi, modesti, ashpërsi. Po në këtë linjë është edhe emri që vendosi të mbajë: ai i Shën Franceskut të Asizit, i cili vinte nga një familje e kamur, por zgjodhi të jetonte në varfëri e përulësi, sipas shëmbëlltyrës së Jezusit. Këto janë disa nga arsyet përse Kreu i ri i Kishës Katolike ka zgjuar shpresa të mëdha për një epokë të re. Papati i tij parashikohet t’i kushtojë më shumë vëmendje fatit dhe vuajtjeve të të varfërve në botë. Zgjedhja e tij megjithatë nuk është aq radikale sa ç’mund të duket. Aq sa ç’e njeh Amerikën Latine dhe Buenos Airesin, Françesku njeh edhe Romën. E flet rrjedhshëm italishten, është në brendi të situatës në Vatikan, nuk është faktor i panjohur, siç mund të mendojnë disa njerëz. Por kjo zgjedhje veç të tjerash, mendohet se sinjalizon edhe se Kisha Katolike, tradicionalisht evropiane, po pranon faktin se e ardhmja e saj është atje ku jeton shumica e 1.2 miliardë besimtarëve të saj, në Hemisferën Jugore.


bota • E shtunë 16 mars 2013

»

17

Hungari, kryeministri Orban sfidon SHBA-BE

N

ga pikëpamja e politikave të SHBA-së arysetimi është më se i qartë, por më pak e qartë është se sa mbështetje do t’i tregojë Izraelit për disa çështje që e shqetësojnë këtë të fundit, si: soliditeti i Traktatit të Paqes me Egjiptin i nënshkruar në vitin 1978, rreziku i zgjerimit të konfliktit sirian dhe rritja e fuqisë atomike të Iranit. Si Izraeli edhe SHBA-ja i trëmben kalimit të ‘vijës së kuqe’ nga Irani. Për Obamën asnjë nga këto çështje të rëndësishme nuk ka ndikim në politikat e brendshme, ndaj ai dhe stafi i tij i ri i Departamentit Shterëror të Mbrojtjes janë duke punuar për të mbajtur një qëndrim të qartë kur të shkojnë atje. Por nuk është e qartë nëse ky udhëtim do të çojë në ndryshime radikale sa i përket çështjeve kyçe në të cilat është i përfshirë Uashingtoni me aleatët e tij. Zgjidhja e problemit sirian Çështja që kërkon një zgjidhje të shpejtë është lufta civile në Siri. Kjo luftë ka shërbyer si nismë e disa lojrave politike në Lindjen e Mesme. Minioriteti Alevit ka dominuar në Siri dhe tashmë shumica Sunite kërkon të marrë pushtetin. Nuk është një sekret fakti që sunitët në Siri, duan të ngjiten në pushtet ashtu siç bënë sunitët e Irakut. Mbështetja nga Turqia, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke e çuar në këtë drejtim. Çfarëdo që Obama të thotë apo të bëjë në Lindjen e Mesme asgjë nuk do ta ndryshojë situatën në Siri, përveç mundësisë së ndërhyrjes ushtarake të SHBAsë, çka do të prishte ekuilibrin e forcave. Por një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë. Po Irani? Obama ka deklaruar se është i përkushtuar të mos e lejojë atë të krijojë bombën. Ai e ka përjashtuar mundësinë e ‘izolimit’, nëse Irani ndërton bombën bërthamore. Në të njëjtën kohë as negociatat e aplikuara nga SHBA-ja dhe partnerët e saj (BE, OKB, Franca, Britania dhe Rusia) nuk kanë lëvizur shumë, e po ashtu as qëndrimi i qeverisë iraniane. Por lajmi i mirë që japin komentatorët është se atmosfera e bisedmieve me Iranin është pak më e butë, sepse të gjitha palët tashmë do të presin fundin e zgjedhjeve presidenciale, që do të zhvillohen në muajin qershor.

Obama në ‘mjegullën’ e

Lindjes së Mesme

Vizita e parë si President e Barack Obamas në Izrael, në Bregun Perëndimor dhe në Jordani, nuk do të arrijë diçka të rëndësishme shkruan Robert E. Hunter

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sfidoi Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se ndryshimi i propozuar i Kushtetutës është demokratik. Duke folur në Bruksel, përpara një samiti të 27 liderve të BE-së, Orban theksoi se kritikat nuk janë të bazuara në fakta, por në një “përshtypje dhe përceptim politik”.”Kush është në gjendje që të prezantojë qoftë edhe një provë të vetme, qoftë edhe një fakt jo të plotë, të argumentave tuaj se ndryshimet kushtetuese të propozuara nuk janë demokratike”, sfidoi Orban drejtuesit e tjerë të shteteve. “Pa fakte, nuk ka kuptim që të vazhdojmë këtë bisedë, pasi ajo po shndërrohet në një diskutim të përgjithshëm politik”. Partia “Fidesz” e Kryeministrit Orban gëzon më shumë se 2/3 e vendeve në Parlament, ndaj ka dorë të lirë ndaj ndryshimeve kushtetuese. Amendamentet pritet të sjellin një sërë ndryshimesh në ligjin për arsimin e lartë, atë për të pastrehët, për zhvillimin e fushatës elektorale, të drejtat familjare dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Paketa e ndryshimeve ligjore është konsideruar si “grushti i fundit” ndaj demokracisë së “brishtë” hungareze nga zërat e opozitës në vend dhe ka ngjallur disa reagime të ashpra kundërshtuese brenda BE-së. Në një thirrje adresuar Budapestit zyrtar, Këshilli i Evropës kërkoi që të paktën votimi të shtyhet, deri kur dokumenti i ndryshimeve, prezantuar në mënyrë të beftë, të analizohet në detaje nga konstitucionalistët dhe ekspertët evropianë. Në të shkuarën, qeveria e Orban është vendosur nën kritika të ashpra të Brukselit, për një sërë ligjesh, midis të cilave edhe ai që do të rikthente censurën mbi mediet. Kryeministri autoritar i Hungarisë ka ngjallur kundërshti edhe për deklaratat e tij polemizuese, disa herë me tone anti-evropiane, në kundërshtim me rolin që Hungaria pritet të ruajë si një prej 27 vendeve anëtare të BE-së. Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë disa herë thirrje politikavëve hungarezë që të respektojnë institucionet e pavarura dhe parimin “check and balance”, si parimin themelor të funksionimit të shtetit demokratik.

BE: Pavarësisht protestave, kursimet vazhdojnë

Vija e kuqe Sigurisht ndaj Obamës do të ketë shumë presion nga qeveria izraelite në lidhje me lutjet e kësaj të fundit që Irani të mos e kriojë bombën. E ashtuquajtura ‘vijë e kuqe’ përmendet me faktin e krijimit të bombës. Një gjë duket qartë, të paktën nga vëzhgimi i deritanishëm: duke marrë parasysh se në tryezën e bisedimeve janë interesat e sigurisë së Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, është e vështirë të thuash se negociatat do të jenë të suksesshme. Por edhe politika e sanksioneve duket se nuk funksionon si duhet, sepse historia ka treguar se këto vende i forcojnë akoma më shumë bindjet e tyre. SHBAja në këto momente është duke pranuar edhe interesat e sigurisë së Iranit, gjë që nuk e bëri me ish-Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Çështja izraelito palestineze Por rruga pa krye mes Izraelit dhe Palestinës, do të jetë në vëmendje të Presidentit Obama? Egjithë bota pret se çfarë do të thotë ai për këtë

çështje. Idealja do të ishte, që ai jo vetëm të shprehte interesat e tij për rinisjen e bisedimeve, por edhe të jepte disa ide për zgjidhjen e problemit. Një shtrëngim duarsh mes tij, Netanjahut dhe Presidentit palestinez Mohammed Abbas, do të nënkuptonte se së shpejti mund të ketë bisedime më një negociator amerikan. Por Izraeli duket se nuk do të lëshojë pe nga qëndrimi i tij, përveç disa lëvizjve taktike të vogla që mund të bëhen për të kënaqur Presidentin amerikan dhe nga ana tjetër Abbas e ka të pamundur të bëjë diçka duke qenë se është i izoluar nga Izraeli. Obama mund të japë edhe zgjidhje konkrete duke u nisur nga Statusi Final, që është një pjesë e punës së bërë nga Klinton në vitin 2000. Sipas këtij plani, Jeruzalemi do të jetë kryeqytet i të dy shteteve, një zonë e çmilitarizuar në Bregun Perëndimor dhe me disa rregullime për refugjatët palestinezë. Por një edhe një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë. Aleatët evropianë Po me aleatët evropianë çfarë do të ndodhë? Duke

parë zhvillimin e ngjarjeve dhe mungesën e një qartësie për atë se çfarë është duke ndodhur në Lindjen e Mesme dhe drejtimin e politikave të Obamës, aleatët shpresojnë që vizita e tij të jetë e suksesshme, sidomos sa i përket çëshjtes siriane dhe Afganistanit. Por është edhe një çështje ku aleatët mund të japin kontributin e tyre, e kjo është çështja e Iranit. Ata duhet t’i bëjnë të ditur Uashingtonit se çdo qeveri evropiane është kundër një lufte dhe do që SHBA-ja të vazhdojë negociatat e saj me Iranin për një zgjidhje paqësore. Në fund të fundit nëse aleatët nuk të japin këshilla kur është e nevojshme, atëjerë për kur duhen ato? Robert E. Hunter ka qenë ambasador i SHBA-së në NATO gjatë kohës kur president ishte Bill Clinton. Ai ka qenë edhe drejtor për Marrdhëniet me Lindjen e Mesme në administratën e Jimmy Carter-it dhe autori kryesor i doktrinës së Carter-it për Gjirin Persik. Aktualisht ai është punonjës i nivelit të lartë në Qendrën për Marrëdhëniet Transatalntike në Uashington.

Në Bruksel po zhvillohet samiti i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ku u debatua edhe për krizën ekonomike, papunësinë dhe çështjet e buxhetit. Në rend dite janë dhe disa tema të tjera. Shtetet e Bashkimit Evropian duan ta vazhdojnë kursin e tyre të kursimeve, pavarësisht protestave në rritje në këto vende. Krerët e shteteve dhe qeverive janë të vetëdijshëm për zhgënjimin dhe iritimin e një pjesë të popullsisë, u tha në ditën e parë të samitit të BE-së. “Megjithatë, shkaqet e krizës duhet të luftohen edhe më tej”, deklaroi presidenti i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy, në përfundim të ditës së parë të samitit që po zhvillohet në Bruksel. Kjo ka të bëjë me reduktimin e borxheve dhe në të njëtën kohë me rritjen e ekonomisë dhe me hapjen e vendeve të reja për punë, u tha. Presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Baroso theksoi se buxhetet e shteteve anëtare do të duhej të konsolidohen në mënyrë graduale dhe konstante, me qëllim tejkalimin sa më të shpejtë të krizës financiare dhe ekonomike në vendet e Eurozonës dhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Kancelarja Merkel kërkon zgjidhjen e problemeve Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se BE-ja mund t’i zgjidhë problemet e saj vetëm në qoftë se këto vende operojnë me një politikë të përbashkët ekonomike. Në qendër të diskutimeve, sipas Merkelit, në takimin e Brukselit ka qenë luftimi i papunësisë tek të rinjtë. Shifrat e papunësisë tek të rinjtë janë alaramnate veçanërisht në Greqi dhe Spanjë, ku ka një rekord papunësie rreth 50 për qind. Niveli i përgjithshëm i papunësisë në këto vende edhe këtë vit, sipas prognozave, do të jetë më i larti në Eurozonë, me rreth 27 për qind. Niveli i papunësisë në Francë dhe Itali do të jetë rreth 11%, ndërsa në Gjermani rreth 6%, vlerëson Komisioni Evropian. Një nivel edhe më të ulët papunësie në Eurozonë do të ketë Austria, me më pak se 5%, thuhet në prognoza. Këtë të premte do të ketë një takim të posaçëm të ministrave të Financave të Eurozonës për Qipron që është përfshirë nga borxhe të mëdha. Ndërkohë që në ditën e dytë të samitit do të bëhet fjalë edhe për krizën në Siri. Disa vende kanë paralajmëruar mundësinë e armatimit të njëanshëm të përfaqësuesve të opozitës, por kjo ide ka hasur në kundërshtim, me shpjegimin se do të hapej rruga për armatimin edhe më të madh të forcave qeveritare.


18

« dossier

E shtunë 16 mars 2013 •

Udhëtimi i një sigurimsi për të rekrutuar arbëreshët për agjenturë Nga albert kotini

P

jesa që do të prezantojmë sot ka të bëjë me udhëtimin e një operativi të Sigurimit të Shtetit në shtetin fqinj të përtejdetit me synimin për të përgatitur terrenin dhe rekrutuar arbëreshët e Italisë për qëllime agjenturore. Natyrisht, pjesë e punës së tij ishte të vëzhgonte edhe anijet luftarake të dislokuara në Mesdhe dhe përshkrimi i situatës ekonomike, sidomos në Jug të Italisë. Udhëtimi i operativit të Sigurimit kalon nëpër Sicili, 40 kilometra larg Palermos, në vendin e quajtur Piana dei Albanesi, fshat i afërt me Korleonen, i njohur si vendlindja e disa prej kokave të krimit të organizuar, si Toto Rina, apo dhe fshati emblematik në romanin e Mario Puzzu “Kumbari”. Në raportin prej katër faqesh duket se operativi i Sigurimit ka dalë duarthatë nga misioni në Itali, pasi arbëreshët ishin pak të interesuar që t’i shkonin mbrapa marrëzisë së komunistëve shqiptarë. Gjithsesi, duhet theksuar se kanë qenë pikërisht operativët e Sigurimit ata që kanë ndërmjetësuar mes mafies italiane për kontrabandën e cigareve, kryesisht në zonat e Jugut, si Kalabri apo Napoli. Raport mbi udhëtimin në Sicili dhe Kalabri “Prej datës 13 deri më 22 prill 1960 isha në ishullin e Siçilisë dhe në qarkun e Kozencës në Kalabri për të shoqëruar shokët e ardhur nga Tirana për të vizituar këto zona lidhur me gjetjen e dokumenteve historike dhe letrare, mbi veprimtarinë e arbëreshëve. Gjatë kësaj kohe vizituam këto vende: në Palermo - Piana degli Albanes; në Kosenza S.Demetri Corona, Machia Albaneze, Lungro, Frascinete, Ejanina, Plataci, Vacarizio Albanese, S.Basile dhe Acauqformoza. Pjesën më të madhe të kohës qemë të shoqëruar nga një prift, i cili jep mësimin e shqipes në universitetin e Barit, ndërsa në pjesën më të madhe vizitat u bënë nëpër priftërinjtë, sepse ata janë të vetmit sot për sot që merren me ruajtjen e gjuhës dhe me mbledhjen e dokumenteve historike dhe letrare, kanë kohë më tepër se të tjerët dhe ka mbetur traditë nga e kaluara. Në Palermo Në Palermo shkova me avion nga Roma. Zbritën në fushën e re të aviacionit, që është nderuar kohët e fundit në perëndim të qytetit dhe larg tij rreth 30 km. Aeroporti ishte i vogël dhe në të mundeshin të uleshin aeroplanë dymotorësh, katërmotorëshit nuk uleshin dot aty, por në atë të Boca di Falco-s. Në aeroport nuk kishte avionë të tjerë, por ishte një repart i aeronautikës. Në bazë të të dhënave të shtypit, aeroporti është ndërtuar si aeroport ndërkombëtar i Palermos, por që nuk është i përshtatshëm dhe shoqëritë e huaja nuk duan që të dërgojnë avionët e tyre për t’u ulur, sepse në periudhën e dimrit dhe sidomos në tremujorin nëntor-janar dhe më pak në shkurt nga erërat e mëdha nuk lejohet ulja e aeroplanëve. Ka zëra

që ky aeroport t’i jepet ushtrisë 9, aeronautikës, por akoma nuk është vendosur se kush do ta marrë. Në aeroport akoma vazhdojnë punimet për zgjatjen dhe zgjerimin e pistës, po kështu dhe ndërtimin e pistave të manovrimit. Për ta lidhur aeroportin me qytetin po ndërtohet një autostradë gjatë bregut të detit. Si në rrugë, ashtu dhe në aeroport punimet vazhdojnë, me gjithë kritikat e bëra më parë dhe kohët e fundit. Siç thashë më lart, aeroporti është i vendosur në perëndim të qytetit dhe në breg të detit, nga jugu i tij është një kodër e madhe dhe që bën të mos mbrohet nga erërat e tjera. Shërbimi i pasagjerëve nga aeroporti në Palermo bëhet me anë të autobusëve të shoqërisë “Alitalia”. Me mbrinjen në qytet, pa zënë vend në hotel, u interesova të gjeja personin që më kishte dërguar një letër. Mbasi u orientova në qytet dhe kontrollova nëse isha i ndjekur, shkova në adresën e letrës. Atje nuk gjeta personin që kërkoja dhe që nuk njihej fare. Këtu dyshova se mos letra ishte bërë nga ndonjë person

tjetër me qëllim provokimi dhe u largova nga zona. Me të zënë vend në hotel, u vura në ndjekje, ashtu siç ishin edhe dy shokët e tjerë të ardhur aty nga Bari. Qyteti i Palermos, si gjithë qytetet e Jugut të Italisë, nga ana ekonomike është i varfër. Lagje të tëra gjatë bregut të detit rrojnë në mizerie dhe me vjedhje e peshkim. Megjithëse kjo varfëri është në kontrast me pasurinë që ka ishulli dhe aq më tepër si kryeqendër. Në darkë u takova me dy shokët dhe në mëngjesin e datës 14 u nisëm me autobus për në Piana Degli Albanesi, që është rreth 40 km nga Palermoja dhe në zonën malore. Fshati ishte i varfër dhe popullsia e tij, e përbërë nga arbëreshë, merrej me bujqësi dhe blegtori. Aty morëm kontakt me shokë të partisë dhe me klerin, mbasi këta të fundit kanë një shkollë dhe një bibliotekë të pasur. Në biseda me shokët dhe me njerëz të tjerë rreth situatës u tha atyre se këtu po ngrihen edhe baza. Në biseda u mësua se në zonën e tyre nuk ka asnjë punim ushtarak dhe asnjë repart të tillë me përjashtim të


dossier • E shtunë 16 mars 2013

stacionit të karabinierisë, të cilët sa qëndruam aty nuk na u ndanë fare. Në veri të fshatit është një liqen, ku kanë ndërtuar edhe një hidrocentral, që furnizon me energji elektrike krahinën. Kanë ndër mend të ndërtojnë edhe një hidrocentral tjetër. Ky hidrocentral është i shoqërive elektrike të ishullit. Në darkë u kthyem në Palermo dhe në orën 22:30 u nisëm me tren për në Kozenca. Në mëngjesin e datës 15 u ndodhem në Mesina, ku kaluam edhe ngushticën. Si porti i Palermos, ashtu dhe porti i Mesinës, janë të mëdhenj dhe mundet të hyjnë anije edhe të tonazhit të madh. Në Mesina kishte 4 anije ushtarake të rojës së kufirit dhe anije të tjera transporti. Me kalimin në bregun kontinental të çdo mjeti nga ana e rojeve të financës, bëhet kontrolli për çështje kontrabande dhe më tepër për kripën, se siç dihet, kjo është monopol dhe teqenë se prodhimi i viti të kaluar nuk ka plotësuar nevojat e vendit. Italia është detyruar që të importojë kripë dhe prandaj kontrolli më i madh bëhet për këtë lëndë. Në

Kozenca mbërritëm në orën 19:00 të datës 16 dhe nga data 17 filluam vizitat në fshatrat arbëreshe të kësaj krahine. Është për të theksuar se në këtë krahinë është shumica e arbëreshëve të Italisë dhe të vendosur në pjesën dërrmuese në zonat malore të vendit dhe në afërsi të detit Jon. Në krahasim me fshatrat e Italisë Qendrore ose Veriore gjendja ekonomike dhe kulturore e këtyre fshatrave është më e keqe. Kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori një numër i vogël nga fshati Lungro, Acquaformoza dhe Fermi punojnë në kriporet e Lungros (miniera). Në fshatrat e Kozencës të banuara nga arbëreshët, megjithëse në gjendje ekonomike jo të mirë, ka njëfarë zhvillimi kulturor dhe të rrallë janë fëmijët që nuk e venë në shkollë. Për sa i përket mikpritjes, është karakteristikë në drejtim të vizitorëve shqiptare, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike, të afrohen dhe flasin me dashuri për Shqipërinë, si vendin e të parëve të tyre. Kjo është një anë e mirë edhe për punën tonë, sepse, në rast se

do të ketë të dhëna se në atë zonë bëhen punime që ne na interesojnë, me një vizitë legale në këto zona dhe që është e justifikuar mundet të mësohen të dhëna të sakta dhe të vlefshme. Popullsia e këtyre vendeve edhe me rastin e okupi-

mit të Shqipërisë nga fashizmi, në pjesën më të madhe kanë mbajtur qëndrim dhe bile ka ndodhur që edhe nga kleri kanë dashur t’i internojnë. Ka shumë njerëz të gatshëm të ndihmojnë në çdo gjë, sidomos nga shkencëtarët u shkrua si filli në

»

19

informacionit A/d/. Nga bisedat e bëra me ta, në të gjitha fshatrat doli se në zonën e tyre nuk janë kryer punime të rëndësishme me karakter ushtarak. Thuhet se në Silla, në një nga majat më të larta, ka një stacioni radar të aeronautikës, por nuk dihej me siguri pse ka edhe antena të televizionit për atë zonë. Për sa u përket punimeve të tjera me rëndësi jo vetëm nuk dinin gjë, por ishin të sigurt se nuk duhej të kishte në krahinën e tyre. Thoshin se këto punime mundet të kryhen në Jug në krahinë të Katanzaros ose të Rexhio-Kalabrise, krahina për të cilat nuk dinin shumë gjëra. Siç thashë edhe më lart, dashuria dhe patriotizmi i tyre për vendin tonë është një anë pozitive për punën tonë, megjithëse nga ato zona lëvizin shumë pak dhe më rrallë. Lëvizja jonë më e dendur në këto zona mund të influencojë pozitivisht në mbajtjen gjallë të dashurisë për vendin tonë. Patjetër udhëtime të tilla do të bëhen me autorizimin e Ministrisë sonë të Jashtme, edhe pse shpenzimet janë të shumta, mbasi duhet qëndruar disa ditë. Një masë tjetër që do të mbajë gjallë patriotizmin dhe lidhjet shpirtërore me vendin tonë është edhe dërgimi sa më shumë i materialeve që botohen te ne e sidomos i librave shkollor, gjë për të cilën dhanë fjalën edhe dy shokët që ishin dhe që janë kompetentë të çështjeve. Në zonat që shkuam dhe sidomos në Palermo dhe Kozenca janë këto reparte dhe organe ushtarake: Në Kozenca 151 regiment i fanterise AVELINO dhe distretoja e komanda ushtarake. Gjatë gjithë qëndrimit dhe lëvizjeve tona si në zonën e Palermos, ashtu dhe në atë të Kozencës kemi qenë të ndjekur. Në Palermo njerëzit që na ndiqnin qëndronin në sallën e hotelit dhe me daljen tonë na viheshin mbrapa. Në Kozencë jo vetëm që ishim të ndjekur, por sipas të dhënave të shokëve u nderuan gjatë kohës edhe portieri e njerëz që jepnin çelësat e dhomave, të cilët u zëvendësuan nga të policisë dhe dinin të gjitha lëvizjet tona. Meqenëse lëvizjet në fillim i bënim me autobus, mundet të ketë pasur njerëz që na ndiqnin ndërmjet pasagjerëve, ndërsa kur lëvizjet i bënim me makinën “Ferrari” të priftit, nuk kishim njerëz pas, por meqenëse lëvizjet tona diheshin dhe kudo gjenim përpara karabinierë në fshatrat që shkonim. Gjatë gjithë qëndrimit tonë në këto zona vetëm në S.Demetrio Corona disa elementë të djathtë dhe fashiste hynë në bisedë dhe donin të provokonin një bisedë të tillë. Ne u shmangëm, kështu që nuk e zgjatëm bisedën me ta. Është e natyrshme që, kur shkon në ndonjë vend për punë dhe vendosesh në hotel, me t’u regjistruar vetë njerëzit e hotelit vënë në dijeni organet e policisë dhe ata organizojnë ndjekjen. Ndjekja bëhet e hapët dhe duket qartë njeriu që të ndjek. Distanca e qëndrimit të tij varet nga rruga që ndjek, por ajo sillet në maksimum deri 30 metra dhe më afër. Si përfundim, mundet të thuhet se në zonat e banuara nga italo-shqiptarë ruhen zakonet e vendit tonë, ka dashuri të madhe për Shqipërinë, dhe kjo është pozitive, se në biseda me ta merr të dhëna që ne nave interesojnë për zonën e tyre dhe që ata janë të gatshëm të bisedojnë hapet. Gjatë bisedave duhet pasur patjetër parasysh kujdesi dhe trajtimi i çështjeve për t’i nxjerrë atje ku duan pa ju dhënë të kuptojnë se ti ke qëllim të mësosh për ato.


20

«

Kulturë

E shtunë 16 mars 2013 •

KIFW’13

Marsela Çibukaj dhe Elhaida Dani në “The Voice of Italy”

T

ashmë të njohura për publikun shqiptar dhe të vlerësuara prej tij ato “provojnë” talentin edhe në Itali. Bëhet fjalë për këngëtaret shqiptare Elhaida Dani dhe Marsela Çibukaj. E para fituese e edicionit të shkuar të “Top Fest”, ndërsa tjetra e njohur përmes spektaklit muzikor “The Voice of Albania”, vajzat provojnë të marrin pjesë në spektaklin analog të “The Voice…” në vendin fqinj. Talent show “The Voice of Italy” ka vetëm pak ditë që ka ngritur siparin e fazës së parë të tij. Vajzat shqiptare do të jenë konkurrente që do të provojnë të jenë pretendente për titullin e Zërit të Italisë. Një nga këngëtaret më të talentuara të tregut muzikor shqiptar, fituese e disa çmimeve në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Elhaida Dani ka filluar hapat e parë të karrierës si një nga konkurrentet e talent show-t “Akademia e Yjeve”, ku është shpallur fituese në vitin 2009. Në të njëjtin vit regjistron këngën e saj të parë, “Si asnjëherë”. Ka studiuar piano që në

Kosova në Javën Ndërkombëtare të Modës Edhe pak ditë na ndajnë nga ngjarja më e madhe e modës në Kosovë, e cila vjen edhe këtë vit me krijimet më të reja të stilistëve dhe shtëpive më të mëdha të modës nga gjithë trojet shqiptar, por edhe nga vende të ndryshme të botës. Stilistë nga Italia, Kroacia, Turqia, Maqedonia, Zvicra etj., si dhe butiqet me eksluzivitet, më të famshme botërore që gjenden në Kosovë do të jenë pjesë e pesë netëve të javës së modës. Më shumë se 50 modele do të jenë pjesë e këtij eventi madhështor ku 20 prej tyre do të jenë modele të famshme botërore, të cilat vijnë nga vende të ndryshme të botës për ta bërë kështu javën e modës në Kosovë një javë mode internacionale, ku kryefjala e 5 netëve të këtij spektakli do të jetë moda e fundit e veshjeve që do të prezan-

moshën 6-vjeçare në shkollën ‘Prenkë Jakova’ në Shkodër. Ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare në Rumani, Bullgari etj. dhe thuajse në të gjitha është shpallur fituese e çmimit të madh. Viti 2011 ishte shumë i suksesshëm për të. Në gusht të këtij viti ajo ishte një nga konkurrentët e ‘Suncane Skale’ ku fitoi çmimin për artisten më të mirë të re. Më 23-24 shtator ajo ishte pjesë e Festivalit Zlaten Kesten në Petriç, Bullgari ku ajo u zgjodh Best Singer. Konkurrimi i saj në festivale fillon në RTSH në vitin 2011 me festivalin kombëtar shqiptar, ku kënga e saj u nderua me çmimin “Melodia më e mirë”. Në 2012 Dani publikoi albumin e saj të parë dhe u shpall fituese e “Top-Fest” me këngën “S’je më”. Aktualisht vazhdon shkollen e lartë në Akademinë e Arteve. Marsela Çibukaj është gjithashtu një vajzë e talentuar, e cila është bërë e njohur në “The Voice of Albania”. Çibukaj është prezantuar edhe në spektakle të tjerë muzikorë dhe festivale të ndryshëm, mes të cilëve

edhe në Top Fest dhe në Festivalin Kombëtar të Këngës në RTSH. S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë vajzave suksese në sfidën e re që kanë marrë përsipër. “The Voice of Italy” ka filluar më 7 mars në RaiDue, si talent show i ri muzikor i Endemol Italia. Raffaella Carrà, Riçardo Coçiante, Noemi e Piero Pelù janë ata që po formojnë skuadrat e tyre duke e bazuar zgjedhjen nga zërat e konkurrentëve. Shpërblimi për fituesin do të jetë kontrata diskografike me Universal. Bast i kësaj pranvere për RaiDue, në përpjekje për të shpenguar veten nga flop-i i formatit muzikor Star Academy vjeshtën e 2011. Pritshmëria e një suksesi si ai i XFactor, dikur talent show me të cilin Rai krenohej, është e madhe falë edhe një jurie të zgjedhur, e cila është shprehur mjaft entuziaste për këtë sfidë të re të Rai Due. Prezantimi i është besuar aktorit Fabio Troiano dhe për të mbajtur kontaktin me publikun e web-it do të jetë V-reporter Carolina di Domenico, që do të ndërveprojë në site-in zyrtar në Twitter dhe në faqen e Facebook .

tohet nga 22 pjesëmarrës në këtë eveniment. Fotograf zyrtar i javës së modës në Kosovë edhe këtë vit do të jetë fotografi Avni Selmani. Gjithashtu janë përzgjedhur edhe 25 fotografë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria që do të bëjnë foto gjatë 5 netëve të eventit. Si çdo vit tjetër edhe këtë vit Java e modës mban vulën e “Gecjan Fashion Group” dhe Rtv 21. Kosova International Fashion Week 2013 do të mbahet më 20 dhe 21 mars në qendrën më të madhe tregtare në Ferizaj, për të vazhduar më 22,23 dhe 24 mars në sheshin 21 në Prishtinë. Në natën e fundit, më 24 mars do të ketë edhe një lojë shpërblyese. Për të gjithë mysafirët që e kanë vizituar javën e modes, do të ndahen 20 fustane eksluzivë në vlerë deri në 8000 euro dhe shumë shpërblime të tjera.

Majla Zeneli, “Ratio” në Gjermani “IDA Illuster” çel ekspozitës e artistes të artit vizual Majla Zeneli, të titulluar “Ratio”. Një shqiptare, e cila ka jetuar 7 vite në Gjermani, Zeneli ndërton vepra të pazakonta dhe origjinale me zezën dhe të bardhën, të cilat rëndojnë portretin e dështuar në formën dhe përmbajtjen e tij. Ajo në këtë process kërkon përmes fotografisë së saj. Majla Zeneli është lindur në vitin 1980 në Tiranë, Shqipëri dhe është formuar në artet grafike. Ajo ka studiuar në Poloni në Akademinë e Arteve “Eugeniusz Geppert Kunstakademie” dhe gjithashtu në Akademinë “Burg Giebichenstein Kunsthochschule Halle”. Zeneli është shumë e koncentruar në punën e saj dhe ka hulumtuar në disa teknika, ndërsa ka ekspozuar suksesshëm krijimtarinë e saj në Poloni, Angli, Suedi dhe Gjermani.


• E shtunë 16 mars 2013

Ç

dokush e njeh Stalinin, por asnjë nuk e njeh Hoxhën. Është një histori sekrete, ndoshta sepse Shqipëria është kaq e vogël. Ju mund të shihni Concresco si një prezantim të një shteti që vetëm pak njerëz e njohin. Shqiptarët janë ekstremisht pro-perëndimorë dhe mbase populli më pro-amerikanë në botë…”. Në Shqipëri, 750.000 bunkerë të periudhës komuniste popullojnë peizazhin, relike të paranojës të shtrembër të diktatorit Enver Hoxha. Tani ata ekzistojnë si shtëpi të çuditshme, strehë për kafshët, depo të këtij lloji dhe me njolla nga jashtë.Programi i veçantë i bunkerizimit, i cili zgjati gjatë tërë sundimit 40-vjeçar të Hoxhës, ka rezultuar në një bunker për çdo katër qytetarë. Në nëntor të vitit të kaluar, fotografi holandez David Galjaard fitoi çmimin e vitit 2012 Aperture Foundation/Paris Photo First Photobook për Concresco, një libër që shqyrton baza konkrete të shpërndara që tani kanë rifituar qëllimin e tyre ose janë përkeqësuar. Bunkerët kanë intriguar historianët shumë, por Galjaard vëren me keqardhje se publiku i gjerë nga ana tjetër di shumë pak për Shqipërinë. “Çdokush e njeh Stalinin, por asnjë nuk e njeh Hoxhën”, thotë Galjaard. “Është një histori sekrete, ndoshta sepse Shqipëria është kaq e vogël. Ju mund të shihni Concresco si një prezantim të një shteti që vetëm pak njerëz e njohin”. Braktisja e bunkerëve, ripërdorimi dhe riimagjinimi për Galjaard reflekton ndryshimin politik, të stileve të jetës dhe aspiratave në kombin e ish-Bllokut Lindor. “Jam duke treguar një histori për një komb dhe jam duke përdorur bunkerët si metaforë”, thotë Galjaard. “Shqipëria është një shtet lindor, por që do të jetë pjesë e Perëndimit. Ajo ka një këmbë në secilën anë dhe ndarja e këtij lloji është jonatyrale. Shqiptarët nuk kanë gjetur ende identitetin e tyre kështu që ata luftojnë me të shkuarën, por gjithashtu luftojnë edhe me të ardhmen. Dhe e ardhmja për ta është të jenë pjesë e Evropës Perëndimore”. Udhëheqësi komunist Hoxha u ngrit në pushtet në vitin 1944 si udhëheqës i Partisë së Punës në Shqipëri dhe e drejtoi atë deri në vdekjen e tij më 1985. Hoxha ishte në një gjendje alarmi konstante për kërcënime politike dhe e ruajti pozicionin e tij me imobilizim rutinë, burgime dhe dëbime të njerëzve të tij dhe kundërshtarëve politikë. Dyshimet e Hoxhës u shtrinë gjithashtu përtej kufijve të Shqipërisë dhe bunkerët, të cilët numërohen 24 për çdo kilometër kator dhe ishin ndërtuar në përgatitje për një luftë shumëfrontëshe që Hoxha priste nga dyndja e shteteve të tjera, nga Lindja dhe nga Perëndimi. Çdo qytetar në planin e Hoxhës ishte një rezervist. Dymbëdhjetë vjeçarët trajnoheshin të hapnin zjarr me armë dhe të qitnin me pushkë. Bunkerët nuk u vunë në veprim. Sot, autoritetet shqiptare janë para një disfate për çfarë të bëjnë. Kupolat konkrete të riforcuara janë të vështira të rikonceptohen me një qëllim po aq sa edhe të shkatërrohen. Turistët janë të magjepsur nga bunkerët të shpërndarë kudo përgjatë peizazhit, por për njerëzit që jetojnë atje ata janë fare pa interes, nëse jo pengesë, pjesë e peizazhit”. Kostot e konstruksionit ishin një shterim i thellë në burimet e vendit të vogël ballkanik dhe devijuan përpjekjet nga përmirësimi i rrugëve dhe nga zgjidhja e problemit kronik në Shqipëri të mungesës së banesave. Programi i bunkerizimit filloi në 1967 dhe pushoi shumë shpejt pas vdekjes së Hoxhës në 1985. Sot, Shqipëria është ekstremisht pro-perëndimore, veçanërisht pro-amerikane. Në 2011, Kry-

Kulturë

»

21

librit. Dua të bëj libra sepse koleksioni ka nevojë për libër. Me gjithë këtë, nuk e di nëse ia vlejnë gjithë telashet dhe ‘konkurrimi’ sepse në ditët tona ka shumë njerëz që bëjnë libra”.

Bunkerët shqiptarë,

një libër me fotografi nga holandezi eministri ndërtoi një statujë të George W. Bush në qytetin e Fushë-Krujës. “Mendoj se shqiptarët janë fansat më të mëdhenj në botë të Amerikës”, thotë Galjaard. “Ata dynden pas Bushit. Ju shihni shumë flamuj armerikanë, por ju shihni gjithashtu shumë flamuj amerikanë. Më shumë se sa flamuj evropianë. Njerëzit e kishin zakon të më pyesnin nëse isha amerikan, duke shpresuar të isha”. Galjaard e vizitoi Shqipërinë tre herë përgjatë 18 muajve, duke shpenzuar në tërësi katër muaj në vend. Projekti është një vështrim tërësor, por i hapur për vendin dhe njerëzit e tij. “Concresco nuk është Shqipëria, por vizioni im për Shqipërinë”, thotë Galjaard për librin në të cilin përfshihen esse personale nga dy shkrimtarë: Slavenka Drakulic dhe Jaap Scholten. “Është ndërtuar nga opinionet. Më pas keni intervista me njerëzit shqiptarë gjithashtu. Disa herë opinionet janë kontradiktore”. Galjaard nuk është fotografi i parë që fokusohet në bunkerët e Shqipërisë. Alicja Dobrucka ka një projekt të ngjashëm. Çfarë e shquan punën e Galjaard ishte vendimi i tij për të prezantuar projektin së pari si një libër. Galjaard grumbulloi para me ndihmën organizatave të artit, disa financime të grumbulluara me mbështetjen e ambasadës holandeze në Tiranë dhe një pjesë jo e vogël e parave nga kursimet e tij— rreth 12,000 euro, thotë artisti. Investimi ia vlejti. Të gjithë 750 kopjet e librit u shitën dhe Concresco është tani një objekt i rrallë. Ndoshta libri përfitoi nga entuziazmi i rilindur nga vetë botimi që po shkon me hapa të vegjël drejt fotolibrave në përgjithësi, por Galjaard insiston se jo çdo lloj pune, edhe pse e madhe, mund të jetë e nevojshme ose e përshtatshme të prezantohet në formën e librit. “Nuk dua të bëj libra për hir të

Kur Sirena kalon… Concresco nuk është projekti i parë për të cilin Galjaard ka punuar në mënyrë të nënzëshme. Ndërmjet 2006 dhe 2008, Galjaard bëri “When The Siren Goes”, (Kur Sirena Shkon), një vështrim mbi bunkerët e Luftës së Dytë Botëore në Holandë dhe që stilikisht mbolli farat për Concresco. I dalë nga “Royal Academy of Art” në Hagë, Galjaard ka një ‘Leica’ mbi shpatullat e tij. Ai ishte influencuar shumë nga Ed van der Elsken, por mungesa estetike e dokumentarit bardh e zi filloi të mos i përshtatej. “Diçka ndryshoi. Nuk mund të lidhesha me stilin tim vetjak. Bëra një kalim 180 gradë dhe fillova të punoj në format të gjerë me kamerat Hasselblad dhe Mamiya 6×7. Dhe fillova të punoja me ngjyrat. Isha akoma i interesuar tek njerëzit dhe historitë, por nuk isha i interesuar të mbështesja njerëzit në fotografi të tregonin historinë, kështu që u ktheva tek mjedisi dhe hapësirat e përdorura”, thotë Galjaard. Nga Rotterdam në Friesland, Amsterdam në Enschede, qytetet holandeze testojnë sirenat e tyre të emergjencës të hënën e parë të çdo muaji. Ata janë një rikthim në vigjilencën e shekullit 20 dhe duket se ekzistojnë vetëm për shkak të inercisë qytetare. “Pyesja veten se çfarë do të ndodhte nëse sirenat do të kalonin të mërkurën”, thotë Galjaard. “Zbulova se duhet vetëm të shkoni në shtëpi dhe të ndizni televizionin tuaj dhe të shpresoni se asgjë nuk ndodh.” Pas 9/11, (sulmit terrorist në SHBA), strehimoret holandeze hapën menjëherë diskutimin mbi sigurinë. Dy të tretat e njerëzve holandezë raportuan se dëshironin të ishin afër strehimoreve – në kundërshtim me faktin se strehëzat ngjitur nuk ofronin mbrojtje dhe balistikat moderne mund të të arrijnë përpara se ti të arrije në bunker. “Nëse bombardohesh çdo ditë me mundësinë e sulmit, atëherë je më i frikësuar dhe ndjen më shumë nevojë për mbrojtje”. Gjerësisht simbolike dhe një shpenzim i pajustifkueshëm, qeveria holandeze la mënjanë në mënyrë efektive bunkerët vetëm pak vite më vonë kur ata i dhanë kryetarëve të bashkive mundësinë e fundit të mbushnin këto strehëza me rezerva ushqimore. “Bunkerët në fotot e mia janë të fundit që ju do të gjeni në holandë”, thotë Galjaard. Pasi miku i tij, gazetari Ewout Lamé pa “When The Siren Goes”, ai i tregoi Galjaard për arkipelagun e bunkerëve në Shqipëri. “Menjëherë sa e lexova pashë se ishin afërsisht rreth 750 000 deri në një milion bunker në një vend kaq të vogël. Duhej vërtet ta shihja”, thotë Galjaard. Ai priti derisa dimri përfundoi dhe në fillim të 2009-ës, udhëtoi përmes Evropës për udhëtimin etij të parë të tre udhëtimeve. Për Galjaard është një psikologji e përbashkët midis “When The Siren Goes” dhe “Concresco”. “Më pëlqejnë vendet e errëta. Me shumë mundësi është diçka nga rinia ime– një ndjenjë pasigurie dhe rreziku. Është gjithçka nënshtresë, por nuk e di saktësisht se çfarë është. Mbase duhet të shkoj te psikiatri të zbuloj çfarë është”, thotë Galjaard. Pas një moment ai shton, “Është e vështirë të shpjegohet në Shqip”. “wired.com”. Përshtati: Blerina Goce


22

« speciale

P

ublicisti i shquar dhe studjuesi i madh shqiptar Moikom Zeqo na ka dhënë një portret për Fillonidin si më poshtë… Një figurë e madhe dhe e shquar ilirike ka qenë dijetari i lashtë ilir Fillonid Dyrraheni. Siç e tregon edhe vete mbiemri i tij, ai ishte me origjinë nga qyteti i Durrësit. Dyrraheni ka jetuar në gjysmën e dytë të shekullit të dytë dhe në gjysmën e parë të shekullit të parë para erës sonë. Shumë më vonë, sipas dëshmive dhe të dijetarit historian Stefan Bizantini, ndër të tjera shkruante: Fillonid Dyrraheni nga njëra anë mësoi tek Asklepiadi, e nga ana tjetër, duke bërë mjekime me sukses në Durrës dhe shkroi rreth 45 libra… Stefan Bizantini ka shfrytëzuar të dhënat e një dijetari më të vjetër të Heren Filonit nga Jetrika, i cili përmend si nxënës të Asklepiadit edhe Fillonid Dyrrahenin. Librat që ai shkroi për Mjekësinë në përgjithësi kanë humbur, me sa duket vazhdon më tutje Moikom Zeqo, gjatë shkatërrimit dhe djegies së bibliotekës antike të Durrësit prej gotëve në ato vite. Pikëpamjet filozofike të Fillonid Dyrrahenit, natyrisht kanë pasur afërsi me pikëpamjet filozofike të Asklepiaidit mësuesit të tij. Asklepiadi ishte epikurian dhe kishte koncepte materialiste dhe duke predikuar teorinë e atomeve, pranonte se atomet s’janë të papjes-

E shtunë 16 mars 2013 •

FILLONID DYRRAHENI

Për këte figurë të hershme dhe të shquar shqiptare qysh prej 2000 vjetësh, që për mua me të drejtë dhe pa dyshim mund të quhet si babai i mjekësisë Shqiptare tushme dhe se midis pjesëve më të vogla të tyre ekzistojnë hapësira boshe … Teoria e tij mjekësore konsistonte në aplikimin dhe re-

komandonte lëvizjet mekanike, të cilat, sipas tij, shkaktojnë lëvizjet e njësive më të vogla të atomeve, duke krijuar kushte të atilla në organizëm,

që çojnë në rigjenerimin e pjesëve të dëmtuara. Siç shihet pra Asklepiadi i ka mësuar nxënësve të tij si dhe Fillonidit, bazat e një mjekë-

sie materialiste, sepse edhe botëkuptimi i tij ishte edhe vet materialist. Fillonid Durraheni mbronte kështu pikëpamjet e përparuara filosofike shkencore të kohës. Vetë prania e këtij mjeku filozof në vendin tonë tregon se ne kemi një histori shumë të lashtë, por fatkeqësisht shumë historianë nuk janë marrë me të dhe unë personalisht falënderoj profesor Moikom Zeqon për këte kontribut të madh që i jep Shqipërisë me publikimet e tij për njohjen e historisë an-

tike shqiptare. Më në fund dua të shtojë që Durrësi dhe Shqipëria ta kenë për nder që ka ekzistuar një mjek qysh para 2000 vjetësh që e rrjeshton vendin tonë si ndër më të vjetërit në historinë e mjekësisë shqiptare… dhe duhet të krenohemi. Për këte që e quajmë Babain e Mjekësisë Shqiptare duhet që Bashkia e Durrësit të venosë një emër apo një simbol në qytet që bota të shikojë dhe të njohi se vendi ynë është i vjetër dhë në histori ...

KRISAVGJI REKA

NJE PEDIATRE E SHQUAR DURRSAKE Krisavgji Reka ka lindur në qytetin e Durrësit më 25 mars 1931, në një familje nëpunësish. I ati i saj Dhimitër (Taq) Kazanxhi, jurist dhe ekonomist, ishte i punësuar në kompaninë amerikane “Singer”, me rreth shoqëror në intelektualët e patriotët e kohës, ndërkohë që e ëma, Pandora, vinte nga familja Koxhaj, tregtarë me origjinë nga Manastiri e të vendosur në qytetin e Durrësit. Shkollën fillore, Krisavgjia e kreu në qytetin e saj të lindjes, ndërkohë që gjimnazin, ndërmjet Tiranës dhe Durrësit, për shkak të rrethanave të kohës, Luftës së Dytë Botërore dhe angazhimin e saj në veprimtaritë patriotike e me karakter antifashist e nacional çlirimtar. Krisavgjia, me mbështetjen e vëllezërve të saj Konstantin, Alfred e Ernest, ka qenë pjesëmarrëse që në krijim të organizatës antifashiste të rinisë Debatik. Po ashtu familja e saj në tërësi, një bazë e rëndësishme e luftës nacional çlirimtare. Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 1949, Krisavgjia shkon për studime të larta mjekësi në Budapest, Hungari, ku kreu gjysmën e tyre, pasi u kthye në atdhe, për t’u martuar me bashkëshortin e saj, Iliaz Reka. Me krijimin e Universitetit të Tiranës, Krisavgjia filloi studimet e lëna përgjysmë në Institutin e Mjekësisë, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1957, duke pasur kësisoj privilegjin e të qenurit në grupin e parë të mjekëve të diplomuar në Shqipëri. E specializuar tashmë si mjeke pediatre, Krisavgji Reka ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në konsolidimin e bazave të pediatrisë shqiptare. Së bashku me kolegët e saj Zisa Cikuli, Afërdita Gusho, Hëna Dino, Thoma Kristo, Vangjelo Grillo, Bafturi Çela, e më pas Dhurata Nishani, Kimete Nikshiqi, Teuta Jovani, etj., nën drejtimin e Profesorit të shquar Selaudin Bekteshi, zgjidhën me përkushtim e kurajë

raste nga më të ndryshmet duke kthyer në jetë me mijëra fëmijë të sëmurë, si dhe kontribuan në krijimin, ndërtimin e konsolidimin e një pediatrie bashkëkohore si në koncept, ashtu edhe në përmbajtje, deri në vitin 1966, kur së bashku me bashkëshortin e saj u transferuan në qytetin e Durrësit. Në këtë periudhë, falë përkushtimit, por edhe eksperiencës së akumuluar si kliniciste pediatre, Krisavgjia ishte njëkohësisht edhe pedagoge e lëndës në Fakultetin e Mjekësisë. Me vajtjen në Durrës ajo ndryshoi profil, duke u fokusuar e përkushtuar problemeve të mirërritjes së fëmijës, puerikulturë, duke shtrirë e përhapur në të gjithë rrethin e Durrësit, deri në skajet më të largëta të tij, Konsultoret Nëna e Fëmija, sipas standardeve e koncepteve moderne të mirërritjes, duke ndikuar ndjeshëm në uljen e mortalitetit infantil në shkallë rrethi e më gjerë. Në vitin 1976, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Iliazit, Krisavgjia kthehet përsëri në Tiranë, për të punuar tashmë në Institutin e Studimeve Pediatrike, strukturë shkencore e krijuar dhe e drejtuar nga Prof. Bekteshi, e ku me kolegë të tjerë si Iliriana Kadare, Vala Goxhaj, Maks Bozo, Vahe Mokini, etj., dhanë kontribut të rënësishëm në pediatrinë bashkëkohore, deri në vitin 1982, kur edhe doli në pension. Edhe pas daljes në pension, Dr.Krisvgjia nuk rreshti së studiuari e punuari sa herë që i kërkohej. Me kalimin e viteve, ajo ju përkushtua edhe më tepër familjes në mirërritjen dhe edukimin e mbesave të saj dhe nipit, duke qenë kësisoj një gjyshe shembullore në të gjitha drejtimet, përkushtim i cili nuk rreshti deri në frymën e fundit të saj, kur u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare më datë 9 qershor 2012. Përgatiti: Prof. Dr. Flamur Tartari

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


»

23 Bajern – Juventus sport

• E shtunë 16 mars 2013

S

horti i hedhur dje për çerekfinalistet e Ligës së Kampioneve ka disa çifte interesante, por padyshim, më interesanti është ai mes Bajernit dhe Juventusit. Kështu, Bajern Mynih dhe Juventus do të vihen përballë njëri-tjetrit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, në atë që shihet si supersfida e këtij turi. Në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, ekipet çerekfinaliste kanë njohur emrat e kundërshtarëve dhe përballja gjermano-italiane është ajo që spikat mes të tjerave në këtë fazë të turneut. Një tjetër ndeshje shumë interesante do të jetë ajo mes PSZH dhe Barcelonës, me ekipin francez që nuk luan në çerekfinalet e turneut prej 18 vitesh, ndërsa për herë të fundit janë vënë pikërisht përballë katalanasve duke i eliminuar ato. Shorti ka qenë disi më i lehtë për Real Madrid, duke e vënë skuadrën e Murinjos përballë turqve të Gallatasarajit. Edhe ekipi i Terim ka shumë kohë pa mbërritur në çerkefinalet e turneut, ndërsa në sezonin 20002001 ka luajtur në këtë fazë pikërisht ndaj galaktikëve të Realit. Kampionët e Gjermanisë të Borusia Dortmund kanë peshkuar surprizën e sezonit, skuadrën e Malagas, që të gjithë ekipet e mëdha e dëshironin si kundërshtar në këtë pikë të turneut. Reagimet për supersfidën Natyrisht Bajerni mund të shpresonte për një kundërshtar më të lehtë, megjithatë trajneri Jup Heinkes nuk duket aspak i trishtuar. “E njoh Juventusin mjaft mirë, i kam ndjekur shpesh gjatë dy viteve të fundit. Ata ishin kampionë në vitin e kaluar dhe duket se do të jenë kampionë përsëri në këtë sezon. Ata janë skuadra më e mirë për momentin në Itali dhe kanë një stadium të shkëlqyer. Janë një skuadër shumë e fortë taktikisht, në mbrojtje dhe në sulm. Jam i sigurt se do të jenë dy ndeshje futbolli të shkëlqyera dhe shpresoj që t’ia dalim mbanë për të kaluar turin. Por mendoj se është një ndeshje shumë e hapur, pasi ata janë kundërshtarë shumë të vështirë”. Nga ana tjetër, trajneri Konte u shpreh: “Bajern është një prej skuadrave më të vështira me të cilat mund të ndesheshim, por do ta presim këtë sfidë me kënaqësi të madhe. Mendoj se Bajerni është i ngjashëm me skuadrën që ka ndërtuar Antonio Konte ndaj kjo do ta bëjë sfidën edhe më të vështirë për ne. Megjithatë, jam krenar sepse Juventusi është kthyer mes 8 skuadrave më të mira në Evropë dhe jemi i vetmi ekip italian që ka mbetur në turne. Po i gëzohemi kësaj eksperience dhe shpresojmë të vazhdojmë

në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin shpirt luftarak”.

Real Madrid – Gallatasaraj Një tjetër sfidë shumë interesante është ajo mes Realit të Madridit dhe Gallatasarajt që rikthehet në nivele të larta në Ligën e Kampioneve. Trajneri i Realit të Madridit, Murinjo është shprehur se nuk i frikësohet asnjë kundërshtari. “Ekipi po kalon një moment të mirë dhe po luan mirë, që është gjëja më e rëndësishme. Do të gabojmë nëse mendojmë se Gallatasaraj do të jetë një rival i lehtë. Ata kanë lojtarë me shumë eksperiencë që kanë luajtur edhe me ne, apo futbollistë shumë të rrezikshëm si Drogba. Një rival që është në çerekfinale do të thotë se e meriton të jetë këtu. Por tani mendojmë për sfidën e kampionatit, do të ketë kohë mjaftueshëm për të menduar për Gallatasarajin. Nuk ndjehemi favoritë, por do ta përballojmë sfidën me shumë besim te vetja. Ajo që kujtoj unë nga ndeshja që kam luajtur kundër Gallatasarajit, është ambienti fantastik në tribuna”,- tha Murinjo. Nga ana tjetër, trajneri i Gallatasarajit, Fatih Terim u shpreh: “Është një ditë e madhe për ne, pasi morëm vesh që do të ndeshemi me Realin e Madridit. Natyrisht që shanset më të mëdha janë për ata, Çerekfinalet e para 2/3.04.2013: por ne nuk dorëzohemi asnBajern MynihJuventus jëherë. Kemi lojtarë cilësorë dhe do të japim maksimumin MalagaBorusia Dortmund për t’u kualifikuar”. Real MadridGallatasaraj

supersfida e çerekfinaleve Dje në Nion të Zvicrës janë përcaktuar katër çerekfinalistet e Ligës së Kampioneve, ku ndër sfidat më interesante janë ato mes Bajernit dhe Juventusit, si dhe PSG-së e Barcelonës

PSG – Barcelona Barcelona, e cila bëri një ndeshje të madhe ndaj Milanit, duke kthyer ndeshjen 2:0 të takimit të parë me një rezultat mbresëlënës 4:0, tashmë do të përballet me “miliarderët” e PSG-së. Leonardo, drejtor sportiv i PSG-së u shpreh se do të jetë një sfidë shumë e fortë. “Ishte e vështirë të gjenim një skuadër më të vështirë në short. Për më tepër na mungon edhe Ibrahimoviç në ndeshjen e parë. Tani po presim apelin, edhe pse nuk jam shumë optimist. Shpresojmë që UEFA të jetë pak më e ndjeshme ndaj nesh pasi luajmë kundër Barcelonës. Por duhet të qëndrojmë të qetë. Para fillimit të këtij sezoni ishte një ëndërr të imagjinonim që do të luanim në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Barça mund të bëjë gjithçka, ne duhet të mundohemi të minimizojmë dëmet dhe të rrimë të qetë. Për ne, sido që të shkojë, do të jetë një festë e madhe”. Nga ana tjetër, drejtuesit e Barcelonës e kanë vlerësuar takimin si interesant. Zubizarreta, drejtor sportiv i Barcelonës, tha pas shortit: “Skuadrat që shkojnë në çerekfinale janë këtu pasi do të thotë se kanë bërë gjithçka mirë. Ky short kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

PSG-

Barcelona

mund të interpretohet si i mirë apo i keq, por ajo do të shihet vetëm pas tre javësh nëse do të kthehemi përsëri këtu për shortin e gjysmëfinaleve. Duhet të jemi të kujdesshëm për shkak të asaj që përjetuam ndaj Milanit. Duhet ta interpretojmë ndeshjen e kthimit në fushën tonë si diçka pozitive”. Borusia – Malaga Drejtuesit e Borusias së Dordmundit nuk mund të kërkonin një kundërshtar më të lehtë për çerekfinale sesa Malaga. Trajneri Jurgen Klop u shpreh: Borusia dhe Malaga janë dy skuadrat që kanë çuditur me paraqitjet e tyre në Ligën e Kampioneve në këtë sezon. Ndaj një gjë do të jetë e sigurt: do të ketë një skuadër surprizë në gjysmëfinalen e turneut. Mënyra se si eliminuan Porton, tregon se ata kanë shumë cilësi në skuadrën e tyre”. Nga ana tjetër, edhe drejtuesit e Malagës nuk duken të hidhëruar me kundërshtarin. “Mund të kishim përballë Barcelonën apo Realin e Madridit. Pra mund të shkonte shumë më keq”,- u shpreh trajneri i spanjollëve.

Shorti i Europa Lig, shmangen përballjet e mëdha Veç shortit të Ligës së Kampioneve, dje është hedhur edhe shorti i Europa Lig, po për çerekfinale. Skuadrat e mëdha të mbetura në aktivitet në Europa Lig kanë evituar përplasjet me njëra-tjetrën në shortin e çerekfinaleve të hedhur sot në Nion të Zvicrës, duke pasur të gjitha mundësinë të kalojnë në fazën tjetër të turneut. Favoritët kryesorë të këtij turneu, anglezët e Çelsit, kanë një sfidë të lehë në letër përballë Rubin Kazan, skuadrës ruse që vjen për herë të parë në këtë pikë të turneut. Disavantazhi i vetëm i skuadrës së Benitez në këtë sfidë është se do të luajë ndeshjen e parë në fushën e vet dhe të kthimit në Rusi, ku çdo ekip e ka pasur mjaft të vështirë të japë maksimumin dhe të marrë rezultat pozitiv. I vetmi ish-fitues i aktivitetit,

politika: Oli Xhilaga, ervin koçi ekonomia: brikena dervishaj sociale: Erta bode rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Çerekfinalet e para 04.04.2013 Çelsi-

Rubin Kazan

Totenhem-

Bazel

Fenerbahçe-

Lacio

Benfika-

Njukasëll

Totenhem, që ka ngritur trofeun që quhej Kupa UEFA në vitet 1972 dhe 1984, do të ketë një përballje që i sheh si favoritë të padiskutueshëm për të kaluar turin, pasi janë vënë kundër zviceraneve të Bazel që kanë eksperiencë në Kupat e Evropës por jo

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

aq sa skuadra legjendare londineze. Ndërkohë, dy sfidat e tjera pritet të jenë më të ekuilibruara, pasi Fenerbahçe luan përballë italianëve të Lacios, ndërsa Benfika kundër Njukasëll, ku parashikohet që kalimi në gjysmëfinale të luftohet deri në minutën e fundit.

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E shtunë 16 mars 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.