strategjia pronave, EKB lista, Gosip

Page 1

»18-19

A ka tradhti kombëtare të Ahmet Zogut?

Sa ishte pamundësia e rezistencës me armë ndaj Italisë E premte

16 nëntor 2012 Viti VIII, Nr. 2824 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Reagon CEZ

Vizat, SHBA ndryshon Arben Ahmetaj nuk thotë të procedurën e marrjes vërtetat, do ndjekim rrugën Më datë 21 pezullohen, do të vendosen rregulla të reja. Si duhet të veprojnë ata që kanë planifikuar vizitë në muajin dhjetor »4

ligjore për zhdëmtimin

»7

njohja e Pronës Vendosen pika të reja për kthimin dhe kompensimin

Enti i Banesave

Kategoritë që do të përfitojnë më shpejt në ndarjen e lekëve në 4 vitet e ardhshme

Një mijë familjet që lirojnë banesën dhe ata që marrin

strategjia e re. Etapat nga do të kalojë kthimi fizik në sipërfaqet e mbetura

Lista e plotë për Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Shkodrën. Enti kërkon zbatimin e ligjit ndryshe gjykata do vendosë ekzekutimin

»6

Masa ndaj Malajt Deputetët e PS-së kërkojnë mbledhje urgjente të grupit

komisioni Përcakton fondin e posaçëm në buxhet për kompensimin financiar

»2

Opinion Nga Xhevat Mustafa

PS mes shumë frontesh »11 Nga Leonard Boduri

Opozitë për hir të opozitarizmit »11

»5

Bota OBAMA “Çështja Petraeus, nuk ka prekur sigurinë”

»17

Dështon votimi i tre ligjeve

»2-3

Partitë marrin 4 ditë kohë për bisedime mbi Fierin Gossip

Tuna

provokon!

Paraqitet me bikini në nëntor

• Leonora Jakupi irritohet nga ‘Facebook-u’ • Getoar Selimi i këndon Prishtinës me melodi serbe • Çfarë po i thotë Françeska në vesh Adrianit? • Genta më e “bujshmja”, Dafina më e “imta” »12-13

Se pranon në punë

Ish-prokurori padit Ina Ramën për shkarkimin Shehu pas vendimit të gjykatës, Kryeprokurorja nuk pranon detyrimin për rikthimin në detyrë

»8


Grupi kuvendor i PS në mbledhje urgjente

Pritmëritë në PS

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë një mbledhje urgjente për të diskutuar dhe për të vendosur mbi deklaratat jo në koherencë me linjën zyrtare të deputetit Arben Malaj. Një mbledhje e tillë është kërkuar nga deputeti socialist Fidel Ylli, i mbështetur dhe nga kolegë të tjerë në këtë grup. Ditët e fundit brenda radhëve të ligjvënësve socialistë është krijuar jo pak tension mbi qëndrimet e ndryshme lidhur me kushtëzimin e tri kritereve të KE-së me çështjen e qarkut Fier. Takimi Deputeti i PS-së Fidel Ylli ka kërkuar një mbledhje urgjente të grupit kuvendor socialist, ku të jetë i pranishëm kryetari Rama dhe deputeti Malaj, me qëllim që të sqarohet në mënyrë institucionale si pozicioni i deputetëve që kanë respektuar linjën zyrtare të partisë, ashtu dhe ata që kanë dalë kundër. Në dy mbledhjet e fundit që ka zhvilluar grupi kuvendor socialist ky debat ka qenë prezent, duke shtuar dhe përplasjet mes dy rrymave, që janë pro dhe kundër kushtëzimit të votës në Kuvend me qarkun e Fierit. Por momentalisht përplasja është ndalur te deputeti Malaj, pasi ky i fundit ka shfaqur hapur mendimin e tij përkundrejt qëndrimit të PS-së për votimin e tri kushteve të BEsë, që lidhen potencialisht me marrjen e statusit të vendit kandidat. Përmbledhtazi Malaj është shprehur për medien se pa hequr dorë nga çështja e qarkut të Fierit PS-ja do të veprojë sipas prioriteteve më të rëndësishme për vendin. Madje, nisur nga shigjetimet nga ana e kolegëve të tij mbi këto qëndrime, Malaj ka deklaruar se mungesa e demokracisë, e transparencës apo trajtimi i zhurmuesve si elemente disipline vetëm sa i shtojnë jetën politike Sali Berishës. Ndërkohë së fundi përballja në distancë e deputetit Malaj dhe e kolegëve që ka kundërshtuar qëndrimin e tij, duke shkuar deri aty sa të kërkojnë dhe një mbledhje urgjente, ku më e pakta do të merret një masë paralajmëruese për përjashtim nga grupi, ka sjellë dhe një përgjigje të drejtpërdrejtë të Malaj. Sipas tij, deputeti Abazi është ekspert për trashësinë e xhamit, ndërsa Fidel Ylli ngatërron PS-së me Federatën e Boksit. Akuzat Mbledhja e fundit e grupit parlamentar të PS-së u përfshi nga diskutime të deputetëve që shigjetuan kolegun e tyre Arben Malaj për qëndrimet e shprehura në medie. Deputetët Fidel Ylli, Sajmir Tahiri, Sadri Abazi dhe Artan Gaçi, duke iu referuar debatit të

Argumenti i Malajt

Qëndrimi i Malajt irriton deputetët, kërkojnë penalizim

“Momenti i votës është shumë i veçantë. Ka një parim: ajo duhet të jepet në raport me ndërgjegjen e individit në detyrim të forcës politike, por në raport dhe me prioritetet e vendit. I jam shumë mirënjohës medies. Pa mbështetjen e saj dhe pa debatin publik unë dhe kolegët e mi s’do të arrinim të bënim ato reforma që nga 1997-a. Kështu që të mos lodhet asnjë udhëheqës në PS që ta konsiderojë disiplinë apo si kusht faktin që unë komunikoj me opinionin publik.” Mësohet se deputetët socialistë që kanë kërkuar mbledhjen urgjente për të bërë një analizë të detajuar të zhvillimeve brenda radhëve të grupit kuvendor socialist insistojnë në faktin se kjo analizë duhet të lidhet jo vetëm me deklaratat e Malaj në kundërshtim me linjën zyrtare të PS-së për kushtëzimin me çështjen e Fierit të tri ligjeve të BE-së, por dhe me të gjitha zhvillimet, duke insistuar në respektimin e rregullores së këtij grupi parlamentar.

ashpër politik mes PD-së e PS-së, kanë folur me tone të ashpra ndaj deklaratave të Malajt për çështjen e Fierit dhe kanë kërkuar që ai të zbatojë vendimet e grupit parlamentar për këtë çështje. Sipas tyre, devijimi nga linja zyrtare nuk shihet vetëm te deputeti Malaj, por dhe nga deputetët të tjerë. Për këtë arsye ky grupim deputetësh e sheh jo të përshtatshme shfaqjen e kolegëve të tyre ndryshe nga pjesa tjetër në një kohë, që sipas tyre, çështja e integrimit është njësoj e rëndësishme për gjithë grupin kuvendor socialist, ka kërkuar që të bëhet një analizë e detajuar e sjelljes dhe qëndrimeve të deputetëve, veçanërisht sjellja e deputetit Malaj.

E premte 16 nëntor 2012 •

Berisha – Zotëri, kërkove 10 minuta dhe 20 minuta. Ato i ke që tani pa ma ditur për nder mua fare. Sepse ato i ka kjo Rregullore dhe unë jam i gatshëm se, meqenëse nuk shkruhet këtu “kryetari i opozitës”, të shkruhet “kryetrari i opozitës”. Deklaron këtu Rregullorja se me përjashtim të rasteve kur në këtë Rregullore është ndryshe, ka të drejtë të falës 10 minuta për ligjin dhe kur është çështja për program politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave kanë të drejtë 40 minuta. Nuk kam asnjë kundërshtim për këto.

Propozimi i kryeministrit

02

« politikë

Kuvendi nuk mundi të votojë tre ligjet e integrimit

Politika dështon, i jep vetes 4 ditë kohë për bisedime Albana Lika

Propozimi dhe batutat

P

olitika shqiptare dështoi në miratimin e tri ligjeve që kërkojnë tri të pestat e votave, ligje për cilat ndërkombëtarët kanë kërkuar miratimin e tyre para dhënies së opinionin për statusin e vendit kandidat. Klasa politike ka përgjegjësinë politike të gjejë një zgjidhje para datës 20 nëntor, kohë kur Komisioni Europian do të nisë hartimin e raportit të tij lidhur me progresin që ka bërë vendi ynë që nga 10 tetori. Në këtë datë KE-ja prezantoi raportin e progresit për vitin dhe i vendosi kushte me qëllim rishikimin e vendimit në fillim të muajit dhjetor. Të majtët deklaruan votën kundër. Ky qëndrim u mor në konsideratë nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila nuk i futi në proces votimi tri ligjet. Në këtë mënyrë mazhoranca i dha kohë si opozitës, ashtu dhe vetes për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe hapësirat, me synim arritjen e një konsensusi mes palëve. Përdorim i kësaj praktike të përsëritur nga kryeparlamentarja u paralajmërua më herët nga Kryeministri Sali Berisha. Ai bëri ofertën e fundit politike. Sipas saj, opozita ose duhet të pranonte ofertën e vendosur prej disa ditësh në tryezën e saj për zgjidhjen e çështjes e kryesimit të këshillit të qarkut të Fierit me mocion mosbesimi, ose të niste punën për diskutimin dhe miratimin e tri ligjeve të integrimit. Për të zgjedhur mes të dyjave opozita ka katër ditë kohë. “Propo-

zimi im i fundit është ky: nëse doni nga sot e deri më datën 20 në çdo kohë, 24 orë në 24 orë, si kryeministër jam i gatshëm të shfrytëzoj atributin tim kushtetues për të mbledhur parlamentin për t’i votuar ato ligje. Doni të mblidhemi në mesnatë? Doni të dielën në mesnatë apo të hënën deri më datën 19, në mënyrë që t’i çojmë Brukselit atë mesazh që po kërkon?” - tha Kryeministri Berisha. Ftesa deri në lutje për votën e deputetëve të opozitës nuk mungoi as nga Kryetarja e Kuvendit. Ajo qysh në çelje të seancës

u kërkoi deputetëve të opozitës t’i votojnë këto ligje. “Ne kemi nevojë për votat tuaja për tri ligje që presin në axhendën e parlamentit, ndaj i ftoj të gjithë kolegët e opozitës që të bashkojmë votat për ligjin për Gjykatën e Lartë, për nëpunësin civil dhe për Rregulloren e kuvendit. Këto janë ligje që na kërkohen dhe për të cilat nevojitet vota juaj. Nëse nuk do të duheshin votat tuaja, nuk do t’u isha lutur. Të votojmë këto tri ligje dhe të mos zhgënjejmë as familjet tona, as elektoratin tonë, as të huajt”, - tha kryeparlamentarja.

Berisha – Pra, propozimi im është propozim dinjitoz, është njëlloj sikundër t’ju them unë juve se pavarësisht se si voton Paulini (Sterkaj), t’ju them “jo”, se Paulini nuk mund të votojë kundër meje. Por voton ai kundër meje, sigurish që voton kundër meje. Ky është vend i liri, ky është rregull i lirisë. Paulin Sterkaj - Duke justifikuar lëvizjen time me Këshillin e qarkut të Fierit, unë mandatin e kam nga populli, nuk jam i deleguar. Ju lutem e dini se çdo gjë e kam me harxhet e mia, unë nuk e dredh si ju nga mëngjesi deri në darkë. Unë mendoj se do të jem prapë deputet, se e marr votën në Malësi të Madhe, por mandati im nuk është si votat e tua të klonuara. Mos ma përmendi emrin, se më bëni reklamë. Mos ma përmendi për të kryer punët tuaja, pasi ju e dini që nuk do të ratifikohet marrëveshja e qeverisë shqiptare në PE dhe ju Fierin nuk do ta lëshoni. Berisha - Çfarë ju propozohet juve? Unë ju vlerësoj ju, është ai tjetri që ju quan kooperativistë. Unë mund t’ju vë nofka nga më të çuditshmet, por jo kooperativistë. Kooperativistë jeni për atë ju, keni vlerën e kooperativistëve, që shpërbleheshin me 5 lekë.


politikë • E premte 16 nëntor 2012

»

03

Eurodeputët diskutojnë për statusin e vendit kandidat

Afati i fundit për marrjen e statusit Kukan: Jemi të shqetësuar për acarimin e situatës politike Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian diskutoi dje mbi raportin e eurodeputetit Nikolaos Kuntis mbi integrimin europian të Shqipërisë. Në këtë raport janë përfshirë 141 amendamente, ku është vënë theksi te nevoja për miratimin e reformave legjislative, kritere për marrjen e statusit kandidat. Amendamentet reflektojnë qëndrime të ndryshme të grupimeve politike për nevojën e forcimit të sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, rritjen e performancës të administratës shqiptare, përmirësimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe ruajtjen e mjedisit. Ndërkohë pas debatit të zhvilluar mbi integrimin europian e Shqipërisë raportuesi Nikolaos Kuntis shprehet se raporti i tij është një nxitje për forcat politike shqiptare që të mos humbin

Raporti i PE-së Sipas eurodeputetëve, marrja e statusit të vendit kandidatit duhet ta nxisë vendin që të ofrojë sa më shumë rezultate të prekshme për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetarëve shqiptarë. Shumë nga eurodeputetët kanë përkrahur kërkesën për shtimin e dy amendamenteve: ai për hetimet e pavarura për ngjarjet e 21 janarit dhe trajtimi i ish-të burgosurve politikë. Raporti në Komision do të votohet më 22 nëntor. Parlamenti pritet të votojë rezolutën për Shqipërinë në seancën plenare të dhjetorit.

shansin për marrjen e statusit të kandidatit në dhjetor. “Ne kemi pasur një debat të frytshëm mbi amendamentet në gjirin e komisionet të punëve të jashtme. Mendoj se në tërësi debati dhe amendamentet janë interesante dhe mbi këtë bazë unë do të përmirësoj dhe pasuroj raportin tim mbi Shqipërinë. Të gjitha grupimet politike janë dakord për thelbin, që është mbështetja për statusin e kan-

didatit. Shpresoj të mbarojmë së shpejti dhe ta votojmë raportin final më 22 nëntor në këtë komision dhe më pas në seancën plenare të dhjetorit”, - vuri në dukje eurodeputeti Kuntis. Ndërkohë kryetari i delegacionit të PE-së për Ballkanin, Eduard Kukan, shpreh shqetësimin e tij për zvarritjen e përmbushjes së tri kushteve të mbetura dhe u bën thirrje forcave politike të gjejnë pa humbur kohë gjuhën

e përbashkët për ligjet e integrimit. “Ne po presim plotësimin e tri kushteve, siç është artikuluar në rekomandimin e Komisionit Europian. Jam i sigurt se rezoluta e PE-së mbi Shqipërinë do të jetë në të njëjtën linjë me atë të Komisionit dhe do të nxisë ata që duan vërtet ta çojnë vendin përpara. Jemi pak të shqetësuar, se në Kuvendin e Shqipërisë nuk pati marrëveshje lidhur me këtë”, - deklaroi Kukan.

Këshilli i qarkut Fier, opozita hedh poshtë ofertën e kryeministrit për mocion

Ruçi: Berisha po kërkon alibi për Brukselin Kreu i mazhorancës: Ju doni të bllokoni, por duhet të mateni mirë Albana Lika

Vendimi

O

pozita refuzoi kushtet e ofruara nga mazhoranca dhe miratimin e tri ligjeve që kërkojnë votat e saj, duke theksuar se Kryeministri Berisha po kërkon alibi tek ajo dhe kreu i saj Edi Rama. Gjatë seancës së djeshme në parlament kreu i grupit kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi, tha se gozhda ku ka ngecur sharra e statusit të vendit kandidat nuk janë tri ligjet, por problemet që ka realisht vendi ynë: zgjedhjet e lira, lufta kundër krimit, lufta kundër korrupsionit dhe liritë dhe të drejtat e njeriut. “Zoti Kryeministër, e kuptoj që jeni në hall, sepse nuk jeni në gjendje, në radhë të parë, të shmangni problemet e mëdha ekonomike dhe sociale që ka vendi. Jeni në shkelje të plotë të ligjit dhe të Kushtetutës, pasi më datën 25 tetor duhet ta kishe mbyllur buxhetin, më datën 2 nëntor duhet ta kishe paraqitur këtu. Sot e kësaj dite nuk e ke kaluar ende në qeveri, pasi je në krizë të plotë, sepse nuk di se ku të gjesh paratë. Madje, ke hedhur tezën jo vetëm që të mos ulet borxhi, por të rritet borxhi. Ti je në hall, sepse s’ke ç’i thua Brukselit për përmbushjen e 8 rekomandimeve që ke pasur në dy progresraporte. S’ke ç’ju thua e po kërkon alibinë pse nuk i plotësove dot kërkesat”, - akuzoi Ruçi. Referuar ligjeve konkrete, numri një i kuvendorëve socialistë akuzoi Kryeministrin se gënjen kur thotë se projektet janë gati për votim. “Gënjen kur thua se ligjet kanë 2 muaj në Kuv-

Njohja nga 1920

Pas pluralizmit, numërimi i legjislaturave nis nga 0

end. Projektligji i Gjykatës së Lartë është bërë në mënyrë të njëanshme, ligji për administratën publike nuk është në tryezën e parlamentarëve, ndërsa Rregullorja e Kuvendit është ende në komision. Këto tri projektligje flenë në axhendën e parlamentit”, - tha kreu i grupit parlamentar të PS-së. Më herët Kryeministri u kërkoi deputetëve të PSsë që të votojnë ligjet, votim nga i cili, siç tha Berisha, i kanë sytë të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Ndërsa pretekstet për çështjen e këshillit të Fierit ai e cilësoi nga më absurdet. Kreu i mazhorancës përsëriti propo-

zimin e tij se u jep përgjigjen më të shkëlqyer kërkesave të tyre. Berisha u kërkoi të ngrihen në lartësinë e përgjegjësive që detyra u dikton. “Çfarë ju propozohet juve? Unë ju vlerësoj, por është ai tjetri që ju quan kooperativistë. Kooperativistë jeni për atë ju, keni vlerën e kooperativistëve, që shpërbleheshin me 5 lekë. Ju mocionin nuk e doni, ju themelin nuk e doni, atëherë ju doni të bllokoni, por duhet të mateni mirë. Jeni njerëz me përgjegjësi të larta, jeni njerëz me përgjegjësi të mëdha para vendit tuaj dhe zgjedhësve tuaj”, - tha Kryeministri.

Kuvendi miratoi me shumicë votash projektvendimin e Këshillit të Legjislacionit, i cili përcakton njohjen e legjislaturave që nga viti 1920, dhe numërtimin e tyre që nga 1991. Sipas kryeparlamentares Topalli numërtimi i legjislaturave nga viti 1946 nuk është bërë mbi bazën e një kriteri ligjor. “Numërtimi i legjislaturave nuk është bërë mbi bazën e ndonjë kriteri ligjor, shkencor apo zakonor parlamentar sikurse ka ndodhur te të gjitha parlamentet e vendeve të tjera, përfshirë edhe ato ish-komuniste. Pavarësisht nga ndryshimet që ekzistojnë në mes të shteteve europiane, numërtimi i legjislaturave të këtyre shteteve ka marrë si kriter thelbësor periudhat në të cilat kanë kaluar këto shtete sidomos kuadrin kushtetues të tyre. Miratimi i kushtetutave të reja ka sjellë fillimin e një numërtimi të legjislaturave në parlamentet e këtyre vendeve”, - deklaroi kryetarja e Kuvendit, Topalli.

Topalli e Tahiri debate për nderimin e Lirak Bejkos Seanca plenare nisi me debate mes Kryetares Topalli dhe deputetit të PS-së Sajmir Tahiri për ish-të përndjekurin Lirak Bejko, i cili ndërroi jetë pas vetëdjegës gjatë grevës së urisë. Deputeti kërkoi që të mbahet një minutë heshtje në nderim të Bejkos, kërkesë kjo që u refuzua nga mazhoranca. “Është e vërtetë që ia ka borxh partia jote, partia komuniste, për të gjitha vitet e burgut. Mbani një minutë heshtje dhe kërkoni ndjesë, se pasi i futët në burg dhe nuk kërkoni të falur, pasi u çoni benzinë dhe i digjni për së gjalli, tani dilni dhe i përdorni”, - tha Topalli. Më pas deputeti socialist risolli në vëmendje çështjen e qarkut të Fierit, Gërdecin, por dhe pasuritë e zyrtarëve të lartë e të fëmijëve të Kryeministrit Berisha. “Ty të rroftë kryetari, mor zotëri, se për shkak të tij po merri një njollë turpi në këtë 100-vjetor, që në historinë 20-vjeçare nuk e ka marrë njeri”, - u kundërpërgjigj kryeparlamentarja.

Berisha: Botimet e reja nxorën të vërtetat historike Kryeministri Berisha tha gjatë vizitës së tij në panairin e librit tha se botimet e prezantuara gjatë këtij aktiviteti nxorën të vërtetat historike nga bunkeri hoxhist dhe falsifikimi primitiv i historisë. Panairi i librit “Tirana 2012”, sjell 1500 janë tituj të rinj, shumica me subjekte nga ngjarje të rëndësishme historike të këtyre 100 vjetëve. “Duhet të pranoj se këtu shkëlqejnë librat e historisë së kombit shqiptar gjatë këtyre 100 vjetëve, libra që i vendosin në piedestal të vërtetat historike 100-vjeçare të shqiptarëve, libra që shënojnë një kapitull të ri në të vërtetën historike shqiptare, libra që u japin mundësi qytetarëve të të gjitha moshave të njihen me historinë 100-vjeçare të këtij kombi dhe të këtij vendi. Këto botime realizuan një nga objektivat më madhorë të shqiptarëve për 100-vjetorin: nxorën të vërtetat historike nga bunkeri hoxhist dhe falsifikimi primitiv i historisë”, - tha Berisha.


04

« sociale

E premte 16 nëntor 2012 •

21 dhjetori afati i fundit për ata që duan të shkojnë në SHBA

Statistika

SHBA shkëput vizat përkohësisht

Alarmi i ISHP-së

Amerika vendos ndryshimin e procedurës së marrjes së vizës

Në njoftimin për shtyp të publikuar nga ambasada amerikane thuhet se data 21 dhjetorë do të jetë dita e fundit që do të pranohen aplikimet për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me sistemin aktual të përfitimit të vizave. Pas kësaj date do të ketë një shkëputje dhe më pas do të vijohet me procedurat e reja të aplikimeve. Pra, ata që duan të udhëtojnë për në SHBA gjatë dhjetorit dhe janarit duhet të nxitojnë për të bërë kërkesë.

Afati

Ndryshimet që do të bëj ambasada amerikane në Tiranë për lëshimin e vizave për qëllim joemigrues do të bazohen vetëm te procedura e aplikimit. Kjo do të thotë se nuk do të ndiqen më të njëjta hapa, por do përcaktohet në ditët në vijim. Krahas kësaj tarifat për përfitimin e një leje udhëtimi për në SHBA do të mbeten të njëjta. Të pandryshuara mbeten edhe kriteret standarde që kërkon ambasada për marrjen e një vize.

Ndryshimet

Ervin Koçi

A

mbasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ndërpresë për një periudhë lëshimin e vizave jo emigruese. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp ambasada bën të ditur se do të ybatojë një procedurë të re aplikimi për vizat joemigruese dhe deri në përcaktimin e plotë të ndryshimeve nuk do të lëshohen më viza joemigruese ose turistike. Afati i fundit që individët mund të aplikojnë në ambasadën amerikanë në Tiranë për një leje udhëtimi është data 21 dhjetor. Ndryshimet e lëshimit të vizave për në SHBA do të bëhen vetëm me procesin e aplikimit. Në njoftimin e publikuar nga ambasada amerikane thuhet se ndryshimet që do të bëhen në procesin e lëshimit të vizave do të jenë rrënjësore dhe u bën thirrje personave që duan të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të nxitojnë për aplikim. “Individët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara në muajt dhjetor 2012 dhe janar 2013 janë të lutur të aplikojnë për vizë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të shmangin vonesat që mund të krijohen nga ndërprerja e shërbimeve”, - thekson zyra e shtypit e ambasadës. Po sipas komunikatës, detajet dhe procedurat e reja për aplikimin e vizave do të bëhen të ditura në fillim të muajit të ardhshëm, duke çuar në këtë mënyrë në një ndërprerje të përkohshme të lëshimit të lejeve për të udhëtuar për në SHBA. “Detajet rreth procedurës së re do të jenë në dispozicion në fillim të muajit të ardhshëm. Nuk janë planifikuar ndryshime të tarifës së vizës dhe aplikantët, përsëri duhet të paraqiten personalisht

invalidët Dixhitalizimi i sistemit lë pa para invalidët

Invalidët në Durrës pa KEMP që prej një muaji Drejtoria rajonale e sigurimeve shoqërore në Durrës ndërpret përkohësisht lëshimin e raportit të KEMP-it për personat me aftësi të kufizuara. Dosjet e të gjithë këtyre personave janë në proces dixhitalizimi, çka ka pezulluar punën për raportet, duke bërë që dhjetëra veta prej të paktën një muaj të sorollaten pa mundur të blejnë barnat. Nga ana tjetër, Shoqata e Invalidëve Paraplegjikë denoncon një tjetër shkelje për marrjen e raportit të paaftësisë, i cili kërkohet çdo vit. Sipas tyre, paraplegjikët nuk kanë pse të dalin çdo vit në KEMP, sepse gjendja e tyre nuk ndryshon. “Këtu bëhet pisllëku më i madh që ekziston, invalidi paraplegjik do të dalë përgjithmonë në KEMP si invalid pune”, tha Kujtim Salku, kryetar i Shoqatës se Invalidëve Paraplegjikë. Në Durrës ka mbi 300 invalidë paraplegjikë, që detyrohen çdo vit të merren me vizitat mjekësore dhe procedura të tjera për të përfituar KEMP-in. Vizitat bëhen në të vetmen agjenci që ndodhet pranë gjykatës së shkallës së parë, ku pavarësisht sinjalistikës për të lënë vendin të lirë për invalidët, ai gjithmonë është i bllokuar nga automjete që parkojnë kundër tabelës.

për një intervistë”, - thuhet në komunikatë. Ndryshimet nuk do të prekin tarifat, të cilat do të jenë po ato që paguhen edhe sot. Gjithashtu edhe kërkesat standarde për aplikimin e një leje udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara do të mbeten të njëjta. “Ndryshimet lidhen vetëm me procesin e aplikimit. Kërkesat standarde për kualifikimin për vizë joemigruese do të mbeten të njëjta”, - bën të ditur ambasada. Me bllokimin e përkohshëm të vizave nga ana e SHBA-ve për shkak të vënies në zbatim të procedurave të reja për marrjen e një vize personat që duan të udhëtojnë për në SHBA për çështje joemigruese duhet të kryejnë të gjitha procedurat sa më shpejt, pasi në të kundërt nuk do të kenë mundësi deri në një afat ende të pacaktuar.

Lotaria amerikane, në maj 2013 dalin përgjigjet Në muajin tetor ambasada amerikane në Tiranë hapi loftarinë amerikane. Kjo është një procedure që i lejon njerëzit që të aplikojnë për të fituar të drejtën për të jetuar në SHBA. Lotaria amerikane u mbyll në fillim të muajt nëntor dhe përgjigjet për aplikuesit do të dalin gjatë muajit prill. Kjo mënyre për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tepër komode, pasi mundëson sigurimin e lejes së qëndrimit në SHBA dhe rrjedhimisht edhe mundësinë për të punuar atje. Kjo lotari u hartua nga Kongresi Amerikan në vitin 1990 për të reflektuar hapjen e Amerikës ndaj shumëllojshmërisë. Lotaria amerikane është e hapur për popujt e vendeve që kanë dërguar më pak se 50 mijë emigrantë në Shtetet e Bashkuara gjatë pesë vjetve të fundit. Vendet që janë burim i një numri të madh emigracioni janë të përjashtuara nga lotaria. Kjo lotari emërohet në bazë të vitit fiskal të cilit i përket. Ky variant njihet si “lotaria 2013”, sepse vizat do të lëshohen gjatë vitit fiskal 2013, i cili fillon nga 1 tetori 2012 deri më 30 shtator 2013.

“Përmbaruesi më ka nxjerr në rrugë me gjithë fëmijë”

Shkelen vendimet e gjykatave Letër-ankesë në redaksinë e gazetës “Metropol” Një anëtar i komunitetit egjiptian i qytetit të Fierit ankohet në gazetën “Metropol” se përmbaruesit privatë e kanë nxjerr nga shtëpia pa të drejtë, pasi kishte fituar dy herë gjyqin në gjykatën e shkallës së parë të Fierit dhe në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Nëpërmjet një letre-ankesë që ky anëtar i komunitetit egjiptian dërgoi në redaksinë e gazetës, kërkon që diskriminimi që i është bërë të shkojë në dyert e trupave diplomatike në Tiranë: tek ambasada e Bashkimit Europian, tek ambasada amerikane, tek ambasada Gjermane etj. Në letër thuhet se ky person e ka privatizuar shtëpinë dhe është pronar i ligjshëm i saj, por përmbaruesi në Fier e ka nxjerrë nga shtëpia me dhunë.

Sipas letrës, është bërë një shkelje e ligjit, pasi brenda në shtëpi përmbaruesi ka futur një person tjetër, i cili e kishte humbur në gjykatë këtë të drejtë. “Futi në banesën time një person të racës shqiptare që unë e kam rrezuar në gjykatën e shkallës së parë të Fierit dhe në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Por përmbaruesi racist, duke më sharë dhe ofertuar, më tha se nuk e njeh vendimin dhe unë me gjithë fëmijët ndodhem në qiell të hapur.” Ky anëtar i komunitetit egjiptian në Shqipëri ndihet tejet i diskriminuar, pasi në bazë të letrës së sjellë në redaksinë e gazetës “Metropol” është bërë një shkelje e ligjit, duke hedhur poshtë vendimin e dy gjykatave e duke lënë një familje të tërë në rrugë.

20% e fëmijëve në vend janë obezë Në vend 20% e fëmijëve janë obezë, ose e thënë me thjeshtë, rreth 50 000 fëmijë janë mbi peshë. Kjo është shifra më alarmante e publikuar nga ISHP-ja në 20 vjetët e fundit, duke e parë obezitetin te fëmijët në rritje dhe si shkaktare të një sërë sëmundjesh. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi, duke iu referuar studimeve të bëra nga ky institucion, thotë se duhet ndryshuar rrënjësisht sjellja e prindërve ndaj mënyrës së të ushqyerit të të vegjëlve. Kjo nis nga shtëpia, çerdhet dhe kopshtet. Obeziteti është një ndër shkaqet që rrezikon të vegjlit për t’u bërë me diabet dhe drejtori i ISHP-së e sheh me shqetësim rritjen e numrit të diabetikëve. Popullata e diagnostikuar me diabet është rreth 60 000, ndërsa shifra reale është rreth 120 000. Kjo gjendje bëhet më alarmante, pasi 10% e fëmijëve në vend rrezikojnë të jenë diabetikë, dhe kjo vjen kryesisht si pasojë e mbi peshës së tyre.

Tirana

Prej disa vjetësh, në fole merimangash Që prej disa vjetësh Tirana është kthyer në një rrjetë gjigante merimangash. Kabllot elektrike, telefonike dhe ato që përcjellin linjën e internetit janë varur nëpër pallate, duke u thyer në një rrezik për jetën e banorëve. Ky proces ka nisur që para shumë vjetësh, ku telat telefonikë vareshin nga njëri pallat në tjetrin. Më pas filluan edhe fijet që përcjellin sinjalin e internetit. Ndërthurja e këtyre telave të varur ka krijuar posaçërisht pamjen e një foleje gjigante merimange. Edhe pse janë çdo ditë para syve të të gjithëve, gjendja vijon të mbetet e njëjtë, dhe kjo jo për faj të ndonjë institucioni, por sepse kostoja për të rregulluar këtë problem është tepër e lartë, aq sa do të duhet një fond i veçantë për të rihapur edhe një herë rrugët e asfaltuara në të gjithë qytetin dhe për t’i riasfaltuar edhe një herë. Ky do të jetë problem edhe për disa kohë në qytet.


ekonomi • E premte 16 nëntor 2012

»

05

Fillojnë diskutimet për ndjekjen e zbatimit të strategjisë për kthimin dhe kompensimin

Pronat, ja etapat për mbylljen e procesit Skema e re e kompensimit të pronave do të ketë në themel përllogaritjen e pasurive ekzistuese shtetërore nëpërmjet inventarizimit të pasurive të paluajtshme. Inventarizimi do të identifikojë pasuritë me interes publik që duhet të mbeten pronë e shtetit, pasuritë për mbrojtjen e mjedisit, pasuritë që mund të përdoren për të nxjerrë të ardhura, pasuritë për t’u kaluar në fondin fizik për subjektet e shpronësuara, pasuritë për privatizim dhe ato për ndërtim.

është përcaktuar edhe krijimi i një skeme efektive unike kompensimi brenda vitit 2013 dhe fillimin e zbatimit të saj bazuar në fondin fizik dhe financiar, për subjektet e shpronësuara edhe nëpërmjet metodikës se re të vlerësimit të pronave të paluajtshme sipas vlerës së tregut dhe procesit të inventarizimit të pronave shtetërore. Në këtë kuadër do të kërkohet forcimi i sistemit të të drejtave të pronësisë dhe mbrojtjes së tyre deri në fazën e ekzekutimit sipas standardeve të GJEDNj-së në përputhje me

Problemet

Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë mbi pronën e fituar me ligj dhe të investimeve mbi të, si dhe të dinamizmit të tregut të tokës brenda vitit 2020. Sipas Papakostandinit, në vijim të përmbushjes së detyrimeve deri në vitin 2020 do të realizohet edhe modernizimi dhe përmirësimi i informacionit nëpërmjet dixhitalizimit të plotë dhe ndërlidhjes së sistemeve që kanë informacion për pasuritë e paluajtshme, përfshirë hartat, sipas standardeve të direktivës INSPIRE.

Në shërbim të faturës së re do të bëhet përmirësimi dhe përditësimi i të dhënave për fondin pyjor dhe kullosor, në përputhje me sistemin kombëtar të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Kjo strategji siguron mjete të tilla si komunikim dhe akses më të mirë mes agjencive shtetërore dhe bazave të të dhënave të tyre, dhe lejon sistemet elektronike të reduktojnë kontaktet e qytetarëve me zyrtarët që merren me trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve të pronave.

Pika kyçe e gjithë procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave është përgatitja e metodikës së vlerësimit të pasurive të paluajtshme për efekt kompensimi. Kjo metodike, si proces është miratuar para dy javësh dhe synon të nxjerrë vlerën e pasurive bazuar në vlerën reale të tregut. Ndërkohë që çmimet që do të llogariten sipas saj pritet të dalin në mesin e muajit dhjetor. Skema përfundimtare efektive e kompensimit brenda vitit 2013 do të bazohet në parimet e planifikimit urban afatgjatë. Në këtë kuadër do të bëhet ristrukturimi i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në funksion të procesit të kompensimit, pas një analize të funksioneve dhe eficiencës së saj.

Etapat

Fondi

Z

gjidhja përfundimtare e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave duhet të përfundojë brenda vitit 2020 ashtu siç janë përcaktuar afatet kohore në strategjinë e kthimit dhe kompensimit të pronave. Kjo straegji ka përcaktuar afatet dhe etapat ku do të ecet deri në përfundim të procesit, por një ndër pikat kryesore të saj është fakti që ajo ka në kompensimin fizik të pronarëve dhe jo atë financiar, siç ka funksionuar deri më tani. Pikërisht në kuadër të zbatimit të kësaj strategjie në Ministrinë e Drejtësisë, grupi i punës i ngritur për të siguruar këtë proces, ku marrin pjesë shumë institucione shprehet i bindur se në këtë mënyrë do të mund të zgjidhen në praktikë çështjet e pronësisë. Lidhur me këtë fakt Meri Papakostandini, drejtore e Koordinimit të Çështjeve të Pronësisë theksoi se qeveria shqiptare do të përmbushë pesë qëllimet strategjike në të drejtat e pronësisë. Kështu, sipas këtij dokumenti, të gjitha pronat në proces-legalizimit duhet të formalizohen brenda vitit 2013. Sipas strategjisë, brenda vitit 2014 duhet të ketë përfunduar 100 për qind procesi i përkohshëm i nivelit kombëtar nëpërmjet njohjes së pronësisë së subjekteve të shpronësuar. Ndërkohë, procesi i lirimit të shtëpive të ishpronarëve duhet të përfundojë brenda vitit 2012, ndërsa ai legalizimit të ndërtimeve informale vitit 2013. Gjithashtu në bazë të afateve të përcaktuara brenda vitit që vjen duhet të përfundojë edhe procesi i verifikimit të titujve të pronësisë për tokën bujqësore. Një ndër detyrat që do të ndihmojë në zgjidhjen e procesit të pronave

Inventarizimi

Tashmë synohet që pronarët të dëmshpërblehen nëpërmjet kompensimit fizik

Kërkesa

•Përfundimi 100% i regjistrimit fillestar sistematik kombëtar brenda vitit 2013, krijimi i regjistrit elektronik publik të pasurive të paluajtshme. •Përfundimi 100% i proceseve të përkohshme të nivelit kombëtar nëpërmjet njohjes së pronësisë së subjekteve të shpronësuar, brenda vitit 2014; legalizimit të ndërtimeve informale brenda vitit 2013; lirimit të shtëpive të ish-pronarëve brenda vitit 2012; verifikimit të titujve të pronësisë për tokën bujqësore brenda vitit 2013. •Krijimi i një skeme efektive unike kompensimi brenda vitit 2013 dhe fillimin e zbatimit të saj bazuar në fondin fizik dhe financiar, për subjektet e shpronësuara edhe nëpërmjet metodikës se re të vlerësimit të pronave të paluajtshme sipas vlerës së tregut dhe procesit të inventarizimit të pronave shtetërore. •Forcimi i sistemit të të drejtave të pronësisë dhe mbrojtjes së tyre deri në fazën e ekzekutimit sipas standardeve të GJEDNj-së në përputhje me Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë mbi pronën e fituar me ligj dhe të investimeve mbi të, si dhe të dinamizmit të tregut të tokës brenda vitit 2020. •Modernizimi dhe përmirësimi i informacionit nëpërmjet dixhitalizimit të plotë dhe ndërlidhjes së sistemeve që kanë informacion për pasuritë e paluajtshme, përfshirë hartat, sipas standardeve të direktivës INSPIRE, deri në vitin 2020.

gara

Institucionet, diskutime me kompaninë ÇEZ

Qytetarët përfitojnë pagesa të ulëta

Pas zbatimit rritet pesha gjeopolitike

Haxhinasto: S’lejojmë ndërprerje energjie për ujësjellësit

Bonot e thesarit, ulja e interesave i bën kreditë më të lira

Ndërtimi i gazsjellësit TAP, ja avantazhet për Shqipërinë

Një ditë pasi CEZ njoftoi se do të ndërpresë energjinë për ndërmarrjet debitore të ujësjellësave ka reaguar qeveria. Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, thotë në një intervistë për një televizion, se kjo nuk do të lejohet. “Kjo nuk mund të ndodhë pasi detyrimet janë të tilla që kjo nuk mund të ndodhë. Energjia ndaj ujësjellësve nuk do të ndërpritet, pasi kjo është me pasoja shumë të mëdha për qytetarët. Qeveria do të marrë masat ligjore që parashikohen për këtë rast”, tha Haxhinasto. Ministri thekson se agjencitë në varësi të qeverisë dhe Enti Rregullator po ndërmarrin të gjitha veprimet për të mos e lejuar ndërprerjen e energjisë tek ujësjellësat. “Të gjithë institucionet që merren me këtë çështje, duke nisur që nga Enti Rregullator, por gjithashtu edhe Ministria e Ekonomisë janë duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që këtu mos të ketë asnjë kosto për ujësjellësit në drejtim të furnizimit të tyre me ujë për qytetarët”, tha Haxhinasto. Kreu i Ekonomisë konfirmoi se dy ditë më parë mes qeverisë dhe CEZ ka pasur negociata intensive, ku palët kanë pretendimet e tyre, por sipas tij më e rëndësishme është që të vijohet me realizimin e shërbimit të furnizimit të përdoruesve me energji me qëllim që të mos ketë asnjë lloj vakumi në këtë lloj shërbimi kaq jetik.

Interesi i bonove të thesarit arriti në ankandin e kësaj jave vlerën më të ulët historike, në nivelin 6.41%. Rënia e interesave të bonove nuk tregon vetëm çmimin e borxhit të qeverisë, por ka një ndikim të konsiderueshëm edhe në interesat e kredisë për sektorin privat. Jo më kot, Banka e Shqipërisë e vlerësoi uljen e interesave të bonove si hap përcaktues për transmetimin e politikës monetare lehtësuese në ekonomi. Përgjithësisht, interesi i bonove të thesarit është norma referuese për kreditë bankare. Kjo ndodh sepse bonot teknikisht janë një investim me rrezik 0 dhe alternativa kryesore ndaj kredisë. Kredia për subjekte private, qofshin individë apo biznese, kuptohet me interesin e bonove, që përfaqësojnë investim me risk 0, plus një marzh fiks që ndryshon në varësi të profilit të riskut të klientit. Për kreditë që llogariten sipas kësaj formule, rënia e interesit të bonove sjell drejtpërsëdrejti ulje të interesit total të kredisë. Për shembull, kredia për blerje pasurish të paluajtshme jepet nga bankat me interesin e bonove të thesarit plus një marzh interesi fiks rreth 3%. Gjashtë muaj më parë, interesi i bonove të thesarit me maturim 12-mujor ishte 7.37% dhe duke shtuar marzhin fiks, interesi ishte rreth 10.37%.

Sfida e sigurimit të burimeve energjetike po bëhet gjithmonë e më e madhe për njerëzimin. Gazsjellësi TAP është një projekt madhor energjetik dhe kalimi i tij përmes vendit tonë ka rëndësi shumëdimensionale. Parë në këtë këndvështrim, TAP kontribuon në mënyrë direkte në rritjen e peshës gjeopolitike të vendit tonë, si dhe në stabilitetin e gjithë rajonit. Për më tepër, TAP do të përbëjë një burim të ri furnizimi me energji të vendit tonë tashmë të ekspozuar ndaj riskut të reshjeve apo thatësirës. Furnizimi me gaz i TEC-it të Vlorës apo edhe i TEC-eve të rinj do të kontribuojë në stabilitetin e sistemit tonë elektrik dhe do të krijojë kushte të favorshme për ndërtim të parqeve eolike. Ndonëse në mënyrë më graduale, futja e gazit natyror në përdorim në sektorin rezidencial do të kontribuojë në mënyrë të ndjeshme në uljen e dëmtimeve në pyje, si dhe në lehtësimin e rrjetit elektrik tashmë shumë të ngarkuar nga përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje dhe gatim. Linja e tubacionit do ketë një gjatësi 800 km, dhe do të sjellë gazin natyror të Kaspikut nga Azerbajxhani në Evropë, duke kaluar nëpër Shqipëri. Në fakt, një pjesë e konsiderueshme e tubacionit të TAP do të ndërtohet në vendin tonë, me një gjatësi rreth 204 km në tokë dhe 60 km në det në pjesën shqiptare të detit Adriatik.


06

« banesat e pronarëve

EKB: Familjet që lëshojnë banesën dhe ata që e marrin Enti Kombëtar i Banesave ka rishikuar dhe shtuar listën e familjeve që duhet të lëshojnë shtëpitë ku janë vendosur me qira që para vitit 1991 si dhe ato ish-pronarë që do të marrin shtëpitë e tyre. Ndërsa bëhet e ditur se çdo banesë që nuk lirohet kalon në proces gjyqësor dhe përmbaruesi ekzekuton kthimin e banesës.

Tirana Pronarët Igli Hilmi Gugashi Halime Sherif Memisha Panajot Kostandin Strati Bujar Rexhep Gilani Kliton Rexhep Gilani Bujar Rexhep Gilani Bujar Rexhep Gilani Burhan Hasan Hoxha Kadrije Jonuz Hasho Zef Bisha (Kisha Katolike) Ramazan Ali Karroci Evelina Cara Irma Mehillaj ( Skenderi) Djana Kellezi Zyhra Baja Fatbardh Kazazi Thoma Todo Terpo Evelina Cara Irma Mehillaj(Skenderi) Djana Kellezi Zyhra Baja Fatbardh Kazazi Evelina Cara Irma Mehillaj (Skenderi) Djana Kellezi Zyhra Baja Fatbardh Kazazi Evelina Cara Irma Mehillaj (Skenderi) Djana Kellezi Zyhra Baja Fatbardh Kazazi Ali Tahir Topalli Zyhra Ahmet Hamitaj Vilfrid Ibrahim Shyti Elvana Telat Sakiqi Flutura Ramadan Llapaj Elvana Tilat Sakiqi Ridvan Telat Sakiqi Nurxhan Rexhep Gostivari Malva Durim Hatibi Marges Durim Hatibi Sulejman Ismail Hajdari Sulejman Ismail Hajdari Manjola Mithat Stringa Jorgji Thoma Kllapa Mirgjin Hamdi Rusi Aferdita Hamdi Kone Gjeraqina Hamdi Kerciku Mirgjin Hamdi Rusi Aferdita Hamdi Kone Gjeraqina Hamdi Kerciku Mirgjin Hamdi Rusi Aferdita Hamdi Kone Gjeraqina Hamdi Kerciku Mirgjin Hamdi Rusi Aferdita Hamdi Kone Gjeraqina Hamdi Kerciku Mirgjin Hamdi Rusi Aferdita Hamdi Kone Gjeraqina Hamdi Kerciku Mirgjin Hamdi Rusi Aferdita Hamdi Kone Gjeraqina Hamdi Kerciku Liljana Seit Matja Suzana Seit Matja Shpeti Seit Matja Marjana Mand Kume ( Stefa) Gazmend Mitat Sharofi Vasil Foti Xhitoni Nezihat Xhavit Malosmani (Meneri) Shyqyri Xhavit Meneri Fatmir Xhavit Meneri Zyhdi Meneri Dhurata Zyhdi Reci(Meneri) Ilir Zyhdi Meneri Betina Zyhdi Meneri( Xhepa) Ali Zyhdi Xhavid (Meneri) Fatbardh Kazazi Xhelala Stermasi Sajmir Stermasi Adnan Stermasi Fatri Stermasi Rudina Nikoleti Shiroka Xhemal Mahmut Begeja Eldjon Myrteza Gozhita Zyhra Ahmet Hoxhaj ( Turku) Luljeta Zenel Minarolli (Kerciku) Adri Arjan Kerciku Tanush Haki Mulleti Fatmir Qamil Kosta Fadil Petrela Ylber Fadil Petrela Halil fadil Petrela Seid Fadil Petrela Myrshit Sulejmani Vorpsi Liljana Sulejman Vorpsi Hava Selma Kellezi

Zyhra Ahmet Hoxhaj ( Turku) Bamir Ilmi Shijaku Mervin Faruk Cami Nevila Fruk Cami Diana Cami ( Abdyrrahman) Glenti Bardhyl Cami Stelvi Bardhyl Cami Tatjana Vangjel Dodbiba Edip Ali Pustina Shefki Maliq Petrela Kujtim Sinan Petrela Bujar Fadil Petrela, HAVA Selman Kellezi Myrshit Sulejman Vorpsi Emila Hans Bonati Sotiraq Perik Trajani Kristal Vasil Tase Mihase Abaz Toska Ylber Bajram Pustina Vangjeli Kristo Beshiri Ilir Zenel Sopoti Nadire Qinami Mehmet Theodhori Prifti Gjylizana Dema Sherif Shrif Hyka Elvira Lazer Daberdaku Engjellush Njazi Avdulaj Brikena Eqerem Cabej Antoneta Gjon Nikolla, Dhimiter Agap Papajani Gjon Agap Papajani Eduard Pjeter Curcija Bujar Rexhep Gilani, Kliton Rexhep Gilani Ilirjan Ferit Bardhi Aferdita Qazim Vorpsi Arben Asllan Fida Engjellushe Faik (Mençe) Bregu Vilma Qazim Zeri Ida Tomin Peni, Fation Peni, Musa Peni, Shaqir Vaqari, Gazmend Bakiu Mihase Abaz Toska (Shahinaj) Dijon Ibrahim Frasheri, Drita Ibrahim Kongoli Suzana Ali (Tafaj) Meneri Suzan Thoma Zoto Brikena Eqrem Cabej Tomorr Qazim Hitaj Rudina Ruzhdi Hiso Suzana Osman Qyqja, Ines Eqerem (Qyqja) Kapedani Haxhira Osman Qyqja(Hyka) Ikbale Osman Qyqja (Skenderi) Adriatik Islam Balliu, Fatbardha Qyqja, Gerta Eqrem Qyqja, Andon Sotir Prifti Dhurata Zyber Karajani, Fatbardha Zyber Agushi, Fisnik Zyber Preza, Aferdita Zybera Husha Fiqiri Abaz Tomja, Faiz Abaz Tomja, Lulzime Abaz Nurce(Tomja) Ilir Arqile Xhuli Edlira Osman Reci (Hidi) Skender Ali Reci Suzana Osman Qyqja, Ines Eqerem (Qyqja) Kapedani, Haxhira Osman Qyqja(Hyka), Ikbale Osman Qyqja (Skenderi) Adriatik Islam Balliu, Fatbardha Qyqja, Gerta Eqrem Qyqja, Suzana Osman Qyqja, Ines Eqerem (Qyqja) Kapedani, Haxhira Osman Qyqja(Hyka), Ikbale Osman Qyqja (Skenderi) Adriatik Islam Balliu, Fatbardha Qyqja, Gerta Eqrem Qyqja, Adem, Naim, Abdulla, Agim, Mehmet Kasmi Elida Mit’hat Matathia Baedhyl Xhemal Kadesha Hajdije Abudulla Elezi Pajtim Hazbi Hoxha Haki Destan Hoxha Mira Muhamet Hodo Thoma jorgo Marto, Eldiniqi Jorgo Marto, Kristaq Dhimo Rika Lindmar Ymer Gjinali Rudin Nikoleti Shiroka Kristul Vasil Tase Agim Shyqyri Nallbani, Adrian Agim Nallbani

Diana Ali Ciftja, Agim Ali Ciftja, Fatmira Ali Qazimi Dilaver Fehmi Tepelena Diana Ali Ciftja, Agim Ali Ciftja, Fatmira Ali Qazimi Faik Feri Dishnica Vangjeli Kristo Beshiri Qiraxhinjtë Tiranë Eqerem Qerem Shakaj Halit Veseli Myzejen Mehmet Pitellari Suzana Spiro Shkurti Ahmet Shyqyri Shkreli Vehibe Mehmet Caslli Eduart Celmeta Zihni Cukalla Ruhi Mero Spiro Beci Shkelqim Kallogjeri Gezim Vincani Fatbardha Vicani Fatmira Vicani Bujar Pellumbi Nimete Toqi Besnik Konjari Qazim Vulka e bija Lici Vulka Emine Drini etj Virgjush Haxhi Shukulli Diana Kapaj Petraq Paci Emi Paci Agim Kapaj Arjana Kapaj Endrit Kapaj Idriz Konjari Hidajet Elmazaj Xhuvxhi Bitraj Xhavit Bako Nadire Vilcani Ali Sahit Kaza Petrit Nathanati Fabardha Myzafer Ismailati Sabri Bekim Ismailati Florian Bekim Ismailati Fatime Adem Stermilli Roland Syrja Xhunga Laureta Suzana Xhunga Mbarime Naile Pula Igla Gjoka Rena Gjoka Hatlije Slejman Birce Ylli Ismet Birce Vladimir Ismet Birce Shkelqim Dervish Gjoka Agron Njazi Lamko Myrteza Hajri Imami Liri Qarri Agron Hajri Imami Bashkim Saku Perlanda Kadzadej Violeta Kadzadej Zef Shabi Nikolina Kavaci Ateme Caushi Demir Gashi Beniamin Coku Fevronia Qendro Neshfer Albert Gjovalin Shllaku Namik Kacidhja Drita Uka Jonuz Shaba Theodhora Pasko Karmelina Dako Paqize Rungo Mehmet Kolonja Lulzim Dhimitri Vladimir Dhimitri Silvana Fortuna Qemuran Batku Julian Batku Fire Batku Mehmet Hasani Avni Kepi Panajot Pali Merushe Demi Ceveja Ferdinand Kodraci Mehmet Kodra Ismail Petrela Kasem Hima Dhimiter Terezi Shpresa Koroveshi Sajmir Metohu Fatmir Kamberi Axhem Agolli Fatos Shtepan i Valentina Shtepani Fekdi Xhevit Drini Lirim Xhevit Orini

Aferdita Dodbiba Gjergji Dodbiba Ilo Thoma Vllako Besim Hasim Muca Ismail Bushkola Astrit Cela Baftjar Mehmetllari Hajrulla Sejdini Eftimi Lita Gazmend Fehim Ramkaj Fatime Halil Lika Ferdi Xhevit Drini Lirim Xhevit Drini Sulejman Kurushi Kristul Beci Shkelqim Goxhaj Vojo Kole Kola Mehmet Shaban Hajderi Ymer Malok Corja Shadije Rifat Corja Xhema Belimani Emine Belimani Anemko Feti Kasemi Skender Veli Kasemi Liljana Shyqyri Kapollari Doloreza Jorgji Fatmir Zake Muharremi Sali Bilal Hafizi Thoma Pandeli Lalo Serxhi Pandeli Lalo Kristaq Mulliri Klearko Kozma Ziso, Arben Klearko Ziso, Sanie Abdulla Celanj Skender Demir Arifi, Rabihane Zyber Arifi, Artan Skender Arifi, Elira Bja Kolanec, Flora Burhan Kolaneci Zoica Veri dhe Pirro Vel Riza Serdari Andan Blloreda Bukurije Daja Vera Suvajia Bitije Cela Isa rama Ylli Shaban Caushi Shefqet Mahmut Terziu Skender Haki Cicollari, Qemal Haa Ademi Kudret Mullaymeri Mahmut Koka Xhevdet Petrela, Sotir Lani, Laver Braho, Jashar Ballabani Ilir Qema Kruja, Sokol Qema Kruja, Qemal Myrteza Kruja, Olsi Qemal Kruja Genc Thoma Bajko Aferdita Luan Malile, Zihni Nervz mehmeti, Lutfi Bejaz Tahiri Gezim Tabaku Eshref Kacurri, Agron Kacurri, Armando Kacurri, Liza Kacurri, Lidia Benusi, Eduard Benusi Marga Llazar Shkurti Kujtim Manushi Genc Tomco, Eleni Tomco, Ivana Tomco, Gen Tomco, Chloe Tomco Sotir Lito Besim Shaqir Dibra Edlir Andon Cerepi, Adrian Andon Cerepi Alma Toska, Maksim Kadiu, Slloba Rama(Xhabir Rama) Ylli Cela Fatos Backa, Shpresa Backa Elham Qani Zahaj, Ylli Elham Zahaj Roland Theodhor Prifti, Hektor Saliko Dudushi, Klement Theodhor Prifti Ludmira Prel Gila (Marku) Selami Ferid Skenderi, Bukurije Skenderi Evanthi Qirko, Edmond Merja, Xhevdet (Xhevat ) Merja Nail Curcjali, Ajshe Curcjali, Altina Curcjali, Asllan Curcjali, Genciana Curcjali Durim Tahir Tahir Qamil Kormaku, Arjan Hysni Beqir, Bukurie Diko Muhamet Shkoza, Vesel Karameta Rruzhdi Xhixha, Mbarime Shaba Vasil Sotir Gaqi Qani Vullnet Jaho Nurije Selman Duka Adrian Shaban Duka Bukurosh Hasan Reci, Ahmet Hasan Reci Agim Sulce Liri Myrtaj, Vezire Sefedin Bakiu

Margarita Kona, Odise Kona, Spiro Kona Rakip Balla Sadije Baci Aferdita Bruzi Spartak Shefqet Nano(Mellka), Arben Sotir Papuli, Ylli Zenel Meta, Avni Zenel Meta, Miranda Gani Goxhi Tefta Mehmet Goxhi, Merushe Selim Kara Kimete Gani Xhafa Bashkim Mustafa Martiri, Jeta Ali Martiri, Agron Kristo Papajani, Flamur Bektash Bilimana, Arjana Bektash Bilimana, Saimir Shaban Lici, Agron Xhehri Lamce Mehmet Hasani Avni Kepi Panajot Pali Merushe Demi Ceveja Riza Serdani, Bukurie Daja, Hamdi Suvaria Adriatik Kallulli, Nezihat Kallulli Miltiadh Manxhari Teuta Moxhari Agron Bajram Llanaj Kujtim Sheshi Shaban Caushi Durrësi Pronarët Aferdita Selim Goxhaj, Andrea Thoma Koxhaj, Genc Thoma Koxhaj Andrea Thoma Koxhaj Theofan Koco Muzina, Elvira Koco Muzina Ileana Polivaq Strati (Muzina) Agim Katundsi, Jakup Katundsi, Miraxhe Katundsi, Hatlije Katundsi, Fuzije Katundsi Evanthia Munguli Musa Ciftciu Lindita Dhora Arber Kadiu Arjan Kuqi Dhimiter Tiro Gezim Kodra Abdulla Rexha Nexhmije Hoxha Bujar Dobi Ivone Margariti Henri Jareci Ermira Shundi Stavri Paço Odhise Martopullo, Vasil Martopullo Odhise Martopullo, Vasil Martopullo Luljeta Hoxha Ida Papa, Polikseni Treska Ida Papa, Polikseni Treska Pavli Tati Agron Dobi Arben Kuqi Suat Kalmishti Aishe Rexha Agron Dobi Meri Biturku(Lekatari) Lefter Muzina Andis Papa Luan Kasa Deshira Milaqi Xhemile Domi Todi Prifti , Petraq Prifti Meri Biturku (Lekatari) Meri Biturku (Lekatari) Ali Sula, Adamant Sula Ali Sula, Adamant Sula Ali Sula, Adamant Sula Ali Sula, Adamant Sula Fuat Bilali Ali Sula, Adamant Sula Familja Tati Meriban Kadiu, Xhelon Kadiu Sadije Qehajaj Xhilda Dhonato Perikli Jorgji Rozina Curcia Fozi Kruja, Agim Citaku Abedin Çitaku, Nimete Zalla Virgjil Sallabanda, Meri Hoxha Rifat Aliu Ganimete Kalamishti Iliria Tirana, Skender Tirana, Maja Tirana Mejreme Jareci Pandeli Stratti, Geraldina Stratti Eda Vokopola

E premte 16 nëntor 2012 •

Arap Toska Henri Jareci Mikel Papadhimitri, Elvira Bitraj Albana Mustafaraj(Shijaku) Djana Kalamishti Adrian Nallbani, Agim Nallbani Hyjnor Kalamishi Ikbal Myderizi Makbule Varoshi Hilmi Deliallisi Xhemile Kau Adnan Selfo Stavri Furxhi, Dhimiter Tati, Pavli Tati, Vlash Tati Sotir Tati, Vasillaq Furxhi, Anest Furxhi Kujtim Halil Xhafa Veip Bakiri Shkelqim Kokalari Manjola Stringa Manjola Stringa Manjola Stringa Manjola Stringa Manjola Stringa Kujtim Xhafa Elida Matathia Veip Bakiri Tedi Prifti Petraq Prifti Etleva Xhumari Lejla Shijaku Iris Ceku Lejla Shijaku Iris Ceku Lejla Shijaku Iris Ceku Lejla Shijaku Iris Ceku Lejla Shijaku Iris Ceku Lejla Shijaku Iris Ceku Lejla Shijaku Iris Ceku Qiraxhinjtë durrës Polo Sotir, Foto Sotiri Kosta Avrami, Sali Belba, Tofik Milla, Viktore Kuqi, Alfred Kola Frederik Prifti Gani Sabahu, Drita Alia, Muhamed Mete, Drita Shehu, Met Vrami, Qirjako Ciko, Hasibe Isaku Iljaz Iljazi , Sofokli Andrea Lola Cimbaku, Shpresa Veterniku, Ziver Reso Aleksander Lipe Shyqyri Kertusha Mehmet Karakushi Rexhep Alushi, Hajrie Veterniku Dhimiter Postoli Dhimiter Mone, Laz Mone, Kalipso Daka, Nushe Luca, Armando Luca Hamide Kodera, Lezina Zhala, Hasan Hasani, Neritan Omari, Elvira Voja Arben Kajoshi, Kristulla Qato, Renata Zylyfi, Ilir Cukja, Vasil Cukja, Agron Peqini Zeqo Zeqiri, Viktor Xhelili, Hekuran Balliu, Spase Spirollari, Gani Cafaj, Feim Bake Astrit Shameti Jorgo Haxhi Pali Havale I parregullte Nadire Veshi Adem Kamberi Agim Keci Arben Kthupi Magdalena Roco Arben Jonuzi Petrit Macukulli (Qefsere Macukulli) Ferid Kashari, Qaship Arapi, Dhori Nasto, Fotini Lico, Lumturi Aga Aleksandra Pesocani, Veib Zeqe, Kudrete Katalli( Arben Sina) Koli Plaku , Petro Gole

Evelina Petro, Ilda Dakolli Kasto Misja Viktor Rrapi Adivie Nurce Mezan Veizi Xhevdet Dapi Bejaze Cimo Kadire Veshi Halit Meka Petro Koci Faslli Ballabani, Luan Ballabani, Rakip Alibesi, Frederik Biballari, Ganimet Shahaj, Ylli Shahaj Naun Ranxha, (Marianthi Ranxha) Taqo Tole Zoica Cela, Bajram Osmani, Eftali Gjenerali, Kujtim Haxhia, Katerina Nallani, Dervish Bela Zeqai Spahiu Nexhat Spahiu Shefqet Avduli, Kujtim Avdulli Dhimiter Tola Evgjeni Gjordeni, Xhavit Xhivo Ramazan Thermija Shpetim Seferi, Anifet Koci, Shkelqim Beqiri, Durim Dedej, Kasem Kaci Avni Lleshi, Thanas Feko Sokrat Prifti Tefta Mance Irena Duro, Lule Istuna Vasil Arbaci, Elmaz Shaba Zaim Hasa Ahmet Kellici Stiliano Panganilca Jani Kume Kristaq Diamanti, Vlash Heba, Mario Grashi, Naime Tepshi Vasil Nanushi, Ifigjeni Gramatikoi, Ike Sulejmani, Besim Sulejmani Thanas Idrizi, Anesti Idrizi Vangjel Sako Lulzim Dervishi, Nexhip Kaja, Igli Muca, Orges Rama, Fatmir Kuka, Shpresa Gjoni, Ermir Nerjaku, Zaim Lulo, Muarrem Manushi, Prenush Preloka, Alush Cejku, Xhevair Bicaj Veli Collaku, Shyqeri Gjepali Agim Keci Kol Bushati, Persefoni Bidoshi Abduramman Musta Ismete Sherifi Sitki Stermilli Asti Pepa, Paskal Llani Mihallaq Mone Koci Doraci Gezim Shkembi Naim Hidri, Arben Myftiu, Rabushe Myftiu, Agron Tafa, Pavllo Konduri, Vladimir Gjuzi, Hajdar Verdha, Hamdi Dedja Pulie Pasko Abedin Cufi Lefteri Cuku, Efigjeni Guraj Kostandin Bakri Gani Bani, Bajram Koroveshi, Tofik Gerdelli Adem Kamberi Kaliopi Dhespoti Rrahmi Asqeriu Andrea Karoli Kristaq Bakellbashi Abedin Cufi Vasil Angjeli Arshi Norja Kostandin Misja Luan Toska , Albet Jace, Mirela Muzeqari, Mentoshe Kana, Maliq Hamiti, Fatmira Mece Epamionda Garo Beqir Golemi Fari Kanaja Shaqir Baci

Violeta Makria Shaban Karanxha Sabri Rexha Shkodra Pronaret Provinca franceskane Provinca franceskane Mark Kiri Nexhipe Baci Qamil Sokoli etj Qamil Sokoli etj Kol Bega Firma Gysi Firma Gysi Firma Gysi Firma Gysi Firma Gysi Muhamet Ulqini Miriane Anamali(Mati) Miriane Anamali(Mati) Ndoc Coba Pjerin Kraja Shyqyri Rroji Shyqyri Rroji Friderika Serreqi Klara Koliqi Klara Koliqi Zef Coba Amelja Hoxha Amelja Hoxha Amelja Hoxha Amelja Hoxha Amelja Hoxha Qiraxhinjtë shkodër Nexhmije.Vukatana Lulzim Vukatana Kol Fati e Zef Deda Ndoc Batri Dod Sokoli Idajet Gjoka Sul Dragovoja etj Saxhid Alibali Hatixhe Gjoka Tonin Tushai Florinda Luka Mehdi Haxhia M. Lici, k. Lici, Q.lici Nikolin Ndoci Haxhi Cela Mehdi Haveri Paulin e Arben Kulli D.Kola, K.Baci, Xh.Bosh G.Rrashketa H.Mecani, H.Cela Y Muhja, Z.Shyti I.Bajraktari P.Marku P.Radovani etj V.Sterkaj, H.Gjergji N.Kaca V.Sterkaj, H.Gjergji P.Radovani etj Vlorë Pronarët Adnand Muharremi Marjana Kume Ferdinand Bezhani Sotira Cili Irida Kola Heriketa Jaupi Mirjam Harxhi Perfaqesuar me prokure nga Nesip Ibrahimi Mirjam Harxhi Perfaqesuar me prokure nga Nesip Ibrahimi Qiraxhinjtë vlorë Ramen Danaj, Safet Kapllani, Besnik Selimi Ismet Canaj, Bujar Borshi, Selfo MECANi, Spiro Ndrecka, Dionis Fetahu, Halit Mina, Eduart Shehu, Edmond Shega. Hektor Hoxha, Lulezim Hoxha A. Ahmetaj, Eqerem Malaj, Sh.Bazaj, Mamude Meminaj ,Anesti Loli Bujar Koci, Ymer Koci, Luan Koci, Fatos Koci, Brunilda Kovaci, Roland Ismaili Marie Mitri, Petrit Ahmeti, Gezim Luari, Fatos Xhindi, Pellumb Haruni. Astrit Rakipi, Luan Rakipi, Shpetim Rakipi Viktor Kovaci, Agim Behari, Kadri Brace, Manushaqe Ademi, Bedrie Selimi, Riza Serjani, Arqile Thana, Antoneta Kapshtica, Leka Xhemali, Shazine Alushi, Sadik Baboci.


reagimi • E premte 16 nëntor 2012

»

07

CEZ ShpëRNDARjE To: Mr. Arben Ahmetaj Deputy of the Parliament Republic of Albania Tirana Subject:

Your recent public statements regarding CEZ Shpemdarje Sha

Honorable Mr. Ahmetaj, We address you in regards to several statements made by you in the press and media in the last days concerning CEZ Shperndarje Sha (hereinafter refered to as the “Company”), its activity and relationship with ERE. Your statements are untrue, misleading and naccurate and they contribute to a negative public image of the Company. Firstly, we reject as false and misleading your statement that during the first three years of privatization of the Company, holding both DSO and RPS licenses, we have failed to improve the quality of the service, reduce the losses in the grid and to make investments. The Company has done and is continuing to do all it reasonably can ensure the continuous supply of electrical energy to all of our paying customers and significantly improve the performance of the distribution grid and service quality, in accordance with the regulatory framework. This is as a result of the financing and contributions of the majority shareholder CEZ a,s. and other external financial parties such as IFC and EBRD, but excluding any contribution from the Albanian state which holds through METE the 24% of the share capital of the Company. The Company has adopted several measures in order to improve the service provided to its customers such as establishing Customer Care Centers and customers’ database, installation of energy meters for customers, development and significant improvement of the billing system, considerable improvement of the collection activities, etc. For further details on the above and other related issues and measures you may consult the reports published by ERE as well as address the regulator itself. The Company has invested more than 83 million Euro in the distribution grid since 2009, aiming to improve its performance and reduce losses. Secondly, we strongly reject as untrue and misleading your statements that ERE has acted as “executor department” for the Company or that has supported the Company’s activity. On the contrary, ERE and other state authorities and institutions have adopted several adverse and detrimental acts that have impaired the business of the Company. A recent decision of ERE has in fact prevented the Company from drawing-down a significant part of a loan granted by EBRD/IFC which would have been used for the implementation of the investment plan. Thirdly, the Company has acted responsibly, fairly, transparently and in accordance with the best business practice with regard to payments made to its consultants. Many operational expenses of the Company that should have been recognized in the DSO and RPS tariffs have not been fully reflected in such tariffs. The Company is not engaged and will not engage in any practice of transfer of funds abroad from Albania that is in breach of the regulatory framework. Your allegation in this regard is simply untrue. We are extremely concerned about your statements since they misinform the public, damage the image and the good name of the Company and have negatively and immediately affected our collection rate. For any damage caused to the Company, its image and interests due to defamatory, untrue and irresponsible public statements, we reserve the right to pursue all the relevant legal steps and procedures available to us. We would appreciate any public statements that would support our campaign for the paying of the energy bills by our customers, as a measure 10 reduce the losses and extend benefits to all the customers and the whole country. Sincerely, Ron Marx Managing Director

Drejtuar:

Z. Arben Ahmetaj Deputet i Parlamentit të Republikes së Shqipërisë Tiranë

Lënda:

Në lidhje me deklaratat tuaja publike të fundit për CEZ Shpërndarje Sh.a

I nderuar Z. Ahmetaj, Ju drejlohemi në lidhje me disa deklarime që janë bërë nga ju ditët e fundit në shtyp dhe në media për CEZ Shpërndarje Sh.a (në vijim referuar si “Shoqëria), aktivitetin e saj dhe marrëdhënien me ERE, Deklaratat tuaja janë të pavërteta, çoroditëse, tëe pasakta si edhe kontribuojnë në krijimin e një imazhi negativ për Shoqërinë. Së pari, kundërshtojmë si të pavërtetë dhe çoroditës deklarimin tuaj se gjatë tre viteve të para të privatizimit të Shoqërisë, e cila zotëron liçensën e OSSH dhe FPP, kemi dështuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit, uljen e humbjeve në rrjet dhe realizimin e investimeve. Shoqëria ka bërë dhe vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të siguruar furnizimin e vazhdueshëm me energji elektrike për të gjithë klientët që paguajnë dhe për të përmirësuar ndjeshëm performancën e rrjetit të shpërndarjes dhe cilësinë e shërbimit, në përputhje me kuadrin rrcgullator. Kjo është rezultat i financimeve dhe kontributeve të aksionarit të shumicës CEZ a.s. dhe palëve të tjera financuese të jashtme si IFC dhe BERZH, pa asnië kontribut nga shteti shqiptar i cili nëpërmjet METE zotëron 24% të kapitalil aksionar të Shoqërisë. Shoqëria ka ndërmarrë mjaft masa me qëllim përmirësimin e shërbimit të dhënë klientëve si ngritjen e Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit dhe bazës së të dhënave të klientëve, instalimin e matësve të energjisë elektrike për klientët, zhvillimin dhe përmirësimin e ndjeshëm e sistemit të faturimit, përmirësimin e konsiderueshëm e aktiviteteve të arkëtimeve, etj. Për më shumë detaje për sa më sipër si edhe për çështjet e masa të tjera të lidhura me to, mund të konsultoni raportet e publikuara nga ERE si edhe t’i drejtoheni vetë rregullalorit. Shoqëria ka investuar më shumë se 83 milion Euro në rrjetin e shpërndarjes nga viti 2009, me qëllim përmirësimin e performancës dhe uljen e humbjeve. Së dyti, kundërshtojmë me forcë si të pavërteta dhe çoroditëse deklarimet tuaja se ERE ka vepruar si “department përmbarues» për Shoqërinë apo që ka mbështetur aktivitetin e shoqërisë. Përkundrazi, ERE dhe institucionet e autoritetet e tjera publike kanë ndërmarrë një sërë veprimesh me pasoja negative e dëmtuese për aktivitelin e Shoqërisë. Një nga vendimet e fundit të ERE ka penguar në fakt Shoqërinë për të tërhequr një pjesë të konsiderueshme të kredisë së dhënë nga BERZH/IFC që do të ishte përdorur për zbatimin e planit të investimeve. Së treti, Shoqëria ka vepruar në mënyre të përgjegjshme, të drejtë, transparente dhe në përputhje me praktikat më të mira tregtare në lidhje me pagesat e bëra ndaj konsulentëve të saj. Mjaft shpenzime operacionale të Shoqërisë që duhet të ishin njohur në tarifat e FPP dhe OSSH nuk janë reflektuar plotësisht në këto tarifa. Shoqëria nuk është e angazhuar dhe nuk do të angazhohet në asnjë praktikë transferimi të fondeve jashtë Shqipërisë që është në shkelje të kuadrit rregullator. Pretendimet tuaja në këtë pikë janë thjesht të pavërteta. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar në lidhje me deklarimet tuaja duke qenë se ato keqinformojnë publikun, dëmtojnë imazhin dhe emrin e mirë të Shoqërisë dhe kanë ndikuar negativisht dhe menjëherë në nivelin e arkëtimeve tona. Për çdo dëm që do t›i shkaktohet Shoqërisë, imazhit dhe interesave të saj për shkak të deklarimeve shpifëse, dhe të pavërteta dhe të papërgjegjshme, rezervojmë të drejtën të ndjekim të gjithë hapat dhe procedurat ligjore përkatëse. Do të vlerësonim çdo deklaratë publike që do të mbështesë fushatën tonë për pagesën e faturave të energjisë nga klientët tanë, si një masë për të ulur humbjet dhe për të zgjeruar përfitimet për të gjithë klientët dhe vendin. Me respekt, z. Ron Marx Administratori


08

« aktualitet

E premte 16 nëntor 2012 •

Shehu: Kryeprokurorja shkeli ligjin, e vërteton edhe Gjykata e Apelit

Ish-prokurori i Dibrës padi Ina Ramës për pezullim të padrejtë Mariglen Mulla

N

donëse kanë kaluar 3 vjet prej pezullimit nga detyra, ish-prokurori i Dibrës, 39-vjeçari Bardhyl Shehu, ka paditur dje në Prokurorinë e Tiranës ish-shefen e tij Ina Rama, për “shpërdorim detyre”. Kështu, rasti i Shehut i shtohet kallëzimeve të shumta të kolegëve të tij të pezulluar, të cilët së bashku pretendojnë se gjykatat i kanë rikthyer në detyrë, por Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, nuk e pranon një gjë të tillë. Shehu, në kallëzimin e tij për Ina Ramën, i drejtohet prokurorit të Tiranës, duke i thënë se “Me dekret të Presidentit të Republikës, nr. 4561, datë 5.5.2005, jam emëruar prokuror në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Kurbin. Me dekretin nr. 6228, datë 2.9.2009, jam shkarkuar nga detyra e prokurorit, në mënyrë krejt arbitrare dhe jashtë kritereve që përcakton ligji për shkarkimin nga detyra”. Pretendimet për shkelje Shehu thotë se “Së pari është shkelur haptazi neni 28 i ligjit nr. 8737, datë 12.2.2001 -“Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Ndaj meje, Prokurorja e Përgjithshme ka filluar ecurinë disiplinore pa më njoftuar paraprakisht mbi të dhënat e nxjerra nga inspektimi. Së dyti është shkelur haptazi neni 26 gërma b e ligjit nr. 8737, datë 12.2.2001 në të cilën thuhet: “Prokurori mund të pezullohet në ushtrimin e detyrës me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, në keto raste: a- kur ndaj tij vendoset nisja e procedimit penal deri në perfundim të procedimit . b - kur zbulohet një shkelje e rëndë disiplinore, derisa të plotësohet procedura e kërkuar

Marjan Qerimi, 24 vjeç, u qëllua pardje

Hetim policit që vrau shqiptarin në postbllok, sot bëhet autopsia ITALI- Kreu i patrullës policore në Teramo, i cili para 2 ditësh qëlloi një shqiptar në arrati, duke vrarë atë, është nën hetim nga prokurorët, derisa të sqarohet dinamika e ngjarjes. Një autopsi e trupit të Marjan Qerimir, 24-vjeçarit shqiptar, do të kryehet sot, ndërkohë që policia në Teramo, me një deklaratë ka lëshuar versionin e saj për episodin. Sipas patrullës së policisë, rreth orës 20:15, të dy ditëve më parë, u zhvillua një kontroll në autostradën 150, ku në territorin e Teramos, ecte një “Mercedes”, i zi që ishte vjedhur në provincën e Maceratës. Në makinë ndodheshin katër shqiptarë që kishin kryer vjedhje në disa shtëpi, ndërsa ndjekja me makina përfundoi në fshatin Castelnuovo kur Mercedesi u detyrua të ndalonte në një qorrsokak. Në raportin e policisë thuhet se “Të katër djemtë e këqinj e panë veten pa mundësi për të shpëtuar. Njëri prej tyre u drejtoi një armë policëve. Në këto rrethana, udhëheqësi i patrullës ka shpërthyer katër të shtëna kundër kriminelëve, duke goditur njërin prej tyre deri në gjoks. Në vendngjarje u gjet arma e njërit prej banditëve, një pistoletë e kalibrit 9, e markës “Star”, pa karikator, e prodhimit spanjoll”. Sipas policisë Marjan Qerimi ishte i kërkuar për disa krime dhe mbi të ishte lëshuar një urdhër-arresti nga prokurorët në Firence, më 11 korrik të këtij viti, për krime të lidhura me drogën.

Prokurorët vunë kamera në dhomën e gjumit

I puthi “bilbilushin” të birit 5 vjeç. Prokuroria: Të dënohet me 9 vjet burg

për përgjegjësinë disiplinore. c- kur Prokurori i Përgjithshëm i propozon Presidentit të Republikës shkarkimin e prokurorit nga detyra. Gjatë punës dhe veprimtarisë time si prokuror, nuk është konstatuar asnjë shkelje e rëndë disiplinore. Së treti, është shkelur haptazi neni 26 i ligjit nr. 8737, datë 12.2.2001, që bën fjalë për pezullimin nga detyra, në të cilin sanksionohet se pas kalimit të afatit 30 ditor të pezullimit, prokurori duhet të kthehet në detyrën e mëparshme”. Më tej prokurori thotë se Prokurorja e Përgjithshme ka dërguar në Presidencë, propozimin për masën disiplinore “shkarkim

nga detyra” pa e shoqëruar me kundërshtimet e mia. Shehu deklaron se “është shkelur haptazi ligji duke më ndërprerë pagën, në periudhën që unë isha i pezulluar”. Në fund ish-prokurori i Dibrës përmend Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila në vendimin nr. 25 datë 18.3.2010,fq. 16, shprehet qartë se: “Në asnjë moment të akteve të procedimit disiplinor të prokurorit, siç janë akt- kontrolli, urdhër pezullimi, urdhër për fillim procedimi dhe relacioni i drejtorit të Drejtorisë së Inspektimit dhe mendimit me shkrim të anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë, nuk rezulton që nga ana e prokurorit të jetë

shkelur ndonjë dispozitë konkrete e Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale, Urdhërave dhe Udhëzimeve të Prokurorit të Pergjithshëm, etj. Shkeljet disiplinore të prokurorit, si dhe masat disiplinore respektive, janë të përcaktuara qartë në ligj dhe shkarkimi i prokurorit Bardhyl Shehu, është bërë për shkelje, të cilat nuk përbëjnë shkak për shkarkim”. Shehu thotë se “si përfundim, duke analizuar në tërësi të gjitha faktet e lartpërmendura, del qartë se Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka konsumuar plotësisht elementët e figurës së veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”.

ITALI- Për abuzime seksuale ndaj të birit 5 vjeç prokurorja kërkoi që muratori shqiptar 47 vjeç të dënohet me 9 vjet burg dhe nga dënimi të mos përjashtohet as e shoqja. Faktet u bënë të ditura dje në Reggio Emilia, ku u theksua se nëna nuk ka reaguar dhe duke qenë në dijeni të fakteve ose rreziqeve për fëmijën që mund të ishte abuzuar seksualisht (nga babai i saj, miku, fqinji, etj), duhet të ketë përgjegjësi ligjore. Prokurorja Maria Rita Pantani ka kërkuar një dënim prej 9 vitesh burg jo vetëm për muratorin 47-vjeçar, të akuzuar për pedofili dhe akte seksuale me të birin 5 vjeç, por edhe për gruan e tij që iu bashkua atij për të kërcënuar mësuesit. Ky fakt, dy vjet më parë, shkaktoi tronditje të madhe. Dy mësuesit të kopshtit u vunë në dijeni të rëndësisë së ngjarjes, pasi vogëlushi bëri gjest para tyre, duke vënë një lugë në gojë që të tregonte sesi kishte bërë me të atin. Policia dhe prokuroria u mobilizuan menjëherë dhe hetimi ishte i shpejtë. Hetuesit fshehën një kamera të vogël në dhomën e gjumit dhe filmuan skenën. Ajo çfarë ka ndodhur është e diskutueshme. Fotografia duket nga prapa ku mund të shihet qafa e babait, por edhe elementë të tjerë, të cilat çojnë në akuzën se kontakti ishte seksual si në natyrë, pra nuk kishte gudulisje ose lojë të padëmshme. Në fillim doli si justifikim pretendimi se gjesti ishte një traditë patriarkale në zonat malore në Shqipërisë, një lloj “hyjnizimi” i seksit mashkullor. Prokurorja tha se “Megjithatë, ne jemi në Itali dhe kjo nuk është e lejuar”. Mbrojtja sugjeroi se ishte një gjest dashurie, pa qëllim seksual dhe pa penetrim. Në një intervistë në burg shqiptari tha se “Nuk ishte një raport oral, ka qenë vetëm shtatë sekonda”.

Cefa: Masa disiplinore mbledhjen e ardhshme. Nishani: Askush s’pengon KLD

KLD-ja shtyn fatin e gjyqtarit që liroi Xhakjan Plotësohet vendi vakant, emërohet Vrioni në vend të Lleshit Tri ishin temat që diskutoi dje KLD-ja: 1- masa disiplinore ndaj gjyqtarit Tabaku, 2-masa ndaj gjyqtares Margjeka dhe plotësimi i një vendi vakant. Për Neritan Tabakun që liroi Ilir Xhakjan, i arrestuar për vrasjen e komisarit Adem Tahiraj, nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, kërkoi që në një seancë të ardhshme mbledhjeje të KLDsë të shqyrtohet masa disiplinore për të. Cefa tha se, “Neritan Tabaku argumentoi mosqenien e tij në KLD me arsyen se ndodhej në spital. Unë sot lexova një intervistë të tij në një të përditshme dhe nuk më duket se Tabaku është aq rëndë sa të mos ndodhet në KLD, pasi disa fizioterapi është duke bërë. Ndaj në mbledhjen e ardhshme të merren të

gjitha masat që të përcaktojmë masën disiplinore ndaj këtij zotërie”. Presidenti Bujar Nishani në cilësinë e kreut të KLDsë aprovoi kërkesën dhe shtoi se “askush nuk do të pengojë ushtrimin kushtetues të KLD-së”. Në mbledhjen e datës 5 tetor me dyer të mbyllura të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u mor vendimi për heqjen e imunitetit dhe pezullimin nga detyra të gjykatësit, Neritan Tabaku. Dyshohet se Tabaku ka vonuar qëllimisht zbardhjen e vendimit që liroi Ilir Xhakjan, vrasësin e Shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj. Gjyqtari Tabaku është vënë në qendër të kritikave pas vrasjes së kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj nga Ilir Xhakja, një shtetas me disa prec-

edentë penale, disa prej tyre për vrasje. Ndëkaq, KLD-ja vendosi të shtyjë për në mbledhjen e ardhshme shqyrtimin e propozimit të ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor ndaj gjyqtares së gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës, Mimoza Margjeka. Vendimi u shty për shkak se gjyqtarja Margjeka rezulton të jetë me raport mjekësor. Kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni, zgjidhet anëtar i KLD në vendin e mbetur vakant pas largimit nga ky post të Lefterie Lleshit. Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi Vrionin, kryetarin e Gjykatës së Elbasanit në vend të Lleshit, e cila prej pak kohësh është në krye të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.


aktualitet • E premte 16 nëntor 2012

»

09

Drejtori i ELBER, Zhidro: Kemi shlyer çdo detyrim deri në mars 2012

Ujësjellësi padi CEZ-it për kamatëvonesat Ndërmarrja pretendon se faturat e fundit janë të fryra, kërkojnë rakordim ELBASAN- Ndërmarrja e Ujësjellësit ELBER në Elbasan ka të pashlyera vetëm 7 faturat e fundit, por një lajmërim i ardhur në adresën e internetit nga CEZ i komunikon edhe detyrime të prapambetura nga kamatëvonesat nga viti 2007 e deri më tani. Kjo kërkesë është përcaktuar absurde nga ana e ELBER, e cila i është drejtuar gjykatës duke bërë një padi penale në kundërshtimin e këtij pretendimi. Drejtori i ndërmarrjes, Ardian Zhidro, deklaroi se me CEZ ka edhe shumë probleme të tjera siç janë mosrakordimet dhe defekte në linjat e furnizimit të stacioneve dhe depove. “Ndërmarrja jonë ka pasur shumë mosmarrëveshje megjithëse ne

kemi bërë rakordimet tona nga janari 2012 akoma s’ka ardhur asnjë specialist nga ana e ELBER për këto rakordime. Ne kemi shlyer detyrimet tona deri në deri në muajin mars 2012. Sa i përket faturave nga marsi e deri tani ne nuk mund të bëjmë pagesat pa kryer më parë rakordimet pasi ato nuk janë të sakta dhe i konsiderojmë të fryra. Mënyra si po e menaxhon CEZ situatën nuk është aspak korrekte dhe aspak konsensuale. Ne kemi pasur shumë ankesa kundrejt CEZ, e cila nuk ka zbatuar kontratën duke qenë se ne jemi një ndër konsumatorët më të mëdhenj të saj. Sa i përket shpërndarjes së energjisë në stacionet e pompimit kemi

pasur avari dhe defekte të rënda që i kanë shkaktuar defekt ndërmarrjes. Gjithashtu nuk mund të ngrihet CEZ e të kërkojë kamatat që nga viti 2007 pasi në çdo akt akordim që kemi pasur nuk rezultojnë kamatëvonesa. Në denoncimin tonë kemi ankesa gjithashtu se në stacionet e fidrave që janë të ndërtuar enkas CEZ ka ndërhyrë duke lidhur edhe kontraktorë të tjerë. Ndërmarrja e Ujësjellësit ka deklaruar se i është drejtuar Ministrisë së Ekonomisë për zgjidhjen e kësaj situate dhe se do të paguajë faturat e fundit vetëm nëse bëhet një rakordim mes dy ndërmarrjeve, pasi faturat sipas saj janë të fryra dhe jo të sakta.

Në pranga dhe një tjetër, furnizonin të burgosurit me narkotikë

Kapet me drogë e tritol gardiani i burgut të Lushnjës LEDIA LLESHI ELBASAN- Një ish-gardian i burgut të Kosovës ka rënë në prangat e policisë, pasi hetohej prej disa kohësh për furnizim me lëndë narkotike të të burgosurve të burgut të Kosovës në Lushnjë. Operacioni “Rruga e Gjatë” është organizuar nga policia e Elbasanit pas një hetimi që ka përfshirë një rrjet më të gjerë në burgun e Kosovës.

vetë agjentët dyshojnë se ai gjithashtu e siguronte në Elbasan dhe e shiste në atë zonë. Nezha kishte disa kohë që nuk ishte më punonjës, por njihte mirë zonën dhe kishte gjetur një biznes tjetër fitimprurës duke transportuar drogën që më pas mësohet se futej në burg tek të burgosurit. Ai ra në pranga pikërisht një ditë pasi një gardian dyshohej dhe u arrestua nga policia.

Të arrestuarit Kareman Nezha dhe Denis Pepa janë kapur me 10 kg kanabis dhe 10 kallëpe tritoli me 5 kapsolla detonatore. Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë kapur edhe dy kg të tjera kanabis. Sipas policisë, në vijim të operacionit “Rruga e gjatë”, bllokohet dhe kamioni me targa AA 057 DI, i cili ishte në pronësi të shtetasit Kareman Nezha me të cilin bënte edhe transportimin e drogës drejt Kosovës. Ndërsa është marrë në pyetje i arrestuari ka deklaruar se tritolin e mbante për raste emergjente, ndërsa

24 orë më parë... Një punonjës i Policisë së Burgjeve tashmë do të përballet me drejtësinë, pasi akuzohet se ka lejuar në ambientet e brendshme të burgut të FushëKosovës në Lushnjë, një qese të mbushur me thika, celularë, dhe një sasi droge. Në pranga ka rënë punonjësi i Policisë së Burgjeve, shtetasi Jetar Bajaziti, 27 vjeç, i cili dyshohet të ketë lejuar futjen e qeses në ambientet e burgut, pasi kryente shërbimin në atë kohë. Qesja është pikasur nga autoritetet e burgut rreth orës 9:00 të mëngjesit të së dielës, në ambientet e

Arrestohen 4 persona për kontrabandë, në kërkim doganieri ELBASAN- Katër persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia. Specialistët e seksionit kundër krimit ekonomik në kuadër të operacionit “Vesa 1” ka identifikuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Zamir Fejzollari, Aleksandër Puka dhe Ardjan File me banim në Korçë dhe Berti Kamberi me banim në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim një punonjës i doganës së Kapshtricës. Në bazë të një informacioni policia e Elbasanit ka zhvilluar kontroll dy mjete Benz me targa me targa AA 841 AC dhe AA 362 EA të mbushura me mallra kontrabandë. Nga kontrolli janë sekuestruar rreth 800 xhupa meshkujsh pa faturë shoqëruese të mallit. Sasia e veshjeve vinte nga Greqia dhe ka kaluar pa zhdoganim në doganën e Kapshticës me qëllim shitjen më pas në Tiranë.

Festime perfekte, asnjë ngjarje e padëshirueshme

Aktivitetet për 100-vjetorin, Prefekti u lë “detyrat” vendorëve fushave të ajrimit. Hedhja e saj është bërë rreth orës 05.00 të mëngjesit të së dielës, ndërsa mësohet se është filmuar nga kamerat e burgut. Sapo janë vënë në dijeni për këtë alarm jo të rrenë, menjëherë kanë nisur hetimet për qesen e dyshimtë, ndërkohë që kanë qenë pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë zbardhur mbërritjen në ambientet e burgut. Nga hetimet paraprake mësohet se qesja përmbante

rreth 7.5 gram kanabis sativa, 2 telefona celularë. Ende nuk është deklaruar një lidhje midis dy rasteve, por arrestimi i tyre brenda 24 orëve vjen pas një hetimi të gjatë të agjentëve të antidrogës dhe sinjalizimeve që kishte marrë policia për qarkullimin e drogës në burgun e Kosovës. Gjithashtu një muaj më parë në të njëjtin burg janë arrestuar tre gra, të cilat po tentonin të fusnin drogë tek një i afërm në të njëjtin vend burgimi.

Gjykata Elbasan jep masën e sigurisë për Agron Hasanin, pranoi krimin

Mbetet në burg 63-vjeçari, masakroi me thikë gruan Deklarata në gjykatë: Djali im hyri në burg pasi u grind me dashnorin e saj ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë së arrestit me burg pa afat për Agron Hasanin, 63-vjeçarin që masakroi me thikë bashkëshorten Vergjinush Hasani. Gjatë seancës gjyqësore i pandehuri ka dëshmuar se e ka vrarë bashkëshorten, pasi ajo e tradhtonte me të tjerë dhe se të dashurit i kërcënonin me jetë fëmijët. Prokurorja e çështjes Entela Millonai ka kërkuar masën e sigurisë së burgut pa afat të 63-vjeçarit, pasi sipas saj është vërtetuar plotësisht se ai është autor i vrasjes. Mësohet se i akuzuari e ka pranuar autorësinë e vrasjes së

Kaluan veshmbathje pa zhdoganim

bashkëshortes në prag të divorcit. Ai ka deklaruar se kishte marrëdhënie shumë të këqija me të dhe grindjet bëheshin të padurueshme. “Shkaku që e vrava u bë situata që ishte krijuar. Djali im sapo kishte dalë nga burgu, pasi ishte grindur me dashnorin e saj. Nuk mund ta toleroja që ta rrihnin e ta dhunonin prapë. Kishte arritur kulmi. Për këtë arsye e vrava. Nuk duhej, por ja që e bëra. Nuk durova më. Dua që fëmijët e mi të vazhdojnë jetën e tyre të qetë. Puna ime u pa me kohë”. Kjo ka qenë edhe deklarata e tij para trupit gjykues, i cili në përfundim vendosi ta lërë në

burg pa afat deri në seancën e gjykimi. Me pranimin e krimit Agron Hasani përfiton uljen e gjysmës së dënimit. Pas deklarimeve trupi gjykues ka dhënë masën e sigurisë së arrestit me burg për Agron Hasanin. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura pas refuzimit të medies nga gjyqtari Bujar Musta. Virgjinush Hasani, 43 vjeç, u masakrua me thika nga bashkëshorti i saj në periudhën e divorcit, ndërsa ishte kthyer në shtëpi mëngjesin e ditës së martë. Nëna e tre fëmijëve u dërgua nga i biri në spital, por për të nuk kishte asnjë mundësi për të jetuar. L. Lleshi

BERAT- Në kuadër të festimeve me rastin e jubileut të 100-vjetorit të pavarësisë së vendit, institucioni i prefektit të qarkut Berat, Bujar Hoxha, ka thirrur në paraditen e djeshme krerët e institucioneve lokale me qëllim lënien e direktivave në organizimin e aktiviteteve që priten të zhvillohen aktivitetet festive. Në të 25 njësitë vendore që ka prefektura e Beratit në këtë muaj duhet të kulmojnë aktivitetet festive dhe në realizimin me sukses i të gjitha këtyre aktiviteteve festive me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë duhet të jenë të pranishëm të gjithë aksesorët që kanë këto njësi vendore, si pallatet e kulturës, qendrat kulturore në komuna etj. Dekorimi i ambienteve të paracaktuara, pajisja me simbole kombëtare, flamuj, në institucione, por jo vetëm, dhe shtëpitë e banorëve, forcimi i bashkëpunimit institucional etj. kanë qenë qëllimi i një takimi me të zgjedhur vendorë të thirrur në sallën e takimeve në ambientet e prefektit të Beratit, Bujar Hoxha. Në takim kanë marrë pjesë dy nënprefektët e këtij qarku, kryetari i Bashkisë së qytetit Berat, Skrapar dhe Kuçovë Fadil Nasufi, Nesim Spahiu, Bardhi Gjyzeli, nëndrejtori i policisë së qarkut, drejtori i Drejtorisë Arsimore Berat, si dhe kryetarë të komunave më të mëdha në rang qarku. Në fjalën e tij, prefekti Hoxhaj e ka vënë theksin tek forcimi i bashkëpunimit institucional ku sipas tij, ky prag feste dhe ngjarjeje historike për vendin duhet të na gjejë më të bashkuar se kurrë. “Ndihemi të privilegjuar që jemi në krye të organizimit të këtyre aktiviteteve”, është shprehur numri një i prefekturës, duke shtuar se: “Në të njëjtën kohë secili nga përfaqësuesit e institucioneve duhet të tregojë përgjegjshmëri për realizimin me sukses të atyre detyrave qeveritare të lëna për këtë rast”. Prefekti Hoxhaj është ndalur gjithashtu në masat që duhet të marrin strukturat e policisë për të parandaluar ngjarje të padëshiruara. S. Gorrica


10

« opinion

E premte 16 nëntor 2012 •

Klithma shpirti Nga Reshat KRIPA

P

ara tri ditësh në sallën e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë organizoi promovimin e librit “Klithma shpirti” të ish-të burgosurit politikë nga regjimi komunist, poetit dhe prozatorit Luan Burimi, që ka bërë 23 vjet burg në atë regjim. Takimi u zhvillua në mënyrë të përsosur. Atë e hapi sekretarja e përgjithshme e Shoqatës, zonja Lili Ndoci, e cila ia dha fjalën për përshëndetjen e rastit kryetarit të Shoqatës zotit Simon Mirakaj. Për jetën dhe aktivitetin e poetit foli shoku i tij i burgjeve Bedri Çoku, edhe ky me 22 vjet burg. Poeti Uran Kostreci, një i dënuar politikë që ka bërë 20 vjet burg, foli për poezitë e tij plot ndjenjë. Për prozën e autorit foli shkruesi i këtyre radhëve. Pastaj folën edhe anëtari i bordit drejtues të Komisionit Shtetëror të Hetimit të Krimeve të Komunizmit, zoti Uran Butka, dhe drejtori i këtij instituti, zoti Agron Tufa. Së fundi përshëndeti dhe deklamoi një nga poezitë e tij më të bukura zoti Luan Burimi. Ajo që ra në sy në këtë takim ishte mungesa e të ftuarve nga institucionet kryesore të vendit, Presidenca dhe Kuvendi. Jemi të ndërgjegjshëm se drejtuesit e tyre mund të kenë qenë të angazhuar në objektiva të tjera më të rëndësishme, por, sidoqoftë, një përfaqësues të tyre duhej ta kishin dërguar. Megjithatë, ajo që ra më tepër në sy ishte mungesa e disa të përndjekurve në institucionin e Presidencës dhe atë të Kuvendit, të cilëve nuk dua t’ua përmend emrat vetëm për hir të besimit që kam pasur për korrektësinë e tyre. Kur u dërguam ftesat, menduam se ata do të ishin të parët që do të vinin, dhe kjo pasi ata janë ose ishtë burgosur, ose ish-të internuar, madje ndonjëri edhe i lindur në internim, ose bij të pushkatuarish, të burgosurish apo të internuarish. Mungesa e tyre na la një shije të hidhur, dhe kjo u shfaq edhe në fjalët e oratorëve. Si ta quajmë një veprim të tillë, mospërfillje, neglizhencë apo nënvleftësim? Cilado prej këtyre të ketë qenë, nuk është në nderin e tyre një veprim i tillë. Por le t’ia lëmë ndërgjegjes së tyre ta gjykojë këtë veprim dhe le të kthehemi tek tema për të cilën u zhvillua takimi. Ata kishin një pasion, një dëshirë të madhe për të shkruar. Donin të shkruanin atë që mendonin, atë që ëndërronin, por, për fatin e tyre të keq, jetonin në një kohë kur nuk mund të shprehnin atë që u buronte nga zemra e tyre. Nuk mund të shprehnin mendimet e tyre të lira, ndjenjat e shpirtrave të tyre të pastër. Jetonin në një kohë kur sistemi totalitar politik mbyste mendimin e lirë që në lindjen e tij. Për t’ia arritur kësaj ai kishte shpikur një formulë po kaq totalitare të letërsisë dhe artit për t’ia kundërvënë mendimit të lirë: formulën e të ashtuquajturit “realizëm socialist”, një formulë absurde, që ndrydhi talentet e mëdha dhe u hapi rrugën veprave standarde, që në më të shumtën e rasteve nuk kishin asnjë vlerë. Çuditërisht, talentet e mëdha u rezistuan shtrëngimeve në format nga më të ndryshmet. Ata më stoikët pranuan më mirë plumbat në gjokset e tyre sesa lirinë e dhunuar. Këtu ia vlen të përmendim martirët e paharruar Trifon Xhagjika, Genc Leka, Vilson Blloshmi, Havzi Nela e të tjerë. Të tjerë provuan prangat e hekurta në vend të nënshtrimit. Ata nuk bënë kurrë art të imponuar, duke marrë me vete edhe pasojat. Arti i tyre kishte brenda vetes të koncentruar një kod të brendshëm të demokracisë, të lirisë dhe bukurisë njerëzore. Brenda veprave të tyre nëpërmjet alegorizimave apo formave të tjera artistike indirekte jepeshin mesazhe të qarta të domosdoshmërisë së mendimit të lirë. Në radhën e këtyre më lejoni të përmend Visar Zhitin, Pjetër Arbnorin, Pirro Kuqin, Frederik Reshpen, Pano Taçin, Astrit Delvinën e të tjerë. Por kishte edhe një kategori tjetër që shkruanin. Dora e tyre i hidhte këto në letër. Autori i lexonte dhe rilexonte me vete, pa guxuar t’ia tregonte njeriu, me përjashtim të ndonjë miku shumë besnik. Kishte edhe nga ata që shkruanin nëpër qelitë e burgjeve apo kasollet ku jetonin të izoluar nga bota e madhe. Në to shkruhej për atdheun e robëruar, për lirinë, për dashurinë. Shkruhej për dhimbjen, për mallin, për shpresën, për gjithçka. Në shkrimet e tyre sundonte besimi për të ardhmen edhe atëherë kur shumëkush e kishte humbur atë. Këto shkrime mbetën të panjohura për adhuruesit e letërsisë së vërtetë. Me to kënaqej vetëm autori i tyre, që prisnin që një ditë të shpërthenin lirisht. Autorët e këtyre shkrimeve nuk u bënë kurrë servilë dhe hipokritë, nuk u bënë kurrë lakej të oborrit. Fundi i viteve ‘80 do të tregonte se forca e mendimit të lirë do të fitonte betejën me diktaturën. Perdja e hekurt që ndante dy botët do të fillonte të shembej. I fundit nga vendet totalitare të

Europës do të ishte vendi ynë. Lëvizja studentore e dhjetorit 1990 ishte konkretizimi logjik i fitores së ideve demokratike mbi ato diktatoriale. Lufta për këtë fitore kishte filluar qysh më 28 nëntor 1944 dhe për të ishte derdhur shumë gjak dhe ishin bërë shumë sakrifica, për gati pesëdhjetë vjet me radhë. Në plejadën e madhe të atyre të përndjekurve politikë që kanë shkruar në qelitë e burgjeve bënë pjesë edhe Luan Burimi. Ai i përket asaj plejade që kishte dëshirë për të mësuar, por nuk e linin të mësonte, pasi edhe shkolla ishte pronë e “bijve të Stalinit”; kishte dëshirë të punonte, por nuk e linin të punonte përveç në ndonjë kanal apo bujqësi; kishte dëshirë të jetonte, por nuk e linin as të jetonte dhe për këtë e përplasën për gati një çerek shekulli në humnerat më të thella të burgjeve komuniste. Megjithatë, ai shkroi. I regjistroi këto shkrime në trurin e tij dhe ja ku na i serviri tani në librin me titull “Klithma shpirti”. Poezitë dhe prozat e paraqitura në këtë libër janë me të vërtetë klithma të një shpirti të brengosur për miqtë dhe shokët e vuajtjeve, për ata që janë dhe për ata që s’janë më në këtë botë. Ja ç’thotë autori në fillim të tregimit “46 shekuj më parë”: Unë as nuk mundem, as nuk duhet të flas për vitet ’40, sepse kam qenë fëmijë atëherë. Po për ato vite të lodhura me kufoma bij e bijash diçka do të flas dhe unë. Se jo më kot atë periudhë të papërshkruar ende ashtu siç duhet, e veçanërisht te ne, disa shkrimtarë e kanë quajtur “epoka e degradimit njerëzor”, disa “epoka e pasigurisë totale” e disa të tjerë “epoka e hibrideve të stepës”. Po unë, natyrisht, duke mos qenë i aftë të përqasja një epitet timin përballë këtyre epiteteve aq të gjetura, po ndjek bëmat e “hibridëve të stepës”. Me ta zë fill edhe tregimi im, që s’është imagjinatë, por një realitet i zhveshur, i frikshëm e qesharak. Para syve tanë shfaqen si në ekranin e një televizori pamjet makabre të dhunës komuniste, të asaj dhune që e shndërroi një popull të tërë në skllav të bindur ndaj kupolës më të egër që ka parë bota, kur, siç shkruan autori, kur gdhiheshe në mëngjes e shihje fshatin në flakë nga shtëpitë e nacionalistëve që digjeshin, apo kur një ditë ngryseshe në Shkodër, në Durrës apo në Tiranë, të nesërmen gdhiheshe si i deklasuar në ndonjë kamp të punës së detyruar. Shfaqjet ndjekin njëra-tjetrën. Ja ku na shfaqet N. Pjetri nga Postriba, që tregon historinë e tij. Ngjarja kishte ndodhur pas kryengritjes së famshme. Hienat kishin ardhur në mes të natës. Pasi kishin kapërcyer gardhin, ishin derdhur brenda në shtëpi me armët e ngrehura. Kundërshtimi i të zotëve të shtëpisë kishte sjellë shkrehjen e armëve. Dy të vrarë: i ati dhe një kushëri. Dy vëllezër të arrestuar, dhe kjo vetëm në një familje. Po në gjithë Postribën? Nuk gjen penë që ta përshkruaj. 21 maj 1973. Në oborrin e kampit të Spaçit kthehet Zef Pali i përgjakur nga goditjet e shkopinjve të gomës mbi trupin lakuriq. Atë e ndjekin një turmë hienash. Por grumbulli i të burgosurve u pret rrugën. Në mbrëmje dy persona i shoqërojnë në komandë. Kthehen të lidhur dhe shoqërohen në birucën e izolimit. Kërkohen dy të tjerë, por turma nuk i dorëzon. Kështu fillon revolta e madhe, e cila do të zgjaste tri ditë, ku për të

parën herë në historinë e kampeve të diktaturës atje do të valonte flamuri pa yllin e komunizmit i ngjyer me gjakun e të torturuarve dhe me shkabën dykrenore të vizatuar nga i paharruari Mersin Vlashi. 39 makina me ushtarët e Korpusit të Burrelit, 3 autoblinda dhe 1 makinë gazi, të komanduara nga krimineli Fiçor Shehu, i cili më vonë do të binte pre e vet satërit komunist, bën që revolta të shtypej me gjak. Katër heronj të pushkatuar: Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashaj dhe Zef Pali. Dhjetëra të tjerë të ridënuar me burgime të rënda. Midis tyre autori i librit dhe bashkë me të edhe Sami Dangëllia, Mersin Vlashi, Luan Koka, Bedri dhe Caush Çoku, Gëzim Medolli, Gjergj Kadeli, Napolon Kaleci, Ylber Merdani, Demir Pojani e të tjerë. Me mikun dhe shokun tim të klasës Luan Koka autori ishte njohur në kampin e punës së detyruar në Skrofotinë. Qysh prej asaj dite u bën miq të ngushtë. Luani i tregoi historinë absurde të burgimit të tij. Kishte një kushëririn e tij të arratisur. Një natë të vitit 1960 ai kthehet fshehurazi në familje. Përqafon nënën dhe motrën dhe pasi çmallet për disa orë largohet për të kryer misionin e ngarkuar. Me vete merr disa fotografi të tyre dhe një revistë “Hosteni”, që Luani e kishte lënë kur kishte qenë për vizitë te nëna e të arratisurit. Pas disa ditësh bie në pritën e Sigurimit të Shtetit dhe vritet. I gjejnë revistën “Hosteni”, në një cep të së cilës ishin shkruar inicialet L.K. Kjo mjaftoi që Sigurimi të arrestonte Luanin e, megjithëse ai nuk pranoi kurrë që revista i përkiste atij, të dënohej me 15 vjet burg, dënim që iu shtua edhe me 25 të tjerë pas revoltës së Spaçit. U lirua pas 29 vjetësh burg. U burgos në moshën 25-vjeçare dhe u lirua në moshën 54-vjeçare. Sot jeton i sëmurë, pa fëmijë dhe pa asnjë të ardhur tjetër përveç dy pensioneve, së bashku me bashkëshorten, me të cilën u lidh pas lirimit nga burgu. Përveç këtyre ngjarjeve të dhimbshme dhe reale në libër pasqyrohen edhe çaste të tjera historike të ndodhura në tokën shqiptare, siç janë masakra e tmerrshme e Cërrikut, ku mbetën të djegur të gjallë nga bandat komuniste gjashtë gardistë në atë vit të zi 1997. Përshkruhen tetë vjetët e asaj anarkie të çmendur të sundimit socialist pas “revolucionit të vonuar” të Rexhep Qoses dhe skafet e drejtuar nga trafikantë dhe të mbushur me fatkeq, që në më të shumtin e rasteve gjenin vdekjen në ujërat e Adriatikut. Të gjitha këto përshkruhen me një gjuhë dhe stil të sigurt. Lexuesi duket sikur jeton me ngjarjet. Duke lexuar tregimet nëpërmjet përshkrimeve të holla të penës së tij ndien një dridhje në zemër. Këtë dridhje e ndien sepse të duket sikur vazhdon të jetosh në atë botë të zymtë e të mbuluar nga dimri i tmerrshëm i quajtur “komunizëm”. Duke parë gjuhën dhe stilin e sigurt, të lind mendimi se ke të bësh me një autor të vërtetë. Duke lexuar veprën e Luan Burimit dhe ato të autorëve të tjerë si ai në zemër të lindin ndjenja të forta, ndjenja që të mbushin me krenari. Në zemrat e tyre ata ruajnë po ato ndjenja për të cilat u sakrifikuan. Në atë kohë ata nuk mendonin as për fron dhe as për pasuri. Ndjenja e tyre kryesore ishte: “Për liri, për Shqipëri, për flamurin kuq e zi!” Pikërisht kjo ndjenjë vazhdon edhe sot të vlojë në zemrat e tyre. Luan Burimi është i detyruar të jetojë larg atdheut të tij të shtrenjtë, për të cilin e sakrifikua. Luan Koka jeton vetëm me dy pensione të zakonshme. Si këta ka edhe qindra të tjerë. Por asnjëherë nuk është ndier zëri i tyre për këto çështje. Atyre u vjen rëndë të vënë në plan të parë kërkesa të tilla. Meraku kryesor i tyre është nëse do të bëhet Shqipëria. Për këtë ata dhe të gjithë ne kërkojmë zbatimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “Për zhdukjen e pasojave të regjimit komunist”. Në bazë të kësaj rezolute kërkojmë dënimin ligjor të diktatorit Enver Hoxha. Kërkojmë ligjin e lustracionit për të gjithë bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe të organeve të tjera të diktaturës. Kërkojmë rishikimin e historisë së vendit tonë dhe përpilimin e teksteve të reja shkollore, të mbushura deri më sot me propagandën komuniste. Kërkojmë ngritjen e muzeve nëpër qendrat kryesore të përndjekjes, si në Tepelenë, Burrel dhe Spaç. Kërkojmë ndërtimin sa më parë të memorialit të viktimave të komunizmit në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit. Së fundi, kërkojmë ngritjen dhe financimin e një komisioni shtetëror për gjetjen dhe rivarrosjen e martirëve të rënë në luftën kundër komunizmit. Këto kërkesa i bëjmë sepse duam një Shqipëri të pastër dhe demokratike, ashtu siç kemi ëndërruar dhe luftuar për 46 vjet me radhë. Duke përfunduar dhe duke u kthyer edhe një herë te libri i Luan Burimit natyrshëm të lind pyetja: ku do të ishte vendi i tij sot, në rast se sundimi totalitar nuk do t’ia priste me shpatën e Damokleut dëshirën për jetuar i lirë? Ju lutem përgjigjen kësaj pyetjeje jepjani ju, të nderuar lexues.


opinion • E premte 16 nëntor 2012

»

11

Opozitë për hir të opozitarizmit Nga Leonard BODURI

I

nstitucioni i opozitës është një instrument i domosdoshëm për mirëfunksionimin e demokracisë. Nuk është për t’u habitur që në masat e marra nga qeveria e Greqisë pas negociatave të pambarimta me trojkën është përfshirë edhe ulja e pagës së liderit të opozitës, pjesë e shpenzimeve të buxhetit të shtetit helen. Në këtë kuadër mund të themi se opozitarizmi jo vetëm është i nevojshëm, por ai kërkon edhe kujdesin shtetëror për të mirëfunksionuar dhe për të qenë prezent në jetën politike të çdo vendi demokratik. Në realitetin e politikës shqiptare të deritanishme një nga elementet më karakteristike është përsëritja e gabimeve dhe mungesa e kujtesës kolektive. Për hir të së vërtetës, forcat politike kryesore, të pozitës dhe opozitës, janë bashkëfajtore dhe bashkëpërgjegjëse për problematikat më të rëndësishme të vendit. Sigurisht që nuk mund të mbajmë ison e “shkrimtarëve të oborrit”, të cilët në çdo lloj qeverie sulmojnë pa kompromis opozitën dhe i thurin lavde pa fund pushtetit të radhës, por duhet të pranojmë se edhe opozita duhet të jetë e përgjegjshme në veprimet dhe aksionin e saj të përditshëm politik. Është bërë pothuaj i përditshëm komunikimi i opozitës në lidhje me problematikën e hasur në privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, sot CEZ-Shpërndarje. Opozita me anë të ish-zëvendësministrit të METE-së gjatë qeverisjes së PS-së, zotit Ahmetaj, pas rreth 4 vjetësh po bën një sulm në dukje të arsyeshëm ndaj menaxhimit të CEZ-Shpërndarje si dhe treguesve të përkeqësuar të arkëtimeve nga kjo kompani. Aktualisht mund të themi se opozita së bashku me pozitën si rrallëherë janë të një mendjeje në qëndrimin e tyre ndaj CEZ-it. Çështja më e diskutuar, ajo e treguesit të arkëtimeve, merr për referencë vitin e fundit të privatizimit dhe me të drejtë akuzon rëndë menaxhimin privat të CEZ-it për performancën e dobët. Në pamje të parë dhe jo të kujdesshme do të ishim të gjithë të një mendjeje me këtë arsyetim. Nëse do të shtonim edhe mllefin personal për ndonjë abuzim që mund të na ketë ndodhur në faturat, që ndonjëherë na vijnë të

fryra, atëherë zgjidhja populiste do të ishte e thjeshtë: të largohet menjëherë CEZ-Shpërndarja. Mirëpo përfaqësuesi i opozitës, zoti Ahmetaj, duhet të këtë patjetër të freskët në memorien e tij si ish-funksionar i lartë i METE-së se OSSH-ja e famshme para privatizimit të saj nuk ishte gjë tjetër veçse një gropë e zezë për buxhetin e shtetit si dhe një ishull thesari për të gjithë ata që janë të orientuar drejt pasurimit të shpejtë me anë të politikës. Ajo ishte gjithashtu edhe një çerdhe e ngrohtë për të strehuar militantët e partive në pushtet si dhe një feud i deputetit të zonës, i cili përcaktonte konsumatorët që duhej të paguanin dhe ata që nuk duhej të prekeshin se kishin kontribuar në parti për atë ditë. Kultura e mospagimit të faturave të kompanive shtetërore është përkrahur pikërisht nga eksponentët politikë, duke mos përjashtuar asnjë nga forcat kryesore në vend. Arsyetimi dhe këmbëngulja opozitare përqendrohet në menaxhimin e keq të CEZ-it, treguesve të përkeqësuar të arkëtimeve dhe mungesës së investimeve të parashikuara, por nuk shkon asnjëherë përtej këtij kufiri. Ajo nuk kërkon të gërmojë në arsyet e vërteta të këtyre rezultateve. Besoj se përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës janë në dijeni të borxheve të pushtetit qendror dhe vendor, i majtë apo i djathtë, ndaj CEZ-Shpërndarjes, të cilat kapërcejnë shumën 160 milionë euro. Gjithashtu të dyja palët duhet të kenë dijeni për mrekullinë e përmirësimit të shifrave të arkëtimeve para privatizimit duke filluar nga viti 2007. Gjatë këtij viti fillojnë dhe bien humbjet si rrjedhojë e kufizimeve masive, që sipas ERE-s (raporti vjetor 2011) shkojnë mesatarisht 3.4 orë në ditë, që do të thotë se konsumatorët së bashku me mungesën e energjisë po përmirësonin edhe treguesit e arkëtimeve për OSSHnë për vitin 2007. Për shkak të kufizimeve të zgjatura të konsumit të energjisë si dhe të faturimit aforfe të rreth 15 për qind të konsumatorëve sigurisht që treguesit e arkëtimeve para privatizimeve do të përmirësoheshin. Mirëpo të gjitha këto informacione, siç duket, mungojnë për përfaqësuesit e pozitës dhe të opozitës.

Pas një analize të kujdesshme, që ka munguar, mund të themi pa frikë se parapërgatitja e privatizimit të OSSH-së u përngjan shumë bilanceve të rreme të Greqisë për t’u futur në zonën e monedhës së përbashkët europiane, manipulim të cilin po e vuan sot e kësaj dite. Problematika, që fillon me treguesit e arkëtimeve të OSSH-së, pa i hequr asnjë presje edhe përgjegjësisë manaxheriale të CEZ-it, duket kryekëput një lojë manipulative e nisur para privatizimit të OSSH-së dhe që ka dhënë pasojat e saj deri më sot. Kompanisë çeke i ka munguar gjithashtu edhe mbështetja e organeve shtetërore për të arritur objektivat e saj. Nuk duhet të harrojmë se 24 për qind e aksioneve të kësaj kompanie janë shtetërore, por asnjë nga palët politike nuk u ndie kur gjatë vitit të shkuar Enti (Ç)Rregullator i Energjisë përkëdheli me tarifat e reja KESH-in (akoma me menaxhim të dyshimtë dhe shtetëror), dhe kjo diferencë në favor të KESH-it shkoi në dëm të tarifave të aplikuara ndaj CEZ-Shpërndarjes. Çfarë mund të bëjë CEZ-Shpërndarja për shumat e paarkëtuara nga organet e pushtetit qendror dhe vendor, të cilat duhet të kenë ndikuar patjetër në mungesën e investimeve të parashikuara sipas detyrimeve kontraktuale? Edhe në këtë pikë kemi përsëri heshtje nga politika. Opozita premton me të madhe përmirësimin e klimës ndaj investimeve të huaja, por, nga ana tjetër, nuk thellohet në problematikën reale të tregut të energjisë. Politika e majtë apo e djathtë, në pushtet apo në opozitë, duhet të heqë dorë një herë e mirë nga mbështetja e kulturës së mospagimit të detyrimeve ndaj faturave shtetërore apo private, si dhe të ndihmojë në përmirësimin e klimës së investimeve të huaja. Zgjidhja për tregun e energjisë nuk është largimi i CEZ-Shpërndarjes, por ndihma ndaj këtij sektori dhe përmirësimi i treguesve të këtij tregu, me qëllim që kjo kompani të bëhet tërheqëse për hyrjen e operatorëve të rij. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi një treg jo monopol, i cili natyrshëm do të përmirësojë treguesit e perfomancës dhe cilësinë e shërbimit për konsumatorët.

PS mes shumë frontesh “…mund të jetë urgjente organizimi i një debati brenda PS-së dhe me aleatët e saj të paktë dhe vocërrakë se cili është parësor: krijimi i një fronti opozitar për rrëzimin e qeverisë së koalicionit të djathtë të kryesuar nga Sali Berisha, apo krijimi i një fronti brenda PS-së për largimin e Edi Ramës nga posti i kryetarit të saj.” Nga Xhevat MUSTAFA

N

jë nga figurat themeluese dhe të pakta të mbetura akoma nëpër kryesitë e PS-së qysh nga krijimi apo sajimi i saj, Namik Dokle, në intervistën botuar më 15 nëntor në “Shqiptarja. com” bëri thirrje për front opozitar kundër Sali Berishës. Natyrisht, nuk mund të paragjykohet dhe të ndalohet për këtë as Dokle dhe asnjëri nga liderët e tjerë të PS-së dhe të partive aleate të saj. Fundja, si çdo opozitë në botë, edhe kjo jona ka të drejtë dhe detyrë t’i kundërvihet me rrugë, mjete dhe forma demokratike, institucionale mazhorancës në pushtet prej më se 7 vjetësh. Nëse në forumet më të larta drejtuese të PS-së do të kishte dëshirë, vullnet, hapësirë dhe liri reale dhe jo thjesht formale apo statusore për analiza të thella dhe jo përjashtuese, me vështrime nga baza deri në majën e piramidës partiake, me shumë gjasa do të dilnin rezultate befasuese dhe shqetësuese jo vetëm për vetë masën dhe strukturat drejtuese të PS-së. Mund dhe duhet të ndienin shqetësim edhe ata qytetarë që dëshirojnë një opozitë të vërtetë, të fortë, konstruktive, që të mos ketë si strategji vënien e gurëve dhe të drurëve nën këmbët e pozitës dhe nihilizimin e çdo arritjeje të qeverisjes së saj, por të jetë e aftë të kritikojë dhe të korrigjojë gabimet e saj, të japë alternativa dhe zgjidhje më të mira dhe vizionare, të bashkëpunojë aktivisht dhe sinqerisht për përmbushjen e objektivave dhe të interesave mbarëqytetare dhe mbarëkombëtare. Nga deklarimi i Dokles më 15 nëntor lihet të kuptohet se në tërësinë e përparësive të PS-së ka një renditje jo të saktë të tyre, prandaj mund të jetë urgjente organizimi i një debati brenda PS-së dhe me aleatët e saj të paktë dhe vocërrakë se cili

është parësor: krijimi i një fronti opozitar për rrëzimin e qeverisë së koalicionit të djathtë të kryesuar nga Sali Berisha, apo krijimi i një fronti brenda PS-së për largimin e Edi Ramës nga posti i kryetarit të saj. Nëse PS-ja është me të vërtetë aq demokratike sa në kryesinë e saj të mos ketë nga kryetari kryqëzime “heretikësh” dhe figurash emblematike si Kastriot Islami dhe Arben Malaj këto ditët e fundit, “dorëheqje” apo largim vullnetar, si të Andis Harasanit, ky debat mund të lejohet të bëhet. Përfundimi i tij, me shumë gjasa, do të ishte tejet i pakëndshëm për njëshin e partisë. Dhe jo pa arsye dhe me pa të drejtë. Në fund të fundit, qysh kur kryesimin e PS-së e ka marrë Edi Rama kjo parti dhe e majta në opozitë kanë marshuar nga humbja në humbje. Vetë PS-ja ka humbur shumë nga ato cilësi, vlera dhe aftësi që kishte deri ditën kur Fatos Nano bëri gabimin historik t’ia dorëzonte fronin e kryetarit Edi Ramës. Me të siguruar këtë post, ky i largoi një e nga një apo në tufa personalitetet themeluese të PS-së, figurat më intelektuale, më emblematike, më përfaqësuese dhe më me kontribute të saj dhe e mbushi kryesinë e partisë si dhe grupet parlamentare të saj me miq dhe ortakë të tij, kryesisht nga komuniteti i biznesmenëve të mëdhenj të ndërtimit. Më e keqja është se këta nuk kanë as CV të pasur intelektuale, as lidhje të forta shpirtërore me PS-në dhe as kontribute personale për të. Tani pas 10 vjetësh në PS-në e Edi Ramës as nuk mund të mendohet e jo të ndodhë ajo që u pa publikisht nëpërmjet kamerave dhe ekraneve në KPD-në e para 10 vjetve në PS-në e Fatos Nanos. Në kryesinë e PS-së së para 10 vjetve, me shumë gjasa, nuk do të lejohej që demonstrata e 21 janarit 2011 të merrte atë karakter të dhunshëm dhe jetë njerëzore. Mbi të gjitha, nëse në PS do të bënin ligjin

jo Edi Rama dhe Gramoz Ruçi bashkë me biznesmenë amatorë në funksione drejtuese dhe në politikë, por politikanë si Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Rexhep Mejdani, Kastriot Islami, Ylli Bufi, Arben Malaj, nuk do të lejohej që PS-ja të kishte si strategji bojkotimin dhe bllokimin e përmbushjes së 12 kushteve të vendosura nga BE-ja që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat dhe të luante çdo gur e kartë për pengimin e këtij objektivi madhor mbarëqytetar dhe mbarëshqiptar. Thënë ndryshe, nuk do të lejohej që PS-ja për inat fëminor ndaj PD-së dhe për të keqen e vet dhe të vendit të hapte edhe frontin antiintegrim, antistatus dhe anti-BE, në të cilin gjatë këtyre viteve ka humbur shumë në energji, në kohë, në imazh dhe në mbështetje. Një “mëkat” apo faj tjetër i madh i Edi Ramës është lënia e PS-së pa LSI-në dhe gati krejt e vetme përballë PD-së dhe koalicionit të djathtë, realisht më i gjerë, më jetësor, më i konsoliduar dhe më i harmonizuar në ide dhe veprime se gjasme koalicioni i së majtës. Edhe pas humbjeve të njëpasnjëshme PS-ja, në vend që të analizojë dhe të reflektojë, me iluzionin e kotë se mund të fitojë edhe e vetme vazhdon të tërhiqet dhe të angazhohet nga Edi Rama edhe në frontin kundër LSI-së, absurd si vetë mentaliteti dhe shumica e qëndrimeve dhe veprimeve të tij. Për idenë se krijimi i frontit anti-Rama mund të jetë më parësor se fronti anti-Berisha ndihmon edhe kujtesa. Fjala është për një deklarim, me të qeshur dhe me të ngjeshur, të vetë Kryeministrit Sali Berisha se ai dhe kjo mazhorancë do të jenë në pushtet derisa Edi Rama të jetë në krye të PS-së. Është e vetëkuptueshme se për këtë Berisha nuk ka parasysh vetëm faktin se deri tani Edi Rama ka rezultuar dhe është afirmuar si tersi i PS-së dhe si fitues i madh për vetveten dhe klanin e tij.


12

« thashetheme vip

E premte 16 nëntor 2012 •

Genta më e “bujshmja”,

Dafina më e “imta” Flori sjell MTV Albania Flori Mumajesi është në bisedime e sipër me kompaninë muzikore më të madhe në botë MTV për të hapur një kanal shqiptar të tij. Sipas burimeve të emisionit “Prive” në Klan Kosova, producenti dhe këngëtari nga Shqipëria janë duke bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke tentuar të hapë një kanal të ri muzikor. Kanali nuk do jetë si të gjithë kanalet e tjera muzikore shqiptare, por degë e kompanisë më të madhe televizive muzikore në botë dhe do të emërohet MTV Albania.

Tuna provokon! Menduam se Shkëndije Mujaj dhe pozimet e saj në Facebook ishin unike, por si duket “virusi” është duke u përhapur në mesin e artisteve femra. Këtë herë është Tuna, e cila ka kohë që ka nisur një “fushatë” në rrjetin e saj social, duke postuar foto nga më të çuditshmet dhe për disa, mbase dhe banale. Këtë herë ajo është shfaqur duke u zhveshur para iPhone-it të saj në bikini. Megjithëse, nuk posedon “asetet” e Shkëndijes, Tuna tenton të provokojë duke e shoqëruar foton me mesazhe erotike: “Meqë temperaturat po bien, un jam k’tu për ta ndrruar klimën”, shkruan Tuna në Facebook! Pak kohë më parë, ajo doli me një skicë “bothprap” të saj, ndërsa së fundmi ka postuar edhe një foto të një personi që ka veshur “mashkullorësinë” e tij me një rrobë të leshtë. Ndërsa në një foto tjetër ajo shihet duke dashur të kafshojë një mashkull në qafë. Ndonëse është kujdesur që mos ta zbuojë tërësisht as fytyrën e mashkullit e as të sajën, nga tiparet, vërejmë se vajza në fotografi është Tuna. “Ajo është një mashkullngrënëse. Të bën që të punosh shumë, të shpenzosh shumë. Të bën që të dashurohesh në të”, ka përshkruar Tuna veten në këtë fotografi.

P

rive” ka zbuluar disa statistika interesante të përmasave trupore të disa prej artiteve femra më seksi të hapësirës shqiptare. Mund të supozojmë se centimetrat janë marrë me siguri nga stilistët, të cilët rëndom janë afër tyre dhe kanë privilegjin të bëjnë matjet më të sakta trupore. Por, le të mbetet një sekret i “Prives” se si kanë arritur të kapin këto përmasa, ndërsa ne fokusohemi tek kandidatet e kësaj “top liste” të vitheve, gjoksit dhe belit. Përmasat trupore padyshim janë një preokupim i vazhdueshëm i VIP-ave dhe për një paraqitje skenike sa më perfekte, shumë prej tyre i nënshtrohen edhe ndërhyrjeve kirurgjike, ndërsa ka edhe nga ato që i kanë mbetur besnike përmasave natyrore, si p.sh. Leonora Jakupi, e cila është lavdëruar

së fundmi për natyralitetin e saj. Në listën në fjalë, kësaj radhe bëjnë pjesë këngëtaret: Leonora Jakupi, Nora Istrefi, Genta Ismaji, Kaltrina Selimi dhe Dafina Zeqiri. Në tabelën më poshtë bie në sy Genta Ismajli me vithet më të mëdha prej 99 cm, gjoks prej 93cm dhe bel prej 69 cm dhe në këtë aspekt e fiton top listën si më e “bëshmja”, duke i shtuar edhe shtatlartësinë që e ka. Ndërsa në anën tjetër, Dafina Zeqiri, megjithëse ka bërë ndërhyrje në gjoks, ka mbetur më e “imta” në krahasim me të tjerat dhe bie në sy me belin më të hollë prej vetëm 60 cm. Ndërsa Leonora Jakupi me përmasa tejet ideale të trupit, “është për t’u çuditur që ende ka mbetur beqare”. Kaltrina Selimi dhe Nora Istrefi edhe pse i kanë vithet e bollshme, gëzojnë një bel për t’u lakmuar dhe mund ta mendojmë se partnerët e tyre, megjithatë, nuk kanë vështirësi t’i shtrëngojnë me duar.

Vesa, e dashuruar pas zërit të Aurela Gaçes

Çfarë po i thotë Françeska në vesh Adrianit? Çfarë është duke i thënë bukuroshja e BB5, këngëtarit të hitit “Ngjyra e kuqe”?! Duhet të jetë diçka e bukur pasi artisti po qesh. Nuk dimë se çfarë i ka thënë apo përse ia ka mbushur mendjen me këtë bisedë në vesh, por aludojmë se nëse Françeska do të kishte qenë veshur me të kuqe, ndoshta do të merrte një aprovim më të madh nga Adriani.

Kjo foto që shihni është realizuar gjatë një spektakli të përvitshëm, që mbahet në diasporë dhe konkretisht këtë herë në Cyrih, “Miss dhe Mister Universi shqiptar”. Besojmë se i njihni se kush janë, është këngëtarja Vesa Luma, duke u mahnitur pas interpretimit të këngëtares Aurela Gaçe, që

si duket Vesa e ka ndjekur edhe kur ishte e vogël artisten që ka konkurruar Festivalin Evropian. Këtë gjë, këtë vit tenton ta provojë edhe këngëtarja nga Prishtina, emri i së cilës po figuron në listën e disa këngëtareve nga Kosova që duan të arrijnë nga Festivali i RTVSH-së suksesin e Nora Nishliut.

Ritakimi i Sabriut dhe Ledinës Ata vërtet kanë qenë miq të vjetër falë edhe këngës së famshme të tyre, e cila në atë vit në festivalin e RTVSH-së bëri një bujë të madhe me titull “Ma ke prish gjumin e natës”. Por, Sabri Fejzullahu dhe Ledina Çelo janë ritakuar dhe kanë kërcyer e kënduar mjaft në një spektakël të mbajtur në Zvicër “Miss dhe Mister Universi shqiptar”. Dihet që këngëtari është shumë xhentil ndaj kolegeve, e sidomos ndaj Ledinës bukuroshe, e cila edhe në këtë mbrëmje është dukur thuajse perfekte.


thashetheme vip • E premte 16 nëntor 2012

»

13

Miriam

Cani

pozon për Fadil Berishën

ëngëtarja Miriam Cani ka bërë një set të ri K fotografik, me fotografin e

mirënjohur Fadil Berisha. Cani vjen si gjithnjë shumë e ëmbël dhe plot sharm në këtë sesion të ri fotografik.

Leonora Jakupi irritohet nga ‘Facebook-u’ Getoari

i këndon Prishtinës me melodi serbe

Ka kohë që është paralajmëruar hiti solo i Getit “N’Prishtinë”, që do të vijë si një këngë dhe klip i “fortë”, që do të mbahet mend. Dhe, klipi i shumëpritur është lançuar në kanalin zyrtar të Baba Stars në Youtube, mirëpo jo pa probleme. Geti, djali i modës, bossi i labelit “Baba Stars” dhe njëherësh anëtar i grupit “Tingulli 3NT”, gjithmonë e ka konsideruar veten si një “prishtinali të fortë” dhe i ka kënduar Prishtinës edhe më herët, me këngën “Prishtinali jom”. Por në këtë këngë, Getoar Selimi siç është emri i tij i plotë, vjen me emrin “Ghetto Geasy”, derisa një kohë ishte vetëm “Geti” apo “Getoari”, dhe pastaj “Ghetto Gold” e disa variante të tjera që u shfaqën dhe u zhdukën. Duket sikur këngëtari nuk e ka të qartë ende se me çfarë emri solo do të prezantohet në publik, megjithëse ka bërë një karrierë të bujshme në bashkëpunim me të tjerët. Sa i përket këngës dhe klipit, vërehet se fansat kësaj radhe janë të ndarë, pasi që në fillim videoja ka marrë shumë “dislike” në Youtube. Nuk përjashtohet edhe mundësia që përveç fansave, Geti ka edhe antifansa të devotshëm që sigurohen të balancojnë pëlqyeshmërinë e këngës. Por, ajo që Geti duhet të brengoset më shumë është fakti se ka filluar të akuzohet për vjedhje të këngës nga fqinjët serbë. Portalet e ndryshme shqiptare shkruajnë se instrumentali i këngës është vjedhur nga “Revolucija” e këngëtares serbe Stoja.

K

omentet në rrjetin social Facebook nga njerëz të ndryshëm për martesën e këngëtares Leonora Jakupi nuk kanë të ndalur. Ajo tani ndjehet mjaft e irrituar me këta njerëz, të cilët aludojnë dhe flasin duke spekuluar

në faqet e internetit, duke montuar foto me djem, të cilët nuk janë të njohur për Leonorën. “Sinqerisht po ndjehem shumë e mllefosur për shpifje të shumta që po bëjnë tani së fundi nëpër rrjetin social Facebook duke shfaqur foton time me njerëz të panjohur. Në fakt këtë po e bëjnë njerëz të pandërgjegjshëm, të cilët po mundohen që nëpërmjet këtyre klikimeve të përfitojnë”, ka thënë ajo për “Zëri”. Ka pasur raste ku në disa këto foto Leonora është shfaqur me familjarë, dhe është komentuar qëllimisht se është martuar me ta. Ky fakt duket se po e trondit mjaft shumë dhe në realitet nuk ka se si ta parandalojë. “Sikur të mundja ta parandaloja kishte qenë shumë mirë, mirëpo këtu shfaqen njerëz me adresa të rrejshme dhe nuk di se si të veproj me ta. Por sido qoftë kjo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre, sepse mua personalisht nuk mund të më dëmtojnë në asnjë mënyrë”, shton ajo. Siç pohon, Leonora nuk është e dhënë pas internetit dhe në fakt ajo nuk ka asnjë adresë në Facebook apo në Twitter, kështu që edhe pse në emër të saj mund të gjesh shumë adresa në Facebook asnjëra nuk është e vërtetë. “Nuk kam asnjë adresë qoftë në Facebook apo në Twitter dhe me adresa të shumta në emër timin në Facebook po bëhen shumë manipulime. Kam dëgjuar që njerëz të shumtë flasin në emër timin dhe në fakt unë nuk jam ajo”, thekson Leonora. Ajo aktualisht është duke punuar në disa projekte të reja muzikore për të cilat do të flas më vonë. E rëndësishme për të, tani për tani është karriera, ndërkaq sa i përket jetës private vazhdon të jetë beqare.

Anjeza Shahini, fanse e çmendur e Obamës Presidentit Barack Obama, duket se i është shtuar edhe një tjetër mbështetëse dhe kjo është këngëtarja, Anjeza Shahini. Pas fitores së Presidentit të SHBA-ve, Shahini ka postuar në Facebook një fotografi me flamurin e Amerikës. Ashtu si shumë shqiptarë, edhe ajo është një fanse e Presidentit Obama.

Edhe Soni bën vetë “make up” Këngëtarja Soni Malaj, e cila vjen çdo të diel në ekranin e TV Klan në programin ‘X Factor’, ku dallohet për përkrahjen e saj të talenteve të reja, si duket i është rikthyer shumë edhe organizimeve të tjera në Tiranë. Por, kaq shumë e zënë është, saqë ka nisur që ‘make up’ ta bëjë vetë, siç e shihni edhe në këtë foto, ndërsa ka qenë e ftuar në spektaklin “Miss dhe Mister Albania 2012”, mbajtur nga Vera Grabocka, gruaja që i dha një pozitë të veçantë rikthimit të këngëtares.


14

« gossip

E premte 16 nëntor 2012 •

50 Cent ambasador i shoqatës së autizmit Rreperi 50 Cent është caktuar si ambasadori i shoqatës së bamirësisë për autizmin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai e pranoi këtë rol muajin e kaluar pas vizitës së tij në Dubai ku ndodhej qëndra e autizmit. Atje ai u takua me fëmijët autikë dhe për të treguar dedikimin e tij në keëtë organizatë, këngëtari i hitit “In da club”, do të dorëzojë një përqindje të të ardhurave nga shitja e kufjove të tij në Emiratet e Bashkuara gjatë muajit nëntor. “Nuk bëhet fjalë për të dhuruar para, bëhet fjalë për të dhuruar shpresë dhe për të treguar se ka njerëz që kujdesen për ta. Çdo fëmijë meriton shanse për të realizuar ëndrrat”, ka thënë 50 Cent.

Marc Anthony dhe Shannon De Lima udhëtim në Miami Këngëtari Latin Marc Anthony nuk arrin dot të shpenzojë shumë kohë me të dashurën e tij Shannon De Lima, për shkak të angazhimeve të shumta që ai ka. Por menjëherë sa i jepet mundësia, Marc krijon mundësitë për të kaluar kohë cilësore me Shannon. Dhe kësaj here bëhet fjalë për një udhtim me krociere përgjatë brigjeve të Miamit. Marc 44 dhe Shannon 24, janë parë më të dashuruar se kurrë teksa shijonin udhëtimin romantik. Ata shpallën publikisht romancën e tyre në Janar, pasi Jennifer filloi lidhjen me balerinin Casper Smart. Çifti duket se e ka seriozisht mes tyre teksa janë prezantuar edhe te fëmijët respektivë. Shannon ka një djalë 4vjeç nga një lidhje e mëparshme dhe Marc është babai i binjakëve Max dhe Emme. Marc firmosi për divorc në korrik të këtij viti për arsye të papërshtatshmërisë në çift.

Aguilera i ofron treshe Vanessa Hudgens Këngëtarja 31-vjeçare, Christina Aguilera, thuhet se ishte në një festë në Beverly Hills, ku aktoren Vanessa Hudgens e ka pyetur nëse dëshiron të ketë marrëdhënie seksuale me të dhe të dashurin e saj, producentin 25-vjeçar, Matt Rutler. “Sa më shumë që pinte vodka Christina, aq më shumë vinte në shprehje ana e saj e perverse”, tha një mysafir i ndejës. Ai shtoi se këngëtarja në gjendje të dehur në podiumin e vallëzimit pandërprerë ka joshur bukuroshen Vannesa. Hudgens, e cila vetëm ka buzëqeshur dhe ishte në siklet nga sjellja e Christinës. Fatkeqësisht, Hudgens nuk e pranoi ofertën bujare të këngëtares. “Vanessa ishte befasuar me këtë ofertë dhe duke buzëqeshur me edukatë e refuzoi këtë këngëtare”, ka shtuar burimi për të përditshmen britanike “Daily Star”.

Del Piero “ndërron fanellën” me Elton John Alessandro Del Piero ka nisur prej disa muajsh tashmë aventurën e tij të re në futbollin australian pasi u largua nga Juventusi dhe futbollisti 38-vjeçar tashmë po shijon edhe jetën jashtë fushave duke qenë se futbolli në Australi nuk është edhe aq kërkues. Sulmuesi veteran është takuar në Sidnei në një program televiziv australian me këngëtarin legjendar britanik Elton John dhe kanë shkëmbyer dy fanella të personalizuara të ekipit Sidney FC. Elton John tha: “Djali im po bën 2 vjeç dhe i pëlqen shumë futbolli. Ka nisur të godasë topin dhe kjo bluzë do i pëlqejë shumë.” Ndërsa Del Piero deklaroi: “Jam një fans shumë i madh i Elton John. E gjithë familja ime e ka adhuruar muzikën e tij.” Kur u pyet se kush ishte kënga e preferuar nga Elton John, ish-kapiteni i Juventusit u përgjigj: “Më pëlqejnë shumë këngë të tij. Është një gjeni.”

Femrat,

nganjëherë dëgjojnë krejt të kundërtën që ju u thoni

S

e femrat janë krijesë e komplikuar nuk është ndonjë zbulim, por me disa fshehtësi është e lehtë t’i kënaqni. Për të shmangur situata të tilla është mirë t’i dini disa gjëra të cilat i dëgjojnë femrat kur mashkulli i thotë. Mashkulli thotë: dukesh e lodhur Femra dëgjon: Nuk dukesh tërheqëse Një deklaratë e tillë te femrat tingëllon se ajo nuk është në shkëlqimin e saj më të mirë dhe se nuk duket mirë. Do të duhet të shpreheshit me një pyetje më subtile si: “A është gjithçka në rregull”?

Mashkulli thotë:vërtetë je dobësuar Femra dëgjon: Dikur ishe me mbipeshë Femra e cila është munduar shumë dhe ia ka dalë t’i humb kilogramët shtesë kjo do të mund të tingëllon te se më parë nuk ishte e bukur. Më mirë t’i thoni “Dukesh fantastike”. Mashkulli thotë: Dukesh mirë për - vitet që ke Femra dëgjon: Dukesh mirë pa marrë parasysh vitet Mosha e femrës është temë e ndaluar, kjo shkruan edhe në bonton. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për shaka apo kompliment, kurrë mos përmendni moshën. Mashkulli thotë: çfarë

shkakton depresion

P

ërdorimi i laptopit natën mund t’ju shkaktojë depresion sipas një studimi të fundit. Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar se ekspozimi ndaj ndriçimit të monitorit në një dhomë të errët rrit nivelin e hormoneve të stresit në trup duke rritur njëkohësisht rrezikun e depresionit dhe duke ulur aftësinë e të mësuarit tek adoleshentët. Udhëheqësi i studimit, Samer Hattar, nga Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thekson: “Kemi gjetur se ekspozimi i rregullt ndaj dritës kur njerëzit punojnë në dhomën e tyre rrit rrezikun e depresionit.” “Ka disa qeliza të syrit që ngacmohen nga drita e monitorit të kompjuterit dhe ndikojnë në tru”, shton Hattar. Studimi është publikuar në revistën shkencore ‘Nature’.

ke bërë me flokët? Femra dëgjon: Stili i ri i flokëve është katastrofë Komentet si “dukesh ndryshe” apo “diçka ke ndryshuar tek vetja” lini thellë në kokën tuaj dhe mos lejoni të dalin nga aty. Femra këtë mund ta kuptojë si painteresim tuajin. Provoni me “ky stil të shkon për shtati”. Mashkulli thotë: Mua më duken njësoj Femra dëgjon: Nuk më intereson Nëse femra ju pyet cila bluzë i shkon më mirë, përpiquni të thoni diçka. Madje edhe nëse është njësoj apo nuk vëreni dallimin. “Ajo e para të shkon më shumë” mjafton.


gossip • E premte 16 nëntor 2012

Emma

»

15

Stone

femra e veshur më bukur Jennifer Aniston kundër bisturisë

Rafaella Fico

bën shopping për të harruar Mario Balotellin

Me sa duket Fico e ka lënë mbrapa krahëve ndarjen me Marion, teksa është parë me një humor të mirë duke bërë shopping në Madrid, së bashku me të jëmën dhe vëllain e saj. Gjitmonë në stil dhe e kujdesur për veten, ajo ka provuar se nuk e le veten pas dore edhe pas ndarjes për të disatën herë nga Balotelli. Duke treguar se ka një suport të madh, familjen e saj dhe nuk ka nevojën e Marios, Fico është parë duke blerë disa veshje për fëmijë. Ajo pritet të lindë për një muaj dhe duket e kënaqur që ka mbështetjen e famoiljes së saj se sa të Mario Balotellit. Ndarja e çiftit ndodhi në fillim të vitit ku u lajmëruan edhe forcat e policisë. Futbollisti Mario më pas urdhëroi për një test ADN, pasi Fico bëri të ditur dy javë më vonë shtatzaninë e saj. Më pas Mario i dha një mundësi tjetër Ficos në tetor, por pajtimi i tyre nuk zgjati shumë, ku në fillim të kësaj jave u bë e ditur se ata janë ndarë sërish, pasi nuk kanë qënë në kontakt për shumë javë.

Ne moshen 43 vjecare, Jennifer Aniston ka zbuluar nje sekret per tonifkimin e gjoksit. Pa bisturi, mjaftojne masazhet. Jennifer edhe ne kete moshe eshte shume perfekte dhe fiziku i saj ia lejon te veshe cdo lloj dekolteje, madje mund te themi se eshte dhe nje nga pikat e saj te forta. Sipas raportimeve nga Sleekgossip, Jen eshte duke u trajtuar nga cikle masazhesh prej 12 javesh. Nderkohe ajo po pergatitet te martohet me partnerin e saj Justin Theroux dhe ka pergenjeshtruar lajmet per shtatezani.

E

mma Stone është cilësuar si femra e veshur më bukur e vitit 2012 nga revista ‘Vogue’. Aktorja 24-vjeçare ka lënë pas në këtë renditje Rooney Mara, Kristen Stewart, Leelee Sobieski dhe Zoe Saldana. Në këtë klasifikim janë marrë parasysh vetëm femra që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emma Stone është bërë e njohur me filmin ‘Crazy Stupid Love’ dhe së fundi ka interpretuar në filmin ‘The Amazing Spider-Man’ së bashku me partnerin e saj në jetën reale, Andrew Garfield. Ja 10 femrat e veshura më bukur të vitit 2012:

• • • • • • • • • •

Ema Stone Rooney Mara Leelee Sobieski Zoe Saldana Lauren Santo Domingo Solange Knowles Kristen Stewart Lily Kwong Kimberly Chandler Dree Hemingway

Çfarë fsheh Kim Kardashian?

Arrestohet vajza e Jon Bon Jovit për shkak të ovërdozës Një lajm i trishtuar për rrokerin Jon Bon Jovi dhe familjen e tij. Vajza e tij 19vjeçare Stephanie Rose Bongiovi është arrestuar pasi dyshohet se kishte marrë overdozë. Sipas burimit ajo është gjetur nga policët në dhomën e saj e pandërgjeshme në kolegjin Hamilton. Në kohën që ka mbërritur personeli mjekësor, është raportuar se ajo ka erdhur në vete. Sipas të dhënave ishin gjetur një sasi e vogël heroinë, marijuanë dhe mjetet që përdoren për të marrë drogë. Tani ajo është duke e marrë veten në spital.

32-vjeçarja Kim e cila ka thënë se nuk i është nënshtruar asnjëherë kirurgjisë plastike edhe pse dyshohet se ajo mund të ketë përdorur botoks në të shkuarën, është vënë re duke u larguar nga një sallon kozmetike në Miami. Sipas një burimi ajo ka shkuar atje me shokun e saj Jonathan ku kanë qëndruar për një orë dhe janë parë duke u larguar nga dera e pasme e kozmetikës. Ky institut ofron shumë shërbime si kirurgji plastike dhe dermatologjike dhe trajtime për humbje në peshë.


16

A

« bota

jo që vërtetë nuk mund të kuptojmë nuk është përse, por si. 30 mijë emailet në kompjuterin e shërbimit, filmimet e bëra me celular, fotografitë para pasqyrës, mesazhet “hard” të dërguar nga tryeza e konferencës ndërkombëtare për çarmatimin dhe të ngulitura një herë e përgjithmonë në kujtesën e përjetshme të Vëllait të Madh që çdo shenjë, çdo gjurmë – çdokush e di – me kërkesë e deshifron dhe e rimbledh. Një sasi mbresëlënëse materialesh në dispozicion të shantazhuesve të çdo lloji, armiq politikë apo dashnore të tradhëtuara, një seri me fitila dinamiti që të pushtetshmit e botës lënë pas vetes, me siguresa të hequra dhe bomba me sahat që herët a vonë, është e sigurt, do të shpërthejnë duke u hedhur në erë karrierat politike dhe ambiciet. Aspekti vërtetë interesant i garës bashkëkohore mes seksit dhe pushtetit – që ngahera është fituar prej seksit, në çdo kohë dhe në çdo lartësi – është kjo kalbje e sistemit, kjo ngjitje në ndjesinë e ploltfuqishmërisë të kujt hipën në fron, që i bën të besojnë jo vetëm se mund t’u shkojnë pas qejfeve, të dashurve, hetero apo homo qofshin, të rritur apo minorenë, të vetëm apo në grup, por edhe që mund ta bëjë pa u ndëshkuar, pa ato masat mbrojtëse që kanë shoqëruar ngahera tradhtitë. Është interesante të vëresh se arsyeja përse gjenerali Petraeus dhe të gjithë, si vëllezërit e tij në histori janë detyruar të japin dorëheqjen jo prej aktit të tradhtisë në vetvete, por për shkak të shantazhueshmërisë që buron prej tij. Kreu i CIA-s, Presidenti izraelit, mbreti dhe Kryeministri – bëhet fjalë për njerëz që mbajnë në kyç zinxhirin e lidhur pas valixhes me kodet e armës bërthamore – nuk munden, nuk duhet të jenë të shantazhueshëm, të detyruar të ofrojnë para apo favore të tjerë në këmbim të kthimit të një filmimi, një fotografie apo një dokumenti në email. Është teknologjia armiku i ri, tundimi fëmijëror për ta përdorur si dëshmi e trofeve që fiton. Që nga kohërat e Chappaquiddick, e vetmja vendndodhje me nëntë zanore, e të cilës gjithkush ia di shqiptimin e saktë, kjo gjë ka ndryshuar. Atëherë, ishte fundi i viteve gjashtëdhjetë, për të shkatërruar karrierën politike të një aspiranti për president të SHBA-së, një Kennedy, u desh nje mëkinë, me një kufomë gruaje në fund të kanalit. Sot mjafton një download. Një usb drive. Një fotografi. Foto dhe filmime (nga celulari, sigurisht), pamje telekamerash me qark të mbyllur dhe gjurmë telematike, është goxha i shtruar turpi politik i liderëve modernë. Karl Gustavi i Suedisë, mbreti hezitues e ka për zakon të frekuentojë Club Power të Stokholmit, pronë e një sipërmarrësi të quajtur “Gangsteri”, bashkë me shumë striptiste, u thotë gazetave njëra prej tyre, e cila sigurisht ka edhe prova filmike. Fotot e safarit të Juan Carlosit të Spanjës, organizuar nga e dashura e tij e fundit, e fundit e një serie shumë të gjatë, e detyrojnë të dalë e të bëjë falje publike para vendit. Kryeministri izraelit, Moshe Katsav, detyrohet të japë dorëheqjen pas akuzave të shumta për ngacmime seksuale e madje dhe dhunë nga ana e sekretareve të tij, akuza që janë të verifikuara nga emailet e njërës prej tyre. Knuckles, ministër i qeverisë liberiane, largohet pas shpërndarjes së një fotografie ku shfaqet me dy gra lakuriq. Këngëtarja indoneziane Maria Eva filmon me celularin e saj një moment relaksi intim me Yahya Zaini, politika në ngjitje, duke i shkatërruar karrierën. Ministri i

E premte 16 nëntor 2012 •

Marrëdhënie të rrezikshme

Pushteti dhe skandalet seksuale, në tekno-botën pa sekrete. Email, internet, sms, kështu hiperkomunikacioni zbulon jetën private dhe shkatërron ata që komandojnë, siç ka ndodhur në rastin e Gjeneralit Petraeus

shpërndarë fotografi të mikeshave të tij të reja mysafre në vilën në Sardenjë. Në lidhje me minorenen Ruby, skandali vallëzoi pak kohë nëpër gazeta, edhe në këtë rast pa pasoja politike, ndërkohë që shumë shpejt e dha dorëheqjen senatori republikan në SHBA, Mark Foley. Emailet e tij hard dërguar një 16-vjeçari stazhist në Kongres i dekretuan fundin politik.

dalin e gjeneralëve duke përmendur sindromin e Betsabeas. Mbreti David pa në banjë bukuroshen Betsabea dhe e donte për vete. Ishte bashkëshortja e një oficeri të tij të angazhuar në front. Ajo mbeti shtatzënë, mbreti urdhëroi vrasjen e oficerit, fëmija vdiq. Kështu thotë Bibla. Në realitet, “dështimi etik i udhëheqësve të suksesshëm” ka një epikë më të vogël. Femra alfa pas të cilës marroset Petraeus ndjek me çdo mjet objektivin e saj – të shkruajë një biografi, të bëjë karrierë – jo shumë ndryshe nga një traditë e gjatë e mbushur me Mata Hari, me të cilat është e mbushur historia e lashtë dhe e vonë, që nga rasti i Parfumit (spiuni rus, raketat bërthamore) e këtej. Pastaj janë historitë e dashurisë, vajza sekrete e Mitterrand dhe ajo e Alberto del Belgio, kandidati 40-vjeçar i partisë së Angela Merkel i befasuar nga një 16-vjeçare që e ka njohur në Facebook, Christian von Boetticher: “Ju nuk kuptoni, ishte dashuri e vërtetë”, ka deklaruar ai. Ndoshta, por Facebbok këshillohet si vend takimesh në errësirë, kjo dihet: si për minorenët, edhe për një kandidat për president rajoni. Statistikisht, janë më të rralla gratë në listën e viktimave të sindromës biblike. Të rralla, dhe sentimentale. Aksionista në shumicë tek BMW, Susanne Klatten, për vite të tërë e shantazhuar nga një gigolo i ri në moshë, pasi i kishte paguar atij dhjetëra miliona euro ka shpjeguar: “E vërtetë, e paguaja. Ishte për ta ndihmuar. E kisha njohur në barin e një hoteli, dhe m’u duk kaq i trishtuar...”

Financave i Kinës, Jin Renquing, burri më pak seksi në botë, jep dorëheqjen “për arsye personale”. Të gjithë e dinë, ndonëse shtypi nuk e thotë, që një prej të dashurave të tij zotëron filmime që proza e lodhur i quan “kompromentues”. Piero Marrazzo largohet nga drejtimi i rajonit të Lacios pasi vetë kryemi-

nistri, Berlusconi, e informon se në gazetat që janë pronë e tij kanë mbërritur fotografi ku shfaqet me një transvestit. Nga vetë Berluskoni janë

Shumë u përdorën telekamerat e hotelit në procesin për dhunë seksuale ndaj Dominique Strauss-Kahn, kandidatura e të cilit për presidencën

e republikës do të kishte pasur mundësinë të ndryshonte historinë e Francës. Natyrisht që nuk kanë qenë interceptimet e bisedave mes Karlit dhe Kamilës që kanë përcaktuar përjashtimin nga froni i trashëgimtarit,

Elisabeta e kish tashmë të qartë kuadrin familjar, megjithatë, sigurisht që nuk kanë kontribuar për kauzën. Janë fotografitë në rotogravurë që dokumentojnë alternimin e Cecilia Sarkozy dhe Carla Brunit. Është një tweet që dënon me zhveshje nga popullariteti shoqen e re të Hollande, Valerie, deri tani në hije krahasuar me Segolene Royal. Më pak foto, më pak emaile, më pak autoportrete në banjë, pak maturi më shumë do të kishin ndihmuar. Natyrisht, prirja për tundim do të ishte në përgjithësi e preferueshme, sidomos nëse ke një detyrë publike me përgjegjësi të lartë. Gazetat amerikane flasin për skan-


bota • E premte 16 nëntor 2012

»

17

Presidenti i SHBA mban konferencën e parë për shtyp

N

ë konferencën e parë të shtypit që kur fitoi zgjedhjet për mandatin e tij të dytë, Presidenti Barak Obama tha se ende shpreson për një zgjidhje diplomatike të çështjes bërthamore të Iranit. Zoti Obama diskutoi gjithashtu gjendjen në Siri. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dan Robinson, na sjell hollësi. Shumica e pyetjeve drejtuar Presidentit Obama kishin të bënin me ekonominë, por atij iu drejtuan pyetje edhe për Sirinë dhe Iranin. Për Sirinë Presidenti u pyet për shtypjen që vazhdon të ushtrojë qeverinë e Presidentit Bashar alAssad dhe nëse Shtetet e Bashkuara e njohin zyrtarisht koalicionin e ri të grupeve të opozitës siriane. Zoti Obama tha se është i inkurajuar nga zhvillimet, duke shtuar se të dërguarit e Shteteve të Bashkuara do të diskutojnë me koalicionin. Por ai nuk shprehu ndonjë njohje zyrtare për koalicionin siç ka bërë Franca. Ai theksoi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara se grupi gjithëpërfshirës i opozitës siriane ka treguar se është i angazhuar për disa parime bazë. “Ne nuk jemi të gatshëm të njohim një farë qeverie në mërgim, por ne mendojnë se ai është një grup përfaqësues me bazë të gjerë. Një nga çështjet që ne do të vazhdojmë të theksojmë është angazhimi i opozitës për një Siri demokratike, një Siri gjithëpërfshirëse, për një Siri të moderuar”. Zoti Obama tha se opozita siriane nuk duhet të jetë “e ndarë dhe e përçarë” përballë shtypjes së ushtruar nga regjimi i Asadit. I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do të armatosnin opozitën siriane në momente të caktuara, Presidenti Obama tha: “Ne kemi parë elementë ekstremistë që janë bërë pjesë e opozitës. Një nga gjërat që duhet të kemi kujdes kur flasim për armatimin e opozitës është se ne nuk u japim armë individëve që i sjellin dëm Amerikës, apo Izraelit, ose atyre që angazhohen në akte të dëmshme për sigurinë tonë kombëtare”. Zoti Obama u pyet gjithashtu nëse ka në plan ndonjë shtysë të re diplomatike për një zgjidhje nëpërmjet negociatash të çështjes bërthamore të Iranit. Ai tha se do të donte shumë të shikonte një zgjidhje të tillë dhe se ka ende kohë për zgjidhjen e çështjes në rrugë diplomatike. “Po, unë do të përpiqem muajt e ardhshëm nëse eksziston mundësia e hapjes së dialogut jo vetëm midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes. Nuk mund të premtoj se Irani do të bëjë atë që duhet, por ky do të ishte opsioni ynë më i preferuar”. I pyetur se në çfarë rrethanash mund të hapeshin diskutime të drejtpërdrejta SHBA-Iran, zoti Obama iu shmang përgjigjes, duke thënë se nuk mund të fliste për “hollësitë e negociatave”. Por ai tha se “është e drejtë të thuhet” se Shtetet e Bashkuara duan që çështja të zgjidhet dhe nuk do të kufizohen vetëm në politesën apo protokollet diplomatike”. Irani ka thënë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore. Për ekonominë, temë për të cilën iu drejtuan edhe pyetjet më të shumta, Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara përballen me një afat të përcaktuar për vendimet ekonomike dhe për të zgjidhur krizën buxhetore. Ai iu referua “katastrofës fiskale”, 600 miliardë dollarë rritje taksash dhe shkurtime buxheti që hyjnë në fuqi më 1 janar 2013. Zoti Obama tha se

OBAMA “Çështja Petraeus, nuk ka kompromentim të sigurisë”

Presidenti foli gjithashtu edhe për skandalin që solli dorëheqjen e gjeneralit David Petraeas nga posti i kreut të CIA-s. Presidenti Obama tha se nuk dinte që të kishte pasur ndonjë shkelje të sigurisë kombëtare lidhur me marrëdhënien e gjeneralit Petraeus dhe autores së biografisë së tij, Paula Broadwell. Zoti Obama tha se nuk kishte prova që ishte komprometuar ndonjë informacion sekret që mund të dëmtonte sigurinë kombëtare. Presidenti tha gjithashtu se hetimi vazhdon

e vetmja mënyrë për të shmangur një gjë të tillë do të ishte bashkëpunimi. Ai ripërsëriti qëndrimin e tij për taksat: “Ne nuk duhet ta mbajmë peng klasën e mesme, ndërsa debatojmë për uljen e taksave për të pasurit. Duhet të paktën të bëjmë atë për të cilën biem dakord dhe kjo është mbajtja e taksave për klasën e mesme, të ulëta”. Presidenti foli gjithashtu edhe për skandalin që solli dorëheqjen e gjeneralit David Petraeas nga posti i kreut të CIA-s. Presidenti Obama tha se nuk dinte që të kishte pasur ndonjë shkelje të sigurisë kombëtare

lidhur me marrëdhënien e gjeneralit Petraeus dhe autores së biografisë së tij, Paula Broadwell. Zoti Obama tha se nuk kishte prova që ishte komprometuar ndonjë informacion sekret që mund të dëmtonte sigurinë kombëtare. Presidenti tha gjithashtu se hetimi vazhdon. Barack Obama do të ketë në qendër të mandatit të tij të dytë si President rritjen ekonomike të SHBA-së dhe luftimin e borxhit shtetëror. Prioritetet kryesore do të jenë “punësimi dhe zhvillimi ekomik”, tha Obama në konferencën e tij të parë pas rizgjedhjes

së tij. Lidhur me mosmarrëveshjet me republikanët për buxhetin ai theksoi gatishmërinë e tij për bisedime, por kërkoi edhe më tej tatime të larta për të pasurit. “Ne nuk duhet ta mbajmë peng klasën e mesme, ndërsa debatojmë për uljen e taksave për të pasurit. Duhet të paktën të bëjmë atë për të cilën biem dakord dhe kjo është mbajtja e taksave për klasën e mesme, të ulëta”. Përveç kompromisit për buxhetin deri në fund të vitit, ai gjithashtu aspiron për një marrëveshje afatgjatë, “një marrëveshje të madhe” me republikanët në Kongres për një rimëkëmbje të buxhetit të shtetit, tha Obama. Shefat ekzekutivë të disa prej korportave kryesore amerikane u takuan dje me Presidentin Barak Obama, i cili po përpiqet të fitojë mbështetjen e tyre për zgjidhjen e çështjes së taksave dhe shpenzimeve para fundit të vitit. Shtetet e Bashkuara janë para të ashtuquajturës “katastrofë fiskale” më një janar, kur duhet të hyjë në fuqi shkurtimi i shpenzimeve me 600 miliardë dollarë në programet e mbrotjes dhe sociale, si dhe ngritja e taksave. Shkurtimet do të hynë në fuqi më një janar nëse Presidenti Obama nuk arrin një marrëveshje kompromisi me kundërshtarët e tij republikanë në Kongres. Por presidenti demokrat, i zgjedhur për një mandat të dytë javën e kaluar, u tha gazetarëve në Uashington se ai beson se një marrëveshje mund të arrihet. Zoti Obama shpreson se udhëheqësit e kompanive me reputacion ndërkombëtar si General Electric, American Express, Wal-Mart dhe të tjera do ta mbështesin në thirrjen e tij shkurtimin e shpenzimeve dhe ngritjen e taksave për të pasurit, duke përfshirë edhe ato të shefave ekzekutivë.


18

« dossier

E premte 16 nëntor 2012 •

A ka tradhti kombëtare të Ahmet Zogut më 7 prill 1939?

M

(Shkrimi i pestë i ciklit)

ë 6 prill, në mesditë, skadonte afati i kërkesave ultimative. Në orën dhjetë Jakomoni u takua me Ahmet Zogun. Ky i propozoi që afati të shkonte gjer në orën 18:00 të asaj dite. Ata e kishin hartuar tashmë një projekt përbashkues dhe parlamenti mund ta diskutonte pozitivisht. Françesko Jakomoni i dërgoi Romës telegramin, ku informonte se nga pala shqiptare boceti kishte vetëm disa përputhje të parëndësishme me kërkesat e tyre. Veç njëzet e gjashtë vjet më vonë, tek do të përshkruante këto çaste dueli me monarkun e Tiranës, shpirti fashist do t’i zbutej dhe do të shkruante: “Biseda ime e fundit me Zogun kishte nisur me ngjyrime ngashëruese dhe përfundoi me pohimin e mbretit se ndjenjat e tij nuk kishin ndryshuar ndaj meje, sepse e kuptonte që, nëse gjendja nuk ishte ajo që unë i kisha thënë gjithmonë se do ta dëshiroja, kjo nuk varej prej meje. Madje, thoshte se e kuptonte dhe kishte pasur besim te ndershmëria ime kur që në takimin e parë i thashë hapur se çfarë mund të ndodhte. Ai më falënderoi për çfarë kisha bërë për sigurinë e tij vetjake dhe të familjes së tij, si dhe të atyre që kishte më të afërt dhe më siguroi se në të ardhmen, kudo që të ndodhej, unë duhej të mbështetesha tek ai dhe te miqësia e tij. M’u lut që t’i dërgoja përshëndetjet Musolinit, duke shtuar edhe se nuk mund të më bënte të njëjtën kërkesë për Kontin Çiano, të cilin e bënte fajtorin kryesor për çka po ndodhte ndaj tij.” Ajo bisedë e çuditshme, sikur të qe një kllapi, përfundoi një gjysmë ore para se të skadonte afati i ultimatumit. Në orën 11:30 Françesko Jakomoni doli nga dera e zyrës së Zogut, por me leje të tij ndenji në paradhomë gjersa mbaroi afati i përgjigjes. Në orën 12:00 iu lut Eqerem Libohovës ta takonte edhe një herë mbretin e ta pyeste mos pati ndërruar mendje. Ministri i Jashtëm ndërhyri dhe Zogu e priti sërish, duke i thënë se asgjë nuk mund të ndryshonte nga çfarë i kishte thënë më parë. Në librin e tij për këtë takim të dytë pas ultimatumit Jakomoni do të fiksonte në letër: “Nga kjo, biseda ime e fundit me mbretin Zog, i cili gjatë kësaj kohe tregoi dinjitetin më të madh, përpilova menjëherë shënimet për kujtesë.” Ndërkohë është ky çasti kur kreu i diplomatëve italianë në Tiranë mori vesh se Geraldinë Appony qe nisur atë ditë, fare herët, për të kaluar kufirin e shkuar në Greqi. Vetëm pas kësaj Françesko Jakomoni e kuptoi se gjithçka qe paravendosur me kohë: ultimatumi i tyre nuk do të pranohej. Po mbreti a do të ikte? Në orën 12:30 Ahmet Zogu priti Hugh G.Grant. Takimi i tyre zgjati 45 minuta. Qe i fundit. Sipas raportit që diplomati i parë amerikan në Tiranë i dërgoi Departamentit të Shtetit në Uashington, mbreti mes të tjerash i pati deklaruar se shqiptarët do të rezistonin, por kjo do të ishte njëfarë rezistence për protestë. Kundrejt një force të madhe dhe të fuqishme ushtarake nuk mund të qëndronin gjatë. Pasditen e 6 prillit shkuan në legatën italiane një delegacion i parlamentit dhe një tjetër i bashkisë së Tiranës. Kërkonin të shtyhej koha e caktuar për zbarkimin e trupave.

Sa qe pamundësi dhe sa paaftësi rezistence mospërballja me armë

Në historiografinë botërore të Luftës së Dytë dy modele tradhtarësh kombëtarë janë të njohur dhe në zë: norvegjezi Kuisling (Vidkun Abraham Lauritz Jonsson Quisling) dhe francezi Peten (Philippe Pétain). I pari është më ekstremisti. Themelues e kryetar i partisë fashiste të vendit të vet që në vitin 1933, njëkohshëm me Adolf Hitlerin, kur më 9 prill 1940 Norvegjinë e sulmuan gjermanët, ai jo vetëm nuk bëri qëndresë, por edhe kreu një grusht shteti dhe u ofroi për shërbim qeverinë e vet pushtuesve. Këtij kabineti të vetëshpallur nuk i eci, sepse Berlini caktoi një tjetër kryeministër, por lakmia për pushtet dhe zelli i bashkëpunimit me ta ia dha rezultatin. U bë i tillë në shkurt 1942 dhe një vit më pas u shpall “fyhrer”. Aq fort shitës i atdheut qe Kuislingu, saqë me emrin e tij demokracitë e Perëndimit ndërtuan nofkën e të gjithë bashkëpunëtorëve të pushtuesve fashistë.

Qenë përpjekjet e fundit për ta shpëtuar vendin nga akti i rëndë dhe turpërues i pushtimit ushtarak. Për këtë Françesko Jakomoni në librin e tij shkruan se “disa delegatë, duke dalë, kërkuan që të mos bëja asgjë në këtë drejtim, madje kohët për veprimin italian të shpejtoheshin”. Pak më vonë në legatën italiane bashkë me Mehdi Frashërin erdhi Eqerem Libohova. Të dy ngulën këmbë në mundësinë e përfundimit të një marrëveshjeje me gjeneral Parianin. Thanë se qenë kushte të reja për të pranuar zbarkimin e trupave italiane. “Pa këto, - theksuan, - një zbarkim i trupave do të quhej nga Shqipëria si një akt armiqësor i armatosur.” Atë të enjte torturuese, pak kohë pas orës 18:00, në qiellin e Tiranës u shfaq një grup me disa dhjetëra aeroplanë ushtarakë. Ata lëshuan fletë të shkruara me ftesë për qetësi dhe që populli shqiptar ta priste me be-

11:50, ndërsa shtoi se komandat e tjera do t’ua komunikonte para orës 18:00. Urdhri për hipjen në anije u transmetua më 16:50. E shqiptoi me gojën e tij vetë Duçja. Në orën 19:30 atasheu ushtarak italian në Berlin, pasi i kërkoi informacion shefi i shtatmadhorisë gjermane, i komunikoi, me porosi të drejtpërdrejtë të Musolinit: “Po, është e vërtetë. Trupat italiane po përqendrohen në Bari për aksion ndaj Shqipërisë.” Pas kësaj ambasadori i Romës në Berlin, Benardo Attolico, e informoi Ribentropin për çfarë po ndodhte dhe ky pati dhënë pëlqimin e tij të plotë. Në atë 6 prill, para se të merrej miratimi i ministrit të Jashtëm gjerman, kishte qenë tërthorazi miratues i robërimit të Shqipërisë dhe i humbjes së pavarësisë së saj edhe një kryeministër i një vendi demokratik perëndimor. Madje, i një aleati, shteti me të cilin që pas vitit 1920 sh-

zbriste në tokë dhe se vetëm pas kësaj mund të bëheshin bisedime. Ishte punë minutash deri në orën 24:00. Tashmë po afrohej ditënata e 7 prillit. Ajo qe edhe Dita e Pashkëve. Në të gjithë gadishullin e tyre italianët atë të premte e kishin marrë pushim zyrtar. Do të gëzonin gjer të hënën. Këtë herë e patën pasur fat që kryefesta e tyre e krishterë, duke rënë në fundjavë, do të qe e gjatë. Ata nuk e dinin çfarë fatkeqësie, në mes të haresë së tyre, qeveria po i shkaktonte djallëzisht një populli tjetër. Këtu po e ndërpresim mënyrën e deritanishme të shkrimit të këtij cikli, e cila qe rrëfimi i ngjarjeve pa ndërhyrë në interpretim. E zgjodhëm posaçërisht për ta pasur më të efektshëm vazhdimin në teknikën tjetër të komunikimit me lexuesin: atë të analizës. Objekti i saj është nëse Ahmet Zogu me largimin e tij nga Shqipëria më 7 prill 1939 ka bërë apo jo ak-

sim miken e tyre, Italinë. Këtë çast të pragmuzgut, kur mbi kryeqytet fluturonin tufat demonstrative të avionëve e shkundnin prej barqeve të tyre fije të holla letrash, duke nënkuptuar se fare lehtë, po të mos bindeshin, ato do të qenë bomba, Jakomoni e përshkruan edhe me ngazëllimin e fjalëve. “U shkëlqenin sytë nga kjo pamje punonjësve italianë të legatës.” Kështu po shkonte drejt mbylljes një ditë plot tension, shpresë dhe pa asnjë besim se sulmi ushtarak do të ndalej. Veç asgjë nuk e frenonte vendimin politik të Romës për të pushtuar Shqipërinë. Makina e luftës kishte ndezur motorin e saj që 25 minuta pas mesnatës, kur gjeneral Guzzoni, për të qenë në krye të trupave operacionale, u nisur për të Brindisi. Në orën 11:30 e pati telefonuar Duçja, duke e paralajmëruar se pas një gjysmë ore do të jepte urdhrat. Menjëherë pas kësaj e telefonoi shefi i kabinetit dhe i tha të ishte gati në pritje. Urdhrin e gatitjes Musolini e dha në orën

qiptarët ishin lidhur ngushtë dhe u qe shfaqur si mbrojtës. Ishte Çamberleni. Në Dhomën e Komuneve ai shqiptoi fjalinë: “Anglia nuk ka interesa të drejtpërdrejta në Shqipëri.” Në orën 20:20 në Romë vunë re se radioja e legatës së tyre në Tiranë nuk përgjigjej. Ishte bërë e shurdhët. Rreth mesit të natës te Françesko Jakomoni erdhi sërish Eqerem Libohova. Tha se kishte ardhur me porosi të mbretit. Ripropozonte një marrëveshje ushtarake, e cila do të qe gati të nesërmen. Do të hartohej në mënyrë të tillë që të përligjte praninë e trupave në Shqipëri dhe po ashtu të shmangte një gjakderdhje të kotë. Vetëm pasi të firmosej kjo mund të zbarkonte kontingjenti i parë ushtarak italian. “Shqyrtojeni me dorë në zemër këtë kërkesë”, - u lut ministri i Jashtëm shqiptar. Jakomoni nuk refuzoi, por ia telegrafoi menjëherë Romës. Përgjigjja i erdhi me vërtik: “Nëse qeveria shqiptare ka për të thënë diçka, le t’ia përcjellë komandantit të trupave!” Kjo donte të thoshte se armata fashiste do të

tin penal, por dhe moral e politik të tradhtisë së atdheut. Akuza mbështetet në të paktën dy shtylla, apo paterica: e para, ndaj pushtimit nuk bëri qëndresë me armë; e dyta, braktisi vendin, iku. Këtë gjest të fundit e kreu edhe duke marrë nga pas një tufë të madhe njerëzish: 1300 veta. Qenë parlamentarë, ministra, oficerë të lartë, oborrtarë. Bëhet fjalë për ata që, përderisa i patën zgjedhur (apo caktuar) ta drejtonin Shqipërinë në kohë paqeje, ishin po aq të detyruar me kushtetutë ta bënin këtë edhe në mot lufte. Vëmë në dukje që në fillim se pikëpamja për Zogun si tradhtar i vendit të vet nuk gjendet në interpretimet e historiografisë së Perëndimit, ku interesimi për këtë figurë, vazhdimisht modeste, nuk ka qenë e ndikuar prej ngarkesash politike apo kushtëzimesh të tjera. Qarkullon herë pas here në periferi vetëm një opinion i marrë nga Alesandro Lesona (Alessandro Lessona), i dërguari personal i Benito Musolinit, i cili në prill 1925 ndërmori një udhëtim sekret në Tiranë dhe bëri bisedime të fshehta


dossier • E premte 16 nëntor 2012 me presidentin shqiptar. Rezultat i këtij misioni qe traktati i 22 nëntorit 1927 mes dy vendeve. Sipas Lesonësm Zogu ishte “mbreti që shiti vendin e vet”. Informojmë me këtë rast se Lesona, ky fashist i orëve të para, dy herë ministër, nga 1926 deri më 1938, këtë vit të fundit u shkarkua prej Musolinit nga të gjitha detyrat partiake dhe shtetërore. Shkak u bë korrupsioni i tij tepër i papërmbajtur. Pak kohë më parë shefi i tij i pati anuluar një operacion të tërë të “diplomacisë paralele”, ku nëpërmjet zotërimit të burimeve naftësjellëse në Shqipëri kryhej edhe politikë e jashtme. Këtë kohë, ndërsa në qeverinë e Romës vepronte një krah, i cili qe për depërtim ekonomik gradual në Tiranë dhe vazhdimisht në konsensus me Beogradin, në palën tjetër, ku ishte rreshtuar aktivisht edhe Alesandro, kërkohej imponimi nënshtrues dhe i menjëhershëm i Shqipërisë nga Italia. Vëmë në dukje gjithashtu se në maj të vitit 1948 qeveria etiopiane e akuzoi Lesonën në OKB për krime lufte. Duke mos qenë posaçërisht historiografia perëndimore autore e ndonjë akuze si tradhtar i vendit të vet, këtë e mbart bollshëm historishkrimi shqiptar. Këtu ky interpretim është masiv, kohëzgjatur, i përhapur shumë dhe këmbëngulës, përveç mes jo pak intelektualëve, edhe në shtresa të gjëra popullore. Mendimi tjetër, ai se Ahmet Zogu nuk është aspak i tillë, për pjesën tjetër të bashkëkombësve po gjen përherë e më shumë hapësirë pohimi pas vitit 1990. Megjithatë, rezultati i këtij riekuilibrimi deri tani është tepër i pakët. Arsyet pse ndodh kjo do të kemi vëmendje dhe detyrim t’i ravijëzojmë në brendësi të këtij cikli. Në historiografinë botërore të Luftës së Dytë dy modele tradhtarësh kombëtarë janë të njohur dhe në zë: norvegjezi Kuisling (Vidkun Abraham Lauritz Jonsson Quisling) dhe francezi Peten (Philippe Pétain). I pari është më ekstremisti. Themelues e kryetar i partisë fashiste të vendit të vet që në vitin 1933, njëkohshëm me Adolf Hitlerin, kur më 9 prill 1940 Norvegjinë e sulmuan gjermanët, ai jo vetëm nuk bëri qëndresë, por edhe kreu një grusht shteti dhe u ofroi për shërbim qeverinë e vet pushtuesve. Këtij kabineti të vetëshpallur nuk i eci, sepse Berlini caktoi një tjetër kryeministër, por lakmia për pushtet dhe zelli i bashkëpunimit me ta ia dha rezultatin. U bë i tillë në shkurt 1942 dhe një vit më pas u shpall “fyhrer”. Aq fort shitës i atdheut qe Kuislingu, saqë me emrin e tij demokracitë e Perëndimit ndërtuan nofkën e të gjithë bashkëpunëtorëve të pushtuesve fashistë. I dyti model kolaboracionizmi me pushtuesin dhe po ashtu tradhtie kombëtare, veç si rast më i “butë”, ushtaraku Filip Peten ishte hero i qëndresës ndaj pushtimit gjerman në Luftën e Parë Botërore dhe për merita të tjera atdhetare u bë Mareshal i Francës. Kur në maj 1940 nazistët sulmuan dhe hynë në Paris, armëpushimi me ta bëri që brenda vendit të krijoheshin dy shtete. Në pjesën e papushtuar, me kryeqytet Vishinë, në krye u vu Peten. Kjo qeveri, e cila qe nën kontrollin gjerman, përgjithësisht u quajt “kukull”. Edhe pse “për tradhti e bashkëpunim me armikun” më 1945, ndërsa qe 89 vjeç, u dënua me vdekje, por më pas ky dënim u zbut në internim të përjetshëm, ai vdiq i trajtuar siç e kishte akuzën penale. Më pas janë bërë të ditura edhe jo pak kontribute të tij për të shpëtuar jetë bashkëkombësish dhe disa vlera kombëtare. Lexuesin, i cili i bën vetë krahasimet, ne thjesht mund ta pyesim

»

19

dashamirësisht: a ngjan ndopak Ahmet Zogu me ta? Po bëjmë tani një interpretim personal mbi këtë çështje. Më saktë, po përpiqemi të argumentojmë, pa pasur monopolin e së vërtetës historike dhe të analizës së pakritikueshme se Zogu gjatë agresionit fashist italian nuk e ka kryer veprën penale, por edhe fajin moral të tradhtisë kombëtare. Në kapitullin e gjashtë të librit “Le truppe italiane in Albania (Anni 1914-20 e 1939)” botohet analiza “Italia dhe Shqipëria nga 1920 deri më 1939”. Te pjesa e tretë e saj, e titulluar “Hipja në fron e Zogut I”,

dhe mbarte agresivisht një ideologji tiranike: fashizmin. Analiza “Hipja në fron e Zogut I”, të cilën e cituam më sipër, e vijon arsyetimin me argumentimin se lidhja e Zogut me Italinë imponohej nga nevoja për të rindërtuar një shtet mbi një vend të vogël dhe të varfër, pa burime, pa rrugë, pa porte, madje nuk kishte as një monedhë kombëtare, i lënë në harresë nga një dominim i rëndë otoman. “Për t’i dhënë qëndrueshmëri qeverisë së tij Zogolli, - thuhet saktësisht në të, - u mbështet mbi kartën e autoritarizmit dhe të nacionalizmit, të vetmet leva që sipas tij ishin të nevojshme për t’u përdorur t’i mbanin shqiptarët të

rëndësishëm në vendimet politike të qeverisësve autoritarë dhe i një mjedisi ku kultura hakmarrëse e ndeshjes për pushtet shkon gjer tek ajo. Atëherë ripyesim veten dhe lexuesin: pa pasur dot mundësi ta përmbante e thyente presionin e shtetit fqinj, a rezistoi Zogu, apo ndodhi e kundërta: i hapi kufijtë tejpërtej? Qëndroi për aq sa e lejonin mundësitë apo u dorëzua menjëherë? Në botimin e specializuar për shërbimet e fshehta italiane dhe rolin e tyre në Luftën e Dytë Botërore, me autor Andrea Vento, “In silenzio gioite e soffrite” (“Në heshtje gëzoni dhe vuani”), botuar më 2010, flitet për një periudhë kur marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë u ftohën. Si arsye kryesore botimi paraqet përpjekjet e fshehta të Ahmet Zogut me mbretin jugosllav Aleksandri I. Ndërsa nënvizon se ushtria ra në duart e italianëve, xhandarmëria mbeti në ato të anglezëve. Sipas librit, Ahmet Zogu nuk jepej aq lehtë. Pasi Shqipëria u shpall mbretëri, më 1 shtator 1928, ndërsa në pamje të jashtme dukej sikur lidhja mes dy vendeve po forcohej, në brendësi ngjante e kundërta. Ndikues në këtë rrënim të heshtur përveç jugosllavëve qenë edhe vetë italianët. Raportet ndërmjet dy palëve zienin nën kapak e vinin shpesh në buzë të derdhjes. Mospërputhja u bë e fortë kur po mbërrinte afati i rinovimit të marrëveshjes së 1927s, fundi i vitit 1931 dhe Zogu bëri sikur nuk e pa. E la të skadonte”.

heshtje gëzoni dhe vuani”, me këtë rast nuk paraqit prova, por i tërheq vëmendjen lexuesit me këtë frazë: “Dihet që në dhjetor 1930 Pariani hartoi një relacion të pasur për SIM-in (shërbimin e fshehtë ushtarak italian-Y.P.), në të cilin flitet për mundësinë e një udhëheqje edhe politike të disa gjeneralëve shqiptarë. Është kurioze për të vënë në dukje se këtë kohë shef i legatës italiane në Tiranë është një figurë tepër e njohur për punë të tilla: bëhet fjalë për Antonio Meli Lupi...” (ishte markez dhe diplomat i punëve të ngatërruara-Y.P.). Libri për rolin e shërbimit të fshehtë italian para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore shkruan po ashtu: “Në këtë periudhë marrëdhëniet u keqësuan aq shumë, saqë Zogu nuk e frekuentoi atasheun e ri ushtarak, kolonelin Rikardo Baloko. Mbreti vendosi që për të bashkëvepruar me Italinë të përdorte një këshilltar të mistershëm të ushtrisë italiane, nënkolonelin Tripiçone, zëvendësshef i Shtabit Madhor të Komandës së Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare, i emëruar disa vjet më pas drejtor i SIM-it. Ky me siguri ka vepruar ashtu me cilësinë e ndërlidhësit me shërbimin inteligjent. Që kjo periudhë nuk është më e mira, dëshmon emërimi në qershor 1932 në krye të legatës italiane në Tiranë, i Armando Koch, një “kokëfortë”, i cili nuk e fshehu asnjëherë mosrespektin e tij total ndaj mbretit Zog. Në këtë klimë sfidash reciproke,

e kryer dhe e botuar në 1978, mes të tjerash thuhet: “Në këtë kohë Zogut i duhej të zgjidhte një fuqi tek e cila të mbështetej jo vetëm e mbi të gjitha në aspektin financiar, por dhe në planin politik. Jo Britania e Madhe dhe Franca, që ishin mbështetëse të Greqisë dhe Jugosllavisë, dhe për pasojë të painteresuara për Shqipërinë. As Jugosllavia, e cila, megjithatë, e kishte ndihmuar Zogun në vështirësi, edhe pse presidenti i ri e kishte shlyer borxhin duke i dhënë fqinjit manastirin e Shën-Naumit, një lokalitet i vogël në lindje të Pogradecit mbi liqenin e Ohrit, në diskutim që nga viti 1913. Jo Greqia, sigurisht, për shkak të rivalitetit të sapokapërcyer për çështje të kufirit. Mbetej Italia, që atëherë dhe prej shumë vitesh, me gjithë një histori raportesh të fundit të përgjakshme, ku tamam Zogolli mund të konsiderohet një nga përgjegjësit kryesorë, ka pasur dhe ka aktualisht një rëndësi thelbësore për tregtinë shqiptare. Ja pse Zogolli iu drejtua Italisë për interes, por sinqerisht”. Diplomati italian Pietro Kuaroni (Pietro Quaroni) në librin e tij “Valixhja diplomatike”, Aldo Garzanti Editore, 1956, kur tregon një takim me Fejzi Alizotin, befasohet prej një interpretimi të tij gjeostrategjik. Njeriu që pas dorëheqjes së Ismail Qemalit në janar 1914 e zëvendësoi atë me emërim nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, arsyetoi kështu: “Ne shqiptarët jemi të rrethuar nga tri shtete armiq: Jugosllavia, Greqia dhe Italia. Shtet mik kemi vetëm Austro-Hungarinë. Duke qenë se ajo nuk ekziston më, mes grekëve dhe serbëve kemi zgjedhur si më të mirët italianët.” Ja pse çështja e parë, të cilën duhet ta qartësojmë në këtë interpretim, është se Ahmet Zogu, si ata që ishin më parë e shumë të tjerë pas tij, do të vepronin në këtë terren gjeopolitik. Ishte fati i tij i keq që vendi relativisht më pozitiv ndaj Shqipërisë qe i zotëruar nga një totalitar, ishte një sistem shoqëror diktature

bashkuar.” Në kodin qeverisës “autoritarizëm plus nacionalizëm”, i cili nuk është përdorur vetëm prej Ahmet Zogut, po i tërheqim vëmendjen lexuesit tek elementi i dytë. Po e bëjmë këtë sepse po trajtojmë çështjen nëse qe apo jo më 7 prill 1939 tradhtar i kombit, pra ishte apo jo nacionalist. Afrimi dhe miqësia, lidhja me Italinë rezulton e pashmangshme. Siç ndodhi me shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore me praninë e hegjemonisë komuniste në Bashkimin Sovjetik si dhe instalimin e saj në shumicën e vendeve të Europës Lindore, raporti me fashizmin italian qe fatal. Ahmet Zogu nuk mund t’i shpëtonte këtij fati. Problemi ishte nëse ia doli të kishte më pak pasoja për vendin e vet dhe për veten, përfshirë edhe familjen. Kjo e fundit është interes dhe përbërës mjaft i

Sipas “Në heshtje gëzoni dhe vuani”, një situatë e tillë nuk qe shkaktuar prej vetë mbretit shqiptar, por nga shërbimet inteligjente italiane, të cilat këtë kohë edhe prej kolegëve të tyre evropianë vlerësohen si mjaft të suksesshme në operacionet e diversionit. Ato, me porosi të Musolinit, u ridhanë mbështetje disa grupeve armike të Ahmet Zogut, atij të quajtur “kosovar” dhe një tjetri veprues në Çamëri. Pas të parit qenë jugosllavët dhe tek të dytët grekët. Po ashtu agjentët italianë ishin ata që përhapën nëpër Shqipëri thashethemet se mbreti vuante prej një sëmundjeje të pashërueshme dhe se jo vitet, por muajt i kishte të numëruar. Gjithnjë sipas librit të sipërpërmendur, shërbimi i fshehtë fashist italian duhet të jetë në rolin e dorës shtytëse për atentatin që iu bë më 27 shkurt 1931 në Vjenë. “Në

në prill 1933, të dërguar nga Zogu vranë në Selanik Hasan bej Prishtinën, kreun e kosovarëve në mërgim dhe klient i vjetër i Italisë. Në qershor të këtij viti Zogu u përpoq të shpërbëjë përfundimisht Misionin Ushtarak. Ndërkaq në vitet e ardhshme u bënë përpjekje të tjera për ta destabilizuar sovranin shqiptar: rasti i revoltës popullore të drejtuar nga deputeti Kostë Çekrezi në verë të vitit 1935.” Edhe Pietro Kuaroni në librin e tij shkruan: “Megjithatë, interpretimi ynë i traktatit të aleancës ishte, pjesërisht të paktën, pak më i ndryshëm: me këtë traktat ne tentonim, pak a shumë me vetëdije, të realizonim njëfarë protektorati të kamufluar. Mirëpo këtë Zogu nuk e pranoi kurrë dhe sa mundi, me të gjitha mjetet, iu kundërvu.” Ylli Polovina (Vijon)


20

« dossier

E premte 16 nëntor 2012 •

Ali Maliqi, kurthi i sigurimit dhe akuzat për arratisjen Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

N

ë vizitën që bëra para ca ditësh në ekspozitën e të dënuarve dhe të përndjekurve politikë të hapur në Tiranë, më ra në sy fotografia madhore e burrit të madh, e patriot Ali Maliq Agolli, si dhe shumë fotografi të tjera të njerëzve të nderuar. Kush është Ali Maliq Agolli dhe figura e tij patriotike? Ali Maliq Agolli vjen nga një familje e madhe patriotike dibrane. Kësaj familjeje kurrë nuk i ka munguar ndjenja e patriotizmit kombëtar, ajo ka qenë gjithmonë në luftë kundër çdo ngjyre dhe okupatori që synonte të copëtonte apo okuponte kombin shqiptar, si në luftë me turqit, serbët, malazezët, maqedonasit, grekët, italianët dhe gjermanët në mbrojtje të atdheut dhe kombit shqiptar. Ali Maliq Agolli, kjo figurë e madhe e kombit dhe popullit shqiptar, ky nacionalist i madh dhe i pastër, me ndjenja të larta kombëtare dhe patriotike, me largpamësi politike me shpirt të madh njerëzor, trim dhe bujar, gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare u radhit në çetat nacionaliste dibrane, në luftë kundër fashisto-nazistëve për çlirimin e Shqipërisë prej tyre, ashtu dhe kundër komunizmit sllavo-shqiptar-enverist, që paraqiste dhe paraqiti një rrezik të madh për popullin dhe kombin. Ali Maliq Agolli, patriot e nacionalist i madh, njeri largpamës dhe i papajtueshëm, por në luftë gjer në vdekje me sllavokomunistët shqiptarë, arrestohet prej tyre më 1945. Nga gjyqet sadisto-gjakatare enveriste dënohet me dënim kapital. Për 23 vjet rresht vuan dënimin në burgjet dhe kampet terroriste enveriste. Gjithë familja e tij (vajzat, djemtë e të tjerët) iu nënshtruan burgjeve dhe kampeve të internimit për 47 vjet rresht. Në kohën kur ky burrë i madh i Dibrës dhe i kombit shqiptar po e mbaronte burgun dhe i kishin ngelur vetëm disa muaj, terroristët enverianë, Sigurimi dhe sllavokomunistët enveristë, nuk donin ta shikonin të lirë Ali Maliq Agollin, sepse ky njeri i madh i kombit dhe Shqipërisë për komunistët prapë paraqiste rrezikshmëri. Sigurimi enverist, si gjithmonë i pabesë, në pabesi të plotë dhe në prapaskenë organizon vrasjen e patriotit Ali Maliq Agollit. Dhe kështu u bë. Në rep. 309, fabrika e çimentos Elbasan, më 12.05.1967, qëllohet me levë pas shpine dhe vritet Ali Maliq Agolli. Ali Maliq Agollin e vrau pas shpine Sigurimi gjakatar komunist, por kurrë nuk e vret dot atë si emër, si patriot i madh i kombit, si burrë shteti, sepse njerëz të tillë nuk vdesin kurrë. Ali M. Agolli ishte dhe mbetet figurë e madhe e shtetit, nacionalist i ndershëm dhe hero i kombit shqiptar. Shumë bashkëvuajtës, pseudoshok dhe miqtë e tij nuk po e sqarojnë vrasjen e Ali M. Agollit në burg. Ka nga ata bashkëvuajtës të tij në burg që sot kanë dhe pozita shtetërore, por ose janë implikuar në vrasjen e Ali M. Agollit, ose nga frika dhe mungesa e kurajës civile nuk e ngrenë figurën e Ali M. Agollit, e as e sqarojnë vrasjen e tij. Kjo për ata nuk është fisnike, as burrërore. Mehmet Tepelena Gazeta “Liria”, 13 prill 1994 Pse duhej vrarë Ali Maliqi? Ai lindi në Maqellarë të Dibrës kur Shqipëria përjetonte ngjarje të mëdha, kur uragani i kryengritjeve po ngrihej drejt ngadhënjimit 4 vjet më vonë, të një dite që do të shënohej në kalendarin historik shqiptar si ndër më të rëndësishmet. Qe viti 1900 kur në fshatin Kërçisht Maliq Kërçishti, që luftoi me armë në dorë që në moshë të re, do vikaste (sigurisht këtë herë jo me zë), por me krisma pushke për lindjen e një djali, që do t’i vinin emrin Ali. Ky fëmijë do të bëhej burrë me zë në trevën e Dibrës, do ta kishte për nder që hidhte shtat në atë derë ku nuk mungoi asnjëherë bujaria e trimëria. Në kërthizën e viteve 1912–1913 dhe më pas më 1920-n, kur Dibra mbante një peshë jo të vogël në qëndresën shqiptare, Maliq Kërçishti (i

ati i Aliut), do të linte gjurmë të spikatura në veprimtarinë patriotike. Jo rastësisht gazeta “Atdheu”, që botohej në Nju-Jork, do të shkruante: “Maliq Aga radhitet përkrah prijësve dhe luftëtarëve të dalluar të Dibrës, siç ishin Elez Isufi, Llan Kaloshi e të tjerë. Krisma e nagantit të tij tek qëllonte në afërsi të Radostushit serbofilin dhe ish-ministrin e brendshëm të Maqedonisë Arif Hiqmeti, që kish masakruar popullin e Dibrës, do të tronditë jo vetëm Dibrën, por dhe trevat e tjera të vendit. Tërë qenia e tij do të ngazëllehej kur plaku fisnik i Vlorës Ismail Qemali do të ngrinte flamurin e pavarësisë kombëtare në atë ballkonin e vogël të asaj shtëpie historike.” Këto cilësi të vyera të Maliq Agës do të shfaqeshin me një spektër të fuqishëm dhe te djemtë e tij, Aliu e Feriku. I ati do t’i linte të vegjël, por ata do të dinin që me veprimtarinë e tyre atdhetare të ecnin me dinjitet në gjurmët e tij me cilësitë e tyre atdhedashëse. Ali Maliqi (Agolli) zgjuarsisë së tij natyrale do t’i hapte shteg të ri me mësimet që mori në arabisht nga efendi Isak Hoxha, që kishte mbaruar studimet në Stamboll. Si autodidakt, me vullnet e pasion ai do të mësonte përveç gjuhës amtare dhe atë italishte. Ky pasion për kulturë do ta nxiste në vitin 1916 që të përkujdesej të ndër-

tonte shkollën së bashku me bashkëfshatarët. Ky vend i të nxënit do të plotësonte më së miri kushtet për 250 nxënës, ku do të jepnin mësim 6 mësues normalistë të përkushtuar. Thirrja për të mbrojtur atdheun nga okupacioni fashist më 7 prill Ali Maliqin do ta gjente në krye të 1000 burrave dibranë në Qafështamë. Shtatori i 1939-s do të shënonte një rrjedhë tjetër me privacione për Ali Maliqin. Arrestohet për kryengritje ndaj okupatorëve fashistë italianë. Mbas dy muajsh dërgohet në burg, Kersi Jall, Korpora da Renco, dhe aty do të lirohej në dhjetor të 1942, 3 vjet i survejuar nëpër burgjet e Italisë, mes rropamës së detit e tokës së huaj, mes vetmisë së largët. Në Maqellarën fushave gerthuar nga grykat dhe malet e lagur nga ujërat epike të Drinit, që kanë përcjellë dramën e jetës dhe të luftës, familja e tij do t’i hapte portat rrjedhës së qëndresës për çlirim. Aliu, posa të kthehej, nuk do të rrinte të meditonte në odën karakteristike dibrane, por do të bashkërendonte veprimtarinë me Fiqiri Dinen. Që nga këto momente ai më do të dimensohej më tej si një figurë me një obligim atdhetar. Ishte ai i biri i Maliq Agës që me kurajë do të sfidonte emfazën spekulative për Revolucionin e Tetorit, duke denoncuar inkriminimin e tij dhe të figurës

së Stalinit. Që këtu ai do të ndante shtegun e bashkëpunimit me komunistët. Si antikomunist ai do të përmendej dhe në librat e Hoxhës, i cili do të shkruante se për të pasur Dibrën me Partinë Komuniste duhej vrarë Ali Maliqi. Në mars të 1943-shit bashkë me forcat kryengritëse gjendet i rrethuar nga okupatorët italianë në Homesh. Një muaj më vonë, kur lulezonjat kërkonin të harliseshin majë maleve e livadheve, sulmohet përsëri nga italianët. Familja e tij detyrohet të largohet për në Lurë, një vend aq magjepsës për peizazhin mahnitës, njëkohësisht tepër strategjik. Ndërsa Aliu mbetet maleve me ëndrrën për Shqipërinë etnike e fytyrën e saj demokratike. Po dyndja e 2000 forcave maqedonase në Dibër të Madhe pas kapitullimit të fashistëve italianë do ta revoltonte dhe ai do t’i shkruante dhe komandantit të atëhershëm të çetës se maqedonasit duhej të largoheshin menjëherë nga Dibra, se ajo i përkiste territorit shqiptar. Shqipërinë dhe rrezikun sllav ndaj saj në bashkëpunim me shumë patriotë të tjerë, si Miftar Koloshin, Ukë Camin, Xhemë Gostivarin sulmuan Dibrën e Madhe dhe pas tri ditë luftimesh i shpartalluan forcat maqedonase. Qe ky veprim i tij dinamik e trimëror që i dha Ali Maliqit detyrën si komandant i përgjithshëm për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ai u bëri ballë disa sulmeve të serbo-maqedonasve që organizuan gjatë viteve 1943-1944. Në një nga këto beteja u vra dhe kapiten Kadri Berdulli, Karafil Xhili etj. Megjithëse nga fundi i ‘44-s i krijohet mundësia të largohet jashtë shtetit, ai nuk e pranon këtë ofertë. Në janar të 1945-s do të qe amnistia dhe ndërhyrja e dashamirësve të shumtë arsyeja që ai të dorëzohej. Është ky çast që sjellë një rrjedh tjetër të re privacionesh për Ali Maliqin. Internohet në Korçë e pas një muaji e sjellin në Tiranë. Më 12 maj 1945 e nxjerrin në gjyq. Në mbrojtje të tij protestojnë fshatrat e Strugës, Dibrës dhe Gostivarit, që e konsiderojnë si shpëtimtarin e tyre. Por diktatura e dënoi me 12 shokë me vdekje. Shteti i asaj kohe “humanizmin” e tij do ta tregonte në faljen e jetës (por me peripeci të shumta) nëpër birucat-ferr të Burrelit dhe nën hijen ogurzezë të kërcënimit të vazhdueshëm të vdekjes. Ai ishte kaq i “rrezikshëm” për regjimin amorf, sa, siç tregon Refik Pustina, “po të shkonte En-


dossier • E premte 16 nëntor 2012

veri nga Tirana në Shkodër apo në Vlorë, Ali Maliqi izolohej në burg”. Këtë e tregon dhe vendosja e emrave të djemve të tij në listat e vdekjes. G. T. Gazeta “Tribuna”, 29 dhjetor 1995 Ali Maliqi – Agolli në burgun e Burrelit, sipas kujtimeve të Abdullah Salihit (2). Kurthi i Sigurimit për “arratisjen” nga burgu Meqenëse nuk i doli plani ogurzi, atëherë drejtori përgatiti një variant tjetër makabër. Puna do të bëhej brendapërbrenda burgut. Do t’u ushqehej shpresa e ikjes dhe do të nxiteshin një pjesë e të burgosurve për të thyer burgun dhe pastaj rojat që nga lart do të kryenin detyrat funksionale. Së pari, duhej kontaktuar me të burgosurit më me autoritet, që kishin influencë dhe gëzonin besimin e të tjerëve. Personat më të përshtatshëm për këtë punë u menduan Isuf beg Selmani nga Mati, që ishte i vëllai i Hysen Selmanit, adjutantit të mbretit Zog; Jonuz Shijaku nga Durrësi, pronar i dy fabrikave; Prof Coku, tregtar nga Tirana, dhe Ali Maliqi, i njohur si patriot dhe burrë me za në Dibër. Këta ishin personat tek të cilët kishin besim më shumë të burgosurit. Të katër këta i kishin futur në një qeli. Për të kontaktuar me ta ishte ngarkuar rreshter Qaniu, komandant i rojave të burgut. Pasi kishte marrë porositë e nevojshme, vizitën e parë Qaniu ua bën këtyre të katërve. Hap derën e qelisë dhe futet brenda gjoja fshehurazi, duke parë anash me bisht të syrit se mos e shikonte ndonjëri. Pasi i përshëndet, i pyet si i kishin hallet dhe u jep nga një cigare. “Më vjen shumë keq për ju kur ju shoh në këtë gjendje e në këto vuajtje, - thotë Qaniu. - Ndiej dhimbje e keqardhje për të gjithë të burgosurit dhe me sa kam mundësi i kam ndihmuar, vazhdon ai. I kam liruar nga birucat kur i dënojnë rojat, shumë herë ua kam hequr nga duart rojave kur ata i rrihnin, apo kur u jepnin dënime të tjera jam munduar që t’ua lehtësoj.” Sjellja e Qaniut ishte si një melhem për brengat e pasosura të të burgosurve. Shtypja e padurueshme, trajtimi mizor dhe dëshira për t’i ikur asaj të bën të gënjehesh si një fëmijë, të besosh në iluzione dhe të ushqesh shpresa për gjëra nga më të pabesueshmet. Brenda pak kohësh Qaniu fitoi besimin e të

burgosurve, të cilët nuk pushonin duke e uruar për ndihmën që u jepte e lehtësitë që u bënte. Në këtë botë ka edhe njerëz të mirë e një i tillë “shpirt njeriu” midis ujqërve na qenkësh edhe Qaniu. Pasi e bisedojnë midis tyre disa herë, edhe Isufi, Profi, Jonuzi dhe Aliu krijojnë besim te Qaniu. Madje, puna shkoi aq larg, sa Jonuzi dhe Profi me anë të Qaniut u lidhën edhe me familjet e tyre. Kur arriti në këtë kuotë, Qaniu vendosi të hapet. “Unë kam mundësi që një pjesë prej jush t’i nxjerr nga burgu, - u thotë ai. Unë jam komandant i rojave. Disa prej tyre janë besnikët e mi të sigurt, mbasi i kam nga ana ime. Ata i kanë njerëzit e tyre në Amerikë dhe në Australi. Edhe unë e kam një vëlla në Australi e ne do të ikim së bashku me ju. Prandaj lidhuni me shokët tuaj më të ngushtë e më besnikë, që do të vijnë me ne, por kini kujdes shumë, se, po u zbuluam, plumbi na pret të gjithëve. Kështu filloi puna një e nga një dhe rrjeti filloi të hapej e të zgjerohej. Pritej kur do të jepej sinjali dhe të fillonte aksioni. I pushtuar nga entuziazmi se po vinte dita të fitonte lirinë aq të dëshiruar, Prof Coku i premtoi Qaniut t’i japë një shtëpi. Ndërsa Jonuzi i tha se do t’i jepte vajzën e ta bënte dhëndër. Për ta konkretizuar më mirë marrëveshjen, Qaniu shkoi edhe në shtëpinë e tregtarit të madh durrsak, ku sipas të dhënave të pronarit zbuloi edhe vendin ku tregtari i madh kishte fshehur florinjtë. Natën para se plani të vihej në zbatim, Ali Maliqin nuk e mori gjumi. Ai i thirri mendjes shumë për atë aventurë të çmendur. Duke arsyetuar e lidhur mirë gjërat, fjalët, gjestet dhe veprimet, ai arriti në mendimin se kjo nismë nuk ishte gjë tjetër veçse një komplot i kurdisur me marifetet e përgjegjësit të rojave të burgut. Kur u bë zgjimi, Aliu thërret Isufin, Jonuzin dhe Profin dhe u thotë: “Dëgjoni more burra! Marrëveshja me Qaniun asht një komplot kundër të burgosurve, asht një tradhti që ne po u bajmë shokëve. Me këtë punë ne vetëm sa do të marrim më qafë veten dhe shokët tonë dhe më vjen keq për shokët, të cilët po i marrim më qafë ne. Për vete e kemi hak e na pastë më qafë mendja jonë. Dijeni mirë se, sapo të dalim nga dera e burgut, aty na presin mitralozat e asnjëni prej nesh nuk shpëton i gjallë. Bile as deri te dera nuk

do të arrijmë. Mbi tarraca janë të vendosuna kullat e rojave (karakoll u thoshim ne me fjalorin e vjetër) të armatosuna me mitraloz. Poshtë janë rojat e armatosuna me automatik. Jo njerëz që ecin me kambë, por edhe zogu që fluturon me krahë zor të dalë i gjallë prej këndej. Prandaj kjo punë qoftë e lanun me kaq. Me Qaniun do të flas unë”, - përfundoi fjalën e tij Aliu. Isufit, Profit e Jonuzit, të përgatitur e ushqyer me ëndrrën aq të dëshiruar të lirisë, u erdhi shumë keq për këtë ndryshim të vendimit nga ana e Aliut, prandaj filluan ta kundërshtojnë me forcë. “Jo, - i thanë ata. - Ne kemi bërë gjithë atë punë e gjithë ato përgatitje. Njerëzit tanë janë lajmëruar dhe janë përgatitur për veprim e tani ta lamë këtë punë?” Gjendja u acarua shumë. Midis tyre filloi një debat aq i ashpër, saqë Aliut nuk i mbeti rrugë tjetër për ta ndalur të keqen veçse duke i kërcënuar. “Në rast se do ta zgjasni më tej atë punë, unë do të njoftoj shefin e degës së punëve të brendshme!” - u tha. Sakaq ja mbërriti Qaniu. Sapo erdhi, Aliu i drejtohet atij: - Unë sonte e kam ba gjumin haram duke menduar për këtë plan që kemi vendosur. Duhet të dimë se, sapo të jepet alarmi për të lajmëruar arratisjen nga burgu i Burrelit të pesëdhjetë apo njëqind vetëve, ka me u ngritë në kambë e gjithë Shqipëria e nuk ka me mbetë udhë e shteg pa u zënë. Vendi do të bëhet ujë e mizë. Kufiri do të bëhet gardh nga nuk mund të kalojë as zogu, jo ma që puna nuk ka për të arritur as t’i afrohemi atij, mbasi do të na kapin pa dalë mirë prej burgu. Ne të humbur se të humbur, mbasi jemi të burgosur, por po merreni më qafë ju që jeni me punë dhe të gjithë të afërmit e të arratisurve, të cilët do t’i arrestojnë, izolojnë dhe internojnë. Kur e kuptoi se plani i tij ishte para dështimit, Qaniu i kthehet Aliut dhe shokëve të tij gjithë zemërim: - Unë kam bërë gjithë atë punë duke caktuar njerëz të sigurt e besnikë, duke u dhënë detyrat secilit në fshehtësinë më të madhe. Kam bërë gjithë ato përgatitje dhe tani të tërhiqemi, pikërisht tani kur na pret një e ardhme e madhe? Ti Ali, në qoftë se ke frikë, rri e mos eja me ne, po të paktën mos na pengo e mos na merr më qafë ne të tjerëve. Besoj se për të na denoncuar nuk do të na denoncosh. Kur pa vendosmërinë e tij për ta çuar krimin deri në fund, Aliu ia kthen me ton të prerë: - Kjo punë këtu filloi dhe këtu të mbaroi, përndryshe do të njoftoj shefin e degës, Banush Goxhën, dhe se çfarë ndodh më tej ju e dini vetë! Për këtë përgjegjësinë e mbani ju! Qaniu e dinte mirë se drejtori i burgut me shefin e degës shkonin thikë e brisk, prandaj çohet gjithë inat, përplas derën me tërsëllëm dhe

ikën duke kërcëlluar dhëmbët. “Sapo mori raportimet e Qaniut se Ali Maliqi ua shkatërroi planin mu në prag të realizimit të tij, drejtor Vangjeli u bë si i xhindosur, - tregon Abdullahi. - Menjëherë jep urdhër që gjithë të burgosurit së bashku me plaçkat e tyre të dalin në oborrin e burgut. Për dhjetë minuta të burgosurit me gjithë plaçkat dhe “katandinë” e tyre u gjendën aty; plaçkat në njërën anë dhe të burgosurit në anën tjetër të oborrit. Gjithë harbutëri filloi një kontroll i imët, në fillim mbi të burgosurit e pastaj përmbi plaçkat, të cilat i masakruan. I prenë, i shqyen dhe i përzien njëra me tjetrën, zbrazën nga dyshekët leshin, pambukun, leckat e me çfarë të ishin mbushur. U bë një lëmsh e një katrahurë e vërtetë. Pasi mbaroi kontrolli, filluan ngatërresat midis të burgosurve. Dikujt i mbeti vetëm këllëfi i dyshekut, pa asgjë brenda. Gjithë ditën na mbajtën në oborr. Drejtori ishte bërë si një bishë e tërbuar. Ai shkonte e vinte duke na kaluar pranë e duke

»

21

folur me vete. Vetëm një fjalë i merrej vesh: “Ja, shiko gjithë këta politikanë, vetëm një Ali Maliq paskan pasur, ë?! Hë, vetëm një Ali Maliq? Ali Maliqin nuk e pamë më. Sigurisht, duhet ta kenë çuar në ndonjë birucë. Një mendje e tillë nuk duhej lënë më tej midis të burgosurve. Ajo duhej izoluar, ose...” *** Kur ra Koçi, fjala u hap si rrufeja midis të burgosurve. Koçin e kishin arrestuar. Abdullahu tregon: “Tash e paska vendin këtu te ne”, – thashë unë që ta dëgjonin të gjithë. Jo larg ishte edhe drejtor Vangjeli “Jo, jo! - ma ktheu gjithë inat. Ai nuk është si ju. Ai është burrë shteti, që i ka dhënë Partisë dhe shtetit, kurse ju i keni vënë kazmën këtij pushteti!” Siç dukej, replika kishte mbërritur me të shpejtë në veshin e shefit të degës së punëve të brendshme, i cili nuk vonoi të vijë e të bëjë sqarimet e duhura: - Tani ju të burgosurit mund t’u shkruani familjeve tuaja që t’u sjellin çfarë të kenë mundësi e sa të munden, - tha shefi i degës. Ata janë fukara për vete, por kandar nuk ka më. Rregulli i shtatë kileve për të burgosurit është hequr (të burgosurve nuk u lejohej të mbanin më shumë se 7 kg ushqime të çfarëdollojshme për çdo vizitë nga të afërmit e tyre). Kandarit do t’i fus shqelmin që tani, - tha shefi i degës me një ndjenjë triumfi ndaj sfidantit të vazhdueshëm. “Gradualisht, gradualisht”, - tha paksa nën zë drejtor Vangjeli. “Jo gradualisht, por totalisht! - i mëshoi me zë të fortë Banushi. - Ju e keni marrë vesh arrestimin e Koçit, - bëri sqarimin shefi i degës me një zë si të desh të jepte një sihariq. - Dikush prej jush paska thënë se Koçi Xoxe e ka vendin këtu te ne, në burgun e Burrelit. Ai nuk e ka vendin këtu, por e ka në plumb!” - tha gjithë duf ai. Për krimet e tij ish-ministri i Brendshëm Koçi Xoxe mori dënimin dhe ndëshkimin e merituar. Edhe disa nga bashkëpunëtorët dhe bashkëfajtorët e tij morën masa dënimi. Por për Ali Maliqin nuk i ndryshoi asgjë. Fati i tij eci në shinat e mëparshme. Atë e shpunë diku në një kamp pune, sepse i duhej zënë koha me punë dhe me asgjë tjetër. Por masbata (karakteristika dhe biografia) e nacionalistit do ta ndiqte kudo që të shkonte, për të mos ia ndryshuar fatin dhe, siç e thamë në fillim, fundi i tij qe tragjik. Regjimi antikombëtar kishte ende shumë e shumë kohë në dispozicion dhe rrugë për të bërë e Ali Maliqi nuk duhej lejuar as të bënte hije mbi dhe. Sikur asgjë të mos bënte, vetë ekzistenca e tij, ajo çka ai kishte bërë për Shqipërinë ishte denoncuese për regjimin komunist. Vrasja e Ali Maliqit, thotë duke e mbyllur këtë episod Abdullah Salihi, i shkëputi monarkisë shqiptare një ndër burrat më të shquar e më besnikë të saj. Ajo ishte një humbje e rëndë për gjithë nacionalizmin shqiptar. Bajram Xhafa Gazeta “Atdheu”, 2 maj 2004 Elementët antiparti 7. Liri Gega. Në takime të rastit që ka pasur me një informatorin tonë, Liria i është treguar e mërzitur për metodat sovjetike në shkollë. Një ditë kur priste prindërit e nxënësve për të shikuar notat tha: “Mua kjo punë më mërzit shumë, më pëlqen vetëm puna e klasës. Sa për këto të tjerat më torturojnë, veçse s’kam se ç’të bëj.” Në një rast tjetër, në bisedim po me këtë informator, thotë: “Po shkoj të kontrolloj veglat në laborator, mbasi më merren nga oficerët pa dijeninë time si përgjegjëse e laboratorit që jam. Kjo është një punë hitleriançe.” (Bën fjalë për oficerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme që studiojnë aty.) Gjithashtu në bisedën me një informator tjetër Liria është treguar e mërzitur, për shkak se i vinin në shtëpi shumë miq të Daliut (nga krahina e Veriut), të cilët i bëjnë që të shpenzojnë shumë. “Por më tepër, - thotë Liria, - ata kanë edhe njerëz të arratisur politikë, prandaj disa i zbova duke u thënë se ‘nuk mund t’ju mbaj’”. Nga verifikimi që i bëmë kësaj informate rezulton se në shtëpinë e Daliut kish qenë vajza e të arratisurit në Jugosllavi, Ali Maliqit, i cili është fis me Dali Ndreun. Nga të dhënat që kemi nga dega I-rë del se zbulimi jugosllav kohën e fundit është interesuar të dijë se ku banon dhe ku punon Liri Gega. Kjo tregon se zbulimi jugosllav interesohet për lirinë e Dali Ndreut. Gazeta “55”, 15 mars 2000 (vijon numrin e ardhshëm)


22

« speciale

Profil E premte 16 nëntor 2012 •

Arkivi i Kenedit, fjalimi që do të niste Luftën e Tretë Botërore Mund të ishte fillimi i një lufte, nga ato që bota s’i kishte parë kurrë

Arkivi i Kenedit, fjalimi që do të niste Luftën e Tretë Botërore Mund të ishte fillimi i një lufte, nga ato që bota s’i kishte parë kurrë

F

ilmat dhe librat e historisë kanë dokumentuar vijën që ka ndarë SHBA-të dhe Bashkimin Sovjetik nga konflikti bërthamor gjatë 13 ditëve të tetorit të vitit 1962, kulmi i krizës kubane të raketave. Por një fjalim i hartuar nga presidenti amerikan Xhon F. Kenedi, i publikuar së fundi, vë në pah se sa afër kanë qenë palët që të nisin Luftën e Tretë Botërore. ​​Kenedi kishte planifikuar t’i thoshte publikut amerikan: “Bashkatdhetarët e mi amerikanë, me zemër të rënduar dhe me domosdoshmërinë e përmbushjes së betimit tim kam urdhëruar- dhe Forca ajrore e SHBA-ve tashmë ka kryer operacionet ushtarake vetëm me armë konvencionale - për të larguar armët bërthamore që po ndërtohen në tokën e kubës”, - thuhej në fjalim. Fjalimi është pjesë e teksteve të një arkivi që përmban afër 3 mijë faqe shënimesh, transkriptimesh dhe dokumentesh të tjera të mbajtura nga Robert Kenedi, i vëllai i presidentit dhe këshilltari i afërt. Ato janë postuar on-line nga Biblioteka Presidenciale “Xhon F. Kenedi” dhe muzeu javën e kaluar, që koincidente me 50-vjetorin e krizës. Graham Allison është drejtor i qendrës “Belfer” për shkencë dhe çështje ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit dhe një ekspert i krizës kubane të raketave: “Ajo që na sjell ndër mend ky dokument është se, nëse presidenti Kenedi do të ishte i detyruar të zgjidhte se çfarë të bënte në 48 ose 72 orët e para, pasi SHBA-të zbuluan se Bashkimi Sovjetik po fuste raketat bërthamore në Kubë, ai do të kishte ndërmarrë një sulm ajror mbi ato raketa, ashtu siç përpiqet të justifikojë fjalimi, dhe ne do të kishim parë zinxhirin e ngjarjeve që do të kishin pasuar. Ne do të kishim ardhur te lufta bërthamore”, - thotë Allison. Fjalimi i Kenedit natyrisht që nuk është dhënë. Në vend të kësaj lideri amerikan fuqizoi bllokadën detare të Kubës dhe bota mbante frymën derisa anijet sovjetike ktheheshin prapa. Por Kenedi ishte gjithashtu afër një sulmi pas bllokadës së SHBA-ve për të penguar operacionin e raketave. Në shënimet e tij Robert Kenedi shkruan: “Nëse hyjmë, do ta kemi vështirë”, një referencë për pushtimin e madh tokësor të Kubës, që pritej të përcillej me afër 500 sulme me bomba. Ajo që askush nuk e dinte në atë kohë në Uashington ishte se Moska tashmë kishte rreth 100 armë të vogla bërthamore, plotësisht operative në ishull, të cilat do të mjaftonin për t’i eliminuar forcat amerikane. Sipas Tomas Putnam, drejtorit të Bibliotekës Presidenciale “Xhon F. Ken-

edi”, spektri i luftës e ka detyruar shkrimtarin e zakonshëm të fjalimit të presidentit që të mos e kryente detyrën e tij. “Diku thuhet se Ted Sorensen, i cili ka shkruar shumicën e fjalimeve të tij, dhe unë mendoj se ai shkroi edhe atë ku ia bën të ditur botës zbulimin e raketave, i tha presidentit Kenedi se ai nuk mund ta shkruajë atë fjalim, se ai mendon se ne nuk duhet të bëjmë pushtimin dhe se nuk mund të shkruajë fjalët që ndoshta do të mbështetnin një sulm që do të çonte në një shkëmbim bërthamor. Kështu që unë besoj se autori i fjalimit ishte McGeorge Bundy (këshilltar i Sigurisë Kombëtare)”, - thotë Putnam. Pas disa ditëve të diplomacisë thumbuese Moska u zotua se do t’i tërhiqte armët e saj dhe Uashingtoni u zotua se do të qëndronte jashtë Kubës. Një dokument tjetër i shquar në arkiv është një skicë e bërë nga Robert Kenedi, që i ndan këshilltarët e presidentit dhe udhëheqësit ushtarakë në ithtarë të një bllokade dhe ithtarë të një sulmi - burrat që njihen në histori si “pëllumbat” dhe “skifterët”. Shigjetat dhe pikëpyetjet tregojnë se disa nuk ishin të sigurt se cila ishte alternativa më e mirë. Ka edhe memorandume të tjera mbi një operacion të dështuar, që planifikonte të përmbyste udhëheqësin kuban Fidel Kastro. Dokumentet e CIA-s gjithashtu përshkruajnë sulmin e dështuar në Gjirin e Derrave dhe një plan të vitit 1964 për vrasjen e Kastros duke përdorur mafien: “Këto dokumente shërbejnë si lëndë e parë e historisë. Ato ju lejojnë të shihni të menduarit e Robert Kenedit, të shihni shënimet dhe shqetësimet e tij. Meqë ai ishte një lojtar kyç në krizën kubane të raketave, duke i pasur këto dokumente ndihmohet sjellja e historisë në jetë”, - tha Putnam. Allison, Universiteti i Harvardit, nënvizon një detaj nga arkivi: “Bobi ka shënimet e tij pas një konference të mbrojtjes civile, në të cilën janë dëgjuar planifikimet mbi atë se çka mund të ndodhë në qoftë se ata zgjedhin veprimet që do të përfundonin në sulme, dhe ai shkruan 42 milionë dhe 90 milionë. Unë konkludoj se këto janë përgjigje për pyetjen se sa amerikanë do të mund të vdisnin nëse sulmojnë së pari SHBA-të dhe nëse presin që së pari të sulmojë Bashkimi Sovjetik, rast në të cilin do të vdisnin 90 milionë amerikanë. Pra, këto janë shifra të pabesueshme, nëse përpiqeni të mendoni për to. Por janë në dorëshkrimin e tij, të nënvizuara”, -thekson Allison. Ai thotë se e pyet veten: “Kush mund ta imagjinonte atë në botë, duke u përpjekur që të zgjedhë në lidhje me diçka që ka pasoja të tilla të rëndësishme?” www.voal-online.ch


sport • E premte 16 nëntor 2012

De Biazi: Kjo është Shqipëria, hidhem nga balkoni nëse na barazon Islanda

T

rajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi është i lumtur për “kreaturën” e tij. Duket se puna po i kthehet nga të rinjtë që ai ka grumbulluar në ekipin Kombëtar. “Tani mund të them se e di cili është ekipi që unë kam. Shqipëria tashmë ka një ekip me futbollistë shumë të mirë dhe që kanë të ardhme, por edhe disa lojtarë të tjerë që kanë më shumë eksperiencë dhe janë shumë të rëndësishëm. Jam i kënaqur nga fryma e grupit që ka kjo skuadër. Çdo lëvizje në fushë skuadra mendon dhe vepron në grup. Besoj se kjo skuadër mund dhe duhet të bëjë më shumë. Një gjë është e sigurt, kemi shumë futbollistë në ekip, dhe do të jetë titullar ai që luan më mire, ai që është më i zoti. Duke parë ndeshjen e djeshme që e kemi luajtur ndaj kundërshtarëve të fortë fizikisht dhe ne jemi treguar të zotët që nuk luajtëm si ata, pasi nde duhet ta mbështesim lojën tonë te cilësi të tjera, duhet të përdorim mendjen, të luajmë me topa të shkurtër dhe të jemi të shpejtë. Në 20 minutat e para vuajtëm nga frika dhe nuk vumë në jetë këto cilësi pasi vuajtëm presionin e kundërshtarit dhe nëse në fund do të kishim marrë diçka më shumë nuk do të ishte fundi i botës. Mendoj se nëse ky grup lojtarësh nuk dëmtohet ne do t’ia sjellim ngushtë të gjithë kundërshtarëve. Me vjen keq që nuk mund të luajmë përsëri me Zvicrën dhe Islandën. Po shikoj që ky ekip që më parë nuk mbante topin, tani e kryen këtë detyrë më mirë. Unë kur jam me ta përpiqem t’i mësoj si të luajnë si grup pasi duhet të marrin vendimet në nj kohë të shkurtër kur janë në fushë. Ka qenë një përvojë e mirë ky vit që kam kaluar me Kombëtaren, por unë nuk mund të kaloj lehtë humbjet duhet të mësohem por nuk e kam aq të lehtë. Edhe sot atë humbje me Islandën akoma nuk e gëlltis dot edhe sot ia përsëris edhe miqve të mi, pasi po të luaj me atë ekip dhe të barazoj jam gati të hidhem nga dritarja, pasi aty kemi humbur. Sot do të kishim 9 pikë në vend të 6. Edhe ato pikë janë të rëndësishme pasi i kemi marrë duke rritur cilësinë e lojës tonë, pasi me Qipron që kemi fituar nuk kemi luajtur ashtu si me Islandën apo me Slloveninë. Madje edhe Zvicra që ka lojtarë shumë të mirë nuk na mposhti lehtë”,-ka mbyllur Xhani De Biazi.

Galiani në Madrid për Kakanë, Karvajon e Albiolin Merkato e dimrit po afrohet dalëngadalë dhe skuadrat kanë nisur lëvizjet për të realizuar goditjet e veta. Pa dyshim që një nga skuadrat më aktive në merkato është Milani dhe Reali i Madridit. Dhe lidhja gjendet menjëherë. Kështu siç raporton e përditshmja spanjolle “AS”, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani ka qenë ditët e fundit në Madrid në zyrat e klubit kampion të Spanjës. Objektivi i Galianit ka qenë i qartë, të bindë drejtuesit e Realit që t’i japin dritë jeshile një transferimi të mundshëm të mbrojtësve Rikardo Karvajo e Raul Albiol tek Milani. Sipas gazetave spanjolle administratori i deleguar i Milanit ka për objektiv kryesor mbulimin e repartit të mbrojtjes. kjo është edhe arsyeja parësore e vizitës së tij në Madrid. Një afrim i mundshëm i dyshes së Realit të Madridit do ta qetësonte disi trajneri Masimiliano Alegri. Për sa i përket portugezit Karvajo transferimi

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

i tij duket se nuk do të përbëjë ndonjë problem madhor për Reali, sepse mbrojtësi nuk bën pjesë në planet e Murinjos, i cili është gati t’i “japë duart” atij. Disi më e vështirë duket çështja për Albiolin. Edhe pse nuk është aktivizuar rregullisht me Realin, Murinjo duket se e ka ende të preferuar mbrojtësin. Kaka Karvajo, Albiol dhe mbrojtja nuk kanë qenë temat e vetme të pazarit së Milanit në Madrid. Natyrisht që ëndrra e Galianit dhe e presidentit Berluskoni është rikthimi në Milano i Rikardo Kakasë. Milani nuk ka hequr dorë për asnjë moment nga Kaka, ndonëse gjerat tashmë janë komplikuar disi. Braziliani duket se ka fituar besimin e Murinjos dhe po gjen më shumë hapësira në formacion dhe kjo i vështirëson disi planet e Milanit që gjithsesi duket i bindur për t’i shkuar çështjes deri në fund.

politika: albana lika, Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

»

23

Duka: De Biazi ka bërë punën e tij, Platini na garantoi për stadiumin Presidenti Armand Duka e ka të qartë që kombëtarja nuk mund të vlerësohet vetëm në një ndeshje, pasi ajo është në mënyrë të përhershme në proces rindërtimi, sikurse edhe futbollistët e rinj të provuar në Gjenevë duhet të punojnë shumë për të pasur një rol të rëndësishëm në kombëtare edhe në të ardhmen. Duke shmangur entuziazmim e shfrenuar Duka u shpreh me të mbërritur në Rinas se miqësorja me Kamerunin ka ndihmuar më së shumti trajnerin De Biazi, për të pasur një ide sa më të qartë dhe frytdhënëse për ndeshjet e ardhshme eliminatore. Kreu i FSHF, një vit pas nënshkrimit me De Biazin, vlerëson përkushtimin e italianit si dhe cilësitë teknike të stafit të tij. Sa i përket takimit me Mishel Platini në Gjenevë, Duka sqaroi se kreu i UEFA-s i ka garantuar mbështetjen financiare, që investimi i Federatës në bashkëpunim me FIFA-n dhe UEFA-n të arrijë shifrën 10 milionë euro. Zoti president, a jeni i kënaqur nga ekipi ynë kombëtar në ndeshjen me Kamerunin? Sipas meje është një eksperiencë pozitive, që i shërben skuadrës dhe trajnerit për të bërë ato eksperimente që mund të bëhen në një ndeshje miqësore, duke patur parasysh që mund të lejohet gabimi në rezultat. Besoj se ishte një miqësore pozitive, që duhet t’i shërbejë skuadrës për ndeshjet kualifikuese. Në miqësore nuk është objektivi kryesor rezultati, fiton apo humbet, megjithatë mirë do të ishte të kishim një rezultat pozitiv, por nuk kishim fat. 1 vit nga nënshkrimi i kontratës me De Biasin, cili do të ishte komenti juaj nëse do t’i bënim një analizë punës së tij në këtë periudhë? Realisht De Biasi dhe i gjithë stafi i tij është i përkushtuar për të bërë mirë detyrën. Trajneri është goxha i mobilizuar, por jo vetëm kaq, edhe teknikisht besoj se i ka dhënë shumë skuadrës kombëtare, e ka ndihmuar për të bërë hapa përpara dhe mendoj se deri tani ka bërë mirë për një lloj rinovimi të ekipit apo është në proces rinovimi pa dhembje në rezultat. Për sa i përket rinovimit të ekipit, a jeni i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të rinj? Realisht do të isha i kënaqur nëse Vajushi do të shënonte ndaj Kamerunit, më tepër që ai të ecë përpara sesa për rezultatin pozitiv që do të na jepte. Në skuadër ka shumë lojtarë të rinj dhe të gjithë po kontribuojnë maksimalisht dhe kryesorja është që e vlerësojnë si duhet Kombëtaren dhe japin më të mirën e tyre. Është pritur me mjaft interes nga opinioni sportiv në Shqipëri takimi juaj me presidentin e UEFA-s, Mishel Platini, mund të na shpjegoni diçka më tepër? Duke qenë se ndeshja ishte në Gjenevë, presidenti i UEFA-s na ftoi për një drekë në ambientet e selisë së tij bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm dhe gjatë këtij takimi u diskutua problematika që ne kemi sot; rikonstruktimi i stadiumit kombëtar. Tematika kryesore e këtij takimi ishte mundësia e mbështetjes financiare përveç një fondi që tashmë UEFA e ka akorduar për stadiumin, që është një shumë prej 4 milionë eurosh. Por presim një mbështetje financiare të mëtejshme për ta realizuar projektin. Nga autoritetet e UEFA-s na është garantuar mbështetja financiare në mënyra të ndryshme. Mund të na jepni ndonjë shifër se sa mund të jetë fondi shtesë së do të akordojë UEFA? Ne jemi në një proces të ndërtimit të stadiumit, ku siç dihet ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe këtë javë do të nënshkruajmë kontratën me një grup konsulentësh ndërkombëtarë, që do të përcaktojë skenarin përfundimtar të ndërtimit të stadiumit. Shifra që kërkohet për t’u financuar nga Federata në bashkëpunim me FIFA-n dhe UEFA-n është 10 milionë euro dhe ne po tentojmë për ta garantuar këtë. Presidenti i UEFA-s na ka garantuar që nuk do të na lërë në baltë. Keni ndonjë parashikim se kur mund të nisë ndërtimi i stadiumit, pasi ka dy vjet që thuhet se do të fillojë shumë shpejt? Ka dy vjet që nga fillimi i projektit, por realisht stadiumi ka kaluar nën administrimin e Federatës rreth një javë më parë dhe kjo mund të quhet kohë efektive. Ka proceset e veta të domosdoshme, sepse kjo nuk është një skemë ndërtimi me një buxhet të financuar nga shteti apo nga FSHF-ja, por ne po kërkojmë një skemë financimi të realizimit të projektit nëpërmjet investitorëve ose financuesve, të cilët duan procedurat e veta dhe kohën e vet. Besoj se në një hark kohor 2-mujor ne do të kemi të sakta detajet e këtij projekti, përgjigjet e sakta për çdo hap që do të hedhim më vonë.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E premte 16 nëntor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.