Votimi i Zgurit, rezuluta came. ilirian muho

Page 1

»22

Periodikët dhe themeluesit

100 vjet më pas, si lulëzoi dhe u rrit shtypi elbasanas E martë

16 prill 2013

Viti IX, Nr. 2949 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Të përndjekurit

Nazime Visha, prokurori Lidhen me zinxhirë para kërkon 17 vjet burg Organi i hetimit ka arsyetuar se Nazimja në çastin e vrasjes ka qenë 18-vjeçe dhe e ka kryer vrasjen me gjakftohtësi dhe jo në kushtet e gjendjes së rënduar psikike »9

Kuvendit, kërcënojnë me tjetër grevë urie

»4

Rezoluta çame »5

Banesat pas 2006

Kuvendi jep OK

Hapat e parë për legalizimin, qeveria nis dixhitalizimin

Miratohet drafti i vitit 2004

Qeveria së shpejti hap tenderin për të fotografuar gjurmën e shtëpive të ndërtuara jashtë afatit të parashikuar në ligj

»7

Nëna e Chris de Burgh

E angazhuar me spiunazhin në Shqipëri për rrëzimin e regjimit Rrëfim i rrallë i Maeva de Burgh rreth lidhjeve që ka pasur me shërbimin e fshehtë britanik... »18-19

Opinion Nga Gëzim Zilja

KLSH institucioni që u ngrit nga Ismail Qemali »11 Nga Hazbi Shehu

Fjala dhe plumbi

»10

n Kthehet në ligj, hy t në fuqi pas botimi e në Fletoren Zyrtar

Zgjedhjet e 23 qershorit

U njihet e drejta qytetarëve Çam të kërkojnë pronat

për Zgjidhje e shpejtë në sekuestron e bërë hme mënyrë të njëans

»8

Ikja e LSI-së, përplasje në PD-në e Beratit për drejtorët

riformatimi i KQZ-së

Ikën anëtari i LSI-së, Berisha e zëvendëson me Klement Zguron Gazmir Bizhga dhe deputetë të tjerë socialistë tentojnë të pengojnë votimin e deputetëve të ikur. Dogjani: Rama prostitutë politikë »2-3

Shkarkimi i Muhos

Liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm kur ishte prokuror »3 U shkarkua nga ish-presidenti Moisiu, refuzoi ekstradimin në Itali për një të dënuar për vrasje, prostitucion dhe drogë

Sondazhi i “Sorosit”

Femrat të zhgënjyera, besimi zero te politika shqiptare

»6


Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade ironizoi dje kërkesën e Partisë Demokratike për të shkarkuar anëtarin e LSI-së në KQZ, duke thënë se edhe republikanët do të dalin nga koalicioni me PD-në. “Kam dëgjuar se do të largohet edhe Partia Republikane nga ky koalicion. Nuk e di çdo të bëni, do të hiqni prapë edhe këta komisionarë? Ku e gjeni të drejtën të shkarkoni anëtarët e institucioni të pavarur?” - ironizoi deputetja socialit, e cila kërkoi që demokratët të heqin dorë nga kërkesa e tyre për të shkarkuar Muhon.

Muho: Kërkojnë të mbulojnë shkeljet

Topalli: Muho u shkarkua nga Sollaku për lidhje me krimin Ilirian Muho dhe shkarkimi i tij kanë qenë kryefjala e një numri rekord diskutimesh në Kuvend. Mbi 100 deputetë kërkuan fjalën në mbrojtje dhe kundërshtim të rokadës në KQZ, duke mos kursyer akuzat reciproke për tentativë të manipulimit të zgjedhjeve. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, iu referua nenit 12 të Kodit Zgjedhor, që nuk lejon emërimin në KQZ të një personi që është shkarkuar nga funksionet publike për shkelje të detyrës dhe një dekreti shkarkimi të presidentit Moisiu të vitit 2003, kur akuzoi Muhon për mashtrim. “Ilirian Muho ka gënjyer dhe mashtruar parlamentin me CV-në, pasi nuk ka treguar se është shkarkuar nga presidenti i Republikës me propozim të Dhori Sollakut për lidhje me kriminelët më të rrezikshëm. Ju e keni ditur dhe keni heshtur. Kam 18 vjet në parlament, në dijeninë time nuk ka ndodhur një rast mashtrimi i tillë ndaj çdo deputeti, komisioneve parlamentare, Kryetares së Kuvendit, mazhorancës dhe opozitës. Kësaj i thoni ju KQZ e pavarur, KQZ e ndershme?! Ky është turpi i këtij parlamenti!” Por vet anëtari i KQZ-së Ilirian Muho në një prononcim për gazetën “Metropol” e komentoi këtë situatë si një fars për të mbuluar shkeljet ligjore. Krahas kësaj ai shtoi se masa disiplinore e marrë ndaj tij në vitin 2003 është hequr në vitin 2008. “Unë po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në Kuvend, ku po diskutohet shkarkimi im. Kjo është një manovër për të mbuluar shkeljet ligjore. Duhet të shtoj se masa disiplinore e marrë ndaj meje në vitin 2003 është parashtruar në vitin 2008”, - theksoi Ilirian Muho.

KQZ ngre 86 QV në mjedise private

PD e PS kërkojnë informacione për 21 qendra votimi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje ngritjen e 86 qendrave të votimit në mjedise private. Edhe pse në vendimin e paraqitur në fillimin ishte parashikuar që të ngriheshin 107 qendra votimi në ambiente private, përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së kërkuan informacione të mëtejshme për 21 qendra votimi. Sipas përfaqësuesit të Partisë Socialiste Genc Gjonçaj, në disa prej qendrave të votimi të paraqitura nga njësitë vendore ekziston mundësia që ato të ngrihen në mjedise publike, duke shprehur se afër komunave ka shkolla nëntëvjeçare. Përfaqësuesi politik i Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti kishte të njëjtën kërkesë si kolegu i tij socialit, por në disa qendra votimi të tjera, ku sipas tij ekziston mundësia që të vendosen në ambiente publike, konkretisht ambulanca. Kështu, nga 107 qendrat e propozuara nga kryetarët e njësive vendore KQZ-ja miratoi me konsensus 86 prej tyre për qarkun e Fierit, të Vlorës dhe të Gjirokastrës. Ndërsa për 21 qendra të tjera në ndërtesa private vendosi që të bëhet verifikim i mëtejshëm. Një tjetër pikë e miratuar është projektvendimi për regjistrimin e Komitetit Nismëtar, që do të organizojë punën për paraqitjen e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit në Tiranë Aziz Jata. KQZ-ja miratoi edhe udhëzimin që ka për qëllim të caktojë procedurat e emërimit të ekspertëve kontabël për kryerjen e auditimit të fondeve të përfituara nga subjektet zgjedhore për zgjedhjet dhe gjatë vitit kalendarik jozgjedhor.

NAÇO

KLOSI

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Nasip Naço theksoi dje në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë se manovra politike e PD-së po shkatërron ëndrrat e shqiptarëve për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke shprehur se opozita e bashkuar do të fitojë bindshëm zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. “Ju sot po shuani ëndrrat e shqiptarëve për të pasur zgjedhje të lira. E majta e bashkuar do të jetë një uragan më 23 qershor dhe ju nuk do të arrini ta ndalni me çdo lloj veprimi”, - tha Naço.

Socialisti Blendi Klosi ironizoi dje funksionin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se ata duhet të puthin dorën e Sali Berishës, në vend që të zbatojnë Kushtetutën e vendit. Klosi e bëri këtë irnoi para se të merrte fjalën për diskutim në foltoren e Kuvendit, ku kontestoi kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për të shkarkuar nga detyra anëtarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga funksioni i tij si anëtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ndryshimet në postet e anëtarëve të KQZ-së nuk u shoqëruan pa debate, madje në mbylljen e seancës plenare, pak para fillimit të votimit, pati edhe konfrontim fizik ndërmjet deputetit të PS-së Gazmir Bizhga me Dogjanit. Bizhga kërkonte që dy të larguarit e fundit nga PS-ja të mos merrnin pjesë në votimin e Kuvendit për shkarkimin e Muhos. Ngjarja arriti deri në pikën e ndërhyrjes së forcave të Gardës së Republikës...

ARVIZU I PRANISHËM NË VOTIM, LARGOHET PAS EMËRIMIT TË ZGUROS.

Mazhoranca e re shkarkon Ilirian Sherr ndërmjet Dogjanit dhe Bizhgajt. Bizhga: S’ma ha Ervin Koçi

M

azhoranca e re qeverisëse miatoni dje shkarkimin e Ilirja Muhos nga posti i anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në votat e Partisë Demokratike u bashkuan dy deputetët e Partisë Socialiste që u larguan nga kjo forcë politike vetëm pak ditë më parë. Konkretisht, ashtu siç ishte parashikuar, Asllan Dogjani së bashku me Gjovalin Kadelin e dhanë votën e tyre pro mazhoracnës. Krahas këtyre të dyve edhe Kastriot Islami së bashku me Dritan Priftin dhanë votën pro shkarkimit të Muhos, duke i hapur rrugë emërimit të Klement Zguros në postin e anëtarit të KQZ-së. Ndryshimet në postet e anëtarëve të KQZ-së nuk u shoqëruan pa debate, madje në mbylljen e seancës plenare, pak para fillimit të votimit, pati edhe konfrontim fizik ndërmjet deputetit të PS-së Gazmir Bizhga me Dogjanit. Bizhga kërkonte që dy të larguarit e fundit nga PS-ja të mos merrnin pjesë në votimin e Kuvendit për shkarkimin e Muhos. Ngjarja arriti deri në

Gramoz Ruçi i kërkoi kryeparlamentares Topalli që të mos ironizojë PS-në lidhur me mbrojtjen që po i bën Ilirian Muhos. Sipas Ruçit, PS-ja kërkon që të mos preket KQZ-ja nga politika. “Zonjë, je ngatërruar. Ne nuk jemi për të mbrojtur asnjë emër të përveçëm këtu. Ne jemi për të mbrojtur institucionet e pavarura. Ne jemi për të mbrojtur Kushtetutën e vendit. Ne jemi për të mbrojtur Kodin Zgjedhor dhe mbi të gjitha zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Për sa i përket anës morale, zonjë, s’ka dy kute për të njëjtën çështje. Sipas jush, Ristani, që manipuloi dy palë zgjedhje, nuk ka qenë i ndaluar nga Policia e Shtetit dhe nga prokuroria e vendit” . tha Ruçi. pikën e ndërhyrjes së forcave të Gardës së Republikës, të cilët larguan jashtë sallës plenare deputetët socialitë, duke shmangur konfrontimin fizik ndërmjet deputetëve. Në ambientet e jashtme të Kuvendit, teksa largoheshin nga salla plenare, deputeti Bizhga duke komunikuar me kolegët e tij socialit tha: “Nuk ma ha trapi fare për atë! Kam qenë deputet përpara atij. Së bashku me socialistët janë larguar edhe de-

Deputeti Fatmir Mediu e cilësoi situatën e krijuar në Kuvend absurde, pasi sipas tij balancimi i institucionit të KQZ-së u vendos si pasojë e mosbesimit mbi administrimin e procesit elektoral. Sipas Mediut, zgjedhjet e 23 qershorit janë më të rëndësishme se çdo debat, pasi do të jenë shqiptarët që do vendosin me votë. “Pa dashur të hyj në analizën e emrave, dua të theksoj se si deputet i mazhorancës nuk do të votoja asnjë kandidaturë që prishte balancat. Zgjedhjet e 23 qershorit janë më të rëndësishme se çdo debat shterpë, pasi është dita kur shqiptarët do të vendimin me votën e tyre, pra garantimi i votës së shqiptarëve”, - tha Mediu.

putetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke treguar besnikërinë e tyre në aleancën e porsaformuar. Pas qetësimit të situatës dhe votimit për prezencës në sallë deputeti Asllan Dogjani akuzoi rëndë strukturat e PSsë, duke e etiketuar këtë parti me epitetin “prostitutë politike”. Në fjalën e tij pas votimit për shkarkimin e Muhos, Dogjani akuzoi edhe kreun e PS-së, duke e cilësuar si një diktator

MEDIU

DADE

E martë 16 prill 2013 •

RUÇI

02

« POLITIKË

brenda Partisë Socialiste. “Unë jam i bindur në këtë votim, se jam konsultuar në bazë të Kodit Zgjedhor. Ai e ka përcaktuar qartë. E njoh vetë Ilirian Muhon, është shkarkuar me dekret të ish-presidentit, pasi liroi nga burgu një person të dënuar për vrasje”, - tha ai. Debati i seancës Në seancën maratonë, që zgjati për rreth 12 orë pa pushim, deputetët e opozitës


POLITIKË • E martë 16 prill 2013 TOPALLI

IMAMI

Pas publikimit të informacionit se Ilirian Muho është shkarkuar nga posti i prokurorit të qarkut të Fierit, Kryetarja e Kuvendit u kërkoi deputetëve të opozitës që të bashkohen me kërkesën e PD-së, duke theksuar se Muho është një person i implikuar me krimin. “Ky është peng i kriminelëve, kësaj i thoni ju KQZ e pavarur? Ky është turpi i parlamentit! Ju ftoj të bashkoheni e të mos ndaheni me maxhorancën për të shkarkuar këtë nga detyra”, - theksoi kryeparlamentarja Topalli pasi lexoi dekretin e Presidentit për shkarkimin e Muhos nga posti i prokurorit.

»

03

HALIMI

Ministri i Mbrojtjen, Arben Imami, theksoi se PS-ja kërkon të fitojë zgjedhjet në tavolinë. “Ky vendim ka si qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor. Me situatën e krijuar pas vendimit të LSI-së jemi para fakteve. Në tavolinat e numërimit të votave opozita ka shumicën 5 me 2. Në këtë mënyrë opozita e re pansocialiste bllokon edhe pakicën bllokuese, që është e drejtë që e kemi njohur për çdo opozitë. Opozita do që t’i fitojë zgjedhjet në tavolinë, sepse nuk ka shpresë për t’i fituar me vota. Opozita është për keqbesimin”, - tha Imami.

“Ky zotëria e ka bërë baltë, ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur Kodin Zgjedhor, ju thoni që ta lëmë. Iliriani, sipas jush, na qenka heroi i zgjedhjeve, por ai e ka bërë baltë, ka mashtruar gjithë shqiptarët. E rëndësishme për procesin është se asgjë nuk do ta afektojë vendosmërinë e qeverisë për të mbajtur zgjedhje të ndershme në frymën e ligjit. Mazhoranca ngelet mazhorancë, opozita mbetet opozitë. Edi humbet edhe kur merr për veshi presidentin dhe i thotë të votojë për të, edhe kur merr Ilirianin. As me Bamirin, as me Ilirianin nuk fiton.”

AMBASADORI I SHBA-VE KËRKON RESPEKTIMIN E PAVARËSISË SË KQZ

Arvizu: Rregullat e lojës s’mund të ndryshohen “Nuk mendoj se ka njeri që do ta përplasë Shqipërinë me SHBA” Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, theksoi dje se ndryshimi i rrëgjylave të lojës për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit në këtë moment është i dëmshëm për procesin zgjedhor. “Ky është një apel shumë bazik që kemi bërë. Ndryshimi i rregullave në mes të lojës dhe procesit është saktësisht mënyra e gabuar për të krijuar besimin e njerëzve jo vetëm te rezultati i zgjedhjeve, por dhe në mënyrën si po zhvillohet procesi”, - shprehu ambasadori i SHBA-ve lidhur me interesimin e medieve mbi procesin e zëvendësimit të anëtarit të LSI-së në KQZ pas një kërkese të Partisë Demokratike. E ndërsa Kuvendi vazhdon diskutimin në seancë plenare për të vijuar me votimin për zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, ambasadori Arvizu pas një seminari mbi personat me aftësi të kufizuara komentoi për mediet

lidhur me këtë situatë politike. Ai vuri në dukje rolin e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve, duke bërë thirrje që të respektohet pavarësia e këtij institucioni. “KQZ-ja ka si përgjegjësi kryesore organizimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. KQZ-ja është formuar dhe riformatuar dhe ligjërisht është institucioni

BERISHA: MUHO I IMPLIKUAR ME KRIMIN, KËRKOJ TË FALUR QË E VOTOVA

Muhon nga posti i anëtarit në KQZ trapi për atë. Dogjani: Rama është bërë prostitutë politike

dhe të mazhorancës vijuan me argumentet e njëjta, ku njëra palë kërkonte shkarkimin e Muhos, ndërsa tjetra jo. Në orën e fundit të seancës ishte i pranishëm edhe Kryeministri Berisha, i cili më parë zhvilloi një takim me ambasadorin e SHBA-ve Arvizu, që u bashkua me Berishën duke ndjekur seancës plenare. Ai ndenji aty deri në emërimin e Zguros si anëtarë i KQZ-së dhe më pas u largua drejt ambasadës duke

mos dhënë as një koment lidhur me votimin. Kryeministri Sali Berisha e cilësoi si legjim kërkesën e PD-së për shkarkimin e Muhos, ku krahas kësaj renditi edhe dekretin e Moisiut, i cili e ka shkarkuar Ilirian Muhon si prokuror i qarkut Fier për lirim e një krimineli të kërkuar nga gjykata, që ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. “Diskutohet për një person që në kundërshtim me

çdo rregull etike nuk ka treguar se ka qenë i shkarkuar nga ish-presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Prokurorëve. A e kuptoni ju që s’ka shqiptar që të pranojnë këtë. Ata që e propozuan duhet të kërkonin të falur për emërimin e tij. Ky zotëria të jepte dorëheqjen se nuk tregoi. Ky ishte njeri i ligjit, e dinte që kishte 3 shkallë gjykimi për të fituar të drejtën e tij. Pse bëni avokatin e tij kur ai nuk e bëri vetë? Unë kërkoj të falur që e votuam, se nuk e dija. Bëj një gabim dhe tërhiqem, por jo të bëj avokatin e tij. Ai ishte jashtë të gjitha kushteve, pse e kursyet ju kundërshtarët e mi? Kam leverdi që deri nesër në mëngjes ju ta mbroni, them që shumica nuk e dinte. Në këtë rast kërkova të falur, ai të japë dorëheqjen. Por ju kërkoni prishje balancash, kjo është e gabuar, marrëveshjet respektohen”, - tha Berisha. Qëndrimi i PS Opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, vijoi të mbante një qëndrim kundër, duke e akuzuar mazhorancën se nëpërmjet kësaj nisme po

shkel hapur Kushtetutën dhe po manipulon zgjedhjet. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, deklaroi të hënën në mbrëmje në Kuvend se lirimi i anëtarit të KQZ-së me kërkesë të maxhorancës është një përpjekje tjetër e saj për të shkatërruar institucionet e administrimit të zgjedhjeve dhe për të vrarë besimin e zgjedhësve tek institucionet e votës. “Kjo rrugë që keni zgjedhur e turpëron shtetin shqiptar para partnerëve ndërkombëtarë. Kjo dhuna juaj i komprometon marrëdhëniet e Shqipërisë me botën demokratike, e komprometon rrugën europiane të Shqipërisë dhe besueshmërinë e saj si anëtare e NATO-s. Apeli i fundit, - vijoi ai, - është se ju jeni në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Precedenti i sotëm është tejet i rrezikshëm, ndaj tërhiqeni kërkesën dhe të gjeni rrugën e duhur. Anëtarët e KQZ-së betohen para Kuvendit se do të ruajnë profesionalizmin dhe do respektojnë ligjin. Ju (maxhoranca) jeni për depolitizimin e KQZ-së apo për politizimin e saj? Ju sot jeni në shkelje të Kodit Zgjedhor, i miratuar me konsensus të plotë”, - u shpreh Ruçi.

përgjegjës për zhvillimin zgjedhjeve. Dhe për këtë arsye është e rëndësishme të respektohet pavarësia e këtij institucioni. KQZ-ja duhet të jetë e lirë nga ndërhyrjet e ndonjë individi apo ndonjë tjetri.” I pyetur nëse është e drejtë të thuhet që PD-ja ka kapërcyer vijën e kuqe duke ndryshuar rregullat e lojës dhe

nëse ky ndryshim do t’i dëmtojë zgjedhjet e ardhshme, Arvizu u përgjigj: “Mendoj se askush nuk do të donte ta vendoste Shqipërinë në një kurs përplasjeje me SHBAtë dhe bashkësinë ndërkombëtare, sepse qëllimi dhe objektivi ynë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, se gjithçka ka lidhje me procesin dhe jo aq me rezultatin.” Sipas ambasadorit Arvizu, lëvizja e LSI-së krijoi rrethana të ndryshme si dhe ndryshim të kushteve. “tërheqja e LSI-së nga koalicioni qeverisës dhe pozicionimi me PS-në ka krijuar ndryshme rrethanash, rrethana të ndryshme, përfshirë dhe 89 KZAZ-të. Dhe kur flas për kushtet e ndryshuara, për këtë bëhet fjalë. Por pozicioni i SHBA-ve është se KQZja siç është e përbërë aktualisht ka jo vetëm kapacitetin, por dhe përgjegjësinë të trajtojë çështje që do të ngrihen nga administrimi i zgjedhjeve”, - tha Arvizu.

STUDENTËT Berisha takim me studentët e ekselencës

Berisha: Do të mbështesim të rinjtë që të rritet punësimi i tyre Kryeministri Berisha ka zhvilluar një bisedë me studentë në ambientet e Qytetit Studentit. Në fjalën e tij ai premtoi reforma që do t’u vijnë në ndihmë të rinjve, siç ishin ato për punësimin dhe ndihmën në biznese. “Në një hark kohor të shkurtër kemi bërë të mundur që të rinjtë të testojnë veten për të shndërruar në realitet ëndrrën e tyre universitare. Shoqëria dhe shteti duhet t’i japë shansin të riut për të provuar dijen dhe intelektin e tij. Kjo është arritur, është vendosur sistem i drejtë dhe i ndershëm i pranimeve, është bërë përpjekje për mbështetje të ekselencave”, - theksoi kryeministri. Një tjetër premtim i kryeministrit ishte dhe rritja e fondit të ekselencës. “Fondi i ekselencës që kemi ne është mbi 1 milion dollarë për të gjithë studentët shqiptarë kudo që janë. Këtë vit e kanë përfituar edhe studentë nga Kosova. Ne më shumë duhet ta promovojmë, duhet të gjejmë një formë tjetër, që të afishohet përmes faqeve zyrtare në universitete, që studentët të njihen shumë më mirë me këtë përparësitë që ka ky fond. Jemi të vendosur edhe të rrisim këtë fond kundrejt një kontrate, që ai të punojë disa vite në vendin e tij”, - u shpreh Berisha. Lidhur me zgjedhjet parlamentare Berisha theksoi para studentëve se më 23 qershor shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë si europianë duke u bazuar në programet e partive. “Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve dhe shqiptarët do të votojnë si europianë. Pavarësisht nga debati i jashtëzakonshëm, po citoj zyrtarin e OSBE-së, që do të deklaronte 1 vit e gjysmë më parë Shqipëria ka sistemin më preciz për numërimin e votave. Le të vijë një njeri tjetër dhe të thotë se ka sistem më të lartë. Vendi ka një fatkeqësi: e shkuara problematike, dhe ju jeni fatlume qe nuk e njihni”, - tha Berisha.


04

« AKTUALITET

E martë 16 prill 2013 •

NË 24 ORË VENDOSEN 432 GJOBA PËR SHKELJE TË NDRYSHME Drejtoria e Policisë së Tiranës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë me korrektësi rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa paralajmëroi masa të ashpra për kundërvajtësit. Nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës mësohet se duke vlerësuar situatën e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, shërbimet e policisë janë të angazhuara maksimalisht për t`ju ardhur

Thirrja e rrugorëve “Gjobë kundërvajtësve” Kërkohet bashkëpunimi i përdoruesve të rrugës së këmbësorëve në ndihmë përdoruesve të rrugës, për një lëvizje sa më normale në rrugë. Sakaq, shërbimet e Policisë Rrugore do të ndëshkojnë pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve,

të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si: parkime të gabuara, parkime dyshe, moszbatim të sinjalistikës, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për ecje tej

normave të lejuara, për përdorim alkooli, etj. Nga të njëjtat burime mësohet se, vetëm 24 orët e fundit nga shërbimet e policisë së kryeqytetit, janë vendosur në total 432 masa

administrative, kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës dhe ecje tej normave të lejuara. Policia e Tiranës në vijim të punës së saj, kërkon edhe bashkëpunimin

e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve, ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor në kryeqytet.

KËRKOJNË DËMSHPËRBLIMET E VITEVE TË BURGUT

Ish-të burgosurit politikë në polici: Një tjetër grevë urie Mariglen Mullai “Shumë shpejt keni për ta parë forcën tonë. Do bashkohemi sërish si në shtator, po na trajtuat në këtë mënyrë”. Këto janë disa prej fjalëve të deklaratave të ish-të përndjekurve politikë, të cilët u shoqëruan dje në komisariatin nr 1 në Tiranë, pas protestës. Një grup i ish-të përndjekurve politikë kanë protestuar mëngjesin e djeshëm para Parlamentit, për dëmshpërblimin monetar për vitet e burgut të kryera në kohën e komunizmit. Disa prej tyre kishin zgjedhur mënyrën e lidhjes me zinxhirë dhe me dryn, duke simbolizuar një tjetër burgim. Protesta e tyre ka zgjatur fare pak, pasi janë shpërndarë nga forcat policore duke u shoqëruar në ambientet e komisariatit nr 1. Gjatë protestës ata thanë se ende nuk i kanë marrë paratë që u takojnë në bazë të ligjit dhe se kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës së tyre. Ata thanë se, “ne do të kalojmë sërish në ndonjë protestë tjetër ekstreme si ajo e fillimit të vitit, nëse qeveria nuk na jep dëmshpërblimin”. Ndërsa në ambientet e komisariatit mësohet se janë shprehur se kanë marrë indikacione sipas të cilave këto ditë po përgatitet një tjetër grevë urie si ajo e shtatorit të kaluar, ku i vunë flakën vetes dy persona dhe njëri vdiq. Ky informacion ende mbetet në fazën e verifikimit, pasi mendohet se ish-të burgosurit politikë mund ta përdorin si mjet presioni, ose për të përhapur përplasje politike. Protesta Një grup i vogël nga ish të përndjekurit politikë, dolën dje në protestë përpara godinës së Parlamentit për të kërkuar të drejtën e tyre minimale. Ata kërkuan dëmshpërblim. Protestuesit u lidhën me zinxhir dhe me dryn për të treguar se kjo qeveri është një tjetër mënyrë burgimi, pasi akoma nuk u ka dhënë dëmshpërblimet e kohës kur kanë qenë në burg padrejtësisht. Ish të përndjekurit politikë ishin të indinjuar për dëmshpërblimin e tyre që ende nuk e kanë marrë. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrime “Qeveria mos

Erion Braçe: Policia preu me gërshërë zinxhirët Deputeti i PS, Erion Braçe, nuk mund të neglizhonte komentet për këtë protestë në faqen e tij zyrtare të rrjetit social facebook. Ai shkruan: “Në krye të gardistëve dhe policëve që shpërndanë protestën e ish-të përndjekurve ishte zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Brecani”. Për këtë person u njoftua pak ditë më parë se ishte pezulluar nga detyra, pasi u akuzua se në

ambientet e komisariatit kishte qëlluar një prej operatorëve të Top Channel. “Hoqën me dhunë gazetarët dhe kameramanet nga vendngjarja, i shtynë dhe i larguan, pastaj morën gërshërë dhe prenë zinxhirët, pastaj morën me dhunë ish të përndjekurit dhe po me dhunë i shoqëruan në komisariatin e policisë. I pashë vetë të gjitha. Kështu nis dita e punës së një akoma deputeti”, thotë Braçe.

Përshëndetet miratimi i ligjit në Kuvend

Unioni i gjyqtarëve: Rritja e pagave hap domethënës Dje, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, me anë të një deklarate për shtyp, përshëndeti miratimin me konsensus në Parlament javën e kaluar të ndryshimeve në ligjin për pushtetin gjyqësor, të cilat sjellin rritjen e pagave për gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe Apelit. Për Unionin, ky zhvillim përbën një hap domethënës në drejtim të krijimit të premisave për një gjyqësor edhe më të përgjegjshëm e transparent. Në deklaratë thuhet se, “kjo nismë prej kohësh është kërkuar nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, në përpjekje për treguar rrugën që duhet të përshkojë vullneti politik për një pushtet gjyqësor që nevojitet të gëzojë më shumë besimin e publikut, parakusht për ndëtimin e shtetit të së drejtës, thuhet në deklaratën zyrtare të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë”. Më tej vijohet “Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë inkurajon klasën politike që, sikurse gjeti vullnet për rritjen e pagave për gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe Apelit, të intensifikojë përpjekjet edhe për nisma të tjera që konsolidojnë një pushtet gjyqësor të pavarur e të përgjegjshëm, garanci për qytetarët dhe shoqërinë në çdo kohë, madje edhe kundrejt vetë politikës, si shprehje e shtetit të së drejtës, që ndihmon aspiratën e integrimit evropian të Shqipërisë”.

Grabiti shtëpi, dyqane etj

Në pranga Nika, njeriu që kreu 20 vjedhje në Paskuqan

PËRPLASJET ME PROTAGONIST ISH-TË BURGOSURIT POLITIKË

Nga mielli Rusmailit deri në grevën e flakëvënieve Më 22 shtator vitit 2012, një grup ish-të përndjekurish nisën një grevë urie, e cila çoi në vetëflijimin e disa prej tyre, ndërkohë që Lirak Bejko fatkeqësisht vdiq nga plagët e marra. Grevistët pretenduan se qeveria nuk mbajti premtimet për dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut. Por Gjergj Ndreca, një tjetër ish-i burgosur nuk ishte i panjohur për opinion shqiptar dhe policinë. Më 9 korrik 2012 ai u ngjit në monumentin e Skënderbeut në qendër të Tiranës dhe përreth 2 orë kërcënoi se do të hidhej për t’u vetëvrarë. Forca të shumta policie shkuan në vendngjarje dhe nisën negociatat me Ndrecën, që ai të mos e ndërmarrte një veprim të tillë. Ndreca theksoi se ai proteston kundër padrejtësisë që po i bëhet me gjyqin për goditjen e deputetit demokrat, Ilir Rusmaili dhe për kushtet e ish-të përndjekurve. Pak më herët, më 17 shkurt Gjergj Ndreca u ndalua nga policia e Tiranës për goditje dhe fyerje ndaj personaliteteve të njohur politik dhe jo vetëm. Ndreca së bashku me Lirak Bejkon, më datë 16 shkurt goditën me grusht deputetin Ilir Rusmajli gjatë kohës që ky po dilte nga të na burgosë sërsih”, ose “Të dëmshpërblehemi”. Grupi protestant tregoi se nëse nuk marrin dëmshpërblimin do t’i përshkallëzojnë protestat duke rritur dhe numrin e pjesëmar-

ambientet e Parlamentit. Vetëm 6 ditë më pas, Gjergj Ndreca raportohet të ketë goditur avokatin A. Tirana, po në afërsi të Parlamentit të Shqipërisë. Po kështu 2 javë pas incidentit me Rusmajlin, ministri i Financave, Ridvan Bode, është fyer teksa po kalonte para institutit të ish-të përndjekurve politikë pasi shumë prej ish- të përndjekurve nuk kanë marrë dëmshpërblimin e burgut që kanë bërë. Pak kohë më parë ka qenë Gjergj Ndreca që ka qëlluar me miell makinën e Kryeministrit Sali Berisha teksa hynte në selinë e Kuvendit. Para pak muajsh ish-të përndjekurit politikë qëlluan me vezë dy makina zyrtarësh të Gjykatës Kushtetuese. Precedenti ndodhi para kryesisë së Kuvendit ku makinat me targa TR 0279 Z dhe TR 0283 Z ndodheshin të parkuara. Një grup ish-të përndjekurit kanë qenë para selisë së Kryeministrisë dhe më pas janë zhvendosur para selisë së kryesisë së Kuvendit, ku kanë qëlluar me vezë mjetet e zyrtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkaq, para pak ditësh, gjatë përurimit të bustit që përkujton viktimat e komunizmit në ish-bllok, pati një tjetër përplasje të tyre me policinë.

rësve. Ata dhanë alarmin se ky është vetëm fillimi. Protesta u shoqërua me lidhjen e tye me zinxhirë dhe duke mbajtur nëpër duar dryna, për të treguar se as tani nuk respektohet e

drejta e tyre. Morrën pjesë pak më shumë se 50 persona dhe protesta zgjati pak minuta, pasi ata u shpërndanë nga policia. Kjo protestë u zhvillua gjatë orëve të paradrekës, rreth orës 12:00.

Një 18-vjeçar, i cilësuar si një prej hajdutëve më të famshëm në Paskuqan është arrestuar dje, pasi akuzhet për të paktën 20 grabitje në këtë zonë. Policia njoftoi dje se nga komisariati nr 3, Seksioni i Krimeve të Hapura, në kuadër të operacionit “Mesnata1” u kap Emirjon Nikja, 18 vjeç, me banim në Tiranë. Ndalimi tij u krye pasi gjatë natës ka kryer vjedhjen me thyerje të një lokali, bar-kafe dhe konkretisht një televizor 42 polsh, në pronësi të shtetasit J.P, banues në Paskuqan. Nga kryerja e veprimeve procedurale rezultoi se ky shtetas është autor i dyshuar i shumë vjedhjeve me këtë tendencë duke dokumentuar tërësisht implikimin e tij në mbi 20 vjedhje të bizneseve dhe të banesave. Ndër vendet ku ai ka grabitur përmenden lokal bar-kafe “Laguna”, thyerja e farmaci “Ijoni”, lokal Bar “Ndërtuesi”, në dyqan fast- food, gjeneratorë elektromotorë, dyqan ushqimor, mini-market, etj.

Disa ishin në kërkim

Tiranë, policia arreston me dhjetëra hajdutë Me dhjetëra hajdutë u prangosën dje në kryeqytet. Policia tha se në pranga ra 27-vjeçari Elidon Kiçe, pasi ka tentuar të thyejë xhamin e pasëm të një makine, me qëllim marrjen e lap-topi. Gjithashtu u kap Agim Selita, 28 vjeç, sepse dyshohet si autor i vjedhjes në tentativë të zyrave të kompanisë “Prespa Import Eksport”. Policia e Kavajës kapi shtetasin në kërkim për vjedhje, Arben Derjaj, 21 vjeç. Ndërkaq, Jasharin Ahmeti , 26 vjeç, ka vjedhur automjetin tip kamioçinë me targa TR 4014 F, në pronësi të shtetasit Th. Zh. Gjithashtu, në Tiranë u kapën për vjedhje Xhelal Nura e Blerian Zagradi. I kërkuar për vjedhje Aldo Mateli, 21 vjeç, u kap në Tiranë, ndërsa Sabri Koni, 60 vjeç u arrestua në Rrogozhinë. Në Tiranë u kap për vjedhje 20-vjeçari Ilirjan Gjuni.


POLITIKË • E martë 16 prill 2013

»

05

PROGRAMI I PS PËR ZHVILLIMIN RURAL NË NJË TAKIM TË HAPUR NË LUSHNJË

Rama: Certifikim i pronësisë brenda një mandati “160 milionë dollarë do të shkojnë për sektorin e vaditjes” Zgjidhja e çështjes së pronësisë dhe akordimi i një fondi prej 160 milionë dollarë për sistemin vaditës brenda mandatit të parë qeverisë ishin premtimet kryesore të bëra dje nga kreu i PS-së, Edi Rama, në qytetin e Leshnjes. Kështu, gjatë prezantimit të programit qeverisës të Partisë Socialiste për zhvillimin rural Rama u ndal në vizionin e kësaj force politike për zgjidhjen e çështjes së certifikatave mbi pronësinë e tokës. “Ne jemi të vendosur që brenda mandatit të parë të mbyllim kapitullin që nuk mund të vazhdojë më shumë akoma sesa çerekshekulli të mungesës së certifikatave të pronësisë mbi tokën. Jemi të vendosur që nga njëra anë të shkojmë përpara me metodologji të qartë dhe transparente për t’u dhënë fermerëve certifikatat e pronësisë dhe, nga ana tjetër, të vendosim ligje të hekurta për mospunimin

e tokës”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar me banorë të kësaj zone. Gjithashtu duke pasur në fokus pikërisht gjendjen aktuale të fshatit, ku për socialistët banorët penalizohen për shkak të mungesës së sistemeve vaditëse të tokës, PS-ja ka parashtruar dhe zgjidhjen e saj. Rama u shpreh qartë se nuk mund të tolerohet më kjo situatë, që po çon drejt shterpëzimit të tokës në një vend që renditet i dyti në Europë për burimet ujore në raport me sipërfaqen. “S’mund të qëndrojmë pasivë apo të tolerojmë rrënimin përballë pasojave të mosujitjes normale të tokës në një vend që është i dyti në Europë për burime ujore në raport me sipërfaqen, në një vend ku, nëse ka një dhuratë të bërë bujarisht nga Zoti dhe natyra, është potenciali i zhvillimit rural”, - deklaroi kryeso-

cialisti. Parë në këtë këndvështrim, kreu i PS premtoi ndryshimin e kësaj situate dhe shpenzimin e 160 milionë dollarëve në vetëm për ngritjen e sistemeve vaditëse në vend. “Brenda mandatit të parë do të investohemi me të gjitha forcat financiare dhe intelektuale për të garantuar ujitjen e tokës. Kjo është pjesë e veçantë e programit tonë të detajuar. 160 milionë dollarë do të shkojnë për sektorin e vaditjes”, - garantoi Rama. Gjithashtu kryetari i socialistëve akuzoi Kryeministrin Berisha se ka mashtruar fshatin si me taksat, ashtu dhe me premtimet e tij për mbështetje në veprimtarinë e tyre. Ai tha se qeveria nuk i di nevojat e fshatit. “Pas 23 qershorit fermerët do të gjejnë te qeveria partnerin që u ka munguar gjatë gjithë kësaj kohe. Ne do t’i mbështesim ata”, - deklaroi Rama.

ÇËSHTJA ÇAME, PRITET LËVIZJA E TRUPAVE DIPLOMATIKE

Kuvendi jep “OK”. Rezoluta e vitit 2004 është miratuar Ervin Koçi

R

ezoluta për çështjen çame e propozuar konsensualisht nga Komisioni i Jashtëm i parlamentit më 8 prill 2004 do të hyjë në fuqi brenda pak ditësh me botimin në Fletoren Zyrtare. Ky është konfirmimi i Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli bërë dy deputetëve të PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. Kjo përgjigje e saj vjen pas hetimit të kryer nga administrata e Kuvendit të Shqipërisë në bazë të së cilës është konkluduar se rezoluta e vitit 2004 është e miratuar. “Teksti i asaj rezolute ka shumë ngjashmëri me tekstin e propozuar nga PDIU-ja: ajo kërkon heqjen e ligjit të luftës, kthimin e shumë të drejtave dhe lirive njerëzore për shtetasit shqiptarë në përgjithësi dhe çamët në veçanti. E certifikuar dhe riaktivizuar sot, kjo rezolutë shënon ripohimin e vullnetit të parlamentit për çështjen çame, si një çështje që ekziston dhe që duhet zgjidhur medoemos. Tani qeveritë e ardhshme kanë për detyrë që t’i përmbahen vullnetit sovran të parlamentit dhe nuk mund ta injorojnë më këtë çështje të rëndësishme kombëtare”, - shprehet në njoftimin për shtyp PDIU-ja. Debati i mëparshëm Gjatë diskutimit të rezolutës çame të paraqitur nga dy deputetët e PDIU-së në Komisionin e Jashtëm, kryetari i saj, Fatos Beja, befasoi dy përfaqësuesit e partisë çame, duke thënë se rezoluta çame e vitit 2004 është miratuar që në atë kohë. Lajmi i dhënë nga kryetari i Komisioni të Jashtëm ishte aq i habitshëm, sa Idrizi dhe Tahiri refuzuan

REZOLUTA E VITIT 2004 •Vlerëson se është koha që çështja e të drejtave të shtetasve shqiptarë me origjinë çame të rimerret në shqyrtim nga të dyja palët •I kërkon qeverisë së shqiptare të shtojë më tej përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së pronave dhe pasurive të tjera të patjetërsueshme të popullsisë çame. •Çmon se gjetja e një zgjidhje të shpejtë në aspektin teknik dhe juridik midis qeverive të dy vendeve për çështjen e sekuestros konservative të vendosur si rrjedhojë e ligjit të luftës të vitit 1940 mbi pasuritë e popullsisë çame. •I kërkon qeverisë shqiptare që nëpërmjet grupeve të posaçëm të punës të bashkëpunojë me palën greke të përshpejtojë fillimin e negociatave me qeverinë greke për zgjidhjen e këtij problemi. •Ngarkon qeverinë e Republikës së Shqipërisë që këtë rezolutë t’ua bëjë të njohur qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare që mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit. ta besonin duke e konsideruar si një manovër për të shtyrë sërish miratimin e rezolutës së paraqitur prej tyre. Pas verifikimit të fletës së votimit të seancës plenare të 8 prillit të vitit 2004, kryetari i PDIUsë theksoi se do të bënte verifikimin e dokumentit dhe më pas do të nxirrte

qëndrimin zyrtarë. Gjithsesi, lajmi i dhënë nga Beja solli reagimin e çamëve, të cilët gjatë një proteste të zhvilluar të enjten e shkuar kërkuan që kryetari i Kuvendit të vitit 2004 të vihet para drejtësisë, duke shprehur indinjatën e tyre se pse kjo ngjarje ishte mbajtur e fshehtë për 9 vjet.

Tani me konfirmimin nga Kuvendi i Shqipërisë rezoluta çame pritet të botohet në Fletoren Zyrtare dhe të vërë në lëvizje diplomacinë shqiptare së bashku me atë greke, në mënyrë që kërkesat e paraqitura nga popullsia shqiptare në trojet e Çamërisë të vihet në zbatim.

Deputeti i qarkut të Fierit shigjeton aleancën e re

Prifti: PS e dëmtuar nga aleanca me LSI. Do të kandidoj më vete Deputeti i qarkut të Fierit Dritan Prifti shigjetoi ashpër aleancën e re PS-LSI, duke e cilësuar atë si të pamoralshme. Por veç këtij qëndrimi Prifti bëri me dije se nuk do të jetë pjesë e një koalicioni të tillë dhe po i shqyrton të gjitha mundësitë për përfshirjen e tij në zgjedhjet e 23 qershorit nga kandidimi si i pavarur, por nuk përjashton mundësinë e krijimit të një force të re politike. Qëndrimi Ndalur në debatin për lirimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, deputeti Dritan Prifti deklaroi votën e tij pro këtij vendimi, duke argumentuar se përgjegjësia për zgjedhjet është e mazhorancës qeverisëse. Sa i takon aleancës PS-LSI, të cilën e konsideron të pamoralshme, Prifti thotë se PS-ja del e humbur, pasi do t’i falë në tavolinë 3-4 deputetë partisë së Ilir Metës. “Mazhoranca duhet të ketë shumicën në KQZ, sepse qeveria është përgjegjëse për procesin zgjedhor dhe jo opozita”, - vuri në dukje Prifti sa i takon një çështje të tillë. Por ndërkohë nuk mund të mos atakonte dhe aleancën e re PS-LSI, për të cilën Prifti vlerësoi se janë socialistët ata që dalin të humbur, sepse i dhurojnë partisë së drejtuar nga Ilir Meta 3-4 deputetë të sigurt. “Koalicion i pamoralshëm. Në këtë koalicion përfitim ka vetëm LSI-ja, jo PS-ja. LSI-ja, sipas sondazheve, është reduktuar në 1-2% të elektoratit. Rama po i fal LSI-së deputetë duke i futur në listat e PS-së. Kështu PSja humb, sepse nis betejën me 3-4 deputetë minus”, - u

shpreh Prifti, duke gjykuar kështu se Partia Socialiste hyn në garën e 23 qershorit me një frymë të dëmtuar opozitare. Edhe pse nuk ka vendosur për të ardhmen e tij politike, Dritan Prifti thotë se nuk do të jetë pjesë e koalicionit PS-LSI. Në kokë ka edhe mundësinë e krijimit të një partie të re dhe kandidimin si i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Prapaskenat Pasi kanë kaluar jo pak kohë që pas përplasjeve me lidershipin socialist dhe atë të LSI-së, deputeti Dritan Prifti rrëfen se para largimit nga mazhoranca qeverisëse kryesocialisti Rama u përpoq ta joshte me premtime politike për ta bërë deputet dhe ministër. Por kjo nuk u realizua pasi, sipas tij, Ilir Meta me shumë siguri nuk ka rëndë dakord. “Rama ishte i interesuar shumë, sepse unë dija shumë gjëra, pasi isha pjesë e qeverisë. U përpoq të më afronte dhe të më përdorte dhe ia arriti në njëfarë mënyre. Rama më dha garanci të bëhesha deputet dhe të isha në qeverinë e PS-së. Por kjo, siç duket, u prish, pasi nisi pazaret me Metën dhe ai do t’i ketë kërkuar që unë të mos isha në PS. Tani edhe nëse duan të jem pjesë e tyre, nuk dua unë”, - deklaroi Prifti lidhur me një çështje të tillë.


06

« SOCIALE

E martë 16 prill 2013 •

GJINIA FEMËRORE MË LARG KORRUPSIONIT SE AJO MASHKULLORE

Femrat shqiptare të zhgënjyera, zero besimi në politikë Erta Bode

F

emrat shqiptare nuk kanë besim te politika e vendit tonë, duke mos i besuar asnjë formati politik që prezantohet në Shqipëri. Ky është rezultati i një raporti të nxjerrë nga “Soros”. Gjinia femërore nuk e gjen veten të mbështetur në asnjë program të partive politike dhe nuk i besojnë politikës, pasi zhgënjehen nga premtimet që u bëhen gjatë fushatës. Në 1208 intervista të shpërndara në 12 qarqet dhe fshatrat rezulton pothuajse 0% e femrave të pyetura të kenë besim në politikë. Faktikisht në parlamentin shqiptar janë anëtare vetëm 20 femra, gati 1/7 e numrit të deputetëve. Nga raporti i “Sorosit” bëhet e ditur se femrat e vendit tonë kanë më shumë besim tek uniformat blu dhe te ligji sesa meshkujt shqiptar. Në këtë raport të ri për vitin 2013 bëhet e ditur gjithashtu se 48 për qind e të intervistuarve nuk e gjejnë veten të aftë pranë asnjë partie.

Shtohen të sëmurët me HIV-AIDS, 607 të infektuar, 28 fëmijë Virusi HIV është vdekja e radhës që po prek popullin shqiptar, dhe pse mungojnë analizat. Në Shqipëri numërohen 607 të sëmurë me HIV-AIDS, ku ndër ta 28 raste numërohen fëmijë. Shifrat i bën të ditura specialistja e shëndetit publik pranë ISHP-së Marjeta Dervishi, e cila pretendon se këto shifra janë më të larta, por mungojnë kontrollet vullnetare. Dervishi bën të ditur se pas datës 1 dhjetor 2012, që është Dita Ndërkombëtare e Sidës, janë shtuar rastet e kontrolleve vullnetare. “Brenda këtyre 4 muajve ka pasur një dyfishim të vizitës vullnetare për të kryer analizat e kontrollit për sidën. Po këta muaj ne kemi zbuluar 32 raste të reja të infektimit me HIV-AIDS”, -thotë Dervishi.

Specialistja këshillon të rinjtë të marrin masa mbrojtëse gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale si dhe të bëjnë kujdes në ndërrimin e partnerëve. Gjithashtu specialistja paralajmëron të gjitha çiftet e reja që para se të vendosin të kenë fëmijë të bëjnë analizat, pasi fëmijët e trashëgojnë virusin HIV nga nëna gjatë shtatzënisë. Specialistja tregon se Tirana është qyteti ku bëhen më shumë kontrolle, edhe pse qarqet e tjera kanë qendrat e posaçme për analizat e HIV/AIDS. “Ata vijnë nga rrethet dhe i kryejnë këtu analizat, sepse mendojnë se këtu është më e lehtë të ruhet anonimati, si dhe kanë më shumë besim në stafin e bluzave të bardha të kryeqytetit”, - shpjegon Dervishi.

Trajnohen 50 kompani biznesi për punësim

Alban Nelaj

Punishtja e karrigeve me rrota punëson 23 PAK

S’kanë besim te politika

Situata Në këtë prag zgjedhjesh për fondacionin “Shoqëri e Hapur” ishte me interes një raport për besimin që kanë njerëzit në politikë, për më tepër femrat, pasi ato janë më pak të angazhuara. Nga ky raport doli se besimi i femrave qytetare dhe fshatare të vendit tonë në politikën tonë nuk ekziston dhe është në shifrën zero. Kjo ka ardhur si pasojë e reformave politike, pasi kjo pjesë e shoqërisë vetëm shfrytëzohet për fushatë. Jemi koshientë se kujtohen për dhunën ndaj grave vetëm gjatë fushatës elektorale, duke kërkuar mbështetjen e tyre dhe duke u premtuar se do të mbështeten. Po e njëjta situatë në çdo prag fushate është edhe për punësimin e tyre, duke u premtuar se do të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe do të jenë pjesë e integrimit shqiptar. Por ajo që ndodh në të vërtetë duket që në karriget e parlamentit, ku ka vetëm 20 deputete dhe 120 deputetë. Faktikisht gratë janë ajo pjesë e shoqërisë shqiptare që e kanë më të vështirë të sigurojnë një vend pune, që janë gjinia më e paragjykuar, që e kanë gati të pamundur të integrohen me hapat europianë, edhe pse jeta e femrave të kryeqytetit dyshon dukshëm nga gratë e rretheve apo ato të zonave rurale. Mirëpo femrat shqiptare e kanë kuptuar tashmë se vetëm janë shfrytëzuar gjatë fushatave, duke u premtuar atyre dhunë 0, vende pune, barazi, integrim, mbështetje dhe asgjë nga këto nuk u përmbushet. Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Shoqëri e Hapur”, Alban Nelaj, bën me dije se në bazë të raportit, faktikisht 48% e të intervistuarve nuk e gjejnë veten pranë

32 raste vetëm 4 muajt e fundit

Besimi te politika është pothuajse gjysmë për gjysmë, pasi nga rezultatet 48% e të intervistuarve nuk e gjejnë veten pranë asnjë partie. Ai bën të ditur ndërkohë se diferenca e besimeve është shumë e thellë, nëse femrat e kanë besimin zero në politik, ato besojnë më shumë uniformave blu dhe zbatimit të ligjit, për vetë arsyen se kanë më pak kontakte. Meshkujt e kanë tepër të ulët besimin në këto dikastere, pasi janë më të rrahur me prezencën e tyre në këto vende dhe janë më afër përjetimit të zbatimit të ligjit. Femrat shqiptare e kanë zero besimin te politika shqiptare, kjo për arsye se asnjë nga premtimet që u bëhet atyre gjatë fushatës nuk përmbushet. Këto janë konkluzionet e raportit të “Sorosit”, ku u bën 1208 intervista në të 12 qarqet dhe fshatra të Shqipërisë. Gratë kanë nxjerrë si arsye se vuajtjet e tyre vetëm përdoren gjatë fushatës për t’u marrë votën dhe ato nuk kanë asnjë lloj fuqie në këtë shoqëri maskiliste.

S’japin votën, nuk marrin mbrojtje

CRCA: Politika shqiptare lë jashtë programeve fëmijët Politika shqiptare harron programet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Qendra për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri u ka kërkuar të gjithë përfaqësuesve të politikës shqiptare që të kthejnë vëmendjen nga e ardhmja e këtij vendi. Faktikisht në asnjë program politik nuk ka një platformë të qartë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve shqiptarë. Tani që lajmet tronditëse kanë pushtuar medien, shtypin dhe çdo rrjet social, politika akoma nuk është ndërgjegjësuar. CRCA bën me dije se, edhe pse fëmijët nuk japin votën, kjo nuk do të thotë se ata duhet të lihen jashtë çdo platforme të çdolloj partie dhe të jenë të pambrojtur nga kushdo që kërkon të vijë në qeveri më 23 qershor 2013. “Fëmijët e vendit tonë nuk kanë nevojë vetëm për kënde lojërash, ambiente sportive dhe internet nëpër shkolla. Madje dhe këto që u premtohen, nuk u përmbushen. Është kritike të dëgjosh se një në dy lajme flet për dhunën e fëmijëve dhe asnjë parti politik të mos ketë një platformë prezantuese në fushatë për mbrojtjen e të drejtave të tyre, që janë e ardhmja dhe vazhdimësia e këtij vendi”, - thotë Altin Aziraj, drejtor i CRCA-së. Qendra kërkon të miratohet ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve shqiptarë, kërkon gjithashtu që qeveria që do të vijë në pushtet të ngrejë një ministri për fëmijët dhe prindërit, si dhe të krijohet regjistri i krimeve seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri. Përveç këtyre kërkesave CRCA kërkon gjithashtu që qendrat sociale për fëmijët të jenë funksionale, sepse tani janë si fasadë dhe pse me fëmijë brenda nuk marrin asnjë trajtim, kërkon krijimin e fondeve për fëmijët për çdo emergjencë si dhe kërkojnë që në arsim të krijohen kurrikula që të tregojnë dhunën dhe të bëhet i hapur denoncimi i saj nga fëmijët. CRCA thjesht kërkon që politika shqiptare të kthejë sytë nga e ardhmja e këtij vendi, duke u kërkuar politikanëve tanë të kthejnë sytë nga fëmijët e të gjithë prindërve dhe të mos sigurojnë dhe mbrojnë vetëm të drejtat dhe interesat e fëmijëve të tyre. asnjë partie. Ai thotë gjithashtu se femrat kanë më shumë besim tek uniformat blu dhe te ligji, pasi i shohin këto si ikonat e mbrojtjes së tyre, edhe pse shumë rrallë janë ndeshur me

mbrojtjen e tyre, ndërkohë që meshkujt e kanë më të ulët këtë besim, sepse kanë më shumë kontakte dhe janë më afër këtyre institucioneve dhe zbatimit të ligjit.

Personat me aftësi të kufizuara (PAK) janë punësuar dhe në sektorin e prodhimit të karrigeve me rrota. Kjo iniciativë e re është prezantuar nga Fondacioni për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe USAID-i në ambienteve e punishtes të prodhimit të karrigeve me rrota, ku nga kjo kategori janë punësuar rreth 23 persona. Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu tha se me anë të projekteve kanë përfituar ndjekjen e kurseve të ndryshme profesionale 214 persona të tjerë. Ndërsa 50 kompani biznesi janë trajnuar për të ofruar vende punë për ta. I pranishëm në ceremoninë e diplomimit të disa nga

personave që kanë kryer kurse profesionale, ministri i Punës, Spiro Ksera, tha se në politikat e dikasterit që ai drejton punësimi i tyre është çështje shumë e rëndësishme. Ai thotë se të gjitha institucionet duhet të punësojnë në 25 person një nga kjo kategori. Ky detyrim ligjor, sipas Kserës, duhet të vihet në praktikë.

MASH: 150 milionë lekë për ekselencën

Vlerësimi dhe frekuentimi, penalizime nga ekselenca Të gjithë studentët e ekselencës, nëse mungojnë një muaj gjatë orëve të studimit dhe marrin nota nën 8, penalizohen nga fondi i ekselencës. Dje u mbyllën aplikimet për këtë fond dhe si çdo vit Ministria e Arsimit bën të ditur se ka pasur shumë kërkesa. Këtë vit Ministria e Arsimit do të financojë gjithë ekselencën me fondin prej 150 milionë lekësh. “Qëllimi kryesor ka qenë ngritja e kapaciteteve në sektorin e arsimit të lartë, duke mundësuar eksperiencat më të mira perëndimore. Janë duke kontribuuar në sektorë të ndryshëm, kryesisht në sektorin e arsimit të lartë, por dhe në sektorë të tjerë që kanë qenë prioritet për zhvillimin e ekonomisë në vend”, - u shpreh Edlira Late,

drejtoreshë e Arsimit të Lartë në MASH. Gara për të përfituar nuk është aq e lehtë. Kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere. “Kriteret janë 15 universitetet më të mira, pra kandidati duhet të jetë i pranuar në 15 universitetet më të mirë sipas klasifikimit të “Times High Education”, - shprehet Late. Lista përfundimtare e kandidatëve të përzgjedhur dhe masa e bursës për secilin prej tyre miratohen nga ministri i Arsimit dhe Shkencës pas nënshkrimit të deklaratës për kthim të detyruar dhe punësim në Shqipëri. Në rastet kur rregullat shkelen, të rinjtë penalizohen. Ka shumë rëndësi pjesëmarrja dhe vlerësimi mbi 8 si dhe kriteret e tjera. Lista me emrat përfitues del javën tjetër.


EKONOMI • E martë 16 prill 2013

»

07

SË SHPEJTI NË QEVERI PROPOZIMI PËR OBJEKTET PAS 2006

Hapat për legalizimin, tender për fotografimin ajror dixhital Brikena Dervishaj

Q

Strategjia Në strategjinë e re për të drejtat e pronësisë theksohet nevoja e identifikimit të ndërtimeve pa leje të realizuara pas përfundimit të afatit ligjor për legalizim, për të evituar krijimin e situatave të ngjashme në të ardhmen. Dokumenti i ri për të drejtat e pronësisë ngarkon me përgjegjësi pushtetin lokal, për parandalimin e ndërtimeve pa leje. Për efekt të procesit të legalizimit në total janë evidentuar rreth

Gjatë vitit 2012, prodhimi i energjisë elektrike të përftuar nga të gjitha burimet është rritur me 5.81% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe prodhuesit privat të energjisë, prodhimi arriti në 4,288 GWh, duke mbuluar 53.8% të nevojave të vendit. Prodhimi nga hidrocentralet u rrit me 3.2%, duke zënë 94.4 të prodhimit total në vend. Rritja më e konsiderueshme në sektorin e prodhimit të energjisë shënohet nga hidrocentralet private me rreth 76%, krahasuar me vitin 2011. Ndërsa TEC-et gjatë këtij viti nuk kanë prodhuar energji. Importi i energjisë arriti në 3.68 GWh, duke zënë rreth 46% të nevojave të vendit. Megjithatë, krahasuar

me vitin 2011, është shënuar një rënie e lehtë në importin e energjisë, prej rreth 0.2 GWh. TEC-i Vlorës me 97 MW fuqi të instaluar gjeneroi vetëm 2 milionë kilovat/orë gjatë vitit që lamë pas, dhe kjo si pasojë e testimeve të këtij impianti. Duke marrë parasysh se, në Shqipëri rezultojnë 1726 MW fuqi e instaluar gjatë vitit 2012, në të gjitha hidrocentralet, prodhimi i energjisë edhe pse shënoi rritje nuk ndikoi pozitivisht në përmirësimin e situatës energjetike në vend, sidomos sa i përket të ardhurave të KESH. Një ndër faktorët e përkeqësimit të situatës, është edhe pamundësia e ish kompanisë private CEZ për shlyerje të detyrimeve ndaj KESH, duke u zhytur në borxh 209 milionë euro.

Forcohet bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik me Hungarinë Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale paralajmëron se, për ata që nuk plotësojnë të gjitha hapat e procesit brenda 2013-ës, nuk do të ketë më shtyrje afati dhe nuk do të kenë mundësi të ligjërojnë ndërtimet e tyre. Ligji i legalizimeve ka hyrë në fuqi rreth 6 vite më parë, por ritmet nuk kanë qenë shumë të kënaqshme deri në mes të këtij viti, kur u bënë disa ndryshime në organizimin e ALUIZNI-t.

ALUIZNI kërkon nga qytetarët që kanë vetdeklaruar ndërtimet, të paguajnë faturat financiare, të ushtrojnë detyrimin ligjor dhe të japin kontributin e tyre. Brenda 48 orësh nga pagesa e faturës financiare, Drejtoritë e ALUIZNI-t në qarqe lëshojnë lejen e legalizimit për qytetarët që kanë aplikuar. Për qytetarët që vetdeklaruan ndërtimet dhe nuk respektojnë afatin e pagesës, shqyrtimi i dosjeve bëhet gjatë procesit.

ECURIA

Procesi Shumë shpejt pritet që të shkojë në qeveri propozimi për legalizimin e të gjitha objekteve që janë ndërtuar pa leje pas vitit 2006. Koordinatori për planifikimin dhe menaxhimin e territorit, në Ministrinë e Punëve Publike, Shaban Memia, është shprehur se janë rreth 80 mijë objekte që do të përfitojnë nga rihapja e procesit dhe do të marrin lejen e legalizimit. Sipas tij, propozimi do të përfshijë edhe ato objekte që ishin përjashtuar më parë nga procesi i legalizimit, për shkak të mospërmbushjes së kritereve. Ndërkohë, rreth 20% e objekteve të ndërtuara pa leje përpara vitit 2006 do të përfshihen në këtë proces. Qëllimi është dhënia fund e ndërtimeve informale dhe për këtë arsye është parashikuar që të përcaktohet një afat për legalizimin e ndërtimeve. Sipas Shaban Memisë, brenda këtij viti pritet të përfundojë procesi i legalizimit për rreth 240 mijë objekte i nisur që në vitin 2007. Gjatë këtyre viteve, janë kompensuar rreth 4600 pronarë për tokën që ishte pjesë e procesit të legalizimit, i cili do të mbyllet brenda vitit 2013.

INSTAT: 2012, prodhimi i energjisë rritet me 5.81 %

Marrëveshjet e Dhomës së Tregtisë

SHTYRJA

everia do të hapë shumë shpejt tenderin për kompaninë që do të bëjë fotografimin e ri dixhital të territorit të vendit. Sipas burimeve zyrtare të qeverisë, fotografimi i ri do të shërbejë për të rifreskuar hartën dixhitale të bërë në vitin 2006, duke përfshirë ndërtimet që janë bërë pas 2006, kohë kur është miratuar ligji i legalizimeve dhe ka nisur zyrtarisht legalizimeve të ndërtimeve të bëra pa leje deri në atë moment. Miratimi i këtij ligji presupozonte që të mos bëhej më asnjë ndërtim pa leje dhe për këtë kompetencat i përkisnin Inspektorateve të Ndërtimit. Megjithatë, ndërtimet pa leje lulëzuan sërish dhe jashtë këtij procesi kanë mbetur mbi 80 mijë pasuri, të cilat pritet që të integrohen me territoret ku ato ndodhen nëse do të jetë e mundur. Në bazë të fotografimit ajror u krijua harta dixhitale dhe aty u hodhën të gjithë të dhënat e marra nga vetëdeklarimi dhe verifikimet në terren.

Mbuloi 53.8% të nevojave të vendit

SITUATA Me qëllim përfundimin e procesit të legalizimit është në proces një rishikim i legjislacionit për të përmirësuar performacën e ALUIZNI-t dhe për të përfunduar procesin e legalizimit, duke përfshirë edhe regjistrimin e ndërtesave e parcelave të tokës në ZRPP, bëjnë të ditur burime pranë ALUIZNI-t qendror. Sipas këtyre burimeve, rishikimi i legjislacionit do të reflektojë edhe politikën për 80 000 ndërtimet e paligjshme të krijuara pas afatit ligjor. Bëhet fjalë për ndryshimet ligjore sipas të cilave ligji për legalizimin e këtyre objekteve parashikon që ndërtesat e gjendura në zonat ku planet urbanistike janë miratuar të legalizohen dhe të integrohen me territorin urban, ndërsa të tjerat do të prishen. Ndërsa pjesa e dytë e ndryshimeve ligjore ka të bëjë me forcimin e penaliteteve. Nga ana tjetër ekspertë të legalizimeve e konsiderojnë të rëndësishme vënien në jetë sa më parë të planeve rregul-

Dy marrëveshje bashkëpunimi u nënshkruan para pak ditësh nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, me një përfaqësi të biznesit anëtar të këtij institucioni gjatë vizitës së fundit në Hungari, duke i vendosur këto marrëdhënie në një dimension të ri bashkëpunimi. Marrëveshja e parë u nënshkrua me Dhomën e Tregtisë së Hungarisë, duke i dhënë një dimension tjetër marrëdhënieve me këtë shtet. Kryetari Jaka pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm për fuqizimin e marrëdhënieve tregtare me këtë vend, duke mos u ndalur thjesht në shkëmbime informacioni ndërmjet palësh, por me

hapa konkretë bashkëpunimi ndërmjet kompanish. Po kështu një marrëveshje e rëndësishme e nënshkruar gjatë vizitës zyrtare në Hungari ishte dhe ajo me Dhomat e Tregtisë të përfshira në CEI (Iniciativa e Evropës Qendrore). Dhomat e Tregtisë të përfshira në CEI ranë dakord të përcaktojnë një platformë të rregullt të tyre dhe shtyllës së SME-ve sipas përmasave të biznesit të CEI. Marrëveshja e bashkëpunimit synon kontributin e anëtarëve në progresin dhe rivitalizimin e përmasave të biznesit të CEI, forcimin e rolit të Dhomave, mbështetjen e SME-ve në përpjekjet e tyre për të bërë biznese të reja nëpërmjet lidhjeve të reja ndërkombëtare, për një rritje ekonomike në rajonin e CEI.

Në buxhet mungojnë 4.1 miliardë lekë

luese, pasi kanë në fokus parandalimin e ndërtimeve të paligjshme në të ardhmen. Janë pikërisht këto të fundit që synojnë të vënë në jetë procedura më të hapura dhe më efektive të lejeve të ndërtimit, duke përfshirë edhe një regjistër të veçantë në ZRPP për regjistrimin e lejeve të ndërtimit. E thënë ndryshe, planet rregulluese do të forcojnë edhe më shumë procesin e kontrollit dhe të prishjes së ndërtimeve pa leje.

Janë rreth 80 mijë objekte që do të përfitojnë nga rihapja e procesit dhe do të marrin lejen e legalizimit. Sipas tij, propozimi do të përfshijë edhe ato objekte që ishin përjashtuar më parë nga procesi i legalizimit, për shkak të mospërmbushjes së kritereve. Ndërkohë, rreth 20% e objekteve të ndërtuara pa leje përpara vitit 2006 do të përfshihen në këtë proces.

350 000 ndërtime pa leje, me sipërfaqe toke më shumë se 300 000 ha. Të dhënat nga Ministria e Drejtësisë shpjegojnë se një pjesë e konsiderueshme e tokës së zaptuar ishte shtetërore, megjithatë problemi më i ndjeshëm i përkiste tokave që i takonin individëve pronarë, e rreth 270 592 pasuri informale. Rreth një e treta e ndërtimeve pa leje janë ndërtime pa leje në pronë të vet dhe në një rast të tillë nuk ka kosto kompensimi.

Deficiti buxhetor në mars llogaritet 13.2 miliardë lekë Edhe pse të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë muajit Mars nuk janë realizuar sipas planifikimit të fillimvitit, deficiti rezulton më i ulët se planifikimi. Nga të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave, gjatë muajit Mars të ardhurat në buxhet llogariten në vlerën 75.5 miliardë lekë, ndërkohë që ishin planifikuar 79.6 miliardë lekë. Pra, e thënë ndryshe arkës së shtetit vetëm për këtë muaj i mungojnë 4.1 miliardë lekë. Po nga këto të dhëna vërehet ulje e shpenzimeve gjatë kësaj periudhe, ku ishin planifikuar 96.4 miliardë lekë, ndërkohë që janë shpenzuar 88.8 miliardë lekë. Burime nga ky dikaster shpjegojnë se kjo vjen si rezultat i mospagesave të

faturave të ndryshme gjatë këtij muaji, çka do të thotë se ato do t’i kalojnë muajit prill. Sipas të dhënave paraprake të treguesve fiskalë për muajin Mars, shpenzimet nuk janë realizuar në masën e planifikuar, gjë që solli një deficit buxhetor prej 13.2 miliardë lekësh, ose 3.5 miliardë lekë më pak se planifikimi. Performanca jo e mirë në realizimin e të ardhurave, e ka shoqëruar administratën fiskale edhe gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, ashtu si dhe vitin e kaluar. Në programimin vjetor të buxhetit të ardhurat janë llogaritur të jenë në vlerën 360.6 miliardë lekë, shpenzimet në 409.5 miliardë lekë dhe deficiti në vlerën 48.9 miliardë lekë.


08

« AKTUALITET

E martë 16 prill 2013 • FENOMENI, I SHESIN PAJISJET PËR SKRAP

Tentojnë të vjedhin transformatorin, policia arreston dy shtetas ELBASAN- Dy të rinj përfundojnë në prangat e policisë, ndërsa tentojnë të vjedhin një transformator në brendësi të Uzinës Mekanike. Operacioni policor është realizuar në orët e para të mëngjesit nga policia e Elbasanit. Me njoftimin e ro-

jeve, agjentët kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas, ndërsa grabisnin hekurin e një tranformatori. Sipas policisë janë arrestuar në flagrancë shtetasi Fejzi Fejzo 25 vjeç dhe Mikel Rama 28 vjeç me banim në Elbasan. Sipas agjentëve, dy të

rinjtë janë kapur në brendësi të Uzinës Mekanike brenda ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan. Ata kanë arritur të shkëpusin një sasi hekuri nga një transformator. Në cilësinë e provës materiale një sasi kabulli elektrik, mjete presëse, si

dhe një karrocë dore me të cilin do të transportonin sasinë e bakrrit që do të grabisnin nga një transformator në brendësi të uzinës. Uzina Mekanike është shpesh pre e vjedhjeve sidomos të të rinjve që banojnë përreth me qëllim shkëputjen dhe shitjen e pjesëve për skrap. Disa herë punëtorët kanë denoncuar vjedhjet, por rrallë herë autorët kanë rënë në pranga për vjedhjet e kryera. Punëtorët janë detyruar t’i ruajnë vetë objektet nga shkatërrimi prej vjedhësve. L. LLeshi

PAKËNAQËSI DHE PËR KANIDATURAT PËR DEPUTET, EMRAT E PËRFOLUR

Përplasje në selinë e PD-së Berat për zëvendësuesit e drejtorëve të LSI-së SOKOL GORRICA BERAT - Ethe e tension gjatë takimit për kandidatët dhe dhe zëvendësuesit e drejtorëve të emëruar nga LSI në selinë e PD-së. Është zhvilluar në mesditën e djeshme mbledhja e kryesisë të degës së Partisë Demokratike të Beratit dhe grupi i punës i qarkut në këtë fillim fushate. Burime konfidenciale brenda takimit që i referohet edhe lajmit bënë me dije për gazetën se takimi ka kaluar jo pa probleme. Pjesa e parë e takimit kanë qenë masat që do të merren për organizimin e fushatës elektorale të 23 qershorit duke ndarë detyrat konkrete për anëtarët e kryesisë që do të ndjekin në terren, si dhe puna me njerëzit. Përplasjet Gjatë mbledhjes, citon burimi në fjalë, ka pasur ngritje tensioni që është shoqëruar me ngritje të zërit dhe përbuzje ndonëse sherri citon burimi ka nisur për emrat që do të zëvendësojnë drejtorët e opozitës gjatë kësaj jave. Ngritja e zërit dhe ofezat kanë qenë në momentin që janë diskutuar emrat konkret të drejtorëve pasi për secilën drejtori ka kërkesa për dy e më shumë emra kandidatësh, madje sipas burimit më të preferuar do të jenë ata emra që në ndërmarrjet që do të emërohen do të bëj dhe një reformë radikale. Në vijim burimi citon se më konkretisht në ndërmarjen e Bordit të Kullimit do të jenë emrat e ish-drejtorit të saj Bujar Dhembo, si dhe e Gentjan Mbjeshovës një nga eksponentët më të vjetër të PD-së të këtij rrethi. Tek Monumentet e Kulturës (Atjelja), është kandidatura e Petrika Stasa ish-drejtor i saj dy vjet më parë, në shërbimin postar Namir Lapardhaja, në Shëndetësi do të rikthehet mjeku Ajet Nallbani, në ALUIZM nisur dhe nga rëndësia e këtij institucioni do të shkojë në krye të tij vetë kreu i PD-së të kësja dege Arenc Berati, sekretar i përgjithshëm në Prefekturë do të jetë Agim Arapi, nëndrejtor i spitalit Rajonal të Qarkut Altin Qole etj. Nisur nga emrat në fjalë kryesia është ndarë në dy grupe qytet-fshat,

Projekti, kopsht dhe zyra në lagjen “5 Maj”

Fillon ndërtimi i një qendre rome në Elbasan ELBASAN- Bashkia Elbasan ka fituar projektin për ndërtimin e një qendre të re në shërbim të komunitetit rom në Elbasan duke qenë gjithashtu bashkëfinancuese me 20% të shumës bashkë me UNDP. Objekti do të jetë multifunksional me kopësht fëmijësh në katin e parë dhe zyra në shërbim të banorëve në katin e dytë. Bashkia Elbasan aplikoi pranë UNDP për fonde dhe u shpall fituese. Në një takim me përfaqësues të UNDP kryebashkiaku Sejdini është njohur me detajet e këtij projekti që fillon punën dhe mbaron brenda 4 muajsh. Menaxherja e projekteve të PNUD Anila Shehu theksoi se tashmë ky projekt do të bëhet realitet me fillimin e ndërtimit të kësaj qendre komunitare për banorët romë të lagjes “5 Maj” në qytetin e Elbasanit. Kryebashkiaku Qazim Sejdini tha se qendra aktuale rome mbahet me fondet e bashkisë me shumë sakrifica. Qendra komunitare rome do të ketë një sipërfaqe 160 m2. Fondi total për ndërtimin e saj është 11 milionë e 800 mijë lekë të reja nga UNDP dhe 20% të shumës bashkia Elbasan. Objekti do të ketë gjelbërim, rrethim duke garantuar një qendër komunitare bashkëkohore. L. Lleshi

Grindja për motive të dobëta

Sherri, qëllon me mjete të forta dy fqinjët gjë e cila dëmton shumë imazhin në momentet më kritike të PD-së në këtë fillim fushate. Takimi më në ethe ka qenë kur ka nisur diskutimi i emrave të kandidatëve për deputet që do të përfaqësojnë këtë trevë në ligjvënësin shqiptar. Në takim ka pasur debate të ashpra edhe për problemin e deputetëve të importuar që pasi marrin mandatin vijnë në Berat me hope siç ka qenë rasti për deputetët Braçe, Pollo etj. Por edhe pse

debatet kanë qenë të ashpra në listën e deputetëve që do të përfaqësojnë banorët e qarkut në listë për PD-në, listë që do t’i dërgohet edhe strukturave të PDsë në qendër janë renditur Genc Pollo deputeti aktual, Arenc Berati kreu i PD-së të kësaj dege, Astrit Veliaj edhe pse ky ka pohuar ditë më parë daljen si deputet i pavarur, si dhe prefekti aktual i Beratit Bujar Hoxha. Ndonëse në listë bien në sy emrat e eksponentëve të PD-së të tjerë

emra qarkullojnë në strukturat e kësaj dege dhe në opinonin publik, të cilit janë Zarif Sala, Rexhep Hajdëri, Myslim Hazhia, dhe Lefter Maliqi, tre të parët kryetar të komunës Lumas, Perondi e Kozare, në qarkullimin në fjalë arsyetohen se kanë arritur me punën e tyre që të fitojnë zgjedhjet në këto komuna dhe për Maliqin arriti të fitojë si deputet i tretë në renditje duke fituar për herë të parë PD-ja tre deputet në historin e saj në qarkun e Beratit.

ELBASAN- Një 30-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi në lagjen e tij të banimit është konfliktuar me dy persona, duke u shkaktuar dëmtime të ndryshme në trup. Florind Shabani 30 vjeç me banim në lagjen “5 Maj” u arrestua në flagrancë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta dy persona. Sipas burimeve të policisë është goditur shtetasi K.SH 45 vjeç me banim në lagjen “5 Maj”, si dhe i afërmi i tij S.SH 34 vjeç. Shkaku i sherrit mendohet një konflikt i çastit mes të riut dhe dy fqinjëve të tij. Konfliktet kanë sjellë të plagosur ditët e fundit. Vetëm dje një i ri goditi me grushte një grua dhe qëlloi me thikë të birin pas një konflikti për pronësinë e një toke pa pronar buzë lumit Shkumbin në periferi të qytetit të Elbasanit. L. LLeshi

Aksident në Elbasan Në kërkim 2 shtetas

Durrës, sekuestrohet një arsenal armësh në një biznes privat DURRES - Policia e Durrësit sekuestroi një arsenal armësh e municionesh luftarake e gjahu, në një biznes privat në fshatin Fllakë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se arsenali i armëve u zbulua në ambientet e një kompleksi blegtoral, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit: Rudin Taullai, 34 vjeç dhe Indrit Mancaku, 37 vjeç, pronarë të kompleksit. “Më datë 12.04.2013, rreth orës

14:30, gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e këtij biznesi (kompleks blegtoral) në fshatin Fllakë, u gjetën dhe sekuestruan: -2 armë zjarri automatik model 56 -1 armë zjarri PMSH, -1 armë zjarri, Skorpions -1 silenciator me gjatësi 20 cm -1 armë gjahu, teke e markës Snelli -4 krëhëra armë zjarri model 56 nga të cilët njeri me 30 fishekë dhe një me 1 fishek. -1 krëhër arme zjarri PMSH me 8

fishekë, 1 krëhër Skorpions -1 kasë mbajtëse municioni me 31 pako (20 copë fishekë model 56 secila) një çantë letre brenda së cilës 62 fishekë luftarakë model 54, 17 gëzhoja model 56, 3 gëzhoja arme model 54 -1 gëzhojë armë zjarri me model të papërcaktuar. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore lidhur me këtë rast, nga ana jonë po vijon puna hetimore në drejtim të dokumentimit të implikimit të këtyre shtetasve, të cilët janë edhe pronarë të kompleksit në fjalë, në veprimtari kriminale”,- bëri të ditur policia e Durrësit.

Autobusi përplas dy shtetas me motor ELBASAN- Një aksident është regjistruar një ditë më parë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Labinot Fushë. Një autobus i drejtuar nga shtetasi Musa Balla 34 vjeç është përplasur me një çiklomotor ku udhëtonin dy persona. Si pasojë kanë përfunduar në gjendje të rëndë një 26-vjeçar dhe një 31-vjeçar me banim në qytetin e Librazhdit. Dy të rinjtë udhëtonin me një çiklomotor pa targa tip Jamaha kur janë përplasur me autobusin. Të dëmtuarit u dërguan menjëherë në spitalin kirurgjik në Elbasan. Aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Autobusi i tipit Benz me targa EL 3101C bënte linjën Elbasan-Labinot. Sipas të dhënave të para dyshohet si shkak shpejtësia. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivat e Policisë Rrugore ku janë kryer veprimet e para procedurale për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. L. LLeshi


AKTUALITET • E martë 16 prill 2013

»

09

VRAU MUÇËN ME KALLASH. PROKURORI JEP PRETENCËN

Visha mund të dënohet me rreth 10 vjet burg, prokuroria kërkon 17 VRASJA NË QAFË-KRRABË

Mariglen Mullai

P

ër Nazime Vishën, vajzën që vrau me kallash burrin që e ajo thotë se e pat rrëmbyer e përdhunuar kur ishte 14 vjeçe, Prokuroria kërkoi 17 vjet burg, ndërsa pas gjykimit të shkurtuar dhe rrethanave të ngjarjes ajo mund të dënohet me rreth 10 vjet. Kjo mund të ndodhë nëse gjykata merr parasysh uljen e një të tretës së dënimit, pas gjykimit të shkurtuar, teksa rrethanat e historisë tragjike mund të shërbejnë si elemente mbrotjës, pasi edhe vetë Prokurori dje gjatë pretencës nuk e quajti kriminele. Kështu, nëse gjykata e dënon me 15 vjet burg Vishën, atëherë asaj i ulen 5 vjet, ndërsa llogaritet edhe koha e paraburgimit dhe sjellja e saj në burg. Teksa Prokuroria ka kërkuar dënimin me 17 vjet burg të Nazime Vishës, vajzës 18-vjeçare nga Burreli, e cila vrau 45-vjeçarin Fiqiri Muça, me të cilin kishte lidhje intime, familjarët e saj kërkuan mëshirë. Mbi Nazime Vishën rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Çështja gjykohet nga gjyqtari Gerd Hoxha. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 29 prill, ku do të flasë pala mbrojtëse. Pretenca e Prokurorisë Prokurori i çështjes Blerim Tominaj tha se “Në kohën e kryerjes së krimit vajza sapo kishte kaluar moshën 18 vjeç. Ajo ishte rritur në kushte të vështira ekonomike, ku edhe vizita në Tiranë quhej luks, me dëshira të shumta dhe me mundësi realizimi tepër të pakta. E ndodhur në këto kushte, një ditë kur ajo ishte vetëm fëmijë, ka takuar dikë që ka treguar interes për të. Një ditë, pavarësisht dëshirës apo jo të vajzës, ai ka abuzuar me të në mënyrë më të ulët, duke shkelur çdo normë, ligjore, morale dhe pse jo edhe njerëzore. Që në momentin kur viktima ka nisur joshjet dhe më pas kur ata janë bashkuar seksualisht, jeta e kësaj të fundit ka hyrë në një vorbull të rrezikshme, pasi e pandehura ka qenë tërësisht e pandërgjegjshme për atë çfarë po bënte dhe gjithashtu edhe për pasojat e një raporti të tillë absurd dhe pa të ardhme”. Më tej Tominaj bashkoi kornizat ligjore me rrethanat familjare dhe psikologjike të 18-vjeçares dhe deklaroi pretencën për vrasjen e 45-vjeçarit Fuqiri Muça. Prokurori tha se vërtetë adoleshentja është autore e krimit me paramendim, por nuk është një kriminele, pasi ajo është abuzuar fillimisht nga i ndjeri. Prokurori shtoi se “Ai ka gjetur të vetme vajzën e vogël Nazime, në atë kohë rreth 14 vjeç dhe i ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksu-

Gjithçka ka ndodhur më datë 13 gusht të vitit të kaluar, kur Fiqiri Muça, me mjetin e shtetasit Myrvet Bardhi është nisur nga qyteti i Durrësit pranë banesës së gjyshes së Nazime Vishës, në Krrabë të Tiranës. Sipas policisë, kjo e fundit ka pritur me të shtëna kallashi 45-vjeçarin, të cilin e akuzon se e ka përdhunuar dhe donte ta trafikonte. Ngjarja mori përmasa të mëdha mediatike, ndërkohë që tronditi mbarë opinionin e vendit. Pak kohë pas ngjarjes, 18-vjeçarja ka pranuar para forcave të policisë se ajo ka qenë autorja e ekzekutimit të 45-vjeçarit Fiqiri Muça, i martuar dhe babai i pesë fëmijëve. Sipas përcaktimit të policisë, krimi ndodhi në datën 13 gusht, në orën 00:50, në fshatin QendërKrrabë. Ajo është shprehur se nuk e vrau Fiqiriun se e përdhunonte, por sepse e ndau nga i fejuari.

Përleshja me plagosjen e katër personave, kapen 2 Nga komisariati nr.3 janë arrestuar dy të rinj që kishin plagosur dy persona, ndërsa edhe ata vetë kishin mbetur të plagosur nga përleshja me thika. Në pranga ranë Elio Danaj, 22 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Tiranë dhe Edmond Ceka, 23 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u krye sepse në rrugën “Don Bosko”, kompleksi i “Vizion Plusit”, para lokalit bar kafe “Elsi”, pas një konflikti për motive të dobëta në bashkëpunim me shtetasin Dorian Çera, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, kanë plagosur me mjete të forta mprerëse, shtetasit: E. Sinani, 23 vjeç dhe A.Qerimi, 23 vjeç, duke ju shkaktuar plagë të rënda për shëndetin.

Pranga kosovarit, mbante pistoletë e fishekë pa leje Nga shërbimet e komisariatit nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gani Sadiku, 36 vjeç, lindur në Gjakovë dhe banues në Prishtinë. Arrestimi i tij u bë sepse në vendin e quajtur rruga “Dritan Hoxha”, pranë sheshit “Shqiponja” është kapur në flagrancë. Gjatë kontrollit i është gjetur me vete një armë zjarri Zastava lloji “VZOR 50 CAL”, 7.65 mm, me fishekë, të cilat i mbante pa leje të organeve kompetente. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale, parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal.

Tenton të vrasë veten, por arrestohet për armë pa leje Një 60-vjeçar që tentoi të vriste vetën me pistoletë u arrestua për armëmbajtje pa leje. Nga Seksioni kundër Krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit, u arrestua në flagrancë shtetasi Zhezair Lamaj, 60 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse në vendin e quajtur autostrada TiranëDurrës, në rrugën dytësore, brenda ambienteve të bar-lulishtes “Due Frateli”, ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri revolver, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë në pjesën e fytyrës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri revolver, dhe në mulli u gjetën fishekë me kapsolle të pagoditur dhe një gëzhojë pa predhë.

FAMILJARËT KËRKOJNË MËSHIRË Nazime Visha qau pas pretencës: U mbrojta Vajza 18-vjeçare shpërtheu në lot teksa dëgjoi kërkesën e organit të akuzës. Ajo pretendon se ka vepruar në kushtet e tronditjes së rëndë psikike, pasi 45-vjeçari abuzonte prej vitesh me të. Pas seancës u shprehën edhe familjarët e Nazimes duke e konsideruar atë viktimën e vërtetë. Drita Visha, gjyshja e Nazimes tha se, “E ka mësuar armën nga halli e stresi që kishte, Nazimes iu shkatërrua jeta”. Ndërsa gjyshi i saj Dalip Visha kërkoi mëshirë: “Mëshirë për të sepse ai e ka marrë për tregti. Komisariatit të Burrelit i ka hedhur 3 milionë lekë në tavolinë, i ka dhënë dhe makinën, se ta shiste jashtë shtetit”,-tha ai.

ale. Megjithë kundërshtimin e kësaj të fundit, siç pretendon vetë ajo, ai ka realizuar qëllimin e tij, gjë të cilën ka vazhduar ta bëjë thuajse në të gjitha rastet, kur ai ishte mysafir dhe ‘rastësisht’ babai i saj nuk ndodhej aty. Vajza e kreu krimin me qetësi të plotë, pasi pa që njeriu, i cili kishte moshën e të atit i kishte shkatërruar jetën. Në këto kushte, gjykoj se analiza e ngjarjes, shkaqeve, faktorët me të cilët shkon në tragjedi, duke nënkuptuar këtu jo vetëm viktimat, por edhe të pandehurën meritojnë trajtim tërë-

sisht të veçantë, jo thjesht si ngjarje kriminale me një autor dhe një viktimë, pasi ajo është tashmë tërësisht e qartë dhe pa ekuivok, por si një fenomen i cili i pranuar apo ajo, i hapur apo i fshehur, në këto formë apo në forma të tjera më të kamufluara, edhe për shkak të shkallës së intelektualitetit të protagonistëve të saj, është prezent edhe në ambiente të tjera”. Ndërkaq, Tominaj kërkoi nga gjykata të marrë në konsideratë rrethanat lehtësuese në dhënien e vendimit nga ana e gjykatës.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


10

« opinion

E martë 16 prill 2013 •

Fjala dhe plumbi

I

shte pranverë, lulet sa po kishin çelur. Një njeri i lodhur nga rruga i afrohet derës të shtëpisë së parë të fshatit dhe troket. I zoti i shtëpisë pyeti: “Kush jeni?” – “Një udhëtar, që e zuri errësira dhe kërkon të ç’lodhet në shtëpinë tuaj. A po më pranoni?!” – “Zemrat tona janë të hapura për cilindo që vjen si mik”, - iu përgjigj Pali, i zoti i shtëpisë, dhe hapi derën. Udhëtari hyri brenda, u prezantua duke i dhënë emrin e tij, të familjes dhe vazhdoi të fliste: “Isha në qytet, nuk e llogarita mirë kohën e kthimit dhe si rrjedhojë, më zuri nata pranë shtëpisë suaj. Nuk ju njoh, por mendova ta provoj njëherëë dhe trokita. ” “Mirë se na erdhe! - iu përgjigj Pali dhe paraqiti njerëzit e shtëpisë: Kjo është gruaja, ndërsa këta të tre janë djemtë e shtëpisë. ” Mikut i shtruan darkën, pinë kafet dhe vazhduan bisedën për një njohje më të afërt të familjeve përkatëse. Pas diskutimeve të ngrohta dhe të sinqerta mikut i treguan konakun për të fjetur. Të nesërmen në mëngjes, pasi hëngrën bukë dhe pinë kafet, babai urdhëroi djalin e madh dhe të mesëm ta përcillnin udhëtarin e rrugës dhe mikun e tyre, duke e shoqëruar derisa të kalonte sinorin e familjes. Pjesëtarët e tjerë të familjes u ndanë me të duke e përqafuar. Në çastin kur të dy djemtë u kthyen në shtëpi, u dëgjua një pushkë. “Ç’do të ketë ndodhur?!” - pyeti babai i shtëpisë djemtë e tij. “Nga ta dimë ne, or babë? - iu përgjigjën ata. “A e shoqëruat mikun deri në kufirin e familjes sonë?” - vazhdoi pyetjen i ati. “Po”, - iu përgjigjën djemtë. “Mirë, tani shkoni të shihni dhe pyesni se ç’ishte ajo pushkë. ” – “Si urdhëron, baba”, - u përgjigjën ata dhe u nisën. Mbas njëfarë kohe u kthyen dhe i thanë të atit se dikush kishte shtënë dhe vrarë mikun që kaloi natën në shtëpinë e tyre. “Vrasja është kryer jashtë sinorit, por pastaj atë e kanë prurë brenda kufirit tonë. ” – “Tani shkoni dhe lajmëroni krzeplakun e fshatit dhe i shpjegoni me hollësi gjithë ngjarjen!” - i urdhëroi i ati. Kryeplaku me përfaqësuesit e qeverise dhe të policisë shkuan së bashku në vendin e ngjarjes. Aty ndodhej dhe Pali, i zoti i shtëpisë ku i vrari kaloi natën. Kryeplaku iu drejtua Palit: “Me problemet e kësaj ngjarjeje dhe me vrasësin do të merret qeveria me specialistët e saj, ndërsa problemi juaj do të zgjidhet sipas kanunit. ” Pali së bashku me djemtë kthehet në shtëpi. “Na e punuan, - u shpreh Pali, -megjithatë pushka e vrasësit e ka një emër. ” – “E kush tregon, or babë!” - tha djali i madh. “Është ligji i Kanunit dhe krenaria e atij që kreu vrasjen, or djema, - u shpreh i ati. - Problemi qëndron se kujt i takon të lajë gjakun. Haku për vrasjen u përket dy familjeve: familjes sonë dhe asaj që iu vra djali. Pleqësisë së fshatit i përket të vendosë se cilës familje i takon pushka për të marrë hakun e gjakut të derdhu. Për ne shqiptarët fjala rëndon më shumë se plumbi”, - u tha babai tre djemve të tij. Mbas një jave kryesia e pleqësis së fshatit vendosi që nderi për të larë gjakun e derdhur i takonte familjes ku i vrari kaloi natën para se të vritej. “Tani, sipas këtij vendimi, ne duhet të marrim hakun për mikun që fjeti në shtëpinë tonë”, - u shpreh babai i shtëpisë. “Or babë, - foli djali i madh, - ne e kryem detyrën, sepse e përcollëm mikun deri në sinorin tonë. ” – “Ah, jo more bir, vendimi i pleqve të fshatit shpreh ligjin e Kanunit dhe ne nuk mund ta thyejmë, se na dënon i gjithë fshati. Tani ne jemi në gjak. Jo vetëm unë, por të gjithë katundarët e fshatit pranojnë të vriten, por jo të shkelin ligjin e Kanunit. Fjala është më e rendë se plumbi, ndërsa plumbi është më i ëmbël se kthimi i fjalës, prandaj, more djema, sipas vendimit të këshillit të pleqve, ne duhet të marrim hakun për mikun e shtëpisë. ” – “Nuk e dimë se kush e vrau mikun tonë”, - u shpreh djali mesëm. “Mos u bëni merak, se së shpejti do të dëgjohet zani i pushkës së vrasësit, - tha babai. Sipas Kanunit, i takon djalit të madh të shkrehë pushkën mbi vrasësin. ” – “Po ai është i martuar, ka dhe djalë, - u shpreh djali i mesëm, - dhe ka rrezik ta lërë jetim, prandaj mendoj që ta kryej unë këtë detyrim. ” - “Kanuni shprehet qartë se i martuari, kur ka trashëgimtar, e kryen më mirë detyrën. Në rastet kur i madhi i djemve ka arsye të forta, detyrën mund ta kryej djali i dytë. A mund të lahet gjaku, nëse familja që ka kryer vrasjen kërkon pajtim me anë të këshillit të pleqve të katundit?” - pyeti djali i vogël. Kjo mund dhe të realizohet, por rëndon mbi nderin e familjes sonë. ” Pali, babai i shtëpisë, iu drejtua djalit të madh: “I dashur djali im, mendohu mirë dhe vepro. ” Rreth dhjetë ditë më vonë, në një kohë me shi u dëgjua një pushkë. U përhapën zëra se u vra vrasësi i mikut që kaloi natën te shtëpia e Palit. Pra, u la gjaku. Djali i madh, Deda, u zhduk. Mbas dhjetë ditësh kryeplaku dhe përfaqësuesi i policisë erdhën në shtëpinë e Palit për ta njoftuar se djali i tij Deda ishte arratisur jashtë vendit. Pak ditë më vonë gruaja e Dedës bashkë me djalin e saj të vogël, Ndrekën, u largua nga fshati dhe shkoi në një nga fshatrat e Beratit [Ura Vajgurore] për të jetuar me prindërit e saj. Gruaja e Dedës bashkë me djalin e vogël jetonte me prindërit e saj në kushte shumë të vështira ekonomike dhe politike. Ajo punonte pastruese në guroren e Urës Vajgurore. Ndreka, i biri i Dedës, i kaloi vitet e fëmijërisë në vështiri ekonomike dhe politike [me baba të arratisur në Amerikë]. Në shkolle e shihnin me sy jo të mirë. Me përpjekje të mëdha arriti të përfundonte shkollën fillore. Pikërisht në këtë kohë e ëma e Ndrekës u sëmurë rëndë dhe vdiq. Në këto kushte, Ndreka, duke parë ekonominë shumë të dobët të gjyshërve të tij, e la shkollën dhe filloi punë në gurore.

Nga Hazbi SHEHU

Në moshën njëzetvjeçare Ndreka u martua me një vajzë të fshatit ku banonte. Ai ishte djalë punëtor dhe i ndershëm. Fshati e donte dhe e respektonte. Në familjen e Ndrekës shumë shpejt lindën tre djem. Ishte ditë dimri e ftohtë dhe me shi. Ndreka kthehej nga puna. “Qenke lodhur, i dashur”, - i foli ish-mësuesi i shkollës fillore, Zeneli. “Është e rëndë puna në gurore, i shtrenjti mësues.” – “Dëgjova se ke futur në punë djalin.” – “Po, iu përgjigj Ndreka.” – “Jo vetëm, që është i vogël, por ndërpreu dhe mësimet e shkollës”, - vazhdoi bisedën mësuesi. “Edhe unë e kam plagë në zemër, por nuk mundem ta ushqej familjen i vetëm. Më detyrojnë kushtet ekonomike”, - iu përgjigj Ndreka. “Megjithatë, unë mendoj se do të vij një kohë që do të pendohesh për ndërprerjen e mësimeve.” – “I dashur mësues, të falënderoj për interesimin tuaj, por ju e njihni jetën time: babai u arratis, nëna më vdiq, ndërsa unë ngela jetim nën kujdesin e gjyshërve të varfër. Mbasi u martova dhe krijova familje, vendosa t’u nënshtrohem kushteve ekzistuese, të punoja atje ku më caktuan, sepse nuk shoh rrugë tjetër për t’i shpëtuar situatës së rëndë politike. Shkollën le t’ia lëmë së ardhmes. Ju faleminderit për këshillat, shoku mësues! Natën e mirë dhe mirë u pafshim!” Një ditë të bukur me diell Ndreka, duke ecur rrugës nga gurorja për në stacionin e autobusit, i tha djalit: “Po të marr më qaf, or bir, se të lash pa shkollë!” – “Jo, baba i dashur, jo nuk më latë ju, por rrethanat jetës. Unë do të punoj me të gjitha fuqitë e mia, që t’ju ndihmoj ju për të ushqyer familjen tonë. Mendoj dhe dëshiroj që sakrifica ime të shërbejë edhe për vëllezërit e mi, që të vazhdojnë shkollën normalisht deri në nivelet më të larta.” - “Ah, more bir, ti ke një zemër të artë! Atë dëshirë kemi dhe ne si prindër.” - “O babë, unë dua që vëllezërve të mi të mos u mungojë asnjë libër për të vazhduar shkollën. Të paktën të dalin ata në dritë, të ketë dhe familja jonë njerëz me shkollë të lartë.” Kjo jetë e tyre e rëndë dhe e vështirë si nga ana ekonomike, ashtu dhe politike vazhdoi deri në vitin 1990, kur doli drita e demokracisë. Në vitin 1992 u kthye për herë të parë në atdhe Deda, babai i Ndrekës, i arratisur në moshën njëzetvjeçare. Gëzim i madh në familjen e Ndrekës. U mblodh i gjithë fisi, fqinjë dhe miq, bile dhe ata që më parë i rrinin larg Ndrekës për arsye politike. Plaku më i moçëm i fisit iu drejtua Dedës: “More djalë, si t’u duk jeta larg vendlindjes?” – “Amerika përbëhet nga të gjitha kombet e botës, - u përgjigj ai. - Atje takon njerëz të të gjitha ngjyrave, nuk ka racizëm. Kush është i zoti, mund të ecë përpara. Kur shkova unë, pronarët atje të luteshin për punë. Po t’i shtroheshe punës, krijoje pasuri, blije shtëpi dhe jetoje mirë. Tani ka ndryshuar situata. Punë gjen me vështirësi, qiraja është rritur shumë, megjithatë kushtet e jetesës janë shumë më të mira se këtu në Shqipëri.” – “A ke ndër mend të jetosh këtu?” - vazhdoi pyetjen i moshuari. “Po të isha beqar, do të kthehesha përgjithmonë. Tani unë jam i martuar dhe me fëmijë. Ata kanë lindur dhe janë mësuar me jetën e atjeshme. Megjithatë, unë djalin tim, Ndrekën, nipat e mi, vëllezërit dhe fisin nuk e harroj dhe tani që u hapën rrugët do të vijë vazhdimisht.” –“Nuk ke frikë nga gjakësi?” - e pyeti më plaku i fisit? “Ajo punë është mbyllur.” – “Si ka mundësi? - vazhdoi pyetjen ai. “Kur shkova në Amerikë, u njoha me një vajzë shqiptare në vendin ku punoja. Në këtë kohë babai më njoftoi se gruaja ime kishte vdekur, ndërsa për Ndrekën kujdesohesh vjehrri im dhe vjehrra. Në një situatë të tillë vendosa të njihesha më mirë me vajzën shqiptare me qëllim martese. Duke parë se kjo vajzë ishte e ndershme, punëtore dhe shqiptare, i propozova të martoheshim dhe u martuam. Por çudia më e madhe ishte se vajza i përkiste fisit të gjakësit. Njerëzit e asaj familjeje në fillim u tronditën, pastaj mbas shumë diskutimesh dhe ndërhyrjesh u zbutën gjakrat, dhamë besën dhe u pajtuam. Pra, problemi i hakmarrjes është i mbyllur përgjithmonë. Tani në radhë të parë unë do të ndihmoj djalin dhe nipat e mi, se mjaft kanë vuajtur. Do ta blej guroren dhe djali do të bëhet pronar i saj. Të dy nipat e mi do t’i marr me vete për të kryer shkollën e lartë në Amerikë, ndërsa nipi i madh, meqë është i martuar, do të jetojë me të atin dhe unë do t’i krijoj kushtet për një jetesë të mirë.” Deda qëndroi rreth dy muaj në Shqipëri, bleu guroren, rindërtoi shtëpinë e djalit, shkoi në fshatin e lindjes, u çmall me njerëzit e tij dhe bashkë me dy nipat u largua për në Amerikë. Deda vinte ç’do vit për të ndihmuar familjen e djalit. Viti 2000 Ishte tetor, muaji i dytë i stinës së Vjeshtës. Gëzim i madh dhe i dyfishtë: martohet djali i madh i Ndrekës, Prenka, dhe në të njëjtën kohë, kthehen në Shqipëri të dy djemtë e tij. Ata përfunduan shkollën e lartë, gjithashtu fituan dhe grada e titujt shkencorë në SHB A. Pjetri u diplomua për arkitekturë, ndërsa Froku për mjekësi. U mblodh i gjithë fisi dhe dashamirësit për të festuar këtë ditë të shënuar të familjes. Ndreka ngriti gotën për të falënderuar njerëzit e fisit të tij, miqtë dhe dashamirësit, që pranuan ftesën për t’u mbledhur në këtë gëzim. “Nga zemra ju uroj shëndet, gëzim dhe lumturi në familjet tuaja! – u shpreh ai. - Ju djemtë e mi na lumturuat për arritjet e shkëlqyera në shkollë dhe tani ju uroj punë të mbarë në vendin tonë të dashur. Shqipëria ka shumë nevojë për njerëz të shkolluar, sidomos kur vijnë nga

bota e madhe. Djalit tonë të parë dhe familjes së tij të re, e lindur nga kjo martesë e bukur, i uroj shëndet dhe lumturi!” Të ftuarit ia kthyen përshëndetjet me urimet më të mira për këtë familje, që ka vuajtur shumë. Ata uruan për martesën e Prenkës dhe përshëndetën gjithashtu të dy djemtë për sukseset e arritura. U ngrit djali i madh dhe duke i përshëndetur dhe falënderuar miqtë tha: “Unë ndiej një gëzim të dyfishtë, sepse u realizua dëshira ime dhe e prindërve për shkollimin e vëllezërve të mi më të vegjël. Është mirë që të kemi dhe ne në familjen dhe fisin tonë njerëz të shkolluar në nivelet më të larta.” Pastaj u ngritën të dy vëllezër për të përshëndetur miqtë. “Ju falënderojmë të gjithëve për vlerësimet e larta! Gjithashtu urojmë me gjithë zemër martesën e vëllait tonë të dashur. Na vjen keq ta themi, por fakti që vëllai ynë i madh mbeti pa shkollë na pikëllon. Ne do të punojmë në Akademi në Tiranë dhe do ta kemi të vështirë kur ta prezantojmë vëllanë me kolegët e Akademisë.” Menjëherë e mori fjalën babai i tyre duke u shprehur: “Më mirë të më kishit vrarë me plumb në ballë sesa thatë atë fjalë! Ju më goditët në shpirt. Unë do të varrosesha, por fjala juaj mbetet gjithë jetën plagë.” Në fjalën e tij më i moshuari i fisit tha: “Për ne shqiptarët fjala rëndon më shumë se plumbi. Ne jemi njerëz me ndjenja, me sedër dhe pranojmë se, kur një njeri vret, duhet dhe ta vrasin; ose kur ofendon, duhet të presë ofendimet. O djema të dashur, duhet menduar mirë para se të nxirret fjala nga goja. Populli thotë se nuk duhet të flas goja, por mendja.” Ndërkohë ndërhyri fqinji i tyre, mësuesi: “Vëllai juaj i madh nuk është vetëm punëtor dhe i zgjuar, por dhe shumë i durueshëm. Kur babai juaj i tha “më fal, or bir, se të ndërpreva shkollën, dritën e syrit për të ardhmen tënde, por unë nuk arrij ta ushqej familjen, i vetëm’; ai u përgjigj: ‘Nuk është faj juaj, or babë, janë kushtet ekonomike dhe ato politike. Le të sakrifikohem unë, që të ushqehet familja dhe vëllezërit e mi të vazhdojnë shkollën deri në nivelet më të larta. Kur ju e ofenduat, ai heshti, d.m.th. ju ka falur. Dikur në Shqipëri për një fjalë të tillë merrje plumbin. Ju vini nga një botë tjetër, ku askush nuk të dëgjon.” - “Dëgjoni, o fëmijët e mi! Babai im dhe gjyshi juaj ju dha mundësinë të kryeni studimet e larta jashtë vendit në universitetet më të mira. Ju keni të drejtat tuaja të jetoni ku të doni dhe të veproni si të doni, por ju nuk arrini të kuptoni sakrificat e familjes dhe në veçanti të vëllait tuaj.” Mbas Ndjekës e mori fjalën prof. dr. Gjoka, një i afërt i fisit tyre, që punonte në Akademinë e Shkencave në Tiranë, dhe u shpreh: “Vëllai juaj i madh është njeri i vërtet. Ai ka karakter të lartë dhe zemër të madhe. Unë do ta kem për nder që ta prezantoj me kolegët e mi në Tiranë. Nuk është shkolla, por sjellja, shpirti njerëzor që e Ben njeriun të madh. Vëllain tuaj e ngrenë shumë lartë veprimet e tij. Ai shpreh karakterin e vërtet të njeriut. I thjeshti nuk i përgjigjet ofendimit, nga vetë karakteri i ndershmërisë, përdorimit të logjikës dhe i aftësisë për të falur. Mendjemadhi bën hapa të mëdhenj, të kapërcen dhe përgjigjet se “nuk të pashë” Mos vallë pasuria, posti dhe mirëqenia krijon përbuzjen për njeriun e thjeshtë? Duhet ta provosh jetën me të mirat dhe të këqijat e sa, përpara se t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve.” O ju miq të nderuar, ju falënderoj dhe ju uroj vetëm gëzime në familjet tuaja! - u shpreh babai i Ndrekës. Këta dy nipat e mi erdhën në Amerikë në moshën më delikate, atë të rinis dhe në një vend ku janë mbledhur gjithë kombet e botës me karakteret dhe zakonet e vendeve të tyre. Atje secili bën jetën e vet, nuk do t’ia dijë fare për tjetrin. Unë kam rreth 30 vjet që banoj në një ndërtese ku jetojnë gjashtë familje. Besoni se familjet nuk komunikojnë fare njëra me tjetrën?! Kështu djemtë tanë ranë papritur në një botë të re, të panjohur dhe sigurisht truri i tyre pësoi transformime. Gjithashtu duhet të theksoj se një përgjegjësi e veçantë bie dhe mbi mua, sepse nuk kam arritur t’ua shpjegoj mirë dhe qartë ligjet tona shqiptare lidhur me Kanunin, veçanërisht në fshatrat e malësisë sonë. Megjithatë, duhet ta jetosh, ta provosh jetën që ta besosh. Vetëm me fjalë është shumë e vështirë, në mos e pamundur ta bindësh tjetrin. Unë e dënoj shprehjen e tyre, e quaj ofenduese, shumë të rëndë dhe të pafalshme.” Të dy djemtë u ngritën më këmbë të hutuar dhe kokulur, sepse nuk kishin guxim të shihnin drejt në sy mite e ftuar, pale familjen e tyre e në veçanti vëllanë. “Na vjen turp të flasim, bile nuk e meritojmë të flasim përpara jush, që na lindët, na rritët me shumë sakrifica dhe na dërguat për të studiuar! Nuk mund ta justifikojmë sjelljen tonë të pahijshme! Vetëm plumbi mund ta qetësoj, por jo ta mbyllë plagën që i krijuam ne familjes nga dehja e suksesit të arritur, nga papjekuria dhe nga të mirat që familja na krijoi. Na falni! Nuk mund të vazhdojmë të flasim, se na mbytën lotët. Ne do të bëjmë gjithçka që nipat apo mbesat tona, fëmijët e vëllait tonë, Prenkës, të shkollohen për të arritur majat më të larta, që prindi i tyre nuk mundi t’i realizojë për arsye ekonomike dhe politike.” Ata vazhdonin të qëndronin më këmbë dhe nuk kishin guxim të uleshin. E mori fjalë më plaku i fisit: “Uluni djema, uluni! E kuptuam dhe e pranojmë se folët me zemër dhe shpirt, duke shprehur karakterin e vërtetë të shqiptarit. Tani të ngremë të gjithë gotat, t’i urojmë lumturi dhëndrit të ri dhe juve punë të mbarë dhe jetë të lumtur!”


opinion • E martë 16 prill 2013

»

11

KLSH, institucioni që u ngrit nga Ismail Qemali Qeveria e Vlorës dhe fillesat e Këshillit Kontrollues (sot Kontrolli i Lartë i Shtetit) në Kanunin e Përtashëm të Administratës Civile Nga Gëzim ZILJA

S

hpallja e pavarësisë kombëtare ishte një ngjarje me rëndësi të madhe për fatet e vendit. Ajo i dha fund sundimit shekullor osman dhe i hapi rrugën zhvillimit politiko-shoqëror dhe ekonomik. Akti i Pavarësisë, i nënshkruar nga të gjithë delegatët në Vlorë më 15/18 të vjeshtës së tretë 1328/1912, të cilin po e citojmë: “Pas fjalëve që tha z. Kryetar Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e madh në të cilin ndodhet sot Shqipëria të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bëhet më vehte e lirë e e mosvarme” i krijoi mundësinë Shqipërisë që të niste rrugën e zhvillimit të saj si shtet i lirë e pavarur. Në këtë vështrim Qeveria Kombëtare e Vlorës u mundua të përpunonte dhe të vinte në jetë një politikë ekonomike të tipit perëndimor. Për këtë qëllim kryetari i saj, Ismail Qemal Vlora, hartoi një program me drejtimet kryesore ku do të mbështetej dhe do të zhvillohej ekonomia e vendit. Fitorja e pavarësisë dhe krijimi i shtetit shqiptar shihej si një faktor i rëndësishëm, që do të ndikonte në zhvillimin e tregut kombëtar dhe do të çonte vendin drejt krijimit të një shteti modern. Në politikën dhe veprimtarinë ekonomike të qeverisë së Vlorës pa dyshim që një vend të rëndësishëm do të zinte problemi financiar. Zbatimi i kësaj politike ekonomike kërkonte të ardhura financiare, të cilat qeveria mendoi t’i siguronte si nëpërmjet burimeve të brendshme, ashtu dhe me marrjen e ndonjë huaje të jashtme. Ato kërkonin gjithashtu një organizim të administratës ekonomike për t’i siguruar dhe kontrolluar. Rëndësi kishte ngritja e institucioneve në këtë fushë, ku kujdes do t’i kushtohej ngritjes së financave dhe kontrollit të shtetit mbi to. Ndonëse për kohën e shkurtër të qëndrimit të qeverisë së Vlorës nuk u organizuan institucione të veçanta të njehsuara dhe të specializuara të kontrollit, gjatë gjithë këtij segmenti të qeverimit duhet pranuar se elementët kontrollues kanë vepruar dhe kanë qenë të lidhur ngushtë me sistemin administrativ financiar. Po t’i bëjmë një analizë sistemit të kontrollit në periudhën e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, pavarësisht mungesës së një statukuoje juridike e një shërbimi me mëvetësi organizative, shquhet një mpiksje e funksioneve të kontrollit me funksionet e administrimit dhe menaxhimit financiar. Rëndësinë me të cilën qeveria e Vlorës e perceptonte instrumentin e kontrollit e justifikojnë më së miri vendimet e para dhe të nevojshme që duhej të merrte kombi shqiptar, të cilat qenë: Të bëhej Shqipëria më vete me një qeveri të përkohshme Të zgjidhej një pleqësi për ndihmë e kontroll qeverisë. Të dërgohej një komision në Europë për të mbrojtur çështjen shqiptare para mbretërive të mëdha.

Ismail Qemali në mbledhjen e shtatë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës ka bërë shpjegimin përkatës të misionit, autoritetin dhe rolin e kësaj pleqësie, e cila është botuar në gazetën “Përlindja e Shqypëniës”, organ i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Pleqësia përfaqësonte një formë të re organizimi, një lidhje midis strukturave të ngritura nga kushtetutat moderne të kohës dhe traditës shqiptare. Dokumentet arkivore vërtetojnë se Kuvendi Kombëtar i Vlorës zgjodhi një pleqësi prej 18 vetash nën drejtimin e Vehbi Dibrës, si organ këshillimi. Kjo platformë rreth kontrollit të Kuvendit të Pleqësisë mbi qeverinë ka qenë strukturuar që më parë në mendjen e kryetarit të qeverisë. Përvoja e Ismail Qemalit si statist dhe administrator në Perandorinë Osmane e orientoi atë të mendonte dhe të zbatonte parimin e funksionimit të pushteteve, duke i dhënë vendin e duhur pushtetit legjislativ, që mishërohej nga Kuvendi i Vlorës, i cili së bashku me pleqësinë do të ushtronte kontroll mbi qeverinë, duke luftuar veprimet korruptive, të cilat ai i kishte luftuar mjaft mirë gjatë kohës që shërbente në administratën osmane. Në zbatim të këtyre politikave qeveria e Vlorës krijoi organizmat përkatës të administratës ekonomike, të cilat do të përballonin zgjidhjen e detyrave të rëndësishme në fushën ekonomike. Këta organizma u përcaktuan në Kanunin e Përtashëm të Administratës Civile, që ishte ligji më i rëndësishëm me karakter kushtetues i hartuar nga qeveria e Vlorës më datën 25 nëntor 1913. Në këtë kanun drejtoritë kryesore që merreshin me ndjekjen e problemeve ekonomike kanë qenë Drejtoria e Financës, e Drejtësisë, e Arsimit etj. Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile ndriçonte skemën funksionale-strukturore të aparatit të administratës qendrore dhe prefekturave. Detyrat e drejtorit të financës renditeshin në artikullin 23 të këtij kanuni. Konstatohet se në misionin e financës ka një gërshetim të funksionit kontabël-financiar dhe funksionit kontrollues. Detyrat e drejtorit të financës përcaktoheshin si më poshtë: Detyrën e kontrolluesit brenda zyrës së Financës e kishte ndihmësi i drejtorit të Financës, i cili kishte të drejtë të kontrollonte llogaritë e zyrës. Qeveria e Vlorës mori masa në drejtim të arsimit për administrimin e fondeve të vëna në dispozicion të këtij sektori. Nën vëzhgimin dhe mbikëqyrjen e drejtorive të arsimit do të ishin sidomos të ardhurat e vakëfeve, që u kishte humbur qëllimi mirëbërës. Në një shkresë që i dërgohej myftiut të Vlorës kërkohej verifikimi i llogarisë së vakëfeve, të ardhurat e të cilave do të kalonin në të ardhurat e qeverisë. Për këtë qeveria ngarkoi një komision të veçantë me kryetar ministrin e Arsimit Luigj Gurakuqi. Për vlerat që mbarte ky kanun u përshëndet gjerësisht. Gazeta “Atdheu”, që botohej në Rumani, në numrin e saj të datës 30, vjeshtë e tretë 1913, nën titullin “Kanuni i përtashëm i administratës civile të Shqipënieës” ndalej në mënyrë të posaçme në shtjellimin e kom-

petencave të prefektit dhe në kuptimin e artikullit 13 të këtij kanuni. “Prefekti, - cilësonte artikulli 13, - meqë është i përgjegjshëm bashkë me drejtorin e financave për rangjet financiare dhe veprimin e llogarive ban të kqyret gjithmonë mënyra e të mbledhurit të gjithë ngarkesave dhe të ardhurave të Prefekturës si dhe sjellja e veprimit të mbledhësve. Në kushtet që kalonte qeveria e Vlorës një ndër problemet e saj ishte problemi financiar. Sigurimi i burimeve të nevojshme financiare si dhe institucionet e organizmat përgjegjës financiar kontrollues do të ishin në veprim sinkron me qeverinë e Vlorës. Personaliteti anglez Aubrey Herbert, drejtues i komitetit anglo-shqiptar, që e drejtoi së bashku me Edit Durhamin, konstatonte në librin e tij “Ben këndim” (Unë vetë) botuar më 1924: “Për çka i përkiste Shqipërisë Veriore unë mendoja se gjendja ishte shumë kritike. Shumë vende ishin shkatërruar dhe s’kishte të holla për të mbjellë misër.” Ndërsa vetë Ismail Qemali do të thoshte: “Në Shqipëri vështirësitë janë të mëdha. Gjenden zyrtarë që kanë humbur detyrat, ka gra të veja dhe bonjakë, ka muhaxhirë; asnjë ndihmë s’mund të merret nga jashtë dhe vendi vetë s’ka të holla.” Ndër masat e menjëhershme që u morën pas shpalljes së pavarësisë kombëtare qe likuidimi i Bankës Bujqësore Osmane në Shqipëri. Kjo bankë ishte një institut krediti bujqësor, që në bazë të statutit jepte hua me afate të shkurtra, të mesme e të gjata Me rastin e likuidimit gjithë nëpunësit e degëve të kësaj banke në Shqipëri u urdhëruan të njoftonin llogaritë e tyre me hollësi pa gabime. Qeveria kishte ngarkuar ministrin e Bujqësisë të asaj kohe, Pandeli Calen, që të merrte sa më shpejt masa për të nxjerrë në shesh gjendjen e arkës së Bankës Bujqësore me të holla efektive, sa ishte interesi e sa ishin kreditë e tjera. Me likuidimin e kësaj banke degët dhe arkat e saj do të kalonin në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, e cila i vuri vetes si detyrë vetëm verifikimin dhe nxjerrjen e detyrimeve të prapambetura, por dhe këtu hasi në pengesa për shkak të mungesës së dokumenteve dhe pamundësisë për të arkëtuar shumat përkatëse. Esenciale në veprimet e qeverisë ishte ndërmarrja e hapave për kontrollin e të hyrave në thesarin e shtetit të sapoformuar. Në zonën ku ajo ushtronte kontrollin e saj vendosi që të ardhurat të kalonin në arkën e shtetit shqiptar, duke i dhënë kështu fund një herë e mirë grabitjes fiskale nga ana e qeverisë otomane. Vështirësitë dhe kërkesat e ngutshme për zgjidhjen e urisë dhe sigurimin e drithit e detyruan kryetarin e qeverisë së Vlorës të shfrytëzonte çdo mundësi e burim të mundshëm dhe të bënte listimin e organizmave financiarë krahas me atributet e tyre përgjegjëse e kontrolluese, të dokumenteve të lëvizjes së drithit e të hollave si dhe të tjera norma të miradministrimit të taksave në kushtet e vështirësive ekstreme të sigurimit të drithit dhe të hollave.


12

« gossip

E martë 16 prill 2013 •

Shtypi kundër shtatzënës Middelton: Shumë e dobët Shtypi i huaj kundër Kate Middelton. Këtë radhe për trupin shumë të imët, edhe pse prej muajsh shtatzënë.Ajo akuzohet se me kujdesin për linjat po vë në rrezik beben që pret, duke u etiketuar madje edhe si anoreksike, transmeton Panorama. Por zëra të afërt me të thonë se që nga koha që zbuloi shtatzëninë ajo po përpiqet të trajtohet mirë, duke shtuar edhe 6 kilogramë, por shumë të pandjeshëm për fizikun e saj të gjatë e tejet të hollë.

Martohet ish pornostarja Eva Henger me Massimiliano Caroletti Eva Henger është martuar me producentin Massimiliano Caroletti në kishën e Terme di Caracalla në Romë. Për ish pornostarin bëhet fjalë për martesën e dytë pas asaj me Riccardo Schicchi. Ceremonia është ndjekur drejtëpërdrejtë nga telekamerat e emisionit të Canale 5 ‘Domenica Live’. Midis të ftuarve aktori Tomas Millian dhe Annalisa Minetti.

Britney Spears & Kevin Federline kalojnë orë të bukura si familje Edhe pse të divorcuar në 2007 Britney dhe Kevin kanë lënë mënjanë diferencat e tyre dhe janë bashkuar për të parë një ndeshje futbolli ku luanin dy djemtë e këngëtares dhe Kevin. Situata është dukur mjaft harmonike, ku të dy kanë qënë të interesuar për një rezultat të suksesshëm të ndeshjes në favor të fëmijëve të tyre. Nga fotot kuptohej qartë se mes Britney dhe Kevin ka vetëm një klimë miqësore dhe se të dy kujdesen që fëmijëve të mos i`u mungojnë prindërit e tyre biologjikë.

Gjeneratat e sotme

plaken më shpejt

P

ersonat e sotëm, të rritur, janë aq jo të shëndetshëm saqë janë për 15 vjet më të “plakur” sesa që kanë qenë prindërit, gjyshet dhe gjyshërit e tyre, kur kanë qenë në moshën e tyre, theksojnë shkencëtarët. “Gjenerata e sotme më e re i ekspozohet më shumë shtypjes së lartë të gjakut, diabetit dhe mbipeshës sesa gjeneratat e mëparshme”, thonë ekspertët holandezë, të cilët e kanë bërë një studim. Ata gjatë disa viteve i kanë studiuar 6 mijë persona të moshave të ndryshme dhe kanë vërtetuar që gjeneratat e reja kanë shëndet më të dobët ‘metabolik’. “Do ta marr vetëm një shembull. Shikuar në përgjithësi, të rriturit e sotëm kanë probleme me mbipeshën në moshën 40-vjeçare, derisa më parë ai kufi ka qenë në moshën 55-vjeçare. Kjo tregon që ata në vitet e tyre janë më të ‘vjetër’ sesa gjeneratat e mëparshme për 15 vjet. Dhe ky nuk është shembulli i vetëm”, ka thënë eksperti holandez, Gerben Hylsege.

Kriset martesa e Victoria dhe David Beckham? Krisje në martesë? Asgjë nuk është e sigurt por Victoria Beckham ndjehet e lënë pas dore nga bashkëshorti i saj David Beckham. Kështu raporton një burim i afërt me të për revistën britanike ‘Star’. Disenjatorja e modës ka katër fëmijë nga martesa me yllin e futbollit David Beckham. Ata janë Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Futbollisti i njohur tani luan në ekipin francez Paris Saint-Germain, ndërkohë që bashkëshortja dhe fëmijët jetojnë në shtëpinë e tyre në Britaninë e Madhe. Pikërisht problemet duket se nisin kur Beckham kalon kohën e tij në Britani. Victoria deklaron se ai e lë pas dore.“Kur David është në shtëpi merret vetëm me fëmijët. Ai ndihet keq kur duhet ti lërë ata për të shkuar në Francë. Por ai nuk ka kohë për Posh. Duket se ajo është jashtë listës së tij”, ka thënë i njëjti burim për “Star”. Duket se plani i çiftit ishte që LA Galaxy, të ishte klubi i fundit për David, por gjërat ndryshuan dhe Victoria ndihet e lodhur. “Plani gjithmonë ka qenë që LA Galaxy të ishte ekipi i fundit i David, e pastaj ai të mund të kalonte më shumë kohë me Victorian, e cila do të mund të ishte më e lirë për tu fokusuar në karrierën e saj. Edhe një herë ajo bëri sakrificë të madhe për David, ajo anuloi gjithçka në SHBA, vetëm për tu kthyer në Londër”, raporton ‘Star’.

I

vjen në vjeshtë me funksionin S Orb

nformatat më të reja thonë që një prej funksinoetve të cilin kompania Samsung do të mund ta përfshinte në smartphone/tabletin e ardhshëm Galaxy Note III, do të mund të jetë i ashtuquajturi S Orb. Kjo do të mund të sjellë përvojë të përmirësuar të fotografimit tek ky aparat. Ky funksion është i ngjashëm me mundësitë 360 Photo që Samsungu ka paketuar brenda Android smartphonit të ri Galaxy S4, edhe pse do të ketë një varg avancimesh në krahasim me të. Sipas një raporti në Android Geeks, ky funksion do të mundësojë krijimin e fotografive panoramike 360 gradëshe, që do të jetë një prej pika kryesore të forta të shitjes së këtij aparati. Edhe pse do të debutojë në pajisjen Galaxy Note III, funksioni S Orb më vonë do të gjendet edhe në pajisjet tjera high-end të Samsung, mes të cilave edhe tek Galaxy S4, Galaxy S III dhe Galaxy Note II.


gossip • E martë 16 prill 2013

»

13

Bradley

Cooper aktori më i mirë i vitit

Drake: Jam më i mirë se Chris Brown

Tom Cruise,

shpërthen me filmin e ri

Filmi i ri i Tom Cruise, “Oblivion”, ka shpërthyer duke marrë kreun e top listës botërore, një javë para se të lëshohet në SHBA. Filmi, ku Cruise luan krahas yjeve si Olga Kurylenko dhe Morgan Freeman, ka marrë pozitën e parë në 48 prej 52 vendeve ku ka debutuar gjatë vikendit, duke mbledhur gjatë kësaj kohe 61.1 milionë dollarë gjysmën e buxhetit të filmit. Suksesi spektakolar i filmit të zhanrit shkencë-fantazi i ka dhënë Cruise hapjen më të mirë ndonjëherë në Rusi, ku ai e dha filmin si premierë më herët gjatë këtij muaji, së bashku me Kurylenko. Filmi po ashtu ka marrë kreun e top listës së filmave më të shikuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, Francë, Spanjë, Kore, Meksikë dhe Australi. Të premten filmi “Oblivion” do të fillojë të shfaqet edhe në Amerikën Veriore dhe shtatë vende të tjera të botës.

D

aniel Day Lewis, me interpretimin e Abraham Lincoln, mori pothuajse të gjitha çmimet në ceremonitë e mëdha në fillim të këtij viti, por më në fund edhe Bradley Cooper u vlerësua në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Movie Awards, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktori 38-vjeçar u shpall si aktori më i mirë i vitit 2012 për interpretimin e tij në filmin ‘Silver Linings Playbook’. Gjithashtu ai mori çmimin e puthjes më të mirë. Aktorja më e mirë u shpall Jennifer Lawrence, po për interpretimin e saj në filmin ‘Silver Linings Playbook’. Lawrence është fituesja e çmimit Oscar në shkurt të këtij viti. Filmi më i mirë i vitit u shpall ‘The Avengers’. Aktori më i mirë:

Bradley Cooper

Aktorja më e mirë:

Jennifer Lawrence

Filmi më i mirë:

The Avengers

Ka shumë mundësi që sërish të plasë sherri mes Drake dhe Chris Brown pas komenteve më të fundit të reperit kanadez ndaj të dashurit të Rihanna. Drake dhe Chris janë zënë me shishe në një lokal të Nju Jorkut vitin e kaluar, por kjo nuk e ka ndaluar kanadezin të përgjigjet pa u matur kur është pyetur mbi “rivalin” e tij në botën e muzikës dhe jo vetëm. “Unë bëj muzikë më të mirë se ai, jam më i pëlqyer se ai dhe erdhi një moment kur femra që ai dashuron u tërhoq prej meje”, deklaroi Drake. “Mendoj se pasiguritë e tij nuk e lejojnë të jetë më i mirë se unë në muzikë”, shtoi kanadezi.

Dyshja më e mirë: Mark Wahlberg dhe Seth MacFarlane (Ted) Gjeniu komik:

Will Ferrell

Snoop Lion dhe Ke$ha, hashash në skenë

Ryan Gosling këshillon Eva Mendez të mos ekspozojë shumë trupin I dashuri i Eva Mendes, Ryan Gosling, ka kritikuar atë për mënyrën e veshjes së saj, ku gjithmonë ekspozon format. Por me sa duket ky problem nuk është vetëm në publik por edhe në shtëpi, pasi Ryan është ankuar se Eva rri e zhveshur. Sipas miqëve të Ryan kjo situatë ka krijuar momente të sikleteshme tek ai.

Snoop Lion dhe Ke$ha nuk e njohin ligjin anti-duhan. Reperi legjendar dhe këngëtarja e re u ngjitën në skenën e MTV Movie Awards duke tymosur hashash. Gjatë prezantimit të një çmimi ata e kaluan disa herë cigaren tek njëri-tjetri dhe shprehja e fytyrës tregonte qartë se ajo që po konsumonin ishte kanabis. Snoop Lion është arrestuar disa herë për zotërim marijuane dhe konsumim të saj në publik. Duke marrë parasysh se audienca e MTV Movie Awards përbëhet nga shumë minorenë, “performanca” e Snoop Lion dhe Ke$ha me siguri që nuk do të pritet mirë.


14

« bota

E martë 16 prill 2013 •

HOLLANDE

LUFTA

Greqia i kërkon dëmshpërblim Gjermanisë nga Lufta II Botërore jë raport sekret i qeverisë greke ngre pretendime për dëmshpërblime gjermane nga Lufta II Botërore. MinN istria e Jashtme greke po shqyrton mundësitë nëse mund

Francezët nuk besojnë më “I gjithë modeli, mbi të cilin ishte ndërtuar ekonomia franceze për katër vitet e fundit po i vjen fundit”, tha ai. “Modeli shpenzo-tani-dhe-ngri-taksat-më vonë... Unë besoj se Franca ka nevojë për një reformim rrënjësor, si ai i Britanisë së Madhe në fund të viteve ‘70, kur erdhi në pushtet Margaret Thatcheri”

N

ë Francë ka zbulime se anëtarë të kabinetit francez mbajnë llogari bankare, që nuk i tatojnë jashtë vendit, por problemi i vërtetë është ekonomia franceze. Dhe nëse Hollande është në gjendje që ta përmirësojë atë. “Parajsat fiskale duhet të zhduken në Evropë dhe në të gjithë botën”, tha Presidenti francez Francois Hollande në një konferencë shtypi që mbajti të mërkurën, kur shpalli kërkimin e masave strikte për bankat, që ato të deklarojnë aktivitetin e tyre. Ai gjithashtu shpalli krijimin e një agjencie të re për luftimin e korrupsionit dhe një prokuror të posaçëm që të ndjekë mashtrimet me korrupsion e tatimeve. Fjalimi i Presidentit erdhi vetëm pak javë pasi ishministri i tij i buxhetit, Jerome Cahuzac, pranoi se kishte depozituar qindra mijëra euro në një llogari bankare zvicerane, duke gënjyer për këtë. Përpara se të jepte dorëheqjen, detyra e Cahuzacut pati qenë pikërisht të luftonte mashtrimet në tatime. Megjithatë, disa kritikë i shohin masat e propozuara nga Hollande, që përfshijnë një legjislacion të ri për transparencën financiare si një përpjekje për të maskuar një problem më të madh: ekonominë pa vitalitet të Francës dhe mungesën e një lidërshipi politik. “Ndoshta klasa politike është e korruptuar”, thotë analisti francez Philippe MoreauDefarges nga Instituti Francez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Paris. “Po ajo që është më e rëndësishme është se klasa politike nuk është as shumë kompetente, as posedon shumë dije”. Për ekonomistin Tomasz Michalski nga shkolla e

Jerome Cahuzac

biznesit HEC në Paris, qeveria e Hollandes “u tregua e paaftë që në fillim fare”, duke bërë propozime për ta përmirësuar ekonominë, për të krijuar vende pune në Francë dhe për të shmangur masat e kursimit, hapa të cilat deri tani nuk ka qenë në gjendje t’i ofrojë. “Ata manifestuan shumë retorikë për mënyrën si duhet ta shpëtojnë ekonominë ose t’i ndihmojnë këto kompani, por në fund nuk bënë asgjë, sepse i kuptuan ku i kishin kufijtë e tyre”, tha ai. “Ata nuk kanë para, nuk kanë besueshmëri dhe nganjëherë nuk kanë as ligje për të bërë atë që duan”. Cahuzac, beson Michalski, ishte vetëm “gozhda në qivur”. Një sondazh i publikuar nga e përditshmja franceze

“Le Journal du Dimanche” arriti në përfundimin që gjashtë në dhjetë vetë duan që Hollande ta riorganizojë qeverinë e tij. Papunësia ka arritur kuota mbi 10 për qind, në një kohë kur ekonomia pritet të rritet me vetëm 0.1 për qind në katërmujorin e parë të vitit. Kuotat e mbështetjes për Hollande, të cilin nuk e ndihmoi skandali, tani janë në nivelin 28 për qind. Komisioni Evropian konstatoi në një raport të mërkurën se krahas Italisë, edhe ekonomisë franceze i mungon aftësia konkurruese. Për Henrin, një nëpunës civil, eleminimi i korrupsionit në politikën në Francë është një detyrë primare. Kundërshtarët politikë të Hollandes shkojnë edhe më larg.

Lideri i së majtës, JeanLuc Melenchon kërkon asgjë më pak se një ndryshim të institucioneve për të krijuar një Republikë të Gjashtë në Francë. Marine le Pen, kryetarja e partisë së djathtë Fronti Nacional dhe partia e qendrës së djathtë UMP, e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy – i cili ndodhet vetë nën hetime për një skandal – kanë qenë po kaq të ashpër në kritikat e tyre, duke thënë se masat e Hollandes për të luftuar korrupsionin janë të papërshtatshme. “Rreziku i madh është se Franca do të kërkojë ndonjë zgjidhje radikale”, thotë analisti Defarges. “Dhe në njëfarë mënyre, Melenchoni dhe Le Pen mund të jenë zgjidhja – gjë që është shumë e rrezikshme”. Edhe ekonomisti Michalski sheh nevojë për veprime drastike. “I gjithë modeli, mbi të cilin ishte ndërtuar ekonomia franceze për katër vitet e fundit po i vjen fundit”, tha ai. “Modeli shpenzo-tani-dhengri-taksat-më vonë...Unë besoj se Franca ka nevojë për një reformim rrënjësor, si ai i Britanisë së Madhe në fund të viteve ‘70, kur erdhi në pushtet Margaret Thatcheri”.

të ritaktivizohen kërkesat e tilla ndaj Gjermanisë. Sipas informatave të gazetës “To Vima” në Ministrinë greke të Financave është hartuar një raport sekret prej 80 faqesh, ku bëhet fjalë për krimet e bëra në kohën e nazizmit. Raporti i një grupi të ekspertëve po vlerësohet tani nga juristët, bën të ditur ministri i Jashtëm, Dimitris Avramopoulos. Raporti duket se konfirmon se Gjermania pas një marrëveshjeje për dëmshpërblim të nënshkruar në vitin 1960 u ka dhënë “viktimave të terrorit nazist”, 115 milionë marka gjermane. Nga pikëpamja gjermane, me këto para janë paguar kërkesat greke, ose janë vjetëruar këto kërkesa. Greqia i referohet një marrëveshjeje të nënshkruar në Londër në vitin 1953, sipas së cilës pagesat për dëmet e luftës “shtyhen për periudhën pas nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore”. Hagen Fleischer, historian dhe profesor në Universitetin e Athinës, mendon se kërkesat greke janë të arsyeshme: “Pala gjermane ka deklaruar gjatë dekadave të kaluara: ende është herët, sepse Gjermania është e ndarë. Kështu ka qenë në periudhën prej vitit 1953 - 1990. Ndërsa në vitin 1990 u tha: kërkesat janë vjetruar, tani është tepër vonë. Ky është një lloj morali i dyfishtë”. Fleischeri mendon se mbi bazat e marrëveshjes së vitit 1960 nuk janë rregulluar të gjitha kërkesat për dëmshpërblim. “Ky është vetëm interpretimi gjerman”, pohon Hagen Fleischer dhe shton: “Ambasadori i atëhershëm grek, Ypsilantis ka bërë të qartë që në atë kohë se nuk janë mbuluar të gjitha kërkesat për dëmshpërblim. Sa për krahasim me këto 115 milionë marka: Holanda e cila ka pasur shumë më pak dëme se Greqia ka marrë një dëmshpërblim shumë më të lartë. Ndaj kjo temë nuk ka përfunduar”. Në raportin e Ministrisë së Financave nuk flitet për shifra konkrete. Shoqatat e viktimave flasin për 160 miliardë euro, ndërsa komentatorët flasim për shumëfishin e kësaj shifre. Në raport bëhet fjalë për kërkesat për dëmshpërblim për shkak të viktimave dhe dëmeve materiale, si dhe humbjet nga kredia e detyruar që iu desh të japë Banka Qendrore greke, në vitin 1942. Hagen Fleischer mendon se pala greke duhet të heqë dorë nga kërkesat për kthimin edhe të interesit nga kjo kredi e dhunshme e dhënë regjimit nazist dhe duhet të koncentrohet tek kërkesat për dëshpërblimin e viktimave. Sipas tij, okupatorët e kanë pranuar borxhin nga kredia në vlerë prej 476 milionë markash të atëhershme dhe kanë fillluar pagesat që para përfundimit të luftës. “Vlera e sotme do të ishte mbase rreth shtatë miliardë euro, por pa llogaritur interesin. Një element plus për palën greke është që regjimi nazist e ka pranuar borxhin”, mendon historiani. Partia majtiste SYRIZA, fuqia më e madhe opozitare në Parlament, po ushtron presion ndaj partive në pushtet për të kërkuar dëmshpërblim prej Gjermanisë. Shefi i kësaj partie, Alexis Tsipras, pohon se ai e ka hapur këtë temë edhe në takimin me ministrin gjerman të Financave Wolfgang Schäuble, në janar. Ministri i Financave Schäuble thotë se këto kërkesa nuk kanë kurrëfarë shansi. Për gazetën „Neue Osnabrücker Zeitung” ai deklaroi të enjten e kaluar se kërkesat për dëmshpërblime janë sqaruar kaherë. Shumë më mirë do të ishte për grekët nëse koncentrohen tek reformat. Sipas tij, pala greke në këtë mënyrë po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga reformat që duhet bërë. Në Athinë kanë zgjuar shumë vëmendje kërkesat dhe spekulimet e fundit. Ministri i Jashtëm Avramopoulos thotë se nuk ka kurrëfarë lidhje mes reformave dhe kërkesave për dëmshpërblim. Opozita është shumë e qartë në kërkesat e saj, ndërkohë që edhe në mediet greke ka kërkesa të shumta për dëmshpërblim. Gazeta “Ta Nea” shkruan për një “luftë të ftohtë” mes Gjermanisë dhe Greqisë. Ndërsa gazeta majtiste “Gazeta e Redaktorëve” flet madje për një “Pax Germanica” në Evropë.


bota • E martë 16 prill 2013

»

15

N

ë rrugët e Londrës sot u kryen prova për funeralin e ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher. Qindra anëtarë të personelit ushtarak britanik, përfshi banda dhe njësi speciale të rojeve të nderit, morën pjesë në provat para-agimit, duke marshuar përkrah karrocës që do të transportojë arkivolin për në Katedralen e Shën Paulit. Varrimi i ish-kryeministres britanike do të zhvillohet të mërkurën. Mbretëresha Elizabeth do të jetë pjesëmarrëse në funeralin e Margaret Thatcher e njohur si Zonja e Hekurt. Zonja Thatcher vdiq javën e kaluar në moshën 87-vjeçare. Ndërsa Britania përgatitet për funeralin e ish-kryeministres Margaret Thatcher, qindra njerëz të cilët kundërshtojnë trashëgiminë që ajo la pas, u mblodhën të shtunën në sheshin Trafalgar të Londrës për të “festuar” vdekjen e saj. Ngjarja, e cila ishte planifikuar dekada më parë nga veprimtarë të krahut të majtë në rast të vdekjes së saj, u quajt si “mbrëmja e jetës’’. Qindra njerëz dolën në shi për të kërcyer, kënduar, thirrur me zë të lartë, duke mbajtur pankarta e pirë shpampanjë. Znj. Thatcher kundërshtohej nga disa të majtë për politikat e saj të ashpra kundër sindikatave dhe për atë që ata e quanin “indiferenca e saj ndaj klasës punëtore.” “Kur njerëzit thonë se ajo e shpëtoi vendin”, ajo e shpëtoi vendin për njerëz si vetja e saj. Ajo nuk e ka ruajtur vendin për njerëzit që jetojnë në Hackney apo ndonjë tjetër zonë punëtorësh. Janë ata që mbanin barrat e faturave dhe kështu me radhë”. Britanikët janë thellësisht të ndarë mbi Znj. Thatcher, e cila vdiq të hënën në moshën 87-vjeçare. Debati mbi trashëgiminë e saj ka ringjallur ndjenja të forta rreth arritjeve gjatë qëndrimit më shumë se një dekadë në postin e kryeministres Megjithatë, shumë qytetarë britanikë e mbrojnë ish-udhëheqësen për veprimet e saj. Fundi i Luftës së Ftohtë Ekspertët thonë se Margaret Thatcher do të mbahet mend më shumë për politikat e ashpra ekonomike të tregut të lirë që zbatoi gjatë pushtetit të saj 11-vjeçar nga viti 1979 deri më 1990-ën, për të cilat mund të thuhet se hodhën themelet e një revolucioni ekonomik në Britani. Por ajo luajti një rol të rëndësishëm edhe në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në një kohë tensionesh të Luftës së Ftohtë mes Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit. Historiani britanik i Partisë Konservatore, Tim Bale, thotë se zonja Thatcher ishte udhëheqësja e parë perëndimore që arriti në përfunimin se Mihail Gorbaçovi mund të ishte një tip tjetër politikani sovjetik. “Kur erdhi në detyrë në vitin 1979, ajo mbajti një qëndrim shumë të ashpër antikomunist dhe nuk

Londra

Gati për të përcjellë “Zonjën e Hekurt” Historiani britanik i Partisë Konservatore, Tim Bale, thotë se zonja Thatcher ishte udhëheqësja e parë perëndimore që arriti në përfunimin se Mihail Gorbaçovi mund të ishte një tip tjetër politikani sovjetik. “Kur erdhi në detyrë në vitin 1979, ajo mbajti një qëndrim shumë të ashpër antikomunist dhe nuk donte të kishte asnjë lidhje me udhëheqjen sovjetike. Por ajo e kuptoi që në fillim se Mihail Gorbaçovi ishte ndryshe dhe vendosi marrëdhënie me të, edhe pse disa njerëz mendonin se ajo ishte naive”

donte të kishte asnjë lidhje me udhëheqjen sovjetike. Por ajo e kuptoi që në fillim se Mihail Gorbaçovi ishte ndryshe dhe vendosi marrëdhënie me të, edhe pse disa njerëz mendonin se ajo ishte naive”. Në dhjetor të vitit 1984, tre muaj para se zoti Gorbaçov të bëhej udhëheqës i Bashkimit Sovjetik, ai shkoi në Londër si kryetar i një delegacioni parlamentar. Ai u ftua në takim me Margaret Thatcherin, e cila më pas u shpreh: “Ky është një njeri me të cilin ne mund të bëjmë biznes”.

Eksperti i çështjeve ruse në kolegjin Mount Holyoke, Stephen Jones thotë se këto fjalë të zonjës Thatcher ishin kritike. “Po lexoja një artikull që Gorbaçovi shkroi pas vdekjes së Margaret Thatcherit, në të cilin ai thotë se ajo frazë e zonjës Thatcher e ndihmoi atë që të fitonte një besim më të madh tek udhëheqësit perëndimorë: nëse Margaret Thatcher mund të bënte biznes me të, atëhere udhëheqësit e tjerë evropianë, e natyrisht edhe udhëheqja amerikane, mund

të bënin biznes me të. Pra, ky ishte një hap i rëndësishëm në përgatitjen e botës për Mihail Gorbaçovin”. Zonja Thatcher kishte gjithashtu marrëdhënie shumë të mira me Presidentin Ronald Reagan. Disa ekspertë i kanë cilësuar ata si dy njerëz me “origjinë të njëjtë politike”. Ishkëshilltari i sigurisë kombëtare në administratën e Presidentit Reagan, Richard Allen, u takua shumë herë me zonjën Thatcher. “Unë e konsideroj atë si një prej njerëzve më të mrekullueshëm të shekullit. Ajo

ishte shumë e dedikuar dhe shumë inteligjente. Një njeri me parime, të cilën shumica e amerikanëve e admironin. Ajo ishte e sinqertë dhe e ngrohtë, por gjithnjë serioze. Dhe këto veti të saj ishin arsyet që Ronald Reagani mbështeste të gjitha politikat e saj të bredshme dhe të jashtme”. Historiani Tim Bale e përforcon këtë argument. “Bashkë me Ronald Reaganin, zonja Thatcher luajti një rol shumë të rëndësishëm në shtimin e shpenzimeve të mbrojtjes, që më në fund çuan në falimen-

timin e Bashkimit Sovjetik, madje duke e detyruar këtë vend të tërhiqej nga dominimi i Evropës lindore dhe qëndrore dhe më pas në vetë shpërbërjen e plotë të tij”. Ndërsa zonja Thatcher dhe Ronald Reagani ishin të një mendimi lidhur me marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, ajo nuk pajtohej me Presidentin George H.W. Bush lidhur me ribashkimin e Gjermanisë. Gjenerali në pension, Brent Scowcroft ishte këshilltar i sigurimit kombëtar të zotit Bush. “Ne dhe kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Helmut Kohl, dhe shumica e gjermanëve ishin në favor të ribashkimit të Gjermanisë. Bashkimi Sovjetik dhe Franca nuk e donin një gjë të tillë. Ndërsa kryeministrja britanike, Margaret Thatcher tha: ‘E dua aq shumë Gjermaninë sa që mendoj se duhet të kemi dy Gjermani’. U desh një veprim i balancuar për të menaxhuar këtë proces, i cili përfundoi në ribashkimin e Gjermanisë, megjithëse shumica e fuqive të botës nuk ishin në favor të tij”. Robert Legvold i Universitetit Columbia thotë se zonja Thatcher shqetësohej rreth fuqisë së një Gjermanie të bashkuar brenda Evropës. “Gjermanët e dinin se si britanikët edhe francezët ishin nervozë rreth perspektivës së ribashkimit të Gjermanisë, megjithatë zonja Thatcher ishte pragmatike. Kur procesi i ribashkimit filloi dhe u duk qartë drejtimi i tij, zonja Thatcher nuk ishte një njeri që do ta pengonte atë”. Ekspertët janë dakord se zonja Thatcher ishte një udhëheqëse e madhe e shekullit të 20-të, dhe ashtu siç u shpreh edhe gazeta “Financial Times”, ajo “mbetet figura me të cilën duhet të krahasohen udhëheqësit e ardhshëm britanikë”.


« dossier

16 “Kompania 4000”

E martë 16 prill 2013 •

Tentativa e forcave aleate për të rrëzuar regjimin komunist

Nga Albert Kotini

Mendohej asokohe shpërndarja e të arratisurve, për t’u përqendruar nëpër botë, për t’u punësuar, në mënyrë që të plotësonin edhe kushtet e jetesës. U doli viza për në SHBA (midis tyre edhe im vëlla) dhe ishin gati për t’u larguar nga Mynihu sit ë mërguar. Vjen fjala: “U krijua komiteti ‘Shqipëria e Lirë’ dhe udhëzimet se çfarë përpjekjesh do bëheshin për t’u rikthyer në Shqipëri. Do luftohej kundër regjimit komunist , sepse bëmat e tmerret, masakrat kundër popullit po tronditnin botën perëndimore. Arratisjet nga Shqipëria në vitet 1945-1955 ishin e vetmja rrugë shpëtimi e lirie. Atëherë, të gjithë këta emigrantë që ndodheshin në Mynih, vizat që kishin në xhep, i dorëzuan duke u shprehur: “Do kthehemi në Shqipëri”. (Siç ktheheshin kosovarët në Kosovë, për ta çliruar nga serbët). Tamam në këtë kohë menduan aleatët anglo – amerikanë për krijimin e një reparti ushtarak, me emrin “Kompania 4000”, të përbërë vullnetarisht nga ata djem që hodhën pasaportat e lirisë. Çfarë ishte reparti 4000? Ishte një repart homogjen shqiptar, me djem të zgjedhur nga Shqipëria, asnjë i kriminalizuar, e të gjithë idealistë të botës së lirë, që jetën ia dedikuan çështjes së çlirimit të vendit nga diktatura komuniste. Ky ishte një repart shqiptar, i organizuar në mënyrën më të përsosur, i cili u rreshtua në krah të forcave amerikane të NATO-s. Ky repart i rregullt ushtarak inspirohej në Evropë nga idetë e Komitetit “Shqipëria e lirë”, me mision vazhdimin e luftës kundër. Objekti ishte i qartë: Shembja e komunizmit. Reparti, krahas flamurit amerikan, kishte simbol të vetin flamurin shqiptar (pa yll e pa drapër e çekan), por atë të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, me shqipen e zezë në mes të cohës së kuqe. Misioni ishte i qartë: rikthim në Shqipëri për të vazhduar luftën e nisur qysh më 1943… Përgatitja e tyre ushtarake u bë me standardet e NATO-s: uniformë, kazermë etj. Për këtë flasin deri edhe fotot, por edhe filmimi i atyre kazermave edhe në vitet 1991. Filmimet në kamera paraqesin qartë kushtet e stërvitjes dhe të jetesës.

Autori Uran Kostreci në librin e tij “Sonete” shkruan:

Luftëtari i lirisë (Diversanti)

O ti, ushtar i lashtë që altar, Flamurin pate e faleshe mbi të Kur shum’ kërthinj gogësinin në shullë Ti, që për komb u hodhe shpesh në zjarr! E predha “hëngre” si peshqesh, qyqar, Po lavde kurrë s’lype për këtë, Si nuk u tha, o plak, për ty një gjë? Se për atdheun’ kur dreqi… e pat marrë Ti pushkën more e kaptove kufinë. Kaçak u fute atje kur ishte zi. Në mal, në terr, në borë e suferinë U ndoqe nga koshadhe e polici. Mes plumbave e çave shpesh pusinë Përzhitur flakësh, komit për liri! Në prani të autorit Avni Bejkovës (Xhumaqi) iu mbushën sytë me lot dhe nën zë pëshpëriti: “O i mjeri vëlla! O i mjeri unë!” Një dhembje e madhe i sëmboi nga ai sonet dhe foli: “Kur do të më dilte përpara vëllai (ëndërroja) se do të më futej dielli në shpirt, se do të ishte dita e shembjes së komunizmit”. Dhe Avniu tregon: “Largimin e vdekjen e të vëllait, Hasan Bejkova, e morëm vesh pas 6 vjetësh dhe këtë na e tha shoku i tij Skënder Dume. Mbi 400 djem shqiptarë të kompanisë 4000 në Mynih (Gjermani) e përcollën shokun e tyre më të vogël (vetëm 22 vjeç) me lot e nderime, për të cilën flasin më mirë këto foto.” Rrjedha e bisedës erdhi vetvetiu: “Koncepti diversant është jo i merituar në histori. Pagëzimi i vërtetë për ta: janë misionarë, të cilët do të kthehen në vendin e tyre për ta shpëtuar nga robëria e së keqes, siç quhej komunizmi atëherë dhe tani – perandori e skëterrës. Në Shqipëri akoma ka mbetur përvoja e propagandës bolshevike, që të vërtetat e mëdha mundohen t’i fshehin. Njëra nga këto është e vërteta për “diversantët”, e cila duhet të publikohet e të sqarohet njëherë e mirë: Kush janë diversantët dhe kush janë sigurimsat? Kjo ndrojtje për të faktuar të vërtetën, ka të bëjë me protagonistët e së keqes; nostalgjikët e atij pushteti të gjakosur flasin me cinizëm, dezinformojnë popullin shqiptar dhe mashtrojnë hapur. Çfarë ka ngjarë në Luftën II Botërore dhe pas saj? Protagonistët e ngjarjeve të Luftës II Botërore pothuajse shumica kanë vdekur. Pak kanë mbetur nga ajo kohë, por pasardhësit e tyre bëjnë çmos për t’i mbrojtur pozitat e baballarëve të tyre. Duke ngjarjet që ata i servirin shqiptarëve, jo vetëm që nuk i përkasin të vërtetës, por janë aq kriminale sa edhe bëmat që ata mundohen t’i mbrojnë janë aq absurde për vetë komunizmin. “Unë mendoj, - shprehet Avniu, - se nga zhvillimi i Luftës II Botërore dhe pas ardhjes në fuqi të komunistëve, ne si shqiptarë duhet t’i dimë disa gjëra, zhvillime që janë kyç për historinë tonë.” Ka shumë prej tyre dhe njëherësh të gjitha nuk mund të diskutohen. Le të mundohemi të sqarojmë fenomenin e ndeshjes midis diversantëve dhe Sigurimit të Shtetit. Për të qenë më të saktë e më të kuptueshëm, duhet të themi më parë se çfarë përfytyronin palët, qëllimet dhe bëmat e tyre. Pastaj vijmë te bilanci për secilën palë.

Si iku “diversanti” Hasan Bejkova, vëllai im Unë (Avniu) isha te dera e gjyqit në Ersekë për të marrë vesh për babanë. Për të shuar kuriozitetin, kishte ardhur edhe im vëlla, Hasani (atëherë 18-vjeçar, i datëlindjes 23 maj 1945). E pyeta pse kishte ardhur. Më tha se kishte shpresë se mos na lejonin të shihnim babanë. Ndërkaq, kaluan aty pranë, pa më përshëndetur e pa më thënë asnjë gjysmë fjale, Muhamet Prodani e Sabri Pilkati, megjithëse njiheshim. Paksa më vonë, erdhën e më morën dy partizanë, të cilët më arrestuan në prani të tim vëllait e më nisën për në komandën e vendit. Qysh prej atij momenti nuk e pashë më vëllain tim. Unë në burg, ndërsa ai i arratisur.

Pak histori Mbas përfundimit të Luftës Nacionalçlirimtare shumë djem të nacionalistëve (patriotëve) shqiptarë, sigurisht ata që shpëtuan nga kasaphana e komunistëve në Shqipëri, morën rrugët e mërgimit. Jo për ta braktisur ata, por për të vazhduar rrugën e lirisë. Nuk pretendojmë të themi të vërtetën e plotë, por, në mënyrën më modeste, do të themi se çfarë ngjau. Të gjithë këta djem të familjeve patriote e nacionalistë që morën arratinë, u ndodhën para alternativës së zhdukjes nga “kuçedra e kuqe”. Kush u arratis? Po flas vetëm për ata që u grumbulluan në Mynih, në zonën amerikane, tek aleatët tanë.

Po si ndodhi që u arratis? Vëllai u arratis në vitin 1948, sepse dy-tri herë kishin tentuar ta arrestonin, por nuk mundnin, meqë ishte i vogël në moshë. Tentativën e parë të arrestit e bënë kur na pushkatuan babanë. Vëllai kishte dëgjuar krisma dhe atë mëngjes shkoi në Blamje, pikërisht te vendi ku gjeti babanë dhe shtatë shokë të tij, të zhytur në një pellg të madh gjaku. U mundua ta varroste të atin, por, e diktoi policia dhe e morën dhe e mbajtën vetëm tri ditë në burg. Atëherë ishte vetëm 14 vjeç. E lëshuan kundër dëshirës së tyre. Thashë, shkak ishte mosha e vogël. Tentativa e dytë. Kur ishte në shkollë, një djalë komunisti i kishte thënë me përbuzje: “Ja, atje ta kanë vrarë tët atë!” Nuk ishin larg vendit të vrasjes. Nuk duroi dhe në mes të klasës e ka rrahur aq sa me zor ia shkëputën nga duart. Për këtë sërish e futën në burg. Herën e tretë (sapo kishte mbushur të

tetëmbëdhjetat) e thirrën për ta nisur ushtar. U paraqit në degën e rekrutimit, ku eprori e priti me dashakeqësi. Ky ishte kapiteni Qenan Qenska, devollí, i cili i thotë: “Do të të dërgoj në një repart, që ti s’ke për ta kthyer më kokën pas.” Mbas pak kohësh që kishte filluar shërbimin ushtarak, duke përdorur edhe një lloj zgjuarsie, im vëlla i kërkoi kapitenin tri ditë leje, sipas rregullit, të kthehej në shtëpi e të merrte bukë me vete. Dhe vërtet ashtu ndodhi: mori bukë me vete dhe u largua nga shtëpia e nga Shqipëria, duke lënë këpucët në kufi ku edhe i gjetën. Nga Greqia, me aeroplan e nisën direkt e në Gjermani. Nuk u largua për në SHBA, por hyri vullnetar në repartin 4000. “Diversantë” si im vëlla ishin edhe shokët e tij e jo gogolë, siç i paraqitën nëpër muzetë e MPB apo në foto të stisura, jo për të vrarë e për të prerë, siç i paraqitën nëpër filma e libra, por për të çliruar e fituar, ditë që erdhën me vonesë, me3 vendosjen e demokracisë.

Vëllai, si gjithë të mërguarit e tjerë, e theksoj, ka qenë idealist, ishte i mbrujtur me kuptim të lartë mbi moralin e atdheut. Vinte nga një familje konservatore shqiptare, me jetë të virgjër e të pastër malesh patriotike të Kolonjës. Duke përjetuar momentin e dëshpërimit ekstrem, duke dyshuar për një defekt, që nuk ekzistonte absolutisht në trupin e tij (e provuan analizat) ai vrau veten. Prekej në sedër dhe, si engjëll që ishte në shpirt, bëri zgjidhjen e gabuar për një të dhënë të gabuar. Fatkeqësi që nuk duhej të kishte ndodhur. Respektin për këtë krenari, aq të ndjeshme për të, e tregon jo vetëm ceremonia e varrimit, por tërë shokët e tij na kanë takuar e folur për të. E njihnin mirë nga afër; e dinin se çfarë shpirti e sedre të lartë kishte. Për një fjalë, që nuk i takonte ta mbante në shpirt, vëllai nuk donte të rronte më; aq fanatik ishte. Me këtë lloj fisnikërie u edukua ai në familjen e vet. Deh Avniu vazhdon të tregojë: Unë shpreha çudinë se edhe atje vdekkan njerëz për një fjalë goje; e dija se vdekja ekzistonte vetëm në Shqipëri. Me sa di unë, dhe këtë të dhënë e kam prej atyre që kam takuar, në repartin 4000 kishte një moral e hierarki të lartë. Një gjë të tillë ma konfirmuan komandanti i repartit 4000, major Çaush Alia (nga Kuçi i Kurveleshit) dhe Adrian Ypi (nga Starje e Kolonjës) – ish-kapiten i Zogut, që të dy akademikë.


dossier • E martë 16 prill 2013

Vendi ku íshte “Kompania 4000” ishte qendra më e madhe ushtarake e Mynihut dhe dislokoheshin në Maltë e pastaj hidheshin edhe në vende të ndryshme të Shqipërisë. Më ka mbetur peng kur në një emision televiziv të Blendi Fevziut diversantët u paraqitën “të shkurtër, të paktë fizikisht dhe si nevojtarë për punë”. Më dhembi shpirti nga ky deformim. Shikoi këto fotot e tim vëllai. Janë të vitit 1950. Sot as Blendi nuk vishet ushtar siç është i veshur im vëlla. Kaq të kompletuar ishin atëherë. E di ti si kanë vdekur diversantët? Të gjithë vdiqën për Shqipërinë, e cila u bë mbas vitit 1991. U tradhtuan nga vetë spiunazhi që depërtoi, si puna e Kim Filbit e u bënë viktimë e këtij spiunazhi të ndyrë. Më thuaj, pas zbulimit të Kim Filbit a pati më “legjendarë” Sigurimi i Shtetit? Të famshmet “lojërat” e tyre me disa fatkeq “diversantë të rremë”, si Ethem Çako apo Zenel Shehu, e me disa tortura, përmes tradhtisë Sigurimi i Shtetit kapi disa syresh dhe këtë ata e quajnë “lavdi” të tyren. Tjetër çështje e stisur kjo. Sot koha po tregon se gjaku i “diversantëve” nuk shkoi kot dhe emri i nderuar i “Luftëtarit të lirisë” u ngrit në piedestal me arritjen e shembjes së komunizmit. Pak fjalë për heroizmin e tyre Të gjithë “diversantët” erdhën me bindjen “O liri, o vdekje!” Këtë gjë e provoi fundi i tyre, nga më heroiket e mundshme. Shumica përdorën kapsulat me helm, ose vranë veten e nuk u dorëzuan. Natyrisht, nga tradhtia, apo nga disa metoda të kamufluara u kapën dhe u vranë. Por nuk janë të pakët emrat e heronjve që gëlltitën helmin, për të mos u dorëzuar në duart e kasapëve. Propaganda komuniste ka bërë çmos t’i paraqesë “diversantët” si agjentë të huaj e kriminelë. Nuk ishin agjentë të huaj, por aleatë të angloamerikanëve. Së bashku në rrugën kundër komunizmit e kështu do të përfundonin deri në fitore. Sistemi fantazmë u shemb me gjithë “lavdinë dhe legjendarët” e vet. Për shqiptarët “dielli lind andej nga perëndon”, ngaherë aletë me Perëndimin dhe pjesëtarë të Botës së lirë. A nuk është “Kompania 4000” simbol i dëshirës së shqiptarëve për të qenë të lirë, pjesë e Evropës? Do të thosha, “Kompania 4000” mos është shkëndija e parë, prelude shqiptar pranë NATOs, ose dëshira e zjarrtë e tyre për të bashkuar armët kundër të keqes? Kriminelë u quajtën “diversantët”. Do t’u bëjë pyetjen, deri armiqve më të egër të tyre: Kë vranë ata? Çfarë bilanci ka? Ata djem të denatyruar fizikisht nëpër filma, muze, opinione a nuk ishin më fizikisht bukuria e djalërisë shqiptare? Po çfarë bënë sigurimsat? A janë ata autorë të krimeve? Legjendarët dhe heronjtë e idealit komunist Të jesh nostalgjik për një sistem të diktaturës do të thotë të jesh rob i mendimeve të vdekura. Të shkruash përralla edhe në vitet 2008 e 2009 s’është vetëm çështje indoktrinimi, por në thelb të renditësh një konglomerat fjalësh pa

thelb. Në gazetën “Ndryshe” i dt. 28 janar 2009 është botuar shkrimi me titull: “Asim Aliko, biri i Labërisë”, nga Dr. Makbule Çeço. Ja dhe disa pasazhe nga ky shkrim: “Asim Aliko u bë pjesë e shërbimit të fshehtë shqiptar në vitet e para të çlirimit deri më 1965, kur doli në pension”. “Luajti në operacionet më të famshme të organeve shqiptare të zbulimit e të kundërzbulimit, të cilat shkëlqejnë për mendjemprehtësinë, shpirtin krijues, kurajën e jashtëzakonshme, të njohur me emrin “Liqeni i Vajkalit”, “Buza e Bredhit” dhe “Fronti i Rezistencës”. Veçanërisht shkruar nga autori Pilo Shanto, “Bora filloi”, botuar më 2008-n, në të cilin (sipas autores së këtij shkrimi) bëhet një “përshkrim realist, i vërtetë, i saktë si dhe hidhen poshtë shtrembërimet që i janë bërë rolit të shërbimit sekret shqiptar rreth asgjësimit të bandave të armatosura, të dërguara nga shërbimet e huaja në vitet 1950…” “Ngjarjet e viteve 1949-1950, kur shërbimet e huaja dërguan dhjetëra banda të armatosura për të destabilizuar gjendjen brenda vendit”. “Nga kujtimet e ish-oficerit të shërbimit sekret, Mark Dodani, kemi: ‘Asim Aliko për 5 vjet ka kapur 120 banditë. Taktika e tij ishte që t’i përçante bandat, të organizonte takime në vendet ku donin oficerët e shërbimit sekret shqiptar, me qëllim për t’i kapur të gjallë”. Servet Tartari në librin e tij “Legjenda e një heroi” e deri te referenca e Toni Blerit, që ka thënë: “Një nga dy dështimet më të mëdha të spiunazhit britanik, që nuk do ta shlyejë kurrë historia”. Pastaj që Asim Aliko “krijoi grupin me banditët e rënë”. Pastaj himnizohet Bexhet Mema, themeluesi i së parës çetë partizane kurveleshase. E, për t’i besuar referencave që përdoren nga autorja e këtij shkrimi, është 63-vjeçari, nobelisti Ang San Kye, që thotë: “E vërteta është fuqi. Fuqia e së vërtetës është shumë e madhe dhe mendoj se mjaft njerëz janë të vetëdijshëm për këtë dhe i tremben kësaj.” * * * Gazeta “Tirana Observe” e dt. 16 janar 2009 shkruan për “Promemorien e Vaskë Kolecit” në vitin 1948. Të bëjnë përshtypje nocionet e Sigurimit “polici politike” që strukturat e Sigurimit i quante kriminale dhe fatale vrasjet “pa pikën e provës”.

Kur Koçi Xoxes sapo u arrestua, Vaskë Koleci tregon në këtë promemorie dërguar Enverit, se si ishin “kontrolluar anëtarët e Byrosë Politike, të qeverisë”, se “Mehmet Shehu ishte informuar si agjent nga një agjent amerikan, që u zhduk më vonë, se “zbatoheshin porositë e jugosllavëve, ku ndërlidhës me to fillimisht ishin Delo Balili, e Nesti Kerenxhi dhe se në bazë të porosive jugosllave bënin rekrutimin si bashkëpunëtorë nga radhët e Partisë e rinisë komuniste etj.”. Aspekti tjetër që “zbulon” kjo promemorie kishte të bënte me masakrat e Sigurimit, që nga “arrestimet e deputetëve pa asnjë provë, se në radhët e shërbimit sekret nuk kishte as mjete dhe as kapacitete për menaxhimin dhe hetimin e këtyre çështjeve. E vetmja gjë që duket se dinin të bënin më mirë, ishte tortura”. Dhe vazhdon: “Sigurimi ishte i kriminalizuar; rrahja, kamxhiku, litari i lagur, me telefon, me jelek, lënia pa bukë, pa ujë, pa gjumë, përdorim

pincash etj.” Pohon se: “Kam rrahur Myzafer Pipën në prani të Nesti Kerenxhit. Kam rrahur Zoi Themelin me hekur të nxehtë. Sami Qelibashin dhe Syrja Selfon po ashtu. Në Mamurras më 1947 ishin pushkatuar pa gjyq 10 persona të dyshuar se prishën rrugën”. Pohon se “Sigurimi ndërhynte në vendimet e gjykatave, duke ndikuar deri në dënimet me vdekje”. Dhe vazhdon: “Për lëvizjen e 9 shtatorit 1944 të Llesh Marashit u arrestuan Abdrea Zisi, Aristidh Qendro, Qemal Tahiri këta pa asnjë dokument që të provonte fajësinë e tyre”. “Mehmet Shehu, agjent i SBS, vë në dijeni më 1947 se ky informacion kishte ardhur nga një agjent amerikan”. “Kontrolluam edhe anëtarët e Byrosë Politike: Omer Nishani, Medar Shtylla, Gaqo Tashko, Spiro Kolekën, Manol Konomi, Spiro Moisiu e deri çdo anëtar qeverie.” Të gjitha këto të dhëna, Vaskë Koleci ia ka dërguar Enver Hoxhës. Më 23 qershor 1951, kur u arrestua, bëri vetëm 30 muaj burg, nuk bëri më karrierë dhe vdiq në vitin 2000. * * * Gazeta “Panorama” vijon me rrëfimet e Pilo Shantos, autor i librit “Bora fillon”, që vijon në dt. 4 shkurt dhe 5 shkurt 2009 dhe midis të

cilëve lexon: Të njëjtën ngjarje, që pati si viktimë mbase agjencinë më të madhe botërore të spiunazhit, CIA-n amerikane … për dështimin e nxjerrë nga goja e ish-kryeministrit britanik Toni Bler. Është tepër e qartë për faktin se vetë Pilo Shanto është lojtari kryesor në fushën e Sigurimit të Shtetit, ai që ndërtonte strategjitë e të vepruarit, ai që hartonte edhe tekstet e mesazheve, të cilat për herë të parë do të prezantohen me publikun. Të atyre mesazheve të dërguara me anë të radiomarrësve të modelit të vjetër, që çuan CIA-n amerikane nga njëri kurth në tjetrin, nga njëri dështim në tjetrin. Më poshtë, kur bëhet fjalë për Zenel Shehun, thuhet se “në të njëjtën periudhë ishte specializuar si radist në një qendër të CIA-s, që gjendej në Mynih të Gjermanisë… Shpejt Sigurimi fut në lojë edhe një bashkëpunëtor tjetër që banonte në këtë zonë, i cili njihej me pseudonimin “Shqiponja”. Pas pak ditësh, me

»

17

qëllim që të bëhej i mundur arrestimi i të dyve pa marrë vesh askush në zonë, Sigurimi instrukton “Fatosin” të bindë Zenel Shehun se do të bënte mirë që të mbante lidhjet me sa më pak persona, pasi kishte të ngjarë të zbulohej nga policia… Kështu, më 29 qershor 1952, që të dy arrestohen thuajse pa bërë asnjë rezistencë. Kështu, Sigurimi bëhet gjithçka ishte gati për fillimin e radiolojës. Një ndërmarrje që nuk ndërtohej për herë të parë, pasi një operacion i njëjtë, i koduar “Buza e Bredhit”, sapo kishte përfunduar me sukses, duke vënë në lojë shërbimin sekret italian. “Për të ndjekur zhvillimin e radiolojës që po përgatitej, u krijua një grup i veçantë, i përbërë prej katër personash, me këtë ndarje pune: 1. Autori i këtij libri do të merrej me mashtrimin që i bëhej qendrës së zbulimit të huaj. 2. Fejzo Kasimati do të kryente mbajtjen në kontroll të punës së agjentit radist të kapur, për të mos i dhënë mundësi të komunikonte me CIA-n se ishte duke transmetuar, i komanduar nga kundërzbulimi. 3. Banush Goxho, ish-kryetar i degës së Punëve të Brendshme në Peshkopi, do të ndiqte reagimin e lidhjeve në popull që agjentët kishin mundur të vendosnin, me qëllim që shkëputja e kontakteve pas arrestimit të mos binte në sy. 4. Asim Aliko do të merrej me sigurimin e agjentëve, sidomos me atë të radistit. 5. Kadri Hazbiu, ish-zv. ministër i Brendshëm, u vendos në krye të këtij grupi operacional”, shkruan Pilo Shanto. Pra, kjo ishte celula e famshme e radiolojës së koduar “Liqeni i Vajkalit”, që futi në kurth bazën e shërbimit sekret amerikan të vendosur në Athinë. Duke shkruar përvojën time për një operacion të vërtetë, siç është ai i Radiolojës “Liqeni i Vajkalit”, jam i bindur se ‘përrallëzat me Kim Filbin’ do të mbeten vetëm mjet dezinformimi një kategorie njerëzish që nuk e duan memorien historike të shqiptarëve”. Në shkrimin: “Sigurimi: si lindi dhe u formua “Fronti i Rezistencës” (Rrëfimi i Mark Dodanit për veprimtarinë e elementëve antikomunistë në fund të viteve ’40), kemi të bëjmë me “tri përrallëza” dhe konkretisht, përrallëza e parë: “Ndryshimi i gjendjes në Shqipëri, që duhej të bëhej me ndërhyrjen e anglo-amerikanëve, duhej të kishte si qëllim jo vetëm rivendosjen e rendit të vjetër çifligaro-borgjez, por edhe krijimin e Shqipërisë etnike, që të përfshinte Kosovën dhe Çamërinë.” Përrallëza e dytë: “Mandej u vendos shtrirja e organizatës në Veri, sidomos në zonat Krujë, Mirditë, Burrel, Lezhë dhe Shkodër, ku kishte shumë të arratisur, prandaj duhej të kishte elementë për t’i rekrutuar.” Përrallëza e tretë: “Diversanti i kapur, Nikollë Nika, duke folur për interesimin e anglo-amerikanëve, deklaronte: “… komisioni hetimor, i përbërë nga anglezë, amerikanë, italianë dhe grekë, erdhi në kampin Llavros të Greqisë, në fillim të vitit 1949, kërkoi të provojë se cilët prej emigrantëve shqiptarë paraqiteshin më të vendosur, për t’u përgatitur për kurse të ndryshme spiunazhi, që më vonë të dërgoheshin si diversantë në Shqipëri”. Për këto probleme është mbajtur edhe një sesion shkencor i Ministrisë Punëve të Brendshme në vitin 1969. Gjithçka që përmendëm më sipër, e gjen në “shkencën” tepër sekrete, të organizuar nga Kadri Hazbiu. E ilustrojmë këtë me pasazhe të nxjerra nga faqet e poshtëshënuara: Për të mos lejuar që kuadrot e Sigurimit të shkëputeshin nga jeta e partisë dhe të mos binin në prakticizëm profesional e në veprime të karakterit policor… Partia mori masa të rëndësishme për … përgatitjen e gjithanshme arsimore e profesionale… sepse mungonte pothuajse fare arsimi i partisë dhe se 22 për qind e kuadrit ishte analfabet, 64 për qind me arsim fillor të plotë ose të pjesshëm dhe vetëm 14 për qind me arsim 7-vjeçar e të mesëm. Lidhur me rrjetin agjenturor theksohet: … Më parë, rrjeti ynë agjenturor kishte një përbërje të shtrembër, sepse pjesa dërrmuese ishin anëtarë e kandidatë partie, gjë që e bënte atë formal e të paefektshëm për të penetruar në radhët e armikut, spostonte rolin e organeve të Sigurimit dhe krijonte rrezikun e transformimit të tyre në organe policore për të kontrolluar masat punonjëse dhe sillte defektin e vënies së këtyre organeve mbi organet e Partisë e të pushtetit. Për këtë u bë spastrimi dhe u përjashtuan mjaft bashkëpunëtorë të pavlefshëm dhe u ul përqindja e bashkëpunëtorëve nga radhët e komunistëve: nga 95 për qind në vitin 1948, në një minimum të domosdoshëm rezidentë e strehues në vitin 1953. (vijon numrin e ardhshëm)


18

« speciale

E martë 16 prill 2013 •

Prindërit e Chris de Burgh stërvitën nacionalistët për përmbysjen e regjimit

Nëna e këngëtarit: Stërvitëm nacionalistët shqiptarë,

na tradhtoi Kim Filbi N

ë vitin 2011 modelja Rossana Davison, e bija e këngëtarit Chris de Burgh (ky i fundit mban si mbiemër atë të nënës së tij) ka bërë një zbulim në televizionin gjerman RTE, kur ka thënë se gjyshërit e saj kanë qenë të përfshirë si spiunë gjatë Luftës së Ftohtë dhe pikërisht në trajtimin e forcave në Maltë për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri. Deklarata është bërë gjatë emisionit shumë popullor dhe të ndjekur në këtë vend me titull “Kush mendoni se jeni”. Më tej vetë televizioni kishte bërë një vizitë te nënën e këngëtarit në kështjellën “Bargy Wexford Iralandë” për të vizituar Maeve De Burgh sot 86 vjeç. Pyetjes se pse nuk ishte shprehur më parë për këtë çështje ajo qetësisht iu përgjigj: “S’më kanë pyetur asnjëherë dhe skam treguar asnjëherë.” Në një intervistë të mëvonshme për Mail-in Irlandez ajo ka rrëfyer të plotë dhe përfshirjen por edhe biografinë e saj. Për herë ta parë Maeve ka rrëfyer në lidhje me instruktimin që i bënin desantëve shqiptarë që përgatiteshin nga misionet angleze në Maltë për të zbarkuar në Shqipëri. Maeve de Burgh lindi dhe u rrit në Indi në provincën Co Cildare, ku i ati i saj shërbente si gjeneral në ushtrinë indiane. Ajo ishte vetëm tetëvjeçe kur nëna e saj do të vdiste gjatë një lindjeje dhe kur babai do të linte përfundimisht shërbimin në ushtri dhe do të vendosej sërish në Irlandë. “Isha vetëm 15-vjeçe kur babai im doli në pension dhe ne jetonim në një shtëpi me qira në qytetin Nas. Ai kurrë nuk e mori veten nga vdekja e nënës”, - tregon Maeve. Për të ndjekur shkollën dhe paguar konviktin në Londër ajo filloi një punë në ministrinë e informacionit. “Sapo kishte përfunduar lufta dhe paguhesha 3 paund në ditë për të servirur çajin dhe sistemuar artikujt apo revistat që niseshin fshehtas drejt Polonisë.” Ajo shprehet se shefat e saj shpresonin se me reklamimin që i bëhej jetës perëndimore do të arrinin të bindnin popullin polak për t’i rezistuar invazionit komunist që vinte nga Rusia “Kjo nuk solli asnjë efekt” kujton Maeve. “Jeta ishte vërtet shumë e vështirë. Asokohe u njoha me një zonjë nga Argjentina, e cila një ditë më ftoi në një festë çaji, që do të organizonte në shtëpinë e saj. Atje njoha dhe burrin tim të ardhshëm, kolonelin Çarl Davison. Një djalë i pashëm dhe i bukur, i cili kishte marrë gradën e lartë, pasi kishte punuar me zbulimin në prapavijën e armikut në zonën e Birmanisë.” Puna e kolonelit kishte qenë mjaft e vështirë, pasi ishte hedhur me parashutë në territoret e pushtuara nga japonezët. Puna e tij ishte zbulimi i përqendrimit të forcave dhe sabotimi apo shkatërrimi i rrjeteve të komunikimit dhe rrugëve të furnizimit të ushtrisë japoneze.” Nuk është e tepërt të thuhet se kolo-

Chris de Burgh dhe vajza e tij Rosanna Davison

Maeve me bashkëshortin kolonel Davison

Rosanna Davison nel Davison ishte një figurë mjaft intriguese për adoleshenten. “Unë nuk prisja që ai të kthente vëmendjen nga unë, sepse mendoja që në sytë e tij unë isha e parëndësishme, por ja që ai e bëri dhe ç’është më e bukura ne u martuam gjashtë muaj më pas”, tregon Maeve. Çifti u vendos më pas në Argjentinë, vendi ku Davison ishte rritur, dhe dy djemtë e tyre Kristofer dhe Riçard u lindën atje. Por s’kaloi shumë kohë dhe kriza e produkteve bujqësore që përfshiu Argjentinën e vështirësoi shumë jetën e çiftit, i cili vendosi të kthehej sërish në Europë. “Vendosëm të provonim dhe një herë fatin në Europë, por ishim keq nga gjendja financiare. Unë bashkë me

Rosanna me gjyshen, Maeve de Burgh

fëmijët kemi udhëtuar me një anije, e cila pësoi një krisje nga poshtë sapo lamë Buenos-Ajresin dhe që besoj se është fundosur pas zbarkimit tonë në Lisbonë. Lufta civile ishte në prag në Argjentinë dhe ajo anije ishte mjeti i vetëm i shpëtimit për ne.” Por edhe në Europë situata nuk ishte aq premtuese, por familja e re nuk u dorëzua. “Gjetja e një pune ishte një problem më vete. Kaloi disa kohë derisa ushtria i ofroi burrit tim punë dhe e çoi me shërbim në Maltë. Mendova se do të ishte emocionuse, pasi më parë ne na trajnuan për deshifrimin e kodeve sekrete. Ato ishin të padeshifrueshme, nëse nuk do të kishe librin përkatës, i cili ruhej me fanatizëm. Kodet përbëheshin nga rreshta dhe figura që u shtoheshin dhe u zbriteshin numra në përputhje me udhëzimet që jepeshin.” Ata


speciale • E martë 16 prill 2013

shumë shpejt do të bëheshin pjesë e operacionit “Operacioni i vlefshëm”, një nga përpjekjet më të hershme të Luftës së Ftohtë për të përmbysur regjimin komunist në Shqipëri, duke trajnuar kryesisht kundërshtarët e tij. Në Maltë ata do të zhvendoseshin në vitin 1951 në qytetin Rabat, ku dy djemtë e tyre i regjistruan në një shkollë fillore dhe kurse noti. Davison u caktua si trajnues në atë që u quajt “Njësia e Shkatërrimit” dhe që kishte të bënte kryesisht me trajnimin e vullnetarëve shqiptarë, të cilët kishin shprehur gatishmërinë për të çliruar vendin e tyre nga kthetrat e komunizmit. Përveç kodimit Davison u mësonte burrave si të përdornin armët dhe eksplozivin si dhe mbijetesën në kushtet e arratisë apo dhe teknika të tjera ushtarake. “Të rinjtë po trajnoheshin në Maltë për të mbijetuar në

prapavijën komuniste, me qëllim që t’ua bënin jetën sa më të vështirë autoriteteve komuniste. Një punë që kishte bërë dhe Davison në Birmani. Unë bëja më shumë punën e sekretarisë, e cila përfshinte kodimin dhe deshifrimin e mesazheve, që vinin kryesisht nga Shqipëria drejt Londrës dhe anasjelltas. Ndërsa Çarli merrej me trajnimin për eksplozivet të rekrutëve në një fortese të izoluar”, - shprehet Maeve. Davison nuk u tregoi të rinjve se një grup i mëparshëm i zbarkuar në Shqipëri ishte kapur dhe ekzekutuar nga forcat komuniste. Asokohe për këtë u fajësuan trajnuesit paraardhës të Davison. Kjo ishte dhe një nga arsyet që stërvitjet bëheshin në një fortesë të izoluar dhe lëvizjet e vullnetarëve ishin shumë të kufizuara. Shkarkimi i trajnuesve ishte dhe një

nga arsyet e aktivizimit të Davisonit. Maeve dhe burri i saj jetonin shumë larg vendit të punës dhe shëtitjet i kryenin në vende ku ishin larg syrit kureshtar të vendasve. Atyre nuk u lejohej as të bënin miq në Maltë, pasi qendra u druhej pyetjeve rreth natyrës së punës së tyre. Kjo bënte që ata të mbanin një lloj distance nga fqinjët e tyre dhe nga komunitetit përreth për të shmangur rrjedhjen aksidentale të ndonjë informacioni. Madje jashtë këtij informacioni ishin dhe kolegët e Davison, të cilët talleshin me natyrën e punës së tij, pasi mendonin se ishte në krye të një njësie ushtarake që merrej me pastrimin e mbeturinave të kazermës. Ai sigurisht i duronte qesëndisjet dhe asnjëherë nuk foli për natyrën e vërtetë të saj. Madje çifti ktheu menjëherë dadon e fëmijëve në Angli, pasi ajo u bë kurioze rreth punës së tyre. Një person më të cilin ata u shoqëruan gjatë kësaj kohe ishte lordi Luis Mountbaten, i cili në atë kohë ishte komandanti suprem i flotës britanike të dislokuar në Maltë. Mountbaten ishte xhaxhai i burrit të mbretëreshës Elizabetë, Princit Filip. Ai shfaqi interes për çiftin të

cilin e ftonte shpesh në gosti dhe lojëra që organizoheshin në vilën e tij. Simpatia vinte dhe për faktin se çifti Davison ishte irlandez, një vend që e kish magjepsur lordin. Gruaja e tij, Edwina kishte një shtëpi në Sligo. Ishte pikërisht vendi ku ajo u vra 20 vjet më parë se të vdiste lordi, nga një bombë e vendosur në barkën e saj në nga IRA Ndërsa i kthehet misionit, Maeve kujton dhe zbarkimin e vullnetarëve në Shqipëri nga Greqia. “Njeriu ynë në Athinë na kërkoi 100 monedha ari. Ne po kërkonim mënyrën se si të futnim 100 monedhat fshehurazi në Greqi. Kështu, unë mora një kuti të trashë kartoni dhe e preva në 100 copa të vogla. Në mes të kartonit për çdo njërën prej tyre futa nga një monedha ari dhe të 100 i futa në një zarf. Këtë zarf e mbyllëm dhe me një zarf tjetër, ku i vumë mbishkrimin “top sekret”, Për të mos dekonspiruar njeriun tonë, si adresë vumë atë të ambasadorit tonë në Greqi. Më pas i dërgova një mesazh agjentit tonë se ku mund ta marrte dhe që të na lajmëronte nëse e kishte marrë apo jo zarfin. Pra, ky zarf u vendos në qeset e postës diplomatike. Ajo që unë nuk

Kim Philby

Lord Louis Mountbatten

»

19

dija ishte se në atë kohë ambasadori ishte vetë në Maltë dhe do kthehej me të njëjtin avion ku ishte futur dhe çanta diplomatike. Kur mbërriti në aeroport, së bashku me çantën iu dorëzua dhe zarfi me mbishkrimin “top sekret”, për të cilin nuk dinte gjë. Nga situata na nxori një agjent i shërbimeve sekrete i infiltruar si punonjës ambasade”, - tregon Maeve Por misioni i shqiptarëve sërish do të përfundonte në mënyrë tragjike. Ata patën të njëjtin fat me rekrutët e mëparshëm “në natën që të trajnuarit zbarkuan në Shqipëri, kemi kaluar tërë kohën në fortesë duke pritur mesazhe prej tyre. Në të parin ata na lajmëruan se ishin mirë dhe të sigurt. Në u hodhëm përjetë nga gëzimi, por të nesërmen në mëngjes mësuam se ata ishin arrestuar dhe ekzekutuar. Vetëm njëri prej tyre kishte arritur të shpëtonte duke kaluar nëpër peripeci të papërshkueshme mes malesh dhe në të ftohtë”, - tregon Maeve. Pas humbjes së tmerrshme të jetës së atyre burrave u gjykua se misioni nuk mund të vazhdonte më, kështu që u mor vendimi të shpërbëhej.” Misteri i dështimit të misionit do të zbulohej vite më vonë gjatë zbardhjes së të vërtetës tronditëse se si pesë agjentë sekretë të Londrës ishin rekrutuar nga komunistët gjatë kohës kur ata vazhdonin universitetin e Kembrixhit. Çështja u zbardh kur në vitin 1963 Kim Filbi, një anëtar dhe veteran i integjencës britanike, rrëfeu se ishte agjent i dyfishtë dhe dezertoi në Rusi. Emri i tij iu kujtua menjëherë Maeves. Ajo e kish njohur Filbi, i cili kish ardhur shpesh në Maltë gjatë misionit të tyre në Mesdhe. Kur ai u dekonspirua si spiun i rusëve, Davison dhe ajo e kuptuan menjëherë se me shumë gjasa ishte Filbi ai që i kishte kaluar informacione për trajnimin e vullnetarëve bosëve të tij komunistë. Maeve tregon se u revoltua shumë kur mendoi se të gjithë ata të rinj idealistë, vdiqën për shkak ët një tradhtie të ulët. “Unë u zemërove shumë, se s’mund ta pranoja humbjen e aq shumë jetëve në një mënyrë të tillë”, - tregon Maeve. Pas shpërbërjes së misionit Davisons dhe Maeve lënë Maltën dhe rikthehen në Angli, sërish në kërkim të një pune. Por dëshira e tyre për të provuar emocione dhe aventura i dërgoi ata shumë shpejt dhe një herë jashtë vendit. Familja u vendos në Nigeri, ku Davison filloi një punë në shitblerjen e makinerive bujqësore. Dhe Maeve së bashku me të bijtë u vendosën në Kongo, por situata shumë e rrezikshme në vend bëri që të riktheheshin dhe një herë në Angli. Davison u kthye më vonë, por pas shumë peripecive dhe kilometrave të tëra që kish bërë në këmbë për të dalë nga zona e luftës civile që kish shpërthyer aso kohe. Pas kaq viteve të shpenzuara, çifti filloi të mendonte për të pasur një vendqëndrim stabël. Davison vendosi të kishte si shtëpi, një kështjellë të tijën. Në atë kohë kalaja “Bargy” në Wexford, doli në shitje. Ishte babai i Maeves ai që ndihmoi Davison për ta blerë këtë pronë. Kështjellën ata e kthyen në një fermë që kishte bashkangjitur dhe hotelerinë dhe shëtitjet me kalë, e cila shumë vend u bë një vend i vizituar nga turistët britanikë, të cilët kërkonin të shihnin nga afër stilin e jetës irlandeze. Me një dhunti të hershme për muzikën djali Chris shpesh argëtonte miqtë duke luajtura në piano. Më vonë pati një karrierë të suksesshme si kantatutor, gjë që bëri të merrte mbiemrin e së ëmës De Burgh. Rosana, bija e Chris-it do të fitonte titullin “Miss Bota 2003” dhe sot ka një karrierë të suksesshme si modele. Maeve vazhdon të jetojë në kështjellën që ngriti me burrin e saj.


20

«

Kulturë

E martë 16 prill 2013 •

Jakup Ferri

“Edukim” me artistët shqiptarë në Milano Adrian Paci

G

jaku i Arbërit”, shfaqja e njohur e autorit Fadil Kraja do të vijë sonte premierë, në skenën “Shekspir” të teatrit të “Metropolit” nga trupa e të rinjve të Gjakovës. Vepra është e ndarë në katër akte, ku secili akt është një dramë më vete. “Akti i parë, tregon atmosferën e një dasme, ku papritur kryeplaku i fisit, jep lajmin se kanë vrarë pesë djemtë e Nënës së Madhe. Dhëndri që mori Rinën, u betua se do të dilte në ndihmë të Arbrit për çdo gjë. Akti i dytë, ndërtohet në shtëpinë e dhëndrit, ku plalku i fisit kërkon ndihmë, për djemtë e vrarë. Akti i tretë shpërfaqet në burg, ku Pali është i zënë rob nga Mbreti Blu pasi vajza e tij është dashuruar me Palin, ndërsa akti i katërt sjell mesazhin e veprës. Pali kthehet, besa mbahet. Besa e dhënë është mesazhi i gjithë dramës”, shpjegon regjisori Besfort Berberi. Sipas tij, përzgjedhja e kësaj vepre është bërë për të vetmen arsye: “Ne shqiptarët, kemi harruar traditat tona dhe kemi huazuar shumë tradita nga Evropa, të cilat më shumë po na dëmtojnë shpirtin tonë, popullin tonë. Qëllimi për të cilin kam përzgjedhur këtë shfaqje, është të influencojë disi te rinia shqiptare, e cila t’i ndjekë sadopak traditat tona dhe ne do të jemi më të suksesshëm”, tregon ai. Vepra vjen në stilin mitik, me një skenografi të thjeshtë, e mbajtur në simbol. Drama e bazuar në besën e Kostandinit, vjen si bashkëpunim me të rinjtë e Gjakovës dhe teatrit të “Metropolit”, për të shpërfaqur talentet e reja, në kuadër të sloganit, “Një komb, një kulturë, një gjuhë”.

Mbi besën e Konstantinit... Drama është e bazuar në besën e Konstantinit. Në një kohë kur padrejtësia dhe lufta përcillte fisin e vogël të Arbërit, përgjigje në këtë situatë kishte vetëm shpata e trimave drejtuar drejt nga pushtuesi i asaj kohe, famëkeqi Mbreti Blu. Kjo është historia e një familjeje që humbi të bijtë e saj në luftë të vazhdueshme, si dhe e Rinës, një bijë fatkeqe, e cila do të martohet në rrethana të papërshtatshme në kohë lufte. Familja në të cilën martohet Rina, betohet se do t’i dalin krah fisit të Arbërit në luftë. Besa, nuk ishte gjë e vogël në atë botë e sidomos për birin e vetëm që mbetet pa u vrarë, Pali. Pali ishte betuar se do ta kthente Rinën në vendlindje,

Anri Sala

“Gjaku i Arbërit”

në TIRANË

Yael Bartana, Kajsa Dahlberg, Francisco Camacho, Jakup Ferri, Dora Garcia, Pablo Helguera, Hiëa K, Adrian Paci, Anri Sala, Esme Valk, Brigitte Zieger, janë pjesë e projektit “Edukim”, që do të vijë nën kurimin e artistit shqiptar Fani Zguro. Galeri “On The Move” në bashkëpunim me Bruno Muzzolini, Digital Video, Açademia di Brera, Milano do të prezantojnë më 19 Prill “Education/Edukim”. Projekti interpretohet si leksion akademik në kursin e Digital Video në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës në Milano, pikërisht nga profesori i këtij kursi (Prof. Bruno Muzzolini). “Education” konsiston në prezantimin e një serie videosh nga artistë të ndryshëm, mes të cilëve edhe të artistëve shqiptarë Jakup Ferri, Adrian Paci apo Anri Sala, një proces të cilin Muzzolini e realizon vazhdimisht me studentët e tij gjatë kursit të Digital Video. Sipas kuratorit Fani Zguro, “Qëllimi i këtij projekti është aplikimi i metodologjive që duhet të ofrojë perceptimi fizik i një ekpozite, e cila në vetvete mund të jetë tipologjia klasike e një ekspozite, performancë, bisedë, intervistë, workshop, shfaqje apo sikurse në rastin e projektit ‘Education’, standardi i një leksioni akademik i ilustruar me zëra dhe imazhe”.

“Kolona”, më i miri në festivalin italian

tek Nëna e madhe. A do të kthehet gëzimi në zemrën e nënës, të kësaj burrëreshe që jetoi vetëm me shpresë?! “Pas tre vitesh do ta kthej Rinën në Arbër, nënë e madhe, të jap besën e Arbërit”! Kjo ishte besa e Palit. A do ta mbajë Pali atë?! Tragjedia “Gjaku i Arbërit” me autor Fadil Krajën vjen në regjinë e

Besfort Berberit, ndërsa Ass.Regjisor është Butrint Pasha. Në role kryesore interpretojnë: Valmira Gashi (Nëna e madhe), Megzon Kameri (Plaku i urtë), Liridona Gjocaj (Rina), Arianit Spahija (Ujkani), Besfort Berberi (Pali), Vlora Dervishi (Zonja mëmë), Ilir Xharra (Danieli- Dhëndri), Butrint Pasha (Mbreti), Abetare Nivogazi (Tanusha) etj.

Filmi “Kolona” i Ujkan Hysajt ka marrë çmimin si filmi më i mirë i huaj, në edicionin e 12-të festivalit “Rome Independent Film Festival” në Itali. Ky është çmimi i pestë që merr “Kolona” në festivalet ndërkombëtare. Regjisori “Kjo më jep ndjenjë shumë të mirë dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi tepër të madhe, ngase të vlerësohesh gjithkund domethënë se po krijon gjurmë në kinematografi”, ka thënë Hysaj. Regjisori shton se “rrallë ndonjë film arrin të bëhet temë nëpërmjet suksesit në festivale”. Kjo për të është padyshim arritje. Çmimi “Best International Short” në Romë është shumë i rëndësishëm për Hysajn, për një arsye. “Për faktin se ka pasur një konkurrencë të ashpër prej të gjithë filmave po ashtu fitues në festivale të ndryshme të botës”. Në 27 minuta “Kolona” kthen në shirit filmik skenarin e Besian Hysajt. Filmi rrëfen historinë e familjes së Ademit (Synaj Raça), i cili në vitin 1999 vendos t’i bashkohet kolonës së refugjatëve shqiptarë të përndjekur nga pushteti serb. Veç Raçës, në film luajnë edhe aktorët: Arbnesha Grabovci, Irena Cahani, Don Raça, Enis Krapi, Vllado Jovanovski, Bislim Muqaj e të tjerë. Drejtor fotografie i filmit është Samir Karahoda, ndërsa muzika është realizuar nga Valton Beqiri. Filmi “Kolona” për muajt Prill dhe Maj ka siguruar pjesëmarrjen në 5 festivale në botë. Filmi është vlerësuar me çmim në “Asian International Film Festival” në Seul të Koresë Jugore, në Nëntor të vitit të kaluar; në edicionin e 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë të Polonisë, në Meksikë etj. “Pres që ndoshta të arrij në 10 çmime gjithsej”, ka thënë Hysaj, teksa thotë se ka ardhur koha për një tjetër projekt. “Mendoj se ka ardhur koha për një film të metrazhit të gjatë, i cili duhet ta tejkalojë gjithsesi ‘Kolonën’”, ka shtuar ai.


Kulturë

• E martë 16 prill 2013

»

21

20 vjet traditë, “Toena” me sallon libri

N

jë sezon i ri shfaqjesh është “përuruar” në Cirkun e Tiranës me premierën e re të së dielës, të titulluar “Jemi dhe ne”. Shfaqja e cila përbëhët tërësisht nga numra të rinj vjen me një koncept të ri. Për ta bërë atë sa më argëtuese dhe dinamike, ndarjet e numrave nga njëri-tjetri bëhen nëpërmjet kllounadës, e cila sipas udhëheqëses artistike, Alketa Haxhiu, i argëton me tepër fëmijët. “Është menduar që ndërrimi i objekteve të jetë nëpërmjet kllounadës që dhe fëmijët të argëtohen, këta dy personazhet luajnë dhe me publikun, luajnë dhe me fëmijët dhe kështu që mendojmë që ritmi i shfaqjes ecën. Këta artistë nisin të hyjnë në skenë me mendimin që gjithkush mund të bëhet artist cirku, dhe gjatë gjithë shfaqjes mendoj se me kllounadë mund të jesh një artist i cirkut. Po faktikisht, duhet shumë punë, shumë mund që të bëhesh artist cirku të profileve të ndryshme”, thotë udhëheqësja

“JEMI dhe NE”,

premiera e

Cirkut të Tiranës Cirku “dëshmon” ekzistencën

artistike Haxhiu. Në titullin “Jemi dhe ne”, premiera e re synon të nxisë sa më shumë spektatorë për të parë shfaqjet. “Jo më kot kemi zgjedhur dhe titullin “Jemi dhe ne”, sepse përgjithësisht publiku nuk ka informacion që cirku funksionon dhe ne funksionojmë, japim shfaqje çdo të Shtunë dhe të Diel

në orën 10.00 pa pagesë, hyrja është e lirë. Mirëpo nuk e kanë këtë informacion ndaj dhe titulli ishte menduar që ktheheni vëmendjen tek ne se jemi edhe ne”, thotë Haxhiu. Në shfaqjen, e cila zgjat një orë, interpretojnë artistët e cirkut, por edhe të rinj të talentuar që vijnë nga studiot e Cirkut Kombëtar.

Me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Shtëpisë Botuese “Toena”, kjo e fundit organizon më 18 Prill një pritje për autorët, bashkëpunëtorët, miqtë dhe të ftuarit në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë kuadër, Instituti i Librit dhe i Promocionit “Toena”, organizon edhe Sallonin e Librit “Toena ‘13” nga 17 - 21 Prill, ku do të ekspozohen të gjithë titujt që kjo shtëpi botuese ka botuar ndër vite. Gjatë këtyre ditëve, do të jenë të pranishëm kohë pas kohe edhe autorë apo përkthyes si: Alfred Moisiu, Abdurrahim Myftiu, Ali Aliu, Arben Puto, Arben Shehi, Artan Lame, Bardhyl Londo, Bardhyl Xhama, Besnik Mustafaj, Blerta Hyska, Dhimitër Anagnosti, Diana Çuli, Eva Gavani, Fatos Kongoli, Faslli Haliti, Flutura Açka, Jorgaq Perika, Koçi Petriti, Konstandin Dhamo, Moikom Zeqo, Nasi Lera, Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Petrit Ruka, Preç Zogaj, Sonila Kapo, Sulejman Mato, Shpëtim Çuçka, Teodor Laço, Valdete Andoni, Viktor Canosinaj, Vojsava Nelo, Ylljet Aliçka, Zija Çela etj. “Toena” është themeluar në janar të vitit 1993. Ka mbi 30 punonjës e rreth 100 bashkëpunëtorë dhe ka botuar rreth 2400 tituj librash. Ndër botimet e saj bëjnë pjesë edhe libra informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, manualë për specialistët dhe profesionistët, letërsi artistike bashkëkohore dhe klasike nga autorë shqiptarë dhe të huaj, si dhe albume e harta të ndryshme. Ndër botimet e saj përmendim kolanat: “Poezia e zgjedhur shqipe”, “Tregime të zgjedhura shqiptare”, “Letërsi ballkanike”, “Përralla nga popujt e botës”, “Biblioteka e librit për shkollat”, “Letërsi e zgjedhur për fëmijë”, si dhe “Visare të lëtërsisë shqipe”. Kjo kolanë e fundit ka filluar me botimin e veprës së plotë të Naim Frashërit (6 vëllime), dhe është ndjekur nga botimi i veprës së plotë të Andon Zako Çajupit, Pashko Vasa, Jul Variboba, Filip Shiroka, Gavril Dara i Ri. Shumë prej autorëve bashkëkohorë të letërsisë së huaj kanë ardhur në shqip prej kësaj shtëpie botuese, si: André Gide, André Malraux, J. M. G. Le Clezio, Marc Levy, Eric Emmanuel Schmitt, Tahar Ben Jelloun, Veronique Ovaldé, Marie Ndiaye, Roberto Bolano, Alberto Bevilacqua, Carmine Abate, Raffaele Nigro, James Patterson, Christine Southerland etj. Shkrimtari brazilian Paulo Coelho, i ka dhënë, gjithashtu, Sh. B. Toena ekskluzivitetin në gjuhën shqipe, etj.

Murakami misterioz krijon tollovi nëpër librari Asgjë nuk është zbuluar, përveç titullit misterioz “Colourless Tsukuru Tazaki and His Years of Piligrimage”, por kjo nuk i ka penguar qindra njerëz, të cilët kanë qëndruar para librarive të Tokios për të marrë librin e ri të njërit prej shkrimtarëve më të njohur në botë, Haruki Murakami. Gazetarët dhe televizionet kanë nxituar për të komentuar mbi librin, i cili është mbajtur goxha sekret. Të premten në mëngjes, një gazetar i rrjetit të transmetuesve në Tokio, NHK i ka thënë gazetës se ai ende është duke pritur për të marrë kopjen e librit, teksa ka arritur të siguroj informacionin se ai ka 370 faqe. Punëtori i njërës prej librarive në Tokio, Michiko Mamuro thotë se e ka lexuar librin dhe se sipas tij tërmeti i marsit të vitit 2011 dhe cunami janë dy nga bërthamat që formojnë përmbajtjen e libri. “Kam përshtypjen se Murakami është përplasur keq me fatkeqësinë. Por libri është i mbushur me fraza e mesazhe të forta dhe me fjalë inkurajuese”, ka thënë ai. Sipas recensioneve të mëhershme për librin, të botuara në mediet ndërkombëtare, romani është përralla

e një njeriu që përpiqet ta kapërcejë ndjenjën e humbjes dhe të izolimit. Në shkollë të mesme, protagonisti Tsukuru Tazaki kishte katër shokë të ngushtë, nofkat e të cilëve përfaqësojnë nga një ngjyrë. Por ai nuk e kishte dhe kjo bën që ai të refuzohet nga shoqëria e tij. Kur Tazaki mbush 36 vjet ai kërkon përsëri jetën e tij boshe, të pangjyrë dhe kjo e çon atë drejt mendimit për vdekjen. Kritiku Chiaki Yoshimura ka shkruar se libri ka personalitete të forta, të cilët kapërcejnë traumën emocionale teksa tentojnë të kthejnë jetën e tyre në rrugën e drejtë. Vetëm gjatë kësaj fundjave libri parashihet që të shitet deri në 100 mijë kopje. Por refuzimi i Murakamit për të zbuluar diçka në lidhje me librin – një taktikë që ai e kishte përdorur për romanin e tij “1Q84”, e cila kishte pasur efekt pasi libri u shit mbi një milion kopje brenda një muaji gjatë vitit 2009 – ka nxitur debat në rrjetet sociale. “Është një libër për një burrë të mençur, por të vetmuar, që nuk ka shokë, por disi i tërheq femrat dhe përgatit spageti”, ka shkruar dikush në “Twitter”. Në një citat në librin e tij, që edhe Murakami ka thënë

Sipas recensioneve të mëhershme për librin, të botuara në mediet ndërkombëtare, romani është përralla e një njeriu që përpiqet ta kapërcejë ndjenjën e humbjes dhe të izolimit. Në shkollë të mesme, protagonisti Tsukuru Tazaki kishte katër shokë të ngushtë, nofkat e të cilëve përfaqësojnë nga një ngjyrë.

të jetë çuditur se si ka dalë, shkruhet: “Një ditë vetëm u ula në tavolinë dhe fillova të shkruaj disa rreshta rreth kësaj ngjarje. Për një gjysmë viti kam shkruar këtë histori pa e ditur sesi do të ndodhë, çfarë lloj njerëzish do të kenë dhe sa kohë do të marrë zhvillimi i historisë”, citon “Reuters”. Një datë e botimit të librit në gjuhën angleze ende nuk është bërë e ditur.


22

« SPECIALE

E martë 16 prill 2013 •

LEDIA LLESHI

F

illim shekulli 20 ka sjellë edhe lulëzimin e shumë periodikëve në Elbasan. Gazeta “Tomorri” e Lef Nosit nis serinë e botimeve që i shërbyen çështjes kombëtare. Më pas do të ishin gazeta “Shkumbini” me drejtor Filip Papajani dhe më pas në korrik të vitit 1921 me drejtor Emin Matraxhiun, “Fjal e lir” në mars 1921 me drejtues Abdyl Kuçi, Elbasani nëndor 1922, me drejtues A. Hastopalli, Ura e Shkumbinit” mars 1923-1924, me drejtues A. Dakli, “Ku vemi” janar 1924 me drejtues Salih Çeka, të cilat janë një pasuri mjaft e madhe për Bibliotekën Publike “Qemal Baholli” të qytetit të Elbasanit. Shtypi Fondi i periodikut të vjetër në bibliotekën “Qemal Baholli” shkon rreth 1000 koleksione. Një pjesë e mirë i këtij fondi është trashëgimi e ish-bibliotekës personale të Lef Nosit. Nosi ka një meritë të madhe pasi të gjithë jetën e tij ia kushtoi, arsimit, kulturës dhe çështjes kombëtare. Ai themeloi gazetëan “Tomorri” në vitin 1910 duke vijuar më pas me “Kopshti Letrar” e njohur si revista e parë me vlera njohëse për komunitetin e sotëm. Kjo revistë e viteve 1918-19 shpalosi vlerat e inteligjencës elbasanase ku i dhanë atyre një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e këtyre vlerave. Më tej vazhduan gazeta “Shkumbni” e vitit 1921 e drejtuar nga Filip Papajani e më pas Emin Matraxhiu. Kjo gazëtë me një emërtesë domethënësë përshkohej nga një frymë demokratike. Filip Papajani kishte si qëllim etikën e të vërtetës. “Elbasani” është edhe gazëta e radhës e drejtuar nga Ahmet Hastopalli e vitit 1922. Kjo gazetë kishte si synim njohjen me ligjet dhe drejtësinë duke u renditur në mbështetje të beut të madh të asaj kohe Shefqet Verlaci. Por periodikët nuk kanë munguar në këto vite. Kështu gazeta e re një vit më vonë do të ishte “Ura e Shkumbinit” me simbolikë bashkimin e dy dialekteve nëpërmjet kësaj ure për një zhvillim dhe kulturë të përbashkët. Salih Çeka do të vazhdonte në rrugën e themelimit të gazetave të reja. “Ku Vemi” kishte si qëllim demokratizimin e arsimit, për një arsim fillor të detyruar, falas, të barabartë e laik. Vitet e arta për shtypin elbasanas do të vazhdoheshin edhe nga zhvillimet e mëdha arsimore. Kështu shkolla Normale do të kishte një revistë të sajën me shumë rëndësi për kohën. Revista “Normalisti” ishte ndër të parat në vend që trajtoi në faqet e saj se si të përsosej mendimi pedagogjik dhe psikologjik i organizmit të orëve të mësimit. Kjo revistë stimulonte mendimin krijues të nxënësve. Gazeta “Elbasani” Ishte një gazetë e përjavshme politike, shoqërore dhe letrare e drejtuar nga Ahmet Hastopalli. Numri i parë i kësaj gazete regjistrohet më 25 nëntor 1922 dhe vijoi deri në numrin 52 në tetor të vitit 1925. Në programin e saj të botuar

CILËT ISHIN PERIODIKËT, QËLLIMI DHE THEMELUESIT E TYRE

100 vjet më pas, si lulëzoi shtypi elbasanas

arsye të kohës apo të vetë personave. Gazeta ka pasur dy faqe dhe ka dalë pikërisht në 10-vjetorin e pavarësisë. Të gjitha shkrimet i dedikohen 28 nëntorit 1922.

Gazetë e përjavshme e drejtuar nga Salih Çeka. Është hapur në vitin 1924 dhe 10 numrat e parë janë botuar në Elbasan dhe më pas është transferuar në Tiranë. Kjo gazetë mbajti anën e forcave demokratike që realizuan Lëvizjet e Qershorit 1924 dhe mbështeti luftën e tyre për çrrënjosjen e mbeturinave të feudalizmit. U rendit ndër gazetat më përparimtare të kohës, të cilat luftuan për demokratzimin e arsimit që ai të ishte laik e të drejtohej nga shteti

në numrin e parë është përcaktuar qartë deviza e gazetar për të përkrahur qytetërimin, i cili “mund të jetë i vërtetë, i natyrshëm e i dobishëm, vetëm kur t’i mbështetet zakonit e dradicionit domethënë shpirtit të kombit”, shkruhet në program. Në ballafaqimet politike ka mbajtur krahun e Shefqet Verlacit. Janë botuar shkrime ku trajtohet çështja e ruajtjes së pavarësisë dhe bashkimit kombëtar. Në këtë gazëtë kanë dhënë kontribut me shkrimet e tyre personalitete si Ndre Mjeda, Haki Stërmilli, Ahmet Gashi, Aleksandër Xhuvani, Nikolla Ivanaj, Dhimitë Berati, Shefqet Daiu, etj. Shumë shkrime ndiqen nga pseudonime për

“Ku Vemi” Gazetë e përjavshme e drejtuar nga Salih Çeka. Është hapur në vitin 1924 dhe 10 numrat e parë janë botuar në Elbasan dhe më pas është transferuar në Tiranë. Kjo gazetë mbajti anën e forcave demokratike që realizuan Lëvizjet e Qershorit 1924 dhe mbështeti luftën e tyre për çrrënjosjen e mbeturinave të feudalizmit. U rendit ndër gazetat më përparimtare të kohës, të cilat luftuan për demokratzimin e arsimit që ai të ishte laik e të drejtohej nga shteti. Në programin e saj shkruhej: “Do të kryejë detyrën si nji organ politik me arsye, me artiku të posaçëm e teknikë përpara kuvendit të madh të kombit. Do trë jetë krejt indipendent...Do të përpiqet tue pasun për udhëheqë të drejtën e të vërtetën”. “Shkumbini” Gazetë e përjavshme politike e letrare e drejtuar nga Filip Papajani. U botua për herë të parë në vitin 1921 në Elbasan. Dhe vijoi për 47 numra deri më 20 janar 1922. Më pas u drejtua nga Emin Matraxhiu. Me shkrimet e saj propagandoi çështjen kombëtare dhe luftoi prirjet shoviniste të fqinjëve ballkanikë. Mbajti qëndrim kritik kundër qar-

Fondi i periodikut të vjetër në bibliotekën “Qemal Baholli” shkon rreth 1000 koleksione. Një pjesë e mirë i këtij fondi është trashëgimi e ish-bibliotekës personale të Lef Nosit. Nosi ka një meritë të madhe pasi të gjithë jetën e tij ia kushtoi, arsimit, kulturës dhe çështjes kombëtare. Ai themeloi gazetëan “Tomorri” në vitin 1910 duke vijuar më pas me “Kopshti Letrar” e njohur si revista e parë me vlera njohëse për komunitetin e sotëm. Kjo revistë e viteve 1918-19 shpalosi vlerat e inteligjencës elbasanase ku i dhanë atyre një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e këtyre vlerave. qeve feudale, institucioneve shtetërore, pushtetarëve, deputetëve etj. Motoja e gazetës ka qenë “”Mbron lirin e njësinë e vërtetë”. Në numrin e parë është botuar edhe programi me këtë moto. Gazetën e përgëzon në numrin e parë me një shkrim edhe Aleksandër Xhuvani. Kjo është e para gazetë që ka nxjerrë edhe një shtojcë letrare. Ndër bashkëpunëtorët e saj kanë qenë Xhuvani, Matraxhiu, Th. Floqi, Simon Shuteriqi etj. “Tomorri” Është renditur e fundit, por është gazeta e parë në Elbasan. Ajo është botuar nga Lef Nosi në vitin 1910. Ishte e para gazetë politike letrare dhe dilte tre herë në muaj me drejtim të qartë patriotik dhe atdhetar. Numri i parë doli më 10 mars e vijori deri në 13 korrik 1910. Kjo gazetë e drejtuar nga Lef Nosi shtypjen në shtypëshkronjën Bashkimi i Kombit në Manastir. Programi i saj ishte çështja kombëtare, shkollat shqipe dhe mbarëvajtja e Normales. Botoi pjesë të veprave të Hann, Kristoforidhit, shkrime të Gurakuqit e Xhuvanit. Në një nga numrat e kësaj gazete botohet edhe një thirrje drejtuar shqiptarëve. “Thirrje: Vëllezën shqiptarë” Lef Nosi i bën thirrje qytetarëve elbasanas që të sjellin pranë shoqërisë “Afërdita” vegla muzikore për ngritjen e bandës muzikore të qytetit, me anë të së cilës të përhapin djenjat e larta për shqiptarët e këtyre anëve. Po në këtë numër gjendet edhe një reklamë, ajo e reklamimit të librarisë Nosi në Elbasan.


SPORT • E martë 16 prill 2013

Pas një fillimi të mirë të sezonit, ku Interi konsiderohej si skuadra e vetme rivale e Juventusit, zikaltrit kanë pas shumë probleme. Një fazë e dytë tepër e dobët i ka zbritur zikaltërit në vendin e shtatë, larg çdo objektivi, pasi edhe Liga e Kampioneve tashmë konsiderohet një mision i pamundur. Megjithatë, pavarësisht se humbja e radhës në kampionat, ajo e fundjavës ndaj Kaljarit me rezultatin 2 : 0, ishte një goditje e re, presidenti i klubit, Masimo Moratti konfirmon trajnerin e tij Stramaçioni, duke qenë i vetëdijshëm për vështirësitë

e shumta me të cilat përballet trajneri. “Në këtë situatë, e vetmja gjë që mund të bëj është të mbështes Stramaçionin, duke parë edhe vështirësitë e shumta me të cilat jemi ndeshur në këtë sezon, - ka deklaruar Morati. Po bëjmë një kampionat të vështirë dhe deri diku dramatik, duke pasur parasysh dëmtimet. Shpresoj që deri në fund, Strama të jetë në gjendje të shpikë diçka. Duket e vështirë, por me pak fat dhe fantazi, diçka mund të arrijmë.” Me një kampionat, ku

Interi vazhdon të pretendojë kualifikimin në Evropë vetëm matematikisht, Kupa e Italisë mund të jetë ngushëllimi për zikaltrit e Stramaçionit. Ky është i vetmi objektiv që i ka mbetur zikaltërve dhe mund të thuhet se do të japim më të mirën për ta fituar. “Kupa mbetet tani objektivi i vetëm, pasi në kampionat ka pak për të arritur tashmë. Mendoj se ndaj Romës kemi shanset tona, kualifikimi në finale është i rëndësishëm. Jam i sigurt që

Stramaçioni dhe futbollistët do të bëjnë më të mirën për t’ia dalë mbanë”. Në fund Morati ka komentuar edhe në lidhje me gjyqtarët, të cilët në ndeshjet e fundit, në shumë raste kanë diskriminuar skuadrën e tij. Në lidhje me këtë çështje numri një i zikaltërve është shprehur: “Murinjo më thoshte shpesh: ‘Si ia bën të qëndrosh këtu, i ke të gjithë kundër’. Gjithmonë i thosha se e dija dhe se e bukura e drejtimit të Interit ishte pikërisht kjo vështirësi”.

“Zonja e Vjetër” ka përulur Lacion me rezultatin 2 : 0 dhe ndërkohë vetëm matematika e ndan nga titulli i dytë radhazi, pasi Napoli i vendit të dytë e sheh veten plot 11 pikë larg

Asnjë “çështje El Sharaui” Stefan El Sharaui po kalon një moment të vështirë, por nuk është aspak e vërtet ajo që kanë publikuar mediat se mes tij dhe Milanit kanë nisur mosmarrëveshjet. El Sharaui ndonëse nuk ka qenë Baloteli, e ka nisur nga pankina ndeshjen kundër Napolit, por kjo nuk do të thotë asgjë, si për atë dhe menaxherin e tij, Roberto La Floria, i cili ka gjetur rastin të komentoj në lidhje me këtë çështje. “Nuk ka asnjë arsye për të menduar se kjo ‘martesë’ është në krizë” , - ka deklaruar Roberto La Florio. Është e qartë që ndaj El Sharauit ka shumë presion nga media dhe përgjegjësia ndaj tij është shtuar edhe më shumë me ardhjen e Balotelit. Në takimin kundër Napolit, El Sharaui e ka nisur ndeshjen nga stoli, por kjo nuk do të thotë asgjë. Nuk eksiton asnjë mosmarrëveshje mes tij dhe trajnerit Alegrit, apo Milanit. Ka qenë një zgjedhje teknike, të cilën ‘Faraoni’ e ka respektuar. Gjithashtu, mund të shtojë se klienti im ka një konsideratë të madhe për Alegrin, i cili ka mundur të ndryshojë karrierën e tij.”

Mikail Rrogozi

Skënderbeut i duhet vetëm një pikë për kurorën

jëherë në sulm. Në minutën e 6-të Vuçiniç është ndalur me faull në zonë nga Lorik Cana dhe gjyqtari ka akorduar penallti, të cilën e ka shndërruar në gol Vidal. Emocionet në këtë përballje nuk kanë përfunduar, pasi Juventusi ka krijuar edhe shumë raste të tjerë deri sa ka gjetur golin e dytë në minutën e 28-të. Sërish protagonist ka qenë Vidal pas një kombinimi të bukur mes Vuçiniç dhe Vid-

al. Lacio ka qenë e pafuqishme dhe nuk e ka vënë asnjëherë në provë serioze Bufon, ndërsa Juventusi ka shpërdoruar raste të shumta për të gjetur edhe golin e tretë. Në pjesën e dytë Konte nuk ka ndryshuar asgjë, ndërsa Pektoviç ka hedhur në fushë Kozak dhe Ederson në vendin e Hernanes dhe Maurit. Për bardhezinjtë menjëherë ka humbur një rast të pabesueshëm Markizio, i cili nuk ka

mundur ta dërgojë topin me kokë në port ndonëse ka qenë pranë portës. Të njëjtin gabim e ka bërë edhe Kozak disa minuta më vonë, duke humbur mundësinë për të hapur takimin. Në minutat e mbetura të takimit Lacio ka qenë e pafuqishme për të reaguar, ndërkohë bardhezinjtë kanë administruar takimin me qetësi deri në momentin që gjyqtari kas sinjalizuar fundin e sfidës.

Kavani përgatit largimin

Roma, kontratë 3-vjeçare Alegrit

Barazimi 1 : 1 me Milanin i ka dhënë një siguri më shumë Napolit për sigurimin e vendit të dytë në Serinë A dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. Por, duket se këtë radhë, napolitanët do të marrin pjesë në aktivitetin më të rëndësishëm për klube në Evropë pa pasur në radhët e tyre Edinson Kavanin, i cili ka lëshuar sinjale të qarta largimi. “Do të më pëlqente shumë ta luajë këtë kompeticion përsëri me një skuadër dhe për një qytet që më kanë dhënë shumë, por të gjithë e dimë se si është bërë futbolli. Unë do të jap maksimumin për sa kohë do të jem tek Napoli, kjo është e vetmja gjë që mund të premtoj,” – ka theksuar Kavani. Një lamtumirë të mundshme të sulmuesit e ka mbështetur edhe trajneri Valter Maxarri, i cili ka deklaruar se Napoli do të vazhdojë të jetë në elitën e futbollit italian, edhe nëse largohet uruguajani. “Do të jetë një Napoli i madh, me apo pa Kavanin. Ka rëndësi gjithmonë grupi, në vitin e parë që erdha këtu kemi arritur pak a shumë të njëjtat rezultate me Kualiarelën. Nëse nuk do të ketë revolucion dhe nuk do të detyrohemi të nisim gjithçka nga zero, atëherë nuk do të ketë probleme. Sidoqoftë, do të vijnë lojtarë të fortë”, - ka përfunduar trajneri i Napolit, i cili ka filluar që tani ta mendojë skuadrën pa Kavanin sezonin e ardhshëm.

Masimiliano Alegri vazhdon të jetë një ndër objektivat e Romës. Drejtuesit verdhekuq, të cilët kanë pasur probleme me pankinën këtë sezon, kanë menduar t’i ofrojnë skuadrën e tyre trajnerit të Milanit. Ky nuk është një lajm i ri, pasi në lidhje me këtë situatë është folur shpesh, por e veçanta është se Roma e ka bërë lëvizjen e parë. Duke iu referuar mediave italiane, drejtuesit e Romës i kanë ofruar një kontratë 3-vjeçare Alegrit për të lënë Milanin dhe për të nisur një aventurë të re në kryeqytet. Alegri duket i lëkundur, pasi edhe shuma financiare që i ka ofruar Roma është e majme, por problemi i vetëm është Milani. Mund të thuhet se fjala e fundit i përket kuqezinjve, pasi Alegri ka një kontratë që i përfundon në vitin 2014-të. Por, Alegri nuk dëshiron ta humbasë këtë mundësi. Roma është një skuadër prestigjioze, me të cilën ai mund të fitojë trofe. Gjithsesi, mediat italiane bëjnë të ditur se Alegri nuk dëshiron të nxitohet, pasi Milani është një skuadër e madhe. Në fund të sezonit ai do të bëjë llogaritë me drejtuesit dhe në të njëjtën kohë të sqarojë të ardhmen me numrin dy kuqzi, Adriano Galiani. Nëse ky i fundit do t’i garantojë një vend tek Milani për më shumë se një sezon, ai do të vazhdojë të qëndrojë në Milano, në të kundër do të udhëtojë në Romë për të marr drejtimin e verdhekuqve.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

23

MORATI KONFIRMON STRAMAÇIONIN

JUVENTUS PREK TITULLIN “Zonja e Vjetër” ka treguar forcën dhe në të njëjtën kohë ka hedhur një hap drejt titullit të dytë kampion. Në “Olimpiko” Juventusi nuk ka pasur frena, pasi ka fituar me rezultatin 2 : 0 kundër Lacios. Një fitore e rëndësishme për të rritur moralin dhe në të njëjtën kohë për të harruar eliminimin nga Liga e Kampioneve. Tashmë mund të thuhet se kapitulli “kampion” është mbyllur, pasi diferenca me Napolin e vendit të dytë është thelluar në 11 pikë, ndërsa me Milanin ka shkuar në 15 pikë. “Zonja e Vjetër” tashmë ka të gjithë të drejtën për të festuar, sepse vetëm matematika e ndan nga festa zyrtare për titullin. Konte ka luajtur në sulm vetëm me Vuçiniç, i cili ka pasur mbështetjen e mesfushës dhe në veçanti të Markizios. Nga ana tjetër për shkak të mungesave të shumta në mbrojtje, Petkoviç i ka besuar Gonzales, Ciani, Canës dhe Stankevicius, ndërsa në sulm ka luajtur vetëm Klose. Pjesa e parë ka nisur me një ritëm të lartë, ku bardhezinjtë janë hedhur men-

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Një pikë dhe Skënderbeu është kampion. Kjo është situata katër javë përpara fundit të Kategorisë Superiore, Skënderbeu është pranë konfirmimit si kampionia në fuqi. Triumfi i korçarëve ndaj Besës i shoqëruar me humbjen e Teutës në Shkodër, e çon në 12 pikë distancën me Kukësin e vendit të dytë. Vetëm matematika nuk lejon që zyrtarisht Skënderbeu të konsiderohet kampione, pasi në garë është Kukësi, i cili duhet të fitojë katër ndeshjet e mbetura dhe Skënderbeu t’i humbasë, dhe mundësisht në sfidën direkte të javës së fundit humbja të jetë 3-0. Megjithatë mendja e Kukësit është tek vendi i dytë, pasi përpara është një kalendar i vështirë me sfidën direkte ndaj Flamurtarit. Humbja me Kukësin minimizon shpresat e Tiranës për pjesëmarrjen në Evropë. Në garë për vendin e dytë dhe të tretë janë tre skuadra me mundësi reale për të qenë në Evropë, Kukësi, Teuta dhe Flamurtari. Por kjo javë ka brenda dhe ngjarje të shëmtuara si akuza e bërë nga trajneri i sapoemëruar i Luftëtarit, Arjan Bellai. Ish futbollisti i kombëtares akuzoi haptazi ekipin se toleroi ndaj Laçit, duke u larguar nga stadiumi në pushim të ndeshjes. Në luftën për mbijetesë, kjo javë flet për Besën, e cila edhe pse u mund nga Skënderbeu buzëqesh prej faktit që Shkumbini nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Apolonisë. Në Krujë, Flamurtari konfirmon momentin negativ, duke treguar se problemi nuk janë trajnerët e shumtë të ndërruar gjatë këtij sezoni. Me humbjen 3-0 ndaj Kastriotit pjesëmarrja në Evropë është në rrezik, duke parë që kalendari nuk flet në favor të vlonjatëve, të cilët duket se po mbyllin sezonin ashtu siç e nisën.

Bilanci i peshëngritjes Në përfundim të Europianit të peshëngritjes, që u zhvillua nga data 8 deri 14 prill në pallatin e Sportit Asllan Rusi në Tiranë, Shqipëria bën bilancin e medaljeve, por edhe të mbarëvajtjes së këtij evenimenti të rëndësishëm, që u organizua për herë të parë në vendin tonë. Vetëm 2 peshëngritës të ekipit tonë kombëtar, Daniel Godelli për meshkuj dhe Romela Begaj për femra, nga 10 gjithsej që morën pjesë në garat e kategorive të ndryshme, arritën të ngjiten në podium, duke I siguruar vendit 6 medalje, 1 ari, 1 argjendi dhe 4 bronxi, ndonëse pretendimet ishin shumë më të mëdha. Në renditjen ekipore për meshkuj Shqipëria u rendit në vendin e 4-të, ndërsa në klasifimimin e përgjithshëm zuri vendin e 9. Pavarësisht se synimi i federatës shqiptare të peshëngritjes ishte vendi i 3 në renditjen ekipore, për presidentin Elez Gjoza, kjo ngjarje e shënuar e sportit u mbyll me sukses të plotë, pasi institucioni që ai drejton ka marrë vlerësimet maksimale sa i përket organizimit nga drejtuesit më të lartë të Federatës Europiane të Peshëngritjes. Mbi të gjitha Shqipëria kuptoi se aty ku ka vullnet, vijnë edhe rezultatet, ndaj synimi kryesor në të ardhmen janë medaljet në lojërat mesdhetare si dhe në Olimpiadën e Rio De Zhaneiros në vitin 2016.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E martë 16 prill 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.