metropol 16 qershor

Page 1

»4

Ndryshimi dhe zhvillimi i kryeqytetit

Zgjerimi i bulevardit nis me Sheshin e Drejtësisë, afatet që do të zbatohen E shtunë

16 qershor 2012

Viti VIII, Nr. 2693 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Nisma e Nanos

Mbyllet gjyqi

Vitorio Zgarbi pranon atësinë me tenoren shqiptare »5

Pikat e statutit të PS-së për shkarkimin e kryetarit Mandati i Ramës dhe hapësirat që kërkon Nano për thirrjen e Asamblesë. Ish-deputetët dhe funksionarët e selisë rozë nisin mbështetjen për katarsisin e ri

»3

Ndërhyn OPEK-u Ulet prodhimi i naftës, rritet çmimi në bursa B a n ka t

Ditari 1912 Cakrani, shqiptarët letër grekëve për pavarësinë »20-21

shtojnë fondet në qarkullim për zgjedhjet në Greqi »3

Afërdita Dreshaj Për “Birra Tirana” jam pagur më shumë se reklamat në SHBA »12-13

Përplasjet Ali Këlcyra më 22 mars 1924 propozoi formimin e KLSH-së »10

Mendimi për martesën?... Rrëfimi për jetën private dhe atë publike Propozimi i Çlirim Gjatës

kafe & llafe

Ekspozita Ikonat dhe kodikët e lashtë dalin jashtë Shqipërisë »2

qendrore

Fotot ilustruese që do »9 Totozani për abetaret

Urdhri: Të ndalohet plazhi

Shkumbini del i ndotur përgjatë të gjithë rrjedhës, alarm për sëmundje »6

»3

Ankesat të mos trajtohen në KQZ, fillimisht të kalojnë nga Kolegji


02

« POLITIKE

E shtunë 16 qershor 2012 •

EKSPOZITA NË KUADËR TË KRYESIMIT TË SHQIPËRISË NË KiE

Ikonat dhe kodikët shqiptarë ekspozohen në qendrën e KE-së Herion Mesi

Objektet Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të vendosë në dispozicion të Ministrisë së Jashtme dokumentet origjinale nga kodiku “Beratinus 1”, shek. VI; fletë nga kodiku “Beratinus 2”, shek. IX dhe kapakun origjinal të kodikut “Beratinus 1”, punuar në argjend, që daton

Beratinus 2 Kapakët

Vendimi Me propozim të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi, në vendimin numër 317 të datës 17 maj Këshillit i Ministrave ka dhënë miratimin e tij për “lejimin e ekspozimit të objekteve të rralla me vlera historike, ikona dhe kodikë, në Strasburg në kuadër të marrjes së kryesisë së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës”. Ekspozita, që është hapur në Strasburg që nga 25 maji, do të qëndrojë deri në fund të mandatit të kryesimit të Shqipërisë. Sipas përllogaritjes së Këshillit të Ministrave, kap shifrën 100 mijë euro. Në pikën 2 të vendimit të saj qeveria sugjeron që “ekspozimi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të bëhet në përputhje me udhëzimin nr. 2, datë 18.03.2004 të Këshillit të Ministrave “Për lëvizjen e objekteve të trashëgimisë kulturore të luajtshme me vlera të veçanta kombëtare dhe unikale, për restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Për shoqërimin dhe kthimin e ikonave e të kodikëve në vendin e origjinës pas mbarimit të veprimtarisë është ngarkuar Ministria e Punëve të Jashtme. Ndërsa Qendra e Inventarizimit të Pasurive Kulturore të bëjë regjistrimin e lëvizjes së objekteve”, - thuhet në pikën 3 të VKM-së.

Beratinus 1

I

kona dhe pjesë të kodikëve të Beratit, që mbartin vlera historike të Shqipërisë, do të ekspozohen në kryeqendrën e Këshillit të Europës në Strasburg. Me rastin e marrjes së kryesimit të radhës të Këshillit të Europës nga Shqipëria, qeveria shqiptare ka organizuar një ekspozitë, që kap vlerën e 100 mijë eurove, në Strasburg me antikuarët që mbartin vlerat historike të vendit. Hapja e kësaj ekspozite është bërë nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Sali Berisha, ku kodikët dhe ikonat që do të ekspozohen do të menaxhohen nga Ministria e Punëve të Jashtme. Përtej përgjegjësisë shtetërore thelbësor mbetet ndërgjegjësimi i çdo qytetari për vlerën, ruajtjen e mirëmbajtjen e tyre. Kjo ekspozitë do të ndihmojë europianët për kuptuar diçka më shumë mbi dëshmitë e pazëvendësueshme mbi historinë dhe vlerat e Shqipërisë si pjesë e Europës së Bashkuar.

- Teknika: dorëshkrim, tekst me germa argjendi në pergamenë të purpurt - Kultura: bizantine - Periudha: shek VI - Autori: anonim - Dimensionet: 230 x 215 mm - Sasia: 2 fletë

- Teknika: dorëshkrim, tekst me germa ari në pergamenë të purpurt (sot paraqitet blu e errët me nuanca rozë) - Kultura: bizantine - Periudha: shek. IX - Autori: anonim - Dimensionet: 230 x 185 mm - Sasia: 2 fletë - Teknika: kapakë argjendi të punuar me kuposje dhe incizim - Kultura: artizanale e periudhës osmane - Periudha: viti 1805 - Autori: anonim - Dimensionet: 320 x 280 mm - Sasia: 1 (fleta e sipërme dhe e poshtme e kapakut janë të lidhura me njëra-tjetrën)

Lista e objekteve që do të ekspozohen në Strasburg - Muzeu Kombëtar “Onufri” në Berat, në varësi nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të vërë në dispozicion të MPJ-së për ekspozim në Strasburg ikonat si vijon: 1. Ikona “Prezantimi në tempull”, shek. XVI, autori: Onufri, vlera 5 000 000 lekë (pesë milionë) Lekë. 2. Ikona “Burimi jetëdhënës”, shek. XVII, autori: anonim, vlera 500 000 lekë (pesëqind mijë) Lekë. 3. Ikona “Darka mistike”, shek. XVIII, autori: anonim, vlera 500 000 (pesëqind mijë) lekë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të vërë në dispozicion të MPJ-së dokumentet origjinale si vijon: 1. 2 (dy) fletë nga Kodiku “Beratinus 1”, shek. VI; 2. 2 (dy) fletë nga Kodiku “Beratinus 2”, shek. IX; 3. Kapaku i kodikut “Beratinus 12, punuar në argjend, viti 1805.Vlera për të pesta objektet është 100 000 (njëqind mijë) euro.

nga viti 1805. Ndërsa Muzeu Kombëtar “Onufri” në Berat, në varësi nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të vërë në dispozicion të Ministrisë së Jashtme për ekspozim në Strasburg ikonat “Prezantimi në tempull” shek. XVI, me autor Onufrin; “Burimi jetëdhënës”, shek. XVII, me autor anonim; “Darka mistike”, shek. XVIII, me autor anonim”, thuhet në VKM. Kodikët janë një fond me rëndësi botërore për historinë e zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike, liturgjike dhe hagjiografike. Këto kodikë kronologjikisht ndjekin njëritjetrin gjatë 13 shekujve me radhë (prej shekullit të 6-të deri në shekullin e 18-të). I shkruar vetëm një shekull e

gjysmë pas “La Vulgata-s”, përkthimi latin i Biblës sipas Shën Jeronimit të Eusebit, “Kodiku i purpurt i Beratit” është një dorëshkrim me rëndësi historike për fillimet e letërsisë biblike. Të gjitha këto do të jenë në dispozicion të publikut deri në fund të shtatorit, kohë kur përfundon mandati i Shqipërisë në krye të Këshillit të Europës. Koleksioni i kodikëve (the codex) përbën një prej pasurive më të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar në të gjitha kohët dhe një pasuri me vlera botërore. Për herë të parë ekzistenca e kodikëve të Shqipërisë është bërë e ditur botërisht nga një botim në gjuhën greke të peshkopit të Beratit (Aleksudes, A, 1868).

Shqipëria bllokon deklaratën e SEECP

“Kosova s’është referuar në përputhje me qëndrimin e BE” Shqipëria ka bllokuar deklaratën e përbashkët në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që u mbajt në Beograd. Përfaqësuesit e Shqipërisë kanë mbajtur qëndrimin se në deklaratë, Kosova nuk është referuar në përputhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian. “Shqipëria nuk mund të pranojë një draft rezolutë të tillë sepse nuk i referohet rezolutës së Budvës si dhe marrëveshjeve që kemi arritur dhe implementuar deri tani. Ajo që kërkojmë është që rezoluta të jetë në përputhje me pozicionin e BE-së”, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Selim Belortaja. Ai ka përsëritur qëndrimin e Tiranës se Kosovës duhet t`i mundësohet që të jetë anëtarë e barabartë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ashtu si dhe në iniciativat e tjera rajonale. Belortaja tha se Shqipëria, në linjë me rekomandimet e partnerëve kryesorë ndërkombëtarë, ka mbështetur dhe do ta mbështesë pareshtur këtë përfshirje deri në realizimin e saj të plotë. Aktualisht samiti është ndërprerë dhe liderët janë tërhequr për të zhvilluar konsultime. Megjithëse në këtë samit po marrin pjesë

krerët e vendeve të rajonit nga Shqipëria as presidenti Bamir Topi dhe as ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto nuk kanë preferuar të jenë prezent. Ndërkaq, presidenti serb Tomisllav Nikoliç ka thënë se për Serbinë është i papranueshëm propozimi i Shqipërisë, pasi sipas tij, deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje për këtë. Mesazhi i Shqipërisë për përfshirjen edhe të Kosovës në nisma rajonale është përsëritur nga Zv.Ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja, po më 31 janar 2012, në Beograd. Në këtë ditë u zhvillua takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Jug-Lindore (SEECP), e delegacioni shqiptar u kryesua nga Belortaja. Në këtë takim, Belortaja, theksoi se axhenda rajonale e SEECP duhet të tejkalojë interesat e momentit. Ajo duhet të përcaktohet nga vizioni dhe nevojat afatgjata, si dhe nga sfidat tona të përbashkëta, ku orientimi themelor mbetet integrimi Europian dhe Euro-Atlantik i gjithë rajonit. Për këtë, shtoi ai, është e nevojshme që rajoni të bashkëpunojë më hapur dhe më konkretisht brenda vetes.

Sugjerimet e ish-kreut të KQZ-së mbi Kodin

Gjata: KQZ të mos hapë kutitë Ankimet vetëm në gjykatë Për ish-kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Çlirim Gjata, ankimet dhe rinumërimi i votave duhet të bëhen nga Kolegji Zgjedhor, duke e përjashtuar kategorikisht KQZ-në nga ky proces. “Të ndryshohet sistemi i konceptit të punës në këtë institucion, nga një institucion që i pranon ankimet (dhe gjithë kjo është thembra e Akilit) të kthehet në një institucion administrativ, i cili merret vetëm me përgatitjen e bazës materiale, shpërndarjen e saj, përgatit zgjedhjet e kaq. Gjithçka tjetër të kalojë në gjykatë. Edhe rezultati kur ankimohet dhe pavlefshmëria, nga KZAZ të ankohet direkt te gjykata, që kërkon pastaj një sistem të ri të administrimit gjyqësor për zgjedhjet”, - u shpreh në një prononcim për mediet Gjata. Dhe që kjo të bëhet e mundur, Gjata u sugjeron partive politike që në Kodin e ri Zgjedhor të parashikojnë krijimin e 6 kolegjeve zgjedhore, që do të bëjnë të mundur shqyrtimin e çështjeve dhe nxjerrjen e fituesit të zgjedhjeve në kohë reale. “Nëse shkoni në gjykatë, mbaron shpejt, por një sistem i ri i administrimit gjyqësor për çështjet zgjedhore, jo ky që është me një kolegj. Mund të

ndahet të bëhet me gjashtë kolegje. Një kolegj për dy qarqe, për shembull. Ky siç është, por me disa gjykata”, - theksoi Çlirim Gjata. Konsensusi politik në komisionin për reformën zgjedhore një muaj më parë ngeci te kutitë dhe konkretisht në pikën 6 të nenit 116 të Kodit, ku flitet për rastet se kur partitë politike kanë të drejtë të hapin kutitë e materialeve të votimit. Dy ditë më parë bashkëkryetari socialist i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi se Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të marrë një mandat tjetër dhe puna mund të përfundojë edhe brenda këtij sesioni parlamentar. “Kemi marrë ca kontakte të para dhe besoj se duhet të shikojmë mënyrën se si duhet të qasemi drejt reformës zgjedhore, pasi janë gjera që kanë mbetur dhe duhet të gjejmë dhe modalitetet si do ta shtyjmë përpara këtë proces. Që të rivëmë në punë komisionin për një periudhë të shkurtër kohe, në mënyrë që të trajtojmë çështjet e mbetura, që nuk patëm mundësi t’i zgjidhim deri në 15 maj siç e kishim afatin”, - tha Gjiknuri.


POLITIKE • E shtunë 16 qershor 2012

»

03

ENDE PA KONSENSUS VOTIMI I DEKRETEVE DHE REPLIKA E OPOZITËS NË KUVEND

Dokle: Reforma parlamentare ka dështuar “Mazhoranca mban pezull ndryshimin e Rregullores së Kuvendit” Data 15 prill shënoi ditën e fundit të punës së grupit të punës për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, ku partitë kryesore nuk arritën dot në një produkt të pranuar mes tyre. Dy nga çështjet kryesore që e lë pezull këtë reformë, janë mënyra se si do të votohen dekretet e Presidentit të Republikës në Kuvend dhe mundësia që kryetari i grupit parlamentar të opozitës t’i përgjigjet Kryeministrit sa herë që kreu i qeverisë merr fjalën. Pasi duket se ka rinisur puna për reformën zgjedhore, bashkëkryetari socialist i Komisionit të posaçëm për Reformën, Namik Dokle, deklaroi një ditë më parë se nuk ka asnjë sinjal nga mazhoranca për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Në prononcimin e tij për mediet Dokle theksoi se tani

është koha që palët të ritakohen, pas kambanave të alarmit që vijnë nga ndërkombëtarët. “Fryma që kërkohet të dominojë në politikën shqiptare, fryma e reformave që kërkohet nga BE-ja dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendoj të jetë një kambanë e fortë edhe për mazhorancën, në mënyrë që të ulemi dhe ta përfundojmë edhe këtë reformë. Reforma parlamentare në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë nuk mund të ndahet nga reforma zgjedhore, që është një reformë prioritare për sa i përket veprimit të parlamentit”,- u shpreh Namik Dokle. Komisioni për rregulloren e mbylli punën disa muaj më parë, pa mundur t’i çojë një dokument për votim në seancë. Demokratët e quajtën të mbyllur reformën me përfundimin e mandatit të komisionit,

madje firmosën dhe draftin që nuk mundi asnjëherë t’u përcillej deputetëve për miratim. Ndërsa për selinë rozë kjo vijon të jetë një çështje e hapur. “Kanë mbetur ato dy pika që ju i dini: votimi i fshehtë dhe e drejta e fjalës së opozitës në parlament në bazë të gjitha kritereve, parime dhe standardeve të Bashkimit Europian. Mazhoranca ende nuk ka dhënë konsensus për këtë”, - shprehet Dokle. Riformatimi i Rregullores së Kuvendit dhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor ishin dy ndër prioritet e Brukselit për marrjen e statusit të vendit kandidat këtë vjeshtë së bashku me zgjedhjen e presidentit. Por përpos zgjedhjes së Bujar Nishanit si president asnjë prej dy kushteve të tjera nuk është përmbushur.

SHKARKIMI, MOCION ME KËRKESË TË 1/3 E SOCIALISTËVE

Nisma e Nanos, zhduket nga siti zyrtar statuti i PS-së Albana Lika

REAGIMI

N

isma statusore që ishkryeministri Nano pritet të ndërmarrë për të shkarkuar nga posti i kryetarit të PS-së Edi Ramën, duket se e ka trembur fort këtë të fundit. Për të shmangur çdo lloj informacioni apo komenti mbi mënyrën si do ta realizojë Nano këtë lëvizje, duke ulur në këtë mënyrë edhe tempin e debateve, selia rozë ka zhdukur nga faqja zyrtare statusin e partisë, a thua se pa status të publikuar s’ka ndërmarrje për shkarkim. Linku për ta hapur këtë dokument figuron në adresën zyrtare të kësaj force politike, por, po ta ndjekësh atë, nuk shkon asgjëkund. “Shkarko dokumentin e statutit të PS-së” të shfaqet në cilëndo rrugë që ndjek për ta siguruar këtë dokument, por të tillë në PDF nuk ekziston në këtë faqe. Gjithsesi, këtë “ligj” të funksionimit të partisë më të madhe të opozitës mundëm ta siguronim në formë të shtypur. Neni 28 i tij parashikon se një prej tri formave të humbjes së mandatit të kryetarit të PSsë para kohe është pikërisht mocioni i mosbesimit për të me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë. Ish-kreu i PS-së, Fatos Nano, me nismën e tij të fundit po kërkon të mbledhë firmat e 1/3 të anëtarësisë për ta shkarkuar Ramën nga detyra para përfundimit të mandatit të tij në krye të PS-së. Po sipas nenit 28, mandati i kryetarit të Partisë është 4 vjet. Kreu aktual i saj, Edi Rama, u rizgjodh kryetar për një mandat të dytë në krye të PS-së në fund shtatorit të 2009-s. Në këtë datë të vitit 2013 skadon mandati i tij katër vjeçar, kohë kur anëtarësia e PS-së duhet të zgjedhë kryetarin e ri. Mirëpo synimi i Nanos është përgatit-

Koordinatori Agasi

“Me Ramën në krye rrezikojmë humbjen”

ja prej tij dhe dërgimi i PS-së në zgjedhjet e përgjithshme të radhës parlamentare, me qëllim fitoren e socialistëve. Referuar zgjedhjeve të fundit, procesi i ardhshëm zgjedhor do të zhvillohet brenda periudhës maj-qershor 2013. Arritje e rezultateve të mira në zgjedhje do të thotë përgatitje e fuqishme e të gjitha strukturave të partisë, një punë që duhet filluar shumë muaj para kohës së zgjedhjeve, gjë e cila detyrimisht shton para Nanos domosdoshmërinë për të shkarkuar Ramën sa më parë nga detyra e drejtimit të PS-së. Vetë Nano dy ditë më parë lajmëroi se anëtarëve të Asamblesë, socialistëve të bazës dhe drej-

tuesve vendorë socialistë do t’u kërkohet të firmosin një peticion, ku kërkojnë largimin e Ramës nga kryesimi i PS-së. “Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve” ndodhet në procesin e regjistrimit të vullnetarëve dhe aktivistëve të kësaj lëvizjeje, gjë që është pritur me entuziazëm nga të gjitha kategoritë e socialistëve, nga shumë të rinj, nga përfaqësues të strukturave të PS-së apo militantë të traditës. Këto ditë përfundon caktimi i koordinatorëve të lëvizjes në çdo qep të vendit. Ish-kryeministri Nano ndërmori këtë nismë të re politike pas refuzimit të Ramës dhe PS-së për ta kandiduar për president të Republikës.

Koordinatori i “Lëvizjes Nano për Fitoren e Socialistëve” në Durrës, Bardhyl Agasi, vlerëson se shkuarja e PS-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me Ramën në krye është vetëvrasje. Ai mendon se PS-ja rrezikon t’i humbasë ato, ndaj sugjeron mbështetjen e Nanos. “Lëvizja Nano’ është një lëvizje që do t’i shërbejë forcimit të PS-së, e cila rrezikon të humbasë në zgjedhjet e ardhshme për shkak të gabimeve të njëpasnjëshme të ardhura nën drejtimin e lidershipit aktual. Nëse nuk do të këtë reflektim e sinqeritet nga lidershipi aktual i PS-së për të shtrirë dorën e bashkëpunimit me njëri-tjetrin, duke i lënë jashtë lojës politike, lëvizja e re do të penalizojë ecurinë e PS-së”, - tha Agasi gjatë një prononcimi për mediet. Referuar deklaratave të kryesocialstit Rama për ish-kryeministrin Nano, ish-deputeti i PS-së pohon se askush nuk mund t’i mohojë historinë dhe vlerat më të mira ndër vite të PS-së dhe askush nuk mund ta nxjerrë Fatos Nanon jashtë saj. Agasi komenton dhe qëndrimin e mbajtur nga kreu i opozitës mbi zgjedhjen e presidentit. “Lufta politike mbetet një garë politike dhe të jesh në opozitë nuk do të thotë të biesh në pozitat e pasivitetit me justifikimin se të mungojnë votat”, - tha ai.

Nënkryetari i Kuvendit në Elasona të Greqisë

Tavo: Qeveria shqiptare të interesohet për emigrantët Nënkryetari i Kuvendit Vangjel Tavo, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka zhvilluar dje një takim me emigrantët në Elasona të Greqisë. Në fjalën e tij ai vlerësoi rolin e veçantë të tyre për ekonominë jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të Greqisë, vendit ku ata punojnë. “Emigrantët janë promotorë të integrimit të vendit, emigrantët janë kontribues seriozë në ekonominë shqiptare dhe greke. LSI-ja është forca që mbron interesat e tyre, kudo që ata janë”, - tha Tavo. Në këtë kuadër, ai i bëri thirrje qeverisë shqiptare të tregojë më shumë interes për ta. Në mënyrë të veçantë ai i propozoi qeverisë shqiptare të investojë

në mësimin e gjuhës amtare të emigrantëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, kërkoi përfaqësimin politik të tyre si dhe krijimin e lehtësive fiskale për emigrantët që duan të investojnë në atdhe. Lëvizja Socialiste për Integrim hapi degën e saj të re në Greqi në fund të vitit që shkoi, duke vërtetuar se procesi i organizimit të kësaj partie nuk është e shtrirë vetëm në Shqipëri, por dhe në vendet ku shqiptarët jetojnë punojnë. Në këtë event të organizuar në Vollos mori pjesë lideri i LSI-së Ilir Meta dhe deputeti Tavo. Meta tha se qëllimi kryesor i LSI-së është që ajo t’u ofrojë shqiptarëve një politikë ndryshe, besim, përkushtim dhe profesionalizëm në qeverisje.

Nisja e procedurave nga BE për liberalizimin

Topi e Berisha urojnë Jahjagën për marrjen e udhërrëfyesit për vizat Presidenti në detyrë Bamir Topi i ka dërguar dje një mesazh urimi homologes së tij kosovare, Atifete Jahjaga për dhënien Kosovës të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Sipas Topit, Kosova ka dëshmtuar se ka kryer reforma të rëndësishme me dinjitet dhe përkushim të lartë. “Republika e Kosovës ka dëshmuar se ka kryer reforma të rëndësishme me dinjitet dhe përkushtim të lartë. Ky lajm është një gëzim i veçantë për të gjithë kombin shqiptar, i cili ka manifestuar një vlerësim të thellë për të gjitha proceset demokratizuese dhe progresive që po ndërmerren nga shtetet tona, me qëllimin kryesor integrimin e plotë në familjen e madhe të Bashkimit

Evropian”- thekson Topi në mesazhin e tij. Ndërsa kryeministri Berisha e ka cilësuar marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, si një arritje madhore e historike për vendin në rrugën e integrimit. “Ky akt madhor në marrëdhëniet e Kosovës me vendet anëtare të BE-së, është dëshmi e sukseseve të reformave të gjithanshme që kanë shndërruar Kosovën në një nga vendet më të sigurta të rajonit dhe vlerësimit të tyre të madh ndërkombëtar. Ky është një akt madhor besimi nga KE-ja dhe vendet anëtare të BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës, shtetit ligjor dhe institucioneve të tij, në demokracinë më të re në Europë”- thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.


04

« SOCIALE

E shtunë 16 qershor 2012 •

PROJEKTI TEKNIK GATI NË NËNTOR, BE JEP FINANCIMIN PËR SHESHIN E PARË

Zgjerimi i Bulevardit, punimet nisin me sheshin e Drejtësisë Pranvera Kola

P

unimet në terren për zgjerimin e bulevardit do të iniciojnë fillimisht me ndërtimin e Sheshit të Drejtësisë. Aktualisht ekspertët po detajojnë projektin teknik të fazave që do të ndjekë ritmi i punimeve në të gjithë gjatësinë e bulevardit. Projekti teknik, sipas kryebashkiakut Lulëzim Basha, do të jetë gati në muajin nëntor dhe me mbështetjen financiare të BE-së do të iniciojnë menjëherë punimet për ndërtimin e dhomës së parë që studioja “Grimshau” ka detajuar në projektin e saj. Lajmi është bërë publik nga vetë kryebashkiaku Basha në ekspozitën e hapur nga Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti Politeknik i Barit, “Arkitektura moderne italiane në Tiranë, vazhdimësia e një ideje”, që përfaqësohej nga Claudio d’Amato Guerrier. “Qeveria italiane po jep ndihmesën e saj edhe në kuadër të BE-së për financimin e dhomës së parë të bulevardit nëpërmjet ndërtimit, siç kemi këtu në sheshin “Skënderbej”, të sheshit të ministrive, një sheshi ikonik për Ballkanin (ndoshta edhe për Evropën, do të thosha), të një sheshi drejtësie, ku do të vendosen komponentët kryesorë të atij që quhet Pallati i Drejtësisë, por që me gjasa do të jetë një komponent i shtrirë horizontalisht, në të dyja anët

Italia merr përsipër realizimin e dhjetëra ndërhyrjeve kirurgjike për fëmijët shqiptarë që lindin me defekte të rënda në zemër. Kjo falë një marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Ministrisë sonë të Shëndetësisë dhe institutit italian “Giannina Gaslini”, pranë të cilit çdo vit dhjetë fëmijë shqiptarë do t’u nënshtrohen ndërhyrjeve të vështira kirurgjike. Më tej marrëveshja konfirmon dhënien e ndihmës për të gjithë pacientët shqiptarë, madje edhe ata që janë emigrantë në Itali, ku për çdo shërbim të marrë do të përfitojnë 30 për qind ulje. Sipas kardiokirurgut Altin Veshti, në Shqipëri lindin me defekte në zemër mbi 350 fëmijë. Ata që lindin me gjysmë funksioni të zemrës do të jenë kontingjenti i parë që do të nisen në Itali. Në tre vjetët e fundit Shqipëria është përballur me një shifër të lartë të fëmijëve që lindin me probleme në zemër e kryesisht të asaj që njihet si “vrimë në zemër”. Sipas mjekut Altin Veshti, në spitalin e pediatrisë në QSUT paraqiten çdo vit rreth 350 të porsalindur me probleme në zemër, ndërkohë që këtij numri i shtohen edhe 250 të tjerë që vijnë nga Ko-

e një sheshi të madh e të gjelbëruar në fillim të bulevardit të ri”, - ka bërë të ditur Basha. Më pas puna do të vazhdojë me objekte të tjera të rëndësishme, si Holli i Koncerteve, Galeria e Artit Bashkëkohor, një bibliotekë e madhe universitare-bashkiake e shumë institucione të tjera të rëndësishme social-kulturore si dhe investime private të fuqishme, të tilla si kryeqendra e bankës “Societe General” apo të tjera objekte të rëndësishme që parashikon projekti për bulevardin. “Me këtë studio ne do të përfundojmë së bashku brenda nëntorit projektin teknik për të

vazhduar sipas idesë origjinale bulevardin e Tiranës, me një gjatësi më të madhe sesa ajo që shohim sot, gjatësia aktuale është 1.8 km, nga korpusi i Universitetit deri te stacioni i trenit, ndërsa nga stacioni i trenit deri te bregu i lumit të Tiranës (1.8 km), por natyrisht nuk përfundon aty, vazhdon edhe me 900 metra të tjera, deri te kodrat e Paskuqanit, ku i bashkohet me një simetri perfekte, por frymëzuese, parkut të ri të Paskuqanit, parkut verior të qytetit të Tiranës”, - ka shtuar kreu i bashkisë së Tiranës. Duke u ndalur në detajimet

e bëra nga studioja fituese mbi projektin, bëhet me dije se përgjatë bulevardit është projektuar të ketë tri sheshe: Sheshi i Drejtësisë, ku do të ndërtohet edhe Pallati i Drejtësisë; Sheshi Komercial, ku do të ketë qendra tregtare; dhe Sheshi i Kulturës, ku do të ndërtohen institucionet kulturore, si galeri, kinema etj. Projekti fitues detajon se makinat do të kalojnë përmes bulevardit, parashikohen rrugë për këmbësorë, biçikletat dhe një menaxhim të mirë të trafikut. Realizimi i këtyre punimeve shihet si lokomotivë e fu-

Projekti fitues i studios “Grimshau”

Zgjerimi i bulevardit, zonat që do të ndërtohen të parat • Me financimin e dhënë nga BE-ja fillimisht do të ndërtohet dhoma e parë e bulevardit, që njihet si Sheshi i Drejtësisë, ku do të vendosen komponentët kryesorë të atij që quhet Pallati i Drejtësisë, por që me gjasa do të jetë një komponent i shtrirë horizontalisht në të dyja anët e një sheshi të madh e të gjelbëruar në fillim të bulevardit të ri. • Më pas puna do të vazhdojë me objekte të tjera të rëndësishme, si Holli i Koncerteve, Galeria e Artit Bashkëkohor, një bibliotekë e madhe universitare-bashkiake e shumë institucione të tjera të rëndësishme social-kulturore si dhe investime private të fuqishme, të tilla si kryeqendra e Bankës “Societe General” apo të tjera objekte të rëndësishme. • Sipas projektit të përzgjedhur, bulevardi është ndarë në tri sheshe, si hapësira urbane në formën e xhepave, ose siç quhen në maket “dhoma ndenjjeje urbane”. Hapësira e parë, që nis nga stacioni i trenit, parashikon ndërtimin e një parku me një shesh dhe kafene përreth. Në këtë hapësirë është parashikuar ndërtimi i disa godinave me funksion publik. Brezi i dytë parashikon ndërtimin e hapësirave për qendra tregtare. Ndërsa në sheshin e tretë shfaqet një park me gjelbërim dhe ndërtesa me funksion publik, ku bëjnë pjesë që nga bibliotekat, bashkia e re, opera dhe në fund është parashikuar të ngrihet Pallati i Drejtësisë. • Projekti e sheh bulevardin si një urë lidhëse ndërmjet dy parqeve të mëdha liqenore, siç është Liqeni Artificial dhe parku i ri, që do të ngrihet në Paskuqan. • Projekti synon ristrukturimin e ndërtesave ekzistuese si dhe shtyrjen e trafikut nëpërmjet qarkullimit të automjeteve në periferi të qytetit. Për të menaxhuar trafikun është menduar ndërtimi i parkingjeve të nëndheshme, që mund të shihen dhe si objekte biznesi. Në pjesën qendrore të bulevardit qarkullimi do të bëhet me mjetet e transportit publik. • Rrugët brenda sheshit janë dizenjuar si rrugë të vogla, kryesisht për këmbësorët e transportin publik. Bulevardi do të ketë këndin për hapësira sportive e aktivitete të mëdha kulturore. • Ndërtimet do të zhvendosen drejt lumit, në veri dhe jug të tij, duke ruajtur po ashtu edhe pjesën natyrore të parkun e lumit, ku në këtë pikë mund të ndërtohen më vonë apartamente apo shtëpi të vogla dhe kopshte.

qishme për zhvillimin e qytetit në drejtim të investimeve e zhvillimit të ekonomisë, duke siguruar kështu hapjen e mijëra vendeve të reja pune. Sipas kryebashkiakut Basha, projekti

synon jo vetëm ndërtimin e bulevardit dhe infrastrukturës publike, por dhe sigurimin e një profili sa më qytetar, modern e bashkëkohor, sa më funksional në të dyja anët e tij.

MARRËVESHJA, QENDËR PËR KORRIGJIM DEFEKTESH KARDIAKE PA OPERACION NË TIRANË

Operacione në Itali për fëmijët me defekte në zemër Ata që lindin me gjysmë funksioni të zemrës do të shkojnë të parët për trajtim sova për të marrë kujdesin e specializuar në vendin tonë. Trajtimi i këtyre fëmijëve ka hasur në vështirësi të shumta për shkak të mungesës së trajtimeve të specializuara dhe aparaturave përkatëse. Ndaj marrëveshja parashikon ngritjen e Qendrës së Hemodinamikës Pediatrike, që do të zgjidhe një sërë problemesh kardiake. “Deri tani nuk kemi pasur asnjë marrëveshje teknike me asnjë spital rajonal për trajtimin e patologjive të rënda kardiake të patrajtuara në Shqipëri, në mënyrë që të arrinim në 100 për qind të kurimit të pacientëve, ndaj ky për ne si kardiokirurgë është një lajm i mirë. “Gaslini” është një nga qendrat evropiane për kardiologjinë dhe kardiokirurgjinë pediatrike. Deri tani të gjithë fëmijët që kanë pasur nevojë për kateterizëm kanë shkuar jashtë. Por me nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe realizimin e Qendrës së Hemodinamikës Pediatrike ky problem

Trajtimi i fëmijëve të lindur me defekte në zemër “Me defekte të ndryshme lindin rreth 350 fëmijë në Shqipëri dhe rreth 95 për qind e tyre operohen në spitalin “Nënë Tereza”, ndërkohë që kësaj shifre i shtohen edhe 250 fëmijë që vijnë nga Kosova çdo vit, sepse nuk ka një qendër të tillë, dhe me këtë përqindje nuk do mund t’i realizojmë për momentin. Do të na vijnë në ndihmë nga spitali ‘Gaslini’. Defektet që dominojnë më shumë është ajo që populli e quan ‘vrimë në zemër’, që hyjnë në defekte të thjeshta që aktualisht operohen në Shqipëri. Por ka defekte shumë pritet të gjejë zgjidhje duke bërë të mundur dhe shërimin e shumë pacientëve pa operacion”, - tha kardiokirurgu pediatër Altin Veshti. Ndërsa zëvendësministri i Shëndetësisë Bardh Spahia ka bërë të ditur se pjesë e rëndësishme e marrëveshjes është trajtimi i rasteve të tjera të pacientëve të vegjël shqiptar me një ulje prej 30% të tarifave spitalore në institutin “Gaslini”.

komplekse në kuptimin, që lindin me gjysmën e zemrës”, - ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme mjeku kardiokirurgu Altin Veshti. Pjesë e marrëveshjes është dhe ngritja e shërbimit të hermodinamikës pediatrike. Shërbimi i ri është koronografia pediatrike, që nuk ka qenë kurrë e plotë deri tani në vendin tonë, duke shfaqur mangësi në kurimin e shpejt dhe të efektshëm të fëmijëve që lindin me probleme në zemër. Kurimi i këtyre patologjive deri më sot është bërë privatisht në spitalet jashtë vendit.

Marrëveshja për kurimin jashtë vendit Marrëveshja që pritet t’u japë zgjidhje urgjencave kardiake të rënda në moshat pediatrike, të pakurueshme deri tani në spitalet tona, është e përqendruar në tri pika kryesore: së pari në klinikë dhe asistencë, ku përfshihet jo vetëm numri prej 10 fëmijësh shqiptarë që do të trajtohen çdo vit, por dhe një ulje të tarifave spitalore në masën 30 për qind për të gjitha rastet e tjera të pacientëve shqiptarë që do të trajtohen pranë këtij spitali dhe në rrugë jozyrtare; së dyti në formim, ku përfshihet trajnimi i stafeve

mjekësore shqiptare në një gamë specialitetesh pediatrie; dhe së treti në ofrimin e mbështetjes në shumë fusha të ndryshme. Spahia deklaroi se pala italiane do të ndihmojë edhe në ngritjen e ë parës qendër të hemodinamikës pediatrike (korrigjim defektesh kardiake pa operacion). Kjo qendër do të zgjidhte shumë probleme kardiake në moshat e vogla, pa qenë nevoja e aplikimit të kirurgjisë tradicionale, që do të thotë më pak traumë postoperatore për të vegjlit, ulje të risqeve që bart një ndërhyrje kirurgjike etj.


AKTUALITET • E shtunë 16 qershor 2012

»

05

VAJZA 14-VJEÇARE, FRUT I DASHURISË KLANDESTINE TË SGARBIT

Polemisti italian njeh atësinë e vajzës me sopranon shqiptare ITALI- Një ndër personazhet më të njohur italianë, Vittorio Sgarbi, ka pranuar para gjykatës atësinë e një vajze 14 vjeçe, frut i një dashurie klandestine me një këngëtare lirike shqiptare. Pas një gjykimi në shkallën e parë, Apeli la në fuqi në vendimin se Vittorio Sgarbi ka pranuar para Gjykatës së të Miturve të Ankonës një vajzë 14-vjeçare si vajzën e tij. Lajmi është përhapur me shpejtësi në të gjitha sitet italiane, ku në blogje të ndryshme komentohet njohja e tretë e atësisë së Sgarbit, pasi deri më tani ai ka njohur atësinë e dy fëmijëve të tjerë. Ndërkaq, vajza në fjalë është e bija e një këngëtareje operash dhe tashmë shqiptarja ka të drejtë të marrë nga Sgarbi 2200 euro në muaj për ushqim dhe natyrisht në këmbim vajza tashmë do të mbajë mbiemrin e kritikut të famshëm të artit italian. Mediat italiane shkruajnë se Sgarbi e ka njohur nënën e 14-vjeçares në një koncert të dhënë prej saj në dhomën e deputetëve, por ndërkohë ajo ishte e martuar me një tregtar siçilian. Burri italian i kësaj gruaje shqiptare e ka njohur atësinë e vajzës, duke i dhënë asaj mbiemrin e tij, por kohët e fundit italiani vdiq. Pas vdekjes së burrit gruaja ka hapur fillimisht një

Vittorio Sgarbi

gjyq për heqjen e atësisë së vajzës, dhe më pas tjetrën për njohjen e atësisë nga ana e Sgarbit. Dhe kritiku i artit nuk e ka për herë të parë njohjen e atësisë: 14-vjeçarja do të jetë e treta fëmijë që Sgarbi pranon me detyrim apo në mënyrë spontane ta njohë si bijë të vetën. Për avokatin e Sgarbit, Giampaolo Ciçoni, ky rast është ndryshe nga të tjerët sepse “vajza e kishte

një baba”. Vetë Sgarbi bën shaka mbi këtë histori. Për të përditshmen “Il Messaggero” thotë: “Fëmijë kështu kam nja 40: 4 në San Severino, 8 në Salemi ku jam kryetar i komunës, por të gjithë të panjohur”. Ndërsa për vajzën 14-vjeçare thotë: “E njoh shumë mirë, në pamje të parë mund të duket ime bijë. Është simpatike. E ëma më telefonon herë pas here, ma sjell edhe ta shoh.

Kur e takoj vajzën i them se mund të bëhet murgeshë e shkëlqyer, kështu trembet e nuk vjen të më takojë për një vit”. Tashmë këngëtarja lirike shqiptare është 41 vjeçe dhe vazhdon të jetojë në Itali. Sgarbi është një ndër personazhet më të njohur italianë, ky kryesisht dallohet si kritik arti dhe pjesmarrës në debate të ashpra televizive. Për disa kohë ai ka mbajtur edhe poste politike.

ITALI NUK TËRHIQEN FËMIJËT E KRYEMINISTRIT, E PADITËN PËR SHPIFJE

“Duam 80 milionë lekë nga Tahiri” Tahiri: S’më bind pasuria e tyre, u qëndroj akuzave Pranga shqiptarit

Filipi grabiti dy pensionistë, njërit i mori dhëmbët e artë ITALI- Natën e kaluar, policia e komandës provinciale të Astit ka arrestuar Mark Filipin, 36-vjeçarin shqiptar të akuzuar për grabitjet e dy pensionistëve. Një grabitje e kreu më 1 mars të këtij viti, kur, me dy bashkëpunëtorë, të arrestuar tashmë, kanë grabitur shtëpinë e një të moshuari 82 vjeç në pension, me banim në Asti. Ata morën sende ari, 300 euro dhe një protezë me dhëmbë të artë. Episodi i dytë për të cilin është akuzuar Filipi daton më 14 mars kur i armatosur me një pistoletë ka grabitur shtëpinë e një pensionisti 66 vjeç, ku ka marrë portofolin me 700 euro.

Nëpërmjet avokatit të tyre, fëmijët e Kryeministrit Sali Berisha, Argita dhe Shkëlzen, kërkuan që deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri t’i dëmshpërblejë në masën 8 milionë lekë të reja për dëmin moral që u ka bërë me deklaratat për korrupsion. Dje është zhvilluar faza përmbyllëse e gjyqit të hapur mes fëmijëve të Kryeministrit dhe deputetit Tahiri, ku avokati i Shkëlzen dhe Argita Berishës pohoi se klientët e tij i kërkuan gjykatës që të detyrojë Tahirin të paguajë shumën me 4 milionë lekë secilit nga pala e dëmtuar. Nga ana tjetër ka qenë deputeti Tahiri që theksoi se ka prova ku mbështetet për thëniet e tij. Tahiri thotë se “Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them të njëjtën gjë pa u tërhequr aspak nga deklaratat e mia. Kam këtu një fakt, bazuar vetëm në deklaratat e pasurisë së fëmijëve të Kryeministrit. Shkëlzen Berisha në vitin 2006 ka pasur pasuri vetëm 9 milionë lekë të vjetra, në vitin 2011, 630 milonë lekë të vjetra. Argita

Disa në kërkim

Pranga 12 personave në 10 aksione, vjedhje dhe drogë Të kërkuar për vjedhje, drogë dhe armë, disa persona u prangosën dje nga 10 aksione të policisë së Tiranës. Në pranga ra Agron Saçi, 43 vjec, banues në Vaqarr sepse në grindje e sipër për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me sende të forta babain e tij M.S, 69 vjeç. Për vjedhjen me dhunë të karburant “ANOIL” u identifikuan dhe u kapën D. Buci, M.Bracaj, I. Bracaj dhe A.Gjona, të gjithë banues në fshatin Picallë. Në operacionin “Zall Herr” u kap Hajri Mamica, 27 vjeç dhe po kërkohen K.L dhe I.M, sepse Mamicës i është kapur në flagrancë me 250 gram hashash. U kap S. Z, 31 vjeç, banues në fshatin Finiq Delvinë, duke tërhequr pranë zyrave të Postës Shqiptare një pako të dërguar në adresë të tij nga jashtë shtetit në të cilën ndodheshin pjesë dhe mekanizma për pistoletë. U kap Y. Bega, pasi në rrugën “Abdyl Frashëri”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me dashje me thikë A. Bejkon. U kap F.Sh, 17 vjeç, pasi në Parkun Kombëtar pranë Liqenit Artificial, ka vjedhur me dhunë dy shtetas. Ra në pranga B.Koleci, sepse ka vjedhur dy celularë. U ndalua R.R, i dënuar për “vjedhje të mbetur në tentativë”. Policia kapi personin në kërkim A. Z, i dënuar për vjedhje. Në Kavajë u arrestua në flagrancë N. Zaka, banues në Divjakë, sepse në komunën Gosë është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip automatik, model.56, me një krehër me dy fishekë dhe me një armë gjahu teke ruse, si dhe një qese me 28 fishekë gjuetie dhe 11 fishkë model.56.

Përcaktohen përgjegjësitë

6 institucione dhe 4 organizata marrëveshje kundër trafikimit Dje është nënshkruar Bashkëpunimi për Funksionimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Viktimat e trafikimit. Në një tryezë të përbashkët dje u mblodhën përfaqësuesit e lartë të pesë ministrive, Kryeprokurorja e Përgjithshme, si dhe katër organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër të cilat edhe IOM, për të nënshkruar një marrëveshje të përbashkët, e cila synon përmirësimin e bashkëpunimit ndër-institucional. Marrëveshja përcakton qartë përgjegjësitë e aktorëve kyç në Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, të cilat do të harmonizohen në akte legjislative për çdo institucion palë në këtë marrëveshje. Po ashtu, marrëveshja forcon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave jo-qeveritare, të cilat janë pjesë përbërëse e rrjetit kombëtar funksionues kundër trafikut. “Viktimat e trafikimit, përveç shërbimeve sociale të ofruara gjatë akomodimit të tyre në qendrat pritëse dhe ri-integruese, tashmë përfitojnë edhe ndihmë ekonomike pas daljes nga qendrat rezidenciale deri në momentin e punësimit të tyre”, deklaroi ministri Ksera.

Shkak shkëndija elektrike

Zjarr në Kinostudio, digjet një studio autovizuale

Berisha ka deklaruar pasuri në vitin 2006, 886 milionë lekë të vjetra, në vitin 2011, 1 miliard e 820 lekë të vjetra. Pra, ky kapërcim fantastik pasurie i pajustifikuar vetëm se Argita punon në zyrë avokatie dhe Shkëlzeni si sekser tokash, mua nuk më bind”. Tahiri është shprehur se rasti i tij është i paprecedent në gjithe historinë e gjyqësorit, pasi nuk u lejua thirrja e asnjë dëshmitari. “Në një rast paprecedent, në praktikën e gjykatave shqiptare

dhe në shkelje të ligjit, gjyqtari mori vendim për të nxjerrë mediat jashtë dhe për të bërë gjyqin me dyer të mbyllura”,-thotë ai. Ndërkaq, në deklarimet e mëparshme avokati i fëmijëve të Kryeministrit është shprehur se deputeti Tahiri i ishte shmangur drejtësisë, duke mos u paraqitur në seancat gjyqësore ndaj tij. Ndërsa vetë Shkëlzen dhe Argita Berisha kanë insistuar që deputeti Tahiri duhet t’u paguajë shumën prej 80 milionë lekësh.

Mëngjesin e djeshëm një zjarr i përmasave të madha ka përfshirë një nga godinat e vjetra të ish-Kinostudios në kryeqytet. Burime të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se flakët kanë përfshirë një studio audio-vizuale në ish-Kinostudio. Gjashtë makina zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur lokalizimin e flakëve në godinë, brenda 35 minutave dhe më pas shuarjen totale të tyre. Zjarri u përhap me shpejtësi, favorizuar nga materialet prej sfungjeri dhe polesteroli që ndodheshin në godinë. Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkaq, grupi hetimor pritet gjithashtu të vlerësojë masat parandaluese të zjarrit në këtë kompani, si dhe po kryhen hetimet për të përcaktuar shkaqet e këtij zjarri.


06

« AKTUALITET

E shtunë 16 qershor 2012 •

AMBULANTËT I SHESIN TROTUAREVE JASHTË ÇDO KUSHTI HIGJIENIK

Sarandë, midhjet “e hidhura” të rrugës Policia bashkiake nis aksion për largimin nga rruga SARANDË - Për Esmeraldën, tregtaren nga qyteti i Sarandës, kjo është e vetmja mundësi për të fituar, pavarësisht se pushteti vendor ka ndërtuar një treg të posaçëm për tregtimin e prodhimit të detit. Çdo mëngjes, tregtarja “zapton” trotuarin pranë stacionit të autobusit, në qendër të qytetit dhe askush nuk e shqetëson, madje edhe inspektorët e Mbrojtjes së Konsumatorit, që duhet të ushtrojnë autoritetin e tyre për mënyrën se si dhe ku kryhet një biznes. Esmeralda mendon se ka lindur për të tregtuar dhe nuk mendon se si shet..., rëndësi ka vetëm fitimi. Midhjet, të cilat i siguron ilegalisht nga tregtarët e shumicës, i tregton me pakicë në tregun informal dhe me këtë punë, ajo mban familjen dhe ushqen katër fëmijët e saj, pasi bashkëshorti është i papunë dhe merr një asistencë sociale, por që nuk mjafton. Dhe për tregtaren e rrugës, tregtia e midhjes me pakicë është fitimprurëse.

“Konsumatorët e preferojnë midhjen. Nuk ka rëndësi për ta se si ajo tregtohet, por se si shijohet”, thotë Esmeralda dhe sakaq fillon të mbush shishen e “Coca-Colës” me midhje. Sot, për Esmeraldën ka qenë një ditë e mbarë, ka shitur dhjetë bidonë, ndërsa pesë pret t’i “heqë qafe” deri në darkë. Edhe pse ditët e fundit bashkia po tregohet e rreptë me tregtarët e vegjël

të Sarandës, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun informal, për të tregtia është e vetmja rruga dhe nuk ka tjetër mundësi. “Njerëzit janë mësuar të blejnë në qendër të qytetit, limani është larg për ta. Po tani çfarë të bëj, ku do shkoj. Ata (bashkia) do të më largojnë me forcë”, shprehet 45-vjeçarja. Në fakt, pushteti vendor është i vendosur që në prag të sezonit

të verës, t’i “flak” tregtarët e prodhimeve të detit, si dhe të tjerë që tregtojnë në rrugë. Kushtet higjieno-sanitare vlejnë për të dëshiruar, njëherazi drejtuesit e lartë të Bashkisë së Sarandës mendojnë se kjo tregti dëmton imazhin e qytetit bregdetar. Dhjetëra kova, apo shishe të mbushura me midhje i gjen kudo në Sarandë. Fadil Veliu, shefi i Policisë Bashkiake të Sarandës, thotë se, veprimi me forcë ka qenë e vetmja alternativë për t’i dhënë fund dukurisë së tregtimit ambulant në vende të palejuara. “Ky veprim i ndërmarrë është konform ligjit dhe në mbrojtje të interesave të konsumatorëve”, shprehet Veliu, ndërsa tregon se aksioni do të përfshijë të gjitha rrugët e qytetit dhe ka si qëllim të mbrojë hapësirat publike, pasi ato janë në funksion të qytetarëve dhe jo interesat e një grupi ambulantësh, që nuk derdhin asnjë detyrim në shtet, apo pengojnë kalimin e këmbësorëve në trotuare. T. Skuqi

PISHINAT DHE LIQENET TË PASTRA, PO KRYHEN KONTROLLE PERIODIKE

Higjiena: Mos u lani në Shkumbin poshtë fushës së mbeturinave LEDIA LLESHI ELBASAN-Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan u ka bërë thirrje banorëve të Elbasanit të mos lahen në ujërat e lumit Shkumbin gjatë gjithë rrjedhës së tij. Shkak për këtë thirrje janë bërë analizat e ujit të këtij lumi të zhvilluara së fundmi nga specialistët. Ata kanë deklaruar se nga analizat rezulton se uji i lumit Shkumbin ka ngarkesë të madhe mikrobike dhe si i tillë këshillohet të mos frekuentohet nga banorët për t’u larë. Ata thonë se matjet janë bërë nga Përrenjasi e deri në pjesën e poshtme duke përjashtuar çdo pjesë të tij për frekuentim plazhi. Sipas të dhënave të specialistëve, shkak për këtë sasi ndotjeje është derdhja e ujërave të zeza duke filluar nga Përrenjasi e deri në Peqin. Alarmi Drejtori i Shëndetit Publik, Bujar Kllogjeri, thotë se vetë banorët duhet të ndërgjegjësohen të mos frekuentojnë më ujin e lumit për shkak se ka rrezik të madh për infeksione të ndryshme sidomos në pjesën poshtë fushës së plehrave të Elbasanit, zonë në të cilën ndalohet kategorikisht larja. Ndërkohë këshillohet që nëse nuk shkohet në det, atëherë mund të frekuentohen pishinat private dhe liqenet

Historia mes dy familjeve Prroji dhe Çukaj

Vranë për gjak 17-vjeçaren dhe gjyshin e saj SHKODER – Policia e Shkodrës konfirmoi se vrasja e dyfishtë në fshatin Kir u krye për motive hasmërie. Përmes një njoftimi për mediat, policia bëri të ditur se janë shpallur në kërkim tre anëtarë të fisit Prroji, identiteti i plotë i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Bëhet fjalë për babë e bir, me të njëjtat iniciale A. Prroji 43 dhe 27 vjeç, si dhe për të afërmin e tyre 32-vjeçarin V.Prroji. Mësohet se ngjarja e ka zanafillën dy vite më parë. Në korrik të 2010-ës, nipi i Kolë Çukajt ka vrarë fqinjin e tij, pas një konflikti që kanë pasur për motive pronësie. Fiset Cukaj dhe Prroj ishin në gjak që në vitin 2010, kur Gjokë Çukaj vrau pas një konflikti 62-vjeçarin Ndoc Prroji dhe autori vuan dënimin në burg. Dy ditë më parë 17-vjeçarja Marie Çukaj dhe gjyshi i saj Kolë Çukaj, 70 vjeç, u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa ishin duke punuar në tokën e tyre, pranë shtëpisë ku jetonin. Vajza ka vdekur në vend, ndërsa gjyshi i saj ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës. Pasi kanë ngrënë drekën 70-vjeçari së bashku me mbesën kanë dalë në bahçen që kanë ngjitur me shtëpinë. Prej ditësh të dy punonin tokën duke u munduar që kështu të siguronin mbijetesën. Rreth orës 16:30 një breshëri automatiku ka prishur qetësinë e orëve të zhegut në të nxehtin e verës. Ndërsa është dëgjuar breshëria, vajza është rrëzuar përtokë. Vetëm pak sekonda më pas ka rënë në tokë dhe gjyshi i saj. Sakaq autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit, ndërsa janë shpallur në kërkim nga policia.

PNUD mbledh përfaqësues të pushtetit lokal

Projekte për zhvillimin e zonave rurale dhe periferike BERAT - Rrahje idesh për mundësitë dhe sfidat aktuale në zonat rurale e ato periferike, si dhe propozim idesh konkrete me qëllim finalizimin e projekteve. Ky ka qenë qëllimi i një workshopi të organizuar paraditen e djeshme në qytetin e Beratit të organizuar nga përfaqësues të PNUD, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i cili ka mbledhur në tryezë përfaqësues të Prefekturës, Këshillit të Qarkut Berat, përfaqësues të bashkisë, si dhe përfaqësues të tjera në mbrojtje të interesave të shoqërisë civile në qarkun Berat, të cilët kanë shkëmbyer ide për “Rivitalizimin dhe riorientimin e shoqërisë civile në zonat rurale dhe periferike”. Gjatë fjalës së saj të hapjes, përfaqësuesja e Institutit për Demokraci e Ndërmjetësim, Besjana Kuçi, duke iu referuar seminarit të parë të zhvilluar pak ditë më parë në kryeqytet ku në qendër ka qenë qarku Elbasan dhe ai i Lezhës, është ndalur tek problematikat e nxjerra ku ndër to janë përmendur fragmentarizimi dhe kufizimi i aktiviteteve që operojnë kryesisht në zonat rurale; lidhja e dobët mes grupeve të interesit, si dhe bashkëpunimit të dobët mes këtyre grupeve dhe pushtetit lokal. Ndërkohë që ndër propozimet e bëra, përfaqësuesja e IDN-së e ka vënë theksin tek trajnimi i burimeve njerëzore në këto zona, si dhe bashkëpunim sa më i ngushtë mes pushtetit lokal, biznesit dhe shoqërisë civile. L. Lleshi

Flet gruaja e të ndaluarit: Na kërcënuan me armë

Plagosja e tre shtetasve ishte për vetëmbrojtje

e Belshit, të cilat nga matja e bërë rezultojnë në parametra të lejuar. Sipas Kllogjerit, në pishina do të bëhen kontrolle të vazhdueshme çdo javë

gjatë gjithë sezonit veror që pishinat të mbajnë të njëjtat parametrat e kërkuar. Ndërkohë alarmin për ujin e ndotur të Shkumbinit e ka dhënë më

parë edhe Agjencia e Mjedisit, e cila e cilëson lumin mjaft të ndotur dhe kërkon me urgjencë të merren masa për të filtruar ujërat e zeza të qyteteve.

Miraka, shuhet miti i ujit të pastër Miraka është një pikë e lumit Shkumbin në kufi me Librazhdin që është mjaft e frekuentuar nga banorët e Elbasanit për plazh. Me dhjetëra qytetarë zgjedhin këtë pjesë lumi për t’u freskuar madje dhe uji në këtë zonë duket i pastër. Pushuesit thonë se uji në Mirakë është i pastër, por drejtuesit e Drejtorisë së Higjienës kanë përjashtuar edhe këtë pikë, pasi ndotja që vjen nga qytetet Librazhd e Përrenjas e bëjnë këtë ujë mjaft të ndotur dhe të papërshtatshëm për të

bërë banjë. Duke zbritur më poshtë uji vazhdon të ndotet më shumë për të ardhur më pas në pjesën e Elbasanit ku ndotja kalon çdo parashikim, pasi derdhen ujërat e zeza të qytetit dhe fusha e mbeturinave është shumë pranë rrjedhës së lumit. E pra, të gjithë ata që zgjedhin shpesh ujin e lumit dhe veçanërisht Mirakën në pamundësi për t’u larguar nga Elbasani vjen një lajm i keq: Në asnjë pikë Shkumbini nuk është i pastër dhe rekomandohet të mos përdoret për plazh.

ELBASAN- Ngjarja e regjistruar një natë më parë ka ndodhur si rezultat i një konflikti mes tre shtetasve dhe pronarin e një pike shumice në afërsi të Tatimeve. Familjarët e shtetasit Ilir Lleshi të arrestuar për plagosjen me thikë sjellin rrethanat e ngjarjes, duke reaguar edhe mbi versionin e policisë. Bashkëshortja e të arrestuarit shprehet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të mëngjesit kur burri i saj Ilir Lleshi ishte duke qëndruar bashkë me të vëllain në minimarketin familjar. Tre të rinj me një automjet kanë ndaluar para pikës së shumicës dhe kanë hyrë brenda duke kërkuar birra. Kanë marrë birrat dhe disa paketa cigareje dhe janë larguar pa paguar. Më pas janë rikthyer sërish dhe këtë herë kanë kërkuar letër cigareje ndoshta për të përdorur drogë. Atëherë burri i ka thënë të dalin jashtë. Në këtë moment ata janë acaruar dhe e kanë kërcënuar madje i kanë kërkuar edhe paratë e xhiros. Në dalje i kanë thënë njërit prej tyre të shkojnë në makinë e të marri pistoletën, ndërkohë që kanë qëlluar kunatin duke e zvarritur në asfalt. Në tentativë për t’i ndalur Ilir Lleshi ka marrë thikën e djathit dhe i ka qëlluar njërin në këmbë e tjetrin në bark. Ata janë larguar në këmbë dhe vetëm afër shatërvanit njëri prej tyre është rrëzuar dhe i ka shoqëruar një mjet në kirurgji. Nuk di çfarë kanë thënë atje, por pak më vonë vijnë e shoqërojnë burrin në polici, ndërkohë që kunati është ende në spital nga plagët e marra. Vetëm njëri nga të plagosurit është në spital, ndërsa dy të tjerët lëvizin të lirë. “Ky ka qenë një rast vetëmbrojtje dhe duhet të merret parasysh nga policia. Me minimarketin ushqejmë familjen”, tha gruaja e të ndaluarit. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur një ditë më parë se është arrestuar shtetasi Ilir Lleshi 44 vjeç, pasi ka goditur me thikë shtetasit M. Façi 19 vjeç, L. Çuli 26 vjeç, S. Bajrami 19 vjeç me banim në Elbasan. L. Lleshi


DOSSIER • E shtunë 16 qershor 2012

»

07

NGA HISTORIA E EVROPIANËVE TË FUTBOLLIT

7. Francezët organizojnë “EURO ’84” dhe fitojnë Nga Skifter Këlliçi

F

ranca, që kishte fituar 6-3 kundër Gjermanisë Perëndimore në botërorin suedez më 1958 dhe kishte zënë kështu vendin e tretë, nuk kishte mundur të ngjitej më lart se kaq në “Euro ’60”, që ishte zhvilluar në stadiumet e saj dhe kampionë ishin bërë sovjetikët. Por nuk ndodhi kështu në “Euro ’84”, ndeshjet e të cilit u zhvilluan në stadiumet “Park dë Prens” të Parisit, me nxënësi 48400 shikues, të Lensit me 43500, të Nantës me 52923, të Lionit me 41180, të Sent-Etienit me 36000, Strasburgut me 40000 dhe Marsejës me 33000 shikues. Pas Spanjës fituese në finalen e Madridit kundër Bashkimit Sovjetik ishte e dyta skuadër e vendit organizues e një evropiani që bëhej kampione, por e një niveli më të lartë se skuadra iberike 1964-s. E prirë nga Platinia legjendar, skuadra “tringjyrëshe”, siç e mbiquajnë Francën, dëshmoi se ishte absolutisht më e mira e Evropës, aq më tepër që dy vjet më pas u rendit edhe treta në botërorin e vitit 1986 në Meksikë. Po të kthehemi te ndeshjet në grupe, ku morën pjesë 33 vende, duke përfshirë këtë radhë edhe vendin tonë, munguesi më i madh në “Euro ’80” dhe “Euro ’84”, i cili nga politika e mbrapshtë e Enver diktatorit po izolohej gjithnjë e më shumë nga bota edhe në fushën e sportit. Në grupin e parë Belgjika, finaliste e “Euro ’80” zhvilluar në stadiumet e saj, me 9 pikë nuk hasi ndonjë rezistencë nga skuadrat e Zvicrës, Skocisë dhe RD Gjermane. Futbolli sovjetik, klient i rregullt dhe i “piacës së lartë” në këtë veprimtari, dëshmoi se nuk e kishte marrë veten ende pas nokdaunit të pësuar në “Euro ’84”. Në grupin e dytë ai mbeti një pikë pas Portugalisë fituese me 10 dhe 1 pas Poloninë me 4 dhe Islandës me 1 pikë. Ashtu si Holanda, që kishte dalë në skenë në fillim të viteve ’70, së pari me “Ajaksin’”, tri herë kampion i Kupës së Evropës (1971, 1972, 1973) dhe pastaj me përfaqësuesen e vet, ashtu edhe Danimarka zuri vendin e parë në grupin e tretë me 13 pikë, duke lënë pas Anglinë me 12, Greqinë me 8, Hungarinë me 7 dhe Luksemburgun pa asnjë pikë dhe do të niste kështu një erë që do ta shndërronte nga personazhet kryesore të skenës së futbollit botëror. Pasi barazuan me Anglinë 2-2 në Kopenhagë, danezët korrën një fitore historike në “Uembli” (1-0). Jugosllavia, edhe ajo veterane e nderuar e evropianëve të futbollit, fitoi grupin e katërt me 8 pikë, e ndjekur nga Uellsi me 7, Bullgaria me 5 dhe Norvegjia me 4 pikë.

Të papriturën më të madhe të ndeshjeve në grupe e solli Italia, e cila “kundërmonte” ende me erëmimin e këndshëm të “mbretëreshës së botës” Spanjë ’82, ku kishte mënjanuar Argjentinën (2-1), Brazilin (3-2) në grup, pastaj Poloninë në çerekfinale 2-0 dhe RF Gjermane 3-1 në finale. Kurse në grupin e pestë të “Euro ’84” me 5 pikë ajo la pas vetëm Qipron, e kapërcyer nga Rumania, e para me 12 pikë, Suedia e dyta me 11, Çekosllovakia e treta me 10 pikë. Rezultatet a axurrëve qenë të mjera: me rumunët 0-0 dhe 1-2 me çekët 2-2 dhe 0-2, me suedezët më keq: 0-3 dhe 1-2. E të mendosh që në radhët e saj luanin ende kampionë të tillë si Xofi, Bergomi, Kabrini, Shirea, Tardeli, Rosi etj. Për mendimin tim, trajneri Enci Bearxot pas ngadhënjimit në këtë botëror do të kishte bërë mirë të largohej nga përfaqësuesja dhe të mbetej gjithnjë i respektuar. Por ai nuk e bëri këtë as në botërorin “Meksikë ’86”, ku anija italiane u fundos përsëri. Le të kthehemi përsëri te përshkrimi i ndeshjeve në grupe. Në grupin e gjashtë përfaqësuesja jonë u ndodh përballë Turqisë, Austrisë Irlandës së Veriut dhe RF Gjermane, që zuri vendi e parë me 11 pikë. Tanët grumbulluan vetëm 2 pikë (0-0 me Irlandën e Veriut, të cilën me këtë barazim nuk e mënjanuam, siç ndodhi më 1965, kur kjo mbeti jashtë finaleve të botërorit “Angli ’66” dhe 1-1 me Turqinë). Por ama, edhe pse humbëm dy herë me gjermanët dhe dy herë 1-2, i shtrënguam ata të kalonin çaste skëterrore, sidomos në ndeshjen e kthimit në Zarbryken më 20 nëntor të vitit1983, kur pas golit të Tomorit në 22’, barazuan

me anë të Rumeniges në 24’ dhe vetëm 11 minuta para mbarimit sulmuesi i tyre Strah arriti me stërmundim të shënonte golin e fitores. Ky gol i shpuri në vendin e parë me pikë të barabarta me veriirlandezët, por me golaverazh më të mirë se ata. Me barazim, Rumenige më shokë do të mënjanoheshin si më 1967, kur vendin e tyre e zuri Jugosllavia. Në grupin e shtatë, ku bënin pjesë edhe Irlanda, Islanda dhe Malta, shpërtheu një “kacagjelosje”e ashpër midis spanjollëve dhe holandezëve, të cilët, ashtu si në grupin e mësipërm, i përfunduan ndeshjet me pikë të barabarta (nga 13 secila). Por u përcilësua Spanja, pasi mundi Maltën 12-1, rezultat që ngjalli dyshime se mos në këtë mes kishte ndonjë pazarllëk. Shtatë skuadrat fituese në grupe së bashku me Francën, si vend organizues, nisën kështu fazën e dytë të “Euro ’84”. Në grupin e parë bënin pjesë Franca, Belgjika, Danimarka dhe Jugosllavia. Francezët i vunë përpara skuadrat e tjera: Danimarkën 1-0, Belgjikën 5-0, nga të cilët Platinia dy gola) dhe Jugosllavinë 3-2, ku Platinia shënoi këtë radhë të tre golat brenda18 minutash (59’62’ dhe 77’). Bëri bujë fitorja e danezëve 5-0 ndaj jugosllavëve, që i humbën të tëra takimet. Pas Francës me 6 pikë vendin e dytë e zunë danezët. Në grupin e dytë bënin pjesë Spanja, Portugalia, RF Gjermane dhe Rumania. Tjetër e papritur: gjermanoperëndimorët, kampionët në fuqi, këtë radhë zbritën nga froni. U kushtoi shumë humbja me spanjollët në takimin e fundit me rezultatin 1-0 pas golit të shënuar nga Maseda. Dy takimet e tjera këta të fundit i kishin përfunduar me

barazim: me Rumaninë dhe Portugalinë dhe me të njëjtin rezultat 1-1. 4 pikë grumbulluan edhe portugezët, por nuk kishin golaverazhin e fqinjëve të tyre spanjollë. Kjo solli që në gjysmëfinale “pasardhësit” e Servantesit, autorit të famshëm të “Don Kishotit”,

Po e komentoja këtë ndeshje nga një studio e TVSH-së me kufje në veshë dhe gjykoja që tani do të vinte radha e lotarisë së 11-metërshave. Por këtë hamendësim timin e hodhi poshtë Platinia, që në 119’ shënoi golin e fitores, 3-2, që e shpuri

të përplaseshin me Francën e Platinisë. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Së pari shënoi Domergei për francezët në 24’ dhe pastaj barazoi Xhorda në 74’ për portugezët. Ishte po ai që e kaloi skuadrën e tij përpara 2-1 në 98’, por ishte përsëri Ede Domergei në 114’ që barazoi 2-2.

Francën në finale. Takimi tjetër gjysmëfinale vuri përballë Spanjën, dhelpër e regjur, dhe Danimarkën, si vajzë e patëkeq. Por shpejt të dyja u shndërruan në gladiatorë të pamëshirshëm ndaj njëra-tjetrës. Golit të Masedës në 67’ për spanjollët iu kundërpërgjigj danezi Lërn në 71’.

Erdhi shtesa 2 x 15 minuta dhe rezultati nuk ndryshoi, ndonëse danezët dukeshin se po preknin fitoren. Pastaj gjithçka e zgjidhi seria e penalltive. Kur rezultati ishte 4-4, golin e pestë për Spanjën shënoi Sarabia, kurse i famshmi Elkjer, që tmerronte çdo portier kur gjuante në portë, nuk arriti t’i përmbante nervat dhe goditja e tij, si pasojë, nuk ishte e saktë. Kështu, Spanja iu bashkëngjit Francës në finale. Finalja u luajt në stadiumin “Park dë Prens” të Parisit më 27 qershor të vitit 1984 nën drejtimin e gjyqtarit çekosllovak Hristov. Të rrethuar nga tifozët e tyre të flaktë, Platinia me shokë nuk duhej kurrsesi ta humbnin këtë rast që për herë të parë në historinë e evropianëve dhe botërorëve të futbollit do t’ bënte ata kampionë, të paktën të kontinentit plak. Më kujtohet mirë kjo finale ndeshje për një arsye të thjeshtë: gazetari sportiv, të cilin po e mbiquaj jo pa shpoti kryekomentatori, që zakonisht “komentonte” tërë veprimtaritë sportivë në TVSH, duke përfshirë edhe ato të marra nga RAI dhe televizionet jugosllave, pavarësisht se dinte vetëm ca fraza në italishte, u ndodh atë ditë në Vlorë për një reportazh. Si pasojë, komentin e kësaj ndeshjeje do ta bëja unë. Për t’u përgatitur sa më mirë, shkova si zakonisht në ATSH, ku u njoha me lajmet e fundit nga agjencitë TASS, ANSA dhe FRANCE PRESS, pra në italisht, rusisht dhe frëngjisht, kjo e fundit gjuhë që e njihja sa për të lexuar dhe kuptuar deri diku materiale sportive dhe politike. Një gazetar i pasionuar më përktheu lajme sportive edhe nga ROITERI, pra nga anglishtja, gjuhë që atëherë nuk e njihja fare. Pra, u përgatita për një koment shumë profesional. Por çuditërisht, në çastin kur do të futesha në studio, u shfaq kryekomentatori, i cili sapo ishte kthyer nga Vlora. Pa pasur asnjëfarë përgatitjeje për të komentuar këtë ndeshje, pra me duar në xhepa, pati guximin të ulej para mikrofonit dhe kamerës dhe s’do mend zuri të bënte një të ashtuquajtur koment, me fjalë të tjera, të shqiptonte ato 14-15 fjalë të thata që dinte… Për sa i përket finales së mësipërme, ajo u fitua nga Franca, një fitore spektakolare, që u shoqërua nga britmat e hareshme të rreth 50 mijë francezëve në “Park dë Prens”, që shoqëruan golat e Platnisën në 57‘ dhe Belonesë pikërisht në akordet e fundit të këtij marshi triumfal, por jo të Verdit, huazuar nga opera e tij e famshme “Aida”, por “të kompozuar” në fushë nga ky ekip i magjishëm, që pati këtë përbërje: Bats, Batiston, Bosis, Lë Ru, Domerge, Tigana, Fernadez, Platini, Xhires, Lakomb, Belone. Trajner Idalgo, golashënuesi më i mirë ishte Platini, me 9 gola.


08

« BOTA

E shtunë 16 qershor 2012 •

Ende nuk shihet zgjidhja e krizës së euros

N

ë fjalimin lidhur me krizën e borxheve dhe samitin e G20ës, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përsëritur qëndrimet e saj. Kancelarja nuk ka asnjë ide të re, apo e ka të qartë se Gjermania duhet të paguajë më shumë? Për Kancelaren Angela Merkel kanë filluar dy javët ndoshta vendimtare për kohën e qëndrimit në post. Në Romë, Meksikë dhe Bruksel do të mbahen disa samite për shpëtimin e euros dhe zgjidhjen e krizës së euros. Në deklaratën e saj qeveritare Kancelarja Merkel ka paralajmëruar paraprakisht për mbingarkesat e Gjermanisë, sepse ajo e ka të qartë se nga Gjermania pritjet janë jashtëzakonisht të mëdha - jo vetëm në Evropë, por edhe në tërë globin. “Nëse dështon euro do të dështojë edhe Evropa”, ka përsëritur shpesh Kancelarja Merkel. Nëse Greqia pas zgjedhjeve të ditës së dielë (17.06.12) futet në kaos, nëse Spanja duhet të futet në tërësi nën ombrellën e shpëtimit dhe nëse Italia futet në probleme

edhe më të thella, atëherë monedha e përbashkët mund të dështojë shumë më shpejt se sa që mund të parashikojmë në këtë moment. Gjermania do të detyrohet të marrë rreziqe përsipër Në këtë rast edhe Gjermania do të detyrohet të heqë dorë nga qëndrimet e deritanishme. Thënë më troç: Angela Merkel do të detyrohet të hapë portofolin dhe të marrë përsipër borxhet e vendeve jugore nëse do që ato të mos falimentojnë. SHBA-ja dhe vendet në zhvillim e presin këtë nga Kancelarja Merkel dhe këtë do ta thonë hapur në samitin e G20-ës në Meksikë javën e ardhshme, ku do të bisedohet për krizën e euros. Rritja ekonomike është labile në SHBA. Dhe në këtë rast Evropa me dëshirë do të hidhet prej Uashingtonit në bankën e fajtorëve. Recepti i deritanishëm amerikan është: për nevojtarët duhet shtypur më shumë para. Ndërsa Angela Merkel në anën tjetër është kundër. Por nëse kriza ashpërsohet edhe më shumë, ajo nuk do të mund të mbrojë këto pozicione për një kohë të

“Nuk ka para për kapjen e Konyt” Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, vendosi në pikëpyetje të thellë fushatën për arrestimin e “Zotit të Luftës”, Joseph Kony dhe shkatërrimin e ushtrisë së tij rebele, duke thënë se Bashkimi Afrikan ka mungesë të theksuar trupash, ushqimesh dhe mjetesh financiare për të financuar operacionet. Në një raport prej 14 faqesh drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ban i kërkoi vendeve më të fuqishme në botë që të ofrojnë ndihmën e tyre, ndërsa theksoi se vetëm trupat e një koalicioni të superfuqive botërore ka shanse reale në eleminimin apo prangosjen e një prej njerëzve më të kërkuar në botë. “Nisma e Bashkimit Afrikan për kapjen e Konyt vuan nga mungesa e theksuar e fondeve dhe kapaciteve ushtarake. Pa resurset e nevojshme, BA do ta ketë të pamundur të përmbushë këtë detyrë thelbësore për sigurinë në Afrikë”, shkruhej në një pjesë të raportit të kreut të OKB-së. Bashkimi Afrikan vendosi si një prej përparësive të tij kapjen e Konyt, duke krijuar një trupë prej 5 mijë ushtarësh për ta luftuar, pasi rikthimi i rebelizmit të tij në mars la dhjetëra të vdekur e mbi 450 mijë persona të zhvendosur nga Uganda, Sudani i Jugut, Republika Demokratike e Kongos dhe Republika Afrikane Qëndrore. Kony është i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Një dokumentar i famshëm tregoi më parë gjatë vitit se si ushtria e rebelit përdorte forcën për të rektrutuar fëmijë në radhët e saj dhe i përdorte më pas si ushtarë apo skllavë seksualë. Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, dërgoi 100 trupa në 2011-n në Afrikë në përpjekje të organizimit të një ndjekje më efikase ndaj Konyt, por problemi i mungesës së financimeve ka bllokuar për momentin luftën ndaj të shumëkërkuarit.

Në Romë, Meksikë dhe Bruksel do të mbahen disa samite për shpëtimin e euros dhe zgjidhjen e krizës së euros. Në deklaratën e saj qeveritare Kancelarja Merkel ka paralajmëruar paraprakisht për mbingarkesat e Gjermanisë, sepse ajo e ka të qartë se nga Gjermania pritjet janë jashtëzakonisht të mëdha - jo vetëm në Evropë, por edhe në tërë globin

Një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Egjipt në rrugë ka trazira të reja, disa vëzhgues madje druhen se do të ketë edhe dhunë të përgjakshme dhe kaos. Shkak është një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Përkrahësit e Ahmed Shafiq e brohoritën vendimin e gjykatës kushtetuese. Vetë ish-kryeministri egjiptian mbajti një fjalim gati njëorësh për atë që e quan “popullin e tij të dashur egjiptian”. Shafik foli për një vendim historik, i cili u lejon të gjithëve të marrin pjesë në të ardhmen politike të vendit. Përkrahësit e tij janë natyrisht të gëzuar me vendimin: “Ne jemi shumë të kënaqur me vendimin, pasi është një vendim i Perëndisë! Ata nuk mund t’i bëjnë më rregullat si të duan. Ky ligj do të kishte qenë një turp! Ai do të thoshte se mund të nxirrnin jashtë loje secilin, nëse do të donin!”, - thotë një prej përkrahësve të Shafikut. “Ata” janë islamistët, të cilët në Parlament kanë më shumë se 70 për qind të deputetëve. Ky Parlament kishte miratuar një ligj elektoral, sipas të cilit ishfunksionarë të lartë të rregjimit të Mubarakut nuk mund të kandidonin për poste të larta politike. I besuari i Mubarakut Shafik

gjatë, në veçanti kur dihet se Evropa gati që nuk ka ndonjë mbështetje nga jashtë. Planet e vonuara afatgjata Investorët ndërkombëtarë në tregjet financiare llogarisin me lëshime të tjera të Gjermanisë në politikën monetare dhe rënien dakord me kërkesat që Banka Qendrore Evropiane të marrë më shumë rreziqe mbi vete. Kjo shihet edhe në procesin e shitjes së letrave gjermane me vlerë, të cilat ndonëse aktualisht janë të sigurta, nga investorët amerikanë nuk kërkohen shumë. Ndërkohë janë rritur edhe kërkesat për sigurinë e letrave me vlerë të shtetit gjerman, gjë që dëshmon se mund të ulet aftësia kredituese e Gjermanisë, për shkak të rreziqeve që lidhen me stabilitetin e euros.

Kancelarja Merkel kërkon më shumë disiplinë buxhetore dhe një union politik, me qëllim përballjen më të lehtë të krizës së euros. Debati për borxhet e përbashkëta dhe eurobondet duhet të zhvillohet, por së shpejti nuk do të ketë instrumente konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve. Shpresa e fundit Banka Qendrore, institucioni i vetëm që mund të veprojë në këtë moment është Banka Qendrore Evropiane, e cila për momentin po mbështet Spanjën. Ajo duhet të mbajë mbi ujë edhe Greqinë dhe të furnizojë bankat atje me para. Kjo bankë po futet në rreziqe gjithnjë e më të mëdha dhe këto rreziqe duhet të garantohen prej dikujt. Gjermania

luan këtu një rol të madh. Sille si të duash, por në fund dikush duhet të paguajë edhe llogaritë. Nuk ka pikë dyshimi se do të ketë ngarkesa të reja për taksapaguesit në Gjermani dhe Evropë. Ndoshta duhet krijuar edhe një fond solidariteti për luftimin e krizës së borxheve. Aktualisht ka probleme të mëdha me mekanizmat shtesë për sigurimin e euros, të cilat duhet të aprovohen edhe në parlamentet e vendeve anëtare. Evropa e udhëhequr nga Kancelarja gjermane në dy javët e ardhshme duhet të gjejë përgjigje, të cilat do të qetësojnë investorët dhe tregjet financire. Në të kundërtën nëse dështon euro do të dështojë edhe Evropa - të paktën Evropa të cilën e njohim sot!

Egjipti në prag të trazirave të reja të ashpra. Ata e konsiderojnë argumentimin e gjykatës pa bazë. Sipas islamistëve, vendimi drejtohet në parim kundër procesit të sapofilluar demokratik në vend.

nuk do të kishte pasur mundësi të merrte pjesë në zgjedhjet e balotazhit të shtunën (16.6.) për postin e presidentit. Të enjten (14.5.) Gjykata Kushtetuese e rrëzoi ligjin. Procesi demokratik në pikëpyetje Për shumë revolucionarë ky është një sinjal i qartë se Këshilli i Lartë Ushtarak, i cili qeveris në Egjipt, dhe bashkë me të përfaqësuesit e regjimit të vjetër të Mubarakut, nuk duan ta dorëzojnë pushtetin. “Ku është drejtësia në këtë vendim? Ne kishim një revolucion, por asnjë revolucion

nuk risjell një regjim diktatorial. Këshilli i Lartë Ushtarak kërkon të rikthejë regjimin e vjetër, ata duan që të gjithë t’u bindemi përsëri. Këtë nuk do ta bëjmë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë edhe kundër Ahmed Schafikut, me ndihmën e Perëndisë”, thotë një nga demonstruesit. Veç kësaj gjykata vendosi që Parlamenti është krijuar pjesërisht në mënyrë antikushtetuese dhe për këtë arsye duhet të zhvillohen sa më parë zgjedhje të reja. E paqartë është ende se kur do të mbahen këto zgjedhje. Ky vendim ka shkaktuar tek islamistët kritika edhe më

Frikë për trazira të reja të përgjakshme Aktivistët e demokracisë pas vendimeve folën për një puç ushtarak, i cili përpiqet të veshë një petk legjitim. Ata kanë bërë thirrje për protesta masive kundër Këshillit të Lartë Ushtarak në pushtet dhe kundër përfaqësuesve të ish-regjimit të Mubarakur, të cilët sipas tyre janë ende të fuqishëm. Edhe historiani egjiptian Khaled Fahmy pret ashpërsim të ri të situatës në vend: “Kam frikë se mund të kemi konfrontime të përgjakshme në rrugë. Këshilli i Lartë Ushtarak nuk e kuptoi revolucionin paqësor, ushtria nuk mësoi ta vlerësojë që rinia e Egjiptit bëri një revolucion të tillë paqësor. Ushtria e ka administruar keq fazën e tranzicionit dhe tani ndodhemi në një krizë të thellë. Ajo mund të zgjidhet vetëm në rrugë dhe druaj se mënyra e vetme do të jetë ajo e përgjakshme”.


BOTA • E shtunë 16 qershor 2012

»

09

Eurozona, një vend pranë largimit

Në fund Evropa ka rëndësi

S

pecialisti amerikan për çështje të ekonomisë Joseph Quinlan paralajmëron se kriza e Eurozonës po depërton edhe në SHBA, me pasoja serioze për ekonominë amerikane dhe atë globale. Joseph P. Quinlan është drejtor ekzekutiv dhe kryespecialist për strategjitë e tregut në US Trust Bank of America, sektori i menaxhimit të pasurisë private. Ai është edhe shef i kërkimeve në Paul H. Nitze School of Advanced International Studies në John Hopkins University, në Uashington DC. Duke pasur parasysh integrimin e thellë dhe të gjerë të ekonomisë transatlantike, ku ekonomitë e SHBA-së dhe Evropës janë më të ndërthurura se askush tjetër, problemet në njërën pjesë të partneritetit detyrimisht i transmetohen edhe pjesës tjetër. Rrethanat aktuale e përforcojnë këtë konstatim: kriza e vazhdueshme financiare në Evropë dhe klima ekonomike në SHBA, e cila rëndohet çdo ditë e më shumë. Efektet negative të transferuara nga Eurozona janë bërë aq të rënda sa vëzhguesit në Amerikë besojnë se problemet e Eurozonës dhe efektet e pritura në ekonominë e SHBA-së mund të ndikojnë në fund edhe rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Kjo mbetet të shihet. Më e sigurt është se SHBA ndodhet direkt në shënjestër të krizës financiare në Evropë: ekonomia e SHBA-së ka të ngjarë ta shmangë recesionin këtë vit, por shanset e uljes së ritmeve të rritjes, më shumë nga sa pritej, po shtohen. Kriza financiare e Evropës po i transmetohet SHBA-së dhe botës përmes tre kanaleve: përmes tregjeve financiare globale, përmes tregtisë globale dhe përmes firmave shumëkombëshe amerikane me filialet e tyre që veprojnë në Evropë, aktivitetet e të cilave kanë rënë dukshëm muajt e kaluar në të gjithë kontinentin. Për shkak të krizës së vazhdueshme financiare në Evropë, luhatjet në tregjet globale të kapitalit janë kthyer në një konstante të përdishme që minon besimin e investuesve në gjithë globin. Ashtu siç u përhap kriza nga Greqia në Spanjë apo Itali, po kështu është përhapur edhe

rreziku i ngjitjes dhe përpjekjet për t’i vendosur kursimet në asete të sigurta si bonot e thesarit të qeverisë amerikane, obligacionet shtetërore britanike apo gjermane. Nga ana tjetër pasiguria financiare e ka bërë më të vështirë për vendet evropiane të administrojnë problemet e tyre të borxheve dhe ka ngjallur frikë për

gjendjen e bankave evropiane dhe për rrjedhojë edhe të bankave amerikane. Rreziqet kryesore Bankat amerikane janë të pajisura mirë me kapital, por sidoqoftë janë të ekspozuara ndaj rrezikut të ngjitjes dhe panikut, i cili po del gjithnjë e më shumë në plan të parë në të gjithë Evropën. Një rrezik kyç për SHBA-në është rënia e kursit të euros kundrejt dollarit, që cenon direkt aftësinë konkurruese të SHBA-së në sektorët e mallrave dhe shërbimeve. Dhe kur flasim për eksportet e SHBAsë dhe tregtinë me BE-në, dëmi tashmë

është shkaktuar. Si rezultat i rritjes së ngadaltë në Evropë, eksportet e SHBAsë në prill ranë nën nivelin e marsit dhe pritet të vazhdojnë të bien muajt në vazhdim, për shkak të kërkesës në rënie përtej Atlantikut. Krahas ndikimeve në financat dhe tregtinë e SHBA-së, kriza e euros është ndier edhe në rezultatin përfundimtar të kompanive shumëkombëshe të SHBA-së, të cilat janë mjaft të ekspozuara ndaj Evropës. Kjo nuk është çudi po të mbahet parasysh se korporata “Amerikë” është investuesi më i madh i huaj në BE. Thënë thjesht: asnjë rajon tjetër në botë nuk është aq i rëndësishëm për suksesin global të kompanive shumëkombëshe amerikane sa Evropa. Përse? Sepse gjatë 50 viteve të shkuara asnjë rajon tjetër në botë nuk ka tërhequr më shumë investime direkte të huaja nga SHBA (FDI) sa Evropa. Në vitin 2010 FDI në Evropë përbënin 56 për qind të totalit të investimeve të huaja direkte të SHBA-së. Disa shembuj ilustrues: investimet amerikane në Belgjikë janë 11,4% më të larta se sa ato në Brazil. Dhe investimet e SHBA-së në Spanjë janë dy herë më të larta se ato në Indi. Pra, thënë ndryshe ajo çka është e mirë për Evropën është e mirë për korporatën “Amerikë”. Dhe në të njëjtën linjë arsyetimi, kur gjërat shkojnë keq në Evropë shumëkombëshet amerikane nuk mund të jenë të paprekura. Për këtë arsye shumë korporata shumëkombëshe në SHBA kanë paralajmëruar për të ardhura më të ulëta se pritjet këtë vit, për shkak të problemeve në Evropë. Dhe sa më të dobëta apo të pasigurta të jenë fitimet për firmat në SHBA aq më shumë hezitojnë ato të punësojnë apo investojnë brenda dhe jashtë vendit. Pra, në fund Evropa ka rëndësi. Ndërkohë që partnerja transatlantike e Amerikës lufton me një nga krizat më të rënda financiare të historisë moderne, interesat në lojë janë të larta për të gjitha palët e përfshira: BE-në dhe shtetet e tij anëtare, tregjet në zhvillim të varura nga Evropa për rritjen e eksporteve dhe për SHBA. Partneriteti transatlantik do të mbijetojë në këtë krizë, por jo pa dhimbje të tjera muajt e ardhshëm.

Të pakten një vend anëtar do ta lerë Eurozonën brenda 5 viteve të ardhshme sipas një sondazhi të realizuar mes menaxherëve të Bankave Qendrore që të mbledhura së bashku kontrollojnë më shumë se 8 miliardë dollarë. Anketimi i kryer nga kompania e shërbimeve financiare, UBS, nxjerr në pah shqetësimin e thellë që ekziston në radhët e drejtuesve të bankave kryesore të botës sidomos përpara zgjedhjeve greke të kësaj fundjave, të konsideruara një moment kyç për ardhmërinë e monedhës së përbashkët. UBS ka mbikëqyrur mbi 80 menaxherë të bankave qendrore, fonde sovrane e institucione multilaterale. Bankierë e menaxherë kanë qenë të një mendjeje se shpërbërja e eurozonës ishte rreziku më i madh që i kanoset ekonomisë globale në 12 muajt e ardhshëm. Gati tre të katërtat e tyre pretendojnë se të paktën një vend anëtar do të largohet në harkun kohor të 5 vjetëve. Prej këtyre, një pjesë mendojnë se shtetet që do të zgjedhin të dalin nga Eurozona, do të jenë më shumë se një. Qasja e tyre kontraston me përpjekjet e disa bankave qendrore për të rritur besimin tek monedha unike. Por ata kanë mjaft influencë, sepse menaxherët e rezervave në Bankat Qendrore ndikojnë mbi tregje me vendimet sesi t’i shpërndajnë asetet e tyre. Perspektiva e shpërbërjes së unionit monetar i ka nervozuar së tepërmi investitorët këto muajt e fundit, duke shkaktuar rritjen e normave të interesit për bonot e vendeve periferike të eurozonës e rënien e vlerës së euros. Pasiguria mbi të ardhmen e Greqisë në eurozonë, e kombinuar me krizën bankare të Spanjës, e ka minuar akoma më shumë besimin e kreditorëve. Parashikimet për euron janë të zymta, por ato të arit janë optimiste. Projeksionet për metalin e çmuar janë për një performancë më të mirë në grupin e aseteve nga tani e deri në fund të vitit.

Argjentina kërkon bisedime për Ishujt Falkland Cristina Fernandez de Kirchner ka kërkuar që Britania e Madhe të hyjë në bisedime mbi sovranitetin e Malvineve ose Ishujve Falkland siç i quajnë britanikët. Presidentja e Argjentinës iu drejtua Komitetit të Kombeve të Bashkuara në 30-vjetorin e përfundimit të luftës mes Britanisë dhe Argjentinës. Ajo theksoi se gjeografia dhe historia mbështesin variantin e argjentinasve. Më parë David Cameron, Kryeministri i Brianisë së Madhe, është shprehur se “nuk do të ketë negociata”. “Kur pashë të valëvitej flamuri i atyre që ata quajnë Falklands më erdhi turp. Luftërat nuk festohen”, theksoi Presidentja duke iu referuar faktit se në rezidencën e Cameron u valëvitën flamuj britanikë dhe të Ishujve Falklands në shenjë solidariteti me banorët e arkipelagut që festojnë sot 30-vjetorin e çlirimit. Britania çliroi territorin e Mbretërisë së Bashkuar nga pushtimi i Argjentinës më 14 qershor të vitit 1982. Kryeministri David Cameron dha një mesazh duke thënë se mbështetja e Britanisë për ishujt nuk është lëkundur në 30 vitet e fundit dhe nuk do të lëkundet as në vitet e ardhshme. Veteranët e luftës së vitit 1982 drejtuan një paradë ushtarake drejt Monumentit të Lirisë, si një akt përkujtimi. Në luftën për ishujt janë vrarë 255 ushtarë të Mbretërisë së Bashkuar, 650 ushtarë argjentinas dhe 3 civilë nga Ishujt Falklands.

Egjipt, reagim i ashpër i Vëllazërisë Myslimane Zemërimi i Vëllazërisë Myslimane në Egjipt sa vjen e shtohet pas vendimit të Gjykatës së Lartë për shpërbërjen e Parlamentit me arsyetimin se një të tretat e vendeve të tij ishin të paligjshme, çka përmbys praktikisht të gjithë procesin zgjedhor të vitit të kaluar. Grupimi, që kishte siguruar 46 vende në Parlament nga të parat votime të lira e të ndershme prej dekadash të tëra, siç u cilësuan zgjedhjet parlamentare, paralajmëron për “ditë të rrezikshme përpara”, nëse pushteti rikthehet në duart e personave të lidhur me regjimin e vjetër. Kandidati i Vëllazërisë Myslimane, Mohammed Muris, përballet me Kryeministrin e fundit të periudhes së Mubarakut, Ahmed Shafik, në garën për postin e kreut të shtetit. Vendimi i Gjykatës së Lartë e ka zhytur Egjiptin në kaos. Shpallja e zgjedhje parlamantare jo kushtetuese ia kalon pushtetin Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura, detyra e të cilit ishte mbikëqyrja e tranzicionit të Egjiptit pas rrëzimit të presidentit Hosni Mubarak shkurtin e vitit 2011. E njëjta gjykatë vendosi t`i lejojë Shafikut kandidimin për president, edhe pse ai shihet si figurë e kastës së vjetër politike, zgjedhja e të cilit do të përbente nje turp për revolucionin. Anëtarët e gjykatës, të caktuar në kohën e Mubarakut, pritej të vendosnin se disa momente të zgjedhjeve kishin qenë ilegjitime, por ata shkuan më larg se kaq duke urdhëruar ripërsëritjen e plotë të tyre. Me qindra protestues dolën në sheshin “Tahrir” pas shpalljes së vendimit të enjten, megjithatë se cili është niveli real i zemërimit të njerëzve, kjo pritet të shihet pas lutjeve të së premtes, kur zakonisht mbahen edhe demonstratat më të mëdha. Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Klinton, reagoi ndaj situatës së krijuar në vend, duke thënë se për Egjiptin nuk mund të ketë kthim mbrapa.


10

« koment

E shtunë 16 qershor 2012 •

Kur Ali Këlcyra më 22 mars 1924 propozoi formimin e KLSH Deputeti i Vlorës M. Trajazi propozon një kontroll nga Asambleja Nga Gëzim LLOJDIA

N

ë 22 mars 1924 pasdreke, ditën e shtunë, Kuvendi Kushtetues i Shqipërisë futet në një seancë. Mbledhjen e kryeson kryetari Eshref Frashëri. Në fillim të seancës lexohen emrat e të zgjedhurve që mungojnë - Ahmet Zogu, Pandeli Evangjeli, Luigj Gurakuqi. Merren në shqyrtim një procesverbal si dhe lexohen disa telegrame. Mbasi miratohet një projektligj për emetim kartëmonedhe dhe krijimin e një banke kombëtare, kryetari E. Frashëri merr fjalën dhe parashtron bisedën për formimin e një komisioni nga ana e Asamblesë për të kontrolluar financat e shtetit prej vitit 1920–1923. Për të sjell këtë projektligj e merr fjalën deputeti i Vlorës M. Trajazi. Këtë bisedë të tij dhe debatin po i nxjerrim nga “Bisedimet e Kuvendit Kushtetues”, mbledhja XXXIII. E shtunë më 22 mars 1924, ora 2. 30 mbas darke, faqe 378 Z. KRYETARI: Bisedim mbi formimin e nj komisioni nga ana e Asamblesë për të kontrolluar Financat e Shtetit prej vjetit 1920-1923. Z. M. TRAJASI: Proponimin që bëra bashkë me shokë për formimin e një komisionit për të kontrolluem t’ardhunat e shpenzimet e Shtetit, më duket se është fare i nevojshëm dhe arsyeshëm se në ç’do shtet ka një kontroll për kontrollimin e t’ardhurave e të prishurave të Shtetit, kurse neve gjer më sot nuk është formuar një këshill kontrollues. Besoj se ç’do asamblesist do të përkrahin këtë proponim për formimin e një komisioni kontrollues, pse edhe populli thotë se “taksat jam tue paguej, por nuk jam duke ditur se ku do prishen”. Edhe për t’i dhënë një dritë popullit që nesër të paguajë taksat ma me gëzim, është e nevojshme që ta ndriçojmë mbi të ardhurat e prishurat e Shtetit, pse ky po vuan për bukë dhe nuk di ku venë parat e tija. Prandaj proponoj Z. kryetar që formimi i këtij komisioni të pranohet dhe në të, të marrin pjesë nga një amblesist prej ç’do prefekture që pak a shumë janë dege. Z. A. KËLCYRA: Z. Kryetar! Në parim nuk jam kundra që lypet të kontrollohen shpenximet që janë bërë këto 3 vjet, po ish-qeveritë e mëparshme sollën një enersi e një anarshi të vërtetë në budget, të cilat shkaktuan një shqetësim në popull. Në shpenximet e asaj kohe shikojmë një gjendje kaotike, të cilën një komision i përbërë prej asamblistëve nuk mund ta sqarojë. Kemi prova të përparshme, që të tilla komisione nuk kanë dhënë fruta pozitive dhe sa komisione që janë formuem, kanë vazhdue për sa kohë në punë dhe pastaj e kanë lënë m’anash dhe s’kanë bërë asnjë relacion, kështu që edhe nga komision nuk do të dalë asnjë dobi. Sikurse thashë, bashkohem në parim për kontrollimin e financave të Shtetit, po dua që ky kontrollim të bëhet nga një organ kompetent që të ketë cilësinë e duhur e që të jetë larg

atmosfera politike. Ky organ, i cili mund ta kryejë këtë detyrë, ësht vetëm Cour de Compts dhe derisa të mos kemi një organ të tillë nuk do mundemi kurrë të kontrollojmë të ardhurat e të prishurat e Shtetit. Pra, në vend që të shkojmë kohën kot e të formojmë një komision sikur e pronon propozuesi, do t’i lutesh Kryesisë që atë projekt ligj që e ka paraqitur qeveria e që pak a shumë komisioni i Drejtësisë e ka biseduar e që parlamenti i mëparshëm e ka biseduar edhe kanë qenë pranuar artikujt e parë, ta vënë në ribisedim. Pra, jam dakord në princip me Z . e tij, por jam kundër procedurës dhe si thashë, dua që ky kontrollim të bënet prej një organit kompetent. Sa për çrregullime, nuk kam dyshime se janë bërë dhe për këtë kishe bërë fjalë një herë në parlament, se në Përmet janë humbur në mes të Financës e t’ushtrisë afro 3000 nap. Të tilla gjëra kanë muejt me ngja edhe gjetkë dhe akoma më tepër zyre financiare. Pra, jam i mendjes të krijonet një organ kompetent, i cili mund të vërë pakë dritë e rregull në parat e Shtetit. Z. M KASSO: Hiç njeri nuk mund të ketë teatër mendje veç që të kontrollohen financat e Shtetit, por Z. Kryetar, se një komision i emëruar nga Asamblea nuk do të jetë i zoti t’i arrijë qëllimit dhe nuk do ta përmbush dot detyrën. Për këtë gjë kam ndër sy statutin, i cili në art. 75 flet për një këshill ontrollues, kështu që për me mujt me kontrollue Financat e Shtetit, lypsen njërës të posaçëm që të dinë nga Financat. Po edhe sikur të formohet një komision nga Asambleja, ky tash për tash nuk do të kuptojë gjë dhe nuk do të nxjerrë gjë në shesh. Për me kontrollue financat e shtetit lypet një organ i posaçëm e mbasi ky organ deri tash nuk është formuar, jam i mendjes që përkohësisht të refuzohet derisa të formohet statuti, i cili në një artikull të posaçëm do të prevendojë mbi mënyrën e kontrollimit të financave. Z. S. STAROVA: Z. Kryetar! Proponimi i të nderçmit deputetit të Vlorës, z. Mustafa Trajazi, është shumë i arsyeshëm, por të vuemit në zbatim është sikur se tha A. Ali Këlcyra, tepër i vështirë. Arsyeja është se buxhetet qysh prej vjetit 1921-1923 janë aprovuar po thua në mbarim të vjetit se si mund të rregullohet e të zbatohet, s’kam nevojë t’apë shpjegime se e kupton secili. Kësisoj, Financa nuk ka muejt kurrë të zbatojë buxhetin edhe të përgatitë buxhetin kobsumptif. Jam plotësisht dakord me z. Ali Këlcyra, i cili thotë se i vetmi organ i Asamblesë apo i parlamentit për kontrollimin e shpenximeve të Shtetit është Cour des Compts. Po unë jam i mendimit që me kaq nuk mjafton e që të mundemi pak a shumë t’i biem në rregull Financat e shtetit. Kur të formohet ky këshill kontrollues, t’i rekomandohet qeverisë që deri atëherë të përgatisë buxhetet konsuptive qysh prej vjetit 1920. Prandaj tash për tash z. kryetar aplikimi më duket shumë i vështirë, pse më duket se për këtë gjë duhet të ketë një komision të veçantë, i cili të merret vetëm me këtë punë. Z. M. TUTULANI: E kundërshton këtë mendim. Për z. Dr. Nush Bushati ky propozim është ashtë një punë e mirë.

Ndërkaq dëgjohen zërat nga salla. Z. R. FICO: Z. Kryetar! Edhe në kohë të parlamentit të parë patën qenë formue komisione për kontrollimin e disa çështjeve të veçanta, por as ato komisione nuk bënë kurrgjë. Në është se duam të bëjmë një gjë pozitive, një gjë në shesh, duhet të formojmë sa më parë Cour des Compts dhe kur të formohet ky, do të bëjë detyrën që i përket. Në qoftë se ketë punë do t’ia lëmë një komisioni të formuar prej asemblistavet, ky komision si dhe komisionet e tjera nuk do të nxjerrin kurrgjë në shesh. Me këtë mënyrë u japim vetëm një armë në dorë gazetave që të na shajnë e të thonë se Asambleja s’po bën gjë. Z. dr. N. BUSHATI parashtron mendimet e tij që komisioni parlamentar t’i jepet shqyrtimi i Financave të shtetit. Z. A. KËLCYRA: Z. Kryetar! Unë jam një çikë si ai dervishi filozof dhe nuk dua t’i kujtoj të shkuarat apo abuzimet që janë bërë në këta 3 vjetët e fundit, janë kaq të mbëdhaja, sa për kontrollimin e tyre tjetër dobi nuk do të kemi veç humbjen e kohës e se edhe Cour des Compts po të merret me të shkuarat nuk do t’i gjej fundin. Puna është këtu që të ndalojmë abuzimet për sot e tutje, sesa për të shkuarat nuk është e mundur se batakçillëqet që janë bërë në këto 3 vjetët e fundit, jo një Cour des Compts si yni, por akoma një Cour des Compts i Evropës nuk mund të nxjerrim gjë në shesh. Pra, lypet një orë e më parë të formojmë Cour des Compts dhe s’kemi nevojë të presim statutin dhe me qenë vënë në bisedim në parlament i lutem kryesisë të na paraqesë në ribisedim ketë projektligjin mbi formimin e këtij dhe komisioni i drejtësisë e ka elabouar dhe ka qenë venë në bisedim në parlament, i lutem kryesisë të na paraqesin në ribisedim këtë projektligj. Duke bërë ketë, do t’i kemi bërë një shërbim të madh popullit e jo të humbasim kohën për të qitur në shesh abuzimet e shkuara. Për të gjykuar për këtë problem e marrin fjalën edhe Faslli Frashëri, F. Vokopola. R. Fico bënë polemikë me Ali Këlcyrën, i cili e pyet: A je avokat i qeverisë zotrote? R. Fico përgjigjet: Nuk jam avokat i qeverisë, po i së drejtës. Pas pushimit prej minuta A. Këlcyra ka kërkuar të sqarojë fjala “batakçillëk”. Diskutojnë H. Xhemaki, që në thelb pranon propozimin për formimin e një Këshillit Kontrollues. S. Starova, M. Kaso, M. Tutulani. P. A Marlaskaj. S. Vuciterna, S. Blloshmi, Dr. L. Koliqi. Nga fjala e Kryetarit po japim disa pasazhe: Tani po e vë në votë. Kush është dakord që kontrolli të behët prej komisionit të posaçëm nga Asambleja sipas propozimit të Z. Mustafa Trajaziti të ngrehi dorën. Votojnë pro, kështu që mbetet në pakicë. Kush është dakord që të viret në rendin e ditës formimi i Këshillit Kontrollues sipas statutit edhe detyrën e kontrollimit ta bëjë ky këshill të ngrehi dorën. Pranohet me shumicë.


koment • E shtunë 16 qershor 2012

»

11

Të pasurit, të varfrit dhe shteti social Optikë moderne për raportin midis pasurisë dhe varfërisë

N

doshta si kurrë më parë raportet dhe marrëdhëniet e njeriut me pasurinë dhe varfërinë janë bërë kaq ekzistenciale. Të vështira për t’i lidhur këto relacione me shkaqe të personalizuara individuale dhe problemet sociale, ekonomike me natyrë deterministe ose rastësore. Besoj se kjo është arsyeja më e madhe pse tani në shoqërinë shqiptare ndarja midis të varfërve dhe të pasurve, dallimi i kufirit midis pasurisë dhe varfërisë janë bërë shkaqet kryesore të procesit të thellë të stratifikimit të dukshëm social. Pasuria dhe varfëria, të pasurit dhe të varfrit janë realitete empirike dhe sociologjike fare evidente, që ndihmojnë që të pasurit dhe të varfrit të dallohen në dukje dhe në thelbin e marrëdhënieve sociale të tyre në jetën e shoqërisë shqiptare. Varfëria dhe pasuria, njerëzit e kamur dhe ata që rrojnë me mungesa të ndjeshme, janë sot problemet më të rëndësishme të funksionimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe kusht për ndërtimin e shoqërisë së mirë. Nëse do thellohemi në këtë problematikë dikotomike, me siguri duhet pranuar se ato nuk janë vetëm çështje sociologjike me natyrë sociale aparenciale apo dukuri që duhen konsideruar në mënyrë sempliste si pjesë e logjikës së ekonomisë së tregut të lirë, që vijnë si rezultat i meritave të punës individuale apo janë shfaqje të nuancave të pamundësisë për të bërë funksionuese drejtësinë sociale. Në këtë kontekst, pasuria dhe varfëria në kuptimin ekonomik, bashkë me të pasurit dhe të varfrit si problem social, janë çështje që në thelb kanë të bëjnë jo vetëm me zhvillimin ekonomik, por dhe unitetin social të shoqërisë sonë. Pa dyshim që, kur flasim për këtë çështje, duhet të jemi të kujdesshëm dhe realistë për të njohur dhe pranuar pashmangësinë e ekzistencës së natyrshme të këtij dallimi midis varfërisë dhe pasurisë, midis statusit social të të varfërve dhe privilegjeve sociale, që të pasurve u vjen nga pasuria që zotërojnë. Parulla e parë e shoqërisë moderne, që u bë motori lëvizës i zhvillimit të shoqërisë shqiptare në kohën tonë, është reale dhe universale: “Pa borgjezi nuk ka demokraci”. E përkthyer në terma konkretë, do të thotë se pa të pasur është i pamundur ndërtimi i kapitalizmit dinamik. Në këtë kontekst besoj se duhen parë dallimet dhe problemet e sotme sociale në shoqërinë tonë, marrëdhëniet midis pasurisë dhe varfërisë, jetës së larmishme të të pasurve nga jeta monotone dhe ndonjëherë mediokre e të varfërve. Por pavarësisht analizës së përgjithshme doktrinare dhe ligjësive universale të veprimit të ekonomisë së tregut të lirë, duhet pranuar se në shoqërinë tonë raportet midis pasurisë dhe varfërisë, njeriut të pasur dhe njeriut të varfër kanë filluar të shfaqen në trajtë kontroversale. Madje, duhet konsideruar me kujdes e vërteta se raportet, lidhjet, marrëdhëniet dhe dallimet social ekonomike midis tyre (të pasurve dhe të varfërve) në shoqërinë shqiptare nuk janë në atë trajtë dhe intensitet siç kanë qenë në të kaluarën parakomuniste. Megjithatë, situata ende nuk është e tillë që, siç thotë presidenti i SHBA-ve Obama, “mjaft të pasur duan vërtet që edhe të varfrit të kenë sukses në jetë, ndërsa shumica e të varfërve janë njëkohësisht edhe autokritikë dhe ushqejnë aspirata më të larta nga sa u lejon kultura e popullit të thjeshtë”. (Barak Obama, “Guximi për të shpresuar”, f. 71) Pa dyshim që varfëria në shoqërinë shqiptare është çështje që ndihet shumë te njerëzit tanë,

Nga Gëzim TUSHI

sidomos tek ata që janë pa punë, pa të ardhura apo të pasiguruar. Në këtë kontekst, besoj se problemi njerëzve të varfër dhe raporti ndërmjet tyre dhe të pasurve nuk është thjesht çështje ekonomike, problem teknik, që mund të zgjidhet menjëherë apo që duhet trajtuar vetëm duke hartuar vetëm plane të ndryshme veprimi në luftën kundër varfërisë. Në analizën sociologjike që mund t’i bëjmë situatës së varfërisë, pozitës sociale margjinale të njerëzve të varfër, nuk është rastësi që evidentohen si shkaqe madhore puna për të shmangur disa defekte me natyrë sociale të shoqërisë shqiptare, të shfaqura në dy aspekte, që janë madhore dhe me peshë ndikuese. E para dhe më kryesore në situatën e varfërisë dhe raportet e njeriut të varfër me atë të pasur po ndeshemi me një fenomen social evident, që ka të bëjë me zgjerimin dhe thellimin evident të indiferencës së shoqërisë së njerëzve të pasur ndaj njerëzve që jetojnë në varfëri të përkohshme apo të zgjatur. E dyta për nga radha është edhe përhapja e procesit të ftohjes sociale të vetë individit të varfër, një pjesë prej të cilëve janë kronicizuar në marrëdhëniet e tyre me varfërinë dhe kanë humbur ndjeshmërinë individuale. Pa dyshim që nuk është e padukshme tendenca e sintetizuar në prirjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë që me punë të vënë pasuri, me synimin pozitiv për të qenë në majë të shkallës sociale. Po shtohen njerëzit që bëjnë çdo përpjekje që të shtojnë dhe garantojnë pasurinë e tyre. Në të njëjtën kohë është e qartë prirja e kundërt e lidhur me njerëzit e varfër, të papunë, të margjinalizuar, që duke qenë pa punë, pasuri dhe shpresë sociale, kanë marrë rrugën e vështirë të vetëshkatërrimit social, të rrënimit individual pasuror, duke mbetur në gropën e zezë të varfërisë. Për të rregulluar punët, për të përmirësuar situatën e familjeve që jetojnë në varfëri të përkohshme, për të ringjallur shpresat e njerëzve përkohësisht të margjinalizuar janë të nevojshme dhe të domosdoshme masat ekonomike. Megjithatë, nuk mjaftojnë vetëm programet qeveritare të luftës kundër varfërisë, ndryshimet në politikat e qeverive shqiptare të këtyre dy dekadave të fundit. Krahas tyre dhe paralelisht me to është e domosdoshme të organizohet beteja e madhe për të bërë së pari ndryshime të thella në mendjet dhe zemrat e njeriut të varfër. Në këtë kontekst, raporti i shoqërisë, shtetit, qeverisë dhe individit me varfërinë është njëherësh problem ekonomik, por dhe çështje morale, sepse sado ndihmë ekonomike që të akordohet nga shteti për familjen dhe njerëzit që jetojnë në varfëri (ana ekonomike e problemit), ajo nuk mund ta zgjidhë problemin, nëse nuk shikojmë anën morale të varfërisë, boshllëkun shpirtëror që ka në vetvete njeriu i varfër, boshllëk i cili nuk mund të mbushet me asnjë program ekonomik të shtetit apo program të ndihmës sociale të qeverisë. Pa dyshim që koha ka ardhur për ta parë më mirë prob-

lemin e raporteve të njeriut me varfërinë apo pasurinë, duke u nisur nga e vërteta se, sado individualiste të jetë shoqëria moderne dhe rezultatet që sjell ekonomia e tregut të lirë, përsëri politika shqiptare e ka të nevojshme që në njëfarë mënyre të mbështet më mirë dhe të rregullojë raportet e funksionimit që ndihmojnë realizimin edhe të së mirës individuale, por dhe raportet e njeriut me të mirën e përbashkët. Ne kemi detyrë që të merremi më shumë me problemin e prekshëm, sepse ende kemi një numër të madh të familjeve që jetojnë në varfëri, që janë të përfshirë nga dallgët e pasigurisë ekonomike për shkak të gjendjes së tyre në situatën e margjinalizimit social, papunësisë dhe varfërisë së zgjatur. Në fund të fundit, është detyrë e të gjithëve të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, por jo të barabartë, që të ofrojë shanse për të gjithë. Natyrisht, koha kërkon që të mund të rishikohen dhe të ridimensionohet roli i qeverisë, raportet e këtij ndikimi shtetëror me veprimin e tregut, sepse, siç duket, varfëria ka marrë trajta dhe forma më dinamike, më labile dhe të papërcaktueshme, saqë ndonjëherë, siç thotë nobelisti Amartya Sen, “kompensimi i nevojshëm për njerëzit në vështirësi mund të jetë i ndryshëm dhe në disa situata mund të mos jenë plotësisht të korrigjueshme edhe me të ardhura të tjera”. (A. Sen, “Zhvillimi si liri”, f. 98). Kjo është arsyeja pse është e nevojshme që në çështjen e varfërisë dhe të zgjidhjes së problemeve sociale duhet të nisemi nga raportet dhe mundësitë e reja që janë krijuar në lidhjen midis lirisë sociale dhe përgjegjësisë individuale. Këtu është fjala që njerëzit tanë të mësohen që të kuptojnë të vërtetën për raportet dhe përgjegjësitë e tyre dhe të shtetit për mirëqenien apo varfërinë, sepse është më mirë që njerëzit të shfaqen si qytetarë përballë vetes dhe shoqërisë sesa të mbeten vasalë përballë dorës sociale dhe ndihmës ekonomike të shtetit. Filozofia e modernitetit e ka bërë lajtmotiv thelbësor të jetës të vërtetën se njeriu duhet të jetë përgjegjës për mirëqenien e tij duke qenë sovran dhe i lirë për të zgjedhur mënyrën se si do t’i përdorë aftësitë e tij. Pa dyshim që kjo nuk do të thotë se shteti dhe shoqëria do të shmangin përgjegjësinë e tyre për situatën e njeriut të varfër dhe deformimin social të raporteve me njeriun e pasur. Përgjegjësia sociale është evidente dhe e shumëfishtë, sidomos kur flitet për politikat që duhet të sigurojnë mundësi më të gjëra punësimi. Megjithatë, përgjegjësia individuale është vendimtare, e vetmja mënyrë për të bërë të dobishme aftësitë e njeriut për të dalë nga varfëria, për të penetruar suksesshëm në tregun e punës, por me kusht që në shoqërinë tonë të largohemi nga ideja naive se shteti social ndërtohet me politika sociale prej xhandari. Tashmë jemi në kushtet kur është i nevojshëm reformimi i sistemit të mbrojtjes sociale për të mbështetur në mënyrë aktive njerëzit e varfër. Natyrisht, nuk është ide e tepërt, as përfytyrim utopik nevoja për zgjerimin e kontureve dhe rolit të shtetit social. Kjo është arsyeja pse duke parë këto probleme të thella midis varfërisë dhe pasurisë, njeriut të varfër dhe të pasur filozofi më i madh i kohës sonë, Jurgen Habermas, ka shpresë për mundësinë që mund të detyrohemi të realizohet reforma demokratike e shtetit social, që ndihmon në rregullimin e raporteve dhe marrëdhënieve midis shtetit dhe individit, pasurisë dhe varfërisë, statusit të njeriut të pasur dhe të varfër.


12

« intervistë

E shtunë 16 qershor 2012 •

Afërdita Dreshaj

Kontrata me “Birra Tirana”, më e mirë se ajo që mendojnë njerëzit

Nga Blerina GOCE

Pasaporta “ndryshe” e Afërditës Studimet: Kam edhe disa provime për të mbaruar studimet për pedagogji në Amerikë. Pedagogjia është diçka që i ka pëlqyer çdo herë dhe një “rezervë” që mund t’i shërbejë për çdo rast. Koha e lirë: E kalon duke takuar ndonjë shoqe, duke pirë kafe apo duke ndonjë film. I pëlqen shumë kinemaja dhe nuk e frekuenton shumë jetën e natës. I pëlqen të dalë më shumë në një restorant të qetë, me piano apo muzikë live. Nëse do të duhej të zgjidhte mes jetës së natës në Amerikë apo në Tiranë, padyshim do të preferonte Tiranën. Kujdesi për linjat: Dieta për Afërditën nuk ekziston. Mendon se edhe nëse do të kishte nevojë për dietë nuk do të mund t’ia dilte dot ta respektonte edhe për shkak të impenjimeve të shumta. Falenderon Zotin që ka një familje ku të gjithë i kanë linjat fizike në rregull dhe me një metabolizëm shumë të mirë. Megjithatë, përpiqet të mos e ekzagjerojë me ushqimin dhe të bëjë kujdes, por jo të mbajë dieta. Pjata e preferuar dhe kuzhina: Ushqimi italian dhe ushqimi kinez. Tenton herë pas herë edhe të gatu-

ajë, edhe pse nuk di shumë të gatuajë. Gjërat që pëlqen më shumë te i fejuari, Shpati: Sinqeriteti, thjeshtësia dhe buzëqeshja që nuk i ikën kurrë. Gjërat që Shpati veçon te Afërdita: Sinqeriteti, origjinaliteti i saj, kreativiteti që ka dhe fakti që është gazmore dhe çdo herë në qejf. Martesa: Diçka që i përket së ardhmes, ende e paplanifikuar. Para martesës kanë ende shumë për të bërë… Njerëzit më të afërt që ndikojnë më shumë në jetën e Afërditës: Shpati dhe mami. Bukuria: Bukuria është një plus në jetë, por kur vjen puna te bukuria e shpirtit, bukuria e jashtme është një zero. Birra: Birra, sidomos tani në sezonin e verës është një gjë shumë e freskët dhe ‘hot’ në të njëjtën kohë. Ndjehesh mirë dhe buzëqesh.

Ishte vetëm 12 vjeç atëherë kur këndoi për herë të parë. Më pas e la këngën për vite me radhë e u fut në botën e modelimit dhe bukurisë. Sot, padyshim Afërdita Dreshaj është një ndër vajzat më interesante të botës së bukurisë në hapësirën shqiptare. Së fundi provoi edhe të vallëzojë përkrah yjeve të tjerë, ndërsa nuk kaloi pa “u peshkuar” për të qenë imazhi i “Birra Tirana”. Nën të kuqe dhe me birrën Tirana, Afërdita duket “ndjellëse” në këtë verë, për të cilën duket se artistja e re ka shumë për të treguar… Atë e takojmë bashkë me Shpat Kasapin, të fejuarin e saj, ndërsa darkojnë së bashku mbrëmjen e së enjtes në një nga lokalet e Tiranës, ku së fundi kanë blerë edhe një shtëpi e ku kanë plan të jetojnë së paku për një vit, por pse edhe jo për më shumë. Duket se ofertat e këtij viti për Dreshajn kanë qenë jo modeste dhe që premtojnë së shumti, financiarisht si dhe nga ana e karrierës. Për një pjesë të tyre, Afërdita tregon në këtë intervistë. Njiheni si këngëtare, modele. Së fundi provuat edhe botën e kërcimit në “Dancing with the Stars”. Në fakt, kush është Afërdita Dreshaj. Mund të tregoni diçka për veten dhe për fillimet tuaja në botën e spektaklit dhe bukurisë? Kur kam filluar karrierën si modele kam qenë 17 vjeç dhe ndodhesha në Amerikë. Aty dhe fillova. Kam udhëtuar më pas dhe në Evropë. Ndërsa më vonë kam marrë pjesë në Miss Shqipëria, aktivitetin e organizuar nga Petri Bozo në vitin 2007, ku u zgjodha si shoqëruesja e parë e Miss-it dhe që atëherë u dashurova me Tiranën. Atëherë u dashurova edhe me Shpatin. Me të isha njohur në fillim në Mal të Zi. Kemi qëndruar në lidhje një vit vetëm nëpërmjet internetit dhe telefonave. Kemi qenë në “dashuri elektronike”, se ai ishte në Maqedoni dhe unë në Amerikë. Pas një viti unë erdha në Shqipëri ku na ra rasti të rrimë më gjatë. Prej atëherë deri tani, të fejuar kemi katër vite bashkë e tre vite të fejuar. Po na shkon shumë mirë bashkë, siç dhe e dini. Kemi marrë shtëpi në Tiranë. Të dy e duam shumë Tiranën. Kjo do të thotë se mendoni të jetoni në Tiranë? Për një kohë, po. Ne zakonisht nuk planifikojmë kurrë për një kohë të gjatë, por për një vit të paktën këtu jemi. Zakonisht jemi në lëvizje, Kosovë-Maqedoni. Por tani e kemi edhe këtu shtëpinë, ashtu si dhe në Shkup. Kështu që do të jemi në lëvizje. Në raport me Shqipërinë, ç’vend zë Amerika në jetën e Afërditës? Atje shkoj shumë shpesh. Edhe tani po mendoj të iki për dy javë, të takoj edhe familjen, të relaksohem pas një sezoni shumë të lodhshëm me “Dancing with the Stars”. Pastaj do të vij të kthehem këtu, në sezonin që janë koncertet. E ndien veten më shumë shqiptare apo amerikane? Dikush që më njeh e di në fakt që unë jam shumë shqiptare dhe jam tepër patriote, kombëtare. Ndjehem shumë e lumtur që kudo ku të iki e të udhëtoj, t’u tregoj njerëzve se kush jemi, nga vijmë dhe çfarë traditash kemi. Ç’rol luan apo ka luajtur familja në formësimin e Afërditës si artiste? Mami ka qenë çdo herë pranë meje dhe nuk do të mundem kurrë ta falenderoj për atë se sa e fortë dhe se sa mbështetje kam pasur prej saj, sepse unë jam rritur pa babain. Babi im ka vdekur kur unë kam qenë vetëm 12 vjeç dhe ajo ka arritur të rrisë e vetme tre fëmijë në një botë kaq problematike, sidomos në Amerikë, në një vend kaq të madh. Ka qenë çdo herë pranë meje. Ka lënë jetën e vet anash që të na rrisi ne. Kam një motër dhe një vëlla, më të vegjël se unë dhe prandaj nuk shkëputem dot më shumë se

tre muaj larg Amerikës sepse më marrë shumë malli për ta. Të flasim për Afërditën artiste. Ju fillimisht jeni shfaqur si këngëtare. Si ndodhi që u lidhët me botën e muzikës? Si këngëtare jam shfaqur kur kam qenë 12 vjeç. Më ka bërë babi këngën e parë. Ai ishte profesor i gjuhës shqipe, por ka pasur shumë qejf që të merresha me muzikë. Ai ka bërë tekstin e këngës dhe më çoi drejt studios të bëja një këngë për fëmijë sepse kishte shumë dëshirë. Në fakt, shumë shpejt pas kësaj ai ndërroi jetë dhe nuk pati mundësi të shijonte atë që ëndërronte të shihte dhe ne u larguam në atë kohë në Amerikë, ndaj u shkëputa krejt nga muzika. Atëherë nuk kisha mbushur ende 13 vjeç dhe kështu u ndërpre karriera ime në muzikë, që ndoshta do e kisha pasur më të gjatë dhe më të madhe. Por më pas iu riktheva muzikës me Shpatin. Shpati e dinte këtë histori timen dhe ma bëri faktikisht si surprizë. Bisedonim se ndoshta do të ishte mirë të realizoja një këngë, pse jo. Meqënëse kishte pasur dëshirë edhe babi, pse mos ta bëjmë?! Por ishin thjesht biseda. Kur një ditë Shpati më thotë: ikim në studio që të dëgjojmë demon se e kam për një këngë të re timen. Vetëm kur shkojmë, e shoh se kishte përgatitur demon me tekst për mua dhe e lëshoi këngën. Ishte kënga ime e parë, “Nëse je burrë”. Ishte një ndjenjë shumë interesante, e bukur dhe një emocion që nuk mund të kthehet. U prit mirë nga publiku dhe tani kam një album timin, shtatë videoklipe të miat e në këtë sezon jam në kërkim të një kënge të re dhe të një videoklipi që do të dalë shumë shpejt. Keni menduar për një bashkëpunim të dy bashkë, ti dhe Shpati? Gjithmonë është ky mendim dhe do të kemi një këngë bashkë, por jemi në pritje të një kënge të tillë që të na pëlqejë të dyve. Të jemi të dy dakord e ta bëjmë bukur, ashtu siç e pret publiku. Kemi shumë pyetje të tilla, si do e bëni, kur. Do e bëni këngë ritmike apo baladë?! Ne do të shohim momentin dhe kohën e duhur. Duke qenë të dy artistë e të dy të lidhur me muzikën, mendoni se kjo pjesë e ndihmon lidhjen apo krijon “probleme dominimi”? Faktikisht është e bukur se kur ulemi në tavolinë e bisedojmë për punën tonë. Ndonjëherë kemi dhe zënkat tona të vogla, por më pëlqen kjo. Këto janë në anën pozitve se nuk është se unë flas për një lloj tjetër bote e Shpati është në një tjetër botë. Kjo na bashkon. Është e bukur. Më pëlqen që jemi të dy në të njëjtën fushë të artit. Së fundi, ju u shfaqët në ekranin shqiptar si pjesëmarrëse në spektaklin “Dancing with the Stars”, ku edhe u eleminuat dy herë. Si do ta cilësonit këtë përvojë? Kur më kanë ftuar në “Dancing…” kam qenë në Amerikë dhe nuk e dija a do të mund të vija të merrja pjesë a jo, meqënëse isha atje deri në muajin shkurt. U mendova, fola dhe me Shpatin, meqenëse ai ishte atje një vit para meje. Ishte një gjë që vërtet donte shumë kohë dhe donte t’i përkushtohej e të vendosesha në Tiranë. Kjo kërkon të lesh pas karrierën tënde, sepse duhet të jesh i angazhuar çdo ditë këtu. Nga “Dancing…” kam dalë edhe e kënaqur, por edhe e surprizuar prej disa gjërave që kanë ndodhur. Më mirë të them, nuk e kam ditur se si ndodhin gjërat në Shqipëri. Me këtë rast do ta cek se kam pasur përherë përkrahjen e jurisë dhe publikut dhe kjo më kënaq shumë. Kam dalë edhe herën e parë, edhe herën e dytë me maksimumin e pikëve, që do të thotë se e kam parë veten time atje ku kam dashur ta shoh. Thatë se jeni ndjerë e surprizuar. Pse? Si i shpjegoni të papriturat, zhvendosjet në vlerësim gjatë këtij spektakli? Herën e parë kur më kanë eleminuar ka qenë jo e papritur për mua, por për krejt stafin. Sepse me largimin tim atë ditë, kam parë lot nga disa njerëz që më kanë thënë se nuk kishin qarë


intervistë • E shtunë 16 qershor 2012 prej tre vjetësh. E ndjeva se kisha lënë një gjurmë të mirë me stafin. Kisha 27 pikë atë ditë. Se si dola nuk di si ta them. Është pjesë e një show. Pas një jave u bë rikalkulimi. Në botën e “Dancing…” është mundësia që një i eleminuar të rikthehet. Këtu u rikthyen tre. Nuk arrij ta kuptoj akoma. Unë në fund u eleminova. Por rëndësi ka që eleminimi i dytë nuk më ka bërë të ndihem keq sikurse eleminimi i parë. Pasi në këtë fazë e prisja që mund të ndodhte çdo gjë në këtë spektakël. Mendoni se vlerësimi i jurisë ka qenë i drejtë? Juria vlerëson drejt, sepse po të ishte për jurinë nuk do të dilja. Atëherë, juria sipas jush është thjesht “fasadë”e një lloj marionete e drejtuar nga tjetërkush? Më vjen keq nëse kjo ndodh, sepse nuk e di çfarë ndodh brenda. Por mendoj se publiku i sheh shumë gjërat. Nuk është ashtu si dikur që mund të fshihen gjërat e prapaskenës. Gjërat shihen. Do të shohim sot si do të kalojmë në finale. Ju kë përkrahni dhe për kë bëni tifo? Atje i kam të gjithë miq, sepse konkurrentë kemi qenë të gjithë, kemi kaluar shumë mirë. Nuk kam pasur asnjë problem me asnjeri. Iu roj shumë suksese të gjithëve. Por në veçanti Foto Strakoshës që e kam shumë xhan, Zhakut dhe Ornelës. Megjithatë, Tirana duket se po ju ofron më shumë përveç “Dancing…”. E tillë është për shembull reklama që keni realizuar për Birra Tirana. Si ndodhi që u bëtë imazhi i kësaj birre?

Ndodhi rastësisht. Jam marrë me reklama dhe në Amerikë, por është kontrata e parë që bëj në Shqipëri. Duhet ta prek që kam mbetur shumë e kënaqur me stafin e Birra Tiranës. Nuk kam pritur se ka një staf profesionistësh si ata, duke filluar nga pagesa, nga sjellja, xhirimet e videos së reklamës. Çdo gjë ka qenë duke më parë si personazh publik, si një “vip” i reklamës. Është kënaqësi e madhe që kudo ku të rrish e sheh reklamën dhe zakonisth marr komplimente të tipit: uau, ajo reklamë duket sikur është bërë në Amerikë. Kjo është një gjë shumë e bukur për mua. Edhe fakti që ka mbetur ajo pjesa ku lagem me birrë, për të cilën të gjithë thonë: po si u lage me birrë etj. Është e bukur kur bën një reklamë dhe mbetet ajo pjesa që do të të kujtojnë njerëzit. Në këtë reklamë ju shfaqeni vërtet sensuale dhe verore. Shpati ndjehet xheloz për këtë pjesë? Shpati faktikisht nuk është xheloz. E kam thënë disa herë që ne kemi një “marrëveshje” e ndoshta prandaj jemi këtu në një tavolinë duke ngrënë akoma. E kuptojmë njëri-tjetrin dhe punën e njëri-tjetrit. Kjo ka të bëjë shumë. Në momentin që i kam treguar Shpatit se do të realizoja reklamën e birrës ai më tha: do të jetë me bikini? I thashë nuk e di, ndoshta. Ai më tha: ok, pse jo?! Shpati e di që jam marrë në këtë fushë për disa vite dhe jam profesioniste. Kam bërë shumë reklama. Kam punuar në Amerikë, në Greqi, në Gjermani. Por për një birrë, për një pije alkoolike është hera e parë, kështu që ka qenë më ‘fun’. Ti vetë e pi birrën? Po, unë e pi shumë birrën pasi zakonisht mendo-

jnë se unë nuk pi birrë. Kur dal gjëja që porosit më shumë është birra. Më duket e freskët, e mirë, ‘fun’. Këtë kuqalashen e kam provuar edhe para se të bëj reklamën dhe më ka pëlqyer shumë se është bjonde, ‘light’, tamam femërore dhe më pëlqen. Por tani po e pi dhe më shumë. Shpresoj t’i ketë pëlqyer publikut dhe ju them: prisni dhe më shumë. Do të keni dhe reklama të tjera. Do të jenë shumë interesante këtë vit. Reklamat e tjera do të jenë shumë më ndryshe nga kjo që kemi parë dhe do të jenë interesante. Thatë se jeni e kënaqur nga pagesa e bërë. Sa është kjo pagesë? Me shifra kurrë nuk flas, por ka qenë një ndër kontratat më të mira që kam bërë. Ka qenë një kontratë më e mirë se sa njerëzit mendojnë. Unë jam imazhi njëvjeçar i Birra Tiranës. Do të ritheksoj se ndjehem me fat që kemi bashkëpnuar e nuk më është dukur se po punoj. Por sikur po bëjmë një “birrë party” dhe kjo ka pasur rëndësi për mua. Kemi punuar rreth 4 ditë, por jemi kënaqur. Përveç kontratës me Birra Tiranën, cilat janë planet tuaja të afërta apo ndonjë dëshirë që prisni të realizohet së shpejti? Dëshirat janë pafund, por zakonisht kur mendoj për gjërat nuk më dalin. Kështu që shumë gjëra vijnë në mënyrë të papritur, edhe një javë të dorëzoj kurorën “Miss Kosova”. Ajo më pret për momentin. Është diçka ndryshe. Do të dorëzoj kurorën e nuk do të jem me statutin “Miss Kosova”. Kjo është e bukur, por ka edhe emocionet e veta. Ka qenë një vit i bukur, por edhe shumë i suksesshëm për mua. Shpresoj që edhe vitet e tjera dotë jenë si ky.

»

13

“Konkurrenca”

me Adelina Tahirin Mike e afërt me Adelina Tahirin, u futën bashkë në “Dancing…” e i larguan prej andej po bashkë. Pohon se në momentin që kanë hyrë atje kanë qenë konkurrente, por jo me xhelozi. “E kemi ndihmuar njëratjetrën dhe kemi komentuar çdo gjë, kemi dhënë këshilla dhe kemi jetuar bashkë. Ne kemi vendosur të vijmë bashkë në spektakël. Kemi qenë të dyja kur na kanë ftuar, të dyja jemi ulur dhe kemi biseduar të shkojmë apo të mos shkojmë. Ka qenë një zgjedhje e të dyjave”.


14

ekonomi « dossier

ekonomi

E shtunë 16 qershor 2012 •

Vlera do të shkojë sërish në 110 dollarë për fuçi

OPEK i jep fund uljes së

çmimit të naftës Bursat amerikane rimëkëmbin veten Stoqet amerikane u mbyllën në territor pozitiv sesionin e të enjtes. Investitorët iu rikthyen lojës në treg të siguruar nga premtimi i bankave qendrore më të mëdha të botës se janë të gatshme të kryejnë ndërhyrje të koordinuar për të parandaluar efektet negative të një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona. Zyrtarë të G20 sipas një raportimi ekskluziv të agjencisë Reuters thanë se bankat qendrore më të mëdha të botës janë të gatshme të stabilizojnë tregjet financiare për të mos përsëritur atë që ndodhi me ngrirjen e kreditit në shtetet e bashkuara vjeshtën e vitit 2008. Në fund të punimeve Doë Jones industrial u rrit 1.24%. Standard & Poor’s 500 u rrit 1.08% dhe Nasdaq Composite u rrit 0.63%. të dhënat makroekonomike në ditën e enjte konfirmuan pritshmërinë e tregjeve pr ngadalësim të ritmit të zgjerimit të ekonomisë. Statistika tregoi për rritje të aplikimeve të papunësisë dhe një pjesë e mirë e investitorëve në treg parashikojnë që Rezerva Federale të ndërhyjë për të stimuluar ekonominë.

Eksportet e Turqisë në rritje rekord

U

ljes së çmimit të naftës si pasojë e mbiprodhimit dhe paralelisht uljes së kërkesës, duket se po i vjen fundi. Shkak është bërë ndërhyrja e tre vendeve më të mëdha prodhuese të karburantit, që kanë deklaruar se do të ulin prodhimin. Ka mjaftuar vetëm kjo deklaratë që tregjet të tronditen dhe të sjellin një rritje të menjëhershme të çmimit për fuçi me rreth një dollarë. OPEK u zotua për të eliminuar mbiprodhimin në mënyrë që të rrisë të ardhurat për vendet anëtare të saj. Tregjet reaguan dhe nga shpresat që dha Rezerva Federale e SHBA-ve, e cila do të ndërmarrë masa të reja stimuluese për të forcuar ekonominë më të madhe në botë. Fill pas këtyre lajmeve në bursën e Nju Jorkut çmimet në kontratat për shitjen e karburanteve u rritën me një shtesë prej 57 cent në 84,48 dollarë

për fuçi, ndërsa një javë më parë ccmimi për fuci po prekte 83 dollarëshin. Ndërkohë që për marrëveshjet e tregëtimit, apo porosinë për në muajin gusht për në Londër çmimi u rrit me 41 cent në 97,58 dollarë. “Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës ra dakord për të mbajtur në të ardhmen një tavan të pandryshuar të sasisë së karburantit për tregëtim”, u tha për mediat pas një takimi të zhvilluar të enjten në Vjenë mes të tre vendeve. Vendet e OPEK do të prodhojnë 1.6 milion fuçi në ditë. Kjo ulje e sasisë së prodhimit do t’i japë një nxitje çmimit të tregëtimit si pasojë dhe të vendosjes nga kërkesë- oferta. Naftës bruto “Brent” në SHBA i ka ranë çmimi në 128 $ për fuçi në fillim të marsit. Kjo dhe për shkak të uljes së kërkesës për karburant por dhe lajmeve

të shpeshta për krizën në eurozonë por dhe ngadalësimin e ekonomisë në Kinë. Ndërsa me deklaratën e OPEK gjërat do të rikthehen drejt shtrenjtimit. Sekretari i përgjithshëm i OPEKut Abdullah El-Badri tha se ekonomia botërore nuk do të kërcënohet nga çmimet e naftës së lartë, që mund të shkojë sërish në 110 dollarë për fuçi. Pavarësisht se ekspertët kanë mendimin se një rritje e çmimit të naftës do të frenojë rimëkëmbjen ekonomike në mbarë botën. “110 dollarë për një fuçi nuk është një kërcënim për rritjen ekonomike botërore”, deklaroi ElBadri për gazetarët të premten. OPEK, anëtarët e të cilit përfshijnë Arabinë Saudite, Iranin dhe Nigerinë, prodhojnë rreth një të tretën e karburantit në botë. Ndaj dhe janë përcaktues në vijimin e çmimit në tregje.

Moody’s zhvlerëson 11 banka europiane Agjencia e Vlerësimit të Kreditit, Moody’s, vendosi të zhvlerësojë nivelin e bonove për 11 banka të Europës. Me këtë vendim agjencia ka hapur procesin e paralajmëruar të zhvlerësimit të institucioneve kryesore të financave në Europë dhe shtoi se do të vijojë zhvlerësimet në rast të materializimit të skenarit të daljes greke nga Eurozona. Moody’s ka zhvlerësuar 5 banka holandeze, 3 banka në Francë, 1 në Belgjikë dhe 1 në Luksemburg. Përkohësisht në treg ky zhvlerësim nuk dha efekte pasi investitorët kanë marrë garanci për furnizim të plotë të tregut me likuiditet. Megjithatë ky zhvlerësim ka rritur akoma më shumë presionin mbi udhëheqësit europianë që të marrin nën kontroll krizën e borxheve sovrane të rajonit. Në fund të këtij muaji, Moody’s pritet të

zhvlerësojë disa nga bankat më të mëdha të botës dhe ka gjasa të zgjerojë hendekun e perspektivës mes bankave të forta dhe atyre me probleme. Bank of America, Citigroup dhe Morgan Stanley pritet të jenë në listën e bankave të mëdha që do zhvlerësohen. Në Europë, Moody’s zhvlerësoi me 2 nyje Rabobank Nederland, ING bank, ABN AMRO Bank, LeasePlan Corporation dhe SNS Bank, të Holandës si dhe kompaninë e sigurimeve të ING Bank. Agjencia ka zhvlerësuar edhe nivelin për grupin bankar francez, Banque Federative du Credit Mutuel, BPCE dhe CIC. Ne Belgjikë, zhvlerësoi KBC, ndërsa bë Luksemburg Bankën Shtetërore të Kursimeve. Deri më tani Moody’s ka zhvlerësuar bankat në Gjermani, Austri, Spanjë, Itali, Portugali, Suedi, Norvegji, Danimarkë dhe Finlandë.

Eksportet e Turqisë në pesë muajt e parë të vitit arritën një rekord prej 60 miliardë dollarë. Minstria e Financave theksoi se edhe viti i kaluar ka qenë shumë pozitiv përsa u përket eksporteve, të cilat gjatë 12 muajve të kaluar kanë tejkaluar shifrat 140.5 miliardë dollarë. Sipas këtij institucioni, rritja ekonomike e Europës do të ishte të paktën 0.3 pikë më e lartë, nga 1.5% e vitit të kaluar, nëse Turqia do të ishte anëtare e Bashkimit Europian. Ministri i Financave, Çağlayan ka deklaruar se, këto shifra tregojnë se Bashkimi Europian ka nevojë për Turqinë, e jo anasjelltas. Ai u shpreh se, pozicioni i Turqisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka ndryshuar dhe vendi do të ketë një përfaqësm më të madh në vitet e ardhshme.

Në Slloveni rriten kreditë me probleme Kreditë me probleme në Slloveni janë rritur në 11.8% në muajin Mars, duke arritur në rreth 6 miliardë euro. Sipas Institutit makroeknomik të qeverisë, kreditë e këqija u rritën me 300 milionë euro në Mars. Kjo ka qenë rritja më e madhe mujore, kryesisht si pasojë e kredive me probleme të sektorit të ndërtimit. Numri i kredive për sektorin jo-financiar ka vazhduar të bjerë këtë vit, me 1.7% kundrejt vitit paraardhës për Prillin. Qeveria ka parashikuar se ekonomia se ekonomia do të tkurret me 0.9% për këtë vit.

Leku rrit vlerën ndaj dollarit dhe euros

»16

Ulen sërish karburantet, dje 5 lekë për litër më pak

»17

Nisma për organizimin e ankandeve të energjisë

»16


ekonomi

bankat

• E shtunë 16 qershor 2012

15

Bie inflacioni në vendet e eurozonës

B

ankat qendrore të vendeve më të mëdha po qëndrojnë gati që të ndërmarrin veprime, përfshirë aksione të koordinuara, për të stabilizuar tregjet, teksa ekonomitë botërore përgatiten për një stuhi të mundshme financiare, ose panik publik pas zgjedhjeve të paqarta në Greqi këtë fundjavë, sipas Reuters. Britania njoftoi se ajo do të furnizonte sistemin e saj bankar me cash, teksa kriza e euros po ndikonte në ekonominë e vendit. Zyrtarët nga kombet e G20, liderët e të cilëve do të takohen në Meksikë gjatë javës që vjen, thanë se bankat qendrore ishin gati për të ndërmarrë hapa me qëllim stabilizimin e tregjeve, në rast se do të ishte e nevojshme, duke ofruar likuiditet dhe për të parandaluar çdo tkurrje të kreditit pas zgjedhjeve të së dielës. Kanadaja është gati të veprojë, në rast se situata përkeqësohet seriozisht ose në rast se do të ketë një goditje të jashtme, tha Andreë MacDougall, një zëdhënës i kryeministrit. Banka e Japonisë nuk e ndryshoi normën e politikës monetare të premten, duke mbajtur masat mbrojtëse si rezervë në rast se do të jetë e nevojshme pas zgjedhjeve greke. Kina dhe India po punojnë për plane rezervë, kanë thënë zyrtarë nga këto vende. Në Europe, autoritetet gjithashtu kanë parashhtruar plane për t’u marrë me kriza të tilla si në rast se grekët zbrazin llogaritë e tyre bankare, nëse partia e SYRIZA, që ka premtuar të bllokojë paketën shpëtuese të FMN/ BE, arrin një fitore vendimtare të dielën. Lideri i SYRIZA, Alexis Tsipras ka pohuar se marrëveshja e Greqisë me huadhënësit ndërkombëtare, që ka ndihmuar ta çojë vendin në depresion, nuk do të zgjaste përtej kësaj fundjave. “Memorandumi i falimentimit nuk do të shkojë përtej të hënës,” tha Tsipras, i cili ka dalë me shpejtësi nga politika e re për të sfiduar partitë kryesore. SYRIZA po garon rrotë më rrotë me konservativët. Aksionet e bankave greke u rritën më shumë se 20% të enjten, si rrjedhojë e zërave në treg se sondazhet po tregonin se pas zgjedhjeve të 17 qershorit kishte të ngjarë që të formohej një qeveri pro paketës shpëtuese.

»

Bankat Qendrore: Do furnizojmë me para ditën e zgjedhjeve në Greqi

Gati për të furnizuar me para Zyrtarët e G20 thanë se bankierët qendrorë ishin gati që të siguronin mjaftueshëm para në sistemin financiar, në rast se në tregjet do të

Kina ul normën bazë të interesit me 25 pikë Kina ka ulur normën bazë të interest me 25 pikë bazë, lëvizja më e fortë që ka ndërmarrë ndonjëherë, në mënyrë që të nxisë ekonominë, teksa rritja po dobësohet. Është hera e parë që banka qendrore kineze ka reduktuar normat e interesit që prej vitit 2008. Surpriza shënoi një rritje në tregjet globale të aksioneve, me investitorët që shpresojnë se Pekini do të orientojë rimëkëmbjen e ekonomisë globale, që edhe njëherë është në prag të recesionit. Vetëm pak muaj më parë, pak analistë kishin parashikuar që Pekini do të ulte normat e interesit, duke besuar se Kina ishte e interesuar të zbuste kredidhënien. Por pasi rritja u ngadalësua në 8.1% në tremujorin e parë, të dhënat e fundit tregonin se ekonomia po ecte drejt një ngadalësimi të shpejtë. Me këtë ulje, norma referencë e huasë një vjeçare të Kinës do të jetë 6.31%, ndërsa depozitat një vjeçare do të jenë 3.25%.

konstatohet mungesën e tyre pas zgjedhjeve në Greqi, që përkojnë me ato në Egjipt dhe Francë. “Bankat qendrore po përgatiten për veprime të koordinuara për të

siguruar likuiditet,” tha një zurtar i lartë i G20. Në varësi të nivelit të ndonjë krize, ministrat mund të mblidhen në mënyrë urgjente të hënën ose të martën, ggjatë samitit të Meksikës të liderëve të G20, që përfshin ekonomi të mëdha në zhvillim, si Kina. Ministrat e eurozonës pritet që të zhvillojnë një takim të dielën vonë, për të diskutuar lidhur me rezultatet e zgjedhjeve. Një zyrtar i lartë i zonës euro tha se shqetësimi kryesor, në rast se SYRIZA do të fitojë zgjedhjet, ishte rreziku i flukseve të larta dalëse të kapitalit nga Greqia, në rast se depozituesit shqetësohen se kursimet e tyre në euro mund të ngrijnë, ose të konvertohen në dhrahmi. “Nuk ka madje as nevojë që ata të vrapojnë në bankë të hënën pas zgjedhjeve. Njerëzit mund të logohen në Internet banking dhe të bëjnë transferta edhe të dielën,” tha një zyrtar, duke shpjeguar racionalitetin e konferencës së ministrave.

Inflacioni i eurozonës në muajin maj ra në nivelin më të ulët prej më shumë se një viti, duke i dhënë Bankës Qendrore Europiane më shumë hapësirë për të stimuluar ekonominë 17-kombëshe ndërsa kriza e borxhit që përkeqësohet, ka filluar të dëmtojë besimin. Norma vjetore e rritjes së çmimit konsumator ra në 2.4% në maj, nga 2.6% në prill, sipas statistikave të agjensisë Eurostat ditën e enjte, duke konfirmuar vlerësimin fillestar. Hera e fundit që norma e inflacionit ishte aq e ulët, ishte në shkurt të 2011-ës. Rënia e muajit maj përsëri e lë inflacionin vjetor mbi objektivin e BQE-së, i cili është nën 2%-shin. Por konfirmimi se inflacioni po ngadalësohet, pritet të jetë një garanci për politikë bërësit se ata do të kenë hapësirën të lehtësojnë politikat monetare dhe të mbështesin ekonominë. Të dhënat nga Eurostat mbi kostot e forcave të punës, sugjeronin se inflacioni mund të vijojë rënien. Kostot totale të krahut punëtor për kompanitë, përfshirë pagat, u rritën 2% në tremujorin e parë—një ngadalësim i ndjeshëm krahasuar me rritjen 2.8%-she të tremujorit të katërt. Një ngadalësim në kostot mund të detyrojë disa biznese të shkurtojnë cmimet e shitjes së mallrave të tyre. Të dhënat “sugjerojnë presion të mëtejshëm për uljen e inflacionit që vjen nga cmimet e konsumit, ndërsa tregu i punës ka rënë,” tha Catherine Colebrook, ekonomiste në BNP Paribas. Në fillim të qershorit BQE la normën e interesit bazë të pandryshuar në një rekord të ulët 1%, edhe pse Presidenti i bankës Mario Draghi, tha se disa politikë bërës në këshillin qeverisës të bankës kishin dashur të ulin normën akoma. Z. Draghi tha se BQE është “në gatishmëri për veprim” nëse do të jetë nevoja, por parashikoi se ekonomia duhet të rikuperohet gradualisht këtë vit. Megjithatë që nga momenti i këtij njoftimi, kriza e borxhit të eurozonës është përkeqësuar, me qeverinë spanjolle që ka kërkuar miliarda euro kredi të jashtme për bankat e saj dhe Qipron që thotë se ka nevojë për ndihmë financiare urgjente. Nëse inflacioni vijon rënien, kjo mund të sjellë një përmirësim të ekonomisë, duke zbutur tkurrjen e të ardhurave familjare dhe duke stimuluar shpenzimet konsumatore. Të dhënat e Eurostat-it mbi pagat treguan se punëtorët kanë pësuar ulje të pagave në terma realë, në tremujorin e parë. Pagat u rritën 2% nga viti në vit, nën normën vjetore të inflacionit prej 2.7%-sh në fund të periudhës.


16

« ekonomi

tregjet

E shtunë 16 qershor 2012 •

Kriza në BE dhe ulja e kërkesës për mallrat e importit

S

hqipëria ka nisur të ndiejë presionin e tregjeve ndërkombëtare si për investimet e huaja ashtu dhe për eksportet. Ndërsa këto kanë nisur të ushtrojnë dhe ndryshimet e vlerësimit të monedhës vendase. Përgjatë dy javëve të fundit leku është forcuar ndjeshëm ndaj monedhës europiane, por kundrejt dollarit ka njohur ecuri të ndryshme. Paqëndrushmëria është parë në ndryshimet në kahe të kundërta në çdo dy ose tre ditë. Megjithatë, këtë javë leku shqiptar ka fituar terren ndaj të dy monedhave. Ky efekt vjen në momentin e rritjes së prodhimit vendas. Gjë që mund të lëkundë dhe eksportet si pasojë e rritjes së vlerës së lekut. Gjithsesi një fenomen ndoshta i padukshëm në Shqipëri pasi dhe prodhimi vendas është tepër i madh duke sjellë uljen e çmimit si pasojë e mbingopjes së tregut me mallrat vendase. Monedha shqiptare ka fituar vazhdimisht pikë ndaj euros gjatë kësaj jave, duke u kuotuar të premten me 138.46 lekë ndaj euros, nga 138.83, që u këmbye të hënën në fillim të javës, sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë. E fortë ka qenë monedha vendase edhe ndaj dollarit, rënia e të cilit ka qenë edhe më e thellë, duke zbritur në 109.62 lekë të premten, nga 110.85, që ishte niveli më i lartë të martën. Tregu vendas duket i qetë dhe kërkesa për valuta relativisht e dobët, duke qenë larg situatës së trazuar në tregjet

Leku rrit vlerën ndaj dollarit dhe euros

ndërkombëtare, të cilat janë të trembura nga një përshkallëzim i krizës globale si rrjedhojë e Greqisë, bankave spanjolle, që sapo u shpëtuan nga BE dhe rrezikut të recesionit të ekonomisë europiane. Por duket se mbivlersimi i lekut do të jetë dhe më i fortë në të ardhmen. Kjo dhe si pasojë e afrimit të pushimeve verore. Kur jo vetëm numri i turistëve, por dhe kthimi i përkohshëm i emigrantëve do të sjellë një rritje të sasisë së euros në treg. Ndërsa rënia e importeve do të sjellë një

ulje të nevojës për të blerë euro. Një situatë e tillë do të sjellë një ulje të mëtejshme të vlerës së euros. Ndërkohë që ulja e çmimit të dollarit do të vijë kryesisht paralelisht me kërkesën për karburante si produkti më i madh i cili blihet në dollarë. Në tregjet ndërkombëtare, euro ka qenë relativisht e qëndrueshme ndaj dollarit, me luhatje të vogla, ndonëse shqetësimet për eurozonën po shtohen me afrimin e zgjedhjeve në Greqi, ku një fitore e radikalëve të majtë

do të rrezikonte deri një dalje të vendit nga monedha e përbashkët. Në një sondazh të fundit të realizuar nga banka UBS, me 80 menaxherë të rezervave të bankave qendrore nëpër botë, ata u shprehën të kujdesshëm lidhur me të ardhmen e euros në parashikimet e tyre. Ata presin që në fund të vitit euro të tregtohet midis $1.15 dhe $1.25, krahasuar me nivelin e $1.26 që ishte euro të enjten. Një pakicë thonë se euro nuk do të ekzistojë nga fundi i vitit.

Berisha: Shqipëria do të kthehet në qendër të energjisë Kryeministri Berisha në inagurimin e HEC-it të rradhës ka theksuar se procesi për ta kthyer Shqipërinë në një burim të rëndësishëm për energjinë elektrike po kthehet në realitet. Gati 27 muaj pas fillimit të ndërtimit të HEC-it të Ashtës, turbinat e para Hydromatrix® të stacionit elektrik Ashta 1, u sinkronizuan në rrjetin shqiptar të energjisë. “Energji Ashta” një kompani e përbashkët 50/50 midis kompanive VERBUND dhe EVN nisi testimin e prodhimit për këtë hidrocentral, i cili do të inaugurohet në shtator të këtij viti. Në këtë rast Kryeministri Sali Berisha inspektoi bashkë me përfaqësuesit e “Verbund” kompanisë “Energji Ashta” ecurinë e ndërtimit të kësaj vepre energjetike. Energji Ashta është HEC-i i parë ndër HEC-t e mëdha të dhëna me koncesion në

Testohet HEC-i “ASHTA”, furnizon 100 mijë familje

Shqipëri që po kontribuon në furnizimin me energji elektrike. Faza e testimit është arritur në një kohë rekord prej 44 muajsh pas nënshkrimit të kontratës, pohojnë për-

faqësuesit e kësaj kompanie. HEC-i Ashtës, i përbërë nga stacioni elektrik Ashta 1 dhe Ashta 2 ka një kapacitet të instaluar prej 53 MW. Duke filluar nga viti 2013, aty pritet

të prodhohen 240 milion kwh energji elektrike, çka mund të furnizojë me energji 100 mijë familje. Vlera e investimit i kalon 200 milion euro dhe nga viti aktual energjia e gjeneruar pritet të ushqejë rrjetin shqiptar 110 kV. Projekti vlerësohet të mos ketë asnjë ndikim në mjedis. Energjia do të prodhohet pa shkaktuar ndotje të ajrit duke kursyer 114,000 ton CO2 në vit. Më tej, peshqit do të kenë mundësi të notojnë nga deti Adriatik drejt rezervuarit të Spatharës nëpërmjet kalimit të posaçëm të peshqve, i cili do të jetë kalimi i parë i peshqve ndërtuar ndonjëherë në një hidrocentral në Shqipëri. Në fund të periudhës 35-vjeçare të koncesionit HEC-i do t’i kthehet Republikës së Shqipëri.

Dhjetë shtete të Europës Juglindore

Nisma për organizimin e ankandeve të energjisë Dhjetë shtete të Europës Juglindore (mes të cilave edhe Shqipëria) nënshkruan një marrëveshje e në fushën e energjetikës në bazë të së cilës do të formohet një zyrë e përbashkët për të organizuar ankande të koordinuara për blerjen e energjisë nëpërmjet linjave të transmetim ndërkufitar. Do të njihet me emrin Zyra për ankand të koordinuar e Evropës Juglindore (CEE CAO) dhe duhet të optimizojë blerjen e kapaciteve transmetuese dhe të zvogëlojë shpenzimet. Gjë që do të lehtësojë tregtinë me energji elektrike në EJL. Marrëveshja u nënshkrua në Beçiqi të Malit të Zi mes autoriteteve rregullatore të këtyre vendeve. Zyra që do ta ketë qendrën në Podgoricë duhet të nisë punën brenda një viti dhe buxheti i saj do të jetë 1.2 milionë euro. SEE-CAO është pronë e sistemit të operatorëve të elektroenergjetikës të Malit të Zi, Maqedonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnje-Hercegovinës, Rumanisë, Greqisë, Turqisë dhe Kosova. Shqipëria gjithashtu është një ndër themelueset e kësaj zyre. “Nga kjo qendër do të organizohen ankande për blerjen e energjisë elektrike. Deri tani çdo vend ka organizuar ankande sipas nevojave të tij, ndërsa kjo qendër do të bëj të mundur që energjia elektrike të transmetohet lehtë dhe me më pak burokraci. Kjo do të garantojë furnizim efikas me energji elektrike në këto tregje ”tha Ginter Otinger, komisar për energjetikën në BE gjatë fjalimit të tij të realizuar me videokonferencë.

Ende s’ka një vendim qeverie për këtë vit

Mbetet pezull rritja e pagave dhe e pensioneve Qeveria ende nuk ka vendosur se si do të realizohet rritja e pagave dhe e pensioneve për këtë vit. Ndonëse kryeministri Beirsha ka theksuar në një nga mbledhjet e qeverisë se nga data një korrik pensionet dhe pagat do të njohin rritjen e rradhës, ende nuk ka një vendim zyrtar të qeverisë për këtë çështje. Sipas deklaratës së dhënë pagat do të rriten deri në 5 përqind, por këtu janë përjashtuar rrogat e larta. Ndërsa pensionet në fshat dhe në qytet do të kenë një rritje mesatare prej 5 për qind. Por kjo në rritje të përshkallëzuar duke i dhënë shtesë më të lartë pensioneve të ulëta. Burimet kanë bërë të ditur se vendimi pritet të merret në mbledhjen që do të mbahet javën e ardhshme, ndërsa më pas do të veprohet me aktet nënligjore. Pasi pa një vendim zyrtar të Këshillit të Ministrave nuk do të mund të realizohet një llogaritje të masës që do të shtohet për çdo përfitues. Megjithatë qeveria shqiptare, si çdo vit, ka vendosur rritjen e pagës minimale, që do të bëhet efektive që nga 1 korriku 2012. Sipas vendimit të qeverisë, paga minimale rritet në 21 mijë lekë, nga 20 mijë lekë që ishte më parë. Rritja e pagës minimale, këtë vit është kundërshtuar sidomos nga bizneset e fasonit, të cilat e konsiderojnë një barrë tepër të rëndë për ta, në kushtet kur bizneset e tyre po përballen me rënien e porosive nga partnerët ndërkombëtarë, e reflektuar kjo me rënien e eksporteve të fasonit me rreth 4% me bazë vjetore për katër muajt e parë të këtij viti. Paga bazë minimale mujore, jepet për 174 orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës. Paga bazë minimale orare të jetë 121 (njëqind e njëzet e një) lekë. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.


ekonomi

nafta

• E shtunë 16 qershor 2012

Një litër naftë 175 lekë. Ulja e padrejtë në raport me bursën

Ulen sërish karburantet, dje 5 lekë për litër më pak Tregtarët

Penalizimi

Tregtarët e pikave të karburanteve, shprehen se, fitimi për ta është minimal dhe çmimi po mbetet në nivele të larta për shkak të taksës së importit prej 7 lekë për litër. Megjithatë, duhet thënë se karburanti në Shqipëri rrallë herë mund të njohë një rënie “simbolike” të çmimit, pasi në shumicën e rasteve çmimi vjen gjithnjë në rritje dhe tregtarët justifikohen me rritjen në bursat ndërkombëtare. Por për sa i përket rënies, ata shprehen se, u duhet të shesin me çmime të larta për shkak të rezervave tremujore.

Konsumatori shqiptar duhet të paguajë tarifa të larta për karburantin edhe për shkak të penalizimit që i bëhet industrisë përpunuese vendase. Shpeshherë ekspertët e hidrokarbureve janë shprehur se, duhet hequr tatimin e naftës bruto në import, për t’i dhënë një shtysë përpunimit në vend dhe duke e nxjerrë në treg me një kosto më të ulët. Shqipëria njihet si vend me rezerva të konsiderueshme nafte, por mungojnë politikat mbështetëse që do të dekurajonin eksportin dhe të nxisnin përpunimin e naftës.

P

as rreth 20 ditësh nga ulja e parë e çmimit të karburanteve në vendin tonë, dje në pikat e shitjes me pakicë në kryeqytet një litër naftë u tregtua nga 175 deri në 180 lekë për litër, ndërsa benzina nga 181 deri në 184 lekë për litër. Pavarësisht uljes të ndjeshme që ka pësuar nafta në tregjet ndërkombëtare, në vendin tonë ulja bëhet çdo herë me vetëm 5 lekë për litër, një traditë kjo e njohur prej kohësh që aplikojnë pikat e karburanteve. Duke pasur parasysh që kjo është ulja e dytë e çmimit, në vendin tonë ulja është vetëm me 10 lekë për litër. Aktualisht në tregjet ndërkombëtare një fuçi naftë u shit me 82.13 dollarë në bursën e Nju Jorkut nga 119 dollarë që ishte në fillim të muajit maj, çka e përkthyer në shifra një ulje prej 23 për qind. Ndërkohë, sipas llogaritjeve në vendin tonë çmimi i karburanteve ka rënë me vetëm 5.2 për qind. Importuesit thonë se një nga arsye se pse rënia e çmimit nuk reflektohet e plotë në tregun vendas wshtw situara nw kursin e këmbimit të lekut me dollarin. Nafta blihet në dollar dhe forcimi i monedhës amerikane e bën atë më të shtrenjtë në lekë. Por përllogaritjet tregojnë se edhe efekti i dollarit nuk mund ta justifikojë plotësisht diferencës mes rënies së çmimit në tregjet botërore dhe atë që është pasqyruar në tregun vendas. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një dollar amerikan kushton aktualisht 6 lekë më shumë se sa në muajin prill dhe mars, që do të thotë se kostoja e blerjes për importuesit është rritur me vetëm 5 për qind. Pra të dyja, efekti i dollarit dhe rënia e çmimit në tregun vendas mund të shpjegojnë vetëm gjysmën e efektit që vjen nga rënia e çmimit në tregjet botërore. Nëse

»

17

AZHBR vijon aksionet për debitorët

Fondet 2KR-së, sekustrohet fabrika e vajit në Lapardha Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural vijon të kryejë aksionet e sekuestrimit të linjave të prodhimit dhe pajisjeve të subjektet debitore. Gjatë kësaj jave, inspektorët e AZHBR-së kanë qenë në Lapardha të Beratit ku kanë nisur çmontimin e një linje të përpunimit të ullirit dhe prodhimit të vajit. Veprimi i inspektorëve të AZHBR-së ka ardhur pas tentativave të here pas hershme me këtë subjekt debitor, me qëllim vjeljen e detyrimeve financiare prej disa milionë lekësh. Sekuestrimi kas nisur dhe është bazuar në të gjitha dispozitat ligjore, duke qenë e vetmja mënyrë për të mos lejuar abuzimet e mëtejshme nga subjektet apo personat që kanë përfituar nga skemat financuese të ish projektit 2KR. “Jemi sot në Lapardha të Qarkut Berat për të bërë inventarizimin dhe marrjen në dorëzim të kësaj linje të përpunimit të ullirit, si pasojë e mospagesës së kësteve të parashkruara në kontratat e lidhura mes subjektit dhe ishprojektit 2KR. E njëjta procedurë do të ndiqet dhe me subjektet e tjera që nuk plotësojnë kushtet e kontratave”, -tha dje Dorian Hila, inspektor i Sektori i Menaxhimit të Borxhit në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Sekuestrot kanë nisur para disa javësh dhe linja e parë që u çmontua dhe u sekuestrua ishte në Ndroq të Tiranës. Veprime të ngjashme do të vijojnë në javët e ardhshme dhe bëhet fjalë për disa subjekte që kanë përfituar nga fondi kundër parti, donacione të qeverisë japoneze nëpërmjet projektit 2KR, por nuk kanë përmbushur detyrimet kontraktuale për shlyerjen financiare të detyrimeve.

Fushata “Një pikë në sy”

Bruceloza, vaksinohen mbi 60 për qind e bagëtive në Fier

Çmimet e larta ulën konsumin Fillimi i këtij viti që shënoi edhe pikun e çmimeve të karburanteve në Shqipëri, për herë të parë shënoi edhe rënie të konsumit nga ana e qytetarëve. Përveç deklarave që bënë në atë kohë tregëtarët e karburanteve, ky fakt u konfirmua edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Sipas kësaj drejtorie, gjatë janarit të këtij viti importi i karburanteve u ul me afro 30 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke bërë një krahasim me një vit më parë, në janar të vitit të 2011 janë importuar 27 429 ton karburante nga 18 640 ton të importuar janarin e këtij viti, që përkthehet në afërsisht 9 mijë ton më pak. Rënia e importit është një tregues se qytetarët konsumuan më pak karburant. Në 1 vit, çmimi i naftës në vend është rritur mesatarisht 30 lekë për litër, që e ka bërë të vështirë për drejtuesit e mjeteve të konsumojnë të njëjtën sasi karburanti. Ndërkohë që në shkurt të vitit të kaluar,1 litër naftë në disa prej pikave të tregtimit me pakicë ka kushtuar 162 lekë, për të njëjtën periudhë të këtij viti çmimi ishte 195 lekë për litër. tregu shqiptar do të reflektonte plotësisht ecurinë e çmimeve në tregjet globale, çmimi i naftës duhet të kishte rënë ne qershor minimalisht me 20 lekë për litër, krahasuar me prillin, për sa kohë që importuesit

nuk kanë patur gjatë kësaj kohë rëndim të barrës fiskale apo ndonjë kosto shtesë. Prej një maratone gati dyvjeçare pa ndalim, më në fund çmimi i karburanteve njohu ulje, ndërkohë që ekspertët parashikojnë që ulja do të vazhdojë,

por gjithmonë do të jetë në varësi të vlerës së dollarit, që është monedha për blerjen e karburanteve. Ndërkohë rritja e madhe e çmimeve të karburanteve në vend solli edhe uljen e konsumit të tij nga ana e qytetarëve.

Më shumë se 60 për qind e bagëtive të imta në Qarkun e Fierit janë vaksinuar kundër brucelozës dhe brenda pak ditësh pritet që të gjitha kafshët në ferma të jenë të vaksinuara. Të dhënat që vijnë nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe Shërbimi Veterinar për këtë Qark tregojnë se vaksinimi po ecën sipas ritmeve të parashikuara. Gjatë kësaj jave, në fshatrat e ndryshëm të Fierit kanë qenë dhe drejtues të Projektit PAZA të cilët kanë parë nga afër mënyrën dhe procedurat e ndjekura për vaksinimin e deleve dhe dhive. “Ka një numër krerësh të imta rreth 200 mijë në shkallë qarku. Jemi në pikun e fushatës ë vaksinimit kundra brucelozës. Në shkallë qarku janë të vaksinuara deri në këtë moment rreth 125 mijë krerë, kjo fushatë ka ecur me ritme të kënaqshme brenda strategjisë së përcaktuar nga drejtues të kësaj fushate”, - tha Musa Doko, përgjegjës i shërbimit veterinar, Qarku Fier. Ndërkohë, vetë fermerët shprehen të kënaqur dhe mbështesin këtë vaksinim që kryhet pas asnjë kosto për ta. Në komunën Cakran pothuajse të gjitha fermat kanë kryer vaksinimin. Ata thonë se vaksinimi siguron shëndetin dhe ekonomitë e tyre familjare, pasi rritet siguria si për ta ashtu dhe për konsumatorët. Drejtuesi i Shërbimit Veterinar në Fier, Musa Doko thotë se deri më tani asnjë fermer nuk e refuzuar vaksinimin, madje sipas tij interesi ka qenë i lartë. Procesi i vaksinimit po kryhet nën vëzhgimin e vazhdueshëm të ekspertëve ve drejtuesve të projektit PAZA, të cilët ndjekin nga afër plotësimin e kushteve teknike. Pas vaksinimit, në çdo fermë, veterinerët regjistrojnë vaksinat e bëra, numrin e të imtave dhe u japin fermerëve vërtetime për aktivitetin e kryer.


kafe & llafe

18

« seriozisht

E shtunë 16 qershor 2012 •

Në rubrikën e kafeneve sot kemi përzgjedhur disa prej thashethemeve, se normalisht janë pa fund. Ne nuk marrim mundimin t’i vërtetojmë janë apo jo të vërteta, por vetëm po i servirim ato çka thonë lart e poshtë, që të mos mbeten të painformuar. Ka pasur gjëra të lezetshme këtë javë, por më e bukura ishte ajo e Avokatit të Popullit. Të tjerët pastaj... s’kemi ç’i bëjmë, me të dëgjuar e kemi. Kujt i djeg, le ta mbajë

Kiço sigurimsi në gjendje të rëndë, i dështon skema për presidentin Na thanë se Kiço sigurmisi ka që nga e hëna, kur u zgjodh Nishani President, që as ha, as pi dhe as del nga shtëpia. Niko gjykatësi e la në baltë, Edi Rama nuk e propozoi fare dhe tashi ka rënë në depresion të thellë. Nuk di më se ç’të bëjë, ka lënë pas dore dhe zyrën valutore të exchange, plus që dhe gruaja, që i ish ngritur mendja që të bëhej first lady, nuk i flet më me gojë. Dhe e dini se çfarë i tha? “Mor i zi, punove kaq vjet për baballarët e këtyre, nuk le njeri pa futur në burg dhe s’ta ditën për nder! Dhe një herë që u bëra gati të bëhem zonjë e parë, m’i prishe ëndrrat! Burrë koti!” Edhe kjo i duhej Kiços! Tentoi të lidhej me Nikon, që ia kish marrë përsipër këtë punë, po hiç, telefoni i dilte jashtë zonës së mbulimit. Mori vesh se Nikoja kish filluar pushimet dhe as e kish mendjen hiç te presidenti. Se nga kish gjetur ca ishuj andej nga Greqia, medemek kish vajtur me të lirë, se grekët janë në krizë. Pas ca kohësh i çon një mesazh, ku i thoshte: “Kiço, mos u mërzit, pesë vjet kalojnë shpejt. Të premtoj se më 2017 s’ka njeri tjetër veç teje që mund të bëhet president. Tashi s’kam kohë të merrem me këtë punë, se jam në një seminar, ku na kërkojnë mendim për drejtësinë tonë që kemi bërë në atë kohë. Kur të kthehem do ta pimë ndonjë kafe”, - i shkruante Nikoja. “Edepsëz, edhe kafenë me lekët e mia do ma japë hajduti!” - tha Kiçoja me vete.

Nasho veterani i ngatërron mbiemrin avokatit të popullit Nasho veterani ish zgjuar herët të enjten e shkuar dhe kish veshur uniformën e tij të paradës, që ia kish dërguar Sweety nga jashtë. Një ditë më parë kish dëgjuar se Igli Totozani, që mbahet si avokat i popullit, kish bërë një propozim gjenial, po aq gjenial sa mendja e kafexhinjve dhe e vetë Nashos mezi e kapte: kish propozuar që në tekstet shkollore të tetëvjeçares të shpjegohej dhe se çfarë është LGBD-ja, me qëllim që të shmangej homofobia. Po hë more, thoni që e ha bukën kot Igli dhe se nuk është gjetje vendosja e tij në krye të Avokatit të Popullit! E teksa lexonte gazetën, e pyet Rremë tironsi se mos kish ndonjë paradë tjetër, që na ish veshur Nashoja ashtu. “Jo, mo jo, - u përgjigj Nashoja, po sot do të shkoj të takoj Igli Totosumin që të flas për këto tekstet shkollore për kalamajtë që do rinovohen, se më ka porositur dhe Sweety. Madje, do t’i rekomandoj dhe ca histori partizane për këtë punë.” Rrema shqeu sytë. “Kush osht Igli Totosumi, mër dajë?” - e pyeti Nashon. “E mo, - i përgjigjet Nashoja, - ai avokati popullit.” Rrema u çorodit më shumë. “Eeeej, pse mër me kët punë paska fillu tuj u morë ai sa ka shku aqeeeee?! Po ai sikur e ka Totozani, jo Totosumi, mër Nasho! Hajde punë hajde! Pse mër pak halle kena ne, po tashi t’u mësojmë dhe kalamojve se me qenë bythaxhi s’qeka gjo e keqe?! Pse mër nuk futin nëpër libra pronën, edukatën për mos me vjedh a mos me bo gjojna të tjera, po se si me respektu bythaxhijtë, ë? Pse mër çere po i gje ata? Kur dunë, ia kënojnë tallaferen njoni-tjetrit e gjem në komë s’po i hy. Çere të bojmë ne që kemi prona në gjithë Tironën dhe s’po i bi mendja kujt! Amon, mër Nasho, sa qejf i ke mor këta dreqën!” - tha Rrema. “Është çështje globale kjo, Rremë, mos u merr me këto punë. E di vetë Totosumi se çfarë bën”, - iu përgjigj Nashoja qetë dhe e mbylli muhabetin.

Ilustrim sugjeruar

Totozanit për tekstet shkollore dhe tolerancën ndaj GAY-ve

M

eqë Igli Totozani së bashku me Nashon na kanë hapur këtë muhabetin e këtyre të LGBD-së, këtë numër s’mund të linim pa futur dhe këtë lajm që e hasëm javën e kaluar. Në fakt, është ilustrimi më i mirë se çfarë kërkon t’u mësojë Avokati i Popullit me të tjerë fëmijëve në arsimin parauniversitar. Dhe meqë kërkon që t’i trajtojmë gejtë me dashuri, më poshtë po vendosim këtë lajm të ilustruar me një foto, ku gruaja me djalin rrinë në cep të krevatit dhe burri fle me një burrë tjetër lakuriq. Thoni, po deshët, që nuk ka mendje evropiane avokati ynë!

Burri gej ndan krevatin me një tjetër burrë në sy të së shoqes Imagjinojeni pak: bashkëshorti juaj ju tregon pas 17-vjetësh se është homoseksual dhe se dëshiron që i dashuri i tij të vijë të jetojë në shtëpinë tuaj. Duket absurde? Por kjo është realitet për familjen Mueller në Hanover të Gjermanisë. Bashkëshortja Erika, 53 vjeç, e ndan shtëpinë me të shoqin, Ewald, 60 vjeç, birin e saj nga martesa e parë, Elmar, 20 vjeç, dhe me të dashurin e burrit, 60 vjeç. Ewald thotë se vazhdon ta dojë Erikën, por thjesht në mënyrë platonike. Kurse krevatin e ndan me Gotthard. Ai kaloi disa depresione derisa u hap për të vërtetën. “Nuk dua ta humbas Ewald-in. Ai është kaq i mirë dhe kaq i ndjeshëm. Më mirë të merrnim të dashurin e tij në shtëpi”,- thotë Erika. Fqinjët dhe miqtë e shohin Erikën me keqardhje, por ajo thotë se ata nuk e kuptojnë sa e lumtur është.


seriozisht • E shtunë 16 qershor 2012

»

19

djali dashnori

Bashkshorti

GRUAJA

Spiro gjeneralit i bie infarkt nga gëzimi për sëmundjen e doktorit Spiro gjeneralit nuk i del inati me Fatos Nanon dhe Sali Berishën, pasi është i bindur se janë këta të dy që e kanë marrë më qafë Shqipërinë. Si i pavarur që është dhe s’do t’i shohë me sy politikanët, në shtëpi ka vetëm portretin e komandantit legjendar, që na udhëhoqi nga fitorja në fitorje, dhe atë të Edi Ramës, që ka vizion për të ardhmen e Shqipërisë (!). Sa herë shkon e merr pensionin, i sheh ato 450 mijë lekë të shkreta dhe s’di se ç’të bëjë më parë me to. I vjen dhe zor, se s’mund t’i thotë djalit që sivjet ka ndër mend t’i bëjë pushimet andej nga Spanja, se s’i del pensioni. E teksa ishte në këto mendime, kur fap në titra del lajmi se Berisha ishte vizituar në sanatorium për një ftohje të vjetër që kishte. Ngaqë i ka prerë shpresat se Edi Rama mund të vijë në pushtet duke mundur doktorin në zgjedhje, ky lajm sikur i dha fletë. “Ah, ishalla i hapet rruga djalit, që të marrë pushtetin!” - thoshte Spiroja, duke u interesuar se si po shkonte shëndeti i Berishës. Aq shumë u gëzua Spiro gjenerali, sa desh na la shëndenë, ngaqë iu ngrit tensioni e iu shtuan të rrahurat e zemrës. U nis i lumtur në shtëpi, por të nesërmen i ra me tërë mend infarkt kur pa se Berisha kishte shkuar andej nga Ashta për të inauguruar një hidrocentral. E morën me të shpejtë dhe e dërguan në spital dhe, megjithëse ishte shumë vonë, sërish ia doli të shpëtonte. Sepse, kur bie fjala te Spiroja dhe komunistë të tjerë si ai, ka tamam kuptim fjala “nuk bie rrufeja në hale”.

Komunistët në llogore për të mbrojtur nusen e nipit të komandantit, Rezartën

Fotot janë publikuar nga revista “BILD” dhe tregojnë se si mund të degjenerojë shenjtëria e familjes kur në mes futet perversiteti

Komunistët e kafenesë s’i zinte vendi të shtunën e kaluar. Se ku kishin dëgjuar që nusen e nipit të komandantit legjendar, një këngëtare me emrin Rezarta e kishin dënuar me 82 orë punë të detyruar se kishte rrahur Rozana Radin, të bijën e një ish-reaksionari, që pushteti i atëhershëm s’e shihte dot me sy. Ata s’mund ta pranon kurrsesi këtë diskriminim. Pastaj, kjo Rezarta e vogël, që as e kish njohur e as kish ditur se kush është komandanti legjendar, në një faqe “Facebooku”, që ia kish treguar Nashoja, s’kish lënë foto të komandantit pa nxjerrë. Aq me dashuri fliste për atë, sa ç’t’ju themi, megjithëse, kur ka qenë ai gjallë, nuk kish dalë akoma nga veza. Ah, sa mirë të kish jetuar dhe ajo në atë kohë! Të lahej vetëm një herë për ditë të shtune, të provonte punën me turne, mishin e qumështin me tollona, të mos lyhej e depilohej, se të thërriste partia e të bënte qepaze, jo si tashi, që Rezarta gjysmën e ditës e kalon te parukieri, gjysmën në kafe dhe pjesën që mbetet në pub ose bën sikur këndon ndonjë këngë. Ah, ishte jetë yll atëherë dhe duket se Rezarta e qan me lot atë kohë. Prandaj dhe komunistët nuk do ta lënë vajzën vetëm, po të gjithë në protestë për ta mbrojtur çupën tonë.

Erioni i Veliajve ha dru nga delegatët e FRESSH-it, e nxjerr Rama nga situata

Ç’bëhet mo, ç’bëhet! Morëm vesh se Erion Veliajn e kishin kopanisur delegatët e REFRESSH-it. Njëherë s’e besuam, po na e tha të sigurt në kafene një socialist që rri ditë-natë te selia e PS-së. “Po si ka mundësi?! A rrihet një personalitet siç është Erioni? Kishte qarë si fëmijë ore, jo vetëm nga dajaku, por edhe nga zhgënjimi, ngaqë nuk e priste, sepse mendonte që refreshistët linin kokën pas tij. Në fakt, na thanë se e kish merituar, se Elisa Spiropali, një nga ato prurjet e Erionit, s’kish mundur të dalë në vend të parë, po të dytë dhe Erioni, si i zgjuar që është, votat e këtyre katër të tjerëve, se në garë ishin gjashtë, kish menduar t’ia kalonte Elisës, si gjetje që e ka që nga koha e “Mjaftit”. Domethënë me votat e Laros të zgjidhej Baloja! Përpos kësaj Erioni kish dashur të vinte veton dhe kish folur në emër të kryesisë së PS-së. Por s’i kish zgjatur shumë, se më ta kish gjetur njëri atje jashtë sallës dhe ia kish përmbledhur sa s’dinte ku të shkonte. Por kish ardhur kryetari, i kish qetësuar gjërat dhe prapëseprapëë Elisa ish zgjedhur në krye të REFRESHit. “E po të na rrojë Elisa!” - thërritën të gjithë. Pas kësaj Erioni doli në një televizion dhe kur të gjithë prisnin që të fliste për drurin që hëngri te REFRESHI, foli kundër Nanos, shyqyr që iu dha rasti. Dhe thoni pastaj që Erioni nuk vjen nga shoqëria civile!


20

N Blerina GOCE

«

Kulturë

ë këtë numër të gazetës po vazhdojmë botimin e kujtimeve të firmëtarit të pavarësisë, Hajredin Cakrani, kujtime që kemi filluar t’i botojmë dy javë më parë, e që zbulohen për të parën herë para lexuesit me ndihmën e pasardhësit të familjes Cakrani, Kujtim Cakrani. Luftëtarë të çështjes shqiptare, të lidhur ngushtësisht me Ismail Qemalin, në këtë pjesë të kujtimeve të Hajredin Cakranit tregohen përpjekjet e familjes Cakrani që nga i ati i tij, Kahreman Bej Cakrani e më tej për të luftuar dhe nxjerrë në dritë çështjen shqiptare. Problemi i gjuhës shqipe, bisedat me atdhetarë të njohur si Abdyl Frashëri e bisedimet diplomatike (mes të cilave me atë që ai quan “plaku gjerman) etj. Ai rrëfen për themelimin e shkollës shqipe në Cakran, por edhe për takimet me Dervish bej Himën e Mihal Gramenon dhe organizimin e së ashtuquajturës kryengritja e Toskërisë e të tjera momente interesante. .... Që më nëndëqint e tetë allafrënga e këtej, miqtë tanë Brahim Effendiu (Abdullai) e Hamza Effendiu (Isai) e të tjerë miq plot, venin e vinin rrinin javë në Cakran, se ishën në vatër të miqësis e të besës. Klubi “Labëri” në Vlorë, si.ç’e kam thënë, punonte me porosi të Ismail Beut ose të plakut që ish si parrulla t’onë e ne kishëm ngrehur degë dhe këtu në Cakran.Sa herë që ishën ketu Brahim Effendiu e të tjerë, nuk pushohin punën e tyre duke dhënë e marrë habere e karta. Të gjithë këto punë i bëhim për Shqipëri, se të vërtetën ne na pruri vakti që të bëjmë ç’duhet për të kur lipsej për të. Se që im gjysh, Veis Beu (Cakrani), që kur hipi Ali Pasha në Janinë dhe e bëri Pashallëk, nuk e shi me sy të mirë Ali Pashën po dhe atë që bënej në Janinë, se sa herë që perandorija osmanllije ishte e pleksur e lëfton me mbretëri të tjera ai e shtyn sinor’ e Pashallëkut. Ai i vrau e i sakatoi të gjithë bejlertë, që i sih si pengim., po ne cakranjotë na shih dy herë hasmë që kishëm që pa hyrë fare Tyrqia e ishëm bërë vasalë të Sulltanit Sulltan Selimit II me atë anë të dinastisë Murjusuf, me titullin bej të bejve, nga një farë soji principate, në zotëronjës apo guvernatorë të kazasë të Mallakastrës. Ne e lëftuam tok më pashallartë e Vlorajve me Ismail e Ibrahim Pashë Vlorën e të tjerë, po Pashallëku që bëri ai e me atë që bënë Bushatllinjtë s’u muarnë vesh me njëri tjatrin për të bërë një Shqipëri e të dil mënjëanë ndaj dhe ja çuan kokënë më Ibret Tashe At Mejdan. Po kur Stambolli nxorri Hatti sherif i gjylhanes, oxhakët e mëdhenj e panë se nuk i dilej duke lëftuar, andaj thirrnë djem trima e të zotë e që kishën lëftuar nën Tyrqi. Ata i bënë qysh e thashë, dhe letër mbretit të Grekërve një gjermën, Othonit dhe Veis Beu dëftonte, se i kishën bërë një llaf se kur ne shqipëtarët u ndihmuam të dili mënjëanë, nashti na ndimoni ju me dyfeqe dhe të bënemi tok sa të dalëm mënjëanë dhe nevej si ju, pastaj nuk ngatërrohemi me ju më. Pa Lidhjen e kam parë vetë se qysh Tyrqia u tmerrua e u dorëzua, kur humbëm me rustë. Ata j’a dhanë mëndë Lidhjes sefte, për një barrikadë të zgjatej deri atje ku ka islamë, lart te boshnjakët. Ishën të rrallë ata që e kupëtuhan se duhej dalë mënjanë o më atë çast o

E shtunë 16 qershor 2012 •

KUJTIMET E FIRMËTARIT TË PAVARËSISË HAJREDIN CAKRANI

LUFTËRAT E SHEKULLIT 19-të. Si e mbështetën e luftuan për Lidhjen e Prizrenit

Në Cakran sa ishte mësonjës Viskë Babatasi, që erdhi që kur e themeluamë shkollnë, ajo pati mbarësi e me djemtë erdhë edhë çupa bëj hesap, pa le dhe të mëdhenjtë që mblidheshin mbas darke a mësonjësit e fshatërave vërdallë. Kur na kërkuan Viskë Babatasin për t’a marrë të hapë shkolli e në anët e Kolonjës, nevej na prenë krahët. Kaq herë flitnim që të vij nga Vlora ndonjë nga miqtë e klubit “Labëri”, Loni Naçin a ndonjë nga mësonjësit aty, të shikonte shkollnë e çiliminjtë.Aso kohe Bektashi mezi u’a vodhi atyre miqve të klubit “Labëri” të Vlorës, tjatrin korçar, Thanas Flloqin, po dhe ata j’a kishën marrë që më nëntëqint e tetën, Vatrës se Bostonit, që kur vu themeli i klubit e u vendos të hapej që atë behar shkolla shqipe në Vlorë dhe e kishën mesonjësin e parë të muradies.

zjarrtë njeri I palodhur, i besës ,shkur t korçar dè. Kënaqej kur e repektonin të gjithë. Për gjuhën e shkollnë në mes të natës ngriem. Po në Cakran pazari ishte plot ç’do ditë pa le të xhumanë me njers e karvanë që vein e vin nga Vlora Fieri e nga Berati e karvanët që vin udhëve e grykave që nga Janina. Sa herë që vija tek Bektash Beu në Cakran ndonjë gjë të re dëgjoja ama shpyrtin e kasha te shkolla qysh vente. Thanas Flloqi thosh kaq herë sa bëri ëmër për gjallërinë e pazarit a njerëzia që ishën tregëtarë, fshatarë bejlerë mystafirë që vij e që ikën e s’duaj të dij ç’bëhej më tej republik e Cakranit. Një ditë e panë ç’panë të liqtë e vanë hanë në qeveri, s’dimë ç’bëhet në Cakran, karvanet që venë e vinë, mos bien pushkë a gjëra që përbëjnë rrezik. Ata si me marifet ertdhën e vendosën një postobllok me nja katër a pesë xhandarë që finin lart në han. Hyrë e dil xhandarët e i habit shkolla e i çudit njerëzia që donin të mësonin dhe të shkruanin. Pa po dhe xhandarët i’u vërvitën librave e defterëve e u bënë të paparë se rrinin në diell gjith’ ditën. Përballë hanit në postbllok po mundoheshin me kalem, shkruaj letër e gris se e bënin gabim duket, trego njëri tjatrit e po qeshin. Pa po ujdisa jakat e uniformës dhe festen dhe j’a dhashë një të ulëritur sa u habiç dhe vetë. Gati-tu! Atyre u ra kalemi nga dora, o burra të mirr’ dyfeknë e festja pa u ra e muar sokakun. Bektashi u mek së qeshuri po tha mos I nga, se janë bërë më atdhetarë se ne. Deri sa ika më vonë nga hani, se kaq gjë e panë e panë që isha ushtarak, ata nuk luajtën me pushkë të ngrirë se të vij tani të vij pastaj,dukej, nga frika.

Kahreman bej Cakrani, i ati i firmëtarit të pavarësisë, Hajredin Cakrani

s’bënej më dot. Që im’ atë Kahreman Beu kur merrej me punët e Lidhjes e unë i vij prapa e s’më muar që s’më muar më vete më vjeshtë të dytë të motit të Lidhjes në Fier ku u pqën me Abdyl Benë po më tha se ishte punë me axhale dhe do t’a piqnim tjatër herë atë.Kur erth’ im atë dhe na tha se Abdyl Beu që dij pes a gjashtë gjuhë kish vajtur në Berlin drejt e tek i madhi i Mbretërisë së re gjermën. I kishte bërë pes a gjashtë sahat muhabet që te Bismack-u pot ë duaj të piqeshe me të do të zijë radhnë tri a gjasht muaj përpara. Me plakun gjermën ishën fjalosur më gjuhë frënge dhe j’a kish’ ç’koqitur të tëra e ai e kish qëlluar me një pyetje që bëri hatanë e nxiu fatnë t’onë një hërë e mirë aças. Mirë që kë sjellë libra e defter që më bint se jeni guvernë ushtëri më vete e të gjitha ç’thua po me sa di une ju nuk flitni më gjuhë frënge e ç’do komp të parën gjë ka gjuhën e tij. Dihet që ai sa e përzuri dhe Abdyl Beu tha që këta e dija që s’janë Nemse e se ç’kanë krushqi me rustë. Që aherë më ish ngulur në kokë se po s’kishe gjuhen tënde je në mos i

vdekur nga ata sakatët a shurthtë që flasën me këmbë e me duar. Në shkollë me Thanas Floqin. Mësonin dhe vajza pa le të rritur. Në Cakran sa ishte mësonjës Viskë Babatasi, që erdhi që kur e themeluamë shkollnë, ajo pati mbarësi e me djemtë erdhë edhë çupa bëj hesap, pa le dhe të mëdhenjtë që mblidheshin mbas darke a mësonjësit e fshatërave vërdallë. Kur na kërkuan Viskë Babatasin për t’a marrë të hapë shkolli e në anët e Kolonjës, nevej na prenë krahët. Kaq herë flitnim që të vij nga Vlora ndonjë nga miqtë e klubit “Labëri”, Loni Naçin a ndonjë nga mësonjësit aty, të shikonte shkollnë e çiliminjtë.Aso kohe Bektashi mezi u’a vodhi atyre miqve të klubit “Labëri” të Vlorës, tjatrin korçar, Thanas Flloqin, po dhe ata j’a kishën marrë që më nëntëqint e tetën, Vatrës se Bostonit, që kur vu themeli i klubit e u vendos të hapej që atë behar shkolla shqipe në Vlorë dhe e kishën mesonjësin e parë të muradies. Ai ishte shumë i zquat e flit pesë a gjashtë gjuhë, I

Takimi në Stamboll me Nexhip Dragën e Hasan Prishtinën “Të fillojë urgjent kryengritja e Toskërisë!” Po pa hyrë marsi i nëndëqint e njëmbëdhjetë allafrënga vajtmë në Stamboll, me tim vëlla Bektashin e Baki Gjirokastrën dhe u takuam me Dervish Bej Himën e Mihal Gramenon. U fjalosmë për udhen që kartat e ato që kërkohim ne për punët në Shqipëri po vehin ne vesh të shurdhër ca më keq i qesëndisën ato shkur muhabeti Tyrqia po na ndalonte e frymë të merrim. Unë nga që unë njihesha si ushtarak nuk dola të takohesha, kështu vajti në takim Bektashi me Baki Gjirokastrën e Mihal Gramenon bashkë me Dervish Himën, që e njihim qëkur, po nuk e ksha vrarë nonjeher mëndjen pse im vëlla ca e ca herë kur ishëm vetëm me të i fliste Braim Bej ndonjë romuz duket. Duhej të piqeshin doemos me Hasan Bej Prishtinën dhe Nexhip bej Dragën përfaqësonjës t’onë në Stamboll dhe e lanë për t’u pjekur në hotel që të mos bihin në sy. Nexhip Bej Draga dhe Hasan Bej Prishtina u thanë se përçapjet janë bërë qëkur dhe kryengritja është hazër nga veriu, ju në Toskëri i jepni udhë, të bëhet tok dhe të tundet Tyrqia nga themelet. Ata në veri mbëlidhen me një të qël-


• E shtunë 16 qershor 2012 luar dyfeku po ju do bërë ç’mos të ngrihi çeta atëdhetare më ç’do fshat e kaza. Po nuk e plasi nashti që ka ardhur sahati humbmë dhe të mëdhenjtë s’do n’a hedhën më sytë të Mëdhenjtë e do thonë si ngahera Tyrqi janë leri mo I nga. Unë ndenja dhe nja dy javë nëpër miq në Stamboll, po im vëlla Bektashi me Baki Benë (Gjirokastra) e zotin Mihal u kthyen në Shqipëri. Baki Benë (Gjirokastra) e porositi të të gjejë e të fjalosë me Namik Bej Selimnë (Delvinën), për këtë punë e vetë shkoi me korçarë.Kur erdha punën e gjeta në mes. Bektash Beu kish ardhur nga Korça se më këtë anë i mblidhim njers atças po duhej të bëneshin hazër gjërat dhë pa të plaste dyfeku. Unë në Berat isha mirë e s’bija më sy po Bektash Beu mbeti në Vlorë nëpër miq për këtë punë. E kishën ndarë mëndjen që duhej të hapnin depot e të mirrin dyeqet për të filluar kryengritjen po hafijet pazarit i kë e po panë dy njers tok që llafosen e mbajnë vrapnë tek hyqymeti. Në Berat ishën thirrur në ushtëri akoma të tjerë ners rezervë dhe ishte thirrur dhe Bektashin se ishte officer rezerve që erdhi me të shpejtë që të mos bihi në sy. Unë kisha blerë një shtëpi në Berat nja dhjet vjet para, se ishte qëndra e kazase po dhe për mos bredhur poshtë e lart. Im vëlla Bektashi këto ditë rrinte natën në gazermë dhë ditën vinim më shtëpi. Atë natë ishte lënë që të hapeshin depot e gazermës së Beratit e Vlorës njëherësh e të rrëmbeheshin sat ë munt’ pushkë. Atë nate isha në shtëpi kur pa u dirë mire, troket porta e jashtëme e njeriu im që rri aty, më thotë që më kërkojnë, poshtë dhe shoh korçarin Thanas Flloqi, që jo vetëm u jepte mesim si mësonjës e drejtimin e shkollës, troç gjithë punët e saj j’a kishëm lënë në dorë të tij e kujdesohej ai. Me që e kishim marrë nëpër punët tona, i kishëm dhënë një a dy njerez dhe çon e sjell habere nga Vlora më Cakran. Këtë punë e dij nga im vëlla Bektash,i po kur m’a tha fill e për pë u vesha për të marrë vesh se kish vajtur ajo punë. Kur mora vesh atë që kish ngjarë thash se hafijet nuk flenë. Bektashi kishte ardhur në shtëpi I kishte dhënë mandatën Thanasit. Ishën spiunuar dhe ushtërija kishën marrë urdhër që të qëllonin ç’do njeri që afrohej tek depot e armëve. Ishën trëmbur edhe këtu e kishën vënë karakollë një dyfek lark njëri tjatrit. Mos na i bëni dhe ju si vlonjatët u kishën thënë atë darke. Ishën marrë të gjitha vesh me anë të tëlëgrafës kushedi në mos u kanë thënë dhe për punën tonë në Berat. Kur arç më shtëpi im vëlla Bektashi e kishte dërguar në Cakran Thanasnë për të qënë gati Këjo punë duhet bërë me se s’bën dhe duhen gjetur dyfeqet se njerëzia janë gati se u është mbusshur zëmra po presë e i kanë syt’ nga ne. Po se mos të vete mëndja prapë, te xhepanetë se vetëm shaka s’e ka ëmërin këjo I thashë.Po mirë kështu si po vete, mua më muartë më qafë e më latë pa punë- j’a ktheva me të qeshur. Punë ka në Stamboll, këtu ka të lëftoshtha. Dhe ti i tregon arat babajt – j’a ktheva. Pa hajde këtu se na duhen mavzerrë, se martinat e dogratë t’ona janë të vjetra, si thua. I bëmë llogari sa e hedh njëra e sa e I hedh tjetra plumbat, fjalosej për punët e sulmit a ndonjë gjë tjetër lufte, si do që vetë ishtë officer rezervë. Mua tani andej më krah tjatër më mbeti të bëja gjytyrymin, që s’ma var njeri e s’flas më me vëllezëri, po shoh vetëm punën time, kështu munt’ të mirrja vesh, se ç’kish ndërmënd të bëjë ushtrija e ç’urdhëra vinin dhe nga i merrte, por vetëm këjo gjë nuk munt të nuk haej. Im vëlla Bektashi e ishte marrë vëllezërinë e të tjerë dhe çeta ish hazër dhe për ç’do gjë

kish lënë t’im vëllanë tjetër Sulo Benë (Cakrani)të binte ndonjë lajm. Komitë për liri. Si shkuan e luftuan krah korçarëve. Një ditë kur vajç në Cakran e gjeta duke ngjeshur kobure rripa e duke parë dyfeqet kush e kush ësht’ më i mirë. Nuk i thashë gjë po ai e di meraknë që kam për të andaj më tha se kish prurë haber Mihal Gramenua me korçarë e të vete të andej se këtë punë e nismë tok dhe të shoh pastaj dhe për dyfeqet. Këtu nuk durova se unë e dij ç’njeri ësht’ ai dhe se ç’do bëjë e muarç me mënt atças. Mos u shty thellë nëpër çeta të Spiro Bellkamenit Misto Gërmenjit a nonjë tajtri se s’nje vëndë dhe e merr dhe veten dhe njerst më qafë pa e di që do veç për dyfeqe. Hajredin Bej unë

gjë e kishën dalë malit. Aso kohe një që e quan veten të saktë i mirr për të ç’mendur, fjala bie një korçar që vinej nga Amerika dhe djal i ri, lëfton pa dhe munt të vrit. Nanjëhërë të duket sikur ti di të lëftoç, ti i di të tëra, ti i bën të tëra, po kur pashë ata komitë të çetave, tetëmbëdhjetë e njëzetë vjeç m’u droth zëmra. Me Dhamb Biblën kuvendova e u fjalosa gjithë nata, se këta ranë të fihin dhe më tha se këjo punë ka marrë tatëpjetën dhe se ne si orthodhoksë na i nxinë më një krah grekërit me ato paudhësitë e tyre, e më tjatrin krah Afiz pasha në Korçë jemi bërë nga grekërit mos o Zot s’na vehet më as në qishë se i dëgjojmë greqisht rrëfenjat dhe n’a duket se jemi ulur në një bango me hasmin e të ligun. E vërtetë e liga s’i njan të

Librari

osmanllije i kish copëtuar me bajoneta dhe ja kishnë hedhur si qën para dyqaneve në qytet duke ulëritur se kush i njeh. I kishën grire, më fjalosi im vëlla Bektashi,ku më vonë i jati i njërit nga të vrarët, tha se të gjithë komitët e vrarë para këmbëve, i kishte djem e tij. Kësaj pune që po i vhte fundi dukej, po duaj të ishem syhapët për ç’do gjë. T’im vëlla Sulo Benë e lamë ne Cakran të mirrej me njerëz e këto punë aty. Unë ikç në Berat po një nate më vjen haberi se çetat ishën bërë hazër e u muarën vesh me njëra tjetrën, që në Cakran e Kurvelesh ,që në Tepelenë, Gjirokastër e Delvinë. Dhe ku ish rreziku u mblodhnë çetat. Në Cakran kishin sosur Namik bej Delvina kapiten Idris Guri e të tjera çeta. Të gjithë tok qysh qenë vajtën në urë të Drashovicës

lambi Bimbli, Bektash Cakrani e Qamil Panariti, Korçë 1911. Shënim: Fotot botohen për herë të parë, ashtu si dhe kujtimet e servirura. them të vemë e të lëftojmë m’u në mes të pazarit të Korçës qysh thua?!. Më hipnë xhindet, se që të lëftonj e mirr si lodër, pa të krishterët korçarë ishën njërëz e atdhetar të ç’quar sa s’bënet. U afrua e më përqafoi, se me një gurë kërkonte të vrit dy zogj, mua të më lij shëndenë dhe të mos i mërzitesha, se e dij meraknë tim. Mbylle i thashë, kusuri im, i vogël që i vogël mbete, do të shetis për dore. Mejtova mos i hipnë xhindet dhe atij, po ai u dorëzua dhe qeshi. Shaluam kuajt dhe bashkë me njërzit t’onë maleve, jo udhëve ja mbërritëm në anët e Korçës. I dërguam llaf, me njeri Mihal Gramenos a Qamil Panaritit, kush të vinej nga miqtë t’onë korçarë. Që në Stamboll Abdulla effendiu më trazon, se e dij që i kish miq për kokë korçartë dhe më thosh se janë të gjithë me rrobe të ngrirë e rrezik flenë me limodhetë (gravatë). Këta ishën korçarët që kishën lënë shtëpitë e tregëti mall e

ligës dhe kur n’a bjenë të gjitha në vatanë hata më të madhe nuk ka. Korçarët ishën të zot e njohën vëndë dhe lëftonin e kapëtoin nga guri më shkëmp si drë. Në të gëdhirë erdhi dhe Qamil Panariti me të tijtë. T’u jepja mëndje ishte turp i madh, ndaj u përqafova me të gjithë dhe nxitova ,se këtej kushedi si kishën vajtur punët që ecin me sahat, jo me ditë. Më tutje nga behari kur guri mirr flakë e cinxurri s’pushon, muartëm haber se çetat e Qamil Panaritit e Spiro Ballkemenit kishën rënë në pusi në Ormën ciflik dhe ishte bërë kërdia. Edhe këjo na duhej. Bektashi erdhi pas ca ditësh dhe u mbyll në dhomë, as hajnte e as pinte dhe s’donte t’i flste me gojë njeri. E kupëtova se e kish dhimbjen për korçarë e mbase donte nga unë një fjalë, po unë nuk I fola. Jo se njeriu dhe të rrijë nonjherë dhe vetëm, po me ata isha takuar e kuvënduar e tani ata trima s’ishën më. Ushtërija

për të bërë një kërkësë Stambollit e që i kerkojnë po ato gjëra si karta e malesorëvë të veriut. Dëgjoja lart e posht për komitë,por siç nuk më zuri veshi gjë të saktë, vajta dhe i takova pas darke në Cakran. Ika po atë natë dhe mora vesh që ushtërija e dij për çetën dhe ish nisur për Cakran me bimbash Ismail Bej Libohovën. Mirë që do lëftonej po unë kesh meraknë se të gjithë çetat do të mbronin krahët pa batareja do plaste drejt e te hani e te sarajet e aty ku ish pozicionuar im vëlla Bektashi me njerzit e tij. Takova t’im vëlla Sulo Benë në udhë unë me njerëzit dhe mi ç’koqiti të tëra qysh kish ngjarë papritur. Ngula këmbë që duhen më shumë çeta për të ruajtur shtegun e udhës nga Berati a nga Vlora nga munt t’i vij ndihma ushtërisë. Gjeta Namik Benë (Delvinen) dhe më dëftoi për kartën që e kish prurë një njeri me kalë i tij e i thotë se unë jam hyqymeti kam ushtëri po nuk u ngas.

»

21

Ja kemi dhënë dhe xhevapnë mos u bë merak. Të bukur punë me karta mejtova atças.Të gjithë qeshnë pa Idris Agai (Guri) më tha se unë i lashë shëndenë ushtërisë dhe ti munt të zgjedhç kë çetë të duaç se i nderuar je e t’a duam ndihmën. Si do që më hipnë nervat, me këtë që e kishnë marrë si me shaka i thashë se këtu jeni në Cakran dhe jeni mysafirë, nuk i dëftohen të zotit të vëndit ku i ka sarajet. Dhe vërtet një oficer ushtërije në shërbim e një tjatër marrë arratinë nga ushtërija e bërë firar (komit) më të bukur resme nuk bëhej. Më kish pjellë me këtë njeri, se nuk dëgjon dhe qëkur në mote përpara, se të thelohej klubi “Laberi” djemtë i çonin nizam më reformat e Sullatn Hamitit në humbje tutje Arabisë më Yèmen. Ata o vdisin atyre vëndeve të ç’kretuara nga vapa e madhe, o nga sëmundje nga që binin si të një morri të kuq i thoshën, o nga lemeri të tjera e ikën sa e sa shpyrt, pa le shtatë mote nizam më ato vënde ku piqej buka në diell edhe syrgjyni vetë munt’ të haej e atje jo. Sa venin e vëshrtonin të ç’kretuar vëndë e ndizej vapa ata fillonin duam Dautin e duam Dautin, vapornë Haxhi Daut që i mirr e i sill aty nga sqela e Vlorës, nga të gjithë vëndet e Shqipërisë. Aso kohe Vlora, po dhe të tjerët, i dhanë karar dhe u ngrinë më këmbë kondra këtyre soj e biçim refoma, pa dhe vetë Sullan Hamitit që i bën. U bë pazari si zgjua blete dhe i bënë të gjitha gati kërkesat me kajmekam e vetë Stambollit kartat që kërkoin të drejtat, se kishin kaq vjetë, po ky zanat në kurriz të tyrej. E kisha marrë vesh më parë dhe po vija nga Berati në Cakran kur pyes për tim vwlla Bektashin. Kur më thanë se kish vatur në Vlorë m’u prenë gjunjët. Pa zbritur nga kuajt u thashë njerëzve të mij të lëshoheshin drejt e në Vlorë, se puna s’prit. Si do që isha i veshur ushtarak, jo vetëm unë po dhe ata mund të përplaseshim me popullin dhe me hak se do na quajn ushtërinë a qeverinë. Mir që vajç ujë më djersë, po ku t’a gjeim atë. Brodha dynjanë nëpër Vlorë e miq e të gjithë ishën ndezur për këtë punë, po më thanë që e kishën bërë kartën gati j’a kishën çuar të tërëve e tani do t’a dërgonin më Stamboll në telegrafhanë. Ngava kalin, si do që jo nëpër popull, po nëpër udhë e lagje, ca kaluar ca për dore, e mbajta frymën në telegrafhanë, po isha vonë. Mileti përpara telegrafhanës po i bërtit ca ushtarakëve turq që s’i linin të hyjnë këta që duaj t’j telegrafojnë Stambollit. Një grusht burra dhe s’do mënt i pari im vëlla po haej me llafe pa, mileti bërtit e veshëlli, potere e madhe. Si do që isha larg e pashë nëpër kokat e miletit, që një karrige që e kishën nxjerrë për bela në anë të deres, i erth’ në ndihmë tim vëlla Bektashit dhe më t’ja lëshoj në kurriz njërit prej tyre. Mos, thashë nashti e pat këjo punë, do ta qëllojnë dhe u shtyva tutje po turma nukë çahej. Si u mbrojt nga që e godit i vjen dhe një shqelm që e bëri të kumbisej mbërdhe. Festja i muar sokaknë dhe të tjerët me atë që panë, duke mbajtur festet më dua, iknë me vrap, duke i provuar kepucët e tim vëllai, po dhe nga frika e njerëzve që e ndezën poteren sa të shurdhon. I vajç atje po desh m’u hoth mileti përsipër se më quaj si ata njëlloj ishëm veshur. Ik më tha ku më vjen kështu nuk e she ç’bënet. I thashë që t’a prisja te ndonjë mik se në Vlorë kishmë plot. Ik të them, tani e gjete vaktin, të takoj vetë unë e të llafos. Edhe një çikë të jesh vonuar, do më vijin gurët e miletit për koke. Ika dhe mileti, që më quaj se u ç’duka nga frika, tundi dhenë me të qeshura e veshëllima. Dëgjove Bektash bej, dëgjova thuaj! Ç’vuajtëm më qeverinë atëherë ne e dimë po tani ama ësht’ tjatër punë se vrite e s’vin më.


22

« SPORT

E shtunë 16 qershor 2012 •

Franca fitore e “rrufeshme”

Angli me karakter dhe shpirt luftarak, mund Suedinë 3 : 2

K

ombëtarja e Anglisë, e cila drejtohet nga Roi Hogson ka arritur të fitojë përballë kundërshtarëve nordikë të Suedisë në shifrat 2 : 3 dhe tashmë skuadra e drejtuar nga Erik Hamren i thotë lamtumirën EURO 2012. Një Angli e cila luan një futboll të hapur ku të gjithë futbollistët bëjnë më të mirën e tyre në fushën e lojës. “Tre Luanët” kryen një paraqitje bindëse përballë Suedisë, duke treguar se janë dhe ata mes favoritëve për të fituar turneun pavarësisht se për disa fraksione të pjesës së dytë kryen gabime të pafalshme në mbrojtje, të cilat i kushtuan dy gola të pësuar. Fillimi i ndeshjes nisi i avashtë për Anglinë, teksa Suedia po kryente presion dhe nuk po lejonte “tre luanët” të dilnin në lojën e tyre. Në minutën e 7-të erdhi dhe rasti i parë për Anglinë, me anë të një gjuajtjeje nga ana e Skot Parker nga jashtë zone, por që portieri Andreas Isakson e grushton me mjeshtëri. Përsëri 3 minuta më pas Anglia, po tregonte më tepër shpirt në fushën e lojës, duke u imponuar lojën kundërshtarëve të tyre që filluan të tërhiqeshin në mbrojtje. Rasti i parë për Suedinë erdhi në minutën e 11-të, kur Sebastian Larson dërgoi një top për tek qendërsulmuesi Jonas Elmander, por Xho Hart u gjend i gatshëm për të qetësuar lojën. Gjatë pesë minutave Suedia po arrinte të rriste lojën e saj, por pa gjendur mbështetjen e sulmuesve në fazën e fundit të sulmit. Në minutën e 15-të ishte përsëri Anglia që me anë të një krosimi të mesfushorit Xhejms Milner, i cili gjen kokën e Deni Uellbek godet po pa arritur të rrezikojë portën e Suedisë. Në minutën e 23 erdhi dhe goli për Anglinë.

Stiven Xherrard me një krosim të tij nga e djathta gjen kokën e Endi Kerroll, i cili goditi me kokë nga distanca e pikës së bardhë, për të dërguar në avantazh “tre luanët. Ndërkaq Suedia vazhdonte me sulmet e saj “ të vakëta” në drejtim të portës së Hart, por dukej se Ibrahimoviç në ketë ndeshje kërkonte të jepte shumë topa për shokët e tij të skuadrës, pa rrezikuar asnjë herë seriozisht portën e Xho Hart. Pjesa e parë u mbyll me një Angli të kujdesshme dhe “ndëshkuese”, ndërsa Suedia kishte probleme të theksuara finalizimi. Pjesa e dytë nisi me një Suedi më kërkuese, padyshim që do të ishte e tillë. Që në minutën e 49-të erdhi dhe barazimi për nordikët me anë të një goli të ish-mbrojtësit të Juventusit, Olaf Mellberg, i cili pas një goditje dënimi të devijuar shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes së “tre luanëve” duke dërguar topin në rrjetë. Pas golit të pësuar u duk një shpërfytyrim i mbrojtjes së “tre luanëve” të cilët, po lejonin suedezët të kryenin sulme të shpeshta në portën kundërshtare. Në minutën e 59-të përsëri Mellberg do të ishte ai që do të shënonte

golin e dytë për Suedinë. Përsëri nga një goditje dënimi mbrojtja e Anglisë, nuk arriti të mbulonte në mënyrën e duhur mbrojtësin e Olimpiakos, i cili me një goditje të befasishme me kokë shënoi golin e dytë për Suedinë. Tashmë, Anglia nuk dukej më gjëkundi teksa përsëri sulmet e shpeshta të Suedisë po vendosnin në vështirësi të gjithë futbollistët e “tre luanëve. Në minutën e 62 zgjohet Anglia, e cila me anë të një goditjeje me kokë të Xhon Territ për pak sa nuk shënon golin e barazimit. Pas kësaj goditjeje, Teo Uollkot në minutën e 64-t me anë të një goditjeje nga distanca befason të gjithë duke shënuar një supergol nga distanca. Pas këtij goli përsëri Anglia me vetëbesim kërkonte golin e 3-të, golin e fitores, golin e hapit të rëndësishëm drejt çerekfinaleve. Por, Suedia surprizon në minutën e 74 me anë të një aksioni personal të Martin Olson, i cili kalon pa problem 2 futbollistë të Anglisë dhe shërben në qendër për Kim Kellstrom, i cili për pak sa nuk shënon golin e 3-të për kombëtaren e tij. Përsëri

Suedia me anët të sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç në minutën e 76-të, i cili me një goditje nga larg shumë të bukur, vë në provë aftësitë e portieri Xho Hart, që gjendet i gatshëm për të bërë më të mirën e tij, duke grushtuar. 1 minutë më vonë Anglia do të shënonte golin e 3-të dhe atë të fitores me anë të sulmuesit të Mançester Junajtid, Deni Uellbek. Përsëri Uollkot arrin të kalojë të gjithë mbrojtjen dhe me anë të një topi shumë të bukur nga krahu i djathtë i sulmit, servir një pas të shkëlqyer për Deni Uelbek, që me një goditje me thembër në gjysmë rrotullim arrin të shënojë golin e fitores për “tre luanët”. Padyshim që ky do të jetë një nga golat që do të mbahet mend gjatë, për nga mënyra e ekzekutimit, ndoshta më i bukuri i EURO 2012 deri më tani. Në 5-së minutat e fundit Suedia kërkonte me ngulm golin e barazimit, por pa ja arritur dot qëllimit. Tashmë, me ketë fitore të vuajtur Anglia ngjitet në kuotën e 4 pikëve dhe do t’i mjaftojë një barazim përballë Ukrainës për të kaluar më tej, ndërkohë që Suedia duhet t’i thotë tashmë, lamtumirë EURO 2012, pasi në dy ndeshje ka arritur të marrë 0 pikë.

Frikë nga rrufetë, ndërpritet ndeshja për 55 minuta Kapriçot e motit në Donjetsk (Ukrainë) kanë vënë në pikëpyetje jo vetëm ndeshjen ndërmjet Ukrainës dhe Francës, por dhe vetë kalendarin e evropianit. Moti me rrufe dhe stuhia kanë bërë që ndeshja e parë në grupin D të zhvillohet me 55 minuta me vonesë. Takimi ndërmjet këtyre dy ekipeve ka nisur sipas orarit të përcaktuar, por gjyqtari holandez Kupers vetëm pas 4 minutash lojë ka vendosur të pezullojë ndeshjen. Fillimisht është menduar se kjo ndërprerje ka ardhur si pasojë e stuhisë që

përfshiu Donjetskun, por në fakt gjestet e gjyqtarit kanë qenë të qarta. Drejtuesi i ndeshjes ka ndërprerë takimin për shkak të rrufeve të shumta që shoqëruan furtunën në Donjetsk. Kupers nuk ka dashur të rrezikojë shëndetin e futbollistëve, duke i çuar të gjithë në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë që fonia e stadiumit i ka kërkuar që edhe tifozët të lënë shkallët e stadiumit deri në qetësimin e motit. Në fund pas gati 55 minutash ndërprerje, loja ka rifilluar në orën 19:00 normalisht.

Franca i është kthyer fitoreve në kampionatet madhorë pas tetë vjetësh. Pas shtatë rezultatesh pa fitore, “gjelat” kanë mundur Ukrainën pastër 0:2, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në fazën çerekfinale. Ka qenë një fitore e rrufeshme e Francës ashtu siç ka qenë dhe vetë moti në Donjetsk. Dy gola në tri minuta të shënuar nga Menez dhe Kabaje (53’ dhe 56’) i kanë mjaftuar skuadrës së drejtuar nga Blank për të marrë pikët e plota përballë një Ukraine të mpirë dhe krejt ndryshe nga ajo e takimit të parë në grup përballë Suedisë. Franca nga ana e saj ka dominuar tërësisht, duke konfirmuar se mbetet favoritja kryesore në këtë grup por jo vetëm. Blutë nuk i kanë dhënë asnjë mundësi vendasve, duke komanduar në lojë, si në pjesën e parë, por veçanërisht në pjesën e dytë kur kanë gjetur dhe dy golat e fitores. Ndeshja Pjesa e parë e luajtur dy herë me një interval prej 55 minutash në përgjithësi ka qenë e baraspeshuar, por me Francën më kërkuese në lojë. Rasti i parë i rrezikshëm për Francën vjen në minutën e 26-të, kur Riberi pasi i vjedh një top Nazarenkos, duke i servitut një asist Menezesit, i cili nga afër portës e dërgon topin mbi traversë. Është ky momenti i mirë i Francës që shfrytëzon çdo gabim të vendasve dhe në minutën e 29-të i afrohet përsëri golit dhe është përsëri Menez, i cili ngatërron portën me portierin, duke humbur një gol t sigurt. Në fundin e pjesës së parë është sërish Pjatov që shpëton portës pas goditjes së Meksesit. Këtu mbyllen 45 minutat e para. Në pjesën e dytë Franca duket edhe më e vendosur për të gjetur golin. Trajneri Blank shtyn skuadrën përpara dhe këmbëngulja e Francës kurorëzohet vetëm pas tetë minutash lojë nga pjesa e dytë. Menez pasi ka humbur raste fare të pastra këtë herë nuk gabon dhe me të majtën kalon Francën përpara. Por nuk ka mbaruar me kaq, pasi Franca e di fort mirë se një gol avantazh nuk jep asnjë siguri. Dhe vetëm tri minuta pas golit të parë gjen dhe golin e dytë që “vret” ndeshjen. këtë herë është Kabaje, i cili shfrytëzon në mënyrën më të mirë një pasim të saktë të Benzemasë duke mposhtur për të dytën herë portierin ukrainas, Pjatov. Ndeshja nuk ka më histori dhe Franca në më shumë se një rast shpërdoron golin e tretë. Këtë herë Ukraina nuk ka mundur të reagojë, këtë herë Shevçenko nuk ka arritur të marrë skuadrën përdore. Por në fushë ukrainasit e kanë kuptuar se kjo Francë ishte shumë e fortë për ta.

Spanjollët: Nuk bëjmë pazare

Kroatët: 2:2? Kjo nuk ka logjikë, ne fitojmë Deri në ditën e ndeshjeve të treta në grupin C fantazmat e vitit 2004 do të vazhdojnë të ndjekin nga pas Italinë. Mafton të shohësh faqet e shtypit pas ndeshjeve të dyta për të mësuar se çfarë atmosfere mosbesimi mbizotëron në Itali. Por teksa italianët i druhen një fiksimi të rezultatit të ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kroacisë (2:2) që do t’i linte jashtë evropianit, nga të dyja kampet e tjera deklaratat duken tepër serioze. Si nga kampi spanjoll ashtu dhe nga ai kroat flasin vetëm për fitore, pavarësisht se barazimi 2:2 do t’i çonte këto dy ekipe përpara. Mesfushori i Spanjës Ksavi Hernandez duke iu kthyer kësaj çështje shumë të debatuar është shprehur se nga ana e Spanjës nuk do të ketë asnjë tolerim. “Nuk është në filozofinë tonë të bëjnë të tilla ujdi me kundërshtarët. Ne duam të fitojmë edhe në ndeshjen e fundit në grup ashtu siç kërkuam të bënim me Italinë ashtu siç bëmë me Irlandën. Ne kemi në filozofinë tonë futbollin e bukur dhe kështu do të luajmë edhe ndaj Italisë”,- ka deklaruar Ksavi. Sakaq deklaratave të Ksavit i është kundërpërgjigjur mbrojtësi i Kroacisë Daniel Pranjiç. Sipas tij një barazim 2:2 i paravendosur ndërmjet Spanjës dhe Kroacisë është thjesht një trillim. “2:2? Është një pyetje që do ta dëgjojmë çdo ditë, deri në momentin e ndeshjes. Të gjithë kanë hallin e Italisë. Megjithatë unë mund të them se barazimi 2:2 nuk ka asnjë logjikë. Ne do të luajmë për të fituar dhe do të fitojmë kundër Spanjës. Pastaj futbollit nuk i dihet. Mund të përfundojë edhe 2:2 siç ju thoni, por mund të dalë dhe çdo lloj rezultati tjetër”,- ka deklaruar mbrojtësi i Bajernit të Mynihut në kampionatin gjerman. Çfarë ndodhi në vitin 2004? Edhe në vitin 2004 situata është analoge me atë në të cilën ndodhemi përballë ndeshjeve të fundit në grup. Asokohe në ndeshjen e fundit në grup vetëm një barazim 2:2 ndërmjet Suedisë dhe Danimarkës eliminonte Italinë nga evropiani dhe dy fqinjët nordikë nuk ngurruan ta nxirrnin takimin ndërmjet tyre me këtë barazim, duke e çuar para kohe Italinë në shtëpi. E njëjta situatë përsëritet tetë vjet më pas por me një ndryshim jo të vogël. Përballë janë kampionët e botës dhe të Evropës në fuqi dhe Kroacisë ambicioze, është një skuadër mesdhetare me një skuadër ballkanike, dy skuadra praktikisht që nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre.


zbavitje • E shtunë 16 qershor 2012

(METROPOLITANI) Fjalekryq 1

2

3

14

4

15

22

4

5

16

7

8

9

24

26 31

38 42

48

21

30

39

43

44

49

57

58

62

63

67

60

61

66

69 VERTIKAL: 1. Një test që druajnë atletët. 2.. Bëhen duke treguar. 3. Mbyllin një sirtar. 4. Rrapo, ish mbrojtës vlonjat. 5. Interpretoi Frances. 6. Janë kafshë që zgërdhihen. 7. Shërbimi i fshehtë i Mussolini-t. 8. Pak naivitet. 9. Janë në qendër. 10. Ishte shpikësi i birrës. 11. Jean i leon. 12. Astaire i tip tap. 13. Mudn të jenë fusha... sportive. 16. Carlo, piktor italian. 18. Eshtë harta... pa gojë. 19. Brigitte e Shalakó. 20. Përfshin Juventus, Milan e Inter. 24. Janë ndjekës të J.Charles Wesley. 25. Kështu thirrej Baduila. 28. Fillojnë pushimet. 29. Eshtë ishulli ynë.

38. Zihen për luftë. 40. Ndezur në aparaturë. 41. Kështu merret një... i sekuestruar. 42. Negri poete italiane. 44. Mund të digjet po nuk u zbulua një i tillë. 45. Eshtë bota e... palestinezëve. 47. Italia në tabela. 48. Ishin më parë mirmidonët. 51. Një legjendë. 52. I Parmës ai i Stendhal. 53. Natalia shoëgirl. 57. Rossi në MotoGP. 58 .Në mes të dhomës. 59. Fund ditari. 60. Mund të jenë kuzhine. 62. Perla e zezë e futbollit. 63. Një brilantinë moderne. 64. Dashuronte Gustave Flaubert. 67. Markë cigareje. 68. Eshtë si e gjithë. 69. Transportojnë edhe TIR.

30. Ente Ekonomike Ndërkombëtare. 33. Dikur quhej Katai. 35. markë e njohur celulari. 39. Në krye të tradhtarëve. 40. Wan Kenobi i George Lucas. 43. Janë ishujt me Haitin. 46. Eshtë porosia e fundit. 48. Kanë maja për t’u pushtuar 49. Institucione Ekonom. Ndërkomb. 50. Një pije dry. 52. Ka kryeqytet bamako. 53. Kusturica në kinoprezë. 54. Një mund të jetë shitjeje. 55. Në mes të Edgar dhe Burroghs. që krojoi Tarzanin. 56. Bën be... pa u betuar një e tillë. 57. Një pjesë e verdiktit. 58. Jashtë në. ëimbledon. 61. Inicialet e Triolet. 62. Inicialet e Eluard. 65. Në hyrje të sallës. 66. Fundi i Turandot.

Luani Dita per jeten ne cift do jete me interesante. Do pergatisni edhe surpriza pe rate qe dashuroni dhe do ndiheni mire te dy. Me ne fund nuk do mendoni per asgje, vetem per t’ia kaluar sa me mire. Beqaret mund te kene disa takime. Kujdes, mos u tregoni kapricoze dhe shume kerkues. Ekuilibri financiar nuk do te tronditet aspak. Gjithsesi qendroni me keme ne toke dhe te arsyeshem.

Peshorja Nese sot ju dhe partneri nuk prekni tema delikate, jeta sentimentale do shkoje me se miri. Ne te kundert do lindin debate dhe mosmarreveshje te shumta. Do e keni te veshtire me pas te vendosni mirekuptimin. Beqaret do mendojne shume per dashurine. Mos u kenaqni vetem me kete por kerkoni qe gjithcka te konkretizohet. Permiresime do kete edhe ne plani financiar. Pergatituni!

Fjalëkryqi pa skemë, fjalëkryqi i kampionëve 1

Duhet të nxini 24 kuti

E

S

B

8 9

11

Ujori

12 B

E

S

E T

S

T A M P

K E

L L E

F

E

R

A

S

I

J

T E

I

D

L

I

I

A L

D R

R R

I

D

T A R

I

U M

I

B

E

B D

R

P

S

M A M

E R D O R H

A N

Z A R

N D U K

E T T E

T

D E G A

A Z

S

P

I

I

I

D O R A R G

Z M

I

T A U R

J

P A

L

I

S

A L E

S

I

T

E R

T

I

T E

L L E

T

I

P A R

S

E L U L E V E I

I M

O N

I

I

E A N

I

A H A

S

I

G E U

T

J

I M

I

L

G E

S

I

E

I

B R

I

A

I

I

A N A K O N D A

T I

I

P

I M

I A

A L A N

L

R

E

T A T

E

E N D I

E B

K L O N T O R

T E T

A H E R O R

A N

M E L O D H O R

B A M K O M

K R K R

A

S M

T

T A

I

P P A T

E U K A L

E T

E

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

I

T A

E N

L U R A L

I M A

B A T A R B

Me ne fund pas nje peridhe me debate dhe konflikte ne cift, si ju ashtu edhe partneri do kerkoni te vendosni qetesine dhe te bashkepunoni. Do ia dilni mbane. Nese jeni beqare do terhiqeni me teper nga personat e thjeshte dhe nuk do iu interesoje gjendja e tyre financiare. Ka mundesi qe personi qe do takoni te jete i duhuri. Ne planin financiar do vendosni ekuiliber. Tregohuni te matur edhe me shpenzimet.

Virgjëresha Mos kerkoni shume nga partneri juaj sot duke qene se ju nuk jepni aq sa duhet. Nga ana tjeter mos u mundoni t’i vini gjithmone ne dukje defektet. Beqaret fale influences se Venusit nuk do e kene aspak te veshtire te gjejne personin e duhur. Zemra juaj do te provoje emocione te medha. Ne planin financiar do keni nje rritje te ndjeshme te buxhetit. Pas gjithe perpjekjeve ky do jete rikompensimi i duhur.

Akrepi Situata ne jeten tuaj ne cift do jete me e qete dhe do filloni te flisni me shume me ate qe keni ne krah. Nuk ka lidhje pa konflikte te vogla, por me mirekuptim dhe bashepunim gjithcka mund te zgjidhet. beqaret do kene takime. Edhe pse do i merrni gjerat lehte, ka shume gjasa qe te mos ndaheni me kollaj nga ai person. Merrni masa sa me shpejt ne planin financiar sepse situata eshte e paqendrueshme.

Bricjapi Dite e bukur kjo e sotmja per te dashuruarit. Do jeni pasionante por njekohesisht edhe te arsyeshem. Do arrini t’i tejkaloni te gjitha pengesat qe do iu dalin perpara. Jeta sentimentale e beqareve do varet shume prej tyre. Nese kerkoni do te gjeni, nese jo cdo gje do mbetet rutine. Ne planin financiar do keni mundesi te beni transaksione. Situata pritet te jete mjaft e qendrueshme.

10

A Z A N

S

12

7

S

A

11

6

I

B O E R

10

Me ne fund disa projekte qe keni bere me partnerin tuaj do te realizohen. Disa prej jush do zbulojne edhe pika te tjera te perbashketa me ate qe dashurjne. Yjet do iu mbeshtesin ne cdo moment. Mundesite e beqareve per te pasur aventura romantike do jene te shumta. Shfrytezojini! Dielli do influencoje tek financat dhe do beni nje riorganizim te tyre. Me ne fund.

O

I

9

5

K A T E T

E

8

Shigjetari

I

M O T O R

7

4

D E L R

6

Gaforrja

3

B B

B O T E R O R

5

2

B

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

A

4

A R

I

N

S

E

A

A

politika: albana lika, herion mesi, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

pergjigje

B

3

1

12. Digjen po nuk u zbuluan. -Përfundojnë në spital. VERTIKAL: 1. Një lokla me odaliska. -Ndahen në barazim. 2. Eshtë edhe ajo e cirkut. -Një fjalë... goxha e madhe. 3. Një enë. -Ndërmarrje Tregtare Lokale. -Një fimë e njohur produktesh sportive. 4. Inicialet e Moravia-s. -Mund të bëhet brumë. -I famshmi Pacino. 5. Massimo aktor. 6. Ishte filozofi hedonist. -Një Pasha i Gjermanisë. 7. Tafaj, që qe pianiste e famshme e jona. -Një material si eternit. 8. Janë rastet për... gol. -Inicialet e Rossellini aktore. 9. Presin... fëmijë. -Të parat në stacion. 10. Ai dhe ajo. -Maria Remarque shkrimtar. 11. Janë kufijtë e... vendit. 12. Fund ushtrie. -Era e Provansës.

pergjigje

HORIZONTAL: 1. E bën mendja që bën... kalanë. -Qe policia e fshehtë e Gjermanisë Lindore. 2. Kaçaturian kompozitor. -Artikull anglez. 3. Gjëja e romakëve. -Të lenë në mëdyshje. 4. Mbeten në bisht. -Eshtë njëvendëshe në Formula -Inicialet e Triolet. 5. Janë mashtrime... elektorale. 6. Bëhet duke kaluar masën -Inicialet e Morricone-s. 7. Ka një bisht piktoresk. -Eshtë si i gjithë. 8. Inicialet e Lendl. -Ekstreme në litar. -Kupidi i grekëve. 9. Blood ai i Errol Flynn. -Një shirit pa shi. 10. Struci australian. -Nishani, që qe president i yni. -Një pjesë e ceremonisë. 11. Mund të jepet për hartim. -Mbyllin një manastir. -Përfundojnë në shesh.

2

Degjojini me shume ato qe do iu thote partneri sot dhe mundohuni t’ia plotesoni deshirat ashtu si ka bere edhe ai deri me tani. Klima per beqaret do jete sensuale dhe intensive. Do ndiheni mjaft mire gjate kesaj dite fale takimeve interesante qe do beni. Kujdesuni me shume per shpenzimet dhe ruani ekuilibrin financiar. Nese ato fillojne te tronditen do e keni punen keq.

Bashkepunimi i Plutonit me Neptunin garanton nje dite te lumtur dhe me kenaqesi te medha ne cift. Bashkepunimi nuk do te humbase per asnje moment. Per disa beqare, detyrimet familjare nuk do lejojne evoluimin e nje ceshtjeje sentimentale. Flisni me ta dhe shpjegojuni gjithcka. Sektori i financave do jete me fat. Edhe pse nuk do tregoheni aspak te kursyer nuk do keni probleme.

56

65

68

HORIZONTAL: 1. Mund të jenë kokosi. 5. Përsëritin rrokjen e fundit. 11. Një dollap. 14. Numër i shkurtër. 15. Një e pastër ariane. 17. Lendl i tenisit. 18. Një doktor i Fritz Lang. 21.Mbarojnë fare. 22. Turner i CNN. 23. Eshtë armiqësia për... gjak. 25. Eshtë ditore ajo e Mero Bazes. 26. Një komandë në... computer. 27. Kështjella ku u burgos E. Dantes. 28. Qe mbret etrusk. 29. Një kapele për peones. 31. Doktori në... bluzën e bardhë. 32. Në një farë vendi. 34. Pavone këngëtare. 35. Një apelativ për Shën Mërinë. 36. Komik pa ekstreme. 37. Rabanne stilist.

55

59

64

Marsi do jete planeti qe do influencoje negativisht ne jeten tuaj ne cift sot. Do keni divergjenca me te, prandaj tregohuni sa me diplomate qe te mundni. Per beqaret priten takime. Edhe nese personi qe do takoni do iu pelqeje shume mos beni projekte afatgjata. Problemet financiare qe iu mundonin prej kohesh do te zgjidhen. Gjithsesi mos shpenzoni pa mase dhe mendoni per te ardhmen.

Binjakët

51 54

Demi

46

50 53

Dashi

40

45

52

23

13

35

37

41

12

20

25

34

47

19

29

33

36

11

18

28

32

10

17

23

27

6

»

Sektori i dashurise se cifteve nuk do te influencohet aspak nga planetet. Nuk do keni as konflikte dhe as keqkuptime me njeri-tjetrin. Beqaret do marrin shume propozime dhe ne kete menyre do kene mundesi te zgjedhin personin e duhur. Ka gjasa qe shume shpejt te filloni nje lidhje. Dite favorshme edhe financiarisht. Do ia dilni te kryeni edhe disa transaksione te rendesishme.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

Peshqit Edhe pse do jeni pak te pavendosur ne jeten tuaj ne cift, nuk do keni per cfare te qaheni. Cdo gje do shkoje me se miri dhe partneri do kujdeset mjaft per ju. Beqaret do kene shume mundesi per te gjetur personin duhur por do i humbin per shkak te sjelljes se tyre. Financat do jene te mbrojtura dhe me fat. Do arrini te hiqni disa lek menjane dhe te tregoheni te matur me shpenzimet. www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E shtunë 16 qershor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.