Sulm gjykateses, rregullat mature, filmi Ball per Ball

Page 1

»20

Dështon pjesëmarrja në “Berlinale”

Përplasja e rrymave lë filmin shqiptar jashtë garës E enjte

17 janar 2013

Viti IX, Nr. 2873 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Jashtë standardeve

Zëvendësministrja në garë Shpërthen bombola, me inspektorin për ILDKP Presidenti firmos dy vota për plotësimin e vendit të lënë nga Adriatik Llalla. Votimi brenda 10 ditëve në Kuvend »2

plagosen burrë e grua në Berat

»9

Drejtësisë Acid në fytyrë në derën e gjykatës

»9

Mirela Mishgjonin e kërcënuan dhe më parë në seancë

Matura shtetërore Rregullat e reja për provimet e lirimit

ua Gjyqtarja u shkark hye më 2008, por u rikt pasi fitoi procesin

Ndryshimet që do të pësojnë përzgjedhja e lëndëve dhe regjistrimi në garë i maturantëve që kanë përfunduar shkollën vitet e shkuara

»6-7

Dashamir Ohri

Përplasjet për xhirimin e filmit “Ballë për ballë” Historia mbi atë që nuk është thënë për Pashalimanin dhe përplasjen me rusët. Ndikimi i Mehmet Shehut »18-19

Opinion Nga Brahim Shima

Morali i një shkrimi »17

Kosovë-Kuvajt/ Hapen ambasadat

Nga Bejto Malo

Nga Artur Nura

Zgjedhjet izraelite, basti i Netanjahut

»5

Nënshkruhet marrëveshja për selitë diplomatike Hapet fushata

Seminar për Pse duhet flakur medien e varur në harresë apo “lirinë” Mehmet Shehu »11 me 7 porta »10 Nga Eugjen Merlika

Ngjarja në mes të ditës, i riu sulmoi pa maskë

Edi Rama publikon për zgjedhësit numrin e telefonit dhe e-mail-in Kreu i PS-së do t’u kthejë përgjigje pyetjeve dhe propozimeve që do të vijnë nga mbështetësit. Të dhënat në “Twitter” »3

Studimi i plotë

Për tre vite pensionet e fshatit do të barazohen me ato të qytetit Skema e re në fuqi pas pak vjetësh. Shkak pagesa e kontributeve e njëjtë si në zonat rurale dhe ato urbane

»4


02

« politikë

E enjte 17 janar 2013 •

Nishani dekreton emrat për pasuesin e Llallës

Zëvendësministrja e Mbrojtjes në garë me inspektorin e ILDKP-së Ervin Koçi

Rrugëtimi i tij

P

residenti i vendit, Bujar Nishani, ka dekretuar dy emrat për kreun e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP). Me një dekret që mban datën e djeshme, Nishani i propozon Kuvendit emrin e Zana Xhukës dhe të Shkëlqim Ganaj si pasues të Adriatik Llallës pas vendosjes së tij në postin e kryeprokurorit të përgjithshëm. Për përcaktimin e pasuesit të Adriatik Llallës dy kandidaturat duhet të kalojnë më parë fazën e votimit në Kuvend. Emërimi i kreut të ri të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive kërkon një shumicë të thjeshtë votash, pra 71. Votimet e mëparshme për përcaktimin e kreut të ILDKP-së kanë shkuar me kandidatura me konsensus. Në votimin e Adriatik Llallës është bërë një bashkim votash i të gjitha forcave parlamentare, duke shprehur konsensus në miratimin e tij në postin e drejtuesit të ILDKP-së. Kandidaturat Zana Xhuka aktualisht është në postin e zëvendësministres së Mbrojtjes. Kandidatura e saj është një risi për postin që ajo kërkon të fitojë, pasi asnjëherë nuk ka qenë një femër në drejtimin e ILDIKP-së. Gjithsesi, emri i Xhukës duket të jetë disi më në disavantazh karshi kandidaturës së Shkëlqim Ganajt, i cili ka qenë më parë inspektor në Inspek-

Emërimi i Llallës në ILDKP

toratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive të Paluajtshme. Edhe pse mazhoranca qeverisëse në vend i ka votat e mjaftueshme për të emëruar cilëndo kandidaturë ajo do të ndjekë rrugën e mëparshme të konsensusit. Duke llogaritur debatin që opozita ka pasur me ministrin e Mbrojtjes, të çon në faktin se emri i Ganajt është më i favorizuar për të marrë postin e drejtuesit të ILDKP-së. Posti i kreut të Inspektoratit të Lartë

të Deklarimit të Pasurive kishte që prej rreth një muaji që ishte bosh, pasi ish-shefi i LDIKP-së, Adriatik Llalla, u emërua në postin e kryeprokurorit të përgjithshëm. Që pas marrjes së detyrës së re nga Llalla vendi i tij mbeti bosh. Me dekretin e nxjerr nga Presidenti Bujar Nishani do të bëhet edhe përcaktimi i zëvendësuesit të Adriatik Llallës për në postin e kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive.

Në kohën kur u emërua Adriatik Llalla në postin e kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive u arrit një konsensus midis palëve. Emri i tij u votua nga të gjithë deputetët shqiptarë. Figura e tij u dekretua nga presidenti i atëhershëm Bamir Topi. Llalla iku nga posti i drejtuesit të ILDKP-së, pasi u kandidua për postin e kryeprokurorit të përgjithshëm të vendit. Konsensusi i gjetur në atë kohë nga palët parlamentare në vend u duk edhe gjatë votimi të tij për postin e prokurorit të përgjithshëm. Edhe pse anëtarët e Partisë Socialiste në Kuvend nuk e votuan Llallën, ata që më parë ishin shprehur pro emrit të tij, por ishin kundër për kohën kur ai do të bëhej kryeprokuror. Nëse do të ndiqet e njëjta rrugë si me emërimin e Adriatik Llallës në postin e kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, atëherë edhe njëri nga dy emrat e dekretuar nga Presidenti Nishani do të marrë numrin maksimal të votave për drejtimin e ILDKP-së.

Kryetari i PS në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët

Zgjedhjet, Rama publikon numrin e telefonit “SMS me emrin dhe adresën e e-mail-it në 0662030272” Afrimi i fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit sjell me vete dhe mënyrat e reja të komunikimit të drejtuesve politikë me qytetarët. Konkretisht në avangdardë me përqafimin e risive kreu socialist, Edi Rama, anonçoi dhe një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt jo vetëm me anëtarësinë dhe mbështetësit socialistë, por dhe më gjerë. Kështu, gjithsecili që do të ketë dëshirë për të komunikuar me liderin socialist, do ta ketë të mundur ta bëjë atë përmes një numri telefoni të publikuar dje nga vetë Rama. Në profilin e tij në rrjetin social “Tuiter” kryetari i socialistëve u ka bërë ftesë të gjithëve të marrin numrin e tij të celularit. “Nëse doni të komunikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë me mua,

Reagimi i PS “Biznesmeni pakistanez Zafar Asnar u tha shqiptarëve të vërtetën e bllokimit të 100 milionë eurove investim në Shqipëri. Një biznesmen pati kurajën të denonconte, ndërsa ne nuk e dimë se sa janë të tjerët që nuk kanë kurajë ta bëjnë një gjë të tillë. Është bërë e qartë tashmë për të gjithë se të investosh në Shqipëri duhet të kontaktosh kryeministrin fillimisht dhe pasi të dalësh nga dera e tij, të hysh te porta e së bijës, e cila do të vendosë nëse je një biznesmen apo një biznes që meriton të marrësh licencë apo jo”, - tha Shalsi.

shkruani në SMS emrin tuaj dhe adresën e imeilit në numrin 0662030272”, - shkruante Rama në “Tuiter”. Ndërkohë po dje në vijim të takimeve të tij paraelektorale Rama zgjodhi të dëgjojë dhe të shohë nga afër shqetësimet e biznesit të vogël në zonën e Bathores në Kamëz, ku shitësit nëpër ushqimore apo minimarkete janë

ankuar për varfërinë, listat e gjata të borxhlinjve dhe papunësinë që mbizotëron në këtë zonë me të ardhur kryesisht nga zonat veriore të vendit. “Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël. Nga llogaria që ne bëjmë, rreth 150 milionë euro janë nëpër listat e ushqimoreve në të gjithë Shqipërinë. Njerëzit janë zhytur

në borxhe, papunësia është e madhe dhe ne duhet ta çlirojmë biznesin nga taksat”, - theksoi Rama. Përfaqësues të biznesit të vogël në këtë zonë u shprehen pesimistë për vijimësinë e biznesit të tyre, pasi mungesa e xhiros, taksat që paguajnë, listat e gjata pa shprese për t’u likuiduar po i çojnë drejt mbylljes.

Berisha, rritja ekonomike 2.7 për qind

Akuza e Kryeministrit: Rama kërkon të shkatërrojë biznesin Në mbledhjen e përjavshme të qeverisë Kryeministri Berisha deklaroi se rritja ekonomike në tremujorin e tretë të vitit që lamë pas ishte 2.7 për qind, sukses që ia ka dedikuar reformave dhe politikave ekonomike të ndjekura. Gjithashtu Berisha nuk harroi të ironizonte deklaratat e rivalit të tij politik Edi Rama mbi debatin e ekonomisë së vendit. “Shqipëria u rendit në vendin e katër në botë, si vendi që e ka kthyer rritjen ekonomike në mirëqenien për qytetarët e saj. Në raportin e FMN-së rritja ekonomike e Shqipërisë është e qëndrueshme. Kështu, i gjithë debati ose bëhet nga keqdashësit, ose nga injoranca e njerëzve që me filxhanin e kafesë flasin për ekonominë dhe që s’kanë as njohuritë elementare për ekonominë”, - tha ai. Krahas kësaj Berisha u është rikthyer akuzave për liderin e socialistëve Edi Rama dhe deklaratat e tij për uljen e taksave. Sipas tij, Rama me idenë e taksave vetëm sa synon të kthehet pas në kohë, ndryshe nga e djathta, që ka sloganin “Përpara!”. “Me idenë për taksën shkon në vitin ‘45, me agjencinë e taksave speciale shkon drejt konfiskimit të pasurive.

Ja, këtë i premtoi biznesit Rama. Nuk shkon para Rama”, - tha Berisha. Sipas tij, kryesocialisti me idenë e taksës progresive dhe agjencinë speciale për taksat tenton politikën e vjedhjes së bizneseve të të pasurve. “Unë e dëgjoj Ramën, që një ditë thotë ‘poshtë KolekaÄ, një ditë thotë ‘rroftë Koleka’. E ka dajë, në fakt, por nuk ka rëndësi, sepse e drejta e ndryshimit është e çdo njeriu, por u kthye prapë te Koleka me taksën progresive. Ja, kjo është politika se si të shkatërrojë vendet e punës. Ja, pra, kjo është politika, dhe shumë interesante, po ta ndjekësh këtë agjenci. Foli për agjenci speciale për taksat, për politikë të taksave të veçanta për të zhveshur të pasurit, për politikën e NEP-it. NEP-i ishte politika e vjedhjes dhe e shkatërrimit të bizneseve”, - tha Berisha.

Akuzat e deputetit të PD-së

Bogdani: Festa e FRESSH kundër aspiratave integruese në BE Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani e ka cilësuar festimin e 21-vjetorit të FRESSH-it si një përbaltje të aspiratave të vendit për në Bashkimin Europian. Nëpërmjet një deklarate për mediet Bogdani ka theksuar se gjatë festimeve të FRESSH-it nuk u përmendën asnjëherë fjalët “integrim në Bashkimin Europian”, dhe këtë ai e ka cilësuar si një vazhdimësi të politikës bllokuese të kryesocialistit Rama. “Në parodinë prej dy orësh u përdorën nga Rama me mijëra fjalë e terma, në tërësi të renditura pa kuptim, por tri fjalë nuk u shqipëruan asnjëherë të vetme. Përkundrazi, ato ishin përjashtuar me vendim të posaçëm nga fjalori i djeshëm i Ramës dhe 99-ave të tij. Dhe këto ishin fjalët “integrim”, “Europë” dhe e mallkuara fjala “pallat”. Zoti Rama dhe 99-shat e tij festuan dje shndërrimin e FRESSH-it në 99-sha si arkitektë dhe muratorë të murit të bllokimit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo ishte dhurata e Vitit të Ri që Rama me 99-shat e tij i bënë FRESSH-it dhe trashëgimisë se tij proeuropiane. Kjo ishte dhurata që Rama e neobllokmenët e tij u bënë

shqiptarëve për vitin 2013. Muri i bllokimit të statusit të vendit kandidat e nxori edhe para të rinjve, por dhe mbarë shqiptarëve më lakuriq se të gjitha fotot e tij nudo të shpërndara në mbarë botën”, - tha deputeti i Partisë Demokratike. Krahas kësaj Bogdani e ironizoi festimin e FRESSH-it, duke thënë se krahas fjalëve të integrimit në skenarin e shfaqjes ishte hequr edhe fjala “pallat”. “Fjala ‘pallat’ kurrsesi nuk duhej përdorur, pasi gjuha do të shkonte aty ku dhemb dhëmbi dhe pikërisht te pallati i Linda Bashës, i ndërtuar në shesh lulishteje midis pallatesh. Me dy leje ndërtimi që mbajnë firmën e burrit të saj Edi Rama dhe për me tepër tragjikomedi më vete, si një investim prej një milion dollarësh nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar”, - përfundoi deklaratën e tij Bogdani.


politikë • E enjte 17 janar 2013

»

03

Logjika e politikanëve: Mediet të ndikuara nga politika

Problemet e medies, zgjidhja nga “politikanët” Seminar mbi lirinë e medies në vend nga Bashkimi Eurpian

shumë “Për Bashkimin Europian ka e fjalës rëndësi liria e medies. Liria e. Duhet të jetë është po aq e rëndësishm kracia. Liria e solide, ashtu si vetë demo ëtarësimin e medies është jetike për an i lexuar se ken e Shqipërisë në BE. Besoj tha Sekui. , çfarë thotë raporti për të”

A është e lirë media shqiptare dhe cilët janë faktorët që sot po dëmtojnë rëndë cilësinë dhe profesionalizmin e saj? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e dhanë dje politikanët shqiptarë nëpërmjet një arsyetimi absurd. Gjatë konferencës së zhvilluar dje nga ambasadori i BE-së në Tiranë Etore Sekui, ku të ftuar ishin dhe përfaqësues nga Këshilli i Ministrave dhe të opozitës, theksuan se mediet në Shqipëri janë të ndikuara nga politika. Absurditeti i përgjigjes lidhet me faktin se nëpërmjet arsyetimit të tyre rrjedh logjika se ata vetë ndikojnë te liria e medieve në vend. Sipas ministres së Integrimit Majlinda Bregu, disa medie në vend janë të politizuara dhe u shërbejnë partive politike. “Sot,

Raporti Raporti i fundit i “Freedom House” e renditi Shqipërinë dhe Kosovën mes 58 vendeve “pjesërisht të lira”. Shqipëria vlerësohet me indeksin 3 për liritë civile dhe po kaq për të drejtat civile. Shtete të tilla vuajnë shpesh nga një mjedis i korruptuar, sundimi i dobët i ligjit, përplasjet fetare dhe etnike si dhe nga dominimi i një partie të caktuar në skenën politike. Vlerësimet nga 1 deri në 2.5 vlejnë për vendet e lira, nga 3 në 5 vendet me liri të pjesshme dhe nga 5.5 në 7 vendet jo të lira.

sidomos diskutimi për lirinë e medies për vendet aspirante në BE, nuk limitohet me lidhjet qeveri-medie, apo ndërhyrja e politikanëve, qeveria ndërton politika, ndërsa vijën e hollë që ndan qëndrimin profesional, lirinë e brendshme nuk e vendos qeveria, por drejtuesit e medieve. Pushteti i medies duhet të forcohet në lirinë

brenda saj”, - tha Bregu. Përgjigjen për këtë deklaratë Bregu e mori nga kryetarja e Komisionit të Medies, njëherësh dhe përfaqësuese e Partisë Socialiste, se KKRT-ja po mban qëndrim të njëanëshëm ndaj disa medieve të tjera. “Kultura e gazetarisë investigative dhe për t’i mbyllur gojën mbetet një problem. Ka presione që

vijnë nga politika dhe ka një dobësim të kësaj gazetarie. Ka pasur raste të sulmit mbi gazetarët”, - tha Leskaj. Kjo konferencë u zhvillua në një ditë kur organizata ndërkombëtare “Freedom House” nxori raportin e saj, ku thuhet se Shqipëria është një vend pjesërisht i lirë dhe ku liria e medies nuk është e plotë.

Mazhoranca votat e mjaftueshme. LSI e kënaqur me mandatet në Berat

Skema e mandateve në dorë të LSI-së Analiza e votave për përcaktimin e shpërndarjes së mandateve Ervin Koçi

Z

gjedhja e çështjes së përcaktimit të shpërndarjes së mandateve duket se nuk do të marrë zgjidhje të shpejtë. Mundësitë për përcaktimin e institucionit se ku do të gjendet zgjidhja mbetet ende hapur, pasi të dyja palët nuk kanë dhënë një qëndrim të saktë se kur do t’i jepet një zgjidhje përfundimtare këtij ngërçi. Një ditë më parë deputeti i Partisë Demokratike Enkeled Alibeaj theksoi se këtë kompetencë mund ta marrë përsëri KQZ-ja. Krahas kësaj në një deklaratë të kundërt e dha gjithashtu një ditë më parë eksperti i PD-së për zgjedhjet Oerd Bylykbashi, i cili theksoi se këtë të drejtë e gëzon vetëm Kuvendi i Shqipërisë. Nga kampi kundërshtarë, socialistët shprehen se zgjedhja e çështjes së mandateve duhet të bëhet në tavolinën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe jo në sallën e Kuvendit. Varianti Kuvendit Nëse caktimi i skemës së mandateve do të bëhet në Kuvend, ajo miratohet me një shumicë të thjeshtë votash, konkretisht me 71 vota. Edhe pse mazhoranca qeverisëse e ka këtë numër votash, ajo përsëri duhet të kujdeset për votat e aleatit të saj kryesor - LSI-së. Në një deklaratë për mediet dhënë në fund të muajit dhjetor kreu i kësaj force politike, Ilir Meta, u shpreh se mandatet në qarkun e Beratit nuk duhet të ndryshohen. Me variantin e dërguar nga sekretarja e përgjithshme e KQZ-së drejt homologut të saj në Kuvend thuhet që të

Lista e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës Votat që do të jenë në Kuvend për miratimin e skemës së mandateve. Krahas listës së deputetëve të forcave politike janë edhe tre deputetë që kanë dalë nga forcat politike ku ata ishin në zgjedhjet parlamentare të vitit 200. Konkretisht Kastriot Islami është larguar nga Partia Socialiste. Veç këtij edhe deputeti Gazmend Oketa është larguar nga Partia Demokratike dhe është në forcën e re politike të krijuar rreth një vit më parë - Fryma e Re Demokratike. Gjithashtu edhe deputeti Dritan Prifti është larguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe nuk është bashkuar me asnjë forcë politike. Mazhoranca • Partia Demokratike ka 66 deputetë • Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka 4 deputetë • Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet” ka 1 deputet • Partia Republikane ka 1 deputet Opozita • Partia Socialiste ka 65 deputetë • Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” ka 1 deputet • Partia “Fryma e Re Demokratike” ka 1 deputet Deputetët pa parti • Kastriot Islami • Dritan Prifti

zbatohet skema e zgjedhjeve të vitit 2009, që është edhe modeli më i parapëlqyer nga LSI-ja, pasi numri i deputetëve në qarkun e Beratit nuk lëviz. Rrjedhimisht PD-ja e ka numrin e nevojshëm të votave për ta miratuar skemën. Nëse mbetet e njëjta skemë si në zgjedhjet e vitit 2009, kampi kundërshtar i qeverisë, Partia Socialiste, do të votojë kundër, pasi në deklarata të vazhdueshme në medie krerë të kësaj force politike si dhe përfaqësuesi i tyre në Komisionin Qendror

të Zgjedhjeve janë shprehur për një ndryshim në modelin e shpërndarjes së mandateve të deputetëve. Sipas socialistëve, nëse do të lihet në fuqi varianti i vitit 2009, atëherë do të bëhet një abuzim me votuesit. Sipas anëtarit të KQZ-së të propozuar nga Partia Socialiste Denar Biba, nëse skema e mandateve nuk ndryshon, atëherë vota e një votuesi në qarqet me popullsi të vogël do të jetë e barabartë me 3 vota të votuesve në qarqet e tjera. Këtë ai e arsyeton me lëvizjen

demografike të popullsisë dhe kërkon që të bëhet ndryshimi i skemës. Varianti KQZ-së Nëse kompetencën për të bërë rishpërndarjen e mandateve do ta marrë përsëri KQZ-ja, atëherë do të bëhet një ndryshim i skemës së mandateve. Varianti i parë që i shkoi për miratim tavolinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u hodh poshtë nga anëtarët e propozuar nga opozita me argumentin se nuk kishin informacione dhe rrjedhimisht nuk e votuan. Afati që ky institucion ta për-

caktojë skemën e mandateve është deri në ditën e shtat të marsin, që sipas kodit përkon me 6 muaj përpara përfundimit të mandatit të Kuvendit. Administrata e KQZ-së duhet t’i dërgojë për miratim KQZ-së skemën e mandateve, gjë kjo që për aleatin kryesor të Berishës, LSI-në, nuk është e favorshme. Kjo pasi modeli i parë për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit u hodh poshtë nga lideri i kësaj force politike. Rrjedhimisht, KQZ-jë duhet të hartojë një skemë të re, duke mos e penalizuar qarkun e Beratit me një deputet më pak.

Votimi i tri ligjeve

Majko: Nuk ka votë pa u zgjidhur çështja e Fierit Partia Socialiste duket e vendosur për të mos votuar tri ligjet e integrimit pa u zgjidhur çështja e qarkut të Fierit. Ky qëndrim është bërë i ditur nga deputeti i PS-s për ëqarkun e Korçës Pandeli Majko, i cili u shpreh se forca politike që ai përfaqëson mbetet e vendosur në kërkesën për zbatimin e vendimit të gjykatave për çështjen e Fierit, që sipas tij do të përmbyllë procesin e zgjedhjeve lokale në këtë qark. Madje edhe reagimin e intelektualëve që i kanë kërkuar PS-së të votojë këto tri ligje Majko e ka komentuar si të gabuar. Ndërkohë, referuar zhvillimeve në KQZ Majko i cilësoi si reflektim të politikës dhe sidomos i pushtetit dhe në këtë kontekst ai i kërkoi PD-së që të zhvishet nga logjika se pushteti duhet mbajtur me çdo kusht. Deputeti socialist e konsideron të rëndësishme që KQZ-ja të zbatojë ligjin dhe të garantojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pasi çështjet janë të qarta nga pikëpamja ligjore. Për këtë arsye Majko i bëri apel mazhorancës që të respektojë ligjin dhe të mos shpikë e të sajojë ngërçe.


04

« ekonomi

E enjte 17 janar 2013 •

nga viti 1994 merr një pension të barabartë me qytetin

Pensionet, sfumohet skema e fshatit, përfitojnë më pak Brikena Demiras

B

renda 2 apo 3 vitesh skema e pensioneve që aktualisht funksionon në vendin tonë do të përmbajë vetëm strukturën e pensioneve të qytetit. Gradualisht pensionet e fshatit do të sfumohen, për shkak se edhe fermerët aktualisht përfshihen në skemën e të vetëpunësuarve, sa i përket derdhjes së kontributeve. Çka do të thotë se do të përfshihen në skemën e pensioneve të qytetit. Sipas drejtorit të kontributeve në ISSH, Sabah Goci, kjo është një prej risive që sjell edhe reforma që po zbaton ky institucion në lidhje me shtyrjen e datës së daljes në pension për personat e tre kategorive të punës, e cila ka nisur më 1 korrik 2002 dhe përfundon në 2023. “Risia kryesore është fakti se sfumohet skema e fshatit në mënyrë graduale dhe do të ketë shumë pak pensione të reja në këtë kategori sepse edhe pjesa e bujqëve që siguron në skemë si të vetëpunësuar do të quhen pensione qyteti. Prandaj edhe skema e pensioneve të fshatit dhe raportet qytet-fshat do të ngushtohen duke zmadhuar skemën e pensioneve të qytetit. Me prespektivë për 2-3 vjet do të shkojë vetëm skemë e pensioneve të qytetit”, thekson Goci. Statistikat Krahasuar me gjendjen aktuale, numri i pensioneve shtetërore parashikohet të rritet me mbi 9600 persona, ndërkohë që numri i pensioneve të fshatit vjen duke u pakësuar për shkak se tashmë çdo fermer i siguruar nga viti 1994 merr një pension që është i barabartë me pensionin minimal urban. Për shkak të pjesëmarrjes në skemën e sigurimeve shoqërore nëpërmjet pagesës së kontributeve, sistemi i sigurimeve në vitin e ardhshëm parashikohet të ofrojë mbulim me elemente të sigurimit shoqëror të detyrueshëm dhe nga programe të tjera për mbi 623 mijë persona. Përveç mbulimit me fonde të skemave të pensioneve dhe politikave të veçanta programore e suplementare për vitin 2013 është përcaktuar rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve me mesatarisht 4% bazuar në fondet e përcaktuara si kontigjencë për rritjen e pensioneve me rreth 1.5 miliarde lekë dhe shmangia e presioneve për pensione të parakohshme. Të njëjtat objektiva të rritjes së pensioneve parashikohen të zbatohen edhe për vitet 2014-2015. Për të realizuar programimin e treguesve të buxhetit të vitit 2013, si bazë kanë shërbyer ecuria e treguesve të sistemit të sigurimeve shoqërore në periudhën 2010-2011,

9600 623 pensionistë

mijë persona

Sipas përllogaritjeve në buxhet, krahasuar me gjendjen aktuale, në vitin e ardhshëm numri i pensioneve shtetërore parashikohet të rritet me mbi 9 600 persona

Sistemi i sigurimeve gjatë vitit të ardhshëm parashikohet të ofrojë mbulim me elementë të sigurimit shoqëror të detyrueshëm dhe nga programe të tjera për mbi 623 mijë persona.

1.5

miliardë lekë Nga rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve me mesatarisht 4% fondet e përcaktuara si kontigjencë për rritjen e pensioneve në buxhet janë rreth 1.5 miliardë lekë.

Reagon zëvendësministri Dervishaj

Çmimi i privatizimit të 4 Hec-eve mbi mesataren ndërkombëtare Hidrocentralet Bistrica 1 dhe 2 dhe Shkopet-Ulëz u privatizuan me një çmim mbi mesataren e vlerës ndërkombëtare. Ky është reagimi i zëvendësministrit të Ekonomisë, Sokol Dervishaj, i cili në një dalje për mediat, iu referua veprave të tjera energjetike që janë shitur në botë dhe argumentoi se, mesatarja e çmimit të shitjes për megawat fuqi të instaluar arrin në 1.2 milionë euro. Sipas tij, kjo mesatare është tejkaluar për sa i përket hidrocentraleve të Bistricës, që ka 27 megawat fuqi të instaluar në një vlerë prej 1.9 milionë euro. Ndërsa, për hidrocentralet ShkopetUlëz, vlera arrin në 1.1 milionë euro për megawat. Por sipas zv/ministrit, këto vepra kanë nevojë për një investim prej 30 milionë eurosh të tjera që të jenë eficiente. Të katërta hidrocentralet kanë një fuqi totale të instaluar prej 76.6 megawat dhe gjenerojnë 6% të energjisë që prodhohet në vend. Vetëm një ditë më parë, Partia Socialiste nëpërmjet deputetit Eduard Shalsi akuzoi qeverinë se po privatizon 4 hidrocentrale të vogla nën koston reale të tyre. Sipas Shalsit, në krahasim me privatizimin e hidrocentralit të Lanabregasit, në rastin e tanishëm qeveria po kryen një privatizim me 125 milionë euro më pak. Qeveria ndërkaq ka marrë vendim duke u dhënë të drejtë pronarëve të HEC-eve ta shesin energjinë me çmimin që iu leverdis dhe jo me çmim të paracaktuar.

2012 u mbyll me më pak të ardhura

Mosrealizimi, administrata nuk mblodhi 4.5 miliardë në buxhet Të ardhurat në buxhetin e shtetit edhe gjatë muajit dhjetor vijuan të mbeten në nivele të ulëta duke reflektuar të njëjtën ecuri mosrealizimi të vënë re edhe në muajt e mëparshëm. Kështu, në mbyllje të vitit mungojnë rreth 4.5 miliardë lekë krahasuar me aktin e fundit normativ të nxjerrë nga qeveria. Mosrealizimi i të ardhurave për gjatë vitit që lamë pas ka vënë në vëshirësi buxhetin, ndonëse në krahasim me një vit më parë janë vjelë më tepër të ardhura. Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Financave, të ardhurat në buxhet rezultojnë rreth 328.2 miliardë lekë, nga 332.7 miliardë lekë që është planifikimi për të gjithë vitin. Të ardhurat tatimore, dhe kryesisht ato të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, tatimi mbi fitimin dhe taksa e akcizës, kanë sjellë edhe boshllëkun më të ndjeshëm në buxhet. Ndërkohë, shpenzimet arritën në vlerën 372.3 miliardë lekë, gjë që solli një deficit buxhetor në mbi 44 miliardë lekë. Performanca jo e mirë në realizimin e të ardhurave dhe nevoja për të mbajtur nën kontroll deficitin, e kanë detyruar Ministrinë e Financave të tkurrë shpenzimet, çka ka ndikuar direkt në uljen e investimeve. Kështu gjatë muajit dhjetor, Kuvendi miratoi aktin normativ për disa ndryshime në buxhetin e shtetit për vitin 2012. Ndyshimi konsistoi në uljen e të ardhurave me 6.6 miliardë lekë, çka ndikoi dhe në rritjen e nivelit të borxhit publik.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Programi i pensioneve publike rreth 5.4% e PBB

S

igurimi shoqëror i detyrueshëm është programi kryesor si për nga rëndësia, volumi i shpenzimeve, ashtu edhe nga shtresat sociale që ai trajton. Vetëm nga programi i pensioneve publike transfertat në buxhetet familjare llogariten në rreth 77.5 miliardë lekë ose rreth 5.4% të PBB. Ky program konsiderohet si një ndër elementët e rëndësishëm të reduktimit të varfërisë, sidomos në fshatra. Numri i personave që trajtohen me pensione në fund të vitit 2013 parashikohet të arrijë në 556.7 mijë nga rreth 550.3 mijë që ishte në fund të 6-mujorit të parë 2012, si edhe mbi 32 mijë persona që do të trajtohen me përfitime suplementare apo pagesa të tjera.

parashikimi i pritshëm i të adhurave dhe shpenzimeve të vitit 2012, objektivat e sistemit, politikat e pensioneve dhe përparësitë e vendosura nga qeveria në programin buxhetor afatmesëm 2013-2015. Skemat e ISSH-së ISSH administron mbi 554 000 pensione të të gjitha llojeve dhe kategorive, kompensimet për mbi 80 000 persona të varur ekonomik-

isht nga pensionisti, të cilët trajtohen me kompensime për rritjen e çmimeve, administron dhe realizon pagesat për rreth 11 000 veteranë dhe invalidë të luftës, rreth 500 invalidë të punës, si dhe përfitimet për sëmundje, barrëlindje, etj. Gjithashtu, institucioni administron skemën e pensioneve të posaçme, skemën e pensioneve suplementare të punonjësve që kryejnë funksione kushtetuese dhe punonjësve

të tjerë të shtetit, skemën e sigurimeve suplementare të ushtarakëve, pilotëve, ushtarakëve të nëndetëseve me mbi 22 mijë përfitues, skemën e trajtimeve financiare të veçanta për minatorët e punonjësit e industrisë ushtarake me rreth 5 000 përfitues, si dhe skemën e trajtimeve të veçanta për familjet e dëshmorëve dhe pagesat për rimbursimin e shpenzimeve të funeraleve.

AKEP propozon ulje me 40 për qind të tarifave për frekuencat AKEP ka propozuar ulje me rreth 40 për qind të vlerës së tarifave që paguhen nga operatorët që përdorin frekuenca. Nisur nga kjo kërkesë edhe Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi një vendim për uljen e pagesave që operatorët e komunikimeve, të cilët përdorin frekuenca, kryejnë pranë Institucionit Rregullator. Kërkesa e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për këtë ulje me rreth 40% të vlerës erdhi me arsyetimin për të kompensuar këtë vlerë me vendosjen e detyrimit edhe për të gjithë operatorët e tjerë. Kështu, pagesat që kryhen në AKEP për financimin e aktivitetit të tij në mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike, duke filluar nga 1 janari 2013, do të burojnë jo vetëm nga sipërmarrësit që përdorin frekuenca, por nga të gjithë lojtarët e tregut, duke përfshirë dhe ata që realizimin e komunikimit e mundësojnë nëpërmjet kanaleve fikse, si për shembull fibra optike. Sipas AKEP, ky propozim ka për qëllim krijimin e një mjedisi më të favorshëm dhe jodiskriminues për investime në sektor. Duke pasur parasysh se rregullimi dhe mbikëqyrja e tregut ju shërben të gjithë operatorëve të komunikimeve elektronike, pavarësisht nga teknologjia që përdorin, ekspertët e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare kanë gjykuar të bëjnë një shpërndarje proprocionale të ngarkesës për bizneset.


ekonomi • E enjte 17 janar 2013

»

05

Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 6.5 pikë përqindjeje më shumë gjatë 2012

Ardian Fullani: Fundviti, rritet besimi i biznesit Shërbimet dhe sektori i industrisë dy pikat e forta të zhvillimit ekonomik Brikena Demiras

Politikat e BSH

T

reguesi i ndjesisë ekonomike gjatë tremujorit të katërt të 2012 ka pësuar një rritje. Të dhënat më të fundit që vijnë nga Banka e Shqipërisë bëjnë me dije se është rritur me 6.5 pikë përqindjeje krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Kontributin më të madh në rritjen e këtij treguesi e ka dhënë besimi në sektorin e shërbimeve. Në të njëjtën shkallë, por me një nivel disi më të ulët e ka dhënë besimi në sektorin e industrisë. BSH vlerëson se ndikim negativ në këtë tregues të ndjesisë ekonomike gjatë kësaj periudhe e ka dhënë treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit. Nga ana tjetër Banka Qendrore jep në raportin e saj se treguesi i besimit në industri pësoi një përmirësim me rreth 1.2 pikë përqindjeje. Ndikim pozitiv në përmirësimin e këtij treguesi ka dhënë vlerësimi më pak negativ i bizneseve për prodhimin dhe situatën e punësimit. Bizneset e sektorit të industrisë kanë vlerësuar pozitivisht pothu-

Mbrojtje për konsumatorët kundrejt shërbimeve financiare

B

ajse të gjitha aspektet që lidhen me biznesin e tyre. Situata Vlerësimi i bizneseve të sektorit të industrisë për ecurinë e përgjithshme të ekonomisë dhe gjendjen e përgjithshme të aktivitetit të tyre është përmirësuar gjatë tremujorit të katërt të vitit 2012. Gjithashtu edhe pritjet e bizneseve për ekonominë dhe gjendjen e tyre gjatë tremujorit të ardhshëm kanë pësuar një

rritje. Treguesi i besimit në shërbime ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm gjatë kësaj periudhe. Pas një rënieje të regjistruar nga ky tregues pak kohë më parë, ky i fundit rezulton të jetë rritur me 9.7 pikë përqindjeje gjatë tremujorit të katërt të 2012. Në përmirësimin e mëtejshëm të këtij treguesi kanë ndikuar tre elementë të rëndësishëm, të tillë si gjendja e përgjithshme e biznesit, punësimi dhe gjendja financiare. Bizneset

e këtij sektori të shërbimeve vlerësuan me 13.6 pikë përqindjeje situatën e përgjithshme ekonomike në vend gjatë vitit tremujorit të katërt të 2012. Gjithashtu në këtë periudhë bizneset kanë vlerësuar në përmirësim kërkesën aktuale për të pritur shërbimet e tyre. Ecuria pozitive e kërkesës u reflektua në vlerësimin që bizneset në sektorin e shërbimeve shprehen për gjendjen financiare, balanca e së cilës është rritur me 10.5 pikë përqindjeje.

anka Qendrore do të synojë identifikimin e politikave që mundësojnë rritjen e performancës së sistemit financiar dhe posaçërisht të atij bankar, kundrejt luhatjeve në ciklin ekonomik. Brenda gjysmës së parë të vitit 2013, Banka e Shqipërisë do të ndërtojë një model që vlerëson ndikimin e ndërsjellët mes performancës së sektorit bankar dhe ecurisë së treguesve makroekonomikë, me qëllim ndërtimin e një modeli të tillë që synon përmirësimin e aftësive parashikuese të Bankës së Shqipërisë për perspektivën afatgjatë ekonomike. Në këtë kontekst, duke qenë se mbarëvajtja e aktivitetit të bankave më të mëdha ka rëndësi të veçantë për ecurinë e gjithë sistemit, Banka Qendrore mund të vendosë një trajtim të diferencuar mbi këto banka, për të siguruar një siguri më të lartë në nivel sistemik. Një tjetër element i rëndësishëm i strategjisë së zhvillimit afatmesëm është garantimi i një mbrojtjeje më të mirë të konsumatorëve të shërbimeve financiare. Brenda vitit 2014, Banka e Shqipërisë parashikon të rishikojë gjithë kuadrin institucional, për të garantuar mbrojtje më të lartë për konsumatorët. Sipas BSH-së, bankat me rëndësi parësore sistemike mund t’ju nënshtrohen detyrimeve të veçanta për parametrat e kapitalizimit dhe likuiditetit. Strategjia e zhvillimit afatmesëm të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2013-2015, parashikon se, qysh këtë vit do të zhvillohen analiza për të parë mundësinë që bankat më të rëndësishme të kenë detyrime më të larta dhe më strikte.

Publikohet raporti “Prespektiva e Ekonomisë Globale 2013”

BB: Rritja ekonomike 1.6 për qind Banka Botërore vlerëson financat e Shqipërisë

Forcohen marrëdhëniet diplomatike Kosovë-Kuvajt

I hapet rruga ngritjes së selive diplomatike ndërmjet vendeve «Prespektiva e Ekonomisë Globale 2013» është raporti më i fundit i Bankës Botërore, i cili parashikon një rritje ekonomike për Shqipërinë në 1.6 për qind. BB i bën thirrje shteteve në zhvillim të ruajnë rritjen ekonomike, dhe parashikon se ekonomi botërore do mbetet e paqëndrueshme. Ndër rreziqet që i kanosen Shqipërisë, por dhe vendeve të rajonit është pikërisht menaxhimi i borxhit, inflacioni dhe papunësia etj. Një tjetër fenomen i parashikuar nga BB është dhe ulja e konsumit të brendshëm, i cili u pakësua për shkak të krizës financiare. Ndërkaq, sipas këtij raporti, ekonomia shqiptare u rrit vetëm me 0.8 për qind. Ekspertët e Bankës Botërore vlerësojnë përfundimisht se Shqipëria gjatë 2012-ës nuk ka pasur një rritje ekonomike më të madhe. Ulja e pritshmërive që ky institucion kishte për Shqipërinë është bërë që para një muaji, por

këtë herë banka vjen me një vlerësim dhe jo parashikim. Sipas këtij raporti, ekonomia shqiptare është prekur nga kriza në eurozonë dhe duhet të gjejë mënyrat për të përballuar sfidat e reja që janë hapur. Për Shqipërinë dhe një pjesë të vendeve të tjera, raporti veçon se gjatë 2012ës kanë vuajtur rënien e kërkesës për eksporte, uljen e kapitalit të huaj si dhe pakësimin e të ardhurave nga emigracioni. Shqipëria paraqitet si vendi, i cili pati uljen më të madhe të konsumit në rajon, ndërkohë që nga ana tjetër papunësia është në nivele të larta. Për sa i përket kreditimit, banka botërore thotë se ai ka qenë në nivele të ulëta çka ka dhënë efekt edhe në tkurrjen e investimeve të biznesit. Për 2013-ën në bazë të këtij raporti parashikohet se ekonomia e vendit do të rritet me 1.6%, ndryshe nga vlerësimi optimist që ka bërë qeveria shqiptare me 4.1%.

Republika e Kosovës nënshkruan komunikatën e përbashkët me shtetin e Kuvajtit. Kjo marrëveshje ndërmjet dy shteteve simbolizon thellimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy palëve dhe u jep të drejtën shteteve që të hapin selitë e tyre diplomatike në shtetet respektive. Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në selinë e ambasadës së Kuvajtit, ku ambasadori i vendit arab së bashku me ambasadorin e Kosovës në Tiranë firmosën komunikatën e përbashkët. Në një deklaratë për mediet të dyja palët shprehën dëshirën e përbashkët për krijimin e marrëdhënie miqësore ndërmjet dy popujve dhe vendeve në të gjitha fushat si politike, ekonomike dhe kulturore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ambasadori Al Bader theksoi se inkuadrimi i marrëdhënieve diplomatike vjen nën drejtimin Emirit të Shtetit të Kuvajtit, sheiku Sabah al Ahmed al Sabah, në një kohë që Kuvajti ka njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2011. Ai shtoi se një hap i tillë reflekton parimet themelore të politikës së jashtme të Kuvajtit për të nxitur miqësinë mes kombeve dhe popujve të ndryshëm, si dhe kontribuon në ruajtjen e interesave të përbashkëta të shtetit të Kuvajtit dhe Republikës së

Kosovës. Krahas kësaj ambasadori i Kuvajtit tha se pavarësisht mungesës së marrëdhënieve formale e diplomatike të mëparshme mes dy vendeve shteti i Kuvajtit ka përkrahur Kosovën në fusha të shumta që lidhen me procesin e zhvillimit, duke treguar se ky hap i sapondërmarrë pasqyron qëllimin për forcimin e marrëdhënieve me vende të ndryshme të Ballkanit, me besimin në rolin thelbësor të luajtur nga vendet e Europës Juglindore në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar. Nga ana e tij ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri çmoi marrëdhëniet që lidhin vendin e tij me Kuvajtin, duke shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen kundrejt qëndrimit afirmativ të Kuvajtit në mbështetjen e dhënë ndaj vendit të tij. Nënshkrimi i komunikatës së përbashkët do t’i çojë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në një tjetër stad zhvillimi të rëndësishëm, që do të bazohet në të gjitha fushat. Përfaqësuesi i shteti të Kuvajti në Tiranë në fund të takimit theksoi se mirëpret me kënaqësi konsolidimin e nivelit të bashkëpunimit në rrafshin kulturor, që do të përqendrohet në fushën ekonomike dhe në atë kulturore, i cili do të përmbush interesat dhe ambiciet e përbashkëta të dy vendeve.


06

« sociale

E enjte 17 janar 2013 •

Dalin rregullat e reja për provimet e maturës shtetërore të vitit 2012-2013

MASH: Diploma e maturës jepet vetëm 1 herë Maturantët të kenë informacionin e duhur për çdo paqartësi Erta Bode

kopjimi

M

ASH ka bërë publike rregulloren e re mbi të cilën do të realizohen provimet e maturës 2013. Në të jepet një informacion i plotë për maturantët aktualë si dhe për kandidatët e një viti më parë, që u nënshtrohen provimeve këtë vit. Ajo çka theksohet nga MASH është se lëshimi i diplomës së maturës bëhet vetëm një herë dhe maturantët që e marrin atë duhet të jenë të vëmendshëm për t’i bërë asaj kopje të noterizuar dhe për ta mirëmbajtur, pasi do t’u duhet në aplikimet që do të kenë gjatë jetës. Në këtë rregullore theksohet se provimet e maturës i jep maturanti ose kandidati që ka mbyllur me sukses vitin e fundit të shkollës së mesme, ka marrë dëftesën e pjekurisë dhe ka plotësuar formularin A-1 dhe A-1z. Çdo maturant që fiton provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje pajiset me diplomën e maturës shtetërore, e cila lëshohet vetëm një herë. Preokupimi i çdo maturanti vijon pasi AKP-ja nxjerr online formularët A-1 dhe A-Iz. Bëhet e ditur se brenda datës 20 shkurt 2013 ky formularë do të jetë online dhe maturantët kanë të drejtë ta plotësojnë atë deri në datën 10 mars 2013. Pastaj rruga që do të ndjekin maturantët vijon në bazë të provimeve, notave të tyre si dhe rregullave të kualifikimit për t’u përzgjedhur si fitues të një dege në një universitet. Regjistrimi i maturantëve ose kandidatëve për provimet e maturës bëhet në shkollat ku ata kanë kryer arsimin e mesëm. Nëse shkolla e mesme ku kandidatët kanë përfunduar arsimin është mbyllur, regjistrimi i tyre do të bëhet në KMSH-në e vendbanimit të tyre me dokumentet përkatëse. Këta kandidatë duhet të dorëzojnë në KMSH kërkesën me shkrim për dhënien e provimeve të maturës, kopjen e noterizuar të dëftesës së pjekurisë, në mungesë të dëftesës së pjekurisë vërtetimin me të gjitha notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme bashkë me fotografi, certifikatën e maturës me të gjitha notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës sipas amzës apo dokumentit të lëshuar nga Arkivi i Shtetit dhe legalizuar nga titullari i DAR/ZA-së, si dhe një kopje të kartës së identitetit. Vërtetimi i listës së të gjitha notave të të gjitha viteve bashkë me certifikatën duhet për nxjerrjen e mesatares dhe verifikimin e saj. Identifikimi i çdo maturanti do të bëhet me një barkod për të mos lejuar ndërhyrjet që duan të bëjnë nxënësit për lehtësimin e kushteve gjatë provimit, si dhe për transparencën se çdo rezultat do të jetë i merituar. Për këtë arsye AKPja pajis çdo maturant ose kandidat me numër regjistrimi (Id e maturës), i cili është element

Nuk lejohet të kopjohet. Kështu, do të përjashtoheni nëse nuk qëndroni në vendin e caktuar, pasi çdo lëvizje e maturantit do të interpretohet si një tentativë për të kopjuar. Gjithashtu nëse maturanti kapet duke komunikuar me një maturant tjetër, do të përjashtohen të dy maturantët. Do të përjashtohet maturanti edhe nëse ai tenton të japë ose të marrë informacion edhe me mënyra të tjera përveç komunikimit. Komentet për përmbajtjen e testit dhe zgjidhjes së tij do t’ju penalizojnë.

mjetet Në provim çdo maturantë duhet të hyjë vetëm me stilolapsin e tij, me të cilin do të plotësojë provimin. Ndalohet përdorimi i celularëve, radiove ose çdo sendi tjetër që transmeton komunikimin. MASH bën të ditur se do të ketë mjetet e posaçme për të kontrolluar interferencën e valëve si dhe do të bëhet një mbikëqyrje e imët për mbajtjen e mjeteve apo jo para se të hyni në provim si dhe gjatë zhvillimit të tij. Nëse nuk lejoni kontrollin nga administrator përpara se të hyni në provim, do të përjashtoheni.

Qëllimi Rregullat e përfshirë në rregulloren e maturës shtetërore për vitin 2013 të miratuar nga MASH, kanë për qëllim orientimin dhe informimin e plotë të të gjitha organeve kompetente për provimet e maturës, duke nisur nga maturanti që është personi i ekzaminimit të provimit, dhe duke vazhduar me mësuesit, drejtorin e shkollës, drejtoritë arsimore, administratorët ë provimeve, përfaqësuesit e administratorëve të provimeve, me profesorët që zgjidhen për hartimin e provimeve e deri tek vetë Ministria e Arsimit, që mban përgjegjësinë e mbarëvajtjes së këtij procesi. Aty përcaktohen të drejtat dhe detyrat e çdo kategorie si dhe rruga që do të ndjekë maturanti derisa të marrë diplomën e maturës. Bëhet e ditur se MASH ka për synim arritjen e rezultateve të larta në provime për efikasitetin e notës, meditimin e saj dhe për nivelin e gjithë maturantëve që do t’u nënshtrohen provimeve këtë vit.

rregullat Rrezikoni të mos ju njihet rezultati nëse nuk përdorni stilolaps të zi ose blu. Çdo stilolaps me ngjyrë tjetër e bën provimin tuaj të pavlefshëm. Duhet të bëni kujdes me kodin e sekretimit të testit (barkodin), pasi dëmtimi i tij do t’ju penalizojë. Gjithashtu edhe heqja e tij me dëshirë do t’jua bëjë automatikisht të pavlefshëm provimin. Mbajeni me kujdes testin, mos e dëmtoni dhe gërvishtni apo të bëni shenja të tjera në të, të cilat do të konsiderohen si sinjifikuese të ID-së tuaj personal. Për këtë do të penalizoheni.

perjashtimi Mjediset e provimit duhet të plotësojnë kriteret

Largësia midis maturantëve - 120 cm Ambiente të ndriçuara dhe të ajrosura Maturantët duhet të qëndrojnë rreth një metër e gjysmë larg njëri-tjetrit kur do t’u nënshtrohen provimeve. Përzgjedhja e këtyre parametrave ka për bazë lirinë individuale të çdo maturanti apo kandidati si dhe moslejimin e kopjes nga vetë individi me mjetet e posaçme, si dhe kopjimi midis maturantëve. Një kriter për qendrat ku do të zhvillohen provimet e maturës është vetë numri i maturantëve dhe kandidatëve. MASH ka përcaktuar se numri i maturantëve duhet të jetë më i madh se 150 maturantë. Nëse shkolla nuk e përmbush këtë numër, atëherë MASH ka vendosur të bëjë bashkimin e shkollave me atë më të afërtën. Për sa u përket mjediseve, ato duhet të jenë të ndriçuara dhe të ajrosura për të parandaluar gjendjen e ankthit si dhe për të lejuar mbarëvajtjen e plotë të provimit. Mjediset duhet të jenë të mjaftueshme identifikimi për maturantin ose kandidatin. Bëhet e ditur se në bazë të notave të vitit, pasi çdo mësues të ketë nxjerrë notën përfundimtare të çdo lënde për çdo maturant, në datën 25 maj 2013 KSHMSH identifikon maturantët mbetës për vitin akademik 2012-2013 dhe më datën 26 maj 2013 AKP-ja bën përjashtimin e tyre nga tabela e të dhënave të provimeve të

për të paktën 15 maturantë. Largësia mes maturantëve, për të mos lejuar komunikimin mes tyre, duhet të jetë të paktën 120 cm në të katër drejtimet: majtas-djathtas dhe para-mbrapa. Ky rregull është bërë për të parandaluar komunikimin dhe kopjen, që provimi secilit të ketë efikasitetit e aftësisë personale të çdo maturanti. Maturantët duhet të ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim. Sipërfaqja që maturanti ose kandidati ka në dispozicion për të shkruar duhet të jetë të paktën 40-60 cm. Në ditët e provimeve në këto ambiente nuk lejohet të kryhen veprimtari të tjera. Është e ndaluar gjithashtu që në ditët e ekzaminimit të provimit në këto ambjente të ketë tabela, postera ose shkrime që kanë lidhje më provimet. Çdo mjedis që përzgjidhet për kryerjen e provimeve duhet të ketë lidhje direkte me rrugë automobilistike.

maturës shtetërore 2013. Maturantët që konsiderohen mbetës të vitit nuk kanë të drejtë të japin provimet e maturës dhe për arsyen se do konsiderohen përsëritës, nuk kanë të drejtë të japin as dy provimet me zgjedhje, sepse e kanë humbur të drejtën për të kandiduar. Rregullorja e re për maturën shtetërore 2013 dhe provimet e maturës shtetërore përmban

rregullat e reja që çdo maturant i këtij viti akademik, ose kandidati për provimet e këtij viti, duhet t’i ndjekë dhe t’i plotësojë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur këtë rregullore për një informacion sa më të plotë si dhe për mbarëvajtjen e saktë të provimeve të maturës, që janë hapi i parë për drejtimin që çdo maturantë do të marrë në të ardhmen.

Nëse gjatë provimit keni kopjuar, do të ketë një komision të posaçëm, që do të merret me identifikim e kopjeve nëpër teza, nëse ato nuk janë kapur nga syri i lirë i administratorit. Kështu, nëse KSHMSH vërteton se ju keni kopjuar, do të penalizoheni nga rezultati i provimit. Komisioni do të merret me zbulimin e kopjes tuaj të fshehtë. Dhe penalizimi definitiv është nëse përjashtoheni gjatë plotësimit të testit. Kjo e fundit do të ndodhë për të gjitha arsyet e lartëpërmendura.

maturantët

Detyrat dhe të drejtat e tyre për provimet e maturës Paraqitja e maturanti në ambientet ku do të zhvillohet provimi duhet të jetë 90 min para fillimit të provimit. Maturanti është i detyruar ta plotësojë testin me stilolaps me ngjyrë blu ose të zi. Për maturantët me aftësi të kufizuar, për ata që nuk mund të lexojnë ose shkruajnë, PAP autorizon një person jo të profilit për të plotësuar testin me shkrim sipas përgjigjeve me gojë që jep maturanti. Maturantëve ose kandidatëve të paraburgosur u sigurohen kushtet për zhvillimin normal të provimeve në mjedise të posaçme nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të autorizuar të policisë pa uniformë dhe pa armë. Çdo maturant që dorëzon testin firmos për dorëzimin e tij në listën që disponon AP. Nëse dorëzimi i testi bëhet përpara kohës së caktuar, maturantët janë të ndaluar të dalin jashtë ambienteve ku zhvillohet provimi. Ata mblidhen në një sallë, që lihet enkas për ta, dhe janë nën mbikëqyrjen e kujdestarit të katit. Nëse maturanti apo kandidati vëren ndonjë shkelje të rregullave të provimit, ai ka të drejtën të informojë tek AP, PAP, ose në MASH. Duke i dërguar një kërkesë KSHMSH-së, maturanti ka të drejtë të kërkojë një kopje të provimit të tij pasi i ka mbaruar të gjitha provimet.


sociale • E enjte 17 janar 2013

»

07

S’ka përsëritje të provimit me zgjedhje, nëse ai është kaluar

Gjuha shqipe e detyrueshme për kandidatët që janë arsimuar jashtë Erta Bode

S

htetasit shqiptarë dhe të huaj që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë Shqipërisë kanë të drejtë të ndjekin arsimin e lartë, me kusht që të zotërojnë gjuhën shqipe në një nivel të arsyeshëm. Në rregulloren e re të Ministrisë së Arsimit përvetësimi i gjuhës shqipe nga shtetasit e huaj zë vendin kryesor. Zotërimi i gjuhës shqipe vërtetohet nëpërmjet dëshmisë së provimit që zhvillohet mbi bazën e programit për të huajt në Fakultetin e HistoriFilologjisë. Nga ky detyrim përjashtohen shtetasit që kanë mbaruar shkollën e mesme në shkolla me program në gjuhën shqipe. MASH urdhëron ngritjen e një komisioni të posaçëm që merret me njëvlerësimin e diplomës së shkollës së mesme të kandidatëve që e kanë mbaruar arsimin e mesëm jashtë Shqipërisë. Këta shtetas duhet të paraqesin pranë këtij komisioni dokumentet përkatëse deri më 25 prill 2013. Ata duhet të paraqesin kërkesën me shkrim për të vazhduar një program studimi në IAL. Duhet të dorëzojnë dëftesën origjinale së bashku me listën e notave të përkthyer dhe të noterizuar. Gjithashtu duhet të dorëzojnë kopjen e dokumentit të identifikimit. Shtetasit shqiptarë ose të huaj që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë, por nuk kanë kryer provimet e maturës, janë të detyruar të japin provimin e matematikës dhe gjuhë shqipe e letërsi, nëse duan të kandidojnë në IAL. Për shtetasit e huaj është fakultative dhënia e provimit të gjuhës shqipe dhe

Punime në çdo cep të Tiranës

Basha: Rruga “Teki Selenica”, do të ketë parametrat e duhur Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka inspektuar punimet në rrugën “Teki Selenica”, e cila në gjendjen aktuale është vetëm një rrugicë mes shtëpive të vjetra dhe nuk ka asnjë parametër për t’u quajtur rrugë përveç emrit të saj. Basha konstatoi se banorëve të njësisë bashkiake nr. 4 do t’u kthehet komoditeti i lëvizshmërisë, që u ka munguar deri tani. “Kjo rrugë prej afro 800 metrash sot është vetëm një shteg, në sipërfaqen e të cilit rrjedhin ujërat e zeza, pasi nuk ka asnjë kanalizim. Unë nuk dua t’i lë në këtë gjendje 4000 banorët e kësaj zone, prandaj ju premtoi se rikonstruksioni në këtë rrugë është planifikuar

të mbarojë pas 8 muajsh, edhe pse më konfirmuan se punimet do të zgjasin veç 5 muaj”, - tha Basha gjatë inspektimit të punimeve. “Rruga “Teki Selenica” do të ketë gjithë paketën e plotë të infrastrukturës nëntokësore, kanalizimet e ujërave të zeza, ujërave të bardha, ujësjellësit, trotuare në të dyja anët si dhe 150 fidanë përgjatë tyre. Pjesë e punimeve është edhe sistemi i ndriçimit si dhe muret e vjetra rrethuese janë planifikuar të zëvendësohen nga një sistem kangjellash për të dyja anët”, - vazhdoi shpjegimin e tij Basha. Banorëve të kësaj zone do t’u kthehet një cilësi e munguar jete, me një fond prej 40 milionë lekësh.

Qeveria shpenzon 168 milionë dollarë Lëndët me zgjedhje Për sa u përket kandidatëve të maturave të kaluara, që sërish do të japin provimet këtë vit, MASH thekson se, nëse rezultati i lëndëve të tyre me zgjedhje rezulton mbi 4.5, do të mbetet i pandryshueshëm. Kjo ndodh për t’u dhënë prioritet maturantëve të këtij. Fakti që maturantët e viteve të kaluara nuk do të kenë të drejtën të japin sërish lëndën me zgjedhje nëse e kanë kaluar atë, u jep prioritet maturantëve aktual në rezultat e përzgjedhjes së tyre për në shkollën e lartë, duke u hequr kështu mundësinë kandidatëve të viteve të mëparshme të përmirësojnë rezultat në këto lëndë dhe të rritin mundësinë e tyre të kualifikimit. Gjithashtu nëse këta kandidatë e kanë dhënë më shumë se një herë lëndën me zgjedhje do të merret për bazë rezultati i tyre i fundit, i cili do të marrë koeficientin e vitit shkollor 2012-2013.

letërsisë, duke e zëvendësuar atë me një gjuhë të huaj, që është më zgjedhje. Kandidatët që janë pajisur me dëftesë pjekurie në vitet e mëparshme, shtetas shqiptarë apo të huaj, të cilit kthehen nga jashtë shtetit dhe japin provimet me zgjedhje të maturës shtetërore, nuk marrin diplomë, por do të pajisen me një vërtetim për

provimet e maturës. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2012, por nuk janë pajisur me dëftesë pjekurie dhe fitojnë provimet e maturës, do të marrin diplomë dhe certifikatën e maturës shtetërore modeli i vitit 2011. Kandidatët që i kanë dhënë provimet me zgjedhje në vitet më para nuk u lejohet t’i japin

sërish ato, nëse vlerësimi i asaj lëndë është 4.5 dhe më lartë, gjithashtu nëse kandidati e ka dhënë më shumë se një herë lëndën me zgjedhje si rezultati final do të merret nota që ai ka marrë herën e fundit. Në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këto lëndë merren koeficientet e vitit shkollor 2012-2013.

Familjet përfitojnë nga ndihma sociale që u jep shteti Familjarët që përfitojnë përkrahje sociale e marrin atë edhe në rrugë të padrejtë. Inspektimet e bëra nga Shërbimi Social Shtetëror rezultuan se ka pasur raste abuzimesh drejt shpërndarjes së këtij fondi. Rreth 250 mijë familje përfitojnë nga qeveria ndihmën sociale, që përkthehet në përkrahje sociale, por u identifikuan raste abuzime me të. SHSSH ka evidentuar 2658 familje që e përfitojnë këtë ndihmë me pa të drejtë. Për këtë arsye janë pushuar nga puna 7 punonjës që kishin bërë kompromis me këta familjarë. Përkrahja sociale jepet në bazë të rregullave të caktuara, ku asnjë nga familjarët

s’duhet të rezultojë i punësuar në shtet, në privat, madje as i vetëpunësuar. Mirëpo shuma e përkrahjes sociale ndahet në 4800 lekë për çdo familje, shumë që s’u mjafton familjarëve për asgjë. Kjo shumë e vogël i detyron ata të gjejnë mundësi të tjera për të mbijetuar, por pa e humbur këtë ndihmë të shtetit.

Presidenti kërkon votimin e tri ligjeve nga forcat politike

Rinia shqiptare në depresion

“Zgjedhjet në vend të pakontestueshme”

Zihni Sulaj: Alarmante shifra e vetëflijimeve

Nishani takim me trupin diplomatik në Tiranë President i vendit, Bujar Nishani, theksoi dje se në vend do të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të pa kontestueshme nga të gjitha palët politike. Në pritjen e përvitshme me trupin diplomatik të akredituar në vend Nishani i siguroi ata se zgjedhjet nuk do të kontestohen dhe se do të zhvillohen të lira dhe të ndershme. Krahas kësaj Presidenti i vendit i bëri thirrje të gjithë klasës politike që të votojë tri ligjet e mbetura, që janë kusht për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. “Klasa politike shqiptare duhet të dëshmojë se perspektiva europiane për ne është një mjet bashkimi dhe tejet i rëndësishëm për të konfirmuar përgjegjshmërinë dhe për të siguruar marrjen përsipër të përgjegjësive. Për këtë

“Klasa politike shqiptare duhet të dëshmojë se perspektiva europiane për ne është një mjet bashkimi”

si President i Republikës kërkoj dhe do të mirëpres angazhimin e plotë të të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë për të arritur rezultate konkrete bashkëpunimi, që nga përmbushja e kërkesave të Komisionit Europian për votimin e tri akteve në parlament si dhe realizimin sipas standardeve europiane të zgjedhjeve të

lira, të ndershme dhe të pakontestueshme të 23 qershorit 2013”, - theksoi presidenti Nishani gjatë takimit me trupin diplomatik. Çështja e zgjedhjeve në vend që prej disa ditësh ka filluar të komentohet edhe nga ambasadorët të akredituar në Tiranë. Para disa ditësh ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që

në një konferencë në rrethin social “Facebook” theksoi se KQZ-ja kishte shfaqur shenjat e para të politizimit. Veç ambasadorit të SHBA-ve edhe ai i Bashkimit Europian, Etore Sekui, theksoi dje se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të ketë kujdes në menaxhimin e procesit zgjedhor në të gjithë fazën e zhvillimit të tij.

Në Shqipëri vetëm gjatë vitit të fundit i kanë dhënë fund jetë së tyre me dëshirë 100 persona. Shefi i Toksikologjisë, Zihni Sulaj, ka dhënë alarmin për vetëflijimet në masë. Ai konstaton se shumica e vetëvrasjeve bëhen me helmim dhe pason ajo me varje në litar ose mbytje në ujë. “Nëse shohim shifrat e vetëvrasjeve, ngjajmë më shumë me një popull vetëvrasës”, - thotë Sulaj. Ai bën të ditur se nga 100 persona që i japin fund jetës së tyre gjatë një viti në Shqipëri 65% e tyre janë të moshës 18-25 vjeç. Kjo konstaton se rinia shqiptare është në depresion të rëndë. Mjeku apelon shtetin për marrjen e masave për këtë

fenomen të përhapur, duke bërë sensibilizim e situatës dhe duke ndjekur politikat përkatëse për përkrahjen e të rinjve. “Vetëvrasja me metoda të ndryshme është duke u kthyer në fenomen fatal”, - ndez sirenën e alarmit ai. Por fatalizmi i shqiptarëve mund të ishte edhe më i madh, nëse të gjitha tentativat vetëflijuese të kishin pasur sukses. Pavarësisht se nuk ka një shifër të saktë, mund të konsiderohen mbi 3 mijë qytetarë që duan të ikin prej realitetit të vështirë të jetës. Kjo ndodh për shkak të stresit që shoqëron në çdo drejtim shtetasit tanë dhe në veçanti rininë për të cilën ska asnjë platformë.


08

« aktualitet

E enjte 17 janar 2013 •

Ministri Flamur Noka publikon risitë në analizën e 2012-s

“Sekuestro 13 milionë €, rend dhe depolitizim i administratës” Mariglen Mulla

R

shkëlqyera ka shënuar procesi i lëvizjes pa viza në hapësirën Shengen, ku Shqipëria është një ndër vendet që ka respektuar me rigorozitet këtë arritje madhore.

Lufta ndaj krimit e trafiqeve Sipas ministrit, nga operacionet e përbashkëta me autoritetet policore italiane dhe gjermane u bë e mundur arrestimi i 39 shtetasve të përfshirë në vitet e kaluara në trafikim të femrave. “Në vitin 2012, miratuam Strategjinë Kombëtare Kundër Drogës 2012-2016. Ju informoj se të gjithë treguesit për luftën kundër droges kanë patur rritje të ndjeshme. Trafikimi i drogave me destinacion Italinë pothuajse është ndalur krejtësisht, fakt, i konfirmuar edhe nga statistikat zyrtare të bëra publike nga Ministria e Brendshme e Italisë. Krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar është rritur me 51.4 % numri i rasteve të kapjeve të lëndëve narkotike, është rritur me 36.4 % numri i autorëve të veprave penale në fushën e drogës dhe është rritur me 19.1 % numri i autorëve të arrestuar apo ndaluar. Sasia e heroinës së kapur është 315% më shumë se një vit më parë, kokainës 145 % dhe mariuanës 183.1% më shumë. Sot, Shqipëria po del, thuajse, përfundimisht nga harta e vendeve tranzit të drogave të forta. Ndërkohë që, sa i takon sipërfaqes së mbjellë, kryesisht me “cannabis sativa”, monitorimi nga ajri, në bashkëpunim me homologet italiane, provoi se sipërfaqja e kultivuar është përgjysmuar krahasuar me vitin 2011”- tha Noka. Më tej ministri shtoi se “Gjatë vitit 2012 Drejtoria kundër Krimit Financiar kreu 72 operacione policore dhe vlera totale e pasurisë së sekuestruar për pastrim produktesh të krimit kapi shifrën 13 milion euro

Administrata Publike e Gjendja Civile Sipas Nokës, Ministria e Brendshme ishte institucion përgjegjës për zbatimin e dy rekomandimeve, nga 12 të BE-së dhe kontribuesë në 3 të tjera, ku spikat ligji “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i votuar nga Kuvendi. Hartimi i projektligjit mbi “Për Nëpunësit civilë”, sipas ministrit përmbush kushtet themelore të rekrutimit të mbështetur mbi meritën dhe paanshmëri politike e qëndrueshmëri të nëpunësit civil dhe si dhe rritje dhe forcim të funksionit menaxhues të këtyre strukturave. Ndërsa për Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, Noka theksoi se ajo ka vijuar me hartimin, plotësimin dhe miratimin e akteve ligjore mbi të cilat funksionon shërbimi i Gjendjes Civile. Regjistri Kombëtar Elektronik i Shtetasve, përgatitja e hartave për fazën e popullimit për 90% të territorit të Shqipërisë, hapja e zyrave të aplikimit për pajisjen me dokumente identiteti, si letërnjoftim dhe pasaportë biometrike në përfaqësinë konsullore në Nju Jork, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin disa nga arritjet e 2012-ës. Ndërkaq, nënshkrimi i disa marrëveshjeve me Maqedoninë, Turqinë, Suedinë, Kosovën, etj, ishin disa nga hapat konkretë të Ministrisë së Brendshme, ku në fokus ishin pikat kufitare apo risi të tjera. Më tej, Ministri i Brendshëm shtoi se “Viti 2012 ishte për ne viti i Presidencës së Këshillit të Europës nga Shqipëria. Për mbarëvajtjen e mëtejshme të investimeve vendore, Ministria e Brendshme ka paraqitur për financim, pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, bazuar në prioritet e Qarqeve, 866 projekte në infrastrukturë vendore rrugore, për 280 njësi të qeverisjes vendore, me një vlerë prej 40 miliard lekësh.”

eforma në Administratën Publike, paprekshmëria e kufijve dhe rezultatet pozitive të policisë kundër krimit e trafiqeve ishin disa nga pikat e tablosë që Ministri i Brendshëm Flamur Noka paraqiti dje për rezultatet e 2012-ës në dikasterin që ai drejton. Ndërsa për integrimin në BE, Noka tha se u ndal nga mosvotimi i tre ligjeve të paraqitura në Kuvend nga ana e opozitës.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile Ajo përballoi me sukses situatat e Emergjencave Civile, si në periudhën e dimrit të ashpër në muajt janar-mars, por edhe atë zjarreve gjatë muajve të verës. “Në kuadër të Projektit “Menaxhimit i Rrezikut nga Përmbytjet”, ka përfunduar studimi i menaxhimit të rrezikut ndaj përmbytjeve në basenin e Drinit të poshtëm dhe Bunës. U rritën ndjeshëm kapacitetet me borëpastruese, zjarrfikëse, fadroma dhe mjete të tjera. Në situatën e emergjencave, Ministria e Brendshme, akordoi fonde ndihme për 67 njësi vendore të vendit. Ajo organizoi dhe koordinoi punën me strukturat përgjegjëse në ministritë e linjës, si dhe drejtoi një proces të gjerë dhe të vazhdueshëm koordinimi me strukturat ndërkombëtare respektive. Në kuadër të emergjencave civile, Ministria e Brendshme, nëpëmrjet strukturave të saj, shpërndau te banorët e prekur nga fatkeqësitë 103 ton ndihma ushqimore, 5.4 ton produkte ndihmëse dhe materiale të tjera industriale, në njësitë vendore respektove. Ndërkohë që nga veprimtaria e Rezervave të Shtetit u siguran të ardhura për Buxhetin e shtetit, në një total prej 62. 6 milion lekësh, nga shitja me ankand e mallrave të kaluara në favor të shtetit.”-tha Noka. ose 44% më shumë se një vit më parë. Për korrupsion janë evidentuar 99 vepra penale, të gjitha të zbuluara ose 47 % më shumë se një vit më parë. Ka një ulje të numrit të krimeve kundër jetës, me 5% me pak se një vit më parë dhe, paralelisht, zbulueshmëria është rritur ndjeshëm, me mbi 5% më shumë se një vit më parë. Është rritur ndjeshëm

forca parandaluese, ku janë parandaluar 220 vrasje të mbetura në tentativë ose 4.2% më shumë se një vit më parë.”. Sipas ministrit, për herë të parë gjatë vitit 2012, menaxhimi i suksesshëm i kufirit mundësoi eleminimin e plotë të radhëve dhe pritjeve të pafund në pikat e kalimit kufitar, kryesisht me Greqinë, ndërsa rezultate të

Seanca për 21 janarin

Gjykata shfaq pamjet filmime të predhës së Ziver Veizit, ekspertiza e Zotos Edhe dje vijoi seanca e 21 janarit me shfaqjen e pamjeve filmike ku ekspertët e laboratorit kriminalistik nxjerrin copat e drunjta nga fibrat e këmishës së Ziver Veizit. Në seancën e kaluar, atë të zhvilluar në 11 janar, eksperti Dritan Zoto tha se veshjet e Ziver Veizit janë kontaminuar gjatë kqyrjes në Laboratorin e Kriminalistikës.

Sipas ekspertit Zoto, mbi të njëjtën tryezë, njëra pas tjetrës është bërë kqyerja e të gjitha veshjeve të Ziver Veizit, ditën e protestës. Sipas tij, vetëm kështu shpjegohet prania e copëzave të drunjta, pasi nuk ka asnjë mundësi shkencore që ato të kenë shoqëruar predhën e plumbit që mund të ketë pasur rikoshet.

Në takimin me krerë të BE-së

Halimi: Opozita shkak që s’morëm statusin për në BE Në takimin që Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi pati me dy zyrtarë të lartë të BE-së, shprehu keqardhje për mosmarrjen e statusit kandidat, duke akuzuar opozitën si përgjegjëse, për shkak të mosvotimit të ligjeve të kërkuara nga BE-ja. Ndërkaq, Vassilis Maragos, përgjegjës për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Komisionit Evropian dhe shefi i operacioneve në Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Brusa u falenderuan nga Halimi për kontributin që Komisioni Europian ka dhënë për integrimin e vendit si dhe shprehu keqardhjen për mos marrjen e statusit për shkak të mosvotimit të ligjit të Gjykatës së Lartë nga ana e opozitës. Më tej ministri e informoi Maragos, rreth hapave që do të ndërmerren për realizimin e reformës në sistemin Gjyqësor; rishikimin dhe përmirësimin e pagave të gjyqtarëve sipas modeleve të BE-së; reformimin e Kodit Civil, ligjit për noterinë dhe Kodit të Procedurës Civile për kalimin e dëshmive të trashëgimisë tek noterët dhe lehtësimin e lëshimit të urdhrave të ekzekutimit; forcimin e politikës penale, nëpërmjet reformimit të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale për ashpërsimin e sanksioneve të veprave penale të dhunës në familje dhe kundër autoriteteve shtetërore, si dhe për zgjerimin e juridiksionit të Gjykatës për Krime të Rënda për veprat e korrupsionit. Nga ana e tij, Vassilis Maragos e përgëzoi ministrin për reformat e arritura në sistemin e drejtësisë të cilat u vlerësuan në raport progresin e Bashkimit Evropian. Po në këtë takim u bisedua se reforma në Sistemin e Drejtësisë do të shtrihet më tej me dixhitalizimin e regjistrave noterialë, si aplikimin e sistemit One Stop Shop në të gjithë vendin; në të Drejtat e Pronësisë nëpërmjet përfundimit të regjistrit elektronik të tokës, miratimit të hartës së vlerës, nxjerrjes së faturës financiare dhe fillimit të kompensimit fizik për ish-pronarët.

Kapet 33-vjeçari në qendër të Tiranës

Pranga një të kërkuari për vrasje e gjobvënie Mesditën e djeshme Policia e Tiranës arrestoi 33-vjeçarin Ilirjan Jangulli, i shpallur në kërkim për vrasje, grabitje dhe gjobëvënie. Burime nga policia bëjnë të ditur se Jangulli është arrestuar pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, në qendër të Tiranës. Sipas policisë së Tiranës, i shumëkërkuari Ilirjan Jagulli, akuzohet se më datë 05 Janar të vitit 2011, në qendër të qytetit të Bulqizës, gjatë një konflikti për motive të çastit, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin Femi Kërcuni. Po ashtu ka tentuar të vrasë shtetasin Shpëtim Reka dhe Eleonard Ndreu duke i plagosur rënda këta të fundit. Ndërkohë Prokuroria e Dibrës, me vendim të datës 08 Janar 2011, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest ne burg”, për veprën penale “Vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje”, si dhe “Shkatërrim prone në bashkëpunim”. Po kështu ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka lëshuar vendimin “arrest ne burg”, më datën 03 Prill të vitit 2010, duke e akuzuar për veprën penale të “vjedhjes me armë e kryer në bashkëpunim”. Policia bën të ditur se 33-vjeçari Ilirjan Jagulli në bashkëpunim, dyshohet se kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në ambientet e minierës së qytetit të Bulqizës një sasi të konsiderueshme kromi, prej 700 tonë në pronësi të Kompanisë “Albania Krom”, ngjarje e ndodhur më datë 29 mars të vitit 2010.

Ngjarja në Kodër-Kamzë

Dy të rinj me motor vjedhin 1 milion lekë në Exchange Një grabitje me armë zjarri ndodhi dje në një pikë Exchange në Kodër Kamzë. Grabitja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 16:15 minuta në Tiranë. Nga hetimet paraprake bëhet me dije se dy persona të armatosur dhe të pa maskuar, të cilët udhëtonin me motor janë ndaluar në një pikë Exchange në Kodër Kamëz. Dy personat nën kërcënimin e armës, kanë mundur ti marrin punonjëses së pikës Exchange rreth 1 milionë lekë. Menjëherë është lajmëruar policia e cila ka sekuestruar pamjet filmime të kamerave të sigurisë, duke identifikuar menjëherë autorët, pasi nuk kanë përdorur maska.


aktualitet • E enjte 17 janar 2013

»

09

Ngjarja në një pikë tregtimi gazi në Berat, i gjobitur për kushte të pasigurta BERAT - Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e djeshme në qytetin e Beratit ku një shpërthim i fuqishëm në një pikë tregtimi gazi, ka lënë të plagosur rëndë pronarët e dyqanit dhe është vënë në rrezik gjithë lagja. Seria e dyqaneve të familjes Ostrovica, ku ndodhej një dyqan ushqimor, fruta perimesh dhe në një ndarje tjetër ndodhej një godinë e vogël ku tregtohej gaz mësohet se është tronditur nga shpërthimi i një bombole gazi, shpërthim i cili është dëgjuar në të gjithë zonën. Si pasojë e shpërthimit kanë ngelur të plagosur rëndë Feim Ostrovica, 63 vjeç si dhe bashkëshortja e tij, Zenepe, 61 vjeçe, si dhe ka marrë lëndime të lehta dhe një kalimtar i rastit. Kanë qenë banorët e lagjes të cilët, sapo kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm, vala e të cilit ka përfshirë gjithë

Shpërthen bombola, plagosen burrë e grua Plagoset një kalimtar, dëme në banesa, makina e shtylla zonën, kanë kërkuar ndihmën e policisë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me urgjencë dhjetëra forca policie, ekspertë hetimorë, mjetet e urgjencës së spitalit dhe punonjës të repartit të zjarrfikëses dhe shpëtimit. Menjëherë çifti Ostrovica është dërguar me urgjencë drejt spitalit Rajonal të qytetit të Beratit. Burime nga reparti i urgjencës bëjnë me dije se të plagosurit janë paraqitur me plagë të shumta djegieje në të gjithë trupin. Ata kanë marrë ndihmën e parë shëndetësore pranë këtij reparti, por gjendja e rëndë shëndetësore dhe mungesa e një mjeku për trajtimin e djegieve ka bërë që të plagosurit

të transportohen drejt repartit të djegieve në spitalin e Tiranës. Sipas bluzave të bardha

gjendja shëndetësore e të dy të plagosurve është paraqitur e rëndë, por në gjendje kritike

për jetën ka qenë 61-vjeçarja. Nga hetimet e para në pikën e tregtimit të gazit dhe marrja në pyetje e një sërë dëshmitarëve mësohet se çifti Feim dhe Zenepe kanë qenë të dy në pikën e tregtimit të gazit, e cila ndodhej në të njëjtën godinë me dyqanin ushqimor duke punuar. Pak përpara orës 12:00 çifti mësohet se ishte futur ne pikën e tregtimit të gazit ku do të mbushnin një bombol gazi. Në momentin e mbushjes së bombolës mësohet të ketë ndodhur dhe shpërthimi për motive ende të panjohura. Gjithë xhamat e pallateve, një lokali janë thyer nga fuqia e madhe e shpërthimit. Një shtyllë e tensionit të energjisë

Mirela Mishgjoni me dëmtime në sy, gojë dhe laring. Autori i paidentifikuar VLORE - Gjyqtarja e çështjeve Penale në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, Mirela Mishgjoni është sulmuar nga një person i paidentifikuar i cili i ka hedhur acid në fytyrë. Ngjarja ndodhi në orën 9.00 të paradites, ndërsa 40-vjeçarja po dilte nga banesa e saj për të shkuar në punë. Ajo ka marrë dëmtime në pjesën më të madhe të fytyrës, ndërsa mjekët shprehen se gjendja e saj u stabilizua pak orë më pas. Ngjarja Sipas dëshmisë së dhënë policisë, gjyqtarja është përballur me një të ri, pa maskë që i ka zënë rrugën dhe ka nisur ta spërkasë atë në trup me acid, që mbante në një shishe. Më pas është larguar me shpejtësi. “Ishte një dalë i ri i veshur me të zeza, më hodhi acid sapo dola nga banesa dhe iku me vrap. Nuk e njoh. Nuk kam konflikt personal me asnjë. Në ndihmë më erdhi një djalë që ishte pak më tutje”, mësohet të jetë shprehur gjyqtarja Mishgjoni. Kjo e fundit është e martuar dhe pa fëmijë. “Shikojmë dëmtime në gojë, në laring, si dhe në zonën e syrit të majtë. Për momentin gjendja e saj është e stabilizuar”, thotë mjeku Aldo Vangjeli. Ndërkohë burimet policore shprehen se janë marrë të dhëna rreth agresorit dhe se arrestimi i tij është çështje orësh. Po kështu në polici janë shoqëruar disa persona. Pas ngjarjes në shenjë proteste gjyqtarët e Vlorës pezulluan të gjitha proceset ndërkohë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë me anë të një deklaratë shpreh solidaritetin ndaj gjyqtares dhe familjarëve të saj dhe dënon me forcë aktin. Gjyqtarja Mishgjoni punonte në Gjykatën e Vlorës prej vitesh, me një shkëputje në vitin 2008, pasi KLD-ja mori masë ndaj saj me akuzën e abuzimit me detyrën. Pasi vendimi u rrëzua nga gjykatat Mishgjoni i është rikthyer detyrës.

Sulmohet me acid në derën e banesës gjyqtarja e Vlorës

Mirela Mishgjoni

Incidenti i mëparshëm i Mirela Mishgjonit

E

dhe tetorin e kaluar, gjyqtarja Mirela Mishgjoni u përfshi në një tjetër incident. Artur Malaj, Mirela Mishgjoni dhe Albert Spiro, gjyqtarë të gjykatës së Faktit Vlorë, janë kërcënuar haptazi në sallën e gjyqit, ndërsa jepnin vendimin për të pandehurin Klevis Gjahtari, i vitlindjes 1987, i njohur nga strukturat e ligjit si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ngjarja ndodhi pak javë pasi qyteti i Vlorës u trondit nga vrasja mafioze e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Në sallën e gjyqit, i pandehuri Klevis Gjahtari akuzohej për tre vepra penale: mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe të lëndës plasëse tritol, të lëndës narkotike të llojit hashash si dhe të municionit luftarak. Nga ana e prokurorisë u kërkua dënimi me pesë vjet burg për të tre veprat penale si dhe pezullimi, pra mosekzekutimi i këtij vendimi, duke u vënë si kusht që i pandehuri për dy vjet të mos kryente vepra penale. Nga ana e gjyqtarëve, i pandehuri u konsiderua i rrezikshëm, pasi njihet si person i lidhur me krimin. Gjykata në përfundim e ka dënuar me 8 vjet, i ka ulur një të tretën e dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar, por nuk ka pranuar kërkesën që të pezullohej dënimi, por ka urdhëruar që të vuajë dënimin me burgim. Menjëherë pas dhënies së vendimit i pandehuri ka sharë e kërcënuar të tre gjyqtarët. Më pas për këtë shkak u arrestua nga policia pas ankimit të bërë nga gjyqtarët për ngjarjen, arrestim gjatë të cilit ka bërë dhe rezistencë.

Gjykata e Lartë: Atentat kundër gjyqësorit Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë ka dënuar sulmin ndaj gjyqtares Mirela Mishgjoni, duke e cilësuar ngjarjen si një atentat që i bëhet pushtetit gjyqësor. “Pas këtij akti të rëndë dhune, të përsëritur tashmë ndaj përfaqësuesve të gjyqësorit, Gjykata e Lartë deklaron se sulmi ndaj gjyqtares Mishgjoni, përbën një atentat të rëndë kundër pushtetit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të tij. Kjo ngjarje, por edhe disa të tjera të ndodhura gjatë viteve të fundit ndaj gjyqtarëve, personelit të gjykatave, familjarëve dhe pronës së tyre, përbëjnë shqetësim serioz jo vetëm për gjyqtarët, por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare e cila është e interesuar mbi të gjitha për të drejtën dhe sigurinë e jetës së çdo individi dhe funksionimin normal të shtetit të së drejtës”, thuhet në reagim. Trupa Gjyqësore e Gjykatës së Lartë kërkon për të disatën herë zbatimin me korrektësi dhe përgjegjshmëri të dispozitave ligjore për mbrojtjen dhe garantimin e jetës, shëndetit dhe integritetit të gjyqtarëve. “Cenimi i jetës së një gjyqtari përbën kërcënim serioz për shoqërinë, rendin, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Opinioni publik dhe organet kompetente duhet ta kenë të qartë se gjykatat janë institucione në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë”, theksohet në deklaratë. “Me bindje, kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme ligjore, institucionale, organizative e materiale nga ana e organeve kompetente, jo vetëm

për zbardhjen e ngjarjes dhe vënies përpara përgjegjësisë ligjore të fajtorëve, por edhe zbatimin e dispozitave ligjore duke garantuar mbrojtje efektive për parandalimin e ngjarjeve të tilla të shëmtuara dhe çnjerëzore”, përfundon deklarata. Zv. ministri i Drejtësisë mbërrin në Vlorë Zv.ministri i Drejtësisë Ermal Dobi, ka shkuar dje në Vlorë pas ngjarjes së ndodhur me gjyqtaren Mirela Mishgjoni. Zv. Ministri është takuar me Drejtorin e Policisë së Vlorës dhe Drejtorin e Spitalit të Vlorës, njoftuan burimet zyrtare. Në deklaratën e tij për media bërë menjëherë pas takimeve që pati drejtuesit e lartë zëvendësministri i Drejtësisë, Ermal Dobi dënoi krimin dhe e cilësoi sulmin ndaj gjyqtares të gjykatës së Rrethit të Vlorës, si një krim të shëmtuar që ka goditur jo vetëm individin por ka goditur tërë sistemin e drejtësisë. “Mora garancinë nga Drejtori i Policisë së Vlorës që strukturat e policisë do të bëjnë të gjitha përpjekjet për zbulimin dhe arrestimin sa të të shpejtë të personit që ka kryer këtë krim. Ai garantoi se hetimi do të jetë i shpejtë dhe efikas dhe autori do të vihet para drejtësisë. Njëkohësisht pata takim edhe me drejtorin e spitalit ku u informova lidhur me situatën shëndetësore të gjyqtares Mishgjoni. Jam këtu për të garantuar angazhimin maksimal të Ministrisë së Drejtësisë për shërimin sa më shpejt të gjyqtares dhe vënien e autorit para përgjegjësisë ligjore”, tha në përfundim të deklaratës së tij , zëvendësministri i Drejtësisë , z. Ermal Dobi.

elektrike, e cila ndodhej shumë pranë dyqanit është shkatërruar krejtësisht, po kështu dhe disa makina që ndodheshin të parkuara në rrugë u janë thyer xhamat. Tregtimi i gazit në qendra të banuara mes lagjeve dhe poshtë pallateve ka qenë një problem tepër shqetësues në qytetin e Beratit. Prej kohësh media kishte dhënë alarmin se shumë pranë zonave të banuara kryhej tregtimi i gazit të lëngshëm. Në lidhje me ngjarje e ndodhur ditën e djeshme kreu i zjarrfikëses në këtë qytet Shpëtim Gorica, u shpreh se jo më larg, por në muajin dhjetor të vitit të kaluar të gjithë njësitë e tregtimit të gazit kishin kaluar në sitën e kontrollit, madje ishin vendosur dhe gjoba për tregtimin jashtë kushteve teknike. Por, sipas Goricës nuk ishte marrë asnjë masë për mbylljen e këtyre njësive. S. Gorrica

Kishin pirë

Rrahje në një disko në Durrës, 2 rëndë, 3 të plagosur DURRES- Tre persona janë vënë nën pranga në qytetin e Durrësit pas një sherri të pasdites së djeshme që përfundoi me disa të plagosur në gjendje të rëndë. Në flagrancë janë arrestuar A. Tuda, 21 vjeç, banues në Durrës, banakier në disko “Kolombo”; B. Cullhaj, 54 vjeç, banues në Durrës, roje sigurie në diskon e mësipërme dhe E. Gjuzi, 24 vjeç, banues në Durrës, punonjës në këtë disko. Rreth orës 03:45, në lagjen Nr. 13 Durrës, në një diskopas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit e sipërcituar dyshohet të kenë plagosur me mjete te forta shtetasit: A.B., 26 vjeç, punonjës policie ne Komisariatin e Policisë Kavajë; I.B., 25 vjeç, punonjës Policie në Komisariatin e Policisë Kavajë, H. B 30 vjeç, banues në Harizaj Kavajë; E. K, 26 vjeç, banues në Ballaj Kavajë. Nga veprimet e para hetimore të kryera lidhur me këtë ngjarje rezultoi se personat e dëmtuar fillimisht kanë qenë në Tiranë ku kanë konsumuar pije alkoolike, më pas janë kthyer në Durrës dhe kanë shkuar në Disko Kolombo ku kanë qëndruar rreth një orë. Gjatë largimit nga lokali, këta shtetas dyshohet se kanë thyer një shishe birrë, veprim pas të cilit kanë reaguar punonjësit e personelit duke i nxjerrë jashtë, ku edhe më pas janë konfliktuar e goditur me njëri-tjetrin me mjete të forta. Si pasojë e goditjeve të marra shtetasi I.B. ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak Tiranë; shtetasi A.B., në Reanimacionin e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasit E.K. dhe A.T. me dëmtime të lehta.


10

« opinion

E enjte 17 janar 2013 •

Seminar për medien e varur apo “lirinë” me 7 porta?

D

je gati gjatë gjithë ditës, në një nga ambientet e hotelit “Tirana” u diskutua e folur në parim mbi medien e lirë dhe politizimin e saj. Në këtë nismë të BE-së folën e diskutuan emra të njohur të politikës, por dhe të gazetarisë e që tashmë janë në rolin e monitoruesve dhe trajnuesve të gazetarëve të rinj me fondet e BE-së. Ajo që më shtyn të nisë këtë lajm është absurdi dhe paradoksi i vetë këtij takimi, i cili ngjason me shprehjen e popullit “t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë”. Në podiumin e mbrojtësve të lirisë së medieve u ngjitën pikërisht përfaqësuesit e politikës shqiptare si dhe bujarët që ndihmojnë në zhvillimin e medies, domethënë përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri. Këta të fundit, sigurisht me të drejtën e Zotit, e vunë theksin në ndihmën që ata kanë dhënë në zhvillimin e medies. Kjo ndihmë është dhënë në fonde tejet të mëdha, të përkthyera në projekte të zbatuara prej shoqatave në Shqipëri. Vetë fakti që në takimin e radhës u diskutua çalimi i medies tregon se projektet nuk kanë qenë efiçente, pra frytdhënëse në nivelin e duhur. Por më tej besoj se kanë qenë dhe shumë pjesëtarë të medies, ashtu si dhe unë, që janë ndier të tepërt në këtë seminar të organizuar në formë leksioni për përfaqësuesit e medies. Kjo për shkakun se vetë seminari nis me një përplasje politike, e cila tentonte të mburrte e të shante se çfarë është arritur në depolitizimin e medies në Shqipëri. Kjo i përket vetëm pjesës së parë të leksioneve që iu dha përfaqësuesve të lartë dhe të ulët të medies. Për të dytën nuk e di se sa morën pjesë, pasi më erdhi turp që mora pjesë në të. Pse? Askujt nuk do t’i bënte dëm të dëgjonte nga krerët e integrimit si znj. Bregu, të botës së re të informatikës si z. Pollo, apo të krerëve të parlamentarëve për medien si znj. Leskaj. Kjo sepse më shumë se çdokush asnjë s’mund të ketë informacion më shumë se ata lidhur me zhvillimet e medies moderne. Por ç’ndodh? Ofendimi nis me mburrjen se media në këto vite ka zhvillim të madh, kuptohet kush e ka thënë, dhe nga ana tjetër kemi panoramën ku thuhet se media është e politizuar dhe se nevojitet një media hetuese, edhe në këtë rast kuptohet kush e ka thënë. Më tej podiumi do të vazhdojë me përfaqësues të OJF-ve dhe diku një nga gazetarët aktivë. Asgjë e keqe nuk do të kishte në këtë mes, nëse në ftesën e konferencës nuk do të ishte shënuar “liria e medies”. A mund të flasin në këtë kuptim për liri të medies kur nga vetë BE-ja koncepti përfshin drejtimin e debatit të parë në një takim leksionesh, ku lektorët ishin politikanët? E për paradoks janë politikanët që qahen se mediet janë të varur prej tyre. Madje, me tone tejet të vendosura theksojnë lidhje të drejtpërdrejta varësie të drejtuesve të medies. Jam i detyruar të flas këtu për medien e shkruar me politikën. Në rast se do të flas për emrin tim, nuk di të kem lidhje varësie me një politikan të caktuar, i kujtdo krahu që unë kam. E në këtë rast vetëm kjo shprehje më bën të ndiej neveri për veten kur një politikan lejohet të flasë në këtë kuptim. Ashtu sikurse nuk mund të them se nuk kam bindje politike personale, siç i ka çdo njeri, por që janë në bindjen time të ndara nga ato të lajmeve që gazetarët e mi sjellin. Ashtu sikurse nuk besoj se një gazetar që bashkëpunon me mua të ketë varësi politike në emra apo parti të caktuara. Po ashtu besoj se ka medie që janë shfaqur hapur në qëndrimet e tyre politike në njërin apo tjetrin krah. Por thekoj se në shumicën e medieve të shkruara nuk ka kryeredaktor të varur nga politikan të njërit krah politik apo tjetrit. Është detyra, profesioni ynë që na detyron që drejtuesit e medieve dhe gazetarët të kenë miqësi, bashkëpunime, njohje me politikanë të të gjithë krahëve politikë, funksionarë të institucioneve apo bashkive, me biznesmenë dhe individë pa pushtet. Por kjo nuk do të thotë që të akuzohemi pa asnjë provë për varësi të njëanshme politike. Do të ftoja këtu që vetë politikanët të shprehen hapur për lidhjet personale të gazetës “Panorama”, botuesit të saj Irfan Hysenbelliu, drejtorit të saj Andi Tela, kryeredaktorit Robert Rakipllari, drejtuesve të tjerë të saj dhe gazetarëve, botuesit të “Shekullit” Koço Kokëdhima dhe makroeditorit të saj Zamir Alushi, botuesit të “Mapos” Henri Çili

Nga Brahim SHIMA

dhe kryeredaktorit të saj Arjon Sulo, gazetës “Shqiptare” me pronarët e “Focus Grup” dhe kryeredaktorit Erl Murati, gazetës “Shqiptarja.com” me Anila Bashën, drejtorin e gazetës “Telegraf”, kryeredaktorin e “Tirana Observer” e me radhë deri në gazetarin e fundit. Po nëse një politikan del e hedh akuza pa dhënë emra se cilat janë këto medie të varura dhe të pavarura, duhet të heshtin e të mos bëjnë propagandë duke hedhur akuza se ne njerëzit e medies jemi të varur ndaj tyre. Të paktën të kenë respektin të heshtin përballë punës së medieve, duke i dhënë një frymë pozitiviste brezit të ri të gazetarëve. Këta të fundit kanë shansin më të mirë të jenë më agresivë në punën e tyre, duke gjetur hapësirën e gjithanshme të madhe në dhënien e një lajmi. Të paktën kjo është ndjesia ime personale, ndaj ndihem i akuzuar nga politika, e cila bërtet për politizimin e medies. Sigurisht që do të ketë media që botojnë shkrime kritike ndaj opozitës si dhe ndaj mazhorancës. Kjo është gjëja më e mirë në këtë vend. Po nëse për shpifjen ka dënime, qoftë dhe me gjobë, lajmet e medieve për politikën duhet të shihen si shenjë refleksioni për politikën. Dhe duhet të marrin respektin që i takon në vend të presionin që gazetari, pa i dhënë emër, është i politizuar. E kur politika nuk i jep emrin në publik, çdokush nga gazetarët e rinj do të ndihet i rrezikuar në të ardhmen. Them “i ri” pasi të vjetrit e dinë me kohë formën se si vepron media dhe problemet e saj. Një pikë tjetër ku politika dhe përfaqësuesit e OJF-ve në ditën e medies u ulën në podium dhe qanë hallin në tirazhin e ulët qe dhe shfrytëzimi i pronarëve të medieve për interesat personale. Por për fatin e tyre të keq gabuan në disa pika. Duke përjashtuar këtu gabimin e ofendimit të atyre që punojnë çdo ditë duke nisur nga mëngjesi herët e deri në orët e vona të natës për të menaxhuar në të mirë e në të keq lajmet që përshkruajnë Shqipërinë.

Së pari mediet, flasin për të shkruarën, trajtohet si media me ndikim dhe së dyti shihet si media me tirazh të ulët. Kontradikta të çuditshme për atë që flet, sepse një medie me ndikim do të thotë se ka kryer rolin e saj në dhënien e së vërtetës. Pra, të përfolurin e debatit të madh të edukimit dhe të vërtetësisë e ka dhënë që me shprehjen medie me ndikim. Ndërsa nëse do të flasim për tirazhet, folësit e këtij debati e kanë mjaft të qartë ndarjen mes situatës së shpërndarjes dhe konceptit të medies në Shqipëri me tregun. Po ndërsa flasin për medie me ndikim, nis guximi e flitet për gazetarë joprofesionistë. Gabim i dytë, pasi nuk do të kishte ndikim një gazetar që nuk merr erë nga lajmi. Dhe këtu besoj se nuk mund të ketë kundërshtime. Por ajo që i mundoi tryezës së medies së lirë ishin pikërisht mediet. Nuk pashë gjëkund në axhendë që gazetarët të rinj a të vjetër të kishin hapësirën të thoshin, të diskutonin apo të propozonin atë çfarë i shqetëson. Nuk dëgjova qoftë dhe nga BE-ja të thuhej se në cilën formë janë dhënë projektet për mediet në Shqipëri. Kur sërish, ashtu si dhe 3, 4, 6 vjet më parë, është thënë e njëjta gjë. Media është e varur nga politika dhe censurimi është fenomen i qartë. Dhe më e keqa është se kjo thuhet nga politikanët dhe nga ata që kanë marrë përsipër të mbrojnë të drejtën e gazetarëve dhe të hapësirës së dhënies së lajmit. Pikërisht këtu jam kundër shprehjes së zotit Sekui, i cili thotë shqip “po e le, të la”. Në të kundërt, nëse është politika që kërkon të thurë propagandë të errët për medien duke tentuar ta lërë në një nivel pabesueshmërie, duke e dhënë lajmin pikërisht nëpërmjet medies, që e bën këtë të fundit të jetë sa më shumë agresive ndaj vetë politikës. Një tjetër pikë që shqetësoi folësit, që nga mesi i seminarit nisën t’i jepnin leksione vetes së tyre, ishte fakti se në vend ka shumë medie kombëtare, pra inflacion titujsh. Sigurisht, kjo të lë të nënkuptosh media me humbje, pra jofitimprurëse për to. Por çdo të kishim nëse do të vepronte vetëm një medie fitimprurëse apo qoftë dhe dy? A do të kishte mundësinë publiku të njihej me informacionin që bien ndesh me interesat e njerëzve me pushtet? Kur flasim për pushtet, kufiri nuk vendoset vetëm tek ata që janë në mazhorancë, por dhe në opozitë, pasi të dyja palët kanë mundësinë e abuzimit në momentin që janë zgjedhur apo janë në garë për t’u zgjedhur. E kjo sigurisht që është një e mirë që i jepet këtij vendi nëpërmjet atyre gazetarëve që në këtë ditë meritonin t’u thuhej një “faleminderit” për punën që kanë bërë mes lodhjes dhe sakrifikimit të jetës së tyre, duke iu përkushtuar profesionit dhe jo punës. Por të shkojmë më tej. Në seminar mediet u akuzuan se nuk kanë gazetar në profesionalizmin sipas masës që folësit mendojnë. Por më e keqa qëndron se ata që e përdorin këtë shprehje janë vetë pedagogët e gazetarisë dhe trajnuesit e tyre. Një paradoks i çuditshëm, që dëgjohet çdo vit. Kur këta gazetarë kanë dalë nga nota që këta kritikë të medies kanë vendosur. Ndërsa vetë kritikët tashmë kanë mbetur në përsëritës të vetes së tyre, duke bërtitur se nuk ka profesionalizëm dhe duke vijuar paralelisht të jenë pedagogë dhe trajnues. Ndërsa nxënësit e tyre, që janë përfshirë në medie gjithnjë e më shumë, krijojnë medien e impaktit si dhe zbardhin të vërtetat njëra pas tjetrës. Ashtu si dhe politikanët, këta pedagogë nuk e kanë guximin të vënë gishtin se cilët janë këta gazetarë, në të vërtetë në kushte shumë më të vështira se kolegët e tyre jashtë Shqipërisë, janë aprofesionistë. Duke tentuar të mbyll këtë reagim, për shkak të peshës së rëndë që të shkakton akuza, vë re faktin se vetë seminari për lirinë e medies nuk u dha aspak frymë përfaqësuesve të medies të flasin mbi hallin që ata dhe mediet e tyre kanë. Mbi atë çfarë duhet të ndryshojë për një afrim më të madh të tyre drejt lexuesit, dëgjuesit dhe shikuesit? Pasi propaganda se media që e kritikon është e varur nga kundërshtari politik do të ekzistojë derisa të ekzistojë liria e medies. Paradoksi qëndron se politikanët kanë hapësirën e duhur të ofendojnë medien te publiku duke e përçuar fjalën e tyre nëpërmjet medies. Më liri se kjo... Te kjo fjali nuk përfshihet puna e gazetarëve që japin informacionet jashtë qëndrimit zyrtar të politikanëve.


opinion • E enjte 17 janar 2013

»

11

Pse duhet flakur në harresë Mehmet Shehu?

B

eteja e muzeumeve duket se ka përfunduar. Muzeu i 100-vjetorit të ushtrisë shqiptare është një nga memoriet historike më të kompeltuara. Por një dimension të ri në këtë përvjetor shekulli të shtetit shqiptar mori dhe Muzeu Kombëtar dhe shumë vepra të tjera muzeale dhe simbole përkujtimore të konceptuara më shumë shije. Në muzeun e ushtrisë për herë të parë shikojmë një ushtri shqiptare të depolitizuar që nga krijimi i saj më datën 4 dhjetor 1912 deri më datën e sotme. Befasisht një grup arkitektësh historianësh kuratorët dhe mjeshtër ish-armësh ushtarake nën drejtimin e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami sollën një muze krejtësisht bashkëkohor, me nivel të lartë historik dhe shumë domethënës. E kam parë në ethe ministrin e Mbrojtjes derisa erdhi dita e prerjes së shiritit të tij. Ai e konsideroi si sfidë personale, sfidë profesionale dhe memorie historike muzeun e ushtrisë. Kush e viziton shikon një muze armësh uniformash me një kronologji aq të përpiktë sa krijon një përfytyrim real të këtyre 100 vjetve. Si ndodhi që Arben Imami arriti të fitojë betejën dhe të ndërtojë një muze për historinë e ushtrisë plotësisht të depolitizuar? Shumë thjesht. Në qendër të muzeut vuri Skënderbeun, në një dhomë të veçantë së bashku me ato armë që përfaqësojnë vërtet atë. Pastaj tërë historinë shqiptare të armëve në 100 vjet. Respektoi çdo lloj armatimi, duke përjashtuar çdo lidhje të tyre

Nga Bejdo MALO me politikën. Për grupin e punës kishte rëndësi kur ishte përdorur, tipi i saj dhe kronologjia historike. Në bilancin e këtij muzeu domethënës të gjithë ata që e kanë vizituar kanë bërë vlerësime. Është respektuar vërtet historia e ushtrisë. Një gjë e tillë duket se do të bëhet edhe me muzeun e policisë. Muzeu i ushtrisë është sa të gjitha ata lapidarë që ishin vendosur krejtësisht në mënyrë paradoksale dhe me përmbajtje bajate nën shumë rrugë të Shqipërisë. Kohët e fundit duket se ende nuk kemi fituar një betejë tjetër që lidhet me muzeumet tona. Ata janë personazhet e diktaturës, që prodhuan muzeume që glorifikonin historinë e tyre jetëshkurtër dhe e mbarsur me çdo lloj diktature dhe perskucioni. Këto muzume bënë mirë që morën fund. Ka një agoni, një kujë dhe një përpjekje fantazmash për të ngjallur muzeumet e protagonistëve të diktaturës. Shembulli më tipik dhe më i përdalë është ai i përpjekjeve për të ridemsionuar dhe ngritur muzeun e Mehmet Shehut dhe të zgjidhjes së misterit të vdekjes së tij. E dhimbshme” Çfarë vlerë ka nëse ky gjakatar u vetëvra apo e vrau gjakatari tjetër Enver Hoxha? Një tufë dritëshkurtrish duan të na vërtetojnë se ka ndodhur e kundërta. Lërini në muzeun e harresës dhe të urrejtjes Mehmet Shehun, Enver Hoxhën dhe tërë shpurën e tyre. Kemi nevojë që të marrim frymë ndryshe, kemi nevojë që të thithim pakë oksigjen pa muzeume kufomash të diktaturës dhe të diktatorëve të asaj kohe. Ata fizikisht janë likuiduar nga kjo jetë, por mbizotërojnë shtypin vijnë si zorrë keci të palara me

ngjarje dhe ndodhi nga jeta e tyre. Aq banale tingëllon rrëfimi i Vito Kapos, sa të vjen krupë se si kjo grua guxon dhe u kujton shqiptarëve tërë masakrat e Enver Hoxhës dhe tërë stafit të tij me protagonistë burrin e saj dhe vetë atë. Varrosini në muzeun e harresës ngjarje të tilla. Të paktën t’i lënë rehat shumë breza që ata u morën rininë jetën dhe u pinë gjakun dhe shumë brezave që nuk duan të kenë lidhje fare me atë kohë të errët. Kush i ndërton këto muzeume kufomash dhe fosilesh’? Si do të shpëtojë media nga këta njerëz, të cilët duhet të falënderojnë Zotin që shpëtuan pa u ndëshkuar moralisht për atë dëm të madh që i shkaktuan këtij vendi. Të paktën ata duhet të zhyten në muzeun e harresës, të çlirojnë shtypin dhe medien elektronike nga historitë e tyre tërë të zeza dhe mëkate pa fund. Kjo sindromë ende nuk po merr fund. Si është e mundur që për jetën e Anjshtanit, mendjes më të ndritur të botës, ka një biografi 120 faqe, ndërsa për jetën e Vito Kapos deri tani janë shkruar në formë rrëfimi 350 faqe libër në shumë numra gazetash? Ka një platformë botimi, ka një etikë mediatike. Them se jo. Nuk është e vërtetë se historitë e këtyre diktatorëve shesin gazetat. Tirazhi ndryshon shumë pak. Po si t’ia bëjmë që të shpëtojmë nga fotot e këtyre diktatorëve dhe diktatoreve? Ti flakim në muzeun e harresës, siç flaknin ata internime dhe dëbime historitë e qindra mijëra shqiptarëve. Le t’i internojmë historitë e tyre, se do të bëhemi më njerëzorë. Ata nuk duan ta kuptojnë.

Zgjedhjet izraelite, basti i Netanyahut

Z

gjedhjet që do të mbahen më 22 janar në Izrael na ofrojnë një hartë politike dhe sociale të ndryshuar thellësisht dhe me gjasa se do ta vazhdojë këtë trend si me rritjen e tensioneve të brendshme dhe gjithashtu atyre ndërkombëtare. E majta izraelite nuk ekziston më, pavarësisht nga prania e lartë e partisë socialdemokrate “Meretz”, lindur në vitet ’90 nga Partia Laburiste, e cila shpreson të ruajë tri mandatet e saj në parlamentin njëdhomësh izraelit të Knesset (ndoshta të tërheqë disa vota më shumë) të 120 vendeve. Partia Laburiste, në fakt, nuk mund të përcaktohet si parti e majtë, por si e qendrës, siç përsërit në vazhdimësi drejtuesja Shelly Yachimovich, shumë më e angazhuar në çështjet sociale se në çështje të tilla si procesi i paqes me palestinezët. Ata aktualisht kanë vetëm tetë mandate, për shkak se ministri i mbrojtjes, Ehud Barak, u largua dy vjet më parë për të formuar partinë e tij “Azmaut” (me pesë mandate). Barak ka njoftuar gjithashtu se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe sipas sondazheve Partia Laburiste në votime duhet të arrijë gjashtëmbëdhjetë mandate me një rritje modeste të mundshme, sigurisht nëse kemi parasysh edhe votat e fraksionit të vetë Ehud Barakut. Manovrimet e mundshme politike Qendra që tradicionalisht peshon pak në Izrael, kohët e fundit ka demonstruar një lëvizje të konsiderueshme. Partia “Kadima”, krijuar nga Ariel Sharoni në vitin 2005, e cila ka kaluar nga udhëheqja e Ehud Olmert tek Tzipi Livni dhe pastaj te Shaul Mofaz, ka rëndësi në politikën izraelite. Me Livnin “Kadima” kishte fituar teknikisht zgjedhjet në vitin 2009 (me 28 mandate), por lideri nuk ishte në gjendje të formonte një qeveri, dhe kjo detyrë i kaloi teknikisht kreut të partisë “Likud” Benjamin Netanjahu. Sot, megjithatë “Kadima” është në rënie të lirë dhe duket se është thënë që të mos tejkalojë pragun e 2%, gjë e cila tregon se një parti e qendrës, qoftë edhe e madhe, nuk është në kordat e duhura të vendit dhe shoqërisë izraelite. Tzipi Livni, duke mbyllur marrëdhëniet me partinë “Kadima” e ka lënë tashmë edhe parlamentin Knesset dhe partinë vetëm një javë më parë për të themeluar lëvizjen “Ha Tnuah”, e cila ka mbledhur së bashku disa anëtarë të partisë “Kadima”, por edhe nga laburistët. Vajza e së djathtës ekstremiste “Livni”, insiston tashmë se për të mbajtur Izraelin hebre dhe demokratik duhet të krijohet një shtet palestinez i ndarë mirë nga vetë Izraeli. Ajo do të përpiqet për të rikonfirmuar shtatë vendet që ka dhe, në qoftë se do të rritet do të jetë dukshëm një sukses domethënës. Sondazhet e fundit i japin partisë së saj vetëm dhjetë vende. Gjithmonë në qendër, e mbushur me jashtëzakonisht shumë njerëz dhe ndjekës, kemi madje edhe “Yesh Atid” (parti e themeluar në vitin 2012), e udhëhequr nga gazetari Yair Lapid, me një program radikal, por jo shumë ka një të ardhme politike. Yair është në fakt i biri i Tommy Lapid, theme-

Nga Artur Nura luesi i një partie të të drejtave civile, “Shinui”, e cila e ka pasur momentin e lavdisë në vitin 2003 me 15 mandate dhe, pastaj u zhduk! Yair nuk dëshiron të konsiderohet shumë radikal dhe ka rreshtuar edhe disa fetare në radhët e partisë dhe kështu mund të ketë nëntë mandate. Në të djathtë, edhe pse u përpoq për t’u dukur e qendrës, është partia “Likud”, por që ka ndryshuar shpirtin e saj politik, ose mund të thuhet se ka hedhur edhe maskën e deritanishme. Netanjahu përfundoi një aleancë zgjedhore me partinë “Beiteinu Izrael” (Izraeli Shtëpia Jonë), votuar kryesisht prej hebrenjve rusë, që po spostohen djathtas, sigurisht pas dekadave të komunizmit. Është gjithashtu edhe partia e udhëhequr nga lideri i debatueshëm, ish-ministri i Jashtëm Avigdor Lieberman, i cili dha dorëheqjen i detyruar nga akuzat për mashtrim, që është gjithashtu dhe rivali shumëvjeçarë i Netanjahut, që nga ana tjetër ka angazhuar eksponentë, sidomos të së djathtës së kolonëve, të cilët për disa kohë kanë “kolonizuar” edhe partinë “Likud”. Pak a shumë si i shumë diskutuari Moshe Feiglin, që ka larguar të moderuarit, Begin junior, Meridor, Eitan. Megjithatë, kjo strategji nuk duket shumë e mençur. Lista, e cila tani ka 27 anëtarë të “Likud” dhe 15 të “Izrael Beiteinu”, në fakt është parashikuar me një humbje prej 34 vendesh. Kjo sepse shumë votues të moderuar janë duke kërkuar diku tjetër, edhe për shkak se konkurrenca në të djathtën izraelite është bërë shumë e ashpër, por në të kundërtën, edhe sepse shpresohet për një yll të ri politik. Ylli i ri politik i së djathtës në rritje Në fakt, ky i fundit u bë udhëheqës i “Habait Hayehudi” (Shtëpia Izraelite, tri mandate), një dyzetvjeçar me karrierë të gjatë ushtarake dhe tashmë milioner i high-tech ( teknologjisë e lartë) Naftali Bennett, i cili mësoi gjithçka nga politika kur ishte krahu i djathtë i Netanjahu në “Likud”. Ai po drejton një fushatë të gjallë, agresive, moderne dhe ka konkluduar gjithashtu një marrëveshje me të djathtën, me Bashkimin Kombëtar (tani ka dy mandate). Së bashku ata duhet të marrin 14-16 vende, të gjitha vota të së djathtës dhe të larguarve nga “Likudi”. Bennett thotë se ai nuk do një shtet palestinez brenda Izraelit dhe shumë e konsiderojnë atë si një ekstremist të sjellshëm. Gjithmonë në të djathtën ekstreme, nacionaliste, duhet për të mbajtur dy vendet e saj “Ozmah le Israel” (Forca për Izraelin) e formuar nga dishepujt e racistit Meir Kahane (i cili u vra në Nju-Jork nga një egjiptian në vitin 1990) është një parti e vogël e shqetësuar më shumë nga arabët e Izraelit se nga krijimi e një shteti palestinez, gjë natyrshmërisht jashtë diskutimit atje. E djathta fetare do të mbajë qëndrimin e saj. “Shas”, partia e sefarditëve-orientale aktualisht me 10 mandate në parlament, dhe vendeve tek “United Torah Judaism”, të Ashkenazi, duhet të rritet nga pesë në gjashtë vende. Kjo rritje e vogël i atribuohet besnikërisë së elektoratit dhe rritjes demografike të votuesve. Por është edhe një tregues që “Shas”

nuk është më në gjendje për të tërhequr elektorat fetarë të “Likudit”. Jashtë kontekstit hebre dhe të izoluar praktikisht në parlamentin Knesset, katër partitë arabe, të cilat aktualisht kanë 11 mandate, mund të arrijnë deri në 12 mandate. Meriton të përmendet edhe “Hadash” (“E Re”), ose më mirë Partia Komuniste e vjetër, e vetmja parti dykombëshe që Izraeli ka pasur në gjithë historinë e tij, edhe pse tani komponent hebre është reduktuar në vetëm 10%. Anëtarët arabë të parlamentit Knesset janë rreth një e dhjeta (ose 11) nga 120 gjithsej, kur përqindja e popullsisë arabe është 19%. Është e vërtetë se shumë nga ata/ato janë të mitur dhe për këtë arsye nuk votojnë, por ka padyshim një kuotë të humbur, ose për shkak se ata/ato zgjedhin abstenimin dhe votojnë partitë e tjera izraelite. Shumë vjet më parë ata votuan edhe “Mapait” (Mifleget Poalei Eretz Yisrael (ne ebraisht ‫)לארשי ץרא ילעופ תגלפמ‬, Partia e Punëtorëve e Eretz Yisrael) në fakt. Ekuilibër i paqëndrueshëm politik dhe ndërkombëtar Nëpërmjet këtyre elementeve të reja dhe të vjetra ka dalë disa rryma mjaft të sakta. Netanjahu ka të ngjarë të fitojë zgjedhjet, por në të njëjtën kohë të rezultojë shumë i dobët politikisht. Lista me Lieberman, e organizuar për të fituar vota në të djathtë, duket se ka për t’i humbur në favor të së djathtës ekstreme të Benetit, e cila rritet dhe do të kushtëzojë çdo qeveri të “Likud”. Alternativa qeverisëse - kjo do të kushtojë Netanjahut me një koalicion të qendrës, duke përfshirë laburistët, por edhe fetarët, natyrisht me problemet e dukshme të bashkëjetesës mes laikëve dhe ortodoksëve. Në këto zgjedhje izraelite çështjet e politikës së jashtme kanë shumë rëndësi. Votuesit izraelitë do të vendosin kryesisht bazuar në faktorët e brendshëm, por duke ndëshkuar Netanjahun edhe për shkak të izolimit ndërkombëtar e në veçanti për marrëdhëniet e vështira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Netanjahu ka të ngjarë të shohë një ikje të votave të tij si drejt qendrës, ashtu dhe në të djathtën e Benetit, zhvillim i cili është ekuivalent në një djegie politike personale të tij, jo vetëm prej marrëdhënieve të tija të këqija me amerikanët. Kështu, pra, qeveria e re, duke supozuar se ajo do udhëhiqet nga Netanjahu, për një logjikë të thjeshtë numrash ajo do të duhet të përballet me një krizë ekonomike të fshehur dhe sidomos të realizojë një politikë të jashtme të ndryshme, në veçanti në drejtim të palestinezëve. Sigurisht edhe në lidhje me fillimin e mandatit të dytë të presidentit Barak Obama, i cili është vënë në punë së bashku me administratë me një strategji aktivizimi të madh në politikën e brendshme dhe të jashtme të SHBA-ve. Marrë me shkurtime nga “AffarInternazionali”, revistë politike “on-line” mbi strategjitë e ekonomisë ndërkombëtare publikuar nga Instituti i Politikave Ndërkombëtare në Itali


12

« gossip

Taylor Swift i hedh sytë nga Bradley Cooper Coper është një beqar i ri tashmë, po ashtu edhe këngëtarja e muzikës country Taylor Swift, dhe do të ishte një mundësi për një lidhje mes të dyve. Por edhe pse Taylor ka shfaqur interes për aktorin duke i kërkuar shoqes së saj Jennifer Lawrence ta prezantojë me Cooper, ai nuk është i interesuar tek ajo, pasi është shumë e re. Bradley ka thënë se dëshiro një femër të jetë rreth moshës së tij dhe jo 16 vjet më të re, pasi ai është gati për të filluar një lidhje serioze. Cooper i është dashur të mos pranojë në mënyrë të sjellshme, duke ditur se ka një miqësi mes Taylor dhe Jennifer. Kjo ishte një lëvizje ambicioze e Taylor, por duhet të shikojë për dikë tjetër sepse Cooper nuk është për të.

E enjte 17 janar 2013 •

Gënjeshtrat për meshkujt në të cilat femrat besojnë

Adele mban sekret emrin e djalit Këngëtarja Adele me qëllim po e mban sekret emrin e bebes së saj pasi që ajo është e bindur se lajmi është shumë “personal” për ta bërë publik. Ylli i muzikës soul dhe i dashuri Simon Konecki kanë mirëpritur lindjen e fëmijës së tyre të parë në muajin tetor të vitit të kaluar mirëpo fituesja e çmimit “Grammy” ka heshtur duke mos dhënë detaje për beben e saj dhe ka refuzuar që të tregojë emrin. Adele u rikthye në skenë gjatë ndarjes së shpërblimeve “Golden Globe” në Los Anxhelos të dielën, ku mori çmimin kolona më e mirë zanore në filmin e Bondit, “Skyfall” dhe gjatë kësaj mbrëmjeje ajo tregoi përvojën e saj si nënë, duke insistuar se emri i djalit të saj do të mbetet sekret. “Jam shumë e lodhur, kjo tregon se amësia më ka ndryshuar. Unë kam ekzemë nga shishet e nxehta.... Për momentin nuk do të tregoj emrin e tij. Është shumë personale. Po e shijoj atë në krahët e mi”. Këngëtarja deri më tani është raportuar se nuk e ka regjistruar ditëlindjen e djalit të saj dhe do të gjobitet nëse ajo nuk i jep të dhënat e djalit të saj në dokumentet zyrtare.

Garber konfirmon se është gay Pas Jodie Foster e cila tregoi zyrtarisht se është lezbike në natën e ndarjes së çmimeve në Golden Globe, një tjetër personazh i njohur, aktori Victor Garber ka adresuar orientimin e tij seksual. Edhe pse ai nuk folur publikisht për këtë gjë më parë, është e njohur marrëdhënia e tij me Rainer Andreesen. Madje vetë Garner ka përmendur marrëdhënien me Andreesen në Prill të 2012 duke treguar se kanë 13 vjet bashkë dhe se të dy e pëlqejnë New Yorkun, kur është pyetur se çfarë e bën krenar për të.

D

isa mendime për meshkujt, kur kemi të bëjmë rreth marrëdhënies së tyre me gjininë e bukur, aq shumë janë personalizuar, e në - fakt nuk kanë të bëjnë fare me realitetin. Kështu meshkujt kanë vendosur të flasin dhe t’i shkatërrojnë pesë mitet më të mëdha që kanë të bëjnë me ta, në të cilat edhe sot e kësaj dite besojnë femrat. Cilat janë të pavërtetat që kanë të bëjnë me meshkujt, e që për fat të keq për shumicën e femrave edhe sot e kësaj dite janë të besueshme. Nuk do t’ju respektojnë nëse në takimin e parë flini me të. E vërteta është krejt e thjeshtë dhe krejt ndryshe, pa marrë parasysh nëse kemi të bëjmë me takimin e parë, apo me atë të njëqindtë. Seksi, përkatësisht shtyrja e tij nuk ndikon në të nëse do të ju respektojë mashkulli, apo jo. Nëse ju sillni

mendime të tilla për veten tuaj, çfarë do të mendojnë të tjerët për ju atëherë? Kjo nuk është diçka që do ta dëshironit. Do të mund të pikëlloheshit. Meshkujt e pëlqejnë gjuetinë. Është saktë se meshkujt pëlqejnë të jenë gjuetarë, sepse një gjë e tillë edhe pritet nga ata. Për gjininë e fortë nuk ka situatë më stresuese se kur duhet t’i afrohen femrës, duke marrë parasysh poshtërimet dhe refuzimet që mund t’i bëhen. Prandaj, femra, ndaloni të jini preja dhe lirisht mund të shndërroheni në gjuetarë. Për djemtë, ky do të jetë një lehtësim. Mashkulli mund të jetë mik me një femër pa dëshirën për të bërë seks me të. Një nga debatet më të shpeshta është pikërisht ky. A është e mundur shoqëria mashkull-femër pa pasion? Përgjigjja është: shumë e vështirë dhe pothuajse e pamundur. Meshkujt e kanë të vështirë ta ndajnë pasionin dhe shoqërinë. Tërheqja mendore dhe ajo fizike

Luleshtrydhet

parandalojnë sulmet në zemër te femrat

Vergara, e emocionuar gjatë skenës seksuale me Stone Aktorja kolumbiane, Sofia Vergara, është gjendur në një pozitë të pakëndshme gjatë xhirimeve të filmit më të ri, “Fading Gigolo”. “Bëhet fjalë për skenën seksuale me dy persona të tjerë, ndërsa njëri nga to është Sharon Stone”. “Isha nervoze për atë skenë. Megjithatë, Sharon më ka ndihmuar rreth saj. Më ka dhënë shumë këshilla”. “Ajo është e pabesueshme. Isha nervoze se duhej të punoja me një ikonë të tillë”. “Asnjëherë më parë nuk e kisha takuar, por nga momenti që erdhi në vendxhirim mund të shihej se është yll i vërtetë – vetë qëndrimi i saj, mënyra që flet, gjithçka”, ka deklaruar Vergara për FOX.

S

ipas një studimi , një dietë e rregullt me luleshtrydhe dhe boronica, mund të ketë një efekt mbrojtës ndaj sulmeve në zemër tek femrat. Rezultati tregon se femrat të cilat konsumojnë një sasi të konsiderueshme nga kjo dredhëz, janë 32% më pak të prekura nga ataket në zemër, krahasuar me të tjerat të cilat konsumojnë shumë pak. Përbërësi që ndodhet në luleshtrydhet, i quajtur anticianina, zgjeron arteriet dhe parandalon krijimin e pllakëzave në enët e gjakut. Studime të mëparshme kanë gjetur një lidhje mes boronicës dhe uljes së presionit të gjakut, një faktor riskues për sulmet në zemër. Luleshtrydhja dhe boronica janë ushqimet kryesore që përmbajnë anticianina, por mund të gjendet edhe në ushqime të tjera si rrushi, patlixhani dhe manaferra. Shoqata amerikane e zemrës (AHA), sugjeron se ngrënia e një varacioni ushqimesh është mënyra më e mirë për të marrë sasinë e nutrientëve të nevojshëm për organinizmin. Për të pakësuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, njerëzit duhet të konsumojnë një dietë me bazë bimore, sa më shumë të jetë e mundur.

gjithsesi ndikojnë në mënyrën e tyre të të menduarit, por një gjë të tillë ata kurrë nuk do të jua pranojnë. Mirëpo, mos u brengosni, sepse kjo nuk do të thotë se do ta bëjnë një gjë të tillë. Meshkujt i pëlqejnë befasinë. Edhe pse një dekolte e thellë, një fustan i shkurtër, peshqiri i lidhur për bel pas dushit gjithsesi se mund ta zgjojnë imagjinatën mashkullore, prapëseprapë ata i pëlqejnë gjërat konkrete. Trupi i femrës vlen ar, nëse dëshironi ta befasoni, mos u fshihni nën rrobat tuaja, por dhuron i 100% të vetes tuaj, pa rroba. Meshkujt kanë frikë nga femrat e pavarura. Kjo e pavërtetë sidomos nuk vlen për meshkujt më të rinj se 40 vjeç. Ata pëlqejnë të shoqërohen, njihen, punojnë dhe të jenë në lidhje me femrat e forta dhe të pavarura. Një partner me vetëbesim do të jetë krenar në partneren e tij të fortë e të pavarur dhe kurrë nuk do të mendojë se po e humb burrërinë.


gossip • E enjte 17 janar 2013

»

13

Katie Holmes

merr trajnime si të joshë meshkujt Për Beckham, karriera e Victoria vjen e para

Kylie Minogue:

Nuk po e lë muzikën

Kylie Minogue ka mohuar thashethemet se ajo po planifikon të pensionohet nga muzika për të dëshmuar veten si aktore. Këngëtarja australiane që para pak kohësh është ndarë nga menaxheri i saj, Terry Blamey, pas një bashkëpunimi prej më shumë se 25 vitesh dhe tani “Sunday Mirror” ka raportuar se ajo është duke u përgatitur për një rol në një film duke u pensionuar nga karriera e saj muzikore. Sidoqoftë, Minogue që filloi karrierën e saj si aktore sa ishte fëmijë para se të merrte rolin në operën “Neighbours”, tani ka insistuar së nuk është duke lënë muzikën. “Nuk po e lë”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Twitter”. “Kylie ka vendosur që të tërhiqet nga presionet e shumta për karrierën e saj dhe tani po i jep kohë vetes së saj për karrierën e aktrimit. Me këtë nuk mund të themi se ajo është duke u pensionuar nga muzika, vetëm se po merr pak pushim”, ishte shkruar në një komunikatë të Blamey.

A

Victoria dhe David Beckham kanë shkëputur nga shkolla e Los Angelesit, tre djemtë e tyre, në mes të vitit shkollor, për t`u kthyer në Londër, pasi atje është e fokusuar tashmë karriera e Victorias. Sipas burimit, Victoria nuk mund të menaxhojë më linjën e saj të modës nga Los Angels, pasi ajo është e bazuar në Londër. Tani është radha e Beckham për të sakrifikuar, pasi Victoria ka sakrifikuar mjaft për të duke u zhvendosur në Kalifornia, në mënyrë që Beckham të ndiqte karrierën e tij. Roli kryesor i David, tashmë është të suportojë Victorian në krijimin e një jetë të re në Londër. Ata janë të lumtur që do të rikthehen atje, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për fëmijët të cilëve ju mungojnë miqtë në Los Angeles.

ktorja dëshiron të rrisë konfidencën e saj rreth meshkujve, për këtë ajo është duke ndjekur këshilla nga një këshillues për lidhje. Katie ka vendosur se duhet të sjellë një ndryshim në jetën e saj, për këtë arsye ajo po ndjek disa këshillime profesionale se si të joshë një mashkull. Një burim regon se pas ditëlindjes, Katie vendosi se kishte ardhur koha për t`i dhënë jetës së saj sentimentale një tjetër qasje. Ajo ndjek seanca këshillimi drejtpërdrejt, por i zhvillon ato edhe përmes telefonit, për të mësuar se si të afrohet me njerëzit, si të flirtojë dhe të lidhet me meshkujt. Me pak ndihmë, Katie ndihet se është gati për të rifilluar një lidhje dhe për të gjetur partnerin perfekt. ‘Është një vit i ri dhe ajo dëshirn të sjellë diçka të re në jetën e saj’, ka shtuar burimi.

Jennifer Lopez: E lumtur për Ben Affleck

Charlie Sheen bëhet gjysh në moshën 47-vjeçare Edhe pse është ende i ri, Charlie Sheen do të bëhet gjysh. Vajza e tij Cassandra Estevez është në pritje të një fëmije. Sheen ka konfirmuar lajmin në shown ku ishte i ftuar nga Letterman. Aktori nuk ka hezituar të ndajë emocionet e kësaj ndenje, edhe pse nuk ishte i përgatitur ende për t`u bërë gjysh. Ai është bërë baba me Cassandra në moshën 19 vjeçare, teksa ka qënë i lidhur në gjimnaz me të dashurën e tij Paula Speert.

Jennifer Lopez është shprehur e lumtur për suksesin e Ben Affleck, ish të fejuarit të saj, në ceremoninë e Golden Globes. Këngëtarja latine tha në një emision televiziv amerikan se u gëzua shumë kur Affleck u shpall regjisori më i mirë ditën e dielë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për kinematografinë. “Argo ishte një film i mrekullueshëm dhe ishte bukur të shikoja suksesin që pati”, theksoi J-Lo. Ben Affleck ka qenë i lidhur me portorikanen nga viti 2000-2002, ndërsa tashmë ka 7 vite i martuar me aktoren Jennifer Garner. Ndërsa Jennifer Lopez u martua dhe u divorcua nga këngëtari Marc Anthony e tashmë është e lidhur me Casper Smart.


14

« bota

D

era u hap papritur. Mysafiri u ndal, duke u lëkundur tek hyrja. Ishte i dehur dhe shoqërohej nga një flautist. Askush nuk e kishte ftuar. Por, i pacipë si gjithmonë, Alkibiadi ishte paraqitur në shtëpinë ku dramaturgu Agaton po festonte një fitore të tijën poetike. Ishte një festë mes miqsh, një strehë aristokratësh të rafinuar që, duke shijuar verërat më të mira, kishin kaluar disa orë duke dialoguar për temën e erosit. Tani ishte vonë, të ftuarit po përgatiteshin të largoheshin. Po kush mund t’ia përplaste derën në fytyrë Alkibiadit, udhëheqësi politik më karizmatik dhe tërheqës i kohës së tij? Megjithatë, Alkibiadi mbeti i habitur kur zbuloi që, mes të ftuarve të tjerë, ishte edhe Sokrati. Njiheshin prej kohësh: pesëmbëdhjetë vjet më parë, duke e mbrojtur me mburojën e tij, Sokrati i kishte shpëtuar jetën nga një kundërsulm i armikut gjatë një beteje në koloninë korinthase të Potideas, në veri të Greqisë. Sokrati ishte mësuesi i tij, ishte njeriu që e donte shumë dhe ishte njëkohësisht i vetmi që dinte ta vinte në siklet. Ua rrëfeu vetë Alkibiadi të pranishmëve: “Nëse nuk mendoni se jam një i dehur i humbur, mund t’ju rrëfej efektin që më shkaktojnë diskutimet e këtij burri. Kur e dëgjoj, zemra më kërcen në kraharor, dhe lotët më vërshojnë nga sytë. Sepse më detyron që të pranoj se mua më mungojnë një mijë gjëra por, në vend që të mendoj për veten time, shkoj dhe merrem me politikën e Athinës. Eshtë i vetmi njeri përpara të cilit unë kam ndier turpin, unë, që injoroj vetë kuptimin e turpit”. Prologu i procesit Jemi në Athinë, në vitin 416 p.e.s. Kjo skenë është rrëfyer nga një tjetër dishepull i madh i Sokratit, Platoni, në dialogun e tij Simpoziumi. Por, kur Platoni e shkruajti dialogun, disa dekada më vonë, protagonistët e festës në shtëpinë e Agatonit kishin vdekur të gjithë. Alkibiadi ishte vrarë në moshën 46 vjeç, në vitin 404 p.e.s. duke dhënë frymë në krahët e një prej grave të shumta që e kishin dashuruar, Timandra. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet kush ka qenë porositësi i vrasjes. Dihet vetëm që disa vrasës e ekzekutuan me një shi shigjetash ndërkohë që ndodhej në mërgim në Frigia, mysafir i Mbretit të Madh të Persisë. 5 vjet më vonë, në vitin 399, kish vdekur në burg edhe Sokrati. I detyruar të pinte kukutën, pas procesit ku ishte dënuar me vdekje nga një gjykatë athinase mbi

E enjte 17 janar 2013 •

Sokrati

Athina, një qytet kundër filozofit

Mund të kishte shpëtuar, të arratisej i ndihmuar nga dishepujt e tij besnikë. Sokrati nuk e bëri sepse nuk do të donte kurrë t’u kundërvihej rregullave të qytetit të tij. Dhe ishte pikërisht qyteti i tij që e akuzoi: Athina demokratike kishte frikë nga ai njeri jo aq sepse kishte “shpikur” filozofinë, por sepse ishte ndërfutur në rregullat e demokracisë bazën e dy akuzave: mungesë besimi dhe korruptim i të rinjve. Ishte shtatëdhjetë vjeç. Për shkak të atij dënimi si dhe falë dialogëve ku Platoni ka përjetësuar figurën e tij, Sokrati ka hyrë në histori si martiri par excellence i filozofisë, kampioni i mendimit të lirë, viktimë e pafajshme e intolerancës. Filozofia Hannah Arendt, në vitin 1956 do ta quante procesin ndaj Sokratit momentin kulmor të “konfliktit mes politikës dhe filozofisë”. Por gjërat janë më të thjeshta dhe më të ndërlikuara në të njëjtën kohë. Ndoshta çelësi i vërtetë i vdekjes së Sokratit qëndron pikërisht në atë festë në shtëpinë e Agatonit, në atë takim aristokratësh të rafinuar. Sepse procesi ndaj Sokratit ishte edhe, dhe mbi të gjitha, një proces politik. Athina e Sokratit Sokrati lindi në vitin 469, nga një baba skulptor, Sofronisku dhe një nënë mami, Fenarete. Sokrati ishte një autodidakt, u aftësua dhe u ngrit në nivelin e një filozofi të famshëm falë punës së tij. Sokrati nuk shkroi asnjë vepër sepse siç thoshte ai, librat janë të vdekur dhe nuk mund t’iu përgjigjen pyetjeve. Për të mjeti kryesor i komunikimit ishin bisedat e gjalla, dialogu me gjithkënd dhe kudo, në rrugë, në shesh, në gosti etj. Shumica e atyre, që ne dimë për

të, ka qenë ruajtur nga tre bashkëkohësit e tij të shquar, Aristofani, Platoni dhe Ksenofoni. Nga këto burime del se Sokrati ka qenë një gjeni, i cili përveç një arsyetimi të jashtëzakonshëm dhe rigoroz, zotëronte edhe një ngrohtësi personale dhe një ndjenjë humori. Ai ka pasur një trup të fortë dhe zotëronte një fuqi të madhe fizike. Në komedinë e tij “Retë”, Aristofani e përshkruan Sokratin si një shpezë shtëpiake, që të bën për të qeshur me zakonin e tij të rrotullimit të syve, duke u referuar me çapkënllëk “nxënësve” të tij dhe “dyqanit të mendimit”. Ndërsa nga Ksenofani na vjen portreti i një ushtari besnik, i cili kishte një pasion për diskutime rreth bazave të moralit dhe, i cili në mënyrë të paevitueshme tërhiqte të rinjtë të kërkonin këshillën e tij. Platoni e konfirmoi portretin e Ksenofanit dhe shtoi se Sokrati ishte një njeri me një ndjenjë të lartë detyre dhe me një pastërti morale absolute. Megjithatë Sokrati u rrit në një periudhë të artë, në vitet e tij të fundit atij iu desh të shihte mundjen e Athinës në luftë dhe të mbyllte jetën e tij në burg në vitin 399 p.e.s, në moshën shtatëdhjetë e një vjeç. Sokrati i shërbeu me nder atdheut të tij në këmbësorinë e rëndë. Por vokacioni i tij nuk ishte ai i ushtarit. Në një Athinë që, nën udhëheqjen e Perikliut po rritej në madhështi dhe shkëlqim, ndërkohë që arkitektë dhe punëtorë po ngrinin kolonat e Partenonit, Sokrati iu dedikua zanatit të filozofit. Madje, më saktësisht, e shpiku. Nuk është një shpikje pa dhimbje. Dialogët që Sokrati mban me athinasit nuk janë aspak bashkëbisedime xhentëlmenësh: përkundrazi, siç rrëfen biografi Diogjen Laercio, “bashkëbiseduesit e tij shpesh herë e merrnin me grushta ose i shkulnin flokët”. Ishin vite dramatikë. Nuk është rastësi që Platoni e vendosi dialogun e tij pikërisht në vitin 416 p.e.s. Menjëherë pas këtij viti, në fakt, pati një kthesë radikale dhe të trazuar në historinë e Athinës. Qyteti kishte hyrë në luftë në vitin 431 p.e.s. kundër rivales së tij, Spartës. Në vitin 421 p.e.s. ishte arritur një armëpushim. Alkibiadi, ndonëse vinte nga një familje shumë fisnike, paraqitej atëherë si udhëheqësi i fraksionit demokratik ekstrem, i paduruar për të rrëmbyer sërish armët dhe për t’i dhënë frymëmarrje imperializmit athinas. Gjatë një mbledhjeje dramatike të Asamblesë, Alkibiadi kërkoi votimin e një ekspedite ushtarake kundër Siçilisë. Ajo do të përfundonte me katastrofën më të rëndë ushtarake të historisë së Athinës. Por Alkibiadi atëherë nuk e dinte. Nuk dinte as që në atë ekspeditë ai nuk do të merrte kurrë pjesë. Në fakt në vitin 415, ndërkohë që anijet triremëshe athinase përgatiteshin të lundronin drejt Siçilisë, Alkibiadi u përfshi në një skandal që e detyroi të largohet nga polis-i, fillimisht në Spartë dhe më pas në Persi. Edhe në këtë rast, ashtu si do të ndodhte me Sokratin, çështjet fetare qëndronin prapa përplasjeve politike: thuhej se Alkibiadi kishte organizuar në shtëpinë e tij një parodi të të

shumënderuarve Mistere të Eleusit; u akuzua se kishte marrë pjesë në dëmtimin e busteve të perëndisë Hermes (Hermet, e vendosur në kryqëzimet e rrugëve kryesore), të gjymtuara të gjithë në një natë të vetme të nëntorit 415, në atë që supozohej se ishte prova gjenerale e një komploti oligarkik kundër demokracisë. Dëbimi i Alkibiadit dhe humbja në Sicili e futën në krizë Athinën. Klikat oligarkike arritën që për disa kohë të drejtonin institucionet demokratike duke i nënshtruar ata për pak kohë nën kontrollin e organizmave të ngushtë. Lufta kundër Spartës u rindez. Në një moment të caktuar, në kaosin e përgjithshëm, vetë Alkibiadi u thirr prej popullit si shpëtimtar i atdheut. Por situata ishte kompromentuar tashmë. Ndërkohë që Alkibiadi rimerrte rrugën e mërgimit, trupat spartane po e shtrëngonin Athinën në një morsë gjithnjë e më të ngushtë. Flota, burimi i fundit i athinasve, arriti të sigurojë një fitore ekstreme, të papritur në ishujt Arginuse, sot ishujt Alibej, në rripin detar mes Lesbos dhe Turqisë së sotme. Por gjykata në Athinë në mënyrë të pabesueshme vendosi që të dënonte me vdekje admiralët fitimtarë, me akuzën se nuk kishin shpëtuar marinarët e mbytur. Një akuzë që ishte parashtruar për të kënaqur në mënyrë demagogjike popullin (marinarët i përkisnin shtresave më të ulëta të shoqërisë). Një prej të paktëve që iu kundërvu me kurajë dënimit, i mbështetur në mënyrë histerike nga një pjesë e madhe e opinionit publik, ishte pikërisht Sokrati. Dhe në atë moment, ndoshta, filozofi i shtoi ndoshta edhe një gradë shkallës që do ta çonte në dënimin me vdekje. Athina nuk kishte më shpresa. Në vitin 404 p.e.s. spartanët hynë në qytet duke i dhënë fund një konflikti pothuajse tridhjetë vjeçar. Vendosën aty një qeveri kukull, të ashtuquajturit Tridhjetë Tiranët. E udhëhiqte një tjetër aristokrat antikonformist, poet shumë i rafinuar dhe autor tragjedish. Quhej Kricia dhe ishte edhe ai një dishepull i Sokratit, gjë kjo që me siguri nuk do të shpëtonte pa e vënë re athinasit. Qeveria e Kricias ra vetëm pas pak muajsh, në vitin 403, prej vetë mizorisë së saj. Të dëbuarit u rikthyen në qytet dhe u rivendos demokracia. U dekretua një amnisti, e para e llojit të vet, që garantoi pandëshkueshmërinë për krimet e kryer gjatë luftës civile. Por, sidoqoftë mbeti një farë pakënaqësie për atë që shihej tashmë si mësuesi i keq i shumë udhëheqësve pa skrupuj që kishin shkaktuar zemërim gjatë viteve të fundit. Sokrati, padyshim, e ndiente këtë gjë. Që në vitin 424 Aristofani (që ndonëse duhej të ishte një miku i tij, duke qenë se Platoni shkruan se ishte edhe


bota • E enjte 17 janar 2013 Sokrati u befasua kur pa sa njerëz kishin votuar në favor të tij. Nga 501 gjykatësit, plot 220 ishin shprehur për faljen e tij: “Mjaftonte që tridhjetë vetë të ndryshonin mendim, dhe unë do të isha liruar”. Në këtë pikë, megjithatë, duhej të shprehej për ndëshkimin. “Ndëshkimi im?”, tha Sokrati gjatë fjalimit të tij të dytë. “Unë, përgjatë të gjithë jetës sime, jam përpjekur të mësoj çdo njeri që të jetë vërtetë me virtyte dhe i ditur. Pra, duhet të më jepni një çmim si mirëbërës i këtij qyteti. Propozoj pra që për mua të ofrohet qëndrimi i përjetshëm në Pritaneo”. Në Pritaneo, ushqeheshin me shpenzime të qytetit qytetarët e mirë, për shembull fituesit e Lojërave Olimpike. Sokrati pra, sfidon edhe një herë jurinë. Vetëm prej këmbënguljes së dishepujve të tij, ai heq dorë nga këshilla të tjera dhe deklaron në fund se është i gatshëm të paguajë një gjobë të majme, që vetë dishepujt e tij me Platonin në krye do ta mblidhnin. Por tashmë durimi i jurisë kish arritur fundin: sipas kërkesës së akuzës, Sokrati u dënua me vdekje.

ai pjesëmarrës në festën e famshme), e kishte paraqitur, në komedinë “Retë” si një sharlatan grotesk që mat këmbët e pleshtave dhe rri ulur në një kosh plehërash të kthyer përmbys, në ajër, për të vëzhguar më nga afër qiejt. Finalja e ligë e komedisë është me një zjarr të madh ku Sokrati dhe dishepujt e tij vdesin të shkrumbuar. Akuza Procesi, që u zhvillua në vitin 399 p.e.s. ishte pra vetëm rezultati përfundimtar i një sfide të gjatë mes Sokratit dhe Athinës. Akuza u paraqit nga tre persona: Aniti, Meleti dhe oratori Likon. Nga këta tre personazhe, njohim pak Anitin: dimë që ishte një udhëheqës i moderuar i palës demokratike, që kishte marrë pjesë në rezistencën kundër Tridhjetë Tiranëve dhe kishte qenë një prej promotorëve të amnistisë së vitit 403 p.e.s. Akuza, siç na është përcjellë nga një tjetër dishepull i Sokratit, shkrimtari Ksenofon (një oligark ekstremist, armik i deklaruar i demokracisë) dhe nga Diogjen Laercio ishte kjo: “Sokrati është përgjegjës se nuk beson tek perënditë në të cilët beson qyteti (polis-i) dhe prezanton hyjni të tjera dhe të reja. Veç kësaj, është fajtor për korruptim të të rinjve. Dënimi i kërkuar: vdekja”. Bëhet fjalë pra për dy akuza që bëjnë dallim mes tyre. E para i referohet një krimi të paraqitur së fundmi në Athinë, krimi i “asebeias” që përgjithësisht përkthehet me “mungesë besimi”, por që ka një spektër më të gjerë të domethënies së tij: tregon në fakt, në përgjithësi, mungesën e respektit kundrejt normave dhe zakoneve, jo vetëm atyre ngushtësisht fetare, të pranuara nga qyteti. Akuza e dytë ishte shumë transparente. Ata të rinj që Sokrati kishte “korruptuar” ishin Alkibiadët dhe Kriciat. Ksenofoni, një tjetër i ri “i korruptuar” thotë se akuzuesit thoshin në mënyrë eksplicite se Sokrati kishte edukuar në të njëjtën kohë “më të papërmbajturin, më arrogantin dhe më të dhunshmin ndër ata që militonte në anën e demokracisë” (Alkibiadin) dhe “më hajdutin dhe më gjakatarin mes oligarkëve” (Krician). Procesi u zhvillua në Agorën e Athinës, zgjati vetëm një ditë, gjithçka në dhjetë orë. Mbrojtja e filozofit Strategjia e mbrojtjes është e njohur për ne, përveçse nëpërmjet Ksenofonit, edhe nga e famshmja Apologji e Sokratit me autor Platonin. I akuzuari sfidoi në mënyrë të drejtpërdrejtë akuzuesit e tij duke mohuar çdo akuzë. Tha se kishte respektuar gjithmonë perënditë e qytetit dhe u përpoq të dallohej nga dishepujt e tij të pamatur. I kujtoi gjykatës edhe përplasjen e tij të fortë me Krician: kur tirani i kishte kërkuar

që të arrestonte një kundërshtar politik, gjeneralin Leone të Salaminës, ky kishte refuzuar, duke shkuar në shtëpi në pritje të ndëshkimit të pashmangshëm. “Dhe do të kisha vdekur pa dyshim”, tha Sokrati, “nëse qeveria e Tridhjetë Tiranëve nuk do të kishte rënë pak kohë më pas”. Përpjekja për të ndarë përgjegjësitë e tij nga Kricia nuk është se shndërrohet në pranim të ortodoksisë demokratike: përkundrazi, kur u drejtohet gjykatësve, Sokrati përdor shprehje si “partia juaj popullore”, duke lënë të kuptohet pra që ai militon në një tjetër front. Trupi që po gjykonte filozofin ishte një gjykatë popullore e formuar nga 501 vetë të tërhequr me short nga një listë mrej 6000 vetësh. Shorti ishte një prej elementëve thelbësorë të sistemit demokratik athinas në formimin jo vetëm të gjykatave, por edhe të gjithë organeve të qeverisjes. Megjithatë, në situatën në të cilën ndodhet

Sokrati vendos që të kundërshtojë pikërisht mekanizmin e shortit: sepse, argumenton ai, duhet që të zgjedhim me short një qeverisës kur nuk zgjedhim me short, por në bazë të zotësisë, një flautist apo një arkitekt, profesione në vetvete më pak të rëndësishëm se ai i qeverisësit? Këta sulme frontale ndaj logjikës së demokracisë së Athinës nuk mund të mos irritonin jurinë. Kjo, siç dëshmojnë Platoni dhe Ksenofoni reagoi ndaj vetëmbrojtjes së Sokratit me britma të përsëritura. Më shumë se një herë strategjia mbrojtëse e Sokratit ishte provokuese, pothuajse tallëse. Praktika gjyqësore athinase parashikonte që në fillim të kishte një sentencë të dënimit dhe më pas një vendim të mëtejshëm ku përcaktohej dënimi. I akuzuari kishte të drejtën e fjalës para të dy sentencave. Dënimi erdhi. Ishte i sigurtë e madje

Dënimi Kishte mundësi të arratisej, dhe të gjithë prisnin që ta bënte një gjë të tillë. Ishte praktikë jo e rrallë që një i dënuar me vdekje merrte rrugën e mërgimit përpara ekzekutimit. Edhe akuzatorët e tij do të ishin të kënaqur. Dishepujt kishin organizuar tashmë largimin, por Sokrati, sipas rrëfimit të Platonit, vendosi të qëndrojë në burg. Ligji i qytetit, tha ai, duhej të respektohej, edhe pse ishte i padrejtë. Ishte kjo zgjedhje që dekretoi triumfin e tij të pasvdekjes dhe që bëri të lindë legjenda e tij. Mbeten ende shumë pika të errëta. Vetë rrëfimet e Platonit dhe Ksenofonit kanë divergjenca në shumë pika. Ndoshta shpërtheu, në procesin e vitit 399, një përzierje ankesash dhe ndjenjash që shumë shpejt do të davaritej vetë. Një historian i shquar, Moses Finley, ka vënë në dukje se si Platoni, i cili ishte një antidemokratik shumë më i tërbuar se sa mësuesi i tij dhe ishte njëkohësisht një njeri i afërt i Kricias, qëndroi më pas në Athinë i pashqetësuar, duke hapur madje në vijim edhe një shkollë filozofie. Sigurisht, në rastin e Sokratit nuk ishte problemi a konflikt ideal mes politikës dhe filozofisë, i çmuar nga Hannah Arendt, në gjurmët e personaliteteve të mëdhenj si Voltaire apo John Stuart Mill. Prapa procesit ndaj Sokratit ishte më tepër ashpërsia gjakatare e luftës politike në Athinë në fundin e shekullit V p.e.s. Dhe ndoshta, ato festa elitare mes aristokratëve, që përçmonin demokracinë dhe rregullat e saj, si takimi në shtëpinë e Agatonit, do të kenë peshuar shumë më tepër se çfarëdolloj spekulimi filozofik. ...Apo faji i arrogancës? Gjyqi famëkeq i filozofit të madh grek, Sokratit, konsiderohet prej kohësh si një prej rasteve të para dhe dramatike të gabimeve

gjyqësore, duke çuar drejt vdekjes atin e filozofisë perëndimore. Sokrati u akuzua për “fyerje” dhe “korruptim të rinisë” në vitin 399 Para Krishtit - akuza të cilat nga historianët konsiderohen si të sajuara prej bashkëqytetarëve që e paragjykonin - dhe u detyrua të vetekzekutohej duke gëlltitur lule kukute (një lloj bime helmuese). Por një profesor i Universitetit Kembrixh ka mbërritur në përfundimin se gjyqi i Sokratit ishte i drejtë nga pikëpamja ligjore dhe se akuzat ndaj tij qëndronin. Për më tepër, profesor Pol Kartlidxh mbështet idenë se Sokrati praktikisht e provokoi vetë dënimin me vdekje. Në librin e tij, “Mendimi politik i Greqisë së Lashtë në praktikë”, profesor Pol Kartlidxh hedh poshtë idenë e atyre politikanëve e historianëve që e konsiderojnë prej kohësh gjyqin si faktin e

»

15

pakundërshtueshëm që demokracia mund të degjenerojë në vullnetin e gabuar të masave. Për të shembulli i Sokratit nuk është i tillë. “Të gjithë e dinë se ishin grekët ata që e sajuan demokracinë, por nuk bëhej fjalë për atë demokraci që njohim ne sot, dhe si rezultat i kësaj ne e kemi lexuar keq historinë”, thotë profesori. “Akuzat që u ngritën ndaj Sokratit mund të na duken neve qesharake, por në Athinën e lashtë i shihnin si qëndrime në të mirën e të gjithëve”. Në libër profesor Pol Kartlidxh vë pikëpyetje mbi opinionin tradicional, sipas të cilit Sokrati ishte viktimë e betejave të brendshme politike. Historianët e ndikuar nga mendjet e lashta, përfshi këtu Platonin, i qëndrojnë idesë se kritikat e hapura që Sokrati u drejtonte politikanëve të lartë grekë i kishin krijuar shumë armiq, të cilët për ta bërë të heshtte ngritën më këmbë atë farsë gjyqësore ku u akuzua për fyerje e korruptim. Historianë të tjerë mendojnë se mësimet e Sokratit nxisnin rebelime politike dhe se përmes atij gjyqi filozofi u bë shembull për të shuar mendimet disidente në shoqërinë e Athinës së lashtë. Për profesor Pol Kartlidxh, Sokrati vuri në dyshim autoritetin e shumë zotave të shoqërisë athinase, duke deklaruar se udhëhiqej nga “dimononi” i tij i brendshëm, një term me të cilin mund të ketë dashur të përkufizojë “intuitën”, por që mund të interpretohet njëherësh si një ndikim i errët e i mbinatyrshëm, gjë që mund të ketë shkaktuar zemërimin e bashkëqytetarëve të tij. Akuza për “fyerje”, sipas profesorit të Kembrixhit, mund të jetë krejtësisht e pranueshme në një demokraci të varur thellësisht te besimi ndaj zotave përkatës. Akuzat paraqiteshin nga prokurorët amatorë përpara një jurie të përbërë prej 501 qytetarësh të zakonshëm “me emër të mirë”, të cilët vepronin në emër të asaj që e konsideronin të vlefshme për interesin publik. Nëse prokurorët mund të sillnin prova të mjaftueshme për të vërtetuar se i akuzuari ishte përgjegjës për cënimin e asaj që konsiderohej si e mira e përgjithshme, kishte shumë shanse që të gjykohej fajtor. Autori gjithashtu beson se Sokrati “e kërkoi” vetë dënimin me vdekje. Nën sistemin e Athinës së lashtë, në gjykime të këtij lloji, i akuzuari gëzonte të drejtën të zgjidhte formën e ndëshkimit. Fillimisht Sokrati tha se duhej shpërblyer nga juria e jo dënuar dhe sugjeroi një ndëshkim tepër të lehtë. Ndërkaq, anëtarët e jurisë nuk e shihnin aspak çështjen me shaka si ai dhe kaluan te dënimi me vdekje. Në vend që të merrte arratinë, Sokrati pranoi verdiktin, duke deklaruar se “i detyrohej për këtë qytetit, nën ligjet e të cilit ishte edukuar me atë frymë që e detyronte t‘u nënshtrohej atyre ligjeve deri më një”. Profesor Pol Kartlidxh më tej shpjegon: “Nuk ke si e mohon trimërinë dhe ndjenjën e tij qytetare, madje mund të konsiderohet si një hero intelektual. Por ideja se vetë Sokrati ishte i pafajshëm dhe u dënua nga lajthitja e masave, është e gabuar. Në sytë e athinasve, duke e nxjerrë jashtë skene, shoqëria ishte pastruar dhe forcuar”. Profesoresha Enxhi Hobs, filozofe në Universitetin Uaruik, është e mendimit se gjithsesi çështja e Sokratit duhet parë e lidhur ngushtë me interesat politike. Dhe vëren: “Nëse dikush vendos pikëpyetje mbi çështjen e tij gjyqësore, apo mbi faktin që ai ishte apo jo plangprishës, kjo është e gjitha për t‘u debatuar. Sokrati kishte tërhequr mbi vete zemërimin e njerëzve të fuqishëm e me pushtet. Ishte i ashpër dhe i patakt. Filozofët shiheshin si të rrezikshëm në atë kohë dhe Sokrati nuk ishte i vetmi që u gjet në telashe. Athinasit kishin të drejtë të ndiheshin disi të shqetësuar nga tezat e tij, që i shtynin të rinjtë të mendonin me kokën e tyre”. Ndërkaq bie dakord në pikën që Sokrati nuk “kishte pse të vdiste” dhe se ia bëri jurisë thuajse të pamundur çdo përpjekje për të shmangur dënimin me vdekje. Kur rojet e burgut i lanë të kuptonte se qenë të gatshëm ta lejonin të arratisej, ai refuzoi. “Sokrati donte të kthehej në një lloj martiri të filozofisë”, vazhdon profesoresha Hobs. “Sipas Platonit, ai mbajti një fjalim tepër arrogant përpara trupit gjykues, duke thënë ‘jo të më dënojnë, por duhet të më jenë mirënjohës për sa i kam ndihmuar të pastrojnë shpirtrat, duhet të më sigurojnë ushqimin për sa kohë të jem gjallë‘“. Profesoresha Meri Bërd, eksperte e epokës klasike në Universitetin e Kembrixhit, shton: “Ne kemi investuar tek ai, e kemi ngritur Sokratin në piedestalin e mendimtarit të lirë që u qëndron ideve të veta deri në vdekje. Këtë e kemi bërë sigurisht në masën më të madhe falë Platonit. Por po t‘i përmbahemi asaj që ishte Athina në atë kohë, dënimi mund të konsiderohet i drejtë”.


16 Q

« profil

ë një mësues t’u flasë të tjerëve dhe fjala e tij të zërë vend tek ata që e dëgjojnë duhet patjetër që të jetë vetë shembull. Ai për nxënësit është pasqyrë se nën shembullin e tij rriten dhe edukohen. Por për mësuesin e mirë nuk mjafton vetëm kaq. Shembullin e tij duhet ta ndjekin edhe të rriturit. Një mësues i tillë është Enver Fama. Ai ka pesë vjet që punon si mësues. Në këto pesë vite Enveri ka punuar në disa fshatra të Kolonjës. E kudo që ka qënë, për të flasin mirë. Këtë vit Enveri është mësues në Selenicë të Pishës. Një vend malor ku bën shumë ftohtë. Enveri që në fillim të vitit shkollor, iu deshë të kujdesej për shkollën ku do të jepte mësim. Me vajtjen e tij në Selenicë, shkolla mori një pamje tjetër si brenda, ashtu edhe jashtë. Një dhomë e vogël, që ishte e shkatërruar tani është bërë model. Me të hyrë në këtë dhomë të bie në sy se aty jeton një njeri shumë i rregullt dhe i pastër. Dritaret janë me perde dhe kurina, në një qoshe dollapi i ushqimeve i zbukuruar me letra, në mes stufa e ngrohjes, në një anë krevati i mësuesit i mbuluar me kurvertë dhe te koka e krevatit një bibliotekë e vogël, por ajo që të bën më tëpër përshtypje është rregulli dhe pastërtia. Dhoma mban erën e gëlqeres dhe të ujit të pastër. Enveri jeton në mënyrë të kulturuar. Ai është shembulli i mirë për të gjithë nxënësit dhe fshatarët e Selenicës së Pishës. Enveri ka zotësinë t’u hyjë në zemër njërëzve që në takimin e parë. Me shembullin dhe fjalën e tij ka fituar simpatinë e të gjithë fshatarëve të Selenicës. Mësuesi Enver Fama po bën një punë shumë të madhe edhe për sa i përket higjienës dhe pastërtisë në fshat. Shembullin e tij të mirë në pastërti po e ndjekin të gjithë fshatarët e në veçanti të rijntë. Me punën e tij të palodhur ai arriti që edhe në Selenicë të Pishës të gjithë familjet të kenë pjata e pirunë për çdo njeri dhe t’i mbajnë pastër shtëpitë, oborret dhe rrugët. Ai mundohet që fshati ku punon të jetë shembull i mirë i pastërtisë. Shembullin e tij po e ndjekin edhe mësuesit e fshatrave të tjerë. Botuar në vitin 1968

E enjte 17 janar 2013 •

Mësues shembullor,

por me një “kleçkë” biografike

Fatmir Luarasi itulli i shkrimit i përket rinisë së tij. Atëherë vërtet ishte mësuesi më i mirë, por një “kleçkë” nuk ju nda. Quhet Enver Fama. Aktualisht banon në Durrës si pensionist. Por, nuk mund të fshijë nga kujtesa ato kusure që e munduan në rininë e tij. Edhe pse ishte pasionant e profesionist si mësimdhënës dhe edukator, komunikues, hokatar e gojëmjaltë, me një humor që bënte për vete nxënësit, prindërit e tyre dhe ne shokëve të tij. Vendi i tij i punës ishte në fshatrat më të largëta të Kolonjës. Atje duhet të paguante atë që quhej “kleçkë” biografike. Punonte mirë, sa edhe sot ish-nxënësit e tij e përmendim me respekt.

T

Cila QE “KLEÇKA”? Babai i tij, Mustafa Fama, një burrë zakoni (siç i themi ne kolonjarët), më 28 mëntor 1942 (ditë që na kujton flamurin), bashkë me 60 bashkëfshatarë të tij, në fshatin Selenicë të Kolonjës, hoqën nga ballkoni i shkollës flamurin me shpatën e fashizmit dhe në vend të tij vendosën flamurin me shkabën dykrenare. Të 60 këta burra i arrestuan dhe i çuan në Kuesturën e Korçës. Mustafai ishte kryeplak i fshatit. Ndaj dhe u torturua më shumë. Pasi i mbajtën në burg një muaj i liruan. Mbas çlirimit të vendit, dikush, një mynafik e akuzoi Mustafanë sikur kishte bashkëpunuar me kuestorët. Kështu ju bë biftan “kleçka” Mustafait e që ndoqi gjithë jetën të birin. Mustafai si njeri me mend, djalin e vetëm e dërgoi në shkollën pedagogjike të Korçës. Kështu një ditë Enver Fama filloi punën si mësues, por në fshatrat kufi me Përmetin dhe Skraparin, ai e donte me shpirt profesionin, ndaj dhe punonte me pasion. Unë në ato vite isha drejtor i tij. E kisha mësusin më të mirë. Ndaj dhe shkruajta për të artikullin e mësipërm. Unë mora një vërejtje sepse Enveri na

paskësh atë “kleçkën”, ndërsa mynafakët dashakeq filluan të flasin “Se ky njeri mund të jetë “Komisari i kuq” (kështu na quanin ne mësuesve në atë kohë), ndërkohë Enveri u dashurua dhe u martua me një vajzë nga një familje komunistësh”. Bëri një dasmë zakoni dhe veshi nusen me të bardha e vello. Gjë që atëherë quhej mbeturinë mikroborgjeze. Filluan përsëri fjalët. Mynafikët vazhdonin të villnin. Edhe pse u lidh me një familje komunistësh duhej të largohej nga radhët e arsimit. Paçka se ishte një model i një edukatori të kohës. Enveri u martua në moshën 27-vjeçare. Duke qënë djalë i vetëm dhe i vetmi krah pune nuk e morën ushtar. Mynafikët dhe këtu ja gjetën sebepin: “Duhet futur në burg- thanë, se i është shmangur ushtrisë, prandaj u martua pasi mbushi 27 vjet”. Në burg nuk e futën, por e hoqën nga radhët e arsimit. E dërguan në kooperativën bujqësore të Selenicës. Si pa krah të tjerë pune e me të ardhura të vogla në kooperativë kërkoi të vinte të punonte në minierën e Bezhanit. Por nuk ja dhanë mundësinë se mos ai “minonte minierën”. Si për ters të tij atë vit i erdhi dhe një manjetofon nga Amerika, nga një i afërt i tij emigrant ekonomik. Kaq u desh dhe mynafakët vunë tellallin: “I ka ardhur nga Amerika një radio marrëse e dhënëse”. E ruanin se mos fliste me CIA-n. E caktuan të punonte me një qerre, e cila tërhiqej nga 2 qe. Ju dha detyra të çonte në parcelën e perimeve pese, qerre ditën me fekale, m… Desh a s’desh filloi punën. Shkonte që në mëngjes dhe kthehej vonë pasdite. Hynte brenda dhe fikte dritën e verandit. Se kishte edhe nga ata shokë që e donin, por nuk mund të vinin në shtëpinë e të deklasuarit. Prandaj prisnin të binte errësira dhe hynin si hajdutë që të rrinin pak me njeriun e tyre. Një ditë bëri fjalë me brigadierin. Ai i shtyrë nga mynafikët i tha Enverit se nuk kishte çuar pesë, por katër qerre me .… në parcelë. Ia hoqi ditën e punës. Enveri nuk u dorëzua. Lëshoi qetë, la edhe

qerren në vendin e duhur dhe u kthye në shtëpi. Kur hyri në oborr po qeshte. Nëna e tij Asimeja (ajo grua fisnike që i kishte të rralla shoqe në fis dhe në fshat) e pa dhe i qeshi buza –“ke marrë ndonjë lajm të mirë more bir”-i tha, mos do fillosh punë si mësues” dhe iu hodh në qafë. Enveri që qeshte i tha: “Eh ç’haber zeza moj nënë, por më qeshet me brigadierin që më hëngri një qerre m… Nëna qeshi me shakanë, por merakun ia kishte djalit. Ajo rrojti 99 vjet. Unë personalisht ruaj kujtimet më të mira. Sivjet ajo ka 105-vjetorin e lindjes. Vlen të them se jo më pakë, në këtë shtëpi vuajti edhe Fatimja, gruaja që dashuroi të deklasuarin dhe që pleqëroi zonjën e nderuar Asimenë. Asaj ju turrën të gjithë që ta ndante burrin. Kur shkonte në zbor nuk i jepnin të prekte pushkë të vërtetë. Ndryshe nga shoqet asaj i kishin dhënë pushkë druri. Një herë kur gjithë brigada ku punonte, u nisën për vizitë në Tiranë, për të parë Shtëpinë Muze, Piramidën që u bë për Enver Hoxhën, atë nuk e lejuan të shkonte. Në vitin 1990, kur filluan lëvizjet për përmbysjen e atij sistemi, Enveri qe ndër të parët që u aktivizua. Ndaj u zgjodh sekretar i Partisë Demokratike të Kolonjës. Filloi dhe punë si mësues. Ju dha mundësia të shikonte se edhe pse e patën pushua dhe, për çudi gjeti veç tri fjalë “Largohet nga arsimi” pa asnjë motivacion tjetër. Për një legjislaturë ai punoi edhe si kryetar i komunës “Mollas” e mandej erdhi u vendos në Durrës. Edhe aty punoi një kohë si mësues. Bëri emër të mirë dhe, tani që është në pension kolegët e shkollës ku punoi nuk e ndajnë nga kolektivi në çdo takim gëzimi. Edhe sot Enver Fama është po ai shakaxhiu, i dashur dhe i gjendur, jeton i lumtur me fëmijët e tij të mirë. Madje ka martuar edhe djalin. Pastë veç gëzim ky shok. Kusuret mbaruan. Ai ka zemër të madhe. Di të falë. Por pensioni që merr aktualisht, nuk kompeson as minimumin e Kalvarit të vuajteve.


analizë • E enjte 17 janar 2013

»

17

Morali i një shkrimi

J

am një lexues i përditshëm i gazetës italiane “Corriere della Sera”. Pa qenë gjithmonë i një mëndje me artikujt e saj, e quaj këtë të përditshme si një nga më kompletet, më cilësoret e më të ekuilibruarat e shtypit të përtej detit. Para një muaji, kur jepeshin çmimet “Nobel” të fushave të ndryshme, hasa në një shkrim të shkurtër të Pier Luigi Battistës, një nga komentatorët, që më pëlqejnë më shumë. Më pëlqeu, e preva atë pjesë të gazetës, me synimin për t’i a dhënë lexuesit shqiptar të plotë, së bashku me disa mendime të mijat: Mo Jan dhe të tjerë servilë me pushtetin Një shkrimtar i madh çmim “Nobel për Letërsinë” mund të jetë, nga ana njerëzore, i pështirë. Është rasti i kinezit Mo Jan, një kukull e regjimit të Pekinit, që ditët e shkuara i a ka marrë himnit të censurës e të diktaturës së cilës i shërben, e që nuk pranoi të shprehej në dobi të disidentit Liu Xiaobo, i përndjekur nga regjimi të cilit i këndon Mo Jani, por edhe ky çmim “Nobel”, por për paqen. Mo Jani është në një shoqëri shumë të mirë. Nëntëqindi është plot me artistë të mëdhenj, me muzikantë të zgjedhur, me poetë plot pasion, me shkrimtarë të shquar që, me vullnet të plotë, janë ofruar të thurin ligjërata lëvdimi të totalitarizmave e të njollosen personalisht me veprime neveritëse, duke filluar nga praktika e spiunllëkut, shumë e përhapur ndërmjet intelektualëve të djegur për t’u bërë qejfin xhelatëve në pushtet, duke u treguar besnikërinë me vepra. Por dhe në shekullin e ri, siç vërteton rasti i Mo Janit, që do të recitojë sigurisht një detyrkë me ndjenja të mira në ceremoninë në të cilën do të marrë Çmimin e dëshiruar, nuk mungojnë shembuj të lajkatimit të përhapur në intelektualët e përgjunjur në Vendet diktatoriale, duke filluar nga poeti i madh Adonis, libanez me origjinë siriane, me regjimin e Asadit. Ende sot shihet si një shfaqje e shkëlqyer antikonformizmi lavdërimi i diktaturës kubane e nuk fiton asnjë simpati beteja e intelektualëve iranianë që zhvillojnë kundër obskurantizmit mbytës të ajatollahëve të Teheranit. Le të kujtojmë biografitë e sa e sa shkrimtarëve, filozofëve e piktorëve gjatë fashizmit, të profesorëve universitarë që zunë katedrat e kolegëve të përndjekur nga ligjet raciale. Intelektualët rusë, çekosllovakë, hungarezë, polakë, rumunë që u dërgonin rregullisht policive politike të regjimeve përkatëse kumtime të hollësishme mbi lëvizje e fjalë sapo të pëshpëritura nga kolegë fajtorë se kishin shprehur ndonjë dyshim mbi madhështitë e komunizmit. Ose arkivat e Stasit, plot me shënime të lëna nga intelektualë të zellshëm që donin të tregonin se meritonin nderet e përfituara nga një regjim që vendoste në mënyrë arbitrare për lirinë dhe vetë jetën e secilit. A duhet të zhvillojmë gjyqe pas vdekjes për kë është njollosur me sjellje të poshtra ? Sigurisht jo. Dhe as që mund të pakësohet shkëlqimi artistik i atij që, për verbëri ideologjike apo oportunizëm ka flijuar një pjesë të dinjitetit të tij. Brehti mbetet një dramaturg i madh edhe se nxiste autoblindat të shtypnin në gjak kryengritjen e punëtorëve të Berlinit Lindor dhe Xhovani Xhentile një filozof i madh edhe se nuk kundërshtoi detyrimin e betimit të besnikërisë ndaj fashizmit për profesorët universitarë. Mo Jan meriton Nobelin për letërsinë por edhe çmimin e turpit për servilizmin pakufi. Tema e shkrimit është një argument i njohur, i rrahur në pafundësi, sidomos në shekullin e shkuar. Një temë universale, që shtjellohet kudo në botë e trajton marrëdhëniet e njerëzve të shquar me sistemet politike diktatoriale në Vendet e tyre. Shekulli i shkuar që, në pjesën më të madhe të tij, u përshkua nga ideologji të masave si nazizmi, fashizmi e komunizmi, të cilët mbi bazën e tyre krijuan sistemet shoqërorë, politikë e shtetërorë që, fatkeqësisht, patën fytyrën e diktaturave të egra, me pasoja rrënuese për popujt e tyre dhe botën mbarë, këtë temë e pati si një nga lajtmotivet e tij. Motivet janë të shumta e të ndryshme, kanë të bëjnë me qëndrimin e personave që, drejt për drejt ose tërthorazi, marrin pjesë në krijimin e superstrukturave të regjimeve, duke përcaktuar jo vetëm vështrimin ekonomik, administrativ apo politik të një shoqërie, por edhe kodin etikomoral të saj. Qëndrimi ndaj diktaturave, si sisteme shoqërore, jo vetëm në Vendet e tyre por dhe në kuadrin e vështrimit global të dukurive, ka qenë e mbetet një problem i vështirë për t’u përcaktuar e përballuar nga qytetarët e atyre Vendeve. Diktaturat nëpërmjet organeve të tyre të përsosura të dhunës, kanë kushtëzuar gjerësisht sjelljet dhe qëndrimet e qytetarëve, jo vetëm në marrëdhëniet individ-shtet, por dhe atyre ndërmjet vetë individëve. Traumat dhe tragjeditë ishin të pafundme në ato shoqëri, me pasoja tepër të rënda për vetë bashkësinë, që ndihej e rrezikuar deri në qelizat e saj më të vogla, në familjet. Përvoja jonë në gjysmëshekullin komunist na jep një lëndë të pafund për të vërtetuar pasojat shkatërruese të asaj dukurie në vetë strukturën e shoqërisë, në shkërmoqjen e vlerave, në mbizotërimin e dyshimit, në prishjen e harmonisë në të gjitha qelizat dhe indet e saj. Në ato rrethana vlerat morale, që janë në bazën e fuqisë shpirtërore të një shoqërie apo të një kombi, vihen në një provë shumë të vështirë, herë-herë të papërballueshme, në

Nga Eugjen Merlika

të cilën një pjesë e madhe rrëzohet. Këto prova që kanë shoshitur karakteret e qindra milionë njerëzve në botën bipolare të qindvjetit të njëzetë, ndoshta për një prirje instinktive vetëmbrojtjeje apo vetëqortimi, janë lënë në opinionin publik shumë në hije e në heshtje, duke i bërë një padrejtësi të madhe virtytit që në forma të ndryshme ka shfaqur të gjithë fuqinë e tij në pohimin e vlerave pozitive të qenies njerëzore. Si i tillë ai mbetet modeli për t’u marrë si shembull edhe në kushtet e ndryshuara me rrëzimin e diktaturave, ku mendohet që ato dukuri të mos jenë më mbizotëruese në shoqëritë mbas diktatoriale. Autori i shkrimit e ngushton rrezen e vështrimit të tij, duke e përqendruar atë në marrëdhëniet e pjesës së zgjedhur të shoqërisë me regjimet diktatoriale, të inteligjencës me shtetin totalitar. Ai merr shkas nga një shkrimtar kinez, Mo Jan, i fundmi çmim “Nobel për Letërsinë”, i vënë përballë një tjetër shkrimtari e kritiku letrar, Liu Xiaobo, bashkatdhetar e fitues dhe ai i një “Nobeli për Paqen”, dy vjet më parë. I pari është një kukull e regjimit, ndërsa i dyti është një viktimë e tij. I pari është i nderuar, i dyti është i dënuar me 11 vjet privim lirie për “ nxitje për të përmbysur pushtetin popullor”, i njëjti formulim i nenit 55 të Kodit penal të Shqipërisë enveriste, mbasi kishte nënshkruar online një shpallje të 303 intelektualëve e veprimtarëve të të drejtave njerëzore, në dobi të demokratizimit të atdheut të tij. Batista është i revoltuar sepse Mo Jani, i pyetur nga gazetarët mbi kolegun e tij të burgosur, nuk miraton kërkesën e intelektu-

alëve perëndimorë, drejtuar Qeverisë kineze për lirimin e tij. Mo Jan vepron kështu sepse është i bindur në “fajësinë” e kolegut, apo qëndrimi i tij kushtëzohet nga një instinkt vetëmbrojtjeje nga mundësia e një rrezikimi të pësojë fatin e tij mbas kthimit në atdhe ? Mendoj se përgjigja e kësaj pyetjeje do të kushtëzonte edhe vlerësimin e gjestit të tij, gjë të cilën nuk e mban parasysh gazetari italian në dënimin pa kushte të novelistit kinez. Parimisht mund të ketë të drejtë por, në vlerësimin objektiv të këtyre dukurive, nuk mund të mos mbahet parasysh fakti se çdo njeri ka për detyrë të vetëmbrohet e të mbrojë familjen, pa u bërë ai shkaktar i fatkeqësisë së një tjetri. Ky është thelbi i pragmatizmit moral të individit në një shoqëri, ku nuk është e pranishme as hija e respektimit të të drejtave njerëzore, e ku motoja kryesore shtytëse e regjimit është varfërimi i skajshëm shpirtëror i qytetarëve të tij, deri në kthimin e tyre në vegla të verbra të organeve të diktaturës në shërbim të strategjisë së tyre të terrorit. Qëndresa ndaj kësaj dukurie, që i shëmbëllen një makine grirëse, e cila copëton çdo gjë që i del përpara, është një shfaqje dinjiteti në shkallën më të lartë, vlera e së cilës matet më mirë nga ata që i kanë provuar në vetë të parë ato përvoja. Historia e burgjeve politike të komunizmit shqiptar është e mbushur me shembuj virtyti qytetar që, çuditërisht, nuk gjejnë pasqyrim veçse në ndonjë shkrim të ndonjë të mbijetuari të dhunës, ndërsa gazetat shqiptare të shtetit demokratik bëjnë garë me njëra tjetrën kush mund të paraqesë më mirë “kujtimet” e sejmenëve të diktaturës, madje dhe të arkitektëve të saj kryesorë.... Pier Luigi Battista padit e i ve gishtin një plage që buron qelb edhe sot. Është qëndrimi i intelektualëve, në periudha e Vende të ndryshme, në mbështetje të dhunës së diktaturave. Nëse ky qëndrim përbën një shkelje të moralit njerëzor, deri në kufijtë e krimit, për qytetarët e thjeshtë, vlera negative e tij shumëfishohet në rastin e elitës së shoqërisë, të intelektualëve që duhet t’i prijnë asaj, jo vetëm nga ana profesionale apo akademike. Ata duhet të jenë pika referimi edhe për shtatin moral, shembuj të shpalosjes e të respektimit të vlerave e të dinjitetit vetjak e shoqëror. Gazetari nuk kursen asgjë në paditjen qytetare kundrejt dukurisë negative e mbartësve të saj, por nuk kërkon procesin e tyre. Nga pozita e intelektualit liberal, megjithëse i rreshtuar fuqimisht kundër konformizmit të pajtimit pa kushte me pushtetin, nuk miraton dënimet, veti të ligjeve të diktaturave e, aq më pak, rrëzimin e vlerave të krijimtarisë së shkrimtarëve konformistë me regjimet. Karakteri njerëzor nuk shkon gjithmonë në të njëjtin hap me talentin, me vlerat e krijimtarisë, ndodh që ndërmjet tyre të ketë edhe një humnerë. Nëse i pari meriton qortimin deri në përbuzje, prodhimtaria artistike, shkencore, filozofike, letrare duhet vlerësuar për atë që i jep shoqërisë, ajo hyn në thesarin e kulturës. Vlerat e saj shkëputen nga krijuesi e bëhen pasuri e njerëzimit. Kjo është mendësia e një shoqërie të përparuar që, edhe se nuk pajtohet me veprimet e pamoralshme të përfaqësuesve të saj të zgjedhur, nuk ul poshtë apo asgjëson vlerat e krijimtarisë së tyre. Sa shumë kemi për të mësuar ne nga kjo mendësi. Për një gjysmë shekulli kundërshtarit politik i kemi mohuar çdo meritë në fushën e krijimtarisë letrare, gjuhësore, historike, shkencore. Kemi rritur dhe edukuar dy breza shqiptarësh me mashtrime të çdo lloji, dy breza që nuk kanë njohur emrat e Fishtës, të Harapit, Koliqit, Shantojës, Camajt, Haxhiademit e sa e sa personaliteteve të tjera të kulturës shqiptare, të cilët edhe sot vazhdojnë të shihen me syrin e njerkës nga e ashtuquajtura elitë akademike, e njëjta e regjimit të diktaturës, bashkëpunëtore e zellshme e tij. Kjo është njëra anë e mësimit që duhet të nxjerrim nga ky shkrim. Tjetra është më e ndërlikuar, sepse ka të bëjë me dukuri të njëjta me ato që padit gazetari italian, ka të bëjë me arrestime, procese, dënime, jetëmarrje, në të cilat në forma e përmasa të ndryshme, kanë ndikuar shkrimtarë, artistë, shkencëtarë të vënë në shërbim të “interesave të larta të atdheut”, që njëjtësoheshin me interesat e kastës kriminale në pushtet. Deri tani nuk kemi parë asnjë prej tyre të vetëpaditet, të vetëqortohet, duke përfituar nga një qëndrim prej urithi të shtetit që vazhdon të mbulojë krimet, duke mos hapur dosjet. Ndërmjet intelektualëve të vendeve të Lindjes, që autori i shkrimit i rreshton si hafije të shërbimeve sekrete komuniste, mungojnë ata shqiptarë. Do të kisha dëshiruar me gjithë zemër që ata të mos hynin në atë kategori, që asnjëri prej tyre të mos ishte i njollosur me krimet e komunizmit shqiptar, por kjo mendoj se është vetëm një iluzion i kotë edhe se kombësia e tyre nuk përmendet në shkrimin e Batistës, ashtu sikurse nuk përmenden edhe shumë emra të tjerë shkrimtarësh evropianë apo amerikanë, që u bënë zëdhënës të Bashkimit Sovjetik të Stalinit të mbushur me gulagë e miliona viktima të terrorit shtetëror. Shpresoj që ndonjëri prej tyre ta lexojë këtë manual ndershmërie intelektuale të gazetarit të mirënjohur italian e që, në thellësi të vetëdijes të ndjejë regëtimën e ndërgjegjes së vrarë, në heshtjen që urdhëron ballafaqimi me veten e me Zotin. Uroj e shpresoj.... Janar 2013


18

« dossier

E enjte 17 janar 2013 •

Pashalimani, Dashamir Ohri: Pse e kundërshtova skenarin e Kadaresë Nga Albert Kotini

P

as vdekjes së Theodhisit të Madh në vitin 395 pas Krishtit, Perandoria Romake u nda më dysh midis të dy bijve të tij, Honorius dhe Arkadius. Arkadius mori Perandorinë e Lindjes, ku Shqipëria ishte në këtë kohë një pjesë e kësaj nën prefekturën e Ilirisë. Shqipëria mbeti nën qeverisin e Romës afër 600 vjet, ku fitorja dhe qytetërimi i Romës pati një influencë shumë të vogël. Megjithatë shqiptarët ruajtën gjuhën e tyre dhe mbetën një popull i veçantë, me një ndërgjegje kombëtare te shquar. Që nga vitit 276 pas Krishtit, Shqipëria u shkel radhazi, prej gotëve, hunëve, serbëve, bullgarëve, normanëve, e për një periudhë prej 1200 vjetësh, por influenca e këtyre mbi popullin shqiptar, ishte pothuajse zero. Këta lanë, si kujtim të shkeljes së tyre vetëm pak emra gjeografikë. Më 1478 Shqipëria u bë dhe mbeti deri në 1912, një pjesë e Perandorisë së Turqisë. Eqrem Bej Vlora, në studimin e tij dinjitoz “Kalaja e Kaninës”, mbi bazën detare të Pashalimanit shkruan: “Kjo bazë detare turke,vazhdoi të plotësoj detyrën e vet, derisa rreth vitit 1600, flota veneciane, filloi supremacinë e padiskutueshme në detin Adriatik. Mbas kësaj date, u rralluan ardhjet e flotës turke, gjatë luftërave, që bëri Perandoria Otomane me Austrinë dhe me Venedikun (16861699). Mbas paqes, së Belgradit (1737) Pashalimani, nuk përmendet më, si bazë detare. Burime turke (mbas kësaj humbje),heshtin mbi këtë bazë detare, por gjejmë diçka tek veprat e Mustafa bin Abdullah Haxhi Kalfta: Rumeli ve Bosna- dhe ne tri veprat: “Piri Reis: Bahrie” (udhëheqësi i marinës turke ne detin e Mesdheut). Në vitin 1521veçanërisht në raportin e luftanijes austriake “Aurora”(Arkivi Historik i Vjenës 1743)”. Në vend që të studiohej historia e Pashalimanit në gjykimin e vlerës së saj botërore, e gjithë puna studimore, u përqendrua vetëm në prishjen me Bashkimin Sovjetik, si një megalomani e stisur, e cila nuk kishte nevojë, nga kjo lloj “lavdie”, sepse nuk i mungonte para këtyre ngjarjeve. Ëndrra e strategjisë së Rusisë, që nga Pjetri i Madh, apo Ekaterina, e deri tek Lenini e Stalini, që përfshirë tërë shekullin e XX, ka qenë dalja në Mesdhe, e cila u bë realitet vetëm në kohën e Enver Hoxhës, për Pashalimanin në kuadrin e Traktatit të Varshavës. Si është e vërteta e Pashalimanit? Në një dosje të plotë me dokumente te viteve 1959-deri në 1962, të mbledhura për studim, më mungonte dëshmia e komandantit të brigadës së nëndetëseve, kapitenit të rangut të dytë Dashamir Ohri. Miku dhe kolegu im i respektuar, nga një familje e dëgjuar patriotike, me një thjeshtësi e natyrshmëri bindëse, m’u përgjigj: “Në dokumentin nr. 27 prot, tepër sekret, dt.26.3.1959, është projektmarrëveshja e 12 nene, midis dy qeverive: shqiptare dhe asaj të BRSS-së. Nuk ekziston firmosja për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, domethënë unë e marr vesh një gjë të tillë, si komandant i bazës së Pashalimanit të asaj kohe, vetëm, pasi mu paraqit nga ju, në vitin 2004”. *Retrospektivë e treguar, nga dëshmitari, autori dhe aktori, i kësaj përballje të kohës në bazën ushtarake detare (BUD): çfarë ishte kjo bazë, për komandant Ohrin? “BUD e gjirit të Vlorës përbëhej nga dy baza, njëra ishte e nëndetëseve në Pashaliman dhe tjetra e anijeve mbiujëse në Sazan. Nëndetëset kryenin detyra operativo-strategjike, që vepronin ne hapësirë, ndërsa ajo e Sazanit, ishte taktikooperative. Nëndetëset kishin një destinacion për në Mesdhe, më tepër sesa në Adriatik. Ekuipazhet shqiptare kishin, katër nëndetëse, por, si dublant, ndërsa sovjetikët, ishin instruktorët, që na mësonin. Të katër nëndetëset “tonat” erd-

hën në vitin 1958, tip projekti 613, të mesme detare. Sipas marrëveshjes së mësipërme, por të pa firmosur nga të dy palët, erdhën edhe tetë nëndetëse të reja, në vitin 1959. BUD kishte gjithsej tashmë 12 nëndetëse. Në vitin 1958 kishim edhe një bazë lundruese, që sovjetikët, e quanin “Nemcinov”, ndërsa shqiptarët e quajtën këtë nëndetëse “Tomorri” (5200 ton me 450 vende). Bashkë me tetë nëndetëset e vitit 1959, erdhi edhe një bazë tjetër lundruese, por më e madhe se Tomorri, të cilën sovjetikët, nuk pranuan t’ia ndryshonin emrin “Katelnikov”. Flamuri shqiptar ngrihej tek 12 nëndetëset dhe dy bazat lundruese. Vetëm 4 nëndetëset e vitit 1958 dhe “Tomorri” u akostuan në bankinë (mol) të Pashalimanit, ndërsa tetë nëndetëse të vitit 1958 dhe “Katelnikovi”, qëndronin në radhën e Pashalimanit, sepse baza nuk kishte përfunduar e plotë. Në Sazan, ishte baza për anijet, katerat silurues (të ardhur në vitin 1953, gjashtë copë), ndërsa në vitin 1959, sipas marëveshtjes së mësipërme do të vinin edhe gjashtë të tjerë. Kishte gjashtë gjuajtës, dy dragamina baze dhe gjashtë dragamina rade për çminim porti etj. Kjo bazë e Sazanit, kishte për detyrë të siguronte gjirin e Vlorës, d.m.thnë vendqëndrimin e nëndetëseve, për këtë kishte edhe 19 copë anije ndihmuese. Nëndetëset ishin që nga Lufta e Dytë Botërore, por të përmirësuara, nga kjo eksperiencë, e tipit dizel elektrik (domethënë, jo atomike), të ndara Projekt 611, me autonomi veprimi 90 ditë, të quajtura oqeanike; Projekt 613 me autonomi 45 ditë të mesme detare dhe Projekt 615 me autonomi 15 ditë. Marrja në dorëzim e këtyre 12 nëndetëse, sipas marrëveshjes së datës 26.3.1959, kur të përgatiteshin marinarët shqiptarë, prej instruktorëve sovjetikë, sipas nenit 1, do të bëhesh gjatë periudhës 1959-1962, ndërsa sipas nenit 5 të këtij Projekti, të gjitha riparimet e mesme të nëndetëseve dhe anijeve do të bëheshin në BS. Pa e zgjatur, në nenin 12 të kësaj marrëveshje shkruhet: “Kjo marrëveshje lidhet për dhjetë vjet dhe automatikisht, zgjatet po për aq kohë në qoftë se asnjëra nga palët, gjashtë muaj para mbarimit të saj, nuk i paraqet palës tjetër dëshirën për ndalimin e veprimeve konform marrëveshjes. Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë pasi të firmohet”. Mbrapa kësaj marrëveshje ekzistojnë pese lidhje materialesh me listat përkatëse, që do të merrnin në dorëzim shqiptarët. Fakt është, që kjo marrëveshje nuk u firmos kurrë dhe mbi të gjitha, mbeti TepërSekret për të gjithë oficerët e baze deri më sot. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të BS-së Firubin, me zëvendës të tij komandantin e flotës së Detit te Zi, Kasatonov dhe Zëvendësministri i Punëve te Jashtme të Shqipërisë, Halim Budo, me zëvendës komandantin e flotës sonë, Hito Çako, ishin në dijeni të projektmarrëveshjes të vitit 1959. Detyra jonë, si ushtarakë, ishte vetëm përgatitje, sa më mirë, që të ishim të

aftë të merrnim në dorëzim nëndetëset. Mirëpo “instruktorët” sovjetikë na mësonin vetëm në mënyrë empirike: më shiko mua dhe mëso. Asnjë shpjegim teorik. Siç dihet, që nga fundi i vitit 1959, politika e miqësisë po ndryshonte nga lartë, por ne në bazë, akoma nuk dinim gjë, përse këto tetë nëndetëse dhe “Katelnikovi”, na shmangej për dorëzim me pretekste të ndryshme. Komandanti i BUD-it, ishte kapiten i rangut të parë Jegorov për tetë nëndetëset dhe dy bazat lundruese, që i komandonte ai në fakt. Unë (Dashamiri), si komandant i BUD-it, e deri poshtë quheshim dublontë të sovjetikëve deri sa të na i dorëzonin nëndetëset... toka, deti, flamuri ishin tonat. E vërteta ishte, se sovjetikët ndodheshin kudo, në drejtim të pranishëm e të pa dorëzuar juridikisht, për nëndetëset. Problemi tjetër, ishte përgatitja jonë. E theksoj vetëm në mënyrë empirike, jo mësime me baza, sepse një nënujësi (marinar), i përgatitur, i duhen gjashtë muaj shkollë, instruksione (960 ore), pastaj kalon katër detyra kursore me 1120 ore. Që të bëhesh marinar i nëndetëses, duhen kështu 2080 orë, të fituara, teori-praktikë. Ne kështu duhej të përgatiteshim, por në fakt nuk u përgatitëm, sepse kishim bërë vetëm 960 orë gjithsej. Oficeri i nëndetëses, detyrimisht, duhej të mbaronte shkollën e lartë të marinës për 4 vjet, pastaj për t’u bërë komandant nëndetëse, i duhet te kalonte, 7-8 vjet stërvitje me detyra të ndryshme. Kur erdhëm nga Sevastopuli në Shqipëri, që të merrnim nëndetëset në ngarkim, duhej, të kishim bërë të paktën 2080 orë (15 muaj), por në Sevastopul, kishim bërë vetëm 5-6muaj. Pse? Po prishej politika dhe na u reduktua përgatitja. Këtu, u kapën sovjetikët, për të mos na i dorëzuar 8 nëndetëset etj. Kapiteni i rangut të dytë Xhemal Cani pati fërkime me Jegorovin dhe e hoqën, duke më emëruar mua (Dashamir Ohri). Jegorovi e dinte, që marrëveshja, ishte e pafirmosur, por thjesht, si “Projekt”, ndërsa ne i binim “bilbilave” kot. Kur po fillonte prishja e marrëdhënieve, të dy palëve filluan tu jepen orientime nga qendra. Në “lojë” kryesorë, ishin Firubini, nga Ministria e Punëve të Jashtme Sovjetike dhe zëvendësi i tij, komandanti i Flotës së Detit të Zi, Kasatonov, ndërsa Halim Budo dhe Hito Çako, për palën shqiptare, të cilët ndiqnin situatën praktike, sipas porosive politike nga lart. E gjithë lufta u përqendrua për katër nëndetëset dhe “Tomorrin”, midis shqiptarëve dhe sovjetikëve, sepse tete nëndetëset dhe “Katelnikovi” nuk ishin shkelur asnjëherë nga ekuipazhet shqiptare, që kur erdhën dhe ikën nga Pashalimani. A u bënë sabotime nga sovjetikët? Në ora 8, të datës 6.6.1961, sipas Projekt-Marrëveshjes përkatëse midis dy palëve, do të bëhej largimi nga BUD dhe nga Sazani i sovjetikëve. Ne kishim çuar më parë nga Sazani dy gjuajtës për remont në BRSS, të cilat nuk u kthyen dhe na ngelën vetëm 4 copë. Njëkohësisht unë, si komandant i garnizonit të Gjirit të Vlorës dhe BUD-it i vajta gjysmë ore para, orës 24 të kësaj date, tek Riballko, komandanti përkatës i BUD-it. Në zyrën e tij i thashë, që do të mbanin përgjegjësi të plotë për dëmet që po bënin sovjetikët, tek “Tomorri”. Pas 15 minutash sovjetikët u larguan nga “Tomorri” dhe aty u lanë me shërbim vetëm marinarët shqiptarë. (Jegorovi dhe Riballko, që e zëvendësoi atë, u bënë të dy kundëradmiralë). Një rrol të veçantë ka luajtur Zagrebini, kundëradmiral, i cili rinte ne ambasadën sovjetike dhe ishte më i djallëzuari. Kur vinte në Pashaliman, e merrje vesh, si shkonte politika. Avash, avash, na thoshte, se do t’i merrni detyrat dhe nëndetëset, por t’iu takojnë zyrtarisht. Kulikovi, ishte kapiten i rangut të parë dhe këshilltar sovjetik pranë K/Admiralit të flotës sonë Hito Çako dhe dëgjonte mbi të gjitha Zagrebinin.

- Filmi “Ballë për ballë” Ismail Kadare ishte skenaristi, ndërsa unë (Dashamir Ohri) isha caktuar konsulent ushtarak. Kadare, kishte idenë, se BUD ishte i sovjetikëve. Ndërsa unë kisha idenë, se të dy palët shqiptarë dhe sovjetikë, ishin në një shtëpi dhe për shkak divorci do të behej edhe ndarje. Kur xhirohej filmi, u shpreha kundër idesë së mësipërme të Kadaresë dhe thashë, se nuk do të marr pjesë në xhirimin e filmit. Mbeti puna një deri në dy muaj pa u xhiruar. Më lajmëroi zëvendësministri i Mbrojtjes Popullore Nazar Berberi, që na mbulonte, si detyrë, për t’u paraqitur në zyrën e tij. Vajta gjysmë ora përpara. Më takoi Mehmet Shehu. “Pse Dashamir e vonon filmin, je konsulent. Unë i thashë: “Shoku Mehmet, nuk dal kundër partisë, vetëm, që baza e Pashalimanit është e jona, e Enver Hoxhës. Këtë e ka thënë Enver Hoxha, që baza është e jona”. Mehmet Shehu, më tha: “Fillo filmin! Me Kadarenë do të bisedoj unë”. Pas kësaj unë u vura në dispozicion gjithçka, që donin për filmin, ndërkohë Kadareja kishte ikur në Turqi. Me telefon i thashë Kadaresë: “Do të bëjmë filmin, e do të mbetesh i habitur!”. Akoma ehe sot nuk e di arsyen, se pse Kadareja, këmbënguli, që BUD-i të ishte e sovjetikëve dhe jo e shqiptarëve! Në fakt sovjetikët bënin ligjin, sepse e dinin që marrëveshja nuk ishte firmosur dhe për politikë e quanin “Baza e juaj” dhe e Traktatit të Varshavës. Kuptohet, që Shqipëria ishe anëtare e Traktatit të Varshavës dhe nuk do të luftonim vetëm atëherë kundër “Flotës së Gjashtë” amerikane. Kështu e dinim. Sovjetikët instruktorë, kishin marrë porosinë e tyre nga qendra - Moska, se në marrëveshjen ekzistonte thjesht një projekt, por jo ligji i miratuar midis dy palëve. Prandaj çështja se të kujt ishin nëndetëset për mua do të thoshte politikisht tonat, ndërsa ligjërisht të sovjetikëve. Ekuipazhet e tyre (500-600 veta), sovjetikët i mbanin vetë, me furnizime autonome dhe çdo gjë. Ata për të gjitha nëndetëset, për çdo remont te mesëm do e çonin në Bashkimin Sovjetik. Nëndetëset tona, kur u larguan sovjetikët, kishin marrë fund, si gatishmëri, pa lëre se ç’thoshte partia! Nevoja për remont të mesëm i kishte bërë nëndetëse të konsumuara. Përgatitja luftarake e jona, ishte gjysmake, sepse vetëm 50% e stërvitjes ishte bërë, si kohë mësimore. Kundëradmirali, Zagrebin, këtë e dinte, prandaj na thoshte: “S’jeni gati të merrni nëndetëset”. Bateritë e nëndetëseve kishin shkuar në fund. Vetëm një kompleks baterie, për një nëndetëse është mbi 100 ton. Kuptohet, se sa punon nëndetësja pa bateri. - E vërteta e përplasjes me sovjetikët, nuk


dossier • E enjte 17 janar 2013 diostacion “Tarant”, me të cilën zbulohet në tërë globin nëndetësja. Një të tillë kishte, gjatë luftës së dytë botërorë, vetëm Hitleri në Francë dhe sovjetikët në Gorki. Personeli, duhej deri në 300 veta. Ku mund ta përballonte Shqipëria këtë teknikë? Në vitin 1982 kishim gjithsej 64 anije lufte, dhe po ne këtë vit kur dola në pension, në Porto-Palermo, u bënë tunele për tri nëndetëse. Të mbaje një nëndetëse, ishte e barabartë me një regjiment kundërajror, por ajo mbahej vetëm politikisht, ndërsa ekonomikisht nuk ishte e mundur. Prandaj viti 1997 për mua ka qenë turp dhe tradhti. Kuadri nënujës, në të gjithë botën bën betimin dhe kanë kushtetutën. Po të donin marinarët dhe oficerët i kishin lëvizur anijet dhe nëndetëset drejt Sazanit dhe nuk ka vlerë justifikimi i tyre, se na dolën përpara, fëmijë dhe gra. Dërgimi në Sazan i nëndetëseve dhe të anijeve, nuk do të mundësonte shkatërrimin e tyre nga banditët, megjithëse 90% e oficerëve ishin kundër qeverisë. Me kater silurues, këta oficerë ikin me familjet e tyre ne Itali. E prej këtyre lloj oficerësh janë marrë në detyrë pas vitit 1997. Turp! Megjithëse kinezët na i lanë depot plot dhe me gatishmëri si kurrë ndonjëherë ato u larguan nga detyra, në vend që t’i ruanin, si pronë e shtetit, popullit dhe atdheut. Asnjë vend në botë përveç nesh nuk e ka bërë këtë veprim, për më keq, i mbetur pa u gjykuar.” Në përfundim e mbyllëm bisedën me një ngjarje të njohur nga të gjithë oficerët e historisë së bazës datare, ku Dashamir Ohri për pesë muaj e ca me nëndetëset, që komandonte, përshkroi të gjithë Mesdheun dhe pëllëmbë për pëllëmbë, bregdetin e Italisë pa u diktuar. Po ky duhet të ishte një skenar real për një film historik.

është aspak, si në film, apo në propagandë. Në Shqipëri, ka qenë gjeneralkolonel Andrejev dhe kur erdhi në Pashaliman, për kushtet tona, propozoi, që tu montonin artileri nëndetëseve. Po të shkonin në BRSS për të montuar artilerinë, nuk do të ktheheshin më, si ato të parat. Ne nuk e lejuam, sepse, po të kishin artileri nëndetëset nuk mund të zhyteshin. Në atë kohë zhvillohej gjyqi i Teme Sejkos dhe sovjetikët thanë: “Ç’janë këta barinj që gjykohen?”. Ne iu përgjigjeshim: “Këtë e di udhëheqja”. Filloi përplasja duke sharë partinë, Enver Hoxhën. Bëri mbledhje Andrejevi, me oficerët e vet, ndërsa ne morëm urdhër të mos u përgjigjeshim. Urdhri i prerë dhe i drejtpërdrejtë nga Enver Hoxha ishte: “Gjak Sovjetiku në Pashaliman, nuk do të pikojë. Edhe në qoftë se do të përdornin armë ata, trup mbi trup do të kaloni, e do ti mbani nëndetëset ju, por kurrsesi që të përdorni armë”. Në fakt nuk është nxjerrë asnjë armë nga asnjë palë, por vetëm ndonjë sharje politike, midis marinarëve, por jo midis oficerëve. Bile, kur do të vinte komandanti i flotës së Detit të Zi, Abdi Matit, iu dha urdhër direkt nga Enver Hoxha: “Të bëhen të gjitha ceremonitë e flotës në pritje të komandantit të flotës së Detit të Zi”. Kështu u bë. Po të bëhej përplasja me armë, nuk do të merrte vesh i pari të dytin. Vetëm në bazën lundruese “Tomorri” me 450 vende ishim mbi 600 veta bashke sovjetikë dhe shqiptarë. Përqendrimi ynë ishte që të mbanim me çdo mënyrë 4 nëndetëset dhe “Tomorrin”. Përpara dy tre ditëve se të largoheshin sovjetikët, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të BRSS-së, Kasatonovi, Firubini, mbledhin të tyret në tetë nëndëtëset dhe i dhanë urdhrin, që në 6.5.1961 do të largoheshin. Vetëm atëherë u hoq maska: U ul flamuri ynë nga tetë nëndetëset dhe “Katelnikovi”, të shoqëruara me urra dhe brohoritje nga marinarët sovjetikë, u larguan fiks në orën tetë. Ata me tetë nëndetëset, ndërsa ne me katër nëndetëset. I thosha vetes: “Dashamir mbyll gojën”. Politika, të bënte të thoshe: “Si e doni zotëri?”. Kur shkova në BS unë fluturova nga gëzimi, sepse mu plotësua ëndrra. Studiova, nga viti 1952-1957, mbarova shkëlqyeshëm dhe kur u krijuan në Durrës dy brigadat detare (Pashaliman dhe Sazan), kisha një pasion të madh për detyrën. Tentativa për shpërdorim dhe shkatërrim pati vetëm, nga sovjetikët tek “Tomorri”, të cilat arritën të ndreqeshin me zëvendësimin e shërbimit 24-orësh vetëm prej marinarëve tanë. Kjo ishte, ajo skenë, që në film thuhet midis meje (komandantit Bermema) dhe komandantit sovjetik, që lidhet vetëm me “Tomorrin”. Asgjë më tepër. Tani, që kthej kokën prapa dhe gjykoj i lirë sot, mund të them që BUD u la në atë gjendje as

për luftë e as për paqe. Si gatishmëria teknike ashtu edhe përgatitja përgjysmë e jona, nuk siguronin, atë nivel megalomanie që propagandonte Enveri. Dihet se një nëndetëse për një defekt të vogël, nuk lejohej të dilej në det. Lufta e jonë ishte kundër një “koalicioni armiqsh” dhe kundër NATOS. Deri sa qenë sovjetikët nuk bëmë ndonjë stërvitje të madhe të përbashkët, në kuadrin e Traktatit të Varshavës, sepse nuk ishim të përgatitur. Fakt është, që sovjetikët nuk na dhanë dijet e duhura, nuk dhamë as provime, e si përfundim nuk i morëm as në dorëzim. Për vete mbeta, një komandant i BUD-it, dublant, ndërsa sovjetikët të gjithë instruktorë nga lartë poshtë. Kjo nuk ishte e drejtë, sepse duhej të zbatohej programi i plotë. E them këtë se sakrificat tona ishin të mëdha. Eksperienca që fituam nga sovjetikët mbeti, duke e parë zanatin “vjedhurazi” dhe jo të bënim një kalim gradual klase, nga e para tek e katërta me orë të plota. Skenat në film janë politike dhe aspak reale. Familjet tona dhe sovjetike banonin gjashtë km larg Pashalimanit. Ata, ne vila njëkatëshe, ndërsa ne në shtëpi dykatëshe. Kurse mbrëmje vallëzimi kishte. Ata bënin paradë mode me gratë e tyre, ndërsa tonat nuk dinin. Rroga e Jegorovit ishte 50000 lekë, ndërsa e imja 12000, pa folur për ushqimet dhe të tjera privilegje, tek të cilat, kishte diferencime të mëdha. Manovra në film, ishte një ide, jo realitet, që të ketë ndodhur. Një regjisor francez, kur e pa filmin, e cilësoi të mrekullueshëm dhe na pyeti, se sa kishim harxhuar për të. Ne i thamë se ishte sekret. Kuptohet, që truku i filmit u bë me katër nëndetëset tona, duke ndërruar numrat, i treguam, si dymbëdhjetë. Xhirimi vazhdoi gjashtë muaj, në Sarandë, Durrës dhe Vlorë. Më pyete për kinezët. Për mendimin tim duhet t’i jemi mirënjohës për çdo gjë, ndërsa sovjetikët, na e kanë pasur me hile. Kur erdhën kinezët, për 5-6 vjet i bënë remont të mesëm, nëndetëseve, duke i bërë të reja. Kinezët, nuk kanë sjellë nëndetëse, por 38 copë katera silurues dhe gjashtë i kishim ne më parë. Ata sollën, gjashtë gjuajtës me vaporë specialë, bateri për nëndetëse dhe pajisje rezervë, mjaftë cilësore dhe sasiore. Pas prishjes me BS, ne ishim të shkatërruar, por na nxori nga situata kinezi. E si do të mund të luftonim ne kundër flotës së VI?! Ata zotëronin ajrin, tokën, kishin një ekuipazh, prej 5000 vetash dhe katër nëndetëse atomike. Të mbash me ushtri nëndetëse, kërkon një thes me para. Mbështetja në forcat e veta mori fund, sepse me se do ti furnizoje? I kërkuam sovjetikëve, pastaj kinezëve, një ra-

*Dokumentimi zyrtar politik i Pashalimanit Çështja e Pashalimanit nuk mund të kuptohet e plotë, vetëm me dëshminë e mësipërme okulare, pa vlerësuar dokumentet e kohës. Për këtë qëllim në mënyrë të shkurtuar, po i referohem, dokumentacionit në fjalë: - Dokumenti, nr. 27, prot. CRV. Tepër Sekret. Ekzemplar nr.1. Projekt. Dt.26.3.1959. Ky dokument përfshin, 12 nene, të cilat përbëjnë bazën juridike të marrëveshjes midis RPSH-së dhe BRSS-së për bazën e Vlorës. Në të 12 pikat dhe nëpërmjet pesë lidhjeve me lista materialesh, sqarohet, fakti zyrtar, i mos marrjes në dorëzim, të nëndetëseve, anijeve dhe çdo material tjetër, nga pala shqiptare, sepse nuk ishte e firmosur. - Divorci politik, midis BRSS-së dhe RPSH-së. Deri në nëntor të vitit 1959 “miqtë” e shtrenjtë sovjetikë, ishin kurdoherë të pranishëm në çdo eveniment të jetës sonë. Me rastin e ardhjes së tetë nëndetëseve dhe bazës lundruese “Katelnikov”, Ministri i mbrojtjes Beqir Balluku thotë: “Me këtë rast, përshëndes të gjithë detarët, nënoficerët dhe oficerët e flotës sonë luftarake, për marrjen në dorëzim të këtyre anijeve dhe të ngritjes në to të flamurit të FLD-së të RPSSH-së… Flota e jonë luftarake detare, qëndron, tek kampi i fuqishëm e i pathyeshëm i socializmit, që kryesohet nga Bashkimi i lavdishëm Sovjetik…Ne, të dashur shokë edhe miq të shtrenjtë, Ju jemi mirënjohës, për gjithçka që Juve, keni bërë dhe bëni për ushtrinë tonë popullore…”. Jo pak, por 15 faqe fjalim i një dashurie të madhe, prej Beqir Ballukut. - Dokument i AQU-së, dosja 13, dt.5.11.1960. Beqir Balluku i përgjigjet telegramit të admiralit Gorëshkovë më datën 25.10 1960, ku lexon: “Mora radiogramin e Admiralit, Gollovko, përmbajtja e të cilit më habiti, pasi është në kundërshtim me marrëveshjen tonë dhe kontradiktor me realitetin e gjendjes mbi çështjen e marrjes në dorëzim, të katër nëndetëseve dhe bazës lundruese “Nemcinov”. Argumentet, që vihen, si pretekst, për shtytjen e marrjes në dorëzim të anijeve, nga ekuipazhet shqiptare, janë të pabazë dhe i përgjigjen mendimit të padrejtë dhe të papërgjegjësisë të K/Admiralit, Zagrebin, i cili, marrjen e anijeve, nga ekuipazhet shqiptare e ka parë dhe vazhdon ta shikojë, jo drejtë. Realiteti i gjendjes mbi dorëzimin e bazës lundruese “Nemcinov” dhe katër nëndetëseve, është, si vijon…” Në një përgjigje gati tre faqe Ministri ynë i Mbrojtjes, “argumentonte”, përgatitjen e ekuipazhit shqiptar, për të marrë nëndetëset C-360, C-242 dhe bazën lundruese “Nemcinov”, se instruktorët sovjetikë, kanë qenë të kënaqur nga tanët dhe se komisioni i përbashkët shqiptaro-sovjetik, bëri 10 ditë punë, që anijet tona mund të merren në dorëzim. Mirëpo veprimi i njëanshëm i kundëradmiralit Zagrebin, për të ndaluar dhënien e anijeve në dorëzim,

»

19

përbën shkelje të marrëveshjeve, që ekzistojnë në mesin tonë...Duke pasur parasysh sa më sipër dhe se në takimin, që ka pasur shefi i shtabit të përgjithshëm, gjeneralejtënant Petrit Dume dhe kundëradmirali Abdi Mati me admiralët, Gollovko, dhe Zozulja, në Moskë më 20.10 1960, këta të fundit, janë përgjigjur se anijet, mudn të merren në dorëzim, sipas planit tonë. - Dosja 13. Lidhja nr.1.janar 1960. AQU. Është një material prej 9 faqesh në të cilat, ngrihen çështje, nga përfaqësuesit e Komandës së Bashkuar, të Traktatit të Varshavës dhe Mehmet Shehut, si kryeministër. Kështu përcaktohet se: “Në datën 23.1.1961, alarmi më Sazan u bë, sepse filloi stërvitje trajnimi, NATO…Herë të tjera për këto stërvitje të NATOS, deri në tetor të vitit 1960 jemi informuar rregullisht nga Sevastopuli nëpërmjet Shtabit të Brigadës së nëndetëseve, por duke filluar nga kjo datë, këto të dhëna pala sovjetike i ka ndërprerë. Sipas, instruksionit ekzistues dhe marrëveshjes, që ekziston midis palëve, përgjegjësia për organizimin dhe drejtimin e lëvizjes së anijeve në gjirin e Pashalimanit, bie mbi palën shqiptare, e cila e realizon këtë, nëpërmjet shërbimit operativ të grupit shqiptar të nëndetëseve…”. Mbasi bëhet ballafaqimi për probleme të ndryshme (9 faqe), me material ankesash, për veprimet e sovjetikëve, nëpër nëndetëset, anijet, dhe në veçanti në bazën lundruese “Tomorri”, si dhe mjaft praktika për shkelje kompetencash, shprehej fakti, që palët mike, i kishin humbur tashmë besimin reciprok. Muajt Janar-Shkurt 1961, sipas çështjeve të panumërta, që u ngritën, si ankesa të palës shqiptare, po merrnin karakter, të tillë provokues: “Pala juaj, ngre vetëm çështje në tym, vetëm në përgjithësi, për të helmatisur, marrëdhëniet e efektivit shqiptar, të BUD-it, në Vlorë me efektivin sovjetik. Ajo nuk është në gjendje të përmendë, asnjë fakt, konkret dhe të provojë, kur dhe në ç’datë, njerëzit tanë, paskan manifestuar, një qëndrim të tillë antisovjetik”. Kështu përfundon ky dokument, duke dhënë shembullin në mbylljen e saj, se: “Jo larg, por më 23.2.1960, me rastin e festës së ushtrisë sovjetike, në “Katelnikovin”, që mban flamurin shqiptar, që bazohet në gjirin e Pashalimanit, mbrëmja solemne, në të cilën merrnin pjesë edhe detarë shqiptarë, u çel vetëm me hynin sovjetik”. Pakënaqësia në bazë, ishin të natyrës fillimisht, si ndërhyrje kompetencash, midis, drejtuesve oficerë, të tilla: “Të tërheq vëmendjen fakti që pala sovjetike ekuipazhin shqiptar, të bazës e konsideron, si një ekuipazh pa përgjegjësi dhe jo si zot të anijes, të cilën qeveria sovjetike (“Tomorri”) ia ka dorëzuar qeverisë RPSH-së, në konformistet me marrëveshjen që kanë firmosur palët e interesuara. Sovjetikët, kur flasin, nga ekuipazhet shqiptare në anije lënë të nënkuptojnë gjoja sikur ata janë vetëm, nxënës, të lejuar të futen në anije, sa për të mësuar dhe nuk flasin për ta me respektin, që duhet folur për të zotin e shtëpisë, për të zotin e anijes… Kjo vërtetohet edhe nga shprehja shumë ofenduese, që kundëradmirali Jegorov, i lejoi vetes më 15.11.1960, duke i thënë komandantit të grupit shqiptar të nëndheseve se “nëndetëset nuk janë tuajat, mbajtja e flamurit shqiptar dhe dorëzimi i tyre, me dokumente zyrtare, që u bë nga ana jonë, qeverisë, së RPSH-së, me mbërritjen e anijeve, në bazën e Vlorës është vetëm një akt formal, me karakter politik, që kryen ana jonë… Është e vërtetë, se nënrreshteri Velishova, ka pasur biseduar, me rreshterin sovjetik Varllamov, por nuk i ka thënë “ik në BS”, siç ngrihet në materialet tuaja…Më 18.2.1961 nuk verifikohet, që elektricisti shqiptar Rrupi, të ketë përdorur fjalën ofenduese karshi shokut të tij, rreshterit sovjetik, Ragusej. Edhe sikur ta ketë ofenduar, kjo nuk do të thotë, që ka marrëdhënie jo të mira, midis detarëve sovjetikë e shqiptarë, pasi ka fjalë ruse që tingëllojnë keq në gjuhën shqipe”. Dokumenti nr. ekstra 25.10.1960. Me firmë të Petrit Dumes, jep autorizimi në Pashaliman, që të hyjnë, prej datës 27.10 1960, deri në 3.11.1960, 10 arkeologë sovjetikë dhe dy shqiptarë. (Dhimitër Budina, Burhan E. Dautaj), ndërsa Jorgji Dh. Taja nuk u miratua. Kjo është e vërteta e dokumentuar për arkeologët sovjetikë. Raportet, që mundte të zbulojnë “të vërtetën” e filmit “Ballë për ballë” dhe tërë propagandën e bazës ushtarake detare, e kanë lëndën e parë të përpunuar, nga Sigurimi i Shtetit, të cilat oficerët e asaj baze i marrin vesh, vetëm pas vitit 2000. Kryetari i degës së sigurimit të ushtrisë Gjeneral-Major Halim Xhelo, ka firmosur, një numër raportesh, prej të cilave do të paraqesim disa të dhëna, që përmbajnë detaje të çuditshme. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Kulturë

E enjte 17 janar 2013 •

Filmat shqiptarë këtë vit larg “Mikpritja” për seleksionuesit e festivalit prestigjioz gjerman, nuk bëri punë për kinematografinë shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova. Në vitin që shënon edicionin e 63-të, “Berlinale” ka lënë jashtë garës filmat nga Shqipëria dhe Kosova. Në ueb faqen zyrtare të festivalit prestigjioz janë publikuar emrat e filmave të nominuar për çmimet e festivalit, por aty nuk figuron asnjë projekt filmik shqiptar. Në fund të vitit të kaluar, në Shqipëria dhe Kosovë, për disa ditë kanë qenë të pranishëm seleksionues të festivalit. Shqipëria prezantohej me shtatë filma, nga të cilët dy me metrazh të gjatë: “Farmakon” i Joni Shanajt dhe “Out of Touch” i Andi Delianës. Për herë të parë në këtë fazë përzgjedhjeje u përfshi edhe Kosova me gjashtë filma. Ndër filmat kosovarë të paraqitur ishin tre me metrazh të gjatë: “Agnus Dei” i Agim Sopit, “Kodi i jetës” i Ekrem Kryeziut, “Heroi” i Luan Kryeziut. Ndërsa tre filmat e shkurtër kosovarë të prezantuar ishin “Kaseta e dasmës” i Ariel Shaban, “Kolonat” i Ujkan Hysajt dhe “Shkurta” i Arzana Krajës. Kjo ishte hera e parë që Shqipëria u bë vendtakimi për prodhimet kinematografike nga Ballkani. Tre përzgjedhësit Anna Hoffman Bernd Buder dhe Nikolaj Nikitin panë më shumë se dyzet filma të prodhuar në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Detyra e tyre ishte që të përzgjedhin filmat nga shtetet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, në fazën paraseleksionuese për “Berlinale”. Më pas ishin selektorët e

“Berlinales”

festivalit, të cilët mbi bazë të rregullave të tyre bënë përzgjedhjen përfundimtare të filmave. Organizatorët e “Berlinales” për sivjet kanë përzgjedhur 27 filma të shkurtër nga 20 shtete, që do të garojnë për “Ariun e Artë” dhe “Ariun e argjendtë” në kategorinë e filmave të shkurtër. Në mesin e tyre ka filma nga Spanja, Korea, Gjermania, Suedia, Japonia, Serbia, Siria, Franca. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin këtë vit zhvillon edicionin e tij të 62-të në datat 9-22 shkurt 2012. Regjisorja nga Kosova

Blerta Zeqiri, e cila me filmin “Kthimi” vitin e kaluar mori mbi dhjetë çmime në festivale ndërkombëtare, ka thënë se festivalet si “Berlinale” kanë rregullat e veta dhe është vështirë të depërtohet. “Është goxha e vështirë sidomos në kategorinë e filmave të shkurtër ku selektohen më pak filma. Megjithatë, unë mendoj se ka filma të mirë nga Kosova dhe është e çuditshme sesi selektohen në ndonjë festival, por jo në një tjetër”, ka thënë Zeqiri. “Është çështje shijesh”, ka shtuar ajo. Në vitin 2011, Shqipëria

pati një prezantim dinjitoz në Festivalin e Filmit në Berlin me filmin “Falja e gjakut” me skenar të Andamion Murataj, Joshua Marston dhe regji të Joshua Martson, një produksion shqiptaro-amerikan, i cili në edicionin e 61-të të festivalit, ka fituar “Ariun e argjendtë” për skenarin më të mirë dhe është shpërblyer me çmimin “Special Mention” nga juria e pavarur ndërkombëtare. Zyrtarisht, në të njëjtin vit, Shqipëria u prezantua në Berlinale me filmin e regjisorit Bujar Alimani, “Amnistia”. b.goce

“Edipi mbret”, nis puna për premierën

Ilir Bokshi

jë shfaqje mes Tiranës dhe Prishtinës është shfaqja që do të vijë si N premiera më e re e Teatrit Kombëtar.

Sot, Teatri Kombëtar organizon takimin me median lidhur me nisjen e punës

për këtë premierë, e cila është edhe e para premierë e sezonit artistik 2013. “Edipi Mbret” nga Sofokliu është një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe Teatrit Kombëtar të

Kosovës. Shfaqja realizohet nga regjisori Ilir Bokshi dhe kompozitori Trimor Dhomi, të cilët përgjatë dy javëve kanë kryer audicion dhe kanë përzgjedhur kastin e aktorëve për rolet e tragjedisë!

Arta Dobroshi

në listën e ngushtë për Cesar

A

ktorja kosovare Arta Dobroshi ka hyrë në listën e ngushtë si një prej 32 performuesve më premtues për shpërblimin Cesar në kategorinë si artistja e re më e mirë. Dobroshi është përzgjedhur në kategorinë ‘Meilleur Espoir Feminine’ për performansën e saj në filmin ‘Three Worlds’ (Tri botë), një dramë franceze me regji të Catherine Corsini, e cila gjithashtu ka konkurruar në seksionin “Un Certain Regard” në Festivalin e Filmit në Cannes në vitin 2012. Ajo luan rolin e një gruaje të quajtur Vera, e cila është gruaja emigrante ilegale e një burri të rënë në një sulm dhe kërkohet nga protagonisti i filmit Alan. Për performansën e saj në ‘Trois Mondes’, Arta gjithashtu së fundmi është përzgjedhur si ‘Shooting Star’ për Festivalin e Filmit në Berlin ‘Berlinale’ për vitin 2013 sikurse edhe është shpërblyer me çmimin për aktoren më të mirë në ‘Women’s International Film & Television Shoëcase’ (WIFTS). Në ceremoninë që do të mbahet në skenën kryesore të Berlinales, nga data 9 deri më 11 shkurt, Arta do ta marrë shpërblimin me të cilin e vlerësoi juria e “European Film Promotion”, që ndan edhe çmimet “Shooting Stars”. “Unanimisht jemi të impresionuar me këtë gjeneratë të aktoreve evropianë dhe nivelin e të nominuarve. Për një gjë jemi të sigurt, zgjedhja jonë do të japë fokusin artistëve të vërtetë që e meritojnë këtë”, është thënë në deklaratën e jurisë, që e ka përzgjedhur për ‘Shooting Star’. Rreth këtij suksesi ishte prononcuar edhe vetë aktorja kosovare. “Po ndihem tepër e nderuar për këtë çmim. Është moment madhështor për mua dhe për vendin tim, Kosovën. E kam pasur ëndërr të jem ‘Shooting Star’, por për shkak se nuk kemi qenë shtet dhe anëtarë të European Film Promotion, nuk kemi pasur mundësi të jemi të nominuar për ‘Shooting Stars’”, është shprehur ajo. Ceremonia e dhënies së çmimeve Cesar do të mbahet në “Theatre du Chatelet” në Paris më 22 shkurt.


Kulturë • E enjte 17 janar 2013

»

21

Shpella

e Spilesë

kthehet në vend turistik tërheqës

S

hpella e Spilesë në Himarë do të bëhet një vend turistik mjaft tërheqës falë një programi prej 40 mijë dollarësh. Ky program është financuar nga PNUD dhe ka si qëllim kthimin e shpellës në një vend të vizitueshëm, si një vend me mjaft vlera të spikatura historike. Mjediset përpara këtij objekti do të transformohen plotësisht, duke i shndërruar ato në një hapësirë me standarde të përshtatshme, për vlerat që ka kjo shpellë, e cila evokon një nga ngjarjet më të spikatura të antikitetit, atë të udhëtimit të Odiseut për në vendlindjen e tij, gjatë kthimit nga Lufta e Trojës. Bashkia e Himarës ka bërë të ditur se procedurat janë në fazën finale, atë të përzgjedhjes së subjekteve që do të zbatojnë projektin, ndërkohë që shumë

shpejt pritet të nisin punimet në terren. Ky vend mitologjik ndodhet në të dalë të qytetit të Himarës, në lagjen me të njëjtin emër. Edhe pse kështu, Shpella e Spilesë deri tani nuk krijonte aspak përshtypjen e një mjedisi prehistorik, me ato vlera dhe atë trajtim që duhet të ketë një objekt i tillë, i përmenduar nga Homeri dhe dhjetëra studiues dhe historianë. Pjesa kryesore e shpellës shkon deri në një thellësi prej 1500 metrash. Dikur, në fund të viteve 1980-të, një grup i Akademisë së Shkencave e eksploroi shpellën deri në fund, ku u gjetën edhe prova të jetës të një periudhe më shumë se 7 shekullore përpara Krishtit. Në vitin 1987, me nismën e prof. Aleks Budës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, i dha kësaj

shpelle statusin “Monument Kulture, Natyror Prehistorik”. Pas viteve 1990-të, njerëz të papërgjegjshëm u munduan ta zhduknin edhe gjurmën e fundit të kësaj shpelle, hyrjen e saj, duke ndërtuar një objekt shërbimi, që do të përbënte një goditje ndaj vlerave të jashtëzakonshme të saj. Por, fatmirësisht, më pas ky objekt u shemb. Shpella e Spilesë përmendet në veprat e më shumë se 17 studiuesve të huaj dhe shqiptarë. Mes tyre edhe Jeronim de Rada, që e përshkruan të plotë shpellën e Spilesë, në “Kimerën e dikurshme”. Pas tij, janë eksploratorët arkeologë të njohur, P.Markone në fillim të viteve 1920 dhe Ugolini, në fund të viteve 1920, që në përshkrimet e tyre e përcaktojnë identitetin e shpellës si vendi

ku u përballën personazhet homerikë. Madje shpella u përfshi edhe në një guidë të asaj kohe. Por, krahas kësaj është vetë Homerin, i cili e përshkruan qartë shpellën si vendi ku u ndeshën dy personazhet e tij, Odiseu dhe Ciklopi, në “brigjet e Kimerës”(Himara e sotme). Por, mes personazheve që kanë promovuar vlerat e jashtëzakonshme të këtij objekti mitologjik, është aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Bekim Fehmiu, që luajti rolin e Uliksit në filmin “Odiseu”. Në fund të gushtit të vitit 2006 ai vizitoi mjediset e shpellës së Spilesë ku deklaroi mes të tjerash se, “Ky është një monument i rëndësishëm që duhet të ruhet dhe të promovohet, sepse sjell momente të njohura të historisë së mitologjisë”.

Cirku shqiptar

për herë të parë në Francë

Fiqiri Luli dhe Sabina Troshku përzgjidhen nga juria ndërkombëtare Për herë të parë dy artistë të rinj bëjnë realitet ëndrrën e tyre. Fiqiri Luli dhe Sabina Troshku prekin skenën botërore duke u përzgjedhur nga juria ndërkombëtare mes 1000 numrash nga e gjithë bota. Përmes këtyre artistëve Shqipëria përfaqësohet për herë të parë në eventin më të rëndësishëm të cirkut, në Francë. Për to kjo është akoma një ëndërr. Profesori i tyre Pavli Sallata i përlotur shprehet se kjo është surpriza më e bukur e karrierës së tij. Kompeticioni botërorë i cirkut në Francë për nga rëndësia është i dyti pas atij të Monte Karlos. Pjesëmarrja është e rëndësishme, por artistët me gjuhën e trupit shprehin kështu gëzimin nëse do rrëmbejnë një nga tre medaljet.

Vdiq regjisori japonez,

“Përralla ballkanike” e 50 monumenteve Pesëdhjetë fotografi nga pesë shtete të Ballkanit paraqesin objektet e trashëgimisë osmane të këtij rajoni. Ato konsiderohen dokumentim i këtyre vlerave që kërkojnë vëmendje të shtuar për parandalimin e degradimit të tyre dhe një thirrje për kujdes institucional dhe shoqëror. Fotografitë janë realizuar nga pesë fotografë, ndërsa janë përthekuar në emrin e ekspozitës “A Balkan Tale” (Përralla ballkanike). Ekspozita “A Balkan Tale” është pjesë e projektit rajonal me të njëjtin emër, që financohet nga Komisioni Evropian. “‘A Balkan Tale’ synon të stimulojë debatin publik përreth historisë së Ballkanit, të promovojë ndjenjën e historisë së përbashkët të bazuar në fe e bashkekzistencë etnike, si edhe të kontribuojë për qasjen publike edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore”, thuhet në komunikatë. Sipas komunikatës, “A Balkan...” është një projekt mediatik në thelb të të cilit qëndron një ekspozitë me 50

fotografi të monumenteve myslimane, të krishtera e hebraike në Ballkan, të realizuara nga pesë fotografë, fitues çmimesh, nga Athina, Beogradi, Prizreni, Shkupi e Tirana. “Fotografitë shoqërohen me tekste të shkruara nga një skuadër historianësh me emër të të gjithë rajonit, një dokumentar, me programe edukative, me ekskursione historike e konkurs fotografish me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave e të rriturve”, thuhet aty. Pas Prizrenit ekspozita do të hapet edhe në kryeqytetin e Kosovës, derisa do të jetë Muzeu Kombëtar i Kosovës, mikpritës i këtij aktiviteti. Ekspozita do të hapet të enjten mbrëma. Në një komunikatë për media, të organizatës “Ec Ma Ndryshe” është thënë se pas shfaqjes së suksesshme në Prizren në maj të 2012-s, me rreth 1 mijë e 500 vizitorë në dy javët e ekspozitës, është vendosur që ekspozita të bartet edhe në Prishtinë, ku do të jetë e hapur deri më 25 janar.

Fotografitë në Kosovë i ka realizuar prizrenasi Samir Karahoda. Tyrbja e Sulltan Muratit në Mazgit, Xhamia e Sulltan Mehmetit II, Sahat-Kulla në Prishtinë, Xhamia e Sinan Pashës e Hamami i Gazi Mehmed Pashës në Prizren, Ura e Terzive, Çarshia e Madhe në Gjakovë dhe Manastiri i Klinës, janë objektet e trashëgimisë së Kosovës, të përfshira në mesin e 50 objekteve të 5 vendeve ballkanike. Pjesë e projektit është edhe dokumentari “Ballkani i heshtur”, një dokumentar i shkruar e në regji të Andreas Apostolides, i bazuar në fotografitë e filmat e parë të Ballkanit. Filmi eksploron jetët e njerëzve të thjeshtë në mes të ndryshimeve dramatike që transformuan Ballkanin në kapërcyellin e shekullit të XX, si dhe përpiqet të shpjegojë se si mori fund bashkëjetesa etnike e fetare e popujve të ndryshëm të Perandorisë Osmane, me ngritjen e nacionalizmit e konfliktit pas pothuaj katër shekujsh.

Nagisa Oshima Regjisori japonez, Nagisa Oshima, i njohur për filmin e tij eksplicit “In the Realm of the Senses”, ka vdekur në moshën 80-vjeçare. Filmi i vitit 1976, i njohur edhe me titullin japonez “Ai No Corrida”, përmban skena të shumta seksuale mes aktorëve. Oshima, po ashtu ka qenë regjisor i dramës “Merry Christmas Mr Lawrence” me këngëtarin David Bowie. “Babai im ka vdekur i qetë”, ka thënë djali i tij, Arata, për agjencinë së lajmeve AFP, duke shtuar se regjisori ka ndërruar jetë nga pneumonia. I lindur në Kyoti të Japonisë, Oshima, e bëri debutimin e tij me filmin artistik “A Town of Love and Hope”, më 1959. Gjatë viteve ‘60, ai lancoi një seri të filmave me temë politike, duke përfshirë edhe ndëshkimin e racizmit në filmat si “The Catch” dhe “Death by Hanging”. Projekti i tij më kontrovers ka qenë “In the Realm of the Senses”, i cili e vuri në qendër të kritikës. Filmi bazohet në një rrëfim të vërtetë, ku dy protagonistët pasqyrojnë praktika seksuale gjithnjë e më sensitive dhe më bizare. Filmi ishte censuruar në Gjermani, Britani të Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa me filmin “Empire of Passion”, Oshima fitoi çmimin për regjisorin më të mirë në Festivalin e Filmit në Cannes, më 1978. Juria e Cannes po ashtu e futi në listë të ngushtë, komedinë e tij bizare “Max Mon Amour”, me protagoniste aktoren britanike, Charlotte Rampling.


22

« speciale

Zbulimi i shekullit, thesari i familjes fisnike të

Profil

Narrishkinëve N

jë ngjarje me të vërtetë sensacionale e vitit 2012 u bë zbulimi në qytetin e Shën-Petërburgut i një thesari jashtëzakonisht të madh me artikuj të ndryshëm argjendi, që i përkiste njëherë e një kohë familjes së famshme fisnike ruse të Narrishkinëve (Naryshkin). Specialistët besojnë se ky është zbulimi më i madh në 200 vitet e fundit, dhe, ndoshta, jo vetëm në Rusi. Thesari unikal u gjet në muajin mars, gjatë punimeve restauruese në rezidencën e vjetër të familjes fisnike Trubeckie-Narrishkini (Trubetskye-Naryshkiny). Punëtorët gjatë heqjes së parketit të vjetër të dyshemesë, ndeshën në një të çarë të pa përfshirë në planimetrinë e vilës së madhe. Duke vazhduar gërmimin ata arritën deri në një dhomë të murosur fort mirë me përmasa 1.5 x 2 metra, e cila ishte e mbushur plot

destinuar për raste dasmash, të punuar posaçërisht për familjen fisnike të Narrishkinëve nga argjendari i famshëm petërburgas Johan Keibel në vitin 1836. Tani thesarin e Narrishkinëve kushdo që dëshiron mund ta shohë pjesërisht në ekspozitën “Sekretet e Shën-Petërburgut”, e cila është hapur në pallatin e car Konstantinit në periferi të kryeqytetit verior të Rusisë (Shën-Petërburgut). Ekspertët janë më se të bindur për vlerën jashtëzakonisht të madhe, madje të paçmuar të këtij zbulimi. Për këtë tregoi në një intervistë me “Zërin e Rusisë” historiania e artit Eugjenia Fursikova: Vlera muzeale e këtij thesari është e padiskutueshme! Ai përbëhet nga një numër i madh objektesh prej argjendi me vlerë të rrallë, të jashtëzakonshme! Për muzetë, natyrisht, kjo është fort e rëndësishme, sepse tek ne sende të

historiania e artit Eugjenia Fursikova. Fakti që kjo gjetje do të njihet si vlerë e paçmuar historike e kulturore dhe trashëgimi e shtetit, as që mund të vihet fare në dyshim. Kurse përcaktimi i vlerës së thesarit të familjes së Narrshkinëve deri në atribuimin e tij të plotë është shumë e vështirë. Me marrjen parasysh të kompletimit të plotë të takëmeve për tryezë, gjendjes së mrekullueshme të ruajtjes së sendeve prej argjendi dhe pronësinë e familjes së lartë mbretërore mund të flitet për një vlerë prej qindra miliona dollarë. Meqë ra fjala, në përputhje me legjislacionin rus, në qoftë se zbulimit të bërë do t’i jepet statusi i pronës shtetërore, atëherë për 50 për qind të vlerës së tij mund të pretendojnë ata që e gjetën thesarin dhe pronarët e rezidencës. Kompania e restaurimit “Intarsia” në këtë rast përfaqëson të dyja palët e përmendura.

e përplot me kuti dhe dengje pëlhure. Brenda tyre, të mbështjella me shumë kujdes, kishte shumë enë të hershme prej argjendi. Siç u bë e ditur më vonë, u gjetën plot 2168 objekte. Të gjitha të ruajtura në gjendje të shkëlqyer, pavarësisht nga fakti se enët kanë qëndruar të ngujuara në një hapësirë fare të vogël për gati njëqind vjet! Disa sende ishin të paketuara me fletë gazetash të gushtit të vitit 1917. Përveç sendeve prej argjendi të takëmeve për tryezë, u gjetën edhe zbukurime argjendarie të kategorisë së bizhuterive të shtrenjta si dhe medalje e dekorata të ndryshme. Por pjesa më e rëndësishme e thesarit të gjetur, natyrisht, ishin disa takëme të destinuara për tryezat ceremoniale - që nga pjatancat e servirjes së mezeve e deri tek kompletet e çajit. Në shumë sende të gjetura figuron emblema e familjes aristokrate të Narrishkinëve (Naryshkin). Plus markat (vulat) e mjeshtërve të tilla, si për shembull, në kompletin e filxhanëve të kafesë të

tilla, thjesht, janë humbur për arsye se në agim të pushtetit sovjetik gjërat e shekullit të 19-të nuk konsideroheshin as vlera antikuare, as artistike. Ato thjesht i hiqnin qafe dhe, për fat të keq, për ne kjo shtresë e kulturës është pothuajse e humbur, ajo është paraqitur në mënyrë shumë fragmentare. Dhe meqenëse thesari i gjetur është me të vërtetë impresionues përkatësisht vlerës së vet, rëndësia e tij për Rusinë, për rikonstruktimin e kulturës aristokratike të asaj kohe është e pamohueshme. Sipas fjalëve të specialistes ruse, thesari i familjes fisnike të Narrishkinëve paraqet punimet e argjendarëve më të mirë të kohës së vet, si rusë ashtu dhe evropianë. Përveç kësaj, disa sende dolën shumë më të hershme nga ç’ishin vlerësuar fillimisht, kurse disa marka të veçanta evropiane nuk janë përfaqësuar në përgjithësi në muzetë ruse. Është plotësisht e mundshme që në këtë thesar të ketë gjëra që janë unike jo vetëm për Rusinë, por edhe për Evropën, mendon

Por, sipas fjalëve të Drejtorit të saj për Marrëdhëniet Publike Aleksandër Novikov, kompaninë e preokupon më shumë jo ky problem. Bashkëpunëtorët e saj dolën me iniciativën që pas përfundimit të të gjitha ekzaminimeve përkatëse koleksionin ta vendosin pikërisht në vendin ku ai u gjet në rezidencës (vilën) e familjes TrubeckieNarrishkini (Trubetskye-Naryshkiny). Në një intervistë me Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Aleksandër Novikov sqaroi si më poshtë vijon: Kjo do të ishte me të vërtetë diçka mjaft interesante: të shikosh jetën e përditshme të njerëzve të cilët dikur kanë jetuar këtu, të pronarëve të kësaj rezidence. Ideja jonë konsiston në organizimin këtu, në këtë rezidencë, të një muzeu tradicional me qasje për vizitorët. Disa muzeume ruse gjithashtu kanë shprehur gatishmërinë për të pranuar koleksionin e gjetur. Por ekziston edhe një propozim tjetër: për të krijuar për thesarin një muze të ri. Kështu që çështja e “vendqëndrimit të përhershëm” të thesarit do të zgjidhet jo më herët se pas dy apo tre vjetësh.

E enjte 17 janar 2013 •

Spiunazhi kompjuterik:

Pas gjurmëve të “Tetorit të Kuq”

kspertët e “Laboratorit të Kasperskit” (“Kaspersky Lab”) zbuluan një rrjet masiv kibernetik nën emrin e koduar “Tetori i Kuq”. Për pesë vjet me radhë keqbërësit kanë vjedhur informacion mjaft të vlefshëm komercial, diplomatik dhe gjeopolitik. Ekspertët po përpiqen tani të kuptojnë se kush mund të qëndrojë pas spiunazhit kompjuterik. “Një rrjet i kësaj shkalle zbulohet për herë të parë”, pranon eksperti kryesor antivirus i “Laboratorit të Kasperskit” (“Kaspersky Lab”), Vitali Kamljuk. Sipas informacionit të kompanisë, keqbërësit kanë zhvilluar plot pesë vjet spiunazh kundër dikastereve diplomatike, strukturave shtetërore dhe instituteve kërkimore-shkencore në mbarë botën. Të dhënat dhe informatat sekrete janë vjedhur nga telefonat celularë, nga kompjuterat stacionarë (PC) dhe pajisjet e lidhura në web të organizatave të sulmuara. “Shkalla e përhapjes së këtij rrjeti spiunazhi është jashtëzakonisht e madhe”, - thotë Vitali Kamljuk. - Ajo që kemi zbuluar ne përfshin në vetvete më shumë se një mijë skedarë të ndryshëm të arkivuar unikalë, të projektuar posaçërisht për një organizatë të veçantë apo një qëllim konkret. Për të krijuar një strukturë të tillë do të nevojitej një grup i tërë zhvilluesish. Ana e dytë: kjo është një infrastrukturë serveri. Ne kemi gjetur më shumë se gjashtëdhjetë emra të ndryshëm domain-ësh dhe një numër të madh serverësh realë fizikë të vendosur në platformat e Gjermanisë dhe Rusisë. Megjithatë çështja kryesore që shtrohet për zgjidhje tani është kjo: kujt dhe përse iu desh ndërtimi i këtij rrjeti? Për cilin punonte ai? Analisti kryesor i Qendrës Rajonale Publike të teknologjive të internetit “Urvan Parfentiev” dyshon se pas këtij projekti qëndron ndonjë qeveri, sepse mënyra e infektimit të kompjuterave dhe puna e zhvilluar me pajisjet e lëvizshme (mobile), sipas mendimit të ekspertit, duket pak joprofesionale. Por edhe me iniciativën private të grupit të hakerëve të avancuar “Tetori i Kuq” nuk ngjason fort: Në qoftë se sulmet e para të këtij grupi kanë pasur vend në vitin 2007, i bie një kohë paksa e gjatë, atëherë për një projekt altruist. Ka më shumë gjasa që porositës të jetë ndonjë konsumator i madh, i cili disponon burime të mjaftueshme dhe që ndien nevojë për një informacion të tillë, por që nuk ka ndërkohë një shërbim sekret të vlefshëm zbulimi. Nuk mund të përjashtohet edhe ai fakt që një pjesë e informacionit të siguruar në këtë mënyrë të jetë postuar në faqen “Wikileaks” të Julian Assange. Eksperti përcakton tre sfera të përhapjes së interesit të spiunëve kompjuterikë: informacioni politik dhe gjeopolitik; hulumtimet strategjike; fusha e informacionit komercial dhe gjeoekonomik. Ndërkohë një theks i veçantë vihet mbi industrinë e naftës dhe gazit. Porositës të këtij informacioni mund të kenë qenë si kompanitë e mëdha, ashtu dhe struktura diverse shtetërore të vendeve të ndryshme. Përfaqësuesi i “Laboratorit të Kasperskit” (“Kaspersky Lab”) thekson gjithashtu se lidhje direkte e grupit “Tetori i Kuq” me ndonjë qeveri nuk është evidentuar, zbuluar deri tani, por beson megjithatë se agjencitë shtetërore me probabilitet shumë të madh mund të kenë qenë blerëse të informacionit të rrjetit të spiunazhit kompjuterik.

E


sport • E enjte 17 janar 2013

Sherr Murinjo-Ronaldo E

është zhvilluar në dhomat e zhveshjes dhe ka qenë me aq tone të larta saqë është dëgjuar edhe jashtë tyre, duke e detyruar presidentin Florentino Perez që të ndërhyjë për t’i dhënë fund sherrit midis dy portugezëve. Kristiano i acaruar me thirrjet e Murinjos Arsyeja e përplasjes midis Murinjos e Ronaldos ka qenë se këtij të fundit nuk i ka pëlqyer aspak mënyra se si është sjellë ndaj tij trajnerit gjatë ndeshjes me Valencian. Murinjo gjatë gjithë ndeshjes i ka bërtitur Kristiano Ronaldos, madje edhe atëherë kur skuadra ishte në avantazh

të dy golave dhe po luante mirë duke pasur raste të tjera për shënim. Kjo sjellje e trajnerit nuk i ka pëlqyer aspak yllit portugez, i cili sapo ka përfunduar takimi nuk e ka lënë me kaq, por ka kërkuar që të sqarohet në dhomat e zhveshjes. “Gjithçka ka ndodhur në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të ndeshjes me Valencian. Sherri me fjalë ka nisur pas ulërimave të shpeshta të Murinjos nga pankina ndaj Kristianos. Murinjo e akuzonte se humbiste shumë topa dhe

se donte të vinte në pah veten e tij dhe jo të ndihmonte shokët e skuadrës”, ka sqaruar për mediat spanjolle gazetari Hulian Avila, që ndodhej pranë pankinës së Realit. Gazetari ka vijuar duke rrëfyer se çfarë ndodhi më pas: “Kristianos iu duk se trajneri kaloi caqet e lejuara me sjelljen ndaj tij dhe kërkoi të sqarohej me të në dhomat e zhveshjes, menjëherë sapo mbaroi ndeshja. Biseda u shndërrua shumë shpejt në një debat me tone të larta dhe u desh ndërhyrja e të tjerëve për t’i ndarë”.

Pa përfunduar janari, madje kur jemi pikërisht në mesin e tij, Ergys Kaçe e ka ndarë mendjen. Ai do të përfaqësojë Shqipërinë. Në sajtin e klubit të PAOK të Selanikut dhe në disa media të tjera bëhet e ditur siç shkruhet :“Në kombëtaren e të rriturve të Shqipërisë u thirr Ergys Kaçe për ndeshjen miqësore më 6 shkurt ndërmjet Shqipërisë dhe Gjeorgjisë”. Për këtë, shkruajnë mediat vendase zëvendëstrajneri i kombëtares shqiptare Paolo Tramexani u gjend të dielën në “Tumba”, stadiumi , ku i zhvillon ndeshjet skuadra e njohur greke nga Selaniku, për të vëzhguar ndeshjen midis PAOK dhe Atromitos. Ndërsa në faqen e tij në “facebook” shkruhet: ”Kaçe konfirmon: Më kërkoi Greqia, por jam kuqezi më 6 shkurt! Mesfushori i PAOK-ut: “Më bindën menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi dhe federata. Mezi pres të vesh fanellën e Shqipërisë”.Një turne i shkurtër me kuqezinjtë U-21 të drejtuar nga Artan Bushati, kur ende nuk kishte shpërthyer përfundimisht si futbollist duke qenë vetëm 17 vjeç. Dy vjet më pas dhe asnjë ndeshje tjetër me Shqipërinë, Ergys Kaçe ka marrë një ftesë për të luajtur me përfaqësuesen e madhe më 6 shkurt kundër Gjeorgjisë (miqësore) në “Qemal Stafa” të Tiranës. Dhe do t’i përgjigjet pozitivisht asaj ftese, madje mezi pret të veshë fanellën. E thotë vetë futbollisti 19-vjeçar i PAOK-ut të Selanikut në kampionatin grek. “Po, unë do të luaj për Shqipërinë dhe mezi pres që të vijë ajo ditë. Ndjehem 100% shqiptar dhe dua të luaj vetëm për këtë skuadër”, tha dje futbollisti i ri, i prekur edhe nga komentet në media apo në internet për hipotezën që mund të ishte joshur nga Greqia. Pasioni për futbollin bëri që ai të aktivizohet me ekipe të moshave në akademinë e futbollit të PAOK. Ai shkëlqeu mes të tjerëve dhe u ndodh para kërkesave për të luajtur me Shqipërinë, por edhe me Greqinë. Ai ka luajtur 4 ndeshje me ekipin tonë të Shpresave të drejtuar nga Artan Bushati. Pak kohë më parë, shefi i talenteve sportivë në Federatën Shqiptare të Futbollit, Redi Jupi, duke parë mungesën e vendosmërisë së Kaçes, u shprehur për mediat se : “Kemi dy vjet që i rrimë nga pas Kaçes. E ftuam në ekipin Shpresa, edhe pse duhej të kalonte fillimisht nga U-19-ta. E ftuam edhe në ndeshjet e fundit zyrtare, por ai nuk pranoi. Normalisht ne nuk mund të detyrojmë askënd që të luajë për kombin e tij, dhe nëse ai do dojë që të luajë për Greqinë, askush nuk e ndalon. Ne si federatë, ju siguroj, jemi koshientë që e kemi bërë punën tonë, por gjithçka mbetet në dorë të lojtarit”. Por arsyet e mosvendosjes nga i riu zbulohen teksa mëson se klubi i tij PAOK i ka bërë presion që lojtari i skuadrës së tyre të marrë pasaportën greke. Sidoqoftë tashmë çdo gjë ka marrë fund. Talenti shqiptar i ka dhënë zgjidhje enigmës së tij. Fjalët e thëna se: “Po, unë do të luaj për Shqipërinë dhe mezi pres që të vijë ajo ditë. Ndjehem 100% shqiptar dhe dua të luaj vetëm për këtë skuadër”i jep fund çdo dileme, duke dhënë edhe një shembull të veçantë për talentet e tjerë shqiptarë, që luajnë në kampionatet e vendeve të huaja.

Milani mendon për Murinjon

Shnajder mund të vishet kuqezi Pavarësisht se në ditët e fundit është folur për një transferim të mundshëm të Uesli Shnajder tek skuadra e Gallatasarait, holandezi mund të veshë fanellën e Milanit. Kuqezinjtë nuk kanë preferuar të bëjnë “zhurmë” në lidhje më këtë çështje, pasi po presin fundin e merkatos së janarit për të bërë këtë goditje. Nuk është aspak e rastësishme që holandezi nuk po nxitohet për t’i kthyer një përgjigje skuadrës turke. Ai po pret një skuadër të madhe dhe Milani është një e tillë. Sinjalin e parë për transferimin e Shnajder tek Milani e ka dhënë menaxheri i FIFA-s, Mateo Materaci, i cili është shprehur: “Unë jam i kujdesshëm për situatën e Shnajder, sepse në fund nuk do të shkojë te Gallatasarai, por mendoj se do të shkoj në një skuadër në italiane, ndoshta tek Milani. Surpriza mund të jetë pikërisht kalimi te kuqezinjtë.” Edhe në rast se ky transferim do të arrihej, nuk do të ishte i habitshëm. Shnajder nuk është lojtari i parë dhe i fundit që mund të veshë fanellën e Milanit. Këtë gjë përpara e tij e kanë bërë edhe shumë emra të njohur, duke filluar nga Ronaldo, Vieri, Sedorf dhe më së fundmi Muntari. Holandezin gjithashtu nuk e shqetëson aspak fakti se ai do të konsiderohet tradhtar nga tifozët, sepse në të vërtet është Interi që ka tradhtuar atë. Shnajder nuk dëshiron të largohet nga Milano, pasi bashkëshortja e tij Jolande është e dashuruar me këtë qytet. Kjo është një arsye bindëse që Shnajder të refuzojë paratë e skuadrës turke, për të veshur fanellën e Milanit.

Milani po merr në konsideratë idenë të afrojë Zhoze Murinjon gjatë verës për të filluar me portugezin një tjetër cikël fitimtar. Këtë lajm të bujshëm e ka publikuar sot gazeta angleze “The Sun” e cila pretendon se kuqezinjtë po tentojnë të afrojnë portugezin, pavarësisht lidhjeve të tija të ngushta me Interin. Murinjo pritet të largohet nga Reali i Madridit gjatë kësaj vere, për shkak të problemeve të vazh-

dueshme që ka me tifozerinë e kësaj skuadre. Por një kthim i tij i mundshëm i afërt drejt Anglisë duket se është në dyshim, pasi dy skuadrat kryesore që ai pretendon, Mançester Junajtid dhe Mançester Siti, duket se kanë zgjedhur për momentin të vazhdojnë në rrugë të ndryshme. Tek e para, Aleks Ferguson duket se do të vazhdojë të paktën, edhe për një, apo dy sezone të tjera, ndërsa Mançester Siti do të mbështetet tek Roberto Mançini. Skuadra të tjera të njohura si Totenhem dhe Liverpul i kanë besuar tra-

kryeredaktor brahim shima

s t a f f

23

Kaçe: Do të jem me Shqipërinë

Pas kritikave të trajnerit ndaj lojtarit Murinjo dhe Kristiano Ronaldo kanë pasur një debat shumë të ashpër në përfundim të ndeshjes së Kupës me Valencian. Debati është zhvilluar në dhomat e zhveshjes dhe ka qenë me aq tone aq të larta saqë është detyruar presidentin Florentino Perez që të ndërhyjë për t’i dhënë fund sherrit dhe pse Reali i Madridit ka fituar pardje 2-0 me Valencian, duke hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, sërish atmosfera është e nderë në kampin madrilen. Përsëri probleme tek Reali i Madridit dhe sërish në qendër të tyre është trajneri Zhoze Murinjo. Këtë herë trajneri portugez është përplasur me atë që i kishte mbetur si aleati i fundit tek madrilenët me bashkëpatriotin Kristiano Ronaldo. Murinjo dhe Kristiano Ronaldo kanë pasur një debat shumë të ashpër në përfundim të ndeshjes së Kupës me Valencian. Debati midis trajnerit dhe lojtarit

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

jnerëve të rinj, Vijash Boash dhe Brendan Roxhers, ndërsa kanë buxhete të kufizuara për të marrë portugezin që kërkon një rrogë shumë të lartë. Kjo lë vende bosh vetëm tek Arsenali dhe Çelsi, por Venger nuk duket se do të lëvizë, ndërsa Benitez mund të rikonfirmohet, nëse arrin të rendisë skuadrën mes tre të parave dhe të fitojë ndonjë trofe. Për Murinjon tashmë mund të thuhet se ka vetëm dy alternativa. Paris SG dhe Milanin. Interesimi dhe tërheqja e një emri si Milani nuk do të mund të injorohej kurrë nga portugezi, i cili tani është në kërkim të një skuadre, ku të ndërtojë një cikël afatgjatë. Problemi më i madh mbetet rroga e lartë që përfiton, pasi ai aktualisht siguron rreth 15 milion euro në vit nga Reali, duke shfrytëzuar edhe të ardhurat e shumta nga e drejta e imazhit të tij. Një rrogë e tillë për momentin duket e papërballueshme nga kuqezinjtë, të cilët kanë një projekt të ri, që bazohet tek lojtarët e rinj dhe të uljet e shpenzimeve. Por, presidenti Silvio Berluskoni nuk e ka fshehur kurrë admirimin për portugezin, që nga kohët kur ky i fundit drejtoi Interin drejt sukseseve të njëpasnjëshme në Itali dhe Evropë, ndaj gjithçka mund të jetë e mundur. Berluskoni në vitet e fundit nuk ka preferuar të shpenzojë, por në verë mund të bëjë gati për t’i besuar projektin e tij Murinjos.

politika: albana lika, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: ervin koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Pirlo, i vetmi italian në “Skuadrën e vitit të UEFA-s”, Mesi më i votuari UEFA ka publikuar dje “Skuadrën e Vitit 2012” të përzgjedhur pas 5.3 milion votave të hedhur nga përdoruesit e uefa.com. Ashtu siç pritej, në listën e lojtarëve kanë dominuar përfaqësuesit e dy skuadrave të mëdha të kampionatit spanjoll, Real Madrid e Barcelonës, me nga katër lojtarë, ndërsa tre vende janë zënë nga lojtarët e Bajernit të Mynihut, PSG dhe Juventus. I vetmi italian në skuadrën e vitit është Andrea Pirlo, për të cilin mund të thuhet se është edhe lojtari më i madh në skuadër. Porta e formacionit të vitit mbrohet nga Iker Kasijas, i cili ka marrë 219163 vota. Para tij, në qendër të mbrojtjes janë Tiago Silva i Paris SG (184779 vota) dhe Xherard Pike (225534 vota). Në krahun e djathtë të mbrojtjes pozicionohet Serxho Ramos (295037 vota, lojtari i tretë më i votuar), ndërsa në të majtën është përzgjedhur Filip Lahm i Bajern Mynih (209718 vota). Në mesfushë gjendet lojtari që ka grumbulluar më shumë vota nga të gjithë kandidatët e tjerë, Andres Iniesta, i cili ka marrë 351105 vota. Lojtarët e tjerë të këtij reparti janë Mesut Ozil (214463 vota), Andrea Pirlo (225455 vota) dhe Ksavi Hernandez (270520 vota). Në repartin sulmit janë përzgjedhur të zakonshmit Kristiano Ronaldo (255803 vota,) dhe Lionel Mesi (313853 vota). Po,r duhet theksuar se argjentinasi që fitoi “Topin e Artë” pak ditë më parë është lojtari i dytë më i votuar nga tifozët, ndërsa portugezi është i katërti mes më të votuarve, të cilin e ka kaluar edhe shoku i tij i skuadrës, Serxhio Ramos.

menaxhere marketingu: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E enjte 17 janar 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.