Energjia perplasje, Paskal Milo Interviste, antidroga

Page 1

»16-17

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia

Pse më 7 prill 1939 Ahmet Zogu s’ka kryer aktin e tradhtisë E shtunë

17 nëntor 2012 Viti VIII, Nr. 2825 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Alarmi i USAID

Milo: Po u tërhoq, PS Një e treta e shtatzënive humb zgjedhjet më 2013 shkon drejt abortit, nuk Kreu i PDS flet mbi krizën e Fierit, votimin e tri ligjeve dhe formën e zgjidhjes. Bisedimet me Ramën për koalicionin dhe bashkëpunimi me Ilir Metën »4

njihet kontraceptivi

»7

Kolapsi energjetik CEZ-OST-KESH debat për miliarda lekë • KESH: Kompania ka detyrim për të na dhënë 208 milionë euro. Po bllokojmë privatët

K E SH

• CEZ: Ujësjellësit na detyrohen 23 miliardë lekë, policia po ushtron presion të padrejtë • Përplasjet në rrethe për ujin e pijshëm, tensioni shkon në denoncime në prokurori • OST: Nga CEZ-sh.a Nuk na janë dhënë 10 miliardë Lekë për tre vjet me radhë

»6-7

Opinion Nga Ardian Fullani

Monedha dhe 100-vjetori »9 Nga Luan Kurti

Apologjia e një ish-presidenti »11

Nga Artur Nura

Arvizu me pak fjalë foli më shumë se kurrë»11

Ripërsëritet kërkesa për krizën politike

»2-3

Rama kërkon takim me Berishën për votimin e ligjeve

Nga Genc MLLOJA

Të drejtat e fëmijëve dhe e ardhmja »10

Droga e policit

Oficeri i antidrogës e përdorte dhe vetë kokainën, përgjimet Linja niste nga Turqia, vinte në Shqipëri dhe »6 përfundonte në Zvicër. Detajet e operacionit të mbajtur të fshehtë. Lidhjet mes anëtarëve të bandës

Shkarkimi i Ina Ramës

Nishani nis bisedimet për zgjedhjen e emrit të ri Konsultime me partitë parlamentare për formulën e zgjidhjes së krizës. PS e FRD pretendojnë mandatin në mars. PD në nëntor »3


02

« politikë

Intervista Svoboda

Të festojmë me Ballkanin në Bashkimin Europian Në një intervistë në “ABC News” me rastin e publikimit të librit “Zgjerimi, viti 2012, një angazhim progresiv”, autori kryesor i librit, Hanes Svoboda, shpjegon se libri vjen në një moment kyç për të hedhur poshtë zërat populistë kundër vlerës politike, ekonomike dhe sociale të zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit. Hanes Svoboda deklaron se BE-ja dëshiron të festojë vitin e ardhshëm 10-vjetorin e samitit të Selanikut me vendet e Ballkanit si kandidate për anëtarësim. - Ju thoni se BE-ja do të festojë 10-vjetorin e samitit të Selanikut të vitit 2003 me vendet e Ballkanit si kandidate? - Unë mendoj se është e mundur. Duhet të bëhet, por sigurisht me një referencë për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë referencë duhet të bëhet e qartë se zgjedhjet e ardhshme janë vitale për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në. Shtetet anëtare do të mblidhen në dhjetor dhe vendimi e orientimi i tyre do të jetë shumë i rëndësishëm. - Ju ishit zëri i parë zyrtar që propozoi 2 etapa për Shqipërinë: së pari, statusin në dhjetor dhe hapjen e negociatave pas zgjedhjeve. KEja ndoqi pikërisht këtë opsion. Mendoni realisht se shtetet anëtare në dhjetor do të ndjekin këtë linjë? - Shpresoj se Këshilli do të ndjekë këshillat e mia. Ato bazohen në argumente të arsyeshme. Këshilli i Ministrave jo gjithnjë është i arsyeshëm. Por unë shpresoj që në këtë rast do të ndjekë këtë linjë, sepse nga njëra anë do t’i ofrojë Shqipërisë shpresën dhe vizionin për të ardhmen evropiane, nga ana tjetër do të shtojë presionin për të zhvilluar zgjedhje shumë të mira, pasi gjatë proceseve zgjedhore në Shqipëri ose ka pasur parregullsi, ose ka pasur çrregullime, ose nuk është pranuar rezultati i zgjedhjeve. Pra, të paktën këtë radhë qytetarët e Shqipërisë duan zgjedhje shumë të mira, që të mos kontestohen nga asnjëra palë.

E shtunë 17 nëntor 2012 •

Në aeroport e presin ministra dhe deputetë

Mbërrijnë eshtrat e mbretit Zog I, sot ceremonia Paraditen e djeshme mbërritën në atdhe eshtrat e mbretit Zog I. Arkivoli me eshtrat e mbretit shoqërohej nga nipat e tij Skënder Zogu dhe Ergun Zogu. Për të pritur arkivolin me eshtrat e mbretit Zog I kishin dalë në aeroportin e Rinasit princi Leka së bashku me të fejuarën e tij Elia Zaharia dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore. Arkivoli me eshtrat e mbretit Zog I, i mbuluar me flamurin kombëtar, u vendos me nderime ushtarake mbi shtratin e topit dhe nën tingujt e marsheve funebre të bandës frymore të ushtrisë kaloi para turmës të madhe të njerëzve që kishin dalë për ta pritur e që qëndronte në heshtje. Ceremonia e homazheve do të zhvillohet sot, datë 17 nëntor 2012, nga ora 10:00 deri më 12:00 në Pallatin e Brigadave, dikur Pallati Mbretëror. Po nesër eshtrat e mbretit Zog I do të prehen përjetësisht në mauzoleumin e familjes mbretërore. Të pranishëm në ceremoninë e mbërritjes së eshtrave të mbretit Zog I ishin pjesëtarë të kabinetit qeveritar: ministri i Brendshëm, Flamur Noka; ministri i Mbrojtjes, Arben Imami; ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi; zëvendësministri i Mbrojtjes dhe kryetar i PLL-së, Ekrem Spahiu; zëvendësministri i Transporteve dhe Punëve Publike dhe kryetar i partisë “Balli Kombëtar”, z. Adriatik Alimadhi; drejtori i Protokollit të Shtetit, z. Ermal Dredha; deputetë të Kuvendit të Shqipërisë; drejtues të shoqatave të ish-të burgosurve dhe përndjekurve politikë; drejtues të pushtit vendor etj. Në aeroportin e Rinasit kishin dalë edhe kryesia e PLL-së, drejtues të saj në rrethe, legalistë dhe mbretërorë nga gjithë vendi dhe diaspora si dhe qytetarë të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova.

“Konfliktin e krijoi politika dhe ajo duhet ta zgjidhë për të marrë statusin”

Rama sërish ftesë Berishës për takim Opozita këmbëngul në zgjidhjen përmes tavolinës së kryetarëve

P

roblemin e Fierit e ka krijuar politika dhe vetë ajo duhet ta zgjidhë”, - ky ka qenë qëndrimi më i fundit i kryetari të Partisë Socialiste, i cili i ka ribërë një tjetër apel publik kryetarit të Partisë Demokratike dhe gjithë kryetarëve të partive parlamentare për zgjidhjen demokratike të problemit të qarkut të Fierit dhe votimin e menjëhershëm të tri akteve të përcaktuara nga Komisioni Europian si të nevojshme. “I takon kryetarit të Partisë Demokratike, kryeministër i vendit, që të pranojë detyrën për ta zgjidhur bashkë me opozitën problemin e qarkut të Fierit në frymën e ligjit, të dialogut të domosdoshëm dhe të vetë integrimit europian, duke hapur kështu rrugën e miratimit të tri akteve. Kryetari i Partisë Socialiste është gati të ballafaqojë pikëpamjet e veta në një tryezë me qeverinë, ku duhet të dalë edhe zgjidhja e dëshiruar për Shqipërinë në këtë moment të rëndësishëm”, - sqarohej në deklaratën zyrtare të PS-së. Duke marrë shkas nga simbolika e ditës së djeshme, që përkonte me Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, kreu i opozitës ka ripërsëritur apelin për partitë parlamentare për t’u mbledhur në një tryezë bisedimesh. Në gjykimin e Ramës, zgjidhja e çështjes së Fierit do të sillte dhe votimin e tri kritereve të KE-së. Ky qëndrim u bë publik përmes një deklarate për shtyp

Ambasadorët nuk ndërhyjnë në aktin final

Kërkesa e dytë e Ramës për takimin me Berishën Pak muaj më parë kryetari i PS-së, Edi Rama, kërkoi takimin mes kryetarëve të partive parlamentare për t’i hapur rrugë zgjidhjes së ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, votimit të Gjykatës Administrative, rregullores parlamentare dhe ligjit për administratën civile. Por ftesa e Ramës hasi kundërshtimin e Kryeministrit Berisha, i cili theksoi se reformat mund të zgjidhen shumë mirë dhe në takimet mes ekspertëve dhe se takimet mes kryetarëve nuk kanë vlerë, pasi janë ekspertët ata që bëjnë ballafaqimin dhe japin zgjidhje. Por debati për takimin ose jo zgjati për rreth dy javë, duke bllokuar amendimet mbi ligjet e rëndësishme për integrimin në BE. Kjo u reflektua dhe në diplomacinë ndërkombëtare, pasi KE-ja ishte në afatet e fundit e mbledhjes së dokumenteve për zhvillimin politik të Shqipërisë. Madje, ka qenë ndërhyrja e trojkës së ambasadorëve Arvizu, Sekui dhe ambasadorit të OSBE-së Volfart që solli ndryshimin e qëndrimit të PS-së. Por paqja eci vetëm për pak, pasi menjëherë pas ndryshimeve të anëtarëve të KQZ-së Partia Socialiste nisi kushtet për votimin e tri ligjeve të mbetura. Këtë herë debati nisi mbi këshillin e qarkut të Fierit dhe përplasjet mes palëve në gjykatë. Por ndryshe nga periudha e parë, këtë radhë ambasadorët kanë vendosur të tërhiqen, duke ia lënë vendin vetëm sjelljes së politikanëve shqiptarë.

të Partisë Socialiste. “Edi Rama rishpreh publikisht nevojën e një tryeze të partive parlamentare, që duhet të mblidhet një orë e më parë. Kryetari i Partisë Socialiste shpreh bindjen se një tryezë e të gjitha forcave parlamentare, qeverisëse dhe opozitare, mund të sjellë konsensusin e nevojshëm në këtë moment kur koha nuk pret. Kush e dëshiron vërtet

statusin e kandidatit për Shqipërinë, ka detyrimin të bëjë çdo përpjekje sot, duke provuar se Shqipëria jo vetëm i miraton, por dhe i zbaton ligjet. Kryetari i opozitës është i gatshëm të përmbushë detyrimin e opozitës dhe Kryeministri nuk duhet t’i shmanget kurrsesi përmbushjes së detyrimit të qeverisë. Zgjidhja s’mund të vijë nga qëndrimet refraktare,

as mund të gjendet jashtë ballafaqimit të hapur në tryezë mes forcave politike”, - thuhej në deklaratë. Sipas Ramës, edhe pse shtete të rëndësishme anëtare të BE-së i konsiderojnë të pamjaftueshme këto tri akte për të miratuar statusin, pikërisht sepse është zbatimi i ligjeve dhe jo thjesht ligjvënia ajo çka kërkohet me të drejtë prej Shqipërisë, palët

duhet të bëjnë të pamundurën deri në orën e fundit. “Zgjidhja e problemit të qarkut të Fierit do të ishte një shembull kuptimplotë i zbatimit të ligjit dhe do të ndihmonte që përveç miratimit të tri akteve, qeveria e opozita t’i ofronin BEsë një shprehje të vullnetit të mirë për të miratuar e për të zbatuar ligjet”, - vlerësohej në njoftimin e PS-së.


politikë • E shtunë 17 nëntor 2012

»

03

Kryeministri në FRPD-në e Elbasanit fton Ramën

“Voto ligjet, ose do të njohësh humbjen më të thellë në vite” Albana Lika

K

ryeministri Berisha ftoi nga Elbasani kundërshtarin e tij politik Edi Rama të votojë tri ligjet për të cilat Komisioni Europian kërkon të votohen. Nëse ai bllokon integrimin, kreu i PD-së tha se Rama do të pësojë humbjen më të madhe që ka njohur këta 22 vjet në zgjedhjet e ardhshme. Shefi i ekzekutivit mori pjesë në punimet e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të këtij qyteti, nga ku përshëndeti anëtarësimet e reja të bëra në këtë degë.

Vendimi Mazhoranca mbyll mandatin e Ina Ramës

Presidenti Nishani nis konsultimet për kryeprokurorin e ri Merr fund debati për kohën e përfundimit të mandatit të prokurores së përgjithshme Ina Rama. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, siç njofton zyra e Presidencës, javën që vjen do të nisë konsultimet me përfaqësues të partive politike për zgjedhjen e një figure sa më të përshtatshme për postin e numrit një të akuzës shqiptare. “Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ditën e martë, datë 20 nëntor 2012, do të zhvillojë takime të veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, të cilat synojnë të evidentojnë vlerat më të mira që duhet të përfaqësojë figura e ardhshme e prokurorit të përgjithshëm, si një pozicion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, - thuhet në njoftimin e Presidencës. Kreu i shtetit do të presë me radhë në zyrën e tij përfaqësuesit e partive parlamentare për të marrë mendimin e secilit, që do ta përdorë më pas për të dekretuar emrin e ri të Prokurorisë. Në nëntor, pesë vjet më parë, Ina Rama do të dekretohej në detyrën e saj nga Presidenti i asaj kohe Bamir Topi, me bekimin edhe të dy partive kryesore. Kushtetuta e Shqipërisë në kohën kur Rama u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme nuk kishte asnjë përcaktim për mandatin e kryeprokurorit. Në këtë mënyrë, mandati i saj ishte i pakufizuar deri pak muaj më pas. Në prill të 2008-s, po këto dy parti të mëdha do të ndryshonin me votat e tyre mandatin e saj, duke e kufizuar në pesë vjet. Pikërisht kjo pikë ka hapur debatet mes palëve. Pjesa tjetër mendon se mandati i Ramës duhet të llogaritet që nga muaji i miratimit të ndryshimeve kushtetuese, duke hedhur mendimin se mandati i kryeprokurores aktuale përfundon në maj të 2013-s. Ende nuk dihet nëse socialistët që përkrahin këtë tezë apo vetë Rama do ta çojnë në Kushtetuese për interpretim vendimin e mazhorancës, e cila duket se ka nisur planifikimin e emërimit të kryeprokurorit të ri, duke mbyllur mandatin e Ramës qysh këtë muaj. Prokurorja e përgjithshme nga Silvia Konti që u etikeua nga Kryeministri Berisha në fillim të mandatit të saj, do të hiqte në kurriz nga i njëjti kryeministër pasojat e një epiteti të ri më 2011-n: “lavire bulevardi”.

Integrimi Kreu i PD-së u tha të rinjve në fjalën e tij se interesi kombëtar i shqiptarëve është interesi më madhor që gjithsecili nga ne duhet të ketë, dhe për këtë duhet të bëjmë gjithçka që të bashkohemi me njëritjetrin, të bashkohemi me Europën. Sipas Berishës, Pikërisht partia që ia drejton është forca politike e interesit kombëtar të shqiptarëve, mbrojtëse e flaktë dhe e pamposhtur e këtij interesi. “Energjinë dhe përkushtimin e tij njeriu i lirë e angazhon për realizimin e këtyre interesave apo të projekteve që realizojnë interesat e tij më të mira. Këto interesa janë të shumta, por unë dua t’ju garantoj se midis tyre një interes, që në pamje të parë duket si diçka më e largët, është interesi i të gjithë interesave, më i rëndësishëm, dhe ky është interesi kombëtar”, theksoi Kryeministri. Në këtë kontekst ai përmendi bllokimin e tri ligjeve në parlament për shkak të interesave të ngushta personale të kreut të opozitës Edi Rama. “Unë i bëj thirrje zotit Rama në emër të interesit të të gjithë të rinjve shqiptarë, të atyre që sot masivisht mbështesin dhe anëtarësohen në Forumin Rinor të PD-së, por dhe të rinjve të tjerë të FRESH-it, të forcave të tjera politike, të rinjve pa parti, në emër të qytetarëve shqiptare të votojnë tri ligjet, të mos dëshmojnë para Europës se shqiptarët nuk pranojnë të votojnë ligjet që u kërkohen për të votuar përfundimisht statusin e vendit anëtar në BE”, - tha numri një i qeverisë. Sipas tij, Rama do bllokimin, dhe këtë nuk e dëshmon me mosvotimin e këtyre tre ligjeve, por sipas Berishës e ka dëshmuar në çdo moment të rëndësishëm të historisë politike të vendit tonë gjatë 17 vjetve të fundit. “Anëtarësimi në Këshillin e Europës ishte arritja e parë madhore e qeverisjes së PD-së dhe forumit të saj. Ata që sot nuk votojnë ligjet në parlament do t’u deklaronin në vitin ‘95 të huajve publikisht se molla nuk është pjekur, se Shqipëria nuk meriton anëtarësimin në Këshillin e Europës”, - vijoi Kryeministri. FRPD-ja Për kreun e mazhorancës

Afatet e ngushta të politikës Këshilli i Europës pritet të mblidhet në fillim të muajit dhjetor për të marrë vendimin për t’i dhënë ose jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Por më herët Komisioni Europain do të nisë hartimin e raportit që do t’u paraqesë anëtarëve të Këshillit të Europës. Më datën 20 nëntor, pas tri ditëve, KE-ja do të nisë të hartojë raportin nëse Shqipëria i përmbush ose jo kushtet për të marrë statusin e vendit kandidat. Pra, klasës politike shqiptar i kanë mbetur edhe tri ditë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe të votojnë tri ligjet e kërkuara nga KE-ja: ligji për gjykatën e Lartë, ligji për nëpunësin civil dhe reforma parlamentare. Deri dje si mazhoranca, ashtu dhe opozita nuk kanë bërë asnjë hap konkret për realizimin e këtij objektivi. Ato kanë mbetur në kuadrin e ftesave deklarative publike dhe vetëm kaq.

Ceremoni e veçantë në 100-vjetorin e Pavarësisë

Topalli dekoron personalitete të tri periudhave historike Personalitetet e letrave, artit e humanizmit shqiptar që u dekoruan nga Kuvendi i Shqipërisë për kontributin e tyre, u përkasin tri periudhave të historisë tonë: Rilindjes, periudhës komuniste dhe asaj postkomuniste. Në një ceremoni shumë të veçantë në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë Kryetarja Jozefina Topalli dhuroi për artistë, shkrimtarë, njerëz të letrave, mjekë që ndërtuan themelet e mjekësisë shqiptare botimin special të Kuvendit të Shqipërisë “Aktet themelore të shtetit shqiptar” në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje. “Artistët kanë qenë dhe janë miqtë e vërtetë të shqiptarëve. Ata u bënë njerëz të ndryshimit. Shqiptarët u besuan atyre dhe ata nuk i tradhtuan shqiptarët. Ne kemi n evojë për ta si për ajrin”, - u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Ajo përmendi në fjalën e saj pasazhe nga at Gjergj Fishta të shkruara prej tij menjëherë pas

qeverisëse FRPD-ja është forumi që përbën forcën kryesore të Partisë Demokratike që nga themelimi i saj deri më sot. Berisha tha se ky forum ka qenë e mbetet faktori më përcaktues në çdo betejë e në çdo fitore të Partisë Demokratike dhe se ai po përgatit me vendosmëri të mad-

shpalljes së Pavarësisë në fillim të vitit 1913. “Tash që u ba Shqypnija, duhen ba shqyptarët.’ Tingëllon kjo frazë sa therëse, sa ironike, e hidhët si e vërteta. Po kush do t’i bënte shqiptarët që të ndiheshin shqiptarë? Natyrisht, ky qe misioni më i rëndë, më sfidant, më kryeneç, më jetësor, që u binte mbi shpinë veçse njerëzve të kulturës, këtyre mjeshtërve idealistë, që nisën të ndërtonin gur pas guri ngrehinën e identitetit kulturor shqiptar”, - vijoi kryeparlamentarja. Ajo tha se gjuha shqipe, eposi i kreshnikëve, kanunet dhe statutet dhe përrallat kombëtare janë katër kolonat mbi të cilat u ngrit ngrehina e identitetit tonë kombëtar. “Artistët kanë qenë dhe janë miqtë e vërtetë të shqiptarëve. Ne kemi nevojë për ta si për ajrin”, - deklaroi ajo. Më tej Topalli dhuroi botimin special të Kuvendit të Shqipërisë “Aktet themelore të shtetit shqiptar” në nderim të kontributit të tyre.

he fitoren e shkëlqyer të zgjedhjeve të vitit 2013. Për këtë fitore dhe humbjen e opozitës Berisha siguroi edhe kreun, saj Edi Rama. “E siguroj se verdikti i shqiptarëve mbi të, në qoftë se u bllokon rrugën e integrimit, do të jetë njëlloj me Vaterlonë e viteve ’91 që shqiptarët u tre-

guan etërve të Edi Ramës. Do të ketë një humbje më të thellë në 22 vjetët e fundit, se humbjen e ka të sigurt në çdo variant”, - tha Kryeministri. Referuar historisë, në fund ai i ftoi të rinjtë të lexojnë historinë për të nxjerrë mësime, për të mos lejuar përsëritjen e gabimeve.


04

« intervistë

E shtunë 17 nëntor 2012 •

Kreu i PDS-së këmbëngul për mosvotimin e tri kritereve të BE-së deri në zgjidhjen e çështjes së Fierit

Paskal Milo: Nëse PS heq dorë, ka paralajmëruar humbjen e saj më 2013

K

ryetari i Demokracisë Sociale, Paskal Milo, gjatë një interviste për “Metropol” ka analizuar zhvillimet më të fundit politike në vend si dhe përgatitjet për procesin zgjedhor më 2013. Përveçse analizë, kreu i PDSsë bëri të qartë se, nëse PS-ja do të tërhiqet duke dhënë konsensusin për tri kriteret e KE-së, kusht për statusin e vendit kandidat, pa u zgjidhur çështja e qarkut të Fierit, atëherë kjo forcë politike ka vulosur humbjen në zgjedhjet parlamentare të 2013-s. Kjo, sipas Milos, bazuar në raportin që ka kjo mazhorancë me respektimin e ligjit. Ndërkohë referuar marrëdhënieve mes PS-së dhe aleatëve, kryetari i Demokracisë Sociale zbardhi detaje të axhendës së kësaj partie. Sipas tij, nëse PS-ja do të ndjekë të njëjtin qëndrim si në zgjedhjet e shkuara, atëherë PDS-ja do të shohë mundësinë e aleancave të reja, me qëllim që kjo forcë politike të përfaqësohet denjësisht në garë. - Prej ditësh klasa politike është përfshirë në një debat mbi çështjen e qarkut të Fierit, një përplasje kjo mes PS-së e PD-së, që ka sjellë kushtëzimin e miratimit në Kuvend të tri kritereve që janë përcaktuese për marrjen e statusit të vendit kandidat. Sa e drejtë është që ky ngërç politik të penalizojë shqiptarët duke mos u dhënë as këtë herë atyre statusin, i shtyrë disa herë radhazi për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy forcave kryesore në vend? - Për fat të keq, në këta 20 vjet Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm, që mund të ishte shumë më i madh, por që është penguar nga kjo prapësi e politikës shqiptare, nga ky konflikt i vazhdueshëm mes dy partive të mëdha të vendit. Çdo hap që është hedhur përpara ka qenë me sforco të madhe dhe në momentet e fundit. Kjo ka ndodhur për shkak se konceptet filozofike që udhëheqin këto parti, që nuk kanë shumë lidhje me demokracinë si institucion, e cila duhet të funksionojë në mënyrë të vazhdueshme brenda partive dhe gjatë vendimmarrjes së tyre. Politika shqiptare, raportet mes interesit kombëtar dhe atij partiak i përkthen në favor të të dytit dhe jo në atë të të parit, që është më kryesori. Nga kjo rrjedhin gjithë këto zhvillime, që i kanë shkaktuar trauma të mëdha politikës dhe vendit. Aktualisht ndodhemi në një raport të tillë. Mes demokracisë dhe domosdoshmërisë së hapave të mëtejshme për të marrë statusin e vendit kandidat. Ka një perceptim të gabuar që mjafton që të marrim statusin dhe nuk ka rëndësi se si funksion demokracia brenda në Shqipëri, nëse zbatohet apo jo ligji, nëse luftohet ose jo korrupsioni dhe nëse kemi institucione vërtet të pavarura, që janë kushte të panegociueshme për një demokraci reale me standarde europiane. Ka gjithashtu dhe një qasje shumë pragmatiste tani për shkak të zgjedhjeve që janë afër, që të dyja forcat politike e kanë sjellë çështjen e statusit në fokusin e zgjedhjeve parlamentare. Është shumë e vështirë të bësh dallimin nëse palët janë vërtet të interesuar për ta marrë statusin apo jo. Ka akuza dhe komente reciprokisht për njëra-tjetrën. Kam mbajtur një qëndrim të ashpër, jashtë mënyrës sime të të menduarit. Duket sikur kam marrë një pozicion radikal kur i kam bërë thirrje Partisë Socialiste që të mos i votojë tri ligjet në Kuvend nëse nuk zgjidhet çështja e qarkut të Fierit. - Cila është arsyeja që keni këtë qëndrim? - Në shikim të parë duket sikur nuk është e drejtë që për një çështje lokale, për një kryetar qarku, të mund të sakrifikohen interesat kombëtare, konkretisht statusi i vendit kandidat. Mazhoranca dhe Kryeministri po bëjnë çmos që ta shfrytëzojnë në planin politik dhe elektoral këtë qëndrim të opozitës. Unë këmbëngul se çështja e qarkut të Fierit nuk është lokale, sepse ajo në radhë të parë ka të bëjë me respektimin e vendimeve të gjykatave të rretheve gjyqësore të Fierit dhe të Lushnjës, të gjykatës së Apelit të Vlorës, të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese. Pra, kemi një çështje me të cilën për muaj e muaj të tërë janë marrë të gjitha hallkat e drejtësisë

Nëse PS-ja do të bënte gabimin e radhës, që do të ishte një tërheqje, për mua kjo do të ishte një paralajmërim i humbjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, sepse do t’i jepte mundësi mazhorancës dhe vetë Berishës që të shkelnin me të dyja këmbët ligjin, pasi janë mësuar të shkelin ligjin e të mos ndëshkohen dhe do të bëjnë një kasaphanë elektorale, gjithmonë duke u nisur me idenë se “fjalë kanë, se asgjë nuk bëjnë”. Kjo është e keqja në Shqipëri...

dhe për sa kohë që këto kanë marrë një vendim në unison dhe dihet që, kur vendimet e gjykatave kalojnë të gjitha hallkat, nuk diskutohen, por vetëm zbatohen. Por që më 12 korrik e deri më sot institucionet që duhet të zbatojnë vendimet e gjykatave, për fat të keq, nuk lëvizin dhe nuk duan t’i zbatojnë. Kush është ai që ka përgjegjësi për vendimet? Është prefekti i qarkut të Fierit, i cili është një nëpunës i lartë që varet nga qeveri, që do të thotë se është qeveria pengesë për zbatimin e vendimeve të gjykatës. Atëherë, si mundet që kjo qeveri, e cila nuk zbaton vendimet e gjykatave, nuk zbaton ligjin, t’i kërkojë opozitës në parlament që të miratojë ligjin që amendon statusin e Gjykatës së Lartë? Me çfarë garancie vjen kjo qeveri dhe kjo mazhorancë kur nuk zbaton ligjin dhe kërkon që të miratojë një ligj tjetër? Pra, është një shqetësim i madh dhe i drejtë. E dyta kanë të bëjë me respektimin e vetë kartës për administrimin e pushtetit vendor të Këshillit të Europës, ku është shkruar shumë qartë se cili është pozicioni i pushtetit vendor në raport me pushtetin qendror, dhe këtu është shkelur. Pra, si mund të besojmë se kjo qeveri dhe kjo mazhorancë po shkel këtë kartë dhe nuk e zbaton? E treta ka të bëjë me problemet përgjithësisht të shtetit ligjor, ku kjo mazhorancë nuk respekton në përgjithësi ligjin, pasi Shqipëria ka ligje shumë, por që respekton vetëm pak prej tyre. Ndaj shqetësimi i opozitës është shumë i madh, sidomos në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat. Problemi është serioz. Gjithashtu kam arsye që ta kërkoj dhe të vazhdoj të insistoj në zgjidhjen e çështjes, pasi nga katër këshilltarë që ka PDS-ja në qarkun Fierit, njërin, kryetarin e partisë sime, e kanë rrahuar me shufër hekuri përfaqësuesit e Partisë Demokratike në zyrat e qarkut të Fierit, e kanë plagosur për vdekje, sepse mbrojti me të drejtë çështjen. Dy këshilltarë të qarkut të Fierit, por që janë këshilltarë në komunat e rrethit të Lushnjës u kanë hequr mandate në mënyrë të padrejtë, pasi u bënë presione të mëdha që të votonin në favor të PD-së. Pasi ata nuk u bindën, u bënë një truk të pabesueshëm se mund të ndodhë në demokraci, duke u hequr mandatet dhe kanë vënë njerëzit e tyre. Këshilltarët janë ankuar në gjykatën e rrethit të Lushnjës, në Apelin e Vlorës, në të Lartën kanë fituar, por nuk kanë në dorë mandatin, këtë e ka në dorë prapë mazhoranca. Prapë ky prefekt që nuk zbaton ligjin. Për këtë arsye, e parë si nga pikëpamja parimore, ashtu dhe në atë të respektimit dhe zbatimit të ligjit, PDS-ja ka shumë arsye që kësaj radhe duhet të qëndrojmë fort, sepse duhet t’i themi “ndal!” kësaj dyfytyrësie të qeverisë. Nuk është puna se u vonuam një muaj apo dhe tre muaj, këtu është çështja e vendosjes dhe respektimit të standardit të demokracisë në Shqipëri dhe më mirë të vonohemi tre muaj dhe të realizojmë plotësisht standardet dhe kjo mazhorancë të mësojë më në fund se ka dikë që i vlerëson realisht dhe se nuk duhet të veprojë më siç ka vepruar. Nëse PS-ja do të bënte gabimin e radhës, që do të ishte një tërheqje, për mua kjo do të ishte një paralajmërim i humbjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, sepse do t’i jepte mundësi mazhorancës dhe vetë Berishës që të shkelnin me të dyja këmbët ligjin, pasi janë mësuar të shkelin ligjin e të mos ndëshkohen dhe do të bëjnë një kasaphanë elektorale, gjithmonë duke u nisur me idenë se “fjalë kanë, se asgjë nuk bëjnë”. Kjo është e keqja në Shqipëri. Para se të na ndodhë një gjë më e keqe më 2013-n, të parandalojmë këtë mazhorancë, pasi të gjitha pritshmëritë të çojnë në ndërmarrjen e një fushate të ashpër të mazhorancës, që do të akuzojë PS-në si përgjegjëse për mosmarrjen e statusit. - Nga ana e saj, mazhoranca ka bërë publik propozimin e saj për mocion në qarkun e Fierit, duke insistuar se nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave... - Mazhoranca nuk ka dëshirën dhe as vullnetin të respektojë ligjin, pasi, nëse do të zbatoheshin vendimet e gjykatave, do të ishte e majta ajo që do të kryesonte këshillin. Por zoti Berisha bën

llogaritë e zgjedhjeve të 2013-s, i duhet kryetari i qarkut të Fierit. Po afrojnë zgjedhjet dhe qarku i Fierit është shumë i rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare, dhe këtu fle lepuri. Në thelb Berisha nuk do që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, sepse ai do që t’ia ngarkojë përgjegjësinë elektorale PS-së; e dyta, nuk do sepse duke mos pasur statusin e vendit kandidat, mendon se do t’i ketë duart më të lira për të vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet dhe do të ketë kontroll më pak. E treta, Berisha nuk do pse njerëzit që kanë prirje autoritariste dhe diktatoriale kanë marrëdhënie shumë të keqe me ligjin dhe shtetin ligjor, ai është vetëm për unin e njeriut që do të kontrollojë dhe të vendosë për gjithçka. - Meqenëse u prekën zgjedhjet e vitit 2013, tani kur pothuajse jemi në fushatë elektorale, edhe pse jo zyrtarisht, cilat janë raportet e PDS-së dhe të aleatëve me Partinë Socialiste? - Partia Demokracia Sociale që kur është krijuar ka qenë në aleancë me Partinë Socialiste në të gjitha zgjedhjet. Besoj se dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë në një aleancë me të. Jemi në një proces negocimi me PS-në për të arritur në një marrëveshje bashkëpunimi elektoral dhe postelektoral, pra qeverisës. Kemi shkëmbyer mendime në disa takime që kemi bërë në nivel kryetarësh dhe shpresoj që së shpejti të shkojmë drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje parimore për këtë çështje. Për sa i përket bashkëpunimit me partitë e tjera aleate të koalicionit, ne së shpejti do të takohemi dhe do të bisedojmë për çështjet e strategjisë dhe taktikës elektorale të koalicionit që do të garojë si opozitë kundër koalicionit të mazhorancës apo koalicioneve që mund të krijohen. Besojmë se do të mirëkuptohemi në kërkesat tona modeste nga Partia Socialiste. Uroj që të mos i vështrojë ashtu siç bëri më 2009-n, sepse në radhë të parë do të ishte keq për aspiratat e popullit, do të ishte keq për partitë aleate, por do të ishte keq për vetë PS-në. Shpresoj që, në të mirë të fitores së përbashkët dhe jo të individëve të veçantë, të ketë një ndërgjegjësim në gjirin e PS-së për rëndësinë që ka më tepër se kurrë sot koalicioni ynë opozitar. - Gjatë këtyre takimeve çfarë kërkesash paraprake i janë propozuar Partisë Socialiste? - Jemi drejt një mirëkuptimi të kënaqshëm, që ka të bëjë me bashkëpunimin zgjedhor, me mbrojtjen e votës, me mënyrën se si do të bashkëpunohet në rast se fiton koalicioni në zgjedhje dhe të formulës se si do të përfaqësohen në pushtetin e ardhshëm partitë aleate. - Është kërkuar një formulë për bashkëpunim parazgjedhor? - Ajo është në diskutim, është akoma e papërfunduar. Janë të hapura gjitha opsionet. Jemi duke ecur në drejtimin e duhur për të pasur të gjitha garancitë e nevojshme për t’u përfaqësuar denjësisht në Kuvendin e ardhshëm. Të jeni të sigurt se nuk do të bëjmë gabime dhe as nuk do të tregohemi naivë. - Kur shprehni këtë siguri, çfarë nënkuptoni, që PDS-ja mund të jenë pjesë e një koalicioni tjetër të kryesuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim? - Kemi shumë dëshirë për shkak të historisë së përbashkët, që kur jemi krijuar si parti dhe deri tani, që të shkojmë në një koalicion me PS-në dhe shpresojmë që kjo do të realizohet. Nëse do të merrnim një rast ekstrem, atëherë mund të shihej një alternativë tjetër për të përfaqësuar denjësisht interesat e PDS-së. - Në tryezën që prisni të uleni me Partinë Socialiste, cila do të jetë axhenda e PDS-së? - Në do të garojmë listat tona si Demokraci Sociale në 12 qarqet e vendit. Kjo është sigurt, do të nxjerrim kandidatë për deputetë në 12 qarqet. Do të luftojmë për të maksimalizuar votën në shkallë kombëtare, nga e cila do të varet shumë edhe bashkëpunimi në qeverisjen e ardhshme. Është një formulë që do ta zbatojmë në koalicionin tonë të ardhshëm, që shpresoj të jetë i suksesshëm.


aktualitet • E shtunë 17 nëntor 2012

Oficeri i Antidrogës përdorues kokaine Shef “gjyshi” e blinte në Turqi dhe e çonte heroinën në Zvicër Operacioni mbahej sekret prej 3 muajsh nga ekspertët e SHKB-së, të cilët kishin vendosur që të mos ua tregonin as kolegëve të tjerë në Policinë e Shtetit, për shkak se rrezikohej informimi i Canit. Vetëm Taks-Forca e Prokurorisë ishte në dijeni të operacionit, ndërsa specialistët e Antidrogës u informuan vetëm ditën e aksionit, ku edhe ndërhynë për ta finalizuar. Megjithatë, detajet e plota të operacioni, ende mbahen sekret nga policia, pasi po punohet për gjetjen e personave të tjerë të implikuar në trafikun e drogës.

Vetëm pak ditë më parë SHKB-ja arrestoi ish-shefin e antikorrupsionit në Gjirokastër Miklovan Kararaj për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Arrestimi i tij është kryer pas një hetimi intensiv një mujor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjirokastër. Sipas SHKB-së dyshohet se Kararaj gjatë ushtrimit të detyrës, më datë 8.10.2012, ka përfituar në mënyrë të paligjshme, duke i marrë një biznesmeni në qytetin e Gjirokastrës, me inicialet E.B, shumën prej 10.000 eurosh ryshfet.

Precedenti

Askujt nuk ia kishte marrë mendja që oficeri i Antidrogës, që u kap bashkë me 4 të tjerë, ishte përdorues kokaine, ndërsa në bandën kriminale kishte rolin e shpërndarësit. Heroinën e blinte “Gjyshi” direk nga Turqia dhe pasi kishte kaluar përmes Bullgarisë e Kosovës e shkarkonte te djali i tezes në Vorë. Prej aty droga dërgohej për shitje në Zvicër, ku djemtë e mbanin me 19 mijë euro kilogramin, një ndër çmimet më të lira sot për sot në treg, ndërsa përziersi ishte i cilësisë së lartë. Duke përdorur metoda të ndryshme si shitja e tapeteve apo fshehja e drogës në sendet personale, banda e dërgonte drogën në Zvicër, ku e prisnin anëtarët e tjerë, që bashkë me ata të Turqisë përbënin një grup të strukturuar kriminal. Detajet e këtij operacioni bëhen të ditur për gazetën “Metropol” nga burime pranë Policisë së Shtetit. Efektivët blu as që e kishin menduar se kishin mes tyre një trafikant të mirëfilltë droge që caktonte çmimet, vendtakimet, si dhe merrte përsipër “paprekshmërinë e mallit”, përderisa droga lëvizte me një “Golf 5” që ecte me 200 kilometra në orë. Nga ekzaminimet e deritanishme 31-vjeçari nga Pogradeci, Anoril Cani, rezultoi si përdorues droge dhe specifikisht i kokainës. Hetimet janë zhvilluar në fshehtësi të plotë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit dhe nga Prokuroria e Tiranës dhe operacioni mori emrin “Specialisti” që para 3 muajsh, pasi nga përgjimet telefonike dhe ambientale anëtarët e kësaj bande të strukturuar kriminale e përmendnin shpesh këtë fjalë, duke lënë të kuptohet se ata i mbronte vetë shteti, pra oficeri specialist i Antidrogës. Për ta kompletuar strukturën e “familjes”, anëtarët ishin pajisur me armë, ku u sekuestrua një pistoletë TT dhe me tritol që shërbente për presion ndaj rivalëve. Për shkak të mbajtjes larg të oficerit Cani nga nisja e këtij operacioni, SHKB nuk kishte vënë në dijeni askënd përveç Task-Forcës së Prokurorisë, ndërsa ekspertët e Antidrogës u lajmëruan ditën kur u krye operacioni, që u zhvillua kryesisht pranë “Shallvareve” në Tiranë dhe në qytetet e Vorës dhe Elbasanit. Të tjerë persona dyshohen si të implikuar në këtë linjë, ndërsa hetimet nuk kanë përfunduar. I vetmi fakt i sigurt është se nuk ka oficerë të tjerë policie të përfshirë.

05

Detaje nga operacioni “Specialisti”, çmimet dhe lëvizjet e bandës

Sekreti

Mariglen Mulla

»

Ecnin me biçikleta në rrugë të errët

Për pazaret e drogës atentat xhaxhait e nipit, vriten të dy

Të arrestuar 1-Anoril Naim Cani, 31 vjeç, lindur në Pogradec, banues në Tiranë, me detyrë specialist në Departamentin e Luftës kundër Drogës në Drejtorinë e përgjithshme të Policise së Shtetit. 2-Ilir Petrit Shehaj, 46 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i njohur me pseudonimin “Gjyshi”. 3-Gentian Tanas Gjoka, 32 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i njohur me pseudonimin “Papu”. 4-Mandrit Manush Dulo, 38 vjeç, lindur dhe banues në Vorë. 5-Everest Fatmir Hoxholli, 27 vjeç, lindur në Gramsh, banues në Elbasan, pseudonimi “Nipçja”.

Sekuestruar 27.7 kg heroinë 28 kg përzierje kokaine 141 kg përzierje heroine 0.8 gr kokainë e pastër 980 gr lëndë eksplozive me fuqi të lartë të tipit C4 2 kg tritol, kapsolla detonatorë, ndezës 400 fishekë luftarakë të modeleve të ndryshme 1 pistoletë e tipit TT 13.100 euro 6 milionë lekë 25 celularë 4 makina Disa peshore elektronike

Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme Në një njoftim zyrtar Ministria e Brendshme deklaroi se “Në mbrëmjen e datës 15.11.2012, pas një hetimi intensiv 3-mujor, duke përdorur metoda speciale të hetimit, strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Ministrisë së Brendshme, në bashkëpunim me njësinë e posaçme “Task Force” të Prokurorisë së rrethit Tiranë, si dhe me mbështetjen e plotë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, përfunduan me sukses operacionin e koduar “Specialisti”, i shtrirë në qytetet Tiranë, Vorë dhe Elbasan, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a dhe 334, të Kodit Penal, shtetasit Anoril Naim Cani, i dt. 07.05.1981, lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në Departamentin e Luftës kundër Drogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ilir Petrit Shehaj, i dt. 02.12.1966, lindur dhe banues në Tiranë, i njohur me pseudonimin “Gjyshi”, Gentian Tanas Gjoka, i dt. 06.04.1980, lindur dhe banues në Elbasan, i njohur me pseudonimin “Papu”, Mandrit Manush Dulo, i dt. 05.01.1974, lindur dhe banues në Vorë dhe Everest Fatmir Hoxholli, i dt. 25.07.1985, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan, i njohur me pseudonimin “Nipçja”.

ITALI- Në një zonë të njohur për shpërndarje droge u ekzekutuan dje xhaxha e nip, teksa ecnin me biçikleta. Mediet e shtetit fqinj thanë se dy shqiptarët janë qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në një provincë veriore të Italisë në afërsi të Milanos. Viktimat janë identifikuar nga autoritetet italiane si Ndue Bruka, 51 vjeç dhe Alban Medha, 27 vjeç, xhaxha e nip, që të dy me qëndrim si klandestinë në Itali dhe me precedentë penalë të mëhershëm. Dëshmitarët nga vendngjarja thanë se dy viktimat ishin duke udhëtuar me biçikleta kur pranë tyre është afruar një motor me dy persona, që të dy me kaska në kokë. Personat kanë nxjerrë armën, një pushkë gjysmëautomatike dhe kanë qëlluar me 7 plumba në drejtim të tyre, ku në kokë u godit xhaxhai, ndërsa nipi vdiq nga plagët në bark. Policia tha se plagët kanë qenë fatale dhe që të dy kanë gjetur vdekjen e menjëherëshme. Nuk dihen shkaqet e krimit të rëndë, por policia italiane dyshon se bëhet fjalë për larje hesapesh, megjithëse hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Gjithçka ndodhi në një rrugë të errët dhe pak të frekuentuar. Policia po heton në pistën e trafikut të drogës, ndërsa disa të moshuar që panë ngjarjen rrëfyen për një motor skuter, me të cilin u larguan dy autorët. Orët e fundit janë kontrolluar banesat e shqiptarëve dhe po merren dëshmi nga personat që kanë dijeni. Trafiku i drogës ka marrë jetën e dhjetëra shqiptarëve të implikuar në prishje pazaresh në shtetin fqinj, ndërsa mediet e shtetit fqinj u kanë bërë jehonë këtyre ekzekutimeve të herëpashershme.

Shqevi që i vuri flakën shokut në grevë

“Ndrecën e kam vëlla, e kishte vendosur të digjej, s’kam faj” Për shkak se duhet të paraqitet periodikisht, Periki Shqevi, ish-i përndjekuri politik që i vuri flakën shokut të tij Gjergj Ndrecës, dha dje deklarimet e tij pranë policisë dhe Prokurorisë së kryeqytetit. Avokati Astrit Prendi u shpreh se ndonëse gjykata e Tiranës ka dhënë masën “detyrim paraqitje”, ende nuk i është komunikuar akuza, por kjo pritet të ndodhë shpejt. Prendi tha se “Indicie për të ndezur mund të kishte, por indicia është tjetër dhe prova është tjetër. Fuqia provuese varet nga provat e legjitimuara gjatë fazës hetimore. Meqë po shoh tendenca është që të na komunikohet akuza”. Akti i vetëflijimit që ndërmori Gjergj Ndreca i ndihmuar nga Perikli Shqevi, i cili ndezi çakmakun në kohën që Ndreca kishte lyer trupin me benzinë është një nga arsyet pse ata janë marrë në pyetje. Shqevi tha se miqësia e tij me Ndrecën nuk është cenuar pas aktit të vetëflijimit. “Unë jam i pafajshëm. Bashkëvuajtësi im, është miku im, është vëllai im dhe ai e kishte vendosur atë vetëflijimin që donte”,- tha Shqevi. Akti i djegies së shokut, pasi e kishte lyer trupin me benzinë u komentua jo pak, ato ditë tetori kur “Komuna e Parisit” zotërohej nga greva e urisë që ndërmorri një grup ish-të përndjekurish politikë. Ndreca, i pari që tentoi vetëflijimin, tashmë duket i kuruar thuajse plotësisht, ndërsa ish-bashkëvuajtësi i grevës Lirak Bejko, ndërroi jetë në Bari të Italisë, pas vetëdjegies me benzinë. Greva prej disa ditësh është e ndërprerë, ndërsa pas homazheve që iu bënë Bejkos, ishgrevistët nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë kohët e fundit.


06

« ekonomi

E shtunë 17 nëntor 2012 •

Afat 30 ditë për kundërshtim. ÇEZ: Na kanë 23 miliardë lekë

Ujësjellësit pa drita, ERE miraton heqjen e licensës së ÇEZ-it B

KESH sh.a. ka bërë shpjegime sot mbi kolapsin energjitik në vend. Sipas KESH sh.a., që nga momenti që CEZ Shpërndarje sh.a. hyri si operator i rrjetit të shpërndarjes ka krijuar problematikë në operimin dhe funksionimin e Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare. Për KESH-in CEZ është përgjegjëse për sigurimin e gjithë sasive të energjisë elektrike për mbulimin e plotë të humbjeve në sistemin e shpërndarjes. “Mospërmbushja e këtij detyrimi ligjor nga CEZ Shpërndarje sh.a. përgjatë gjithë vitit 2011 dhe për periudhën janar-nëntor 2012 ka qenë shkaku kryesor i problematikës së krijuar në menaxhimin e rezervës hidrike që zotërohet nga KESH”, thuhet në deklaratën e KESH. Ndërsa shtohet se borxhi energjitik që CEZ Shpërndarje ka ndaj KESH për vitin 2011 shkon në 627 GWh dhe për vitin 2012 ky borxh shkon në rreth 831 GWh energji elektrike e barabartë sa gjithë rezerva energjitike që akumulon kaskada e lumit Drin. CEZ Shpërndarje nuk paguan faturat e energjisë elektrike të lëshuara nga KESH dhe të pranuara e nënshkruara nga kjo shoqëri. Në total deri ne fund të Tetorit 2012, detyrimet financiare të CEZ ndaj KESH arrijnë në mbi 208 Milion EURO. Aktualisht KESH sh.a. ka detyrime të pashlyera ndaj:

Pas vendimit të CEZ-it për të ndërprerë energjinë elektrike ndaj ndërmarrjeve të ujësjellësit, institucioni i Avokatit të Popullit bëri apel për arritjen e një marrëveshjeje, në mënyrë që të mos shkelet një ndër të drejtat universale të njeriut. Avokati i Popullit fton të gjitha palët të abstenojnë nga veprimet, apo mosveprimet, të cilat në mënyrë direkte, apo indirekte rrezikojnë të cenojnë këtë të drejtë themelore dhe thelbësore të njeriut.

Dervishaj

“Kush heq furnizimin me energji për ujësjellësit do të përballet me ligjin. Furnizimi me ujë është çështje e sigurisë kombëtare dhe kush e cenon atë bën një akt kriminal”. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Rendit, Flamur Noka, në lidhje me ndërprerjen e CEZ të energjisë elektrike të ujësjellësve. Siç bëhet me dije ministri i Rendit ka urdhëruar Policinë e Shtetit të ndaloj çdo ndërprerje të energjisë elektrike për ujësjellësit.

Totozani

a) Prodhuesve të vegjël dhe Privat të energjisë elektrike në vendin tonë, duke u rrezikuar seriozisht vazhdimi normal i aktivitetit të tyre në vlerën 1. 7 miliard Lekë; b) Detyrime ndaj Donatorëve dhe Shtetit për huatë dhe TVSH, në vleren 5.6 miliardë lekë; c) Detyrime për blerje të energjisë elektrike nga importi në vlerën 2 miliard lekë. d) Detyrimi për kompesimin e dëmeve nga përmbytjet në Shkodër në vlerën 1. 4 miliard lekë. e) Detyrimi ndaj bankave të nivelit të dytë për linjat e kredisë, me një kosto mujore në vleren 100 milionë lekë.

Ndoka

ordi i komsionerëve të Entit Rregullator të Energjisë ka miratuar fillimin e procedurave për heqjen e licencës së shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike me pakicë ndaj kompanisë “CEZ Shpërndarje”. Në një mbledhje urgjente, që zgjati më shumë se dy orë bordi vendosi marrjen e kësaj mase si e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga kolapsi sistemin energjetik shqiptar. Pas shumë diskutimesh për situatën energjetike të krijuar në vend, pas ndërprerjes së energjisë që kompania “ÇEZ Shpërndarje” bëri ndaj ujësjellësve të Durrësit, Fierit, Vlorës, Lezhës, Elbasanit dhe Sarandës, Bordi i Komisionerëve të ERE-s votoi fillimin e procedurave për heqjen e licencës së kompanisë çeke, ku 4 nga anëtarët votuan pro, ndërkohë që njëri prej tyre votoi kundër heqjes së licencës, me argumentin se do të krijohet një krizë energjetike dhe do të rritet energjia e pafaturuar, ndërsa i ka lënë 30 ditë afat CEZ-it për të ankimuar këtë vendim. Kryetari i Entit Rregullator, Sokol Ramadani, tha se, kompania private nuk reagoi për përmirësimin e situatës pas vendosjes së gjobës prej 4 milionë eurosh dhe se e vetmja mënyrë është heqja e licencës. “Çfarë do të na ndodhi po të iki CEZ-i. Unë nuk dua ta paramendojë që do iki CEZ sepse fillimi i procedurës është paralajmërimi i tyre nëse doni me e ndreq, kaq kohë keni. Nëse nuk doni, Shqipëria nuk vdes për një kompani. Nëse CEZ ka ndërmend të qendrojë këtu, duhet ta shikojë me shumë kujdes. Qytetarët duhet ta kuptojnë mirë që kjo kompani që është CEZ ose OSSH më vonë do të vazhdojnë dhe nëse do të paguhet energjia do të paguhet si sot, si nesër e si pasnesër sepse është detyrim”, deklaroi Sokol Ramadani, kryetar i Bordit të ERE-s. Gjithashtu, nuk është garantuar furnizimi 24 orë pa ndërprerje, plani i investimeve për vitin 2012 është realizuar në masën 7% dhe niveli i humbjeve në rrjet ka arritur rekordin 50 për qind. Nga ana e tij, CEZ thekson se borxhi i Ujësjellësve është tepër i madh dhe se i paralajmëroi qytetarët që të mbushin të gjitha rezervat e mundshme që kanë në dispozicion dhe të interesohen pranë kompanive të tyre të Ujësjellësit, nëse ata ofrojnë alternativa të tjera për furnizimin me ujë të konsumatorëve të tyre. “Shuma që i detyrohen ‘CEZ Shpërndarjes’ kompanitë e ujësjellësit tashmë ka arritur lartësinë e 5.4 miliardë lekë (38 milionë euro). Këto kompani janë njoftuar herë pas here për borxhet e tyre ndaj “CEZ Shpërndarje” dhe afatet për pagesën e borxhit janë shtyrë disa herë”, thuhet në njoftimin e “CEZ Shpërndarje”. “CEZ Shpërndarje” sqaron se ka kryer takime të shumta me përfaqësues të kompanive të

KESH: CEZ na ka borxh miliarda, po bllokon ekonominë

Zëvendësministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj, deklaroi dje se veprimi i “CEZ Shpërndarje” për ndërprerjen e energjisë elektrike ndaj ujësjellësve, të cilët nuk kanë paguar faturat e energjisë është i paprecedentë. “Qëndrimi i qeverisë dhe ministrisë në lidhje me këtë veprim konsiderohet si një akt i paprecedentë, i cili komprometon rëndë sigurinë e qytetarit, sigurinë publike dhe sigurinë kombëtare të vendit”.

Tensionohet situata. ÇEZ nuk tërhiqet nga vendimi

Ndërprerja e energjisë, 12 bashki disa orë pa ujë të pijshëm Ashtu siç u lajmërua tre ditë më parë ditën e djeshme një pjesë e madhe e ujësjellësve të vendit iu ndërpre energjia elektrike për shkak se rezultojnë debitorë ndaj kompanisë ÇEZ. Si pasojë, të paktën për disa orë qytetet e Durrësit, Sarandës, Laçit, Elbasanit, Tepelenës, Memaliajt, Patosit, Përmetit, Fierit dhe Lushnjës, kanë mbetur pa ujë të pijshëm, si rezultat i ndërprerjes së energjisë. CEZ pretendon se ujësjellësit i kanë një borxh prej 5.4 miliardë lekësh. Por ujësjellësit duke ofruar mundësi të ndryshme zgjidhjeje si skema lehtësuese për shlyerjen e debisë me këste dhe mundësinë e pagesës së pjesshme të debisë. CEZ gjithashtu thekson se ka ofruar dhe anulimin e borxheve të kompanive të ujësjellësit përkundrejt borxhit që “CEZ Shpërndarje” i detyrohet KESH-it, gjë që fatkeqësisht

tashmë duket se kompania nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj, pasi me gjithë situatën e krijuar drejtuesit e ÇEZ-it deklaruan se ndërmarrjet duhet të shlyejnë borxhin e akumluar dhe se ajo do të vazhdojë ndërprerjet deri në shlyerjen e tyre. Përveç institucioneve të tjera edhe Ministria e Financave reagoi ndaj këtij vendimi, duke theksuar se qeveria i ka kërkuar CEZ të mos ndërpresë energjinë elektrike për kamatëvonesat, të cilat duhet të zgjidhen me proces gjyqësor. është refuzuar gjithashtu. Sipas CEZ-it, borxhi që institucionet shtetërore dhe ente të tjera publike i kanë kompanisë tejkalon vlerën e 23 miliardë lekëve ose 165 milionë euro. Duke iu referuar situatës së krijuar me punonjësit e policisë, të cilët shoqëruan punonjësit e “CEZ Shpërndarje”, kompania do të denoncojë pranë organeve të

“Mënyra si ka ndërprerë energjinë është tërësisht në kundërshtim me kontratën që kemi. CEZ pretendon kamatëvonesat për vitet 2007, 2008, 2009 etj. Kamatëvonesat zgjidhen në gjykatë. Nuk mund të ndërpritet energjia për kamatëvonesat”, deklaroi Alfred Rrushaj. akuzës të gjithë ata që pengojnë punonjësit e saj për ndërprerjen e energjisë, pasi sipas tyre punonjës të policisë ushtruan presion mbi punonjësit. Në rast se kompania pranon heqjen e licencës, procedurat përfundojnë pas tre muajsh dhe sistemi i shpërndarjes do të menaxhohet nga shteti, apo nga ndonjë kompani tjetër private.

Revista prestigjioze liston 141 vende

“Forbes”, Shqipëria në vendin e 74 për të hapur një biznes Revista “Forbes” e rendit Shqipërinë në vendin e 74, nga 141 shtete të botës si një vend të përshtatshëm për të ngritur një biznes. Kjo renditje ka ardhur pas publikimit të të dhënave nga organizatat botërore “Freedom House”, “World Economic Forum” etj. Disa nga faktorët kryesor tek të cilët janë bazuar këto organizata për nxjerrjen e kësaj liste janë të drejtat e pronës, risitë, taksat në vend, teknologjia dhe niveli i korrupsioni. Të tjerë faktorë janë liria qoftë ajo personale, tregtare dhe monetare, mbrojtja e investitorëve dhe të tregut të aksioneve të performancës. Shqipëria renditet në vendin e 74, që sipas Komitetit të “Forbes” ka bërë një përpjekje të vështirë për kalimin e saj në një ekonomi të hapur. Veç të tjerash në raport përmendet dhe fakti i realizimit të një reforme ekonomike nga qeveria shqiptare për tërheqjen e investitorëve të huaj për vendin. Sipas tyre, një nga sfidat më të mëdha

të vendit vazhdon të mbetet përballja me një borxh të lartë publik. Ndër të tjera thuhet se rritja ekonomike gjatë viteve 2004–2008 ishte mesatarisht në vlerat e 6 për qind, ndërsa në vitet 2009–2011 ra në 3 për qind, inflacioni është i ulët dhe i qëndrueshëm. Qeveria ka marrë masa për të luftuar krimin dhe kohët e fundit po zbaton një paketë reformash fiskale që synon reduktimin në shkallë të gjerë të ekonomisë informale. Shteti grek edhe pse po pëson një recesion ekonomik, renditet e 68 në këtë listë. Sipas kësaj liste, vendet e rajonit janë para nesh, duke lënë mbas vetëm Srebinë, e cila renditet në vendin e ‘90. Në vendin e parë në botë për sa i përket klimës së përshtatshme të të bërit biznes, “Forbes” rendit Zelandën e Re, më pas Danimarkën, Hong Kongun dhe Singaporin. Shtetet e Bashkuara, që në vitin 2009 zinin vendin e dytë në këtë renditje botërore, tashmë gjenden në vendin e 12-të.

Dhjetë vendet që renditen para nesh janë:

Ndër 10 vendet që renditen pas Shqipërisë janë:

Mongolia Barbados Trinidad and Tobago, Tajlanda, Greqia, Tunizia, Kazakistani, Namibia, Brazili Azejrbaxhani.

Maroku Indonezia Armenia Zambia Xhamaika Cape Verde Srilanka Gana Seychelles Bosnjë Hercegovina


aktualitet • E shtunë 17 nëntor 2012

»

07

Motiv qyteti i Gjirokastrës, punimet për nder të festimeve për 100-vjetorin

Ekspozitë artistike dhe artizanale e Arian Panos Kritikët: Mban gjallë traditën familjare dhe natyrën karakteristike të qytetit Të paktën 30 punime artizanale, me motiv qytetin e Gjirokastrës, u promovuan dje nga artisti i pasionuar Arjan Pano, në ekspozitën e çelur në mjediset e teatrit “Zihni Sako”, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Shtëpitë dhe portat karakteristike, të harmonizuara me një ndriçim të larmishëm, nxjerrin në pah madhështinë e objekteve, duke evidentuar kështu një qytet me një arkitekturë sa tradicionale, aq dhe moderne. Pirro Qiqi, kritik i artit, tha se kjo ekspozitë është e veçantë, e cila jo thjesht apelon për një vëmendje ndaj kësaj pasuri të paçmuar që ka Gjirokastra në UNESCO, por na bën të gjithëve krenar që jetojmë dhe punojmë në këtë qytet të papërsëritur. “Arjani përmes punimeve me material druri, kar-

toni, metali dhe të punuara në mënyrë artizanale i ka kthyer këto objekte në art, një shembull e një krijuesi qëndistar, i cili rrezaton përmes punimeve kulturë”, pohon Qiqi. Sipas tij, Arjani me këtë ekspozitë ka mbajtur gjallë traditën familjare, madje fton publikun të shijojë jo vetëm shtëpitë dhe porta karakteristike gjirokastrite, por na “detyron” të hyjmë dhe brenda tyre, përmes 16 ndriçues të stilizuar, duke i dhënë dritë ambienteve. “Elementi i spikatur i ndriçimit të brendshëm dhe të jashtëm është befasues, ç’ka e bën artistin, një mjeshtër të vërtetë në këtë fushë”, nënvizon Qiqi. Në fjalët përshëndetëse, artisti Arjan Pano, tha se “ndër vitet që ikin, ndër njerëzit që kam njohur dhe dashur, ndër rrugë e sheshe, sot me

përulësi, në këtë vit të bekuar të kombit shqiptar, sjellë për publikun një “copëz” gjirokastrite”. “Këto punime simbolike, inspiruar nga perlat e infrastrukturës së qytetit, unike në llojin e vet, po i servir për të gjithë artdashësit gjirokastrit. Gjirokastra na përket të gjithëve!”, shprehet Arjan Pano. Mimoza Çomo, prefektja e Gjirokastrës, duke vlerësuar artistin Pano, thotë se artizanati është një art i bukur, ndërsa ekspozita, e para e këtij lloj në qytetin e Gjirokastrës, është si “qershia mbi tortë”, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. “Në Gjirokastër tashmë është ringjallur artizanati, si një mundësi për zhvillimin ekonomik. Ekspozita e sotme tregon qartë se sa të lidhur janë gjirokastritët me këtë art”, nënvizon Çomo. T. Skuqi

Rilidhet pas disa orëve, shkak debitë. Policia ndalon 17 punonjës

CEZ u stakon energjinë ujësjellësve, pa ujë banorët LEDIA LLESHI, TELNIS SKUQI

drejtuar gjykatës Elbasan të gjykojë çështjen kundër saj. I bëj thirrje edhe një herë kompanisë të marrë masa e të bashkëpunojë në të kundërt do të ndëshkohet”. Mungesën e energjisë elektrike e provuan edhe shumë familje përreth stacioneve që furnizojnë qytetin e Elbasanit me ujë të pijshëm. Elbasani provoi disa orë mungesën e ujit të pijshëm pikërisht kur në këtë qytet mbërriti në një takim me të rinjtë Kryeministri Sali Berisha dhe ambasadori i BE Sequi për përurimin e rrugës “Egnatia”.

C

EZ ndërpreu dje energjinë për disa ujësjellës në vend për disa orë ashtu siç dhe paralajmëroi një ditë më parë. Banorët e qyteteve Durrës, Elbasan, Lezhë, Vlorë, Sarandë dhe Kukës vuajtën për disa orë mungesën e ujit të pijshëm pasi kompania CEZ u ndërpreu ujësjellësve energjinë për shkak të debisë që kanë ndaj kompnaisë çeke në vite. Problematikë pati në të gjitha rrethet ku vendorët u përplasën me punonjësit e CEZ. Në konflikt u përfshi dhe Policia e Shtetit, e cila shoqëroi 17 prej tyre pasi cenuan sigurinë kombëtare. Në Fier pati dhe përleshje mes qytetarëve dhe të punonjësve të CEZ-it. Ndërkohë dje ERE në një mbledhje urgjente vendosi t’i lërë 30 ditë kohë CEZ për të rregulluar problemet, në të kundërt do t’i hiqet licenca. Për ndërprerjen e energjisë të ujësjellësve në disa rrethe kanë reaguar ministrat më të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, si dhe aktorë të jetës politike. Në Elbasan Elbasani provon mungesën e ujit të pijshëm për 6 orë me radhë duke vënë në panik të gjithë qytetarët. Ndërprerja e energjisë është bërë rreth orës 10.00 të mëngjesit dhe pas disa orë negociatash është rikthyer në stacionet e furnizimit me ujë vetëm në 16:30. Ndërprerja është bërë në fidrin e lagjes “5 Maj” dhe si pasojë kanë mbetur pa energji edhe shumë familje që furnizohen nga linja e stacionit të pompave. Reagimi ka qenë i menjëhershëm madje Ujësjellësi dhe bashkia i janë drejtuar policisë duke e quajtur veprimin me përgjegjësi penale. Agjentët kanë shoqëruar punonjësit e CEZ të këtij fidri për të dhënë shpjegime dhe

më pas është lëshuar edhe një urdhër nga Drejtoria e Policisë për kthimin e menjëhershëm të energjisë. Por kjo nuk ka ndodhur lehtë. Janë dashur disa orë kontakte, negociata dhe bisedime që të rikthehej energjia dhe uji i pijshëm në qytetin e Elbasanit. Elber ka disa fatura të papaguara pasi pretendon se ato janë të fryra. Ajo ka kërkuar rakordim për këto fatura. Gjithashtu një kërkese të CEZ për pagesën e kamatëvonesave ajo i është përgjigjur me një padi në gjykatë duke e quajtur këtë kërkesë absurde. Shuma që llogaritet si borxh bashkë me kamatëvonesa shkon deri në 1 miliard e 300 milionë lekë. Drejtori i Elber, Ardian Zhdiro, ka akuzuar sërish Ndërmarrjen e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike se po vepron në mënyrë

arbitrare. “Dua t’i bëj thirrje drejtuesve të “CEZ Shpërndarje” t’u përmbahen kontratave dhe marrëveshjeve të nënshkruara dhe njëkohësisht dua të tërheq vëmendjen që të mos ngjallin panik në popull. Ritheksoj që ujësjellësi nuk është ndërmarrje e thjeshtë, por strategjike duke qenë ndër klientët kryesor të saj. CEZ nuk ka investuar asgjë në pjesët elektrike. Ne i kemi investuar nga fondet tona. Kemi pasur defekte nga më të ndryshmet për shkak të cilësisë së keqe të furnizmit. Kemi shumë ankesa nga ana jonë dhe të fundit janë faturat. Nuk mund të ndodhë që një institucion dhe për një vendim kaq të rëndësishëm të njoftohet nëpërmjet një emaili. Ne kërkojmë rakordmin mes specialistëve të faturave të energjisë elektrike të muajve të fundit dhe fshirjen e kamatëvonesave të pretenduara nga ana e CEZ. Për mua është një vendim absurd dhe për këtë arsye i jemi

Sarandë pa ujë 25 mijë banorë Kompania “CEZ Shpërndarja” ka ndërprerë dje për dy orë e gjysëm energjinë elektrike në stacionin e pompimit në Viroit, duke shkaktuar mungesën e ujit të pijshëm për 25 mijë banorët e qytetit të Sarandës, në jug të vendit. Durim Bajo, drejtori i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve për qytetin e Sarandës, tha se “CEZ Shpërndarja” ndërpreu në mënyrë të njëanshme energjinë elektrike nga ora 09:00 deri në 11:30. “Në orën 11:30 energjia elektrike është rikthyer, ndërsa dy specialistët e “CEZ Shpërndarjes” që ekzekutuan urdhrin e kësaj kompanie, do të ndiqen penalisht”, tha Bajo. Sipas tij, urdhri për ndërprerjen e energjisë elektrike në stacionin e pompimit është kundërligjore, pasi “CEZ Shpërndarje” nuk ka të drejtë të bëj vetëgjyqësi, pa konsumuar më parë rrugën juridike. “Fal ndërhyrjes së pushtetit vendor është mundësuar rikthimi i burimit të energjisë dhe qyteti nuk e ka ndjerë mungesën e ujit të pijshëm për këtë interval prej dy orë e gjysmë”, theksoi Bajo. Bajo thotë se institucioni që ai drejton i ka borxh “CEZ Shpërndarjes” 28 milionë lekë, shumë kjo e grumbulluar gjatë 10-vjeçarit të fundit.

Shoqërohet autori

Zihen me thika gjimnazistët në shkollë, një i plagosur BURREL- Një konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Burrelit ka përfunduar me thika, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Sipas të dhënave paraprake, një nxënës i vitit të dytë ka goditur me thikë një tjetër nxënës të vitit të tretë duke e lënë të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në korridorin e shkollës, ndërsa policia ka bërë shoqërimin në komisariat të autorit të ngjarjes. Mësohet se i dëmtuari është dërguar në spital, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e arsyeve të ngjarjes, ndërsa po mblidhen dëshmitë e nxënësve të pranishëm gjatë konfliktit.

Policia: Viktima ishte në depresion

Tenton vetëvrasjen 3 herë, i vë flakën vetes BILISHT- Një shtetas ka gjetur vdekjen, pasi i ka vënë flakën vetes. Policia shprehet se ka gjetur të pajetë në banesën e tij 50-vjeçarin Redi Vocaj. Blutë e Bilishtit raportojnë se viktima ishte vetëdjegur dhe se ngjarja fatale ishte lajmëruar nga fqinjët, të cilët u shprehën se kishin dëgjuar ulërimat e Vocajt. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ka theksuar se viktima kishte tentuar vetëvrasjen dhe 3 herë të tjera dhe se vuante nga depresioni prej shumë kohësh. Gjithësesi blutë kanë nisur hetimet dhe trupi i të ndjerit është dërguar në mort për t’iu nënshtruar ekspertimit për të parë nëse ka shenja të tjera dhune në trup.

Në shkollën 9-vjeçare të Elbasanit

Arrestohet 17-vjeçari, grabiti rrethimin e shkollës për skrap Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se në bashkëpunim me një të mitur ka vjedhur zgarat e hekurit të shkollës 9-vjeçare në qytetin e Elbasanit. 17-vjeçari me inicialet H.K me banim në Gramsh është proceduar në gjendje të lirë E.S 16 vjeç pasi një natë më parë kanë arritur të shkulin dhe të marrin zgarat e hekurit rrethues të shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh. Të rinjtë pasi i kanë vjedhur i kanë shitur për skrap. Agjentët kanë hetuar mënyrën e vjedhjes dhe pyetur dëshmitarët duke arritur tek vjedhësit. Është hera e parë që arrestohen të rinj për vjedhjen e hekurave të shkollës. Rastet e vjedhjeve të hekurishteve për skrap janë të shumta dhe kjo mendohet se ka si shkak varfërinë.


08

« sociale

E shtunë 17 nëntor 2012 •

Rritet edhe numri i lindjeve të parakohshme, shkak ndotja klimaterike

Bashkia

USAID: 230 aborte në 1000 lindje

Nis rindërtimi

Shqipëria vendi me numrin më të madh të aborteve në rajon Nga studimi i USAIDit del se numri i aborteve në Shqipëri është 230 aborte për 1000 lindje. Kjo shifër është më e larta në rajon, pasi në vendet e tjera numri i aborteve është 28 aborte në 1000 lindje. Kjo dëshmon se fenomeni i abortit vijon të rritet nga viti në vit dhe po shkon në shifra jonormale.

Pjesa më e madhe e grave që kryejnë një abort në spitalet gjinekologjike në vend i paguajnë lekët mjekut nën dorë. Ky pohim vjen nga studimi i kryer nga USAID-i, ku thuhet se pjesa më e madhe e nënave për të shmangur faturat e spitaleve, që në to është e detyrueshme emri i tyre, preferojnë që t’ia japin mjekut direkt në dorë paratë.

Sipas studimit të USAID-it, arsyeja e shtimit të numrit të aborteve është mosinformimi i çifteve për metodat e reja për parandalimin e shtatzënive të padëshiruara. Krahas kësaj një tjetër arsye është dhe kostoja financiare që duhet të paguajnë gratë për vizitat ekografike te mjekët gjinekologë, të cilat janë të kushtueshme.

Arsyet

Mënyra

N

iveli i aborteve të vend arrin në 230 për çdo 1000 lindje. Sipas USAID-it, Shqipëria radhitet në vendet me numrin më të madh të aborteve në të gjithë rajonin. Sipas studimeve të bëra nga USAID-i, përllogariten 230 aborte në 1000 lindje, ndërkohë që në vende të tjera të Europës përllogariten vetëm 28 në 1000 lindje. Nga këto shifra duket qartë se niveli i shtatzënive të padëshiruara, që çojnë më pas tek aborti, ka kapur nivele tepër të larta. Nga studimi rezulton se shqiptarët janë ende shumë tradicional në mënyrën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale dhe refuzojnë të përdorin masa mbrojtëse. Ky është një ndër shkaktarët që ka çuar në rritjen e rasteve të aborteve. Krahas kësaj është edhe kostoja financiare që duhet të paguajë një femër për vizitën ekografike te mjekët gjinekologë, të cilët u kërkojnë vizita të shumta ekografike pacientëve duke rritur koston. “Faktikisht nga pjesa e njohurive ne pamë se gratë kishin përsëri frikë nga përdorimi i metodave kontraceptive. Kostoja ishte një tjetër element. Në këtë studim u pa se kryesisht mjekët kërkonin më shumë ekografi dhe vizita pasuese për abortin apo fillimin e metodave kontraceptive me shumë se normat e rekomanduara nga OBSH-ja. Detyrimisht që këto vizita pasuese apo ekografi më shumë se normat e rekomanduara nga OBSH-ja rritin koston e metodave të planifikimit familjar”, - thotë Arian Boci, koordinator i studimit. Gjatë studimit të USAID-it ka rezultuar se në shumicën e rasteve pacientët që kërkojnë të abortojnë paguajnë para nën dorë

Shifrat

Ervin Koçi

Lindjet e parakohshme Në dy vitet e fundit rreth 10 për qind e grave në vend kryejnë lindje të parakohshme. Kjo shifër ka ardhur në rritje, pasi para dy vjetësh ajo ishte rreth 7 për qind. Drejtoresha e maternitetit “Koço Glozheni” në Tiranë, Rubena Moisiu, tha për mediet se kjo përqindje është rritur si pasojë e ndotjes së mjedisit dhe rritjes së moshës së lindjes. Por lindjet para kohe janë një prej shkaqeve të vdekshmërisë foshnjore. Mjekja gjinekologe rendit disa prej rreziqeve që prekin foshnjën pas lindjes dhe që mund t’i shkaktojnë asaj vdekjen. Në konferencën e 6-të ndërkombëtare të perinatologjisë mori pjesë dhe ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo. Në fjalën e tij ministri tha se midis nevojave të një shoqërie në zhvillim qëndron një sistem politiko-shëndetësor që kërkon përmirësimin e gjendjes dhe të kushteve ekzistuese.

te mjeku, duke anashkaluar në këtë mënyrë edhe faturat e spitaleve, pasi në to shkruhet edhe emri i pacientes. Një tjetër veçanti e studimit është dhe fakti se nga vjen mospërdorimi i kontraceptivëve. Sipas USAID-it, janë partnerët ata që i nxitin gratë që të mos

përdorin metoda kontraceptive, duke ndikuar kështu në rritjen e numrit të shtatzënive të padëshiruara dhe rrjedhimisht edhe në rritjen e numrit të aborteve. Krahas rritjes së numrit të aborteve në vend është rritur edhe numri i lindjeve të parakohshme. Nga

studimet rezulton se rreth 10 për qind e nënave bëjnë lindje të parakohshme, duke pësuar kështu një rritje me rreth 3 për qind që ishte dy vjet më parë. Niveli i aborteve dhe i lindjeve të parakohshme ka vijuar të rritet, duke u kthyer në një problem të shoqërisë shqiptare.

Basha: Rruga me parametra modernë Bashkia e Tiranës ka nisur punimet në një tjetër rrugë në kryeqytet. Rruga “Pasho Hysa” për disa muaj me radhë do t’u nënshtrohet ndërhyrjeve, që nga asfaltimi i saj, zgjerimi, ndriçimi e deri te shtrimi i të gjithë rrjetit të kanalizimeve. Gjatë inspektimit të punimeve kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, ka kritikuar paraardhësin e tij Edi Rama, që për shumë vjet me radhë e ka lënë në harresë këtë pjesë të Tiranës, duke e kthyer në një zonë rurale. “Kjo pjesë e qytetit, ndonëse i ngjason në çdo parametër fshatit, është përfituesja e një prej investimeve më domethënëse të Bashkisë, rrugës ‘Pasho Hysa’ me një gjatësi 1 km, e cila përshkon zonat e reja të urbanizuara, por të vjetra dhe autoktone të Tiranës dhe që do të lidhet me rrugën ‘Pjetër Budi’, duke krijuar kështu një unazë të brendshme urbane. E rëndësishme është dhe pjesa fundore e rrugës, e cila do të lidhë këtë pjesë ku ndodhemi me rrugën ‘Pjetër Budi’ dhe do ta bëjë më të lehtë komunikimin midis dy zonave që sot mund të përshkohen vetëm me këmbë”, - tha Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë. Punimet që do të kryhen në këtë rrugë kapin shifrën rreth 67 milionë lekë, ndërkohë që në këtë projekt parashikohet që shtëpitë private të kësaj zone të rrethohen nga kangjella, një nismë kjo që gjithashtu do të financohet nga Bashkia e Tiranës. Sipas kreut të Bashkisë, pritet që punimet të përfundojnë verën e ardhshme.

Institucioni ndërkombëtar bën apel që të merren masa në vend

BB, niveli i ndotjes në Shqipëri tepër i lartë Të dytët pas Bullgarisë për nga niveli i ndotjes së ajrit Shqipëria renditet në vendet me ndotjen më të madhe në Europë. Sipas drejtorit rajonal të Bankës Botërore për Europën Qendrore dhe vendet baltike Peter Harrold, në vend të parë për ndotjen më të lartë renditet Bullgaria. Në vendet e Bashkimit Europian përqendrimi i grimcave të ngurta në ajër është dy herë më i ulët. Harrold është shprehur se vlerësim negativ ka dhe për Shqipërinë dhe Turqinë, që ndjekin pas Bullgarinë. Nga vendet e rajonit Rumania paraqitet si vendi me ajër më të pastër. Banka Botërore vëren se kjo është një çështje serioze mje-

Në vendet e Bashkimit Europian përqendrimi i grimcave të ngurta në ajër është dy herë më i ulët. Harrold është shprehur se vlerësim negativ ka dhe për Shqipërinë dhe Turqinë, që ndjekin pas Bullgarinë.

disore, pasi ndikon negativisht në nivelin e vdekshmërisë dhe të sëmundjeve. Ndër qytetet më të ndotura në vend janë Tirana dhe Elbasani. Në Elbasan ndotja e mjedisit dhe ajrit vejnë si pasojë e tymrave që lëshon kombinati metalurgjik, ndërsa në Tiranë faktor kryesor i ndotjes është gazi i nxjerr nga automjetet. Në një raport të fundit të ISHPsë thuhej se niveli i pluhurit në kryeqytet kishte rënë, por ishte rritur niveli i gazrave, dhe kjo vjen si pasojë e makinave të vjetra që qarkullojnë në Tiranë. Sipas specialistëve, ndikojnë një numër faktorësh

në cilësinë e ajrit brenda zonave urbane. Burimi kryesor i ndotjes së ajrit me squfur dhe me oksid hitrogjeni është transporti i automjeteve, sidomos i atyre të përdorura, pa konvertor dhe që punojnë me naftë. Kjo pasi automjetet e vjetra shkarkojnë disa herë më shumë ndotës në krahasim me makinat e reja me konvertor. Një rëndësi të veçantë ka dhe cilësia e lëndës djegëse që përdoret nga automjetet. Ndërsa për sa i përket ndotjes nga pluhuri, ndërtimi dhe infrastruktura në ndërtim janë kontribues në rritjen e përmbajtjes së pluhurave.


opinion • E shtunë 17 nëntor 2012

»

09

Monedha e Shqipërisë dhe 100-vjetori Nga Ardian Fullani

P

asqyrimi i historisë në monedhën tonë kombëtare. Është e jashtëzakonshme, pasi vetëm pak ditë na ndajnë nga festimi i njëqindvjetorit të Pavarësisë sonë kombëtare. Në cilësinë e institucionit përgjegjës për emetimin e parasë në Shqipëri, Banka e Shqipërisë e ndien për detyrë njohjen dhe informimin e publikut të gjerë me historinë monetare të vendit. Ekspozita që po çelet sot është një kontribut në këtë drejtim, me paraqitjen e rrugëtimit të parasë në Shqipëri nga shpallja e Pavarësisë deri në ditët e sotme. Kjo ekspozitë përmban një koleksion të gjerë artefaktesh të historisë monetare të shtetit shqiptar. Ajo ka një vlerë të madhe materiale dhe kulturore, për shkak se shumë prej objekteve janë unike dhe datojnë përpara emetimit të monedhës sonë kombëtare nga Banka e Shqipërisë. Në udhëtimin e kësaj ekspozite në disa qytete të vendit, si Berati, Gjirokastra, Korça, Shkodra, Tirana dhe sot pikërisht këtu në qytetin e shpalljes së Pavarësisë, po shkelim në të njëjtin rrugëtim si monedha jonë kombëtare: leku. Në këtë mënyrë, ne synojmë të sjellim në vëmendje të publikut të gjerë se procesi shtetformues dhe historia jonë moderne nuk kanë të bëjnë vetëm me ngjarje politike dhe ushtarake apo biografi personash dhe institucionesh, por janë të lidhura ngushtë edhe me historinë e monedhës sonë kombëtare. Sapo hyn në këtë ekspozitë, e ndien menjëherë se si historia e monedhës shqiptare ka ecur krah për krah me historinë e vet shtetit tonë, me momentet dhe figurat historike kryesore të tij. Aq të lidhura janë këto të dyja, sa, kur merr në dorë një monedhë, të shfaqet përpara si në një fotografi periudha historike në të cilën ajo është prerë dhe është përdorur. Monedha së bashku me gjuhën përbën një pjesë të pandarë të identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë sonë kulturore. Duke shpalosur në imazhet e veta njerëzit, ngjarjet dhe vlerat më të rëndësishme të historisë sonë, monedha ka kontribuar në forcimin e ndjenjës së identitetit kombëtar te populli shqiptar. Duke vepruar si një mjet i përbashkët i ndërveprimit shoqëror, paraja gjithashtu ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në ndërtimin e një tradite dhe kujtese kombëtare, e cila ka fuqizuar ndjesinë e përkatësisë në kombin shqiptar dhe ndarjen e një fati të përbashkët. Të gjitha këto kanë kontribuar në forcimin e sovranitetit kombëtar, sidomos kur monedha është administruar në mënyrë të qëndrueshme. Historiani anglez i fundit të shekullit të 16-të Uilliam Kamden e konsideronte paranë si elementin e pestë pas ajrit, zjarrit, tokës dhe ujit. Karakteri universal i parasë ka shqetësuar breza të tërë filozofësh dhe ka stimuluar imagjinatën njerëzore në mënyra nga më të ndryshmet. Paraja nuk është vetëm një akt ekonomik, por dhe një akt politik. Ajo përcakton kufijtë; ajo bëhet e rëndësishme për konsolidimin e identitetit të një vendi; ajo mund të krijojë premisa për konflikte dhe luftëra; por pavarësisht të gjitha këtyre, me një vullnet të mirë paraja mund të bëhet pararendëse e paqes dhe stabilitetit të një apo shumë vendeve. Siç shprehet edhe ish-kancelari gjerman Helmut Kol, ‘flamuri i vërtetë i Republikës Federale Gjermane është marka gjermane”. Nëse do të kishit jetuar në Shqipëri në periudhën e shpalljes së Pavarësisë, paratë tuaja do të konsistonin kryesisht në franga ari franceze - ato që në gjuhën popullore ende sot njihen me emrin “napolona” - dhe korona argjendi austriake. Duke qenë banorë të një qyteti bregdetar, për blerje të vogla me shumë gjasa do të përdornit lireta dhe monedha bakri italiane. Gjatë Luftës së Parë Botërore format kryesore të parasë nuk ishin vetëm monedhat prej ari dhe argjendi, por dhe kartëmonedha lokale, si ato të emetuara nga krahina autonome e Korçës. Sot krahas parasë së emetuar nga Banka e Shqipërisë ne kemi në përdorim edhe çeqe dhe mjete të pagesave elektronike. Në këtë mënyrë, edhe pse paraja ka marrë forma të ndryshme në kohëra të ndryshme, ajo ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme për njerëzit dhe për ekonominë. Madje, aq e rëndësishme, sa njerëzit vazhdojnë akoma të ruajnë monedha, çeqe apo kambiale të kohërave të shkuara dhe që sot nuk kanë asnjë vlerë ekonomike, si shenjë e besimit që kanë te monedha. Projekti për një monedhë kombëtare shqiptare ishte pjesë e politikës së përgjithshme modernizuese

të ndjekur nga Ismail bej Vlora në shtetin e sapokrijuar shqiptar. Sipas tij, sa më shpejt që Shqipëria të forconte liritë ekonomike, aq më mirë mund të ruante lirinë e sapofituar politike, duke u shndërruar në një vend të begatë. Themeluesi i pavarësisë e konsideronte ngritjen e një banke qendrore si vendimtare për zhvillimin ekonomik të vendit, në përputhje me modelet e bankave të huaja, veçanërisht Bankës së Anglisë, që në atë kohë ishte në qendër të sistemit financiar botëror. Siç shprehet ai vetë, “e them me lavdërim se puna e Bankës për Shqipërinë është një i dyti fitim pas lirisë edhe nga pikëpamja ekonomike edhe politike”. Edhe pse e konceptuar si një institucion me kapital privat, veprimtaria e bankës nuk do të orientohej ndaj gjenerimit të fitimit apo interesave të tjera komerciale, por drejt ofrimit të të mirave publike, si emetimi i parasë dhe ushtrimi i funksionit të bankierit ndaj qeverisë, bankave dhe agjentëve të tjerë të ndërmjetësimit financiar në vend. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, fitimi i pavarësisë nuk solli me vete krijimin e një sistemi monetar kombëtar dhe Shqipëria vazhdoi të ishte një ndër vendet e pakta që ende mbështetej mbi një qarkullim metalik monedhash të bazuar mbi arin. Themelimi i një banke qendrore kishte një rëndësi jetike për frymëzimin e besimit të popullit shqiptar, duke e inkurajuar investimin e kursimeve në aksione dhe depozita bankare për ta shndërruar bankën në një motor të sistemit të kreditimit në vend. Nëse do të kthejmë sytë pas, do të shohim se sa shumë ka evoluar monedha në Shqipëri. Nga koha e shpalljes së Pavarësisë, kur ari dhe argjendi konsideroheshin të vetmet forma reale të parasë, vijmë në ditët e sotme, kur Banka e Shqipërisë po projekton futjen në qarkullim të parasë elektronike. Ndryshe nga metalet e çmuara, që e ruajnë vlerën e tyre gjatë shekujve, vlera e kartëmonedhës është e barasvlershme me besimin e qytetarëve në stabilitetin e ekonomisë dhe në bankën qendrore, që e hedh në qarkullim. Është pikërisht ky besim i publikut që garanton stabilitetin e monedhës dhe bën të mundur zhvillimin e një sistemi monetar modern. Ky zhvillim është fryt i një periudhe të gjatë përvoje praktike dhe një numri të madh studimesh ekonomike, të cilat sugjerojnë se banka qendrore përmes politikës së saj monetare kontribuon në përmirësimin e perspektivës ekonomike dhe rritjen e standardeve të jetesës së qytetarëve, duke shmangur situatat e inflacionit dhe deflacionit të zgjatur. Gjithashtu stabiliteti i çmimeve kontribuon në rritjen e veprimtarisë ekonomike dhe punësimit, duke nxitur mirëqenien ekonomike. Kështu, firmat dhe konsumatorët marrin vendime të informuara mbi konsumin dhe investimet, tregu i alokon në mënyrë më të efektshme burimet, potenciali prodhues dhe incentivat për të investuar në ekonomi rriten, ndërsa rishpërndarja e mirëqenies dhe të ardhurave bëhet më e drejtë, duke ndihmuar në forcimin e kohezionit shoqëror. Për të lehtësuar ushtrimin edhe efektivitetin e politikës monetare në ekonomi, Banka e Shqipërisë i kushton një vëmendje të madhe nxitjes së edukimit ekonomik dhe financiar në vend. Ne besojmë se zgjerimi i njohurive bazë mbi mjedisin ekonomik përmirëson aftësinë e njerëzve për të procesuar informacionin e nevojshëm dhe për të marrë vendimet e duhura ekonomike. Përveçse u mundëson qytetarëve një pjesëmarrje më efektive në shoqëri, ky edukim ndihmon gjithashtu në sigurimin e mbështetjes publike për politikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë. Në realizimin e këtij misioni busulla jonë mbetet e orientuar drejt Europës dhe progresit të pandalshëm drejt konvergjencës ekonomike dhe ligjore me Bashkimin Evropian. Në fokus të veprimtarisë sonë do të vazhdojë të jetë forcimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, si një parakusht thelbësor për ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar në vend. Vetë monedha e përbashkët evropiane është kthyer në ankorën themelore të Bashkimit Europian. Mënyra më e mirë që Banka e Shqipërisë të përmbushë misionin e saj ndaj publikut është njohja dhe besimi në monedhën vendase. Një monedhë e fortë dhe e shëndetshme do të jetë një shoqëruese e pandarë i rrugëtimit tonë drejt Brukselit dhe Frankfurtit. Zoti kryetar i Bashkisë, zonja dhe zotërinj, sinqerisht shpresoj se do ta shijoni vizitën në ekspozitën që jemi duke çelur sot këtu në qytetin e flamurit. Është një kënaqësi e veçantë për mua që në emër të Bankës së Shqipërisë ta deklaroj atë të hapur.


10

« opinion

E shtunë 17 nëntor 2012 •

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, sfida që garanton të ardhmen Sikurse kanë thënë me shumë zë shqiptarët: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, edhe fëmijët kanë të drejtë të kërkojnë: “Duam të jemi si të gjithë bashkëmoshatarët e Europës demokratike!” Nga Genc MLLOJA

N

ë rrugëtimin e Shqipërisë drejt demokratizimit dhe forcimit të mëtejshëm të shtetit ligjor, si pjesë e përpjekjeve të saj për anëtarësimin në Bashkimin Europian, aspekt i vëmendjes kanë qenë edhe të drejtat e fëmijëve, si një ndër shtresat më vulnerabël të shoqërisë. Konkretisht problemet e keqtrajtimit, shfrytëzimit, diskriminimit dhe dhunës janë ndër fenomenet më të rënda, që akoma e trazojnë shoqërinë shqiptare, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme që bëhen në shumë drejtime për të sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar të gjitha shtresat e saj me moton se mbrojtja efikase e fëmijëve është jetike në një demokraci të vërtetë, por gjithashtu edhe emancipim njerëzor dhe perspektivë, që vendi të shkojë përpara. Shqipëria e ka ratifikuar Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës të OKB-së dhe është palë e saj që në vitin 1992, por do të doja të shënoja se ndoshta ky dokument mund të jetë ndër të paktët që ka zanafillë procedurale të miratimit që në kohën e regjimit komunistm për faktin se siglimi i saj u bë që në nëntor të vitit 1989, vit që shënoi hapat e parë të pakthyeshëm të ndryshimeve demokratike, që i paraprinë vendosjes së pluralizmit më 1991 në Shqipëri. Miratimi i këtij dokumenti ishte një hap përpara, ashtu sikurse edhe puna e bërë deri tani për t’iu përmbajtur thelbit të asaj që synon kjo Konventë, ndër të cilat realizimi i të drejtave të fëmijëve është në krye të objektivave. Nuk mund të mohohet se kujdesi dhe vëmendja ndaj fëmijëve janë shtuar në mënyrë cilësore në shumë drejtime në Shqipëri, që i përgjigjen frymës së Konventës. Megjithatë, numri i fëmijëve që nuk i gëzojnë të drejtat e tyre për mbijetesë, mbrojtje, arsim dhe zhvillim është i konsiderueshëm. Dikush mund të thotë se sjellja e ashpër, madje e dhunshme ndaj fëmijëve në familje nga prindërit apo në shkolla e institucione të tjera nga personeli është çështje e kulturës së trashëguar. Pikërisht në këtë frymë është e papranueshme që të vazhdojë të ketë vend mendimi se një shpullë ose më keq, e rrahura, ashtu sikurse edhe përdorimi i fjalëve ofenduese, të vazhdojnë të konsiderohen jo vetëm mënyra normale sjelljeje në rritjen dhe edukimin e një fëmije, por madje edhe të domosdoshme në disa raste. Po nëse në titull të këtij shkrimi përmendëm fjalën “sfidë”, ndalimi i plotë i dhunës ndaj fëmijëve, qoftë fizike, verbale apo emocionale, kërkon përpjekje konkrete dhe të vazhdueshme.

Kjo është një sfidë shumëplanëshe, që kërkon angazhimin e shtetit, tërë shoqërisë, familjes, që është bërthama e një shoqërie, dhe të individit. Është një sfidë e fortë, pasi konkretisht të dhëna të studimeve të ndryshme, të realizuara nga disa agjenci ndërkombëtare që operojnë në vend, tregojnë se një në katër fëmijë është viktimë e formave të rënda të dhunës në familje, në shkolla apo institucione të përkujdesit. Është një sfidë e fortë, sepse që në fillimet e jetës së tyre mësojnë të duan dhe të kenë besim te prindërit e tyre, nëse trajtohen me përkushtim dhe dashuri. Mungesa e këtyre elementeve dhe në disa raste mungesa e një modeli të shëndetshëm që duhet të ofrohet prej prindërve, është një ndër shkaqet që shkakton fillimin e cenimit të mirëformimit të tyre të ardhshëm. Dhe këtu duhen kërkuar shkaqet kur vërejmë se si këta fëmijë kur rriten, madje edhe pa mbushur 18 vjeç, kthehen në dhunues, përdorues droge, alkooli, braktisin shkollën; me pak fjalë, në të ardhmen paraqiten si kontingjent eventual i dhunimit të të drejtave të të tjerëve. Jo më kot Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve parashtron se një person nën moshën 18 vjeç konsiderohet fëmijë. Sepse kategoria e moshave 12-18-vjeçare është më e predispozuara që dhunën e ushtruar ndaj tyre, të drejtat që u janë mohuar, t’i kthejnë në sjellje negative. Po ndërsa merremi me të drejtën e fëmijëve për mbrojtje dhe përpiqemi të analizojmë këtë fenomen, nuk mund të anashkalohet fakti se një ndër shkaqet kryesore duhet kërkuar edhe te varfëria, pra kushtet e mjerueshme ekono-

mike. Të dhënat e publikuara nga Instituti shqiptar i Statistikave tregojnë se 9.8% e fëmijëve të moshës 6-14 vjeç dhe 32% e fëmijëve të moshës 6-17 vjeç punojnë dhe shumë prej tyre bëjnë ndër punët më të këqija, si lypës, ndërtim, grumbullim plehrash etj. Gjithnjë sipas këtyre të dhënave, numri më i madh i fëmijëve të varfër jeton në zonat rurale. Kësaj varfërie i shtohen edhe kushte të mjerueshme banimi dhe jetese, e për më tepër çështja e shkollimit e tyre bëhet problem edhe më shqetësues. Jo për të justifikuar prindërit, por për t’u treguar realist, duhet të pranojmë se vështirësitë e tejskajshme ekonomike sjellin pashmangshmërisht jo vetëm dhunën në forma të ndryshme, por dhe përdorimin e fëmijëve si mënyrë për të siguruar bukën e gojës. Dhunim i të drejtave të fëmijës - dhe nuk kanë emër tjetër - janë skenat që shikojmë përditë në zemër të kryeqytetit, ku aktorë janë fëmijë që shesin paketa cigaresh, karta telefoni e gjithfarë sendesh të tjera, ndërsa prindërit në rastin më të mirë i presin në trotuarin përballë dhe në rastin më të keq shpenzojnë paratë e fituara nga mundi i trupit dhe shpirtit të tyre të njomë nëpër lokale të lira duke pirë alkool apo në baste. Askush nuk mund të japë shifër të saktë për këtë numër fëmijësh që shfrytëzohen, të paktën për Tiranën, përfshirë edhe zonat e saj periferike, por ajo që arrijmë të shikojmë flet për mijëra të tillë. Në këtë aspekt e tillë është gjendja edhe në qytete të tjera kryesore. Përballë këtij realiteti, dukshëm të hidhur, lypset forcimi i një fronti të përbashkët shtet-prindërkomunitet për të zgjeruar mburojën për fëmijët e dhunuar dhe të privuar nga shumë të drejta të tjera, që i përfshijnë aspektet ekonomike, shoqërore, arsimore etj. Nënshkrimi i një konvente apo çfarëdo dokumenti tjetër lidhur me të drejtat e fëmijëve është veçse angazhimi: sfida mbetet realiteti i gjërave, veprimi konkret për të arritur në përmbushjen e respektimit të këtyre të drejtave në jetën e përditshme. Kjo është sfida, që bëhet më e madhe kur Shqipëria ndodhet në prag të marrjes së statusit kandidat në Bashkimin Europian. Sepse për sa kohë mosrespektimi i të drejtave të fëmijës dhe dhuna ndaj tyre do të vazhdojnë, nuk mund të aspirojmë për një shoqëri më të mirë, për një shoqëri të vlerave, të denjë për të qenë pjesë e familjes europiane. Sikurse kanë thënë me shumë zë shqiptarët: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, edhe fëmijët kanë të drejtë të kërkojnë: “Duam të jemi si të gjithë bashkëmoshatarët e Europës demokratike!”.


opinion • E shtunë 17 nëntor 2012

»

11

Apologjia dhe apoteoza e një ish-presidenti Nga Luan KURTI

T

ani që fushata elektorale është në prag, ishpresidenti Topi, në rolin e kryetarit të FRD-së, po godet majtas e djathtas pa iu dridhur qerpiku dy partitë e vjetra si përgjegjëset e vetme për gjendjen e pashpresë në të cilën ndodhet vendi. Ai u tregua mjaft i hapur dhe transparent kur tha se nuk ndihej fajtor për faktin se PD-ja ishte marrë peng nga lideri aktual autokrat dhe ca pasues të tij, që e kanë kthyer Shqipërinë në një vend problematik, me demokraci të cunguar, gjë që nënkupton se ai në mes të asaj “baltovine” ka mbetur i dëlirë, i pacirkosur. Por ani, si xhentëlmen i vërtetë, pranoi të kërkonte ndjesë për të shkuarën. Se institucioni i faljes nuk është aplikuar gjer më sot në Shqipëri, dhe kjo është një risi që po sjell në politikën e sotme FRDja (!). Kjo të fut në mendime dhe t’i bën gjërat lëmsh. Se dhe thua se nuk je përgjegjës që ish-shtëpia jote politike ka marrë të krisur, edhe shton si namusqar se shpreh pendesë dhe kërkon mirëkuptimin e miletit. Një ndjesë e tillë e thënë nën buzë është si një varkë e mirë për kalimin e lumit dhe daljen në bregun tjetër pa u lagur për të pritur rrozgat që mund të dalin më 2013-n dhe mund të të dhurojnë disa mandate të vyera deputetësh. “Fjalë imzot, fjalë!” Fjalët në ditët e sodit e kanë humbur rëndësinë dhe sillen nga soji i politikanëve si çamçakëzët poshtë gjuhës, duke i dhënë formën dhe dimensionin e dëshiruar. Se fjala nuk është hallkë zinxhiri, apo presh, që të mbetet në duar dhe për të cilën je i detyruar të japësh llogari. Në këtë vend të tjerët kanë bërë gjëra ku e ku më të mëdha dhe ia kanë dalë për bukuri pa u hyrë gjemb në këmbë. Këtë llogari e ke bërë saktë, dhe s’ke të sharë. Deti është bërë kos dhe oburra të marrim të gjithë nga një lugë! Nga ajo shtëpi që po e nëm sot dole dhe mu si dollibash të vunë në krye të sofrës. Për kaq e kaq kohë nuk ta dëgjuam zërin dhe të trembur ku nuk na shkoi mendja. Se ti gjithmonë flisje me dekrete, “me heshtjen”, duke na dhënë provën e dashurisë dhe tolerancës, të respektimit të germës së Kushtetutës deri në pikën

kur Presidenca na përngjante më tepër me një objekt kulti, ku mbretëronte enigma dhe misteri. Nuk reagove as pas 21 janarit, as kur të nëmën me fjalë dhe gjynahe që goja s’m’i nxë. Në shenjë nderi dhe respekti për veten dhe postin e burrit një të shtetit duhet t’ua shtrëngoje frerët akuzuesve, nëse ishe i papërlyer, ose të jepje dorëheqjen në shenjë të ruajtjes së integritetit. Se kur fyhet, pështyhet, ndotet kryefamiljari, shtëpia s’ka më nder. Do të thuash se situata ishte fraxhile (e brishtë, është shënimi im nga shqipja) dhe vendi mund të rrokullisej në humnerë, ndaj pranove të mbaje ca të paqena mbi shpinë dhe në shpirt. Por përderisa magjja kishte ngelur bosh dhe kokrra e groshës po ziente në fund të tenxheres (sipas disa ekspertëve opozitarë, që u dhimbset vatani), në djall le të vinte! Po me sa duket, grazhdi yt nuk vuante nga i njëjti hall me tonin. Nuk mund ta lije pa e gjerbur edhe porcionin e fundit të ujit të gamiles presidenciale. Dikur aty nga vitet ’90, në mos gaboj, në një poezi Kadareja thoshte se do na bënte një gjest dhe do të ikte larg atdheut. Por ndoshta në sinkron ne (njerëzit e thjeshtë) nuk e kuptuam dhe nuk e kuptojmë gjestin tënd, që pak para përfundimit të mandatit vendose të shpallësh nismën e re politike - FRD-në. Mjaft të gjatë e kishim listën edhe pa të. Sidoqoftë, kjo histori u tor ca kohë poshtë e përpjetë, duke krijuar alibinë se Oketa ishte i parë dhe t’i ende ishe në proces meditimi. Ish-vartësi yt në Këshillin e Lartë të Drejtësisë u tregua më i drejtpërdrejtë, nuk bëri dredha kur shpalli Aleancën Kuqezi, nuk e diskutoi lidershipin. Sepse është bërë modë në Shqipëri që ca e ca, dhe pse e kanë ndarë mendjen, kërkojnë me gjasme t’u luten, të shiten si të moderuar, si njerëz që kanë hallet e tyre, po kur vjen puna për të mirën e vatanit, nuk e bëjnë dysh, hidhen turravrap në flakë. Ma do mendja se pas ca kohe, kur të vijë koha e rivotimit sipas statutit të strukturave drejtuese të partisë, do shpallësh edhe ti “një anëtarë, një votë” dhe do shpikësh një listë kandidaturash fiktive nga miqtë, që të dalin dorëzanë se nuk ta kanë me hile apo liliputë intelektualë, që do të jargaviten me shpresën se nuk do t’ua harrosh nderin, do

të kenë një vend në banketin dhe zijafetet e pushtetit. Edhe po e aplikove këtë skemë, gjynahu nuk të mbetet ty. Pararendësit e tu e kanë bërë normë, ligj të pashkruar, të drejtë zakonore, që s’mund të shpërfillet dhe të përgojohet nga askush. Ah, se harrova dhe kam frikë se më mbetet peng! Asfare nuk e kam të qartë se me kë do të bësh koalicion. Me Ramën ke deklaruar se nuk i bashkon vezët, me Berishën jo se jo. Nëse nuk ke plan të bashkohesh me Spahiun dhe po na i ruan si surprizë, si lajm të minutës së fundit, do të na lije pa gojë. Se ky dreq kodi elektoral kërkon të mbështetesh pas bashkës së mullarit të një të madhi, përndryshe të shkojnë për lesh jo pak vota. Gjithsesi, misteri sërish mbetet. Le ta marrim të mirëqenë se ia arrite të fitosh dy-tri mandate të florinjta. Kujt do t’ia bashkosh, Ramës apo Berishës? Do s’do, njëri nga të dy do të jetë kryeministri i ardhshëm, sepse kanë mazhorancën. Vështirë të më japësh përgjigje dhe vështirë të besoj se do t’i djegësh ato mandate dhe ta shpiesh vendin në krizë parlamentare. Do të të akuzonin si të shitur dhe antieuropianist, si plëngprishës. Kjo është si loja e kungulleshkave, që s’ka të sosur. Në finale mund të gjeje një formulë shpëtimtare: “Me iksin apo me ipsilonin, e bëra për të mirën e Shqipërisë!”. Me Ramën dhe Berishën je ndarë për parime, jo për çështje personale, nuk të lind e drejta t’i paragjykosh. Ata janë liderë të forcave politike, të votuar në forumet e tyre dhe duhen respektuar. Kundërshtarin nuk e zgjedhim në këtë botë, është pjesë funksionale e demokracisë. Dhe në dialektikë, apo ligjësitë e natyrës, njihet lufta e të kundërtave. Rregulli lindi pas kataklizmosë, “Big Bengut”. Nëse ka çështje të debatueshme, pika të errëta të së kaluarës apo të së tashmes, le t’i zgjidhin institucionet. Ne duhet të shikojmë nga e ardhmja, jo nga e shkuara. Pak a shumë ky është leksiku i përshtatshëm për të dalë nga situata. Nuk di nëse ish-presidenti do t’i përdorë apo jo këto artifice. Ai sapo prezantoi strukturat, stafin e ngushtë, ata me të cilët do të projektojë vizionin e Shqipërisë së re. Çdo njeri mund ta plotësojë me fantazinë dhe imagjinatën e tij panoramën.

Ambasadori Arvizu me pak fjalë foli më shumë se çdo herë tjetër

N

uk kam apel për votimin e ligjeve me 3/5. Nëse doni të mësoni se si qeveriset, si luftohet korrupsioni merrni librat amerikanë që keni prezantuar në Panairin e Librit. Nëse doni të mësoni se si përmirësohet komunikimi, merrni këto libra dhe lexojini...” – është përgjigjur Ambasadori Aleksandër Arvizu kërkesës së gazetarëve për një koment mbi situatën politike në Shqipëri dhe rrugën e saj drejt “Familjes Politike Europiane”. Në fakt, në vëmendjen time personale, kurrë më parë ky ambasador kaq mediatik nuk ka folur më qartë se kaq dhe asaj që ai njerëzor si të gjithë ne, nuk nxjerr në publik nga ajo që mban me shumë kujdes brenda vetes dhe kostumit të diplomatit ... Të gjithë ata që kanë kulturë minimale politike e dinë se bazat e kësaj filozofie politike janë të hedhura nga dy filozofë anglez të cilët kanë patur influence të jashtëzakonshme mbi njerëzimin dhe politikën perëndimore. Thomas Hobbes (5 prill, 1588 - 4 dhjetor 1679) dhe John Locks (29 gusht, 1632 – 28 tetor, 1704). I pari njihet deri në ditët e sotme për filozofinë politike dhe librin e tij traktat “Leviathan” (1651) që njihet si bazë filozofike e politikës së vendeve perëndimore. I dyti John Lock njohur si babai i Liberalizmit Klasik me influencë ndaj dy filozofëve të tjerë të mëdhenj të njerëzimit, si François-Marie Arouet njohur si Volteri dhe Jean-Jacques Rousseau dhe për më shumë akoma që njihet si babai i Republikanizmit Klasik dhe puna filozofike e të cilit njihet si e reflektuar edhe në Deklaratën e Pavarësisë të SHBA-ve, 4 korrik 1776. Në Panarin e Librit nga ku foli Ambasadori Arvizu gjinden në

Nga Artur Nura botime të ndryshme punët e këtyre mendimtarëve të mëdhenj të cilat janë kristalizuar në themelet e politikës Amerikane, por për më tepër edhe në themelet e Evropës politike ku dëshirojmë ne shqiptarët në shumicë të jemi pjesë me të drejta dhe detyrime të plota. Por, duke ju referuar anekdotës së Winston Churchill i cili ndërsa bënte shaka thoshte se argumenti më i mirë kundër demokracisë është bashkëbisedimi pesë minutash me një votues mesatar, unë personalisht jam i bindur që Ambasadori Arvizu ka menduar gjëra të ngjashme me të Churchillit ndërsa ka kaluar pesë minutë-sha të panumërt me politikanë të ndryshëm shqiptar të nivelit mesatar të cilët janë absolutisht shumicë. Do të ishte e mrekullueshme që në mënyrë të pashkruar t’i vihej detyrim çdo politikani shqiptar të njihte bazën filozofike të botës perëndimore dhe politikës Euro-Atlantike. Personalisht besoj se nuk mjafton detyrimi formal arsimor dhe një diplomë universiteti për politikanin e ditëve të sotme në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë. Ndërsa praktika evropiane, por edhe shqiptare, besoj parimisht edhe amerikane ku organizimi shtetëror i Lirisë është akoma më efiçent ndaj rezultateve, stabilitetit dhe prosperitetit, nuk kanë munguar protagonistët e “padiplomuar” të cilët i kanë dhënë leksione jo vetëm studentëve, por edhe shoqërisë. Mund të sjellim në vëmendje të publikut ish-Ministrin e jashtëm dhe ish zv. Kancelar i Gjermanisë, Joshka Fisher, Sabri Godon, politikani i mençur dhe i ekuilibruar Shqiptar dhe Lech Walesa, Çmim “Nobel” për Paqen dhe ish President i Polonisë, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë politike të vendeve të tyre dhe jo vetëm! Padyshim kontributet e të cilëve edhe pse ata janë të paktë në numër, as

që mund të krahasohen me ato çka japin shumica e politikanëve tanë parimisht të shkolluar, por që nuk lexojnë në vazhdimësi dhe nuk kërkojnë të jenë mëndje hapur si ata që cituam më lartë! Nëse do të kishin një standard të tillë sigurisht që nuk do të kishim problematika të aprovimit ose jo të disa ligjeve që kërkojnë shumicë cilësore. Në një rast të tillë, klasa politike shqiptare në konstitucionin e saj themelor do të kishte komunikimin, dialogun dhe kompromisin në interes të publikut, të cilat bota ku dëshirojmë të shkojmë i ka në themelet e saj të hedhura nga iluminizmi i saj filozofik dhe politik, pse jo pas luftërash civile dhe atyre midis kombeve të ndryshme dhe revulocionesh të përgjakshme të cilat në rastin shqiptar në shekullin e 21-të nuk nevojiten parimisht. Kjo sigurisht edhe për faktin se ky popull, ky Komb në rrugën e historisë ka vuajtur më shumë se të tjerët. Pse jo, ka vuajtur më shumë nga mosmarrëveshja me veten dhe midis VEDIT, se sa nga mosmarrëveshjet me të tjerët. Të tjerët sot, në Epokën e Lirisë Perëndimore, po janë shqiptarët më racional dhe më të mirë midis nesh. Ata janë Ambasadorët e vendeve mike nga Evropa dhe SHBA dhe që nuk bëjnë gjë tjetër veçse japin dhe rijapin pafundësisht leksionin themelor të Demokracisë i cili konsiston në aksiomën: Rruga drejt Evropës është rruga e dialogut, e shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit. Se deri kur do të na nevojitet akoma ky leksion elementar, këtë mund të na thotë edhe momenti i cili mbaron me 20 nëntor, kur në Teatrin Evropian kemi rolin tonë dhe varet si do ta interpretojmë atë: si grindavecë shqiptarë, apo si njerëz civil të cilëve mund tu jepet rol edhe në aktet e tjera. Le të presim edhe këto pak ditë e ta mësojmë të vërtetën tonë Evropiane...


12

« gossip

E shtunë 17 nëntor 2012 •

Jennifer Aniston e fiksuar pas Porsche të Justin Theroux Justin Theroux mund të jetë komod edhe sipër një motori, por ai e ka ndërruar për një tjetër mjet luksoz, sipas kërkesës së Aniston. Ata janë parë duke ngarë një makinë të shtrejntë pranë zonës së tyre, tip Porsche me katër dyer. Kjo makinë kushton 100.000 dollarë, dhe ende nuk dihet nëse kjo është dhurata për Krishtlindje për çiftin. Ende nuk ka fjalë se kur çifti ka planifikuar për t`u martuar. Për Justin kjo do të jetë martesa e parë dhe për Jennifer do të jetë hera e dytë, pas martesës me Brad Pitt.

Demi Moore dhe Ashton Kutcher do të punojnë bashkë Demi Moore dhe Ashton Kutcher do të vazhdojnë të jenë në praninë e njëri-tjetrit, por kësaj here vetëm për punë. Ata kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të punojnë për punë bamirësie. Gjatë marrëdhënies së tyre ata ndërtuan një fondacion për të rritur ndërgjegjësimin ndaj fëmijëve që trafikohen Tani ata janë duke erindërtuar këtë fondacion, që do të njihet me emrin Thorn, dhe do të fokusohet në rolin që luan teklnologjia në përdorimin e të rijnve. Moore dhe Kutcher bënë publike se do të punojnë sëbashku në këtë projekt duke shtuar: “ Për tre vjet puna jonë u fokusua në luftimin e trafikimit të fëmijëve, dhe tashmë e kemi të qartës e teknologjia luan një rol të madh në kët krim dhe në përdorimin seksual të fëmijëve kudo në botë”. Moore dhe Kutcher ende nuk kanë firmosur për divorc.

Robert De Niro kritikon ashpër Jay-Z Mes aktorit De Niro dhe këngëtarit Jay-Z, ka pasur një përplasje të fortë. Ata kanë diskutuar ashpër teksa ishin të ftuar në ditëlindjen e Leonardo Di Caprioz. Aktori ka qortuar rreperin për mospërgjigjjen jo vetëm të një, por gjashtë telefonatave të humbura nga De Niro. 69 vjeçari ka refuzuar të përshëndesë Jay-Z, dhe nuk ka treguar asnjë gadishmëri për të qënë miqësor. De Niro thjesht i ka thënë Jay se nëse dikush të telefonon gjashtë herë, duhet ta marrësh mbrapsht dhe kjo nuk ka rëndësi se kush je. Rreperri është munduar të sqarohet duke thënë se ai është i tmerrshëm me telefonin, por kjo nuk ka mundur të qetësojë De Niron, i cili vazhdonte të poshtëronte Jay. Situatë e cila nuk u qetësua edhe me ndërhyrjen e Beyonce. Një burim sqaron se kjo ishte një bisedë mes të dyve dhe jo një diskutim i nxehtë.

Si një femër përdor një mashkull? Ja 4 mënyrat për ta kuptuar

N

jë mashkull tërhiqet nga një femër, i kërkon asaj të dalin dhe të kalojnë bashkë. Por vjen një moment që ai mund ta ndiejë veten si në grackë, dhe nuk e ka idenë se si arriti deri aty. E ndërsa ai përpiqet për të kuptuar se çfarë po ndodh, një femër e di shumë mirë se çfarë po bën. Nëse nuk jeni i sigurt se po ju përcaktojnë rolin e “budallait”, ja disa shenja që një femër është duke i`u përdorur ju. 1. Jeni shndërruar në shoferin e saj personal. Për të treguar xhentilesën që ju karakterizon, plotësoni dëshirat e saj për ta shoqëruar me makinë në vëndet që ajo kërkon. Por kjo situatë mund të rëndohet dhe bëhet abuzive kur më vonë ju kërkohet të shoqëroni dhe miqtë e saj kudo. Dhe ju e bëni këtë duke menduar se ajo do të mendojë se jeni një djalë i sjellshëm, dhe se një ditë mund t`iu ftojë për të dalë bashkë. Por nëse kjo nuk ndodh dhe ju shikoni zero interes tek një femër, atëherë dijeni se ajo thjesht po ju përdor.

4. Ju jeni i besuari i saj. Kur ju jeni sigurur se jeni në zonën e miqësisë, ende shpresoni se mund të keni një shans për të arritur aty ku doni. Kështu ju vazhdoni të jeni shpatulla e ngrohtë ku ajo mbështetet me mendimin se një ditë do të vlerësojë ndjeshmërinë dhe përkujdesjen tuaj. Por ajo mendon se djemtë si ju janë patetikë dhe të dobët dhe vazhdon t`iu përdorë dhe shkelë ju. Më kot jeni duke harxhuar kohë nëse mendoni se ajo do të ndryshojë mendim dhe nëse ajo e bën do të jetë shumë vonë.

3. Ju paguani për të gjitha takimet. Disa femra presin që meshkujt duhet të paguajnë në të gjitha takimet dhe disa burra nuk pajtohen me këtë gjë. Nëse ju e bëni në fillim këtë veprim për të bërë përshtypje tek ajo, është e kuptueshme, e ndërsa ju vazhdoni me zakonin tuaj, dhe ajo nuk ju ofron asnjë kafe, atëherë ndryshoni sjellje. Shikoni se sa kohë ajo do të qëndrojë me ju kur ju t`i thoni se keni harruar portofolin në

5. Ju jeni lodra e saj seksuale. Kjo mund të jetë ose jo problem për ju, por nëse jeni i interesuar në një lidhje të vërtetë, ju duhet të gjeni një femër që ju vlerëson dhe ju do më shumë se sa për të kënaqur nevojat seksuale. Nëse ju përdor vetëm si një lodër seksuale, të jeni të sigurt se nuk kërkon një lidhje të qëndrueshme ose të paktën një lidhje me ju. Është më mirë t`iu jepni fund gjërave shpejt se sa të zhgënjeheni në fund.

Supermarketi

i prostitucionit

“Tenisti” Leonardo Di Caprio Leonardo Di Caprio duket se nuk ka aftësi vetëm si aktor pasi 38-vjeçari tregoi edhe lëvizje profesioniste në një fushë tenisi gjatë xhirimit të skenave të filmit të tij më të ri: ‘The Wolf of Wall Street’. Di Caprio shërbeu shumë mirë dhe nuk kishte aspak probleme me kalimin e topave nga ana tjetër e rrjetës në sheshxhirimin në Bruklin të Nju Jorkut. The Wolf of Wall Street’ është bashkëpunimi i pestë mes Leonardo Di Caprio dhe regjisorit Martin Scorsese. Protagonisti i ‘Titanic’ do të interpretojë në këtë film përkrah aktorëve Jonah Hill, Matthew McConaughey, Jon Favreau, Jean Dujardin dhe Gene Hackman.

D

y manjatë të 8Quadrat Development po planifikojnë të ndërtojnë atë që mediat e quajnë “supermarketi i prostitucionit”. Bëhet fjalë për projektin e një shtëpie publike gjigante që në rast realizimi do të kushtojë 15 milion euro, do të punësojë 80 deri në 120 persona dhe do të jetë në gjendje të presë deri në 1 mijë “klientë” brenda 24 orëve. Projekti, që me shumë gjasa do të quhet FunMotel, është ende në fazën fillestare dhe në fushatën e marketingut që ka nisur tashmë premtohet “gjithçka në shërbim të klientit”. Vendndodhja: megjithëse është ende sekret zona e saktë, projektuesit po mendojnë diku në zonën jugore të Vjenës në Austri.

shtëpi, ose nuk keni mjaftushëm lek.

2. Ju fton për të dalë sa herë që ka nevojë. Nëse ajo ju telefonon vetëm për të dalë nga shpia dhe për të shkuar në kinema apo në restorantet ku ajo dëshiron, dhe sa herë që ju i telefononi për të dalë ajo do të nxjerrë një justifikim, atëherë dijeni se ju jeni vetëm një shoqërues, asgjë më shumë. Sa herë që ju telefonon ju jeni gjithmonë i gatshëm, ajo e di këtë dhe e di se ju do të bënit gjithçka për të qënë në praninë e saj. Kështu filloni të tregoni më pak interes për të dhe mos u tregoni gjithmonë të gatshëm. Shikoni se si ajo do të reagojë. Nëse nuk ju telefonon më, atëherë nuk ka aspak interes tek ju.


gossip • E shtunë 17 nëntor 2012

»

13

Rihanna

nis turneun e ri “777” Halle Berry

Kardashian shkëlqen në trupat e Marinës

nuk mund të shpërngulet në Paris me vajzën

Kërkesa e Halle Berryt për shpërngulje të përhershme në Francë me vajzën e saj Nahla - u hodh poshtë. Një gjykatë në Los Angeles ka vendosur në favor të ish-të dashurit të aktores së famshme, Gabriel Aubry, i cili ka kundërshtuar zhvendosjen e bijës së tyre katërvjeçare në Evropë. Aktorja ka dëshiruar që me të fejuarin e saj, Olivier Martinez, të filloj një jetë të re së bashku në Paris. Me muaj të tërë ka luftuar për të drejtat e saj, por gjykata ka konstatuar se aktorja nuk ka asnjë të drejtë që ta ndajë të atin prej Nahlas. Nga ana tjetër aktorja 44-vjeçare është e bindur se zhvendosja në Evropë do t’i bënte mirë vajzës, sepse ajo në kontinentin e vjetër do të kishte një jetë më të sigurt dhe më paqësore. Në fakt, paparacët në Los Angeles janë të pamëshirshëm dhe nuk e lënë aktoren e familjen e saj të qetë. Por, aktorja me ‘kryeneçësinë e saj’ apeloi vendimin e gjykatës dhe po vazhdon të luftojë për shpërngulje.

Zonjusha e veshur me të kuqe, është cilësuar bukuroshja Kim Kardashian, e cila bëri të ndihej krenar një nga ushtarët e marinës. Kim kishte pranuar ftesën një muaj më parë për të qënë e pranishme me trupat e marinës në Karolinën e Veriut. Ajo u shoqëruar nga një prej ushtarëve, Martin Gardner, i cili e kishte të pamundur t`ia ndante sytë formave të Kim. E veshur me një fustan të kuq duke treguar patriotizëm. Menjëherë pasi Kim është larguar, nuk ka ngurruar të shkruajë në tëitter: “Faleminderit marinsave për mundësinë që më dhanë për t`i takuar. Faleminderit për të gjithë punën që bëni”.

P

op ylli amerikan, Rihanna, ka filluar turneun e saj botëror “777” të mërkurën mbrëma me një koncert në Mexico City. Krijuesja e hitit “Diamonds i ka kënaqur fansat e saj me performancën e parë të turneut botëror, duke kënduar dhe këngë klasike si “Umbrella” dhe “Take a Bow”, ashtu sikurse dy këngë të albumit të ri “Unapologetic”. “Ka kohë të gjatë që kam pritur të vij në Meksikë. Ju dua”, ishin fjalët e Rihannas gjatë performancës së saj dy orëshe.

Kate Moss shkëlqen në prezantimin e librit të saj Dy veshje të ndryshme për një ditë spektakolare, Kate Moss prezantoi në Londër librin e saj të shumëpritur. “Kate: The Kate Moss Book”, në të cilin flet për jetën e saj dhe skandalet e ndodhur. Kate në fillim mbante veshur një leopard bardhe zi e koleksionit 2013 Marc Jacobs, i cili arrinte shifrën e 1800 euro, ndërsa në festën e darkës me miqtë e saj, Kate kishe veshur të fustan të gjatë ngjyrë ari.

Lindsay Lohan: Dua të dashuroj si Liz Taylor Aktorja problematike Lindsay Lohan është shprehur gjatë një interviste për “Daily Mirror” se dëshiron të gjejë dashurinë e vërtetë.Lohan aktualisht është duke interpretuar rolin e Elizabeth Taylor në filmin “Liz and Dick” dhe duket se është frymëzuar nga lidhja e aktores së ndjerë me Richard Burton. “Elizabeth Taylor një herë tha, ‘Më pëlqen të jem e dashuruar’. Edhe mua, më pëlqen të jem e dashuruar.Nuk ka asgjë më të mirë se sa ndjenja e dashurisë, për këtë arsye po shoh përpara për ta arritur këtë. Kam qenë e dashuruar ndoshta një ose dy herë por nuk e kam gjetur ende dashurinë e vërtetë.”-është shprehur Lohan. Aktorja e cila ka patur probleme të shumta me drejtësinë duket se është duke u përpjekur të shohë përpara duke i lënë ato kohë pas.


14

« bota

N

ë njëzetepesë shtator njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër, në mesin e ditës, Duka i Auge hipi në majën e kullës së kështjellës së saj për të menduar për një moment situatën e tij historike. Kuptoi që ishte shumë pak e qartë”. Pikërisht me këto fjalë nis romani i Raymond Queneau “Lulet blu”, botuar në vitin 1965. Me ngjarjet që zhvillohen në vitin 1264, fliste në të vërtetë për kohën e tij. Por shkrimtari francez nuk ishte i vetmi që e përshtaste këtë dredhi. Ringjallja Të paktën që nga vitet gjashtëdhjetë Mesjeta duket se është rikthyer në modë. Mendojmë për lulëzimin e shoqërive dhe festave me temë mesjetare që propozojnë receta (ndonjëherë false) të vitit njëmijë. Apo një mijë mënyra të tjera me të cilat shekujt e errët rithirren në aspekte të ndryshëm të shoqërisë sonë, që nga muzika tek kinemaja, e deri tek politika. Por ka edhe më: siç kujton Tommaso i Carpegna Falconieri, autor i “Mesjeta ushtarake” gjendemi sot në kulmin e një “Mesjete të re”. Për pjesën tjetër, ajo epokë që zgjati dhjetë shekuj mund të përdoret si term krahasues pozitiv apo negativ, sipas nevojës. Në vitet pesëdhjetë, politika antikomuniste për të cilën paladin (me që ra fjala, një term mesjetar ky) ishte, në kulmin e Luftës së Ftohtë senatori McCarthy (mekkartizmi) u quajt nga gazetarët amerikanë “gjueti e shtrigave” (fenomen i cili është e vërtetë që nisi në Mesjetë, por përhapjen më të madhe e pati në vitet gjashtëqind). Administrata e Barack Obamas u krahasua me një Camelot të ri (mbretëria legjendare e ndriçuar dhe e drejtë e Mbretit Artur), ashtu siç kishte ndodhur tashmë me presidencën e John Fitzgerald Kennedy në vitin 1961. Pas atentatit ndaj Kullave Binjake në vitin 2001, është rikthyer në modë koncepti i kryqëzatës. Përveç përplasjes mes qytetërimit islamik dhe atij perëndimor, kemi si të përbashkët me epokën e kryqëzatave (shekujt Xi-XII) humbjen e kontrollit nga ana e shteteve mbi sektorë të gjerë të shoqërisë, presionin që ushtrohet mbi qeveritë nga ana e kompanive të mëdha shumëkombëshe (të krahasuara me baronët feudalë në gjendje të kushtëzonin atëherë politikën e sovranëve), por edhe tarifat e autostradave, të cilat të kujtojnë taksat e vendosura nga zotërinjtë lokalë për të kaluar nga një territor në një tjetër apo për të përshkuar një urë. Forca e miteve Këto paralele pak a shumë të detyruar janë të favorizuar nga një karakteristikë e Mesjetës: ajo ka qenë ndoshta periudha më “mediatike” e të gjithë historisë. Për arsye se ushtron një magjepsje misterioze, por edhe sepse – e mbi të gjitha – ka qenë një fabrikë e pabesueshme mitesh dhe legjendash. “Është një epokë për të gjithë stinët”, shpjegon Carpegna Falconieri. “Një periudhë kaq e gjatë – pothuajse një mijëvjecar – dhe e largët, sa për të humbur, në ndjesinë e përbashkët, çfarëdolloj konotacioni historik”. Ringjallja e sotme, në fakt, nuk është lidhur asnjëherë me fakte precizë, por me idenë që disa ngjarje të caktuara historike i kemi krijuar vetë. Madje, ndonjëherë është pikërisht mungesa e të dhënave historikisht të verifikueshme që i bën ngjarjet e Mesjetës edhe më interesante. Mjafton të men-

E shtunë 17 nëntor 2012 •

MESJETA

Rikthim në modë

Pse në shekullin XXI epoka e mesjetës është rikthyer e është bërë aktuale. Mes xhihadit dhe miteve false, që duhen zhvarrosur në politikë dhe në modë

Mite për t’u zhbërë: Nuk është e vërtetë që... Besonin se Toka ishte e sheshtë Edhe pse ishte udhëtimi i Magelanit (1519-22) që i demonstroi botës se Toka është sferike, në shumë traktate mesjetarë lexohen përllogaritje që demonstrojnë kurbësinë e sipërfaqes së Tokës (të njohur që në kohën e grekëve të lashtë). Për shembull, në tekstin më të përhapur në universitetet evropianë: “Tractatus de sphaera” i shkruar në gjysmën e parë të dyqindës. Legjenda lindi diku rreth shekullit të gjashtëmbëdhjetë, kur humanistët panë në hartat mesjetare me formë rrethore (sipas planisferave bashkëkohore) një provë të injorancës së atyre që i kishin paraprirë. Fisnikët gëzonin të drejtën e jus primae noctis Quhej kështu, por nuk ishte e drejta e pronarit për të kaluar natën e parë me gratë e sapomartuara në territorin e tij. Bëhej fjalë në fakt për një taksë të vendosur nga pronari në këmbim të pranimit që ai i bënte martesës.

Të paktën që nga vitet gjashtëdhjetë Mesjeta duket se është rikthyer në modë. Mendojmë për lulëzimin e shoqërive dhe festave me temë mesjetare që propozojnë receta (ndonjëherë false) të vitit njëmijë. Apo një mijë mënyra të tjera me të cilat shekujt e errët rithirren në aspekte të ndryshme të shoqërisë sonë, që nga muzika tek kinemaja, e deri tek politika. Por ka edhe më: siç kujton Tommaso i Carpegna Falconieri, autor i “Mesjeta ushtarake” gjendemi sot në kulmin e një “Mesjete të re”.

dosh, për shembull, për aktualitetin e legjendës së Graalit të shenjtë, që lindi në shekullin XII me “Le romn de Perceval ou le conte du Graal” të Chretien de Troyes, por që mes shekujve XVIII dhe XX zhvilloi një seri të zgjeruar interpretimesh dhe traditash, që e lidhin me alkiminë, me tempullarët, me masonerinë dhe me vendngjarje në variante të ndryshëm. Nuk ka një Graal të vetëm, por me dhjetëra. Pak rëndësi ka nëse bëhet fjalë për një kupë, një gur, një simbol alkimik, për pasardhësinë e Krishtit apo për varrin e Mari Magdalenës, sic ka shkruar Dan Braun, autori i “Kodi i Da Vincit”. Janë të gjithë interpretime imponues, edhe pse historikisht të pathemel. Çdo epokë të vetën Për këtë karakteristika të sa-

Lega lombarde bashkonte të gjithë komunat e veriut të Italisë Komunat lombarde të dyqindës ishin shpesh në luftë mes tyre dhe Dukati i Milanos, që mblidhte taksat për llogari të perandorit gjerman, ishte për disa një armik. Jo vetëm: komuna të rëndësishme si Pavia dhe Komo u bashkuan me gjermanët, kundër “vëllezërve” lombardë. Kishin frikë nga Viti Njëmijë Thashethemnaja lindi nga leximi aposteriori i kronikave të Rudolfo Glabro, i cili në vitin 2048 foli për shenja apokaliptike, por nuk pati aspak panik. Shumica e njerëzve nuk e dinin që jetonin në vitin Një Mijë, vitet numëroheshin në bazë të viteve të mbretërimit të mbretit dhe lëvizjet milenariste që paralajmëronin fundin e botës u përhapën pas vitit Një Mijë.


bota • E shtunë 17 nëntor 2012

»

15

Problematika e nocionit “mesjetë” Rektori gjimnazial Kristof Celarius (1634-1707) ka botuar dy herë manualin e tij mbi historinë e vjetër; herën e parë (1675), ai kthehet deri në kohën e lindjes së Krishtit, herën e dytë (1685) deri në kohën e Konstandinit. Celarius ndoqi fillimisht periodizimin e historisë së botës, e cila u zhvillua në Patristik dhe u bë vendimtare në “Mesjetë”, e cila edhe sot e kësaj dite ndikon llogaritjen tonë të kohës “pas lindjes së Krishtit”. Në vitin 1685, Celarius përdori ndarjen periodike të arsimit historik të kuptuar si humaniste në Antikitet, Mesjetë dhe në Kohën e Re dhe i projektoi ato - për herë të parë në mënyrë të përgjithësuar universalo-historike në historinë shtetërore. Periudhën nga Konstandini deri në pushtimin e Konstandinopojës, Celarius e përshkroi (1688) si “shekuj barbarë” të medium aevum. Nga kjo ai arriti në përfundimin(1693) e paraqitjes së historia nova. Me këtë ndarje profane të epokave të historisë botërore, Celarius bëri vetë histori në shkrimin e historisë së të njëjtës epokë. Triptiku i tij arriti sukses, edhe pse jo me plotë të drejtë. Kjo për shkak se vepra e tij nuk i merr parasysh tri fushat sunduese dhe kulturore, të cilat shkrinë botën mesdhetare antike, pra atë greko-bizantine, islamiko-arabe dhe atë latino-franke. Ajo vlenë vetëm për të fundit; e para nuk njeh “të renë” dhe i dyti nuk njeh epokën “antike”, kështu që “e mesmja” nuk është Mesjeta e saj. Në këtë mënyrë, nocioni

jat, Mesjeta ka “infektuar” të gjithë epokat dhe vizioni që ka dalë nuk ka qenë gjithmonë dashamirës. Humanizmi dhe Rilindja, për shembull e kanë konsideruar “një boshllëk mes dy të plotave”, një ndërprerje përgjatë rrugëtimit të ndriçuar të njerëzimit që përfundoi vetëm në katërqindën me rikthimin e idealeve të lashtësisë klasike. Pikërisht atëherë lindën stereotipet më radikalë mbi “shekujt e errësirës”. Ndërsa tetëqinda i dha një gjykim të ndryshëm Mesjetës. Me Romanticizmin u nxorrën sërish në dritë legjendat popullore të epokës së mesit, e cila u shfaq tashmë si një kohë heroike dhe e papërbaltur. Jo rastësisht, XIX ishte shekulli gjatë të cilit Vëllezërit Grimm mblodhën me dhjetëra përralla popullore dhe gjatë të cilit jo vetëm iu rikthye dinjiteti Mesjetës, por u fiksuan edhe ata zakonet estetike që janë të vlefshëm edhe sot e kësaj dite”. “Të gjithë imagjinojmë damat mesjetare me kapelën e famshme në formë koni, e quajtur henin, praktikisht në modë në oborrin e Borgognas në vitet katërqind”, shpjegon Falconieri. “Në tetëqindën u rikthye si një prej veshjeve të skenës dhe të modës dhe më pas u bë kapelja e zanave në filmat e Walt Disneyt”. E majtë a e djathtë? Që nga shekulli XIX, Mesjeta ka debutuar përveçse në teatër, edhe në politikë. Në krahun e djathtë ashtu sikurse në krahun e majtë. Nazizmi përdori mitin e Graalit, Sigfridit dhe sagat nordike për t’i dhënë një veshje

mitike rrënjëve të popullit gjermanik. Në Itali e djathta bashkëkohore ka rikthyer toklien dhe zhanrin e fantazisë, ndërkohë që në vendet anglosaksonë saga e “Zotit të unazave” e krijuar nga Tolkien është e lidhur me kundërkulturën e hipive dhe lëvijet ekologjiste të viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, që shkruanin kudo “Frodo lives!” (Frodo jeton) duke iu referuar protagonistit të ciklit të romaneve. Nëse mitet dhe legjendat e lidhura me kryqëzatat marrin zakonisht një konotacion të djathtë në grupet neofashistë apo neonazistë, në krahun e majtë janë rivlerësuar elementët satirikë të Mesjetës, siç bëri Pier Paolo Pasolini (në filmat e tij Decameron dhe Rrëfimet e Kanterbëri për shembull) dhe “hokatari” Dario Fo. Kantautorë si Georges Brassens dhe fabrizio De Andre, të dy krijues të një versioni muzikor të “Baladës së të varurve” të poetit mesjetar Francois Villon, i janë dedikuar gjerësisht periudhës: nga i dyti mund të kujtohen edhe këngët “Fila la lana”, “Geordie”, “Carlo Martello ritorna dalla bataglia di Poitiers”. Mesjeta e të majtës ka përvetësuar edhe një personazh legjendar si Robin Hood, që është marrë si simbol i luftës kundër padrejtësisë sociale, duke e përjashtuar haptaz çështjen e besnikërisë së tij ndaj Rikard Zemërluanit (si dhe faktit që në legjendë ai ishte një grabitës, në fund të fundit). Miti i Robin Hoodit në fakt është përdorur për shembull edhe nga ish ministri italian i Ekonomisë Tremonti në vitin 2008, me të ashtuquajturën

Robin Hood Tax, dhe janë të shumta karikaturat që e shfaqin Obamën si Robin Hoodin e ri. Lega Nord në Itali është ndoshta partia që ka “plaçkitur” më shumë simbole mesjetarë: që nga kultura kelte, shpesh herë e shoqëruar me Mesjetën tout court, edhe pse është karakteristikë e epokave të mëhershme, deri tek lartësimi i heroizmit të Legas lombarde në luftën kundër Frederiko Barbarosës, që ka qenë pikër referimi edhe për patriotët e Rilindjes. Edhe një herë tjetër është një Mesjetë pa themel historik, siç e demonstron edhe figura (historikisht

Mesjetë nuk e plotëson kushtin e të qenit i qartë. Në këtë Mesjetë profano-historike, secila nga kulturat pasardhëse ka numëruar sipas mënyrës së vet në epoka të shenjta vitet e historisë, duke marrë parasysh fundin e tyre: Bizanti, vitet e ekzistencës së botës dhe qeverisë së mbretit përkatës, të sundimit të botës nga Zoti dhe zëvendësit e tij; perëndimi, zgjatjen e lidhjes së re si kohë e mesme mes periudhës së krijimit të njeriut dhe rilindjes së Krishtit; Islami, vitet e ekzistencës së bashkësisë fetaro-politike të myslimanëve, të cilat filluan me emigrimin (hegjra) të profetit në Medinë. Kuptimi i shenjtë historik përcakton këtu, njëlloj si atje, ekzistencën historike dhe paraqet për këtë arsye bazat e veprimit dhe të mendimit politik. Politika, tekefundit, si praktikë dhe teori, bazohet te feja. Feja i parashtron politikës detyrën e saj prioritare historike të shenjtë: mbrojtjen dhe përhapjen e besimit të vërtetë. Bashkësitë politike formohen njëkohësisht si bashkësi fetare, të cilat duhet të durojnë në rrethin e tyre besimtarët e tjerë, por nuk mund t’i lëjnë të sundojnë. Nga ana tjetër, politika ndjek detyrën botërore misionare të fesë monoteiste (shih edhe Mat. 28,19f.; Kuran 34,27) nëpërmjet idesë së sundimit monarkist të botës, si e drejtë dhe fiksion. Megjithatë, nga këto premisa teologjike të politikës nuk u nxorën të njëjtat përfundime në sferën kulturore bizantine, islame dhe atë latine.

inekzistente) e Alberto da Giussanos. Kalorës të terrorit Po atëherë, Mesjeta është e majtë apo e djathtë? Ndoshta është të dyja. Apo, më mirë për ta thënë sipas fjalëve të Umberto Ecos, Mesjeta është frut i një “ngatërrese të vazhdueshme që qytetërimi ynë vazhdon të pleksë me atë që ka ndodhur mes rënies së Perandorisë romake dhe zbulimit të Amerikës”. Rezultatet mund të jenë shqetësues. Siç paralajmëron autori i “Emrit të trëndafilit”, është ok të ëndërrosh Mesjetën (siç ka bërë ai), por duhet të dish që ën-

drra mund të shndërrohet në makth, në fund të fundit siç edhe ka ndodhur kohët e fundit. Është rasti i Anders Behring Breivik, norvegjezi që më 22 korrik të vitit 2011 bëri të shpërthejë një bombë në qendër të Oslos dhe nisi të qëllojë me armë kundër të rinjve që merrnin pjesë në një mbledhje të partisë laburiste, duke vrarë afro tetëdhjetë vetë: sapo u arrestua, u vetëshpall “kalorës tempullar i Evropës” dhe e quajti aksioni e tij terrorist një “kryqëzatë të re”, një akt mbrojtjeje legjitime përballë politikave në favor të imigrantëve që po ndërmerrte vendi i tij.


16

« dossier

E shtunë 17 nëntor 2012 •

A ka tradhti kombëtare të Ahmet Zogut më 7 prill 1939?

Pse më 7 prill 1939 Ahmet Zogu nuk ka kryer aktin e tradhtisë kombëtare Nga Ylli Polovina (vijon nga numri i djeshëm)

P

ara se të mund të japim një tablo si reagonte mbreti shqiptar në para prillin e vitit 1939, mund t’i rikthehemi Owen Pearson tek “Albania and King Zog”. Aty ai shkruan se detyra që iu dha nga Musolini më 23 qershor 1925 Alesandro Lesonës dhe Ugo Solas, i cili sapo kishte zëvendësuar në krye të legatës markezin Duraco (Durazzo), ishte “të bënin bisedime me Myfit dhe Eqerem Libohovën, të ngarkuar nga Zogu për të marrë një hua italiane. Marrëveshja u arrit me grupin financiar Il Credito Italiano, të drejtuar nga dr. Mario Alberti, i cili mori përsipër të ngrejë brenda 90 ditëve Bankën Kombëtare të Shqipërisë”. Në vijim Pearson nënvizon se “Lesona u përpoq t’i imponohej Zogut se kjo marrëveshje ekonomike mund të bëhej... duke u dhënë përparësi interesave të Italisë dhe shmangur shtetet e tjera. Zogu për një kohë, duke mos pasur dëshirë që Shqipëria të binte nën dominimin e plotë të Italisë, u përpoq t’i bënte bisht”. Siç shihet, edhe në këtë rast historiografia perëndimore është mjaft e vendosur në pikëpamjen e saj se mbreti shqiptar jo vetëm nuk bëri figurën e një tradhtari, por ka bërë të anasjellën: kundërshtimin. Quhet rezistencë kjo? Sigurisht që po. Vlerësohet si pasive apo aktive? Patjetër që është e karakterit aktiv. Në rastin kur historishkruesit janë italianë dhe ndërsa prej demokratëve do të prisje paanshmëri, prej fashistëve, të cilët Ahmet Zogu i pati sfiduar, natyrshëm mund të shkarkohej mbi të mllef dhe poshtërim si ktheshpinës i atdheut të vet. Përveç Lesonës, i cili është njeri i mbrapshtë dhe ngulmon ta dëmtojë figurën e Zogut nëpërmjet vesit të korrupsionit, politikisht asnjë tjetër nuk e godet. Të gjithë, demokratë e mendjetotalitarë, historianë profesionistë e gjurmues të thjeshtë dokumentesh, rrëfyes dhe interpretues gjithfarësh, janë të një mendjeje: mbreti shqiptar nuk u nënshtrua. Interesante është që në penën e analistëve italianë, kur shpjegohet qëndresa e Ahmet Zogut, vihet në dukje se vërtet ai “frikësohej mos mbretëria e tij transformohej në një protektorat”, por “qe edhe një pjesë e borgjezisë vendase që i druhej shtypjes së industrisë së dobët shqiptare prej asaj italiane”. Ja edhe një fragment tjetër nga historishkrimi tipik italian: “Monarku përpiqej shpesh të mbrohej – edhe me mënyra pak korrekte - autonominë e tij prej ndërhyrjeve në rritje të Musolinit, i cili nga ana e vet nuk mund të bënte më pak. Për këtë arsye Zogu kërkoi mbrojtje prej të gjitha fuqive rivale të Italisë, duke i zgjatur fijet e lidhjes deri edhe me marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik, si dhe duke krijuar një lloj aleance midis shteteve ballkanikë, me qëllim kompensimin e ndihmave që kërkonte vazhdimisht nga jashtë. Gjatë mbretërimit të tij Zogu tentoi pa ndërprerje të destabilizonte marrëdhëniet italo-jugosllave, praktikë politikodiplomatike që në të vërtetë i tejkalonte kufijtë e shkathtësisë së tij reale dhe modeste”. Shkëputim një çast edhe një fragment nga zëri “Mbreti Zog” i fjalorit më cilësor enciklopedik italian, Treccani: “Prej vitit 1927 ai iu drejtua në mënyrë të vendosur lidhjes me Italinë dhe më 1 shtator 1928 u zgjodh mbret. Në fakt, Zogu tashmë u gjend nën tutelën italiane: i nxitur nga Franca dhe Britania e Madhe, ai u përpoq të çlirohej, por në prill 1939 Shqipëria u pushtua nga trupat italiane dhe Z., me mbretëreshën Geral-

dina Apponyi, e la vendin e vet, duke shkuar refugjat në Egjipt, pra në Francë...” Nuk po ravijëzojmë prej kësaj pjese shpjeguese pse e autoritetshmja Treccani për ikjen e Ahmet Zogut përdor fjalët “e la vendin” dhe jo “e braktisi vendin”. Rëndësi ka që ajo pohon se ai është përpjekur të mos i bindet tutelës italiane. Vëmë në dukje se në historishkrimin e vendit fqinj, ku (e përsëritim) mosdashës të Zogut ka boll, nuk e gjen kurrë të përdorur formën e akuzës ndaj tij me togfjalëshin “braktisi atdheun”. Ja pse duhet pohuar - kush e ka dëshirë dhe bindje, edhe pranuar - se vitet 1925-1938 për njëmijë arsye, që nuk lidhen patjetër me qëndrimin e drejtuesit kryesor të shtetit, Shqipëria i ka bërë qëndresë të gjithë presionit fashist italian. Pushtimi ushtarak, pra kolonizimi me forcë, u krye sepse “i buti”, ai me mjete ekonomike, kulturore dhe ideologjike, dështoi. Edhe sikur prej ndonjë paragjykimi apo mërie partiake ose krahinore të gjitha meritat e kësaj qëndrese t’ia blatojmë popullit, njerëzve të thjeshtë dhe elitës intelektuale, sipërmarrësve të ekonomisë apo përkrahjes së një apo dy fuqive të huaja, në rast se Ahmet Zogu personalisht do të qe kundër kësaj tendence, ai mund të ndikonte tërësisht

në kahen e kundërt të ecurisë së gjërave. Ai, politikan i mprehtë, e kuptoi prirjen e përgjithshme të nënshtetasve të tij. Njihte mirë po ashtu traditën historike, e cila nacionalizmin e ka përmasë kryesore të identitetit. Ndërkohë edhe vetë ai qe një i tillë. Problemi i tij ishte pushteti, raporti i vështirë me të, çështja si do të gjente një pozicion të së mesmes së artë për të mos dëmtuar as njërën dhe as tjetrën. Çdo shtetar i kësaj kohe, po të qe në vendin e tij, do të brehej nga e njëjta dilemë hamletiane. Duke qenë se akuza për tradhti kombëtare të kryer më 7 prill Ahmet Zogut i është bërë nga brenda vendit dhe në lirinë e tij të vlerësimit, gjithsecili bashkëkombës është sovran, pasi kaluam nëpër ngjarjet kryesore të periudhës së “ftohtë”, por edhe të padukshme për gjindjen e thjeshtë të popullit, shohim tani atë të “nxehtë”. Ndryshe nga e para, kjo kryhet në sytë e opinionit publik dhe natyrisht, nën analizën dhe gjykimin e tij. Kjo rrethanë karakteristike e bën atë të ngarkuar me emocione të shumta kolektive, por edhe të ndikuar nga logjikë turme. Mbi të bien në të njëjtën kohë, kontradiktore, ajo që realisht ka ndodhur si edhe perceptimi individual që përjetuesit kanë pasur. Këto të dyja asnjëherë nuk janë identike. Ngjarja e pushtimit është tepër e fortë dhe ka krijuar në kujtesën kombëtare impakt të madh, tronditje shpirtërore dhe psikologjike, trazirë gjurmësh dhe pështjellim pikëpamjesh, idesh, interpretimesh. Mendimi dhe fjala e çdo njeriu tashmë bëhet një faktor tejet i rëndësishëm. Të gjithë kanë të drejtë të mbajnë qëndrim dhe ta shprehin, ta ruajnë për veten, por dhe ta shpërndajnë për të tjerët, patjetër t’ia transmetojnë lirisht edhe brezit pasardhës. Gjatë “luftës së ftohtë” me Ahmet Zogun, 1925-mars 1939, fashistët italianë tentuan ta likuidojnë me shndërrimin e tij në vasal dhe kur kjo nuk u eci, e vijuan me kryengritje të brendshme, me grusht shteti dhe me atentat fizik. Kur edhe këto u thyen, më 1 prill filloi ekzekutimi i mjetit të fundit, sulmit ushtarak. Armata u përdor jo për ta kapur të gjallë Zogun, por për ta shtrënguar të largohej jashtë kufirit. Mbreti që nuk pranoi të abdikonte dhe kurorën vullnetarisht t’ia linte Italisë e mbretit të saj Viktor Emanuele III, duhej të ikte. Në këtë largim të detyruar, sipas Romës, atij nuk duhej t’i hynte gjemb në këmbë deri në kufirin e shtetit tjetër të mos kishte asnjë lëndim fizik. Benito Musolini nuk donte ndërlikime të tepërta ndërkombëtare, ca me shumë edhe një mbret të vrarë apo një popull të bombarduar nga topat dhe aeroplanët. Regjimi i tij fashist, i cili ndërtohej mbi demagogjinë, qe mjaft i interesuar që ushtria të depërtonte në territorin e vendit, të sulmuar mundësisht nën muzikën e pllakave të gramafonit dhe në sheshet e qyteteve, ku do të hynin trupat hipur mbi triçikle, të shpërthente brohori dhe kishte hedhje lulesh. Ata nuk donin ta shkaktonin luftën dhe gjakderdhjen. Për pasojë, kush tjetër do t’ua prishte këtë plan, do të nxiste përleshjen fizike, qoftë edhe në emër të lirisë? Ata do ta shpallnin provokator e do ta paraqitnin para botës si fajtor. Për palën shqiptare dhe Zogun kjo ishte një grackë e madhe. Por liria as merret dhe as jepet pa një çmim, madje shpesh ky është prej gjaku. Pushtim nën muzikë dhe duartrokitje asnjë popull nuk do të pranonte. Doemos as shqiptarët, të cilët për italianët si komb ruajnë përherë një mbresë të mirë. Ja pse, kur u bë e qartë se makina e madhe e pushtimit ushtarak u vu në lëvizje për të mos u ndalur më, përcaktimi i një strategjie qëndrimi ishte problemi numër një. Do të kishte qëndresë të armatosur apo jo, do të qe masive apo e pjesshme, betejë frontale apo duke u tërhequr

ngadalë, manovër pengimi dhe rraskapitjeje të tij. Vetë Ahmet Zogu, kur më 6 prill priti Hugh G. Grant, i pati pohuar se shqiptarët do të rezistonin, por kjo do të qe njëfarë rezistence për protestë. I pati pohuar diplomatit të parë në Tiranë të supershtetit: ushtarakisht Italinë nuk e përballonin dot. Pra, strategjia e tij, gjashtëmbëdhjetë orë para se të niste zbarkimi i ushtrisë italiane, ishte për një qëndresë të kufizuar. Duke qenë se edhe në këtë koncept, rezistencë të limituar, ka përmasa të ndryshme, na takon të zhbirojmë ku i ka vënë kufijtë e tij Zogu. Ndërkohë përballë ka presion edhe për një alternativë tjetër. Atë e shprehnin grumbullime dhe demonstrime të vazhdueshme të njerëzve të thjeshtë, veçanërisht rinisë së shkollave. Duke filluar nga 1 prilli kërkesa e tyre ngulmonte të rreshtoheshin bashkë me ushtrinë për të mbrojtur vendin. Më pas çdo ditë e më shumë thërritnin që t’u shpërndaheshin armë. Këtë frymë për një qëndresë maksimale, betejë të drejtpërdrejtë me pushtuesit, e shprehnin edhe mjaft figura të spikatura të qytetarisë. Njëri prej tyre, mjaft popullor mes rinisë dhe intelektualëve, i cili merrej po ashtu edhe me politikë, ishte Mithat Frashëri. Siç ju kemi i informuar edhe më parë, shumë orë para se mbreti t‘i bënte të ditur amerikanit Grant masën e tij të rezistencës, ai e pati këshilluar “të largonte familjen një orë e më parë e të përgatitej për luftë”. “Edhe unë me dy djemtë e mi do të shkonja të luftoja”, - shkruan në kujtimet e tij republikani Frashëri, më pas edhe udhëheqës i partisë “Balli Kombëtar”. Pastaj ngul këmbë: “Një sakrificë e këtillë mund të provokonte dhe një luftë të përgjakshme, por do të na krijonte të drejtën historike”. Cili ishte në këtë çast të dialogut reagimi i Ahmet Zogut: “Mbi këto fjalë u impresionua tepër, sepse dukej që ende nuk e kish kuptuar thellësisht rëndësinë e çështjes. U ngrita dhe ika i shqetësuar tepër”. Megjithatë, të nesërmen në drekë përfaqësuesit të shtetit të madh të përtej oqeanit Atlantik, mbrojtës i njohur i fatit të shqiptarëve në Konferencën e Paqes në Paris më 1919, mbreti ia pati shprehur qartë strategjinë e tij, e cila qe në të kundërt të asaj të Mithat Frashërit. Sipas kujtimeve të këtij të fundit, ky e vijon trysninë e tij mbi shtetin. Më 6 prill, në mëngjes, pra kur takimi Ahmet Zog-Hugh G. Grant ende nuk kishte ndodhur, “vajta në pallat, ku gjeta disa ministra e deputetë...u thashë se pranimi i propozimeve italiane pa qëndresë me armë do të na poshtëronte në sytë e botës pa ndonjë dobi të vërtetë, duke bjerë edhe të drejtat historike në rast të një lufte të përgjithshme...Vetëm poterja me pushkë do t’i jepte botës të kuptonte se populli shqiptar indipendencën e vet do ta mbronte


dossier • E shtunë 17 nëntor 2012

me sakrificat dhe gjakun e vet”. Për çudi, në historishkrimin shqiptar, ku gjendet e fuqishme akuza se Zogu më 7 prill në mënyrë të paramenduar e shmangu luftën me italianët dhe për pasojë kreu aktin e tradhtisë kombëtare, qarkullon edhe përmbajtja e një deklarate të tij të mbajtur në Radio Tirana më 6 prill, në orën 19:00 (paraqitësi i saj më këmbëngulës është së fundi Blendi Fevziu). Sipas tekstit të saj, Ahmet Zogu është shprehur: “Italia i ka bërë Shqipërisë disa kërkesa që, nëse do të plotësoheshin, do t’i hiqnin vendit tonë pavarësinë. Unë dhe qeveria ime nuk do të pranojmë kurrë kushte të tilla, që kanë për qëllim minimin e lirisë së fituar me gjakun e popullit. Përballë pushtimit, e ftoj popullin shqiptar të bashkohet sot, në këtë moment rreziku, të mbrojë sigurinë e vendit dhe pavarësinë e tij deri në pikën e fundit të gjakut. Unë jam i bindur se populli shqiptar, i vogël në numër, por i madh në shpirt e guxim, do të dijë të tregojë ato ndjenja të larta nacionaliste që e kanë frymëzuar atë dhe paraardhësit e tij. I bindun që një komb i bashkuar në këtë frymë do të ketë mbështetjen e Zotit, u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të mos e humbin guximin dhe dashurinë për atdheun. Rroftë Shqipëria! Rroftë populli shqiptar! Zogu I, Mbret i shqiptarëve”. “...E ftoj popullin shqiptar...të mbrojë sigurinë e vendit dhe pavarësinë e tij deri në pikën e fundit të gjakut”. Ndërsa gjithçka tjetër në këtë deklaratë të paraqitur si të lexuar nga radiofolësi duket e besueshme, pra që Zogu ka bërë thirrje për qëndresë, togfjalëshi “gjer në pikën e fundit të gjakut” shkakton tepër dyshim nëse ka është formuluar e shqiptuar publikisht. Ka pasur në qarkullim shumë të interesuar, që për ta shpëtuar Ahmet Zogun nga baltëhedhja e vazhdueshme për qëndrimin e tij më 7 prill ta kenë sajuar apo manipuluar në tekst këtë deklaratë. Historiani Arben Puto është i vendosur në pikëpamjen e tij të përhershme se “nuk rezulton që ai të ketë folur në radio duke bërë thirrje për rezistencë. Shtypi vendas i asaj dite nuk e përmend një gjë të tillë. Ka qenë vetëm Mehdi Frashëri që ka folur në Radio Tirana për të protestuar kundër agresionit”. Ndërkohë shënojmë se për mbrëmjen e 6 prillit askush prej justifikuesve të veprimeve të mbretit shqiptar ngul këmbë se ishte vetë personi i tij që foli. Gjithnjë bëhet fjalë për deklarata të Ahmet Zogut apo të qeverisë, të komunikuara nëpërmjet zyrës së shtypit. Ndërkaq njeriu besnik i mbretit, Abaz Kupi, në kujtimet e tij dëshmon për një ngjarje të përafërt, por të ndodhur të nesërmen: “Përgënjeshtrimi erdhi më vonë nga Radio Tirana, që njoftonte botën se luftime të ashpra po zhvilloheshin mes trupave shqiptare dhe ushtrisë pushtuese

italiane që nga mëngjesi i 7 prillit 1939. Thirrja e mbretit Ahmet Zogu në Radio Tirana për qëndresë kundër pushtuesit u pasua nga mesazhiprotestë i Mehdi Frashërit për pushtimin italian.” Tajar Zavalani, dëshmitari tjetër i rëndësishëm i këtyre momenteve, ka bërë publik këtë mendim të vet: “Ma në fund, atë mbramje u botue shpallja e zyrës së shtypit që pritej me aq padurim. Pa pritë e pa kujtue, thoshte komunikata, qeverija italjane parashtroi kërkesa të papajtueshme me dinjitetin dhe të drejtat e nji shteti të pamvarun. “Mbreti dhe qeverija shqiptare nuk do të pranojnë me asnji mënyrë, - vijonte shpallja, - me i ba

save italjane, të papranueshme për nji shtet të pamvarun, mesazhi mbretnor ftonte Shqiptarët me i rezistue invazionit.” Tajar Zavalani nuk ishte aspak simpatizant i Ahmet Zogut, por, siç e shihni, dëshmon se ky u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, më së pari ushtrisë e xhandarmërisë, por dhe popullit të thjeshtë, të rezistonin. E veçanta e këtij pohimi është se nuk ka ndodhur në pasditen e 6 prillit, por në paraditen e ditës së shtatë, ndërsa sulmi kishte ngjarë dhe po të kishte në kokë ta tradhtonte vendin, thirrjen për qëndresë nuk do ta kryente. Sipas rrëfyesit më të afërt të Ahmet Zogut, i cili i ka bërë një nga jetëshkrimet më të plota të tij, Hysen Selmanit, mbreti ka folur në Radio Tirana në orën 10:30 të 7 prillit. Dëshmia e tij e shkruar thotë se mbreti “u drejtoi shqiptarëve dhe botës mbarë një thirrje e përkrahje kundër Italisë fashiste, duke vënë në dukje se me forcat e mëdha të saj dhe armët më moderne në det, ajër e tokë, sulmoi Shqipërinë, ku po luftohet pa armë dhe krejtësisht e izoluar nga bota”. Vetëm kaq rreshta për këtë ka ai në librin e vet qindra faqesh. Fjala “rezistencë” apo ndonjë e përafërt me të nuk përmendet. Po të qe e shkruar në deklaratë, Selmani kishte për detyrim ta mbante mend dhe në librin e tij për njeriun që e ka idhull, duhej patjetër ta vendoste. Sidoqoftë, togu i fjalëve “u drejtoi shqiptarëve....një thirrje ...kundër Italisë fashiste” e ka të gjithë të drejtën të transmetojë kuptimin “rezistencë”. “Pas tij, shton Hysen Selmani në dëshminë e tij, foli kryeministri Koço Kota”. Të gjitha këto hollësi, që në çdo rast tjetër mund të duken jo fort të nevojshme, ia referuam lexuesit për t’i kumtuar idenë se ekziston një mospërputhje çfarë ka ndodhur realisht në terren dhe çfarë në të njëjtën kohë ka pasur në kokë Ahmet Zogu. Natyrshëm kjo është një pamje tepër e ndërlikuar, siluetë e së paku e dyfishtë, pleksje e ngatërruar interesash. Ka mjaft prova, të cilat nuk po i shtjellojmë në këtë shkrim të fundit të ciklit, sepse do të ndodhen në një libër të autorit të këtyre radhëve, i cili do të dalë nga shtypshkronja në fillim të pranverës së vitit të ardhshëm, se mbreti Zogu I, e kishte gjetur mjaft saktësisht të mesmen e artë mes synimeve të tij dhe të dinastisë (familjes) si edhe atyre të vendit. Kjo përllogaritje, për ta shprehur me vetëm pak fjalë, e detyronte, atëherë kur nisi sulmi ushtarak, të bënte aq qëndresë sa opinioni publik ndërkombëtar ta ndiente lajmin se Shqipëria u pushtua dhe se ai e la vendin i

ndonji fuqije të huej koncesione qi mund të vejnë në rrezik pamvarësinë politike ose tansinë toksore të atdheut”. Për deklarimet radifonike të paradites së 7 prillit Zavalani paraqet një variant të anasjellë me atë të Abaz Kupit. Sipas tij, “kurse Radio Tirana mbas protestës direkte të Mehdi Frashërit drejtue Musolinit, filloi me dhanë mesazhin e mbretit Zog drejtue popullit shqiptar. Mbasi shpjegonte me pak fjalë thelbin e kërke-

dëbuar padrejtësisht dhe aspak me dëshirë të tij. Bota duhej ta mësonte se pikërisht për këtë arsye kishte të drejtën e rikthimit në vend dhe në fron në rastin më të parë të mundshëm. Siç dihet, sapo grupi i madh ikës me 1300 veta kaloi kufirin grek në Kapshticë, u bë ceremonia e uljes së përkohshme të flamurit, vijim i një vendimi parlamentar të marrë shumë orë më parë në Korçë, për ta veshur Ahmet Zogun e emigruar me

»

17

plotfuqishmërinë e të qenit mbret i shqiptarëve edhe jashtë vendit. Na duhet t’i sjellim në kujtesë lexuesit se ikja e tij që nga mëngjesi i herët i 7 prillit, kur nisi agresioni fashist, zgjati edhe dy ditë të tjera qëndrim brenda territorit, duke u larguar nga Tirana jo i pari, por ndër të fundit, kur nuk kishte pse të qëndronte më, veç t’u binte rob italianëve dhe t’u jepte fatin e ligë ta poshtëronin. Zogu u largua në orët e para të pasdites, kur tashmë trupat këmbësore të pushtuesit qenë fare afër kryeqytetit, ndërsa në ajër avionët bombardues hynin e dilnin. Në tërheqje ai u vendos gjatë 8 prillit në Pogradec, ku një pjesë e qeverisë dhe e parlamentit kishin shkuar pak më parë, me shpresën e zënies së një vendkomande të dytë dhe plasdarmi për të organizuar një kundërmësymje. Më pas u tërhoq në Korçë dhe kufirin shtetëror e kapërceu vetëm në orën 19:00 të 9 prillit. Sigurisht, kjo nuk ishte një “ia mbathi”, siç e ka përshkruar historishkrimi i 50 vjetve gjer më 1990 apo, siç, pjesërisht për inerci dhe jo pak për ta gjykuar e dënuar ideologjikisht, këmbëngulet edhe sot. Në librin e tij “Politika e Italisë në Shqipëri” Françesko Jakomoni shkruan: “Për shkaqet e braktisjes së vendit nga ana e mbretit ishin bërë mjaft hamendje. Shumë kishin mendimin se ai ishte kërcënuar për jetën e tij, siç ishte në të vërtetë, për shkak të hakmarrjeve personale, të detyruara nga karriera politike e tij e trazuar. Por sipas mendimit tim, ai me këtë rast dha jo një provë frike, por një vizion largpamës politik. Ai ishte i qetë për të ardhmen e afërt të popullit të tij, sapo ky t’i ishte besuar Italisë, ndjenjat e së cilës ndaj shqiptarëve ishin të njohura mirë. Nga ana tjetër, siç kishte rastin mbreti të më thoshte mua dhe të tjerëve, një Luftë e Dytë Botërore i dukej tani e afërt. Ishte e vështirë që Italia në këtë rast të rrinte mënjanë. Duke u larguar, ai mund të shpresonte se, po ta fitonte luftën Italia, ai do të mund të mbështetej në dashamirësinë tonë, meqë nuk na kishte krijuar bezdira. Nëse fatet e luftës nuk do të ishin në dobi të Italisë, siç kishte gjasa se ishte bindja e tij brendshme, ai mendonte, duke u strehuar në Angli, se do të rimerrte fronin e Shqipërisë, me mbështetjen e Anglisë”. Kur Jakomoni bëri këtë interpretim vazhdonte në bindjet e tij të qe fashist e për pasojë i pajisur me mëkatin për të kryer analiza të deformuara. Veç një gjë e thotë qartë: Zogu nuk i kishte bezdisur. Ndërkohë një herë tjetër pati shkruar se 7 prillin e priti dhe e duroi me dinjitet. Sepse realisht ekziston kjo thellimë mes “bezdisë” që duhej t’u shkaktonte pushtuesve dhe përmasës së tij të mosnënshtrimit, gjykimi për të dhe përfolja do të zgjasin pafundësisht. Për autorin e këtyre radhëve Ahmet Zogu iku pasi kishte dëshmuar për të paktën trembëdhjetë vjet shpirt qëndrese ndaj përpjekjes së fashistëve italianë për ta kolonizuar Shqipërinë. E diskutueshme mbetet jo fakti i rezistencës, por përmasa e saj. Sigurisht për jo më pak, por për më shumë. Me gabime apo faje jo pak, regjimi i tij gjithsesi tradhti kombëtare nuk ka. Historiani Bernard Fisher e ka cilësuar madje edhe patriot. Le të lëmë mënjanë këtë fjalë tepër vlerësuese, sigurisht pa e hedhur poshtë nacionalizmin e tij. Nëse para patriotizmit të mijëra të tjerëve, veçanërisht i njerëzve të thjeshtë, ai i tij mbetet më modest, Ahmet Zogu kurrë nuk është tradhtar i atdheut. Në fund të fundit, cili politikan i kohës, përfshirë edhe vetë Mithat Frashërin, mori një pushkë dhe u rreshtua në një barrikadë për të ndaluar hyrjen e armatës italiane në Durrës, Vlorë apo Tiranë? Ndërsa e ndiqnin herë pas here shtegtimin e tij të pafat nga njëri shtet në tjetrin, gazetat e Europës e përshkruanin si të mbuluar nga trishtimi dhe pafati. Akuza politike për të nuk pati asnjë. Ahmet Zogu sërish, edhe në mërgim, nuk e uli kokën e të bënte ndonjë kompromis me bllokun e fuqishëm fashist. Zgjodhi të mbështetej te demokracitë e Perëndimit dhe bëri gjithçka t’i gjendej në krah, deri në mbarim të luftës, aleancës antifashiste mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik. Më pas, derisa ndërroi jetë, tashmë i nxjerrë jashtë nga pushteti, por jo nga historia, mbeti i bashkuar politikisht me vendet demokratike, saktësisht me ato kombe dhe shtete që na u gjendën afër më 1990, kur duhej që Shqipëria t’i hapej zhvillimit dhe më 1999, kur Kosova t’i shpëtonte zgjedhës së huaj. Prandaj pyesim jo pa habi: pa i falur asnjë të metë pushtetit të tij autoritar dhe asnjë faj të kryer në ndonjë këmbim territori, ku është akti i tradhtisë kombëtare të Ahmet Zogut më 7 prill 1939? Fund


18

P

«

Kulturë

E shtunë 17 nëntor 2012 •

Kush është KOF

arada muzikore dhe koncerte festive do të zhvillohen këto ditë Nëntori, në qytetet ku kreu udhëtimin historik Ismail Qemali. Orkestra Frymore e Klubit të Orkestrave Frymore (KOF) do të realizojë atë që e quan “Rrugëtimi i Flamurit” me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Paradat muzikore dhe koncertet e orkestrës frymore të KOF do të zhvillohen në rrugët, parqet e sheshet publike në Durrës, Kavajë, Divjakë, Lushnjë, Fier, Vlorë dhe Tiranë. Gjatë zhvillimit të paradave muzikore dhe koncerteve, ku do të interpretohet muzikë e gëzuar dhe marshe festive, do të shpërndahen në çdo qytet flamuj kombëtar.

Rrugëtimi i Flamurit Ismail Qemali niset nga Trieste më 19 nëntor. Përfaqësues të tjerë të popullit prej Kosove e krahinash të tjera presin në Tiranë, ku ndërkohë është ngritur Flamuri kombëtar. Së bashku me këta përfaqësues, Ismail Qemali udhëton për në Vlorë, duke qëndruar në rrethinat e Kavajës, në Divjakë, në Fier dhe mbërrin në Vlorë më 26 të nëntorit 1912. Ai shkruan në kujtimet e tij “Një zjarr i shenjtë atdhetarie kishte pushtuar qytetin e vendlindjes sime dhe populli në çdo anë na përshëndeste me entuziazëm e gëzim”. Kuvendi Kombëtar hapi punimet më 28 Nëntor e po atë ditë shpallet Pavarësia. “Në kuadër të festës kombëtare, është obligim që të jemi mirënjohës ndaj atyre figurave dhe ngjarjeve që bën historinë tonë. Ndaj dhe ky projekt me Paradat muzikore dhe koncertet e orkestrës frymore të KOF do të synojë të përshkojë itinerarin që kreu Ismail Qemali e të përkujtojmë këtë ngjarje të madhe”, shprehet kreu i KOF, Edmond Doko. Ai vëren se për projektin është bashkëpunuar me orkestrën e njohur frymore, si dhe me drejtues të departamenteve të kulturës së bashkive. Projekti i realizuar prej KOF realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës (QKAK). “Projekti ynë përputhet plotësisht me objektivat afatgjata të shoqatës sonë, që konsistojnë në rizgjimin e

“Rrugëtimi i Flamurit” në 100-vjetorin e Pavarësisë Muzikë dhe flamuj në qytetet që përshkoi Ismail Qemali traditës, konsolidimin e orkestrave frymore shqiptare dhe vënia e veprimtarisë së tyre artistike në shërbim të përhapjes së kulturës e artit muzikor, në shërbim të krijimit të atmosferave festive dhe argëtimit të komuniteteve të gjera me raste festash të ndryshme. Nga ana tjetër ky projekt mund të jetë i përvitshëm në kuadër të jubileve të tjerë e të përfshijë më shumë qytete e zona të tjera të banuara, duke ndikuar kështu dhe në zgjerimin e gjeografisë së veprimtarive artistike-kulturore, si dhe në politikat decentralizuese të përhapjes së artit dhe kulturës”, vijon kryetari i KOF, Doko. B.Goce

Opera “Skanderbeg” e Vivaldit premierë në skenë

Shfaqja në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë Opera “Skanderbeg” pas tre shekujsh shkundet nga pluhuri i harresës për t’u ngjitur në skenë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Ky produksion dramatik i konceptuar në dy akte vjen si bashkëpunim i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë me Akademinë e Veronës. Qëllimi është për të nxjerrë në pah këndvështrimin e të huajve do për Skendërbeun. Kjo vepër, e cila është e konceptuar në stilin barok int aspekte jë pasqyro të do dhe sotme e ditët për tur të vijë e përshta time të Skënderbeut. Në rolin e Skënderbeut do të interpretojë baritoni Armando Likaj, ndërsa në rolin e Donikës, sopranoja Emiljana Palushi.

Olivier Assayas filmon takimin midis kompozitorit Stockhausen, shpikësi legjendar i muzikës elektro-akustike dhe koreografit me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj, duke u fokusuar në krijimin e baletit “Eldorado”. “Eldorado / Preljocaj” i regjisorit Olivier Assayas, i vitit 2008, 90 min., në frëngjisht me subtitrat anglisht, është filmi që do të shfaqet më 21 nëntor të kinemanë e “Marubi”t, në bashkëpunim me ambasadën e Francës në Shqipëri. Përmes takimeve të përsëritura dhe përgatitore, një shkëmbim real mes dy artistëve, hedh dritë mbi rezonancën ndërmjet muzikës, lëvizjes dhe lindjes, përmes eksperimentimit të krijimit, zgjatja e tingujve në gjeste, duke i bërë jehonë njëri-tjetrit derisa arrijnë abstraksionin. Të enjten, shfaqja e filmave do të vijojë me “The Stranger” të regjizorit Orson Welles, i vitit 1946, 95 min. Kurse të premten, në bashkëpunim me ambasadën e Spanjës në Shqipëri do të shfaqet “La Colmena” (The Beehive) i regjizorit Mario Camus, i vitit 1982, 112 min, në spanjisht me subtitrat në anglisht.

Rizgjimi i traditës, konsolidimi i orkestrave frymore shqiptare dhe vënia e veprimtarisë së tyre artistike në shërbim të përhapjes së kulturës e artit muzikor, në shërbim të edukimit qytetar e patriotik, në krijimin e atmosferave festive dhe argëtimit të komuniteteve të gjera me raste festash e eventeve të ndryshëm është qëllimi i Klubit Kombëtar të Orkestrave Frymore. KOF (Klubi Kombëtar i Orkestrave Frymore) u krijua në vitin 2006 si rezultat i iniciativës së një grupi muzikantësh të shquar, me qëllim rizgjimin e traditës së orkestrave frymore, historia e të cilave përbën gurin e parë në themelin e vazhdimin me konsekuencë në tërë rrugën e historisë së muzikës kombëtare. Përhapja e tyre në të gjithë vendin, përmirësimi i nivelit të performimit, si dhe shtimi i veprimtarisë së tyre, qenë objektivat kryesore të KOF, i cili këto vite ka organizuar 7 festivale kombëtare e ndërkombëtare, shumë koncerte, dy Akademi muzikore verore, tre seminare profesionale, botime shkrimesh problemore, si dhe një aktivitet të dendur metodik. Ka dhuruar shumë literaturë muzikore duke ndikuar në rinovimin e repertorit. Ka bashkëpunuar dhe ka ndihmuar të gjitha orkestrat frymore të qyteteve tona dhe me disa prej tyre kanë zhvilluar dhe aktivitete të përbashkëta. KOF drejtohet nga këshilli drejtues i përbërë nga 3 anëtarë, me kryetar Z. Edmond Doko dhe aktivitetet e ndryshme realizohen në bashkëpunim me staf shumë të gjerë profesionistësh të fushës.

Prejlocaj, si krijoi “Eldorado”-n


Kulturë » 19

• E shtunë 17 nëntor 2012

100-vjetori, Banka e Shqipërisë ekspozon monedhat e vjetra në Vlorë Ekspozita e Bankës së Shqipërisë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë është ndalur në qytetin e Vlorës. “100 vjet Pavarësi: Pasqyrimi i historisë në monedhën tonë kombëtare”, ka qenë slogani i ekspozitës në ambientet e Muzeut “Pavarësia”. Sipas guvernatorit Fullani, ekspozita trajton historinë e monedhës dhe kartmonedhës kombëtare, e

cila pasqyron njëkohësisht edhe zhvillimin e Bankës Qendrore në Shqipëri, nga përpjekjet e para për krijimin e saj deri në ditët e sotme. Nëpërmjet organizmit të kësaj ekspozite, Banka e Shqipërisë synon të shpalosë vlerat historike dhe kulturore të monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare të prodhuar ndër vite. Surprizë e kësaj ekspozite, përveç setit të moned-

Flamuri i gurtë, si u ruajt në shtëpinë beratase në ditët e Haxhi Qamilit

D

ita e Flamurit i solli Beratit një vepër të rrallë. Ndërsa Vlora dhe gjithë Shqipëria kishte dalë në sheshe, Lil Mingu bashkë me vullnetarët e tjerë beratas kthehej nga Vlora hipur në kalë me një objekt të veçantë. Ishte një flamur i gdhendur në gur me sfond të kuq të errët. Mbi të qëndronte shqiponja e zezë me dy krerë. Autori i asaj relikeje nuk u njoh kurrë, por e kishte punuar atë flamur posaçërisht për atë ditë. Mbi gur, gdhendur edhe tri gërma që përfaqësojnë emrin e qeverisë së parë. VQSH (Vlorë Qeveria Shqiptare), si dhe datën e Pavarësisë. Rrethanat se si erdhi ky flamur-dokument i panjohur në arkivat e historisë, na e tregon rrëfimi që i takon vitit 1981. Në bisedë me Xha Vangjelin, vëllain e Lilit, një emigrant i ardhur nga Amerika në moshën e thellë të pleqërisë, (me dëshirën për të vdekur në atdhe), mësojmë detajet e këtij dokumenti. Jan Minga, një firmëtar i aktit të Pavarësisë, kushëri i tyre, e kishte dhuruar gurin me flamur në shtëpinë e tij të lindjes. Këtë relike, shtëpia e tij në lagjen “Vakëf” vendosi ta ekspozonte, për t’i dhënë krenari gjithë qytetit. Lili e vuri fillimisht mbi tavolinën që mbanin në avlli, ndërsa nëna e Lilit vuri dhe dy kupa me llokume e karamele pranë tij dhe hapi portën për vizitorët. “Tek ne, -vazhon rrëfimin e tij Vangjeli,- ishte festë e madhe. U shkul nga ana e anës, si i thonë, i gjithë Berati, për ta parë flamurin. Erdhën edhe nga fshatra të thellë deri edhe nga Skrapari. Ditë më pas, Lili e vendosi gurin e kuq me shqiponjë në qemerin e gurtë të portës, sepse ai simbol ishte i të gjithëve. Por, entuziazmi nuk vazhdoi gjatë. Kur më 1914-n në Berat erdhën rebelët e Haxhi Qamilit me flamurin me gjysmëhënës dhe thirrjet “Duam Babën!”, flamujt e gjithë qytetit u futën në sepete. Nuk kishte flamur në erë. Lili, i zoti i shtëpisë, flamurin në gur e mbuloi me

have të vjetra ka qenë dhe seti i monedhave numizmatike që Banka e Shqipërisë ka emetuar me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Kjo është ekspozita e shtatë e lëvizshme që zhvillohet në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë. Ekspozitat e tjera janë zhvilluar në qytetet e Beratit, Gjirokastrës, Korçës, Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës.

Pasion për qytetin Gjermanët ëndërrojnë gjithnjë e më tepër për një jetë në zonat rurale, pranë natyrës. Pikërisht për të folur për këtë raport mbi natyrën dhe qytetin, Friederike Meyer nga Berlini, arkitekte, redaktore e revistës për arkitekturën “Bauwelt” ka mbajtur dje një referat në kuadër të Panairit të Librit 2012, të titulluar “Pasion për qytetin?”. Revistat, që ushqejnë këto ëndrra, kanë shënuar rekorde në tirazhet e tyre. Titullin e më të madhes mes tyre “Landlust” nuk do ta gjeni në asnjë fjalor të gjuhës gjermane, ndërkohë që ky neologjizëm nënkupton sot pikërisht këtë trend të ri. Njëkohësisht në Gjermani janë krijuar shumë shembuj, ku njerëzit zbulojnë dëshirën për të jetuar në qytet, duke e përshtatur dhe e formësuar bashkarisht atë, mjedisin në të cilin ata jetojnë. Ata nuk presin më që autoritetet apo qeveria të ndërmarrë diçka, por zbulojnë mundësitë që u jepen kur bëhen vetë aktiv. Ç’është një qytet i mirë, i gjallë dhe i denjë për të jetuar? Ç’rol luan sicili individ? Si mund ta marrim vetë në dorë fatin e qytetit tonë? Këto janë çështjet, që arkitektja dhe gazetarja e arkitekturës ngre në referatin e saj, duke paraqitur shembuj nga Gjermania dhe duke hapur kështu një diskutim rreth tyre. Ndër të tjera u shfaqën edhe materiale filmike marrë nga një seri me videoklipe, prodhim i Deutsche Welle-s në bashkëpunim me revistën për arkitekturë “Bauwelt”. Në të njëjtën kohë me Panairin e Librit, videoklipet do të jenë në dispozicion edhe në versionin shqip.

Kraja e cilëson diletant librin e Buxhovit për Kosovën

e gra visheshin me kostume kombëtare dhe parakalonin. Midis tyre ishte edhe djaloshi Grigor Llako, emigrant nga Kalaja e Beratit. Me pantalloa të zeza dhe këmishë të kuqe shkonte në punë atë ditë. Një koleg i tij, ballkanas, e kapi prej kravate duke e shpotitur. “Shikoni Grigorin, qenka bërë flamur shqiptar. Hahahaha!” Grigori në vrullin e zemërimit, e shtyti dhe ai ra së prapthi. Vdiq. Vetë Gori u trondit dhe shkoi drejt e në mol. As në shtëpi dhe as në punë. U nis drejt Shqipërisë. Vëllezërit e kërkonin, derisa morën vesh se kishte arritur në Berat. Që nga ajo ditë Gori nuk foli më me askënd, deri në fund të jetës. Por çdo 28 Nëntor, vazhdoi të vishej gjithnjë kuqezi.

një suva të hollë llaçi, nga frika se mos ua thyenin. I biri, Gaqi, kur u largua nga ato shtëpi që u rrënuan, e hoqi nga qemeri i portës këtë gur me shkabë dhe e mori me vete në mes sendeve më të çmuara të familjes. Në shtëpinë e re e ekspozoi në korridor. Më pas,

trashëgimtarët e familjes Mingu e ruajtën kujtimin e asaj dite të madhe të Pavarësisë. Xha Vangjeli tregon edhe një histori tjetër për ditën e Flamurit. Në Amerikë ku ai jetoi 60 vjet, në Ditën e Pavarësisë diaspora festonte nëpër shesh me flamuj. Shqiptarët burra

Parashqevi Sahatçi (Salepi) (Parashqevi Sahatçi, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë ka dhuruar: Ekspozitën “Berati i vjetër, Berati i ri”, e cila u hap në vitin 1984 në Berat. Një qilim të madh, të kuq e me zhgabonja, të familjes Mikel Sahatçi, Muzeut Etnografik dhe disa libra, kryesisht për fëmijë, Bibliotekës “Vexhi Buharaja”).

Akademiku Mehmet Kraja, në “Zonën e Debatit” të “Klan Kosovës”, ka kritikuar Jusuf Buxhovin, për librin “Kosova”. Në debatin për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke iu përgjigjur kritikave të shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi për Akademinë - kritika të bëra në të njëjtin emision javën e kaluar - Kraja ka thënë se Buxhovi nuk është historian dhe se libri i tij i fundit për historinë e Kosovës është shkruar me diletantizmin më të madh. Duke iu përgjigjur kritikave të Buxhovit se ASHAK-u nuk ka reaguar ndaj akuzave të akademisë serbe, ka thënë se Buxhovi as që ka ditur ta lexojë atë reagim. “Akademia serbe nuk ka reaguar ndaj tij (Buxhovit), por është tallur me të”, ka thënë akademiku Kraja, duke shtuar se ai libër i Buxhovit me diletantizmin e tij, i ka bërë shërbim pikërisht akademisë serbe.


20

« refleksion

Nga Genc Drini

P

ër bisedimet e vështira të Republikës së Kosovës me Serbinë këto ditë u ofrua ideja e hedhur dhe më parë e aplikimit të ‘’modelit të dy Gjermanive’’. Por nuk është e thjeshtë të rrëmbehesh kaq lehtë pas një modeli! Imagjinimi, preferimi dhe përzgjedhja e një modeli bisedimesh i përdorur diku në një vend tjetër, në një rrethanë politike krejt të veçantë, dhe në një kohë tipike të caktuar me ngarkesa gjeopolitike të caktuara, nuk mund të mbartet artificialisht në kohë, në vende dhe rrethana të tjera. Ngutja të kujton dardhën dhe bishtin që ka prapa. Modeli nuk është thjeshtë një estetikë termash apo skemë e varfër kallëp gati për t’u përdorur në çdo rrethanë, sado e sido që të përzgjidhet e të modifikohet skema e tij. Kjo sepse nga filozofia politike që është ndjekur në ato rrethana të caktuara kur u konceptua, është krijuar ai model specifik. Modeli pati funksionuar me sukses dhe prandaj ka krijuar dhe mitin e tij, i cili si çdo mit edhe shkëlqen. Prandaj më së pari duhet të kuptojmë thelbin mospërputhës të mitit me çështjet tona dhe jo të vrapojnë pas iluzioneve që lindin nga vezullimet e tij. Për rrethanat në të cilat është krijuar miti ‘’revoltohet’’ dhe nuk pranon të përdoret, dhe po ashtu nuk pranon të kthehet në precedent si një rast për t’u përdorur në sallat e gjykimit. Prandaj mbetet unik, pa një kod për t’u shpërthyer për rrethana të tjera dhe nuk mund t’i përqasësh me arna selektive. Atëherë cili është realiteti dhe miti i modelit të ‘’ dy Gjermanive’’? Kjo del nga synimet dhe koha që e prodhoi modelin e ‘’dy Gjermanive’’ Gjermania ishte një shtet unik deri në fundin e luftës së Dytë Botërore. Fituesit e ndanë në katër pjesë dhe më pas prej tyre u krijuan dy shtete gjermane, Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore. Kombi gjerman u gjind kështu dhunshëm i copëzuar në dy shtete, por të gjithë ishin gjermanë dhe kërkonin me çdo kusht ribashkimin në një shtet. Si qeveritarët e Gjermanisë Perëndimore ashtu dhe ata të Gjermanisë Lindore veçanërisht pas viteve 1970 kur erdhi dhe një përmirësim i marëdhënieve me sovjetikët pas nisjes së ‘’ost politikës’’, u bënë dhe lider të idesë për bashkimin e Gjermanisë. Duke përcaktuar për të gjithë gjermanët si koncepte bazë të bashkimit Identitetin kombëtar gjerman dhe nacionalizmin si rrugë. Po përballë realitetit ‘’dy shtete të ndryshme’’ faktorët e identitetit: i njëjti komb, me të njëjtën gjuhë, të njëjtën kulturë ishin të pamjaftueshëm për të sjellë bashkimin. Prandaj duhej tejkaluar ky ngërç. Kështu më së pari dhe detyrimisht duhet të nisnin dhe më pas të thelloheshin marrëdhëniet në mes dy shteteve, lidhjet ekonomike të ndërthureshin drejt një ekonomie të vetme të ndërvarur që të ecej më pas në hapa të tjerë politikë. Dhe për të arritur këtë duhet të shkohej kundër politikave të deri atëherëshme që përpiqeshin dashje pa dashje të forconin ndërgjegjen shtetërore artificiale të dy Gjermanive dhe që përvijoheshin e thelloheshin si ndarje. Por që të frenohej kjo gërryerje dhe të shkohej në favor të politikave të synuara drejt bashkimit, më së pari duhej që Gjemania Federale të njihte Republikën e Gjermanisë Lindore. Formula u gjet në aplikimin e politikës së ‘’dy Gjermanive brenda një kombi gjerman’’. RFGJ e njohu qeverinë e GDR por brënda një kombi gjerman dhe që de jure e kon-

sideronte të përfaqësuar vetëm nga shteti Gjerman Federal duke e parë atë si pasardhës legjitim i Raihut Gjerman. Ndërsa GDR –Gjermania Lindore, vijoj të njohë si dhe më parë de facto dhe de jure dy shtete gjermane, si dy shtete të huaja. Më së fundi dy shtetet gjermane ranë dakord që asnjëra prej tyre nuk mund të fliste për tjetrën. U përdor me shumë sukses gjeopolitika dhe zhvillimet patën kurbat e tyre në ulje dhe ngjitje, por gjithçka u bë e mundur vetëm e vetëm kur ndodhi një përmbysje epokale, erdhi rënia e komunizmit në Europë në vitin 1989, dhe shterri presioni sovjetik. Atëherë u ec me shpejtësi drejt bashkimit të Gjermanisë dhe sot jemi para një Gjermanie unike dhe të fuqishme. Thelbi i mitit të modelit të ‘’dy Gjermanive’’ kuptohet qartë se është skema apo rruga e përbashkët e zgjedhur nga një komb i ndarë dhunshëm në dy shtete, për të arritur bashkimin në një shtet, në Gjermaninë. Kështu ‘’Modeli i ‘’dy Gjermanive’’parë së jashtmi duket sikur përputhet si model vetëm me çështjen e shqiptarëve që janë një komb dhe sot gjinden të ndarë në dy shtete të pavarura dhe në shtete të tjera ballkanike dhe që duhet të shkojnë drejt bashkimit. Qëllim për të cilin shqiptarët kanë luftuar më tepër se askush madje deri dhe në ditët tona në epopenë e luftave të shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni, po ashtu dhe në Kosovën veri lindore sot nën Serbinë. Jehona që ka pasur ndër shqiptar propozimi që i është atribuar para disa ditësh nga shtypi ministrit të jashtëm të Kosovës por që sot në intervistën e tij me ministrin e jashtëm shqiptar e mohon të jetë e tia, për përdorimin e modelit gjerman në bisedimet e shtetit të Kosovës me shtetin e Serbisë është e përmbystë nga ajo që prisnin ata që e hodhën në treg atë propozim. Kjo tregon se kemi një kuptim të qartë të shqiptarëve kundër trukeve të tilla. U ka shëmbëllyer si një model bisedash për bashkim dhe meqenëse nuk i shkon në mend askujt për bashkim me Serbinë, të gjithëve iu ka zgjuar vetëm përfytyrimin e bashkimit të shqiptarëve në një shtet. E megjithatë edhe ky ishte vetëm një këndvështrim i qëllimshëm si kundërpeshë kundër manipulimit me modelin mit. Ndryshimi epokal për shqiptarët ka ndodhur, u krijua Republika e Kosovës, kemi dy shtete shqiptare të pavarura, pra me vullnete të lira, që kanë të njëjtën frymë demokratike. Të gjithë shqiptarët kudo që janë në trevat shqiptare kanë të njëjtën aspiratë për bashkim mes tyre, nuk ekziston më ideologjia komuniste çorientuese, shpërbërëse, gjeopolitika është krejt e ndryshme, të dy shtetet përputhen me idealet euroatlantike dhe shqiptarët synojnë të integrohen në Bashkimin Europian. Shqiptarët nuk kanë nevojë për model për t’u bashkuar dhe rrugët e bashkimit sot janë të tjera. Por një gjë është më se e sigurtë, se as mesazhi i modelit politik të ‘’dy Gjermanive’’ dhe as mesazhi që mbart miti përgjithësues nuk kanë asgjë të përbashkët me problemin flagrant që është në mes shqiptarëve të shtetit të Kosovës dhe të serbëve të shtetit Serb. Modeli dhe miti i flasin qartë ndërgjegjes së njerëzve, flasin për tolerim relativ dhe të përkohshëm në mes dy shteteve gjermane të kthyera në fakt nga një ndarje artificiale në mes vëllezërve gjermanë, madje dhe me një mur në mes, deri në një kohë që do sillte bashkimin. Modeli flet për bashkim të një kombi dhe s’ka të bëjë fare me situatën e dy shteteve të ndryshme me popullsi me identitete kombëtare krejt të ndryshme, gjuhë dhe ndërgjegje krejt të ndryshme siç janë Kosova dhe

E shtunë 17 nëntor 2012 •

Modeli i dy Gjermanive Shkas për analizë Serbia. Guximi për t’u kapur pas një modeli të tillë është shqetësues për atë çfarë sinjifikon historia e tij dhe për çfar përfshihet tek formulimi: ’’modeli i bisedimeve në mes dy Gjermanive’’. Po të ndiqnim në bisedimet me serbët të njëjtin model, do të ndiqnim dhe logjikën e tij që ëshë ajo bashkuese dhe krijohet përfytyrimi i gabuar se megjithëse nuk kemi të bëjmë me një komb, Kosova dhe Serbia po shkojnë sërisht drejt njëra tjetrës sepse dhe modeli bashkues për inerci nuk mund” të ndalet në mes të rrugës” atëherë kur don ti, të merr me vete…… Më së paku duke pranuar atë model kemi kaluar në bisedime për zgjidhje politike dhe kërkesat serbe mund të gjejnë shtegun për të arritur në shkatërrimin e multietnicitetit në Kosovë dhe për ndërhyrjen e Serbisë kundër pavarësisë reale funksionale të Kosovës. Pa përmendur mundësinë e krijimit të një entiteti thuajse të pavarur në veri të Kosovës, hap shtegun për të siguruar një ripenetrim serb në Kosovë . Dhe çështja e shqiptarëve të Kosovës Veri Lindore, Preshevë, Medvegjë, Bujanovc e neglizhuar deri në marrëzi. Një lloj kthimi në situatat e vjetra që mund t’a ëndërrojë vetëm ndonjë nostalgjik i periudhës së ‘’Bashkim vëllazërimit’’, apo dhe disa të tjerë që në ditët e sotme mund të kenë interesa vetiake material-ekonomike me Serbinë. Ndoshta vetëm atyre mund t’u përshtateshin bisedimet sipas modelit të dy Gjermanive. Por një gjë është e sigurtë, në rast se idetë e drejtuesve politikë nuk përputhen me dëshirën dhe synimet e njerëzve atëherë mbeten dy rrugë për t’i imponuar ato, ose me demagogji ose me arbitaritet. Arbitraritet kemi qoftë dhe kur kjo arrihet me forcë kartonash partish në një parlament. Jasht iluzioneve të çdo filozofie globaliste dhe të çfarëdo integrimi të trumbetuara zhurmshëm, të gjithë kombet po shohin drejt vetvetes. E ardhmja e shqiptarëve duhet të jetë drejt vetvetes të bashkuar. Të copëzuar në Ballkan mund të rrëmbehemi lehtë dhe egërsisht nga valencat gllabëruese ballkanike të të gjitha nuancave dhe kjo minon rëndë të ardhmen e shqiptarëve. Ky brez politikanësh që në këtë periudhë historike, me armë në dorë në luftë dhe me politikë pas lufte bëri shumë, a e kupton se tashmë është vetëm një hap larg largimit? Po ikën! E rëndësishme në vetvete nuk është lavdia prej protagonistësh që i ka rethuar dhe i rrethon ende në këtë çast ikës dhe iu errëson sytë, ajo është jetëshkurtër si një dritë shkrepse. Nuk është ajo çfar bënë dhe çfar po bëjnë sot, por pasojat e asaj që bënë dje dhe të asaj çfar po bëjnë sot, ajo që po lënë mbrapa për shqiptarët me atë që po bëjnë, dhe vetëm ajo do të mbetet. Prandaj vetëm e vetëm ata politikanë që po punojnë dhe do realizojnë bashkimin kombëtar në një shtet, do kenë kontribuar për forcimin e mbijetesës së shëndetëshme të kombit shqiptar, prandaj vetëm e vetëm ata do të mbeten lavdia e vërtetë e kombit shqiptar. Kështu thelbi i mitit të modelit të ‘’dy Gjermanive’’është bashkimi i gjermanëve, ndërsa thelbi i bisedimeve të shtetit të Kosovës në bisedimet

me Serbinë është koncentruar tek elementet teknike që kanë mbetur pas ndarjes që ka ndodhur tashmë përfundimisht pa kthim, dhe që është e kundërta e bashkimit. Dhe modeli i bisedimeve që mund të pranohet qoftë edhe për hir të neutralizimit të efektit psikologjik zinxhir të lidhjes së përfytyrimeve, që të jetë efektiv në bisedimet e shtetit të Kosovës me shtetin e Serbisë duhet të jetë i kundërt me modelin bisedues bashkues të ’’dy Gjermanive’’. Por në bisedimet në mes shqiptarëve dhe serbëve jo se mungon ideja e bashkimit, por e bashkimit në BE ku të gjithë bashkë do të jenë mirë dhe kufijtë ‘’nuk do të kenë rëndësi’’. Ky ushtrim i fundit ushtrohet si një folklor politik naiv për naivët, një presion i hapur kundër idesë së bashkimit të shqiptarëve. Dhe disa drejtues politik shqiptarë përballë vështirësive që u dalin për të realizuar bashkimin kombëtar të rehatuar tashmë me pozitën e tyre drejtuese tërhiqen dhe bëhen konformistë deri dhe i shërbejnë atij ushtrimi. Kështu duke perifrazuar një formulim, nivelin e artikulimit politik po dhe të aksioneve ekonomike i konturojnë zellshëm jo në bazë të interesave mbarëshqiptare por në përputhje me orientimet e përgjithëshme të faktorit ndërkombëtar. Ndërsa të tjerë dhe më pragmatistë, pas idesë që në BE do hiqen kufinjtë, fillojnë e mendojnë vetëm për kufijtë e pronave të veta dhe përfitimin! Dhe si sillen para opinionit të shtangur prej tyre të gjithë këta politikanë? Përpiqen të mbrohen taktikisht me një formulë standarde që përsëritet tash e më parë, e quajnë si maturi dhe paraqitet si rezultat i një ‘’analize të thellë politike’’ se: ‘’nuk duhet kërkuar bashkimi i shqiptarëve se kjo do shkaktonte prishjen e kufijve të disa shteteve në Ballkan‘’!? E na vjen tash e parë ky mesazh ‘’maturie’’ nga politikanë shqiptar drejtues në Shqipëri e Kosovë që siç duket ‘’janë lodhur’’ aq sa u ka shterrë mendimi dhe inercia vepruese. Nguten duke përsëritur si papagall atë formulë frenimi dhe me këtë përpiqen të lajnë duart nga tjetërsimi që i bëjnë synimit të shqiptarëve për bashkimin në një shtet duke lejuar mbetjen e shqiptarëve të copëzuar në Ballkan dhe Evropë. E kur ky frenim vjen dhe nga parti shqiptare pjesmarrëse në qeverinë e shtetit të Maqedonisë duket sikur po shfaqin hapur frikën se mos u shpëton nga dora roli i protagonistit. Dhe deri tashti është heshtur gjatë dhe fajshëm për Çështjen e Çamërisë. Por është pikërisht e kundërta e kësaj mendësie që çoi në prishjen e Perandorisë Osmane dje dhe të Jugosllavisë në kohët tona dhe solli fitimin e pavarësisë së Shqipërisë dje dhe të Kosovës sot dhe të disa të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë. Rrugët sot mund të jenë të ndryshme për të realizuar synimet tona, por vërtetë shumë bamirës tregohen këta drejtues shqiptarë që para së gjithash kërkojnë rehatinë e ballkanasve dhe rehatinë politike për vete dhe më pas për shqiptarët çfar të mbetet nga thërimet e tavolinës ballkanike të shpërndara andej këndej. Po BE që ofrohet si këmbim çfar është? Dikush është shprehur figurativisht: ‘’Jo t’i shembim kufijtë por

t’i zhysim pak që të bashkëpunojmë. Nesër mund të ngrihen sërisht kufijtë, kjo është historia, kufijtë po ashtu dhe interesat ose ti gllabëron dikush përkohësisht ose përfundimisht ose i ruan dhe këtë e dinë mirë serbët, maqedonasit, grekët dhe gjithë të tjerët. Sot në dilemat ekzistenciale europiane kjo mund të kuptohet më qartë. Pra nuk mund të përjashtohet faktori kohë që mund të prishë ekuilibrat e brishtë gjeopolitikë të sotëm dhe të ringjallen ethet shovene tash për tash të frenuara. Vetëm e vetëm të bashkuar zgjidhim një herë e mirë kundërshtitë dhe përballojmë situatat. Prandaj serbët këto vite vunë në ball ambiciet e tyre ultra shoviniste dhe e bënë lëmsh Ballkanin për interesat e tyre dhe nuk pritën të futeshin në BE ku dhe ‘’deti do bëhej kos’ ‘ për të gjithë, melodi që tash e parë u nanurisin shqiptarëve kryesisht politikanët vendas po dhe të huaj. Po cili është bilanci i dhunës së egër të serbëve? Humbën në Kroaci, por fituan duke u shtrirë në gjysmën e Bosnjës. Humbën luftën Kosovën që nuk ishte e tyre, por plani Ahtisari për Kosovën iu dha serbëve në pjatë një mori përfitimesh të papritura dhe kjo në kurriz të të drejtave të shqiptarëve. Dhe shtihen e ankohen pa pushim serbët se kanë humbur ‘’në pazar’ dhe hudhin tezën të gjithë të fitojnë dhe jo vetëm shqiptarët. Të fitojnë mbi tokat shqiptare? Dhe jo vetëm me ankesa. Si në një bisedë drejtuar më së pari vetvetes dhe popullit serb përcillet mesazhi kërcënues i kryeministrit të Serbisë. Si i tërheq vëmendjen Tadiçit dhe Koshtunicës të cilët kur qenë drejtues nuk zhvilluan luftë, shprehet që nëse nuk duam luftë, le të bëjmë politikë reale që të mos ua lemë fëmijëve tanë për t’a zgjidhur. Dhe për këte është dikush që duhet të japë: Jep Thaçi jep, vallahi ke me dhanë.’’ (sipas tekstit në shtyp) Se për ndryshe..? Dhe me anën e kësaj ‘’ankese taktike’’ të shoqëruar me kërcënime si më sipër, përpiqen të fitojnë me politikë atë që humbën në luftë dhe krejt vëmëndjen tani e kanë kthyer në Kosovë. Synojnë që të marrin sa të munden në ‘’copën’’ veri i Kosovës, t’a kthejnë Kosovën në një entitet të copëzuar, të paqeverisshëm ose të mvarur krejtësisht prej tyre. Një lloj rrikthimi në të kaluarën. Në mos shqetësimin nga seman-


refleksion • E shtunë 17 nëntor 2012

tika dhe simbolika, nga nënteksti që mbartet në modelin e dy Gjermanive të propozuar për bisedime me serbët, kushdo shtyhet të shohë një spontanitet dhe mungesë platforme për bisedime. Edhe sikur të kemi një këmbëngulje për të mbrojtur interesat nga pala shqiptare. Një konfuzion që lë shtegun të shpërthyer për marëveshje ku të penetrojnë interesat politike, ekonomike dhe investimet perspektive të Serbisë në Kosovë, shtegun për një dominancë serbe në Kosovë. Dhe ja megjithëse flitet për një shtim të marëdhënieve ekonomike Shqipëri-Kosovë në kohët e fundit, realiteti aktual i këmbimeve shumë të mëdha ekonomike të Kosovës me Serbinë në raport me këmbimet dhe veprimtaritë e zbehta me Shqipërinë e përforcon përshtypjen për efektin në vazhdim që mund të kishte modeli i propozuar për bisedime. Një ilustrim flagrant i situatës. Këto ditë në Tiranë u mbajt një takim ministerial ku merrnin pjesë të gjithë ministrat e ekonomisë në Ballkanin Perëndimor dhe kishte për qëllim vendosjen e objektivave mes vendeve të rajonit Juglindor për të bërë tregjet të funksionojnë si një i vetëm unik përballë krizës ekonomike dhe nënshkruan strategjinë e zhvillimit viti 2020, ku parashikohet bashkëpunimi në sektorët e ekonomisë, arsimit, kulturës etj. Dhe kur ndodh kjo? Kur Shqipëria dhe Kosova nuk kanë krijuar mes tyre asnjë hapsirë mbarëkombëtare zhvillimi, nuk kanë të tyren as atë që quhet autostrada energjetike, nuk kanë linjë interkonjeksioni dhe humbasin sipas konstatimeve të dhimbëshme dhe të vazhdueshme të politikanëve, biznesmenëve dhe analistëve të ekonomisë 300 miljon euro në vit që i shkojnë në xhep Serbisë. Kur me vullnet politik kombëtar dhe me pak investime krejt të mundëshme ato vlera mund të mbeteshin brenda tregut shqiptar. Shqiptarët nuk kanë as një treg të përbashkët jo konkurrues në mes vetes. Para këtij vullneti ballkanik për bashkëpunim në shkallë kaq të gjerë, zëri i Ministres së Tregëtisë dhe Industrisë së Kosovës se duhet ndërthurë ekonomia e Shqipërisë dhe e Kosovës ndjehet i vonuar, i vakët, dhe duket sa për të thënë. Të mbetur në këtë gjendje me vetëdije dhe nga paaftësia. Atëherë rezulton se strategjia e vendeve të Ballkanit Perëndimor që po përpunohet do t’i shërbejë në radhë të parë për-

jetësimit të akaparimit të ekonomive të Shqipërisë dhe Kosovës nga ekonomitë e vendeve të tjera të rajonit, ekonomitë e Serbisë, Kroacisë, Maqedonisë, Bosnje Herzegovinës, dhe Malit të Zi. Për hir të interesave madhore shqiptare duhet të ndërpritet ose të vonohet përkohësisht mendimi për një plan apo treg ndërballkanik para se të vendosim shina të sigurta dhe të ecim me shpejtësi drejt një plani të bashkimit ekonomik shqiptar dhe të një tregu të përbashkët shqiptar, dhe të synohen më së pari se me këdo tjetër lidhje ekonomike dhe investime të kësaj ekonomie shqiptare direkt me shtete të Bashkimit Europian.

ekonomike funksionale, ata do mbeten të pa zhvilluar dhe rakitik. Të reduktuara keqas në krahasim me qendrat më të mëdha të ekonomive serbe, greke dhe të ekonomive europiane ato do të thithen prej tyre dhe atëherë autostradat me të cilat s’pushojmë së mburruri dhe përpiqemi që t’i zgjasim drejt vendeve të tjera, në vend që t’i shërbejnë më së pari pasurimit të shqiptarëve do të kthehen në ventuzat thithëse të ekonomisë shqiptare për të tjerët. Në të gjitha këndvështrimet ata që do t’a pësojnë janë shqiptarët. Dhe nuk ka gjë që i del ballas kësaj të vërtetë, aq më pak propaganda naive, mashtruese kompensuese dhe diversive

në ish- Jugosllavi, veçanërisht ndaj shqiptarëve që nga viti 1987. Akademikët e Prishtinës vërejnë se anëtar i ekipit të ‘’Memorandumit’’ ishte dhe nënkryetari i sotëm i Akademisë Serbe, akademik Lubisha Rakiq i cili lajmëroi se do vinte dhe erdhi në Tiranë. Akademikët e Kosovës sqarojnë se kjo Akademi ende nuk është distancuar nga ajo çfarë ka bërë. Prandaj dhe mbeti e izoluar deri vonë nga asociacionet e akademive europiane por edhe nga disa akademi të ish-Jugosllavisë, të cilat edhe sot nuk e ftojnë në asnjë takim. ‘’Vitin e kaluar, Akademia Kroate e Shkencave dhe Arteve, për shkak të këtij ‘’Memorandi’’nuk e ftoi Akademinë Serbe në 150 vjetorin e themelimit të saj, madje as atë Malazeze- thuhet mes tjerash në letrën e nënshkruar nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik H.Islami. ? Akademia Shqiptare u suall ndryshe nga të tjerët, përse? Pas këtij skandali që është shkaktuar, me mefshtësi Akademia Shqiptare merr mundimin të justifikohet duke arsyetuar me naivitet: ’’ Ç’të bëjë Akademia kur politikanët serb dhe shqiptarë takohen në rangjet më të larta? … Nuk i takon Akademisë të bëjë politikë dhe as të refuzojë praninë e akademikëve serbë.’’ Por Akademia Shqiptare nuk shfaq asnjë skrupull që të ftojë Akademinë e cila i ka ofruar qeverisë së Milosheviçit një platformë politike për veprime dhune, luftash ekspansive dhe gjenocid kundër shqiptarëve dhe të popujve të tjerë në Ballkan. Pra ftesë një akademie që ka bërë politikë dhe duke mos u distancuar nga qëndrimi i saj ajo po bën përsëri politikë. Dhe janë po të njëjtët akademikë që e kanë hartuar atë projekt çfarosës dhe asnjëherë dhe aspak nuk e kanë mohuar as veprën e Milosheviçit, dhe as platformën vrastare mbi të cilën ai është mbështetur dhe e kanë hartuar ato vetë. Asnjëherë nuk i kanë kërkuar të falur popullit shqiptar as të tjerëve për veprën e tyre Memorandomin dhe as për krimet që bëri Serbia mbi shqiptarët dhe të tjerët. As në shkrimet e

Thelbi i mitit të modelit të ‘’dy Gjermanive’’ kuptohet qartë se është skema apo rruga e përbashkët e zgjedhur nga një komb i ndarë dhunshëm në dy shtete, për të arritur bashkimin në një shtet, në Gjermaninë. Kështu ‘’Modeli i ‘’dy Gjermanive’’parë së jashtmi duket sikur përputhet si model vetëm me çështjen e shqiptarëve që janë një komb dhe sot gjinden të ndarë në dy shtete të pavarura dhe në shtete të tjera ballkanike dhe që duhet të shkojnë drejt bashkimit. Qëllim për të cilin shqiptarët kanë luftuar më tepër se askush madje deri dhe në ditët tona në epopenë e luftave të shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni, po ashtu dhe në Kosovën veri lindore sot nën Serbinë Në këtë rrugë të natyrshme duhet të ndjekur që të shpëtojmë nga inercia fatale në të cilën po zhytemi. Dhe lidhjet tregëtare të krijuara në të dy anët dhe mbi të cilat mbahen tash për tash ekonomitë tona dhe që me të drejtë ngulin këmbë të mbijetojnë, për fat të keq duke u zhytur në psikoza frike struciane nuk arrijnë të hudhin sytë e të vëzhgojnë perspektivën pa shteg. Kjo i pengon të hudhen drejt bashkimit të ekonomive tona. Në rast se nuk shpëtojmë nga ky strucizëm, që ushqehet nga mediokriteti i koncepteve, nga amatorizmi, urgjenca e nevojave, pa përmendur brrylat e huaj, ne do t’ i biem ndesh rëndë interesave të shqiptarëve. Do rrëshqasim drejt një situate rigllabërimi serb post kolonial, po edhe grek siç shihet. Mendjet e ndriçuara, iniciatorët dhe Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të çajnë të parët me idetë dhe guximin e tyre. Të pa bashkuar dhe të shpërndarë në dy minishtete dhe disa miniqendra në Ballkan shqiptarët nuk mund të krijojnë qendrat e tyre

se dy shtete shqiptare nesër na japin ‘’dy vota në BE’’? E pastaj, përse do na dyheshin dy votat , që të mbetemi të ndarë? Dy vota do të thotë përsëri të ndarë, seicili prej dy shteteve do ndryhej në interesat e veta të vogla dhe votat mund t’i përdornim shumë herë kundër njëri tjetrit, duke u ndarë gjithnjë e më tepër dhe si rrjedhojë dhe interesat e shqiptarëve të copëzuara. Ja një shembull i pa besueshëm që ndodh sot kur Shqipëria dhe Kosova janë si dy shtete dhe veçmas nga njëri tjetri mbajnë qëndrime etiko politike krejt të kundërta. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës nuk pranon të marrë pjesë në festimet e 40 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë sepse kjo e fundit ka ftuar në festën e saj dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë, me arsyetimin se kjo e fundit në vitin 1998 ka hartuar projektin famëkeq me emrin SANU, platformën kryesore në të cilën u mbështet Milosheviçi në marrjen e masave represive dhe zhvillimin e luftave të përgjakëshme

tyre vetiake, as në deklarimet e tyre, as në fytyrat e tyre si rrjedhojë nuk ndjehet as pendesë morale dhe as shkencore. Dhe kur nuk kemi një pendim nuk mund të mos kujtohesh për shprehjen latine që veçon prerë të mirën nga e keqja: “Errare humanum est, perseverare autem diabolicum”. Ndërsa paralelizmin justifikues që kërkon të gjejë Akademia Shqiptare me bisedimet në mes Shtetit të Kosovës me shtetin serb e rrëzon një ndryshim i madh. E para bisedimet mes dy shteteve bëhen jo për të nderuar “me ftesë për shampanjë” shtetin Serb por për të ndarë me bisedime çështje teknike në mes dy shteteve. Pra një platformë tjetër nga ajo e ballafaqimit me shtetin serb të mëparshëm. Bisedime me serb të tjerë që sot janë në krye të shtetit serb. Ndërsa kjo Akademi serbe është e njëjta, me të njëjtët njerëz që kanë hartuar dhe firmosur kurthën e luftës gjakatare në Ballkan dhe pa asnjë pendesë. Edhe pa pas bërë analizën e fajit të njërës apo tjerës palë, na del se nga ekzistenca e dy shteteve shqiptare, u

»

21

krijuan dy zgjidhje kaq të ndryshme deri aty sa në dyzet vjetorin e lumtur të Akademisë Shqiptare të Shkencave, kryeqendrës së shkencës shqiptare gëzojnë të lumtur dhe të bashkuar shkencërisht duke pirë shampanjë akademikët shqiptar të Shqipërisë ‘’me frymëmarrje të gjërë globaliste’’, me akademikët serbë “ që kanë shprehur frymëmarrje ultra shovene, në lumturinë tonë përfshihen gjithë sebët, ndërsa përjashtohen nga kjo lumturi shqiptarët, akademikët e Akademisë së shkencave të Kosovës, pra përjashtohen gjysma e shqiptarëve. Ja vlera e ndarjes së shqiptarëve në dy shtete dhe përfitimi që kemi nga ‘’dy vota në BE’’, e hudhur nga ndonjë analist primitiv. Kjo do çonte në përplasje të dhimbëshme të tjera si kjo më sipër dhe me siguri ndarje të mëtejshme në mes shqiptarëve. Përse në emër të kroatëve Akademia Kroate e Shkencave nuk e ftoi Akademinë Serbe? Sepse janë një shtet me një qëndrim. Dhe mësimi urgjent? Secili popull duhet t’i zgjidhë vetë problemet e veta dhe mos presë t’ia programojnë dhe zgjidhin të tjerët sipas qefit, sipas filozofive politike kalimtare apo dhe interesave të tyre! Ka ardhë koha tashma që shqiptarët të grupohen në një shtet dhe pastaj “en group” të futen në BE. Të grupuar dhe të orientuar në një qendër shqiptarët do të arrijnë maksimalen e aspiratave të mundëshme brënda një bote gjithnjë e më rrafshuese, më asimiluese. Po si mund të bëhet kjo në situatën aktuale dhe me presione nga më të ndryshmet? Duke u nisur nga fakti i pa tjetërsueshëm se situatat nuk janë kurrë statike, sado që të paraqiten të tilla, ato janë jashtëzakonisht rrëshqitëse, pra lëvizin dhe politikanët e zgjuar e dinë se e nesërmja është gjithmonë ndryshe nga e sotmja, aty nuhasin, projektojnë, peshkojnë dhe aty duhet të lëvizim ne hap pas hapi. Një e nënta e ajsbergut është e dukshme dhe duket statike ndërsa politika reale projekton me guxim të ardhmen në tetë të nëntat e ajzbergut të saj. Dhe akulli rimodelohet nën faktorët kohë dhe klimë. Sot është koha e duhur që të programohet dhe veprohet. Pikërisht gjatë këtyre viteve të përgatitjes për anëtarësimin në BE. Një kohë e mirë, e nevojshme dhe e mjaftueshme, e trajtuar si kohë-klimë, për të gjetur gjuhën dhe mënyrat e prera për të arritur bashkimin e shqiptarëve në një shtet dhe arritur Bashkimin Kombëtar, asnjë shteg nuk është i mbyllur. Veçanërisht pas forcimit pozitës së Kosovës, me ruajtjen e tërësinë e saj territoriale të pa prekur dhe të konsoliduar përfundimisht, Shtetet Shqipëri dhe Kosovë merren si bazë e pa tjetërsueshme bashkuese e shqiptarëve në një shtet. Pa humbur asnjë centimetër nga territoret e dy shteteve aktuale shqiptare dhe territoret tjera shqiptare jashtë tyre, ka ardhur koha tashmë për të ndarë përfundimisht shtetin shqiptar nga shteti serb dhe shtetet tjera në Ballkan dhe vetëm pastaj jemi bërë të gatshëm për të hyrë në Bashkimin Europian. “Bashkimi bën fuqinë dhe është i domosdoshëm qoftë edhe kur mund të jemi brënda një bashkësie politikoekonomike si BE ku ne të bashkuar do kemi pozicionin më të fortë dhe rolin po ashtu dhe jo ndarja mjerane. Ndarja e mjerë fton dhe sjell thërmimin e sigurtë në perspektivë, shkatërrimin e shqiptarëve. Lidhja e Prizrenit, ideologët e saj mendje ndritur tek identiteti kombëtar shqiptar dhe uniciteti i ndërgjegjes dhe bashkimi gjetën vullnetin e shqiptarëve për liri dhe projektuan shtetin e gjithë shqiptarëve, për të u luftua që prej 130 vjetësh, fituam mjaft po ende jo bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet, për të po punohet, të ecim, drejt tij po shkojmë.


22

« dossier

Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar) Për Cen Elezin Një nga krerët dibranë. Njëherë e një kohë miku im. Sot? I biri erdhi tek unë, më bëri përshtypje të mirë. – Një ditë më vonë më kërkoi me anë të një letre 2000 napolona. Ka marrëdhënie të mira me Fiqiri Dinen, Hysni Demën, Haqif Lleshin, Muharrem Bajraktarin, me të cilin ka lidhje familjare. Disponon rreth një mijë trupa të armatosur. Me të janë të lidhur edhe Myftar Kaloshi (1000 burra), Ali Maliqi (500 burra). Nga ana tjetër, ka kundër Halil Halin (500 burra të armatosur), Selim Xhetaniën (gjithashtu 500), Ramazan Hoxhën (300 të armatosur), nga familja Dema, Homeshi etj... Në rastin e familjes Dema nga ana e Fiqiri Demës po bëhen përpjekje që të pajtohen me familjen Lleshi, me të cilët janë në gjakmarrje. Gazeta “Shekulli” 10 maj 2004 Dënimi kolektiv i familjes Dosja e hetuesisë me numër regjistri 131, 132, 133, 134 dhe numër 198, vendimi 198, dt. 4.X.1956, me 100 fletë, tepër sekret (8781 – A) është plotësuar për Avni Agollin, Agim Ali Agollin, Fatrije Ali Agollin dhe Nezajete Ferik Agollin. Me disa fragmente të mbartura nga kjo dosje mund të krijohet një ide e faktuar në procedurën e dënimit të tyre, në mënyrë që të gjykohet mbi të vërtetën e ndodhur në ato vite gjuetie biografish “reaksionare”. Thelbi i preteksti është “arratisja” në Dibër të Madhe e tyre, pastaj të tjerat ishin bërë gati: hetimi, akuza, vendimi dhe kalvari i persekutimeve. Analiza e sinteza e këtyre vuajtjeve do të ishin të tepërta, sepse tashmë ato janë shpalosur në qindra familje të tjera; edhe pse të ndryshme, përsëri kanë përshkuar të njëjtën rrugë që u kishte hapur diktatura: tortura psikologjike, fizike, diskriminim të drejtash e morale, shkatërrim total gati në mbijetesë. Avni Agolli nuk donte t’i përshkruante e as t’i kujtonte ato për brezat pasardhës, le të njihen me këto çudira të atij sistemi të ashtuquajtur “demokraci popullore”. Dosja e Hetuesisë: VENDIM (Mbi zhvillimin e çështjes penale) Në Peshkopi më 26.IX.1956. Unë, hetuesi i Degës së Punëve të brendshme të rrethit të Peshkopisë, kapiten II, Sami Kamberi, mbasi studiova çështjen e Avni Ali Agollit, lindur më 1932 në katundin Kërçisht i Poshtëm të Peshkopisë dhe banues po aty, me shtetësi dhe kombësi shqiptare dhe duke pasur parasysh se në çështjen në fjalë ka të dhëna që e fajësojnë Avni Ali Agollin në kryerjen e veprimtarisë armiqësore kundër Rep. Pop. të Shqipërisë, në bazë të nenit 93 të K. Pr. Penale të Rep. Pop. të Shqipërisë Vendosa Fillimin e çështjes penale kundër Avni Ali Agollit për krime të parashikuara nga neni 6410 i K.P. të Rep. Pop. të Shqipërisë. Hetuesi Kap. II (Sami Kamberi) Firma Aprovohet Kryetar i degës së Hetuesisë të M.P.Brend. Kolonel (Nevzat Haznedari) Vendim (Për arrest) Fajsija e tij provohet nga arratisja e tij jashtë shtetit, në Jugosllavi, dhe dorëzimi në Shqipëri nga ana e autoriteteve jugosllave. Duke u mbështetur mbi sa u tha më sipër dhe në bazë të nenit 155 të Kodit të Procedurës Penale të R.P.Shqipërisë Vendosa Avni Ali Agolli, banues në katundin Kërçisht i Poshtëm të rrethit të Peshkopisë, ta arrestoj dhe t’i bëj kontrollin e banesës së tij. Punëtori operativ Kapiteni II (Sami Kamberi) Firma Pëlqehet

E shtunë 17 nëntor 2012 •

Dënimi kolektiv i familjes Maliqi Kryetari i degës P. Brendshme Major Emin Kërxhalliu Aprovohet Zv. Ministër i Punëve të Brend. Gjeneral Major Mihallaq Ziçishti Tiranë, më 28.9.1956 Sanksionoj arrestimin Zv. Prok. I Përgj. i R. P. Shqipërisë N/Kolonel Vangjel Kocani VENDIM (i masës preventive) Peshkopi, më 27 shtator 1956 Unë, punëtori operativ i degës P. Brendshme Peshkopi, kapiten II-të Sami Kamberi, mbasi studiova materialet në lidhje me Avni Ali Agolli, lindur më 1932 në katundin Kërçisht i Poshtëm të rrethit të Peshkopisë, pa parti, me punë punëtor në N.M.Sh. Kromi Bulqizë, me kombësi dhe nënshtetësi shqiptar, me banim në katundin Kërçisht i Poshtëm. GJETA Se Avni Ali Agolli ka kryer faje të parapame nga neni 64-10 i Kodit Penal të R.P.Shqipërisë. Duke pasë parasysh se duke qenë i lirë, Avni Ali Agolli mund t/u shmanget organeve të hetuesisë dhe të gjyqit i udhëhequr nga neni 155 i Kodit të Procedurës së R.P. Shqipërisë. VENDOSA Arrestimin e Avni Ali Agollit. Ky vendim t’i njoftohet të naltpërmendurit. Punëtori Operativ Kapiteni II-të (Sami Kamberi) Pëlqehet Kryetari i Degës P. Brendshme Major (Muhedin Kërxhalliu) Vendimi në fjalë m’u njoftue më datën 29.9.1956 PROCESVERBAL Në Peshkopi, më 29 shtator 1956, unë hetuesi i Degës së Punëve të brendshme Peshkopi kapiteni II-të Sami Kamberi, marr në pyetje në zyrat e Degës së Brendshme Peshkopi si të pandehur, të quajturin Avni Agolli, i biri i Aliut dhe i Ilmijes, i datëlindjes 20 janar 1932, lindur dhe banues në katundin Kërçisht i Poshtëm i rrethit të Peshkopisë me profesion punëtor (murator, i padënuar ndonjëherë, me qëndrim politik gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, indiferent; me banim të përhershëm në katundin Kërçisht i Poshtëm rrethi Peshkopi, me nënshtetësi dhe kombësi shqiptare. Rrjedh nga një shtresë e pasur fshatare. Pyetje: Na tregoni biografinë tuaj. Përgjigje: Unë Avniu, në vjetin 1939 kam filluar të ndjek shkollën fillore në katundin Kërçisht i Poshtëm, të cilën e mbarova në vitin 1943. Mbasi mbarova shkollën fillore kam qëndruar pa punë pranë familjes time dhe në vitin 1945, me çlirimin e vendit, fillova përsëri të ndjek shkollën unike këtu në Peshkopi, të cilën e mbarova në vitin 1948. Në vitin 1949 fillova të ndiqja Shkollën Pedagogjike, por kjo më ngeli përgjysëm, për arsye se unë Avniu, u internova familjarisht në Tepelenë. Arsyeja e internimit ka qenë xhaxhai im i quajturi Ferik Maliqi, i cili ndodhej i arratisur jashtë shtetit. Në Tepelenë kam qëndrue dy vjet, deri aty nga marsi i vitit 1952, pastaj erdha në Vlorë ku punoja si punëtor krahu, ndërsa familja qëndronte gjithnjë e internuar në Tepelenë. Mbas nëntë muajsh qëndrova në Tiranë, na sollën në N.I.Sh. Tulla Tiranë, ku edhe këtu punoja si punëtor. Në N.I.Sh. Tulla kam qëndruar deri në janar të vitit 1954 dhe pastaj na transferuan në Lushnjë ku qëndrova i internuar deri më 29 prill 1956, kohë në të cilën u lirova edhe nga internimi. Familja ime u lirue nga internimi kur ishte në Tepelenë, qysh në gusht të vitit 1953 dhe ajo punonte në N.I.Sh. Tulla në Tiranë. Xhaxhai im, Feriku, ndodhej jashtë shtetit, për arsye se ka qenë i burgosur në Jugosllavi që nga

viti 1944, kohë në të cilën ai është dërguar atje nga pushteti jonë për t’u dënue për krimet që kishte kryer gjatë kohës me Ballin, për arsye se në atë kohë ishte me shërbim në Dibër të madhe me gradën kapiten. Ndërsa babai im, Aliu, që nga viti 1944 është burgosur nga pushteti jonë dhe u dënue me 20 vjet burg si kriminel lufte, për arsye se gjatë okupacionit gjerman në vendin tonë ka qenë komandant i Ballit për krahinën e Maqellarës. Sot ai ndodhet në kampin e punës në kënetën e Tërbufit në Lushnjë. Mbas lirimit nga internimi kam ardhur pranë familjes në katundin Kërçisht i Poshtëm dhe, mbasi kam qëndrue disa ditë, kam shkue dhe punoja si punëtor (murator) në kantierin e ndërtimit në Bulqizë. Aty kam qëndrue deri në datën 15 shtator 1956. pastaj erdha në shtëpi dhe më datën 18 shtator 1956, së bashku me vëllezërit e mi Agim Agollin, Jashar Agollin, motrën, Fatrije Agolli dhe kushërinën Nezajete Agolli u arratisëm jashtë shtetit. Pyetje: Na trego i pandehur Avni, rrethin tënd shoqëror dhe miqësor e familjar këtu në Dibër dhe në vendet ku ke qenë internuar. Përgjigje: Në kamp kam pasë shoqëri me Subi Camin, djali i Ukë Camit nga Tërbaçi, Abdurrahman Kaloshin nga Kandri, të cilin e kam kushëri timin, Bajram Likën nga Leshi, Karlet Lukën nga Shkodra, Ferit Daca nga Shkodra, Tagir Lamçja nga Pogradeci, Vasil Kokali nga Gjinokastra, Llambi Plasoti nga Korça etj. Gjithashtu kam edhe dhëndrin tim, të quajturin Aziz Toro nga Kurjani i Roskovecit, i cili kishte të arratisur jashtë shtetit vëllaun e tij. Pyetje: Na fol, i pandehur Avni Agolli, se çfarë ke biseduar me këta persona për kundra pushtetit gjatë kohës që ke qenë në kamp. Përgjigje: Me personat që tregova më sipër, gjatë kohës që kam qenë në internim nuk kam biseduar asgjë për kundra pushtetit. Kemi bërë vetëm biseda të lira që nuk prekin aspak interesin e pushtetit. Pyetje: na trego i pandehur veprimtarinë tënde armiqësore. Përgjigje: Unë Avniu, mbas kthimit nga internimi nuk kam treguar asnjë aktivitet armiqësor për kundra pushtetit. Nuk kam bisedue me asnjeri për t’u arratisur, me përjashtim të familjes, e cila nuk ma aprovonte asnjëherë këtë gja, por më flisnin se unë po bahesha prapë shkaktar i internimit të tyre nëpër kampe. Mbasi u ktheva nga Bulqiza më datën 1 shtator 1956, familja m’u ankue se ishin keq ekonomikisht. Unë u thashë se për të shpëtue nga kjo gjendje ishte vetëm rruga e arratisjes jashtë shtetit, por nana jeme ma kundërshtoi këtë, ashtu siç e thashë edhe ma sipër. Në këtë rast unë i fola nanës se nuk marr përsipër që t’ju siguroj juve dhe prandaj unë po arratisem dhe me kaq u mbyll ky muhabet. Në datën 18 shtator 1956 unë Avniu, vendosa të arratisem në Jugosllavi, por familjes nuk i tregova se do të kryeja këtë punë, vetëm u thashë që po marr dy vëllezërit, motrën dhe kushërinën dhe do të shkoj në bjeshkë me ba dru për dimër. Ato më thanë që vajzat nuk bajnë dru, por unë u thashë se koha e solli që duhet me bajtë. Kështu, më datën e sipërme, duke zbardhur drita, morëm sëpatën dhe litarin dhe u nisëm drejt rrugës për në bjeshkë. Rrugës takuem edhe shumë katundarë të tjerë, por ata nuk qëndronin me ne mbasi ishin me kafshë. Kur u nisëm, meqenëse vëllau i jem, Agimi, ishte ma mbrapa, kishte takue me Rifat Xhelin, i cili mbasi e kishte pyetë se ku shkonte, dhe ai i ishte përgjigje se shkojmë për dru në bjeshkë. Rifati i kishte dhanë Agimit mushkën për t’ia dërgue një fshatarit tonë, të quajturit Murat Llançe i cili asht bari bagëtish atje. Agimi e mori mushkën dhe shkoi e ia dërgoi Muratit, ndërsa ne ndaluem në pyll gjoja për të ba dru. Mbasi u kthye edhe Agimi, afër një burimi në pyll u ulëm për të hangër bukë. Në këtë kohë ne filluem të bisedonim për t’u arratisur. Këtë muhabet ua thashë unë Avniu dhe, ndërsa vëllaznit Agimi dhe Jashari nuk kundërshtuen, motrat ngulën kambë duke thanë se nuk duhet ba kjo punë. Unë u thashë që juve po të doni qëndroni sepse un e kam nda

mendjen me u arratisë. Kështu që ata nuk banë za dhe erdhën bashkë me mue në Jugosllavi. Pyetje: cila asht rruga, i pandehur, që ju ndoqët për të kaluar kufirin? Përgjigje: Rruga që ndoqëm për të kaluar kufirin asht rruga e katundit Kërçisht që shkon në bjeshkë. Mbasi mbërritëm në bjeshkë në një pyll, siç thashë edhe ma sipër, mbasi hangrëm bukë, lamë aty edhe sëpatën e litarin dhe pastaj, ditën, aty nga ora 8-9 e mëngjesit, nëpër livadhet drejt për bjeshkë kaluem kufirin në Kërçin dhe shkuem në postën jugosllave në Radostushë. Pyetje: Kush ju ndihmoi për të kaluar kufirin? Përgjigje: Për të kaluar kufirin nuk na ka ndihmuar asnjeri, për arsye se ne jemi vendas dhe e dimë mirë rrugën; veç asaj, ne nuk kaluem në ndonjë vend të fshehtë, ne kaluem në mes të fushës ku duken mirë vendi dhe rojet. Duke kalue kufirin, na ka parë djali i Shehat Xholit, emrin e të cilit nuk e di. Ai na thirri. Mund të na kenë parë edhe fshatarë të tjerë, mbasi atje bjeshka ishte plot me njerëz që po punonin, por me përjashtim të atij djalit, të tjerët asnjeri s’bani za. Pyetje: Me cilët keni bisedue, i pandehur, për arratisjen tuaj jashtë shtetit? Përgjigje: Me përjashtim të familjes time, siç thashë edhe ma sipër, unë Avniu dhe vëllezërit, motra dhe kushërira, nuk kemi bisedue me asnjeri tjetër për arratisjen tonë jashtë shtetit. Pyetje: Na trego shkaqet e arratisjes jashtë shtetit. Përgjigje: Për arratisjen jashtë shtetit mue më ka detyrue gjendja ekonomike dhe atje, ndërsa unë me dy vëllezërit do të vazhdonim shkollën, ndërsa motrën dhe kushërinën do t’i linin në Dibër të Madhe ku unë kisha dajën si dhe dy halla. Pyetje: Si u dorëzuat në kufi, i pandehur? Përgjigje: Siç e thashë edhe ma sipër, mbasi iu dorëzuem autoriteteve jugosllave, ata na thanë që ne nuk pranojmë të arratisur nga Shqipëria, prandaj juve duhet të ktheheni prapë atje. Meqenëse ne nuk gjetëm atje strehim mbasi qëndruam një javë, më datën 26 shtator 1956 u dorëzuem në postën e kufirit në Bllatë dhe prej atje na morën e na sollën këtu, në Peshkopi. Pyetje: Çfarë ke tjetër për të na thanë? Përgjigje: Përveç sa thashë ma sipër, nuk kam asgja tjetër për të thanë; këto që thashë janë të vërteta dhe i firmos me firmën time. I PANDEHURI HETUESI (Avni Agolli) Kapiteni II-të (Sami Kamberi) PROCESVERBAL Në Peshkopi më 30.9.1956, unë hetuesi i Degës së Punëve të Brendshme Peshkopi kapiteni II-të Sami Kamberi, pyeta të pandehurin Avni Agolli nga katundi Kërçisht i Poshtëm i rrethit të Peshkopisë. Pyetje: Na thoni, i pandehur, a jeni të prekur nga reforma e pushtetit tonë? Përgjigje: Po, jemi të prekur nga reforma e pushtetit, mbasi na asht marrë e gjithë toka nga Reforma Agrare. Ma parë kemi pasë rreth 100 ha. farë. Këtë gjysmën e punonim vetë ndërsa pjesën tjetër e punonin bujqit dhe bujq kemi pasë Haziz Kaçakun nga katundi Kërçisht si dhe Shaban Selishtën nga Kërçishti i Epër. Gjithashtu, pasuria e tundshme na u konfiskue nga pushteti në vitin 1946 për dënimin e babait, dhe xhaxhait, na u mor gjysma. Ndërsa në kohën e internimit në vitin 1946 na u konfiskue edhe pjesa tjetër e pasurisë që na ishte lanë. Pyetje: A keni pasë pakënaqësi karshi pushtetit tonë? Përgjigje: Që në kohën e internimit tonë mue kanë fillue të më lindin pakënaqësi, për arsye se pjesa e pasurisë që ngeli mbas konfiskimit të vitit 1946, nuk na u dha asgja neve. Atje ku isha në kamp pata parë edhe të tjerë të internuar, që pjesa e pasurisë u përkiste e që u lanë nga ana e pushtetit. Mbasi u lirova nga internimi, unë e kërkova këtë pasuri dhe për të hodha edhe lutje, por m’u përgjigjën se ajo asht konfiskue me vendim të rregullt dhe asht ba pronë e pasurisë së shtetit, po kështu ishte ba edhe shtëpia. Unë kërkova të më jepej e drejta dhe këtë e kam kërkue edhe në organet qendrore të pushtetit. Ata më thanë se pasuria që të takon do të jepet, ndërsa në Komitetin Ekzekutiv nuk më dhanë përgjigje të favorshme. Nga këto kanë lindur edhe pakënaqësitë e mia. (vijon numrin e ardhshëm)


sport • E shtunë 17 nëntor 2012

»

23

Vlonjatët e Rubios janë gati për të ndëshkuar Kukësin e pamposhtur

Flamurtari-Kukësi, një ndeshje për t’u ndjekur Kampionati e kërkon që ndeshja e ditës sotme Flamurtari-Kukësi të jetë speciale për shkak të festës së Pavarësisë. Vlonjatët e Rubios janë gati për të ndëshkuar Kukësin e pamposhtur. Ekipi ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e ditës sotme me Kukësin është grumbulluar. Nuk do të ketë asnjë mungesë për këtë ndeshje dhe trajneri Rubio si dhe herë të tjera nuk ka treguar shumë në seancën e

fundit për formacionin e parë. Por edhe pse është kështu faktet kanë treguar se Rubio në ndeshjen pasardhëse i beson më shumë atij formacioni që ka arritur rezultatin pozitiv një javë më parë. Gjithsesi në radhët e ekipit ka motivim dhe besim se pas kësaj ndeshje do të gjithë do t’i gëzohen vetëm fitores. Te Kukësi nuk ka më dilema për ditën e ndeshjes, ndërsa tashmë e gjithë vëmendja është përqen-

druar te kalimi me sukses i saj. Kuksianët do të udhëtojnë drejt bregdetit, me synimin e vetëm marrjen e pikëve të plota. Kjo për të mos iu ndarë vendit të dytë të klasifikimit. Të gjithë janë të vetëdijshëm për vështirësitë e kësaj përballje, kur dihet se vlonjatët do luajnë fort për të rregulluar pozitat në renditje. Veç këtyre dy sfidave në program janë edhe TeutaBylis dhe Tomori-Luftëtari.

Futboll, më 21 nëntor nis kupa

M

ë 21 nëntor do të nisë sezoni i tretë i kupës “Pavarësia”, e cila kësaj radhe do të verë përballë 7 skuadra. Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, Federata Shqiptare e Futbollit ka planifikuar që turneu, që tashmë po kthehet në një traditë, të ketë nota edhe më të mëdha feste, si dhe të zhvillohet në harkun kohor të 7 ditëve, duke u shtrirë në të gjithë territorin nga Kukësi në Korçë, ndërsa pjesë e turneut do të jenë 7 skuadra dhe jo 4, siç ka ndodhur në sezonet e mëparshme. FSHF ka përzgjedhur që skuadrat pjesëmarrëse nga Shqipëria të jenë Flamurtari, për shkak se në qytetin e Vlorës janë parashikuar gjysmë finalet dhe finalja e madhe, si dhe Tirana, fituese e Kupës së Shqipërisë gjatë sezonit 2011-2012. Federata Shqiptare e Futbollit ka ftuar skuadrat e Prishtinës dhe të Trepçës, si përfaqësuese të Kosovës, ndërsa nga Maqedonia do të marrin pjesë skuadrat e Shkëndisë dhe Renovës. Ndërsa Mali i Zi do të përfaqësohet nga skuadra e Otrantos. Sipas kalendarit të përpiluar nga FSHF, më datë 21 nëntor turneu do të startojë në Kukës dhe përballë do të jenë Prishtina dhe Trepça. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në Krujë, një ditë më vonë, ku përballë do të jenë Tirana dhe Otranto. Ndërsa dy skuadrat maqedonase, Shkëndia dhe Renova do të përballen në Korçë ose Pogradec më datë 23 nëntor. Ndërsa Flamurtari do të jetë automatikisht në gjysmë finale. Ndeshjet gjysmë- finale do të luhen në Vlorë më datë 27 nëntor, ndërsa me 28 nëntor luhet finalja e madhe, për të cilën FSHF po punon intensivisht, pasi në objektivat e këtij institucioni është dhe shoqërimi i sfidave me ngjyra festive, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

“Pavarësia” 7 ditë, 7 skuadra në turneun e organizuar nga FSHF për 100 vjetorin e pavarësisë

Elez Gjoza është presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Kryetari i njësisë bashkiake nr. 2 ka arritur të fitojë në Asamblenë Zgjedhore të FSHP-së, përballë kandidatit tjetër Theodhor Masllavica me rezultatin 11 me 5. “Do të jem i përkushtuar ndaj peshëngritjes. Duhet të kini besim tek mua dhe bashkë me ndihmën tuaj do të përparojmë këtë sport. Në Kampionatin Evropian duhet të marrim medalje sepse peshëngritja është sport elitar”, theksoi Gjoza. Situata pragzgjedhore edhe në këto zgjedhje ishte disi e tensionuar me sportistë që kërkonin të ishin të pranishëm dhe me drejtuesit e kësaj asambleje që nuk e lejuan një gjë të tillë, për të pasur një proces sa më të qetë e normal. Më pas, situata u normalizua, me disa pretendime të trajnerit të kombëtares Leonard Toska, i cili dukej të ishte i vetmi zë opozitar bashkë me përfaqësuesin e Beratit, Hysen Cenaj. Më pas, nën vëzhgimin e përfaqësuesëve të KOKSH-it dhe të Ministrisë së Kulturës, u zgjodhën komisionet e verifikimit të mandateve dhe u zhvillua një proces normal votimi si për president ashtu edhe për kryesinë. Në fund, Esat Ademi, ish-president prej 12 vjetësh në këtë federatë dhe anëtar në komisione të Federatës Botërore dhe Europiane, u shpall President Nderi i përjetshëm në mbledhjen e parë të presidentit të ri Gjoza dhe kryesisës së zgjedhur sot.

Berisha gol Del Pieros Besart Berisha në Australi ka shënuar shumë gola të rëndësishëm, por kurrë më parë një realizim i tij në kampionatin e vendit oqeanik nuk ka bërë kaq shumë xhiron e botës, sesa goli që mbylli përfundimisht ndeshjen ndaj Sydney, ku ekipi i tij Brisbane Roar fitoi 4-2 ndaj skuadrës së Aleks Del Pieros. Në minutën e 59-të të ndeshjes, Berisha dribloi plot katër mbrotjës kundërshtarë përpara se ta dërgonte topin në rrjetë dhe të festonte bashkë me shokët e tij të skuadrës. Në fakt ajo mes Sidnejt dhe Brisbane shikohej dhe si një duel goleadorësh mes Berishës dhe Aleks Del Pieros, që të dy në nivel të njëjtë realizimesh me nga tre gola. ndeshja nisi në mënyrë të shkëlqyer për Brisbane, që përpara 20 mijë spektatorëve arriti të zhbllokojë shifrat me anë të një goditje dënimi të Thomas Broich, që kaloi dhe mes këmbëve të Berishës përpara se të përfundonte në rrjetë. 3 minuta më pas ishte Erik Paartalu që coi në 2-0 shifrat. Del Piero u përpoq të merrte përdore skuadrën e tij duke shkurtuar diferencën në minutën e 42-të, por përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin, Brisbane ktheu avantazhin e dy golave me anë të Ben Halloran. Në pjesën e dytë Del Piero realizoi golin e tij të pestë në kampionat duke rihapur sërish takimin, por Berisha mendoi ta mbyllte përfundimisht atë duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm, i katërti për të në kampionat, që sigurisht e lë pas Del Pieros në listën e kryegolashënuesve por në krahun tjetër ndihmon skuadrën e tij të parakalojë Sidnejn në renditje.

FSHF i jep para Kosovës Komiteti i dhuron 50 mijë euro Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të këtij organizmi. Veç ndihmës për futbollin kosovar dhe zhvillimin e tij, u aprovua propozimi i projektit për konstruksionin e fushës në stadiumin e qytetit të Lushnjës. U vendos që në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë për edicionin 2012-2013 të marrin pjese skuadrat e Shkollës së Mjeshtrisë Durrës dhe Tiranë.

Besa nuk ndryshon vendimi Besa nuk përfiton nga apelimi. Ajo do të vazhdojë të luajë pa tifozë gjashtë javë. Është vendimi i apelit. Kështu KF “Besa“, për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës, duke shkaktuar akte të dhunës ose ndërprerje të përkohshme të lojës si dhe sjellje ofenduese të spektatorëve, dënohet me ndalimin e zhvillimit të 6(gjashtë) ndeshjeve në stadiumin përkatës. Besa kështu nuk detyrohet të paguajë stadiume të tjera, por do të luajë në fushën e vet pa tifozë.

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

Gjoza president i Peshëngritjes

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

politika: albana lika, Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E shtunë 17 nëntor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.