Metropol 17 shtator 2013

Page 1

»2-3

Në Tiranë “zbrazen” ministritë e “vjetra”

Rama në Bruksel, paraqet në PE reformat e shtetit “të ri” E martë

17 shtator 2013 Viti IX, Nr. 3082 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ministri me vartësit

Kriza energjetike, Gjiknuri: Do të Tahiri kreut të SHISH: paguajmë kostot për furnizim Ministri i ri flet për masat që do të merren për përballimin e situatës hidrike në vend. U paralajmërua për krizë »5

Luftë ndaj terrorizmit, Llallës: Korrupsionin »8

Nis hakmarrja? Të përndjekurit

Emrat e rinj që marrin këstin e parë të dëmshpërblimit Brenda tetorit paratë në llogaritë bankare. Lista e plotë e miratuar nga Ministria e Financave

»4

Sekuestrimet

Bankat shesin mbi 60% të banesave të bllokuara nga kreditë e këqija Si funksionojnë ankandet e shitjes së apartamenteve kur nuk është kthyer huaja e marrë nga bankat e nivelit të dytë »5

Opinion

Përplasjet e gardistit me familjen Deda, u fitoi 25 mijë euro

Në polici Skeja, ish-truproja i » Berishës, ka gjyq për 21 janarin

7

Jorida Tabaku akuzon Kryeministrin

Arsimi vijon të çalojë

Nga Gazmend Gjyli

Ozoni dhe jeta në planetin Tokë »11

Dita e parë e shkollës nis me problematika të shumta, 590 fëmijë nën 14 vjeç nuk e ndjekin dot për shkak të gjakmarrjes »6-7

Pronarët, çfarë kërkojnë prej Ramës »10

»4

PD thirrje Ramës: Dorëhiqu nga ‘kodi i heshtjes’

Trafik, mbingarkesë, mungesë higjiene e ngujim për gjakmarrje

Nga Rrapo Danushi

Prokuroria e liron. U ndalua për sherrin 100-mijeurosh

Kriminaliteti s’ka të ndalur

Tritol me telekomandë rrugorit në Lezhë, 2 plagosje të rënda në Tiranë

Shpërthen makina e parkuar, gati për t’u ndezur. »7-8 Tiranë, 2 konfliktet të mbartura nga Greqia e Anglia

Të vërtetat e luftës në Shqipëri

Urdhri i Titos: Nacionalistët kërkojnë Shqipërinë e lirë, komunistët t’u rrinë larg

»18-19


02

« POLITIKË

E martë 17 shtator 2013 •

KRYEMINISTRI RAMA NË PE, PREZANTON PROGRAMIN

Reforma e shtetit “të ri”, agjencive dhe shërbimeve N

ga parlamenti shqiptar shkoi në Bruksel për të parashtruar vizionin me të cilin do të qeverisë në katër vjetët e ardhshëm. Kryeministri Edi Rama përpara Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian në seancën me temë “Shqipëria, situata postzgjedhore dhe perspektiva” shpalosi dje në terma të përgjithshme çështjet kyçe të programit qeverisës. Kryefjalë ishte integrimi, por interesimi mbi mënyrën se si qeveria “Rama” do të luftojë korrupsionin përbën shumicën e pyetjeve të eurodeputetëve në seancë. Korrupsioni Ishin jo të pakta pyetjet që iu drejtuan në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme në PE Kryeministrit Rama. Por ajo që iu mëshua jo pak lidhej me një fenomen që është pengesë për zhvillimin e vendit, e konkretisht korrupsioni. Vizioni i tij dhe i qeverisë ka në thelb të reformës për luftën kundër korrupsionit pikërisht modernizimin e shtetit. “Mendoj se korrupsioni dhe krimi i organizuar është diçka ndërkombëtare. Është publicitet që bashkon njerëzit, ndaj për ta luftuar duhet të ndërlidhim dhe modernizojmë. Përgjigjja e duhur është modernizimi i shteti, agjencive dhe shërbimeve. Korrupsioni epidemik i shoqërisë ndodh se mungon shteti në termat për të qenë më afër me popullin”, - vuri në dukje Rama. Integrimi Përmbushja e misionit për të cilin u votua më 23 qershor për Ramën dhe mazhorancën që kryeson është detyrim. “Besoj se populli shqiptar ka votuar për ne si rezultat jo vetëm i zëvendësimit të një kryeministri me tjetrin, por ishte një nevojë për të ndryshuar vendin. Dhe ky është rezultati që na bën të përulur në një mënyrë që na bën të gjithëve shumë të ndërgjegjshëm për faktin se jemi në një pozitë të tillë, se jemi këta që jemi për atë çka nevojë dhe mendon populli se duhet të jemi ne për të. Është përgjegjësi e madhe dhe ne jemi të gatshëm për të punuar dhe për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor. Në vitin 1992 shqiptarët votuan për një ndryshim të madh, më 23 qershor ishte kërkesa e dytë për ndryshim, që garantoi rotacion paqësor dhe tregoi një mesazh të qartë se është demokracia që nevojitet në jetën e secilit. Ju siguroj se gjithçka keni bërë, dhe Parlamenti Europian ka bërë shumë për Shqipërinë, nuk do jetë e kotë, por do të jetë burim frymëzimi dhe në të njëjtën kohë do të jetë një arsye me

KUVENDI

DIALOGU ME OPOZITËN ËSHTË KYÇ

KQZ i jep Fufit mandatin e deputetit

Mesazhi/ Kukan: Testi i zgjedhjeve kaloi me sukses Eurodeputeti Eduard Kukan vlerësoi se Shqipëria e kaloi testin e zgjedhjeve. “Guxoj të them se testi i zgjedhjeve kaloi me sukses dhe tranzicioni i pushtetit i butë. Por dialogu me opozitën është kyç. Shpresoj të shoh realizimin e reformave”, - kështu u shpreh Kukan gjatë fjalës së tij në Komisionin e Jashtëm të

PE-së. Kukan kërkoi nga Kryeministri dhe qeveria e tij të lejojnë PE-në të japë ndihmën e tij në realizimin e reformave të domosdoshme për integrimin. “Kemi parë që integrimi ka qenë në axhendën e fushatës zgjedhore, dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme. Pa dialog të vërtetë politik do të jetë e vështirë shumë që

Dorëheqja e Bicit, Mëhill Fufi bëhet deputeti i PD-së

të ecim përpara. Zhvillimet e deritanishme kanë treguar se qeveria e re është e gatshme ta bëjë këtë. Unë uroj që në të ardhmen të shikojmë fakte dhe prova për këtë”, - u shpreh Kukan.

GARANCIA E PRESIDENTIT TË PE-së

“Përpjekje për të përshpejtuar marrjen e statusit” Në deklaratën e përbashkët presidenti i PE-së, Martin Shulc, dhe Kryeministri Rama bënë me dije se gjatë takimit mes tyre u diskutua për situatën ekonomike në Shqipëri, papunësinë dhe për mënyrën si do të mund të luftohet ky fenomen. “Diskutuam për papunësinë dhe për mënyrën si të mund të luftohet ky fenomen, për

tepër për ne për të plotësuar sa më shpejt atë çka mungon për të pasur Shqipërinë si anëtarë me të drejta të plota në familjen europiane”, - u shpreh Rama. Avantazhi Deklaratat nacionaliste ishin avantazh për të majtën dhe disavantazh për PD-në. “Më 23

zhvillimet politike në vendet e Ballkanit, procesin e Kosovës, sepse ka disa hapa për t’u ndërmarrë për çështjen e paqes në Kosovë, pavarësisht se zhvillimet e fundit janë me të vërtetë inkurajuese në Kosovë, për rëndësia e Shqipërisë në këtë proces. Stefan Fyle po bën të gjithë punën për të përshpejtuar marrjen e statusit

qershor ne i fituam zgjedhjet me një aleancë që është LSI-ja dhe morëm 1 milion vota dhe nacionalizmi nuk mori asnjë votë. Forcat nacionaliste që dolën në skenë dhe shqetësuan partnerët tanë nuk arritën të futen në parlament dhe mendimi është se PD-ja mori këtë rezultat të keq sepse kalimi në disa retorika

të vendit kandidat”, - tha Shulc. Kryeministri Rama e garantoi presidentin e PE-së për vijimin e reformave . Ndërkohë presidenti i PE-së ka mirëpritur ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë.

nacionaliste të papranueshme për pozicionin e Shqipërisë me fqinjët dhe qëndrueshmërinë e rajonit. Ne jemi të bindur se kufijtë do të jenë atje, por nuk do të jenë pengesë për të punuar mes shqiptarëve dhe serbëve apo maqedonasve, malazezëve, kroatëve, grekëve, italianëve apo turqve”, - sqaroi Kryeministri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë të hënën mandatin e deputetit për qarkun e Lezhës Mëhill Fufit pas dorëheqjes së deputetit të këtij qarku Vasil Bici, i cili nuk pranoi të bënte betimin në Kuvend. Në bazë të ligjit, pas refuzimit të mandatit të njërit prej deputetëve, mandati i kalon pasardhësit të listës shumemërore të paraqitur nga ana e subjektit politik fitues apo e koalicionit fitues, që në këtë rast është Mëhill Fufi. Kodi parashikon gjithashtu se në rastet kur në një qark nuk është respektuar kuota gjinore, atëherë mandatin e deputetit e merr kandidati i gjinisë së diskriminuar, pavarësisht renditjes së tij. Këtë gjë e vuri në dukje dje edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Lleshi, e cila pohoi se Partia Demokratike ka qenë e saktë në respektimin e kuotës gjinore në qarkun e Lezhës, gjë kjo e vërtetuar edhe nga mosgjobitja e PD-së në këtë qark. Si rrjedhojë, kandidati i renditur i pesti në listën e deputetëve, Mëhill Fufi, u bë deputet pas dorëheqjes nga mandati të Vasil Bicit, i cili ishte i katërti në listën e deputetëve. Mëhill Fufi u bë protagonist gjatë ditë së zgjedhjeve më datën 23 qershor në qytetin e Laçit, ku pas një përballje me armë mbeti i vdekur simpatizanti i LSI-së Gjon Gjoni dhe u plagosën tre persona të tjerë, mes tyre deputeti i ri i PD-së Mëhill Fufi, vëllai i tij, Kastriot Fufi, dhe një i afërm i tyre. Pavarësisht se Fufi nuk ka përvojë në fushën politike, ai shihet nga Partia Demokratike si një person që mund t’i shërbejë shumë në debatin parlamentar në Kuvend. Fufi pritet të bëjë betimin në Kuvendin e Shqipërisë në seancës e radhës plenare, pasi kështu e përcakton Rregullorja Kuvendit.


POLITIKË • E martë 17 shtator 2013

»

03

ISH-MINISTRI I BERISHËS DEL KUNDËR RRJEDHËS, RESPEKTON PROTOKOLLIN

Ksera i dorëzon Ministrinë e Punës Veliajt Ish-ministri: Do të jem i gatshëm për të dhënë kontributin tim Ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera ishte i vetmi deputet që la detyrën e tij duke respektuar Protokollin e Shtetit. Në një ceremoni të organizuar paraditen e djeshme, Ksera i dorëzoi detyrën e tij Erion Veliajt, duke respektuar në këtë mënyrë Protokollin e Shtetit. Në fjalën e tij Ksera i uroj punë sa më të mbarë Veliajt, duke dalë nga rrjedha e ministrave të tjerë të PD-së. “I uroj zotit Erion Veliaj punë të mbarë, suksese, të jetë i palodhur dhe në shërbim të qytetarëve shqiptarë, sidomos të atyre që jetojnë në varfëri ekstreme, që kanë probleme në familje, probleme të dhunës. Do të jem i gatshëm për të dhënë kontributin tim”, - deklaroi Ksera. Pavarësisht se ministri i sapoemëruar, Erion Veliaj, i përket kampit rival politik të Kserës, ai përmendi punën e bërë nga Spiro Ksera, duke thënë edhe fjalë të mira. Gjithsesi, Veliaj në fjalën e tij përmendi edhe ndryshimet që

do të pësojë Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Sipas ministrit Veliaj, kjo ministri do të pësojë një ndryshim në organizmin e saj, ku do të bashkohet ekipi i administratës nga Ministria e Kulturës që administronte më parë sektorin e rinisë me një ekip të administratës së Ministrisë së Arsimit, pasi Ministria e Punës do të ketë në varësi

edhe arsimin profesional. Dorëzimi i mandatit Nga 16 ministrat e kabinetit qeveritar të Sali Berishës vetëm Ksera pranoi t’i dorëzonte mandatin e ministrit Veliaj, pasi 15 të tjerët e lanë punën e tyre në ministri duke mos respektuar Protokollin e Shtetit. Edhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha nuk pranoi t’ia dorëzonte mandatin e tij

Kryeministrit të ri Edi Rama, duke shënuar në këtë mënyrë një përçarje edhe më të thellë ndërmjet opozitës së re parlamentare dhe mazhorancës së re qeverisëse. Kjo gjë u vu re edhe kur në krye të Kuvendit u zgjodh Ilir Meta. Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nuk pranoi që ta uronte Metën për postin e marrë, madje nuk pranoi as një shtrëngim duarsh me kreun e ri të Kuvendit, pavarësisht se në sallë ishin vetëm një metër larg njëri-tjetrit. Në rotacionin politik që ndodhi në vitin 2005 ish-kryeministri i atëhershëm Fatos Nano ia dorëzoi Kryeministrinë Berishës vetë, duke i uruar punë sa më të mirë. Por pas tetë vjetësh qeverisje Berisha nuk pranoi të ndiqte të njëjtën traditë të vendosur në vitin 2005, duke lënë të kuptohet se këto janë vetëm shenjat e para të luftës parlamentare, që pritet të jetë edhe më e ashpër në seancat e parlamentare të deritanishme.

TË MAJTËT ME NË KRYE ILIR METËN PËRKUJTOJNË 71-VJETORIN E KONFERENCËS SË PEZËS

Deputetët e PS dje në Pezë me kreun e LSI Meta: Bashkim dhe bashkëpunim pa dallim feje, krahine dhe ideje Oli Xhilaga

Për Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta heqja e portretit të Presidentit dhe vendosja e portretit të Ismail Qemalit është më se i drejtë. Në mbështetje të vendimit të qeverisë, Meta bëri një paralelizëm të asaj çfarë u përpoqën të bëjnë paraardhësit, ku bëjnë pjesë dhe përfaqësuesit e Konferencës së Pezës. “Do të jetë një figurë themeluese e shtetit shqiptar, siç është figura e Ismail Qemalit, i cili është një mesazh bashkimi. Duhet t’i mbajmë të gjalla idealet e Konferencës së Pezës, të patriotëve shqiptarë, të komunistëve e nacionalistëve të asaj kohe, të cilët kapërcyen diferencat e tyre në emër të interesit të madh, të lirisë së atdheut dhe progresit shoqëror.”

E

dhe këtë vit të majtët festuan përvjetorin e radhës të Konferencës së Pezës. Kësaj radhe nuk ishte organizuar një festë në kuptimin e plotë të saj, por në këtë 71-vjetor, ndryshe nga përkujtimet e tetë vjetve më parë, ka një simbolikë të veçantë. E majta nga ky fillim shtatori është zyrtarisht në pushtet. Përvjetori Në 71-vjetorin e Konferencës së Pezës deputetët e Partisë Socialiste u kryesuan nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, drejt Pezës, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe një përfaqësi deputetësh socialistë të kryesuar nga Gramoz Ruçi. I organizuar ky përvjetor në dy pjesë, në fillim u mbajtën fjalët e rastit e më pas të pranishmit zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, ku vendosën dhe kurora me lule. Edhe pse ishte një përvjetor i kësaj konference, në fjalimet e drejtuesve të majtë nuk zuri vend Enver Hoxha, një nga anëtarët e Këshillit, që do të bëhej kryetari i Partisë Komuniste të Shqipërisë, që instaloi dhe diktaturën më të ashpër ndër vendet komuniste. “Duhet t’i mbajmë të gjalla idealet e Konferencës së Pezës, të patriotëve shqiptar, të komunistëve e nacionalistëve të asaj kohe, të cilët kapërcyen diferencat e tyre në emër të interesit të madh, të lirisë së atdheut dhe progresit

“’Pezë’ do të thotë bashkim. ‘Pezë’ do të thotë atdheu mbi të gjitha dhe kushtrimi që vjen sot pas kaq dekadash nga Konferenca e Pezës e 16 shtatorit të vitit 1942 duhet të ligjërohet nga të gjithë, duhet t’ua transmetojmë edhe brezave që vijnë. Pra, bashkim dhe bashkëpunim edhe brezave që vijnë pa dallim feje, krahine dhe ideje në interes ë atdheut, në interes të kombit”

shoqëror”, - u shpreh Kryetari i Kuvendit në fjalën e tij. Por një prononcim e kishte rezervuar dhe pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, ku vendosi dhe një kurorë me lule. “’Pezë’ do të thotë bashkim. ‘Pezë’ do të thotë atdheu mbi të gjitha dhe kushtrimi që vjen sot pas kaq dekadash nga Konferenca e Pezës e 16 shtatorit të vitit 1942 duhet të ligjërohet nga të gjithë, duhet t’ua transmetojmë edhe brezave që vijnë. Pra, bashkim dhe bashkëpunim edhe brezave që vijnë pa dallim feje, krahine dhe ideje në interes ë atdheut, në interes të kombit”, deklaroi Meta. Organizimi Ky 71-vjetor erdhi ndryshe. Festimet këtë vit ishin larg

atyre që mbanin fshatin zgjuar deri në orët e mëngjesit, kohë kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ndërsa dje të pranishmit, edhe pse ditë shiu, festuan me qofte dhe birra. Menjëherë pas ceremonisë zyrtare, e cila parashikoi fjalime e homazhe, një pjesë e mirë e të pranishmëve nxituan të festonin, ku zyrtarët e lartë u vendosën në lokal dhe të tjerët nën çadrat e improvizuara. Dikush në grup, dikush pa shokë në lëndinat e fshatit, i cili, edhe pse në periferi të kryeqytetit, për të pranishmit ishte siguruar dhe transporti. Konferenca e Pezës njihet si përpjekja e parë madhore për unifikimin e faktorit shqiptar, duke e renditur vendin përkrah koalicionit botëror antifashist.

Ndryshimet vazhdojnë. Godina e Kryeministrisë me ardhjen e qeverisë “Rama” si brenda, ashtu dhe jashtë saj po merr një pamje të re. Një ditë pas mbledhjes së parë të Këshillit të Ministrave të drejtuar nga Edi Rama në selinë e Kryeministrisë kanë filluar të shihen edhe ndryshimet e para të pamjes së jashtme. Kangjellat rrethuese të godinës së qeverisë shqiptare filluan të hiqen. Madje, burime pranë Kryeministrisë bënë me dije se godina do të rikthehet në versionin e saj fillestar. Kujtojmë që kangjellat rrethuese të Kryeministrisë u vendosën në vitin 1998 për arsye sigurie, pasi ajo u sulmua gjatë trazirave kur kryeministër i vendit ishte Fatos Nano.


04

« POLITIKË

E martë 17 shtator 2013 •

TABAKU AKUZON KRYEMINISTRIN. “TRANSPARENCA ËSHTË DETYRË E QEVERISË”

PD thirrje Ramës: Hiq dorë nga ‘kodi i heshtjes’ Opozita kundër Kodit Etik të miratuar një ditë më parë në qeveri Ervin Koçi

P

artia Demokratike i ka bërë thirrje Kryeministrit të vendit, Edi Rama, të heqë dorë nga Kodi i Etikës, duke i kujtuar se transparenca dhe informimi nuk janë zgjedhje, por detyrim i qeverisë para medieve dhe qytetarëve. Zëdhënësja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një konferencë për shtyp deklaroi se ‘kodi i heshtjes’ është kodi i propagandës së vjetër me mjete të reja, një censurë shumë e rrezikshme, që synon të modelohet si autocensurë dhe vijë sjelljeje për mjetet e informimit publik. “Qeveria ‘Rama’ po starton duke krijuar një sistem të mbyllur dhe të kontrolluar të informimit të publikut, ku çdo gjë duhet të kalojë në vrimë të gjilpërës dhe nëpër filtrat e shumëfishtë që vendos ky kod midis qeverisë dhe medieve. Ky është kodi i propagandës së vjetër me mjete të reja; është kodi i një censurë shumë të rrezikshme, që synon të modelohet si autocensurë dhe vijë sjelljeje për mjetet e informimit publik. Partia Demokratike thekson me forcë se transparenca dhe informimi nuk janë zgjedhje, por detyrim

Halimi kundër heqjes së portretit të Nishanit

Deputeti lëshon deklarata jashtë ambienteve të PD-së

i qeverisë para medieve dhe qytetarëve”, - theksoi Tabaku. Gjatë konferencës për shtyp Tabaku shprehu keqardhjen se ky model ka filluar të reflektohet që tani në disa medie, të cilat po cungojnë dhe po shtrembërojnë këto ditë qëndrimet e Partisë Demokratike si dhe qëndrimet e papranueshme të zotit Rama kundrejt opozitës në parlament. “Me keqardhje konstatojmë se ky model ka filluar të reflektohet që tani

te disa medie, të cilat po cungojnë dhe po shtrembërojnë këto ditë qëndrimet e Partisë Demokratike si dhe qëndrimet e papranueshme të zotit Rama karshi opozitës në parlament. Kështu, një medium kombëtar dje fshiu nga ekrani kërcënimin e paprecedent të Ramës drejtuar opozitës se, nëse ankohej për dhunë, ende nuk ka parë se çdo t’i punojë”, - shtoi Tabaku. Ky reagim i demokratëve erdhi një ditë pasi qeveria mi-

VENDIMI PËR ZËVENDËSIMIN E NISHANIT ME ISMAIL QEMALIN

ratoi vendimin për aplikimin e Kodit të Etikës për të gjitha dikasteret e qendrore të vendit, ku sipas vendimit, në Kryeministri do të ngrihet një zyrë ku do të kontrollohen të gjitha vendimet dhe deklaratat e ministrive dhe më pas ato do të bëhen publike për medien dhe qytetarët. Për rrjedhojë, PD-ja ka filluar një fushatë akuzash ndaj Ramës, pasi sipas tyre me këtë vendim synon të autocensurojë të gjitha vendimet e qeverisë.

Deputetët e Partisë Demokratike që prej disa javësh kanë filluar të lëshojnë deklarata jashtë ambienteve të selisë, duke preferuar më shumë prononcimet për mediet apo rrjetet sociale. Rasti më i fundit ishte i ish-ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi, i cili e konsideroi atikushtetues vendimin e miratuar nga Kryeministri Rama për heqjen e portretit të Presidentit të Republikës nga të gjitha institucionet shtetërore, duke e zëvendësuar atë me portretin e Ismail Qemalit. Ndryshe nga deputetë të tjerë të PD-së, Halimi preferon që këto deklarata t’i bëjë në një prononcim për mediet jashtë ambienteve të Partisë Demokratike, pavarësisht se ish-ministri i Drejtësisë ka një post të lartë në strukturat e partisë. Sipas Halimit, ligji përcakton se rendi i ditës miratohet dy ditë përpara marrjes së vendimit nga ana e qeverisë, gjë që sjell një përplasje me mbledhjen e së dielës të qeverisë, pasi po atë ditë kabineti qeveritar mori votëbesimin në Kuvend.

TË PËRNDJEKURIT QË MARRIN KËSTIN E PARË

“Rama shkelje flagrante të Kushtetutës” Berisha hedh akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministër i vendit Sali Berisha e ka cilësuar antikushtetues vendimin e marrë nga qeveria për zëvendësimin e portretit të Presidenti të Republikës me atë të Ismail Qemalit. Në një postim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” Berisha thekson se përpara se të merrte një vendim të tillë Rama duhej të kishte bërë ndryshimin e Kushtetutës së vendit, e cila, sipas tij, përcakton se portreti i Presidentit të vendit duhet vendosur në të gjitha institucionet shtetërore. Berisha e argumentoi vendimin e marrë nga qeveria si një akt urrejtjeje, duke hedhur edhe akuza nga më të rëndat për Kryeministrin Edi Rama. “Një akt i turpshëm urrejtjeje primitive. Neni 86 i Kushtetutës, pika 1 thekson: ‘Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.’ Të dashur miq, Edvin Kristaq Rama inauguroi detyrën e kreut të ekzekutivit me një akt të shëmtuar të urrejtjes klasore, atë të heqjes nga zyrat shtetërore të portretit të Presidenti të Republikës. Ky është një akt urrejtje, përçarës dhe i shëmtuar, që bie haptas në kundërshtim

flagrant me Kushtetutën e vendit, e cila përcakton Presidentin e Republikës si kryetar të shtetit dhe që përfaqëson unitetin e popullit. Pikërisht se në çdo vend kryetari i shtetit përfaqëson unitetin e popullit, portreti i tij është dhe portreti zyrtar i vendit. Ky vendim i turpshëm është jo një nderim, por një turp kombëtar për çdo shqiptar nga themeluesi i pavarësisë sonë, Ismail bej Vlora deri te foshnja që ka hapur sytë mëngjesin e kësaj dite. Ky vendim kurrë nuk mund të merrej pa ndryshimin e nenit 86, pika 1 të Kushtetutës. Ky kryeministër, që me një urrejtje të papërmbajtur inauguron

detyrën e tij duke shkelmuar Kushtetutën dhe përcaktimet e saj, përbën një rrezik të madh kombëtar”, - theksoi Berisha në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”. Ky vendim i marrë nga Kryeministri Edi Rama është pothuajse identik me atë të marrë nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila para dy vjetësh miratoi vendimin për zëvendësimin e portretit të Presidentit, që në atë kohë ishte Bamir Topi, me atë të Ismail Qemalit. Edhe ky vendim i marrë në atë kohë solli një debat midis ish-opozitës socialiste dhe ish-kryeparlamentares së vendit Jozefina Topalli.

EMER

MBIEMER

ATESIA

GJOK

MIKELI

PRENG

AHMET

JEGENI

MALIQ

PJETER

THEPI

LAZER

MARK

SHYTANI

SHYTAN

THOMA

BOZHORI

MANTHINJO

SHYTAN

CANI

CAN

KOLE

BARDHI

NDOC

TAHIR

SORRA

BEQIR

KOLEC

DEDA

PASHKO

SHEFQET

TERZIU

DALIP

XHAFER

BRATA

BAJRAM

ALUSH

BREZA

HAFUZ

ZEJNEL

GJUTA

AHMET

BARAM

MENA

SELMAN

PRENGA

PULAJ

NIKOLL

NDUE

KOVACI

MARK

MUSA

BALLA

ALI

FROK

GJOKA

MARK

ISMAIL

SALIASI

KURT

SIMON

GJOKA

FROK

QAZIM

KECI

MYSLIMI

COBO

MUSTAFARAJ

REFAT

BADO

LESKAJ

MIHAL

KOLE

KOLA

PALUSH

SEFER

PANE

BEKTASH

MUHAREM

MEZINI

KADRI

NDUE

NIKOLLI

NDREC

CUP

PALUCA

NDUE

RAMADAN

MUSLIMAJ

HAMZA

ALI

SHENAJ

BRAHIM

SHEFQET

STRINGA

MAJMETALI

MUHO

GJERGJI

MJEDI

THEOFIL

GJIKA

THIMJO

PRELE

LULAJ

CUNGEL


EKONOMI • E martë 17 shtator 2013

TË ARDHURAT RRITEN 18 PËR QIND PËR GJASHTË MUAJT E PARË

Përmbaruesit privatë kanë mundur të ekzekutojnë një pjesë të mirë të titujve ekzekutivë, duke lënë pas përmbaruesit shtetërorë. Pas futjes së shërbimit nga ana e përmbaruesve privatë në procesin e ekzekutimit të titujve ekzekutivë të gjykatave edhe numri i ccështjeve të zgjidhura mësohet të jetë rritur ndjeshëm. Lajmin e ka bërë të ditur, sekretari i Përgjithshëm i Dhomës së Përmbaruesve Privatë, Ilir Dervishi, sipas të cilit nga 22 mijë tituj ekzekutivë, rreth 80 për qind të tyre iu kanë kaluar për ekzekutim përmbaruesve privatë, nga të cilat janë ekzekutuar tashmë mbi 70 % e tyre. Sipas tij, do të kërkohet përmirësim i legjislacionit që përmbaruesit privatë të ekzekutojnë edhe vendime të çështjeve penale, dhe jo vetëm ato civile.

Ekzekutimi i kolateralit për bankat kërkon 6 muaj afat Brikena Dervishaj rocedurat e ekzekutimit të kolateralit për bankat zgjasin mesatarisht mbi 6 muaj. Përmbaruesit gjyqësorë privat vlerësojnë se në ankande rreth 60% e pronave shiten me sukses. Pjesa e mbetur prej rreth 40% kalon në pronësi të bankave. Sipas përmbaruesve, ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile, prej datës 1 shtator do të kenë ndikim pozitiv në shkurtimin e afateve të ekzekutimit të kolateralit.

më 1 Shtator dhe pritet që në të ardhmen të shkurtojnë afatet e gjata burokratike për ekzekutimin e kolateraleve të lëna si peng për kreditë e pakthyera. Mes të tjerash, ndryshimet parashikojnë se në rastet e kolateralit për kreditë bankare, nuk mund të vendoset pezullimi i veprimeve përmbarimore dhe gjykata duhet të shprehet brenda 20 ditëve nga ankesa e debitorit. Gjithashtu, vlera e shitjes së pronës në ankandin e dytë do të ulet me 30%.

Rriten të ardhurat Të ardhurat nga ekzekutimi i kolateraleve, për gjashtëmujorin e këtij viti ishin 331 milionë lekë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë të ardhurat e jashtëzakonshme të sistemit bankar, që në pjesën kryesore konsistojnë në përfitime janë rritur me rreth 18% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër rritja e shpejtë e kredive me probleme dhe në veçanti të atyre të klasifikuara si të humbura, ka bërë që rritja e të ardhurave nga ekzekutimi të mos jetë edhe aq optimiste. Në fund të gjashtëmujorit të këtij viti, stoku i kredive të humbura u rrit 42% me bazë vjetore. Nga ana tjetër, kriza ekonomike ka prekur kërkesën për pasuri të paluajtshme dhe

Raporti Gjatë prezantimit të Raportit të Mbikëqyrjes për vitin 2012, që u krye pa praninë e medieve, ekspertë të Bankës së Shqipërisë u shprehën se procesi i ekzekutimit ka përmirësime, që pritet të shtohen pas miratimit të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Civile. Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga ekzekutimet shkojnë afërsisht sa 6 për qind e vlerës së kredive me probleme dhe ky është një tregues relativisht i mirë krahasuar me vendet e tjera. Raporti i Mbikëqyrjes për vitin 2012 konfirmoi një sistem bankar të sigurt dhe të mirëkapitalizuar, pavarësisht nga ngadalësimi i kreditimit dhe nga rritja e kredive me probleme.

P

vlerën e tyre në treg. Sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi i çmimeve të banesave në Tiranë për vitin 2012 ra me rreth 12% me bazë vjetore, ndërsa rënia e çmimeve ka vijuar edhe në gjysmën e parë të vitit 2013. Kërkesa e pakët e ka bërë të vështirë shitjen e kolateralit dhe ka shtuar numrin e pasurive të paluajtshme që bankat janë detyruar t’i marrin në pronësi derisa të gjejnë blerës për to.

Ndryshimet Zvarritjet në procesin e ekzekutimit të kolateralit kanë qenë shqetësimi kryesor i industrisë bankare në vitet e fundit. Pas një këmbënguljeje të gjatë të bankave, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në muajin Prill disa ndryshime në Kodin e Procedurës Civile që pritet të sjellin përmirësime në afatet e ekzekutimit të kolateralit. Ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile kanë hyrë në fuqi

MINISTRI I RI I ENERGJETIKËS TAKON KRERËT E KESH, CEZ DHE OST Shërbimi përmbarimor privat ka përmirësuar punën në një nga segmentet më problematikë të zbatimit të ligjit, ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Ndërkohë, dhe ndryshimet e fundit të miratuara nga Kuvendi në Kodin e Procedurës Civile, kanë nisur t’i japin zgjidhje problematikës së krijuar me kreditë me probleme dhe vështirësive që sistemi bankar ka hasur me gjykatat për ekzekutimin e kolateralit. Këto ndryshime, vendosen si praktikë të pandryshueshme që në rastet e mosshlyerjes së kredive, bankat do të mund të ekzekutojnë kolateralin e vendosur si garanci, konform marrëveshjeve klientbankë. Një prej të mira që do të sjellë është ulja e nivelit të kredive të këqija që është bërë tepër shqetësues për sistemin.

Gjiknuri: Energjia, me çdo çmim e çdo kusht Të shmangen shpenzimet e pa nevojshme në të treja shoqëritë Situata e furnizimit me energji elektrike në vend gjatë stinës së dimrit ka qenë një prej shqetësimeve të para të ministrit të ri të Energjisë dhe Industrisë. Kreu i këtij dikasteri, Damian Gjiknuri takimin e parë pas marrjes së detyrës e ka zhvilluar dje me drejtuesit e kompanive “CEZ Shpërndarje”, Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Sipas njoftimit per shtyp, qëllimi i takimit ishte informimi mbi situatën më të fundit elektroenergjetike në vend, dhe masat e marra për të garantuar furnizimin e pa ndërprerë me energji elektrike për muajt e ardhshëm. Ministri Gjiknuri deklaroi, se pavarësisht periudhës së ndryshimit të qeverisë, ritmet e punës në këto institucione nuk duhet të ulen, por të garantohet një angazhim maksimal në kryerjen e detyrave ligjore. Ministri kërkoi sigurimin e furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike të

konsumatorëve me çdo çmim dhe me çdo kusht. Gjiknuri kërkoi gjithashtu, që t’i kushtohet rëndësi qëndrueshmërisë financiare duke shmangur shpenzimet e pa nevojshme në të treja shoqëritë. Pak ditë më parë ERE është shprehur se situata hidrike në vend e garanton furnizimin me energji të konsumatorëve për 4 muajt e mbetur. Garancia e ERE-s është

mbështetur në të dhënat zyrtare të KESH-it dhe CEZ-it për plotësimin e nevojave të konsumatorëve me energji. Sipas Eduard Elezit, drejtor juridik pranë ERE-s, theksoi pak ditë më pare se situata në kaskadën e Drinit është premtuese për furnizimin në muajt në vijim. “Situata hidrike është një situatë e cila raportuar nga koorporata elektroenergjitike sh-

qiptare që nivelin në kaskadën tek 283 metër. Ky nivel është nivel historik që ka kjo koorporatë në kaskadën e Drinit për muajin shtator dhe kaskada e Drinit është në nivele optimale. KESH garanton plotësimin e kontratës që ka në furnizimin e konsumatorëve për mbulimin e humbjeve dhe kështu që garantohet furnizimi me energji elektrike”- tha Elezi.

»

05

BOTIMI “Çufo mëson të kursejë”

Banka qendrore sjell paketën e re mësimore Në çeljen e vitit shkollor 2013-2014, Banka e Shqipërisë ka lançuar paketën mësimore “1,2,3… derrkuci Çufo mëson të kursejë”. Kjo paketë i dedikohet edukimit financiar të nxënësve që ndjekin klasën I, II dhe III, të shkollës 9-vjeçare. Ajo pritet të përdoret në orët e lira mësimore, në orët dedikuar projekteve shkollore apo si projekt ndërlëndor. Teksti është ideuar në përputhje me praktikat më të mira didaktike për fëmijët e grupmoshës 7 deri në 9 vjeç. Tematikat e trajtuara në të janë përzgjedhur në mënyrë që të përputhen me eksperiencën e përditshme të nxënësve me paranë dhe financat personale. Materialet janë përgatitur nga Banka e Shqipërisë me bashkëpunimin e autorit të mirënjohur të librave për fëmijë, Gaqo Bushaka, i cili ka vendosur në dispozicion të bankës personazhet e veprës së tij “Çufo dhe bubi Kaçurrel”. Paketa mësimore përbëhet nga libri me përrallëza “1, 2, 3... derrkuci Çufo mëson të kursejë”, nga fletët e punës, si dhe nga udhëzuesi për mësuesit. Libri përbëhet nga 7 përrallëza të shkurtra, të cilat përmes një gjuhe të thjeshtë trajtojnë tema të tilla si ndryshimi mes nevojave dhe dëshirave, nga vjen paraja dhe për çfarë shërben ajo; administrimi i parave dhe kursimi. Projekti do të pilotohet nga Ministria e Arsimit në 30 shkolla 9-vjeçare, fillimisht në qytetet Tiranë, Vlorë e Shkodër. Paketa mësimore u mundësohet të gjithë shkollave tërësisht falas. Për zbatimin sa më të suksesshëm të këtij projekti, janë organizuan seminare trajnuese për mësuesit e 30 shkollave pilot, mbi metodat më të mira për trajtimin e çështjeve të trajtuara në paketë. Ky projekt përbën nivelin e parë në strukturën e projekteve të edukimit financiar të modeluar nga Banka e Shqipërisë, e cila synon të eci paralelisht me strukturën e arsimit në vend, duke e ndjekur nxënësin gjatë viteve të arsimit parauniversitar.


06

« SOCIALE

E martë 17 shtator 2013 •

MUNGESË LIBRASH DHE AMBIENTESH, MËSIM ME DY TURNE

Dita e parë e shkollës, problemet në sistemin arsimor parauniversitar REGJISTRIMI

Erta Bode

D

ita e parë e shkollës ka nisur jo me më pak probleme se çdo vit në vendin tonë. Akoma më e papërgatitur është gjendur Ministria e Arsimit, e cila nuk ka menaxhuar situatën për një fillim të vitit shkollor më të lehtësuar se herët e tjera. Problemet e para kanë qenë ambientet nëpër shkolla si dhe rikonstruktimi i tyre. Disa shkolla për shkak të punimeve që po kryhen në godinë nuk kanë qenë gati për të pritur nxënësit ditën e parë të fillimit të vitit shkollor. Kjo ka sjellë që nxënësit e arsimit 9-vjeçar ose atij të mesëm të drejtohen në shkolla të tjera për t’u regjistruar, duke sjellë një numër më të madh nxënësish nëpër klasa. Ky fenomen është më i përhapur nëpër shkollat e rretheve dhe konkretisht në shkollat e zonave rurale. Gjithashtu disa shkolla në vend janë shpallur të pafrekuentueshme nga kontrollet që ka kryer Autoriteti Shëndetësor Rajonal. Arsyeja e parë kanë qenë kushtet e higjienës, ku sipas raportit të ASHR një pjesë e shkollave rurale nuk i plotësojnë kushtet, pasi kanë shumë lagështirë. Një pikë e dobët, ende e parregulluar mirë dhe e pastabilizuar nëpër godina, mbetet edhe tualeti i shkollave. Në tualetet e shkollave problemi i parë që shikon është sistemi i tubacioneve të ujësjellësit, të cilat vazhdimisht rrjedhin ose prishen shpejt. Nga ana tjetër, kushtet higjienike nëpër tualete janë në pikë tepër kritike, ku fëmijët rrezikohen edhe nga infeksione të mundshme. Ndërkohë ajo që mbetet më shqetësuese është plotësimi i nxënësve me të gjithë paketën e librave, ku teksti i edukatës shoqërore të klasës së katërt dhe teksti i gjuhës frënge për klasën e dhjetë nuk janë shfaqur ende as nëpër shkolla, as në libraritë që u autorizuan të shisnin tekstet shkollore. Situata Shkolla ka filluar ditën e djeshme, ndërkohë sistemi ynë arsimor lë shumë për të dëshiruar. Të gjitha problemet që shfaqen në fillimin e këtij viti arsimor flasin për papërgjegjshmërinë e Ministrisë së Arsimit ndaj premtimeve që u ka bërë prindërve dhe nxënësve. Konkretisht mungesa e teksteve shkollore nuk është zgjidhur ende, kur vetë ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, dha urdhër që, nëse do të mungonte një tekst shkollor, ai do të zëvendësohej direkt nga shtëpia e dytë botuese që do të ishte në dispozicion. Ndërkohë edukata shoqërore e klasës së katërt dhe frëngjishtja e klasës së dhjetë nuk janë parë ende. Një vështirësi në shpërndarjen e

Regjistrimi i fëmijëve nëpër shkolla ka qenë një stres për prindërit e kryeqytetit. Urdhri i MASH se banorët e regjistruar në një lagje të kryeqytetit duhet të regjistronin fëmijët në shkollën që i përket asaj zone solli kaos, pasi ka shumë banorë që ende s’kanë bërë shpërnguljen nga qyteti ku kanë ardhur, ka shumë emigrantë që janë rikthyer në atdhe dhe kanë zgjedhur Tiranën për të jetuar, si dhe ka shumë banorë që nuk jetojnë më në lagjen ku janë të regjistruar. E gjitha kjo solli tolerime në regjistrimin e fëmijëve, ç’ka solli dhe numër të madh nxënësish në shkolla të caktuara. Një problem u has në shkollën 9-vjeçare ‘‘Hoxha Tahsim”, ku për të tretin vit radhazi nuk aprovohet ndërtimi i klasës së parë, pasi nuk grumbullohet numri i duhur i nxënësve dhe mësuesit i kanë drejtuar ata në shkolla të tjera.

POLICËT MËSYJNË ME VONESË

Dita e parë e shkollës, trafik i rënduar në kryeqytet Dita e parë e shkollës, por dhe reshjet e shiut që ranë gjatë mëngjesit, kanë bllokuar kryeqytetin. Trafiku që u krijua orët e para të mëngjesit në rrugët e tij ishte i papërballueshëm. Të shkoje drejt qendrës së kryeqytetit mëngjesin e djeshëm ishte mision i pamundur. Pavarësisht se në të gjitha kryqëzimet kryesore ka pasur nga një polic rrugor, për të librave është vënë re edhe në shkollat e fshatrave, ku nuk ka shkuar një pjesë e mirë e librave dhe prindërit i kanë siguruar me vështirësi ato në libraritë e qyteteve. Po në shkollat e fshatrave janë bërë kontrolle nga ASHR-ja dhe vetëm dy ditë përpara fillimit të shkollës disa prej tyre janë cilësuar si të papërshtatshme për të pritur nxënësit. Shkaku ka qenë mungesa e theksuar e higjienës. Ky problem u has në shkollën 9 vjeçare të Dajçit, në dy shkolla 9-vjeçare në Berat, në një shkollë 9-vjeçare në Tepelenë si dhe në fshatra të largëta, ku mungon dhe rikonstruktimi prej vitesh. Ndërkohë në raport problematike u cilësuan edhe 4 shkolla 9-vjeçare në kryeqytet, gjë që u hodh poshtë nga kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, i cili ka pohuar se çdo shkollë është gati dhe me kushte më të mira se vitet e kaluara për të pritur nxënësit e saj. Për

administruar lëvizjen masive të automjeteve në të njëjtën kohë ka qenë e pamundur nga ana e tyre. Rruga Kombinat-Shkolla Teknologjike, “Myslym Shyri”, Rruga e Dibrës e shumë të tjera kanë qenë krejt të bllokuara për orë të tëra. E gjitha kjo situatë u zgjidh rreth orës 9:30 të mëngjesit, pasi policët rrugor u paraqitën masivisht në pikat kyçe të trafikut për të zgjidhur sa i përket rregullimit të godinave të shkollave në vend, në një situatë kaotike ndodhet kryeqyteti, dy prej shkollave 9-vjeçare të të cilit janë duke u rikonstruktuar dhe nxënësit janë regjistruar në shkolla të tjera. Ndërkohë po për shkak të punimeve në godinë shkolla e mesme e Matit nuk ka arritur ditën e djeshme të presë në ambientet e saj gjimnazistët, duke bërë lajmërimin se për ta procesi mësimor do të shtyhet dy javë dhe do të fillojë më datën 1 tetor 2013. Për sa i përket mësimit me dy turne, tashmë është bërë situatë normale për gjimnazet e Tiranës, për të cilat MASH ende nuk gjeti zgjidhje as për këtë vit shkollor. Ndërkohë kësaj ministrie duhet t’i mjaftonin muajt e verës për të ushtruar kontrolle higjiene nëpër shkolla si dhe për të bërë të pamundurën për të reduktuar numrin e nxënësve nëpër klasa.

situatën. Kështu, mëngjesi i së hënës së parë për në shkollë tregoi për të disatën herë punën e uniformave blu të qarkullimit rrugor, të cilët nuk tregojnë seriozitet në menaxhimin e situatave të pritshme dhe jo në ndonjë rast kaosi në kryeqytet. Gjithçka do të kishte shkuar më mirë dhe nuk do të kishte pasur trafik nëse prezenca e tyre do të kishte qenë qysh në orët e para të mëngjesit në çdo rrugë. Ndërhyrja e tyre atëherë kur drejtuesve të automjeteve u ishte sosur durimi la shumë për të dëshiruar dhe pengoi shumë njerëz në mbarëvajtjen e ditës së tyre. Gjithashtu kjo ministri nuk arriti të shmangte mësimin me dy turne në shkollat e mesme të kryeqytetit, që është fenomen i përsëritur për më shumë se 7 vjet. Gjithsesi, për këtë vit shkollor nuk kanë munguar urimet për nxënësit dhe premtimet drejtuar atyre. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u ka uruar suksese fëmijëve si dhe u ka premtuar se do të ndjekë problemet e arsimit për t’i zgjidhur ato, duke pasur në qendër të vëmendjes edhe fëmijët e shtresave në nevojë. Nxënësve të kryeqytet një urim u ka ardhur nga kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, që u ka premtuar ambiente më të mira, ku ka përmendur 9 palestra dhe 25 laboratorë për shkollat e kryeqytetit. Një mesazh urimi nxënësve dhe mësuesve për ditën e parë të shkollës ka përcjellë dhe ish-ministri i arsimit Myqerem Tafaj nëpërmjet profilit tij në “Facebook”.

Gjithçka do të zgjidhet brenda javës

Erion Veliaj nis punën direkt me komunitetin rom Ditën e parë të punës së tij ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, ka vizituar familjet rome që u dëbuan nga banesat e tyre dhe kanë improvizuar barakat në trotuar pranë pallatit me shigjeta në Tiranë. Familjet rome u ankuan për lagështirën dhe kushtet e këqija në të cilat po jetojnë. Kërkesave të tyre për një strehim dhe për kushte më të mira, të cilat deri tani nuk u janë përmbushur nga Bashkia e Tiranës, u është përgjigjur ministri i ri me premtime. Ato kushte që këtyre familjeve u mungojnë, Veliaj ua premtoi se do t’i realizojë të gjitha brenda javës. Ministri Veliaj ka shpalosur hapat e shpejtë që do të ndërmerren duke u ulur direkt me përfaqësues të komunitetit për të diskutuar për vendin ku do të strehohen këto familje. “Do të propozojmë tri-katër vende, ata do të vendosin një vend. Janë të gjitha shumë më afër sesa vendi i propozuar në fillim. Në kohë rekord brenda javës ne do të kompletojmë vendin e ri dhe ta bëjmë gati për transferimin. Një ekip mjekësor i lëvizshëm do të bëjë një vizitë dhe një kontroll, analiza gjaku dhe një

kartelë mjekësore për secilin person që do të transferohet në vendin e ri”, - tha ai. Gjithashtu, meqenëse vizita e tij përkoi me ditën e parë të shkollës për këtë vit shkollor, ai premtoi se do të çojë urgjentisht të gjithë fëmijët për regjistrim në shkollë dhe do të sigurohet që ata të mbyllin të gjithë vitin, duke u thënë atyre se kanë humbur veç ditën e parë të shkollës, por asnjë orë më shumë. Me këto premtime dhe me një afat shumë të shkurtër ministri i ri është paraqitur përballë këtij komuniteti, që ka më shumë se 6 javë që nuk gjen zgjidhje. Ai ka paralajmëruar se një sërë ndryshimesh do të pësojë edhe Ministria, pasi do të mirëpriten edhe pjesë nga stafet e ministrive të tjera, duke qenë se ministria do të përmbledhë edhe pjesë nga Arsimi apo Kultura

Reagon Bashkia e Tiranës ndaj Veliajt

Situata e krijuar nga vetë ata, Veliaj servil i shefit të tij Bashkia Tiranë nuk neglizhoi takimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me komunitetin rom. Ky institucion reagoi pas takimit të Veliajt, duke e quajtur këtë të fundit servil të shefit të tij Edi Rama. Situata e komunitetit rom që prej 6 javësh nuk merr zgjidhje, sipas Bashkisë është dukur më se e lehtë për ministrin e ri. Afati kohor i plotësimit të kushteve brenda 6 ditëve ose do të jetë një mrekulli për këtë komunitet, ose do të jetë premtimi i parë i këtij ministri që do të rezultojë i nxituar. “Veliaj u shfaq sot si ministër i ri me mendësi të vjetra. Ai e nisi detyrën duke mos njohur asnjë përgjegjësi, që në fakt i njeh ligji”, - ka reaguar Bashkia e Tiranës. Kështu, ditën e tij të parë të punës, sipas Bashkisë, ky ministër është treguar mendjevjetër, pasi nuk është njohur mirë me ligjet, përgjegjësitë dhe situatën konkrete. Bashkia e Tiranës ka akuzuar si përgjegjës të kësaj situate Kryeministrin aktual të vendit, Edi Ramën, për lejet e ndërtimit që i ka dhënë Delijorgjit. “Veliaj e

di se përgjegjësia morale për situatën është e shefit të tij, z. Rama, i cili i dha lejen e ndërtimit Delijorgjit. Deklarata e sotme e Veliajt tregon paaftësi dhe papërgjegjshmëri, por edhe servilizëm ndaj shefit të tij”, - reagoi Bashkia e Tiranës. Kështu, takimi i parë i këtij ministri me romët është interpretuar nga Bashkia si një servilizëm për të mbuluar gabimet e atij që i bëri ministra dhe që mban përgjegjësinë konkrete për këtë situatë. Sipas komunitet rom është pikërisht Bashkia ajo që nuk po u jep zgjidhje dhe nuk po i ndihmon. Ndërkohë afati prej një jave që Veliaj u ka premtuar zgjidhje për problemet e tyre është shumë i shkurtër për të pritur se si dhe sa do ta mbajë ky ministër premtimin e tij.


AKTUALITET • E martë 17 shtator 2013

»

07

FLET KREU I PAJTIMIT TË GJAQEVE Qindra fëmijë shqiptarë nuk do të marrin pjesë në vitin e ri shkollor, që filloi nga e hëna, pasi ata fshihen në shtëpi nga gjakmarrja që shtrihet prapa në breza. Kështu shkruante dje prestigjiozja “Globalpost”, e cila shkruan se një total prej 590 fëmijësh, të moshës 3 deri në 15 vjeç, do të humbasin klasat për shkak të një traditë që nga Mesjeta se “gjaku mund të merret vetëm me me gjak”. Dhe këtë e thotë Gjin Marku, kreu i Organizatës së Shqipërisë për Pajtimin. Sipas traditës që daton në shekullin e 15-të , të gjithë meshkujt, duke përfshirë foshnjat, mund vriten për hakmarrje, për vdekjen e një

“Global Post”: Plot 590 fëmijë jo në shkollë për gjakmarrjen anëtari të familjes që është vrarë. “Shumica e këtyre fëmijëve (duke qëndruar në shtëpi), janë të privuar nga çdo komunikim, ata nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të izolimit të tyre”,- tha Marku. “Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë këta fëmijë, por qëllimi ynë është që ata të dalin jashtë në mënyrë që të mund të ndjekin mësimin si të gjithë të tjerët, në shkollë”, tha e sapoemëruara ministre e Arsimit Lindita Nikolli.

U PËRFOL PAS 21 JANARIT SI NDËRMJETËS MES DEDËS E ISH-KRYEMINISTRIT

Në polici Skeja, ish-bodigardi i familjes Berisha, lihet i lirë Mariglen Mullai

Prokuroria e Tiranës ka lenë masën “detyrim paraqitje” për Skejën, derisa të sqarohet kjo çështje. Ndërkaq, nga ana e Skejës, mësohet të jetë deklaruar se nuk ka lidhje me këtë akuzë, teksa gjithçka duket se ka një tis të lehtë “hakmarrjeje” të pushtetit të ri për ngjarjet e “21 janarit”.

P

ër 3 orë me radhë ishbodigardi i familjes Berisha, gardisti Fatos Skeja, është mbajtur i shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës, në ditën e parë të punës së ministrit të ri të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Gardisti Skeja u përfol pas ngjarjeve të 21 janarit, teksa familja Deda, e njërit prej të vrarëve, e akuzoi se ai ndërmjetësonte me një çantë me para, në këmbim të fotos së vrasësit të Hekuranit, si dhe në këmbim të një vizite të ishkryeministrit. Nga burime pranë bluve kryeqytetas mësohet se shkaku i shoqërimit 3 orësh të Skejës, ka qenë një konflikt i hapur me një biznesmen të huaj, ku bëhet fjalë për një shumë prej 100 mijë eurosh. Ende mbetet e paqartë rrethana e këtyre lekëve, nëse bëhet fjalë për ndonjë borxh apo shtrëngim të dhënies së pasurisë. Zyrtarisht, në adresë të tij nuk ka asnjë akuzë nga policia, si për ngjarjet e 21 janarit, për të cilat Skeja është në gjyq me familjen Deda si për konfliktin me biznesmenin e huaj. Prokuroria e Tiranës ka lenë masën “detyrim paraqitje” për Skejën, derisa të sqarohet kjo çështje. Ndërkaq, nga ana e Skejës, mësohet të jetë deklaruar se nuk ka lidhje me këtë akuzë, teksa gjithçka duket se ka një tis të lehtë “hakmarrjeje” të pushtetit të ri për ngjarjet e “21 janarit”. Gjyqi me Dedën Në muajin maj të këtij viti, Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës, u përball me Përmbarimin, të cilët do t’i merrnin shumën prej 2.5 milionë lekësh. Kjo shifër kërkohej nga gardisti Fatos Skeja, i cili ka arritur të fitojë procesin gjyqësor të iniciuar kundër vëllait të Hekuran Dedës, Zabitit, për akuzën e shpifjes. Ka qenë gjyqtari Arben Mullaj ai që ka miratuar kërkesën e Fatos

Skejës për nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit të vendimit gjyqësor të fituar prej tij, i cili e ngarkon Zabit Dedën, t’i paguajë shumën e parave prej 2.5 milionë lekësh, si rezultat i shpifjes së bërë publike në media, për një takim mes gardistit Skeja dhe Zabit Dedës. Sipas këtij të fundit, Skeja ka shkuar në banesën e tij një ditë pas

vrasjes së Hekuran Dedës dhe ka ofruar nja sasi të konsiderueshme lekësh, me qëllim pritjen e Kryeministrit Berisha në shtëpi dhe se gjatë bisedës së bërë mes tyre, Skeja, i ka garantuar se do t’ia tregonte vrasësin e vëllait me foto, konkrete. Pas gjithë kësaj përplasjeje tashmë është Përmbarimi ai që do të bllokojë pasurinë e

VODHËN KALIMTARIN E MAKINËN

Dy në pranga, ishin në kërkim për dy grabitje Dy persona u kapën dje në Tiranë, pasi kërkoheshin për vjedhje. U bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të Prokurorit nga Seksioni kundër Vjedhjeve me Dhunë për shtetasin Kristjan Rrodostani, 23 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë,

i dënuar më parë për vjedhje me dhunë. Ai është shpallur në kërkim më 7 shtator 2012, pasi dyshohet se më datën 5 mars 2012, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë në rrugën “Aleksandër Moisiu”, kanë vjedhur me dhunë shtetasin

Zabit Dedës, i cili në disa dalje publike i ka quajtur vendimet e gjykatës si të politizuara dhe të orkestruara nga vrasësit e vërtetë të vëllait të tij. “Gjatë hetimit gjyqësor, pala e paditur nuk paraqiti ndonjë provë në mbështetje të pretendimeve të saj”, thuhej në vendimin e gjykatës për Zabit Dedën, vëllain e Hekuranit.

L.D, duke i marrë një aparat celulari të markës “Samsung” dhe një shumë prej 850 eurosh. Ndërkaq, nga komisariati nr.1 u arrestua në flagrancë shtetasi Mustafa Vezi, 26 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, sepse rreth orës 01.20, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka tentuar të vjedhë, duke thyer xhamin e automjetit tip “Benz”, me targa SR 7505 B.

Tritol me telekomandë rrugorit në Lezhë, rëndë në spital Dje pasdite një sasi e konsiderueshme eksplozivi i është vendosur brenda në makinë efektivit të policisë rrugore të qarkut të Lezhës, Kujtim Çardhaku. Shpërthimi u shënua rreth orës 18:30 në qendër të qytetit të Shkodrës, afër sheshit “Luigj Gurakuqi”. Sipas policisë, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, eksplozivi mund të ketë qenë i telekomanduar në makinën tip “Alfa-Romeo” të policit Çardhaku. Sipas dëshmitarëve, makina ka qenë e parkuar dhe në çastin që ai ka tentuar ta ndezë ajo ka shpërthyer. Menjëherë është bërë transportimi i Kujtim Çardhakut në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike. Sipas mjekëve, gjendja e tij e ka kaluar rrezikun për jetën. Pista ku po heton policia për zbardhjen e shkaqeve të atentatit duket se është ajo që ka të bëjnë me detyrën e Kujtim Çardhakut në policinë rrugore.

Po ecnin me një makinë të vjedhur

Kapet banda e shqiptarëve, ishte specializuar në grabitje ITALI- Të gjithë shqiptarët e arrestuar për vjedhje ishin me nga një dosje penale për vjedhje e shtëpive. Në pranga ranë Ernald Taçi, 27 vjeç, Mark Nikolla dhe Ndue Loku, të moshës 23 dhe 27 vjeç. Operacioni u krye nga policia në Teramos dhe Ascoli Piceno në rrjedhën e parandalimit dhe luftimit të krimit. Fillimisht u pikas një Mercedes që drejtohej nga shqiptarët, të cilët, jo shumë larg nga autostrada, pasi u siguruan që nuk ishin duke u ndjekur, hipën në një “Golf Volkswagen” dhe brenda një kohe të shkurtër, tre shqiptarët kanë arritur të zhduken pa lënë gjurmë. Hetimi i kryer ka verifikuar se makina ishte vjedhur dy ditë më parë në Silvi Marina. Brenda në makinë u gjetën doreza gome, një kaçavidë, një gjatësi prej rreth 40 cm dhe një topuz hekuri 5 kg me dorezë rreth tre metra e gjatë.

Sherret me armë në kryeqytet

Konfliktet e nisura në Greqi e Angli, shkak për 2 përplasjet Policia e Tiranës i klasifikon dy përplasjet e fundit me dhunë në kryeqytet si ngjarje me konflikte të mbartuara nga Greqia dhe Anglia. Burimet zyrtare të policisë thanë se filloi procedimi penal dhe u shpall në kërkim shtetasi Kelmend (Aleksandër) Ibrahimi, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Hetimi filloi sepse pardje rreth orës 20.30, rrugën “Gjergj Legisi”, ka tentuar të vrasë me automatik (pas një konflikti të mbartur në Greqi, në vitin 2011) shtetasin Qatip Sallahi, 47 vjeç dhe më pas ka qëlluar edhe në drejtim të automjetit të tij “Citroen”, me targa IZI 1279, duke u larguar menjëherë nga vendngjarja. Janë sekuestruar 4 gëzhoja dhe një fishek model 56m. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet një armë zjarri, me silenciator si formë automotik Scorpions, si dhe 50 copë fishekë model 54, kal.7.62 mm dhe 70 copë fishekë model 56, kal.7.62 mm, si dhe dy mbajtëse fishekësh. Në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në afërsi të “Shkollës së Baletit”, në ambietet e brendshme të lokal “Piano BAR”, është plagosur pas një konflikti të çastit shtetasi Fatjon Dauti, 27 vjeç, lindur në Has dhe banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 1 fishek me kapsolle të papalsur, 12 gëzhoja 9 mm, si dhe një CD me pamjet filmike me interes për hetimin e ngjarjes. Evidentohet fakti se ky shtetas prej 15 vjetësh ka qenë resident në Angli dhe konflikti kishte nisur për një borxh atje.

Xhiroja 10 milionë euro

Shqiptarët, bandë kriminale që falsifikonte dokumentet GREQI- Gjatë ditës së djeshme policia helene ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare që falsifikonte dokumente. Organizata kishte mbushur Greqinë, por edhe vende të tjera evropiane me mijëra dokumente të falsifikuara, cilësia e të cilave konsiderohet tepër e lartë. Zyrtarët e policisë thanë se një pjesë e madhe e këtyre dokumenteve prodhoheshin në Shqipëri dhe në vazhdim dërgoheshin në Athinë, ku shiteshin. Pjesa tjetër prodhohej në një laborator të organizatës kriminale në Athinë. Gjithësej u arrestuan 3 shqiptarë, ndërsa u shpallën në kërkim edhe dy irakiane, teksa policia sqaron se nëpërmjet irakianëve, dokumentet e rreme shiteshin në treg. Kryesisht ato përdoreshin prej emigrantëve të huaj që kërkojnë të largohen nga Greqia drejt vendeve evuropiane dhe SHBA-ve. Policia thotë se xhiroja e organizatës kalonte 10 milionë euro, ndërsa ekspertët e kriminalistikës e konfirmojne se cilësia e dokumenteve ishte shumë e lartë.


08

« AKTUALITET

E martë 17 shtator 2013 •

DREJTORI I INSPEKTIMEVE NË PROKURORI: KA SHKELJE NË DOKUMENTACIONIN E KOMPANIVE Në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për të zbardhur dyshimet se si janë mashtruar qytetarët nga disa subjekte tregtare gjatë shitjes së karburantit, Drejtori i inspektimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë u mor dje në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni. Seladin Xhidiaj, kreu i inspektimit dhe një ndër personat që ka hedhur firmën në raport-kontrollin ku u evidentuan shkelje të tilla nga 14 subjekte, deklaroi se është i hapur me Prokurorinë për të dhënë informacionet e nevjoshme. “Më thirrën për atë çështjen e bujshme në medie. Ofrova bashkëpunimin tim dhe fola për raportin. Konstatohen shkelje jo në sasi, por në dokumentacion”, ka deklaruar Xhidaj pas marrjes në pyetje. Në Prokurori pritet të japin versionin e tyre shtatë inspektorë të tjerë të kësaj drejtorie, në një kohë që javën e kaluar është pyetur në zyrën e saj edhe drejtoresha e

Metrologjia, në skaner për abuzimet me karburantet Hapësirat ligjore pë hetimet rreth abuzimeve me sasinë e karburanteve Seladin Xhidiaj

përgjithshme e Metrologjisë, Kozeta Mesiti. Prokuroria dyshon paraprakisht se qytetarët gjatë blerjes së karburantit janë mashtruar në sasira të vogla, në një kohë që ka procedimi penal është regjistruar për tre vepra penale: vjedhje,

mashtrim dhe evazion fiskal. Hetimet nisën kryesisht, jo vetem për rastet e abuzimeve me sasinë, por edhe për cilësinë e karburanteve që tregtohen në Shqipëri. Pjesë e hetimeve nuk do të jenë vetëm karburantet e kapura me shkelje nga Drej-

toria e Metrologjisë, por të gjitha subjektet, nga importuesit e deri te pikat e kaburanteve. Nga kontrolli i Drejtorisë së Metrologjisë rezultoi se mbi 11% e karburanteve në shkallë vendi abuzonin me sasinë. Nga ana tjetër edhe Prokuroria e Përgjithshme duket se ka gati planin që sapo të publikohen emrat e kompanive që mashtrojnë me sasinë, ata të hyjnë në veprim. Në rastin më të mirë, abuzuesit mund t’ia hedhin me pagimin e gjobës të Metrologjisë apo edhe të vendosur nga Prokuroria, por ndërkaq kjo mund të klasifikohet edhe si vepër penale e “mashtrimit”, ku neni 143 i Kodit Penal parashikon se “Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me

gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet, por kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave, ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga 3 gjer në 10 vjet dhe kur ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga 10 deri në 20 vjet”. Mirëpo neni 182 i Kodit Penal parashikon edhe veprën penale të “ndryshimit në aparatet matëse”, ku parashikohet gjobë deri në 2 vjet burg. Pra, në rastin konkret, kompanitë e karburantit kanë gënjyer më shumë se një njeri dhe më shumë se një herë, kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve dhe bisnesit, si dhe kanë ndërhyrë në aparatet matëse, ç’ ka lejon prokurorët të formulojnë akuza konkrete. Pak ditë më parë Drejtoria e

Metrologjisë ka gjobitur me një vlerë totale prej 10.5 milionë lekësh 14 subjekte, pasi është konstatuar se kanë mashtruar me sasinë e karburantit që u shesin konsumatorëve. “Subjektet kanë ndërhyrë në instrumentet matës duke prishur plumbosjen e vendosur nga inspektorët metrologë. Në përputhje me legjislacionin për metrologjinë u mbajt akt-kontrolli përkatës, u bë plumbosja e pistoletave dhe u morën masa me gjobë me një vlerë totale 10 500 000 lekë për 14 subjekte nga të cilat 5 në Tiranë, 4 në Kavajë, 2 në Shkodër, 1 në Elbasan, 1 në Përrenjas, 1 në Bilisht, 1 në Fier”, tha para pak ditësh Kozeta Mesiti, Drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë e Metrologjisë.

MINISTRI ME VARTËSIT: S’ KA TË FORTË, KUJDES QARKULLIMIN RRUGOR

Tahiri-kreut të SHISH: Luftë ndaj terrorizmit, Llallës: Korrupsionin Mariglen Mullai

N

ë ditën e parë të punës ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, zhvilloi takime fillimisht me kryepolicin Burgaj e më pas drejtorët e policisë, drejtorin e SHISH dhe kryeprokurorin. Rikthimi i rendit, si dhe respektimi i të drejtës së qytatarëve për t’ua ruajtur jetën dhe pronat ishin në fokus të takimit me shefat e policisë. Deri më tani Burgaj duket se nuk do të dorëqhiqet, por eksperienca e mëparshme tregon se kryepolici më i “hekurt” ka rezistuar 2 muaj pas mbërritjes së eprorit të ri. Kësisoj, me largimin e Agron Kuliçajt dhe Erzen Breçanit, priten edhe largime të drejtorëve apo nëndrejtorëve të policisë, si dhe të shefave të komisariateve apo të sektorëve. Me kreun e SHISH e të Prokurorisë Nga burime të mirëinformuara pranë Ministrisë së Brendshme mësohet se në takimin që Tahiri pati me drejtorin e SHISH, Visho Ajazi Lika, këtij të fundit i është kërkuar që të ketë më tepër kujdes në 2 fusha kryesore. E para është lufta ndaj terrorizmit dhe financuesve të saj dhe objektivi i dytë, ku ministri Tahiri kërkoi përforcim masash, ishte ai i trafiqeve të paligjshme. Sakaq, në takimin që Tahiri pati me kryeprokurorin Adriatik Llalla mësohet se në fokus të bisedimeve ishte kryesisht forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe hetimet proaktive. Në të dyja takimet mësohet se Tahiri u ka premtuar Ajazit dhe Llallës se nuk do të mungojë bashkëpuni-

mi nga ana e tij, por një gjë reciproke ka kërkuar edhe prej tyre. Me kryepolicët e qarqeve Në takimin me drejtuesit e Policisë së Shtetit Tahiri tha se “Është alarmante dhe pa ekzagjërim, është emergjencë kombëtare. Përgjegjësia duhet gjetur fillimisht tek vullneti politik në situatën që jemi, por besoj po njëlloj, që përgjegjësia është dhe brenda kësaj salle, përgjegjësia për këtë situatë është edhe brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Sot është koha për të ngritur në këmbë

Policinë e Shtetit dhe për të rivendosur sigurinë e jetës dhe të pronës qytetarëve”. Më tej ai shtoi se “Askush prej punonjësve të Policisë së Shtetit në përmbushje të detyrës nuk do të kthehet mbrapsht me telefon, apo do të pengohet të bëjë detyrën në përmbushje të ligjit. Kjo është tradhti ndaj punonjësve të ndershëm të policisë së Shtetit. E kam konsideruar, vazhdoj ta konsideroj dhe do të vazhdoj ta konsideroj tradhti. Kush nuk e respekton këtë parim është dhe do të mbetet i padëshirueshëm në

Policinë e Shtetit. Kemi marrë një angazhim që pres të bëhet realitet menjëherë. Nuk ekzistojnë më miqtë, kushërinjtë, pushtetarët. Mbështetje pa kushte për të gjithë ata që detyrën e justifikojnë me punë. Pres maksimumin tuaj, pa orar, pa kursim, pa kompromis. Presim që qytetarët të mos jenë të dobët e të pasigurit. Askush prej punonjësve prej përmbushjes së detyrës nuk do të pengohet të bëjë detyrën në shërbim të ligjit”. Ministri i Brendshëm ka deklaruar se puna me dy standarde e

Urdhëri nga kryeprokurori i Athinës

Zhdukja e 502 fëmijëve shqiptarë në Greqi, rihapen hetime të tjera GREQI- Ende s’ka asnjë detaj nga hetimi për zhdukjen e fëmijëve shqiptarë. Një prokuror ka urdhëruar një hetim të ri penal për fatin e 502 fëmijëve, të cilët janë të dyshuar se janë zhdukur nga kujdesi shtetëror gjatë viteve 19982002. Ndërmjet viteve 1998 dhe 2002 , fëmijët të cilët ishin shqiptarë, më së shumti romë, u arrestuan nga autoritetet dhe janë marrë shtëpinë e fëmijëve “Ayia Varvara” në Nea Smyrni, Athinë. Ata kurrë nuk u riatdhesuan në Shqipëri siç është planifikuar, sepse menjëherë pas regjistrimit të tyre në shtëpi, ata janë zhdukur. Pas interesimit të medieve në rastin e të ashtuquajturave “fëmijët e lehtë për trafikim”, Panayiota Fakou, kryeprokurori në Gjykatën e Shkallës së Parë të Athinës, urdhëroi që hetimi të rihapet për atë që ka ndodhur fëmijët, të gjithë ishin nën moshën 14 vjeç. Hetimi ka dështuar për të identifikuar se çfarë kishte ndodhur fëmijët. Në vitin 2005, Raportuesi Special mbi shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë e fëmijëve të Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Juan Miguel Petit, raportoi posaçërisht për këtë rast. Vitin e kaluar, katër organizatat joqeveritare shqiptare dhe greke kanë publikuar një raport të fëmijëve të zhdukur (PDF), duke u bërë thirrje Ombudsmanëve të dy vendeve për të koordinuar përpjekjet. policisë nuk do të tolerohet më, duke kërkuar korrektesë nga punonjësit e Policisë Rrugore. Ai i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të marrë masa për përjashtimin nga detyra të dy punonjësve të policisë të denoncuar edhe mediatikisht së fundi, pasi sipas tij, pezullimi ështe pak. Ai tha se “Siguria rrugore është prioritet absolut. Nga njëra anë aksidentet e shtuara, dhe me pasoja fatale dhe nga ana tjetër korrupsioni gjerësisht i përhapur, janë tashmë fakt publik i patolerueshëm Me falni që po e them shumë troç, por sot Policia Rrugore perceptohet si trupë e sëmurë nga korrupsioni. Unë i kam sytë hapur dhe jam i ndërgjegjshëm që ka shumë prej tyre të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj detyrës. Por ka dhe të tjerë që punën e kanë kthyer në biznes. Skenat që pamë në medie para pak ditësh, se si trajtohej qytetari, si sorrollatej dhe se si i shkëmbehej patenta me para, janë skandaloze, të turp-

shme dhe aspak të denja për shumicën dërrmuese të efektivëve të ndershëm të Policisë së Shtetit. Por mbi të gjitha, cenojnë në themel zbatimin e ligjit, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve të drejtësia dhe vetë Policia e Shtetit”. Ndërsa, për luftën ndaj korrupsionit Tahiri tha se “Pres që Policia e Shtetit, nga sot, të shembë murin e pandëshkueshmërisë, murin e të paprekshmëve. Askush nga këta nuk ka imunitet nga ligji, ndaj pres që Policia e Shtetit të mos njohë asnjë lloj imuniteti të tillë. Dhe për këtë keni mbështetjen time, të Kryeministrit Rama, të qeverisë dhe mazhorancës së re, por mbi të gjitha, mbështetjen dhe mirënjohjen e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Ju të parët nuk duhet të lejoni më të ndodhë që vetë ju apo kushdo tjetër nën drejtimin tuaj, të guxojë të marrë në telefon apo të bëjë qoftë dhe një veprim për të penguar ligjin të veprojë ndaj kujtdo”.


AKTUALITET • E martë 17 shtator 2013

»

09

BERAT, ULEN 24 MIJË NXËNËS NË BANKA. VËMENDJE PËR FËMIJËT ROMË

Gledjon Rehovica: Qeveria më shumë shkolla e komoditet Sulo Gozhina BERAT – “Jemi këtu së bashku për fillimin e ditës të parë të viti arsimor 20132014, si për të inauguruar shkollën e re që është rikonstruktuar nga themelet dhe është pajisur me një komoditet bashkohor. Për këtë ju uroj në fillim, ju fëmijë që nga sot së bashku me mbi 3000 fëmijët e tjerë të qarkut tonë do të uleni në bankat e klasës parë për të vazhduar marrjen e dijeve. Jam këtu mes jush për të thënë se qeveria do të bëjë gjithçka për të krijuar kushet bashkëkohore për zhvillimin e mësimdhënies, ashtu si dhe dua të them se një kujdes të veçantë do të tregohet edhe për fëmijët romë e ata egjyptian. Me këtë rast uroj të gjithë nxënësit e tjerë që sot kanë filluar ditën e parë të shkollës në qarkun e Beratit dhe në të gjithë Shqipërinë. Me këto fjalë e ka nisur urimin deputeti i qarkut të Beratit Gledion Rehovica ku gjatë paradites së djeshme ka qenë i pranishëm në disa shkolla të këtij qarku jo vetëm për t’u uruar fëmijëve fillimin e vitit të ri shkollor, por dhe për të parë nga afër kushtet në disa shkolla ku nxënësit do të marrin dijet e jetës. Ndonëse ende ka shumë problem për arsimin për të cilën qeveria e sapo mandatuar dhe filluar punën në një ditë me nxënësit në të gjithë atdheun tonë, ka një program të veçantë dhe prioritet arsimin në përgjithësi duke filluar nga ai parashkollor e deri në auditorët e dijes të universiteteve qofshin këto shtetërorë a privatë. Për sa u interesova mësova se jeni të pajisur me libra e mjete të tjera shkollore. Nga ana tjetër shoh se shkolla juaj është thuajse ndërtuar nga themelet dhe kushtet në të janë shumë të mirë për këtë ju uroj dhe ju përgëzoj për një fillim të mbarë të këtij viti arsimor. Thuajse me të njëjtat urime ka vijuar të bëjë deputeti Rehovica edhe në shkollat e tjera ku ai ishte i pranishëm.

shiriti i inaugurimit ku dhe janë mbajtur fjalët përshëndetëse. Më pas të pranishmit kanë vizituar ambietet e shkollës ku që gjithë nxënësit e pranishëm kanë ngelur të mahnitur kur kanë parë ambiente dhe komoditete të ndryshuara 100% nga një vit më parë.

Inaugurimi Në paraditen e djeshme deputeti i qarkut Berati Gledjon Rohovica i shoqëruar nga kryetari Qarkut Berat Petrit Sinaj, si dhe nga krerë të pushtetit vendor të arsimit dhe Prefekturës, drejtori i shkollës Qemal Skëndaj etj, ka qenë i pranishëm në inaugurimin e shkollës 9-vjeçare “Zoj Vangjeli” në fshatin Velabisht, ku 203 nxënësit e saj do të mësojnë në një shkollë të re me ambiente bashkëkohore. Kryetari i komunës Velabisht Katriot Rapaj i shoqëroi të gjithë të pranishmit në ambientet e shkollës e më gjerë. Mes të pranishmeve nxënësit e shkollës, stafi pedagogjik, prindër të nxënësve, si dhe banorë të tjerë është prerë

Kastriot Rrapaj “Kjo shkollë është bërë fal kontributit që ka dhënë lideri i LSI-së, Ilir Meta, ka thënë për të pranishmit kryetari komunës Velabisht Kastriot Rrapaj, ishte ai, lideri Meta, që në takimin që bëri me nxënës dhe prindër të këtj fshati iu përgjigj pozitivisht kërkesës së tyre për rikonstruksionin e shkollës që kishte vënë në rrezik jetën e tyre nga amortizimi i tejskajshëm. Dhe ja sot u bë realitet një premtim i tillë dhe ne së bashku po e inaugurojmë me të pranishëm deputetin e qarkut tonë Gledjon Rehovica, kryetarin e qarkut Petrit Sinaj, si dhe nxënës prindër dhe banorë të tjerë të këtij fshati. Unë ju premtoj ju nxënës të shkollës

Hekurudha, tren për studentët nga Durrësi Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave ashtu si çdo vit, pas një testimi të kryer me studentët nga Durrësi, të cilët studiojnë në Tiranë ka hartuar një grafik të ri për lëvizjen e trenave drejt Tiranës dhe anasjelltas. Si çdo vit, studentët durrsakë edhe për vitin e ri akademik 2013-2014, do të kenë mjetin e tyre hekurodhor me të cilin mund të kthehen pas mësimit në orët e mbrëmjes. Duke u nisur nga kjo javë nga ora 20.00 kur përfundon ora e fundit në universitet u vendos që treni të niset në orën 20.45 nga Tirana. Më parë treni i fundit nisej në orën 20.30. Ndërkohë në orët e pasdites trenat nga Tirana në Durrës do të lëvizin në 14.15 në orën 14. 50 dhe në orën 16.15. A. A

Dënohet me 2 vjet burg për dhunimin e bashkëshortes Është denoncuar për dhunimin e bashkëshortes dhe në bazë të provave dhe dëshmive gjykata e ka dënuar me dy vjet burg për akuzën dhunë në familje. Pasi ka mundur t’i shpëtojë për disa muaj arrestimit Ismail Haka ka përfunduar në pranga nga agjentët i shpallur në kërkim prej kohësh. 47-vjeçari me banim në fshatin Vashaj të komunës Gjocaj në rrethin e Peqinit kishte mundur të largohej pasi ishte denoncuar nga shtetasja Fatbardha Haka për dhunë sistematike. Madje gruaja ka pasur shenja në trup duke dëshmuar edhe dhunën e përdorur ndaj saj me mjete të ndryshme nga bashkëshorti. L. Ll

Konflikt prone, plagos bashkëfshatarin me armë gjahu SHKOLLAT E QARKUT TË BERATIT Në të gjithë qarkun e Beratit sot janë ulur në bankat e 164 godinave shkollore rreth 24 mij nxëns nga të cili ulen për herë të parë në këto banka për të vazhduar marrjen e dijeve rreth 3 mijë nxënës. Numrin më të madh të nxënësve e kanë rrethi i Beratit me 73 shkolla 9-vjeçare, të mesme të përgjithshme e ato profesionale me rreth 16 mijë nxënës. Më pas vjen numri i nxënësve të ulur në bankat e 31 shkollave në rrethin e Kuçovës dhe ai i Skraparit me 60 shkolla, por që demografia ka bërë punën e vet dhe numri i nxënësve është në numër më të vogël. Ndërsa nuk kanë pasur privilegjin e fillimit të mësimdhënies fëmijët e dy fshatrave në fshatin Kapinovë e Bërsakë të komunës Leshnje ku krerët e kësaj komune dhe drejtoria arsimore në Skrapar nuk ka mundur të gjejë ambiete me qira për mungesë të godinave në këto dy fshatra të thella të Skraparit. Këtë vit shkollor do të japin mësim një staf pedagogjik prej më shumë se 2500 personel në të gjithë qarkun e Beratit. Në rrethin e Beratit janë gjithësej 73 shkolla të mesme dhe 9-vjeçare, deri në këro momente, vijon mësimdhënia normalisht nuk është evidentuar asnjë problem. Rrethi Kuçovë janë gjithsej 31 shkolla të mesme dhe 9 - vjeçare deri në këro momente, vijon mësimdhënia normalisht nuk është evidentuar asnjë problem. Rrethi i Skraparit ka 60 shkolla të mesme dhe 9-vjeçare, deri në këto momente vijon mësimdhënia normalisht me përjashtim të dy shkollave të komunës Leshnje konkretsht në fshatin Kapinovë dhe Bërsakë, ku nuk ka filluar mësimi për arsye të mungesës së objekteve shkollore. Duke ju uruar një suksese në shkollë të gjithë nxënësve sidomos vogëlushave që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës.! se do të kontribuoj jo vetëm në këtë shkollë në radhë të parë si prindër e më pas si kryetari komunës për çdo problem që ju do të keni ashtu si dhe do të jem i gatshëm për të ndihmuar edhe shkollat e tjera që janë në juridiksionin e kësaj komune. Me këtë rast unë dua të falënderoj dhe t’u uroj suksese të gjithë nxënësve të kësaj shkolle, si dhe të gjithë nxënësve në shkollat e komunës së rrethit e më gjerë. Po kështu dua të falënderoj të pranishmit që morën pjesë në këtë inaugurim që nga sot 203 nxënësit e kësaj shkolle do të keni një shkollë të re dhe me komoditet bashkohor po kështu suksese i uroj dhe stafit pedagogjik të kësaj shkolle e të shkollave të tjera të kësaj komune. Petrit Sina Kryetari i Qarkut të Beratit, i cili ka qenë i pranishëm në këtë inaugurim tha se jo vetëm shkolla e ndërtuar e Velabishtit po inaugurohet sot dhe se këta nxënës po fillojnë në këto ambiente kaq komode e bashkëko-

hore, por dhe në shumë shkolla të qarkut tonë sot nxënësit do të ulen në bankat e reja në ambiente të reja e komode për të marrë dije në këto tempuj dijesh me kushte të rinj dhe me komoditete të kënaqshme, si dhe të pajisura me mjete mësimore moderne. Një e tillë e ndërtuar nga themelet është dhe shkolla 9-vjeçare e fshatit Vokopol, Ura-Vajgurore. Me këtë rast unë dua të falënderoj në radhë të parë fëmijët që do të ulen në klasën e parë dhe më pas të gjithë nxënësit e kësaj shkolle të kësaj komune e të gjithë qarkut tonë, të cilit përbëjn gati 30% të popullsisë të tij. Falënderoj prindërit që në këtë ditë të veçantë kanë lënë punën në bujqësi e kudo që punojnë për të shoqëruar fëmijët e tyre në shkollat përkatëse që për mua do të thotë se interesimi për shkollimin e fëmijëve është në standardet që kërkon sot koha. Falënderoj stafin pedagogjik dhe në veçanti drejtorin e kësaj shkolle, të cilin e kam pasur dikur dhe unë mësuesin tim në shkollën e mesme, si dhe të gjithë të pranishmit e tjerë, komunitetin, medien etj. Unë jam interesuar në të gjithë qarkun jo vetëm për riparimin dhe bërjen gati të ambienteve shkollore si për mjetet mësimore ato të ambienteve etj, por një interesim më të madh kam bërë edhe për pajisjet me tekste shkollore të nxënësve dhe kryesisht të atyre të komuniteit rom. Një shkollë të tillë me këta fëmijë e kemi në fsahtin Moravë të komunës Otllak dhe se jemi interesuar që dhe atje sot të fillojë viti i ri mësimor si në të gjithë shkollat e tjera, po të njëjtin interesim kemi bërë edhe në lagjen “30 vjetori” ku fëmijët romë janë në shumicë. Nisur nga arsimimi i fëmijëve qeveria e sapofilluar punë në të njëjtën ditë me fillimin e këtij viti të ri shkollor ka në prioritetet e saj arsimimin e fëmijëve, si dhe krijimin e kushteve të fëmijëve nga kopshti deri në auditorët e dijes në universitetet tona shtetërore apo private.

Ka tentuar ta vrasë bashkëfshatarin pasi ishin grindur për pronësinë e një toke. Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Leonard Taçe, 42 vjeç, banues në fshatin Pishaj të rrethit të Gramshit. Sipas policisë, arrestimi erdhi pasi ai qëlloi me armë gjahu kundër bashkëfshatarit të tij duke e qëlluar me çifte 31-vjeçarin K.S me banim në Gramsh. Si pasojë i riu mbeti i plagosur në kofshë. I dëmtuar ai u dërgua në spitalin e Gramshit ku edhe mori ndihmën e parë mjekësore. Sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut. Konflikti mes tyre vazhdonte prej kohësh deri në ngjarjen që është klasifikuar si tentativë vrasje nga policia.

Policia kufitare e Kakavijës ndalon 35 shtetas të huaj Burime nga policia bëjnë me dije se ndalimi i klandestinëve të ardhur nga Pakistani, Algjeria dhe Eritrea u bë gjatë operacioneve të ndërmarra nga policia kufitare në bashkëpunim me sektorin antitrafik. Sipas policisë, gjatë një operacioni të ndërmarrë në fshatin Glinë u kapën 12 klandestinë, ndërsa në fshatin Peshkëpi u ndaluan 23 klandestinë të tjerë ku mes tyre edhe 5 femra dhe 3 fëmijë. Sipas informacioneve, gratë dhe fëmijët kanë probleme shëndetësore pasi janë laguar nga shiu. Mësohet se një foshnjë 5-muajshe është dërguar nga policia kufitare në qëndrën shëndetësore në Vrisera pasi kishte probleme me shëndetin.

Japin dorëheqjen prefektit i Korçës dhe ai i Beratit Jep dorëheqjen nga posti, Prefekti i Korçës, Andrea Mano. Në një deklaratë për mediet, Mano theksoi se dorëheqja e tij bëhet pas largimit të qeverisë së djathtë, e cila kryesohej nga Sali Berisha. Ai theksoi se nuk do të kandidojë për kryetar të bashkisë së Korçës pas dorëheqjes së Niko Peleshit, ndërsa shtoi se do të vijojë të japë kontributin e tij në Partinë Demokratike. “Unë nuk do të rikandidoj për kreun e bashkisë. Verdikti u dha kur unë kandidova 2 vite më parë”, deklaroi Mano. Vetëm pak orë më vonë ka ardhur edhe dorëheqja e Prefektit të Beratit, Bujar Hoxhaj, dorëheqje të cilën ia paraqiti me shkrim Kryeministrit të vendit Edi Rama. Hoxhaj i njohur si aktivist i PD-së e drejtoi institucionin që prej vitit 2010, ndërsa është Prefekti i dytë demokrat që jep dorëheqjen brenda ditës.

Shembjet e dherave bllokojnë Rrugën e Kombit Rruga e Kombit është kthyer në rrugë një kalimshme për shkak të rrëshqitjeve dhe shembjeve të dherave. Një masiv gurësh ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në mes të rrugës në vendin e quajtur Kolsh. E gjithë situata ka krijuar një anomali në qarkullimin e mjeteve pasi policia ka devijuar lëvizjen e mjeteve, vetëm në kahun që është i kalueshëm. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve, të cilat po punojmë për hapjen e rrugës. Reshjet e shiut, rrëshqitje dhe përmbytje në Durrës. Reshjet e shiut të rëna përgjatë gjithë natës kanë rikthyer rrëshqitjen e dherave dhe përmbytjet në qytetin e Durrësit. Masivet e dheut të rëna përgjatë rrugës në zonën e Kodër-Vilës të qytetit bregdetar kanë shkaktuar mjaft probleme për banorët e zonës. Gjithashtu si pasojë e përmbytjeve ka pasur probleme edhe në zonën ish-Kënetës, Shkozet dhe Plazh.


10

« opinion

E martë 17 shtator 2013 •

Pronarët, çfarë kërkojnë prej Ramës Nga Rrapo Hajredin DANUSHI

D

uke ndjekur në televizion diskutimet e deputetëve për programin e qeverisë “Rama” më datat 14-15 shtator 2013, si shtetas ndiej detyrimin qytetar, moral dhe patriotik të ripërsëris edhe një herë ato që kam qenë i detyruar t’u them politikanëve me dhjetëra herë nga 1991-shi deri më sot. Kanë kaluar dy dekada dhe unë u plaka në drejtimin e shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, duke u përsëritur politikanëve të njëjtat gjëra që përmblidhen me fjalët: demokracia fillon kur t’i ktheni shqiptarit pronën që ia grabiti diktatura; zbatoni detyrimet kushtetuese të përcaktuara qartë në nenet 41 dhe 181, ndaloni vjedhjen e pronave, që po e bëni në emër të ligjit; mos vazhdoni ta shkatërroni vendin, mos turpëroni më tej veten tuaj, do të mbeteni përfundimisht të njollosur. Dhe pa dyshim që rilindja e demokracisë kërkon të fillohet me korrigjimin e gabimeve me pronën. Pjesa e A.Z.Çajupit që znj. Mersila Doda i lexoi krahut të majtë, në fakt u përshtatet të dy krahëve, që kanë qenë në pushtet gjatë këtyre 22 vjetve. Këtë situatë duhet ta kuptojë dhe ta analizojë në radhë të parë Kryeministri Edi Rama, sepse për pronën ai ndodhet njëlloj si Sali Berisha në vitin 1991. Këtë vlerësim duhet ta bëjë dhe ambasadori i BE-së, Brukseli dhe ambasadori i SHBA-ve dhe specialistët e Shtëpisë Bardhë, që ndjekin politikën për Shqipërinë dhe Ballkanin, përndryshe përpjekjet e tyre për demokraci do të jenë pa sukses. Sali Berisha dhe Fatos Nano, duke mos kthyer pronën tek i zoti, kanë ecur në rrugën e tradhtisë kombëtare. Sistemi që u projektua nga Berisha-Nano sipas udhëzimeve të Katovicës është hibrid i demagogjisë me disa elemente të çrregullta të demokracisë, që kanë shërbyer për të maskuar anarkinë, kleptokracinë dhe klimën e pandëshkueshmërisë për individët që shkelin ligjin. Saliu bëri pronarë ata që nuk kishin asnjë pronë të trashëguar dhe la me gisht në gojë pronarët me premtimin e kompensimit! Nga ky tranzicion pseudodemokratik dalën të fituar një pakicë që kishin mbështetjen e ndonjë deputeti apo pushtetari dhe nuk pyetën për ligjet dhe për Kushtetutën. Nga deputetët e kësaj legjislature për pronën reflektoi drejtë z. Shpëtim Idrizi (PDIU) duke thënë se nuk mund të kërkohet zgjidhje e pronës së çamëve në Greqi pa zgjidhur problemin e pronës së shqiptarëve në Shqipëri. Zoti Namik Dokle e analizoi mirë situatën, pranoi gabimet e bëra, denoncoi mbi 8000 të vrarë për shkak të anarkisë së pronës dhe sistemin korruptiv që është përhapur kudo. Në mënyrë të saktë u shpreh zoti Duka. Z. Shehu çuditërisht e vuri theksin te kompensimi dhe jo te kthimi dhe Kushtetuta, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu shqetësim për gjetjen e parave për legalizimin, ndërsa Sali Berisha dhe deputetët e tjerë nuk përmendën kthimin fizik të devijuar, të

papërfunduar, pushtimin e pronave me ndërtime pa leje dhe pasojat e kësaj situate!! Kryeministri Edi Rama ka sot përgjegjësinë historike për kthimin e pronës tek i zoti. Ky është problemi më themelor për rilindjen e demokracisë. Ajo që ne pronarët kërkojmë është që Kryeministri Edi Rama të vendosë prioritet të 100 ditëve të para, çlirimin e pronave nga poseduesit abuzivë dhe kthimi i pronës tek i zoti në përputhje me nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës. Kjo kërkesë nuk ka nevojë për premtim, pasi është detyrim kushtetues, për të cilin deputetët betohen, por që politikanët e derisotëm e kanë shkelur. Shqipëria nuk ka si të pranohet kandidat në BE pa kthyer pronën në përputhje me nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës në këtë gjendje, kur shteti ligjor dhe shteti i së drejtës ekzistojnë formalisht, por në fakt janë zëvendësuar me “shteti jam unë”, kur pronat i përfiton shkelësi i ligjit dhe janë me mijëra raste kur vendimet e gjykatave nuk ekzekutohen. Deputetët që mendojnë se problemi i pronës nënkupton kompensim apo legalizim, janë pjesë e programit të Katovicës, që synojnë të mbrojnë ata që kanë përfituar padrejtësisht ato prona që duhet t’u kthehen pronarëve ose janë prona të shtetit. Këta janë politikanët dhe klanet që kanë përfituar nga amullia e krijuar me ligjet kontradiktore 1991-2013 dhe në këtë kategori mund të jenë dhe Sali Berisha apo Jozefina Topalli, por faktet duhet t’i saktësojnë specialistët. Të gjithë deputetët i njohin përpjekjet e mëdha të shoqatës sonë për problemin e pronës, problem që e kemi paraqitur edhe në kancelaritë ndërkombëtare, por që për 23 vjet kanë rënë në veshin e shurdhër të politikanëve që kanë drejtuar në periudhën 1991-2013. Shoqata e pronarëve me mbështetjen e shumë ekspertëve ka hartuar draftin për zgjidhjen përfundimtare, të qëndrueshme të problemit të pronave. Drafti ynë përmbledh në një ligj të vetëm 16 ligjet ekzistuese, eliminon pikat e dobëta dhe

përplasjet midis tyre, respekton të drejtën e pronës në harmoni me detyrimet kushtetuese dhe kërkesat e BE-së dhe zgjidhja e problemit të pronës nuk ka nevojë për faturë financiare. Ky projektligj i mbron vendimet e kthimit të tokës bujqësore të bëra me ligjin nr. 7501 deri në masën që nuk bien ndesh me nenin 41 të Kushtetutës. Në faqen www.defendingproperty.com, ku është paraqitur projektligji, kemi pasur vlerësime të ndryshme. Kryeministri Edi Rama, nëse ka vullnetin, ashtu siç ka premtuar, tashmë e ka të gatshëm instrumentin, projektligjin me të cilin brenda 100 ditëve të para mazhoranca zgjidh aspektin juridik të pronës dhe zbatimi realizohet shpejt, pasi nuk ka faturë financiare për arkën e shtetit. Nëse Kryeministri Edi Rama e fillon me korrigjimin e paudhësive me pronën, ai vendos postbllokun ligjor ndaj mafies së pronave, që deri sot është mbështetur nga politikanët. Me zgjidhjen e problemit të pronës vendoset paqja sociale, Shqipëria futet në rrugën e duhur të zhvillimeve demokratike dhe njëkohësisht e djathta do të ndihmohet të shlyejë një pjesë të mëkateve. Në lidhje me diskutimet e shumë deputetëve, pavarësisht nga ndryshimet pozitive në këta 23 vjet, si: rrugët, tunelet, interneti, prokurimet elektronike, NATO etj., etj., por populli nuk jeton në demokraci dhe sistemi nuk është aspak demokratik. Ish-kryeministri Sali Berisha nuk mbajti premtimin dhe shkeli parimin bazë të demokracisë, kthimi tek i zoti të pronës së grabitur. E gjithë periudha 1991-2013 është pseudodemokraci, ku korrupsioni me pronat arrin majat më të larta. Edhe sistemi i Enverit pati arritje të padiskutueshme, si: zhdukja e analfabetizmit, zhdukja e malaries, masivizimi i arsimit, hapja e universitetit, elektrifikimi i vendit etj. Ndryshimet pozitive janë pasojë e punës e djersës dhe e parasë së popullit, por sa për sistemin pa asnjë dyshim Enver Hoxha ndërtoi sistem diktatorial, kriminal dhe antidemokratik. Megjithatë, propaganda e quante atë “sistemi më demokratik në botë” dhe pse qytetari burgosej, nëse dikush e spiunonte se ai kishte biseduar për liritë dhe të drejtat e njeriut, për rëndësinë e pronës private, për parimet e Helsinkit etj. Besoj se qeveria dhe Kuvendi do ta kenë patriotizmin dhe mençurinë për të kuptuar se duhet filluar me korrigjimin e gabimeve në kthimin e pronës, pas së cilës mund të bëhen kompensimet dhe legalizimet. Deklarojmë publikisht se jemi në pritje të veprimeve konkrete. Për aq kohë sa mazhoranca dhe Kuvendi nuk do të marrin në shqyrtim draftin që i kemi propozuar, duke e përmirësuar atë për të realizuar titujt e pronësisë konform Kushtetutës, por do të veprojë siç ka bërë deri sot Sali Berisha, ajo ecën në rrugën e tradhtisë kombëtare. Në emër të pronarëve urojmë vullnet të mirë dhe suksese për ndërtimin e themelit të demokracisë, që është realizimi i titujve të pronësisë në përputhje me detyrimet kushtetuese. *Kryetar i shoqatës kombëtare t“Pronësi me Drejtësi”

Ndëshkuesit e matrapazëve

J

anë rritur në kohë ndryshe, dhe dinë të dallojnë mendësinë demokratike prej asaj totalitare, nuk e kanë ndjesinë e frikës së regjimit, nuk “çajnë kokën” se kush je apo kush ke qenë. Zor se mbajnë mend luftën apo kohën para saj. Ndryshe është të dëgjosh e të mësosh për të, e ndryshe ta përjetosh në palcë frikën. Ata nuk do t’ua kenë tuten komandantëve të pasluftës, e as atyre që sillen vërdallë me kompleksin e të qenit i rëndësishëm, me veturë luksoze të blerë me paratë e ndonjë tenderi nga qeveria. Ata do të kërkojnë mirëqenie sepse e shohin zhvillimin ndryshe, janë pjesë e globalizimit. Mund t’i varfërosh, por kurrë jo t’i izolosh, sepse ata nuk do të dinë të nënshtrohen. Janë këta fëmijët e rritur tash 14 vjet pasluftës, shumë shpejt votues potencialë të cilët nuk i trembin matrapazët milionerë të pasuruar me paratë publike, sepse do t’i shohin me sy tjetër, si injorantë të ngritur në tranzicion. Ata do të jenë ndryshe, nuk do ta

Nga Arbana Xharra

njohin frikën e shantazhit, e as të kërcënim. Kjo gjeneratë është mentaliteti tjetër, është frymë e re e cila aspiron të jetë pjesë e familjes evropiane. Këta nuk do t’u binden kapadainjve, sepse atyre mjafton të mos ua kesh frikën. Këta janë gjenerata që do ta ndëshkojnë elitën zhvatëse të shtetit, në kërkim të konceptit ndryshe të shtetit zhvillimor. Do të vijë koha kur politika nuk mund të premtojë më në fushatë: asfalt e as kanalizim, apo parqe me lule. Sepse këta votues nuk do ta njohin inercionin e partisë e as të individit që garon, ata do të kërkojnë diçka tjetër: rrugë alternative të modelit qeverisës dhe zhvillim të integruar drejt Evropës. Nuk do t’u mjaftojë as retorika e dëgjuar me vite: se do t’ju rriten pagat… Sepse ata do të lexojnë statistikat ndryshe. Nuk je i varfër vetëm nëse je i papunë, të ardhurat mujore prej 200-300 euro të kategorizon me klasën e varfër që jeton afër mjerim. Ata do të kërkojnë mundësi të barabartë me të rinjtë e Evropës, nuk

do të tolerojnë trajtim çnjerëzor… Do të denoncojnë të keqen sepse Evropa demokratike do t’ua kërkojë dënimin e krimit. E këta fëmijë do të duan të rriten në frymën perëndimore, ku askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Kanë pasur fatin e keq të rriten në shtetin e shkatërruar nga persona të përfshirë në korrupsion, e të cilët edhe pse kanë problem me ligjin vazhdojnë të mbesin në pushtet. Faktet nuk do t’u duhen për t’u tronditur, sepse ato janë bërë përditshmëri. Këta fëmijë nuk do t’i idealizojnë figurat që janë vetëshpallur si “shpëtimtarë të Kosovës”. Sepse skamja rrëqethëse në sytë e shumicës në këtë vend do të jetë pasqyrë e “shtetndërtimit” të tyre. E po këta votues të ardhshëm do të jenë shpresë për të ndëshkuar ata që miratuan çdo keqpërdorim. Sepse këta janë fëmijët e atyre që çdo ditë e më tepër po u shkatërrohet besimi që mund ta kenë në shtet.


opinion • E martë 17 shtator 2013

»

11

Ozoni dhe jeta në planetin Tokë Nga prof. Gazmend GJYLI*

16

shtatori 1987 është caktuar nga OKB-ja si Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit. Kjo për faktin se prej vitesh treguesit e hollimit të shtresës së ozonit në Europë kanë ardhur duke u rritur me një mesatare nga 3% në 10 vjet (1968-1992), deri në 10% në 10 vjet (1995-deri më sot). Nisur nga shifrat e mësipërme, në këtë përvjetor të kësaj dite ndërkombëtare lind natyrshëm pyetja: a do ta ruajmë jetën në planetin Tokë apo jo? Hollimi i shtresës së ozonit u bë çështje ndërkombëtare, pasi u zbulua vrima e ozonit në Antarktidë. Më 1973 prof. James Lovelock raportoi se gjeti gjurmë të gazeve ftohës në atmosferë dhe më 1974 Sherwood Rowland dhe Mario Molina theksuan se dëmtues të fuqishëm të shtresës së ozonit ishin komponimet e prodhuara nga njeriu, produktet që kanë kryesisht klor fluor dhe brom, siç janë trupat ftohësklorofluorokarbon-CFC, HCFC e halonet e çliruara në atmosferë. Kur ato arrijnë në stratosferë, shkaktojnë hollimin e shtresës së ozonit si rezultat i ndikimit të përbërësve të tyre në zbërthimin e ozonit në këtë shtresë. Këto gaze ftohëse përdoren kryesisht në sistemet e ftohjes dhe ajrit të kondicionuar. Shtresa e ozonit në natyrë është një shtresë e hollë molekulash në stratosfere, që ndodhet midis troposferës dhe jonosferës në lartësinë 11-48 km larg sipërfaqes së tokës. Kjo shtresë pengon rrezet ultraviolet B dhe bën që këto rreze të dëmshme të mos arrijnë sipërfaqen e tokës. Efekti dëmtues i këtyre rrezeve te qeniet njerëzore shkakton kancer lëkure, çrregullime te sytë, dobësim të sistemit imunitar të trupit etj. Ajo shkakton uljen e sistemit imunitar mbrojtës e dëmtime të bimësisë e të organizmave të botës ujore, si planktonet, që janë baza ushqimore e zinxhirit ushqimor etj. Takimi i parë ndërkombëtar për të diskutuar mbi këtë çështje u bë më 22 mars 1985 me pjesëmarrjen e 28 vendeve, ku u hartua dhe Konventa e Vjenës dhe tre vjet më vonë, më 22 mars 1985, u zhvillua takimi tjetër ndërkombëtar me pjesëmarrjen e 193 shteteve, ku u hartua drafti i Protokollit të Montrealit, i cili hyri në fuqi më 1 janar 1989. Ndërkohë përpjekjet për të kufizuar përdorimin e nxjerrjen jashtë përdorimit të shumë kimikateve ozonholluese kanë vazhduar më tej me takime të tjera ndërkombëtare, në të cilat vendet pjesëmarrëse kanë nxjerrë amendemente shtesë si dhe rekomandime për prodhimin e përdorimin e kimikateve me më pak e mundësisht zero ozonholluese. Amendamente të tjera qenë: i Londrës (1992), Kopenhagës (1994), i Montrealit (1999) dhe i Pekinit (2002). Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Vjenës dhe Protokollin e

Monrealit për mbrojtjen e shtresës së ozonit më 8 tetor 1999 dhe është pjesë e tij që prej 7 janarit 2000. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, si organi përgjegjës, ka detyrimin ligjor për të krijuar një politikë aktive në Republikën e Shqipërisë dhe të udhëheqë aktivitetet në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Formulimi i politikave, strategjive dhe të planeve aktive në krijimin e një platforme ligjore dhe të një rrjeti institucional për zbatimin e këtij plani, identifikimit të roleve dhe të përgjegjësive të të gjitha palëve të përfshira, sigurimit të burimeve financiare tashmë përbejnë një nga detyrat kryesore të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. NOPIU (Njësia Kombëtare e Ozonit dhe Zbatimit të Projekteve), e krijuar në vitin 2003, është organi kombëtar bazë përgjegjës për koordinimin e veprimeve kombëtare lidhur me mbrojtjen e shtresës së ozonit. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë njësi bazohet në disa detyrime kryesore për t’u zbatuar, siç janë: vendosja e sistemit të licensimit, vendosja e kuotave të importit, forcimi institucional, ndërgjegjësimi i operatorëve të tregut të pajisjeve ftohëse, vendosja e sistemit të raportimit etj. Në përpjekje për të arritur objektivat e NOPIU-it Shqipëria ka krijuar kuadrin e saj ligjor (vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 453, datë 23.06.2005 “Për rregullat dhe procedurat e administrimit deri në heqjen nga përdorimi të lëndëve ozonholluese.” Ky vendim është rishikuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 290, datë 25.04.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 453, datë 23.06.2005”), si dhe ka ratifikuar katër amendamentet e Protokollit të Montrealit: ai i Londrës, i Kopenhagës, i Monrealit dhe i Pekinit. Projekti disavjeçar i ka përcaktuar Shqipërisë disa detyra konk-

rete. Detyra e parë e fazës fillestare të projektit: zbatimi i kuotave të importit të caktuara nga Protokolli i Montrealit të substancave ozonholluese-klorfluorkarboneve (CFC) dhe pakësimi i importit të CFC në zero, e cila duhej të realizohej më 2010, në Shqipëri u arrit në vitin 2008. Përpjekjet për të shpëtuar shtresën e ozonit vazhdojnë e më tej në fazën e dytë të këtij projekti ambicioz. Kështu, në vitin 2010 Sekretariati Ekzekutiv i Ozonit vendosi hartimin e një plani kombëtar për nxjerrjen nga përdorimi të HCFC- hidroklorfluorkarbonet, plan ky që u miratua nga mbledhja e palëve dhe Komiteti Ekzekutiv i Sekretariatit të Ozonit në gusht të vitit 2011. Ky plan tashmë në Shqipëri ka filluar të zbatohet në këto drejtime kryesore: konsumi zero i CFCs-klorfluorkarboneve përtej 2010; përmirësimi dhe përditësimi i sistemit legal dhe rregullator të kontrollit të substancave ozonholluese në Shqipëri; pakësimi i kuotave të importit të HCFC-s në vite; zbatimi i planit të trajnimeve për teknikët e ftohjes, oficerët e doganave dhe inspektorët e mjedisit; zbatimi i planit të projekteve investuese të (HPMP) për shkollat profesionale, doganat, industrinë dhe sektorin e shërbimeve të ftohjes dhe ajrit të kondicionuar etj.; zbatimi i aktiviteteve të ndërgjegjësimit të publikut me fokus të veçantë pakësimin gradual të importit të HCFC, shoqëruar me përfitimet klimatike. NOPIU-ja në vite, për të realizuar detyrimet që ka ndaj Protokollit të Montrealit, ka pasur veprimtari ndërgjegjësuese si 50 uorkshope trajnimi dhe ndërgjegjësimi, 8 hartime dhe botime librash, 2 revista, 20 lloje CD, 2 vidio e disa programe televizive etj. Në të ardhmen do të vazhdojë zbatimi i planit kombëtar për heqjen nga përdorimi të HCFC dhe përmirësimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 290, datë 28.04.2010 lidhur me përafrimin e tij me legjislacionin e BE-së. Protokolli i Monrealit është nga traktatet më të ratifikuara gjerësisht në historinë e Kombeve të Bashkuara. Deri më sot janë reduktuar më shumë se 97% të të gjithë konsumit global dhe prodhimin e substancave të kontrolluara holluese të ozonit - ODS. Si rezultat i masave të mara nga Protokollit të Monrealit, përqendrimi i ODS ka filluar të ulet dhe hollimi i shtresës së ozonit po vjen duke u pakësuar. Me rastin e 25-vjetorit të Protokollit, zoti Marco Gonzalez, sekretar Ekzekutiv i Sekretariatit të Ozonit, tha: “Ne ftojmë të rinjtë që rriten në një botë të ozonit të sigurt, të na bashkohen duke festuar këtë arritje globale, e cila është përshkruar si marrëveshja e vetme më e suksesshme ndërkombëtare e mjedisit deri tani.” Me rastin e 25-vjetorit të Protokollit të Montrealit, 16 shtator 2012, sekretari i Ozonit i dha Shqipërisë një diplomë me motivacionin: “Mirënjohje dhe vlerësim për rolin jetësor në mbrojtjen e shtresës së ozonit”. Mesazhi kryesor i Protokolli i Monrealit është: “Mbroni atmosferën tonë për brezat që do të vijnë”. *Koordinator i projektit të ozonit

Një punë të hairit

K

ompania më fitimprurëse në Kosovë, e rritur si rrallë ndonjë biznes në Ballkan, PTK-ja, pas dy tentimeve për privatizim ka ngelur e braktisur. Ajo ka një bord që u akuzua se ka bërë kontrata në dëm të saj, në ndërkohë që të tjera raste janë në procedurë që kanë për subjekt kontrata tjera të dëmshme të shtyra direkt ose jo nga Bordi që është i emëruar ta zhvillojë kompaninë. Sot, PTK, përkundër kapaciteteve të shumta në fushën e telekomunikacionit, nuk shfrytëzon as për së afërmi sa mundet, disa sektorë në mesin e të cilave edhe internetin e televizionin kabllor. E merrni dot me mend se në epokën e internetit, Zyra e Prokurimit e PTK-së ka bllokuar për shumë kohë prokurimin e ruterëve dhe konsumatorëve që duan të abonohen në PTK për internet u thuhet se nuk ka ruterë. Sot kompanitë private të lidhur me politikën shfrytëzojnë infrastrukturën e PTK-së për të shpërndarë internet, ndërkohë që kompania publike bllokohet nga vetë njerëzit e saj. Shumë projekte të rëndësishme për PTK-në janë anuluar nga ish-ministri i Ekonomisë, Besim Beqaj, duke pretenduar se këtë anulim e kanë kërkuar investuesit potencial në privatizimin e kësaj ndërmarrjeje. Ndërkohë dy tender të udhëhequr nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, të përgatitur

Nga Avni Zogiani

në kohën e Beqajt, për privatizimin e PTK-së, kanë dështuar. Dyshimi ekziston se Beqaj ka bërë anulimin e projekteve zhvillimore dhe futjen e kësaj kompanie në dy procese paraprakisht të dështuara privatizimi, nën ndikimin industrial të konkurrentëve të PTK-së. Dy kompani të rëndësishme në tregun e telekomunikacionit dhe të internetit, janë shumë të lidhura me PDK-në dhe kanë një ndikim të madh në pushtet. Prej këtej, kemi përdorimin e këtij ndikimi për pengimin e zhvillimit të PTK-së, dhe dëmtimin e vazhdueshëm të saj, me qëllim që t’iu lihet tregu kompanive konkurrente të PTK-së, të cilat e kanë vënë në grusht politikën, edhe atë jo vetëm politikën që aktualisht është në pushtet. Organet që kanë qenë të supozuara të zhvillojnë PTK-në, Bordi dhe Ministria e Zhvillimit Ekonmik, kanë qenë dy organe që e kanë vënë këtë kompani në prag të kolapsit pikërisht për shkak të interesave të kompanive private në këtë sektor. Sot partia në pushtet ka deputetë dhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm që paguhen direkt nga konkurrentët e PTK-së, kurse financat e kësaj dhe partive tjera madje edhe opozitare, në masë të dukshme vijnë pikërisht nga këto biznese. Në tenderin e fundit për privatizimin e PTK-së, duket se qëllimisht, u zgjodh një krijesësi AXOS, e cila nuk kishte mundësitë për ta paguar edhe atë cmim të ulët që qeveria ia

përcaktoi. Unë besoj se edhe kësaj radhe, sikur edhe herën e parë të tentimit të privatizimit në një garë tërësisht të kurdisur, njerëzit e qeverisë që janë marrë me këtë tender e kanë kurdisur atë për të dështuar, në mënyrë që PTK-së të mos i lejohet zhvillimi, deri në kohën kur konkurrentët e saj që paguajnë rroga për politikanët, të arrijnë ta kapin tregun aq sa ta ngufasin kompaninë publike të telekomunikacionit. Tani që edhe për herë të dytë dështoi privatizimi i PTK-së, qeveria e Kosovës duhet të kthjellet dhe t’ia heq nga qafa kësaj kompanie ujqërit ndërsehen nga konkurrenca. Është momenti i fundit që kompania më fitimprurëse në Kosovë të rimëkëmbet duke rikthyer kontributin e saj për Buxhetin e Kosovës, por edhe për ekonominë në përgjithësi, duke qenë se punëson një numrin më të madh të punëtorëve në Kosovë, pas KEK-ut. Kryeministri i Kosovës, Parlamenti, por edhe opozita për hir të shpëtimit të kësaj shtylle të rëndësishme të ekonomisë duhet të ndalen në një bashkëbisedim dhe të shmangin ndikimet me konflikt interesi në PTK. Shmangni disa dhjetëra zyrtarë që kanë përfitime direkte nga sektori privat i telekomunikacionit dhe zgjidhni organe profesionale në krye të PTK-së, në mënyrë që vetëm për disa vite ajo t’i japë Buxhetit një shumë të barabartë me çmimin që u përgatit për t’u shitur. Është kaq e thjeshtë.


12

« gossip

E martë 17 shtator 2013 •

Rita Ora & Delevingne me tatuazh të ri

Diddy humb 1 mln $: “Nuk janë asgjë”

Simon

Cowell

i lumtur që do të bëhet baba

Ai është i njohur për komentet e tij të “hidhura” në “X Factor”, por Simon Cowell ka pranuar se është më i lumtur se kurrë tani që po pret të bëhet baba për herë të pare. 53-vjecari ka thënë se lajmi se do të bëhet prin i ka ardhur si një shok, por ai e ka pranuar atë si një fakt se po “bëhet burrë”. Ai për magazinën “People” ka deklaruar se nuk e ka pritur se një gjë e tillë do t’i ndodhte, por i ka lënë gjërat të shkojnë shumë natyrshëm. Partnerja e tij Lauren Silverman, 36 vjeçare, është rreth tre muajsh shtatzëne dhe besohet që po pret një djalë. Ajo ishte akoma e martuar me shokun e Simon-it, Andrew Silverman, kur u përhap lajmi shokues për shtazanin gjatë muajit të kaluar. Por Simon e ka pranuar faktin se tani ai do të bëhet një baba. “Unë e dua atë dhe faktin se do të kem fëmijë”, ka deklaruar Simon.

R

ita Ora dhe modelja Cara Delevingne janë mikesha të ngushta dhe harxhojnë shumë kohë bashkë. Gjatë javës së modës në New York vajzat vizituan një nga sallonet më të famshme në botë për tatuazhe dhe të dyja bënë nga një tatuazh. Cara vendosi të shkruajë emrin e nënës së saj në krahë, ndërsa Rita zgjodhi një pikturë ikonë të Alberto Vargas, të cilën e vendosi në ije.

Nuk do të ketë dasëm për Sofia Vergaran Një pushim në bregdet, ka përfunduar në tragjedi për Sofia Vergara dhe të dashurin e saj, pasi një sher që ka plasur mes tyre, nuk është përmirësuar. Kjo ka bërë që dyshja të anulojnë dasmën, që pritej të zhvillohej më vonë gjatë vitit.

Për shumicën e njerëzve është një shumë e paimagjinueshme, por reperi Diddy është nga ata që nuk e vret mendjen nëse humb 1 milionë dollarë në një lojë me zara. Këngëtari amerikan e humbi këtë shumë në dëm të reperit Rick Ross, me të cilin po luante në studion e regjistrimit. Diddy shkroi në Instagram: “Sapo humba 1 milionë dollarë, por nuk janë asgjë!” Paratë sigurisht që nuk janë problem për një personazh si Diddy, i cili është renditur në vendin e parë nga revista ‘Forbes’ në klasifikimin e artistëve më të pasur të Hip-Hop-it. Diddy ka lënë pas Jay Z, Dr Dre dhe 50 Cent. Mendohet se pasuria e 43-vjeçarit kap shifrën e 580 milionë dollarëve.

Aniston promovon filmin e ri Jennifer Aniston mbërriti të shtunën në Toronto Film Festival për të promovuar filmin e saj më të ri ‘Life of Crime’. Aktorja 44-vjeçare interpreton në këtë film një grua që rrëmbehet nga një bandë mashtruesish, një histori e bazuar në romanin e Emore Leonard, të vitit 1978. Regjisori i filmit, Daniel Schechter, ka thënë se ky rol është puna më e mirë e Aniston në karrierë. “Njerëzit kanë për ta pëlqyer shumë sepse është puna e saj më e mirë. Kam qarë kur e shikoja duke interpretuar”, u shpreh Schechter. Filmi ‘Life of Crime’ mbylli Festivalin e Filmit të Torontos dhe ka marrë vlerësime pozitive nga kritika. Në këtë film interpretojnë gjithashtu Tim Robbins dhe reperi Mos Def.


gossip • E martë 17 shtator 2013

»

Fituesi i radhës mund të jesh TI… Bëj një rimbushje prej të paktën 700 Lekë dhe bëhu pjesë e shorteut për një super Porsche Carrera 911. Për më shumë informacion, vizito www.eaglemobile.al ose telefono Kujdesin për Klientin në 123.

13


14

« bota

E martë 17 shtator 2013 •

LUFTA E DYTE BOTERORE

L

ufta e Dytë Botërore u shenjua nga disa prej betejave më të mëdha të historisë së njerëzimit. Luftuar nga miliona ushtarë në teatro të ndryshëm përreth globit, ajo ishte një luftë e luftuar në një shkallë të paprecedentë. Por Lufta e Dytë Botërore nuk u luftua vetëm me ushtarë dhe makineritë e tyre industriale të luftës. Ajo pa edhe shfaqjen e një lloji të ri lufte që realizohej nga një lloj i ri ushtari: misione të fshehtë dhe operacione sekretë të projektuar për të goditur shënjestra thellë prapa vijave të armikut. Këta misione ishin po aq të rëndësishëm sa edhe betejat epike. Objektivat – realizoheshin apo jo me sukses – do ta çonin fitoren e luftës në njërën anë apo në tjetrën, dhe do të kishin pasoja masive sa I përket rezultatit të saj përfundimtar. U luftuan nga një numër njerëzish të guximshëm në vende dhe situata nga më të rrezikshmit, teksa politika e Adolf Hitlerit për ekzekutimin e të gjithë komandove të armikut që kapeshin robër nënkuptonte që ata që do të dorëzoheshin do të paguanin edhe cmimin final. Shumë prej organizatave të fshehta të ditëve të sotme mund t’i gjejnë rrënjët e tyre që tek Lufta e Dytë Botërore: Komandot Britanikë u krijuan prej vetë Uinston Churchillit; Zyra e Shërbimeve Strategjikë e SHBA (OSS) do të bëhej më vonë CIA, ndërkohë që SAS – forcat speciale më të famshme nga të gjitha – u krijuan në shkretëtirën e Afrikës Veriore në vitin 1941. Por Lufta e Dytë Botërore nuk u luftua vetëm nga ushtarët; të gjithë luajtën pjesën e tyre, që nga civilët tek shkencëtarët, dhe disa prej misioneve të fshehtë më të rëndësishëm të luftës u ndërmorën dhe fitiuan prej ushtarëve të zakonshëm. Dhe, siç do të shihet, edhe një njeri i vdekur ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në shpëtimin e mijëra jetëve të aleatëve në luftën kundër nazistëve. Në këtë artikull ekzaminohen disa prej misioneve sekretë më të rrezikshëm që janë ndërmarrë ndonjëherë, të kryer nga ushtarët më të zgjuar dhe të guximshëm, burra dhe gra që kishin aftësitë e duhura që ndihmuan për fitoren e konfliktit më të madh në historinë e njerëzimit përmes spiunazhit, guximit dhe kurajës. Operacioni Pastorius Nazistët pushtojnë SHBA Data: Maj-Qershor 1942 Objektivi: Sabotazhi i shënjestrave kyçe ekonomike dhe pengimi i përpjekjeve amerikane për luftë. Shënjestrat përfshinin impiantet hidroelektrikë në Ujëvarën e Niagarës, Stacioni i Pensilvanisë në Nju Jork dhe impiantet e aluminit në Illinois. Palët ndërluftuese: Agjentë të fshehtë nazistë, FBI Skena: Në territorin e SHBA Më 25 maj 1942, dy U-boat-e të nazistëve u nisën për në Shtetet e Bashkuara. Destinacionet e tyre ishin Long Island dhe Plazhi i Ponte Vedra, në Florida. Secila kishte katër agjentë të nazistëve. Misioni i tyre: Bombardimi i infrastrukturës jetësore amerikane të prodhimit. Dy prej tyre ishin nënshtetas amerikanë: Ernst Burger dhe Herbert Haupt. Gjashtë agjentët e tjerë, nënshtetas gjermanë, kishin punuar të gjithë në SHBA para luftës. Ata sollën me vete eksplozivë, detonatorë dhe rreth 175 mijë dollarë amerikanë. Fushata do të duhej të zgjaste dy vjet. Dy prej agjentëve, Burger dhe George John Dasch vendosën që të dezertojnë sapo zbritën në breg. Dasch u nis për në Uashington DC, ku u dorëzua tek FBI dhe ku, fillimisht e injoruan duke e konsideruar të marrë. Përgjigja e Dasch ishte që të hidhte mbi tryezë të gjithë buxhetin e tij prej 84 mijë dollarësh. Ai u ndalua menjëherë dhe u mor në pyetje. Në dy javët që pasuan agjentët e tjerë u arrestuan dhe u nxorrën para gjyqit. Të tetë agjentët, përfshirë Dasch dhe Burger, u dënuan me vdekje në karriken elektrike. Në këtë pikë ndërhyri Presidenti Roosevelt dhe e uli dënimin për Dasch dhe Burger në 30 vjet heqje lirie dhe në burgim të përjetshëm, respektivisht. Agjentët e tjerë u ekzekutuan në një burg në Uashington. Pas luftës, Roosevelt u ofroi faljen Dasch dhe Burger me kushtin që të riktheheshin në Gjermani. Rezultati: Dështim. Teksa asnjë prej shënjestrave nuk u arrit të goditej, Operacioni

Misionet që kthyen “peshoren” e luftës e tyre sulmohej nga ndonjë U-boat e gjermanëve. Misioni ishte një sukses afatshkurtër – në të vërtetë SHBA i erdhi në ndihmë Britanisë. Por, në terma afatgjatë, Britania pagoi një çmim të lartë, dhe me teknologjinë e Tizard, SHBA i mori udhëheqjen Britanisë sa i përket prodhimit të avionëve, dhe që atëherë, nuk e ka lënë kryesimin. Në fakt, nuk është se mund të fajësohet Churchilli që i dorëzoi gjithë këto plane, në një moment kur makineria luftarake e Gjermanisë kërcënonte me pushtim për çdo ditë. Rezultati: Sukses. Ndërkohë që misioni ishte një sukses, teknologjia e fshehtë i ofroi një shtytje shumë të madhe industrisë amerikane të aviacionit në periudhën e pasluftës. Ndërkohë, industria e Britanisë pësoi zbehje. Operacioni Frankton Heronjtë e Guackës së Moluskut Data: 7-12 Dhejtor 1942 Objektivi: Vendosja e minave në anijet gjermane të mallrave të ankoruara në Bordo, fundosjen e anijeve, arratisje në Spanjë. Palët ndërluftuese: Marinsat mbretërorë, marina gjermane Skena: Evropë

Pastorius ishte një dështim total për nazistët. Nuk u shkoi mirë as agjentëve: vetëm dy prej tyre mbijetuan, edhe këta vetëm pas ndërhyrjes së Presidentit Roosevelt. Misioni Tizard Churchill, letër dashurie Amerikës Data: Shtator 1940 Objektivi: Bashkëpunimi shkencor dhe teknik me SHBA, me qëllim që të vazhdojë ndihmën e saj për Britaninë. Palët ndërluftuese: Henry tizard, pjesëtarë të ushtrisë britanike dhe komuniteti shkencor Skena: Territori i SHBA Cili ishte Henry Tizard? Hentry Tizard (18851959( ishte një shkencëtar, pilot, pjesëtar i Royal Society dhe në karrierën e tij ai punoi për RAF, Shell, Ministrinë dhe Municioneve dhe Uinston Churchillin si këshilltar shkencor. Tizard mori dekoratën e Kalorësit në 1927, pastaj sërish në 1937 dhe së fundmi n 1949 kur mori Kryqin e Madh të Kalorësit, dekoratën më të lartë. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai u bë kryekëshilltari shkencor i Britanisë, dhe mes projekteve të tjerë u përfshi edhe në investigimin e UFO-ve dhe kërkimet për shpëlarjen e trurit në CIA. Jo çdo mision i fshehtë që u krye gjatë luftës kish në qendër ushtarë të patrembur që kryenin akte heroizmi nën mbulesën e errësirës; edhe njerëzit me kostume dhe shkencëtarët kishin një rol për të luajtur. Një mision i tillë do të kishte pasoja shumë të rëndësishme për pozitën e Britanisë në botën industriale të pasluftës, një mision në të cilin Uinston Churchilli i dhuroi Shteteve të Bashkuara disa prej teknologjive më të përparuara që zotëronte Britania. Në këmbim, SHBA do të ofronte të gjithë peshën e saj industriale për kauzën e Britanisë. Churchilli dërgoi Henry Tizardin, bashkë me një numër shkencëtarësh dhe inxhinierësh të tjerë, në këtë mision. Ata morën me vete avionët dhe teknologjinë më të përparuar të aviacionit që kish parë ndonjëherë bota: Projektet e Frank Uhittle për motorin e parë të një avioni; planet për një bombë atomike dhe, ndoshta më e rëndësishmja, diçka që quhej Magnetron, që është një komponent kyç për radarët dhe që mund të gjendet sot tek mikrovalat (nëse po vrisni mendjen, është ajo pjesë që gjeneron mikrovalën). Kaq të çmuar ishin dokumentet dhe prototipet që ata morën, saqë u futën në një valixhe, e cila ishte projektuar të fundosej në rast se anija

Gjiri i Biscay, 1942. Një nëndetëse britanike del në sipërfaqe disa milje larg nga grykëderdhja e Gironde. Pesë kanoe hyjnë në ujë, secila me nga dy marinsa mbretërorë si dhe një ngarkesë me mina. Ata nisen për në Bordo. Shënjestra: Anije gjermane të mallrave që janë të ankoruara në port. Mes tyre dhe shënjestrave? Dy varka ushtarake, 12 U-boat-e, 12 varka patrullimi, gjashtë heqëse minash M-class, ushtria gjermane, si dhe 50 milje det të egërsuar. Shanset për sukses? Pothuajse zero. Në shtator të atij viti, britanikët kishin identifikuar Bordonë si një shënjestër kyce. Porti francez ishte një dhëmbëz jetësore e makinerisë gjermane të luftës, si destinacioni i shumë lëndëve të para që e mbanin në lëvizje ushtrinë e Gjermanisë. Kështu në 7 dhjetor, një njësi speciale e marinsave mbretërorë u nis për të fundosur sa më shumë anije mallrash që të mundej dhe më pas, nëse i mbijetonin sulmit, të arratiseshin përmes Pyrenees në Spanjë dhe më tej të ktheheshin në shtëpi, në Britani. Gjërat nuk nisën dhe aq mirë. Ditën e parë, dy kanoe u humbën në det. Më pas, në mëngjesin e 8 dhjetorit, ekuipazhi i Coalfish u kap nga gjermanët. Kështu që mbeteshin vetëm dy kanoe për të përfunduar sulmin. Në 11 dhjetor, ata mbërritën në Bordo dhe ishin gati për sulmin. Catfish zuri bregun perëndimor ndërsa Crayfish shkoi në jug. Në total ata u vendosën mina tetë anijeve, vazhduan teposhtë lumit dhe arritën të arratisen. Rezultati: Sukses. Misioni ishte një sukses i jashtëzakonshëm që u realizua mrekullisht. Churchilli vetë deklaroi se ky mision e shkurtoi me gjashtë muaj luftën. Operacioni Flipper Shfarosja e Dhelprës së Shkretëtirës Data: 10-18 nëntor 1941 Objektivi: Vrasja e Marshallit Ervin Rommel Palët ndërluftuese: Komando britanikë, Afrika Korps Skena: Afrika e Veriut Afrika e Veriut, dimri i vitit 1941. Forcat e Rommelit kishin bllokuar forcat britanike në rrethimin e Tobrukut dhe po kërcënonin që të merrnin Egjiptin. Ndërkohë që kishte plane për të përmbysur këtë situatë, Churchilli pa një mundësi që të përdorte komandot e tij për realizimin e një plani shumë të guximshëm: vrasjen e Rommelit. Qendra e Rommelit besohej se ndodhej në Beda Littoria në një vilë 29 kilometra larg nga Apollonia, në Libi. Në 10 nëntor, 59 komando hipën në dy nëndetëse RN. Destinacioni i tyre

do të ishte një plazh 400 kilometra në brendësi të vijës së armiku. Gjërat nuk nisën dhe aq mirë: vetëm 36 prej atyre që u nisën arritën të dalin në breg për shkak të motit të keq, por kjo gjë nuk do i ndalte komandot. Ata improvizuan, duke u ndarë në tre skuadra ku secila kishte një shënjestër të veçantë. Këto përfshinin mjetet e komunikimit dhe vetë Rommelin. Skuadra arriti deri tek vila, po aty ndeshi në zjarrin e trupave gjermane, ku humbi edhe komandantin, Lt Kolonelin Geoffrey Keyes. Ndonëse shumica e komandove arritën të tërhiqen në pikën e takimit, moti i keq ua bëri të pamundur që të hipnin sërish në nëndetëse. Vetëm dy komando arritën të kthehen në shtëpi pas një udhëtimi shumë të gjatë nëpër shkretëtirë. Rezultati: Dështim. Misioni ishte një dështim total, ndonëse thuhet se Rommeli kishte deklaruar: “Ishte një operacion brilant dhe i kryer me një guxim të jashtëzakonshëm”. Dhelpra e Shkretëtirës: Ervin Rommel (18911944) konsiderohet një prej udhëheqësve të mëdhenj ushtarakë gjermanë të Luftës së Dytë. Ai luajti rol në pushtimin e Francës dhe Belgjikës në 1940 dhe mbrojtjen e Normandisë në 1944. Por, nofkën Dhelpra e Shkretëtirës ai e mori në Afrikën e Veriut ku dhe u ndesh me kundërshtarin e tij më të famshëm, Field Marshal Montgomery. I dërguar në Libi në vitin 1941, Rommeli dhe Panzerat e tij duhej të mbështesnin trupat italiane dhe të dëbonin Aleatët nga Afrika. Një kombinim i tankeve më të fuqishëm dhe taktikave brilante të Rommellit pothuajse çoi në humbje për Montgomeryn. Përveç arritjeve të tij ushtarake, Rommeli nuk ishte një fans i Hitlerit dhe politikave të tij, duke injoruar të gjithë urdhërat për të vrarë civilë, komando të armikut dhe ushtarë hebrenj. Më tej, nga fundi i luftës, ai u përfshi në një komplot për të vrarë Hitlerin. Pasi u zbulua, Rommeli u detyrua të kryejë vetëvrasje pas bërjes së një marrëveshjeje për të mbrojtur familjen e tij. Operacioni e Panjohura USS Indianapolis sjell bombën atomike Data: Korrik 1945 Objektivi: Dorëzimi i bombës atomike Little Boy tek Forcat Ajrore të SHBA Palët ndërluftuese: Marina e SHBA, Marina Perandorake Japoneze Skena: Paqësori 30 korrik 1945. Një anije e vetmuar po shkon nga Guam në Filipine. Krejt papritur, dy


bota • E martë 17 shtator 2013

Yamamoto studioi në Harvard, dicka që mund të ketë pasur peshë në kundërshtimin e tij për luftën me SHBA. Pavarësisht kësaj, ishte i tij plani që zbatoi marina japoneze kur sulmoi Pearl Harbourin në vitin 1941. Task Force Baum Gafa e madhe e Patton Data: 26 mars 1945 Objektivi: Çlirimi i kampit të robërve të luftës Oflag XIII-B, dhe shpëtimi i dhëndrrit të Patton, John Uaters Palët ndërluftuese: Ushtria e SHBA, Ushtria gjermane, Garda vendëse Skena: Evropë

shpërthime hedhin në erë harkun e anijes. Ajo nis të lëkundet dhe më pas fundoset pa lënë gjurmë. Pas 12 minutash, është zhdukur. Vetëm pak ditë më herët, anija USS Indianapolis kishte kryer misionin më të rëndësishëm në Luftën e Paqësorit deri atë ditë. Ajo kishte transportuar pjesë të rëndësishme për bombën atomike Little Boy, duke përfshirë edhe pjesën shpërthyese, Uranium-235. Në fakt, bomba Little Boy kishte kërkuar gjysmën e furnizimit botëror për këtë komponent të çmuar. Destinacioni i saj ishte baza amerikane në ishullin e Tinianit. Pasi të ishte realizuar dorëzimi, ajo kish marrë urdhëra të rinj: të takohej me USS Idaho në Leyte, në Filipine. Ky ishte momenti kur e gjetën nëndetëset japoneze. Në mënyrë të pashpjegueshme, Indianapolis ishte lejuar të udhëtonte pa një shoqëruese dhe pa asnjë lloj pajisjeje për pikasje nëndetësesh, dhe tani marinarët e saj do të paguanin çmimin. Sipas raportit zyrtar, shpejtësia e fundosjes së saj tregonte që ekuipazhi nuk kishte dërguar një sinjal alarmi. Askush nuk e dinte që ishte në telashe. Në mënyrë krejt rastësore, ekuipazhi i Indianapolis u pikas prej pilotëve amerikanë gjatë fluturimeve rutinë. Në atë kohë, ekuipazhi kish qenë në ujë prej tre ditësh. Nga 1196 pjesëtarët në bord, vetëm 900 arritën të hidhen në ujë. Në kohën kur nisi shpëtimi në 2 gusht, vetëm 317 marinarë kishin mbijetuar. Pothuajse 600 të tjerë ishin humbur prej ekspozimit, vetëvrasjeve, dehidratimit dhe sulmeve të peshkaqenëve. Dorëzimi i bombës kish qenë një sukses, po me çfarë çmimi? Fundosja e Indianapolis mbetet edhe sot e kësaj dite katastrofa më e madhe detare në historinë e Amerikës. Operacioni Hakmarrja Hakmarrje për Pearl Harbourin Data: 18 prill 1943 Objektivi: Vrasja e Admiralit Yamamoto, komandant i Marinës Perandorake Japoneze Palët Ndërluftuese: Marina e SHBA. Marina Perandorake Japoneze Skena: Paqësori 7 dhjetor 1941. Dita kur Japonia sulmoi marinën e SHBA në Pearl Harbour dhe kur Amerika hyri në Luftën e Dytë Botërore. Njeriu që planifikoi sulmin? Admirali Isoroku Yamamoto, komandant i Marinës Perandorake Japoneze. Marina e SHBA pati një arritje të jashtëzakonshme në fillim të vitit 1943 kur theu kodet detarë të japonezëve. Kështu që, kur u kap një

mesazh në prill që përshkruante me detaje udhëtimin inspektues të Yamamotos në Ishujt Solomon, marina hartoi një plan për ta qëlluar dhe vrarë. Avionët amerikanë duhej të bënin një udhëtim prej 1000 miljesh për të mos u pikasur, që do të thoshte se ekzistonte vetëm një plan që mund ta kryente: P38G Lightning. Për të mos u pikasur, avionët duhej të fluturonin jo më lart se 15 metra dhe të mbanin të fikura radiot. Ata mbërritën në pikën ku do e ndeshnin një minutë më herët. Ndërkohë që avionët gjuajtës shoqërues u sulmuan nga avionët amerikanë, një prej avionëve Lightning sulmoi mjetin e transportit të Yamamotos dhe e goditi, duke e detyruar të bjerë në xhunglën poshtë. Pas kësaj, avionët Lightning u kthyen në bazë. Rezultati: Sukses. Marina e SHBA qëlloi njeriun që donte, morali i japonezëve u dëmtua rëndë dhe u mor hak për sulmin në Pearl Harbour. Profili i shënjestrës: Isoroku Yamamoto. Lindur në 1884 në Nagaoka, Japoni. Vdiq në prill 1943, në Papua, Guinea e Re. Grada: Marshall Admiral. I lindur me emrin Isoroku Takano, Yamamoto ishte djali i Takano Sadayoshi, një samuraj në rajonin e Nagaokas. Ai u adoptua në 1916 nga familja Yamamoto dhe mori emrin e tyre. Tashmë kishte shërbyer prej 12 vitesh në marinën japoneze dhe kish arritur gradën e Komandant Lejtnantit. Në vitin 1923 u bë kapiten dhe në 1940 u bë admiral. Mes viteve 1919-21

I planifikuar nga Gjenerali Patton dhe komanduar nga Kapiteni Abraham Baum – qëllimi i Task Force Baum ishte që të hynte 50 milje në territorin e armikut dhe të clironte kampin e të burgosurve të luftës në Hammelburg në Gjermani. Megjithatë, ky nuk ishte një kamp i çfarëdoshëm robërish të luftës, pasi atje mbahej edhe John Uaters, dhëndrri i Patton. Uaters ishte kapur në Tunizi gjatë fushatës në Afrikën Veriore dhe kohët e fundit ishte zhvendosur aty nga Silesia, duke i dhënë kështu Pattonit shansin e tij. Problemi kryesor që ndeshi task forca ishte se ata nuk e dinin ku ndodhej kampi, dhe me vetëm 15 harta mes tyre, atyre iu desh të mbështeten në informacionet që siguronin duke pyetur vendasit, për të arritur shënjestrën e tyre. Në 27 mars, ata kishin arritur në kamp. Uaters u kap, por u qëllua në prapanicë nga një ushtar gjerman. I pamundur të lëvizte, ai u desh të lihej në kamp. Kur task forca e Baum nisi tërheqjen në vijat e tyre, ata u rrethuan dhe sulmuan nga forcat gjermane, duke u detyruar të dorëzohen. Baum nuk e kish ditur aspak që task forca e tij ishte ndjekur nga një avion vrojtimi gjerman gjatë gjithë kohës. Nga 300 që morën pjesë në operacion, 32 u vranë në aksion dhe 35 u kthyen në territorin e aleatëve, ndërsa pjesa tjetër u kapën robër, përfshirë Baumin. Rezultati: Dështim. Ishte një dështim total. Patton u kritikua nga gjenerali Eisenhouer për veprimet e tij. Por të paktën Baumi mori një medalje. Operacioni Gunnerside Heronjtë e vërtetë të Telemark Data: 16-28 shkurt 1943 Objektivi: Shkatërrimi i impiantit hidro-kimik i Vemork Norsk në Telemark Protagonistët: SOE, Komando britanikë, rezistenca norvegjeze, Gjermania naziste Skena: Evropë Në vitin 1942, gara për të ndërtuar bombën e parë atomike ishte ndezur. Ndërkohë që amerikanët dhe britanikët punonin me projektin Manhattan në Nju Meksiko, nazistët po bënin përpjekje për të njëjtin qëllim në Norvegji. Impianti hidrokimik në Vemork ishte i vetmi vend në botë që po prodhonte ujë të rëndë – një komponent i rëndësishëm për ndërtimin e një reaktori bërthamor – dhe nazistët e kishin. Aleatët e dinin që duhej të ndalnin prodhimin në impiant, por fabrika ishte thellë në male, gjë që e bënte të pamundur një sulm nga ajri. Skuadra e Operacioneve Specialë britanike, SOE, kishte dërguar agjentë në rajonnjë vit më herët dhe kish kryer një operacion katastrofë në nëntor 1942, ku të gjithë komandot britanikë ishin vrarë. Tani ishte radha e norvegjezëve. Gjashtë komando norvegjezë u hodhën me parashutë në Telemark më 16 shkurt. Ata u takuan me agjentët që ishin dërguar një vit më herët dhe bënë plane për një sulm final. I vetmi opsion ishte një sulm nga toka në të vetmen hyrje të fabrikës: përgjatë një ure të ngushtë 300 metra mbi një luginë. Zona ishte e minuar dhe vëzhgohej me projektorë. Por në vend që të sulmonin përmes urës, komandot vendosën të ngjitën nga poshtë, të kalonin lumin e ngrirë dhe të ringjiteshin prapë në anën tjetër. Në mënyrë të pabesueshme, arritën pa u pikasur. Një agjent nga brenda fabrikës u kish dhënë plane të detajuar kështu që e dinin me saktësi ku të shkonin dhe ku të vendosnin eksplozivët. Ngarkesat me eksplozivë u vendosën dhe në vendngjarje u lanë automatikë britanikë me qëllim që nazistët të mendonin që kish qenë një sulm i gjithi britanik – me qëllim që të mos kish raprezalje kundër popullsisë lokale. Eksplozivët u ndezën dhe sallat e ujit të rëndë u

»

15

shkatërruan totalisht. Rezultati: Sukses. Furnizimi i nazistëve me ujin e rëndë u shkatërrua tërësisht dhe u dëmtuan edhe pajisje jetësore për prodhimin e bombës. Më tej vijoi një operacion masiv, por më kot: komandot arritën që të arratiseshin përmes Norvegjisë dhe Suedisë. Operacioni Source Fundosja e Tirpitz! Data: 20-23 shtator 1943 Objektivi: Fundosja e tre anijeve të mëdha luftarake gjermane të vendosura në Norvegji – Tirpitz, Schamhorst dhe Luetzou Palët ndërluftuese: Marina mbretërore, Marina mbretërore australiane, Marina Gjermane Skena: Deti i Veriut Ndërkohë që zhvillohej lufta kundër Bashkimit Sovjetik, Hitleri urdhëroi anijet e tij në Detin e Veriut që të ndalin dhe fundosin anijet sovjetike që transportonin furnizime nga Islanda. Përgjigja britanike ishte që të niste një sulm të guximshëm kundër tre anijeve më të mëdha të marinës gjermane: Tirpitz, Schamhorst dhe Luetzou. Si një prej anijeve më të mëdha luftarake të Gjermanisë, Tirpitz çmohej shumë. Për të, Churchilli kish thënë: “Shkatërrimi apo edhe gjymtimi i kësaj anijeje është arritja më e madhe e kësaj kohe”. Tre anijet ishin vendosur në Norvegjinë e pushtuar. Plani britanik ishte që të arrihej fshehurazi tek anijet me nëndetëse xhuxhe që mbanin vetëm tre vetë dhe të përdoreshin eksplozivë. Gjashtë mini nëndetëset u vendosën në nëndetëse normale nga Skocia deri në Norvegji në 20 shtator. X-craft sulmoi në 22 shtator. Tre X-craft humbën rrugës drejt shënjestrës duke lënë X5, X6 dhe X7 që të sulmonin Tirpitzin. Besohet se X5 u fundos nga tirpitz, por X6 dhe X7 mundën të hedhin ngarkesat me eksplozivë poshtë shënjestrës. Ato shpërthyen dhe Tirpitzi nuk u fundos, por u dëmtua kaq rëndë saqë nuk mund të funksiononte për gjashtë muaj. Dy mininëndetëset u pikasën dhe u sulmuan. Ekuipazhit iu desh t’i braktisë dhe ata u kapën robër. Rezultati: Sukses. Ndonëse Tirpitz nuk u fundos, ajo u dëmtua rëndë – aq shumë sa mbeti jashtë luftimeve deri në prill 1944. Operacioni Mincemeat Si i mashtroi nazistët një spiun i vdekur. Duke ndryshuar luftën Data: 30 prill 1943 Objektivi: Përhapja e disinformacionit për të mbuluar pushtimin e Italisë nga Aleatët Palët ndërluftuese: SOE, shërbimi i fshehtë gjerman Skena: Itali Operacioni Mincemeat ishte mashtrimi më i madh i realizuar ndonjëherë në kohë lufte, dhe u bë edhe më i spikatur për një arsye: spiuni që e kreu ishte i vdekur. Mincemeat ishte konceptuar nga dy burra: Charles Cholmondeley dhe Even Montagu. Qëllimi i misionit ishte të gënjeheshin gjermanët që të mendonin se Aleatët do të pushtonin Greqinë, kur shënjestra e vërtetë ishte Sicilia. Plani i tyre ishte të përdornin trupin e një njeriu që kish vdekur së fundmi dhe t’i jepnin një identitet të ri; një portofol me dokumenta, fatura, fotografi e kështu me radhë iu vendos në xhep. Një histori e tërë bindëse me qëllim që nazistët të besonin se ishte një person real. Ata i bashkëngjitën trupit, me pranga, edhe një valixhe ku përmbaheshin dokumente false që flisnin për pushtimin e Greqisë nga Aleatët. “Uilliam Martin” u zbulua mëngjesin e 30 prillit nga një peshkatar spanjoll sardelesh dhe iu dorëzua Adolf Claussit, një agjenti gjerman që punonte në Huelva, Spanjë. Mincemeat u gëlltit i tëri dhe disinformimi shkoi lart në zinxhirin e komandës, deri tek Hitleri. Si rezultat, nazistët i riorientuan mbrojtjet tek Greqia, duke e dobësuar shumë gjatë këtij procesi mbrojtjen në Sicili. Kaq të sigurtë ishin gjermanët për të vërtetën e letrave të Uilliam Martin, saqë besuan se pushtimi i Sicilisë ishte një taktikë diversioniste dhe që sulmi i vërtetë do të ishte Greqia. Kur nisën të reagojnë, dy javë më vonë, Aleatët tashmë kishin fituar shumë terren dhe ishin drejt çlirimit të Italisë. Rezultati: Sukses. Operacioni Mincemeat ishte një sukses total dhe shpëtoi me mijëra jetë njerëzish. Një prej agjentëve që punoi në operacion ishte Ian Fleming, i cili do të shkruante romanet e James Bond.


16

« SPECIALE

E martë 17 shtator 2013 •

NORMALJA TASHMË GJIMNAZ, NORMALISTËT KUNDËR

Rudolf Deliana: Ja pse duhet t’i rikthehet statusi historik S hkolla Normale e nis vitin shkollor si shkollë nëntëvjeçare dhe e mesme e përgjithëshme duke mbajtur vetëm emrin e drejtorit të parë Luigj Gurakuqi dhe muzeun që shënon historinë e saj dhe asgjë më tepër. Drejtues të shkollës thonë se ajo tashmë funksionon si gjimnaz dhe nga historia mbetet vetëm muzeu dhe pamja e jashtme. Drejtori i kësaj shkolle, Fatos Bajraktari, shprehet se tashmë kjo shkollë funksionon me sistemin e përgjithshëm megjithëse mësuesit e vjetër dhe drejtuesit lokal nuk kanë qenë të mendimit që të mbyllej, por të gjendej një zgjidhje e ndërmjetme. “Deshëm s’deshëm ne u mbyll cikli i Pedagogjikes. Unë kam qenë i mendimit të mbetej një gjimnaz pedagogjik”. Ai dhe shumë mësues të vjetër ish-normalistë janë të mendimit se duhet rishikuar statusi duke bërë modifikime që do të mbanin gjallë traditën e Normales së dikurshme. Rudolf Deliana flet si ish normalist dhe sjell vlerat e saj dhe arsyet pse duhet ruajtur tradita. Z. Deliana, kush ishte dhe roli kryesor i Normales së Elbasanit? Normalja meritën më të madhe, për mendimin tim, e ka sepse u kthye në qendër mësimore pedagogjike, por ajo vuri dhe bazat e pedagogjisë shqiptare sepse ndërtoi didaktikën, metodikat e shkollës shqiptare dhe nxorri tekste për mësimdhënien. Shembulli se si ata realizuan vetë edhe bazën e mësimdhënies janë dhe tekstet nga ai që kontribuoi më shumë për zhvillimin e Normales “Aleksandër Xhuvani”. Në vitin 1924 ka prodhuar tekstin e parë të sintaksës shqipe. Kështu ishin vetë pedagogët e saj që ndërtuan tekstet didaktike dhe kjo nuk është e paktë. Kështu për shembull teksti i matematikës që unë e kam dhe sot, ishte një tekst që tregon se çfarë niveli përgatitje kishin në atë kohë. I quajtur Dhematje, ky tekst përmban planimetri, steriometri, algjebër dhe aritmetikë të gjitha bashkë në një vëllim. Dy gjëra do të veçoja për Normalen sot: revistën “Normalisti” dhe Muzeun e Normales. Këto e paraqesin shumë mirë rolin e saj. Unë kam edhe numrin e parë të revistës “Normalisti” mars 1929 nr. 1 e cilësuar e përkohëshmja Normalisti. E veçanta e revistës “Normalisti” është se e botonin vetë nxënësit. Ishin ata që e mblidhnin, shkruan dhe botonin materialet në të. Në numrin e parë ka botuar parathënien Muhamet Golemi i rendit 29, maturant që përfundonte në këtë vit. Vetë Aleksandër Xhuvani e ka përshëndetur botimin duke e përshkruar shumë mirë funksionin e saj që do të kishte më pas në realizimin e atyre aspiratave që brezat e parë i kishin vënë vetes. Çfarë duhet të bëhet që kjo histori e pasur e arsimit të ruhet? Elbasani ka të gjitha forcat që Normalen ta përjetësojë në historinë e tij. Ne kemi universitetin sot dhe ai është vazhdim i Normales. E meriton universitet që vjen pikërisht nga kjo Normale të mbajë këtë emër. Unë mendoj që Universiteti i Elbasanit të ketë një degë të tijën që të jetë degë pedagogjike. Kjo mendoj që të quhet fakulteti Normalisti siç ka edhe fakultetet e tjera të shkencave humane, edukimit etj. Në këtë mënyrë Normalja do të mund të përjetësohet. Madje edhe

do të ishte Shkolla Kombëtare 1938, Shkolla Shqiptare 1940, Revistë Pedagogjike e vitit 1926.

studentët e këtij fakulteti të quhen normalistë. Diçka duhet bërë në këtë drejtim pasi emri normale e normalist duhet përjetësuar. Si mendoni, a kanë pasur një vëmendje më të madhe tekstet e atëhershme me tekstet e sotme? Tekstet e atëhershme nuk mund të kenë të njëjtin nivel pasi sot shkenca ka përparuar. Merita e tyre qëndron në faktin se kishin një vëmendje më të madhe ndaj mbështjellës kombëtare. Mjafton të shikosh sintaktën dhe gjen natyrën e Elbasanit. Janë tekste që janë hartuar edhe me qëllimin kombëtar. Për mendimin tim si mësues ka njohuri që ne ua jepnim nxënësve të klasave të 6-ta e të 7-ta dhe tani e mësojmë qysh në klasë të katërt. Kjo justifikohet me faktin që niveli është rritur, por mendoj se duhet të ketë më prakticitet në këtë gjë. Duhet të shikohet me vëmendje sasia e njohurive që u jepen nxënësve. Revista “Normalisti” ishte edhe starti i shumë periodikëve të tjerë. Nga ndryshonin? Edhe shkolla të tjera ndoqën shembullin e normales duke sjellë periodikë. Kështu shkola Harri Fulls nxorri rreth 5 vjet më vonë revistën Shekulli XX 15 korrik 1932. Ndërsa tek Normalisti janë vetë nxënësit këtu janë pedagogë se nxënës që botonin. Revista “Normalisti” u bë shkak për shumë revista pedagogjike siç

Elbasani ka luftuar në historinë e tij për ta mbajtur Normalen. Kush ishin arsyet? Elbasani ka luftuar shumë për Normalen. Rasti i parë është i Visarion Xhuvanit që ishte kryepeskopi i kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në 1923 kërkoi që Normales t’i jepeshin më shumë fonde. Në atë kohë madje po bëheshin përpjekje që të mos i jepeshin fonde Normales se nuk po e justifikonte, por ai luftoi duke deklaruar të kundërtën dhe e vërteta është se fondet u shtuan me ndërhyrjen e tij. Rasti i dytë është ai i 1936 kur u hap fjala që Normalja do të shkonte në Shkodër. Të gjithë dolën në rrugë madje u mbyll tregu dhe nuk ishte parë një protestë e tillë. U bë një situatë kaq e vështirë sa dhe pushteti i kohës u gjend në kushte shumë të vështira e pranoi të mos e lëvizte. është meritë e prefektit të asaj kohe Sadik Metrës, i cili e përkrahu dhe argumentoi që Normalja të mos largohej saqë ministria u tërhoq. Ajo qe një demostrim i madh i forcës për dy arsye. Normalja lindi këtu dhe duhet të qendronte këtu. Dhe e dyta ajo ishte burim të ardhurash ekonomike për Elbasanin. Pse duhet të kthehet në kombëtar muzeu i Normales? Normalja luftoi në themelin e gjuhës shqipe dhe ai muze mund të shtohet se mund të gjenden gjëra e dokumente të reja. Por nëse nuk e ka statusin e një muzeu kombëtar, ky muze do të humbë praktikisht dhe kjo do të ishte një humbje e madhe për arsimin tonë. Unë mendoj se është e domosdoshme që ky muze të kthehet në një muze kombëtar pasi këtë ja kemi borxh Normales së Elbasanit.

Normalja si vlerë kombëtare e studimit shkencor Flet prof. Reshit Koburja Një ndër studiuesit elbasanas ka bërë një panoramë të plotë se si Normalja i kaloi konturet e një shkolle të përqëndruar vetëm në mësimdhënien praktike, por mësuesit e parë të kësaj shkolle punuan njëkohësisht për hartimin e teksteve dhe të programeve duke nisur gjithçka nga e para. “Pedagogët e shkollës Normale vështruan edhe më tej se ora e mësimit, ata dhanë kontribut kombëtar në hartimin e planeve dhe të programeve. Në Kongresin arsimor të vitit 1922, pedagogët normalistë Sali Çeka, Ahmet Gashi, Qamil Bala paraqitën projekt programin e shkollave fillore, i cili u miratua në këtë kongres. Normalja dhe ushtrimorja dallohen për kontributin intelektual edhe në fushën e tekstologjisë, madje te këto dy shkolla ne gjejmë fillesat e tekstologjisë shkollore. Këtu gjejmë vlera të mëdha shkencore pedagogjike, sepse shquheshin për përzgjedhje materiali e konceptesh lëndore, për ekuivalentin didaktik, për aparatin pedagogjik, për gjuhën e thjeshtë e të pasur. Në vazhdën e Kristoforidhit ato hartuan abetare: Simon Shuteriqi e Dhimitër Paparisto 1911, Shefqet Daiu 1919, A.Xhuvani 1921 që në vitet ’30 njohu 8 botime, pastaj Ahmet Duhanxhiu e Gani Bedhija. Me pasion atdhetar u hartuan tekstet e gjuhës, të leximit dhe të lëndëve të tjera ku veçohen autorët A.Xhuvani, Dh.Paparisto, S.Çeka, S. Harri, tekstet e gjeografisë nga A.Gashi, të historisë nga V.Dashi e të tjerë. Në fushën e pedagogjisë e të didaktikës zënë vend nderi A.Xhuvani ku veçohen Didaktika 1926, Psikologjia 1933 dhe metodikat e gjuhës. Në 1916, profesori i Normales Josif Haxhimima botoi metodikën e matematikës, i pari tekst i këtij lloji në shkollën shqiptare. Lëvrimi i tekstologjisë, ku pasqyrohej mendimi didaktik pedagogjik bashkëkohor, qe një veprimtari e dobishme për kualifikimin e mësuesve. Veç kësaj Normalja u bë qendër kualifikimi: Më 1913 u hap për herë të parë kursi njëvjeçar, më 1914 u hap një kurs njëmujor mësues të fshatrave të Beratit dhe të Elbasanit, më 1917 Drejtoria e Përgjithshme në Shkodër hapi pranë Normales një kurs 2-mujor. Kurse të tilla u hapën edhe në vitin 1918 dhe 1921. Në vitin 1940 hapet kursi 6-mujor me kandidatë për mësues për ata që kishin mbaruar gjimnazin. Këto kurse zhvilloheshin me disiplinë efektive shkencore dhe pedagogjike qysh nga kriteret e pranimit, hartimi i programit e deri te zhvillimi i provimeve. Në përgjithësi drejtor i kurseve ka qenë A.Xhuvani. Në vitin 1913 për herë të parë në këto kurse u zhvilluan lëndët pedagogji, didaktikë dhe psikologji. Në ndihmë të mësuesve, për kualifikimin dhe vetëkualifikimin e tyre qe revista “Normalisti” 1929-1937. Këtë revistë mujore e nxirrnin pedagogët dhe nxënësit e shkollës Normale. Kjo revistë nëpërmjet rubrikave pedagogjike, letrare, folklorike, lëvizjeve pedagogjike dhe jetës shkollore, mbarti vlera cilësore, hulumtuese, pedagogjike dhe kualifikuese për mësuesit e shkollave fillore. Kësisoj shkolla Normale dhe Ushtrimore nuk zhvillonte vetëm mësim, por: Hartonte plane e programe; Botonte tekste mësimore; Lëvronte mendimin didaktik e pedagogjik bashkëkohor; Zhvillonte veprimtari të dendur kualifikuese dhe vetëkualifikuese; Botonte një revistë pedagogjike mujore në dobi të vetëkualifikimit arsimor e kulturor të mësuesve. Kjo veprimtari e gjerë e cilësore në dobi të shkollës kombëtare bëri që Normalja e Ushtrimorja të ishin jo vetëm shkollë, por edhe Institucion studimor pedagogjik”, përfundon në studimin e tij prof. Koburja. Shkolla Normale erdhi si rezultat i Kongresit të Elbasanit në shtator 1909 duke u finalizuar dy muaj më pas më 1 Dhjetor 1909. Kjo shkollë e domosdoshme për përgatitjen e mësuesve i shërbeu të gjitha trojeve shqiptare pa dallim. Shumë bij elbasanas u shpërndanë në të gjithë territorin për të mësuar shqip. Shkolla Normale nuk ishte vetëm një institucion arsimor. Ajo mori rolin kryesor në të gjitha lëvizjet politike dhe artistike të kohës. Po kështu nga aty nisën edhe studimet didaktike dhe botimet periodike duke startuar kështu një periudhë të artë të arsimit shqip dhe civilizimin e shoqërisë shqiptare. Në ndihmë të mësuesve normalistë, për kualifikimin dhe vetëkualifikimin e tyre një pjesë të rëndësishme do të luante revista “Normalisti” numri i parë i së cilës filloi në vitin 1929 e vazhdoi deri më1937. Këtë revistë mujore e nxirrnin nxënësit e shkollës Normale, por edhe pedagogët. Kjo revistë nëpërmjet rubrikave pedagogjike, letrare, folklorike, lëvizjeve pedagogjike dhe jetës shkollore, mbarti vlera cilësore, hulumtuese, pedagogjike dhe kualifikuese për mësuesit e shkollave fillore. Por gjithashtu nga kjo shkollë dolën edhe shumë vëllime me studime duke krijuar tekstet e para për mësuesit dhe nxënësit. Normalja sot është kufizuar në një histori të pasur një emër që tashmë nuk e ka as shkolla ku ajo ka vepruar dhe një muze, i cili nuk ka një status. Kryetari i shoqatës Normalisti duke folur në 103-vjetorin e shkollës së parë të mësuesve flet mbi rolin e Normales, mbi botimet dhe për ruajtjen e saj nëpërmjet përjetësimit në një fakultet dhe në një muze që e meriton ta ketë me statusin kombëtar.


histori • E martë 17 shtator 2013

»

17

Çfarë metodash dhe prapaskenash përdori Fyhreri për të marrë drejtimin e Gjermanisë

Misteri i marrjes së pushtetit nga Hitleri M

ndaj mareshalit Paul von Hindenburg. Në 1932, socialistët kombëtarë morën shumicën në parlament me 37,4% të votave, por edhe komunistët përmirësuan rezultatet e tyre. Në të njëjtin vit, Rajshstag u shkarkua, dhe u mbajtën zgjedhjet e reja. Në këto zgjedhje nazistët morën më pak vota, 33.1%. Më 30 janar 1933, Presidenti Hindenburg caktoi Hitlerin si kreu i qeverisë.

ë 30 janar të vitit 2013 u shënua 80-vjetori i ardhjes në pushtet të Adolf Hitler në Gjermani. Atë ditë udhëheqësi nazist u betua si kancelari i Republikës së Vajmarit. Numri 77 është mistik dhe nazistët ishin të njohur për dashurinë e tyre për misticizmin. Më tej do të shqyrtojmë disa mite të lidhura me nazistët. Miti i Hitlerit Një nga mitet bashkëkohore tregon se Hitleri erdhi në pushtet në mënyrë të ligjshme dhe demokratike. Natyrisht, ky mit është përdorur si një histori tmerri përpara çdo zgjedhje. Në realitet ky afirmim është i rremë. Kjo përvojë historike dëshmon vetëm për rrezikshmërinë e zgjedhjeve në drejtim të demokracisë formale së bashku me praktikat e pandershme të fushatave zgjedhore. Adolf Hitleri dhe partia e tij morën pushtetin duke vënë në përdorim procedura komplekse, formalisht demokratike dhe teknika të pista të zgjedhjeve. Ata përdoren “emergjenca” jokushtetuese, asgjësimin e sistemit administrativ federal të vendit, dhe, mbi të gjitha, lojëra dhe intriga në zyrat e ekzekutivit. Fushata zgjedhore e kryer nga Partia NacionalSocialiste e Punëtorëve Gjermanë (NSDAP) nuk mundi ti shërbente si një shembull i politikës së ligjshme dhe të ndershme. Së pari, fushata u bazua në demagogji dhe populizëm, duke i lënë njerëzit në errësirë mbi qëllimet reale dhe metodat e nazistëve. Parulla antikapitaliste dhe socialiste u përdorën gjerësisht. Partia që e shpalli veten si “socialiste” dhe “e punëtorëve” nuk kishte qëllime në justifikimin e këtyre atributeve në praktikë. Përkundrazi, ajo krijoi blloqe me partitë më konservatore të Gjermanisë që përfaqësonin interesat e parave. Herman Gering një herë shkroi një letër

për një prodhues gjerman duke thënë se kjo e fundit nuk duhet të ngatërrohet me tekstet e posterave të partisë. Ai deklaroi se qëllimi justifikon mjetin, dhe se çdo parti i ushqen votuesit me parulla. Ky shembull tregon qartë mashtrimin e qëllimshëm të votuesve. Metodat e Hitlerit Së dyti, nazistët përdorën frikësimin dhe teknika të “zgjedhjes së rreme”. Votuesit ishin të mobilizuar me një kërcënim të pushtetit komunist. Dy herë votuesit u mashtruan duke i dhënë votat e tyre për NSDAP. Ata besonin se kishin zgjedhur socializmin patriotik (dhe jo nazizmin) ndaj Partisë Komuniste të Gjermanisë (KPD). Së treti, përveç teknikave zgjedhore dhe gënjeshtrave, nazistët përdornin presione

të drejtpërdrejta terrori duke eliminuar konkurrentët e tyre fizikisht nga lufta politike. Ata vunë në praktikë edhe provokime, duke përfshirë sulmin me zjarr mbi pallatin e Rajshstagut në Berlin më 27 shkurt 1933, një muaj pasi Hitleri u emërua rajshkancelar. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha truket dhe stratagjemat, lufta kushtetuese e nazistëve për pushtet nuk ishte gjithmonë e suksesshme. Në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm, nazistët nuk morën shumicën absolute në parlamentin e ligjshëm dhe demokratik gjerman. Gjatë zgjedhjeve të vitit 1930 NSDAP mori vendin e dytë me 18,3% të votave; Partia Socialdemokrate gjermane mori 24,5%; komunistët siguruan 13,1% të votave. Në vitin 1932 Hitleri humbi zgjedhjet e Reichspresident

Si u zgjodh Hitleri Hitleri u emërua për shkak të presionit të elitës dhe qarqeve oligarke përfshirë edhe peticionet e profesorëve dhe prodhuesve gjermanë. Hitleri gjithashtu u ndihmua nga influenca personale e Geringut, i cili ishte mik me djalin e Hindenburgut dhe intrigat në zyrat e ekzekutivit konservator, të cilët ishin duke shpresuar për të formuar “ekuilibrin e pushtetit.” Ata donin që të vendosnin Hitlerin si kreu i qeverisë, dhe më shumë për ta përdorur atë si një kukull politik që do të mbulonte veprimet e tyre. Kjo do të thotë se Hitleri ishte emëruar nëpërmjet veprimeve burokratike, dhe jo nga vullneti i njerëzve. Më 1 shkurt Rajshtagu u hodh poshtë përsëri nga presidenti Hindenburg. Më 4 shkurt, presidenti nënshkroi një dekret për “Mbrojtjen e popullit gjerman” (Verordnung zum deutschen Schutze des Volkes), duke kufizuar liritë e njerëzve. Dy dekrete të jashtëzakonshme janë lëshuar pas zjarrvënës së Rajshtagut. Midis tyre dekreti që lejonte për mbrojtjen e popullit dhe shtetit dhe dekreti kundër tradhtisë së popullit gjerman (Verordnung Verrat gegen jam hochverraeterische Volke deutschen und Umtriebe). Këto dekrete bënë të ligjshme ndjekjen e kundërshtarëve politike. Megjithatë, zgjedhjet e ardhshme të mbajtura më 5 mars 1933 nuk i solli partisë shumicën absolute në parlament.

Kthesa “Demokracia” ndaloi këtu. Në mars, mandatet komunistët u bënë të pavlefshme nga një urdhër administrativ i paligjshëm. Vetë deputetët u vranë ose u arrestuan dhe dërguar në kampin e përqendrimit të Dachau. Më 21 mars, i njohur si “Dita e Potsdam,” një konferencë përbërëse e Rajshtagut të ri, e mbyllur edhe për socialdemokratët, u mbajt në një kishë të Potsdamit. Më 22 qershor të të njëjtit vit, Partia Socialdemokrate gjermane u ndalua. “Ligji kundër themelimit të Partive” u lëshuar më 14 korrik, 1933 (gegen Gesetz die Neubilding von Parteien). Të gjitha partitë, përveç NSDAP u hodhën poshtë, dhe anëtarësimi ose organizimi e një partie të re u anonçua si një krim. Më 12 nëntor, 1933, u mbajtën zgjedhje të reja të cilat natyrisht u fitua nga NSDAP. As këto zgjedhje dhe as referendumi i mbajtur më 19 gusht, 1934, për sa i përket Hitlerit në lidhje që bashkon rolin e Reichspresident dhe Reichskancelar, ishin

demokratike. Plebishiti ishte thjesht funksional dhe kishte për qëllim për të konfirmuar titullin “Fyhrer” që Hitleri mori më 2 gusht, pas vdekjes së presidentit. Në ditën e referendumit, ushtria iu soll Hitlerit për një betim besnikërie, që tregon qartë se vota nuk vendosi asgjë. Rezultatet ishin të garantuara edhe sepse njerëzit jetonin në frikë dhe terror, të gjitha të drejtat autonome të tokave dhe komunat u hoqën, dhe administrata u kontrollua plotësisht. Kampet e përqendrimit dhe burgjet politike ishin të zëna me punë, çdo opozitë u shkatërrua, dhe fjala e lirë dhe takimet u ndaluan. Parlamenti gjerman gradualisht humbi fuqinë e tij kur Hitleri erdhi në zyrë, dhe që nga viti 1940 ajo u ndalua për tu mbledhur. Historia e impenjimeve politike nga nazistët tregon se sa e rrezikshme mund të jetë manipulimi i opinionit publik. Shtrembërimi i thelbit të pushtetit të popullit mund të transformohet lehtë në të kundërtën e saj, në një tirani vrasëse.


18

« dossier

E martë 17 shtator 2013 •

Të vërtetat e luftës në Shqipëri

Urdhri i Josif Broz Titos: Nacionalistët kërkojnë Shqipërinë e lirë, komunistët t’u rrinë larg Nga Albert KOTINI

N

ë “Historinë e Shqipërisë”, pjesa e dytë, faqe 759, shkruhet: “Balli Kombëtar e legaliteti nuk ishin organizata patriotike, siç kërkonin të paraqisnin reaksionarët, por organizata tradhtare. Ishin vegla të imperializmit të huaj dhe vetëm Këshilli i Përgjithshëm dhe PKSH-ja ishin mbrojtëse besnike të interesave të kombit e të popullit shqiptar dhe luftonin për liri e pavarësi të plotë kombëtare dhe për vetëvendosjen e një rendi demokratik popullor.” Nuk kam ndër mend të ballafaqoj dokumentet e PKSH-së me ato të nacionalistëve të kombit, sepse për 50 vjet në pushtetin enverist është bërë vetëm nxirje dhe tjetërsim i këtyre organizatave. Kështu, kur Enver Hoxha ishte strehuar në Martanesh, Br. III S u copëtua për ta mbrojtur, e megjithatë nuk u bë ndonjë tentativë nga Legaliteti apo Balli Kombëtar për të bashkëpunuar me gjermanët. Dhe meqenëse roli i udhëheqësit në të tilla raste ka vlerë, se çdo njohuri mbi çështjen përbën fakt të qenësishëm, Enver Hoxha e kishte pohuar bashkpunimin e nacionalistëve shqiptarë. Por le të marrim anën e kundërt të ngjarjes, kur diskutohet mundësia për ta agjëruar vërtet Hoxhën. Në këtë mënyrë, vetë Bahri Omari, si kunat i tij, e dinte fare mirë ku rrinte dhe flinte Enver Hoxha, por nuk kishte ndodhur asnjë keqkuptim mbi arrestimin e tij nga gjermanët. Kjo pasi nuk kishte as edhe ndonjë vlerësim intelektual të rëndeshm mbi figurën e Hoxhës nga gjermanët, me gjithë tregimin ndryshe të bëmave për 50 vjet diktaturë. Grupet e një orientimi 1. “Nacional-Çlirimtarët” Bazë organizative e nacional-socialistëve revolucionarë gjatë zhvillimit gjithnjë e më tepër ka hyrë nën influencën komuniste edhe para marshimit gjerman dhe është dhënë prej Komitetit Qendror të Partisë me statusin e aprovuar. Ky statut parasheh këshillat e partisë në fshatra dhe qytete. Të deleguarit e këtij këshilli të partisë zgjedhin një këshillë partie në rajonin e nënprefekturës; këto zgjedhin gjithashtu këshillin kryesor për të gjithë prefekturën. Në bazë të statutit administrimi i përgjithshëm është në duart e këshillave. Prona private, iniciativa private dhe liria e jetës seksuale janë të paprekura. Anëtar partie mund të bëhet çdo patriot shqiptar, pa marrë parasysh orientimin e tij. Janë parashikuar organizata të rinisë dhe të grave. Në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 1943, u organizuan forcat nacionalçlirimtare policore me fuqi ekzekutive absolute me kontrolle rrugësh, hotelesh dhe qarkullimesh në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe në Shqipërinë e Jugut, si edhe organizimi i sanksioneve të propagandës nacionalçlirimtare, i futi vëzhguesit dhe eksponentët e saj në mënyrë infiltrimi me gjithë aparatin e saj administrativ. Në kohën e fundit është konstatuar infiltrimi me gjithë aparatin e saj administrativ. Në kohën e fundit është konstatuar infiltrimi i rretheve balliste, veçanërisht në Shqipërinë Jugore. Në nacional-çlirimtarët përfaqsoheshin në fillim mendime të ndryshme politike, por edhe imponoheshin mjaft pikëpamjet politike. Komiteti Qendror me tendencë komuniste deri tani më tepër bashkëpunonte me Bashkimin Sovjetik sesa me Anglinë dhe në luftimet e Spanjës, luan një rrol me rëndësi. Në fillim të lëvizjes dhe më vonë ka qenë dhe pjesërisht

në Maqedoni. Në takimin e udhëheqësve ballistë Mtihat Frashëri dhe Kadri Cakrani në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Xhaferr Deva në Berat, më 16.2.1944, u vendos formimi i katër divizioneve të një ushtrie të rregullt shqiptare, me qendër në Berat, Vlorë, Elbasan dhe Gjirokastër. Ndërkohë ka filluar një luftë e rreptë për fuqi ndërmjet prefektit besnik ndaj qeverisë dhe të ballistëve në sferën e prefekturës në Vlorë.

ishte decizive një rini nacionaliste aktive, e cila nga qëndrimi i saj antiitalian, patriotik, me anën e metodave të italianëve dhe të qeverisë patriotike shqiptare, shkonte në rrymën e kampit komunist. Kështu çdo nacionalist që ishte kundër metodave proitaliane cilësohesh komunist. Udhëheqësi i tyre e ndjen veten si një patriot i mirë shqiptar, gjë që duket edhe në qëndrimin e tyre kundrejt pretendimeve britanike dhe jugosllave në lidhje me gjendjen e shqiptarëve, që banojnë në zonat e Jugut të vendit, në Kosovë dhe Maqedoni. Kështu udhëheqësi Mustafa Gjnishi deklaroi në mes të shkurtit 1944, se nacional-çlirimtarët nuk e ndjejnë veten dhe aq të lidhur me Titon dhe me Moskën, pasi lufta drejtohej kundër bejlerëve (çifligarëve të mëdhenj), në arritjen e një socializmi të vërtetë në një ndryshim sistemi. Ai do të preferonte zotërimin zogist në krahasim me qeverinë balliste, mbasi zogistët luftojnë për popullin, ballistët për interesat e tyre personale. Komiteti Qendror Nacional-Çlirimtar u lëshoi organeve vartëse më dt. 6.11.1943, një qarkore në lidhje me zbarkimin e shpejtë të aleatëve, ku nacionalistët (ballistët) duhet të asgjësohen, pas eksperiencës së njohur të bashkëpunimit me rrethet reaksionare, dhe nacional-çlirimtarët duhet të marrin Shqipërinë në dorën e tyre. Sipas një urdhri të Titos, që u njoftua më dt. 6.12. 1943, nuk mund të ndodhë bashkimi i nacional-çlirimtarëve me ballistët, pasi nacional-çlirimtarët kërkojnë lidhje me Bashkimin Sovjetik, ndërsa ballistët përkundrazi dëshirojnë një Shqipëri të lirë. 2. “Balli Kombëtar” (Fronti Nacional, shkurt ballistët). Ballistët duan një Shqipëri të pavarur dhe pas lufte kërkojnë bashkimin e Kosovës, të tokave të banuara prej shqiptarëve në Maqedoni dhe në Epir në një shtet shqiptar, emigrimin e popujve të huaj nga territori shqiptar, kërkojnë të pengojnë me çdo mënyrë ngritjen e një regjimi ko-

munist në Shqipëri dhe në fund të kenë forcë rezervash të gatshme kundër Jugosllavisë dhe Greqisë, mbasi ata nuk janë të qartë mbi qëllimet e aleatëve në lidhje me zgjidhjen e problemit shqiptar (Anglia ka premtuar pavarësinë e Shqipërisë, por pa kufijtë e saj etnikë). Organizimi i tyre është i dobët dhe i shthurur, disiplina dhe influenca janë lokale të ndryshme, sipas influencës së bejlerëve nga Cakrani, Starova, Këlcyra etj. Një pjesë e ballistëve kërkojnë të kenë krahët e sigurt nga anglezët, një pjesë e tjetër e tyre u bashkuan me qeverinë. Udhëheqja me anën e një komiteti të fshehur është dhe sigurimi në lidhje me anglezët. Sipas lajmit më 8.11.1943, janë dukur shenja të një përçarje me rrethet balliste më objektiv të grupit anglofil, me përkrahjen e aleatëve në Italinë Jugore për të formuar një parti shqiptare të pavarur, e cila më rastin e një zbarkimi, të marrë qeverinë në dorë. Në një takim ballistësh në Berat, midis dt. 3 dhe 5. 11. 1944, folën udhëheqësit ballistë Qazim Çakeri dhe Sadik Premto, për të marë kontakt me komunistët me rastin e një zbarkimi aleat. Qëndrimi i ballistëve ndaj gjermanëve nuk është i qartë. Këto duan të evitojnë për të egërsuar gjermanët, për të mos dhënë shkak për reprezalje. Këta bashkëpunojnë me gjermanët pjesërisht, në mënyrë të hapur dhe pjesërisht të fshehur, më qëllim që me rastin e një invazioni të aleatëve të bëjnë një kthesë për të fituar në këtë mënyrë përkrahjen e aleatëve. Shumica e udhëheqësve ka pa dyshim simpati për aleatët, por përpiqet njëkohësisht, për të vendosë persona në vendet me rëndësi. Kështu që në rast zbarikimi të jetë gati një qeveri e formuar. Ballistët bëjnë përpjekje që të kenë pranë aleatëve një përfaqësi të veçantë për të pasur një kundërpeshë kundër influencës së qeverive emigrante, jugosllave, e greke, për të fituar kërkesat territoriale të tyre. Ato kërkojnë plebishit popullor në Kosovë, në zonën e Korçës dhe

3. Zogistët (grupi i Legalitetit) Udhëheqës i zogistëve në Shqipëri është Abaz Kupi. Në një bashkëbisedim në Shëngjergj më dt. 10.11.1943 me oficerët anglezë ai ka deklaruar se në radhë të parë do ti vithet forcimit dhe organizimit të partisë së tij, dhe se si e refuzon një qëndrim kundër ushtrisë gjermane, mbasi në një luftë shqiptare kundër gjermanëve Shqipëria do të dilte aq e dobët sa që pretimi i dhënë prej anglezëve për pavarësinë do të ishte pa vlerë për shqiptarët. Më datën 17.1. 1943, Abaz Kupi, ka deklaruar se ai nuk do të mësyjë komunistët në qoftë se ata nuk e mësyjnë atë, në zonën e tij, si do të kujdeset të mbajë qetësi dhe rregull, ndaj çdo mësymje kundër zogistëve duke iu përgjigjur me forcën e armëve. Nga ana tjetër ai ka refuzuar të mbajë anën e gjermanëve, mbasi një vend i vogël si Shqipëria nuk është në gjendje të lejojë, të bëhet top-loja,midis dy fuqive të mëdha. Udhëheqësi zogist Riza Drini, nga rrethi i Dibrës, i parashtroi gjeneral Devës këto kondita, me rastin e kritikës së bërë për mungesë aktiviteti kundër gjermanëve: a) njohje të Shqipërisë me një qeveri në Londër; kufijtë e Shqipërisë më 1913 me plebishit në zonat që banohen prej shqiptarëve; Shqipëria si partnere me të drejta të barabarta, pranë Serbisë dhe Greqisë. Në një mbledhje të datës 21. 11. 1943, në Zall-Hemi, respektivisht Mukaj 10 dhe 13 km, në Veri të Tiranës, në të cilën ishin prezent udhëheqësi ballist Mithat Frashëri dhe oficeri anglez Abaz Kupi proklamoi themelimin e partisë së Zogut, rindreqen e gjendjes juridike përpara marshimit të italianëve, prandaj cilësimi “legalitet” bën që qeveria e deritanishme shqiptare nuk duhet të njihet, por jot ë luftohet dhe ndarja prej nacional-çlirimtares. Në një shpallje më dt. 7. 12. 1943, ai theksoi përsëri se me komunistët ai nuk mund të bashkëpunonte dhe se objektivat e ballistëve nuk janë të tijat. Kështu ai i bën aleatëve komplimente për nevoja taktike mbasi mbreti Zog, ndodhet në duart angleze dhe se fati i tij varet prej qëndrimit partisë së tij. Sipas lajmeve më dt. 14.12. 1943, në një bashkëtakim me komunistët Abaz Kupi kërkoi si konditë vazhdimin e miqësisë, lëshimin e të gjithë organizatorëve dhe agjentëve me rëndësi komuniste jo shqiptarë, mbi veprimtarinë e të cilave në Shqipëri duhet të vendosë një gjyq. 4. Grupi udhëheqës politik prej regjimit italian a) Sipas lajmeve Gjon Marka Gjoni (udhëheqës katolik i Shqipërisë veriore, i fisit të Mirditës dhe ish senator Italian) përpiqet në prapaskenë, të formojë një qeveri në Shkodër, kundër qeverisë së tashme shqiptare, e njohur nga Gjerma-


dossier • E martë 17 shtator 2013

mëshirë dhe në mënyrë shembullore antipatriotët, tradhtarët, të shiturit, ngatërrestarët, spekuluesit e spiunët, për një Shqipëri ku nuk do të kenë vend dallkaukët, servilët, feudalët dhe të gjithë ata që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë së rilindur. • Luftojmë për të organizuar dhe bashkuar energjitë e kombit për të përgatitur bashkimin mendor dhe shpirtëror të të gjithë shqiptarëve. • Luftojmë për mobilizimin e të gjitha fuqive të gjalla të kombit kundër zaptuesit për realizimin e idealit të lartë kombëtar.

nia. Këto lajme nuk janë vërtetuar. Por ai është gjithnjë eksponenti i mëparshëm i politikanëve proitalianë. Me forcimin e ngadalshëm për në përparim të qeverisë shqiptare, në rajonin politik me rëndësi dhe tradicional të Shkodrës, Gjon Marka gjoni e ka humbur shumë rëndësinë. b) Kolë Bibë Mirakaj, ish-ministër i brendshëm dhe ish ministër i partisë fashiste shqiptare përpiqet të formojë në zonën e Iballës (40 km në V-L të shkodrës9 një grup të ri forcash politike. Përpiqet të marrë armë prej autoriteteve gjermane, por nga ana tjetër ka lidhje me udhëheqësin e çetës, anglofili Muharem Bajraktarin, dhe sipas thënieve të robërve rezulton se si është në lidhje me anglezët në zonën Krasniq-Tropojë, prej të cilave ka kërkuar armë dhe i ka marrë. 5. Qëndrimi i grupeve shqiptare në rast invazioni a) Nacional-Çlirimtarët. Elementët angofolik bëjnë spiunazhe dhe aktivitete sabotimi deri në mbërritjen e aleatëve ndër kohë jo për një revolucion. Komunistët e bindur tek nacional-çlirimtarët, pjesërisht janë për revolucionin në rast të një zbarkimi, pjesërisht në pritje deri sa të shpërthejë revolucioni në Gjermani. b) Zogistët. Probabilisht, për oportunistët politikë, e përshëndesin zbarkimin, mbasi presin riardhjen në Shqipëri të mbretit Zog. Abaz Kupi ka deklaruar se në rast të një zbarkimi, nuk duhet të kalohet në ofensivë kundër gjermanëve. c) Ballistët. Mbledhje e fshehtë e antizogiste e ballistëve. Skënder Muço dhe Nuredin Vlora në krye, i cili ka lidhje me anglezët, në rast invadimi përpiqen të marrin në dorë qeverinë dhe do ti përkrahin invazionet kundër gjermanëve. d) Italianët. Përkrahësit savojanë ruajalistë propagandojnë kundër gjermanëve, në rastin e një invazioni duan të sjellin në fuqi një qeveri italofile në Shqipëri. Komunistët italianë, përputhen në pikëpamje taktike me komunistët shqiptarë, ndërsa fashistët italianë shkojnë së bashku me gjermanët. Në hartën e dt. 31.5. 1943, të marrë nga fronti nr. 260 dosja 58 fleta 20 e Arkivit të Shtetit, është në origjinal albumin “Situacione bande armate”, ku evidentohen: banda partizane në zonën e Veriut 11, në zonën e mesme 11 dhe në zonën e Jugut të Shqipërisë 45. Banda nacionaliste evidentohen 13. Kryesore është fillimisht koordinimi i veprimeve të përbashkëta kundër pushtuesve deri në këtë periudhë dhe mohimi i kësaj lufte nga PKSH-ja që në ditët e para të idesë bolshevike për të mos e ndarë pushtetin. Pluralizmi në Shqipëri u shtyp me egërsi të paparë, as në ndonjë vend tjetër evropian Me fakte e dokumente historia nuk mund lërë pa vlerësuar organizatat e para të pluralizmit shqiptar të ashtuquajtura “tradhtare”, sepse kishin një ideal të përbashkët: Shqipërinë e lirë etnike dhe demokratike dhe antikomunizmin. Disa nga këto aktivitete dhe programi i tyre ka të bëjë me organizatën Balli Kombëtar;

Legaliteti; Shqiponja; Roja e Drejtësisë; Bashkimi i Shqiptarëve; Besëlidhja; Lidhja e Maleve; Shoqëria Anglo-Shqiptare dhe Partia Politike Socialdemokrate. Kështu le të shikojmë Dekalogun e organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar”, i cili përbëhet nga 10 pika: • Luftojmë për flamurin kuq e zi, për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar. • Luftojmë për një Shqipëri të lirë etnike, demokratike me baza shoqërore moderne. • Luftojmë për një Shqipëri ku të mbretërojë liria e fjalës dhe e mendimit. • Luftojmë për një Shqipëri të rregulluar ekonomikisht dhe shoqërisht në mënyrë që të mos ketë të shfrytëzuar d.m.th të mos ketë njerëz që jetojnë parazitë në shpinë të të tjerëve, të mos ketë bujq pa tokë të mjaftueshme; punëtorë krahu me mëndje pa banesë dhe jetë të sigurueshme, pra për një Shqipëri të rregulluar me një sistem ekonomik rrënjësisht të reformuar, sipas shpirtit dhe nevojave të popullit shqiptar. • Luftojmë për një Shqipëri, ku do të përkrahen dhe do të rriten vlerat e fshehura në çdo shtresë të popullit me anën e shkollës shqiptare. • Luftojmë për një Shqipëri të drejtuar nga njerëz të pakomprometuar nga Shqiptarë që nuk janë kursyer në çdo kohë, në çdo rrethanë për shpëtimin e të mirën e këtij vendi prej burrash punëtorë, të aftë e të ndershëm. • Luftojmë për një Shqipëri që do të dënojë pa

Shqipëria e Shqiptarëve! Në gazetën “Flamuri” të Ballit Kombëtar, në dt. 10.6.1944 shkruhet kryeartikulli “Halli i Shqipërisë dhe i pushtetit”, ku trajtohej në këtë mënyrë çështja kombëtare: “Para se të shkatërrohet kalaja fashiste, Balli Kombëtar mendoi të koordinojë forcat e gjalla të kombit dhe të krijoi një autoritet shqiptar që të na paraqesë para çdo tryeze si komb sovran, që di të dëgjojë zërin e atdheut para zërit të partisë. Për këtë punë u mor vesh me komunistët në Mukje. Por partia komuniste kishte të tjera qëllime dhe merrte urdhra të tjerë. Ajo me gjithë se e dinte se balli përbëhej nuk përbëhej nga reaksionarë e të privilegjuar dhe urdhrin e fillimit të luftës. Kjo pasi donte të sundonte vetë mbi shqiptarë të hutuar, të frikësuar, të përkulur dhe se ishte koha që ylli i kuq të merrte sytë e mendjen e shqiptarëve, ndërsa aleatëve, do ti dilnin para Ballkanit e vëllazëruar me gjak, tradhti e gënjeshtra. E ndeshja filloi se ashtu urdhëroi Dushani i urdhëruar. Objektivi ishte marrja e pushtetit. Mënyra që do të realizohej kishte të bënte me shkatërrimin e fuqive luftarake të nacionalizmit të grumbulluar në Ballin Kombëtar. Shpifjet më të paturpshme me anë të shtypit e të propagandës, si dhe vrasjet e kryera nga Isa Manastiri dhe Hamit Matjani, përbënin mjetin për të realizuar qëllimet antikombëtare. Vra këtu e vra atje, u krijua psikoza e luftës civile, të asnjë lufte që do të varroste shqiptarët e shqiptarizmin, e do të sillte në fuqi dinakërinë e grushtit sllav. Atë grusht, atë dinakëri që disa i mbyt barbarisht e disa i deh me formula aromantike. Qarkorja e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare për krijimin e organizatës së rinisë antifashiste shqiptare më 20 shtator 1943 do të kërkonte: “... Duhet t’i mbajmë sytë drejt Moskës dhe çdo gjë do ta shohim në prizmin e luftës që bën Bashkimi Sovjetik... Të ngjallim në popullin tonë dashuri dhe respekt për URSS, Ushtrinë e Kuqe dhe Stalinin... Balli Kombëtar duhet luftuar pa mëshirë.... Mos të hezitojmë t’i godasim edhe me armë ata njerëz që përpiqen të pengojnë luftën tonë... Byro e KQ të Partisë Komuniste shqiptare, komiteteve qarkore të partisë më 8 nëntor 1943”. Nga i gjithë ky gjak i çmueshëm Shqipëria ka fituar gërmadha, varre, inate, hakmarrje. Pjesa e e gjallë e këtij kombi vritet e digjet, pjesa tjetër

»

19

rri dhe ngrohet në zjarrin e pashuar. Por nga ky gjak, nga këto gërmadha nuk do të lindë pushteti i një kombi. Nuk do të dalin në tribunë hienat e zakonshme që bëjnë gosti me varre. Nga hallet tona, nga mënyrat tona do të dalin flamurtarë që do ti hartojnë kombit të plagosur himnin e shqiptarizmit. Balli Kombëtar nuk ka hallin e pushtetit. Balli kombëtar ka hallin e Shqipërisë. Le të kuptohemi mirë në këtë pikë Balli nuk është një organizatë reaksionare, shoviniste e lindur për tu vënë në kundërshtim me rrymat nacionaliste të kombeve që na rrethojnë. Jo, organizata jonë e frymëzuar prej një ideali të lartë kombëtar duke pasur parasysh realitetin e gjërave, ndjek parimin e një patriotizmi të thjeshtë dhe kërkon të vijë në harmoni me popujt që na rrethojnë,duke pretenduar prej tyre vetëm njohjen e të drejtave tona mbi të gjithë tokat e banuara prej shqiptarëve. Përveç kësaj në politikën e brendshme nuk është intolerante. Ne shikojmë me rezervë kohën e djeshme, të kaluarën, me ankth të ardhmen dhe përpiqemi të bashkojmë popullin shqiptar për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë, ku liria dhe rregulli të lidhura me njëra-tjetrën, ti japin popullit tonë shumë të vuajtur, lumturi ekonomike dhe qetësi shpirtërore”. Pikëpamjet e nacionalizmit në politikën e jashtme “Balli Kombëtar është një organizatë që përmbledh në gjirin e vet të gjithë nacionalistët, të çdo tendence politike qofshin. Nuk bën politikë partie dhe respekton me rigorozitetin më të madh të gjitha idetë që nuk vijnë në kundërshtimit me interesat e larta të kombit. Pika themelore e programit të saj është shpëtimi i Shqipërisë më kufijtë e saj etnikë. Kjo organizatë do të qëndrojë në fuqi deri në ditën që do të jetë siguruar liria e plotë e atdheut. Pas kësaj çdokush do të ndjekë rrugën e parimeve dhe ideve politike që i pëlqejnë, në lidhje me organizimin e qeverisjen e vendit. Për sa i përket politikës së jashtme, për të cilën na janë bërë pyetje shpesh herë themi se dëshira e organizatës sonë që është dëshira e të gjithë nacionalistëve shqiptarë është që Shqipëria të rrojë në marrëdhënie miqësie të ngushta me të gjithë shtetet, sidomos me fqinjët e saj, Populli shqiptar, pjesëtar i denjë në familjen e madhe evropiane, është i bindur se pas luftës do të gëzojë të gjitha të drejtat. Me këtë bindje nacionalizmi shqiptar shpreson se, pas zhdukjes së imperializmit brutal italian, relacionet midis të dy popujve përtej Atlantikut do të jenë korrekte dhe miqësore. Kondita “sine qua non”e një marrëveshje të tillë do të jetë natyrisht respektimi absolut i indipendencës politike dhe ekonomike të vendit tonë nga ana e Italisë. Me Greqinë, me të cilën na lidhin bashkësi historike e tradicionale kemi kërkuar gjithnjë të kërkojmë ca më tepër sot, marrëveshje dhe bashkëpunim të sinqertë, duke respektuar plotësisht të drejtat e secilit. Provat e hidhura të këtyre viteve të fundit shpresojmë se do të kenë bindur udhëheqësit e Greqisë së re se çdo ndërhyrje e huaj në Shqipëri nga italianët ka për të pasur një reperkusionin të keq në Greqi. Si ne, si Greqia jemi synime jo vetëm të imperializmit italian por edhe të sllav, që provohet me rrezikun komunist që kërcënon sot të dy shtetet. Konsekuencat e së parit i kaluam, tani po kalojmë ato të së dytit, që kërkon të na shkrijë brenda në kazanin e vet. Prandaj një aderim i plotë midis dy vendeve, siç tregojnë ngjarjet e djeshme dhe të sotme e lypin dhe e imponojnë interesat jetike të dy kombeve. Nacionalizmi shqiptar e ndjen veten shumë afër shpirtërisht me nacionalizmin grek, sepse jemi dy popuj ballkanikë që lidhemi më tepër se çdo popull tjetër me njëri-tjetrin. Me popullin serb e malazez me gjithë kujtimet e hidhura që kanë lënë ngjarjet e këtyre 30 viteve të fundit, sidomos vrasja e tmerrshme e mijëra bashkatdhetarëve të Bihorit në Kosovë, prej çetnikëve të tyre, na pëlqen që të rrojmë në fqinjësi të mirë si pjesëtarë të familjes ballkanike. Po si konditë e domosdoshme e këtyre marrëdhënieve miqësore metë është respektimi i plotë i kufijve tanë etnikë. Ata duhet të heqin dorë nga megalomania imperialiste e tyre dhe të japin prova konkrete se dëshirojnë sinqerisht të rrojnë në marrëdhënie të mira me ne. Populli shqiptar nuk është as imperialist dhe as shoven. Ku kërkon vetëm të drejtat e veta. Miqësitë formohen dhe forcohen vetëm atëherë kur bazohen në drejtësi dhe sinqeritet. Provat e gjersotme, prej fqinjëve në fjalë të Veriut lënë shumë për të dëshiruar”. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Kulturë

E martë 17 shtator 2013 •

FLET VJOSA BERISHA, DREJTUESE E FESTIVALIT “PRIFILM” NË PRISHTINË

Prishtina e gatshme për “ethet” e festivalit Para katër vitesh, në vigjilje të edicionit të parë, synimet tuaja ishin për një festival premtues e të veçantë për rrethanat e kohës, së paku për hapësirën e Ballkanit. Nga këndvështrimi i sotëm, në prag të edicionit të pestë, a janë realizuar pritjet tuaja të atëhershme? Kur filluam gjithë këtë organizim, kishim prapa vetes disa vite hulumtimi nëpër festivale të ndryshme se çka e bën një festival atraktiv. Duke pasur parasysh se edhe mungonte diçka e tillë tek ne, e aq më shumë nuk kishte fare festival me film të metrazhit gjatë, ne vendosëm t’i hyjmë kësaj pune. Tani, pas katër vitesh, në prag të edicionit të pestë, unë ndihem ‘ok’ me atë që kemi arritur. Jam shumë kërkuese dhe nuk mund të them që kemi arritur në kulm sepse një kulm për gjëra të tilla nuk ekziston, por them që kemi arritur mjaft për këto vite. Kemi sjell çdo vit filmat më të rinj, që kanë bërë vetëm hapjen në festivalet e Berlinit apo Kanës dhe absolutisht, menjëherë kanë qenë këtu për publikun dhe audiencën tonë. Festivalet vlerësohen nga programi i tyre dhe ne këtu nuk bëjmë kompromise. Kur e them këtë duhet të cek edhe një gjë: të organizosh festival të mirë do të thotë të kesh kualitet në çdo hap dhe ne këtë e kemi ofruar që nga fillimi. Kualitet në zgjedhjen e filmave dhe kualitet në projeksionin e tyre. Nuk është njësoj si të bësh festival dokumentarësh dhe filmash të shkurtër, si festival filmash të metrazhit të gjatë. Këto dy gjëra dallojnë esencialisht. Filmi i metrazhit të gjatë duhet të blihet me një shumë, që kur është premierë dhe i ri, i saporealizuar, siç vjen te ne. Nuk është fare e lirë, kurse filmat dokumentarë dhe ata të shkurtër jepen falas dhe këtu është një dallim esencial. Pastaj, nëse kthehemi pak vite prapa, madje edhe në vitin 2009 kur ne filluam, të gjitha festivalet në Kosovë e Shqipëri kishin projeksione që ‘çalonin’ në shumë aspekte, besoj edhe ju gazetarëve iu kujtohet. Kurse në “PriFest” që nga viti i parë kemi shfaqur filmat në projeksion shirit filmik siç shfaqen në Kanë, Berlin, Venecia etj. Vitin e kaluar, ekzakt kur filloi Kana e Berlini të përdorin projeksionin në DCP e filluam edhe ne. Një gjë të tillë ende, madje as këtë vit, nuk e kanë bërë festivalet e tjera. Mbase u zgjata pak, por esenca ishte për të treguar ngritjen e një standardi madje nga viti i parë i “PriFest-it”, për të dalë pastaj edhe te mysafirët që kemi sjellë çdo vit, fitues të çmimit Oscar dhe emra shumë të njohur. Në “PriFest” që nga viti i parë e deri më sot i rëndësishëm ka qenë niveli i lartë i organizimit, profesionalizmi dhe cilësia. Këtë e kemi arritur dhe ndaj ndihem shumë mirë. -Çka do të sjellë edicioni i radhës që do ta veçojë nga ato të kaluarat? Një festival, çdo vit e bëjnë të veçantë filmat që vijnë. Çdo herë diskutohet për filmat dhe bëhen edhe shumë revieë e kritika për filmin. Këtu te ne më shumë i kushtohet rëndësi ndonjë detaji të parëndësishëm, për të dhënë të kuptohet se diçka nuk shkon. Unë për këtë ua zë për të madhe gazetarëve në përgjithësi, sidomos atyre që vijnë me tendencë për kritikë dhe nuk relaksohen. Festivali nuk është politikë, por është një festë e filmit dhe duhet të pranohet ashtu edhe nga ju gazetarët, të përfitoni nga rasti për t’i bërë ‘new update’ edhe vetes me më të rejat nga kinematografia, sepse

ato me të vërtetë ua sjell në kualitetin më të lartë “PriFest”, sidomos kur dimë faktin që pjesa dërrmuese e gazetarëve i kanë paksa të limituara mundësitë, për të vizituar festivale jashtë hapësirës Kosovë - Shqipëri. Ne madje kemi bërë edhe akreditimin si një avantazh për ju që nga viti i parë, që t’iu nderojmë dhe të keni mundësi që të përcillni çdo gjë gratis. Kurse për t’u kthyer te përgjigja në pyetje, festivali këtë vit sjell 4500 minuta premierë filmash të metrazhit gjatë, të mesëm dhe dokumentarë, sjell shumë mysafirë si gjithnjë për të prezantuar filmat e tyre, sjell edhe edicionin e katërt të platformës së forumit regjional të koproduksionit “PriFORUM”, e vetmja si e tillë në Kosovë dhe Shqipëri, që vjen gjithnjë me informacione të reja për gjendjen e industrisë në rajon, vizitohet nga fonde të filmit dhe shumë kompani të rëndësishme kooproduksioni; organizon workshope të rëndësishme për kineastët tanë. Këtë vit do të bëjmë për herë të parë edhe një seancë

‘Pitching’, e cila vjen pas trajnimit që do ta bëjë trajneri ekspert Danijel Hocevar, producent fitues i Berlinales këtë vit dhe fitues i shumë shpërblimeve të tjera. Për të shpjeguar më saktësisht se çfarë do të thotë kjo: janë përzgjedhur 6 projekte filmi që ende nuk janë realizuar. Një nga çdo shtet fqinj yni, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Bosnjë dhe nga Kosova. Producentët dhe regjisorët do të trajnohen për ‘Pitching’, pra si t’i prezantojnë apo ‘shesin’ projektet e tyre për të gjetur fonde koproduksioni. Në ditën e dytë ata do t’i prezantojnë projektet para një jurie ndërkombëtare dhe do të zgjidhet ‘Best Pitch’ . Është një moment i rëndësishëm ky për kineastët tanë, sepse nuk kanë shumë mundësi të vizitojnë forume të tilla jashtë kufijve të vendit tonë, ndaj ne këto mundësi ua sjellim ‘në derë të shtëpisë’. Mendoj se kjo është një risi që vlen të veçohet. -Kush janë selektorët ndërkombëtarë që kanë bërë përzgjedhjen e filmave dhe në ç’bazë kriteresh janë vlerësuar? Që nga viti i parë, selektorët i kemi ndërkombëtarë. Janë gjermanë që punojnë për Berlinale dhe Cottbus. Vitin e kaluar kishim edhe një selektor nga “Trieste Film Festival”. Këtë vit kemi edhe një selektore amerikane që punon për festivalin “OutFest” dhe “Sundance”. Për ne, selektorët janë shumë të rëndë-

sishëm dhe përkujdesemi që t’i kemi shumë të mirë. Pastaj, si ekip marrim vendime se çfarë hyn në program. Kriter tjetër është se filmat duhet të jenë kualitativë, të realizuar gjatë dy viteve të fundit, të cilët zgjidhen e kalojnë nëpër festivale me nam si Berlini, Kana, Toronto, Sundance etj. -Duke marrë parasysh që gjithnjë ka pasur mysafirë nga më të vlerësuarit në botën e filmit gjithandej, (Vanesa Rdgreyev etj.), a mund të zbuloni për herë të parë para lexuesit në Shqipëri se cila do të jetë befasia e radhës? Këtë vit, si çdo vit tjetër do të ketë shumë mysafirë. Një mysafir ndoshta jo i njohur në botën e kinematografisë, por që lidhet me të e që vlen të përmendet, padyshim do të na vijë për të hapur programin Focus, që këtë vit do të promovojë Amerikën Latine. Pra, një ish ministër nga Kili dhe filmi që do të shfaqet atë natë, është bazuar nga libri që ka bërë ai për vuajtjet e tij në izolim gjatë viteve ’70-të të shekullit të kaluar. Kjo do të jetë një histori interesante: të shohësh filmin dhe të kesh pranë personazhin që e ka përjetuar atë histori. -Sa filma premierë do të shfaqen? Cilët janë ata? Do të shfaqen 49 filma premierë. Pra, siç thashë, 4500 minuta premierë. Janë filma që vijnë nga mbarë bota. Kemi dy filma kosovarë premiera botërore, “Ne të tre” i regjisores se re Blerta Basholli dhe “I kthyeri” i regjisorit Ernest Meholli. Filmi fitues i Berlinit i Danis Tanovic, fitues i çmimit “Oscar”, do të jetë në konkurrencën e Ballkanit, bashkë me filmat nga Serbia, Maqedonia, Sllovenia, Greqia dhe Kroacia. Në konkurrencën zyrtare kemi filma nga Rusia, Gjeorgjia, Gjermania, Shqipëria, etj. Edhe në konkurrencën e metrazhit të mesëm kemi filma nga Austria, Çekia, Tunisia, Franca, etj. Këtë vit si çdo vit sjellim përsëri fituesit e Kanës, Berlinales, etj. -A është përmbyllur lista e anëtarëve të jurisë festivalit? Kush janë ata? Po. Juria është si çdo vit ndërkombeëtare. Kemi në të producentë të njohur, aktorë, përfaqësues festivalesh që vijnë nga vende të ndryshme të botës, por edhe kineastë dhe artistë tanë të suksesshëm. Për të përmendur disa, janë drejtoresha artistike e Festivalit më të vjetër në botë, të Edimburgut, Diane Henderson; producentja gjermane Nicole Gerhard, e cila edhe ka filluar të punojë tanimë me disa projekte kosovare; aktorja kroate Judita Frankovic; producentja tjetër gjermane dhe selektore për shumë festivale, Elvira Geppert; pastaj aktori dhe një nga producentët më të suksesshëm në Kosovë, Shkumbin Istrefi, regjisori kosovar Orhan Kerkezi etj. - Çfarë çmimesh do të ketë? Apo, mbase do të ketë ‘extra’ çmime që të kënaqen të gjithë pjesëmarrësit pretendentë?! Çmimet do të jenë të njëjtat, si çdo vit. Në konkurrencën zyrtare kryesore garohet për çmimin “Hyjnesha e artë”, në kategorinë aktori më i mirë, aktorja më e mirë, regjisori më i mirë, filmi më i mirë. Në kategorinë e metrazhit të mesëm ‘Hyjnesha e argjendtë’ për filmin më të mirë dhe në konkurrencën e Ballkanit, çmimi ‘Hyjnesha e kuqe’ për filmin më të mirë. Çmimi i jurisë së medies, që ndahet për herë të dytë vjen nga Fondacioni

“Dritan Hoxha”, e që ne na bën shumë të lumtur, do të përzgjedhë filmin nga kategoria e filmave të Ballkanit. Dhe normalisht, si zakonisht është paraparë edhe çmimi i audiencës. -Shqipëria me cilin film do të konkurrojë (prezantohet) në konkurrencën e filmit ballkanik? Shqipëria konkurron në dy kategori. Në konkurrencën kryesore me filmin “Agon” të Robert Budinës dhe me filmin “Pharmakon” të Joni Shanajt. Ky i fundit garon në konkurrencën ballkanike. Po ashtu, shfaqim premierë për Kosovën filmin dokumentar “Anija” të Roland Sejkos. -Duke marrë parasysh që kemi disa festivale mjaft dinjitozë gjithandej në hapësirat tona, ndërkohë që kemi shumë pak filma të realizuar për një vit kalendarik, ku mendoni se po çalon kinematografia kosovare në veçanti dhe ajo mbarëshqiptare në përgjithësi, për këtë disproporcion shifrash? Nuk mendoj se është disproporcion në fakt, sepse filma po realizohen, por nuk kanë rrugëtim shumë të gjatë mbase nëpër festivale. Mendoj se për të bërë filma të mirë duhet të dimë të shkruajmë skenare të mira. Ne kemi shumë histori dhe shumë për të thënë, por ende s’e kemi gjetur mënyrën e duhur për t’i shpalosur ato bukur në format filmi. Po bazohem nga sa shoh në kinematografitë e ndryshme botërore, në festivalet që vizitoj dhe kur i krahasoj me kinematografinë tonë. Megjithatë kemi shumë shpresë dhe ka lëvizje që Kosova po futet në fokus gradualisht me filma të shkurtër dhe gjithashtu kam shumë shpresë te filmi që është në proces “Tri dritare dhe një varje” i regjisorit Isa Qosja, i cili është punuar shumë mirë dhe që tani ka filluar të marrë vlerësime e të shpërblehet, ndonëse i pafinalizuar. -Së fundi, ju mbani epitetin e anëtares më të re të Akademisë Evropiane të Filmit, ku sapo jeni përzgjedhur. Ç’ka do të thotë kjo për ju dhe kinematografinë kosovare? Cilat ‘guxojnë të jenë ëndërrat e kineastëve’ kosovarë e shqiptarë në përgjithësi nga aderimi juaj në këtë asociacion? Unë ndihem shumë e lumtur dhe e nderuar që jam anëtare e një Akademie shumë të respektuar dhe prestigjioze në fushën e kinematografisë, siç është ‘European Film Academy’. Konkretisht, unë do të kem nderin të vlerësoj vetë kinematografinë evropiane dhe çdo vit të votoj për filmin më të mirë, duke marrë pjesë edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘European Film Awards’ që mbahet në Berlin dhe është ekuivalente e Ceremonisë Oscar nga Akademia Amerikane e Filmit. Ky anëtarësim për mua dhe për festivalin do të thotë një njohje, pra një vlerësim i punës sonë në promovimin e kinematografisë së vendit jashtë saj, si dhe promovimit të festivalit tonë në festivalet e tjera. Për mua është shtytje që të vazhdoj me punë të mirë për festivalin kurse kinematografisë kosovare do t’i sjellë edhe shumë edicione të tjera të suksesshme duke sjellë edhe një ‘network’ më të madh të emrave shumë të veçantë të kinematografisë botërore, që do të na vizitojnë në vitet që pasojnë. Siç thotë edhe slogani ynë i festivalit, “Shumë miqësi të bukura përgjithmonë në PriFest.” Bisedoi: Xhemail Veseli


» Kulturë

• E martë 17 shtator 2013

Prej 23-28 Tetor 2013, kori dhe orkestra e gjimnazit muzikor “Prenk Jakova” nga Gjakova do të japin në Zvicër pesë shfaqje të muzikalit “Arjeta dhe Gëzimi”, të punuar sipas skenarit të Ilir Gjoçajt me muzikën e Trimor Dhomit e me regji të zviceranit Georg Darvas. Ky muzikal, si gjini deri tani e papërpunuar në Kosovë, është shfaqur për herë të parë në Kosovë, në pranverën e këtij viti, falë producentëve zviceranë Dorothea dhe Georg Fankhauser, si dhe lojës së mrekullueshme të korit të shkollës së mesme të muzikës në Gjakovë. “Arjeta & Gëzimi” është një rrëfim rinjohjeje dhe dashurie mes dy të rinjve, që sapo kanë filluar udhëtimin

Muzikali shqiptar “Arjeta dhe Gëzimi” së shpejti në Zvicër e ndërtimit të jetës së tyre. Ballafaqimi me të kaluarën dhe me disa prej rreziqeve të aktualitetit tonë e shndërron këtë udhëtim në një aventurë të rrezikshme e plot peripeci. Dorothea dhe Georg Fankhauser, duke parë suksesin e këtij muzikali në Kosovë, të shfaqur para publikut gjakovar, prishtinas, pejan dhe prizrenas, vendosën që ta bartin edhe në Zvicër, përkatësisht në Kantonin e Bazelit dhe të Cyrihut. Këto paraqitje do të jenë edhe pjesë e projektit “Culture scapes”, që është një festival kulturor zviceran që për temë ka

Ballkanin. Producentët Fankhauser janë më se të entuziazmuar me këtë vepër dhe me padurim presin performancën e këtyre të rinjve para publikut zviceran, por edhe para mërgatës shqiptare në Zvicër. “Gjithçka është gati, tashmë edhe vizat për nxënësit e gjimnazit muzikor të Gjakovës i kemi siguruar dhe, natyrisht, presim shkëlqimin e tyre në sallat respektive të Bazelit e të Cyrihut”, thotë Georg Fankhauser. Në rolet kryesore të këtij kjuzikli do të paraqiten: Edonjeta Hajdari (Arjeta), Vali Kuqi (Gëzimi), Ylber Bardhi (Shaqiri) etj.

Hollivudi feston 100-vjetorin e regjisorit Stanley Kramer

“Apolonia International Students Film Festival”

Michele Placido i ftuar nderi

Starton edicioni i dytë i “Apolonia International Students Film Festival” me pjesëmarrjen e veçantë të aktorit të mirënjohur italian Michele Placido. Festivali do të mbahet më 20 – 25 Shtator 2013. Në këtë edicion konkurojnë 50 filma me metrazh te shkurtër nga 29 shtete të botës. I ftuar nderi do të jetë aktori dhe regjizori i mirënjohur italian Michele Placido. Festivali ndërkombëtar i filmit me metrazh të shkurtër në Fier është konceptuar si një takim për të apasionuarit e kinemasë, ku për gjashtë ditë, do të kenë mundësinë të ndjekin prodhimet më të fundit kinematografike shqiptare dhe ato të huaja.

K

ëtë muaj, Hollivudi feston 100 -vjetorin e ditëlindjes së producentit dhe regjisorit Stanley Kramer, i cili prodhoi filma dhe trajtoi tema jopopullore të kohës së tij. Ai sfidoi jo vetëm shoqërinë amerikane, por edhe studio të fuqishme filmash, duke u bërë një producent. Stenli Kramer vdiq më shumë se 10 vite më parë, por trashëgimia dhe filmat e tij qëndrojnë. Stenli Kramer prodhoi filma që tërhoqën vëmendjen e publikut dhe nganjëherë, edhe i zemëruan njerëzit. Bashkëshortja e tij, Karen Sharp Kramer, kujton natën e shfaqjes së parë të filmit “Guess Who’s Coming to Dinner” (“Qëlloja kush vjen për darkë”) , në vitin 1967. Kishte radhë të tëra njerëzish që prisnin”. Filmi trajton temën e martesës ndër racore, një temë e rrezikshme në vitet ’60. “Stanlei dhe mua na dërgonin letra ku njerëzit shprehnin urrejtje. Na kërcënonin nëpër restorante. Dilnim për të ngrënë jashtë dhe dikush na vinte tek tavolina jonë dhe thoshte ‘ti je Zoti Kramer, i cili bëri filmin Guess Who’s Coming to Dinner? Kujdes, se neve nuk na pëlqen kjo”. Jan-Kristofer Horak është drejtori i Arkivave të Filmit dhe Televizionit të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxheles. “Në kohën kur u bë ai film, në 60 deri në 80 për qind të shteteve të Amerikës, kishte ende ligje që ndalonin martesat ndërracore.” Sidni Poatie (Sidney Poitier) ishte një nga aktorët kryesorë të filmit. Ai dhe aktori Lui Goset (Louis Gosset) ishin të pranishëm tek ky festim për 100-vjetorin e Stenli Kramerit. “Ishte një njeri i mrekullueshëm, dhe ndoshta një nga prodhuesit e filmave më të mirë në Amerikë. Ne mësuam nga njëri-

21

Studim për gjashtë kodikët muzikorë në Arkivin e Shtetit Gjashtë kodikët muzikorë, të cilët ruhen në Arkivin e Shtetit, për herë të parë studiohen në mënyrë të mirëfilltë. Muzikologia Meri Kumbo prej 5 vitesh është marrë me diskriptimin e tyre që i ka përmbledhur në një katalog. Për Kumbon, fillesat e shkrimit muzikor nisin pikërisht me kodikun e Beratit që i përket vitit 1292. Librat muzikorë nga pikëpamja gjeografike shtrihen kryesisht në Shqipërinë e Mesme. Teksa ka rrëfyer detaje rreth kodikut të Beratit, i cili është unik, studiuesja ka vënë në dukje pasaportën e kryer kohë më parë nga Theofan Popa që shoqëron çdo kodik. Mjaft i veçantë paraqitet sipas studiueses edhe kodiku i Përmetit, i cili është i vetmi i shkruar në pergamen. Kompozitorët në shekullin e 13 janë anonim, por më vonë vihet re edhe emri i kompozitorit më sinjifikativ të muzikës bizantine, Jan Kokuzeli. Qëllimi i studimit të kodikëve muzikor për muzikologën eshtë bërja e njohur e kësaj pasurie muzikore, e cila rrin e kyçur në Arkivin e Shtetit. Katalogu pritet të shohë dritën e botimit në fund të Shtatorit.

tjetri”. Kramer trajtoi marrëdhëniet racore edhe para filmit Guess Who’s Coming to Dinner, shpesh fshehtazi, thotë Karen Sharpe Kramer. Ajo kujton se si u prodhua filmi i tij Home of the Brave (“Shtëpia e guximshmëve”). “Ai e fshihte aktorin e mrekullueshëm zezak Xhems Eduards (James Edwards) në dyshemenë e makinës, për ta çuar në punë çdo ditë”. Kramer trajtoi probleme të tjera shoqërore, si Holokaustin, në filmin “Judgment at Nuremberg” (“Gjukata e Nyrmbergut”), një interpretim i gjyqit të Nyrmbergut për krimet e Luftës së Dytë Botërore, i cili gjykoi penalisht udhëheqësit e rëndësishëm të nazistëve për genocid kundër hebrenjve evropianë. Në atë kohë, kur vendi nuk diskutonte rreth Holokaustit, filmi e habiti publikun. Ai ishte edhe regjisor i filmit “Inherit the Wind” (“Ndiqe

erën”), që trajtonte një tjetër temë të debatuar – mësimin e teorisë së evolucionit të Carls Darvinit. Filmi bazohej në gjyqin e famshëm Scopes Monkey, kur një mësues nga Kentaki u hedh në gjyq dhe u shpall fajtor, sepse u përpoq t’i mësonte nxënësve teorinë e evolucionit. Filmi, me aktor kryesor Spenser Trejsi (Spencer Tracy), u emërua për katër çmime Oskar, por... “Ai u kritikua se u përqëndrua shumë tek mesazhi, se mesazhet e tij ishin pak a shumë të qartë, se ai po bënte filma për moralin në vend që të bënte filma të mëdhenj dhe mesazhi i filmave të ishte dytësor”. Stenli Kramer doli në pension kur ishte në të gjashtëdhjetat, por filmat e tij kanë fituar 16 çmime Oskar dhe tematika e tyre pati një ndikim në mënyrën se si amerikanët mendojnë dhe veprojnë për çështjet që u përshtaten edhe kohëve të sotme.

Rajmonda Moisiu kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë Stamford, Ct, 16 shtator - Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në qytetin Stamford, në Kenektikat (Connecticut) mbaji mbledhjen e saj, në të cilën zgjodhi Kryesinë e re. Siç raporton Illyriapress, kryetare e Shoqatës u zgjodh shkrimtarja dhe gazetarja Raimonda Moisiu, e cila sipas rregullave të shoqatës përzgjodhi edhe kryesinë: nënkryetar Pal Ndrecaj, sekretare - Yllka Filipi, anëtarë të kryesisë - Sabina Veseli dhe Ramiz Mujaj. Në këtë takim u bënë anëtarë të rinj të Shoqatës Dr. Yllka Filipi, Aristotel Mici dhe Artur Vrekaj.

80 instrumentistë në një orkestër rinore Nuk ndodh shpesh që të rinjtë shqiptarë, të cilët mbarojnë një disiplinë të muzikës klasike në Universitetin e Arteve, të jenë pjesë e një okestre. Por bashkëmoshatarit të tyre Arbër Neziri i lind ideja për të themeluar orkestrën e parë rinore. Kjo orkestër përbëhet nga 80 instrumentistë, të cilët janë zgjedhur përmes një konkursi nga dirigjentët më me rëndësi të 30 viteve të fundit nëpër botë, si maestro Aldo Ceçato. Neziri thotë se ndihet i lumtur që orkestra rinore nis të luajë me një vepër kaq të rëndësishme si “Rekuiem”. Funksionimi i kësaj orkestre aktualisht bëhet në bazë të koncerteve që ato kanë për të interpretuar. Gjuha e muzikës për Nezirin është universale. Synimet i kanë të qarta dhe repertori koncertor ka rrugëtim të gjatë. “ORSH lindi si domosdoshmëri jetike për të përgatitur të rinjtë shqiptarë me lojën në orkestër, me nivelet më të larta profesionale. Për të mos e lënë të pashfrytëzuar talentin e tyre”.


22

« speciale

Profil

Manhatan,

historia e lagjes që cilësohet si zemra e zemrës së botës

N

ëse Nju Jorku është zemra e Amerikës, atëherë Manhatani është zemra e zemrës. Jo thjesht se në ishullin prej 8746 kilometra katrorë jetojnë 1 milion e gjysmë banorë, jo thjesht se aty është ekstremi i zhvillimit, jo thjesht se aty është qendra e “kryeqytetit” të OKB-së, dhe jo se aty prodhohen miliarda dollarë. Por më shumë se kaq, Manhatani është simbol i zhvillimit ekonomik e kulturor. Por si është në të vërtetë Manhatani, cilët janë banorët që e popullojnë dhe si funksionon jeta aty? Emri Emri Manhatan e ka burimin nga fjala “Mannhatta” dhe e përkthyer nga gjuha Lenape, mendohet se do të thonë “ishulli i shumë kodrinave”. Enciklopedia e Nju Jorkut ofron edhe derivate të tjera që e kanë prejardhjen nga gjuha Munsee, manahachtanienk që do të thotë “vendi i dehjes së përgjithshme”, menatay “ishull”. Objekte të rëndësishme Ish-kullat binjake, dikur ishin simbol ikonik i qytetit dhe të vendosura në Manhatanin e poshtëm. Me lartësi 417 dhe 415 metra, ndërtesat 110-katëshe ishin ndërtesa më e lartë e botës që prej vitit 1972. Në fund të shekullit të 20-të kullat binjake ishin padyshim një prej ndërtesave më të famshme të botës deri në shkatërrimin e tyre më 11

shtator 2001. “Kulla e Lirisë”, ndërtesa që do zëvendësojë kullat binjake është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundojë në vitin 2011. “Central Park” “Central Park” (Parku Qendror) është skicuar nga

Frederik Law Olmsted dhe Calvert Vaux. Parku prej 3.4 kilometrash katrorë ofron vende për të ecur, dy sheshe patinazhi në akull, strehë për kafshët e egra, zona të gjelbëruara që përdoren për sporte të ndryshme, si dhe sheshe lojërash për fëmijët.

Parku është një oaz për zogjtë migrues dhe pikërisht për këtë arsye është një pikë mbledhjeje për të pasionuarit pas zogjve. Ndërkohë që pjesa më e madhe e parkut ngjan krejt natyrale, ai është i punuar në këtë formë dhe përmban shumë liqene artificiale. Ndërtimi i “Central Park” në vitin 1850 ishte një prej projekteve publike më masive. Rreth 20 mijë punëtorë punuan për t’i dhënë formë peizazhit pastoral të stilit anglez që synonin të krijonin Olmsted dhe Vaux. Kultura Manhatani ka qenë shpesh skenë e lëvizjeve kulturore më të rëndësishme në SHBA. Skena kumbuese e arteve vizuale në Manhatan në vitet 1960-’60 ishte skenë lëvizjes amerikane të pop-artit, e cila solli në jetë gjigandë si Jasper Johns dhe Roy Lichtenstein. Një parajsë e njohur për artin është edhe lagjja fqinje “Chelsea”, ku gjenden rreth 200 galeri arti, të cilat janë strehë e artit modern të artistëve të rinj dhe atyre të konsoliduar. Teatri “Broadway” konsiderohet shpesh si një forma më e lartë profesionale e teatrit në SHBA. Teatrot dhe pjesët muzikore vihen në skenën e një prej 39 teatrove profesionistë me të paktën 500 vende, të pozicionuara përreth sheshit “Times Square”. Pak më tej “Times Square” ndodhet “Lincoln Center”, strehë e një prej shtëpive më prestigjioze të operës në botë, “Metropolitan Opera”.

E martë 17 shtator 2013 •

Shteti: Nju Jork President i distriktit të Manhatanit: Scott Stringer Popullsia: 1,537,195 Sipërfaqja: 87.46 kilometra katrorë - Manhatani përfshin këto ishuj: “Randall Island” “Ward’s Island” “Roosevelt Island” “Governors Island” “Liberty Island” - Lagjet fqinje të Manhatanit: “Chinatown” “TriBeCa” “SoHo” “NoLIta” “Harlem” - Duke qenë se aty ndodhet selia e Kombeve të Bashkuara, Manhatani është strehë e trupave më të mëdha diplomatike të botës, duke përfshirë 105 konsullata. - Në Manhatan ndodhet bashkia e Nju Jorkut, e ndërtuar në vitin 1916 dhe një prej ndërtesave qeveritare më të mëdha në botë. - Mosha mesatare e popullsisë në Manhatan është 36 vjeç. - Manhatani është një ndër vendet me të ardhurat më të larta për banor në SHBA. - Në ishull ndodhen: Teatri “Broadway” - Sheshi “Times square” - Universiteti i Nju Jorkut - Universiteti i Kolumbias - “Wall Street” - “Lincoln Center for the Performing Arts” - “The American Museum of Natural History” - “Central Park” - Në Manhatan ndodhen pronat e patundshme më me vlerë në SHBA dhe lagjja konsiderohet si motori ekonomik i vendit. - Sektori më i rëndësishëm ekonomik është industria e financës. - 280.000 punonjës të sektorit të financës kanë fituar më shumë se gjysma e gjithë rrogave të paguara në lagjen e Manhatanit. - Në vitin 2006, ata që ishin në industrinë e financës fituan mesatarisht për javë rreth 8300 dollarë duke përfshirë këtu dhe bonuset. - 11.3 për qind e punëve në këtë lagje janë në sektorin e shëndetit. - Shtatë prej tetë rrjeteve të agjencive më të mëdha në botë të reklamave janë të pozicionuara në Manhatan. - Sipas statistikave të vitit 2006, rroga mesatare javore e punonjësve në Manhatan ishte 1453, më e larta në vend. - Qendrat kryesore të mediave që ndodhen në Manhatan janë: “New York Times” “New York Daily News” “New York Post” “The Wall Street Journal” “ABC”, “CBS”, “FOX” “NBC”, “MSNBC”, “MTV” - Manhatani është unik në SHBA për përdorimin intensiv të transportit publik dhe mungesën e makinave private. - Ndërkohë që 88 për qind e amerikanëve shkojnë në punë me makinat e tyre personale, në Manhatan 72 për qind e njerëzve përdorin transportin publik. - Metroja e Nju Jorkut është sistemi më i madh i këtij lloj transporti në gjithë botën.


SPORT • E martë 17 shtator 2013

F

ituesi i sezonit të kaluar të Ligës së Kampioneve, sikurse edhe shumë ekipe të tjera, do të nisë sot rrugëtimin e gjatë të Ligës së Kampioneve për sezonin e ri 2013-2014. Sigurisht, e veçantë do të jetë fakti që tashmë skuadra nuk kryesohet nga Jup Heinkes, por nga Pep Guardiola. Ky i fundit nuk e ka nisur fort mirë sezonin në kampionat, megjithatë gjendet shumë pranë kryesuesve të Bajernit të Mynihut. Në takimin e fundit në kampionat, kampionët në fuqi mundën Hanoverin pastër, ndaj dhe morali i skuadrës është i lartë. Përballja e tyre e parë në Ligën e Kampioneve, do të jetë pikërisht ndaj CSKA të Moskës, një ekip që shpeshherë di edhe të surprizojë. Edhe pse në dukje një ndeshje e lehtë për gjermanët, bavarezët do të kenë disa mungesa të rëndësishme. Mungesat Bajerni i Mynihut do të ketë të paktën tre mungesa të rëndësishme në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve për këtë sezon. Tiago dhe Havi Martinez do të vazhdojnë të mos luajnë edhe në këtë ndeshje, ndërsa edhe Gëce ka qenë një mungesë e gjatë për Bajernin që prej finales së Superkupës ndaj Çelsit. CSKA e Moskës Nga ana tjetër, CSKA e Moskës vjen në këtë ndeshje në një formë të shkëlqyer, pasi ka fituar 6 takimet e fundit, teksa kanë barazuar dy dhe nuk kanë pësuar asnjë humbje për këtë sezon. Objektivi i tyre është të kalojnë fazën e grupeve, ndonëse do të kenë rivalitet shumë të fortë, pasi në këtë grup ndodhet edhe Mançester Siti, një tjetër pretendent i fortë. Gjithsesi, me formën që ka treguar CSKA dhe lojtarët e saj këtë sezon, çdo gjë mund të ndodhë. Guardiola: Bajerni do të luftojë sërish për të qenë kampion Para sfidës së parë në Ligën e Kampioneve ndaj CSKA të Moskës, trajneri i Bajernit të Mynihut, Pep Guardiola, ka deklaruar se skuadra e tij do të luftojë sërish këtë sezon për titullin kampion. Megjithatë, ai ka pranuar se të ruash titullin është më e vështirë sesa ta fitosh atë. “Ndeshja e sotme do të jetë e rëndësishme për ne, pasi nisim një aventurë që duam ta mbyllim me sukses. Bajerni i Mynihut i ka të gjitha potencialet që këtë sezon të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar, ndonëse për të ruajtur titullin është më e vështirë sesa ta fitosh atë”,ishin fjalët e Guardiolës në konferencën për shtyp një ditë para takimit.

Bajerni nis rrugën për të mbrojtur titullin Kampionët në fuqi të Ligës së Kampioneve përballen sot në sfidën e parë të sezonit të ri ndaj CSKA të Moskës

GRUPI A

SOT - Real Madrid

Kopenhagen

- Juventus

GRUPI C

SOT

Benfika

– Anderleht

Olimpiakos

– PSG

GRUPI D

SOT

Bajern Mynih

– CSKA e Moskës

Viktoria Plzen

– Mançester Siti

S T A F F

Dashuria e Kaka për Milanin është aq e madhe sa veç reduktimit të pagës për rikthimin në Itali, braziliani tashmë pranon me dëshirën e tij të mos marrë asnjë shumë parash nga kuqezinjtë, për aq kohë sa do të jetë i dëmtuar. Braziliani, i cili i rikthye në Milano me një bujë të madhe, pas aventurës me Realin e Madridit, nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e dytë me kuqezinjtë. Në ndeshjen e parë në Serinë A pas rikthimit, ai është dëmtuar në kaviljen e këmbës së majtë, pas një dyluftimi të ashpër. Por në fakt dëmtimi i vërtet i Kakasë, i cili do të qëndrojë larg fushës për të paktën një muaj nuk është ky. Ai ka pësuar edhe një tërheqje në rrëzë të kofshës. Për shkak të këtij dëmtimi Kaka, jo vetëm do të mungojë kundër Selltikut në Ligën e Kampioneve, por do të humbasë edhe dy sfida shumë të vështira në kampionat. Bëhet fjalë për atë kundër Napolit këtë fundjavë, por edhe ndaj kampioneve në fuqi Juventusit. Rikthimi i Kakasë është planifikuar më datën 19 tetor në përpalljen kundër Udinezes në “San Siro”. Pas këtij dëmtimi Kaka ka publikuar një letër të hapur në faqen zyrtare të Milanit, me të cilën falënderon të gjithë për mbështetjen, por në të njëjtën kohë ka bërë të qartë se do të heq dorë nga rroga deri sa të rikuperohet. Në letër Kaka shkruan: “Përshëndetje të gjithëve. Ndoshta e keni marrë vesh lajmin e dëmtimit tim nga faqja e Milanit. Ishte një ditë jo e mirë për mua sepse sinqerisht nuk e prisja këtë dëmtim. Është vërtet i rëndë dhe i vështirë për mua. Kam biseduar për afatin e rikuperimit me Milanin, Galianin dhe mjekët për të vendosur disa gjëra dhe kam arritur në një konkluzion. Nuk do të pranoj asgjë nga Milani veç dashurisë dhe mbështetjes, derisa të bëhem më mirë dhe të jem gati të luaj sërish. Për këtë arsye kam vendosur pezullimin e pagës sime për këtë periudhë dhe e vetmja gjë që kërkoj është mbështetje që të rikuperohem. Kam nisur fazën e rikuperimit dhe mund të them se suporti dhe fjalët e mira që kam dëgjuar këto ditë më çojnë përpara dhe më bëjnë edhe më të vendosur për t’u rikthyer sa më parë. Është një moment i vështirë por kam nisur punën që të jem sërish mirë dhe shpresoj të rikthehem shpejt për t’u dhënë sërish gëzim tifozëve. Ju falënderoj!.”

Reali me Kasijasin në portë kundër Gallatës Reali i Madridit është gati të nisë një tjetër aventurë të re në Champions, këtë herë nën drejtimin e Ançelotit. Pasi ka dështuar për tre vite radhazi me Murinjon, ku është ndalur gjithnjë në gjysmëfinale, me italianin në krye ata presin diçka më shumë. Domethënë të dhjetën, me Karlo Ançelotin, njeriu i cili e fitoi këtë trofe dy herë me Milanin. Madrilenët do të përballen me Gallatasarajin në Stamboll, në ndeshjen e parë të grupit. Reali vjen pas barazimit 2-2 në kampionat, ku shkëlqeu portieri Diego Lopez, i cili në Champions do t’i lërë vendin Iker Kasijasit. Por, ky vendim i Ançelotit për të alternuar portierët në dy

kryeredaktor BRAHIM SHIMA zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

Trajneri i Juventusit do të bëjë disa ndryshime në formacion për sfidën e parë në Champions. Në Danimarkë nuk diskutohet fitorja. Trajneri i Juventusit, Antonio Konte pas ndeshjes kundër Interit në Serinë A kishte deklaruar se objektivi parësor i Juventusit në këtë sezon është fitimi i titullit të tretë radhazi në Itali. Por jo më pak mbetet dhe Liga e Kampioneve. pasi ka provuar në sezonin e kaluar duke u eliminuar në tetëshe kundër Bajernit të Mynihut që më vonë do të shpallej kampion i Evropës, këtë herë Juvja e ka marrë seriozisht në Ligën e Kampioneve. Edhe investimet e bëra nga klubi duket se ushqejnë më shumë këtë uri të bardhezinjve të Torinos për të dominuar dhe në Evropë. Megjithatë Konte nuk ka lënë pas për këtë sfidë as rotacionin. Numri një i stolit të kampionëve të Itali ka vendosur të lërë pushim për këtë sfidë të dëmtuarit Barzalji e Vuçiniç. Ndërkohë që në vendin e tyre do të jenë Ogbona dhe Kualiarela. Mesfusha Sa i përket mesfushës gjithçka duket e konfirmuar. Trajneri Konte do të luajë me të njëjtët lojtarë që luajtën dhe në takimin e së shtunës në kampionat kundër Interit të barazuar 1:1. Një mesfushë klasi për Juventusin, që duhet se nuk do të hasë ndonjë rezistencë të madhe nga ana e modestëve danezë. Sulmi, Kualiarela përkrah Tevezit Një Juve në sulm. Kjo pritet të shihet në Kopenhagen ku italianët do të kërkojnë tri pikët e para. Kështu Tevez është i konfirmuar. Apashi do të jetë maja e sulmit të Juves në sfidën e sotme. Por ai do të mbështetet nga Fabio Kualiarela.

Kaka heq dorë nga paga derisa të rikuperohet

Mançester Junajtid - Bajer Leverkusen Real Sociedad - Shahtjor Donjetsk Gallatasaraj

kompeticione duket se nuk ka gjetur mbështetjen e tifozëve madrilenë, të cilët janë shprehur kundër kësaj ideje. Në një anketim të bërë nga e përditshmja spanjolle “AS”, ku votuan 30 mijë njerëz, plot 60% e tyre janë shprehur kundër vendimit të Ançelotit dhe kërkojnë që të ketë vetëm një portier të parë. Diego Lopez ka luajtur në 4 ndeshjet e kampionatit, duke shfaqur një formë të shkëlqyer, ndërsa Kasijas nuk ka debutuar ende këtë sezon si titullar, por ka luajtur vetëm në disa ndeshje miqësore. Një tjetër e dhënë që e bën të dyshimtë vendimin e Ançelotit për të aktivizuar njërin portier në kampionat dhe tjetrin në Champions është edhe

23

Konte në Kopenhagen për tre pikë

SOT

GRUPI B

»

Gomez kthehet pas 6-7 javësh fakti që në 12 sezonet që tekniku italian ka drejtuar në këtë kompeticion, gjithmonë ka luajtur me “gardianin” që ka aktivizuar në kampionat.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Fiorentina është qetësuar disi për dëmtimin e Mario Gomez, i cili në takimin e fundit në kampionat ka pësuar një dëmtim serioz në ligamentet e gjurit të këmbës së djathtë. Gjermani ka dalë nga fusha me barelë dhe fillimisht stafi mjekësor i Fiorentinës ka theksuar se ai do të rikthehet në fushë pas tre muajsh. Por, pas vizitave mjekësore të hollësishme stafi mjekësor i Fiorentinës ka arritur në konkluzion se gjermani mund të rikthehet në fushë pas gjashtë javësh nëse faza e rikuperimit do të shkojë mirë.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E martë 17 shtator 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.