Metropol 18 korrik

Page 1

»3

REZULTATI I NDRYSHËM NGA AI I MIRATUAR

KQZ rinumëron 10 kuti në Lezhë, dalin në shesh “të palarat” E ENJTE

18 KORRIK 2013 VITI IX, NR. 3030 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

“Shpërthen” Arvizu

Për tokën djalit i këputin Qeveria nuk punoi këmbët, nënës brinjët Bulqizë, dy familje përleshen për 200 metra tokë. Pukë, tjetër sherr për vijën e ujit. »9 Dhjetëra të lënduar në 2 javë për pronësinë

»8

sa duhet për trafikun njerëzor, apel Ramës

PAGAT E PENSIONET PRONARËT

Kriteret për dëmshpërblimin, 300 milionë lekë për 2013-n

Berisha vendos për pagat e zv. ministrave të qeverisë së re

Rritja e rrogave dhe pensioneve për çdo kategori

Fituesit shpallen për 3 muaj. Cilat janë vërtetimet që kërkohen dhe si do të veprohet me ankesat e vjetra

»5

»5-8

UNIVERSITETET

Sa rriten kuotat për të gjitha degët, si do të llogariten pikët Pasnesër maturantët plotësojnë formularin A-2. MASH shton kuotat për të përthithur studentët »18-19

Opinion

NGA LONDRA SOT TE LETA

Rama: Takim pasionues me ish-kryeministrin Bler

VRASJA E KRYEKOMISARIT

Dimension real për shtetin social dhe përgjegjësinë e individit

Prokuroria: Burg i përjetshëm për Xhakjen, çastet e fundit të Tahirit, pretenca e plotë

Në periudhën e tranzicionit në Shqipëri janë bërë eksperimente dhe ndryshime... »11

Momentet kyçe të vrasjes së komisarit të Shijakut, nga ndalimi i nipit deri te plumbat mbi oficerin në postbllok »10

Nga GËZIM TUSHI

»2

APELI I KANDIDATIT PËR KRYETAR

Basha: Do të mbrojmë ata që do të largohen abuzivisht nga puna Kandidati tjetër Sokol Olldashi kërkon zgjerimin e strukturave vendimmarrëse në PD »2

DOSSIER NGA ALBERT KOTINI

Ndikimi i familjes Savoja në Shqipëri dhe pushteti i saj në politikë

»16-17


02

« POLITIKË

E enjte 18 korrik 2013 • KREU I PS-SË DJE NË LONDËR ME BLERIN, SOT NË ROMË TAKON LETËN

Rama: Takim pasionues me ish-kryeministrin “Në bisedë diskutuam për piketat e para të qeverisjes” “Takim pasionues rreth 2 orë me ishkryeministrin Bler për piketat e para të qeverisjes”, - kështu e ka cilësuar kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, bisedën e tij me ish-kryeministrin anglez Bleir. Gjatë ditës së djeshme kryeministri i zgjedhur Rama ka takuar në Londër ish-kreun e qeverisë Toni Bleir. Kjo bisedë është përshkuar shkurt prej Ramës në një mesazh në rrjetin social “Tuiter”. Takimi, që ka zgjatur dy orë, sipas kreut socialist ka qenë mjaft pasionues, ku janë diskutuar piketat e para të qeverisjes. “Do të jem shumë i lumtur t’ju ndihmoj ju. Shqipëria është një vend për të cilin kam shumë interes”, e siguroi Blair Ramën. Njëkohësisht, po përmes “Tuiterit”, kreu socialist bëri me

dije se do të vijojë vizitën e tij në Londër me një tjetër ndalesë. Konkretisht, Rama është ftuar dje në programin “Hard Talk” të gazetares së BBC-së Sara Montague. Në këtë tur takimesh me personalitet të larta pas fitores së koalicionit të drejtuar prej tij kryeministri i zgjedhur do të zhvendoset sot në Itali, ku është parashikuar një takim me kryeministrin italian Enriko Leta. Kreu socialist pati një takim me ishkryeministrin Bleir edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe mori mbështetjen e tij për këshillimin në hartimin e politikave qeverisëse. Ish-këshilltari i Bleirit, Alastair Campbell, ndihmoi Ramën dhe ekipin e tij gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ndërsa sot kreu i Partisë

Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë njëditore në Romë, ku do të takojë kryeministrin italian Enriko Leta. Mësohet se vizita e kreut socialist zhvillohet në cilësinë e kryeministrit të zgjedhur dhe në këtë frymë do të jetë dhe takimi me kreun e qeverisë italiane. Njëkohësisht pritet që gjatë ditës së sotme Rama të zhvillojë dhe një takim të shkurtër me emigrantë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj, me qëllim përcjelljen e mesazheve falënderuese për mbështetjen e tyre me votë më 23 qershor. Kjo është vizita e dytë e Ramës si kryeministër i zgjedhur. Në këtë cilësi Rama mori pjesë edhe në ceremonitë festive të organizuara me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në BE.

“BASHKIMI I DEMOKRATËVE DO TA RRËZOJË RAMËN”

Basha: Mbrojtje për këdo që largohet abuzivisht nga puna Ervin Koçi

K

andidati për postin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha ka ritheksuar dje në takimet e tij elektorale se do të mbrojë të gjithë punonjësit e administratës që do të largohen abuzivisht nga puna. Gjatë takimeve që zhvilloi në Korçë, në Librazhd dhe Pogradec, Basha nuk la pa përmendur se nën drejtimin e tij Partia Demokratike do të kthehet sërish te fitorja dhe do të jetë forcë kryesore politike në vend. Basha sulmoi mazhorancën e majtë për mentalitet antishtet dhe theksoi se nën drejtimin e tij Partia Demokratike do të jetë gati që në javën e parë për të ngritur mekanizmat e nevojshëm për të mbrojtur çdo punonjës të administratës nga largimi antiligjor nga puna. “Partia Demokratike është gati që sot të përballet në çdo rast abuzimi me pushtetin dhe goditjen e administratës publike dhe të shërbimit civil, në mënyrë që për çdo rast t’u ballafaqojmë atyre faturën ligjore dhe detyrimin për t’i rikthyer në punë, faturën financiare dhe detyrimin për t’i dëmshpërblyer moralisht dhe materialisht dhe faturën morale dhe politike për çdo akt abuzimi mbi vlerën e krijuar shoqërore të administratës publike dhe shërbimit civil në Shqipëri”, - shtoi ai. Në vijim të fjalës së tij Basha u bëri thirrje demokratëve që të bashkohen për të kthyer Partinë Demokratike në udhëheqje të ëndrrës për Shqipërinë e zhvilluar europiane. Kryebashkiaku tha se demokratët e bashkuar mund ta rrëzojnë Edi Ramën dhe ta kthejnë sërish Partinë Demokratike në udhëheqje të Shqipërisë. “Si mund të respektojmë problemet, hallet, kontributet e shqiptarëve nëse nuk njohim dhe vlerësojmë meritat e njëri-tjetrit në mënyrë të barabartë, proporcionale, të drejtë dhe transparente? Ba-

Takimi Ruçi–Jong Xiang

Fokus marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Kinë Marrëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe Kinës do të njohin zhvillime të rëndësishme gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste. Ky konstatim erdhi dje gjatë takimit të zhvilluar në selinë e PS-së mes kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi dhe delegacionit të Drejtorisë së Jashtme të Partisë Komuniste të Kinës të kryesuar nga Tian Jong Xiang, drejtor i Drejtorisë për Marrëdhënie me Europën Lindore dhe Lindjen e Mesme, i cili po zhvillon një vizitë pune në vendin tonë. Bashkëbiseduesit patën një shkëmbim të gjerë pikëpamjesh lidhur me rrugët dhe mundësitë e forcimit të marrëdhënieve midis të dy vendeve në përgjithësi dhe të shkëmbimeve të ndërsjella midis të dy partive në veçanti. Kryetari i Asamblesë Kombëtare Ruçi shprehu dëshirën dhe vullnetin e Partisë Socialiste për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale midis të dy vendeve, si dhe besimin se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste marrëdhëniet ekonomike midis të dy vendeve do të njohin zhvillime të rëndësishme. Zoti Tian Jong Xiang falënderoi për bisedën informuese për situatën postzgjedhore dhe lidhur programin ekonomik të Partisë Socialiste. Të dyja palët treguan interes për vazhdimin e dialogut me interes reciprok dhe të zhvillimit të marrëdhënieve.

Kundërpërgjigjja e Ramës

“PD e ka humbur garën me Metën dhe Ramën” zuar në vlerat dhe përvojat tona më të mira, të bashkohemi për t’u përballur edhe një herë me Edi Ramën, për ta mundur, për ta çuar në opozitë dhe për të kthyer PD-në aty ku e kërkon destinacioni ynë historik, aty ku e presin shpresat dhe aspiratat e shqiptarëve të ndershëm: në udhëheqje të ëndrrës së Shqipërisë së zhvilluar europiane”, - theksoi Basha. Gjatë takimeve me bazën e partisë Basha është ndalur edhe në çështje të tjera për të përmirësuar marrëdhëniet mes strukturave dhe vendosjen e sistemit të meritës. Këto pretime të kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike janë shtuar ditët e fundit, pasi dhe fushata brenda strukturave të Partisë Demokratike është drejt fundit, pasi zgjedhjet do të bëhen më datën 22 korrik. Kësisoj edhe takimet elektorale janë intensifikuar, duke u shtrirë në disa qytete brenda një dite të vetme, ku Basha ka prezantuar edhe platformën e tij për të drejtuar PD-në.

FUSHATA TE PD-ja Premton riformatimin e strukturave

Olldashi në Vlorë: PD-ja do ta rrëzojë Edi Ramën Gjatë takimeve që zhvilloi në qytetin e Vlorës kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Sokol Olldashi pohoi se do të jetë një lojtar kyç, nëse do të fitojë postin e lënë bosh nga Berisha. Ai e krahasoi veten me një lojtar që do të luajë vetëm në sulm dhe për këtë do të bëjë opozitë të fortë që në ditën e parë, nëse do të zgjidhet kryetar. “Partia Demokratike ka të gjithë potencialin profesional, politik, intelektual për t’u përballur me kundërshtarin dhe për ta shkërmoqur. Ne duhet të kuptojmë se detyra jonë nuk është të presim që Edi Rama të bjerë, detyra jonë është që ta rrëzojmë Edi Ramën një ditë e më parë”, - theksoi Olldashi. Një tjetër çështje e rëndësishme, sipas Olldashit, është edhe riformatimi i strukturave politike të partisë, duke kërkuar rikthimin e përfaqësimit tek anëtarësia.

Lëvizja Socialiste për Integrim u është kundërpërgjigjur dje deklaratave të ardhura në adresë të kësaj partie nga dy konkurrentët për kreun e ri të Partisë Demokratike. Sipas sekretarit të përgjithshëm të LSI-së Luan Rama, dy kandidatët duhet ta përqendrojnë fushatën e tyre në ballafaqim alternativash, larg etiketimeve fyese. “Dua të shpreh keqardhje se fushata për kreun e PD-së, në vend që të jetë fushatë ballafaqimi alternativash ndërmjet dy kandidatëve në garë, është një fushatë kundër PS-së dhe LSI-së. PD-ja e ka humbur garën me Ilir Metën dhe Edi Ramën, në garë janë Basha me Olldashin dhe duhet ta bëjnë garën me njëri-tjetrin dhe jo duke përdorur etiketime fyese dhe banale ndaj atyre që populli shqiptar i bëri mazhorancë, në të kundërt kjo vërteton se fushata është butafori, që nuk do të sjellë rivitalizimin e partisë”, - u shpreh Rama pas takimit që zhvilloi me delegacionin e Drejtorisë së Jashtme të Partisë Komuniste të Kinës të kryesuar nga Tian Jong Xiang. Ndërsa ndalur në ndarjen e posteve ministrore, sekretari i përgjithshëm i LSI-së vlerësoi faktin se për partinë që ai përfaqëson përgjegjësia e qeverisjes është e barasvlefshme si në Kuvend, ashtu dhe në qeveri. Sipas tij, forcat duhen te dy sfida madhore: uljen e papunësisë dhe uljen e nivelit të varfërisë në vend.


POLITIKË • E enjte 18 korrik 2013

»

03

KQZ RINUMËRON 10 KUTI VOTIMI, REZULTATI I NDRYSHËM NGA AI I MIRATUAR

Lezha, dalin manipulimet në shesh Shkeljet në votim, PS kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qark Ervin Koçi

Z

gjedhjet në qarkun e Lezhës rezultuan se janë komprometuar. Nga kërkesat e bëra dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga dy subjektet kryesore politike në vend, PS-ja dhe PD-ja, u mor vendimi për të hapur 16 kuti për këtë qark, ku 6 ishin për materialet zgjedhore dhe 10 për fletët e votimit. Nga këqyrja e materialeve zgjedhore, kërkesë kjo e socialistëve, rezultoi se në kutitë e votimit mungonin procesverbalet e hapjes së zgjedhjeve dhe mbylljes së votimit, ndërsa në 10 kutitë e votave, kërkesë e PD-së, rezultoi se grupet e numërimit të votave kishin bërë komprometime në plotësimin e procesverbalit përfundimtar të numërimit. Skenarët Në fillim të mbledhjes së djeshme maratonë të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Partia Socialiste kërkoi që zgjedhjet në qarkun e Lezhës të shpallen të pavlefshme, pasi janë vërejtur një sërë shkeljesh gjatë ditës së votimit. Kjo kërkesë u bazua edhe te pretendimet e demokratëve, të cilët theksuan se në këtë qark kishin vërejtur parregullsi. Ndryshe nga socialistët, PD-ja kërkoi që në qarkun e Lezhës të numëroheshin 10 qendra votimit të KZAZ 13. Gjatë shqyrtimit të kërkesave të përfaqësuesve të partive politike KQZ-ja vendosi hapjen e 16 kutive, të cilat nxorën në shesh parregullsinë në zgjedhjet e 23 qershorit në këtë qark. Pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mori asnjë vendim, skenarët për përcaktim e procedurave u lanë të hapura. Konkretisht, PSja kërkoi që zgjedhjet në këtë qark të shpallen të pavlefshme, kërkesë kjo që gjen bazën për t’u realizuar, pasi nga këqyrja e materialeve zgjedhore nxori në shesh parregullsi. Por kërkesa e Partisë Demokratike kishte të bënte vetëm me rinumërimin e 10 qendrave të votimit, gjë kjo që u bë nga KQZ-ja dhe nxori në dritë se një sërë votash në favor të koalicionit të djathë ishin hequr nga numëruesit. Kësisoj, vetë KQZ-ja është futur në një rreth vicioz, pasi nga shqyrtimi i kërkesave të PS-së dhe PD-së rezultoi se kërkesat e të dyja palëve kishin një bazë të fortë ku mbështeteshin. Nëse KQZ-ja do të vendosë në favor të PS-së, atëherë brenda një kohe shumë të shkurtër në qarkun e Lezhës do të bëhet rivotimi. Nëse anëtarët e institucionit do të vendosin pro PD-së, atëherë çështja pritet të shkojë në Kolegjin Zgjedhor, pasi socialistët duken tejet të vendosur për të ribërë votimin në këtë qark. Ngërçi Nga numërimi i 10 qendrave të votimit të qarkut të Lezhës rezultoi se numri i votave për

SHKELJET

AKUZAT

Gjatë këqyrjes së materialeve zgjedhore në 6 qendrat e votimit të KZAZ-së nr. 15, kërkesë kjo e socialistëve, rezultoi se në tri qendra votimi mungonin procesverbalet e mbylljes. Nga kjo nuk mund të përcaktohet numri i zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votim. Një tjetër shkele që u vërejt ishte edhe mbyllja e kutive me kodet e sigurisë. Njëra nga kutitë e votimit ishte e mbyllur me 3 kode sigurie, nga 4 që ka ajo dhe hapësira që krijohej ishte më se e mjaftueshme për të futur brenda saj fleta votimi ose materiale të tjera që mund të komprometojnë zgjedhjet.

Gjatë numërimit të 10 kutive të votimit të KZAZ-së nr. 13 të qarkut të Lezhës rezultoi se numri i votave në favor të subjekteve zgjedhore ishte i ndryshëm nga ai i shënuar në procesverbalin e numërimit të votave. Nga kjo Partia Demokratike akuzoi disa herë PS-në se kishte vjedhur votat e të djathtëve nëpërmjet grupeve të numërimit të votave. Por në një kuti tjetër rezultoi se PD-ja kishte më pak vota sesa ishin shënuar në procesverbal, gjë kjo që silloi akuzat e PS-së ndaj demokratëve, duke i akuzuar ata se kanë manipuluar zgjedhjet.

REPUBLIKANËT KËRKOJNË NJË MANDAT NË KËTË QARK

Sot merret vendimi për qarkun e Shkodrës Mandati lëviz brenda koalicionit të djathtë, PD kundër Në mbledhjen e djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte parashikuar edhe shqyrtimi i kërkesës ankimore të Partisë Republikane, e cila pretendon një mandat deputeti në qarkun e Shkodrës. Kjo pikë e rendit të ditës u shty për sot në mesditë, pasi shqyrtimi i kërkesave për qarkun e Lezhës kërkoi më shumë kohë nga sa ishte parashikuar. Kërkesa e republikanëve konsiston në marrjen e një mandati deputeti, mandat ky që lëviz brenda koalicionit të djathë. Sipas republikanëve në KZAZ 1, 2, 3 të qarkut të Shkodrës janë bërë manipulime në numërimin e votave, të cilët kanë thekuar se disponojnë edhe materialet filmime, ku votat e saj i kanë kaluar subjekti zgjedhor të Partisë Demokratike, deklaratë kjo që ka sjellë një çarje brenda koalicionit.

dy koalicionet ishte i ndryshëm nga ai i miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para një jave dhe nga kjo gjë KQZ-ja është e detyruar të miratojë një tabelë tjetër rezultatesh për këtë qark. Por ndryshimi i tabelës së rezultateve është një tjetër vendim që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk munda ta bëjë. Kjo gjë vjen pasi

Kodi Zgjedhor ka përcaktuar se miratimi i tabelave përfundimtare të rezultateve bëhet me votim të thjeshtë, katër vota, dhe nëse do të bëhet rivotim për tabelën gjatë një procesi ankimor, atëherë votimi bëhet me shumicë të cilësuar, pra 5 vota. Rrjedhimisht nga vendimi i marrë dje institucioni është futur vetvetiu në një

Këto kërkesa ankimore priten që të shqyrtohen sot dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të marrë një vendim për miraton ose jo të kërkesës së republikanëve. Nëse KQZja do të vendosë pro Partisë Republikane, atëherë kjo forcë politike do të bëhet me 6 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Nëse Komisioni do ta rrëzojë kërkesën ankimore, atëherë ajo pritet që të shkojë në Kolegjin Zgjedhor, pasi deklaratat e bëra nga nënkryetari i PRsë, njëkohësisht përfaqësuesi ligjor i Partisë Republikane, ishin tejet të forta ndaj PD-së. Pas vendimit për qarkun e Shkodrës KQZ-ja do t’i rikthehet sërish qarkut të Lezhës, i cili me të gjitha gjasat do të mbyllet që sot, pasi procesi zgjedhor është zgjatur më shumë nga sa ishte parashikuar në fillim të procesit.

ngërç, situatë kjo e paparashikuar edhe nga vetë anëtarët e institucionit. Kjo gjë erdhi pasi nga rinumërimi që iu bë votave të 10 qendrave të votimit në këtë qark doli se rezultati ishte i ndryshëm nga ai i miratuar nga KQZ-ja. Pavarësisht se rezultati është i ndryshëm nga ai i miratuar nga Komisioni Qendror

i Zgjedhjeve, numri i mandateve nuk ndryshon. Kjo pasi diferenca ndërmjet koalicionit të djathtë dhe të majtë u rrit me disa vota më shumë, por pa përbërë ndryshim në numrin e mandateve. Sipas kësaj, Partia Demokratike ka fituar në qarkun e Lezhës 4 deputetë, Partia Socialiste 2 deputetë dhe LSI-ja një deputet.

Caktohet ambasadori i ri i OSBE-së në Tiranë Ambasadori Florian Raunig nga Austria është emëruar kryetari i ri i zyrës së OSBEsë në Shqipëri. Ai do ta marrë detyrën më 1 tetor 2013. Ambasadori Raunig ka lindur në vitin 1967 në Bazel të Zvicrës. Ai është një diplomat karriere dhe ka shërbyer më parë si ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ambasadori Raunig ka studiuar për shkenca politike, filozofi dhe drejtësi dhe është diplomuar pranë Universitetit të Vjenës. Flet rrjedhshëm shqip, frëngjisht, anglisht dhe italisht. Është i martuar dhe ka dy vajza. Deri në tetor 2013 zëvendëskryetari i OSBE-së Robert Uilton do të vazhdojë të jetë kryetar i saj në detyrë. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart 4 ditë pas zgjedhjeve përfundoi mandatin e tij 3-vjeçar në Shqipëri.

Fyle nis sot negociatat për marrëveshjen Serbi-Kosovë Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle nis sot vizitën në Beograd në kuadër të së cilës do të takojë dhe bisedojë me krerët e shtetit mbi hapat e ardhshëm të Serbisë në rrugën drejtë BE-së dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit me Prishtinën. Ndërkaq, nesër Fyle do të vizitojë edhe Prishtinën, bëjnë të ditur mediat në Kosovë. Fyle pritet të bisedojë me presidentin e Serbisë, me qeverinë dhe anëtarët e parlamentit mbi situatën aktuale dhe hapat e ardhshëm lidhur me fazën e re në të cilën po hyn Serbia në negociatat për përafrim me BE dhe vendimin e Këshillit të Evropës prej 28 qershorit mbi hapjen e negociatave. Stefan Fyle po ashtu pritet të prezantojë në Beograd strukturat e domosdoshme, që duhet të ketë vendi për procesin e negociatave dhe do të parapërcaktojë prioritetet për axhendën evropiane të Serbisë.


04

« SOCIALE

E enjte 18 korrik 2013 •

MJEKËT KËSHILLOJNË TË MARRIN MASA DHE TË KONSULTOHEN

Shtohen infeksionet e lëkurës, njerëzit vetëmjekohen keq Erta Bode

I

nfeksionet e lëkurës po bëhen gjithnjë e më të shpeshta nga frekuentimi i pishinave dhe detit. Mjekët dermatologë thonë se gjatë vizitave të tyre po ndeshen me sëmundje nga më të ndryshmet që prekin lëkurën, por më problematiket janë ekzemat dhe infeksionet. Për sa u përket grupmoshave që janë të prekura nga këto infeksione ato variojnë nga foshnjat deri tek të moshuarit. Uji i papastër i detit është burimi kryesor i të gjitha infeksioneve që shënohen në muajt e verës nëpër spitale. Mjekët e pavijoneve të infeksioneve thonë se gjatë verës rritet ndjeshëm numri i personave me infeksion. Pikërisht shqetësimi i mjekëve është më i madh te preparatet që marrin pa kriter qytetarët dhe i përdorin në lëkurë, ku ajo shfaq probleme. Në më të shumtën e rasteve, thonë mjekët, janë vetë pacientët ata që e rëndojnë më tepër infeksionin, duke e përhapur në tërë trupin. Ata tregojnë se infeksionet e plazhit nga uji i detit janë ndër më të rrezikshmit, sidomos për fëmijët dhe femrat. Mjekët thonë se fëmijët janë të rrezikuar drejtpërdrejt nga uji i detit, sepse lëkura e tyre i ka poret e hapura dhe është më e ndjeshme ndaj papastërtive, sepse nuk ka krijuar imunitet. Ka dy infeksione nga të cilat mund të preken fëmijët: infeksionet e lëkurës dhe infeksionet në organizëm. Infeksionet e lëkurës shfaqen nëpër krahë dhe kofshë dhe krijohen nga papastërtitë e ujit. Mbetjet që derdhen në ujë si dhe fakti që ato nxirren në breg nga dallgët rrezikojnë më shumë fëmijët, të cilët luajnë dhe notojnë në breg për shkak të moshës së tyre dhe faktit se nuk dinë not. Një infeksion tjetër shfaqet në organet e tyre gjenitale, të cilat krijojnë skuqje dhe kruajtje rrëzë kofshëve, nëse nuk lyhen më parë me pudër dhe krem nga nënat. Ndërsa infeksioni që kalon në organizëm, i cili prek drejtpërdrejt zorrët e fëmijëve, duke sjellë dhimbje barku, diarre dhe të vjella, është pikërisht për faktin se fëmijëve u ndodh shpeshherë të kapërcejnë ujin e detit, që në breg shënon ndotjen më të lartë. Në shumicën e rasteve uji i pishinave është i papastruar dhe është një rrezik i lartë për përhapjen e infeksioneve të ndryshme në popullsi. Infeksionet më të rrezikshme janë ato të syve, pasi fillon kruajtja e tyre dhe skuqja, si dhe infeksionet e lëkurës. Gjithashtu mund të shkaktohet dizenteri, tifo e infeksione nga më të ndryshmet, kjo vetëm nga uji i ndotur dhe i papastruar i pishinave. Mjekët bëjnë të ditur se ka pasur raste infeksioni në sy nga uji i kripur dhe i ndotur, të

SITUATA Pasi shkojnë me pushime për shkak të papastërtive të ndryshme të ujit si dhe të lëkurave delikate, njerëzit preken nga infeksione dhe ekzema të ndryshme. Mirëpo kjo është normale për çdo stinë vere. Mjekët ngrenë shqetësimin se njerëzit vetëkurohen dhe për këtë arsye shpeshherë janë shkaku kryesor i përhapjes së infeksionit në të gjithë trupin e tyre. Këtë e konfirmojnë edhe farmacistët, të cilët shpeshherë ankohen se drejt tyre shkojnë njerëz që u tregojnë pjesë të trupit të infektuara dhe kërkojnë mjekime, për të cilat farmacistët nuk janë të rekomanduar t’i japin pa recetën e mjekut. Pra, shqetësimi i mjekëve është se njerëzit luajnë me shëndetin e tyre e në pikën më kritike me infeksionet, që kthehen edhe në të pa eliminueshëm, nëse nuk kurohen në kohë dhe me preparatet e duhura.

Kujdes nga qëndrimi i gjatë në diell

Mjekët përballen me djegie të kategorive të ndryshme Një shqetësim i madh në këtë periudhë për mjekët dermatologë janë dhe djegiet nga dielli. Mjekët ndeshen përditë me rastet më të lehta të djegieve deri tek ato më të rëndat. Ata bëjnë me dije se njerëzit harrohen pas veprimtarive të pushimeve dhe nuk kujdesen për lëkurën e tyre, ashtu si nënat i lënë fëmijët e tyre të digjen duke luajtur buzë detit. Pacientët janë zakonisht fëmijë ose moshat e treta si dhe njerëzit që hyjnë te lëkurat bionde. Për sa u përket fëmijëve, këmbëngulja e tyre për të qenë gjatë gjithë kohës buzë detit i bën ata të jenë të ekspozuar 100% ndaj diellit, madje dhe ndaj rrezeve ultravjollcë, të cilat janë shumë të dëmshme për lëkurën e tyre të njomë. Mjekët këshillojnë prindërit t’i lyejnë fëmijët me krem mbrojtës ndaj diellit çdo 2 orë, pasi ai e humb efektin në ekspozimin e gjatë të rrezeve. Gjithashtu mosha e tretë janë ata që me kalimin e viteve lëkura humb hidratimin, si dhe humbin kontaktet e ekspozimit të lëkurës nga dielli. Për njerëzit biondë është e këshillueshme që të mos ekspozojnë trupin në diell, por të rrinë të veshur me rroba shumë të lehta, si dhe të qëndrojnë në hije. Mjekët rekomandojnë që të shmangen rrezet e diellit nga ora 11:00 e mëngjesit deri në orën 4:00 të pasdites.

cilat kanë sjellë skuqje të retinës së syrit, kruajtje dhe lotim. Tek të rriturit shfaqet dhe infeksioni në lëkurë, simptomat e të cilit janë aknet e vogla të kuqe që dalin anës krahëve, puplave dhe nëpër kofshë, kjo prek të dyja gjinitë. Mjekët rekomandojnë ata që nisen për pushime që pas çdo futjeje në ujë të dezinfektojnë lëkurën me alkool farmacie dhe të mos futen në ujin e detit pas një dushi, sepse poret janë të

hapura, ose femrat nëse kanë lyer trupin me qumësht, i cili shërben për hapjen e poreve. Stina e verës i shtyn njerëzit drejt rrezeve dhe ambienteve me ujë, por askush nuk e vret mendjen se si duhet t’i kurojnë problemet që u hapen nga infeksionet që marrin. Njerëzit e kanë për ves të shkojnë në farmaci dhe të kërkojnë ilaçe të thëna gojë pas goje, pa e ditur se çfarë infeksioni kanë dhe me se duhet të kurohen.

25 të helmuar, dyshohet tek ëmbëlsirat

Higjiena merr kampione, rezultatet pas dy ditësh Ka shkuar në 25 numri i pacientëve të shtruar nga helmimi në darkën e personelit mjekësor të spitalit psikiatrik në Elbasan. Mësohet se rreth mbrëmjes ka pasur një shtim të rasteve dhe kryesisht ata që kishin marrë mjekime jashtë ambienteve spitalore, por të frikësuar nga mosulja e temperaturës dhe simptomave të tjera kanë rendur të marrin mjekim më të specializuar. Sipas shefes së pavijonit infektiv Elida Zhushuni, numri i të shtruarve ka shkuar në 25 dhe vazhdojnë të marrin mjekime nga personeli i spitalit. “Jemi munduar që të marrim të gjitha masat, në mënyrë që pacientët të marrin të gjithë mjekimin e mundshëm. Drejtoria e higjienës ka marrë mostrat e ushqimit dhe të pacientëve për të gjetur shkaktarin. Është përcaktuar si intokacion alimentar, por duhen në të paktën tri ditë për rezultatin. Analizat mikrobiologjike kërkojnë kohën e duhur”, - shprehet mjekja. Ajo shton se nga një sondazh që është bërë te pacientët ata kanë konsumuar të gjithë pica, por një pjesë e tyre nuk e kanë konsumuar ëmbëlsirën tiramisu dhe ata nuk kanë probleme si të tjerët. Por gjithsesi janë duke u analizuar të dyja produktet që ata kanë ngrënë dhe që ka shkaktuar helmimin. Ndërkohë ende nuk është marrë masë ndaj restorantit, pasi sipas Autoritetit të Kontrollit Ushqimor po priten rezultatet e analizave për shkakun e helmimit. Gjithçka ndodhi kur personeli mjekësor i spitalit psikiatrik po festonte në një restorant në periferi të qytetit daljen në pension të një mjekeje të këtij spitali.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DREJTORI I PËRGJITHSHËM

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Kontrolli i Lartë i Shtetit shpall konkursin për vend të lira pune: 1. PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN E AUDITUESIT NË DEPARTAMENTIN E AUDITIMIT Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: • Të jene diplomuar në degen e Financës. • Të kenë përvojë pune mbi 10 vjet,nga të cilat 5-vjet në fushën e auditimit. • Të zotërojnë njohuri të veçanta në fushën e projekteve • Të zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angelze. • Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit . • Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese. Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. Përshkrimi i punës: Kryen në mënyrë ligjore, profesionale, etike dhe brenda afateve të përcaktuara detyrat audituese. Zbaton programin e auditimit, ndërsa për problemet që nuk janë përfshirë në programin e auditimit , ia bën prezent përgjegjësit të frupit të auditimit. Gjykon për nivelin e materialitetit dhe riskut. Gjatë veprimatrisë audituese harton dokumentet e auditimit. Në bashkëpunim me përgjegjësin e grupit të auditimit harton projektraportet e auditimit, pasqyron me shkrim sqarimet për vrejtjet e bëra nga subjekti i audituar, gjithashtu harton raportet përfundimtare të kontrollit dhe projektvendimet përkatëse. Plotëson dhe nënshkruan statistikat e kontrollit si evidencën e kostos, evidencën e zbulimeve,të masave të propozuara dhe gjithë dokumentacionin e kontrollit. Në përgatitjen e materialeve të auditimit mban përgjegjësi për afatet kohore të parashikuara. Jepmendime për përmirësimin e punës së departamentit e të institucionit, si

dhe për ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore, të cilët ai i çmon të arsyeshme.Paraqet çdo 3-muaj raportin e aktivitetit të tij përpara drejtorit të departamentit. Paraqitja e dokumentave: Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Metodologjisë deri në datën 15/08/2013 këto dokumente: • Cv-në • Kërkesë për vendin e punës që konkuron • Kopje të Diplomës së shkollës së Lartë dhe kualifikimet pasuniversitare • Certifikatën e notave dhe librezën e punës të noterizuara • Dy rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm • Dëshmi penaliteti • Dhe dokumente të tjera nqs ka të cilat personi i çmon se mund t’i vlejnë në vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale • Dëshmi të dokumentave ose jo të zotërimit të gjuhëve te huaja. KONKURRIMI Konkurrimi është i hapur për nënpunësit civilë nëpërmjet proçedurave të pranimit. Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për kushtetutën, ligji nr. 8270, datë 23.12.1997 ”Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me ligj nr. 8599, datë 01.06.2000, ligjin nr.8549 datë 11.11.1999 “statusi i nënpunësit civil”, ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, “rregulloren e Brendshme të organizimit dhe funksionimit të KLSH,” standartet e kontrollit të KLSH” dhe “Standartet ndërkombëtare të INTOSAI, mbi njohuritë dhe të dhënat që jepen në serinë e botimeve të KLSH-së 2012, si dhe faqen zyrtare të KLSH-së në internet”.


POLITIKË • E enjte 18 korrik 2013

»

05

PËRFITUESIT NË FSHAT SHTESË MË TË LARTË SE ATA TË QYTETIT, ADMINISTRATA NJËSOJ SI VJET

Rriten pagat dhe pensionet, sa do të bëhen Ndryshimi i pagës minimale për sigurimet do të jetë e detyrueshme dhe për privatët

Q

everia ka miratuar rritjen e pagave dhe të pensionet për të gjitha kategoritë. Vendimi i detajuar është marrë dy muaj nga mbyllja e mandatit të mazhorancës aktuale. Ndërkohë Kryeministri Sali Berisha është shprehur se fondet janë të përcaktuara në buxhetin e miratuar në dhjetor të vitit 2012, ndërsa situata financiare e vendit është e qëndrueshme. Pensionet Nga rritja e pensioneve me 4 për qind përfitojnë 590 mijë persona. Me këtë nivel rritjeje përfshihen pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare, pensionet për merita të veçantë, pensionet e posaçme shtetërore dhe shtesat mbi pensionin e posaçëm shtetëror. Sipas Kryeministrit Berisha, rritja është në nivel më të lartë nga inflacioni, i cili për këtë vit shkon në 2 për qind. Rritje më të madhe njohin pensionet në fshat, që do të përfitojnë 5 për qind. Me këtë rritje në qytet nuk do të ketë pension minimal nën 12 024 lekë. Në mbledhjen e qeverisë Kryeministri Berisha deklaroi se “të ardhurat pensionale minimale, duke përfshirë kompensimet për energjinë, telefonat, rriten nga 13 700 lekë në 14 174 lekë për pensionet minimale. Pra, çdo pensionist ka të ardhura, pension plus shtesa që subvencionohen 14 174 lekë. Të ardhurat pensionale maksimale në qytet rriten nga 23 623 lekë në 24 548 lekë”. Gjithashtu ai shtoi se pensioni minimal në fshat nga 3400 lekë në vitin 2005 një vit më parë ishte 7841 lekë dhe bëhet 8233 lekë. Të ardhurat pensionale në fshat nga 8731 lekë arrijnë në 9123 lekë në muaj. “Mendoj se për mbi gjysmë milioni shqiptarë me pension pleqërie apo pensione të tjera ky është një lajm shumë i mirë. Natyrisht, pensionistët meritojnë më shumë, por po shkohet drejt respektimit të kritereve më të shëndosha të raportit rroga-pensione. Po bëhet gjithçka për të lehtësuar jetën e tyre dhe për pensionistët në këto pensione e të ardhura nuk është i llogaritur fakti që 92 për qind e të gjitha barnave që ata përdorin për mjekimin e tyre i kanë plotësisht të rimbursueshme”, nënvizoi Berisha. Rrogat Paga mesatare e institucioneve buxhetore rritet me 5.4 për qind. Rritja e përvitshme ka prekur të gjitha nivelet dhe është e barabartë me strukturën e zbatuar në vitin e shkuar. Ajo që përbën specifikën më pozitive të këtij viti është se në mbledhjen e mëparshme bëmë rritjen më

të madhe të pagave minimale me 11.3 për qind. “Duhet të jemi transparentë se kjo pagë ekziston vetëm për 1 për qind të punonjësve të administratës, por ekziston absolutisht për mbi 220 mijë qytetarë shqiptarë në sektorin privat. Paga minimale është një detyrim ligjor, bazuar në të gjitha konventat dhe në tërësi edhe vendet më liberale në ekonominë e tyre e adaptojnë atë”, - tha Berisha. Kryeministri theksoi se me këtë rritje për 15100 punonjës të sektorit mbështetës të institucioneve buxhetore paga rritet me rreth 6 për qind dhe nga 35 122 lekë shkon në 37 199 lekë. Paga për arsimtarët rritet nga 53 300 lekë në 54 828 lekë dhe tejkalon pagën mesatare të vendit. Rritje të ndjeshme pësojnë edhe pagat e infermierëve, të cilët kanë një detyrë ndër më të vështirat. Paga mesatare e tyre, e cila më pas kategorizohet, rritet nga 35 897 lekë në 37 854 lekë. Rritet paga e forcave të rendit nga 55 944 lekë në 57 344 lekë. Paga e Forcave të Armatosura nga 42 400 lekë shkon në 43 472 lekë.

Në mbledhjen e qeverisë, në të cilën janë miratuar strukturat e reja të pagave, janë diskutuar gjithashtu dhe të ardhurat që do të marrin zëvendësministrat dhe prefektët e ardhshëm. Kështu, me ndryshimin e qeverisë dhe uljen në të të koalicionit të majtë të ardhurat nga rroga për zëvendësministrat do të jenë në nivelin e miratuar dje. Ndërkohë kryeministri i ardhshëm duket se nuk do të ketë shqetësim për të sanksionuar strukturën e rrogave për ta. Edhe pse të mandatuarit e majtë janë shprehur kundër shpenzimeve për rritje të pagave dhe të pensioneve, qeveria ka vendosur rritje të konsiderueshme, duke parë situatën ekonomike të vendit, për administratën dhe pensionistët dhe një rivlerësim minimal për zëvendësministrat, prefektët dhe këshilltarët. Duke qenë se janë poste politike, ku është qeveria e re ajo që do të miratojë emrat që do të drejtojnë prefekturat, pagat e tyre do të jenë në bazën e skemës së votuar dje në mbledhjen e qeverisë. Gjithsesi, ndryshimet në rrogë për ta janë të papërfillshme në krahasim me një vit më parë, madje dhe me dy vjet më parë. Në mbledhjen e qeverisë Kryeministri Berisha tha se me vendimin e marrë nuk do të rriten pagat e deputetëve, të ministrave dhe të zyrtarëve më të lartë të shtetit. “Nuk i kemi rritur ato as vitin e kaluar, dhe kjo jo se jemi kundër

SANKSIONOHEN DHE RROGAT E PREFEKTËVE

Berisha vendos pagat e zëvendësministrave të Ramës

Zëvendësministër - 140000 lekë Prefekti i qarkut të Tiranës - 118500 lekë Prefektët e qarqeve të tjera - 110500 lekë Këshilltari i prefektit të qarkut të Tiranës - 66500 lekë Zëdhënësi i prefektit të qarkut të Tiranës - 56500 lekë

VENDOSI: I. Në vendimin nr.1619, datë 2.07.2008 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime: 1. Shkronjat “a” deri në “e” të pikës 1 të vendimit ndryshohen si më poshtë vijon: “a) Për Bashkinë e Tiranës: Kryetari

140 000 - 174 760 lekë

Nënkryetari

130 000 - 140 000 lekë

b) Për njësitë e qeverisjes vendore me mb

100 000 banorë:

Kryetari

92 000 - 140 000 lekë

Nënkryetari

60 000 - 94 000 lekë

c) Për njësitë e qeverisjes vendore me

50 001 - 100 000 banorë

Kryetari

60 600 - 117 500 lekë

Nënkryetari

49 500 - 92 500 lekë

ç) Për njësitë e qeverisjes vendore me

20 001 - 50 000 banorë:

Kryetari

51 500 - 92 500 lekë

Nënkryetari

41 400 - 79 500 lekë

d) Për njësitë e qeverisjes vendore me 5 001 - 20 000 banorë:

rritjes së pagave të këtyre kategorive, por sepse ne kemi gjetur një raport tmerrësisht të deformuar të pagës së Kryeministrit apo të Presi-

dentit me atë të mësuesit apo infermierëve, 1 me 10 apo 1 me 11. Ne e kemi ulur këtë raport në 1 me 4.5 dhe e ulim më tej”, - tha kreu i qeverisë.

Kryetari

41 4000 - 79 500 lekë

Nënkryetari

28 300 - 70 500 lekë

dh) Për njësitë e qeverisjes vendore me nën

5 000 banorë:

Kryetari

37 400 - 56 100 lekë

Nënkryetari

27 300 - 43 900 lekë

e) Për këshillin e qarkut: Kryetari

87 900 - 133 000 lekë

Nënkryetari

57 600 - 92 000 lekë


06

« EKONOMI

E enjte 18 korrik 2013 •

15 DITË PËR APLIKIMET, NISIN PAS BOTIMIT NË FLETOREN ZYRTARE

Kompensimi financiar i 2013-s, shpallen kriteret për aplikantët Brikena Dervishaj

Q

everia miratoi vendimin për procedurat dhe kriteret për kompensimin financiar të pronarëve për vitin 2013. Vendimi përcakton dy kritere kryesore për përfitimin e kompensimit; kriterin që vendimi për njohjen e pronës të jetë përfundimtar dhe jashtë proceseve gjyqësore dhe kriterin që prona të mos i jetë nënshtruar më parë proceseve të kthimit apo kompensimit. Me këtë vendim i hapet rruga Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që të shpallë fillimin e aplikimeve dhe më pas të nisë nga puna për shqyrtimin e tyre. Procedura Sipas ligjit, AKPP-ja ka në dispozicion 15 ditë kohë për të pritur aplikimet dhe më pas do t’i duhen rreth 3 muaj kohë për të shpallur fituesit. Sipas kësaj radhe kronologjike, edhe pse fillimi i procesit do të bëhet nga qeveria Berisha, me shumë gjasa fituesit mund të shpallen nga qeveria e re. Fondi i vënë në dispozicion edhe këtë vit është rreth 300 milionë lekë. Nga kompensimi financiar 2012 përfituan vetëm 38 ish-pronarë. Sipas burimeve të AKKP-së, fondi nuk lidhet me mazhorancën politike. Ai lidhet me një ligj që është miratuar nga qeveria për një fond special në llogari të AKKP-së dhe jo në buxhetin e shtetit dhe këto fonde nuk preken nga kurrkush. Ligji i pronave që është tërësisht edhe në harmoni me startegjinë për pronat përcakton se kompensimi financiar duhet të bëhet brenda gjashtë muajve të para të vitit. Më pas nis aplikimi për ish-pronarët, duke u lënë kohë për të aplikuar deri në 15 ditë dhe më pas AKKP-ja ka kohë deri në 3 muaj për të marrë në shqyrtim aplikimet dhe për të shpallur fituesit proces që do të bëhet gjatë 2013. Kriteret Ky proces krijon mundësinë e kompensimit financiar duke respektuar radhën kronologjike të vendimeve për kompensim. Kompensimi i pronës së llojit truall do të kryhet në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit të pronës do të jetë gjithashtu sipas skemës të aplikuar në vitin 2012, pra në varësi të sipërfaqes së pronës së njohur për kompensim. “Subjektet të kompensohen vetëm nëse vendimi, që ka përcaktuar kompensimin e pronës, është përfundimtar, vendimi, që ka përcaktuar kompensimin e pronës, është i ekzekutueshëm dhe vendimi, për të cilin aplikohet, nuk është trajtuar asnjëherë me kompen-

VENDIMI

AKKP-ja u dërgon subjektit të shpronësuar, Avokaturës së Shtetit dhe ZVRPP-së vendimet e marra. Pas shpalljes së fituesve AKKP-ja kryen veprimet me thesarin dhe bankën për kalimin e fondit të kompensimit, në të holla, në emër të subjektit të shpronësuar, përfitues të kompensimit, apo përfaqësuesit të tij me prokurë, në përputhje me procedurat për zbatimin e buxhetit të shtetit.

MASA E KOMPENSIMIT Kompensimi të bëhet për pronën e llojit truall, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës, të miratuar sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit të jetë sipas skemës së mëposhtme: a) Për pronat e njohura për kompensim deri në 1500 (një mijë e pesëqind) m², masa e kompensimit të jetë deri në 200 (dyqind) m². b) Për pronat e njohura për kompensim mbi 1500 (një mijë e pesëqind) m² deri në 3000 (tre mijë) m²,

Dokumentet e kërkuara Subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë pranë AKKPsë disa dokumente. Mes tyre është kërkesa për kompensim në të holla, deklarata për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to, titulli për njohjen dhe kompensimin e pronës, që mund të jetë vendim i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, apo vendim i AKKP-së, si dhe vendim i gjykatës, planvendosja, apo plani i rilevimit aktual të pronës së njohur për kompensim, dhe dëshmia e trashëgimisë. Nëse disponon, aplikuesi paraqet edhe prokurë të posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm apo disa prej tyre, ku të jetë e përcaktuar tagri për të tërhequr shumën e parave për pjesët takuese, në rast se shpallen fitues. Gjithashtu duhen edhe vendimet e KKP-

CEZ nis importin e energjisë, garanton furnizim për klientët

FITUESIT

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Paraqitja e të dhënave të rreme ose fshehja e tyre nga subjektet e shpronësuara, sjell përjashtimin e menjëhershëm të tyre nga procedura e kompensimit në të holla dhe i ngarkon ata me përgjegjësi penale, sipas legjislacionit në fuqi. Ministria e Drejtësisë, AKKP-ja dhe ZRPP-ja ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi.

sim”, - thekson vendimi. Në rastin e vendimeve, të cilat janë ndryshuar pjesërisht, për efekt klasifikimi, do të merren numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone.

Për humbjet blihen 4 milionë KWH në ditë

masa e kompensimit të jetë 300 (treqind) m². c) Për pronat e njohura për kompensim mbi 3000 (tre mijë) m² deri në 5000 (pesë mijë) m², masa e kompensimit të jetë 400 (katërqind) m². ç) Për pronat e njohura për kompensim mbi 5000 (pesë mijë) m² deri në 10 000 (dhjetë mijë) m², masa e kompensimit të jetë 500 (pesëqind) m². d) Për pronat e njohura për kompensim mbi 10 000 (dhjetë mijë) m², masa e kompensimit të jetë 600 (gjashtëqind) m².

së/ZRAKKP-së ku janë përcaktuar pjesët takuese të secilit bashkëpronar, në rastet kur aplikimi kryhet nga një pjesë e trashëgimtarëve përfitues, apo çdo akt tjetër gjyqësor apo administrativ, me anë të të cilit provohet pjesa takuese e secilit bashkëpronar, si dhe dokumenti i identifikimit të përfaqësuesit të pajisur me prokurë dhe mandatpagesa. Subjektet, që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006, 2007, 2008, 2009, 2011 dhe 2012 dhe që vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2013. Kërkesat e vjetra Ndërsa për kërkesat e paraqitura në AKKP për vitin 2008, 2009, 2011, 2012, të cilat nuk janë realizuar nga AKKP-ja për arsye të ndryshme, kërkuesit duhet të bëjnë një kërkesë të re. Ata duhet të paraqesin kërkesën për kompensim financiar, deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to, dëshminë e trashëgimisë, nëse ka ndryshime në rrethin e trashëgimtarëve të ligjshëm të subjektit të shpronësuar, sipas radhës përcaktuar në Kodin

Civil, prokurën e posaçme, nëse ajo e paraqitur në vitet 2008, 2009, 2011 apo 2012 ka kufizimin në kohë për tagrin e tërheqjes së shumës në të holla. Shqyrtimi AKKP-ja shqyrton dokumentacionin e subjekteve që kërkojnë kompensim në të holla, verifikon dosjen dhe vendimin e dhënë nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose AKKP-ja, u kërkon hipotekave që, brenda 10 ditëve të konfirmojnë regjistrimin e vendimit. AKKP-ja kryen verifikimin në terren të gjendjes së pronës dhe mban procesverbal, si dhe përgatit planvendosjen e pronës që kompensohet dhe cakton në hartën e vlerës zonën ku ndodhet prona. AKKP-ja llogarit vlerën e sipërfaqes, që kompensohet, dhe përgatit vlerësimin ligjor, ku shpjegohen me hollësi për secilin subjekt kërkues vlefshmëria e vendimit të paraqitur nga kërkuesi, konfirmimet e zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlerësimi i Pronës për Kompensim. AKKP-ja merr vendimin për pranimin apo refuzimin e kërkesës për kompensim të subjektit të shpronësuar.

“CEZ Shpërndarje” ka nisur importin e ri të energjisë elektrike, me qëllim që të sigurohet mjaftueshëm energji për mbulimin e humbjeve. Burime pranë CEZ bëjnë me dije se, sasia e importuar sot është 4 milionë KWH në ditë. “Kjo sasi do të ndikojë që KESH të mos ulë nivelin e liqenit të Fierzës për prodhimin e kësaj sasie ditore të energjisë për konsumatorët”, bënë të ditur burimet e CEZ-it. Nëse CEZ nuk do të niste importin e energjisë të nevojshme për të përballuar nivelin e humbjeve, kompania e prodhimit KESH rrezikon të ulë nivelin e ujit në liqenin e Fierzës duke prodhuar energji më shumë për të furnizuar konsumatorët. Në stinën e verës, vitet e fundit konsumi

i energjisë ka arritur të barazohet me atë në stinën e dimrit. Rreth një javë më parë, drejtori i Përgjithshëm i KESH, Halit Velaj, kërkoi që “CEZ Shpërndarja” të nisë sa më parë importin e energjisë, të nevojshme për të përballuar humbjet në rrjet. Sipas tij, kjo sasi është e nevojshme për të mbajtur nivelin e liqeneve mbi Drin në kuota të kënaqshme që garantojnë prodhimin e energjisë të nevojshme për furnizimin me energji për stinën e verës. Velaj kërkoi që “CEZ Shpërndarja” të shlyejë detyrimet e trashëguara. Sipas tij, detyrimet për vitin 2013, rreth 30 miliardë lekë janë shtuar me 14 miliardë të tjerë, duke bërë që borxhi i CEZ-it të jetë rreth 450 milionë dollarë.

Përditësimi i programit

Ekspertët e FMN-së dhe të Bankës Botërore takojnë Fullanin Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore nisën misionin e tyre për të kontrolluar sistemin financiar shqiptar. Akoma nuk është bërë e ditur një axhendë publike, ka qënë Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, i cili është takuar së pari me ekspertët e këtyre institucioneve financiare. Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, me kërkesën e institucioneve shqiptare Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) do të kryejnë përditësimin e Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP). Nëpërmjet vlerësimeve të FSAP-së, dy institucionet e rëndësishme ndërkombëtare ofrojnë një analizë të plotë mbi stabilitetin e sektorit financiar të një vendi dhe mbi nevojat që ai ka për t’u zhvilluar më tej. Vlerësimi i fundit i FSAPsë për Shqipërinë është kryer në vitin 2005, dhe ky ushtrim i planifikuar do të realizojë një përditësim të vlerësimit të mëparshëm. Sipas këtij njoftimi, misioni planifikues i FSAP-së do të qëndrojë në Tiranë nga 17 deri më 19 korrik për të diskutuar me autoritetet vendase mbi spektrin e shtrirjes dhe procesin. Puna

kryesore për FSAP-në do të kryhet gjatë një misioni të mëvonshmëm, i planifikuar paraprakisht në periudhën tetor-nëntor 2013. Veçmas nga ky proces, një mision ekspertësh të FMN-së pritet të vizitojë Tiranën në fund të muajit shtator 2013. Qëllimi i vizitës do të jetë vlerësimi i zhvillimeve të fundit në ekonominë tonë, si dhe diskutimi me qeverinë dhe Bankën Qendrore rreth politikave ekonomike dhe atyre financiare që do të ndiqen në të ardhmen. Kjo vizitë do të jetë pjesë e mbikëqyrjes ekonomike që kryen FMN-ja dhe do të pasohet nga një mision i Konsultimeve për Artikullin IV nga fundi i këtij viti. Zakonisht, gjetjet më të rëndësishme të Artikullit IV dhe FSAP-së përfshihen në raportin e stafit të FMN-së në përfundim të ciklit të konsultimeve.


EKONOMI • E enjte 18 korrik 2013

NË GJYSMËN E PARË TË KËTIJ VITI U IMPORTUAN 25 MIJË AUTOMJETE

Ligji i ri për përgjysminin e taksave për automjetet e përdorura parashikon penalitet me gjobë prej 5% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, për pronarët e mjeteve, të cilët nuk kryejë pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar. Debitorët dhe nuk kanë përfituar nga amnistia për të paguar detyrimet, tashmë do t’i paguajnë ato me taksën që i korrenspondon çdo viti dhe penalitetin.

Edhe gjatë 2012 importi i makinave, kryesisht të përdorura u rrit ndjeshëm pas heqjes në shtator 2011 të taksës së rishitjes. Të dhënat nga Dogana tregojnë se në 2012 u importuan në total 52.179 makina, me një rritje 143%, nga të cilat, vetëm rreth 18 00 ishin të reja. Vjet u regjistruan për herë të parë rreth 47 mijë mjete, siaps Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, prej të cilave më se 45 mijë ishin të përdorura.

Ligji i ri i përgjysmimit të taksave, kanë përfituar mbi 164 mijë vetë Brikena Dervishaj

M

e hyrjen në fuqi të amnistisë Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka mbledhur rreth 589 milionë lekë të ardhura nga mbi 42 mijë debitorë të taksës vjetore të automjeteve. Ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti janë importuar rreth 25 mijë automjete, që janë regjistruar për herë të parë. Por pas hyrjes në fuqi të ligjit për përgjysmimin e taksave vjetore për automjetet e përdorura, në muajin Maj, pritet që pjesa e dytë të vitit të ketë një rritje të ndjeshme të importit të makinave. Importet Vetëm një pjesë e vogël prej tyre janë automjete të rinj ose siç njihen ndryshe me kilometrazh zero, ndërsa pjesa tjetër janë kryesisht të importuar ngavende të Evropës Perëndimore, si Gjermania, Italia, Anglia, me vit prodhimi 2002-2010. Ndryshe nga vitet e mëparshëm, viti i prodhimit të makinave të blera nga qytetarët shqiptarë, ka qenë më i ri. Ritmi i importit të automjeteve duket se ka ecur në të njëjtat nivele si një vit më parë, duke marrë parasysh se për gjithë vitin 2012 u regjistruan për herë të parë 47 mijë mjete. Po ta krahasosh me ecurinë e vitit 2013, ku në çdo tre mujor janë regjistruar rreth 13 mijë mjete të importuara, duket se nivelet janë të njëjta. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme bëhet me dije se në periudhën Janar-Qershor 2013 janë regjistruar rreth 20 mijë shit-blerje automjetesh. Ndërkaq numërohen rreth 45 mijë

Me hyrjen në fuqi të amnistisë, nga periudha 20 Maj- 30 Qershor 2013, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka mbledhur rreth 589 milionë lekë të ardhura nga mbi 42 mijë debitorë të taksës vjetore të automjeteve. Kjo reformë u ndërmor nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor...

veprime në total me mjetet. Përfituesit Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit dhe Transportit Rrugor, vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, rreth 142 mijë drejtues automjetesh kanë paguar taksën vjetore, duke përfituar kështu edhe nga përgjysmimi i saj me 50 për qind. Ndërsa në total, numri i shtetasve që kanë paguar taksën vjetore për vitin aktual dhe detyrimet e prapambetura nga vitet e mëparshme, duke përfituar kështu edhe nga amnistia për pagesën me gjysmën e taksës dhe pa penalitete është rreth 164 mijë.

Amnistia Me hyrjen në fuqi të amnistisë, nga periudha 20 Maj30 Qershor 2013, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka mbledhur rreth 589 milionë lekë të ardhura nga mbi 42 mijë debitorë të taksës vjetore të automjeteve. Kjo reformë u ndërmor nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor me qëllim vjeljen e taksave të prapambetura për të gjithë qytetarët që deri më tani ishin shkelës të ligjit. Ndërsa ata që janë debitorë dhe nuk kanë përfituar nga amnistia për të paguar detyrimet, tashmë do t’i paguajnë ato me taksën që i korrenspondon çdo viti dhe me penalitetet me gjobë sipas ligjit në fuqi.

»

07

EKSPORTET Industria me fason shënon rritje me 25 milionë euro Pas krizës ekonomike që përfshiu sektorin e industrisë me fason pak vite më parë duket se situata ekonomike ka ndryshuar. Për gjysmën e parë të vitit 2013, eksportet e industrisë me material porositës janë rritur me rreth 25 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për ndryshimin e shifrave në këto nivele duket se 4 muajt e fundit kanë qenë të rëndëisshëm, pasi ka pasur shumë porosi nga jashtë. Ndërkaq, referuar situatës aktuale në vend, ku sapo kanë përfunduar zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit dhe ende nuk është formuar qeveria e re, kompani që kanë pasur në plan të vijnë në Shqipëri, ndjehen të pasigurta. Megjithëse rritja e eksporteve të industrisë me material porositës ka qenë e konsiderueshme këto 6 muaj të parë të vitit, po ta krahasojmë me performanëcën e këtij sektori në vitin 2008, sërish vihet re se eksportet janë në rënie në masën 35 për qind. Ndërkaq vitin i kaluar dhe deri në muajin janar të 2013, ky sektor ka qenë i përfshirë nga kiza e thellë ekonomike botërore, që ndikoi në mënyrë direkte në rënie të eksporteve.

SHOQATA E HIDROKARBUREVE THEKSON SE PENALIZOHEN KOMPANITË DHE QYTETARËT

Kontrollet e karburanteve, në dorë të të huajve

GJOBITJET Drejtoria e Metrologjisë ka vijuar inspektimet në pika të ndryshme karburanti me qëllim shmangien e abuzimit me peshën. Deri më tani nga kontrollet e kryera, janë inspektuar 30 pika karburanti, ku problem mbeten ato pika dytësore të karburantëve. Drejtori i Metrologjisë për Tiranën Sami Gjeta tha një ditë më parë se nga inspektimet janë konstatuar 5 kundërvajtës, por vetëm një subjekti i është hequr licenca. Për mashtrimin me makinerinë e pompës, pikat e karburanteve janë gjobitur me nga 750 mijë lekë të reja.

Kontrolli dhe raportimi mbi situatën në tregun e karburanteve në vendin tonë është lënë në dorë të kompanisë private të ngjyrimit të karburanteve. Në vend që të forcohen pozitat e Inspektoratit Qendror Teknik, ato thuajse janë anuluar. Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, një praktikë bëhet edhe më e pakuptimtë, duke marrë parasysh se, thuajse 50 për qind e çmimit të karburantit që paguajnë qytetarët janë taksa të vendosura nga shteti për garantimin e cilësisë së karburanteve. Në muajin Mars të këtij viti, qeveria me anë të një vendimi shfuqizoi ligjin “Për krijimin e IQT”. Si argument për këtë masë u përdor fakti se, funksionet e këtij

institucioni i kalonin inspektoratit të vetëm në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, një praktikë kjo që ishte pjesë e reformës së inspektimeve, duke reduktuar ndjeshëm numrin e organeve monitoruese. “Kemi dy institucione si Drejtoria e Metrologjisë apo Inspektorati Qendror Teknik që merren me kontrollin e cilësisë së karburanteve. Çfarë mund të bëjnë tani këto dy institucione. Kompania austriake nuk mund të penalizojë kompanitë e tregtimit të karburanteve nëse gjen në treg parregullsi. Pra, tregu mbetet sërish i pakontrolluar dhe i papenalizuar. Sepse ajo thjesht raporton në Ministrinë e Financave”, – mendon Bardhi Sejdarasi, ekspert i kësaj fushe. Kontrol-

KONTROLLI

Nushi: Kontrollet periodike nuk janë kryer nga autoritetet Inspektimet do të vazhdojnë muajit në vijim, duke paralajmëruar subjektet të mos abuzojnë me sasinë e karburantit në të kundërt do të ketë gjoba dhe mbyllje të subjektet. Inspektorët e Metrologjisë thonë se më problematike janë pikat e karburantit të vendosura në zonat rurale. Vetëm gjatë 2012, u vendosën mbi 70 gjoba për shkak të shkeljes së parametrave në dhënien e karburantit. Pjesë e aksionit ishin edhe distributorët e gazit.

let në pikat e karburanteve të ndërmarra nga autoritetet monitoruese janë të pavlera dhe në dëm të konsumatorit dhe tregut. Kështu shprehet, sekretari i shoqatës shqiptare të hidrokarbureve, Viktor Nushi. Sipas tij, kontrollet periodike nuk janë kryer nga autoritetet, por edhe në ato pak kontrolle që realizohen, nuk bëhen të ditura emrat e subjekteve tregtare që abuzojnë në dëm të konsumatorit. Një praktikë e tillë, sipas tij, penalizon kompanitë e mëdha dhe vetë qytetarët. Ndërsa për sa i përket kontrolleve të cilësisë, sekretari i shoqatës së hidrokarbureve shprehet se, abuzimi dhe neglizhenca nga ana e autoriteteve shtetërore është edhe më i madh.


08

« AKTUALITET

E enjte 18 korrik 2013 •

SHQIPËRIA BIE NË LISTËN E MONITORIMIT PËR TRAFIQET E QENIEVE NJERËZORE. TAKIME ME RAMËN E METËN

Arvizu: Qeveria s’punoi sa duhet për trafikun Ambasadori i SHBA-ve kërkon bashkëpunim mes Policisë dhe Prokurorisë

A

mbasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu ka kritikuar qeverinë shqiptare për atë që ai e cilësoi si rënie të performancës për sa i përket luftës ndaj trafikut të qenieve njerëzore. Duke shpresuar se qeveria e ardhshme do të reagojë ndaj këtyre vërejtjeve, Arvizu theksoi se në takimet që ka bërë me Kryeministrin e ardhshëm, Edi Rama, si dhe me Ilir Metën, është vendosur theksoi në faktin se shpresohet që të riaktizohen përpjekjet që kanë qenë në process. “Vlerësimi ynë ishte që gjatë vitit të kaluar, performanca e qeverisë shqiptare në trajtimin e trafikimit pësoi rënie. Rezultati praktik i kësaj ishte që Shqipëria u ul në vlerësim dhe ra në atë që e quajmë Lista e Vëzhgimit e Grupit 2. Në bisedat tona me zotin Rama, zotin Meta dhe me disa prej bashkëpunëtorëve të tyre kryesorë e kemi bërë shumë të qartë se shpresojmë të angazhohemi shpejt dhe efektshëm me qeverinë e re në përpjekje për të gjallëruar disa prej përpjekjeve që kanë qenë në proces. Për sa na përket neve, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të krijojnë partneritete me sa më shumë institucione që të jetë e mundur dhe jo vetëm me ato në fushën e trafikimit”, deklaroi Arvizu pas një tryeze të rrumbullakët me kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe përfaqësues të IOM-it dhe shoqatave në luftën kundër trafikut. Ai u shpreh se, trafikimi është një krim i tmerrshëm dhe një problem shumë serioz, por ka edhe çështje të tjera, si për shembull korrupsioni, që duhet trajtuar me kujdes, përmes një bashkëpunimi akoma më aktiv mes policisë dhe Prokurorisë. Gjithashtu, Arvizu garantoi se SHBA do e mbështesin Shqipërinë ne te gjitha projektet që lidhen me luftën ndaj këtyre fenomeneve, ndërsa vlerësoi legjislacionin shqiptar, por tha, se ai nuk zbatohet. Prandaj kërkoi një bashkëpunim më të mirë institucional mes Prokurorisë dhe policisë për të ndëshkuar autoret. “Ligjet ekzistojnë dhe janë mjaft të mira. Ka njerëz shumë të përkushtuar në radhët e policisë që e kuptojnë ligjin dhe po përpiqen të bëjnë punën e tyre. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për prokurorët. Problemi është që nuk punojnë bashkë. Në fakt, heraherës, më krijohet përshtypja se përpiqen që të mos punojnë bashkë. Kjo do të jetë një përparësi për qeverinë e SHBA teksa ecim përpara me administratën e re këtu. Por, mesazhi më i rëndësishëm duhet të shkojë tek policia dhe prokurorët për të punuar së bashku”, theksoi Arvizu. Shpesh herë është evidentuar fakti i mos bashkëpunimit mes dy institucioneve që janë të angazhuar

Inspektorati i Shëndetit Publik

Ndotja, ISHP: Firma “KURUM” larg parametrave të BE-së

në luftën direkt kundër krimit, pasi sjell direkt pasoja në mosgoditjen e tij. Ndërkohë, sipas Arvizut realizimi i bashkëpunimit më të mirë mes këtyre dy institucioneve do të jetë

në fokus të SHBA-ve, Takimi i djeshëm në Elbasan u realizua në kuadër të një projekti të financuar nga Departamenti Amerikan nën kujdesin e ambasadorit amerikan. Organi-

zata IOM ka marrë një grant prej 500 mijë dollarësh nga Departamenti i Shtetit me qëllim përmirësimin e aftësimit të qeverisë së SHBA në parandalimin e trafikimit të njerëzve.

NGJARJA E RADHËS NË KRUJË

Konflikti për pronat, maskat dhunojnë shoferin dhe i djegin kamionin Maskat shfaqen sërish në një tjetër ngjarje të rëndë. Një 32-vjeçar është dhunuar barbarisht dhe më pas maskat i kanë vënë zjarrin automjetit me të cilin po udhëtonte. Ngjarja u shënua në Krujë, në mes të ditës, duke bërë që të përsëritej një histori e ngjashme me atë të ndodhur disa ditë më parë në Pukë, ku persona të maskuar qëlluan me armë në drejtim të një furgoni pasagjerësh, duke plagosur anëtarët e një familjeje. Një konflikt i hershëm për pronat nuk është lënë në harresë nga dy të rinjtë që u identifikuan disa orë pas ngjarjes, nga policia. Ata i kanë zënë pritë një mjeti tip kamion, që i përkiste një kompanie private ku punonte edhe drejtuesi i mjetit, 32-vjeçari Luan Balliu. Sipas policisë së Krujës, nën kërcënimin e armëve dhe duke shtënë disa herë në ajër, dy autorët e ngjarjes B.B 25

vjeç dhe G.B 30 vjeç kanë mundur të ndalojnë automjetin, ku udhëtonin 32-vjeçari, së bashku me 4 persona të tjerë. Pasi i kanë zbritur forcërisht, dy të rinjtë i kanë vënë flakën mjetit të ngarkuar me ushqime. Gjithçka është shënuar pranë fshatit Cuvikap të Krujës. Duke iu referuar të njëjtave burime, 32-vjeçari është goditur disa herë me shkop bejzbolli në krahë, këmbë dhe shpatulla, duke i shkaktuar plagë seioze. Paskësaj 32-vjeçari është lidhur dhe më pas është vijuar me vënien e zjarrit

në kamionin me ushqime, i cili është djegur plotësisht. Autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia, pak orë pasi dhunuan 32-vjeçarin. Ndërkaq mësohet se personat që udhëtonin me Luan Balliun kanë kryer transportimin e tij me mjete të rastit drejt spitalit më të afërt, ku mjekët konfirmojnë se është jashtë rrezikut për jetën. Bëhet e ditur se shkak i gjithë sulmit ka qenë një konflikt për pronën mes Balliut dhe dy të rinjve.

Niveli i lartë i ndotjes dhe sëmundshëmria e lartë që po prek banorët e qytetit të Elbasanit ka bërë që ditën e djeshme, Drejtori i Inspektoratit të Shëndetit Publik, Adi Hoxha, të inspektojë kompaninë industriale turke ‘KURUM’ në zonën industriale të Elbasanit. Qëllimi i inspektimit, si dhe herë të tjera, ishte kontrolli i parametrave të ndotjes për Elbasanin nga kompanitë industriale të huaja në vendin tonë. Hoxha në një prononcim për mediat tha se megjithëse ndotja rezulton brenda parametrave kombëtare, firma është larg parametrave të BE-së. “Matjet dhe kontrollet tregojnë që nveli i ndotjes është brenda parametrave kombëtarë, por realisht ato janë shumë larg atyre të Bashkimit Evropian dhe unë i kam kërkuar kompanisë të marrë masa për ndryshimin e gjendjes së konstuar”, theksoi ai. Ndërkohë për të bërë të mundur arritjen e treguesve të nevojshëm, Hoxha i dha afat kompanisë “KURUM”, deri në shtator për realizimin e premtimeve. ISHP do të vijojë inspektimin edhe në firma të tjera për vlerësimin nëse kompanitë industriale në vendin tonë përmbushin ruatjen e parametrave për ndotjen sa më të vogël të ambientit. Ndërkohë, në bazë të studimit të kryer nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan, thuhet se të paktën çdo vit zbulohen 200 raste të reja të kancerit. Duket se kjo tendencë, fatkeqësisht në rritje nga viti në vit, është mese e dukshme. Kanceri i mushkërive përbën pjesën më të madhe të të prekurve në qarkun e Elbasanit, ndërsa shumica e atyre që janë prekur nga kjo sëmundje, jetojnë në qytet. Këtë fakt, mjekët e lidhin me ndotjen ambientale. Duke qëndruar në të njëtën linjë, drejtuesit e kompanisë “Kurum”, e mohojnë në mënyrë kategorike këtë fakt. Sipas tyre, në ajër shkarkohet avull dhe jo tymra toksikë. Sakaq, ambientalistet shprehen se Uzina e Ferrokromit nuk ka asnjë filtër pastrues për gazrat.

Tentoi të bënte luftë me policinë

Arsenal armësh në Durrës, arrestohen dy persona Policia e qarkut të Durrësit zbulon një rrjet të trafikimit të armëve, duke u sekuestruar dy arsenale të mëdhenj armësh e duke vënë në pranga dy persona. Ngjarja e parë është shënuar në fshatin Shkallnuar, ku policia zbuloi një arsenal të vërtetë armësh në banesën e 28-vjeçarit Afrim Hoxha, 28 vjeç, i cili është arrestuar. Mësohet se gjatë operacionit për arrestimin e tij, Hoxha ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, duke mbajtuar në duar dy granata, si dhe duke i kërcënuar se do t’i shpërthente ato. Janë dashur disa minuta negociata me 28-vjeçarin, i cili më pas është neutralizuar nga uniformat blu. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan, një mitraloz, një kallashnikov, një sasi e konsiderueshme tritoli, disa arka fishekësh, etj. Ndërkohë mes arsenalit të armëve u gjetën edhe predha antitank. Aksioni i policisë është realizuar pas një informacioni të marrë në rrugë operative, ndërsa kanë marrë pjesë edhe efektivë të policisë së Tiranës. Ndërkaq, pak orë më vonë policia sekuestroi një tjetër arsenal armësh në fshatin Hamallaj në Durrës. Arsenali u gjet në mjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit Hajri Qyra, i cili u vu në pranga pak minuta më vonë. Policia shoqëroi të gjithë anëtarët e familjes, duke i marrë ata në pyetje lidhur me prejardhjen e sasisë së armëve. Sipas bluve të Durrësit, armët e gjetura në mjetin tip benz janë: 5 mitralozë të lehtë, 4 automatikë, 3 pushkë, 1 granatahedhës, 2 pistoleta, 15 arka fishekë dhe 1 granate dore. Blutë e Durrësit konfirmojnë se dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe se sasia e armëve ishte gati për t’u trafikuar. Ndërkaq vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e armëve.


AKTUALITET • E enjte 18 korrik 2013

»

09

Ngjarja e rëndë në Mamurras

Vrau barbarisht të shoqen, gjykata vendos burg pa afat

MEHMET SATËS I THYEN KËMBËT, SË ËMËS 2 BRINJË, TË ATIN IA PLAGOSIN ME LEVË NË KOKË

Bulqizë, familja dhunohet barbarisht për 200 metra tokë K Konflikti për pronat, dy javë atër pjesëtarë të një familjeje në fshatin Tuçep të komunës Ostren të Bulqizës janë dhunuar barbarisht pranë banesës së tyre. Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë një konflikt pronësie për 200 metra tokë, një gardh dhe një vijë uji, mes familjes Sata dhe familjes Koçi. Burime nga thonë se 4 anëtarët e familjes Sata janë dhunuar barbarisht me mjete të forta nga 8 pjesëtarë të familjes Koçi. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se kryefamiljari Hekuran Sata është goditur në kokë dhe ka mbërritur në spital pa ndjenja. Djalit të tij, Mehmetit, i kanë thyer dy këmbët dhe më pas e kanë hedhur nga një urë që arrin 4-5 metra lartësi. Ai është në gjendje të rëndë dhe ka marr ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës, ndërsa bashkëshortja Kujtime Sata 48 vjeçe ka marrë fraktura në kurriz, si dhe vajza e familjes, Alma Sata 22-vjeçare ka plagë në njërin sy. I kontaktuar në spital, Mehmeti 27-vjeçar deklaroi se “Ishin shumë persona të gjithë të familjes Koci me të cilën ne kemi konflikt. Pasi më kanë rrahur në mënyrë barbare deri sa më kanë thyer këmbët, duke më qëlluar me bishtat e lopatave, duke kujtuar se unë do të vdisja më kanë hedhur nga një urë prej 5 metrash lart. As unë nuk e di sesi kam shpëtuar gjallë. Ndërkohë edhe babai i tij Hekurani është i shtruar në spital, por në gjendje disi më të mirë shëndetësore se i biri, megjithëse si pasojë e plagës së madhe të marrë në kokë shpesh herë ankohet për marrje mendsh. “Unë nuk ndodhesha aty kur filloi sherri mes tyre dhe djalit tim. Menjëherë sapo e mova vesh u nisa me vrap për të shpëtuar djalin, por sa mbërrita nuk e di se me çfarë më qëlluan në kokë dhe vetëm në spital kam hapur sytë”, theksoi ai. Ndërkohë që pjesë e këtij sherri kanë qenë

të mbushura me viktima Kjo dy javë kanë qenë të mbushura me konflikte mes personave, për shkak të çështjeve të pronësisë. Ndërkohë që këtë javë lajmet kanë qenë të mbushura vetëm me rrahje dhe plagosje për koflikte pronësie, por që palët e përfshira nuk kanë qenë të afërm me njëri-tjetrin, javën e kaluar personat e të njëjtit fis janë qëlluar me armë duke shkaktuar edhe viktimi. Ai më i rëndi u shënua gjashtë ditë më parë në fshatin Vukatanë të Shkodrës, ku xhaxhai vrau nipin e tij pas një konflikti për një sipërfaqe toke ku viktima po ndërtonte banesën. Nga të shtënat

edhe gratë e familjes Sata, të cilat për të ndihmuar të afërmit e tyre janë detyruar të bëhen pjesë, por edhe ato nuk janë kursyer nga pala kundërshtare, duke u rrahur njëlloj si burrat.

me armë automatike, mbeti i vdekur Gjin Muri 30 vjeç, dhe u plagosën vëllai i tij Aleks Muri 26 vjeç, xhaxhai i viktimës Nikë Muri 54 vjeç dhe djali i këtij të fundit Çesk Muri 23 vjeç. Ngjarja e tre

Aktualisht për problem është gjendja e Kujtimes, e cila ka dy brinjë të thyera si pasojë e dhunës së ushtruar nga pjestarët e familjes Koci. Mësohet se dy familjet ishin në konflikt

netëve më parë filloi me debate dhe goditje me mjete të forta, më pas Nikë dhe Çesk Muri, përkatësisht xhaxhai dhe kushëriri i viktimës, kanë marrë automatikun duke lënë të vdekur Gjinin e duke plagosur vellain e tij Aleksin. Ndërsa ngjarja tjetër ndodhi në datën 9 korrik në fshatin degë të tropojës, ku mbeti i plagosur shtetasi Afred Osmanaj, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori Xhevahir Osmanaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Degë të Tropojës, ku sipas policisë, ka pasur një sherr mes dy kushërinjve Esat dhe Xhevair Osmanaj dhe të afërmit të tyre 37-vjeçarit, Alfred Osmanaj, me të cilin për shkak të zënkave të vazhdueshme për rrugën, nuk flisnin prej vitesh.

prej vitesh, ndërkohë që dje ky konflikt u përshkallëzua shumë rëndë. Duke sqaruar ngjarjen e djeshme, Drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Izet Hysa thotë se konflikti mes dy familjeve ka lindur prej vitesh, por dje është përshkallëzuar. Ai thotë se disa herë dy familjet janë shoqëruar në polici për këtë konflikt dhe i kishin sugjeruar të shkonin në gjykatë për të zgjidhur konfliktin. Sipas Drejtorit të Policisë, dhunuesit ndaj të cilëve është nisur procedim penal janë Elidon, Fuat, Haki dhe Nelson Koçi. Aktualisht, policia po vijon kërkimin e autorëve, tashmë të identifikuar, të gjithë pjesëtarë të familjes Koçi, ndërsa të plagosurit janë në spital. Situata të tilla janë të shpeshta në fshatrat e thella të Shqipërisë, pasi shpesh herë pretendohet për të drejta pronësie mbi sipërfaqe të caktuara toke nga disa palë dhe në mungesë të forcave të rendit, palët e përfshira arrijnë deri në konflikte me armë.

“Burg pa afat”- Kjo është masa e sigurisë që ka dhënë gjykata e Krujës ndaj Marjan Lleshit, i cili vrau barbarisht bashkëshorten e tij paraditen e së hënës. Seanca për dhënien e masës së sigurisë u zhvillua mesditën e djeshme, ndërsa Lleshi mësohet se ka shfaqur shenja të çrregulimeve mendore. Gjatë gjithë seancës ai është shprehur se nuk mban mend asgjë, lidhur me atë çfarë ka ndodhur. Burime zyrtare nga gjykata e Krujës bëjnë të ditur se Lleshi ka shfaqur të njëjtën sjellje që bëri edhe gjatë seancës së marrjes në pyetje nga policia, menjëherë pas krimit dhe më vonë. Ngjarja makabre u shënua 3 ditë më parë në FushëMamurras, në banesën e çiftit, kur Marjan Lleshi pas një sherri të momentit vrau me sëpatë bashkëshorten Valbona Lleshi 27 vjece. Para krimit, çifti kishte qenë në shtepinë e prindërve të Valbonës. Burime të policisë kanë bërë të ditur se 44-vjeçari në gjaknxehtësi e sipër e ka gjymtuar fillimisht me sëpatë në pjesë të ndryshme të trupit 27-vjeçaren dhe më pas makabriteti ka vijuar. Ai nuk është mjaftuar me kaq, por e ka qëlluar me thikë në zemër bashkëshorten e tij, një goditje që sipas bluve i ka shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Të afërmit bëjnë të ditur se mes çiftit, të cilët kishin 3 fëmijë, kishte vazhdimisht grindje për shkak të xhelozisë që shprehte vazhdimisht Marjan Lleshi, por që sipas të afërmve ishte e pabazuar, pasi 27-vjeçarja ishte një vajzë e mbyllur dhe e përkushtuar pas fëmijëve dhe familjes. Ata ishin të martuar prej 10 vitesh. Marjani së bashku me Valbonën jetonin, bashkë me 3 fëmijet e tyre prej vitesh në Fushë-Mamurras, ndërsa më parë jetonin në fshatin Bushkash të Burrelit.

Debatet mes fqinjëve shkaktojnë sherrin e radhës

Pukë, sherri për vijën e ujit, plagoset Martin Përlleshi

Një sherr i nisur për vijën e ujit ka përfunduar në plagosjen e një personi në fshatin Vrith të Pukës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Martin Përlleshi. Ky i fundit është dhunuar nga fqinjët e tij, të cilët janë shoqëruar më pas nga policia. Ashti siç ka ndodhur rëndom në këto raste mes palëve konfliktet për vijën e ujit kanë qenë të shpeshta mes fqinjëve, por gjithësesi kishin mbetur në kuadrin e fjalëve, por dita e djeshme shënoi kulmin ku palët u përleshin fizikisht. I shtruar në spital viktima Përlleshi shprehet se pikërisht ndërhyrja e policisë, i ka shpëtuar jetën, pasi dy autorët e kanë rrahur keqas. “Më qëlluan shumë edhe unë mezi po mbrohesha, pasi përdorën grushtet dhe mjetet e forta. Falë Zotit familjarët njoftuan në kohë policinë, e cila erdhi menjëherë në vendngjarje dhe më shpëtoi jetën, pasi do të më kishin vrarë”, shprehet Përlleshi. Burime nga komisiariati i Policisë së Pukës, bëjnë të ditur se janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe të marrin masa për të parandaluar ndonjë hakmarrje që mund të ndodh mes familjeve për shkak të sherrit të dy ditëve më parë. Në zonën e Pukës, duke pasur parasysh se është shumë problem sistemi i vaditjes së tokave, pasi shumica e kanaleve vaditës janë prishur, kanalet e mbetura janë shëndërruar në mollë sherri mes bashkëfshatarëve. Rrahja e dy ditëve më parë vijën e ujit nuk është rasti i parë, por në këtë mori vrasjesh që po ndodhin për pronat, ky ka qenë rasti më i lehtë ku i plagosuri ka shpëtuar vetëm me një plagë në kohë dhe me shtrimin e tij në spital. Ndërkohë, aktualisht sipas banorëve dhe familjarëve mbetet problem sesi do të vijojë ky konflikt në të ardhmen ku të gjitha palët shpresojnë në shuarjen e tij.


10

« AKTUALITET

E enjte 18 korrik 2013 •

PRETENCA E PLOTË E PROKURORIT BECI PËR AUTORIN E VRASJES

Prokuroria: Burg përjetë Xhakjes, momentet e fundit të kryekomisarit Mariglen Mullai

N

ë seancën e djeshme gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, Prokuroria ka kërkuar për të burgim të përjetshëm. Ai është o akuzuar për vrasjen e kryekomisarit, Adem Tahiraj, e në pretencën e zgjeruar, prokurori i çështjes Eugen Beci i kërkoi gjykatës të cilësojë Xhakjen si fajtor dhe ta dënojë atë me dënimin kapital, për krimin e rëndë të kryer ndaj një komisari të lartë të policisë. Sipas prokurorisë, krimi kishte si bazë një motiv banal, kjo pasi Tahiraj urdhëroi kontrollin e makinës dhe më pas shoqërimin në komisariat të nipit të Xhakjas, Ledion Kasmit. Gjithçka më pas degjeneroi në përdorimin e armëve dhe ekzekutimin e komisarit. Sipas prokurorit Beci, Ilir Xhakja është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi ka kryer dhe krime të tjera. Vendimi përfundimtar të merret nga Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e radhës më 24 korrik. Pretenca Mes të tjerave, prokurori në pretencë tha se “Në automjetin tip Chevrolet, me targë “Policia 2085” patrullonin Shefi i Komisariatit dhe punonjësi i policisë F. H. Patrulla e përgjithshme e policisë e përbërë nga punonjësit e policisë dhe H. SH. dhe K. SH. patrullonin me automjetin tip Chevrolet, me targë “Policia 2084”, kurse punonjësit e policisë V. Xh dhe A. T. patrullonin me një automjet tip fuoristrada, edhe ai me mbishkrimet dhe të gjitha shenjat dalluese të policisë. Automjetet lëviznin në njëshkolonë, njëri pas tjetrit. Fillimisht u patrullua në rrugën drejt Katundit të Ri. Rrugës, në afërsi të shkollës së Sukthit, Shefi i Komisariatit urdhëroi kthimin mbrapsht të automjetit tip fuoristrada, së bashku me dy punonjësit e policisë, për të dhënë ndihmën e nevojshme pas njoftimit për rënien e një zjarri. Në vijim të patrullimit, u shoqërua një automjet tjetër, i tipit VË Golf pa targa, që i përkiste shtetasit S.G. Nga ky çast, automjetet në patrullim rreshtohen si vijon: autokolonën e printe automjeti me targë “Policia 2085”, i drejtuar nga punonjësi i policisë F.H. Në sedilen e parë të tij ndodhej Shefi i Komisariatit. Pas tij vinte automjeti tip VË Golf, në kabinën e të cilit ndodheshin S.G dhe J.G (babë e bir), kurse pas tij vinte automjeti me targë “Policia 2084”, i drejtuar nga oficeri K.G. Në vendin e ngjarjes që do të ndodhë më pas, Shefi i Komisariatit urdhëroi shoferin F.H, të zhvendosej majtas për t’i bllokuar rrugën një automjeti tip Opel, me ngjyrë të zezë, me targë të huaj, i cili po vinte në drejtim të kundërt me automjetet e policisë. Në kabinën

Nga Tirana në Amsterdam

Klani shqiptar i kokainës 50 kg në vit në Evropë ITALI- Një linjë e fuqishme shqiptarësh që merrej me tregtinë ndërkombëtar të drogës është zbuluar nga policia dhe zyra e Prokurorisë në Romë. Në pranga ra G.B, 28 vjeç, shqiptar, banor në Capistrello, i arrestuar me akuzën e posedimit për qëllim të trafikimit të drogës. Qyteti ku i riu ka jetuar, ka qenë një nga bazat e lidhjes për kalimin e kokainës, e përdorur nga klani i shqiptarëve dhe kishte selinë në Udine. Operacioni “K, 2009”, u menaxhua nga komanda provinciale dhe arriti të ndalojë trafikimin e 50 kg kokainë në vit, teksa 9 persona janë arrestuar. Ndërkaq, u kap një i kërkuar ndërkombëtar, me dokumente të rreme, i kërkuar për vrasje në tentativë të shumëfishtë dhe i dënuar në Shqipëri me 15 vjet burg. Në operacion janë përfshirë edhe forcat policore të Gjermanisë, Shqipërisë, Holandës, Anglisë, Interpoli dhe Drejtoria Qendrore për shërbimet e drogës në Romë. Hulumtimi ende vazhdon, pasi krerët e organizatës duhet ende të kapen. Nga hetimi del se klani i shqiptarëve nga Udine u zhvendos në Breshia dhe menaxhonin grupin me egërsi dhe dhunë. Familja, e cila është rrënjosur fort në territor, u zhvendos në Romë, ku bosi filloi trafikun e pluhurit të bardhë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në 26 vende. Nga Roma, familja ka mbajtur në kontakt me njerëz në Tiranës, ku ata kanë transferuar shuma të mëdha parash, si dhe në Amsterdam. Prej kryeqytetit holandez vinin materialet e papërpunuara, me anë të anglezëve me origjinë shqiptare, të cilët e transportonin, duke përdorur makina me qira.

I mori 80 mijë euro

Mori peng drejtorin e bankës, AND zbulon autorin shqiptar e tij ndodhej vetëm një person, i cili u identifikua më pas si L. Krasni, 17 vjeç, banues në Katund Sukth. Drejtuesi i mjetit iu bind urdhërit duke ndaluar mjetin me të cilin udhëtonte. Shefi i Komisariatit dhe dy punonjësit që e shoqëronin zbritën nga automjetet për të verifikuar rastin. U urdhërua shoqërimi i automjetit për në Komisariatin e Shijakut, pasi rezultoi pa dokumente regjistrimi sipas ligjit. Teksa automjeti VË Golf sapo kishte përfunduar apo ishte duke përfunduar manovrën, në vendngjarje afrohet një automjet Mercedes, tip Regina 320, i pajisur vetëm me një targë të huaj në pjesën e pasme, i cili ndaloi përbri automjeteve të policisë. Sic edhe rezultoi gjatë dëshmive të marra në këtë gjykim me këtë automjet u provua se udhëtonte i pandehuri Ilir Xhakja. Prej tij zbriti një person, i identifikuar më pas si Ilir

Xhakja, person me precedentë të shumtë kriminalë. Gjatë këtij gjykimi i provua se ky person u drejtua tek automjeti tip Opel, hapi derën e pasagjerit dhe nxorri përjashta me dhunë policin F.H, duke iu drejtuar me fjalët: “Ç’punë ke ti me nipin tim?” (provohet se L. Krasni është nipi i Ilir Xhakjes). Polici F.H. u prezantua menjëherë dhe personi që sulmoi ndërpreu për një çast veprimet ndaj tij. Shefi i Komisariatit, në ushtrim të detyrës, e pyeti personin kush ishte dhe çfarë kërkonte. Sipas dëshmisë së bashkë të pandehurit F.H, Xhakja reagoi menjëherë në mënyrë të dhunshme, duke u shprehur “Unë jam ai që të q… motrën” dhe nxorri pistoletën nga brezi. U provua gjatë gjykimit se në këtë moment Shefi i Komisariatit bëri prapa duke i bërë thirrje Ilir Xhakjes që të mos afrohej, kurse polici F.H ndërhyri duke i dalë para autorit dhe duke bërti-

tur disa herë me zë të lartë: “Është Shefi i Komisariatit…!” I pandehuri Ilir duke shtyrë me trup policin F.H, mundi të vendosë dorën mbi supin e tij dhe qëlloi gjashtë herë rresht mbi trupin e Kryekomisarit. Vdekja ishte e menjëhershme për shkak të shokut traumatik-hemoragjik. Polici F.H u mundua të mbante në krahë Shefin e Komisariatit teksa po rrëzohej dhe menjëherë pas kësaj njoftoi Komisariatin e Policisë për ngjarjen. Rezulton prania e oficerit K.G. disa metra larg autorit para se ai të qëllonte; nuk dalin qartë veprimet e tij në çastin e sulmit, por del se, më pas, ai është gjendur në oborrin e një banese aty pranë. Rreth orës 02.00 të datës 14.09.2012, Ilir Xhakja u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës. Ai dorëzoi edhe armën pistoletë tip Glock, me të cilën deklaroi se kishte kryer vrasjen e Shefit të Komisariatit”.

Ka edhe 48 burra të dhunuar

Në 6 muaj, pati 1200 raste të dhunës në familje, 600 femra Sipas të dhënave të policisë, vetëm gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, në gjithë vendin janë regjistruar 1200 raste të ushtrimit të dhunës në familje. Prej tyre 600 raste janë femra të dhunuara nga burrat, ndërkohë nuk përjashtohen edhe rastet kur burri ka denoncuar gruan për ushtrim dhune, që sipas policisë pasi janë 58 burra të dhunuar. Vetëm në gjykatën e Tiranës, çdo ditë dorëzohen nga dy kërkesa, ku persona të dhunuar kërkojnë mbrojtje nga policia. Këto shifra janë të njohura edhe për organin qendror të akuzës, të cilët sugjerojnë marrjen e masave. Për këtë çështje policia ka arrestuar vetëm 144 prej tyre, 10 të tjerë i ka shpallur në kërkim ndërsa mbi 1000 dhunues ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

ITALI- Ishte ADN-ja që nxorri autorin e grabitjes të ndodhur në gusht të vitit 2009, kur një shqiptar kishte marrë peng drejtorin e një banke. Ky i fundit kishte shkuar për të mbledhur paratë e një klienti, teksa shqiptari e kishte zvarritur në një pyll, me një thikë dhe me ndihmën e një bashkëpunëtori, duke u marrë 80.000 euro. Shqiptari, shumë se 30 vjet, ka qenë i arrestuar nga policët, të cilët kanë e identifikuar në sajë të ADN-së të marrë nga një xhup i braktisur në zonën e grabitjes. Autori u largua papritmas për në Shqipëri, pas grabitjes, por më 30 prill 2012 ai u ekstradua në Itali për shkak të një urdhër paraburgimit për veprën penale të posedimit me qëllim të shitjes së kokainës.

Ideja e ministrit Halimi

Çipi elektronik mbi burrat ndalon dhunën në familje Ditën e djeshme ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, reagoi pas vrasjeve të fundit që kanë tronditur opinion publik. Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’, ministri i Drejtësisë kujton se vetëm pak javë më parë, hyri në fuqi paketa penale më e ashpra ndaj krimit, sepse ata që rrënojnë jetët e të tjerëve, vrasin gratë e tyre, lënë fëmijët jetim dhe u shkaktojnë dhimbje pafund të afërmve të viktimave, duhet të shkojnë në burg për një kohë të gjatë. “Pavarësisht se autorët nuk duhet të paragjykohen, kur krimi është i rëndë, dënimi i vetëm i imagjinueshëm është një dënim i gjatë me burgim. Kjo është çka viktimat dhe shoqëria meritojnë. Ne si shoqëri duam të sigurohemi se ai që kryen një krim të tillë do të marrë një dënim të ashpër jo sipas zgjidhjes së gjykatësit, as lehtësive për çmenduri të avokatit apo prokurorit, por sipas një dënimi të ashpër dhe proporcional me krimin që ka kryer. Sepse kështu duhet të jetë një drejtësi efektive, e ashpër po aq sa krimi që kryhet”, thekson Halimi. Por ministri shton se nuk duhet pritur që krimi të kryhet dhe më pas të dënohet autori. Ai kujton instalimin e sistemit e monitorimit elektronik disa muaj më parë dhe shprehet se i ka kërkuar disa drejtuesve të institucioneve të drejtësisë që ky sistem të aplikohet më gjerë pasi përdorimi i tij garanton që të gjithë ata që marrin urdhër mbrojtje të mos u afrohet asnjë dhunues në distancë të largët.


OPINION • E enjte 18 korrik 2013

»

11

Dimension real për shtetin social dhe përgjegjësinë e individit

N

ë periudhën e tranzicionit në Shqipëri janë bërë eksperimente dhe ndryshime të rëndësishme të skemave qeveritare për të rikonceptuar dimensionin social të shtetit, për ta bërë atë sa më efiçent e në shërbim të qytetarëve në përgjithësi dhe shtresave në nevojë veçanërisht. Në përgjithësi qeveritë e majta dhe të djathta, sipas rotacionit që kanë bërë me pushtetin, janë munduar të sjellin skema origjinale, të dallueshme. Megjithëse për hir të së vërtetës politikat sociale në Shqipëri qoftë me qeveritë e majta, qoftë të djathta kanë pasur pak ndryshime. Më shumë kanë qenë të ngjashme dhe kontinuitive. Megjithatë, në këtë betejë, sidomos gjatë fushatave elektorale, gjithnjë është bërë debat dhe janë përplasur idetë dhe konceptet e ideologjisë së djathtë, liberale apo neoliberale dhe ideologjisë e koncepteve të majta socialdemokrate apo socialiste. Sigurisht, me gjithë përpjekjet për t’u ridimensionuar dhe për t’iu përshtatur situatave të reja, duket se konceptet e vjetra të së majtës për shtetin social dhe të së djathtës për shtetin liberal kanë ndryshuar radikalisht. Pa dyshim që politikat sociale në Shqipëri nuk mund të jenë as origjinale tërësisht, por as jashtë kontekstit të mundësive të zhvillimit tonë ekonomik, social e shoqëror. Në kohën e tanishme politikat tona sociale zhvillohen në kohën kur globalisht ka një sulm të përgjithshëm ideologjik ndaj koncepteve neoliberale, të cilët e kanë vënë në shënjestër idenë e shtetit social, duke e konsideruar atë si demagogjik, utopik dhe tejet të parealizueshëm. Në fakt, neoliberalizmi tashmë po tenton të bëhet ideologji globale, që ndikon në rishikimin e marrëdhënieve të shtetit me individin, duke e nxitur këtë të fundit që të jetë sa më i lirë dhe i pavarur nga dora sociale e shoqërisë e sidomos nga “skemat e mëshirës” së shtetit. Studiues dhe teoricienë të neoliberalizmit janë përpjekur të zbulojnë defektet e shtetit social. Në mendimin e tyre teorik ata kanë përvijuar katër të meta substanciale të modelit të shtetit social, të cilat kanë ndikim negativ në politikat ekonomike të shtetit. Shteti social është antiekonomik, joproduktiv, i paefektshëm dhe më së fundi edhe i pasuksesshëm, sepse pengon zhvillimin e tregut, nxit burokracinë shtetërore, i mban njerëzit artificialisht larg prodhimit dhe nuk arrin, me gjithë fondet e mëdha të përdorura për ndihmë ekonomike dhe çështje sociale, të mënjanojë varfërinë dhe mjerimin. Duket se ka një tërheqje të dukshme të koncepteve të vjetra socialdemokrate, që mbajnë të ngritur idenë e një roli sui generis të shtetit social në çështjen e punësimit dhe varfërisë. Me sa duket, ka rreth tri dekada që modeli social demokrat i shtetit social i ka “mbledhur kthetrat” përballë sulmit neoliberal të ndryshimit të rolit rregullator të tregut, të epërsisë së tij mbi çdo ndërhyrje qeveritare. Në kohën tonë problemet e rolit social të shtetit janë bërë të koklavitura, sepse dhe konceptet nga frymëzohet dhe udhëhiqet ajo janë bërë ambiguide, të përziera, të paqarta. Ky ambiguitet midis tipologjisë dhe modelit të shtetit social dhe propagandës dhe nevojave elektorale të politikës empirike të ditës kanë pasojat e tyre evidente. Ky ambiguitet sjell dëme jo vetëm të natyrës ekonomike, por dhe socialpsikologjike, sepse krijon te njerëzit e shtresave të varfra iluzione dhe shpresa të kota për një mbështetje ekonomike pa kufi të shtetit social, duke mos lejuar të perceptohet me realizëm dimensioni dhe mundësitë sociale të shtetit. Në këtë kontekst, më duket se është koha që të bëjmë më të qarta idetë e shtetit social dhe pa eufemizma dhe ambiguitete të ndajmë hapur detyrat dhe përgjegjësitë e qytetarit si individ përballë përgjegjësive të shtetit social, përgjegjësitë e limituara të qeverisë dhe detyrimet individuale të qytetarit për t’u dalë zot fateve të tij, sepse më duket se ndonjëherë, nisur nga dëshira e mirë për më shumë humanizëm, solidaritet dhe përgjegjësi shtetërore, biem në kaosin e interpretimit të deformuar të natyrës sociale të shtetit. Po të analizosh me kujdes deklaratat e politikanëve që kanë njohuri të kufizuara në këtë fushë, duket se në ambiguitetin dhe papërcaktueshmërinë

Nga GËZIM TUSHI

konceptuale të dimensionit të shtetit social notojnë nganjëherë edhe përfaqësues të shtetit, të pushtetit vendor dhe të medies, të cilët ende nuk duan të kuptojnë logjikën e re të realitetit të shoqërisë moderne liberale dhe individualiste, e cila ka në plan të parë përpjekjet individuale të njeriut, si faktori kryesor që determinon fatin e tij ekonomik dhe social dhe pastaj edhe “dorën normale”, por jo të gjatë të shtetit social. Iluzionet që vijnë nga konkurrenca politike dhe sensibilitetet shpesh të tepruara të medies kanë ndikim negativ në përmirësimin e realitetit social dhe ndërtimin e duhur të skemave të ndihmës dhe përkrahjes sociale për shtresat në nevojë. Në vend që të ndikojmë aty ku duhet, aty ku është e keqja dhe atje ku duhet të nxitim energjitë e individit që të orientohet në vorbullën e vështirë të ekonomisë së tregut, padashur, nga moskuptimi i logjikës sociale dhe ekonomike të natyrës sociale të limituar të shtetit, i turremi këtij të fundit duke i kërkuar ato gjëra që ai nuk i ka detyrë ekskluzive, as detyrim social. Kur ngatërrojmë konceptet teorike të shtetit social, ndikojmë negativisht edhe në zgjidhjen e tyre. Këtë gjë duhet ta kuptojmë të gjithë, të mos flasim exs katedra për sensibilitet mediatik apo reagimin human të pakuptimtë, por nga logjika vepruese e shtetit funksionues. Çështjet e buxhetit dhe të skemave sociale janë tejet delikate në shoqërinë shqiptare dhe, sipas mendimit tim, të vështira për t’u zgjidhur në kushtet e veprimit të plotë të ekonomisë liberale të tregut. Me to nuk duhet luajtur në asnjë rast, aq më pak me synime apo qëllime të përfitimit të kapitalit politik apo mediatik. Ekonomia e tregut është modeli që kemi zgjedhur konsensualisht, si një nga komponentet themelore të një sistemi demokratik, ndaj nuk është e mundur të devijohet në zbatimin e politikave sociale ideja sunduese e mekanizmit tonë ekonomik, sipas të cilit edhe në zgjidhjen e çështjeve sociale tregu ka epërsi mbi ndërhyrjet e qeveritare. Dhe mendoj se kjo logjikë ka për të funksionuar edhe kur qeveria në Shqipëri të jetë e djathtë, edhe kur të jetë e majtë. Në fund të fundit, ky është koncepti që e bën njeriun të lirë të mendojë, të vendosë dhe të gjejë vetë zgjidhjen e problemeve të tij, pa pretenduar të jetë shteti që ta marrë për dore. Modeli i shtetit social, që kujdesej për njeriun “që nga djepi deri në varr”, ka përfunduar si i pasuksesshëm dhe është vetëm një relikte muzeale. Sigurimi kolektiv, universal i shërbimeve të ofruara vetëm nga shteti tashmë ka marrë fund. Drejt fundit duhet të jetë edhe trajtimi i çështjeve sociale vetëm nga pushteti qendror, duke rritur rolin dhe autoritetin social të pushtetit vendor. Nëse ka një pengesë të madhe, fjala vjen, që e bën të neveritshme skemën tonë të ndihmës ekonomike dhe përkrahjes sociale për familjet e varfra, është pikërisht fakti që ajo ka mbetur në natyrën e “marrjes pasive” nga përfituesit, që nuk janë pak, por më shumë se 100 mijë familje shqiptare që jetojnë në varfëri. Personalisht mendoj se nuk është normale që të vazhdojë kaq gjatë një marrëdhënie vartësie e familjes së varfër me ndihmën ekonomike të shtetit. Nuk ka rëndësi fare reminishenca e natyrës politike që të kujton këtë skemë sociale. Ajo që ka rëndësi është fakti se kjo rrugë nuk është zgjidhja e duhur për të modeluar natyrën sociale të shtetit, por nuk është në të njëjtën kohë as

zgjidhje për familjen që të dalë nga varfëria e përkohshme. Tashmë në Shqipëri kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në fushën e rolit social të shtetit e të shërbimeve që ai ofron për individë dhe grupe të pafavorizuara, të varfër, me aftësi të kufizuara, jetimë, gra të braktisura etj. Reflektimet e modernizimit të natyrës sociale të shtetit ndihen edhe në ndryshimet dhe përmirësimet tipologjike, funksionale dhe menaxhuese të skemave të shërbimit social, të cilat deri para pak kohësh kanë qenë faturë ekskluzive e shtetit qendror. Ndryshimi i modelit të sigurimit të shërbimeve sociale është fryt i një reforme polivalente, e cila ka në themel të saj tri shtylla të reja mbi të cilat do të qëndrojë: decentralizim i shërbimeve dhe kontributeve sociale, duke e rritur rolin dhe përgjegjësinë e kujdesit social të pushtetit vendor, deinstitucionalizimin, shmangien e mentalitetit të shërbimit rezidencialist në favor të shërbimit komunitar dhe nxitjen e punësimit të personave të aftë për punë, si mënyrë që ndihmon familjen për të dalë nga gropa e varfërisë me forcat e tij. Në të njëjtën kohë shërbimi social në Shqipëri po e humbet pjesërisht natyrën ekskluziviste shtetërore, po thyen monopolin e shtetit qendror, të qeverisë mbi të gjitha llojet e ndihmës ekonomike dhe shërbimeve sociale, duke mundësuar hapjen e sektorit privat edhe në fushën e shërbimeve humane apo dhe si biznes social. Këto arritje reformatore janë guri i ri i themeli të godinës së shërbimeve sociale, natyrale, normale dhe jo të hipertrofizuara si më parë. Ndoshta në vazhdim kemi përpara një rrugë të gjatë, por të drejtë të ridimensionimit të rolit social të shtetit, ose të shtetit social, ndryshimi i të cilës është tashmë jo dëshirë voluntariste e qeverisë së re, por e lidhur me faktin se jemi në një moment që edhe shërbimi social nuk po “ndërron këmishë”, por në njëfarë mënyre sistemin, nëpërmjet transformimit të natyrës së shërbimeve sociale. Qëllimi i reformave të shërbimeve sociale është i dyanshëm. Nga njëra anë është ngritja e kapaciteteve të shërbimeve sociale komunitare, konsolidimi i rrjetit kombëtar dhe lokal të shërbimeve sociale statutore e të lira për të plotësuar sa më mirë nevojat e njerëzve në nevojë. Ndërkaq sistemi universal i shërbimeve dhe rrjeti kombëtar i institucioneve të shërbimit social nuk mund të kuptohet pa rritur dhe konsoliduar kapitalin social. Natyrisht, tani është koha që të kthejmë sytë nga roli social i rëndësishëm i tregut privat dhe iniciativat sociale të tregut. Koha po tregon se tregu privat i shërbimeve sociale bashkë me indikacionet sociale të tregut nën monitorimin prej shtetit të standardeve të këtyre shërbimeve është një nga kushtet për të zgjeruar gamën e shërbimeve, duke rritur cilësinë, kapacitetet, plotësimin e kërkesave të qytetarëve në nevojë nga këto shërbime, që si rregull janë me kosto më të ulët dhe me fleksibilitet më të lartë, ngaqë janë shërbime kapilare me shumë më pak burokratizëm social në raport me shërbimet që ofron shteti. Në këtë çështje gjërat duhen kuptuar qartë dhe nuk ka pse krijohet konfuzion teorik apo cenim empirik të kërkesave për shërbime sociale cilësore, të decentralizuara dhe në përputhje me nevojat e njerëzve. Problemi është nga më të vështirët dhe më kompleksët, sepse “vendet europiano-perëndimore përballen me detyrën që sistemet e tyre të sprovuara të sigurimit t’ua përshtatin zhvillimeve ekonomike dhe kushteve demografike anësore, tashmë të ndryshuara. Sidoqoftë, ata modifikimin e pritshëm të shtetit social e drejtojnë sipas koncepsionit të vet, mirëpo shkaqet për nevojën reformuese përfundimisht nuk janë të natyrës interne.” (Jurgen Habermas “Perëndimi i përçarë”, f. 81.) Në këtë kontekst, nuk do të ishte e tepërt që të fillojmë të mendojmë pak më ndryshe, përtej së majtës dhe së djathtës, për rolin dhe detyrimet sociale të shtetit, duke iu larguar gradualisht mentalitetit të vjetër të “qytetarisë sociale” e duke iu afruar me shpejtësi konceptit modern se individi është ai që më së pari kujdeset për veten e vet, ndërsa mbështetja e shtetit duhet të jetë e kufizuar në kohë. Në çdo shtet modern dhe funksionues kostot sociale të qeverisë duhet të jenë të kufizuara dhe nën kontroll të rreptë të shoqërisë.


12

« GOSSIP

E enjte 18 korrik 2013 •

ROBERT DOWNEY AKTORI MË I PAGUAR I HOLLIVUDIT

Pitt & Jolie

DO TË MARTOHEN NË ANIJE

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë duke bërë interesim për mundësinë e lidhjes së kurorës në një anije private. Dyshja u raportua se kishin planifikuar të martohen në një zonë rurale të Francës më vonë gjatë këtij viti, por kanë ndryshuar mendje falë djalit të tyre Madoxx, 11 vjeçar. “Ishte Maddox ai që doli me idenë e anijes. Ai tha këtë pasi shikoi në një foto në Carnell Estate të Ayrshire, ku ata kishin qëndruar dhe iu kishte pëlqyer”. “Andaj ata kanë bërë pyetje për të rezervuar të gjithë anijen. Kjo është ajo që ata po shikojnë për momentin. Ajo mund të mbajë 50 miq dhe familjarë të tyre dhe të shërbejë si një ambient tradicional, romantik - e gjitha private”, ka thënë burimi për The Sun.

R

Emma Roberts rreh të dashurin Emma Roberts është arrestuar nga policia kanadeze pasi ka rrahur të dashurin e saj, aktorin Evan Peters. Sipas ‘TMZ’, aktorja 22-vjeçare, mbesa e të famshmes Julia Roberts, është ndaluar nga policia më 7 korrik pasi ka goditur dhe kafshuar 26-vjeçarin. Emma është lënë e lirë disa orë pas arrestit pasi Evan nuk ka ngritur padi ndaj saj. Gjithçka është sqaruar dhe aktorët e rinj janë sërish bashkë. Emma Roberts dhe Evan Peters janë njohur vitin e kaluar në sheshxhirimin e filmit ‘Adult World’.

obert Downey Jr. është aktori hollivudian që ka fituar më shumë gjatë periudhës qershor 2012 - qershor 2013 sipas revistës ‘Forbes’, me 75 milionë dollarë të grumbulluara. Aktori 48-vjeçar ka interpretuar gjatë vitit të kaluar në 6 filma të cilët kanë grumbulluar së bashku 500 milionë dollarë në “box-office”. Downey Jr. është protagonisti i tre filmave ‘Iron Man’ dhe sipas ‘Forbes’ ai konsiderohej aktori i vetëm i domosdoshëm për kastin e filmit ‘The Avengers’ (filmi i tretë me më shumë fitime në histori) ku interpretojnë gjithashtu aktorë si Scarlett Johansson, Samuel L Jackson, Chris Hemsworth dhe Jeremy Renner. “Për sa kohë do të ketë dëshirë të veshë kostumin e Iron Man, Downey Jr. do të mbetet një nga aktorët më të paguar në Hollivud”, shkruan Dorothy Pomerantz. Në vend të dytë të kësaj renditjeje gjejmë Channing Tatum me 60 milionë dollarë të fituara. I treti pozicionohet Hugh Jackman, protagonisti i ‘The Wolverine’ me 55 milionë dollarë. Mbyllin pesëshen e parë Mark Wahlberg dhe Dwayne Johnson.

Monteith vdes nga heroina dhe alkooli

Hunziker ekspozon barkun në kopertinë Michelle Hunziker në kopertinën e revistës ‘Chi’ me barkun zbuluar në muajin e shtatë të shtatzënisë së saj. Fotoja inspirohet edhe nga personazhe të tjera të famshme si Demi Moore, Jessica Simpson, Britney Spears, Monica Belluci, Christina Aguilera të cilat kanë pozuar edhe ato nudo shtatzënë.

Rezultatet e autopsisë kanë bërë të ditur se aktori Cory Monteith ka vdekur nga alkooli dhe heroina. Aktori i serisë “Glee”, i cili ishte gjetur i vdekur të shtunën në dhomën e hotelit të tij, ka vdekur nga “kombinimi i heroinës dhe alkoolit”, bëjnë të ditur autoritetet. Ata kanë treguar rezultatet e autopsisë mirëpo shtuar se hetimet për vdekjen e tij janë duke vazhduar, dhe detajet tjera do të bëhen të ditura me kohë. “Në dhomë ishte një provë që tregonte se ai kishte marr mbidozë të drogës, por nuk do të tregoj detaje tjera”, ka thënë polici Brian Montague.


GOSSIP • E enjte 18 korrik 2013

»

...me Kosovën vetëm 25 Lekë/min

13


14

« BOTA

E enjte 18 korrik 2013 •

NSA/ SKANDALI

Çfarë dinte Kancelarja?

A

kanë qenë të informuara shërbimet e fshehta gjermane për aktivitetet e përgjimit të amerikanëve? Sa atentate janë shmangur në Gjermani falë informacioneve të shërbimit sekret të SHBA-së, NSA? Këto janë disa nga pyetjet me të cilat merret aktualisht në Berlin Instanca Parlamentare e Kontrollit (PKGr). Të martën ministri i Brendshëm gjerman HansPeter Friedrich (CSU), dha sqarime para kësaj instance, për vizitën e tij të fundit në SHBA. Friedrich qëndroi javën e kaluar në Uashington për të kërkuar informacione për survejimin në internet të shtetasve gjermanë nga NSA. Se çfarë i ka thënë saktësisht PKGr-së ministri Friedrich nuk dihet, pasi i ashtuquajturi “komision i shërbimit sekret” i Bundestagut, mblidhet me dyer të mbyllura. Detyra e tij është kontrolli i shërbimeve të fshehta gjermane: Shërbimit Informativ (BND), Shërbimit Ushtarak Mbrojtës (MAD) dhe Mbrojtjes së Kushtetutës. 11 anëtarët e komisionit nga të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament, duhet të mbajnë në mbikëqyrje si përfaqësues të zgjedhur të popullit, aktivitetet e shërbimeve të fshehta dhe marrëdhëniet e tyre me qeverinë. Deputetët nuk lejohen megjithatë të përcjellin në grupet e tyre parlamentare apo në opinion ato që dëgjojnë në takimet e komisionit. Deputeti i gjelbër Hans-Christian Ströbele: instanca e kontrollit mund të jetë efektive vetëm nëse qeveria bashkëpunon. “Brenda komisionit ne mund të kërkojmë informacione të tjera, mund të kërkojmë të shohim dosje, mund të kërkojmë të raportojnë dhe persona nga qeveria”, shpjegon anëtari i kësaj instance, Hans-Christian Ströbele, punën e PKGr-së. “Ne mund të lëvizim disa gjëra, pro vetëm atëherë kur qeveria na jep informacione”, thotë deputeti i gjelbër. Wolfgang Neškovic, ish-anëtar i komisionit për shërbimet e fshehta, kritikon pamundësinë e kësaj instance për të vepruar. Anëtarët e tij nuk mund të detyrojnë qeverinë dhe shërbimet e fshehta të japin informacione. Funksioni kontrollues praktikisht shfuqizohet. “Kjo mund të krahasohet me një kontroll biletash në tren, ku fatorinoja nuk i kërkon pasagjerit të tregojë biletën por mjaftohet me fjalën e tij se ka biletë të vlefshme”, thotë Neškovic për punën e PKGr. As Hans-Christian Ströbele nuk është i kënaqur me politikën e informacionit të qeverisë kundrejt komisionit. Ai kërkon që kancelarja të japë personalisht sqarime para PKGr-së. “Ajo duhet të tregojë vetë para parlamentit se çfarë dinte dhe çfarë di. Deri tani për këtë na është dashur të pyesim gjithnjë ministrat”, thotë Ströbele. “Ajo është në fund të fundit shefja e Kancelarisë dhe Shërbimit Informativ është në varësinë e Kancelarisë”. Pra, Merkel duhet të dijë më shumë nga sa ka pranuar deri tani për përgjimin e qytetarëve gjermanë nga NSA-ja, thotë Ströbele. Sipas informacioneve në medie Shërbimi Informativ në raste pengmarrjeje gjatë viteve të kaluara, i ka kërkuar vazhdimisht NSA-së të dhëna

Wolfgang Neškovic

Hans-Christian Ströbele

Edward Snowden

Se çfarë i ka thënë saktësisht PKGr-së ministri Friedrich nuk dihet, pasi i ashtuquajturi “komision i shërbimit sekret” i Bundestagut, mblidhet me dyer të mbyllura. Detyra e tij është kontrolli i shërbimeve të fshehta gjermane: Shërbimit Informativ (BND), Shërbimit Ushtarak Mbrojtës (MAD) dhe Mbrojtjes së Kushtetutës. 11 anëtarët e komisionit nga të gjitha partitë e përfaqësuara në Parlament, duhet të mbajnë në mbikëqyrje si përfaqësues të zgjedhur të popullit, aktivitetet e shërbimeve të fshehta dhe marrëdhëniet e tyre me qeverinë të ruajtura komunikacioni mbi gjermanët e rrëmbyer. Këtu lind natyrshëm pyetja: nga e dinte BND-ja se këto të dhëna ekzistonin dhe nëse kishte dijeni BND-ja, a nuk duhej të kishte atëherë dijeni edhe qeveria? “Zonja Merkel do të sillet sikur nuk ka ditur asgjë”, tha për Norddeutscher Rundfunk, Steffen Bockhahn, përfaqësues i partisë “E Majta” në PKGr. “Zyra e Kancelares e di dhe edhe vetë Kancelarja duhet ta dijë, që ne kemi marrë shumë të dhëna nga amerikanët dhe britanikët”, shprehet i sigurt Bockhahn. Ministri i Brendshëm Friedrich pas vizitës së tij në SHBA, u përpoq të justifikonte survejimin nga NSA me luftën anti-terror. Ai tha se pesë atentate në Gjermani janë shmangur falë sinjalizimeve nga shërbimet sekrete të SHBA-së. Por ministri mundi të japë të dhëna konkrete vetëm për dy raste. Bëhet fjalë për plane për atentate të të ashtuquajturve “Grupi i Sauerlandit” dhe “Celula e Dyseldorfit”. Përfaqësuesit e opozitës në PKGr janë skeptikë: “Nëse ministri i Brendshëm shkon në Shtëpinë e Bardhë dhe aty i thuhet se janë penguar pesë atentate, por ai njeh vetëm dy raste, atëherë është logjike të pyetet se cilat janë tre të tjerat”, tha kryetari i komisionit, Thomas Oppermann nga Partia Socialdemokrate (SPD), për radion Deutschlandfunk. Edhe ai do që atentatet terroriste të pengohen, “por kjo natyrisht nuk justifikon përgjimin total të gjithë popullsisë nga një shërbim informativ i huaj”, tha Oppermann. Në vitin 1983 në Gjermani pati protesta të mëdha kundër regjistrimit të popullsisë nga qeveria gjermane. Sot është e qartë që National Security Agency (NSA) mund të mbledhë për qytetarët gjermanë përmes përgjimit të telefonave dhe e-maileve shume më tepër informacione nga sa kërko-

heshin në pyetsorin për numërimin e popullsisë. Por edhe pse katër ndër pesë qytetarë gjermanë thonë që Angela Merkel duhet t’i drejtohet me fjalë të forta qeverisë amerikane për problemin e përgjimit, në rrugë për të protestuar nuk del askush. Ulrich Sittermann, pedagog në Universitetin e Bremenit thotë se protestat e viteve ‘80 ishin element i lëvizjes sociale. Por sot njerëzit janë mësuar aq shumë me e-mailin dhe internetin apo facebook-un dhe nuk i shohin rreziqet e tyre. Prandaj Sitterman ka frikë se në rast se nuk do të ketë rezistencë ndaj masave të përgjimit, Gjermania mund të shndërrohet në një “diktaturë përgjimi”. Shumë gjermanë thonë se do ta strehonin dhe fshinin Edëard Snoëden se ai ka vënë në rrezik jetën e vet për lirinë e njerëzimit. Edhe pse gjermanët sot nuk organizojnë marshime proteste në shumë gazeta apo forume interneti shprehet zemërimi për përgjimin nga shërbimet sekrete amerikane. Këtu bën pjesë edhe admirimi që kanë gjermanët për Edward Snowden. Shumë gjermanë thotë Anna von Münchhausen, përgjegjëse për letrat e lexuesve në gazetën “Die Zeit” thotë se shumë njerëz thonë se do ta strehonin dhe fshinin Edward Snowden se ai ka vënë në rrezik jetën e vet për lirinë e njerëzimit. Të tjerë i krahasojnë aksionet e sotme të përgjimit me masat e dikurshme në RDGJ. Po ashtu ka të tjerë kujtojnë Gjermaninë naziste. Pikërisht për shkak të këtyre përvojave tronditja në Gjermani për përgjimet është shumë më e lartë se në SHBA. Kurse te amerikanët ka lënë gjurmë të thella 9/11 dhe luftimi i terrorit shikohet si një qëllim që i justifikon të gjitha mjetet, thotë Nico Lumma nga shoqata “Qendra për Përparim Dixhital D64”.


BOTA • E enjte 18 korrik 2013

»

15

KLAUZOLA E BE Zemërohen izraelitët: S’pranojmë diktat

N

jë kulturë e re proteste vihet re këto kohë në rrugët e Stambollit, Ankarasë, por edhe të Sofjes. Parrulla me humor, performanca, heqje dorë nga dhuna dhe shumë fantazi janë disa nga karakteristikat e përbashkëta. Prej një muaji mijëra bullgarë protestojnë kundër sistemit oligark. Në ditën e 31-të të demonstrimeve në Sofje, protestuesit duke aluduar me revolucionin francez, inskenuan në 14 korrik tablonë e famshme të Eugène Delacroix “Liria udhëheq popullin”. Një aktore me gjoksin e zbuluar dhe kostumin përkatës, realizoi imazhe që mbeteshin në mendje. Kjo ishte një ndër idetë e shumta inteligjente, tipike për protestat në Sofje. Studiusi i kulturës Ivaylo Ditchev, i cili ka përjetuar edhe protestat në Stamboll, sheh shumë ngjashmëri: “Ata që dalin në rrugë, si në Turqi ashtu edhe në Bullgari, janë një brez i ri, i cili nuk ndihet i përfaqësuar nga politikanët. Është qendra e shoqërisë, e cila indinjohet që pushtetmbajtësit i shkelin me këmbë vlerat e demokracisë. Turqit në qytete thjesht nuk e pranojnë që shamia e kokës ngadalë po kthehet në një detyrim, që shitja e alkoolit kufizohet dhe që puthjet në sheshe publike ndalohen. Për këtë arsye edhe format plot fantazi të protestës si pirja dhe puthja në publik, si shpoti ndaj islamistëve.“ Protestuesit bullgarë inskenojnë pikturën e Delacroix Liria udhëheq popullin Protestuesit bullgarë inskenojnë pikturën e Delacroix “Liria udhëheq popullin” Plot fantazi janë edhe parrullat e demonstruesve në Sofje, thotë Ditchev. Kryeministri bullgar Plamen Oresharski për shembull thërritet “Oligarski” dhe në një pankartë shkruhej: “Ka një spital për qeverinë. Tani na duhet një çmendinë për qeverinë.” Edhe gazetarja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut Emmy Barouth, krahason bazuar në për-

PROTESTA

Kultura e re që bashkon sheshet

Ata që dalin në rrugë, si në Turqi ashtu edhe në Bullgari, janë një brez i ri, i cili nuk ndihet i përfaqësuar nga politikanët. Është qendra e shoqërisë, e cila indinjohet që pushtetmbajtësit i shkelin me këmbë vlerat e demokracisë. Turqit në qytete thjesht nuk e pranojnë që shamia e kokës ngadalë po kthehet në një detyrim, që shitja e alkoolit kufizohet dhe që puthjet në sheshe publike ndalohen. Për këtë arsye edhe format plot fantazi të protestës si pirja dhe puthja në publik, si shpoti ndaj islamistëve vojën e saj protestat në Turqi dhe Bullgari: „E përbashkët është fantazia, shpirti krijues i protestave por edhe heqja dorë nga dhuna dhe aftësia për të izoluar provokatorët. Shumë e rëndësishme: si në Turqi ashtu edhe në Bullgari, simbolet, gjuha figurative e demonstruesve janë universale dhe jo lokale apo kombëtare. Natyra e këtyre protestave i kapërcen kufijtë kombëtarë. Brezi i parkut

në Bullgari, u emërua shef i DANS-it por një ditë më vonë dha dorëheqjen i detyruar nga trysnia e protestave në rrugë. Edhe emërtime të tjera që imitojnë njoftime të shkurtra në Twitter janë shumë të preferuar në Sofje. Për shembull #Ignoresiderov - një thirrje për të injoruar kryetarin e ultranacionalistëve Volen Siderov, i cili mbështet qeverinë. Mediet sociale si Twitter dhe Facebook,

Gezi dhe brezi “#DANSëithme” janë si binjakë. Ata kërcejnë në shi, këndojnë, përqafohen, qeshin, ëndërrojnë, krijojnë kuptim. Energjia e tyre është e fuqishme, moderne dhe e jashtëzakonshme.” Emërtimi në Tëitter #DANSëithme është një aluzion për shërbimin e fuqishëm sekret bullgar DANS. Një pronar mediesh, i dyshuar si oligark

janë të gjithëpranishme si në Bullgari ashtu edhe në Turqi dhe një nga instrumentet kryesorë të demonstruesve. Është një kulturë krejt e re proteste, konstaton autori i DË-së, Ivan Kulekov, i cili ka xhiruar një dokumentar televiziv në Stamboll: „Janë të rinj modernë të cilët organizohen në Facebook dhe komunikojnë me Twitts. Ata shpotisin me humor të hol-

lë politikanët në qeveri, të cilët në sytë e tyre janë të prapambetur dhe pa formim”. Karikatura plot humor, kudo maska ‘anonim’ dhe thirrje nga lëvizja ‘oçupy’: demonstruesit në Turqi dhe Bullgari e shohin veten si pjesë të një kulture të re proteste të të rinjve, e cila nuk njeh kufij shtetesh. Kulekov tregon për një pemë proteste me fletushka të verdha në Stamboll, ku ndër të tjera ishte edhe mesazhi i një klase shkolle: “Ne e lamë mësimin për të protestuar.” Dhe në Bullgari një nxënës filloreje mbate një poster të bërë nga ai vetë, ku shkruhej: “Në të vërtetë unë doja të shkoja të luaja.” Moderne nuk janë vetëm format e shprehjes por para së gjithash pikërëndesat e demonstruesve, thotë Emmy Barouh: „Në Turqi dhe Bullgari ata kanë objektiva të qartë ekologjikë. Ata kërkojnë edhe një stil të ri qeverisës me më shumë dialog dhe të drejta civile, me më shumë transparencë dhe pjesëmarrje të shoqërisë civile.“ Nesër ata do të jenë me siguri përsëri në rrugët e Stambollit dhe Sofjes. Për protestuesit në Sofje çdo ditë fillon me një ritual të ri me dozë humori: pirjen e kafesë para Parlamentit.

Kryeministri Netanjahu nuk është kursyer me fjalët e qarta: Izraeli nuk do të pranojë “diktatet nga jashtë” për kufijtë e tij, i shpjegoi ai BE-së. Atë e kanë zemëruar rregullat e reja për alokimin e fondeve të BE-së. Izraeli është inatosur keq: Bashkimi Evropian dëshiron të nënvizojë në mënyrë eksplicite në çfarëdo marrëveshje të ardhshme me shtetin e Izraelit, që fondet e BE-së nuk mund të përdoren për mbështetjen e vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara palestineze. Në të ardhmen çdo marrëveshja midis BE-së dhe Izraelit do të përmbajë një klauzolë sipas të cilës ngulimet e tilla hebreje do të jenë të përjashtuara nga ndihmat financiare, bursat dhe programet e tjera të financimit, u njoftua në Bruksel. Në këtë mënyrë të gjitha marrëveshjet e ardhshme do të vlejnë vetëm për Izraelin me kufijtë e vitit 1967 dhe jo edhe për rajonet e pushtuara në luftën gjashtëditore, sqaroi në Izrael David Kriss, zëdhënës i delegacionit të BE-së. Ky vendim nuk prek vetëm Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, por edhe Lartësitë Golan dhe Jeruzalemin Lindor, tha Kriss. Rregullat e reja për alokimin e fondeve të BE-së pritet të publikohen gjatë kësaj jave në Gazetën Zyrtare dhe do të jenë në fuqi nga viti 2014. Një zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për “një qasje të re” në politikën evropiane ndaj Izraelt, por më tepër për një “sqarim”. Bashkimi Evropian i ka konsideruar gjithmonë vendbanimet në territoret e pushtuara si të paligjshme - dhe deri tani ato nuk janë mbështetur. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu akuzoi evropianët se janë duke përcaktuar prioritete të gabuara. Ai pret nga ata që duan paqen dhe stabilitetin në rajon që fillimisht të trajtojnë çështje më të rëndësishme, të tilla si konflikti në Siri apo programi bërthamor i Iranit, tha kryeministri në mbrëmje. Edhe Dani Daylan, zëdhënës i Lëvizjes së ngulimeve hebreje, nuk ka kursyer kritikat: Udhëzimet e “njëanshme dhe diskriminuese” të Brukselit nënkuptojnë se “Evropa ka vendosur të shkëputet nga procesi i paqes në Lindjen e Mesme. Ne nuk mund të konsiderojmë më BE-në si të paanshme ose objektive.” Palestinezët, nga ana tjetër, përshëndetën vendimin e Komisionit të BE-së: Rregullat e përcaktuara janë “një hap shumë i rëndësishëm”. Kështu BE-ja ka kaluar “nga niveli i dënimeve verbale në marrjen e vendimeve efektive që do të ndikojnë pozitivisht në shanset e paqes”, tha Ashraëi Hanani, një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestnës, PLO.


16

« DOSSIER

E enjte 18 korrik 2013 •

Marrëdhëniet historike dhe ato të luftës Nga ALBERT KOTINI

P

a dyshim që orientimi i rinisë shqiptare para Luftës së Dytë Botërore u miratua nga dy ideologjitë e detyruara më të zeza që ka njohur bota: ideologjia e komunizmit dhe ideologjia e fashizmit. Për ato që i ndajnë dhe për ato që bashkojnë, por në veçanti se cila e keqe midis të dyjave është më e vogël i është servirur rinisë sonë në periudhën historike të Luftës së Dytë Botërore. Vetë ideja e së ardhmes është ngushtësisht e lidhur me atë të pozitës që do të zërë rinia në shoqërinë që jeton. Rinia jonë në të kaluarën jetoi me këto dy ideologji, duke u ndodhur në propagandën e djallit dhe atë të engjëllit. Më 7 prill 1939 rinia jonë u bë viktimë e okupacionit fashist, më 8 nëntor 1941 rinia e Shqipërisë u bë viktimë e okupacionit 52-vjeçar komunist. Heronj dhe dëshmorë luftuan kundër fashizmit. Savoia A kjo e brituna fatidike e ushtarëve trima të Italisë para se të niset luftimi. Asht kjo sot edhe e brituna e jonë, ndërsa u çel nji faqe e lavdishme për fatin shqiptar, kurora e Skënderbeut gjeti tek e mbramja nji sovran që i ka radhitur disa vargje margaritarësh në atë të veten, në atë të lavdishme të perandorisë. Dinasstia sabaude i ka burimet e veta të zhytura, thellë ndër shekuj me Umbertin e parë të mbiquajturin Biancamano dorëbardhë i cili thuri jetën e vetë princi, plot kurajo dhe shpirtmadhësi midis shekujve X e Xi. Nji tokë legjendash e kurorzojnë figurën e këtij princi fisnik që i dha jetë familjes Savoia, e vila është më e vjetër e gjithë evropës dhe që ka mbretëruar pa prerë duke filluar prej vitit 1000, mbi një sipërfaqe që përmblidhte në fillim kontehen e Senmorensit Belley, Savoia, Aosta, Moriana dhe një pjesë të Vjenezës. Ishin kohërat në të cilat çdo pëllëmbë tokë mbrohej ose pushtohej me shpatë, kohëra kalorsie dhe dhe fisnike. Në gjysmë të shekullit 6-të i shtohet pasuris të Savojave dhe konteja e Chapblesë. Familja Savoja Aty nga viti 1046 shënohet një çast gazmor në familjen Sabaude: trashëgimtari i Umbertit të Parë Adone e lidhi fatin me vetë bijën e Oldërikut, konteshën e bukur Adelajde. Vjen Manfredi Marçesi i Torinos për të zgjeruar kufijtë princëror dhe mbi këtë qytet të Piemontit e mbi rrethe të tjera të vogla. Piemonti, që është djepi i familjes Savoja dhe posaçërisht Torinoja, përfaqëson çka më të fortë, më të bukur e më fisnike që ka pasur ajo kohë. Nisën pastaj një sërë përpjekjesh të zakonshme në mesjetën e errët peripeci të ndryshme sulmesh dhe kundër sulmimesh, derisa shfaqet në familjen e mbretit perandor prej 1559-1580 princi i madh Emanuel Umberto Filibert, i cili trimëroi dhe pajisi një qeveri duke e shqyer edhe thurjen e një diplomacie që arriti të mbështetet herë nga ajo e Francës e herë nga ajo e Spanjës. I detyrohet pikërisht këtij princi riorganizimi mjaft modern i shtetit Sabau. Ai gëzonte dashurinë dhe bindjen e të gjithë nënshtetasve të vet, duke u qenë këtyre gjithmonë pranë me këshilla atërore dhe me ndihma bujare. Karl Emanueli i Parë Kalojnë kështu vite të lumtura për principatën e tij, vite rindërtimi dhe pune të palodhshme, derisa shfaqet i biri Karl Emanuel i Parë (1580-1630), i cili ka marrë pjesë në çlirimin e Shqipërisë nga sundimi otoman i ndihmuan në fillim prej Spanjës mbas martesës së tij me princeshën Katerinë, të bijën e Filipit të dytë të Spanjës. Nuk vonoi dhe Manuelin e Parë e shohim në një tokë luftimesh me Spanjën me Francën. Me Vitorio Amadeon e Parë e deri te Karl Emanueli i Dytë (1630-1675) mbas një kohe të gjatë të së ëmës 1675-1684 Giovania Batista e Savoia Nemous, filloi mbretërtimi i vërtetë i Vitorio Amadeos 2 i cili ndonëse në kohërat e mëparshme ju nënshtrua kryelartësisë franceze më vonë në sajë të përpjekjeve të këmbëngulta që treguan në të trimëri dhe shkathtësi diplomatike ai arriti të ndjekë një politikë të pavarur dhe të përshtatur me interesat e familjes së tij. Mëndje ndritur dhe shpirtmadh, trim dhe krenar

Familja Savoja dhe ndikimi i saj në Shqipëri

Vitorio Amadeo i 2 me luftë dhe me traktatet e Utzechtit, me 11 prill 1713 arriti ti shkëpusë Francës luginat e pragelatos të fenestrelle të exilles, të ouls, të cesenas, dhe të Bardonechias dhe të Kasteldelfinos. Vittorio Amadeo i Dytë Nga Spanja dhe me traktatin e Utzechit, me 12 korrik 1713 hyri dhe mori zotimin e ishullit se Sicilia me të drejtat dhe me titullin mbretëror. Nuk vonoi dhe me 1714 perandoria njohu këto të drejta, por Sicilia ishte shumë larg nga shteti Sabaud. Vitorio Amadeo donte të qeveriste vendin me drejtësi dhe disiplinë me një frymë përkujdesje për interesat e të gjithëve. Kardili Alberoni, ministër i Filipit të 5 të Spanjës duke përfituar nga shumë rrethanash organizoi një nisje trupash në vitin 1718, dhe u pritën me krah hapur nga sicilianët dhe ja nënshtroi këtë ishull zotërimit Spanjoll. Vitorio Amadeo nuk u dëshpërua nga kjo humbje dhe një takt që tregonte në të jo vetëm një luftëtar i regjur dhe një administrator i çmuar por edhe një diplomat i i shquar duke hyrë në marrëveshje me Alberonin dhe me Kallin e 6 të Austrisë kërkoi që në vend të Sicilisë t’i dorëzohej një pjesë e Dukatit Milanos me titullin mbretëror. Por më vonë aleanca e katër fuqive anglo-franceze Perandorake dhe Holandeze e detyroi Vitorio Amadeon 2 që të merrte pjesë në traktatin e Londrës të datës 7 gusht 1718 dhe që pranonte në vend të mbretërisë të Sicilisë atë të Sardenjës. Jemi me 8 nëntor 1718 pas dy vjetëve dhe pikërisht në gushtin e vitit 1720, Spanja ia kthente Sardenjën Austrisë dhe kjo me 8 gusht dhe ia dorëzonte atë shtëpisë Sargoja, e cila qysh prej majit të vitit 1719 kishte proceduar në dorëzimin e Sicilisë. Ndodhi kështu që ky ishull u zhduk pa keqardhje, nga politika Sabaude, por aspiratat për Milanezën qoftë edhe në shkëmbim të Sardenës qysh atëherë u bë qëllim i vetëm dhe karakterizoi të 10 vjetët e fundit të mbretërimit të Vitorio Amadeos. Vitorio Amadeo i 2 që prej vitit 1773 e deri në 1814 shteti Sabaud kalon një kohë krize, duke qenë i prekur nga tufani i revolucionit të Francës dhe nga ai i perandorisë napoleniane, kështu mbretëroi një paqëndrueshme dhe ndikim i rrymave të ndryshme politike. I kërkohet Vitrio Emanueli të 2 (1814- 1821) rivendosja pothuajse absolute e monarkisë Sabaude, e cila u largua nga idetë e shekullit. Ndërsa të pakëndshmit kërkonin kushtetutë. Carlo Alberto Mbreti Corlo Felice i u vu atëherë spastrimit

të ushtrisë dhe të njerëzve të administratës, kështu çdo lëvizje liberale u shfaros, por edhe liberalët nuk i lëshuan armët. Me 27 prill 1831 mbreti Karlo Feliçe ndahet nga kjo botë duke i lënë fronin mbretit Karlo Alberto, i cili herë duke u treguar absolutisht i kujdesshëm i interesave lokale të shtetit të vet herë duke u përqafuar me mendimin Italian e përcaktoji më në fund sjelljen e tij duke u prirur nga ideja e shenjtë e bashkimit kombëtar Italian. Ai qe një luftëtar i vërtetë një burrë që u mundua pa pikë kursimi që të shkëputej nga kjo vjekçe politike dhe sidomos nga satelitët e Austrisë. I mundur nga një betejë e përgjakshme, më 23 mars 1849 abdikoi dhe mërgoi në Oporto të Portugalisë, ku vdiq nën bashkimin e Italisë nën Dinastin Savoia. Karlo Alberto e dinte qysh në fillim se ideja e shenjtë e përmbledhjes së të gjithë Italianëve nën një flamur të vetëm nën atë të shtëpisë Sabaude, nuk mund të realizohej aq lehtë me gjithkënd duke ushtruar një punë titanike gjithë shpirt, plot kurajë dhe bëri çka qe e mundur për çështjen italiane. Në fund kur e pa që e ardhmja e Dinastisë Sabaude kërkonte që të largohej abdikoi duke krye një nga gjestet më të bukura të tij. Vittorio Emanuel i Dytë dhe bashkimi i Italisë Të gjitha këto përpjekje në mos kishin arritur në një përfundim konkret, për sa i përket bashkimit të gjithë Italisë, e kishin prekur temën e përgatitur prej gjithë atyre burrave që kishin sunduar në gjirin e familjes Savoja. Nderi i bashkimit të Italisë i përket Vitorio Emanuel i 2 i cili duke përdorur një taktikë herë të butë dhe herë burrnore, arriti të krijojë atë që sot është mbretëria e sotshme. Jemi në vitin 1849 Austria pranon ti japë mbretit armëpushimin e Vignales (26 mars), por dhoma e deputetëve e pa të paarsyeshme të çojë kokë, dhe pikërisht atëherë që Broferio, duke interpretuar ndjenjat e shumicës demokratike, u çua në këmbë dhe tha” Le të vdesë statusi le të vdesë liria, por le të mos vdesë kurrë nderi ynë”. Qeveria e kryesuar prej shkrimtarit Massimo D’Zeglio 7 maj 1849 ndërmori paqen dhe rregullimin e shtetit të brendshëm, dhe me të ra kjo nga fuqia, u shfaq në horizontin Italian aty që ka qenë një nga burrat politikë të asaj kohe. Konti Di Cavour Konti Di Cavour, mbasi fitoi shumicën parlamentare brenda shtetit dhe simpatinë angleze dhe franceze me të dy udhëtimet që bëri në Londër dhe Paris në nëntor të vitit 1852, u kthye në atdhe dhe mori qeverinë në dorë. Puna

e tij e parë qe rregullimi organizimi i shtetit dhe bashkimi i shtetit dhe hoqi përgjithmonë një seri privilegjesh të ndryshme, Konti nuk vonoi shumë për të hyrë në një valle të rrezikshme por të shenjtë. Me një hollësi që i jep të kuptosh që në mendjen e tij vezullonte që është më e fuqishme që mund të zotërojë një politikan, ku pesëmbëdhjetë mijë burra italianë krah për krah me fuqinë perëndimore, arritën të korrin fitoren që i duhej një shteti plot aspirata. Me 1856 në kongresin e Parisit konti Di Cavour arriti të vërë në shqyrtim çështjen Italiane në tryezën e bisedimit. Mbasi fitoi besimin e plotë të të gjithë patriotëve Italianë dhe atë të republikanit të madh Mazinit i lidhur me besë me Napoleonin e tretë të Francës, Cavour përgatiti luftën kundër Austrisë, dhe ndonëse më vonë u tradhtua nga aleanca frënge, ashtu siç është tradhtuar kurdoherë Italia prej motrës së saj latine, arriti ta bashkojë Italinë në kurorën lavdiplotë të Savojas. Në mars të vitit 1861, me hyrjen edhe në romë të fuqive Italiane, Vitorio i 2 u bë mbreti i Italisë së madhe të bashkuar, dhe kështu që prej asaj kohe e këtej, historia e shtëpisë Savoja dhe të shteteve Sabaude u shkri në historinë mbarë Italiane. Ashtu siç nuk e largoi nga jeta e vet vdekja e së ëmës, së shoqes dhe të vëllait ashtu as vdekja e ministrit të tij të madh, konti Di Covaur nuk i ndryshuan programe pune. Më 1866 pas betejës të pafatë të Custozas dhe Lissas libronte Venedikun nga Austria dhe gjermania dhe për këtë më 1873 ai shkoi të vizitoj të dy perandorët në Vjenë dhe në Berlin kjo vizitë iu kthye në Venedik dhe në Milano më 1857. Mbreti Vitorio i 2 vdiq ende i shëndoshë dhe i fortë në moshën 58- vjeçare. Qe trim dhe guximtar në fushën e betejës, i shkathtë dhe i matur në politikë, i hapur dhe i përzemërt, i palodhshëm në mundime, i këmbëngultë në çdo ndërmarrje, e i paprekshëm prej frikës; e mori kurorën e përgjakur në fushat e Novarës dhe e çoi plot lavdi në Campidoglio; e mori Italinë të munduar të ndarë dhe të dëshpëruar të pavarur dhe kombërisht të bashkuar. Umbertoja i Parë Mbas tij hipën në fronin e Savoias mbreti Umberto i parë, i cili lindi më 1944 në Torino. I graduar major në të tretin regjiment të Fanteris (1859) dhe më vonë gjenerali i divizionit të 16 -të në luftën e Venetos arriti t`ia tregojë trimërinë dhe mjeshtërinë e tij luftarake, në katërkëndëshin e Villa-Franca me 24 qershor


DOSSIER • E enjte 18 korrik 2013

pjesë edhe Italia; dhe që kështu që në mbretërinë e vogël të malit të zi. Ai njohu Elena Petroviç Njegos u martua me princeshën në vitin 1896 dhe pati nga ajo 5- së fëmijë. Pas vrasjes së Umbertit të Parë (30 korrik 1900) Vitorio Emanoeli u kurorëzua mbret. Themeloi institutin ndërkombëtar të bujqësisë, realizoi pushtimin e Libisë (1911-1912) dhe më në fund përballë një Italie plot vullnet dhe që s`mund të duronte veçime të tjera, vendosi në 1915 pjesëmarrjen e saj në luftën e madhe. Dhe me 24 maj kombi u vërsul kundër Austrisë. Mbreti i la punët e mbretërisë në duart e dukës Di Genova dhe jetoi në fushat e betejës, në mes të ushtarëve të tij vitet e dhimbshme dhe më të tmerrshme të kësaj lufte të gjatë. Besoi me bindje në ushtarët e tij trima ; dhe refuzoi me këmbëngulje tërheqjen e vijave të Adiges, duke deklaruar se Piavia e pambrojtshme, do të mbrohet mirë e bukur nga ata ushtarakë të hekurt. Dhe ngjau pikërisht sipas parashikimeve të tij. Mbrojtja e ashpër e vjeshtës së vitit 1918, e shleu turpin e vjeshtës 1917 me gjithë këtë traktatet e padrejta të paqes dhe lodhja e popullsive pas gjithë asaj përpjekje titanike, nxori në shesh elemente subersive dhe të korruptuar shpejt të cilët gati ta prishnin fare njësinë kombëtare. Por një lëvizje e gjerë dhe e pakundërshtueshme kombëtare u shfaq shpejt në mes të luftëtarëve dhe të qytetarëve më të mirë dhe marshimi triumfoi mbi Romën (tetor 1922) e përmbysi kabinetin e paaftë Facta. Sovrani duke ia refuzuar haptas nënshkrimin e dekretit për shtetrrethim që do ta hidhte kombin në gjirin e një lufte civile, ngarkoji Benito Musolinin që të formojë kabinetin e ri.

1866, duke fituar medaljen prej ari për meritë ushtarake, në pranverën e 1868 kushërirën princeshën Margerita di Savoja. Me 11 nëntor 1869 i lindi një djalë, i cili i vuri emrin Vitorio Emanuel. Me 1871 ai shkoi bashkë me të shoqen të banonte në Quirinale dhe princi Umberto komandant i trupës së Romës. Me të vdekur Vitorio i 2 mbretit të ri i mbeti një barrë e rëndë për të kryer, fuqizimi i bashkimit kombëtar në fushat politike dhe ushtarake dhe financiare të shtetit dhe në përparimin intelektual, moral dhe ekonomik të vendit dhe pohimi i autoritetit i mbretërisë së re, në gjirin e fuqive evropiane. Këtë barrë të re ai e përballoi pa u larguar aspak nga metodë më korrekte konstitucionale dhe nga realiteti ndërkombëtar. Një atentat i përgatitur kundra jetës së tij në Napoli dështoi lumturisht midis gëzimit më të gjallë të popullit; por mjerisht shumë fatkeqësi e pikëlluan më vonë mbretërinë e tij. Pas pushtimit Francës të Tunizisë në vjeshtën e vitit 1881, mbreti Umberto i Parë shkoi në Vjenë për të vizituar perandorin e Austrisë dhe në maj të vitit 1882 lidhet aleanca e trefishtë midis, Austrisë dhe Gjermanisë, me qëllim që të ruhej paqja evropiane. Me 1989 filloi lufta koloniale e Italisë me një ndeshje heroike në Massaua, Dogali dhe Abba Garima. Këtu u bënë disa ndeshje të rrepta por të pafat. Parlamenti i rrënuar dhe i turbullt, ndryshoi shpesh kabinetet, nuk gëzoi shpirtin e mbretit, të shqetësuar prej kryengritjesh të vazhdueshme, të ndezura prej partive republikane të qendrave dhe posaçërisht prej socializmit që përhapej me propagandë të ashpër kundër qeveris. Me këtë ai qe gjithmonë pranë popullit të vet, megjithëse rrezikoi të vritet në një atentat në Romë mori pjesë në inaugurime panairesh, memorime patriotësh dhe Italianësh të mëdhenj dhe në mënyrë të posaçme, në ekspozitën e përgjithshme të Torinos të vitit 1898, duke qëndruar për një kohë të gjatë në qytetin ku kishte lindur. Dhe çdo vit zëri i tij lartësohej për të celebruar Romën e paprekshme, - themel i patundshëm i atdheut. Një lajm i gëzuar gjallëroi pallatin dhe vendin në vjeshtën e vitit 1896, martesa e princit trashëgimtar me princeshën Elenë të Malit të zi, të cilën mbreti desh ta festonte me amnisti të ngjarë dhe me një dhuratë prej 100 000 l. Për të vobektit e Romës, lëvizjet

e vitit 1898 e dëshpëruan, por nuk ia prenë besimin e tij për të ardhmen e Italisë, dhe në fjalimin që mbajti në parlament në nëntor të atij viti i porosiste që të gjithë që të qetësonin shpirtin që të ringjallnin veprimtarin ekonomike në favor të bujqësisë dhe industrisë, duke deklaruar se përparimi i popullit të tij kishte qenë gjithmonë ambicia e jetës së tij. Në atentat i zhvilluar me 29 korrik 1900, e ndante kështu botë mbretin e mirë, shpirt madh shumë i dashur pakë hapa nga vila mbretërore të Monzas. Mbreti perandor Viktor Emanueli i Tretë Mbreti perandor Vitorio Emanuel i Tretë, bir i Umbertit të Parë dhe Margarita di Savoja ishte princ i Napolit, ku dhe lindi. Nëna e tij e edukoi me ashpërsi në ligjet e rrepta të detyrës dhe me bindjen e plotë. Ishte një studiues i madh në shumë dega dhe u përgatit me kujdes të veçantë në shkencë dhe disiplinën ushtarake. Vetitë e tij të rralla dhe në foshnjëri lodhëse

e bënë të parapëlqejë studimet serioze dhe kërkimet që duan durim dhe vullnet. Në mënyrë të veçantë princi i ri u dha pas numizmatikës dhe si pasojë e kësaj dëshire mbreti zotëroi një koleksion të çmueshëm monedhash Italiane dhe pret botimin e veprës monumentale Corpus numorum italicum Ai u rrit në një kohë shumë të vështirë për shtetin Italian që u mbështetën keq dhe që u përbuzen nga fuqitë aleate, kërkonte me mundim të madh të ketë në mes të urrejtjes rivalitet dhe mosbesim të Europës. Princi udhëtoi shumë jashtë atdheut duke afruar kështu një botë të madhe politike, në të cilën do të bënte

Mbreti ushtar Vendimi për të hyrë në luftë kundër Austrisë ishte një akt i një kuraje të lartë morale; me atë sovrani rrezikonte fatet e kurorës si dhe ato të vendit. Por ai ishte i prirur nga ndjenjat e nderit kombëtar dhe nga një besim i madh në mundësitë e popullit Italian. Natyrisht nuk injoronte se vrulli me të cilin populli dhe ushtria kishin hyrë në aventurën madhështore, kishte nevojë të kontrollohet të ndihmohet të rinxehet. Kjo ishte një nga detyrat, mbase një nga kryesoret: që mbreti mund të merrte përsipër pa u përzier në udhëheqjen e veprimeve. Do të ishte shumë e rëndësishme por natyrisht kjo nuk hyn në mundësitë tona, të bëhej historia e lidhjeve të ruajtura nga Sovrani me komandën e lartë dhe me qeverinë, ato katër vite pasioni lavdie dhe rreziku. Mund të thuhet vetëm se Voktor Emanueli, me gjithë që ishte i pajisur me një përgatitje ushtarake dhe teknike, të radhës së parë nuk deshi të mërzisë me këshilla ose çmuarje veprën aq të rëndë të atij që kishte përgjegjësinë e komandës; po për këtë as që nuk mbeti i jashtëm nga jeta e fushimit, dhe as që mbeti në errësirë nga polemikat që zhvilloheshin rreth kuadrit të përgjithshëm, dhe saqë mungoi të formojë një koncept të vetin mbi problemin që prospektohej përpara forcave të armatosura të tokës dhe të detit. Duhet kujtuar se princi i shtëpisë Savoja ishte për një kohë të gjatë në krye të forcave vepruese të marinës sonë veprimit të së cilës i kërkoi t’i ndërhyjë një karakter guximi; sigurisht mbreti ndoqi me interes të madh këtë tentativë, që ndeshej kundër taktikës prudenciale të adoptuar nga tërë marinat e marrëveshjes dhe vetëm me zemër të thyer pranoi t’ia heqë flotës gjallëruesin e saj të madh: dukën e Abrucit. Por problemi kryesor ishte përherë ai i veprimeve të tokës, që përlanin të nëntë të dhjetat e forcave Italiane. Lufta zhvillohej mbi fron shumë më e zorshme nga tëre teatri evropian shkëmbinj të ashpër mbi Carson, male të thatë dëbora e akujt, mjegulla dhe rrëzima për sektorët alpin nevojë kudo për të luftuar më mjete të papërshtatshme kundër fortifikatave të fuqishme dhe kundra një materiali jo të mirë. Pasi ja besonte regjencën princit Tomaso, dukë i Gjenovës mbreti shkonte në fron në mesnatën e 25 majit, që atë ditë dhe deri në mbarimin e luftës, me përjashtimi e disa pushimeve të vogla për tu çlodhur, ai ishte përherë në zonat e veprimeve. Para se të lërë kryeqytetin Sovrani kishte lëshuar atë proklamatën e tij të bukur, e tëra e shkruar me dorën e tij dhe që fillon “Ora solemne e rivendikimeve kombëtare ka rënë!” dhe që është e tëra një himn besimi në fitore, dhe njohje kavalereske e vlerës së armikut. Mund të thuhet se mësimet e të mirit Morandi s’kishin vajtur kot. Proklamatë e mbretit

»

17

popullit dhe fuqive të armatosura në ndodhje të ndryshme, me rëndësi do të mbeten dhe nga forma serioze sugjestive, dinjitoze emotive, modele të vërteta të llojit. Dhe kështu fillonte jeta e mbretit ushtar që duhej të konfirmonte veprën fizike dhe morale të Sovranit tonë. I palodhur në çdo kohë në çdo stinë ecte në vijat e para, hynte nëpër vendet e vëzhgimit, befasonte postet e vegjël deshi t`i shihte të gjitha dhe t`i dinte të tëra. Jetoi tërësisht jetën e ushtarit pa shitur heroizmin. Thjeshtësia e gjellëve të tij të ngrëna me shpejtësi ku ndodhej, mbi një livadh mbi një shkëmb në një tatëpjetë atje ku ekzigjencat e tij e shpinin, ka qenë proverbiale. Fliste me oficerë dhe me ushtarë; lëvdonte ngushëllonte, inkurajonte. Për njerëzit e vegjël s’kishte vetëm se fjalë të mira, për të mëdhenjtë nuk kursente vërejtje të mprehta Ushtari e dinte se kish tek ai një mbrojtës një njeri që e kuptonte dhe që çmonte sakrificat e t’i të mëdha. Festa më e bukur për mbretin ishte kur ai mundte tu ndante çmimet luftëtarëve të vlefshëm t’u varte me dorën e vet medalje në gjoks shumë trimave. Shumë nga këto ceremonira marciale mbeten të famshme, dhe të paharrueshme. Në një fushë më delikate veprimi i tij ka qenë i vyer, Sovranit i detyrohet padyshim (akordi i mirë që sidomos në periudhën r parë të luftës, u mund të arrihet me shumë mundim, midis qeverisë dhe komandës supreme, që ishin të ndara nga mosmarrëveshje të ashpra personale dhe rrethuese. Me dashuri të madhe mbreti vizitonte të plagosurit nëpër spitale, ku vizita e tij pritej si një ngushëllim më i madh. Në spitalin e vogël të Ronchit Sovrani u has për të parën herë me Duçen e ardhshëm të fashizmit; Benito Musolini ishte shtruar i goditur nga skexhe të shumta. Mbreti e njihte si një nga përkrahësit më të zjarrtë të interventizmit si personazhin më origjinal të dalë nga populli për t`i lëshuar popullit klithmën e luftës. E gjejmë tani luftonjës dhe të plagosur, shtrënguan duart Sovrani admiroi stoicizmin e Musolint dhe u tha një frazë profetike njerëzve të suitës së tij: “Ja një burrë që do të eci shumë përpara” Shtëpia Savoja dhe Shqipëria Krerët shqiptarë që kanë dërguar nga Tirana një mesazh me anën e të cilit shfaqin dëshirën që mbreti perandor Viktor Emanuel i Tretë të vejë kurorën e Shqipërisë, probalisht nuk dinë se kjo aspiratë e tyre ka një të kaluar që dëshmon këtë vepër. Italia ka një histori kaq të gjatë të ndryshme e të ngatërruar që është zor t`i ndodhi diçka e re pa qenë në lidhje me të shkuarën; ka pastaj një pozitë gjeografike që imponon herë pas here ndërmarrje të ndryshme. Roma pasi mundi Kartagjenën e si vuri këmbën në bregun tjetër të Mesdheut filloi të zgjerojë krahët e saj e të kryejë ndërmarrjen e Spanjës, e pastaj atë të Maqedonisë. Për tu kurorëzuar mbret i Shqipërisë mendoi një ditë Karl Emanuel i Parë. Aspiratat e këtij të admirueshme të Savojës nuk i munguan kurrë. Një gjeni politik plot shpirt e shqetësime që në 50 vjet dinte të mbante një fre të gjitha kancelaritë e Europë, duke marrë pjesë në të gjitha luftërat kundra të gjithëve, duke u futur në të gjitha ndërmarrjet. Gjatë mbretërimit të tij Duka ndihmoi dhe bëri të triumfojë rrymën nacionale që shënonte për zmadhimin e shtetit brënda në gadishull e jo më tej alpeve. Dhe që nga traktati i Lionit të 1601 me të cilën shndërronte me Erikun IV, mbretin e Framcës, Bressenm një provincë e gjerë përkundrejt markezatit të varfër të Saluzoit, u tha bashkëkohësve të tij se mbreti kishte bërë një kontratë tregtari dhe Duka një traktat prej mbreti pasi ai qe i pari traktat i historisë i rregulluar në bazë të principit të nacionalizmit. Karl Emanueli aspiroi me thirrjen profetike dhe në kurorën perandorake lakmoi të kishte në pushtetin e provincës dhe atë të mentoneit Monacon e Roccabrunën, pretendonte kurorën e Francës, të Spanjësë dhe të Bohemisë, në Itali u mundua të shtinte në dorë Finalesën dhe Monferatin, në Zvicër Ginevrën në Francë Bretanjën e Borgonjën në Tirren Sicilinë, Korsikën e Monakon, në lindje kurorën e Qipros, e lënë si trashëgim për shtëpinë e tij nga mbretëresha Karlota në 1485 dhe atë të Jerusalemit; ëndërroi zotërimin e Moresë dhe ju ndez në mëndje plani për të ngritur Maqedoninë dhe Shqipërinë kundër Turqisë. Piu i 5 ishte duke organizuar kryqëzatën që Karl Emanueli për të marrë pjesë kërkonte kurorën e Serbisë dhe të Bullgarisë, të lidhura me Bosnjën-Hercegovinën e Maqedonisë. Më vonë në vitin 1608 qytetarët e Nikosisë në Qipro. (vijon numrin e ardhshëm)


18

« KUOTAT DHE TARIFAT

E enjte 18 korrik 2013 •

KUOTAT E MIRATUARA PËR NË UNIVERSITETE

Këtë vit është rritur numri i kuotave me 2% më shumë se vjet Erta Bode

K

ërkesës së maturantëve dhe ankthit të tyre për të pasur shifra sa më ekzakte të pikëve të pranimit në universitete dhe kuotave u jemi përgjigjur sot me shifrat e sakta të kuotave në çdo degë të universitetit të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Këtë vit është parashikuar një rritje prej 2% më shumë se vjet, çka do të thotë se këtë vit do të hyjnë më shumë kandidatë në universitet. Për sa i përket miratimit të kuotave ato janë shpërndarë në të gjitha universitetet e Shqipërisë, në degët ku është ndier më shumë nevoja për të shtuar numrin e studentëve, kjo edhe në varësi të kërkesave. Dega me më shumë kërkesa është dega “Administrim biznesi” e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, me 460 kuota, ndërsa degët me më pak kuota janë ato të Akademisë së Arteve, ku ka degë që janë me dy ose tri kandidime, pra vende të lira. Për sa i përket tarifës së shkollimit, ajo është e bashkëngjitur për çdo degë,

duke bërë më dije se kanë mbetur të pandryshuara. Tarifa e shkollimit është e njëjtë, ashtu siç kanë qenë edhe vjet. Tarifat më të ulëta i kanë universitetet e rretheve, në varësi të degëve, ndërsa tarifat më të larta i kap Tirana, kryesisht degët e Akademisë së Arteve, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe disa degë të Mjekësisë. Aktualisht maturantët kanë marrë përgjigjet e të gjitha provimeve që kanë dhënë, përkatësisht dy të detyruarit dhe dy me zgjedhje, dhe janë duke përllogaritur pikët për të plotësuar formularin A-2. Ky formular pritet të plotësohet pas datës 20 korrik, në të cilin kandidatët për shkollën e lartë do të shënojnë sipas preferencave 10 degët ku dëshirojnë të studiojnë. Pas përgjigjeve paraprake që do të dalin nga ky formular MASH ka bërë me dije se do të ketë edhe një formular A-3, i cili do t’u vijë në ndihmë të gjithë maturantëve që kanë rezultuar mbetës qoftë edhe në një provim, që kanë të drejtën t’i rijapin në shtator, si dhe të gjithë kandidatëve që s’janë të kënaqur me përgjigjet e formularit A-2.

5 KOMPONENTË TË BARASVLEFSHËM PA DIFERENCIME

Formula e llogaritjes së pikëve Dallimin e bëjnë koeficientet e universiteteve Formula e llogaritjes së pikëve, të cilën duhet ta dijë çdo maturant, është: (D1 + D2 + M) x k) + (Z1 x k1)+ (T2 x k2) x 100 = X (në varësi të rezultatit që del). Sipas kësaj formule, M = mesatarja e 3 vjetve të gjimnazit, D1 = provim i detyruar i letërsisë, D2 = provim i detyruar i matematikës, Z1 = provimi me zgjedhje 1, Z2 = provimi me zgjedhje 2, K = koeficienti sipas shkollës së kryer dhe k1 = koeficienti i lëndës së parë me zgjedhje për degën ku llogaritet, k2 = koeficientin e lëndës së dytë me zgjedhje për degën që llogaritet. Me këtë formulë nxënësit mësojnë sa pikë kanë përpara se të plotësojnë formularin A-2 me anë të të cilit do të zgjedhin preferencat. Shembull Një shembull konkret se si mund të llogariten pikët: Enxhi dëshiron të konkurrojë për programin e studimit “Farmaci” në Universitetin e Tiranës. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme 3 vjetve me M = 8. Në dy provimet e detyruara ka këto rezultate: D1 = 8.52 dhe D2 = 8.5. Ajo zgjedhi të japë si provime me zgjedhje lëndët fizikë dhe biologji, ku mori këto re-

KUOTAT KRYESORE UNIVERSITETI I TIRANËS Dega Histori Gjeografi Gjuhë-letërsi Gazetari Anglisht Frëngjisht Italisht Gjuhë Ruse Gjermanisht Gjuhë letërsi greke Gjuhë Turke Matematikë Fizikë Inxh.Mat e info Bilogji Kimi Kimi tek dhe ushqimore Kimi industriale Informatikë Punë sociale Filozofi Sociologji Psikologji

Kuotat 100 100 100 80 180 100 110 40 100 60 40 100 120 90 120 80 80 80 180 100 100 100 100

Tarifa 20.000 lekë 20.000 lekë 20.000 lekë 20.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15. 000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 30.000 lekë 30.000 lekë 30.000 lekë 30.000 lekë

Shkenca poltike 100 Drejtësi 400 Shëndeti publik 80 Mjekësi 300 Stomatologji 80 Farmaci 100 Infermieri 250 Mami 50 Laborator 35 Fizioterapi 35 Imazheri 35 Administrim-Biznes 460 Ekonomiks 80 Finance 460 Info ekonomike 100 Admin biznes(Sarandë) 200 Administrim biznes Kukës 100 TOTALI 5165

30.000 lekë 30.000 lekë 30.000 lekë 25.000 lekë 30.000 lekë 30.000 lekë 25.000 lekë 25.000 lekë 25.000 lekë 25.000 lekë 25.000 lekë 25.000 lekë 25.000 lekë 25.000 lekë 25.000 lekë 25.000 lekë 25.000 lekë

UNIVERSITETI POLITEKNIK Dega Mekanike Inxhi materiale Tekstil dhe modë Inxhineri Elektrike Inxh Elektronike Inxh informatikë

Kuota Tarifa 150 15.000 lekë 60 15.000 lekë 60 15.000 lekë 120 20.000 lekë 150 20.000 lekë 150 15.000 lekë

Inxh telekomunikacion 150 Inxh. Mekatronikë 100 Inxh Ndërtimi 150 Inxh Hidroteknike 100 Arkitekturë 100 Inxhi matematike 60 Inxh fizike 60 Inxhiener gjeodet 60 Inxhinieri ambienti 60 Inxhi.ne shkene tokës 60 Inxh Gjeoinfromatikë 100 Inxhin. I gjeoburimeve 100 TOTALI 1790

15.000 lekë 15.000 lekë 25.000 lekë 15.000 lekë 30.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë

UNIVERISTETI BUJQËSOR Dega Menaxhim Agrobisnes Ekonomi p.agrare Finance-kontabilitet Mbrojtje bimësh Hortikulture Pordhim bimor Zootek. e biznes blektoral Akuakulturë dhe M.peshku Agromjedis dhe Ekologji Tek.Agroushqimore Vreshtari dhe enologji

Kuota 150 150 150 100 100 100 100 100 100 100 100

Tarifa 20.000 lekë 20.000 lekë 20.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë

zultate: Z1 = 9 dhe Z2 = 8.7. Në tabelën e koeficienteve Enxhi gjen se për programin e studimit “Farmaci” profili i shkollës së mesme e ka koeficientin K = 1.4. Në tabelën e koeficienteve Enxhi gjen se për provimet me zgjedhje koeficientet janë: Fizikë K1 = 1.3 dhe për lëndën biologji K2 = 1.3. Ajo do të bëjë këtë llogaritje: (D1 + D2 + M) x K. Duke zëvendësuar komponentët me shifra, Enxhi do të marrë këtë rezultat: (8.52 + 8.5 + 8) x 1.4 = 25.02 x 1.4 = 32.20. Pastaj vazhdon me pjesën e lëndëve me zgjedhje. (Z1 x k1)+ (T2 x k2). Duke i zëvendësuar me shifra, Enxhi do të marrë këtë rezultat: (9 x 1.3) +( 8.7 x 1.3) = 11.7 + 11.31 = 23.01. Pastaj ajo mbledh dy rezultatet dhe i shumëzon me 100. (32.20 + 23.01) x 100 = 55.21 x 100 = 5521 pikë. Pra, Enxhi është në kuotën e 5500 pikëve. Dëshira e saj është të ndjekë programin e studimit “Farmaci”. Nga tabela e fituesve të fundit të vitit të kaluar Enxhi shikon se fituesi i fundit në farmaci është me 6306.70 pikë. Në këtë rast vendosja e programit të studimit “Farmaci” si preferencë e parë do të thotë se shpallja fitues është pa mundur.

Inxhineri pyjesh Inxh.p.druri Mjekësi Vetrinare TOTALI

60 60 100 1470

20.000 lekë 20.000 lekë 20.000 lekë

UNIVERSITETI I ELBASANIT Dega Histori-Gjeografi Gjuhë-letërsi Gazetari Edukim Qytetar Anglisht Frëngjisht Italisht Gjermanisht Cikli i ulët Cikli i ulët parashkollor Matematike-Fizikë Biologji(Kimi) Punë sociale Filozofi-sociologji Psikologji Infermieri Mami Administrim –Biznes Ekonomi dhe e drejta Finance kontabilitet

Kuota Tarifa 90 12.000 lekë 120 15.000 lekë 80 15.000 lekë 100 12.000 lekë 100 12.000 lekë 80 12.000 lekë 80 12.000 lekë 80 12.000 lekë 180 12.000 lekë 100 12.000 lekë 150 12.000 lekë 100 12.000 lekë 100 15.000 lekë 90 15.000 lekë 90 15.000 lekë 150 15.000 lekë 100 15.000 lekë 100 15.000 lekë 50 15.000 lekë 100 15.000 lekë


KUOTAT DHE TARIFAT • E enjte 18 korrik 2013

TOTALI

2040

UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS Dega Histori-Gjeografi Gjuhë-letërsi Anglisht Italisht Gjuhë lekëetërsi greke Cikli i ulët Cikli i ulët parashkollor Matematike-Fizikë Bilogji(Kimi) Matematikë-informatikë Infermieri Administrim publik Finance kontabilitet Turizëm TOTALI

Kuota 80 80 80 60 80 80 60 80 80 120 100 80 80 90 1150

Tarifa 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë

UNIVERSITETI I KORÇËS Dega Gjuhë-letërsi Anglisht Cikli i ulët Cikli i ulët parashkollor Matematikë-informatikë Filozofi-sociologji Infermieri Mami Administrim-Biznes Finance Turizëm Marketing TOTALI

Kuota 100 100 100 60 100 100 120 40 80 100 90 80 1310

Tarifa 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë

UNIVERISTETI I SHKODRËS Dega Histori

Kuota Tarifa 90 12.000 lekë

Gjeografi Gjuhë-letërsi Gazetari Anglisht Frengjisht Italisht Gjermanisht Cikli i ulët Cikli i ulët parashkollor Fizkulturë Matematikë Fizikë Biologji (Kimi) Informatikë Punë sociale Psikologji Drejtësi Infermieri Mami Fizioterapi Administrim-Biznes Finance kontabilitet Turizëm TOTALI

90 120 80 100 80 100 80 120 60 60 100 60 120 120 80 60 200 150 90 30 120 120 120 2350

12.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 15.000 lekë 15.000 lekë 16.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë 12.000 lekë

UNIVERSITETI I VLORËS Dega Histori-Gjeografi Gjuhë-letërsi Anglisht Italisht Cikli i ulët Cikli i ulët parashko Matematikë Matematike informatikë Informatikë ‘ Drejtësi Infermieri Administrim-Biznes Turizëm Inxh Navigacioni

Kuota Tarifa 150 12.000 lekë 160 15.000 lekë 160 12.000 lekë 160 12.000 lekë 130 12.000 lekë 100 12.000 lekë 300 12.000 lekë 250 12.000 lekë 250 12.000 lekë 120 20.000 lekë 250 12.000 lekë 240 12.000 lekë 160 12.000 lekë 140 12.000 lekë

Municipality of Tirana “REHABILITATION WORKS ON THE TIRANA RIVER AND ITS BANK AND ALL THE ASSOCIATED CIVIL AND CONSTRUCTION WORKS” PROJECT Invitation for Prequalification

1. The Government of Albania has received a loan from the Abu Dhabi Fund for Development (ADFD) towards the cost of Tirana Northern Boulevard and River Rigeneration Project. 2. The Municipality of Tirana, hereinafter referred to as the “Employer” intends to prequalify firms for the following contract under this project: Rehabilitation works on the Tirana River and its bank and all the associated civil and construction works. 3. It is expected that the Invitation for Bids will be made in August 2013. 4. Interested eligible Applicants may obtain further information from the Municipality of Tirana and inspect the Prequalification Document at the address given below, from 08:00 hours to 16:30 hours local time Monday to Friday. 5. The Prequalification Document, in the English language, may be receipted by interested Applicants on the submission of a written application to the address below. 6. Written applications according to the prequalification documents must be delivered to the address below at or before 02 nd August 2013. Time: 12.00 local time Tirana. The Employer reserves the right to accept or reject late applications. Municipality of Tirana, represented by PIU Number and Street: Skanderbeg Square, Culture Palace First Floor City: Tirana Telephone: +355 4 238 245 Fax+355 4 238 245 E-mail: jorida.liko@tirana.gov.al

Inxh mekanike TOTALI

400 2750

12.000 lekë

AKADEMIA E ARTEVE Dega Regji filimi dhe tv Aktrim Regji Skenografi-kostumografi Koreografi Pikturë Skulpturë Muzikologji Kompozim Dirigjim Piano Violinë Violicce Violë Kitare Kontrabas Flaut Oboe Klarinetë Fagot Korno Trombe Trombone

Kuota Tarifa 10 80.000 lekë 12 30.000 lekë 8 30.000 lekë 10 30.000 lekë 10 30.000 lekë 50 30.000 lekë 10 30.000 lekë 4 30.000 lekë 4 30.000 lekë 4 30.000 lekë 10 30.000 lekë 8 30.000 lekë 3 30.000 lekë 6 30.000 lekë 6 30.000 lekë 3 30.000 lekë 5 30.000 lekë 6 30.000 lekë 5 30.000 lekë 3 30.000 lekë 2 30.000 lekë 5 30.000 lekë 5 30.000 lekë

»

19

Bastub 3 Kengetare 15 TOTALI 207

30.000 lekë 30.OOO lekë

AKADEMIA E EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTEVE Dega Tarifa Fizkulturë 150 TOTALI 120

20.000 lekë

UNIVERSITETI I DURRËSIT Dega Anglisht Cikli i ulët Shkenca të Administrimit Menaxhim Turizmi Espert në Proc, Form Spec. Rrjetash Kopjuterike Menaxhim Ndërtimi Menaxhim Transporti Teknologji Automobilash Asistent lekëigjor Asistent Administrativ Infermieri Ndihmës dentist TOTALI

Kuota Tarifa 100 15.000l 150 15.000l 150 15.000 lekë 150 15.000 lekë 100 15.000 lekë 200 15.000 lekë 60 15.000 lekë 60 15.000 lekë 60 15.000 lekë 60 15.000 lekë 60 15.000 lekë 60 15.000 lekë 60 15.000 lekë 1270


20

P

«

Kulturë

as dy vitesh ndërprerjeje, Festivali 12 -të Ndërkombëtar i Teatrit “Butrinti 2000” rikthehet për publikun. Ai do të zhvillohet në datat 18 - 23 Korrik 2013 me pjesëmarrjen e trupave teatrore nga Bullgaria, Spanja, SHBA, Ukraina dhe Italia. Trupat e huaja janë përzgjedhur ndërmjet 20 - 25 shfaqjeve teatrore nga mbarë bota nëpërmjet selektorëve dhe bashkëpunëtorëve në vende të ndyshme, si edhe nëpërmjet vizionimit të DVD dhe dosjes së plotë të çdo trupe që kërkonte të ishte pjesëmarrëse në këtë Festival. Ajo që të bie në sy është se mes trupave të ndryshme nga bota, mungon prania e një trupe dhe shfaqjeje shqiptare. “Sigurisht para shumë kohësh dërguam një ftesë për Teatrin Kombëtar, për të marrë pjesë me shfaqjen “Edipi Mbret”, një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Kombëtar Shqiptar, por fatkeqësisht përgjigja ishte negative dhe me shumë vonesë. Kontaktuam edhe me dy trupa të tjera: Teatrin e Metropolit për komedinë “14 Vjeç Dhëndërr”, por ishte e pamundur për ta pasi aktorët ishin jashtë vendit. Gjithashtu me të njëjtin motiv kontaktuam edhe me Enton Kacajn”, shprehen drejtues të festivalit të Butrintit lidhur me mungesën e trupave shqiptare në këtë festival. Festivali organizohet nga Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar me financimin e Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me mbështetjen edhe të të tjerë institucioneve. Ata bëjnë të ditur se skena për festivalin është ndërtuar e re nga fillimi, ka përfunduar katalogu i festivalit prej 100 faqesh, si dhe promocioni

E enjte 18 korrik 2013 •

Festivali i jazz-it, tri net në Tiranë

Mbrëmja e sotme rikthen

“BUTRINTIN”

“Tirana Jazz and World Music Festival” çeli mbrëmjen e së martës në Tiranë edicionin e dytë të tij. Me pjesëmarrjen e artistëve të njohur, ky eveniment u mbajt në Pallatin e Kulturës, por edhe në Apolloni të Fierit edhe mbrëmjen e djeshme, e do të vijojë edhe sonte. Sipas drejtorit artistik të festivalit, Besim Petrela, festivali synon traditën, të jetë një event jazz ndërkombëtar, por është i rëndësishëm sepse në verë pothuajse nuk ka asnjë aktivitet artistik në Tiranë. Në edicionin e dytë të “Tirana Jazz and World Music Festal” në skenë do të paraqiten Gjon Guralumi, Ervin Dhimo me bandat respektive, si dhe artistët e huaj Cazova Duo, Enzo Roço e Carlo Actis Dato, Amir Gëirtzman, Shawn and the Wolf, me muzikantët e tyre. Grupi shqiptaro-zviceran i Guralumit, tashmë i njohur në Zvicër do të shfaqet gjithashtu në Tiranë.

“White House Down” në Tiranë

Pas dy viteve mungesë, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit vjen në edicionin e tij të 12-të. Mes trupave të huaja, asnjë trupë shqiptare

tjetër. “Kemi marrë të gjitha masat për mjetet e ndriçimit

dhe fonisë, akomodimin e trupave në Hotel Butrinti, Sarandë

si dhe transportin nga Rinasi në Sarandë etj”, shtojnë ata.

Për t’u bërë padronë të botës do të fillojnë nga vendi më i sigurtë. Pikërisht nga Shtëpia e Bardhë, e cila bëhet pre e një sulmi të frikshëm. Kjo është nisja e një historie aksioni në filmin “White House Down” që fillon projeksionet në kinema në Tiranë prej datës 19 Korrik. Protagonistë janë aktorët Channing Tatum dhe Jamie Foxx. Të dy aktorët sjellin një lojë të pëlqyeshme, ndërsa Tatum është në qendër të vëmendjes edhe për rolin e tij në filmin “This is the end”, që do të shfaqet së shpejti edhe në Tiranë e jo vetëm. Jamie Foxx tashmë kujtohet për rolin e tij më të fundit në “Django Unchained”, por këtë herë spektatori e sheh në rolin e presidentit. Kasti i aktorëve plotësohet gjithashtu me emra të njohur të ekranit të madh si Maggie Gyllenhaal, Jason Clarke, Richard Jenkins, Joey King, James Woods, Nicolas Wright, Jimmi Simpson, Michael Murphy. Regjia e filmit mban emrin e Roland Emmerich, regjisorit të filmave “Independance Day”, “The Day after tomorroe” dhe “2012”. Agjenti i policisë John Cale (interpretuar nga Channing Tatum) sapo ka marrë refuzimin për detyrën që kishte ëndërruar të bënte në skuadrën e shërbimeve sekrete për mbrojtjen e presidentit amerikan James Saëyer (interpretuar nga Jamie Foxx). Për t’i fshehur zhgënjimin vajzës së tij, e çon për shëtitje në Shtëpinë e Bardhë. Por kur banesa presidenciale sulmohet një grup paraushtarakësh, Cale duhet të bëjë gjithçka për të shpëtuar vajzën e tij, presidentin dhe vendin. Filmi bazohet në skenarin e James Vanderbilt për të cilin Sony pagoi plot 3 milionë dollarë. Venaderbilt, me gjashtë nomimine dhe i njohur për skenarin e filmit “The amazing Spider Man” është gjithashtu një nga producentët e filmit. Ky është filmi i dytë që i vendos ngjarjet e historisë aksion dhe triller njëherësh në Shtëpinë e Bardhë. Pak kohë më parë ishte “The Olympus has fallen”, ngjarjet e të cilit tregonin sulmin e ndaj shtëpisë presidenciale nga një grup terroristësh.


• E enjte 18 korrik 2013

Prizreni në UNESCO,

Kulturë » 21

Berati e Gjirokastra mbështesin propozimin M egjithëse në urgjencën e daljes nga UNESCO pas dy sinjaleve në vijim, Berati dhe Gjirokastra si metropole të trashëgimisë botërore ftojnë qytetin e Prizrenit të bëhet pjesë e një projekti rajonal. Rivitalizimi është fjalëkalimi i kësaj iniciative të sipërmarrë nga inxhinieri Pavlo Shkarpa dhe të realizuar nga dy arkitektet Rigena Marashi dhe Milena Keta. “Formula e rivitalizimit është një formulë e thjeshtë, por shumë kuptimplotë. Po nuk e njohe një gjë, nuk e dashuron. Nëse nuk e dashuron, nuk e ndërton. Ne njohëm Prizërenin, njohëm historinë e tij, njohëm trashëgiminë e tij, njohëm vlerat e tij materiale dhe shpirtërore, këngën, kostumet, dhe pamë dhe arkitekturën e Prizërenit, një arkitekturë vërtet shumë e bukur”, është shprehur Shkarpa. Studiues të forumit “Antipatrea”, si dhe intelektualë të Institutit të Monumenteve dhe Bashkia e Tiranës nisën këtë lobing veror për Prizrenin në Unesco duke u mbështetur tek pikëtakimet e ndjeshme, si në objekte muzeale të ngjashmë, ashtu edhe në trashëgiminë shpirtërore, të muzikës dhe

jesë e kulturës apo thjesht vandalizëm? Mbi grafitet P në Gjermani ekziston prej

kohësh një debat i ndezur mes pronarëve dhe sprucuesve. Në Bonn një artist angazhohet për mirëkuptim. Jashtëtokësori i pikturuar me ngjyrë të gjelbër ka dhëmbë të mprehtë peshkaqeni dhe zgërdhihet. Diabolik? Debil? Ndoshta këtë përcaktim e bën më mirë vizitori. Një pamje e tillë mund të jetë edhe thjesht shprehje e një kënaqësie të thellë. Sepse ky jashtëtokësor është një “alien legal” - me të drejtë të plot ekzistence si grafit mbi një mur të posaçëm në Shtëpinë e Rinisë në ish-kryeqytetin gjerman, Bonn. Por ky qytet ka mjaft probleme me figurat apo shkronjat e sprucuara kudo në mure ndërtesash kuti shpërndarjesh elektrike e tunele. Rreth 90.000 euro në vit shpenzon bashkia për fshirjen e tyre. Siegfried Hoss, menaxher i mirëmbajtjes në bashkinë e Bonn-it shprehet se kjo shifër është mbajtur konstante në vitet e fundit. Ai është bashkëorganizatori i fushatës javore që po zhvillohet aktualisht në këtë qytete kundër grafiteve ilegale. “Janë akte penale, është dëmtim i pasurisë së tjetërkujt”, thotë Hoss. Dëme milionëshe Siegfried Hoss përmend një shembull: Kutitë gri të shpërndarjes së rrjetit elektrik, apo kutitë e postës apo telekonit, të preferuara nga artistët e grafiteve. “Në rast të sprucimit të një kutie të tillë

MOXARTI dhe VIVALDI mbyllin sezonin e Orkestrës së RTSH

artit dekorativ. “Në Prizren referuam projektin ‘Vëlla Berati dhe motër Gjirokastra kërkojnë vëlla Prizrenin në UNESCO’”, bëri të ditur Marashi. “Duke qenë se Gjirokastra e Berati aktualisht janë në UNESCO, duke qenë se edhe Prizreni është një qytet i trevave shqiptare, bëmë këtë lloj lidhje-

je, pasi edhe vetë historia në vite tregon se ka pasur lidhje mes ketyre qyteteve. Edhe elementet që kanë bërë që Gjirokastra dhe Berati të jenë në UNESCO janë të vlefshme edhe për Prizrenin”, vijoi Keta. Nga ana e tyre, arkitektët për Beratin kanë rikonceptuar këtë sezon turistik logon e

hyrjes së Beratit në UNESCO, duke bërë të mundur që në pak hapësirë të përfaqësohen me një ansambël vlerash, që nga Onufri, banesa tradicionale, Kodiku i Purpurt, si dhe bashkëjetesa fetare e simbolizuar nga Ura e Gorricës brenda një mozaiku të përbërë imazhesh.

Orkestra Simfonike e RTSH do të mbyllë së shpejti sezonin artistik me një koncert, që do të shënojë të fundit për periudhën. Koncerti do të dirigjohet nga Jetmir Barbullushi dhe nuk do të mungojë dhe fagotisti Pirro Sota, i cili ka shoqëruar stinën koncertore në çdo koncert që ka zhvilluar Orkestra Simfonike e RTSH. “Më ka qëlluar disa herë të hap stinën koncertore, por kësaj here kënaqësia është e dyfishtë, pasi jam pikërisht unë në natën përmbyllëse”, ka thënë fagotisti Pirro Sota. Prej 25 vitesh ai është aktiv në skenë, me organizime koncertale nga më të ndryshmet, por emocionet si solist në orkestër i konsideron të papërsëritshme në jetën e tij muzikore. Ai tregon se pasioni për fagotin ka bërë që artisti të organizojë një sërë aktivitetesh për ta promovuar këtë vegël muzikore edhe tek instrumentistët më të rinj. Koncerti i fundit të Orkestrës Simfonike të RTSH do të mbahet në hollin “Gjon Simoni” të Radio Tiranës, me një program me vepra të Moxartit, Vivaldit, etj.

Grafitet mes artit dhe vandalizmit

shpërndarëse, atëherë kjo i kushton autorit rreth 200 deri në 300 euro”. Për ata që nuk munden të paguajnë vihen si dënim orë sociale”. Hoss shpjegon se edhe raste të tilla ka pasur. Autorët e grafitit kanë pastruar vetë duke kuptuar njëkohësisht se sa e mundimshme është një punë e tillë”. Shpresat në Bonn janë vënë tek një koordinim më i mirë i punës mes bashkisë, policisë, policisë federale dhe organizatave vendore duke përmirësuar shkëmbimet e përvojave në luftë kundër grafiteve ilegale. Në të gjithë Gjermaninë dëmet e shkaktuara nga grafiti arrijnë vlerën e 200 milionë eurove.

mure të gjatë dhe jo aq qendrorë statujën e birit më të famshëm të Bonn-it, i njohur në të gjithë botën me fytyrën e tij serioze dhe flokët e shpupurisur. Ludwig van Beethoven shihet në një portret grafit të stilit klasik. Art i porositur nga bashkia. Ngjyra të qarta dhe një sfond i errët e nxjerrin në pah fisnikërinë e figurës së kompozitorit. Artisti Benjamin Sobala shprehet se grafitet me porosi mund të bëjnë që autorët e grafiteve ilegale të përmbahen me dëshirën e tyre për t’u përjetësuar kudo në qytete. “Beethovenin e kemi pikturuar para tre vitesh, e deri më sot ka mbetur i pastër e i palerosur”.

Grafitet legale: Më artistike dhe jetëgjata Në afërsi të sheshit “Bertha von Sutner” në Bonn sheh në

Beethoven si portret grafiti Sobala është një piktor grafitesh i pasionuar prej vitesh. I ngarkuar nga bashkia

Më vjen keq që nuk e gjen të njëjtën gjë edhe në Bonn”.

e qytetit ai duhet të kujdeset tanimë për më shumë mirëkuptim mes sprucuesve dhe bashkisë. Ai informon në seminare të ndryshme mbi mundësitë e grafiteve legale. Megjithatë, artisti e sheh me sy kritik qëndrimin e bashkisë së Bonn-it, krahasuar me atë të qytetit Köln. “Po qe se krahasoj Köln-in me Bonn-in, duket se në Köln gjen shumë sipërfaqe legale të ofruara nga pronarët e firmave.

Motivet e autorëve të grafiteve Por në Bonn nuk jemi të bindur tek kjo mundësi, shprehet Siegfried Hoss nga administrata e bashkisë: “Sipërfaqet legale nuk janë të pafund. Një tjetër që vjen më vonë, kur sheh një ndërtesë të lyer, mendon se mund të nisë të bëjë të njëjtën gjë tek ndërtesa përbri. Pra, ja ku kemi të bëjmë me një akt penal”. Artisti Sobala mendon se kur grafitet janë bërë ato duhen larguar menjëherë. “Mundësisht duhet vepruar shpejt, sepse sprucuesit e shohin veten të afirmuar në atë që kanë bërë, në rast se grafitet mbeten një kohë të gjatë”. Motivet e sprucuesve ilegalë arrijnë nga vandalizmi deri tek

arti dhe aksioni politik. Ndërkohë që shkurtesat në mure, “tags”, madje edhe në sytë e sprucuesve shihen si shkarravina, ka shumë shembuj të tjerë me status të pasqaruar. Grafitet me banane të artistit gjerman Thomas Baumgärtel zbukurojnë ndërkohë hyrjet e 4000 ndërtesave dhe kopshteve gjermane. Në Lajpcig një grafit tjetër, “Madona me foshnje” u restarua dhe ndërkohë është trashëgimi e mbrojtur e qytetit. Në Afganistan artistja Shamisa Hassani angazhohet kundër shtypjes së gruas me grafitet e saj me burkat blu me rrjetë. Në Najrobi aktivistët sprucojnë me grafiti shtëpitë e politikanëve të korruptuar. Sobala shprehet se angazhohet për grafitet legale, ai vetë i sheh në radhë të parë punime të tilla si një vepër arti.


22

« SPECIALE

Profil E enjte 18 korrik 2013 •

Mrekullia natyrore e Shpellës së Gadimes në Kosovë

Ë

shtë një nga shpellat më të njohura shqiptare, me gjatësi 1500 metra. Kjo shpellë gjendet në fshatin Gadime, në afërsi të Lipjanit në Kosovë, në magjistralen Prishtinë-Shkup, rreth 20 km nga Prishtina. Kjo është shpella e vetme turistike në Kosovë dhe është hapur për turizëm në vitin 1976, pas shumë punimeve që janë bërë për heqjen e dheut dhe zhavorrit për të hapur kanalet apo korridoret e saj. Shpella është hulumtuar në një gjatësi prej 1260 m, por pjesa më e madhe e saj është ende e pahulumtuar, për shkak se është e bllokuar nga materialet e ndryshme që i ka sjellë lumi i afërt. Kristalet që gjenden në këtë shpellë janë shumë të rralla, prandaj këto kristale janë vlerë europiane. Tempi i rritjes së kristalit në një cm për 30 000 vjet e tregon se shpella mund të jetë e vjetër rreth 80 000 vjet. Kjo shpellë është e zhvilluar në një thjerrëz të gëlqeroreve të mermerizuara me dimensione të vogla hapësinore. Ajo është formuar nga lumi nëntokësor, i cili kalonte nëpër Kodrën e Myrtyrit, para se ky lumë të formonte shtratin e tij, ku më pastaj është mbushur me baltë gjatë kohës kur gjithë Fusha e Kosovës e mbulonte liqeni. Karakteristikë për këtë shpellë janë formacionet e aragonitit, por dhe përmbajtja e shkëmbinjve të mermerit, prej nga e merr edhe emrin, dhe është e dekoruar me dekorime të mineraleve nga më të ndryshmet. Si u zbulua? Shënimet e para të shkruara për ekzistimin e shpellës duket se janë marrë nga një fshatar me emrin Ahmet Asllani, i cili në oborrin e shtëpisë të vet gjatë punimit (thyerjes) të gurëve kishte hasur në një gropë të vogël, nga e cila vinin reflektime të dritës. Kjo ka

ndodhur në vitin 1969. Pasi kishte parë me vëmendje, fshatari ishte magjepsur nga bukuria dhe shkëlqimi i kristaleve stalagmite. Për datën në të cilën janë futur në aktet zyrtare këto shënime nuk dihet, por në fshat flitet se fshatarit fatlum për lajmërimin që kishte bërë i janë dhuruar katër shtëpi mesatare të asaj kohe. Personat e angazhuar për matjen e gjatësisë së shpellës kanë vërtetuar pohimin e gojëdhënës së fshatarëve, e cila thotë se një lepur dhe qenë (zagar) kanë hyrë në grykën e shpellës në Gadime dhe pas disa ditësh kanë dalë në sipërfaqe në Janjevë. Dhe me të vërtetë, largësia ajrore midis këtyre dy fshatrave është 12 km. Ata që kanë vizituar brendinë e shpellës kanë lajmëruar se dhe brendia e saj është po aq e bukur sikurse ajo që shohin turistët dhe ndoshta edhe më e bukur. Në shpellë, siç duket, ka dhe disa dukuri tjera natyrore, siç është liqeni madhësia e të cilit ende nuk është matur. Hulumtimet e mëtejme speleologjike të hapësirave të supozuara janë të mundshme dhe atë në katin përdhes dhe të sipërm. Kjo shpellë ka tri hyrje natyrale dhe ato gjenden në një lartësi mbidetare prej 576-584m dhe 6-10m mbi nivelin e lumit. Temperatura brenda në shpellë sillet prej 9.6-16 grade celsius, varësisht nga stina e vitit. Shpella e memerit Gadime është e hapur për vizitë çdo ditë pune që nga mëngjesi deri pasdite vonë. Vizita për një person është 2.5 euro dhe bëhet me ndihmë të ciceronit. Mrekullia mund të shihet në disa foto të shpellës, por ata që e kanë vizituar e dinë se kjo mrekulli mund të përjetohet vetëm duke e vizituar nga afër. Në mundësinë e parë që keni ndani pak kohë për Shpellën e Gadimes.


SPORT • E hënë 16 korrik 2013

Shnajder dhe Benzema, dy çmenduritë e Milanit ka vendin, pas dy sulmuesve. Kuqezinjtë gjithmonë kanë pasur në përbërje një numër dhjetë dhe Shjander i ka të gjitha karakteristikat. Këtë sezon Milani ia ka besuar fanellën me numrin 10-të Boateng, por ky i fundit ka rezultuar një dështim. Mediat italiane bëjnë të ditur se mund të jetë pikërisht Boateng, lojtari që do të sakrifikohet për të ardhur në Milano holandezi. Duke iu referuar “Corriere dello Sport”, Galiani i ka ofruar Gallatasarait kartonin e ganezit për të arritur tek Shnajderit, ndërkohë këtij të fundit të njëjtën kontratë që përfiton në Turqi, 3.5 milionë euro. Por, merkato e Milanit nuk mund të mbyllet me kaq, pasi pritet edhe një përforcim në sulm. Deri më tani është folur për Alesandro Matrin, por surpriza mund të jetë Karim Benzema. Francezi ka pasur probleme të shumta në Spanjë dhe mund të pranojë largimin. Gjithsesi gjithçka do të varet nga Zllatan Ibrahimoviç, i cili duket gjithmonë edhe më pranë Realit. Nëse suedezi do të bashkohet me Ançelotin, Galiani do ta ketë të lehtë për të bindur presidentin e Realit, Perez të shesë sulmuesin francez, i cili së bashku me Balotelin mund të formojnë dyshen më të mirë në sulm në Serinë A.

Milani aktualisht po tregohet shumë pasiv në merkaton e verës, por administrator i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galiani diçka po “përpunon” në mendjen e tij. Drejtuesit e Milanit, duke filluar nga presidenti Silvio Berluskoni, e dinë shumë mirë që nuk mund të rivalizojnë Juventusin, pavarësisht optimizmit të madh. Por, sigurisht Galiani po mendon diçka dhe në Itali janë të bindur se ai do të sjellë në Milano një lojtar të madh në ditët e fundit të merkatos. Duke iu referuar mediave italiane, aktualisht Galianit i ka ardhur në mendje emri i Uesli Shnajder, një lojtar që në Milano ka shkruar historinë. Tek Interi, holandezi ka shkruar historinë dhe numri dy i kuqezinjve beson se ai ka ende për të dhënë. Tifozët e Interit nuk e kanë pritur aspak mirë këtë lajm, pasi e dinë se edhe ai si shumë emra të tjerë mund të bëhet tradhtar, pas Sedorfit, Vierit, Ronaldos dhe shumë emrave të tjerë. Ky fakt nuk e shqetëson aspak Shnajderin, pasi nuk ka qenë ai që ka tradhtuar Interin, por Interi atë, duke mos e aktivizuar dhe duke e nxjerrë në merkato. Shnajder simpatizohet nga Berluskoni, i cili e sheh si lojtarin ideal për të veshur fanellën me numrin 10-të dhe për të luajtur aty ku

PAS NËNTË VJETËSH NJË SKUADËR SHQIPTARE DEL E PAMUNDUR NGA NJË TRANSFERTË NË LIGËN E KAMPIONEVE

E

Skënderbeu, sheh më afër kualifikimin historik

treta e vërteta për Skënderbeun? Ndoshta. Pas dy eliminimesh që në turin e parë të Ligës së Kampioneve, për korçarët duket se ka ardhur mundësia e parë e artë për të kaluar në turin e tretë. Kampionët e vendit kanë marrë një barazim pa gola në Baku, në një ndeshje ku kundërshtari ishte më favorit. Bardhekuqtë i kanë rezistuar furisë së azerëve, veçanërisht në pjesën e dytë, kur presioni i tyre është rritur. Por në fund të ndeshjes, nëse do të kishim qenë më të kthjellët edhe mund të kishim bërë goditjen e madhe. Megjithatë, tashmë kualifikimin historik Skënderbeu do ta kërkojë përpara publikut të vet. Për më shumë korçarët kanë thyer dhe një tjetër ters, që zgjat që prej vitit 2004. Që prej këtij viti asnjë skuadër shqiptare nuk kishte mundur të dilte e pamundur nga një sfidë jashtë Shqipërisë në Champions. Ndeshja Në ndeshjen e djeshme, trajneri i Skënderbeut Mirel Josa i ka besuar një vend si titullar mesfushorit Gilman Lika të ardhur si përforcim nga Tirana. Pjesa e parë është e barabartë. Vendasit kanë kontrollin e lojës, megjithatë bëhet fjalë për një epërsi shterpë. Azerët pavarësisht përpjekjeve të tyre

nuk arrijnë të krijojnë raste të pastra para portës së Shehit, që ndihet i pashqetësuar. Skënderbeu bën presing në fushë, duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Për rrjedhojë 45 minutat e para kalojnë pa u ndier dhe Skënderbeu shkon me barazim në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë është më ndryshe. Korçarët, ndryshe nga pjesa e parë ulin presimin dhe tërhiqen më në thellësi të gjysmëfushës, duke i lënë më shumë terren kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

kundërshtarit. Nefçi e kupton se ky është momenti për të sulmuar dhe shton presionin. Skënderbeu e ka të vështirë të dalë përpara. Madje korçarët rrezikojnë të marrin gol në më shumë se një rast. Në minutat 65, 74, 76, azerët i afrohen golit, por portieri Shehi tregon se vitet mbi supe vazhdojnë ta bëjnë edhe më të mirë. Trajneri i Nefçit i bën të gjithë lëvizjet në kërkim të golit të fitores, por pa mundur të gjejë shtegun që të çon te

ai. Madje kanë qenë korçarët të cilët i janë afruar shumë golit në fundin e ndeshjes. në një kundërsulm të shpejtë, tanët kanë kapur në befasi mbrojtën e Nefçit, që ishte hedhur përpara, por mungesa e freskisë në finalizim ka bërë që të sfumohet një mundësi e mirë. Wshtë ky rasti i fundit i një ndeshje nga ku Skënderbeu ka dalë më se i kënaqur. Barazimi 0:0 e mban plotësisht në garë skuadrën tonë kampione për kualifikimin.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

»

23

Sot radha e Kukësit Skënderbeu e ka kryer misionin r tij, duke marrë një barazim me mjaft vlera në Baku. Ndërsa sot vjen radha e Kukësit në Ligën e Evropës për të zbritur në fushë. Nënkampionët e vendit e kanë shkruar historinë e tyre teksa janë kualifikuar në turin e dytë. Por me moton oreksi vjen duke ngrënë, kuksianët kërkojnë të shkojnë edhe më tej, në turin e tretë. Sonte në mbrëmje në orën 19:30, Kukësi do të presë Sarajevën e Bosnjës në kryeqytet. Një ndeshje e flaktë pasi veç mijërat e kuksianëve pritet që në “Qemal Stafa” të jetë dhe tifozët e zhurmshëm boshnjakë. Në prag të ndeshjes, trajneri i Kukësit, Armando Cungu është shprehur optimist. “Nuk mund të them se do të kualifikohemi apo. Por ne kemi objektivat tanë dhe zbresim në fushë me synimin për t’i realizuar ato. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e këtij takimi, megjithatë do të kërkojmë të bëjmë lojën tonë. Jam i bindur se në këto dy ndeshje i kemi të gjithë shanset për të luajtur një kualifikim që do të ishte një arritje e jashtëzakonshme”, ka thënë Cungu.

Zbardhet kalendari i Superiores Dje në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti për kalendarin e Kategorisë Superiore për sezonin 2013-14. Sipas programit të FSHF-së kampionati i Superiores do të nisë më 24 gusht. Java e parë ka një sfidë klasike Vllaznia me Flamurtarin në Shkodër. Kampionët në fuqi, Skënderbeu presin Besën, ndërsa Partizani pas shumë vitesh larg elitës rikthehet me ndeshjen e parë në Krujë, përballë Kastriotit. Por ajo që spikat në këtë kalendar për sezonin e ri është se dy rivalët për titull Flamurtari e Skënderbeu përballen që në javën e 2-të në Vlorë, më 31 gusht, ndërsa derbi i shumëpritur i Tiranës, Partizani-Tirana, është në javën e 7-të. Kujtojmë se në këtë sezon kampionati ka tre faza. Shorti është hedhur për dy fazat e para, ndërsa më pas kur të mbarojnë ato, skuadrat do të ndeshen sipas renditjes nëpërmjet një skeme të përcaktuar.

Ibra ndjek Ançelotin tek Reali Zllatan Ibrahimoviç duket se e ka ndarë mendjen që të mos qëndrojë më tek Paris Sen Zhermen, pasi dëshiron të vazhdojë karrierën tek Reali i Madridit. Ky është lajmi që është bërë me dije dje nga gazeta spanjolle “AS”. Sipas gazetës spanjolle arsyeja kryesore që shtyn sulmuesin suedez drejt Madridit është Karlo Ançeloti. Trajneri italian është një njohje e vjetër e Ibrahimoviçit dhe së bashku ata bashkëpunuan në mënyrë të përkryer sezonin e kaluar në Paris, ku fituan kampionatin francez. Dashuria reciproke mes trajnerit italian dhe suedezit duket se e ka bërë sulmuesin e PSG-së ta shikojë me prioritet të ardhmen në kryeqytetin spanjoll. Madje sipas “AS” për herë të parë në karrierën e tij, Ibra është i gatshëm që të ulë pretendimet edhe për pagën e tij stratosferike prej 14 milionë eurosh që përfiton aktualisht te PSG. Sulmuesi shtatlartë gjithmonë i ka dhënë përparësi anës ekonomike në karrierën e tij, por duket se tashmë që ajo është drejt fundit, përparësitë kanë ndryshuar. Ibra ka fituar çdo trofe në kampionatet ku ka luajtur, por në atë më prestigjiozin, Ligën e Kampionëve nuk e ka shijuar asnjëherë. Duke qenë i bindur se Paris SG është ende larg rivalëve për të kapur majën e Europës, Ibrahimoviç ka hedhur sytë nga Reali i Madridit. Ekipi spanjoll ndoshta është mundësia e fundit që shtatlarti suedez të fitojë trofeun e Ligës së Kampioneve. Kalimi i Ibrës në Madrid nuk është aq i lehtë, pavarësisht dëshirës së suedezit. Klubi parisien e ka deklaruar disa herë të pashitshëm, por pas largimit të Ançelotit në Madrid dhe afrimit të Kavanit në Paris, hapet një dritare shprese për arritjen e marrëveshjes. Ibra u ble nga Paris SG një vit më parë nga Milani për rreth 20 milionë euro një shumë që nuk përbën problem për Realin, nëse ata e duan sulmuesin. Kuptimplotë ka qenë edhe deklarata e djeshme e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis, i cili ka thënë se Kavani e Ibra nuk do të luajnë bashkë, sepse suedezi: “Ka oferta nga klube të tjera dhe dëshiron vetë të largohet nga Parisi”. De Laurentis është një person me shumë njohuri në botën e futbollit dhe në merkato, ndaj fjalët e tij, të lidhura me raportimet nga mediat spanjolle, janë diçka më shumë se sa një thashetheme mediatik.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

E enjte 18 korrik 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.