metropol 18 maj

Page 1

»9

Flet stërnipi i Rudolf Delianës

Një rrëfim për fëmijët e Kostadin Kristoforidhit, dalin korrespondencat E premte

18 maj 2012

Viti VIII, Nr. 2668 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Dossier

Kuvendi bllokon ligjin Djegia e tretë dhe për ish-të përndjekurit fundit e Përmetit

Kryetarët e grupeve nuk vendosin afat as për reformat. Çështja e Presidentit do të vendoset në një vendim të posaçëm. Kushtetuta parashikon datën 24 maj »4

nga gjermanët

»14-15

Plani urbanistik

Bisedimet Dule zbardh skenarin: Jo në seancë me emër të njëanshëm

Jepen tapitë

PD miraton ligjin për tokat bujqësore, PS abstenon

Kreu i PBDNJ-së pas takimit me Ramën flet mbi bisedimet për konsensusin: Berisha të heqë dorë nga emrat. PD: S’pranojmë ultimatume »2

»3 Mediu dhe Oketa japin votën kundër. Pikat ku do të ndryshohet ndarja e sipërfaqeve me 7501. Shalsi replikon me Mediun, përplasjet në seancë

Në alarm e ëma shqiptare

Itali, ndjen dhimbje në bark, 9-vjeçarja rezulton e përdhunuar

»8

Abetarja Berisha: Fqinjët të çlirohen nga shqiptarofobia, duhet stabilitet »5

Si do të bashkohet Durrësi me Tiranën Bizneset do të zhvendosen përgjatë aeroportit dhe deri në Bërxull. Arkitektët shpjegojnë linjën strategjike të zhvillimit të kryeqytetit. Cilat do të jenë qendrat më kryesore të zhvillimit. Si janë ideuar 5 polet e reja dhe ndërtimet që do të lejohen »6

Takimi i posaçëm me bizneset

Besnik Caka i “NRG BAND” akuzohet për ngacmin seksual me të mitur • Mirsa: Tradhtia nëse falet një herë, përsëritet • Eliza Dushku përfshihet në “The Scribbler” • Tuna kyçet në palestër, përgatit klipin e ri 20-21

»

»7

Qeveria tërhiqet mbi tatim fitimin, përplasje për akcizat


02

«

POLITIKE E premte 18 maj 2012 •

KRITERET

TAKIMET

Lideri i socialistëve, Rama, ka përsëritur në reagimin e tij përmes faqes së tij zyrtare se çfarë kërkon Partia Socialiste në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit: “Ne duam një president për Shqipërinë. Kryeministri do një president për vete. Ne duam një figurë të unitetit kombëtar, siç e kërkon edhe Kushtetuta e Shqipërisë. Kryeministri do një noter partiak. Dallimi është i qartë”, - përfundon ai duke komentuar qëndrimin e djeshëm të Partisë Demokratike lidhur me këtë çështje.

Kryesocialisti më herët ka takuar kreun e LSI-së, Ilir Meta, kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe dje me kreun e PBDNJ-së, Dulen. Ndërkohë që në ditët në vijim, ai do të takohet me kreun e republikanëve, Fatmir Mediun, kreun e Partisë Demokratike, kryeministrin Sali Berisha, si dhe përfaqësuesin e forcës më të re politike, Fryma e Re Demokratike, deputetin Gazmend Oketa. Këto ditë Rama është shprehur i shqetësuar për mungesën e një përgjigjeje nga kryeministri Berisha për procesin e presidentit.

KONSULTIME PËR PRESIDENTIN, KREU I PS-së TAKON KREUN E PBDNJ-SË

Testimi për mocionin e mosbesimit Dule: E domosdoshme. Rama: PD kërcënon me bllokim të statusit Albana Lika

K

ryetari i Partisë Socialiste ka zhvilluar mesditën e djeshme një takim me kryetarin e partisë “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, Vangjel Dule, në kuadër të takimeve të posaçme që lideri socialist ka marrë iniciativën të zhvillojë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Por më shumë se konsultime për kreun e ri të shtetit takimet e kryesocialistit duket se kanë një qëllim më të rëndësishëm për opozitën: konfirmimi i mbështetjes nga të tjera parti parlamentare ndaj një kërkese të mundshme të një mocioni mosbesimi për qeverinë “Berisha” pas korrikut. Vetë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, u deklarua pas takimit me Ramën mbi domosdoshmërinë e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë. Ai ishte në një linjë me kreun e selisë rozë për gjetjen e një presidenti konsensual për integrimin, por nuk u rezervua as dje kur shprehu mbështetjen e tij për kadidaturën e ishkryeministrit Fatos Nano. “Zoti Nano është një kandidaturë që plotëson të gjitha kriteret që kërkon një proces konsensual, gjithëpërfshirës për të zgjedhur një president që do të jetë korrekt në detyrimet e veta”,

PD REAGON NDAJ AKUZAVE TË RAMËS PËR ARRITJEN E KONSENSUSIT

“S’pranojmë asnjë ultimatum për zgjedhjen e presidentit” Në përgjigje të shqetësimit të kryesocialistit Rama PD-ja ka reaguar duke deklaruar se ajo është e gatshme të nisë në afatin kushtetues negociatat për zgjedhjen e presidentit në respekt të plotë të Kushtetutës. Zëdhënësja e kësaj partie, Silvi Bardhi, në emër të selisë blu tha se PD-ja nuk pranon asnjë ultimatum për zgjedhjen e kreut të shtetit. “Disa ditë me radhë kryetari i PS-së kërcënon shqiptarët se ai do të rikthehet te politika e bllokimit nëpërmjet bojkotit të parlamentit në procesin e zgjedhjes së presidentit.

- tha Dule. Ndërsa vetë Rama më shumë se mbi çka u diskutua në takimin me kreun e PBDNJ-së shprehu edhe një herë shqetësimin e tij për konsensusin e munguar me mazhorancën për reformën zgjedhore dhe zgjedhjen e presidentit. Kjo në një kohë kur jemi përballë dy çështjeve jashtëzakonisht të rëndësishme për fatin e Shqipërisë europiane në këtë vit të 100-vjetorit të

Zoti Rama në një sërë deklaratash ultimative shprehet se do të bojkotojë parlamentin për të bllokuar sërish, siç bëri dy vjet me radhë, procesin e integrimit, pasi ai nuk pranon kandidaturë për president nga Partia Demokratike, nuk pranon rekomandimet e ODHIR-it për procesin e votimit dhe kërkon që kryetarin e KQZ-së ta përzgjedhë me ombudsmenin e tij, - deklaroi Bardhi. Ajo tha se PD-ja vlerëson angazhimin disamujor të opozitës si dhe garanton vijueshmërinë e bashkëpunimit me të. “PD-ja ka vlerësuar angazhimin e opozitës

pavarësisë kombëtare. “Na duhet një Reformë Zgjedhore e dakordësuar dhe e miratuar përpara 24 majit në unison me bashkësinë ndërkombëtare, që po bën çmos të na ndihmojë, por që kërkon që të ndihmojmë veten. Ashtu sikundër na duhet një president që të jetë mishërim i unitetit të kombit në këtë periudhë historike, kur shqiptarët si komb kanë nevojë të shkojnë së bashku

përpara dhe njëkohësisht të jenë kontribues të mëdhenj të gjithçkaje i duhet vetë rajonit. Jemi në kushtet kur kryeministri bën shurdhin”, - tha Rama. Të njëjtin shqetësim të përsëritur po dje kreu i PS-së e deklaroi në faqen e tij zyrtare, duke theksuar se nuk është ai dhe Partia Socialiste që po bllokojnë integrimin e vendit. Ai tha se Shqipëria po kërcënohet për të mos marrë për herë

në reformën zgjedhore dhe votimin në parlament të kodeve dhe ligjeve që prej dy vjetësh mbaheshin peng politik në parlament. PD-ja i deklaron edhe një herë zotit Rama se ajo mbetet e vendosur dhe e hapur të bashkëpunojë në parlament me opozitën për zbatimin e rekomandimeve të ODHIR-it për zgjedhjet, si dhe është e gatshme të nisë në afatin kushtetues negociatat për zgjedhjen e kreut të shtetit në respekt të plotë të frymës dhe germës se ligjit themelor të vendit”, - përfundoi zëri zyrtar i PD-së.

të tretë statusin e kandidatit për shkak të palës tjetër. “Kryeministri kërcënon me bllokim. Ne i kërkojmë Kryeministrit të mos kërcënojë Shqipërinë duke rrezikuar statusin e kandidatit për Jozefinën. Kryeministri kërcënon me bllokim. Ne i kërkojmë Kryeministrit të mos kërcënojë zgjedhjet e ardhshme duke rrezikuar statusin për Ristanin”, - deklaroi numri një i selisë rozë, Rama.

PROCESI Presidentit

Mazhoranca nis negociatat me bazë të gjerë Si sot një javë troket afati kushtetues për nisjen e procedurave nga partitë politike për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, mandati i të cilit përfundon dy muaj më pas. Pikërisht në këtë kohë më 24 maj mazhoranca qeverisëse do të nisë negociatat me partitë e saj aleate, por dhe të tjera për zgjedhjen e një emri kushtetues dhe të pranueshëm nga të gjitha palët. Vetë kreu i qeverisë, Berisha, ka deklaruar në mënyrë të vazhdueshme se do të nisë në afatin kushtetues negociatat për zgjedhjen e kreut të shtetit në respekt të plotë të frymës dhe germës së ligjit themelor të vendit. Kjo është dhe arsyeja e mostakimit deri tani mes tij dhe kreut të PSsë Edi Rama, të kërkuar nga ky i fundit përmes një ftese. I vetmi përjashtim i bërë deri më sot nga Kryeministri për këtë çështje, nga sa ka deklaruar, ka qenë takimi me kandidatin e vetëshpallur për president, ishkryeministrin e qeverisë socialiste Fatos Nano.


POLITIKE • E premte 18 maj 2012

»

03

REPORTAZH “La Republica”

“Shqiptarët në BE, Tirana plot me geto”

PS: NDRYSHIMET NË LIGJIN E PRONAVE PO BËHET PËR PËRFITIME ELEKTORALE MË 2013-N

PD miraton ligjet për tokat bujqësore Mediu e Oketa kundër mazhorancës: Ligji është antikushtetues

BALLA PËR BERISHËN

Seanca Duke argumentuar votën e tij kundër Mediu e cilësoi nismën e qeverisë si antikushtetuese, pasi sipas tij kjo nuk zgjidh çështjen e pronave. “Me këtë ligj hidhet poshtë ose imunimizohet mundësia e kompensimit fizik, sepse realisht sot nuk ka tokë të pazaptuar e sidomos në ato të fermave bujqësore. Ligji bie ndesh me ligjet e aprovuara deri tani, sidomos me ligjin për fermat bujqësore, ku përjashtoheshin ata që kishin marrë tokat brenda vijave të verdha dhe zonave turistike, dhe e dyta ata që e kishin zaptuar në mënyrë të paligjshme”, - tha Mediu. Por diskutimi i djeshëm u shoqërua me debate pozitë-opozitë, ku kjo e fundit akuzoi qeverinë për grabitje të pronës në zonat bregdetare në Jug të vendit. Deputeti i PS-së Erion Braçe akuzoi se ndryshimet në ligjin

Në debatin mes Shalsit dhe Mediut për Gërdecin është përfshirë dhe kryeparlamentarja Topalli. “Na kërkoni të falur, sepse avokatin e Gërdecit e kërkuat për nënkryetar të KLD-së. Ju jeni në krizë të thellë morale, më e madhja që ka pas politika në 20 vjet, dhe pastaj ikni, se nuk jeni burra”, i tha Topalli Shalsit.

Shitja e Kakomesë, PS interpelancë me Halimin Në interpelancë me ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi deputeti i PS-së Erion Braçe akuzoi Ministrinë se me vendime të padrejta ka njohur shitjen e pronës së banorëve në gjirin e Kakomesë. “Gjiri i Kakomesë u shit dhe prona është regjistruar nga ZRPP-ja nën varësinë e ministrit të Drejtësisë në favor të kompanisë ‘Riviera’. 290

mijë metra katrorë u shitën për 1219.7 lekë për metër katrorë. Prona është shitur në total për gati 3.4 milionë dollarë, kur ajo kushton minimumi 40 milionë dollar ”- tha Braçe. Ndërsa ministri Halimi theksoi se vendimet për pronat në gjirin turistik të Kakomesë janë dhënë gjatë qeverisjes së socialisteve, duke treguar dhe disa dokumente.

Shalsi akuzon Mediun për ngjarjen e Gërdecit

POLLO

M

e 68 vota pro deputetët e mazhorancës miratuan dje në Kuvend projektligjet që lidhen me çështjet e pronësisë nga fermerët që e kanë pasur në përdorim tokën bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore. Opozita, ashtu siç kishte deklaruar, i abstenoi, ndërsa tre deputetë votuan kundër. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kreu i FRD-së, Gazmend Oketa, dhe deputeti i PS-së Tomë Doshi votuan kundër projektligjeve “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, projektligjit “Për përfundimin e procesit të kalimit në pronësi përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, si dhe të disa ndryshimeve në ligjin “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”.

NËNKRYETARI I KLD

Herion Mesi

“Shqiptarët duhet të dinë gjithashtu se abonenti Sali Ram Berisha, me adresë rruga ‘Mustafa Matohiti’, pallati nr.7, kati 6, Tiranë, nuk paguan fare energji elektrike. Sali Berisha, spiun i UDBsë jugosllave, i ka vënë Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjetike të klaneve mafioze serbe”, - akuzoi deputeti i PS-së Taulant Balla.

“Në rastin e ligjit të tokave të ish-ndërmarrjeve bujqësore ekziston një problematikë: ka persona në zona të thella që punojnë një tokë që as është e tyrja dhe as mund ta shesin. Ekziston mundësia e gabimit, por ekziston dhe mundësia apelimit, ndaj të gjithë duhet ta shikojmë këtë ligj si të domosdoshëm”, - tha Pollo.

Në seancën e djeshme u shkëmbyen akuza të ndërsjella mes ministrit Fatmir Mediu dhe socialistit Eduart Shalsi, i cili akuzoi Mediun për tragjedinë e Gërdecit. “Do të them një ndryshim të madh, nuk më bën përshtypje qe ke qenë ministër në kohën që Shqipërisë i ka ndodhur një fatkeqësi, duhej të ishe kokulur. Janë vrarë 26 veta dhe ke

kurajë të më tregosh faljen mua”, - tha Shalsi. Ndërsa Mediu deklaroi se ndien vetëm dhimbje morale për ngjarjen. “Të kishe pasur minimunim tim të kurajës, atëherë duhej të kërkoje vërtet çfarë ka ndodhur dhe të mos bëje kukuvajkën. Pozicionin tim e kam bërë të qartë dhe kam vetëm dhimbje morale dhe jo ligjore”, - tha Mediu.

DEBATI PËR ERE Kuvendi miratoi dje me 71 vota, 57 kundër dhe 2 abstenime (Qemal Minxhozi e Paulin Stërkaj) projektrezolutën për veprimtarinë e ERE-s për vitin 2011. Opozita akuzoi qeverinë se përmes një vendimi të fundit i ka hapur rrugën një skandali të madh korruptiv, që lidhet me dhënien e së drejtës disa kompanive private për të mbledhur borxhet në sektorin energjetik. “Qeveria më 29 shkurt 2012 u detyrua të nxjerrë një vendim të Këshillit të Ministrave për të miratuar një marrëveshje, e cila nuk bëhet publike midis qeverisë CEZ-it dhe institucioneve të tjera për të zeruar borxhet. Pra, pasi u gjet tregu i borxhit të keq, 70 milionë dollarë në vit, pasi doli vendimi i qeverisë, u krijuan tri kompani njëra pas tjetrës”, - tha deputeti socialist Erion Braçe, duke akuzuar se kjo është një skemë e paracaktuar për të favorizuar biznese të afërta me qeverinë.

e pronave po bëhen vetëm për farsë politike në prag të zgjedhjeve të 2013-s. “Gjithë synimi i këtij ligji është të pastrojë këta 11 hektarë nga ato familje që janë vendosur atje, që e kanë pasur tokën në përdorim dhe që tani thjesht të merrnin certifikatën e pronësisë. Të pastrohet territori nga këta të shkretë dhe natyrisht të mbil-

let territori me pronarë të rinj, me klientë të rinj të qeverisë”, - tha Braçe. Por ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, i hodhi poshtë pretendimet socialistëve duke thënë se nismat bëjnë fjalë vetëm për toka bujqësore dhe jo për ato që vendimet e KKRTve u kanë ndryshuar destinacionin, duke i shpallur nga tokë bujqësore në tokë të zhvillimit

urban. “Bëhet vetëm plotësimi me dokumente të ligjshme, të rregullta të marrjes së tokës në pronësi, duke ruajtur të njëjtat kritere, sidomos kriterin bazë të vlerësimit që duhet të ketë qenë subjekt i përfitimit të tokës, që në ligjin e asaj kohe ai që e merr titullin e pronësisë sot dhe pa dyshim të mos ketë ndryshuar vendbanimin”, - tha Ruli.

Gazeta italiane “Republica” rikthen vëmendjen në realitetin shqiptar, duke i kushtuar një reportazh gjendjes së mjerueshme në të cilën jetojnë mijëra qytetarë dhe ambicieve të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE-së. Fotoreportazhi u realizua nga Stefano Morellit në periferi të Tiranës, në Institut, në një vend që ai e cilëson si një geto të harruar, ku njerëzit jetojnë si fantazma. “Dy hapa nga Universiteti dhe 15 minuta me makinë nga parlamenti një geto, ku janë mbyllur të harruarit e Shqipërisë: mijëra persona të padukshëm. Këta në fakt (shqiptarët) mendojnë vetëm të hyjnë në Bashkimin Europian, duke mbytur të vërtetat e pakëndshme në një det përrallash”, -shkruhet në artikull. “Janë tetë pallate të ndërtuar në vitet ‘50 dhe ‘70, ish-konvikte për studentët e agronomisë. Në këto korridore të errëta jetojnë si fantazma 600 familje. Mes 3000 dhe 5000 personave, për më tepër analfabetë dhe të paarsimuar, për vite pa ujë në frigorifer: të padukshëm për institucionet dhe për botën jashtë (përfshirë edhe shkollat dhe spitalet). Ndërsa nuk dihet numri i fëmijëve”, - përshkruan autori. Më tej autori nënvizon se lufta kundër gjakmarrjes është një kusht për të hyrë në BE, që duket se është injoruar nga autoritetet shqiptare. “Në Institut ka edhe familje që janë arratisur nga Kanuni. Aty fshehin identitetin e vet, sepse mund të gjenden kudo dhe të vriten”, - shpjegon autori. “Problemi i hakmarrjes ekziston dhe është i përhapur. Institucionet shqiptare e mohojnë, sepse përbën një pengesë për hyrjen në Bashkimin Europian”, shpjegon Stefano Gadini, zëvendëspresident i shoqatës “L’Impronta”, që prej vitit 2008 viziton rregullisht Institutin, ku kanë ngritur edhe një qendër sociale. Rruga “George W. Bush”, rruga e parlamentit, e emërtuar për nder të ish-presidentit amerikan, ndodhet vetëm 15 minuta me makinë nga turpi, sipas ‘Google Maps’. Aty në fillim të majit eurokomisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, takoi kryeministrin shqiptar Sali Berisha për të diskutuar mbi hapat për hyrjen e mundshme të Shqipërisë në BE”, vijon më tej artikulli i publikuar në “Republica”.


04

«

POLITIKE E premte 18 maj 2012 •

KONFERENCA E KRYETARËVE MIRATON KALENDARIN TREJAVOR TË KUVENDIT

Kuvendi “harron” ish-të përndjekurit Në kalendar s’përfshihen as reformat, as procedurat për presidentin Herion Mesi Edhe pse ai u miratua në komisione, prishja e konsensusit mes PD-së e PS-së ka bërë që krerët e grupeve parlamentare të lënë në harresë ish-të përndjekurit politikë. Kjo pasi Kuvendi nuk e ka përfshirë në axhendën e tij të punës për të paktën edhe për tri javë nismën që do të mundësojë dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Nuk dihen arsyet e sakta të këtij vendimi, por në kalendarin e punimeve të miratuar dy javë më parë projektligji për të përndjekurit ishte përfshirë. Në variantin e ardhur nga qeveria ishte parashikuar që personat që kanë mbushur 85 vjeç e marrin dëmshpërblimin me përparësi me dy këste. Por sipas mendimit të dhënë nga anëtarët e PD-së në Komisionin e Ligjeve dëmshpërblimi do të lëvrohej me dy këste dhe për gratë mosha e përcaktuar është 70 vjeç, ndërsa për meshkujt 75 vjeç. Ulja e moshës me 10 vjet nga vetë anëtarët e maxhorancës në Komisionin e Ligjeve dhe ndryshimi i planit duke rrëzuar draftin e qeverisë është shoqëruar dhe me një analizë tjetër të faturës financiare që do të duhet të paguajë Ministria e Financave. Gjithashtu në kalendarin trejavor nuk janë përfshirë as reforma zgjedhore dhe as procedurat e zgjedhjes së presidentit. PD-ja e PS-ja nuk kanë gjetur konsensus për reformën elektorale, afati i së

Interpelanca me Berishën, Ruci: Po shkelet Rregullorja, Topalli: Ndodhet jashtë

cilës ishte më 15 maj. Mbledhja që zgjati disa orë është shoqëruar me debate të shumta lidhur me reformën, duke mos arritur në një konsensus mes palëve. Bashkëkryetari socialist i komisionit për reformën, Damian Gjiknuri, shpjegoi se nuk u gjet konsensusi dhe se ka divergjenca për çështjen e administratës dhe ankimimit. Megjithatë, ai tha se negociatat vazhdojnë, duke shpresuar të gjendet një zgjidhje deri në

24 maj. “Palët nuk gjetën konsensus. Kemi divergjenca te çështja e administratës dhe ajo e ankimimit, por negociatat do vazhdojnë. Divergjencat janë të karakterit politik. Shpresojmë të gjejmë zgjidhje deri në 24 maj”, - tha ai. Gjiknuri shtoi më tej se shpreson që zgjidhja të mund të gjendet përmes filtrave parlamentarë. I të njëjtit mendim ishte edhe bashkëkryetari i mazhorancës në komision Oerd Bylykbashi.

Kërkesat e socialistëve për të zhvilluar një interpelancë të opozitës me Kryeministrin Berisha kanë shkaktuar debate në seancën e djeshme plenare mes opozitës dhe kryeparlamentares Topalli. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, deklaroi se po shkelet Rregullorja, për shkak se Kryeministri nuk i është përgjigjur kërkesës së tyre për interpelancë urgjente lidhur me zbatimin e marrëveshjes koncesionare për shfrytëzimin e kromit në Bulqizë. Ruçi tha se me këtë qëndrim të Kryeministrit është shkelur Rregullorja, dhe kjo synon të shmangë kontrollin parlamentar ndaj ekzekutivit. “Interpelanca e kërkuar nga PS-ja është urgjente dhe Rregullorja e parashikon qartë, por ju jeni në shkelje të plotë të Rregullores. Kërkesa që deputeti bën për interpelancë me Kryeministrin nuk mund t’i kalohet ministrit të fushës. Kryeministri duhet të vijë brenda tri javësh në Kuvend dhe ju jeni në shkelje të Rregullores. Interpelanca është mjet i kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit dhe mos e shmangni atë”, - iu drejtua Ruçi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Në replikën e saj Topalli u shpreh se interpelancat nuk janë zhvilluar për shkak të angazhimeve të Kryeministrit jashtë vendit. Më tej kryeparlamentarja u shpreh se për të njëjtën temë Kryeministri është përgjigjur në interpelancat e mëparshme në Kuvend, të kërkuara nga opozita në muaj shtator dhe nëntor të vitit të kaluar. Ajo shtoi se kërkesës për interpelancë mund t’i përgjigjej dhe ministri i linjës. Kryeministri Berisha nuk ishte dje i pranishëm në punimet e Kuvendit për shkak të pjesëmarrjes së tij në aktivitetin që u zhvillua dje në Prizren në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku u promovua njehsimi i abetares së përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë.

TIRANË Presidenti i Ri

Arvizu darkë “presidenciale” me Ramën Ambasadori amerikan Alexandër Arvizu dhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama janë takuar pasditen e djeshme dhe më pas ata kanë darkuar në një nga restorantet në kryeqytet. Të shoqëruar nga dy bashkëshortet përkatëse mësohet se ambsadori Arvizu dhe Rama janë ulur në një nga restorantet pranë stadiumit ‘Dinamo’. Besohet se dy personalitetet të bisedojnë gjatë darkës në ambientet e restorantit dhe për zgjedhjen e Presidentit dhe cështje të tjera në nxehta të skenës politike shqiptare. Ky është takimi i dytë publik i ambasadorit amerikan në Tiranë jashtë orarit zyrtar të punës, pas darkës së konsumuar me kandidatin e vetëshpallur për kreun e ri të shtetit Fatos Nano. Vetë ambasadori amerikan Arvizu pak ditë më parë në një prononcim për shtyp theksoi se për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit do të ketë shumë dreka e darka mes personazheve të politikës gjatë këtyre ditëve.

PROPOZIMI I SOCIALISTËVE ËSHTË KUNDËRSHTUAR NGA PD

PS: Të ndryshojë Kolegji Zgjedhor “Kutitë të hapen nga KZAZ-të, jo nga KQZ-ja” Duke iu referuar problematikave të hasura në të kaluarën, për ankimimin e procesit zgjedhor, socialistët kërkojnë që kolegji i ardhshëm zgjedhor nuk duhet të përmbajë asnjë emër nga ata që gjykuan zgjedhjet e 2009 dhe 2011. Kjo është kërkesa thelbësore e socialistëve e hedhur dhe në Kod, ku Kolegji përpos ndryshimeve vijon të mbetet me 8 anëtarë të përzgjedhur nga KLD-ja me short mes të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të apelit në vend. Por këtë herë u hiqet e drejta dy partive të mëdha të kundërshtojnë emrat e dalë nga kutia e shortit. Nuk përfshihen në shortin e hedhur gjyqtarët në detyrë të Kolegjit Zgjedhor që kanë sanksionuar socialistët, të cilëve, megjithatë, iu refuzua kërkesa. Socialistët nga ana e tyre heqin dorë nga paragrafi që specifikonte rastet kur hapen kutitë e materialeve zgjedhore, gjë e cila shënoi pikënisjen e bllokimit të punës së komisionit.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

Kanë zgjedhur të rregullojnë këtë çështje në një tjetër nen të Kodit, i cili sanksionon të drejtën e pakundërshtueshme të dy anëtarëve të KQZ-së për të hapur kutitë. Në nenin 136 saktësohet se kjo kërkesa nuk hidhet në votim, siç ndodhi më 2009, por procedohet menjëherë. Të majtët kërkojnë që për çdo ankesë të regjistruar

në librat e protokollit të komisioneve të niveleve më të ulëta, për numrin e fletëve të votimit, pavarësisht faktit që kutia e votave mund të mos jetë e dëmtuar ose e shpallur e parregullt, ajo të hapet. Edhe ky formulim i kapitullit të ankimeve së bashku me atë për KQZ-në dhe identifikimin e zgjedhësve u kundërshtua nga PD-ja.


POLITIKE • E premte 18 maj 2012

»

05

Çlirimi nga shqiptarofobia

KRYEMINISTRI THIRRJE FQINJËVE NGA PRIZRENI

Berisha i drejtohet serbëve: Çlirohuni nga shqiptarofobia

Kryeministri nuk harroi që ceremoninë e djeshme të promovimit të abetares së përbashkët ta shfrytëzonte për t’u bërë thirrje të fqinjëve të shqiptarëve që të dalin nga stadet primitive në të cilat ndodhen dhe të çlirohen nga shqiptarofobia. “Nga Prizreni dua t’u themi fqinjëve tanë: çlirohuni nga shqiptarofobia, ajo është një mbeturinë e primitivizmin të trashëguar tuajin. Shqiptarët janë një komb që dinë të ruajnë dhe të mbajnë miqësi, por gaboheni rëndë në qoftë se vazhdoni të shfaqni shqiptarofobinë tuaj me skena si ato të Preshevës, të cilat faktojnë se jeni akoma shumë prej jush në stadet primitive”, deklaroi kryeministri i shqiptarëve. Albana Lika

Misioni i abetares

F Kryeministri tha se abetarja së bashku me germat dhe figurat mbart gjithashtu edhe ëndrrën e qindra gjeneratave që donin një abetare të përbashkët. “Abetarja më e re së bashku me germat dhe me figurat e mrekullueshme mbart sakrificat e shqiptarëve nga kohët e Skënderbeut deri në luftëra çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni. Ajo mbart idealin e lirisë së shqiptarëve, mbart idealin e bashkimit të tyre, si ideali i përjetësisë kombëtare. Abetarja juaj shënon arritjen historike të përpjekjes së shqiptarëve për mbrojtjen, zhvillimin kultivimin e kulturës së tyre, për vendosjen e saj në themelet e së ardhmes së tyre”, tha Berisha.

ëmijët e të gjitha trevave shqiptare që do të hyjnë në shkollë vitin e ri shkollor 2012-2013, do të nisin të mësojnë gjuhën shqipe me një abetare të unifikuar. Në kryeqytetin e idealit kombëtar të bashkimit të shqiptarëve, siç e quajti Kryeministri Berisha Prizrenin, ai dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi prezantuan në një ceremoni festive abetaren e përbashkët, që unifikon tekstin bazë të mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët. Abetarja ka si bashkautorë Shezai Rrokajn, Mimoza Gjokutajn dhe dy përfaqësuesit nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova (Pozhegu). Kryeministri Berisha tha se abetarja shënon arritjen historike të përpjekjes së shqiptarëve për mbrojtjen, zhvillimin kultivimin e kulturës së tyre, për vendosjen e saj në themelet e së ardhmes së tyre. “Sot ne jemi më të vendosur se kurrë të punojmë për projektin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, në projektin e madh europian. Ne sot jemi më të vendosur se kurrë të ndërtojmë kudo që jetojmë vlerat e mëdha të qytetërim europian. Sot ne jemi më të vendosur se kurrë të punojmë me përkushtim për paqen, stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, - tha Berisha. Duke iu drejtuar fëmijëve shqiptarë Kryeministri tha se abetarja vjen pas 160 vjet përpjekjesh mbinjerëzore për liri dhe dinjitet të shqiptarëve, pas ngadhënjimit të tyre mbi të gjitha racizmat, mbi të gjitha armiqësitë e egra, padrejtësitë e mëdha. “Nuk duhet të harroni kurrë se abetarja ka jo vetëm ëndrrën, por ka me qindra jetë të flijuara që ju të jeni të lirë, që ne te jemi të lirë, që ne si komb, aty ku jemi, të ndërtojmë të ardhmen tonë, të ardhmen e shkëlqyer

Tensionet ndëretnike, PDIU: Qeveria të jetë e kujdesshme PDIU-ja e Shpëtim Idrizit ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon, ku tensionet ndëretnike po tregojnë një tendencë antishqiptare, si në Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi. Përmes zëdhënësit të saj, Ardit Bido, PDIU-ja vlerëson se këto sjellje kanë prapavijë politike. “Sjellja brutale e autoriteteve maqedonase ndaj shqiptarëve të arrestuar për çështjen e Smilkovcit tregon qartazi prapavijën politike të qeverisë së Gruevskit. Aq më tepër dënimi i protestave demokratike të shqiptarëve për të ndaluar incidentet e montuara nga autoritetet maqedonase tregon se qeveria “Gruevski” nuk po vepron në të mirë të Maqedonisë, por vetëm në të mirë të etnisë maqedonase”, - deklaroi Bido. Ai tha se qeveria “Gruevski”po tenton që të mbulojë dështimin e radhës për integrimin e Maqedonisë në NATO gjatë samitit të Çikagos, duke shfryrë urrejtje ndaj shqiptarëve. Në këtë kontekst, PDIU-ja u kërkon partive politike në Maqedoni të kenë një zë unik për këto incidente ndëretnike dhe, siç u shpreh ai, të lënë mënjanë gjatë kësaj periudhe tendencat e tyre për lojëra mikropolitike. “Çdo cenim i të drejtave dhe imazhit të shqiptarëve në Maqedoni do të thotë, as më pak e as më shumë, një rrezik për vetë ekzistencën e shtetit maqedonas”, - vijoi ai. Bido kërkoi që diplomacia e Tiranës të ketë një zë për të zbutur këto tensione. “PDIU-ja u bën thirrje qeverisë së Shqipërisë, qeverisë së Kosovës dhe të gjitha forcave politike që përfaqësojnë shqiptarët në Ballkan që të jenë të kujdesshëm ndaj rritjes së nacionalizmit sllav në Ballkan. Sot më shumë se kurrë duhet të kemi një zë”, - përfundoi zëdhënësi i PDIU-së.

që meritojmë, krenarë me qëndresën tonë, të vendosur me të ardhmen tonë evropiane. Kombi shqiptarë kurrë në historinë e tij nuk ka qenë më i bashkuar, më i sigurt në të ardhmen e tij që meriton”, - vijoi ai. Duke e vlerësuar abetaren si dhuratën më të bukur që njerëzit e dijes mund t’i bënin Shqipërisë në këtë 100-vjetor, numri një i qeverisë shqiptare u

bëri thirrje nënave shqiptare kudo që janë që krahas qumështit të mos harrojnë abetaren shqipe me fëmijët e tyre. Të pranishëm në ceremoninë e prezantimi ishin presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ministrat e Arsimit të dy qeverive, deputetë të Shqipërisë dhe të Kosovës, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Kosovë, qytetarë nga të dyja vendet.

Tadiç sërish fushatë nacionaliste

Duam edhe Kosovën, edhe BE-në, nuk heqim dorë Në prag të balotazhit presidencial në Serbi Boris Tadiç bën sërish fushatë me Kosovën. Ndërsa kërkon mandatin e tretë në pushtet, kandidati i Partisë Demokratike të Serbisë ka thënë se, nëse fiton në zgjedhjet e 20 majit, nuk do të ndryshojë politikën “Edhe Europa, edhe Kosova”. “Nuk do të heq dorë nga kjo politikë”, - ka thënë Tadiç gjatë duelit televiziv me rivalin radikal të Partisë Progresive Serbe, Tomisllav Nikoliç. Ky i fundit ka thënë se çështja e Kosovës duhet të negociohet dhe ka akuzuar presidentin aktual se u shmanget përgjegjësive dhe nuk do që brenda Serbisë të arrihet konsensusi për politikën ndaj Kosovës. Me politikën “Edhe Evropa, edhe Kosova”, Tadiçi këmbëngul edhe në rrugën evropiane të Serbisë, edhe në sovranitetin e shtetit serb mbi Kosovën. Në zgjedhjet presidenciale të 6 majit Tadiçi dhe Nikoliçi kanë fituar më së shumti vota, por asnjëri numrin e mjaftueshëm për të shmangur balotazhin. Duhet theksuar se Bors Tadiçi është favoriti kryesor i zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Kjo deklaratë në fakt bie në kundërshtim me aspiratat për integrim të shtetit fqinj në bashkimin evropian. Kjo sepse Serbisë i është bërë e qartë se pa njohur Kosovën nuk ka anëtarësim në Bashkimin Evropian. E megjithatë krerët më të lartë të shtetit serb sërish nuk heqin dorë nga deklaratat nacionaliste për aneksimin sërish të Kosovës, megjithëse tashmë për komunitetin ndërkombëtar kjo është një çështje e mbyllur që në vitin 1999, kur forcat aleate ndërhynë për të ndalur gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare.

BE dialogu të vazhdojë

“Liberalizimi dhe integrimi në dorë të Kosovës” Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian në Prishtinë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa kushte. Kjo pasi dy vendet kanë ende shumë çështje përpara, të cilat kërkojnë zgjidhje pa u vonuar. Gjithashtu Zhbogar ka nënvizuar se nga dialogu varet edhe afrimi i dy vendeve me familjen evropiane. “Dialogu duhet të vazhdojë, pasi ka ende shumë gjëra për të bërë. Ne e kemi thënë se progresi i Kosovës dhe i Serbisë drejt BE-së do të matet edhe nëpërmjet dialogut dhe marrëdhënieve mes tyre. Ndaj është në interes të të dyja palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në këtë dialog”, - ka thënë Zhbogar, i cituar nga e përditshmja “Koha ditore”. Vazhdimi i dialogut për çështjet teknike është kushtëzuar nga Kuvendi i Kosovës me zbardhjen e fatit të personave që rezultojnë të pagjetur prej më shumë se një dekade. Zhbogar ka preferuar të mos i komentojë zhvillimet e Kuvendit, por ka rikujtuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është kërkuar edhe me rezolutë të OKB-së. “Gjithkush duhet ta dijë se këto përpjekje janë të mundimshme dhe janë të kushtueshme në aspektin politik dhe institucional dhe kërkojnë reforma ekonomike. Të gjitha vendet kanë kaluar të njëjtin proces. Është një proces me kushte dhe progresi matet me rezultate konkrete”, - ka thënë Zhbogar. Kritikat ndaj BE-së kanë shënuar rritje sidomos në aspektin e liberalizimit të vizave. Kosova ende nuk e ka marrë zyrtarisht nga BE-ja udhërrëfyesin, ku tregohet për detyrat që duhet të kryejë për të qenë pjesë udhëtimit pa viza.


06

«

SOCIALE E premte 18 maj 2012 •

PROJEKTET E STUDENTËVE Kryebashkiaku Lulëzim Basha vlerëson punimet e bëra nga studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit për projektet e zhvillimit të pjesëve të ndryshme të Tiranës. Duke vlerësuar punën njëvjeçare të bërë për realizimin e tyre Basha nënvizoi se kjo është përgjigjja më e mirë që studentët e Politeknikut u japin skeptikëve, që mendojnë se qyteti ynë nuk bëhet. “Projekti i bulevardit të ri, sikundër dhe plani urbanistik që ne do të shpallim sot për t’i hapur rrugën një procesi konsultimi me të gjithë qytetarët e Tiranës dhe grupet e interesit dhe më gjerë, sepse Tirana nuk është vetëm qytet, është edhe kryeqendra e kombit, ka si synim të ofrojë një model të ri qytetërimi, një qytet modern dhe evropian”, - ka pohuar Basha, duke shtuar më tej se asnjë nga këto punime nuk do të ishte i mundur, nëse mungon besimi tek e ardhmja e qytetit.

BIZNESET ZHVENDOSEN PËRGJATË AEROPORTIT DERI NË BËRXULL

Plani Urbanistik, si do të bashkohen Tirana e Durrësi Pranvera Kola

D

uke i klasifikuar si qendrat më të rëndësishme për tërheqjen e popullsisë dhe investimeve, Tirana dhe Durrësi me detajimet e bëra në planin e ri urbanistik është menduar të shndërrohen edhe në një portë hyrëse për gjithë Gadishullin e Ballkanit. Kreu i grupit teknik për konceptimin e planit territorial dhe këshilltar i Kryeministrit për çështjet urbane, Flamur Kuçi, ka pohuar se ky rajon shihet si një zonë potenciale, që do të krijojë shanse të mira ekonomike për zhvillimin e vendit. Kjo për shkak të prezencës së portit, të një parku energjetik, për shkak të mundësisë për krijimin e një parku industrial, aeroportit si dhe një rrjeti të mirë infrastrukturor që ka ky rajon edhe me pjesët e tjera periferike, qoftë me autostradën në drejtim të Kosovës, rrugën e re në drejtim të Dibrës, me tunelin e ri të Elbasanit, boshtin e Jugut. Pas diskutimeve të zhvilluara edhe me drejtuesit e komunave që të shndërrohet më infrastrukturën e duhur në një ambient për zhvillimin e bizneseve në zonën që fillon përgjatë aeroportit në vijim të autostradës dhe deri në Bërxull. Këtu do të vendoset infrastruktura ekonomike për bizneset më të mëdha, që do të afrohen edhe nga investimet e huaja. “Ky është një vend që

PLANI URBANISTIK

Qendrat për zhvillimin e Tiranës Plani parashikon ngritjen e 5 pole të reja zhvillimi. Poli i parë përfshin zonën poshtë stacionit të trenit, që është konceptuar me funksione publike e administrative. Poli i dytë është zona e spitaleve për ofrimin e kujdesit mjekësor. Poli i tretë do të jetë qendra e Qytetit Studenti, poli i katërt do të jetë pjesa e digës së Liqenit, ndërsa poli i pestë te Fusha e Aviacionit, ku synohet që të futen aktivitete biznesi, administrative, rekreative. Do të ketë dhe dy qendra në një largësi pak më të madhe, siç është ndërtimi i një fshati në kombinat si dhe kampusi i ri universitar në Kamëz. gëzon këtë lloj potenciali. Plani urbanistik, në bashkëpunim me të gjitha bashkitë dhe komunat përreth kryeqytetit, ka zhvilluar një koncept metropolitan. Skema e zhvillimit metropolitan praktikisht është bazuar në një analizë, ku Ti-

LIDHJA STRATEGJIKE Sipas arkitektit, zhvillimet vënë në dukje pozicionin strategjik të Tiranës dhe Durrësit. Për këtë arsye është menduar që pjesa përgjatë aeroportit, autostradës deri në Bërxull të klasifikohet si zonë ekonomike, çka do të thotë që kjo zonë, duke u pajisur me infrastrukturën e përshtatshme, mund të shndërrohet në një zonë me parqe logjistike, që do t’u shërbejë kompanive të shumta, të cilat do ta shohin Shqipërinë si portë hyrëse për gjithë rajonin.

rana dhe Durrësi shihen si një lloj porti hyrës për pjesën e kapitaleve, investimeve, mallrave etj. për pjesën e rajonit, për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoni. Nga kjo pikëpamje Durrësi dhe Tirana kanë një pozicion strategjik. Për këtë arsye është menduar që pjesa përgjatë aeroportit, autostradës, deri në Bërxull, të klasifikohet si zonë ekonomike, çka do të thotë se kjo zonë duke u pajisur me infrastrukturën e përshtatshme mund të shndërrohet në një zonë me parqe logjistike, që do t’u shërbejë kompanive që do ta shohin Shqipërinë si një portë hyrëse për të gjithë rajonin”, ka deklaruar arkitekti Kuçi. Grupi i ekspertëve do të shpalosë gjatë ditës së sotme draftin e planit të ri urbanistik, i cili para-

shikon një model të ri zhvillimi për Tiranën, duke e ndarë atë në pesë pole të mëdha zhvillimi. Rëndësi të veçantë plani do t’i japë edhe formulës së menaxhimit të pronës, e cila deri më sot është shoqëruar me probleme të shumta. Për të zgjidhur problemin e shkaktuar nga kaosi i trafikut është menduar ndërtimi i pesë unazave të mëdha, që do të orientojnë siç duhet lëvizjet e automjeteve. Kujdes do të tregohet edhe për gjelbërimin. Do të jenë 4 parqe, të cilat do të përfshihen në planin urbanistik. Konkretisht bëhet fjalë për parkun ekzistues të Liqenit Artificial, parkut të ri të Paskuqanit, parkut të Farkës, parkut të pishave të kodrave të Vaqarit, korridori rekreativ i lumit të Tiranës.

Protestojnë myslimanët

Diplomatët e huaj në vend mbështetin paradën e gejve Parada e gejve merr mbështetjen e diplomatëve të huaj dhe nxit zemërimin e komunitetit mysliman, i cili pak metra me tutje ka protestuar në mbrojtje të vlerave të familjes. Krahas shoqatave për të drejtat e njeriut, Ambasadës Pink, pjesë e tubimit të diversitetit ishin edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arrvizu, ai i holandez Van Den Dol si dhe Avokati i Popullit Igli Totozani, ku kanë kërkuar ndërgjegjësimin e opinionit publik për respektimin e të drejtave të këtij komuniteti, të cilat janë pjesë e 12 prioriteteve që Shqipëria duhet të përmbushë për integrimin evropian. Duke përgëzuar këtë iniciativë, e para në vend, të dy ambasadorët pohuan se dalja e tyre në publik tregon progres për vendin. Gjithashtu në mbështetje të këtij komuniteti doli edhe zëvendësministrja e Punës Filloreta Kodra, duke deklaruar se është hartuar një program pune për rishikimin e legjislacionit dhe do të ndërmerret edhe një fushatë të gjerë kundër diskriminimit seksual. “Dua të përgëzoj Kryeministrin Berisha që e ka të qartë pozicionin e Shqipërisë për të drejtat e LGBT-së. Mbrojtja e të drejtave

të tyre është prioritet kyç për politikën e jashtme të SHBAve. Presidenti Obama lëshoi një direktivë për të siguruar të gjitha ambasadat në mbarë botën të promovojnë të drejtat e njeriut dhe personave që i përkasin këtij komuniteti”, tha Arvizu. Ndërsa ambasadori Van Den Dol u shpreh: “Frika dhe paragjykimi burojnë nga mungesa e të kuptuarit dhe mungesa e informacionit. Prandaj kjo është një nga sfidat e radhës për këtë komunitet në Shqipëri. Drejtojuni miqve tuaj, familjeve tuaja, kolegëve tuaj, politikanëve tuaj, mundohuni të kuptoni paragjykimet që ata mund të kenë dhe tregojuni se cilët jeni.” Pak metra më tutje përfaqësuesit e komunitetit mysliman me parulla si “pro natyrshmërisë”, “kundër përversitetit” kanë protestuar në mbrojtje të vlerave të familjes.

Diskutohen ndryshimet në Kodin e Punës

Kontrata kolektive do të jetë e detyrueshme për punëdhënësin Kodi i Punës do të pësojë të tjera ndryshime, pjesë e të cilave do të jetë detyrimi për lidhjen e kontratave kolektive të punës nga punëdhënësit. Këta të fundit janë udhëzuar gjatë ditës së djeshme që të marrin masat për lidhjen e kontratave kolektive. Në takimin e zhvilluar me ekspertët e Organizatës Ndërkombëtare të Punës është konfirmuar edhe nisja e diskutimeve për ndryshimin e Kodit të Punës. Ndryshimet e tij priten të shtojnë sanksionet për punëdhënësit që nuk hartojnë kontrata për punëmarrësit. Gjithashtu rishikimi i Kodit do të përfshijë edhe garantimin e të drejtave të personave me orientim të ndryshëm seksual në tregun e punës. Komisioni Europian dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës nënvizojnë rolin e shtetit në zhvillimin e dialogut social autonom dypalësh ndërmjet punëdhënësve dhe sindikatave, ku krahas zhvillimit të partneritetit social trepalësh në vend duhet të zhvillohen dhe funksionojnë strukturat që mbështesin zhvillimin e marrëdhënieve punëmarrës-punëdhënës, nëpërmjet “nxitjes dhe zhvillimit të kontraktimit kolektiv si dhe parandalimit e zgjidhjes

së mosmarrëveshjeve kolektive të punës”. “Aktualisht në Shqipëri ekzistojnë tetë kontrata kolektive mes federatave dhe ministrive të linjës, të cilat mbulojnë 74356 punonjës; njëmbëdhjetë kontrata kolektive ndërmjet federatave dhe institucioneve publike, të cilat mbulojnë 62295 punonjës; dhjetë kontrata kolektive me korporatat e mëdha, nëpërmjet të cilave mbulohen rreth 10000 punëmarrës; si dhe 463 kontrata kolektive në nivel ndërmarrjeje në të dy sektorët. Një nga risitë në legjislacionin e punës është krijimi i këshillave të sigurisë dhe shëndetit në punë në nivel ndërmarrje”, - ka deklaruar ministri Ksera. Më pas ministri u është kundërpërgjigjur akuzave të bëra nga lideri socialist Edi Rama për nivelin e papunësisë si shifra të pabaza dhe jashtë realitetit shqiptar.


EKONOMI • E premte 18 maj 2012

DEBATE NË KËSHILLIN KONSULTATIV TË BIZNESIT. BREGASI: KUNDËR AKCIZËS

Tatimi mbi fitimin, tërhiqet ministria Biznesi do paguaj tatimin 4 herë në vit në fund të çdo 3-mujori Ervin Koçi

NENET E DEBATUARA

M

inistria e Financave pranon kërkesën e bizneseve për të kryer pagesën e tatimit mbi fitimin në fund të çdo tre mujori, duke krijuar lehtësira për bizneset. Presioni i bërë nga biznesi gjatë këtyre tri ditëve për të mos miratuar ndryshimet për parapagimin e tatimit mbi fitimin, ka detyruar Ministrinë e Financave të tërhiqet nga propozimi, ndërkohë që vijojnë kundërshtimet për projektligjin e ri të akcizave. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Konsultativ të Bizneseve, përfaqësues të tij pranuan që pagesa të bëhet me katër këste në vit, pra në fund të çdo tremujori. “Është komunikuar rasti që biznesi nga pagesat për çdo muaj të këstit të tatim fitimit mund ti krijohet humbje në kohë dhe natyrisht që ne duam që këtë humbje ta ulim sa më shumë. Qëllimi ynë është të paguhet një herë në tre muaj”, theksoi gjatë mbledhjes zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj. Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Biznese u diskutua edhe për dispozitat që do të zbatohen pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të akcizave, e cila që nga 1 korriku do të administrohet nga Dogana, dispozita të cilat nuk janë mirëpritur aspak nga biznesi. Sipas zëvendësministrit të Financave Alfred Rushaj, ky ligj parashikon parapagimin në doganë të këtij tatimi edhe në formën e një sigurimi të detyrueshëm. Por, pikërisht gjatë këtij sqarimi, Rushaj ka hasur në kundërshtimin e Luan Bregasit, president i shoqatës Biznes Albania, i cili është shprehur kundër projektligjit në fjalë, pasi në draft nuk janë reflektuar vërejtjet e biznesit. Bregasi nënvizoi se biznesi është kundër parapagimit të akcizës si dhe vendosjes së garancisë bankare. Nga ana e tij, Rushaj, qartësoi biznesin se nuk do të ketë shmangie nga zbatimi i ligjit për akcizat. “Jep baza të qarta në lidhje më mënyrën transparente të menaxhimit të akcizës nga ana e administratës doganore. Një risi tjetër është harmonizimi i kodeve tarifore të mallrave të akcizës me të njëtën mallë akcize të BE-së”, deklaroi zv.ministri. Në ligjin për akcizat, sipas përfaqësuesit të qeverisë, një element shumë i rëndësishëm që rrit transparencën, thjeshton procedurat, garanton barazinë e trajtimit të tatim paguesve është edhe menaxhimi i kësaj takse nëpërmjet platformës online. Ky shërbim do t’u ofrohet bizneseve nga ana e doganës, pasi në Shqipëri është institucioni i vetëm on-line i shtrirë në gjithë territorin. Ligji i ri i akcizave përfshin në ndryshimet e tij dhe rritjen e akcizës për pijet alkoolike, deri në 20 për qind. Kjo vlerë do të jetë në varësi të përqindjes së

NENI 21/ GARANTUESI

1. Kur në përputhje me dispozitat e këtij ligji kërkohet dhënia e një garancie, me qëllim që të sigurohet pagesa e një borxhi, kjo garanci depozitohet nga depozituesi i miratuar, dërguesi i regjistruar, pritësi i regjistruar, ose nga përfaqësuesi fiskal.

NENI 23/ MASA E GARANCISË

1. Depozituesi i miratuar është i detyruar të depozitojë një garanci në masën 100% të detyrimit të akcizës të produkteve të depozituara. 2. Nëse garancia jepet nga subjekte të tjera, shuma e garancisë së dhënë nga depozituesi i miratuar zvogëlohet në të njëjtën shumë. 3. Depozituesit e miratuar, dërguesit e regjistruar, pritësit e regjistruar, janë të detyruar të garantojnë në masën 100% detyrimin e akcizës edhe për të gjitha operacionet e tjera me pezullim të detyrimeve të akcizës. 4. Autoriteti doganor ka të drejtë të përjashtojë nga detyrimet e përcaktuara në pikën 1 dhe 2 të këtij neni, institucionet buxhetore. NENI 26/ DORËZANIA

alkoolit të pijes. Drafti i ri për akcizat, i hartuar nga Ministria e Financave, ka ngjallur mjaft kundërshti nga përfaqësues të biznesit. Sipas tyre, projektligji në disa nene nuk përfaqëson nismën e qeverisë në mbrojtje të biznesit vendas, duke parashikuar dispozita që detyrojnë

bizneset të lënë garanci për gjobat, ose në të kundërt parashikohet sekuestrimi i pronës. Megjithëse projektligji në fjalë është miratuar nga komisionet parlamentare, nuk ka shkuar ende për votim në Kuvend, sepse që në fillimi ka pasur kundërshtimin e biznesit.

1. Dorëzanësi merr përsipër me shkrim të paguajë personalisht dhe/ose bashkërisht me depozituesin e miratuar, pritësin e regjistruar, dërguesin e regjistruar shumën e borxhit të garantuar që duhet paguar. 2. Dorëzanësi duhet të jetë një person i tretë i vendosur në Republikën e Shqipërisë dhe i pranuar nga autoritetet doganore. 3. Autoritetet doganore mund të refuzojnë miratimin e dorëzanësit ose të llojit të garancisë së propozuar, kur kjo e fundit vlerësohet në bazë të kritereve të përcaktuara me akt nënligjor se nuk siguron pagesën e borxhit brenda afatit të përcaktuar.

LEKU FITON PËRSËRI PIKË NDAJ EUROS, PËRMIRËSOHET NDAJ DOLLARIT

Euro në nivelet më të ulëta që nga dhjetori Monedha vendase fiton pikë ndaj valutave kryesore Monedha evropiane nuk po e ndal dobësimin e saj ndaj lekut, duke arritur në vlerësimin më të ulët që prej muajit dhjetor. Një euro është këmbyer me 138.73 lekë duke u zhvlerësuar me 0.27 lekë, krahasuar me një ditë më parë. Rënia e euros është shumë e pakuptueshme, pasi zhvlerësimi i monedhës evropiane gjatë muajit dhjetor erdhi si pasojë e fluksit të emigrantëve që vinin në Shqipëri për kalimin e pushimeve të fundvitit. Periudha e tanishme nuk ka reflektuar ende ardhjen e emigrantëve dhe turistëve që të shpjegojë arsyen e zhvlerësimit të monedhës evropiane në tregjet shqiptare. Pra, pas një periudhe njëmujore, monedha euro pritet që të zhvlerësohet edhe më shumë, pasi përkon dhe me periudhën e ardhjes së turistëve në territorin

shqiptar. Një nga shkaqet e rënies së vlerës së euros është edhe gjendja e krijuar në shtetin fqinj, Greqinë. Destabiliteti politik që është krijuar në vendin helen, duke shkuar në zhgjedhje të parakohshme, dhe kriza e rëndë ekonomike që e ka push-

tuar atë, kanë reflektuar në mënyrë direkt në vlerësimin e euros. Ky terren i fituar nga leku, ka një ndikim tepër pozitiv në ekonominë vendase. Individët apo subjektet që kanë marrë kredi në euro dhe kanë për të shlyer këste kredie tani kanë mundësi që

t’i paguajnë ato me një vlerë më të vogël. Gjithashtu importet që kryhen nga vendet e eurozonës, përjashtuar nafta, blihen me një kosto më të lirë. Edhe nafta që blihet me monedhën amerikane tani mund të blihet edhe më lirë në tregjet ndërkombëtare, krahasuar me disa ditë më parë. Leku ka fituar terren edhe ndaj dollarit ku 1 dollar është këmbyer me 109.09 lekë, 0.1 lekë më pak se një ditë më parë. Valuta shqiptare ka pasur një ditë pozitive duke përfituar terren edhe kundrejt paundit britanik dhe frangës zviceriane. Një paund u këmbye me 173.29 lekë, 0.47 lekë më pakë. E njëjta situatë është edhe kundrejt monedhës zvicerane. Një frang u këmbye me 115.49 lekë, duke u ulur me 0.12 lekë më pak.

»

07

MJEDISI Financimi nga BE

Trajnimi i inspektorëve mjedisorë Bashkimi Evropian do të mbështesë Ministrinë e Mjedisit me anë të projektit “Selea” për një zbatim më të mirë të legjislacionit mjedisor. Projekti parashikon financimin e reformës në Inspektoratin Mjedisor me rreth 4 milionë euro. Zv/ ministri i Mjedisit, Taulant Bino, është shprehur se, puna e inspektoratit është përqendruar te menaxhimi i mbetjeve, por për një performancë më të mirë, forcat në terren kanë nevojë për një mbështetje më të madhe. Projekti ka një vlerë totale prej 4 milionë eurosh dhe është parashikuar edhe trajnimi i prokurorëve, hetuesve etj, në mënyrë që i gjithë procesi të jetë i lidhur në formë zinxhiri”, tha Brusa. Inspektorati i Mjedisit pësoi ndryshime të konsiderueshme gjatë vitit të kaluar, si pjesë e reformës së përgjithshme të inspektimeve. Numri i inspektorëve u rrit nga 50 në 170, por shumë pak gjëra ndryshuan për sa i përket mbrojtjes së mjedisit në vend.

Tregjet

Eksportet e orientuara drejt Ballkanit Rriten eksporte vendase drejt vendeve të rajonit. E ndikuar nga çmimet e larta të karburanteve, dhe njëkohësisht nga zbehja e kërkesës në tregjet e Bashkimit Evropian, Shqipëria zhvilloi më shumë tregti gjatë vitit që shkoi me vendet fqinje në Ballkan. Ndryshe nga tendenca e përgjithshme, sipas të dhënave statistikore të tregtisë, eksportet drejt rajonit të Ballkanit (gjashtë vendet me të cilat kemi nënshkruar marrëveshjen CEFTA të tregtisë së lirë), në janar-mars kanë eksportuar rreth 9% më shumë produkte se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sipas të dhënave doganore, në gjashtë vendet e Ballkanit eksportuam 47% më shumë se në vitin 2010, duke arritur vlerën e 24.6 miliardë lekëve. Krahasuar me eksportet totale të vitit të kaluar, pesha e eksporteve drejt këtij rajoni u rrit me gati 2 pikë përqindje, duke zënë 13% të totalit të eksporteve. Kriza e rëndë që ka përfshirë eurozonën e ka orientuar tregun shqiptare drejt vendeve të rajonit.


08

« aktualitet

E premte 18 maj 2012 •

Nga policia e Tiranës

Kapen dy, kërkoheshin për vjedhje dhe për mashtrim E kërkuara për mashtrim dhe një tjetër për vjedhje u arrestuan dje. Nga komisariati nr.2 u bë e mundur kapja e shtetases në kërkim L. Gjana, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprën penale të “mashtrimit”. Nga komisariati nr.1 u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Filipi 32 vjeç, sepse dje në orën 13.00’, pranë sheshit “Avni Rrustemi” dyshohet se i ka vjedhur dy celularë një shtetasi.

Do vazhdojnë kontrollet

Dramë në familjen shqiptare në Itali. Përdhunuesi i panjohur

Shqiptarja 9 vjeçe ndien dhimbje në bark. Mjekët: E kanë përdhunuar ITALI - Një shqiptare 9 vjeçe, me banim në Ankona të Italisë dyshohet se ka pësuar abuzime seksuale në familje. Dyshimet janë konstatuar pas një kontrolli mjekësor të vajzës 9 vjeçe, ndërsa hetimet e policisë mbi vajzën e vogël me origjinë shqiptare, nisën të martën, kur e mitura u shtrua për emergjencë në spital, pasi ndihej keq. Nëna, pasi ka mësuar lajmin shkatërrues nga mjekët për atë që mund t’i kishte ndodhur vajzës së vogël, është ndier e sëmurë dhe u shtrua në spital. Të martën kishte qenë pikërisht nëna ajo që insistonte që ta dërgonte vajzën në spitalin në rrugën Corridoni. Banuese në Toskana, këto ditë kjo familje ishte në shtëpinë e të afërmve në Filottrano. Vajza u ankua për dhimbje të forta të barkut, të pazakonta për moshën e saj dhe erdhi në dhomën e urgjencës me lot. Verdikti i mjekut në detyrë ishte një shok: abuzim seksual, pothuajse me siguri. Nëna vështirë se mund ta besonte

përsëritur me kalimin e kohës. Në fillim nëna ka treguar si pistë të mundshme të abuzimit mjedisin shkollor, por policia po heton për një rreth shumë të ngushtë, dhe atë familjar. Prokuroria ka hapur një dosje kundër një personi të panjohur. Dëshmitë e nënës, babait dhe vajzës do të shqyrtohen më tej në ditët e ardhshme. Policia po heton edhe vendndodhjen e disa të afërmve.

dhe menjëherë e kishte kapur një krizë kur bërtiti “Më tregoni të vërtetën, më tregoni se kush ishte, më thoni çdo gjë”. Gruaja pyeti vajzën e saj për emrin e atyre që kishin abuzuar me vogëlushen. Fëmija u pranua në një repart të spitalit

në Salesi dhe është caktuar përkohësisht një agjent i shërbimeve sociale. Menjëherë u lajmërua policia për hetime. Oficerët dëgjuan babain direkt në spital. Nga shqyrtimi i parë mjekësor është zbuluar dyshimi i abuzimit seksual të

Precendetët Vitet e fundit janë shtuar së tepërmi akuzat e shqiptarëve që abuzojnë seksualisht me fëmijët e tyre. Rasti më tipik është ai i vlonjatit Nexhip Qepja, i cili u dënua sepse i kishte puthur “bilbilushin” djalit të tij 3 vjeç. Ndërkaq, para disa javësh u dënua një tjetër shqiptar, i cili akuzohej se kishte abuzuar seksualisht me 2 vajzat e tij. Ai doli nga salla e gjyqit pa dëgjuar vendimin, teksa prokurori tha se do niste tjetër akuzë për abuzimet seksuale edhe me të birin. Përgatiti: Mariglen Mulla

Policia: Vendosëm 636 gjoba në 24 orët e fundit Në 24 orët e fundit nga shërbimet e policisë së kryeqytetit, janë vendosur në total 636 gjoba për shoferët e pabindur. Burime zyrtare thanë se shërbimet e policisë do të ndëshkojnë pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si: parkime të gabuara, parkime dyshe, shkelje semafori, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për shpejtësi, për përdorim alkooli etj.

Sendet iu gjetën brenda televizorit

Pranga 17-vjeçarit të dyshuar për grabitjen e turistëve çekë Një 17-vjeçar është arrestuar dje në Kukës si i dyshuar për grabitjen me dhunë të 3 shtetasve çekë, të grabitur në fillim të shkurtit të këtij viti. Të gjitha sendet që si kishte vjedhur janë gjetur brenda televizorit. Kështu, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi prangosën autorin e grabitjes në komunën Ujmisht Kukës, 17-vjeçarin me iniciale P.M, banues në këtë komunë. Ky shtetas akuzohet se u ka vjedhur me dhunë, duke i kërcënuar me fjalë e veprime, tre shtetasve çekë, në kohën kur ata po flinin në ambientet e automjetit të tyre, një sërë sendesh personale si një videokamera, një aparat fotografik, një aparat GPS, si dhe një aparat telefonik celular. Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e policisë në banesën e këtij shtetasi është bërë i mundur sekuestrimi i sendeve të vjedhura shtetasve çekë, të cilat u gjetën të fshehura në ambientet e brendshme të shtëpisë së tij, brenda aparatit televiziv. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Kukës.

Dy policët e vrarë

Torturat në anus e injeksionet e El Masri, i kapur nga CIA në Maqedoni

Strasburgu dëgjon historinë e terroristit të gabuar Si përfundoi në Kuçovë i dyshuari për terrorizëm Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dëgjoi dje historinë e gjermanit me origjinë libaneze Khaled El Masri, që u kap në Maqedoni e pas torturave përfundoi nga Kandahari në Kuçovë të Shqipërisë, për t’u liruar si i kapur gabimisht nga CIA. Tregtari i thjeshtë i makinave nga qyteti i vogël gjerman i Ulmit ka trokitur në dyert gjyqësore në të gjithë Shtetet e Bashkuara e disa shtete të tjera dhe çdo herë ka qenë i kundërshtuar. Sipas shënimeve të përgatitura nga Nisma e Shoqërisë së Hapur të Drejtësisë, më 31 dhjetor 2003, Khaled el-Masri u kap

Khaled El Masri

në Shkup të Maqedonisë. U rrah rëndë me grushte dhe me një shkop të trashë. Rrobat e tij ishin të copëtuara me gërshërë ose thikë, duke e lënë atë me

të brendshme. U rrah përsëri dhe të brendshmet iu hoqën me dhunë. Ai e dëgjoi shkrepjet e fotografive dhe ndjeu një objekt të fortë në anus e dy in-

jeksione në shpatulla. Nisma e Shoqërisë së Hapur të Drejtësisë thotë se “Më 28 maj të vitit 2004 ai u dërgua në bordin e një avion çarter të CIA-s “Gulfstream” me numër bishti N982RK në një bazë ajrore ushtarake në Shqipëri, të quajtur aerodromi në Berat-Kuçovë. Me të mbërritur ai është shtyrë në një makinë për disa orë dhe pastaj është lënë jashtë dhe i thanë që të mos shikonte prapa. Pothuajse menjëherë ai u arrestua nga autoritetet shqiptare dhe u dërgua në aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku u vendos në një fluturim komercial në Frankfurt.

Gratë e policëve ngritën padi

Gjykata vendos: Dy policët e vrarë të shpallen dëshmorë Policët e vrarë në Kukës në vitin 2009, falë një vendimi gjykate, do të shpallen “Dëshmorë të Atdheut”. Gjykata Civile e Tiranës ka vendosur dje t’u japë të drejtë dy grave të policëve të vrarë në Kukës, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, dhe ka urdhëruar Komisionin Qendror të Statusit të Dëshmorit që t’i shpallë ata “Dëshmorë të Atdheut”. Këtë vendim e dha dje në mesditë gjyqtari i Dhomës Civile Sokol Shehu. Ndërkaq, bashkëshortet e të ndjerëve ngritën një padi, e cila më pas vuri në lëvizje gjykatën e kryeqytetit, duke kërkuar shfuqizmin e dy vendimeve me numër 540 dhe 541 në të cilët dy punonjësit e policisë nuk konsideroheshin si “Dëshmorë të Atdheut”, pavarësisht se sipas Policisë së Shtetit vrasja e tyre u konsiderua në krye të detyrës. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar autorin e këtij krimi, për akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimave. Ata ranë në krye të detyrës në marsin e vitit 2009. Ndërkaq, autorin Afrim Hasani, gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm.


SPECIALE • E premte 18 maj 2012

LEDIA LLESHI ELBASAN- Rudolf Deliana është stërnip i Kristoforidhit. Ai ka shumë kujtime nëpërmjet gjyshes së tij dhe korrespondencës me të birin e Kristoforidhit në Francë. Nëpërmjet një interviste ai rendit disa nga këto kujtimeve dhe detaje të jetës së fëmijëve të Kristoforidhit. Cila është lidhja juaj me Kristoforidhin dhe fëmijët e tij? E bija e vetme e Kristoforidhit u martua në lagjen “Kala” me Dhimitër Bibanë, një intelektual i njohur në rrethin shoqëror të Elbasanit. Nga kjo martesë e realizuar aty nga viti 1897, pra rreth 2 vjet pas vdekjes së të atit, kur gjyshja ishte 27 vjeç, lindi mamaja ime më 1900, si e dyta bijë e familjes. Unë jam fëmija i gjashtë i saj, i lindur më 1931. Nga 5 të tjerët më të mëdhenj se unë jetojnë 4 që po shkojnë drejt të nëntëdhjetave. Kështu unë jam një nga shumë nipa e mbesa që la pas gjyshja ime nga 2 vajza e 2 djem të saj. Të gjashtë ne vëllezërit e motrat u lindëm dhe u rritëm po në lagjen “Kala”. Shtëpia jonë atërore dhe ajo e gjyshes Kleopatër jo vetëm që ishin në të njëjtën rrugë, por plotësisht përballë njëra-tjetrës me dyer jo më larg se dy metër midis tyre. Kjo bëri që ne të jetonim njëkohësisht dhe të rriteshim nga dy gjyshet tona, të cilat na ndodheshin gjithmonë pranë. Ç‘kujtime ruani ju për fëmijët e tjerë Kristoforidhit dhe pasardhësit e tyre? Gjyshja sa qe gjallë e sipas mundësive të kohës ruajti lidhjet me të tre vëllezërit e saj: Stefanin, Aleksandrin dhe Filipin. Lidhja me Stefanin qe e shkurtër sepse, sipas saj, ai vdiq herët. Tregonte se ky vëlla nuk ishte mjaft i shtruar në jetë si të tjerët. Ishte mjaft i hedhur, i dhënë në shoqëri, harxhonte mjaft dhe nuk kishte arritur asnjëherë të kishte një punë të përhershme, nga e cila të nxirrte të ardhurat e nevojshme për jetën. Kjo e bëri që të merrte borxhe andej këndej, të cilat me vështirësi i shlyente. Bile gjyshja tregonte se ai vitet e fundit të jetës së tij u lidh dhe bashkëjetoi me një grua muhamedane. Kuptohet që kjo bëri një përshtypje të keqe në rrethin familjar dhe më gjerë. Ata nuk bënë një martesë të rregullt, siç ishte në atë kohë, ajo fetare, sepse rregullat e fesë nuk e lejonin. Megjithatë, siç thoshte gjyshja, ata jetuan plotësisht si burrë e grua. Me të shoqen e tij, sa kohë që i vëllai qe gjallë, ajo ruajti marrëdhënie të rregullta, por jo shumë të dukshme. Edhe Mima e kishte qortuar të kunatin për këtë punë. Nuk di sa gjatë vazhdoi martesa e tyre, veçse, siç thoshte gjyshja, Stefani vdiq herët. Asnjëherë nuk na tha se kush qenë arsyet e kësaj vdekjeje të parakohshme. Ajo ruante kujtime të mira nga e shoqja e Stefanit. Na tregonte që mbas vdekjes, e kunata i kreu të gjitha rregullat fetare ortodokse në kujtim të të shoqit. Me vëllain tjetër, Aleksandrin, gjyshja mbajti lidhje deri vonë, deri në prag të Luftës së Dytë Botërore. Ai qe mësues i rumanishtes.

»

09

FLET STËRNIPI RUDOLF DELIANI: KUJTIMET DHE KORRESPONDENCAT E RUAJTURA

Ju tregoj fëmijët e Kostandin Kristoforidhit nëpërmjet gjyshes sime Punoi si i tillë në shkolla të ndryshme. Ishte martuar me një vajzë korçare(nuk dimë nga ç’familje ishte). Vëllezërit dhe motrat e mia më të mëdha se unë, mbajnë mend që një herë kishte ardhur për vizitë në Elbasan tek gjyshja. Gjithashtu, siç tregonte gjyshja, ajo aty nga viti 1928, shkoi në Korçë e ftuar nga i vëllai për të marrë pjesë në dasmën e djalit të tij, Kostaqit, i cili në këtë kohë punonte si emigrant në Amerikë. Gjatë e mbas Luftës së Dytë Botërore, ajo i shkëputi lidhjet me Aleksandrin. Nga të tjerë ne morëm vesh që ai jetoi si pensionist në Rumani. Familja e tij, e shoqja dhe fëmijët, emigruan në Amerikë tek Kostaqi. Vetë Aleksandri nuk u largua sepse humbte të drejtën e pensionit. U përpoq që të shkonte tek familja e vet në Amerikë, por, kur arriti të merrte pashaportë rumune e të emigronte zyrtarisht në SHBA, vdiq papritur në Rumani. Gjyshja pati lidhje dhe me Kostaqin, i cili botoi për herë të parë veprën e Kristoforidhit “Gjahu i Malësorëve”. Botimi është bërë më 1930 në Korçë nga shtypshkronja “Peppo &Marko”. Fëmijët e Aleksandrit, që ishin në SHBA, ruajtën lidhje edhe me xhaxhain e tyre, Filipin që jetonte në Francë. Ka të dhëna që djali i vogël i Kristoforidhit, Filipi, i datëlindjes 1884, ka një veprimtari të mirë atdhetare. Ju personalisht e njihni këtë veprimtari të tijën? Jo vetëm që ka dhe që është e gjithanshme, por, me sa dimë ne, e me ato që po dëgjojmë tani në kohë të demokracisë, mendoj se kjo veprimtari është e gjerë. Ajo duhet zbuluar, duhet studiuar dhe duhet t’i paraqitet publikut shqiptar. Për sa i takon Filipit, që në mjedisin tonë familjar njihet me emrin “Daj Filipi”, mendoj se veprimtaria e tij është edhe gjuhësore. Ajo mund të zbulohet edhe në arkivat e shtetit të periudhës komuniste sidomos në arkivat e Ministrisë së Jashtme. Këtë e them sepse kam qenë kryesisht unë një nga pasardhësit e tij në Elbasan që kam pasur letërkëmbim me të. Nga ky letërkëmbim, që për arsye të mbrojtjes nga pasojat e mundshme, kryhej me emrin e mamasë sime ose të babait tim dhe nga burime të tjera, kuptoja ç’bënte e ç’mendonte sidomos për jetën shoqërore e politike të Elbasanit në veçanti dhe të Shqipërisë në përgjithësi. Unë dhe rrethi im familjar ruajmë një pjesë të vogël të këtij letërkëmbimi dhe mjaft fotografi që na çonte herë pas here. Personalisht ruaj një fjalor gjuhësor francez mjaft të njohur “Petit Larouse”, që

ma dërgoi si dhuratë mbas kërkesës sime. Mënyra sesi arriti fjalori në dorën time ka historinë e vet. Fjalori u nis, por nuk sosi tek unë. Meqë ai e kuptoi këtë iu desh të ndërhynte në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në një farë mënyrë të protestonte për mosarritjen

në destinacion, gjë që bëri që fjalori më në fund të arrinte në dorën time. Sipas fjalëve që na shkruante kuptohej që e përforcoi mendimin e keq që kishte për diktatorin tonë komunist. Siç shprehet në letrën e vet shkruar më dt. 24 tetor 1953, të cilën ia drejton drejtorit të “The British and Foreign Bible Society 146 Queen Victoria Street, London E.C.4” merret vesh që Filipi ka lindur më 1884, del që ai ka qenë 14 vjeç më i vogël se e motra Kleopatra dhe 11 vjeç kur i vdiq i ati. Po sipas asaj letre del që nga Shqipëria është larguar 19-vjeçar, pra më 1903. Këtë e konfirmonte edhe ime më, e cila thoshte se e mbante mend dajën e vet Filipin kur ishte e vogël dhe gjithnjë i kujtohej që ai luante me të duke e ngritur me duar lart e duke qeshur. Ne nuk dimë se kur vdiq e shoqja e Kristoforidhit. Për këtë gjyshja nuk na pati thënë gjë, por një gjë është e qartë dhe e sigurt. Mbas vdekjes së saj familja e mbetur pa baba e pa burrë më shumë drejtohej nga dhëndri, Dhimitër Bibaja, që siç thashë më sipër, në Kala e në Elbasan njihej thjesht me “Mima”( me këtë emër del edhe si mësues i gjuhës shqipe në Shpat të Elbasanit). Kuptohet që pas vdekjes së të shoqes së Kristoforidhit, familja u shpërnda. Aleksandri u largua, Stefani u martua dhe Filipi ende i ri, duhet të jetë marrë nën kujdesin e së motrës Kleopatrës dhe burrit të saj. Kjo vërtetohet me faktin se jo vetëm Fjalori, por edhe mjaft orendi të familjes së Kristoforidhit mbetën në shtëpinë e Mimës. Mjaft prej tyre, gjyshja ime ja ka dorëzuar shtetit për t’u ruajtur në shtëpinë e Kristoforidhit. Filipi në fillim mërgoi në

Amerikë, ku qëndroi deri më 1914. Në këtë vit u nis nga Amerika për të ardhur në Shqipëri. Siç shkroi në atë kohë, kur arriti në Bari të Italisë, shqiptarët e atjeshëm i mbushën mendjen të mos vinte në Shqipëri, sepse këtu ishin rebelët e Haxhi Qamilit, që me siguri, sipas atyre, do ta ndiqnin si bir i një patrioti. Kjo e bëri të kthehej. Rrugës qëndroi në Francë, ku shumë shpejt u martua me një franceze. Kështu pjesën tjetër të jetës së tij e kaloi në Francë. Deri në vitin 1914 në familjen e gjyshes kishin ndodhur ndryshime. Ajo ishte bërë me 4 fëmijë, i fundit i lindur më 1910. Më 1918, Mima vdes nga sëmundja e njohur e kohës e quajtur “gripi spanjoll”. Kjo për familjen qe një humbje e madhe dhe e papritur. Në mënyrë të veçntë nga ana ekonomike humbja qe mjaft e madhe sepse ai nuk la kurrfarë pasurie siç ishin rrënjët e ullinjve

mjaft sende të tjera që ishin të domosdoshme për kohën. Këtë ajo e bëri për mbesën e saj, të bijën e të vëllait, që të shkonte dinjitoze si nuse në familjen e burrit. Bile paja e saj, siç ishte zakoni i kohës, u fut jo në një, por në dy baule të zbukuruara mirë, por pak të vjetra. Të dyja ishin baulet e së gjyshes së saj, pra të së shoqës së Kristoforidhit. Deri në vitet ‘60 ato baule i ruajtëm ne në familjen tonë. Më vonë ja dorëzuam shtëpisë muze të Kristoforidhit ku ruhen edhe sot. I bëra këto qartësime për të kuptuar gjendjen e vështirë të gjyshes, gjë që e dinin dhe e kuptonin edhe vëllezërit e saj. Më 1922 emigron në Francë edhe tezja ime, Eleni, bashkë me të shoqin, kavajasin, Kozma Fora e që vendosi lidhje me dajën e saj, Filipin, ndonëse ishin mjaft larg njëri-tjetrit. Ajo në “Saint Etienn”, kurse i ungji afër Parisit. Për fat të keq, Kozmai vdes shpejt duke lënë vetëm të shoqen dhe djalin, Vasilin. Edhe në këtë rast, Daj Filipi ndërhyn për t’i dhënë zgjidhje situatës së vështirë që lindi. Mbas pak kohe Eleni martohet me një grek dhe djalin e saj, Vasilin e merr dhe

që ishte pasuri e zakonshme e familjeve të krishtera të Kalasë. Pra, gjyshes ju desh të rriste 4 jetimë, më i vogli 8 vjeç dhe më e madhja, vajza Eleni, që kishte emrin e gjyshes së saj nga e ëma, rreth 20 vjeç, ose e martuar ose në prag të saj (djali i saj i parë dhe i vetëm i kësaj martese, Vasili ishte i lindur më 1919). Siç e tregonte edhe ime ëmë, gjyshen e ndihmuan mjaft tri kunatat e saj, motrat e Mimës, të martuara shumë vjet para vdekjes së të vëllait në familjet kalajase dhe të njohura të kohës, Ndrija, Sulkuqi dhe Naqi. Në mënyrë të veçantë e ka ndihmuar e para, ajo e familjes Ndria, që, jo vetëm qe shumë e lidhur me të vëllanë, por ishte në gjendje disi të mirë dhe nuk kishte fëmijë. Ime më tregon se kur u martua më 1921(pra 3 vjet pas vdekjes së të atit), paja e saj qe e plotë e nuk i mungoi asgjë, ndonëse ishte jetime qysh prej 3 vjetësh. Pjesën kryesore e të shtrenjtë të pajës ja përgatiti halla e saj tek Ndrijat. Me shpenzimet e veta, ajo i përgatiti dyshekun, jorganin, rrobat shqiptarçe e

e rrit gjyshja këtu në Elbasan. Në verën e vitit 1936, Kleopatra, bashkë me djalin e saj të vogël Kovin, shkon në Francë e qëndron disa ditë tek e bija e disa të tjera tek i vëllai, të cilin e shihte për herë të parë nga dita e largimit të tij prej Shqipërie. Që të dy palët i pritën shumë mirë. Në mënyrë të veçantë gjyshes i kishte bërë përshtypje mikpritja e kunatës franceze, e shoqja Daj Filipit. U kthyen nga ai udhëtim shumë të gëzuar e shumë të kënaqur. Për fat të keq ky qe takimi i saj i parë dhe i fundit me të vëllain. Lufta e Dytë Botërore dhe “Paqja” komuniste që e pasoi, i kufizuan mjaft lidhjet. Ato qenë letërkëmbime të rralla dhe të shkruara me shumë “kujdes”! Po ai mbajti lidhje edhe me atdheun e tij nëpërmjet njerëzve që e vizitonin apo të tjerëve me të cilët pati edhe letërkëmbime. Sidomos kjo qe e shumtë gjatë viteve ‘50-të kur shumë personalitete shqiptare të kohës i kanë shkuar në shtëpi duke e trajtuar si patriot dhe si biri i Kristoforidhit. Na shkruante e na tregonte

se i jepnin edhe dhurata simbolike me karakter shqiptar, pa harruar t’i tregonin edhe “përparimin e madh që bënte Shqipëria në kohën e Pushtetit Popullor”. Këtë e konstatoje edhe nga letra të autoriteteve të tjera që niseshin drejt tij nga Shqipëria. Midis tyre janë dhe tri të Aleksandër Xhuvanit si përgjigje të letrave e kartolinave që i dërgonte Filipi. Po ashtu posedoj edhe një letër falënderimi që më 1958 ia dërgojnë nga Elbasani intelektualët e kohës. Në të ata shprehin falënderimin e tyre për faktin që ai i dhuroi qytetit tonë dorëshkrimin e veprës “Gjaja e Malësorëve, Hieja e Tomorrit”. Mendoj se ky letërkëmbim e mjaft të tjerë të tillë meritojnë të zbulohen e të studiohen. Por Filipi ruajti lidhje të ngushta edhe me emigracionin politik shqiptar të kohës, i cili ishte larguar nga Shqipëria kur u vendos diktatura komuniste. Nuk ngurronte të na shkruante për secilën vizitë, por gjithmonë duke përmendur emra që të mos binte në sy identiteti i tyre. Kështu ishte fjala edhe për një nga fëmijët e njërës prej hallave te mia, i cili ishte përfshirë në veprimtarinë antikomuniste të kohës. Për të mos u kuptuar (ai quhej Alfred Andoni), Filipi e cilësonte si “djali i vogël i Kolës së vogël”(me këtë emër njihej në popull një tregëtar i fillim shekullit XX I quajtur Kolë Andoni). Kjo stinë “dashurie” e shtetit shqiptar arriti kulmin më 1962 me rastin e festimeve të 50-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Në këtë rast në Elbasan u ngrit përmendorja e Kristoforidhit. Shteti ynë e ftoi Daj Filipin të vinte e të asistonte, siç shkruante ai “me shpenzimet e shtetit shqiptar”. Por ai refuzoi, nuk erdhi. Këtë na e shpjegonte me fjalët “s’pata mundësi”. Nuk di se ç’përgjigje do t’u ketë drejtuar organeve përkatëse. Kjo do të ishte me vlerë të njihej. Sidoqoftë refuzimi ishte kuptimplotë. Qysh nga ajo kohë nuk na tregoi ndonjëherë që të kishte pasur vizita apo letërkëmbime me autoritetet shqiptare të kohës. Me palën tjetër po. Na dërgonte letra dhe fotografi ku shiheshin shqiptarët e mërgimit të dalur bashkë me të. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në një Shtëpi Çlodhjeje. Mbasi shiti gjithçka u vendos në atë shtëpi bashkë me të shoqen ku na tregonte se e kalonin shumë mirë. Kohët e fundit para vdekjes shëtiste edhe me biçikletë. Siç na shkroi e shoqja vdekja qe e papritur. Sipas saj, gjithmonë njerëzit e tij të këtushëm i mbante në gojë. E kishte porositur të shoqen që në rast se mbyllte sytë, ajo të na njoftonte me adresat që ja kishte lënë posaçërisht për këtë punë. Shumë shpejt mbas tij mbylli sytë edhe e shoqja. Edhe ajo i kishe lënë porosi një shoqes së saj që të na njoftonte fundin.


10

«

AKTUALITET E premte 18 maj 2012 •

DESTINACIONE TË MREKULLUESHME NATYRORE DHE SPORTIVE PËR T’U VIZITUAR

Çorovoda me zyrë turistike në ndihmë të turistëve Çfarë do gjejnë këtë vit të apasionuarit, akomodim dhe shoqërim SKRAPAR - Në kuadër të promovimit të bukurive të saja natyrore si kanionet e mrekullueshme në Osum, kanionet e Gradecit, shpella e Pirogoshit, mrekullitë e tjera natyrore, si Qafa e Devrisë, mali i Tomorit, etj., kanë bërë që stafi i Bashkisë të krijojë mundësinë e hapjes së zyrës turistike. Kjo zyrë do t’ju vijë në ndihmë turistëve të huaj dhe të vendit për të prekur nga afër këto bukuri, por dhe për të kryer sportet në to, si: kanotazh, eksplorimi i shpellave, alpinizmi në ngjitjen e zbritjeve të kanioneve të Gradecit që shkojnë deri në 1000 m

lartësi, rifting, gjah, etj. Por Bashkia dhe dy njësitë vendore, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, do t’ju vijnë në ndihmë turistëve të huaj, ndërsa vijon të përgatisë terrenin në infrastrukturë, akomodim, ushqim social, promovim vendesh etj. Në këtë fillim sezoni të turizmit janë përgatitur fletë palosje, janë kryer disa seminare me bizneset të akomodimit dhe ushqimit social me të rinjtë të gjuhëve të huaja, me punonjësit social, me punonjësit në terren, dhe të gjithë stafin e Bashkisë me qëllim për t’u bërë të mundur turistëve që në një kohë të shkurtër

qëndrimi në qytetin e Çorovodës të kenë mundësinë e prekjes nga afër të vlerave monumentale natyrore. Vlen të përmendet se për shfrytëzimin e mrekullive do të ndihmojë Bashkinë Çorovodë në pajisjen me materiale të nevojshme për t’i vënë në dispozicion të turistëve, presidenti i fondacionit “Besa”, z. Bajram Muçaj. Në projekt parashikohet që të blihen 2 ose 3 fuoristrada, si dhe pajisje për sportin e kanotazhit, eksplorimit, alpinizmit etj., në shërbim të të cilave do të jenë edhe një grup me të rinj i përgatitur nga ana teknike dhe gjuhësore. S. Gorrica

MUNICIONET E ‘97 ENDE NË QARKULLIM, POLICIA SEKUESTRON 29 ARMË

Çudia, grabit dyqanin me kallashin e ndryshkur Grabitja me armë u regjistrua dy ditë më parë në Elbasan, ndërsa ka një të arrestuar për këtë vepër dhe një tjetër është në kërkim. Por ajo çka është më e çuditshmja është se grabitja e 70 celularëve në pikën e një dyqani celularësh në lagjen “Kongresi i Elbasanit” është kryer me një armë kallashnikov të ndryshkur krejtësisht, armë e marrë nga depot ushtarake në vitin 1997

LEDIA LLESHI ELBASAN- Një armë e tipit kallashnikov e ‘97-tës e vjetruar, e ndryshkur, por ende funksionale është përdorur nga dy persona në një grabitje të regjistruar ditët e fundit në qytetin e Elbasanit. Grabitja me armë u regjistrua dy ditë më parë në Elbasan, ndërsa ka një të arrestuar për këtë vepër dhe një tjetër është në kërkim. Por ajo çka është më e çuditshmja është se grabitja e 70 celularëve në pikën e një dyqani celularësh në lagjen “Kongresi i Elbasanit” është kryer me një armë kallashnikov të ndryshkur krejtësisht, armë e marrë nga depot ushtarake në vitin 1997. Armatimet janë ende të shumta në duart e njerëzve dhe kjo është vërtetuar edhe nga statistikat më të fundit të publikuara nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit. Vetëm gjatë 4 muajve të parë të vitit agjentët kanë vënë në pranga 37 persona nën akuzën armëve dhe municioneve pa leje. Armët... Sipas Drejtorisë së Policisë, në vijim të operacioneve të zhvilluara për kapjen e personave që mbajnë armë pa leje, në bazë të informacioneve të sakta të grumbulluara nga efektivat e policisë, si dhe nga kontrolli fizik i ushtruar disa shtetasve, në ambientet, si dhe automjeteve, gjatë periudhës janar-prill 2012, u bë i mundur sekuestrimi i disa armëve dhe municioneve luftarake, konkretisht: 1000 copë fishekë pistolete dhe automatiku, 5 pushkë, 19 krehra me fishekë pistolete dhe automatiku, 10 kapsolla detonatorë, 13 armë zjarri pistoletë, 11 armë zjarri automatike. Armët dhe municionet e sekuestruara i janë kapur 37 personave, të cilët do të duhet të përgjigjen për akuzën “armëmbajtje pa leje të armëve dhe municion-

eve”. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë, Valbona Begu, thotë se agjentët kanë organizuar disa herë operacione në zbulim të armatimeve. Në shumë raste ka sinjalizime nga qytetarët dhe shpesh janë zbuluar armë në qilarë apo vende të fshehta të shtëpive. Në këto kohë që flasim nuk ka më dorëzime armësh në polici kjo edhe për faktin se tashmë kush kapet me armë dënohet për vepër penale. Por gjithsesi ne u bëjmë thirrje të gjithë banorëve të sinjalizojnë për armëmbajtje madje të dorëzojnë ato që mendohet se kanë mbetur ende si mbeturina ta asaj periudhe kur shqiptarët u armatosën. Një armë merr jetë

njerëzish dhe ne kemi shembuj sesi ato janë duke u përdorur edhe për grabitje me armë. Specialistët Specialistët e armatimeve thonë se armët i përkasin kryesisht depove të armatimeve të bastisura në vitin 1997. Shumica e tyre ose janë ruajtur në vende të fshehta dhe dalin në kohë të ndryshme, ose i janë shitur personave të ndryshëm dhe qarkullojnë edhe 15 vjet më pas në zonën e Elbasanit. Armatimet më të shumta të nxjerra nga depot në trazirat e vitit të mbrapsht vijnë kryesisht nga depot e Krastës, të Mjekësit, të Gramshit dhe reparte të ndry-

shme në Librazhd e Peqin. Demontimi Tashmë Uzina e Mjekësit është e përfshirë në procesin e demontimit të municioneve dhe kryesisht të fishekëve. Me mijëra copë fishekë janë duke u bërë të padëmshme dhe materiali i tyre për skrap në Uzinën e demontimit. Aty ku u prodhuan disa prej tyre tashmë janë duke u shkatërruar duke bërë një vend edhe më të sigurtë. Projekti i NATO-s pritet të përfundojë brenda këtij viti duke mbyllur kështu një proces demontimi që ka përfshirë me mijëra tonë të të gjitha kalibrave që janë shkatërruar pikërisht në këtë uzinë në Elbasan.

“Art pranverë”, ekspozitë e dy piktorëve

Ekspozohen 45 piktura në vaj, në objektiv Gjirokastra GJIROKASTËR - Të paktën 45 piktura në vaj, me objektiv qytetit e gurtë, u ekspozuan dje në qytetin e Gjirokastrës nga dy artistë të brezave të ndryshme, Stavri Çati dhe gjimnazistja 18-vjeçare, Rodhalia Dhima. Vaji, akuareli dhe lapsi, ishin pjesë e punimeve nga piktorët gjirokastritë. Rodhalia Dhima ka ekspozuar punimet, të cilat nuk ka qenë vështirë t’i kuptoje se kush ka qenë objekti i tyre. Ajo ka vlerësuar me tone pozitive qëndrueshmërinë që ka qyteti i Gjirokastrës në optikën e pikturave të saj. “Gjirokastra të ofron siguri në piktura. Natyra, ngjyrat apo pejzazhi, ndryshojnë sipas stinës. Ky qytet paraqitet ndryshe në verë, vjeshtë, pranëverë dhe dimër. Çdo kolor lidhet me fragment të saj”, shprehet Rodhalia. Stavri Çati, piktori i njohur i Gjirokastrës, thotë se ekspozita “Art pranverë” është krejt ndryshme nga ekspozitat e tjera. “Jam krenar që mësuesi ekspozon punën e vet së bashku me nxënësen e tij. Kjo ka një mesazhi domethënës, pasi arti pamor në Gjirokastër do të trashëgohen tek brezi i ri”, pohon Çati. Aktiviteti në fjalë ka pasur mbështetjen e kryebashkiakut Flamur Bime, i cili premtoi intensifikim të aktiviteteve të ngjashme në të ardhmen me qëllim gjallërimin e jetës artistike në qytetin e Gjirokastrës. T. Skuqi

Fondet nga shitjet për fëmijët e të burgosurve

Prezantohet “Pena e Gardianit” e autorit Ahmet Dursun BERAT- Një trajtim psiko-social, ekonomik dhe politik i gjendjes aktuale të burgjeve në Shqipëri dhe që nxjerr në pah të vërtetat e shpirtrave të të burgosurve dhe që reflekton mbi realitetet brenda dhe jashtë burgut, është sjell në një roman titulluar “Penat e Gardianit”. Jemi mësuar pas viteve 1990 të dëgjojmë botime të shumta mbi gjendjen e burgjeve të kohës së diktaturës, por kemi harruar të hedhim sytë tek gjendja e burgjeve e viteve ‘90 e më pas dhe trajtimi i të burgosurve. Këtë rikujtesë na e sjell në vëmendje një shkrimtar turko-shqiptar, Ahmet Dursun. Dursun, i lindur në Adan në Turqi dhe që banon që pas viteve 1990 në Shqipëri është impenjuar tërësisht në përmirësimin e jetës sociale duke drejtuar qendrën për përgjegjësi të barabarta. Ai solli dje pas Tiranës dhe Shkodrës librin e tij roman të titulluar “Pena e Gardianit’, i cili u prezantua për artdashësit në ambientet e universitetit “Albania University”, ditën e djeshme me pjesëmarrjen e vetë shkrimtarit, por dhe artdashës të librit. Ky roman i parë thërret në vëmendje jetën në burgjet shqiptare të pas viteve ‘90 dhe u drejtohet lexuesve. Personazhet e romanit janë përzgjedhur me kujdes në libër për të hedhur dritë mbi një proces të vërtetë ndryshimesh, proces për të cilin autori është më se i bindur që duhet të ndodhë për të krijuar ura lidhëse mes të burgosurve dhe integrimit të tyre. Pasi është bërë prezantimi i këtij libri, fondet nga shitja e së cilit do të përdoren për mjetet shkollore të nevojshme për fëmijët në nevojë të rrethit të Beratit, që kanë një prind në burg, vetë autori ka pranuar të ndaj me lexuesit emocionet e krijimit të romanit duke ju përgjigjur pyetjeve të tyre mbi të. S. Gorrica


koment • E premte 18 maj 2012

»

11

Replikë me një të panjohur Hosana, baraba!

L

exova shkrimin e një të panjohuri në gazetën “Metropol” me një titull bombastik: “Kur Reshat Kripa flet si Nexhmije Hoxha”, dhe pyesja veten se kush është ky njeri, që më njeh kaq mirë dhe unë s’e njoh. Pyeta gjithandej, në Vlorë dhe në Berat, në Përmet dhe në Skrapar, por asnjë nuk e njihte. U habita. Çfarë kishte me mua ky i panjohur? Në atë çast m’u kujtua një shkrim tjetër nga një “miku im”, botuar disa muaj më parë në të njëjtën gazetë. E shfletova dhe rilexova. Çuditërisht, vura re një ngjashmëri të madhe midis dy shkrimeve, ndoshta e kam gabim, por m’u dukën si të shkruara nga e njëjta dorë. Këtë shkruesin e dytë nuk e njoh, por të parit ia njoh kapacitetin dhe aftësinë për të shkruar, pasi për 20 vjet nuk ka botuar ndonjë shkrim të tij. Atëherë, kush e kishte shkruar artikullin, apo më mirë artikujt binjakë? Në këto çaste m’u kujtuan vargjet e famshme të të madhit Noli: “Allalla, o rezil e katil, allallah!” Hedh vështrimin në shkrimin e parë dhe lexoj: “Reshat, ku e ka origjinën reale guximi yt për të kërcënuar? Tek tre-katër vjetët e burgut që ke bërë apo te motra jote, që luajti si artiste për dekada të tëra role ‘heroinash’ partizane?” E krahasoj këtë shkrim me të dytin: “Reshati pas një burgosje rreth katërvjeçare u konsiderua i rehabilituar… Motra e tij, Drita Pelinku (Kripa), Artiste e Popullit, ka qenë bashkënxënëse me Nexhmije Hoxhën në institutin ‘Nana Mbretëreshë’ dhe pastaj shoqe e idealeve të përbashkëta.” Kthehemi përsëri në shkrimin e parë: “Reshat, pas daljes nga burgu, nën kujdesin e Partisë, u sistemove si brigadier apo dhe përgjegjës në sektorin e investimeve në ndërmarrjen e ullishtes në Vlorë.” Ndërsa i dyti plotëson: “I dhanë një vend pune si brigadier në qytetin e tij”. Më thoni, të nderuar lexues, a nuk janë të dy shkrimet nga e njëjta dorë? Kush është ajo? Natyrisht, jo ata që kanë vënë emrat e tyre sipër, sepse, sikurse e thashë edhe më lart, asnjëri prej tyre nuk ka kapacitet për një shkrim të tillë dhe nuk është dukur asnjëherë në këto 20 e ca vjet në shtypin shqiptar. Nga dolën tani? Unë e kam të qartë. Janë mjeshtrit e pokerit, që i luajnë kartat sipas dëshirës dhe përdorin këta fatkeq si viktima të egoizmit të tyre. Dhe përsëri më kujtohen vargjet e Nolit të madh: “Shtroni udhën me hithër e shtog turfanda...” Tani dua t’ju bëjë një sqarim këtyre “bandill-këndesave” që ligjërojnë nga qymezet e tyre si korbat në mesnatë. Po, është e vërtetë që kam bërë pesë vjet burg dhe jo tre-katër, siç thonë zotërinjtë, aq sa isha dënuar. U dënova sepse për katër muaj rresht shkruaja në muret e qytetit tim: “Për liri, për Shqipëri, për flamurin kuqezi!” Isha vetëm pesëmbëdhjetë vjeç atëherë. Nuk e di se çfarë kanë bërë më tepër zotërinjtë, nëse kanë qenë në burg. Thonë se më paskan bërë privilegj që më paskan caktuar brigadier. Po a e dinë se çfarë ishte brigadieri në ndërtim? Një specialist i brigadës, që duhej të organizonte atë dhe njëkohësisht të punonte edhe vetë. Për këtë kishte një shpërblim plus, po të ishte realizuar norma, të barabartë me 10% të realizimit. Ky ishte privilegji i pretenduar prej tyre? Sa për përgjegjës në sektorin e investimeve, nuk kam qenë asnjë ditë. Për të gjitha këto ju rekomandoj të pyesni Luan Kokën, që ka bërë 29 vjet burg dhe, kur u lirua, punonte së bashku me mua në sektorin ku unë kisha postin “e madh”

Nga Reshat Kripa

të brigadierit. Pyetni edhe Ilia Thereskën, që e përmendni në shkrimin tuaj, pasi edhe me atë kam qenë së bashku në burg dhe më njeh mjaft mirë. Atëherë do të mësoni se kush kam qenë unë. Mbarova gjimnazin me rezultate të shkëlqyera (të gjitha notat dhjeta). Gjithë shokët e mi vazhduan studimet e larta, kurse mua m’u mohuan. Mos vallë edhe ky ishte privilegj që më bëhej? Nuk besoj se zotërinjtë e kanë provuar një gjë të tillë, pasi nuk e di nëse u është mohuar kërkesa për studime të larta ndonjëherë. Për më tepër, nuk e di nëse e kanë kryer apo jo shkollën e mesme. Vazhdojmë më tej. Motra ime nuk ka luajtur ndonjëherë role “heroinash” partizane, siç thoni ju. Në pjesën dërrmuese asaj i jepnin të luante rolet e të deklasuarave (po përmend këtu rolet e Budes, borgjezes Mukadesë në filmin “Radiostacioni” apo kujdestares te filmi “Vajzat me kordele të kuqe”). Rolet e heroinave i ka luajtur në kryeveprat botërore, si mbretëresha te “Hamleti” apo Luiza Miler tek “Intrigë e dashuri”, role të cilat e bënë atë një nga aktoret më në zë të skenës shqiptare dhe nga më të preferuarat e publikut, qofshin këta të majtë apo të djathtë. Për këtë unë jam krenar. Motra ime nuk është Artiste e Popullit, titull që nuk e fitoi jo se nuk e meritonte, por sepse kishte dy vëllezër në burg: unë me pesë vjet dhe vëllai me dymbëdhjetë. Titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës” dhe urdhrin “Nderi i Kombit” i fitoi vetëm pas ndryshimeve demokratike, në këto vitet e fundit. Gjithashtu nuk ka qenë bashkënxënëse me Nexhmije Hoxhën. Ndërsa e veja e diktatorit është e datëlindjes 7 shkurt 1921, motra ime është 3 dhjetor 1926 domethënë gjashtë vjet diferencë. Hapni internetin, në qoftë se dini ta përdorni, dhe do të gjeni të dhënat e mësipërme. Edhe për këtë unë jam përsëri krenar. Ndaj u them juve apo atyre që bënë shkrimet tuaja: mos gënjeni, se gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra, dhe ky është turpi juaj. Çuditërisht, sot nuk m’u ndakan vargjet e Nolit: “Gumëzhit, o zinxhir e kamxhik, batërma!” Në shkrimin tuaj ju, shkruesi i dytë, ngrini problemin se paskam përmendur në intervistën time mbi të dënuarit ordinerë që u konsideruan politikë. Fillimisht dua t’ju sqaroj se këtë intervistë e kam dhënë para se një gjë të tillë ta

deklaronte zonja Hoxha. Dua t’ju bëjë me dije, dhe këtë duhet ta dini edhe ju, në rast se keni qenë i burgosur politik, se kjo gjë është më se e vërtetë. Ishte taktikë e Sigurimit të Shtetit që në gjirin e të përndjekurve politikë të infiltronte njerëzit e tij më të përshtatshëm, siç ishin ata që vidhnin apo kryenin vepra të tjera të ulëta. Cilët ishin në përgjithësi punonjësit e prapavijës, kuzhinierët, tellallët, punonjësit e zyrave teknike dhe të tjerë të këtij lloji? Gjithë ata që në aktakuzat e tyre kishin edhe nene ordinere. Nëpër kampe kishte ish-hajdutë, që, pasi ishin dënuar disa herë për vjedhje, i dënonin përsëri gjoja për agjitacion dhe propagandë për t’i mbajtur sa më gjatë në burg. Kishte edhe nga ata që kishin përdhunuar familjarët e tyre dhe për t’i shpëtuar turpit kishin tentuar të arratiseshin. Sot janë pikërisht këta që çirren e bërtasin si çakejtë për gjoja të drejtat e tyre. Janë këta që kanë uzurpuar poste në hierarkitë partiake nën petkun e të përndjekurit politik, madje edhe në ndonjë shoqatë të përndjekurish. Çuditërisht, për ta janë të hapura dyert e ekraneve televizive dhe faqet e shumicës së gazetave. Nuk e di nëse ju bëni pjesë në këtë kategori. Reagimi juaj më bën të besoj se i përkisni pikërisht kësaj hordhie. Ndoshta edhe shkruesi i dy shkrimeve të mësipërme mund të jetë nga kjo kategori. Ku janë sot këta “të përndjekur”? Do t’i gjeni në Partinë Socialiste gjoja për rivendosjen e të drejtave të të përndjekurve politikë. Do t’i gjeni në atë parti që për gati shtatëdhjetë vjet na vrau dhe na sakatosi, na syrgjynosi dhe depersonalizoi. Dhe sot pa pritur e pa kujtuar na dalka si mbrojtëse e flaktë e çështjes sonë (!). Për këtë qëllim asaj i nevojiten zëra që të ndjekin ritmet e daulles së saj dhe këta zëra janë pikërisht ata që përmenda më sipër. Jo më kot Noli shkruante: “Lehni laro, kaba!” Janë pikërisht larot “e përndjekur politikë” që u bëjnë iso persekutorëve të tyre të djeshëm. Janë pikërisht këta persekutorë përpiluesit e vërtetë të shkrimeve si këta dy të përmendur më lart dhe për këtë kanë një qëllim të caktuar: luftë në të gjitha frontet kundër frymës nacionaliste që është hapur në vendin tonë. Të tillë tipa të urryer nuk kanë vend në shoqatën tonë. Pse janë drejtuar shigjetat drejt meje? Sepse gjatë gjithë këtyre muajve kam shkruar disa artikuj me frymë nacionaliste. Po përmend: “Diktator apo president”, “Liria dhe hekurat”, “Dosjet dhe të përndjekurit politikë”, “Kolaboracionist apo patriot”, “Edhe një herë mbi kolaboracionizmin”, “Për liri, për Shqipëri, për flamurin kuqezi!” e të tjerë, të gjithë në mbrojtje të kësaj fryme. Kjo gjë u vret veshët atyre që kërkojnë të ngjallin të vdekurin nga varri, sistemin e përmbysur në fillimin e viteve ’90. Një shërbim të veçantë u bëjnë atyre shërbëtorët e zellshëm të ish-Sigurimit famëkeq, që thërrasin, ashtu siç e mbyllte Noli poezinë e tij: “Hosana baraba!” I përndjekur i panjohur i shkrimit të mësipërm, dëshiroj të vini të ballafaqohemi së bashku për të gjitha çështjet e ngritura në këtë shkrim. Këtë kërkesë ia kam bërë edhe “shkruesit” të shkrimit të parë, por nuk guxoi. Le të shpresojmë se ju do të vini, por më parë merrni me vete dosjen tuaj. Merrni aktivitetin që keni kryer në këto vite të demokracisë, në qoftë se keni. Unë timen e kam marrë. Le t’i krahasojmë me njëri-tjetrin dhe le të shohim se nga do të anojë kandari. Unë nuk e çaj kokën për ulërimat e hienave, as për intrigat e hijeve të së kaluarës, pasi, siç thotë një fjalë e urtë popullore, “le të jetë oxhaku i shtrembër, vetëm tymi të shkojë drejt!”


12

« koment

E premte 18 maj 2012 •

Shqipëria e Kosova faktor stabiliteti në rajon

R

epublika e Shqipërisë me ndryshimet e mëdha politike dhe ekonomike që ka pësuar këto 20-vitet e fundit në rrugën e saj drejt demokracisë dhe proceseve të integrimit të plotë në strukturat euro-atlantike, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë reformave ekonomike dhe atyre legjislative, për t’u përfshirë me sukses në ekonominë e tregut. Është një realitet që sot Shqipëria është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, por ajo ka përmirësuar ekonominë e saj në raport me vendet e tjera të rajonit. Kështu, Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike mesatare vjetore prej rreth 5.5 për qind deri në vitin 2009, gjë që ka çuar në një rritje të mirëqenies së shtetasve tanë. Gjithashtu, janë rritur investimet e kapitalit të huaj, është përmirësuar infrastruktura e vendit, është zgjeruar rrjeti i arsimit, shëndetësisë, mediave, shoqërisë civile, si dhe pjesëmarrja më e gjerë e gruas dhe rinisë në gjithë jetën politiko-shoqërore. Kjo situatë ndryshimesh pozitive ka përfshirë edhe vende të tjera të Ballkanit, që aspirojnë të integrohen në Evropën e Bashkuar. Dëshiroj me këtë rast, të përshëndes shtetin e ri, të pavarur të Kosovës, që brenda një kohe të shkurtër ka arritur rezultate pozitive në të gjitha proceset e demokracisë dhe të reformave ekonomike, duke ndikuar direkt në paqen e sigurinë e rajonit. Kam nderin dhe privilegjin që, në emër të Shtetit shqiptar, të përcjell disa mendime modeste në lidhje me gjendjen ekonomike të krijuar nga kriza financiare dhe ekonomike, e cila vërtetoi se asnjë vend nuk ishte i imunizuar prej ndikimit të saj. Kombinimi i çmimeve të larta të naftës dhe mallrave, trazirat, tërmetet dhe cunamet, krizat e borxhit dhe problemet fiskale kanë çuar në rritjen masive të riskut të kundërt. Nga pikëpamja ekonomike, vende me peshë të madhe në ekonominë botërore nuk janë në ritmet e tyre karakteristike. Madje janë përjetuar rënie të mprehta dhe në tregje me rritje më të shpejtë, si dhe në vende të orientuara drejt eksporteve. Një gjendje e tillë ka bërë që politikanët, menaxherët dhe ekspertët të mos jenë aq të sigurt nga sa ishin më parë, për arsye se pasojat e krizës financiare dhe ekonomike kanë ekspozuar haptazi dobësinë e zbatimit të teorive dhe politikave ekonomike. Gjithashtu u dëshmua se doktrinat e bankave qendrore kishin të meta, për shkak se fokusi i tyre mbi inflacionin ishte më i madh se sa ai mbi rritjen ekonomike, punësimin dhe stabilitetin e sektorit financiar, gjë që tregon përse pasojat që shkaktuan efektet e krizës financiare dhe ekonomike globale janë në një shkallë më të lartë se sa pasojat nga inflacioni. Si rezultat i ndikimit të efekteve të tregjeve financiare, tregtisë, investimeve dhe remitancave edhe në një vend më pak të integruar në ekonominë rajonale dhe botërore siç është Shqipëria, tashmë vihet re ndikimi i krizës

Nga Bamir Topi

pavarësisht se rritja ekonomike e saj ishte më e madhe se sa në vendet e tjera në rajon. Politika dhe politikanët e botës së ditëve tona, do të vlerësohen nga kontributi që ata do të japin për të ngritur shpresën e popujve dhe të njerëzimit në lidhje me një jetesë më të mirë. Edhe pse disi i zgjatur në kohë, kam bindjen se kapërcimi i krizës do të jetë një zgjidhje e radhës, ndërsa parandalimi i krizave në të ardhmen, natyrisht, do të kërkojë gjithnjë e më shumë zhvillimin dhe përsosjen e institucioneve të ekonomisë së globalizuar. Besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se globalizimi, përhapja e specializimit dhe e ndarjes së punës në shkallë botërore, përfaqësojnë çelësat kryesorë për t’i thënë: Ndal thellimit të krizës dhe përsëritjeve të saj në të ardhmen, pasi prodhimi po ndërkombëtarizohet për ditë e më shumë: një mall zakonisht përbëhet nga pjesë të prodhuara në shumë vende të botës! Bota e globalizuar, ku prodhimi nuk ka kufi, ku tregtia dhe transaksionet financiare drejtohen nga qëllimi i sigurimit të fitimit dhe nga marrja përsipër e rreziqeve, karakterizohet nga veprimtari absolutisht indiferente ndaj ekzistencës së distancave dhe të kufijve kombëtarë. Për pasojë niveli mesatar i jetesës është ngritur në mënyrë të konsiderueshme: qindra milionë njerëz i janë larguar nivelit të varfërisë ekstreme, ndërsa qindra milionë njerëz të tjerë kanë një nivel mirëqenie pothuajse të njëjtë me atë të njerëzve në vendet e zhvilluara. Në dhjetëvjeçarët e fundit liberalizimi i tregtisë ka sjellë heqjen në një masë të madhe të barrierave për lëvizjen e kapitaleve dhe të shërbimeve, por çdo lloj përparimi i mëtejshëm në këtë drejtim, sikundër po shihet, po arrihet me më vështirësi, pasi pjesa më e madhe e ekonomive ekspozohet gjithnjë e më shumë nën presionin e konkurrencës ndërkombëtare. Zhvillimi i globalizimit të tregjeve të kapitaleve, uli koston e financimeve dhe rriti në të gjithë botën gjendjen e kapitalit real, gjë që përbën motorin lëvizës të produktivitetit, por gabimet e pashmangshme dhe periudhat e euforisë të pjesëmarrësve në tregjet botërore, si dhe keqfunksionimet që lindin nga ato, shkaktuan disbalancimin ekonomik që pasqyrohet në efektet e krizës aktuale. Ritmi i shpejtë i globalizimit të tregtisë u shoqërua nga

globalizimi i sistemit financiar, por sistemi global financiar duhet të jetë i aftë për t’i drejtuar kursimet botërore në financimin e atyre investimeve që do të prodhojnë më shumë ato lloj mallrash dhe shërbimesh që vlerësohen më tepër nga konsumatorët. Në çmimin e çdo produkti dhe shërbimi përfshihet, patjetër, edhe kosto e të gjitha shërbimeve financiare që lidhen me prodhimin, shpërndarjen dhe marketingun e këtyre produkteve dhe shërbimeve dhe për pasojë pesha specifike e kësaj kostoje në çmim është rritur në mënyrë konsiderueshme. Rregullat që miratohen gjatë zhvillimit të një krize, duhet të përpunohen më tej në mënyrë të hollësishme, sepse çdo rregull ka afatin e vet të skadencës; rregullat e reja duhet të përfshijnë më shumë rregullatorë, që të shmanget refuzimi i një rregullatori të vetëm për të marrë përsipër përgjegjësinë e rreziqeve dhe përpjekjet për të siguruar garanci për secilin variant të mundshëm të rezultatit negativ, duke rritur kostot e mbikëqyrjes. Sektori që kërkon vëmendjen më të madhe në lidhje me ndërhyrjen është lufta kundër mashtrimeve, gjë që kërkon më tepër fonde për krijimin e rregullave të reja që ndihmojnë në forcimin e ligjshmërisë për të luftuar dhe shmangur praktikat e mashtrimit dhe të korrupsionit politik, pasi miratimi “pas dasme” i ligjeve dhe rregullave të reja për të luftuar dështimet dhe gabimet do të ishte një humbje kohe e konsiderueshme dhe një kosto e tepër e lartë për korrigjimin e gabimeve. Globalizimi në të gjitha tregjet botërore u bë objekt i kritikave të ashpra në ditët e para të krizës aktuale, por kritikuesit përveç anëve negative të globalizimit, duhet të konsiderojnë edhe të dhënat burimore, të cilat dëshmojnë se dobitë e globalizimit janë shumë herë më të mëdha se sa kostot e tij, madje ato shtrihen përtej kufijve të ekonomisë në lidhjet pozitive reciproke të globalizimit me demokracinë. Ngadalësimi i procesit të globalizimit, do të mund të ulte zhvillimin botëror dhe nivelin e arritur të jetesës. Prandaj, duhet të marrim në konsideratë të veçantë faktin se njerëzit përshtaten shpejt me nivelet më të larta të jetesës dhe po të jetë se ngadalësohet përparimi, atëherë mendojnë se po privohen nga diçka dhe fillojnë të kërkojnë interpretime të reja. Besoj se jemi të vetëdijshëm se proteksionizmi, pavarësisht petkut politik ose ekonomik, në të gjitha rastet ka përfaqësuar dhe përfaqëson recetën e stanjacionit ekonomik dhe të autoritarizmit politik. E ardhmja e globalizimit do të përcaktojë rrugën në të cilën do të vazhdojë të ecë tregu botëror dhe mënyra e jetesës së kombeve në dhjetëvjeçarët që vijnë. Me këtë rast do të doja të përsërisja të nderuarin Miguel d’Escoto Brockman, President i Sesionit të 63 – të të Asamblesë së Përgjithshme: “We have an historic opportunity – and a collective responsability – to bring new stability and sustainability to the international economic order”. Fjala në debatin, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me temë: “Gjendja e Ekonomisë Botërore”


KOMENT • E premte 18 maj 2012

»

13

Edi Rama, procesi i zgjedhjes së presidentit dhe frëngjia e kotësive Nga ARIAN GALDINI

T

ë shtunën në mbrëmje dy deputetë tanë kanë refuzuar ofertën me para për kandidaturën e PD-së. Ka ndodhur po kështu kur kryeministri përpiqej të çante me lekë bojkotin e deputetëve të opozitës kur zgjodhi presidentin më 2007-n dhe do të ndodhë kështu edhe për zgjedhjen e presidentit të ri. Kjo nuk përbën më një lajm. Ne jemi të shqetësuar se pala tjetër nuk po shfaq asnjë interes për të vënë vendin para interesave personale… PS-ja nuk do të pranojë asnjë kandidat nga PD-ja për president, por as nuk do të imponojë një kandidat nga ana e opozitës”, - ka thënë Edi Rama para grupit të tij kuvendor. Kjo deklaratë e fundit e rrëzon përtokë sfinksin së qeshuri për shkak të thjeshtësisë për të qëmtuar në të, gjë që e bën hyrjen për në Tebën e politikës së re të Edi Ramës të lehtë pendë, ngase zbulimin e rebusit e ka bërë vetë mbreti. Nuk di ç’të mendosh kur të fanitet para syve një personazh i tillë politik. Edi Rama të kujton më së shumti ato figurat mitike të antikitetit grek, ku dyzimi, dynatyrësia është pjesë e karakterit dhe qenies së tij. Mund të thoshim se i ngjason centaurit, gjysmë njeri e gjysmë kalë, por druaj se jo. Nisur nga deklarata e tij më e fundit, e cila ka hapur për mendjet e vëmendshme dhe publikun disa pjesëza të tjera të mozaikut që ka në mendje Rama, vërejmë se ndoshta krejt padashur ai ka zbuluar thembrën e tij të dobësisë. Duke vijuar në këtë logjikë, dyzimi, dynatyrësia e Edi Ramës do t’i përafrohej së tepërmi një personazhi të përfiguruar si gjysmë Akil dhe gjysmë Parid, gjysmë hero e gjysmë vrasës, heroi që i vjedh gruan mikpritësit. E kam fjalën për kërkesën që Edi Rama i bën Sali Berishës që ky i fundit ta mikpresë në një proces konstruktiv negociatash për zgjedhjen e presidentit të Republikës dhe përpjekjen e njëkohshme e si rrjedhojë të pandershme për t’i kobitur aleatin Ilir Meta, të cilin pas krijimit të koalicionit të ri qeverisës PD–LSI pas zgjedhjeve të vitit 2009 e quajti si gruan që vuri kurorë me Berishën. Kjo çaprazpolitikë që bën Edi Rama nuk i bën nder as ligjërimit të tij për politikë të moralit kundër asaj të hajnisë dhe krimit, politikë të rilindjes kundër asaj të rrënimit. Edi Rama shkulmon nga foltorja në foltore, nga qyteti në qytet e nga fshati në fshat për t’u treguar të rinjve e të rejave teksa u dorëzon teserat e RE:FRESSH-it se ai është ndryshe nga të tjerët, se ai nuk është i korruptuar si të tjerët, se ai nuk bën pazare e allishverishe, se ai punon e mendon për një Shqipëri më të mire e më të drejtë dhe se ai dhe vetëm

ai mund t’i fitojë betejat e Partisë Socialiste dhe popullit opozitar kundër regjimit “fashist oriental”, “korruptivo-kriminal” të Sali Berishës, duke e pikturuar imazhin e tij publik si një hero, Akil i pamundshëm dhe i bekuar nga perënditë. Por në të njëjtën kohë bëhet Parid, herovrasës në fakt vetëvrasës politik, duke e ngulur me duart e tij shigjetën e marrëzisë mu në thembrën e tij të dobësisë, pikërisht duke shkuar natën si Kostandini në gjirin e Lalëzit për t’u rikthyer socialistëve Ilir Metën, motrën e martuar larg në oborrin e Berishajve. Vargjet e legjendës së moçme shqiptare do t’i shkonin për bukuri Edi Ramës: “Kostandin 3 vjet i vdekur, ç’bën akoma, që s’je tretur?…” Nejse, le t’i kthehemi qëllimit nistar të këtyre radhëve. Edi Rama me deklaratën e tij më të fundit ngre një ligjërim alibie dhe trysnie për gjithçka ai pret e dëshiron të ndodhë me procesin e zgjedhjes së presidentit. Fatkeqësisht, mbreti është krejt lakuriq. Së pari, duke paralajmëruar blerjen e dy deputetëve Rama në rastin më të mirë synon t’i pararendë një rezultati humbës edhe në këtë betejë të radhës për zgjedhjen e presidentit. Në rastin më të keq Edi Rama kalamendet nëpër hullitë e denoncimit moral të një pazari të mundshëm të fëlligësht presidencial me votat kuvendore, duke shpresuar që kandari publik i gjykimit do të peshojë vetëm mallin që do blejë Berisha. Nga ana tjetër ky harron se edhe në qoftë e vërtetë se në Kuvend është hapur “pazari”, i pari që shkoi për blerje në gjirin e Lalëzit ishte vetë Edi Rama. Ç’ndryshim ka moralisht blerja me çanta me para e dy apo katër deputetëve socialistë, nga blerja e votave të Ilir Metës me darka mesnate në gjirin e Lalëzit? Hipotetikisht Berisha paska ofruar çanta me para për të blerë 2 apo 4 deputetë socialistë, ndërsa Edi Rama ka ofruar vetveten për të blerë 2 apo 4 deputetë të Ilir Metës. Këtu puna ndryshon vetëm te çmimi. Nuk ka asnjë lidhje me moralin apo parimet. Këshilltarët e tij të deklaruar apo jo do të bënin mirë t’ia thoshin para se të shkonte për ngjala e pazar te gjiri i Lalëzit: “Edi Rama, ti nuk je për t’u shitur.” Gjithsesi, pyetja diabolike që na vjen ndër mend është kjo: pse Berisha duhet të blejë 2 apo 4 deputetë socialistë kur në oborrin e tij janë ende 2 apo 4 deputetët e Ilir Metës, të cilët mezi presin t’u bëhet çmimi i radhës? Së dyti, kryetari i Partisë Socialiste me deklaratën e tij ka kërkuar ta vendosë Berishën në pozitë trysnie, në mënyrë që ky i fundit, i vendosur përballë një akuze të tillë, e cila natyrisht do të shkaktojë lëvizje tektonike te faktori ndërkombëtar, të detyrohet të pranojë

skemën e një presidenti konsensual, ku rolin përcaktues në propozim do ta ketë sigurisht marrëveshja Rama–Meta. Por edhe nëse Berisha nuk mbërrin te konsensusi, Rama shpreson që Berisha nën trysni të dorëzohet e të lërë të lirë mundësinë që marrëveshja Rama–Meta të bëjë numrat e nevojshëm për ta zgjedhur presidentin në raundin e 4. Kjo trysni bashkëvepron edhe me ngritjen e dyshimit për vazhdimësinë e shumicës qeverisëse, rrëzimin e qeverisë nëpërmjet një mocioni mosbesimi ndaj Kryeministrit etj., etj. Por kam dyshimet e mia serioze se kjo skemë funksionon, sepse, nëse ka një politikan shqiptar që është refuzues i trysnisë dhe shantazhit, por dhe mjeshtër i veprimit nën trysni, ky e ka emrin Sali Berisha. Theksojmë këtu se të dyja këto mundësi janë hamendësime që ndërvaren thellësisht nga kapaciteti analitik dhe njohja e kuptueshmëria relative që ne kemi për politikën. Le të shqyrtojmë së fundi shkurtimisht trajektoren politike të Edi Ramës në raport me procesin e zgjedhjes së presidentit. Edi Rama ngulmon prej javësh se ai dhe Partia Socialiste kërkojnë një proces sa më konstruktiv, gjithëpërfshirës, nëpërmjet të cilit të arrijnë te zgjedhja e një presidenti konsensual. Edi Rama përsërit pareshtur se procesi është shumë i rëndësishëm e se nëpërmjet procesit shkohet tek emri dhe jo anasjelltas. Mirëpo në deklaratën e tij të fundit Edi Rama me dashje apo pa dashje na rrëfen se ai ka edhe një kriter të ri se si nuk e pranon ai presidentin: “PS-ja nuk do të pranojë asnjë kandidat nga PD-ja për president, por as nuk do të imponojë një kandidat nga ana e opozitës...” Këtu loja e Ramës humbet çdo tis a ngjyrim kërshërie, sepse duart e tij janë aty të zhveshura para syve të mendjeve të vëmendshme dhe publikut, me kamën që pikon gjak të shtrënguar fort fill pas daljes nga shtëpia e Makbethit. Edi Rama kërkon procesin, por procesi është i përcaktuar me Kushtetutë. Edi Rama edhe kur kërkon të bëhet vetë nismëtar i ndonjë procesi, e bën pis procesin, sepse në mendjen dhe veprimet e tij mbivlejnë axhendat e ngushta vetjake dhe partiake. Edi Rama kërkon proces, por fraza e tij mbizotëruese është “nuk pranojmë”. Edi Rama thotë se procesi duhet të sjellë emrin e jo anasjelltas, por harron se president republike nuk do të zgjidhet Procesi, por emri. Edi Rama nuk e kupton, ose nuk e pranon, se procesi dhe konsensusi në demokraci ndërtohen të shëndetshëm vetëm nëpërmjet konkurrimit me emra konkretë dhe alternativa konkrete. Të thuash se nuk pranon emra nga PD-ja dhe se nuk imponon emra nga PS-ja, është njëlloj si të thuash se nuk pranon konkurrencën e kësisoj nuk

pranon as konsensusin. Vetëm nëpërmjet një konkurrence emrash konkretë mund të arrihet në konsensus të shëndetshëm. Konsensusi pa konkurrimin e lirë të vlerave dhe emrave është pazar dhe vetëm pazar po aq i keq sa ai me çanta me para apo me ngjala te gjiri i Lalëzit. Më e keqja është se Edi Rama refuzon të pranojë se Partia Socialiste ka kapacitete dhe figura shumë të nderuara, të cilat mund të garojnë, konkurrojnë për president pepublike jo thjesht si figura e vlera të PS-së, por si figura e vlera që mund të pikënisen, gjejnë identitet dhe histori nga PSja e gjithaq të jenë ndërtuese dhe përftuese të një konsensusi sa më të gjerë. E për ta mbyllur, themi se Edi Rama akoma nuk e ka të qartë se procesi nuk u takon partive, as kryetarëve të partive. Procesi u takon vetëm qytetarëve shqiptarë dhe Kuvendit të Shqipërisë, që sipas Kushtetutës qytetarët shqiptarë e kanë autorizuar me votën e tyre. Partitë politike dhe kryetarët e partive politike janë vetëm pjesëmarrës në proces. Çdo mendësi që synon akaparimin, kontrollimin apo zotërimin e procesit është jodemokratike, joperëndimore dhe kundër interesave të qytetarëve shqiptarë. Procesi i zgjedhjeve në Shqipëri, qoftë procesi i zgjedhjeve parlamentare apo lokale, qoftë edhe Procesi i zgjedhjes së presidentit të Republikës është i/dhe për qytetarët shqiptarë. Partitë dhe kryetarët e partive duhet ta lënë të lirë procesin, sepse vetëm kështu i vënë interesat e vendit përmbi ato partiake dhe interesat publike përmbi ato vetjake. Procesi pa emra dhe pa konkurrim të lirë është vetëm shtegu okult i vazhdimësisë së konsensusit negativ të elitave, që bjerr demokracinë dhe çmonton shpresat e qytetarëve shqiptarë për një Shqipëri europiane. Të flasësh për poçes dhe të kesh në mendje ngritjen e frëngjisë për krizën a kurthin e radhës është liganake për vendin, por edhe vetëhamëse. Nga historia e këtyre 7 vjetve marifetet i janë shndërruar Edi Ramës gjithmonë në frëngji kotësie, prej nga ai pret të godasë e shtrijë përdhe kundërshtarin. Pastë fat edhe kësaj radhe, por ai është shumë i lexueshëm dhe Berisha mbetet po aq i paparashikueshëm, ndaj ju lutemi shpëtojeni ushtarin Edi Rama. Nuk di të bëjë politikë. Hyn në beteja politike plot vetëbesim se bën strategji e taktika të zgjuara, por në fund përfundon duke ngrënë ngjala e duke humbur me zell të madh. Strategjia dhe sjellja e tij politike në procesin e zgjedhjes së presidentit është dëshmia më e mirë se sa hileqar, i pamençur dhe i pagdhendur politik është ky lider politik vetëhumbës. Tiranë, më 16 maj 2012


14

« dossier

E premte 18 maj 2012 •

Ex katedra, ex libris: Gjendje konfliktuale mendore e Shqipërisë Nga albert kotini

K

(vijon nga numri i kaluar)

ur shkruhet historia e së shkuarës me këtë mendësi edhe për 24 majin, në vend të parë do të mbesin aktorët dhe jo autorët, sepse të gjitha raportet me degëzimet e tyre, diskutime të hapura vënë në dukje miqësinë e madhe Tito-Enver. Kur historiografia do të kërkojë pjesën e kësaj ngjarjeje për ta rikujtuar si historia shpirtërore e komunistëve sllavë, që na injektuan absolutizimin e tyre në çdo fushë të jetës, atëherë do të themi se çfarë kemi bërë. Aty u vendos padrejtësia e miratimit të diktaturës së “princave të vegjël”, që u bënë mbretër të shoqërisë sonë. Aty u gjykua prej piedestalit të një filozofie stigmatizuese dhe hipnotizuese, si Nadiri që do të bënte çudinë e të ardhmes shqiptare. “U hodhën themelet e para”, - shkruan “Enveri ynë”, t amam sikur ne, populli i tij, të ishim një kompleks biologjik dhe që manifestonte të drejtën natyrore të falur nga Perëndia. Prej kësaj “paravendosje” u bënë zgjedhje të lira dhe demokratike, si një satirë e së ardhmes. Jo, Enveri mbetet historikisht mësuesi i një mësimi të keq për fëmijët tanë, që me qëndrime jonjerëzore si mjet politik në çdo kongres, spekulimi arriti fushën e përsosur të saktësisë, u bë shkencë. Në këtë këndvështrim mund të kuptohet në histori si fuqi e luanit për rrethin e tij dhe si dinakëri e dhelprës për ne përfituesit e tij. Aspirata se si mund të merret e mbahet pushteti është trashëgimi më i mirë i absurdizimit enverian, që të mëson se si mbytet kundërshtari për të fituar mbi të me çdo kusht. Prandaj rron mendimi i 24 majit për pushtetin bolshevik, jetoj përtej çdo zhgënjimi historik dhe rilind në forma të reja përmbi vetëdijen e re të fateve tona. Këtu buron fatalizmi “nuk do të bëhemi kurrë”. Shqipëria e re, e lindur sipas ligjeve të vjetra të ngritura më 24 maj, me veprime të reja politike duhet të mbijetojë dhe jo të ngrihet mbi gërmadha, ashtu siç u quajt pushteti i Kongresit të Përmetit. Pse duhej djegur Përmeti nga gjermanët? Përmeti është djegur tri herë, por e treta ka qenë e vërteta. Dihej fare mirë se aty të gjitha rrugët, siç thotë Shvejku, të çonin në Bugjojevicë (Përmet). Duke biseduar me një të moshuar përmetar, nipi i Kamber Bënjës, mbi 92 vjeç, mësoj se ç’është bërë nga përmetarët për ngritjen e flamurit, pastaj në luftë kundër grekut më 1914 dhe në Luftën Antifashiste. “Ku fliste më njeri para Kongresit të Përmetit? U harrua Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Lushnjës dhe mjaft patriotë të atyre ngjarjeve me të vërtetë madhore në historinë tonë kombëtare”, - m’u shpreh ky plak i mençur. Në kreun e parë të historisë së Luftës Antifashiste, me titull “Kongresi antifashist nacionalçlirimtar - themeli i shtetit të ri shqiptar të demokracisë popullore”, botuar në 1989, shkruhet: “Ideja për thirrjen e kongresit I antifashist nacionalçlirimtar, si i pari kuvend i madh kombëtar, përfaqësuesve të mbarë popullit shqiptar, të ngritur në luftën revolucionare për fitoren e pavarësisë kombëtare dhe vendosjen e rendit demokratik, u parashtrua nga Sekretari i Përgjithshëm i KQ PKSH-së, sh. Enver Hoxha, në Byronë Politike të KQP, ku u vendos t’i paraqiten Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar”. Në çdo fjalë e fjali vetëm demagogji dhe broçkulla, që nuk ia vlen të merresh me to, sepse janë 74 faqe të tilla, që të lodhin për t’i lexuar e jo më për t’i besuar. Për analogji, në vitin 1945, më 24 maj, Koçi Xoxe thotë: “Në historinë kombëtare po hyn edhe një ditë e madhe si dita e sotme e 24 majit. Një fletë e një historie të re e të lavdishme po i shtohet historisë kombëtare

Në kreun e parë të historisë së Luftës Antifashiste, me titull “Kongresi antifashist nacionalçlirimtar - themeli i shtetit të ri shqiptar të demokracisë popullore”, botuar në 1989, shkruhet: “Ideja për thirrjen e kongresit I antifashist nacionalçlirimtar, si i pari kuvend i madh kombëtar, përfaqësuesve të mbarë popullit shqiptar, të ngritur në luftën revolucionare për fitoren e pavarësisë kombëtare dhe vendosjen e rendit demokratik, u parashtrua nga Sekretari i Përgjithshëm i KQ PKSH-së, sh. Enver Hoxha, në Byronë Politike të KQP, ku u vendos t’i paraqiten Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar”. Në çdo fjalë e fjali vetëm demagogji dhe broçkulla, që nuk ia vlen të merresh me to, sepse janë 74 faqe të tilla, që të lodhin për t’i lexuar e jo më për t’i besuar. Për analogji, në vitin 1945, më 24 maj, Koçi Xoxe thotë: “Në historinë kombëtare po hyn edhe një ditë e madhe si dita e sotme e 24 majit

në përpjekjet tona për indipendencë dhe liri.”. Pa u zgjatur, do të botoj për herë të parë dhe të plotë seancën e dytë të Kongresit të Përmetit, sepse për të tjera çështje kam shkruar më parë. Janë mbi 32 diskutime në kongres, ku do të faktohet nëpërmjet diskutimeve të tyre se asnjë nuk ka qenë kundër fjalës së E. Hoxhës dhe platformës së këtij kongresi. Prandaj do të vijojmë me këtë seancë, që nuk është botuar asnjëherë deri më sot. Për të krijuar një imazh të plotë, përpara se të arrijmë në pyetjen pse diskutuesit në seancën e dytë ishin të gjithë “të tredhur” dhe nuk u pasqyruan në botimet e mëvonshme këto diskutime, më duhet të jap pak a shumë këto koncepte dhe ballafaqime me materialet faktike të vitit 1944 që u prodhuan nga ky kongres. Në Kongresin e Përmetit - hiqet maska e PKSH-së. Fytyra e vërtetë: pushteti bolshevik. Me parullat demagogjike: “Për një Shqipëri të re dhe demokratike”, “Për zhvillimin e drejtë të luftës popullore”, “Për fitoren e të gjitha të drejtave të popullit shqiptar”, “Për PKSH-së udhëheqësen e ndritur të popullit shqiptar”, “Për ushtrinë nacionalçlirimtare shqiptare, që ka ngritur lart emrin e Shqipërisë”, “Për BS - udhëheqësi i njerëzve të lirë”, “ Për një konfederatë ballkanike e të vëllazëruar me popujt e Jugosllavisë” etj., të cilat u propaganduan aq shumë sa i prishën mendjen një mase të madhe të popullit nga dëshira për një jetë më të mirë. Për të argumentuar në vazhdimësi, nuk do të ndalem në përmbajtjen tërësore të deklaratës, vendimeve, përshëndetjeve ndaj aleatëve dhe fjalimeve të mbylljes së Kongresit, por në disa fakte problemore me këtë bazë burimore: - Kongresi i Përmetit, botim origjinal i vitit 1944 (çmimet e bëra dhe ndryshimet nga origjinali) - Kapitullin e këtij kongresi të futur në historinë e Luftës Nacionalçlirimtare të botuar në vitin 1990. (vërejtjet dhe porositë retushimet e bëra nga Instituti i Studimeve M-L). - Dëshmitarët okularë të kohës dhe dokumente të tjera arkivore. Për këtë të fundit Sejfulla Malëshova është shprehur se shumë prej delegatëve nuk ishin dakord që Kongresi i Përmetit të merrte atributet e shtetit, duke

nxjerrë ligje dhe vendime etj. Në këtë logjikë të çështjeve e shtrojmë përpara se të konkludohet në vlerat reale të këtij kongresi për çdo çështje të veçantë. 1. PKSH-ja në pushtet. Më 24 maj 1944 akti i parë i delegatëve fillon me diskutimet e tyre në seancën e dytë të mbledhjes së këtij kongresi. Këtë, siç e thashë edhe më lart, po e botoj me pak shkurtime, ashtu siç është, si një ballafaqim me atë realitet, siç kanë ndodhur ngjarjet dhe jo siç i shkruam, ashtu siç u duhej prej porosive të Institutit të Studimeve M-L në vitin 1990. Aktorët e historisë diskutojnë pak a shumë në këtë radhë: Hysni Kapo: “Duhej udhëheqje organizatash të popullit e jo persona. Kjo barrë iu ngarkua PKSH-së (duartrokitje). Ushtria NÇL i ka dhënë besim popullit për qeveri demokratike popullore.” (Duartrokitje) E në këtë këndvështrim të paktën vijon diskutimi i Hysni Kapos, pozicionim që e ka mbajtur gjatë gjithë jetës së tij. Bexhet Mema: “Jo luftë partish, por kundër armikut dhe tradhtarëve. Nën udhëheqjen e Shtabit do të luftojmë (duartrokitje) dhe do të luftojmë edhe për konfederatë me shtetet e tjera.” (Duartrokitje) Milan Vangjeli: “Gruaja do të marrë pjesë dhe me anë të qeverisë do t’i sigurojë vetes të mirat...” Tuk Jakova: “Popullit tonë i ka munguar prijësi. Ke ne, si vendet ku ka lëvizje, Partia Komuniste (Rroftë PK e duartrokitje) ka qenë udhëheqëse ushtria partizane, e cila lindi, jeton, banon, furnizohet nga populli. Ushtria partizane përmbledh të gjitha shtresat, elementët, sukseset (beun e harbutin, kaurin dhe turkun, femra dhe meshkuj). Ushtria ban hapa për zhdukjen e kontradiktave të brendshme e me popuj fqinj (pra vllaznim kombëtare e me fqinj). Do ta vazhdojmë luftën deri në vendosjen e qeverisë demokratike popullore.” (Duartrokitje) Zylyftar Veleshnja: “Jam mullixhi nga një katund i Skraparit (duartrokitje). Kisha disa ndjenja revolucionare (duartrokitje), por s’dijsha ku të kapesha, por për fat timin e të popullit shpejt duel PK (duartrokitje. “Rrofshin punë-


dossier • E enjte 1018 maj 2012 premte maj 2012 torët e botës!” duartrokitje). Të thërresim, pra, rroftë qeveria provizore! (duartrokitje) Vdekje fashizmit!” (Duartrokitje) Kosta Karanxha: “Shok e shoqe, përfaqësues të popullit, flas nga zemra e nuk mundem të flas gjuhën tuaj derisa të gjejmë një gjuhë të përbashkët (duartrokitje). Ndërrohet përkthyesi... Minoriteti, pjellë e Traktatit të Versajës...” etj. Dr. Jorgoni: “Këto ditë Lëvizja NÇL nga faza ushtarake kalon në atë të rregullimit politik. Asht koha për qeveri provizore që të jetë qeveri e popullit për popullin.” (Duartrokitje) Rrahman Uruçi: “Unë e shoh të arsyeshme, e ma budalla se unë s’ka (duartrokitje e qeshje). Konferencat tona t’i lamë prapa, por të marrim udhëzime e t’i kemi. Kështu e kuptoj unë me budallallëkun tim. Vdekje fashizmit! Koci Xoxe: (Duartrokitje frenetike) Ju përshëndes me ‘vdekje fashizmit’. Dua edhe unë të prek diçka mbi organizatën e Ballit Kombëtar (salla: ‘Poshtë Balli Kombëtar!’). E para ishte Partia Komuniste që shtroi vijën e drejtë dhe revolucionare në punët e brendshme e në fqinj. Mithat Frashëri kurrë s’ka qenë për Shqipërinë indipendente, por për autonomi. Kongresi i parë dhe qeveria provizore do të vazhdojë luftën pa kompromis...” Kristo Themelko (Shulja): “Referati i shokut Taras ishte komplet i drejtë dhe unë do të flas për bashkimin e punëtorëve ndërkombëtarë. Ushtria e kuqe mban peshën më të madhe të kësaj lufte. (salla: “Rroftë ushtria e kuqe!” (duartrokitje). Hysen Zaloshnja: “Fatkeqësi për ne që ka tradhtarë mjaft, por rinia lëviz në Partinë Komuniste (duartrokitje). Partia Komuniste do të fitojë, se ka Stalinin në krye (duartrokitje frenetike), ka krahun e djathtë, Titon (duartrokitje frenetike) dhe ke ne shumica e shtabit është komuniste me shokë të Titos, si Enver Hoxha (duartrokitje frenetike). Vdekje fashizmit!” (Duartrokitje e buzën në gazë e tërë salla). Hasan Reçi (duartrokitje): Kemi tri parti: Frontin NÇL, Ballin Kombëtar dhe Legalitetin. Zogu nuk duhet të kthehet e nuk mund të kthehet më (salla “Poshtë Zogu!” dhe më këmbë.) Zogu rri e bën qejf larg... Unë sa trembem prej Ballit Kombëtar, aq tremben dhe prej Zogut.” (Duartrokitje). Dr. Ymer Dishnica (duartrokitje frenetike): “Dua të prek problemin e marrëdhënieve tona me fqinjët. Miliona shqiptarë jashtë shtronin problemin e Shqipnisë etnike, propagandën e Kosovës kundër Jugosllavisë. Bëhet fjalë për çlirim, luftë nacionale, luftë vllaznimi...” (Fjalimi ndërpritet shpesh nga duartrokitjet.) Disa pyetje na dhanë rastin e aty për aty nuk dimë t’u përgjigjemi. Për shembull, pse disa nacionalistë nuk erdhën me ne qysh në Konferencën e Pezës? Njerëzit e kompromisit e bashkimit kombëtar të vjetër nuk mund të vijshim me ne. Dy fjalë mbi Kongresin e mbi qeverinë e popullit që po del. Ta marrin vesh mirë se ç’po del dhe të shkojmë t’i kallëzojmë gjithë popullit. Ta kuptojmë karakterin demokratik. Kemi siguruar indipendencën, që të tjerët do të na e njohin, por neve na bie barra që ta fitojmë (duartrokitje). Kjo ushtri nuk ka për të lënë armët për të lejuar dallavere të brendshme (duartrokitje). Ky kongres përfaqëson interesat e popullit dhe po mbështet jo në kombinacione internacionale dhe premtime, por në ushtrinë tonë. Jemi në mes të rrugës. Të forcojmë këshillat NÇL dhe komandat e vendet. Vdekje fashizmit!” (Duartrokitje) Hulusi Spahiu (duartrokitje): Mbi Legalitetin. Nuk nënçmojmë forcat e Legalitetit, por me forcat tona që kemi do ta dërmojmë Legalitetin.” Kasem Radovicka: “Kongresi i sotëm nuk i ngjan as atij të Lushnjës dhe as atij të Vlorës. Unë po marr pjesë për të tretën herë në kongrese. U futën në ato kongrese veç një grusht nacionalistësh dhe legalitete të tjera...” Vasil Nathanaili: “Rëndësia e pjesëmarrjes në kongres e pra në pushtet.... Kjo është karakteristikë e lëvizjeve revolucionare e përparimdashëse. Shembull është karakteristikë BS. Ushtria jonë ndryshon nga ajo e shteteve reaksionare ose demokratike. Ato qeveri tremben nga ushtria dhe e duan apolitike. Ne mundohemi ta zhvillojmë, ta bëjmë koshiente. Sot ushtri e popull janë një (duartrokitje). Edhe në pushtetin legjislativ, edhe me qeverinë e ardhshme do të jemi të lidhur. Ushtria jonë do të jetë gati ta mbrojë atë qeveri nga jashtë dhe brenda.” (Duartrokitje). Seanca e dytë e Kongresit të Përmetit Omer Nishani hapi mbledhjen e Kongresit të Përmetit duke lexuar mesazhin e Baba Fajës dhe të Haki Stërmillit. Në fund të mesazhit të gjithë duartrokitën dhe dëgjohej “Rroftë Baba Faja!”.

Pas kësaj ftohen kongresistët të flasin rreth referimit të shokut Enver Hoxha. I pari ngrihet e flet Kasem Radovicka se deputetët që do të zgjidhen nuk duhet të kujtojnë se e fituan lirinë, por të punojnë propagandojnë në popull etj. Të ketë këshill kontrolli mbi këshillat NÇL. Të kufizohen marrëdhëniet në terrenin e armikut. Të krijohet një kamp për të dyshimtit (duartrokitje). Pas kësaj vijon Hysni Kapo në diskutim etj. Dali Ndreu (duartrokitje të gjata). Pranon referatin e Enver Hoxhës. Rëndësinë e formimit të shtabit e cilëson parësore. Flet për braktisjen e shkollave nga rinia. Lufta u bë vetëm nga dëshira. “Lindi nevoja dhe u formua shtabi i përgjithshëm (duartrokitje). Populli e priti mirë luftën dhe dha djemtë e vet. Partizanët e ndiejnë veten të lidhur me shoqi-shoqin. Për armikun grusht dhe ogur i zi. Shtetet fqinje u kënaqën me luftën tonë. Aleatët dërguan misione ushtarake. Filloi me shtabe ushtria: komanda grupi, shtabe qarku e komanda zone. Lufta u forcua. U çliruan shumë krahina. Pas kapitullimit të Italisë më tepër se gjysma e tokës u lirua.” Liri Gega. Midis të tjerave thotë: “Ndihma në prapavijë ka qenë në luftë, por e penguan nga puna e reaksionit. Mobilizuam gruan fshatare. Ka gra udhëheqëse ushtarake, politike e organizative. Gruaja merr pjesë në të gjitha zgjedhjet përfaqësuese. Merr pjesë në këtë kongres e në këtë përfaqësim që është ngritur me gjak. Pret dhe kërkon të njihen të drejtat, të çmohet në punë dhe jo të kërkojnë mëshirë. Por në saje të gjakut të vet (duartrokitje). Liria thotë që “reaksionarja të dënohet”, se “më mirë të vdesim në këmbë sesa ta pranojmë”. Nderon me grusht (duartrokitje frenetike). “Rroftë Liri Gega!” Omer Nishani (duartrokitje frenetike). “Punët në Jug shkojnë mirë, në Veri shkojn ngadalë, sepse atje është ende okupatori i fortë. Por ky kongres përfaqëson dhe vullnetin e tyre, e njohin qeverinë që do të jetë edhe e tyre (du-

artrokitje). Është luftuar me çeta dhe batalione. Në Dibër u luftua dhe u mbajt qyteti. U bashkua populli në Dibër. Populli ka luftuar. Populli do ta dojë qeverinë e vetë(duartrokitje). Të formohet armata që të çlirojnë toka të tjera (duartrokitje). Misioni anglez ka ndihmuar reaksionarët (protestojmë e bëjmë protestë). Ne do të quajmë edhe ata që të jenë aleatë me popujt, por jo edhe me reaksionarët (duartrokitje frenetike). Ne ishim më të fortë se reaksioni, pa okupator. Kjo sepse jemi gjakos dhe presim ndihmë që të ngrihemi se ka për ta marrë shpejt populli pushtetin. (Dr. Nishani thërret: “Rroftë populli trim i Dibrës! Rrofshin partizanët e Dibrës! (duartrokitje. Salla: Rroftë Haxhi Lleshi!” Në Dibër, Mat e Lumë, çetat dhe populli që i mban!). Londra ka folur se Balli ka luftuar, por ne i njohim me mirë (salla protestojmë). Legalitetin e njohim. Ata nuk përfaqësojnë gjë. Populli i Matit nuk i do, se atje nuk ka as shkollë, as spitale. Edhe populli i Dibrës nuk e do Zogun dhe Myftar Kaloshin etj. (“Poshtë Zogu!” - bërtet salla). I pashë mjaft ata që quheshin zogistë të ardhur me plaçkit e jo me luftue, por me dek e plaçkit si i huaji dhe tradhtari. Populli nuk na hedh poshtë ne. Provë kalimi ka qenë një pjesë e brigadës I. Dje jo, por sot ata vuajnë nga okupatorët dhe reaksionarët, por nuk janë me ta. Do të luftojmë vetëm tradhtarët dhe kemi bindjen se kjo qeveri përfaqëson si Jugun, ashtu dhe veriun (duartrokitje). Uroj të merren masa për të ndihmuar vëllezërit e shtypur dhe të lidhen edhe ata me ne (salla: “Do të shkojmë t’i çlirojmë!” dhe duartrokitje). I uroj suksese kongresit dhe më vonë në një qeveri popullore të përhershme! (Duartrokitje). Medar Shtylla (duartrokitje): “E ka të shkruar që nacionalizua është e Hitlerit (salla: “Poshtë Gjermania!”). Ushtria e kuqe hyri në Finlandë (salla: “Rroftë ushtria e kuqe!”). Bashkimi sovjetik, Anglia i duan popujt e shtypur, që janë liridashës (duartrokitje.) Regjimi antipopullor e an-

njoftim Njoftojmë të gjithë aksioneret e Shoqerisë “Dinamo” Sh.a, se me datë 01.06.2012, ora 09:00, tek Selia e Shoqerisë “Dinamo” Sh.a, me adresë Rruga “Ferit Xhajko”, Tiranë,

zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionereve të Shoqerisë “Dinamo” Sh.a, me këtë rend dite:

1. Miratimi i bilancit dhe i treguesve ekonomiko-financiar për vitin 2011. 2. Miratimi i planit ekonomik për vitin 2012. 3. Të ndryshme.

»

15

tishqiptar (“Poshtë plehrat e popullit shqiptar!” dhe përplasin këmbët). Nacionalistët karakterizohen si antishqiptarë. PK u shtrin dorën liberalëve dhe demokratëve që deshën punën dhe luftën për liri. (duartrokitje). Luftë gjithë kompromisaxhinjve, intrigantëve dhe dallaveraxhinjve! (“Rroftë këshilli!”). Rrofshin nacionalistët e vërtetë! (duartrokitje frenetike.) Rroftë Bashkimi dhe vllaznimi i tyre! (duartrokitje për vllaznim). Partizanët frymëzuan Luftën NÇL (duartrokitje) për një botë me solidaritet dhe vllaznim. (Parulla dhe duartrokitje pa pushim.) Mustafa Gjinishi (duartrokitje frenetike.: Pëlqen e aprovon raportet. “Të dimë rrugët, të shohim horizontet e të dimë pengesat dhe mundim që do të derdhet. Okupatorë e tradhtarë kundër nesh ka plot. Të klasifikojmë reaksionin. Damkën e mori Balli Kombëtar (“Poshtë Balli Kombëtar!”) Dështuan përpjekjet e Ballit Kombëtar në terren, hilet edhe në fushën ndërkombëtare dhe me të gjithë reaksionin. Të shohim njerëzit të personifikojnë Legalitetin. Bazi i Canës ishte në këshill, por dy herë e tradhtoi lëvizjen e popullin. (“Poshtë Bazi i Canes!” Përplasje këmbësh). E kaluara e errët, një pjesë poeme popullore i kushtohet Bazit. Legaliteti e quan hero Bazin (salla: “Mehdi Beun e dekretoi hero kur u bë agjent”). Bazi mbrojti ikjen e Zogut. Bazi iku me tri torba dhe u kthye me 12. (Salla: “Ehë, ëhë.) Janë fut me të në Shqipëri e dikush edhe me florinj të shumtë (salla qesh). Kishin mision ndërlidhës. Premtonin ngritje të Shqipërisë së Mesme. Fliste për çetat e Brahim Mitares, por në fakt çarmatoste popullin për Italinë. U futën plot në Shqipëri. Besuam se do të futej në luftë, por hynë në Tropojë dhe të nesërmen për të marrë bukë dhe të tjera vjedhje (salla: “Edhe pare”). Kur morën vesh se gjermanët i merrnin florinjtë, hyn në ilegalitet. Erdhi dhe i shkroi Merlikës, por e mori përgjigjen. U mor vesh me Melonin e pastaj me Vërlacin. Bëri kompromis, u thirr dhe erdhi në Pezë dhe pranoi e tha se vetëm midis dy mbretërish do të pranonte Zogun. (salla: “Eh, eh”). Premtoi, por nuk luftoi. Mustafa Kruja e luftoi. por Bazi u përpoq të mos luftonte, sepse kishte bindje në fitore e aleatëve, prandaj nuk u bind nga Mërlika. Kur u rrethua Bazi, iu vranë tre shokë. Pesë muaj u mbyll në shpellë Bazi (fërshëllima). Lëvizja NÇL përparoi, por Bazi nuk mundi të ecë me lëvizjen, edhe pse u shpresua nga ne. U vendos zgjerimi i Këshillit dhe forcimi i Shtabit, prandaj mori pjesë Bazi në to. Bazi donte anglezët dhe të linte popullin. Doli Bazi me Ballin në takime dhe kompromise me ta. Konferenca e Mukjes e tregoi këtë. Bazi si delegat në Mukje luajti rol të poshtër atje, sepse koincidoi dorëheqja e Musolinit. Bazi më përpara ra në lidhje me oficerët e xhandarmërisë së poshtër, ndërsa Balli, kur e pa ngushtë, u mbështet shpesh me deklaratat e tij. Bazi e ndjeu veten të fortë dhe kërkonte të përfitonte. Shembull aksioni i vjedhjes së Burrelit. Bazi mbrojti tezën e Ballit (salla: “Ëhë, ëhë.”). Duhej qeveri provizore në këtë vendim historik, por në Krujë Bazi nuk ndihmoi. Konferenca e Mukjes u prish. Në Labinot Bazi nuk erdhi të bisedonte me dibranët. Bazi nuk desh të marrë pjesë në luftën e Krujës. U detyrua para vendimit partizan, atëherë kur gjermanët sulmuan Krujën. Mirëpo Bazi i la tanët në baltë dhe iku drejt Qafështamës (salla: “Ëhë, ëhë.”). Erdhi Mehdi Frashëri. Bazi shkon në Dibër për të formuar qeveri zoriste, por plani dështoi nga lufta e Dibrës. Atje luftuan edhe njerëzit e Bazit. Të gjithë legalistët kanë qenë të organizuar nga Mehdi Frashëri dhe Gestapoja. Bazi ka qenë kundra nesh, ndërsa Legaliteti me xhandarët. Pasi diskutimit të Mustafait është i gjatë, flet edhe për xhandarët e Hysni Demës dhe për bashkëpunimin e 30 anglezëve me Bazin dhe nga salla shoqërohet me thirrje: “Poshtë spiunët, reaksionarët! Poshtë reaksioni ndërkombëtar!” etj., etj. Bëhet pesë minuta pushim dhe me propozim të sallës bëhet 15. Të tilla diskutime janë për rininë që ka demaskuar luftuar reaksionin dhe luftoi Ballin. Po kështu Mestan Ujaniku në mes duartrokitjeve aprovon referatin, diskutimet e mësipërme dhe pasi shan reaksionarët e Mallakastrës dhe Lushnjës, sidomos tradhtarët Kadri Cakrani, Abaz Ermenin, Muharrem Kapllanin, Baba Kamberin, e Ali Këlcyera, Fejzi Alizoti. Të gjitha këto sharje shoqërohen nga salla me këmbë duke thirrur “poshtë tradhtarët!” dhe me duartrokitje për të gjithë premtimet dhe hakmarrjen që kërkon në diskutim kundër reaksionarëve. (vijon numrin e ardhshëm)


16

N

« bota

ë Greqi priten sërish zgjedhje të reja, sepse asnjëra nga forcat politike nuk qe e gatshme t’u përmbahet kushteve për kursime dhe reforma. Ndërsa donatorët nuk duan në asnjë mënyrë të vazhdojnë të paguajnë pa kushte. Ministri gjerman i Financave, Wolffgang Schäuble, nuk pranon, që të ndryshohet paketa ndërkombëtare e ndihmave e përpiluar me mundim. “Nuk është fjala për çështjen që tani jemi disi më zemërgjerë ndaj Greqisë, por rëndësi ka se çfarë është e arsyeshme në aspektin ekonomik”. Marrëveshja është “maksimumi” që ka qenë i mundshëm, tha Schäuble. Ai madje nuk sheh të ketë ndryshuar diçka me zgjedhjet në Greqi. Edhe ministri luksemburgas i Financave Luc Frieden mendon, se: “Ne nuk kemi bërë marrëveshje me një qeveri. Ne kemi bërë marrëveshje me republikën helene”. Ministrja austriake e Financave, Maria Fekter, indinjohet veçanërisht prej politikanëve në Athinë, të cilët ndonëse e refuzojnë kursin e kursimeve, duan të vazhdojnë të marrin ndihma. “Nuk shkon, kur ne na vijnë sinjale, se ata s’duan t’ia dinë për kushtet dhe as nuk e vrasin mendjen, sepse gjithësesi BE-ja vazhdon të paguajë. Ne nuk e pranojmë një qëndrim të tillë nga partnerët kontraktues”. Nëse Greqia nuk u përmbahet premtimeve, atëherë nuk do të lëvrohen me para. Fekter nuk ngurron aspak të flasë për shkëputjen e mundshme të Greqisë nga Unioni Monetar, madje jo vetëm nga ky union. “Nuk mund të dalësh nga eurozona. Nga Bashkimi Evropian mund të dalësh. Kësisoj Greqisë do t’i duhej sërish të përpiqej për antarësimin. Por pastaj ne do të shihnim me kujdes, nëse Greqia do të ishte e aftë për antarësim”. Me këtë deklaratë ajo lë të nënkuptohen shifrat e falsifikuara, me të cilat qeveria e atëhershme greke ia doli të mundësojë antarësimin në Unionin Monetar. Por të tjerë i shohin gjërat më me kujdes. Ministri belg i Financave, Steven Vanackere, është i mendimit, se shkëputja

E enjte 18 10 maj 2012 • E premte

EUROGRUPI

Për Greqinë, po sos durimi Grupi i Euros ndodhet në një dilemë të vështirë: ai do ta mbajë Greqinë në Unionin Monetar, por donatorëve po u humbet durimi

vetëm nga eurozona - nuk “do të zgjidhte asgjë për Greqinë”. Kësaj i shtohet edhe rreziku i të ashtuquajturit efekti domino, pra që edhe vende të tjera së shpejti të futeshin nën lupën e tregut, e në radhë të parë Spanja. Ky vend ende është larg realizimit të planeve, për të cilat është rënë dakord. Kushtet e riskut, që kërkojnë investuesit për kreditë për Spanjën, shtohen gjithnjë e më shumë. Ministri spanjoll i Financnave, Luis de Guindos, e konsideron vendin e vet edhe si një viktimë të krizës qeveritare greke: “Greqia duhet të marrë një vendim dhe të arrijë stabilitetin politik. Kjo do t’i ndihmonte eurozonës në tërësi”. Homologu i tij irlandez Michael Noonan, vendi i të cilit gjithashtu merr ndihma ndërkombëtare, mendon, se Greqia ka tani në radhë të parë “një problem demokratik”. Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk do të ndihmojnë: “Përse duhet nisur sërish nga e para”? Presidenti i grupit të euros, Jean-Claude Junker, bëri

përpjekje të mëdha për ta mbajtur grupin të bashkuar. “Kërcënimet dhe udhëzimet” në adresë të popullit grek e indinjojnë atë, u shpreh Junker në fund të takimit duke pasur paraysh në radhë të parë deklaratën e Maria Fekter. “Unë asnjë sekondë nuk mendoj për shkëputjen e Greqisë nga zona e euros. Kjo është marrëzi, kjo është propagandë dhe ne duhet ta respektojmë

demokracinë greke”. Sërish drejt kutive Populli i drobitur i grekëve duhet të ushtrohet edhe një herë në çështjet e demokracisë, sepse elita politike përsëri nuk mundi të bjerë dakord për një politikë realiste dhe të përbashkët për kapërcimin e krizës. Falimentimi financiar i Greqisë dy vjet e gjysmë më parë bëri të duk-

Ministri belg i Financave, Steven Vanackere, është i mendimit, se shkëputja vetëm nga eurozona - nuk “do të zgjidhte asgjë për Greqinë”. Kësaj i shtohet edhe rreziku i të ashtuquajturit efekti domino, pra që edhe vende të tjera së shpejti të futeshin nën lupën e tregut, e në radhë të parë Spanja. Ky vend ende është larg realizimit të planeve, për të cilat është rënë dakord. Kushtet e rriskut, që kërkojnë investuesit për kreditë për Spanjën, shtohen gjithnjë e më shumë shëm për të gjithë edhe falimentimin e sistemit politik. Dy partitë e dikurshme kryesore, konservatorja “Nea Demokratia” e Antonis Samaras dhe PASOK-u socialist i Evangelos Venizelos, që e çuan Greqinë në rrënim ekonomik, pësuan si rezultat humbje të rënda në zgjedhjet e 6 majit. Tani ata janë vërtet të gatshme të formojnë një koalicion për të shpëtuar vendin, por nuk kanë më shumicën në Parlament. Gjatë negociatave të ditëve të fundit të zyrën presidenciale të mëdhenjtë e dikurshëm qenë më të arsyeshmit. Zgjedhësit e revoltuar kanë forcuar nga ana tjetër aq shumë partitë, dikur të vogla, saqë ata luajtën tani rolin kyç si krijues të shumicës në bisedimet për krijimin e koalicionit: Lëvizja e djathtë “grekët e pavarur” të Panos Kammeno-s dhe veçanërisht e Majta radikale e populistit Aleksis Tsipras, i cili është ngjitur në pozicionin e partisë së dytë për nga forca politike. Të verbuar dhe të pamësuar nga të qenit në qendër të vëmendjes këto parti premtojnë ndërprerjen e të gjitha marrëveshjeve me partnerët e Greqisë dhe përhapin iluzionin se edhe pa politikën e kursimeve dhe reformat strukturore është e mundur mbetja në zonën e euros. Janë këto parti në forcim e sipër, që kanë penguar formimin e

një qeverie koalicioni përmes një sërë kërkesash maksimale. Pikërisht në momentin, kur Brukseli dërgon sinjale të moderuara në drejtim të Athinës dhe premton zbutjen e masave të kursimit, dështimi i negociatave në Athinë e bën situatën më të komplikuar. Në ç’drejtim po shkon Greqia? Negociatat dështuan Sipas sondazheve të fundit në zgjedhjet e reja, e majta radikale e Tsipras do të shënonte fitore të reja dhe ndoshta mund të dilte partia më e fortë. Kur mendon se sistemi zgjedhor grek, shpërblen partinë më të fortë me 50 vende shtesë në Parlament, atëherë bëhet e qartë se çfarë rreziku kërcënon. Pastaj ndoshta prej korrikut zona e euros do të ketë të bëjë me një qeveri koalicionit të krahut të majtë në Athinë, e cila refuzon kuadrin e përcaktuar ndërkombëtarisht për shpëtimin e Greqisë. Shpresa e vetme është, që në qershor pjesëmarrja në votime të jetë më e lartë. Dhe që mbi të gjitha zgjedhësit, duke pasur parasysh pamundësinë e vendit për t’u qeverisur, të reagojnë me urtësi më të madhe se udhëheqësit politikë, duke forcuar ato parti, që deklarojnë të vërtetën e hidhur: se qëndrimi i dëshiruar në zonën e euros dhe politika ashpër e kursimeve janë dy anët e së njëjtës medalje.


BOTA SPECIALE • E premte 18 maj 2012

G-8

U

dhëheqësit e grupit të tetë ekonomive më të mëdha kanë në plan të shqyrtojnë çështjen e sigurisë së ushqimit në Afrikë, në takimin që do të zhvillohet në pikën presidenciale të pushimi Kamp David, në afërsi të Uashingtonit. Por, siç njofton korreposndenti i Zërit të Amerikës Kent Klein Zërit, kriza ekonomike e Evropës pritet të jetë në qendër të vëmendjes së takimit të tetë vendeve më të industralizuara. Kriza evropiane e borxheve dhe efektet e saj të mundshme në ekonominë botërore, do të jenë në mendjet e udhëheqësve të G8-ës kur ata do të takohen në vendpushimin presidencial Camp David. Presidenti i ri francez, Francois Hollande, do të marrë pjesë në takim dhe gjithashtu do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Pak analistë presin që udhëheqësit e G8-ës do të mbështesin ndryshime të mëdha në ekonominë e trazuar të Evropës. Ata nuk presin që Shtetet e Bashkuara do të mbështesin ndonjë plan ndihmash financiare për Evropën. Simon Johnson punon në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare në Uashington. “Ekonomia amerikane duket disi e pasigurt. Rimëkëmbja është e ngadaltë. Nëse tregjet financiare në Evropë përballen me vështirësi të mëdha nga moszgjidhja e problemit të borxhit, ky nuk do të jetë lajm i mirë për mundësinë e rizgjedhjes së Presidentit Obama”. Një udhëheqës i G8-ës do të mungojë në Camp David. Presidenti rus Vladimir Putin, i cili filloi detyrën ditët e fundit, tha se ai është i zënë me punë të tjera në Moskë. Në vend të tij do të marrë pjesë Kryeministri dhe ish-presidenti Dmitry Medvedev. Sigurimi i ushqimit në Afrikë është një nga temat e takimit. Presidenti Obama pritet të prezantojë një plan për të përmirësuar zhvillimin e bujqësisë në kontinentin e Afrikës. Ai ka ftuar udhëheqësit nga Benini, Etiopia, Gana dhe Tanzania për të marrë pjesë në takim. Kristin Wedding punon në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. “Siguria e ushqimit ka qenë një nga pikat e rëndësishme në axhendën e politikës së jashtme të Presidentit Obama, dhe duke i sjellë katër udhëheqës të Afrikës, ai dëshiron të nënvizojë investimet e Shteteve të Bashkuara në Afrikë, si dhe sukseset që janë arritur atje deri tani”. Administrata e Presidentit Obama mori një angazhim trevjeçar prej 3,5 miliardë dol-

larësh në vitin 2009 për planin afatëgjatë të sigurisë globale ushqimore dhe zhvillimin e bujqësisë. Zonja Wedding pret që Shtetet e Bashkuara të kërkojnë donatorë tjerë në këtë takim. Pas takimit në Camp David, një pjesë e udhëheqësve të G8-ës do të shkojnë në Çikago për të marrë pjesë në takimin e NATO-s. Presion “Sikurse gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Gjermani Hollande do të përballet në Camp David me një presion të konsiderueshëm që të mos ndërmarrë asgjë që mund ta shpërbëjë paktin fiskal evropian për të cilin është rënë dakord tashmeë thotë Dr. Stewart M. Patrick, ekspert për politikën ndërkombëtare në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë në Uashington. Ideja e socialistit Hollande për një pakt për rritjen ekonomike dhe kriza qeveritare në Greqi janë tema që do t’i shoqërojnë të pranishmit në samit, të cilët presin edhe shpjegime përkatëse. Por lista e temave është mjaft e gjatë për një samit që nuk do të zgjasë as 24 orë. Temat shkojnë nga sigurimi i ushqimeve për Afrikën, tek mosmarrëveshjet bërthamore me Iranin, plani i tërheqjes për Afganistanin, veprimet e mëtejshme ndaj Sirisë dhe Koresë së Veriut e deri tek klima globale. Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka ftuar në rezidencën presidenciale në Camp David për të premten në darkë krerët e shteteve dhe të qeverive nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Rusia, Gjermania, Italia dhe Japonia. Presidenti i rizgjedhur rus Vladimir Putin e refuzoi ftesën e Obamës. Putini dërgon Kryeministrin Dimitri Medvedev, me të cilin kanë këmbyer postet. Një situatë e pakëndëshme - sepse rusët konsiderohen në klubin e G8 prej ekspertëve si të parëndësishëm. “Pa Rusinë G8 përfaqëson një komunitet demokracish të përparuara që kanë një mendësi të përbashkët, që besojnë tek të drejtat e njeriut dhe që kanë pikëpamje tejet të ngjashme lidhur me gjendjen ekonomike globale”, thotë për DW politologu Patrick, i cili nga viti 2002 deri në vitin 2005 ka qenë konsulent pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në SHBA. Ndërsa Rusia nën Putinin është duke ecur në një drejtim autoritar, dhe nuk është një partner i besueshëm për çështje politikisht të ndjeshme: Irani dhe Siria janë

»

17

Sa shumë probleme do të diskutohen brenda 24 orëve Por lista e temave është mjaft e gjatë për një samit që nuk do të zgjasë as 24 orë. Temat shkojnë nga sigurimi i ushqimeve për Afrikën, tek mosmarrëveshjet bërthamore me Iranin, plani i tërheqjes për Afganistanin, veprimet e mëtejshme ndaj Sirisë dhe Koresë së Veriut e deri tek klima globale. Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka ftuar në rezidencën presidenciale në Camp David për të premten në darkë krerët e shteteve dhe të qeverive nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Rusia, Gjermania, Italia dhe Japonia

“Pa Rusinë G8 përfaqëson një komunitet demokracish të përparuara që kanë një mendësi të përbashkët, që besojnë tek të drejtat e njeriut dhe që kanë pikëpamje tejet të ngjashme lidhur me gjendjen ekonomike globale”, thotë për DW politologu Patrick, i cili nga viti 2002 deri në vitin 2005 ka qenë konsulent pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në SHBA

shembujt më të mirë për këtë. Kështu që nga takimi nuk pritet ndonjë progres i madh. Në këtë mes shtrohet vazhdimisht pyetja se ç’kuptim ka takimi i G8? Megjithatë, tetë vendet përfaqësojnë 15 për qind të popullsisë së botës dhe dy të tretat e prodhimit ekonomik ndërkombëtar. G8 është një bashkim i lirshëm shtetesh, jo një organizatë me financim sipas rregullash të caktuara. I krijuar në vitet ‘70 në mes të krizës së naftës, ky u mendua si një forum për të koordinuar çështjet ekonomike dhe tregtare. Por tashmë në rend të ditës janë si çështje politike, ashtu edhe ekonomike, pavarësisht se G-20 konsiderohet si forumi më i fuqishëm ekonomik dhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka në dispozicion mekanizma për sanksione. Presidenti Obama ka ftuar në Camp David edhe kryetarët e shteteve dhe të qeverive

të Beninit, të Etiopisë, Ganës dhe të Tanzanisë. Ata do të marrin pjesë në diskutimet mbi sigurinë e ushqimeve në Afrikë. Diskutimi i kësaj teme është vazhdim i një procesi që filloi në vitin 2009 në qytetin italian të L’Aquilas. Patrick Stewart vë në dukje se “takimet e G8 organizohen në ato vende, të cilat ofrojnë pjesën më të madhe të ndihmës zyrtare për zhvillim”. Po ashtu takimi i G8 u ofron pjesëmarrësve një mundësi për të diskutuar çështje formale dhe joformale në nivel dypalësh, mendon Bruce Jones i Institutit Brookings: “Një gjë e tillë është nganjëherë më e lehtë se sa të biesh dakord për një takim zyrtar në mes dy politikanësh për të diskutuar një temë të veçantë. “Dhe kryetarët e shteteve dhe të qeverive kanë për momentin më tepër çështje për të koordinuar nga sa do t’u pëlqente”, - thotë Bruce Jones.


18

« gossip

A je një person i varur nga puna? A jeni të fiksuar pas punës? A e keni gjithnjë mendjen në zyrë apo në biznesin tuaj edhe nëse jeni duke darkuar me miqtë, jeni me pushime apo para gjumit? Për të kuptuar nëse jeni të varur nga puna, ose sic thonë amerikanët jeni «workaholic», mbërriti edhe testi i parë, i publikuar nga disa shkencëtarë norvegjezë dhe anglezë në “Scandinavian Journal of Psychology”. Shtatë pyetje- Pika e fortë e testit është thjeshtësia e tij. Mjaftojnë vetëm disa minuta për t’iu përgjigjur shtatë pyetjeve. Në këtë test shkencëtarët analizuan përgjigjet e 12 mijë të punësuarve nga 25 kompani të ndryshme. 1. Mendon shpesh se si të gjesh kohë për të punuar më shumë? 2. Të qëllon që të kalosh më shumë kohë në punë se sa kishe programuar? 3. Punon për t’u ndjerë më pak në faj, në ankth apo në stres apo për të cliruar ndjenjën e paaftësisë? 4. Të tjerët të kanë thënë që duhet të punosh më pak, por ti asnjëherë nuk i ke dëgjuar? 5. Ndihesh në stres nëse për ndonjë arsye nuk mund të punosh? 6. Për shkak të punës vendos gjithnjë në plan të dytë hobet e tua, aktivitetet e kohës së lirë, ushtrimet fizike? 7. Punon kaq shumë sa kjo po kompromenton edhe gjendjen tënde ose shëndetin tënd? Secilës prej këtyre pyetjeve mund t’i jepet përgjigjja: Kurre, rrallë, disa herë, shpesh ose gjithnjë. Nëse të paktën katër prej këtyre pyetjeve i je përgjigjur: “Gjithnjë”, atëherë, po, ti je një person i varur nga puna.

“Forbes”: J. Lo, artistja më e fuqishme në botë Jennifer Lopez shpallet ylli më i fuqishëm në botë. Në klasifikimin e përvitshëm të revistës “Forbes”, aktorja dhe këngëtarja 42-vjeçare është renditur në krye të personazheve të botës së spektaklit, duke kaluar 49 pozicione nga viti i kaluar. Vlerësimet e revistës Forbes bëhen në bazë të popullaritetit, numrit të fansave në rrjetet sociale dhe fitimet vjetore të personazheve të botës së show-biz. Forcimi i pozitave të Lopez i atribuohet pozicionit të saj në jurinë e programit televiziv “American Idol”’, që i ka sjellë një fitim prej 52 milionë dollarësh në vit. Jennifer Lopez, ka 6,6 milionë pasues në Tëitter dhe 12 milionë fansa në faqen e Facebook, ndërkohë që është fytyra e shumë fushatave publicitare mes të cilave L‘Oreal, Gilette e Kohl’s. Në vend të dytë është renditur Oprah Winfrey, e cila megjithatë ka zënë vendin e parë për sa i përket fitimeve: prezantuesja ka fituar më shumë se të gjitha personazhet e tjera, duke fituar 165 milionë dollarë që nga maji i vitit të kaluar. Justin Bieber mbetet në vend të tretë, duke fituar 55 milionë dollarë në vit, një shumë kjo “fantastike” për një 18-vjeçar. Mes hyrjeve të reja është këngëtarja Rihana, që debuton në vend të katërt me 53 milionët e fituara nga hitet muzikore që qëndrojnë në krye të klasifikimeve dhe kontratat publicitare me Nivea e Vita Coco. Lady Gaga, e cila vitin e kaluar u kurorëzua si ylli më i fuqishëm në botë, renditet në vend të pestë, me një fitim prej 52 milionë dollarësh.

Winehouse, xheloze për Adele Amy Winehouse ndihej xheloze për suksesin e Adele, të cilën e shihte si rivalen e saj kryesore, deklaroi miku dhe producenti i këngëtares së ndjerë, Mark Ronson. Në një intervistë për një revistë rozë, Ronson, i cili ka prodhuar shumë prej këngëve të Winehouse, deklaroi se ajo ndihej “në ankth”, nga ritmi i shpejtë i suksesit që po korrte Adele në skenën ndërkombëtare. Ai zbuloi gjithashtu se suksesi i rivales britanike kishte inkurajuar Winehouse që të rikthehej të punonte për një album të ri, i cili do të niste të realizohej pak pas vdekjes së saj aksidentale pothuajse një vit më parë. ”Kaluam pak kohë përpara vdekjes së saj, por mjaftueshëm për të kuptuar tensionin dhe gjendjen e keqe në të cilën ishte Amy. Vetëm Zoti e di arsyen e vërtetë, por në lidhje me Adele, ajo ishte shumë e tensionuar. E pëlqente muzikën e saj, por njëkohësisht, suksesi që po arrinte në një kohë aq të shkurtët e bënte Winehouse të ndihej e zhgënjyer dhe e vendosur nën një konkurrencë tejet të ashpër”. Amy dhe Adele frekuentuan të dyja të njëjtën shkollë, kolegjin e Croydon në Londrën Jugore, por nuk ishin studente në të njëjtën kohë. Sipas Ronson, Winehouse ishte bërë më parë xheloze edhe për suksesin e Jessie J dhe Leona Lewis. Këngëtarja u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare, në korrik 2011, si pasojë e një mbidoze alkooli.

E premte 18 maj 2012 •

5 këshilla për të pasur një komunikim të mirë në punë

N

ë punë komunikimi është çelësi për të përcjellë idetë tuaja. Mënyra se si ju komunikoni rreth ideve që ju kini në mëndje pa i vënë në zbatim me kolegët tuaj, bën ndryshimin mes zhvillimit të karrierës apo të qëndruarit në vënd. Po i`u japim pesë këshilla që komunikimi juaj të jetë efektiv dhe zëri juaj të dëgjohet: Flisni me zë të qartë. Një nga çështjet verbale për një komunikim më të mirë, është të qënit i aftë të flisni qartë dhe me një zë të sigurt. Dhe keni shumë mundësira ta aplikoni këtë gjë duke filluar që me takimet me stafin, supervizorin apo bashkëpunëtorët. Sigurohuni që kur flisni mesazhi juaj të përcillet dhe zëri juaj të jetë konfident, i plotë dhe i lartë mjaftueshëm për atë që ju dëgjon. Mos lejoni që titulli juaj të justifikojë punën. Ju mund të keni një pozicion të ngritur, por mos lejoni që titulli juaj apo statusi të përcaktojë komunikimin tuaj me të tjerët. Mbani mënd që ju jeni punësuar për një arsye të caktuar dhe le të jetë ky motivi i komunikimit tuaj me punonjësit e tjerë duke komunikuar idetë me gjithë stafin. Ju jeni aty për të mirën e kompanisë si një e tërë, jo për të mbajtur idetë dhe mendimet për veten. Nuk ka rëndësi se çfarë thoni, por mënyra se si e thoni. Është e rëndësishme të thoni gjënë e duhur personit të duhur, vetëm në këtë mënyrë ideja juaj do të marrë formë dhe mund të arrihet qëllimi. Bëni kërkimet tuaja. Ju nuk jeni kurrë të vjetër, shumë të zgjuar apo tepër naivë për të mos bërë kërkime. Hulumtimet në vendin e punës

duhet të jetë një pjesë e analizës përshkruese e punës tuaj. Kur vini me një ide të re apo projekt, para se ju ta bëni të njohur publikisht në kompani, bëni hulumtimin tuaj për të mbështetur propozimin tuaj. Kjo do ju ndihmojë për të shmangur pyetjet e turpshme duke justifikuar punën tuaj me statistikat dhe opsionet e

shumta. Dëgjoni përpara se të flisni. Kjo është pjesa më e vlefshme për të arritur një komunikim efektiv. Mos flisni vetëm ju, mësoni dhe të dëgjoni. Edhe sikur të keni vite eksperiencë në punë, të qënit një dëgjues i mirë do ju bëjë edhe një folës të mirë. Kjo do të tregojë se ju keni kapacite-

tin për të marrë nga të tjerët dhe për të absorbuar çdo gjë që ndodh rreth jush dhe gjithashtu të ruani qetësinë kur të tjerët flasin, është një nga mënyrat më të mira për të mësuar të komunikoni, sepse kështu mësoni jo vetëm se çfarë duhet të bëni por se dhe çfarë nuk dihet të bëni në vëndin e punës.

Femrat e bukura shihen si objekt nga vetë femrat Meshkujt janë akuzuar vazhdimisht për konsiderimin e femrave të bukura thjesht si objekte, diçka të cilën reklamuesit e kanë përdorur në avantazhin e tyre prej brezash. Megjithatë, një studim i ri i një grupi psikologësh nga Belgjika vërtetoi se nuk janë vetëm meshkujt që e bëjnë diçka të tillë, pasi një femër e bukur nuk i jep ndjesi njerëzore as vetë femrave. Gjëja më befasuese është se të dyja gjinitë kanë një vlerësim të kundërt për meshkujt e pashëm, të cilët fitojnë një trajtim më të respektuar vetëm prej mënyrës se si duken. Studimi u publikua në “Psychilogical Science”, një e përjavshme e Shoqatës së Shkencave Psikologjike. Një grupi prej qindra

vullnetarësh iu kërkua që të identifikonin një grup fotografish, të kthyera përmbys. Studime të mëparshme mendore kanë treguar se për arsye të paqarta plotësisht, një person i zakonshëm nuk mund të identifikojë një fotografi njeriu të kthyer përmbys pa u përqendruar, ndërsa një vështirësi e tillë nuk ndodh me pamjet e objekteve. Qëllimisht, midis imazheve të disa sendeve, ne studim ishin përzgjedhur edhe ato të disa modeleve dhe femrave e meshkujve me bukuri të spikatur. Me shumicë dërrmuese, vullnetarët identifikonin njësoj si objektet fotot e femrave tërheqëse, ndërsa tek meshkujt, nuk ndodhte i njëjti fenomen.


gossip • E premte 18 maj 2012

»

19

Canalis, në jahtin e një

“diktatori”

Rihanna

flirton me një basketbollist

Rihanna është vënë re duke flirtuar në një klub nate në New York me një tjetër sportist, pas përfundimit të romancës së saj me yllin e bejzbollit Matt Kemp. Këtë herë bëhet fjalë për basketbollistin J.R Smith. Këngëtarja e hitit The Umbrella është parë duke qëndruar afër dhe duke flirtuar me të. Ashtu si Rihanna dhe Smith 26 vjeç, është i njohur për aktet e tij seksuale. Ai është gjobitur me 15,600 paund nga NBA, pasi kishte postuar në foto prapanicën e një gruaje të shtrënguar me rrip në krevatin e tij.

P

as marrëdhënies me një prej aktorëve më të famshëm në botë, George Clooney, Elisabetta Canalis ka krijuar një lidhje të re, këtë herë me një prej “diktatorëve” më të frikshëm në planet. Duke treguar linja të jashtëzakonshme, modelja italiane u fotografua në bordin e një jahti, me aktorin Sacha Baron Cohen, ndërsa filmi i tij i fundit, “Diktatori”, pritet të transmetohet në premierën e Festivalit të Filmit në Kanë. 33-vjeçarja, e cila është pjesë e filmit, u duk se kaloi një kohë me të vërtetë të bukur me “Ali G.”, i cili luan rolin e “Gjeneralit Aladeen”, ndërsa nën rrezet e diellit, të dy festuan me gota shampanje premierën e tyre. Megjithatë, siç e do zakoni për një “Diktator”, romanca midis modeles dhe Cohen nuk zgjati shumë kohë, pasi gjenerali u lodh me lodrën e tij, të cilën urdhëroi ta fusnin në një qese plastike, për ta hedhur më pas në fundin e detit. Ndihmësit e diktatorit ia plotësuan menjëherë këtë dëshirë, duke “e flakur” modelen sakaq në det. Një ngjarje e tillë u festua më pas në bordin e jahtit me të shtëna në ajër nga gjenerali. Së shpejti në kinematë botërore, filmi që pritet të shndërrohet në një prej komedive më të suksesshme të të gjitha kohërave, ironizon me çmendurinë e një despoti, që drejton një shtet të vogël me një absolutizëm ekstrem.

Jay-Z organizon party për menaxherin e tij Jay-Z është duke organizuar një festë me rastin e 40-vjetorit të menaxherit të tij dhe mesa duket lista e të ftuarve është plot. Nga 150 të ftuar do të jenë pjesëmarrës Kim Kardashian, vëllai i saj Rob dhe e dashura e tij Rita Ora, Gwyneth Paltrow, Rihanna, Beyonce dhe Kanye West i cili ndodhet në turne në Angli sëbashku me Jay-Z. Një burim thotë se mendohet të organizohet një darkë në New York dhe më pas një festë e madhe.

Angelina Jolie kujton Billy Bob Edhe pse martesa e Angelina Jolie me Billy Bob zgjati vetëm 3 vjet, ajo ka shkruar disa rreshta sentimale duke kujtuar kohën që ishin bashkë. Çifti u martua në Las Vegas në vitin 2000 dhe u ndanë 6 muaj pasi Angelina adoptoi djalin e saj të parë. “Bota do të ishte një ferr i vërtetë vetëm me të shurdhër, nëse ai nuk do t`i përkiste kësaj bote. Ai të bën të qeshësh derisa fytyra të dhembë. Të jesh me të është si të jesh me një matematicien të keq. Ai e bën çdo gjë me llogari. Disa njerëz ecin në jetë duke pasur qetësinë kurse ai nuk mund ta bëjë këtë gjë dhe ne e duam atë për këtë që është”, ka thënë Angelina.

Janet Jackson qëndron larg peshores Janet Jackson e ka ndaluar veten për të hipur në peshore ndërsa ajo vazhdon luftën me peshën, duke këmbëngulur se nuk është e shëndetshme të fokusohet në arritjen e një peshe ideale. Superstari i R&B, ka vite që lufton me figurën e saj, derisa ajo u bë pjesë e një programi dietor për ta ndihmuar atë të fitojë betejën më shëndetin përgjithmonë. Dhe duket se e ka realizuar me sukses pasi ajo u vu re shumë e hollë në 46vjetorin e saj. Janet pranon se ndihet e lumtur si kurrë më parë. Ajo tregon për revistën People se nuk e di se sa kilogramë ka humbur sepse ka kohë që nuk peshohet. “Besoj se nuk është e shëndetshme që një grua të kthehet në obsesive pas peshës, më mjafton ta shoh me sy ndryshimin tim, falë dietës time të kontrolluar unë ndihem e lumtur kështu si jam, pa pasur nevojë që të vdes urie, është e gjitha çështje kujdesi dhe mirëmbatje”, thotë ajo.


20

« thashetheme vip

E premte 18 maj 2012 •

Tuna mbyllet në palestër,

përgatit klipin e ri

Nora Istrefin e kanë harruar paparacët?

Marina dhe Luana, dy motrat që duan shumë njëra-tjetrën

Nora Istrefi është dashuruar në vetveten, apo paparacët i kanë munguar kohët e fundit. Së fundi i janë publikuar foto të cilat i ka bërë vetes me celularë.

Janë të dyja imazhe të këndshme të Top Channel-it. Mjaft simpatike dhe të ëmbla, motrat Vjollca duket se janë fort të lidhura me njëra-tjetrën. Gjë që vihet re shumë lehtë tek to në përditshmërinë e tyre, por që nuk ngurrojnë ta bëjnë publike edhe në momente të veçanta. Një moment i tillë i veçantë ishte dhe dje, kur njëra nga motrat, Marina kishte ditëlindjen dhe Luana veç urimit të drejtpërdrejtë i bën një urim në faqen e facebook-ut, përmes një fotoje ku të dyja duken shumë të lumtura duke kërcyer në ajër e poshtë të cilës shkruhet: Gëzuar Ditëlindjen Dashuria ime! Ndërsa komenton në statusin e saj përbri kësaj fotoje: “Jeta ime pa ty nuk do të kishte kuptim! Të dua”. Edhe ne i urojmë shumë vite të bukura Marinës dhe një dashuri të pashterrshme motrave bukuroshe Vjollca.

Renis Gjoka, me shoqëri dhe birrë Renis Gjokës i pëlqen të këndojë dhe këtë besojmë se nuk e vë asnjë në dyshim. Ai ka një zë interesant në të kënduar dhe për shumëkënd të ngjashëm me xhaxhain e tij, këngëtarin e njohur Aleksandër Gjoka, për të cilin Renisi thotë se e ka idhull dhe mbështetjen më të madhe morale. Ashtu si shumëkush mund ta ketë vënë re gjatë realizimit të këngës së tij më të fundit, konkurruese dhe një ndër favoritet kryesore të Top Fest-it, “Njerëzit që takoj çdo ditë”, Renisi nuk pëlqen hipokrizinë. “Por kur zbres në botën time reale/ stomaku më përzihet e jam gati të vjell/ T’i nxjerr nga trupi dhe me forcë t’i hedh/ të gjithë hipokrite edhe hale...”. Porse Renisin duket se nuk e bën për të vjellë shoqëria e mirë e padyshim pëlqen të pijë birrë dhe të argëtohet me miq e dashamirës së tij, siç vërehet edhe nga kjo foto.

P

rej kohësh Tuna ka filluar të ushtrojë intensivisht aktivitet fizik. Arsyeja kryesore që e ka nxitur Tunën t’i rikthehet plot vullnet palestrës është klipi i ri, të cilin këngëtarja do ta publikojë së shpejti. Me sa duket

Besnik Caka i “NRG BAND”,

akuzohet për ngacmim seksual me një të mitur

Tuna pret me padurim frytet e palestrës, pasi në një prej fotove më poshtë ajo sheh veten në pasqyrë. Megjithatë, nuk duket aspak e pakënaqur

me pamjen e vet dhe për këtë nuk e pengon aspak celuliti që i duket rreth gjunjëve. Edhe me celulit mund të dukesh bukur!

Mirsa nuk e fal tradhtinë Këngëtarja kosovare Mirsa Kërçeli e irrituar nga shumë ngjarje në vend, me plot bindje ka thënë se nuk do ta falte kurrë tradhtinë. Ajo mendon se një lidhje e fortë nuk mund të kalojë në tradhti, mirëpo nëse do të ndodhte, atëherë sipas saj tradhtia nuk falet. “Për vetë faktin se çdo ditë e më shumë po dëgjoj lloj-lloj intrigash dhe ngjarje jo të mira në mes çifteve, kam ardhur në përfundimin se tradhtia nuk falet. Unë personalisht nuk do të mund ta falja kurrë të fejuarin tim nëse më tradhton”, ka thënë ajo për mediat shqiptare. Sipas Mirsës, nëse një tradhti falet një herë, ajo mund të përsëritet për të dytën herë, andaj më mirë preferon të mos e fal fare. Mirsa lutet që tradhtia në mes çifteve të pakësohet çdo ditë e më shumë.

Dafina Zeqiri i futet aktrimit Dafina Zeqiri në Twitterin e saj ka postuar këtë fotografi, ku thoshte se ishte në xhirime të një seriali në RTV21. Si duket Dafina ka nisur të merret edhe me aktrim, apo mos ndoshta është duke u përgatitur në ndonjë personazh apo interpretim ku i duhet ndihma edhe e aktorit për Video Festin Muzikor 2012, ku ajo do të jetë edhe këtë vit mbretëresha e nominimeve.

Këngëtarja, siç po e shihni është bashkë me aktorin e njohur kosovar Blerim Gjoci, dhe mendohet sipas komenteve të pakta në këtë rrjet të sajin se ajo është në një serial vendor. Kohët e fundit bukuroshja Zeqiri ka ndryshuar përsëri lukun e saj, duke u bërë bjonde me modelin e famshëm “bob”. Mos ndoshta ky ndryshim ka lidhje me rolin e saj dhe “futjen” në botën e aktrimit?!

Besnik Caka është akuzuar se në fund të tetorit të vitit 2008, në Prishtinë, përkatësisht në motelin Rama Petroll rrugës për Lipjan, ka keqpërdorur seksualisht një të mitur nën moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, shkruan gazeta “Jeta” në Kosovë. Sipas aktakuzës, ai me dashje ka kryer veprën penale të keqpërdorimit seksual të personave nën moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, vepër e dënueshme nga 1 deri në 10 vjet burgim. Bazuar në emrin e saj, e mitura duhet të jetë shqiptare. Besnik Caka është dashur të paraqitet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me datën 30 prill 2012, pasi që kishte një urdhëresë për sjellje nga policia. Por, sipas organeve të drejtësisë, policia kishte dështuar ta sjellë atë, e për pasojë seanca ishte shtyrë. Ai pritet që të dalë para gjykatësit për konfirmimin e aktakuzës më 30 maj 2012. Nëse konfirmohet aktakuza, atëherë Besnik Caka dhe shtatë të akuzuarit e tjerë do të paraqiten para trupit gjykues për gjykim.


thashetheme vip • E premte 18 maj 2012

»

21

Elvana Gjata kërkon pikët e plota në DWTS Tepër e impenjuar dhe e dhënë pas provave për spektaklin “Dancing with the Stars” dukej këtë javë këngëtarja Elvana Gjata. Si duket artistja simpatike synon çmimin e madh në këtë garë, ndërsa nuk ngurron t’u kërkojë fansave të saj përmes profilit të saj në facebook ta votojnë dhe shkruan duke buzëqeshur në statusin e saj: “Po bëj shumë prova që këtë javë të mundem të paktën njëherë të marrë të gjitha pikët e plota”. Edhe ne i urojmë Elvanës të vlerësohet sa më mirë në javën në vijim (meqenëse spektakli i djeshëm kaloi) dhe pse jo, edhe fitore, meqënëse e dëshiron kaq shumë.

Eliza Dushku

Genta Ismaili bashkëpunim me Dj Blunt

në “The Scribbler”

Michelle Trachtenberg (“Gossip Girl”) dhe Eliza Dushku (“Dollhouse”) do të shihen përsëri së bashku që kurse ishin paraqitur në filmin e Joss Whedonit, “Buffy the Vampire Slayer”. Ato tani do të luajnë filmin e ri me emrin “The Scribbler.” Filmi i prodhuar nga “New Artists Alliance” do të fillojë prodhimin gjatë kësaj jave në LA. Në “Scribbler” luajnë edhe aktorja Katie Cassidy (“Taken”), e cila do të luajë rolin e Sukit, një gruaje të re, e cila përpiqet të bëjë shkatërrime të shumëfishta të njerëzve duke bërë një makinë eksperimentale të njohur si “The Siamese Burn”. “The Scribbler” është njëri nga katër filmat që janë bashkë-prodhuar në mes të “New Artist Alliance, një kompani e specializuar për filma me buxhet të ulët dhe “Caliber Media”. Dy këto kompani edhe më parë kanë prodhuar filma së bashku. Në film po ashtu luan edhe Garret Dillahunt (“Winter’s Bone”), Gina Gershon (the upcoming “Killer Joe”), Michael Imperioli (“The Lovely Bones”), Billy Campbell (AMC’s “The Killing”) dhe aktorja e filmave për të rritur (porno) Sasha Grey (“The Girfriend Experience”). Dushku është e njohur për punën e saj me regjisorin që ka bërë edhe regjinë e “The Avengers”, Joss Whedom. Ajo luan rolin e Faith në filmin e tij “Buffy the Vampire Slayer” dhe në filmin “Angel”, para se të luante rolin kryesor në “Dollhouse”. Trachtenberg luan bashkë me Dushkun në “Buffy”, i cili ishte një serial që zgjati nga viti 2000 deri më 2003.

Rita Ora,

K

ëngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora, ka përshëndetur gjithë shqiptarët me një status në gjuhën shqip. “I falënderoj të gjithë shqiptarët për përkrahjen. Ju dua, Rita Ora”, është shprehur këngëtarja në faqen e saj zyrtare në Facebook. Kjo përshëndetje duket se ka ndezur zemrat e shqiptarëve, të cilët kanë pohuar se ndihen krenarë për Ritën dhe për karrierën e saj. Bjondja simpatike ka prekur majën e top-listës me këngën “R.I.P”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Tinie Tempah. E shkruar nga Drake dhe e realizuar nga “Chase and Status”, kjo këngë ka grumbulluar 105 mijë shitje që nga java e kaluar.

përshëndet shqiptarët në shqip

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt. Bëhet fjalë për një këngë ritmike, e cila pritet të jetë një hit veror dhe e cila është shoqëruar edhe me vidoklip. Videoklipi i kësaj këngë është xhiruar në Shkup dhe pritet së shpejti të lançohet në televizione. Genta së fundi pati realizuar këngën “Guximi” në bashkëpunim me DJ Dalool, e cila ishte pritur mjaft mirë. Ajo u nis në Shkup vetëm disa ditë më parë për xhirmin e këngës së saj nga “Rec Production”. Për xhirimin e këtij klipi, Genta kërkoi shumë njerëz, që do të jenë thjesht statistë, rreth 200 të tillë, për të qenë pjesë në këtë video të re. Madje, produksioni i realizimit të kësaj këngë të re shpalli një lajmërim për të gjithë ata që donin të merrnin pjesë.

Rovena Domi, një miss që të djeg Ajo ende e ka titullin e një misi, e cila pak kohë më parë ka përfaqësuar Shqipërinë në ‘Miss Queen of the World’, por bukuroshja vazhdon të befasojë. Është kjo Rovena Domi, e cila këto ditë fotot e saj të realizuara nga mjeshtri Renuar Locaj, afër detit të bukur shqiptar, po bën xhiron e botës shqiptare në mediet e shkruara dhe në internet. Rovena duket në këtë foto shumë “in’ dhe si një miss që të djeg e që natyrisht komentet më të përvëluara i ka marrë nga gjinia mashkullore. Ndërsa misi shqiptar duket në formë dhe mjaft rrezatuese në këtë set fotografik.

Leonora Jakupi fytyrë e një reklame kafeje Përveç që ka mjaft sukses si këngëtare dhe disa herë e kemi parë si modele, Leonora Jakupi tashmë është protagoniste edhe si fytyrë e një reklame kosovare. Ajo ka disa ditë që ka filluar xhirimet e reklamës më të re nga një firmë e kafesë. Për pamjen e saj, që të duket sa më seksi, si gjithmonë është përkujdesur Kaci dhe Sellma. Reklama është xhiruar në qytetin e bukur të Ulqinit në stilin e viteve ’20-të.


22

«

SPORT E premte 18 maj 2012 •

Duro braktis festën e trofeut Duket se nuk e ka pritur mirë faktin që është futur në lojë pas minutës së 100-të, Klodian Duro. Edhe dhe pse ai dha asistin e golit, e prish në fund gjithë festën. Në momentin e dhënies së trofeut, lojtari i bardhebluve dhe kombëtares është parë të largohet nga fusha e lojës. Ai nuk ka qenë pjesë e festimeve të skuadrës, duke treguar edhe një herë kundërshtitë e tij me trajnerin Rubio. Ndodh edhe kështu në një ditë feste.

Ë

shtë “ajo”, Tirana fituesja e Kupës së Shqipërisë. Me një gol të Bekim Balës në minutën e parë të shtesës së dytë bardheblutë e Huan Rubios kanë mundur Skënderbeun në finalen e “Qemal Stafës”, duke treguar se ajo është superfuqia e dikurshme që sido që të shkojë nuk e mbyll sezonin pa trofe. Dhe në palmaresin e saj ajo ka çuar një tjetër kupë, të 15-ën të Shqipërisë, duke barazuar Partizanin në listën e fituese. Gjithsesi ajo e djeshmja ka qenë një sfidë e çmendur që ka shkuar përtej të zakonshmes. Janë dashur 120 minuta për të vendosur se cili është fituesi. Dhe në fund pikërisht kur të gjithë mendonin dhe po bëheshin gati për penalltitë, vjen goditja e madhe e Bekim Balës. Një goditje me kokë e shkodranit në minutën e parë të shtesës së dytë vendos një ndeshje që realisht paçka rasteve që kanë munguar, për atë që dha në fushë i takonte Tiranës. Themi kështu sepse Skënderbeu luajti vetëm 30 minutat e para por më pas Tirana morri frenat e lojës. U mundua të bënte diçka sidomos me Cikalleshin dhe Balën. Dhe shkodrani që për 106 minuta qëndroi pothuajse në hije, kur të gjithë mezi qëndronin në këmbë me një kthelltësi të habitshme merr një top nga Duro dhe gjunjëzon Orges Shehin. Ajo që ndodhi pas golit ishte një çmenduri më vete për Tiranën që mund ta kishte ndëshkuar, sepse Bala për 10 minuta humbi tri gola të sigurt. Por gjithsesi fati dje ishte me bardheblutë dhe jo me korçarët që kthehen si në Korçë, ndonëse kishin deklaruar se do të ktheheshin me trofeun e dytë brenda pak ditëve.

Bala vendos, Kupa qëndron në Tiranë në një finale maratonë Basha në pushim në dhomat e zhveshjes, u premton lojtarëve 100 milionëshin Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha i pranishëm në stadium, pas 45 minutave të para të lojës ka zbritur në dhomat e zhveshjes së badhebluve. Ai ka pasur një takim të shpejtë me Pra Tirana është fituese e Kupës së Shqipërisë, duke mos lejuar që rekordi i saj kupë-kampionat të fituar në një sezon të mos thyhej nga Skënderbeu kampion i sezonit 2011-2012. Ndeshja Loja ka nisur me dy tablo të ndryshme për kampet. Është një ndeshje shahu dhe asnjë nuk dëshiron të pësojë gol. Rubio në kampin bardheblu aplikon skemën 4-2-3-1, me mbrojtjen të vendosur në vijë të drejtë, qendra e së cilës i është besuar dyshes DushkuPisha, ndërsa krahët Sinës dhe Kalarit, nga e djathta në të majtë. Lezhjani ka për mision specifik neutralizimin e sulmuesit kryesor korçar, Daniel Xhafaj, ndërsa Pisha duhet të patrullojë lëvizjet e të shpejtit Plaku. Gjithsesi, detyrat e spanjollit për prapavijën e skuadrës së tij kanë qenë të qarta: mbulim e dublim i njëritjetrit, jo specifikisht duele “një për një”. Si një “filtër” para katërshes së mbrojtjes duhet të funksionojë Taku-Karabeci, me këtë të fundit që ka mbi supe edhe qarkullimin dhe

skuadrën dhe për t’i motivuar edhe më shumë sërish u ka bërë të qartë se skuadra do të marrë 100 milionë lekë premio nëse fiton kupën. Duket se kjo lëvizje e Bashës ka motivuar shpërndarjen e topave në të dy krahët e mesfushës, si pjesë e fantazisë së lojës bardheblu. Sepse Ferraj luan paksa i avancuar, edhe pse i përket repartit të mesfushës, duke qenë një element mbështetës i sulmuesit të vetëm të deklaruar të Tiranës, shkodranit Bekim Bala. Nga krahët duhet të kulmojnë me krosime dhe zhvendosje në pozicione ballore, për të goditur, Cikalleshi në të djathtë dhe Ahmataj në të majtë. Ish-dinamoviti ka zënë vendin e Gilman Likës së dëmtuar, që nuk mundi dot të rikuperohej për këtë supersfidë, një humbje e madhe kjo për Tiranën. Nga ana e tij Stanislav Levi kundërpërgjigjet me një modul të pastër 4-4-2. Duke pasur dy sulmues në formë dhe konkludues të rregullt në ndeshjet e fundit, çeku ia ka besuar shënimin e golit duetit Xhafaj-Plaku. Ky i fundit, falë shpejtësisë në veprime dhe pështjellimit që sjell në mbrojtjet kundërshtare, do mundohet të krijojë hapësirat e duhura për vlonjatin, që duhet të bëjë edhe goditjen finale, atë “vdekjeprurëse” për Ilion Likën. Nga pas vijnë dy goditës të mirë e preçizë nga

edhe më shumë ekipin që në 45 minutëshin e dytë dhe gjatë dy shtesave ka qenë i motivuar dhe është bërë copë për të fituar këtë finale kupe të Shqipërisë. distanca të portave kundërshtare, qoftë nga goditjet standarde, por edhe në lojë e sipër, sikurse është kapiteni Shkëmbi dhe Orelesi. Krahët e skuadrës kuqebardhë kanë elementë të spikatur, si Muzaka në të djathtë dhe Allmuça në të majtë. Që të dy lojtarët në fjalë dinë mjaft mirë të marrin inkursione dhe të pozicionohen për në qendër, prej nga godasin fort e në mënyrë efektive, ndaj këtë gjë kanë për mision edhe ndaj Tiranës, duke asistuar në fazën ofensive Plakun dhe Xhafajn. Mbrojtja e skuadrës kampione është e vendosur në vijë të drejtë, me katër lojtarë, ku dyshja sllave Radas-Gvozdenoviç patrullojnë qendrën dhe kanë nën vëzhgim të rreptë Balën, ndërsa nga krahët luan Fagu, nga e djathta dhe Arapi nga e majta. Gjithsesi me këto rreshtime, përllogaritje e fuqi sulmuese në fushë të trajnerëve pjesa e parë e finales së kupës ka qenë me dy tablo. Minutat e para kanë qenë për Skënderbeun. Ata madje rrezikojnë por është e pamundur që të thyhet porta e bardhebluve. Faktikisht

rastet e Plakut kanë qenë të pastra por Lika nuk ka lejuar që topi të ndalojë në rrjetë. Tirana e sheh veten në situatë të rrezikshme dhe vetëm Cikalleshi nuk bën dot asgjë më shumë, pasi si ai dhe Bala janë të vetmuar. Por me kalimin e minutave busulla kthehet dhe Tirana merr lojën. Bala dhe Ciklleshi nisin një dialog të gjatë me portën e Skënderbeut. Madje kavajasi me goditjet nga distanca drithëron kundërshtarin. Te Skënderbeu, dalja e Muzakës jashtë loje, prish skemën e Levit, por asgjë. Pjesa e parë mbyllet në barazim edhe pse me Tiranën në sulm. Pjesa e dytë është më shumë një lojë nervash me dy skuadra nuk duan të gabojnë pas në prapavijë për të pësuar gol. Ka edhe shumë tension në fushën e lojës. Kuqebardhët janë disi më të tërhequr, tregohen tepër të kujdesshëm në prapavijë, duke mbajtur nën kontroll të rreptë Balën, ndërsa Cikalleshi nuk është më ai i pjesës së parë. Megjithatë, dy-tri rastet e duhura për gol i ka pasur pikërisht ky lojtar, që me goditjet nga distanca ka

angazhuar seriozisht Orges Shehin. Minutat kalojnë njëra pas tjetrës dhe bardhësia e shifrave të fillimit të ndeshjes nuk ndryshon. Është vendosur. Do të luhet shtesa 2 herë nga 15 minuta. Gjatë pjesë së parë të shtesës dy trajnerët mundohen që të japin drejtimet e mundshme të skuadrës. Tensioni rritet edhe në fushën e lojës, ku ka ndërhyrje nga më të ndryshmet dhe të dhunshmet. 15 minutat e para kalojnë me një Tiranë në sulm dhe një Skënderbe që kërkon të kundërsulmojë por Plaku e Xhafaj duken të fikur. Rubio për hall hedh në fushë edhe Duron. Dhe mesfushori së bashku me Balën do të vendosin këtë ndeshje. Nis pjesa e dytë e shtesës dhe menjëherë Tirana shënon duke vrarë ëndrrat e korçarëve për trofeun e dytë në një vit. Vrasësi është po ai Bekim Bala. Ai që në superkupë kish mundur Skënderbeun e bën edhe në finalen e kupës. Një kros i Duros dhe një goditje me kokë Balës bën që çdo bardheblu në stadium apo shtëpi të ngrihej në këmbë. Skuadra e tyre është në avantazh dhe 14 larg fitimit të kupës së 15-të të Shqipërisë. Pas disavantazhit Skënderbeu mundohet të kundërsulmojë por e ka të pamundur. Madje Bala ka tri raste për gol por që i shpërdoron, duke luajtur me zjarrin, sepse po të kish barazuar skuadra korçare nga engjëll do të ish-kthyer në djall. Edhe minutat shtesë nuk sjellin gjë. Pas më shumë se 120 minutash lojë, Tirana fiton kupën e 15-të të Shqipërisë. Heroi është një shkodran Bekim Bala që shpëton sezonin me shumë vështirësi por të mrekullueshëm të bardhebluve të drejtuar nga një trajner fantastik si spanjolli Hulion Rubio Sançez.


SPORT • E premte 18 maj 2012

X

hani De Biazi me surpriza në listën e kombëtares për dy miqësore ndërkombëtare të majit. Italiani i kuqezinjve ka bërë disa grumbullime që kanë surprizuar shumë vetë dhe ka marrë në skuadër emra që priteshin. Ashtu siç ishte bërë e ditur më parë tre prurjet e reja në kombëtare janë portieri shtatlartë i Kalmarit në Suedi Etrit Berisha i cili zëvendëson Saimir Ujkanin e dëmtuar. Berisha është 23 vjeç dhe luan që nga viti 2008 te Kalmar duke u bërë një nga lojtarët kyç të skuadrës. Pas provës me shpresën kohë me parë, refuzimit për t’iu bashkuar kombëtares dhe akuzave të shumta në adresë të tij më në fund Mërgim Mavraj do të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare me kombëtaren kuqezi. 25-vjeçari ka zhvilluar një sezon fantastik ne qendër të mbrojtjes me Grojter Furt që preu e para biletën për të kaluar ne Bundesligën 1 gjermane. Emri i tretë por jo i panjohur është ai i mesfushorit te Grasshoppers, Mërgim Brahimi. 19-vjeçari ka zhvilluar ndeshje mjaft të mira te skuadra shpresa duke shënuar edhe një gol ndërsa këtë sezon ka qene pjese e skuadrës se pare te Grasshopers. Ndërkohë tekniku italian De Biazi ka grumbulluar për këto ndeshje edhe sulmuesin e Lokarnos, Armando Sadikun, e portierin e Apolonisë, Shpëtim Moçka, mbrojtësin e Teutës, Tefik Osmani si dhe Hair Zeqirin e Rizespor. Te vetmet mungesa janë Hamdi Salihi, Edmond Kapllani dhe Ahmed Januzi. Kombëtarja do të grumbullohet ditën e premte në Durrës për t’u larguar drejt Spanjës ne datën 21 ku një ditë me pas do të zhvilloje miqësoren e parë ndaj Katarit. Kuqezinjtë do te rikthehen përsëri në Shqipëri për t’u larguar në datën 26 këtë radhë drejt Stambollit ku një ditë më pas në “Beshiktas Stadium” do të zhvillojnë miqësoren e dytë dhe të fundit kundër Iranit.

De Biazi plot surpriza për dy miqësoret

»

23

Salihi vjen goli i tretë amerikan Hamdi Salihi shënon një tjetër gol për DC Junaitid, në fitoren 2-0 ndaj Kolorado Rapids në “Robert F.Kenedi”. Duajn De Rozario realizoi në pjesën e parë (25’), ndërsa Salihi në të dytën (60’). Për Salihin ky ishte goli i tretë në kampionatin amerikan, MSL në katër ndeshjet e fundit, dy prej tyre në transfertë. Sulmuesi shkodran ka shënuar kundër SJ Urthkuejks, Toronto dhe tani Kolorado Rapids. Për Salihin ky ishte goli i tretë në kampionatin amerikan, MSL në katër ndeshjet e fundit, dy prej tyre në transfertë, por këtë herë ai ka shënuar në stadiumin e tij dhe ky është një sadisfaksion më vete për shqiptarin. Për DC Junaitid kjo ishte fitorja e gjashtë në 13 ndeshje.

Grumbullohen, Mavraj, Berisha, Brahimi, Moçka e Osmani. Ata janë emrat e rinj të De Biazit. Shumë mungesa nga Salihi tek të dëmtuarit Curri e Kapllani

Siti ofertë të çmendur për Ibran Zllatan Ibrahimoviç, pas problemeve të tij të fundit me trajnerin e skuadrës Alegri, si dhe administratorin Galiani, ku disa ditë më parë ka pasur debate të ashpra, i ka gjasat shumë të pakta për të qëndruar tek Milani. Kështu, suedezi shtatlartë mund të lëvizë nga Milani gjatë merkatos së verës, teksa janë të shumta skuadrat e interesuara për të. Mbi të gjitha, Mançester Siti ka shprehur një interes të hershëm për Ibrahimoviç dhe trajneri i saj, Roberto Mançini, disa herë është shprehur publikisht që suedezi është një lojtar që pëlqehet shumë nga ana e tij. Jo vetëm kaq, por Mançester Siti dhe më parë i ka bërë oferta suedezit, por i lidhur nën kontratë me Milanin, e ka pasur të pamundur të lëvizë. Por tashmë gjërat janë ndryshe. Ibra ka pak gjasa të qëndrojë tek Milani dhe sigurisht, Mançester Siti mund të jetë destinacioni i ardhshëm. Mançester Siti, 300 mijë paund në javë për Ibrën Mançester Siti është gati të paguajë 300 mijë paund në javë për sulmuesin e Milanit në rast se ai do të pranonte të luante me skuadrën angleze. Kjo do ta bënte Ibrahimoviç lojtarin më të paguar në Angli, duke kaluar edhe mesfushorin Jaja Ture, i cili paguhet me 250 mijë paund në javë. Por në mënyrë të pabesueshme, Ibrahimoviç pas ofertës së bërë nga Mançini, ka kërkuar të ketë pak kohë në dispozicion para se të marrë vendimin. Kjo është në fakt tentativa e dytë e Mançinit për ta sjellë Ibran tek Mançester Siti. Ibra nuk ka qenë shumë i interesuar, të paktën deri më tani ku duket se nuk mund ta refuzojë një ofertë të tillë. Fiksimi i teknikut italian për Ibrahimoviç i ka rrënjët e “lashta” dhe tashmë është i gatshëm të ofrojë një shumë marramëndëse për ta pasur në skuadër.

Lista e plotë me 22 lojtarë:

1. Shpëtim Moçka Apolonia 2. Etrit Berisha Kalmar 3. Orges Shehi Skënderbeu 4. Tefik Osmani Teuta 5. Lorik Cana Lacio 6. Armend Dallku Vorskla Poltava 7. Admir Teli Qaraback 8. Franc Veliu Flamurtari 9. Mërgim Mavraj Greuther Furth 10. Andi Lila PAS Jannina 11. Mërgim Brahimi Grasshopers 12. Ervin Bulku AZAL Baku 13. Sabien Lilaj Lok. Zagreb 14. Gjergji Muzaka Skenderbeu 15. Jahmir Hyka Luzern 16. Emiljano Vila PAS Jannina 17. Ansi Agolli Qaraback 18. Elis Bakaj Chernomorets 19. Erjon Bogdani Siena 20. Edgar Çani Polonia Varshava 21. Armando Sadiku Locarno 22. Hair Zeqiri Rizespor

Kavani: Iki në Olimpiadë edhe nëse nuk më lë Napoli! Sulmuesi i Napolit, Edinson Kavani, shprehet se dëshiron të luajë patjetër për ekipin e tij kombëtar në Olimpiadën e Londrës. Ndërkaq, ai këtë vendim ia ka bërë të ditur edhe klubit, dhe nëse ky i fundit nuk është dakord, ai gjithsesi do të shkojë në Londër. “Ia kam shprehur dëshirën time drejtuesve të klubit. Nëse ma mohojnë? Iki gjithsesi, nuk influencohem”,- është shprehur Kavani. Kështu, pak para finales së Kupës së Italisë, ku Napoli do të luajë ndaj Juventusit, kanë filluar krisjet e para mes sulmuesit dhe klubit. Sulmuesi kërkon me çdo kusht të shkojë në Olimpiadë dhe këtë e ka bërë të qartë. “Dua të iki patjetër në Olimpiadën e Londrës, nuk pranoj veton e Napolit kundër kësaj dëshire”,- është shprehur sulmuesi uruguaian.

Dashi

Demi

Binjaket

Gaforrja

Luani

Virgjeresha

Peshorja

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Peshqit

Jeta sentimentale e atyre qe jane ne cift do ndjeke nje linje te drejte dhe do jete e qendrueshme. Beni kujdes vetem nga rutina. Persa iu perket beqareve, do kene takime interesante por kjo dashuri e re qe mund te linde do kundershtohet mjaft nga te tjeret. Me mire mos u angazhoni. Financat do jene te mira dhe ju do keni mundesi te kryeni disa shpenzime te nevojshme.

Nese jeni ne cift, do jeni imazh perfekt i butesise dhe sensualitetit te zjarrte. Do iu mungoje vetem pak fantazi dhe humor, por qe do ua plotesoje personi qe keni ne krah. Do kaloni momente te paharrueshme. Beqaret do jene guximtare dhe do e joshin ate qe duan. Me financat duhet te tregoheni me te arsyeshem. Mos beni ate qe mendoni per momentin, por reflektoni.

Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne cift do jete harmonike. Terhiqni me teper vemendjen e partnerit duke u treguar te sjellshem dhe deshirues. Personat qe do takojne sot beqaret do iu japin deshiren per te tentuar jeten ne cift. Mos kini frike. Disa gabime ne planin financiar apo disa shpenzime te pamenduara mire do e tronditin buxhetin. Tregohuni te kujdesshem.

Do jeni mjaft sharmante sot dhe askush nuk do mund t’iu rezistoje. Nga ana tjeter partneri do behet mjaft xheloz dhe do keni disa debate. Mos u alarmoni sepse pasdite gjithcka do kthehet ne normalitet. Beqaret as sot nuk do mund ta gjejne personin e duhur. Mos u deshperoni por vazhdoni te kerkoni. Ne planin financiar do kete nje permiresim te ndjeshem. Gjithsesi mos jepni hua.

Venusi dhe Marsi do kujdesen per ju sot dhe do iu krijojne ambientin e duhur per te dashuruar ne menyre pasiononte. Do ndiheni te lumtur! per beqaret dita do jete goxha e nderlikuar. Do keni terheqje te madhe per dike, por nuk duhet te hidhni asnje hap sepse ai nuk eshte per ju. Tregohuni sa me te matur te mundeni me financat dhe lerini per me vone investimet qe keni menduar.

Ne jeten ne cift do ndiheni mjaft mire dhe te gezuar per zgjedhjet qe keni bere. Ndjenjat do jete te forta dhe pasiononte. Shfrytezojeni deri ne maksimum diten. Marsi do i beje beqaret me joshes, ndersa Dielli do i ndihmoje te gjejne shpirtin binjak. Me ne fund nuk do ndiheni vetem. Ne planin financiar do gjendeni para disa zgjedhjeve. Situata do jete e mire keshtu qe mund te beni edhe investime.

Dy planete mjaft te favorshem do e mbrojne sot jeten tuaj ne cift. Ata qe jentojne bashke do perjetojn e nje muaj mjalti te vertete. Disa te tjere do mendojne edhe per nje femije. Cdo gje qe deshironi do iu plotesohet. Beqaret duhet te marrin disa vendime te rendesishme. Mendohuni mire para se te thoni fjalen e fundit. Ne planin financiar do keni mundesi te mira per te permiresuar buxhetin.

Ju qe jeni ne cift duhet te shtoni dozat e pasionit ne lidhjen tuaj. Surprizojeni partnerin dhe te jeni te sigurt qe ai do ndihet mjaft mire. Beqaret do kene nje takim mjaft te bukur dhe qe do kthehet ne nje lidhje goxha serioze. Me ne fund edhe ju do ndryshoni status. Me Neptunin ne krah financat nuk do te tronditen aspak. Besojuni yjeve dhe ulni pak shpenzimet qe gjerat te shkojne me se miri.

Bashkepunim, dialog dhe deshire per te ndare cdo gje me partnerin. Kjo dite do jete e pershtatshme qe ju te afroheni me shume me partnerin tuaj. Shfrytezojeni! Jeta sentimentale e beqareve do filloje te marre ngjyra. Nuk do ndiheni me te trishtuar. Ne sektorin financiar do iu ndihmojne miqte dhe familjaret. Mundohuni te shlyeni fillimisht borxhet qe me pas te jeni te qete.

Persa iu perket cifteve qe kane kohe bashke, gjerat mund te marrin tatepjeten nese nuk mundoheni te largoni rutinen dhe te shtoni dozat e imagjinates. Pjesa tjeter do kalojne nje dite te qete. Beqaret duhet te perfitojne sa me shume nga mundesite qe do iu jepen. Zgjohuni nga gjumi letargjik! Financat do kene goxha permiresime. Fati do jete ne anen tuaj keshtu qe tentoni per lojera fati.

Dita e sotme per te gjithe te dashuruarit e kesaj shenje do jete shume e bukur dhe plot ngjyra. Do kete nje rizgjim te pasionit dhe do beni gejra mjaft te vecanta. Edhe beqareve do iu buzeqeshe fati. Do ndiheni te pelqeyer dhe te deshiruar nga te tjeret. Mos i lini per neser problemet financiare sepse do perballeni me shume veshtiresi. Sot do jete dite e favorshme.

Dielli do jete planeti qe do merret vecanerisht me jeten tuaj ne cift. Me ne fund! U bene disa jave qe keni qene te shqetesuar dhe nuk e keni shfrytezuar sa duhet kohen kur keni pasur partnerin prane. Jeta sentimentale e beqareve do marre nje kthese tjeter. Personat qe do takoni do iu bejne per vete menjehere. Verifikoni gjendjen financiare sot para se te beni nje investim te madh.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E premte 18 maj 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.