tokat 7501, shkrihet kqz, ditar nga burgu

Page 1

»11

Universiteti në Fier

Një ditë në qytetin ku po hedh shtat një tjetër korpus universitar E enjte

18 prill 2013

Viti IX, Nr. 2951 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Atentatet në Boston

Krimi në familje, gruaja qëllon Plagët e Amerikës, të shoqin, babai plagos të birin Në Durrës një grua ka qëlluar 4 herë të shoqin me pistoletë, ndërsa në Fier babai qëllon me thikë djalin 20-vjeçar »10

që i prishin gjumin mbarë botës

»14

tokat e 7501 Vendimi i ri

i plotë për njohjen

I forti i rrugës “Bardhyl”

Gent Gjenerali me të dënuarin italian, letërkëmbimi i pazakontë

»4-5

“Të shpresojmë që Zoti në jetën e përtejme të jetë më i mëshirshëm se këta njerëz që na kanë dënuar kështu të murosur dhe pas hekurave për jetë”

»7

Trifon Xhagjika

Si u përgatit pushkatimi për ushtarakun-poet nga Sigurimi Dëshmitë e atyre që kanë jetuar në atë kohë. Pse u dënua Trifon Xhagjika dhe fjalët e vëllait të tij në sallën e gjyqit kur u dha dënimi absurd me vdekje »18

Opinion Nga Halil Rama

Kapja e institucioneve nga të inkriminuarit »17 Nga Elvis Kotini

Penë shqiptare kundër Greqisë»16

ojnë Dosja që duhet të plotës familjet që jetojnë në sore ish-kooperativat bujqë

Aleanca PS-LSI/ Njësia nr. 4

ë, Vendimet e plota të qeveris r që parashikojnë hapat pë ividët marrjen e tapisë nga ind

hapat e procesit për ka kave limin në pronësi të to në përdorim sipas ligjit

»4

Dështon mbledhja e këshillit, bllokohet ndihma ekonomike

Zgjedhjet në kolaps

KQZ, jep dorëheqjen anëtarja tjetër e PS, pritet reagimi i PBDNJ Anëtarja e KQZ-së Albana Shtylla ka dhënë të njëjtat arsye si Denar Biba për dorëheqjen e saj. Zyrtari i lartë amerikan vjen në Tiranë, të parin takon liderin e opozitës »2

Atentati ndaj biznesmenit

Konkurrenca dhe hakmarrja 2 pistat e hetimit. Lulzim Koka bie në koma Policia e Tiranës deklaron se ku janë shtrirë hetimet për biznesmenin nga Berati. Në vitin 200 i vranë vëllain, në hetim edhe kontratat e lidhura me individët »6

Aksidenti i Himarës

Studentet kërkojnë dëmshpërblimin, firmosin peticionin 1000 persona

»10


02

« POLITIKË

E enjte 18 prill 2013 •

ALBANA SHTYLLA LARGOHET NGA POSTI ME TË NJËJTAT ARGUMENTA SI BIBA

Dorëhiqet anëtarja tjetër e PS-së në KQZ Pritet largimi i anëtarit tjetër të opozitës në komision, Jani Jani Ervin Koçi

S

eri dorëheqjesh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pak orë pas dorëheqjes së nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba, edhe anëtarja tjetër e propozuar nga Partia Socialiste Albana Shtylla paraqiti sot me shkrim largimin nga detyra. Shtylla tha se dorëhiqet për të njëjtat arsye për të cilat dha dorëheqjen një ditë më parë anëtari tjetër i PS-së, Denar Biba. Dorëheqjet e dy komisionarëve vijnë si reagim ndaj vendimit të Kuvendit për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZsë Ilirian Muho, i propozuar nga LSI-ja, largime këto që priten të shoqërohen edhe nga anëtari tjetër i KQZ-së i propozuar nga opozita parlamentare, PBDNJja, Jani Jani. Pas dorëheqjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot zyrtarisht Kuvendin e Shqipërisë për dy vakancat e krijuara në institucionin zgjedhor pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të dy komisionerëve të propozuar nga opozita parlamentare. Albana Shtylla Pasi depozitoi kërkesën për dorëheqje në KQZ, Shtylla argumentoi para medieve arsyet që e çuan të ndërmerrte këtë vendim. “Do të doja të veçoja nga gjithë ajo deklaratë për dorëheqje që kam paraqitur sot pranë KQZ-së një moment të cilin e kam vlerësuar të rëndësishëm personalisht. Kam thënë se zbatimi i ligjit, integriteti profesional dhe paanësia politike më ka karakterizuar gjatë gjithë karrierës sime të gjatë në administratën publike. Në këtë kontekst, kushdo të ishte në vendin tim dhe do të konstatonte se gjatë ushtrimit të një detyre të caktuar në një funksion publik i cenohet integriteti, i cenohet garancia ligjore, që është shumë e rëndësishme për ushtrimin e mandatit, do të bënte të njëjtën gjë, ndaj nuk do të dëshiroja që askush e për çfarëdo lloj arsyeje, le të themi, të cenonin ato në ushtrimin e detyrave të një funksionari publik siç është dhe rasti i anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, - pohoi Shtylla. Me tej ajo theksoi se vërtet kandidaturat propozohen nga partitë, por pasi anëtarët e KQZ-së betohen, ata nuk i përkasin asnjë partie. “KQZja është institucion i pavarur. Besoj jeni të mirinformuar dhe dikush që nuk e njihte Kodin Zgjedhor ka mësuar diçka prej tij, që anëtari i KQZ-së që në momentin që bën betimin dhe konstituohet është i paanshëm politikisht, pikërisht siç thotë Kodi”, - tha ajo. Dorëheqja e Albana Shtyllës vjen një ditë pas dorëheqjes së kolegut të saj në KQZ Denar Biba. Të dy këta janë anëtarë të institucionit qendror të zgjedhjeve të propozuar nga PS-ja.

TAKIMI ME DIPLOMATIN AMERIKAN MUR

Rama: Domosdoshmëri rivendosja e besueshmërisë Kryetari i PS-së, Edi Rama, zhvilloi dje një takim me Drejtorin për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Xhonatan Mur. Pas përfundimit të këtij takimi Rama saktësoi se në bisedë u theksua domosdoshmëria e rivendosjes së besueshmërisë së humbur të institucionit kryesor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri dhe u gjet mirëkuptimi për

VAKANCA

domosdoshmërinë që këto zgjedhje të mos kenë asnjë arsye që nesër të jenë të papranueshme. “Duke u përqendruar te çështja më e nxehtë, ajo e rrëmbimit të anëtarit të KQZ-së dhe praktikisht e rrënimit të këtij institucioni, që duhet të jetë i pavarur dhe i paprekur nga vullnetet politike, theksuam domosdoshmërinë e rivendosjes së besueshmërisë së humbur të institucionit kryesor

për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Besoj se gjetëm mirëkuptimin e plotë për domosdoshmërinë që këto zgjedhje, kaq të rëndësishme për Shqipërinë, në një moment të rëndësishëm siç është ky moment për vendin edhe në kontekstin e integrimit europian dhe të zhvillimeve në rajon, të mos ketë asnjë arsye që nesër zgjedhjet të jenë të papranueshme”, - vuri në dukje Rama.

EKSPERTI

PS, 48 orë kohë për propozimin e emrave

“KQZ nuk konstituohet nga e para”

Topalli Ruçit: Sill kandidaturat për postet në KQZ

Gjata: PS vetëm mund të bëjë ndryshimin e kandidaturave

Pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba dhe anëtares Albana Shtylla kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i kërkoi kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, që të depozitojë brenda afateve propozimet për zëvendësimin e dy vendeve vakante në KQZ. Në një njoftim zyrtar në faqen e Kuvendit bëhet e ditur se “Kryetarja e Kuvendit, pasi administroi dorëheqjet e z. Biba dhe znj. Shtylla, bazuar në pikën 3 të nenit 19 të Kodit Zgjedhor, që thotë: ‘Në rast se mandati i një anëtari të KQZ-së përfundon para kohe gjatë periudhës së zgjedhjeve, ai zëvendësohet nga Kuvendi sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 orë nga krijimi i vakancës’, i kërkoi kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, me shkresë nr. 790, dt.17.04.2013, që të sjellë brenda afateve propozimet e PS-së për zëvendësimin e dy anëtarëve të PS-së në KQZ. Kjo bazuar në pikën 2 të nenit 19 të Kodit Zgjedhor, ku thuhet: “Të drejtën për propozimin e kandidaturave e ka i njëjti subjekt politik që kishte propozuar anëtarin...”, - përfundon njoftimi. Kështu, Partia Socialiste ka 48 orë kohë që të paraqesë dy kandidaturat e reja për postet vakante në KQZ.

Ish-kryearti i komisionit Qendror të Zgjedhjeve Çlirim Gjata e cilëson largimin e dy anëtarët të KQZsë si diçka normale dhe dorëheqja e tyre nuk përkthehet në një riformatim të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. I pyetur nga gazeta “Metropol” nëse largimi i dy anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste, duke iu bashkëngjitur edhe një largim i mundshëm i anëtarit tjetër të KQZ-së Jani Jani, do të mund të çonte në një konstituim nga e para të institucionit, Gjata thekson se diçka e tillë nuk mund të ndodhë. Sipas tij, këto lëvizje do të bëjnë vetëm zëvendësimin e anëtarëve të larguar, asgjë më tepër. “Largimi i dy anëtarëve, i shoqëruar edhe me një largim të mundshëm të anëtarit tjetër të propozuar nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, nuk do të bënte asgjë tjetër sesa zëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë. Partia Socialiste vetëm mund të bëjë ndryshimin e anëtarëve, asgjë më shumë”, - u shpreh eksperti për çështjet zgjedhore Çlirim Gjata. Kësisoj, sipas ekspertit, bien të gjitha aludimet se PS-ja mund të kërkojë një konstituim nga e para të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por vetëm zëvendësim anëtarësh.

TAKIMI Shqipëria dixhitale

PS: Berisha dështoi, Shqipëria e fundit në Europë Me gjithë premtimet e Kryeministrit, Shqipëria mbetet e fundit në Europë dhe në rajon për numrin e kompjuterëve për familje. Ky ishte konstatimi i PSsë lidhur me premtimin e qeverisë “Berisha” për Shqipërinë dixhitale, që sipas anëtares së grupit të punës për programin Milena Harito nuk u realizua. “Shqipëria ka tarifat më të larta në Europë dhe në rajon për telefoninë celulare. Shqiptarët janë të detyruar ende sot e kësaj ditë të mbajnë nga 2 celularë, ndryshe nga të gjitha vendet e Europës, për arsye se parimet e konkurrencës së lirë e të ndershme nuk zbatohen në këtë treg, ndërkohë kryeministri mashtrues e paraqit këtë dështim si arritje të tij personale. Për Partinë Socialiste Shqipëria dixhitale nuk është një flamur elektoral. Ne zotohemi të pajisim me tableta individuale nxënësit e shkollave të mesme për t’u siguruar të gjithëve akses të barabartë në botën dixhitale”, - u shpreh Harito lidhur me një çështje të tillë.

Selami takim me Mur

“Amerika do të vijojë të mbështes Shqipërinë” “Amerika do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë”, - i ka thënë drejtori për Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Xhonatan Mur, Eduart Selamit gjatë një takimi që ata zhvilluan dje. Pas takimit Selami theksoi për mediet se e kishte siguruar zotin Mur për vendosmërinë e PD-së për zgjedhje të standardeve europiane. Ai u shpreh gjithashtu se ishte takuar me zyrtarin e lartë amerikan edhe para se të vinte nga Amerika. Selami u ka shprehur mirënjohjen Shteteve të Bashkuara për mbështetjen që i japin Shqipërisë edhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Krahas Selamit edhe ministri i Jashtëm Aldo Bumçi zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ministri Bumçi ka siguruar se qeveria shqiptare është e angazhuar të zhvilloje një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.


POLITIKË • E enjte 18 prill 2013

»

03

ZHURMA E LARGIMEVE DHE EMËRIMEVE NË KQZ

PS mbledh sot grupin kuvendor, ja skenarët e së majtës Oli Xhilaga

P

artia Socialiste vendos sot për pozicionin e saj përballë institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe atij të Kuvendit. Në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, e parashikuar që të mblidhet sot në orën 9:00, pritet që ligjvënësit socialistë të njihen dhe me vendimin zyrtar të lidershipit socialist. Por burime pranë selisë së PS-së deri mbrëmjen e djeshme nuk përjashtonin dhe mundësinë e një bojkoti ndaj këtyre dy institucioneve. Skenarët deri në orët e vona përmbanin dhe një rikonfigurim të të gjithë KQZ-së. Mbledhja Dorëheqja e dy anëtarëve të propozuar nga PS-ja në KQZ solli një situatë të re për vendimmarrjen e lidershipit socialist. Kjo pasi që me votimin në Kuvend për zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në këtë institucion grupi parlamentar socialist parashikoi që të rishikonte qëndrimin ndaj Kuvendit. Përpara formalizimit të një vendimi mbi bojkotim apo jo të tij lidershipi socialist do të konsultohej me aleatët dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik në Tiranë. Një qëndrim të tillë e bëri me dije vetë kreu i PS-së Edi Rama në mbledhjen e dy ditëve më parë të grupit kuvendor socialist. Ndërkohë do të ishte po mbledhja e grupit parlamentar i PS-së që do të merrte vendimin përfundimtar mbi pozicionin e tij të ri me institucionin e parlamentit. Kështu, mbledhja e mëngjesit të sotëm

Kreu i PS-së, Edi Rama, është rikthyer në Peshkopi për të renditur një sërë zotimesh, që do të kthehen në realitet pas 23 qershorit në rast fitoreje. Por i lidhur ngushtësisht me dështimet e qeverisjes aktuale, programi qeverisës i PS-së synon t’u japë zgjedhje problemeve jo të pakta që has sot vendi. Çështje mjaft problematike është ajo e pronësisë dhe ja shpjegimi i kryetarit të PSsë Edi Rama: “Shqipëria ka 4 milionë prona, nga të cilat 2 milionë e 500 mijë janë regjistruar në periudhën 1998-2005 dhe nga 2005 deri më sot e dini ju sa prona ka regjistruar qeveria e këtyre të djathtëve? Vetëm 6 mijë nga 4 milionë. 2 milionë e 500 mijë janë regjistruar nga 1998 më 2005, vetëm 6 mijë janë regjistruar në këta 8 vjet. Për një arsye shumë të thjeshtë: sepse këta, ose ky, si të doni, nuk është gjë tjetër veçse uzurpator”, vuri në dukje Rama. Por i

Deklarata e ish-kryetarit të KQZ-së

“Dorëheqja e anëtarëve të KQZ me prapavijë politike” Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani e sheh dorëheqjen kolektive në këtë institucion si tentativë të të majtëve për të bllokuar procesin elektoral. Ai thotë se vendimmarrja e Shtyllës dhe Bibës fakton politizimin e tyre. “Duke dhënë dorëheqjet nga KQZ-ja tregojnë më tepër se ata janë nën ndikimin e urdhrit politik dhe aspak anëtarë të pavarur të KQZsë. Partitë e opozitës së majtë janë në vazhdën e politikës së bllokimit, sidomos lidershipi socialist. Kështu kanë vepruar në të gjitha zgjedhjet, duke shkelur ligjin dhe duke tentuar të ngrenë tensionet, të prishin klimën dhe mundësisht të krijojnë shtyrjen e zgjedhjeve, pasi gjithmonë janë të pasigurt

për rezultatin dhe kanë frikë nga humbja”, - deklaroi Ristani. Sipas tij, edhe nëse socialistët refuzojnë të dorëzojnë në Kuvend emrat e anëtarëve të rinj, duke bllokuar në këtë mënyrë KQZ-në, kjo e fundit mund të zhvillojë zgjedhjet edhe vetëm me anëtarët që kanë mbetur në detyrë. “Në rast se nuk i çojnë brenda 48 orëve, sigurisht që shkelin ligjin dhe farsa përsëri me dashurinë për ligjin do të duket sa e vërtetë është. Unë besoj se do të prevalojë gjithmonë e drejta e shqiptarëve për të bërë zgjedhje, për të bërë zgjedhje atëherë kur e parashikon Kushtetuta, pra në mënyrë periodike dhe në datën e caktuar me dekret të Presidentit të Republikës”, deklaroi Ristani.

Volfart: Jo politikë me KQZ-në

“Shpresoj që zgjedhjet e 23 qershorit të mos cenohen”

do t’i japë fund dilemave për qëndrimin që do të kenë ligjvënësit socialistë në këto pak ditë që ndajnë legjislativin aktual nga shpërndarja për t’u hapur rrugë përfaqësuesve që do të zgjedhë sovrani më 23 qershor. Skenarët E parashikuar kjo zhurmë për përfaqësimin në KQZ që në darkën e njohur tashmë si “darka e ngjalave mes Ramës e Metës”, ku me skenarët e prit-

shëm e ku me surpriza duket se po e sjellë kampin e majtë aty ky ai synonte të arrinte. Kjo të paktën bëhet e ditur nga burime pranë PS-së. Duke e shfrytëzuar këtë zhurmë për një kartë më shumë politike, në kundërvënien ndaj mazhoramncës aktuale, tashmë lidershipet e PS-së e LSI-së nuk vonojnë të bëjnë shigjetimet përkatëse. Por përveç kësaj për PS-në tashmë është momenti që të shtojë zhurmën e saj për bojkot ndaj Kuvendit

dhe KQZ-së, ku pas thirrjeve të ndërkombëtarëve për të mos prekur përfaqësimin në institucionin qendror të zgjedhjeve lidershipi socialist e ka më të thjeshtë që ta përçojë presionin ndaj kundërshtarit. Njëkohësisht përmes kësaj zhurme mësohet se një tjetër skenar të jetë dhe ai i rikompozimit të KQZ-së, duke sjellë dy anëtarë të rinj të PS-së, njëri me propozim të LSI-së, si dhe kryetar e anëtarë të së djathtës gjithashtu emra të rinj.

PROGRAMI I PS RIKTHEHET SËRISH NË PESHKOPI

Kreu socialist rendit zotimet për pas 23 qershorit ENERGJIA “Janë tri çështje konkrete dhe lidhen me vënien menjëherë në jetë të projektit të interkonjeksionit që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe pavarëson Kosovën nga Serbia dhe integrohet në tregun energjetik. Projekt që është penguar në mënyrën më absurde nga qeveria dhe financohet nga Banka Gjermane për Zhvillim, projekt që mbahet në sirtar si shprehje kuptimplotë e faktit se ka një dallim të madh mes nesh dhe atyre që qeverisin. Ata që për atdhedashurinë dinë vetëm të flasin, ndërkohë që neve veprojmë, jo vetëm dimë të flasim.”

ndodhur pikërisht në zonën ku prej vitesh pret, kryetari i PS-së premton ndërtimin e Rrugës së Arbrit, si një zotim i parë i kësaj partie. “E përsëris: ne zotohemi që ta marrim shumë seriozisht dhe të investohemi me të gjitha mjetet dhe me të

gjithë energjinë tonë për të realizuar Rrugën e Arbrit. Rrugën e Arbrit ne e shikojmë si një rrugë që jo vetëm i jep kuptim gjithë një territori, që sot është i braktisur dhe gjithë një bashkësie shqiptarësh që sot janë të izoluar faktikisht, por edhe si një

segment që duke u lidhur edhe me portin e Durrësit fuqizon shumë ndjeshëm ekonominë”, - deklaroi Rama. Por në radhë ishin dhe dy zotime të tjera. Konkretisht ndërtimi i gjithë korridorit të gjelbër dhe zotimi për ndërtimin e korridorit të kaltër Veri-Jug.

Në muajt e tij të fundit në Tiranë ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart, ripërsëriti apelin për të mbajtur larg politikën nga KQZ-ja. “23 qershori duhet të prodhojë konsensus dhe jo konflikt”, - shprehet ambasadori pas pyetjes nëse lëvizjet në KQZ rrezikojnë ose jo zgjedhjet. “Shpresoj që të mos cenohen. Shqipëria, fatmirësisht, ka burime të mjaftueshme njerëzish të mirë, që mund të punojnë profesionalisht në KQZ dhe në KZAZ. Por është shumë e rëndësishme që Shqipëria të bëjë më të mirën e vet, sidomos për ta mbajtur politikën sa më larg të jetë e mundur nga KQZ-ja, e cila duhet konsideruar si një organ apolitik. Megjithatë, shteti i së drejtës është i rëndësishëm. Ai

nuk duhet anashkaluar. Mbetet shumë e rëndësishme që të ketë dialog në çdo fazë, ashtu si dhe një sens konsensusi dhe angazhimi. Shpresoj që 23 qershori të sjellë një lloj qartësie, që do të ketë shumicë të mjaftueshme dhe mjaft konsensus”, - deklaroi Volfart. Ambasadori konfirmoi edhe largimin e tij pas zgjedhjeve, duke dhënë dhe arsyet pse. “Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë më ka ofruar një post të mirë, i cili mund të konsiderohet edhe një ëndërr e shumë diplomatëve, dhe unë e kam pranuar, dhe kjo do të bëhet brenda këtij viti. Ndërsa jam këtu, ndoshta është e rëndësishme që të theksoj se do të jem këtu deri në fund të zgjedhjeve”, - pohoi ambasadori.

Takimi me dy raporterët e BE-së

Situata në KQZ, Topalli: Askush s’ mund të kërcënojë zgjedhjet “Ne nuk do të lejojmë askënd të shkruajë rezultatin në tavolinë. Humbësi duhet të njohë rezultatin. Ligji dhe Kodi Zgjedhor është i qartë. Ky kod është votuar me konsensus të gjerë dhe do të zbatohet në frymë e në gërmë”, kështu është shprehur kryeparlamentarja Topalli në takimin që ka pasur me raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco. Kryetarja e Kuvendit i njohu raporterët me situatën në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Ajo theksoi se shteti ligjor është themelor dhe gjithçka do të bëhet në respekt të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Ajo tha se askush nuk mund të kërcënojë menaxhimin

e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. Kryetarja e Kuvendit u është drejtuar Asamblesë së OSBE-së, Asamblesë së Parlamentit Europian dhe Asamblesë së Këshillit të Europës për të sjellë sa më shumë vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme të 23 Qershorit. Kjo është vizita e dytë radhazi e përfaqësuesve të Bashkimit Europian, ku vetëm para dy ditësh në Shqipëri erdhi shefja e diplomacisë së BE-së dhe zëvendëspresidentja e Këshillit të Europës Ketrin Eshton. Ashtu si të gjithë përfaqësuesit e BE-së, që vizitojnë Shqipërinë në këtë periudhës, edhe Eshton e vuri theksin te rëndësia që kanë zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Sipas saj, zgjedhjet parlamentare janë testi kryesor i integrimit të vendit.


04

« EKONOMI

E enjte 18 prill 2013 •

PUBLIKOHET VENDIMI I QEVERISË PËR PROCEDURAT E PLOTËSIMIT TË AKTEVE TË PRONËSISË

Tapitë për tokën bujqësore, ja kriteret Dosja që plotësojnë familjet bujqësore në fshatrat e ish-kooperativave

N

is zyrtarisht procesi i ndarjes së tapive për tokat bujqësore në fshatrat e ish-kooperativave dhe ish-ndërmarrjet bujqësore. Vendimet e qeverisë janë botuar në Fletoren Zyrtare, duke marrë kështu fuqi ligjore. Aktualisht përdoruesit faktikë të tokës bujqësore të ish-kooperativës bujqësore, të cilët nuk janë pajisur me tapi, e njohur si Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi do të kenë afat 45 ditë që të paraqesin në komunë apo në bashki dokumenetet për t’u bërë pjesë e këtij procesi. Ata duhet të paraqesin kërkesën për t’u pajisur me AMTP, për tokën që përdorin faktikisht, në të cilën përcaktohen numri kadastral i ngastrës ose emërtimi popullor, sipërfaqja e saj dhe kufitarët, planvendosja e secilës ngastër që kanë në përdorim, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, sipas kërkesave të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku të pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët, një certifikatë të gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, e komunës dhe/ose bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes përfituese ose individit, në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më 1 gusht 1991, si dhe dokumentacionin që vërteton se është përfitues si rezultat i lëvizjes nga qendrat e tyre të banimit, me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave. Shpenzimet administrative për përgatitjen e dosjes fillimisht do të paguhet nga komuna dhe më pas do të rimbursohen nga vetë subjekti përfitues. Në momentin e marrjes në dorëzim të AMTP-së, përfituesi paguan kostot e shpenzimeve administrative të kryera nga komuna/bashkia. Vlera e shpenzimeve administrative përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit të Bujqësisë dhe të Ministrit të Financave. VENDIM Nr. 253, datë 6.3.2013 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË PLOTËSIMIT TË AKTEVE TË MARRJES SË TOKËS BUJQËSORE NË PRONËSI PËR FAMILJET BUJQËSORE NË FSHATRAT E ISH KOOPERATIVAVE BUJQËSORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16 të ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Kryetari i komunës/bashkisë, menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi: a) afishon në vendet publike të komunës/bashkisë, si dhe boton në gazetën e pushtetit vendor apo në njërën nga gazetat e përditshme vendore ose kombëtare, lajmërimin publik për paraqitjen e dokumentacionit sipas pikës 2 të këtij vendimi, për të gjithë përdoruesit

faktikë të tokës bujqësore të ish kooperativës bujqësore, të cilët nuk janë pajisur me aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi (AMTP), sipas përcaktimeve të pikës 1/1 të nenit 17 të ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008, të ndryshuar; b) kërkon zyrtarisht nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP), kopje të hartave kadastrale, për zonat kadastrale (fshat apo qytet), që kanë qenë territor i ish -kooperativës bujqësore, nën juridiksionin territorial të komunës/ bashkisë, ku komisioni i ndarjes së tokës nuk ka plotësuar AMTP-të për familjet bujqësore ose individët që janë subjekte ligjore të trajtimit me tokë bujqësore në pronësi, sipas ligjit nr. 7501/1991 “Për tokën”, të ndryshuar, dhe që faktikisht e përdorin tokën bujqësore. ZVRPP-ja ia dërgon hartat kadastrale komunës/bashkisë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve. Në rast se ZVRPP-ja nuk disponon harta kadastrale, për të cilën shprehet zyrtarisht brenda afatit të përcaktuar, atëherë kryetari i komunës/bashkisë kërkon nga Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës (DAMT), pranë Këshillit të Qarkut, hartat kadastrale përkatëse, në bazë të të cilave është realizuar ndarja e tokës bujqësore. DAMT-ja ia dërgon hartat kadastrale komunës/bashkisë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve. 2. Përdoruesit faktikë të tokës bujqësore të ish-kooperativës bujqësore, të cilët nuk janë pajisur me AMTP, paraqesin në komunë/bashki, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi: a) kërkesën për t’u pajisur me AMTP, për tokën që përdorin faktikisht, në të cilën përcaktohen numri kadastral i ngastrës ose emërtimi popullor, sipërfaqja e saj dhe kufitarët; b) planvendosja e secilës ngastër që kanë në përdorim, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, sipas kërkesave të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku të pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët; c) certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, e komunës dhe/ose bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes përfituese ose individit, në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më 1 gusht 1991; ç) dokumentacionin që vërteton se është përfitues si rezultat i lëvizjes nga qendrat e tyre të banimit, me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave. 3. Administrata e komunës/ bashkisë regjistron në një regjistër të veçantë të gjitha kërkesat e paraqitura nga përdoruesit faktikë të tokës bujqësore të ish-kooperativave bujqësore, sipas pikës 2 të këtij vendimi, të cilët nuk janë pajisur me AMTP. Në këtë regjistër pasqyrohen edhe familjet bujqësore apo individët, që nuk kanë paraqitur kërkesë dhe dokumentacionin sipas pikës 2 të këtij vendimi, por sipas të dhënave të evidentuara më parë nga Zyra e Menaxhimit dhe Mbrojtjes se Tokës në komunë/bashki, rezulton të jenë përdorues faktikë të tokës bujqësore. 4. Komuna/bashkia, referuar

regjistrit të përgatitur sipas pikës 3, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit që disponon: a) kontrollon nëse për ngastrat e tokës bujqësore në përdorim faktik është lëshuar më parë AMTP për përfitues të tjerë, individë apo familje bujqësore. Në rastet kur vërtetohet ky fakt, sipas përcaktimit të nënndarjes “iii” të shkronjës “a” të pikës 1/1 të nenit 17 të ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008, të ndryshuar, njofton me shkresë përdoruesin, duke i refuzuar kërkesën; b) verifikon qenien subjekt ligjor i trajtimit me tokë bujqësore në pronësi, sipas përcaktimeve të shkronjës “c” të pikës 1/1 të nenit 17 të ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008, të ndryshuar, dhe kryetari i komunës/bashkisë u kthen përgjigje për refuzim të kërkesës kërkuesve, të cilët nuk plotësojnë këtë kusht; c) refuzon pranimin e kërkesës, në çdo rast kur është vënë në dijeni zyrtarisht nga gjykata se për ngastrat e tokës bujqësore të paraqitura në kërkesë ka një konflikt gjyqësor; ç) kontrollon nëse kriteret e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” zbatohen edhe për familjet bujqësore apo individët, që nuk kanë paraqitur kërkesë, të cilët njoftohen nga komuna/bashkia se nuk mund të pajisen me aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi. 5. Komuna/bashkia, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, evidenton në harta kadastrale ngastrat e tokës në përdorim faktik, vetëm për përdoruesit që plotësojnë kushtin e subjektit përfitues, sipas shkronjës “c” të pikës 1/1 të nenit 17 të ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008, të ndryshuar. Harta kadastrale përmbledhëse përgatitet në dy kopje origjinale, nga të cilat njëra kopje mbetet në arkivin e komunës/bashkisë dhe tjetra i përcillet zyrtarisht kryesisë së secilit fshat që ndodhet nën juridiksionin territorial të komunës/bashkisë. 6. Komuna/bashkia afishon për konsultim publik, për 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, në vendet publike

të fshatit e të komunës/bashkisë, listën e përdoruesve në fakt të tokës bujqësore, vendndodhjen e saj, sipërfaqen dhe kufitarët për çdo ngastër. Gjatë periudhës së afishimit, çdo pretendues si përdorues, që nuk e gjen emrin në listë, paraqet ankesë me shkrim pranë kryetarit të komunës/bashkisë, i cili pas shqyrtimit bën korrigjimet përkatëse. 7. Kryesia e secilit fshat të komunës/bashkisë, mbas afishimit të listës së përdoruesve, verifikon në prani të përfaqësuesve të çdo familjeje bujqësore dhe bën saktësimet e nevojshme në raport me dokumentacionin e paraqitur sipas pikave 5 dhe 6 të këtij vendimi. Në përfundim të afatit 15-ditor, kryesia e fshatit, në një mbledhje me të gjithë përdoruesit faktikë të tokës bujqësore, komunikon rezultatet e verifikimeve të kryera, duke evidentuar edhe vërejtjet e pretendimet e paraqitura. 8. Kryesia e secilit fshat, brenda 5 (pesë) ditëve pas kryerjes së procedurave të përcaktuara në pikën 7 të këtij vendimi, ia rikthen menjëherë komunës/bashkisë hartën kadastrale dhe listën përmbledhëse, duke e shoqëruar me të gjitha vërejtjet, mendimet e sugjerimet, që kryesia e fshatit ka për secilin nga përdoruesit faktitë të tokës bujqësore, si dhe me vërejtjet që janë paraqitur gjatë periudhës së afishimit publik. Dokumentacioni i kthehet administratës së komunës/bashkisë me shkrim dhe i nënshkruar nga të gjithë anëtarët e kryesisë së fshatit, pjesëmarrës në mbledhje dhe i vulosur me vulën e kryeplakut. Çdo nënshkrues shkruan me dorën e tij emrin, atësinë dhe mbiemrin e tij. 9. Komuna/bashkia, duke u konsultuar me të gjitha vërejtjet, kërkesat, mendimet e sugjerimet që ka paraqitur kryesia e fshatit apo individët e interesuar, për secilin nga përdoruesit faktikë të tokës bujqësore, brenda 100 (njëqind) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatit relacionin përmbledhës për përdoruesit e tokës bujqësore, të shoqëruar me materialin hartografik, ku janë

pasqyruar përdoruesit në fakt të tokës bujqësore, vendndodhja e saj, sipërfaqja dhe kufitarët për çdo ngastër. 10. Komuna/bashkia ua dërgon zyrtarisht materialin hartografik dhe relacionin përmbledhës, të përgatitur sipas pikës 9 të këtij vendimi, institucioneve të mëposhtme dhe u kërkon: a) Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të përcaktojë gjendjen aktuale të pronësisë për të gjitha ngastrat e tokës bujqësore, të paraqitura në materialin hartografik; b) Agjencisë Vendore për Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Zonave Informale të përcaktojë për ngastrat e tokës bujqësore, të evidentuara në materialin hartografik, nëse përfshihen në territoret e miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave sipas ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, apo për ngastrat, për të cilat ka verifikuar se ka ndërtime pa leje, të përcaktojë nëse ato kanë mundësi të legalizohen apo jo, sipas ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar. c) Drejtorisë së Urbanistikës, pranë Këshillit të Qarkut, të përcaktojë nëse ngastrat e tokës bujqësore, të përcaktuara në materialin hartografik, gjenden brenda vijës kufizuese të ndërtimit të fshatit apo qytetit, më 1 gusht 1991. 11. Institucionet e përcaktuara në pikën 10 të këtij vendimi, kanë detyrimin t’i përgjigjen me shkrim komunës/bashkisë, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e marrjes së kërkesës. Në çdo rast të mosrespektimit të afatit të sipërpërmendur, prefekti i qarkut njofton ministrat përgjegjës që mbulojnë fushat e veprimtarisë së këtyre institucioneve. 12. Komuna/bashkia, brenda 10 (dhjetë) ditëve pas marrjes së përgjigjeve nga institucionet e përmendura në pikën 10 të këtij vendimi dhe bazuar në të dhënat e këtij dokumentacioni, përgatit dhe i përcjell këshillit të komunës/


EKONOMI • E enjte 18 prill 2013 bashkisë, relacionin përfundimtar të shoqëruar me: a) listën e përdoruesve faktikë të tokës bujqësore; b) listën e subjekteve përfitues, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për t’i pajisur me AMTP; c) sipërfaqen e përgjithshme të tokës bujqësore për çdo subjekt përfitues, të detajuar edhe sipas ngastrave, si dhe kufitarët për çdo ngastër. 13. Këshilli i komunës/bashkisë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, përcakton me vendim, të marrë në përputhje me pikën 4 të nenit 33 të ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, emrat e përdoruesve faktikë të tokës bujqësore, si dhe emrat e subjekteve përfituese, që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u pajisuar me aktin e marrjes së tokës në pronësi, vendndodhjen e tokës, sipërfaqen, kufitarët për çdo ngastër, vendim, i cili është i shoqërur me hartën kadastrale, si pjesë përbërëse e tij. 14. Kryetari i komunës/bashkisë në çdo rast nën përgjegjësinë e tij, i dërgon mendimin e tij, të argumentuar, brenda 5 ditëve prefektit të qarkut, nëse është dakord, apo kundër vendimit të këshillit të komunës/bashkisë. Nëse kryetari i komunës/bashkisë, vlerëson se në listën e subjekteve përfituese të miratuar nga këshilli i komunës/baskisë, janë përfshirë subjekte që nuk plotësojnë kushtet sipas ligjit apo janë përjashtuar subjekte që i plotësojnë ato, mendimi i tij për parregullsitë e konstatuara, shoqërohet edhe me dokumentacionin provues. 15. Prefekti shprehet mbi rregullshmërinë ligjore të vendimit të këshillit bashkiak/komunal, në përputhje me pikën 2 të nenit 14 të ligjit nr. 8927, datë 25.7.2002 “Për prefektin”, pasi ka marrë mendimin e kryetarit të bashkisë/komunës, brenda afatit të përcaktuar në pikën 14. 16. Vendimi i këshillit të komunës/ bashkisë, pasi ndjek procedurat ligjore për miratim nga prefekti i qarkut, afishohet menjëherë në vende publike të komunës/bashkisë dhe u përcillet zyrtarisht institucioneve që merren me drejtimin e kontrollin e procesit të verifikimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, si: a) Komisionit Qeveritar të Tokës dhe sekretariatit teknik pranë tij; b) Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë, pranë prefektit të qarkut. c) DAMT-së, pranë këshillit të qarkut. 17. Pas miratimit nga prefekti të vendimit të këshillit të komunës/ bashkisë, kryetari i komunës/bashkisë formon dosjen për secilin subjekt përfitues, pavarësisht nëse ai ka paraqitur kërkesë ose jo, e cila përmban: a) certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, e komunës dhe/ose bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes përfituese ose individit, në favor të të cilit do të lëshohet AMTP-ja, sipas gjendjes më 1 gusht 1991; b) dokumentacionin, që vërteton se është përfitues i tokës bujqësore në pronësi, si rezultat i lëvizjes nga qendrat e tyre të banimit, me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave; c) planvendosjen e ngastrës/ave, të përgatitur nga subjekti i licencuar, i angazhuar nga komuna/bashkia për këtë qëllim për rastet kur nuk është paraqitur nga përdoruesit faktikë të tokës bujqësore; ç) korrespondencën shkresore të realizuar me institucionet sipas pikës 10 të këtij vendimi. 18. Kryetari i komunës/bashkisë plotëson AMTP-të për subjektet përfituese të përcaktuara në vendimin e miratuar të këshillit të komunës/bashkisë, i cili është konfirmuar si në përputhje me ligjin nga prefekti i qarkut.

19. AMTP-ja plotësohet në 4 (katër) kopje origjinale për sasinë e sipërfaqes së tokës të çdo ngastre të dhënë në pronësi. Në këtë dokument shkruhen të gjithë bashkëpronarët dhe pjesa e tyre e bashkëpronësisë. 20. AMTP-ja ka ngjyrë të blertë, si dhe përmban të gjitha elementet dhe formën sipas lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Këto akte prodhohen me shpenzimet e komunës/bashkisë, sipas modelit të AMTP-së, i cili merret zyrtarisht në Komisionin Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë, pranë prefektit të qarkut. Komuna/ bashkia është e detyruar të përdorë vetëm këtë model. 21. Secila kopje e AMTP-së shoqërohet bashkëlidhur me planvendosjen e ngastrës, e përgatitur nga një subjekt i licencuar, sipas kërkesave të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët, si dhe përmban nënshkrimin e kryetarit të komunës/bashkisë dhe vulën e komunës/bashkisë. 22. Komuna/bashkia mban një regjistër të veçantë për secilin fshat, për regjistrimin e AMTP-ve që ajo lëshon, i cili përmban emrat e përfituesve të tokës bujqësore,

kur vlerësohet se ato janë krijuar në kundërshtim me ligjin, paraqitet brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Komisionin Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë (KV), pranë prefektit të qarkut, duke vënë në dijeni kryetarin e komunës/ bashkisë. KV-ja merr vendim dhe njofton menjëherë ankuesin dhe kryetarin e komunës/bashkisë. 25. Kryetari i komunës/bashkisë, brenda 5 (pesë) ditëve nga përfundimi i afatit të ankimit, ua dërgon me shkresë AMTP-të, të shoqëruara me planvendosjet për secilën ngastër: a) Kërkuesit/përfaqësuesit me prokurë të përfituesve; b) DAMT-së, pranë Këshillit të Qarkut, për evidentim të pronësisë së re mbi tokën bujqësore; c) ZVRPP-së përkatëse, për të kryer procesin e regjistrimit në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme. 26. ZVRPP-ja, pasi verifikon vetëm elementet formale të AMTP-ve të paraqitura për regjistrim, procedon brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e marrjes së tyre. Kur regjistrimi fillestar nuk kryhet nga vetë ZVRPP-ja, kjo e fundit brenda 5 (pesë) ditëve, vë aktet në dispozicion të subjekteve të kontraktuara për të kryer procedurën e regjistrimit fillestar, sipas parashikimeve të ligjit nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, dhe të akteve nënligjore, në zbatim të tij.

»

05

“Planeti na përket të gjithëve”

Dita e Tokës, kompania “AMC” lançon konkursin e fotografisë Në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Tokës AMC ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi në rrjetet sociale. Në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm të kompanisë ndaj mjedisit, AMC zhvillon këtë fushatë ndërgjegjësimi duke iu drejtuar qindra mijëra përdoruesve në rrjetet sociale. Kjo fushatë ka në qendër konkursin “Planeti na përket të gjithëve”, me fotografi nga mjedisi dhe natyra shqiptare, me synim parësor, rritjen e ndërgjegjësimit publik për mbrojtjen e mjedisit. Konkursi po zhvillohet në faqen zyrtare AMC Friends në Facebook dhe 5 fotot që marrin më shumë pëlqime, sipas votimit të përdoruesve, do të vlerësohen me çmime të ndryshme. Çdokush që është

autor i fotove të peizazheve natyrore apo fotove që evidentojnë probleme mjedisore, mund t’i dërgojë tek amcfriends@amc. al, për të fituar një nga pesë kompletet me dhurata AMC Green. Fituesit do të shpallen më 22 prill, datë që përkon me Ditën e Tokës. Në Ditën e Tokës, njerëzit anë e mbanë botës frymëzohen për të shprehur mirënjohjen për mjedisin. Kështu edhe ne bëhemi pjesë e këtij aktiviteti mbarëbotëror, duke shijuar bukuritë natyrore të Shqipërisë përmes hedhjes së pamjeve mbresëlënëse në AMC Friends, në Facebook. Ky aktivitet ndërgjegjësues vjen në vijim të angazhimit të gjatë të AMC në mbrojtjen dhe përmirësimin e kushteve të mjedisit në Shqipëri.

Rekomandimet e Autoritetit të Konkurrencës

AMF-ja do të heqë çmimin, dysheme për tregun e sigurimeve

vendndodhjen e saj, sipërfaqen dhe kufitarët për çdo ngastër, sipas lidhjes 2 bashkëlidhur këtij vendimi. Regjistrat do të përgatiten nga vetë komunat/ bashkitë. Çdo fletë (jo faqe) të ketë numrin e saj rendor, që për çdo fshat fillon gjithmonë nga numri 1. Pas përgatitjes, regjistrat i dërgohen prefektit të qarkut, i cili nënshkruan e vulos të gjitha fletët, bashkë me kopertinën. Kryetari i komunës/bashkisë dhe prefekti i qarkut mbajnë procesverbal, ku pasqyrojnë se sa regjistra dhe nga sa fletë u nënshkruan. Procesverbali mbahet në dy kopje, të cilat ruhen një në komunë/bashki dhe një në prefekturë. Regjistri i çdo fshati do të arkivohet së bashku me hartën përmbledhëse, ku janë të pasqyruara të dhënat për gjitha ngastrat e kaluara në pronësi. 23. Komuna/bashkia arkivon një kopje të AMTP-së, të shoqëruar me planvendosjen e saj dhe dokumentacionin përkatës sipas pikës 17 të këtij vendimi. Kryetari i komunës/bashkisë, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga plotësimi i AMTP-ve, në bazë të procedurave të njoftimit sipas ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, i dërgon me shkresë përfituesit/përfaqësuesit me prokurë të përfituesve, AMTP-në, të shoqëruar me planvendosjen, për secilën ngastër. Në rastet e mospranimit të marrjes së AMTP-së nga individët apo familjet bujqësore, nga komuna/bashkia mbahet procesverbal për refuzimin e tokës bujqësore në pronësi. 24. Çdo ankim nga individë apo institucione, në lidhje me AMTP-të,

27. Nëse ZVRPP-ja gjatë verifikimit formal konstaton praktika abuzive apo korruptive të organeve të qeverisjes vendore, paraqet menjëherë kallëzim penal në prokurorinë kompetente. 28. Kryetari i komunës/bashkisë raporton çdo muaj për ecurinë e kryerjes së këtij procesi, si dhe në përfundim të tij, te prefekti i qarkut. 29. Shpenzimet administrative për përgatitjen e dokumentacionit, të përcaktuar në pikën 17 të këtij vendimi, parapaguhen nga komuna dhe rimbursohen nga vetë subjekti përfitues. Në momentin e marrjes në dorëzim të AMTP-së, përfituesi paguan kostot e shpenzimeve administrative të kryera nga komuna/ bashkia. Vlera e shpenzimeve administrative përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të ministrit të Financave. 30. Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministri i Drejtësisë, ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, ministri i Financave, Komisioni Qeveritar i Tokës, prefektët, komunat e bashkitë, drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës dhe drejtoritë e urbanistikës, pranë këshillave të qarqeve, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, agjencitë vendore për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e zonave informale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të heqë dorë nga imponimi i një çmimi unik minimal të sigurimi të detyrueshëm të makinës, për të gjitha kompanitë e sigurimeve. Kompanive do t’ju kërkohet që të llogarisin secila një prim rreziku ose një vlerë minimale të nevojshme për përballimin e dëmeve. AMF-ja prezantoi rezultatet e projektit dyvjeçar të ndërmarrë në bashkëpunim me Bankën Botërore, për vendosjen e tarifave të sigurimit të detyrueshëm mbi bazë rreziku. Qëllimi është që secili të paguajë sigurimin e makinës bazuar në historikun e aksidenteve apo shkeljeve të rregullave të qarkullimit, në zonën e banimit dhe në karakteristikat e mjetit. Kryetarja

e Bordit të AMF-së, Enkeleda Shehi, u shpreh se institucioni i saj do t’i marrë parasysh rekomandimet e Autoritetit të Konkurrencës në këtë drejtim, megjithëse ka rezerva për arsyetimin e ndjekur. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, një prim unik rreziku për të gjitha kompanitë ishte i padrejtë dhe krijonte kushtet për sjellje të bashkërenduara në çmimin final të produktit. Shehi u shpreh në mbështetje të kërkesës së ISKSH-së për shtrirjen e sigurimit të detyrueshëm për përgjegjësitë ndaj palëve të tjera te mjekët. AMF kërkon që sigurimi i detyrueshëm të zgjerohet edhe në profesione të tjera të ekspozuara ndaj rreziqeve si për shembull në Policinë e Shtetit.

Financimi nga BE-ja, 4.2 milionë euro

Olldashi: Furnizimi 14 orë me ujë në ditë është arritje Furnizimi me ujë 14 orë në ditë, në rastin më të mirë, në qendrat e mëdha urbane konsiderohet si një arritje nga ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, pasi sipas tij, para tetë vitesh situata ka qenë edhe më e keqe. Ministri Olldashi tha gjithashtu se, që të rritet efikasiteti i shërbimit me ujë të pijshëm, duhet që ndërmarrjet të shkrihen me njëra-tjetrën. Këto deklarata, ministri Olldashi i bëri gjatë prezantimit të projektit për mbështetje teknike të ndërmarrjeve të UjësjellësKanalizimeve në të gjithë vendin. Projekti për mbështetje teknike të ndërmarrjeve me qëllim përmirësimin e shërbimit do të financohet nga BE dhe qeveria austriake me një vlerë totale prej 4.2 milionë eurosh.

Ky projekt përfshin të gjitha elementet e një skeme të furnizimit me ujë si: burimet, trajtimin, shpërndarjen e ujit të pijshëm, mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të ndotura, impiante të vogla e të mëdha të trajtimit të ujit të ndotur të kanalizimeve, duke përfshirë pajisjet, materialet, mënyrat e realizimit të punimeve dhe monitorimin. Kriteret që do të ndiqen për realizimin e dokumentacionit teknik do të jenë në adaptim me kushtet e vendit tonë, si dhe përfshirja e teknologjisë më të fundit sipas standardeve të BE-së. Ndërkaq, brenda kësaj pranvere pritet që 100% e territorit të Bashkisë së Tiranës të furnizohen 24 orë me ujë nga Drejtoria e UjësjellësKanalizimeve të Tiranës.


06

« AKTUALITET

Masa shtesë për ish-deputetin e PS

Policia e Tiranës merr në mbrojtje Kastriot Islamin Ish-deputeti i PS-së, Kastriot Islami, është marrë në mbrojtje nga policia. Ky lajm është konfirmuar nga burime jozyrtare të Policisë së Shtetit, sipas të cilave bëhet me dije se mbrojtja është vendosur pa kërkesën e tij. Bëhet me dije gjithashtu se deputeti Islami do të mbrohet nga njësia speciale për mbrojtjen e personaliteteve. Nuk dihet ende nëse marrja në mbrojtje ka të bëjë me kërcënimet në drejtim të Islamit nga deputeti i PS Gazmir Bizhga, në seancën e Kuvendit për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së Ilirian Muho. Islami votoi pro këtij shkarkimi. Dje, para shtëpisë së Islamit tek “Tirana e Re” protestuan përfaqësuesit e FRESSH, të cilët u shpërndanë nga forcat e policisë. Protesta e tyre erdhi pas votës pro që Islami dha për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së Ilirian Muho. Ndërkaq, vetë Islami nuk është prononcuar për këtë zhvillim të fundit.

E enjte 18 prill 2013 •

Në kundërshtime të forta të avokatëve pritet të hasë propozimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, për të siguruar me anë të një shorti publik avokatin e shumëkërkuar prej gati dy vitesh që shpresohet të mbrojë Dritan Dajtin. Një dështim i tillë i kartës tjetër të gjyqësorit, pritet të ndodhë referuar të njëjtës strategji që u tentua edhe një vit më parë nga Krimet e Rënda, po për short publik për të gjetur një avokat, kërkese e cila u hodh poshtë nga Dhoma e Avokatisë, si e pabazuar në ligj dhe në profesionin e avokatisë, çka do të thote se pas kërkimit të dhjetëra formulave për gjetjen e avokatit për Dritan Dajtin, më shumë po funksionon përplasja mes gjyqësorit dhe avokatisë. Fatmir Braka deklaroi dje për një

PROPOZIMI NGA GJYKATA E KRIMEVE TË RËNDA

Avokatët kundër shortit publik për avokatin e Dritan Dajtit televizion privat se është informuar nga shtypi për propozimin në fjalë dhe se për momentin po pritet të mbërrije kjo shkresë e Gjykatës për të vendosur më pas se çfarë do të bëhet. Avokatë të shumtë e konsideruan si një show. Të hënën në orën 16.30 sipas ligjit të ri të avokatisë do të zhvillohet një “gjyq” i Komisionit të Disiplinës, i cili pritet të shqyrtojë 5 procedimet e para disiplinore ndaj avokatëve të lakuar në dosjen “Dajti”.

I VRANË VËLLAIN MË 2000-n, VERIFIKOHEN EDHE KONTRATAT

Kokurrenca e hakmarrja dy pistat, Koka bie në koma Mariglen Mullai

H

akmarrja dhe kokurrenca mbeten dy pistat kryesore, mbi të cilat po punon policia dhe Prokuroria, në lidhje me plagosjen e bisnesmenit Luan Koka. Policia e Tiranës, dje në një deklaratë zyrtare saktësoi emrin, pasi fillimisht emri i tij figuroi si Lulëzim, por policia tha se quhej Luan Koka, 46 vjeç, si dhe orarin e ngjarjes. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 16.45, ndërsa fillimisht u raportua se plagosja ndodhi rreth orës 20.00, si dhe njëkohësisht policia saktëson se efektivi i Gardës që u plagos ndodhej aty rastësisht dhe nuk ishte me të plagosurin dhe se autori ende nuk është identifikuar. Tashmë dëshmitarët kanë thënë se ai ishte rreth 25 vjeç. Sakaq, nga burime spitalore mësohet se Koka mbrëmë ka rënë në koma dhe sot pritet të dërgohet në Turqi. Dy pistat Hakmarrja ka qenë pista e parë e hetimit të policisë, për ngjarjen e ndodhur në tavolinat e verandës së një lokali në afërsi të Gardës në Tiranë. Luan Koka, drejtor i një kompanie betoni e inertesh, sipas policisë në vitin 2000 ka humbur të vëllanë në një ngjarje me armë në Berat. Zhvillimet që solli më pas kjo vrasje dhe mundësia e një hakmarrjeje në zinxhirin e ngjarjeve që pasuan, është pista kryesore ku janë fokusuar hetimet e skuadrës së zbulimit të krimeve ndaj jetës dhe shëndetit në policinë e Tiranës. Nuk është konfirmuar nëse ka shoqërime konkrete në banesën e familjes që dyshohet se mund të ketë probleme hakmarrjeje me Kokën. Ndërkaq, në sitë kanë kaluar dhe konfliktet e mundshme për shkak të biznesit me kompanitë e ndërtimeve. Nga burime konfidenciale të policisë mësohet se po verifikohen të gjitha kontaktimet e Kokës

Pranga 2 ish-elektricistëve për abuzim me detyrën Dje janë arrestuar dy ish-elektricistë në kryeqytet për ndërhyrje në aparatet e energjisë elektrike. Sipas burimeve të policisë, dy ish-elektricistët e arrestuar janë Mark Uka dhe Bashkim Gashi. Ata akuzohen për mashtrim e ndërhyrje në aparatet matës të energjisë elektrike. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë, pasi edhe më parë janë hasur raste të rënda abuzimesh me energjinë elektrike. Prokuroria tashmë ka një dosje të plotë, gati për në gjykatë.

I dehur përplas e plagos një kalimtar, arrestohet Nga shërbimet e komisariatit nr.6 u bë arrestimi në flagrancq i shtetasit Bledar Manaj, 25 vjeç, lindur në Fier e banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse në rrugën “Llazi Miho” Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Ford Mondeo” me targa AA982 EB, i papajisur me Leje Drejtimi, dhe duke qenë në gjendje të dehur ka aksidentuar shtetasin Ilir Koçi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Plagos veten me pistoletë dhe denoncon për sulm me bisnesmenë të tjerë në fushën e ndërtimit, ndërsa imtësisht po shikohen kontratat e bisnesit të tij si dhe përplasje të mundshme në këtë fushë. Deklarata e policisë Policia e Tiranës thotë zyrtarisht se “Me datë 16.04.2013, rreth orës 16.45, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” përpara lokal bar kafe “Galaktika” një shtetas i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri

pistolete, duke plagosur rëndë shtetasin Luan Beqir Koka, vjec 46, lindur ne Berat e banues në Tirane. Si pasoje e qitjes me armë ka ngelur i plagosur lehtë edhe shtetasi Rifat Rustem Rustemi, 35 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë, i cili është ndodhur rastësisht. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.1 dhe Nr.2 Tiranë dhe Oficerë për Hetimin e Krimeve të Renda, në Drej-

Kryepolici i Tiranës: Autorët para ligjit

Bllokada antihashash në Tiranë Dje, në ambientet e Prefekturës Tiranë, u organizua mbledhja e Shtabit të Luftës kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike. Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Bernard Caushaj, theksoi se, gjatë vitit 2013, policia e Tiranës do të marrë të gjitha masat për organizimin e shërbimeve policore në Luftën kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve. Në aktivitetet

parandaluese do të përfshihet njohja dhe vendosja e pikave të bashkëpunimit mes policisë dhe organeve të qeverisjes vendore të angazhuar në Luftën kundër Kultivimit Të Bimëve Narkotike, si dhe do të zhvillohen aktivitete sensibilizuese për publikun. Ndërkohë, në aktivitetet operacionale janë parashikuar, masat për kontrollin e territorit, masa për organizimin e operacioneve policore për parandalimin,

torinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u formua grupi i posaçëm hetimor, i cili kreu veprimet e para hetimore dhe procedurale duke shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje, si dhe duke mbledhur dhe administruar provat. Në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë po punohet intesivisht në drejtim të zbardhjes së motiveve të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

identifikimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre. Ndërsa në aktivitete të tjera përmendet planifikim të detyrave shtesë në kuadër të Planit të Veprimit të Ministrit të Brendshëm dhe Planit të Masave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, për ndëshkim të rreptë disiplinor dhe deri në ndjekje penale për personat përgjegjës për moszbatim dhe mosmarrje detyrimesh në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Ditën e djeshme nga shërbimet e komisariatit nr.6 Tiranë, u bë arrestimi i shtetasit Kastriot Kurtej, 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse me datën 15.04.2013 në rrugën dytësore afër kompleksit tregetar QTU, është vetëqëlluar aksidentalisht me një armë, të cilën e ka pasur pa leje dhe me të cilën ka kryer veprime brenda në mjetin në përdorim të tij, të tipit “Peugeot 308”, me targa AA 026 DZ. Ky shtetas fillimisht ka kallëzuar se është qëlluar nga persona të panjohur në mjetin e tij në adresën e mësipërme. Është bërë këqyrja e sekuestrimi i automjetit të përdorur dhe të armës me të cilën është vetëqëlluar i dëmtuari, e tipit “TT”, kalibër 7.62 mm, si dhe disa fishekë të vendosur në krehërin e armës.

Volfart: Kujdes me trafikun njerëzor! Policia dhe institucionet e tjera ligjzbatuese apo sociale duhet të ballafaqohen me trafikun e qenieve njerëzore. Këtë tha dje kreu i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, sipas të cilit kriza ekonomike sjell rritjen e këtij trafiku, i cili përbën rrezik për të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës. Deklarata është bërë në tryezën e rrumbullakët të organizuar për vlerësimin e nivelit aktual të rasteve të trafikimit dhe strategjitë për goditjen e fenomenit. Diskutimet janë përqëndruar në goditjen zinxhir të fenomenit, që krahas arrestimit të të implikuarve, të shoqërohen me hetimet dhe konfiskime.


aktualitet • E enjte 18 prill 2013

»

07

Gerti Gjenerali ndan dhimbjen me një italian. Letërkëmbim i pazakontë mes tyre, nga “ferri”

Djali i rrugës “Bardhyl” letër vëllait-djall nga burgu për jetë Mariglen Mulla

K

ur kanë kaluar 12 vjet nga arrestimi në Itali, Gert Gjenerali, “çuni i rrugës Bardhyl”, impresionon prej kohësh mediet e opinionin publik të shtetit fqinj. Ish-anëtari i bandës së rrugës “Bardhyl”, djali që ndihmoi në vrasjen e Naim Zyberit në Milano, së fundmi i drejtohet një tjetër të burgosuri përjetësisht me fjalët “I dashur vëlla djall”. Kësisoj Gjenerali shfaqet si i burgosuri i pashpresë që në ferrin e përjetshëm të burgut, ka gjetur “vëllanë e tij djall” Carmelo Musumeci, me të cilin qajnë hallet për atë çka i ka gjetur. Në fakt, Gerti Gjenerali njihet nga një rreth tepër i gjerë i “ishçunave të fortë tironsa”, të cilët mund të jenë miq dhe armiq të tij në vitet e tranzicionit shqiptar, kur kryeqyteti udhëhiqej nga banda si ajo e rrugës “Bardhyl”, e “Rrrugës së Durrësit” apo të “Kavajës”, etj. Por ajo që spikat në dosjen e tij policore është 6 gushti i vitit 1997, kur Arben Grori, një tjetër anëtar i bandës së rrugës “Bardhyl”, me një tufë lule në dorë, i veshur si infermier, me ndihmën e Gert Gjeneralit, ngjitën shkallët e spitalit “San Paolo” në Milano dhe zbrazi mbi fytyrën e Naim Zyberit 5 plumba pistolete. Më 2001-shin, Gjenerali prangoset në Itali, teksa la pas një skandal për policinë e atëhershme shqiptare. Të paktën deri më 29 maj të vitit 2005, para zgjedhjeve parlamentare, Gerti Gjenerali rezultonte si person i shpallur në kërkim policor nga komisariati nr 1 në Tiranë, teksa prej 4 vitesh vuante dënimin e përjeshtëm në Itali. Prej shumë vitesh Gjenerali boton poezi në burgun e Spoletos dhe ka një letërkëmbim të vazhdueshëm me italianin Carmelo Musumeci, i cili vuan gjithashtu si shqiptari dënimin e përjetshëm, por në burgun e Padovës. Atyre u kanë humbur shpresat se një ditë do ta shohin dritën e diellit dhe në pesimizmin që i ka kapluar, shpeshherë shkëmbejnë letra, për t’i dhënë kurajë njëri-tjetrit, si dy vëllezër-djaj që jetojnë në ferr. Letërkëmbimi nga burgu Ky dialog i shprehur përmes letrave nga burgu, është marrë nga disa medie italiane dhe letërkëmbimi mes tyre botohet i njëjtë. Nisur nga një pjesë, ku thuhet se “Je shumë naiv për të mos e kuptuar mentalitetin e popullit tënd”, lihet të kuptohet që është shqiptari Gerti Gjenerali që i shkruan i pari mikut të tij italian Carmelo Musumeci dhe më pas vjen edhe përgjigjja e tij. Dialogu nis me fjalët “I dashur vëlla djall”, për të vazhduar me “Shpresoj se kjo letër do të të gjejë mirë. Lexoj me kujdes çdo gjë që shkruan, më pëlqen shumë ditarin juaj, je i madh! Në shtëpi si janë, mirë?. Uroj që po, përshëndete familjen prej meje. Kemi pritur kaq gjatë për të vo-

përplasjet mes bandës, nga vrasja e Gaz Muçës te Konomi

Djemtë e rrugës “Bardhyl” e Gjenerali Ndihma në vrasjen e Naim Zyberit në Milano

P

olicia, Prokuroria, gjykatat dhe ish-SHIK, kanë gjithçka nga ky artikull, emra, data e fakte, në dosjet e tyre arkivore, por historiku i pëplasjeve mes bandave është publikuar disa herë në media. Në fillim të viteve 90’ në kryeqytet u shfaqën “të fortët” e parë që mjaftoheshin vetëm duke rrahur ata që i shikonin shtrembër ose duke vjedhur. Në zonën e “Trenit të vjetër” dhe të “Restorant Durrësit” mbizotëronte Naim Zyberi dhe miqtë e tij, çunat e restorantit. Një ndër miqtë më të ngushtë të Naimit ishte edhe Tos Keta e të dy kishin në zotërim tërë lagjen dhe bënin një grupim shumë të madh në kryeqytet. Duke ndjekur unazën në sensin antiorar vinte lagjja e Gaz Muçës, në rrugën “Bardhyl”. Në këtë zonë Gamend Muça ishte njeriu më i njohur dhe bënte ligjin. Më 7 prill 1992, Gaz Muça ndodhej në një lokal pranë shtëpisë së tij në kryeqytet kur nga një makinë, tip “Opel Kadet” me ngjyrë të verdhë del Naim Zyberi e qëllon Gazin. Pas tij ka qëlluar edhe Tos Keta. Sipas policisë, dyshohet se ka qëlluar edhe Franc Konomi, i vrarë vitet e fundit në Tiranë. Ndërkaq, Naim Zyberi bëri disa kohë burg për vrasjen e Gazit dhe më pas qëndronte te “Treni i Vjetër”, por kishte krijuar edhe një hasmë të ri, Arben Grorin, të cilit i kishte vrarë të vëllanë Arturin. Këtu del në skenë edhe Gerti Gjenerali. Gjithçka nisi pas rrjedhjes së informacionit në polici në 1996-ën se Ardian Spahiu ( i njohur si Ad Topalli), një anëtar i bandës së Naim Zyberit, ishte spiun. Kjo ra në vesh të Gramoz Hamiti (Gramoz Çami), i cili mori përsipër të kryente eliminimin e “spiunit”. Për këtë gjë Gramoz Çami përdori një nga miqtë e Spahiut, Fatmir Ramën (Mirin e Xhikes). Atentati është bërë tek zona e njohur si “Selvia” dhe përveç vrasjes së Spahiut, Hamiti plagosi edhe Mirin e Xhikes. Vrasja e Ad Topallit ngre në këmbë grupin e Naim Zyberit, Met Hasës

dhe Ymer Maçit, pasi Topalli ishte mik i tyre. Dhe shpagimi kërkohet te Fatmir Rama, njeriu që e futi në grackë. E gjithë banda shkon në shtëpinë e Ramës, por aty del Artur Grori, një kushëri i tij, dhe u thotë se Fatmiri nuk është në shtëpi. Për një moment ata kthehen për të ikur, por më pas ndërrojnë mendje. Naim Zyberi troket edhe një herë në derën e Mirit të Xhikes dhe sërish shfaqet Grori. Pas një debati të shkurtër, Zyberi zbraz një karikator të tërë mbi Grorin duke e vrarë në vend. Pas kësaj vrasjeje, Arben Grori, i vëllai i vetëm i Arturit, betohet për hakmarrje. Dhe kjo vonon vetëm një javë. Vetë Grori, Elvis Gjeçi dhe një tjetër vrasin te “Selvia” një nga ekzekutorët e Arturit, Ymer Maçin. Pas kësaj, duke ndier se armiqtë ishin të fuqishëm, Grori kalon në Itali. Vrasja e Maçit bën që Naim Zyberi të niset drejt Italisë në kërkim të Ben Grorit. Dy rivalët gjejnë njëri-tjetrin në Milano. Rrugët e qytetit italian shndërrohen në një fushë beteje ku dy rivalët qëllojnë njëri-tjetrin dhe ndiqen me makina. Në fund më i fituar del Grori pasi Naim Zyberi plagoset në të dyja këmbët dhe shtrohet në spital, ndërsa dy policë italianë qendrojnë tek dera duke e ruajtur. Por Grori nuk e lë me kaq. Ai lidhet me një tjetër “armik” të Zyberit, Gerti Gjeneralin, i cili ndodhej në Gjermani. Më 6 gusht 1997, me lule në dorë, i veshur si infermier Arben Grori me ndihmën e Gert Gjeneralit, ngjisin shkallët e spitalit “San Paolo” në Milano dhe zbraz mbi fytyrën e Zyberit 5 plumba pistolete. Arma ishte e pajisur me silenciator dhe asnjë nga dy policët që ndodheshin në derën e dhomës nuk kuptoi asgjë. Disa minuta më pas kur infermierja zbuloi vrasjen, policët u kujtuan se mjeku kishte hequr dorezat e bardha dhe i kishte hedhur tek një nga koshat e plehërave në korridor.

Carmelo Musumeci dhe Gerti Gjenerali

Pjesë nga libri “Ulërima nga qetësia”, 2010

Copëza bisede mes Gertit e Carmelos, jeta, vetmia…

N

tuar, por këtu askush nuk bën gjë. I lutemi universit dhe kozmosit që gjërat të ndryshojnë. Të jesh pesimist është e lehtë dhe shumë e sigurtë ndonjëherë, por optimizmi është një virtyt në vetvete dhe jeta tashmë është një tragjedi. Unë jam i sigurt se diçka do të ndryshojë, në qoftë se do të dëshirojë të ndryshojë. Nëse jo, vëlla djall, kujt i bëhet vonë!? Më keq se kaq!? Megjithatë, kush na mban në këtë gjendje nuk e kupton që është një kriminel me sjellje të mirë. Është një luftë e ndyrë kjo e jona kundër burgimit të përjetshëm dhe zakonisht je vetëm kur lufton kundër një sistemi politik që bën dhe jeton frikën e tij. Këta njerëz kanë frikë, janë të pasigurtë dhe s kanë guxim. Këtu më thirri në qeli, sepse duan t’i bëjnë të gjithë nga dy. Unë u thashë “Më lejoni të mbaroj shkollën, nëse jo, unë nuk pranoj

dhe më dërgoni ku të doni. Këta nuk janë njerëz seriozë. Pas 12 vjetësh nuk është e lehtë të jesh me dikë. Vëlla, e di që unë nuk pajtohem me grevën e urisë, por do të të ndihmoj gjithsesi. Nuk e di! Kam dyshime të forta! Është një protestë ekstreme dhe e panevojshme në këtë vend që ka shumë fjalë dhe kam frikë se do t’iu bëjnë të vdisni nga uria. Je shumë naiv për të mos e kuptuar mentalitetin e popullit tënd. Dëgjo, kjo historia e qelisë po më nervozon, nuk të lënë as të bësh burg i qetë. Vëlla, je në zemrën time dhe të vlerësoj shumë. Ma përshëndet të gjithë familjen tënde, shumë fjalë nuk shërbejnë mes nesh, ti e di. Të përshëndesin të gjithë dhe të gjithë më pyesin për ty. Uroj që forca dhe dashuria të jetë gjithmonë në zemrën tënde”. Më pas vjen edhe përgjigjja që nis po ashtu me fjalët “I dashur vëlla djall”

dhe vazhdon “Shpresoj që kjo letër të të gjejë ashtu siç dëshiron zemra jote. Për qelinë, për fat të keq na trajtojnë si kafshë, ki durim, përdor qetësinë dhe kërko kohë derisa të përfundosh studimet. Për pjesën tjetër, ti e di që brenda Vrasësit të Ëndrrave është më mirë të mos i besosh askujt. Lidhur me idenë e grevës kolektive të të gjithë njerëzvehije, për heqjen e dënimit me vdekje të atyre që jetojnë në Itali, ti e di që për ne me burg përjetë, nuk ka asnjë dhembshuri dhe as shpresë. Vëlla djall, për ne nuk ka asgjë. Është vuajtje në përjetësi. Ndoshta Zoti në jetën e përtejme do të jetë më i mëshirshëm se këta njerëz që na kanë dënuar kështu, të murosur përgjithmonë. Vëlla, djall, kemi një forcë që asnjë i burgosur tjetër nuk e ka: forcën e dëshpërimit. Ndoshta disa prej nesh do të vdesin nga uria, sepse të

ë librin me poezi “Ulërima nga qetësia”, të publikuar prej tyre në vitin 2010, në kapitullin 14, janë shkëputur fraza mes bisedës së dy të burgosurve përjetë. Carmelo dhe Gjenerali shkëmbejnë mendime të ndryshme, nëpërmjet pyetje-përgjigjeve. Carmelo: Cili ështëkuptimi i jetës tënde? Gerti: Të jetoj me përulësi dhe të mos e humbas humanitetin tim në një vend hipokrit si burgu. Ta përballoj me kurajë jetën, duke shpresuar se më e mira e jetës sime është ende për të ardhur. Carmelo: Kuptimi i jetës për mua është dashuria universale dhe të përpiqemi që ti duam të gjithë, gratë e fëmijët tanë dhe të tjerët. Carmelo: Buzëqesh shpesh? Gerti: JO! Nuk buzëqesh shpesh edhe sepse buzëqeshja ime nuk është aq interesante. Gjithmonë më ka pëlqyer buzëqeshja e syve të ndritshme, plot kuptim dhe dashuri ... Unë e quaj atë buzëqeshje që vjen nga zemra ... buzëqeshjen e shpirtit. Carmelo: Më fol për vetminë? Gerti: Vetmia është dashuria më e madhe që kam pasur ndonjëherë... Vetmia është një muzikë që luhet nga universi, jo nga njerëzit. Carmelo: Vetmia është ndjenja e parë që kam pasur si fëmijë në jetë, së bashku me trishtimin, urinë dhe vuajtjet. Vetmia ishte miku im i parë i zemrës sime.

tjerët kanë një dënim me një fillim dhe një fund. Ne jemi të destinuar të vdesim në burg, por në qoftë se do t’ua tregojmë të tjerëve rrugën, ndoshta disa do të na ndjekin. Dhe në qoftë se nuk e bëjnë, më keq për ta. Vëlla djall, çfarëdo që të ndodhë, do të bëjmë një marrëveshje, ne do të ndalojmë së jetuari për asgjë dhe shoqëria do të ndalojë së prangosuri (ka një krizë fi-

nanciare) të vdekurit që ecin. Vëlla djall, kemi mundësinë që të vdesim si qenie njerëzore dhe jo si zombi. Dhe kur të jetë koha ime, do mendoj fjalët që Platoni i shkruante Sokratit: “Erdhi tani koha për të shkuar, unë të vdes dhe ju të jetoni. Kë prej nesh e pret një fat më i mirë, askush nuk e di, përveç Perëndisë”. Vëlla, forca dhe dashuria qoftë përgjithmonë në zemrën tënde”.


08

« SOCIALE

E enjte 18 prill 2013 •

DËSHTON MBLEDHJA E KËSHILLIT NË NJËSINË NR.4, SHKAK ANËTARËT E PS-së DHE LSI-së

Xhura: Bllokojnë buxhetin dhe ndihmën ekonomike Ferza: Këta dy vjet më shumë investime se 11 vjet bashkë të Ramës LULZIM BASHA

Erta Bode

F

amiljet në nevojë të njësisë bashkiake nr.4 në Tiranë mbeten pa ndihmë ekonomike për një kapriço politike të PS-së dhe LSI-së. Këshilli bashkiak i njësisë nr. 4 në Tiranë ka zhvilluar dje pasdite mbledhjen e radhës, e cila ka dështuar për shkak se me shumicë votash anëtarët e PS-së dhe të LSI-së penguan miratimin e rendit të ditës. Në rend të ditës dy pika mjaft të rëndësishme ishin miratimi i ndihmës ekonomike për të paktën 500 familje dhe miratimi i buxhetit për investimet publike në njësinë nr. 4. Mosmiratimi i rendit të ditës nga ana e këshilltarëve të PS-së dhe të LSI-së erdhi me argumentin se ata nuk ishin lajmëruar në kohë për mbledhjen dhe nuk ishin njohur më parë me rendin e ditës. Kryetari i njësisë bashkiake nr. 4, Hysen Xhura, u bëri ftesë këshilltarëve të majtë që të miratonin rendin e ditës për të mirën e komunitetit që i kishte votuar dhe të mos bënin deklarata të gënjeshtra duke thënë se nuk janë njoftuar në kohë për rendin e ditës, kur në fakt ka ndodhur krejt e kundërta dhe njoftimi i këshilltarëve është bërë në përputhje me ligjin. “Më vjen keq

“Më vjen keq të konstatoj përsëri se strategjia e ish-kryebashkiakut Rama për Bashkinë e Tiranës është vetëm strategji e konfliktit politik. Ai e ka instrumentalizuar Bashkinë e Tiranës si një arenë të konfliktit politik. Bashkia ka ofruar zgjidhje, projekte dhe shërbime, kurse Rama vetëm konflikt politik. Ne do të vazhdojmë me përkushtim punën për ndërtimin e Tiranës. Qytetarët tanë i dhanë Ramës një përgjigje më datën 8 maj të vitit 2011 dhe do t’i japin sërish një përgjigje më datën 23 qershor të këtij viti. Janë banorët dhe qytetarët ata që do t’i përgjigjen strategjisë së konfliktit politik të Ramës më 23 qershor. Ata do të vendosin nëse do t’i rikthehen thithjes së pluhurit, baltosjes, betonizimit dhe mjerimit të konfliktit politik, apo do të vazhdojnë përpara me projektet që kemi nisur, duke na dhënë besim ta ndërtojmë së bashku Tiranën.”

RAMA E DALIPI Këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës kanë kërkuar mbledhjen urgjente të këshillit bashkiak duke kërkuar edhe shkarkimin e kryetarit të këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti. Propozimi i tyre është bërë nga kreu aktual i tyre Aldrin Dalipi. “E paska harruar zërin e qytetarëve, që flasin nëpërmjet këshillit bashkiak. Po s’ka faj, s’ka bërë asgjë dhe i trembet zërit të shumicës në këshill. Tanimë shumica do të mbrojë qytetarët e Tiranës, e jo vetëm nga planet klienteliste, inaugurimet e vjedhjet në Bashki e qarqe”, - ka shkruar lideri i PS-së, Rama, në faqen e rrjetit social “Tuiter”. “Qëllimi ynë është që t’i shërbejmë qytetarit me vendimmarrjen tonë. Ky do të jetë qëllimi ynë edhe pas bashkimit me LSI-në. Ne do t’u tregojmë të gjithëve që së bashku qëllimin për t’u shërbyer qytetarëve do ta zhvillojmë çdo orë bashkë dhe do ta dëshmojmë me LSI-në në çdo vendimmarrje”, - u shpreh Aldrin Dalipi.

që anëtarët e LSI-së dhe të PSsë shfrytëzojnë bashkinë si një arenë politike dhe harrojnë se e kanë këtë detyrë të mbështesin interesat e banorëve të kësaj njësie. Me këtë vendim ata e bënë të pamundur ndihmën ekonomike për 500 familje në nevojë dhe miratimin e buxhetit për investime publike, të cilat kanë 11 vjet që kanë munguar

në këtë njësi. Unë u bëj edhe një herë thirrje të mendohen dhe të reagojnë duke vënë në vend të parë interesat e qytetarëve dhe jo lojën politike”, - ka thënë Xhura pas mosmiratimit të rendit nga ata. Nga ana tjetër, një prej këshilltarëve të PS-së në këtë këshill, Ylli Ferza, ka dalë nga mbledhja, duke mos miratuar kështu vendimin e shokëve të

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore FTESE PER OFERTE (IFB)

tij dhe duke iu bashkuar grupit të këshilltarëve të PD-së. “Reagimi im për largim nga grupi i këshilltarëve të majtë erdhi pas bllokimit që ata i bënë rendit të ditës, duke mos miratuar buxhetin dhe ndihmën ekonomike për 500 familje në nevojë. Unë mendoj se ne jemi aty për të ndihmuar qytetarët. Unë u distancova nga grupi i këshilltarëve të majtë, pasi

tashmë më është përforcuar ideja se në PS çdo gjë bëhet me urdhër dhe diktat nga lart. Nuk pyesin më për interesat e popullit, për të cilin ne jemi votuar, por lufta bëhet për interesa politike. Besoj se shokët socialistë, që kanë qenë dhe shokët e mi dikur, të reagojnë dhe të kthehen për të miratuar atë për të cilën na kanë votuar qytetarët e njësisë sonë.

Unë po ju kujtoj vetëm një fakt: gjatë këtyre dy vjetve drejtuesit e kësaj njësie kanë bërë investime në njësinë tonë më shumë se çka bërë kryetari i mëparshëm në 11 vjet bashkë”, - u shpreh ishkëshilltari i PS-së Ylli Ferza. Kjo mund të jetë shenja e parë që të dyja partitë bashkë do të pengojnë zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së banorëve.

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore FTESE PER OFERTE (IFB)

Nr i Kontrates: MADA/MMP/CW-Impl/RR Gradeskie-Reç/2013/ Financuesi(t): IFAD, QSh

Nr i Kontrates: MADA/MMP/CW-Impl/IC Guri i Bardhë-Xibër/2013/ Financuesi(t): IFAD, QSh

1. Republika e Shqipërisë ka marrë kredi nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD) për të mbuluar kosto të programit Malet Drejt Tregut (MMP) dhe synon të përdorë pjesë të fondeve për të mbuluar pagesa të ligjshme në kontratën për:

1. Republika e Shqipërisë ka marrë kredi nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD) për të mbuluar kosto të programit Malet Drejt Tregut (MMP) dhe synon të përdorë pjesë të fondeve për të mbuluar pagesa të ligjshme në kontratën për:

Emërtimi i Punimeve Civile: Rehabilitimi i Rrugës Rurale Gradeskie - Reç, komuna Qendër, Malësi e Madhe (me gjatësi 1615 metra) Numri i Kontratës: MADA/MMP/CW-Impl/RR Gradeskie-Reç/2013

Emërtimi i Punimeve Civile: Rehabilitimi i Kanalit Ujitës Guri i Bardhë-Shkallë, komuna Xibër, Mat (me gjatësi 2.5 km) Numri i Kontratës: MADA/MMP/CW-Impl/ IC Guri i Bardhë-Xibër /2013

2. Në këtë kontekst, Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore bën ftesë për oferta të mbyllura për ekzekutimin e punimeve civile të përmendura më sipër. 3. Paketa e plotë e Dokumentacionit të Tenderit mund të merret në zyrat e Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë, pas paraqitjes së një kërkese me shkrim dhe pagesës së pakthyeshme prej 1,500 (një mijë e pesëqind) Lekë në Bankën Kombëtare Tregtare numrin e llogarisë 403288094 dhe pas dorëzimit të mandatit të pagesës dhe kërkesës në zyrën e Prokurimeve. Ofertuesit e interesuar mund të marrin informacion të metejshëm në të njëjtën adresë. 4. Për të marrë informacion për këtë punim dhe kushtet lokale, ofertuesit inkurajohen të marrin pjesë në një takim që zhvillohet para ditës së tenderit, përpara dorëzimit të ofertave siç është specifikuar në Letrën e të Dhënave. Marrja pjesë në këtë takim nuk është e detyrueshme. 5. Ofertat do të jenë të vlefshme për një periudhë 90 ditore nga dita e hapjes së Ofertës dhe duhet të dorëzohen tek Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë në ose para afatit të mëposhtëm, kohë në të cilën do të hapen ofertat në praninë e ofertuesve që dëshirojnë të marrin pjesë

2. Në këtë kontekst, Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore bën ftesë për oferta të mbyllura për ekzekutimin e punimeve civile të përmendura më sipër. 3. Paketa e plotë e Dokumentacionit të Tenderit mund të merret në zyrat e Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë, pas paraqitjes së një kërkese me shkrim dhe pagesës së pakthyeshme prej 1,500 (një mijë e pesëqind) Lekë në Bankën Kombëtare Tregtare numrin e llogarisë 403288094 dhe pas dorëzimit të mandatit të pagesës dhe kërkesës në zyrën e Prokurimeve. Ofertuesit e interesuar mund të marrin informacion të mëtejshëm në të njëjtën adresë. 4. Për të marrë informacion për këtë punim dhe kushtet lokale, ofertuesit inkurajohen të marrin pjesë në një takim që zhvillohet para ditës së tenderit, përpara dorëzimit të ofertave siç është specifikuar në Letrën e të Dhënave. Marrja pjesë në këtë takim nuk është e detyrueshme. 5. Ofertat do të jenë të vlefshme për një periudhë 90 ditore nga dita e hapjes së Ofertës dhe duhet të dorëzohen tek Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë në ose para afatit të mëposhtëm, kohë në të cilën do të hapen ofertat në praninë e ofertuesve që dëshirojnë të marrin pjesë

Data: 15.05.2013 Ora: 10:00

Data: 14.05.2013 Ora: 10:00

6. Oferta duhet të dorëzohet bashkë me siguracionin e ofertës (vetëm në formën e një garancie bankare) në një vlerë jo më të vogël se 2 % e vlerës së ofertës, e kryer në favor të Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore. Ai duhet të jetë i vlefshëm deri 90 ditë pas datës së hapjes së ofertës. 7. Ofertuesi që tërheq ofertën gjatë periudhës së vlefshmërisë së saj dhe/ose refuzon të pranojë lidhjen e kontratës pasi është përzgjedhur dhe/ose dështon të dorëzojë çeritifikatat e kërkuara të sigurimit do të skualifikohet për të marrë pjesë në oferta të tjera për një periudhe një vjeçare dhe siguracioni i ofertës do të konfiskohet. 8. Siguracioni i performancës dhe shuma e depozituar për periudhën e përgjegjesisë mbi defektet (10%) do të konfiskohet në rast se ofertuesi dështon të kryejë punën sipas kontratës. 9. Afati përfundimtar për tërheqjen e dokumentacionit do të jetë data 08.04. 2013, ora 16.00.

6. Oferta duhet të dorëzohet bashkë me siguracionin e ofertës (vetëm në formën e një garancie bankare) në një vlerë jo më të vogël se 2 % e vlerës së ofertës, e kryer në favor të Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore. Ai duhet të jetë i vlefshëm deri 90 ditë pas datës së hapjes së ofertës. 7. Ofertuesi që tërheq ofertën gjatë periudhës së vlefshmërisë së saj dhe/ose refuzon të pranojë lidhjen e kontratës pasi është përzgjedhur dhe/ose dështon të dorëzojë çeritifikatat e kërkuara të sigurimit do të skualifikohet për të marrë pjesë në oferta të tjera për një periudhe një vjeçare dhe siguracioni i ofertës do të konfiskohet. 8. Siguracioni i performancës dhe shuma e depozituar për periudhën e përgjegjesisë mbi defektet (10%) do të konfiskohet në rast se ofertuesi dështon të kryejë punën sipas kontratës. 9. Afati përfundimtar për tërheqjen e dokumentacionit do të jetë data 07.04. 2013, ora 16.00.


SOCIALE • E enjte 18 prill 2013

»

09

QSUT: 294 TË SËMURË ME HEMOFILI, KRYESISHT MESHKUJ

Përurohet Qendra e Referencës për Hemofilinë, shërbim 24 orë Erta Bode

P

ranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” është përuruar Qendra Kombëtare e Referimit të Hemofilisë. Tani kjo sëmundje nuk do të trajtohet më në shërbimet e QSUT-së, por do të ketë qendrën e saj. Sipas mjekëve të QSUT-së, bëhet e ditur se në Shqipëri numëron 294 persona të prekur nga kjo sëmundje, por shifra duhet të jetë shumë më e lartë, vetëm se ende nuk janë zbuluar personat që e mbartin. Shërbimi në këtë qendër do të jetë 24 orë, duke marrë parasysh sëmundjen dhe ndodhitë e papritura kur ajo përkeqësohet. Hemofilia është çrregullimi i gjakut dhe krijon një mpiksje tepër të theksuar, që nuk e gjen asnjëherë në njerëzit që nuk vuajnë nga kjo sëmundje. Kjo është një sëmundje e trashëgueshme, çka do të thotë se, nëse prindi e mbart këtë sëmundje, ajo trashëgohet edhe te fëmijët. Problemi kryesor i kësaj sëmundjeje është hemorragjia në

“MSH ka prioritet sigurimin e një shërbimi sa më të kualifikuar për të gjitha kategoritë e sëmurëve kronikë, mes të cilëve dhe atyre me hemofili”, - tha zëvendësministri i Shëndetësisë Albert Gajo. sasi më të madhe te njerëzit që e vuajnë këtë sëmundje si dhe kohëzgjatja e hemorragjisë. Objektivi kryesor i punës për personelin e këtij shërbimi do të jetë organizimi i depistimit, diagnostikimit, mjekimit dhe parandalimit, si dhe edukimit të të sëmurëve në bashkëpunim me shërbimet dhe institucionet përkatëse. Qendra e sapohapur do të krijojë mundësinë për përditësimin e regjistrit kombëtar të pacientëve me hemofili. Bazuar në të dhënat e shërbi-

mit të hematologjisë në QSUT, në vendin tonë kemi aktualisht 254 pacientë me hemofili A, që trajtohen me faktorin 8 të koagulimit, dhe 40 me hemofili B, që trajtohen me faktorin 9 të koagulimit. Koagulimi është proteina që i duhet gjakut për të bërë mpiksjen normale. Rajoni i Toskanës ka ofruar 3 milionë unite faktorë 8 të koagulimit, krahas 1milion e 500 mijë të Ministrisë së Shëndetësisë, sasi e mjaftueshme për kurimin e këtyre pacientëve.

“Misioni ynë është përmirësimi i jetëgjatësisë dhe cilësie së jetës së këtyre të pacientëve nëpërmjet trajtimit të të sëmurëve me hemofili”, - u shpreh drejtori i QSUT-së Helidon Bushati.

Shkolla “Ahmet Gashi” gati për nxënësit e shtatorit Shkolla “Ahmet Gashi” në Laprakë do të jetë gati për të pritur nxënësit në shtator të këtij viti. 1000 nxënës të kësaj zone do e zhvillojnë mësimin vitin e ardhshëm në një shkollë të re dhe moderne. Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, bëri të ditur gjatë inspektimit të punimeve në këtë shkollë se afati i mbarimit të saj është përshpejtuar. “Dyert e kësaj shkolle do të jenë gati të presin në shtator të gjithë nxënësit për t’u ofruar ambiente të reja dhe komoditet”, - tha Basha. Shkolla po rikonstruktohet nga brenda dhe jashtë dhe do të ketë linjën e internetit, kompjuterat dhe kabinetet e lëndëve përkatëse, si dhe dy palestra, një për meshkujt dhe një për femra, për të zhvilluar orën e edukimit sportiv. Këto janë kushtet e reja për të gjithë nxënësit që aty do të mbyllin arsimin 9-vjeçar. “Duke marrë parasysh shtimin e popullsisë në kryeqytet, ne kemi marrë parasysh dhe rritjen e numrit të nxënësve nëpër klasa, duke krijuar kështu ambiente të përshtatshme për kapacitete më të mëdha se 1000 nxënës që shkolla ka aktualisht”, - tha Basha.

“The Ekonomist”: Shqipëria mbrapa në indeksin e demokracisë Në krahasim me vitin 2011 Shqipëria rezulton të ketë bërë hapa mbrapa në indeksin e demokracisë për vitin 2012. Ky është raporti i revistës së famshme në Angli “The ekonomist”, që nga 200 vende të vëzhguara e rendit Shqipërinë në vendin e 90-të. Gjatë vitit 2012 indeksi i demokracisë në Shqipëri ka rezultuar 5.51, ndërsa një vit më parë ka qenë 5.81. Vetëm për një vit vendi ynë ka rënë me 0.30 pikë në indeksin e demokracisë. Sipas klasifikimit, 5.67 pikë është vlerësuar procesi elektoral, pluralizmi politik me 7 pikë, funksionimi i qeverisë 4, pjesëmarrja politike 5, kultura politike po me 5 dhe të drejtat civile me 7.35. Ky indeks është njëri ndër dokumentet më serioze që mat dhe skedon barometrin demokratik kudo në botë. Raporti vlerëson se nga 28 vende të Europës Lindore1 është me demokraci të plotë, 14 me demokraci të dobët, 6 vende me regjim hibrid dhe 7 vende me regjim autoritar. Shqipëria kualifikohet në vendet me regjim hibrid bashkë me vende si Bangladeshi, Hondurasi, Nikaragua dhe Uganda.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”,

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”,

Znj. TEUTA MURATI është fitues i konkursit, për pozicionin INSPEKTOR NË DREJTORINË E INSPEKTIMIT FINANCIAR PUBLIK NË MINISTRINË E FINANCAVE.

Z. GJERGJI XHAFO është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST NË SEKTORIN E ANALIZAVE DHE PROGRAMIMIT BUXHETOR NË DREJTORINË E ANALIZAVE, POLITIKAVE DHE PROGRAMIMIT BUXHETOR NË MINISTRINË E FINANCAVE.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”,

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”,

Z. GENTIAN OPRE është fitues i konkursit, për pozicionin DREJTOR I PËRGJITHSHEM NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË MENAXHIMIT TË BORXHIT PUBLIK NË MINISTRINË E FINANCAVE.

Znj. INA DHASKALI është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST NË SEKTORIN E POLITIKAVE BUXHETORE NË DREJTORINË E ANALIZAVE, POLITIKAVE DHE PROGRAMIMIT BUXHETOR NË MINISTRINË E FINANCAVE.


10

« AKTUALITET

E enjte 18 prill 2013 •

SOLIDARIZIM BRENDA NJË ORE NGA TË GJITHË STUDENTËT E UNIVERITETIT TË ELBASANIT

Dëmshpërblimi për studentet, 1000 firma kundër SIGMA-s Sot zhvillohet protestë masive para dyerve të kompanisë së sigurimit ELBASAN- Studentët e Universitetit të Elbasanit kanë firmosur në masë peticionin me kërkesën për dëmshpërblimin e drejtë dhe sa më të shpejtë të studenteve që i mbijetuan aksidentit të Hima-

rës në maj të vitit të kaluar. Në vazhdën e protestave studentet kanë marrë mbështetjen e të rinjve që kanë firmosur peticionin me qëllim përshpejtimin e procedurave dhe shpërndarjen e drejtë të shumës së dëmshpër-

blimit për të aksidentuarat. Në të gjitha fakultetet për një orë janë mbledhur 1 mijë firma pro kërkesës së drejtë të studenteve për t’u dëmshpërblyer. Mësohet se mbledhja e firmave do të vazhdojë. Ndër kërkesat e

studentëve është reagimi sa më i shpejtë i kompanisë për të dëmshpërblyer studentet e mbijetuara dhe të gjithë ato që humbën jetën në aksidentin e Qafës së Vishës në Himarë. Ndërkohë të enjten të gjitha

studentet bashkë me prindërit do të protestojnë para zyrave të kompanisë SIGMA me kërkesën e vetme, dëmshpërblimin e drejtë të mbijetuarave në bazë të fundit të përcaktuar për një aksident të tillë. L. Lleshi

NGJARJET NË DURRËS DHE FIER, GRUAJA: MË DHUNON, U VETËMBROJTA

KRIMI NË FAMILJE

Një grua qëllon me armë të shoqin, babai plagos të birin DURRËS- Një grua në Durrës ka qëlluar 4 herë me armë zjarri të shoqin 36-vjeçar pas një grindjeje familjare, ndërsa një burrë ka plagosur me thikë të birin pas dida mosmarrëveshjeve. Një krim në familje u shënua pasditen e djeshme, ( rreth orës 17:09) në familjen e Përparim Zaçellari në lagjen nr. 17 në zonën e ishkënetës në qytetin e Durrësit. Nga hetimet paraprake, burime policore bëjnë me dije se ka pasur një debat të fortë mes bashkëshortëve Përparim dhe Leonora Zaçellari, ndërkohë që në nxehje e sipër gruaja ka qëlluar me 4 plumba pistolete burrin e saj. Viktima është në gjendje të rëndë në spital, ndërsa gruaja pasi u vetëdorëzua në polici u shpreh se ishte ajo viktimë e dhunës së përsëritur ndaj ishte e detyruar të vetëmbrohej. Ndërkohë në Fier një burrë 50 vjeç ka plagosur me thikë të birin pas një grindjeje për motive të dobëta.

Shkak mendohet shpejtësia e lartë

Aksident në Peqin, dëmtohen 3 persona ELBASAN- Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin rrugor Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Pajovë. Si pasojë janë dëmtuar tre persona dy prej të cilëve kanë përfunduar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete, njëri me targë EL4088B dhe tjetri me targë AA605EG. Sipas policisë, të plagosur janë dy persona në mjetin me targë AA605EG, drejtuesi i tij Dritan Sula dhe pasagjeri Artur Jaho, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit tjetër i paidentifikuar ende nga policia ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Burimet e policisë bëjnë me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin mjetet. Gjithësesi një grup hetimor ka mbërritur në vendin e aksidentit duke bërë edhe veprimet e para për shkaqet që sollën aksidentin. L. lleshi

Pas kontrollit nga forcat policore

U kapet drogë në makinë dhe në shtëpi, arrestohen dy shtetas

Qëllon me armë burrin Katër të shtëna arme janë dëgjuar duitën e djeshme në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Një grua rreth të 30-ave ka qëlluar me armë zjarri të shoqin, Përparim Zaçellari, duke e lënë të plagosur rëndë.

Menjëherë në ndihmë kanë ardhur fqinjët, të cilët e kanë nisur 36-vjeçarin drejt spitalit ku dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Gruaja Leonora Zaçellari është dorëzuar në polici ku dhe ka dhënë të gjitha rrethanat e ngjarjes tragjike ku ka dorëzuar dhe armën e krimit. Gjatë dëshmisë së saj në polici, Leonora ka pranuar krimin teksa ka rrëfyer se burri i saj ushtronte dhunë sistematike ndaj saj. 30-vjeçarja u ka

BERAT – Nisur nga zhvillimet politike të ditëve të fundit, përfshi këtu dhe marrëveshjen e re të LSI-së për të bashkëpunuar me PS-në edhe në pushtetin vendor shumë nga eksponentët e Partisë Socialiste në bazë kanë pohuar për gazetën se tashmë koalicioni PS – LSI tashmë është konsoliduar, si dhe ka filluar bashkëpunimi edhe me strukturat e zgjedhura në pushtetin vendor. Me këtë marrëveshje shumë prej qarqeve të vendit do t’i kthehen tashmë opozitës. Shkëlqim Hoxha, një prej anëtarve të vjetër të PS-së, tha për gazetën se forca jonë politike ka punuar për të korrigjuar shenjestrën politike këtë

fillimviti dhe kjo solli dhe një marrëveshje të re me LSI-në. “Në këtë rast dua të them me bindje faleminderit LSI- se ngelëm 8 vjet në opozitë. Tashëm jeta e opozitarëve është gjallëruar dhe se po punohet për të fituar zgjedhjet e 23 qershorit”, tha ai. Një prej krerëve lokalë të një nga rajonet më të mëdha të qytetit të Beratit tha për gazetën se tashmë strukturat e PS-së janë më të motivuara jo vetëm për organizimin e tyre, por dhe për t’u përgatitur për zgjedhjet e qershorit. Një tjetër problem që ka një apo më shumë muaj që po diskutohet dhe po përflitet është lista me emrat e kandidatëve të PS-

thënë efektivave blu se gjatë sherrit, burri e ka rrahur duke i shkulur madje dhe flokët, si dhe e ka kërcënuar me jetë. Bashkëshortja ka deklaruar se pas debatit, plagosi burrin për vetëmbrojtje. Plagos me thikë djalin Një 50-vjeçar u vu në prangat e policisë së Fierit i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje. Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së

lajmeve se Sabaudin Kalemaj, lindur dhe banues në Patos, paraditen e sotme ka plagosur me thikë djalin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesë ku pas një konflikti për motive të dobëta babai ka rrëmbyer një thikë nga kuzhina dhe ka qëlluar djalin e tij 23-vjeçar. Pas kësaj ngjarje i riu u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa autori i ngjarjes u shoqërua në polici.

ELBASAN- Rreth 2.5 kg kanabis sativa janë sekuestruar gjatë një operacioni policor që ka nisur me kontrollin e një automjeti dhe ka përfunduar me dy të arrestuar, si dhe një sasi prej 2.5 kg lëndë narkotike. G. Maloku 38 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan dhe D. Rusta, 19 vjeç, banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” Elbasan kanë përfunduar në prangat e policisë, ndërsa udhëtonin me një automjet në rrugën Elbasan-Metalurgji. Zbulimi i sasisë së drogës është bërë në bashkëpunim me struktura të tjera të Drejtorisë së Policisë të vendosur në një postobllok në këtë segment rrugor. Fillimisht është ndalur automjeti Fiat Punto me targa AA 478CD i drejtuar nga shtetasi D. Rusta. Gjatë kontrollit të mjetit është zbuluar një qese ambalazhi e mbushur me matrial bimor të thatë që dyshohet se është kanabis sativa me një peshë 1 kg. Njëkohësisht efektivat janë nisur drejt shtëpisë së dy shtetasve të arrestuar. Në shtëpinë e njërit prej tyre është zbuluar edhe një sasi tjetër. Kështu në shtëpinë e G. Malokut me banim në lagjen “Beqir Darhdha” u gjet e paketuar një sasi prej 1.5 kg lëndë narkotike. Policia sekuestroi drogën dhe po kështu mjetin me të cilin transportohej. Dy të rinjtë do të përgjigjen për akuzën e shpërndarjes.

SHUMË PREJ TYRE E SHOHIN SI MUNDËSI PËR TË LËNË PAS 8 VJET OPOZITË

Berat, marrëveshja PS-LSI rigjallëron socialistët Brenda kampit rozë shumë diskutime për listat e kandidatëve së që do të jenë përfaqësuesit e këtij qarku në ligjvënsin shqiptar. Kështu ditët e fundit është diskutuar një listë me emrat e deputetit aktual Namik Dokle ose Eduart Shalsi që do të përfaqësojnë kreun e listës më pas në vendin e dytë renditet deputetja aktuale Ermonela Felaj, në vendin e tretë Fidel Ylli apo Tani Devole në vendin e katër renditet mjeku kirurg Edi Bejko dhe në vendin

e pestë renditet ekonomisti Stavri Ceca, si dhe tre emra të tjerë. Demir Bega një tjetër eksponent i PS-së ka thënë për gazetën se: “Ramën e kam ndjekur kudo në të gjitha takimet që kemi bërë brenda dhe jashtë rrethit të Beratit. Mendoj se Rama duhet të mos sjellë më deputetë të importuar nga rrethet e tjera, Berati ka vetë djemtë e tij të mirë dhe intelektualë”. Sokol Gorica


SPECIALE • E enjte 18 prill 2013

»

11

NJË DITË NË QYTETIN MYZEQAR, FIER, ATY KU NJË TJETËR KORPUS UNIVERSITAR PO HEDH SHTAT SOKOL GORICA FIER – Flladi paksa i freskët pranveror, gjelbërimi i fushave të mbjella dhe sistemuara bukur dhe kodrave të Ardenicës me Manastirin e famshëm të saj, të tregojnë se je duke udhëtuar për në qytetin e Fierit i njohur ndryshe dhe Kryeqyteti i Myzeqesë. Sapo makina merr kthesën duke lënë në të majtë autostradën e jugut, për të udhëtuar rrëzë kodrave të veshura me ullinj të Mbrostarit e pasi ka lënë sërish pas dy apo tre kthesat e rrugës në afërsi të urës mbi lumin Seman, tej në horizont mes ndërtesave të larta një tjetër ndërtesë po hedh shtat për t’u ngritur bri tyre dhe me një funksion të ndryshëm nga të parat. Për nga arkitektura duket qartë se është një objekt perëndimor i përshtatur me ndërtimet në shekuj të qytetit antik të Pojanit, ndërtuar e shaktërruar shekuj më parë, por që qytetërimi i tij antik ka mbërritur si një dëshmi e gjallë deri në ditët e sotme. Si lindin elitat Presidenti i Univeresiteit të Beratit, Astrit Veliaj, në lidhje me këtë thotë: Për të ndjekur një rrugë të tillë të përshtatur jo vetëm me arkitekturën e vënë në fuksion nga të parët tanë jo vetëm për mua, por për të gjithë ata njerëz që punojnë për të sjell diçka më shumë në jetë të duhen ide pasi janë idetë ato që sjellin të ardhura, paratë nuk sjellin ide, pasi ideja lind, zhvillohet dhe e thënë ndryshe një shtet drejtohet nga idetë, dhe këto i përkasin elitave, ndërsa janë universitetet, tempujt e dijes ata që krijojnë elita. Nisur nga këto parime unë fillova të punoj në këtë drejtim, pra në ngritjen e korpusve universitar, por dhe në ngritjen e kampuseve arsimorë, gjë e cila sjell arsimimin zinxhir të brezave që fillon nga përgatitja e fëmijëve në kopshte deri në përfundimin e studimeve në mastera shkencorë, doktoratura etj, në universitete. Kjo tregon dhe ngritjen e elitave drejtuese, pikërisht për këtë po punoj që të realizoj. Qyteti i Beratit dhe krejt treva e tij është quajtur zona xhep dhe kjo për shkak edhe të pozicionit gjeografik, por sipas një prefesori të Universitetit të Harvardit, Eduard Glazer në librin e tij “Triumfi i qytetit”, na sugjeron se presporiteti dhe varfëria e një krahine nuk varet nga pozicionin gjeografik, por nga lidershipi saj. Mungesa e një lidershipi apo një lidership i pa merituar shpeshherë bëhet pengesë për zhvillimin e krejt krahinës”. Në këtë rast “Universiteti i Beratit”, këtë ka për qëllim: krijimin e një lidershipi të ri për familjen, biznesin e shoqërinë. Nisur nga sa fola më lart pohon presidenti i “Albania Universty”, Astrit Veliaj , fillova punën në Berat për ngritjen e një korpusi universitar, pas atij të Tiranës dhe këtu do të përqendrohesha edhe për ngritjen e kampusit universitar, por mosgjetja e

ASTRIT VELIAJ:

Idetë sjellin të ardhura, paratë nuk sjellin ide

një bashkëpunimi të tillë me pushtetin lokal, më bëri që të gjeja rrugë të reja në zhvillimin e arsimit bashkëkohorë dhe me ide perëndimore në një tjetër zonë, atë të Myzeqesë, zemrës së jugut. Në qytetin e Fierit… Makina ka ndaluar pikërisht përpara një ndërtese shumëkatëshe që në njërin krah të saj thuajse po u jepej dora e fundit e punimeve, në krahun tjetër të ndërtesës ende po punohej në katet për t’u barazuar e ngjitur drejt një kupole që kishte hedhur shtat në zemër të qytetit të Fierit. Ndërkohë ende po punohet, ndërsa vijon ngritja e mureve në skelat e hekurta. Madje presidenti Veliaj nuk ka nguruar të inspektojë punimet dhe të takojë punëtorët ndonëse ndërtimi është me sipërmarrës, një ndërtim i ideuar prej tij dhe me supervisor të caktuar për ndjekjen e punimeve bazuar në një projekt të hartuar nga arkitektë dhe inxhinierë ndërtimi. Ndërsa poshtë saj, brenda kateve të tjerë grupe punëtorësh vijojnë punën për ta vënë në funksion kat pas kati. Para këtij sheshi përtej më shumë se 12 mijë m2 ai do të ketë dhe një funksion tjetër, atë të ndërtimit të një parkimi gjigant nëntokësor me një, dy apo tre kate të nëndheshme. Ndërsa panorama e saj do të jetë lulishte rrugë dhe rrugica, sheshe të vogla qëndrimi, të rrethuara këto me katër godina të ndara nga korpusi universitar, godina këto që do të krijojnë kampusin arsimor ku do të kenë fuksionin e një kopshti, shkolle 9-vjeçare si dhe një për të mesmen dhe atë tekniko-prefesionale të gjitha këto të ideuara nga arkitektë prefesionist. “Siç dhe e shihni vijon të tregojë Presidenti Veliaj këtu puna ecën zinxhir për ndërtimin nga themelet të godinës në fjalë, ndërtim që lidh arkitekturën e vjetër me atë perëndimore romake nga më të vjetërat botërore, deri tek pajisja me komoditete për t’u vënë në funksion sa më shpejt që të jetë e mundur të të gjithë ambientit të mësimdhënies”. Në një pjesë të tij në këtë godinë madhështore “Universiteti i Fierit”, në vitin akademik 2012-2013 hapi dyert e tij dhe aktualisht në auditorët e tij janë ulur 700 studentë për të asimiluar programin mësimor në disa degë sipas kërkesave bashkëkohore dhe pikërisht në “Universitetin e Fierit”. Degët që studentët duan të ndjekin janë Shkenca Juridike, Shkenca, Politike – Administrative, Psikologji e përgjithshme, Mësuesi arsimi fillor, parashkollor, Menaxhim Biznesi, Teknologji Informacioni, Inxhinier Elektrik, Infermieri, Fizioterapi. MP e drejta private, Didaktike, Menaxhim arsimi, Menaxhim Financiar Bankar, Infermieri kirugjikale etj. Universiteti ka kapacitet për më shumë se 8 mijë student në çdo vit akademik. Ndryshe nga kampusi arsimor në Berat ku do të jetë i ndarë në disa qytete si në Kuçovë,

Berat e Skrapar, në Fier kampusi arsimor do të jetë për vetë ambientet në dizpozicion të siguruar nga administrate e korpusit në ndërtim, si dhe mbështetja që i jep pushteti vendor janë të bashkuar në një ambient të përbashkët pra do të jetë një qytet nxënësish dhe studentësh të gërshetuar në ndërtimin e godinave me programet mësimore të bazuara nga politikat arsimore të drejtuara nga Ministria e Arsimit Shqiptar. Universiteti një magji më vete Teksa udhëton nga qyteti i Vlorës për në Fier, sapo del në Qafën e Koshovicës syri të zë mes ndërtesave të tjera simotra qofshin këto publike apo dhe fetare edhe ndërtesën madhështore të Universitetit, kupola e të cilës mbi ndërtesë do të jetë mbi 10 metra e lartë pas ndërtesës 8 katëshe. Po të nëjtën pamje të afron edhe një tjetër panoramë kur udhëton nga Lushnja për në Fier diku tek kodra e Mbrostarit me sy të lirë në horizont dallon të njëtjën pamjen të mbrekullueshme. Ndërsa teksa hyn në godinë në pjesën e tij të përfunduar ngjyrat shlodhëse të përdorura në ambientet e brendshme arkitektura në ndërtim si nga jashtë e brenda saj të japin një ndjesi shlodhëse, por dhe një ngazëllim nga pasi përqendrohesh në gipset e bukura të ndërtuara, e deri tek komoditetet e përdorura edhe tek bar-kafeja brenda kësaj ndërtese që ka filluar të frekuentohet edhe nga banorët e qytetit, familjarë, madje vajza myzeqare për nga tiparet me flokët e lëshuara dhe hijeshin e një myseqareje që na serviri kafen shlodhëse, pohon se këtu vijojn të shijoj kafen e mëngjesit edhe artistët e qytetit, kreu i bashkisë Baftjar Zeqo si dhe familjarë banorë të qytetit Studenti dhe stafi arsimor. Madje një ditë me kreun e bashkisë të Fierit Zeqo ka pirë kafe dhe artisti i popullit Robert Ndrenika, me këtë dua të them se universiteti edhe pse ende është në ndërtim është bërë pjesa e pandarë e qytetit tonë. Në kthim Pas një kafeje shlodhëse të shijuar në ambientet e universitetit të servirur nga një vajzë myzeqare makina merr rrugën për në drejtim të Beratit, qytetin ku prej tre viteve Universiteti ka hedhur shtat dhe ka rreth 4500 studentë me një staf pedagogësh për më shumë se 700 të tillë. Ajo që mbetet për t’u përmendur në këtë udhëtim për në qytetin Fierit në Universitetin që po hedh shtat dhe që numri i tyre në shqipëri shkon në 4 korpuse universitarë Tiranë, Berat, Durrës e Fier edhe infrastruktura rrugore që ndikon në qytetërimin e tyre jo vetëm për frekuentimin e detyrueshëm të studentëve, por për turistët e vendit dhe të huaj që duan të vijnë në këto qytete që veç arsimit universitar kanë dhe historinë e tyre shekullore.


12

« gossip

5

E enjte 18 prill 2013 •

stereotipat e femrave në mendjen e një mashkulli

Kate Upton, film me Cameron Diaz Kate Upton do të interpretojë në një film së bashku me Cameron Diaz. Modelja e ‘Sports Illustrated’ është në bisedime për një rol në ‘The Other Woman’, ku do të interpretojë edhe aktori Leslie Mann. Ky do të jetë filmi i tretë për 20-vjeçaren. Më parë ajo ka luajtur role të vogla në filmat ‘Tower Heist’ dhe ‘The Three Stooges’. Para disa ditësh u publikua në mediat rozë se Upton dhe reperi P. Diddy mund të kenë nisur një lidhje së bashku. Modelja e “Sports Illustrated” dhe 43-vjeçari gjendeshin të dy në një lokal nate në Majemi, ku shkëmbyen disa puthje të zjarrta, pa u fshehur nga të pranishmit e tjerë. “Dukej sikur nuk kishin asgjë për të fshehur”, deklaroi për revistën një dëshmitar.

Madonnës nuk i lejohet hyrja në Rusi Madonna mund të mos mbajë më koncerte në Rusi, për shkak se autoritetet po shqyrtojnë të mos e lejojnë më hyrjen e saj në këtë shtet pasi që mbrojti anëtaret e grupit “Pussy Riot”. Superylli e përkrahi grupin protestues kundër Vladimir Putinit dhe përkrahi edhe të drejtat e homoseksualëve. Madonna mbajti dy koncerte në Moskë dhe në St Petersburg vitin e kaluar. Por zyrtarët tani kanë bërë të ditur se me vizën e saj ajo nuk ka mundur të punojë për para, shkruan sot The Sun. Një deputet rus tha se ajo ishte fajtore për “aktivitete ilegale”. Në koncertet e saj ajo përkrahi dy anëtaret e grupit “Pussy Riot” të cilat janë burgosur pasi kanë protestuar kundër presidentit Putin. Organizatorët mund të dënohen me 10 mijë e 500 funte derisa Madonna, 54 vjeçe mund t`i ndalohet hyrja në Rusi.

K

ur janë me shoqërinë ose me kolegët e tyre të punës, meshkujt mund ta kategorizojnë çdo femër që e njohin në këto kategori të caktuara. Vajza e mirë Kjo është gjithnjë e ëmbël dhe e kujdesshme. Këtë vajzë e duan të gjithë dhe zakonisht nuk fillojnë lidhje me të, për shkak se është një person

Aktorja Gwyneth Paltrow është votuar si ylli më i urryer në Hollywood përmes sondazhit të bërë nga revista amerikane “Star”. 40 vjeçarja, befasisht u gjend në vendin e parë të sondazhit. Në vendin e dytë gjendet aktorja e filmit “Twilight” Kristen Stewart, kurse pas saj është këngëtarja e njohur Jennifer Lopez, transmeton The Sun. Në mesin e 20 personaliteteve më të urryera të Hollywoodit gjendet edhe Justin Bieber, Anne Hathaway dhe ylli televiziv Kim Kardashian.

Femra ‘rezervë’ Kjo është njëra nga mikeshat që ata e kanë vetëm për ato raste kur nuk janë duke u parë me dikë tjetër. Ata flirtojnë tërë kohën me të, madje edhe dalin në takim me të nganjëherë, vetëm sa për ta ruajtur kontaktin me të, në mënyrë që ta kenë të gatshme për ato kohë kur mbeten vetëm.

Apple po punon A

Gwyneth Paltrow më e urryera në Hollywood

shumë i mirë dhe shumë e sjellshme. Të gjithëve u pëlqen të shoqërohen me të, por asgjë më shumë.

pple po shqyrton mundësinë për hedhjen në treg të iRadio, një aplikacion që do t’u mundësojë të gjithë klientëve të saj, fillimisht në Shtetet e Bashkuara të dëgjojnë muzikë online nëpërmjet një iPhone apo iPad. Sipas zërave që po qarkullojnë se fundmi në Shtetet e Bashkuara, “Molla” ka nisur prej kohësh bisedimet me shtëpitë më të mëdha të muzikës për të marrë të drejtat e transmetimit online. Është rënë dakort me Universal dhe me Warner, ndërsa me Sonny gjërat duket se kanë ngecur, por bisedimet vazhdojnë, transmeton TCH. Apple synon që të hedhë iRadio brenda këtij viti kalendarit dhe në të do të përfshihet një fond këngësh të ndara në kategori sipas preferencave të vetë klientëve, por edhe nisur nga këngët e shkarkuara më së shumti nëpërmjet iTunes.

Femra e paarritshme Kjo është ajo femra e bukur dhe e mrekullueshme, e cila e bën çdonjërin të dridhet. Ajo ka shumë vetëbesim dhe është shumë atraktive. Ajo është ai tip i femrës, së cilës i afrohen vetëm meshkujt e fortë dhe të gjithë të tjerët as nuk i afrohen nga frika e refuzimit. Femra që mendon se është e bukur Kjo është ajo që zakonisht bëhet pre e shakave ndërmjet meshkujve. Ajo mendon se

është shumë e bukur dhe sillet si një mendjemadhe e papërmirësueshme, duke u bërë pikërisht për këtë shkak pjesë e humorit të tyre, sepse ajo në fakt nuk është aspak e bukur sa mendon. Femra e përsosur Asnjë mashkull nuk e di definicionin e një femre të përsosur. Ndoshta për arsye se ai ndryshon te secili prej tyre. Megjithatë, nëse ai është i dashuruar plotësisht në një femër, atëherë ka shumë gjasa që ajo të jetë e përsosura e tij.


gossip • E enjte 18 prill 2013

»

13

Tamara

Ecclestone nudo për

‘Playboy’ Emily Blunt: Martesa më ndryshoi jetën Emily Blunt ka theksuar se martesa me John Krasinski i ka ndryshuar jetën. Aktorja hollivudiane tregoi për revistën ‘InStyle’ se pranë bashkëshortit të saj ndihet e “pamposhtur”. “Njohja me John më ndryshoi jetën. Ndihem e pamposhtur pranë tij. Ai është me mua në ditët e mia dhe të këqia”, theksoi britanikja. Blunt dhe Krasinsky janë njohur në vitin 2008, disa muaj pasi aktorja u nda nga këngëtari Michael Buble. Cifti u martua në vitin 2009. Blunt deklaroi gjithashtu se tashmë është gati për role të reja në karrierën e saj: “Dua të interpretoj personazhe të mistershëm, të vetmuar ose të egër. Nuk dua më rolet tipike të vajzave të mira.”

Di Caprio:

Puna nuk më lë kohë për dashurinë

Pasi ka qenë i lidhur me bukuroshe si Gisele Bundschen, Bar Rafaeli dhe Erin Heatherton, Leonardo Di Caprio tashmë është beqar dhe për këtë ai fajëson axhendën e ngjeshur të punës. “Kam qenë gjashtë muaj duke u marrë me xhirime dhe në këto kushte nuk mund të përkushtohesh në një lidhje dashurie”, deklaroi aktori hollivudian për revistën ‘Esquire’. Edhe pse është shumë i pëlqyer nga publiku, Di Caprio nuk e ka parë kurrë veten si një pretendent për Oscar. “Mbase kjo vjen ngaqë nuk kam pasur rroba të bukura ose model flokësh të bukur. Kur kam futur këmbët në industrinë kinematografike më është dukur sikur fitova lotarinë. Thjesht jam i kënaqur me karrierën time dhe nuk mendoj për çmime”, tha protagonisti i ‘Titanic’.

T

amara Ecclestone ka pozuar nudo për revistën ‘Playboy’ duke mbuluar pjesët intime vetëm me diamantë. Vajza e pronarit miliarder të Formulës 1, Bernie Ecclestone, ka pozuar si një pasanike e vërtetë me lepurushin e revistës të formuar po me diamantë në sfond. Duke folur për këtë set fotografik, Tamara është shprehur: “Jam shumë krenare për këtë set të mrekullueshëm. Si një femër që jam, mendoj se duhet ta duam trupin tonë dhe të ndihemi të bukura. Revista ‘Playboy’ është ikonë dhe ka 60 vite që në të pozojnë femrat më të bukura të botës. Jam shumë krenare që jam pjesë e trashëgimisë së kësaj reviste.”

Seyfried e pakënaqur me gjoksin e saj

PSY imiton Beyoncen Pas lancimit të hitit të tij të ri “Gantleman” reperi jugo-korean PSY, fansave të vet u demonstroi një vallëzim tjetër. Në koncertin e tij të fundit në Korenë Jugorë PSY u tregoi fansave të tij se dinë të vallëzojë edhe diçka tjetër përpos “Gangnam Style”, me këtë rast ai përzgjodhi këngën e Beyonces “Single Ladies” dhe koreografinë e pa harruar të kësaj kënge.

Amanda Seyfried thotë se gjoksi i saj është zvogëluar që nga koha kur ajo ishte tinejxhere. Aktorja ka shpjeguar për revistën Allure se ajo nuk është e kënaqur me madhësinë aktuale të gjoksit të saj dhe e kujton me mall të kaluarën. “Kam parë një fotografi të tyre disa ditë më parë nga koha kur isha 19 vjeçe, dhe gjinjtë e mia ishin më të mëdha. Ata ishin D, dhe tash janë C, pasi kam humbur në peshë”. “Kishte diçka të bukur në madhësinë e tyre. Kur shikoj prapa, mendoj ‘Pse gjithmonë ia vështirësoj gjërat vetes’? Askush nuk ma ka bërë pos vetes”, ka thënë Seyfried.


14

K

« BOTA

ush mund të jetë përgjegjës për atentatin e Bostonit? Natyrisht, për momentin, askush nuk e di me siguri. Dyshimet e menjëhershëm ranë mbi militantët islamikë të lidhur me Al Kaedën, apo ndoshta një prej grupeve të ngjashëm ideologjikisht. Po a mund të bëhet vërtetë fjalë për “bërthamën e pareduktueshme” të Al Kaedës? Qëllimi i Al Kaedës për të goditur në tokën amerikane qëndron ende – siç e tregojnë letrat e Osama bin Ladenit të gjetura në maj 2011 nga forcat speciale të SHBA në Abbottabad, Pakistan – edhe pse aftësitë e tij për ta bërë janë reduktuar drastikisht prej bombardimeve të kryer me avionë të telekomanduar, si dhe nga masat e tjera antiterrorizëm të marra gjatë viteve. Atentati i Bostonit ishte një aksion i koordinuar me një seri bombash të veçanta, me qëllimin që të provokonte viktima në masë: si pasojë, ai karakterizohej nga një prej elementëve kryesorë të atentateve “klasikë” të Al Kaedës, si ata të Madridit në 2004 he Londrës në 2005. Megjithatë, Aiman al Zavahiri – militanti egjiptian që ka pasuar Bin Ladenin në udhëheqjen e organizatës – e ka modifikuar strategjinë e grupit për ta përqëndruar kryesisht në shfrytëzimin e rasteve që paraqeiteshin mes kaosit të pranverës arabe, më shumë se sa të fiksohej pas atentateve spektakolarë në SHBA. Natyrisht, janë edhe gjithë ato organizata të lidhura me Al Kaedën, shumë prej të cilave janë betuar të godasin SHBA në territorin e vet për raprezalje ndaj atyre që i konsiderojnë padrejtësi të bëra prej Uashingtonit në dëm të kombit islamik. Megjithatë, pak prej këtyre organizatave kanë aftësinë të godasin SHBA. Dy prej atyre që kanë demonstruar se e kanë janë Al Kaeda në Gadishullin arabik – që në 2009 dërgoi një mysliman nigerian në Shtetet e Bashkuara, duke e kaluar tranzit përmes Evropës, dhe që për pak nuk rrëzoi një avion civil mbi Detroit – si dhe talebanët pakistanezë, që në 2010 u përpoqën të shpërthenin një bombë në Times Square në Nju Jork. Ky grupi i dytë, që nuk ka bashkëpunim me Al Kaedën përtej një loj lidhjeje joformale, në një farë kuptimi dhe në mënyrë të çuditshme ka lëshuar një

Plagët e Amerikës që na prishin gjumin Pavarësisht se kush do të zbulohet të jetë fajtori, bombat e Bostonit na kujtojnë se terrorizmi është gjithësesi një rrezik, një fenomen shumë kompleks. Më shumë se çdo gjë tjetër, na thonë edhe që 11 vite e gjysmë pas atentateve të 11 shtatorit një agresion kundër një qyteti amerikan ka ende pasoja të rënda për të gjithë ne

E enjte 18 prill 2013 •

deklaratë përgënjeshtrimi për përgjegjësinë. Grupi i parë njihet për saktësinë e pajisjeve të tij, ndërkohë që bombat e shpërthyera në Boston duken fillestare sa i përket faturës dhe teknologjisë. A mund të bëhet fjalë për terroristë të lindur dhe rritur në SHBA, sic po del në orët e fundit prej hetimeve? Ndoshta një ekstremist amerikan i djathtë? SHBA kanë një komunitet të madh dhe të lulëzuar të ekstremistëve të së djathtës, si dhe një të kaluar me atentate të këtij lloji. Në vitin 1995, Timothy McVeigh vrau 168 vetë kur hodhi në erë një autobombë para zyrave qeveritare të Oklahoma City. Në vitet e fundit kemi parë një rritje të episodeve të dhunshëm nga e djathta ekstreme në SHBA. Mes dhjetëra komploteve të zbuluar ka plane për të shtënë në duar armë kimike dhe biologjike, si dhe përpjekje për të goditur kortezhe dhe parada. Sipas një studimi të kryer nga Fondacioni Amerika e Re, një think tank me qendër në Uashington, mes shtatorit 2001 dhe shtatorit 2011 në SHBA ka patur dhjetë atentate vdekjeprurës “të kryer nga ekstremistë joxhihadistë” kundrejt vetëm 4 të kryer nga “xhihadistë”. Natyrisht, natyra e kundërshtarit lë të kuptohet në këtë rast që fajtori është i djathtë. Atentatet terroristë janë propagandë e kryer me veprime që synojnë të përçojnë një mesazh nëpërmjet dhunës. Militantët islamikë vënë në shënjestër kundërshtarë që kanë një farë jehone në botën myslimane. Opinioni publik më i rëndësishëm tek i cili duan të lënë përshtypje, në përpjekjen për ta radikalizuar dhe mobilizuar është i formuar nga miliarda myslimanë, dhe jo nga perëndimi. Maratona e Bostonit, sa do shumë e famshme mes të gjithë amerikanëve, gëzon shumë pak famë gjetkë. Edhe pse në përgjithësi ekstremistët e djathtë vënë në shënjestër kundërshtarë që përfaqësojnë drejtpërdrejtë qeverinë, ky atentat u krye në Ditën e Patriotëve, ditë në të cilën përkujtohen betejat e para të revolucionit amerikan në një qytet që nga këndvështrimi historik është i famshëm për rezistencën e tij ndaj një fuqie arbitrare dhe tiranike, Britanisë së Madhe. Veç të tjerash, shpërthimet ndodhën në ditën kur amerikanët duhet të paraqesin deklaratën e të ardhurave, një operacion ky shumë jopopullor si në SHBA, por edhe në Evropë. Asgjë nga sa është thënë

deri tani mund të konsiderohet përfundimtare. Të nesërmen e çfarëdolloj atentati terrorist është humane që të duash të dish atë që nuk e di: kush është përgjegjësi. Dhe kjo do të sqarohet me kohën. Në pritje që kjo të ndodhë, megjithatë, më shumë se sa për rrezikun, duhet të mendohet për përgjigjen ndaj tij. Nëse do të zbulohet që përgjegjësit janë militantë amerikanë të djathtë, atëherë atentati mund të hapë në SHBA një periudhë analize të brendshme dhe një debati që, me riskun e polarizimit edhe më shumë të një kombi thellësisht të ndarë, mund edhe të stimulojë një reflektim të vërtetë mbi pasojat e një polarizimi që ekziston tashmë. Ekstremistët nuk mund të ekzistojnë nëse nuk besojnë që edhe disa elementë të komunitetit të cilit i përkasin miratojnë veprimet e tyre. Ja pra shpjegimi i motivit përse, sa herë që bëhet e gjallë dhuna dhe terrorizmi, janë po kaq të rëndësishëm zërat e të moderuarve dhe atyre që përdorin arsyen, të atyre që janë në gjendje t’i kundërvihen acarimit të papërgjegjshëm të retorikës së politikanëve të paskrupullt populistë. Nëse atentati do të rezultojë i kryer nga qytetarë amerikanë të konvertuar dhe rekrutuar prej dhunës ekstremiste, atëherë do të kemi një tjetër seri reagimesh dhe do të kemi rrezikun e një reagimi të dhunshëm kundër pakicës myslimane të vendit, që vetëm sa do ta përkeqësonte problemin. Nëse atentatin do ta ketë kryer ndonjë organizatë islamike e përtej opqeanit, presioni mbi Shtëpinë e Bardhë për të ndërhyrë në mënyrë agresive do të ishte i f ortë. Edhe pse mund të besojmë me arsye në faktin që reagimi i Presidentit Obama do të ishte më i matur se sa ai i paraardhësit të tij, e fundit gjë për të cilën kanë nevojë tani Lindja e Mesme apo rajoni afgano-pakistanez është një ndërhyrje masive amerikane e frymëzuar dhe motivuar prej luftës së brendshme në Amerikë. Pavarësisht se kush do të zbulohet të jetë fajtori, bombat e Bostonit na kujtojnë se terrorizmi është gjithësesi një rrezik, një fenomen shumë kompleks. Më shumë se çdo gjë tjetër, na thonë edhe që 11 vite e gjysmë pas atentateve të 11 shtatorit një agresion kundër një qyteti amerikan ka ende pasoja të rënda për të gjithë ne. Jason Burke


bota • E enjte 18 prill 2013

»

15

EVROPA

E “sëmura” e globit Sipas FMN-së, ekonomia e SHBA-së këtë vit do të rritet me 1,9 për qind. “Kjo nuk është e mjaftueshme për të përmirësuar ndjeshëm kuotën e papunësisë”, tha Blanchard. Por përballë kursit aktual të kursimeve është një rezultat i konsiderueshëm. Vitin e ardhshëm ekonomia amerikane mund të rritet madje me 3 për qind

E

konomia botërore këtë vit do të rritet me 3,3 për qind, vitin e ardhshëm rritja do të jetë 4 për qind. Në këtë përfundim arrijnë ekonomistët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në prognozën e tyre të fundit, të cilën e prezantuan të martën në Uashington. Rritja vjen nga të gjithë cepat e botës, por jo nga Evropa, pasi eurozona është i vetmi rajon në botë që ende është në recesion. 0,3 për qind do të tkurret këtë vit ekonomia në eurozonë. Olivier Blanchard, kryeekonomist i FMN-së, flet ndërkohë për shpejtësi të ndryshme në rimëkëmbjen ekonomike. “Vendet në ekspansion industrial dhe ato në zhvillim vazhdojnë të shënojnë rritje të fortë ekonomike”, tha Blanchard. “Tek ekonomitë e zhvilluara, përkundrazi, shohim një ndarje që po bëhet gjithnjë e më e fortë: nga njëra anë SHBA dhe nga ana tjetër eurozona”. Sipas FMN-së, ekonomia e SHBA-së këtë vit do të rritet me 1,9 për qind. “Kjo nuk është e mjaftueshme për të përmirësuar ndjeshëm kuotën e papunësisë”, tha Blanchard. Por përballë kursit aktual të kursimeve është një rezultat i konsiderueshëm. Vitin e ardhshëm ekonomia amerikane mund të rritet madje me 3 për qind. Edhe më të mira janë shifrat e vendeve në ekspansion ekonomik dhe atyre në zhvillim: me një rritje prej 5,3 për qind këtë vit dhe 5,7 për qind vitin e ardhshëm, ata thuajse janë rikthyer në fuqinë e mëparshme. Në Kinë, FMN pret për këto dy vite një rritje prej 8 për qind ose më shumë, në Indi 5,7 dhe 6,2 për qind. Edhe shtetet afrikane në jug të Saharasë janë një nga motorët e rritjes së ekonomisë botërore. “Këto vende janë rritur edhe gjatë 2012 me thuajse 5 për qind”, thotë studiuesi i ekonomisë pranë FMN-së Abdul Abiad, në bisedë me Deutsche Welle-n. Rritja do të vazhdojë të përshpejtohet për të arritur 5,5 për qind këtë vit dhe mbi 6 për qind vitin e ardhshëm. “Kjo i dedikohet kërkesës së fortë në vend, si në anën e konsumit, ashtu edhe të investimeve”, thotë Abiad. “Ne besojmë se kjo rritje do të vazhdojë vitet

e ardhshme. Shumë vende të rajonit që prej vitit 2008 shënojnë rritje më të fortë se para krizës financiare”. Për Afrikën e Veriut, hapësirën arabe dhe Amerikën Latine, studiuesit e FMN-së presin të paktën një rritje në nivelin e mesatares botërore, pra tre deri katër për qind. Edhe vetë Japonia, ekonomia e së cilës prej vitesh ndodhet në stanjacion, po zhvillohet me një plus prej rreth 1,5 për qind, pra më mirë se eurozona e dobët. Në peshat e rënda të eurozonës, Itali dhe Spanjë, ekonomia këtë vit do të bjerë me 1,5 për qind, parashikon FMN. Edhe më fort do të tkurret ekonomia e Greqisë (-4,2%), Portugalisë (-2,3%) dhe Sllovenisë (-2%). Për Qipron FMN-ja nuk dha shifra. Zhvillimi i dobët në eurozonë nuk shpjegohet vetëm me situatën në vendet në krizë. “Dobësi ka edhe në qendër”, tha kryeekonomisti Blanchard. “Për Francën presim një rënie këtë vit. Kjo lidhet me një kombinim të masave të kursimit, ekpsorteve të dobëta dhe besimit të pakët”. Edhe ekonomia gjermane nuk mund ta luajë rolin e motorit të rritjes. Vërtet ekonomia gjermane do të shënojë rritje, por me vetëm 0,6 për qind ajo është shumë e vogël. “Një rritje e dobët në bërthamën e eurozonës është në vetvete një lajm i keq”, tha Blanchard. “Veç kësaj ky është lajm i keq për vendet në periferi të eurozonës, të cilët kanë nevojë për një bërthamë të fortë”. Blanchard e cilëson “shqetësues” zhvillimin e dobët në Evropë. Situata e bankave vazhdon të jetë e pasigurtë, investimet dhe para së gjithash konsumi, janë të dobët. “Mesazhi ynë është: duhet të mendojmë si të nxisim kërkesën private”. Kjo fjali mund të interpretohet edhe si vetëkritikë me zë të ulët e FMN-së. Në fund të fundit Fondi është bashkëpërgjegjës për masat e rrepta të kursimit, të cilat kanë bllokuar rritjen në shumë vende të eurozonës. Kursi i kursimeve duhet të përshtatet me situatën në vend, tha Blanchard. “Ai duhet të mbetet i besueshëm, por nuk duhet të ketë pasoja shumë negative

për rritjen ekonomike”. Varfëria dhe rritja ekonomike Problemet më të mëdha ekonomike do të jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa zyrtarët e financave nga e gjithë bota do të mblidhen në Uashington, duke bërë përpjekje për uljen e varfërisë, nxitjen e zhvillimit dhe për të treguar kujdes ndaj bankave dhe buxheteve kombëtare.

Pjesëmarrësit në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore vijnë nga 188 vendet anëtare të këtyre organizatave. Më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën jetojnë në varfëri të skajshme. Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, është i vendosur për ta ndryshuar këtë fakt. Ai është duke u kërkuar vendeve anëtare të bankës më shumë të ardhura për të ndihmuar njerëzit më të varfër.

Zoti Kim thotë se varfëria më e thellë mund të eleminohet brenda vitit 2030. “A ka ndokush që ka jetuar me më pak se 1,25 dollarë në ditë që nuk do të bashkohej me mua këtu sot për t’ju thënë se është koha t’i japim fund varfërisë ekstreme”? Ekonomistët thonë se rritja ekonomike globale do të ndihmojë të varfrit dhe do ta bëjë më të lehtë për 200 milionë të papunët në botë të gjejnë një

republika e shqiperise

Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore FTESE PER TENDER Nr. i Identifikimit te Kontrates.: MADA/MMP/G/Fuel/2013/30 Fondi Nderkombetar per Zhvillimin ne Bujqësi Nr. I Kredise.:757-AL 1. Republika e Shqiperise ka marre nje kredi nga Fondi Nderkombetar per Zhvillimin ne Bujqesi (IFAD) perkundrejt kostos se Programit Malet Drejt Tregut (MMP) dhe mendon te aplikoje nje pjese te fondit per te mbuluar pagesat sipas Kontrates me numer MADA/MMP/G/Fuel/2013/30. 2. Agjensia per Zhvillimin e Zonave Malore fton oferta te mbyllura nga ofertuesit e interesuar per Blerjen e gazoil D1 (Eurodiesel) per Zyren qendrore dhe zyrat rajonale te MADA me kontrate me numer MADA/MMP/G/Fuel/2013/30. 3. Paketa e plote e Dokumentave te Tenderit mund te merret nga te interesuarit pas paraqitjes se aplikimit me shkrim ne adresen: Agjensia e Zhvillimit te Zonave Malore, Rr. Shinasi Dishnica, Nr. 100, Tirane. Ofertuesit e interesuar mund te marrin informacion shtese ne te njejten adrese. 4. Ofertat duhet te jene te vlefshme per nje periudhe 60 ditore nga dita e hapjes se Ofertes dhe duhet te dorezohen tek Agjensia e Zhvillimit te Zonave Malore Rr. “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (prane Selvise) Tirane ne ose para ores 10:00 te dates 13.05.2013, ne diten dhe oren kur do te hapen ofertat ne prezencen e ofertuesve qe deshirojne te marrin pjese. 5. Te gjitha ofertat duhet te paraqitet se bashku me siguracionin e ofertes (garanci bankare ose kompani sigurimi) ne vleren 100, 000 Leke drejtuar per Agjensine e Zhvillimit te Zonave Malore perpara ose ne date 13. 05. 2013 ora 10:00. Ofertat e dorezuara me vonese nuk do te pranohen. 6. Ofertuesi qe terheq oferten gjate periudhes se vlefshmerise dhe/ose refuzon te pranoj fitimin e kontrates gjate perzgjedhjes dhe/ose deshton te paraqes ceritifikaten e sigurimit te kontrates do te skualifikohet per te marre pjese ne oferta te tjera per nje periudhe nje vjecare dhe siguracioni i ofertes do te konfiskohet. 7. Ofertat do te hapen ne prezence te perfaqesuesve te Ofertuesve te cilet deshirojne te marrin pjese me date 13. 05. 2013 ora 10:00 ne zyrat e Agjensise se Zhvillimit te Zonave Malore.

punë. Shefja e FMN-së Christine Lagarde thotë se rritja e përgjithshme po përmirësohet. “Bota e ekonomisë nuk duket më aq e rrezikshme sa dukej nëntë muaj më parë”. Por rritja ekonomike do të vazhdojë të jetë e ngadaltë, paralajmëron ajo, veçanërisht në vendet e pasura e të zhvilluara. Zonja Lagarde tha se rritja ekonomike mund të dëmtohet nga vendime të gabuara lidhur me shkurtimet qeveritare, stimujt ekonomikë, apo nga kriza të mëtejshme në Evropë. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Perëndimore zakonisht japin shumat më të mëdha për FMN-në dhe Bankën Botërore, si dhe sigurojnë udhëheqësit më të lartë të dy organizatave. Prandaj, ngadalësimi i rritjes ekonomike në këto vende do t’i dëmtonte këto institucione financiare. Kjo do të thotë se burime të reja ka të ngjarë të vijnë nga vendet në zhvillim me rritje të shpejtë, në Azi apo Afrikë, thotë profesorja e Universitetit të Waterloo-së Bessma Momani. Ajo foli me anë të Skype-it. “Ata do të sigurojnë fonde që do të shtojnë rezervat aq të nevojshme në arkat e FMN-së, të cilës nuk do t’i duhet të kërkojë të ardhura nga Shtetet e Bashkuara gjatë gjithë kohës”. Domenico Lombardi i Institutit Brookings thotë se shumë vende kanë miratuar tashmë një paketë reformash që u jep ekonomive në zhvillim më shumë pushtet brenda FMN-së. Por, deri kohët e fundit, në Uashington, marrëveshja dukej të ishte e bllokuar. “Ajo që ka ndodhur është se administrata e ka propozuar formalisht legjislacionin në Kongres, dhe pritet që Kongresi të mund ta miratojë dhe ta ratifikojë paketën brenda këtij viti”. Një ekspert thotë se suksesi i takimeve të këtij viti do të matet nga sasia e parave të dërguara konkretisht në të ardhmen e afërt për të ndihmuar të varfrit dhe për të përmirësuar infrastrukturën.


16

« opinion

E enjte 18 prill 2013 •

Penë shqiptare kundër Greqisë Nga Elvis KOTINI

N

ë një shkrim të gazetës “Metropol” datë 17.04.2013 me titull “Athina i kërkon Gjermanisë 300 miliardë euro dëmshpërblim për luftën”, tregohet se si shteti grek po përgatitet t’i kërkojë Gjermanisë dëmshpërblimin për dëmet që sipas saj ka pësuar gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania. Por në kërkesën e Greqisë, të paktën sa vërehet nga shkrimi, nuk mbahet parasysh as operacioni ushtarak dhe as numri i viktimave në kushte luftimi. Si gjithmonë, Greqia mban anën e profesorëve në të tilla raste, duke e konsideruar “Helenën e vjetër” çështje të pushtimit, pavarësisht se dëmet e luftës përcaktohen nga qeveria kombëtare dhe jo nga Gjykata Ndërkombëtare. Mënyra e likuidimit mundet që të shoqërojë fletëbilancin në rrugë rajonale, por sidoqoftë efekti i dëmit barasvlerësohet me interesin e borxhit të Bankës Qendrore greke. Është kjo bankë që paraqet gjoja një raport serioz mbi arsyet e dëmshpërblimit të Greqisë në kohë lufte. Raporti duket si një plan ndihme agrare për kompani të mesme dhe të vogla, pasi nuk ka asnjë lloj arsyetimi të mprehtë në lidhje me historinë e luftës edhe në Greqi. Dihet që fronti i Luftës II Botërore u zhvillua kryesisht në Francë, El Alamein dhe në Rusi, duke e konsideruar zona të kategorisë së dytë të gjitha frontet e tjera, si në Jugosllavi (për 11 ditë e pushtuar) apo Europën Juglindore. Ka raste kur çetnikë ukrainas bashkoheshin me ushtrinë gjermane kundër grupeve etnike në emër të Ukrainës së lirë. Po ashtu Antonesku, kryeministër i Rumanisë, u vesh me uniformë gjermane në saje të linjës së hershme gotike, që zakonisht shoqëroi planet e luftimit. Po në asnjë raport të Vermahtit nuk gjen përpjeke të rëndësishme luftarake me vende si Greqia, ku forca goditëse jo vetëm ishte e dobët në raport me aeroplanët gjermanë, por edhe në kushte tokësore gjermanët në këto territore bënin spastrime, pa pasur atributin e humbjes në beteja të mëtejshme. Spastrimet e Gjermanisë në luftë kishin karakter të rregullt ushtarak, sepse ishin ligjore dhe konvencionale, bartnin në vetvete respektin e qeverisë kombëtare, me gjithë rrugëkalimin e quajtur “pushtim 1-vjeçar”. Kjo provohet se asnjë bankë greke apo e ndonjë vendi tjetër nuk u bastis nga gjermanët. Të gjitha veprat e artit në Greqi, Egjipt etj. nuk u prekën, por u morën në mbrojtje, duke i dhënë luftës karakter civil në këto vende kur ishte puna për marrëveshje të aksit diplomatik. Këto që po pohoj i kam ndeshur të dokumentarë seriozë të klasifikuar si më origjinalët në fushën e transmetimit kinematografik, të plotësuar me radiograme dhe raporte jashtëzakonisht të ligjshme, ku duket qartë se Greqia nuk zë asnjë lloj vendi gjatë luftës, ose të paktën nuk ka një rol kryesor në luftime. Nëse disa ushtarë italianë, që kalojnë me gomarë nëpër alpet e Shqipërisë së Jugut në vitet ’40, janë i vetmi filmim mbi situatën në Greqi gjatë Luftës II Botërore, kjo duket qartë në dokumentarë. Pushtimi ndërkombëtar njihet nga e drejta e luftës.

Akti i së drejtës së luftës parashikohet nga çështja politike, kur një shtet më i fortë mund të sundojë planet e një shteti më të dobët. Por kjo nuk mund të bëhet detyrimisht si një ekuivalencë në fushën e rezistencës. Edhe në këtë pikë rezistenca ndaj gjermanëve nuk mund të jetë diçka reale, pasi rregulloret respektive i quanin këto grupe rezistente nacionale apo partizane “terroriste”, d.m.th jashtë planit të sulmit në tavolinën e gjeneralit të brigadës. Në gjuhën juridike terroristët janë më të rrezikshëm sesa 300 miliardë eurot që kërkon Greqia sot, që sidoqoftë mbetet i njëjti reagim fundamentalist. Numri i të vrarëve në kohë lufte nuk është çështje dëmshpërblimesh, por një akt i mbrojtjes kombëtare. Këtu Greqisë apo Shqipërisë i duhet të zgjedhë: o të quhet hero i rënë për atdheun, o të kërkojë humbjen e viktimës. Greqia e cekët në raporte! Ky duhet të jetë një tjetër version pas 70 vjetësh të Luftë II Botërore, ku gazeta greke “To Vima” pranon në një raport 80-faqesh të Ministrisë së Financave greke “krime të nazizmit”. Është për t’u çuditur që një raport mbi krimet del në pah pas kaq vjetësh, kur të gjithë e dinë luftën. Ky është mashtrim në gjuhën e shifrave dhe eufori në gjuhën politike. Edhe nëse Gjermania ka firmosur marrëveshje më parë mbi dëmshpërblime të viktimave të terrorit prej 115 milionë markash, këto lidhen me principin e humanizmit dhe jo me detyrimet që burojnë nga marrëveshje të Londrës, akte që sidoqoftë konsiderohen juridikisht të njëanshme (La justice). Ky lloj parimi humanitar nuk diktohet nga nevoja të luftës (shiko A. Puto: “E drejta ndërkombëtare Publike”), por nga kultura e lartë e mirëkuptimit civil që ka Gjermania. Nëse ky “ishull” dëmshpërblyes merret si shifër kontable, kjo mbetet punë grekësh. Le t’i kthehemi nocionit financiar të qeverisë gjermane me ministrin e Financave, i cili thotë se bilanci i pagesave është zyrtar, ndërsa dëmshpërblimet e luftës mbeten çështje e arsyeshme. Kjo d.m.th derisa të vendosë një Gjykatë Ndërkombëtare mbi numrin e viktimave dhe shkakun pse janë vrarë. Situata nuk mund të shitet për politikë nga ndonjë diletant grek, pasi pakti “Për liritë civile dhe politike” garanton reciprocitetin dhe jo imponimin e borxhit nga një shtet në tjetër. Të mendosh se Hitleri nuk kishte borxhe, pasi vetëm buxheti i Luftës II Botërore mund të shkonte në “FIT”, d.m.th shërbime të tjera doganore. Kjo shifër multimiliardere e Gjermanisë nuk besohet se do të krijonte një bilanc të borxhit më shumë sesa vetë praktikat mbi borxhin që hasen sot në parlamentin grek. Askush nuk mund të marrë përsipër më shumë të drejta sesa ka (parim civil). Nisur nga Lufta II Botërore, ne duhet të respektojmë gjakun e të rënëve për liri, por liria mbetet një kategori më e madhe se lufta, një sfidë e përditshme politike dhe një arsye e vlefshme morale. Akoma do të hanë fëmijët e dëshmorëve me bukën e shtetit?! Është fakt që Gjermania e njohu Shqipërinë si zonë neutrale në qeverisje. Është fakt që Shqipëria nuk i shpalli zyrtarisht luftë as Italisë e as Gjermanisë. Është fakt vëllavrasja midis shqiptarëve. Atëherë, pse unë

duhet të kem respekt si përfaqësues i brezit të ri?! Ku është situata e ligjshme luftarake midis palëve ndërluftuese? A e dini se gjermanët kontrollonin çdo gëzhojë të hedhur dhe u bënin thirrje oficerëve shqiptarë të mos harxhonin fishekët kot? Kjo flet për legjitimitet dhe kontroll të armatimeve, duke hedhur poshtë edhe dyshimin se Gjermania paraqet një “forcë madhore” në luftim, nisur nga numri i ushtarëve dhe pajisjet luftarake. Jo, pasi raportet e Vermahtit nuk paraqesin një situatë të tillë në rajon. Kjo mbetet problematike, pasi u vranë miliona anglezë, amerikanë, australianë, rus, polakë etj., por nën llogarinë Antantës. Definitvisht, të vlerësosh pozitën ushtarake, duhet të njohësh taktikën e luftimit. Burri lufton. Pra, linja e luftimit gjerman nuk u shtrëngua në frontin e Europës Juglindore, ku të gjitha planet e luftimit paraqesin tërheqje serioze nga zona. Merrni me mend se çfarë lufte kanë bërë jugosllavët e Titos, të cilët vranë si anglezë, ashtu edhe italianë! Dëme luftimi sigurisht që ka, por nuk mund të krahasohen disa prita partizane kundër ndonjë gjenerali gjerman me autoveturë me frontin e luftimit që kap gjeostrategjikë e aleatëve në qiell dhe në tokë. Greqia e ndershme?! Dyshoj për këtë akt që kur ministri i Jashtëm faturon çmime lufte, ndërkohë që të dhënat e thesarit tregojnë për një Greqi të rënies ekonomike. Parimi civil i “nevojës e madhe” hedh poshtë siguracione të tjera të Greqisë në fushën e fiskut nëpërmjet luftës etj. Dhe sfida nuk vonon. Ajo quhet 1 euro: Greqi apo Europë? Këtë qytetari grek e di mirë. Po të shtosh këtu edhe faktin se populli është shpirti i tregtisë, do të kishim një fitore në tavolinë të riskut bankar. Nuk është se jam unë që po hedh dritë mbi fakte të dyshimta në Greqi apo Shqipëri për luftën e më pas, por që elementët duhet të vlerësohen drejt dhe në mënyrë solemne. Sa për aforizëm, kam dëgjuar një grup rroku gjerman që quhet “element of crime” (element i krimit). Gjermanët nuk kanë llafe, por kritere të qarta në fushën e njohjes. Akt që provon se nuk bëhet fjalë për ndonjë vjedhje publike të thesarit pikërisht atëherë kur elementi ishte i mundshëm dhe ushtarak. Përkundrazi, ata kapitenë gjermanë që u gjendën në territorin grek respektuan vlerat e antikitetit, sepse donin keltët. Këtu hyn në lojë diplomacia, se, po të mos ishin keltët, fakti mund të precipitonte në semitizëm edhe për grekët e mjerë. Le të hedhim pak dritë për Shqipërinë tonë. Nëse grekët kthejnë Çamërinë, atëherë do të duhet të besojmë në Zot. Kjo është fare e thjeshtë. Një rezolutë mbi çamët që votoi këto ditë parlamenti ynë, i jep të drejtën qeverisë shqiptare të kërkojë kthimin e territoreve çame dhe shqiptare, vlerësimin e pasurive dhe besimin shpirtëror të popullit. Këtë kërkesë mund t’ia drejtojë OKBsë, e cila ka përgjegjësinë politike të shteteve, aktin e sigurisë dhe paqes. Duke u bazuar për një rrethanë të tillë në historinë e vendeve si Shqipëria dhe Greqia. E ku ka më bukur? Dy vende të lashta, që i kthejnë territoret e humbura. Kjo është mitologji dhe politikë. Në fund të fundit, kjo është Greqia.


opinion • E enjte 18 prill 2013

»

17

Kapja e institucioneve nga të inkriminuarit Nga Halil RAMA

R

asti i Ilirian Muhos, i cili arriti të mashtrojë deri dhe ligjvënësin shqiptarë duke fshehur në CV-në e tij implikimin në aferën kriminale të lirimit të një krimineli të njohur në kohën kur ishte prokuror i Fierit, para së gjithash dikton nevojën e pastrimit të institucioneve nga të inkriminuarit. Ngjitja e të inkriminuarve deri në institucione qendrore të një rëndësie të veçantë siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, anëtar i të cilit arriti të zgjidhej Ilirian Muho, përbën një precedent të rrezikshëm për ekzistencën e vetë shtetit. Parë në këtë këndvështrim, opinioni publik ka mbështetur veprimin energjik të mazhorancës parlamentare për shkarkimin e Muhos nga pozicioni i anëtarit të KQZ-së para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, ndryshe ky proces do të ishte i komprometuar që në nisje. Nisur dhe nga përvoja e hidhur e keqmenaxhimit të proceseve zgjedhore nga KQZ-të e harkut kohor 1997-2003 për zgjedhjet e 23 qershorit palët në proces me të drejtë vendimmarrje duhet t’i kushtonin vëmendjen maksimale dërgimit në këtë institucion të ekspertëve më të mirë dhe njëkohësisht me CV-në e duhur, por rasti i Ilirian Muhos e kompremetoi rëndë atë si institucioni që do të certifikonte rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Kurrsesi nuk mund të pretendohej një ekspertizë dhe verdikt ligjor në këtë proces nga një anëtar i KQZ-së që, siç është bërë e ditur tashmë për opinionin publik, në kundërshtim me kërkesat e nenit 515 të Kodit të Procedurës Penale ka liruar Aleksandër Kuqon në mënyrë të kundërligjshme, duke vonuar procesin ndaj tij. Për këtë fakt prokurori i përgjithshëm i asaj kohe

propozoi shkarkimin nga detyra të Ilirian Muhos, kërkesë që u pranua më vonë nga Presidenti i Republikës. Por edhe pas publikimit të këtyre fakteve tejet të rënda, ndërsa pritej reflektimi i subjektit politik që e kishte propozuar Muhon për anëtar të KQZ-së, ndodhi e kundërta. Thuajse të gjithë deputetët e opozitës së sotme, të koalicionit demode PS-LSI, në një seancë maratonë të Kuvendit u vunë në mbrojtje të Muhos, duke tentuar kapjen e KQZ-së nga elementë të inkriminuar, me synimin për t’i përdorur në funksion të manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve në favor të tyre. Ky synim u duk fare qartë dhe nga keqpërdorimi prej lidershipit socialist i një grupi të rinjsh, të cilët në emër të Forumit Rinor Eurosocialist u bënë protagonistë të një maskarade të pashembullt, siç qe pseudoprotesta para pallatit ku banon deputeti Kastriot Islami. Një protestë bastardësh kundër një njeriu të lirë, që tentoi të votojë për largimin e një të inkriminuari nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Organizime të tilla reflektojnë para së gjithash urrejtjen dhe hakmarrjen primitive të kreut të PS-së ndaj atyre që s’i binden

logjikës së tij absurde dhe që në emër të të drejtave dhe lirive njerëzore guxojnë t’i kundërvihen me qëndrime e veprime ligjore. Brenda këtij kuadri duhet parë edhe vota e disa deputetëve të PS-së, që bashkë me mazhorancën mundësuan largimin e një elementi të inkriminuar nga KQZ-ja. Veprim ligjor ky edhe si reagim ndaj subjektit që me propozimin e Ilirian Muhos për anëtar të KQZ-së kishte mashtruar jo vetëm ata, por të gjitha strukturat parlamentare deri në votimin pro tij në seancën plenare të Kuvendit. Deri këtu gjithçka duhet parë në funksion të normalitetit të procesit zgjedhor, që sapo ka nisur. Ndërsa zhvillimet tejet negative të mëpastajme, me dorëheqje të paargumentuara të dy anëtarëve të KQZ-së, përfaqësues të PSsë, të iniciuara dhe dirigjuara nga lidershipi opozitar, nuk janë aspak normale. Duke bllokuar institucionin përgjegjës për organizimin dhe menaxhimin e procesit zgjedhor opozita nuk bën gjë tjetër veç tentativës për ta zhytur vendin në kaos. Atë që s’e arriti dot me bojkotin e stërzgjatur, me grevë urie e protestë të dhunshme lidershipi opozitar po tenton ta realizojë nëpërmjet mbështetjes së elementëve të inkriminuar në institucionet qendrore. Pas rikonfirmimit të mazhorancës aktuale, dy herë radhazi, si në votimin e ministrave të rinj (pas largimit të LSI-së në mënyrë arbitrare nga qeverisja), edhe në rastin e shkarkimit të Ilirian Muhos nga KQZ-ja, opozita duket se po kalon në veprime e qëndrime absurde kundër rendit demokratik në një shtet me demokraci të konsoliduar. Këto veprime e qëndrime janë reflektim i bindjes në disfatën e thellë që e pret lidershipin opozitar më 23 qershor, kur sovrani do ta ndëshkojë me votën e tij të lirë për bllokimin që i bëri procesit të integrimit europian të vendit, duke sjellë pasoja të pallogaritshme.

Shpëlarja e shekullit

N

eoliberalizmi dhe krimi i organizuar ecin dorë për dore në Kosovë. I pari jep mbështetjen konceptuale e teorike të praktikave kriminale të qeverisjes në Kosovë. Të ashtuquajturat “reforma strukturore” vazhdojnë privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore tek ato publike. Dhe jo vetëm kaq, ajo që është e të gjithëve është e askujt dhe duhet të bëhet e dikujt. Mendja e tyre njëdimensionale sheh vetëm prona të pronësueshme. Ekzistenca është pronë, prona është ekzistencë, prandaj, si bisha të etura për gjak, nuk përmbahen dot në gjahun e tyre ndaj gjithçkaje publike. Po them “krim i organizuar” dhe jo “korrupsion” sepse nuk bëhet fjalë më thjesht për korrupsion. Kjo fjalë është tepër e butë për të përshkruar egërsinë e zhvatjes së pasurisë publike në Kosovë. Miliarda euro janë në pikëpyetje – ndërmarrja kriminale kundër ndërmarrjeve publike është gjithsesi e organizuar. Aq i kriminalizuar është privatizimi në Kosovë, saqë nuk të bëhet më ta quash privatizim. Prandaj me të drejtë sindikalistët, gazetarët dhe politikanët opozitarë nisën ta quajnë “shitje”, pra shitje e një malli të vdekur, meqë ndërmarrja nuk trajtohet as si organizatë e punëtorëve dhe as si kapacitet zhvillimor për vendin. Mirëpo edhe kjo fjalë u zhvlerësua me shpejtësi porsi ndërmarrjet para se të shiten. Fjala “shitje” ia lëshoi vendin fjalës “falje”. Pasi ndërmarrjet shiteshin tepër lirë, meqenëse shitja nënkupton një vlerësim adekuat të mallit të shitur, zërat që flisnin për falje të ndërmarrjeve dhe pasurive të Kosovës nën siglën e privatizimit u rritën shumë. Së fundi, privatizimi nuk është më as shitje e madje as falje. Sepse falja ka të bëjë me të kaluarën dhe të tashmen. Mund të

Nga Albin KURTI

falësh diçka që ka të bëjë me të shkuarën ose të tanishmen, i falet dikujt tjetër ajo që të përket ty. Por këtu po falet edhe e ardhmja, edhe potenciali e perspektiva e shoqërisë nga dikush që nuk ka të drejtë ta bëjë këtë dhe që po e shndërron popullin e Kosovës nga sovran në borxhli. Kjo është arsyeja që ky privatizim është para së gjithash uzurpim. Dihet që në Kosovë nuk kemi një ligj mbi privatizimin, aq më pak një ligj mbi privatizimin e Distribucionit e Furnizimit të KEK-ut apo të 75 % të aksioneve të Telekomit. Prandaj, së pari, vënia për privatizim e këtyre shënon një uzurpim paraprak nga qeveria. Dhe së dyti, bartja e pronësisë më pastaj paraqet veçse uzurpim të ri. Le të ndalemi pak te ky uzurpimi i ri, respektivisht uzurpimi më i ri. Qeveria e Kosovës e miratoi uzurpimin e 75 % të aksioneve të Telekomit të Kosovës për 277 milionë euro, formalisht, ndërkaq përmbajtësisht kësaj shume duhet t’i hiqen 75 % të 35 milionëve, dividendi që tash s’fitohet dhe lejimi i projekteve kapitale më herët të bllokuara, ashtu siç e sqaroi Federata e Sindikatës së PTK-së. Nga ajo çfarë kam mësuar deri më tash, uzurpimi i PTKsë do të mbahet mend si shpëlarja e shekullit në Kosovë. Disa kompani vendëse, të afërta me kryeministrin Thaçi, përfshirë këtu atë të njërit apo më shumë vëllezërve Zhugolli, po marrin pjesë në blerjen e Telekomit dhe po i shpëlajnë milionat e përvetësuara pas luftës. Bile në mesin e këtyre kompanive janë edhe aso që organizojnë lojëra të fatit dhe biznesmenë të tjerë të lidhur me politikanë që nuk janë në qeveri. Shuma e ofruar është bërë prej një fondi investiv - konsorciumit “Axos Capital Partners” dhe “Najafi Companies”. Kjo do të thotë se nuk po e marrin Telekomin e Kosovës kompanitë e speciali-

zuara në lëmin e telekomunikacionit, por fonde jotransparente, të cilave nuk u dihet saktësisht përbërja e prejardhja. Ngjashëm sikurse me rastin e privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit të KEK-ut, ku njëherë ishin të interesuara kompanitë e fushës së energjisë, si RWE, e pastaj mbetëm tek ato që erdhën të mësohet te ne, edhe tek Telekomi fillimisht ishin të interesuara kompanitë “Deutsche Telecom” e “T-Mobile”, por tash përfunduam te këso fondesh investive. Sidoqoftë, pyetja themelore në këtë rast është: kapitalin e kujt e përfaqëson dhe menaxhon ky konsorcium në Kosovë? Sigurisht që 277 milionë eurot e përfolura, që nuk i kemi parë ende, nuk janë të “Axos Capital Partners” dhe as të “Najafi Companies”. Telekomunikimi është çështje sovraniteti dhe interes strategjik përveçse pasuri publike. Është e domosdoshme të dihet se të kujt janë ato para. Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjen kryeministri Thaçi dhe ministri Beqaj. Njerëzit në Kosovë po frikësohen të flasin hapur. Posaçërisht ata që punojnë në institucione dhe kanë informata. Pas së ashtuquajturës “vetëvrasje” të Dino Asanajt, në Kosovë ka njëfarë klime që të përkujtuar vitet e ’90. Mbase edhe privatizimi, përkatësisht uzurpimi i pasurisë pas luftës, është vazhdim me mjete të tjera i shkatërrimeve të luftës e të paraluftës. Kosova duhet të ngrihet më këmbë që të mos lejojë nënshkrimin e kontratës ndërmjet qeverisë dhe “Axos Capital Partners” e “Najafi Companies”. Populli e shteti i Kosovës duhet t’i kthejë herëdokur këto ndërmarrje, të cilat më parë se u privatizuan u shitën, më parë se u shitën u falën dhe më parë se u falën u uzurpuan. Përndryshe, ky vend i pazhvilluar e me qeverisje të kriminalizuar po bëhet i pajetueshëm për qytetarët e tij.


18

« dossier

Nga Albert Kotini

L

indur më 20 prill 1937 në Peshtan të Tepelenës. Me profesion gazetar. Xhaxhai i tij, Koço Xhagjika, kishte qenë i dënuar më 1948 për aktivitet politik kundër pushtetit popullor. U lirua dhe fitoi të drejtat më 1950. Kishte 3 vëllezër dhe një motër anëtare partie. Një vëlla studionte në Bashkimin Sovjetik më 1950. Trifoni mbaroi Shkollën e Bashkuar “Enver Hoxha” për kundërajror më 1952-1954. Mbas disa detyrave nëpër repartet ushtarake, në vitet 1960-1963 shërbeu në Drejtorinë e Përgatitjes Luftarake në Ministrinë e Mbrojtjes. Në dhjetor 1963 dënohet me vdekje nga Gjykata Ushtarake për tradhti të lartë ndaj atdheut. Në dosjen e tij personale lexon një biografi të shkëlqyer për kohën. Bir rrobaqepësi. Babai i tij ishte gardian burgu më 1943 dhe ndihmoi në lirimin e të burgosurve në Tiranë. Plani i arratisjes u realizua prej tij nën maskën e punëtorit elektricist nga vëllai i tij, Anastas Angjeli. Për këtë ishte në dijeni Nasi Marjani, që punoi deri më 15.07.1954 në MPB. Dy vëllezërit e tjerë të Trifonit ishin anëtarë të organizatës së rinisë komuniste. Pra, një familje e lidhur e tëra me Partinë e Punës së Shqipërisë. Pushkatimi i Trifon Xhagjikës penalizim i sajuar Në Arkivin e MPB-së ndodhet dosja nr. 2205 e gjyqit me 908 fletë, që fillon nga hetuesia e mbaron me vendimin e pushkatimit të Trifon Xhagjikës. E lexova me durim tërë procedurën “komode”, në detaje, për t’u bërë e besuar në marrjen e jetës së një oficeri me kulturë dhe në fund thashë me ironi: “Sa lëndë e parë e mirë për një teledramë, e përgatitur nga Sigurimi shqiptar!” Skenari, i shkruar nga hetues, prokurorë me regji të Sigurimit, vuri në lojë aktivët e biografisë së mirë për të dënuar dhe bërë fli në themelet e divorcit sovjeto-shqiptar të viteve 1960. Ata ishin Vangjel Stefan Lesho (A.P. gazetar, i padënuar), Fadil Hysen Kokomani (vëllai i gjeneral Muharrem Kokomanit), Robert Sotir Vullkani (vëllai i Petrit Vullkanit, familje e vjetër militante komuniste), Trifon Lame Xhagjika (oficer, gazetar), Thoma Kristo Rafalili, Franko Dhimitër Sara, Stavri Kristo Rafaili. Sipari i çështjes hapet kështu, sipas deponimit të të pandehurit Vangjel Lesho se qytetari Anesti Dollaku, shofer i parkut automobilistik të Korçës, i cili denoncoi duke thënë: “Një major, të cilin e kisha marrë në makinë që në Elbasan, me dy civilë prapa në makinën tjetër me shoferin Mihallaq Sotiri (Parku i Korçës) u ndaluan te lagjja “Reshit Çollaku”, Pogradec. Këta të ndaluar i solla në Degën e Punëve të Brendshme të Pogradecit në orën 21:00 dhe u kontrolluan valixhet, çanta e shpinës, ku u gjetën 3 kamerdare makine, 6 salvaxhente për t’u lidhur në brez, 6 lopata të vogla, 1 bajonetë, 1 thikë, një revolver sovjetik me fishekë, një pagur uji, alkool etj. të mbështjella në mënyrë që të mos depërtonte uji. Gjatë pyetjes (procesverbali dt. 20 korrik 1963) i ndaluari tregoi realitetin kur iu ekspozuan këto materiale dhe pranoi fajin. “I kishim marrë këto me vete për të kaluar kufirin e RPSHsë nga liqeni i Pogradecit për në Jugosllavi.” Të ndaluarit Thoma Rafaili, Vangjel Lesho dhe Franko Dhimitër Sara dhe nga ana tjetër në prezencë të shoferit Anesti Dollaku. Firmosur nga të gjithë… Kaq u desh për të siguruar “provat” se proceduat penale për çudinë e 4 ditëve radhazi shkiste si në vaj: procesverbali i ndalimit më 23.7.1963 nga hetuesi i Degës së Sigurimit Pogradec, kapiten Vaskë Panariti; vendimi mbi fillimin e çështjes penale ishte marrë më 21.7.1963, ndërsa vendimi preventive dhe ai i arrestit e procesverbali për pyetjet e të ndaluarit ishin të po kësaj dite. Me një shpejtësi marramendëse, pothuaj ishin gati miratimi që sanksionoi arrestin nga prokurori ushtarak, nënkolonel Thoma Nako, të gjitha akuzat për secilin (7 veta), me nenet përkatëse dhe ajo që të magjeps profesionalisht në 4 ditët e para pas kapjes në Pogradec krimi i të pandehurve ishte përcaktuar e zbardhur menjëherë. Atëherë, për t’u vënë shfaqja në publik u bënë të plota deri çdo personazh i akuzuar të fliste për vete dhe për “grupin” sipas tekstit të mësuar deri më 15 gusht 1963 (mjaftuan 20 ditë) për të mbajtur procesverbalet në hetuesi.

E enjte 18 prill 2013 •

Trifon Xhagjika

Si u përgatit pushkatimi për poetin ushtarak

Trifon Xhagjika më 20.XI.1963. Pas kësaj hetuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Skënder Sadikaj dhe Riza Fejzo pyesin një për një të pandehurit për arratisjen. Në dosjen e hetuesisë, nr. 11763 janë rreshtuar Fadili, Stavri, Vangjeli, Franko, Roberti me 414 faqe deponimesh plotësojnë të sinkronizuar tërë skenarin. Midis tyre lexoj se Trifonit tërë implikimet i dalin nga deponimet e të pandehurve Fadil, Vangjel, Robert e Franko. Gjithsecili e dinte mirë rolin e vet ndaj pyetjeve të hetuesisë. “I pandehuri Trifon Xhagjika në muajin janar 1961, duke qenë edhe Paulin Guga, Arqile Moisiu, një tjetër me gruan bullgare në bisedë me Alekson, i thotë Frankos: “Ti do një dru të mirë, se ishe në Bashkimin Sovjetik për të dytën herë dhe nuk mbete atje, por u ktheve. Rri tashti dhe vdiq nga mërzitja”. Sipas të pandehurve, shokët e tjerë nuk e kanë dëgjuar këtë bisedë.

Të gjitha dekoret dhe figurantët (dëshmitë në hetuesi) ishin në vendin përkatës kur hetuesi i Drejtorisë së Sigurimit, kapiteni Rustem Çipi, duke asistuar prokurori major Sami Kapilaci, mori në pyetje të parin major Vangjel Lesho për të “zbërthyer” grupin për tentativë arratisjeje”. Nuk po zgjatem se çfarë është kurdisur me Robert Sotir Vullkanin, që do të bashkohej me të vëllanë e arratisur më parë, Petritin (botuar në “Klan”), apo qëndrimet e të pandehurve pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, që dënonin udhëheqjen tonë dhe bashkëpunonin me agjentët sovjetikë në Shqipëri, Valentinin dhe Sashën, sepse për të justifikuar këtë motiv duhej edhe koka e “tradhtarit” Trifon Xhagjika. (V.o. Promemoria). Përpara servirjes së “aktivitetit” kriminal të T. Xhagjikës nga të pandehurit (vetë nuk ka pyetje – përgjigje në dosje), po flasim pak se ç’përfaqëson Trifoni para burgosjes dhe pushkatimit: 1. Kartela personale 2. Dëshmitë e shokëve 3. Dosja e hetuesisë Aktiviteti “armiqësor” argumentohet nga deponimet e Vangjelit për të hedhur trakte në bashkëpunim me Fadil Kokomanin. I bashkonte

fakti se bashkimi Sovjetik kishte të drejtë në qëndrimin ndaj udhëheqjes shqiptare. Ironi e dytë: sajesat për të përgatitur traktin apo shpërndarë ato janë të qarta për detajet që jepen nga “specialistët” e Sigurimit (lexo procesverbalet, f. 3-4, ku Vangjeli, Fadili, Roberti dhe Trifoni më tha dhe i thashë, mbushën 4 faqe fantaziste… Në fund: “Trifoni nuk di asgjë për tentativën për arratisjen e muajit dhjetor 1962. Kur përgatisja mjetet për t’u arratisur në korrik 1963, unë (Vangjeli) i thashë Fadilit se Trifoni nuk mund të na sigurojë 1-2 kamerdare. Trifoni më pyeti se kur do të arratiseshim, por nuk i tregova asgjë. Trifoni i çoi një kamerdare Fadilit në Tiranë”. Janë faqe të tëra procesverbalesh, të cilat sjellin “provat e fajësisë” së pabazuar në deponimet e grupit të arrestuar. Kështu, në procesverbalin e datës 21 korrik 1963 Vangjel Lesho i deponon hetuesit Rustem Çiçi (kapiten) njohjet me Fadil Kokomanin, Margarita Kokomani, marrëdhëniet me Robert Vullkanin dhe ndërlidhësin sovjetik etj. Kaq u desh të plotësohej akuza e arratisjes dhe me vendim të hetuesisë Prokurori i Përgjithshëm, Aranit Çela, plotëson zgjatjen e afatit të hetimit deri

I pandehuri Trifon Xhagjika ka implikuar: 1. Genc Llukani e ka kushëri, shofer i drejtorit. Këtij i ka marrë një komardare. Ndërsa Fadil Kokomani tregon se komardaren e mori nga një kushëri i tij. 2. Kapiteni Nevruz Turhani, gazetar 3. Besnik Burimi, Akademi Ushtarake 4. Besnik Kurti 5. Kozma Gjeçi, revista politiko-ushtarake 6. Pal Doçi, Ministria e Mbrojtjes 7. Vasil Gjikondi, Ministria e Mbrojtjes 8. Odhise Grillo Këtyre oficerëve Trifon Xhagjika u ka lexuar poezi me përmbajtje armiqësore, të shkruar nga vetë dora e tij. Rrethi shoqëror i të pandehurit Trifon Xhagjika: Franko Sara, Fadil Kokomani, Vangjel Lesho, Margarita Kokomani, Thoma Rafaeli, Robert Vullkani. Janë 12 veta që “përbëjnë shoqërinë” e Trifonit. Mbas implikimit dhe shoqërisë me të “rrezikshmin” Trifon, shtohen njerëzit nën survejim, si Ibrahim Toshkëzi - agronom, kapiten Zylyftar (oficer i Sigurimit - Peshkopi), Milto Miska oficer, Koço Itillari - oficer, Alekso Tase - oficer kundërajror, kapiten Kozma Gjeçi (Revista e Ushtrisë Popullore), razi Brahimi - ndërmarrja e botimeve “Naim Frashëri” dhe shok shkolle i Trifonit, Odhise Grillo në degën e rregullores së MMP etj.


dossier • E enjte 18 prill 2013 Atëherë, dosja plotësohet nga hetuesi kapiten Shkëlzen Bajraktari, i cili e mbyll fatin e Trifonit. Si prosovjetik dhe kundër udhëheqjes komuniste shqiptare, tentativë për arratisje dhe vepra poetike antisocialiste. Më 1 tetor 1963 hetuesi Rustem Çipo e pyet Trifonin: “Çfarë poezie keni shkruar me përmbajtje reaksionare kundër pushtetit popullor?” Përgjigjja: “Pasi fillova të shkruar poezi me fryme abstraksioniste, unë fillova të shkruaja poezi me përmbajtje reaksionare, duke pasqyruar vetëm anët negative të jetës sonë, si p.sh. “Kënga e verbër”, “A do të hapen nesër ata dy sy?”, “Atdhe”, “Ndihmomëni të qesh”, “I çmenduri”, “Urtësia”, “Nuk duan të kuptojmë se jemi njerëz” etj. Poezia “Kënga e verbër” paraqet republikën time të rënë në duart e tiranisë. Në këtë rast unë shprehja urrejtjen kundër republikës sime. Këto poezi i kanë lexuar Robert Vullkani, Fadili, Vangjeli etj. Ndërsa Vangjel Lesho më ka dhënë poezitë si “Ndërgjegje me katrore të zeza”, “Cigarja e fundit”, “Unë jam kalë i harbuar”, “Bishti i cigares”, “Fotografi”. Të tëra të daktilografuara, që i kam djegur. Hetuesi Rustem i kënaqur me “pohimet” e Trifonit, plotëson të dhënat me Frano Sarën pas prishjes me Bashkimin Sovjetik. “Kur u prishëm me Bashkimin Sovjetik, Frano ka lexuar poezinë “Nuk duan të kuptojmë se jemi njerëz”; “Ndërgjegjja”, që ia dha Trifoni. Këto i ka lexuar edhe Robert Vullkani”. Mirëpo poezitë e Vangjelit unë i kam djegur bashkë me poezitë e mia”, - përfundon Trifoni duke firmosur procesverbalin e “vdekjes së tij”. Prandaj Trifoni, kur iu dha vendimi për pushkatim, nuk besoi dhe iu këput qafa, sepse ishte e paimagjinueshme për të. Lexuesi, pot a lexojë të plotë dosjen me 908 fletë, do të lodhet nga “saktësia” e akuzave, por nuk do të bindet aspak që fjalët e mbledhura sipas stilit të njohur në këto skenarë të marrin një jetë njeriu për disa ide, qofshin reale, më tepër se i ashtuquajturi “realitet socialist”. Dëshmitarë okularë: 1. Musa Tartari, ish-gazetar në gazetën “Luftëtari” për vitet 1960-1963, tregon: “Trifoni dallohej nga talenti i veçantë në gazetari prej të tjerëve në shtypin ushtarak. Me vullnet, pa fjalë, poet dhe i respektuar nga shokët. Gjatë një mbledhjeje në shkollën e MPB (Sauk) për t’u zhvilluar Aktivi i Partisë (Kufiri, Sigurimi, Policia) mbas prishjes me Bashkimin Sovjetik (Pas Mbledhjes së 81 partive në Moskë). Nga salla u ngrit një pjesëmarrës dhe propozoi të vinte shoku Enver. Dhe kështu ndodhi, erdhi të nesërmen dhe tha: “Po të kishim pranuar ato që tha Hrushovi, atëherë unë, ky (Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu), ai (Mihallaq Ziçishti), domethënë i gjithë presid-

iumi i mbledhjes nuk do të ishim më këtu.” Unë (Musai, isha ulur ngjitur me Trifonin në sallë, në të njëjtin rresht si gazetarë. Midis muhabeteve të ndryshme, i shkrova prapa një pakete “Partizani”, Trifonit, për ta lexuar: “Enveri lufton për pushtet apo për ideologji sunduese?”. Këtë paketë ia jap Trifonit, i cili sapo e lexoi e grisi copë-copë me gjithë cigaret. Më tha: “Budalla, edhe karrigia ka sy e veshë”. Të nesërmen, kur isha me shërbim (gazetar) e gjeta Trifonin të arrestuar. 2. H. Zhupa. Mbasi tregoi për njohjen e Trifonit si oficer dhe talent në gazetari, më foli edhe për të vëllanë e Trifonit, Ylli Lame Xhagjikën: “Donin ta kthenin nga studimet në Akademinë e Medicinës kur i duheshin tre muaj të përfundonte disertacionin shkencor për mjekësi. Vetëm me ndërhyrjen e Vito Kapos te Beqir Balluku kur ishin në Moskë, i cili tha: “Të rrijë sa të dojë”. Dhe Ylli Xhagji-

ka ishte i vetmi që mbrojti titullin shkencor në mjekësi. Mirëpo në gjyq Trifoni një provokimi të hetuesisë se çfarë do të bënte me artilerinë kundërajrore po të ishte i lirë, iu përgjigj se do t’i drejtonte drejt KQ të PPSH-së. Mirëpo kur i komunikuan vendimin me vdekje, Trifonit iu këput koka, sepse nuk e priste këtë dënim. Atëherë i vëllai, Ylli, kur e pa këtë rënie koke të Trifonit, nuk u përmbajt dhe thirri me sa fuqi që kishte: “Mbaje kokën lart, Trifon, se na ke ne!” Kaq u desh kur dy duar të kapin e të arrestojnë në vend Yllin, i cili u kalb në burg derisa vdiq vetëm për këto fjalë. Të tilla vlerësime të mbledhura nga zemrat e shokëve gazetarë apo oficerë, për Trifonin dhe

të mjekëve e ushtarakëve për Yllin janë superlative si cilësi, karakter dhe aftësi. Mirëpo zgjedhja e flijimit të tyre u bë për t’i mbyllur gojën intelektualëve që e donin Bashkimin Sovjetik , apo mund të krijonin iluzione dhe dyshime në “drejtësinë e vijës së PPSH-së”. Ja pse, nga ana tjetër, nuk u veprua ndaj vëllait të madh të Trifonit, Andreas, duke e lënë të lirë, anëtar partie dhe, siç thonë, pa u cenuar aspak nga “biografia tashmë e keqe”. 3. Tanush Kaso, ish-i burgosur politik, me grupin “Social Demokrat”, poet e shkrimtar, tregon: “Me Trifonin jam njohur në vitet 19511954 në të mesmen e pedagogjikes në Elbasan. Kisha jo vetëm marrëdhënie shoqërore, sepse lexoja e shkëmbeja libra, edhe nga ato që quheshin “të ndaluara” për kohën, por kemi qenë në një rreth letrar të shkollës. S ë bashku me ne në rrethin letrar ishin edhe: Vangjel Lesho, Jorgo Bllaci dhe Razi Brahimi. Kur bëheshin konkurrimet, një herë pati fituar Trifoni çmimin për poezinë më të mirë në shkollë. Ishte tip flegmatik, studiues, fjalëpakë, por mjaft i ndjeshëm, shpërthyes ndaj padrejtësive. Gjatë viteve të shkollës, në të vetmen gazetë “Letrari i ri” botoheshin shkrimet e tij. për vetë natyrën njerëzore që kishte Trifoni, jam çuditur që kishte kryer shkollën ushtarake dhe kishte dalë oficer, sepse ishte tip i ndjeshëm që reagonte në shoqëri, duke u kujdesur të mos i kalonte caqe të lejuara të asaj kohe. Në vitin 1964, i burgosur në Laç, atje mësova për pushkatimin e Trifonit. Meqenëse në kampin e Laçit ku po vuanin dënimin pjesëtarët e grupit të Trifonit, si Vangjel Lesho, vëlla dëshmori, elbasanas dhe gazetar i Radio Tiranës, Fadil Kokomani, edhe ky gazetar i RadioTelevizionit, Stavro Rafaeli, piktor dhe solist, me gruan hungareze. Në korrik 2010 jepet intervistë në TV Klan (Histori me zhurmues). Trifoni dhe vëllai i Stavrit, Thoma Rafaeli, ushtarak, u pushkatuan si “tradhtarë të atdheut”. Më vonë arrestuan të vëllanë e Trifonit, Ylli Xhagjika, në sallën e gjyqit, sepse foli e tha: “Ngrije kokën lart, Trifon...” duke shprehur revoltën ndaj vendimit për marrjen e jetës së të vëllait. Pastaj nëpër kampe u njoha me Yllin, si në Fushë-Krujë, duke punuar së bashku në fabrikën e çimentos. Pas daljes nga burgu në vitet 1970 u dërgua si mjek në Mirditë. Në vitin 1990 e takova në Tiranë, banonte në Laprakë dhe nuk jetoi më. Goditja më e rëndë për Yllin ishte pushkatimi i të vëllait, sepse ishin edhe shokë ideali, jo vetëm vëllezër. Akuza për tentativë arratisjeje nuk iu vërtetua edhe pse u përgatit në M.P.Brendshme e Kadri Hazbiut. Disa nga shokët e grupit, të akuzuar, e rënduan Trifonin për të lehtësuar veten e tyre në gjyq. Njëri nga këta ishte Fadil Kokomani. Me de-

»

19

ponimet e tyre dënuan si ushtarakë Trifonin dhe Thoma Rafaelin që e çuan deri në pushkatim. Erdhi Fadil Kokomani nga hetuesia në Laç, me “turbullira psikike” nga vrasja e ndërgjegjes për deponimet e bëra, ose ka luajtur rolin e Hamletit... Kur e shtruan në spitalin e burgut, Fadili ra në dashuri me një infermiere, së cilës në një çast mirëbesimi i tha: “Nuk jam i çmendur, por bëj vetë”, sepse me kaq mbaroi roli i të sëmurit të rremë, duke e kthyer përsëri në Laç. Pas kësaj, dërgoi letër në KQ të PPSH-së me Vangjel Leshon dhe reagimi i udhëheqjes ishte i menjëhershëm ndaj të dyve. Kjo për faktin se, kur u prishëm me Bashkimin Sovjetik, Vangjeli dhe Fadili ishin adhurues të sovjetikëve, gjë që e shfaqnin edhe në gjyq: “Jemi komunistë. Nuk e dënojmë komunizmin liberal (revizionizmin) në Bashkimin Sovjetik etj.”. Këto i përsëritën edhe më hapur në atë letër që i dërguan KQ të PPSHsë. Për këtë është shkruar nga Fatos Lubonja libri “Ridënimi”. Kur u shkrua kjo letër, ishim bashkë në Spaç, duke u distancuar nga politika e çmendur (sipas tyre) e E. Hoxhës ndaj Bashkimit Sovjetik. I quanin thjesht “divergjenca brenda kupolës”, të cilat i shkuan në dorë Enverit dhe u morën masa ekstreme. Në atë kohë Fadili dhe Vangjeli ishin komunistë, kur një tjetër në radhët tona, Xhelal Koprencka, ishte nacionalist dhe u pushkatua për hir të ideve atdhetare kundër Enverit. Pra, dy letra fatale të shkruara kundër Enverit nga Fadili dhe Vangjeli si prorevizionistë, ndërsa nga Xhelal Koprencka si nacionalist. Të tre u pushkatuan. Të tjerët me dënime të ndryshme burgu. Mendoj se në burg edhe qëndrimi i Robert Vullkanit ka qenë denoncues për të shpëtuar veten, duke akuzuar Fadilin e Vangjelin dhe shpëtoi veten nga pushkatimi (me 25 vjet burg). Vëllai i Robertit, Petrit Vullkani, ishte arratisur në Serbi (aty është edhe sot). Pra, me një fjalë ka bërë rolin e spiunit në burg edhe pse ishte i biri i Sotir Vullkanit, më parë komandant i burgjeve. Jeta e Petrit Vullkanit në Serbi ka lidhje me arratisjen e tij si ish-pjesëtar i grupit të Koçi Xoxes, Pandi Kristos etj. Sa ishte “hero” i Sigurimit, Koçi Xoxe, të vërtetat e apo të fshehtat e gjyqit, hijet e dyshimit nën shërbimin serb janë jo hipotetike. Fenomeni për të shpëtuar veten nga pushkatimi i bëri këta anëtarë të grupit që t’ia vishnin çdo gjë Trifonit, sepse ushtaraku ishte i pari që bëhej shembull i dënimit model. Spiro Mëhilli, doktor i shkencave: “Ylli Xhagjika Fakultetin e Medicinës në Moskë e mbaroi me titullin “Doktor i shkencave mjekësore”. E kam njohur nga afër si mjek, njeri shumë i dashur, i thjeshtë dhe dëními ndaj tij ishte makabër. Jo vetëm se ishte i vëllai i Trifonit, por nuk i mungonte kuraja civile që ai shfaqi në sallën e gjyqit, duke iu drejtuar: “Mbahu vëlla!” nga ai moment vijuan burgosja dhe internimet. E kam takuar në vitet e demokracisë, të rënë fizikisht si dhe nga ana psikike. Tashmë, vuajtjet dhe torturat që hoqi nga inkuizicioni e kishin konsumuar si njeri.” Nga të gjithë dëshmitarët e kohës bëhet një pyetje sugjestive: Një vëlla i Trifonit dhe i Yllit mbeti anëtar partie dhe punonjës i Ministrisë së Punëve të Brendshme pa pësuar asgjë.

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e Provës”,

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e Provës”,

Znj. Veronika KORKAJ është fitues i konkursit, për pozi-

Z. Kristal HYKAJ është fitues i konkursit, për pozicionin

cionin DREJTOR NË DREJTORINË E POLITIKAVE FISKALE NË

SPECIALIST NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË MENAX-

MINISTRINË E FINANCAVE.

HIMIT TË BORXHIT PUBLIK NË MINISTRINË E FINANCAVE.


20

«

Kulturë

Ernest Koliqi: “Jemi nji ndër brezní mâ fatmjera qi njofti historija njerzore” P rej yjësisë së rrallueme të njerzve me të vërtetë të shquem që ka nxjerrë Shqipnia na kanë mbetë fort pak letra kuptimplote që na lejojne me kuptue sot ma mirë jo vetëm personalitetin e tyne, por edhe shumë ngjarje historike, pjesë e të cilave ata kanë qenë. Shkaqet e vorfnisë se letërshkëmbimeve të njerzve të shquem tek ne janë të ndryshme. Disa, me sa dimë, nuk e kishin aspak zakon me shkëmbye letra, do tjerë, orëpremë, jeta i shkapeti sa andej këtej e arkivat së bashku me letrat e tyne humbën përgjithmonë. Dikujt tjetër kushedi se në cilat dosje arkivash u flejnë letrat e presin ditën e lume me u “zbulue”. Nji prej ma fatlumve në ketë drejtim, tue pasë parasysh edhe krajatat që kaloi gjatë jetës, asht Mustafa Kruja, gjuhëtar, politikan, përkthyes e shkrimtar skofiar. Këto vite kanë pa dritën e botimit, falë përkujdesjes së të birit Dr. Bashkimit dhe të nipit, shkrimtarit e publicistit Eugjen Merlika, nji seri veprash origjinale e përkthimesh të këtij personaliteti kruetan që spikatë në historinë e të Njizetit qindvjetë. Ky botim përfshin shkëmbimet e tija epistolare në harkun kohor 19451958, dhe asht zhvillue ndërmjet tij dhe disa personaliteteve në zâ të kulturës sonë: Át Zef Valentini, Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Martin Camaj, Namik Ressuli dhe Stavri Skëndo. Kemi pra nji pasqyrë mjaft të plotësueme të kohës së mërgimit të këtyne personaliteteve të kulturës sonë e sidomos të Mustafës, të cilin rrjedha e jetës e çoi deri në Niagara Falls, ku edhe vdiq. Përposë letrave që ua drejton figurave të masipërme Mustafa Kruja, kemi edhe letrat që ata vetë i drejtonin atij, ma së shumti tue e trajtue si nji mentor në lamijen e gjuhësisë, historisë, politikës, kulturës, e madje edhe të vetë jetës. Hija e randë që Mustafa Kruja lëshonte mbi bashkëkohësit e vet ndihet e fortë në ketë epistolarë, por vërehet edhe gjurma që kanë lanë tek ai njerëz të veçantë që pat dashtë e nderue posaçe si Át Gjergj Fishta apo Luigj Gurakuqi. Në pikëpamjen politike Mustafa Kruja mbas vitit 1948 ndihet afër shpirtnisht me Bllokun Kombtar, i cili mblidhej rreth Kapidanit të Mirditës, I. Verlacit dhe kishte si ideolog të vetin Ernest Koliqin. Në krahun tjetër gjejmë Legalitetin, Ballistat, misët e Lidhjes II të Prizrenit, Partinë e Bujqve dhe Katundarëve, Partinë Agrare. Vetë Mustafa asht i veçuem prej politiket e kufizohet tue dhanë ndonji ide sesi Blloku të bashkëpunojë kryesisht me ndjekësat e Mbretit Zog. Nji anmiqsi e madhe ndihet mes ballistave dhe grupimeve të naltpërmenduna. Fillimisht Ali Këlcyra, i cili do të përjashtohet mandej prej Ballit, e ma vonë sidomos Abaz Ermenji, tregojnë urrejtje ma të madhe ndaj bllokistave sesa kundër vetë regjimit të Enver Hoxhës. Shkrimet e Ermenjit janë mbresëlanëse për me ndriçue ketë gja, madje ato spjegojnë sesi emigracioni antikomunist mbeti i përçamë, pak për shkak të protagonizmit e pak për ndërhymjen e drejtpërdrejtë të Sigurimit të Shtetit komunist. Prej letërshkëmbimit mes Mustafës dhe miqve të tij mësojmë

KANË THËNË:

“Unë ju shtrëngonj dorën për përpjekjet dhe punimet t’uaja në lëmin e kulturës shqiptare”. S.Skendi 31 -1- 1954 “Po dua edhe t’Ju sigurojë se kurrë s’ka mehur nga ana ime as çëmimi, as admirimi, as respekti dhe – më lejoni ta quajë kështu – as miqësija që kam ndjerë me kohë për Shkëlqesën t’Uaj”. Namik Resuli 23 – 11 - 1954 “E kam pritë ka herë ket ditë që t’iau them këto fjalë me dorë në zemër : keni ma të madhen simpathi e nderim jo vetëm prej meje, por edhe te të gjithë intelektualët e ri shqiptarë në Jugosllavi që njofin pak a shum historin e kombit tash pesëdhetë vjet e këndej”. Martin Camaj 17 – 9 – 1956 “Prandej me sinqeritetin ma të madh u them se rinija e andejshme u don pse ke ju ka diktue ndershmenin n’idealin kombtar, flijimet tueja për ket ideal e sidomos dijen e juej pse

talentet e lindun për intriga né na çojnë të vjelltë”. Martin Camaj 15 – 3 – 1957 “E dijmë se ky âsht qëllim krenar, por na shpresojmë me i dalun në skâj për hir të përkrahjes morale e landore të Shkëlqesës s’Uej qi aq shërbime i keni sjellun deri tashti Shqipnis e shqiptarizmit në lamije kulturore. Dëshirojmë qi emni i Juej t’i zdrisi e nderojë sa mâ shpesh shtyllat e së përkohëshmes s’onë”. Ernest Koliqi e M.Camaj 25 – 9 – 1957 “Kemi nevojë për tý, pse na ké zbardhë e na zbardhë faqen me ndershmenín qi të ká dallue gjith herë e në çdo rasë, me punën t’ânde të pareshtun në dobí të popullit, me jetën t’ânde të panjollë e me shkrimet e tua të matuna, të studjueme e me kompetencë, qi kanë nji jeh në qarqet letrare e do të lânë një vrragë të dukshme në letërsín t’onë”. Karl Gurakuqi 10 prill 1958

E enjte 18 prill 2013 •

“Kurr qëllime mâ bujare dhe forca mendore e morale mâ të kullueta nuk u shkrînë për dobí të nji kombit tue humbë kaq keqas në terr e në heshtje” shumë gjana rreth atmosferës politike të emigracionit, nji pjesë e udhëheqësve të t’cilit qenë angazhue thjesht për me kapë dollarë prej amerikanëve e s’tregonin as ma të voglin vullnet e zell për me organizue nji aktivitet konkret kundër regjimit të Tiranës. Në këto letra ndihet gjithnji e ma tepër me kalimin e viteve besimi në rritje i Mustafës ndaj figurës së sovranit, të cilin ai e trajton si nji element që mundet me favorizue bashkimin e të gjitha forcave politike jashtë atdheut. Nga ana tjetër prej letrave që i drejton Koliqi shihet qartë vështirsia me bashkërendue veprimet mes grupeve e partive, ndihet atmosfera e mosbesimit dhe e ndasive, paqartësia për të ardhmen dhe pesha e sakrificave morale dhe ekonomike që i duhet me përballue nji grushti të vogël idealistash atdhetarë që jeta i ka hjedhë e shpërnda pa plang e pa shtëpi. Pështjellimit të paskaj i shtohet rreziku i shumë sharlatanëve që nisin me u shfaqë në skenën e emigracionit, ndërkaq prej atdheut vijnë gjithnji e ma shpesh lajme të këqija e shumica e familjarëve të t’ikunve gjinden në kampe përqendrimit e në burgje. Në letrat e Krujës, Koliqit, Gurakuqit ndihet nji notë pesimizmi: “nuk ka kurrë siguri me gjinden tonë” – i shkruen Mustafa Koliqit me 18/12/1954. Vuejtjet e atij emigracioni të dytë (i pari kishte qenë në periudhën 19241939), randoheshin tashma edhe prej moshës që kishte ba të veten. Shkruen E. Koliqi: “Jemi nji ndër brezní mâ fatmjera qi njofti historija njerzore. Kurr qëllime mâ bujare dhe forca mendore e morale mâ të kullueta nuk u shkrînë për dobí të nji kombit tue humbë kaq keqas në terr e në heshtje” (3/11/1957), dhe vijon në letrën mbasardhëse: “Fatkeqsit e mëdhajá nuk më kanë përulë: jam ai qi ishem. Mund të kemi gabue, por qëllimi i ushqyem ishte i kulluet. E sa të kemi frymë, nuk due të heshti. Anmiqt (shumicës së cilvet u kemi bâ nderë) na marrshin të keqen. Shum prej tyne janë të tillë qi asht mâ mirë me i pasun anmiq se miq” (15/12/1957). Mendja e shpirti i këtyne intelektualve vijonte me lëviz për të mirën e çështjes shqiptare. Në ketë kuadër hyjnë edhe rrahjet e mendimeve në lamijen e gjuhësisë e të historisë, zelli i botimeve, projektet për krijimin e qendrave të studimeve shqiptare në mërgim, botimi i të përkohshmeve me karakter shkencor. Edhe pse asht tashma tek të shtatëdhjetat, Mustafa paraqitet si nji lum i frymë kur bahet fjalë me qortue e me argumentue mendime që kanë të bajnë me gjuhën shqipe. Nji pasion i veçantë e dallon për ortografinë, tek e cila ai preferon kryesisht parimin etimologjik, mandej vjen kujdesi për leksikun, cena jo e teprueme për sintaksen, talenti për me qitë në dritë fjalë të reja, e mandej prap qukrrime e shfrime mes miqsh. Jo rrallë stili i Mustafa Krujës paraqitet i vrazhdë, fjalët ndonjiherë bahen plumb të randa, por mbas tyne rrin nji njeri i drejtë me nji zemër të kulluet që urren rrenën e laselyesinë (dyfytyrësinë) dhe don vetëm të vërtetën. Në këto letra shihen xixat e jetës së mërgimtarit, por edhe hijet

e vështirsive ekonomike. Mbi të gjitha mërgimtarëve politikë u mungon atdheu. Kajherë pamundësia me u kthye në atdhe ua kthen ekzistencën në nji burg të zymtë. Gadi në çdo letër preket vetmia e tyne, prandaj Mustafa, që asht ma i madhi në moshë e ma i veçuemi, s’prânë tue u kërkue bashkëbiseduesve me i shkrue, e prandaj i ngucë pa prâ, hera herës edhe tue i qortue për vonesat në përgjegje. Për gjuhëtarë si Mustafa Kruja e si Karl Gurakuqi, për albanologë si Valentini, për shkrimtarë si Ernest Koliqi e Martin Camaj largimi prej tokës amë duhet të ishte nji mallkim. Larg atdheut u mungonte landa e parë: u mungonin njerëzit, gjuha e tyne. Ishin larg prej nji genius loci që i kishte rritë e mësue gjana të pathanshme. Koliqi, Camaj, Valentini, Gurakuqi ketë mungesë do të mundoheshin me e plotsue në dy mënyra: tue shkue mes arbëreshëve dhe tue ndejt me të ikun shqiptarë, sidomos prej maleve tona. Ata që e kanë njohtë prej afër tregojnë sesi Ernesti kalonte orë e orë në shoqni të malcorve të thjeshtë, tue vjelë prej gojës së tyne thanje e fjalë të rralla, që mbasi filtroheshin në laboratorin e shkrimtarit hynin me të drejta të plota në mbretninë e letrave shqipe. Në këtë letërshkëmbim ndihet se sa e madhe asht mungesa e literaturës shkencore dhe e letërsisë shqipe. Njeni e tjetri i thërrasin kujtesës tue nxjerrë prej thellësinave të saja vargje, data, emna, skaje, përçansime. E mandej vërehet bujarija e gatishmënia e atyne që munden me daktiloshkruen tue kopjue vepra që s’gjinden, apo tue ble në antikuariate do të tjera që i nevojiten shoqit. Mbi Mustafën peshonte gjykimi i nji pjesë të mërgatës që s’ia ka harrue faktin se kishte qenë për 13 muej kryeministër. S’u binte në mend se kishte qenë ndër firmatarët e shpalljes së Pamvarsinë në Vlonë, se kishte luftue me të gjitha forcat q’prej atëherë e deri n’ato çasa për Shqipninë, dhe mundoheshin me e prozhmue me çdo kusht, tue shpifë e tue e randue pa të drejtë. Si Mustafa ashtu edhe Ernesti, të cilët ishin marrë me politikë aktive gjatë luftës, shihet se shprehin keqardhje për si shkuene punët gjatë luftës, ndihet diku- diku edhe dëshira për me kuptue ma thellë se ku kanë gabue, por secili asht i bindun se n’ato çasa historike s’ka pasë as mundësi dhe as dije për me veprue ma mirë. Tue e pa Shqipninë të nënshtrueme e për ma tepër nën thundrën e “Harushës së veriut”, siç e quejnë ata Bashkimin Sovjetik, ndiejnë se kanë pasë të drejtë që e kanë luftue komunizmin, ndryshe prej ndonji force tjetër politike që u pat mundue me flirtue pa sukses me Frontin komunist. Në nji letër Karl Gurakuqi i shkruen Mustafa Krujës: “Ti u mundove, ti u përpoqe, ti u rropate, ti u shkrîne, edhe me rrezik të jetës, për t’i gatue Shqipnís rrugën e mirëqënjes e të përparimit, por dolën disa bastardha qi deshën e duen edhe sot, pa fije turpi, me shkatrrue shka ti me shokët e tú t’idealit me aq flijime ndërtuet. Por s’kanë me i a dalë kurr të shlyejnë nga faqet e historís s’onë emnin e ndritëshëm të


• E enjte 18 prill 2013 Mustafë Merlikë Krujës, pse themele dhe rrâjë të forta ka shtî në rinín shqiptare. Ka pasë thânë Pater Gjergji se Shqipnija u bâ për inád të dreqit e t’anmiqvet; ashtu edhe emni i yt, për inát të kundrështarvet mendjeshkurtë, të vagabondavet, të trathtarvet të vendit e t’emnit shqiptar, të krymbavet të ndësinavet, do të qindrojë nalt, gjithmonë nalt; do të vîjë dita qi do të shkruhet në librin e Atdheut, qi do të ruhet me zilí nga brezat qi do të vîjnë” (12/3/1957). “Mue m’intereson atdheu i im” – i shkruen Mustafa Gurakuqit në nji letër të 15 korrikut 1953 Karl Gurakuqit. Kjo asht nji deklaratë dashunie “alla Mustafë”, pa fjalë të mëdhaja e përbetime, por me vepra të zâshme, i gatshëm me pranue për hatër të veprimit të tij politik shortin që e dënoi me nda për së gjallit prej familjes së vet. Në këto letra nuk shihet pothuejse asnji kumbim harejet, por vetëm pezm për Shqipninë e për të afërmit që vuejnë e trishtim për gjendjen e mjerueshme të emigracionit. Siç dihet, në fund të jetës së vet Mustafa mbërrijti me emigrue në Shtetet e Bashkueme të Amerikës së bashku me të motrën Angjelën. Atje zbuloi nji botë të re, krejt të panjohtun, nji “Eden” siç e quen ai në nji letër. Edhe pse tue qenë në moshë të shtyme, ai iu fut me vrull mësimin të anglishtes, e në nji letër të 9 tetorit 1956 i shkruen Gurakuqit: “Sido qoftë, për bisedime gjuhsore kujtoj se kam me të lânë të qetë këndej e mbrapa. N’Amerikë s’merren bota me dokrra e duhet pra edhe un t’u përshtatem zakoneve të vendit”, e vijon: “Un tash nji herë due me nxânë me kënduem e kuptuem mirë anglishten. Mbrapa, në mos paça kurrfarë pune tjetër me bâmë mâ mbas 70 vjetsh, tash po merrem prap me tërfulet e vjetra, qi s’i don kurrkush!”. Në këto fjalë shihet nji farë zhgënjimi, por këto dy rreshta nuk duhet të na çojnë në përfundime të gabueme, Mustafa vijoi deri në çasat e mbrame të jetës me punue për kulturën e sidomos për gjuhën tonë. Nji figurë plot hir shpirtnor e virtyte, që del dendun në këto letra, asht edhe ajo e së motrës, Haxhires, ma vonë e pagëzueme Angjela. Nji grue punëtore e palodhun, e përvujtë, inteligjente dhe e dashtun, e ambël dhe e gatshme me përballue çdo sakrificë për me sigurue nji jetë të denjë. Pranë saj del edhe nji Mustafë i panjohun ma parë, nji babë i dhembshun që merret edhe me punët e shtëpisë, tue e ndihmue vajzën që punonte me orë të tana për me fitue bukën. Këto letra përbajnë nji visar e ndriçojnë nji hark kohor të randësishëm të historisë sonë, prandaj leximi i tyne padyshim do ta pasunojë historianin dhe do t’i shërbejë edhe lexuesit të thjeshtë, nemos tjetër për me kuptue se sa të lidhun ishin ata njerëz me atdheun, me kulturën dhe me gjuhën e tyne amtare. Prof. Ardian Ndreca Romë, mars 2013

Kuvendi i letrave vazhdon

Kulturë

»

21

“Kuvend letrash me miqtë”, Vëll. II me autor Mustafa Kruja-Melikën, Ernest Koliqin, Martin Camajn, At Zef Pellumbin, Karl Gurakuqin, Namik Resulin, Stavro Skendin është botimi që ka dalë në qarkullim së fundi në Tiranë.

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve, veprimtari dhe diskutime për raportin e UNESCO-s Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve, paraditen e sotme, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti, do të marrë pjesë në përurimin e “Barakës Multimediale” si një pikë informacioni dhe edukimi për publikun e gjerë, e cila ndodhet në ambjentet e DRKK, Tiranë (Mozaiku i Tiranës). Ndërkohë dje, pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, është zhvilluar konferenca për shtyp, drejtuar nga Drejtori i IMK-së, Akademik. Apollon Baçe, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Trashëgimisë Kulturore, Arbër Kadia. Tematikat mbi të cilat është diskutuar janë: Veprimtaritë në kuadër të Ditës së Monumenteve (18 Prill), Raporti i UNESCOs dhe mbi Muzeun historik në Romë, Torino, Kosovë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Ruhet ë-ja e patheksuar në fjalët e shqipes

L

ibri, që sot merrni në dorë, është vëllimi i dytë i serisë “Kuvend letrash me miqtë”, botimi i së cilës filloi vitin e shkuar me letërkëmbimin ndërmjet Mustafa Krujës dhe familjes Gjomarkaj e Atij dhe prof. Zef Nekaj. Në këtë vëllim botohet letërkëmbimi mes M. Krujës dhe gjashtë profesorëve të shquar të universiteteve të ndryshme të botës, njëkohësisht ndër personalitetet më të spikatura të jetës kulturore shqiptare, përkatësisht Ernest Koliqit, Karl Gurakuqit, Martin Camajt, Namik Resulit, Atë Zef Valentinit dhe Stavro Skendit. Është një nismë e familjes së ish-Kryetarit të Institutit të Studimeve Shqiptare, për t’i paraqitur lexuesit të sotëm letërkëmbime të Tij me personalitete të ndryshme të jetës kulturore e politike të Shqipërisë. Ideja, për të botuar atë pjesë të letërkëmbimeve të mbetur në arkivin e familjes, është nxitur edhe nga vlerësimi që personalitete si E. Koliqi apo K. Gurakuqi kanë shprehur për to. “Aty ku Mustafa, mendoj, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi paten fatin me pasë letra prej tij, duhet t’i ruejnë me kujdes sepse

në to âsht derdhun visar i paçmim i shqipes. î shprehet prof. Koliqi në Shejzat me rastin e 70 – vjetorit të lindjes së M. Krujës. Ndërsa K. Gurakuqi shkon edhe më tej. Në një letër ngushullimi që i dërgon familjes në rastin e vdekjes së Tij shprehet kështu: “Unë nuk do t’a harroj kurr e deri sá të jemë gjallë do t’i ruej me kujdes e me nderim letrat e Tija plot dashuní për mue personalisht, e për gjuhën shqipe veçanisht. Ndoshta do të vîjë koha, e për këtë i lutem me afsh Perendís, qi të më jepet rasa të mbledhi e të përmbledhi krejt korrespondencën e Tij me miqt e shumtë qi ká pasë, e t’a botoj në vëllim të posaçëm”. Në vazhdën e këtyre gjykimeve e, madje, të dëshirës së prof. Gurakuqit, po vazhdoj punën për botimin e letërkëmbimeve. I kërkoj falje lexuesit për mungesën e mjaft letrave, që nuk kam pasur mundësi t’i rrjeshtoj në këto vëllime, mbasi nuk i kam në dorë. Kjo ndodh sepse familja ka pak letra të shkruara nga i pari i saj, ka vetëm ato për të cilat Ai ka ruajtur kopjet, por kjo nuk ka qënë një praktikë e përherëshme. Për të paraqitur një vepër të plotë, do të ishte dashur edhe

bashkëpunimi i familjeve të bashkëshkru-ajtësve që, për arsye të ndryshme, nuk ka qënë në masën e duhur. Për përpilimin e këtij vëllimi, një falënderim i përzemërt i shkon, nga ana ime, prof. Romeo Gurakuqit, për ndihmën bujare të dhënë, nëpërmjet fotokopjeve të mjaft letrave të M. Krujës drejtuar K. Gurakuqit, materiale që kanë bërë të mundur që ai letërkëmbim të jetë ndër më të plotët. Përfitoj nga rasti për të rifalënderuar z. Nikoll Nekaj, për të njëjtin veprim, të kryer në lidhje me letërkëmbimin e xhaxhait të tij, Zef Nekaj, të pasqyruar në vëllimin e parë të kësaj serie. Lexuesi do të gjejë në mes të rrjeshtave të këtij libri ndërprerje të tilla (....). Duke mbajtur parasysh faktin se letrat janë shkruar jo për përdorim publik, në to ka edhe fjalë, gjykime e shprehje që bëjnë pjesë në privatësinë e bashkëbiseduesve, e cila duhet respektuar në tërësinë e saj. Është një rregull e shoqërive të qytetëruara, e vlefshme për të gjitha kohërat e për të gjithë individët e popujt. Jam munduar t’a mbaj parasysh në punën time me këtë libër. Eugjen Merlika

Mbyllet mbledhja e gjuhëtarëve. “Ikin” dy zanoret e ngjitura “o”. Ndryshimet në Gjuhë, do të bëhen publike Shumë nga kërkesat e parashtruara për miratim për ndryshimin e standardit të gjuhës shqipe kanë rënë poshtë. Mbledhja “e fshehtë” mbajtur për dy ditë nga gjuhëtarë të njohur të hapësirës shqiptare për ndryshimet dhe përmirësimet e gjuhës shqipe, pritet të bëjë publike në mënyrë zyrtare ndryshimet e miratuara. Megjithatë, mund të themi se disa nga gjërat që janë miratuar janë: ruajtja e ë-së së patheksuar në shumë prej fjalëve që pritej të binte. Kjo ka qenë dhe tema kryesore dhe më e nxehtë e mbledhjes, që ka hapur edhe shumë debate. Kështu nuk bie ë-ja tek fjalët vetëvendosje, vetëvrasje, vetëvarje, ndërsa është kërkuar që të shtohet tek fjalët si vet(ë)vetiu, etj. Përveç ë-së, Këshilli Ndërakademik i Gjuhës (i cili merr vendime jo të detyrueshme për zbatim) është marrë edhe me: drejtshkrimin e disa fjalëve me l ose me ll; drejtshkrimin e disa fjalëve që kanë dyshkro-njësha dhe disa fjalëve me togje zanoresh, ua, ue, oo, si zooteknik; si dhe me drejtshkrimin e shkronjës së madhe në disa raste. Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe u themelua më 2004-ën nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (AShSh) dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK), si organ me autoritet shkencor për shqyrtimin e të gjitha çështjeve që lidhen me përdorimin dhe zhvillimin e shqipes standarde. Këshilli drejtohet nga një Kryesi prej pesë akademikësh, (tre akademikë nga AShSh dhe dy nga AShAK). Këshilli përbëhet nga 22 anëtarë, profesorë, akademikë e studiues të njohur të gjuhës shqipe. Nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë janë anëtarë: Shaban Demiraj, Jani Thomai, Ethem Lika, Kolec Topalli, Seit Mansaku, Enver Hysa, Emil Lafe (i dorëhequr); Shezai Rrokaj, Gjovalin Shkurtaj; Tomorr Osmani dhe Mehmet Çeliku. Nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës janë anëtarë: Rexhep Ismajli, Besim Bokshi, Idriz Ajeti, Shefkije Islamaj, Bardh Rugova, Isa Bajçinca, Fadil Raka, Abdullah Zumberi, Imri Badallaj. Shqiptarët e Maqedonisë përfaqësohen nga Remzi Nesimi dhe arbëreshët e Italisë nga Francesco Altimari.


22

« speciale

Turizëm

Ishulli

Ishulli magjik mbart sekretin

për t’i dhënë fund miopisë

ga një studim i ri bëhet e ditur se trashëgimtarët e kryengritësve të famshëm të anijes “Bounty”, të cilët jetoN jnë në një ishull të izoluar të Paqësorit, kanë normat më të

më i bukur në botë B

elize, edhe pse është vend i vogël tropikal në Amerikën Qendrore, mund të lavdërohet si ishulli më të bukur në botë, për shkak se turistët e kanë vendosur Ambergris-Kajen në kreun e listës të ishujve më të bukur. “AmbergrisKaje është krenaria e Belizes, shtet që është i njohur për nga shkëmbi i dytë koral sipas madhësisë në botë, menjëherë pas atij australian”, - shkruan gazeta “Gardian”. Sipas votave të vizitorëve në faqen “TripAdvisor”, vendet e Karaibeve kanë ishujt më të bukur, për shkak se në vend të dytë gjendet SentXhon, që u përket Ishujve të Virgjër, ndërsa në vendin e tretë ndodhet ishulli i njohur Bora-Bora. Ndërsa është në pikëpyetje kontinenti i vjetër, vendin e parë e mori ishulli grek Santorini, i cili njëherësh është edhe ishulli i vetëm europian midis dhjetë ishujve më të bukur në botë. Greqia pa konkurrencë është vend europian me ishujt më të bukur, për shkak se përveç Santorinit në listën europiane ndodhen edhe Qefalonia, Naksos dhe

Lista e dhjetë ishujve më të bukur në botë: 1. Ambergris-Kaje, Belize 2. Sent-Xhon, Ishujt e Virgjër 3. Bora-Bora, Polinezia Franceze 4. San-Huan, SHBA 5. Santorini, Greqi 6. Ishulli i Grave, Meksikë 7. Moreja, Polinezia Franceze 8. Ko-Tao, Tajlandë 9. Ishujt e Pashkëve, Kili 10. Nosi-Be, Madagaskar

Lista e ishujve më të bukur europian: 1. Santorini, Greqi 2. Qefalonia, Greqi 3. Kapri, Itali 4. Naksos, Greqi 5. Mejnland, Skoci 6. Goco, Maltë 7. Zakintos, Greqi 8. Xherzi, Britani e Madhe 9. Skaj, Skoci 10. Fuerteventura, Spanjë.

Zakintosi.elize, edhe pse është vend i vogël tropikal në Amerikën Qendrore, mund të lavdërohet si ishulli më të bukur në botë, për shkak se turistët e kanë vendosur Ambergris-Kajen në kreun e listës të ishujve më të bukur. “Ambergris-Kaje është krenaria e Belizes, shtet që është i njohur për nga shkëmbi i dytë koral sipas madhësisë në botë, menjëherë pas atij australian”, - shkruan gazeta “Gardian”. Sipas votave të vizitorëve në faqen “TripAdvisor”, vendet e Karaibeve kanë ishujt më të bukur, për shkak se në vend të dytë gjendet Sent-Xhon, që u përket Ishujve të Virgjër, ndërsa në vendin e tretë ndodhet ishulli i njohur Bora-Bora. Ndërsa është në pikëpyetje kontinenti i vjetër, vendin e parë e mori ishulli grek Santorini, i cili njëherësh është edhe ishulli i vetëm europian midis dhjetë ishujve më të bukur në botë. Greqia pa konkurrencë është vend europian me ishujt më të bukur, për shkak se përveç Santorinit në listën europiane ndodhen edhe Qefalonia, Naksos dhe Zakintosi.

Ikaria,

ishulli që të “zgjat” jetën me 10 vjet

dokush ka teorinë e tij mbi sekretin e një jete të gjatë Ç e të shëndetshme. Me zhvil-

limin e shoqërisë dhe avancimet e mëdha në mjekësi, nuk është çudi që njerëzit sot arrijnë lehtësisht të 80-at, madje edhe më shumë. Por banorët e një ishulli grek, Ikaria, duket se bëjnë diçka ndryshe nga pjesa tjetër e botës. Mundësitë që ata shkojnë deri në 90 vjeç janë 2.5 herë më të larta se amerikanët dhe jetojnë rreth 1 dekadë më shumë se pjesa tjetër e

Europës. Këtu 75 për qind e popullsisë është nën 65 vjeç dhe është një vend ku njerëzit duket se kanë imunitet ndaj sëmundjes së alzheimerit, sëmundjeve të zemrës, kancerit e problemeve të tjera që sjell plakja. Ishulli, rreth 30 milje larg Turqisë, në detin Egje, është një nga pesë zonat e ashtuquajtura “blu”, ku njerëzit jetojnë më gjatë. Ndryshe nga ishujt e tjerë grekë, Ikaria nuk është i mbushur me klube nate e bare, por me llixha e vende të veçanta kuruese.

E enjte 18 prill 2013 •

ulëta të miopisë në botë dhe mund të shërbejnë si çelësi për të zbuluar kodin gjenetik të sëmundjes. Studimi i kryer mes banorëve të ishullit Norfolk në Australi, i cili gjendet 1600 kilometra në verilindje të Sidneit, tregoi se numri i miopëve mes trashëgimtarëve të “Bounty” qe sa gjysma e banorëve të Australisë. Fletcher Christian udhëhoqi një kryengritje në anijen mbretërore britanike “HMS Bounty” kundër kapitenit Uilliam Bligh më 1789 në Paqësorin e Jugut. Kryengritësit u vendosën fillimisht në Tahiti, por më pas rrëmbyen disa gra vendëse dhe u arratisën drejt ishullit të largët Pitcairn për t’i shpëtuar arrestimit dhe ekzekutimit. Gati 60 vjet pas mbërritjes në Pitcairn, rreth 200 trashëgimtarë nga kryengritësit fillestarë u zhvendosën në ishullin Norfolk për të shmangur vdekjen nga uria. “Ne zbuluam se norma e miopisë mes grupit të Pitcairn është afërsisht sa gjysma e popullatës së Australisë dhe për rrjedhojë këta duhet të jenë grupi me normën më të ulët të miopisë në planet”, - deklaroi David Mackey nga një qendër kërkimore në Australi, e cila kreu studimin. Mackey tha se mund të ketë dallime gjenetike mes banorëve të Norfolk, gjë që sjell edhe normën e ulët të miopisë, por shtoi se kjo sëmundje shtohet mes njerëzve që shpenzojnë më pak kohë në ambient të hapur. “Në qytetet e mëdha të Azisë Lindore, si Singapori, Tajvani, Hong-Kongu apo qytetet malore të Kinës miopia është bërë shumë e zakonshme dhe ne besojmë se ka faktorë ambientalë që e kanë krijuar këtë situatë”, - tha ai. Miopia prek një në gjashtë njerëz në Australi dhe më shumë se një në katër në Shtetet e Bashkuara. Çereku i popullatës së botës ose rreth 1.6 miliard njerëz vuajnë nga kjo sëmundje. Ishulli Pitcairn dhe disa ishuj të vegjël pranë tij kanë një sipërfaqe të përgjithshme prej 47 kilometrash dhe ka aktualisht vetëm 67 banorë. Burimi kryesor i të ardhurave për banorët është shitja e suvenireve për anijet që kalojnë aty, përfshirë monedha dhe pulla postare. Së fundi, shitja e domaineve të internetit me kod daljeje .pn është kthyer në një burim tjetër të ardhurash.

Shteti që kërkon të transferohet në një shtet tjetër

ë frikësuar nga mundësia që ishulli i tyre të zhduket, presidenti i shtetit të vogël të Kiribatit ka përpunuar T një plan të çuditshëm: transferimin e të gjithë popullatës Sekreti mund të jetë po ashtu i lidhur edhe me diellin, temperatura në dimër është mesatarisht 10 gradë celsius dhe gjatë verës reshjet e shiut janë shumë të pakta. Një tjetër sekret mund të jenë plazhet e mrekullueshme, ajri i pastër dhe stili i jetesës tejet i qetë. Mund të jetë po ashtu ushqimi bio. Banorët janë konsumues të rregullt, por pa e tepruar, të alkoolit dhe çajave të ndryshëm. Një nga banorët e vjetër të ishullit, Stamatis Moriatis, është

kthyer në një hero për vendin, sipas “New York Times”. Ai u diagnostikua me kancer në mushkëri dhe i dhanë vetëm 9 muaj jetë në vitin 1976, por së fundi ai mbushi 98 vjeç dhe vazhdon të jetojë normalisht. Duke qenë se ishulli është një zonë malore, banorëve u duhet të ecin për të shkuar diku. Ky është një aktivitet i përditshëm fizik. Zona të tjera blu në botë janë Sardenja në Itali, Okinava në Japoni, Loma-Linda në Kaliforni dhe gadishulli Nikoja në Kosta-Rikë.

në Ishujt Fixhi. Anote Tong, guvernatori i Kiribatit, ka bërë publike idenë për “Associated Press” se bashkë me këshilltarët e tij të kabinetit po vlerësojnë mundësinë e blerjes së 6 mijë hektarëve në Viti-Levu, ishulli kryesor i arkipelagut të Fixhit. Toka që i përket një grupimi fetarësh është në shitje për 9.6 milionë dollarë dhe mund të jetë zgjidhja perfekte për transferimin e 103 mijë banorëve të shtetit që kërcënohet nga rritja e nivelit të detit. Shteti i Kiribatit ka qenë në qendër të debatit mbi ndryshimet klimaterike, sepse niveli i detit është rritur me 2 milimetra dhe pritet që të vazhdojë rritjen për shkak të ndryshimeve klimaterike. Ishujt Fixhi kanë një popullatë prej 850 mijë personash dhe ende nuk dihet se si mund të sigurohen banesat për banorët e rinj. Gjithsesi, ende pritet aprovimi i blerjes së tokës, që duhet të bëhet në prill.


SPORT • E enjte 18 prill 2013

Laçi e Bylisi finalja e Kupës ylis-Laçi është finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë. Ballshiotët kanë bërë surprizën duke eliminuar në gjysmë-finale skuadrën e Skënderbeut, ndërsa kurbinasit mposhtën Kukësin me rezultatin 2-1. Një gol i shënuar nga Gërxho në minutën e 52 të takimit, zhvlerësoi rezultatin 1-1 të arritur në Korçë dhe i dha kualifikimin për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë skuadrës ballshiote. Në Laç, Nimani në minutën e 33 të takimit dhe Çela në minutën e 79-të i dhuruan kualifikimin historik për në finale skuadrës vendase, ndërsa goli i shënuar për kuksianët nga Peqini në minutën e 65-të, nuk shërbeu më shumë se sa të barazonte përkohësisht rezultatin. Ndeshja e parë e zhvilluar në Kukës mes këtyre dy skuadrave përfundoi në barazim pa gola.

është i kualifikuar me gol në fushën kundërshtare. Por nuk pajtohet me këtë gjë skuadra e Nicës, që një minutë më pas kurbinasit humbet në mënyrë të pabesueshme shansin për të kaluar sërish në epërsi. Tre lojtarë kurbinas gjenden të vetëm me Halilajn, por gabojnë fatalisht. Nica shton edhe një forcë ofensive, Bllokun, në kërkim të rikthimit të të tijve në fitore, përforcim që i del për mbarë. Në kohën kur miqtë kanë humbur mundësinë e artë për t’i dyfishuar shifrat me anë të Prognit, pas një daljeje të shpejtë, vjen minuta e 78të, kur një mbrojtës vendas, i ardhur në ndihmë të sulmit, Emiljano Çela, godet fuqishëm dhe shënon golin e epërsisë. Shokohen verilindorët, që kishin filluar të mendonin kualifikimin për më tej, dukshëm të tërhequr në gjysmëfushën e tyre dhe duke vonuar lojën. Manuka është përforcimi i radhës për miqtë, në tentativë për të dalë me kualifikim nga fusha e Laçit, por bardhezinjtë mbahen fort deri në vërshëllimën e fundit të Bardhyl Pashajt, duke shkuar në finale të kupës për herë të parë në historinë e tyre si klub.

Laçi në delir, dhunë pas ndeshjes Laçi e nis vrullshëm lojën, në sulm, duke ngulmuar ta gjejë sa më shpejt golin. Kuksianët shfaqen tepër të kujdesshëm në prapavijë, ndërsa mundohen të dalin me pak pasime në kundërsulm, me destinacion të përhershëm të topit te “pyka” e tyre, Popoviç. Sidoqoftë, vihet re një luftë e fortë sportive në mesfushë, ku lojtarët bëjnë të vuajnë njëri-tjetrin dhe të mbeten në kufijtë e pasimeve të gabuara. Zefi për vendësit ndëshkohet shumë shpejt me karton të verdhë, që në minutën e 4-t, pas një ndërhyrjeje që rrezaton ngarkesën dhe karikimin maksimal të të dyja palëve për të fituar dhe shkuar në finalen e Kupës. Tensioni duket po aq i lartë edhe në kontestimet karshi kryesorit Pashaj, pas cdo vërshëllime të tij. Janë kurbinasit, ata që i afrohen shumë pranë golit në minutën e 7-të, pas një goditjeje dënimi nga e djathta e sulmit të vet. Topi harkohet në zonë nga Shazivari dhe aty godet një tjetër lojtar i Lacit, por mbrojtësit miq evitojnë rrezikun. Dy minuta më pas, pas

Bylisi në finale me golin e Gërxhos Në prani të një numri të madh tifozësh, ndeshja në Ballsh është luajtur e fortë dhe me sulme e kundërsulme nga të dyja palët. Minuta e 10të sjell rastin e parë ideal për gol të korçarëve. Orelesi driblon mbrojtjen ballshiote dhe del i vetëm me Frashërin. Ky i fundit i ndërhyn në momentin deçiziv, duke ia hequr topin nga këmbët , por i dëmtuar disi. Më pas kemi të bëjmë me një dominim të zotërimit të topit nga mallakastriotët, që përmes pasimesh të shpejta e të qarta dalin shumë kollaj në gjysmëfushën mike. Xhafaj dhe Peter bëhen rrezik serioz për kundërshtarin, sepse janë tepër të shpejtë dhe depërtues të zotë. Megjithatë, edhe rasti tjetër i volitshëm për gol i takon Skënderbeut. Eshtë minuta e 25-të, kur Fagu lëshon një predhë nga distanca, por Frashëri reagon mrekullisht, duke e devijuar topin në këndore dhe evituar golin në kuadratin e vet. Gjithçka është e hapur. Zhvillohet një lojë me ritëm të lartë, e bukur, më sulme dhe kundërsulme, por

Më 18 maj në Tiranë dy skuadrat luftojnë për trofeun dhe Europën. Në Laç dhunohet Nimani e Vucaj nga policia që i ngatërron si tifozë

B

një këmbëngulje të gjatë nga e djathta, vendësit ekzekutojnë një këndore. Buljan ngrihet mbi të tërë, godet me kokë dhe për pak nuk shënon. Kemi të bëjmë me minuta të tëra kur presingu i madh i bardhezinjve e detyron kundërshtarin t’i përveshë mirë mëngët dhe të mbyllet në gjysmëfushën e vet. Kjo gjë përshkon çerekorëshin e parë të ndeshjes, derisa verilindorët nisin të zgjohen pak e nga pak dhe ta hedhin vështrimin drejt portës së Bakajt. Përmes organizimit të lojës, që mundohet ta bëjë Musolli dhe Allmuça në mesfushë, debutuesit në Superiore tentojnë të gjejnë kokën e Popovicit. Serbi, falë shtatlartësisë së tij, sjell pështjellim te prapavija e skuadrës së Nicës, duke e bërë thuajse të pamundur markimin e tij nga Emiljano Çela. Rasti i parë për t’u shënuar i Kukësit vjen në minutën e 17-të: pas goditjes së dënimit, të fituar dhe ekzekutuar nga Allmuça, Popoviç gjendet në pozicion ideal konkludimi, por del huq me kokë, pasi i ishte vjedhur

prapavijës vendëse. Miqtë e spostojnë manovrën e tyre ofensive më së shumti në të majtë, duke shfrytëzuar daljet e Allmucës e të Prognit, që krosojnë në zonën e vogël të portës kurbinase, por në finalizim nuk kanë shënjestrën e duhur. Gabon disa herë shtatlarti serb, ashtu sikurse konsumon të njëjtën gjë edhe Ylli Hoxha në minutën e 25-të, kur topi devijohet në këndore nga mbrojtësi Emiljano Cela. Evidente minuta e 33-të, kur Vucaj ekzekuton nga e djathta një goditje dënimi, ngrihet me kokë dhe godet bukur Çela, por Halilaj grushton në trekëndëshin e portës së tij, në mënyrë të mrekullueshme. Topi del jashtë dhe ka këndore nga krahu tjetër. Së andejmi topi vjen në gjysmëlartësi në zonën e mbrojtjes kuksiane, ku me shumë zgjuarsi ndërhyn me kokë Nimani, shënon dhe…. feston si Vuçiniç i Juventusit, duke hequr të mbathurat e uniformës së tij. Stadiumi në delir. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, 1-0 për Laçin, duke ia

Milani zgjedh Prandelin për të ardhmen Çezare Prandeli është më shumë se një ide për Milanin, por në të ardhmen. Drejtuesit kuqezinjtë kanë menduar t’i besojnë trajnerit të kombëtares italiane pankinën në sezonin 2014-2015-të. Gjithçka duket e mundur, sepse Prandeli zor se do të pranojë të drejtojë më kombëtaren pas Botërorit 2014-të, pasi ai dëshiron të përjetojë çdo javë emocionet që të dhuron fusha. Prandeli është realisht një nga trajnerët më të suksesshëm italian në vitet e

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

fundit, sepse përveç punës së mirë me Fiorentinën, ka shkruar historinë edhe me kombëtaren. Prandeli mund të përshtatet shumë mirë tek kuqezinjtë, pasi një pjesë të madhe të lojtarëve i ka aktualisht në kombëtare, si Montolivon, Abaten, De Shilion, Balotelin dhe Noçerinon. Plani i Milanit është t’i besojë pankinën edhe një vit Alegrit dhe më pas të mbështetet tek Prandeli, i cili është një trajner që ka treguar se di të punojë me të rinjtë.

lënë vendin pjesës së dytë, kur vendësit duhet të mendojnë më tepër të mos pësojnë, ndërsa kuksianët të kundërtën. Por ndryshe zhvillohen ngjarjet me përmbysje në fushën e lojës. Biskup ia lë vendin Alikajt me nisjen e 45 minutave të dyta. Cungu mundohet t’i japë më tepër fantazi lojës së të tijve, që ka çaluar në ndërtim dhe organizim. Edhe Nica reagon me zëvendësim, paksa më vonë, duke nxjerrë Shazivarin për Sefgjinin. Tashmë trajnerit të kurbinasve i duhet të përforcojë disi repartin difensiv, duke parë se kuksianët i kanë shtuar forcat në drejtim të portës së Bakajt, pasi nuk kanë çfarë të humbasin. Në minutën e 66të miqtë fitojnë një goditje dënimi mbi zonën e 16-metrave të Laçit, pasi ndaj Popoviçit ndërhyhet në mënyrë të gabuar, sipas kryesorit Pashaj. Godet Progni dhe topi përplaset në murin mbrojtës, por nuk largohet së andejmi, shkon te Peqini, që e përcjell në rrjetën e Bakajt. Rezultati barazohet 1-1, çka do të thotë se Kukësi

»

23

mbrojtjet respektive janë në lartësinë e duhur. Në minutën e 29-të kemi të bëjmë me një kombinim të bukur të dyshes Bola-Peter, me këtë të fundit që zhytet me kokë për të goditur, por paksa jashtë portës së mbrojtur nga Shehi. Drithërima për portën kuqebardhë ka edhe në minutën e 37-të. Peter, i papërmbajtshëm, kalon bukur dy-tre mbrojtës korçarë dhe del i vetëm përballë portierit Shehi. Godet fort në pozicion ballor, por në duart e “gardianit” kuqebardhë, duke humbur kësisoji një mundësi shumë të mirë për shënim. Kundërpërgjigjen korçarët në minutën e 41-të. Orelesi asiston bukur Fagun, që në pozicion ballor, i gjendur mbi vijën e 16-metrave, godet fluturimthi, por Frashëri pret në dy kohë. Rastin më të mirë për shënim miqtë e kanë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, kur Plaku gjendet i vetëm me Frashërin, pas një kundërsulmi të shpejtë të tijve, por godet mbi traun e portës vendëse. Pjesa e dytë nis edhe më kërkuese për skuadrën e Bylisit. Ajo është e vendosur për të shënuar dhe mos e lënë fatin e kualifikimit te barazimi 1-1 i sfidës së luajtur në Korçë. Në minutën e 53-të, vendasit fitojnë një goditje dënimi, që ekzekutohet mrekullisht nga fieraku Jualin Gërxho. Në një largësi prej rreth 20 metrash ai e “qëndis” topin në trekëndëshin e Orges Shehit, që s’ka cfarë të bëjë. 1-0 për Bylisin dhe tifozëria mallakastriote është në qiellin e shtatë. Reagon fuqishëm skuadra e Josës, që derdhet në aksione të njëpasnjëshme sulmuese, duke i detyruar mallakastriotët të rreshtohen me forca të shumta para Frashërit, ndërsa kujtohen të dalin hera-herës në kundërsulme të shpejta. Plaku dhe Nimaga bëhen protagonistë të rasteve të shpërdoruara për juglindorët, ndërsa një korçar, por në radhët e Bylisit, Frashëri, mbetet shpëtimtar i të tijve me pritjet e bukura. Minutat kalojnë dhe deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit Enea Jorgji mbetet në fuqi ai eurogol i Julian Gërxhos, që do të thotë finale e Kupës së Shqipërisë. Një arritje historike kjo për mallakastriotët, që tashmë do t’i bëjnë llogaritë edhe për trofeun me Laçin përballë.

Juventusi bëhet “i madh me Samsung” Juventusi është një skuadër e madhe, por ka një mundësi të artë për t’u përforcuar edhe më shumë. Gjithçka ka ndodhur pas eliminimit nga Bajerni i Mynihut në Ligën e Kampioneve. Menjëherë në orët pasardhëse, është arritur një marrëveshje e rëndësishëm me “Samsung”, kompania koreano-jugore, e cila është gati për ta mbuluar me miliona euro ekipin bardhezi. Çdo gjë mbetet ende sekret, detajet e fun-

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

dit të marrëveshjes janë për t’u përcaktuar, por koreano-jugorët, sipas mediave italiane janë gati të investojnë rreth 120 milionë euro, për të marrë të drejtat e emrit të stadiumit të Juventusit, i cili aktualisht emërohet “Juventus Stadium”. Një kontratë, e cili do të mund të zgjaste 5 vite. Me paratë e përfituara, drejtori i përgjithshëm Marota është gati të hidhet në sulm për të gjithë emrat e mëdhenj gjatë merkatos së verës.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E enjte 18 prill 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.