Metropol 18 qershor

Page 1

»10

OFERTAT DHE RISITË E ZONËS

Nesim Spahiu: Çorovoda një destinacion ndryshe për turistët E MARTË

18 QERSHOR 2013 VITI IX, NR. 3004 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Mediu në Tiranë: Votë në numrin 45 për zhvillimin Kreu republikan kërkon mbështetjen më 23 qershor për t’i dhënë shtysë plotësimit të ëndrrës europiane »4

Zgjedhjet në Dibër Stipe Mesiç në mbështetje të kandi-»6 datit Flamur Peçi

KËSHILLAT E SHBA TËN ARVIZU FLET MBI SITUA E NË PRAG TË VOTIMIT DH Ë PIKAT QË E SHQETËSOJN

E NË NUMRI I MADH I PARTIV IN ZGJEDHJE DËSHTON VOTIM ELEKTRONIK NË VLORË

PARTITË NISIN MBYLLJEN ZYRTARE TË FUSHATAVE, NDIT ORGANIZOHEN TAKIMET E FU

KOMPENSIMI

700 FAMILJE QË PËRFITOJNË PREJ FONDIT QË NDAHET NË QERSHOR Kategoritë që do të përfshihen në skemën e agjencisë. Rastet e përfitimit prej trashëgimtarëve të subjekteve të shpronësuara

»7

SONDAZHI I TIRANËS PD merr 17 mandate kundër PS-së që fiton 15 deputetë

Rezultatet e kompanisë së njohur italiane. Pritshmëritë e të intervistuarve në të gjithë qarkun për ekonomin dhe politikën... »4

Opinion Nga ALBI XHUNGA

Të përmbysim ata që do të zgjidhen Nga NEBIL ÇIKA

Basti i Blushit me Berishën si alarm elektoral »16-17

Partitë po bëjnë presion, zgjedhësit të rezistojnë

»2,3,4,5

MBYLLJA E FUSHATËS ZGJEDHORE

»2-3

Legalizimet kthehen në pikë përplasjeje mes Berishës dhe Ramës

ISMAIL KADARE

Pushtuesi osman nuk i mbrojti shqiptarët nga sulmet sllave Shkrimtari i madh shqiptar reagon pas kërkesës së Turqisë për të ndryshuar historinë. Shqipja e vetmja gjuhë e ndaluar në shekuj »20

PIRSING NË SHQIPËRI

Meshkujt futën tendencën në vend, por sot janë më të paragjykuarit Efektet që kanë pirsing kur vendosen në vende delikate. Besëtytnitë e lashta dhe traditat sipas zonave »8

U MORËN DHE ANTIPLUMBAT

5 shqiptarët e arratisur vrasin në pritë një polic grek

»9


02

« POLITIKË

E martë 18 qershor 2013 •

Kryesuesi i skuadrës socialiste për qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi, në takimet elektorale të zhvilluara me banorë të komunave Cakran dhe Levan është shprehur se PS-ja ka një plan të detajuar për të çuar ujin në çdo parcelë për vaditjen dhe kullimin e çdo toke bujqësore. Ruçi tha se ky plan ka edhe koston e tij financiare të mirëllogaritur nga ekipi i specialistëve shqiptarë dhe të huaj. Sipas përfaqësuesit të PS-së, kjo faturë financiare për ujin në çdo parcelë është 160 milionë dollarë.

Kandidatët për deputetë të PS-së për qarkun e Tiranës Pandeli Majko e Xhemal Qefalia kanë qenë në këndin e fjalës të zhvilluar me banorë të komunës Qesarakë. Një apel ka pasur Pandeli Majko për të gjithë banorët e fshatrave, ku pala tjetër është duke shfrytëzuar varfërinë për të blerë votën e njerëzve, që vetë qeveria e Berishës i ka lënë të varfër, të papunë dhe me toka djerrë. Kandidati Majko u ka bërë apel të gjithëve të reflektojnë për një ndryshim themelor në jetën e tyre.

MITINGJET PËRMBYLLËSE, KREU I PS NIS FAZËN E FUNDIT TË FUSHATËS ELEKTORALE

Rama: Mos u gënjeni me asfalte elektorale “T’i japim fund epokës së rrënimit dhe të hapim rrugën e demokracisë” Oli Xhilaga

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi dje që të gjithë votuesit shqiptarë të verifikojnë emrat në listat zgjedhore. Bashkë me këtë proces, LSI apeloi që çdo zgjedhës të informohet dhe me numrin e qendrës ku do të votojë. “Jemi të detyruar që t’u bëjmë thirrje të gjithë zgjedhësve shqiptarë për të cilët jemi të sigurt se do të votojnë masivisht në 23 qershor, të bëjnë një mund, të bëjnë një përpjekje në këtë javë të fundit për të verifikuar veten se ku janë në listën e zgjedhësve”, u shpreh nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani. Ky apel i LSI, sipas tij, erdhi për shkak të dështimit të procesit të verifikimit elektronik nga ana e KQZ. “Meqenëse ky shtet nuk e bën dot këtë punë, atëherë u takon qytetarëve tua kërkojnë edhe njëherë e theksoj këtë detyrë qytetare, politike, demokratike, që të vetë informohen përsa kohë që shteti nuk i informon”, vlerësoi Manjani.

K

reu i Partisë Socialiste nisi ditën e djeshme fazën e fundit të takimeve elektorale. Deri të premten kryesocialisti Rama do të zhvillojë mitingjet përmbyllëse pothuajse në të gjithë vendin. Kështu, gjatë ditës së djeshme Rama mbylli fushatën elektorale në Peqin e Librazhd, në një qark ku së fundi qeveria përuroi tunelin e autostradës Tiranë– Elbasan. Sipas tij, pavarësisht përurimeve elektorale qytetarët do të dinë të zgjedhin mes rinimit dhe rilindjes. “Ju jeni mbledhur këtu më shumë se asnjëherë tjetër për Partinë Socialiste. Kjo është fryma e rilindjes që po vjen, mbështetja juaj për rilindje. Kjo është dita për të manifestuar këtu në qendrën e Peqinit dëshirën e papërmbajtur që historia e rrënimit të mbarojë dhe një histori e re të fillojë. Sot unë jam gdhirë me mbresën e jashtëzakonshme të mitingut madhështor që u zhvillua në Elbasan, duke i çuar një mesazh kumbues katragjyshit. Nuk gënjehet më ky popull as me asfalt elektoral, as me tunele elektorale, sepse ky popull është në prag të vendimit për të dalë nga tuneli i papunësisë, nga tuneli i varfërisë, nga tuneli i analfabetizmit, nga tuneli i ndotjes dhe i braktisjes, nga tuneli i korrupsionit dhe i krimit, nga tuneli i mungesës së shpresës ku Saliu e tërhoqi zvarrë, ku pas 8 vjetësh shqiptarët do të dalin me kokën lart për të ndërtuar rrugën e rilindjes”, - u shpreh Rama. Sipas tij, ndryshe nga qeverisja aktuale, ajo e pas 23 qershorit e kryesuar nga PS-ja do t’i qëndrojë në krah çdo qytetari. “Hiqini nga kurrizi ata, flakini dhe përqafoni ëndrrën e rilindjes, duke shkuar më 23 qershor në kutinë e votimit dhe duke vendosur fundin e rrënimit dhe fillimin e rilindjes. Ne zotohemi se me votën tuaj te numri 29 ju do të çliroheni nga një zgjedhë varfëruese dhe poshtëruese dhe do ta na keni në krah në të mirë dhe në të keq”, - garantoi Rama. Gjithashtu po dje Rama mbylli fushatën dhe në Librazhd, ku përveç garancive, pati dhe një kërkesë për të rinjtë e këtij qyteti. “Vajza dhe djem, shkoni derë më derë, fshat më fshat, lagje më lagje, dyqan më dyqan, kafene më

LSI TAKIME ELEKTORALE NË QARKUN E GJIROKASTRËS

Meta: Votoni një perspektivë të re “Prioritet i programit gjallërimi i ekonomisë” Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u ndal dje në qarkun e Gjirokastrës, ku zhvilloi takime me qytetarë të Këlcyrës, Përmetit dhe Tepelenës. Në fjalën e tij Meta garantoi se LSI-ja është e vendosur t’u hapë mundësi dhe hapësira të gjithë intelektualëve të Përmetit, Tepelenës dhe të gjithë qarkut të Gjirokastrës që ata të bëjnë më shumë për të afirmuar veten e tyre, por dhe të ndihmojnë komunitetin e tyre. “Vota juaj për LSI-në do të thotë që ju të jeni në qendër të vëmendjes për LSI-në, në qendër të programit për punësimin, të programit tonë për gjallërimin e ekonomisë, për gjallërimin e bujqësisë, për mbështetjen e blegtorisë, për industrinë agropërpunuese etj. Duke votuar LSI-në ju votoni për një perspektivë të re për

kafene, loto më loto dhe çoni numrin 29 si numrin e çlirimit nga varfëria, numrin e çlirimit nga papunësia, numrin e çlirimit nga barra e rëndë e një katragjyshi të stërlodhur me

të gjithë Shqipërinë, sepse në mbajmë fjalën dhe ne jemi të përgjegjshëm për të ardhmen e vendit”, - u shpreh Meta. Sipas tij, qytetarët shqiptarë do të votojnë LSI-në më 23 qershor, pasi është një forcë politike që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në integrimin e vendit. “Qytetarët e do të votojnë për ne, se ata çmojnë LSI-në si një forcë qytetare, si një forcë që është për bashkëpunim, për zhvillim dhe për integrimin e vendit. Edhe në kulmin e fushatës elektorale, edhe në kulmin e luftës politike ne arritëm që me mençuri, me urtësi dhe me këmbëngulje të mblidhnim parlamentin dhe të gjithë të votonin tri ligjet që do t’i japin Shqipërisë në dhjetor statusin e vendit kandidat për në BE”, - tha Meta.

antiplumb, me 200 roja, me 100 qen e me 100 snajperë, me makinë të blinduar e me 1000 autobusë nga mbrapa”, - u shpreh Rama. Pas ardhjes së PS-së në pushtet Rama

premtoi se “do të rilindim fshatin, do sjellim ujin në çdo tokë e parcelë, do të ulim çmimet e ushqimeve, do të lehtësojmë biznesin e vogël, do të bëjmë legalizimet e

Partia Demokracia Sociale ka vijuar takimet e saj elektorale, duke u ndalur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Fierit. Ishte vetë kreu i kësaj force politike, Paskal Milo ai i cili u ndal në një bisedë me mbështetësit e PDS në këtë qytet, ku sqaroi rëndësinë e votës në 23 qershor. Sipas tij, vota për PDS do të thotë një votë për t’i dhënë fund kësaj qeverisje e cila ka rrënuar vendin, duke e lënë në varfëri, papunësi, e pasiguri. “Vota për nr. 19 është votë për ndryshim, për mirëqenie, për progres, për ju, për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj, është votë për sigurinë tuaj, për qetësinë tuaj, për ëndrrat e bukura dhe jo për stres. Jemi përfaqësues të një partie politike që nuk e ndan fjalën nga vepra, dhe që kemi dëshmuar që atë që themi e bëjmë realitet”, vuri në dukje, kreu i PDS-së, Paskal Milo.

shtëpive të ndërtuara pa leje, ne do t’ju rilindim”. Bashkë me votën për PS-së kreu i socialistëve kërkoi nga votuesit që t’u thotë “jo” tuneleve elektorale. “Le t’u japim

fund tuneleve elektorale. Ne sot vijmë në këto sheshe që t’i japim fund epokës së rrënimit dhe të hapim rrugën e demokracisë”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij.


POLITIKË • E martë 18 qershor 2013

»

03

BERISHA MBYLL FUSHATËN NË FIER E BERAT, PREMTON RRITJE PAGASH DHE PENSIONESH

Intensifikohen mitingjet, Berisha premton rritje pagash “Paga minimale 350 dollarë në muaj, paga mesatare 700 dollarë në muaj” BE

Ervin Koçi

K

ryeministri Berisha premtoi dje gjatë mitingut përmbyllës elektoral në qytetin e Fierit se pagat dhe pensionet në mandatin e ardhshëm do të rriten edhe më tej. Në fjalën e tij Berisha është treguar konçiz në shpalosjen e platformës së partisë dhe koalicioni që drejton, duke e vënë theksin kryesisht te punësimi dhe rritje e pagave dhe pensioneve. “Le të ecin përpara për një mandate të tretë, gjatë të cilit synojmë rritjen e mirëqenies. Jam këtu për t’u zotuar se gjatë mandatit të ardhshëm në Shqipëri rroga minimale do të rritet në 350 dollarë. Rroga e mësuesit dhe rroga mesatare do të arrijnë në 700 dollarë. Jam sot për të garantuar çdo të ri fierak dhe çdo të ri të Shqipërisë se dyert e universiteteve do të vazhdojnë të jenë të hapura për të bërë realitet ëndrrën universitare. Pranë çdo shkolle të mesme do të hapen degë profesionale sikundër do të hapen shkolla profesionale në mbarë vendin. Katër vjetët që vinë çdo njeri prej jush do të punësohet. Qeveria do të paguajë çdo lloj detyrimi fiskal për ju për tre vjet, do të mundësojë kualifikimin tuaj falas në çdo sipërmarrje. Për të gjithë të rinjtë me profesion do të garantojë mikrokredi të buta për t’u vetëpunësuar. Në katër vjetët që vijnë, me dyfishimin e turizmit, uljen e taksave, projektet e mëdha, mbështetjen e fermerëve dhe teknologjisë së informacionit, në Shqipëri do të krijohen 250 mijë vende pune. Ftoj presidentin e Fierit të bashkohet me ne, pasi i garantoj se katër vitet që vijnë nuk do të ketë pension nën 150 dollarë. Qeveria do të marrë përsipër 100% të gjitha shërbimet shëndetësore dhe ilaçet e pensionistëve, do të subvencionojmë transportin urban dhe interurban, do të përballojë me buxhetin e saj 90% të shpenzimeve në shtëpinë e kujdesit të të moshuarve”, - deklaroi Berisha. Mitingu në Berat Pas mitingut të zhvilluar në Fier shefi i demokratëve zhvilloi edhe një tjetër miting përmbyllën në qytetin e Beratit. Gjatë fjalës së tij Berisha kërkoi votën e beratasve, duke i premtuar atyre ndërtimin e boshtit të Jugut. Krahas kësaj edhe në këtë takim Berisha premtoi rritjen e pagës minimale në 350 dollarë në muaj, si dhe dyfishimin e pagës së papunësisë, asistencës sociale. Duke bërë një vlerësim të mandatit të shkuar Berisha tha se ai ka mbajtur premtimet dhe u bëri thirrje që të bashkohen me programin e PD-së, që parashikon lehtësi për punësimin e tyre si dhe arsimin profesional. “Unë jam Sali Berisha, kam mbajtur premtimet e mia, kam

ISH-SEKRETARI AMERIKAN I MBROJTJES RUMSFELD VIZITË NË TIRANË, DEKOROHET NGA NISHANI

Fyle-Ashton

“Berisha aset i çmuar. Shqiptarët i japin NATO-s energji pozitive”

“Plotësoni KQZ, zgjedhjet test për integrimin”

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld pohoi dje gjatë një takimi me Kryeministrin Berisha se ky i fundit është një person i çmuar për marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. “Kryeministri është aset i çmuar, por e shoh që i ka ndryshuar pak zëri, t’ia kursejmë zërin sot. Zërin e tij e dalloj nga të gjithë kudo. Sa për Mediun, mbetet djalë i ri.

Habitem se si javën tjetër unë bëhem gjysh, jam plakur”, - tha Rumsfeld. Ish-sekretari amerikan theksoi se ky takim i jep një ndjesi të madhe emocionale dhe me humor shtoi se do të përpiqet të mos flasë më shumë se ç’duhet, sepse ka nisur të disiplinojë veten. “Me kalimin e viteve keni zhvilluar një lloj ndjesie për vendin. Dua të them se takimi me Presidentin, me Kryeministrin dhe marrja e

kësaj ndjesie kaq të madhe sot them se ishte një kënaqësi shumë e madhe dhe të kuptonin marrëdhëniet mes dy vendeve. Ime shoqe thotë se, kur shkon rreth të 80-ave, flet shumë gjatë gjithë kohës, ndaj unë po mundohem të disiplinoj veten”, pohoi ish-zyrtari i lartë i shtetit amerikan. Gjatë ditës së djeshme Rumsfeld u dekorua nga Presidenti Nishani me Urdhrin e Flamurit.

PËRUROHET PËRFUNDIMI I RINDËRTIMIT TË RRUGËS SË DIBRËS

“Rama mashtron me legalizimet” Berisha: Legalizimet e banesave do të jenë falas • PD-ja vijon akuzat ndaj Ramës se ka refuzuar të paguajë taksat. Në një deklaruat për shtyp zëdhënësja e PD-së theksoi se kryesocialisti vijon duke mos bërë transparence mbi të ardhurat e tij. “Kanë kaluar 10 ditë dhe Edi Rama ende u fsheh të vërtetën qytetarëve për taksat e tij të papaguara. Raportet e lajmeve konfirmuan përsëri para dy ditësh se Edi Rama ka refuzuar të paguajë taksat për miliona lekë të ardhura nga libri i tij Kurban”, - tha Vorpsi.

dyfishuar rrogat e mësuesve, kam dyfishuar rrogën minimale dhe pensionet në fshat. Jam sot këtu për t’u zotuar para të rinjve të Beratit dhe të mbarë Shqipërisë se dyert e univer-

Kryeministri Berisha akuzon kryetarin e PS-së Edi Rama se po mashtron qytetarët për çështjen e legalizimit të banesave me premtimin se nuk do të paguajnë asgjë. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e përurimit të Rrugës së Dibrës në Tiranë Kryeministri tha se nuk ka asnjë gjykatë në botë që të lejojë qeverinë të japë falas pronën e tjetrit. “Qytetarë që keni banesa për legalizim! Vëllezër, Edi Rama është armik për jetë e vdekje i ndërtimeve tuaja. Mos u mashtroni prej tij. Sa ishte kryetar bashkie, u tregoi buldozerët dhe ruspat. Ju konsideroi çeçenë, shpellarë etj. Edi Rama deklaroi se do të anulojë ligjin që njeh banesat tuaja. Të gjithëve do t’u thotë shkoni nga keni ar-

siteteve tona do të jenë të hapura që të bëjnë të vërtetë ëndrrën e tyre universitare. Se për punësimin e tyre qeveria do t’i paguajë çdo sipërmarrësi 3 vjet sigurimet shoqërore dhe

dhur. Asnjë qeveri në një vend të lirë, askurrkush nuk mund t’i falë kujt pronën e tjetrit. Nuk ka gjykatë që të pranojë që një qeveri të falë pronën e privatit te një privat tjetër. Ky është një mashtrim i paskrupullt për t’ju marrë votën e pastaj për t’ju thënë ‘shkoni nga keni ardhur’”,- deklaroi Berisha. Sipas Berishës, demokratët do ta përmbyllin procesin e legalizimit brenda këtij viti. Ai theksoi se kryerja e 70% të pagesës me letra me vlerë është një lehtësim i madh për qytetarët. Kryeministri Berisha ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës të marrin pjesë në votime, duke e cilësuar 23 qershorin si një ditë përcaktuese për zhvillimin e Tiranës dhe Shqipërisë.

çdo tjetër. Do të paguajë kualifikimin e tyre në çdo profesion. Në 4 vjetët që vijnë stazhi dhe kualifikim i tyre do të jetë falas. Do të hapim në mbarë shkollat e vendit degë të

shkollave profesionale sipas kërkesave. Ne garantojmë kredi të buta për të gjithë të rinjtë që duan të punësohen apo vetëpunësohen nga të tjerët”, - theksoi Berisha.

“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 23 qershor paraqesin një provë vendimtare për institucionet demokratike të vendit dhe progresin e saj drejt Bashkimit Europian”. Deklarata vjen nga komisionari për zgjerim në BE Stefan Fyle dhe baronesha Ketrin Ashton. Në një deklaratë të përbashkët për mediet të publikuar në faqen e Bashkimit Europian, komisioneri Fyle dhe baronesha Ashton theksojnë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të jetë plotësisht funksional, duke shtuar edhe më shumë presionin ndërkombëtarë për të plotësimin e institucioni që administron zgjedhjet në Shqipëri. “Ne vazhdojmë të vëzhgojmë nga afër përgatitjet e zgjedhjeve, duke theksuar nevojën që ato të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane. Në këtë kontekst, liderët politikë të gjejnë një mënyrë të pranueshme për të gjithë për të bërë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të jetë plotësisht funksional. Ne kujtojmë se është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë liderëve dhe partive politike shqiptare për të përforcuar besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe për të krijuar kushte që rezultatet e zgjedhjeve të pranohet nga të gjithë”, - thuhet në deklaratën e dy prej shefave të Bashkimit Europian. Këto deklarata të Ashton dhe Fyles vijnë vetëm 6 ditë përpara datës së zgjedhjeve duke dëshmuar se neglizhenca e treguar nga partitë politike, duke mos plotësuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, do të vërë në pikëpyetje realizimin e procesit zgjedhor në vend. Edhe më parë trupa diplomatike e akredituar në Tiranë, por dhe ata që i kanë zyrat në selinë e BE-së në Bruksel kanë theksuar se zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit duhet të jenë brenda standardeve që kërkon Bashkimi Europian, në mënyrë që procesi të hapë negociatat e anëtarësimit të mëtejshëm për në BE. Por partitë të Shqipëri duket se janë në ethet elektorale në këtë fund fushate, duke mos dëgjuar këshillat e ndërkombëtarëve për plotësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


04

« POLITIKË

E martë 18 qershor 2013 • “VOTONI PR ME NR.45 PËR TË REALIZUAR ËNDRRËN E SHQIPËRISË EUROPIANE”

Republikanët mbyllin fushatën elektorale në Tiranë Mediu: Rilindjen e sollëm ne në vitin 1991, Rama kërkon rrënimin Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, dhe drejtues të kësaj partie zhvilluan takimin përmbyllës të fushatës elektorale për qarkun e Tiranës, duke i bërë thirrje kryeqytetit të votojë Partinë Republikane, si parti e vlerave më të mira njerëzore. Kryetari i PR-së e vuri theksin në momentin historik në të cilin zhvillohen zgjedhjet, duke theksuar se data 23 qershor nuk është thjesht një ditë zgjedhjesh për të zgjedhur një parti apo një tjetër, por është shumë më tepër se kaq, shqiptarët duhet të zgjedhin ndërmjet zhvillimit që ofron e djathta dhe aventurës që ofron e majta, ndërmjet së vërtetës që ofron e djathta dhe gënjeshtrës që ofron e majta. “Miq republikanë, ne besojmë te Shqipëria, ne besojmë te shqiptarët! Shqipëria do të qëndrojë siç ka qëndruar, do të zhvillohet dhe përparojë çdo ditë e më shumë. Be-

simi dhe dashuria, ndjenja kombëtare kanë definuar Shqipërinë prej fillimit të saj. Ne jemi një vend me mrekulli të jashtëzakonshme, që na i ka falur me bujari Zoti. Ëndrra shqiptare ka qenë dhe ngelet ajo europiane. Sot ne kemi shumë sfida, dhe sfida më e vështirë është ajo ekonomike. Me qeverinë dhe koalicionin ne e kemi konsideruar këtë si sfidën tonë primare, si detyrim përballë çdo qytetari, si sfidën për të realizuar ëndrrën tonë europiane. Koha dikton drejtim të mençur dhe të sinqertë. Koha dikton nevojë për zhvillim dhe jo aventura. Koha dikton vërtetësi dhe jo gënjeshtra. Ka nevojë për vlerësim dhe reflektim. Më lejoni të theksoj që në fillim bindjen time të thellë se e vetmja gjë që duhet të na frikësojë është mohimi i vetvetes, mohimi i asaj që jemi dhe kemi arritur, mosvlerësimi i drejtë i çdo qyte-

tari dhe punës së tij, vendosja e politikës mbi qytetarin, vendosja e interesave personale politike mbi ato kombëtare”, - tha Mediu. Duke iu referuar “Rilindjes”, Mediu theksoi se shqiptarët rilindën më 1990 dhe vazhduan rrugën europiane. Ai renditi pikat kryesore si momente kyçe të integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike, duke i vendosur përballë qëndrimeve të opozitës, shpesh destruktive, për të ardhmen europiane të Shqipërisë. “U bëmë vend anëtarë i Këshillit të Europës, edhe pse PS-ja ishte kundër. Hapëm negociata me BE-në, edhe pse Rama u përpoq të bllokojë parlamentin. U bëmë vend anëtar i NATO-s, edhe pse Rama doli kundër. Kjo është fitorja më e madhe kombëtare. Në NATO ne kemi forcën tonë për të mbështetur Kosovën, për të mbështetur shqiptarët në Maqedoni dhe në Mal të Zi.

PRISHET KONTRATA, SHKAK NDRYSHIMI I FLETËS SË VOTIMIT

Dështon “Fieri”, KQZ vendim për numërimin me dorë të votave Ervin Koçi

D

ështon përfundimisht teknologjia për Fierin, ndonëse ishte trumbetuar si një ndër arritjet më të mëdha të këtyre zgjedhjeve. KQZ-ja vendosi t’i rikthehet numërimit të votave me dorë në qarkun e dytë më të madh në vend, ku ishte parashikuar të aplikohej për herë të parë numërimi elektronik. Kontrata për këtë projekt me kompaninë spanjolle “INDRA”, e njëjta e kontraktuar dhe për të realizuar identifikimin elektronik të kartave të identitetit në Tiranë, u lidh më 16 mars të këtij viti. KQZ-ja miratoi modelin e fletës së votimit të lexueshme nga aparatura, e cila nuk mund të përmbante më shumë se 42 parti. Me regjistrimin e koalicioneve dhe listave të kandidatëve të çdo subjekt u pa se numërimi me makineri i votave të Fierit ishte i pamundur, pasi në garë do të ishin 66 parti dhe fleta e miratuar nuk mund t’i përmblidhte të gjitha. “Në pikën 1 në rubrikën ‘zgjidhja e kontratës’ ishte sanksionuar që në rastin kur KQZ-ja modifikon në mënyrë thelbësore kushtet teknike të kontratës kompania ‘INDRA’ do të mund të përfundojë këtë kontratë me efekt të menjëhershëm. Kompania ‘INDRA’ me një shkresë përcjellëse në korrespondencë me KQZ-në e ka krejtësisht të pamundur këtë fakt dhe sugjeroi që kjo mund të zhvillohej në zgjedhjet e tjera dhe konstatoi se jemi para përfundimit të menjëhershëm të kontratës. Modifikimi i dizenjos së fletës së votimit do të kuptohet si ndryshim thelbësor i kontratës”, - u shpreh Skënder Vrioni, sekretar i përgjithshëm i KQZ-së. Skenari Dështimi i numërimit elektronik të votave u bë edhe

GAZETA “METROPOL” Gazeta “Metropol” ishte e para që paralajmëroi dështimin e numërimit elektronik të votave. Mbi 2 muaj më parë në të përditshmen “Metropol” u botua artikulli ku thuhej se numërimi elektronik i votave kishte dështuar për të njëjtat argumente ku u bazua edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Konkretisht në shkrim thuhej se me miratimin e aktit që lejon vetëm 42 parti politike në fletën e votimit që do të përdorej për qarkun e Fierit, procesi kishte dështuar automatikisht, pasi në këtë mënyrë institucioni kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhje. Veç kësaj në shkrim është shkruar edhe se ky venim i KQZ-së është marrë në konsensus me dy partitë kryesore politike në vend, PS-së dhe PD-së. Krahas kësaj “Metropol” ishte gjithashtu gazeta e parë që publikoi informacionin e parave të shpenzuara pa asnjë lloj qëllimi për numërimin elektronik të votave.

nga ana e dy forcave kryesore politike në vend, të cilat që në vendimin e parë të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rreth 3 muaj më parë vendosën që në fletën e votimit të përcaktoheshin vetëm 42 parti politike. Por ky vendim i marrë në atë kohë, që u duk si i parëndësishëm, pasi anëtarët pohuan se fleta e votimit mund të ndryshojë, çoi edhe në prishjen e kontratës ndërmjet “INDRA”-as

dhe KQZ-së. Në atë kohë i vetmi anëtarë që e kundërshtoi këtë vendim të KQZ-së ishte Ilirian Muho, komisioneri që u shkarkua nga mazhoranca pas kalimit të LSI-së në opozitë. Në atë kohë ai u shpreh se “po e çoni projektin automatikisht drejt dështimit”. Por anëtarët e zgjedhur nga PDja dhe PS-ja nuk reaguan dhe e çuan projektin-pilot drejt dëshmimit. Ndonëse u votua dje, që në datën 20 maj kompania

spanjolle njoftoi prishjen e kontratës për shkak të ndryshimit të përmasave të fletës nga KQZ-ja, pa pasur asnjë lloj përgjegjësie. Në letërkëmbimin me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve drejtori për proceset zgjedhore i kompanisë “INDRA”, Federiko Akosta, deklaron se nuk do të kërkojë më tepër para se ato të akorduara deri më tani, pra 70% të vlerës prej 1.3 milion eurosh të të gjithë projektit.

Euromedia research shpall rezultatin për Tiranën

Sondazhi: PD merr 17 mandate, 15 I merr PS Afrimi i datës së zgjedhjeve duket se po mbyll dhe qerthullin e votuesve për të zgjedhur partinë që do të votojnë. Duke lënë mënjanë pasionet e momentit votuesit po i kthehen pasionit të zgjedhjes konkrete. Në sondazhin më të fundit të kryer nga kompania Euromedia Research, kompani e njohur në Itali ku parashikoi dhe rezultatin e zgjedhjeve, si dhe e njohur për sondazhet në BE, rezulton se PD do të rikuperojë një mandat në Tiranë ndwrsa PS do humbasw njw. Burimet bëjnë të ditur se sot sondazhi do të jetë publij dhe prej vetë organizatës. Edhe pse me një rezultat të ngushtë sondazhi tregon se demokratët pas zgjedhjeve bashkiake kanë përfituar një terren të ndjeshëm. Rezultati ka dalë pas një sondazhi të kryer në rreth 1700 persona të shtrirë në bashkitë dhe komunat kryesore të qarkut të Tiranës. Gjithashtu, në sondazh janë të shprehur dhe shpresën e shqiptarëve për të ardhmen dhe për të shkuarën. Kështu përsa i përket pozicionimit të Shqipërisë 55.5 përqind e të intervistuarve mendojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur. Ndërkohë që 35 për qind mendojnë se gjërat spo ecin si duhet si dhe 9.3 për qind nuk kanë dhënë një zgjedhje të situatës. Përsa i përket të ardhmes shqiptarët shprehen optimist kur 80.3 për qind e të intervistuarve shprehen se në katër vitet e ardhshme situate e tyre do të përmirësohet ndërsa vetëm 7.8 për qind besojnë se do të jenë më keq. Kjo për kundrejt 10 për qind të atyre që besojnë se nuk do të kenë ndryshime. Ndërkohë përsa i përket rezultatit të zgjedhjeve Edi Rama në Tiranë do të marrë 40.1 për qind të vitave. Ndërkohë që LSI arrin të prekë 5.2 përqind të votive duke njohur një rritje. Si aleancë Aleanca për Shqipërinë Evropiane e kryesuar nga LSI do të marrë 45 për qind të votive. Ndërkohë që Berisha merr mbështetjen e 45.48 për qind të votive, PR humb terren duke marrë PR 0.7 për qind të votive dhe PDIU me 1.0 për qind duke njohur një rritje të lehtë si koalicion Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim merr 48.18 për qind të votave. Duke i përkthyer në mandate rezultati do të jetë 15 mandate për PS dhe 17 deputetë për PD. Duke marrë parasysh se FRD merr 2.6 për qind të votive pa arritur të marrë një mandate ashtu si dhe AK. Por dhe tek të pavendosurit që prekin 16 për qind të të intervistuarve PD merr 9 pikë 7 nga PS. Për sa I përket pritshmërisë së banorëve të qarkut të Tiranës 46.5 për qind të tyre besojnë se PD do kontrollojë parlamentin dhe 45.4 për qind besojnë te PS. Ndërsa vetëm 6,5 mendojnë se do e kontrollojë FRD


INTERVISTË • E martë 18 qershor 2013

»

05

BASHKËBISEDIMI NË “FACEBOOK”. “ROTACIONI MUND TË NDODHË VETËM ME VOTË”

A Ervin Koçi

mbasadori i SHBA-ve në Tiranë dje në një bashkëbisedim me miqtë e tij në rrjetin social “Facebook” është shprehur se partitë politike po ushtrojnë presion mbi administratën civile për të marrë sa më shumë vota dhe se pritet që zgjedhjet dhe rezultatet e dala prej tyre të përmbushin standardet e një vendi aspirant për anëtar i BE-së, siç është Shqipëria. Një nga pyetjet që iu drejtua ambasadorit të SHBA-ve ishte për përfshirjen e administratës publike në fushatë elektorale. Në përgjigjen e tij Arvizu pohoi se kjo po ndodh tek të dyja kampet politike, se po ushtrohet presion ndaj tyre për të marrë sa më shumë vota. “Unë nuk e vë në dyshim se po ushtrohet presion ndaj votuesve. Nuk e kam fjalën vetëm për njërën palë, por skemat e atyre që ushtrojnë presion do të kenë sukses vetëm nëse ia dalin që të kanosin votuesit individualë. Pra, ju votuesit keni fuqinë për të kapërcyer këtë kanosje, pavarësisht kahut nga i cili vjen. Zgjedhja është juaja”, - ka pohuar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke iu përgjigjur pyetjes në nëse do të ndodhë rrotacioni, ambasadori Arvizu është shprehur se për këtë do të vendosin shqiptarët. “Presim që procesi zgjedhor, vetë votimi, nxjerrja e rezultateve të jetë konsekuent me standardet e një vendi anëtar të NATO-s, gjithashtu të një vendi që aspiron të bëhet vend anëtar i BE-së. Nëse vota është e lirë dhe e drejtë, siç duhet të jetë, atëherë votuesit do të jenë ata që do të vendosin nëse dhe kur duhet të ndodhë rotacioni”, - është shprehur Arvizu. Më poshtë po japim gjithë bisedën që ka zhvilluar ambasadori i SHBA-ve me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”. - Përshëndetje, zoti ambasador! Sipas mendimit tuaj, a duhet të ketë rotacion këtë radhë? Ju lutem opinionin tuaj. - Nëse vota është e lirë dhe e drejtë, siç duhet të jetë, atëherë votuesit do të jenë ata që do të vendosin nëse dhe kur duhet të ndodhë rotacioni. - Cilat janë pritshmëritë tuaja, cila forcë politike mendoni se do t’i fitojë zgjedhjet? - Presim që procesi zgjedhor - vetë votimi, nxjerrja e rezultateve - të jetë konsekuent me standardet e një vendi anëtar të NATO-s, gjithashtu të një vendi që aspiron të bëhet vend anëtar i BE-së. - A mendoni se një qytetar i ndershëm në Shqipëri, i cili çdo arritje e bazon në shpatullat e veta, duhet të harxhojë kohë në radhë të gjata për të votuar? - Sigurisht që po. Disa njerëz kanë sugjeruar se të gjithë politikanët janë njësoj, pse duhet të zgjedh unë njërin apo tjetrin? Në demokraci është detyrimi i qytetarëve të shprehin preferencat e tyre. Kjo është e vetmja mënyrë për të insistuar për llogaridhënie nga udhëheqësit tuaj të zgjedhur. - Përshëndetje! Pyetja ime është kjo: nëse rezulton që zgjedhjet të jenë me probleme dhe larg standardeve të parashikuara, apo nëse do të kemi një këmbëngulje të Kryeministrit aktual për të mos e lëshuar pushtetin, pavarësisht rezultatit, ju, si një nga partneret tanë më të rëndësishëm dhe më me ndikim në zhvillimin e demokracisë, si do të reagoni? A mendoni se gjatë këtyre 4 vjetve të kaluar ka pasur një ftohje të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri? - Ne do të konsultohemi ngushtësisht me ODIHR-in dhe të tjerë mbi procesin zgjedhor, ndërsa ky zhvillohet. U përket të gjithë lojtarëve politikë të respektojnë rregullat e lojës. Për sa u takon marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, pres që ato të vazhdojnë të jenë të afërta dhe miqësore, sikurse kanë qenë gjatë 22 vjetve të fundit. - Pse ju zgjodhët Vlorën për të vizituar kur ju e dini që jemi në fushatë elektorale. A është ky moment i duhur? Apo ju po përkrahni parti të caktuara politike? Sot në Tiranë ka ardhur për vizitë Donald Ramsfeld, ai u ka shërbyer SHBAve duke qenë në rolin e sekretarit të mbrojtjes për shumë vjet. Në mendimin tim mendoj se ju duhet ta vizitonit Vlorën pas procesit zgjedhorë. - A mos po sugjeroni që duhet të mbyllem në ambasadë deri pas zgjedhjeve? Nëse do ta bëja, nuk do të kryeja dot punën time. E kemi bërë të qartë si kristali se ne nuk marrim anë në këto zgjedhje. - Përshëndetje zoti Arvizu! Si ka mundësi që në Shqipëri çdo investim i bërë nga qeveria përdoret si investim i bërë nga Partia Demokra-

Arvizu: Partitë politike po ushtrojnë presion për votën Pse ju zgjodhët Vlorën për të vizituar kur ju e dini që jemi në fushatë elektorale. A është ky moment i duhur? Apo ju po përkrahni parti të caktuara politike? Sot në Tiranë ka ardhur për vizitë Donald Ramsfeld, ai u ka shërbyer SHBA-ve duke qenë në rolin e sekretarit të mbrojtjes për shumë vjet. Në mendimin tim mendoj se ju duhet ta vizitonit Vlorën pas procesit zgjedhorë. - A mos po sugjeroni që duhet të mbyllem në ambasadë deri pas zgjedhjeve? Nëse do ta bëja, nuk do të kryeja dot punën time. E kemi bërë të qartë si kristali se ne nuk marrim anë në këto zgjedhje.

tike? Administrata po përdoret në fushatë, si ka mundësi që ambasadorët flasin për Elihaida Danin e nuk flasin për përdorimin e administratës? - Nëse ju lexoni postimet dhe deklaratat e mia, unë nuk e kuptoj se si ju keni arritur në konkluzionin se pozicioni ynë për zgjedhjet nuk ka qenë i qartë. Sa për Elhaiden, ai ishte një moment triumfi për të gjithë shqiptarët. - Si do ta komentonit qëndrimin në detyrë të katër komisonerëve të pozitës në KQZ? A do të duhej të kishin një ndërgjegje qytetare dhe të mos pranonin vazhdimin e detyrës në këto kushte dhe të jepnin vetë dorëheqjen? - Ne e kemi ngritur çështjet e KQZ-së në mënyrë të vazhdueshme. Nuk është e tepërt të themi se besojmë se duhet të konstituohet plotësisht. Që kjo të ndodhë, duhet që të dyja palët të bien dakord. Nuk është asnjëherë shumë vonë. - A mendoni se koalicioni që do të humbë zgjedhjet do ta njohë humbjen? A mund të përsëritet sërish i njëjti skenar që ndodhi në Tiranë në zgjedhjet vendore të para dy vjetve? - Është viti 2013. Shqiptarët sot meritojnë të kenë zgjedhje që përputhen me standardet ndërkombëtare. Sa më shumë këto zgjedhje të arrijnë këto standarde, aq më pak shanse ka që rezultatet të jenë të diskutueshme. Unë mendoj se njerëzit do ta dinë zgjedhin, ashtu siç do ta dijë edhe komuniteti ndërkombëtar. - Zoti Arvizu, unë jam 19 vjeç dhe këtë vit votoj për herë të parë. Nuk mund ta mohoj presionin që ndiej për arsye se në shkollë po bëhet një propagandë shumë e hapur për të votuar përsëri këtë qeveri. Më është ofruar edhe nota në këmbim të votës dhe një provë me fotografi. Si mund ta mbroj unë votën time? Ndërkohë të gjithë mbështetësit e PD-së në klasën time morën edhe pyetjet e maturës. - Urime për herën tënde të parë të votimit! Nëse jeni në moshë madhore për të votuar, atëherë jeni në moshë për të marrë vendimet tuaja pa presion të jashtëm. Sigurohuni që të gjithë në shkollën tuaj ta shohin këtë përgjigje dhe mendoj se problemi që ju ngrini do të zgjidhet vetë.

- Përshëndetje zoti ambasador! A duhet të kalojnë shqiptarët, përfshirë edhe mua me familjen time, në një tunel elektoral dhe të pa certifikuar (tuneli i Elbasanit i inauguruar dje nga Kryeministri Berisha), duke ditur se ka një histori të mëparshme me tunelin e Kalimashit, i cili u shemb? A do të kalonit ju ose stafi i ambasadës në këtë tunel në këto kushte? - Nuk diskutohet që Shqipëria ka shumë nevojë në përmirësimin e infrastrukturës, duke përfshirë rrjetin e rrugëve, me qëllim që të përmirësohet tregtia, turizmi etj. Gjithashtu nuk ka nevojë të thuhet se për tunelin që të jetë i dobishëm infrastruktura e rrugës që të çon apo të nxjerrë nga ai duhet të jetë e përfunduar. - Zoti Arvizu, unë jam një prej socialistëve të fundit që kanë mbetur në administratën tatimore. Sigurisht që kam vite që them se jam me PD-në. Na mbikëqyrin gjithandej, madje dhe “Facebookun” nuk e kam timin se aty më kontrollojnë. Ne na kanë organizuar t’u kërkojmë bizneseve listën e punonjësve dhe që ata të firmosin një letër ku thuhet se do të votojnë për PD-në. Sa për dijeni, kjo skemë është ndjekur këtu në Tiranë edhe në vitin 2011. Nëse nuk e japin këtë, marrin gjobën më të lartë të mundshme. Ndërkohë në Tiranë pas përfundimit të numërimit në emër të kandidatit të qeverisë janë dërguar pagesa prej 5 000 lekë të reja për të gjithë këta punonjës. Pyetja ime është: a ka mundësi të pretendohet për liri ndërsa presioni që ushtrohet mbi ne dhe që ushtrohet edhe nga ne u jep vetëm një alternative njerëzve: votë për PD-në ose shkatërrim të biznesit? A ka ndonjë shans të fitojë dikush përveç Sali Berishës zgjedhje në këtë vend? Duket sikur, edhe po të vinte Obama, me këto maskarallëqe këtu prapë Sala do të fitonte. Si i bëhet kësaj? - Unë nuk e vë në dyshim se po ushtrohet presion ndaj votuesve, dhe nuk e kam fjalën vetëm për njërën palë. Skemat e atyre që ushtrojnë presion do të kenë sukses vetëm nëse ia dalin që të kanosin votuesit individuale. Pra, ju votuesit keni fuqinë për të kapërcyer këtë kanosje, pavarësisht kahut nga i cili vjen. Zgjedhja është juaja.


06

« PORTRET

E martë 18 qershor 2013 •

ISH-KREU I SHTETIT KROAT PREMTON INVESTIME PËR INFRASTRUKTURËN E QYTETIT TË PESHKOPISË

I

sh-presidenti Republikës së Kroacie në vitet 20002010, Sipe Mesiç, konfirmon mbështetjen për kandidatin liberaldemokrat për deputet në qarkun e Dibrës, zotin Flamur Reçi. Gjatë vizitës miqësore që zhvilloi para disa ditësh në vendin tonë, Mesiç u takua më z. Reçi dhe së bashku konkluduan në disa projekte zhvillimore për Dibrën. Ish-kreu i shtetit kroat shprehu gatishmërinë për të inkurajuar investitorët që të investojnë në qytetin e Peshkopisë, vendlindja e mikut të tij Flamur Reçi. Vetëm pak ditë pas këtyre takimeve Mesiç dërgon sërish një mesazh mbështetës për kandidatin liberaldemokrat. “I dashur mik! Ishte një e kënaqësi e vërtetë të ritakoja e të bisedoja me ty dhe sigurisht të vizitoja vendin tënd. Gjithmonë e ruaj si thesar kujtimin e takimeve tona të para dhe fillimin e miqësisë sonë. Po ndjek me interes aktivitetin tënd në arenën e politikës shqiptare dhe të uroj çdo sukses. Të fala të përzemërta Stjepan Mesiç, Zagreb, 17 Qershor 2013”, - shkruan ishpresidenti kroat në mesazhin për kandidatin e BLD-së Flamur Reçi. Brenda këtyre pak radhëve lexohet vlerësimi i një burri shteti për kandidatin e një partie, pjesë e koalicionit të mazhorancës aktuale Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim. Po kush është Flamur Reçi, ky mik i ngushtë i ishkreut të shtetit kroat? Pasaporta e tij përcakton: vendlindja - Dibër; datëlindja - 6.07.1970. Ka qenë nxënës i shkëlqyer, ndërkohë aktivizohej dhe në mundje. Më pas vazhdoi arsimin e lartë në Tiranë, ku aktivizohej në mundje me klubin “Partizani”. Prioritet i tij ishin studimet. “Nëse sot jam dikush, e kam prej meritës së familjes, që më ka edukuar me librat. Në Dibër ka një shprehje që thotë se fëmijën në djep e mëson me armën ose me librin. Unë zgjodha librin, nuk jam penduar kurrë”, - shprehet me modesti kandidati për deputet i BLD-së për qarkun e Dibrës. Flamur Reçi ka dhënë kontribut real në zhvillimin dhe konsolidimin e sportit. Edhe në mandatin që pretendon të marrë Dibra dhe sporti do të jenë prioritetet e tij. 18 vjet ka Flamur Reçi që është i përfshirë me ndihmë financiare dhe vendimmarrje në sport. Ai përgjithësisht ka operuar në sportin e mundjes. Aktivitete të rëndësishme janë zhvilluar në Shqipëri nën financimin dhe kujdesin e tanimë kandidatit për deputet Flamur Reçi, një kampionat ballkanik dhe një kampionat europian. 14 vjet ka Reçi që është aktiv me status të veçantë

Dibër/ Stipe Mesiç në mbështetje të kandidatit liberaldemokrat

në Federatën Ndërkombëtare të Mundjes. Në FILA është një personazh i vlerësuar dhe i respektuar. Flamur Reçi është i njohur dhe në qarqet e artistëve. Njihet si sponsor gjeneral i Teatrit Kombëtar Shqiptar nga viti 1995 deri më 2002 me vlerë mbi 700 000 dollarë. Paguante 5 mijë dollarë në vit qira, ndërkohë që 81 artistë paguheshin nga ai me 50 dollarë në muaj. Gjithashtu në vit ai

dhuronte për aktrimin 40 milionë lekë të vjetra. “Mendoja gjithnjë se artistët janë ajka e shoqërisë. Vazhdoj ta mendoj dhe sot. Ishte Robert Ndrenika, NdriçimXhepa, Yllka Mujo, Rajmonda Bulku. Emra fantastikë. Kisha kënaqësi kur ndihmoja në sport dhe në art. Isha pranë dy pasioneve të mia”, - shprehet kandidati për deputet i BLD-së në qarkun e

Dibrës, Flamur Reçi. Flamur Reçi – Dibrani për dibranin Sfida ime është zona e lindjes. Mund të kisha kandiduar dhe diku tjetër, ku ndoshta e kisha fitoren më të sigurt, por besoj se do të votëbesohem nga bashkëqytetarët e mi të Dibrës, Bulqizës e Matit, me të cilët do të lidh një kontratë besnikërie për të ardhmen. Prioritetet e mia - Lobimi brenda qarqeve politike e akademike të vendit dhe diasporës shqiptare në botë për përfundimin e Rrugës së Arbrit brenda mandatit të ardhshëm (2013-2017) - Ngritja e një linje për përpunimin e qumështit e mishit dhe të një linje për përpunimin e frutave në qytetin e Peshkopisë - Kreditimi me interesa të ulëta i fermerëve dhe biznesit të vogël e të mesëm në qarkun e Dibrës Vlerësime të personaliteteve për Flamur Reçin: Sulejman Dibra, Artist i Merituar: “Flamur Reçi ka ditur të vendosë më së miri ekuilibrat mes financave, pasionit dhe profesionit. Qindra mijë dollarë të shpenzuar, koordinim perfekt dhe një imazh i shkëlqyer i një individi që më shumë se kushdo tjetër mund të bëjë për Dibrën dhe dibranët.” Gëzim Kame, regjisor: “Flamur Reçi është një njeri me zemër të madhe, mik i artistëve, që i ka ndihmuar ata ekonomikisht në kohët më të

vështira. Ka kontribuar veçanërisht në njohjen e Teatrit tonë Kombëtar jashtë vendit duke sponsorizuar veprimtaritë e tij. Kandidatura e tij për deputet i BLD-së në qarkun e Dibrës është përzgjedhja më e mirë.”

Altin Sulçe, gazetar sportiv: “Përzgjedhje ideale e BLD: një protagonist i madh i komunitetit të sportit garon në politikë.” Flamur Reçi ecën i sigurt drejt sfidave të reja, ashtu siç ka bërë dhe në sport. Falë

respektit, korrektësisë me ndërkombëtarët dhe punës së jashtëzakonshme, e solli ballkaniadën dhe europianin në Shqipëri. Tani, në një pozicion të ri, mund të sjellë Europën tjetër, që aq shumë po e kërkojmë.” Përgatiti Halil RAMA

REPUBLIKA E SHQIPERISE KOMUNA MELAN

NJOFTIM PËR TENDER Komuna Melan, sipas marrëveshjes italo-shqiptare për shkëmbimin e borxhit për zhvillim, fton operatorët ekonomikë të paraqesin oferta financiare për tenderin “RIKONSTRUKSION I SHKOLLËS 9-VJEÇARE MELAN’’ FONDI LIMIT 41 917 196 00 LEKË. •Afati i fundit për tërheqjen e dokumentacionit data 3 korrik 2013, ora 10:00. •Afati i fundit i paraqitjes së dokumenteve është data 19 korrik 2013, ora 10:00. •Data e vlerësimit të ofertave 19 korrik 2013, ora 10:00. Të dhëna më të hollësishme do t’i gjeni në dokumentet e tenderit. Dokumentet do të tërhiqen pranë komunës Melan kundrejt kërkesës me shkrim dhe me pagesë nga ora 14:00 deri më 16:00.


EKONOMI • E martë 18 qershor 2013

»

07

RASTET E PËRFITIMIT TË KOMPENSIMEVE PËR TRASHËGIMTARËT

AKKP: 13 milionë dollarë për mbi 700 pronarë të ligjshëm PROCEDURA

Brikena Dervishaj

A

gjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të shpërndajë për 700 subjekte që përfitojnë kompensim një fond prej 13 milionë dollarësh në ditët në vijim, për pronarët në tokat e të cilëve janë ndërtuar banesa informale. Sipas nëndrejtorit të përgjithshëm të AKKP-së, Agim Toro, këtyre përfituesve do t’u llogaritet sipërfaqja e tokës së zënë dhe sasia e parave që do të marrin. Nga 9 vendimet e mëparshme, deri më tani kanë përfituar nga kompensimi rreth 47% e pronarëve.

Përfituesit Vendimet në fjalë kanë hyrë në fuqi që nga viti 2008, ndërsa gjatë këtij viti kanë dalë edhe 2 vendime të tjera ngas Këshilli i Ministrave që ka pasur në vëmendje pikërisht shpronësimin e kësaj kategorie. Fondii përfitimit, korrespondon me marrjen e këstit të katërt dhe të pestë. Ndërkohë, më shumë se gjysma e parave janë përfituar tashmë nga pronarët. “E gjithë ajo kategori e ndërtimeve pa leje, e cila rezulton të jetë e ndërtuar mbi sipërfaqen e tokës së individëve të tjerë përpara se të fillojë të bëhej legalizimi i tyre, duhet që në fillim të bëhet shpronësimi i pronarit të ligjshëm të tokës. Në këtë rast prona do të kalojë në favor të shtetit. Vetëm atëherë pasi prona të ketë kaluar në favor të shtetit, atëherë shtetit i lind e drejta që të vazhdojë më tej procedurat e legalizimit”, - bëjnë të ditur zyrtarë nga AKKP-ja. Por sipas tyre për të bërë shpronësimin e pronarëve

AKKP nuk do të bëjë pjesë të rimbursimit të gjitha ato subjekte që nuk kanë dorëzuar kërkesën e tyre pranë agjencisë. Ndërkohë, agjencia pritet të bëjë publike edhe listën e përfituesve të fondit financiar për këstin e pestë të pronarëve. Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave shqyrton dokumentacionin e subjekteve që kërkojnë kompensim në të holla pasi verifikon dosjen dhe vendimin përkatës, të dhënë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Më pas zyra përkatëse kërkon nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që, brenda 10 ditëve, të konfirmojnë regjistrimin e vendimit përkatës në ZVRPP, përcaktimin e gjendjes juridike aktuale të pronës dhe verifikimin nëse ajo ka ndryshuar nga momenti i daljes së vendimit me të cilin aplikohet dhe verifikimin e ushtrimit të së drejtës së parablerjes.

Ministritë nxjerrin udhëzime të veçanta për prokurimet Pas vendimit për të kaluar në elektronikë të gjithë proceset e prokurimit, përmes ndërhyrjeve në ligj, qeveria shqiptare u jep të drejtë dikastereve që të nxjerrin udhëzime të veçanta për projektet në fushat specifike që ata mbulojnë. Me ndryshimet ligjore, dikasteret, përveç ligjit mbi prokurimet, mund të nxjerrin edhe udhëzime, si dhe mund të përcaktojnë rregulla shtesë mbi proceset e reja që do të nisin. Referuar ndryshimit ligjor, dikasteret për teknologjinë e informacionit, ekonominë, arsimin, shërbimet sociale apo shëndetësinë mund të nxjerrin rregullore apo udhëzime për hartimin e termave të referencës dhe specifikimeve teknike për projekte në fushat që kanë në përgjegjësi. Kjo

do të thotë se përveç ligjit bazë, kompanitë garuese për proceset e prokurimit do të duhet të njihen dhe të zbatojnë edhe rregulloret specifike që dalin nga ministritë. Shqipëria aplikon procedurën elektronike të zhvillimit e prokurimeve publike. Kjo mënyrë është vlerësuar nga institucionet ndërkombëtare dhe qeveria shqiptare si thjeshtim i procedurave dhe rritje e transparencës së proceseve. Platforma e prokurimit elektronik është një aplikim i bazuar në rrjet, që mbështet automatizimin e aktiviteteve të tenderimit të Autoriteteve Kontraktore. Ky sistem mundëson transaksione të sigurta ndërmjet institucioneve publike dhe komunitetit kombëtar e ndërkombëtar të biznesit.

Takimi për të rritur bashkëpunimin

Italianët shprehin interes për investime në energjetikë Pas verifikimit në terren grupi i punës përgatit vlerësimin ligjor, ku shpjegohen me hollësi për secilin pronë kryen vlefshmërinë e vendimit të paraqitur nga kërkuesi, konfirmimet e zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, vlerësimin e pronës për kompensim dhe merr vendimin për pranimin apo refuzimin e kërkesës për kompensim të subjektit të shpronësuar. Dosjet e plota i dorëzohen subjektit të shpronësuar, Avokaturës së Shtetit dhe ZVRPP-së, kopje të vendimeve të marra, për t’u dhënë mundësi të ushtrojnë kompetencat ligjore.

që preken direkt nga procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje është e detyrueshme që të dilet me një akt të Këshillit të Ministrave, që do të bëjë të mundur shpronësimin e kësaj kategorie. Vendimi në fjalë do të vijë më pas në AKKP, e cila fillon menjëherë me përgatitjen e qytetarëve që do të bëhen pjesë e pranimeve për përfiti-

min e fondit financiar. Njëkohësisht ALUIZNI në aktivitetin e tij grumbullon të ardhura nga procesi i tij dhe një pjesë e këtyre të ardhurave sipas ligjit do të kalojë për llogari të kompensimit financiar të qeverisë. Kjo pjesë do të shërbejë si shumë parash për efekt të shpronësimit të subjekteve të prekura nga ndërtimet informale.

NIS KOMPENSIMI I TVSH-së PËR IMPUTET QË BLEJNË FERMERËT

Ja çfarë do të përfshijë fatura e kompensimit Procedurat që duhet të ndiqen për përfitimin e subvencionit Nisja nga zbatimi e një prej elementëve të rëndësishëm të paketës fiskale të qeverisë, e cila ka në fokus bujqësinë shqiptare, ka nisur të japë dhe efektet e para. Një numër i konsiderueshëm fermerësh të mëdhenj nga zona të ndryshme të vendit kanë filluar aplikimin për rimbursimin e TVSH-së produkteve bujqësore. Lidhur me këtë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rajonal bën të ditur detajet për zbatimit të parë të kësaj nisme. Për të përfituar nga këto vendime, drejtori i kësaj agjencie, Gjok Vuksani, sqaron se “si pasojë e përdorimit të këtyre input-ve do të merret edhe vendimi përfundimtar. Konkretisht do të subvencionohen të gjitha llojet e farërave që fermeri mbjell në

Aplikimi i procedurës elektronike

tokën e tij, që me atë të misrit, grurit e duke përfunduar me atë të patates apo të produkteve të tjera bujqësore. Çdo fermer që do të blejë njërën

prej këtyre inputeve së bashku me faturën tatimore ku është e përcaktuar sasia e produktit që ka blerë fermeri dhe vlera e TVSH-së, ai duhet të drejto-

het pranë zyrave të bujqësisë së rrethit përkatës dhe së bashku me vërtetimin që ka tokë në dispozicion, si dhe së bashku me numrin e llogarisë. Në këtë numër llogarie, qeveria do të bëjë dhe derdhjen e rimbursimit të TVSH-së. Brenda një periudhe ditore prej 15 ditësh, pasi të dhënat në fjalë të kenë ardhur në AZHBR, dhe pasi kjo e fundit të ketë bërë verifikimin e tyre, atëherë do të bëjë pagimin e 20% të vlerës së inputit. Derdhja e detyrimeve nga ana e qeverisë do të bëhet në atë numër llogarie që fermeri ka deklaruar në të dhënat e dorëzuara në zyrën bujqësore të rrethit të tij. Janë rreth 24 skema subvencionimi që AZHBR ka në zbatim dhe që shkojnë tërësisht në mbështetje të fermerit.

Sipërmarrës italianë nga sektori i energjisë së rinovueshme dhe infrastrukturës kanë shprehur interes për rritje të investimeve në Shqipëri. Italia është partneri kryesor për sa i përket volumit të shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë duke zënë rreth 40% të totalit. Dhoma Italiane e Tregtisë në Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të vendit fqinj organizuan një takim me sipërmarrësit italianë dhe shqiptarë për të rritur bashkëpunimin mes palëve, si edhe prezantimin e praktikave më të mira të operimit në këta sektorë. Përfaqësuesja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Itali, u shpreh se, vendi që ajo përfaqëson e sheh me interes bashkëpunimin në sektorin

energjetik. “Bashkëpunimi mes sipërmarrësve shqiptarë dhe atyre italianë në sektorin energjetik ka qenë i suksesshëm dhe ne besojmë se, Shqipëria ka potenciale të mëdha për zhvillimin dhe prodhimin e energjive të rinovueshme. Ndaj për ne është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i mëtejshëm, ofrimi i njohurive dhe lehtësive sipërmarrësve italianë për të investuar në Shqipëri. Gjithashtu, bizneset italiane kanë një shtrirje të gjerë në të gjithë rajonin e Ballkanit me investime të shumta dhe Shqipërinë e shohim si urën lidhëse për sa i përket transmetimit të energjisë”, tha Gamba. Investimet private të këtij vendi kanë qenë të fokusuara kryesisht në industrinë e lehtë dhe atë të ndërtimit.

Kapacitetet rreth 16 miliardë m3 gaz

Vendimi për gazsjellësin TAP do të merret më 28 qershor Vendimi për përzgjedhjen e projektit fitues që do të transportojë gazin nga deti Kaspik drejt Evropës do të merret më 28 qershor. Përfaqësues të konsorciumit TAP AG, që do të ndërtojë gazsjellësin Trans-Adriatic, shprehen se, vendimi do të merret në këtë datë. Konsorciumi i Shah-Deniz II, që drejtohet nga kompania britanike “BP” dhe që është përgjegjës për marrjen e vendimit, konfirmon datën 28 Qershor. Gazsjellësi TAP është në garë me gazsjellësin Nabuço. Marrja e një vendimi në favor të TAP, do të sillte një rritje të investimeve të huaja direkte në Shqipëri prej 1 miliard eurosh. Vendi do të përfitonte sasi të mëdha lënde alternative për prodhimin e energjisë, duke reduktuar ndjeshëm kostot

për qeverinë dhe qytetarët dhe duke ndikuar direkt në zhvillimin ekonomik. Drejtori ekzekutiv i konsorciumi TAP AG, Kjetil Tungland, bën të ditur se, grupi më i madh evropian në ndërtimin e gazsjellësve Fluxys, ka shfaqur interes që të bëhet pjesë e ndërtimit të gazsjellësit Trans-Adriatic. Bisedimet që po zhvillohen kanë si qëllim përfshirjen e këtij grupi si ndërtues pas marrjes së vendimit për përzgjedhjen e projektit fitues nga konsorciumi i Shah Deniz. Ky gazsjellës do të ketë kapacitete transportuese prej 16 miliardë metër kub gaz në vit, nga të cilat 6 miliardë do të përdoren nga shteti turk për nevojat e veta, dhe pjesa tjetër do të çohet drejt Evropës.


08

« SOCIALE

E martë 18 qershor 2013 •

PIRSING NË VENDE INTIME, TË PREFERUAR NGA FEMRAT

Meshkujt sollën tendencën e pirsing, sot janë më të paragjykuarit Erta Bode

M

eshkujt me pirsing janë më pak të preferuarit nga femrat. Ditët e sotme këta meshkuj po paragjykohen akoma më shumë, edhe pse ishin ata që sollën tendencën e “vathëve” në trup nga jashtë shtetit. Pirsing janë bërë shumë të preferuar për femrat, të cilat nuk evitojnë të ekspozojnë trupin e tyre pa një vath. E kundërta po ndodh me meshkujt, të cilët shihen me një sy ironik dhe paragjykohen më lehtë. Meshkujt me pirsing janë të paragjykuar nga meshkujt pa pirsing si dhe nga pjesa më e madhe e femrave, por kjo nuk e ka ndaluar një pjesë të tyre të kenë pirsing. Njerëzit që i përdorin e konsiderojnë pirsing si një aksesor jetësor që simbolizon diçka. Kështu shprehen meshkujt me famë në Shqipëri, të cilët janë më shumë këngëtarë ose artistë në fusha të tjera, mirëpo tregojnë se faktikisht është kthyer në një modë pa kuptim. Meshkujt me famë dhe me një karrierë artistike tregojnë se përpos dëshirës së tyre pisin që mbajnë në trup ka një kuptim dhe ka lidhje me artin që atë bëjnë. Mirëpo edhe autorët që bëjnë pirsing, ku kryeqyteti ku në kryeqytet numërohen pirsingbërës të njohur, tregojnë se një pjesë e adoleshentëve meshkuj i vënë vetëm për shkak të modës ose muzikës rep apo rok që dëgjojnë. Pronarët e qendrave më të mëdha të pirsing në Tiranë tregojnë se të pasurit pirsing është një tendencë që në Shqipëri fillimisht e prunë meshkujt që emigruan jashtë, sidomos pjesa e emigrantëve në Greqi dhe Itali. Këtë rrugë ndoqën edhe femrat, mirëpo vetë meshkujt sot janë më të paragjykuar. Për shkak të orientimeve seksuale që në Shqipëri janë ende të papranueshme nga masa më e gjerë e popullit, meshkujt me vath shihen si me një prirje jo normale seksuale. Ky është paragjykimi që meshkujt që bëjnë pirsing kalojnë në këto ditë në Shqipëri, ndërkohë fermat janë shumë më të qeta. Ato janë të lira të kenë pirsing ku të duan dhe nuk paragjykohen fare për këtë gjë. Edhe për sa i përket familjes prindërit janë gjithmonë në aprovim kur vajza e tyre dëshiron të bëjë një pirsing, ndërkohë lindin gjithmonë debate dhe diskutime nëse djali dëshiron të bëjë pirsing. Prindërit në 90% të rasteve nuk e miratojnë këtë veprim. Vendi më i preferuar për meshkujt është veshi ose vetulla, mirëpo nuk përjashtohen rastet e gjuhës dhe të buzës. Ndërkohë për femrat ka një preferencë të madhe për veshin, madje po të shikosh ato kanë më shuëm se 5 pirsing në njërin vesh, pastaj vjen hunda dhe kërthiza. Ndërkohë pjesë e modës së pirsing janë edhe cepat e buzës së poshtme dhe gjuha. Pronarët e pikave

PIRSING

Kohëzgjatja e tyre, humbet ndjeshmërinë

Besëtytni e vjetër në Shqipëri

Tendenca për pirsing në gjuhë dhe në vende intime shihet si e palogjikshme nga një pjesë e mjekëve, të cilët ngrenë shqetësimin se në këtë mënyrë humb shqisa e ndjeshmërisë. Mjekët thonë se njerëzit që bëjnë pirsing në gjuhë dhe e mbajnë atë për një periudhë më të gjatë se 3 vjet, japin shenjat e para të humbjes së ndjeshmërisë. Ata fillojnë të shfaqin problem në mënyrën e të shijuarit derisa për ushqime të veçanta nuk e bëjnë dot dallimin e të athtës me të kripurën, ose të ushqimeve majhoshe me ushqimet me shije të athtë. Ata janë një rrezik, edhe pse qelizat e gjuhës janë qelizat që rikuperohen më shpejt. Ndërkohë bëhet e ditur se në shumicë e rasteve ata ndërrojnë dhe diksionin e të folurit të individit. E njëjta gjë është edhe me pirsingët në vendet intime. Pas përdorimit të tyre prej më shumë se dy vjet ata mbartin infeksione, pasi vendi do pastruar me shumë kujdes dhe aty mund të grumbullohen baktere virusale gjatë marrëdhënieve seksuale, si dhe humb ndjeshmëria e asaj zone, pasi qelizat kanë një pjesë të huaj, që nuk i lë të zhvillohen.

Kohë më parë, kur sëmundjet dhe vatrat e infeksionit kanë qenë më të përhapura në Shqipëri dhe ndërkohë mjekësia nuk ishte kaq e emancipuar dhe barnat nuk siguroheshin kaq lehtë, ka ekzistuar besëtytnia e vënies së një vathi floriri në vesh për djemtë që lindnin në një familje. Prindërit dhe gjyshërit u shponin veshin djemve dhe u vinin një vath flori në formë rrethi në veshin e majtë për të pasur një jetë të gjatë. Kjo ka qenë një besëtytni e ndjekur pothuajse deri në vitet 1990 në familjet ku meshkujt vdisnin shpejt, ose në familjet ku kishte shumë vajza dhe priste të lindte një djalë. Mirëpo në ato vite këta meshkuj nuk paragjykoheshin. Kjo për faktin se në vendin tonë nuk ishte përhapur ende liria e orientimit seksual, madje populli ynë, i izoluar nga ai sistem, as nuk e dinte se ç’ishte liria e orientimit seksual. Djemtë që në ato vite kanë pasur një vath shiheshin me një sy më dashamirës dhe trajtoheshin me kujdes edhe nga të afërmit, pasi vathi në vesh u jepte privilegjin e një halli që familja kishte dhe ky fëmijë duhej të jetonte patjetër.

Për jetëgjatësi u vihej një vath në vesh

më me emër të bërjes së pirsing në Tiranë tregojnë se gjuha, kërthiza dhe vendet intime janë pjesët e trupit më të preferuara për të bërë pirsing nga femrat. Sipas kësaj gjinie, ato tregojnë se pirsing në gjuhë u sjell më shumë ndjesi në shije, ndërsa pirsingun në kërthizë e mbajnë

vetëm për ekspozim të trupit në verë dhe në festat e natës, që i frekuentojnë shpesh në këtë stinë. Ndërkohë për pirsing në vendet intime ato tregojnë se është dëshira e partnerëve të tyre, por gjithsesi është një eksplorim i ri edhe gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Nis sistemimi i Lanës dhe rrugëve paralel

“Kompesim i tokave të prekura nga investimi dhe atyre që prishi Rama” Unazës së jashtme të Tiranës do t’i rregullohet një tjetër përbërës, siç është sistemimi i lumit të Lanës dhe e rrugëve paralele të tij. Me një investim prej 2.3 miliardë lekësh akorduar nga qeveria shqiptare, ka nisur puna për sistemimin e lumit që fillon nga kthesa e Saukut deri te Bregu i Lumit. Afati i punimeve është 24 muaj, ç’ka do të thotë se sipas parashikimeve të hartuesve të këtij projekti këto punime do të mbarojnë pas dy vjetësh. Kryebashkiaku Lulzim Basha e ka cilësuar këtë investim shumë të rëndësishëm si për çlirimin e trafikut në kryeqytet, ashtu dhe për përmirësimin e jetës së banorëve që jetojnë përgjatë këtij segmenti. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka garantuar të gjithë qytetarët që preken nga ndërtimi i kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore se do të kompensohen për çdo centimetër prone që u preket. Basha tha se do të kompensohen edhe ata pronarë që iu prishën shtëpitë nga ish-kryebashkiaku pa u dhënë asnjë zgjidhje, ndonëse ishin në proces legalizimi. “Këtu ku ndodhemi para pak vjetësh u shembën disa banesa me leje në truallin

e tyre dhe sot e kësaj dite banorëve që iu shembën këto banesa nga Bashkia e Tiranës, nga ish-kryetari, akoma nuk u është dhënë asnjë zgjidhje. Ky ka qenë qëndrimi në raport me pronarët e ligjshëm dhe të legalizuar dhe ky ka qenë qëndrimi edhe me ata që ishin në proces legalizimi. Jam sot për t’i garantuar ata pronarë që ishin viktima dhe jo përfitues të investimit, por po kështu për të garantuar të gjithë pronarët që preken nga investimi i mëtejshëm se Bashkia e Tiranës në këtë drejtim të ri do t’i shpërblejë ata për çdo centimetër katror dhe nuk do t’i lërë të humbasin asnjë vlerë të krijuar në këto vite nëpërmjet investimit të tyre. I kam pritur në zyrën time, i kam garantuar personalisht dhe sot dua t’i garantoj këtu faqe gjithë komunitetit se ata, si gjithë komuniteti, do të jenë përfitues të këtij investimi”, - theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Kryeqyteti pa shtesa dhe ndërtime pa leje

Hoxha: Ftoj qytetarët të denoncojnë çdo rast që shkel ligjin

Ndërtimet pa leje vazhdojnë të jenë “gjuetia” e Inspektoratit të Ndërtimeve të Bashkisë së Tiranës. Çdo ditë e më shumë po bëhen verifikime të ndërtimeve pa leje dhe ato po prishen qysh nga minuta e parë që merret vesh se janë pa leje. Banorët ankohen se po u zënë frymën ndërtimet e komshinjve dhe po ashtu po prishin edhe bukurinë e kryeqytetit. Inspektorati i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës ka vijuar aksionin çdo ditë për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Pas denoncimit nga qytetarët Inspektorati ka ndërhyrë së fundi për të prishur një shtesë pa leje në katin e shtatë të një pallati në rrugën “Naim Frashëri”. Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor, Florenc Hoxha, ka garantuar se me forcën e ligjit do të goditet çdo tentativë e ndërtimit pa leje. “Duke marrë shkas nga shqetësimet

e banorëve të pallatit, ne po ndërhyjmë me forcën e ligjit për të goditur këtë objekt, i cili është ndërtuar në kundërshtim me ligjin. Edhe një herë i garantojmë qytetarët e Tiranës se ne do të jemi 24 orë në dispozicion të tyre dhe mirëpresim çdo telefonatë apo informacion për ndërtimet pa leje. Gjithashtu i garantojmë ata se do të godasim çdo ndërtim të paligjshëm që do të bëhet brenda territorit të qarkut të Tiranës dhe të Bashkisë së Tiranës”, - deklaroi Hoxha. Bëhet me dije se përpos kallëzimeve që bëjnë banorët për ndërtimet pa leje pronarët e këtyre ndërtimeve bëjnë rezistencë përpara se ndërtimi i tyre të prishet, duke u ankuar se kanë derdhur mund për ta ndërtuar, se aty është një pjesë e shpenzimit të tyre ekonomik e shumë justifikime të tjera. Nuk mungojnë edhe ndërtimet pa leje, si cepa pallatesh që janë kthyer në kioska për të shitur, por Hoxha tregon se nuk do të ketë asnjë përjashtim, sepse përpara ligjit janë të gjithë njësoj dhe ndërtimet pa leje nuk njohin justifikime. Ai u bën me dije banorëve se është në krye të detyrës për zbatimin e ligjit dhe nuk do të tërhiqet përballë asnjë justifikimi.


AKTUALITET • E martë 18 qershor 2013

»

09

Sekreti 11-vjeçar me prostitutën shqiptare

Seks që të mos e kthente në Shqipëri, një vit burg policit

Ishin me urdhër mbrojtjeje

Dy ngjarjet në kryeqytet

Detajet e hetimit pas ngjarjes

Rrahu nënën dhe djalin e tij, pranga një 47-vjeçari

Makinë në flakë, pranga një shoferi për aksidentin

Çanta e braktisur në qendër rezultoi alarm fals për bombë

Nga komisariati nr.1 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Luan Hoxha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, sepse në mënyrë sistematike ka kërcënuar, ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, për motive të dobëta, ndaj nënës dhe djalit të tij. Policia njofton se ata janë me urdhër mbrojtje, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, me nr.3893, datë 12 prill të këtij viti. Pas denoncimit, nënës dhe djalit iu dha vendim për ekspertim mjeko-ligjor. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për “Dhunë në Familje” dhe “Veprime në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës”.

Një makinë ka marrë flakë ditën e djeshme, teksa policia ka arrestuar një 36-vjeçar që përplasi për vdekje një kalimtar. Kështu, në afërsi të fshatit Domje në Tiranë, mjeti tip ‘Renault Clio’ me ngjyrë të bardhë, është përfshirë nga flakët, teksa dyshohet të ketë qenë një defekt teknik. Ndërkaq, komisariati nr.5 Tiranë arrestoi 36-vjeçarin Urim Gjeta. Arrestimi i tij, u krye sepse duke drejtuar mjetin tip BMV me targa GN 04 XNU, ka aksidentuar me vdekje shtetasin Kol Maklekaj, 70 vjeç, që ishte duke kapërcyer rrugën nga e majta në të djathtë.

Fals rezultoi alarmi i një çante të dyshimtë, e braktisur, të gjetur para Pallatit të Kulturës në Tiranë. Ngjarja vuri në lëvizje policinë e kryeqytetit pas dyshimeve se në të mund të kishte sasi eksplozivi. Policia, e cila mbërriti në vendngjarje rrethoi të gjithë zonën, ndërkohë që pas verifikimeve të ekspertëve antieksplozivë rezultoi se brenda çantës nuk kishte asnjë lëndë të rrezikshme. Sipas policisë, çanta sportive nuk kishte asgjë brenda, ndërsa dyshohet se është hedhur nga kalimtarët.Vetëm pak ditë më parë një tjetër çantë e braktisur vuri në lëvizje policinë në bulevardin “Zogu i Parë”.

PRITË POLICËVE, U MORËN EDHE ANTIPLUMBAT. KRIMET E GRUPIT TË “TË 11-ve”

Pesë nga 11 shqiptarët e arratisur nga burgu vrasin një polic grek GREQI- Grupi i “të 11-ëve”, shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trakalas dyshohet të ketë kryer vrasjen e radhës, ekzekutimin e një efektivi policie. Mediet greke shkruajnë se një punonjës policie është vrarë në Greqi, dhe sipas policisë, autorë janë shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 2:30 minuta, në vendin e quajtur Distomu. Nisur nga informacionet se njerëz të dyshimtë ishin duke lëvizur në këmbë në zonën e Distomu, në këtë pikë shkoi një automjet policie me 3 policë dhe ndërsa po parkonte, nga kaçubet përreth dolën 5 persona të armatosur. Nën kërcënimin e armëve iu morrën policëve 3 xhaketat antiplumb, tre pistoleta dhe një pushkë, ndërsa policët të papërgatitur për këtë sulm të beftë, nuk mundën të kundërpërgjigjen. Më pas morën makinën e policisë dhe teksa largoheshin me të, qëlluan në drejtim të policëve. Nga plumbat u plagos në këmbë një polic 37 vjeç, Jorgo Andritsopulu (ne foto), babai i dy fëmijëve, i cili ndërroi jetë në spital nga humbja e gjakut, sepse plumbi kishte goditur arterien. Në vazhdim është një operacion të gjerë për kapjen e grupit të të arratisurve, ku janë përfshirë edhe forcat speciale dhe një helikopter. Krimet dhe arratisja Disa operacione policore

ITALI- Polici italian pretendonte favore seksuale nga një prostitutë shqiptare, në këmbim të lejes së qëndrimit, ndaj është dënuar me gati një vit burg dhe 5 vjet skualifikim nga postet publike. Pas dënimit dhe pezullimit nga detyra, komisioni për stafin e përhershëm të Policisë së Shtetit shpreh një gjykim për mediokritetin e agjentit shef, Francesco Montisci. Historia është e ndërlikuar, pasi vjen pas një epilogu 11 vjet më vonë, sepse hetimi ka filluar në vitin 2002. Pas një bastisjeje, dy vajzat janë sjellë në stacionin policor në Conegliano për identifikim. Prostitutat ishin ilegale dhe duhet të dëboheshin, siç parashikohej nga ligji Bossi-Fini. Në këtë pikë, sipas Prokurorisë, polici dhe prostitute gjetën një lloj marrëveshje: seks në këmbim të moskthimit. Mbrojtja e policit mohoi akuzat, duke pretenduar se vajzat u afruan me qëllimin që të arrestonin një bos shqiptar në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Rrëfimi i vrasësit “shqiptarët e m…i ndëshkuam”

Shqiptarët xhaxha e nip u vranë për ksenofobi e drogë ITALI- Ditën e vrasjes së dyfishtë të shqiptarëve në Abbiategrasso, mëngjesin e 16 nëntorit Mattia Archinito po shkonte të punonte dhe takoi në lokal shefin e kantierit. Gjatë rrëfimit para jurisë djaloshi 18-vjeçar italian tha se “Ai më pa edhe më tha, e pe si në Far West, aty ndërhy ti dhe unë iu përgjigja se këtu jam, më fërshëlle”. Pra, ky person është vrasësi dy shqiptarëve, Alban Medha, 51 vjeç dhe nipi i tij Ndue Bruka 27 vjeç, të vrarë në Abbiategrasso. Ai duket si vrasës i mafies edhe pse është vetëm 18 vjeç. Ai rrëfen se “Nuk kam fjetur tërë natën”, por qesh përsëri kur tregon vrajsen e kryer bashkë me Mauricion, vëllain e tij 22 vjeç. Fillimisht vrasja u duk si gjakmarrje në mes të shqiptarëve, por nga dëshmitë u dëgjuan fjalë si “i ndëshkuam ata shqiptarët e mutit që vjedhin shtëpitë tona, bëjnë rrëmujë dhe shesin mall pa kërkuar leje. Vëllezërit Archinito i kishin vrarë shqiptarët sepse dëshironin t’i ndëshkonin, sidomos të riun Ndue Bruka që kishte filluar të trafikonte drogë. Hetuesit, ndër arsyet e krimit, kanë shtuar edhe ksenofobinë.

Fatkeqësia e vogëlushes shqiptare

E përplasi makina në sytë e nënës, vdes vajza 3 vjeçe ITALI- Nuk arriti të mbijetonte vogëlushja shqiptare 3 vjeçe, Sofia, që u përplas nga një makinë në Bollate, të shtunën pasdite para syve të motrave dhe nënës. Fillimisht ajo u dërgua në spitalin “Niguarda” në mbrëmje dhe kurrë nuk e rimori vetëdijen. Shoferi i makinës, i dëshpëruar, një djalë 20 vjeç tha se “Unë nuk kisha pamje dhe fëmija u shfaq papritmas, nuk mund ta shmangia”. Fëmija, me origjinë shqiptare, jetonte së bashku me motrën e saj 5 vjeçe. Sofia donte të arrinte të motrën u hedhur në rrugë, pa pritur nënën që t ia mbante dorën. Në këtë moment në rrugë kaloi 20-vjeçari.

Aksionet në Tiranë e Kavajë

Disa në pranga, vodhën lekë, motorë dhe makina

Polici i vrarë dhe 2 nga 11 shqiptarët e arratisur janë zhvilluar muajt e fundit për kapjen e të arratisurve nga burgu i Trikalas, të cilët shfaqen herë pas here në zona të ndryshme të Greqisë, teksa vjedhin makina apo grabisin para në supermarkete e dyqane. Polici 37-vjeçar i vrarë natën e kaluar, është viktima e dytë pas 25-vjeçares Katerina Zogali, për vrasjen e së cilës akuzohet shqiptari Marian Kola. E reja humbi jetën nga

plumbat më 30 mars, gjatë shkëmbimit të zjarrit të Kolës dhe të arratisurve të tjerë me policinë, në ndjekje e sipër. 11 shqiptarë arritën të arratisen nga burgu i Trikalas duke u gdhirë 23 marsi, pasi plagosen dy roje, por 3 prej tyre u kapën menjëherë. Ndërkaq, pak ditë më parë Klement Cala mbajti peng disa banorë në një fshat dhe grabiti një market, duke kryer një plagosje. Pesë protagonistët

e ngjarjes së djeshme, janë pjesë e të arratisurve nga ky burg. Të arratisurit shqiptarë janë: Flaulant Luli 27 vjeç, Edison Lika 25 vjeç, Ilir Kupa 27 vjeç, Marjan Kola 36 vjeç, Klement Cala 25 vjeç, Admir Murataj 41 vjeç, Ermal Lita 35 vjeç (i arrestuar tashmë) dhe Fatos Sulaj 31 vjeç. Ndërkaq, mediet greke thonë se ky grup i të arratisurve po përhap terror në popullatë për të demoralizuar popullin grek. M.Mullai

Policia e Tiranës arrestoi dje disa hajdutë motorash dhe lekësh. Komisariati nr.2 finalizoi operacionin “Motorat”, ku u bë arrestimi i 18-vjeçarit Faik Gaxha, lindur në Kukës e banues në Tiranë, si dhe ndiqet në gjendje të lirë B.Sulaj, 32 vjeç. Procedimi ndaj tij filloi sepse para pak ditësh Gaxha, i ndihmuar nga kunati Sulaj ka vjedhur një motor të markes “Jaling Nova”. Gjithashtu u bë e mundur zbulimi i vjedhjes së motorit të markes “Yingang”, me targa TR 862 E, motori “Loncin”, me targa AD682 dhe motori “Papaq”, me targa TR 1B12. Nga komisariati nr.4 u krye arrestimi i shtetasve, Mark Shytani, 18 vjeç dhe Jurgen Duri, 18 vjeç, sepse në vendin e quajtur rruga “Çelo Sinani” tek ish fusha e druve në Allias, kanë vjedhur në automjetin autobetoniere me targë TR4822H, marka ASTRA, që e posedonte shtetasi Saimir Aruçi, një shumë lekësh prej 94.000 lekësh, dy aparatë celularë e disa dokumente. Komisariati i policisë së Kavajës arrestoi në flagrancë shtetasin, F.B, 16 vjeç, sepse në kroskotin e mjetit Ford me targa BF 425L C, ka vjedhur 20.000 lekë.


10

« SPECIALE

SKRAPAR – E ka sjellë vetë natyra që të gjitha rrugët që zbresin nga zonat e largëta të Gjerpësit, Potomit, Çepanit, Vlushës, krejt Tomorricës, Spathara, Hambulla, Koprencka, Lapani etj, të takohen aty ku dhe bashkohen dy lumenjët Osumi që gjarpëron mes maleve të thepisura të Vithkuqit e për të krijuar ndërshekuj kanionet nga më të famshme të Ballkan dhe lumi Guakut që rrjedh nga malet e Ostrovicës në kufi me Korçën, çanë kanionet e Gradecit me rreth 1000 metër thellësi. Pikërisht në pikën e bashkimit, në të dy brigjet e dy lumenjve ka hedhur shtat qyteti i Çorovodës dekada më parë, për të mbërritur deri në ditët tona si një qytet i brishtë, pa pasur një zhvillim të madh industrial apo dhe zhvillime të tjera tipike për ta mbajtur të rritur, jo vetëm në numër banorësh, por për t’u ndarë dhe nga e kaluara e tij. Kushdo që e ka vizituar edhe vetëm njëherë, në mendje i ngelen veç zhurmës të gurdullisjes së ujit, zërit dhe cicërimave të zogjve, gjelbërimi i manitshëm për nga përmasat, si dhe oksigjeni që tregon se vërtet je një zonë malore, larg një qyteti të madh të zhurshëm, rrëmujave tymsirave etj. Një tjetër ndjesi kënaqsie të sjellin teksa ulesh në lokalet buzë brigjeve të dy lumenjve, një qetësi absolute, një panoram manitëse dhe shërbimi cilësor e i kulturuar dhee të gjitha këto së bashku me mikpritjen e bujarinë e njohur të skrapalinjëve të gërshetuara bëjnë që të shijosh kafen e mëngjesit, të mesditës apo dhe mbremjeve të shoqëruar me një gotë ujë të ftohtë dhe me buzqeshjen e kamariereve, banakieres apo dhe të dikujt tjetër që të shoqëron. Por një tjetër gërshetim i shkon përshtat kësaj treve sa bujare po aq mikpritse me mbrekullitë që i ka falur natyra, malin e bekuar të Tomorrit, kanionet në fjalë, shpellën e Pirogoshit, Qafën e Devris më pllajën e lajthive të famshme, burimin ujor Guaku, e plot mbrekulli të tjera, qofshin këto dhe të ndërtuara nga dora e njeriut në shekuj siç janë 11 kalat e hershme të tij, ura e Kasabashit etj. Shpesh herë teksa kujton këto vise, vendet historike fetare dhe ato të luftërave ndër shekuj nuk ka si të mos vij në mendje poezia e të madhit Naim për shënjëtorin “Abaz Aliun” me tyrben e tij të famshme në majën më të lartë të malit të bekuar të Tomorrit. Ëngjëll që m’u qase pranë/ nga i madhi zot/ pse më rrefen qerbelan/ a do të derdh lot/ ti moj fusha e qerbelaë/ që më rri ndërsy/ plot me gjak të alia abaz/ vall ç’është ay/ ç’është ai që shkon kaluar/ ikën si veriu/ me dy tre foshnje në duar/ është abaz aliu/…. Abaz aliu zu Tomorr/ erdhi afër nesh/ shqipëria s’ngel e gjor/ se zoti e desh/ etj etj. Por për pos kësaj poezie, kësaj treve i ka kënduar bujarisë, trimërisë, legjendes, vuajtjes e varfërisë. Një repertor të tillë e gjenë të kënduar nga gjeniu i këngës të Skraparit Demir Zyko dhe këngtar të tjerë të këngës skraparlinjëçe Dule Malindi ku i këndon trimërisë, bujarisë, jetës, dashurisë, rinisë etj. Treva me zërat e bilbilave të këngës oshëtinë si dikur mazeri i trimave të Lake Backës, Riza Cerovës, Zylyftra Veleshnjes, Riza Kodheli, Muço Kapinovës, Estref Cakas, Karaman Yllit, Neshat Hysit, e shumë patriotëve e luftëtarëve të tjerë që dhanë jetën për t’u prehur pranë altarit të lirisë në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Nuk mundet të harrohen këngët “Në Tomorr ku mbidhen retë/ U mblodhën trimat me fletë. Nëse do të kthehemi pak tek gjeniu i këngës Demir Zyko nuk mundet të rrim pa kujtuar melodinë e këngës që u kushtohet vuajtjeve, varfërisë dhe emigracionit, Mbeçë more

E martë 18 qershor 2013 •

NESIM SPAHIU

Çorovoda një destinacion ndryshe shokë mbeçë/ përtej urës të qabesë/. E sa më thellë të lëvrosh në histori, po dhe aq thesare do të nxjerrësh që patriotët kanë lënë me gjurmët e tyre që nga kalatë e deri në ditët moderne që ne jetojmë sot, sikur t’i kishim vetëm dhuratë si mrekullitë natyrore. Janë njerëzit e punës e të penës ata që kanë lënë pas këto gjurmë që vërtet skrapalinjtë krenohen pasi kjo trevë ka nxjerr njerëz të pushkës e të penës, një prej të cilëve, Xhelal Bej Koprencka, Maliq Sanxhaku, Karaman Ylli e shumë figura të tjera, të cilët kanë luftuar për të mbrojtur dhe mbajtur në histori këtë trevë trimash patriotësh, mikpritëse e bujare. Kjo trevë ka nxjerr ministra si Karaman Yllin, si dhe

hënës, lugina tek bregu i sheshit, teje në hambullë etj. Rrugën që lë për të dëshëruar e harron para këngës të bilbilit, ashtu kaçubeve të brigjeve, ndërsa oksigjeni që të mbush mushkrit flladon në fytyrën tënde të freskët fare edhe pse temperaturën në këto ditë të fund qershorit e ka nxehur veç djellit të verës edhe fushata zgjedhore. E teksa kalon përmend shumë kujtime të tuat që të lidhin me këtë treve si gazetar, ke kaluar jo vetëm rrugën e shkatërruar dhe ke mbërritur në hyrje të qytetit. Mes këtyre kujtimeve të zgjon zëri i drejtuesit të mjetit Ladi që për fatin e mirë e kam pasur dhe prefesorin tim, erdhëm…..! Me kryetarin e Bashkisë Nesim

Kryeministrin më të ri në historinë e Shqipërisë Ilir Meta. Ka shumë për të folur e shkruar për Skraparin e skrapalinjët, por ne duhet t’i kthehemi një tjetër teme asaj të punës e jetës në ditët e sotme, ndaj dhe Çorovoda duke ecur në këtë traditë ka pasur zigzaket e saja si qytet, si treve, si krahinë. Qyteti i Çorovodës - Është kënaqësi të udhtosh për në Skrapar, mes asaj rruge me kthesa që në harresat e tyre mendjen ta prishin kodrat e thepisura e të gjelbëruara që zbresin deri në rrënjët e Osumit me ujin e tij të kthjellët. Në ato pak lëndina të vogla ashtu buzë bregut të lumit apo krijimit të ndonjërës luginë nga erozioni dhe që kanë marrë toponimet, si lugina e

Spahiu – si gjithmon gjendet në zyrë, ndërsa vjen që herët dhe ikën po duke u errur në shtëpi, ç’të bëjë duhet punë kanë kaluar 23 vjet demokraci dhe ende ka shumë probleme nga më të ndryshmet nga më të vështirat, njerëzit duan punë, duan t’ju shërbesh, duan arsim, shëndetësi, pastërti, rregull e qetësi e si me shkopin magjik banorët e qytetit i drejtohen vetëm kryetarit të bashkisë. Je qytetari parë ndaj mendohu mirë kur na pret, nuk vijmë për qejf, por për halle shprehen shumë prej banorëve teksa takojnë kryetarin Nesim Spahiu, dëshmitar të së cilës në copëra bisedash u bëmë dhe ne. Nuk themi se nuk ka ndryshime, ato duken, tha

në një takim ish-ministri Ali Alushani, pa i bërë lëvdata kryetarit të bashkisë këtë qytet a e bënë ky njeri, a s’e bënë tjetër, edhe pse nuk banoj këtu, por kam rrenjët, vijon ish-ministri i Shëndetësisë Alushani. Unë e shoh ndryshimin që në hyrje të qytetit, por më lë të shokuar rruga nga erdha se kam shumë ndjesi për këtë treve, për 23 vjet nuk janë mbaruar as 3 km, gjë e cila mes të tjerave ndikon dhe tek turizmi, biznesi e në përgjithësi në zhvillim e kësaj treve. Premtimet - Pas marrjes së mandatit, filloj puna, shpeshherë thosha me vete të paktën të mbajë ato pak premtime që bëra dhe që banorët e këtij qyteti më besuan, por nuk qenka kështu u dashka shumë punë dhe unë e fillova nga rikonstruksionin e godinës së bashkisë, vendit ku do punonim, më pas me hyrjen e qytetit e më gjerë, me pastërtinë. Bashkëpunimi duhet dhe në ndihmë na kanë ardhur shumë prej bizesmenëve të vendit dhe të huaj. Makina e pastrimit, me kosha për hedhjen e mbeturinave na erdhi nga Italia, nga miqët tanë. Me fondet e vetë bashkisë të krijuara nga taksa paguesit rikostruktuam hyrjen e qytetit dhe një pjesë të lulishtes, pjesën tjetër e ndërtuan fal ndihmës së presidentit Barjam Muca me fondacionin e tij “Besa”, po kështu edhe këndin e lojërave për fëmijë pranë lulishtes çlodhëse të qytetarëve. Në ndihmë u erdhëm fëmijëve të kopshtit duke pajisur kopshtin me komoditetet më të nevojshme si krevatet me pajisjet e tyre të mundësuara nga biri i kësaj treve Vladimir Çela. Mundëm të zgjidhim edhe problemin e konviktit të vajzave e djemve, rikostruktuam thuajse nga themelet disa prej shkollave në qytet. Por puna nuk mbaron me kaq, ka shumë e shumë probleme të tjera që janë sa madhore po dhe aq jetike për këtë qytet si e vetmja shpresë e këtyre banorëve dhe të zonave për rreth tij. E nevojshme është rruga e Tomorricës që lidh këtë qytet me tre komunat Gjerbës, Konak e Leshnje që janë larg prej tij rreth 50 km, por që për të

shkuar tek to të duhen dy e pse jo dhe tre orë vetëm për mungesën e rrugës. Po kështu dhe për një tjetër zonë atë të Çepanit e Potomit që për të shkuar të duhet po aq kohë për rreth 30 km rrugë. Vëndresha e Vërzhezha një tjetër problem që pret zgjidheje ashtu si dhe të parat. Po le t’i kthehmi qytetit (qesh) bashkëbiseduam me banorët e qytetit dhe vendosëm kosha në të gjitha lagjet e qytetit pranë pallateve shtëpive të banimit, grup shtëpive, pazarit e kudo në vendet e nevojshme. Prishëm dhe jemi duke prishur gardhe dhe mure të panevojshme brenda lagjeve qofshin këto dhe periferike. Të nevojshme kishim një unazë për këtë qytet pasi kishte vetëm një rrugë, që përveç prishjes së qetësisë nga kalimi i mjeteve me tonazhe të rënda na shkatërrohej edhe e vetmja shëtitore që kemi, si dhe qëndra e qytetit që për çdo event na duhej të ndërprisnim trafikun. Kjo bëri që të financonim një unazë me të cilën qyteti e thënë ndryshe do të marrin frymë lirisht. Por përpos këtyre problemeve akute, kemi nevojë dhe për dinjitet, për krenari, për moral, kulturë etj, ndaj ndërtuam hyrjen për në varrezat e dëshmorëve të At’dheut, investuam shumë pak në Pallatin e Kulturës, qëndrën kulturore të fëmijëve. Një problem tjetër kishim edhe hyrjen e varrezave që e zgjidhëm njëherësh me rrugën deri në Hambull, rrugë kjo e fundit drejt Përmetit. Tani mendet të them se jam në mes të mandatit dhe se kam ende shumë punë për të bërë edhe pse shumë prej premtimeve i kam realizuar. Turizmi – janë shumë mrekulli natyrore ende të paeksploruara në këtë trevë. Shpella e Pirogoshit që ende nuk i dihet fundit, e paeksploruar, një burim tjetër nënujor ende i paeksploruar që i përngjan ‘Syrit të Kaltër”, të Sarandës, vendet ku zhvillohet sporti i alpinizmit, Kanioni i famshëm i Gradecit, si dhe kanionet e lumit Osum ku dhe zhvillohet sporti i Raftingut, Qafa e Devrisë me pllajën e lajthive, po edhe vendet e shenjta si “Vrima e Nuses”, Gjurma e Abaz Aliut, si dhe Tyrbja e shënjëtorit Aliu në majën e malit të bekuar të Tomorri e shumë e shumë të tjera kala, Ura etj. Këtë vit kanë filluar të shtohen turistët edhe pse rruga e keqe, ne me stimulimin tonë me promovime të ndryshme qofshin këto mediatike si kjo e sotmja apo dhe me fletpalosje e në faqet zyrtare kemi bërë punën tonë për të krijuar sa do pak kushte informacioni se çfarë mundet të gjejnë intersant apo të vaçant në këtë trevë turistët, krijimin e komoditeteve për qëndrim dhe për ushqime bio etj. Nuk dua të shtojë më shumë probleme pasi puna jonë në vijim do të bëj që shumë probleme do të ezaurohen edhe gjatë këtyre dy vjetve për të hapur më pas të tjera prespektiva, sa madhore po dhe aq jetime për banorët e kësaj treve siç është punësimi. Kemi hapur një punishte artizanale për gratë, ku prodhohen shporta artistike. Presim dhe jemi në negociata për hapjen e një fabrike këpucësh, janë gati për t’u dhënë me koncension kaskada e Osumit, ndërsa janë vënë në punë deri tani 2 HEC-e, gati për të tretin e të katërtin që janë në ndërtim dhe të gjitha këto do të punësojnë jo më pak se 1000 forca të afta për punësim. Ndonëse nuk dua të merrem me politikë edhe pse jemi në muajn e nxehtë të qershorit të zgjedhjeve tek ne ka ndikuar në ndihmë, pasi kemi nga kjo trevë edhe liderin e LSI-së, Ilir Meta, deputetin Nasip Naço e shumë figura të tjera që ndikojnë dhe ndimojnë qoftë dhe moralisht zonën dhe banorët e saj. Sulo Gozhina


AKTUALITET • E martë 18 qershor 2013

»

11

ARVIZU: DUHET BASHKËPUNIM KONKRET MES KQZ DHE INSTITUCIONEVE TË TJERA

Ambasadori i SHBA në Vlorë për procesin zgjedhor Ndërsa ndodhemi në javën e fundit para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, ambasadori amerikan në vendin tonë Aleksandër Arvizu vijon takimet e tij në qytetet kryesore të vendit, për t’u interesuar mbi mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe klimën parazgjedhore në tërësi. Dje ambasadori Arvizu ishte në Vlorë, ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun Shpëtim Gjika, i cili e siguroi ambasadorin për zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë e pa incidente më 23 qershor. Ky i fundit i raportoi kryediplomatit amerikan lidhur me situatën e kësaj fushate elektorale, duke theksuar se nuk ka pasur incidente elektorale dhe se do sigurohet se nuk do të ketë. Nga ana e tij, ambasadori amerikan Arvizu ka deklaruar se ndihet i inkurajuar lidhur me raportin e kësaj

bashkie për ecurinë e procesit, ndërsa e ka cilësuar si një shenjë të mirë që vetëm dy qendra votimi janë ngritur në mjedise private. Ambasadori amerikan ka shprehur shpresën për zgjedhje të qeta dhe të rregullta. “Unë shpresoj që të ketë një bashkëpunim në nivelin e duhur me KQZnë dhe institucionet përgjegjëse nga rrethi i Vlorës”,- përmbylli deklaratën e tij për mediet ambasadori i SHBA-ve. Ndërkaq Arvizu zhvilloi edhe një takim po me të rinj dhe studentë në qytetin bregdetar të Vlorës. Takimi u zhvillua në këndin amerikan në bibliotekën e qytetit, pa praninë e medieve. Pak ditë më parë, ambasadori Arvizu zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, ku theksoi rëndësinë që palët politike të gjejnë kompromis për çështjen e KQZ-së, dukë

Përplasjet në Elbasan

Borxhi i vjetër, kërcënohet me armë pronari i lokalit

shtuar se nuk është vonë për të shkuar në zgjedhje me një KQZ të plotë. Ambasadori Arvizu deklaroi në takim se ambasada amerikane do të nisë përfaqësuesit e saj në Fier, për të parë nga afër procesin e votimit dhe të numërimit, ndërsa e vuri theksin tek liria e votës....

PËRPLASJET NË PEQIN DHE KURBIN, U GODITËN FURGONAT ROZË

Incidentet, PS ankohet për dhunë, denoncon dy raste N

dërkohë që kemi hyrë në javën e fundit para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, vijojnë përplasjet mes kampeve politike, të cilat shkojnë përtej retorikës. Këtë herë ka qenë PS që ka denoncuar për dy incidente në drejtim të dy furgonave të kësaj force politike. Pasditen e djeshme PS e Peqinit ka denoncuar incidentin e radhës elektoral. Përfaqësues të Partisë Socialiste kanë bërë me dije se mesditën e djeshme është dëmtuar një furgon, i cili transportoi mbështetësit socialistë për të marrë pjesë në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste, ku merrte pjesë edhe kryesocialisti Rama. Sipas përfaqësuesve socialistë, furgoni transportoi mbështetësit dhe simpatizantët e PS-së dhe gjithçka ka ndodhur gjatë kthimit të tyre nga Peqini për në qytetin e Elbasanit. Mësohet se furgoni është ndalur për një moment në anë të rrugës, ku bazuar në deklaratat e PS, kanë qenë disa simpatizantë të PD që kanë sulmuar me mjete të forta furgonin dhe se madje situata ka precipituar edhe në përleshje fizike mes palëve, personave që ndodheshin në furgon dhe atyre jashtë tij. Madje PS pretendon se gjatë kësaj ngjarjeje është dhunuar edhe një grua që ndodhej brenda në furgon. PS pretendon se gjithçka është politike dhe ka lidhje me simpatizantë të PD. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i policisë së Elbasanit lidhur me deklaratën e PS-së në Peqin. Në një deklaratë për mediet kjo polici thekson se gjatë mitingut të Partisë Socialiste në Peqin nuk ka pasur incidente. E megjithatë, blutë kanë konfirmuar se është thyer xhami i një furgoni që kishte flamujt e PS-së, por po punohet për identifikimin dhe

Përplasje mes disa personave në hyrjen e një lokali pranë qendrës së Elbasanit. Ngjarja është shënuar rreth orës 13 të mesditës së djeshme në lagjen “Beqir Dardha”. Banorë të lagjes kanë bërë të ditur në mënyrë konfidenciale se kanë dëgjuar të shtëna me armë, në rrugicën pranë shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja, çka në fakt, mohohet nga drejtoria e policisë së Elbasanit. Sipas banorëve, ka qenë ora rreth 13.00 e mesditës së djeshme kur kanë dëgjuar së paku dy krisma armësh. Ndërkaq nga ana e zëdhënëses së policisë së këtij qarku, në një komunikim me mediet është konfirmuar se në afërsi të një lokali ka pasur një incident mes disa të rinjve, të cilët u konfliktuan fillimisht fizikisht e më pas sulmuan njëri-tjetrin me mjete të forta dhe se nga ana e uniformave blu po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Mësohet se tashmë janë identifikuar dy personat që goditën pronarin e lokalit, të cilët janë shpallur në kërkim. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Duke iu referuar dëshmitarëve, fillimisht një i ri u konfliktua me shtetasin I. Shqerra, pronarin një lokali dhe më pas qëlloi në ajër. Në hyrje të lokalit janë gjetur edhe dy gëzhoja të plumbave të pistoletës me të cilën u kërcënua Shqerra. Forca të shumta policie rrethuan zonën dhe vendin e ngjarjes për disa orë, duke kryer edhe procedurat hetimore dhe mbledhjen e provave. Pak orë pas ngjarjes policia konfirmoi se sekuestroi një automjet të përdoruar nga dy persona, të cilët u shpallën në kërkim dhe se është bllokuar një armë gjahu pa leje që ju gjend pronarit të lokalit, i cili nuk ka pësuar dëmtime serioze. Dyshohet se shkak i sherrit ka qenë një konflikt për një borxh të vjetër, që pronari i lokalit ia ka marrë prej kohësh njërit prej personave që e dhunuan.

Regjistrohet viktima e parë

19-vjeçari humb jetën në liqenin e Borizanës Ndërkohë që njerëzit u janë drejtuar plazheve prej pak ditësh, shënohet viktima e parë për këtë sezon veror. Një 19-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në një liqen. Ngjarja është shënuar pasditen e djeshme në liqenin e fshatit Borizanë në Fushë-Krujë. Sipas policisë, 19-vjeçari Albert Shira ka qenë duke u larë në këtë liqen, ndërsa ka qenë i shoqëruar nga disa bashkëmoshatarë të tij. Këta të fundit kanë deklaruar për policinë se 19-vjeçari është futur në liqen për t’u larë dhe ndërkohë që është zhytur nuk ka mundur të dalë më prej ujit. Kanë qenë vetë ata që kanë nxjerrë trupin e viktimës nga ujërat e liqenit, ndërsa kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit ka transportuar kufomën e të riut për në morgun e spitalit rajonal. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 19-vjeçarit Albert Shira. Një nga pistat ku po hetohet është edhe ajo e një ataku kardiak, si pasojë e ndryshimit të temperaturës së ambientit me atë të ujit të liqenit. Pavarësisht nxjerrjes së shpejtë nga uji të 19-vjeçarit dhe ndërhyrjes së personave që ndodheshin në vendngjarje, gjithçka ka rezultuar e kot. arrestimin e autorëve. Një rast i ngjashëm është shënuar në rrethin e Kurbinit. Selia rozë atje ka denoncuar djegien e një furgoni të shtabit elektoral të kësaj force politike. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Patok të Kurbinit. Përfaqësuesit e PS-së kanë denoncuar ngjarjen në polici, ndërkohë mësohet se furgoni ishte i parkuar në momentin që i është vënë flaka nga persona të paidentifikuar. Ka qenë pronari i furgonit, i cili ishte punësuar nga PS për të ndihmuar në këtë fushatë elektorale, ai i cili ka denoncuar fillimisht ngjarjen. Gjithashtu ai ka bërë përgjegjës për ngjarjen simpatizantë dhe anëtarë të PD. Megjithatë, policia bën të ditur se ende nuk dihen autorët që kanë djegur furgonin, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ishte i plagosur me armë gjahu

Mbërrin i vdekur në spital fëmija 10-vjeçar Ngjarje e rëndë dhe në rrethana misterioze në Kukës. Një djalë vetëm 10 vjeç ka mbërritur i vdekur në spitalin rajonal të këtij qyteti. Burime të policisë së Kukësit kanë bërë të ditur se fëmija ka mbërritur rreth orës 17.00 të pasdites së djeshme në spitalin rajonal me plagë të pësuara nga një armë gjahu, e dyshuar çifte. Mësohet se 10-vjeçari ka ndërruar jetën rrugës për në spital. Gjithçka ka ndodhur në fshatin Shikaj të komunës Malzi të Kukësit, megjtihëse ende rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Familjarët kanë qenë të shokuar dhe nuk kanë dhënë asnjë detaj për rrethanat e vdekjes së fëmijës së tyre të mitur. Ajo që konfirmohet është se 10-vjeçari është qëlluar me çifte. Policia po heton në disa pista, mes të cilave ajo për një vetëvrasje aksidentale të të miturit, një vrasje aksidentale të tij nga një pjesëtar tjetër i familjes apo jashtë rrethit familjar, ndërsa nuk përjashtohet as pista e vrasjes së qëllimshme...


12

« GOSSIP

E martë 18 qershor 2013 •

N Kardashian sjell në jetë vajzën Kim Kardashian solli në jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës, vajzën e saj të parë, emri i të cilës nuk është bërë publik. Fryt i dashurisë me Kanye West, ndonëse ka vetëm disa orë në jetë, Kim nuk kurseu konstatimet, teksa e cilësoi foshnjen si një “kopie të sajën”. Sipas burimeve pranë familjes, lindja e realizuar në një maternitet në Los Anxhelos ishte natyrale dhe pa asnjë lloj ndërlikimi. ”Ajo është me të vërtetë një kopie e Kim. Ka flokë të zeza dhe sytë e saj”, deklaroi një mikeshë e “show-girl” amerikan, në daljen nga reparti i lindjes. Mësohet se babai Kanye ishte përkrah Kardashian, kur u realizua kjo lindje. Ndërkohë, të afërm të 32-vjeçares kanë vizituar atë dhe foshnjen ende pa emër në repartin e lindjeve.

10 femrat më seksi në botë Revista “Complex” kanë përzgjedhur 10 femrat më sexy në botë. Ata kanë bërë një klasifikim duke u bazuar tek forma e tyre trupore. Ky klasifikim është bërë në sajë të votave të mijëra votuesve në mbarë botën dhe ata kanë vendosur që e para si femra më seksi në botë të jetë bukuroshja Rihanna. Pas saj vijë aktoret Alison Brie në vendin e dytë dhe Jennifer Lawrence në të tretin. Diva Beyonce rangohet e katërta , për të vazhduar më pas me aktoren Kerry Washington e cila renditet e 5-ta. Në këtë renditje nuk mungon edhe Selena Gomez në pozicionin e 6-të. Nicki Minaj është në pozicionin e shtatë falë klipeve të saj sexy. Ajo ndiqet nga aktorja amerikane Emila Clarke. Në vendin e 9-të qëndron Miley Cyrus,dhe në vendin e fundit çuditërisht është Kim Kardashian.

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4 Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht edhe një version më të shpejtë të pajisjes, e cila do të transmetojë të dhëna gati dy herë më të mëdha se shpejtësia normale, tha kreu i biznesit mobil në Samsung të hënën. J.K. Shin, njëri nga bashkë-udhëheqësit ekzekutiv të firmës më të madhe në botë të teknologjisë për nga ana e të ardhurave, tha se versioni i shpejtë i Samsung Galaxy S4 do të shitet në Korenë e Jugut që nga fillimit i këtij muaji. Samsung gjithashtu ka njoftuar se është në bisedime me disa nga operatorët mobil jashtë shtetit për ta marrë telefonin, edhe pse në këtë deklaratë kompania nuk tregoi se për cilët operatorë bëhet fjalë. “Ne do të jemi të parët që do të lansojmë versionin e avancuar të telefonit të mençur 4G” tha Shin. S4-shi i ri do të përdorë teknologjinë e avancuar LTE-Advanced 4G, një avancim nga modeli konvencional i njohur si 4G LTE. LTEAdvanced ofron transmetimin e të dhënave deri në dyfishin e shpejtësisë normale të 4G. Telefoni do të mbështetet nga çipat e Qualcomm. Nëse shkarkimi i një filmi në 4G zgjat 3 minuta me 4G Advanced, përdoruesi do ta marrë atë film për pak më shumë se 1 minutë, tha Samsung.

ë kohën e temperaturave të larta të verës, një kafshatë hamburgeri apo salca që ka qëndruar gjatë në të hapur mund të jenë të rrezikshme për shëndetin. Helmim i me ushqime sjell simptomat si vjellja e diarreja dhe nuk është e këndshme për askënd. Por, ja disa mënyra si të ruani veten dhe ushqimin dhe të ulni rrezikun nga helmimi. - Lani mirë duart. Para se të nisni të operoni me ushqim, lani mirë duart me ujë të ngrohtë e me sapun dhe përkujdesuni që dërrasat për prerje, pastaj kullueset dhe thikat për prerje që mendoni t’i përdorni të jenë të pastra. - Pastroni perimet dhe pemët. Frutat më të ndjeshëm, si mjedra dhe rrushi me kujdes, por i shpëlani në enë kulluese, kurse pemët dhe perimet më të forta fërkoni me duar nën vrushkullin e ujit. - Mendoni më parë. Pasi të nxirrni mishin nga frigoriferi në shitore dhe e vendosni në karrocë, që në atë çast fillon shumimi i baktereve në mish. Andaj, preferohet që mishin ta blini pasi të keni kryer me blerjen e artikujve tjerë ushqimorë. Edhe gjatë transportit për në shtëpi, mishin mos e linë në veturë aty ku e rrok dielli. Sapo të ktheheni në shtëpi, së pari përkujdesuni për mishin dhe futni atë menjëherë në frigorifer shtëpiak. - Me kujdesa preni ushqimin. Madje edhe pemët e perimet me lëkurë që nuk konsumohet (si bostani apo pjepri, për shembull) duhet të lahen para prerjes, sepse lëkura e tyre mud të përmbajë baktere. - Mos hani në tavolinën e punës në kuzhinë. Studimet kanë treguar se tavolina e punës përmban 100 herë më shumë baktere sesa tavolina e kuzhinës dhe 400 herë më shumë se sa dërrasa, apo plastika e guaskës së WC-së.

Si të shmangni

helmimet

me ushqim gjatë verës

Rihanna tradhtohet nga bluza, i del në pah gjoksi

R

ihanna si gjithmonë e guximshme në zgjedhjet e veshjeve të saj. 25-vjecarja është fotografuar të shtunën në Londër Boujis nightclub, ku vëllai i saj, Rorrey Fenty performoi si DJ. Ajo mbante veshur një palë xhinse ekstravagante dhe një bluzë, e cila vetëm bluzë nuk mund të quhet.


GOSSIP • E martë 18 qershor 2013

»

13

CRISTIANO

SHIJON PUSHIMET ME MIQTË

LONGORIA gjen dashurinë

Jay-Z

me album të ri në korrik

Jay-Z ka zbuluar se albumi i tij i ri “Magna Carta Holy Grail” do të lansohet më 4 korrik, falë një marrëveshje të veçantë me kompaninë Samsung. Reperi ka zbuluar lajmin gjatë një video-reklame treminutëshe për Samsung, e cila u lansua mbrëmë në televizionet amerikane gjatë ndeshjes së NBA në mes të Miami Heat dhe San Antonio Spurs. Në videon promovuese, reperi shihet duke incizuar muzikën në studio me bashkëpunëtorë si Pharrell Williams, Timbaland, Swizz Beats dhe Rick Rubin. “Ideja është ta përfundojmë albumin dhe ta hedhin në treg. T’ia japim botës në një moment dhe ta lejojmë atë të shpërndahet”, ka thënë reperi. Albumi do të jepet pa pagesë për një milionë fansa me fat të cilët kanë në zotërim njërin nga telefonat Samsung: Galaxy S III, Galaxy S 4 ose Galaxy Note II.

F

Eva Longoria është në lidhje me pjesëmarrësin në shoun “Ready For Love”, Ernesto Arguello, raporton revista “Life & Style”. Spekulimet rreth lidhjes së tyre kanë filluar para disa muajsh, por aktorja hollivudiane i ka mohuar deri më tani. Megjithatë, çifti është parë së bashku duke u mbajtur për dore gjatë një vizite në një galeri arti në Hollywood duke përhapur thashetheme të reja për romancën e tyre. Longoria ka pas vetes dy martesa të dështuara, atë me aktorin Tyler Christopher dhe me basketbollistin Tony Parker.

utbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka publikuar në Facebook një foto me miqtë e tij dhe në përshkrimin e kësaj fotoje shkruan vetëm: “Pushime, miq, argëtim.” Sulmuesi i Real Madrid po qetësohet pas një sezoni ku nuk fitoi asnjë trofe me klubin. Ai gjithashtu është në pritje të sqarimit mbi rinovimin e kontratës që ka me klubin me më shumë Champions në histori. Para disa ditësh Cristiano shkroi në rrjetet sociale: “Të gjitha lajmet mbi rinovimin tim janë të rreme.” Kontrata aktuale e sulmuesit portugez skadon në vitin 2015 dhe pas ofertave të çmendura që po vijnë nga Manchester United, PSG dhe Monaco, klubi spanjoll po nxiton për “blindimin” e yllit të skuadrës, por duket se ky i fundit nuk kërkon një rinovim kontrate. Pas ndeshjes së fundit miqësore që luajti me Portugalinë, Cristiano u shpreh se nuk ka folur me askënd dhe se nuk ka të reja në lidhje me rinovimin e tij. Ndërsa presidenti Florentino Perez ka theksuar se kërkon që Cristiano Ronaldo të bëhet futbollisti më i paguar në botë me një kontratë deri në vitin 2018, por ende nuk kanë nisur bisedimet dhe e ardhmja e portugezit është e paqartë.

Jagger bën balet që të jetë në formë

Kelly Brook topless në Meksikë Në një përpjekje për të pasur një nxirje sa më të plotë dhe gjithëpërfshirëse, Kelly Brook vendosi të dilte topless në plazhin e Tulumit, në Meksikë. Modelja 33-vjeçare po kalon disa ditë pushimi me një shoqen e saj, ndërsa i dashuri Dani Cipriani ndodhet në Angli.

Legjenda e grupit “Rolling Stones”, Sir Mick Jagger ka treguar se si qëndron në formë edhe pse është në moshën 69 vjeçare. Ai ka thënë se ushtron gjashtë ditë në javë dhe bënë balet. Rokeri vrapon disa kilometra gjatë ditës plus bënë not, ushtron kickboks dhe biçikletë. “ Ushtroj gjashtë ditë në javë. Shkoj në palestër dhe vallëzoj pastaj vrapoj. Këto ushtrime i bëjë që të jem në formë”, ka thënë Jagger. “Zgjohem në ora dhjetë të mëngjesit por nëse zgjohesh edhe më herët do të jesh edhe më i kthjellët”, shtoi ai.


14

« BOTA

TURQIA

Largim i mëtejshëm nga Evropa?

D

y javët e kaluara Kryeministri Rexhep Taip Erdogan nuk tregoi asnjë lloj mirëkuptimi për demonstruesit dhe i cilësoi me nënvleftësim si “të dëmshëm për shoqërinë”. Por nga fundi i javës së kaluar Kryeministri tregoi për herë të parë gatishmëri për kompromis. Pas gati katër orë bisedimesh me përfaqësuesit e protestuesve në Ankara, Erdogani premtoi se do të organizojë referendum për të ardhmen e projektit në parkun Gezi. Por si treguan ngjarjet e së shtunës në darkë, kur policia turke e zbrazi me dhunë kampin protestës në Gezi, kjo qe vetëm një manovër e Kryeministrit turk. Protestuesit thonë se rezistenca kundër padrejtësive në vend do të vazhdojë. Udo Steinbach, ekspert për Turqinë në Shkollën e Qeverisjes Humboldt-Viadrina në Berlin, i sheh koncesionet e Erdogan kryesisht si një përpjekje për të zbutur situatën dhe kritikat ndërkombëtare. Edhe në rast se organizohet një referendum në lidhje me projektin e ndërtimit, tha Steinbach për DW, Erdogani nuk ka pse të ketë shumë frikë: “Në qoftë se Kryeministri organizon për këtë çështje një referendum të qytetarëve të Stambollit, ky do të dalë në favor të tij - dhe ai e di atë”. Turqia është sipas vlerësimit të Steinbach-ut një vend jashtëzakonisht i përçarë. “Refuzimi që kanë ndaj njëri tjetrit ata që kanë protestuar javët e fundit dhe pasuesit e Kryeministrit turk është i thellë”. Sipas një sondazhi të Institutit turk të Kërkimeve Sociale Andy-Ar vetëm 24 për qind e të anketuarve i mbështesin protestat në parkun “Gezi”. Çështja nëse Turqia mund të ketë një të ardhme në Bashkimin Evropian, sipas mendimit të Steinbach-ut nuk duhet të rishqyrtohet për shkak të konfliktit. Zyrtarisht, është e planifikuar që bisedimet e ngecura për vite në vend për anëtarësimin e Turqisë në BE - kjo ndër të tjera edhe për shkak të problemit të Qipros - të rifillojnë më 26 qershor. Disa politikanë konservatorë evropianë po kërkojnë që negociatat të mos vazhdohen. “Ky nuk është momenti për t’u ndarë, por për t’u angazhuar edhe më shumë”, iu kundërvu javën e kaluar qëndrimeve të tilla e ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme Kethrinë Eshton. Ngjashëm u shpreh në një intervistë kryetari i Partisë së Gjelbër Gjermane, Cem Özdemir, i cili është me origjinë turke. Në rast se bëhet fjalë jo për anëtarësi, por për një ofertë për

E martë 18 qershor 2013 •

Disa politikanë konservatorë evropianë po kërkojnë që negociatat të mos vazhdohen. “Ky nuk është momenti për t’u ndarë, por për t’u angazhuar edhe më shumë”, iu kundërvu javën e kaluar qëndrimeve të tilla e ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme Kethrinë Eshton

partneritet të privilegjuar, nuk ka pse të çuditemi që Ankaraja nuk i merr më aq serizisht Brukselin apo Berlinin. Özdemir dyshon edhe nëse Erdogani vërtet synon ende një anëtarësim të Turqisë në BE dhe me këtë mendim nuk është i vetëm. Rolf Mützenich, i ngarkuar për politikën e jashtme në grupin parlamentar të SPDsë në Bundestag, mendojn po ashtu se politika turke po tërhiqet nga ideja e anëtarësimit në BE: “Unë nuk do t’i referohosha vetëm një personi. Ne shohim se ka grupe në shoqërinë turke, që si në lidhje me zhvillimet në botën arabe, por sidomos me zhvillimin ekonomik në Turqi, besojnë se mund t’ia dalin edhe pa partnerët evropianë dhe mund të jenë në gjendje të bashkëpunojnë më të ngushtë me partnerët e rinj”. Megjithë supozime të tilla eksperti për Turqinë Udo Steinbach e sheh këtë vend edhe më tej në rrugën drejt Evropës. Deklaratat e kundërta të Erdoganit ai i konsideron si deklarata të momentit dhe reagim emocional ndaj kritikave nga Parlamenti Evropian. Pushtet absolut? Rexhep Taip Erdogan e humbi momentin e rikthimit tek arsyeja dhe kështu edhe tek çtensionimi. Kryeministri turk vendosi për rrugën e konfrontimit me kundërshtarët e tij politikë dhe kundër një dialogu qetësues dhe të ndershëm, në të mirë të paqes së brendshme të Turqisë, anëtare e NATOs. Reagimi brutal i policisë të shtunën në mbrëmje kundër një kampi me çadra të aktivistëve të ambientit dhe grupeve civile në parkun “Gezi”, pranë sheshit “Taksim” në Stamboll, shënoi një nga pikat kulmore të një politike, që pasqyron pretendime të rrezikshme për pushtet të plotfuqishëm. Sjellja pa asnjë kujdes edhe kundër grave, fëmijëve dhe të moshuarve është e pashembullt në historinë e re të republikës gati 90-vjeçare turke. Erdogan nuk kupton rregullat bazë të demokracisë. Këtë e dëshmoi në fundjavë edhe në dy mitingje të mëdha të partisë së tij konservatoro-fetare, AKP, në Ankara dhe Stamboll. Ndërkohë që përkrahësit e tij u transportuan në mitingje me të gjitha mjetet e vëna në dispozicion nga administrata e qytetit, në Ankara dhe Stamboll policia pengoi demonstrimet kundër tij me gaz lotsjellës dhe pjesërisht me ujë të përzier me kimikate, nga pompat me presion të ujëhedhësve. Fakti që gjithnjë e më shumë njerëz i bashkohen lëvizjes së protestës dhe janë të gatshëm të rrezikojnë jetën në aksione proteste, tregon

se fronti anti-Erdogan, në shoqërinë tashmë të politizuar dhe të përçarë turke, nuk humbet guximin për t’iu kundërvënë diktatit të AKP-së. Sjellja e forcave të sigurisë, që sulmon me gaz lotsjellës madje edhe spitale dhe hotele, ku u ofrohet ndihma e parë të lënduarve, forcon ndërkohë dyshimet se regjimi nuk i qendron besnik të drejtës ndërkombëtare. Erdoganit i janë errësuar sytë nga zemërimi për partitë politike dhe grupet që mendojnë ndryshe. Të përmendësh në të njëjtën fjalin liderin e opozitës në Parlamentin turk me terroristët, dëshmon mungesë respekti për përballjen demokratike me kundërshtarët politikë. Gazeta dhe kanale televizive dhe radiofonike, të cilat nuk mund t’i kontrollojë, i ndalon përmes autoritetit mbikëqyrës për mediet apo u vendos gjoba drastike. Raportimin e medieve ndërkombëtare nuk ka mundësi ta kontrollojë. Erdogan i akuzon ato se janë në shërbim të kundërshtarëve të një Turqie të zhvilluar, jashtë vendit. Në të vërtetë Erdogan nuk kishte asnjë arsye për këtë qendrim të nxituar. Ekonomia turke është në gjendje të mirë, turizmi lulëzon dhe roli i Turqisë si vend i rëndësishëm në rajon premtonte shumë mbështetje nga jashtë. Por tani është në rrezik bashkëjetesa paqësore mes fesë islame dhe demokracisë mbi bazën e laicizmit, ndarjes strikte mes shtetit dhe fesë. Erdogan nuk arriti të kthehej në një peshë politike të respektuar në plan ndërkombëtar, të një Kryeministri të legjitimuar në mënyrë plotësisht demokratike. Në pritjen e sigurt për të shtuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare rezultatin e shkëlqyer prej gati 50 për qind të vitit 2011, Kryeministri humbi nervat dhe durimin, pasi kritika nga brenda dhe jashtë vendit për sjelljen e tij me gazetarët dhe ata që mendojnë ndryshe, e nevrikosnin gjithnjë e më shumë. Ajo që nuk duhet të ndodhë tani në asnjë mënyrë është ndërprerja e negociatave të anëtarësimit me Turqinë. BE dhe para së gjithash Gjermania nuk duhet të rrezikojnë në asnjë mënyrë të godasin pas shpine lëvizjen demokratike në Turqi. Evropa duhet të mbajë të hapur mundësinë për të ndikuar edhe në të ardhmen në zhvillimet në Turqi. Një çtensionim i shpejtë në politikën e brendshme në Turqi nuk duket në horizont. Përgjegjësi kryesor për këtë është Erdogan me refuzimin e tij për një dialog të ndershëm me kundërshtarët politikë dhe kritikët nga shoqëria civile.


BOTA • E martë 18 qershor 2013

N

ë Dubai duket se po rikthehet zhvillimi ekonomik. Dy vjet e gjysëm pas një krize të madhe borxhesh, qyteti duket se po zhvillohet përsëri, ndërsa investitorët dhe turistët e shikojnë Dubain si strehë të sigurtë në një rajon plot paqëndrueshmëri. Phillip Walter Wellman njofton për Zërin e Amerikës nga Dubai. I njohur për ishujt me palma të krijuara nga dora e njeriut dhe me ndërtesën më të lartë në botë, Dubai ishte ndoshta një prej qyteteve më të dukshëm që u ndikua nga recesioni global i viteve 2008-2009. Jo vetëm që ai përjetoi eksodin më të madh të punëtorëve emigrantë, por një numër projektesh të mëdha ndërtimi u pezulluan, duke bërë që zona të mbulohet me ndërtime të papërfunduara. Sot, puna në shumë prej këtyre stukturave ka rifilluar dhe zhurmat e ndërtimit dëgjohen kudo. Një prej zhvillimeve më të fundit po ndodh në qytetin Mohamed bin Rashid, që e merr emrin nga sunduesi i Dubait, i cili kur të jetë përfunduar do të ketë deri në 100 hotele, 5 parqe argëtimi dhe qendrën më të madhe të dyqaneve në botë, edhe më i madh se sa qendra e tanishme tregtare e Dubait, po më e madhja në botë. Zyrtarët njoftuan krijimin e një zone tjetër, që do të shërbejë si qendër për luksin global, modën dhe prodhimet e njohura. Gjithashtu, qyteti shtoi këto ditë në listën e vet të stukturave më të larta, hapjen e kullës më të lartë të përdredhur të botës. Ndërsa udhëheqësit e Dubait thonë se kurrë nuk e kanë vënë në pikëpyetje rilindjen e qendrave të tilla, një prej shtatë qendrave të mëdha që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe, ekspertët thonë se rigjallërimi i shpejtë nuk do të kishte qënë i mundur pa trazirat dhe gjakderdhjen në vendet fqinje. Giyas Gokent është kryeekonomist dhe kreu i operacioneve kërkimore në Bankën Kombëtare të Abu Dabit. “Aktiviteti ekonomik është shtuar ndjeshëm dhe duket qartë se kjo i atribuohet statusit të Emirateve të Bashkuara Arabe si një qendër e sigurtë. Në një periudhë trazirash në pjesën tjetër të rajonit, Dubai po kthehet në një magnet për njerëzit dhe kapitalin dhe të dhënat e mbështesin këtë”. Statistikat e fundit tregojnë se ekonomia e Dubait u rrit me 4.4 për qind vitin e kaluar, niveli më i mirë që prej vitit 2009. Çmimet e pasurisë së patundshme pasqyrojnë optimizmin aktual; ato janë rritur vazhdimisht që prej rënies me 50 për qind pas krizës financiare. Ndërsa analistët janë të një mendimi se Dubai ka përfituar nga trazirat në vendet e tjera të botës arabe, Stephane Garelli, drejtoreshë e Qendrës IMD për Konkurencën në Botë me seli në Zvicër, thotë se autoriteteve në Emiratet e Bashkuara Arabe duhet t’u njihet merita se i kanë trajtuar çështjet e brendshme në një mënyrë që kënaqin dhe qetësojnë investitorët.

DUBAI

Oazë paqeje në një rajon të trazuar

“Herë herë krizat janë pozitive sepse ato vënë në provë dinamikën e modeleve, aftësinë e qeverive për të reaguar shpejt ndaj zhvillimeve të caktuara. Mendoj se pikërisht kjo ndodhi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Krahasuar me gjendjen e 2-3 vjetëve të fundit, masat e marra nga qeveria janë pritur shumë mirë nga tregu”. Por numri i madh i projekteve të propozuara nga qeveria në Dubai ka bërë që disa njerëz të vënë në pikëpyetje nëse udhëheqësit kanë mësuar nga gabimet e së kaluarës. Hollësitë rreth financimit të disa prej këtyre projekteve të mëdha nuk dihen dhe skeptikët

kanë dyshime nëse të gjitha projektet do të bëhen realitet. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime rreth punëtorëve që ndërtojnë këto projekte të reja. Grupe të të drejtave të tyre thonë se shumë punëtorë, pjesa më e madhe nga Azia Jugore, përballen me kushte të rënda jetese dhe pune. Disa prej tyre janë përshkruar edhe si skllevër të vërtetë. Abdul Rahim Yousif al-Aëadi, ndihmës ministër i Jashtëm për çështje ligjore, thotë se vendi i tij është i angazhuar për të parandaluar shfrytëzimin e punëtorëve të huaj. “Ne kemi ligje dhe njerëz të trajnuar për të zbuluar dhe luftuar

Ndërsa trazirat në rajon vazhdojnë, Dubai duket se është në pozita të mira për të vazhduar përfitimet ekonomike. Nick Tolchard kryeson firmën Invesco Middle East. “Është e qartë se Pranvera Arabe është një proces shumë vjeçar dhe kjo do të thotë se gjithë ky kapital që hyn në Emiratet e Bashkuara Arabe ka të ngjarë të qëndrojë në këtë vend për një kohë të gjatë”. këto lloj krimesh. Mendoj se ne jemi gati për të ardhmen”. Ndërsa trazirat në rajon vazhdojnë, Dubai duket se është në pozita të mira për të vazhduar përfitimet ekonomike. Nick Tolchard kryeson firmën Invesco Middle East. “Është e qartë se Pranvera Arabe është një proces shumë vjeçar dhe kjo do të thotë se gjithë ky kapital që hyn në Emiratet e Bashkuara Arabe ka të ngjarë të qëndrojë në këtë vend për një kohë të gjatë”. Banka HSBC me qendër në Britani thotë se vërshimi i kapitalit në Emiratet e Bashkuara Arabe mund të rritet me 370 milionë dollarë në vit.

»

15

RUHANI

Figura e shpresës në një kohë të vështirë

Hasan Ruhani u kthye brenda disa javësh në një kohë të pashpresë në figurë shprese për popullsinë iraniane. Iranianëve u pëlqejnë surprizat. Shteti befason shoqërinë, shoqëria befason shtetin dhe të dyja së bashku befasojnë komunitetin ndërkombëtar. Vazhdimisht. Tani përsëri në zgjedhjet presidenciale në vend. Pasi Këshilli Mbikëqyrës kishte përjashtuar rreth 99 për qind të kandidatëve nga zgjedhjeve dhe kishte lënë pak hapësirë për surpriza, në garë ishin vetëm gjashtë kandidatë: i moderuari Hasan Ruhani dhe pesë konservatorë. Në mesin e konservatorëve, nuk ishte asnjë kandidad vërtetë të preferuar. Ruhani konsiderohej si relativisht e panjohur. Pra, fillimisht Hasan Ruhani u kthye u mendua se do të ketë një brenda disa javësh në raund balotazhi - sipas gjithë figurë shprese për popgjasave mes dy kandidatësh ullsinë dhe kjo në një kohë konservatorë. Por çdo gjë u zh- shumë të dëshpëruar. Ai villua krejt ndryshe. Zgjedhjet presidenciale në Iran u ven- u përball që nga dita e dosën që në raundin e parë. parë me sfidat e mëdha Numërimi i votave zgjati më dhe ekzistenciale. Nga shumë se sa ishte planifikuar njëra anë ai duhet të gjejë fillimisht. Prandaj, tensioni u shpejt një mënyrë për të rrit me çdo orë derisa Ministria vënë në lëvizje bisedimet e Brendshme iraniane njoftoi zyrtarisht rezultatet e zgjed- për programin bërthamor hjeve. Askush nuk e kishte që kanë ngecur në vend pritur një fitore kaq të thellë dhe të kërkojë kompromise të Ruhanit. Si qe një gjë e tillë dhe për të ndryshuar me e mundur? Gjendja sociale në themel politikën e jashtme Iran është jashtëzakonisht provokative dhe joproduke mjerueshme. Papunësia e lartë, inflacioni i shfrenuar, një tive. Sepse vetëm kështu ekonomi në stanjacion, sank- ai mund të shpresojë sione dërrmuese dhe të tjera për zbutjen e konfliktit, dominojnë jetën e përditshme lehtësimin e sanksioneve në këtë vend teokratik. Këtyre dhe për të përmirësuar u shtohen plagët politike nga shtypja e dhunshme e lëvizjes problemet shoqërore së protestës pas zgjedhjeve të fundit në vitin 2009. Një situatë e tillë nuk është e qëndrueshëm për një kohë të gjatë dhe në mënyrë të paevitueshme çon në një pakënaqësi të thellë, e cila reflektohet në rezultatet e zgjedhjeve. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Iran ishte një jo e qartë ndaj politikës bërthamore dhe asaj të jashtme të konservatorëve, dhe njëkohësisht një humbje e konsiderueshme e liderit fetar, Ayatollah Ali Khamenei. Hasan Ruhani u kthye brenda disa javësh në figurë shprese për popullsinë dhe kjo në një kohë shumë të dëshpëruar. Ai u përball që nga dita e parë me sfidat e mëdha dhe ekzistenciale. Nga njëra anë ai duhet të gjejë shpejt një mënyrë për të vënë në lëvizje bisedimet për programin bërthamor që kanë ngecur në vend dhe të kërkojë kompromise dhe për të ndryshuar me themel politikën e jashtme provokative dhe joproduktive. Sepse vetëm kështu ai mund të shpresojë për zbutjen e konfliktit, lehtësimin e sanksioneve dhe për të përmirësuar problemet shoqërore. Nga ana tjetër ai duhet të kërkojë pajtim me popullin. Kjo është e mundur vetëm nëse ai u jep fund masat represive kundër popullit, nëse liron të burgosurit politikë, heq menjëherë gjendjen e arrestit të shtëpisë për reformatorët Mousavi dhe Karoubi dhe garanton lirinë e shtypit dhe lirinë e qasjes në informacion. Me Ruhanin lidhen padyshim shpresa të mëdha. Sidomos kur dihet se rruga për qëllime të tilla është e pjerrët dhe shkëmbore. Nga njëra anë, drejtuesit fetarë kanë në çështjet më të rëndësishme, si konflikti nuklear, gjithmonë fjalën e fundit. Nga ana tjetër, konservatorët kanë shumicën në Parlament. Kështu fitorja në zgjedhjet presidenciale është vetëm hapi i parë. Që pritjet e mëdha mund të çojnë në zhgënjime të mëdha, njerëzit në Iran e kanë përjetuar shpesh. Por këtë herë, koha nuk pret dhe çmimi për një zhgënjim tjetër është shumë e lartë.


16

« OPINION

E martë 18 qershor 2013 •

“PS kërrabën, ne autostradën!” Nga HALIL RAMA

M

es dhjetëra parullave e banderolave në ceremoninë e përurimit të tunelit të Ibës, njëra qe më e veçanta, ndoshta dhe më e spikatura. Nga honet e thepisura përbri grykës së tunelit, ku ishin “derdhur”, si dhe në sheshin në prehër të maleve, dhjetëra qytetarë të ardhur nga Elbasani, Librazhdi e Gramshi mbanin në duar parullën “PS kërrabën, ne autostradën”. Në atë zheg përvëlues kjo parullë valëvitej tej e tej hapësirës para dy tuneleve si lajmësja më e mirë e bashkimit të qytetit-djep i dijes dhe shkollimit me Tiranën nëpërmjet autostradës së re, që përshkohet në vetëm 20 minuta. Kështu që prej ditës së diel largësia mes Tiranës dhe Elbasanit shkurtohet me 60 minuta. Ndoshta për këtë fakt parulla e demokratëve elbasanas “PS kërrabën, ne autostradën” është më sinjifikativja. Sepse pikërisht edhe në ditën e përurimit të autostradës madhështore lidershipi i PS-së do të përsëriste refrenin e tij të pështirë “tunele të korrupsionit”, ndërsa do të urdhëronte kryebashkiakun socialist të Elbasanit të bojkotonte ceremoninë për të inauguruar përfundimin e punimeve për hapjen e tunelit të Ibës. Njësoj siç urdhëroi para shumë kohësh deputetët socialistë të bojkotonin seancën plenare të Kuvendit për të mos votuar miratimin e marrëveshjes që i hapte rrugë ndërtimit të kësaj autostrade gjigante nëpërmjet një financimi të Bankës Islamike për Zhvillim, Fondit “Abu Dhabit” dhe fondeve të tjera. Ndoshta dhe për këto arsye parulla e

demokratëve të Elbasanit “PS kërrabën, ne autostradën” i kalon përmasat e një parulle të zakonshme në një fushatë elektorale. Kjo parullë nuk simbolizon malin kreshnik të Kërrabës, por kërrabën e bariut, pas së cilës mbështetet strategjia zhvillimore e lidershipit socialist. Strategji kjo që konsiston në nihilizëm, bojkot, bllokim dhe mohim të gjithçkaje është arritur në këta 8 vjet të qeverisjes së demokratëve.

Para katër vjetësh Edvin Rama dhe suita e tij do të shpërfillnin me neveri edhe tunelin e Kalimashit, madje gjithë autostradën e kombit, vetëm e vetëm pse atë e ndërtoi qeveria e Kryeministrit Berisha. Dhe përgjigjen e morën nga verdikti i sovranit, që e la atë dhe partinë e tij në opozitë. Kështu do të ndodhë edhe më 23 qershor. Këtë bindje tashmë e kanë shumica e shqiptarëve. “Për kë do të votosh këtë herë?” - e pyetën para katër vjetësh 88-vjeçarin Zenel Maliq Hoxha nga ZallDardha e Dibrës. “Për atë që ka çarë malet”, - u përgjigj ish-partizani, që më 1944-n ka marrë pjesë me armë në dorë në luftën për çlirimin e Tiranës. Ndërsa këtë radhë pa asnjë mëdyshje ai thotë se do të votojë për 44-n. Jo vetëm nga ai, por më 23 qershor numri 44 do të votohet nga shumica e shqiptarëve që duan zhvillimin. Ata janë të bindur tashmë se Shqipëria, që vetëm 6 vjet më parë kishte rrjetin rrugor më të shkatërruar dhe më të prapambetur në Europë e më gjerë, po çan malet, po ndërton tunele, kryevepra inxhinierike, po krijon realitete të reja gjeografike dhe ekonomike e sociale. Ata i besojnë Kryeministrit Berisha në marshimin e pandalshëm për të përmbushur programin e Shqipërisë së zhvilluar. Brenda këtij programi tuneli i Ibës dhe autostrada e re janë segmenti më i rëndësishëm i Korridorit të Jugut, që do sjellë Beratin, Tepelenën në një kohë rekord në Tiranë. Shqiptarët do të votojnë Partinë Demokratike, promotore e Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, sepse i besojnë alternativës së saj të zhvillimit. Ata kurrsesi nuk mund t’i besojnë aleancës së të majtëve, që paralajmëron rikthimin e busteve të diktatorit dhe që si alternativë të vetme ka mashtrimin.

Basti i Blushit me Berishën si alarm elektoral

V

etëm 20 minuta iu deshën autobusit elektoral të z. Rama për të mbërritur nga Elbasani në Tiranë nëpërmjet tunelit që z. Berisha kishte përuruar vetëm pak orë më parë. Ky udhëtim komod i kryeopozitarit Rama erdhi pas mitingjeve elektorale në qarkun e Elbasanit, ku nuk la gjë të zezë pa thënë për tunelin dhe ndërtuesin e tij, Kryeministrin Berisha. Sigurisht që shefi i opozitës duhet të jetë ndier më i çlodhur sot, pasi pati mundësinë, si të gjithë qytetarët e këtij vendi, të ishte më i çlodhur nga udhëtimi në Elbasan, sepse ka shmangur rrugën e vështirë e të mundimshme nga Qafa e Kërrabë. Pa tjetër që kjo mundësi udhëtimi e komunikimi e krijuar nga qeveria “Berisha” i ka kursyer atij energji për ta çliruar më fort atë në takimet e së nesërmes, gjë që besoj se është vënë re edhe nga publiku. Sigurisht që tuneli i Kërrabës nuk është e vetmja vepër madhore e qeverisjes së Sali Berishës, por ajo përmban një mesash e simbolikë të jashtëzakonshme politike e elektorale. Berisha gjithnjë ka befasuar me iniciativat e projektet e tij edhe bashkëpunëtorët e afërt, pa le më kundërshtarët, gjë që ndodhi edhe me tunelin e Kërrabës apo më mirë të themi autostrada Tiranë-Elbasan. Kur e artikuloi këtë ide vite më parë, shumë njerëz e dyshuan seriozitetin e saj, ndërkohë që ndonjë prej tyre, si Ben Blushi, vuri edhe bast teserën e partisë, një atavizëm nga e kaluara komuniste, ku betimi apo beja më e rendë e komunistëve ishte tesera apo ideali i partisë-shtet. Shqiptarët me moshë madhore në kohen e diktaturës e mbajnë mend betimin komunist “për ideal të partisë”, që ishte më i rëndi e bëhej në raste ekstreme dhe shkelja e tij konsiderohej herezi. Ndërrimi i teserës së PS-së me atë të PD-së që z. Blushi e vuri si bast publik me premtimin e Sali Berishës për të ndërtuar para zgjedhjeve tunelin e Kërrabës e ka zanafillën dhe kuptimin pikërisht te betimi i vjetër me idealin

Nga NEBIL ÇIKA

e partisë. Në atë kohë Blushin mund ta kishin përjashtuar nga partia, por sot ai, edhe pse ka humbur bastin “me idealin e partisë”, vazhdon të qëndrojë i qetë dhe pa u skuqur fare vazhdon t’u kërkojë elbasanasve votën serish në emër të idealit. Po le ta lëmë Belushin dhe idealin e tij e të kthehemi te Berisha dhe aftësia e tij për të befasuar të vetët, por dhe kundërshtarët me realizimin e atyre që thotë e bën, shumica të paimagjinuara më parë. Dikur, atz nga viti 1999, isha në zyrën e tij në selinë e PD-së (atëherë në opozitë) me ish-kolegun tim Sokol Olldashi, tani një politikan e ministër i suksesshëm, dhe doktori na befasoi me një lajm që deri atëherë askush nuk kishte munduar as ta imagjinonte si të vërtetë. “Këta kanë vjedhur thesarin e shtetit.” Ngelëm të befasuar të dy. “E kam të sigurt tha Berisha, do bëj edhe një verifikim të fundit dhe do ta denoncoj. Ju lutem mos ma botoni në gazetë.” Me këto fjalë dolëm nga zyra e tij, megjithëse e kishim verifikuar me mijëra herë besueshmërinë e tij si burim meditaik, sërish ajo që thoshte dukej e paimagjinueshme . “Nuk duket mirë”, - më tha Sokoli dhe të dy ramë pothuaj dakord se vjedhja e thesarit të shtetit ishte e pamundur, pasi mundësinë për ta vjedhur e kishte qeveria dhe një qeveri normale nuk mund ta bënte një gjë të tillë (atëherë më duket se qeveriste Ilir Meta). Nuk kaluan veçse pak orë dhe Berisha denoncoi publikisht këtë grabitje, që përbën edhe sot një nga krimet më të rënda e më të pazbardhura të periudhës së demokracisë. Skandali ishte i madh. Ministria e Brendshme përgënjeshtroi zyrtarisht lajmin, mediet e majta iu vërsulën Berishës. “Zëri i popullit”, i drejtuar nga Erion Braçe, e quajti “të çmendur”, frazë që z. Braçe ndoshta për inerci vazhdon ta përsërisë edhe sot. Kur ky lajm pothuaj u harrua, policia e prokuroria deklaruan publikisht se thesari ishte vjedhur, madje arrestuan në vend të hajdutëve oficerin e policisë që kishte vënë në dijeni Berishën dhe për sy e faqe disa fshatarë. U zgjata pak me këtë histori për të treguar se aftësia befas-

uese e Berishës është një tipar i lindur i tij, që funksionon edhe kur nuk i ka gjërat në dorë, si ky rast në opozitë e jo më kur i jepen mundësitë, si me tunelin e Kërrabës, Rrugën e Kombit apo të tjera vepra infrastrukturore. Mbajtja e fjalës së dhënë është simbolika më e madhe që ndërtimi i këtij tuneli ka përcjellë te shqiptarët, të cilët në historinë e tyre e kanë pasur shumë të kufizuar këtë mundësi prej politikanëve, qeveritarëve e drejtuesve të shtetit. Sot në këtë prag zgjedhjesh mbajtja e fjalës së dhënë bën në masë diferencën midis politikave dhe politikanëve në garë. Ndryshimet në programe, pavarësisht bindjeve, duhet pa tjetër të vlerësohen edhe nga mundësitë e realizimit të tyre, gjë që në këto vite të pluralizmit politik vetëm Berisha ka dëshmuar se ka aftësinë, por dhe vullnetin ta bëjë. Ai premton sot rrugë e punë të tjera infrastrukturore dhe i bën, nëse kemi parasysh Kërrabën, Rrugën e Kombit apo të tjera. Ai premton heqjen e vizave amerikane dhe është e mundur ta realizojë, nëse kemi parasysh anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave me BE-në. Berisha ka problem bllokimin kur ky i imponohet ligjërisht, siç ishte ai i tri ligjeve për kandidimin në BE. Nëse Rruga e Kombit apo tuneli i Kërrabës do të donin shumicë të cilësuar, sigurisht që z. Rama do t’i kishte penguar, madje votoi në parlament kundër miratimit të financimit të saj. Me pak fjalë, nëse gjërat janë në dorë të Berishës, mundësia e realizimit të tyre është më e madhe se e çdo politikani tjetër në Shqipëri dhe prova më e fundit për këtë është tuneli i Kërrabës. Shqiptarët normalë, përfshirë edhe të majtët, nuk duhet të përsëritin gabimin e Blushit për të vënë bast me Berishën dhe projektin e tij politik. Nëse Blushi vuri bast vetëm teserën e partisë dhe shkeli vetëm idealin, nëse e ka një të tillë, shqiptarët duke mos votuar një projekt politik të garantuar nga mbajtja e provuar e fjalës së dhënë prej autorit të tij vënë në bast jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre.


OPINION • E martë 18 qershor 2013

»

17

Të përmbysim ata që do të zgjidhen Nga ALBI XHUNGA

P

ër këtë shkrim më ngacmoi debati publik që nisi Fatos Lubonja me dy shkrimet e tij: “Një kryq të madh fletës së votimit” dhe “Mjaft më me ju gazetarë llogoresh” dhe të fundit “Kundër së keqes më të vogël”, të cilët kanë shkaktuar reagime në medie të ndryshme. Deri diku jam dakot me mendimin e Lubonjës, i cili, si një ish-i burgosur politik dhe i persekutuar nga regjimi i kaluar, është e natyrshme të jetë një zë pro lirisë dhe së vërtetës. Them deri diku sepse ajo që nuk pranoj në teorinë e tij është zgjidhja që Lubonja përpiqet t’i japë problemit. Dhe problemi këtu është çështje madhore, që na përket të gjithëve. Por teoria e Lubonjës për të bojkotuar masivisht votimet apo për të bërë të pavlefshme fletën e votimit nuk më duket zgjidhje. E keqja më e vogël vërtet është bërë bumerangu i shqiptarëve në këto dy dekada pseudodemokraci. Shqiptarët vazhdojnë të ndërrojnë fytyra pushtetarësh, por jo sistemin, jo cilësinë e jetës së tyre. Dhe kjo vjen sepse (këtu jam plotësisht dakot me Lubonjën) në çdo zgjedhje të përgjithshme, apo vendore qofshin, shqiptarët

s’kanë alternativë më të mirë se “e keqja më e vogël”. Pastaj historia përsëritet dhe e keqja e vogël bëhet e madhe e kështu me radhë. Pra, jam dakord me mendimin, por jo me mënyrën e zgjidhjes. Sipas meje, kjo shoqëri nuk ka arritur të emancipohet. Kjo shoqëri ende vazhdon të pranojë fjalime elektorale të tipit “unë do t’ju bëj ju”, apo “ne do të ndërtojmë për ju”. Pjesa më e madhe e kësaj shoqërie nuk është plotësisht e vetëdijshme se është pikërisht populli padron i këtij vendi dhe pronar i ligjshëm i këtij shteti, bashkë me të ardhurat publike e të mirat natyrore që administrohen prej tij. Pjesa më e madhe e kësaj shoqërie ende nuk e kupton se ata që zgjedhim i zgjedhim për të na menaxhuar pikërisht këto të ardhura e të mira, që realisht na përkasin neve. Pra, ata që zgjedhim i zgjedhim për menaxherë, ata i zgjedhim për të qenë të punësuarit tanë dhe i paguajmë shtrenjtë me taksat tona, e jo për të na u bërë pronarë. Nga kjo pavetëdije rrjedh edhe fakti se shqiptarët nuk dinë të kërkojnë llogari për votën që japin. Nuk është i rastësishëm fakti që në Shqipëri nuk njihet protesta publike. Këtu nuk llogaris rebe-

limet e grupeve të caktuara politike, por flas për një protestë popullore, e cila t’u kërkojë llogari të zgjedhurve për votën e marrë. Politikanët tanë “lodhen” me popullin një herë në katër vjet, vetëm kur kërkojnë votën. Edhe hesap për votën e marrë japin një herë në katër vjet, në zgjedhjet e radhës. Opozita, ndoshta edhe për shkak të moralit të dobët që bart, nuk është në gjendje të organizojë protesta popullore. Shumë, shumë opozita mund të organizojë (siç ka organizuar) protesta militantësh. Është e vështirë të nxjerrësh qytetarin e thjeshtë në rrugë nën flamuj partish. Pra, ajo që shoh unë si zgjidhje është kultura e protestës. Le t’ia japim votën asaj force që na pëlqen më shumë. Le të votojmë programin që na bind më shumë. Po nëse ajo forcë politikë na rezulton se nga “e keqja më e vogël na është bërë “e keqja më e madhe”, ta përmbysim. Ta përmbysim dhe ta gjykojmë. Vota jepet për katër vjet, po kur shihet se me të po abuzohet, popullit duhet t’i lindë e drejta ta marrë mbrapsht atë votë dhe të rrëzojë tiranin apo hajdutin. Vetëm kur të ndodhë kjo politikanët tanë do të jenë më të përgjegjshëm për çfarë bëjnë dhe çfarë nuk bëjnë dhe ky sistem, që po e mbyt këtë shoqëri, do shpërbëhet.

Iliria, teza historike

N

ë lashtësinë klasike Iliria ishte një rajon në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, i banuar nga ilirët. Prehistoria e Ilirisë dhe e ilirëve është e njohur nga dëshmitë arkeologjike. Romakët pushtuan rajonin në vitin 168 para Krishtit në periudhën e luftërave ilire. Illyria është pra një vendndodhje në një rajon afërsisht në Ballkanin Perëndimor, ashtu si “Magna Germania” është një term i ashpër gjeografik, që nuk mund të përcaktohet nga ndonjë unitet linguistik ose etnik. Në mitologjinë greke emri i Ilirisë është sipas Illyrius, i biri i Cadmus dhe Harmonisë, të cilët përfundimisht e vendosën Ilirinë dhe u bënë paraardhësit e të njëjtit emër të ilirëve. Një version i mëvonshëm i mitit identifikon Polyphemus dhe Galatea si prindërit e Celtus, Galas dhe Illyrius. Miti i dytë mund të vijë nga ngjashmëritë me keltët dhe galët. Në periudhën më të hershme ilire është regjistruar mbretëria e enkeledëve (Enchele) në shekullin VIII, epokë në të cilën kemi të tjera mbretëri ilire, që fillojnë përafërsisht qysh në vitin 400 para Krishtit dhe mbarojnë në vitin 167 para Krishtit. Autariatae nën Pleurias (337 p.e.s) janë konsideruar të kenë pasur mbretërinë e tyre. Mbretëria e ardianëve filloi në vitin 230 p.e.s dhe përfundoi në vitin 167 p.e.s. Mbretëritë më të dukshme ilire dhe dinasti si ato të Bardhylit dhe dardanëve, Agronit dhe adrianët ishin nga më të njohurat ndër mbretëritë ilire. Agroni sundoi mbi adrianët dhe shtriu sundimin edhe mbi fise të tjera. Për sa i përket dardanëve, ata kishin fusha të ndara nga pjesa tjetër e ilirëve. Mbretëritë ilire ishin të përbëra nga zona të vogla në kuadër të rajonit të Ilirisë. Shtrirja më e saktë mbetet e panjohur. Vetëm romakët vendosën në të gjithë rajonin pushtetin e tyre. Monarkia u krijua në linjat e trashëguara dhe sundimtarëve ilirë, që përdornin martesat si një mjet aleance me fuqitë e tjera. Plini (23-79 pas Krishtit) shkruan se njerëzit që formuan bërthamën e mbretërisë ilire ishin “ilirët e duhur” apo “Illyri propie Dicti”. Ata ishin Taulanti, Pleraei, Endirudini, Sesaei, Grabaei, dhe Labeatae. Këto më vonë u bashkuan për të formuar Docleatae. Romakët mundën Gentin, mbretin e fundit të Ilirisë, në Shkodër, në vitin 168 para erës sonë dhe e kapën atë duke e dërguar në Romë në vitin 165 para erës sonë. Katër republika kliente u ngritën, të cilat në fakt sundoheshin nga Roma. Më vonë rajoni ishte i qeverisur drejtpërdrejti nga Roma dhe ishte i organizuar si një krahinë me Shkodrën si kryeqytetin e saj. Provinca romake e Ilirisë zëvendësoi mbretërinë e pavarur të Ilirisë. Ajo shtrihej nga lumi Drilon në Shqipërinë e sotme, në Istria (Kroaci) në Perëndim dhe në Sava (Kroaci), në veri. Salona (afër Splitit në Kroaci) funksionoi si kryeqyteti i saj. Pasi shtypën një revoltë të panonianëve dhe daesitiatëve, administratorët romakë e shkrinë provincën e Ilirisë, duke ndarë tokat e saj midis provincave të reja të Panonias në Veri dhe Dalmacinë në Jug. Krahina e Ilirisë u nda në Dalmaci dhe në Panoni në vitin 10 pas Krishtit, por termi “Iliria”, mbeti në përdorim në latinisht deri vonë dhe gjatë të gjithë periudhës mesjetare. Pas ndarjes së Perandorisë Romake peshkopët e Selanikut, emëruan famullitarët papalë prej Ilirisë. I pari prej këtyre famullitarëve thuhet të ketë qenë peshkopi Acholius (vdekur 383). Në shekullin V, peshkopët e Ilirisë u tërhoqën nga bashkimi me Romën, pa bashkëngjitur veten në Kostandinop-

Nga ELVIS KOTINI ojë dhe mbetën për një kohë të gjatë të pavarur, por në vitin 515, dyzet peshkopët ilirë përtërinë besnikërinë e tyre ndaj Romës, duke i deklaruar besnikëri ndaj Papës Hormisdas. Patriarkët e Kostandinopojës patën sukses në sjelljen e Ilirisë nën juridiksionin e tyre në shekullin VIII. Iliria ishte një mozaik popujsh të ndryshëm dhe fiseve luftarake, më të shumtën të vendosur në pjesën jugore të brigjeve të Adriatikut, midis detit dhe malit. Një pushtim trako-panonian ndodhi dhe Dardanët kishin qartësisht një kulturë trake. Mbretëri rivale në luftëra të vazhdueshme në stilin homerik u përdorën gjithashtu për të përshkruar trakët, saqë këta popuj kanë shumë gjera të përbashkëta. Por, nëse influenca greke ishte e fortë në Jug (veçanërisht gjatë mbretërimit të Bardhylit), kultura kelte e Hallshtatit ishte predominuese në Veri, veçanërisht midis fiseve të ashpra Scordisci, të cilat eventualisht sundonin fqinjët e tyre. Ata bartnin disa lidhje të kursyera keltike me popujt Veneti nga pjesa veriperëndimore dhe një këmbësori në vetë Italinë, me fiset e Dauni, Peuceti, Lapyges dhe Mesapianët. Ishte gjatë shekullit IV (para Krishtit) që Iliria u bë e njohur si një mbretëri e fuqishme, gjatë sundimit të Bardhylit, i cili mundi të bashkonte të gjithë fiset e Jugut, duke e bërë Shkodrën kryeqytet. Ai theu dhe vrau mbretin maqedonas Perdiccas, por edhe vetë u vra nga Filipi II në betejë. Mbretëria e tij, megjithatë ishte ende e fortë nën dinastinë e tij dhe veçanërisht gjate mbretërimit të Pleuratos. Kjo u bë e famshme gjatë mbretërimit të mbretëreshës Teuta, në vitin 230 para Krishtit, të cilës i ishte venë nofka “mbretëreshë e piratëve”, si pasojë e luftërave në rritje të romakëve kundër piraterisë në Adriatik, të cilat u shtynë në një fushatë decizive deri në vitin 227 para Krishtit. E gjithë çështja përfundoi me mbretin e fundit të Shkodrës, Gentin i cili humbi me Dalmatët dhe pas një lufte ai u zu rob nga romakët, të cilët e tregonin si triumf në vitin 165 para Krishtit. Iliria ishte tashmë e organizuar si një provincë romake. Ushtria ilire ishte e përbërë, në Jugun me influencë greke, si pjesë e mbretërisë, me një këmbësori të pajisur me veshje verore, pa rripa, mantele, mburoja pylli, me stil keltik, dhe mburoja xhelatine për elitën ose këmbësorinë e roformuar bardhyliane. Helmetat ishin prej xunkthi dhe tipit mbërtheckë, të forcuara me fletë parzmore bronzi, shpata greke, helmeta greke, xhelatinë bronzi. Shpatat ishin përgjithësisht të shkurtra, ose të përkulura sipas stilit trakian dhe ishin përdorur si armë të veçanta, me shumë ndriçim përmes aksit rrethues. Këmbësoria e mesme, përdornin poçe, ose të ashtuquajturat helmeta “ilire”, të cilat ishin stërgjyshërit e tipit grek, që përfshinin të famshmit korintas. Trupat e veriut, siç janë Scordisci, dhe fqinjët verilindorë, ishin pajisur më shumë si luftëtarë keltikë të Hallshtatit, ndërsa ilirianët e veriperëndimit ishin afërsisht të ngjashëm me venetët dhe luftëtarët e këtij lloji italian. Delmatianët ishin priftërinj nomadë, të veshur me një përzierje të stilit trakokeltik me gëzof të qimtë. Liburianët ishin popuj venetë dhe ishin të pajisur me tradita antike të luftëtarëve ilialianë, Lapyges dhe ilirianë të pavarur të brigjeve lindore të Italisë, të pajisur si italianë. Iliria ishte e ndarë, megjithatë si një mbretëri e vetme në Shkodër, si pushtet dominues, me Rhizon dhe Pharos si kryeqytete lokalë. Qytetet ishin në një numër të paktë dhe Hoplites vetëm sa bënin pjesë në qytete të vogla si Shkodra. Ata nënshtruan të gjithë ilirianët

e Jugut dhe dominuan brigjet perëndimore, duke përfshirë delmatae dhe liburnët. Të vetmit armiq të tyre ishin të ashprit scordisci, panonët dhe epiriotët dhe grekët maqedonas. Konkluzione. Sinteza historike bart në vetvete linjën e hollë të besimit te Zoti dhe trashëgiminë gjinore, sidomos atë fisnore. Treguesit e lashtësisë mbi emrin Iliri, na çojnë drejt kuptimit literal të mitologjisë greke Illyrius (versioni I) dhe miti II mund të vijë nga ngjashmëritë me keltët dhe galët. Besohet një lëvizje migratore në kontinent në konceptin e vet gjeografik dhe politik. Dhe se rasti i mitologjisë greke mbi emërtimin ilir besohet se paraprihet nga versioni autokton i pre-ilirëve që janë pellazgët, duke futur në këtë gjuhë triologjinë historike mbi prejardhjen e besimit te Zoti të këtij fisi të lashtë dhe duke parë drejt qiellit yjet, popullata u quajt ilirikum. Ndërsa komponenti kelt dhe gal nuk bën gjë tjetër veçse formon vetëdijen historike mbi eposin shoqëror dhe rrjedhën e popujve dhe fiseve. Kuptohet se me keltët dhe galët erdhi edhe faza me e civilizuar në historinë e kontinentit, pasi kishte në thelb zhvillimin social. Treguesit arkeologjikë dhe sidomos dokumentacioni shkencor nxjerr një vlerë të saktë të njohjes së procesit historik, kësaj here midis popujve, duke filluar që nga ata grekë e deri në lindjen europiane. P.sh. keltët Kotini bënin dallimin midis fiseve kelte (lashtësi) dhe gale (subkulturë), duke u konsideruar “Kotini von Gotti” (d.m.th. Kotini nga Zoti). Por i njëjti version i besueshëm është historia greke e besimit te Zoti. Pra, kemi një përpjekje të vërtetë dhe të saktë midis fiseve të lashta historike me prirje besimin ndaj Zotit. Kjo liturgji e besimit nuk është e parëndësishme, por krijon vizionin e vërtetë të historisë botërore. Shembujt e kulturës bëjnë edhe dallimin midis hershmërisë dhe popujve në versionin e tyre mondan, latin dhe stilistik. Dëshmohet kësisoj një gjenetikë e pastër në vend të Ilirisë antike, ku personifikohet tipari fisnor dhe liria e besimit. Popujt sillen sipas zakoneve dhe kjo formon edhe dualizmin konvencional, pa gabuar midis Ilirisë dhe Greqisë së lashtë. Ilirët, një popull luftarak, janë një prirje e vërtetë e historisë së lashtë. Për këtë dëshmojnë amfiteatrot antike dhe gjurmët arkeologjike me të njëjtën fuqi historike si Akropoli. Këto rrugë tregtare sollën edhe një organizim të rregullt fisnor, ku më të njohurat janë kolonitë greke të Apolonisë dhe Bylis. Çështja e historisë është çështje e botëkuptimit dhe versioni më i njohur letrar që njeh qytetërimi antik. Kjo mund të shndërrojë një pyetje cinike në vlerë kombëtare për disa: cili është më i vjetër ndër fiset europiane? Një përgjigje didaktike mbi rastin mund të japë universiteti “La Sapienza” në Romë. Por një gjë është e sigurt: traditat e besimit janë kultura e vërtetë e formimit civil. Popujt kanë mitet, një ndjenjë e hollë e dashurisë mistike në besimin ndaj lirisë dhe vlerave shpirtërore. Kjo është histori, kjo është trashëgimi dhe kjo është gjenetikë. Jul Cezari (Cotini-tribe) kishte në legjionet e tij të nderit ushtarë ilirë. Kësisoj fuqitë e besimit janë edhe fuqitë e ligjit romak. Fondamentet e besimit janë nga më të natyrshmet, ku jo pa qëllim shqiptarët e sotëm vijnë nga një gërshetim historik me degëzimin mysliman të turqve në mbi 500 vjet, duke qenë një cikël i lirë e veprimit interaktiv midis kulturave dhe besimeve të ndryshme. Principi i zhvillimit është i lidhur kështu me krijimin e shoqërisë bazë, ideal që realizohet sot nga Bashkimi Europian.


18

« DOSSIER

E martë 18 qershor 2013 •

KËRKESA PËR FALJEN E B. BALLUKUT, HITO ÇAKOS DHE PETRIT DUMES

Përfundimi, Aranit Çela: Mirë që janë armiq të Partisë, por janë dhe hajdutë! Nga Albert Kotini A.Çela - Në lidhje me rolin udhëheqës të Partisë, ata e pranuan plotësisht dhe doli nga dokumentet se gjendja e organizatës bazë të partisë qe bërë një gjë e mërzitshme dhe e neveritshme. Në gjyq sollën fakte konkrete dhe thoshin se roli udhëheqës i Partisë nuk ka ekzistuar. Na tha Petrit Dumja, zotni gjyqtarë, ju mos u mundoni të bëni krahasime, se nuk mund të bëhet asnjë krahasim. Unë kam qenë edhe në organizatën e terrenit, por as nata me ditën nuk është e mjaftueshme për të bërë krahasimin midis organizatave bazë të Partisë ushtri-terren. Dolën fakte konkrete. Hito Çako në një fjalim thoshte se zëri i komandantit është më i fuqishëm në organizatën bazë të Partisë. Kryetari - Komandanti bënte ligjin. A.Çela - Po, po e thoshte shqip, ishte orientimi i shkruar, në kundërshtim me vijën e partisë. Kryetari - Ç’thoshte kur e thoshit ju këtë? A.Çela - E kam bërë. Kryetari - Pa ç’dëm. A.Çela - Jo, këtë nuk e thoshte pa qëllim. Por kjo është rezultat i pikëpamjeve tona revizioniste. Kështu u shpjeguam, këto janë konceptet tona, që kemi ne në opozitë me partinë. “Unë, - thoshte Petrit Dume, - as mund ta perceptoja Komitetin e Partisë të ishte mbi komandën. Ja, tha ai, - si është e mundur, (mori shembullin se ishte Nazar Berberi aty) që Komiteti i Partisë të vendosë në situatë luftarake?” Ju, zoti gjyqtar, keni qenë komandant artilerie në Pogradec, në 18 gradë celsius, si do të mblidhet Komiteti i Partisë, që mblodhën atëherë, kur ishe ti? Po ajo ishte jashtë. Mos u mblidhni, i mblodhëm, por jo ashtu siç thoshe ti. Me Komitetin e Partisë u bë ajo, pastaj 18 gradë celsius nuk ka këtu dhe partia ka dhënë udhëzime të qarta se si do të bëhet ajo punë. Kryetari - Partia është kudo, edhe në komandë. A.Çela - Ai tha: “Unë kam qenë në opozicion me Partinë që të vendosë ajo. Pa komandë nuk ka ushtri.” Hito Çakoja ka thënë shqip: “Unë kudo nuk e mohoj që pa Komitetin e Partisë lufta bëhet, pa shtab nuk bëhet.” Kjo është një vijë e tërë e shkruar dhe e pashkruar, as që vihej në diskutim kjo çështje që kishin thënë ata. Në lidhje me Komitetin e Partisë ata ishin katandisur keq. Kjo dilte dhe nga dokumentet se morën dhe rendin e ditës dhe nga ç’thonë vetë ata, dëshmitarët. Komiteti i Partisë kishte seksion politik, në qoftë se e mbani mend në ushtri. Asnjë ndryshim nuk kishin dhe thanë se nuk kemi ndryshuar asgjë në ushtri, por ajo gjendje mbeti. Komiteti i Ministrisë ishte më i keqi. Ai Nane Kutra, foli mirë ai, nëse doni të shikoni karikaturën e Komitetit të Partisë, mësoni Komitetin e Partisë, ku isha unë sekretar partie. Asnjë raport nuk mund t’i bënim, as Komiteti Qendror pa shkuar tek treshja. Çdo gjë ishte e kontrolluar. Ai ishte Komiteti i Partisë i klubit “Partizani”. Ne kishim kompetencë për çështjet e klubit, aty

Adil Çarçani dhe Beqir Balluku gjatë një stërvitje

I pari djathtas Hito Çako

haheshim do të heqim këtë trajner apo jo, po dhe këtu ndërhynte Petriti, por sidoqoftë këtu mund të bënim ndonjë gjë. Rita Marko - Ky është kulmi more, kulmi! A.Çela – Rrahmani, si anëtar i Komitetit të Partisë, u mundua të thoshte se ka pasur gabime të rënda, por nuk është se kanë punuar te Komiteti i Partisë. Kur u mor në analizë gatishmëria luftarake, në raport vetëm emri ishte gatishmëri luftarake, brenda çfarë nuk ka. Nuk ka asgjë për gatishmërinë. Ne kishim dokumente: “Ashtu është, po është marrë”. Por çështja e pagave, as që pyeste njeri Komitetin e Partisë. Madje me dhjetëra raste kishin arritur imponime të tilla p.sh: Komiteti i Partisë kishte vendosur për një person, që do të vinte këtu kur e merrnin vesh këta, u thoshin në telefon nuk është e drejtë, anulojeni, prisheni këtë. Kërkohej një karakteristikë, e bënte Komiteti i Partisë së Ministrisë ose i Korpusit, nuk e pëlqente P. Dumja, karakteristikën p.sh, për një Gjergj Titani, një vagabondi, dhe i thoshte Hitos “shko atje dhe ndryshoje karakteristikën, mblidh Komitetin e Partisë dhe ndryshoje”. Poshtërsi të tilla sa të duash. Rita Marko - Djali i Petraq Titanit shef Shtabi, siç ka qenë. A.Çela - Ishte lidhur me të huajt. E mbrojtën haptazi këta, megjithëqë dolën këto, prapë e futën oficer. Gjithashtu dhe drejtoria politike ishte vënë në dispozicion plotësisht të B. Ballukut dhe P. Dumes, por edhe Hito, që ishte shërbëtor besnik. Këto i deklaruan dhe në gjyq si gjithmonë e kam konsideruar si drejtori e ministrisë së Mbrojtjes Popullore, është si gjithë drejtoritë e tjera dhe unë jam zëvendësi i Beqirit dhe i Petritit. Kishte dhe të shkruar në dokument. Nja 2-3 vjet përpara, që u thoshte gjithë kuadrove, që unë jam zëvendës i Beqirit dhe i P. Dumes. Drejtoria Politike konsiderohej si gjithë drejtoritë e tjera, por drejtoria më e rëndësishme dilte mbi të gjitha. Telo Mezini - Jo të drejtuar nga Komiteti Qendror, ashtu siç thuhet në statusin e Partisë. A.Çela - Jo, jo. Përveç kësaj të gjitha raportet që ishin gjatë kësaj periudhe në KQ-së ishin shumë të pakta, shumë të rralla, kishin kaluar të gjithë te Beqir Balluku dhe Petrit Dumja. Asnjë raport që kishte dijeni KQPPSH-së nuk kishte mbetur pa e parë këta, pa i bërë retushimin dhe retusha e tregon vetë seç kishin. E tregon vetë se ç’kishin bërë dhe ç’kishin hequr që ushtria të mbetej e mbyllur. Komiteti Qendror dhe të Jashtmit të mos hynin dhe të gjithë masat në këtë drejtim ishin marrë. Raportet i kontrollonte si të donte ministria. Kjo ishte parulla e tyre, nuk është ministri si gjithë të tjerat, ajo nuk varet


DOSSIER • E martë 18 qershor 2013

ushtarake nga qeveria, qeveria nuk duhet të dijë gjendjen e ushtrisë. Byroja Politike nuk duhet të dijë gjendjen e ushtrisë, me gjendjen e ushtrisë merren 2-3 udhëheqës, që janë Këshilli i Mbrojtjes. Ata gënjenin se Këshilli i Mbrojtjes nuk u kish dhënë gjë, por deri këtu e pranonin Këshillin e Mbrojtjes, pa për Byronë Politike nuk pyesnin fare. Këshillin e Mbrojtjes e kishin si argument për të mos thënë se kishte kaluar më tej se këtej nuk i kishin dhënë gjë, vetëm informacionin me kërkesën e shokut Mehmet. E gjithë kjo punë është që ushtria të mbetej e mbyllur e të përgatiteshin për qëllimet e tyre. Arriti Beqiri të pranojë e me debate të thotë: “këta zotërinjtë gjyqtarë ishin dy vezë, të cilat do të përpiqeshin një ditë; veza që do të ishte më e fortë do të fitonte”. Ndodhi që veza më e dobët u thye. E tha haptazi. Zëra - Ashtu? Edhe puna këtu do të përfundonte, dyfeku do të zgjidhte. Kryetari - Janë incizuar këto. besoj? A.Çela - Çdo gjë. Deri këtu, thoni si të doni, ne puçin do ta bënim. Përdornin informacione të rreme, mashtrime, bëheshin raporte një për KQnë dhe një për Beqir Ballukun e Petrit Dumen. T’i merrje të dy të, të tretë janë të dy, po thoshte Hitua. Në raportin që i drejtohej Beqirit jepej gjendja reale e dëmit, i raportohej edhe Beqirit. KQ-së i thuhej i kanë ndodhur disa dëmtime, ndërsa Beqirit i thuheshin të gjitha shkeljet, midis të tjerave ishte një shifër X, e pyes sa patate u dëmtuan në Qafë të Kazanit. Tremijë kuintal. Kujt ia thotë të vërtetën, Beqirit? Në raportin që ishte dërguar shokut Hysni, ishte 300 kv. Po pse kështu? Po ja përpjekjet tona për t’i fshehur gjendjen ushtrisë. Rita Marko - Që nga gjërat më të vogla e më të mëdha duket puna armiqësore. A.Çela - Këtë vijën e masave, as nuk e njihnin fare ata. Akuza e dytë ishte sabotim në mbrojtjen e vendit. Gjë serioze. Kanë qenë kundër në tre drejtime: 1) në drejtim të artit ushtarak: 2) në drejtim të fortifikimeve; 3) në drejtim të përgatitjes ushtarake. Për sa i përket artit ushtarak, teoria e tyre ishte ajo e antitezave. Doli qartë ajo që Petriti na gënjeu në plenum. “Unë nuk kam marrë, nuk kam bërë”, në fakt i kishte marrë të gjitha, iu gjetën shënime, që kishte bërë dhe diçka, të cilat do t’ia them. Beqiri i tha gënjeve atje, po këtu është gjyq, ke materialin e parë, të dytin, të tretin dhe fjalimin prej 18 faqesh, që është bërë para materialit dhe është pikënisja e gjithë kësaj pune, që kam bërë unë. Jo, nuk e kam marrë. Urdhëro e shiko shkresat, i ka arkiva. Në datën që ke marrë këtë apo atë. Janë shënimet e

tua këto? Po. Më në fund e pranoi, që i ka marrë të gjitha ato që na gënjeu atje në plenum. Ne nuk ia përmendëm ato të plenumit, se ishte gjyq ai, ç’punë kishim ne? Ata në përgjithësi ishin dakord me vijën e tyre, që ishte në kundërshtim dhe me artin ushtarak dhe me interesat e vendit, se ku konkludonte ajo. Ajo që tha shoku Enver në plenum. Ata ishin për luftë partizane, që sipas tyre nuk do të bëhej kurrë as luftë partizane, nuk ishin për luftë të rregullt në front, ishin për lëshimin e territorit dhe e pranonin këtë. Tani për këtë çështje të antitezave të tjera, këtë e kishin bërë bashkërisht, ishte punë që kishin punuar nja 3 kalemxhinj, që dirigjoheshin një herë nga Rrahmani e një herë nga Beqiri. Ata kishin dhënë

Beqir Balluku, Abdyl Kollezi dhe Petrit Dume

mendimet e tyre “të bëhet kjo”, “të bëhet ajo”, kur erdhi puna për diskutim, plani qe ky, siç thonë ata: Beqiri dhe Petriti kishte rezerva dhe thotë vetëm kuadrove kryesorë të ministrisë. Beqiri thotë dhe komandantëve të korpuseve u caktuan të dalin për të diskutuar në Golem, me 300 vetë. Një ditë përpara, për çudi, Petriti i dërgon një letër. U gjet dhe letra se kishte mbajtur një kopje, pse e mbajte kopjen, e mbajta që në rast rreziku të isha i larë. Në të dy kopjet, kur nuk shkruante Petriti, ai rrallë shkruante shkrimin, të gjithëve ua njoha, aty mezi ia njoha. Letra i drejtohej Beqirit dhe ç’i thoshte vagabondi: “Shoku Ministër, kuadrot kanë reaguar keq lidhur me materialin e shpërndarë. Kuadrot janë kuadro me qëllim të mos krijojnë ndonjë situatë të vështirë, këtë material ta tërheqim urgjentisht, që ishte shpërndarë pa dijeninë tënden dhe timen dhe njerëzit që kanë përpunuar këtë material kritikohen në mbledhje.” Në këtë mbledhje do të ishin prezent edhe shoku Mehmet dhe shoku Hysni dhe Beqirin e shfajësonte dhe ia rrasnin R. Parlakut, Ernest Jakovës dhe atij tjetrit, ti dhe unë nuk kemi dijeni për shpërndarjen e materialit. Rrahmani s’e dinte këtë manovër, që do të digjej dhe insistonte që të bëhej diskutimi. Të nesërmen vajti me urgjencë Beqiri dhe mblodhi materialin, vërejtjet që kishin bërë. Ato që tha Petriti të kritikosh nuk e hëngri. Beqiri të kritikonte pikëpamjet antimarksiste, që shfaqen në teorinë e artit ushtarak. I them: “Po ti Petrit pse nuk e ngrite? Po t’i Rrahman?” Po nuk e hanin ata, se do t’u dilte gjithë kjo punë. Edhe Beqiri tha: “Unë nuk u thashë se isha i pleksur vetë në këto gjëra, si do t’i kritikoja unë ata kur unë isha iniciatori”. Një gjë tjetër që kishin bërë vagabondët pasi u demaskuan, u zbulua çështja e Beqirit, atëherë e Petriti, duke marrë shkas nga ajo që Këshilli i Mbrojtjes i kërkonte gjithë materialin, ky përfiton nga kjo dhe mbledh kuadrot që kishin paraqitur tezat, që kishin bërë vërejtjet dhe u thotë, që t’i ndryshojnë ato njëkohësisht merr një material të ri dhe bën vërejtjet e tij, kishte bërë të tilla vërejtje sikur të ishte Enver Hoxha. I quante ato poshtërsi, antimarksizëm e çfarë nuk i thoshte Filluan të pyesnin se kush qe ai që bëri këtë dhe u gjet ai që kishte marrë materialin. Ai tha e mora tre ditë pasi mbaroi mbledhjen Byroja Politike. Si ishte ky material, i kujt ka qenë, çfarë formati ka, nga kush e more? Nga Ollga. Thërresim Ollgën shpejt. Po e tha ai tjetri, që unë e mora, kur e shpura me gjithë këto shkrime dhe me shënim të zi shoku Sadik. Kur e shpura në arkiv, Ollga nuk e pranoi dhe më tha që të kam dhënë material të pastër, më në fund i thashë biseda me P. Dumen. E morëm Ollgën se Petriti

»

19

nuk pranonte. “Jo, nuk mund të jetë ashtu, nuk mbaj mend, - këto tha Ollga. - Ne për këtë material bëmë fjalë, unë mbaj mend përmendësh se çfarë ke shkruar.” Uli kokën pastaj. Ishte bërë dallaveraxhi i madh. Në fushën e fortifikimit. Këtu gjetëm dhe dëmin më të rëndësishëm, që del nga të gjitha materialet. Këta ç’kanë bërë? Të gjithë vëmendjen e kanë përqendruar në bërjen e objekteve të ndryshme, prapavija, pikëhapje, e plotë të tjera, por vija e parë, vija e mbrojtjes në këto qendra të zjarrit, pikat e fortifikuara vetëm 17% e materialit të përdorur për të bërë vijën e parë të frontit, e kanë bërë shumë keq. Mënyra më e poshtër që kanë përdorur. Tani po punojnë të gjithë, por ishin në gjendje shumë të rëndë. Ky ishte sabotim i hapur. Në këto punime xheniere kishte shumë dëme në njerëz dhe parulla e Petritit ishte: “Dasmë pa mish nuk ka”. Nga një kalkulim, që është bërë sot del se gjatë 3 vjetëve janë vrarë 58 ushtarë dhe 190 të tjerë janë plagosur. Një kasaphanë e tërë. Në fushën e ligjit kishte sabotim. Këtu dilte dhe ajo teoria “shtet brenda shtetit”. Të gjitha rregulloret kryesore, institucionet kryesore ishin në kundërshtim me ligjet e shtetit. Në bazë të Kushtetutës Ministria e Mbrojtjes ka disa kompetenca dhe urdhra e udhëzime, që i nxjerr vetëm ajo. Ministria jep vendime dhe urdhra. Këta i kanë dhënë të drejtë secilës drejtori, që të japë urdhra dhe udhëzime, jepeshin urdhra si i tekej njërit apo tjetrit. Të gjitha ato ishin në kundërshtime rregullat e qeverisë, me ligjet. Ndryshe, ngushtohej problemi i kuadrit, apo ndonjë tjetër, e rregullonin këta në bazë të të tjerave norma, krejt në kundërshtim me ato të shtetit. Po pse kështu, “ka specifikën e saj ushtria”. Si ore, kështu? Ligjet e shtetit janë njësoj. Këta të gjithë funksionet i kryejnë vetë, vetë ligjvënës, vetë Presidiumi, vetë Kuvendi. Rrogat i ndryshonin sa të donin. P.sh. një komandant Korpusi, që shkonte në Akademi pedagog. Pedagogu ka rrogën e tij. Jo, jepini Vaskë Gjinos rrogën e komandantit të Korpusit dhe lëshonin urdhra, që pedagogëve të Akademisë t’u jepej rroga e komandantëve të Korpusit. Po ka ligje more, si do ta bësh këtë, ai pedagog merr 8-9 mijë lekë, ndërsa komandanti 1600. E po mirë, po neve menduam se këta persona duhet të kishin rroga të mëdha. Mendon ti kështu, por çfarë mendon ligji? Edhe në ekonomi kështu bëhen allishverishe të shumta, dëmtime, material ushtarak. Po i kishin dhënë Koço Theodhosit goxha materiale e pohonin vetë, material të rëndësishëm nga materialet e rralla, që vijnë për ushtrinë ishin predha e për këto të tjerat, d.m.th. këtë material e përdorin për kazma, për lopata.


20

«

Kulturë

Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët N ë fundjavë (15.06) në Këln ishte i ftuar shkrimtari Ismail Kadare i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe shkrimtarja e njohur Helena Kadare. Kadare foli ndër të tjera për raportin Shqipëri - Evropë Perandori osmane. Bashkëbisedimi me shkrimtarin u fokusua më shumë në librat më të fundit të Kadaresë dhe veçanërisht në temat më aktuale që preokupojnë shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Duke u nisur nga jehona që ka bërë libri më i fundit i tij “Mosmarrëveshja”, pjesë e të cilit u lexuan në sallë shqip dhe gjermanisht, interesimi i publikut u ndal më së shumti në temën mjaft delikate të raportit mes Shqipërisë dhe Evropës, apo të raportit të Shqipërisë me kohën e pushtimit turk, për të cilën kohët e fundit ka pasur shumë diskutime. Sipas Kadaresë, problemi thelbësor mbetet raporti i Shqipërisë me Evropën “Nuk ka problem të Ballkanit, ballkanas - ballkanas ose problem të Shqipërisë, shqiptar – shqiptar. Nuk ka asnjë problem të asnjë populli të Gadishullit pa qenë i lidhur me Evropën”, transmeton DW. Për Kadarenë shqiptarët janë një ndër tri popujt më të rëndësishëm në Ballkan. Pra, këta janë: shqiptarët, grekët dhe serbët. Por, sipas tij, ka mbi një shekull që pati lindur një teori që vetëm dy nga këta popuj duhet të qëndrojnë në Evropë, ndërsa një duhet zhdukur. S’mund të ketë Shqipëri jashtë qytetërimit evropian “Populli i dëbuar që është

populli shqiptar, duhej të dëbohej me forcë, me ndarje, me shpërngulje, me denatyrim, duke provuar të gjitha mënyrat. Madje për parantezë: gjuha shqipe në Evropë është e vetmja e ndaluar me ligj për shekuj të tërë. Nuk ka një gjuhë tjetër indo-evropiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historiografia shqiptare”. Duke u nisur nga këto fakte, sipas Kadaresë shqiptarët megjithatë kanë një lloj përkushtimi disi të habitshëm për Evropën, për qytetërimin europian. “Ata e kanë kuptuar se s’mund të ketë Shqipëri jashtë komunitetit europian, jashtë qytetërimit evropian”. Në librin “Mosmarrëveshja”, Kadare heq një paralele mes shqiptarëve dhe Evropës duke theksuar se ngjajnë për nga ashpërsia. Këtë Kadare e konkretizon me faktin se ky kontinent (Evropa) ka lindur dy përbindëshat më të rrezikshëm të shekullit të 20 e këtej: Fashizmin dhe bolshevizmin. Por po vetë kjo Evropë i ka mbytur ato. “Nuk e mbytën fashizmin dhe komunizmin as popujt e Afrikës, as Kina dhe as India apo ndonjë kontinent tjetër. Dhe këtu është forca e qytetërimit evropian, që ai edhe kur pjell të keqen di ta mbysë atë. Besoj se tashmë të gjithë e kujtojnë parullën tonë pas rënies së komunizmit: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Një tjetër temë me të cilën u përball shkrimtari Kadare në mbrëmjen letrare në Këln ishte edhe periudha e sundimit osman në Shqipëri, për të cilën pati një sërë pyetjesh nga të pranish-

Koncert klasik për kompozitorët

MALER dhe DVORZHAK Tingujt e kompozitorit austriak Maler dhe ato të kompozitorit çek, Dvorzhak u servirën me mjeshtëri në një mbrëmje muzikore nga grupi “Laro Art”, një trio që së fundi është transformuar në kuartet. Katër artistet, të cilat janë edhe mike prej vitesh janë bërë bashkë për dy koncerte me muzike dhome, e cila gjithnjë rrok një publik të përzgjedhur. Kjo u vu re edhe në Durrës, por dhe në koncertin në Universitetin e Arteve në Tiranë. Sipas artistëve organizatorë të koncertit, programi është përzgjedhur me kujdes dhe në të janë sjellë edhe pjesë të panjohura muzikore, siç është simfonia e Malerit shkruar prej tij në moshën 16-vjeçare.

mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë. Këtë “teori” që ka dalë tashmë në skenën shqiptare Kadare e quajti “filozofi e robërisë”.

E martë 18 qershor 2013 •

mit. Dihet tashmë se në Kosovë, por edhe në Shqipëri është vënë në diskutim raporti i Shqipërisë së atëhershme dhe pushtimit

Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët Sipas kësaj teorie, “pushtimi osman ka pasur diçka pozitive për kombin shqiptar, sepse e ka

të bëjë befas një përjashtim, sepse nuk ka pasur kurrfarë përjashtimi në fatin e tij. Populli shqiptar ka qenë më i ashpri kundër Perandorisë Osmane, për vetë faktin se shqiptarët u bënë pengesë kryesore për depërtimin e Perandorisë Osmane deri në Itali. Sllavët vetë ishin për faqe të zezë, gjendja e tyre ishte më e defavorizuar se e shqiptarëve. Atëherë: nga cilët sllavë na mbrojti Perando-

osman. Shumë debate kanë nisur edhe mbi ndryshimin e teksteve të historisë për periudhën osmane. Ka shumë teza që vënë në diskutim këtë periudhë historike. Kadare me një gjuhë të ashpër u shpreh mjaft kritik ndaj kësaj teme. “Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo

mbrojtur kombin shqiptar nga një rrezik më i madh që ishte rreziku sllav”. Por kjo, sipas Kadaresë është e gjitha krejtësisht e pavërtetë. Kjo është një fantazi makabër, shpifje, një doktrinë e sajuar. “Të gjithë popujt e Ballkanit pësuan një dramë të përbashkët dhe në këtë dramë nuk ka pse populli shqiptar

ria Osmane? Si na mbrojtën ne turqit nga sllavët? Kjo është e pabesueshme, nga ana logjke, nga ana psikologjike. Për mua e gjitha është groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri në fund”, shtoi Kadare. Në fund të takimit u diskutua me shkrimtarin edhe pozicioni i Shqipërisë lidhur me

Insituti i Studimeve te Krimeve të Komunizmit prezanton kolanën e dytë prej 10 veprash kujtimesh, ditaresh memuaresh dhe letërsi, të cilat sjellin fakte mbi historinë e genocidit komunist. Për drejtuesin e këtij instituti, Agron Tufa, “këto vepra kanë vlera historike dokumentare dhe njerëzore. Qëllimi i këtyre botimeve është i qartë të pasqyrojnë të vërtetën, bazuar mbi dokumenta arkivorë që u transformuan prej 50 vitesh diktaturë. Pjesë e dokumentuar e historisë janë edhe veprat e shkruara në formë kujtimesh, ditaresh ose memuaresh, të cilat sjellin fakte mbi historinë e genocidit komunist. E tillë është edhe seria prej 10 librashu që u prezantua në ambientet e Ministrisë së Kulturës”. Agron Tufa e vë theksin te vlera historike dokumentare dhe njerëzore e këtyre veprave. “Kjo kolanë i ngjan një gjerdani të çmuar, ku secili

hapjen e arkivave, me zbardhjen e së kaluarës duke iu referuar shembullit të Gjermanisë, e cila e kapërceu këtë akt në mënyrë të shkëlqyer. Për Kadarenë ky problem nuk mund të anashkalohet se paska probleme të tjera në Shqipëri më të rëndësishme se sa ky. Ai i quajti të pajustifikueshme të gjitha zvarritjet që bëhen në këtë drejtim. Sipas tij, kjo detyrë morale për hapjen e arkivave të fshe-

hta, të ndërgjegjes së një populli është numër një dhe përsa i përket profecisë se po u hapën arkivat e fshehta do të ndodhi katastrofë, kjo sipas tij nuk është e vërtetë. “Përkundrazi asnjë katastrofë nuk i erdhi as Gjermanisë, madje një nga arsyet që eci përpara ishte edhe kjo: pastrimi i ndërgjegjes”, theksoi Ismail Kadare.

Prezantohet kolana memuaristike e historisë së gjenocidit komunist E vërteta bazuar mbi dokumente arkivore, që u transformuan prej 50 vjetësh diktaturë libër është një hallkë më vete. Libri i Uran Butkës, “Kryengritja e parë kundër komunizmit”, sjell fakte të reja bazuar në dokumenta arkivorë. Gjithashtu edhe ‘Kalvari i grave në burgjet e komunizmit’ shkruar nga Fatbardha Saraçi sjell fakte rënqethëse”. Ministri i Kulturës, Visar Zhiti, këtë e quan letërsi të vërtetë dhe në këtë kolanë veçon përkthyesin Guljem Deda. “Insituti i Krimeve të Komunizmit promovon kolanën e dytë, por ato premtojnë që nuk do të rreshtin së botuari dhe nxjerrjen në dritë të kësaj memuaristike, transformuar apo qoftë edhe zhdukur prej 50 vitesh diktaturë”.


Kulturë

• E martë 18 qershor 2013

Fillon gara për videon më të mirë mjedisore Këtë herë janë qytetarët ata të cilëve u bëhet ftesë të ngrenë zërin për çështje mjedisore përmes videovë në një festival filmi. Festivali i Filmit Dokumentar, DokuFest është nismëtari i idesë që qytetarët të adresojnë çështjet mjedisore, duke filmuar video me imazhe të ndotjes ose mbrojtjes së mjedisit. Është ky viti i dytë i kësaj iniciative të përbashkët të këtij festivali të njohur dhe “ProCredit Bank” në Kosovë, që synon adresimin vizual të çështjeve mjedisore në Kosovë dhe ndarjen e tyre me publikun e gjerë gjatë festivalit DokuFest. Video të filmuara nga qytetarët me kamerë, telefon, aparat ose webcam do të shfaqen në edicionin e sivjetshëm të DokuFestit, i cili do të mbahet

“Kinemaja është jeta pa ato anët e mërzitshme. Dhe kështu ka qenë edhe për skenarin tonë”. Kështu janë shprehur Roberto Ando dhe Angelo Pasquini, fituesit e skenarit më të mirë për filmin “Rroftë liria”, mbrëmjen e 14 Qershorit në ceremoninë e Çmimeve të Akademisë Italiane të Kinemasë: “Davidi i Donatelos”, simbol arti i Rilindjes Fiorentine. Për t’u përmendur është që në këtë ceremoni është vlerësuar me çmim një histori shqiptare dhe autori i saj shqiptar. Një realizim i Arkivave “Luce” dhe arkivave shqiptarë me Qendrën tonë kinematografike, ka qenë dokumentari “Anija” i regjisorit Roland Sejko, i cili ka fituar “David di Donatello” për dokumentarin më të mirë të vitit. Sejko e ka tërhequr personalisht trofeun, ndërsa ka falenderuar veçanërisht drejtoren e fotografisë dhe montazhierin, që i kanë dhënë dorë të tregojë fate njerëzore në mesin e eksodeve të para shqiptare drejt Italisë. Aktorët komikë Lilo dhe Greg kanë kujtuar se ndodheshin në një vend me shumë histori, në teatrin modern të studiove të RAI-t në Romë, ku realizoheshin filmat historikë të Viskontit, Dino Rizit e Xefirelit. Juria me 1800 anëtarë bëri publik 23 të zgjedhurit e çdo kategorie filmike për pro-

nga data 17 – 25 Gusht në Prizren. Ndërkohë që tri videot më të mira do të shpërblehen. Kjo iniciativë vetëdijesimi është një tjetër mundësi që qytetarët të mos jenë vetëm shikues pasiv,

por të bëhen pjesë aktive e këtij festivali, duke konkurruar me videot e tyre për çështje me kaq ndikim siç janë çështjet mjedisore. Afati i fundit për dorëzimin e videove është 15 Korrik 2013.

Skrivania mbi të cilën janë shkruar kryeveprat e një prej poetëve tanë më të shquar, Ndre Mjedës, më në fund ka mbërritur në laboratorin e Institutit të Monumenteve të Kulturës për t’iu nënshtruar restaurimit. Ky objekt 100-vjeçar, sipas specialistit Gent Vokopola është i dëntuar rëndë për shkak të ruajtjes në kushte të pafavorshme dhe lagështisë. Kjo tryezë merr vlera të veçanta për faktin se, që nga viti 1920 e deri më 1 Gusht 1937, kur Mjeda u nda nga jeta, kjo tryezë u përdor nga poeti. Struktura e saj, sipas resturatorit është e thjeshtë. Kjo tryezë për vite me radhë ka qëndruar në kushte mjaft të rënda

për anijen e Sejkos

joprotagonist te “Rroftë liria” dhe protagonisti më i mirë për “Ekuilibristi”. Ndërkohë janë ndarë edhe çmime të tjera, si për Margerita Bui, e vlerësuar me “Davidi i Donatelos” si

aktorja më e mirë protagoniste në “Udhëtoj vetëm” për një rol ku identifikohet me fatin e shumë grave si ajo. Çmimin e ka marrë nga duart e Karlo Verdones, i cili ka ndarë emocionet e një dokumentari homazh për Alberto Sordin, 10 vjet pas vdekjes. Një “David” ka shkuar edhe për nxënësin e Pazolinit, Vincenzo Cerami, më vonë bashkëpunëtor dhe skenarist i filmave, si: “Jeta është e bukur” e Beninjit. Ishte vetë Beninji që u ngjit në skenë të tërheqë çmimin për kolegun e tij dhe të godasë drejt në zemër italianin e ditës, politikanin dhe qytetarin indiferent. Një tjetër “David” është dhënë për legjendën e muzikës botërore të filmit, Enio Morrikone, fitues për kolonën zakonore “Oferta më e mirë” në filmin e Xhuzepe Tornatores. Ndërsa “Dashuri” i Mihael Hanekes është filmi më i mirë evropian dhe “Xhango” i Quentin Tarantinos, filmi më i mirë i huaj. Gjatë ceremonisë i është bërë homazh shumë krijuesve të së shkuarës.

“MIRANDOLINA”/ MEHMET XHELIL I RIKTHEHET AKTRIMIT NËN REGJINË E DONARD HASANIT

“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë aktrimi” Komedia e famshme e Carlo Goldonit, “Mirandolina” është një prej shfaqjeve më të fundit që po ngjitet këto ditë në Teatrin Kombëtar të Komedisë. E sjellë në regjinë e Donard Hasanit, komedia vjen me një koncept më modern edhe pse janë respektuar kostumet e kohës. Sipas regjisorit kushdo që zgjedh këtë vepër të madhe ka mundësinë të sjellë një këndvështrim ndryshe. “Është një trajtim që i shmanget komedia

dell’arte, insiston të shkojë drejt realizmit, madje dhe natyralizmit. Jemi munduar t’i mbahemi me detaje sidomos kostumografisë, periudhës në të cilën është realizuar vepra, duke sjellë një copë tjetër realiteti në ndryshim me realiteti jetësor ku çdo njëri prej nesh ka nevojë që në një moment të caktuar të vijë në teatër dhe të shkëputet nga një realitet dhe të hyjë në një realitet tjetër”, shprehet regjisori Donard Hasani. Mes

aktorëve rikthehet në skenë edhe Mehmet Xhelili, i cili në vitet e fundit ka qenë prezent në teatër si regjisor. “Ëndrra ime gjithmonë ka qenë aktrimi dhe me thënë të drejtën unë herë pas here jam kthyer. Jam në një moment tani të krijimtarisë sime, ku sinqerisht jam detyruar t’i kthehem më shpesh dhe me më seriozitet dhe pasion aktrimit”, shprehet aktori Mehmet Xhelili. Komedia e realizuar për herë të parë në Itali në vitin 1753, është

21

Restaurohet tryeza e Ndre Mjedës

“David di Donatello”

dhimet e vitit 2012, me autorë emra të njohur përtej Italisë: Tornatore, Belokio, Bertoluci. Valerio Masandrea u shpreh i befasuar që në një mbrëmje të fitojë çmimin për aktorin

»

historia komike e një zonje bujtine që tërheq rreth vetes disa meshkuj. Këtë herë për publikun shqiptar do të interpretojë Alfred Trebicka, Rozana Radi, Mehmet Xhelili e Kastriot Ramollari.

në Muzeun e Shkodrës dhe me gjithë kërkesën e vazhdueshme që ajo t’i kthehet shtëpisë-muze të Mjedës, akoma nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Por dom Nik Ukgjini është gjithnjë i mendimit, se ky objekt muzeal e ka vendin në Kukël, ku po ndertohet shtëpia muze në nderim të poetit të shquar Ndre Mjeda.

Vidhet kisha e Shën Gjergjit në Korçë

Vidhet dhe dëmtohet për të disatën herë kisha 400-vjeçare e Shën Gjergjit në fshatin Shipskë në Korçë. Policia dyshon se objektet e vjedhura mund të trafikohen jashtë vendit. Siç bëhet e ditur, në këtë kishë nuk ka roje dhe as sistem alarmi, gjë që ua ka bërë punën më të lehtë hajdutëve. Ata kanë sharruar fillimisht hekurat e dritares në pjesën e pasme të objektit dhe pasi kanë hyrë brenda, kanë shkulur në qendër të kishës një pjesë të ikonostasit, të punuar në dru dhe ar. Autorët kanë dëmtuar edhe pjesët e tjera të ajodhimës, gjithashtu të punuara me të njëjtën teknikë, karakteristike për ikonografinë e shekullit të 17. Siç bën të ditur kujdestari i kishës, përveç objekteve me vlera të rralla artistike është vjedhur edhe shuma e të hollave në arkë. Kjo kishë është vjedhur edhe katër herë të tjera. Prej saj janë marrë pothuajse të gjitha objektet me vlerë, ndërsa nuk është gjetur ende asnjë autor. Policia e Korçës dyshon se vjedhja është kryer nga më shumë se dy persona, që janë njohës të mirë të veprave të artit. Referuar vjedhjeve të ngjashme në objektet e tjera të kultit në këtë zonë, policia nuk përjashton mundësinë,që ato të nxirren jashtë kufirit, për t’u shitur më pas në tregun e zi të vendeve të rajonit.

Pallati “Spineli”, mbështetje për artet dhe trashëgiminë në Shqipëri Momentet dramatike kanë edhe mundësitë për të dalë nga trauma. Në fushën e trashëgimisë e dëshmon përmbytja e Firences nëntorin e 1966-ës. “Kryqëzimi” i Cimabue-s ishte simbol i tragjedisë. Të dhënat kërkimore për ruajtjen e veprave të artit që u mblodhën në dhjetë vjet pas ngjarjes, ishin baza që e bënë Firencen kryeqendrën e restaurimit. Lindi kështu më 1976, në Pallatin “Spinelli” Instituti i Artit dhe Restaurimit. Përvoja e Spinelli-t mendohet të mbjellë dicka me të quajturin Misioni “Shqipëria” që zë fill te nënshkrimi i marrëveshjes midis Ministrisë së Kulturës, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare për Tiranën dhe Pallatit “Spinelli”. Pjesë e marrëveshjes për Misionin “Shqipëria” është Konsorciumi për Zhvillim dhe Promocion nga Bolonja që përfaqësohet nga Federico Federici. Bashkëpunimi me Pallatin Spieneli sjell mbështetje për artet, artizanatet, dixhitalizimin, restaurimin. Pikërisht atje kanë marrë tashmë një përvojë specialistët e Laboratorit të Restaurimit në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Strukturat e trashëgimisë në qendër e rrethe mund të paraqesin ide dhe kërkesa për nevoja restaurimi, mirëmbajtjeje apo administrimi të monumenteve të kulturës për t’u përfshirë në Misionin “Shqipëria”.


22

P

« SPECIALE

ara 50 vjetësh, më 11 qershor 1963, një murg i moshuar budist i vuri zjarrin vetes në mes të qytetit të Sajgonit në shenjë proteste kundër shtypjes brutale të qeverisë së Vietnamit të Jugut, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Ky incident mund të ketë kaluar pa u vënë re nga komuniteti ndërkombëtar, por 2 gazetarë të agjencisë “Associated Press” vendosën ta mbulonin protestën me kamera. Fotografitë që ata bënë ndihmuan që komuniteti ndërkombëtar ta përqendronte vëmendjen në krizën e Vietnamit, madje e bindën administratën e presidentit Kenedi që të rishqyrtonte politikën e saj, vendim që ka pasur pasoja afatgjata. Në Vietnamin plot trazira, viti 1963 shënoi fillimin e një kryengritjeje, që çoi në përmbysjen nga pushteti dhe vrasjen e presidentit Ngo Dinh Diem të Vietnamit të Jugut dhe vëllait të tij Ngo Dinh Nhu, shef i Sigurimit Kombëtar. Kjo çoi në fillimin e operacionit ushtarak të Vietnamit të Jugut, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kundër Viet-Kongut, kryengritjes komuniste, me të cilën u përballën Shtetet e Bashkuara për shumë vjet, deri në tërheqjen nga Vietnami vitin 1975. Por në qershor të vitit 1963 një murg i moshuar, i quajtur Thich Quang Duc, bëri një protestë të dëshpëruar dhe tronditëse duke i vënë zjarrin vetes. I veshur me një pelerinë kafe e me sandale dhe me ndihmën e shokëve të tij, murgu lagu trupin me benzinë dhe në qetësi të plotë i vuri zjarrin vetes. Mes gazetarëve të huaj që ishin njoftuar lidhur me këtë protestë kundër qeverisë së Vietnamit të Jugut, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, vetëm dy - Malcolm Browne dhe Ha Van Tran - sollën kamerat. Fotografitë e tyre u botuan në faqet e para të gazetave në gjithë botën dhe krijuan rrëqethje deri në Shtëpinë e Bardhë, duke e nxitur presidentin Xhon F. Kenedi që të jepte urdhër për rivlerësimin e politikës së

Vietnamit. Gazetari Browne, i cili vdiq në gusht të vitit të kaluar, kujton atë ditë fatkeqe gjatë një interviste në vitin 1998. “Në një shesh pashë një murg të moshuar dhe dy murgj më të rinj, që e shoqëronin. Këta të fundit hodhën mbi kokën e murgut benzinë, e cila më vonë mësova se ishte përzierë me karburant avionësh, që të digjej për një kohë më të gjatë. Në atë çast ai nxori një kuti shkrepëseje, ndezi njërën dhe i vuri zjarrin vetes. Natyrisht që flakët e morën menjëherë dhe fytyra iu deformua. Mund ta shikoje shprehjen e fytyrës, që tregonte se ishte në dhimbje të tmerrshme, por zëri i tij nuk u dëgjua, megjithëse vazhdoi të digjej të paktën për 10 minuta, që u dukën si pa fund. Një zjarrfikës erdhi, por nja dy murgj u shtrinë përpara kamionit dhe ai nuk mund të kalonte e t’i afrohej murgut të moshuar,

E martë 18 qershor 2013 •

Historia e fotografisë që ndryshoi historinë e luftës së Vietnamit namit për 5 vjet dhe ishte shef i degës së “Associated Press” në Sajgon nga 1970-a deri në 1973. Ai thotë se redaktori i fotografive, Horst Fass, e inkurajonte fotografin Browne që ta merrte kamerën kudo që shkonte. “Malcolm kishte kamerën dhe e përdorte atë me mjeshtëri. Horst Fass ishte redaktor fotografish i shkëlqyer, i cili i kishte thënë Malcolm-it që të mos shkonte askund pa kamerën dhe Malcolmi e kishte kamerën me vete se e dinte që shefi i tij ia kishte bërë këtë të qartë. Edhe Viet Van Tran, vietnamezi që ishte me të kishte me vete kamerën, pra “Associated

Buell thotë se këto fotografi tronditën administratën e presidentit Kenedi, e cila rishqyrtoi politikën mbi Vietnamin. “Fotografitë e Malcolm-it e vunë luftën e Vietnamit në faqet e para të gazetave, luftë kjo që qëndroi në gazeta për më shumë se 10 vjet. Ato

ishin fotografi tronditëse dhe tërhoqën aq shumë vëmendje, saqë njerëzit filluan të pyesnin se çfarë ishte Vietnami dhe çfarë po ndodhte në atë vend? Sa amerikanë ndodheshin atje? Dhe shumë pyetje të tjera të ndryshme”. Në nëntor të vitit 1963 presidenti i

Vietnamit të Jugut, Ngo Dinh Diem, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u përmbys nga pushteti dhe u vra bashkë me vëllain e tij, Ngo Dinh Nhu, shef i Sigurimit Kombëtar. Amerikanët më në fund u tërhoqën nga Vietnami në vitin 1975. Përgatiti Astrit Domi

Ka gjithmonë një herë

që po digjej. Dhe e gjithë kjo ndodhte ndërsa unë bëja fotografi”. 95-vjeçari Pham Van Uyen, i cili banonte vetëm 20 metra larg vendit të protestës, pa një numër të pazakontë murgjish që kalonin para shtëpisë së tij mëngjesin e asaj dite historike. “Atmosfera ishte shumë e rëndë. Më kujtohet era që vinte nga djegia e trupit dhe gazi lotsjellës i përdorur nga policia, që përpiqej të luftonte protestuesit. Ishte një skenë kaotike. Unë nuk merren me politikë dhe nuk jam as fetar, por ajo ngjarje më tronditi shumë”. Richard Pyle mbuloi luftën e Viet-

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Press” kishte dy kamera atë ditë, ndërsa agjencitë e tjera nuk kishin asnjë”. Hal Buell punoi si fotograf për degën e “Associated Press”-it në Sajgon gjatë luftës së Vietnamit. Ai thotë se instinkti i Browne për të ndjekur ngjarjen dhe për ta pasur kamerën me vete ishte diçka me vlerë. “Ai u njoftua një natë më parë se të nesërmen do të ndodhte një ngjarje e jashtëzakonshme. Dhe ndërsa korrespondentët e tjerë vendosën të mbulonin ngjarje të tjera, Malcolm Browne vendosi të shkonte në sheshin e Sajgonit, ku me të vërtetë ai bëri një numër fotografish të një ngjarjeje tepër tronditëse”. Hal

Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


SPORT • E martë 18 qershor 2013

Mançester Siti do ta ketë të vështirë të arrijë një marrëveshje me Napolin për sa i përket të ardhmes së Edinson Kavani. Shkak është bërë Edi Xheko, i cili ka refuzuar të veshë fanellën e skuadrës italiane. Skuadra angleze e Mançester Sitit po bënë gjithçka për të siguruar shërbimin e uruguaianit, por ka hasur në shumë vështirësi dhe mund të thuhet se nuk do të arrijë asnjëherë tek ai. Në ditën e fundit skuadra angleze i ka bërë dy oferta Napolit, ndonëse asnjë prej dy ofertave nuk arrin klauzolën e lëshimit automatik

XHEKO REFUZON NAPOLIN prej 63 milionë eurosh. Oferta e parë ka qenë 55 milionë euro, por kjo nuk është marr në konsideratë nga Napoli, pasi presidenti Aurelio De Laurentis kërkon minimalisht 63 milionë, aq sa është klauzola. Oferta e dytë, e cila është marr në konsideratë nga trajneri Benitez ka qenë 40 milionë euro dhe kartoni i Xhekos. Kjo ofertë e ka joshur disi Napolin, sepse trajneri Benitez do të kishte sërish një pikë të fort në sulm, por problem është bërë

boshnjaku, i cili ka refuzuar të transferohet në Itali. Ndërkohë Napoli është i vendosur që të trajtojë çështjen “Kavani” me qetësi , me bindjen se koha që kalon vetëm do të rrisë vlerën e uruguaianit, për të cilin po tregon interes edhe Reali i Madridit. Drejtuesit e skuadrës italiane e dinë shumë mirë, se sa më shumë ditë të kalojnë, ofertat do të rriten dhe çmimi i Kavanit mund të kalojë edhe klauzolën prej 63 milionë eurosh.

Suares mund të jetë goditja surprizë e Juventusit

J

Peluso rinovon deri në 2017-ën Federiko Peluso është përfundimisht një lojtar i Juventusit. “Zonja e Vjetër” e ka blerë përfundimisht mbrojtësin e majtë nga skuadra e Atalantës për 4.8 milionë euro. Mes dy skuadrave është arritur një marrëveshje ditën e djeshme. Peluso ka ardhur tek Juventusi në formën e huazimit gjatë merkatos së verës, por me ato pak ndeshje sa ka luajtur ka mundur të fitojë besimin e trajnerit Konte, i cili e konsideron një alternativ të mirë për krahun e majtë. Pas marrëveshjes mes dy skuadrave Peluso ka firmosur një kontratë që do ta mbaj të lidhur me Juventusin deri në vitin 2017-të.

Fiorentina arrin një marrëveshjen me Gomez

“Levandovski qëndron në Dortmund” Pasi i ka mbyllur derën Bajernit, Dortmundi ka bërë të njëjtën gjë edhe me klubet e tjerë të interesuar për sulmuesin e saj Robert Levandovski. Mançeser Siti, United dhe Çelsi duhet të gjejnë dikur tjetër një sulmues, pasi polaku nuk lëviz nga Dortmundi. Konfirmimi ka ardhur nga bosi i verdhezinjve, Hans Joakim Vacke. Për “Süddeutschen Zeitung” ai ka deklaruar: “Robert do të luajë edhe në sezonin e ardhshëm për Dortmundin. Ai nuk largohet gjëkundi. Kemi planifikuar skuadrën e re me të në përbërje”. Megjithatë Levandovski mund të largohet verën e ardhshme për të kaluar tek Bajerni. Kontrata e tij me verdhezinjtë skadon në vitin 2014 dhe kështu që në sezonin e ri sulmuesi mund të largohet si lojtar i lirë. Praktikisht Dortmundi po i bën një dhuratë Bajernit vitin e ardhshëm, duke qenë se sulmuesi polak do të largohet me parametra zero.

të jetë e mundur edhe konkurrencën e ashpër. Ky lajm është bërë i ditur nga burime pranë Juventusit, por edhe media

uruguaiane e konfirmojnë diçka të tillë. Për të kënaqur edhe më shumë Suarezin, Juventusi do t’i jepte edhe fanellën me

numër 10 të Alesandro Del Pieros, një fakt ky që duket se e tundon jo pak sulmuesin nga Uruguaji.

“ZonjaeVjetër”blindonMarkizion Klaudio Markizio nuk është në shitje. Ka qenë personalisht drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Bepe Marrota, i cili i ka dhënë fund zërave për largimin e mesfushori italian nga Torino. “Juventusi nuk ka menduar asnjëherë të shesë Markizion. Nuk kemi pasur kontakte me asnjë skuadër në lidhje me të ardhmen e Markizios, por edhe nuk do të kemi, sepse ai nuk është në merkato. Deri në këto momente nuk na ka ardhur ndonjë ofertë e majme, ashtu siç është folur në media, por edhe nëse do të vinte, Markizio nuk preket.” Pas Marrotës ka gjetur mundësin të flasë edhe vet Markizio, i cili ka theksuar se nuk ka menduar të largohet nga skuadra e qytetit të tij për asnjë arsye. “Në jetë nuk janë gjithmonë të rëndësishme

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

23

Fiorentina ka hedhur hapa përpara për të arritur tek Mario Gomez, i cili luan me Bajernin e Mynihut. Sulmuesi gjerman ka vendosur të largohet, sepse e di që me trajneri e ri Pep Guardiola nuk do të gjejë shumë hapësira. Ndërkohë Fiorentina ka bërë hapa përpara duke e bindur Gomez të transferohet në Itali. Duke iu referuar mediave italiane dy palët kanë arritur një marrëveshje verbale. Gomez do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 3.5 milionë euro në vit. Ndërkohë Fiorentina është në bisedime me Bajernin dhe mund të thuhet se ka arritur të gjejë një marrëveshje për 18 milionë euro. Këto para skuadra vjollcë do t’i sigurojë nga shitja e Jovetiç.

Duke pasur parasysh konkurrencën e madhe për Tevez, Higuain, apo Jovetiç, Juventusi ka menduar të bëjë një operacion blic për të siguruar shërbimin e uruguaianit të Liverpulit, për të cilin mund të paguajë edhe 40 milionë euro

uventusi është në një udhëkryq, pasi asgjë nuk dihet saktësisht për sa i përket sulmit. Ndonëse në ditët e fundit është folur për shumë emra, ende nuk ka diçka konkrete. Të gjithë objektivat e paracaktuar në sulm, si Tevez, Higuain dhe Jovetiç, çdo ditë që kalon duken gjithmonë e më larg Torinos. Presidenti Andrea Anjeli, i cili i ka premtuar një emër të madh trajnerit Antonio Konte, është në bisedime me shumë skuadra, por nuk ka mundur të gjejë një marrëveshje për shkak të çmimeve të mëdha që kanë vënë skuadrat për lojtarët e tyre. Kjo ka ardhur për shkak të interesimit të skuadrave të tjera Tevez, Higuain dhe Jovetiç. Por, tashmë tek Juventusi ka rilindur një emër i ri, i cili është Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian i Liverpulit ka dalë edhe njëherë tjetër hapur, duke kërkuar largimin e tij nga Anglia, ose më saktë u ka dhënë urdhër drejtuesve të skuadrës që të nisin të vlerësojnë ofertat në drejtim të tij. Pavarësisht se dëshira e parë e Suarez është Real Madrid, Juventusi natyrisht që nuk është përjashtuar. Për të bindur Suares, po mendon shoku i kombëtares, Martin Kaseres. Ky i fundit, mësohet se përveç detyrave të tij në kombëtare, do të ketë një rol të dyfishtë në aventurën braziliane në Kupën e Konfederatave. Me sa duket, presidenti Andrea Anjeli kërkon të nisë një sulm surprizë ndaj 26- vjeçarit, duke i ofruar këtij të fundit një kontratë të majme, 5 vite prej 8 milionë eurosh në sezon. Por, mbi të gjitha, Juventusi është gati që të paguajë 35-40 milionë euro për kartonin e tij, për të mposhtur sa më shpejt që

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

PSG-ja e çon në 7,5 milionë gjobën për Ançelotin Tani nuk ka më asnjë mëdyshje, Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i ardhshëm i Realit të Madridit. Por kujdes! Klubit të drejtuar nga Florentino Perez i duhet të paguajë më shumë se nga çfarë e kishte menduar. Fillimisht u caktua një shumë prej 4 milionë eurosh. Por PSG-ja ka vendosur ta shtojë gjobën. Sipas gazetës spanjolle “AS”, klubi francez kërkon 7,5 milionë euro nga Reali për teknikun italian.

paratë. Nuk kam menduar asnjëherë të largohem nga Juventusi dhe nuk kam pasur kontakte me asnjë skuadër tjetër. Jam i lumtur në Torino dhe nuk dua të largohen. Mezi po pres fillimin e sezonit të ardhshëm për t’i treguar të gjithëve se jam një lojtar i rëndësishëm për Juventusin. Kam gjithçka tek kjo skuadër dhe njëkohësisht mendoj se kam ende për të dhënë për këtë fanellë, - ka deklaruar Markizio, i cili është ndalur edhe tek kombëtarja. E kemi nisur aventurën me këmbën e mbarë duke marr tre pikë kundër Meksikës. Italia zhvilloi një lojë të mirë. Në çdo moment nuk u dorëzua dhe dhamë maksimumin për të fituar. U siguroj se kjo gjë do të ndodhë në të gjitha takimet që do të luajmë.”

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

VOTA JOTE VLEN VOTO EDHE TI E martë 18 qershor 2013 •

ZGJEDHJET

PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË

23 Qershor 2013

DOKUMENTET ZYRTARE TË VLEFSHME TË IDENTIFIKIMIT PËR VOTIM JANË: Kartë Identiteti ose Pasaportë QENDRAT E VOTIMIT HAPEN NË ORËN 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00

Për më shume informacion vizitoni faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: www.cec.org.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.