Kosova 5 vjet, thyhet kryqi, bota speciale

Page 1

»8

Qyteti i minatorëve mbetet i shkretë

Na ishte dikur Manza, modeli i dikurshëm socialist E hënë

18 shkurt 2013 Viti IX, Nr. 2900 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ish-ushtarakët

Papa apo njeriu, pesha e vërtetë e dorëheqjes Emrat që do të përfitojnë bote & histori

• Një lojë aspak ortodoksë për të fituar afganët • Misteri i Lusitanias, “Vrasje” në det të hapur • Ekonomia, duket si Kina, por është Turqia »13-17

pensionin suplementar. Të dhënat e ISSH-së »6

5 vjet shtet i lirë

“Gëzuar” në shqip e serbisht

Në Këlcyrë

Shembet me dinamit kryqi në varrezat e ushtarëve grekë Banorët: S’kemi dëgjuar asgjë. Dhunimi i varrezave s’është traditë shqiptare. Kryqi gjigant ishte zhvendosur disa metra nga vendi

»9

Emigrantët

Kushtet dhe mosha e përfitimit të pensionit në Shqipëri Si do të bëhet plotësimi i viteve të kontributeve. Formula e llogaritjes së përfitimit të të gjitha llojeve të pensionit »6

studentja e “himarës”

Florie Peci, hetimi i mjekëve në Austri, bien dyshimet Prokuroria nis verifikimin edhe në qendrën e rehabilitimit. Konkluzionet vetëm pas krahasimit të ADN-së »8

Kosova e pavarur, nuk do të lejohet it ndarje të territor

Egjipti përshëndet me njohjen t zyrtare të shteti

Rama nis prezantimin e kandidatëve

SHBA e BE kërkojnë njohjen dhe nga vendet e mbetura

»3

Peza konfirmohet në Peqin, Cara merr kandidimin për Kavajën Matura shtetërore

Regjistrimi për shkollën e lartë me dy formularë të posaçëm »4 Hapet gara për provimet e fundit dhe përzgjedhjen e degëve që do të ndiqen në universitetet publike

Mbikëqyrja financiare

Opinion Nga Gëzim Tushi

Listat e deputetëve? Pulat nuk mësojnë dot not »10 Nga Nebil ÇIKA

Fondet e mbledhura për sigurimet Fryma si prolog nuk mjaftojnë për dëmet e mjeteve i zgjedhjeve »11 »5


02

« politikë

E hënë 18 shkurt 2013 •

Urimet nga të gjithë politikanët shqiptarë, Berisha mungon në ceremoni

Respektohen serbët, Jahjaga flet serbisht Kosova kremton pesëvjetorin e pavarësisë së saj me paradë ushtarake Ervin Koçi

M

esazhi i urimit i presidentes së Kosovë Atifete Jahjaga gjatë ceremonisë së pesëvjetori të pavarësisë së Kosovës u theksua edhe në gjuhën serbe. Pas urimit të bërë në shqip presidentja e Kosovës vuri në dukje respektimin e komunitetit serb në Kosovë duke ia adresuar urimin për pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës edhe në gjuhën e tyre. Gjatë fjalës së saj Jahkaga foli për rrugën e gjatë të Kosovës drejt shpalljes së pavarësisë dhe drejt konsolidimit të institucioneve të vendit me mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Një nga zhvillimet e djeshme që tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve ishte parada e ushtrisë së Kosovës. Para këtij parakalimi presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, theksoi se Kosova po ndërton vizionin e një të ardhmeje të qartë euroatlantike. “Kosova ka qenë dhe është kontribuuese e rëndësishme për zhvillimin e raporteve të mira fqinjësore. Në këtë ditë të shënuar ne nderojmë ata që punuan për atdheun. Që nga çlirimi i vendit kemi krijuar policinë e Kosovës që ka pasur kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e rendit në vend”, - shtoi Jahjaga. E pranishme në këtë paradë ishte edhe zv.ambasadorja e SHBAve në Kosovë Keli Denjan, e cila e Kosovën për pavarësinë. “SHBA-të janë krenare që janë partnere të FSK-së. Jemi të mahnitur nga përparimi i shtetit të Kosovës”, - tha ajo. Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi nënvizoi se Kosova tani njihet nga më shumë se gjysma e shteteve anëtarë të OKB-së. Urimet nga Shqipëria Dy nga përfaqësuesit më të lart të Shqipërisë, Presidenti Bujar Nishani dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ishin të pranishëm gjatë ceremonisë festive të mbajtur dje në Kosovë. Kryeparlamentarja Topalli në fjalën e saj theksoi se kjo ditë ishte simbolike, pasi në të dëshmohet liria e kombit shqiptare. “Sot të gjithë bashkë festojmë 5 vjet Kosovë të lirë e të pavarur. Sot gëzojmë ëndrrën shekullore, sot kremtojmë lirinë e kombit. Gëzuar të gjithëve! Faleminderit SHBAve e të gjithë atyre vendeve të Bashkimit Europian që 14 vjet më parë bënë luftën e drejtë për të mbrojtur të drejtët”, theksoi kryeparlamentarja. Në këtë ceremoni binte në sy mungesa e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, i cili e përcolli mesazhin e urimit nëpërmjet faqes së tij në “Facebook”. Në mesazhin e tij kryeministri thekson se në këtë 5-vjetor kombi shqiptar përulet

Basha: Pavarësia e Kosovës vendimi i duhur për rajonin

Refuzimi

Mungesa

Seanca solemne me rastin e pesëvjetorit të pavarësisë u çel me himnin shtetëror të Kosovës. Por deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” nuk janë ngritur më këmbë, duke ndenjur në seance të ulur gjatë ekzekutimit të himnit, transmeton indeks online. Të ftuar në këtë seancë ishin presidenti i Bujar Nishani, Jozefina Topalli dhe Edi Rama.

Homazhet

Në seancën solemne të pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës mungoi Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Si e përcolli urimin për ditën festive të shtetit tjetër shqiptar nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social “Facebook”. Berisha e kish përcjellë edhe më parë urimin për 5-vjetorin e Kosovës në seancën e 15 shkurt.

Gjatë ditës së djeshme festive në Kosovë udhëheqësit më të mëdhenj të shtetit më të ri në Europë bën homazhe në varrin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rrugova. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, theksoi dje se në pesëvjetorin e pavarësisë po nderojnë presidentin historik, arkitektin e pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i ka dërguar një mesazh urimi me rastin e 5-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës kryetarit të komunës së Prishtinës Isa Mustafa, në të cilën shpreh urimet për ditën e pavarësisë. “Udhëheqësit politikë të Kosovës, populli i Kosovës ia dolën në këta 5-vjet t’u dëshmojnë miqve, partnerëve dhe mbarë botës se pavarësia e Kosovës ishte vendimi i duhur jo vetëm për shqiptarët, por dhe për mbarë rajonin”, - shkruan Basha në këtë mesazh. Sipas kryebashkiakut të Tiranës, ku vit shënoi zhvillime historike për Kosovën. Shteti më i ri i dëshmoi botës se është i aftë të menaxhojë të tashmen dhe të projektojë drejt të ardhmen e tij evropiane, si dhe të qytetarëve të tij”, - theksoi Basha.

Meta: Dialogu Prishtinë-Beograd duhet të vazhdojë, rruga e duhur

FRD: Vendet e BE-së të njohin shtetin e Kosovës “Është e vetmja rrugë për paqe dhe stabilitet në rajon” Grupi rinor i Frymës së Re Demokratike (FRD) në 5-vjetorin e pavarësisë së Kosovës u bën thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian: Spanjës, Sllovakisë, Greqisë, Rumanisë dhe Qipros, që ta njohin sa më shpejt pavarësinë e Kosovës, sepse vetëm kështu kontribuojnë realisht në forcimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në Kosovë dhe në rajon. Në një deklaratë për shtyp përfaqësuesit rinorë të FRD-së shprehen se çdo praktikë bllokuese dhe refuzuese u shkon përshtat skenarëve të kundërt, me pasoja për qytetarët tanë dhe për vetë Europën e bashkuar. “Në emër të grupit rinor të FRD-së i shprehim urimet më të mira shtetit të Kosovës në 5-vjetorin e shpalljes zyrtare të pavarësisë. Kosova sot është shteti më i ri në Evropë, por dhe shteti me popullsinë më të re. Kosova ka sot

me nderimin më të madh para veprës, arkitektit të pavarësisë së Kosovës, ish-peesidentit Ibrahim Rugova, sakrificës sublime të kryeheroit të kombit tonë Adem Jashari e mijëra e mijëra luftëtarëve të lirisë, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për çlirimin e Kosovës. Për kryeministrin shqiptar çlirimi i Kosovës mund të kon-

siderohet si faqja më e ndritur e përpjekjeve të shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin e tyre që nga luftërat e Skënderbeut deri në ditët e sotme. “Sot ne shqiptarët shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj SHBAve ish-presidentit Bill Klinton dhe ish-presidentit Xhorxh Bush si dhe ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, që lua-

miq të shumtë në mbarë botën, ajo është njohur nga 98 vende dhe është krenare për mbështetjen e jashtëzakonshme të dhënë nga SHBA-të dhe shumica e vendeve të BE-së.” Gjithashtu deklarata e të rinjve të FRD-së u bën thirrje politikanëve shqiptarë të ulin tonet nacionaliste, sepse vetëm kështu do ta ndihmojnë Kosovën të jetë një shtet i konsoliduar dhe të lërë pas konfliktet e brendshme etnike. Sipas tyre, rruga e vetme e Shqipërisë dhe e Kosovës është rruga drejt BE-së dhe në këto momente akti më patriotik për politikën shqiptare është lobimi për njohjen e Kosovës shtet nga vendet e Bashkimit Europian e më gjerë. Krahas FRD-së edhe kreu i LSI-së kërkoi më shumë dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pasi është një proces shumë i rëndësishëm për të dyja vendet.

jtën rol kryesor në çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Një përshëndetje vëllazërore le t’u dërgojmë në këtë rast të gjithë qytetarëve të Kosovës, udhëheqjes politike të saj, që në 5 vjet pavarësi e kanë shndërruar Republikën e Kosovës në një faktor të rëndësishëm të paqes, stabilitetit e bashkëpunimit në rajon. Zoti e

bekoftë Kosovën e pavarur dhe shqiptarët kudo që janë!”- përfundon mesazhi i Kryeministrit Berisha në “Facebook”. Krahas dy personaliteteve të shtetit Shqiptar edhe deputetë e ministra të vendit i kanë përcjell mesazhet e tyre të urimit për pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës nëpërmjet faqeve të tyre në “Facebook”.

Egjipti njeh Kosovën në pesëvjetorin e pavarësisë Në ditën e 5-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës Egjipti ka hapur negociatat diplomatike për të njohur shtetin më të ri të Europës. Thaçi deklaroi dje se Egjipti së shpejti do ta njohë zyrtarisht Kosovë. “Dëshiroj të falënderoj për vizitën dhe të shpreh kënaqësinë e qeverisë së Kosovës popullit të Kosovës për mysafirin e veçantë dhe të dërguarën e veçantë të presidentit Morsi sot në 5-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. E dërguara e posaçme presidentit Morsi, zëvendëspresidentja El Sharkawy, sjell mesazhin për institucionet e Kosovës, për popullin e Kosovës, mesazhin e konfirmimit nga presidenti Morsi se njohja nga Egjipti i Republikës së Kosovës është në rrugë e sipër”, - deklaroi Thaçi.


politikë • E hënë 18 shkurt 2013

»

03

Merkatoja e figurave të reja në PS, publikohet nënshkrimi i kontratës së rardhës

Rama prezanton kandidatin për Peqinin e Kavajën Parid Cara konkurrenti i ri për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 23 qershorit Gjata

Oli Xhilaga

S

Argumenti ekspertit

ërish e diela ishte dita e zjedhur nga kryetari socialist, Edi Rama, për të bërë me dije me emrin e përgjedhur prej tij për të përfaqësuar PS në garën për zgejdhjet parlamentare të 23 qershorit. Pas gazetarit Alfred Peza, figura e përzgjedhur, ishte sipërmarrësi, Parid Cara. Kësisoj, merkatoja e figurave të reja në Partinë Socialiste jo vetëm që është hapur, por dita ditës po firmosen kontrata marrëveshjesh mes lidershipit socialist dhe emrave të rinjë si pjesë e radhëve të kapit socialist. Ndërkohë që me këto prezantime që do të vijojnë të shtojnë radhët me prurje të reja, shtohen dhe ethet në radhët e përfaqësuesve aktualë, ku natyrisht do të ketë prej tyre që do largohen apo zëvendësohen. Prezantimi Parid Cara është emri më i ri që i bashkohet ekipit socialist që do të garojë për rilindjen e vendit. Tashmë është zyrtare që kreu i Partisë Socialiste do të bëjë me dije fillimisht emrat e rinj që do të përfaqësojnë këtë forcë politike në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në fund, pasi të jenë përzgjedhur të rinjtë, do të nisë selektimi i figurave aktuale të Partisë Socialiste. “I uroj mirëseardhjen një tjetër anëtari të ri të skuadrës sonë kombëtare për një Rilindje Shqiptare, Parid Carës. Paridi do të jetë pjesë e ekipit fitues të Tiranës në Parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Ai është një histori suksesi tipike shqiptare. Një nga mijëra historitë e nisura në rrugën e mundimshme të emigracionit. Një nga ato mijëra histori që na tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë shqiptarët e talentuar dhe kurajozë në kushtet e lirisë së konkurrencës, në kushtet e një shteti që garanton të drejta për të gjithë, në kushtet ku secili mund të marrë atë që i takon sipas meritës”, vuri në dukje Rama, gjatë prezantimit të Carës. Ndërkohë duke iu referuar zonës në të cilën ai do të garojë, Rama shigjetoi ashpër kampin kundërshtar. “Paridi është një nga ata djem dhe vajza që në qytetin e Kavajës u dhanë me mish e me shpirt, për vite me radhë, pas idealit të një demokracie që në Kavajë u kthye në karikaturën më zhgënjyese të viteve të tranzicionit. Madje fyese për shpirtin demokrat të kavajasve, të cilët u nëpërkëmbën gjatë në besimin e tyre tek një forcë politike që në Kavajë dhe më pas në Shqipërinë e viteve të fundit, u bë shëmbëlltyra brutale e injorancës në pushtet”, deklaroi Rama. Përjashtimi Pritet që mbi 10 deputetë

Kushtetuesja nuk merr vendim për mandatet

Kërkesa e Ramës për të pakënaqurit

Zgjedh PS

“Mirëprisni të rinjtë në parti”

Ja argumenti i Carës

Kreu i PS-së, Edi Rama, prezantoi kandidatin për deputet në Peqin, Alfred Peza, ku veçoi një moment. “Deputeti i sotëm, me deputetin e nesërm, kryetari i partisë që edhe ai kishte ambicien legjitime për të qenë deputet i asaj zone, shtrënguan duart dhe ngritën peshë zemrat e gjithë të pranishmëve me fjalët kuptimplota të fitores. Ata dhanë shembullin më të shkëlqyer të vënies së qëllimit të madh të familjes sonë politike, mbi çdo mërzi të natyrshme që mund të lindë në momentin kur në skuadër ndahen rolet dhe natyrisht jo të gjithë mund të jenë në formacionin e parë”, u shpreh Rama. Ndaj dhe shtroi kërkesën. “Uroj që ky shembull të pasohet nga të tjerë për të energjizuar pa pushim forcat tona përfaqësuese në çdo nivel; skuadrat tona të rilindjes në çdo qendër votimi, njësi vendore, zonë zgjedhore e qark që duan fitoren e Partisë Socialiste sepse duan që Shqipëria të rilindë”, deklaroi kreu i PS.

Në prononcimin e tij të shkurtër përpara medies, Parid Cara u përpoq që të shpejgojë arsyet se pse zgjodhi ekipin e PS për të garuar si përfaqësues i sovranit në legjislativin e ri. “Ndihem shumë krenar dhe jam shumë i emocionuar që po më jepet mundësia të kandidoj në qarkun e Tiranës, në rrethin e Kavajës, pra në qytetin tim. Ndryshimi në Kavajë filloi në vitin 2011 dhe sot pas 22 vjet harresë Kavaja nuk është më bastion i asnjë partie politike. Sot Kavaja është bastion i qytetarëve të Kavajës. Unë mendoj se ne kemi dëshirën, vullnetin, energjitë e duhura për ta drejtuar Shqipërinë drejt një rilindje, fal programit të Partisë Socialiste dhe falë një ekipi me Edi Ramën në krye”, vuri në dukje Cara. Sipas tij, PS do të bëjë të mundur më shumë vende pune, një shërbim shëndetësor të nevojshëm dhe jo shërbim xhepash dhe një arsim cilësor që do të bëjë të mundur punësimin e të rejave të rinjve.

aktualë të Partisë Socialiste të mos jenë më pjesë e listës së kandidatiëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Burime pranë PS-së bënë me dije pak ditë më parë për gazetën se rikandidimi i disa prej deputetëve aktualë është vënë në pikëpyetje për shkak të performancës së tyre jo të mirë, për shkak të pakënaqësive të elektoratit. Po kështu, duke synuar justifikimin e një vendimmarrjeje të tillë, lidershipi socialist ka listuar dhe një sërë argumentash të tjerë, siç është dhe aktiviteti politik jo në optimalen e mundshme i këtyre figurave në Kuvend, apo në bazën socialiste. Ndërkohë që janë të paktë emrat që nuk do të rikandidojnë, pritet që përfaqësuesit aktual të grupit kuvendor socialist, të cilët do zhvendosen në radhët e fundit të listave shumë emërore, të cilët do të jenë në masë më të gjerë.

Milo: Ky është akt humanitar, nuk duhet politizuar

Kreu i PDS-së mbështet marrëveshjen për kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë Kërkimi i eshtrave të ushtarëve grek është një akt humanitar. Kështu e ka cilësuar kryetari i Demokracisë Sociale, Paskal Milo, marrëveshjen e vendit tonë me Greqinë, për kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas tij, kërkimi i eshtrave është një akt humanitar, i cili nuk duhet politizuar dhe për më tepër, kërkimet duhet të zhvillohen mbi bazën e informacioneve të sakta dhe jo të gërmohet pa kriter. Ndërkohë që Demokracia Sociale vazhdon t’i qëndrojë idesë për krijimin e një fronti opozitar me bazë të gjerë, duke përfshirë në të edhe parti të spektrit të djathtë, përfshirë këtu FRD dhe AK. “Krijimi i një koalicioni me bazë të gjerë do të bënte të mundur rrëzimin nga pushteti të Berishës dhe do të realizohet ndryshimi që

presin prej vitesh shqiptarët”, vuri në dukje, kreu i PDS-së, Paskal Milo, gjatë një takimi me strukturat lokale të kësaj partie në qytetin e Korçës. Por, duke qëndruar pikërisht në këto zgjedhje, kreu Milo i cilësoi ato si vendimtare për procesin e integrimit. “Çështja e integrimit të vendit nuk varet nga mosmiratimi sipas tij i tre ligjeve të integrimit, por integrimi është një proces i gjatë, i cili së pari kërkon përmbushjen e standardeve të shtetit ligjor dhe mbi të gjitha mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të pakontestuara”, deklaroi Milo. Por i ashpër dhe kritik ka qenë qëndrimi i tij lidhur me vendimet e gjyqësorit. Për kreun e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, sistemi gjyqësor vendas sot nuk është gjë tjetër, veçse një instrument i verbër në duart e pushtetit .

Bazuar në nenin 131 të Kushtetutës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë në shqyrtim ankesën e Partisë Socialiste për pavlefshmëri të vendimit të Kuvendit për shpërndarjen e mandateve të deputetëve. Vlerësimi vjen nga ishkryetari i KQZ-së Çlirim Gjata. Ai tha se Gjykata Kushtetuese mund të merrte në shqyrtim vendimin vetëm pasi kjo çështje të jetë shqyrtuar në nivele të tjera të gjykimit. “E vetmja pikë ku parashikohet ndarja e mandateve nga parlamenti është në Kodin Zgjedhor. Atëherë, duke qenë një çështje thjesht zgjedhore, a duhet t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor? Po të marrim nenin 131 të Kushtetutës, në asnjë nga germat e këtij neni, po ta marrim si objekt kushtetues padie, nuk bën pjesë kjo lloj padie kundër këtij vendimi të parlamentit, sepse parashikohet në Kodin Zgjedhor për punë tjetër. I vetmi moment që mund të them është germa F, ku thotë: ‘Gjykimi përfundimtar të ankesave të individëve për shkeljet e drejtave të tyre kushtetuese për një proces të rregullt ligjor pasi të jenë shterur të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të drejtaveÄ”, - deklaroi Gjata. Kjo deklaratë e ish-kryetarit të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve vjen disa ditë pasi Partia Socialiste ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e marrë nga parlamenti për ndarjen e mandateve. Sipas pretendimeve të PS-së, skema e mandateve e përdorur në zgjedhjet e vitit 2009 nuk mund të aplikohen edhe në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, pasi ata e konsiderojnë si antikushtetuese me pretendimin se nuk garantohet barazia e votës.


04

« sociale

E hënë 18 shkurt 2013 •

Formulari A-1 është vetëm për maturantë, që aktualisht janë në vit të fundit të shkollë së mesme. Formulari A-1 është duhet të plotësohet patjetër për t’iu nënshtruar më pas provimeve të maturës, që me rezultatin e tyre do të ndikojnë në përzgjedhjen për në universitet. Formulari A-1 është apostafat vetëm për nxënësit që janë në marrëdhënie shkolle dhe nuk kanë kërkuar asnjëherë të drejtën për të ndjekur arsimin e lartë. Ky formular do të përmbajë gjithë lëndët me zgjedhje si dhe koeficientet e tyre për çdo universitet.

Formulari A-1z është vetëm për individët që kanë kryer shkollën e mesme dhe pasi kanë shlyer provimet e maturës kanë marrë rezultat pozitiv në lëndët e detyruara, por mund të kenë rezultuar mbetës në dy lëndët me zgjedhje, ose në njërën prej tyre. Pra, ky formular do të jetë për të gjithë individët që këtë vit nuk janë në shkollë dhe që e kanë mbaruar atë që vjet e më parë. Ky formular do të përmbajë lëndët me zgjedhje, duke u plotësuar në varësi të lëndëve me zgjedhje që kanë këta kandidat për të kryer.

Aplikimi i formularit on-line nuk ka mundësi të dytë për aplikim

Regjistrimi nëpërmjet formularëve A-1 dhe A-1z Për ata që duan të studiojnë jashtë është në dispozicion një tjetër datë Erta Bode

F

ormularët A-1 dhe A-1z do të shërbejnë si regjistrim për të pasur të drejtën për të ndjekur një universitet. Nëse vitet e tjera është bërë vetëm për lëndët me zgjedhje, këtë vit formularët A-1 dhe A-1z do të shërbejnë si regjistër për numrin e plotë të kandidatëve për në universitet. Data 10 mars është afati i fundit i plotësimit të formularëve A-1 dhe A-1z nga të gjithë kandidatët që duan të ndjekin universitetin. Për këta formularë mund të aplikojnë edhe ata që kanë detyrime pa shlyer, si provime të detyruara apo rezultat jokalues në provimet me zgjedhje kur kanë kandiduar herën e fundit. Pa këta formularë askush nuk hyn në sistemin e regjistrimit për shkollën e lartë, duke e humbur kështu mundësinë për ta vazhduar atë. Për maturantët dhe kandidatët që mendojnë të studiojnë jashtë dhe që u duket e paarsyeshme plotësimi i formularit A-1 dhe A-1z autoritetet e Ministrisë së Arsimit mendojnë se më vonë do të dalë edhe një datë tjetër për t’u dhënë atyre një shans të dytë për të studiuar në Shqipëri. Për herë të parë këtë vit formularët do të plotësohen

on-line dhe maturantët dhe kandidatët e tjerë do të njihen me formatin e tyre duke filluar që nga data 10 shkurt. Por theksohet se plotësimi i këtij formulari ka afat 20 ditë dhe brenda këtyre 20 ditëve nuk ka mundësi për ta plotësuar atë dy herë. Plotësimi i tij është definitiv. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj, bën të ditur se formularët do të plotësohen të gjithë on-line në ambientet e shkollës, ku do të mbikëqyren nga mësuesit. “Duke qenë se formulari A-1 është për maturantët aktualë dhe A-1z është për të gjithë maturantët që e kanë shlyer shkollën e mesme, na duket më i mundur si opsion plotësimi në bazë shkolle, pasi mbledhja e të dhënave kërkon konfirmimin zyrtar nga shkolla. Synimi ynë është të kemi një regjistër sa më të plotë dhe sa më të saktë për të hartuar formularin A-2, që do të plotësohet on-line dhe do të mbajë preferencat për universitetin që duan të ndjekin të gjithë kandidatët”, - u shpreh Harizaj. Plotësimi on-line është aplikohet për herë të parë për të gjithë kandidatët pretendentë për universitet dhe kërkon vëmendje dhe kujdes, ndërkohë është më

Aplikimi Formularët do të plotësohen on-line, dhe kjo nënkupton se do të ketë veç një aplikim. Aplikimi i tyre do të jetë definitiv. Nëse vitet e tjera ka pasur formularë shtesë për gjithë maturantët që ndërronin mendje brenda afatit, këtë vit nuk ka mundësi të dytë. Nga data 20 shkurt deri më 10 mars 2013 kandidatët kanë të drejtë të plotësojnë këta formularë.

qëllimi Formulari A-1 dhe A-1z do të përmbajnë të gjitha lëndët me zgjedhje bashkë me koeficientet përkatëse të tyre për çdo universitet. Kështu, kandidatët do të zgjedhin veç dy lëndë që shuma e krediteve të tyre të jetë më e madhe ose baras me 8 për t’i dhënë si provime me zgjedhje. Provimet me zgjedhje janë vendimtare për degën që do të zgjedhin për të studiuar. transparente, harxhon më pak kohë dhe më e kontrollueshme. Një ndër pikat delikate të plotësimit on-line është se do të ketë vetëm një plotësim, një aplikim të vetëm, jo si në vitet e tjera, kur përveç numrit të saktë të formularëve që duhet të plotësoheshin MASH niste nëpër Drejtoritë Arsimore edhe formularë shtesë për ndonjë ndryshim të mendjes që mund t’i ndodhte kandidatit gjatë afatit të caktuar për plotësimin e tyre. Pra, këtë vit formulari do

të plotësohet vetëm një herë. “Për këtë arsye dhe për faktin se në hartimin e formularit për nxënësit mund të ketë diçka të paqartë, ne kemi menduar që çdo plotësim on-line të bëhet nën mbikëqyrjen e një mësuesi dhe në ambientet e shkollës”, - sqaron Harizaj. Pas plotësimit të formularëve A-1 dhe A-1z të rinjtë do të bëjnë hapin tjetër, që është plotësimi i formularëve A-2, që ka të bëjë me 10 degët e preferuara në të cilat duan të studiojnë kandidatët.

Mundësitë Plotësimi i formularëve A-1 dhe A-1z do të mbikëqyret nga mësuesit për t’u dhënë një mundësi nxënësve për mos gabojnë, meqenëse nuk ka mundësi të dytë. Plotësimi i tij do të bëhet në ambientet e shkollës. Për nxënësit që duan të ndjekin arsimin e lartë jashtë kufijve të Shqipërisë MASH do të nxjerrë një datë të dytë për plotësimin e këtyre formularëve, për t’u dhënë atyre një shans të dytë që t’i vazhdojnë studimet në Shqipëri.

Hana: Shëndetësia ka vend për përmirësim, por jo për këtë reformë

Tavo: Është e pamundur heqja e kontributeve Shehu: Masakër e asaj që është ndërtuar, Rama i paqartë për atë që ofron

“Sistemi shëndetësor ka aspekte ku duhet përmirësuar rrënjësisht dhe ne kemi filluar punën për përmirësimin e tij, dhe kjo është puna për të bërë më transparente fondet se ku jepen dhe a përfiton, në fund të fundit, pacienti për këto fonde, pra për të treguar efiçencën e sistemit shëndetësor”

Sistemi shëndetësor falas është i paarritshëm - ky është përfundimi që institucionet kompetente nxjerrin pas deklaratave të Edi Ramës se kjo është një rrugë e arritshme. Ata theksojnë se është e pamundur të hiqen kontributet. Pas deklaratave të opozitës për problemet e mëdha me të cilat po përballet sistemi shëndetësor shqiptar, vetë drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor pranoi faktin se në sistemin spitalor ka ende vend për punë, por kurrsesi nuk mund të arrihet një shërbim falas. “Sistemi shëndetësor ka aspekte ku duhet përmirësuar rrënjësisht dhe ne kemi filluar punën për përmirësimin e tij, dhe kjo është puna për të bërë më transparente fondet se ku jepen dhe

a përfiton, në fund të fundit, pacienti për këto fonde, pra për të treguar efiçencën e sistemit shëndetësor”, - tha drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Të njëjtën gjë konfirmoi dhe ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, i cili e sheh të pamundur arritjen e një shërbimi falas. Ai tha se heqja e kontributeve do të rëndonte akoma më keq skemën aktuale, sidomos për shtresat më në nevojë. “Nuk mund të vihet duke i vënë kazmën sistemit aktual të financimit me pretendimin se do të ngrejë një sistem shëndetësor ku askush nuk mund të paguajë. Nëse sot 24 për qind e fondeve të ISKSH-së vijnë nga kontributet direkte, atëherë me heqjen e këtyre kontributeve krijohet një vakum në sigurimin e burimeve financiare, që do të

thotë dobësim i mbulimit shëndetësor”, - tha Tavo. I të njëjtit mendim është edhe Hana, e cila ngre shumë pyetje se si do të zgjidhen hapësirat boshe që plotësohen nga ky fond, duke i treguar opozitës se skemat ndihmuese dhe lehtësuese të shëndetësisë plotësohen nga këto fonde. Hana deklaron se ajo çka propozon opozita është vetëm për fushatë elektorale, është një nismë që nuk do të arrihet kurrë, sepse boshllëku i krijuar nga kjo çon në mosmbështetjen e shtresave në nevojë, si dhe në rastet emergjente që mbulohen direkt nga fondet e ISKSH-së. Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Tritan Shehu, shprehet se ajo çka propozon Rama është e paqartë dhe është veç premtim në ajër. Ai

deklaron se vërtet shëndetësia ka nevojë për reforma të reja për ta përmirësuar akoma më shumë atë, por ndërkohë ai thotë se po bëhet e pamundura, sidomos për të dhënë ndihmë dhe jo për të vjelë ndihmën e dhënë në bazë të taksave që do të paguhen. I paqartë për atë që ofron Rama, ai i ka kërkuar kryetarit të PSsë se si do të jetë forma e financimit shëndetësor nëse ndodh kjo. Shehu shpjegon se ky është një masakrim i asaj që me vështirësi është ngritur dhe 24% e fondeve nuk mund të mbulohen kurrsesi, veçse nëse rriten taksat dhe regjistrim për një shërbim në shëndetësi. “Por kjo prapë nuk është një formë e shërbimit falas në shëndetësi”, - tha Shehu.


ekonomi • E hënë 18 shkurt 2013

Shuma 265 milionë lekë e depozituar nga anëtarët vetëm për 6 muaj

AKEP

Kushdo aplikon për domain .al nga data 1 maj

Shoqëritë e sigurimit duhet të shtojnë fondin e kompensimit Brikena Dervishaj

F

Plotësimi i fondit Fondi i Kompensimit për 6-mujorin e parë të vitit 2013 është 264,792,862 lekë. Shoqëritë e sigurimit anëtare të Byrosë detyrohen të financojnë me dy këste të barabarta brenda datës 15 të çdo fillim të 3-mujorit të parë dhe të dytë të vitit 2013, shumën e kontributit në të njëjtin raport që zë secili anëtar në fondin e kompensimit. Byroja duhet të depozitojë në Autoritet, brenda datës 10 qershor 2013, propozimin e Fondit

Tarifa e sigurimit të detyrueshëm të makinave ka arritur në 18 500 lekë. AMF mori vendimin për të fiksuar në vlerën 14 400 lekë të reja primin e riskut. Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi në datën 21 janar dhe po zbatohen nga të gjitha kompanitë. Para kësaj date tarifat varionin nga 60 deri 65 mijë lekë të vjetra. Për fuqinë motorike të mjetit nga 0-1600 kubikë, çmimi ishte 139 mijë lekë, mbi 1600 kubikë shkonte 145 mijë lekë.

PARTITE

Tregu i sigurimeve në Shqipëri sa i përket garancive financiare për përballimin e dëmeve është i sigurtë, por kompanitë paguajnë më pak dëme ndaj qytetarëve, në raport me primet e arkëtuara. Pagesa e dëmit është vetëm 36 për qind e totalit të primeve. Pamundësia e pagesës së dëmeve, është përdorur nga kompanitë si justifikim për të rritur tarifën e sigurimit të detyrueshëm motorik, i cili në 2012 është rritur afro 17%.

PARTITE

ondi i depozituar nga shoqëritë e sigurimit që operojnë në vendin tonë nuk mjafton për të paguar dëmet gjatë vitit 2013. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka marrë vendim në fund të vitit të kaluar të detyrojë këto kompani që të plotësojnë me dy këste fondin e kompensimit, i cili rezulton të jetë vetëm 265 milionë lekë për 2013. Kjo shumë sipas AMF-së mjafton vetëm për gjysmën e parë të vitit 2013, ndaj duhet të plotësohet brenda 2 tremujorëve të parë të vitit. Shuma e përllogaritur për fondin e kompensimit duhet të jetë rreth tre herë më e madhe. “Autoriteti pas llogaritjeve përkatëse, përcakton se vlera reale e Fondit të Kompensimit për detyrimet objekt i këtij fondi deri më 31.12.2012, si dhe për përmbushjen e pagesave për vitin 2013 është në vlerën 623,273,498 lekë”, - thekson vendimi i AMF-së. të Kompensimit për 6-mujorin e dytë të vitit 2013. Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të kontribuojnë çdo vit financiarisht në fondin e kompensimit, në përpjestim të drejtë, me primet bruto të shkruara në këto lloj sigurimesh, në vitin paraardhës. Autoriteti, me propozim të Byrosë, vendos çdo vit shumën e kontributeve, dhe afatin brenda të cilit duhet të bëhet derdhja. Shoqëritë e sigurimit duhet ta pasqyrojnë këtë detyrim në pasqyrat financiare të vitit ushtrimor 2012.

Projektligji i Financave për përmirësim të formës së administrimit

Agjentët tatimorë do mbledhin tarifat vendore Mundësi e re për të rritur të ardhurat e pushtetit lokal Në kushtet kur organet e pushtetit vendor nuk kanë mundësi të mbledhin taksat vendore do të hyjnë në lojë agjentët tatimorë. Burimet zyrtare të Minsitrisë së Financave theksojnë se ligji për të ardhurat vendore do të ndryshojë dhe për këtë është duke u hartuar projektligji përkatës që bën të mundur ndryshimet. Pasi ky ndryshim të bëhet efektiv, pushteti lokal do të ketë të drejtë të kontaktojë me agjentë tatimorë, të cilët do të bëjnë të mundur vjeljen e të ardhurave për vendorët. Ekspertët fiskalë e shohin këtë si një mundësi për të rritur të ardhurat e pushtetit lokal, duke përmirësuar formën e administrimit. Agjenti tatimor është një person, jo i punësuar në organet tatimore, i cili sipas këtij ligji apo çdo ligji tjetër të sistemit tatimor

Administrimi Vitet e fundit të ardhurat për pushtetin vendor janë ulur për shkak se edhe administrata vendore ka qenë e paaftë të vjelë disa taksa dhe tarifa vendore. Pak kohë më parë qeveria vendosi që administrimin e taksës së biznesit të vogël ta bëjë administrata tatimore, e cila këto të ardhura i mbledh për llogari të pushtetit lokal, kundrejt një tatimi 3 për qind të vlerës së përgjithshme. Ndryshimet e reja që pritet të miratohen synojnë t’i krijojnë më shumë autonomi vendorëve dhe të rrisin të ardhurat e tyre.

është përgjegjës për llogaritjen, mbajtjen në burim për një tatimpagues dhe kalimin e tatimeve dhe taksave në buxhet. Në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e tij, agjenti tatimor ka të njëjtin status me tatimpaguesin, për aq sa me ligj nuk përcaktohet ndryshe. Përgjegjësia tatimore e një personi fillon kur personi

është i përfshirë në veprimtari ose fiton pasuri, të cilat kanë elementë të tatueshëm sipas dispozitave të legjislacionit tatimor. Të ardhurat buxhetore gjatë viteve të fundit kanë ardhur duke u ulur në raport me PBB-në. Shqipëria ka të ardhurat buxhetore ndaj PBB-së më të ulta në rajon, me përafërsi 26 për qind. Të ardhurat buxhetore për vitin 2012, rezultuan 355.7 miliardë

05

Liberalizimi

AMF: Nuk mjafton fondi për dëmet

Fondi i kompensimit Konstatimi është bërë nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, sipas të cilit, vlera e propozuar nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të BSHS-së në shumën 264,792,862 lekë, është e pamjaftueshme, dhe në këto kushte kjo vlerë do të konsiderohet si kontribut vetëm për 6- mujorin e parë të vitit 2013. Byroja Shqiptare e Sigurimit ka raportuar në fund të 2012 se vlera e dëmeve të miratuara të papaguara, objekt i Fondit të Kompensimit, deri më 12 nëntor 2012, është në vlerën 420,951,378 lekë. “Fondi i propozuar nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të BSHS-së, për vitin 2013, nuk është i mjaftueshëm për pagesën e dëmeve. Vlera reale e Fondit të Kompensimit për detyrimet objekt i këtij fondi deri më 31.12.2012, si dhe për përmbushjen e pagesave për vitin 2013, është në vlerën 623,273,498 lekë. Me këtë fond mund të mbulohen mungesat, si dhe të sigurohet vijueshmëria e pagesave të dëmeve në përputhje me parashikimet ligjore”, thekson Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në vendimin e tij. Bordi i AMF-së ka vendosur që detyrimi i shoqërive të sigurimit për pagesën e dëmeve objekt i Fondit të Kompensimit për vitin 2012, është 420 951 378 lekë.

»

lekë lekë, ku ato nga pushteti vendor ishin 14.6 miliardë lekë lekë. Ndërkaq, buxheti i vitit 2013 parashikon të ardhura në nivelin 360.6 miliardë lekë, nga të cilat 29.2 miliardë lekë parashikohen të mblidhen nga vendorët. Të ardhurat buxhetore përfaqësojnë të ardhurat e një vendi nga taksat dhe tatimet për kryerjen e investimeve dhe shpenzimeve nga ana e institucioneve publike.

Liberalizohet tregu i domain-eve .al, ose thënë ndryshe faqeve të internetit që kanë shtesën .al. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare bën me dije se duke nisur nga 1 maj 2013 kushdo mund të aplikojë pranë këtij institucioni për të regjistruar faqen e tyre. “Mund të aplikohet nga të gjithë subjektet e interesuara për t’u akredituar si regjistrues (registrar). Detyrimet dhe kushtet për t’u bërë një regjistrues i akredituar mund të gjenden në rregulloren e administrimit të emrave të domain-eve nën.al”, thekson AKEP-i. Kushdo mund të aplikojë për një ose më shumë emra domain-esh në zonën “.al”. Sipas rregullores, këtë të drejtë e kanë personat juridik publikë dhe privat, personat fizik tregtar, si dhe personat natyrorë. Posedues të një ose disa emra nën domain-esh “.al”, “.com.al, .org.al dhe .net. al” mund të jenë personat juridik publikë dhe privat dhe personat fizik tregtar, që plotësojnë të gjitha kushtet.

Ulja e taksave

Jaka: Pa taksa edhe të punësuarit fillestarë Nisma e qeverisë për heqjen e taksave për të rinjtë shihet nga biznesi si mjaft pozitive, në kohën që sipërmarrjet ndodhen në vështirësi financiare për shkak të krizës ekonomike. Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, është shprehur se heqja e taksave për të rinjtë e punësuar, do të ndihmojë shumë bizneset, por ajo duhet të përfshijë edhe të punësuarit fillestarë, në mënyrë që të jetë më efiçente. Por nga ana tjetër, institucionet financiare ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mosrealizimin e të ardhurave në buxhet. Taksa e sheshtë nuk po ndihmon në rritjen e performancës buxhetore dhe kur kostoja e borxhit publik është rritur ndjeshëm. FMN dhe BB kanë kërkuar që qeveria të mbajë nën kontroll borxhin publik, i cili ka kapur nivelin prej afro 64%, në një kohë kur fushata elektrorale pritet që të marrë një pjesë të mirë të shpenzimeve të parashikuara në buxhet.


06

« sociale

E hënë 18 shkurt 2013 •

Lista e ushtarakëve

Si do t’i plotësojnë vitet e punës. Kontributet e llogaritura

Emigrantët, kushtet që duhen për të fituar pensionin K thimi i emigrantëve në Shqipëri tashmë ka sjellë nevojën dhe të sqarimit të përfitimit të pensionit. Ç’mund të përfitojnë emigrantët me vjetërsinë e punës që kanë në Shqipëri pa qenë të siguruar në kohën e përfitimit?. Sipas sqarimeve të ISSHsë, ata do të mund të përfitojnë pension të pjesshëm kur kanë jo më pak se 15 vjet të siguruara; pension të plotë kur kanë jo më pak se 35 vjet sigurim; pensione invaliditeti kur janë tërësisht të paaftë për punë. Këto pensione i përfitojnë ata persona që kanë qenë të siguruar në Shqipëri bazuar në formulën: moshë minus 20 pjesëtim për 2, që është vjetërsia kontributeve për pension invaliditeti të plotë. Për vjetërsi kontributive më të vogël proporcionalisht me periudhën e siguruar jepet pension invaliditeti i reduktuar. Në këtë kuptim, një invalid që mund të jetë në moshën 50 vjeç, me këtë raport përfiton pension të plotë invaliditeti kur ka 15 vjet vjetërsi pune. Në rastet kur ka më pak vite pune, merr pension të pjesshëm në raport me vjetërsinë në punë që i kërkohet sipas raportit të mësipërm; invalidëve u jepet një shtesë për fëmijët që kanë në ngarkim në masën 5% të pensionit kur janë nën moshën 18 vjeç, apo 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë. Kur humb jetën personi që ka qenë i siguruar në Shqipëri, përfitojnë pension familjar fëmijët nën moshën 18 vjeç, ose 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë sipas formulës së mësipërme. Për invalidët që kanë nevojë për përkujdesje jepet dhe një shtesë në masën 15% të

shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe shërben për t’u krijuar mundësi shtetasve shqiptarë për të plotësuar vjetërsinë e nevojshme për punë, në mënyrë që të përfitohet një pension i pjesshëm apo i plotë.

Për konfirmimin e dokumentacionit të vjetërsisë në punë Nëpërmjet patronateve emigrantët bëjnë kërkesa pranë ISSH-së nëpërmjet formularëve dygjuhësh (si më poshtë). Formulari i parë shërben për sqarimet që kërkohen për legjislacionin e sigurimeve shoqërore, duke e lidhur dhe me problemet që Patronatet në formë elektronike e dërgojnë kërkesën në ISSH dhe për këto raste përgjigjja jepet brenda ditës. Formulari tjetër shërben për konfirmimin e periudhave kontributive. Ky formular dygjuhësh përmban gjeneralitetet e personit kërkues, rubrikat e punës dhe periudhat e institucionet ku ka punuar emigranti. Ai dërgohet në formë elektronike në adresat e publikuara të ISSH-së. ISSH, pasi bën verifikimin në rrugë zyrtare të të gjithë dokumentacionit, kthen përgjigje zyrtarisht me postë në patronatin përkatës për personin që ka bërë kërkesën. Ky dokument zëvendëson librezën e punës dhe është tërësisht i vlefshëm për rastet e përfitimeve që jepen nga legjislacioni i sigurimeve shoqërore.

pensionit. Plotësimi i viteve të munguara. Sigurimet Plotësimi i viteve të mun-

guara mund të realizohet nëpërmjet skemës së sigurimit vullnetar që është pjesë përbërëse e ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet

Fushat ku mund të shtrihet sigurimi vullnetar për emigrantët janë: - Vazhdim vullnetar i sigurimit – kanë të drejtë ta bëjnë personat e interesuar që janë larguar nga sigurimi i detyrueshëm dhe ndërmjet marrëveshjes për këtë fushë sigurimi bëjnë sigurim vullnetar. - Mbulim vullnetar të periudhave të kaluara – kanë të drejtë ta bëjnë personat e interesuar që paguajnë kontribute vullnetare për periudhat e kaluara dhe jo për vitin korent. Kontributi që do të paguhet do të jetë në masën e kontributit minimal në kohën e pagesës së tyre. Përfitimet në këtë fushë janë vetëm për pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar. Që një shtetas shqiptar të sigurohet vullnetarisht, duhet të plotësojë këto kushte: të ketë mbushur moshën 18 vjeç; sigurimi bëhet para lindjes të së drejtës për përfitim nga ligji për sigurimet shoqërore. Aktualisht për vitin 2012 kontributi mujor për të përfituar nga kjo skemë është 3 952 lekë. Kontributet mund të paguhen: tremujore kur këto paguhen paradhënie zbritet 1.5% nga shuma e kontributeve; gjashtëmujore, ku zbritet 3% e kontributeve; vjetore, ku zbritet 6% e shumës së kontributeve.

Emer

Atesia

Mbiemer

Agim

Mynyr

Muhollari

Agim

Riza

Hallvaxhiu

Agim

Tafil

Shpata

Ali

Mustafa

Thartori

Andon

Manol

Kaçi

Andrea

Mihal

Dema

Ardian

Rexho

Kajmaku

Arif

Gani

Sulo

Arse

Ustran

Shukle

Bardhyl

Sejat

Fejza

Bari

Asllan

Murati

Bedri

Bajram

Shehu

Besnik

Sefedin

Bitraj

Bilbil

Abaz

Aliaj

Dervish

Haziz

Drici

Emin

Asllan

Gjalpi

Endrit

Enver

Nexhi

Enver

Musa

Hasa

Enver

Riza

Hasa

Eqerem

Hamza

Lalaj

Ferik

Zenel

Gremshi

Guri

Todi

Macolli

Halil

Selfo

Mehmetaj

Halim

Osman

Zhuka

Hamdi

Dalip

Osmani

Hasan

Isuf

Kola

Hasan

Xhemal

Bimi

Haxhi

Laver

Cani

Ibrahim

Ali

Xibri

Imer

Sadik

Toska

Ismail

Fadil

Dranga

Isuf

Kadri

Dyshniku

Jakup

Lahe

Treshnjeva

Jani

Todi

Boro

Jani

Vasil

Konomi

Jazo

Hamit

Ramaj

Jorgo

Shefki

Kardhiqi

Josif

Lluka

Lakuriqi

Jub

Malo

Isufi

Kasem

Reshit

Hallulli

Klemendt

Gjolek

Shalari

Kostandina

Odhise

Dhrami

Koste

Vangjel

Gramo

Kristaq

Pasko

Macolli

Kujtim

Jonuz

Shehaj

Latif

Ramiz

Zykaj

Lefter

Shaqo

Hodaj

Liljana

Nafiz

Tako

Liljana

Pandi

Mero

Luan

Neim

Hasanaj

Luigji

Gjoke

Gjoni

Mustafa

Xhaferr

Koci

Myfterem

Qemal

Bejleri

Myrteza

Qamil

Jahaj

Nenoshe

Latif

Selmanaj

Niko

Qiric

Gano

Niqifor

Stefan

Dhima

Nizami

Haxhi

Malolli

Osmen

Ramadan

Fyraj

Pale

Kole

Gurra

Pazait

Musa

Saliaj

Petrit

Xhevahir

Gjoza

Qamil

Fejzulla

Zylfo

Qemal

Ramadan

Hysko

Qerem

Nexhip

Lako

Ramadan

Halim

Kamberi

Ramadan

Selman

Kamberi

Ramazan

Vath

Xhakoni

Rifat

Cuf

Prroni

Riza

Ali

Qosja

Sabri

Faslli

Kerçanaj

Saburim

Muço

Laçaj

Sadik

Rrapo

Kasneci

Sali

Ramazan

Jangozi

Selman

Qazim

Hyskaj

Shefki

Mahmut

Balliu

Sherif

Neki

Lagjii

Shpend

Hulusi

Topollaj

Skender

Hasan

Shtino

Sofo

Sinan

Zeqaj

Sokrat

Liko

Kolonjari

Sotiraq

Spiro

Vogli

Taulla

Novruz

Shemntolli

Teki

Dajlan

Hyska

Thimio

Vasil

Dina

Vait

Avdul

Renxo

Valentina

Mato

Lazaj

Vasil

Naum

Samarxhi

Vasillaq

Foti

Tase

Veli

Bajram

Satfa

Vitor

Tom

Pecaj

Xhafer

Myrteza

Meto

Xhezmi

Sali

Mecollari

Xhezo

Demir

Sina

Xhoxhi

Thoma

Afezolli

Ylli

Shefit

Muco

Zarik

Todi

Veruari

Zenel

Selfo

Mertiri

Zeqir

Shpend

Shpendi


aktualitet • E hënë 18 shkurt 2013

»

07

Gjykata i dënon me nga 6 vjet secilin për trafik municionesh, sekuestrohet anija

Tre marinarët shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Sipas vendimit, anija “EOS” transportonte ngarkesë të jashtëligjshme JEMEN- Me 18 vjet burg gjithsej u dënuan dje tre marinarët shqiptarë nga gjykata e Mukallës në Jemen. Kështu, me nga 6 vjet burg u dënuan tre marinarët shqiptarë të anijes “EOS”, e cila u sekuestrua në fund të dhjetorit në portin Mukalla të Jemenit. Procesi gjyqësor zgjati pak më shumë se gjysmë ore dhe përfundoi me dënimin me 6 vjet burgim për tre marinarët dhe kapitenin shqiptar të anijes si dhe gjobë 115.000 euro. Gjykata vendosi gjithashtu sekuestro për ngarkesën dhe anijen, ndërsa dy marinarët indianë do të dëbohen brenda 40 ditësh nga Jemeni, menjëherë pasi anija të ketë shkarkuar ngarkesën e saj në magazinat e ushtrisë së Jemenit. Në vendimin e gjykatës u vlerësua se ngarkesa që anija “EOS” po transportonte ishte e

jashtëligjshme, ndërsa kompania greke gjykohet se kishte dijeni për këtë trafik. Sipas gjykatës, palët kanë të drejtë të apelojnë vendimin. Gjyqi u zhvillua në prani të konsullit të nderit që ka Shqipëria në Jemen dhe atij të Irakut, Ministria e Mbrojtjes të së cilit

ishte porositësi i armatimeve, ndërsa kompania greke nuk mundi të dërgojë avokatë dhe përkthyes, pasi autoritetet jemenase refuzuan dhënien e vizave për dy avokatët dhe përkthyesin e tyre nga Arabia Saudite. Kompania greke deklaroi se pas këtij vendimi

fshihet vendimi i mëparshëm i autoriteteve jemenase për të shtirë në dorë ngarkesën disamilionëdollarëshe që “EOS” po transportonte, ndërsa i konsideron marinarët pengje të një vendi që nuk njeh demokraci. Kompania ka kërkuar nga kompanitë e sigurimeve të anijes dhe ngarkesës që të protestojnë pranë autoriteteve, ndërsa ka dërguar edhe protesta në NATO dhe Bashkimin Europian. Sipas informacioneve të deritanishme, dy marinarët shqiptarë janë dërguar në burgun e Mukallës në pritje të apelimit të çështjes, ndërsa kapiteni Arif Bakillari u dërgua sërish në spital pas problemeve kardiake që ka shfaqur kohët e fundit. Ndërkaq autoritetet shqiptare kanë premtuar se do ta ndjekin këtë rast deri në zgjidhjen përfundimtare të tij.

Priten krahasimet e AND-së së fëmijës, Klinika: Jemi të ofenduar

Prokuroria austriake hetoi mjekët e klinikës: S’kanë lidhje me Pecin Mariglen Mulla

S

tafi mjekësor në Austri rezulton i pastër për sa u përket dyshimeve të përdhunimit të Florie Pecit, studentes së mbijetuar nga tragjedia e Himarës. Lajmi mësohet nga burime pranë prokurorisë së Tiranës, e cila po ndjek këtë çështje, të cilat thanë për gazetën “Metropol” se nga kontaktet e deritanishme me homologët austriakë, është bërë e ditur se mjekët e klinikës ku ndodhej Peci janë shprehur të gatshëm për hetime. Por nga marrja e stafit në pyetje ka rezultuar se jo vetëm që asnjëri prej tyre nuk dyshohet si i implikuar për përdhunimin e Pecit kur ajo ishte në koma, por përkundrazi janë ndier të ofenduar nga kjo akuzë që ata e konsiderojnë monstruoze. Më tej prokurorët austriakë i kanë mëshuar faktit se edhe klinika ka publikuar të gjitha lëvizjet e Florie Pecit dhe se pretendon që ajo është trajtuar njerëzisht. Kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar nga prokuroria e Tiranës, si strukturë kompetente, nisjen e verifikimit paraprak për kërkesën e vëllait të Florie Peçit, Gazmend Peçi. Ai i ka dërguar një letër prokurorit të komanduar të Tiranës Adnand Kosovës, në të cilën i kërkon nisjen e hetimeve për këtë rast. Është përpiluar edhe një letër-porosi për homologët vjenezë, ndërsa përveç dëshmive dhe analizimit të dosjes mjekësore, prokurorët kryeqytetas janë dërguar edhe analizat e ANDsë së foshnjës për t’i krahasuar

Policia: Ngjarja aksidentale

Bie nga kati i pestë, vdes një 50-vjeçar në Tiranë Mesditën e djeshme humbi jetën një 50-vjeçar, i cili ra aksidentalisht nga lartësia. Sipas burimeve të bluve kryeqytetas, Meta Meta ka rënë nga kati i pestë i një pallati në zonën e “Komunës së Parisit”, ku ka rrëshqitur nga tarraca teksa po kryente disa saldime. Përplasja në tokë ka qenë fatale për 50-vjeçarin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë. Momentalisht po klasifikohet si vdekje aksidentale, por grupi hetimor po sqaron rrethanat e plota ta ngjarjes.

Në botën e tutorëve e prostitutave

“Qiraja” e trotuarit, 25 euro nata për familjen dhe vesin e kumarit ITALI- Nga hetimet për rrjetin shqiptaro-rumun të prostitucionit rezultoi se asnjë nga të implikuarit nuk punonte, ndërsa të gjitha vajza janë shfrytëzuar si prostituta. Faktet dalin nga përgjimet e disa prej të arrestuarve në hetimin që çoi policinë në prangosjen e 11 personave mes Lodit, Sant’Angelos dhe Paullos. “Të dyshuarit nuk kanë të kryer ndonjë punë dhe ia kushtonin kohën e tyre çdo aktiviteti të paligjshëm”, - vuri në dukje një gjykatës. Më tej nga bisedat telefonike mes tutorëve ishin dëgjuar shprehje si “merre këtë, ajo që bën...”. Dhe që të ishin të sigurt ata i kishin rrahur në rrugë. “Ku je, në punë?”- u telefononin vazhdimisht grave. Një botë të pamëshirshme, ku çdo grua duhet të ketë një mbrojtës dhe ka për të paguar 25 euro për një natë të “qirasë” në pjesën e tij të trotuarit. E nëse femrat nuk fitonin mjaftueshëm i prisnin disa grushte, ndërsa u jepnin kokainë për ti bërë të ndiheshin të gatshme për punë. Kështu, përfunduan në pranga 13 persona. Gratë gjithmonë janë nënshtruar dhe ndonjëherë kanë qenë të detyruara të të bashkëpunonin me krerët e organizatës kriminale. “Një shembull për të gjithë”, - shkruan gjykatësi. “Shefi Alin i kërkoi vajzës Florin që t’i jepte atij paratë e fituara. Policia vë në dukje se Alin B, 32 vjeç, i cili është i martuar dhe ka 4 fëmijë, duke përfituar nga pasioni i Florin, 25 vjeçe, për të e ka detyruar të punojë si prostitutë, që me kalimin e kohës bëhet burim i jetesës për Alin B. për të paguar faturat, duke ruajtur familjen e tij origjinale dhe për të përmbushur vesin e kumarit. Kur Florin vendos të largohet për shkak të lodhjes vendos për të shkuar të prostituojë me Eugert A., një tjetër tutor i dyshuar, që do të shkaktonte një përballje ndërmjet bandave të shqiptarëve dhe rumunëve, që përfunduan me ndërhyrjen e një shqiptari në Cremona. Alini përpiqej që ta bindte Roksanën që ta linte partnerin e saj dhe të bashkohej me të.

Përleshen në një lokal në autostradë

Italiani parkon “Porshin”, shqiptari tenton t’ia vjedhë

me atë të personave austriakë. Denoncimi Gazmend Peci i pyetur nga gazeta “Metropol” se ç’mendon ai rreth personit që e ka kryer këtë akt të rëndë, përgjigjet se “s’mund t’ia vë gishtin askujt”. Ai ka qenë në Austri, në spitalin ku motra ndodhej në koma dhe ishte njohur me personelin mjekësor, por nuk mund të fajësojë konkretisht

askënd. Familjarët e vajzës që tani ndodhet në javën e 22-të të shtatzënisë pretendojnë se gjithçka ka ndodhur pas një abuzimi gjatë kohës që ajo ka qëndruar në Vjenë. Florie Peci ka qëndruar në spitalin austriak të Vjenës që pas aksidentit deri më 11 tetor të vitit 2012. Sipas diagnozës së mjekëve dhe padisë së Gazmend Pecit në prokurori, shtatzënia ka ndodhur në muajin shta-

tor. Lajmin për shtatzëninë familja Peci, nga fshati Kajtel i Librazhdit, e ka marrë më 15 janar, kur vajza është ankuar për dhimbje të vazhdueshme barku. Ajo tani ndodhet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Kur kanë kaluar 10 muaj nga aksidenti i rëndë në Himarë, 22-vjeçarja, studente në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Elbasan, po pëson këtë traumë të rëndë psikologjike.

ITALI- Në Bergamo u regjistrua një përleshje mes pronarit italian të një makine tip “Porsh” dhe hajdutit shqiptar, që ishte duke u përpjekur ta grabiste. Kjo ndodhi pardje në mëngjes, rreth orës 10:30, në zonën Brianza, në autostradën A4 drejt Milanos. Sipas një rikonstruksioni të parë të fakteve, pronari i makinës, gjatë një udhëtimi për në Milano me gruan e tij kishte ndalur në autostradë për një kafe. Pasi ka parkuar makinën, ai e kishte mbyllur me telekomandë. E fshehur në mesin e makinave të tjera, mjeti luksoz u “përpunua” nga mjeshtri shqiptar, 45 vjeç, i cili me zhurmën e frekuencave ka penguar funksionimin e sistemit të mbylljes së dyerve të makinës. Pasi pronari hyri në bar, shqiptari kaloi në veprim. Ai hapi derën dhe hipi në makinë, por menjëherë u kap në befasi nga pronari, i cili ishte kthyer në makinë. Rezultati ishte një përleshje që tërhoqi vëmendjen e një patrulle policie. Shqiptari u arrestua me dyshimin për vjedhje, ndërsa pronari i makinës u shtrua në spitalin e Bergamos.


08

« speciale

E hënë 18 shkurt 2013 •

Qyteti i minatorëve, i shkretë. Flasin ish-punonjësit e mbetur ARTUR AJAZI DURRES- Vetëm 28 km larg Durrësit, përgjatë një aksi rrugor të shtruar vitet e fundit, ndodhet Manza, qyteza “model” dikur të socializmit, ish-zona minerare e cila quhej para 22 vitesh si “krenaria e klasës punëtore”. Qyteza, e cila lindi nga puna, sot ka një tjetër tablo për vizitorët e saj. Dy të moshuar që luajnë “domino” në lulishten e rrënuar, disa gra që kthehen të lodhura nga punët e bujqësisë, disa fëmijë me shkarpa në kurriz dhe një i ri i privilegjuar që po konsumon një birrë në lokalin modest të qytezës. Ky është përshkrimi i Manzës, e cila ndodhet vetëm 30 minuta me makinë larg Durrësit. Dita kur gjithçka atje zhurmonte nga mbi 900 punëtorët e dikurshëm duket mjaft e largët për qytezën e vogël. Zhurmat e dikurshme janë larguar për të mos u kthyer më. Të gjithë kanë harruar se është viti 2013, askush nuk e ka vënë re as datat dikur të shënuara me të kuqe në kalendar, pasi në Manëz të gjitha ditët janë njëlloj. Refreni monoton këtu është gjëja më normale në botë, pasi ai po dëgjohet çdo ditë që nga kyçja e përjetshme e galerive… Pak histori Manza është qyteza ku vite më parë, nga mbyllja e minierës regjistroi numrin më të lartë të papunësisë në Qarkun e Durrësit. Mbi 80% e popullsisë aktive rezultonte e papunë, pasi në zonë nuk ekzistonte asnjë mundësi tjetër, veç bujqësisë së prapambetur. Fati i qytezës së ngritur në mesin e viteve ‘60, është shkruar bashkë me mbylljen e minierës së qymyrgurit në shtator të vitit 1994. Manza dhe miniera, kjo ishte simbioza që garantonte të ardhmen e mbi 600 familjeve të kësaj zone, ku secila prej tyre kishte të paktën një të punësuar në industrinë minerare. Nga 900 punëtorë që numëronte kjo minierë, vetëm 200 prej tyre arritën vjetërsinë e marrjes së pensionit. Pjesa e mbetur emigroi, pasi në Manzë nuk ekzistonte asnjë mënyrë për të mbajtur familjen. Qyteza ishte e mbipopulluar dhe pezullimi i punës në minierë, ishte një goditje e rëndë sociale për zonën që nuk mund të ofronte asnjë shans tjetër. Kjo, pasi gjatë sistemit të centralizuar të ekonomisë socialiste, aty erdhi krah pune nga e gjithë Shqipëria. Fshati i dikurshëm me dhjetëra familje nuk siguronte

GJIROKASTËR - Jo shumë kohë më parë, blegtorët jugor kishin pushtuar stuhishëm tregun e qumështit në qytetin e Gjirokastrës. Fermerët ia lejonin vetes të shisnin “pa limit” produktet e tyre të pashqetësuar nga askush, por tashmë situata ka ndryshuar tërësisht. Myftar Kuro, nga fshatin Valare, blegtor, thotë se shitja e bidonëve me qumësht pothuajse nuk frekuentohen fare nga konsumatorët, pavarësisht çmimit të ulët. “Vite më parë, qumështi me bidonë ishte produkti më i shitur në qytet. Konsumatorët zinin radhë për të. Aktualisht situata ka ndryshuar dhe bashkë me të dhe mënyra e tregtimit të qumështit”, thotë Kuro. Kuro mendon se ky “ngërç” ka vështirësuar jetën financiare të fermerit. Ai tregon se tashmë e ka të pamundur të “heqë qafe” tre bidona në ditë, nga 10 që tregtonte disa vite më parë.“Kjo konkurrencë ka ardhur nga kompaninë e mëdha të prodhimit të qumështit”, shprehet Kuro. Sipas tij, tregtia e qumështit është një biznes fitimprurës, sidomos për fermerët. “Në vitet e arta unë mbaja katër

fuqinë punëtore për nxjerrjen e tonelatave të tëra me mineral, ndaj këtu mbërritën brenda pak viteve mbi 400 familje nga zona të thella. Gjatë periudhës 1968-1970 Manza “lulëzoi”, aty u ngritën mbi 12 pallate 3 dhe 5 katëshe, një hotel, një kinema dhe një shtëpi kulture. Gjithçka bëhej për të edukuar “njeriun e ri socialist” dhe papritur fshati pësoi metamorfozën e thellë të shndërrimit në qytezë. Miniera, e cila nisi aktivitetin e nxjerrjes së qymyrit në vitin 1968, jetoi vetëm 2 vite në epokën pluraliste. Situata e re e krijuar në treg në mesin e viteve ‘90, ishte një “dënim” për njerëzit e punës. Ata të cilët punonin çdo ditë 200 metra nën tokë, tashmë ishin të detyruar të qëndronin mbi të, por tashmë me statusin e të papunit. Askush nuk kishte më nevojë për qymyrgurin e Manzës, pasi kaldajat, furrat dhe ndërmarrjet e tjera mund të bënin edhe pa të. Sipas ekspertëve, minerali i nëntokës së Manzës kishte fuqi të ulët kalorifike aspak të kërkuar në situatën e re ekonomike. Rruga për në minierë gjarpëron mes kodrash. Asfalti i dikurshëm ishte zëvendësuar nga balta, e cila dominonte krejtësisht rrugën. Distanca prej 1.5 km larg qytezës mund të përshkohej vetëm në këmbë dhe rrugës, ku edhe sot syri të sheh vagonë të hedhur, grumbuj qymyri që nuk u shfrytëzuan kurrë, si dhe copëza sloganesh të ish partisështet. Në ish- minierë, heshtja thyhet vetëm falë 4 familjeve të ardhura nga verilindja, të cilat shohin me skepticizëm, kërshëri, por edhe çudi mbërritjen e ndonjë gazetari në një zonë kaq të izoluar… Veteranët e minierës dhe Manza sot Arifi 74-vjeçar ka punuar për 26 vjet në galeritë e Manzës. Ai ka qenë ndër pionierët e nxjerrjes së qymyrit dhe tashmë jeton në saj të një pensioni prej 15 000 lekësh në muaj. “Volumi ditor i punës varionte nga 25-30 tonë mineral”, thotë pensionisti. “Pas një pune rraskapitëse, në dalje të galerive na jepnin falas çdo ditë gjysëm litri qumësht, sasi të cilën ia jepja fëmijëve dhe rrallëherë e konsumoja vetë”,- shprehet Arifi. Tashmë veterani i galerive i kalon ditët duke luajtur “domino” në lulishten e vetme të lokalitetit së bashku me të tjerët. Zyberi është një tjetër veteran i ish-minierës, baba i 3 fëmijëve. Ai ka nxjerë min-

Na ishte njëherë Manza, modeli i dikurshëm socialist

eral gjatë 22 viteve e 6 muajve në këtë minierë. “Për të përfituar një pension në masën 60% nevojiten të paktën 23 vite punë, gjë që unë nuk e arrij dot”,- shprehet ai. “Tashmë unë nuk kam ku të gjej punë për të plotësuar 6-mujorin e mbetur të sigurimeve shoqërore”. Në qytezë numërohen 700 punonjës, të cilët pas mbylljes së minierës nuk arritën dot të plotësonin vitet e kontributeve. Historia e Manzës duket e largët, megjithëse nga mbyllja e minierës kanë kaluar vetëm 19 vite. Qyteza, e cila u ngrit në sajë të minierës tashmë ka një tjetër shans, tregtinë dhe zhvillimin e kulturave bujqësore, e

bashkë me ato edhe tregun e siguruar. Manza është mishërim i përrallës “na ishte një herë…miniera e Manzës ”, e cila tashmë mund t’i rrëfehet vetëm brezave të ardhshëm, si kujtim i keq. Qeveria prej 7 vitesh ka investuar në qytezën e Manzës afro 20 herë më shumë krahasuar me vitin 2005, në rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkolla të reja, kopshte e çerdhe. Sot Manza ka trefishin e numrit të popullsisë që ka patur qysh nga viti 2005, dhe komuna ka të regjistruara, mbi 900 aktivitete tregtare të llojeve të ndryshme, shumica e të cilave të hapura nga emigrantë të kthyer nga Greqia e Italia.

Gjirokastër, tashmë preferohen produktet e ambalazhuara dhe më të sigurta

Qumështi në bidonë, i “bojkotuar” nga konsumatori Fermerët që u janë përgjigjur kushteve të tregut të kënaqur lopë, sot dy. Jemi në një situatë ku ekonomia e tregut të merr frymën”, thotë Kuro, ndërsa nënvizon se qumështi që ngelet pa shitur e kthen në djathë dhe gjalp. Kuro mendon se kohët kanë ndryshuar. Konsumatorët kanë filluar të ndërgjegjësohen për cilësinë e qumështit. “E kam të vështirë ta shesh qumështin tek kompaninë e mëdha. Ata (kompania) kanë kritere të forta për grumbullimin e qumështit. Unë nuk i përgjigjem dot, më mungojnë të hollat”, flet Kuro. Kërkesat për qumësht nga fabrikat e përpunimit ka rritur çmimin e grumbullimit, nga 70 lekë në vitin 2007, sot 110 lekë litri. Kjo ka bërë që fermerët, të cilët u përgjigjen kërkesave të tregut të jenë mjaft të kënaqur me përfitimet. T. Skuqi


aktualitet • E hënë 18 shkurt 2013

»

09

Viktima një 65-vjeçar nga Xibraka, merret në pyetje e shoqja për krimin

Xhelozi dhe depresion, vret bashkëshortin Mendohet se e vrau brenda banesës dhe më pas e nxori në oborr ELBASAN- Vritet me armë gjahu 65-vjeçari, shoqërohet bashkëshortja. Ngjarja është regjistruar rreth orës 15.30 në fshatin Xibrrakë të komunës Labinot Fushë në rrethin e Elbasanit. Faik Poka është gjetur pa jetë nga bashkëshortja e tij Fatmira e cila mësohet se ka njoftuar policinë për ngjarjen. Për 65-vjeçarin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi si pasojë e plagëve të marra nga arma e gjahut. Të paktën ky ishte versioni i parë i ngjarjes, ndërsa hetimet e para lënë të kuptosh se burri është vrarë brenda shtëpisë dhe më pas është zvarritur në oborr. Në shtëpi nuk ka pasur persona të tjerë veç gruas për të dëshmuar mbi ngjarjen dhe autorët e mundshëm. Fillimisht agjentët kanë përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes pasi është qëlluar më shumë se një

Banesa e çiftit Poka herë dhe më pas janë hedhur dyshime për një krim brenda familjes. Fqinjët kanë treguar se burri nuk kishte asnjë sherr pronësie apo konflikt me njëri në fshat. Ai ishte njëri i qetë dhe pa probleme. Nuk kishte shqetësime ekonomike pasi e ndihmonin fëmijët dhe jetonte vetëm me gruan. Ndërsa për gruan ata thonë se ajo kohët e fundit nuk ishte mirë pasi

vuante nga depresioni. Menjëherë për ngjarjen janë njoftuar fëmijët e viktimës të cilët jetojnë në Greqi si emigrantë. Trupi i pa jetë është dërguar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar ekspertizës. Të mbërritur në vendin e ngjarjes agjentët e policisë së Elbasanit kanë sekuestruar armën e krimit një armë gjahu me leje në emër të viktimës dhe kanë

shoqëruar të afërm, fqinjë dhe bashkëshorten e 65-vjeçarit të vrarë. Fillimisht u mendua një vetëvrasje por me hetimet e para u përjashtua kjo pistë dhe dyshimet kanë rënë mbi gruan e tij Fatmira, e cila sipas fqinjëve kalonte një gjendje jo të mirë duke vuajtur nga depresioni. Çifti jetonte i vetëm ndërsa të gjithë fëmijët ishin në emigracion. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima është qëlluar me çifte me dy plumba në kokë dhe në gjoks. Ende nuk është vendosur asnjë masë arresti për gruan. Ajo po merret në pyetje nga agjentët e policisë për të dhënë më shumë detaje mbi ngjarjen dhe mënyrën se si është vrarë 65-vjeçari. Është sekuestruar arma e krimit dhe gëzhojat të cilat u janë nënshtruar analizave laboratorike. L. Lleshi

Ngjarja në Këlcyrë, banorët: Nuk kemi dëgjuar e parë lëvizje të dyshimta

Eksploziv kryqit metalik në varrezat e ushtarëve grekë

Zonat më të prekura në periferi

ARM akuza ndërtimorëve: Toleruan ndërtimet pa leje DURRËS- Agjencia Rajonale e Mjedisit në Durrës ka akuzuar Inspektoratin Ndërtimor të bashkisë për tolerimin e hapur që i bëhet ndërtimeve pa leje. Sipas burimeve nga ARM “muajt e fundit ka patur një rritje alarmante të numrit të objekteve pa leje që po ngrihen në çdo lagje të qytetit, duke nisur nga pushtimi i periferisë por edhe në zonat e tjera, në vendet publike lulishte, rrugica, etj, duke sjellë një situatë serioze, e cila denoncohet çdo ditë nga qytetarët”. ARM në denoncimin e saj, sjell me fakte rritjen e objekteve pa leje edhe në zonën industriale të Shkozetit, mbi një sipërfaqe toke, e cila shërbente si lulishte. Inspektorë të ARM-së deklaruan se “nga ne është kërkuar pezullimi i menjëhershëm i punimeve, pasi subjekti nuk është i pajisur me leje mjedisore e ndërtimore, institucioni që ne përfaqësojmë u ka dërguar procesverbale të njëpasnjëshme në bashki e inspektorate ndërtimore, por nuk kanë marrë përgjigje, Inspektorati Ndërtimor pranë bashkisë, është përgjegjës për degradimin e situatës, nuk punon dhe shkel haptazi ligjin, duke qëndruar indiferent”. Shkelja ligjore shkon më tej, pasi ndërtimet po ngrihen duke shkelur të gjitha ligjet e urbanistikës. zonat më të prekura, ku ndërtimet pa leje nuk kanë të ndalur, janë zonat periferike si, Shkozeti, plazhi, Spitalla e ish-Këneta dhe pothuajse të gjitha lagjet e qytetit”. A. Ajazi

Viktima i akuzuar për disa vjedhje më ‘97-n

Policia: Gjon Gjeka u ekzekutua nga 2 persona SHKODER- Policia e Shkodrës ka thënë se dy persona kanë marrë pjesë në vrasjen e Gjon Gjekës, shtetasit 50-vjeçar me precedentë penalë që u ekzekutua të shtunën. Ai është qëlluar për vdekje pasditen e së shtunës. Ngjarja ndodhi pranë vendit të quajtur “Ura e Thive” ku ka mbetur i vdekur Gjon Gjeka, me origjinë nga fshati Bardhaj. 50-vjeçari mësohet se u sulmua nga dy persona, teksa po hipte në makinën e tij. Sipas policisë, dy agresorët hapën zjarr mbi Gjekën dhe u larguan me një motor. Ata ende nuk janë identifikuar nga policia. 50-vjeçari ne vitet 1996-1997 është akuzuar për disa vjedhje me dhunë dhe me armë.

Tragjedia për divorc shuan një familje

Varrosen burrë e grua, autori ende i lirë

TELNIS SKUQI KËLCYRE- Kryqi metalik dy metra i gjatë, i vendosur 20 vite më parë, në varrezat ku prehen eshtrat e ushtarëve grekë të rënë në luftën italogreke në fushën e Mezhgoranit është dëmtuar plotësisht nga persona ende të paidentifikuar, njoftoi dje policia e Përmetit, në jug të vendit. Tritol kryqit “Ngjarja mendohet se mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, ndërkohë policia ka nisur një hetim për të verifikuar personat që kanë dëmtuar

“Jemi habitur nga kjo ngjarje e paprecedent. Fusha e Mezhgoranit, ku prehen eshtrat e ushtarëve greke, njihet si i tillë qysh prej vitit 1966. Kërkojmë që autorët të vihen përpara drejtësisë, pasi shqiptarët nuk e kanë zakon të dhunojnë varret”

kryqin metalik”, thuhet në komunikatën e policisë. Policia mendon se ndaj kryqit metalik është përdorur lëndë plasëse, por ende nuk është përcaktuar lloji i saj. “Procesi është në hetim. Shpresojmë që fal provave materiale të identifikohen autorët”, tha për gazetën “Metropol” një drejtues i lartë i policisë lokale, që preferoi të ngelet anonim. I njëjti zyrtar tha se fatmirësisht kryqi metalik nuk është grabitur. Ai ndodhet tri metra larg vendngjarjes. Për këtë incident është njoftuar dhe Kisha Autoqefale. Banorët e fshatit Mezhgoran, shprehen se asnjë prej tyre

nuk ka dëgjuar shpërthime apo ka parë lëvizje të dyshimta. “Jemi habitur nga kjo ngjarje e paprecedent. Fusha e Mezhgoranit, ku prehen eshtrat e ushtarëve greke, njihet si i tillë qysh prej vitit 1966. Kërkojmë që autorët të vihen përpara drejtësisë, pasi shqiptarët nuk e kanë zakon të dhunojnë varret, kushdo qofshin ato”, shprehet Naim K., 75 vjeç, pensionist. Ky është i pari rast, në jug të vendit, që një kryq gjigand, i vendosur për nder të ushtarëve grekë dëmtohet në këtë formë. Kryqi metalik ishte vendosur në fillim të vitit 1992 nga përfaqësues të Kishës Autoqefale.

KUÇOVE- Mes dhimbjes dhe lotëve të trishtimit të të afërmëve të tyre dhe banorëve të lagjes”Ll. Prifti”, janë përcjellë për në banesën e fundit Rexhep dhe Vasilika Muço. Burrë e grua 67 dhe 65 vjeç u vranë nga dora e dhëndrit të tyre Riza Latifaj, 58 vjeç. Banesa ku u vra çifti Ngjarja e rëndë, tragjike dhe e pa zakontë erdhi si shkak i një kërkese për divorc nga ana e Ëngjëllushe Muccos ka ndodhur në mëngjesin e ditës së shtunë. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës Riza Latifaj mësohet se në grindje e sipër me bashkëshorten për problemin e divorcit, pasi nuk ka arritur ta bindë për t’u kthyer me të, ka humbur logjikën dhe ka nisur të grindet me prindërit e saj Rexhep dhe Vasilikën. Të dy prindërit mësohet se kanë dalë në mbrojtje të vajzës duke mos pranuar që ajo të kthehej në banesën e bashkëshortit. Ai mësohet se ia ka drejtuar armën bashkëshortes së tij, ndërkohë që në mbrojtje i kanë dal babai dhe nëna e saj. Pasi ka parë mbrojtjen që prindërit i kanë bërë vajzës Latifi ka shkrepur armën duke qëlluar në pjesën e barkut Vasilika Muçon, ndërkohë që ka ndërhyrë menjëherë Rexhepi bashkëshorti i saj dhe vetë vajza. Ngjarja duket se ka marrë përmasa dhe më të mëdha sepse në përpjekje për t’i larguar armën nga dora e dhëndrit ka ngelur viktimë dhe Rexhep Muço. Në përleshje mes tyre mësohet se janë përdorur mjete të mprehta, mjete të rastit, pasi viktima mësohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që e plagosur rëndë ka ngelur dhe vajza e familjes, bashkëshortja e autorit, Ëngjëllushja. Në lidhje me ngjarjen mësohet se i pari e ka mësuar një nga tre djemtë e familjes Muço. Ky i fundit ka gjetur të vdekur babain e tij dhe të plagosur rëndë nënën dhe motrën. S. Gorrica


10

« opinion

E hënë 18 shkurt 2013 •

Nevoja të dukshme për politikanë modernë Listat e deputetëve? Kujdes! Pulat nuk mësojnë dot not

D

ebati për listat e deputetëve me siguri do të jetë tema e ditës dhe periudha e presioneve për të siguruar me çdo kusht një vend në to. Veçse nuk duhet harruar se, megjithëse janë disa palë zgjedhjesh, ende produkti parlamentar nuk ka qenë kompatibël me kohën, nevojat e politikës për politikanë profesionistë, njerëz të shquar të jetës publike. Kanë kaluar dy dekada në demokraci dhe kanë qenë të gjitha kushtet e krijimit dhe përgatitjes profesionale moderne, por dhe koha e mjaftueshme për të bërë teste të cilësisë së politikanëve të epokës demokratike. Për fat të keq, alambikimet e politikës me listat zgjedhore ka bërë që përsëri do të jetë e vështirë që partitë, strukturat dhe liderët e tyre të kenë mundësi të përzgjedhin ata që u duhen partive dhe jetës parlamentare. Nëse do të procedohet me mekanizma të deformuar të rrethimit të partive vetëm nga militantët mendjengushtë, përsëri do të ndodhemi në të njëjtën situatë dhe vetëm një pjesë e vogël e klasës politike profesioniste, që janë të investua nga vetja, shoqëria dhe elektoratet e tyre, janë pjesa e “kalcifikuar” nga pikëpamja kohore në politikë dhe që me siguri edhe në parlamentin e ardhshëm do të mbijetojnë me meritë personale. Pa dyshim që vlera sociale e një pjese të klasës politike parlamentare ka qenë larg nevojave të politikës shqiptare, jashtë pritmërive elektorale të qytetarëve tanë, të majtë a të djathtë qofshin. Edhe në vështrimin profesional, kulturor, politologjik, madje dhe militantesk, duhet pranuar se mandati që po mbyllet tregoi disa defekte të klasës politike, që partitë besoj se duhet t’i korrigjojnë. Qoftë edhe me dhimbje apo duke përballuar presionet nepotike dhe hatërmbetjet e tyre, në mënyrë natyrale duhet të vetëskartohen. Në perceptimin publik të qytetarëve tanë lexohet qartë shqetësimi për cilësinë e disa deputetëve. Problemi është i njohur, madje është dimension i shfaqur në publik, sepse niveli i përgjithshëm i strukturës së klasës politike shqiptare është larg standardeve të kërkuara, anash kërkesës imperative për të plotësuar performancën profesionale moderne të deputetit si politikan profesionist. Kjo sepse politika shqiptare është katandisur të pranojë në parlament ata që nuk janë politikanë apo që kanë afeksione rastësore periferike me të. Nuk mund të ngjiten në aulën parlamentare ata njerëz që deputetin e perceptojnë si profesion tradicionalist, që ndryshon pak në raport me sfidat e zhvillimit të vendit dhe pretendimet e pritmëritë sociale dhe të personalizuara të publikut të gjerë qytetar. Sa herë që shikojmë seancat parlamentare, përballemi mediatikisht me politikanë apo dëgjojmë gjykimet e tyre, kuptojmë diferencën e tyre me standardet universale dhe kontekstuale të performancave dhe niveleve të përfaqësimit nga politikanët, që te disa janë evidente dhe absolute, te ca të tjerë më të pranueshme në kuptimin e vlerësimit relativ përballë nevojave që ka politika shqiptare. Jemi në shekull të ri, përballë sfidave të integrimit modern të vendit në nivele europiane dhe globale. Kjo e bën imperative zgjedhjen e politikanëve, duke vënë në plan të parë nevojën e përzgjedhjes së tyre, nivelin politik, kulturor, i cili nuk mund të mos jetë në mënyrë të domosdoshme adekuat me kërkesat e kohës modern, në raport me mundësitë që ka për të përballuar sfidat e zhvillimit të vendit, nivelin e zgjeruar të problemeve ekonomike dhe sociale në shoqërinë tonë. Kur dëgjon nivelin e arsyetimit të disa deputeteve të parlamentit tonë, të vjen keq e njëherësh turp për këtë nivel përfaqësimi në aulën më të lartë të politikës profesioniste shqiptare. Koha ka nxjerrë një numër kaq të madh problemesh komplekse dhe të zhvilluara me intensitet kaq të lartë, saqë të duket se “xhirot mendore” të disa deputetëve janë të pamjaftueshme për t’u sinkronizuar me to. Gjatësia e valëve kulturore e mendore nuk është adekuate për të kapur thelbin e tyre, për të analizuar strukturalisht problemin, le më pastaj të dëgjosh se mund të jepet një rrugë për zgjidhjen e tyre. Aq sa të kujtohet ideja e Shopenhauerit se “nuk mund të vjelësh kajsi prej lisit”. Tani politika parlamentare ka krijuar kushte dhe mundësi që deputetët të mbulojnë defektet dhe mungesat e tyre me retorika militanteske, të cilave jo vetëm u ka dalë boja, por nuk krijojnë fare sensibilitet dhe respekt qytetar. Disa deputetë kanë akoma të veshura ambalaz-

Nga Gëzim TUSHI het e hekurta militanteske të viteve ’90 dhe, për fat të keq, kanë mbetur aty. Problemet e periudhës që kemi përpara do të jenë më të ndërlikuara dhe shumë më komplekse për shkak të zhvillimeve të brendshme dhe përballimit të nevojave të akseleruara, që do të vijnë nga afrimi dhe përshpejtimi i ritmeve të integrimit të Shqipërisë në strukturat politike, ekonomike europiane dhe ndikimit të ritmeve të zhvillimeve globale, të cilat një pjesë e klasës politike nuk është në gjendje t’i konceptojë profesionalisht në përputhje me imperativat e kohës, pale të pretendohet për të gjetur zgjidhjet adekuate të tyre. Nuk kam fare besim se këto detyra mund të përballohen me politikanë që mund të jenë militantë aktivë, por që më pas bëhen deputetë pasivë, që vërtiten rrotull selive për të parë apo trafikuar listat e ardhshme të deputetëve. Unë nuk e di se si do të veprojnë partitë politike me “listat e deputetëve”, se është punë e tyre, por si qytetar dhe intelektual i këtij vendi besoj se kam të drejtë të them se do të jetë turp, madje më shumë se kaq, që ata që bëjnë lista (individë apo struktura qofshin) të harrojnë se në listat e deputetëve të këtij mandati që po mbyllet ka deputetë të amullt, konfuzë, pa ide të qarta, recitues të këqij fjalimesh të shkruara nga të tjerët, pa formim dhe njohuri personale, që nuk besoj se kanë nderuar as parlamentin, as partitë që i kanë kandiduar. Po si ka mundësi që me dorë të lëshuar të përcaktosh, të detyrosh elektoratin qytetar dhe intelektualë e këtij vendi të hedhin votën, të cilën politika vetëm e numëron, por shumë rrallë e peshon dhe për pasojë të detyrohemi të votojmë për skakierën e strukturës parlamentare për deputetë me vlera të kufizuara, me kontribute inekzistente politike, ligjore dhe publike? Çfarë vote qytetare mund të jepet nëse në atë parlament do të rizgjidhen disa deputetë të majtë e të djathtë që kanë qenë më shumë për lista, bordero dhe privilegje? Në ç’mënyrë politika do të bëhet aktive dhe atraktive për qytetarin dhe pritmëritë e tij, nëse në këtë parlament rizgjidhen me votat e qytetarëve disa deputetë që nuk kanë asnjë kualitet që të mund të besosh se kanë aftësi të përballojnë sfidat e politikës sonë në këtë shekull të ri? Si mund të votosh me dëshirë qytetare. nëse në listat e partive do të jenë deputetë që janë timidë nga njohuritë dhe konfuzë nga idetë, që kur diskutojnë në podin e këtij institucioni thelbësor të demokracisë shqiptare, më shumë heshtin ose flasin në përgjithësi, në tym dhe është vështirë që t’i marrësh vesh çfarë thonë dhe ku duan të dalin? Si është e mundur të pretendojnë të jenë në lista deputetë që janë të ekzaminuar për defektet e tyre politike, nuk janë në gjendje të sqarojnë se cili është problemi për të cilin diskutojnë, nuk kanë aftësi të gjejnë shkaqet, të ofrojnë zgjidhjet dhe të thonë më në fund mendimin e tyre se cila është zgjidhja e problemit për të cilin diskutoi? Po a mund ta bëjnë këtë detyrë njerëz të njohur që kanë turbullira intelektuale në arsyetimin dhe ligjërimin politik? Mandati që vjen ka kaq shumë probleme e komplikime, që na detyrojmë të themi se janë të tepërt një pjesë e deputetëve ekzistues, të majtë apo të djathtë qofshin, të cilët me nivelet e të menduarit empirik e linear, që për fat të keq është e evidentuar se ka qenë mënyrë jetese dhe mbijetese për një pjese të deputetëve tanë. Partitë duhet të mendojnë se jo vetëm nuk është koha, por

nuk janë as qytetarët të gatshëm të votojnë për politikanë-kukulla, që mendojnë me mendjelehtësi se politika është profesion i lehtë, se pozita e politikanit që sigurohet përmes zgjedhjeve është i mjaftueshëm që të mendojnë, se pavarësisht aftësive personale dhe sjelljeve politike është gjithsesi një person publik që ka status dhe imunitet social përballë qytetarit të zakonshëm. Kjo e bën imperative nevojën që politika shqiptare duhet t’i zgjedhë politikanët e saj profesionistë, sidomos deputetët, sipas kondicionimeve të nevojës së domosdoshme për të zotëruar kulturën e duhur politike, horizontin e nevojshëm kulturor, për të luajtur rolin për të cilin do të zgjidhet, përzgjidhet dhe votohet. Shkaqet dhe motivet ekstrapolitike, që zakonisht bëhen zigare floriri për të zgjedhur njerëzit e përfaqësimit politik, janë shkaku kryesor pse niveli i përfaqësimit politik në parlament nuk është atje ku duan qytetarët e këtij vendi, që me sa duket e kuptojnë më mirë kohën se ata që bëjnë përzgjedhjet e njerëzve të politikës shqiptare. Personalisht kam parë me dhjetëra herë politikanë që kanë vështirësi kulturore, mungesë evidente të njohurive bazë politike, madje dhe aftësi të kufizuara të artikulimit të gjuhës politike, që të bëjnë të ndihesh keq për nivelin jo të kënaqshëm të përfaqësimit në skenën politike për të luajtur rolin sipas pozicionit që ke apo që të kanë dhënë. Nuk mund të ketë dinjitet një institucion kur ata që janë deputetë kanë frikë nga presioni i notave të dëftesave apo nivelet me defekte të shkollimit të tyre. Të mos harrojnë ata që do të zgjidhen se presioni kulturor publik dhe zyrtar në të ardhmen do të jetë akoma më i madh. Kjo nuk është mani intelektuale, por është nevojë, sepse politika shqiptare në mandatin e ardhshëm do të jetë para presionit të nivelit të ngritur të objektivave të zhvillimit total cilësor, pretenciozitetit bashkëkohor të zhvillimeve intensive, problemeve jetike të qytetarëve për të menduar më gjerë se duhet t’i detyrojnë partitë politike që të mendojnë për të përzgjedhur ndryshe, me standarde cilësore këtë kategori të njerëzve të jetës politike publike. Kështu që politika duhet ta zgjidhë në rrugën e duhur kontradiktën dhe ekuacionin midis nivelit të qytetarëve, rritjes së forcës së opinionit publik dhe performancës së politikanëve. Do të jetë fatale nëse këta të fundit përfitojnë nga përzgjedhja reduktuese militante e disa politikanëve që nuk kanë më gjë për të dhënë, që kulturalisht dhe profesionalisht kanë mbetur në vend ose janë duke bërë hapa pas. Fjala vjen, një pjesë jo e vogël e politikanëve, edhe po t’i pyesësh, nuk dinë asgjë, ose dinë fare pak dhe nuk janë të sigurt të argumentojnë pse janë të majtë apo të djathtë në politikë. Nuk dinë tipologjinë e kësaj dikotomie (jo në kuptimin akademik), as nga problematikat thelbësore që dallojnë sot të majtën nga e djathta shqiptare. As në mënyrë akademike e doktrinare, as në rrafshe të ngushta empirike. Kjo sepse edhe kufiri midis së majtës dhe së djathtës është afruar shumë dhe është bërë i vështirë për t’u identifikuar me precizion, por edhe pse njohuritë e një pjese të politikanëve tanë janë në nivelin e ulët empirik, saqë në politikën e sotme shqiptare e bëjnë të vështirë dallimin e një politikani profesionist nga një militant ordiner, që të dijë pse është i majtë apo i djathtë. Kjo është një nga arsyet e shumta pse ka rënë reputacioni publik i politikanëve tanë, pse ata nuk ndihen të qetë në rolin e tyre, pse janë të çoroditur përballë intervistave investigative-kulturore të njerëzve të dijes politike dhe horizontit kulturor. Nuk ka nevojë të sforcohesh që të kuptosh se kontaktet e një pjese të klasës politike dhe deputetëve me politikën moderne me idetë politike dhe sociokulturore janë “holluar” së tepërmi. Është vështirë sot të dallosh politikanët që janë intelektualë të fushës së dijes, që ndjekin diturinë e kohës në fushën e tyre, që kanë ide personale, që mendojnë jashtë skemave të ngurta të mendimit të kornizuar të partisë apo të liderëve të tyre. Kjo nuk është aq shumë çështje konformizmi me liderët e partive politike. Ajo është modus vivendi, mënyrë jetese për ata politikanë që për të maskuar indiferencën dhe vanitetin e aktivitetit të tyre politik, artikulojnë pas krahëve apo nëpër kafenetë e Tiranës pengesën që u sjell atyre autoriteti i liderit përkatës të partisë në pushtet apo në opozitë. Kjo mund të jetë pjesë e së vërtetës, por nuk është tërë e vërteta. E vërtetë është ajo që ka thënë gati dy shekuj më parë Hegeli i madh, sipas të cilit “pula nuk mëson dot not”.


opinion • E hënë 18 shkurt 2013

»

11

Fryma si prolog i zgjedhjeve të 23 qershorit

N

jë nga aspektet më përcaktuese të zgjedhjeve, fatit dhe rezultatit të tyre është pa dyshim ajo që ne rëndom e quajmë “fryma politike” apo “fryma elektorale” që i shoqëron ato. Edhe në këto zgjedhje pritet që fryma të ketë rol parësor, pasi orienton pjesën jofanatike e militante të elektoratit në destinacionin e votës së tyre, gjë që ka filluar të ndihet që tani. Sigurisht që fryma elektorale është pasqyrë e asaj që zgjedhësit precipitojnë në përpjekjet e partive politike për të siguruar përkrahjen e tyre elektorale. Fryma e këtyre zgjedhjeve pesë muaj para zhvillimit të tyre është dukshëm në favor të mazhorancës qeverisëse, në veçanti të PD-së. Mund të evidentohet lehtë besimi në opinionin publik se PD-ja i fiton zgjedhjet e 23 qershorit, gjë që e kanë të vështirë ta zbehin edhe opozita e media e saj. Krahasuar me situatën në të njëjtën periudhë të vitit 2009, fitorja e zgjedhjeve nga e djathta duket shumë më e siguritë, gjë që konkretizohet edhe nga sondazhet që partitë politike kanë organizuar për llogaritë e tyre elektorale. Kështu, p.sh., Edi Rama nuk guxoi ta deklaronte më shume se 71 numrin e deputetëve sipas sondazheve të tij, që PS-ja pretendon të marrë në zgjedhjet e 23 qershorit, gjë që e ka zbehur shpresën e fitores edhe te strukturat dhe militantët socialistë. Sigurisht që njerëzit janë aq të informuar sa të bëjnë llogaritë e të perceptojnë si realitet një shifër të paktën 10% më pak se ajo që deklaroi publikisht e elektoralisht Edi Rama. Sali Berisha i ka shmangur shifrat, megjithëse u tha të tijve që sondazhet e fundit nxjerrin fituese PD-në një deklaratë qe edhe për shkak të frymës duket më e besueshme se ajo e kundërshtarit të tij Rama. Fakti që fryma elektorale pro PD-së krahasuar me të njëjtën periudhë të 2009-s është më e mirë përbën një handikap logjik për çdo situatë politike normale, por sigurisht një situatë e tillë fatkeqësisht nuk mund të pretendohet ende në Shqipëri. Rilindja e “Bllokut” Mendoj se faktori kryesor i situatës anormale është lidershipi aktual i opozitës dhe politika e tij në këta katër vjet opozitë. Në zgjedhjet e 2009-s zoti Rama nuk ishte i provuar ende në politikën kombëtare, pasi sapo e kishte marrë PS-në dhe personalisht ishte i angazhuar në politikën lokale si kryetar i Baskisë së Tiranës. Ai nuk u përfshi në listat zgjedhore të partisë së tij si kandidat për deputet, një rast unikal i qëndrimit të kryetarit jashtë garës elektorale, gjë që vlerësohet edhe si një prej faktorëve parësor të humbjes së zgjedhjeve. Sigurisht, ai preferoi të rrinte në krye të Bashkisë se Tiranës, duke menduar se nga ky post mund të siguronte më shumë vota e mbështetje të tjera, gjë që nuk i rezultoi e mjaftueshme për fitoren e zgjedhjeve politike 2009. Duke llogaritur vetëm fitoren e tij, imponoi një ligj elektoral që favorizon dukshëm fituesin e zgjedhjeve, gjë që iu kthye në bumerangun më të madh politik të tij. Me gjithë këto probleme, mungesa e aktivizimit, por dhe e përvojës së tij në politikën makro bëri që një pjesë e mirë e kategorisë se zgjedhësve të pavendosur të mos e shihnin me sy të keq mundësinë e ardhjes në pushtet, gjë që çoi në krijimin e një fryme elektorale që u rezervonte shanse të përafërta të dyja kampeve në zgjedhjet e 2009-s. Mirëpo sjellja politike e zotit Rama pas këtyre zgjedhjeve ndryshoi kryekëput dhe duket se përben problemin kryesor të tij dhe të krejt opozitës në këto zgjedhje. I detyruar nga humbja dhe pasojat e saj në zhvillimet e brendshme, në PS ai ka aplikuar një politikë të mohimit të realitetit dhe bllokimit, dhe kjo pasi ishte e vetmja mundësi e tij për të ruajtur vendin e kryetarit dhe vënien nën kontroll të plotë të partisë. Statuti i PS-së i hartuar nga vetë zoti Rama e detyron lidershipin që humbet zgjedhjet të largohet nga posti i lartë, si përgjegjësi kryesor politik. Ashtu si në rastin e kodit elektoral, ky nen i statutit iu kthye në bumerang zotit Rama, pasi normalisht duhej të ishte larguar nga kreu i PS-së pas humbjes, gjë që e tejkaloi duke konsumuar shkeljen e rëndë të një rregulli që e vendosi vetë, shkelje që e shoqëroi me një politikë të ashpër, si të vetmin justifikim për moszbatimin e statutit të PSsë. Politika e ashpër, shpeshherë alogjike, bëri që opozita e PSsë të ishte përgjithësisht destruktive në këto katër vjet midis dy zgjedhjeve. Aplikimi i diktatit në vend të rregullave të statutit në zhvillimet e brendshme të PS-së, politika e rrugës, bojkotoi parlamentar, mosvotimi i reformave të integrimit e deri te përpjekja për të marrë me dhunë karrigen e kryeministrit më 21 janar 2011 janë sjellje e standarde të mjaftueshme politike që elektorati e shoqëria shqiptare, në veçanti shtresa e mesme dhe biznesi, të jenë të terrorizuar nga ideja e ardhjes në pushtet e zoti Rama. Kjo ndihet e shprehet në mënyra të ndryshme edhe nga segmente të qenësishme brenda PS-së. Përpjekjet e dështuara për bllokimin e liberalizimit të vizave me zonën “Shegen” dhe bllokimi i deritanishëm i statusit të vendit kandidat në BE është një politikë që ka shkuar e shkon kundër interesave të gjithë shqiptarëve, përfshirë edhe anëtarët e simpatizantët e PS-së. Por jo vetëm kaq. Poli-

Nga Nebil ÇIKA tikat e tij të rekrutimit të përfaqësuesve politikë të PS-së janë një tjetër frikë e madhe e elektoratit socialist. Ai ka thirrur e ka emëruar në krye të PS-së një grup që për nga emrat, origjinat politike e gjenetike dhe interesat që mbrojnë e përfaqësojnë të çojnë në vitin 1990. “Djemtë e Bllokut” (apo “këlyshët e Bllokut”, sipas Berishës) përbëjnë kartën më të frikshme që zoti Rama i ofron elektoratit shqiptar në këto zgjedhje. Mbiemrat “Rama”, “Koleka”, “Gjoni”, “Bushati”, “Klosi”, “Bara” etj. u kujtojnë shqiptarëve të rritur vitet e gjata të ferrit komunist, gjë që e bën situatën elektorale të ngjashme me atë të vitit 1992. Kjo situatë konfirmohet erdhe nga zëra të brendshëm e njohës të mirë të kësaj partie. Kastriot Islami, një prej drejtuesve kryesorë të saj pas 1990, ka konfirmuar publikisht se “ish-komunistët kanë në PS pushtet më shumë se kurrë që nga viti 1990”, situatë që shkon në logjikë me faktet që sollëm më lartë. Për shkak të kësaj politike ai është braktisur e refuzuar nga disa aleatë. Nard Ndoka i PDK-së iu bashkua koalicionit qeverisës, ndërsa Vangjel Dule i PBDNJ-së ka vendosur të dalë i vetëm në zgjedhje. Ilir Meta i LSI-së ka refuzuar deri tani ofertën e Ramës për aleancë, duke konsoliduar më shumë mendimin që mbizotëron në opinionin publik se Rama i humbet këto zgjedhje. Sigurisht që kjo shkon në favor të PD-së, qoftë edhe për të pakënaqurit prej qeverisjes e politikës së saj, si e keqja më e vogël. Po jo vetëm ajo që ka bërë e po bën, por edhe ajo që premton zoti Rama shihet me frikë nga shumica e shqiptarëve. “Rilindja” që ai po propagandon me rikthimin në pushtet të brezit të dytë të Bllokut komunist, shoqërohet me një fushatë të mbushur me kërcënime për rritje taksash, anulim të koncesioneve e kontratave, spastrim, madje edhe arrestime të administratës shtetërore, policisë, gjyqësorit etj., pra një politikë që kërcënon në mënyrë të drejtpërdrejtë mijëra shqiptarë dhe qindra biznese investime të huaja. Kjo ka bërë që ai të shihet me frikë edhe nga ndërkombëtarët, izolimi prej të cilëve është një gjë e njohur botërisht. Politikat e tij antiintegrim konsiderohen gjithashtu një problem jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për interesat dhe frymën e projektet e zgjerimit dhe integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor. Një politikë me atë frymë antiperëndimore dhe izolimi të aplikuar nga komunistët para viteve 1990, e krahasueshme vetëm me atë të Çavezit në Vezenuelë. Media ka zbuluar qasje politike e gjenetike me pasardhësit komunistë të tij, siç ishte ajo e taksës progresive të aplikuar për herë të parë në Shqipëri nga daja i tij Spiro Koleka, një prej ministrave dhe udhëheqësve të njohur të diktaturës komuniste. Të gjitha këto të mbledhura së bashku, plus komunikimi “harbut” dhe retorika agresive nuk kanë sesi të mos përjetohen si kërcënim nga shumica e shqiptarëve, gjë që reflektohet në frymën elektorale, që qartësisht është kundër tij. Vlerat që bëjnë diferencën Sigurisht që politika e zotit Rama përbën një faktor të rëndësishëm në frymën elektorale, që favorizon fitoren e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, por vetëm ajo është e pamjaftueshme për të garantuar suksesin. “Ne jemi ndryshimi” - slogani elektoral i zoti Berisha, ka edhe anën e tij pragmatike, që konkretizohet në diferencën që bën jo vetëm ai personalisht si lider, por dhe ato që ka ofruar si qeverisje njëherazi edhe si alternativë politike. Pa dyshim që më përcaktuese në frymën pozitive elektorale që PDja ka siguruar 5 muaj para zgjedhjeve politike janë aspektet pragmatiste të qeverisjes së saj. Stabiliteti ekonomik, investimet në infrastrukturë, rritja e rrogave dhe pensioneve, klima favorizuese për bizneset, përparimi në procesin e integrimit, veçanërisht liberalizimi i vizave, janë faktorë që përbëjnë bazën legjitime të pretendimit të mandatit të tretë qeverisës të PD-së. Politika e retorika negativiste e opozitës shumohet vetvetiu kur qytetarë e fshatarë në shumicën e territorit të këtij vendi e ndiejnë drejtpërdrejtë dorën e qeverisë në përmirësimin e cilësisë së jetës se tyre. Kriza energjetike, gangrena e ekonomisë, por dhe e jetës së shqiptarëve, ka marrë fund nën qeverisjen e kësaj mazhorance. Ndërtimi i mijëra km rrugëve nacionale e rurale e kanë bërë Shqipërinë një vend që mund të përshkohet me lehtësi në shumicën e territorit të saj. Kështu që nga të gjitha anët e vendit qytetarët mund të vijnë në kryeqytet për punët e tyre e të kthehen në shtëpi brenda ditës dhe anasjelltas, duke ulur dukshëm koston e lëvizjes, një tjetër problem i zgjidhur për ekonominë, por aspekte të tjera të jetës së shqiptarëve. Telefonia, posta, por dhe metoda e teknologji të tjera komunikimi kanë bërë që shumë prej shërbimeve të lehtësohen në mënyrë të pakrahasueshme me periudhën e qeverisjes socialiste. Shërbimet e shtetit janë thjeshtuar në maksimum, duke eliminuar shumë pengesa burokratike; shëndetësia e arsimi kanë rritur dukshëm cilinë, ndërkohë që zhvillimi i sektorit privat në këto fusha ka shtuar mundësitë për plotësim më sasior e cilësor të nevojave për këto shërbime. Zhvillim të spikatur në këta katër vjet ka marrë ekonomia në zonat rurale, veçanërisht bujqësia. Infrastruktura e përmirësuar dukshëm në këto zona dhe subvencionimet shtetërore kanë shtuar

sipërfaqet e mbjella dhe prodhimin, pjesa dërmuese e të cilit shkon për eksport. Nga vend importues i prodhimeve bujqësore Shqipëria është kthyer në një eksportues rajonal e më gjerë. Sipas statistikave maqedonase, 70 % e prodhimeve bujqësore në këtë vend janë importuar vitin e kaluar nga Shqipëria, fakt që dëshmon më së miri zhvillimin në këtë fushë të rëndësishme të ekonomisë sonë. Kjo ka rritur ndjeshëm të ardhurat dhe cilinë e jetës në fshat, duke i thyer fort politikisht këto ish-bastione të së majtës historike. Energjetika është një tjetër aspekt që përjetoi zhvillim të paparë gjatë kësaj qeverisjeje, gjë që shihet te ndërtimi i dhjetëra HC-ve me përmasa nga më të ndryshmet në të gjithë vendin. Siguria publike dhe lufta kundër krimit të organizuar e trafiqeve kriminale kanë pasur ndryshim thelbësor, e vlerësuar kjo edhe nga komuniteti ndërkombëtar me deklarata, por edhe vendime, siç ishte liberalizimi i vizave apo rekomandimi për statusin e vendit kandidat, të bllokuar nga opozita. Ka zhvillime të konsiderueshme në kulturë, medie etj., por këto që thashë janë të mjaftueshme për të shpjeguar në mënyrë pragmatike ndryshimin që pretendon si ekskluzivitet politik e elektoral zoti Berisha. Sigurisht që ka edhe probleme, por llogaritë elektorale bëhen me atë çka është arritur në krahasim me të shkuarën, po dhe me atë çka ofron alternativa tjetër politike. Një përparësi elektorale e PD-së janë pa dyshim standardet e burimeve njerëzore si në politikë, ashtu dhe në administratë. Si qeveria, ashtu dhe grupi parlamentar i PD-së ka brenda tyre individë të spikatur si politikanë dhe profesionistë në fushat e tyre. Përballë “djemve të Bllokut” zoti Berisha ka angazhuar një ekip politik që e bën dukshëm diferencën në aspektin politik, moral e profesional. Intelektualë e specialistë të njohur në fusha të ndryshme janë pjesë thelbësore e qeverisë dhe politikës së PD-së, duke e bërë më të lehtë përballjen në këtë aspekt. Nga punët e kryera deri tani, por edhe nga debati dhe përballja politike e mediatike, kjo përparësi është e evidentueshme për këdo që ka veshe të dëgjojë e sy të shikojë realitetin. Përveç Berishës, që vlerësohet si i papërballueshëm nga kundërshtari i tij politik, që asnjëherë nuk e ka pranuar ftesën për debat publik, siç ndodh normalisht në vendet demokratike në fushatat elektorale, edhe politikanë të tjerë, si Topalli, Bode, Olldashi, Basha, Alibeaj Hida, Halimi etj. përfaqësues politikë të PD-së, nga të gjitha fushat e pozicionet ia kanë dalë të bëjnë diferencën me homologët e tyre socialistë si në debatet parlamentare, ashtu dhe në ato mediatike, duke i bërë burimet njerëzore një aset të fortë politik e elektoral. Kjo situatë ka të gjitha mundësitë të përmirësohet me emra të rinj, që pritet t’i bashkohen kësaj trupe politike në zgjedhjet e 23 qershorit. Mendoj se cilësia politike, intelektuale e morale e pjesës dërrmuese të përfaqësuesve politikë të PD-së ka marrë një vëmendje të posaçme nga Berisha, gjë që pritet të jetë prioritet edhe në këto zgjedhje. Për të kuptuar më mirë efektet e kësaj përparësie të PD-së, duke mos llogaritur diferencat e Berishës me Ramën, do të sillja si shembull tipik përballjen Astrit Patoizi–Gramoz Ruçi, si shefa të dy grupeve respektive parlamentare. Kë mendoni se do të preferonin shqiptarët midis këtyre përfaqësuesve respektivë politikë, që duket jo sikur përfaqësojnë dy politika, por dy botë krejt të kundërta. Çfarë “rilindjeje” mund të konsiderohet fakti që ministri i fundit i brendshëm i diktaturës komuniste është praktikisht numri dy i PS-së?! Këtë shqiptarët besoj se janë në gjendje ta vlerësojnë elektoralisht pa shumë dilema. Me pak ndryshime zoti Berisha mund ta përmirësojë edhe cilësinë e përfaqësimit, sidomos në zona ku kjo politikë përfaqësimi është kontestuar nga elektorati, duke marrë si pikë referimi edhe zgjedhjet e fundit lokale, gjë që do të rritë jo vetëm shanset e fitores, por dhe masën e saj. Fryma e fitores ka bërë që edhe shumë ish-kundërshtarë brenda llojit, për arsye të ndryshme, të pakënaqur nga Berisha, si Dashamir Shehi apo Eduard Selami, të deklarohen publikisht për fitoren e PD-së, por edhe të investohen sërish në betejën politike e elektorale të saj. Raporti me ndërkombëtaret është pa dyshim një përparësi dhe një tjetër arsye e frymës elektorale në fjalë. Berisha ka kontakte e raporte të mira pothuajse me të gjitha qeveritë dhe institucionet perëndimore. Ambasadori amerikan Arvizu e ka cilësuar publikisht si “burrë shteti”, ndërkohë që gjatë qeverisjes së tij ai është vizituar apo është ftuar nga personalitete politike e qeveri të vendeve me të rëndësishme të botës. Qartësisht ai dhe projekti i tij politik “i ndryshimit” janë më të pranuar ndërkombëtarisht se kundërshtari Edi Rama dhe “rilindja” e tij. Këtë besoj se e di dhe e ndien kushdo që arrin të mendojë politikisht në mënyrë normale. Duke përfunduar, theksoj edhe një herë se fakti që fryma apo era politike e zgjedhjeve të 23 qershorit fryn dukshëm në favor të PD-së është pa dyshim prologu i asaj që pritet të ndodhë në përfundim të tyre. Ky fakt theksohet edhe më tepër nga përpjekjet e opozitës së zotit Rama për të krijuar një alibi për humbjen e zgjedhjeve të radhës, alibi që po ndërtohet nëpërmjet politikës së kontestimit apo sabotimit të procesit zgjedhor dhe frymës së dëshpërimit si karakteristikë kryesore, që politika dhe retorika agresive e zotit Rama nuk arrin ta fshehë dot.


12

« zodiak

E hënë 18 shkurt 2013 •

javor

horoskopi Dashi

Akrepi

Klima e ngrohtë do mbizoterojë gjatë kësaj jave në jetën tuaj në çift. Jo vetëm që bashkëpunimi do përforcohet por do kaloni më tepër momente pasionante. Beqarët do mendojnë më shumë për aventura kalimtare sesa për dashuri serioze. Mundësitë do jenë të shumta sot. Në planin financiar duhet të tregoheni të duruar dhe të matur. Po shpenzuat kuturu do keni vështirësi. Shëndeti nuk do jetë problematik, megjithatë nëse doni të filloni dieta tregohuni kujdes. Në punë rishikoni çdo detaj para se ta ekspozoni atë që kishit për të bërë. Shefat do jenë striktë dhe nuk do tolerojnë gabime. Jeta familjare do jetë shumë e qetë.

Për çdo dyshim apo çdo pakënaqësi që të keni ndaj partnerit duhet të flisni me të. Askush tjetër më shumë sesa ai nuk mund t’iu sqarojë ashtu si duhet. Një pjesë e beqarëve do mund ta gjejnë personin e ëndrrave. Ai do vijë papritur në jetën tuaj dhe do ua ndryshojë menjehërë jetën. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe përpikmëri. Nuk pritet asnjë problem në këtë fushë. Shëndeti do kenë disa shqetësime. Mund të vuani nga pagjumësia ose mund të keni dhimbje dhëmbësh. Në punë do jeni shumë të përqëndruar tek ajo që keni për të bërë dhe do bëni çfarë të mundni për të arritur suksesin. Jeta familjare do shkojë më së miri.

Shigjetari

Demi

Edhe pse marrëdhënia juaj me partnerin është shumë e mirë, shmangni diskutimet për tema delikate. Mos e prishni me dorën tuaj ambientin harmonik. Beqarët do i shtojnë takimet dhe ka gjasa të takojnë një person shumë të veçantë. Shfrytëzojeni çdo mundësi që do u jepet. Në planin financiar duhet të tregohuni më të kujdesshëm se kurrë. Prisni edhe pak nëse doni të bëni investime të mëdha. Për një shëndet më të mirë merruni pak më tepër me sport dhe ushqehuni mirë. Në punë, të gjitha përpjekjet që keni bërë do japin rezultat. Do jeni energjike dhe të vendosur për të arritur masjen. Jeta familjare do jetë më e mirë sesa e mendonit. Familjarët do jenë një mbështetje në gjithçka.

Binjakët

Venusi do favorizojë një jetë harmonike në çift. Çdo ditë do përgatisni surpriza për partnerin dhe do kaloni momente mjaft të këndshme. As për beqarët nuk do mungojnë takimet. Megjithatë mos shpresoni më kot për histori afatgjata, përgatituni vetëm për ndonjë aventurë afatshkurtër. Financat do kenë goxha tronditje. Do shpenzoni pa u menduar fare dhe kjo do sjellë probleme. Shëndeti nuk do jetë aspak i mirë. Do keni shqetësime kështu që mirë do ishte të bënit ndonjë kontroll tek mjeku. Në punë, klima yjore do jetë e dyzuar. Do jeni të vendosur për të hedhur hapa të mëdhenj, por disa kolegë do mundohen t’ua prishin planet. Familja mirë.

Gaforrja

Mos ëndërroni më shumë sesa duhet këtë javë në jetën sentimentale sepse realiteti do ju duhet më i hidhur. Mos e idealizoni partnerin dhe mos ia bëni qejfin në çdo moment. Beqarët do takojnë një person i cili ka shumë pika të përbashkëta me ta. Mos e lini këtë mundësi t’ju ikë nga duart. Nëse nuk doni të mbeteni pa lek pas disa kohësh, shpenzoni me kujdes gjatë kësaj jave. Mos u mundoni të blini gjëra qejfi qe nuk i keni aspak të nevojshme. Shëndeti do ketë probleme. Disa do preken nga gripi dhe do kenë temperaturë, disa të tjerë mund të kenë shqetësime të mëdha psikologjike. Kujdes! Në punë do ju bëhen propozime interesante. Tregohuni seriozë dhe mendohuni mirë para se të jepni një përgjigje. Për familjarët duhet të tregohen më të disponueshëm.

Luani

Më në fund gjatë kësaj jave do e kuptoni se ndjenjat e partnerit për ju janë të sinqerta. Kjo do ju bëjë të ndiheni më të qetë dhe më të lumtur. Disa mund të vendosin të jetojnë bashkë pas një lidhjeje disa vjeçare. Beqarët do kenë takime mbresëlënëse dhe do takojnë persona magjepsës. Me siguri që do hidhni hapat e para drejt një lidhjeje. Financat nuk do jenë shumë të mira dhe kjo do ju frikësojë pa masë. Mos u futni në dëshpërim, por bëni çfarë të mundni që ta stabi-

Marrëdhënia juaj me partnerin do thellohet edhe më tepër gjatë kësaj jave. Të dy do tregoheni më të kuptueshëm dhe do ia shprehni ndjenjat njëri-tjetrit. Nga ana tjetër beqarët do fillojnë një histori dashurie të këndshme dhe emocionuese. Në planin financiar do i rregulloni problemet që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë. Më në fund! Shëndeti nuk do ketë probleme të mëdha por herë herës mund të ndiheni nervozë. Mos e teproni me medikamentet dhe pini më mirë çaj kamomili. Në punë do ju jepet një detyrë e re më e rëndësishme, por që ka më tepër përgjegjësi. Pranojeni pa frikë! Jeta familjare do jetë si gjithmonë.

lizoni situatën. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jetë e mirë. Do jeni më në formë sesa kohët e fundit. Jeta profesionale nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar. Tregohuni të matur nëse do ju duhet të merrni vendime me rëndësi. Edhe në familje do ju dalin disa probleme.

Virgjëresha

Të nxitur nga Plutoni, këtë javë do i kushtoni më shumë vëmendje dhe kohë personit që keni në krah. Priten ditë emocionuese dhe plot kënaqësi. Beqarët do kenë shumë fat në dashuri dhe do takojnë personin që kanë ëndërruar prej kohësh. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, megjithatë mos e lëshoni veten dhe mos e humbni shpresën. Nëse keni kohë që jeni sëmurë, priten përmirësime të ndjeshme këtë javë. Vazhdoni të mbroheni nga të ftohtit dhe pini çaj. Në punë do jeni më dina-

mikë, falë ndikimit të Marsit. Do arrini më shpejt sesa e kishit menduar atje ku dëshironit. Familja do jetë pika e mbështetjes në gjithçka.

Peshorja

Nëse doni që marrëdhënia juaj me partnerin të jetë e mirë gjatë kësaj jave, mos u tregoni aspak agresivë dhe bëni lëshime. Për beqarët do jetë ditë stimuluese dhe e mbushur me takime. Do jetë në dorën tuaj më pas nëse do përfitoni apo jo. Financat do jenë goxha të mira. Bëni ndonjë investim të rëndësishëm që të siguroni edhe të ardhmen për disa kohë. Shëndeti nuk do jetë aspak problematik. Çlodhuni sa të mundni dhe meditoni. Do e shihni që këto do t’ju bëjnë shumë mirë. Në punë do jeni super të ngarkuar dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Krijoni një plan në mënyrë që të mos harroni asgjë pa bërë. Në familje mundohuni të mos flisni për punën.

Bricjapi

Do bënit mirë të shmangnit çdo lloj përballjeje me partnerin gjatë kësaj jave. Ambienti mund të elektrizohet së tepërmi dhe do futeni në një rrugë pa dalje. Për beqarët do ketë ndryshime në horizont. Nuk do keni për çfarë të merakoseni sepse gjërat do shkojnë më së miri. Financat do jenë mjaft delikate për shkak të shpenzimeve aspak të menduara që do kryeni. Kujdes! Për sa i përket shëndetit, jo vetëm që nuk priten probleme, por energjia dhe optimizmi do mbizoteerojnë gjatë gjithë kohës. Në punë do ndërtoni pak nga pak udhën drejt suksesit. Projektet që keni nisur do ecin ashtu si duhet. Në familje mos u tregoni autoritarë sepse do keni debate.

Ujori

Gjatë kësaj jave fjala më e përdorur në jetën në çift do jetë “Të dua”. Harmonia dhe ekuilibri do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Do ndiheni shpeshherë të lumtur. Për beqarët nuk do mungojnë për asnjë moment flirtimet. Situata financiare nuk do jetë e mirë. Merrni masa që ta stabilizoni atë para se të arrini në katastrofë. Shëndeti do jetë më i mirë sesa ju e kishit menduar. Vazhdoni të kujdeseni për ushqimet që konsumoni dhe të merreni me pak sport. Në fushën profesionale do arrini atje ku e keni planifikuar. Disa kolegë do jenë në anën tuaj dhe do ju mbështesin për çfarëdo gjë që do keni nevojë. Me familjarët do tregoheni më të ngrohtë.

Peshqit

Gjatë kësaj jave do jeni plot dyshime dhe ankth në jetën tuaj në çift. Mos u nxitoni ta kritikoni partnerin, por flisni qetësisht me të. Vetëm në këtë mënyrë mund të sqaroheni dhe të qetësoheni. Beqarët edhe pse do kërkojnë shumë nuk do e gjejnë as këto ditë atë që po kërkojnë. Mos bëni sakrifica të mëdha sepse nuk do e arrini asgjë. Në sektorin financiar tregohuni realistë. Mos shpenzoni shumë vetëm për të kopjuar miqtë sepse do ngeleni pa asnjë lek. Shëndeti do jetë në dorën tuaj. Nëse keni filluar ndonjë diëte, mos bëni gabim të rrini pa ngrënë fare sepse do keni probleme të mëdha më vonë. Në planin profesional duhet të shmangni sfidat e mëdha sepse nuk është koha e duhur. Jeta familjare do jetë më e ngrohtë dhe e kënaqshme.


bota

»

13

thashethemevip Papa apo njeriu, pesha e vërtetë e dorëheqjes

• E hënë 18 shkurt 2013

»14

Një lojë aspak ortodoksë për të fituar afganët

s p e c i a l e

»16

Misteri i Lusitanias, “Vrasje” në det të hapur

»17

Duket si Kina,

por është Turqia

Dhjetë vite rritje ekonomike e vrullshme. Dhe tani një plan për të tërhequr kompanitë. Kështu Turqia kërkon të futet në klubin e dhjetë fuqive botërore

N

ëse në shoqërinë e imazhit, sporti është vazhdimësi e politikës dhe ekonomisë me mjete të tjerë, atëherë mund të merret si paradigmë e progresit të madh të Turqisë. Në dyqanin e madh të Gallatasarajit, me ngjyra verdhekuq ashtu si fanela e Romës, i hapur në rrugën e dyqaneve në Stamboll, shiten me shpejtësi marramendëse fanelat e Uesli Shnajderit, kampioni që Interi i Masimo Moratit nuk mund të përballonte më që ta mbante, por që Unal Aysal, me një pasuri të vlerësuar 800 milionë euro nga Forbes, mundet. Italia nuk është një konkurrent i tmerrshëm në këto kohëra, padyshim, por në krah të fanelës së holandezit është ajo e një tjetër blerjeje, Didier Drogba, i marrë prej skuadrës së Shangait në një sfidë idealesh mes vendesh tashmë të zhvilluar, ku “Kina” e Mesdheut mundi Kinën e vërtetë. Ashtu si ka ndodhur tashmë me Rusinë, Brazilin dhe Kinën, tre gërmat e akronimit Bric që tani duhet të azhornohet, Turqia kërkon tani edhe organizimin e Olimpiadës dhe Stambolli niset si favorit në zgjedhjen që do të bëhet më 7 shtator, për lojërat e 2020. Lojërat Olimpike do të ishin goditja e fundit për të kompletuar “projektin e madh” dhe për të arritur objektivin që Rexhep Taip Erdogan, Kryeministër i vendit, e ka quajtur “Vizioni 2023”: që Turqia të futet, në vitin e njëqind vjetorit të themelimit të Republikës, në klubin e dhjetë fuqive ekonomike botërore, ku vendi i dhjetë është pragu minimal, pasi nuk i vihen limite asaj që parashikon Allahu, dhe që sot synimi është vendi i tetë. Ankaraja është kryeqyteti, por Stambolli, kryebashkiak i të cilit Erdogani ka qenë në vitet nëntëdhjetë, është motori që duhet të bëjë të ecë me shpejtësi të lartë makina. Dhe ashtu si presidentët francezë që duan të lënë kontributin e tyre për madhështinë, Kryeministri dëshiron që të kujtohet për veprat faraonike që do të shoqërojnë një rilindje, e cila që tani quhet neo-otomane. Vetëm dy vite më parë kishte quajtur “të mrekullueshme dhe të marrë” idenë e ndërtimit të një kanali artificial mes Detit Marmara dhe Detit të Zi, i gjatë 45 kilometra, i gjerë 150 metra dhe i thellë 25 metra, për të kaluar aty trafikun e anijeve naftëmbajtëse, tankerave dhe cargo-ve (sot në Bosfor, në mes të metropolit kalojnë 143 tonelata gaz dhe naftë dhe tre milionë tonelata produkte

kimikë në vit) për t’u rikthyer qytetarëve një hapësirë ujore ku të merren me sportet e ujit. Tani jemi në prag të garave të kontratës: “Do të jetë kanali i shekullit, i pakrahasueshëm me Panamanë dhe Suezin”. Më pas, aeroporti i tretë për 100 milionë pasagjerë dhe transformimi i sheshit „Takshim“, ndërkohë që një e treta e shtëpive do të shemben dhe rindërtohen. Por ajo që ka më shumë për zemër udhëheqësi i një partie që frymëzohet prej vlerave islamike, është xhamia monumental në kodrën e Camlica-s, një prej të paktave zona të mbetura të gjelbëra, 15 mijë metra katrorë dhe një parkim i madh për besimtarët, e dukshme nga çdo kënd dhe me minaretë më të larta të botës. Dhe kjo, pasi është inauguruar në korrik të vitit që kaloi, një tjetër xhami që mori emrin e arkitektit Mimar Sinan, autori i të gjithë ndërtimeve të epokës otomane, në qytetin që tashmë ka numrin më të madh të vendeve të shenjtë të këtij lloji në planet. Një ligj i ri, i kërkuar nga zëvendëskryeministri Bekir Bozdag, një yll në ngjitje brenda partisë, një teolog për nga formimi, lejon që të ngrihen vende kulti në universitete, qendra tregtare dhe kinema, në një shtysë fetare që pjesa laike e shoqërisë e ka të vështirë ta përtypë, duke parë që liria e kultit shpesh herë kufizohet në një islamizim të shfrenuar dhe ndonjëherë të detyruar. Në programet e rinj shkollorë janë shtuar kurse për jetën e Profetit Muhamed dhe për Kur’anin, ndërkohë që në një numër gjithnjë e më të madh shkollash meshkujt ndahen nga femrat. Sa për alkoolin, sipas një studimi të universitetit Bahceseit të Stambollit, konsumatorët e zakonshëm janë një e katërta e turqve, nga një e treta që ishin 10 vjet më parë. Në disa fshatra të Anadollit tashmë është e pamundur të pish një birrë dhe në disa lagje aziatike të Stabollit aplikohet Sharia. Nuk kalon ditë pa u vënë në rrezik arritje që dukeshin të konsoliduara në Turqinë laike të themeluesit të saj Ataturk. Deputetët e AKP të Erdoganit kërkojnë

rregulla më të fortë për abortin. Fatma Sahin, e vetmja grua ministre për Familjen dhe Politikat Sociale, do të donte që edhe deputetet dhe nëpunëset publike të munden të mbajnë vello (tani nuk lejohet). Edhe uniformat e reja të stjuardesave të Turkish Airlines kanë shkaktuar kritika, me fundet shumë poshtë gjurit dhe stil otoman edhe në veshje. Nuk është më mirë edhe liria e shtypit nëse “Reporters sans frontieres“ denoncon, vetëm në muajt e fundit, 72 arrestime gazetarësh në dhjetor dhe 11 më janar, televizioni është gjobitur për një episod të “Simpsons” që është kritikuar për blasfemi dhe karikaturistët janë nën kërcënim konstant për burgosje nëse prekin argumente të parehatshëm si seksi, alkooli dhe Islami. Sukseset e padyshimtë ekonomikë, që tërheqin krenarinë kombëtare i lejojnë gjithësesi Erdoganit që t’u rezistojë kritikave dhe të ruajë mbështetjen. Objektivi i tij, për 2014 është që të zërë karriken e kreut të shtetit, ku tani qëndron miku i tij Abdullah Gul, gjë e bërë me mirëkuptim pasi është ndryshuar Kushtetuta dhe i janë dhënë më shumë kompetenca

Presidentit. Dëshiron të përfundojë punën e tij, si në revolucionin e zakoneve në kuptimin islamik, si në ekonomi: dy anët e politikës së tij. Në dhjetë vitet që është në pushtet, paga mesatare për frymë është rritur nga 3500 në 10500 dollarë. Papunësia ka rënë në 9 përqind, pasi kishte arritur 14% në vitin 2009, vit kur u ndie më shumë kriza globale. Po ky vit, ishte i vetmi kur GDP kishte përpara shenjën

minus (4.7). Prej aty, nisi rritja: plus 9.2 për qind në 2010, plus 8.5 për qind në 2011 dhe plus 3.2 për qind në 2012. Prodhimi industrial shënoi vitin e kaluar një rritje prej më shumë se 13 për qind: ritme kinezë. Notat negative vijnë prej inflacionit (8.9 për qind) si dhe nga bilanci tregtar: Turqia importon më shumë nga sa arrin të eksportojë (217 miliardë dollarë, kundrejt 140). Mbi të cila ka nevojë për lëndë të para. Dhe jo rastësisht ka zgjedhur të jetë një nyjë energjetike duke parë që nga territori i saj do të kalojnë të gjithë gazsjellësit që do të sjellën gaz dhe naftë nga vendburimet në lindje (Rusia dhe ish republikat sovjetike), drejt rubinetëve të perëndimit. Pjesa që vendet e BE zënë në shkëmbimet tregtarë me Turqinë ka rënë nga 46 në 40 për qind: rezultat, përveç se i krizës në Evropën e vjetër, edhe i zgjedhjes për të privilegjuar tregje të rinj si ai afrikan, ku Ankaraja numëron 34 ambasada, dy të tretat e të cilave janë hapur gjatë tre viteve të fundit. Është edhe pasojë e lëkundjeve të tepruara të Brukselit në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, gjë që e detyroi Erdoganin madje të lëshojë një si lloj ultimatumi: “Na thoni nëse na doni apo jo, jemi lodhur duke pritur”. Duke kërcënuar edhe me anëtarësimin, si alternativë, në Marëveshjen e Shangait, me Rusinë dhe Kinën. Humbja e interesit ndaj Evropës pasqyrohet në sondazhe: më shumë se 70 për qind e donin anëtarësimin në 2004, sot më pak se gjysma. Otalia është partneri i katërt tregtar dhe janë 970 kompani italiane që janë vendosur në Turqi (pothuajse të gjitha në zonën e Stambollit, e fundit që ka ardhur është Ferrero). Parashikohet që të vijnë edhe shumë të tjera pas nismës së fundit të qeverisë që, për të zhvilluar zonat e prapambetura të Anadollit, e ka ndarë vendin në gjashtë zona. Sa më të disavantazhuara të jenë, aq më të mëdhenj janë stimujt për sipërmarrësit, me incentiva fiskalë dhe taksim në 16%. Kina në portat e Mesdheut është e mbushur me minaretë, por ajo dëshiron të vazhdojë të rendë.


14

« bota

Tim Park

S

a njerëz në botë mund të shkaktojnë një ngritje vetullash, pale pastaj një potere të vërtetë, kur heqin dorë nga detyra e tyre në mesin e të tetëdhjetave? Mbretëresha e Anglisë? Dalai Lama? Fidel Kastro? Çfarë kanë të përbashkët këta njerëz? Një identifikim total të individit me rolin, si mbret, udhëheqës fetar, apo diktator. Dy kategoritë e para duken pak a shumë të pranueshme; ata mbijetojnë nga një e kaluar e largët kur edhe njerëzit më të zakonshëm – mullixhiu, tregtari, apo kalorësi – e gjenin veten të lindur bashkë me detyrën. Ndërsa mbretërit dhe mbretëreshat e sotme e kanë braktisur kryesisht pushtetin e vërtetë duke e zëvendësuar me një rol argëtues prej super star-ësh. Diktatorët e moshuar tashmë janë më pak tërheqës: duke pretenduar revolucionin dhe modernitetin, ata sundojnë tamam si despotët e dikurshëm. Na pëlqejnë apo jo, të gjithë këta njerëz që qëndrojnë në pushtet deri në moshë tejet të thyer, janë mjeshtra të teatrit. Aktori dhe roli janë shkrirë në një. Këta njerëz nuk munden të largohen nga skena. Ata janë të zënë në kurth atje, para syve të publikut, duke

E hënë 18 shkurt 2013 •

Pesha e vërtetë e dorëheqjes Me një veprim të thjeshtë, ultrakonservatori Ratzinger më në fund na tregon se çfarë do të thotë të ushtrosh arsyen në harmoni me fenë. Me pak fjalë në latinisht ai na tregon se është njeri, jo papa, dhe se nuk fitohet asgjë nëse ai qëndron i gozhduar atje lart në kryqin e detyrës papnore. Është një akt rebelimi dhe zgjedhjeje personale që demistifikon papatin, por krejt papritur e bën atë sërish të mundur, hap rrugën, pas Vojtilës, për një lloj tjetër lidershipi. Megjithatë, është e jashtëzakonshme të mendosh që me këtë vendim të arsyeshëm, ky njeri jo shumë mbresëlënës e ka futur veten në librat e historisë, më me forcë dhe më radikalisht se sa paraardhësi i tij pafundësisht magjepsës. përsëritur përgjithmonë ritualet e kahershëm, me veshjet e tyre magjepsëse: hapja e Parlamentit, parada e 1 Majit, Angelus. Pavarësisht të gjithë prestigjit, nuk ka shumë gjëra që i dallojnë ata prej të vdekurve të pakallur, fantazma të dënuara të rishfaqen në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend çdo javë, muaj apo vit, me të njëjtat veshje, duke kryer të njëjtët ritualë. Edhe mes këtyre aktorëve të pandreqshëm, papët kanë qenë gjithmonë një rast i veçantë. Papatin nuk mund ta trashëgosh. Duhet të bësh një hap përpara, të manovrosh, të bësh politikë. Makiaveli e vë theksin në këtë vecanti tek “Princi”: në të vërtetë të zgjedhur prej kolegëve të tyre, më vonë, ashtu si mbretërit – madje edhe më shumë se mbretërit – ata quheshin të caktuar prej

Zotit dhe gëzonin një status gjysmëhyjnor, si zëvendësi i Zotit mbi Tokë. Emri i “tokësorit” të dikurshëm lihej mënjanë dhe tashmë fitohej një emër i shenjtë: Gjon Pali II në vend të Karol Vojtilës, Benedikt XVI në vend të Jozef Ratzinger. Kështu që, ndryshe nga uzurpatori që ia ka dalë vetë deri në krye, ata gëzonin mbështetje solide institucionale, si dhe përkrahje të pakushtëzuar prej publikut, njësoj si një monark që e trashëgon fronin e tij. Kjo, duke iu shtuar edhe pushtetit të tyre spiritual, i bënte jashtëzakonisht të pushtetshëm. I vetmi disavantazh ishte që, duke qenë se këta burra vinin në krye të papatit jo në moshë të re, ata nuk kishin shumë se çfarë të bënin me këtë pushtet. Në kohën e Makiavelit, një papat zgjaste mesatarisht 10 vjet. Çuditërisht, kjo gjë nuk ka

ndryshuar shumë edhe sot e kësaj dite. Por Papa Vojtila, paraardhësi i Benediktit XVI, qëndroi për 29 vite, i dyti për nga jetëgjatësia në historinë e papatit. Dhe kur konsideron dorëheqjen e papritur të Ratzingerit, e sidomos tonin e trishtimit dhe dorezimit me të cilin u shpall, duke mërmëritur në latinisht, a thua shpresonte se përdorimi i asaj gjuhe të vdekur do ta mbronte në një farë mënyre nga shpërthimi i medias botërore, atëherë duhet që këtë dorëheqje ta shohësh patjetër në dritën e suksesit dhe popullaritetit të jashtëzakonshëm të Gjon Palit II. Fati i madh i Vojtilës ishte se ai mori frenat e papatit në rrethana që e lejuan ta bënte konservatizmin shumë popullor. Roli i Papës është mishërim i traditës. Madhështi dhe

teatër. Mund të jesh reformator dhe ndoshta të të duan për këtë, por reforma është gjithmonë një kërcënim për diçka të lashtë sa papati. Më mirë të jesh një konservator i pëlqyer. Vojtila, Papa i 264, erdhi pas Gjon Palit I, papati i të cilit zgjati vetëm 33 ditë në 1978. Duke nxituar që të shmangte çdo insinuatë se Zoti jo gjithmonë bënte zgjedhje të mirë përmes konklavës së kardinalëve, Vatikani kërkonte tashmë dikë qe te ishte i ri dhe i shëndetshëm. Vojtila ishte 58 vjeç, ai bënte vrap, not dhe ishte një skiator i mirë. Kështu që, për herë të parë që nga viti 1523 kardinalët zgjodhën një Papë jo italian. Kjo shkëputje e madhe krijoi menjëherë një ndjesi hapjeje ndaj botës, një ndjesi entuziasmi dhe ndryshimi, teksa vetë i zgjedhuri nuk kishte nevojë të ishte liberal

apo ikonoklastik. Dhe jo vetëm që Vojtila nuk ishte italian, por ai ishte polak. Polonia ishte kombi viktimë i Evropës. Polakët kishin vuajtur prej nazistëve dhe po vuanin nën Bashkimin Sovjetik kur Vojtila u zgjodh Papë. Simpatia për ta ishte automatike. Vojtila ishte në anën e reformave demokratike kundër komunizmit sovjetik. Sërish, ai mund të shfaqej si revolucionar, pa shfaqur, në terma teologjikë apo socialë, asnjë lloj opinioni liberal. Ai ishte në anën tonë në të vetmen betejë të epokës që kishte rëndësi. Duke i shtuar koincidencën karizmës, Vojtila pati edhe fatin e madh që t’i mbijetonte një atentati prej një terroristi turk. I goditur në stomak, trupi i shëndoshë që kish sjellë liturgjnë e lashtë në jetën vibrante u bë krejt papritur


bota • E hënë 18 shkurt 2013

Vatikani: Papa i ri mund të zgjidhet më shpejt

Kthesa do jetë graduale

V

i brishtë, i dashur. Përderisa askush nuk ishte i sigurtë se kush qëndronte prapa atentatit – Rusia? Ndonjë grup rival fetar? – Vojtila dhe papati i Romës mund të shiheshin tashmë si kampionë kundër të gjithë forcave të errëta të botës. Kur Bashkimi Sovjetik nisi të shpërbëhet në fundin e viteve tetëdhjetë, shumëkush këmbënguli se gjithçka ishte vepër e Vojtilës. Pa Papën, Evropa lindore nuk do të kish qenë asnjëherë e lirë. Këta ngacmime politikë, udhëtimet e tij të pafund, fytyra e buzëqeshur tek puthte tokën në më shumë se 100 shtete, karizma e tij e pamohueshme fshihnin faktin se sa reaksionar dhe i modës së vjetër ishte ai. Dhe sa supersticioz: shumë pranë vdekjes pas atentatit, ai ishte aq i vetëdijshëm sa t’u kërkonte doktorëve që t’i hiqnin shpatulloren, një veshje e vogël dedikuar Virgjëreshës. Më vonë, ai ia atribuoi mbijetesën e tij faktit që atentati kishte ndodhur “në ditën dhe në orën kur shfaqja e parë e Nënës së Krishtit kish ndodhur para fshatarëve dhe ishte përkujtuar për 60 vite në Fatima, Portugali”. E kush nuk e do një burrë që ka magjinë në anën e tij? Në të vërtetë, trupi i Papës ishte “ribërë” për shkak të një

operacioni pesë-orësh. Ndërkohë, Vojtila ishte kundër teoligjisë së çlirimit në Amerikën e Jugut, paralajmëroi Afrikën e shkatërruar prej AIDS-it që të mos përdorte perzervativë, drejtoi në një kohë kur mbulhej një Zot e di se çfarë ndodhte në bankën e Vatikanit (a e mbani mend vdekjen e Calvit, bankieri i Zotit, poshtë Urës Blackfriar?), bëri shumë pak për të mbrojtur të rinjtë prej priftërinjve pedofilë, kundërshtoi njohjen zyrtare – e jo më martesën – e çifteve të homoseksualëve, e kështu me radhë. Në të gjithë Evropën, pjesëmarrja në meshë po binte me shpejtësi. Nuk kish rëndësi. Vojtila kish sjellë një energji dhe njerëzillëk tek ajo rrobë e mykur dhe ato ceremoni antike që lejonin gjithkënd të besonte se Kisha me gërmë të madhe ishte gjallë dhe shëndoshë. Kudo – Londër, Kairo, Manila, Uashington, Jeruzalem – turmat në delir rendnin ta përshëndesnin. Ishte një kohë kur dukej se me një Papë si Vojtila vërtetë nuk ishte e rëndësishme nëse njerëzit shkonin apo jo në meshë. I vetëm, ai ua çonte Kishën atyre, aty ku ndodheshin. Në Itali, ku kam jetuar për 30 vite, ai dilte në televizion përditë, dhe çdo gjë që ai thoshte kon-

atikani bëri të ditur dje se po shqyrton mundësinë e mbajtjes së konklavit për zgjedhjen e Papës më herët nga sa ishte planifikuar. Sipas rregullave të tanishme kardinalët që zgjedhin papën takohen më 15 mars, 15 ditë pasi Papa Benedikti largohet nga posti. Por një zëdhënës i Vatikanit tha se meqë kardinalët e dinë datën e saktë të dorëheqjes të Papës, ata mund të planifikojnë të mblidhen në Romë më parë. Autoritet e Kishës thonë se duhet të kenë një papë të ri për javën e shenjtë të Palmës që fillon më 24 mars dhe përfundon me pashkët, më 31 mars. Dorëheqja e Papa Benediktit shënon një pikë kthese për Kishën Katolike me 1.2 miliardë anëtarë. Por, nëse historia është udhërrëfyes, kthesa do të jetë graduale. Qindra besimtarë qëndruan me respekt para një ekrani të madh televiziv në Sheshin e Shën Pjetrit një mbrëmje të akullt, për të qenë të pranishëm ndërsa Papa Benedikt drejtonte meshën e tij të fundit, për të shënuar të mërkurën e zezë. Papa falenderoi të gjithë ata që e kishin ndihmuar gjatë tetë vjetëve dhe u kërkoi të luteshin për të. Dorëheqja e Atit të Shenjtë 85-vjeçar u hap rrugën udhëheqësve të kishës që të ndërmarrin hapa drejt reformave që kërkojnë shumë nga besimtarët, për çështje si skandali i pedofilisë, planifikimi i lindjeve, toleranca për homoseksualët dhe roli i grave. Me këto çështje do të duhet të merret pasuesi i tij që do të dalë nga radhët e dhjetëra kardinalëve që morën pjesë në meshën e së mërkurës. Por gazetari me përvojë i Radio Vatikanit, Sean-Patrick Lovett paralajmëron se nuk do të ketë ndryshime dramatike. “Kisha Katolike nuk ka prirje për ndryshim, nuk është demokraci, anon nga vazhdimësia dhe doktrina nuk ka shumë gjasa të ndryshojë, pavarësisht se kush bëhet papë”. Një përparësi për këdo që bëhet Papë do të jetë skandali për abuzmin seksual nga priftërinjtë. Por Lovett thotë se ndjesa zyrtare e Papa Benediktit dhe udhëzimet e reja, janë maksimumi që mund të arrihet. “Jam i sigurt që papa i ardhshëm do të vazhdojë të takohet me viktimat, të sigurohet që këto politika të zbatohen dhe që asnjë nga këto gjëra të mos përsëritet”. Megjithatë, disa mendojnë se papa i ri do të duhet të bëjë më shumë. Mes tyre është edhe korrespondenti i Vatikanit Alessandro Speciale i Shërbimit të Lajmeve Fetare. “Atij do t’i duhet të përballet me krizën e abuzimit seksual dhe do t’i duhet të veprojë me forcë, para se të shpërthejë kriza”. Speciale thotë se parandalimi i abuzimeve të tjera është veçanërisht i rëndësishëm për zonat kryesore ku po rritet katolicizmi, Afrika dhe Amerika Latine. Disa vëzhgues besojnë se papa i ardhshëm mund të jetë nga këto rajone, por Speciale thotë se edhe nëse kjo ndodh, nuk do të ketë ndryshime të mëdha politikash. “Vlera simbolike e një pape nga Afrika, do të ishte e paimagjinueshme, por ndryshimi do të varej nga fakti se cili do të jetë Papa”. Turistët që ndodheshin në Vatikan, në ditët e dorëheqjes së parë të një pape që prej 600 vjetësh, nuk prisnin ndonjë ndryshim të madh në qëndrim, por ishin të hapur për idenë e një Pape nga hemisfera jugore. “Nuk ka rëndësi nga je. Rëndësi ka besimi dhe përkushtimi”. “Mendoj se do t’u hapë sytë njerëzve, veçanërisht në perëndim, në botën e zhvilluar për atë që po ndodh në vendet e Botës së Tretë”. Është një moment i rrallë për katolikët, që të mund t’i thonë lamtumirë një pape dhe të hedhin sytë nga e ardhmja, pa trishtimin e vdekjes së tij. Po ashtu do të jetë gjë e rrallë për papën e ri, që të ndjejë kaq me forcë praninë e paraardhësit të tij.

siderohej si e thellë, brilante, miqësore, revolucionare. Në fund, ai na dha sëmundjen e tij, Parkinsonin, me rroba të shkëlqyeshme. Më kujtohet në vitin 2000, si adhurues futbolli që jam, Ndeshja e Besimit, sponsorizuar nga kisha si pjesë e festimeve të tyre të Jubileut. Vojtila duhej të ishte i pranishëm në stadiumin Olimpik të Romës për një ndeshje me yjeve që vendoste Italinë kundër pjesës tjetër të botës. Gjatë gjithë ndeshjes, kamera zhvendosej vazhimisht nga lojtarët, tek një papë i përkulur, i cili dukej qartë se kishte vështirësi të ngrinte kokën e rëndë mbi shpatullat e kërrusur. “Kampioni i vërtetë këtu është Gjon Pali”, përsëriste komentatori me entuziasëm. “Një atlet i vërtetë i Zotit”. Vetëm një njeri me një popullaritet shumë të madh mund të na i kish bërë këtë. Zëri thuajse i shuar, trupi që po e linte. Ai na dha leksionin e vjetër dhe të shëmtuar të vdekshmërisë. Megjithatë, entuziasmi i komentatorëve televizivë dhe editorialistëve në gazeta nuk u zbeh asnjëherë. Ata nuk kishin të ngopur me dobësimin e tij. Ndonjëherë ai ngjante diçka më shumë se ata trupat e mumifikuar që sheh në Italinë e jugut. Qartësisht i paaftë në muajt e fundit për të kryer edhe detyrat më elementare, ky njeri vazhdoi të qëndrojë në krye të papatit deri në frymën e fundit. “Nuk mund të zbresësh nga kryqi”, i tha ai sekretarit të tij, Kardinalit Stanislav Dzivis. Në prill 2005, në funeralin e Papa Vojtilës morën pjesë 4 milionë pelegrinë dhe më shumë krerë shtetesh nga sa janë mbledhur ndonjëherë në një vend të vetëm. Kush do të donte të ndiqte një shembull të tillë? Në moshën 78 vjeç në atë kohë, Jozef Ratzingeri kish qenë në krahun e Papës për 20 vite e më shumë. Ai e kish parë si kish ndodhur. Por bashkëpunimi i tij kish qenë kryesisht në pjesën konservatore të papatit të Vojtilës. Në 1981 ai ishte emëruar prefekt i Kongregacionit për Doktrinën e Fesë, një pozicion politikash që e bëri të marrë nofkën jo dhe aq të dashur Rottveileri i Zotit. Ai ishte gjerman, sigurisht, dhe duhet thënë që është më e lehtë, të paktën në Evropë, të shohësh një polak në pozicion pushteti, se sa një gjerman (apo një francez, apo anglez). Pjesëmarrja e tij, në rini, në lëvizjen e rinisë së Hitlerit pa asnjë dyshim kish qenë rutinë dhe pa lidhje, por gjithësesi nuk e ndihmoi. As edhe emri i tij, Ratzinger, nuk e ndihmoi. Këto gjëra nuk duhet të jenë të rëndësishme, por ja që janë. Mbi të gjitha, sado njeri i mirë që ai mund të jetë, këtij pape thjeshtë i mungonte energjia rrezatuese e paraardhësit të tij. Televizioni na kish sjellë ne shumë pranë me këtë rol. Tani, krejt papritur, rrobat e shkëlqyeshme dhe aureola eklesiastike ishin më të rëndësishme se vetë njeriu. Aktori nuk ishte as në nivelin e kostumit, e jo më të rolit. Ajo që po shihnim ishte inercia e makinës së Vatikanit, dhe jo një lider. Në mungesë të një personaliteti angazhues,

»

15

politika reaksionare që ai ndante me Vojtilën u bë shumë e dukshme. Ashtu si dhe gafat në dëm të myslimanëve, apo pretendimi i çuditshëm, në Afrikë, se perzervativët në të vërtetë e nxisnin AIDS-in. Me kalimin e kohës, Ratzingeri thjesht u përmbyt prej të gjithë lajmeve të këqinj që ishin depozituar gjatë kohës së qëndrimit të Vojtilës në krye: skandali i pedofilëve, një tjetër skandal bankar, shërbëtori i tij i arrestuar si spiun, rrëzimi dramatik gjatë qëndrimit në një kishë në Irlandë. Mund ta imagjinosh sensin e tij të dështimit. Në Itali, media bëri të pamundurën për të pretenduar se gjërat ishin po aq pozitive sa edhe në kohën e Vojtilës – tek disa qarqe, thjeshtë nuk ka fund aftësia për të mohuar atë që është e dukshme. Në kërkim të arsyeve për ta vlerësuar, gazetarët na kërkonin në mënyrë të vazhdueshme që të ishim të ngazëllyer prej faktit që papa gjerman ishte një teolog i sofistikuar: një mendimtar, deklaronin ata, me një entuziasëm të pashpjegueshëm, i cili kishte vërtetuar pajtueshmërinë mes arsyes dhe fesë. E vështirë të imagjinosh diçka më pak frymëzuese. Megjithatë, në vdekje, apo le të themi në prag të vdekjes, Ratzingeri, me një veprim të vetëm, ka bërë më shumë për kishën dhe papatin se sa ka bërë ndonjëherë Vojtila. Në të vërtetë, ndërmjet të dyve, kam dyshim se super star-i polak ishte ai që bëri dëmin, duke e kthyer institucionin në shfaqje të vetëm një njeriu. Një prej parimeve më të mërzitshëm të doktrinës katolike ka qenë frika e shtrirjes së zgjedhjes personale në ato fusha të jetës ku kisha ndien se ne duhet të pranojmë fatin tonë: nuk duhet të përdorim kontraceptivë, nuk duhet të lëmë një partner që jemi lidhur shumë vite më parë, nuk duhet të zgjedhim momentin e vdekjes sonë, në sado dhimbje që të jemi. Duke qëndruar në detyrë deri ditën e vdekjes së tij, një papë duhej të tregonte se edhe ai e pranonte fatin e tij dhe hiqte dorë nga zgjedhja personale. Për 600 vite, asnjë papë nuk kish hequr dorë nga pozicionii tij. Sëmundja e gjatë e Vojtilës vinte theksin në këtë kulturë pranimi mazohist në një orgji pothuajse groteske patosi. Dhe tani, me një veprim të thjeshtë, ultrakonservatori Ratzinger më në fund na tregon se cfarë do të thotë të ushtrosh arsyen në harmoni me fenë. Me pak fjalë në latinisht ai na tregon se është njeri, jo papa, dhe se nuk fitohet asgjë nëse ai qëndron i gozhduar atje lart në kryqin e detyrës papnore. Është një akt rebelimi dhe zgjedhjeje personale që demistifikon papatin, por krejt papritur e bën atë sërish të mundur, hap rrugën, pas Vojtilës, për një lloj tjetër lidershipi. Megjithatë, është e jashtëzakonshme të mendosh që me këtë vendim të arsyeshëm, ky njeri jo shumë mbresëlënës e ka futur veten në librat e historisë, më me forcë dhe më radikalisht se sa paraardhësi i tij pafundësisht magjepsës.


16

« bota

E hënë 18 shkurt 2013 •

AFGANISTAN

Ç’do të bëhet me përkthyesit dhe shoferët afganë të Bundeswehrit?

ta janë përkthyes, bodigardë, apo ustallarë. Ata janë afganë, por punojnë për forcat e armatosura gjermane. Rreth 1300 A afganë punojnë, sipas një zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes,

Një lojë aspak ortodokse për të fituar mendjet dhe zemrat e afganëve

Sami Yousafzai Ron Moreau

M

ë shumë se 3 vjet më parë, teksa trupat amerikane në Afganistan nisën të dëbojnë talebanët nga zonat e populluara, një Ekip britanik për Rindërtimin e Provincës, në zonën e Hemlandit filloi të përgatisë një fushatë për të fituar besnikërinë e vendasve. Ekipi e filloi punën duke kryer një vëzhgim të xhamive në provincë dhe gjeti se kishte rreth 10 mijë mullahë dhe muezinë të lidhura me to. “Ne e dinim që mullahët gëzonin një respekt të madh në shoqërinë afgane, edhe mes talebanëve, kështu që vendosëm të sigurojmë sa më shumë mbështetje që të mundeshim për përpjekjen tonë dhe të qeverisë, prej imamëve të xhamive”, thotë një këshilltar britanik në këtë operacion që nuk pranoi të identifikohet për arsye se nuk ishte i autorizuar të fliste me shtypin. “Qëllimi ynë ishte të bënim mullahët të kuptonin se jemi këtu për t’i ndihmuar dhe për të përmirësuar jetët e njerëzve”. Për të realizuar këtë, ekipi nisi të përqëndrojë përpjekjet tek 570 imamë me ndikim që jetonin dhe predikonin pranë zonave të kontrolluara nga talebanët në një operacion të quajtur Projekti Mullah. “Ne shkuam tek imamët dhe u përpoqëm të ndërtojmë një marrëdhënie me ta”, thotë këshilltari. “Ishim të shqetësuar se nuk do të bashkëpunonin, por nuk ndodhi”. Si shpërblim, ekipi nisi t’u japë imamëve dhe xhamive të tyre sasi me ushqime, rroba dhe këpucë. Teksa mullahët nisën të kërkojnë më shumë furnizime, fushata nisi të duket se ishte e suksesshme. Shumë shpejt, projekti po ushqente dhe vishte imamët dhe familjet e tyre që jetonin brenda zonave të kotnrolluara nga talebant, dhe mullahët nisën të kërkojnë ilaçe, si dhe sapunë apo sende shtëpiake. Nuk kaloi shumë kohë dhe disa imamë nisën të tërheqin mënjanë pjesëtarë të ekipit dhe t’u zbulojnë atyre problemet më personalë, si për

Viagrastan

Nuk kaloi shumë kohë dhe disa imamë nisën të tërheqin mënjanë pjesëtarë të ekipit dhe t’u zbulojnë atyre problemet më personalë, si për shembull paaftësinë seksuale. Përgjigja ndaj kërkesave të imamëve: Viagra. “Ne u dhamë disa mullahëve viagra, jo pa hezitim”, thotë këshilltari. “Dhe pas disa muajsh ata të gjithë po kërkonin ilaçin, kështu që filluam të porosisim dhe të shpërndajmë sasi të mëdha”.

shembull paaftësinë seksuale. Përgjigja ndaj kërkesave të imamëve: Viagra. “Ne u dhamë disa mullahëve viagra, jo pa hezitim”, thotë këshilltari. “Dhe pas disa muajsh ata të gjithë po kërkonin ilaçin, kështu që filluam të porosisim dhe të shpërndajmë sasi të mëdha”. Jo të gjithë pjesëtarët e ekipit dhe komandantët britanikë ishin të kënaqur me fushatën e Viagras, pavarësisht se sa e pëlqyer ishte kjo mes mullahëve, apo sa shumë zemra dhe mendje dukej se kish fituar për kauzën e aleatëve. “Disa oficerë u ankuan se ne thjeshtë jemi duke prodhuar më shumë talebanë, që do të thotë më shumë fëmijë që do të rriteshin për t’u bërë talebanë”, thotë një tjetër pjesëtar i ekipit. “Ne shpërndamë viagra deri në fund të 2010-ës dhe po siguronim, sipas mendimit tonë, rezultate të mirë”. Disa mullahë që merrnin Viagran ishin kaq shumë të

dobishëm, saqë ekipi arriti të sigurojë lejën e komandës së lartë për të marrë disa prej predikuesve më bashkëpunues për një tur në Mbretërinë e Bashkuar. “Ideja ishte që t’u tregonim se Islami praktikohet lirisht dhe gjerësisht në Britaninë e Madhe”, thotë ish pjesëtari i ekipit. Rrugës për në Britani, grupi u ndal në Dubai, ku mullahët panë gra myslimane në nxehtësinë e shkretëtirës, të cilat kishin shfaqur më shumë nga trupi i tyre, se sa u lejohej. Ndërkohë që në Londër ata u habitën kur panë që gratë britanike, të veshura mirë prej motit të ftohtë, ishin më të mbuluara se sa ato në Dubai. Mullahët mbetën të impresionuar nga xhamitë e vogla që janë të vendosura brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Ministrisë së Brendshme. Ata vizituan gjithashtu disa xhami londineze, ku folën lirisht me të pranishmit. Por pjesëtarët e ekipit që

shoqëruan mullahët mbetën të zhgënjyer kur panë që pjesa më e madhe e mirësjelljes që kishin vënë re në Helmland u zhduk krejt, teksa mullahët nisën të bashkëbisedojnë me mullahë britanikë dhe me besimtarët në xhamitë. Mullahët nga Helmandi i quanin ende hebrenjtë dhe të krishterët si “armiq të Islamit” dhe amerikanët e britanikët në Afganistan i quanin “pushtuesit” që duhet të dëbohen me forcë. Si rezultat, pasi kuptuan se ishte e vështirë të masnin suksesin e përgjithshëm të programit, Projekti Mullah u pezullua në fund të vitit 2010. “Edhe me Viagran ne nuk arritëm të kemi një ndjesi të qartë se e kishim përmirësuar shumë imazhin e perëndimit mes mullahëve të Helmandit”, thotë këshilltari i ekipit. “Thjeshtë nuk jemi të sigurtë në ia kemi dalë të paqësojmë rajonin”. Me sa duket, edhe Viagra ka limitet e saj.

bashkë me ushtarët gjermanë. Se çfarë do të bëhet me ta pas vitit 2014, është e paqartë. Organizata për të drejtat e njeriut Pro Asyl kërkon tani një program pranimi për përkthyesit dhe të tjerët, që druhen nga talibanët për shkak të bashkëpunimit të tyre me gjermanët. “Udhëheqja politike e forcave të armatosura, ministri i Mbrojtjes, nuk kanë menduar aspak, se çfarë do të bëhet me përkthyesit, kur të tërhiqet ushtria gjermane”, thotë për DW Günter Burckhardt, drejtor ekzekutiv i organizatës Pro Asyl. “Kur Bundeswehri punëson njerëz, atëherë ai nuk mund të bëjë thjesht plane, se si t’i tërheqë tanket nga Afganistani e të lërë atje njerëzit, që janë të rrezikuar. Unë njëherë duhet të evakuoj njerëzit dhe pastaj mjetet ushtarake”. Burckhardt është i zemëruar për mënyrën se si Bundesveri sillet me stafin lokal, që në një farë mënyre është i rrezikuar për shkak të trupave gjermane. Si punëdhënës nuk mund t’i lësh në baltë punonjësit në një situatë të tillë, tha Burckhardt: “Kjo nuk është në rregull, as për sa i përket moralit dhe as ligjit të punës. Ne presim dhe kërkojmë, që njerëzit, që punojnë për Bundesverin, të jenë të mbrojtur. Bundeswehri ka detyrë të kujdeset për to”. Bundeswehri shkel detyrimin për t’u përkujdesur edhe sepse nuk sqaron stafin lokal për mundësitë e ardhjes në Gjermani, thotë Burckhardt. Nga burime qeveritare megjithatë Deutsche Welles iu tha, se presonave të prekur në Afganistan u jepet ndihmë. Punëdhënësit gjermanë, si Bundesveri zhvillojnë në vend biseda, në të cilat stafi lokal shpreh frikërat e veta. Nëse nuk garantohet mbrojtja e mjaftueshme e forcave vendore në Afganistan, ekziston mundësia e pranimit në Gjermani për arsye humanitare, thonë burimet në Berlin. Por qeveria gjermane nuk planifikon një ligj të njësuar, që t’i lehtësojë stafit lokal pranimin në Gjermani. Ministri i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere, tha në programin e mëngjezit në televizionin ARD në maj 2012, se ai do, që forcat lokale të qëndrojnë në Afganistan. “Ata përbëjnë një bazë të mirë për zhvillimin ekonomik të vendit. Por nëse ata janë personalisht në rrezik, atëherë do t’ sjellim së bashku me familjet e tyre në Gjermani”. Nga qarqet qeveritare Deutsche Welles iu tha gjithashtu, se çdo rast i një punonjësi lokal, i cili ndihet i kërcënuar, do të shqyrtohet individualisht. Pranimi në Gjermani do të merret në konsideratë si hapi i fundit. Më parë do të shqyrtohet mundësia, nëse është i arsyeshëm transferimi brenda vendit, nëse personi i prekur ka frikë, se mos njihet nga fqinjët e tij. Vendosja e një procedurë të njësuar për vizat, siç e kanë SHBA, apo Kanadaja për stafet e tyre lokale, nuk është konsideruar e përshtatshme, sepse situata në terren nuk mund të vlerësohet nga ligjvënësit në Gjermani. Njerëzit, të cilët shpesh punojnë prej vitesh me Bundesverin, njohin dy gjuhë dhe kanë një përgatitje profesionale. Në zhvillimin e një shoqërie demokratike ata mund të luajnë një rol të madh. Deutsche Welles iu tha në Berlin se qeverisë afgane i nevojiten njerëz si të stafit vendor për ndërtimin e vendit dhe për të penguar “ikjen e trurit”. “Më mirë braindrain, se sa të vdesin njerëzit”, thotë për DW Omid Nouripour, zëdhënës i grupit parlamentar të Të Gjelbërve për politikën e Sigurisë në Bundestag. Stafet lokale ndihmojnë Bundeswehrin për ta bërë mirë punën e tij, ndërsa tani edhe atyre u duhet dhënë ndihmë. Dhe rreziku nuk ekziston vetëm pas tërheqjes së trupave. Që tani afganët, që ndihmojnë Bundeswehr-in, kanë frikë për sigurinë e tyre dhe të familjeve të tyre. “Unë di një rast, të rrëmbimit të një fëmije të një përkthyesi, me shpjegimin se fëmija ka një baba, që punon me gjermanët”, thotë Nouripour. “Fëmija është lënë i lirë përsëri, por nga kjo sheh, se sa e rrezikshme dhe dramatike bëhet situata për ata, që punojnë me gjermanët”. Si do të rregullohet trajtimi pas vitit 2014 i stafeve vendore të rrezikuara? Do të ketë shqyrtim të rasteve të veçanta, apo program të koordinuar pranimi? Të dyja thotë Nouripour. “Shqyrtimi i rasteve individuale duke mos i vënë njerëzve gjithmonë pengesa rrugës, dhe një informim i mirë, nuk është i gabuar në vetvete. Por baza për këtë është natyrisht një program pranimi”.


bota • E hënë 18 shkurt 2013

»

17

Kim Seabrook

N

ë maj të vitit 1915, RMS Lusitania, e njohur ndryshe edhe si Lucy, ishte një prej anijeve transoqeanike më elegante dhe të bukura. Ajo e kish bërë udhëtimin e saj të parë vetëm në vitin 1907, dhe që atëherë kish përshkuar më shumë se 200 herë rrugën transatlantike ndërmjet Liverpulit dhe Nju Jorkut. Më herët kish qenë fituese e Shiritit Blu për kohën më të shpejtë të përshkimit të Atlantikut dhe, edhe në një epokë elegance, ajo shihej si shumë speciale, e madje edhe pasagjerët e klasit të tretë udhëtonin në një farë luksi. Por gjithë kjo ndryshoi në gusht të vitit 1914, me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore. Tani Lusitania u përshtat për luftë dhe u riklasifikua si një anije tregtare ushtarake dhe asaj iu montuan armë. Ndonëse armët nuk u instaluan asnjëherë dhe luksi mbeti, që tani e tutje ajo do të transportonte materiale lufte. Që nga shkurti 1914, me shpalljen prej gjermanëve të luftës detare të pakufizuar, udhëtimi drejt Amerikës dhe nga Amerika ish mbushur me rrezik. Por Lucy ishte e shpejtë, ajo e kish përshkuar edhe më parë oqeanin dhe kish mbetur e paprekur, kështu që nuk kish arsye të besohej që nuk do të vazhdonte ta bënte këtë edhe në të ardhmen. Me fuqi të plotë Lusitania mbërriti në Nju Jork më 27 prill të vitit 1915, dhe nisi menjëherë përgatitjet për udhëtimin e kthimit. Ndërkohë, kapiteni i saj, Daniel Dow hoqi dorë nga komanda, thuhet se kish nevojë për pushim për shkak të stresit të drejtimit në kohë lufte, dhe William Turner, kapiteni më me përvojë mori komandën. Në anije ndodheshin 4.200.000 fishekë, 1250 gëzhoja predhash, si dhe 18 ndezës joshpërthyes. Të paktën, kjo ishte ngarkesa e deklaruar zyrtarisht. Edhe kaq, mjaftonte që gjermanët ta konsideronin kontrabandë lufte. Disa pasagjerë, të shqetësuar se ngarkesa do ta bënte Lusitanian shënjestër për nëndetëset gjermane, shkuan në ambasadën e Gjermanisë për sqarime. Si rezultat, ambasada gjermane botoi një njoftim që do të shfaqej postë posterave që lajmëronin udhëtimin në kthim të Lusitanias. Në të thuhej: “Udhëtarët që kanë ndërment të bëjnë udhëtimin e Atlantikut duhet të kujtohen që ekziston një gjendje lufte mes Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, dhe zona e luftëspërfshin ujërat pranë Ishujve Britanikë, në përputhje me njoftimin formal të dënë nga Qeveria Imperiale Gjermane, mjetet që mbajnë flamurin e Britanisë së Madhe mund të shkatërrohen në ata ujëra dhe se udhëtarët që lundrojnë në ato ujëra në anije britanike, duhet të kenë vetë parasysh rrezikun”. Paralajmërim! Paralajmërimi pati efekt sepse trembi disa pasagjerë, por kur ata panë madhështinë e anijes vendosën të udhëtojnë me te, pasi dukej e pamundur që mund të fundosej. Kapiteni William Turner i siguroi ata se Lucy ishte shumë e shpejtë për t’u kapur nga një nëndetëse; dhe kështu, Lusitania u largua nga porti i Nju Jorkut më 1 maj 1915. Ditët e para të udhëtimit të Lusitanias ishin të patrazuara dhe dukej sikur lufta po ndodhte diku tjetër. Por të gjithë në bord e dinin që ende nuk i ishin afruar zonës së vrasjes. Kapiteni turner, që kish vendosur të injoronte këshillën e Admiralëve dhe të mos ndiqte një kurs me zig zage, duke u besuar kështu instikteve si një marinarme përvojë, kish zgjedhur të mbështetej tek shpejtësia. Ai kish vendosur gjithashtu të lundronte në brigjin irlandez, pavarësisht se ky ishte vendi i preferuar i gjahut për U-boat-et. Teksa Lusitania iu qas Ishujve Britanikë, atmosfera në bord ndryshoi dhe pati një lloj ankthi

MISTERI

“Vrasje” në det të hapur

mes pasagjerëve teksa shumë prej tyre dolën dhe nisën të kërkojnë e sy për silura që mund të afroheshin. Më 6 maj, Kapiten Turner mori mesazhin: “Nëndetëse aktive në bregun jugor të Irlandës”. Ai mori menjëherë gjithë masat e nevojshme; të gjithë dyert u mbyllën, u fikën dritat dhe u nxorën barkat e shpëtimit. Pavarësisht këtyre masave, Lusitania vazhdoi të lundrojë në vijë të drejtë dhe kish ulur shpejtësinë për shkak se kish ndeshur në një mjergull të lehtë. Tashmë ishte një shënjestër thuajse epalëvizshme. Në orën 1:20 të 7 majit, teksa Lusitania po kalonte pranë Kokës së Kinsale, U20, nën komandën e kapitenit Walther Schwieger doli në sipërfaqe për të rikarikuar bateritë. Në distancë aipikasi anijen mëtë madhe oqeanike që ishte në shërbim në atë kohë. Nuk mund të besonte një fat të tillë, por nga ana tjetër shte gjithashtu i kujdesshëm sepse i kishin mbetur vetëm dy silura. U zhyt menjëherë, po çfarë të bënte? Ishte një anije pasagjerësh, mund të kishte gra dhe fëmijë

mes tyre. Ai kish fundosur edhe më parë anije pasagjerësh, por pa humbje jetësh njerëzish, pasi kish lejuar ekuipazhin që më parë të braktisnin anijen. Por në këtë rast nuk do të ndodhte kështu. Kapiteni Schwieger mund të shihte qartë ngarkesën me armë dhe ishte i vetëdijshëm se anija mund të qe e armatosur. Ai dinte gjithashtu se këto anije kishin marrë urdhër të sulmonin nëndetëse kudo ku ishte e mundur. Në orën 2:10, Schwieger lëshoi një silurë të vetme. Vendimi për të bërë këtë shkaktoi pak fërkim mes ekuipazhit dhe njëri prej tyre, Charles Voegele refuzoi të marrë pjesë në një sulm ndaj grave dhe fëmijëve, gjë për të cilën do të bënte burg. Një njeri mbi bord pa silurën të afrohej dhe lëshoi alarmin: “Po afrohet një silurë në anë!” Por ishte shumë vonë përtë vepruar. Vetëm 70 sekonda pasi ishte lëshuar silura goditi, pati një shpërthim të tmerrshëm, por ky u shoqërua më pas nga një shpërthim i dytë shumë më i madh. Një silurë e vetme nuk do të kish qenë e vetme për të fundosur

Lusitanian, por një e dytë kish vulosur fatin e saj. Kapiteni Turner e dinte që nuk mund ta mbante mbi ujë Lusitanian, ai dinte gjithashtu se tashmë toka dukej me sy, kështu që urdhëroi që anija të drejtohej nga breguu irlandez dhe me shpejtësi të plotë ai shpresonte të arrinte në breg me të. Ndërkohë, dha urdhër të braktisej anija. Mbi bord mbizotëronte kaosi, dhe shumë shpejt u përhap paniku teksa ikën dritat. Disa njerëz ngecën në ashensorët elektrikë dhe nuk mund të dilnin prej aty. Por tani anija po fundosej kaq shpejt saqë pasagjerët po luftonin shumë të qëndronin lart. Gjithashtu po bëhej pothuajse i pamundur lëshimi i varkave të shpëtimit. Disa u përplasën në anë duke hedhur njerëzit si kukulla fëmijësh, të tjera u përmbysën duke vënë përfund njerëzit në detin e ftohtë. Nga 48 varkat e shpëtimit, vetëm 6 u lëshuanme sukses. Vetëm 18 minuta pas goditjes nga silura, Lusitania shkoi në fund të detit duke marrë me vete 1198 nga 1959 njerëzit që kish në bord. Anijet irlandeze të peshkimit, ekuipazhet e të cilave kishinq enë dëshmitarë të skenës që nga bregu, nxituan që nga Queenstown për të ndihmuar ata që luftonin mbi ujë. Kapiteni turner mbijetoi. Cunard ofroi shpërblim në para për trupat që do të gjendeshin, por vetëm 289 u gjetën. Tragjedia e Lusitanias ishte një grusht propagande për qeveritë britanike dhe ato aleate, pasi mes viktimave ishin 128 qytetarë amerikanë. Presidenti Wilson nuk d të fuste asnjëherë Amerikën në luftë për shkak vetëm të fundosjes së Lusitanias, por ai protestoi me termat më të fortë të mundshëm dhe gjermanë, nga frika e ndërhyrjes së amerikanëve në luftë e braktisën përkohësisht politikën e luftës detare të pakufizuar. Ata e rinisën në shkurt 1917, dhe si rezultat në 10 muajt që pasuan Britania shkoi shmë pranë krizës së urisë. Pa fundosjen e Lusitanias, lufta e vazhdueshme e pakufizuar me nëndetëse mund ta kish gjunjëzuar Britaninë. Kjo e bëri gjithashtu më të lehtë shkuarjen në luftë të amerikanëve në prill 1917. Ndërkohë, gjermanët kishin nxjerrë një medalje për të përkujtuar ngjarjen. Ajo kish një pikturë të Lusitanias që fundosjes me fjalët: No Contraband!


18 N

« Dossier

ocionet “bej”, “aga”, “bajraktar”, “borgjez”, “aristokrat” në histori kanë mbetur të mallkuar, edhe pse në dokumentacionin e luftës për liri, duke përfshirë edhe Deklaratën e Pavarësisë shqiptare, janë firmat dhe vulat e tyre... Dihet se analfabetizmi nuk ka qenë pronë e bejlerëve apo e fisnikërisë feudale të atyre kohëve, por e një mase më të gjerë shoqërore, deri në bërjen e shtetit të Zogut. Si rezultat i trajtimit klasor të historiografisë shqiptare, mjaft ngjarje, figura, analiza e deduksione janë interpretuar thjesht nën trysninë ideologjike të kohës. Të shkruash për Ali bej Këlcyrën në një dosier është e pamjaftueshme për të dhënë fakte, argumente, diversitete idesh e çdo aktivitet tjetër, sepse përballesh me një figurë që për gati 60 vjet vetëm sa është treguar si anë e zezë historike. U fol prej së bijës së tij Hana, është shkruar libri nga Tanush Frashëri me titull “Ali Këlcyra - aristokrati kuqezi”, botuar në vitin 2005 nga “Çabej” në Tiranë dhe Qendra e Studimeve Shqiptare në Londër, ku bashkohen mjaft dëshmitarë bashkëkohorë që flasin lidhur me jetën e tij, e deri në Arkivin e Shtetit e në veçanti në arkivin e MPB-së, që kanë dosje personale më vete… Për këtë plejadë personalitetesh brenda llojit të mësipërm “fisnik”, siç quheshin me tallje nga komunizmi enverist “baballarët e kombit”, më imponojnë një ndalesë hyrëse për këndvështrimin tim në ato rrethana historike. Me këtë rast le të prekim një çështje që është formuluese për vendin tonë: integrimi në qytetërimin europian. Platoni në “Republikën” e tij do t’u mësonte kandidatëvembretër 5 vjet me radhë “Teorinë e ideve”. Idetë kanë qenë fuqitë shtytëse të njerëzimit, prandaj, kur bëhen promovime, si rasti i Këlcyrës, nuk kemi të bëjmë thjesht me biografi e megalomani emrash, por analitika dhe simbioza realitetesh objektive. Kështu, ekskluziviteti i veprës së Van Gogut është i Van Gogut. Nga idetë te realiteti mund të instituohen tërë fenomenet dinamiko-shoqërore. Pikërisht të rinjtë në mjaft raste edukohen nëpër shkolla pa e shtjelluar se çfarë formon idej, arsyeja, iluminizmi, por natyrisht që ata kanë përcjellë aktin e dhunës dhe të pushkës, si fituesi që bën historinë. Në lirikën qytetare kënga është civilizim, ndërsa brezi i ri ka etjen kulturore tridimensionale, ashtu si dhe para viteve ’45. Gjeneza e këtyre dhjetëvjeçarëve më shumë se një çështje sistemi lidhet me një patologji të pamundur evolucioni si në aspektin gjenetik, ashtu dhe në atë cilësor. Kështu, të rinjtë komunistë që zbritën nga këmbët e malit, shumica prej tyre, që nuk dinin as të lexonin, nuk mund të mbronin subkulturat e reja apo të përsosnin idetë e kohës. E për pasojë, një denatyralizim i çështjes ishte, ndërsa subjekti u shndërrua në objecto civitatis. Në një këndvështrim nuk u arrit të bazohej tradita, por përkundrazi, u eliminua eventualisht ajo. Nuk bëhet fjalë vetëm për figurat fizike, por

E hënë 18 shkurt 2013 •

Ali Këlcyra

Historia e beut që u zhgënjye nga bolshevizmi dhe propaganda ruse

mbi të gjitha për respektimin e substratit kombëtar, në respekt të të cilit jemi ne dhe morali ynë, andaj nuk janë të besueshme asnjë prej sloganeve të sotme promovuese në tempin turistik, qoftë dhe kur dekorohen figura me një tërheqje simbolike kombëtare. Janë veprat dhe sundimi i ideve të tyre akti që duhet shpjeguar apo kontestuar, sidomos në politikën e tyre, por asnjë imazh nuk përcjell portretizimi asintetik në interesin publik apo kombëtar. Fundja, cilët janë ato funksione sociopolitike apo profesionale që ne na bëjnë të jemi të paktën në udhën e paraardhësve apo më të mirë se ta?! Sigurisht, që nuk mund t’u mbahet “iso” folkloristike epokave apo episodeve, por duhet që këto të pranohen si të tilla në kuptimin e vërtetë kombëtar. Sa i madh ishte

Shekspiri, nuk ka nevojë që ta përmendim si një zbulim të shekullit tonë, pasi qoftë në kuptimin literal, qoftë në vepra personazhet që ai sjell janë pak nga ne të gjithë, porse natyra e njeriut ndryshon. Kjo fuqi iluminative më shumë se një koment konferencial është një sëmundje tautologjike e shumë prej pasardhësve protagonistë të vendit tonë, por që ka pak gjasa të mbijetojë. Metodikat e shprehura në rivlerësimin e figurave janë të vakët dhe pa ndonjë interes shkencor apo krahasues në funksionin e tyre qëllimor e krijues. Rënia pre e të tilla elementeve vetëm sa përbën një eksperiment pa vlerë për shoqërinë tonë. Një dukuri e tillë nuk lë vend për studimin e ideve të reja në çdo fushë të jetës, por pengon në mënyrë të pareshtur dhe fizike çështjen kombëtare dhe atë civile.

Monogramet janë tashmë një subjekt i njohur, qoftë edhe për vetë aktorët teatralë, kështu që pak interes kanë ato përkundrejt kitarës së “Rolling Stones”, ose kostumeve të Elvis Prieslit. Një gërmim arkeologjik do të kishte një themel kulturor mbi vetë këtë vend të vjetër të Europës, ndërsa është e njëjta gjë me plagjiaturën të përflasësh biografinë mondane të njerëzve tanë të mëdhenj. Në fakt, ajo që ka rendësi është funksioni dialektik i veprës së tyre, por dhe i shkollës nga e cila ata vijnë, në kuptimin e çdo rryme të kritikuar shkencore. Kështu, aspak nuk kemi dëgjuar në të tilla raste ndonjë nivel diskutimi që të na bëjë interesantë dhe jo injorantë në natyrën e sotme të komunikimit. Në fakt, këta njerëz të shquar, si Al Këlcyra, patër

Gjergj Fishta, patër Anton Harapi, Kolë Kamsi, Shantoja, Mithat Frashëri, kishin luftuar në vargun e gjatë të interesit kombëtar për të shkëputur kulturën e popullit shqiptar nga popujt barbarë. “Në një gjuhë të huaj ja një fjalë e shkurtër dhe fort të bukur: “noblesse oblige” . Është një mendim i lindur në inteligjencën e një populli, tek i cili ushqehej shpirti i nderit, i kalorësisë, i oborrësisë, një popull që kishte për detyrë të vdesë atje ku e lyp nderi i madh, të vërë këtë nder dhe sedrën më parë se çdo send tjetër”. Kështu do të shkruante Lumo Skëndo në “Përpjekia shqiptare”, dhjetor 1936, faqe 130. E për këtë ideal jetoi e luftoi së bashku me të Ali bej Këlcyra. Tjetërsimi i figurës së Ali bej Këlcyrës Ali Këlcyra ishte jurist me prirje politike perëndimore, kurse e drejta dhe demokracia ishin të bashkëlidhura ngushtë në idealin e tij. Parlamenti për të, si institucioni i shtetit të së drejtës dhe demokracia parlamentare, ishin balsami që zbuste plagët e konflikteve shoqërore, sepse, kur kundërshtitë e papajtueshme ndërmjet pozitës e opozitës e bëjnë të pamundur kompromisin, atëherë demokracia nuk funksionon. Nën këtë tingëllim aktual përcillet dhe mesazhi tjetër i tij: liria, si një vlerë e patjetërsueshme, është thelbi i demokracisë, parakupton edhe barazinë. Këto pikëpamje të Ali Këlcyrës, si një politikan demokrat, janë shpalosur për kohën e viteve 1921-1924, kur mbronte edhe barazinë e gruas e të burrit në të gjitha fushat. I quajtur që në parlamentin e parë shqiptar si bilbil për oratorinë e tij, sepse si demokrat e patriot kërkonte e mbronte të drejtën e sovranitetit të popullit, në veçanti kur vendit i kanosej kaosi. Ishte koha e përplasjes së ideologjive: të bolshevizmit (KOMINTERN-i), farës së fashizmit e nazizmit, dhe domosdoshmërisë për një bashkim kombëtar, që të shmangej çdo kërcënim ndaj çështjes shqiptare. Vlera e akteve të Ali Këlcyrës mund të fokusohet në këto drejtime: së pari në formimin e tij si demokrat (maj 1891-1924), që reflekton në traditat familjare shkollimin dhe karakterin e tij. Që në vitin 1915 ndjek studimet në universitetin e Romës për drejtësinë dhe së bashku me shokun e fakultetit Stavri Vinjau e kryen atë në mënyrë cilësore. Në ato rrethana historike afrohet me përgjegjësinë ideologjike të revistës “Avanti” të Partisë Socialiste Italiane. Në korrik të vitit 1925 mbron titullin “doktor” në jurisprudencë. Në Romë dhe në Paris ndoqi kurset speciale për kriminologjinë sociale dhe specializim të mëtejshëm. Më 10 tetor 1933 martohet me Advije (Dudush) Vrionin dhe më 8 mars 1936 i lind fëmija e vetme - Hëna. Zotëronte frëngjishten, italishten, turqishten, greqishten dhe gjermanishten. “Në pamje të parë të çorientonte liberalizmi i birit të një dere feudale… Tek ai kishte një revoltë biologjike, natyrore, kundër mjerimit, padrejtësisë, shtypjes, despotizmit”, - shkruan Tanush Frashëri në librin e tij për Ali Këlcyrën (faqe 25). Në

fakt, në këto vite të formimit të tij Aliu theu traditën feudale të familjes dhe i drejtohet popullit, bashkohet e rron me të, saqë shkakton indinjatën e të gjithë bejlerëve të Jugut. (Kuptohet që mjaft bejlerë u bënë pro turkut ose pro atij shteti që mbronte interesat e ngushta të tyre dhe për këtë fakt spekulohet shumë në histori me të gjithë klasën e bejlerëve.) Në Vjenë, e sidomos në Francë, ai ishte mik i mjediseve socialiste. Me ndihmën e kryetarit të bashkisë së Vjenës, socialistit Seic, Aliu mori lejeqëndrimin në qytetin austriak, ndërsa në Paris (nga viti 1930-1939) Ali Këlcyrën e gjejmë midis figurave më të shquara të socialdemokracisë europiane: F. Adler- udhëheqës i Internacionales Socialiste, Turhati, Treves, Neni, Blum, Saragat, Niti; mes radikalsocialistëve J.Godard - akademik i Francës, E. Herriot dhe me udhëheqësit e majtë të Partisë Popullore Italiane, si G. Miglioli, Tarchiani. Ai bashkëpunon me gazetat më prestigjioze parisiane të krahut të qendrës së majtë. Për veprimet e tij kundër fashizmit emri iu shënua në listën e zezë të antifashistëve. Motoja e jetës së tij ishte: “T’i shërbejmë atdheut, jo të shërbehemi prej tij”. Për këtë motiv Aliu është ulur në një tryezë bisedimesh sa me armikun, aq dhe me kundërshtarët e tij politikë (komunistët), mjaft që të shmangej rreziku i jetës së qindra mijëra shqiptarëve. Për çështjen e atdheut ai u shkroi dhe u takua me personalitet e shquara të kohës, si: Briantministër i Jashtëm i Francës (1930); Guernut - ministër i Arsimit e mik i Shqipërisë; Berthelot e Leger -sekretar i përgjithshëm i MPJ-së së Francës; Fotic, -ish-ministër i Jashtëm i Jugosllavisë; J. Godard - senator e ministër, mik i Shqipërisë; B. P. Boncourt; gjeneralin Aleksandër - shef i zyrës ushtarake të hotel “Matignon”, Jakomoni, gjeneral Dalmacon, kolonel Stilling, J. Amery, R. Pleven - president i Asamblesë Kombëtare, Grënge pas Luftës II Botërore, mareshalit Papagos; Ajzenhauer -president i SHBA-ve (1953-1961); diplomatëve e ambasadave të SHBA-ve Anglisë, Francës, Greqisë, Lidhjes së Kombeve, shoqatave të shquara, Lidhjes së të Drejtave të Njeriut në Paris, Federatës Krahinore të Romës etj. Këto relata nuk i mbante për ambicie të caktuara politike dhe njëkohësisht me shqiptarët kudo jashtë atdheut, me të cilët Ali Këlcyra kishte deklaruar: “të tërë e dinë: as kam pasur e as do të kem ambicione politike”. Në shërbim të atdheut udhëhiqej vetëm nga arsyeja dhe interesi i tij sublim; ideologjia e tij ishte shqiptarizmi: “Au dessus des ideologies, il y a I’nteret sacre et L’onneur de la patrie”. Idetë, veprat, fakte të pashkruara, që motivuan aktivitetin e Ali bej Këlcyrës (Klisura) Shpërthimi i Luftës I Ballkanike, më 18.10.1912 e shtrëngoi Ali Këlcyrën të kthehet në Këlcyrë, e cila, pas pak kohësh u pushtua nga forcat greke. Ali Këlcyra në këtë periudhë historike ka një aktivitet të ngje-


Dossier • E hënë 18 shkurt 2013 shur me mbrojtjen kombëtare dhe në përpjekjet kundër andartëve grekë në vitin 1914, janë akoma mbresat e të moshuarve mbi fjalimin e parë publik të Aliut, para dëshnicarëve dhe brenda ca ditësh e gjithë krahina e Këlcyrës u organizua në një forcë ushtarake kombëtare rreth 2000 vetash për mbrojtjen e vendit. Me ndërmjetësinë e patriotëve u lidh me çetat e Th. Gërmenjit, S. Butkës, Zalo Prodanit e Qani Starjes. Janë ngjarje më vete historike të luftës së

forcave vullnetare të komanduara nga Ali Këlcyra, të cilat shtrënguan grekët që të sprapseshin. Më 27 korrik 1913, kur erdhi Princ Vidi me princeshën Sofi, Ali Këlcyra (mbasi kishte luftuar edhe kundër bandave të Haxhi Qamilit) përshëndeti në emër të princ Vidit, frëngjisht. Në këtë periudhë Aliu mendonte: “Nga mungesa e zhvillimit të ndërgjegjes kombëtare nën masat e popullit, fanatizmat fetare, të cilat s’mund të pranonin vëllazërimin e elementëve të ndryshëm; intrigat dhe invadimet e zakonshme të huaja... etj, i dhanë zemër, sepse sillnin pushtime të reja të trojeve të mëmëdheut.” Pikërisht në këtë kohë, lëvizja kombëtare po kalonte një periudhë të vërtetë krize dhe kishte rënë në një gjendje të përkohshme depresioni. Aliu largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Kalabri, në San-Demetrio-Korona. Në vendin e De Radës, ku patrioti Mehdi Frashëri ishte mësues i gjuhës shqipe. Pastaj në ndjekje të rrugës universitare shkon në Romë, Zvicër dhe së bashku me një tufë patriotësh të shquar, si Sotir Kolea, dr. Mihal Turtulli, Pandeli Cali, Mithat Frashëri etj., krijojnë Komitetin Shqiptar të Lozanës. Edhe për veprimtarinë e këtij komiteti, ka një aktivitet të pastudiuar dhe të përmendur realisht në histori. Kështu, janë denoncimet që janë bërë për padrejtësitë ndaj Shqipërisë dërguar në Konferencën e Paqes në Paris më 1919, përfshirë këtu edhe Uilsonin. Për të shmangur konfliktin me Austro-Hungarinë u caktuan Ali Këlcyra, Koço Tasi për të biseduar fshehurazi në zonën e pushtuar nga austriakët, me TH. Gërmenji, S. Butkën, Hysen Nikolicën etj. Së bashku me ta, në tërë krahinën e Jugut u krijuan “çetat kombëtare shqiptare”. Të kësaj vlere historike janë qëndrimet me armë në dorë kundër pushtuesve italianë; në Kongresin e Leshnjes, në luftën e Vlorës, gjatë viteve 1915-1920 Ali Këlcyra me patriotët e tjerë formojnë Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare ku zgjidhet në krye të udhëheqjes. Me mbarimin e luftës së Vlorës, “Mbrojtja Kombëtare”, pas tri vjet aktiviteti më 3.9.1920, zyrtarisht u shpërnda. Ali Këlcyra me Spiro Kolekën u caktuan në komisionin e marrëveshjes italo-shqiptare, më 2 gusht 1920, që shënoi dhënien fund të pretendimeve italiane për Vlorën. Në parlamentin shqiptar Aliu zgjidhet si deputet i prefekturës së Gjirokastrës në

dy legjislatura (21 prill 1921-30 shtator 1922, dhe 21 janar 1944, deri 2 qershor 1944). Luftën për demokraci, ai e shihte te përpjekja për forcimin e elementit demokratik në vet gjirin e këshillit kombëtar (parlamenti), prandaj në fjalën e tij të parë në parlament, hodhi hapin e fillimit në këtë drejtim, duke propozuar, që në apelin e deputetëve “të mos përdoret më titulli bej se parlamenti është demokratik”. “Hiqini ato bej dhe efendi, thir-

ri një djalosh që vjen nga një prej shtëpive më të dëgjuara të bejlerëve të Toskërisë.., i cili, nuk ishte veçse, z. A. Këlcyra...”, - shkruante gazeta “Dielli” më 30.5. 1921. Ekrem Vlora shkruante në “Hylli i dritës”, se “me gjithë jetën e shkurtër parlamentare, ai do të bëhet i njohur përmes fjalës së tij të shkëlqyer, do të radhitet midis elokuencave të më të shquara të opozitës. Janë me dhjetëra vlerësime për fjalët e tij në parlament, duartrokitje, për të gjitha punët e përfunduara prej tij në komisionet, si kryetar i saj. Punoi edhe me dom Ndre Mjedën, si zëvendës i tij, shoqëron delegacionin e Lidhjes së Kombeve që kishte ardhur në Shqipëri më 1921, etj. Me një tematikë parlamentare, ku idetë, propozimet formulimet që i duheshin shumë një shteti të ri shqiptar, sidomos për të drejtën mbajnë peshën ekskluzive të mendimeve të tij. E veçantë për të, ka qenë marrëdhënia me Fan Nolin më 1924, ku edhe Aliu ishte deputet i opozitës, por kurrsesi, pro bolshevizmit. Një tjetër aktivitet i papërmendur nga historia enveriste, edhe pse e kishin për zemër, ka qenë i ashtuquajturi revolucioni i qershorit 1924, që në fakt kronika e kohës e ka quajtur revolucioni “të kadifenjtë”. Në dhjetor të vitit 1924, deri në gusht të vitit 1939, është koha e mërgimit të parë të Ali Këlcyrës... Ka një ngjeshje punësh, të refugjatit Ali Këlcyra në Itali, sidomos nga relatat në “Palaco Kichi” (1925), pastaj në krijimin e organizatës

“Bashkimi Kombëtar” (shtator 1925) dhe me shqiptarët e “Vatrës” në SHBA, kolonitë në Rumani, Egjypt etj. janë vite intensive pune me Luigj Gurakuqin, Fan Nolin etj., ngjarje që Italia nuk ia fali Ali Këlcyrës edhe për faktin se nuk donte t’i prishte marrëdhëniet me Zogun. Një furi e madhe diplomatike ndodh në Itali prej Aliut, gjatë riorientimit të politikës së saj ndaj Shqipërisë me synimin për t’i larguar qëllimet strategjike të pushtimit fashist. Po kështu, aspekte diplomatike, politike dhe gazetarie, ka në Beograd, kur jugosllavët tentuan që të bënin për vete, Xh. Bushatin, A. Këlcyrën, A. Suma, nëpërmjet Ceno bej Kryeziut dhe ministrisë së Punëve të Jashtme Jugosllave, por që qëndrimi i Aliut, i hodhi poshtë këto propozime në mënyrë kategorike, sepse e dinte shumë mirë që Ceno bej Kryeziu ishte njeriu besnik i Beogradit, si dhe përgjegjësi për vrasjen e Luigj Gurakuqit e Bajram Currit. Nga Beogradi, Ali Këlcyra furnizohesh me të holla nga familja e tij dhe shkoi menjëherë në Paris, për të ndikuar në gatishmërinë e Francës për të marrë përsipër mbrojtjen e integritetit tokësor të vendit që po kërcënohesh nga fashizmi. Nga fundi i korrikut 1927, kthehet në Vjenë së bashku me XH. Bushatin, P. Suma, si komitet drejtues i “Bashkombit” (gazetë), duke u përp-

Moska. “Noli, - shkruan Këlcyra, - ishte disi i zhgënjyer nga jeta e madhështia e ndërtimit të komunizmit në Bashkimin Sovjetik”. Për sa i përket relatave me jugosllavët, Aliu mendonte, se ato duheshin shqyrtuar si një çështje politike të radhës së parë, duheshin zbërthyer përpara “mendimit të përgjithshëm shqiptar”. Rrënjët e ftohtësisë, me armiqësitë me sllavët e Jugut, duhen kërkuar që në ëndrrën e tyre kombëtare të Fushë-Kosovës, me egërsinë e shtypjes së kosovarëve dhe në ngjarje tragjike të Luftës II Ballkanike. Prandaj, hedhja në krahët e bolshevizmit, të disa komunistëve shqiptarë, e ndante Ali Këlcyrën dhe për këtë qëndrim ai ka shprehur në mjaft artikuj të kohës. Aliu ishte i prerë, si kundër fashizmit, ashtu dhe kundër bolshevizmit, si p.sh në artikujt nr.10 datë 7 qershor, dhe nr. 13, datë 31 korrik 1929, me titull “Aktiviteti i Organizatës Bashkimi Kombëtar” dhe “Relacionet sllavo-shqiptare”. Edhe për sa i përket çështjes së Autoqefalisë, Aliu, e ka pasur në qendër të vëmendjes duke qenë kurdoherë me një krah me Fan Nolin, - Në Francë, nga janari 1930, deri në gusht të vitit 1939. Mbas aktiviteteve në Romë, Vjenë,Beograd etj, Aliu, u vendos në Paris, duke pasur lidhje të ngushta me socialistët francezë, me internacionalen socialiste dhe PAF, në veçanti, deri në vitin 1934, Aliu ishte personalisht e politikisht mik i ngushtë i senatorit Justin Godhart dhe i integruar në sferat më të larta politike të spektrit social-demokrat. Ai punonte nën moton: “Gjithçka, për ta shkëputur Shqipërinë nga kthetrat e Musolinit”. Për këtë në mesin e korrikut të vitit 1930, i drejtohej ministrit të Jashtëm Francës, socialistit të shquar Aristide Briant, një memorandum, për synimet e Musolinit në Shqipëri. Në këtë vorbull të politikës në prag lufte, në praktikën e punës dhe mendimet e shprehura publikisht, Aliu, zbulon tërë intrigat e italianëve, spekulimet jugosllave dhe greke, të cilat, e bënë të domosdoshëm Aliun që të zgjidhej

jekur të tërhiqnin nga KONARE-ja dhe për të shkëputur nga KOMINTERN-i mjaft intelektualë të infektuar nga bolshevizmi. Kjo përpjekje për të bashkuar shqiptarët, u bë nën moton e një ideologjie të vetme, shoqërore e kombëtare, dhe përmban një përvojë, e cila ka vlera, edhe aktuale. Aty përfshiheshin: S. Vllamasi, Rexhep Mitrovica. Takime e biseda me M. Krujën, Dom Lazer Shantoja me fqinjët jugosllavë dhe grekë, si shtete, që nuk donin të lejonin futjen këmbë të fashizmit në Ballkan. Në Vjenë Aliu u takua me Nolin e sapo kthyer nga pelegrinazhi në “sinodrin e shenjtë” të komunizmit,

në krye të organizatës “Bashkomb” për 14 vjet. (nga shtatori 1925, gusht të viti 1929), si bashkëpunëtor i një mendimi e veprimi ai kishte Kolë Tromarën, Sejfi Vllamasi, R. Mitrovicën, Xh. Bushatin, e mjaftë të tjerë, që ishin si kundër fashizmit, ashtu dhe kundër bolshevizmit. Kanë qenë orvatje tepër të dëshpëruara për të evituar këtë pushtim fashist të Shqipërisë, dhe për këtë flasin materialet e quajtura “Protokollet e Parisit”; “Telegramet e drejtuara Musonlinit”, e deri takimi me vet Jakomonin, ku dr. Ali Këlcyra, herë si gazetar, e herë si deputet e politikan, mban një qëndrim kombëtar për të frenuar tragjedinë e pushtimit.

»

19

Në Paris Aliu sensibilizoi mikun e Shqipërisë, ministrin Guerrnut dhe vetë Lidhjen e Kombeve. Më 24 prill të vitit 1939, në veçanti, pas hidhërimit të tij për ndodhinë e dorëzimit të kurorës V. Emanueli III (16 prill 1939), i erdhën për ta takuar Mustafa Kruja dhe Qazim Koçuli, sipas lajmërimit që kishte bërë Ermest Koliqi ministër i Arsimit, se donte të takonte në Romë të gjithë nacionalistët shqiptarë, Jakomoni, për të bërë një marrëveshje. Jakomoni, pas fjalës me M. Krujën, e pyeti Ali Këlcyrën, se, përse ai nuk kishte besim në politikën e qeverisë italiane. Aliu me një guxim, si radhë kush, i bëri një ekspoze për të gjitha etapat e marrëdhënieve italo-shqiptare, duke kujtuar lënien në baltë të tyre në vitin 1914, largimin e Vidit, marrëveshjen Titoni-Venizellos. Jakomoni, e akuzoi Aliun, se po parashtronte pikëpamjet, si ata të frontit popullor. Aliu i paraqiti tri kondita Jakomonit, në emër të nacionalistëve, të cilat, fashizmi nuk i pranoi. Kjo kohë është e mbushur me artikuj, veprimtari antifashiste, dhe kërkime aleatësh në Vjenë, Paris SHBA, e kudo , të cilat, përmbajnë një studim më vete. Gusht 1939, deri nën nëntor 1944. Aliu, mbas 15 vjet mërgimi, nëpër Europë kthehet në atdheun e pushtuar për të organizuar rezistencën dhe për këtë ishte në qendër të milicisë fashiste italiane (D.C.P). Aliu bashkëvepronte bashkë me patriotët shqiptarë, si Rasim Babameto, Baba Kamberin, Agathokli Xhitomin, Lutfi Zavalanin, Fazlli Frashëri, Llazar Fundon, Shefki Miraku etj. Lidhjet kryesore i kishte me Mithat Frashërin, Fuat Dibrën, e Hasan Dostin. Në maj të vitit 1942, në shtëpinë ku banonte Ali Këlcyra në Tiranë u bë një mbledhje e gjërë: Mithat Frashëri, F. Dibra, K. Tromara, N. Vlora, H. Dosti, F. Quku, I. Luzaj, S. Butka, T. Frashëri, Musine Kokalari, prof.dr Selman Riza, Lec Kurti, Th. Orollogai, Lef Nosi, etj. Në këtë mbledhje u vendos që organizatat e frontit të Rezistencës, të thirreshin vetëm si organizata Balli Kombëtar, që zgjodhi si kryetar Mithat Frashërin. Aktiviteti midis nacionalistëve, komunistëve e fashistëve, do të ishte në fakt një vazhdim i kësaj lufte të mëparshme. Patriotët dhe intelektualët shqiptarë, me koncepte perëndimore, i shqetësonte lufta dhe fitorja e dy diktaturave, por megjithatë, ata kanë kërkuar bashkëpunim me komunistët, deri sa të çliroheshin nga okupatori dhe pastaj në mënyrë demokratike të vendosej për të ardhmen. E gjithë kjo periudhë duhet studiuar me fakte, të cilat, janë fabrikuar e falsifikuar për ta tjetërsuar Ali Këlcyrën nga të vërtetat historike. Mbi të ashtuquajturën protokoll D’ Almacio, Këlcyra, e çdo akt tjetër tradhtie nuk kanë asnjë bazë të së vërtetës. Po kështu, dhe mjaft ngjarje të ndodhura në Gjirokastër, Kuç, Rrapi i Dervenit, Mukje, Kurë, Këlcyrë e kudo janë që të gjitha gënjeshtra me bisht. Dokumentacioni i servirur nga autori Tanush Frashëri në librin e tij, është vjelë nga disa Arkiva të Romës, Parisit, Beogradi, Vjenës, mbi 10 vjet punë dhe zbulojnë fare mirë mashtrimin e historisë. Jeta e Ali Këlcyrës nga nëntori 1944, deri më 26 shtator 1963, ka qenë në emigrim të plotë dhe në përpjekje të mëdha të tij, së bashku me të gjithë nacionalistët shqiptarë, në veçanti me komitetin Shqipëria e lirë dhe Mithat Frashërin etj. kishte një ëndërr që ta shihnin Shqipërinë të integruar në Europë. Po të studiosh të gjitha idetë dhe aktivitetet e Ali Këlcyrës të kësaj periudhe, ato janë në fakt një realizim i ëndrrës së tij për të gjithë shqiptarët që i përjetojnë sot.


20

«

Librari

Titulli: Pasion i pjesëtuar - Një grua që përgjërohet për dashuri Autore: Mirela Sula Lloji: Roman

D

hjetë vjet më parë, kur u shkrua ky libër, ende nuk isha e sigurt nëse do ta botoja. Proza ishte një sfidë që do të më vinte në provë pas disa librash me poezi dhe, për më tepër, ky ishte një eksperiment që sillte një stil të palëvruar në letërsinë shqipe. Një rrëfim në vetën e dytë, ku luajnë vetëm dy personazhe, pa emër, pa fytyrë, pa përshkrime. Një rrëfim që i jep rëndësi ndërveprimit psiko-emocional dhe jo thjesht fabulës. Është një libër i shkruar për dashurinë, një temë që ka tërhequr gjithmonë dëshirën e lexuesit për ta njohur më shumë këtë botë. E megjithatë, keni për ta kuptuar fare thjesht se këtu i këndohet një dashurie në mungesë dhe jo himnit të ndjenjës së vërtetë. Nuk e di se përse zgjodha këtë temë dhe jo një tjetër, përse këtë stil, këtë mënyrë të shprehuri apo pse u drejtohem shoqeve. Ndoshta ngaqë në atë kohë kam qenë tepër e lidhur me poezinë, dhe nuk e anashkaloja dot, as kur bëhej fjalë për një roman. Ndoshta ngaqë historitë që dëgjoja shpesh të rrëfyera nga gratë kishin pak a shumë të njëjtën melodi: “i njëjti tekst kënge”. Ka ndodhur, në fakt, që pas botimit të librit kam marrë shumë letra, e-maile, telefonata, dhe aspak për t’u befasuar, por kanë qenë të gjitha nga gratë. Ka pasur nga ato që kanë menduar se kam shkruar historinë e tyre, madje në disa raste kanë insistuar se këtu është vetë dashuria e tyre (si ka mundësi që unë e dija). Dhe ndoshta kjo është arsyeja se përse vendosa ta ribotoj pas kaq vitesh, sepse ende edhe sot mendoj se historia ka mbetur e njëjtë. Hipoteza se modelet e marrëdhënieve të dashurisë në realitetin tonë vazhdojnë të na ofrojnë të njëjtën frymë, mbetet e pandryshuar: gruaja duhet të vuajë që të fitojë dashurinë e burrit, ndërsa burri duhet t’i ndrydhë fort ndjenjat e tij që të mos e japë veten para gruas. Sigurisht, po ta kisha shkruar sot, shumë gjëra mund t’i kisha parë dhe thënë ndryshe. Sidoqoftë, mesazhi mbetet po ai, dhe pyetja ime edhe tani pas kaq vitesh do të ishte e njëjtë: pse njerëzit përpiqen kaq shumë që ta zvarrisin një marrëdhënie që nuk funksionon, kur nuk ka më asnjë shenjë dashurie? A nuk është më mirë ta lëmë të shkojë atë çfarë nuk është e jona dhe të gjejmë personin duhur, ose të përpiqemi të jetojmë një jetë më të mirë? Pas së gjithash, jeta është shumë e shkurtër për ta shpenzuar atë në mënyrë mjerane, siç përshkruhet përmes personazhit “grua” në këtë libër. Shumë veta gënjehen pas iluzionit se marrëdhënia do të përmirësohet më vonë, ose ndoshta nuk besojnë se përtej saj mund të gjejnë diçka më të mirë, atë, të vërtetën. Ka nga ata që pas përvojave të tilla nuk besojnë më se dashuria ekziston në realitet. Dhe kjo është një arsye se përse vjen sërish ky libër. Për gratë që më kanë shkruar e telefonuar se këtu është historia e tyre, për shoqet që më kanë besuar rrëfime personale, por që kanë humbur besimin te dashuria e vërtetë, për të gjithë ata që janë zhgënjyer dhe frikën ta provojnë përsëri, gjeta shumë arsye për ta ribotuar këtë libër, për të treguar se ne mësojmë nga marrëdhëniet tona, mësojmë prej shembujve që shohim rreth e rrotull nesh, nga modelet e prindërve, gjyshërve, miqve, por, mbi të gjitha, mësojmë nga përvojat tona të kaluara të dashurive të humbura. Ato na japin një njohuri për të ndërtuar marrëdhënie të reja dhe na rrisin aftësinë

E hënë 18 shkurt 2013 •

Rikthim pas dhjetë vjetesh

“Qindra vjet i dashuruar”, Avni Elezi me të 31-in

Hipoteza se modelet e marrëdhënieve të dashurisë në realitetin tonë vazhdojnë të na ofrojnë të njëjtën frymë, mbetet e pandryshuar: gruaja duhet të vuajë që të fitojë dashurinë e burrit, ndërsa burri duhet t’i ndrydhë fort ndjenjat e tij që të mos e japë veten para gruas. Sigurisht, po ta kisha shkruar sot, shumë gjëra mund t’i kisha parë dhe thënë ndryshe. Sidoqoftë, mesazhi mbetet po ai, dhe pyetja ime edhe tani pas kaq vitesh do të ishte e njëjtë...

për të besuar se dashuria ekziston. Por shumë vetë nuk arrijnë ta takojnë atë, sepse i ikin me frikën se nuk u takon. Për ta dashuria është përsosmëri. E nëse kërkojmë të përsosemi, do të thotë se ne po rendim drejt një iluzioni, në fakt, pasi askush nuk mund të jetë i tillë. Edhe pse gjithnjë jemi të prirë ta ushqejmë iluzionin e dashurisë së përsosur, shumë prej nesh besojmë se ajo i përgjigjet asaj që ne meritojmë. Pretendimi se dikush ekziston vetëm për ne është një iluzion egocentrik (që e ka zanafillën qysh në fëmijëri). Kur jemi duke përjetuar procesin e të rënit në dashuri, ne ushqehemi me iluzionin se kjo dëshirë e zjarrtë do të zgjasë përgjithmonë. Këtë iluzion në kulturën tonë e përfaqëson miti për dashurinë romantike, i cili i ka rrënjët në përrallat ku princi dhe princesha jetojnë të lumtur deri në fund të jetës. Ky mit na tregon se për secilin djalë në botë ekziston një vajzë e krijuar posaçërisht për të, dhe për secilin burrë ekziston një grua e vërtetë. Në këtë roman ky mit është thyer. “Çdo ‘Unë’ ka nevojë për një ‘Ai’, në mënyrë që të ndihet i realizuar”, thotë Martin Buber. Kjo është një e vërtetë që u jep përgjigje të gjitha pyetjeve që mund t’ju lindin teksa lexoni këtë libër. Autorja

Shkrimtari, poeti dhe botuesi Avni Elezi ka hedhur në qarkullim librin e 31 e një të tij “Qindra vjet i dashuruar”. Është një përmbledhje poetike me 100 poezi të zgjedhura. Në to është bota ndijimësore e tij, e pigmentëzuar në trillin artistiko-estetik dhe emocional. Vëzhgimet ndijimësore të përditshmërisë sonë dhe përjetimet e shpirtit të tij poetik i ka hedhur në varg, duke përçuar ndjesi emocionale dhe intuitive. Pothuajse të gjitha poezitë e këtij vëllimi janë shkruar me rimë të alternuar, ku trilli poetik dhe realiteti gërshetohen përmes muzikalitetit të vargjeve të rimuara me mjaft mjeshtëri nga autori. Redaktor i librit është Mentor Hoxha, ndërsa grafika nga Lorena Kola. Ky është libri i tretë me poezi, pas vëllimeve poetike “Nimfa e dhimbjes” (1996) dhe “Emri quhet vajzë” (1998). Avni Elezi, brenda 20 viteve ka botuar 31 libra në poezi dhe në prozë. Ka publikuar dhe vazhdon të publikojë më shumë se njëzet tituj gazetash e revistash me karakter kulturor dhe argëtues. Ka lindur në Dumre të Elbasanit. Shkollën e mesme e ka kryer në Belsh, ndërsa studimet e larta në Univeristetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, për “gjuhë-letërsi”. Në mars të vitit 1991së bashku me një grup studentështë Universitetit të Kamzës krijuan shoqatën e parë kulturore artistike “Lasgush Poradeci”. Në dhjetor 1993, themeloi Shtëpinë Botuese “Linddita AE”, që gjer më sot ka publikuar mbi 5 mijë tituj librash për fëmijë dhe të rritur.

Poezi nga Avni Elezi Ku ta gjej njerinë?

Stinët ikin, dhe do të vijnë prapë Retë do dalin, të na sjellin shiun Verës së nxehtë, mbushur gjithë vapë Mes shkretëtirës, ku ta gjej njeriun? Do të bëj furtunë, erë edhe shi Do të bjerë borë, këmbët do na mardhen Do të shkojnë vitet e s’do të pyesë njeri Flokët e djemve një ditë do zbardhen. Gjethet do të bien nga tufani i madh Shpirtërat do të rreken nga një suferinë Do kalojnë malet, pa pyetur për radhë Nëpër fusha lodhur, do kërkojë njerinë..

Ti je plagë e hapur, ankthi dhe meraku Ku gëzimi njerëzor po fillon të buis Ankohet shpirti, dheu i flaktë si gjaku Mes shpresës së humbur, lind një filiz. Je drithërima që vjen dhe ikën larg Uji me rrebesh, që ta lag fytyrën Bashkohen liqenet, nis e bëhen varg Malli mbeti, nuk ndryshoi ngjyrën. Ti je Dumreja ime! Klithma dhe rënkimi Magma e një atdheu të hidhëruar Me krater të shekujve ku bëhet betimi Shpirti yt i nxehtë është i shenjtëruar. Kujtimet

Pastaj do të nisemi viteve të vetmuar Të kërkojmë një shok, të dashur a mik. Koha do të gjendet si copë e arnuar Do të na hedh larg, por si një armik.

Nëntori i lagur ia mbathi në kreshtë Të gjitha gjethet e penduara ranë Kujtimet e mia u rizgjuan në vjeshtë Dhe tok me dimrin sy më sy u panë.

Dumresë, vendlindjes sime Ti je balli i rrudhave, pa fill e pa fund Ku gurët e kodrave janë si kokrra loti Shtrihet trupi yt, fort dhembja e tund Djersa dhe mundi, shkuan kot së koti.

Duke pritur diellin

Brenda errësirës së pafund Noton në qiell të zi, mesnata Ëndrrat për të pritur ditën Tani janë tmerrësisht të gjata.


• E hënë 18 shkurt 2013

E

dashurova menjëherë. Nuk kam reshtur kurrë së dashuruari. E dashurova në mënyrë platonike. E them këtë, sepse dashuria që Ernest Hemingway dhe unë ndjenim për njëri-tjetrin ishte e jashtëzakonshme në mënyrën se si ne e përjetonim: një dashuri e pastër, absolute. Një ndjenjë e paprekur nga dyshimet, një dashuri përtej horizontit, përtej vdekjes, edhe pse e di me siguri që kjo nuk ekziston. Ndoshta prandaj edhe ndjenjat tona i rezistonin kohës, edhe atëherë kur nuk kishte më fije shprese për asnjërin. Nuk kishte dëshirë, as ndonjë gjë për të dhënë, kur Hemingway nuk ndjente tjetër veçse një dëshpërim të thellë, të njëjtin që ndjeja unë kur ai përshkonte mendimet e mia. Nuk jetonim kurrë bashkë. Kjo ndoshta do të kishte vënë rregull në shumë gjëra. E respektoja Maryn, gruan e tij, të vetmen femër për të cilën isha në dijeni nga të gjitha marrëdhëniet e tij me të tjerat. Ashtu si edhe gruaja e tij, edhe unë isha xheloze për gratë e tij të dikurshme. E kam ruajtur me kujdes çdo letër të tij dhe nuk kam ndërmend t’ia shes ndonjë muzeu apo ndonjë koleksionisti. E di që nuk do të mundja t’i merrja me vete në lamtumirën e kësaj bote, por nuk kam për të lejuar që dikush të guxojë t’i prekë letrat e tij. Më përkasin vetëm mua. Ai i ka shkruar për mua dhe prej tyre askush nuk do të fitojë asnjë qindarkë. Do të bëj të pamundurën për të mos e lejuar një gjë të tillë. Vazhdimi, kuptimi, vendosmëria… Ishte “Shkëmbi im i Gjibraltarit”, e adhuronte këtë emër. Kanë kaluar vite, secili më i dhimbshëm se ai që lija pas. Thuhet se koha shëron çdo plagë. Është një proverb shumë optimist, por fatkeqësisht tërësisht fals. Zbrazëtia që Hamingway la mes nesh dhe në të gjithë botën, nuk do të mbushet kurrë. Ishte një shkrimtar, por ishte edhe një qënie njerëzore, i cili vendosi të na lërë pa i llogaritur kurrë pasojat e ikjes së tij. Por ishte zgjedhja e tij…. Nuk kam për ta kuptuar kurrë se përse më donte “kaq shumë”, siç thoshte ai. Ndoshta sepse dashuria jonë i rezistoi edhe luftës. E kam takuar shpesh të atë periudhë, notonte në krenari dhe kishte në kokë mijëra projekte. Ndërsa unë, e zbehtë dhe e sëmurë, përpiqesha të fitoja energji për të bërë figurë të mirë. Kishte shkruar një poezi për luftën dhe ma lexonte me zë të lartë… “Merr këtë lavire Vdekje, për grua…. “. “Vazhdon”, më thoshte kur e ndërprisja. Më thërriste “karaut”-salsiçe, dhe kishte të drejtë. Ta quaja “baba”, siç bënin shumë nga miqtë e tij, më dukej qesharake. E quaja “Thuamë”, sepse ishte i vetmi term që kisha arritur të gjeja. “Thuamë, Thuamë”. Isha një fëmijë e përhumbur në sytë e tij dhe në të mitë. Ishte vazhdimi, kuptimi, vendosmëria, më i miri i këshilluesve, ishte sunduesi i kishës sime personale. Si arrita t’i mbijetoja zhdukjes së tij? Nuk di t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Ndonjë nga ju që ka humbur babain ose vëllain, më kuptojnë. Ti nuk arrin ta pranosh, derisa ajo dhimbje e tmerrshme fillon ta lëshojë zemrën tënde. Dhe pastaj fillon të jetosh sikur të mundje të takoheshe me atë që nuk është më, në çdo orë të ditës apo të natës. Dhe vazhdon rrugën tënde, tashmë e bindur që ai nuk do të kthehet më kurrë. Mësohesh me vuajtjen. Ai nuk më mësoi asgjë të re, por u përball bashkë me miratimin e tij me mendimet e mia më të fshehta, për

UNË dhe

Librari

»

21

HEMINGuej

t’i bërë të vërteta e të forta, duke u dhënë pamjen e diçkaje të re. Më mungon tmerrësisht. Nëse do të kishte një jetë pas vdekjes, do të më fliste netëve të mia të gjata e pa gjumë. Por nuk ekziston jeta pas vdekjes: ai iku përgjithmonë, nuk ka dhimbje që mund ta rikthejë dhe dëshira ime do të mbetet përjetësisht e pathemeltë. Me kohën mëson të “vazhdosh” t’i buzëqeshës lojës së padrejtë, të pranosh atë që dikur nuk e duroje: një lloj jete të rraskapitur që Hemingway, ashtu si unë, gjithmonë e ka urryer. Një jetë kaq e bukur, e shuar përgjithmonë për një arsye kaq idiote.

Në kufijtë e çmendurisë E nesërmja e vdekjes së tij më gjeti në kufijtë e çmendurisë. Ishte një mënyrë për të luftuar me dhimbjen time. Hemingway më ishte betuar se nuk do të më braktiste kurrë. Po kush isha unë krahasuar me të gjithë ata që ai kishte lënë pas krahëve: fëmijët, gruan, të gjithë ata që kishin nevojë për të? Isha rrota e fundit e qerres. Ai nuk mendonte për këtë. Jetonte i lumtur, ashtu si të gjithë ne, me mendimin që ditët e tij nuk do ishin të numëruara.

Nuk marr pjesë kurrë nëpër funerale. Kështu që nuk shkova as në atë të Hemingwayt. “Ajo nuk ishte”, - kishin shkruar gazetat. Por unë nuk shkoj më nëpër funerale që pas atij të nënës sime. Ajo ditë më mjaftoi. Nuk kam aspak dëshirë të rijetoj një ditë të ngjashme. I dua njerëzit e gjallë, bëj të pamundurën për të lehtësuar dhimbjet dhe trishtimet e tyre, por nuk më intereson t’i shoh të

zhduken nën tokë. Nuk mund të bëj asgjë kundër asaj fuqie të tmerrshme shkatërruese që transformon në pluhur dhe fiton triumfalisht, duke marrë me vete gjurmët e atyre që kemi dashur. Po, Hemingway e dinte ç’bënte dhe unë nuk e kam paragjykuar kurrë veprimin e tij, edhe pse natyrisht idetë e mia mbi jetën ishin shumë të ndryshme. Jam një grua që nuk di ta zgjasë shumë dhe që nuk do të isha kurrë në gjendje të kisha një inteligjencë aq rrënjësore sa të tijën. Nëse do të kisha pasur një minimum të aspiratave të tij, do të isha ndeshur me të si një luaneshë. Por ai ishtë shumë më i fortë se të gjithë ne dhe me siguri do të kisha përfunduar përtokë. Në luftë me instiktin Do të doja t’ju flisja për takimin tim me Mary Welsh, gruaja e fundit e Hemingwayt. Më kishin dërguar në Paris dhe gjatë ditëve të qëndrimit tim banoja në “Chatou”. Kur mora vesh se ai ishte në qytet, në hotel “Ritz”, shkova me xhip për ta takuar. Më tha se mund të bëja një dush në banjon e tij para se të paraqitesha

në “raportim”. Më tha edhe se kishte njohur një “Afërditë”, të cilën donte ta joshte me çdo kusht. Më tregoi edhe se ajo e kishte refuzuar dhe e kishte quajtur një “dashnor të keq”, duke shtuar se vetëm unë mund ta nxirrja nga ajo gjendje e vështirë, duke folur me vajzën. Është e pamundur të shpjegosh dëshirën e një burri për një grua. Mary Welsh ishte një grua e

sjellshme, prej kohësh e privuar nga eksperiencat seksuale dhe sentimentale, dhe rrjedhimisht shumë pak e dëshirueshme. Me siguri do t’i kishte dhënë fund trishtueshëm ekzistencës së saj, ashtu si të gjitha femrat e këtij lloji, nëse nuk do të kishte takuar në rrugën e saj Hemingwayn. Mary Welsh nuk e dashuronte Hemingwayn, jam e sigurt për këtë, por kjo korrespondente modeste lufte, që askush nuk ia varte, nuk kishte asngjë për të humbur. Duke luftuar kundër instiktit tim, vendosa ta përmbush misionin që më ishte besuar. E gjeta Mary Welsh dhe fillova t’i flisja. “Unë nuk e dëshiroj”, më tha në mirëbesim. Fillova t’i flisja me të gjitha ato që disponoja për “çështjen Hemingway”, por ajo as që donte t’ia dinte. Atëherë i këshillova të krahasonte jetën që bënte tani me të ardhmen që e priste me të dhe detyrimisht më duhej t’i premtoja edhe “martesë”. Përpjekjet e mia më në fund po jepnin rezultat. Rreth orës së drekës filloi të dorëzohej. Në hotel “Ritz” ora e drekës është një moment shumë i rëndësishëm. Është kjo fazë e ditës, në të cilën gratë ulen qetësisht dhe bëjnë një përmbledhje të planeve të tyre. Mary Welsh nuk bënte përjashtim nga ky rregull dhe më në fund vendosi të më deklaronte se propozimi i interesonte. Tani më duhej ta pëballja me Hemingwayn dhe në darkë dridhesha nga koka të këmbët, por arriti Mary Walsh dhe e pranoi propozimin e tij përpara të vetmit dëshmitar, që isha: unë. Nuk kam parë kurrë njeri më të lumtur se Hemingway. Ai dinte të ishte i lumtur. Dhe më e rëndësishmja, dinte ta tregonte. Rreze drite shpërthenin nga trupi i tij gjigant, për të ndiçuar dhe për t’ia bërë sytë t’i shkëlqenin. Ndoshta ndjeu se fëmijët e tij, tashmë të rritur, nuk kishin më nevojë për të, ndoshta thjesht i kishte xhepat plot, kush mund ta dijë! Kur trupi nuk të përgjigjet më si dikur, kur truri humbet goditje ditë e natë, është momenti për të marrë (nëse është e mundur) kurajon me të dyja duart dhe të shuash kandilin. Askush deri më sot nuk ka arritur të shpjegojë motivet e vetëvrasjes së Hemingwayt. Do të më pëlqente ta quaja më

shumë një veprim impulsiv sesa një veprim të vetëdijshëm. Të ketë reaguar në këtë mënyrë Hemingway nga një gjendje somnambulizmi? Jam kapur me thonj pas kësaj hipoteze. E megjithatë jam e bindur se ndërgjegjja e tij nuk do t’i kishte sugjeruar shembullin e të atit dhe vetëvrasja e tij nuk ka të bëjë me peshën e kujtimeve. Në momentin e shkeljes së këmbëzës është shfaqur ashpërsisht në memorien e tij diçka shumë e largët. . . por, po analizoj pak si shumë. Di që ishte thellësisht i palumtur. Besnike për të respektuar “gruan tjetër” Raportet që kam pasur me disa meshkuj ndoshta janë të vështira për t’u kuptuar. Unë nuk kam ndërmend t’i shpjegoj. Nëse nuk kuptoni, keq për ju. Nëse ju intereson vetëm dashuria fizike, mbyllini menjëherë këtë libër, sepse është një argument mbi të cilin nuk kam ndërmend të zgjatem, dhe kjo për një arsye fare të thjeshtë: jam shumë injorante në këtë fushë. Gjatë gjithë jetës sime dashuria fizike ka qenë pazgjidhshmërisht e lidhur me dashurinë “kokë e këmbë”, dhe kjo është arsyeja që nuk kam pasur kurrë eksperienca pa të nesërme. Dashuria ime me Hemingwayn nuk ishte një aventurë. Nuk qëndruam kurrë bashkë për një periudhë mjaftueshmërisht të gjatë në të njëjtin qytet: dhe nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ose ai ishte me një vajzë të bukur, ose kur ai ishte i disponueshëm unë isha e zënë, dhe kur isha unë, nuk ishte më ai. . . Duke i urryer gjithmonë situatat e mjegullta, besnike që në fillim për të respektuar “gruan tjetër”, kam takuar gjithandej meshkuj të mrekullueshëm, si një anije që takon një tjetër në natën e errët. Por mendoj se dashuria e tyre do të zgjaste më shumë nëse do të kisha qenë një anije e ankoruar në portin e tyre. Kam dashuruar, kam qeshur e qarë Kam pasur gëzimet dhe disfatat e mia Dhe ndërsa lotët ndalen Gjithçka duket argëtuese Marlene Dietrich


22

« speciale

Profil

E hënë 18 shkurt 2013 •

Gjenerata e tretë e

“Al Kaedës”

N

dërsa avokatët e Pentagonit po theksojnë se “Al Kaeda” është duke shkuar drejtë humbjes, bota në të vërtetë po sheh daljen në sipërfaqe të gjeneratës së tretë të kësaj lëvizjeje terroriste. E rrethuar nga fluturakët pa pilot në Pakistan dhe Jemen, gjenerata e tretë e “Al Kaedës” ka shfrytëzuar “Pranverën Arabe” për të krijuar bazat e vetë më të mëdha operacionale në botën arabe pas një dekade të tërë. Kjo gjeneratë mund të dëshmohet si gjenerata më vdekjeprurëse e “Al Kaedës” deri tani. Gjenerata e parë ishte lëvizja burimore, e themeluar në Afganistan nga Osama bin Ladeni në vitet ’90. Gjenerata e dytë e “Al Kaedës” doli në sipërfaqe pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, kur pjesëtarët e këtij grupi u paraqiten në Pakistan e më pas në tërë botën myslimane. Pas vdekjes së Bin Ladenit nisi të dalë në sipërfaqe gjenerata e tretë e “zgjimit” në botën arabe. Dega me forcimin më të shpejtë e “Al Kaedës” është ajo që po vepron në Siri. Duke e shfrytëzuar emrin “Jabhat al Nusra”, “Al Kaeda” është shndërruar ndoshta në elementin më vdekjeprurës të opozitës kundër regjimit brutal të presidentit Bashar al Asad. Kryesuesi i “Al Kaedës”, Ajman al Zavahri, në pranverë u bëri thirrje të gjithë xhihadistëve në botë që të shkojnë në Siri për t’iu bashkuar kryengritjes kundër regjimit të Asadit dhe pakicës alavite, e cila e mbështetë atë. Për “Al Kaedën” Asadi dhe alavitët janë shënjestër e përkryer. Shumë sunitë besojnë se alavitët janë një sekt që ka devijuar nga islami, pra një sekt që meriton të shtypet. Ndonëse “Al Kaeda” ende përbën një fraksion të vogël

të opozitës në Siri, ajo me vete sjellë aftësi unike për prodhimin e bombave dhe për ndërmarrjen e operacioneve vetëvrasëse. Faqet e xhihadistëve në internet për çdo ditë raportojnë për vdekje të “martirëve” nga radhët e “Al Kaedës” gjatë luftimeve në Alepo dhe Damask, “martirë” këta nga Arabia Saudite, Palestina dhe Egjipti. Dega e “Al Kaedës” në Siri ka synuar të mësojë nga gabimet e paraardhësve. Ajo i shmanget nënvizimit publikisht të lidhjeve burimore të saj me “Al Kaedën” dhe synon të bashkëpunojë me grupet sunite. Pjesëtarët e kësaj dege janë të armatosur mirë, shfrytëzojnë bazat në Irak për përkrahje dhe furnizim dhe përfiton nga furnizimi me armatim të opozitës siriane nga ana e Katarit dhe Arabisë Saudite. Udhëheqësi i degës në Siri shfrytëzon nofkën “Abu Mohamad al Golani”, referencë kjo për Rrafshnaltën e Golanit, të pushtuar nga Izraeli, gjë që sugjeron se udhëheqësi kryesor i degës së “Al Kaedës” në Siri është një sirian e jo ndonjë luftëtarë i huaj. Sa më gjatë që të vazhdojë lufta sektare në Siri, aq më tepër do të përfitojë “Al Kaeda” nga kaosi dhe polarizimet sektare. Ajo gjithashtu do të përfitojë edhe nga përhapja e dhunës nga Siria në Liban, Turqi, Irak dhe Jordani. Si dhe pjesa tjetër e botës, edhe “Al Kaeda” u befasua nga revolucionet, të cilat përmbysën nga pushteti diktatorët në Tunizi, Egjipt, Libi dhe Jemeni. Ideologjia e saj e dhunës dhe xhihadit fillimisht u zëvendësua nga revolucionet, kryesisht jo të dhunshme, që ndodhën në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme. Por “Al Kaeda” është një organizatë adoptuese dhe ajo ka

shfrytëzuar kaosin dhe rrëmujën e ndryshimeve revolucionare për të krijuar baza dhe qendra të reja operacionale. Në Afrikën e Veriut, në Magrebin islamik, “Al Kaeda” është lidhur me sukses me grupin lokal ekstremist në Mali me emrin “Ansar al Dine”. Këto organizata tani kontrollojnë dy të tretën e territorit të Malit. Një qendër tjetër e gjeneratës së tretë të “Al Kaedës” është shkretëtira në gadishullin e Sinait në Egjipt. Pas revolucionit xhihadistët në Sinai shprehën besnikërinë e tyre ndaj Al Zavahrit, i cili në vazhdimësi ka mbështetur sulmet e tyre kundër shënjestrave izraelite. Në Jemen “Al Kaeda” shfrytëzoi përmbysjen e diktaturës së Ali Andallah Salehut për të vendosur nën kontroll pjesët jugore dhe lindore të vendit. Edhe dega e “Al Kaedës” në Irak nuk është shkatërruar, përkundër përpjekjeve të shumta për ta bërë këtë. Ajo është rikëndellur në disa rajone sunite dhe kryesuesi i kësaj dege, Abu Bakër al Bagdadi, ka premtuar sulme të reja në Irak dhe SHBA. “Al Kaeda” po rikëndellet dhe po rigrupohet edhe në Pakistan. Grupet aleate të “Al Kaedës” në Pakistan, si “Lashkar e Taiba” apo talebanët e Pakistanit, po përballen me një trysni fare të vogël të qeverisë. Tre nga pesë terroristët më të kërkuar nga SHBA-të - Zavahri, Hafez Saed dhe udhëheqësi i talebanëve Mullah Omar - janë në Pakistan. Vetëm Zavahri po qëndron i fshehur, dy të tjerët gëzojnë përkrahjen e shërbimeve pakistaneze të inteligjencës. Ka shumë gjasa që edhe Zavahri ka mbrojtës të fuqishëm. (Daily Beast)

Zhirinovski:

S’ishte meteor, SHBA testuan një armë

N

jë politikan rus pretendon se meteori që goditi dje Rusinë, në fakt ishte një test armësh nga Amerika. Autoritetet thonë se meteori goditi atmosferën e Tokës me një fuqi të barabartë me 30 bomba atomike si ajo që shkatërroi Hiroshimën. Më shumë se 1200 njerëz u plagosën dhe 4000 godinave iu thyen xhamat. Politikani Vladimir Zhirinovski tha se ajo që ndodhi ishte një akt provokacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zhirinovski, lider i Partisë Liberaldemokrate të ekstremit të djathtë, tha: “Këta nuk janë meteoritë duke rënë, por janë amerikanët duke provuar një armë të re.” Nuk është hera e parë që ai bën deklarata të çuditshme. Kështu, në vitin 2006 ai tha se duhet të armatosen të gjithë rusët për të vrarë zogjtë migratorë, në mënyrë që të luftohet gripi i shpendëve. Guvernatori i rajonit ku ra meteori përllogarit se dëmet janë rreth 33 milionë dollarë. Ai tha se të gjithë xhamat e thyer do të zëvendësohen brenda javës. Temperaturat në këtë rajon janë -12 gradë në mesditë, ndaj është e nevojshme që xhamat të vihen urgjent.


sport • E hënë 18 shkurt 2013

Oferta e Bajernit të Mynihut për Garet Bejl ka bërë që Reali i Madridit të vihet menjëherë në lëvizje. Siç raporton gazeta britanike “The Telegraph”, klubi madrilen ka kërkuar informacion të hollësishëm nga Totenhemi në lidhje me mbrojtësin e majtë. Sipas “The Telegraph”, Reali i Madridit ka kërkuar nga Totenhemi, t’i bëhet e ditur se kur do ta nxjerrë në shitje klubi londinez mbrojtësin. E menjëherë pasi të mësojë momentin kur britanikët do të nxjerrin në shitje uellsianin, presidenti Perez është gati të bëjë dhe ofertën prej afërsisht 60 milionë eurosh. Kështu, Perez ka vendosur të konkurrojë edhe Bajernin e Mynihut, që të shtunën kishte bërë me dije se ishte gati të paguante

Reali hedh hapin e parë për Bejl, Higuain mendon largimin rreth 58 milionë euro për të pasur shërbimet e mbrojtësit. Interesi i Realit të Madridit për Bejlin nuk është diçka e panjohur. Që në momentin e arritjes së marrëveshjes me Totenhemin për transferimin e Luka Modriçit në Madrid, Reali kishte kërkuar edhe mbrojtësin e krahut të majtë. Ndërsa tani Reali ka kërkuar informacion në lidhje me momentin e nxjerrjes në shitje të tij për shmangur konkurrencën e klubeve të tjera. Në fakt e ardhmja e Garet Bejlit më së shumti do të varet nga ecuria e Totenhemit në këtë sezon.

S

eria A këtë javë ka dhuruar jo pak surpriza këtë javë, ku padyshim Juventusi zë kreun e listës. Megjithatë, edhe skuadra të tjera kanë zhgënjyer, dhe rasti më i pastër ishte ajo e Napolit, ku nuk mundi dot të përfitojë për të rihapur edhe njëherë kampionatin italian, duke bërë një garë më të bukur deri në fund. Kështu, Napoli nuk përfitoi nga humbja e Juventusit ndaj Romës, për t’iu afruar më shumë në luftën për titullin e Serisë A. Të kaltërit nuk shkuan më larg se një barazim 0-0 me Sampdorian e cila kohët e fundit po rezulton një ekip problematik për skuadrat e mëdha. Me këtë barazim Napoli shkon në kuotën e 51 pikëve, -4 më pak se bardhezinjtë e Kontes. Ndeshja Ndeshja në fakt është paraqitur me dy fytyra për skuadrën e Napolit. Kështu, në pjesën e parë, ka qenë skuadra e Sampdorias e cila ka luajtur më mirë, duke vënë nën presion Napolin e Mazarrit. Duke parë këtë lojë në 45-minutëshin e parë, në pjesën e dytë Napoli kryen ndryshime në formacion dhe menjëherë jep rezultate në lojë, por jo në rezultat. Kështu, edhe pse Napoli krijon disa raste për shënim, nuk arrin të shënojë deri në fund, edhe pse të paktën mbrohet mirë. Me këtë rezultat, Napoli humbet një mundësi të artë për të çuar diferencën në vetëm dy pikë me skuadrën kryesuese Juventusin. Pas edhe rezultatit të mesjavës, ku Napoli humbi thellë 3:0 ndaj çekëve në Europa Lig, gjërat janë të qarta se skuadrat e Mazarrit nuk po kalon një moment të mirë. Të tjerat Në takimet e tjera, Torino ka mundur në fushën e vet Atalantën me rezultat 2:1 duke marrë një tre pikësh shumë të rëndësishëm për objektivat e skuadrës. Nga ana tjetër, edhe Katania vendase ka mundur Bolonjën, me rezultatin minimal 1:0 por mjaftueshëm për të marrë pikët maksimale. Peskara ka humbur në fushë të saj ndaj Kaljarit, teksa Xhenoa mund Udinezen me rezultatin 1:0.

ai dëshiron të afroje me doemos në skuadër një lojtar të kalibrit të lartë dhe Bejl i plotëson më së miri kriteret. Higuain drejt largimit Ndërsa Reali bëhet gati të bëjë goditjen “Bejl”, sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain është bindur se duhet të largohet nga Reali në fund të sezonit. Sipas “Vox Populi” argjentinasi ka vendosur të mos vazhdojë më bashkëpunimin me Realin dhe ka nisur të shohë për ofertat që mund të vijnë veçanërisht nga Seria A, ku Juventusi duket preferenca e parë.

Napoli shpërdoron një mundësi të artë për ta çuar diferencën në vetëm dy pikë ndaj Juventusit. Skuadra e Mazarrit, pas barazimit të sotëm, por edhe humbjes në mesjavë në Europa Lig, duket qartë se nuk po kalon një moment të mirë

Sikur të mos mjaftonte humbja e Juventusit si një surprizë e madhe, apo barazimi i Napolit, dje në darkë ka ardhur edhe surpriza më e madhe e të gjithë javës në Serinë A. Kështu, në një kohë që pritej kthesa e Interit, pikërisht përballë Fiorentinës që gjithashtu nuk po kalonte një moment të mirë përpara kësaj ndeshjeje, ka ndodhur pikërisht e kundërta. Kështu, është skuadra e Fiorentinës që ka shpartalluar plotësisht Interin, me një rezultat të thellë që nuk lë vend për asnjë koment pozitiv për zikaltërit. Seria e golave nisi që në minutën e 13-të me anë të Ljaliç për të vazhduar me dyfishim në minutën e 33-të me Jovetiç. Është sërish ky i fundit që në minutën e 55-të shënon golin e tretë për Fiorentinën dhe të dytin personal, duke bërë që ndeshja të quhej e mbyllur. Por Fiorentina e “pangopur” shënon sërish duke e çuar rezultatin në 4:0. Në fund, është Kasano i cili shënon golin e “flamurit” për Interin, një Inter plotësisht i shkatërruar në muajt e fundit. Me këtë rezultat Andrea Stramaçoni është më i rrezikuar se kurrë për të lënë stolin e Interit.

Mesi i bashkohet grupit të 300-ve Lionel Mesi me dy golat e shënuar ndaj Granads ka ndihmuar Barcelonën të arrijë fitoren e radhës në Primera. Por nga ana tjetër ai ka shënuar golin e 300-të dhe 301-ë me fanellën blaugrana. Kështu argjentinasi i është bashkuar nëntë lojtarëve të tjerë të cilët në karrierën e tyre kanë kaluar shifrën e 300 golave me një skuadër. Pele, Santos Çdo listë e golashënuesve do të ishte e paplotë pa emrin e legjendës braziliane Pele, i cili regjistron mbi 1088 gola në 1115 ndeshje në karrierë. Jan Rash, Liverpul Sulmuesi nga Uellsi ka shënuar rreth 350 gola në karrierë vetëm me fanellën e Liverpulit. Në 16 vjet të kaluara në Liverpul, ai arriti të fitonte 17 trofe. Uve Seler, Hamburg Uve Seler ka kaluar pothuaj të gjithë karrierën e tij tek Hamburgu, ku në 519 ndeshje ka arritur të shënojë 444 gola. Stiv Bull, Uolves Legjenda e Uolvesit ka shënuar 306 gola me këtë fanellë, ku përfshihen dhe 18 trigolësha. Në 13 vjet të kaluara me këtë skuadër, atij i janë dashur 561 ndeshje për të arritur shifrat 306 rrjeta. Gerd Myler Gerd Myler është pa dyshim një nga emrat më të mëdhenj në këtë listë me 566 gola në 600 ndeshje me fanellën e Bajernit të Mynihut. Deri vjet mbante rekordin e golave të shënuar në një vit kalendarik, 85 rrjeta në vitin 1972, rekord i thyer nga Leo Mesi. Raul Gonzales, Real Madrid Sulmuesi spanjoll që aktualisht luan në Katar ka kaluar 16 vjet në Madrid me fanellën e Realit, duke u kthyer në një ikonë të këtij klubi. Në 741 ndeshje me Realin ka shënuar 323 gola, duke thyer rekordin e Alfredo di Stefanos. Eusebio, Benfika Portugezi i lindur në Mozambik ka shpenzuar pjesën më të madhe të karrierës së tij te klubi më i madh i Portugalisë, Benfika në kohët e saj të arta. Ai ka shënuar 638 gola në 15 vjet të kaluara në klubin e kuq. Ferenc Pushkash, Budapest Honved I njohur si një nga lojtarët më të mëdhenj në histori, hungarezi shpenzoi pjesën më të madhe të karrierës në vendlindje me Budapest Honvedin, para se të transferohej në Madrid tek Reali. Me Honvedin shënoi 374 gola në 358 ndeshje. Alfredo di Stefano Argjentinasi arriti në kryeqytetin spanjoll në mënyrë disi të çuditshme, pasi të gjithë besonin se ai kishte firmosur për Barcelonën. Në 397 ndeshje me Realin ai shënoi 307 gola.

Marek Hamshik grabitet sërish Vjedhjet nuk kanë të sosur në Napoli. Mesfushori sllovak Marek Hamshik është bërë për të dytën herë viktimë e një grabitje në qytetin e Napolit, duke bërë që të kthehen përsëri polemikat rreth sigurisë së lojtarëve në këtë qytet dhe frikës që shumë prej tyre kanë për t’iu bashkuar kësaj skuadre. Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të takimit mes Napolit dhe Sampdorias,

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

kur lojtari ishte nisur drejt aeroportit të qytetit për të marrë bashkëshorten e tij. Dy persona në një motoçikletë i janë afruar makinës së tij dhe pasi i kanë thyer xhamin në krahun e shoferit, e kanë kërcënuar me armë duke i marrë orën e dorës dhe duke u larguar me shpejtësi. Pas kësaj ngjarje të turpshme, Hamshik i shokuar ka lajmëruar policinë, teksa pritet zbardhja e ngjarjes.

politika: Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Ervin Koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

23

Fiorentina shkatërron Interin 4:1

Ngec Napoli, humbet shansin e madh

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

Në rast se londinezët do të arrijnë të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve me shumë mundësi Bejl do të vijojë të qëndrojë te Totenhemi. Por nëse skuadra e Vijash Boashit nuk arrin objektivin Champions, për “Spursat” do të jetë shumë e vështirë të mbajnë në skuadër mbrojtësin që nga të gjithë identifikohet si “Ronaldo mëngjarashi”. Po ashtu presidenti i Realit, Florentino Perez me shumë mundësi do të vendosë sërish kandidaturën e tij në qershor për t’u rizgjedhur numri një i klubit madrilen. E për rrjedhojë

»

Reali, 25 milionë dhe Benzemanë për Kavanin Edison Kavani pa dyshim mbetet një nga dëshirat e presidentit të Realit, Florentino Perez. Madje ditë më parë shtypi spanjoll dhe ai italian kanë bërë me dije se Reali ishte gati të ofronte një shifër të majme për uruguaianin. Por në orët e fundit nga Madrid duket se ka dalë një propozim i ri. Sipas “calcionline” Reali i Madridit është gati t’i ofrojë Napolit 25 milionë euro dhe shërbimet e sulmuesit francez Karim Benzema në këmbim të Edison Kavanit.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E hënë 18 shkurt 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.