Metropol 19 korrik 2013

Page 1

»6

Merret leja për ndërtimin

Kule: U hap rruga për ndërtimin e kampusit universitar të Tiranës E premte

19 korrik 2013 Viti IX, Nr. 3031 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Lubonja-Haradinaj

Ngrihen kullat e Ka ardhur koha të vrojtimit në plazhe Dako: Kemi pasur shumë raste të mbytjeve në det. Nis zbatimi i projektit për rojet bregdetare në plazhet e frekuentuara »10

»2

debatojmë mitizimin e figurave shqiptare

Kompensimet Agim Toro: procedurat që do të ndiqen për ndarjen e fondeve

Edi Rama

Intervista e plotë e kryetarit të PS. Argumentimi i bashkimit me Metën dhe qëndrimi për 21 janarin

»4-5

Dosjet nga KLSH

Prokuroria dërgon në gjykatë tre zyrtarët e Bërzhitës Shkeljet në tendera dhe plotësimin e dokumenteve. Task Forca nis përpunimin e dosjeve të radhës për masa ndëshkuese »9

Opinion Nga Erion Borova

Pse duhet Basha dhe jo Olldashi?

»20

Gossip

Si do të veprojnë aplikantët e viteve të shkuara »7

Ditët e fundit të fushatës

Basha-Olldashi paraqesin pikat e fundit të projekteve

Fjolla

Morina

foto “hot” dhe këngë të reja

Nga Mira QOSJA

»21

• Anjeza Shahini shfaqet në verë me “këmbët përpjetë” • Gjyste Vulaj preferon pushimet në plazhin e Durrësit • Nora Istrefi shfaq fotot me bikini Made In Beyonce

»12-13

Përse së djathtës i duhet Olldashi?

»3

Në sezonin e plazhit

Djegia e mbeturinave në Vlorë »11 mbyt qytetin nga tymi dhe ndotja Bashkia gjen fajin te mungesa e fondeve për ndërtimin e landfillit. Situata nuk merret në përgjegësi nga punonjësit

Aksidenti i qëllimshëm

Polici i vë gjobë në Durrës, drejtuesi i mjetit tenton ta shtypë me makinë

»11

Francis Fukuyama »16-17

Supersfida e parë është sistemi i drejtësisë

Rebelimi i borgjezisë, një klasë e re po kërkon demokracinë


02

« POLITIKË

E premte 19 korrik 2013 •

KOMISIONERI PËR ZGJERIMIN VIZITË PËR HAPAT QË KA HEDHUR KOSOVA Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, ka paralajmëruar dje se deri në pranverën e vitit 2014 do të mbyllen negociatat ndërmjet Kosovës dhe BE-së rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Pas një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, Fyle ka thënë se hapja e negociatave për MSA-në është shpërblimi që e ka marrë Kosova duke treguar konstruktivitet në dialogun me Serbinë. Pas hyrjes në fuqi të MSA-së vendit formalisht i hapet rruga drejt kandidaturës për anëtarësim në BE, por vetëm pasi të ndërmerren një sërë reformash politike, ekonomike, tregtare, politike, të drejtave të njeriut dhe në fusha tjera. Por siç dihet, shteteve të rajonit për një gjë të tillë u janë dashur vite të tëra për të marrë statusin e kandidatit. Kosova në këtë drejtim mund të ballafaqohet me pengesa të natyrës politike, pasi 5 vende anëtare ende nuk e kanë njohur. Fyle ka lavdëruar edhe konsensusin politikë që ekziston në Prishtinë sa u përket integrimeve europiane. “Jam inkurajuar me pajtimin ndërpartiak në Kosovë. Deputetët kanë votuar sot tetë ligjet që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave”, - ka shtuar ai. Duke folur për MSA-në Fyla ka deklaruar se kjo është një arritje shumë e madhe e qytetarëve dhe e politikanëve të Kosovës. “Kjo

Stefan Fule: Gati MSA me Kosovën Thaçi: Të përgatitemi dhe për procesin e anëtarësimit

është arsye e madhe për t’i uruar ata”, - ka thënë ai. Komisioneri për Zgjerim i BE-së ka kërkuar në Prishtinë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se të gjithë janë duke pritur implementimin e të gjitha pajtimeve që kanë ndodhur nën lehtësimin e Katerinë Eshtonit. “Tash është koha për zbatimin e marrëveshjeve. Kjo është brenga kryesore e vendeve të BE-së, pra zbatimi i marrëveshjeve”, - ka thënë Fule. Ai shtoi se ka ardhur në Kosovë për të treguar se

Prishtina ka ecur përpara sa i përket normalizimit të raporteve me Serbinë. “Ju keni arritur përparim impresiv në kuptimin e normalizimit të raporteve me Serbinë”, - ka thënë Fyle në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hashim Thaçi. “Ne e vlerësojmë shumë qasjen konstruktive dhe pragmatike të kryeministrit, të qeverisë së tij dhe të autoriteteve këtu në Prishtinë, që të arrihet përmes këtij dialogu të arrihen edhe hapat konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit”, - ka thënë ai.

Në anën tjetër kryeministri Thaçi ka premtuar se marrëveshja e arritur në Bruksel do të zbatohet dhe se do të plotësohen edhe kriteret e BEsë sa i përket MSA-së. Ai e ka njoftuar zyrtarin e BE-së për zbatimin e marrëveshjes së arritur me Serbinë, ligjin për amnistinë dhe për fondin për veriun. “Mendoj se procesi i ardhshëm të fillojë më një shtator. E njoftova për zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor. Bashkërisht do të punojmë edhe me bashkësinë ndërkombëtare për t’i mbajtur zgjedhjet në mënyrë të rregullt”, - ka thënë Thaçi.

Debati për Haradinajn

Lubonja: Duhet debat për miticizmin e figurave në Shqipëri Fatos Lubonja ka dhënë një intervistë për emisionin “Info Magazina” të televizionit “Klan Kosova” dje pasdite në lidhje me debatin që është hapur prej shkrimit të tij ku analizon sjelljen e politikës në Kosovë. Intervista është realizuar përmes linjës telefonike, kurse në studion e Kushtrim Sadikut ka qenë i pranishëm edhe Ernest Luma, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në reagimin e bërë Lubonja thekson se titulli i shkrimit ka qenë “Nën qiellin e Europës”, ndërsa titulli që kanë vënë autorët, sepse shkrimi është botuar në gjermani në një revistë gjermane me një titull të gjatë, diçka si “Shfajësimi i Haradinajt”... “Ndërsa titujt që i vënë shqiptarët i vënë sipas oreksit, sepse unë nuk jam gazetar investigativ, e para e punës, dhe nuk mund të vë tituj ‘Ky është vrasës’. Unë kam bërë një analizë atje dhe jo një akt të gazetarisë investigative”, - shprehet Lubonja. Ai sqaron se në artikull thuhet shprehimisht që shqetësimi kryesor i artikullit është se si është e mundur që politikanët shqiptarë, intelektualët shqiptarë, bota gazetareske shqiptare pret në mënyrë triumfale një njëri që gjithsesi ka qenë i akuzuar për krime lufte dhe e pret në mënyrë triumfale, ndërkohë që ka bajagi të dhëna, nëse jo për të qenë i bindur, për të pas dyshime se mjaft nga ato akuza qëndrojnë. “Ky është thelbi që kam thënë unë dhe ka të bëjë me dobësinë e gjendjes shqiptarëve, e politikës shqiptare e shoqërisë civile shqiptare për të qëndruar kritikues ndaj të vërtetës”, - tha ai. Duke iu përgjigjur Ernest Lumës, Lubonja shton se ajo që ka konsideruar skizofreni shqiptare është një skizofreni që ne e kemi vuajt në kurriz gjatë i them zotërisë, prandaj është një skizofreni midis botës virtuale dhe përrallave dhe ëndrrave të një pushteti dhe mjerimi që shkakton ky pushtet dhe këtë e kemi provuar në kohën e Enver Hoxhës, kur njerëzit që përdorin mitin e luftës goxha mirë mjeruan popullin për 50 vjet.

PD KËRKON RIVLERËSIM TË VOTAVE NË 10 QV, AKUZON PS PËR MANIPULIME ME NUMËRUESIT

KQZ pa vendim për ankimet në qarkun e Lezhës PS: Janë falsifikuar firmat, ka rritje votash në mënyrë artificiale BERISHA

Ervin Koçi

K

omisioni Qendror i Zgjedhjeve lë ende të hapur çështjen e qarkut të Lezhës. Dy kërkesat ankimore të bëra nga dy forca kryesore politike në vend nuk u miratuan dje, por u dëgjuan kërkesat e tyre. PS-ja vijoi me argumentin e saj se zgjedhjet në këtë qark duhet të shpallen të pavlefshme, pasi janë konstatuar shumë shkelje, të cilat u bënë të ditura një ditë më parë, ndërsa PD-ja përkoi rivlerësimin e 10 qendrave të votimit që u numëruan për së dyti një ditë më parë në KQZ.

Kryeministri në ikje, Sali Berisha, ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se ka vjedhur dhe falsifikuar tabelat në qarkun e Lezhës. Në një postim në “Facebook” Berisha ka reaguar lidhur me hapjen e 10 kutive në qarkun e Lezhës. “Të dashur miq, nga hapja e 10 kutive të votimit dhe nga verifikimi i tabelave të rezultateve të qarkut të Lezhës doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me falsifikim tabelash dhe mashtrim në numërim 706 vota. Ky është ndryshim. Vjedhje votash me drogë dhe trafiqe.”

PS

Në fillim të mbledhjes socialistët paraqitën në KQZ kërkesën e tyre për pavlefshmërinë e zgjedhjeve, duke e bazuar këtë në dy pika. Pika e parë konsistonte në manipulimin e nënshkrimeve të zgjedhësve dhe pika e dytë në pjesëmarrjen fiktive të zgjedhësve. Konkretisht Paria Socialiste kishte punësuar dy inspektorë privatë, të cilët kishin dalë në konkluzionin se në 6 qendra e votimi ku u shqyrtuan materialet zgjedhore ishte bërë një manipulim me firmat e zgjedhëse. Sipas ekspertëve,

50 nënshkrime në qendrën e votimi 0907 janë të bëra nga dora e një personi. Krahas kësaj socialistët këmbëngulin se po në këtë qendër votimi është bërë një manipulim me fletët e votimit, ku në bazë të listës së zgjedhësve që kanë votuar dhe fletët e votimit të gjetura në kuti rezultojnë se janë 16 vota më shumë, që sipas tyre përbën një problem, duke e

lidhur edhe me firmat false. Edhe në pesë qendra e tjera të votimit ata pretendonin se janë bërë po të njëjta manovra nga ana e komisionerëve në qendrat e votimit. PS-ja vijoi argumentin e saj se nëpërmjet disa dokumenteve të zotëruar nga partia është vërtetuar se 156 zgjedhës që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për qarkun e Lezhës nuk kanë qenë prezentë

në Shqipëri. Sipas tyre, nga ky sistem vërtetohet manipulimi që është bërë me qendrat e votimit, ku sipas tyre janë futur vota në mënyrë të jashtëligjshme brenda kutive ë votimit. PD Këto akuza të Partisë Socialiste u pranuan në njëfarë mënyre nga ana e demokratëve, por ata insis-

tonin kryesisht në 10 qendrat e votimit ku u bë dje rinumërimi i votave. Sipas tyre, nga rezultati i rinumërimit rezultoi se Partisë Demokratike i janë hequr nga ana e komisionerëve në qendrat e votimit 706 vota dhe nëpërmjet kësaj është bërë manipulimi. Kërkesa e Partisë Demokratike ishte e ndryshme nga kërkesa e Partisë Socialiste. Përfaqësuesit ligjorë të PD-së kërkuan që në këto 10 qendra votimit të bëhet rivlerësimi i votave, gjë që nuk u pranua nga PS-ja, e cila këmbëngulte në pavlefshmërinë e votave. Më pas mbledhja vijoi me akuza dhe kundërakuza

nga ana e përfaqësuesve, të cilët në shumë raste theksuan se secila palë kishte bërë ndërhyrje në materialet e votimit. Sipas PD-së, fajin e kanë grupet e numërimit të votave, që kanë manipuluar shifrat e procesverbaleve të numërimit, gjë që çoi në humbjen e mandatit artificialisht të tyre. Ata vijuan me argumentin se marrja e të dhënave nga sistemi TIMS për prezencën e zgjedhësve në qarkun e Lezhës është bërë në mënyrë jozyrtare dhe sipas kësaj ato dokumente nuk mund të quhen të ligjshëm dhe rrjedhimisht nuk mund të merren për bazë.


POLITIKË • E premte 19 korrik 2013

»

03

“HUMBJA E ZGJEDHJEVE PËR SHKAK TË KOALICIONIT ME LSI”

Olldashi: Berisha nuk ndikon në zgjedhjet brenda PD-së

Fushata elektorale e kandidatit për kryetar

Basha: anëtarët e PD-së do të vendosin për drejtuesit e partisë

Humbja e PD-së Humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare sipas Olldashit erdhi për arsye se PD-ja nuk zhvilloi një fushatë të mirë tek individët. Duke analizuar faktorët e humbjes, ai pohoi se fushata elektorale e PD-së në dy aspektet e saj u ndërtua në dy nivele të ndryshme. “Në nivelin makro, që është fushata që merret me problemet si bujqësia, ujësjellësit etj PDja zhvilloi një fushatë shumë të mirë, për të mos thënë më të mirën e të gjitha kohërave. Për fushatën në nivelin mikro, që lidhej direkt me individin, PD-ja pati probleme që sollën edhe rezultati”, tha ai. Duke analizuar më tej arsyet e humbjes, ai theksoi se një pikë kryesore e humbjes ishte edhe koalicioni katërvjeçarë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Sipas Olldashit, koalicioni katërvjeçarë me këtë parti solli pasojat e humbjes. “Duke analizuar votat e Partisë Socialiste, rezulton se kjo pati një rrije me vetëm 0.9 për qind në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009. Partia Demokratike humbi terren pasi anëtarët e saj votuan për

AKUZA PËR LSI Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi gjatë takimeve në Lushnjë, Berat, Kuçovë dhe Poliçan kërkoi nga baza e demokratëve të qëndrojnë larg spekulimeve që po bëhen nga e majta, të cilat po kërkojnë të ndikojnë në procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike. “Ka një përpjekje të tmerrshme nga vektorë të majtë, brenda shtypit shqiptar. Po t’i shikoni takëmet e analistëve, të cilët nuk gjejnë kurrë asgjë, janë të njëjtët që e luftuan me të gjithë breshërinë e tyre Partinë Demokratike, para zgjedhjeve. Janë të njëjtët që tani po përpiqen të bëjnë diversion. Janë të njëjtët që na vodhën votat me paratë e pista që vodhën gjatë pushtetit tonë, të cilët po përpiqen të ndërhyjnë në këtë proces. Në Lushnjë, Berat dhe gjetkë ka një përpjekje të qartë edhe nga segmente të LSI-së për të ndërhyrë në këtë proces”, u shpreh Olldash.

•Olldashi në intervistën e mbrëmshme në emisionin e gazetarit Sokol Balla nuk la pa akuzuar Partinë Socialiste. Sipas kandidatit për kryetar të PD-së, premtimet elektorale të dhëna nga ana e PS-së gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare ishin mashtrime totale. Sipas tij, premtimi për legalizimet janë dëshmia më e qartë për këtë gjë. “Ai premtoi legalizime për të gjithë dhe pa pagesë, ndërsa pa marrë ende qeverinë ka filluar shembjen e godinave infomrale”, theksoi ai. Sipas Olldashit, premtimet elektorale të Partisë Socialiste ishin mashtrime duke theksuar më pas se nëpërmjet këtyre kjo forcë politike arrit që të marrë fitoren në.

Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe jo ndaj rivalit tonë në katër vjet, Edi Ramën”, tha ai. Programi Duke folur për programin e tij në këtë fushatë elektorale brenda strukturave të Partisë Demokratike, Oldlashi pohoi

•Humbja e zgjedhjeve parlamentare, sipas Olldashit, erdhi për arsye se fushata e Partisë Demokratike nuk goditi me të njëjtën forcë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Sipas tij, drejtuesit e fushatës në strukturat e PD-së nuk arritën që të bënin për vete elektoralin gri duke e përqendruar fushatën vetëm kundër PS-së. Një tjetër element të humbjes sipas tij ishte blerja e votës. Sipas Olldashit ka pasur raste kur vet votuesit në takimet elektorale e kanë pyetur atë se sa para ofron për votën. Ai pohoi se çmimi ishte 5 mijë lekë për një votë duke e cilësuar këtë gjë si më tepër të rrezikshme për qeverinë e re që do të formohet.

se në bisedat me anëtarët e ka përqendruar fushatën e tij në tri objektiva kryesore. Në krye programit të tij, Olldashi përjashtoi në mënyrë kategorik çdo bashkëpunim në të ardhmen me ndonjë parti, e cila nuk do të jetë në spektrin e djathtë. Krahas kësaj,

ai theksoi se ristrukturimi i Partisë Demokratike në çdo nivel është gjithashtu një pikë tjetër e programit të tij. Pika e tretë e tij është edhe mbrojtja e administratës publike nga shkarkimet abuzive, që sipas demokratëve janë të pashmangshme.

Gjatë takimeve elektorale të ditëve të fundit brenda strukturave të Partisë Demokratike Lulzim Basha u premtoi anëtarëve se, nëse do të zgjidhet kryetar i partisë, do të lartësojë rolin e anëtarëve të partisë, duke pohuar se ata do të jenë një pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes brenda partisë. “Mijëra mesazhe nga themelues qëndrestarë dhe anëtarë të rinj të PD-së ma kanë mbushur zemrën që sot me optimizëm, jo vetëm sepse kanë mirëpritur projektin tim, por para së gjithash sepse që sot kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bërë gjithçka që Partia Demokratike të kthehet një orë e më parë në drejtimin e ëndrrës sonë europiane. Dua t’ju them sot nga Vlora se në statutin e ri të PD-së ne do ta lartësojmë anëtarësinë dhe bazën e saj në një piedestal të ri statutor. Kjo nënkupton vendosjen me votë të çdo procesi, nga emërimet dhe përzgjedhjet e kryetarëve bazë të seksioneve, grupseksioneve, degëve e deri te përzgjedhja e më të mirëve mes nesh, për t’u përballur në betejat tona politike lokale e qendrore”, - tha Basha. Kryebashkiaku ka theksuar se vetëm pasi t’i jepet garanci çdo anëtari, që zëri i tij do të dëgjohet dhe kontributi do të vlerësohet, Partia Demokratike do të jetë më e fortë për luftën opozitare dhe rrugën për t’u kthyer në pushtet. “Si partia që jep garanci që zëri i çdo anëtari të dëgjohet, që kontributi i çdo anëtari ndër vite e deri më sot të përkthehet në meritë transparente para anëtarësisë, jemi gati të nisim që sot luftën opozitare më të paepur, por dhe rrugëtimin tonë më të vendosur drejt rikthimit si mazhorancë zyrtare në Shqipëri”, - u shpreh kandidati për kryetar i Partisë Demokratike. Këto deklarata ai i bëri gjatë takimeve që zhvilloi me anëtarët e PD-së në Vlorë, Shijak, Fushë-Krujë dhe Krujë. Takimet elektorale të kandidatit Basha janë intensifikuar kohët e fundit, pasi edhe afati për të zgjedhur kryetarin e ri po skadon. Pas tri ditësh anëtarët e Partisë Demokratike do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e tyre të ri

Takimet e zhvilluara nga kandidati për kryetar i Partisë Demokratike në rrethe kanë qenë më së shumi në formën e mitingjeve. Edhe gjatë fjalës së tij Basha ka mbajtur një intonacion të lartë, ku ka marrë edhe mbështetjen e anëtarëve që merrnin pjesë. Kjo formë takimesh është më e ngjashme me atë të ishkryetarit Berisha.

Gjatë fjalës së tij Basha është karakterizuar me disa qëndrime që e bëjnë atë të ngjashëm me kryetarin e dorëhequr Sali Berisha. Një detaj i tillë është heqja e xhaketës dhe ka mbajtur fjalimin vetëm me këmishë, diçka e njëjtë me Berishën. Edhe përshëndetja me dy gishta gjithashtu është një qëndrim i njëjtët me ish-kryetarin.

MITINGJET

“Gara për kryetarin e Partisë Demokratike po zhvillhet pa ndikimin e kryetarit të dorëhequr Sali Berisha”. Kjo ishte deklarata e bërë nga kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, në emisionin e gazetarit Sokol Balla. Pjesë e debatit të mbrëmshëm u bë çështja e garës së hapur brenda Partisë Demokratike për të përzgjedhur kryetarin e ri. Sipas Olldashit, të gjitha fjalët për parapërcaktimin e kryetarit që tani, sipas tij janë vetëm mashtrime të bëra nga subjekte të caktuara politike. Ai nuk la pa përmendur faktin se kryetari i dorëhequr, Sali Berisha, ka shumë ndikim brenda partisë dhe se në qoftë do të donte të përcakton pasardhësin ajo do të ishte bërë pa as një pikë mëdyshjeje. “Berisha ka një ndikim shumë të fortë brenda Partisë Demokratike. Nëse ai do të donte të përcaktonte pasardhësin e tij, ajo do të bëhej pa as një lloj problemi. Ai e bëri të ditur pozicionin e tij që nuk do të mbështes as një kandidat. Vetëm një ditë më parë ai postoi në faqen e tij në rrjetin social “facebook” që votuesit të votojnë pa as një lloj ndikimi. Ai ishte një mesazh i dërguar 550 mijë shqiptarëve. Në qoftë se ai do ta kishte përcaktuar kryetarin e PD-së, ai nuk kishte pse ta dërgonte këtë mesazh tek 550 mijë shqiptarët”, pohoi Olldashi.

QËNDRIMET

Ervin Koçi

dhe për këtë njëri nga kandidatët, Lulzim Basha, ka vijuar takimet e tij të shpeshta me anëtarët e kësaj force politike në rrethe. Gjatë këtyre takimeve ai ka theksuar vazhdimisht disa premtime. Ndër këto tri janë më të spikaturat: mbrojtja e administratës nga shkarkimet abuzive kur të bëhet ndërrimi i pushtetit; krijimi i një sistemi karriere brenda partisë, në mënyrë që të vlerësohen kontributet e çdo anëtarë; dhe më kryesorja, rikthimi i kësaj partie sërish në mazhoracë, pra se do ta mund Edi Ramën që në betejën e parë elektorale. Këto tri premtime të Bashkës kanë qenë më të spikaturat, premtime të cilat kanë gjetur mbështetjen e anëtarëve të Partisë Demokratike në rrethe. Piret që në ditët në vijim këto takime të intensifikohen edhe më shumë, pasi data për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së është shumë pranë. Nga këto zgjedhje pritet një garë e fortë brenda PD-së, pasi edhe kandidati Olldashi gëzon mbështetje tek anëtarët.


04

« INTERVISTË

E premte 19 korrik 2013 •

SARAH MONTAGUE: EDI RAMA, JU FALEMINDERIT QË ERDHËT NË HARDTALK”

Takimi me ambasadorin dhe përfaqësuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë Përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri ishte fokusi i bisedës që zhvilloi dje kreu i LSI-së, Ilir Meta, me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu dhe përfaqësuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Pas takimit në selinë e kësaj partie bashkëbiseduesit konfirmuan se ndajnë të njëjtat ide për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. “Ndajmë ide të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë, e cila duhet të

bazohet në një situatë ekomomike më të mirë, në një klimë biznesi më të mirë dhe në mundës të reja për investitorët e huaj, në mënyrë të veçanta ata amerikanë, për të zgjeruar prezencën e tyre në vendin, për të qenë shembull pozitiv për tërheqjen e investimeve të tjera nga Amerika, Europa etj. në Shqipëri. Kjo do të ndihmojë në rritjen ekonomike të vendit, do të ndihmojë në rritjen e punësimit të qytetarëve tanë dhe do të përmirësojë

edhe imazhin e Shqipërisë akoma më tej. Ndaj unë dua të shpreh edhe një herë tjetër falënderimin për të gjitha idetë e Dhomës Amerikane të Tregtisë për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet dhe me qeverinë e ardhshme, në mënyrë që kjo klimë biznesi të përmirësohet në mënyrë thelbësore, ligjet të zbatohen dhe hapësirat dhe mundësitë për investimet e huaja në Shqipëri të shtohen me shpejtësi”, - vlerësoi Meta.

KREU SOCIALIST NË EMISIONIN POLITIK TË BBC-së TË GAZETARES SARAH MONTAGUE

Për Ramën supersfida është drejtësia “Lufta kundër korrupsionit ka të bëjë me modernizimin e sistemit”

K

reu i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministër i zgjedhur, Edi Rama ishte dje i ftuar në emisionin politik të BBC-së “HARDtalk” të gazetares Sarah Montague. Zgjedhjet e 23 qershorit dhe sfidat që i dhanë mundësinë të përballet pikërisht fitorja e tyre ishin ndër çështjet kryesore të trajtuara në këtë intervistë. Ja si e prezantoi Montague kryeministrin e zgjedhur: - Mirëserdhët në Hardtalk! Shqipëria është vendi i vetëm më i korruptuar i Europës, sipas “Transparency International”. I ftuari im i sotëm, Edi Rama, ka premtuar se do ta ndryshojë këtë kur të bëhet kryeministër i vendit në shtator. Një artist modern ai mori lavdërime ndërkombëtare për shndërrimin e kryeqytetit, Tiranës, kur ishte kryebashkiaku i saj, e jo më pak për shkak të lyerjes së ndërtesave gri me ngjyra të ndezura. Tashmë ai ka premtuar një rilindje për të gjithë vendin. Pra, a mund t’ia dalë një ishartist aty ku politikanët e mëparshëm kanë dështuar? - Edi Rama, mirëserdhët në “Hardtalk”! - Faleminderit për ftesën! - Pse pretendoni të jeni më i suksesshëm se politikanët e mëparshëm në pastrimin e Shqipërisë? - Kjo mbetet për t’u parë, por besoj se është koha për një pastrim të vendit. - Pastrim të vendit... Flasim për një vend me probleme të jashtëzakonshme. Siç ju thashë, “Transparency International” deklaron se jo vetëm ju jeni vendi i vetëm më i korruptuar i Europës dhe po zbrisni në renditje, por ju jeni edhe një prej vendeve më të varfra në Europë. Si do t’i përballoni këto sfida? - Është një vend me reputacion të keq dhe sigurisht, jo tërësisht të pamerituar, por në të njëjtën kohë, është një vend me potenciale të jashtëzakonshme e me talent të pamat, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Për t’ju dhënë një shembull, pas fitores në zgjedhje, ju kam bërë thirrje të gjithë atyre, që janë të rinj e të talentuar, që janë brenda dhe jashtë vendit, të cilët dëshirojnë të bashkohen me skuadrën e re për Shqipërinë. Përgjigjja ka qenë tejet pozitive. Tashmë, kemi rreth 10 mijë njerëz, të

Po dhe ka përvoja shumë të rëndësishme të vendeve të tjera më parë, se korrupsioni nuk do të mbetet i pandëshkueshëm përgjithmonë. Ai është diçka që mund të luftohet e të zhduket. Më lini t’ju jap një shembull. Ne kemi një problem të madh me administrimin e doganave dhe mbledhjen e taksave, ku ka shumë korrupsion dhe për këtë arsye po punojmë fort për krijimin e një procedure të re. Ne do të kërkojmë ndihmë nga organizma ndërkombëtare, si për shembull, Croën Agents, agjencia britanike që ka pasur histori të suksesshme në Bullgari, Ukrainë, Slloveni, Maqedoni dhe të tjera duke i shndërruar doganat bullgare, asokohe tejet të korruptuara, në dogana që funksionojnë normalisht.

cilët kanë paraqitur aplikimet e tyre për t’i shërbyer vendit. Natyrisht, kjo do t’i nënshtrohet konkurrimit dhe një sërë procedurave, por reagimi është jashtëzakonisht pozitiv dhe kjo nënkupton se ka shpresë dhe një vullnet shumë të fortë për të ndryshuar. - Ju flisni për një imazh, një imazh të tmerrshëm të vendit dhe që nuk është tërësisht i pamerituar. Dikur e keni përshkruar si imazhin e një toke prostitutash dhe emigrantësh të paligjshëm. A mendoni se ky vijon të jetë ende perceptimi për vendin? - Kjo është diçka që e kam thënë në vitet ’90, kur... - Raportohet se e keni thënë në vitin 2003... - Ndoshta, por është shumë kohë më parë, kur kishte një stereotip konstant, që ish mjaft shqetësues për shqiptarët e për një popull, që nuk e meriton të përshkruhet si një vend prostitutash e kështu me radhë. Por njëkohësisht, siç e thashë, nuk është tërësisht një imazh i pamerituar. Kemi bërë pak për ta zgjidhur këtë dhe në fakt, nën këqyrjen e Bashkimit Europian, në kuadrin e procesit tonë drejt integrimit evropian, problemet dalin në pah qartësisht dhe na duhet t’i zgjidhim. - Duhet të më shpjegoni... I keni kërkuar tri herë Komisionit Europian ta konsiderojë Shqipërinë si kandidate, vetëm si kandidate

dhe ai i ka rrëzuar secilën prej të tria kërkesave, secilën prej herëve dhe efektivisht nuk keni arritur as të hyni në proces, pasi reformat nuk kanë qenë mjaftueshmërisht domethënëse? - Është e vërtetë, ashtu siç është gjithashtu e vërtetë se një nga problemet kryesore, ndoshta më shqetësuesi për bashkësinë ndërkombëtare kanë qenë zgjedhjet dhe integriteti i procesit zgjedhor. Më në fund, pas një kohe të gjatë, një morie përpjekjesh e sakrificash, nga ana e popullit shqiptar dhe opozitës, të cilën kam privilegjin ta udhëheq, ne arritëm të zhvillonim zgjedhje normale dhe mendoj se, pasi e kemi kaluar këtë provë, tashmë mund të kemi arsye për të qenë optimistë, që më në fund të marrim një përgjigje pozitive për statusin tonë të kandidatit. - Që e prisni të ndodhë, kur? - Shpresoj se do të ndodhë në dhjetor ose pranverën që vjen. - Në rregull. Ka shumë probleme, e jo më pak edhe korrupsioni, të cilit do t’i kthehemi pas pak minutave, por le të flasim për zgjedhjet, sepse ju flisni për sfidat e jashtëzakonshme për ta transformuar vendin. Nuk është e qartë se publiku domosdoshmërisht mendon se jeni njeriu i duhur për këtë punë, sepse në fund të fundit, keni qenë tetë vjet në opozitë dhe sërish, në këto zgjedhje fituat

vetëm një mandat më shumë krahasuar me zgjedhjet e para katër vjetëve. Partneri juaj në koalicion, Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, doli me rezultate mjaft të mira nga këto zgjedhje, ndërsa qeveria e Sali Berishës u rrëzua efektivisht si rezultat i rritjes së mandateve të partisë së Ilir Metës nga katër mandate në 16. Tani ky është njeriu me të cilin, për të qenë të qartë, keni zgjedhur të qeverisni. Ai ka qenë pjesë e qeverisjes së mëparshme dhe për të cilin vetëm dy vjet më parë, keni thënë se personifikonte çdo gjë të kalbur në Shqipëri? - Është e vërtetë se kemi pasur një të shkuar të vështirë në kuptimin e marrëdhënieve brenda familjes së majtë. Partneri i tashëm i koalicionit është një parti që ka lindur nga ndarja e Partisë Socialiste disa vjet më parë... - Dhe ka qenë rivali juaj, armiku juaj kryesor. - Po. Dhe vendosëm të bashkojmë të gjithë të majtën, për të hyrë së bashku në këtë fushatë në një koalicion, që ishte i suksesshëm. Nuk do t’i hyja aritmetikës së mandateve, pasi ne kemi një sistem që ndryshon mjaft me të këtushmin dhe mendoj se numri i votave që morëm, secili prej nesh, e njëkohësisht së bashku, erdhi kryesisht për shkak të faktit se shqiptarët panë një forcë të bashkuar që kërkonte ndryshimin.


INTERVISTË • E premte 19 korrik 2013 - Ka shumë arsye, por një prej arsyeve që ju u ndatë dhe ishit kritikë të ashpër të njëri-tjetrit ishte një moment i dy vjetëve më parë, i një videoje që dukej se e shfaqte atë duke folur për një ryshfet dhe të mburrej me ndikimin e tij mbi kryetaren e gjykatës. Kjo ndodhi në kohën kur ai ishte ministër i jashtëm dhe zëvendëskryeministër. Ai ka deklaruar gjithnjë se nuk ka bërë asgjë të keqe. Gjykata e Lartë rrëzoi akuzat dhe ju sërish deklaruat për medien vendase se ky vendim ishte një tallje me qytetarët shqiptarë dhe se qëndronte në thelb të një hapi të mëtejshëm drejt një regjimi të padrejtë? - Është e gjitha e vërtetë, ashtu sikurse është në të njëjtën kohë e vërtetë, se na duhet të bëjmë përpara e t’i ofrojmë popullit shqiptar një alternativë për ndryshim, çka e bëmë dhe i fituam zgjedhjet në bazë të një programi “Për Rilindjen Shqiptare”, me premtime mjaft të hollësishme dhe gjendemi tashmë në provë përpara popullin shqiptar... - E di që doni të shihni përpara dhe kjo është e rëndësishme, por po kaq rëndësi ka të trajtohen ngjarje vërtet domethënëse në historinë e Shqipërisë?... - Është e vërtetë... - Dhe ajo video shkaktoi mjaft shqetësim. Pati demonstrata antikorrupsion në të cilat katër persona u vranë nga Garda Kombëtare, që qëllonte nga zyra e Sali Berishës dhe kishte disa pjesëtarë nga Garda dhe dy oficerë të lartë policie, kundër të cilëve u ngritën akuza e u shpallën të pafajshëm në fillim të këtij viti. Ju deklaruat se vendimi është më barbari për krimin më barbar në Shqipërinë paskomuniste. E gjithë kjo e pati fillesën nga diçka e dy vjetve më parë dhe vështirë të kuptohet se si mund të mos merreni me këtë. - Mua më takon të marr përsipër sfidën për problemet e vendit, së bashku me çdokënd të gatshëm për ta bërë një gjë të tillë dhe siç e thashë, kemi marrë angazhime. Një prej tyre është për të ndjekur me gjithë vullnetin tonë procesin, që duhet të vendosë përpara drejtësisë dhe duhet të marrë vendimin e duhur kundër të gjithë atyre, që ishin përgjegjës për 21 janarin... - Në rregull, pra Ilir Meta nuk ishte përgjegjës edhe pse në atë kohë ishte në qeveri dhe zëvendëskryeministër, ai nuk ishte? - Jo, vrasjet kanë përgjegjësi të qartë dhe përgjegjësitë duhet të përcaktohen nga gjykata. - Do të dal edhe aty për pak, por ky person me të cilin keni vendosur të hyni në qeverisje, do të ketë poste në qeverinë tuaj, ju jeni i bindur se ai është i pastër. Ky person është një njeri me të cilin ju mund të punoni, sepse është i pastër dhe ju jeni i bindur për këtë? - Sërish, besoj fort se kur duhet të merremi me korrupsionin dhe me problemet e thella të krijuara nga korrupsioni, duhet pasur gjithnjë parasysh se është sistemi që i korrupton njerëzit dhe jo e anasjella. Unë besoj fort se lufta kundër korrupsionit ka të bëjë me modernizimin e sistemit dhe me bërjen gjithnjë e më pak të mundur për njerëzit, që të përfitojnë nga një sistem i rrënuar. - Lidhur me katër gardistët. Pati katër vrasje dhe ju deklaruat se siguronit çdokënd se ngjarjet e asaj dite, 21 janar 2011, janë ngjarje që nuk mund të harrohen pa pasur një proces të drejtë gjyqësor. Një nga gjërat që thatë ishte se do të kishte një proces gjyqësor të udhëheqësit të PD-së, Sali Berisha, në atë kohë Kryeministër, proces që do të fillonte pas këtyre zgjedhjeve. A po propozoni që të çoni në gjyq Sali Berishën? - Jo. Po them vetëm se këto ngjarje nuk mund të harrohen dhe as mund të gjykohen në mënyrën e vjetër me të cilën jemi mësuar, ku proceset shndërrohen në farsë. Ndaj do të marrim të gjitha masat që mundemi për t’iu ofruar ndihmesë reale familjeve të viktimave, për të ofruar një ndihmë reale për një proces që duhet të jetë i pavarur nga qeveria. - Dhe pavarësisht nga ajo që keni thënë asokohe e deri tani, Sali Berisha nuk do të gjykohet apo nuk do të ketë një proces gjyqësor të asnjë lloji kundër tij për këtë? - Po kjo s’ka të bëjë me atë çka mendoj apo dua unë. Ka të bëjë me një proces të sistemit

të drejtësisë dhe kur folëm për Sali Berishën, ju thashë se ai mban të gjithë përgjegjësinë, në kuptimin e përgjegjësisë morale e politike, dhe kur vjen fjala... - A vlente kjo për procesin gjyqësor apo gjykimi ishte ditën e zgjedhjeve dhe kaq? - Jo, jo, gjykimi duhet të vazhdojë, por mbi bazën e një procesi të pavarur. Ajo çfarë mund të them, edhe njëherë, është se do të bëjmë gjithçka mundemi për të pasur një proces, ku familjet të mbështeten ashtu siç duhet dhe ku merren të gjitha masat për të mos lejuar që kjo të shndërrohet në një tjetër farsë. - Le të vijojmë me korrupsionin apo të vijojmë të flasim më tej për të, pasi është një nga shqetësimet më të mëdha për Bashkimin Europian dhe për shumë shqiptarë. Një prej gjërave që kolegu juaj aktual në qeveri, Ilir Meta, ka thënë për ju pak vjet më parë ishte se ju e kishit shndërruar Tiranën në një lavatriçe të madhe për të pastruar paratë e pista. Sa të pastra janë duart tuaja në këtë sistem për të cilin thoni se korrupton këdo? - Jetojmë në një qytetërim ku janë akuzuesit ata që kanë barrën të provojnë akuzat e tyre dhe jo të akuzuarit që të vërtetojnë se nuk i kanë bërë ato për çka akuzohen. Shumë thjesht, do të thosha se ne kemi jetuar për shumë kohë në një proces politik të ngritur kryesisht mbi akuza, një lloj politike e vjetër që dua ta lë pas

gjatë viteve të fundit Shqipëria ka zbritur në renditje nga vendi i 95-të në vendin e 113-të mes 176 vendeve. - Po. Ky është një vlerësim i qeverisjes dhe unë nuk kam qenë në qeverisje. Sarah Montague - Në rregull, atëherë, çfarë do të bëni për faktin se njerëzve iu duhet të paguajnë mjekun... dhe nuk janë vetëm mjekët, po i gjithë sistemi? - E di, e di... Atëherë na shpjegoni çfarë ndodh? Për çdo gjë që ke nevojë të bësh në Shqipëri duhen paguar para, që të shkojë mirë? - Po dhe ka përvoja shumë të rëndësishme të vendeve të tjera më parë, se korrupsioni nuk do të mbetet i pandëshkueshëm përgjithmonë. Ai është diçka që mund të luftohet e të zhduket. Më lini t’ju jap një shembull. Ne kemi një problem të madh me administrimin e doganave dhe mbledhjen e taksave, ku ka shumë korrupsion dhe për këtë arsye po punojmë fort për krijimin e një procedure të re. Ne do të kërkojmë ndihmë nga organizma ndërkombëtare, si për shembull, Croën Agents, agjencia britanike që ka pasur histori të suksesshme në Bullgari, Ukrainë, Slloveni, Maqedoni dhe të tjera duke i shndërruar doganat bullgare, asokohe tejet të korruptuara, në dogana që funksionojnë normalisht. - Doganat tashmë në Shqipëri? Sa të pastra janë ato tani? - Këtë po them, janë të korruptuara. Ju më

- Është një vend me reputacion të keq dhe sigurisht, jo tërësisht të pamerituar, por në të njëjtën kohë, është një vend me potenciale të jashtëzakonshme e me talent të pamat, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Për t’ju dhënë një shembull, pas fitores në zgjedhje, ju kam bërë thirrje të gjithë atyre, që janë të rinj e të talentuar, që janë brenda dhe jashtë vendit, të cilët dëshirojnë të bashkohen me skuadrën e re për Shqipërinë. Përgjigjja ka qenë tejet pozitive. Tashmë, kemi rreth 10 mijë njerëz, të cilët kanë paraqitur aplikimet e tyre për t’i shërbyer vendit. Natyrisht, kjo do t’i nënshtrohet konkurrimit dhe një sërë procedurave, por reagimi është jashtëzakonisht pozitiv dhe kjo nënkupton se ka shpresë dhe një vullnet shumë të fortë për të ndryshuar. krahëve dhe që shqiptarët duan ta lënë pas krahëve, pasi është koha... - Po, por ju thoni se është sistemi. - Është koha për të kaluar në një nivel tjetër. Zgjedhjet ishin prova që treguan se kur kaluam në një nivel tjetër, duke folur për platforma, duke folur si do të ecet përpara, njerëzit zgjodhën alternativën për ta lënë këtë pas krahëve. - Çfarë do të thotë kjo? Çfarë do të bëni ju për këtë, sepse ju thoni që është problem i sistemit dhe thatë më parë se nëse e çoni një nëpunës civil shqiptar në Gjermani ata nuk do të korruptohen, pasi nuk kanë hapësirë për këtë, por nëse i vendos gjermanët në Shqipëri, ata do të bëhen të korruptuar për pak muaj? - Sigurisht... - Pra, nuk janë njerëzit, por është sistemi? - Saktësisht kështu. - Atëherë, nëse ky është problem i sistemit shqiptar dhe ky është një sistem në të cilin ju jeni brenda, a jeni edhe ju, për pasojë, i korruptuar? - Jo, jo, po them diçka kryekëput ndryshe dhe kam dhënë prova përgjatë drejtimit për 11 vjet të Bashkisë së Tiranës se me modernizimin e sistemit të administratës, mund ta luftosh korrupsionin. Unë shpresoj që i gjithë vlerësimi që kam marrë edhe ndërkombëtarisht ka qenë dëshmi e funksionimit të kësaj. Pra, modernizimi i sistemeve... - Mirë, por po flisni për një kohë kur “Transparency International” raporton se

pyetët çfarë do të bëj dhe ju dhashë një shembull e mund t’ju jap shumë të tjerë të tillë. Na duhet të gjejmë rrugën për të kryer reforma në sistemin e kujdesit shëndetësor, për ta shndërruar atë nga një sistem i rrënuar në një sistem që funksionon... - Po gjyqësori? Sepse ka analistë që thonë se një nga gjërat që duhet të bëni është efektivisht një spastrim i shërbimit civil, si fillim, për të larguar të gjithë personat që janë në poste të larta. Njerëzit thonë se po kështu flisni për gjyqësorin dhe për ringritjen e policisë. A do të bëni ju një pastrim masiv të njerëzve brenda qeverisë dhe administratës shqiptare? - Jo! Nuk kemi nevojë ta bëjmë një gjë të tillë. Unë besoj fort se ka njerëz me shumë vlerë edhe brenda sistemit të rrënuar dhe siç e thashë, ajo çka na duhet është të transformojmë sistemin. Ne nuk jemi në pozitën ku na duhet të shpikim çdo gjë nga e para. Na duhet vetëm të ndjekim historitë e suksesit jashtë. Ka mjaft histori të suksesshme, edhe në situata tejet të vështira, madje edhe më të vështira se në Shqipëri, që tregojnë se mund të fitosh kundrejt korrupsionit dhe ne do triumfojmë mbi të. Patjetër, kjo kërkon reforma shumë të thella, duhet një vullnet shumë i fortë. Ne i kemi të dyja. Kemi platformën për reformat dhe vullnetin. - Ju keni, gjithashtu, një ekonomi të rrënuar për momentin. Nuk jeni në krizë, ndërkohë që shumë vende janë. Ju nuk jeni pikërisht aty, por keni probleme serioze,

»

05

të cilat kanë bërë që drejtuesja e Bankës Botërore për vendin, Kseniya Lvovsky, të deklarojë se financat tuaja janë në një gjendje kaq të keqe sa duhet t’i kërkoni para FMN-së. A do ta bëni këtë? - Ne jemi aktualisht në pritje të një programi të posaçëm të FMN-së dhe Bankës Botërore, që mendohet se do të bëjë një vlerësim të stabilitetit të sektorit financiar. Kemi inkurajuar Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, që të ecë përpara me të. Shpresojmë, që ky program të përmbyllet përpara se të hartojmë buxhetin e ri. Është një lloj programi që paraqet gjendjen reale të sektorit financiar dhe jep sugjerime. Njëkohësisht do të diskutojmë me mjaft hollësi mundësitë që do të duhet të na ofrojë ardhja e FMN-së. - Ajo ka folur për programin tuaj ambicioz. Ajo tha se mund të jetë ambicioz, por nuk ka hapësirë fiskale për investime madhore dhe për gjërat që flisni se do bëni, siç janë krijimi i 300 000 vendeve të reja të punës, heqja e taksës së sheshtë mbi të ardhurat prej 10% dhe futja e taksimit progresiv, çka do të nënkuptonte se 95% e njerëzve që punojnë do të jetonin më mirë. Është e vështirë të kuptohet si do ta përballoni këtë? - Prandaj jam zgjedhur, për të bërë gjëra të vështira, përndryshe, për ç’arsye do më zgjidhnin. Sarah Montague - Ku do t’i merrni paratë? - Është shumë e vështirë, por jo e pamundur, pasi ashtu siç edhe ju këmbëngulet dhe mendoj jo pa arsye, ne duhet të zhdukim korrupsionin. Korrupsioni dhe evazioni fiskal thithin një sasi të konsiderueshme parash. Prandaj rikthimi i të paktën 50% të kësaj sasie do të na sigurojë një shumë domethënëse parash për t’i bërë këto gjëra. Sarah Montague - Pra, paratë që do të paguajnë ndryshimet tuaja në taksa dhe kujdesin shëndetësor falas që ju premtoni... - Ky është një përkthim mjaft fjalë për fjalë, por kur flas për kujdesin shëndetësor falas, kam parasysh Shërbimin Shëndetësor KombëtarSarah Montague - Shërbimi Shëndetësor Kombëtar nuk është i lirë, është sistemi shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar- Jo, jo, unë them falas për njerëzit, jo falas për shtetin se nuk ekziston. Në Shqipëri kemi një sistem që bazohet në sigurimet shëndetësore dhe praktikisht është plotësisht i rrënuar. Kemi një numër shumë të madh të njerëzve jashtë sistemit, pasi ata nuk mund ta paguajnë sigurimin shëndetësor, duke qenë se janë të papunë ... Sarah Montague - Sërish, këto janë gjëra që kushtojnë dhe ju po thoni që këto para do të vijnë nga spastrimi i korrupsionit. Prej këtej do t’i merrni paratë? - Kjo është një prej mënyrave për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Në të njëjtën kohë, spastrimi i korrupsionit do të thotë të krijojmë një mjedis më të mirë për investime, të kemi më shumë investime, të mbledhim më shumë të ardhura e kështu me radhë. Nuk jemi zgjedhur për të shpikur rrotën. Rrota është tashmë e shpikur e na mbetet të ndjekim rrugën e vendeve të suksesshme në luftën kundër korrupsionit dhe zhdukjes së tij. Sarah Montague - Dhe ju keni marrë këshilla për këtë nga ish-kryeministri britanik Tony Blair? - Kemi filluar ta diskutojmë, po. - Për çfarë?... - Kemi diskutuar se si ai mund të na ndihmojë për ngritjen e të gjithë skemës. Si edhe për vendosjen e përparësive dhe për ecjen përpara në bazë të disa përparësive, për të mos humbur fokusin dhe për të kryer reformat. Sarah Montague - Që do ta shndërrojnë Shqipërinë në çfarë? Ne folëm nëse ishte një tokë prostitutash dhe emigrantësh të paligjshëm, por cili duhet të jetë perceptimi për Shqipërinë? - Ai i një vendi mesdhetar të këndshëm, normal dhe shumë tërheqës; vend i vogël, por funksional. Kjo është absolutisht e mundur, pasi siç e thashë, nuk kemi një shtet funksional, por kemi njerëz që kanë dëshmuar se kur vendosen në pozita pune, ata ia dalin në mënyrë të shkëlqyer, ashtu si këtu, ashtu si në Itali, Greqi. Janë të njëjtët njerëz, janë po ata shqiptarë, që kur janë këtu respektojnë rregullat, kur janë atje, përpiqen t’i shmangin, sepse rregullat janë të shkruara, por nuk zbatohen.


06

« SOCIALE

E premte 19 korrik 2013 •

KULE: ARRITJET E UT DHE PLANET TONA JANË NJË HAP DREJT ARSIMIT EUROPIAN

SHËNDETËSIA

Gati projekti për kampusin universitar

SUQU pa kushte dhe pa barna

Pasi merret leja, hapet tenderimi për firmat e projektit Erta Bode

K

ampusi universitar është plani i radhës mbi arsimin e lartë shqiptar, i cili mori lejen për vazhdimësinë e tij. Së shpejti pritet të hapet tenderimi për kompanitë që do të marrin pjesë në zbatimin e projektit të tij, duke qenë kështu një hap më afër tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili në një konferencë për shtyp prezantoi me entuziazëm arritjet e UT-së gjatë këtij viti. Kështu, brenda këtij viti pritet të hidhen hapat e parë drejt këtij kampusi dhe të bëhet realitet ëndrra e këtij arsimi. Tashmë me miratimin e lejes së ndërtimit Universiteti do të fillojë hapjen e procedurave të tenderave për kompanitë që do të jenë pjesë e zbatimit të projektit të miratuar. Fillimisht ndërtimi i kampusit do të bëhet me një pjesë të fondeve nga vetë universiteti. Sipas Dhori Kules, kampusi do t’i japë përfundimisht zgjidhje problemit me infrastrukturën. Mirëpo Kule thotë se kjo nuk zgjidh problemin e stafit të pedagogëve, të cilët duhet të rriten profesionalisht, por edhe të shtohen në numër, pasi kërkesat janë të larta dhe pedagogët janë të mbingarkuar nga numri i lartë të studentëve. Rektori gjithashtu ka theksuar edhe nevojën e bashkëpunimit me qeverinë e re në zbatimin e këtij projekti. “UT me këtë leje i jep fund në mënyrën më moderne perëndimore zgjidhjes së problemit të infrastrukturës. Me fillimin e vitit akademik pjesa që merret me problemet financiare në UT do të fillojë procedurën e tenderimit. Kemi dëshirë që kjo të bëhet me tender ndërkombëtar. Duam që të bëhet një kampus i nivelit, i cilësisë së kampuseve që kemi parë në Europë”, - tha Kule. Sipas planeve të deritanishme, kampusi universitar pritet të ndërtohet në fushën përballë derës së Fakultet të Ekonomisë dhe pas godinës “Iliria” të Juridikut. Sipas zyrtarëve të arsimit të lartë dhe stafit të pedagogëve, kampusi do të jetë një hap drejt arsimit europian, që do të përmbushë akoma më tepër standardet për t’u arsimuar në Shqipëri. Ka pasur rritje të kualifikimit të pedagogëve, ku 216 prej tyre janë rritur nga pikëpamja akademike. 240 kanë marrë titullin “Doktor i shkencave”, 33 titullin “Profesor i asociuar” dhe 40 titullin “Doktor”. Universiteti është duke përparuar për të përmirësuar ndryshimin e kurrikulave sipas nevojave të tregut si dhe ofrimin e arsimimit cilësor në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Një nga arritjet më të mëdha të këtij viti akademik shënohet në drejtim të marrëdhënieve me institucionet brenda dhe jashtë vendit. Janë nënshkruar mbi 20 marrëveshje. Kryefjala e arritjeve është fakti që Universiteti i Tiranës për herë të parë është bashkëkoor-

REKTORI

Arritjet dhe planet e Universitetit të Tiranës Fillimi i vitit akademik në tetor 2012 shënoi hapjen e Zyrës së parë të Karrierës në Fakultetin e Ekonomisë dhe më pas edhe në Fakultetin e Drejtësisë. Ka pasur një bashkëpunim të suksesshëm dhe të vazhdueshëm me USAID-in, ambasadën franceze, Agjencinë Universitare të Frankofonisë dhe të gjitha institucionet e tjera partnere për mbështetjen dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në realizimin e kësaj iniciative. Zyrat e karrierës mundësojnë kalimin e studentëve në tregun e punës dhe së shpejti do të hapen edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Sociale. Një nga arritjet më të mëdha të këtij viti akademik shënohet në drejtim të marrëdhënieve me institucionet brenda dhe jashtë vendit. Janë nënshkruar mbi 20 marrëveshje. Universiteti është duke përparuar për të përmirësuar ndryshimin e kurrikulave sipas nevojave të tregut si dhe ofrimin e arsimimit cilësor në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

dinator me Universitetin e Gracit në projektin “Erasmus” të financuar nga Komisioni Europian. Duke filluar nga tetori i këtij viti Universiteti i Tiranës do të bashkëkoordinojë programet e mobilitetit të studentëve të bachelorit, masterit dhe doktoraturës në dhjetë universitetet më të mira të Europës Perëndimore. Rektori Kule është ndalur edhe në projektet më të

fundit që e presin UT-në këtë vit akademik. Bashkëpunim me ndërkombëtarët, më shumë fonde dhe eksperienca për profesorët dhe studentët - këtë parashikon projekti më i fundit. “Këtë vit ka fituar të drejtën për të qenë bashkëkoordinator i projektit “Erasmus Mundus” së bashku me universitetin e Gracit, ku janë 10 universitete Perëndimore dhe 10 të Ball-

kanit Perëndimor. Është nga rastet unikale që një universitet i vendeve në tranzicion bëhet i barabartë në koordinim me universitetet perëndimore”, - tha Kule. Tashmë universitetet janë në stadin e pritjes së studentëve të rinj, të cilët, ashtu si çdo vit, pritet të shpallen pas plotësimit të formularit A-2 tani në korrik. Fituesit pritet të shpallen nga mesi i muajit shtator.

BASHKIA E TIRANËS NË VËMENDJE PËR RRUGËT E ZËNA

Aksion, lirohen hapësirat publike Konfiskohet malli i tregtarëve ambulantë Hapësirat publike janë kthyer në aksionin e radhës nga Bashkia e Tiranës. Një nismë e tillë nga policia bashkiake është ndërmarrë në zonën e ish-Bllokut, rruga “Nikolla Tupe”. Aksioni ka qenë i fokusuar në lirimin e atyre rrugëve dhe hapësirave publike të zëna nga kundërvajtësit me blloqe betoni, hekura, zinxhirë, të cilët i kanë privatizuar në mënyrë të kundërligjshme këto hapësira për të parkuar makinat e tyre. Përgjegjësi i sektorit për ligjshmërinë fiskale pranë policisë bashkiake, Bashkim Koçi, ka bërë me dije se pas datës 31 korrik do të merren masa ligjore me gjoba ndaj çdo subjekti që tenton të zërë hapësirat publike. “Ne kemi evidentuar të gjitha këto lloj problematikash, kemi lënë aktkonstatime dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të TatimTaksave në Bashkinë e Tiranës kemi vendosur kufizimin e dhënies së lejes së shfrytëzimit të hapësirës. Këto subjekte janë lajmëruar, ndërkohë kemi marrë masa dhe kemi bërë procedurën ligjore të gjobitjes

me gjobë ndaj çdo kundërvajtësi, ku pas datës 31 të këtij muaji do të shikoni një ndryshim rrënjësor në përputhje me legjislacionin e parashikuar”, - u shpreh Koçi. Sipas tij, policia bashkiake po ndërhyn me aksionet e saj të herëpashershme, me qëllim lirimin e rrugëve dhe hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, për t’u rikthyer kështu qytetarëve çdo centimetër katror të kryeqytetit. “Ne jemi të vendosur që hapësirat publike, në çdo metër katror të Tiranës, t’i kthehen qytetarit, në funksion të përmirësimit cilësor të

lëvizjes së tyre, të përmirësimit cilësor të parkimit të makinave, të lëvizjes së makinave dhe gjithçka tjetër. Njëkohësisht, para se të vinim këtu, ne kemi bërë të mundur lirimin e të gjithë hapësirës së lëvizshme te zona e ish-Bllokut. Po të shikoni, vetëm gjatë 10 ditëve të fundit janë marrë masa për lirimin e të gjitha hapësirave, sepse është kohë sezonale, ku kundërvajtësit zënë trotuaret me prodhimet stinore. Janë sekuestruar mbi 12.5 tonë mall kundërvajtje, praktikë e cila do të vijojë edhe në ditët e ardhshme”, - tha Koçi.

Qendrat spitalore në vendin tonë i ka zaptuar mjerimi’. Kushtet sa vjen e degradohen dhe asgjë nuk është në parametrat normalë të një ambienti mjekësor, për më tepër nuk ofrojnë asnjë standard cilësor. Pas vëzhgimeve të shumta pamë qartë se mjerimi ka zaptuar edhe Qendrën Ushtarake, e cila ka mungesë të theksuar në barna, por dhe ambientet e saj lënë për të dëshiruar. Prej dy muajsh spitali ka apeluar pranë Ministrisë së Shëndetësisë se nuk ka më rezerva të qeseve të gjakut, mirëpo nuk është marrë asnjë masë. Për sa i përket momenteve kur duhet gjak, mjekët vazhdojnë të apelojnë si zgjidhje marrjen e gjakut nga familjarët e pacientit. Në momentet e para kur SUQU-ja mbeti me rezervat e gjakut, mjekët njoftuan MSH, e cila nuk ka dhënë asnjë reagim. Përpos kësaj kushtet në këtë qendër lënë tepër për të dëshiruar, pasi lagështira sidomos e kateve të para, ka depërtuar në dhoma, duke arritur nivelin e shtretërve si dhe duke lëshuar një aromë të padurueshme në dhomat ku rrinë të shtruar pacientët. Për sa u përket këtyre të fundit këta ankohen se nuk janë të qartë nëse po shërohen apo po marrin ndonjë sëmundje tjetër në këto ambiente pa ndriçim, pa ajrim dhe me lagështirë. Në situatë të keqe janë edhe shtretërit, të cilët pothuajse nuk kanë më sfungjer dhe janë kthyer në makthin e pacientëve, që duhet të kalojnë gjithë ditën të shtrirë në ato xhunga. U bënë më shumë se 3 muaj që spitalet e rretheve dhe qendrat spitalore në krejt vendin kanë ankesa të shumta për sa u përket barnave dhe kushteve, mirëpo asnjë nga zyrtarët e MSH nuk ka bërë një deklaratë për t’i sqaruar se ç’do të bëhet. Vetë ministri Halim Kosova ka bërë vetëm premtime që deri më sot nuk janë mbajtur dhe ndërkohë për mungesën e barnave ka fajësuar vonesën e tenderimit. Mirëpo pacientët dhe sëmundjet nuk njohin justifikime, për më tepër kur luhet me sigurinë e jetës së njerëzve.


EKONOMI • E premte 19 korrik 2013

»

07

NUK PAGUAJNË TARIFËN E APLIKIMIT. JA DOKUMENTET QË DUHEN

Kompensimi financiar, AKKP: Si përfitojnë aplikantët e vjetër BRIKENA DERVISHAJ

A

gjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është në pritje të botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit që qeveria miratoi dy ditë më parë lidhur me kompensimin financiar. Sapo ky vendim të botohet fillon zyrtarisht edhe procesi i pranimit të dokumenteve për ish-pronarët që do të përzgjidhen mes fituesve për fondin e 2013-ës. Numri 2 i AKKPsë Agim Toro sqaron se procesi i njohjes së ish-pronarëve për aplikimet për t’u bërë pjesë e procesit realisht ka nisur që me bërjen publik të vendimit. Sepse, sipas Toros, tashmë të gjithë të interesuarit kanë filluar të njihen me dokumentacionin që u duhet të plotësojnë për t’u bërë pjesë e procesit të kompensimit financiar. Aplikantët Sa i takon aplikantëve të viteve të kaluara Toro thekson se është e nevojshme që ata të plotësojnë dokumentacionin nëse është e nevojshme. Bëhet fjalë për aplikantët e viteve 2008, 2009, 2011 dhe 2012, të cilët e kanë bërë njëherë pagesën për aplikim, e cila është 2 mijë lekë. “E rëndësishme është që të vijnë prapë për të rifreskuar dokumentet që kanë paraqitur më herët, nëse u kërkohet një gjë e tillë. Nëse janë të rregullta atëherë ata bëjnë vetëm një kërkesë dhe u njihet aplikimi. Në qoftë se ata kanë ndryshim dokumentesh, apo nuk i kanë të plota dokumentet e aplikimit të parë krahasuar me kërkesat e shpallura këtë vit, do t’u duhet që të plotëso-

Ekspertët e misionit të FMN dhe Bankës Botërore te Financat Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore janë ndalur te Ministria e Financave dje për t’u njohur me situatën financiare të buxhetit. Ekspertët e FMN dhe BB, në kuadër të misionit të tyre për të kontrolluar sistemin financiar shqiptar, kanë qëndruar në një takim për rreth 2 orë me ministrin e Financave Ridvan Bode dhe zyrtarë të tjerë të këtij dikasteri ku janë njohur me zhvillimet dhe politikat fiskale të ndërmarra muajt e fundit nga qeveria. Mësohet se gjatë takimit është diskutuar mbi politikat fiskale dhe kostot e tyre, nivelin e borxhit publik dhe menaxhimin e tij, deficitin fiskal për vitin 2013, duke përfshirë zërin e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe në çfarë pike ngadalësimi i

rritjes ekonomike ka prekur këto zëra. Dy ditë më parë ekspertët e FMN-së dhe BB-së ka takuar edhe Guvernatorin e Bankës Qendrore, Ardian Fullani. Misioni mbyll nesër takimet në Tiranë, ndërsa veçmas nga ky proces, një mision ekspertësh të FMNsë pritet të vizitojë Shqipërinë në fund të muajit shtator 2013. Qëllimi i vizitës do të jetë vlerësimi i zhvillimeve të fundit në ekonominë tonë, si dhe diskutimi me qeverinë dhe Bankën Qendrore rreth politikave ekonomike dhe atyre financiare që do të ndiqen në të ardhmen. Kjo vizitë do të jetë pjesë e mbikëqyrjes ekonomike që kryen FMN-ja dhe do të pasohet nga një mision i Konsultimeve për Artikullin IV nga fundi i këtij viti.

Kristian Kanakaris “Qytetar nderi” i qytetit KËRKESAT Për sa i përket kërkesave të paraqitura në AKKP për vitin 2008, 2009, 2011, 2012, të cilat nuk janë realizuar nga AKKP-ja për arsye të ndryshme, kërkuesit duhet të bëjnë një kërkese të re, por nuk bëjnë pagesë të re. AKKP-ja pas shpalljes së fituedsve u dërgon subjektit të shpronësuar, Avokaturës së Shtetit dhe ZVRPP-së vendimet e marra. Pas shpalljes së fituesve AKKP-ja kryen veprimet me thesarin dhe bankën për kalimin e fondit të kompensimit, në të holla, në emër të subjektit të shpronësuar, përfitues të kompensimit, apo përfaqësuesit të tij me prokurë, në përputhje me procedurat për zbatimin e buxhetit të shtetit. Ministria e Drejtësisë, AKKP-ja dhe ZRPP-ja ngarkohen për zbatimin e vendimit për kompensimin financiar të vitit 2013.

jnë dosjen”, shprehet Toro. Ata që nuk kanë dokumente të rregullta paraqesin kërkesën për kompensim financiar, deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to, dëshminë e trashëgimisë, nëse ka ndryshime në rrethin e trashëgimtarëve të ligjshëm të subjektit të shpronësuar, sipas radhës përcaktuar në Kodin Civil, prokurën e posaçme, nëse ajo e paraqitur në vitet 2008,

2009, 2011 apo 2012 ka kufizimin në kohë për tagrin e tërheqjes së shumës në të holla. Afati i aplikimit Në krahasim me vitet e kaluara këtë vit AKKP-ja ka në dispozicion vetëm 15 ditë për të pritur aplikantët. Shkurtimi i afatit nga 30 ditë në 15 ditë, nuk është ndonjë problem, sipas zotit Toro. Tashmë përmbajtja është bërë e njohur për të gjithë të interesuarit.

“AKKP-ja ka nisur përgatitjet dhe ky shkurtim i afateve nuk është problem. Të interesuarit kanë nisur të asistohen për të paraqitur dokumentet”, - thekson Toro. Ndërkaq, lidhur me shqyrtimin e kërkesave që zakonisht ka zgjatur tre muaj, sipas afatit ligjor, sipas Toros, procesi do të varet edhe nga institucionet e tjera, siç janë zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme që bëjnë verifikimet përkatëse.

PROKURORIA: SHPËRDORIM DETYRE DHE SHKELJE E BARAZISË NË TENDER

Abuzim me tender, hetim 3 zyrtarë në Bërzhitë Kallëzimi penal është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në komunën Bërzhitë në Tiranë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Kallëzimi penal për dëmin ekonomik është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ka konstatuar se ky komision ka përjashtuar në mënyrë të padrejtë një kompani. Në vitin 2011, zyrtarët nën hetim B.Zeqiri, R.Adija, Y.Llupa janë caktuar si anëtarë të Komisonit të Vlerësimit të Ofertave në tenderin për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Dobresh, me fond limit 10.9 milionë lekë. Në këtë tender, anëtarët e komisionit kanë skualifikuar një shoqëri me argumentin se nuk plotësonte kriteret kualifi-

Takim me ministrin e Financave Ridvan Bode

kuese. Nga verifikimi i mëvonshëm i dokumenteve të ofertës së shoqërisë pranë komunës Bërzhitë ka rezultuar se kompania e skualifikuar plotësonte kriteret. Sipas Prokurorisë, shoqëria e skualifikuar ka paraqitur ofertën ekonomike më të ulët dhe konkretisht në vlerën 9.2 milionë lekë, ndërkohë që shoqëria e klasifikuar në vend të parë nga komisioni ka paraqitur ofertën në vlerën totale 9.4 milionë lekë. Këta shtetas si anëtarë të KVO-së në tenderin në fjalë kanë skualifikuar shoqërinë me argumentin se kjo shoqëri nuk plotësonte kriteret kualifikuese, pasi nuk kishte paraqitur listë-pagesat dhe nuk dispononte mjetin fadrom. Kualifikimi i kompanisë që kishte dhënë ofertën

më të lartë është cilësuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si dëm ekonomik që rrjedh nga diferenca e dy ofertave të dy shoqërive në fjalë dhe që i duhet

kthyer buxhetit të shtetit, ndërsa skualifikimi i padrejtë i kompanisë ka sjellë edhe kallëzimin penal që tashmë ka kaluar për trajtim në gjykatë.

Raiffeisen Bank rikonstruksion për shëtitoren në Gjirokastër Raiffeisen Bank ka mundësuar rikonstruksionin e shëtitores dhe qendrës së informimit turistik në Gjirokastër. Kështu u bë i mundur rikonstruksioni i shëtitores kryesore në sheshin “Çerçiz Topulli”, si dhe i qendrës së informimit turistik. Në kuadrin e 8-vjetorit të hyrjes së Gjirokastrës në UNESCO, u organizua edhe ceremonia e inaugurimit të shëtitores. Kryetari i Bashkisë Flamur Bime dhe Drejtori i Raiffeisen Bank prenë shiritin e inaugurimit. Drejtori i Përgjithshëm Kristian Kanakaris mori titullin “Qytetar nderi” i këtij qyteti me motivacionin “Për kontribut të shquar dhe mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e projekteve infrastrukturore e ambientale në qytetin e Gjirokastrës dhe

shërbime të vlerësuara sociale e publike për komunitetin”. “Jam shumë i lumtur që vij sot dhe pres këtë shirit me Kryetarin e Bashkisë. Duket si të ishte dje, kur erdha këtu për një tjetër event të rëndësishëm, një tjetër projekt të përbashkt me Bashkinë dhe diskutuam mundësinë e rikontruksionit të kësaj pjese shumë të rëndësishme të qytetit tuaj. Ndjehem mjaft mirë kur shoh që kontributi ynë ndihmon në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Gjirokastrës. Unë do të vij sërish për projekte të tjera sepse e ndjej shumë pranë këtë qytet dhe njerëzit e tij”, tha Kanakaris. Gjithashtu, Raiffeisen Bank ka vijuar kontributin e saj edhe në qytetin e Sarandës, ku ka sponsorizuar rikonstruksionin e pishinave të qytetit.

Zbatimi i skemës për faturat e blerjeve

Fermerët aplikantë në pritje të rimbursimit të TVSH-së Skema për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për imputet që blejnë fermerët ka filluar të vihet në zbatim. Fermerët në të gjithë vendin kanë filluar të aplikojnë pranë Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural me faturat përkatëse dhe tashmë presin kompensimin në vlerë monetare. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj, shprehet se kompensimi nuk ka afat të përcaktuar pasi fermerët blejnë në çdo kohë. Referuar situatës aktuale të sektorit bujqësor dhe shifrave për 3-mujorin e parë të vitit, Ferizaj thekson se prodhimi ka qenë i kënaqshëm dhe tregu ka ruajtur stabilitet. Sipas Ferizajt, sezoni dimëror pritet të mos ketë mungesa

në prodhim, pasi furnizohet në mënyrë ritmike. Qeveria ka ndërmarrë edhe një tjetër reformë për nxitjen e bashkimit të tokave bujqësore me qëllim krijimin e kooperativave, fermave bujqësore. Kështu parashikohet përjashtimi nga tatimi prej 10 për qind i të ardhurave që fermeri përfiton nga shitja e tokës bujqësore, kur sipërfaqja e saj është mbi 1000 m2, me kusht që blerësi i saj të jetë një fermer apo person fizik a juridik, i cili operon në fushën e aktivitetit bujqësor dhe që nuk do ta ndryshojë destinacionin për të cilën kjo tokë bujqësore është blerë. Në këtë mënyrë garantohet që lehtësimi fiskal i uljes së kostos së blerjes së tokës bujqësore me 10%.


08

« AKTUALITET

E premte 19 korrik 2013 •

ILIRJAN CANI NË GJENDJE TË RËNDË, LËVIZ KOKËN KUR DËGJON AKUZËN E VRASJES PREJ PROKURORIT

Burg ushtarakut që vrau gruan, “braktiset” në spital Rrezikon deri në burg përjetë. Në 6 muaj u dhunuan 600 femra në të gjithë vendin Mariglen Mullai

N

ë “arrest me burg” u la nga Gjykata e Krimeve të Rënda 39-vjeçari Ilirjan Cani, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes së bashkëshortes, në banesën e tyre në Tiranë. Seanca është zhvilluar dje nën masa të rrepta sigurie, në reanimacionin e Spitalit Ushtarak, ku Ilirjan Cani po lufton me vdekjen, pasi u vetëplagos me të njëjtën armë që vrau bashkëshorten Alketa Cani. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë, kur Alketa Cani u ekzekutua nga bashkëshorti i saj, Ilirjani. 35-vjeçarja u qëllua me pesë plumba në trup nga breshëria e automatikut. Pas kësaj, 39-vjeçari Ilirjan Cani u vetëplagos, ndërkohë që është duke luftuar mes jetës dhe vdekjes në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Për shkak të ndryshimeve të bëra në Kodin Penal që kanë hyrë në fuqi, të dyshuarit për krime brenda familjes hetohen e gjykohen nga Krimet e Rënda. Ndërsa, pas ndryshimeve në kodin pe-

nal Cani rrezikon të dënohet me burgim jo më pak se 20 vjet burg ose burgim të përjetshëm. Ndërkaq, mësohet se i akuzuari nuk ka mundur të nxjerrë ndonjë fjalë nga goja, por vetëm sa ka lëvizur kokën, kur ka dëgjuar akuzën nga prokurori, si dhe masën e sigurisë nga gjyqtari. Nga ana tjetër mjekët pohojnë se gjendja e tij shëndetësore është tepër e rënduar, teksa pritet shtimi i kurave intensive. Mohimi nga familjarët Ushtaraku Ilirjan Cani ndodhet në reanimacionin e Spitalit Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën. Jashtë sallës së spitalit nuk gjen asnjë prej të afërmve të tij. Askush nuk e di nëse ata vërtet e kanë braktisur pas krimit që ka bërë, apo nëse të afërmit e tij nuk ndodhen vetëm për një moment në korridoret e spitalit. Pak ditë më parë, babai i tij. Qerim Cani kishte deklaruar se nuk do ta vizitonte të birin, teksa shprehet tepër skeptik për rritjen e fëmijëve. Precedenti Mëngjesin e 3 ditëve më

VRASJA E 3 GRAVE Kurti: Është herët për të gjykuar kodin

parë, Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Genci Çarçanin, 48-vjeçarin që vrau me thikë ish-bashkëshorten e tij, 3 ditë më parë në Tiranë. I akuzuari Çarcani u gjykua nga Krimet e Rënda, pas ndryshimeve të bëra në Kodin Penal, si pasojë e të cilave të dyshuarit për krime brenda familjes do të gjykohen nga

kjo gjykatë. Ndaj 48-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta në mjedise publike. Sipas të dhënave të policisë, vetëm gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, në gjithë vendin janë regjistruar 1200 raste të ushtrimit të dhunës në familje. Prej

tyre 600 raste janë femra të dhunuara nga burrat, ndërkohë, nuk përjashtohen edhe rastet kur burri ka denoncuar gruan për ushtrim dhune, që sipas policisë pasi janë 58 burra të dhunuar. Vetëm në Gjykatën e Tiranës, çdo ditë dorëzohen nga dy kërkesa, ku persona të dhunuar kërkojnë mbrojtje nga policia.

Vala e krimit që ka përfshirë vendin javën e fundit ka ngritur debatin se a po funksionon siç duhet Kodi Penal i Shqipërisë pas ndryshimeve të bëra me aq bujë nga Parlamenti shqiptar. Mes këtij debati profesori i fakultet juridik në Tiranë Skerdian Kurti u shpreh se është shumë herët për të gjykuar kodin dhe i cilëson ndryshimet e bëra si të nevojshme. Sa i përket kodit aktual dhe ndërhyrjeve që mund t’i bëhen përsëri atij Kurti i shikon me skepticizëm. Ai sqaron se ndryshimet e shpeshta nuk janë të dobishme. Ndërsa hedh idenë e një kodi të ri penal që i përshtatet shoqërisë shqiptare. Ngjarjet e fundit ku mbetën të vrara tre gra, Kurti nuk i sheh vetëm si pasojë e Kodit Penal, por një mosfunsionim hallkash të sistemit. Sipas tij, gjykata dhe prokuroria duhet t’i çojnë hetimet deri në fund dhe të kërkojnë dhe japin maksimumin e dënimeve.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME Departamenti i Administratës Publike

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”,

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”,

Znj. NEXHMIJE TOCILLA është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST NË DREJTORINË E METODOLOGJISË, MONITORIMIT DHE VLERËSIMIT TË CILESISË NË MINISTRINË E FINANCAVE.

Znj. LINDITA SPAHO është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST NË DREJTORINË E ZHVILLIMIT PROFESIONAL NË MINISTRINË E FINANCAVE.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME Departamenti i Administratës Publike

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”,

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”,

z. ARJAN ZEQIRI është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST NË SEKTORIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT NË DREJTORINË E SHERBIMEVE TË BRENDSHME NË MINISTRINË E BUJQESISE, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT.

Znj. ELONA SELIMAJ është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST PROTOKOLLI NË DREJTORINË E DOKUMENTACIONIT NË KËSHILLIN E MINISTRAVE.


AKTUALITET • E premte 19 korrik 2013

»

09

TASK-FORCË NIS DOSJEN NË GJYKATË, PAS KONTROLLIT TË KLSH-së

Shkelje e tenderave, në gjyq 3 zyrtarë të komunës Bërzhitë Mariglen Mullai

N

ga njësia e Task-Forcës, në Prokurorinë e Tiranës janë dërguar për gjykim tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në komunën e Bërzhitës, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Kallëzimi për tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në komunën Bërzhitë B.Zeqiri, R.Adija dhe Y. Llupa është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas Prokurorisë bëhet fjalë për përjashtim nga tenderi në mënyrë të padrejtë të një kompanie dhe shpalljen fitues të një kompanie, e cila ka dhënë vlerë më të lartë se shoqëria e përjashtuar, duke konsumuar kështu shpërdorimin e detyrës. Akuzat Konkretisht të pandehurit me urdhërin e brendshëm nr.9 datë 10.02.2011, të Autoritetit Kontraktor Komuna Bërzhitë, janë caktuar në Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në procedurën e prokurimit të tenderit të hapur me objekt “Rikonstruksion i rrugës së fshatit Dobresh”, me fond limit 10.929.083 Lekë pa TVSH, shtetasi R. Abdija është caktuar kryetar dhe shtetasit Y. Llupa dhe B. Zeqiri

anëtar. Ky tender është zhvilluar nga Autoriteti Kontraktor komuna Bërzhitë në datën 07.,03.2011, ora 18:00 në bazë të urdhërit të prokurimit datë 03.02.2011. Këta shtetas si anëtarë të KVO-së në tenderin në fjalë kanë skualifikuar një shoqëri me argumentin se kjo shoqëri nuk plotësonte kriteret kualifikuese, pasi nuk kishte paraqitur listë-pagesat dhe nuk dispononte mjetin fadrom. Nga këqyrja dhe marrja e dokumenteve të ofertës së shoqërisë pranë komunës

AKSIDENTI PRANË ETC-së

Makina përplas të moshuarën, 20 minuta e shtrirë në rrugë Paraditen e djeshme në kryeqytet një e moshuar është plagosur rëndë, pasi është përplasur nga një automjet, kur po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Katedrales, në

bulevardin “Zhan D’Ark”, kur automjeti tip ‘BMË X5’ me targë AA008AY ka përplasur 65-vjeçaren Natasha Pirluri. Gruaja ka qëndruar për rreth 20 minuta e shtrirë në rrugë dhe pa ndihmë mjekësore, pasi autoambulanca është

Bërzhitë rezulton se nga kjo shoqëri janë dorëzuar një sërë vërtetimesh të lëshuara nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, të cilat plotësojnë kriterin kualifikues sipas dokumenteve standarde, i cili thotë: “Kandidati ofertuesi duhet të paraqes një dëshmi nga administrata tatimore për një punësim mesatar prej 10 punonjësish për vitin 2010, për periudhën janar-dhjetor”. Sipas Prokurorisë, shoqëria skualifikuar ka paraqitur ofertën ekonomike më të ulët dhe konkretisht

vonuar dhe policia nuk ka lejuar transportimin e saj me makina të rastit, për të mos i shkaktuar dëmtime të tjera. Në momentin e aksidentit, në Tiranë ka pasur një trafik të rënduar. Momentalisht gruaja ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000

“PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS”, Znj. HERALDA JAHOLLARI është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST NË SEKTORIN E MENAXHIMIT TË KONTRAKTIMEVE NË DREJTORINË E MENAXHIMIT TË PROKURIMEVE DHE KONTRAKTIMEVE NË MINISTRINË E FINANCAVE.

në vlerën 9.292.710 Lekë pa TVSH, ndërkohë që shoqëria e klasifikuar në vend të parë nga KVO-ja, ka paraqitur ofertën në vlerën totale 9.480.398 Lekë pa TVSH, duke sjellë një dëm ekonomik që rrjedh nga diferenca e dy ofertave të dy shoqërive në fjalë.

Në takim me ministrin Halimi

Ambasadori britanik, “besnik” i bashkëpunëtorëve në drejtësi Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, priti sot në një takim pune ambasadorin britanik, Nicholas Cannon, me të cilin bisedoi rreth ecurisë pozitive të disa prej projekteve të përbashkëta të ministrisë dhe ambasadës britanike në Tiranë në drejtim të reformimit të sistemit të drejtësisë. Ministri Halimi falënderoi ambasadorin për mbështetjen e dhënë për realizmin e disa prej reformave të rëndësishme për sistemin, si shërbimi i provës, mbikëqyrja elektronike, hartimin e ligjit për Gjykatën e Lartë, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe Civile, si dhe realizimin e marrëveshjes për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Britania e Madhe. Halimi shprehu bindjen se modelet britanike të zgjedhura si në ngritjen dhe funksionimin e shërbimit të provës, monitorimin elektronik, duhet të jenë në qendër të vëmendjes edhe në të ardhmen. Ministri e cilësoi të rëndësishme ecurinë e reformës në privatizimin e shërbimeve të caktuara në sistemin e burgjeve, si dhe në ngritjen e kapaciteteve monitoruese në Shërbimin e Kontrollit të Burgjeve. Në këtë drejtim, Halimi i kërkoi ambasadorit britanik që të vazhdojë mbështetjen për Ministrinë e Drejtësisë në vijim. Nga ana e tij, ambasadori Cannon shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin me ministrin Halimi, duke vlerësuar se reformat e ndërmarra nga ai dhe të mbështetura nga Britania e Madhe janë një shembull pozitiv e prioritar për sistemin e drejtësisë. Ambasadori Cannon shprehu bindjen se do të vazhdojnë përpjekjet me qeverinë e re për përfundimin e reformës së nisur në drejtim të privatizimit të burgjeve, etj. Ambasadori në këtë takim shoqërohej nga drejtuesi i fondacioni Slynn, i cili drejton disa projekte të mbështetura nga Britania e Madhe në reformimin e sistemit të drejtësisë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit

FTESË PËR OFERTË 1. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtes së Konsumatorit, zhvillon proçedurën konkurruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 39.52 ha për kultivimin e luleve, vreshtave dhe ullirit, në komunën Bërxull, rrethi Tiranë. 2. Subjektet e interesuar mund të kërkojnë informacion për proçedurën konkurruese, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Person kontakti: Lauresha Grezda, email: lauresha.grezda@ mbumk.gov.al 3. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për proçedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i proçedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në proçedurën konkuruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Qiradhënës. 4. Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumenta ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje të noterizuar, si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara dhe të dërgohen tek Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Adresa Sheshi Skëndërbej, Nr. 2 – Tiranë. 5. Vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e proçedurës konkurruese është 391,370 (treqind e nëntëdhjetë e një mijë e treqind e shtatëdhjetë) lek/vit (9,903 lekë/ha/vit). Ofertat me vlerë më të ulët se kjo vlerë fillestare do të skualifikohen. 6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën prej 32,614 lekë, të dorëzohet së bashku me ofertën. 7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesmarrja në procedurën e konkurimit në bazë të shtetësisë. 8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 19.08.2013, ora 13:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen. Ofertat do të hapen në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në Sallën e Mbledhjeve, Kati i Dytë, datë 19.08.2013, ora 13:00. Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.


10

« AKTUALITET

E premte 19 korrik 2013 •

MË MIRË VONË SE KURRË. BASHKIA GRE KULLAT E VROJTIMIT

Dako “Kemi pasur shumë raste të mbytjeve në det” Nga ARTUR AJAZI

E

dhe pse sezonit veror 2013 ka afro një muaj që ka nisur, dhe deti ka shënuar deri tani 2 viktimat e tij, Bashkia e Durrësit ka vendosur të vërë në funksion sistemin e kullave të vrojtimit. Vangjush Dako kryetari Bashkisë ka deklaruar dje për “Metropol” se “duke marrë shkas nga situata e krijuar vendosëm ringritjen e kullave të vrojtimit për t’i ardhur në ndihmë pushuesve, janë përzgjedhur tetë notarë të ekipit të “Teutës”, duke i caktuar në rolin e “shpëtimtarit” për të gjithë pushuesit që do të kenë nevojë dhe do të rrezikohen kur lahen në det”. Dako tha se “edhe këtë sezon kategoritë më të rrezikuara, mbeten fëmijët të moshuarit, kryesisht nga Kosova e Maqedonia ndaj ata do të jenë nën kontrollin e skuadrave që tashmë janë të pajisura me mjete optike, barka shpëtimi, kuti të ndihmës së shpejtë”. Shpëtimtarët e pushuesve, notarët e “Teutës”, dje kanë hipur mbi kullat e vrojtimit dhe të tjerë patrullojnë përgjatë bregdetit në përmbushje të misionit të tyre human. Vendosja e baywatch-ave është pritur mirë nga të gjithë pushuesit e moshave të ndryshme, të cilët tashmë ndjehen më të sigurt kur lahen në det. Prej dy muajsh nga nisja e sezonit veror sistemi i sigurisë në plazhin e Durrësit ka munguar ku si pasojë është regjistruar një numër prej 2 viktimash në det. Mungesa e kullave të vrojtimit, të cilat gjenden në të gjitha plazhet e botës, është

vënë re nga pushuesit , por ishte prefekti i qarkut të Durrësit Genci Juka që u kërkoi njësive vendore të Durrësit, Rrashbullit dhe Katundit të Ri, marrjen masa në drejtim të sigurisë në plazhet që ndodhen nën administrimin e tyre. Por edhe reagimi i Bashkisë ishte i menjëhershëm, duke marrë masa për ngritjen e sistemit të rojeve të plazhit. E gjithë vija bregdetare e plazhit të Durrësit, e cila fillon nga ura e Dajlanit deri te Konvaleshenca në Plepa, ka nga roje plazhi, dy

barka peshkimi dhe një motoskaf, ndërsa në plazhin më të madh të vendit janë vendosur rojet bregdetare, ata mungojnë në plazhet e tjera që kanë frekuentim po kaq të madh. Në njësitë e tjera vendore, si komuna e Rrashbullit për plazhin e Shkëmbit të Kavajës, komuna e Ishmit për plazhin e Gjirit të Lalzit, komuna e Katundit të Ri nisi nga dje vendosja e kullave të vrojtimit. Sezoni veror 2013, deri tani ka shënuar vetëm në Durrës 2 viktima, numër ky jo i lartë ta krahasosh me vitin e kaluar.

POLICIA ARRESTON NJËRIN PREJ PENGMARRËSVE, NË KËRKIM TJETRI

E rrëmbejnë dhe e keqtrajtojnë pasi dyshonin se u kishte vjedhur skrapin E rrëmbejnë dhe e rrahin të tregonte për mallin e vjedhur, arrestohet një person, në kërkim edhe një tjetër. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë rreth orës 23.55 kur shtetasi J. Xhufka bashkë me një person tjetër me banim në lagjen Visarion Xhuvani, kanë shkuar pranë banesës së një 16 vjeçari me inicialet E.H me banim në fshatin Katund i Ri dhe e kanë kërkuar për një sqarim. Më pas e kanë marrë me automjet dhe e kanë dërguar në një rrugicë në periferi të qytetit të Elbasanit. Aty i kanë kërkuar të tregojë ku e kishte fshehur skrapin që sipas tyre kishte vjedhur në pikën e grumbullimit në pronësi të njërit prej tyre. Kjo situatë ka vazhduar për rreth një orë. Dy personat

Deti në plazh i ndotur, ARM e Higjiena nisin hetimin e gjobitjen Zona bregdetare nga plazhi publik, Shkëmbi Kavajës e Golem, prej tre ditësh ka pësuar ndotje lokale të detit nga hidrokarburet. Alarmin e kanë dhënë pushuesit, të cilët deklaruan se “kur hynim në det laheshim me ujë të përzierë me naftë, apo benzene dhe vajra”. Nisur nga situata e krijuar, Agjencia Rajonale e Mjedisit dhe Drejtoria e Higjienës dhe Epidemiologjisë Durrës, nisën menjëherë kontrollet dhe verifikimet e tyre, duke dërguar specialistët dhe duke marrë monstrat e ujit, të cilat fatkeqësisht kanë rezultuar me mbindotje lokale. Prej sektorit “Apolonia” deri tek Shkëmbi Kavajës dhe në Golem, bregdeti është ndotur pjesërisht në të gjithë gjatësinë e tij rreth. Sipas specialistëve të ARM dhe DSHP “në Kavalishencë është rritur volumi i shkarkimit të ujërave të zeza në det, pikërisht aty ku bëhet edhe dezinfektimi i tyre pranë Shkëmbit të Kavajës, që ka sjellë një ndotjen dhe erën e keqe në plazh, por atje kemi zbuluar edhe përbërje hidrokarburesh në ujin e detit”. Nga ana e tyre edhe specialistët e Higjienës dhe Epidemiologjisë deklaruan se “ndotja ishte e lartë, afro 2 herë mbi normat, ndoshta derdhja e vajrave dhe karburanteve ka sjellë edhe ndotjen”. Situata e krijuar ditët e fundit, ka detyruar ARM dhe higjienën të verifikojnë edhe situatën edhe në portin detar, me qëllimin mos zbulojnë derdhjen në det nga ndonjë anije të ndonjë sasie nafte apo vaji. Agjencia Rajonale e Mjedisit ka bërë gjithashtu shkaktare firmat që kryejnë punimet në plazh, të cilat kanë devijuar shkarkimet e ujërave të zeza, por edhe punimet, të cilat kryhen në hidrovorin e Kavajës, i cili po derdh në det mbetjet. Inspektorati i Mjedisit ka vendosur gjoba 500 mijë lekëshe për disa subjekte dhe firma ndërtuese dhe masën e pezullimit të punimeve deri në fund të sezonit turistik 2013. “Ka mbingarkesë në llumra, por jo në ujëra të ndotura, po kryen analiza, pritet përgjigja e tyre vende-vende deti është i turbullt, por jo i ndotur, kemi konstatuar gjurmë lokale të vajrave apo naftës, por jemi në ndjeke të situatës”,- deklaruan për “Metropol” burimet nga ARM dhe DSHP Durrës.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit

FTESË PËR OFERTË 1. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtes së Konsumatorit, zhvillon proçedurën konkurruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 43.6 ha për kultivimin e ullirit, në komunën Velabisht, rrethi Berat. 2. Subjektet e interesuar mund të kërkojnë informacion për proçedurën konkurruese, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Person kontakti: Lauresha Grezda, email: lauresha.grezda@mbumk.gov.al 3. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për proçedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i proçedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në proçedurën konkuruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Qiradhënës. 4. Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumenta ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje të noterizuar, si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara dhe të dërgohen tek Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Adresa Sheshi Skëndërbej, Nr. 2 – Tiranë. 5. Vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e proçedurës konkurruese është 376,150 (treqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e pesëdhjetë) lek/vit (8,631.25 lekë/ha/vit). Ofertat me vlerë më të ulët se kjo vlerë fillestare do të skualifikohen. 6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën prej 31,263 lekë, të dorëzohet së bashku me ofertën. 7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesmarrja në procedurën e konkurimit në bazë të shtetësisë. 8. Afati i kontratës së qiradhënies fillon në mars 2014.

e kanë rrahur dhe keqtrajtuar 16 vjeçarin të tregonte se ku i kishte dërguar hekurishtet. Edhe pasi është rrahur dhe i është bërë presion për të treguar E. H nuk ka pranuar që ka qenë ai vjedhësi i skrapit. Menjëherë agjentët e policisë

kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. Xhufka 24 vjeç me banim në lagjen Visarion Xhuvani pasi ishte shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se është shpallur në kërkim edhe një person tjetër që ka bashkëpunuar në krim.

9. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 19.08.2013, ora 10:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen. Ofertat do të hapen në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në Sallën e Mbledhjeve, Kati i Dytë, datë 19.08.2013, ora 10:00. Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.


AKTUALITET • E premte 19 korrik 2013

»

11

BASHKIA: FONDET PËR NDËRTIMIN E LANDFILLIT, TË PAMJAFTUESHME

Vlorë, djegia e mbeturinave, tymi mbulon qytetin në kulm të sezonit

Plumbi i mbeti në kafkë

Dibër, shoku plagos 12-vjeçarin me plumb në kokë, aksidentale Një ngjarje e rënë ka ndodhur të merkurën në mbrëmje në bjeshkët e Dibrës. Një 12-vjeçar me inicialet E.A., është plagosur me një plumb në kokë nga shoku i tij, duke rrezikuar seriozisht jetën, por fati e ka ndihmuar dhe plumbi i ka mbetur në kafkë. Burime nga Drejtoria e Policisë së Dibrës njoftuan, se ngjarja ka ndodhur në orën 19.15 minuta të ditës së merkurës , pra në datën17 korrik, në vendin e quajtur Varri i Sejmenit, në bjeshkët e Korabit, sipër fshatit Sllatinë. Adoleshentët kanë qenë në bjeshkë dhe dyshohet se një bashkëmoshatar i tij të ketë shkrehur pa dashje armën, duke e qëlluar në kokë shokun e tij. Menjëherë në vendngjarje ka shkruar grupi hetimor, ndërsa 12-vjeçari është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Fatmirësisht, pavarësisht plagës së marrë në kokë, sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi nuk i ka prekur organet jetësore. Sipas policisë, i riu i dyshuar si autor i ngjarjes është shoqëruar në polici, ndërsa arma ende nuk ishte gjetur, pasi ai e kishte fshehur në pyll.

Ndalohet i vëllai, në kërkim drejtuesi I mjetit

Polici i vendos gjobë, shoferi e shtyp me makinë

N

ë kulmin e sezonit turistik, qyteti bregdetar i Vlorës mbulohet nga shtëllungat e tymit që shkaktohet nga djegia e mbeturinave. Vendi ku digjen mbeturinat i përket ish-fushës së aviacionit, që është shumë afër plazheve që frekuentohen çdo vit nga mijëra pushues vendas e të huaj. Për pasojë ndotja masive po shqetëson pafund pushuesit, por edhe banorë të lagjeve kryesore në Vlorë. Shumë prej tyre e cilësojnë si të papranueshme këtë situatë, pasi sipas tyre kjo mënyrë eleminimi e mbeturinave jo vetëm që është shumë e dëmshme për shëndetin, por do të sjellë pakënaqësi tek pushuesit, duke i detyruar që të largohen nga plazhet e Vlorës. Ndërkohë, sipas shefit të shërbimeve pranë Bashkisë Vlorë, Genti Sherifaj, thotë se mbetjet urbane në këtë zonë do të eleminoheshin me ndërtimin e një landfilldi, që si pasojë e mungesës së fondeve nuk u ndërtua as-

njëherë. Ai shton se bashkia i është vënë punës për ndërtimin e këtij impianti, që të zgjidhet një herë e mirë çështja e mbetjeve urbane. “Janë përcaktuar 3 zona, por akoma nuk është bërë asnjë gjë. Ka pasur një fond në dispozicion për të hartuar projektin e landfilldit, 10 milionë lekë të reja deri para dy vjetësh, fond i cili nuk ka qenë i mjaftueshëm”, deklaroi Sherifja. Sipas tij duke parë nevojën e menjëherëshme që ka qyteti për ndërtimin e këtij impianti nga ana e Bashkisë së Vlorës, është kërkuar me insistim një shtesë e fondit të vënë në dispozicion për realizimin e këtij projekti, por ende nuk ka asnjë reagim. Në mungesë të landfillit, aktualisht është duke u instaluar një impiant për ndarjen e mbetjeve dhe për riciklimin e tyre. Persona të papërgjegjshëm i djegin mbetjet gjatë natës, por dhe në orët e ditës, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit. Gjendja e krijuar ka sjellë edhe reagimin e

pushuesve të shumtë. Ata pohojnë se ndihen të shqetësuar nga tejndotja e shkaktuar nga tymi, ndërsa kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve vendore për zgjidhjen e kësaj problematike. Këtë vit plazhet e ndodhura brenda juridiskionit të Bashkisë së Vlorës po përballen me një sërë problematikash, ku situata më e rënduar paraqitet në zonën e Plazhit të Vjetër. Ky plazh që ka qenë edhe ndër më të preferuuarit për vlonjatët para viteve 1990, por aktualisht është i mbushur me inerte, si dhe mbeturina të tjera, ku sipas përfaqësuesve të bashkisë së qytetit persona të papërgjegjshëm i hedhin ato gjatë natës. Kjo ka bërë që situata të mos kontrollohet nga punonjësit e bashksië, ndërkohë që për rehabilitimin e zonës është parashikuar të zbatohet një projekt konkret, i cili si synim të parë ka pastrimin e plazhit, si dhe më pas rikualifikimin e plotë të tij, duke ofruar një ambient të kënaqshëm për pushuesit.

Dita e djeshme nuk mund të mbyllej pa aksidente në këto ditë të përgjakshme. Një i ri ka goditur me automjetin e tij inspektorin e policisë, menjëherë sapo ai i ka vendosur gjobë. Arben Luçi është dërguar për mjekim në spital, ndërsa i riu është vënë në pranga. Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme në postbllokun e Urës së Dajlanit në Durrës. Nga hetimet paraprake mësohet se inspektori ka ndaluar shtetasin Ledjon Kadilli, i cili drejtonte automjetin tip “Rexhina” me targa AA 272 CB. Inspektori me kolegët pasi kanë hasur shkelje të rregullave të qarkullimit dhe drejtim të mjetit me shpejtësi i kanë vënë një gjobë. Menjëherë pas gjobës, drejtuesi i automjetit ka aksidentuar qëllimisht inspektorin Arben Luci duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të Shijakut. Ai ka pohuar se është aksidentuar qëllimisht, nga shtetasi Lendjon Kadilli, pasi e ka gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë që rreth orës 21 00 - Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin ElbasanLibrazhd. Ngjarja u shënua në vendin e quajtur Xibrakë, në komunën Labinot ku makina tip ‘Ford Focus’ me targa ‘AA 097 EF’ doli nga rruga.

Nën akuzë kompania që po ndërton HEC-in Tre punëtorë i kanë vënë zjarrin ullishtes ku punonin në Himarë të Vlorës. Ullishtja, e cila ishte në pronësi të një banori të këtij qyteti, ka pësuar dëmtime të shumta, pasi janë rreth 20 rrënjë ullinj. Lidhur me ketë ngjarje, policia arrestoi dje si autorë të zjarrvënies shtetasit Besnik Xhevit Kaca, 22 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd, Gentian Qemal Alliu, 24 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd dhe Besmir Shqefën Moli, 22 vjeç banues në fshatin Zejmen, Lezhë. Arrestimi i tyre u krye në “zbatim të planit të posaçëm të masave për arrestimin e të gjithë personave që shkaktojnë zjarre gjatë periudhës së verës”, - thotë policia e Vlorës. Tre të rinjtë akuzohen për “Shkatërrim të pronës me zjarr”. Policia dyshon se kemi të bëjmë me një zjarrvënie aksidentale, por nuk përjashtohet pista e hetimit e një zjarrvënie të qëllimshme. Policia e Vlorës arrestoi dje edhe Niko Fatos Guma, lindur dhe banues në Himarë, pasi ka djegur një sipërfaqe prej 200 m² toke kullotë në pronësi të tij. Ndërkohë, policia i ka bërë thirrje të

NDRYSHIMI I KODIT PARASHIKON MASA TË RËNDA

Himarë, 3 të rinj i vënë zjarrin ullishtes ku punonin gjithë blegtorëve, bujqëve, banorëve të zonave rural dhe kujtdo që të mos provokojnë zjarre në pyje dhe kullota pasi në të kundërt nuk do të ketë asnjë tolerim për arrestimin e tyre edhe në rast se zjarrvënia do të jetë nga pakujdesia. Ata i bëjnë thirrje gjithashtu të gjitha institucioneve dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, si Drejtoria Rajonale e Pyjeve, Agjencia e Rajonale e Mjedisit, Zjarrëfikësja si dhe Pushtetit Vendor që të marrin masa për një koordinimin më të mirë dhe efikas midis tyre dhe policisë me qëllim parandalimin e zjarreve që mund të verifikohen gjatë periudhës së verës dhe raportimin e çdo lloj situate me qëllim vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo personi që shkakton zjarre.

Pukë, banorët e fshatit Trun në protestë e për ujin e pijshëm Banorët e fshatit Trun në Pukë kanë dalë dje në protestë, për mungesën e ujit të pijshëm. Sipas tyre, uji në fshatin e tyre mungon pasi një kompani që po ndërton një HEC në një fshat tjetër është duke shfrytëzuar pikërisht ujin e fshatit Trun. Banorët deklarojnë se në këtë ngjarje janë të përfshira edhe hallkat e shtetit, ndërsa nuk ngurojnë të hedhin akuza për korrupsion. “Kjo nuk është hera e parë që ne po ngremë zërin, por askush nuk ka reaguar për kërkesat tona. Nuk është e llogjikshme që ne të thahemi për ujë, pasi në një fshat tjetër do të ngrihet një hidrocentral, duke na prerë ne ujin. Kjo do të thotë se këtu ka korrupsion, pasi ne kemi vënë në dijeni përfaqësuesit e pushtetit qendror dhe lokal që të mos lejohet ndërtimi i këtij hidrocentrali, por askush nuk ka reguar”, deklaruan ata. Ata shtojnë se nuk kanë për qëllim të krijojnë incidente, por ndërkaq nuk mund të pranojnë këtë padrejtës. Për të mos krijuar incidente, e gjithë protesat e zhvilluar dje nga banorët e fshatit Trun u zhvillua nën mbikëqyrjen e forcave të policisë së komisariatit të Pukës.


12

« thashethemevip

E premte 19 korrik 2013 •

Fjolla Morina,

E Nora dhe bikinet e Beyonce Këngëtarja seksi Nora Istrefi, këto ditë vere po i kalon në Itali. Ajo ka postuar disa foto të saja në rrjetet sociale, ku nuk ka hezituar t’i shfaqë vijat e saj trupore tejet tërheqëse. Gjatë vizitës në plazh, ajo ka preferuar të bartë bikinit e markës Beyoonce H&M.

Elena Paparizou dhe Dafina Zeqiri, koncert për pushuesit Për të gjithë ata që pëlqejnë këngëtaren greke Elena Paparizou apo këngëtaren Dafina Zeqiri, kanë një rast të shijojnë muzikën e servirur prej tyre sonte dhe nesër në një prej resorteve verore në Durrës. Artistet do të jenë të pranishme në koncerte, respektivisht, Papariozou më 19 Korrik dhe Zeqiri më 20 Korrik. Për një pjesë të mirë të shqiptarëve këngëtaret janë vërtet të pëlqyeshme dhe përcjellin energji dhe ritëm. Kujtojmë se Elena e anuloi koncertin e saj në Tiranë para dy vjetësh dhe biletat ishin shitur të gjitha e me çmim dyfish. E megjithatë, biletat përfunduan të tëra në kosh. Tani, keni një rast të merrni të tjera bileta, për të shijuar më në fund Paparizou-n.

dimë që vajza e superhitit “FB” është duke u bërë gati për një tjetër këngë, e cila do të ndezë më shumë publikun shqiptar. Madje mësojmë se kënga do të vijë në duet me një reper të njohur shqiptar dhe është duke u bërë gati në studion e “ThreeDots”. Por vajza seksi e muzikës ka realizuar edhe disa foto nga fotografi i njohur nga Shqipëria, Juxhin Kurti, ku duket vërtet ‘hot’, por dhe e ëmbël, e që sapo të shohësh një foto të bën për vete. Fotot janë realizuar në Shqipëri, të cilën duket sikur Fjolla e ka bërë tashmë shtëpinë e saj, falë edhe shoqërisë që ka krijuar atje dhe bashkëpunëtorëve të saj. Karriera e Fjollës ka filluar që në vitin 2006, kur është publikur albumi i parë me 8 këngë “Gjendje kritike”. Aty ajo ka bashkëpunuar me kompozitor të ndryshëm nga Kosova dhe Maqedonia, si dhe 10 këngë të tjera jashtë albumit, këngë për të cilat ka punuar me kompozitorë nga Kosova dhe Shqipëria. Muzika ka qenë pasioni i saj qysh nga fëmijëria. “Çdokush e ka këndvështrimin e vet , ashtu dhe publiku, secili e ka syrin kritik. Reagimet mbi klipin kanë qenë të çfardoshme. Sa iu përket skenave nuk mund të thuhet se është diçka jashtë “normales”, ka komentuar disa kohë më parë në një intervistë të sajën Fjolla lidhur me këngën e vet më të fundit “FB”. Ndërsa komenton edhe shprehej “A don me ma thy a don me ta thy?” që mund të themi është si një lloj kolone zanore e këngës. “Shoqëria jonë tashmë e një kohë të gjatë, mënyra e të shprehurit të saj e ka bërë pjesë të vetes dhe zhargonin e internetit apo gjuhën e internetit , që të rinjtë komunikojnë me njëri-tjetrin, “A don me ma thy, a don me ta thy?” është thjeshtë

“hot” me këngë dhe foto të reja…

Renis Gjoka, nuk e ka gabim Padyshim që “Burn” vijojnë të jenë një prej grupeve muzikore më interesante, edhe pse për shumëkënd humbi diçka prej “magjisë” së tyre, kur Renis Gjoka iu nda grupit. Por me sa duket, Renisi nuk ka bërë zgjedhjen e gabuar. Ai ka sjellë një këngë vërtet të bukur solo së fundi e guxojmë të themi se po prezantohet edhe më i suksesshëm. “Apo e kam gabim?” është këngë e realizuar shumë mirë dhe ka një refren shumë të bukur.

Gjyste Vulaj, pushime në Durrës

metaforë e hiperbolizuar, për të shprehur një ndjenjë të veçantë, qoftë kënaqësie, arritjeje etj. Në ditët e sotme thjeshtë shprehje e zakon-

shme”, ka shpejguar Morina. Morina ka bërë të ditur se për çdo koncert të sajin,fansat do të jenë në dijeni përmes faqes së saj në Facebook.

Këngëtarja shqiptare nga Mali i Zi, Gjyste Vulaj ka zgjedhur bregdetin jonian për pushimet e këtij viti. Ajo ka udhëtuar nga Amerika për të qenë e pranishme në Pista Kosova në Durrës, por mbase jo thjesht për të pushuar, por mbi të gjitha për të kënduar për pushuesit e shumtë në këtë pjesë të bregdetit shqiptar. Nuk e dimë nëse Gjystja ka marrë me vete djaloshin e saj të vogël, i cili ka vetëm disa muaj që ka ardhur në jetë.


thashethemevip • E premte 19 korrik 2013

»

13

Rita Ora: Ja me kë këngëtare shqiptare do ta bëj një duet LONDËR – “Një fans më pyet në ka ndonjë artist shqiptar me të cilin do doja të realizoja një duet. Po! Një nga artistet pas të cilës unë jam e dashuruar është Dafina Zeqiri. Do ta bëj një duet me të, vetëm duhet të presim momentin”, ka shkruar ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora në “Facebook”. Kjo deklaratë e saj duket se i shton shumë pikë Dafina Zeqirit, e cila ka deklaruar gjithashtu më herët që do ta donte një duet me Rita Orën.

Anjeza Shahini,

“vera” me “këmbët përpjetë”

Aksidenti i

Adelinës U komentua shumë aksidenti që pati me veturë. Por meqë ka shpëtuar mirë, Adelina Berisha për Tribuna ka rrëfyer se si erdhi deri tek përplasja e makinës së saj. “Isha në makinë e ndalur në semaforë, kur papritur një makinë e ‘Proper Pizza’ ka ardhur në drejtim timin dhe më ka goditur. Por pas gjithë kësaj kam kaluar pa ndonjë pasojë”, ka treguar këngëtarja duke shfrytëzuar rastin që të rrëfej edhe për ‘aksidentin’ që kinse ajo ka goditur disa vajza në rrugë, e që sipas këngëtares nuk rezulton të jetë i vërtetë. “Përveç këtij aksidenti desha të tregoj edhe për një tjetër që kinse unë me makinë kam goditur disa vajza përderisa ecnin rrugës. Edhe pse ka kaluar një kohë nga kjo, unë them se nuk është e vërtetë sepse unë nuk kam goditur askënd me makinën time. I respektoj rregullat e komunikacionit dhe kam patentë shofer që tre vjet”, ka sqaruar ajo.

A

njeza duket se ndjehet sportive në këto ditë të nxehta vere. Ajo dëgjon muzikë, këndon dhe çlodhet “me këmbët përpjetë”. Këngëtarja ka postuar një foto të sajën me këmbët e ngritura lart në Facebook dhe menjëherë kanë vërshuar komentet e miqëve apo fansave të artistes. Dikush e pyet nëse është avokate apo akrobate? Ndërsa Anjeza i përgjigjet se nuk është as njëra dhe as tjetra, por forma më bashkëkohore e të kënduarit. Dikush tjetër

e ngacmon duke i thënë se ka filluar dhe ajo të ngrerë shalët e një tjetër se është “interesant ky stili “këmbëpërpjeta”. Janë të shumta komentet e ngjashme, por në fund këngëtarja i qetëson të gjithë. Ajo komenton “se me pantallona dhe namin ju, imagjino pa..”. Ndërsa shton se fotoja është shkrepur “pikërisht në kulmin e relaksim”, në të cilin Shahini gjendej, “pas një udhëtimi të gjatë”. Në një foto tjetër ku Anjeza duket se po shijon momentet përballë disa pijeve në ndonjë lokal spanjoll mbase, ajo shënon “La gente está muy loca”. E pra, njerëzit janë vërtet të çmendur...!

Albani djalë i mirë... Shumë prej jush do ta kenë parë tashmë këngën e re të Alban Skënderajt. Mbase nuk është diçka e re shfaqja e Albanit në këtë “stil”, por ne nuk po rrimë dot pa komentuar se megjithatë Albani ia ka “qëlluar” në një moment të shënuar. Duket sikur kjo këngë i kushtohet Miriamit, së cilës Albani i propozoi për martesë gjatë pushimeve diku nën det. Kënga duket shumë romantike e na kujton disi “Këngët e liqenit”, ndërkohë që videoja është si një listë arsyesh përse Miriami i tha “po” Albanit. Djale me vilë po, këngëtar po, i famshëm po, i bukur po, di të gatuajë po e po... E pra, mjaft gjëra ka dhe di të bëjë Albani!

Korab Jetishi, martesë më 25 Korrik Këngëtari Korab Jetishi ka vendosur ti thotë ‘mirupafshim’ beqarisë dhe të martohet këtë verë. Djali i këngëtarit të madh Shkëlxen Jetishi do të martohet më 25 korrik dhe dasmën do ta mbajë te restoranti që babai i tij ka hapur. Por sipas një burimi që dëshiron të mbetet anonim, kjo dasëm është nxituar të bëhet sa më parë pasi Korabi dhe e fejuara e tij, Gentiana presin një fëmijë, madje ka qene babai i Korabit ai që ka dashur të bëhet sa më parë kjo martesë.


14

« gossip

E premte 19 korrik 2013 •

Çfarë të bëni kur

fëmija adoleshent ju urren

Timberlake dominon në “Video Music Awards” Këngëtari Justin Timberlake është nominuar për gjashtë çmime në “Video Music Aëards”. Për çmimin kryesor, “Video of the Year” (Videoja e vitit), ai do të përballet me Robin Thicke, 36, Macklemore & Ryan Lewis, Bruno Mars, 27, dhe Taylor Sëift. Ndarja e çmimeve për VMA, do të mbahet më 25 gusht në “Brooklyn’s Barclays Center”.

Selena Gomez provokuese Selena Gomez është duke i kushtuar një vëmendje të shtuar pamjes së saj të jashtme kohët e fundit. E fshaqur rishtazi gjithmonë e veshur me kujdes me marka të shtrenjta dhe përkujdesje të dukshme për trupin e saj, 20-vjeçarja ia arriti edhe një herë më shumë që të befasonte. Me rastin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “ESPY”, Gomez mahniti fotografët dhe fansat e saj duke përzgjedhur një fustan të kuq tepër provokues.

S

jellja e një fëmije adoleshent është ndryshe nga e juaja, prandaj ai mund t`iu urrejë ju. Çfarë duhet të bëni? Ju shikoni se fëmija juaj adoleshent ju flet me një gjuhë të vrazhdë, shkruan keq për ju në rrjete sociale. Një pjesë e këtij zemërimi tek adoleshentët, vjen sepse ata nuk arrihen të kuptohen nga më të rriturit. Ndërkohë ju si prind filloni të shqetësoheni dhe të pyesni se pse fëmija ju urren dhe sillet ashpër me ju. Pse kjo gjë ndodh? Prindërimi është një proces dinamik. Disa gjëra janë ndryshe nga koha që fëmija juaj ka lindur, (që është plotësisht i varur nga ju), nga koha që tani ai është një adult, që fillon të kërkojë

pavarësinë. Pavarësisht këtyre ndryshimeve ju mbeteni prindi i tij. Një adoleshent është duke testuar limitet dhe duke u bërë i pavarur. Zhvillimet më të rëndësishme në këtë moshë janë se një adoleshent kërkon të fitojë pavarësinë. Adoleshentët kërkojnë të testojnë limitet e tyre dhe të mësojnë si të përballen vetë me jetën pa qënë në proteksionin e prindërve. Ndërkohë që ai është duke e bërë këtë gjë, mund të tregohet edhe rebel, dhe zbulon mënyrat e tij për të ndërvepruar me botën. Ndryshime në marrdhënje sociale Një ndryshim tjetër është se, rrethi i tij social ndryshon. Si adoleshent, shoqëria luan një rol të rëndësishëm në jetën e tij. Nëse më përpara ai çdo gjë ja u tregonte ju si prind, tani e ndan me shoqërinë në fillim, kështu që ju nuk

duhet të ndiheni fajtor për këtë gjë. Hapni dialog Ju urren fëmija juaj adoleshent? Kush është shqetësimi i vërtetë? Jeni ju, apo gjërat që e shtyjnë kundra? Si një prind mund të jetë e vështirë për të dalluar mes këtyre. Për të bërë këtë, një prind duhet të lerë mënjanë egon e tij dhe të hyjë në dialog pa u shqetësuar në lidhje me atë që mund të dëgjojë. Një dialog i hapur, është çelësi për afrimitet dhe komunikim me fëmijën adoleshent. Një prind i mirë nuk është nevoja që të jetë qëndra e jetës së fëmijës së vet. Një prind i mirë nevojitet të dijë se fëmija i tij është i sigurt dhe është duke u zhvilluar me përgjegjësira të shëndetshme si një i rritur. Kjo është pjesa e të ndërtuarit dhe të mbajturit paqen në shtëpinë tuaj.

Sony me kamer 20MP, sfidon Nokian

S Ryan Gosling dhe Eva Mendes janë duke jetuar të ndarë Ryan dhe Eva kanë filluar të bëjnë një jetë të ndarë nga njëri-tjetri. Ryan është parë duke festuar me shokët e tij dhe nga ana tjetër në nje vend krejt të ndryshëm, është parë Eva duke festuar me tre djem. Një burim ka treguar se kjo është një ‘pseudo’ ndarje mes çiftit, dhe jo një ndarje e vërtetë. Ndoshta ata e kanë parë si mundësi se duhet t`i krijojnë pak hapësira nj-tj.

ony planifikon të krijojë një model të ri të telefonit me të cilin do të konkurrojë me rivalët e tjerë në Android. Disa raporte thonë se Sony tashmë është duke e përgatitur një model të ri të telefonit, i cili do të veçohet për kamerën e avancuar me 20 mega-piksel. Sipas uebfaqes kineze, ePrice, Sony së shpejti do të lansojë modelin Xperia i1, të cilin do ta pajis me ekranin e ndjeshëm në prekje me 5-inç full HD 1080p dhe procesorin 2.2GHz quad-core Snapdragon 800, shkruan Telegraf. Mirëpo, siç thuhet, pika e dallueshme e këtij modeli të telefonit do të jetë kamera e pasme me 20.7 mega-piksel me sensorin 1/2.3-inch ExmorRS, i cili është i ngjashëm me atë të Galaxy Camera. Xperia i1 gjithashtu do të përmbajë edhe 2GB RAM, baterinë me 3,000 mAh, 16GB memorie të brendshme, portin për microSD dhe kamerën e përparme me 2 mega-piksel. Prezantimi i Sony Xperia 11 pritet të bëhet në panairin e IFA Berlin më 4 shtator.


gossip • E premte 19 korrik 2013

»

15

Katherine

Webb shkëlqimi i një miss-i

Stacey Keibler konfirmon ndarjen nga Clooney

Lohan

Stacey Keibler më në fund ka folur për ndarjen e saj nga George Clooney. Dyshja muajin e kaluar i dhanë fund lidhjes së tyre dyvjeçare, por Keibler nuk duket e shqetësuar dhe mendon anën pozitive të saj.“Vërtet nuk ka asgjë dramatike që ka ndodhur, andaj gjithçka është mirë. Unë jam një person që gjithmonë jetoj me momentin. Gjithmonë shoh me pozitivitet në gjithçka”.“Jam shumë e ngazëllyer për të gjitha projektet që vijnë, dhe jam super e zënë”, ka thënë modelja 33-vjeçare për revistën Extra.

kërkon donator sperme

Lindsay Lohan raportohet se dëshiron të bëhet nënë dhe është duke kërkuar “babain” e foshnjës. Aktorja mendon se duke u bërë nënë ajo do ta kthejë jetën e saj në rrugë të mbarë, andaj ka kërkuar nga disa prej miqve të saj meshkuj të bëhen donatorë të spermës. “Lindsay ka pyetur disa miq meshkujt dhe u ka kërkuar atyre të bëhen donatorë të spermës”.“Ajo mendon se duke pasur foshnjë, do ta mbajë atë për tokë! Ajo me kokën e saj mendon se është e pastër dhe dëshiron një foshnjë pasi ndjen se ajo mund ta mbajë të fokusuar në gjëra tjera”, ka thënë burimi për tabloidin amerikan National Enquirer.

N

ë muajt e fundit, Katherine Webb është vendosur në qendër të vëmendjes mediatike për aftësitë e saj si hedhëse nga trampolina apo për karrierën e nisur si modele. 24-vjeçarja, e cila së fundmi pozoi në një seri fotosh “pikante” për llogari të “Sports Illustrated”, ka tërhequr vëmendjen gjithashtu për dietën jashtëzakonisht strikte që ndjek për të ruajtur linjat e saj. Megjithatë, ndërsa të mërkurën ajo shkeli mbi tapetin e kuq në Los Anxhelos, në ceremoninë e çmimeve “ESPY”, Webb i rikujtoi të gjithëve se përse ajo u bë e famshme për herë të parë, kur mrekulloi të gjithë me trupin e saj duke fituar në Miss Alabama dhe më pas në Miss Amerika.

Cheryl Cole në gjyq me Simon Cowell

Brad Pitt arrin në Francë për të planifikuar dasmën Brad ëshjtë duke shijuar pak kohë më shumë në Francë, më herët këtë verë, me disa miq. Kësa rradhe ai do të ndihmojë për të rregulluar detajet e fundit të dasmës. Më në fund martesa e tyre po bëhet realitet. Burimet kanë treguar se pas ndërhyrjes në gjoks që Angelina bëri, lidhja e tyre është bërë më e fortë.

Këngëtarja Cheryl Cole, do të përballet me producentin e famshëm Simon Cowell në gjyq. Simon e kishte përjashtuar këngëtaren nga paneli i jurisë në shoun për talente të reja “The X Factor” në vitin 2011, për shkak të performancës së dobët të saj në Los Anxhelos dhe Çikago. Nga ana tjetër, ajo thotë se duhet të dëmshpërblehet aq sa i është premtuar. Duket se kjo do të jetë një betejë e gjatë, pasi të dy njihen për miqësinë shumë vjeçare.


16

« BOTA

E premte 19 korrik 2013 •

Rebelimi i

BORGJEZISË

Prapa manifestimeve të fundit është afirmimi i një klase të re globale. Që kërkon demokraci, të drejta dhe një politikë të ndryshme

P

Francis Fukuyama* rej më shumë se një dekade flitet shumë për rritjen ekonomike të Turqisë dhe Brazilit, dy vende në zhvillim që kanë gjithnjë e më shumë ndikim në skenën ndërkombëtare. E megjithatë, në tre muajt e fundit, të dy janë paralizuar nga manifestime që shprehnin një pakënaqësi të fortë kundër qeverive respektive. Çfarë po ndodh dhe, mbi të gjitha, a duhet të presim revolta të ngjashme në shtete të tjerë? Elementi i përbashkët i trazirave të kohëve të fundit në Turqi dhe Brazil, por edhe pranvera arabe e 2011 dhe protestat e saj në Kinë, është ngjitja e një klase të re të mesme globale. Kudo që është afirmuar, kjo klasë e mesme ka provokuar ngacmime politikë, por nuk ka qenë asnjëherë në gjendje që të sjellë e vetme ndryshime të qëndrueshëm. Dhe asgjë nga ajo që kemi parë kohët e fundit në Stamboll apo në Rio de Janeiro nuk të bën të mendosh se këtë herë do të jetë ndryshe. Në Turqi dhe në Brazil, ashtu si në Tunizi dhe në Egjipt, protestat nuk janë udhëhequr nga më të varfërit, por nga të rinj me një nivel arsimimi dhe të ardhurash mbi mesataren: të rinj e të reja që dinë të përdorin teknologjinë dhe të shfrytëzojnë rrjetet socialë për të qarkulluar lajmet më të fundit dhe organizuar manifestime. Dhe që, edhe pse jetojnë në vende ku zhvillohen zgjedhje demokratike, ndihen të larguar prej elitave politike. Në rastin e Turqisë, këta manifestues nuk miratojnë zhvillimin e pafre që kërkohet nga Kryeministri Erdogan si dhe metodat e tij autoritare. Në Brazil, i kundërvihen një klase politike të korruptuar që miraton projekte madhështorë për Botërorin e futbollit dhe Olimpiadën, por nuk u garanton qytetarëve të vet shërbime bazë si shëndetësia dhe arsimi. Për ata që protestojnë, nuk mjafton fakti që presidentja Dilma Roussef ka qenë një militante e të majtës, e burgosur prej regjimit ushtarak në vitet shtatëdhjetë, dhe që është një udhëheqëse e Partisë së Punëtorëve. Në sytë e tyre, edhe kjo parti është zhytur në një sistem të korruptuar – siç e tregoi skandali i fundit i blerjes së votave të disa deputetëve të opozitës – dhe sot qeveris në mënyrë jo efiçiente dhe krejt të pandjeshme ndaj problemeve të popullsisë. Taksa, zhvilli, teknologji Në botën e biznesit flitet me entuziasëm për ngjitjen e “klasës së mesme globale”, të paktën prej një dekade. Në një raport të vitit 2008, Goldman Sachs fuste në këtë kategori sociale individët me të ardhura vjetore mes 6 mijë dhe 30 mijë dollarë, dhe parashikonte që deri në

Rritja ekonomike globale e 40 viteve të fundit, që ka sjellë katërfishimin e prodhimit ekonomik, i ka përzierë kartat kudo. Klasat e mesme të të ashtuquajturve “vende në zhvillim” janë më të mëdha në numër, më të pasura, më të arsimuara dhe më të afta teknologjikisht nga sa kanë qenë ndonjëherë. E gjithë kjo ka pasoja veçanërisht të rëndësishme në Kinë. Qindra miliona personat që janë pjesë e klasës së mesme kërkojnë një shoqëri më të lirë, në mos një demokraci përfaqësuese të modelit perëndimor. Në dhjetë vitet e ardhshëm ky grup shoqëror do të përpiqet të kalojë nga grupi me të ardhura të mesme në grupin me të ardhura të larta. Por, në dy vitet e fundit, ritmi i rritjes ekonomike ka nisur të ngadalësohet dhe, është e pashmangshme që kur ekonomia të jetë bërë më e maturuar, nivelet e rritjes do të jenë më modestë.

vitin 2030 numri i tyre do të rritej me afro 2 miliardë vetë. Një raport i Institutit të Studimeve për Sigurinë i Bashkimit Evropian, që përdor një definicion më të gjerë për klasën e mesme, kishte parashikuar se numri i atyre që i përkisnin kësaj kategorie do të rritej nga 1.8 miliardë në 2009, në 3.2 në 2010 dhe do të arrinte në 4.9 miliardë në vitin 2030. Sipas parashikimeve, më shumë në këtë rritje do të ndikojnë Kina dhe India, por prirja do të jetë e njëjtë në të gjithë kontinentet, përfshirë edhe Afrikën ku, sipas vlerësimeve të Bankës Afrikane për Zhvillim, klasa e mesme numëron që tani 300 milionë vetë. Perspektiva e zgjerimit të kësaj klase sociale, që përfaqëson një serbator shumë të madh konsumatorësh të rinj, bën që t’u “shkojë goja lëng” shumë kompanive. Në fakt, ekonomistët dhe analistët kanë prirjen që të përcaktojnë përkatësinë në borgjezi vetëm në terma monetarë, duke etiketuar si klasë të mesme të gjithë personat që në vendet e

tyre hyjnë në kategorinë e mesme të shpërndarjes së të ardhurave dhe kalojnë një nivel të caktuar konsumi. Megjithatë, do të ishte më korrekte që kjo gjendje sociale të përcaktohej në bazë të arsimit, llojit të punësimit dhe pronësisë së mallrave, elementë këta shumë më të dobishëm për të përcaktuar sjelljen politike. Një numër i madh studimesh të kryer në vende të ndryshëm, mes të cilëve disa studime të Peë Center dhe të dhënave të Ëorld Values Survey në Universitetin e Michigan-it, tregon se personat me një nivel më të lartë të arsimimit i atribuojnë më shumë vlera demokracisë, lirisë individuale dhe tolerancës ndaj stileve të ndryshëm të jetesës. Borgjezët nuk kërkojnë vetëm siguri për familjen e tyre, por edhe liri zgjedhjeje dhe më shumë mundësi. Është gjithashtu e mundur që personat me një diplomë më të lartë apo një arsim universitar janë në dijeni për atë që ndodh në botë dhe janë në kontakt me persona të tjerë të të njëjtës klasë sociale përmes

teknologjisë. Familjet që zotërojnë të mira të qëndrueshme që mund të hiqen nga shteti (për shembull shtëpia), janë më të prirura të interesohen për politikën. Dhe duke qenë se paguan taksa, klasa e mesme është njëkohësisht edhe më e interesuara për transparencën e veprimtarisë së qeverisë. Por, mbi të gjitha, të “anëtarësuarit” e rinj në këtë klasë sociale janë më të prirurit për t’u mobilizuar prej atij që politologu Samuel Huntington e quante “hendeku”, domethënë pamundësia e shoqërisë për të kënaqur pritshmëritë e tyre në rritje për progres ekonomik dhe social. Ndërkohë që të varfërit janë të përfshirë në luftën e përditshme për mbijetesë, ka shumë gjasa që të jenë borgjezët e zhgënjyer që angazhohen në politikë për të arritur objektivat e tyre. Kjo dinamikë u shfaq hapur gjatë pranverës arabe: revoltat u udhëhoqën prej të rinjve relativisht të arsimuar. Në brezin e fundit, si Tunizia, edhe Egjipti kanë prodhuar një numër të madh të diplomuarish. Por qeveritë autoritare të Zine El Abidine Ben Ali dhe Hosni Mubarak ishin regjimet klasikë të bazuar në kapitalizmin klientelist, ku mundësitë ekonomike vareshin prej lidhjeve politike. Veç kësaj, asnjëri prej këtyre dy shteteve nuk kish pasur një rritje mjaftueshmërisht të shpejtë ekonomike për t’u garantuar vende pune të rinjve gjithnjë e më të arsimuar. Rezultati ishte revolucioni. Nuk bëhet fjalë për një fenomen të ri. Revolucioni francez, ai bolshevik dhe ai kinez u nxitën prej pakënaqësisë së klasës së mesme, edhe pse më pas përfshinë fshatarët, punëtorët dhe të varfërit. Madje edhe vala revolucionare e 1848,


BOTA • E premte 19 korrik 2013

që preku të gjithë vendet evropianë, ishte produkt i drejtpërdrejtë i ekspansionit të klasës së mesme. Megjithatë, ndonëse udhëhoqën protesta, kryengritje e ndonjëherë edhe revolucione, borgjezët pothuajse asnjëherë nuk ishin në gjendje të përcaktonin në mënyrë autonome ndryshime politikë afatgjatë. Motivi është që në vendet në zhvillim zakonisht përfaqësojnë pak më shumë

se një minorancë dhe shpesh herë janë viktima të ndarjeve të brendshme. Nëse nuk bëhen aleatë me sektorë të tjerë të shoqërisë, lëvizjet e lindura nga klasa e mesme nuk prodhojnë ndryshime strukturorë. Për këtë arsye të rinjtë e Tunizit dhe të sheshit “Tahrir”, ndonëse kanë dëbuar diktatorët e tyre, nuk arritën të organizojnë parti në gjendje të konkurronin në zgjedhje.

»

17

Studentët, në mënyrë të veçantë, nuk e kanë idenë se si të përfshijnë fshatarët dhe punëtorët. Në të kundërt, partitë islamike – Ennahda në Tunizi dhe Vëllazëria Myslimane në Egjipt – kanë tashmë një mbështetje të madhe prej popullsisë rurale. Pas vitesh persekutime politikë, ata kanë mësuar se si të organizojnë mbështetësit e tyre, që janë më pak të arsimuar. Rezultati ishte triumfi në zgjedhjet e para që u mbajtën pas rënies së regjimeve autoritarë. Ndoshta një fat i ngjashëm i pret edhe manifestuesit turq. Jashtë zonave urbane të vendit, Kryeministri Erdogan, që nuk hezitoi të kërkojë mobilizimin e militantëve të partisë së tij (Akp) kundër opozitarëve, është ende shumë popullor. Klasa e mesme turke është thellësisht e ndarë. Rritja ekonomike e dhjetë viteve të fundit është nxitur në një pjesë të madhe prej një klase të re të mesme sipërmarrëse, shumë fetare e që ka mbështetur gjithmonë Erdoganin. Ky grup, i dhënë pas punës dhe kursimit, shfaq shumë prej tipareve që sociologu Max Ëeber ua atribuonte puritanëve të fillimeve të epokës moderne dhe që, sipas pikë-

megjithatë një klasë të mesme të ndryshme, më sipërmarrëse e të lidhur me sektorin privat, që ka dy mënyra për t’u kujdesur për interesat e saj ekonomikë. Nga njëra anë mund të përbëjë bazën e një koalicioni të vendosur për të reformuar sistemin politik brazilian në tërësinë e tij. Një situatë e ngjashmë është parë në Shtetet e Bashkuara në të ashtuquajturën epokën progresiste, mes fundit të tetëqindës dhe viteve njëzetë të nëntëqindës, kur një mobilizim masiv i klasës së mesme arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të reformuar administratën publike dhe për t’i dhënë fund sistemit të vjetër klientelist. Nga ana tjetër, borgjezia urbane braziliane mund të harxhojë energjitë e saj duke u përqëndruar në probleme të politikës identitare apo të lejojë të korruptohet prej një sistemi që shpërblen shtrenjtë ata që i shkojnë pas lojës së tij. Fundi i pushtetit Nuk është aspak e thënë që pas protestave në Brazil do të vijojë rruga e reformave. Shumë gjëra do të varen nga klasa e vet drejtuese. Presidentja Roussef ka shansin e

ardhura të larta. Por, në dy vitet e fundit, ritmi i rritjes ekonomike ka nisur të ngadalësohet dhe, është e pashmangshme që kur ekonomia të jetë bërë më e maturuar, nivelet e rritjes do të jenë më modestë. Vendet e punës që zgjedhjet industriale të qeverisë kanë krijuar që prej viete 1978 nuk do të mjaftojnë më. Kina prodhon që sot 6-7 milionë të diplomuar çdo vit, dhe perspektivat e tyre për të ardhmen janë më pak rozë se sa ato të prindërve të tyre proletarë. Rezultati është që në vitet e ardhshëm do të ketë një hendek të frikshëm mes pritshmërive të këtyre personave dhe realitetit, me pasoja të rënda për stabilitetin e vendit. Në Kinë, ashtu si në pjesë të tjera të botës në zhvillim, lindja e një borgjezie të re është në themel të fenomenit që Moises Naim e quan “fundi i pushtetit”. Klasa e mesme është prej kohësh në vijën e parë të frontit të kundërshtimit të abuzimit me pushtetin, si nga ana e regjimeve autoritarë, ashtu edhe atyre demokratikë. Sot, sfida është që të transformohen protestat në ndryshime të qëndrueshëm, domethënë institucione të rinj dhe zgjidhje të reja politike. Në Amerikën Latine,

pamjes së tij, kishin favorizuar zhvillimin e kapitalizmit në Evropë. Ndërsa manifestuesit turq janë laikë dhe të lidhur prej vlerave të modernitetit që i najnë me bashkëmoshatarët e tyre evropianë dhe amerikanë. Rrezikojnë pra të pësojnë një represion të fortë nga ana e qeverisë dhe do të kenë të njëjtat vështirësi për të gjetur aleatë në klasat e tjera sociale, që janë eksperimentuar tashmë në lëvizje të ngjashme në Rusi, Ukrainë dhe gjetkë. Në Brazil, situata është shumë ndryshe. Për manifestuesit, që nuk rrezikojnë represionin e dhunshëm, vështirësia e vërtetë do të jetë që të shmangin gllabërimin prej një sistemi thellësisht të korruptuar. Në Brazil, përkatësia në klasën e mesme nuk nënkupton automatikisht të jesh në favor të demokracisë dhe transparencës. Përkundrazi, një pjesë e mirë e borgjezisë së vjetër braziliane ka punuar gjithmonë në sektorin publik, në një sistem klientelist dhe të varur prej kontrollit të shtetit. Në Brazil – dhe në disa vende aziatikë si Tailanda dhe Kina – klasa e mesme ka mbështetur gjithmonë regjimet autoritarë. Rritja ekonomike e kohëve të fundit në Brazil ka prodhuar

jashtëzakonshëm që të shfrytëzojë situatën për të rinisur reforma ambicioze. Deri tani ka qenë shumë e matur në sulmin ndaj sistemit të vjetër, për shkak të limiteve të vendosur prej partisë së saj dhe koalicionit qeverisës. E megjithatë, edhe Brazili mund të përfitojë nga situata dhe të ndryshojë rrugë, siç bënë SHBA në vitin 1881, kur vrasja e presidentit James Garfield nga një avokat i papunë ofroi shansin e artë për një reformë të gjerë të bazuar mbi transparencën. Rritja ekonomike globale e 40 viteve të fundit, që ka sjellë katërfishimin e prodhimit ekonomik, i ka përzierë kartat kudo. Klasat e mesme të të ashtuquajturve “vende në zhvillim” janë më të mëdha në numër, më të pasura, më të arsimuara dhe më të afta teknologjikisht nga sa kanë qenë ndonjëherë. E gjithë kjo ka pasoja veçanërisht të rëndësishme në Kinë. Qindra miliona personat që janë pjesë e klasës së mesme kërkojnë një shoqëri më të lirë, në mos një demokraci përfaqësuese të modelit perëndimor. Në dhjetë vitet e ardhshëm ky grup shoqëror do të përpiqet të kalojë nga grupi me të ardhura të mesme në grupin me të

Kili është në vend të parë për rritjen ekonomike dhe eficiencën e sistemit politik. Megjithatë, në vitet e fundit ka pasur një shpërthim protestash studentore për të denoncuar mangësitë në shkolla. Klasa e mesme nuk përbën një kërcënim vetëm për regjimet autoritarë dhe demokracitë e reja. Demokracitë e konsoliduara nuk duhet të mendojnë se mund të flenë mbi dafina vetëm sepse i lejojnë shtetasit e tyre të votojnë dhe udhëheqësit e tyre kanë mbështetje në sondazhet e opinionit publik. Klasa e re e mesme, që ka mësuar të përdorë teknologjinë, do të kërkojë gjithnjë e më shumë prej liderëve të saj. SHBA dhe Evropa po përjetojnë një periudhë me rritje të ulët ekonomike dhe nivele të lartë papunësie. Veç kësaj, brezi i vjetër u ka lënë trashëgimi një borxh shumë të madh të rinjve. Asnjë udhëheqës evropian apo amerikan nuk mund t’i lejojë vetes që të shohë me superioritet atë që po ndodh në Stamboll apo Sao Paolo. Do të ishte gabim i rëndë të mendonin që në SHBA apo në Evropë nuk mund të ndodhë diçka e ngjashme. *Fancis Fukuyama është politolog amerikan. Është profesor në Universitetin e Stanford.


18

« dossier

E premte 19 korrik 2013 •

Marrëdhëniet historike dhe ato të luftës

Vlerësimi i besimit fetar te kosovarët prej politikës italiane

Nga Albert KOTINI ...i shkruanin se e pritnin për t’u liruar nga Turqit. Më 22 gusht Duka dërgoi në Shqipëri Filiberto Provanz, zot i Leynisë, dhe Gjon Renecin, kapedan shqiptar, me shumë të holla dhe dhurata për ata që do të favorizonin ndërmarrjen. Johan Patriarka e Serbisë dhe Bullgarisë, të cilit ai i kishte dërguar si dhuratë një shkop dhe një sahat i shkruante nga Monastiri i Monavisë në Erzegovinë një letër me të cilën ftonte të ndërhynte në një mbledhje të krerëve spiritualë dhe temporalë të mbretërive, për tu kurorëzuar mbret suksesor i shtëpisë Nemagua. Letra është shkruar në gjuhën bullgare me ngjyrë të kuqe dhe me një nënshkrim të madh jerolik dhe me ngjyrë të gjelbër. Me të ishte një letër e vojvodës Gardan, që pohonte në emër të krerëve të tjerë të popullit plotfuqinë e ambasadorëve dhe si peng të besnikërisë së tyre u lajmëronte dërgimin e katër pengjeve të tjerë. Çështja, pra, ishte serioze, pasi favorizohej prej mbretit të Spanjës, i cili dëshironte ta ngarkonte dukën e Savojës me një detyrë të rëndë, kështu që të lirohej në Itali dhe në Europë nga një shqetësim i tillë dhe i afërm. Dhe duka e mori punën me zell të madh e kujdesohej duke dërguar ndihma nëpër det, që i kishte premtuar për të kryer ekspeditën në Shqipëri. Kishte hedhur në dorë shënime të gjëra dhe statistika të shumë krahinave të mbretërisë së tij të ardhshme. Gjendet dhe sot plani ushtarak i ekspeditës: 80dhjetë mijë njerëz duheshin, prej të cilëve 50 mijë ballkanas, 40 anije galera, 30 anije ngarkese, 30 copë bateri të turinos, furnizime të tjera dhe ushqime. Në prillin e vitit 1609 gjithçka ishte gati, por asnjë prej aleatëve nuk mundi të lëvizte e të dërgonte anije dhe ushtarë për luftën e lindjes. Dhe Karl Emanueli hoqi dorë nga ndërmarrja e Shqipërisë, pse e shihte në rrezik të shembej Dukati i Milanos. Pastaj pak vjet më vonë fillonte lufta e 30 vjetve dhe dukës i duhej të mendonte çështje të tjera, hëpërhë më të rëndësishme. Por bashkë me interesat e republikanëve detarë të kryqëzatave të Papës, të lundronjësve tonë dhe shtëpia Savoja e vinte përsëri hipotekën e saj në lindje dhe që të gjitha së bashku përbënin interesat historike të së drejtës tonë ideale. Tre shekuj më vonë ekspeditën e Shqipërisë e kret Musolini. Duçja e di që Italisë s’i shpëton gjë nga aspiratat e saj e nuk harron asgjë; dhe inventari është i gjatë. Viktor Emanueli 3 Viktor Emanuelit iu desh të hipe në fron në moshën 31-vjeçare. Ka qenë thënë me vend se ligji i rreptë i regjimit mbretëror duhej të pritej vdekja e të atit të vet. Emocioni i paevitueshëm në çdo shpirt të drejtë që shoqëron fillimin e një qëllimi kaq të rëndë. Përgjegjësie vjen ndërkohë të shtohet me dhimbjen e djalit. Në rastin e Viktor Emanuelit të 3 kjo u bë edhe më e fortë për shkak të parapritjes dhe të rrethanave tragjike të suksesit. Ai nuk kishte menduar kurrë që të fillonte kaq shpejt karrierën e lavdishme, por të rëndë të sovranit Umberti, që ishte në kulmin e gjallërisë, kur një revolver i një kriminali fanatik në një mbrëmje të ngrohtë lombarde çelte suksesin dhe thërriste nga deti i lindjes trashëgimtarin i tij. Për fat ky e kishte përdorur mirë kohën e tij jo vetëm mendja e tij ishte e formuar, por edhe karakteri. Plotësimi i zellshëm i detyrimeve ushtarake i kishte dhënë së bashku me kultin e

disiplinës zotësinë e komandës dhe sensin e kuptueshmërisë njerëzore, e cila për hir të traditës së vazhdueshme të ushtrisë italiane u vendos midis superiorit dhe inferiorit. Në shumë rrethana kishte mundur të jepte provë të një ftohtësie shpirti të një qetësie kundrejt dhe rrezikut, që më vonë merrnin vërtetime të mëdha. Kujtohet që episodi i një plasje të një vegle të madhe gjatë mësimeve të institutit të fizikës eksperimentale në Romë, të cilin e ndiqte princi. Një që merrej me përgatitjen u plagos, princi atëherë 16-vjeçar, tregoi një impasibilitet të rrallë. Dy vjet më vonë në kështjellën “Monte Mario” gjatë eksperimenteve në qitje me pushkë me xhelatinë plasëse një nga këto pëlcet befas. Një tufë copërash qëllojnë ato që ishin atje, edhe princi goditet jo kaq lehtë në gjoks. Pasi u mbështoll me mantelin për të fshehur gjakun që derdhej nga plaga, Viktor Emanueli donte të priste mbarimin e eksperimentit para se të tërhiqej për të kuruar plagën. Më shumë se heroizëm shikojmë në këto anekdota provën e shpirtit të fortë dhe

këto çiltërsi nuk improvizohen, as zhvillohen pa një përgatitje të kujdesshme. Rrallë princ që ka pasur një rini të turbullt mund të jetë një sovran i mirë, më e lehë është e kundërta. Për fat të Italisë, përgatitja morale si dhe ajo intelektuale e Viktorit ishte e përsosur. Korrekt me bindjet e tij dhe qëndrimin e tij moral ka qenë zgjedhja e mbretëreshës së ardhme. Ai i mënjanoi pretekstet e lehta të arsyes shtetërore, që kërkonin të justifikonin me princërit indiferencën kundrejt një akti me aq rëndësi në jetën e atyre si dhe në jetën e të gjithëve. I shtytur shpeshherë që të martohej, deklaroi se do të bënte vetëm një martesë dashurie. E gjithë kjo ishte një gjë e re në oborret dhe kishte dijeni për ide moderne dhe emancipimi të normave të etiketës. Nga viti 1890 dhe këtej personazhet e oborrit e kishin këshilluar të martohej: djali i vetëm duhej të merrte masa të ruante kurorën nën trukun e vet. Krispi i paraqiti një album me fotografi të të gjitha princeshave të pamartuara të Europës, por Viktori nuk u la të tërhiqej nga ky dokumentim

të qetë dhe sidomos i kujdesshëm për dinjitetin e vet larg gjesteve teatrale për të dramatizuar pa arsye. Në disa ky qëndrim mund të duket ftohtësi e madhe, por ishte një cilësi e çmuar për një Sovran, sidomos për një vend si Italia e atëhershme, nervoze dashuronjëse dhe e frikshme njëkohësisht për ta, për aventura dhe për të papritura. Mësime dhe dominimi të vetvetes nuk janë harruar kurrë kur vijnë prej së larti. Kjo përmbajtje mënyrash nuk kishte prerë kurrë krerët e dashurisë, sidomos në familjarë, princin dhe Sovranin. Ishte djalë i mirë, siç u bë at i mirë. Mbretëresha Margarita thoshte shpesh për të: “Djali im nuk më dha kurrë rast mërzitjeje”. Kronika skandale që ka ndjekur përherë personazhet s’pati kurrë asgjë për të thënë. Me të drejtë u përcaktua më vonë duke përmbledhur një strofë të bukur të Dantes: “Mbreti në jetë të thjeshte”. Por

i ftohtë. Më vonë iu afrua dora e një princeshe angleze; e refuzoi. Martesa e kushëririt, dukës së Aostës, dha ndoshta shtytjen në vendimin alternativ; por mbi të gjitha e bëri të vendoste personi që mund ta kuptonte dhe të kuptohej. Princi trashëgimtar i Italisë duhej të martohej me një princeshë. Kurrë, me gjithë tendencat demokratike, kishte për të menduar që të dhunonte këtë traditë. Por midis princeshave ai zgjodhi më modesten, vajzën e një sovrani nga më të vegjlit e Europës. Në këtë ai u tregua me të vërtetë poet. Martesa me Elenën e Maltizit formon notën më romantike në atë jetë që është bërë nga studime, punë dhe mejtim. Merita e mbretit në shpirtin kombëtar Me përkujtimin solemn të 50-të vjetorit të mbretërisë, kishte hyrë në ndërgjegjen e të

gjithëve bindja se perioda e përgatitjes modeste në heshtje punëtore të vendit të kryhej që Italia të mund të rimerrte rrugën e vet drejt një të ardhme me fuqi më të madhe dhe zgjerim, mbreti natyrisht e kuptonte më parë se të gjithë këtë nevojë ideale, që përgjigjej edhe në nevojën praktike për të kërkuar fusha të reja veprimtarie, gjithashtu edhe në nevojën për t’i siguruar Italisë disa vende strategjike esenciale në Mesdhe. Menjëherë pas ceremonisë së shkëlqyer 4 qershor 1921 mbi bregun e Kapitolinos për inaugurimin e monumentit për Viktor Emanuelin e Dytë sovrani i mallëngjyer dhe gati i ndriçuar nga një rivelacion i fuqishëm, kishte ndier se ishte mbyllur një fazë të historisë së Italisë dhe se çelej një tjetër; pas një sistemi të ngadaltë afirmimi perandorak. Kjo fjalë nuk u përdor atëherë, ndoshta as që i shkoi nga mendja, sepse ishte shumë i matur në mendimin dhe në shprehjen; por koncepti ishte ai. Mbreti e tha haptas në bashkëfjalime private. “Kishte arritur ora për të vënë në zbatim unitetin moral dhe politik të popullit italian” dhe ai ishte i sigurt se zbatimi që do të ishte i favorshëm. Në pasdreken e ditës së ardhshme Sovrani pranoi në kopshtet e kuirinalit gjashtë mijë kryetarë bashkie, që kishin ardhur nga të gjitha pjesët e Italisë; një e përzier e çuditshme personazhe të çdo kondite, disa edhe në kostumet piktoreske të krahinave, pleq dhe të rinj, figura me dallim të madh dhe disa të humbur, që s’kishin dalë kurrë nga malet e lindjes. Ishte me të vërtetë një përfaqësi e denjë dhe mallëngjyese të asaj Italie që me ndryshimin e saj të madh kishte me gjithë këtë arritur në atë unitet moral, mbi të cilin mbreti mbështeti realizimet e mëvonshme. Sovrani u trazua me dashuri në atë turmë dhe në ditët e ardhshme kujtimi dhe përshtypjet e atyre mbledhjeve të paharruara u përhapën në të gjithë vendin. Figura e mbretit qëndronte në mes të atyre kujtimeve, kjo ka qenë prova e përgjithshme. Në vjeshtë filloi drama e madhe që përmes një “Cerscendo” emocionesh duhej të qëndronte e paprerë për kaq vjet. Akti i parë ishte ai i Libisë. Italia shkoi në Libi me letra diplomatike në rregull; por këto nuk i mjaftuan për të mënjanuar kundërshtimet dhe shpifjet e një gjysmë bote. Ajo ndërmarrje e tij në të vërtetë mërziti mjaft veta. Franca dhe Anglia e kundërshtonin sepse me pushtimin e Libisë, Italia u merrte një kafshatë të madhe mbi të cilën kishin mbërthyer sytë. Me gjithë këtë ndërmarja doli me sukses, luftë me të vërtetë ajo e Tripoplit, ashtu siç e donte dhe e shpresonte mbreti, merita më e madhe e këtij suksesi dhe i transformimit të thellë dhe të shpejt të jetës dhe të shpirtit kombëtar i shkon Sovranit.


dossier • E premte 19 korrik 2013

Marshimi në Romë Kur marshimi mbi Romë vazhdoi, qeveria pa energji dhe Factas në një rast përhapi urdhrat për shpalljen e gjendjes se rrethimit ushtarak në të gjithë Italinë. Mund të pëlciste luftë civile e ashpër e përgjakshme dhe shkatërrimtare sepse kolonat fashiste ishin të lëshuara dhe as qe do ti ndalonin. Nga ana tjetër ushtarakët me vdekjen në zemër kishin për të bërë detyrën e tyre. Musolini kishte shpallur “Ushtria “ rezervë dhe ruajtëse e kombit nuk duhej të merrte pjesë në ndeshje. Po si mund të mënjanohej kjo në se gjendja e rrethimit të vazhdonte edhe për pak orë, nuk vazhdoi sepse qeveria në fushatën e saj të shpejt kishte lëshuar urdhrin pa marrë parapëlqimin e sovranit. Mbreti kur iu kërkua nënshkrimi i dekretit relativ refuzoi. Gjendja u përmbys menjëherë, kabineti Facta u detyrua të jepte dorëheqjen. Musolini, i cili drejtonte lëvizjen nga Milano, mori ngarkimin për të formuar qeverinë e tij. Nga 28 tetori gjer me 31 të gjitha ishin të mbaruara mbreti pranoi në pallat si kryeministër luftëtarin agjitatorin dhe gazetarin tërheqës që më pak se 5 vjet e kishte lënë të plagosur në një spital fishe të ekspozuar nga aeroplanët austriakë. Lavdi e pashkatërrueshme e mbretit të Italisë që pati kuptuar shpirtin dhe qëllimet e larta të një lëvizjeje kryengritëse, që e pranoi dhe e pajtoi me funksionin e monarkisë, që ndaloi konfliktin vëllavrasës. Me takimin e paharruar të kuirinalit midis mbretit dhe Musolinit filloi një epokë e re në historinë Italiane. Çdo të thotë me qenë një mbret i madh? Kanë qenë figura të fuqishme sovranësh, epoka e të cilëve mbetet e shënuar nga gjurmë dhembjeje dhe mizerjeje të popujve të tyre. Disa nga këta nuk patën fatm të tjerët nuk matën fuqitë e veta në lidhje me cakët që shënonin për të arritur; të tjerë akoma nuk gjetën veglat e përshtatshme. Dhe anasjelltas kanë qenë sovranë me fat, të cilëve fama ua kolon meritën; personalitete mesatare, të cilëve fati ua lehtësoi në një mijë mënyra arritjen e qëllimit dhe lavdinë. Mbreti i madh është ai ku bashkohen cilësitë personale dhe tërësia e elementeve të favorshme. Është diçka provindiciale shfaqja përpara historisë së atyre sovranëve që janë të destinuar të simbolizojnë e përparimit dhe e zgjerimit të një populli. Në kohëra të tjera funksioni i tyre paraqitej më direkt më e menjëhershme dhe personale; sot ky funksion është filtruar, me fjalë të tjera përmes institucioneve, të cilat duke theksuar qëllimet e sovranit shërbejnë edhe për t’i kufizuar. Por jo për këtë rëndësia e një mbreti që ishte i ndërgjegjshëm i misionit të tij dhe plot me dëshira për ti realizuar, paraqitet e pakësuar.

Në atë veprim ka karakter si në rrethanë të zakonshme, shërben për të ekuilibruar për të harmonizuar energjitë në kundërshtim dhe të shumta të kombit. Shërben për të dhënë vazhdimisht në një pjesë të politikës së brendshme e sidomos të jashtme ose kjo që vlen më tepër për të siguruar revolucionin e ngadaltë dhe të kujdesshëm kur interesat e larta të vendit kërkojnë. Por mbi të gjitha funksioni i sovranit shfaqet në çaste kritike të historisë së popujve, atëherë kur problemet e grumbulluara gjatë viteve arrijnë të formojnë një lidhëse që vetën fuqia mund ta presin. Atëherë mbreti me një sensibilitet që nuk mund të kenë regjimet demokratike ose ekskluzivisht parlamentare interpretojnë mendimin e thellë të kombit, atë mendim që ai vetë nuk do të dinte probalisht që as ta shprehte, sepse turmat nuk e kuptojnë në kohën e duhur dhe pakicat shpesh janë në grindje midis tyre. Viktor Emanueli i 3tretë pati përherë intuitën e shpejtë dhe me vend të zgjidhjes për ti dhënë krizës që ka bërë të vuajë shpesh popullin Italian dhe ajo zgjidhje ka qenë përherë më e lehta, më pak konservatorja më pak banalja. Ishte për paqe kur kjo ishte e mundshme për luftë, kur u paraqit e nevojshme për të dy rastet përdori dhe pranoi zgjidhjet ekstreme pa eksitim si edhe pa pendim. Faktet i dhanë të drejtë dhe e shpërblyen këtë mbret të madh duke i lejuar të bashkojë me emrin e tij me periudhën më të shkëlqyer të jetës Italiane. Takimi i mbretit perandor me Musolinin është një nga ato ngjarje që lënë një vulë të thellë në histori dhe mënyra me të cilën ato kanë mundur të zhvillojnë veprën e tyre pa tronditje dhe pa kundërshtime, megjithëse janë bashkuar ngushtësisht me sytë të mbërthyer në caqet më të larta dhe më të largëta formon një nga ato sekrete të shpirtit mbi të cilët sunduesit e së nesërmes do kenë lehtësi të thellojnë kërkesat e tyre me mënd. Pasi filloi me një program për të mbajtur me mjeshtëri ato ideale dhe ato institute kombëtare kur dukej se edhe vetë uniteti i vendit ishte në rrezik, mbretëria e Viktor Emanuelit të 3-të pa Italinë të shpejtojë guximtarisht vrapin e saj drejt fuqisë dhe madhërisë dhe të afirmohet si një nga faktorët më të mëdhenj të historisë së kohës moderne. Nga shërbëtor u bë protagonist; krijoi një ideologji të saj, la përmes botës një parim të ri, paralajmëroi një plan rindërtimi europian sipas një kriteri drejtësie njerëzore. Likuidoi përgjithmonë armiqësinë shekullore me Austrinë; mori hak mbi atdheun dhe mbi gërmadhat e Abinisë barbare hodhi bazat e një perandorie që mund të jetë

pas 50 vjetve perandoria afrikane me një popull më të madh dhe më të fuqishëm. Gjendja e shqiptarëve irredentë pas luftës së madhe. Gjendja e shqiptarëve vazhdoi të jetë jo më pak e vajtueshme edhe në kohë paqeje. Grabitjet, përdhunimet vuajtjet i kanë goditur shqiptarët e robëruar si në Kosovë, ashtu edhe në Çamëri për shkak se ishte e mohuar çdo e drejtë minoritare qoftë edhe nga ato më elementare. Po përmendim gazetën “Hak” të botuar në Shkup në gjuhën turke gjer ne vitin 1925, ku u përshkruan vuajtjet e kosovarëve dhe ku janë botuar veçanërisht fjalimet e ish deputetit kosovar Ferhat Draga, që i përshkruan këto mizori me hollësi. Simeon Evtimoff, në artikullin e tij të mësipërm përshkruan vuajtjet e minoriteteve etnike të Jugosllavisë. Një tjetër dokument interesant është përmendorja “La situation de la minorite albanaise en yougoslavie” paraqitur Lidhjes së Kombeve më 5 maj 1930 prej dom Gjon Bisakut, Don Shtefën Kurtit, dhe dom Luigj Gashit. Ky dokument provon se si vepronin autoritet jugosllave për të shfarosur shqiptarët pa e dalluar fenë e tyre, si katolikët ashtu edhe myslimanët, dhe ç’metoda veprimi përdorin për ti detyruar që të emigrojnë. Midis dokumenteve të tjera përmendim edhe një telegram të dërguar nga parlamenti shqiptar në vitin 1923 parlamentit jugosllav si protestim për masakrimet e bëra në Jablanicë. Mund të sjellim këtu një shembull karakteristik për të provuar se deri ku ka arritur lufta pa mëshirë që i bëhej kombësisë shqiptare në Ballkan. Kisha ortodokse (patrikana) dhe kalifati i Turqisë ishin në një mëndje për të luftuar kombësinë shqiptare dhe për këtë qëllim lëshonin mallkime kundra gjuhës shqipe dhe provokonin masa administrative për ndalimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe për ndalimin e botimeve. Gjuha jonë e dënuar prej dy feve kryesore të Ballkanit nuk duhej të mësohej as nga krishterë dhe as nga myslimanë. Mizoritë e kryera nga grekët në Jug u janë përgjigjur serbët në Veri, me ashpërsinë e tyre të njohur. Një botim me rëndësi tregon masakrimet që kanë pësuar shqiptarët nga fuqitë serbe është broshura me titullin “Le droits de l`albanie a ses frontieres naturelles”, botuar prej komitetit të shqiptarëve irredentë në Vlorë 1921. Bilanci i autoriteteve të përmendura në këtë broshurë është me të vërtetë i tmerrshëm; 12, 371 të vrarë 22, 110 të burgosur, 6, 060 banesa të prishura, 10. 526 familje të plaçkitura. Një popull që lind ka të drejta kundrejt popujve që perëndojnë. Dhe këto të drejta janë të skalitura me shkronja zjarri në faqet e fatit tonë. Parlamenti Jugosllav thoshte se nuk pranojmë ndërhyrje në çështjet e brendshme të Jugosllavisë dhe se të gjithë shtetasit jugosllavë të çdo kombësie qofshin gëzonin të drejtat që u jepte statusi liberal i mbretërisë jugosllave. Metodat e ndryshme të serbit shin: 1)mohimi i karakterit minoritar; 2) shfarosja e përgjakshme; 3) migrimi i urdhëruar me forcë; 4) ndalimi i mësimit të gjuhës amtare; 5) ndalim shoqërimi; 6) obstruksionizëm dhe mashtrim elektoral; 7) shprodhimi i tokave. Reforma agrare dhe emigrimi i detyruar Mbas shfarosjes së përgjakshme meriton të hidhet një vështrim mbi metodën e emigrimit të urdhëruar me forcë dhe mbi mënyrën e zbatimit të saj. Mjeti kryesor për emigrimin e detyruar ka qenë reforma agrare që me shpronësime sistematike u merrte shqiptarëve të Jugosllavisë ose të Greqisë një pjesë toke ose të gjithë tokën e tyre dhe i detyronte kështu të shpërnguleshin dhe të merrnin rrugën e mërgimit për në Turqi ose në Shqipëri të zhveshur nga çdo pasuri që kishin. Kështu, më shumë se 150 000 shqiptarë janë shpërngulur nga Jugosllavia dhe kanë shkuar në Turqi; 36000 kanë ikur nga viset e Grebenesë, Follorinës e Kosturit, gjithashtu në drejtim të Turqisë. Duhet të shikohet se largimi i popullsisë shqiptare nga Kosova nuk mund të konsiderohet si një shkak pakësimi i popullsive të mbetura. Për të qenë më ekzakt, mund të themi se brenda 30 vjetëve nga data statistikave të fundit dhe gjer më sot numri i shqiptarëve, në vend që të shtohet, ka mbetur po ai që ka qenë për shkak të emigrimit dhe të shfarosjeve me shumicë që kanë pësuar. Marrëveshja turko-jugosllave e emigrimit Zbatimi i reformës agrare për shpërnguljen e kosovarëve do të plotësohej dhe me marrëveshjen e fshehtë të lidhur midis Jugosllav-

»

19

isë dhe Turqisë, e cila detyrohej të pranonte në tokën e saj emigrantë të ashtuquajtur “turq”, që do të shpërnguleshin nga Jugosllavia dhe që në realitet ata ishin shqiptarë. Shpërngulja e atyre popullsive fatkeqe do të bëhej sipas një plani të studiuar që do të zbatohej brenda disa vjetve dhe do të financohej nga dy qeveritë e interesuara: nga ajo jugosllave dhe ajo turke. Nga ana turke organet që kishin filluar apelimin e planit në fjalë ishin përfaqësues konsullorë turke në jugosllavi, veçanërisht ajo e Shkupit, si dhe legata turke ne Beograd, e cila pretendonte se popullsia turke që duhej shpërngulur kapte numrin 250 000. Konsullatat turke në Jugosllavi u jepte lehtë vizë për në Turqi gjithë shtetasve jugosllavë prej feje myslimane. Shqiptarët muhamedanë, kur u grabitnin tokat, nuk donin gjë tjetër vetëm të merrnin vizën për të shkuar në Turqi. Një tjetër organ për zbatimin e kësaj marrëveshjeje ka qenë komisioni miks për përgatitjen e një konvente të posaçme me modalitetet e shpërnguljes dhe të vendosjes së emigrantëve dhe ky komision i dha fillim aplikimi marrëveshjes turko-jugosllave, e cila në realitet nuk u aplikua dot ashtu siç e dëshironin palët e interesuara. Për sa i përket aktivitetit të komisionit miks në fjalë shtypi turk botoi dy komunikata zyrtare në lidhje me punimet e tij. Kolonizimi jugosllav Për të siguruar skllavërimin e Kosovës ekzistonte edhe një plan kolonizimi siç rezulton nga një botim zyrtar me titullin “Kolonizimi i Serbisë Jugosllave”, Sarajevë 1928, i shkruar prej Xhoxho Kristiq, gjykatës i lartë dhe këshilltar i reformës agrare në Shkup, i cili nxjerr në dritë gabimet e bëra në zbatimin e reformës agrare dhe kërkon aplikim më rigoroz. Autori tregon propozicionin e madh të shqiptarëve në shumë vise të Kosovës dhe rrezikun që përbëjnë shqiptarët kundrejt kolonëve malazez, të cilët nuk i sheh të aftë për kolonizim, mbasi malazezët asimilohen prej shqiptarëve duke adoptuar zakonet dhe mënyrat e jetës së tyre edhe gjuhën shqipe. Ankimet e shqiptarëve irredentë. Ne gjithë grabitjet sistematike të reformës agrare nuk u ka munguar guximi kosovarëve të mjeruar që t’u rezistojë fatkeqësive të çdo lloji, që hasnin çdo ditë dhe një nga iniciativat që kanë marrë kanë qenë ankimet që u kanë drejtuar autoriteteve jugosllave. Të tjera ankime i janë drejtuar kryetarit të qeverisë jugosllave. Një nga këto ankime është firmosur nga 22 deputetë senatorë të Kosovës. Kemi gjithashtu dy fjalime të mbajtur njëri në senatin Jugosllav dhe tjetri në Shkup nga dy përfaqësues të Kosovës. Këto fjalime përshkruajnë vuajtjet e katundarëve të Kosovës. Formimi i njeriut të ri Po të kërkohej të jepej në sintezë një përcaktim për të kuptuar se si duhej përfytyruar jeta do të përgjigjemi se ajo është në kuptimin e saj të thellë dhe thellësisht njerëzor, mospushimi, vazhdimi i paprerë i luftimit kundër Sanço fashizmit. Një dritë duhet të na udhëheqë; dritë që është përherë një mrekulli. Të gjitha zbulimet në fakt janë të papritura, por duhet t’i presim për t’i vëzhguar ndër to mrekullinë. Po të mos i presim të papriturat, shkruante i moçmi Eraklito, - nuk do të arrijmë të vërtetën. “Mrekullia,- thoshte Carlyle, -i është substanca e vetë jetës.” Të kthyerit në veprime të përditshme të zbulimeve shpirtërore është të jetuarit. E nëse lënda e vdekur është e padukshme, thirrja e përmotshme e së shkuarës në errësirën e saj dhe në substancën mohuese është e padukshme si dhe në kontaktin e gjallë me realitet të përhershëm, hasje komprometimi bashkëkohor, që është ritmi i vetë shpirtit, që është të anuarit e palodhshëm nëpërmjet jetës së përditshme, nëpërmjet brengosjeve, dhimbjeve gëzimeve ndaj një qëllimi, por edhe në qëllime më të larta. Një komprometim i tillë aq i gjallë - sintezë tërësore e individit dhe e të gjithave, e njeriut dhe e botës, e vullnetit njerëzor dhe e historisë - realizohet nëpërmjet veprës së paimitueshme të atyre gjenive të atyre udhëheqësve të njerëzimit, që skalitin që gërmojnë në elementin heroik të shpirtit dhe që duke iu drejtuar një ideali në shenjë plotësie shpirtërore -nëpërmjet formave konkrete të jetës shoqërore, nëpërmjet rregullit dhe disiplinës, hovit të ndërgjegjshëm dhe të patundshëm, gatuajnë si demiurgu platonik, substancën e gjallëruar të kombeve. (vijon numrin e ardhshëm)


20

« opinion

E premte 19 korrik 2013 •

Pse Basha e jo Olldashi? Nga Erion BOROVA

T

ë hënën demokratët do të shkojnë për herë të parë në jetën në kutitë e votimit për të votuar drejtpërdrejt kryetarin e tyre të ardhëm. Dhe për herë të dytë në historinë e Partisë Demokratike ata do të zgjedhin një kryetar të ri, krejt në mënyrë demokratike e transparente. Po prej kaq ditësh diskutimet vijojnë të shfaqen përmes dilemës: kush duhet e kush do të jetë kryetar i ri i Partisë Demokratike, Basha apo Olldashi? Natyrshëm secili bën një bilanc, bën një përshkrim të asaj që shikon, percepton e ndien dhe më në fund të hënën secili do t’i japë fund kësaj dileme. Demokratët do të kenë kryetarin e tyre të ri. Megjithatë, në këtë rast bëhen përpjekje që t’i jepet përgjigje pyetjes: kush duhet të jetë kryetar i Partisë Demokratike, cili prej dy kandidatëve mund ta çojë PD-në në fitore dhe mund ta bëjë atë të aftë të bëjë opozitën moderne e fituese? Dikush më tha: “Unë votoj Bashën dhe jo Olldashin.” Kur e pyeta pse, ai më parashtroi disa argumente. Si në çdo rast tjetër, edhe argumentet janë subjektive. Si çdo gjë tjetër, edhe argumenti gjithmonë është relativ. Megjithatë, le t’i shqyrtojmë një e nga një. Argumenti i parë lidhet me formimin e secilit prej kandidatëve. Basha është formuar e kultivuar me kulturën politike si dhe me kulturë të përgjithshme anglosaksone. Ai jo vetëm ka jetuar për shumë vjet në mjedis kulture të tillë, por është aktivizuar në organizata të shumta ndërkombëtare, deri në Gjykatën Ndërkombëtare Penale të Hagës, duke kryer detyra të rëndësishme me përgjegjësinë që të dikton kultura anglosaksone. Ai e ka shfaqur me mjeshtëri kulturën e tij politike në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme më 2005-n e 2009-n si dhe zgjedhjet lokale të 2011-s, por edhe në detyrat që ka kryer, veçmas si shef i diplomacisë shqiptare. Po Olldashi? Ai është formuar me kulturë ballkanike, me pak ndikim nga kultura mesdhetare. Ai nuk ndryshon aspak nga modeli i kulturës politike shqiptare. Madje, ai ka shumë anë të përbashkëta me vetë të majtën, të cilën e godet më shumë sesa Basha pikërisht për të fshehur lidhjet konceptuale politike me të majtën. Ndërkaq së djathtës, por dhe politikës shqiptare i duhen personalitete me formim dhe vizion perëndimor, mundësisht anglosakson. Basha e plotëson këtë kusht më shumë se kushdo tjetër në PD e jashtë PD-së. Argumenti i dytë: kontributet në Partinë Demokratike. Olldashi thotë se ka 23 vjet në PD, duke dashur të godasë Bashën, i cili ka ardhur më vonë në këtë parti. Për të qenë korrekt Olldashi nuk

thotë të vërtetën, sepse e shumta ai ka 18 vjet në PD, jo 23 vjet. Pesë vjetët e fillimit që ai i shton, madje ka qenë në formacione politike rinore ose partiake kundër PD-së. Por kjo s’ka rëndësi. Me rëndësi është se kush është i përkushtuar më shumë për Partinë Demokratike dhe anëtarët e saj. Gjatë tetë vjetve Basha ka dëshmuar respekt për çdo demokrat, ka dëshmuar përkushtim për t’u gjendur pranë tyre, ndërsa Olldashi ka krijuar një rreth vicioz rreth vetes dhe e përdor klanin e tij kundër demokratëve të tjerë. Për këtë shkak janë larguar me qindra demokratë nga partia, së cilës ata i patën besuar. Basha ndjek filozofinë e bashkimit e të unifikimit, Olldashi në përgjithësi atë të ndarjes e të punëve nën rrogoz. Ky është një dallim i madh midis tyre. Për të mos thënë faktin tjetër se, kur Olldashi erdhi në PD-në e Berishës, Basha ishte në Lidhjen Demokratike të Rugovës. Pra, të dy demokratë ishin që në fillim. Pamundësia për të jetuar në Shqipëri e bënte Bashën të gjendej në një parti tjetër demokratike, madje shqiptare e me emër, simotër të PDSH-së. Argumenti i tretë ka të bëjë me rezultatet e punës të secilit prej kandidatëve. Rezultate të mira kanë të dy, edhe Basha, edhe Olldashi, por ka dhe dallime thelbësore midis tyre. Olldashi pati një rezultat të dukshëm në detyrën e ministrit të brendshëm, por më pas si ministër i transporteve ai thjesht ka realizuar projektet e Berishës e të Bashës, d.m.th. ka qenë inxhinieri zbatues . Basha mbështeti me të gjitha forcat e mjetet ndërtimin e Rrugës së Kombit. Si ministër i jashtëm ai bëri të mundur nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Negocioi me përkushtim për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe korri suksesin e duhur. Si ministër i brendshëm përmbushi në kohë rekord të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave. Atë punë që nuk e kishin bërë një duzinë e paraardhësve të tij në 20 vjet, ai e realizoi në një vit. Kjo do të thotë se Basha ka kredenciale më të shumta sesa Olldashi për ta merituar vendin e numrit një të Partisë Demokratike. Meritat, sukseset e rezultatet e tij të punës dëshmojnë aftësi më të mëdha sesa Olldashi. Argumenti i katërt: përballja me Edi Ramën. Në këtë aspekt nuk ka dilemë. Të dy, janë përballur me Edi Ramën, por Olldashi ka humbur me një rezultat më të ulët sesa Spartak Ngjela, ndërsa Basha e largoi Ramën nga zyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Janë dy pamje të ndryshme, madje të kundërta. Dhe motivi për të zgjedhur një kryetar të opozitës është aftësia e tij për t’u përballur me kreun e mazhorancës. Këtë aftësi e ka dëshmuar një herë Lulzim Basha dhe nuk ka pse dikush dyshon se ai mund ta mundë në

çdo raund Edi Ramën. Edhe filozofia e përballjes ndryshon midis Bashës dhe Olldashit. Ky i fundit e kërkon përballjen përmes konfliktit në aparencë dhe pazareve në prapaskenë. Njësoj si Rama, Olldashi është i teorisë së pazareve në vend të filozofisë së zhvillimit të demokracisë reale në këtë vend. Ndërsa Basha di të përballet me një filozofi të re me kundërshtarin. Ai nuk është konfliktual, por paqësor. Nuk përdor retorikën, por argumentin në shërbim të politikës. Kjo e ka bërë atë dhe do ta bëjë në të ardhmen konkurrent të pakontestueshëm në një demokraci moderne. Olldashi është kultivuar me mentalitetin ballkanik të politikës. Pra, ose konflikt, ose kompromis. Ai është njeri i kompromiseve të pamoralshme dhe i luftës hakmarrëse politike, pra person i ekstremeve, pa një linjë të qartë konkurruese. Mbase kjo shërben për të bindur ndonjë militant fanatik të Partisë, por nuk i shërben qëllimit final: fitores së Partisë Demokratike dhe ardhjes së saj në pushtet. Argumenti i pestë ka të bëjë me veset e virtytet. Edhe në këtë aspekt të dy kandidatët ndryshojnë shumë midis tyre. Olldashi në këtë pikëpamje afron më shumë me Edi Ramën dhe miqtë e tij sesa me Sali Berishën dhe konceptet e tij për figurën morale të politikanit në Shqipëri. Basha, në të kundërt, ka të metat veta, por nuk ia njohim veset. Së paku ai nuk i praktikon veset e Olldashit. Partisë Demokratike i duhet një kryetar pa vese, edhe pse me të metat e veta. Të zgjedhësh një kryetar me vese do të thotë që në nisje të fillosh të korrësh dështimin. Argumenti i gjashtë duket se shkon në favor të Olldashit, por ndoshta nuk është kjo e vërteta. Olldashi thotë se ai është deputet, duke lënë të kuptohet se një kryetar jashtë parlamentit nuk është i përshtatshëm për Partinë Demokratike. Por dhe kjo pjesë ka relativitetin e saj. Basha është kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe Tirana është gjysma e Shqipërisë. Kjo do të thotë se Basha ka një shans më shumë se Olldashi të dëshmojë aftësitë e tij drejtuese e menaxhuese praktike, ndërkohë që Olldashi ka më shumë shanse të dëshmojë retorikën e tij në sallën e parlamentit. Ndërkaq Basha ka mundësi të shumta jashtë parlamentit të dëshmojë konkurrencën politike për strategjinë e zhvillimit të Shqipërisë në të ardhmen. Dhe Olldashi, nëse e do Partinë Demokratike, edhe pse jo kryetar i saj mund ta luajë rolin e tij brenda parlamentit. Nuk e pengon qenia ose jo kryetar partie në këtë pjesë. Kështu të dy plotësojnë njëri-tjetrin. Argumenti i fundit: Basha ka mbështetjen e medieve të qendrës e të së djathtës, Olldashi ka përkrahjen e medieve ekstremisht të majta. Çdo të thotë kjo? No koment!


opinion • E premte 19 korrik 2013

»

21

Pse së djathtës i duhet Olldashi?

P

as disa ditësh Partia Demokratike do të ketë kryetarin e ri të saj dhe pas 23 vjetësh të themelimit të saj do të hyjë në një fazë të re, e cila normalisht do të reflektohet në të gjithë jetën politike të vendit. Në këtë shkrim nuk kam ndër mend të debatoj apo të kundërshtoj askënd, sepse mendoj se të gjithë janë në të drejtën e vet, qoftë në mënyrën si mendojnë, qoftë në angazhimin e hapur publik ndaj kandidatëve Olldashi dhe Basha, ajo çka do përpiqem të bëj është t’i shërbej asaj shtrese prej të cilës vij. Partia Demokratike lindi dhe u rrit si partia antikomuniste në Shqipëri, si partia e lirisë dhe e të drejtave të mohuara për 50 vjet, si partia që bashkoi rreth vetes të gjithë ata që i kishin aspiruar këto liri, si partia që u mbështet fort në të djathtën historike shqiptare, si partia që në çdo votim politik (pa folur për 2013-n) mori votat e atyre që për ironi vazhdojnë të quhen ish-pronarët dhe ish-të persekutuarit. Vota e shqiptarëve më 23 qershor do të analizohet dhe interpretohet gjatë, por në gjykimin tim kjo votë kundër Partisë Demokratike erdhi sepse ajo humbi lidhjen me shtresat tek të cilat u mbështet për 23 vjet. “Martesa” e shëmtuar e 2009-s me LSI-së dhe gjithçka erdhi prej saj e mbajti PD-në në pushtet, por solli zvetënimin, humbjen e autoritetit dhe të besimit të saj te njerëzit që e votonin dhe e besonin. Aleancat me të mërziturit e Ramës apo me kryetarë partish

Nga Mira QOSJA

(që për interesat e tyre u bashkuan me PD-në) sa herë që duhej vota e tyre në Kuvend, na bindën të gjithëve se ky është çmimi që duhet të paguajmë për pushtetin, pavarësisht se ai po çonte gjithnjë e më shumë ujë te militantët e së majtës dhe po gërryente çdo ditë bazën e së djathtës. Fitorja e Tiranës më 2011 dhe humbja e të gjitha bashkive të tjera të rëndësishme në vend po fleshonte fort atë që pritej të vinte. U fitua Bashkia për Bashën, po Ilir Meta dhe LSI-ja rritën fort presion e tyre, presion që u rriti llokmat e pushtetit, që degjeneroi qeverisjen e vendit, që solli një proces shumë të përfolur të zgjedhjes së Presidentit, për të përfunduar më 1 prill, kur Meta vendosi të kthehej me aksione të kuoturava në bursën e PD-së në shtëpinë e vet, duke lënë para së djathtës një humnerë, nga e cila nuk shpëtuam dot. Me Florion Mimën, Visar Zhitin dhe Halim Kosovën PD-ja u përpoq të jepte një sinjal për të djathtën, por e kish marr ferra uratën. Vështirësitë (dhe për shkak të krizës) në dëmshpërblimin e të persekutuarve të regjimit komunist, arroganca me të cilën u trajtuan grevat (dhe ajo e urisë) e të persektuarve kishin dhënë sinjale të forta të shkëputjes dhe të mospërfaqësimit të tyre. Për të vazhduar më tej, gjithë problematika që shkaktoi ligji 7501 te pronarët e vjetër, pasojat e të cilit dhe gjithë procesi i ndërtimit pa leje, shoqëruar me dështimin e procesit të legalizimit, sollën një situatë ku retorika e ditëve të fundit të fushatës ishte: Rama që do falte shtëpitë e legalizuara dhe

Berisha që do të decentralizonte zyrat e ALUIZN-it, dëshmonin se pronarët e vjetër nuk kishin më asnjë peshë në elektoratin e PD-së. Fushata e PD-së e 2013-s pati gjithçka, por asnjë takim me të persekutuarit e regjimit komunist apo me pronarët e vjetër, mbase me të drejtë, se nuk kishin çfarë u thoshim më. Në këtë 4-vjeçar të qeverisjes së dytë të PD-së kujtoj vetëm një nismë ndaj pronarëve të vjetër, dhe kjo ka emrin e Sokol Olldashit. Pas 23 vjetësh një pjese prej tyre iu kthyen më në fund, nëpërmjet një akti normativ, shtëpitë në mes të Durrësit dhe Tiranës, që për ironi të fatit në shumë prej tyre rrinin persekutorët e familjeve të tyre. Ky akt dhe gjithë aksioni i përmbarimit për lirimin e shtëpive tyre u godit fort nga PS-ja (në të drejtën e asaj që përfaqëson), por për arsye që sot kuptohen nuk u trajtuan si element për dhe në funksion të së djathtës. PD-ja më 23 qershor humbi Shkodrën, humbi njësinë historike nr. 8 të së djathtës në Tiranë, humbi sepse zhgënjimi i braktisjes dhe i mospërfaqësimit të së djathtës nuk kishte me dyshim. Kryetari i ri i PD-së nuk e ka sfidën me Edi Ramën, është shumë shpejt për këtë gjë. Hallet janë brenda gardhit, janë me përfaqësimin dhe përkatësinë, e madje bëjnë mirë të mos merren me shtëpinë e komshiut kur shtëpisë së tyre i janë çarë themelet. Kandidatët për kryetarë duhet ta dinë se e djathta në Shqipëri është në udhëkryq dhe për të ka vetëm dy rrugë. PD-ja nuk mund të jetë as e majtë, as e djathtë, PD-ja duhet të jetë vetvetja, dhe kjo i jep vlerë Sokol Olldashit dhe qëndresës së tij prej qëndrestari.

Administratë e korruptuar dhe e paaftë, që duhet larguar sa më parë

Q

everia në ikje e Partisë Demokratike po përpiqet të mbahet me mish ndër dhëmbë e lidhur fort pas karriges së zyrtarit, sikur ajo karrige të jetë pronë personale e jo në shërbim të qytetarit. Ditët e fundit kjo po vërehet gjithnjë e më shumë nga administrata, që po bën gjithçka për t’u lidhur pas karriges, një administratë që kërkon të mbajë pa të drejtë diçka që nuk e ka vënë kurrë në shërbim të qytetarit. Kësaj i thonë realisht “ëndërr për një karrige”, aq sa edhe kandidatët për postin e kryetarit të PD-së po kërkojnë me ngulm që njerëzit e futur prej tyre në punë padrejtësisht t’u drejtohen zyrave të konsulencës juridike që do të ngrenë për të qëndruar të lidhur pas karriges së shtetit. Sokol Olldashi e Sali Berisha harrojnë se ashtu sikurse pushteti nuk është i përjetshëm, edhe posti i një drejtori të korruptuar, administratori militant, i një shefi hajdut apo zyrtari të paaftë nuk është i përjetshëm. Nuk e kuptoj thirrjen tuaj, zoti kryetar i PD-së në largim, apo ju që do të vini në atë post, për të mbajtur në punë këta mafiozë kur në mendjen e tyre është vetëm grabitja, këta hajdutë milionash e miliardash lekë, që i vodhën në vend që ato të shkonin në arkën e shtetit. Por vota e 23 qershorit konfirmoi se për të korruptuarit dhe të paaftët nuk ka më vend në administratën publike, pasi ata jo vetëm që nuk bënë asgjë, por shfrytëzuan postin e dhënë dhe e kthyen atë në një ofiq personal. Ata duhet të jenë me fat që largohen nga kjo administratë e mbuluar nga pluhuri i paaftësisë, nga kjo qeveri e korruptuar për të parë realisht në vetvete se nuk u kanë shërbyer kurrë atyre që i kanë zgjedhur. Nga këta zyrtarë në largim Shqipëria dhe qytetarët do të shpëtojnë një herë e mirë, pasi abuzimet e tyre kanë qenë të mëdha, të evidentuara edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që në shumicën e rasteve ka mbyllur edhe sytë para vjedhjeve të mëdha. Me çfarë metodash do t’i mbani në punë ende këta njerëz, zoti Olldashi e Berisha, kur veprimet e tyre kriminale përbëjnë shkelje penale? Për ta do të jetë nder të largohen nga puna, pasi kanë vjedhur miliarda lekë duke abuzuar me postin, ndërkohë që janë me mijëra militantët e paaftë që kanë zënë poste drejtuese pa ditur se çfarë pune po bëjnë në atë zyrë. Zoti Olldashi, ju e cilësoni administratën si një aset kombëtar

Nga Viron BEZHANI

dhe do të bëni gjithçka për t’i mbrojtur. Për cilën administratë e keni fjalën, mos vallë për Ministrinë e Kulturës dhe Sportit, që kanë fjetur në 8 vjetët e qeverisë demokratike. Drejtuesit e sportit pranë MTKRS-së nuk kanë bërë asgjë të saktë për sportin në Shqipëri, duke e çuar atë në buzë të greminës, pa asnjë mbështetje dhe në prag të kolapsit. Ata arritën deri aty sa nuk dhanë asnjë qindarkë për Lojërat Olimpike e Mesdhetare, duke harruar se ata sportistë përfaqësonin flamurin kuqezi dhe shtetin shqiptar. Apo për Drejtorinë e Lojërave të Fatit, të cilët mund të jenë gjithçka, por vetëm “zyrtarë” nuk mund ta kenë emrin e jo më “aset kombëtar”. Apo e keni fjalën për zyrtarët e Ministrisë së Financës dhe shefin e personelit të saj, që megjithëse i dërgova disa herë kërkesë për takim, duke e sqaruar për miliardat që humbiste shteti ynë për kolegun e tyre që nuk e njihte shtetin dhe ligjin, por njihte vetëm “Maliqin”. Shumë vonë e kuptova se kush ia jepte këtë siguri këtij drejtori, ndërkohë që unë trokisja kot poshtë e lart në dyer. Për këtë administratë e keni fjalën ju, zoti Olldashi? A p o m o s vallë për kryetarin e ko m u nës së V e lipojës, q ë

është bërë pronar i kodrave dhe mund të blejë e shesë gurë sikur të jetë pronar, pa asnjë leje nga Ministria e Ekonomisë, madhe arrin deri aty sa cakton dhe çmimet? Mjafton të lexoni një kontratë të datës 13.02.2013 ndërmjet komunës që shet gurë dhe një blerësi (SMO Union) dhe do të kuptoni se për çfarë “aseti” flisni. Apo mos vallë e keni për zyrtarët e Kryeministrisë, që me gjithë dokumentet që u paraqita për miliarda lekë abuzime me lojërat e fatit, bënë një kontroll dyditor pa marrë parasysh fare ankesat e mia. Morën dhe bekimin e drejtorit të përgjithshëm dhe ikën pa e çarë kokën fare se sa miliarda i bënin dëm shtetit shqiptar. Më thoni, ju lutem, aset kombëtar janë këta zyrtarë? Apo mos e keni fjalën për asetet e Presidentit, që me gjithë ato dokumentacione që morën u përgjigjën se “nuk kemi çfarë të bëjmë”? Apo mos e ke fjalën për Prokurorinë, që nuk e mori fare për shqyrtim? Ju keni heshtur, pasi keni dashur të mbani në punë një administratë të tillë korruptive, pasi ashtu ju leverdiste e këtë administratë doni ta mbani edhe në të ardhmen. Kjo, zoti Olldashi, është administrata që ju dëshironi ende të mbani në punë, një administratë e korruptuar dhe e paaftë, që bën gjithçka për të ngrohur xhepat e saj, pse jo edhe xhepat tuaj. Një administratë që këtë gjë e ka bërë për 8 vjet me radhë, duke mos menduar asnjëherë se i përkiste qytetarit dhe ishte në shërbimin e tij. Ata njerëz nuk e kanë bërë kurrë detyrën e tyre, nuk kanë dashur, se kanë pasur në mendje vetëm të vjedhin ose nuk kanë ditur ta bëjnë atë, se kanë qenë të paaftë e militantë, ndaj duhet të largohen e jo të fshihen poshtë karriges për të qëndruar ende në atë zyrë ku kanë abuzuar me postin. Do të isha shumë dakord që me ndërrimin e pushteteve specialistët dhe profesionistët të mos lëviznin, po ku janë këta njerëz, zoti Olldashi, pasi ju e keni mbushur administratën me militantë dhe të paaftë, të cilët njohin çdo gjë, vetëm ligjet jo? Këta administratorë mund të jenë gjithçka, por kurrë aset kombëtar. Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike që vjen në pushtet për të çuar Shqipërinë dhe shqiptarët drejt një jete më të mirë, të ulë papunësinë, si dhe të çojë fëmijët shqiptarë drejt një arsimimi më të mirë. T’i japë qytetarit besimin e nevojshëm se administrata e re do të jetë gjithnjë në shërbimin e tij, në krah të tij dhe në plotësimin e nevojave të tij. Dhe për atë administratë të vjetër e të korruptuar nuk do të ketë amnisti, por drejtësi.


22

« speciale

Profil

E premte 19 korrik 2013 •

më të çuditshëm në botë S

humë prej nesh do ta çmonim një ditë në cilindo plazh. Por është ndryshe ta shkelësh rërën e një bregu sikurse ai i Papakoleas, qw është aq fantastik saqë duket sikur një plazh i ndonjë filmi Holivudian. Ajo që është më e çuditshme për këto plazhe është se janë krijuar vetë kaq të bukura. Përgjegjës për dukjen e tyre nuk është njeriu dhe makineritë tona, por faktorët e përsosur gjeologjik, uji, temperatura dhe shtypja. Pink Sands Beach, ndodhet në Bahame Harbour Island, një pjesë e vogël e Bahameve posedon një nga plazhet më të bukura të Karaibeve. Rëra e merr ngjyrën e bukur rozë kur organizmat njëqelizore të njohur si foraminifera përzihen me rërën natyrale të bardhë të ishullit. Papakolea Beach, Hawaii Nevojitet mund për të arritur në Papakolea. Ky plazh ndodhet afër Ka Lae në Hawaii. Për të arritur këtu, vizitorët e durojnë një rrugë të gjatë dhe të nxehtë rreth skajeve të gërmadhave. Shpërblimi: një plazh i bukur me rërë të gjelbër. Grimcat e rërës janë të ndërtuara nga minerali i quajtur “olivine”, që kanë ngjyrë të gjelbër dhe burojnë nga vullkanet përreth. Genipabu, Natal, Brazil Kur qëndrojnë mbi kodrat e rërës, turistët ndjehen sikurse ndodhen në shkretëtirë – po Oqeani Atlantik gjendet vetëm disa minuta më larg këtyre dunave madhështore. Përpos plazhit të mahnitshëm, turistët mund të udhëtojnë me karroca për ta shëtitur vendin, të ngjiten mbi deve, apo të rrëshqasin mbi rërë me sandboard. Thunder Cove, Prince Edward Island, Canada Ishulli Prince Edward ka mbi 800 kilometra me plazhe, dhe gjysma e këtyre kanë rërë të kuqe shkaku i sasisë së lartë të oksid hekurit në përmbajtjen e tyre. Bregu jugor, ku ndodhen shumë plazhe të këtilla, njihet si Bregu i Rërave të Kuqe. Mirëpo, vendi më i pëlqyer nga banorët është Thunder Cove, që zë vend në bregun verior, i cili pëlqehet shumë për rërën ngjyrë ndryshku. 75 Mile Beach, Fraser Island, Australia 75 Mile Beach ndodhet në bregun lindor të ishullit Fraser. Ky plazh duket si një autostradë, dhe është pikërisht ajo. Përpos se është autostradë, është edhe pistë. Rëra e bardhë dhe e qëndrueshme mundëson që veturat të ecin mbi të dhe aeroplanët të aterrojnë pa problem. Pavarësisht nga aktiviteti, turistët mund të kënaqen

në plazh pa u frikësuar që do të shkelen. Vendi më i mirë për t’u zbavitur është ai i njohur si “Champagne Pools” në pjesën veriore, që ka marrë emrin nga flluskat e shkaktuara nga valët e që të ngjasojnë me shampanjë. Boulders Beach, Cape Town, South Africa Mijëra vite të gërryerjes kanë zhvarrosur gurë të mëdhenj graniti në këtë breg të Afrikës Jugore. Në Boulders Beach, turistët mund të rreziten dhe freskohen në ujërat e pastër, por gjithashtu të vështrojnë rreth 3 mijë pinguinë afrikan duke notuar në atë rajon. Vetëm mos gaboni t’i prekni; ndoshta duken të bukur, por sqepat e tyre janë të mprehtë. Bile edhe kafshojnë. Chandipur Beach, Odisha, India Sot është, nesër nuk është. Kjo është mënyra më e lehtë për ta përshkruar plazhin Chandipur në bregun e Bengalit. Dy herë në ditë, uji zmbrapset rreth 5 kilometra nga bregu i detit. Gjatë baticës së ulët, shumica e njerëzve shëtisin në tabanin e detit, duke kërkuar guaska dhe gaforre të vogla para se të jetë kthyer uji në breg. Pfeiffer Beach Pfeiffer Beach, California Big Sur posedon disa nga peizazhet më të bukura natyrore në Kaliforni: shkëmbi mbresëlënës, pyje, livadhe barishtore, dhe plazhin Pfeiffer. Rëra e Pfeiffer Beach thuhet se e merr ngjyrën vjollcë nga grimca mineralesh të manganit. Ndonëse është plazh i njohur mirë për banorët, turistët e kanë vështirë ta gjejnë vendin. Gulpiyuri Beach, Llanes, Vetëm 48 metra i gjatë, plazhin Gulpiyuri nuk do t’ia vlente ta vizitonit nëse nuk do të dallohej nga plazhet tjera ngase është plazh i brendshëm. I rrethuar me shkëmbinj gëlqeror dhe lëndinë, ky plazh është aq i vogël saqë rëra thuajse zhduket gjatë baticës, ndërsa gjatë zbaticës uji largohet gati se tërësisht. Punalu’u Beach Punalu’u Beach, Rëra e zezë i jep këtij plazhi jugor një pamje goxha të frikshme. Fatmirësisht, paraqitjet e shpeshta të breshkave të detit e zbukuron pamjen. Gjatë gjithë vitit, turistët mund të shohin zvarranikë të mëdhenj duke e shijuar ujin dhe rrezet e diellit. Shenjat në plazh këshillojnë kundër përkëdheljes apo kalërimit të breshkave dhe kjo nuk është shaka. Breshkat janë të rrezikuara, ndërsa t’i prekësh është e ndaluar me ligj.


SPORT • E hënë 16 korrik 2013

Stevan Jovetiç është lojtari më i ri i Mançester Sitit. Kishte ditë që flitej për një marrëveshje midis Fiorentinës dhe Mançester Sitit, por dje lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi italian. Nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Fiorentina ka bërë publike këtë marrëveshje. “Është arritur akordi me Mançester Sitin për lëshimin përfundimtar të kartonit të futbollistit Stevan Jovetiç”, shkruhej në adresën zyrtare të klubit vjollc. Sipas mediave italiane administratori i deleguar i Fiorentinës, Stefa-

ZYRTARE, JOVETIÇ BLIHET NGA SITI no Menkuçi, ka që të mërkurën në mbrëmje në Mançester, ku janë zhvilluar bisedimet me klubin anglez. Për momentin nuk janë dhënë ende shifra përfundimtare për aspektin ekonomik, por sipas mediave italiane kjo marrëveshje është mbyllur me jo më pak se 30 milionë euro. Kjo ka qenë shifra që presidenti Dela Vale ka kërkuar nga të gjithë të interesuarit për kartonin e sulmuesit malazez, madje ai nuk e ka negociuar këtë shifër as

për Juventusin që i ofroi disa lojtarë. Në fakt drejtuesit e Fiorentinës kanë këmbëngulur për të marrë një sasi të madhe nga shitja e Jovetiç, sepse më këto para të fituara ata do të mbulojnë shpenzimet e merkatos së verës. Mario Gomez është blerë për 20 milionë, pra drejtuesit e klubit vjollc ka ende para për të shpenzuar që të fuqizojnë akoma më shumë ekipin e Montelës, që këtë sezon duket se do të ketë ambicie të mëdha.

»

23

Napoli favorit për Higuain, Hulio Sezar i sigurt De Laurentis e kishte deklaruar se ka para për të shpenzuar dhe se synon që të krijojë një ekip të madh dhe duket se këtë gjë po bën. Presidenti i Napolit i ka hyrë merkatos fuqishëm në tregon spanjoll dhe pikërisht tek Reali i Madridit. Pas Kalejon e Albiol, presidenti i klubit napolitan synon një tjetër madrilen, Gonzalo Higuain. Sipas gazetës spanjolle “Marça” Napoli është favorit për të blerë sulmuesin argjentinas, pasi ka bërë ofertë edhe më të madhe se Arsenali, që ka kohë që e kërkon Higuainin. Megjithatë, edhe kjo ofertë e napolitanëve është më poshtë se ajo që kërkon Reali. Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez kërkon plot 40 milionë euro për argjentinasin dhe këmbëngul në këtë shifër. Hulio Sezar për portën Me shumë gjasa Hulio Sezar do të jetë portieri i ri i Napolit. Morgan De Sanktis quhet i larguar nga napolitanët që kanë kohë që po kërkojnë një portier cilësor. Ish-portieri i Interit, që sezonin e kaluar luajti në Angli me QPR-në e ka me sy të mirë kthimin në Seria A dhe oferta e Napolit ka qenë më e mira. Mediat italiane e bëjnë punë të mbaruar marrëveshjen, pasi sipas tyre menaxheri italian i portierit brazilian është në Napoli ku po mbyll bisedimet.

Robinjo rinovon me Milanin Robinjo nul lëviz nga Milani, jo vetëm për këtë sezon, por edhe për dy të tjera. Dje në mbrëmje administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani dhe menaxherët e sulmuesit brazilian kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës. Për momentin nuk bëhet të ditura shifra financiare, por vetëm afati kohor. Kështu Robinjo me kontratën e re do të lidhet me Milanin deri më 2016. Kujtojmë se kontrata e sulmuesit brazilian skadonte më 2014. Gjatë gjithë verës, madje edhe sezonin e kaluar është folur për një kthim në Brazil për Binjon, tek ish-skuadra e tij, Santosi, por kjo nuk ka ndodhur. Honda, objektivi i radhës Pas rinovimit me Robinjon, Milani është fokusuar tek objektivi i radhës, që është Keisuke Honda. Galiani ka arritur një marrëveshje me japonezin për të ardhur në Milano në merkaton e dimrit me parametra zero. Por, drejtuesit e klubit kuqezi kërkojnë që ta kenë Hondën që tani, ndaj edhe Galiani po përqendrohet tek marrëveshja me klubin rus.

Juventusi bllokon Islën

K

ukësi vazhdon të mbetet i pathyer në Evropë. Nënkampionët e Shqipërisë kanë arritur fitoren e parë historike në Evropë, duke mundur në ndeshjen e vajtjes të vlefshme për turin e dytë në Ligën e Evropës, Sarajevën me shifrat 3:2. Një fitore e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Armando Cungu, që tashmë shpreson se mund të ruajë këtë avantazh edhe në Bosnjë dhe të arrijë një kualifikim që do ta barazonte me Flamurtarin. Pavarësisht faktit se përballje me një skuadër më të fortë se Kukësi në letër, skuadra e Cungut ka bërë lojën e vet dhe falë gabimeve trashanike të portierit mik, ka arritur të shfrytëzojë gjithçka duke shkuar në Bosnjë me avantazhin e një goli. Ndeshja Në fakt boshnjakët dukeshin shumë të sigurt për tu larguar nga Tirana me një fitore dhe me kualifikimin në xhep. Megjithatë në Tiranë ka qenë shumë më e komplikuar për ta. Këtë e ka treguar dhe fusha e lojës që ka dhënë dhe verdiktin e saj. Fillimi i ndeshjes ka qenë më i mirë për Sarajevën, që në

KUKËSI NË HISTORI Kuksianët kanë arritur një fitore historike në Evropë. 3:2 përballë Sarajevës. Ëndrra Evropë vazhdon Minutat e mbetura janë më shumë një rutinë ku ndoshta po të kishte qenë më i kujdesshëm Kukësi mund ta kishte thelluar edhe më shumë avantazhin që do t’i jepte një siguri më tepër për ndeshjen e kthimit në Sarajevë. Si përfundim Kukësi fiton 3:2, një fitore historike për nënkampionët e Shqipërisë që arrijnë kështu fitoren e parë në një veprimtari evropiane.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

dy raste i është afruar golit. Megjithatë ka qenë Kukësi që ka shënuar i pari. Në minutën e 24-t Hoxha ka përfituar nga një gabim trashanik i portierit të Sarajevës dhe me portën e zbrazët e ka pasur fare të shpejtë për të kaluar Kukësin në avantazh. Stadiumi “Qemal Stafa“ ka shpërthyer me kuksianët që kanë festuar si të “çmendur“. Megjithatë gëzimi i vendasve nuk ka zgjatur shumë, pasi boshnjakët brenda dy minutash 32 dhe 33 kanë shënuar dy herë duke përmbysur gjithçka. Një autogol i Popoviç dhe një gol tjetër i shënuar nga Haurdiç kanë përmbysur shifrat. Për Kukësin fitorja është dukur vetëm një ëndërr. Por skuadra jonë nuk i është dorëzuar dhe në fundin e pjesës së parë ka gjetur golin e barazimit. Popoviç ka shlyer gabimin e disa minutave më parë duke shënuar nga afër dhe vendosur barasp-

eshën në fushë. Skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjes me shifrat 2:2. Në pjesën e dytë është sërish Kukësi që ka më shumë iniciativë. Epërsia e skuadrës sonë konkretizohet në minutën e 58-të kur kapiteni Allmuça duke përfituar nga një tjetër gafë kolosale portierit të Sarajevës duke shënuar golin e tretë dhe kthyer në avantazh Kukësin. Minutat e mbetura janë më shumë një rutinë ku ndoshta po të kishte qenë më i kujdesshëm Kukësi mund ta kishte thelluar edhe më shumë avantazhin që do t’i jepte një siguri më tepër për ndeshjen e kthimit në Sarajevë. Si përfundim Kukësi fiton 3:2, një fitore historike për nënkampionët e Shqipërisë që arrijnë kështu fitoren e parë në një veprimtari evropiane. Tani duhet të presim ndeshjen e kthimit në Sarajevë për të mësuar se ky rezultat ka qenë apo jo i vlefshëm.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Aty ku dukej e sigurt se Mauricio Isla do të kalonte tek Interi për 7.5 milionë euro, madje flitej për vizita mjekësore dhe prezantim me fanellën zikaltër, dje gjithçka është bllokuar. Ka qenë Juventusi që është tërhequr nga marrëveshja. Sipas medias italiane këtë herë nuk bëhet fjalë për probleme financiare, por për një ndërhyrje nga ana e trajnerit Antonio Konte. Trajneri i Juventusit nuk ka pranuar që Isla të shitej në këtë moment. Kjo sepse drejtuesit e klubit bardhezi nuk kanë siguruar ende blerjen e Zuningas nga Napoli dhe Konte nuk preferon të rrezikojë. Në rast se nuk arrihet blerja e Zuningas dhe Isla është shitur, atëherë Juventusit do t’i duhet që të kërkojë në merkato një tjetër lojtar për krahun e majtë. Por, pas heqjes nga merkato të Kolarovit nga Mançester Siti, emrat që kanë mbetur, përveç Zuningas, nuk e bindin trajnerin e Juventusit, ndaj ai ka preferuar që të mos e shesë Islën për momentin, duke bllokuar gjithçka.

Fenerbahçe në Evropë, anulohet pezullimi Klubi turk Fenerbahçe ka njoftuar se Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) në Lozanë ka pezulluar vendimin e UEFA-së, e cila u ndalonte atyre që për një periudhë dyvjeçare të paraqiten në garat evropiane. ‘Presidenti i klubit më të popullarizuar në Turqi, Aziz Yildirim tha se Fenerbahçe këtë sezon, në përputhje me vendimin e CAS-it, do të merr pjesë në kualifikueset për Ligën e Kampioneve. “Kemi ardhur deri tek një zhvillim shumë pozitiv dhe unë dua ta ndaj atë me tifozët. Dua të falënderoj të gjithë ata që na përkrahen dy vjetët e kaluara. Fenerbahçe do të luajë këtë sezon në Ligën e Kampioneve. Mirënjohjet më të mëdha ia kemi borxh ekipin tonë të avokatëve”, tha Yildirim për televizionin e klubit. Ky lajm padyshim ka kënaqur pa masë tifozët të cilët menjëherë kanë dalë rrugëve për të festuar.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

ÂŤ hipotekat

E premte 19 korrik 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.