pedofili, kthehet fyle, kredite

Page 1

»22

Teknologjia e re e komunikimit

Smartphone, “Google” luftë me “Apple” për aplikacionet e reja E martë

19 mars 2013

Viti IX, Nr. 2925 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Reagimi i Berishës

Integrimi në BE, Fyle “Jemi vend europian, sërish vizitë në Shqipëri nuk mund të kthejmë Pragfushata elektorale dhe bllokimi i procesit të integrimit rikthen komisionerin. Bisedimet »4 me palët për gjetjen e gjuhës

dënimin me vdekje” »2

Pedofili vrasës Maniak për meshkuj qysh në shkollë

• Prej kohësh përdornin djalin e një shoqeje, që ua linte në mirëbesim • Flet e motra: Na e sillni vetëm pesë minuta, se do ta vrasim vetë • Dyshimet: Prrenjasi kishte një grup pedofilësh të organizuar »2-3

Dossier/ Rrëfimet e vitit ‘45

Goditja e ushtarakëve dhe dosja e Trifon Xhagjikës

Ankesat e minorenëve

»5

Vetëm në 1 vit raportohen 20 mijë fëmijë të dhunuar

Rrëfimet e ushtarakëve që mbijetuan »18-19

Opinion Nga Armand Maho

Reagojnë bankat Nga Jacques Le Goff

Julian Çela, faji Kisha, lëvizje i të gjithëve »11 revolucionare »14 Nga Ardian Çollaku

Nga Elvis Kotini

Viktima e shefave

Monstër ekonomike

»11

»10

Bizneset, kreditë s’po i kërkojnë për investime, por për likuiditet Bie interesi për rritjen e prodhimit dhe futjen e teknologjive të reja. Huaja 21 për qind më e ulët se një vit më parë »4

Nishani nis takimet

Gjyqësori, pika e fundit e sherrit PD-PS Presidenti merr mendimet për emrat e rinj në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. PS kërkon respektimin e afatit për mbarimin e mandatit

»2


02

« politikë

E martë 19 mars 2013 • Reforma në drejtësi, ashpërsohohen dënimet për vrasjet deri në të përjetëshëm

“Jemi vend euvropian, s’ka dënim me vdekje” Reagon kreu i qeverisë: Vrasja e Çelës barbare dhe tronditëse Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar akt barbar dhe tronditës ngjarjen e zbuluar dje, ku 45-vjetari Ardian Përrenjasi, pasi u arrestua për rrëmbimin e një të mituri, rrëfeu se ka vrarë 11-vjeçarin Julian Çela. Gjatë një bashkëbisedimi me studentë të një universiteti privat kreu i qeverisë ka reaguar për herë të parë sot se Shqipëria, për shkak se jetojmë në një hapësirë evropiane, e ka hequr dënimin me vdekje, por ekziston burgimi i përjetshëm për vrasje të tilla. I pyetur lidhur me reformën që po ndërmerret në sistemim e drejtësisë, shefi i ekzekutivit e vuri theksin te rëndimi që po u bëhet ligjeve në vend. Sipas tij, dënimi me vdekje nuk mund të aplikohet, pasi bie në kontradiktë me vendet e Bashkimi Europian dhe për rrjed-

hojë prishen negociatat e anëtarësimit. Gjithsesi, për të argumentuar këtë vendim Berisha e vuri theksin te dënimi me burgim të përjetshëm, që është në legjislacionin shqiptar, duke hedhur poshtë të gjitha hipotezat e mundshme të një rikthemi të dënimit me vdekje. Gjatë fjalës së tij shefi i ekzekutivit e vuri theksin edhe tek ashpërsimi që po bëhet për disa vepra penale, ku parashikohet të dyfishohet numri i viteve të burgut për vepra penale si krimi në familje, vrasja e policëve apo gjakmarrja. “Nëse për një vepër të tillë tani mund të dënohesh me 25 vjet burg, me ndryshimet që po bëhen në Kodin Penal do të shkoj në 40 vjet dënimi me burg. Ne kemi një Kod Penal që, ndonëse është ripërtëritur

tërësisht, ka ruajtur disa standarde të një kohe tjetër. Kodi i ri Penal do të përshtatet më shumë me realitetin e tanishëm. Ne nuk e kemi dënimin me vdekje, por kemi dënimin me burgim të përjetshëm. Krahas kësaj reforma në Kodin Penal ka parashikuar që të hiqen faljet për disa krime të cilësuara, siç është krimi në familje, vrasja e policëve apo dhe gjakmarrja”, - tha Berisha. Këto reagimi të Kryeministrit erdhën pas ngjarjes makabre të zbuluar para dy ditësh, ku 45-vjeçari Ardian Përrenjasi u arrestua pasi kishte marrë peng dhe po tentonte të vriste 10-vjeçarin me iniciale, A.C, ndërsa në komisariat ka tronditur me dëshminë rrëqethëse, pasi ka pohuar se ka vrarë 11-vjeçarin Jualin Çela, i cili prej 30 nëntorit 2012 rezultonte i zhdukur.

Postet vakante, kryetari i Gjykatës së Lartë dhe 3 anëtarë të Kushtetueses

Gjyqtarët, bisedimet e para pa emra Ruçi dhe Patozi e vënë theksin te kriteret e kandidaturave Takimet

Ervin Koçi

M

byllet raundi i parë i takimeve për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë takimeve të zhvilluara dje ndërmjet Presidentit Bujar Nishani dhe kryetarëve të grupeve parlamentare - Ruçi, Patozi, Idrizi, Maliqi dhe Dule - u vendos që të përcaktoheshim vetëm kriteret që duhet të gëzojnë kandidaturat, por pa publikuar emra konkretë. Takimi i parë u bë ndërmjet Nishanit dhe Astrit Patozit të Partisë Demokratike, takim qa u zhvillua me dyer të mbyllura dhe që zgjati rreth 45 minuta në ambientet e Presidencës. Në përfundim të takimit Patozi u shpreh për mediet se forcës politike që ai përfaqëson i intereson më shumë plotësimi i kritereve të kandidaturave dhe se nuk kishte paraqitur emra konkretë te Presidenti. “Ne na intereson integriteti moral dhe profesional i anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Ne vlerësojmë praktikën që po konsolidon Presidenti duke u konsultuar me forcat politike. Kjo është në funksion të mirëfunksionimit të ndërsjellë të institucioneve”, - u shpreh Patozi. Pas kryetarit të grupit parlamentar të PD-së në selinë e Presidencës mbërriti edhe përfaqësuesi i socialistëve, Gramoz Ruçi. Në përfundim të takimit ai ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediet, ku theksoi se për PS-në e rëndësishme është të sigurohet pavarësia e institucioneve. Sipas Ruçit, nëse Presidenti dekreton dy vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese, atëherë ky do të jetë një hap antiligjor dhe antikushtetues, pasi këto dy mandate, sipas Ruçit, përfundojnë më 21 maj të 2013. Ndërkohë Ruçi kujtoi dhe një

Në përfundim të takimeve të djeshme zyra e shtypit e Presidencës publikoi takimet ndërmjet Presidentit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, ku theksohej se tani Presidenti është në pritje të kandidaturave për postin e kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe tre vendeve vakante që do të ngelen në Gjykatën Kushtetuese. Krahas kësaj thuhet se kandidaturat duhet të kenë të shoqëruar edhe CV-të e tyre, në mënyrë që të përcaktohet nëse ata i plotësojnë kriteret e Kushtetutës për të mbuluar postet vakante që do të ngelen në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Emrat Rreth një javë më parë në ambientet e presidencës u zhvillua një takim midis Presidentit të vendit Bujar Nishani dhe Kryeministrit Berisha. Ky takim u bë disa ditë para se të nisnin negociatat për emërimin e tre anëtarëve të Kushtetueses dhe postit vakant që do të lërë Shpresa Beçaj si kryetare e Gjykatës së Lartë. Takimi ndërmjet dy udhëheqësve më të lartë të vendit u zhvillua në mënyrë të fshehtë, ku as njëra prej zyrave të shtypit të dy institucioneve nuk dhanë shpjegime lidhur me këtë takim, duke lënë vend për aludime që ishin bërë për emrat e anëtarëve në dy gjykatat e vendit.

Patozi

dekret të ish-presidentit Topi 8 muaj më parë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, dekret i cili nuk është shqyrtuar nga Kuvendi. “Nuk ishte një konsultë për emra, por për kritere. Kriteret i përcakton Kushtetuta, por për ne si opozitë janë dy kritere: si këto organe bëhen të pavarura dhe luftojnë krimin dhe korrupsionin. Ajo që ne shikojmë me shqetësim janë dy elemente që i paraqitëm Presidentit. E para, lidhur me një mandat të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i mëparshëm ka 8 muaj që ka paraqitur një dekret për zëvendësimin e një vakance në Gjykatën Kushtetuese dhe sot e kësaj dite parlamenti nuk

e shqyrton atë. E dyta, për ne nuk ka vakanca sot për arsyen se Gjykata Kushtetuese dhe parlamenti shqiptar, pavarësisht se ne si opozitë në atë kohë nuk kemi qenë dakord, ka vlerësuar që këto dy mandate përfundojnë më 21 maj të 2013-s për të realizuar rotacionin në Kushtetuese”, - u shpreh Ruçi. Të martën e javës së shkuar në ambientet e Presidencës u zhvillua një takim informal ndërmjet Kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Nishani. Ky takim u mbajt i fshehtë nga zyrat e shtypit të dy institucioneve, duke mos dhënë shpjegime se pse ky takim u bë disa ditë para emërimit të anëtarëve nëpër gjykata.

Në përfundim të takimit ndërmjet Presidentit Bujar Nishani dhe kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, ky i fundit theksoi për mediet se forcës politike që ai përfaqëson i intereson më shumë plotësimi i kritereve të kandidaturave dhe se nuk kishte paraqitur emra konkretë te Presidenti. “Neve na intereson integriteti moral dhe profesional i anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Ne vlerësojmë praktikën që po konsolidon Presidenti duke u konsultuar me forcat politike. Kjo është në funksion të mirëfunksionimit të ndërsjellë të institucioneve”, - tha Patozi.

Ruçi Në përfundim të takimit të Gramoz Ruçit me Presidentit Nishani përfaqësuesi i PS-së dha një deklaratë të shkurtër për mediet, ku theksoi se për PS-në e rëndësishme është të sigurohet pavarësia e institucioneve. Sipas Ruçit, nëse Presidenti dekreton dy vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese, atëherë ky do të jetë një hap antiligjor dhe antikushtetues, pasi këto dy mandate përfundojnë më 21 maj 2013. Ndërkohë Ruçi kujtoi dhe një dekret të ish-presidentit Topi 8 muaj më parë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, dekret i cili nuk është shqyrtuar nga Kuvendi.

DASH Muxhahedinëve

SHBA falënderon Berishën për strehimin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë falënderuar Kryeministrin Sali Berisha për ndihmën e dhënë në strehimin e 210 muxhahedinëve që ndodhen në Irak. Deklaratat vjen nga zëdhënësja e DASHit Viktoria Nuland, e cila ka falënderuar Kryeministrin shqiptar për gjestin e tij human dhe e ka vlerësuar Shqipërinë si një partner i fortë i SHBA-ve për paqe në Irak. “Falënderojmë Kryeministrin Berisha për gjestin human të sigurimit për këta individë të një vendi të sigurt. Shqipëria ka qenë një partner i fuqishëm i SHBA-ve në përpjekjet për të sjellë qëndrueshmëri, stabilitet dhe paqe në Irak. Ne besojmë se vendosja e përhershme e këtyre personave jashtë Irakut është zgjidhja e vetme e qëndrueshme. SHBA-të u bëjnë thirrje drejtuesve të muxhahedinëve të pranojnë menjëherë ofertën humanitare të qeverisë shqiptare”, - deklaron zëdhënësja e DASH Viktoria Nuland. Krahas kësaj Departamenti Amerikan i Shtetit i bën thirrje grupit iranian të pranojë ofertën e Berishës. Qeveria shqiptare i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA-ve për strehimin e anëtarëve të grupit (Mojahedin-e-Khalq) MEK, të cilët ndodhen në kampin e “Liria” në Irak, por vetëm një ditë më parë oferta e Shqipërisë është refuzuar, pasi në kamp qëndrojnë rreth 3000 persona dhe ata nuk pranojnë që të ndahen, kërkojnë të shpërngulen të gjithë së bashku.


politikë • E martë 19 mars 2013

»

03

Problematikat, listat e zgjedhësve së bashku me politizimin e KQZ-së

Përplasja

Raporti i KVV-së, KQZ me probleme

Cani: Në Bulqizë

Vëzhguesit vendorë nxjerrin raportin, KQZ-ja ka shkelur afatet Ervin Koçi

K

oalicioni i Vëzhguesve Vendorë përcakton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkelur afatet ligjore që ka përcaktuar Kodi Zgjedhor. Gjatë publikimit të raportit të organizatës që monitorin procesin zgjedhor në vend, kryetarja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë (KVV), Greta Meta, theksoi se krahas afateve të shkelura nga KQZ-ja, edhe funksionimi i vetë institucionit nuk është në rrugën e duhur. “Sipas raportit paraprak për zgjedhjet e 23 qershorit, vërehet se janë shkelur të gjitha afatet për zbatimin e teknologjive të reja, ndërsa dhe vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po funksionon me probleme. KQZ-ja gjatë kësaj periudhe ka shmangur përmbushjen e detyrimeve të vëna nga Kodi Zgjedhor, nuk ka respektuar afatet e parashikuara në legjislacionin zgjedhor, janë vërejtur shkelje procedurale në funksionimin e tij, si dhe ka treguar performancë të ulët dhe mungesë profesionalizmi”, - theksoi Gerta Meta, kryetare e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë. Në raport KVV-ja vëren edhe problematikat që ka Ministria e Brendshme për përcaktimin e adresave të zgjedhësve, ku sipas organikës një numër i konsiderueshëm zgjedhësish janë pa adresë vendbanimi. Në raport i kërkohet Ministrisë së Brendshme t’i japë zgjidhje problemit të zgjedhësve pa adresë vendbanimi dhe njësive vendore që të përdorin çdo burim për të saktësuar listat e votuesve. “Procesi i publikimit dhe saktësimit të listave të zgjedhësve vazhdon të mbetet problematik. Ka një numër të madh zgjedhësish pa adresë, ose me kodin 999, për të cilët nuk dihet si do të operohet”, - thotë Meta. Fushata Një tjetër pikë në raportin e KVV-së ishte dhe çështja e fushatës zgjedhore, ku sipas organizatës kjo ka filluar para kohe. “Koalicioni shpreh shqetësimin se partitë politike kanë filluar në mënyrë të paligjshme fushatën, kur zyrtarisht ajo nis më 23 maj. Nisja e parakohshme e fushatës ka ulur ritmin e funksionimit të institucioneve shtetërore”, - tha Greta Meta. Krahas kësaj në rekomandimet e bëra nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë thuhet se partitë politike nuk duhet të ushtrojnë presion mbi punën e KQZ-së, duke e cilësuar këtë si një problem në mbarëvajtjen e punës së institucionit. Partive u kërkohet të mos ushtrojnë presion ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të mos përdorin fondet publike për fushatë. Po kështu u bëhet thirrje partive që të mos përdorin fëmijët si dekor në takimet e tyre, të zbatojnë kuotat gjinore dhe të nënshkruajnë kodin e etikës dhe të sjelljes së mirë.

• “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta përfundojë brenda muajit mars vendimmarrjen për vendndodhjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 qershorit”, - kështu u shpreh kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, për problemin e qendrave të votimit. Në fillim të mbledhjes së djeshme të KQZ-së përfaqësuesi i PSsë në KQZ, Genci Gjonçaj, shprehu shqetësim lidhur me vonesat për vendndodhjen e qendrave të votimit, si për ato që do të ngrihen në ambiente private, ashtu dhe për ato në ambiente publike. “Një muaj më parë ne gjobitëm ato njësi vendore që nuk i kishin respektuar afatet për QV-të. Sot jemi të vonuar, dhe kjo çështje duhet të merret në diskutim nga KQZ-ja”, tha Gjonçaj. Në përgjigje të këtij shqetësimi, kryetarja e Komisionit, Lefterije Lleshi, tha se administrata zgjedhore ka punuar për vendndodhjen e QV-ve edhe në fundjavë. “Procesi më duket se është përmbushur dhe vendimmarrjen për të gjitha QV-të, si për ato në ambiente publike, ashtu dhe për ato në ambiente private, do ta kemi shumë shpejt në tavolinë për ta mbyllur brenda marsit”, - u përgjigj Lleshi. Më pas mbledhja e djeshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vijoi me miratimin e rregullores së re të institucionit, por nuk ia arriti t’i miratojë të gjitha ato. Kjo erdhi për arsye se drafti i paraqitur në mbledhjen e mëparshme nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, u hodh poshtë nga vota e anëtarëve të emëruar nga mazhoranca. Krahas kësaj një nga pikat ku u bë dhe debati më i madh ndërmjet palëve ishte kundër firmosja e dokumenteve nga ana e nënkryetarit të institucionit, i cili në rregulloren e re nuk e gëzon më këtë të drejtë. Pra, çdo dokument që del nga KQZ-ja del vetëm me shkresë të kryetares dhe jo më me konsensus të dy titullarëve të institucionit.

Publikimet Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë edhe në publikimet e mëparshme të tij kishte konstatuar problemet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me listat e zgjedhësve. Sipas publikimeve të mëparshme, KQZ-ja së bashku me Ministrinë e Brendshme kishin paraqitur informacione me probleme mbi adresën e votuesve, gjë kjo e përsëritur edhe në raportin e djeshëm. Krahas kësaj KVV-ja theksoi se në raportin e mëparshëm thuhej se politizimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishte filluar të shfaqte problemet në vendimmarrjen e saj, duke e cilësuar këtë si një nga problemet që do të linin pasoja edhe në punën e mëvonshme të KQZ-së. Kjo u ripërsërit në raportin e publikuar dje, ku kryetarja e KVV-së, Greta Meta, tha se politizimi i KQZ-së në procesin e punës së saj ka shfaqur probleme në administrimin e procesit parazgjedhor, duke krijuar edhe vonesa.

Fino dhe Majko ndryshojnë qëndrim, japin votën “pro”

Kuvendi ndryshon emrin e Liqenasit Mazhoranca miraton projektligjin për armët Kuvendi miratoi sot me konsensus të plotë, 121 vota, nismën e deputetëve të PD-së për ndryshimin e emrit të komunës së Liqenasit në qarkun e Korçës, e cila tashmë do të quhet “Pustec”. Deputetët socialistë Pandeli Majko dhe Bashkim Fino duket se kanë hequr dorë nga qëndrimi i tyre kundër ndryshimit të emrit të komunës, e cila popullohet më së shumti nga komuniteti maqedonas. Pavarësisht se pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve dy deputetët socialistë votuan kundër nismës së PD-së për ndryshimin e emrit të kësaj njësie vendore në rrethin e Korçës, ata vendosën të zbatonin sot vendimin e grupit të PS-së për të miratuar nismën. Nisur nga vota “pro” e opozitës për draftin e mësipërm, sërish Kryetarja e Kuvendit ftoi deputetët e PS-së për votimin e tri ligjeve për marrjen e statusit, që kërkojnë shumicë të cilësuar. “Nuk votoni, nuk ju lejojnë të votoni”, - iu drejtua Topalli deputetëve të majtë në mbyllje të votimit të ligjeve të sotme në Kuvend. Krahas ndryshimit të emrit të komunës së

Liqenasit në “Pustec” Kuvendi miratoi dje vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për armët. Deputetët e majtë e quajtën këtë nismë ligjore si klienteliste dhe të rrezikshme para zgjedhjeve, pasi armatos në mënyrë ligjore eksponentë kriminalë. Por sipas mazhorancës ligji hyn në fuqi në muajin gusht, pas botimit në Fletoren Zyrtare. “Kryetare, ju bëj një thirrje si shkodrane dhe si grua e fortë. Ndalojeni këtë ligj, se kam frikë se do të na shtohet dhuna në familje. Do të na ndodhë ndonjë ngjarje e do të na shtohen vrasjet e grave. Kjo mazhorancë në këtë

23 qershor do të ikë në shtëpi nga pesimizmi, nga lodhja, ka mundësi duke pasur armën në shtëpi do të ndodhë ndonjë fenomen që do të qeshet mbarë bota”, - tha Paulin Sterkaj, deputet i PS-së. Ndërsa kryeparlamentarja Topalli u shpreh se drafti armatos edhe kryetarin e opozitës. “Në fakt, kujdes duhet të kemi se ky ligj jep mundësi armatosjeje edhe Edvinit dhe ndoshta unë do të propozoja që të hynte në fuqi më 23 qershor, në mënyrë që në hidhërim e sipër të mos na bëjë ndonjë veprim të pamenduar”, - theksoi Topalli.

Çështja u keqinterpretua. Anëtarët më pranuan “Nuk ishte një përplasje, por dëshmi e demokracisë së brendshme të Partisë Socialiste”, - kështu do ta sqaronte kandidati për deputet për qarkun e Dibrës Shkëlqim Cani takimin e pak ditëve më parë në Bulqizë, ku disa prej anëtarëve të PS-së kundërshtuan kandidimin e tij, duke kërkuar që të ishte ish-deputeti Ardit Kaja pjesë e listës garuese. Sipas tij, qëndrimi i disa prej anëtarëve të PS-së në këtë takim është keqinterpretuar. Madje, në vlerësimin e Canit ngjarja ishte dëshmi e debatit dhe demokracisë së brendshme në PS. “Kjo është një ngjarje që nuk e di pse u zmadhua kaq shumë. Unë do të doja ta merrja pak më butë këtë. Thjesht ka rivalitet, si në çdo parti. Të themi edhe zgjedhjet vetë janë një rivalitet mes partive. Dikush duhet të përfaqësojë një zonë, një krahinë, një ide, një mendim. PS është mësuar me këto debate”, vuri në dukje Cani.

Takim me biznesin

Rama shpalos projektin për punësimin Kryesocialisti Edi Rama u ndal dje në një bisedë me punonjës dhe drejtues të një biznesi fason në kryeqytet. Kryesocialisti ka dëgjuar nga punonjësit dhe pronarët problematikat që hasin çdo ditë në ekzistencën e biznesit. “Ngaqë nuk paguajnë të gjithë, ju nuk paguani vetëm taksa, paguani gjoba. Dhe nga gjobat shto dhe të tjerat që nuk i thoni, ai tatimi 10-përqindsh, 20, 30, 40 e 300 për qind. Ideja jonë është që të kalojmë nga ndihma ekonomike pasive, që është lëmoshë dhe që është abuzuar egërsisht politikisht për arsye elektorale, te mbështetja ekonomike aktive në vendin e punës”, - deklaroi Rama. Ndërkohë në programin e PS-së prioritet është rritja e punësimit. “Në raport me biznesin tuaj me sektorin tuaj do të bëjmë një marrëveshje. Shteti ka nevojë të rrisë punësimin. Ne kemi një program për të rritur punësimin në mënyrë të konsiderueshme. Për këtë ju duhet mbështetje financiare, dhe kjo mbështetje financiare duhet të jetë e kombinuar midis interesit tonë për të rritur punësimin dhe interesit tuaj për të pasur mbështetje financiare”, tha Rama.


« ekonomi

04

E martë 19 mars 2013 •

Në bankat e nivelit të dytë ulet kërkesa për kredi investimi

Fyle në Tiranë

Të hënën priten takime me partitë politike

Biznesi kërkon vetëm likuiditet Kredia e re për investime më 2012 ra 21% krahasuar me 2011 Brikena Dervishaj

K

Kreditimi Edhe në fillim të këtij viti më shumë se gjysma e kredive të reja ka shkuar për sektorin e prodhimit dhe financimin e Koorporatës Elektronergjetike Shqiptare, me qëllim blerjen e energjisë elektrike. Kredia e re për biznesin gjatë janarit shënoi një rënie me 56% kundrejt një viti më parë. Tregtia, sektori më i kredituar nga sektori bankar, në janar përfitoi 3.3 miliardë lekë financime, me një rënie prej afro 60% ndaj vitit të kaluar. Akoma më negative ishin të dhënat për sa i takon kreditimit të sektorëve prodhues të ekonomisë. Huaja për industrinë përpunuese ishte sa një e katërta e vlerës së janarit të vitit 2012, ndërsa për industrinë nxjerrëse pothuajse sa një e shtata e vlerës së një viti më parë. Për sektorin e ndërtimit, kredia e re pësoi rënie me 23% ndaj vitit të kaluar. Kredia me probleme Në fund të vitit 2012, shkalla e kredive me probleme për sistemin bankar arriti në 22.5%, në rritje me 3.7 pikë përqind-

jeje krahasuar me fundin e vitit të mëparshëm. Por në fillim të këtij viti u rrit sërish. Gjatë vitit të kaluar rritja e treguesit të kredisë me problem ishte më e moderuar krahasuar me vitin 2011, kur gjatë vitit këto kredi ishin rritur me 4.8 pikë përqindjeje. Banka e Shqipërisë u angazhua të lehtësojë rregullat për kreditë që ristrukturohen pa shfaqur ende probleme. Këto kredi nuk do të zbriten në kategoritë nënstandarde dhe në këtë mënyrë nuk do të klasifikohen si kredi me probleme.

Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë të lejojë hyrjen në të dhënat e Regjistrit të Kredive pa përjashtim nga gjithë sipërmarrjet dhe qytetarët. Kjo do të ulte rrezikun e dështimit të sipërmarrjes dhe bashkëpunimin mes subjekteve për arsye objektive ose subjektive. Ky veprim është i domosdoshëm pasi niveli i kredive me probleme arriti 23.5% e PPB-së, duke kaluar 1 miliard dollarë me humbje të sigurta për bankat në një shumë prej 350 milionë eurosh.

Bankat kërkojnë zbutjen e rregullave të provigjionimit, sepse ky sistem konservator ju bllokon bankave kapital në një masë të tepruar dhe kufizon mundësitë e tyre për kreditim. Bankat ka shprehur rezerva për rritjen e koeficintëve të rrezikut për investimet jashtë vendit. Bankat investojnë jashtë një pjesë të madhe të valutës, sepse kreditimi në monedhë të huaj për qeverinë dhe subjektet private në Shqipëri vlerësohen me koeficientë shumë të lartë rreziku.

Provigjionet

Kërkesa Bizneset kërkojnë kryesisht kredi për likuditet dhe sfida për ekonominë është nxitja e investimeve, çka do të gjeneronte rritje ekonomike, por, kjo shkon përtej misionit dhe mundësive të bankave. Ky është opinion i drejtores së Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank. Sipas saj, bankat kanë më shumë eksperiencë dhe kanë nxjerrë mësimet e tyre nga kriza, çka pasqyrohet në kërkesa më rigoroze për të dhënë kredi. Ajo konstaton se biznesi sot është edhe më i papërgatitur në planet e veta të investimet. Zonja Veipi shprehet se ulja e normës bazë të interesit do të transmetohet në çmimet e kredisë, por më parë duhet tejkaluar pengesa më kryesore, që është mungesa e standardeve në planet e investimit që do t’ju lejonin bankave të vlerësonin më mirë rrezikun.

Kërkesa

ërkesat më të larta të biznesit në bankë janë për likuiditet. Ndërsa kredia e re e dhënë për investime rezulton të ketë pësuar një ulje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia e re që sistemi bankar ka dhënë për investime në vitin 2012 është ulur me rreth 21 për qind krahasuar me vitin 2011. Gjithashtu edhe janari i këtij viti ka qenë i dobët sa i përket ecurisë së kreditimit nga ana e bankave të nivelit të dytë. Kredia e re për sipërmarrjen në muajin janar kishte vlerën e 13.6 miliardë lekëve, me një rënie prej 14.5% ndaj të njëjtit muaj të një viti më parë. Dobësia e kërkesës së brendshme ka rritur kapacitete e pashfrytëzuara prodhuese të sipërmarrjeve.

Prodhimi maksimal për të krijuar rezerva për stinën e verës

Prurjet, KESH-i prodhon 17 milionë kilovat-orë Konsumi në vend është 20 - 22 milionë kilovat-orë energji Reshjet e ditëve të fundit kanë shtuar prurjet dhe kanë përmirësuar situatën hidrike në kaskadën e Drinit. Kësisoj Korporata Elektroenergjetike ka rritur në maksimum prodhimin. Aktualisht po prodhohet 17 milionë kilovat-orë e një pjesë e vogël sigurohet nga importi, ndërkaq konsumi në vend shkon në 20- 22 milionë kilovat-orë energji. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po shfrytëzon situatën hidrike për të prodhuar dhe për të krijuar njëherësh rezerva për muajt e verës dhe gjatë këtyre ditëve nuk ka eksportuar asnjë kilovat orë. Burimet zyrtare të KESH bëjnë me dije se situata në tre HEC-et kryesore është e stabilizuar dhe prurjet janë ulur, çka nuk e bën të nevojshëm vijimin e shkarkimit të ujit në masë. Shkarkime po kryehen vetëm nga portat e

HEC-et Pesë ditë më parë reshjet masive rritën prurjet në kaskadën e Drinit duke e detyruar Korporatën Elektroenergjetike të nisë shkarkimet e ujit. KESH njoftoi se niveli i ujit në liqenin e Fierzës arriti kuotën 287.2 metra, rreth 9 metra poshtë kuotës maksimale, gjë që e ka detyruar atë të hapë portat. Në HEC-in e Komanit niveli i ujit arriti rreth 175 metra ndërsa prurjet, prurjet 1160 metër kub në sekondë. Për ta menaxhuar situatën, në zbatim të rregullores së sekretariatit teknik nisi shkarkimin në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.

hidrocentralit të Vaut të Dejës. Sipas këtyre të dhënave, gjatë datës 16 mars Fierza arriti në kuotat 291.22 metra, prurjet në të janë 1300 m3/s dhe prej tij prodhohet 220 MW, me dy agregatë në punë. Hidrocentrali i Komanit është në nivelin 172.73 metra, prurjet në të janë 490 -260 m3/s dhe prej tij prodhohet 570 MW, shkarkimet janë nivlin 0. Hidrocentrali i Vaut të Dejës

ka një nivel prej 74.47 metra dhe prurjet në të janë 770-70 m3/s dhe prej tij prodhohet 230 MW. Shkarkimet në Vaun e Dejës vazhdojnë dhe prej tyre derdhet një sasi uji prej 580 m3/s, duke çuar në total këto shkarkime 1130 m3/s. KESH po krijon rezerva për kohën e thatësirës dhe nuk ka eksportuar energji. Për të përballuar situatën kaotike pas ikjes së kompanisë çeke,

nga dhjetori i 2012, KESH-i ka nisur importin e energjisë dhe kontraktoi të gjithë sasinë e nevojshme të energjisë deri në fund të dhjetorit, kohë kur skadonte afati i vendimit të qeverisë. Gjatë kësaj periudhe importohej sasia prej 4.5 milionë kilovat-orësh, ndërsa pjesa tjetër e kërkesës, me rreth 17-18 milionë kilovatorë në ditë, u përballua nga prodhimi vendas.

Komisionari për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle, do të vizitojë Tiranën ditën e hënë. Sipas njoftimit të zyrës së BE-së në Tiranë, thuhet se Fyle do të vizitojë Shqipërinë për të marrë pjesë në konferencën “Just BE” (vetëm Bashkimi Europian) ku do të mbajë fjalën kryesore rreth aspekteve të ndryshme të integrimit europian që kanë rëndësi për të gjithë qytetarët, shoqërinë civile dhe biznesin. Zyra e shtypit e Delegacionit të BE në Tiranë bëri të ditur se komisioneri Fyle do të prezantojë gjithashtu një portal ueb të Delegacionit të Bashkimit Europian, që do të jetë një platformë për të gjithë ata që ndajnë interesin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Krahas kësaj, edhe pse zyra e shtypit e BE-së në Tiranë thekson se eurokomisioneri do të marrë pjesë vetëm në këto dy takime, pritet që ai të zhvillojë edhe bisedime me forcat politike kë vend, ku dy liderët kryesorë të politikës, Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i opozitës Edi Rama, kanë përgatitur argumentet e tyre për zhvillimet që po ndiqen në procesin zgjedhor, si dhe në procedurat e integrimit të vendit. Gjatë vizitës së fundit që Fyle zhvilloi në Tiranë rreth një muaj më parë ai zhvilloi takime me Berishën dhe Ramën dhe theksoi se zgjedhjet e 23 qershorit janë tejet të rëndësishme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ky takim i dytë në një hark kohor të shkurtër pritet të sjellë reagimet e para të politikës shqiptare, ku opozita do të shfaqë ankesat e saj për procesin parazgjedhor dhe si kryefjalë do të kenë listat e zgjedhësve. Në kampin tjetër mazhoranca pritet të shfaq ankesat e saj ndaj opozitës për bllokimin e tri ligjeve, që janë kushtet e fundit për marrjen e statusit kandidat, gjë kjo që do të hapte negociatat përfundimtare për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.


sociale • E martë 19 mars 2013

»

05

Për 1 vit 47 fëmijë të dhunuar seksualisht

Vetëm në vitin 2012 janë 20000 fëmijë të keqtrajtuar Erta Bode

Fëmijë që nuk denoncojnë

Fëmijë të dhunuar

V

iti 2012 shënoi shifra të larta në abuzimin ndaj fëmijë në Shqipëri. Nga qendrat për kujdesin e fëmijëve bëhet e ditur se gjatë vitit që lamë pas 20 000 fëmijë kanë denoncuar dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj tyre dhe 47 fëmijë janë dhunuar seksualisht. Situata rëndohet pas çdo dite, kur veprime çnjerëzore ndodhin mbi fëmijët shqiptar. Ushtrimi i dhunës ndaj fëmijëve, duke përfshirë çdo dimension të saj, është tashmë një fakt i pamohueshëm në shoqërinë shqiptare. Fëmijët denoncojnë raste të dhunës fizike nga familjarët e tyre, ma shokët, madje dhe në ambientet e arsimit. Po ashtu një dhunë psikologjike përshkon gjithë ditën e tyre. Edukata me të cilën rriten vë në vështirësi zhvillimin psikologjik të tyre, duke penguar perceptimin e qartë të gjërave si dhe duke i ndrydhur fëmijët në vetvete. Në denoncimet e bëra fëmijët kanë arritur të tregojnë se rrihen barbarisht nga prindërit edhe për gabime të vogla. Ky fenomen është më i përhapur në zonat rurale si dhe në zonat e thella, që janë larg zhvillimit urban. Në ditët e sotme ekziston akoma rrahja e fëmijëve me rrip pantallonash, madje dhe dënimi i tyre me një këmbë e tortura të ndryshme. Të pyetur se ndihen pas këtyre gjërave ata shprehin mllef ndaj prindërve dhe ndihen inferior si dhe mbyllen në vetvete. Mbyllja në vetvete te fëmijët nën moshën 12 vjeç ndikon negativisht në zhvillimin e tyre psikologjik, duke u sjellë një trysni negative në mendimet e tyre. Për sa u përket fëmijëve të zonave urbane, qyteteve, ata kanë denoncuar dhunën fizike vetëm ndaj mbarëvajtjes në shkollë, kur vlerësohen me nota negative si dhe faktorëve të ndryshëm, por që dhuna që ushtrohet në këtë rast është larg parametrave të shkallës së dhunës në zonat rurale. Fëmijët tregojnë se ka pasur raste kur kanë braktisur çatinë familjare, pasi kanë pësuar një të rrahur të mirë në shenjë demonstrimi të dhunës që u është nënshtruar pa pasur forcën për ta ndaluar atë dhunë. 7000 fëmijë nga ata që kanë denoncuar dhunën fizike gjatë vitit 2012 kanë deklaruar se janë larguar të paktën 1 natë nga shtëpia e tyre. Pasojat kryesore që ata vuajnë janë edukimi familjar si dhe ngrohtësia dhe përkushtimi që u falin prindërit. Më shqetësuese është dhuna seksuale, kur fëmijët përdoren seksualisht nga njerëz më të rritur për të kënaqur epshin kafshëror të tyre. Këto raste kanë ngritur alarmin në Shqipëri, pasi kanë filluar të përsëriten dhe shumë shpejt fëmijët bëhen viktima të maniakëve seksualë-pedofilë.

Gjatë vitit 2012 rreth 20000 fëmijë denoncuan dhuën e ushtruar ndaj tyre dhe 7000 prej këtyre treguan demonstrimin mbi këtë dhunë, duke treguar se të paktën një natë janë larguar nga shtëpia e tyre dhe 47 fëmijë kanë denoncuar ushtrimin e dhunës seksuale. Kjo situatë alarmante tronditet çdo ditë nga një denoncim apo rast i ri. Fëmijët në Shqipëri janë të pambrojtur dhe të abuzuar qoftë nga familjarët, ashtu dhe nga njerëzit e jashtëm. Problemi më i rëndë nuk janë shifrat e ditura, por të paditura. Ç’bëhet me shifrën e fëmijëve të dhunuar që nuk kanë mundësi të denoncojnë, që s’kanë mundësi të kuptojnë se ç’u ndodh, faktor enigmatik pa shpëtim. Fëmijët që s’kanë mundësi të denoncojnë rastet e dhunës ndaj tyre, as nuk kanë mundësinë të trajtohen dhe të ndihmohen nga qendrat sociale të vëna në dispozicion. Për ata situatë është e pakapërcyeshme.

Dhuna në fëmijëri - pasqyrë në rritje

Truku i pedofilëve, të afruar dhe të dashur Pedofilët janë njerëzit që trukojnë sjelljen me fëmijët që përdorin. Psikiatria Ariana Reli ka bërë të ditur se sjellja e tyre është e rrezikshme. “Pedofilët gjithmonë gjuajnë fëmijë që janë të ndrojtur dhe u afrohen me fjalë të ëmbla dhe duke u dhënë dashuri, duke u mbushur mendjen fëmijëve se do të jenë shokë dhe se mes tyre mund të ketë besim”, - thotë Reli. Ajo u bën apel gjithë prindërve shqiptarë të porositin fëmijët që të kenë kujdes se si sillen me njerëzit jashtë rrethit familjar dhe të mos u besojnë atyre. Për rastet e fëmijëve të abuzuar psikiatria thotë se ata duhet të trajtohen patjetër nga grupe multidisiplinare, sepse shëndeti i tyre rrezikohet. “Ata fëmijë rrezikojnë të mos rriten të shëndetshëm psikologjikisht dhe i kanë të gjitha gjasat që në moshë madhore të kthehen nga viktima në dhunues”, - thotë Reli. Ajo apelon prindërit të mbajnë sa më afër fëmijët dhe të kontrollojnë veprimtarinë e tyre gjatë ditës.

Është e këshillueshme për çdo familje të mos i keqtrajtojnë fëmijët e tyre, sepse ashtu ndrydhin vizionin e tyre, si dhe ndikojnë negativisht në rritjen e tyre. Pjesa më e madhe e psikologëve tregojnë me sondazhe se fëmijët që preken nga dhuna fizike, psikologjike apo dhe seksuale

janë më të prirur që gjatë rritjes të kenë një mllef, të cilin duan ta shpërthejnë. Ata ndihen të nënshtruar dhe normalisht duan një rast triumfi, i cili patjetër do të kryhet mbi krijesa më të dobëta se ata, që në rastin konkret do të jenë fëmijët e një brezi më vonë.

Studentët të shqetësuar për oraret e vona

Fakulteti Ekonomik në Tiranë, mungesë pedagogësh Fakulteti Ekonomik në Tiranë ka mungesë të numrit në stafin akademik. Pedagogët ekzistues nuk arrijnë të përmbushin orarin e mësimdhënies, sepse ka shumë grupe. Fluksi i studentëve drejt degëve të Ekonomikut ka sjellë një ngarkesë të madhe në orarin mësimor, duke u zhvilluar mësimi në 3 turne, sepse stafi i pedagogëve nuk e përballon dot atë mori grupesh. Problemi më i madh është në dy degët e full-time: administrim biznesi dhe financë, si dhe në masterin e financës. Përveç stafit edhe ambientet e Fakultetit plotësohen të gjitha, kështu që drejtuesit janë detyruar të zhvillojnë mësimin në turne, duke pritur që të lirohen sallat si dhe vetë pedagogët. Studentët janë të lodhur nga orari i stërzgjatur në Fakultet dhe ndihen të shqetësuar për produktivitetin e mësimdhënies së pedagogëve, të cilët edhe mund të shkojnë të lodhur në leksionin e orës 22:00. Pedagogia e lëndës “Parimet e kontabilitetit”, Ingrid Shuli, ka deklaruar se lodhja duket në të dyja palët. “Ne jemi të shqetësuar si për punën tonë me orar të stërzgjatur, ashtu dhe për aftësinë nxënëse të studentëve në ato orë të

vona. Shpeshherë vihen re mungesa të theksuara, fakt që do të ndikojë në rezultatin e provimit të tyre”, - thotë Shuli. Pedagogia e informatikës, Kozeta Sevrani, ka aprovuar lodhjen e studentëve. “Pjesa e studentëve që vijnë në orët e vona janë si të imponuar, nuk ngjallin interes, mezi presin të kalojë ora dhe ndihen të përgjumur. Mundohemi të bëjmë ndonjë shaka që ata të zgjohen pak nga gjumësia”, - thotë Sevrani. I pyetur për këtë problem dekani i Fakultetit Ekonomik, Sulo Hadëri, ka deklaruar se në dijeni të këtij problemi, për të mos mbyllur dyert e fakultetit janë detyruar të zgjasin orarin e mësimdhënies. “Nuk është në dorën time të shtoj numrin e pedagogëve, rektorati duhet të marrë masa për këtë situatë të lodhshme si për ata që japin mësim dhe për ata që marrin, ndërkohë është problem edhe ambienti i vogël i Fakultetit, që nuk i nxë më studentët. Mua më vjen shumë keq si për stafin, ashtu dhe studentët, që duhet të qëndrojnë deri në orë të vona të natës në ambientet e Fakultetit, ndërsa studentët e fakulteteve të tjera çlodhen dhe flenë”, - thotë Hadëri.

Unifikimi i shërbimeve, drejtojnë bordet

Reforma e re, QSUT shkurton 37 shefa pavijonesh

Reformat e reja në shëndetësi largojnë nga vendi i punës 37 shefa pavijonesh. Në Qendrën Spitalore Universale “Nënë-Tereza” lënë vendin e punës 37 mjekë, të cilët ishin edhe shefa pavijonesh të ndryshme, sepse reforma e re e unifikimit të shërbimeve i ka eliminuar këto vende. Nga dita e sotme, në bazë të reformës së re, qendrat spitalore në gjithë vendin do të kontrollohen nga një bord drejtues, i cili do të jetë i përbërë nga 5 veta, si dhe drejtori nuk do të ketë më atë post, por do të jetë në rolin e një administratori financash si dhe mbikëqyrës në mbarëvajtjen e shërbimeve. Këto shkurtime zbatimit të reformës së re, ngjajnë edhe me eliminim nga puna të personave që nuk kanë kryer ashtu si duhet punën e tyre dhe që me reformën e re mbeten jashtë listës së vendeve të punës. Në bazë të ndryshi-

meve të reja, nga sot më pak drejtues dhe një bord që do të mbajë më shumë përgjegjësi. Për këtë vendim Ministria e Shëndetësisë bashkëpunoi me Institutin e Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor dhe kanë ranë në një mendje për drejtimin e spitaleve. Aktualisht janë rikonfirmuar 10 shefa shërbimesh unikale, përkatësisht: Nikita Manoku në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Orion Glozheni në maternitetin “Koço Glozheni”, Besim Boci shef në shërbimin e ORL-së, në onkologjinë e QSUT-së Agim Sollaku, pediatria e përgjithshme Eli Foto, pediatria e specialiteteve Anila Godo, Hasan Hazifi në pneumologji dhe sëmundje infektive Pëllumb Pipero. Këta janë emrat e rinj që do të kenë në dorë kryesimet e pavijoneve përkatës dhe pritet që një punë më e mirë të bëhet në bazë të reformës së re, si dhe shefave të rinj. Pritet që drejtimi i spitaleve nga një staf i cilësuar “bord” të japë rezultate në spitalet rajonale për të marrë më shumë përgjegjësi si dhe të lehtësojë pengesat në shërbimin shëndetësor, duke qenë se më shumë persona mund të zgjidhin më shumë gjëra për një kohë më të shkurtër se një njeri i vetëm.


06

« aktualitet

E martë 19 mars 2013 •

Pronari i shtëpisë

Kushëriri i vogëlushit

Lefter Muka, i zoti i banesës ku jetonte me qira monstra shprehet i tronditur rreth ngjarjeve që kanë ndodhur në banesën e tij. Muka theksoi se fati ka shpëtuar fëmijët e tij. Muka tha se “Nuk e di si mi ka ruajtur Zoti fëmijët. Nuk e imagjinoj dot se çfarë ka ndodhur aty. Unë nuk dija gjë, goca më telefonoi dhe më tha që policia ka ardhur në shtëpi. Shkova, me tha policia a ke çelës të banesës, ju thashë që nuk kam një çelës. Ata shpërthyen derën. Nuk e di çka ndodhur aty, tani do shkoj të shoh çfarë ka ndodhur në banesën që jepja me qira. Nuk e njihja mirë, thjesht jetonte një kat sipër meje”.

Algert Sella, djali i tezes së viktimës, Julian Çela pohon se pedofili vrasës ka dhënë 2 vende ku mund të ketë groposur viktimën. “Policia nuk ka filluar ende gërmimet. Ai ka treguar 2 vende që thotë se i ka hedhur, nuk dimë gjë më tepër. Ai thotë se ka 2 vende dhe ne deri tani kemi pritur. Një gropë e madhe në Sharrë dhe një më lart. Dje tha ndryshe që e hodhi në një kosh mbeturinash, sot tha që i ka hedhur trupat vetë në Sharrë. Ne duam drejtësi, atëherë nëse nuk e venë ata, të na i lenë në dorë dhe i vemi ne drejtësi”, tha ai.

Monstra në vendngjarje, kërkimet në Sharrë për Çelën

Dyshimi, grup maniakësh kanë abuzuar edhe me fëmijë të tjerë Mariglen Mulla

T

eksa policia vijonte kërkimet intensive në Sharrë, për gjetjen e trupit të të miturit, Julian Cela, djali i nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, ekspertët dyshojnë se mund të bëhet fjalë për një grup maniakësh, të cilët kanë abuzuar bashkë me disa fëmijë. Dyshimi vjen pas dëshmisë së vajzës 20 vjeçe nga Peshkopia, e cila bashkëjetonte me Prrenjasin, pasi një shoqe e saj i kishte lënë fëmijën në kujdestari dhe mendohet se monstra ka abuzuar edhe me të. Mësohet se 45-vjeçari kujdesej shpesh për djalin e mitur të shoqes së bashkëjetueses së tij, me të cilin dyshohet se ka abuzuar seksualisht. Mësohet se policia po heton edhe mundësinë që Prrenjasi të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë. Prokurorët kanë ngritur një sërë dyshimesh se përvec Julian Celës, fëmijës A.C, një tjetër fëmijë në Tiranë është dhunuar nga Prrenjasi, ndërsa po verifikohen edhe disa persona të tjerë me tendenca pedofilie, të cilët mund të kenë qenë pjesmarrës në abuzime të rënda seksuale me disa fëmijë. Rrëfimi dhe vendngjarja Prrenjasi është dërguar në banesën e tij në Laprakë, për të rindërtuar në prani të hetuesve skenën e krimit, ku si ka thënë vetë i ka marrë jetën 11-vjeçarin, Julian Çela. Dërgimi i tij në banesë në Laprakë është bërë nga forcat e policisë, në masa të rrepta sigurie. Ai është çuar në banesën ku jetonte me qira, pranë familjes se viktimave të tij të fundit, ku në prani të hetuesve do të rindërtojë skemën e vrasjes së vogëlushit Cela. Pas dërgimit në banesë, Prrenjasi është dërguar dhe në Sharrë për të treguar ku mund të jetë fshehur trupi i Julianit të vogël. Në rrëfimin e tij, Prrenjasi pranoi se “Po, unë e kam vrarë Julian Çelën, djalin 10-vjeçar që po kërkohet prej disa muajsh. E mbyta me duar, pasi kundërshtoi të bënte seks. Trupin e kam hedhur në kazanin e plehrave që kam para shtëpisë, ku banoj aktualisht, në Laprakë. Me automjetin që mbledh plehra, kam marrë kazanin, bashkë me trupin e Julianit, dhe e kam hedhur në Sharrë. E kam mbajtur në banesë dhe i kam kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale. Nuk ka pranuar. Ka qenë tip i shkathët dhe pasi më kundërshtoi i vura duart në fyt dhe e mbyta. E kam çuar në Sharrë. Nuk e di vendin saktësisht”.

Nëna e monstrës pëson parainfakt, rëndë në spital Familja Prrenjasi e ka të vështirë të dalë para kamerave, e megjithatë shprehet se “ai do plumbin ose të varet në litar”. Nëna e Ardian Prrenjasit ka pësuar parainfrakt e ndodhet në gjendje serioze për jetën, ndërsa motra e vëllai më i vogël e urrejnë veprimin e vëllait të tyre, të cilin e kanë dëbuar me kohë që kur ai u dënua në Greqi dhe e përsëriti ngjarjen në Librazhd edhe me një nga nipërit e tij. Besniku thotë se nuk ka as sy e faqe të dalë për këtë që ka ndodhur dhe kërkon dënim maksimal. “Mua s’më dhimbset jeta fare. Kam sedër. Nuk kemi fytyrë e faqe të flasim. Ishalla e vrasin e ishalla e presin. Gomarllëqet që ka bërë ai nuk mund të shlyhen. S’po e vras mendjen për veten time. Jam bërë që të më jepni një armë e të vras veten po kam hallin e fëmijëve. Kam hallin e nënës. Ajo sot ka qenë e sëmurë. Ka kaluar parainfrakt. Ta shikoni në çfarë gjëndje është nëna do të më kuptoni dhe mua. Atë ishalla e vrasin fare. Fajin e ka ai. E dëbuam ne vite më parë. Tani dua ta varin. Nuk meriton të ketë këtë mbiemër. Na kanë thënë do t”ju zhdukim si familje.

Fqinjët: Kemi respekt për familjen Prrenjasi

Ardjan Prrenjasi pas arrestimit dhe Juljan Çela

Drejtori i Policisë së Tiranës Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj, tha se “Është një krim monstruoz dhe i rëndë. Që në momentin e parë të denoncimit nga prindi i 10-vjeçarit në komisariatin nr 3 të policisë u bë vlerësimi maksimal. U kontrolluan të gjitha rrugicat e lagjes dhe kryesisht rrugës “Bujar Kaloshi”, u vërejt që popullsia aty ishte heterogjene. Nga i ati i të miturit na u tha se përballë shtëpisë së tij ishte një shtëpi dykatëshe në katin e parë të së cilës banonte një person me qira dhe se mbrëmjen e kaluar atë kishin ardhur ta kërkonin shokët. Aty na lindën dyshimet, menjëherë ju dhamë orientime patrullave të shikonin në këtë shtëpi. Morëm

informacionet se këtu banonte Ardian Prenjasi, i cili kishte lindur dhe banonte dikur në Prrenjas e më pas ishte transferuar në Tiranë ku punonte në Ndërmarrjen e Pastrim-Gjelbërimit. Nga specialistët e policisë u vu re se autori mbante poshtë lavamanit fëmijën dhe nën presionin e një thike e kërcënonte që të mos bërtiste. Ai ka tentuar t’ju shpëtojë policëve, madje ka tentuar të godasë me thikë njërin nga punonjësit. Në momentin e parë ishte agresiv. Pasi u këqyr e gjithë banesa, u pa gjendja psikologjike e fëmijës, morëm psikologë, morëm punonjësen tonë agjenten e policisë gjyqësore që foli me fëmijën”.

Por për fqinjët familja Prrenjasi gëzon respekt të veçantë. Fqinja e katit të tretë Ruzhdie Hasanmema tregon se e kalon jashtëzakonisht mirë me familjen Prrenjasi e madje o lë edhe çelsat e shtëpisë. Sipas saj, edhe Ardiani sillej mirë në lagje. Por për atë që ka mësuar ajo shprehet se le të dënohet siç e kërkon ligji. “Unë që kam shumë vjet që i njoh dhe jo vetëm unë, por i gjithë Prrenjasi të thotë fjalët më të mira për familjen e Muhamet Prrenjasit. Ne kemi hyrje dalje familjare. Ai nuk ka jetuar këtu, por të tjerët i ka shumë të mirë. Ne kemi shumë respekt. Nuk kam rastisur ndonjë rast të tillë të paktën këtu tek ne. Janë tre djem të mrekullueshëm. Një në Greqi. Nuk e kam as farë e as fis. Jam vetëm komshije. Aq sa e njoh, me ne është sjellë shumë mirë. Për Ardjanin s’mund të them asgjë pasi ai iku refugjat dhe se dimë më pas çfarë u bë me të. Ata e dinë se çfarë kanë bërë kur e kanë dëbuar. Për mua ai le të dënohet siç e ka ligji, ndërsa ata të lihen të qetë të shikojnë jetën e tyre pasi janë të përsosur. E moshuara e hyrjes përballë Asije Golemi, gjithashtu shprehet se familja Prrenjasi është mjaft e respektuar. Por nëse do të ishte nëna e Ardianit ajo shprehet se do ta mohonte si fëmijë pasi ai ishte një monstër.

Ministria e Drejtësisë inspekton Gjykatën dhe Prokurorinë e Tiranës

Gjoba për pengmarrjen e fëmijës, nis inspektimi Ministria e Drejtësisë ka nisur një inspektim në Gjykatën dhe Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë për çështjen penale në ngarkim të shtetasit Adrian Prrenjasi. Lajmi mësohet nga burime zyrtare të kësaj ministrie ku thuhet se “Pas ngjarjes tronditëse në Tiranë ku një i mitur u dhunua dhe u mbajt peng nga shtetasi Adrian Prenjasi dhe një tjetër (sipas dëshmisë së autorit dhënë organeve të policisë) është vrarë prej tij dhe pasi u njoh me faktin se ky shtetas është dënuar me gjobë nga gjykata, për veprën penale të të “heqjes së paligjshme të lirisë” ndaj një tjetër të mituri ministri i Drejtësisë ka kërkuar menjëherë inspektimin në Prokurorinë dhe në

Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë për rastin në fjalë. Inspektimi do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve të Drejtësisë me objekt kontrollin e veprimeve procedurale në procedimin penal nr.1623, viti 2008 në ngarkim të të pandehurit Ardian Prenjasi, i akuzuar për veprën penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” parashikuar nga neni 110/1 i K.Penal, me hetime paraprake të përfunduara me vendim dërgimi për gjykim. Përfunduar së gjykuari me vendimin penal nr.1555 datë 14.11.2008 të Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë”. Shefkie Demiraj, gjyqtare në Tiranë, e kishte dënuar vetëm me 600 mijë lekë gjobë shtetasin Ardjan Prrenjasi

më 14.11.2008, i akuzuar për rrëmbimin e një fëmije. Sipas vendimit të gjykatës, ngjarja kishte ndodhur më datë 30.04.2008 rreth orës 04.00 i pandehuri Ardian Prrenjasi pasi ka mbaruar punë ka pirë alkool me dy shokë të tij deri në orën 05.00 dhe ka ndaluar para derës së një banese private të shtetases Zeqine S, ku aty ka parë dy djem të mitur duke luajtur dhe pa i njohur fare i është drejtuar njërit prej tyre dhe konkretisht kallëzuesit Mario.A, të cilit i ka kërkuar ta ndihmojë duke ia marrë çelësat e shtëpisë në xhepin e tij. Ai i ka thënë se “ishte i marrë peng…. se babai i tij duhej të paguante para”. Jashtë banesës bërtiste kushëriri i Mario A, pasi ai e pa

Gjyqtarja Shefkie Demiraj që Mario po vonohej. Në ato momente i mituri shrytëzoi rastin dhe u largua nga banesa ku së bashku me kushëririn e tij Edvin.A shkuan te familjarët e tyre, ku u treguan për ngjarjen.


aktualitet • E martë 19 mars 2013

»

07

Dëshmia për nxënësin pervers, mësuesit e mbyllnin në klasë

Shoku: Në shkollë Ardjani ua prekte të pasmet më të vegjëlve Shoferi dhe fëmija

Mariglen Mulla

S

ëmundja patologjike e pedofilisë monstrës Ardjan Prrenjasi duket se i ishte shfaqur që në fëmijërinë e hershme, që kur luante “çuditshëm” me shokët e klasës. I lindur në qendër të qytetit të Përrenjasit, në vendin që njihet si “lagja 1”, monstra kaloi i qetë vetëm fazën nga dalja në jetë derisa u ul në bankat e shkollës. Këtu historia vjen e komplikohet, aq sa kalon në faza thuajse të pabesueshme, që ndoshta kërkojnë analiza të thella psikologjike. Tendencat homoseksuale të tij, duket se janë shfaqur qëkur ishte nxënës, ndërsa fazën e pedofilit e përjetoi në rini, që pas mbarimit të shërbimit të detyruar ushtarak. Nxënësi pervers Një i njohur i hershëm i maniakut 45-vjeçar, i cili për shkak të ndjeshmërisë së ngjarjes nuk pranoi të identifikohej rrëfen për gazetën “Metropol” copëza të “fëlliqura” nga ato kohëra. Sipas banorit të Përrenjasit, Ardjani që në klasë të pestë kishte shfaqur shenja të anormalitetit mes rrethit të tij shoqëror, ku një prej veprimeve më të preferuara të 45-vjeçarit ishte që t’ ua prekte të pasmet shokëve të klasës apo më të vegjëlve, gjë e cila shpeshherë kishte krijuar sherre e grindje mes tyre. Më vonë, kur ishin hedhur në klasën e gjashtë e deri në të tetën, gjendja ishte bërë me të vërtetë e padurueshme, pasi me rritjen e djemve shtohej edhe pakënaqësia e shokëve të klasës. Kështu, i ndodhur në këto kushte, Ardjani kishte kaluar në “gjah” për më të vegjël, duke nisur nga ata të fillores, deri te djemtë e klasës së gjashtë. Stili ishte i njëjtë. Kur çunat kalonin në korridor, ai u zinte pritë dhe u prekte të ndenjurat e më pas largohej me vrap. E gjithë kjo gjendje e tendosur, sipas dëshmitarit, kishte krijuar jo pak kënaqësi në ambientet e shkollës dhe të stafit pedagogjik. Madje Ardjani nuk i kishte shpëtuar edhe dënimit, pasi fëmijë të shumtë raportonin në drejtori sjelljet e tij perverse. “Mësuesit e linin të rrinte para klasës me një këmbë për gjithë orën e mësimit. Një herë tjetër e mbyllën në magazinën e shkollës që nga mëngjesi dhe e lanë aty derisa mbaroi mësimi, por ai nuk hiqte dorë. Fillimisht ndalonte për disa ditë, por më vonë vazhdonte prapë”,-shprehet personi që ka kaluar fëmijërinë me monstrën e Përrenjasit dhe të Laprakës. I rritur pedofil Vetë familjarët e tij konfirmojnë 4 raste të abuzimit me fëmijë në Prrenjas, sapo ishte kthyer nga ushtria. Familja e dëboi për shkak të devijimeve

Një abuzim ka ndodhur në vitin 2004, ndërkohë që punonte me një kamion për transportin e punëtorëve të hidrocentraleve në zonat e thella. Një ditë ai merr me vete nipin dhe shokun e tij me makinë. Familjarët e dy fëmijëve bëhen merak dhe fillojnë ta kërkojnë. Fillimisht gjejnë nipin që ai e kishte zbritur më parë me makinë dhe më pas ikën vetëm me djalin 10-vjeçar. Të gjithë në Prrenjas e dinë se me atë fëmijë është abuzuar, por askush nuk di të thotë se si u veprua. Familjarët e gjetën fëmijën të tronditur, por e mbyllën me njëri-tjetrin. Ishte e papranueshme.

Polici që kishte kapur 2 herë Rizain e bindi të linte pengjet Njeriu që e kishte arrestuar dy herë shqiptarin Alket Rizai ishte personi që arriti t’ia ndryshonte mendjen për t’i dhënë fund pengmarrjes së gardianëve. Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Kathimerini”, sipas së cilës, merita për fundin e pengmarrjes në burgun e Malandrions në Greqi, gjatë operacionit të koduar “Polidhefkis”, i takon drejtuesit të forcave speciale EKAM. Kjo e përditshme shkruan se “oficeri iu drejtua pengmarrësit duke i thënë: “Alket, unë nuk mund të lejoj të shkosh. E kupton?” Alketi duke parë një fytyrë të njohur edhe pse e kampit kundërshtar, vlerësoi dhe kuptoi se nuk kishte asnjë shpresë për të vazhduar me blofin ndaj, i lodhur e i stresuar nga presioni i 24 orëve, vendosi t’i japë fund pengmarrjes, duke iu drejtuar oficerit: “Unë do t’i lëshoj të gjithë, por askush të mos më shënjestrojë”. Rizai i ka thënë negociatorit kur u dorëzua: “Këtë herë s’ia dola, ndoshta herë tjetër ...”. Por Alketi kishte luajtur 24 orë me blofin sepse nuk mbante eksploziv C4, ashtu siç pretendoi përgjatë 24 orëve, duke kërcënuar se do të hidhte në erë burgun, nëse nuk i jepnin një makinë të largohej. Objekti që mbante në duar ishte një tranzistor i vogël i vjetër, me izolues, fije dhe bateri, që të krijonte përshtypjen e një bombe. Ndërkaq edhe mediet greke i dhanë një hapësirë shumë të gjerë këtij lajmi, jo vetëm për rëndësinë që kishte, pasi supozohej se rrezikoheshin jetë njerëzish, por edhe për faktin se Alket Rizai është tashmë në Greqi një personazh i njohur, për dy arratisjet e tij spektakolare me helikopter.

Nga dy operacione Antidroga kap 23 kg hashash, 7 arrestohen Rreth 23 kg hashash u bllokua dje nga Antidroga e Tiranës, ku nga dy operacione të ndryshme janë arrestuar edhe 7 poseduesit e drogës. Në pranga ranë Valentino Gogo, 32 vjeç, Aranit Bajrami, 40 vjeç dhe Lorenc Beqo, 28 vjeç, në rrugën “Babë Rexha”, gjatë operacionit “Fatorino”. Policia tha se ata kanë porositur 560 gramë lëndë narkotike nga Gjirokastra me qëllim shitjen e saj në Tiranë. Ndërkaq, nga operacioni i koduar “Kryqëzimi” u arrestuan Astrit Marku, 28 vjeç, Kol Nikolli, 30 vjeç, Pashk Paloka, 31 vjeç dhe Lin Çokaj, 45 vjeç, të gjithë banues në komunën Vig Mnel, Vau i Dejës. Ata u kapën në Vorë, te kompleksi “Continental”, me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, e ndarë në 20 pako në formë paralelopipedi, të presuara, me peshë rreth 22 kilogramë, me gjithë ambalazhim. Droga po transportohej nga Shkodra në Tiranë me automjetin tip “Peugeot”, ngjyrë gri me targa AA 311 CI dhe një “Mercedes Benz”, e bardhë, me targa AA 213 DP. Të arrestuarit u dërguan në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Lagjja ku banon familja Prenjasi. Lart Ardjan Prrenjasi shumë vite më parë

Zana: Na e nxiu faqen, të varet në mes të Tiranës

Mbi dy ish-zyrtarët e lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, të akuzuar për rrëmbimin, torturimin me pasojë vrasjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, nuk rëndon më asnjë akuzë. Kjo u vendos dje nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 15 vite burg për të pandehurin Ilir Kumbaro, i cili prej disa kohësh jeton në arrati. Kumbaro ndodhej në Angli, kur u zbulua, por kishte mundur të arratisej. Ndërkaq, Sefgjini dhe Koldashi ishin shpallur fajtorë për akuzën e torturës në dëm të shtetasve Remzi Hoxha dhe Ziso Kristopulli, por çështja ndaj tyre është pushuar pasi vepra penale ishte amnistuar nga Parlamenti. Bisnesmeni shqiptaro-maqedonas është marrë peng më 21 tetor 1995 në rrugën “Siri Kodra”, ku dyshohet se është mbajtur në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës. Prej asaj kohe për fatin e Remzi Hoxhës nuk u mësua kurrë asgjë, ndërsa familjarët kërkojnë drejtësi dhe gjetjen e trupit.

Motra: Na e sillni 5 minuta këtu se do ta vrasim vetë Zana është motra e madhe e Ardjanit. Ajo është martuar në të njëjtin qytet dhe tashmë po kujdeset për nënën e saj të sëmurë. Mjaft e tronditur për gjithçka ka ndodhur thotë se ai nuk ka qenë më vëllai i tyre qysh prej dhjetë vjetësh. Prej sa kohësh nuk e shihni më vëllain tuaj? U bënë më shumë se dhjetë vjet. Ai nuk ishte më vëllai jonë për gjithçka kishte bërë në Greqi dhe këtu. Nuk mund ta pranonim të vinte në shtëpi më. Nuk e pranuam as kur vdiq babai. Ai erdhi dhe ne ja mbyllëm derën. Ishte vëllai jonë, por për ato që kishte bërë nuk mund të ishte më. Na ka bërë të mos dalim më në dritë të djellit për ato që ka bërë. Çfarë menduat pasi e seksuale, ndërsa më tej emigroi në Greqi. Më 1997-n ai është dënuar në Greqi për pedofili, ku iu dhanë 4 vite burg, pasi abuzoi seksualisht me dy të mitur shqiptarë. Pasi kreu dënimin ai u rikthye në Shqipëri, ku në vitin 2002 bashkëjetoi për disa kohë me një vajzë nga një fshat i Elbasanit. Në periudhën 2004-2008 ai është akuzuar për pedofili, ndërsa në vitin

morët vesh për atë çfarë kishte bërë? Do ja puth dorën dhe këmbën bashkë atij që do ta vrasë atë njeri që s’mund të quhet vëlla më. I bëfshim gropën se na shkatërroi jetën për veprimet e tij. Vareni në mes në Tiranës. Vëreni në litar dhe vareni. Ose na e sillni 5 minuta se e vrasim vetë. Nuk meriton të jetojë. Po nëna e tij si e mësoi ngjarjen? Nëna është 76 vjeç pësoi parainfrakt nga dhimbja. Ka më shumë se dhjetë vjet që nuk e sheh. Qysh kur ka vdekur babai as se kemi ftuar dhe nuk i kemi hapur derën. Ai jetonte në Tiranë vitet e fundit. Ne nuk kemi komunkuar fare. Kur iku në Greqi dhe ra në burg i humbëm lidhjet. Kur erdhi pasi 2004 është braktisur nga vajza me të cilën bashkëjetonte. Ndërkaq, më vonë, në vitin 2008, gjykata e Tiranës e dënoi me 60.000 lekë të rinj për rrëmbimin e një fëmije dhe prej aty është zhvendosur në një shtëpi me qera në Laprakë, ku prej një viti e gjysmë bashkëjetonte me një vajzë nga Dibra. Faza më e dhimshme vjen më 30 nëntor të vitit 2012, kur

Apeli liron nga akuzat Avni Koldashin e Arben Sefgjinin

ishte dënuar nuk e futëm në shtëpi. Kishte fjalë këtu për të, por ne nuk donim ta besonim. Tani që ka vrarë një njeri duam vetëm ta vrasim me duart tona. Ka abuzuar me fëmijë këtu. Keni dëgjuar gjë? Para disa vitesh ka ndodhur një gjë e tillë, por atëherë ai u largua dhe nuk e mora vesh. Ka qëndruar larg zonës sonë. Nuk kemi dashur të mësojmë asgjë për të pasi e kemi dëbuar. Nuk ishte më biri i kësaj shtëpie. L. Lleshi rrëmbeu dhe vrau 11-vjeçarin Julian Çela, djalin e ish-nëndrejtorit të SHISH, Skënder Çelës. Më tej, më 16 mars të këtij viti rrëmbeu 10-vjeçarin me iniciale A.S, ku e mbajti për 24 orë të lidhur me leckë në gojë. Ngjarja ka ndodhur në Laprakë, aty ku policia dyshon për raste të tjera pedofilie, ku mund të jenë abuzuar sekualisht edhe të mitur të tjerë.

AP: Dhuna e policisë në Kavajë mbi minimumin e nevojshëm Për incidentin në Kavajë më 10 mars, ku u arrestua kreu i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, Zyra e Avokatit të Popullit ka dalë me një raport. Aty thuhet se “Avokati i Popullit ka arritur në konkluzionin se në këtë rast përdorimi i forcës për shpërndarjen e tubimit të paligjshëm është një e drejtë ligjore e bazuar në ligjin “Për tubimet” dhe ligjin “Për Policinë e Shetit”. Por, konstaton se nga punonjësit e policisë përdorimi i forcës është bërë mbi minimumin e nevojshëm të parashikuar nga ligji dhe jo në mënyrë proporcionale me rezistencën e tyre, sepse goditja e qytetarëve është bërë në vende të rrezikshme që mund të sjellin pasoja fatale për jetën dhe shëndetin e shtetasve, sikurse mund të përmendim goditjet e disa shtetasve në kokë, duke u shkaktuar plagë çarëse”.

Kushtet ekonomike, vret veten në shtëpi 29-vjeçari Pasditen e djeshme, një 29-vjeçar, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, pasi ka ndërmarrë aktin ekstrem të vetëvarjes. Viktima Rudin Shehu babai i një fëmije, jetonte me qira në zonën pranë tregut elektrik. Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë ende nuk dihen motivet që kanë çuar 29-vjeçarin drejt këtij akti. Paraprakisht dyshohet se gjendja e vështirë ekonomike ka qenë shkaku i këtij akti të rëndë.


08

« aktualitet

E martë 19 mars 2013 •

Flet anëtari i kryesisë së LSI-së dhe koordinatori për Beratin, Gledjon Rehovica

Rritja e përgjegjësisë në struktura bazë për fitoren e 23 qershorit BERAT- “Tashmë që fushata për zgjedhjet e 23 qershorit ka startuar në bazë nga dita në ditë po rriten përgjegjësia në strukturat e LRIsë. Në fakt puna jonë ka muaj që ka startuar në përsosjen e strukturave në të gjitha fshatrat e komunave dhe lagjeve të qytetit dhe kjo matet vetëm me rezultate. Afrimi i të rinjve në këto struktura tregon se programi jonë politike u përshtatet të rinëjve jo vetëm në ide, por dhe në strukturë, në organizimin e aktiviteteve, në veprimtari konkrete, si dhe në shumë fusha të jetës ku përfshihen të rinjtë. Unë nuk dua të bëj një bilanc të punës, por një pikë referuese të marrë nga zgjedhjet e kaluara duhet të jetë orientuese për në vazhdim. Me këtë sërish nuk dua të them për arritjet pasi nuk dua të kthej kokën pas, por dua të tregoj në pak rreshta se si kemi arritur deri këtu, dhe si do të vazhdojmë në të ardhmen për të qenë jo vetëm dominues i të majtës në zgjedhjet verës, pse jo dhe fitues të dy e më shumë vendeve në Parlament nga qarku i Beratit. LRI-ja ka treguar deri tani se kemi forca që rreth nesh të mblidhen me qindra të rinj, gjë të cilën më mirë do ta tregojë pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme dhe për mua kjo përsosje e strukturave e ka zanafillën nga programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim ku lideri ynë Ilir Meta i ka lënë hapësira që Lëvizja Rinore për Integrim të jetë dominuese pse jo lidere e të rinjve në gjithë qarkun e Beratit. Më së miri këtë po e tregojnë takimet që kemi dhe po organizojmë nga dita në ditë”. Kështu është shprehur anëtari i komitetit drejtues të LSI-së, si dhe një nga koordinatorët e saj për Beratin Gledion Rehovica, të cilët i morëm një intervistë... Cila ka qenë puna e LRI-së dhe arritjet në zgjedhjet e kaluara dhe në vijim puna e saj për zgjedhjeve të ardhshme? Në fakt doja të flisja më shumë për punën që po bën lëvizja rinore integruese jo vetëm në përsosjen e strukturave të saj, por dhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme për të qenë një forcë drejtuese e të rinjve në qytetin e Beratit dhe më gjerë. Gjithsesi meqë pyetja juaj kërkon një përgjigje më të gjerë duke filluar kjo nga zgjedhjet e kaluara, unë do të thosha se puna jonë ka qenë e përqendruar që nga krijimi i kësaj force politike që nga lideri i saj Ilir Meta. Falë pikës orientuese politike dhe programit të saj ne arritëm që të marrim një sërë komunash e disa bashki, janë me qindra këshilltarë të marrë në zgjedhjet e kaluara vendore dhe kjo falë punës që bënë strukturat në organizimin dhe thithjen e elektoratit. Më dominuese forca jonë politike u duk qartazi në zgjedhjet e kaluara të 2009-ës, ku LSI mori 4 deputetë duke u bërë faktori stabël në politikën shqiptare, madje dhe në shumë raste ndikimi i saj dha rezultat në koalicionin qeverisës, pasi uli tensionin politik mes dy krahëve majtas dhe djathtas. Madje ishte forca jonë politike me liderin Ilir Meta ajo që vendosi ndërtimin e koalicionit të suksesshëm, gjë e cila nuk e çoi Shqipërinë në zgjedhjet e parakohshme dhe në amulli për momentin e krijuar në vitin 2009. Është kjo forcë politike, e cila edhe në zgjedhjet e ardhshme do të dijë të orientohet politikisht me qëllimin e vetëm që Shqipëria të ecë e sigurt në rrugën drejt BE-së. Me këtë dua të them se lideri Meta ka ditur të orientojë bazën e partisë që ai drejton, ka ditur të organizojë strukturat e larta dhe të vërë në funksion të saj të gjithë strukturën drejtuese. Tani të hyjmë në temë, ne si degë e LSI-së në Berat, kemi marrë në detaj të gjitha lagjet e qytetit, të gjitha fshatrat e komunave dhe kemi ditur të orientojmë saktë ngritjen e strukturave, përsosjen e tyre, si dhe angazhimet

e tjera për të afruar sa më shumë elementë të rinj. Por puna jonë nuk ka ngelur vetëm tek organizimi i LSI-së, kjo fazë ka kaluar dhe në po korrim frytet e këtij organizimi, puna jonë është përqendruar tek organizimi i strukturave përbërëse të saj që janë LRI-ja dhe LGI-ja, por le të merremi me të parën për të cilën dhe është pyetja. Unë i rendita pak më lartë arritjet që ka bërë forca jonë politike këtu fal dhe strukturave përbërëse të saj. Kjo do të thotë se ne kemi arritur diçka, në modesti, pra, kemi arritur që bazën e partisë e kemi mbi themele të sigurta dhe kjo i dedikohet zbatimit të statutit të partisë, orientimeve dhe porosive që jep lideri Meta në mbarëvajtjen e punës politike të kësaj partie. Gjithë kjo punë që kemi bërë dhe që morëm shembull e dha rezultatin, si dhe thashë pak më lart në fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare dhe në zgjedhjet e pushtetit vendor, ku aktualisht kemi të fituara disa bashki dhe komuna dhe me qindra këshilltarë në komunat dhe bashkitë e gjithë Shqipërisë arritje që i përmenda pak më lartë.

shkrirë në një, për të përballur fushatën zgjedhore të qershorit dhe për të fituar sa më shumë mandate në këto zgjedhje të përgjithshme. Shpeshherë themi se kemi besim tek strukturat, tek puna e tyre, por ajo që dua të them është se së bashku do të punojmë për një qëllim, fshat më fshat, lagje më lagje e shtëpi më shtëpi për të marrë sa më shumë vota, pasi më parë, t’i kemi bindur njerëzit se alternativa jonë është më e mira, është më e asimilueshme dhe ju vjen në ndihmë votuesve të majtë dhe të djathtë, pa asnjë lloj dallimi. Ne kemi fituar një përvojë dhe me këtë mund të krenohemi në investimet që po bëhen, rrugë, ujësjellës, shkolla, etj në të cilat janë pjesëmarrës i gjithë komuniteti pa përjashtim edhe pse disa prej tyre nuk i kanë votuar kryetarët e komunave apo të bashkive të fituara nga ne. Po kështu ne kemi fituar edhe qarkun e Beratit, kryetari i të cilit nuk punon vetëm për votuesit e LSI-së, përkundrazi, në programin e tij ka parashikuar investimet në të gjitha komunat, të majta dhe të djathta, që edhe ato në përbërje të tyre kanë elektoratin e tyre. Madje synimi ynë

Kokainë dhe heroinë

I gjejnë drogë gjatë kontrollit, arrestohet BERAT – Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme punonjësit blu të sektorit të antidrogës në bashkëpunim dhe me Policinë e Rendit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin N. Vreko, 31 vjeç banor i qytetit të Beratit. Po të njëjtat burime që i referohet lajmi bëjnë me dije se arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë për arsye se gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore të seksionit kundër narkotikeve, më datë 17.03.2013, rreth orës 18.15, është kapur në flagrancë me 2 doza heroinë. Pas ndalimit të 31-vjeçarit oficerët e Policisë Gjyqësore në bashkëpunim dhe me prokurorin e kësaj çështjeje kanë bërë dhe kontrollin në banesën e shtetasit në fjalë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij i’u gjetën dhe sekuestruan 33 doza të dyshuara si heroinë si dhe 11 doza të dyshuara si kokainë. Më pas oficerët e Policisë Gjyqësore kanë marrë nën hetim të arrestuarin dhe kanë përpiluar dosjen dhe akuzat përkatëse. Po gjatë ditës së djeshme materialet e përpiluara në dosje iu referuan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Berat, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikeve” parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal. S. G

Autori tjetër hetohet në gjendje të lirë

Vodhi në bashkëpunim një banesë, arrestohet 18-vjeçari BERAT- Punonjësit blu të komisariatit të Beratit kanë prangosur në mesditën e djeshme dhe më pas shoqëruar për në dhomat e paraburgimit 18-vjeçarin E. Merkaj, banues në Ura- Vajgurore. Ngjarja për të cilën 18-vjeçari përfundoi në birucat e komisariatit të policisë ka ndodhur një javë më parë ku i ndaluari në bashkëpunim me komshiun e tij ka vjedhur një banesë në lagjen ku dhe banon. Më pas ka qenë policia ajo që ka zbuluar vjedhje dhe 18- vjeçari është ndjekur së bashku me bashkëpunëtorin në gjendje të lirë, por ka qenë gjykata e të miturve ajo që ka vendosur masën e arrestit në burg për të riun vjedhës dhe ka urdhëruar më pas arrestimin e tij.

Pas një sherri banal

Arrestohet i riu, goditi me mjete të forta një 35-vjeçar Pas këtyre arritjeve në të dy zgjedhjet ato parlamentare dhe vendore, si dhe koalicionit të arritur, cilat janë orientimet e mëtejshme, si dhe pozicioni politik duke filluar nga Komisioni Zgjedhor? Nuk jam këtu për t’ju treguar orientimet politike në vijim, pasi ato i vendosim strukturat e larta të LSI-s të orientuara nga lideri i saj Meta, por unë dua të them në pak fjalë se forca jonë politike me rezultatet e arritura në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, fitoi një anëtar komisioni në KQZ dhe në të gjitha strukturat e votimeve. Kjo fitore e arritur është se ne nuk do të na humbasim më asnjë lloj vote si më parë. Kudo që të ndodhemi në fshat dhe qytet, ato, votat do të numërohen një e për një duke arritur një detyrim kushtetues nga ana ligjore, ndërsa nga ana partiake Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk do t’i humbasë asnjë votë. Kjo nga njëra anë, por më kryesorja është bashkë-rendimi i punës në vijim tani që na ndajnë vetëm 3 muaj nga zgjedhjet e qershorit. Ndaj puna jonë në këtë fushat do të përqendrohet përsosjen e strukturave dhe me afrimin e elementëve të rinj. Fola pak më lart për koordinimin e punës, që në fakt fillon vertikalisht nga poshtë lart dhe anasjelltas, në politikë jemi një, aty nuk njohim kryetarë, anëtarë komiteti, anëtarë kryesie, deputetë, aty jemi të

është që ne me punën tonë të marrim elektorat nga të dyja partitë e mëdha PD dhe PS, pasi marrja e tyre tregon për ne vijimin e një politike konstruktive të bazuar në alternativa dhe me ide të qarta. Të gjitha këto së bashku përbëjnë në esencë përgjigjen e pyetjes suaj se në vijim puna jonë në këto tre muaj do të jetë dominuese dhe me program politik të përcaktuar nga lideri ynë Ilir Meta. Ndaj them se në zgjedhjet e ardhshme LSI, do të ketë një sukses të padiskutueshëm jo vetëm në shtimin e numrit të votave, por dhe në të numrit të mandateve të deputetëve, ç’ka do të jetë përcaktuese në politikën shqiptare. Dy fjalë për takimin e sapopërfunduar? Po ky është një nga takimet që ne vijojmë të organizojmë me drejtuesit e të rinjve, pra të LRIs në qytetin e Beratit dhe të gjitha komunave të rrethit të Beratit. Nëse vutë re të rinjtë janë vendimmarrës, ata marrin pjesë në diskutime u përgjigjen pyetjeve dhe dilemave të ngritura gjatë takimeve në bazë. Por takime më të zgjeruara ne kemi bërë me të rinjtë kudo në fshat në lagjet e qytetit. Takime që nuk janë organizuar thjesht për politike, por takime që kanë në sensin e tyre aktivitetet kulturore, argëtuese dhe ato politike. Në këto takime të rinjtë e LRI-së janë të angazhuar dhe gjithë përfshirës. Bisedo: S. G.

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orëve të vona të mbrëmjes në Gramsh. Kanë përfunduar në një konflikt me mjete të forta disa të rinj ndërsa ishin duke konsumuar pije në një lokal në lagjen “Xhile Lici” Gramsh. Kanë ndërhyrë agjentët e komisariatit të Gramshit duke konstatuar se është goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit një 35-vjeçar banues në lagjen “Skënderbej” ne Elbasan. Menjëherë është transportuar në spital i dëmtuari që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga informacionet e marra, rezultoi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ndërmjet të dëmtuarit dhe autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi menjëherë pasi kanë plagosur të riun. Agjentët u vunë në kërkim të autorëve dhe u arrit arrestimi i njërit prej tyre, ndërsa është shpallur në kërkim tjetri. Kështu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ermir Kumria 30 vjeç banues në Gramsh dhe po punohet për kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje. I dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Gramshit. Mësohet se i arrestuari është person me precedentë penalë dhe është përfshirë edhe herë të tjera në ngjarje të tilla të rëndë. Aktualisht ai do të procedohet për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim. L. Lleshi


aktualitet • E martë 19 mars 2013

»

09

Në listën e debitorëve edhe pronarë hotelesh dhe pallatesh

Ujësjellësi nis ndëshkimin në plazh e debitorëve ARTUR AJAZI

U

jësjellësi i Durrësit ka nisur aksionin për prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe detyrimin e mbi 3100 familjeve për të paguar detyrimet e prapambetura. Prej vitesh tek lagja 13 e zonës së plazhit është transformuar në një qytet më vete, ku janë të regjistruar rreth 45 mijë banorë, dhe konsumohen sasira të konsiderueshme uji të pijshëm. Niveli i pagesës së banorëve të kësaj zone ndaj Ujësjellësit është në shifra qesharake, e llogaritur ndryshme në afro 40 për qind e tyre. Duke krahasuar shifrat me vitin 2012, rezulton se vlera e borxhit ka vajtur në rritje, por gjithsesi arkës së shtetit i mungojnë miliona lekë të paarkëtuara. Administrata e Ndërmarrjes së Ujësjellësit, deri tani është ndjerë e paaftë për të vjelë paratë e ujit të konsumuar, duke kërkuar nga policia ndihmë në aksionet e saj. Uji vjen, nuk paguhet Sasia e ujit të pijshëm që konsumon zona e plazhit, e cila fillon tek Ura e Dajlanit e përfundon në Plepa, pothuajse e dyfishuar. Drejtori i Ndërmarrjes së UjësjellësKanalizimeve, Kledi Ademi, tha se “mbështetja e Drejtorisë së Policisë në aksionin tonë ka qenë e pakufishme, në plazh dërgohet një sasi prej 10 mijë metra kub ujë, dhe paguhet vetëm 40 për qind e saj, kjo është faturë mjaft e rëndë financiare për ndërmarrjen tonë, ndaj kemi marrë masa radikale, për të detyruar borxhlinjtë të paguajnë”. “Në qoftë se do të llogaritet ky borxh në fatura e papaguar, ai është miliona

Ndërhyn policia

Parandalohet vrasja, hajduti kërcënon me thikë pronarin GJIROKASTER - Policia në Gjirokastër ka parandaluar një vrasje të mundshme dhe ka mundur të neutralizojë dhe arrestojë në kohë autorin e quajtur, Niko Cecaj nga Skrapari. Ky shtetas, i dënuar edhe më parë për vjedhje, ka hyrë me thikë në dorë në një dyqan në vendin e quajtur Ura e Lumit, me qëllim grabitjen e parave. Pronari i dyqanit bëri të ditur se është kërcënuar nga Cecaj për t’i dhënë lekët e xhiros dhe është përleshur fizikisht me të. Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e patrullës së policisë, pas së cilës u bë i mundur evitimi i një vrasjeje të mundshme dhe kapja e autorit.

Rrëshqitjet e dherave tek Uji i Ftohtë, bllokohet lëvizja GJIROKASTËR- Dy segmente rrugore, në aksin Gjirokastër-Tepelenë dhe Tepelenë-Memaliaj, janë bllokuar pjesërisht mesditën e djeshme si pasojë e motit të keq, që ka përfshirë prej disa ditësh rajonin jugor. Shirat e kësaj fillimjave kanë sjellë edhe rrëshqitjen e dherave në kilometrin e 17 të rrugës Gjirokastër-Tepelenë, pranë vendit të quajtur “Uji i Ftohtë”, ndërsa në afërsi të qytetit të Memaliaj një pemë është rrëzuar, duke bllokuar qarkullimin. Aktualisht është i pamundur qarkullimi normal i automjeteve, pavarësisht ndërhyrjes së Policisë dhe Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve.

Brenda disa orëve

Policia sekuestron dhjetëra kg hashash dhe 3 kg heroinë në kufi

lekë. Për të vjelur këto para, drejtoria e kësaj ndërmarrjeje i është drejtuar për ndihmë policisë dhe organit të Prokurorisë pasi në listën e debitorëve gjenden edhe pronarë të mëdhenj hotelesh dhe pallatesh, të cilët nuk kanë shlyer detyrime që kapin shifra të larta. Këto detyrime do të trajtohen si tituj ekzekutivë”, sqaron drejtori i Ujësjellësit, Ademi. Mungesa në furnizim Por megjithë ndryshimet

që vihen re këtë vit në furnizimin me ujë duke e krahasuar me vitin 2012, në zonën e plazhit përsëri ka blloqe të tëra, të cilat kanë disa ditë që nuk janë furnizuar me ujë. I tillë është një bllok banimi në sektorin “Hekurudha” nga të dy anët e rrugës duke përfshirë edhe hotele apo edhe tek “Teuta” e “Iliria”. Banorët dhe pronarët e subjekteve janë ankuar në Ujësjellës se kanë disa ditë pa u furnizuar me ujë. Lidhur me këtë prob-

lem, në Ujësjellës shprehen se “ky është një problem që kërkon një zgjidhje teknike për shkak se ndërtuesit nuk kanë asnjë projekt në të cilin të pasqyrohet infrastruktura e tubacioneve të ujit”. Por gjithsesi ankesave nga subjektet private edhe ndaj banorëve të lagjes 13, ishKënetës apo Shkozetit, duket se mospagesa e faturave të ujit, po e rrit borxhin e Ujësjellësit, i cili ka kërkuar ndihmën edhe të uniformave blu.

Përmbytjet, vijon situata e rënduar

Incidenti në port, përplasja aksidentale

Mijëra ha tokë dhe qindra shtëpi nën pushtetin e ujit

Trageti fundos peshkarexhën, shpëtojnë 7 marinarët

Mijëra hektarë tokë dhe qindra shtëpi vijojnë të jenë të izoluara nga uji si pasojë e reshjeve të shiut. Sipas Ministrisë së Brendshme, kuota në kaskadën e Drinit është 292. 59 m, ndërkohë në të gjithë qarkun e Shkodrës vijojnë reshjet e shiut, teksa rezultojnë 2750 hektarë nën ujë, 160 shtëpi të izoluara në komunën Ana e Malit, 15 në komunën Dajc dhe 92 në komunën Bërdicë. Niveli i ujit në lumin Buna mbetet në kuotat maksimale. Qarkullimi i mjeteve në akset BërdicëDajç dhe në aksin Shkodër–Velipojë tek Ura e Gjolulit vazhdon të jetë i vështirë. Ndërkaq vijon furnizimi me ujë të pijshëm të banorëve në komunën Ana e Malit. Sot ka filluar dhënia e ndihmave ushqimore për banorët e fshatit Obot të komunës Ana e Malit. Në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë të përmbytur rreth 740 hektarë tokë, ndërkohë që të gjithë hidrovorët vazhdojnë punën me kapacitet të plotë dhe nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Në Vlorë rezultojnë të përmbytura 200 hektarë tokë në komunën Novoselë. Po kështu në Fier ka ende 50 ha tokë nën ujë në komunat pranë bregut të Vjosës. Ndërkaq, si pasojë e rrëshqitjes masive të tokës në aksin Luftinjë –Buz (Tepelenë) është ndërprerë plotësisht qarkullimi i mjeteve, si dhe Aksi rrugor Banjë – Gramsh, vazhdon të jetë i bllokuar, si rrjedhojë e prurjeve të lumit Devoll, por qarkullimi kryhet normalisht nëpërmjet rrugës së sipërme që del në Llixhat e Elbasanit.

DURRES- Situata kaotike dhe e frikshme ka qenë dje në orët e paradites në kalatat e portit të Durrësit, kur deti qysh prej orës 04.30, vazhdonte të ishte me forcën 6 ballë. Ishte pikërisht momenti kur trageti gjigand “AF Michela”, që sapo kishte mbërritur nga linja Bari-Durrës, ishte duke kryer manovrimet për ankorimin në kalatë. Pikërisht në momentin kur trageti ecte në krahun lindor të kalatës, një peshkarexhë kishte nisur lëvizjen e saj për t’u ankoruar në krah të anijeve të tjera të tonazheve të vogla. Por megjithë sinjalizimet, sirenat dhe ulërimat e marinarëve, trageti nuk ka mundur të qëndrojë, por është përplasur fort me peshkarexhën “Aquario 2”, duke e fundosur atë brenda 7 minutave. Fatale do të ishte situata e krijuar edhe për 7 marinarët e ekuipazhit të peshkarexhës, të cilët menjëherë janë hedhur në det, dhe janë ndihmuar nga kolegët e tyre në tokë për të dalë shëndoshë e mirë. Grupi i ekspertëve nga Kapiteneria e Portit Detar të Durrësit, ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe paraprakisht nuk raportohet për ndotje detare, ndërkohë që kushtet atmosferike, megjithëse të rënduara, nuk kanë qenë aq sa të diktonin incidentin që u mbyll me mbytjen e mjetit lundrues të peshkimit. Në raste të tilla ka ligje detare ndërkombëtare që japin drejtësi, ndaj si palë kryesore në grupin hetimor mbetet ai i ekspertëve të Kapitenerisë Porteve për të përcaktuar dëmet, si dhe marrjen e përgjegjësive nga pala shkaktare e këtij incidenti. A. Ajazi

GJIROKASTER – Sekuestrohen rreth 161 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek. Sasia më e madhe e lëndës narkotike është kapur në Orikastro të Pogonit, mes Gjirokastrës dhe Janinës, ku policia ka gjetur të fshehura në një shkurre 131 kg lëndë narkotike, të ndara në 4 çanta të mëdha. Në pranga kanë rënë 4 shtetas shqiptarë, 23, 26, 29 dhe 30 vjeç, të cilët do kryenin transportin e drogës drejt destinacionit përfundimtar, në Greqi. Ndërkaq, 30 kg marijuanë u sekuestruan nga policia kufitare në Kakavijë. Në një deklaratë policia e Gjirokastrës sqaron se lënda narkotike u gjet gjatë një kontrolli në automjetin me targa AA 244 FO, e fshehur në shasinë e mjetit, që sipas policisë, drejtohej nga shtetasi T. Mustafaraj. Po kështu në Kapshticë policia ka njoftuar se ka vënë në pranga një 61-vjeçar në Kapshticë pasi u kap me 3.161 kg heroinë. Sipas informacioneve nga policia, droga është kapur në një furgon, i cili drejtohej nga 61-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Droga ishte ndarë në 6 pako dhe ishte fshehur në kabinën e furgonit dhe kishte si destinacion Athinën.

Ngjarja në Shkodër për hasmëri

Kapet në port i dyshuari për vrasjen e 17-vjeçares dhe gjyshit të saj DURRES- Policia kufitare në portin e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin e një personi i akuzuar për vrasjen e 17-vjeçares Marije Qukaj dhe gjyshit të saj 70-vjeçar Kolë Qukaj, në fshatin Kir të Shkodrës. Kjo vrasje ngjalli shumë polemika asokohe pas zbulimit të faktit se vrasja ishte bërë për motive hasmërie dhe prej përmbajtjes së Kanunit, i cili nuk lejon që të qëllohet mbi një femër. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë se gjatë përpunimit të pasagjerëve të tragetit të linjës Ancona- Durrës, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Arjan Prroj 34 vjeç, lindur e banues në Shkodër. Mësohet se Prroj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. 38-vjeçari dyshohet se më 14 qershor, për motive hasmërie, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, vëllezër me njëritjetrin, kanë vrarë në fshatin Kir të Shkodrës 17-vjeçaren dhe gjyshin e saj teksa këta të fundit punonin tokën.


10

« opinion

E martë 19 mars 2013 •

Monstër ekonomike

T

atimi mbi fitimin, sipas bilancit kontabël, është 2% e vlerës mbi koston e mallrave për shërbime, ndërsa tatimi mbi qarkullimin është 10% mbi të gjithë produktet ekonomike, që nga shitja e deri te prodhimi i mallrave (licensat). Nëse dikush del në ekran dhe bën rolin e prokurorit, sigurisht që gjëja e parë që të shkon në mendje është se këta do të jenë anëtarë të Partisë Demokratike, që akuzojnë korrupsionin e palës tjetër. Bëhet fjalë për një dyshe Leskaj-Ylli, që përfliten për pastrim parash. Gjëja e parë që ka një kundërshtar është tipari fizik dhe përballja i referohet këtij elementi. Kjo quhet “antropologji”, ku nga përballja e tipareve të njeriut duhet të dalë në pah karakteri unik. Megjithatë, le t’i kthehemi problematikës me këta njerëz që paskan miliona dhe pallate. Rasti i pastrimit të parave varet efektivisht nga burimi i pronësisë. Pra, nëse ke një pronë të rregullt, edhe vlera e investimit ose qiraja financiare janë çështje monetare. Po nëse objekti pasuror nuk është i rregullt, ose në pronësi të shtetit, atëherë investimi në para do të konsiderohej falsifikim në letër, monetar dhe dokumentar, por jo pastrim parash. Termi “pastrim parash” është gjithashtu një retorikë mbi fiskun ekonomik të produkteve tregtarë dhe jo një element material i veprës penale. Pavarësisht se në Kodin Penal janë shtuar dispozita mbi pastrimin e parave, askush nuk di të thotë se çfarë është ky fenomen. A është leku më i pastër apo është pastrimi i parasë në vetvete i lidhur me produktin ekonomik? Kuptohet që paraja është mall ekonomik dhe printimi i saj bëhet në seri (emision). Deri këtu karakteristikat sintetike të parasë janë rigorozisht të përcaktuara (banka) dhe teorikisht të njohura (prurësi). Vjedhja e floririt është një klasifikim i saktë se paratë mund të pastrohen në këtë mënyrë, por rasti nuk mund të gjejë shprehje në praktikë, pasi askush nuk është aq budalla për të depozituar floririn në vend të parasë. Nga ana tjetër, përqindjet monetare janë komponenti ynë logjik, pasi përfaqëson pastërtinë dhe figurën financiare në të gjithë prizmin e vet fundamental. Le të na e thotë prokuroria se cilat janë format e pastrimit të parasë përveç falsifikimit të dokumentit të pronës. Pra, me togfjalëshin “pastrim parash” do të kuptojmë rendin monetar në vetvete, domethënë emisionin e rregullt monetar që bën Banka Kombëtare për shtetasit e vet. Nga ana tjetër, duhet kujdes me përcaktime të tilla, pasi mund të vihet në dyshim personaliteti politik dhe ai tregtar i qytetarëve. Kjo pasi askush nuk ka nevojë të pastrohet kur vjen puna për të bërë një pagesë të qartë, të dukshme dhe në para. Por ka para që vijnë nga droga, korrupsioni, krimi në përgjithësi. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se pastrimi i tyre është edhe ligjërimi respektiv i fenomenit nga ana tjetër. Kështu, hyn në lojë e drejta civile me ato pak institute të njohura botërisht (romak). Dimë se trashëgimia ligjore i njeh të drejtën e pronës fëmijës së kriminelit. Kaq mjafton për të evituar terminologjinë mbi pastrimin e parasë, pasi do të krijonim një gjendje të dyshimtë në të gjitha drejtimet fiskale. Kjo pasi paraja në vetvete është një lloj pronësie me pronar blerësin më të parë, pavarësisht se forma e likuiditetit të saj përbën edhe ngjyrën e parasë. Pra, imagjinoni se çfarë blejmë ne formon gjithçka që ne paguajmë. Dhe a mund të formojë kjo në çdo rast pastrim monetar? Kështu, problemi nuk qëndron te pastrimi i parasë, por te krimi pasuror, pronësor dhe gabimi material në dokumentet false dhe pa të drejtën e titullit. Shembulli ynë me këto akuza “burrë e grua”, ku njëri dhuron aksione dhe tjetra pranon dhurata për të evituar masën e qarkullimit monetar, tregojnë demencë logjike në financime ku të paktën njëri është budallai, pasi i gjithë akti është një sjellje e çuditshme mbi transaksionin e shitjes. Jo çdo gjë që shkëlqen është flori. Po ashtu edhe me kondicionin e pastrimit të parasë. Nëse qytetarët, qofshin këta deputetë, kanë probleme me personalitetin tregtar, kjo është çështje licensash dhe jo pjesë e debatit politik. Nga ana tjetër, shteti ka rregulla, banka dhe një rend të stabilizuar çmimesh, ku secili mund të denoncojë pamundësinë e shlyerjes së borxhit. Duhet kuptuar drejt se taksa ekonomike ndryshon nga qiraja financiare. Rasti lidhet me detyrimin e dyfishtë ndaj taksapaguesit, që formon 10 % të depozitës kontabile dhe për qiranë financiare rasti konsiderohet “tatim mbi vlerën e shtuar”. Që të dyja komponentet janë në vlerën e fiskut, por që në asnjë rast qytetari nuk tatohet dy herë. Në rastin e parë taksa është qartë, ndërsa në rastin e qirasë akti lidhet me çmimin. “Rentë” në gjermanisht do të thotë “pension”. Kështu morën emrin firmat piramidale në dhjetëvjeçarin e kaluar, kur u quajtën firma rentiere, duke keqpërdoruar logjikën e fitimit dhe duke demonstruar hapur injorancën kapitaliste në një treg të vogël si yni. Pra, të luash me pensionet nuk është parajsa e vërtetë fiskale, por inflacioni i vlerës së lekut në masën 300 %. Mirëpo në shtetin gjerman funksionon teoria e landeve në administrimin qendror dhe lokal, duke na dhënë një shembull të mirë edhe mbi shtrirjen efektive të partive politike në vend gjatë të gjithë fushës vendore. Kjo

Nga Elvis KOTINI

është sa çështje elektorale, aq dhe një çështje konstitucionale, pasi lidhet me kontrollin e financave në vite dhe në grupe ekonomike. Mendohet se rritja e kostos së qarkullimit të mallrave nga procesi i importit dhe transfuzioni në ekonomi i produkteve standarde të përfitimit kontabël jep shanse të mira për të pasur aksionin bankar, stabilitetin monetar dhe nënvlerën e prodhimit në euro. Kjo i pret rrugën spekulimit mbi milionerë, vepra e të cilëve kondicionohet nga kapitali mbi pronën, pasi në aspektin ekonomik milioneri paguan sa 1/10 e çmimit të mallrave; pra milionat vijnë nga aplikimi i shifrës 10 herë: p.sh. një milionë, një miliardë... Dhe kështu procesi nuk lidhet me merita më të mëdha sesa vlera e pronës ekonomike, duke respektuar efektivisht progresionin aritmetik mbi shifrën e sigurisë prej 10 aksionesh. Po sa rrezikohet tregu nga këta tipa milionerësh, që mund të blejnë dhe deshifrojnë produktin kombëtar bruto me injeksionin monetar që ata kanë? Këtu hyn në punë kërkesa dhe oferta në procesin makroekonomik, agregate që kushtëzojnë çdo normë mbi fitimin gjeneral bruto. Pra, nëse çmimi i shitjeve shkon mirë, atëherë çdo milioner apo çdo shitës ka të drejtën e përfitimit të kapitalizimeve bankare me bazë shoqëritë aksionere ose rentën vjetore në ato pak reduktime mbi të drejtën e pronës, qiranë dhe dhurimet (blerjet). Në aspektin politik këta milionerë kanë disa prerogativa vendimmarrëse, roli i të cilave është i lidhur me tabelën fiskale të shtetit, bilancin kontabël të republikës dhe, sado që të fryrë që të jenë, ndikimi në ekonominë publike është i lidhur direkt me vlerën e taksës progresive, domethënë me shitjen e pronës. Kjo rënie e rolit të sipërmarrjes “multimiliardere” kushtëzohet efektivisht nga shumat tregtare që shoqërojnë të gjithë vlerën e mallit nën autoritetin e blerësve. Pra, është më e madhe vlera e blerësit në agregatin kontabël sesa oferta publike e një multimilioneri (5/6 fisk). Ky lloj reagimi në treg është edhe një drejtim i kushteve të sigurisë monetare (austerities), ku baza monetare përbëhet nga kapitali likuid, ndërsa tepricat formojnë bankat aksionere. Çelësi i suksesit në këtë mënyrë nuk qëndron te paraja, por tek të mirat materiale, që në librin tregtar mund të konsiderohet “objekt i së drejtës”. Kjo edhe pasi kapitali monetar është i ekspozuar ndaj risqeve të falimentit në masën e investimit, kosto nga e cila zbritet inflacioni fiskal. Po çfarë ka kaq të shenjtë Shqipëria për të njohur multimilionerët e saj veç fazës historike që kaloi tregu? Grumbullimi i parave është teoria më njohur në çdo vend kapitalist (çeku i bardhë). Madje edhe në komunizëm hozrashoti ishte një lloj kapitalizmi. Kuptohet që modeli ekonomik nuk qëndron te plani ekonomik, pasi kështu të gjithë do të rrezikonin të depozitonin miliona. Prandaj grumbullimi i parasë duhet të ndalet te nomenklatura e çmimeve. Janë çmimet indeksi ekonomik dhe social mbi gjendjet monetare në treg e më gjerë. Le t’u rikthehemi qëndrimeve tona parimore mbi çështjen e madhe të drejtësisë dhe ligjit. Pse organi i prokurorisë nuk paraqet raporte serioze në lidhje me taksën e kriminalitetit? A mund të konsiderohet deficit buxhetor edhe pasuria e sekuestruar nga krimi? Unë do të isha për pyetjen e dytë, nisur nga karakteri i madh i simulimit ekono-

mik në vend, akt që buron logjikisht nga mangësitë në fushën e pronësisë dhe tradita e shkuar mbi socializmin gjenetik. Njerëzit janë kokëfortë, prandaj nuk pyesin nëse legjitimiteti është kushti vendimtar për të rritur mirëqenien e tyre. Po t’i shtosh kështu edhe problematikat e shumëllojshme të pasurisë, dalim në komentarë të së drejtës mbi pronën. Kështu, në një përkthim nga italishtja mbi pasurinë dhe bashkëpasurinë, ndahet elementi i pronës në dy drejtime: ka bashkëpronësi, por ka edhe bashkëpasuri - thonë tekstet. Por ky është fundi i kazanit të rakisë në të gjitha drejtimet, përfshirë edhe deficitin që vjen nga tragjedia politike apo komunizmi. Bashkëpasuria, sipas tyre, është vlera e investimit deri në kontributin e kapitalit monetar, ndërsa bashkëpronësia është agregati i rritjes, që shpesh e gjen në bursat e aksioneve kontabile. Prandaj me këto dy elemente mbyllet edhe kapitulli mbi “sekrete” në fushën ekonomike, duke i bërë thirrje kapitalizmit vendas që të mbledhë mendjen dhe të shikojë drejt fiskut, rentabilitetit ekonomik dhe bordeve të administrimit (punëtorët). Çfarë duhet të bëjmë me korrupsionin? A duhet të besohen më teori qeveritare mbi “duart e pastra” në këtë aspekt? Përgjigjen më të mirë ndaj këtij fenomeni korruptiv e gjejmë në rreziqet që i vijnë pronës në të dyja rastet: edhe në rastin e korrupsionit, edhe në rastin e pastrimit të parasë. Kjo pasi në planin financiar vlera e korrupsionit mund të llogaritet vetëm në qindarkat likuide të kapitalit monetar. Mirëpo kjo është një fije e hollë që heq drejt qindarkës dhe jo drejt masës së qarkullimit monetar në vetvete. Prandaj, nëse behët fjalë për korrupsion monetar, atëherë do të duhet t’i përmbahemi parimit “me qindarka”. Porse jo të gjithë i lajnë duart si kryeministri, prandaj korrupsioni futet më thellë, në rend e dokumentacion. Dhe këtu, në planin grafik më të rrezikuarit janë titujt, që nga të drejtat absolute e deri te konkurrenca e pandershme. Pasi blerja e borxhit nuk është gjë tjetër veçse korrupsion pa interes. Besohet se kundërvlerës monetare në vend t’i korrespondojë një sistem i mall kapitalesh dhe produktesh ekonomike. Në të kundërt qëndron opsioni se këto para mund të qarkullojnë jashtë bankave, por edhe brenda tyre nën një interes të pastër fitimi preferencial. Unë besoj se ky është një lloj korrupsioni modern, që ia fut edhe mafies italiane, ku të gjithë rregullohen nga të gjithë në saje të kësaj superstrukture që kanë akumuluar shqiptarët, pa ndonjë barrë të qëndrueshme kapitalesh, si në shitje, ashtu dhe në taksa. Prandaj kërkohet edhe rruga e zgjedhjeve, ndaj duhet të votohen më të mirët. Nga ana tjetër, subvencioni shtetëror varet nga plani ekonomik, që në pushtetin lokal e deri te depozitat bankare. Është një rast interesant ku Bashkia e Tiranës propozon ngritjen e bustit për Sabri Godon dhe për këtë mblidhet i gjithë Këshilli Bashkiak, ku në vend që të propozojë koston e investimit në qark vlerëson se idhujt mund të sjellin një shembull më të mirë. Po a e di qytetari se çfarë fshihet pas këtyre interesave në këshillin bashkiak dhe cila mund të jetë vlera monetare që mund të fusë në xhep këshilltari ynë? Në krye të bashkisë së Nju-Jorkut është Majkëll Blumberg, një multimilioner që ofron garanci qeverisëse. Kjo është edhe ideja mbi perspektivën e busteve në qytetet tona. Unë kam paraqitur raporte zyrtare në prokurori mbi krimin ekonomik dhe eksponencën financiare të subjekteve të implikuar në të. Por deklaratat publike të marra për bazë në të tilla raste dhe niveli i ulët i fiskut kapital nuk formonin çështje penale. Megjithëse milionat kanë milionerë, përsëri nuk u arrit të bëhej diferencimi midis pasurisë dhe aksionit monetar. Krimi financiar, sado i organizuar që të jetë, shkon deri te kostoja mbi kontributin e pensioneve, porse blerja e titujve të shtetit njëherësh dhe njëkohësisht krijon shuma të mëdha parash në duart e prurësit më të parë, që është një fakt interesant për nga analiza ekonomike. Si tek ai që ka shumë para nga mashtrimi, si te bankat e kaparit (niveli II), elementi konsiderohet emision. Dhe unë fus aq para në tregun informal sa dhe banka mund të kreditojë në ditë. Ky proces mbyllet nga vlera e parasë. Kjo kosto monetare kushtetohet nga kapitali ekonomik në banka dhe prona, duke i dhënë përparësi shtetit ligjor dhe buxhetit të shtetit, sesa ecurive private mbi krimin ose fajdet. Bukuria është relative, ndërsa një njeriu të ndershëm i duhet të qëndrojë përballë të gjithë rreziqeve. Kur një femër është e ndershme? Kur arsyeton në mënyrë të pavarur. Megjithatë, nderi i një femre është përgjegjësi e burrit. P.sh, dihet se gotët janë raca më e fortë në botë, por që perceptimi racor do të çonte në dyshime të personalitetit për popujt dhe kulturën e tyre. Teoritë mbi plebenj dhe patricë, të pasur dhe të varfër, nuk mund të justifikojnë rendin e ri shoqëror dhe politik. Thyerja e qëndrueshmërisë morale dhe fizike të njeriut përbën shkelje të nenit 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (Europian Court). Kjo dukuri mund të konsiderohet atavizëm grabitqar në nivele të vetëjustifikueshme. Kështu që unë do të votoja për diçiturën e Asamblesë Kushtetuese Franceze: “Liri, vëllazëri, barazi!” (Liberte, fraternite, megalite!).


opinion • E martë 19 mars 2013

»

11

Julian Çela, faji i të gjithëve Nga Armand MAHO

V

rasja e një 11-vjeçari nga një pervers nxori dhe një herë në pah defektet jo vetëm të sistemit të drejtësisë, por dhe të punës së policisë, e cila, pavarësisht trumbetimit që i bëri arrestimit të 45-vjeçarit Ardian Përrenjasi, sërish duhet të themi se në këtë ngjarje ka dështuar. Monstra jetonte vetëm 100 metra larg viktimës dhe të njëjtin veprim, por pa pasoja, e ka kryer edhe një herë në vitin 2008. Dhe një njeri me sadopak kulturë juridike do të hetonte në dy pista: e para do ishte ajo e rrëmbimit të personit për të kërkuar benefite nga familjarët (në rastin konkret u hodhën dyshime për pengmarrje për shkak të detyrës. Kujtojmë se babai i fëmijës së ndjerë Skënder Çela mban postin e nëndrejtorit të antiterrorist në SHISH); e dyta, do të ishte rrëmbimi për qëllime trafiku ose abuzim seksual. Kaq e thjeshtë është. Një person me precedentë të tillë jetonte çdo ditë mes njerëzve. Në të njëjtin vend kish tentuar rrëmbimin e një fëmije tjetër para pesë vjetësh, që vetëm fati e shpëtoi nga thonjtë e vdekjes. Që prej këndorit ky njeri nuk u mbajt asnjëherë nën vëzhgim, megjithëse precedentët e pedofilit homoseksual ishin të përsëritura. Zhdukja e fëmijës u trajtua si një vjedhje e rëndomtë. U mjaftua me faktin se Juliani i vogël mund të ishte larguar vetë nga shtëpia dhe, po të mos ndodhte rrëmbimi i një fëmije tjetër, ai s’do të ishte gjendur kurrë. Por dhe në rastin e dytë duhet theksuar se ishin punëtorët e pastrimgjelbërimit ata që u bënë shkas për zbulimin e tij, megjithëse familja kishte dhënë alarmin që një ditë përpara. Ai lloj fytyre ka qëndruar i pashqetësuar mes njerëzve, madje veprimet e tij mund t’i ketë konsideruar dhe diçka normale. Është e tmerrshme ta mendosh, por është fakt se një ndodhi e tillë mund t’i ndodhte kujtdo. Imagjinoni që edhe mund të mos zbulohej kurrë, në rast se nuk do të ishte përveçse pervers edhe i trashë, që këto veprime i bënte në shtëpinë e tij me fëmijët që gjente rrotull. Pra, ç’mund të themi në rast se nesër na del një pedofil më i rafinuar, kur policia nuk arriti të izolojë një pedofil idiot, që veprimet i kryente në mes të ditës? Për të

mos folur më pas për sistemin e drejtësisë. Një prokuror që kërkon gjobë 1 milion lekë për një pedofil përsëritës dhe një gjykatëse që e firmos pa një, pa dy. Prokurori në vitin 2008 as nuk është thelluar fare në veprimet e tij. Ky bandill na paskësh qenë dënuar në Greqi për të njëjtin veprim me katër vjet burg. Dënohet sërish në Shqipëri me katër vjet të tjerë. Ka qenë aq i sëmurë, saqë ka vënë dorë dhe mbi nipin e tij, por familjarët janë mjaftuar me tërheqjen e denoncimit dhe ia bënë peshqesh Tiranës. Kam përshtypjen se në dijeni ka qenë edhe ajo femra që ka bashkëjetuar, por s’e kuptoj se për ç’arsye nuk e denonconte këtë mostër, dhe kjo duhet parë me kujdes. Të gjitha këto fakte prokurori nuk i ka parë dhe ka dërguar një paçavure në gjykatë, ku ka kërkuar një dënim prej një milion lekësh. Gjykatësja i ka ngarkuar shpenzimet e gjyqit dhe nja 600 mijë lekë të vjetra. Kaq ka vlejtur që në mendjen e Ardian Përrenjasit të përvijohej ideja se veprimet që kryente me fëmijët janë lehtësisht të dënueshme, ndërkohë që shijen e abuzimit dhe të përdhunimit

ky pervers duhej ta shijonte prapa hekurave të burgut. Por jo, kjo nuk ndodhi. Dhe ja ku jemi: kemi një fëmijë të vdekur, një tjetër të dhunuar dhe një medie që po vrapon tutje-tëhu për të gjetur raste të tjera të abuzimit të fëmijë, pa ia bërë syri tërr që të nxjerrë identitetet e tyre. Nuk do të ishim në këtë situatë në rast se drejtësia do të kishte funksionuar. Sot të gjithë kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje, gjë që s’ka mundësi të ndodhë për shkak të disa kushteve idiote të kërkuara nga Europa, ku ne kërkojmë të aderohemi. Personalisht i përkas shtresës së personave që do të hiqja dorë me dëshirë nga anëtarësimi në BE, por që të tilla deformime të racës humane t’i shihja në litar. Kardinali Rishelje ka thënë se ligjet duhet të hartohen duke marrë parasysh temperamentin e popujve, dhe duhet ta pranojmë që shqiptarëve sikur s’u shkojnë shumë për shtat ligje të hartuara nën frymën nordike. Por ky është realiteti e s’e ndryshojmë dot. Po në tërë këtë zallamahi, kur policia s’është e zonja të kryejë detyrën e saj, më e pakta që mund të bëhet është të informohen qytetarët. Maqedonia, për shembull, nxori një listë me emrat e 300 personave me rrezikshmëri për fëmijët, duke paralajmëruar popullatën që të ruhet prej tyre. E çfarë të drejte u shkelen personave të tillë, kur ata nuk njohin as ligj, as kanun dhe asnjë rregull njerëzor? Në rast se fotoja e Përrenjasit do publikohej në sitin zyrtar të Policisë së Shtetit, bashkë me ato të Përrenjasve të tjerë, apo të personave me precendentë penalë për trafikimin e fëmijëve, atëherë çdo njeri bën llogaritë dhe merr masat e veta. Megjithëse kjo nuk do të ishte zgjidhje, sërish do të ishte një masë paraprake dhe një pengesë më shumë për ndodhi të tjera të këtij lloji Ka ardhur koha për një reflektim. Nuk duhet dënuar vetëm Përrenjasi për këtë ngjarje, por duhet parë dhe çfarë nuk shkon me këtë shoqëri. Nuk mjafton forcimi i ligjeve, nëse ato nuk zbatohen. Nuk mjaftojnë deklaratat, në rast se policia del zbuluar sepse nuk ka kryer punën e saj. Vetëgjyqësia nuk është zgjidhja, por ndodhitë që po dëgjojmë janë të pabesueshme. Duhet reflektuar, në rast se kemi vendosur t’i rritim fëmijët në këtë vend.

Viktimat e shefave

D

rejtori i përgjithshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjuka, dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Latif Merovci, janë dy viktimat e fundit të shefave në politikë. Ndërsa i pari ka gjasa të “digjet” për t’i shpëtuar fytyrën shefit të vogël, Besim Beqajt, dhe shefit të madh, Hashim Thaçit, për privatizimin skandaloz të distribucionit të KEK-ut, që u shit vetëm për 26.3 milionë euro, i dyti, u “dogj” me gjasë për t’i shpëtuar relacionet me ndërkombëtarët. Edhe laiku më i madh e di se si ka ardhur deri në këtë shkallë gjendja me faturat e energjisë elektrike. Rritja e çmimit të energjisë elektrike vitin e kaluar për rreth 10 për qind ka bërë që shumica e konsumatorëve kosovarë të mos kenë mundësi t’i përballojnë faturat, sidomos gjatë muajve të dimrit, kur rryma është më e shtrenjtë dhe shpenzimi më i madh. Pa përmendur këtu fryrjet e faturave nga ana e punëtorëve të KEK-ut, që u dëshmuan në shumë raste. Pos kësaj rritjeje të çmimit të energjisë, nga 1 prilli i këtij viti pritet që rryma sërish të shtrenjtohet, të paktën edhe 10 për qind. Madje, shtrenjtimi nuk do të ndalet as me kaq. Çmimi i energjisë elektrike do të rritet nga viti në vit, dhe këtë e kemi të garantuar me kontratën për privatizimin e distribucionit të KEK-ut ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe kompanisë turke “Limak & Calik”.

Nga Ardian ÇOLLAKU

Kryeministri Hashim Thaçi dhe sejmeni i tij Besim Beqaj, pos që e kanë falur distribucionin e KEK-ut duke e shitur për vetëm 26.3 milionë euro, që është një vlerë qesharake, janë përkujdesur që ta rrjepin qytetarin e Kosovës. Tërë ato miliona euro që do t’i investojë konsorciumi turk e me të cilin fakt janë krenuar aq shumë drejtuesit e qeverisë së Kosovës, do t’i ngarkohen konsumatorit kosovar. Çdo investim që bën privatizuesi i distribucionit të KEKut, do të faturohet në faturat e energjisë elektrike, që i bie që 300 milionë eurot që do të investohen për 30 vjet do t’i paguajmë unë e ju, pra ne konsumatorët. Në tërë këtë skandal, që mund të quhet pa asnjë dyshim ndër skandalet më të mëdha të kësaj qeverisjeje, është strategjia paksa nëse mund ta quaj ashtu më e butë e rrjepjes së qytetarëve. Qytetarët e Kosovës këto 300 milionë euro nuk do t’i paguajnë ta zëmë për 5 deri në 10 vjet, se mund t’i ngarkojë shumë, por do t’i paguajnë për 30 vjet. Dhe tani, kur kanë nisur të dalin në sipërfaqe pakënaqësitë e shumta e që do të rriten aq shumë, sa mund të shkaktojnë edhe ndonjë trazirë sociale, Besim Beqaj e ka një zgjidhje: shkarkimin e drejtorit të KEK-ut Arben Gjuka. Ndoshta kjo taktikë edhe u pi ujë për një kohë, por ky problem rrënjët i ka diku tjetër - te privatizimi skandaloz i distribucionit, gjë që po dëshmohet çdo ditë e më shumë. Edhe Latif Merovci, i cili pati fatin e ngjashëm si Gjuka, mund

të jetë djegur nga Shefat. Ndonëse zyrtarisht u tha se zëvendësdrejtori i AKI-së, Latif Merovci, kishte dhënë dorëheqje duke mos i bërë publike arsyet, për koincidencë ishte pikërisht i dyti i spiunëve kosovarë që u përplas me EULEX-in për ligjin për përgjimet. Gazeta “Zëri” kishte raportuar se si kishte komunikuar Merovci me ndërkombëtarët, duke thënë se “atij nuk ia ndien se cilat janë praktikat më të mira evropiane”, që detyroi më pas ambasadorët e Kuintit të mblidheshin me kryeministrin Thaçi për këtë çështje. Përplasja kishte të bënte me Qendrën Administrative Elektronike, e cila do të kontrollohej nga AKI-ja, çka shtyri ndërkombëtarët në Kosovë të dalin haptas kundër “ligjit gestapo”, siç e quajtën mediet. Në të dyja rastet, si Arben Gjuka, ashtu dhe Latif Merovci, kanë rënë viktimë e shefave. Ata, shefat pra, për të ruajtur veten e tyre dhe pozicionin që kanë, japin gjithçka, por natyrisht duke filluar nga më të padhembshmit. Madje, kjo është dhe logjika e funksionimit të tyre. Sepse, sikur shefat të jepnin, ata me të cilët kanë bashkëpunuar vazhdimisht dhe kanë hyrë në lojën e njëjtë, atëherë gjasat janë shumë të mëdha që të bjerë e tërë piramida e pushtetit. Këtë më së miri e dëshmon rasti i ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, ndaj të cilit kryeministri Thaçi, pavarësisht skandaleve të panumërta që i dolën në shesh, nuk pati guximin që të ndërmarrë as hapin më të vogël për ta ndëshkuar.


12

« gossip

E martë 19 mars 2013 •

N

ë kohët e sotme po vërehet gjithnjë e në rritje kërkesa e njerëzve të famshëm apo jo, për të qënë të bukur apo për të korrigjuar difekte që pengojnë dukjen e një pamjeje atraktive, aq sa mund të quhet edhe një obsesion i çmendur ideja e të qënit perfekt. Por në fakt nuk ka asgjë të keqe dhe është më se normale dhe e shëndetshme të arrish pamjen e idealizuar dhe kjo për katër arsye që do të parashtrojmë më poshtë: Jemi të programuar për të adhuruar të bukurën Bukuria është e rëndësishme për këdo. Madje edhe Eleanor Roosvelt ka thënë “Do të dëshiroja të kisha qënë edhe më e bukur”. Dhe kjo nuk është një kotësi. Gjatë evoluimit ne jemi programuar për t`u përjekur të dukemi bukur. Psikologët evolucionistë pohojnë se duke u përp-

jekur të dukemi bukur është pjesë e një tërheqje seksuale. Pamja e bukur është e këndshme për t`u parë, plus ajo mund të tregojë aftësi, inteligjencë, dhe zgjuarsi. Madje ka rezultuar se bukuria fizike forcon edhe marrëdhëniet sociale sepse je më i pëlqyer në shoqëri. Bukuria është gjetur në natyrë madje edhe në rrobat Psikologët shpjegojnë se të kërkuarit e të dukurit mjeshtëror duke u shfaqur edhe në dëshirën për t`u veshur bukur është një motivim i rëndësishëm në qëniet humane. Ajo na motivon që të braktisim mërzinë. Për këtë koleksionet më të fundit të modës na ndihmojnë të plotësojmë këto nevoja. Të jesh i dhënë pas modës mund të jetë një lloj aftësie mbijetese për disa njerëz. Ashtu siç thotë edhe fotografi i famshëm Bill Cunningham: “Moda është forca për të mbijetuar realitetin e jetës së përditshme. Unë nuk mendoj se ju mund të bëni dot pa atë, do

të ishte njësoj sikur të jetonit pa civilizim“. Të luftosh për të bukurën është e shëndetshme Nëse ju po përpiqeni për të qënë të bukur dhe në formë duke shkuar në palestër apo duke u marrë me aktivitet tjetër fizik, kjo është një gjë e mirë pasi ndihmon në rritjen e vetëvlerësimit dhe i`u bën të ndiheni më mirë dhe më të sigurt. Flokët e bukur zbulojnë identitetin Kot nuk është shprehja se floku është gjysma e bukurisë së femrës. Sallonet e parukerisë zenë një vend të rëndësishëm në jetën e femrave por edhe të meshkujve. Në fakt të tregosh përkujdesje ndaj vetes është një shenjë respekti për veten në radhë të parë dhe më pas për njerëzit që ju rrethojnë. Madje mënyra se si stilohen flokët flet shumë edhe për gjëndjen shpirtërore. Sa herë që ju ndiheni mirë merreni më shumë me stilimin e flokëve tuaj.

4 Arsye

pse të jesh e bukur është Ok!

Jessie J rruan kokën për bamirësi Këngëtarja e ka përmbushur premtimin e saj se do të ruante kokën për të mbledhur fonde për bamirësi, në ditën e Red Nose, e cila është një traditë në Angli lanchuar nga Comic Relief. Fondet e mbledhura do të përdoren për njerëzit në nevojë në shtëpi dhe në Afrikë. Jessie ka postuar një foto në tëitter me lukun e saj të ri duke falenderuar gjithë donatorët. Personazhe të tjerët të njohur që i janë bashkuar kësaj bamirësie janë One Direction, Hugh Grant, Rowan Atkinson dhe shumë të tjerë.

Aniston dëshiron të adoptojë Ylli i Hollywoodit, Jennifer Aniston, është duke menduar të adoptojë një fëmijë. Aktorja raportohet se ka kontaktuar me Charlize Theron për t’u informuar për procesion e adoptimit, pasi kjo e fundit tashmë ka adoptuar njëvjeçarin Jackson. Burime thonë se Jennifer, e cila është e fejuar me Justin Theroux, dëshiron të ketë foshnjë, dhe është duke i shqyrtuar opsionet e saj. “Ajo seriozisht është duke menduar për adoptimin, duke marrë parasysh moshën dhe faktin se Charlize i ka thënë se është gjëja më shpaguese që ajo ka bërë ndonjëherë”. “Por ajo ende nuk ka vendosur, me lindjen përmes një nëne surrogate që është një mundësi tjetër për Jennifer, pasi ajo përfundimisht dëshiron të ketë fëmijë”, ka thënë burimi.

SHBA, shitet shtëpia e “maktheve”

N Eva Longoria takim me një mashkull misterioz Që prej kohës kur Eva i dha fund lidhjes me Marks Sanchez, jeta e saj ka qënë pak e vakët. Por janë marrë disa foto eskluzive të Evas në shoqërinë e një mashkulli misterioz. Sipas burimit, Eva është parë duke flirtuar me djalin misterioz dhe janë argëtuar bashkë gjatë gjithë kohës. Ajo dukej në humor shumë të mirë dhe e lumtur që më në fund ka një të dashur që mund të argëtohet. Më pas çifti është larguar me një grup miqsh për të vazhduar mbrëmjën në një tjetër lokal.

jë shtëpi në Los Angeles, e famshme për “makthet” e shkaktuara në sagën e famshme të horrorit të viteve ’80 ‘A nightmare on Elm Street’, është shitur për 2.1 milionë dollarë pas një rinovimi masiv. Kjo shtëpi ka qenë ikonë e skenave më të frikshme dhe më shokuese të filmit horror të regjisorit Wes Craven. Në vitin 2008 Angie Hill e bleu në gjendje të mjeruar për 1.5 milionë dollarë dhe ka shpenzuar një vit për ta rikonstruktuar. “Ishte e vetmja shtëpi e rrugës që ishte e shkatërruar. Pishina kishte 10 vite që nuk ishte prekur dhe uji ishte i zi”, shprehet Angie për ‘AOL Real Estate’. Tashmë shtëpia është kthyer në një vend ëndrrash pasi është rikonstruktuar e gjitha duke mos lënë asnjë gjurmë të banesës ku personazhi Freddy Krueger terrorizonte fëmijët në ëndrrat e tyre.


gossip • E martë 19 mars 2013

»

13

eva Mendes Dua role dramatike

Bieber e quan Lohan dështake Bieber mendon se është më i mirë se Lohan, të paktën ai mund të jetë edhe më i famshëm sesa një aktore që po shpërdoron talentin e saj. Ky reagim i Bieber ka erdhur si shkak i disa komenteve nga njerëz që kanë krahasuar këngëtarin me aktoren Lohan. Duke e quajtur jo të drejtë krahasimin e një ylli me një yll tjetër ai thotë se qëndron shumë lart se Lindsay Lohan. Justin ka dashur të thotë se Lohan është një dështake sepse ajo është e varfër kurse ai është një fitimtar sepse është i pasur. Por Bieber e ka fshirë këtë mesazh më vonë nga adresa e tij.

George

Clooney

përsëri beqar

George Clooney është ndarë nga Stacy Keibler, partnerja me të cilën ishte lidhur që nga korriku i vitit 2011. Aktori 51-vjeçar duket se i ka dhënë fund romancës pasi ai dhe Keibler kërkonin gjëra të tjera nga lidhja. Një burim tha për tabloidin ‘The Sun’: “Ata të dy e dinin që nuk do të martoheshin kurrë dhe nuk do të kishin fëmijë, por Stacy donte një bashkëshort dhe një familje në vitet e ardhshme.” Gjithashtu mendohet se aktori i famshmëm , në mënyrë që të zbusë pak ndarjen, i ka bërë dhuratë ish të dashurës së tij një apartament dhe disa bizhuteri të kushtueshme. Për momentin, George Clooney ndodhet në Gjermani duke xhiruar filmin ‘The Monument’s Men’, ku do të interpretojë edhe Matt Damon.

K

onsiderohet si një nga femrat më të bukura në Hollivud dhe është e lidhur me aktorin Ryan Gosling, por Eva Mendes kërkon që publiku të shohë tek ajo aftësitë si aktore dhe jo format trupore ose bëmat në jetën private. “Mbase njerëzit më konsiderojnë seksi, por unë nuk jam vetëm kaq. Dua që regjisorët të më kenë parasysh edhe për role ku ka nevojë për humor ose role dramatike”, deklaroi aktorja. “Nuk e di me siguri, por mund të ketë pasur regjisorë që nuk më kanë marrë parasysh për role të caktuara për shkak të pamjes time të jashtme. Ky është një biznes që i sheh femrat si objekt seksual dhe unë jam lodhur duke u parë si një femër seksi”, shtoi Mendes.

Rihanna e shkund në Filadelfia

Rishihen Pato-Barbara Nëse nuk të ecën në futboll të ecën në dashuri dhe shembulli më i mirë për këtë është braziliani Alexandro Pato. I larguar nga Milani mes një seri dëmtimesh sulmuesi u rikthye në Brazil për të rigjetur veten por sërish u dëmtua duke e detyruar të qëndrojë larg fushave të lojës. Por ky mini-pushim i ka shërbyer ish-kuqeziut të kalojë disa momente me të dashurën e tij Barbara Berlusconi. Çifti është parë teksa dilte nga Credicard Hall në San Paolo të lumtur dhe dorë për dore.

Ka erdhur më shpërthyese se kurrë pas dy kancelimeve të turit të saj për shkak të një laringiti, në turin e saj të radhës në Filadelfia. Riri ka treguar format perfekte e veshur me një kostum provokues teksa këndonte para turmës. Ajo ka kërkuar falje dhe ndihet keq për anulimin e koncertit por nuk mund të bënte asgjë për ta ndalur. Por Riri ka planifikuar rikthimin e saj në Boston dhe shpreson që fansat e saj t`i japin një tjetër shans pasi ajo premton se do të jetë një koncert i paharruar për fansat në Boston dhe Baltimore.


14

« bota

E martë 19 mars 2013 •

Papa: Dua një Kishë “të varfër”

N

Le Goff Kisha, lëvizje revolucionare N

uk jam besimtar, por Papa i ri më ka emocionuar. Zgjedhja e emrit si homazh për Shën Françeskun, personazhi historik që më ka apasionuar më shumë, lë të mendosh për ndryshime të jashtëzakonshëm për Kishën”. Jacques Le Goff, 89 vjeç, një prej historianëve më të mëdhenj të Mesjetës, në vitin 1999 ka shkruajtur “Shën Françesku” një portret jokonvencional i “rebelit pa nihilizëm që ka tronditur fenë, qytetërimin dhe shoqërinë”. Shën Françesku juaj është njeriu i frymëzuar, në gjendje që të flasë me zogjtë, por mbi të gjitha një luftëtar i vendosur dhe armik i të pushtetshmëve. Për këtë arsye ka mbetur për një kohë të gjatë në skaje të Kishës. Françesku është një shenjt i jashtëzakonshëm, një figurë sui generis që në Mesjetë. Eshtë një njeri i besimit, por gjithmonë në kufirin me herezinë. Nëse nuk ka ndodhur, nëse Francesku nuk është ndarë asnjëherë nga Kisha, kjo sepse provonte një respekt të madh për gjendjen e priftit. Prifti ishte ai që mundej të vinte në kontakt besimtarët me Jezusin. Këtë Shën Françesku nuk e harroi asnjëherë. Atëherë, ç’domethënia ka zgjedhja e këtij emri? Nga një këndvështrim simbolik, është një lëvizje revolucionare. Zakonisht Papët preferojnë të kenë vazhdimësinë si prioritare, ndërsa Bergoglio ka preferuar shkëputjen duke marrë një emër që nuk është përdorur asnjëherë më parë. Dhe çfarë emri! Shën Françesku ishte fruti i përsosur i epokës së tij, domethënë në periudhën mes shekujve XII dhe XIII kur Mesjeta arrin apogjeun e saj sa i përket pasurisë dhe krijueshmërisë artistike, për shembull tek gotikja. Bir tregtarësh, Françeskut i vjen në majë të hundës prej pasojave të padëshiruara të atij dinamizmi, ose më saktë nga rritja e distancës mes të pasurve dhe të varfërve, apo më mirë mes të nënshtruarve dhe klasës dominuese. Dhe çfarë po asistojmë sot, nëse jo një frakturë të krahasueshme mes shtresave të shoqërisë që nuk arrijnë të flasin? Imagjinoj që kardinali argjentinas është më se i vetëdijshëm, përderisa ka zgjedhur emrin e Françeskut. Në librin tuaj flisni për një Shën Françesk në luftë të vazhdueshme me Curia-n romane. Nuk mund të ishte ndryshe, pothu-

ajse çdo gjë e ndante nga intrigat dhe pushteti i Romës. Ne historianët nuk kemi arritur të përcaktojmë me siguri nëse, në Romë, shenjti i ardhshëm u prit nga Papa. Por pikërisht pas kthimit nga ai udhëtim, teksa la pas Lacion, Françesku foli me zogjtë, takoi sërish krijesat e tij të dashura, u rikthye të ishte tërësisht vetvetja. Larg nga Curia. Papa i ri është Françesku, por është edhe jezuit. Këtu qëndron aspekti tjetër pa precedentë. Si do të arrijë Bergoglio të pajtojë këto dy karakteristika në dukje kontradiktore? Jezuitët janë intelektualë, dhe Shën Françesku kishte zët çdo lloj dije që nuk ishte fetare. Jo për obskurantizëm, por sepse mendonte që edhe dija ishte një instrument në duart e të pasurve dhe të pushtetshmëve për të nënshtruar të varfërit. Priti me pakënaqësi lajmin që Antonio da Padova po hynte në universitet. Megjithatë, në vizionin e jezuitëve, intelektualizmi shërben për të kuptuar problemet dhe të gjetur zgjidhjet. Eshtë një tjetër gjë në lidhje me intelektualizmin klasik të Kishës që zgjidhet në thelb në teologji, si në rastin e Benediktit XVI. Nuk më duket e pamundur që Papa Françesku të arrijë të gjejë një sintezë pas qasjes françeskane dhe inteligjencës jezuite. Si i gjykoni veprimet e parë të Papa

Françeskut? Më ka bërë përshtypje të mirë. Nga Shën Françesku ka ndoshta thjeshtësinë dhe përulësinë, por jo karizmën më duket. Shën Françesku ishte i fortë, plot energji, karakter dhe prestigj. Nga Papa i ri duhet të kujtojmë moshën, 76, vetëm dy më pak se Ratzinger kur u zgjodh. A do të arrijë të çojë deri në fund ndryshimet e mëdhenj që Kisha është e destinuar të pësojë nën udhëheqjen e tij? Kjo është ana tjetër e sfidës. Në çdo rast, pati fjalë afrimi për ata që e ndiqnin me kujdes, u kërkoi besimtarëve të luteshin për të, dhe në orët e para nuk u mbyll në fortesën e Vatikanit. Lëvizje që duken të frymëzuara nga personaliteti i shenjtit. Besoni që një ndryshim në Kishë do të ndiheshin universalisht? Jam i bindur. Edhe për këtë arsye jam i mrekulluar nga ngjarjet e orëve të fundit. Kardinalët zgjodhën një njeri të botës së re, që vjen nga ajo Amerikë Latine aq e rëndësishme për katolicizmin, por me origjinë italiane, pra në gjendje të përfaqësojë lehtësisht edhe europianët. Ka qenë një vendim i aftë, pozitiv. Shoqëria po laicizohet, kjo është e vërtetë, por Kisha do të vazhdojë të ketë ndikim në shoqërinë edhe për shumë kohë. Ajo që ndodh në Romë na përket të gjithëve, edhe ne jo besimtarëve.

ë ditën e tij të tretë si titullar i Kishës Katolike Romane, Papa Françesku i zgjedhur rishtazh mbajti një takim me qindra gazetarët që kanë mbuluar zhvillimet e disa javëve të fundit në Vatikan. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Al Pesin, na informon se papa foli më tepër se sa deklaratat e përgatitura rreth tipit të kishës që ai do të udhëheqë. Papa hyri në auditorin e madh ku u prit me nderime të mëdha dhe duartrokitje të ngrohta nga korpusi i shtypit që zakonisht është skeptik. I ulur në skenë në një poltron të madh të bardhë, ai bëri deklaratat zyrtare lidhur me rëndësinë e medias dhe u bëri thirrje gazetarëve të përpiqen që ta njohin kishën më mirë, si “virtutet ashtu edhe mëkatet” e saj. Pastaj ai vazhdoi me një diskutim të lirë. Më lejoni t’ju tregoj një histori, tha ai, dhe zbuloi diçka nga sekretet e konklavit që e zgjodhi atë të mërkurën. Papa deshi të sqaronte se pse zgjodhi emrin Françesk. Ai tha se numërimi i votave tregoi se ai ishte shumë afër që të bëhej papë, miku i tij, kardinali Klaudio Hummes nga Brazili, e përqafoi dhe i tha që të mos harronte të varfërit. Ajo e bëri që të mendonte për Shën Françeskun e Asait, kampionin legjendar të të varfërve dhe prandaj ai zgjodhi atë emër. Ai vazhdoi pastaj me komentin që u citua më sëshumti gjatë ditës. Papa Françesku tha se Shën Françesku “donte një kishë të varfër” dhe kjo është pikërisht ajo që do edhe ai vetë tani. Një nga të pranishmit në audiencë ishte prifti hollandez, Roderick Vonhogen, një bllogist për rrjetin Star Quest të medias së Kishës. “Mendoj se ai nuk kishte vetëm parasysh të varfërit financiarisht, por edhe ata me qendim, të përvuajturit, ashtu si të varfërit”. Por At Vonhogen, i cili ka qënë prift për 17 vjet, thotë se Kisha Katolike ka nevojë më shumë për përvujtni. Ai tha se duhen vendosur marrëdhënie të reja mes besimtarët e Kishës dhe një strategji e ere për të trajtuar problemet organizative të Kishës dhe veçanërisht skandalin e abuzimit seksual. “Skandali nuk ka të bëjë vetëm me abuzimin e njerëzve, por skandali më i madh është përpjekja për të ruajtur imazhin e një kishte të shenjtë, kur dihet mjaft mirë se në çfarë kaosi është ajo. Nëse ekziston rreziku se dikush mund të kryejë krime edhe më tej, ai person nuk duhet të ketë vend në kishë, nuk mund të jetë në kishë. Ne duhet të sigurojmë se kisha është e sigurt”. Papa Françesku nuk ka bërë ndonjë koment të drejtpërdrejtë për skandalet e Kishës, por shumë besimtarë shpresojnë se si do ta trajtojë hapër këtë problem dhe shumë shpejt.


bota • E martë 19 mars 2013

O

bama ka shkuar disa herë në Kongres për të takuar republikanët dhe demokratët dhe ka darkuar me një grup senatorësh republikanë. “Gjatë disa javëve të fundit, shtypi këtu në Uashington ka njoftuar rreth ofensivës diplomatike të Obamës… po përpiqem të shoh në se ka ndonjë ndryshim në retorikën boshe të politikës këtu.” Deri tani, përgjigja nga republikanët, përfshirë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner ka qenë disi pozitive. Presidenti Barack Obama po kalon më shumë kohë me republikanët në Kongres, duke shpresuar se ndryshimi i taktikave do t’i çojë ata drejt një kompromisi për buxhetin, imigracionin, kontrollin e armëve dhe çështje të tjera. Në se dëshiron të vish në Uashington për të vizituar Shtëpinë e Bardhë, je pa fat. Presidenti Obama dhe republikanët në Kongres nuk mundën të binin dakort për ligjin që do të ndalonte shkurtimet automatike qeveritare, duke bërë që vizitat në Shtëpinë e Bardhë të anulohen tani për tani dhe shumë operacione të tjera qeveritare të pezullohen. Kështu që zoti Obama po përpiqet me një qasje të re, që media po e quan “ofensive diplomatike”. Ai ka shkuar disa herë në Kongres për të takuar republikanët dhe demokratët dhe ka darkuar me një grup senatorësh republikanë. “Gjatë disa javëve të fundit, shtypi këtu në Uashington ka njoftuar rreth ofensivës diplomatike të Obamës… po përpiqem të shoh në se ka ndonjë ndryshim në retorikën boshe të politikës këtu.” Deri tani, përgjigja nga republikanët, përfshirë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner ka qenë disi pozitive. “Jam i kënaqur që presidenti po vjen të na takojë. Kemi patur diskutime të sinqerta. Por mendoj se do të duhen darka dhe telefonata të tjera.” Ish këshilltari në Kongres Steve Bell, tani me Këshillin për Politikat Dypartiake në Uashington, mendon se ndryshimi i taktikës së presidentit është një lëvizje e mirë. “Efektshmëria e taktikës së sulmeve ndaj republikanëve- nuk po e përdor fjalën të ashpra por ju e dini, me të vërtetë po jepte rezultatin e kundërt.” Niveli i mbështetjes së publikut ndaj presidentit Obama është i ndarë dhe zoti Bell thotë se presidenti e kupton tani se duhet të punojë me Kongresin. “Me anketat e opinionit që janë pak poshtë tani, ai po e ndryshon taktikën dhe kjo mund t’i japë disa rezultate. ” Presidenti u tha përkrahësve se ai kërkon të ndihojë ligjvënësit republikanë të kalojnë presionin që u vjen nga partia e tyre për të mënjanuar kompromisin me të. “Mendoj se shumë prej tyre ndjejnë se nuk kanë mundësi të thyejnë këtë ngërç partiak.” Ndërsa shumë në Uashington janë pesimistë rreth prespektivës për një marrëveshje në muajt e ardhshëm, Steve Bell parashikon se senati i udhëhequr nga demokratët mund të arrijë marrëveshje për një numër çështjesh, të cilat ai thotë se do t’i shtynë republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të bëjnë të njëjtën gjë. “Do të jenë pastaj të rinjtë në Dhomën e Përfaqësueve, të drejtuar nga republikanët, jo me një diferencë të madhe por përsëri të drejtuar prej tyre, që do të thonë po apo jo për imigracionin, po apo jo për kontrollin e armëve dhe po apo jo për buxhetin.” Dhe në se kjo ndodh, Shtëpia e Bardhë

Barack Obama Në “ofensivë” për buxhetin

Presidenti Barack Obama po kalon më shumë kohë me republikanët në Kongres, duke shpresuar se ndryshimi i taktikave do t’i çojë ata drejt një kompromisi për buxhetin, imigracionin, kontrollin e armëve dhe çështje të tjera. Në se dëshiron të vish në Uashington për të vizituar Shtëpinë e Bardhë, je pa fat. Presidenti Obama dhe republikanët në Kongres nuk mundën të binin dakort për ligjin që do të ndalonte shkurtimet automatike qeveritare, duke bërë që vizitat në Shtëpinë e Bardhë të anulohen tani për tani dhe shumë operacione të tjera qeveritare të pezullohen. Kështu që zoti Obama po përpiqet me një qasje të re, që media po e quan “ofensive diplomatike”

BE, paketë ndihmash për Qipron Ministrat e financave të eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë arritur një marrëveshje për të ndihmuar Qipron me një fond me vlerë 13 miliardë dollarë për të shmangur falimentimin. Marrëveshja u arrit dje herët në mëngjes. “Eurogrupi e konsideron ndihmën financiare për Qipron si një garanci për të ruajtur stabilitetin financiar në Qipro dhe në eurozonë në tërësi”, deklaroi Jerome Dijsselbloem, presidenti i Eurogrupit, pas gati 10 orë bisedimesh. Në këmbim të paketës së shpëtimit, Qiproja do të shkurtojë defiçitin, do të tkurrë sektorin bankar, do të rrisë taksat dhe do të privatizojë asetet shtetërore. “Ky ka qënë një proces mjaft i vështirë, por rezultatet e arritura sot i afrohen synimit të mbajtjes së stabilitetit financiar dhe të kontrollit të borxhit në Qipro”, tha Olli Rehn, komisioneri i BE-së

për çështje monetare. Qiproja është mbërthyer në një krizë të rëndë financiare nga situata në Greqi. Qeveria kërkoi ndihmë ndërkombëtare për shkak se bankat qipriote pësuan humbje të mëdha nga ristrukturimi borxhit të Greqisë. Vendiishull, i cili ka qenë i mbyllur nga tregjet financiare ndërkombëtare që nga maji 2011, kishte kërkuar fillimisht 22 miliardë dollarë ndihma. Megjithëse paketa për Qipron është disa herë më e vogël se ajo që iu dha Greqisë apo Irlandës, ndihma konsiderohet e rëndësishme për të ardhmen e eurozonës, pasi një falimentim edhe në një vend të vogël mund të trondisë tregjet financiare dhe të minojë besimin e investitorëve në vende të tjera. Qiproja është shteti i pestë anëtar që siguron një paketë shpëtimi nga 16 vendet e eurozonës gjatë krizës tre-vjeçare të borxhit.

»

15

do t’i hapë përsëri dyert për vizitorët. Reagimet Ligjvënësit republikanë po dërgojnë mesazhe të përzjera rreth predispozitës së tyre për të bërë kompromis me Presidentin Barak Obama lidhue me elementet e një marrëveshjeje për të ulur deficitin federal të Shteteve të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Majkëll Bouman na informon nga Uashingtoni se përpjekjet për marrëveshje që do të përmirësonte gjendjen fiskale të vendit janë fashitur për shkak të qendrimeve partiake në Kongresin e ndarë politikisht. Për vite me radhë, republikanët kanë kundërshtuar ashpër ngritjen e taksave për të ulur deficitin. Republikanët nuk ishin në gjendje të pengonin ndritjen automatike të taksave për amerikanët me të ardhura më të mëdha në fillim të këtij viti. Por që prej atëhere, ligjvënësit republikanë nuk u kanë kushtuar rëndësi thirrjeve të Presidentit Obama për një kombinim të shkurtimit të shpenzimeve dhe taksa shtesë mbi të ardhurat për të ulur deficitin. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Beinër, përsëriti qendrimin e tij për mosngritjen e taksave në programin This Ëeek të kanalit televiziv ABC. “Presidenti arriti ngritjen e taksave më 1 janar. Bisedimet për shtimin e të ardhurave kanë marrë fund. Tani është koha të përqendrohemi në problemin e shpenzimeve”. Por një tjetër ligjvënës republikan tha se partia e tij mund të jetë e gatshme të shqyrtojë forma të ndryshme për rritjen e të ardhurave federale, nëse demokratët bien dakord për disa reforma kursimesh lidhur me programet e të ardhurave dhe kujdesit shëndetsor për pensionistët. Senatori Bob Korker foli në programin televiziv Fox Neës Sunday. “Unë mendoj se nëse repbulikanët shikojnë reforma të mirëfillta të këtyre programeve, ata do të përpiqen me kënaqësi për reformimin e taksave që do të sillnin më shumë të ardhura. Kjo nuk do të thotë që taksat të ngrihen. Kjo do të thotë të shkurtohen shpenzimet a panevojëshme. Kjo do të thotë gjithashtu që të rishikohet sistemi i taksave në mënyrë që të kemi rritje ekonomike”. Korker është vetëm një nga republikanët, por deklarata e tij u mirëprit nga Senatori demokrat Richard Durbin, i cili u paraqit po ashtu në programin Fox Neës Sunday. “Mendoj se Bob Corker dha një përgjegje të ndershme dhe konstruktive. Dua ta falenderoj Bobin për këtë. Mendoj se ajo që sapo tha Bob Korker nga ana e tij, është një seri parimesh që të dy palët mund ta mbështesin”. Gjatë tri vizitave në Kapitol javën e kaluar, Presidenti Obama u bëri thirrje ligjvënësve republikanë t’i japin fund kundërshtimeve për taksa të reja mbi të ardhurat, ndërsa u tha demokratëve se reformimi i programeve sociale është i pashmangshëm. Senator Durbini është dakord. “Në 10-12 vjet, Medicare-i do të mbetet pa fonde. Kjo është e papranueshme. Ne duhet të sigurojmë se Medicare-i do të jetë për breza me radhë. Kjo do të thotë që të bëjmë disa reforma dhe disa ndryshime konstruktive”. Këtë javë Kongresi do të punojë për fondet e qeverisë federale për pjesën e mbetur të vitit. Bisedimet për buxhetin ka të ngjarë të vazhdojnë për muaj me radhë. Deficiti buxhetor i këtij viti parashikohet në 900 miliardë dollarë. Borxhi kombëtar i Amerikës i kalon të 16 trilionë dollarët.


16

« speciale

E martë 19 mars 2013 •

Historia e mitit

Maradona,

seks, drogë, tango dhe futboll

Armin Tirana eks, drogë, tango (më shumë se çdo gjë tjetër disko-musik) dhe futboll. Futboll autori. Diego Maradona është ngacmues edhe kur shkon të ripeshkosh, duke rrëmuar në arkivin e pakufishëm të kushtuar atij. Është ngacmuese, sepse nga çdo anë që ta kapësh, ai të ikën nga dora. Është tepër me futboll, është tepër sidomos me pjesën tjetër, me “tjetrin” që ka shënuar jetën e tij dhe, për pasojë, futbollin botëror. Sepse, më mirë ta sqaroj menjëherë, Diego Maradona, fëmija i lindur më 30 tetor të vitit 1960 në Lanus, periferia e varfër e Buenos Airesit, ka qenë futbolli. Në Botërorin e Meksikës ka magjepsur qindra milionë spektatorë dhe i ka bindur, me argumentin e vetëm bindës që ka në dispozicion një futbollist, zotësinë, që të bëjnë tifozllëk për të. Edhe kur shtetësia e atij që e admironte nuk ishte argjentinase. Në planin e spektakolaritetit të pastër është vendosur në nivelet e Pelèsë edicioni 1958 apo të Garrincha të Botërorit kilian në vitin 1962. Në planin e rezultateve ka qenë superior ndaj Pelèsë dhe baraz me Garrincha. Në kuptimin që ka arritur ta fitojë kampionatin e botës, duke luajtur praktikisht i vetëm ose gjithësesi në një skuadër ku nuk kishte asnjë të krahasueshme (as për së largu) me të. Pelèja i vitit 1958 luante me Garrincha, Didì e kompani. Ai i vitit 1970 deri me Tostao, Rivelino, Jairzinho, Gerson e kompani. Maradona i Argjentinës kampione në Meksika 1986 ka qenë frymëzuesi, njeriu vendimtar. Njeriu i vetëm vendimtar. Pikërisht si Garrincha në vitin 1962 në Kili. E kujtoj mirë atë ditë të largët të verës 1984, kur ra nga qielli në stadiumin “San Paolo”, pas traktativës së pafundme me Barcelonën. Kish qenë pikërisht Antonio Juliano, i plotfuqishmi i Napoli Calcio arma fituese e Presidentit Ferlaino, që me një “napoletanatë” të dëshpëruar të fundit (ngjitje nga porta e parme e fluturimit Barcellona - Roma, zbritje nga ajo e prapme, pasi që Caspart, Zëvendëspresidenti, dhe Nunez, Presidenti i klubit blaugrana, e kishin thirrur in extremis të frikësuar nëse ajo tërheqje kishte qenë e vërtetë, kish fituar lojën, duke e sjellë në Napoli. Të përditshmet napolitane shtypën edicione të jashtëzakonshme dhe gazetarët “Napolinotte” ua dhuronin gazetën makinave në radhë të ndodhura në Corso Vittorio Emanuele teksa shkonin për të festuar në Mergellina. Dhe për orën e kurorëzimit, korrik 1994,

S

gazetat e mëdha dërguan në tokën napolitane forcat më të mira. Giorgio Reineri krijoi atë nofkë, Fenomeni, që asnjëherë nuk ishte shfaqur në shtypin italian dhe që qysh atëhere, me F-në e madhe, vetëm Ronaldo, pas shumë vitesh e ka merituar. Atë ditë, stadiumi napolitan u mbush siç nuk ishte mbushur kurrë deri më atëherë. Ai, Diego, bëri vetëm një xhiro rreth stadiumit gjithsej, pesë mbajtje topi pa rënë në tokë në mesfushë i shoqëruar ng Josè Alberti, argjentinas - napolitan prej një jete, dhe më pas nga Canè, Ferlaino, Juliano, nga djelmoshat e të rinjve dhe sidomos nga Napoli, që ishte mbledhur aty për të parë me sytë e shqyer atë kokë me flokë kaçurrela që në fushat e blerta kishte bërë gjithçka. Pati buzëqeshje dhe pak fjalë, të parat në italisht, me atë “Faleminderit Napoli!” e ulëritur në qiell për përqafimin e paharrueshëm popullor. Më pas, ka ndodhur gjithçka. Ka ndodhur më shumë. Më shumë se ajo që do të kish qenë e imagjinueshme nga çdo romancier. Jemi në hall’”imbarazzante” di cui sopra. Sinqerisht e yll i pamundur - ndoshta në këtë pikë edhe i kotë prapa kaq shumë kronike (shpesh të zezë) që ka shënuar Kohën e Diegos. Dy titull kampion kombëtar (1987 dhe 1989), një Kupë UEFA (1989) dhe një Kupë Italia nuk janë të mjaftueshme për të certifikuar atë që Maradona ka qenë - jo vetëm për Napolin (që do të ishte ofendim), por për futbollin. Atë botëror. Sepse ai, heroi negativ, i keqi, më i dashuruari dhe më i urryeri, djalli, në fushë ka qenë i bukur, i mirë dhe i shkëlqyeshëm si askush tjetër. Një njeri i prekur nga një talent futbollistik i i pafundëm, talent që çdo herë që zbriste në fushat e blerta e shpërndante me bujari. Napoli që nuk harron rrëfen me një rrënqethje melankolike atë që bënte në fund të çdo seance stërvitore, në fushën e vogël të Soccavo, në Centro Paradiso, selia sportive e shoqërisë kaltëroshe. Sportiva azzurra. Fëmijët endacakë qëndronin urtë për një herë. Në heshtje, së bashku me lojëtarët e tjerë të skuadrës, me trajnerët (deri “ariu” Ottavio Bianchi), me drejtuesit, me gazetarët, fusnin hundën në rrjetin ndarës dhe kishin vështirësi edhe të kapërdiheshin: ai luante, dëfrehej me topin, i vetëm, si fëmijë. Një spektakël i vërtetë, i pastër, shumë i lartë. I paparë ndonjëherë. Sigurisht që, Maradona ka qenë kampioni “më i vështirë” për t’u kapur. Jo për mbrojtësit, që nuk ia kanë arritur pothuajse kurrë, por për atë karakter të egër, rebel, të një njeriu që nuk dinte t’i nënshtrohej asnjë lloj kompromisi, që ecte kundër korracatave si një pasdaran i çmendur.

Gjithmonë dhe vetëm me rriskun dhe rrezikun e tij. Diego ka vdekur (metaforikisht) i vetëm, duke mos tërhequr pas vetes asnjë në humnerë. Bile duke qenë gjithmonë i adhuruar dhe i mbrojtur nga shokët e skuadrës së tij deri në fund. Sepse e dinin që ai në fushë do të linte shpirtin (prej kohësh të shitur Djallit, kjo po), por edhe këmbët që të fitonte. Pastaj, në qoftë se skuadra fitonte, ata, shokët, do të bëheshin të pasur e të famshëm, më të pasur dhe më të famshëm. Diego ka ecur kundër të gjithëve, edhe kundër vetvetes. Ka ecur sidomos kundër të fuqishmëve që ka hasur në rrugën e tij dhe e ka bërë me shpërfillje, duke thënë gjithmonë atë që mendonte. E ka thënë përpara fytyrës së Havelange dhe Blatter sem shorti i Italia ‘90 ishte “kombinuar”, e ka thënë - pas lotëve të zemëruara të stadiumit “Olimpico”, kur romanët fishkëllyen himnin argjentinas vetëm pse ishte ai dhe se ajo penallti Gjermanisë ishte dhënë, sepse FIFA nuk e donte Argjentinën kampione (dhe të gjitha moviolat e botës më pas e kanë provuar), ka quajtur të pazotin Pelè, të paaftë Menotti, të korruptuar Presidentin e Republikës së tij, Carlos Menem (…), të njëjtën gjë ka bërë në Itali me Franco Matarrese, me krerët e arbitrave, me Presidentin e Napolit Calcio, Corrado Ferlaino, me të gjithë. Gjithmonë, “duke e nxjerrë fytyrën” personalisht, siç thoshte ai. Natyrisht, jo gjithmonë kishte të drejtë (shumë shpesh po), por ky qëndrim e nderonte. Ka fituar një Botëror (1986) absolutisht i vetëm, atë të golit “me Dorën e Zotit”, dhe atë gol hyjnor tjetër të shpikur, duke u nisur nga mesfusha dhe duke i dribluar të gjithë, edhe portierin; një Botëror tjetër i është mohuar në Itali (pikërisht në vitin 1990) me arbitrimin skandaloz në finalen kundër Gjermanisë; së fundi një i tretë, ai i vitit 1994, i shkatërruar kur Havelange dhe Blatter (President dhe Sekretar i Përgjithshëm i FIFA-s) “e kanë kuptuar me vonesë - siç ka thënë ai më pas - se Argjentina do ta fitonte titullin,


speciale • E martë 19 mars 2013

me të cilën ata të dy, për arsye komercialo - publicitare, do të donin me çdo kusht që të merrte pjesë edhe Maradona, edhe pse tashmë kokainoman i deklaruar dhe i rrëfyer. Dhe kanë dalë në sipërfaqe dyshimet dhe thashethemet mbi marrëveshjen, joshortim antidoping që qenë në bazën e kësaj pjesëmarrjeje të shtrënguar. Marrëveshje, siç dihet, e tradhëtuar nga krerët e futbollit botëror kur Argjentina ishte dukshëm një prej skuadrave më efikase, në atë pikë favoritja kryesore për fitimin e titullit. Dhe ajo “e përdorur: ka qenë goditja finale për një karrierë tashmë në belbëzimet e fundit. Por kokaina nuk ia kish gllabëruar akoma trupin dhe mendjen, Diego Maradona kish qenë Zot në Napoli. Nuk është e vërtetë se njerëzit, shumë nga largimi i tij, në Montecalvario ashtu si në Sanità, në Posillipo, ashtu si në Quartieri Spagnoli, e duan më pak.

Baret, vendet e takimit, klubet, shtëpitë e 40-vjeçarëve aktualë dhe më shumë, natyrisht, janë akoma një himn për të, muret e veshura me posterat e tij. Sikur të luante akoma sot me Napoli. Megjithatë në mes, midis lavdisë dhe sukseseve, është Maradona tjetër, ai që do të ofendonte qytetin, ai i Cristiana Sinagra, nëna e djalit napolitan të tij, Diego Jr. - mashkulli që e shoqja, Claudia Villafanes, nuk ka arritur t’ia japë - është Maradona i donna Carmela Cinquegrane, “zonjës” që i siguronte femra dhe “gjë”, netët me “dhomën private” në të cilën të qëndronte me prostitutën e radhës, Maradona i frekuentimeve të çuditshme, i klubeve ekuivoke, i kamorras, miku i familjes Giuliano në Forcella, ai i fotografive në vaska banje prej floriri me Carmine Giuliano, i quajtur O’Lione, i plumbave të “firmosur” kundër makinës së tij, i atij titulli (1988) të dhuruar Milanit në mënyrë aq të habitshme (4 pikë avantazh në klasifikim, 41 me 37, në një kohë që fitorja kishte vlerën e 2 pikëve, 5 javë përpara përfundimit të kampionatit), Maradona i dyshuar dhe i akuzuar nga një prej mburravecëve të shumtë napolitanë, i penduari Pietro Pugliese, se nuk është vetëm toksikoman, por edhe shpërndarës droge (çfarë çmendurie). Me një fjalë, pikërisht, gjithçka dhe më shumë. Nuk dua të ndalem këtu dhe të kujtoj vetëm lloqe dhe dyshime të pështira (për shembull, procesin për shpërndarje dore natyrisht që e ka stërfituar, “pasi fakti nuk ekziston”, ajo është një histori e lexuar dhe rilexuar, e shkruar dhe e rishkruar njëmijë herë. Por, parasëgjithash më vjen të kujtoj një Diego Maradona në qejf, i gëzuar, gjithmonë i dashuruar pas femrave dhe lojës së bukur. Maradonan që për martesën thoshte: “Është një zgjedhje besnikërie heroike dhe heroizmi është i shpirtrave të zgjedhur... unë nuk jam i sigurtë se jam i tillë”. Gjithmonë lidhur me besnikërinë: “Unë nuk e kam tradhëtuar asnjëherë Claudia (qeshje) por, në qoftë se do ta tradhëtoja, nuk do ta rrëfeja asnjëherë”.

»

17

Por me gratë, me erotizmin, shpërthente. Pa shkuar për të rrëmuar midis veseve të mëpasëm, kujtoj me dëshirë atë që u thoshte grave. “Më eksitojnë kur shtriqen për shtatë palë qejfe apo kur përkulen, duke të treguar të prapmen… Një grua bëhet seksi nga mënyra e të zhveshurit, për shembull me një këmishë gjysëm të zbërthyer apo me një fustan të gjatë me një çarë të madhe”. Lidhur me homoseksualët: “Është mirë që të shumëfishohen, kështu rritet kërkesa për meshkuj të vërtetë”. Kam qenë në martesën e Maradona në nëntor të vitit 1989, në Buenos Aires. Luks i pambarimtë, hakmarrja e kujt ka lindur i varfër, pritja në katin e 21-të të Hotelit “Sheraton” pas ceremonisë në kishë me babain e Diego, i mallëngjyer dhe krenar që kish veshur frakun. Diego argëtohej atëhere. Tashmë ishte i droguar prej vitesh, por nuk kishte filluar zbritja drejt Ferrit. Në atë Napoli të zi që ishte i gatshëm ta mirëpriste. Do të vinin menjëherë denoncimet, historia me Cristiana Sinagra, vajzën e parukierit nga Vomero, që ka marrë prej tij atësinë e djalit, por sidomos seancat e pyetjeve dhe hetimet e Prokurorisë, të penduarit, denoncimet për trafikun ndërkombëtar të drogës me Cinquegrane e sipërpërmendur dhe trafikantin tjetër Italo Jovine (një aferë e shpërthyer në fillimet e shkurtit 1991), deri në skualifikimin e parë për doping (kokaina, natyrisht) pas ndeshjes Napoli - Bari të së dielës 17 mars 1991. Erdhën edhe arratitë, kapja nga ana e policisë në një dhomë të Buneos Airesit, ndërsa një muaj më pas, si i droguar i mjerë, “bëhej” në mënyrë të tërbimtë, me ata sy haluçinantë që nuk e kam pasur më të mundur t’i harroj. U dërgova sërish në Buenos Aires për të kuptuar dhe mësuar nëse do të kthehej vallë më ndonjëherë në një fushë futbolli. Nuk i ngjiti asnjëherë gazetarët në apartamentin e tij. Herëpashere mbërrinte ndonjë mjek, ndonjë psikiatër dhe diçka arrihej të mësohej. Nga trotuari i rrugës ku qemë grumbulluar të gjithë një herë kemi parë dritaren e katit të katërt të hapej dhe kokën e Diego që të dilte prej saj. Ulërinte tamam si një i shkalluar: “Lermëni vetëm, nuk mundem më, më lini vetëm me vajzat e mia...”. Kurat i shërbyen pak, aq sa në Shtetet e Bashkuara, në Botëror, siç quhej dikur, një herë që sistemi e kish përdorur, u skualifikua sërish, përfundimisht (skualifikimi i parë, ai pas ndeshjes me Barin, qe për 15 muaj). (Nga libri “Perda il Migliore”, historia e Diego Armando Maradona, protagonist i paharruar i Botërorit 1986)


18

« Dossier

E martë 19 mars 2013 •

Goditja e ushtarakëve, dhe dosja e Trifon Xhagjikës Nga Albert Kotini

Ç

ështja e paqes ka qenë dhe është parësore për mbarë njerëzimin. Mirëpo te shqiptarët, sa historikisht aq edhe aktualisht, përplasja midis tyre ka qenë deri në kufijtë e vetëvrasjes. Dikur në emër të fashizmit, pastaj të komunizmit e pa pushuar këtë luftë për pushtet në emër të partive, pothuajse bashkimi ynë kombëtar është asfiksuar deri në utopi. Greqia ka qenë për katër vjet në luftë civile (1944-1949), arriti të evitojë edhe kolonelët e zinj, pas kësaj rehabilitoi ish-komunistët e EAM-it, ish-fashistët e Metaksait etj. dhe ndoqi një politikë kombëtare deri në fanatizëm te Megaliidesë. Shqiptarët akoma vijojnë ca si zogistë, ca si ballistë, ca si partizanë e ca të tjerë që nuk e dinë se çfarë janë, të mos kenë një mendje apo një ideal kombëtar që t’i shërbejë mirëqenies së popullit të vet. Është 60-vjetori i çlirimit të atdheut, përsëri në Muzeun Kombëtar, në përvjetore brigadash e korpusesh, çlirime qytetesh e fshatrash, po mbeten në piedestal po ata që iu këndua për 50 vjet kënga e tyre. Mirë. Po ata shqiptarë, qoftë ballistë, zogistë, legalistë, që u vranë kundër pushtuesit fashist, pse nuk u vendosën në vendin e vet? Po ata që udhëhoqën luftën që në fillim kundër fashizmit, si Islam Radovicka, Nexhip Vinçani, Dali Ndreu e mjaft të tjerë, që dihen, pse nuk pasqyrohen akoma si të tillë për kontributin e tyre nëpër betejat luftarake? Për hir të vendit, lufta ideologjike e sëmure midis shqiptarëve duhet të zhvleftësohet deri në kufijtë e asgjësimit. Pasojat dihen: lista të kuqe e lista të zeza, të vrarë nga partizanët mbi ballistët dhe anasjelltas. Armiq të partisë dhe militantë të saj, të vrarë nga dy palët por që janë shqiptarë, te vrare si komplotistë apo si agjentë, përsëri janë shqiptarë. A i thirret ndonjëherë mendjes që ku na ka çuar e po na çon kjo luftë sa e hidhur dhe aq kriminele ndaj popullit tonë... Nuk dua të ndalem shumë në këtë çështje, sepse për figurat që kanë kontribuar ndaj atdheut dhe popullit do të shkruaj në të ardhmen. Çështja këtu është se edhe ata njerëz të mëdhenj që janë zbuluar sot si të tillë si pasojë e viktimës së regjimit akoma nuk janë vendosur në histori dhe as në jubiletë e kohës në vendin e tyre. Pse? Një arsye më tepër është edhe kjo: faktet keqinterpretohen akoma për motive dertesh personale. Nexhmedin Ballka është mbi 90 vjeç dhe në Muzeun Kombëtar iu bë një jubile i tillë që rrallëherë kishte ndodhur në atë sallë nga pjesëmarrja masive e personaliteteve mjaft të shquara të Tiranës. Për të është shkruar gjerë e gjatë, por ai më tregoi këtë episod: Ishte fjala për Gavril Meksin (babai i Aleksandër Meksit). E kam njohur personalisht deri në çastet e fundit të jetës, kur ka qenë mësues i historisë në gjimnazin “Qemal Stafa”. Të them të drejtën, opinioni për të ishte i plotë për kompetencën dhe pasionin me të cilin ai e jepte këtë lëndë. Kur e kam pyetur se ku ka qenë në dy luftërat botërore, më sqaroi atë që është spekuluar e keqinterpretuar në dy kohët, kur i biri ishte kryeministër dhe kur nuk ishte më i tillë. Publicistika pozitë dhe opozitë gatuante nga e kaluara “gjellë” sipas interesave të veta politike. Nejse, dihet kjo katrahurë për të ngatërruar me këtë lëmsh të politikës gjatë këtyre 10 vjetve të foshnjërisë së pluralizmit. Gavril Meksi ishte major në ushtrinë greke gjatë luftës turko-greke në vitin 1922-1923 (nën drejtimin e Qemal Ataturkut) nga shteti turk. Dihet mbas kësaj lufte, marrëveshja greko-turke edhe për shkëmbimin e çamëve (si turq) me grekët e Anadollit (Andallajija e famshme). E pyes Gavrilin: “Si qëndron fakti që ti je sot në Shqipëri dhe jo në Greqi?” Qeshi dhe më tha: “Nga Labova e Gjirokastrës, kudo që kam qenë, shqiptarët kanë qenë, kanë mbetur e janë shqiptarë. Në ato vite të rinisë mbarova shkollën ushtarake në Greqi dhe më caktuan në ushtrinë greke për aq kohë sa më duheshin për të plotësuar shpenzimet e harxhuara për këtë shkollim. Kur u bë lufta turkogreke pashë se ushtarët grekë e kishin të humbur atë. Një ditë koloneli grek nga unë varesha (major

isha në atë kohë) më ngarkoi të inspektoja trupat t’i raportoja moralin e ushtrisë. Më bëri përshtypje fakti se ushtarëve grekë u kishte ikur fytyra dhe të gjithë po faleshin para ungjillit, përpara fillimit të betejës. (Ishin ata që ishin shprehur se për 2-3 ditë do të merrnin Ankaranë!) Për sa pashë i raportova kolonelit grek, i cili u nxeh dhe më tha: “Si është e mundur të jetë ky morali i ushtarëve grekë?!” Nuk kaloi shumë kohë dhe Qemal Ataturku i vuri përpara, siç dihet. Grekët ikën me bisht në shalë. Kjo humbje krijoi grupin antimonarkik (pro Venizellosit për republikën) dhe për rrëzimin e mbretit, si shkaktar të humbjes së Greqisë. Në këtë grup oficerësh firmosa dhe unë, por pa zbritur mirë nga anija “Asfalia” e kishte marrë vesh komplotin dhe na arrestoi të gjithëve ne antimonaristët, midis të cilëve edhe mua. Kur erdhi radha e arrestimit tim, u thashë: “Nuk kam punë me çështjet tuaja të Greqisë, firma ime ka qenë e pavetëdijshme, se jam shqiptar dhe do të largohem nga ushtria juaj. Aq sa shërbeva për shkollën që më dhatë, nuk ju kam borxh, por dua t’i shërbej atdheut tim.” Atyre në atë kohë u interesonte politika, të cilët ishin pro dhe kundër mbretit, sepse marrëdhëniet shqiptaro - greke atëherë kishin kaluar në plan të dytë, pas luftës me Turqinë dhe humbjes së madhe që pësoi Greqia. Më këputën një të sharë, si shqiptar që isha, duke më lënë të lirë për t’u kthyer në Shqipëri. Jap mësim prej vitesh... Të tjerat janë vetëm sajesa e fantazira, të cilave nuk denjoj t’ju jap shpjegime”. Po ta dinte sigurimi i shtetit, m’u drejtua Nexhmedin Ballkja mua se Gavril Meksi do të ishte agjent i Greqisë, a mund ta linte të jepte mësim në një shkollë të mesme? Atëherë kur edhe marrëdhëniet me Greqinë ishin mjaft të acaruara dhe këta lloj agjentësh kërkoheshin për t’u peshkuar në çdo kohë? Prandaj sigurimi i shtetit dinte çdo gjë e më saktë kur i interesonte që të kapte këta lloj agjentësh qoftë edhe për diçka të vogël. E përmenda këtë shembull thjesht për të qenë më të kujdesshëm në vlerësimin e një figure, sidomos pa pasur prova të dokumentuara e burime të sakta, sepse këto nuk bëjnë gjë tjetër veçse përçajnë familjen dhe njerëzit domethënë tërë elementin shqiptar edhe kur është i shëndoshë. Dihet që edhe Spanja kishte luftë civile. Po ku është sot? Frankoja nuk e vazhdoi luftën e klasave as si diktator por për t’i pajtuar klasat dhe bashkoi Spanjën. Gjermania Perëndimore me Gjermaninë Lindore nuk vijoi luftën ideologjike kur u bashkua por atë të emëruesit të përbashkët kombëtar gjerman. Pra një ideal kombëtar jo formal, as folklorik


Dossier • E martë 19 mars 2013

dhe as të tipit partiak, por të tipit gjenetik. Kur është fjala për pastrimin e shoqërisë shqiptare nga këto mentalitete të mykura ideologjike do të thotë që të ngrihesh mbi këto krime makabre, pavarësisht se kush i ka bërë ka ardhur koha e një moral jo formal kombëtar, por të një morali për të dashur emrin shqiptar. Këtë lloj djalli të përplasjes ndërshqiptare e kanë shumë për zemër armiqtë tanë. Mirëpo edhe faji kryesor e ka ideologjia komuniste e sllavizmi që na e përcolli që në ditët e para të çlirimit në Shqipëri. Mjafton një episod i tillë:” Më datën 9.3.945 nga informatat e marra më lart sikur ndodheshin reaksionarë në karmet (stanet) e Sumes të Urës së Shtrenjtë, atëherë zv.komisari i Brigadës fillon të shkojë me një batalion shkova edhe unë dhe me të arritur në katundin Dajc të Sumës, unë, me urdhër të zv.komisarit të Brigadës kapiten I shoku Ziqri Mero, shkoj për të marrë priftin në ora 1.30. Atje mbas një ore bisede të hapur, unë i shkrova priftit një copë letër gjoja për të mos kuptuar dy shokë partizanë që ishin aty së bashku me mua. I shkruaja se kam qejf të bisedoj me ty. Ai menjëherë më thotë “eja mbasi gjatë bisedës së hapur unë ju tregova indirekt si i pakënaqur e si partizan nga e keqja”. Shkojmë lart në një dhomë ku ndodhesh vetëm një krevat. Atje u fjalosa me të dhe i thashë se “unë nuk kam mjaft kohë partizan, por i gabuar, sepse nuk e dija se do të arrija në një sistem kështu si duket që do të bëhet”. Prifti më shikonte me kujdes. Unë për të krijuar besim te prifti i them: “Ke të drejtë të mos më besosh, se më

shikon partizan, jam i ri në moshë.” Kisha shprehje të dëshpëruar. Atëherë prifti më thotë: “Por ç’mendon ti të bësh?” Unë, duke parë mendimin e priftit, i them se “po marr guximin e po të them, o i dashur vëlla, se unë së bashku me shokë të tjerë që ndodhemi në këtë brigadë e kemi formuar grupin tonë dhe po punojmë sa kemi mundësi në ushtri dhe jo vetëm në këtë brigadë, por edhe në brigada të tjera e divizione të tjera, por duhet të kemi edhe popullin me vete”. Atëherë prifti më thotë: “Shumë mirë, sa të jetë e mundur në ushtri të punohet, pasi aty vijnë elementë shumë të mobilizuar dhe ata nuk dinë se çdo me thanë tjetër përveçse atdhe dhe nuk janë aspak të kënaqur për mobilizimin që u është bërë. (Por më parë duke më betuar prifti

mua për mbajtjen e konspiracionit). Prifti më thotë që mënyra e qeverisjes së tyre është të na prishin fenë, zakonet kufijtë të na marrin pasuritë e kishave, xhamive e tjera. Unë iu përgjegja: “Po! Duhet të punojmë, pra ju në ushtri e neve në popull që të përgatitemi për një ditë megjithëse këta (partizanët) nuk kanë lënë nëpër shtëpi veç pleqtë, prandaj sa të mundemi ju në ushtri punoni pa masë e me të mobilizuarit sepse na punohet që t’ju bëjnë atentat oficerëve të tyre, unë i them shumë mirë për nder e zakon. Prifti përgjigjet po, po. Këta duan të na i prishin neve këto fe e zakone dhe thotë se kam biseduar me një komandant i brigadës 24 dhe ai filloi të më thotë se është mirë ku të di se çfarë edhe ku i kish dhënë një shkresë ku përmbante mbi komunizmin. E kish lexuar dhe kish ndryshuar atë çast, emrin nuk ia di, më ka thënë për priftin e Reçit ka qenë qysh në fillim nacionalist e tani është bërë pishman ( unë kam kohë që nuk jam takuar por e di.....” (Marrë nga seksioni Informativ i Brigadës I. Nr.extra Koplik më 13.3.1945) Pse duhej pushkatuar edhe ky njeri i kohës se sotme? Trifon Xhagjika lindur më 20 prill 1937, në Peshtan të Tepelenës, me profesion gazetar. Xhaxhai, Koço Xhagjika, kishte qenë dënuar 1948 për aktivitet politik kundër pushtetit popullor. U lirua dhe fitoi të drejtat më 1950. Kishte tre vëllezër dhe një motër anëtarë partie. Një vëlla i studionte në BS më 1960. Trifoni mbaroi shkollën e bashkuar për kundërajror më 1952-54. Mbas disa detyrave nëpër reparte ushtarake më 1960-1963 shërben në Drejtorinë e Përgatitjes Luftarake të MMP. Në dhjetor 1963 dënohet me vdekje nga Gjykata Ushtarake për tradhti të lartë ndaj atdheut. Në dosjen e tij personale lexon: “Një biografi të shkëlqyer deri në datën e pushkatimit. Bir rrobaqepësi. Babai i tij ishte gardian burgu 1943 dhe ndihmoi në lirimin e të burgosurve të Tiranës. Plani i arratisjes u realizua prej tij dhe në maskën e punëtorit elektricist të vëllait të tij Anastas Xhagjika. Për këtë është në dijeni Nasi Marjani, që punonte deri në 15.7.1954 në MPB. Dy vëllezërit e tjerë të Trifonit ishin anëtarë të organizatës së Rinisë komuniste. Vetë Trifoni ka qenë anëtar i grupit të DEBATIK-ut në Tiranë. Me çlirimin e

»

19

Shqipërisë vazhdoi pedagogjiken dy klasë në Elbasan ndërsa në 1947 u bë i ri komunist. Deri më 1951 vazhdoi shkollën njëvjeçare të partisë pranë KQPPSH ku u bë edhe gazetar me nota shumë të mira. Filloi punë në 1951 në gazetën Pionieri si shef redaksie. Më 1952 filloi Shkollën e Bashkuar. Është lavdëruar dy herë nga drejtoria politike duke e shënuar emrin e tij në librin e nderit të Drejtorisë Politike për vitet 1952 -1953. Ne karakteristika e tija të viteve 1954,1957deri në vitin 1963 ka vetëm vlerësime shkëlqyeshëm dhe të firmosur nga emra të tillë seriozë funksionarë dhe autoritare të kohës. Shkurtimisht, pa i vënë këto motive që mbushin dosjen e tij personale me merita tepër domethënëse dhe vlerësuese, gjejmë firma si Naum Gjinikasi, që e vlerësojnë si oficer të shkëlqyer dhe të zgjuar dhe që i pëlqen të merret me letërsi, gjë që e ka kërkuar vazhdimisht”. Maqo Zoto komandant i repartit 3700, vlerësim dhe karakteristikë të shkëlqyer si “i dashur me shokët, i ndershëm i drejtë , respekton shefat dhe eprorë i dashuruar me punën mendoj të vlerësohet puna e tij etj., etj”. Kolonel Meço Starja, atëherë shefi i degës së rregulloreve, jep këtë vlerësim më datë 28.1.1961 me nr.163: “Meqenëse ka rezultate të mira në punë është edhe i ngritur propozohet për ngritje në detyrë...” Vijon po me këto vlerësime major Anesti Andoni e deri tek vlerësimet e kolonelëve dhe gjeneralëve titullarë në kundërajrorë të MMP. Për çudi të gjitha këto vlerësime shemben me një vendim të Gjykatës së Lartë, Kolegji Ushtarak nr.5 Art. Tiranë më 31.1.1964 prej kryetarit Shuaip Panariti. Edhe pse janë me dhjetëra dekorata e vlerësime e motivacione nga mjekët Jul Koriqi, Janko Theodhosi e kolonel Ibrahim Dervishi që duhet të merrte aftësi të kufizuar përsëri Trifon Xhagjika vlerësohet ndryshe nga Gjykata. Episodi i pushkatimit të tij nuk përshkruhet prej meje sepse për atë janë bërë shkrime të veçanta, por vetëm për të dalë te pyetja se pse duhet vrarë ky njeri, i cili kishte këtë “biografi” të mirë për kohën dhe mbi të gjitha kishte një mentalitet që i përkiste kohës së sotme. Për këtë lexoni ato vjersha që janë të botuara në botimet që i përkasin kujtimeve të jetës së tij.


20 P

«

esë vjet pasi operacionit “Valkyrie”, regjisori Bryan Singer kthehet pas kamerave për të sjellë historinë e një lufte epike mes njerëzve dhe një grupi gjigandësh në “Jack and the Giant Slayer”. Filmi i cili vjen në tredimensional dhe fillon projeksionet në kinema në Tiranë prej datës së sotme, është një përshtatje e legjendës së njohur angleze “Xhek dhe bima e fasules”. Jack është një bujk i ri që bën një jetë të qetë. Por gjithçka ndryshon kur krejt papritur dhe pa vullnetin e tij hap një portë mes botës sonë dhe një race të tmerrshme gjigandësh. Tashmë të lirë për të shkelur në planetin Tokë, ata mbjellin terror duke pushtuar tokat që dikur ishin të tyret. Kështu Jack detyrohet të niset në një betejë kundër tyre jo vetëm për shpëtuar njerëzit, por edhe princeshën e guximshme … Jack vjen nën interpretimin e aktorit të ri, Nicholas Hoult, i cili pas interpretimeve të tij në “About a boy” është bërë një yll i Hollivudit. Pas interpretmiteve ne “Clash of the titans” apo “X-Men” ky është një tjetër rol që i shtohet karrierës së tij. Për t’u përgatitur për rolin e Jack aktori i është nënshtruar një stërvitjeve për vrap dhe kacavjerrje në shkëmbinj. “Jack-u im është një ëndërrimtar, një bujk i thjeshtë – ka thënë Hoult gjatë premierës së filmit – nuk ka pasur një fëmijëri të thjeshtë dhe pastaj gjendet krejt papritur në mes të një aventure epike, e në fund bie në dashuri me një princeshë. Është një njeri i thjeshtë që shndërrohet në hero dhe që i duhet të superojë shumë nga frikërat e tij gjatë kësaj beteje”. Bryan Singer, regjisori i dy filmave X-Men drejton skenarin e firmosur nga Darren Lemke që ka shkruar gjithashtu skenarin e “Shrek forever After” bashkë me skenaristët Christopher McQuarrie e Dan Studney. Në kastin e aktorëve janë Eleanor Tomlinson në rolin e princeshës Isabelle, Stanley Tuçi në rolin e Lord Roderick, Ian McShane në rolin e mbretit Brahmwell, Bill Nighy si gjenerali Fallon dhe në fund Eëan McGregor në rolin e rojes. FIlmi, një aventurë epike dhe fantastike ka përmbysur të gjitha parashikimet në arkëtimet amerikane që ka filluar projeksionet vetëm dy javë më parë. Gjatë seancave të fundjavës ai ia ka dalë të arkëtojë 400 mijë dollarë.

Kulturë

“Jack and the Giant Slayer”,

premierë në kinema

E martë 19 mars 2013 •

Sislej Xhafa në enciklopedinë botërore të artit Artisti kosovar, Sislej Xhafa, është bërë pjesë e enciklopedisë së artit që është botuar së fundi nga kritiku i artit Achille Bonito Oliva, ku Warhol, Abramoviq, Borges e Nannuçi janë vetëm disa prej artistëve botërorë të përfshirë në këtë botim. “Encyclopedia of the Word - Artist Dialogues. 1968-2008” (Enciklopedia e Fjalës - Dialogët e artistëve) është titulli i botimit që bën bashkë artistët më të njohur të botës. Xhafa, i cili së fundi është zgjedhur të prezantojë Italinë në Bienalen e Venecias që do të mbahet në fund të muajit maj, është bërë pjesë e kësaj enciklopedie për “vënien e pyetjeve me art”. Achille Bonito Olivia është profesor i historisë së artit bashkëkohor në Departamentin e Arkitekturës në universitetin “La Sapienca” në Romë, dhe ai qysh në fillim të intervistës së realizuar në vitin 2006, e prezanton Xhafën si një artist që vjen nga Ballkani. “Jemi me Sislej Xhafën, një artist ballkanas nga Kosova, një shqiptar me jetë kosmopolitane ndërmjet New York dhe tash nga pak edhe në Itali”, shkruan në hyrje të intervistës. Xhafa në këtë intervistë gjithashtu ka folur edhe për shumë çështje të tjera si për rolin e artistit në një shoqëri.

“Hajdutja e bukur” e Petrovcit në skenën e teatrit Regjisori dhe aktori kosovar, Enver Petrovci, kthehet në Tiranë për të sjellë në skenë një komedi tragjike. “Hajdutja e bukur” është një vepër shqiptare që do të vijë në Teatrin e “Metropolit”, e shkruar si komedi nga Ruzhdi Pulaha, por me ndërhyrjen e Petrovcit do të përmbajë nota të shumta tragjizmi. “Në eksperiencën time kam vërejtur, se, vetëm ky zhanër, së paku për mua, është i shikueshëm, e ngacmon publikun. Kam futur këto fjali që i kam vjedhur nga Tirana, por i kam futur në skenë dhe e kam ndryshuar pak përrallën”, shprehet Petrovci. Ai synon që pjesa, e cila do të vijë premierë fundjavën e ardhshme, të kthehet në një nga pjesët më të shikuara të publikut shqiptar. “Drejtoresha Suela Konjari ka nënshkruar me aktorët 25 shfaqje. Unë kam thënë që nëse kjo shfaqje nuk luhet 100 herë, atëherë unë s’kam bërë asgjë, sepse shfaqjet e mia minumumi janë luajtur 100 herë. Unë besoj se do të jetë kështu. Njerëzit do të qeshin me një ngërç shtrëngimi në fyt ose do të qajnë prapë me një shtrëngim në fyt. Unë e dua çështjen që ka dyshime”, shprehet Petrovci. Komedia është një histori që i takon ditëve të sotme dhe fenomeneve që hasen shpesh në familjet shqiptare.

“Ali Pascha von Janina”

Opera për Ali Pashën shfaqet në TKOB

Realiteti i Tiranës i dokumentuar në fotot e studentëve Tirana e sotme është bërë sërish objekt i fotografisë, këtë herë i studentëve të Universitetit të Arteve dhe atij të Gazetarisë. Projekti i mbështetur nga Aleanca Franceze dhe ambasada franceze ka nxitur këta fotografë të rinj të fiksojnë jetën e përditshme. “Lloji i fotos është gazetarie, fotolajmi dhe fotolajmi është më shumë bazuar në një histori dhe tregon ose flet rreth një subjekti. Subjekti që vendosëm është ‘24 orë në Tiranë”’dhe kemi kapur ose jemi fokusuar tek ajo se çfarë ndodh në Tiranë rreth 24 orëve”, shprehet studenti, Elez Ceka. “Kemi vendosur Xhaminë e Tiranës, pak a shumë ku disa të rinj kalojnë edhe një pjesë të kohës së tyre. Kemi vendosur punëtorët. Gjithçka ishte thjesht jeto 24 orë në Tiranë me një aparat në dorë dhe fotografo çdo gjë që të bën përshtypje dhe ia kemi arritur pak a shumë”,thotë Ardit Alimemeti, një tjetër student. Ekspozita e kuruar nga fotoreporteri francez, Arnaud Brunet fokusohet në jetën sociale dhe paksa personale të njerëzve të thjeshtë. Një këndvështrim interesant i këtyre fotografive të mbledhura në ekspozitën në galerinë FAB është ai që trajton trenin, një temë vazhdimisht intriguese për artistët e rinj.

Dom Gjergji me “Ditar Periferie” Dom Gjergji, prifti katolik i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë, Durrës përpiqet të përhapë konceptin kristian për njeriun që mbështetet te individualiteti i veçantë dhe dinjiteti i paprekshëm i gjithkujt. “Ditar Periferie” titullohet libri publicistikë me autor Gjergj Metën. Shkrimet e Dom Gjergjit na dëshmojnë se njeriu nuk është eksponent i një klase sociale, por është unik në individualizimin e vet. Kjo publicistikë merr shkas nga ngjarje të ndryshme të kohëve të fundit duke iu përkushtuar çështjeve morale e sociale dhe përgjegjësive të gjithsecilit.

Opera me një akt “Ali Pascha Von Janina” është shfaqja që do të shfaqet më 23 mars në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Opera me një akt “Ali Pascha Von Janina” vjen në gjermanisht, me muzikë dhe libret të Albert Lortzing (1801-1851). Regjisore e operës është Patrizia Panton, skenografia është e Platon Bardhit dhe kostumet të Enada At Nikollës. Kormaestër është Dritan Lumshi dhe orkestra dirigjohet nga Zhani Ciko. Në rolet kryesore interpretojnë: Ali Pasha- Gëzim Myshketa (I ftuar); Ibrahim- Sokol Tomorri, Ogert Islami; Bernier- Ergys Mita, Julian Gjojdeshi; Robert- Erlind Zeraliu, Klodian Kacani; Ariana- Eriona Gjyzeli, Rezarta Qevani; Ylene- Blerina Braka. Interpretojnë edhe Kori, Trupa e Baletit dhe Orkestra Simfonike e T.K.O.B. Shfaqja do të shfaqet edhe më 24, 26 dhe 27 mars.

Orkestra Simfonike e RTSH-së në Akademinë e Arteve Më 21 mars, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, në kuadrin e stinës koncertore të kësaj orkestre, do të japë një koncert muzikor në sallën e Universitetit të Arteve. Repertori i këtij koncerti përbëhet nga pjesë muzikore të: Elizabeth Knudson (Kanada) “Tide” (Valë) për orkestër, e cila është premierë absolute; Richard Strauss, koncert për korno dhe orkestër No.1, Op.11 në mbi maxhor; Elizabeth Knudson “Mozaik” koncert për korno e orkestër; Rimsky Korsakov, Kapricio Spanjolle Op.34 . Dirigjent është Bujar Llapaj, solist në korno Oliver de Clercq, ndërsa drejtor artistik i shfaqjes është David Tukiçi.


• E martë 19 mars 2013

“Kolona” e Ujkan Hysajt udhëton edhe për në Itali Listës së festivaleve nëpër të cilat ka udhëtuar rrëfimi i shkurtër për luftën në Kosovë, do t’i shtohet edhe “Rome Independent Film Festival”. Filmi i regjisorit Ujkan Hysaj, me titull “Kolona”, është përzgjedhur të garojë në kategorinë për filmin më të mirë ndërkombëtar, në festivalin i cili mbahet në Romë të Italisë, mes datave 3 e 11 prill. Filmi i vetëm nga Kosova në këtë festival do të shfaqet para audiencës italiane në datën katër të muajit të ardhshëm. “Kolona” është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Festivali “Rome Independent Film Festival” është themeluar më 2001 dhe sivjet shënon edicionin e dymbëdhjetë. Për më shumë se një dekadë, festivali është shndër-

E

mri im, qyteti i tyre” kjo është ekspozita fotografike që do të çelet më 22 mars, në galerinë “Miza”, e cila do të sjellë në Tiranë artistin nga Kosova, Alban Muja. Kjo ekspozitë është një seri e fotografive që eksplorojnë një fenomen shumë specifik kosovar: atë të emërtimit të fëmijëve kosovarë sipas qyteteve të Shqipërisë. Gjatë viteve ‘70të, ‘80-të, ky lloj emërtimi ka qenë i lidhur me ëndrrën kombëtare të bashkimit të gjithë tokave shqiptare. Izolimi nga Shqipëria dhe malli për të nga kosovarët është materializuar me emra të tillë si: Berati, Miloti, Saranda, Gjirokastra, Shkodrani, Butrinti dhe Vlora - sado qëkjo banorëve të këtyre qyteteve iu duket e çuditshme. Ekspozita çelet në kuadër të projektit “Tirana takoje Prishtinën”, i cili dërgon në Tiranë artistë të ndryshëm nga Kosova, të cilët do të prezantojnë atë çfarë ndodh sot me kulturën në anën tjetër të kufirit. Një grup artistësh të fushave të ndryshme të artit nga Kosova kanë vendosur që për dy ditë rresht (22-23 mars) ta kthejnë Tiranën, në një vend ku do të flitet, debatohet dhe prezantohet arti i artistëve që vijnë nga Kosova. Më shumë se një prezantim, këto ditë do të jenë dhe një mënyrë për të parë atë çfarë ndodh sot në kulturën shqiptare. I pari që hap këto ditë të aktivitetit të quajtur “Tirana takoje Prishtinën” ose “Autobahn” është artisti Alban Muja. Alban Muja është një artist virtual dhe regjisor, i cili eksploron konceptet e emërtimit, vendit dhe politikave, ku përfshin video instalacionet, filmat e shkurtër, dokumentarët, vizatimet, pikturën dhe performancën. Ekspozita e tij do të qëndrojë e hapur deri më 30 mars. Muja ka zgjedhur personazhe që nuk janë thjesht njerëz që mbartin një emër, por dhe një histori. Ata janë rritur me përgjegjësinë e asaj se çfarë do të thotë të kesh një emër të tillë, ëndrrat për të shkelur në qytetin emrin e të cilit mbajnë apo dashurinë për Shqipërinë. Pas ekspozitës së prezantuar

ruar në një nga evenimentet më të pëlqyera nga audienca në Romë dhe si referencë për filmbërësit nga e gjithë bota. Në festivalin që ka bërë emër në industrinë e filmave të pavarur, viteve të fundit kanë marrë pjesë regjisorë nga pesë kontinente. Regjisori nga Kosova, Ujkan Hysaj, ka thënë se “Kolona” është filmi i parë kosovar që do të shfaqet në këtë festival. “Filmi është në garë në kategorinë internacionale. Festivali është më i miri në Itali për filmat e pavarur”, ka thënë ai. Hysaj ka thënë se nuk do të mund të udhëtojë vetë për në Itali, pasi do të jetë prezent në një tjetër festival, por ky fakt nuk e zbeh rëndësinë e prezantimit të “Kolonës” në Itali. “Është e rëndësishme që ‘Kolona’ po shfaqet edhe në Itali

dhe që edhe audienca italiane do të njohë një anë të rrëfimit për luftën tonë. Më vjen mirë që edhe ky qëllim po arrihet”, ka thënë ai. Duke shprehur besim në jurinë e festivalit, Hysaj është optimist se “Kolona” nuk do të kthehet duarthatë nga Italia. “Jam optimist duke marrë parasysh që festivali është i pavarur dhe vlerësimet nuk do të bëhen me politika shtetërore”, ka thënë Hysaj. Në edicionin e sivjetmë të “Rome Independent Film Festival” do të marrin pjesë disa nga aktorët më të njohur italianë, si Giorgio Colangeli, Paolo Sassanelli, Francesco Montanari, Valerio Mastandrea, Alessio Vassallo, e të tjerë. “Kolona” gjatë muajit mars është shfaqur në festivalin “Cinequest” në Californi

të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në “Tampere Film Festival” në Finlandë. Ndërsa filmi i Ujkan Hysajt do të shfaqet edhe në Festivalin Ndërkombëtar në Vilnius të Lituanisë, i cili ka nisur më 14 mars. Filmi ka marrë çmimin për filmin më të mirë të huaj në edicionin e 10-të të “Asian International Film Festival” në Seul të Koresë Jugore. I njëjti kishte arritur të bindte publikun në edicionin e 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë të Polonisë. Në tetor të vitit të kaluar, atje “Kolona” kishte marrë çmimin e publikut. E para kësaj çmimin për filmin më të mirë të huaj e kishte marrë edhe në Meksikë. Veç kësaj filmi ka pasur disa paraqitje të

Kulturë

tjera në festivale evropiane, vitin e kaluar. Filmi “Kolona” ishte shfaqur në “Izmir Short Film Festival” të Turqisë, “InterFilm Fest” të Gjermanisë, si dhe në “Tirana International Film Festival”. Në 27 minuta, “Kolona” kthen në shirit filmik skenarin e Besian Hysajt. Filmi rrëfen historinë e familjes së Ademit (Synaj Raça), i cili në vitin

Emri im,

Qytetet shqiptare në artin nga Kosova

nga Muja, një tjetër artiste nga Kosova, Blerta Zeqiri do të bëjë prezantimin e saj. Regjisorja Zeqiri do të prezantojë në sallën “Blac Box” filmin e saj “Kthimi”. Në qendër të tij është historia e një burri koso-

var, i cili kthehet nga një burg i Serbisë te gruaja dhe djali i tij. Shumë gjëra kanë ndryshuar prej kohësh kur ai u shpall i zhdukur. Vazhdimi i jetës prej nga e kanë lënë para katër viteve nuk mund të jetë aq i lehtë

21

1999 vendos t’i bashkohet kolonës së refugjatëve shqiptarë të përndjekur nga pushteti serb. Veç Raçës, në film luajnë edhe aktorët: Arbnesha Grabovci, Irena Cahani, Don Raça, Enis Krapi, Vllado Jovanovski, Bislim Muqaj e të tjerë. Skenarin e filmit e ka bërë Besian Hysaj, drejtor fotografie është Samir Karahoda, e muzikën e ka bërë Valton Beqiri.

Atrium, konkurs ndërkombëtar fotografie dhe videoje

qyteti i tyre Duke filluar me Alban Mujën, artistët nga Kosova prezantojnë artin e tyre nga fotografia, kinemaja, media apo libri

»

sikur duket. Puna e regjisores dhe skenaristes Blerta Zeqiri, është paraqitur në festivale ndërkombëtare, si: Sundance Film Festival, Oberhausen International Short Film Festival, Bradford Film Festival, etj. Filmi i saj i shkurtër “Kthimi” ka fituar Çmimin e Jurisë në vitin 2012 në Sundance Film Festival. Pas shfaqjes, regjisorja do të ketë një bisedë mbi kinemanë kosovare dhe atë çfarë ndodh sot me filmin shqip. Një tjetër artiste që do të prezantohet është Besa Luci. Ajo do të sjellë rrëfimin e saj për “Kosova 2.0”. “Kosovo 2.0” është një platformë e mediave dhe revistë që botohet dy herë në vit dhe që mundohet të japë një zë për shumicën e heshtur të Kosovës: rininë. Nëpërmjet kombinimit të medieve tradicionale dhe medieve të reja, “Kosovo 2.0” kërkon të krijojë një platformë të vetëqëndrueshme që rinia e Kosovës të bëhet e informuar dhe pjesëmarrëse aktive në komunitetet dhe shoqërinë e tyre. Si kryeredaktore e këtij mediumi, Luci do të flasë mbi problematikat në medien kulturore kosovare. Ndërsa Eroll Bilibani, drejtor gjeneral i “Dokufest”, festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër, i cili zhvillohet çdo vit në qytetin e Prizrenit, do të flasë mbi efektin transformues që mund të ketë filmi në zemrën dhe shpirtin e një vendi. Stacion dhe udhëtim…. Albert Heta do të flasë

rreth “Stacion –Qendra e Artit Bashkëkohor”. Prej vitesh, stacioni është një pikë takimi e artistëve të Kosovës, mendimtarëve dhe e kritikëve. Nën udhëheqjen e Albert Hetës dhe Vala Osmanit, Stacioni ka paraqitur punën e artistëve të njohur, bendeve dhe komuniteteve artistike siç janë Anri Sala, Flaka Haliti, Laibach, dhe red76 kolektiv. Albert Heta do të komentojë mbi lidhjen midis kulturës dhe politikës, dhe rolin e rëndësishëm që luan arti në nxitjen e ndryshimeve në diskursin publik. Kurse një tjetër artist, Enes Toska, do të flasë mbi ‘Tour de kulture’. Tour de Culture’ e Kosovës është një ngjarje vjetore e çiklizmit që tani është bërë një traditë kosovare. I hapur për njerëzit e të gjitha moshave dhe eksperienca të çiklizmit, ‘Tour de Culture’ i dërgon pjesëmarrësit nëpër disa prej peizazheve më të bukura të Kosovës dhe vendeve më të rëndësishme historike. Tregimi i Enes Toskës do të na çojë nëpër pikat kyçe të rrugëtimit të ngjarjes dhe do të flasë mbi mënyrën si ‘Tour de Culture’ i angazhon qytetarët në mbrojtjen e trashëgimisë natyrale dhe kulturore të Kosovës. Genc Salihu do të flasë rreth domosdoshmërisë së debatit. Prej kohësh ai administron “Dit’e Nat”, një librari, e cila është kthyer në një vend performance dhe kreativiteti për debat për të rinjtë e Prishtinës.

Projekti evropian ATRIUM - Arkitektura e Regjimeve Totalitare e Shekullit XX në Menaxhimin Urban, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe pjesë e të cilit është edhe Bashkia e Tiranës, shpall konkursin transnacional të fotografisë dhe videos me temë mbi trashëgiminë arkitekturore të regjimeve totalitare. Partnerët e ATRIUM-it nga 11 vende të Evropës Juglindore, ndër ta edhe Bashkia e Tiranës, ftojnë fotografët dhe cilindo tjetër të fotografojë apo të prodhojë video të monumenteve, ndërtesave, uzinave, fabrikave, objekteve politike dhe propagandistike të periudhës së fashizmit dhe komunizmit, që janë ende në funksion apo janë abandonuar dhe t’i paraqesin në konkurs. Të gjitha punimet e përzgjedhura do të jenë pjesë e një ekspozite të quajtur “Totally Lost”, e cila do të organizohet nga Spazi Indecisi, organizata koordinuese e konkursit, në qershor 2013, në një godinë të arkitekturës Totalitare në Forli të Italisë. Fotografitë dhe videot do të botohen në katalogun e ekspozitës, i cili do t’u jepet të gjithë fotografëve dhe prodhuesve të përzgjedhur të videove.


22

« speciale

E martë 19 mars 2013 •

“Desk SMS” Njëra nga këto është “Desk SMS”, pra aplikacioni pa pagesë, që mundëson dërgimin e SMS-ve dhe MMS-ve për “Android” në kompjuter nëpërmjet “Gmail”-it, “Google Talk”-it apo “Google Chrome”-t.

të të ashtuquajturve telefona të mençur e dinë se sa i rëndësishëm është ky aplikacion, apo aplikacionet e tjera të ngjashme.

“WiFi Analyzer” “WiFi Analyzer” po ashtu është aplikacion që mund të merret falas, ndërsa u ndihmon që të identifikoni rrjetin më të mirë pa tel që gjendet rreth jush dhe atë duke krijuar vizualizimin e rrjeteve që janë në dispozicion. Pra, nëse keni nevojë për një gjë të këtillë, aplikacioni në fjalë është i bërë pikërisht për ju. “Weather Bomb” Aplikacioni shumë i kërkuar. “Weather Bomb”, në mënyrë shumë të thjeshtë dhe kuptueshme dhe njëherësh edhe në mënyrë vizualisht atraktive shfaq numrin e madh të sasive të të dhënave të lidhura me parashikimin e kohës, që nga të reshurat e ndryshme, erërat, temperaturat, presionin dhe lagështinë e ajrit deri te lartësia e valëve që mund të ngrihen në dete. Po ashtu edhe ky aplikacion, sikurse dhe dy të mëparshmet, pra është pa pagesë. “Google Skymap” Aplikacioni “Google Skymap” të gjithë atyre që janë të dhënë pas gjithësisë në mënyrë shumë të thjeshtë u tregon dhe sqaron se cilin yll janë duke shikuar atë moment. Drejtojeni telefonin në drejtim të qiellit dhe ajo do t’u deshifrojë planetët, yjet dhe gjërat e tjera që jeni duke i parë në atë moment.

Profil

“Google” luftë me “Apple”-n

për aplikacionet

“Llama Location Profiles” “Llama Location Profiles” është aplikacion që e dallon ku jeni në atë moment dhe në përputhje me vendin e përshtat telefonin tuaj. Mundeni për shembull automatikisht t’ia ndalni zërin kur të jeni në zyrë apo në ndonjë vend ku është e nevojshme qetësia. Është aplikacion pa pagesë dhe nuk e shfrytëzon GPS-in e telefonit, i cili në masë të madhe e ngarkon dhe zbrazë baterinë e pajisjes suaj. “Better Battery Status” Ka edhe aplikacione që kanë të bëjnë me baterinë e telefonit tuaj dhe për njërën ndër to duhet të paguani 2.89 dollarë. Bëhet fjalë për “Better Battery Status”, aplikacionin “inspektor” me ndihmën e të cilit mund të mësoni se cila nga aplikacionet që gjenden në pajisjen tuaj u harxhon më së shumti energji dhe në këtë mënyrë mund të kontrolloni shpenzimin e rrymës. Shumica e pronarëve

“APP Lock” “APP Lock” është aplikacion që mund të merret falas dhe me ndihmën e tij pajisja “Android” bllokon numrin e caktuar të aplikacioneve, pra duke vendosur në to fjalëkalime apo kode të ndryshme, të cilat vetëm pronari i saj i di. Kjo do të thotë se ai që e posedon telefonin e caktuar mund lirisht të marrë frymë, nëse dikush ia kontrollon telefonin apo është duke luajtur me të. “Swift Key” Aplikacioni “Swift Key” është bërë për njerëzit me “gishta të trashë”, përkatësisht për ata që kanë vështirësi të madhe që të shtypin butonat në hapësirën e vogël dhe shpesh ndodhë që të dërgojnë porosi të pakuptueshme. Ky aplikacion ofron përmirësime shumë të sakta të gabimeve, ndarjet e sakta të fjalëve, përmirësimin e gabimeve drejtshkrimore etj., madje parashikon edhe fjalët që dëshironi të shkruani. Ky aplikacion është shumë i dobishëm, por nuk është falas, ndaj, nëse dëshironi ta keni atë, duhet t’i ndani 3.99 dollarë. “Tasker” Aplikacioni “Tasker” është më i shtrenjti në mesin e këtyre aplikacioneve në të këtë listë. Kushton 6.49 dollarë dhe ka për detyrë personalizimin dhe automatizimin e çdo gjëje që ka të bëjë me telefonin e mençur, që nga parametrat deri te SMS-të. Ka më shumë se 200 funksione, duke përfshirë edhe prodhimin e aplikacionit. “Robin” Pa asnjë para mund të shkarkoni asistentin virtual i emërtuar “Robin”. Këtë aplikacion mund ta pyetni për drejtimin e lëvizjes, ku mund të gjendet vendi më i afërt për parkimin e automobilit tuaj, ku mund të gjeni karburantin më të lirë, si është gjendja sot në komunikacion, a ka tollovi apo ndonjë aksident, parashikimin e motit dhe gjëra të ngjashme.

D

yqani “Google Play”, me aplikacione të shumta për “Android”, gjithnjë e më shumë është duke e kërcënuar ofertën e “Apple”-s për “iPhone”. Është bukur konfuze, por në mesin e 700 mijë aplikacioneve gjenden disa që janë pa pagesë, ndërsa njerëzit që merren me këtë fushë i përshkruajnë këto aplikacione që janë shumë të vlefshme, madje në disa raste edhe më me vlerë se vetë ari. Përndryshe, ekspertët e teknologjisë kanë bërë seleksionimin e aplikacioneve më të mira për sistemin operativ “Android”, në mesin e të cilave më shumë ka nga ato që mund të shkarkohen dhe merren pa asnjë para, sesa nga ato që nëse dëshironi t’i keni, atëherë duhet të paguani një shumë të caktuar.

“Friday” Aplikacioni “Friday” është një lloj i ditarit, i cili shënon çdo gjë që ju ndodhë, natyrisht nëpërmjet telefonit dhe nga këto të dhëna është në gjendje të krijojë një “vizatim kohor”. Të dhënat që shënon kz aplikacion mund të gjenden dhe të lexohen lehtë dhe çka është më e mira ky aplikacion është pa pagesë.


sport • E martë 19 mars 2013

M

igjen Basha dhe Valdet Rama janë dy risitë e kombëtares kuqezi në prag të sfidës me Norvegjinë dhe miqësores me Lituaninë 4 ditë më pas. Por trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, që në fillim të konferencës për shtyp për sfidat e radhës, nxitoi të sqaronte se me shumë mundësi asnjë nga futbollistët në fjalë nuk do të mund të zbresë në fushë ndaj norvegjezëve. Norvegjia është udhëkryqi i madh i eliminatoreve për Botërorin e 2014-ës. Nëse fitojmë apo barazojmë në Oslo gjërat marrim një rrjedhë tjetër në kombëtare. E kundërta ndodh me një humbje. Do të ishte shumë e rëndë. Në deklaratën e tij të parë para ndeshjes së kuqezinjve italiani analizon skuadrën tonë, kundërshtarin dhe zbulon objektivin për dy ndeshjet me norvegjezët. -Mister keni grumbulluar 25 futbollistë? Dua të saktësoj diçka para se të nisim. Në listë kemi 25 futbollistë dhe jo 23 si zakonisht, sepse janë përfshirë Migjen Basha dhe Valdet Rama. Janë grumbulluar, por deri tani nuk e di nëse do të jenë të gatshëm për dy ndeshjet e radhës. Sigurisht që Rama nuk do të mund të luajë me Norvegjinë, për arsye dokumentacioni, ndërsa për Bashën shpresojnë të vijë bekimi nga lart. Vijnë me ne sepse pas Norvegjisë kemi një ndeshje miqësore dhe aty do të kemi mundësi t’i shohim në aksion. E përsëris, Valdet Rama nuk do të jetë ndaj Norvegjisë për shkak të pasaportës, ndërsa për Bashën jemi në pritje të vendimit të FIFA-s që duhet të japë miratimin. Shpresojmë që të mblidhet komisionin që duhet të vendosë për çështjen e tij. Nëse vendimi i FIFA-s merret sot apo nesër, ai mund të luajë menjëherë. Gjithsesi, të dy këta lojtarë mund t’i aktivizojmë në miqësoren me Lituaninë. I thirra sepse do të kenë mundësinë të familjarizohen me ambientin dhe me skuadrën. -Po kundërshtari ama ka një skuadër të konsoliduar? Norvegjezët kanë grumbulluar 21 lojtarë për këtë takim. Kanë 12 lojtarë që luajnë jashtë dhe 9 që luajnë në kampionatin norvegjez. Nga ata që luajnë jashtë plot 10 prej tyre aktivizohen në ligatë elitare. Tre prej luajnë në Premier League, ndërsa tre të tjerë në Bundesligë. Të tjerët luajnë në Belgjikë, Holandë e Austri, kurse dy prej tyre luajnë në Championshipin anglez. Kështu që është thuajse i gjithë formacioni është i përbërë nga futbollistë që luajnë në kampionate shumë të forta. Janë vetëm dy lojtarë të 11-shes që aktivizohen në kampionatin vendas. Besoj se janë të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. -Trajneri Olsen na konsideron si mushkonja të bezdisshme? Trajneri i Norvegjisë ka më shumë eksperiencë se unë, ka nisur ta ushtrojë këtë zanat disa vite para meje dhe duke pasur

De Biazi: Norvegjia, shansi ynë i Botërorit

23

Dorëhiqet Tagani, e zëvendëson Alimehmeti

Trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, që në fillim të konferencës për shtyp për sfidat e radhës, nxitoi të sqaronte se me shumë mundësi asnjë nga futbollistët në fjalë nuk do të mund të zbresë në fushë ndaj norvegjezëve

Salih Tagani nuk është më administratori i klubit Tirana. Lajmi konfirmohet nga vetë drejtuesit e klubit. Humbja turpëruese 3-6 ndaj Flamurtari këtë fundjavë në Selman Stermasi i ka kushtuar postin administratorit të skuadrës bardheblu, Salih Tagani. Bordi Drejtues i Tiranës u thërrit në një mbledhje të jashtëzakonshme në përfundim të të cilës Tagani u zëvendësua nga Krenar Alimehmeti. Ky i fundit do të jetë administrator i deleguar i klubit. Tagani u emërua në këtë post nga Këshilli Mbikqyrës i Bashkisë së Tiranës pas marrjes së postit të kryetarit të Bashkisë nga Lulzim Basha. Ai zëvendësoi ishadministratorin deri në atë kohë, Rauf Dimraj. Kjo ishte e vetmja masë e drejtuesve bardheblu pas humbjes ndaj Flamurtarit, dhe ai që i ka shpëtuar paq kësaj ka qenë trajneri Nevil Dede.

Në Francë e japin të mbaruar: Murinjo drejt PSG-së

parasysh edhe moshën thjesht jam dakord me të. Pastaj, ai ka shumë vite që punon me kombëtaren dhe ka mundësinë të ketë një organizimi më të mirë të gjërave. Unë me të vërtetë shpresoj që të jemi të bezdisshëm si mushkonjat, edhe sepse jemi më të shkurtër se ata, sepse norvegjezët kanë shumë lojtarë të gjatë. Mushkonjat të japin bezdi, por ndonjëherë të prishin edhe gjumin. Unë shpresoj të ndodhë kështu. -Luajmë kundër Norvegjisë dy herë? Duhet ta pranojmë që jemi në një moment vendimtar të eliminatoreve. Me Norvegjinë do të zhvillojmë dy ndeshje kyçe të këtyre eliminatoreve brenda dy muajve. Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, kundër një kundërshtari të fortë dhe që ka në përbërje lojtarë me cilësi. Një kundërshtar që ka humbur në Islandë 2-0, por që meritonte të merrte më shumë nga ai takim, të cilin e kam parë me kujdes, por futbolli kështu e ka. Është një skuadër që shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer lojën ajrore me topa të lartë dhe është shumë efikase në goditjet standarde. Duhet të jemi shumë të organizuar, shumë të kujdesshëm, sepse ndryshe do të rrezikojmë shumë. Gjithsesi në këtë sfidë të dyfishtë mendoj se gjithçka është e hapur, edhe pse më duhet ta pranoj se ata kanë vlera shumë të rëndësishme. A firmos për barazimin? Ndoshta pas takimit nëse humbasim po, nëse fitojmë nuk do firmosja (qesh). -Një ndeshje që vendos shumë për ne... E theksova faktin që kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe doja të kisha në dispozicion të njëjtët lojtarët që kam stërvitur gjatë kësaj kohe. Po mundohem ta kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

zgjeroj edhe më tej këtë grup, por nuk e di nëse do t’ia dalim. Jemi përpjekur të ndërtojmë një grup sa më të bashkuar. Por kemi mundësinë të luajmë një pjesë të madhe të shanseve për t’iu kualifikuar në këtë takim. Është një sfidë e veçantë, luajmë jashtë shtëpisë kundër një skuadre të fortë fizikisht dhe që zakonisht nuk të lejon shumë hapësira në fushë. Kështu që duhet të hyjmë në fushë me përqendrimin e duhur. Sa i takon lojarët që mund të ishin thirrur dhe që nuk janë në listë, unë mendon se kam bërë zgjedhjet e duhura, bazuar në strategjinë që iu shpjegova më parë e që kam ndërtuar. Për Sukajn, mund t’iu them se e kam ndjekur me shumë kujdes, qoftë kur ka shënuar gola, por edhe kur nuk ka shënuar. Është një lojtar që ka disa karakteristika të caktuara, por unë zgjedhjet i kam bërë pikërisht në bazë të cilësive të lojtarëve dhe të kundërshtarëve. -Brahimi dhe Kabashi na kanë braktisur? -Vetëm koha mund të flas për këto dy raste. Brahimi dhe Kabashi janë futbollistë të rinj, që akoma nuk kishin treguar cilësitë e nevojshme për të qenë pjesë e kombëtares A. Me përfaqësueset e moshave kanë bërë mirë dhe prisnim momentin e duhur për t’i grumbulluar, por nëse dikush kërkon t’i djegë etapat, atëherë do të mbetet vetë i djegur. Kabashin e kisha shumë në konsideratë, por ndoshta është këshilluar keq. Nuk e di çfarë ka ndodhur me egzaktësi. Unë e kisha në konsideratë, por presioni me shantazh ‘ose luaj në kombëtaren ose nuk vij’, është shenja e parë që tregon se nuk mund të shkosh gjëkundi. -Ka ndryshuar forma e ekipit? Kanë kaluar gati 40 ditë nga ndeshje e fundit me Gjeorgjinë.

Jemi në një fazë vendimtare të sezonit, kemi mungesa të rëndësishme, pastaj duhet të bëj disa verifikime rreth gjendjes së disa lojtarëve. Ndeshjet miqësore për këtë arsye janë, nuk shërbejnë për të provuar gjëra që bëhen në ndeshje zyrtare të eliminatoreve. Ajo ndeshje e fundit miqësore më ka shërbyer shumë për disa përgjigje që mora unë rreth disa çështjeve. Tani shpresoj që disa lojtarë, që nuk ishin në gjendjen më të mirë atëherë, të jenë rikuperuar plotësisht tani. Ndeshjet miqësore krahasuar me ato zyrtare kanë një tjetër perceptim stresi dhe presioni psikologjik. Do të përpiqemi të rikthehemi në lojë. Nëse komprometohen shanset e Shqipërisë në eliminatore, kjo varet edhe nga ndeshjet e tjera. Ne vijmë në ndeshjet e fundit të fazës së parë të grupeve me ekuilibrin që kishim dëshiruar. Kemi fituar dy ndeshje, dy i kemi humbur dhe njërën prej tyre ju e keni parë se si e kemi humbur, veçanërisht atë në shtëpi ndaj Islandës. Pastaj mendoj se edhe ndaj Zvicrës skuadra bëri një ndeshje të denjë përballë një skuadre kundërshtari shumë të fortë. Pikërisht nga këto të dhëna duhet të nisemi. Kemi shënuar pesë gola dhe kemi pësuar pesë, ekipi ka një farë ekuilibri. Skuadrat bazohen pikërisht te ekuilibri. Pastaj duhet të tregohemi më të aftë për të shfrytëzuar ato 3-4 raste që na paraqiten gjatë një ndeshjeje. Me organizimin e duhur mund të jemi më efikas në sulm. Lojtarët që luajnë nga mesfusha e lart është e qartë se kanë më shumë mundësi për të shënuar dhe për të lexuar mirë situatat e volitshme. Kemi me shumicë lojtarë që kanë këtë tipar, por diferencën e bëjnë lojtarët që kanë më shumë eksperiencë ndërkombëtare.

politika: Oli Xhilaga, ervin koçi ekonomia: brikena dervishaj sociale: Erta bode rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Nga Franca shtohen dhe vijnë gjithë e më të fortë zërat që e çojnë trajnerin e Realit, Zhoze Murinjo tek PSG-ja. Sipas portalit “Mercato365”, Horge Mendez, që është dhe agjenti i Murinjos ka qenë në Paris ku është takuar me presidentin e PSG-së, Naser Al-Kelaifi. Sipas këtij portali, agjenti i Murinjos i ka bërë të qartë presidentit të PSG-së interesin e klientit të tij për të vijuar punën sezonin e ardhshëm në Francë. Siç dihet në më shumë se një rast emri i Murinjos është përfolur si zëvendësuesi më i mundshëm i Karlo Ançelotit. Ndërkohë që kandidatura të tjera janë dhe Venger, Luçesku dhe Manuel Pelegrini. Megjithatë këto zëra pritet të konfirmohen, duke qenë se Murinjo vazhdon të ketë dhe një lidhje me Çelsin. Butragenjo: Murinjo ka kontratë deri në vitin 2016 Sakaq, drejtori i Realit, Emilio Butragenjo ka bërë të ditur se trajneri Zhoze Murinjo ka një kontratë me “të bardhët” deri në vitin 2016. Murinjo: Nuk e di nëse do të kthehem sërish te Interi Nga ana tjetër trajneri i Realit i ka përçuar një mesazh në video tifozëve të Interit. “Nuk mund ta them se një ditë do të kthehem sërish te Interi, por nëse do të ndodhte kështu do të vija me kënaqësi”- ka bërë të ditur portugezi.

Alonso nuk rinovon me Realin Një lajm i keq për Realin e Madridit. Mesfushori i tij dhe i kombëtares spanjolle Ksabi Alonso ka vendosur të mos ripërtërijë kontratën e tij me kampionët e Spanjës. Kontrata aktuale e mesfushorit zgjat deri në vitin 2014, por gjatë gjithë kësaj kohe drejtuesit e Realit kishin ndërmarrë disa hapa për të rinovuar me të. Por siç raporton shtypi spanjoll pranë Realit, mësohet se Alonso ka vendosur ta mbyllë me Realin në vitin 2014. Mesfushori këtë vendim ia ka bërë të ditur edhe klubit, që duket se e ka pranuar dhe ka vendosur ta mbështesë lojtarin.

Ibrahimoviç mund të jetë që në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës UEFA ka bërë të ditur se sulmuesi i PSG-së, Zllatan Ibrahimoviç mund të luajë që në ndeshjen e parë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës. Kujtojmë se për momentin suedezi nuk mund të luajë pasi është i pezulluar me dy ndeshje. Por UEFA mund të marrë parasysh uljen e dënimit pas rekursit të PSG-së. Nëse UEFA do të miratojë kërkesën e klubit francez, Ibra do të jenë gati që për ndeshjen e parë ndaj Barcelonës më 2 prill në “Parc des Princes”.

UEFA hap hetim për Interin Interi është në telashe dhe rrezikon në ndëshkim maksimal. UEFA ka hapur një hetim kundërt skuadrës italiane për shkak të koreve në ndeshjen kundër Totenhemit në Ligën e Evropës. Në këtë përballje tifozët zikaltër kanë thurur kore raciste kundrejt sulmuesit me ngjyrë të Totenhemit, Adebajor. Situata është serioze dhe zikaltërit përveç se rrezikojnë një gjobë të rëndë, rrezikojnë t’i pezullohet edhe fusha për më shumë se një takim. në momentin kur në stadium ishin vërsulur koret raciste ndaj Adebajor, trajneri i Totenhemit, Vijas Boash i ka kërkuar zyrtarit të UEFA-s që të pezullojë takimit, por ky i fundit pasi është këshilluar me kolegët e tij ka vendosur që takimi të vazhdojë. Vendimi i UEFA-s kundrejt Interit pritet të jepet më datën 19 prill.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E martë 19 mars 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.