Metropol 19 qershor

Page 1

»21

PAS VITESH BLLOKIMI

Rikthehet festivali i Butrintit, miratohen fondet e posaçme E MËRKURË

19 QERSHOR 2013 VITI IX, NR. 3005 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Uji i pishinave

Topi: Partitë e vjetra Ekspertët bëjnë thirrje për kanë vetëm gënjeshtra Kreu i FRD takime në zonat e kryeqytetit për të marrë mbështetjen në zgjedhjet e 23 qershorit: Ti japim fund tranzicionit shqiptar »4

kujdes. ISSH: Nuk flasim pa mbaruar zgjedhjet »8

PENSIONET PEN NË DITËT E FUNDIT JE LJEN PREMTIMET PËR SJEL NDAJ MINATORËVE

TË PËRNDJEKURIT

Skema e dëmshpërblimit për një mijë emrat e miratuar Afatet që do të ndiqen për ndarjen e lekëve për të pushkatuarit pa gjyq dhe të ekzekutuarit në kufi

»6

PROBLEMET E VOTËS

Raporterët e ODIHR informojnë ambasadorët për pikat e nxehta Diplomatët e BE nisin angazhimin për të frenuar problemet gjatë procesit të votimit. Gati raporti i radhës »5

Opinion Nga EUGJEN MËRLIKA

Një mësim nga brigjet e Bosforit

»16

Nga JOZEF RADI

Të takohesh me Visarin

»17

RËT KREU I PD: PËR MINATO MOSHA E PËRFIMIT TË EÇ PLOTË DO TË JETË 50 VJ HET KRYESOCIALISTI: ZGJID PËR ME STATUS TË VEÇANTË ËS PUNËRORËT E NËNTOK

Berisha-Rama replikë për uljen e moshës

»2-3

RAPORTI I FREEDOM HOUSE

»4

Media në situatë të njëjtë, ka rritje të korrupsionit në vend

“PRONËSI ME DREJTËSI” DHE “BREGDETI”

Republikanët pakt me pronarët: Të zbatohet neni 41 i Kushtetutës Mediu në Tiranë: Votoni numrin 45 për të dhënë një mundësi më shumë në respektimin e së drejtës »4

RISHIKOHEN PROCEDURAT

Pas votimit elektronik dështon prova e kontrollit të kartave të identitetit Për votimet e 23 qershorit do të ndiqen të njëjtat procedura si katër vite më parë. Skema për marrjen e të dhënave »5

DEBATI I SHKRIMTARËVE

Mërgim Korça: Dritëro Agolli i mbiquajturi “patriark i letrave”

»18-19


02

« POLITIKË

E mërkurë 19 qershor 2013 •

Akuza të ashpra kanë ardhur dje në adresë të Kryeministrit Berisha nga kreu i Partisë Socialiste. “Nuk ka komunist më të keq, është specia e mbijetuar e Luftës së Ftohtë. Edhe krom edhe skorie në të njëjtën kohë. Ne nuk tregojmë përralla, ne duam ta rilindim vendin. Shqipërinë do ta kthejmë në punë”, - u shpreh Rama. Këto qëndrime, sipas tij, bazohen në shumë

fakte, por ndër to është dhe situata aktuale me pronat, për të cilat PS-ja premton zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. “Prona në Shqipëri është bërë lesh e li. Çdo vit që kalon komplikohet. Asaj i janë mbivendosur orekset e oborrit të Kryeministrit, që i ka transformuar çështjet e pronës në një çështje pushtimi. Pushtim i pronave nëpërmjet abuzimit me ligjin dhe shtetin në të katër anët, duke privuar shqiptarët pronarë, duke mos përfunduar reformën

e tokës dhe duke mos i zgjidhur problemin e legalizimeve. Këto janë problemet: e para, pronarët, që ngelën gjyqeve pa marrë zgjidhje; e dyta, fermerët, që punojnë tokën, por që certifikatë të tokës nuk kanë; dhe e treta, pronat e ndërtuara me gjak e sakrifica në kushtet e mungesës së shtetit, që nuk po legalizohen. Zotohem se brenda mandatit të parë dorëzojmë certifikatat e tokës, do të përfundojë reforma e tokës”, - deklaroi ai.

KREU RAMA PREMTON ZGJIDHJEN E PROBLEMATIKAVE QË SHOQËROJNË MINATORËT

Zgjidhja e PS me vendosjen e statusit Rama: Saliu ka refuzuar propozimet tona për minatorët

M

inatorët dhe pritshmëritë për këtë kategori ishin dje pjesë e premtimeve të kreut të PS-së Edi Rama. Sipas tij, zgjidhja do të vijë pikërisht me vendosjen e statusit të minatorëve. Takimi Gjatë “Këndit të fjalës” të zhvilluar dje me banorët e Përrenjasit kryetari i socialistëve iu përgjigj interesimit të minatorëve të minierës së hekurnikelit lidhur me projektin e socialistëve për këtë kategori. Në vlerësimin e lidershipit socialist problematika që shoqëron prej kaq vjetësh këtë kategori do të marrë fund me vendosjen e statusit të minatorëve. “Saliu ka refuzuar propozimet tona për minatorët, kujt ia tregon ky se do ta çojë moshën e pensionit 50 vjeç, se do të ulë çmimin e naftës kur i ka refuzuar me votë në parlament propozimet tona? Unë jam i bindur që deri të premten do e çojë 40 vjeç. Ndërkohë që për minatorët mund ta çojë deri në 40 vjeç për veten e vet mazallah se pranon se është shumë i lodhur dhe s’ka takat”, - tha Rama, duke shigjetuar kështu premtimin e kreut të qeverisë. Krahas atakimit Rama garantoi se me ardhjen në pushtet PS-ja ka një projekt të qartë për përmirësimin e situatës aktuale. “Ajo që unë ju angazhohem është të ndërtojmë një projekt dhe të nxitim investitorë seriozë që të vijnë dhe të realizojnë projektin konkret”, - deklaroi kreu i PS-së lidhur me një çështje të tillë. Deklarata Një kundërpërgjigje për deklaratat e Kryeministrit Berisha lidhej dhe me çështjen e legalizimeve. Spoti elektoral i Ramës që premton legalizime falas për kreun e qeverisë është veçse një mashtrim dhe se ai jo vetëm nuk do të bëjë legalizimet, por do t’i kthejë banorët andej nga kanë ardhur. Por kreu i PS-së hodhi poshtë akuzat e Kryeministrit. Sipas kreut të PS-së, Berisha e bën opozitën gogol sepse nuk di si të justifikojë premtimet e 8 vjetve për legalizimet. “Ditët e fundit Saliu ka ndërmarrë një përpjekje të dëshpëruar se unë do t’i kthej andej nga kanë ardhur njerëzit dhe se nuk do të bëj legalizimet. Historia ka treguar se unë nuk jam armiku i tyre, por Saliu nuk është miku i tyre, i ka dashur mish për top në fushata,

LSI NË NJËSINË N. 9 NË TIRANË, MBRON PUNËN NË KATËR VITE QEVERI

Meta: Në katër vite u angazhuam për integrimin “Integrimin në BE si një proces jetik dhe i domosdoshëm” angazhimin tonë me kontributin e jashtëzakonshëm për liberalizimin e vizave dhe e përfunduam dy javë më parë duke arritur që me këmbëngulje, urtësi dhe mençuri të bënim atë që nuk pritej: të miratoheshin tri ligjet që do ta afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe do të japin statusin e vendit kandidat në dhjetor të këtij viti. Në këtë mënyrë do të përfitohen më shumë ndihma financiare dhe më shumë

“Lëvizja Socialiste për Integrim di të sjellë emancipim, di të sjellë risi, di të çojë përpara integrimin në Bashkimin Europian, një proces jetik dhe i domosdoshëm për shoqërinë tonë dhe për vendin tonë”, - kështu u shpreh dje kreu i kësaj force politike Ilir Meta gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në njësinë bashkiake nr. 9. Sipas tij, ky pozicion i LSI-së u pa qartë gjatë katër vjetve që shkuan. “Ne e filluam në këta katër vjet

i ka dashur vetëm për vota dhe kurrë s’i ka trajtuar si njerëz. Sot duhej të dilte para tyre dhe të thoshte se ‘ua bëra legalizimet”, por nuk gjen fjalë tjetër për t’ju thënë veçse të bëjë opozitën gogol”, - u shpreh Rama gjatë këtij bashkëbisedimi. Ndërkohë që të qenët në fushatë elektorale i dha mundësinë dhe për premtime të tjera kreut të PSsë. Garanci se premtimet e tij nesër do të bëhen realitet për Ramën është programi i shtypur i Partisë Socialiste.

Raporti i Freedon House”, reagon PS

Rama: U faktua korrupsioni përmes privatizimeve të errëta Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vlerësoi dje se raporti i “Freedom House” në pjesën për korrupsionin është në koherencë me deklaratat dhe faktet që ka publikuar opozita

për privatizimet e errëta. “Ne do të ndërtojmë menjëherë një proces transparent për kthimin dhe kompensimin e pronave. Do t’i japim fuqi të jashtëzakonshme një Komi-

projekte për zhvillimin e vendit, për hapjen e vendeve të reja të punës”, - deklaroi Meta. Për kreun e LSI-së partia e drejtuar prej tij është një forcë politike që kujdeset për njerëzit, një forcë politike me këmbë në tokë. “Më 23 qershor rezultati për LSI-në do të jetë i jashtëzakonshëm, sepse në radhë të parë ne do të kemi mbështetjen e të gjithë të rinjve të Shqipërisë që duan të ecin më shpejt”, vlerësoi Meta.

sioni që do të ngarkohet nga parlamenti i Shqipërisë për të bërë transparencën e plotë se çfarë ka ndodhur me pronat në këtë vend, me pronat publike dhe me pronat private. Jo më larg se në orët e fundit ka dalë një raport i ‘Freedom House’, që flet për rrënimin që i kanë sjellë ekonomisë shqiptare privatizimet”, - vlerësoi Rama lidhur me një çështje të tillë.

PROJEKTI Majko me studentët

“Rishikim të aspektit ekonomiko -social” Rishikim të aspektit ekonomiko-social në vend. Ky është vizioni i kandidati për deputet i PS-së në zgjedhjet e 23 qershorit në Tiranë, Pandeli Majko për ndryshimin e situatës aktuale në vend, situatë që sipas Majkos nuk u përmirësua në këta 22 vjet demokraci. Gjatë një bashkëbisedimi me studentë të Universitetit Europian të Tiranës Majko tha se realiteti shqiptar është ndryshuar, por deformimet e tij janë të importuara kryesisht nga politika, e cila ka dështuar në axhendën e ndërtimit të shtetit ligjor. “Mundësitë dhe kostot e politikës janë udhëkryqi në këtë pragzgjedhje, ku Shqipëria dhe shqiptarët duan më shumë sesa ndërrimin pushteti. Marrëdhënia empirike midis demokracisë dhe zhvillimit ekonomik mbetet ende me mjaft pikëpyetje në vazhdim. Tranzicioni autoritarist ka dështuar jo vetëm në Shqipëri. Ajo që bindshëm kemi kuptuar është se mungesa e legjitimitetit në një jetë të dyfishtë me rregullat e demokracisë po na vret ngadalë dhe nga pak çdo ditë. Kjo e bën ditën e zgjedhjeve, 23 qershorin, një datë të veçantë jo vetëm për rezultatin, por edhe për atë që vjen pas saj”, - vuri në dukje Majko. Madje, në këtë kontekst kandidati për deputet kërkoi që t’u jepet fund deklaratave për arritje ekonomike. “Quhemi një vend në zhvillim, por nuk duhet të harrojmë, pa u turpëruar aspak, se jemi ndër më të varfrit në Europë. Varfëria e tejskajshme është migjeniane në shumë fshatra të Shqipërisë. Por dhe shtresa e mesme, ajo që sjell zhvillimin dhe shtyn përpara shoqërinë, sot është e mbytur në borxhe, e bllokuar në skemat korruptive të elitës në pushtet dhe e kërcënuar deri dhe me shtyrjen me muaj të ditës së rrogës”, - tha Majko.


POLITIKË • E mërkurë 19 qershor 2013

• Gjatë mitingut përmbyllës në Peshkopi Berisha pohoi se Rama nuk e përmend asnjëherë integrimin, pasi i ka dyert të mbyllura në Bruksel. “Pyeteni veten se si ka mundësi që 3 muaj nuk ka lënë sharje pa bërë, fjalë pa përdorur, po fjalët ‘integrim europian’ s’i ka shqiptuar asnjëherë. Flet për këmishën e jelekun tim, po kurrë për integrimin në BE, sepse e di se ka shkelmuar mbi këtë projekt për 3 vjet rresht, sepse e di që në Bruksel i ka dyert e mbyllura, është i damkosur për bllokimin që i bëri vendit”, - tha Kryeministri.

»

03

•Ish-socialisti Asllan Dogjani akuzoi dje ish-kryetarin e tij Edi Rama se po mashtron shqiptarët me premtimin për legalizimin e banesave. “Pesë ditë para zgjedhjeve i fut një mashtrim dhe thotë se legalizimet për ata që do të kenë hall do t’ua bëjë pa lekë. Ku e di ai se kush ka hall këtu, se vetë hallet i ka të zgjidhura. Mos i besoni këtij mashtrimi, se unë kam qenë atje dhe e di se sa e do ai legalizimin e ndërtimeve pa leje”, - tha Dogjani gjatë përfundimit të ndërtimit të një rruge në Bashkinë e Kamzës.

PREMTIMI I KRYEMINISTRIT NË BULQIZË, STATUSI I MINATORIT NË QENDËR TË DEBATIT POLITIK

“Mosha e pensionit për minatorët 50 vjeç” Berisha kërkon votën e dibranëve, premton rritje pagash dhe pensionesh Ervin Koçi Ulja e moshës së daljes në pension për minatorët ishte premtimi i radhës i Kryeministri Berisha në prag të zgjedhjeve parlamentare gjatë një mitingu të zhvilluar në Bulqizë me rastin e mbylljes së fushatës në këtë qytet. Kryefjalë e deklaratës së Kryeministrit ishte rritja e pagave dhe pensioneve, por pa harruar edhe uljen e moshës së daljes në pension të minatorëve. Kjo deklaratë e Berishës bëhet në qytetin e minierave, ku vetëm pak ditë më parë humbi jetën një minator. “Do të votoni për krijimin e qindra mijë vendeve të reja pune në Dibër dhe në mbarë Shqipërinë. Do të votoni për uljen në 50 vjeç të moshës së pensionit për minatorët e Bulqizës dhe të mbarë Shqipërisë. Do të votoni alternativën e zhvillimit, të punësimit, të mirëqenies e të së ardhmes”, - pohoi Berisha. Çështja e moshës së pensionit për minatorët ka ditë që është vënë në epiqendër të debatit politik ndërmjet dy forcave kryesore politike në vend. Edhe Partia Socialiste para pak ditësh pohoi se do të ulë moshën e daljes në pension për minatorët, gjë që u pasua nga deklarata e djeshme e Berishës. Krahas kësaj rreth një muaj më parë sindikata e minatorëve i dërgoi një letër Kryeministrit, në të cilën i kërkonte që mosha e daljen në pension të individëve me status minatori të jetë 55 vjeç, gjë që u mirëprit nga shefi i qeverisë. Premtimet ekonomike ishin gjithashtu në qendër të fjalës së Berishës. Sipas kreut të qeverisë, brenda katër vjetve që vijë paga minimale do të bëhet me ligj 350 dollarë në muaj, ndërsa pagat e punonjësve të administratës do të shkojnë në 700 dollarë në muaj dhe mbi këto premtime Berisha kërkoi që banorët e Bulqizës të votojnë Partinë Demokratike. “Më 23 ju do të votoni për infrastrukturën moderne në Bulqizë dhe në të gjithë fshatrat e saj. Për rindërtimin e të gjitha shkollave, hapjen e shkollës profesionale, hapjen e pusit të nivelit 14. Do të votoni për rritjen e rrogës mesatare për punonjësit e administratës në 700 dollarë, rritjen e rrogës së arsimtarëve në 700 dollarë, rritjen e rrogës minimale në 350 dollarë, rritjen e pensioneve në 150 dollarë, rritjen e ndihmës ekonomike në 50 për qind, rritjen e pagesës së papunësisë

“Rama tentoi të bllokonte ndërtimin e rrugës”

Berisha: Mandatin e ardhshëm përfundon Rruga e Arbrit Partia Demokratike zhvilloi dje në Peshkopi mitingun përmbyllës të fushatës elektorale. Kryeministri Berisha premtoi para këtyre banorëve një model të ri punësimi, model për mirëqenie dhe integrim. Ai u shpreh i bindur se në mandatin e ardhshëm do të bëjë realitet ëndrrën e dibranëve me përfundimin e Rrugës së Arbrit. “Më 23 qershor vazhdojmë projektin tonë të përfundimit të Rrugës së Arbrit, të përfundimit të ujësjellësit për qytetin, të infrastrukturës më moderne në të katër anët e vendit. Ftoj çdo socialit të bashkohet me ne, e bashkon përpjekja jonë për punësim, mirëqenie, për përfundimin sa më shpejt të Rrugës së Arbrit. Shoku i autobusit mavi, që vjen këtu e premton rrugën, 3 vjet rresht ka votuar kundër buxhetit të Rrugës së Arbrit, ka bërë çdo gjë për mosndërtimin e saj, prandaj rrugën do ta përfundojmë së bashku, të gjitha projektet do t’i përfundojmë së bashku”, - tha më tej kryeministri.

MITINGU NË PUKË

MITINGU NË SHKODËR

Partia Demokratike zhvilloi dje pasdite mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Pukë. Kryeministri Berisha i ftoi pukjanët të votojnë për rritjen e rrogave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike. Ai nuk nguroi të akuzonte kreun e PS-së se nuk ka folur asnjëherë për rritjen e rrogave dhe pensioneve. “Votojmë për rritjen e rrogave, asaj mesatare dhe të arsimtarëve, rroga minimale do të jetë 350 dollarë, rritja e pensionit minimal shkon në 150 dollarë; votojmë për rritjen me 50% të ndihmës ekonomike, për dyfishimin e pagesës së papunësisë; votojmë për krijimin e 250 mijë vendeve të reja pune, për dyfishimin e turizmit. Do të miratojmë ligjin për statusin e pensionistit”, - tha Berisha

Kryeministri Sali Berisha në mitingun përmbyllës në qytetin e Shkodrës akuzoi kryesocialistin Rama se në 3 muaj fushatë nuk përmendi asnjëherë fjalën “integrim”, pasi sipas tij Rama e bllokoi integrimin. “U bëj thirrje socialistëve të Shkodrës dhe shqiptarëve: pyetni pak veten tuaj se pse shoku i autobusit mavi 3 muaj rresht nuk shqipëroi asnjëherë të vetme fjalët ‘integrim europian’ Nuk ia nxori goja, nuk ia lejoi shpirti, nuk e shqipëroi dot. Por për shqiptarët e mbarë Shqipërisë, pavarësisht nga bindjes partiake, integrimi evropian, që ky shok mavi i thotë se nuk është as bukë, as ujë, por ajo është e ardhmja me e ndritur”, - deklaroi Berisha.

BASHA PREZANTON MODELIN E ZHVILLIMIT TË TIRANËS Bashkia e Tiranës do ti hapë rrugë zhvillimit urban dhe të pronës në lagjet e quajtura si të vjetra në Tiranë. Në emisionin “Opinion” të Tv Klan, kreu i bashkisë Lulzim Basha theksoi se tashmë kanë nisur projektet konkrete. Në këto lagje ndërtimet nuk do të jenë më të larta se nëntë kate. Por se ndryshe nga më parë, sipas tij, zhvillimi nuk do të jetë vetëm me ndërtime por dhe do të ketë një rindërtim të parqeve publike. Ku shfrytëzimi me ndërtim do të jetë i njëjtë me atë për lulishte. Ndërsa në kontratat e pallateve nuk do të jenë vetëm pronarët e zonës ku është leja e ndërtimit por dhe subjektet që kanë në pronësi sipërfaqen që

me 100%. Do të votoni për krijimin e qindra mijë vendeve të reja pune në Dibër dhe në mbarë Shqipërinë”, - tha Berisha. Akuzat për Ramën Por në këtë

miting

përmbyllës të fushatës në qytetin e Bulqizës Berisha nuk la pa akuzuar alternativën e majtë, duke e cilësuar si rrënim dhe jo pro europiane. “Modeli ynë është modeli i anëtarësimit të Shqipërisë në

do të mbesë lulishte. Duke folur më tej Basha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit Qeveri-Bashki duke zbatuar projekte konkrete të zhvillimit. Për këtë ai ka theksuar rindërtimin e të gjitha zonave të Tiranës si dhe zhvillimin me projekte të plota. Në këto projekte të zhvillimit Basha theksoi dhe afrimin e firmave ndërkombëtare për Bulevardin e ri të Tiranës. Basha nënvizoi mbi të gjitha dhe zhvillimin e zonave informale, por kjo duke bashkëshoqëruar legalizimin me urbanizimin. Mbi këtë të fundit ai theksoi rëndësinë e urbanizimit të plotë dhe jo vetëm për rrugë. Ai ka rrëzuar idenë e

Bashkimin Europian, modeli i lëvizjes së lirë pa viza. Modeli tjetër, ai i shokut Rama, është modeli që mbajti peng statusin e vendit kandidat për një vit vetëm e vetëm për të dëmtuar secilin prej jush, që

hedhur se investimet janë elektorale, ndërsa thekson se është e vërtetë që ka rrugë që koinçidon me periudhën e zgjedhjeve ashtu sikurse ka zona që inagurohen pas zgjedhjeve. Dhe procesi I votimit sipas tij nuk ka pse pezullon zhvillimin e Tiranës. Por se projekte do të vijojnë dhe gjatë muajve në vijim ashtu sikurse dhe në vitet e tjera. Përsa I përket përfshirjes në politike, sidomos në tensionin e votimeve, Basha tha se nuk duhet ngatërruar puna si kryebashkiak me atë në fushatë. Pasi së pari ai është kryetar I Bashkisë dhe më pas është dhe përfaqësues I PD në fushatë. Por se së pari është përfaqësues I banorëve të Tiranës

bëri gjithçka që shqiptarët të mos merrnin viza. Modeli ynë bazohet në integrim, në vlerat e familjes, modeli i shokut tjetër bazohet në ndarje, martesa e divorce për qëllime elektorale në prag të të

gjitha zgjedhjeve. Këto nuk janë vlerat familjare. Modeli ynë bazohet në djersën e ballit dhe nuk ka frikë nga ato të ardhura që krijon, sepse i ka me nder, i ka me djersë”, deklaroi kryetari i PD-së.


04

« POLITIKË

E mërkurë 19 qershor 2013 •

PR NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN ME SHOQATËN “PRONËSI DHE DREJTËSI” DHE ATË “BREGDETI”

Pronat do të zgjidhen sipas nenit 41 të Kushtetutës Deputetët republikanë do të kenë detyrimin e informimit të shoqatave mbi situatën Ervin Koçi

P

artia Republikane e ka vendosur zgjidhjen e problemit të pronave në prioritetin kryesor për sa i përket angazhimit në parlamentin e ardhshëm. Në mbledhjen e kryesisë të zhvilluar dje është vendosur bashkëpunimi me shoqatën “Pronësi me Drejtësi” dhe shoqatën “Bregdeti” për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar. Angazhimin PR-ja e ka ndërmarrë si anëtare e koalicionit qeverisës për “Mirëqenie, Punësim e Integrim”, si pjesëtare e parlamentit dhe qeverisjes së ardhshme. Në këtë marrëveshje si pikë e parë është vendosur angazhimi për rregullimin e legjislacionit të kthimit dhe kompensimit të pronës në përputhje me nenin 41 të Kushtetutës, me standardet e Komisionit Europian dhe rekomandimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. “Për këtë do të bashkëpunohet me ekspertët e shoqatave dhe ekspertë europianë, me qëllim që të bëhen rregullimet e duhura në legjislacionin ekzistues dhe do të marrim nisma ligjvënëse, duke i kaluar ato në parlament dhe këmbëngulur për miratimin e tyre. Ndërkohë që palët do të kërkojnë të realizojnë sigurimin e transparencës së domosdoshme në procesin e kthimit dhe kompensimit të

Mediu: Në Tiranë marrim me shumë se një deputet, votoni PR me nr.45!

pronave, duke theksuar se kjo i shërben luftës pa kompromis kundër korrupsionit. “Për këtë do të kërkojmë që në strukturat e institucioneve më të rëndësishme që trajtojnë çështjet e pronësisë, siç janë AKKP, ZQRPP dhe zyrat e saj në rrethe, ALUIZNI në qendër dhe në rrethe të përfshihen përfaqësues të shoqatave të pronarëve , si palë e interesuar”, - thuhet në marrëveshjen e realizuar në mbledhjen e kryesisë republikane. Gjithashtu theksohet se në të gjitha rastet deputetët e Partisë Republikane në parlamentin e

ardhshëm do të mbajnë lidhjet të vazhdueshme me përfaqësuesit e shoqatave të pronarëve për t’i informuar dhe marrë e mendimet e tyre për çdo nismë ligjore që do të paraqitet në parlament dhe që ka lidhje direkt ose indirekt me problemet e pronësisë. “Në bashkëpunim me ekspertët e shoqatave do të punojmë për përmirësimin e metodologjisë dhe të hartës së vlerës së pronës për të arritur nivelin e çmimit të tregut sipas metodologjisë dhe standardeve europiane”, - thuhet në deklaratën e kryesisë.

TOPI KËRKON VOTËN E QYTETARËVE TË PERIFERISË SË KRYEQYTETIT

Ndërkohë vëmendje kryesore do t’i kushtohet kthimit të pronave pronarëve të ligjshëm të bregdetit. Do të insistojmë që amendamentet e dërguara për këtë çështje të kalojnë që në fillimet e punës së parlamentit të ardhshëm. “U bëjmë thirrje forcave politike që të lënë mënjanë premtimet demagogjike në mitingjet e takimet elektorale, të pranojnë të drejtën e pronësisë, si një e drejtë e shenjtë, që i hap rrugën së ardhmes europiane vendit tonë. Ky do të ishte hapi i parë që do të vërtetonte nëse forcat politike të të gjitha

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, mbylli fushatën elektorale në Domje në një takim entuziast me banorët e kësaj zone. I shoqëruar nga kandidatët për deputetë dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, Mediu shprehu entuziazmin për fitoren e kandidatëve të PR-së në Tiranë, si dhe për fitoren e koalicionit të djathtë në zgjedhjet e 23 qershorit. Duke folur për kandidatin e parë të PR-së në qarkun e Tiranës, Mediu theksoi se Ylli Shehu nuk është deputet i PR-së, por i Domjes dhe si bir i kësaj krahine do të dijë të jetë zëri i tyre në parlament për të zgjidhur hallet e problemet e tyre dhe për të qenë gjithnjë pranë tyre. “Dua t’ju siguroj se Ylli Shehu në parlamentin shqiptar do të jetë një zë pa kompromise, që do të përfaqësojë njerëzit me dhe pa parti”, - tha Mediu. PR-ja në koalicionin e djathtë është një vendim i marrë prej kohësh, theksoi Mediu, duke vlerësuar të djathtën si zgjidhjen më të mirë për shqiptarët. “Ne kemi 22 vjet në koalicionin e PD-së, sepse e kemi parë si mundësia më e mirë që t’i shërbejmë popullit shqiptar, të bëjmë atë që është më e mira, sepse e djathta është një mozaik vlerash, një mozaik i bukur që vazhdon idetë e të gjitha partive”, - tha Mediu. Kandidati për deputet i PR-së, Ylli Shehu, i pari në listën e qarkut të Tiranës, u shpreh ndër të tjera: “Jam këtu si vëllai juaj, si djali juaj, si njëri prej jush, që kemi ndarë shumë gjëra, që i jemi gjetur njëri-tjetrit pranë në çdo kohë dhe në çdo çast. Sot vij përpara jush si kandidat i PR-së me sloganin: “Me besimin në Zot, për familjen, pronën e kombin”. Ju kërkoj juve, familjeve tuaja, miqve tanë të përbashkët që të më mbështesin për të qenë zëri juaj në parlamentin e ardhshëm dhe ju siguroj se unë do të punoj me korrektësi dhe dinjitet. ngjyrave janë apo jo të sinqerta ndaj qytetarëve shqiptarë dhe luftojnë për të forcuar themelet e demokracisë. Pa asnjë paragjykim PR-ja është e gatshme që të punojë me çdo parti poli-

tike që do të angazhohet seriozisht për zgjidhjen e çështjes së pronës, si shprehje e dinjitetit njerëzor e kombëtar”, - shprehet PR-ja në deklaratën e dhënë pas mbledhjes së kryesisë.

“FREEDON HOUSE” PUBLIKON RAPORTIN PËR VENDET NË TRANZICION

“Partitë e vjetra kanë vetëm gënjeshtra” Shqipëria rënie në treguesin e demokracisë FRD takim me banorët e Zall-Herrit në Tiranë I shoqëruar nga kandidatët për deputetë të FRD-së për qarkun e Tiranës, kryetari Topi zhvilloi një takim me banorë të Zall-Herrit. Ai u ndal në gjendjen në të cilën qeveria dhe keqmenaxhimi i saj e kanë lënë këtë zonë. “Atë që ia ka dhënë natyra kësaj zone ia ka hequr politika”, - tha Topi, që shtoi se ndër vite politika e mbrapshtë e ka lënë Zall-Herrin si apendiks të kryeqytetit. Në periferi për shkak të menaxhimit të gabuar disa zona kanë pasur një zhvillim shumë të madh, ndërsa të tjera kanë mbetur si geto. Shumë nga këto probleme lidhen drejtpërdrejt me paaftësinë e politikës për t’i drejtuar këto zona drejt një zhvillimi të qëndrueshëm”, - tha Topi. Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet, Topi nuk mund të mos ndalej edhe te procesi i votimit: “Çdo votë juaja duhet të kthehet në një mandat për të siguruar një përfaqësim dinjitoz. Është e nevojshme që pas 22 vjetësh çdokush nga ne të bëjë një analizë

dhe të vlerësojë se ku jemi e ku duhej të ishim dhe të mos votojmë qorrazi. Çdo gjë varet nga ju dhe vetëm nga ju. Po të organizoheni, askush nuk mund të tallet me ju, as politikanët, që me flamujt e shumtë kanë errësuar qiellin dhe mendojnë se falë tyre mund të çimentojnë pushtetin që kanë”, - tha Topi për-

para banorëve të Zall-Herrit. Fjalimin e përshëndeti edhe kandidati për deputet i zonës Kujtim Shera, i cili tha se kjo zonë është lënë pas dore si nga e majta, ashtu dhe nga e djathta, prandaj tashmë ka ardhur koha që qytetarët t’i ndëshkojnë të dyja me votën e tyre për alternativën politike më të ndershme, FRD-në.

FH: Ka rritje të nivelit të korrupsionit Thellohet korrupsioni në Shqipëri, ndërsa vendi ynë vijon të ketë probleme me qeverisjen demokratike dhe pavarësinë e gjyqësorit. Raporti më i fundit i organizatës “Freedom House”, “Vendet në tranzicion 2013”, tregon një rënie të treguesve kryesorë të demokracisë në Shqipëri. Sa i përket korrupsionit Shqipëria ka shënuar rënie, ndërsa raporti e vë theksin te rezultatet ende të dobëta për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe mosforcimit të institucioneve. Po kështu raporti ngre shqetësimin për rritjen e rasteve të pandëshkueshmërisë në çështjet e korrupsionit në nivel të lartë si dhe mungesën e inspektimeve në sistemin arsimor, duke kujtuar skandalin e falsifikimit. Për sa i përket qeverisjes demokratike në nivel qendror, organizata e konsideron 2012-n vit të konsolidimit të pushtetit të kryeministrit Berisha dhe PD-së pas konflikteve institucionale të 2011-s, çka e lejoi kreun e qeverisë të heqë kundërshtarët e tij nga

postet kyçe dhe t’i zëvendësojë ata me të përzgjedhurit e tij. Sipas raportit, treguesit e përgjithshëm ekonomikë kanë shënuar rënie si rezultat i përpjekjeve për privatizimin e kompanive kyçe dhe dobësimin e investimeve të huaja direkte. Ndërkaq, pavarësisht se treguesi i pavarësisë së gjyqësorit ka mbetur i pan-

dryshuar, raporti i “Freedom House”-s ngre shqetësimin se institucionet gjyqësore në Shqipëri vazhdojnë të vuajnë nga presioni dhe ndërhyrja politike. Disa reforma në sistemin gjyqësor u miratuan gjatë vitit 2012, por forcimi i gjykatave mbetet i dobët, veçanërisht nga institucionet shtetërore”, thuhet në raport.


POLITIKË • E mërkurë 19 qershor 2013

»

05

PS HEDH AKUZA NDA KQZ-SË: KY ËSHTË NJË SABOTIM NDAJ PROCESIT

Zgjedhësit do të identifikohen nga komisionerët KQZ miraton dështimin e zgjedhjeve elektronike në Tiranë Ashtu siç ishte paralajmëruar, dështoi edhe projekti-pilot për identifikimin e zgjedhësve në mënyrë elektronike për qarkun e Tiranës. Akti për dështimin e projektit u paraqit nga administrata e KQZ-së, ku thuhej se niveli i sigurisë nuk ishte i mjaftueshëm. Por ky vendim i KQZ-së nuk pati reagime të mira nga ana e përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste Genc Gjonçaj, i cili e konsideroi këtë vendim një sabotim të KQZ-së. “KQZja nuk miratoi metodologjinë e tekstit. Procesi është sabotuar qëllimisht nga KQZ-ja, që është përgjegjëse për mbarëvajtjen e projektit dhe për shpërdorimin e fondeve”, - tha Gjonçaj. Kjo akuzë e tij solli reagimin e Kosovrastit, i cili e quajti këtë vendim më se normal, pasi

Problematika e votuesve që votojnë dy herë ishte se ata zbuloheshin vetëm pas 48 orësh, ndërsa përgjigjja për këtë problematikë, sipas përfaqësuesve të KQZ-së, ishte se, nëse një person voton dy herë, sistemi dixhital e identifikon dhe menjëherë ai person shkon për ndjekje penale, ku minimalisht dënohet me 5 vjet

aparaturat krijonin probleme te verifikimi i votuesve. “Nuk mund të shkojmë në zgjedhje në këto kushte. Sistemi i verifikimit të kartave ka probleme. Kompania tha se problemet mund të tejkaloheshin. Problemet KQZja nuk i ka paraqitur zyrtarisht. Aparatura thotë se karta nuk fotografohet dot. Mosfotografimi i kartës s’do të thotë se është false. U realizuan dy prova për verifikimin elektronik, që rezultuan me probleme, kjo nuk është sabotim”, pohoi Kosovrasti. Testi Dështimi i projektit për Tiranën u dallua që në testin e parë të zhvilluar, pasi dukej në mënyrë të qartë që procesi do të krijonte debate midis dy forcave politike. Në testin e parë në dy qendra votimi në hollin e Pal-

latit të Kongreseve votuan rreth 44 zgjedhës dhe 5 prej tyre nuk iu njoh nga sistemi karta e identitetit, por ata gjithsesi votuan manualisht. Problematika e votuesve që votojnë dy herë ishte se ata zbuloheshin vetëm pas 48 orësh, ndërsa përgjigjja për këtë problematikë, sipas përfaqësuesve të KQZ-së, ishte se, nëse një person voton dy herë, sistemi dixhital e identifikon dhe menjëherë ai person shkon për ndjekje penale, ku minimalisht dënohet me 5 vjet, ndërsa vota e hedhur dy herë do të numërohet dhe do të quhet. Në testimin e dytë u shtruan shumë pyetje, ku një ndër kryesoret ishte korruptimi i të dhënave në kompjuterat që ndodhen në qendrat e votimit në të gjithë Tiranën.

SITUATA NË KQZ DHE DËSHTIMI I TEKNOLOGJISË NË ZGJEDHJE KRYEFJALA E BISEDIMEVE

Ambasadorët e BE thërrasin ODIHR-in për raportim Zgjedhjet parlamentare, vihen në lëvizje diplomatët e Bashkimi Europian Ervin Koçi

P

ër rreth 75 minuta shefja e misionit të ODIHR-it, Koni Mekormak, ka qëndruar në zyrën e ambasadorit të Bashkimit Europain Etore Sekui, në një takim të posaçëm me pjesën me të madhe të ambasadorëve të BE-së të akredituar në Tiranë. Koha e shkurtër që na ndan nga zgjedhjet, ku shkohet me një KQZ të paplotë, dështimi i teknologjisë dhe deklaratat e forta një dite më parë të zyrtarëve të Brukselit dhe Amerikës duket se kanë detyruar Mekormak t’u drejtohet për konsulencë diplomatëve të BE-së. Pas përfundimit të takimit kokë më kokë me diplomatët e akredituar në Tiranë shefja e misionit të ODIHR-it nuk pranoi të japë shpjegimi për çështjet që u diskutuan me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Me të gjitha gjasat kryefjala e diskutimeve ka qenë çështja e zgjedhjeve parlamentare si dhe plotësimi i vendeve të bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Edhe pas largimit të kryetares të misionit të ODIHR-it mbledhja vijoi për një orë tjetër vetëm me ambasadorët e BE-së. Qëndrimet e BE-së Kjo vizitë e Mekormak u bë vetëm një ditë pas deklaratës së komisionerit për Zgjedhimin e BE-së Stefan Fyle dhe baroneshës Ashton, që pohuan se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të jetë i plotësuar përpara datës së zgjedhjeve. Një qëndrim të tillë e kanë mbajtur edhe disa ambasadorë të tjerë të vendeve të Bashkimit Euro-

Kjo vizitë e Mekormak u bë vetëm një ditë pas deklaratës së komisionerit për Zgjedhimin e BE-së Stefan Fyle dhe baroneshës Ashton, që pohuan se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të jetë i plotësuar përpara datës së zgjedhjeve. Një qëndrim të tillë e kanë mbajtur edhe disa ambasadorë të tjerë të vendeve të Bashkimit Europian, siç është ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë

MINORITETI

PBDNJ: Do rikthehen pensionet greke

BASHKIMI EUROPIAN Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, dhe përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme në Bashkimit Europian Ketrin Ashton nëpërmjet një deklarate të përbashkët vunë theksin para dy ditësh te rëndësia e këtyre zgjedhjeve për rrugën europiane të Shqipërisë. “Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri paraqesin një test të rëndësishëm për institucionet demokratike dhe për rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian. Ne vazhdojmë të vëzhgojmë nga afër përgatitjet dhe inkurajojmë korrigjimin e mangësive të gjetura në raportin e përkohshëm të OSBE-ODIHR-it”, - thuhet në

pian, siç është ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Holtkemper e cila pak ditë më parë u shpreh se një KQZ e paplotësuar minon besimin në zgjedhjet parlamentare. Në këtë mënyrë, presioni i ndërkombëtarëve për të plotësuar KQZ-në është rritur

edhe më shumë, pasi vendi ndodhet vetëm katër ditë para zgjedhjeve. Skenari Skenari i vetëm për plotësimin e vendeve bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është rikthimi i tre anëtarëve

deklaratën e Ashton dhe Fyle. Komisionari dhe përfaqësuesja e lartë ndalen veçanërisht te situata me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Është thelbësore që liderët politikë të gjejnë një mënyrë të pranueshme nga të gjithë për të bërë plotësisht funksional Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Është përgjegjësi e klasës politike shqiptare që të forcojë besimin e publikut mbi procesin zgjedhor si dhe të krijojë kushtet që rezultati zgjedhor të jetë i pranueshëm nga të gjithë”, - thuhej në deklaratën për shtyp të dy zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian.

që dhanë dorëheqjen. Kjo gjë mund të ndodhë, pasi shkarkimi i tyre nuk është votuar në parlament dhe veç kësaj dorëheqja e tyre nuk është firmosur nga kryetarja e institucionit. Kjo i bën tre anëtarët opozitës në KQZ ende të ligjshëm, por pa të drejtën e pagës, pasi nuk

janë nën ushtrimin e detyrës së tyre. Pavarësisht se presioni ndërkombëtar është rritur për plotësimin e KQZ-së, palët politike vijojnë të jenë të angazhuara në fushatën elektorale, duke mos u merakosur për presionin ndërkombëtarë të ardhur nga vendet e BE-së.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka premtuar dje se do të rikthehen pensionet nga qeveria greke për minoritetin në Shqipëri. Një premtim i tillë u bë i ditur në Korçë nga sekretari organizativ i PBDNJ, Gjegji Leka, gjatë një takimi me mbështetës të kësaj partie. Përfaqësuesi i PBDNJ-së saktësoi se nga këto pensione në Shqipëri hynin rreth 2 milion euro në vit, ku vetëm në Korçë janë rreth 4000 minoritarë që përfitojnë pensione nga qeveria greke. “Në mungesë të pensioneve në tregun e Korçës mungojnë rreth dy milionë euro në muaj. Pra, shuma që sillnin këta pensionistë në këtë treg është 2 milionë euro në muaj. Përveç një pjese tjetër që ka të bëjë me rreth 1 milionë euro në muaj që janë shërbimet shëndetësore. Ne do të bëjmë çmos që këto tu kthehen atyre, pa asnjë lloj paragjykimi, pa asnjë lloj prapavije”, u shpreh sekretar organizativ i PBDNJ. Gjithashtu, përfaqësuesi i kësaj partie siguroi se mbështetja e PBDNJ-së për minoritetin do të bëjë të mundur që të respektohet çdo e drejtë e këtij komunitetit.


06

« EKONOMI

E mërkurë 19 qershor 2013 •

LISTA E MIRATUAR, 45 MILIONË USD PËR GJITHË DOSJET

Si do të ndahen shpërblimet për 1040 ish-të përndjekurit Brikena Dervishaj

M

iratimi i dosjeve për 1040 ish-të përndjekur hap rrugën për ndarjen e parave në llogaritë e tyre bankare. Edhe pse lista është botuar vetëm në një prej medieve në kryeqytet, burime nga Ministria e Financave, e cila ende nuk e ka publikuar këtë listë në faqen e saj zyrtare, bëjnë me dije se menjëherë sapo lista të mbërrijë në këtë dikaster do të fillojë edhe dhënia e dëmshpërblimeve. Ndarja e parave do të bëhet sipas renditjes së emrave. Aktualisht qeveria ka mbaruar së shpërndari këstin e dytë, për gjithë dosjet e kaluara me vendime të veçanta prej saj. Procedura Listës së ish-të përndjekurve që përfitojnë dëmshpërblim sipas ligjit në fuqi i janë shtuar edhe 1040 emra të rinj. Lista është miratuar me vendim të qeverisë dhe në total vlera monetare e dëmshpërblimit të këtyre dosjeve shkon në 45 milionë dollarë. Lista ka emrat e 748 ish-të dënuarve me dënim kapital/ ekzekutim pa gjyq, si dhe 283 emra për ish-të dënuarit që kanë vuajtur dënimin në burg dhe internim. Nëntë emra të përfshirë në listë nuk përfitojnë dëmshpërblim. Kjo listë kalon zyrtarish në sektorin përgjegjës të ish-të përndjekurve politikë dhe më pas, sipas rakordimit edhe me degën e thesarit bëhet ndarja e parave nëpërmjet Ministrisë së Punës, Ccështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në zërin për dhënien e dëmshpërblimeve për këtë kategori.

Sistemi bankar shton mbulimin me njësi shërbimi për vendin Sistemi bankar ofron më shumë njësi shërbimi për popullsinë vendase. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vitet e fundit, mbulimi i popullsisë me shërbime bankare është përmirësuar, pasi në fund të vitit 2012 sistemi bankar shqiptar ofronte një degë apo agjenci për çdo 5.600 banorë. Numri i njësive bankare në fund të vitit 2012 ishte 503, nga 188 që ishte në vitin 2004. Zgjerimi i shpejtë i rrjetit të bankave tregtare dhe veçanërisht orientimi në tregun e individëve ka bërë që edhe shërbimi të jetë më cilësor. Megjithatë, vitin e kaluar edhe shtrirja e rrjetit të bankave rezulton të jetë ndikuar nga kriza. Krahasuar me vitin 2011, numri i degëve

dhe agjencive bankare është ulur me rreth 6 për qind. Ngadalësimi i kreditimit dhe rritja e kredive me probleme i ka detyruar bankat që të kërkojnë një eficiencë më të mirë të shpenzimeve. Kjo ka ccuar në mbylljen e disa njësive, edhe pse në shifra shumë të ulëta. Megjithatë, deri vitin e kaluar, ngushtimi i rrjetit nuk është shoqëruar me ulje të punësimit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2012, sistemi bankar punësonte mbi 6 800 vetë, me një rritje prej 2 për qind krahasuar me vitin 2011. Sistemi bankar shqiptar ofron një punonjës për çdo 414 banorë, ndërsa në vitin 2004 një punonjës banke ju shërbente 1,100 banorëve.

Mandati i kreut të ri do të jetë 5-vjeccar

Drejtori i INSTAT-it, sot zgjidhet mes tre kandidaturave garuese Politika e dëmshpërblimit do të vazhdojë

Berisha: Procesi nuk është prerë pothuaj në asnjë rast Familjarët e viktimave të pushkatuara pa gjyq për motive politike, për vuajtjen dhe persekucionin përfitojnë një dëmshpërblim financiar të barabartë gjithsej në masën e 8 viteve kompensim dënimi me burgim. Kreu i qeverisë Sali Berisha ka theksuar në mbledhjen e qeverisë se politika e dëmshpërblimit për të përndjekurit do të vazhdojë, edhe pse

mundësitë janë të kufizuara. “Qeveria vendos një shumë të madhe për dëmshpërblimin financiar për 1040 të përndjekur politikë, në masën e 45 milionëve dollarë. Kjo është një shlyerje tjetër e detyrimeve që ka qeveria shqiptare ndaj të përndjekurve politikë, një proces, i cili do të donim të ishte më i shpejtë, por ky proces nuk është ndërprerë pothuaj asnjë rast. Ky proces do

të vazhdojë dhe unë i garantoj të përndjekurit politikë se brenda afatit ligjor qeveria do të zbatojë ligjin me përpikëri dhe se amendimet e kërkuara do të bëhen pa debate të mëdha në Parlament”, - tha Berisha në fjalën e tij. Kompensimi financiar kryhet në bazë të përllogaritjes, sipas së cilës, për çdo ditë vuajtjeje dënimi të kryer në burg dëmshpërblimi financiar është në masën 2000 (dy mijë lekë) në ditë. Masën e dëmshpërblimit e përfitojnë vetëm kërkesat e ardhura nga familjarët për motive politike gjatë periudhës 30.11.1944 deri 1.10.1991.

PUNIMET PËR NDËRTIMIN E AUTOSTRADËS SË RE KANË NISUR NË VITIN 2011

Tiranë-Elbasan, nisin shpronësimet për rrugën Qeveria miratoi fondin 122 milionë lekë për shpronësimet Prej datës 15 qershor nis procesi i shpronësimit për 98 mijë metër katrorë tokë ku do të kalojë rruga Tiranë - Elbasan. Paralelisht me hapjen e autostradës së re TiranëElbasan për qarkullimin e automjeteve, qeveria ka nisur këtë proces kompensimi për pronarët që u preken pasuritë nga kjo vepër. Qeveria ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit, një fond në masën 122 milionë lekë, ku përfshihet jo vetëm kompensimi financiar për shpronësimin e truallit, por edhe kompensimi për kulturat bujqësore apo për drurët frutorë. Sipas vendimit të qeverisë, që prej datës 15 qershor ka nisur procesi i shpronësimit për 98 mijë metër katrorë tokë. Fondi i miratuar për këtë shpronësim arrin vlerën 100 mil-

Shqipëria një njësi për çdo 5 600 banorë

Investimi në autostradën Tiranë-Elbasan me tunelin dhe urat, që llogariten të ndërtohen në 1.2 kilometra gjatësi, edhe pse tepër i lartë për vendin, mbetet i paçmueshëm.

ionë lekë. Përmes një vendimi tjetër, qeveria ka miratuar nisjen e procesit të shpronësimit për kulturat bujqësore, pemët frutore dhe pemët dekorative që preken nga ndërtimi i autostradës. Referuar vendimit, për procesin e shpronësimit

që nis me datën 20 qershor është vënë në dispozicion një fond në vlerë 22 milionë lekësh. Punimet për ndërtimin e autostradës së re nisën në vitin 2011. Kjo autostradë me gjatësi rreth 30 kilometra, pritet të ndikojë pozitivisht jo

vetëm në lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, por edhe në zhvillimin ekonomik të zonave përreth. Investimi në tunelin e Krrabës kap shifrën e rreth 100 milionë dollarëve, ndërsa e gjithë autostrada kushton rreth 293 milionë dollarë.

Kreu i ri i Institutit të Statistikave do të ketë mandate 5-vjeccar. Ky institucion mjaft i rëndësishëm për statistikat e vendit gjendet në proces përzgjedhjeje për drejtuesin e ri të tij, proces që pritet të përfundojë sot. Mësohet se në garë kanë mbetur tre kandidatura, Ines Nurja që është drejtuesja aktuale e INSTATI-t, si dhe Bukurie Dumani dhe Ledia Thomo, të cilat kanë mbetur pas fazës së parë kualifikuese. Referuar kalendarit të procesit, sot pasdite, Këshilli i Statistikave do të përzgjedhë kandidaturën fituese, për t’ia dërguar më pas Kryeministrit. Ky i fundit duhet të shpallë edhe kandidaturën fituese për drejtimin e INSTATI-t për 5 vitet e ardhshme. Procesi i

përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Institutit të Statistikave vjen pas miratimit të ligjit të ri për këtë institucion. Referuar ligjit të ri, titullari i INSTATI-t emërohet nga Kryeministri, pas kryerjes së një procedure publike rekrutimi nga Këshilli i Statistikave. Ligji i ri parashikon që për të siguruar besueshmërinë e publikut në statistikat zyrtare, INSTAT-i dhe agjencitë statistikore duhet të udhëhiqen nga parimet e Kodit të Praktikës së Statistikave Evropiane. Organizimi dhe zbatimi i programit duhet të udhëhiqet nga disa parime si cilësia statistikore, rëndësia, saktësia, koha, përpikmëria, krahasueshmëria e të dhënave.

Për rritjen e cilësisë së punës së KLSH

KLSH, marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Gjeologji-Miniera Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Gjeologji-Minierave. Marrëveshja nënshkruhet nën frymën e Deklaratës së Limës, Kushtetutës së institucioneve të auditimit më të lartë, e përkatësisht Nenit 9 të saj, i cili sanksionon të drejtën e institucioneve të auditimit suprem për t’u konsultuar dhe për të përdorur opinionet e ekspertëve, si dhe në bazë të standardit ISSAI 1620 “Përdorimi i punës së një eksperti të jashtëm në auditim”, i cili në nenet 7 dhe 9 të tij cilëson se ekspertiza në një fushë tjetër përveç kontabilitetit ose auditimit, mund dhe duhet të përfshijë njohuri të thelluara në lidhje me çështje të tilla si vlerësimi i instrumenteve

financiarë kompleksë, i tokës, i burimeve të tjera natyrore, i naftës dhe rezervave të gazit. Për KLSH, kontributi i akademikëve dhe ekspertëve universitarë është shumë i rëndësishëm, si në trajnimin dhe përgatitjen profesionale të audituesve, ashtu dhe në pjesëmarrjen e ekspertëve në analizën e riskut, përzgjedhjen e auditimeve apo edhe në auditim. Marrëveshja parashikon trajnime, takime konsultative, pjesëmarrje të ekspertëve të Fakultetit në auditime, tryeza të rrumbullakta, workshope, seminare, etj., të cilat synojnë rritjen e cilësisë së punës së KLSH dhe pjesëmarrjen e profesoratit të Fakultetit në kërkimin e aplikuar.


EKONOMI • E mërkurë 19 qershor 2013

»

07

RRITJA E TEMPERATURAVE KA SHTUAR MAKSIMALISHT KONSUMIN NË VEND

Energjia, konsumi arrin 19 milionë kWh në ditë KESH ka vijuar eksportin e energjisë elektrike duke përfituar nga situata mjaft e mirë hidrike në kaskadën e Drinit. Rritja e temperaturave ka shtuar konsumin e energjisë në vlera maksimale, megjithatë kjo situatë përballohet nga prodhimi vendas i Korporatës Elektroenergjetike. KESH po prodhon energji në vlera të larta, për shkak edhe të nivelit optimal të ujit në digat e hidrocentraleve në vend. Gjenerimi total i energjisë arrin në rreth 21 milionë kWh në ditë, konsumi në diçka më shumë se 19 milionë kWh dhe pjesa tjetër po eksportohet. Sipas të dhënave zyrtare të KESH, piku i ngarkesës së konsumit në sistem arrin në orën 22:00 të mbrëmjes me 1063 MW. “Në kaskadën e

Furnizimi

KESH: Prodhimi i energjisë është 21 kilovat orë në ditë KESH garanton furnizim pa ndërprerje me energji për sezonin e verës, falë situatës së mirë hidrike në kaskadën e Drinit. Gjatë gjithë sezonit turistik nuk do të ketë asnjë problem në furnizim si pasojë e mungesës së prodhimit të energjisë, pasi kompania e ka të garantuar rezervën hidrike. KESH për më se dy muaj fitoi rreth 30 milionë euro nga eksporti. Rreth 60% kaloi për dëmshpërblimin e familjeve të përmbytura në zonën e Shkodrës.

Drinit kemi një rezervë hidrike mjaft të lartë, në 1,5 miliardë kwh energji, e mjaftueshme për sezonin e nxehtë dhe të thatë në stinën e verës”, shprehen burimet zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike. Shirat e shumta gjatë pranverës, kanë krijuar në kaskadën e HEC-eve në lumin Drin nivele të mira hidrike, ndaj dhe drejtues të KESH-it shprehen optimistë për garantimin e sezonit turistik në furnizimin pa ndërprerje të energjisë elektrike. Aktualisht, sipas burimeve zyrtare, niveli në liqenin e Fierzës është në 295.6 metra, dy metra poshtë kufirit maksimal dhe prurjet ujore në 230 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit arrin në vlerat e 174.6 metra dhe prurjet anësore në

BANKA BOTËRORE PREZANTOI RAPORTIN E ZHVILLIMEVE EKONOMIKE

100 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Vaut të Dejës arrin në 74.65 metra, ndërsa prurje anësore nuk ka. Në total, e gjithë rezerva hidrike në shtratin e lumit Drin arrin në 1500 GWh dhe sipas burimeve të Korporatës Elektroenergjetike, është e mjaftueshme për të mbuluar të gjitha nevojat e vendit gjatë stinës së verës. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Korporata Elektroenergjetike ka prodhuar energji në vlera të përafërta me totalin e prodhimit gjatë gjithë vitit 2012. Kështu, që nga fillimi i vitit 2013 dhe deri tani, hidrocentralet në vend kanë gjeneruar 3.4 TWh (teravat/orë) energji elektrike, ndërsa totali i vitit të kaluar ishte 4 TWh.

VODAFONE CLUB

BB: Jo përsëritjes së amnistisë e legalizimit

Fol me çdo numër Vodafone njëlloj si me numrat ‘Club’

Parashikohet ringritje e brishtë për gjashtë vendet e Evropës Juglindore

Lajme akoma dhe më të bukura vijnë këtë verë prej komunitetit Nr 1 të telefonisë celulare në Shqipëri Vodafone Club. Tashmë minutat e shumta që mundësohen në paketat javore dhe mujore të VF Club mund të përdoren për thirrje jo vetëm kundrejt numrave Club, por edhe kundrejt çdo numri tjetër Vodafone, me parapagese apo me kontratë. Risia vjen tek paketa javore prej 500 lekë (me TVSH) dhe tek paketat mujore prej 1200 lekë (me TVSH). dhe 1600 lekë (me TVSH). Sipas Vodafone Albania, kjo mundësi e re e ofruar nga gjigandi global i telefonisë celulare e bën akoma dhe më tërheqës pjesëmarrjen në komunitetin më të fuqishëm të përdoruesve të telefonisë celulare në Shqipëri. Shoqëruar me ofertën e internetit të shpejtë 3G me shtrirjen më të gjerë në vend dhe shërbimin e shkëlqyer të kujdesit ndaj klientit, këto oferta do ta bëjmë akoma më të gëzueshme këtë verë për të gjithë ata që kanë zgjedhur të jenë pjesë e Vodafone Club. Informacion i hollësishëm, së bashku me kushtet dhe afatet e ofertave, mund të gjendet në faqen zyrtare.

KONKLUZION

Brikena Dervishaj

P

Është thelbësor krijimi i kushteve për rimëkëmbjen ekonomike dhe rikthimin në ritmet e reformave të para krizës, për të rindezur krijimin vendeve të reja të punës në rajon dhe kërkohet një ndërhyje më e gjerë e fokusuar në anën e kërkesës dhe të ofertës. Kjo përfshin reformat e klimës të të bërit biznes për të eleminuar pengesat në zgjerimin e bizneseve dhe për të nxitur sipërmarrjen. Në anën e ofertës, për të bërë punëtorët të punësohen më lehtë do të kërkojë sigurimin e cilësisë të aftësive, heqjen e pengesave për të punuar, dhe menaxhim më të mirë të lëvizshmërisë së brendshme dhe ndërkombëtare.

ërfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë ka shprehur mosdakordësinë e saj me disa prej nismave elektorale të qeverisë. Përfaqësuesja e BB-së në Tiranë Ksenya Lvovsky tha se përsëritja periodike e amnistisë fiskale dhe e legalizimeve japin mesazhe të gabuara dhe nxisin mosrespektimin e ligjeve dhe të të drejtave të pronës. Banka Botërore prezantoi sot raportin e Zhvillimeve Ekonomike në Evropën Juglindore. Raporti parashikon një rimëkëmbje të brishtë ekonomike gjatë vitit 2013, por perspektivat ngelen ende mjaft të pasigurta dhe performanca e Rajonit ngelet e lidhur ngushtë me rritjen e Eurozonës. Kryeekonomisti Erion Lucci në Tiranë përsëriti apelin për konsolidim fiskal, përmirësim të eficiencës së investimeve publike dhe reforma më të thella strukturore, për të rimëkëmbur rritjen ekonomike. Raporti Banka Botërore theksoi se Shqipëria duhet të përmirësojë klimën me biznesin dhe ka ezauruar hapësirat për të përdorur politikat lehtësuese fiskale. Sipas raportit, vendi ynë aktualisht ka probleme me lejet e ndërtimit dhe me regjistrimin e pronave. Gjithësesi Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike prej 1,8 për qind këtë vit, ndërsa papunësia në vend do të jetë në normën 12.8 për qind. “Përkundrejt kësaj rritjeje të brishtë, ashtu siç u argumentua dhe në raportin e fundit, përpjekjet për të reformuar fushat strukturore duhet të

TREGTIA Raporti i Bankës Botërore thekson se tregtia ndërrajonale është rritur në rëndësi. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë. Përqindja në PBB e eksporteve ndër-rajonale u rrit nga 24.9 për qind në 2011 në 27 për qind në vitin 2012, ndërkohë që eksportet ndaj vendeve të tjera jo të Bashkimit Evropian ka rënë. Rritja e tregtisë ndërrajonale ishte më e dukshme në Shqipëri, megjithëse nga një bazë e vogël. Zgjerimi i eksporteve ndaj vendeve të EJL i mundësoi Kosovës të zbuste rënien e fortë në eksportet e saj në Bashkimit Evropian kur çmimet e metaleve ranë.

intensifikohen. Konsolidimi fiskal duhet të jetë më i lehtë tani që perspektiva e prodhimit dhe të ardhurave po përmirësohet. Klima e investimeve duhet të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme, veçanërisht në fushat kryesore ku ka dobësi: lejet e ndërtimit dhe licencat, barrierat ndaj sipërmarrjes, aftësive dhe infrastruktura. Fqinjët mund të mësojnë nga Maqedonia, e cila vazhdon të ketë klimën më të favorshme të investimeve në rajon sipas treguesve të Të

Bërit Biznes”, - thekson raporti i BB-së. Duke sinjalizuar fundin e recesionit të dyfishtë të vitit 2012, grupi i gjashtë vendeve të Evropës Juglindore tani po shkon drejt një ringritje të brishtë. PBB –ja e tyre reale e kombinuar parashikohet të rritet me 1.7 për qind në 2013 pas një rënieje prej 0.6 për qind në 2012. Shtytësit e ringritjes janë rimëkëmbja e energjisë elektrike, bujqësisë dhe disa eksporteve, pjesërisht për shkak të kushteve të përmirësuara të motit.

PRONËSIA Asistenca sociale do të dizenjohej më mirë duke lënë jashtë disa burime të ardhurash nga puna nga përcaktimi i pranueshmërisë. Në raport theksohet se, meqenëse duke penalizuar disa forma të pronësisë, kriteret për pranueshmërinë për asistencë sociale mund të krijojnë disincentiva për të ardhura, kursime dhe blerje asetesh, mund të jetë e dobishme të rishikohen kriteret. Reformat institucionale për të lidhur më mirë punën e Shërbimeve Publike të Punësimit dhe qendrat për punë sociale dhe rritja e kapacitetit dhe financimit të programeve për të ofruar masa aktivizimi në shkallë të gjerë do të ishte gjithashtu thelbësore për të lehtësuar krijimin e tregjeve të punës më përfshirës.


08

« SOCIALE

E mërkurë 19 qershor 2013 •

UJI QË NUK KA PARAMETRAT E DUHUR RREZIK INFEKSIONI TE NJERËZIT

Kujdes nga uji i padezinfektuar i pishinave Infeksione të syve, veshkave, sëmundje të lëkurës dhe tifo Erta Bode

N

ISHP Instituti i Shëndetit Publik kyç gojën përpara zgjedhjeve dhe nuk jep sqarime. Të interesuar për të marrë një informacion më të sigurt edhe në Institutin e Shëndetit Publik për kontrollet që mund të jenë kryer në këto ambiente për rastet që janë evidentuar si shkelje dhe për masat paralajmëruese dhe ndëshkuese që mund të jenë marrë, si dhe për rrezikun që u shkaktohet banorëve që janë frekuentues të pishinave, zyrtarët e ISHP-së nuk japin përgjigje. Ata bëjnë me dije se specialistët e ISHP-së janë në terren duke vëzhguar jo vetëm këtë fenomen, por edhe të tjerë, por që nuk do të bëjnë të mundur asnjë prononcim dhe nuk do të nxjerrin asnjë të dhënë përpara zgjedhjeve. Kushtëzimi i këtij afati pikërisht me datën e zgjedhjeve mbetet për t’u sqaruar nga ISHP-ja, që nuk u jep përgjigje banorëve për garancinë e shëndetit të tyre derisa të kalojnë zgjedhjet.

i pishinës, bëjmë të ditur se kualiteti i ujit të përdorur ka 4 faktorë. Faktori i parë është sasia e substancave të tretura në ujë. Uji ideal i pishinave

duhet të mos kalojë 450 g për metër kub substanca të tretura, sepse, sa më shumë të tejkalohet kjo shifër, aq më i dobët bëhet efekti i dezifen-

ktuesve. Faktori i dytë është vlera e pehashit, e cila, nëse nuk varion nga ph = 7.2-7.6 rrezikon të hapë problemet në rrugët e transportit të ujit deri

50 000 NXËNËS DO TË ZHVILLOJNË PROVIMIN E LIRIMIT TË MATEMATIKËS

Korrigjimi në drejtoritë arsimore të rretheve Nxënësit që kanë përfunduar klasën e 9-të do t’i nënshtrohen sot provimit të lirimit të matematikës. Korrigjimi i provimit do të bëhet nga drejtoritë arsimore të rretheve. Nëse në vitet e mëparshme provimet e lirimit mblidheshin në gjashtë qendra të mëdha korrigjimi, këtë vit do të korrigjohen nga grupet që janë ngritur në çdo drejtori arsimore. Të pyetur për këtë ndryshim, nxënësit janë shprehur se kjo minimizon emocionet dhe i bën ata të jenë më të lirshëm. Rreth 50 000 nxënës do të ulen sot në bankat e shkollave ku kanë kryer këtë cikël dhe do të zhvillojnë këtë provim, që do të jetë një notë në dëftesën e lirimit. Provimi fillon në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, por nxënësi duhet të paraqitet në ambientet e shkollës rreth 1

orë e 30 minuta përpara, pasi do të bëhet verifikimi dhe shpërndarja e tyre nëpër ambiente sipas listët emërore. Për sa i përket provimit, ai do të përmbajë 25 pyetje dhe do të vlerësohet maksimalisht me

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit provimet e lirimit do të korrigjohen nga grupet e korrigjimit që kanë ngritur drejtoritë arsimore të rretheve. Kjo i bën nxënësit të mos kenë shumë emocione dhe largon një përgjegjësi të Ministrisë së Arsimit, e cila po provon metoda të reja për transparencën e rezultateve për provimet e nxënësve dhe të maturantëve.

50 pikë. Nxënësit do të hasin në provim 7 pyetje që kërkojnë si përgjigje një ndër alternativat e dhëna, si dhe 18 pyetje që do të jenë me arsyetim dhe zhvillim. Bëhet e ditur se niveli i provimit do të jetë mesatar.

Mbikëqyrësi

Provimi fillon në orën 10:00, nxënësit me mbikëqyrës

Korrigjimi

ë shumicën e rasteve uji i pishinave është i papastër dhe është një rrezik i lartë për hapjen e infeksioneve të ndryshme në popullsi. Infeksionet më të rrezikshme janë ato të syve, pasi fillon kruajtja e tyre dhe skuqja, si dhe infeksionet e lëkurës. Gjithashtu mund të shkaktohet dizenteri, tifo e infeksione nga më të ndryshmet, kjo vetëm nga uji i ndotur dhe i papastër i pishinave. Stina e verës i shtyn njerëzit drejt rrezeve dhe ambienteve me ujë, por askush nuk e vret mendjen nëse uji i pishinave është i dezinfektuar apo jo. Duke ditur që pishinat janë një biznes privat, pronarët e tyre janë të ndërgjegjshëm për ofrimin e kushteve sa më të mira për klientët pikërisht për të përfituar sa më shumë fitime ekonomike. Mirëpo pishinat kanë një rregull mirëmbajtje dhe patjetër duhet ta kenë ujin të dezinfektuar. Duke u parë si biznes privat dhe fitimprurës, një pjesë e mirë e pishinave mbipopullohen edhe jashtë kapacitetit të tyre, sidomos gjatë fundjavave dhe ditëve shumë të nxehta. Banorët e Tiranës e shikojnë frekuentimin e pishinave si një mundësi për të marrë rreze, çlodhur dhe argëtuar, si dhe shmangien e temperaturave të larta. Një pjesë e banorëve të kryeqytetit preferojnë pishinën përpara plazhit të Durrësit, që sipas tyre është tepër i ndotur, mirëpo askush nuk ka informacionin se edhe pishina mund të ketë tregues të lartë të ndotjes. Parametrat e kapaciteteve të një pishine janë 1 person për 2 metra kub ujë. Mirëpo në shumicën e rasteve ky standard nuk plotësohet. Shtimi i këtij biznesi i bën disa pishina të jenë më pak të frekuentueshme, qoftë nga largësia nga kryeqyteti, qoftë për kushtet që ofrojnë dhe vetëm në këto raste konstatohet zbatimi i këtij parametri, sidomos në javën e fundit të majit dhe 15-ditëshin e parë të qershorit, pastaj me fluksin e klientëve është shumë e vështirë për t’u zbatuar, kjo pasi drejtuesit e biznesit e kanë të vështirë të largojnë klientin që shkon aty për të kaluar një ditë të këndshme. Një ambient me pishinë duhet të ketë të punësuar një teknik të certifikuar për mirëmbajtjen e pishinës dhe kontrollin e PH-së së ujit në pishinë, dozave të dezinfektantëve që duhen përdorur. Gjithashtu duhet të ketë edhe një kujdestar për ndihmën e shpejtë, elemente sigurie këto që nuk vërehen dhe nuk gjenden në çdo pishinë. Banorët e kanë të lirë frekuentimin e tyre, por duhet të marrin parasysh se aty ku nuk ka standarde vihet në rrezik shëndeti i tyre. Meqenëse rreziku i vetëm është uji

në derdhjen e tij në pishinë, duke akumuluar papastërtitë dhe mbetje bazike ose acide në bazë të ph të ujit. Kurrsesi vlera e ph të ujit nuk duhet të kalojë vlerën 7.8, sepse kjo tregon se uji ka përmbajtje bazike dhe merr ngjyrë jeshile. Faktori i tretë është alkaliteti, i cili është sasia e bikarbonateve, karbonateve dhe hidroksideve. Vlera ideale e m-alkalitetit për pishinat e betonit dhe të mbuluara me qeramikë është 80-150 ppm, në të kundërt ajo do të ndikojë në ndryshimin e vlerës së ph për ujin. Dhe faktori i katërt është fortësia e ujit, e cila është sasia e joneve të kalciumit dhe magnezit të tretura në të. Fortësia ideale e ujit duhet të jetë 100200 ppm, në të kundërt anës mureve të pishinave formohen grimcat gëlqerore, që ndikojnë në vyshkjen e lëkurës, sidomos kur poret janë të hapura dhe kapërdimi i këtij uji sjell infeksione në veshka. Ndërkohë edhe dezifenktimi i ujit kundër urinimit si dhe ngjyruesit që përdoren për identifikimin e këtij fenomeni duhet patjetër të jenë të pranishëm. Mundësia më transparente është që pronarët e pishinave t’i matin këta tregues dhe t’i publikojnë në një tabelë elektronike, duke matur vazhdimisht ph e ujit, nga i cili shfaqen të gjitha problemet. Nga ana tjetër, banorët duhet të jenë të interesuar dhe vigjilentë ndaj këtyre faktorëve, nëse nuk dëshirojnë që të shfaqen probleme serioze në shëndetin e tyre.

Nxënësit do të ndahen nëpër klasa me 15-20 veta në shkollën ku kanë kryer mësimin dhe brenda klasës do të kenë një mbikëqyrës, i cili nuk do të jetë mësues i asaj shkollë dhe nuk do të jetë mësues i lëndës së matematikës. Kjo është zgjedhja që ka bërë MASH për të minimizuar mundësinë e kopjes, duke bërë të ditur se nxënësit do të kontrollohen një për një edhe për mbajtjen e telefonave.

Mësuesit bëjnë me dije se kanë rreth dy vjet që punojnë për këtë provim, duke ndjekur orë për orë zhvillimin e ushtrimeve nga nxënësit dhe duke mëshuar në ato ushtrime ku nxënësit ndiejnë vështirësi.

BASHKIA Përfundojnë punimet

“Rikuperuam neglizhimin e interesit qytetar” Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës “Teki Selenica”, në njësinë bashkiake nr. 4. Rruga i shërben një komuniteti prej 4000 banorësh, të ardhur kryesisht pas viteve ’90, por nuk kishin parë asnjë investim në zonën e tyre. Me një investim prej 40 milionë lekësh është ndërhyrë në paketën e plotë të infrastrukturës nëntokësore, kanalizimet e ujërave të zeza, të bardha, ujësjellësit, trotuare në të dy anët, gjelbërim me 150 fidanë si dhe ndriçim. Edhe në këtë rrugë muret e vjetra rrethuese të shtëpive janë zëvendësuar me kangjella. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, u ka bërë të ditur banorëve se po përfundon projekti dhe këto standarde do të shtrihen në të gjithë njësinë. Ndërkohë Basha u ka premtuar banorëve të tjera rrugë dhe rregullime në kryeqytet dhe në periferitë e tij. “Jam i vendosur që këtë standard ta shtrijmë në të gjithë pjesën tjetër të kësaj zone, nga rruga “Shefqet Kuka” deri në kufi me komunën e Dajtit. Pra, në të gjithë bllokun po përfundon projekti dhe do të fillojë shumë shpejt investim”, - u premtoi ai banorëve. Një tjetër investim i Bashkisë së Tianës ka përfunduar punimet. Kanë përfunduar punimet në bllokun 34/1 të njësisë bashkiake nr. 8, që kapin shifrën 36.2 milionë lekë. Rikonstruksioni i këtij blloku prej 2.3 ha u shërben 5000 qytetarëve të zonës. Në këto punime u trajtuan hapësirat e lira brenda sipërfaqes së bllokut me ndërhyrje të rehabilitimit dhe rikualifikimit urban, duke ndërtuar edhe hapësira për parkimin e mjeteve. Janë mbjellë 58 copë shkurre dekorative dhe pemë e po ashtu janë vendosur stola për banorët, ndërsa të gjitha sheshet dhe rrugët janë pajisur me kosha për hedhjen e mbeturinave. Për ndriçimin e rrugëve dhe shesheve janë vendosur gjithsej 23 copë ndriçues, janë realizuar punimet për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, duke zgjidhur përfundimisht problemin. Gjithashtu janë kryer edhe punimet për sinjalistikën rrugore vertikale dhe horizontale.


AKTUALITET • E mërkurë 19 qershor 2013

»

09

U KAP DUKE MASHTRUAR NJË FEMËR, I MORI 500 EURO DHE 2.000 LEKË

Pranga hajdutit të zyrave të avokatëve Policia: Ja lista e grabitjeve ku dyshojmë për Kerën Një 37-vjeçar u kap dje nga komisariati nr.3 shtetasi Xhevahir Kera, 37 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale të “Vjedhjes me anë mashtrimit”. Asi akuzohet se më datë 15 qershor, në rrugën “Skënder Kosturi”, në Tiranë, ka mashtruar shtetasen T.K, duke i marrë me anë të shpërdorimit të besimit shumën prej 500 eurosh dhe 2.000 lekësh. Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe puna e bërë rezultoi se shtetasi i mësipërm është autor i dyshuar dhe për disa

vjedhje. Kështu, ai akuzohet se në rrugën “Haxhi H Dalliu”, ka vjedhur me thyerje zyrën e avokatisë së shtetases I.H, ku ka marrë një TV plazëm 32 polsh dhe një kompjuter bashkë me monitorin. Ndërkaq, policia thote se në Rrugën e Kavajës, te ish-dyqani i Samsungut, ka ndodhur vjedhja e një shume prej 750.000 lekësh dhe një telefon celular i markës “Samsung Galaxy”, në mjetin tip “Benz ML”, me targa AA 888 CR, në pronësi të shtetasit I.S. Policia shton se në shkurt, në bulevardin “Gjergj Fishta”

është vjedhur navigatori i mjetit “Volsvagen Toureg” me targa AA 075 FS dhe në Rrugën e Durrësit, tek rreth-rrotullimi i Sheshit Rilindja, është vjedhur me thyerje zyra e avokatit M.M, ku janë vjedhur një shumë prej 2000-3000 lekësh. Por majin e këtij viti, janë vjedhur gomat me disqe të një mjeti tip “Benz”. Materialet i’u kaluan Prokurorisë se rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Mashtrimit”, teksa po vërtetohen me prova pjesëmarrja ose jo e tij në grabitjet e sipërpëmendura.

DËSHMIA BOMBË: DO HAP KUTINË E “PANDORËS, JO PRESION FAMILJARËVE TË MI”

“Do flas pas 23 qershorit”, Dajti kërcënon gjykatën me politikë Mariglen Mullai

M

e ç’duket, ashtu siç ndodh në çdo proces të bujshëm gjyqësor, me protagonist VIP, Dritan Dajti, s’ kishte si ta ndryshonte “traditën”, ndaj kërcënoi gjithkënd që kishte veshë për ta dëgjuar se do të hapë kutinë e Pandorës, pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Në këtë mënyrë, i akuzuari për vrasjen e 4 policëve në Durrës, më 2009ën, me më tepër se 220 gjyqe të shtyra, përveçse e ka futur drejtësinë në kolaps të vërtetë, ka etiketuar ata persona që sipas tij po u bëjnë presion familjarëve. Me tone tepër të ashpra, në gjyqin me masa të larta sigurie, Dajti nuk u ndal në zgjerimin e kuriozitetit rreth dëshmisë për 4 vrasjet, duke shtuar edhe elementin e dhimshëm, atë të vetëvrasjes së një babai që i ishte vrarë djali. Masakra ndodhi më 7 gusht të vitit 2009, ku Djati akuzohet se ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale. Kutia e “Pandorës” Dritan Dajti kërcënoi trupën gjyqësore dhe policinë që të mos i bëjnë presion familjarëve të tij, pasi në të kundërt ai do të bëjë të njëjtën gjë me familjarët e tyre. Duke iu referuar seancës paraardhëse ku një i afërm i tij, Lulzim Muça u ndalua sapo doli nga salla e gjyqit me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dajti kërcënoi trupën gjyqësore. Mes të tjerave ai tha se, “Nëse merreni me të afërmit, iu bëj të ditur se me kë keni të bëni. Më quajnë Dritan Dajti. Ende nuk e kam marrë vesh se kush dha urdhër nga trupa gjyqësore që një familjari im të shoqërohej dhe më pas t’i bëhej presion, por ju bëj me dije se nëse vazhdohet kështu që familjarëve të mi u bëhet presion të njëtën gjë do bëj dhe unë me familjarët tuaj”. Më tej Dajti shtoi se pas

Të dënuar me vendim gjykate

Në kërkim për trafik droge, pranga në Tiranë 2 personave Nga Seksioni kundër Narkotikëve u krye ndalimi i dy personave të dënuar nga gjykatat e huaja për trafik droge. Kështu u kap shtetasi në kërkim Aurel Denjeli, 23 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë. Policia thotë se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, më 14 janar, pasi me Vendimin e formës së prerë, të dhjetorit të vitit të kaluar të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimit të lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, e parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal. Po ashtu parmbrëmë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Alxhi Nallbani, 34 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye për arsye ekstradimi në Itali, pasi nga zyra e Interpol Tirana ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet italiane të Drejtësisë. Gjykata e Turin, me Urdhër-Arresti nr.308/2009 SIEP, datë 5 maj 2009, e ka dënuar për veprën penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale “Trafik lëndësh narkotike të tipit heroinë dhe kokainë”. Maksimumi i dënimit është 11 vjet 2 muaj e 26 ditë burg. Ai është kapur nga ana e forcave të seksionit kundër narkotikëve në policinë e Tiranës, pranë banesës së tij dhe nuk ka shfaqur rezistencë.

Sekuestrohen edhe euro false

Pranga me 5 kg hashash dhe 300 gr kokainë poshtë krevatit ITALI- Një 44-vjeçar shqiptar u kap nga policia, pasi fshehu 5 kilogramë marijuanë dhe 200 gramë kokainë në një qese nën shtratin e tij në shtëpinë në Campo D’Arrigo të Firences. Mediet italiane shkruajnë se 44-vjeçari shqiptar, i njohur tashmë për policinë, u arrestua dje nga agjentët e skuadrës së antidrogës. Tashmë mbi të rëndon akuza e posedimit të drogës apo tentativë shpërndarje. Ndërkaq, gjatë bastisjes policët kanë konfiskuar edhe 2,200 euro në para të gatshme dhe 13 kartëmonedha 20-euroshe, të cilat rezultuan të ishin false.

Mister fati i tij, familja në alarm

zgjedhjeve të 23 qershorit do të flasë mbi të vërtetën e vrasjeve dhe të asaj që ai e cilësoi si hapja e Kutisë së Pandorës për të tronditur opinionin publik rreth të vërtetave apo dhe vetëvrasjes së babait të Saimir Duckollarit. Dajti e “kaosi” me drejtësinë Më parë ishte larguar avokati Asaf Hadëraj, i cili edhe mori gjobë. Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë gjyqësore ndaj të dyshuarit si autor të masakrës së Durrësit. Në shumë raste, shumë nga avokatët e

caktuar nga pesëshja gjykuese kanë refuzuar ta mbrojnë Dajtin, ndërsa të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten fare në proces, ndërsa Krimet e Rënda ngarkuan Dhomën e Avokatisë t’i jepnin fund këtyre zvarritjeve. Kjo e fundit më pas akuzoi gjykatën si të paaftë, ndërsa nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa tha se zgjidhja do ishte avokatura e shtetit, por sërish nuk pati ndonjë zhvillim. Në rastet e fundit, trupi gjykues ka tentuar ta zhbllokonte gjyqin “Dajti”, duke i zhvilluar seancat vetëm në praninë e të pandehurit. Por, nëse më parë është bërë pengesë mungesa

e avokatit në sallë, kohët e fundit pengesë është bërë vetë mungesa e të pandehurit, Dritan Dajti, i cili seancë pas seance largohej nga kafazi i hekurt. Nga një i pandehur Dajti u kthye në akuzues për trupin gjykues, të cilin e akuzonte për zvarritjen e procesit, për shkak se nuk mund të gjenin një avokat mbrojtës për të. Në fillim ai kërkoi një tavolinë pune brenda kafazit që të studionte nenet e më pas kërkoi rrogë. Gjykata e Krimeve të Rënda nuk pranoi kërkesën-bombë të avokatit Ndue Pjetra, për të mbrojtur Dritan Dajtin në këmbim të 200 mijë eurove.

I riu përplaset me pemën, familja e priste për pushime në orën 07:30, në Mazzano. Teksa i afrohet një kkthese Altini e ka humbur kontrollin e taksisë të vjetër të tij, një Mercedes e serisë 200. Makinë humbi kontrollin në një rrugë brenda kufirit të zonës industriale në Ponte San Marco dhe u përplas me një pemë. Nuk ishte e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve, pasi kopshti kishte gjetur vdekjen. Ata që e identifikuan ishin agjentët e policisë në Breshia, që kishin gjetur

ITALI- Një banor në San Giovanni i nacionalitetit shqiptar rezulton i humbur nga shtëpia për gati një javë. Pak ditë më parë alarmi është ngritur nga familja. Në kërkim është policia, zjarrfikësit, së bashku me njësitë e qenit dhe vullnetarë të mbrojtjes civile. Ata kërkojnë në të gjithë luginën Arno për të gjetur 50-vjeçarin e zhdukur. Shqiptari jetonte bashkë me fëmijët, të cilët kur janë kthyer në shtëpi dhe nuk kanë dëgjuar lajme prej tij, pasi ka fikur telefonin. Anëtarët e familjes janë përpjekur për të kontaktuar me të disa herë dhe më pas kanë ngritur alarmin.

Edhe gjobë 29-vjeçarit

Për trafik droge dënohet shqiptari Arsen Grabovaj

Gruaja në Shqipëri për dokumentet

ITALI- Para se të vdiste në aksident ishte i lumtur Altin Kopshti, shqiptar 30 vjeç, i cili banonte me gruan e tij në Breshia. Së fundi partnerja e tij ishte duke marrë nënshtetësinë italiane dhe e kishte lënë për dy ditë në Shqipëri, për përpunimin e formalitetit dhe do të bashkoheshin menjëherë për pushimet verore me familjen. Por ëndrra e tij për një të ardhme plot sukses u shpartallua pardje në mëngjes

Prej një jave një 50-vjeçar shqiptar ka ikur nga shtëpia

dokumentet e Altinit në makinë. Policia Rrugore beson se i riu shqiptar është viktimë e pakujdesisë ose ndoshta e ka marrë gjumi në timon, teksa nuk është përjashtuar tërësisht pista e një defekti. Altini, pardje në mëngjes ishte në rrugën e tij për në punë, si punëtor krahu në materiale me ngjyra.

ITALI- Tre vjet burgim dhe me gjobë prej 4,000 eurosh, pagesat e gjyqeve dhe skualifikimin nga zyra publike për 5 vjet. Gjykatësi Antongiulio Maggiore, në funksion të kërkesës së prokurores Veronica Di Grandi që kishte kërkuar 7 vjet burg, kundër Arsen Grabovajt, shqiptari, 29 vjeç, i arrestuar më 31 janar, është dënuar me 3 vjet burg. Ai u akuzua për posedim dhe trafikimit të drogës, ndërsa policia kishte ardhur deri te Grabovaj, pasi konsiderohej të ishte një tregtar droge. Karabinierët e ndoqën nga Scicli deri në Piazza San Giovanni në Modica Alta, ku ai kishte takuar me blerës shqiptarë.


10

« SPECIALE

E mërkurë 19 qershor 2013 •

ELBASANI, VENDI ME THESARE ARKEOLOGJIKE TË RREZIKUARA Pergatiti: ARTUR AJAZI

E

lbasani mbetet vendi që mbart thesare arkeologjike. Specialistët e arkeologjisë duke vlerësuar zbulimet dhe vlerat e këtij qyteti shprehen se “Monumentet e Kulturës thuajse janë pa zot në qytetin e Elbasanit, kjo pasi nga një inspektim i studentëve të degës Mastër në Trashëgimi Kulturore pranë UE, ata panë nga afër monumentet kryesisht të periudhave të hershme përreth këtij qyteti dhe përgjatë via Egnatia”. Shtegëtim për të njohur vlerat e çmuara Studentët e Universitetit të Elbasanit, kanë parë nga afër gjendjen e monumenteve dhe vlerën e tyre të padiskutueshme. Kjo guidë ka nisur nga bazilika e Tepes në periferi të qytetit të Elbasanit për të vazhduar më pas në shumë monumente të tjera, shumica të paeksploruara dhe rrallë të vizitueshme, bazilika në Tepes ndodhet në ullishtat e qytetit , çka mund të diktojë se bazilika i takon varrezës së Skampisit. Kjo vlerë e çmuar u zbulua me mure që ruhen pak mbi tokën ku ndodhet zona e ullishtës. Bazilika i përket disa fazave, faza e parë e ndërtimit paraqet një bazilikë me tri mjedise të formuara nga dy kolona. Mbi pllakat e ikonostasit me përmasa 102x92 cm, janë gdhendur kafshë si luanë, kaproj, shpendë të ndryshme, krahas ornamenteve bimore. Ky rindërtim i shek. V e.s. për fatin e keq të kësaj bazilike ndër të parat të ndërtuara në Shqipëri, mungon një tabelë për vendndodhjen e saj, një pronar shtëpie e ka rrethuar me mur brenda oborrit dhe nëse hyn në Bazilikë nuk ke mundësi të marrësh asnjë informacion dhe asnjë pamje të mozaikut. Stacioni i radhës është ai antic Ad Quintum, stacioni i pestë Via Egnatia, ku ndër objektet e rralla të ruajtura ndodhet një stan delesh dhe disa shtëpi. Për të shkuar në stacion është mjaft e vështirë, kurse ambientet e saj nuk janë të mirëmbajtur. Edhe një restaurim i bërë vite më parë është shkatërruar. Ky stacion ishte ndër më të rëndësishmit e Via Egnatia-s dhe kishte një sistem të mirëfilltë të grumbullimit të ujit dhe përdorimit për termat, me vende pushimi, Ad Quintum ka qenë stacion për të pushuar më shumë se disa orë pra për të kaluar natën dhe ka pasur një sistem që t’i garantonte çdo pushuesi gjithçka. Jo shumë larg stacionit të pestë ndodhet Manastiri i Gjon Vladimirit i rindërtuar nga Karl Topia në shek. XIV, mbi rrënojat e një ndërtese më të vjetër dhe u bë 4 herë më i madh, siç del nga mbishkrimet. Atje dallon mbishkrime në latinisht, greqisht dhe sllavisht, me përmbajtje të përafërt, ku thuhet se Karl Topia, mbret i shqiptarëve e ka bërë manastirin për lavdinë e tij. Ky manastir është një nga qendrat më të mëdha kulturore kishtare të Shqipërisë. Ai ka mbijetuar deri më 1944, kur u dogj dhe tani kanë mbetur vetëm muret. Realisht është monument historik shumë i rëndësishëm i Mesjetës shqiptare. Manastiri i Shën Gjon Vladimirit ka pasur një bibliotekë të madhe, që ka humbur, si dhe një koleksion të shkëlqyer ikonash, disa prej të cilave ruhen ende. Në mure ka disa skulptura dhe ornamente më të hershme se të shek. XIV, mbishkrime më të vona, si dhe ka qenë portali i gdhendur mjeshtërisht që është marrë dhe montuar në Muzeun Historik Kombëtar. Ndërkohë stema e Karl Topisë ndodhet në anën e majtë të Portalit të Manastirit të Gjon Vladimirit. Ka formë katërkëndëshe dhe përbën

Rruga Egnatia, pikëtakimi mes lindjes e perëndimit

jo vetëm një vepër arti, por edhe një nga stemat më të rëndësishme të historisë së heraldikës shqiptare. Ajo paraqet një luan të ulur në një front të vogël, si dhe një numër kryqesh të tipit grek, brendashkruar në rreth dhe kryqe të tipit grek latin. Në stemë janë dhe simbolet e zambakëve, që për-

faqësojnë stemën heraldike franceze, anzhuine. Vetë Karli ishte bir nga ana e nënës i gjakut mbretëror francez, anzhuin, xhamia mbretërore. Via Egnatia, magjeps e befason vizitorët Via Egnatia, e cila kalon në El-

basan, ka gjurmët e saj të dukshme edhe sot. Përgjatë shtratit të lumit Shkumbin duken disa prej tyre, por duke rrëmuar historinë mëson se, romakët nga shek. II p.e.r dhe në dy shekujt e parë të perandorisë, në kohën e perandorëve August dhe Adrian ndërtuan -ura druri, me shtresë dërrasash, mbi këmbë me mur guri. Urat e drurit janë më të hershmet se urat e gurit të kësaj periudhe është Ura e Topciasit mbi Shkumbin. Studentët kanë parë me interes shumë rrënoja, duke njohur edhe shumë monumente, të cilat janë publikuar rrallë. Kështu në Shalës në fushën e kësaj komune janë rrënojat e një qyteze antike. Aktualisht në sipërfaqe duken pak gjurmë, por siç shpjegon ai kjo rrënojë antike meriton një ekspeditë të plotë arkeologjike. Zbulimi këtyre ndërtesave antike, këtë stacion arkeologjik mund ta kthejnë në pjesë të një guide të plotë të monumenteve të kulturës, por do të duhen fonde. Zbulimi më i veçantë është një urë e vjetër antike e mbuluar me një urë të kohës sonë, italianët kur kanë ndërtuar urën e re mbi urën e vjetër, kanë ruajtur të plotë qemeri si në asnjë urë tjetër. Por është vështirësish e vizitueshme për shkak të pozicionit të saj. Monumentet e Elbasanit janë të shumta. Po të udhëtosh drejt Kërrabës për Tiranë, tek km 29, ndodhet një fortifikim i hershëm që mendohet se është ilir. Por edhe Bazilika në qendër të qytetit, Bazilika paleokristiane që nga shumë studiues mendohet si katedralja e Shën Pjetrit është lënë në harresë të plotë edhe pse ishin parashikuar gërmime nga Instituti i Monumenteve. Bëhet fjalë për një projekt për mbulimin e saj me xham për të parë nga afër mozaikun, Si vlerën më të rëndësishme të kësaj bazilike, specialistët veçojnë mozaikun brenda saj, që vetëm këtë vit është vizituar nga të paktën 10 mijë turistë. Gërmimet në bazilikën paleokristiane, që ndodhet shumë

pranë portës së kalasë së Elbasanit dhe “Rrapit të Bezistanit”, nisën në muajin gusht të vitit 2007. Puna nisi pas një sondazhi arkeologjik, duke u bazuar në një dokument të ruajtur në arkivin e Muzeut Etnografik të qytetit të Elbasanit. Një ish-tregtar, Sul Shehu, kishte lënë një dokument ku thuhej se “poshtë themeleve të dyqanit të tij ndodhej një bazilikë”. Referuar këtij dokumenti, dy vjet më parë arkeologët nisën gërmimet, të cilat nxorrën në dritë mjaft objekte si shtylla mermeri, të gjata rreth 5 metra, me punime dekorative, të ekspozuara tashmë në hollin e Muzeut Etnografik në Elbasan. Gjithashtu, arkeologët që morën pjesë vetë në zbulimin e mozaikut kanë gjetur dhe një kapitel, pjesë zbukurimi që vendoset sipër kolonave, një afresk që ndodhet në mur, si dhe dy varre që i përkasin shekullit të pestë. Mbi bazën e këtyre objekteve, specialistët u shprehën se mendohet që ky monument të jetë shkatërruar përfundimisht në fundin e shekullit VI ose fillimi i shekullit VII të erës sonë. Sondazhi i kryer tregon se bazilika ka përmasa të mëdha, por aktualisht është zbuluar një pjesë e naosit dhe e nefit jugor. Vështirësia më e madhe për monumentet është menaxhimi, janë pushtetet vendore ato që duhet të bëhen më të ndërgjegjshme dhe kjo nis nga mirëmbajtja. Bazilika e Tepes apo edhe shumë monumente të tjera janë shprehje të ndërhyrjes së njerëzve. Bashkitë dhe komunat duhet të vendosin një tarifë do të mund të përfitojnë dhe ruajtur këto vlera. Vizitoni monumentet e Elbasanit Monumentet e rrethit të Elbasanit që duhen vizituar Bazilika e Klosit në fshatin Klos të Sulovës Bazilika në kodrën e Tepes pranë qytetit të Elbasanit, Gradishta e Belshit në fshatin Belsh, Gërmadhat antike në fshatin Bradashesh, Hamami i pazarit në qytetin e Elbasanit, Hamami i vjetër në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit, Kala e malit në fshatin Xherije, Kalaja në kodrën e Saragut në fshatin Pajovë, Kalaja e Bodinit në fshatin Bodinit, Kalaja e Dragotit në fshatin Dragot, Kalaja e Elbasanit në qytetin e Elbasanit, Kalaja e Gurit në fshatin Lleshan, Kalaja e Kabashit pranë fshatit Jeronisht në Shpat, Kalaja e Kazijes në fshatin Kazije, Kalaja e Menglit pranë qytetit të Elbasanit, Kalaja e Peqinit në qytetin e Peqinit, Kalaja e Valëshit në fshatin Valësh, Kalaja në fshatin Qafë të Sulovës, Kalaja në Llixhat e Elbasanit, Kalaja në majën e qytetit dhe kalaja në majën e Shën- Mërisë në fshatin Bixhëllonjë,Kalaja në Shkëmbin Mbret në fshatin e Xibrakë, Kalaja në vendin e quajtur Kulla e Gracenit në fshatin Gracen.Kalaja në vendin e quajtur Kulla e Kamanakut në fshatin Kamunak, Kalja në vendin e quajtur Shkëmbi i Shënlliut në fshatin Petresh. Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” – Shkrimtarë elbasanas Kisha e Shën- Mërisë në kalanë Elbasanit, Kisha e Shën Thanasit, Kisha e Shëna–Premtes në fshatin Valësh, Kisha e Shën-Gjon Vladimirit në fshatin Shijon, Kisha e Shën-Kollit në fshatin Shelcan, Këmbët e urës antike në Topçias, Manastiri i Gjon Vladimirit, Rrënojat antike në Pellaz të fshatit Uruçaj, Rrënojat e Kishës në fshatin Belsh, Rrënojat e kishës në fshatin Bixëlle Rrënojat e kishës në fshatin Mamël, Rrënjat e kishës së Ungjillëzimit në fshatin Mjekërs, Rrënojat e urës antike në fshatin Fatishe, Teqja e Baba Xhemalit (1929), Teqja e Madhe (1803), Xhamia e Ballies, Xhamia e Nazireshës në qytetin e Elbasanit, Xhamia Mbretërore.


AKTUALITET • E mërkurë 19 qershor 2013

CEREMONIA E POSAÇME

ME ÇIFTEN E GJYSHIT

Bashkia feston ditën e detit, shpërndahen tituj nderi

10-vjeçari u vra aksidentalisht gjatë lojës

Bashkia e Durrësit në Festën e Detit që tashmë është një traditë e bukur në Durrës e organizuar çdo vit nga shoqata “Durrësi” kanë nderuar me titujt “Nderi i Qytetit” personalitete të qytetit. Ceremonia e “Festës Detit” është zhvilluar në sallën e pallatit të kulturës “A.Moisiu” ku të pranishmit kanë ndjekur një program artistik. Gjatë programit me rastin e ceremonisë traditë janë nderuar edhe dy personalitete të qytetit Shpresa Prodani dhe Proletar Hasani për kontributin e madh që kanë dhënë në ekonominë e qytetit. Shpresa Prodani është administratore e kompanisë së njohur “Dyrrah-Sped”, e krijuar në vitin 1993 nga biznesmeni i njohur Shpëtim Prodani. Proletar Hasanit është nderuar me titullin nderi i qytetit. Pjesëmarrësit e shumtë që mbushnin sallën në këtë ceremoni kanë ndjekur më pas koncertin artistik të organizuar me këtë rast. Festa e Detit është një festë tradicionale e qytetit të Durrësit ku midis të tjerash nderohen edhe shumë personalitete.

Zbardhet ngjarja e së hënës e ndodhur në Kukës ku një 10-vjeçar mbërriti i vdekur në spitalin rajonal. Sipas versionit zyrtar të policisë së Kukësit, 10-vjeçari është qëlluar aksidentalisht me çiften e gjyshit, nga motra e tij. Po të njëjtat burime saktësojnë se ai ka qenë duke luajtur me armën, bashkë me të motrën. Në lojë e sipër arma është shkrehur, duke e prekur 10-vjeçarin në organet e brendshme. Ai u nis menjëherë për në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. E.Isufi ka mbërritur rreth orës 16:10 të pasdites së djeshme në spitalin rajonal pa shenja jete. Pasi mjekët kanë marrë në dorë trupin e 10-vjeçarit, kanë konstatuar se ai kishte një plagë plumbi hyrëse në shpatull dhe një dalëse në kraharor, çka ka konfirmuar se mbi të është qëlluar me armë zjarri. Menjëherë për ngjarjen është njoftuar policia, e cila ka shoqëruar prindërit e të miturit ku janë marrë në pyetje deri në orët e vona të mbrëmjes për të zbardhur ngjarjen.

»

11

Situate në Tepelenë

14 fshatra në mungesë të ujit të pijshëm TEPELENE - Rreth 14 fshatra të komunës Qendër në Tepelenë përballen prej shumë vitesh me mungesën e ujit të pijshëm. Rreth 7 mijë banorët e kësaj zone e transportojnë ujin me krahë apo me kafshë në një distancë prej disa kilometrash. Janë mbi 200 familje, të cilat, për shkak të shkatërrimit të pompave apo vjedhjeve të herëpashershme në rrjetin e ujësjellësit, kanë mbetur pa ujë të pijshëm. “U bënë gati 5 vite që nuk furnizohemi me ujë të pijshëm, ndërsa tokat bujqësore janë tharë dhe nuk kemi asnjë mundësi për mbjelljen e tyre. Pushteti është indiferent, ndërsa pompat që janë vendosur, gjithmonë vidhen. Edhe investimi që u bë disa vite më parë për ujësjellësin, sot nuk ekziston, pasi u abuzua me fondet”, shprehet Lindita Rapaj, banore në fshatin Dukaj. I pyetur për këtë problem, kreu i komunës Qendër, Redi Rama pohoi se “ka projekte të gatshme që nuk kanë marrë miratim asnjëherë prej ministrisë së linjës, ndërsa me fonde lokale është e pamundur të kryhen ndërhyrje për të siguruar ujin e pijshëm”.

Presion ndaj punonjësve për votën

PS Librazhd kallëzim penal ndaj drejtorit të spitalit Kryetari i PS në Librazhd dhe njëkohësisht pjesë e listës së PS Kastriot Gurra ka denoncuar drejtorin e spitalit në Librazhd për presion ndaj punonjësve dhe administratës së spitalit për votën më 23 qershor. “Unë kam depozituar një kallëzim penal ndaj drejtorit të spitalit të Librazhdit dhe kryeinfermieres së këtij spitali pasi kanë ushtruar presion ndaj personelit dhe administratës së spitalit të këtij qyteti me qëllim pengimin e tyre për të votuar më 23 qershor. Sipas Gurrës, format e presionit të përdorura nga drejtori i spitalit janë marrja e kartave të identitetit që punonjësit të mos votojnë apo votimi të bëhet me fotografim. Ai ka theksuar se këto forma janë abuzime me postin dhe PS i bën thirrje gjithë banorëve të Librazhdit të mos bien pre e presionit pasi askush nuk do të mund të kontrollojë votën e lirë. “Ne vendosëm t’i denoncojmë këto forma presioni dhe do të denoncojmë çdo rast të ngjashëm që pengon votimin e lirë. Drejtësia vonon por nuk harron”. Mësohet se Gurra ka bërë denoncimin në Prokurori dhe një prokuror është angazhuar për të verifikuar rastet e denoncimeve zgjedhore. Sipas tij ka edhe raste të tjera të presionit ndaj votës në Librazhd, por që do të denoncohen rast pas rasti.

Marrëveshje me pronarin e hotelit për të marrë dhoma të lira me qira

Kushurira prostituonte minorenen 16-vjeçare EKSPERTËT: DYSHOJMË SE I PËRKET PERIUDHËS PARA OSMANE

N

jë mur i madh në formë harku, e cila mendohet të jetë kullë e ndonjë kështjelle apo kalaje, është zbuluar gjatë gërmimit për rikonstruksionin e një rruge në jug të qytetit. Arkeologët paraprakisht hedhin hipoteza se ajo mund të jetë një kullë e një kështjelle ose Kalaje, pasi i plotëson parametrat e saj. Ka qenë i rastësishëm ky zbulim nga ana e punëtorëve të firmës së kontraktuar nga Bashkia e Elbasanit, të cilët kanë nisur gërmimet për rikonstruksionin e rrugës “Thoma Kalefi”, në zonën që njihet pranë sheshit të “Namazgjasë”. Rrënoja ka dalë në sipërfaqe ku fillimisht është menduar se ishte rrënoja e murit të xhamisë së vjetër të Namazgjasë. Por arkeologët që kanë shkuar për të parë murin janë

Elbasan, zbulohet një tjetër rrënojë kalaje shprehur se “ai nuk i përket xhamisë së Namazgjasë, por se mendohet të jetë muri i një kalaje të vjetër. Sipas drejtorit të Muzeut Etnografik, Kreshnik Belegu, “paraprakisht mendohet se ky mur mund t’i përkasi rrënojave të një kalaje të vjetër që i përket periudhës paraosmane, ndërsa për zbulimin e tij kemi vënë në dijeni edhe Ministrinë e Kulturës nga ku po pritet një vendim për vijimin e punimeve”. Ka qenë pikërisht këmbëngulja e vetë Belegut për të vazhduar gërmimet në këtë vend, ku edhe rezultuan se aty gjendet rrënoja

e një kulle kalaje, e cila për momentin ka shumë hipoteza se mund t’i përkasë periudhës para osmane. Nga dokumentet për qytetin e Elbasanit thuhet se në perferi të qytetit të Elbasanit në Bradashesh. ndodhej një kala, që turqit i thonin “Jeniçer Kalaja”, dhe hipotezat janë që dalja e kësaj kështjelle, ndoshta ka të bëjë pikërisht me këtë ndërtim. “Besojmë se frëngjit e kësaj kulle janë shumë sipër, dhe besoj se kalaja ose kështjella duhet të jetë ndoshta 3 deri në 4 metër më thellë”, shton Belegu. Në këtë zbu-

lim të ri pas atij të kryer në qendër të qytetit, ai i Mozaikut Paleokristian, tregojnë edhe një herë lashtësinë e këtij qyteti. Pikërisht në rrënojat e zbuluara kanë mbërtitur edhe përfaqësuesit e shpëtimit arkeologjik, të cilët mendojnë se është një ndërtim i periudhës së para pushtimit osman megjithëse është shumë herët për të folur mbi datimin e këtij objekti. Aktualisht punëtorët kanë ndërprerë punimet deri në marrjen e një vendimi për të bërë të mundur nisjen e gërmimeve arkeologjike për të gjithë sipërfaqen ku mendohet të gjendet muri.

DURRES – Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 25-vjeçare, pasi akuzohet se për tre muaj ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë 16-vjeçare. Ndërkohë, ka përfunduar në pranga pronari i një hoteli në qytetin bregdetar, i cili akuzohet për “Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostitucioni”. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit, pohojnë se nga hetimet e kryera ka rezultuar se 25-vjeçarja me inicialet N.M. i gjente klientë minorenes. Mësohet se 16-vjeçarja shfrytëzohej si punëtore seksi në lagjen nr.1 të Durrësit, zonë turistike e frekuentuar gjatë gjithë vitit nga vizitorë vendës e të huaj. Në zonë ndodhen një numër i madh lokalesh me muzikë live, por edhe pub-e e hotele të ndryshme. Minorenia nga Durrësi, e cila ishte edhe jetime, shfrytëzohej nga një e njohura e saj 25-vjeçare, e cila i siguronte klientë kundrejt pagesës prej 5 mijë lekësh të reja, shumë kjo që administrohej nga tutorja N.M. Pas zbardhjes së ngjarjes, policia ka vënë në pranga 54-vjeçarin J. Ceka, banues në lagjen nr.1 Durrës, i cili është pronar i një prej hoteleve ku është ushtruar prostitucioni. Sipas hetuesve të çështjes, Ceka siguronte të ardhura duke dhënë dhoma me qira për ushtrimin e këtij aktiviteti. Po të njëjtat burime sqarojnë se 25-vjeçarja tutore dhe pronari i hotelit kishin bërë një marrëveshje për të siguruar gjithmonë dhoma të lira për klientët.


12

« GOSSIP

E mërkurë 19 qershor 2013 •

Të vraposh apo të ecësh, kush më efektiv për humbje të peshës?

Shakira nxjerr foto të familjes së saj perfekte Këngëtarja ka ndarë me fansat një foto familjare me rastin e ditës së babait, në facebook. Imazhi i fotografisë është shoqëruar me citimin: ‘Gëzuar ditën e babait, të duam. Familja jote’. Së fundmi Shakira ka treguar për revistën People se si është një ditë rutinë tani që ajo është bërë nënë. Ajo falenderon zotin që bashkëshorti është shumë i përfshirë me djalin Milan.’ Pique kalon shumë kohë me fëmijën dhe më ndihmon duke ndërruar pelenat dhe i bën banjë. Ai më ndihmon shumë’, ka treguar Shakira.

Beyonce e lumtur përkrah Jay-Z Beyonce është shfaqur në formë të shkëlqyeshme në krah të bashkëshortit të saj Jay-Z, gjatë festimeve bërë me rastin e 10-vjetorit të klubit “40/40”. Në një festë të organizuar në Neë York, cifti u fotografua duke pirë shampanjë, ndërsa qëndronin pranë njëri-tjetrit të ulur në një kolltuk të madh dhe të rehatshëm. Beyonce kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë, i cili i tregonte për mrekulli format e saj. 31-vjecarja kishte vendosur një make-up tepër natyral, ndërsa flokët ngjyrë të çelët i kishte kthyer në njërën anë, duke i dhënë fytyrës një pamje shumë rinore dhe të freskët.

T

ë gjitha pyetjet që bëhen se kush nga llojet e ushtrimeve ndihmon më shumë për të rrëzuar kilet e tepërta, mbetet ende një çështje e komplikuar. Është e mundur se ushtrimet djegin më shumë kalori se të ecurit? A është e mundur se ushtrimet vazhdojnë të djegin kaloritë edhe pasi aktiviteti fizik ka mbaruar? A ju bëjnë ato më të uritur, kështu që ju e kompesoni atë duke ngrënë më shumë? Këto faktorë janë të vështirë për t`u kontrolluar në laborator. Por një studim i realizuar, ka krahasuar

32.000 vrapues dhe 15.000 praktikues të ecjes për një periudhë gjashtë vjeçare. Qëllimi ishte të shikohej se si subjektet ulnin ose ngrinin ritmin e ecjes apo të vrapit dhe të shikonin se si kjo ndikonte tek pesha. Në mënyrë direkte nuk mund të krahasohet vrapi dhe ecja përmes kohës së shpenzuar dhe distancës së mbuluar, sepse ato janë me intesitete të ndryshme. Në teori mund të pritet se nëse krahasojmë ndryshime të ngjashme në kaloritë e harxhuara, humbja e peshës mund të jetë e njëjtë pavarësisht nëse je një praktikues i vrapit apo ecjes. Por kjo nuk është ajo çka u gjet nga studimi. Rritja ose ulja e kalorive të

harxhuara përmes vrapit, prodhon një humbje më të madhe ose shtim në peshë, respektivisht krahasuar me rritjen ose uljen e kalorive të djegura me anë të të ecurit. Sipas studimit, kaloritë e harxhuara përmes vrapit, çuan në 90% të humbjes në peshë, krahasuar me kaloritë e harxhuara përmes ecjes. Ajo që shpjegohet është se ushtrimet energjike të fuqishme, japin më shumë rezultat se ushtrimet e moderuara. Gjithsesi ka edhe studime të tjera që vërtetojnë të kundërtën, prandaj përfundimi i këtij studimi nuk duhet marrë si fjalë e fundit për humbjen në peshë, apo të ushtrimeve intesive.

Në Antarktidë gjenden 3 piramida Hunziker, pushime dhe përkëdhelje Michelle Hunziker do të bëhet nënë për herë të dytë në vjeshtë të këtij viti, por ndërkohë verën po e kalon në plazh, nën përkëdheljet e partnerit të saj Tommaso Trussardi. Showgirl zvicerane po kalon ditë të bukura nën shoqërinë e Tommaso-s dhe miqve të tjerë, ndërsa është fotografuar edhe me qenushen e saj të vogël Lily. Nëse bebja është djalë, atëherë ai do të quhet Nicola, në nder të babait të Tommasos, i cili ndërroi jetë në vitin 1999. Michelle është nënë edhe e Aurorës, vajzës që erdhi në jetë gjatë martesës që ajo pati me këngëtarin e famshëm italian, Eros Ramazzotti.

S

tudiuesit nga SHBA-ja dhe Evropa kanë bërë një zbulim të habitshëm. Ata gjetën në territorin e Antarktidës tre objekte shumë të ngjashme për nga pamja e jashtme me piramidat. Ndërkohë, shkencëtarët vënë në dukje se monumentet e lashta kanë origjinë artificiale. Hulumtuesit vërejtën se një nga piramidat ndodhet pothuajse në breg. Ndërkohë që dy të tjerat ndodhen 16 kilometra larg vijës bregdetare. Vizuelisht objektet e zbuluara të kujtojnë piramidat e vendosura në Egjipt, më e vjetra prej të cilave daton nga viti 2670 p.e.s


GOSSIP • E mërkurë 19 qershor 2013

»

13

ROBERT PATTINSON

PRONOTON PUSHIMET NË KANADA

AFFLECK: Tre fëmijë mjaftojnë

Vergara

Aktori, regjisori dhe skenaristi, Ben Affleck, e ka bërë të qartë se nuk planifikon ta zgjerojë më shumë familjen e tij. “Nuk do të ndodhë. Jemi në një situatë të mirë. Tre mjaftojnë. Kaq mjaftojnë!”, ka deklaruar 40-vjeçari për Extra. Fituesi i Oskarit dhe gruaja e tij, aktorja Jennifer Garner, kanë dy vajza, njërën shtatë dhe tjetrën pesëvjeçare dhe një djalë 15 muajsh.

nuk i ka problem vitet Ajo është e njohur për format e mahnitshme, por të hënën aktorja Sofia Vergara tregoi se vitet po shkojnë ndërsa ajo po mbet e njëjta. Ylli i serisë “Modern Family” përmes rrjetit social “Twitter”, postoi disa fotografi ku shfaqte të pasmet e saj derisa ajo qeshte në kamerë. Ajo kishte veshur bikini ngjyrë rozë dhe derisa po shijonte diellin në një pishinë me shokë, aktorja kolumbiane dukej sensacionale. Aktorja së fundmi foli edhe për format e saj, duke thënë, “çiltërsia ime, format e mia, më kanë hapur shumë dyer gjatë karrierës sime”. “Është e turpshme të them se arrita sukses shkaku i talentit tim dhe mençurisë”, shtoi ajo. “Për këtë trup kam punuar 20 vjet apo më shumë, pra kjo punë është dashur të ketë sukses”.

A

ktori do të kalojë muajin Korrik edhe Gusht në Toronto, bashkë me motrën e tij Lizzie, teksa përpiqet për t`i shpëtuar dramës nga ndarja me Kristen Stewart. Sipas burimit, Robert ka marrë me qira një shtëpi në Bloor West Village, pasi atij i duhet të kalojë pak kohë larg thashethemeve që qarkullojnë për ndarjen mes tij dhe aktores Stewart. Ai ka planifikuar të kalojë mbrëmjet duke pirë në kopësht, dëgjuar muzikë dhe shkruar këngë. Rob ka shkruar këngë në përpjekje për të punuar me emocionet e tij, pasi deklaroi të përfunduar marrëdhënjen me Kristen Stewart për herë të dytë, pasi zbuloi se ajo ishte kthyer me regjisorin Rupert Sanders- e cila pranoi se kishte një aferë me të, kur ata realizuan ‘Snow White and the Huntsman’ bashkë.

BRUCKNER në rolin e Anna Nicole Smith

Rihanna vonohet përsëri në skenë E ka përsëritur gabimin, duke u shfaqur dy orë me vonesë në koncert. Mos është kjo një shenjë e daljes nga kontrolli e këngëtares? Një natë para se ajo të mbante koncertin në Birmingham, ka dëfryer deri në orët e vona me modelen Cara Delevigne në Londër. Ky veprim ka qënë një zhgënjim i rradhës për fansat e Rihannas, të cilët mendojnë se ajo është duke u bërë e papërgjeshme dhe e akuzojnë se ka qënë nën efektin e drogës.

Për të portretizuar Anna Nicole Smith, aktorja Agnes Bruckner është përballur me një sfidë. Ajo është dashur që nga madhësia “B” e sutieneve të kalojë në “DD” vetëm që të luajë rolin e bukuroshes në filmin biografik “The Anna Nicole Story”. Por Bruckner nuk ka bërë asnjë operacion për të arritur madhësinë e gjinjve të Nicole Smith, pasi krijuesit e filmit kanë bërë disa efekte speciale për të arritur madhësinë e kërkuar.


14

« BOTA

E mërkurë 19 qershor 2013 •

G-8, Siria dhe cinizmi rus

Lufta për liri në Evropën Lindore nga 1953 deri më 1989

60 vjet më parë, punëtorët e parë gjermanë dolën në rrugë kundër regjimit komunist në RDGJ. Sot 17 Qershori shihet si fillimi i një procesi deri në revolucionin paqësor 46 vjet më vonë. Në kohën e kryengrtijes Peter Klinkenberg ishte 19 vjeç dhe sapo kishte filluar të jetojë në pjesën perëndimore të Berlinit. “Regjimi stalinist nuk mund të ishte e ardhmja ime, kështu që unë u largova nga Berlini Lindor për të studiuar në Universitetin e Lirë”, sqaron ai sot. Por kontaktin me shokët në Lindje ai e mbajti vazhdimisht - si shumë të tjerë edhe ai shpresonte në ndryshime. Në vitin 1952 në Republikën Demokratike Gjermane (RDGJ) filloi me të madhe shtetëzimi i ndërmarrjeve industriale, shpronësimi i dyqaneve private të shitjes me pakicë dhe kolektivizimi në bujqësi. Gjendja e njerëzve ishte duke u përkeqësuar, “marshimin drejt socializmit” nuk e donin shumë prej tyre. Kësaj duhet t’i shtohet edhe kriza serioze e furnizimit në fillim të viteve 50-të dhe represioni masiv shtetëror. “Ata donin që të çonin në djall regjimin por askush nuk dinte se si”, thotë Klinkenberg për të shtuar se: “Ne gjermanët nuk kemi mësuar kurrë se si duhet rezistuar”. Marshimi i tankeve Kur në mes të qershorit 1953 ai dëgjoi se në Berlinin Lindor së shpejti do të ketë protesta, ai donte të ishte atje. “Në mëngjesin e hershëm të 17 qershorit ne kemi vendosur me disa studentë të tjerë që të mos merrnim pjesë në ligjërata në universitet dhe morrëm trenin për në Berlinin Lindor. Ne e dinim se diçka do të ndodhë.” Klinkenberg-ut i kujtohen ende mirë thashethemet e para që qarkulluan në mesin e punëtorëve të uzinës së çelikut Henningsdorf në veri të Berlinit për të proestuar kundër regjimit. “Rreth mesditës tanket e para marshuan përmes bulevardit ‘Unter den Linden” pas tyre vraponin ushtarët sovjetikë”, kujton dëshmitari okularë. “Ata qëlluan me kallashnikov në ajër dhe njerëzit u detyruan të fshiheshin sepse thërmiat fluturonin gjithandej.”Në mbrëmje studenti u kthye në Berlinin Perëndimor. “Ne kishim frikë se mos do të jetë i bllokuar kufiri i sektorit dhe ne nuk do të arrinim të dilnim jashtë.” Vetëm në javët që pasuan ai e kuptoi dimensionin e kryengritjes. Në mbarë RDGJ-në në atë kohë deri në një milion njerëz protestuan kundër regjimit komunist dhe sovjetizimit të vendit. Ata kërkuan zgjedhje të lira. Së paku 55 njerëz humbën jetën gjatë kësaj kryengritje - ata u qëlluan për vdekje nga oficerët e policisë dhe ushtarët sovjetikë, u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan. Qindra të tjerë u dënuan me punë të detyruar në Siberi.

P

avarësisht planifikimit të Konferencës së Paqes: Për çështjen e Sirisë nuk do të ketë përparim të madh në samitin e G-8. Por pse Rusia vazhdon ta mbështesë regjimin e Asadd-it? Nuk ndodh shpesh që Presidenti autokrat i Rusisë, Vladimir Putin, të acarohet në lidhje me aktet e mizorisë njerëzore. Por pikërisht një gjë të tillë ai e bëri pak para fillimit të samitit të G-8 në Irlandën e Veriut: ai e paralajmëroi Perëndimin me emocione të pazakonta për të mos furnizuar me armë rebelët në Siri. «Ju nuk mund ta mohoni se këta njerëz jo vetëm që vrasin armiqtë e tyre, por edhe hanë organet e trupave të tyre para kamerave. A dëshirojmë t›i mbështesim njerëz të tillë?», pyeti Putin të dielën (16.06.2013) pas një takimi me Kryeministrin britanik David Cameron në Londër. Me deklaratën e tij, ai ishte duke iu referuar një videoje në internet që tregon se si një rebel përdhos trupin e pajetë të një ushtari sirian dhe kafshon në organet e tij. Pa marrë parasysh mizoritë e kryera dhe që ushtrohen prej regjimit të Asadit dhe

që mbështeten nga Moska - ky shqetësim i shtirur është një demonstrim i veçantë i cinizmit të madh të pushtetit rus: Në fund të fundit, Moska është bashkëpërgjegjëse për shkallëzimin e konfliktit në mënyrë mizore në Siri. Një vit më parë ka qenë e mundur që përmes një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Assadi dhe palët në konflikt të detyrohen të ulen në tryezën e bisedimeve. Por Kremlini bllokoi çdo rezolutë të mundshme. Beteja për rikthimin e peshës në skenën ndërkombëtare “Rusia paraqitet se ndjek rrugën legale”, thotë eksperti për Sirinë, Heiko Wimmen. Ata kanë argumentuar gjithmonë se duhet të respektohet sovraniteti i Sirisë, pasi regjimi i Assad-it është një qeveri e njohur ndërkombëtarisht, sqaron politologu nga Fondacioni Shkencë dhe Politikë. Prandaj është në duart e vet Rusisë që përmes një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të sigurojnë bazën ligjore për një ndërhyrje ndërkombëtare në Siri. Arsyet për linjën e ashpër të

politikës ruse lidhur me Sirinë janë të shumta. Por në thelb bëhet fjalë që ajo të jetë përsëri një “lojtar i madh” në skenën ndërkombëtare. Dhe në fakt Rusia me sa duket po ia arrin qëllimit. Pa Kremlinin sot nuk mund të bëhet asgjë në Lindjen e Mesme. I vetëdijshëm për këtë Vladimir Putin merr pjesë më i fortë në samitin e G-8. Pas pengesave që prej rënies së Bashkimit Sovjetik, Moska ka mundësinë sërish që të përjetojë ndjenjën e negocimit me Perëndimin në kushte të barabarta. Poshtërimi i fundit politik ishte rasti me Libinë: Kremlini nuk ua ka falur kurrë aleatëve perëndimorë që në vitin 2011 e shfrytëzuan zonën e ndalim-fluturimit, për të cilën ishte rënë dakord me Moskën, por që pa marrëveshje me Kremlinin dhe kundër interesave të Rusisë filluan me ndërrimin e regjimit në Libi. “Tani në rastin e Sirisë Kremlini dëshiron të tregojë se ai është një aktor, dhe se njerëzit, që dëshiron t’i mbështesë dhe t’i mbajë në në pushtet Rusia kanë në Moskë një partner të besueshëm”, thekson eksperti për Sirinë, Heiko Wimmen.

Tradita e rezistencës Çështjen se pse kryengritja e 17 qershorit nuk ka prodhuar një opozitë të fortë në RDGJ, Peter Klinkenberg e sqaron sidomos me përvojën gjermane të dhunës naziste dhe mungesën e traditës së rezistencës. Përveç kësaj një rol ka luajtur edhe pikëpamja e brendshme gjermane. “Shpirtërisht nga vitet e 60-ta nuk ka pasur ndonjë interesim të madh në Republikën Federale se çfarë po ndodhte në Gjermaninë Lindore. Kjo ishte një përvojë zhgënjyese”, thotë ai. Pas 17 qershorit të vitit 1953, gjermanët duket se kishin lëshuar vetveten. Një gjendje krejt tjetërt paraqitej në vendin fqinj lindor: “Tradita e rezistencës në Poloni filloi në shekullin e 19-të me kryengritjet kundër ndarjes së vendit, vazhdoi në shtetin ilegal gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përfundoi me lëvizjen Solidarnosc dhe ngjarjet e vitit 1989”, thotë historiani Martin Kirsch nga Universiteti Humbold i Berlinit. Dhe publicisti polak Adam Krzeminski vë në dukje edhe një ndryshim tjetër: shumë njerëz në Gjermaninë Lindore kanë besuar deri në fund të viteve 1980 në një socializëm me një fytyrë njerëzore ndërkohë që polakët e kanë refuzuar tërsisht regjimin duke ndërtuar një shtet të dytë ilegal. Edhe pse kjo ka zgjatur për disa dekada prapëseprapë ai çoi përfundimisht në përmbysjen e sistemit. Nga perspektiva e sotme, historianët i shohin revoltat popullore si një proces në një kontekst evropian. Ajo që filloi në vitin 1953, përfundoi në 1989 si një revolucion paqësor në RDGJ, thotë Martin Kirsch dhe numëron fazat: Kryengritja e parë në vitin 1953 e punëtorëve në uzinat e Shkoda-s në Pilsen të Çekosllovakisë së atëhershme, në të njëjtin vit pastaj kryengritja popullore në RDGJ. Ajo u pasua nga protestat në Hungari në vitin 1956, Pranvera e Pragës në vitin 1968 dhe në vitin 1970 protestat në Poloni. Dhjetë vjet më vonë, pas grevës së vitit1980 në kantierin detar në Gdansk, u themelua sindikata “Solidarnosc”, nën udhëheqjen e Lech Valesa.


BOTA • E mërkurë 19 qershor 2013

»

15

P

resideni i ri iranian prezantoi strategjinë e tij politike për të ardhmen. Interesi mediatik ishte i jashtëzakonshëm, kur Hasan Rohani doli para mediave për të folur. Irani ndiqet me vëmendje edhe nga SHBA-ja. Opinioni botëror e priti me shumë interes një moment të tillë: Çfarë do të thotë Presidenti i ardhshëm i Iranit, Hasan Rohani mbi orientimin e vendit nën udhëheqjen e tij. Katër ditë pas fitores së papritur në zgjedhjet presidenciale, kleriku i moderuar doli para shtypit për të folur për tema, që ndiqen me mjaft interes nga Perëndimi. Mesazhi qendror drejtuar bashkësisë ndërkombëtare. “Irani ka nisur një kapitull të ri të moderuar”. Rohani kumtoi hapjen e një kapitulli të ri për grindjen atomike. Për të rritur besimin e botës tek vendi i tij, Presidenti do të lejojë më shumë transparencë. Megjithëse ai i dënoi sanksionet ndërkombëtare kundër vendit të tij, Rohani deklaroi se programi atomik iranian do të vazhdojë dhe bëri të ditur edhe vazhdimin e pasurimit të uraniumit. Por në të njëjtën kohë ai premtoi t’i intensifikojë bisedimet atomike me SHBA, Britaninë e Madhe, Francën Rusinë, Kinën dhe Gjermaninë. “Për konfliktin atomik ekziston vetëm një zgjidhje diplomatike”, tha ai. “Këcënimet dhe sanksionet nuk janë zgjidhja e problemit”. Epokë e re për grindjen atomike? Këto deklarata sollën reagimin pozitiv të Uashingtonit. “Grupi 5+1 është rruga e duhur për ta zgjidhur konfliktin atomik”, u shpreh Alan Eyre, zëdhënësi persishtfolës i Ministrisë së Jashtme amerikane për Deutsche Welle-n. Në rast se fjalët e udhëheqjes së re iraniane ndiqen nga veprat, kjo mund të pasojë me zbutjen e politikës amerikane. “Ne e kemi theksuar disa herë se sanksionet nuk janë qëllimi, por vetëm mjeti. Po qe

Çfarë kursi do të ndjekë Irani në të ardhmen? Rohani kumtoi hapjen e një kapitulli të ri për grindjen atomike. Për të rritur besimin e botës tek vendi i tij, Presidenti do të lejojë më shumë transparencë

se Irani i përmbush detyrimet ndërkombëtare, dhe arrin ta bindë bashkësinë ndërkombëtare që ka një shqetësim gjithnjë në rritje për këtë çështje, atëherë SHBA-ja do të jetë e gatshme t›i heqë sanksionet”. Perëndimi e akuzon Iranin, se po përgatit fshehurazi bombën atomike, gjë që Teherani e mohon katërcipërisht. Gjatë mandatit tetë vjeçar të Presidentit në largim, Mahmud Ahmedinexhad nuk u arrit asnjë sukses për këtë çështje. Frontet aktualisht janë tepër të ndara. Pikërisht për këtë edhe doza e optimizmit për ndryshimet që do të mund të sjellë presidenti i ri është e kursyer. Në fund

Evitohen konfliktet e koalicionit në Greqi – ERF rifillon transmetimet Radio Televizioni publik në Greqi ka shpëtuar për momentin. Një gjykatë vendosi që ta anulojë mbylljen e televizionit. Radio Televizioni mund të mbyllet vetëm nëse hapet një televizion tjetër, vendosi gjykata. Pas tri orë e gjysmë negociatash të vështira të tri partive në koalicion, u arrit marrëveshje që të evitohet konflikti i mëtejshëm. Negociatat kishin për bazë mbylljen e televizionit publik ERT. Kryeministri Antonis Samaras vendosi pothuajse me kokën e vet javën e kaluar që ta mbyllë televizionin, i cili është në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit dhe në kundërshtim me rregullat. Gjykata Administrative e vendit e shpalli vendimin e Kryeministrit të pavlefshëm. Shefi i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, lidhur me këtë thotë: “Në këtë mënyrë gjykata ka konfirmuar atë që ne socialistët e kemi

thënë që në fillim: që qeveria nuk ka të drejtë të veprojë kundër Kushtetutës. Kushtetuta parashikon ekzistencën e një Radio Televizioni publik, i cili informon opinionin grek dhe i ofron atij programe kulturore.“E pakënaqur ka qenë edhe partia Nea Demokratia, jo vetëm për shkak të mbylljes së ERF por edhe për mënyrën se si është bërë kjo. Fotis Kouvelis, shef i së majtës demokratike pohon: “Çështja e ERT është shumë me rëndësi. Ajo dëshmon se askush në vend nuk mund të jetë mbi ligjin, pra as koalicioni qeveritar”. ERT duhet të rifillojë transmetimet ERT duhet të rifillojë punën, ndërsa qeveria duhet të kujdeset për distribuimin e pogramit. Programi i vjetër mund të zënvendësohet me një të ri, vetëm pasi i riu të fillojë nga puna. Ministri i Finan-

cave Yannis Stournaras thotë: “Prioriteti i parë i qeverisë janë reformat radikale, të cilat duhet bërë.”Duhet të vazhdojnë pra masat e kursimeve. ERF kushton në vit deri në 300 milionë euro. Ai ka 2700 të punësuar, për të cilët tani janë shtuar shpresat. Ndër ta është edhe redaktori Nikos Megrelis: “Ne ia dolëm ta mundim qeverinë! Kjo është domethënëse, është e pabesueshme. Jam shumë i lumtur“. Ndërsa bashkëpunëtorja Maria Demerrzia është më pak optimiste: “Para nesh ende është një rrugë e gjatë. Vendimi është i përkohshëm dhe vlenë vetëm përderisa të krijohet një Radio Televizion tjetër.“ Qeveria do të krijojë një strukturë të re gjatë kësaj vere. Detyra e saj do të jetë krijimi i një Radio Televizioni më të vogël dhe që kushton më pak. Ai duhet t’i ketë rreth 1000 bashkëpuntorë.

të fundit ai është njeriu i dytë në shtet. Fjalën e fundit nuk e ka Presidenti, por lideri fetar Ajatollah Ali Khamenei. Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme amerikane shprehet: “Si të themi, një dallëndyshe nuk sjell pranverën”. Presidenti i ri iu drejtua direkt edhe Uashingtonit. Gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Iranit ai e cilësoi si “një plagë të vjetër të hapur”. Tani bëhet fjalë të hidhen sytë nga e ardhmja dhe të ulen tensionet “në frymën e mirëdashjes dhe respektit të dyanshëm”. Ky është një proces i vështirë dhe i komplikuar pas disa dhjetëvjeçarësh të largimit diplomatik prej njëri-tjetrit. “SHBA-ja duhet të

mos përzihet më në punët e brendshme të Iranit, ajo duhet t’i pranojë të drejtat legjitime dhe ndërkombëtare që i takojnë Iranit, përfshirë edhe të drejtat atomike”, u shpreh Rohani, i cili theksoi se vetëm pas kësaj do të jetë e mundur që të zhvillohen bisedime direkte mes dy vendeve. Një temë tjetër e ndjeshme e që u prek në mënyrë të paplanifikuar në konferencën e shtypit ishte lirimi i ish-kandidatit për President, Hosein Musaui. Reformatori Musai ndodhet në arrest shtëpie. Një person kërkoi nga publiku në sallë lirimin e tij, por u largua menjëherë dhe konferenca e shtypit u ndërpre.


16

« GOSSIP

E mërkurë 19 qershor 2013 •

Një mësim nga brigjet e Bosforit

P

Nga EUGJEN MERLIKA

arku “Gezi”, me 600 drunjtë dhe florën e tij, përbën mushkërinë e gjelbër të një qyteti të madh, të lashtë e bashkëkohor, me një histori mijëravjeçare e famën e njërit ndër qytetet më të bukura të Mesdheut, Stambollit. Dhjetë vitet e fundit zhvillimi ekonomik i vrullshëm i Turqisë, që renditet sot në radhët e para të shteteve me tregues ekonomikë e financiarë për t’u pasur zili, në një kohë kur Europa dhe Amerika lëkunden mes krizash të pazakonta, e kanë kthyer edhe Stambollin në kantiere të fuqishme ndërtimi. Ky bum ndërtimesh, në të cilin ndërthuren interesa nga më të ndryshmet, dha një vendim ekzekutimi edhe për parkun “Gezi”, sepse në vendin e tij duhej të ndërtohej një mbitreg i madh dhe një xhami, në një metropol në të cilin në vitin 2007 ishin aktive 2944 të tilla. Por organizatat e ndryshme (rreth tetëdhjetë) mjedisore e të tjera, kur panë se filluan të priten pemët e të vetmit park të madh të qytetit të tyre, u morën vesh me njëra-tjetrën për të kundërshtuar këtë vendim të shtetit. Më 31 maj qytetarët, kryesisht të rinj, mbushën sheshin “Taksim” për t’u bërë të ditur autoriteteve se për qytetarët e Stambollit parku “Gezi” është i paprekshëm, i padhunueshëm, është oazë e çlodhjes dhe freskisë, prodhuesi i oksigjenit, aq i domosdoshëm për milionat që jetojnë në atë qytet. Manifestimi nuk u prit mirë nga qeveria turke dhe kryetari i saj, Rexhep Taip Erdogan. Nuk u kërkua një ballafaqim i qetë argumentesh me përfaqësuesit e protestuesve, nuk u mbajt parasysh fakti se ajo protestë ishte nisur nga një nevojë jetike e qytetarëve, nga mbrojtja e mjedisit, që sot, edhe për papërgjegjshmërinë e shumë administratave në botë, është kthyer në një nga problemet më të mprehta të shoqërisë njerëzore. Qeveria zgjodhi rrugën e përballjes, të shpërndarjes me forcë të demonstruesve e vuri në dispozicion të këtij projekti repartet e policisë, të pajisura me mjetet më të ndryshme, që nga shkopinjtë e gomës te pompat e ujit, të përzier me produkte kimike të dëmshme për lëkurën dhe sytë dhe bombat me gaz lotsjellës. Përfundimet e përleshjeve gjatë disa ditëve qenë mbi 500 të plagosur, katër të vdekur, qindra të arrestuar, një tablo që e vuri në një dritë të keqe imazhin e Turqisë, kryesisht të drejtuesve të saj aktualë, me në krye dorëfortin Erdogan. Sukseset në qeverisje arrijnë të zbehin arsyen, deliri i madhështisë errëson vizionet deri në absurditet, që i kthen vartësit në numra, që duhet të zbatojnë pa asnjë lloj diskutimi urdhrat e kryetarit, sepse vetëm ai di, “i njeh problemet”, u shërben “interesave të atdheut e të popullit”. Kjo mendësi çoi në tolerancën zero, në ultimatumet për të zbrazur parkun apo sheshin “Taksim”, në evokimin e “komploteve të jashtme” për të destabilizuar Turqinë, në etiketimin e demonstruesve si “terroristë”, në qindra arrestime njerëzish të paarmatosur. Kulmi u arrit me arrestimet e 70 avokatëve të të ndaluarve, jo në sheshet e demonstratave, por në

“Në sheshet e në rrugët kryhet një provim pjekurie për qeverinë turke, që duhet të vërtetojë se mbron opinionet e të gjithë përbërësve të shoqërisë.” Ema Bonino (ministre e jashtme e Italisë) hapësirat e gjykatave, ku kryenin detyrën e tyre. Besoj se kjo masë nuk ka asnjë rast të ngjashëm në të gjithë botën perëndimore, përfshirë këtu edhe sistemet e saj autoritare në kohë të ndryshme. Vëzhguesi i paanshëm pyet me kërshëri: si ka mundësi që një udhëheqës apo një udhëheqje që vitet e fundit ka pasur merita të padiskutueshme në zhvillimin dhe modernizimin e vendit të rrëshqasë mbi një lëkurë bananeje e të arrijnë në një shkelje kaq të shëmtuar të të drejtave të qytetarëve të tyre? Shpjegimi veç motiveve veriake apo kolektive që burojnë nga qëndrimi i gjatë në pushtet, i cili për vet natyrën e tij brejtëse ka prirjen të ndryshojë personalitetin e pushtetarëve, nuk përjashton edhe mundësinë e ndërthurjes së interesave të mëdha financiare që lidhen me persona të afërt të kryeministrit. Në këtë vështrim shtypi i huaj flet për interesa të lidhura me emrin e dhëndrit të tij. Këto pohime kanë nevojë të vërtetohen për t’u marrë si argument të mirëqena, por nuk mund të hidhen poshtë apriori. Ndërthurja e interesave të pushteteve me ekonomitë në vende ku sistemet e kontrollit e të kundërpeshave lënë për të dëshiruar, krijojnë një lëmsh që i ngjet një mine lëvizëse, e cila mund të shpërthejë, me pasoja herë-herë shkatërrimtare, nga një çast në tjetrin. Politologu i njohur italian Sergio Romano i vë në të njëjtin plan kryeministrin turk dhe presidentin e Rusisë, duke analizuar pikat e kontaktit që bashkojnë përvojat e tyre në drejtimin e shteteve: “Parabola e Putinit është shumë e ngjashme me atë të udhëheqësit turk Rexhep Taip Erdogan. Kanë pasur gjithmonë një stil autoritar, por familjariteti i gjatë me pushtetin i ka bërë të dy përbuzës dhe të padurueshëm ndaj çdo pengese që shfaqet në rrugën e tyre. Të dy janë të bindur se identiteti kombëtar është edhe identitet fetar dhe Putin po çlirohet nga kundërshtia liberaldemokrate në të njëjtën mënyrë me të cilën Erdogani ka shkrehur ledhin laik të shtetit të themeluar nga Qemal Ataturku.” Mbas disa ditësh përleshjesh e dhune nga ana e policisë, mbasi kryeministri lëshoi mbi turmat e demonstruesve “rrufetë e Zeusit”, duke marrë mbi vete kërkesat për dorëheqje të opozitës dhe qortimet jo shumë miqësore të aleatëve të jashtëm amerikanë, evropianë apo të organizmave ndërkombëtarë, një ndryshim i menjëhershëm solli një sqarim që premtoi mjaft në brigjet e Bosforit. Qeveria pezulloi prerjen e pemëve në parkun “Gezi” dhe premtoi se do t’ia kalonte çështjen vendimit të një gjykate dhe më pas një referendumi në ish-kryeqytetin e perandorive Bizantine e Otomane. Shpresa që kjo të ishte një zgjidhje e drejtë e një problemi që për logjikën normale nuk duhej as të ekzistonte, pati një jetë shumë të shkurtër. E them këtë pasi një vendim si ai për parkun “Gezi” fyen dhe arsyen më të thjeshtë, sepse në një demokraci të arrirë nuk mund e nuk duhet të merret pa një miratim paraprak të popullsisë, pasi është i lidhur drejtpërdrejt me jetën e saj, me

shëndetin, me mënyrën e jetesës, me të shkuarën dhe të ardhmen e saj. Në këtë kontekst dhe në atë të marrëdhënieve të mira me republikën e Turqisë, duam të shohim në atë vend përfytyresën e një shoqërie e të një shteti ku të jenë të siguruara e të respektuara të gjitha vlerat e demokracive të përparuara. Fatkeqësisht, Turqia e Erdoganit edhe pas premtimit të datës 14 qershor për zgjidhjen paqësore të kundërshtisë nëpërmjet gjykatës dhe referendumit në ditët pasuese iu kthye përsëri represionit të egër. Madje, “për t’u treguar medieve ndërkombëtare fotografinë e Turqisë” kryeministri mblodhi një tubim madhështor të përkrahësve të tij në Kazliçesme, një lagje në rrethinat e Stambollit, ku ritheksoi synimin e tij për të mos lejuar asnjë miting të opozitës, të sindikatave apo të vetë qytetarëve. Si pasojë natën e datës 15 qershor përleshjet e policisë me demonstruesit shkaktuan 788 të plagosur të tjerë e nuk dihet sa të arrestuar, ndërmjet të tjerëve edhe mjekët e spitaleve që kanë mjekuar të plagosurit. Marrëzia në pushtet nuk ka kufij, arrestimi i gazetarëve dhe i mjekëve kalon të gjithë shembujt paraardhës të dukurive të këtilla. “Ne kemi bërë një betim, por ndoshta Erdogani nuk e njeh Hipokratin”, - u shpreh një mjek i ri. Zhvillimi i ngjarjeve në këtë pikë bëhet i paparashikueshëm e bëhet fjalë jo për një republikë të bananeve, por për shtetin më të rëndësishëm për baraspeshat e Lindjes së Afërme, një nga zonat më nevralgjike të botës së sotme. Përvoja e këtyre ditëve plot trazira në Anadollin e largët na sjell dy mësime të rëndësishme, që mendoj se duhet t’i mbajmë parasysh për të sotmen dhe të ardhmen tonë. I pari i përket klasës politike, që duhet të dijë të ruajë jo vetëm baraspeshat e saj e të pushtetit, por dhe respektimin e parimeve themelore të demokracisë, ndër të cilët më kryesori është vullneti i lirë i shoqërisë civile. Në këtë drejtim duhet shmangur pushtetomania me çdo kusht e dehja prej saj, shpërdorimi i pushtetit në dobi të interesave veriake, të kastave, të tarafeve, të klientelave, të partive, duke mbjellë e kultivuar korrupsionin. Vetëm në këtë mënyrë ajo do të jetë në gjendje të plotësojë imazhin e saj të domosdoshëm për të sendërtuar projektin e saj historik, atë të bashkimit me Europën. Mësimi i dytë u drejtohet qytetarëve shqiptarë, që duhet të ndërgjegjësohen ta shohin pushtetin me sy kritik e jo të hipnotizuar, sepse, kur ai bëhet autokrat e merr vendime në kundërshtim me të drejtat e tyre të ligjshme e të natyrshme, duhet të kenë guximin t’i mbrojnë ato të drejta, duke paguar edhe çmimin e nevojshëm. Qëndrimi kritik ndaj pushtetit, i çfarëdo ngjyre qoftë, mospajtimi me degjenerimin e tij të çfarëdo forme, është kura më e mirë parandaluese e sëmundjes së tij të mundshme. Ai qëndrim na jep neve atë dinjitet e prestigj që së bashku me dëshirën dhe mundin tonë për të shkuar në rrugën e zhvillimit do të ishin kartat tona të kreditit në bashkimin me kontinentin.

Bedri Çoku dhe libri i tij “Përtej dhimbjes”

K

ëto ditë doli në qarkullim një vepër tjetër e mikut tonë Bedri Çoku, romani “Përtej dhimbjes”. Ç’ka dashur të thotë autori me këtë titull? Heroi i romanit, që praktikisht është vetë autori, pasi ka vuajtur pothuajse një çerek shekulli burg, papritur e sheh veten të lirë. Tani kohët kanë ndryshuar. Sistemi i tmerrshëm që e dënoi përjetësisht është shembur dhe populli gëzon ditët e para të lirisë. Por autori mediton. Mediton rrugën nëpër të cilën ka kaluar, një rrugë e tmerrshme e mbuluar me ferra dhe gërxhe. Ai kishte një pasion, një dëshirë të madhe për të shkruar. Donte të shkruante atë që mendonte, atë që ëndërronte, por jetonte në një kohë kur çdo gjë ishte e ndaluar, kur nuk mund të shprehte atë që i buronte nga zemra, nuk mund të shprehte mendimet e tij të lira, ndjenjat e shpirtit të tij të pastër. Jetonte në një kohë kur sistemi totalitar politik mbyste mendimin e lirë që në lindjen e tij. Ai nuk u përkiste atyre që talentin e vunë në shërbim të diktaturës, duke u shndërruar në lakej të tij. Ai u përkiste atyre që, çuditërisht, u rezistuan shtrëngimeve abstrakte në format nga më të ndryshmet; atyre që, me gjithë masat shtrënguese, gjenin mënyrën për t’u shprehur; atyre që luftonin kundër nënshtrimit apo lirisë së dhunuar, atyre që nuk bënë kurrë art të imponuar, duke marrë me vete edhe pasojat. Kështu, ai nuk shkroi, me gjithë dëshirën e madhe që kishte. Ndonjëherë atje në qelitë e

Nga RESHAT KRIPA

errëta të burgut i lindte dëshira për të shkruar. Dora i hidhte ato në letër. I lexonte dhe i rilexonte, ndonjëherë ia tregonte edhe ndonjë miku të ngushtë. Por vetëm kaq. Ato mbetën “Kangë të pakëndueme”, të cilat prisnin një ditë “me shpërthy dhe me u këndu pa frikë e pa zori”. Merita e tyre ishte se këto vepra mbajtën gjallë ndërgjegjen kombëtare të tyre, qoftë dhe si ushqim i ëndrrave më intime të individit se një ditë ato do të bëheshin realitet. Ato frymëzonin dashurinë për kombin, që në atë varfëri shpirtërore, ku e kishte katandisur sistemi, shqiptarët të gjenin veten duke pasuruar shpirtin me ndjenjën e së bukurës, urtësisë, dijes dhe mendimit të lirë. Kështu, ai heshti për një periudhë te gjatë dhe vetëm kur u krijuan kushtet për një krijimtari të lirë, pas përmbysjes së madhe, u ul dhe shkroi ashtu siç ia diktonte zemra e tij dhe ja ku kemi një libër tjetër të këtij autori tashmë të njohur. Lexoj rreshtat e këtij libri dhe në sy më ringjallen ato skena të dhimbshme nëpër të cilat ka kaluar autori. Më del parasysh familja e tij e në mënyrë të veçantë nëna e tij heroinë, që përballoi me dinjitet katër të burgosur, bashkëshortin dhe tre djemtë e saj; që përballoi 65 vjet burg të kryer prej tyre. Më del fëmijëria e autorit dhe shokët e tij të klasës, një pjesë e të cilëve e ruajtën miqësinë me të, edhe pse ai ndodhej në kondita krejt të kundërta me ta. Më del dashuria e rinisë së tij, që, si shumë të tjera të asaj periudhe, ishte një “mollë e ndalueme” dhe që u zëvendësua me

një tjetër dashuri, që do të krijonte një familje të shëndoshë. Më del optimizmi dhe përkushtimi i tij për ndërtimin e një Shqipërie të re, demokratike. Duke lexuar librin, nëpërmjet përshkrimeve të holla të penës së tij ndien një dridhje në zemër. Këtë dridhje e ndien sepse të duket sikur vazhdon të jetosh në atë botë të zymtë të mbuluar nga dimri i tmerrshëm i quajtur “komunizëm”. E ndien sepse të duket sikur vazhdon të jetosh i rrethuar nga burokratë të pështirë apo individë servilë të shndërruar në kameleonë të neveritshëm, jeta e të cilëve ishte kufizuar vetëm në brohoritjet për liderin monstër. Këta tipa, këta “njerëz të rinj” të sistemit socialist nuk ishin tjetër veçse hiena, që kërkonin të ushqeheshin deri edhe me kufomat e njerëzve të ndershëm. Veprën e përshkon fund e krye një gjuhë dhe stil i sigurt. Kjo tregon se autori na del i plotë, i sigurt në veten e tij. Përshkrimet e skenave të ndryshme janë një dëshmi e pjekurisë së tij artistike, saqë të duket sikur ai ka vite që shkruan. Duke lexuar veprën nuk ka sesi të mos reagosh. Sot ende ne shohim pinjollët e atyre që kanë kryer krimet më të rënda të ngrenë veshët dhe të mburren me bëmat e zeza të prindërve të tyre. Por kjo nuk do të vazhdojë gjatë. Drita e së vërtetës më në fund do të sundojë mbi errësirën dhe, pavarësisht nëse do ta shijojë apo jo brezi ynë, fëmijët tanë do të dinë ta drejtojnë këtë vend në rrugën e duhur.


GOSSIP • E mërkurë 19 qershor 2013

»

17

Të takohesh me Visarin Nga JOZEF RADI

E

dhe pse asokohe Lushnja ishte qytet konglomerat të ardhurish, ku shumica mbanin barrë ndëshkimesh, mjaft me ulje postesh, mjaft të tjerë me shërbime e plot të tjera, që e bënte Lushnjën “qytetin e kleçkanëve”, por që ia vlen edhe të theksohet se lufta e klasave jetonte për çudi një çmprehje të tehut kokëkëputës. Në verën e vitit 1971, kur do ta shkelja për së pari hyrjen e gjimnazit të Lushnjës, mirëseardhja më befasuese s’do të ishte e ndonjë mësuesi, as e ndonjë të njohuri, po e një djaloshi, që atë vit e kishte mbaruar shkollën e mesme. Natyra ime kureshtare më kish shtyrë te stenda e “Letrarit të ri”, krejt përballë portave së hyrjes, ku në katër faqe të shkruara bukur (si shkrim, edhe si brendi artistike) m’u shfaq ashtu i butë, miqësor, i sjellshëm dhe poet Visar Zhiti. Ishte takim disi absurd i një të porsaardhuri me të ikurin, i një realiteti me ëndrrën, i dy të njohurve të panjohur, i atij djaloshit që fati befas i kish dhënë flatra dhe atij tjetrit që i thoshte vetes: “Po unë pse jo?”. Ishte një takim fantazmagorik, po që do t’i jepte kuptim gjithçkaje mes nesh. Im atë dhe i ati Visarit, Hekurani, ishin mjaft miq, po edhe mjaft të kujdesshëm për të mos e rënduar njëri-tjetrin në dukje. E kujtoj si sot Hekuran Zhitin, me atë ballin e gjerë e të pjerrët, me ato dallgët e flokëve paksa të thinjura dhe me atë energjinë në lëvizje, në biseda, në humor me tim atë dhe me të tjerët, kur zhvillohej festivali i teatrove amatore të qytetit dhe rrethinave. S’kishte gjë më magjepsëse. Flitej për dramat, skenat, dekorin, personazhet, provat, vërejtjet; vinin aktorët, punëtorët, nëpunësit, muzikantët, regjisorët, sekretarët e partisë, drejtorët e ndërmarrjeve, po kishte edhe mjaft “armiq” vërdallë, sepse aty ishin edhe Seit Selfo, Lekë Pervizi, Hekuran Zhiti, Lazër Radi, Fotaq Filipeu, Shahin Hrushiti, Vango Lezo, Faslli Haliti. Kishte edhe mjaft kureshtarë, si puna ime, që si këpushë mbas tim eti ndiqja grupet teatrore të ndërmarrjeve të qytetit myzeqar, që befas dukej sikur jetonte një ëndërr që do të shuhej shpejt. Midis asaj morie njerëzish dhe personazhesh syri im kish përzgjedhur dy, veç dy: Hekuran Zhitin, që ishte shpirti i organizimit dhe i humorit, dhe Murat Banon, një djalosh që luante rolin e një gjenerali gjerman. Edhe ai ashtu biond, i pashëm, me atë shpinën pak të kërrusur dhe me atë zërin grykor dhe determinant, edhe pse personazh negativ, më shtynte ta admiroja figurën e Muratit dhe harroja personazhin. Po le ta lëmë kohën në shenjtërinë e saj dhe t’i kthehemi personazhit të shkrimit tim, të mbetur tek ajo pika më e hershme e referimit tim: Visari i letrarit. Mbas asaj dite të parë në shkollë jeta e secilit prej nesh vazhdoi në hullinë e vet. Tashmë për Visarin, edhe pse ende i panjohur, dija gjithçka: dija se kush ishte, i njihja babanë, nënën, dija ku e kish shtëpinë, bile mëngjes e pasdite, kur kaloja pranë saj, i hidhja sytë

me shpresë se ndonjë ditë papritmas, mbasi të mbaronte studimet në Shkodër, do të kishim mundësi ta pinim nga një birrë bashkë, të flisnim për letërsinë, t’i tregoja edhe “marrëzitë” e mia, që guxoja t’i quaja “poezi”. Ta kisha shok, ja ashtu si Hekurani dhe Lazri. Po shpesh jeta, kur ti pret të shfaqë anën e ndritshme të saj, të shfaq më parë anën më të përbindshme. Ajo ëndrra e nisur prej Visarit dhe po mbjellë edhe ndër ne pësoi thyerjen e saj të madhe kur befas një ditë mësuesi gjuhës dhe letërsisë në një fshat të Kukësit iu shfaq shtetit si armik, ose më mirë kur shteti zbuloi te shpirti i një poeti të quajtur Visar “varrëmihsin” e vet...!!! O Zot! S’ka pasur asnjë kategori më të madhe armiqsh ky vend sesa poetët! Prandaj aq lehtësisht ata rrëzoheshin para plotoneve të pushkatimit ose lëkundeshin të varur trekëmbëshave. Sapo kisha mbaruar ushtrinë, kur një mbrëmje im atë zymtësisht na tha se “djalin e vogël të Hekuranit, shpresën ma të madhe të tij e kishin burgosë... ‘Harrojeni çdo shpresë, o ju që në këtë Ferr hyni...”, - mërmëriti në italisht vargun e famshëm të Dantes dhe fytyrën e tij ia mbuloi një mjegull dhimbjeje Ajo ëndrra ime e një birre dhe e një bisede letrare me Visarin tashmë qe shtyrë edhe për dhjetë vjet të tjerë. Ndërsa ai do të shtynte ditë-netët burgjeve, unë do të vazhdoja balrave. Në burg do ta gjente Visarin kunati im, Dine Dinia, dhe do të ishin shokë e bashkudhëtarë të atyre “rrugëve të ferrit” në Spaç e Qafën e Barit, ku regjimi shtynte ditët e mbrame me vagonët e kromit që nxirrnin të burgosurit politikë. Kështu, kur shkëmbenin cigare apo përshëndetje, mund të jetë futur edhe emri im atyre humbellave, si një ngushëllim. Me Visarin u takuam vetëm mbas daljes së tij nga burgu, ose më saktë vetëm mbas daljes së kunatit tim. Një pasdite, në të errur, do të linim biçikletat te dera e pallatit dhe do të ngjitnim shkallët e ndërtesës dykatëshe prej guri për t’u futur në tempullin e tij. Ka qenë një pasdite nga më të bukurat e jetës sime. Ishte viti 1988, duhet të ketë qenë vjeshtë. Ndenjëm aty në sallën e pritjes, që ishte dhoma e tij, plot me libra, kuadro, lule... Më foli për punët, për projektet, më tregoi valixhen e dorëshkrimeve e pashë përsëri atë shkrimin e bukur (s’ia kish prishur dot as kromi dhe as kroma). E njihja prej 17 vjetësh atë njeri, qysh ditën kur shkela në gjimnaz dhe e kisha lexuar me një frymë, po veç atë ditë e takoja për së pari. Prej asaj mbrëmje e dija krejt jetën e tij prej Shkodre në Kukës; ia njihja krejt shokët e dikurshëm, një pjesë e të cilëve e kishin rënduar me akuza fshehtas... Më tregoi për poezitë, dramat, tregimet, esetë që prisnin kohën, me rrëfeu për shokët e prangave, për jetën e burgut, ndërsa mirësia e nënës e dëgjonte dhe e dëgjonte me dhimbje, heshtje dhe adhurim, ndërsa verbëria e të atit dukej sikur i gjente sytë për ta parë të birin, që vazhdonte të jetonte me ëndrrën. *** Një mbrëmje vjeshte, ndërsa terri mbulonte Myzeqenë, ai pa

lajmëruar do të trokiste me droje në portën e shtëpisë sonë. Nuk ishte vetëm, ishte së bashku me një pianiste, një vajzë të bukur dhe sykaltër, që i jepte dritë gjithçkaje. Quhej Mira, kishte sjellë një trëndafil të bardhë, sikur krahas bukurisë donte të sillte paqe dhe mirësi. Ndenji gjatë me ne. Dikur nxori nga trupi (sikur shkuli një brinjë), dy libra në serbokroatisht të një poeti rebel malazez, Jevrem Bërkoviç. Lazri i hodhi me të shpejtë një sy kopertinës së librit: nji ‘o’ e zgjatur iu bashkua titullit “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina”, pastaj kaloi në faqen e parë, ku ishte dedikimi ndaj saj e ku ndër të tjera shkruhej “princi yt”. Ai qeshi dhe e pa vajzën drejt e në sy. Ndaloi te parathënia, ku flitej për edukimin e “armiqve të popullit” dhe tek ai fillim tronditës i asaj poeme antidiktaturë, ku Stalini jetonte ankthin e orëve të fundit të jetës. Diktatura ishte më këmbë dhe e kish deklaruar haptas vazhdimësinë... Po tek ajo barakë kampi qeshej dhe ngrihej dolli... për ëndrrat. Atë mbrëmje në shtëpinë tonë Visari kish sjellë shpresën dhe, kur doli, po merrte me vete lirinë. Jashtë ishte shumë terr. Qielli qe nxirë sikur dilte nga shpirti i regjimit dhe rrufetë i lëshonin kthetrat e tyre të përbindshme gjithandej. I përcolla Visarin dhe pianisten deri te rruga kryesore, folëm, qeshëm ashtu kot, ndërsa terri i thellë shpërthehej herë pas here nga verbimi dhe gjëmimet. Siç dukej, edhe natyra po e përcillte ashtu trazuar kohën, që duhej të vinte. Për dy javë poema u përkthye mjeshtërisht dhe u lexua në klandestinitet, duke kaluar dorë më dorë: Në qiell ndihej koha e ëndrrës... Pastaj gjithçka u bë një pafundësi takimesh, bisedash shkrimesh, diskutimesh, dëshpërimesh, shpresash dhe librash të botuar... Visari nuk rreshti së punuari dhe luftuari, nuk rreshti së dëshmuari krimet e diktaturës. Krahas kontributeve si përfaqësues i shtetit ai bëri gazetarin opozitar për shumë vjet, bëri drejtorin, bëri poetin, deputetin, shkrimtarin, eseistin, por mbi të gjitha bëri njeriun. Askush si ai s’është lodhur duke shkruar të vërtetën e skëterrës së burgjeve, askush si ai s’ka nxjerrë nga errësira ngjarje dhe personazhe të gdhendur magjishëm, askush si ai s’e ka ngritur zërin në mbrojtjen dhe përkrahjen e të përndjekurve, prandaj askush si ai sot s’ka më shumë të drejtë për të kërkuar haptas dhe pa lutje, sepse Visar Zhiti di të dëgjojë, di të mbrojë, di të shpresojë, di thelbin e vuajtjes njerëzore dhe e di se e mira nuk triumfon aq lehtë. Dinjiteti i njeriut dhe dinjiteti i artistit tek emri janë shkrirë në një të vetëm, prandaj ai e thekson gjithkund se s’ka kapital që mund ta blejë shpirtin e lirisë, as dinjitetin e njeriut kur lufton për të. Çdo njëri prej nesh mund të dënohet për lirinë e fjalës, po kurrë s’mund të dënohet shpirti i lirisë. Visari e ka dëshmuar me shembullin e tij se ka qenë dhe mbetet njeriu i shpirtit të lirisë. Dënimi dhe vitet e burgut s’bënë asgjë tjetër veçse i dhanë krahë shpirtit të asaj lirie që jetonte brenda tij. Visari mbetet gjithnjë fitimtar, ndaj s’mund të jetë ndryshe as kësaj here.

Amnisti reciproke

E

Nga MILAIM SHEFKIU

dhe pse është bërë monotoni e skajshme marrëveshja e Brukselit, ose, interpretuar ndryshe, vetë nocioni gjuhësor “marrëveshje”, për shkak të “aliteracionit” dhe polisemisë politike nga ajo çka përmban dhe për çfarë është bërë, marrëveshje në themel, dhe si koncept, ka qëllimin e mirë, por duket se nuk është studiuar sa duhet të paktën nga ana e Prishtinës. Duke bartur me vete shume mistere, shumë fiksime dhe shumë paqartësi, marrëveshja e Brukselit do të jetë objekt debati në Kosovë edhe për disa vite, sepse nuk është e determinuar për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve dhe serbëve në rajon. Sa herë që dalin vegëza nga lëmshi i marrëveshjes e shohim se ky lloj kompromisi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e ka vetëm një qëllim, zgjidhjen e çështjes së veriut, amnistinë për serbët atje. Më konkretisht, marrëveshja e 19 prillit, ka pasur një qëllim të përbashkët Kosovë-Serbi-BE, dhënien e një autonomie për serbët dhe jo ashtu siç u interpretua, relaksim i raporteve Kosovë-Serbi.

isti. Çka i bie kjo? Të hartohet dhe të miratohet një ligj, i cili i falë të gjithë serbët për krimet që i kanë bërë në Kosovë. Në Prishtinë, lidershipi kosovar ka thënë ligji nuk i fal kriminelët që i kanë duart me gjak. Por krim nuk është vetëm të vritet një njeri. Krim është edhe të bëhet kontrabandë, edhe të sfidohet shteti, edhe t’u vihet flaka pikave kufitare. Madje gjatë periudhës së luftës, shumica e atyre serbëve që janë grumbulluar në Mitrovicë e në komunat tjera, janë serbë nga Kosova që kanë qenë të uniformuar gjatë luftës së fundit. Prandaj, Ligji për Amnisti do t’i përfshijë shumicën absolute të tyre, sepse këtë duket se e dëshiron edhe bashkësia ndërkombëtare. Pra edhe përkundër dëshirës së Prishtinës që t’i dërgojë të gjithë në burg ata që kanë sfiduar shtetin, kjo do të jetë e pamundur. Amnistia do t’i përfshijë të gjithë në veri, deshi apo nuk deshi zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Përveç amnistisë, edhe një 400 serbë të “Civilna Zastita”, do të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, të cilët do ta sabotojnë shtetin për çdo ditë.

*** Zbatimi i marrëveshjes për veriun u tha disa herë, se duhet të shkojë në korrelacion me miratimin dhe zbatimin e ligjit për amn-

*** Mirëpo, pse marrëveshja nuk shkon drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, por shkon vetëm për normalizimin e gjendjes

në veri. Nëse do të ishte kompromis ndërshtetëror, atëherë duhet patjetër që edhe Serbia ta miratojë një ligj me të cilin i amniston të gjithë ish-guerilët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nëse edhe bashkësia ndërkombëtare pretendon t’i relaksojë dhe t’i zgjidhë raportet ndërshtetërore, atëherë duhet të amnistohet UÇK nga Serbia, në mënyrë që shqiptarët që kanë marrë pjesë në çlirimin Kosovës, të shëtisin lirshëm nëpër botë, e jo sa herë të udhëtojnë jashtë shtetit të ndihen të hendikuar mos kanë ndonjë fleatarrest nga Serbia. Në të kaluarën disa ish-guerilë të UÇK-së, por edhe disa veprimtarë që kanë punuar kundër regjimit të dhunshëm serb, kanë vuajtur nëpër burgje, apo edhe janë arrestuar nëpër aeroportet dhe kufijtë e vendeve të tjera. E nëse marrëveshja e Brukselit parashikon normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve me urrejtjen më të madhe historike, duhet që edhe Serbia t’i marrë përgjegjësitë e veta. Në këtë rast të ketë reciprocitet për amnisti. Ky do të ishte një lehtësim për ushtarët e UÇK-së nga Lugina e Preshevës që kanë luftuar në Kosovë, që pas sa vitesh ta vizitojnë vendlindjen. Pra, marrëveshja do të ketë kuptim vetëm atëherë kur e drejta ndahet përgjysmë, dhe kur përdoret reciprociteti. Që t’i hiqet “havalja” marrëveshjes, atëherë duhet vetëm barazi e respektim dhe jo njëanshmëri, sepse efekti do të jetë zero.


18

« DEBATI

E mërkurë 19 qershor 2013 •

Dritëro Agolli,

i mbiquajturi “patriark i letrave shqipe”

Nga Mërgim Korça

G

jatë muajit maj u gjenda në Shqipëri dhe duke pasur rastin të ndjek me vëmendje të madhe veprimtaritë e zhvilluara nga partitë si dhe aleancat e tyre lidhur për zgjedhjet parlamentare të ardhshme të 23 qershorit, një shtjellë e vërtetë mendimesh vinte e krijohej në mendjen time, dhe kjo, e theksoj, vinte e rritej si një stuhi sa herë ndiqja fjalimet e mbajtura nga kryetari i PS-së Edi Rama. Sa të papërfillshme e kishte ai vlerën e konsideratës ndaj votuesitpopull! Thoshte dhe përsëriste premtime të rréme me një ton vetëbesimi tamam patologjik tek premtonte heqjen e taksave. Apo kishte edhe guximin e përfliste duke qesëndisur ndërtimin gjatë dy legjislaturave të fundit të rrugëve duke iu mburrur atyre që merrnin pjesë në takimet me të se, po t’i jepej vota më 23 qershor, ai brenda katër vjet do të ndërtonte katërfishin e rrugëve të ndërtuara brenda tetë viteve marrë së bashku! Po a thua mendon sadopak Edi Rama se populli nuk i ka parasysh arritjet madhore (?) gjatë periudhës kur socialistët e kishin pushtetin në dorë? Kaq mendjeshkurtër e konsideron ai votuesin shqiptar? Nuk po zgjatem më shumë por sa për t’u pozicionuar rreth propagandës elektorale të PS-së Tashti hyjmë në temën e mirëfilltë. Më 19 maj e bleva gazetën flamurtare të së majtës shqiptare “Zëri i popullit”, me tregues botimi: viti 72 i botimit. “Dakord, - thashë me vete. Nostalgjia i bën të jenë krenarë si vazhdues të traktit të parë emërtuar Zëri i popullit.” Mirëpo mbresa e thellë që më shtyu ta blija gazetën ishte fakti se titulli i gazetës nuk qé i shkruar në krye të gazetës, por… në krye ishin dy pohime, njeri i atij që e kanë emërtuar patriarku i letrave shqipe (Dritëro Agolli) dhe në skajin tjetër të faqes së parë një pohim i Ilir Metës. Poshtë këtyre pohimeve, që zinin gjerësinë e 16 radhëve shtypi gazete, vinte këtë herë titulli i gazetës: ZëRI I POPULLIT Në skajin e djathtë lart, mbi titullin e gazetës, lexohej pohimi i Ilir Metës shkruar me të kuqe: META: E MAJTA ME 80 MANDATE NË KUVENDIN E RI BERISHA E DI QË PO IKËN. Kurse në skajin e majtë lart ishte shkruar nga redaksia e gazetës: QERSHOR 1991 / DRITËRO AGOLLI: KATËR GABIMET E RËNDA TË DIKTATURËS. Ribotohet e plotë fjala e mbajtur në Kongresin e 10, që dërrmoi ekstremistët e sistemit totalitar dhe i hapi rrugë një vizioni ndryshe të politikës së majtë shqiptare. I prirur t’i shfaq para publikut ndjenjat që më ngjallën këta dy pohime, do ta filloj krejt kalimthi me atë të Kryetarit të LSI-së, z.Ilir Meta. Sikur mos ta dija se njëra nga veprat madhore të prof.Ernest Koliqit, ajo e titulluara “Tregtar flamujsh”, ka qenë botuar në vitin 1935, pikërisht 34 vite përpara se z.Ilir Meta ta shikonte dritën e diellit, veprimet prej pehlivani të këtij të fundit me gjithë partinë e themeluar prej tij, duke u hedhur sa majtas, djathtas e sërishmi majtas, do të më bënin të mendoja se elementi nxitës i fantazisë së shkrimtarit të madh dhe themeluesit të prozës moderne shqipe, prof. Ernest Koliqit, ka qenë pikërisht z.Ilir Meta ! E lëmë më një anë tashti edhe cepin e sipërm të djathtë të faqes parë të “ZP”-së dhe merremi më thelbësisht me patriarkun e letrave sh-

Mërgim Korça qipe dhe pohimet e tij që gazeta “Zëri i popullit” i sjell me shënimin: “Në Kongresin e 10-të fjala e Agollit nuk u botua. Sot kjo gazetë risjell diskutimin e plotë.” Tek e lexova me shumë vëmendje këtë fjalë mbajtur nga z. Dritëro Agolli, sinqerisht u shastisa që në kalimet e fillimit e dora-dorës, duke e vazhduar leximin, nga dhjetëra e dhjetëra mendime që e turbullonin mendjen time, erdhi dhe u kristalizua një pyetje: ky që shprehet kësisoj është po ai kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve (gjatë 20 viteve) e në vazhdim edhe anëtar i KQ të Partisë që në Kongresin e saj VII, apo ndonjë ‘armik i Partisë dhe i popullit’, i cili shprehet tashti, mbas shkërmoqjes së diktaturës, me kaq mllef kundër saj dhe që i kishte shpëtuar vigjilencës së diktatorit?! Duke i analizuar katër gabimet e rënda të diktaturës, që në krye z.Agolli shprehet e thotë: “I pari gabim është vija e diktaturës së hekurt në udhëheqjen e lartë të partisë, në byronë politike dhe në Komitetin Qendror; është diktatura që vendosi Enver Hoxha për ta nënshtruar këtë repart pararojë të klasës punëtore për të mos lejuar asnjë mendim të lirë të kundërt me atë që kishte ai vetë. Në kushtet e kësaj diktature në byronë politike dhe në Komitetin Qendror u zhduk demokracia dhe u shua çdo shkëndijë e saj … filloi të prishej e të gërryhej morali i njerëzve dhe humanizmi i shoqërisë, mbinë në arat e diktaturës antihumanizmi, hipokrizia, servilizmi, gënjeshtra, korrupsioni, abuzimi, ryshfeti, hatëri, vjedhja, thashethemnaja dhe mbi të gjitha u shkatërrua personaliteti i njeriut dhe ndodhi varfërimi i tij shpirtëror. U shemb tradita e burrërisë shqiptare dhe e fisnikërisë kombëtare, e bujarisë, e besnikërisë e mikpritjes dhe e shpirtgjerësisë, e urtësísë dhe e punëdashjes. Lindi mosbesimi, dinakëria, dembelizmi.” Mbas tronditjes së parë e mblodha mendjen. E kuptova se nuk ishte thjeshtë çështje leximi deri në fund të sa e si shkruante z.Agolli. Jo. Këtë herë duhej gjykuar mendësia e një personi me dy fytyra dhe të dilej me një përfundim, falë krahasimit të fakteve, në se personi në fjalë ishte vërtet njeriu i ri socialist i projektuar nga Enver Hoxha … apo kishte akoma ndonjë mangësi që duhej korrigjuar e të ishte plotësisht i tillë, ashtu si e donte diktatori ? U referohem vargjeve nxjerrë nga poezia me titullin “Fjala gdhend gurin”: “Për Enver Hoxhën këngë thur tërë jetën/ Se nëna ime bukë i dha me dhallë; /

Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm / Na puthi ne fëmijëve mu në ballë / Na puthi ne, fëmijët e rreckosur / Në tymin e kandilit e të pishës, / Të zverdhur prej rigonit e prej gjizës / Dhe pa në sytë tanë vetëtima, / Dhe pa ata që sot ngrenë turbina.” Vazhdojmë edhe me një pohim tjetër drithëronjës të z.Agolli tek shkruan : “Enver Hoxha ...dhe, si arkitekt i tipit te ri, në balle të komunistëve dhe të popullit iu përvesh luftës dhe punës për ta ndërtuar të ré Shqipërinë, të ré me njerëz të rinj ”. Nuk mundem t’i shmangem një komenti për lexuesin. Te vargjet e poezisë Fjala gdhend gurin, nga që flitet për rrethanat e takimit të z.Agolli me Enver Hoxhën, lexuesit pa dashur i shkon mëndja tek fëmijëria e autorit i ndikuar ky nga vargu “…Na puthi ne fëmijëve mu në ballë…”, kurse duhet mos të ndikohemi nga forma e të mendojmë se autori i shkroi këta vargje kur qé fëmijë. Jo, sepse kjo poezi është shkruar më 1977-n, pra pikërisht viti gjatë të cilit z.Agolli u përzgjodh dhe u bë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë. Kurse fjalía tjetër, gjatë së cilës E.Hoxhën z.Agolli e përshkruan si arkitekt i tipit të ri, është shkruar më 1987-ën, kur kishin kaluar plot dy vite që nga vdekja e diktatorit. Pra, nuk ka se si të mos ndalemi hap pas hapi përgjatë rrugës shtjellimit të pohimeve të ndryshme nga z.Agolli, teksá në krye të faqes me numër 6 të gazetës Zëri i Popullit shkruhet si thirrje elektorale nga organi i shtypit i PS-së: Botohet e plotë fjala e mbajtur në vitin 1991, që dërrmoi ekstremistët e sistemit totalitar dhe i hapi rrugë një vizioni ndryshe të politikës së majtë shqiptare. Në vazhdimin e analizës që i bën z.Agolli gabimit të parë të diktaturës komuniste, a mund ta besojë lexuesi se ai shprehet integralisht: “Ai që guxonte të shprehte një mendim të kundërt, jo vetëm nxirrej jashtë byrosë, Komitetit Qendror dhe Partisë, por edhe vritej apo burgosej si tradhtar, agjent i imperializmit e revizionizmit, kapitullues apo devijator. Po të guxonte, fjala vjen, të thoshte në KQ të Partisë në vitet ’60 të lidhemi me Europën, ky heretik lidhej me zinxhirë … në fillimin e viteve 80-të po të thoshte ç’është kjo marrëzi e tufëzimit … ky rebel ose dënohej me vdekje ose zinte qelinë e errët e plot lagështirë.” Përgjatë periudhës 20-vjeçare si Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve z.Agolli, e në vazhdim, mbas Kongresit të VII-të të PPSh-së edhe si anëtar i bindur i Komitetit Qendror të Partisë, veproi në sintoní të plotë me porosítë e diktatorit, (deri më 11 Prill të vitit 1985), si dhe në vazhdim të lakéut të diktatorit, R.Alisë. Në vitin 1991 z.Agolli, sipas analizës që po i bëjmë fjalës së tij, na dalka krejtësisht papritmas një disident i heshtur i diktaturës komuniste në Shqipëri, i cili vetëm në saje të një mrekullíe hyjnore i paska shpëtuar përndjekjes vigjilente të diktatorit pa e zhdukur me gjithë familje ose si minimum, ai të varej e familja t’i kalbej në internim. Mirëpo nga ana tjetër a nuk ishte ai, si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, i cili i ka pasur miratuar njëzëri të tëra ekspertizat që u bënë nga anëtarë të kësaj lidhjeje, bazuar në të cilat u hartuan akt akuzat konform të cilave u pushkatuan të ndjerët poetë e shkrimtarë Vilson Blloshmi si edhe Genc Leka si edhe u burgosën, duke vuajtur ferreve të Spaçit e Qafë Barit, ata shkrimtarë e poetë që duhen quajtur fatlumë,

Dritëro Agolli (po patën dalë gjallë nga kampet e tmerrshme), si poeti e shkrimtari Visar Zhiti me shokë ? Po në rastin e poetit Havzi Nela, i cili u detyrua të arratisej nga Shqipëria në Jugosllavi vetëm se u komentoi nxënësve të tij poezinë e Filip Shirokës “Shko dallëndyshe”, e cila sipas realizmit socialist çonte në shtigje dekadentizmi, mbasi pala jugosllave i a dorëzoi poetin sigurimit shqiptar, i cili e bëri të vuajë burgjeve si edhe internimit dhe la të shkruar ndër shumë vargje edhe : “Më mirë me mbyllë sytë / Më mirë zemra t’më pushojë / Më mire mos me pa më dritë / Kur harbuti t’më mundojë”, (shkruar në burgun e Burrelit më 1977-n, e derisa poetin e varën në gushtin e vitit 1988), ç’bënte i mençuri disident potencial z.Dritëro Agolli? Ai i hidhte diktatorit hi syve (sepse siç del nga sa ka pohuar ai në Kongresin X ai, si edhe poeti i ndjerë, mendonte e mos edhe më keq), por vetë zyrtarisht shkruante vargjet e titulluara “Komunistët”. Në vazhdim, duke e analizuar gabimin e dytë të diktaturës të cilin z.Agolli e cilëson si Vija e shtrembër politike në ekonomi, ai e sintetizon si : “Pasqyrë e kësaj vije është gjendja katastrofike e ekonomisë së vendit, është varfërimi deri në palcë i Shqipërisë, djemtë e vajzat e së cilës kanë marrë dhe po marrin arratinë nëpër botë për t’i shpëtuar mjerimit … Moskomunikimi ekonomik me botën nën dritën e marksizëm – leninizmit fitimtar, bënë që Shqipëria, vendi më i pasur në Ballkan, të çapitet me opinga të grisura dhe me torbë të shpuar në kurrizin me kocka të dala… A nuk ishte eksperiment tufëzimi i bagëtisë që për një dekadë të tërë shkatërroi si me plan të caktuar blegtorinë kombëtare?!”. Po përgjatë kësaj vije përshkrimi z.Agolli thekson: “U krijua barazia në varfëri. Interesi për punën në fabrikat e arat tona humbi, pasi humbi interesi dhe fitimi personal.” Dhe e bukura është se duke menduar kësisoj z.Agolli nuk binte në gabimin e të shkruante konform mendimeve të tij, përkundrazi, pikërisht tek vëllimi poetik “Fjala gdhend gurin”, ai shprehet në fq. 256 “Nga shekujt në shekuj në gji koncentroi Shqipëria/ Të mbledhur pikë për pikë atë eksploziv madhështor/ Që ende s’e kishte shënuar në librat e saj historia/ Atë


DEBATI • E mërkurë 19 qershor 2013

eksploziv që gjëmoi në nëntor/ Atë esksploziv komunistët ja vunë botës së vjetër/ Në gjoksin e kalbur nga plaga tuberkulare/ Nga kolla që hapte mikrobet në shtratin e vdekjes / Ia vunë pa pasur mëshirë nga lutjet lajkatare!” Dhe z.Agolli edhe në fushën e tij shprehet në vitin 1991 e doemos edhe sot, duke qenë konsekuent i mendësisë së tij : “U dënua edhe e bukura, pasi quhej si ndikim i huaj … në kulturë e në letërsi, lindi kulti i të shëmtuarës : rroba të shëmtuara, etiketa të shëmtuara, prodhime të shëmtuara, ndërtime të shëmtuara, piktura me figura të shëmtuara, drama me heronj të shëmtuar … ja se ç’solli vija politike e gabuar në ekonomi, vijë e përpunuar nga Enver Hoxha dhe nga Partia e Punës …” Pra, duke u shprehur kësisoj lidhur me këndvështrimin e tij, z.Agolli fill mbas shkërmoqjes së diktaturës komuniste në Shqipëri doli publikisht si njeriu i cili sistemit diktatorial i kishte konstatuar veç anë negative dhe ndjekja e asaj vije, si pasojë përfundimi logjik që nxjerr ai, vetëm të këqija i kishte sjellë kombit tonë! E të ishte me kaq, do të kishte qenë vetëm gjysma e së keqes! Por ai vazhdon të shfaqë bindjet e tija se si gabimi i tretë i rëndë i diktaturës komuniste kishte pas qenë: “Vija politike e pamëshirshme në të drejtat e liritë e njeriut dhe në lirinë e ndërgjegjes.” Në këtë kuadër ai shprehet me shumë mllef duke rikujtuar: “Kulmin çmenduría e luftës së klasave e arriti kur filloi prishja e institucioneve fetare kur… shkatërronin dhe digjnin kisha, xhamí, teqé, tyrbe e vende të tjera të shenjta. Asnjë kult të mos mbetej, të mbetej vetëm kulti i partisë dhe i Enver Hoxhës.” Mirëpo, për hir të së vërtetës, nuk mundem të mos i radhis edhe disa vargje të Z.Dritëro Agolli, i cili, me një zgjuarsi të rrallë si edhe karakterplotë, ka ditur ta maskojë mllefin e tij ndaj shkatërrimit të institucioneve fetare duke e bindur diktatorin se sa besnik e parimor e kishte këtë fshatar revolucionar! Ja si shprehet ai me disa vargje tamam të një stilit naiv në poemën “Komunistët” (fq. 210 – 211): “Bile kam shkelur / Mbi qitap / Të hoxhës ! Kam shkelur / Atëherë / Kur qitapit i thoshin /

pleqtë / libër perëndie, po unë / ia kam varur / qafës cjapit me rebelim / të madh / prej djalërie.” Kurse në vitin 1991 veç kur z.Agolli fillë na del udhërrëfyes : “Motoja e këtij parimi ishte parulla e paturpshme: Të zhvillojmë pa ndërprerje luftën e klasave… Ajo fëmija e vogël në çerdhe apo në kopsht që duartrokiste Parti-Enver, nuk e dinte se kurrë nuk do të bëhej poet, inxhinier, mësues, shkencëtar, pasi gjyshi i saj nuk kishte qëndrim të mirë moralo-politik… Lufta e klasave në fakt ishte luftë biologjike nga më të përbindshmet që ka njohur historia e popullit shqiptar. Shpërthimi i kësaj lufte, veçanërisht në kriza politike më 1948, kur u prishëm me Jugosllavinë, më 1956 pas Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të BRSS, më 1960 kur po largoheshim nga kampi socialist, më 1966 kur nisi revolucioni kulturor kinez, më 1973, pas plenumit të katërt dhe më 1982, pas dënimit të Mehmet Shehut, merrte me vete mijëra njerëz me përjashtim nga partia, me internim, me burgosje, me pushkatim …”. Sa bukur dhe me dhimbje e trajton problemin e luftës klasave z.Agolli. Tamam u çel studiuesve të brezave të ardhshëm horizont të prekshëm lidhur me terrorizmin me të cilin partia e punës e udhëhequr nga diktatori e zhvillonin luftën e klasave! Doemos ky ravijëzim që i bën zoti Agolli kërkon edhe plotësime edhe shtesa. Ai p.sh. vendos piketa, kjo është e qartë si drita e diellit. Po sa për një sqarim, do të sillja një shembull konkret se si duhen zbërthyer referencat e z.Agolli, tek pohon se: Shpërthimi i kësaj lufte, (lufta e kllasave - shënim i M.K.), … më 1973, pas plenumit të katërt … dhe hidhet tek periudha e vrasjes së Mehmet Shehut pa e trajtuar sadopak edhe se si lidhur me Festivalin e 11-të Radiotelevizionit Shqiptar u shkarkua menjëherë për qëndrim liberal ish Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Dhimitër Shuteriqi, duke e zëvendësuar me një komunist shumë më parimor dhe konsekuent në zbatimin e luftës së klasave, i cili që në plenum u shpreh skajshmërisht egër ndaj shokëve të tij të ngushtë të dikurshëm Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja duke i quajtur hiç më pak por: “Devia-

cionistë të djathtë dhe elementë antiparti duke iu shmangur edukimit komunist të masave.“ Si gabim të katërt të rëndë të diktaturës, z. Agolli quan: Vijën e mbrapshtë në politikën e jashtme. Z.Agolli shprehet tekstualisht : Në të vërtetë kjo ishte vija e izolimit nga mirëqenia dhe kultura evropiane, nga liria dhe demokracia e saj, për ta mbajtur popullin në errësirë dhe në varfëri pasi vetëm në këtë gjendje ai mund të nënshtrohej , komandohej dhe të drejtohej më lehtë… në qoftë se nuk do të ishim stalinistë, (pas prishjes me vëndet e kampit socialist, shënim – M.K.), mund të lidheshim menjëherë me Europën, që në vitin 1960, dhe sot të kishim një nivel të lartë ekonomik e kulturor, të lidheshim jo me një shtet por me të gjithë sipas interesave më të mira.” Sot me këto pozicionime që paska pasur z.Agolli, tamam që i bind njerëzit se ky shok tamam që paska pasur pikësynime jashtëzakonisht pozitive dhe në të mirë të vendit po ç’e do që nuk e ndoqi kush! Z.Dritëro Agolli nuk ndalet së kritikuari vetëm diktatorin Enver Hoxha, por ai ashpër godet edhe pasuesin në krye të partisë, ish bashkëpunëtorin e ngushtë të tijin, Ramiz Alinë tek shprehet: “Edhe më 1986-1987, nja dy vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës, ne patëm një shans të madh për t’u hapur me botën, për të marrë kredi e ndihma, siç ishte shansi me Gjermaninë Perëndimore pas vizitës së Shtrausit … I refuzuam kreditë dhe ndihmat për t’i qëndruar besnikë testamentit dhe vijës së Enver Hoxhës, vijës së varfërisë dhe mjerimit.” Sa bukur e përmbledh z.Agolli mendimin popullor rreth byrosë politike si edhe udhëheqjes partisë tek shprehet integralisht se “njerëzit e mençëm thoshin se ishte udhëheqja më e pakulturuar dhe më trashamania e gjithë historisë së Shqipërisë sonë të dashur që ka nxjerrë aq burra mendjendritur …” Vetëm një gabim i gjej këtu z.Dritëro Agolli, dhe marr lejen t’ia ve në dukje se, në saje të atyre të pakulturuarve e trashamanëve një “vargëzues naiv “e daç thuaji “bejtexhi fshati “u mbiquajt, Patriark i Letrave Shqipe!(?) Apo e kam gabim? Edhe lidhur me Kosovën i ziu Patriark i Letrave Shqipe, nuk rri dot pa i shprehur pikëpamjet e tija (mbas shkërmoqjes së diktaturës, natyrisht) tek thotë: “Kosova e martirizuar, Kosova e rraskapitur nga serbët kërkonte një nënë të papërtuar, një nënë me vizion europian, një nënë të vërtetë demokratike… pa autoritetin e nënës Kosova nuk mund të ndihmohej… ndihmën ndaj Kosovës dhe luftën për fitoren e saj… e kemi pasur fatkeqësisht shumë të kursyer, me zigzage e tepër koniunkturale.” Përgjatë këtij konteksti nuk rri dot pa i vënë në dukje z.Agolli, këtij analisti të hollë të katër gabimeve të rënda të diktaturës komuniste, (pavarësisht se në këto përfundime ai arrin mbas pilafit, siç do t’i shkonte një bejtexhiu fshati), vetëm më 1991. Megjithatë, këto pohime ai i bën se ai nuk i zë në gojë ç’kanë bërë edhe thënë ata intelektualë të shquar që diktatura komuniste i quajti tradhtarë dhe i zhduku ose i kalbi burgjeve dhe internimeve. Sa për Kosovën dhe problemin kosovar, në kohën kur Kosova i ishte bashkuar Shqipërisë Mëmë, atdhetari i zjarrtë si edhe gjuhëtari i shquar Mustafa Kruja qe shprehur tekstualisht : “Mâ mirë nji Shqipni gjys’e pamvarun por me Kosovën, se sa e pamvarun e pa Kosovën. Tue kênë me Kosovën pamvarsíja e plotë tash vjen, âsht veç çashtje kohe!” E këtij pohimi madhor dua t’i shtoj edhe faktin se si kur kosovarët luftonin t’a fitonin pavarësinë e tyre, akoma pa iu njohur ajo zyrtarisht, ata ia vunë rrugës kryesore të Prishtinës, e cila kalonte para parlamentit emrin “Rruga Mustafa Kruja”. Këtë pjesë analize lidhur me sa e si shprehej z.Dritëro Agolli në vitin 1991 dua ta mbyll edhe me një krahasim tjetër. Në vitin 1991 ai merr pozicionim skajshmërisht të kundërt ndaj të gjithë veprimtarisë së diktatorit Enver Hoxha për dyzet vite radhazi e gjithashtu edhe në vazhdim ndaj politikës vazhdimësisë të Ramiz Alisë me pasoja dramatike për Shqipërinë si edhe shqiptarët. Dakord. Po në qoftë se do të vihej tashti z.Dritëro Agolli në pozitat e të “pandehurit” që duhej të përgjigjej lidhur me pozicionimet si edhe sjelljet e tija, personalisht të tijat, përgjatë periudhës diktatoriale komuniste në Shqipëri, a mund t’i avitej ai sadopak qëndrimit të atdhetarit tjetër, ish luftëtarit me çetën e Themistokli Gërmenjit

»

19

për pavarësí, Xhevat Korçës, për të cilin prokurori në Gjyqin Special të Prillit 1945 Bedri Spahiu kërkoi dënimin me vdekje me pushkatim si tradhtar fashist ? Xhevat Korça në fjalën e Tij drejtuar trupit gjykues u tha : “Gjemani një fjalë të thënë publikisht ose një fjalí të vetme, shkruar kudo qoftë, ku unë të flas pro fashizmit, ua them me ndërgjegje të plotë jepmëni dënimin kapital !” Do ta mbyll këtë pjesë analize tamam fluturimthi, se si i ka parë bëmat e sistemit diktatorial nga hapësirat qiellore z.Dritëro Agolli e duke u bërë atyre kritikë të ashpër distancomi nga ana e tij në vitin 1991, i pozicionuar vetë si astronaut që e fton popullin shqiptar të ndjekë pikërisht atë rrugë që e kishin përzgjedhur ata intelektualë të shquar e personalitete atdhetare që sistemi diktatorial komunist i kositi me kosën e vdekjes, kalbjes nëpër burgje ose internimeve ! Me pak fjalë z.Dritëro Agolli fton ta besojnë sërishmi, se mbas thuajse gjysmë shekulli eksperiment që rezultoi skajshëm i mbrapshtë në të gjitha drejtimet për vendin si edhe popullin shqiptar, t’ia harrojnë të kaluarat e të votojnë në masë për partinë e tij, PS-në që do ta lumturojë (sipas tij këtë herë), popullin … siç nuk bënë partitë në të cilat militoi vetë z.Agolli, (fillimisht që në BS, ku u pranua anëtar i PK e pastaj në vazhdim partia e tij e ashtuquajtur e punës). Mbyllja që i bën z.Agolli analizës së tij rreth gjithë fajeve që bien mbi diktaturën komuniste ku ai, me një djallëzí tipike jo thjeshtë të një vargëzuesi të aromës së brazdave të fshatit, mundohet ta shpërndajë përgjegjësinë sa më gjerë, na detyron t’i referohemi integralisht se si ai shprehet: “Si gjithë poetët më të shquar shqiptarë, që nga Ismail Kadareja e me radhë, unë u kam kënduar idealeve dhe ëndrrave të kësaj partie, ideale dhe ëndrra që pak u bënë realitet, i kam kënduar Enver Hoxhës, siç e kam ëndërruar, i kam kënduar socializmit, që mendoja se vërtetë do t’a transformonte botën dhe do ta pasuronte shpirtërisht e materialisht njeriun, por ka kohë që e kam kuptuar edhe gabimin tim në këtë besim dhe veçanërisht sot e pohoj i zhgënjyer, se duhet hequr dorë krejtësisht nga rruga e gabuar, rrugë që e shpuri shqiptarin në mjerim, duke ia ulur dinjitetin dhe krenarínë kombëtare. Rrënjët e gabimeve të kësaj rruge janë në teorinë e Marksit dhe Leninit për diktaturën dhe luftën e klasave.” Do t’i mbyll këto radhë duke marrë shkas nga një referencë e z.Agolli (me anën e së cilës, ashtu siç pa i dhënë rëndësi, me rastin e 79-vjetorit të tij), ai do të tregojë erudicionin e tij rreth kulturës perëndimore, tek z.Agolli citon: Në Romën e lashtë aty nga vitet 60 para Krishtit, sundonte një politikan i quajtur Katilina, i cili shpërdoronte pushtetin dhe varfëronte vendin. Atëherë Ciceroni, oratori i madh i antikitetit, iu drejtua në Senat Katilinës me këto fjalë: “Deri kur o Katilina, do të abuzosh me durimin tonë?!” Pikërisht nisur nga kjo referencë, do t’ia nënshtroj gjithë analizën e z.Agolli lidhur me katër gabimet e diktaturës komuniste, dhe doemos duke pasur mirë parasysh shikuar se si jo aq thellë në historinë e Romës antike por me gjykimin në vitet 1300 të Epokës së Ré, në cilin pozicion do ta vendoste Dante Aligieri në Komedinë Hyjnore të tijën personazhin e Dritëro Agollit? Në atë kon gjigant me kulm drejtuar qendrës së globit tokësor të mbiquajtur “Ferri”, sipas fajeve autori i vendos edhe personazhet e njohur. Duke menduar se i cilësuari patriark i letrave shqipe e ka studiuar tashmë me hollësí veprën e quajtur Hyjnore nga Bokaçioja i famshëm, i bëjmë të ditur z.Agolli se përgjatë nëntë rrathëve të Ferrit dantesk, autori i tij i pakrahasueshmi në famën e tij, Dante Alighieri, lidhur me bëmat fajësuese përgjatë jetës së z.Dritëro Agolli, do t’a kishte bërë këtë të fundit të rrëshqiste drejt qendrës së tokës tek rrathët e Ferrit sa vinin dhe e zvogëlonin diametrin e tyre se edhe të dënuarit aq rëndë sa vinin dhe zvogëloheshin në numur, derisa për një çast Dantja do të qé lëkundur. Pse, lind natyrshëm pyetja? Sepse, tekefundit, i rrethit VIII qenë ata që i shfytyruan të vërtetat. Mirëpo fill mbas këtij rrethi, në të nëntin, qenë dënuar ata që i karakterizonte pabesía e lindur, shpirti i ashpër dhe i ftohtë, tradhtia e atyre me të cilët kishin qenë të lidhur nga marrëdhënie të veçanta miqësore. Pikërisht në këtë rreth të “Ferrit” dantesk e bën z.Dritëro Agolli ta mbajë frymën analiza e tij tejet e goditur rreth fajeve të sistemit diktatorial komunist në Shqipëri.


20

«

P

oeti i ri Ndriçim Ademaj do të përfaqësojë Kosovën në festivalin “Zërat e Mesdheut”, (Voix de la méditerranée), i cili mbahet në Lodevë të Francës, aty ku vitin e kaluar ndërroi jetë Ali Podrimja. Ademaj ka studiuar në Prishtinë, ndërsa tani jeton në Gjenevë të Zvicrës. “Këto kohë jam duke lexuar më shumë se kurrë, kështu në njëfarë mënyre po e kompensoj mungesën e kohës për të lexuar gjatë tri vite studimesh në Prishtinë. Njohja me gjuhën frënge më ka hapur edhe një derë tjetër në këtë drejtim. Leximin e gjenive të letërsisë si Baudelaire, Molière, Prévert, Apollinaire e shumë të tjerëve në gjuhën e tyre”, është shprehur Ademaj. Ai është një tip i poetit që reflekton ndërmjet realitetit e absurdit. Inspirimin për të shkruar poezi, e gjen në krejt rrugët ku ec. “Në të gjithë njerëzit që shoh. Në skutat e mia që po i njoh ditë për ditë e që herë pas here ma përplasin ndonjë shuplakë frymëzimi mbas qafe. Mes realitetit dhe absurdit, unë jam bash në mes. Do të ndihesha cullak pa njërin a tjetrin”, ka deklaruar Ademaj. Poeti i ri është krahasuar me Lasgush Poradecin e Migjenin. Për këtë thotë se është i nderuar, por edhe i mërzitur. “I nderuar, sepse Lasgushi për mua ka qenë dhe mbetet një estet i jashtëzakonshëm i poezisë shqipe. Migjeni në anën tjetër është vetë mrekullia e thjeshtësisë dhe mjeshtër i gegnishtes, ndonëse as këta të dy nuk mund të krahasohen mes veti. Mërzitem kur më krahasojnë sepse bota nuk habitet dy herë me të njëjtën gjë, me të njëjtën fjalë. Nëse poezia ime nuk është ‘herë e parë’, nuk ia vlen të shkruhet”, ka theksuar Ademaj. Nga këndvështrimi i tij, gjuha shqipe është poetike, derisa shprehet se ka nevojë që poetët e rinj të filtrohen nga lexuesit. “Çdo ditë e më tepër po e shoh se sa poetike është gjuha shqipe. Lexoj herë pas here vargje të mrekullueshme nga poetë ‘të çmendur’ që dinë të shkruajnë, bile nga ata që s’ua dimë ende as emrat. Mbase duhet të kalojë një kohë që lexuesi ta sitë gjithë këtë hallakamë botimesh dhe të dalin në pah këto pena të jashtëzakonshme, të cilat unë i lexoj sa herë që më bien në sy dhe do ta bëj gjithmonë me shumë qejf”, ka thënë Ademaj. Lodevë, nuk do ta harroj kurrë Podrimjen Poeti i ndjerë Ali Podrimja, vitin e kaluar kishte qenë i ftuar në këtë festival. Më 18 Korrik, ditën kur kishte mbërritur në Francë, ishte zhdukur për të mos u kthyer më i gjallë. Më 21 të këtij muaji, policia franceze njoftoi se gjeti trupin e pajetë të poetit të shtrirë në një park të qytetit. Ademaj, thotë se është emocion i dyfishtë pjesëmarrja në këtë festival. “Për mua është emocion i dyfishtë të shkoj në vendin ku ndërroi jetë poeti ynë kaq

Kulturë

E mërkurë 19 qershor 2013 •

Poeti Ndriçim Ademaj

përfaqëson Kosovën në Francë RIKTHEHET Festivali i Butrintit

i dashur Ali Podrimja, të cilin jam i bindur që ky festival nuk do ta harrojë kurrë. Unë atje do ta përfaqësoj veten time si poet kosovar. Uroj që poezia ime t’i bëj nder vendit tim”, ka theksuar poeti Ademaj. Deri më tani, ai ka botuar dy libra “Kërkoj diellin” (2008) dhe “Dera” 2011, i cili është ribotuar nÑ‘ Tiranë nÑ‘ dhjetor 2012,

ndërsa pritet të vijë edhe para lexuesve francezë në gjuhën e tyre. Ademaj nuk e di se kur do të fillojë të shkruajë ndonjë libër të ri, “Sa herë që mbaroj së shkruari diçka nuk e di kurrë nëse do të shkruaj prapë…”. Pjesëmarrja e poetit Ademaj në festivalin “Zërat e Mesdheut”, është rekomanduar nga shkrimtarja Ilire Zajmi. Sipas

saj, pjesëmarrja e Kosovës ne festivalin “Zërat e mesdheut”, ka rëndësi të veçantë. “Është një mundësi që të përhapet letërsia shqipe që shkruhet në Kosovë. Prezantimet në mesin e 150 shkrimtareve e artistëve të ftuar nga 50 vende të Evropës e më gjerë, është një shans unik që të dëgjohet zëri i shkrimtarisë sonë. ‘Zërat ...’ është njëri ndër festivalet më të mëdha në Francë, e ndër më të njohurit në Evropë”, ka deklaruar Zajmi. Për të marrë rekomandime, Zajmin, e kishte kontaktuar drejtori i festivalit, Frank Loyat. “Ndriçim Ademaj ka qenë i rekomanduar një vit më parë për të marrë pjesë në këtë festival. Vitin e kaluar mora unë ftesë të përfaqësoj poezinë e Kosovës. Sivjet, drejtori i Festivalit Frank Loyat më kontaktoi lidhur me pjesëmarrjen e Ndriçimit. E rekomandova padyshim, pasi ai është një poet që hyri vrullshëm në poezinë shqipe. Edhe pse i ri në moshë, poezia e tij besoj se i bën nder këtij festivali”, tha Zajmi. Sipas saj, festivali nuk ka ndonjë axhendë që të përkujtojë Ali Podrimjen. Megjithatë, qyteti i vdekjes së poetit, Lodevë, gjatë muajit Maj është binjakëzuar me qytetin e lindjes së tij, Gjakovën. “Në njëfarë mënyre të dy qytetet do të jetojnë në vazhdimësi me kujtimin për poetin e madh”, përfundoi Zajmi. “Tribuna”

Pas dy viteve, Minstria e Kulturës “ndan lekë” për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të 12-të Pas dy vitesh shkëputjeje, kthehet Festivali i Butrinit. Edicioni i tij i 12-të është menduar të mbahet në muajin Korrik, pas financimit prej 4 milionë lekësh që Qendra Kombëtare e Artit ka bërë në edicionin e 12-të të festivalit të Teatrit Antik. Sipas organizatorëve të festivalit, kjo është një shumë minimale, e cila ka kushtëzuar në pjesëmarrjen e trupave të mëdha ndërkombëtare, por e rëndësishme është vazhdimësia. “Edhe pse me shumë vonesë, me shumë andralla dhe një atmosferë jo fort të këndshme për aktivitete të tilla para zgjedhjeve, megjithatë ne jemi shumë të kënaqur sepse do të arrijmë ta realizojmë edicionin e 12-të, pasi ka stopuar tek i 11-ti dy vjet rresht dhe tani ne do të bëjmë sivjet festivalin e 12të”,- thotë drejtori i Festivalit të Butrintit, Alfred Bualoti. Në kohën e ministrave parardhës të kulturës, Ferdiand Xhaferri dhe Aldo Bumçi, ministria nuk financoi për dy vjet lekët për “Butrintin” e me sa duket do të duhej ardhja e ministrit Visar Zhiti dhe ngritja e Qendrës së Artit, që diçka të bëhej mbare edhe për festivalin e teatrove. “Megjithëse me një buxhet krejt modest, festivali nis më 18 Korrik deri më 23 Korrik, kështu që sidoqë të jetë gjërat janë fashitur dhe njerëzit mendojnë për të pushuar, gëzuar dhe parë një shfaqje, aq më tepër shfaqje që nuk kanë mundësi ta shohin”, vijon Bualoti, ndërsa shpjegon se përgatitjet e nisura me vonesë për shkak të pasigurisë financiare, kanë bërë që Festivali të mos sigurojë para nga sponsorizimet. “Deri tani jemi në një gjendje të mjerueshme, sepse nuk e di ç’po ndodh me të kuptuarit drejt të aktivitetit artistik apo vlerave që ka ky aktivitet. Në këtë vit ne pothuajse nuk kemi absolutisht asnjë gjë”, vëren Bualoti. Trupat pjesëmarëse në këtë festival vijnë nga Amerika, Spanja, Italia, Ukraina dhe Bullgaria. Për shkak të kalendarit nuk është përcaktuar ende nëse Teatri Kombëtar dhe ai i Kosovës do të marrin pjesë me veprën “Edipi Mbret”. Hera e fundit që është mbajtur ka qenë viti 2010, ndërkohë që në vitet 2011 e 2012, festivali nuk është mbajtur për mungesë fondesh. Në 11 edicione të këtij festivali kanë marrë pjesë shumë trupa teatrore profesioniste nga mbarë bota. Në skenën magjike të këtij teatri kanë pasur fatin të luajnë mbi 2250 artistë dhe janë ndjekur nga rreth 45.000 spektatorë vendës e të huaj. Historik për teatrin Teatri i Butrintit është ndërtuar në shek IV – III para Krishtit, me një kapacitet prej 1500 vendesh. Zbulimi i tij zgjati për rreth 4 vjet, nga Ugolini. Ndodhet në anën jugore të Akropolit të qytetit. Përbëhet nga vendet e ndenjes, skena dhe orkestra. Kishte 19 rreshta me blloqe guri që shërbenin si ndenjëse dhe 3-4 radhë në krye. Janë ruajtur të plota 13 shkallët e para. Për të kaluar midis rreshtave shërbenin 6 palë shkallë guri; në fillim zbukuroheshin me dy putra luani. Sfondi para skenës përbëhet nga një mur i lartë me tri harqe me zbukurime mermeri. Aty vendoseshin shtatore sipas modeleve të kohës. Sheshi i skenës u shtrua me rrasa guri në periudhën osmane. Para shkallëve gjendet vendi i orkestrës; ka formën e një harku dhe është i shtruar me gurë gëlqerorë me formë kuadrati. Skena dhe orkestra u rindërtuan në shek. II para Krishtit. Skena është e ngritur më lart se sheshi i orkestrës. Skena përbëhet nga dy mjedise: paraskena dhe prapaskena. Në prapaskenë ndodhen korridoret e ngushta që shërbenin për hyrjen dhe lëvizjen e aktorëve. Këtu gjenden edhe disa mbishkrime për lirimin e skllevërve. Thuhet që janë liruar shumë skllevër, një pjesë e të cilëve ishin gra.


• E mërkurë 19 qershor 2013

“Grand gala” ka qenë koncerti i mbajtur së fundi në sallën madhe të Universitetit të Arteve, që ka mbledhur bashkë jo vetëm artistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, por dhe pedagogë të Universitetit të Arteve. Dirigjenti i njohur Alqi Lepuri, dirigjenti Petrika Afezolli, si dhe sopranoja Mariana Leka, mezosopranoja Vikena Kamenica dhe baritoni Ylber Gjini ishin artistët pjesëmarrës në këtë koncert që për më shumë se një orë u mirëpritën nga publiku. Është për t’u shënuar se mes veprave të huaja, një vend të veçantë zinin edhe këngët shqiptare. Kështu baritoni Ylber Gjini interpretoi këngën “O ju male” të Çesk Zadesë, sopranoja Mariana Leka solli për herë të parë me zërin e saj këngën “Margjelo” nga Prenk Jakova, ndërsa mezos-

“Margjelo”, Mariana Leka i jep zë kompozimit të Prenk Jakovës

Kulturë

»

21

Në “Grand Gala” është interpretuar edhe “Mesnata” e Shpëtim Kushtës nga sopranoja Vikena Kamenica, si dhe të tjera pjesë muzikore nga artistë të njohur opranoja Vikena Kamenica interpretoi këngën “Mesnata”, një kompozim i Shpëtim Kushtës. Këto këngë sollën në vëmendje edhe tre kompozitorë të njohur shqiptarë, si dhe dhe pjesë nga veprat e njohura operistike, si: “Carmen” nga Bize, “Turandot” e Puçinit etj, disa kantoneta napolitane tepër të njohura etj. Artistët Kamenica, Leka dhe Gjini u ngjitën në skenën e këtij koncerti pas roleve dhe interpretimeve në aktivitete

të tjera muzikore që janë zhvilluar më herët në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kështu, baritoni Ylber Gjini erdhi në këtë mbrëmje gala pas interpretimit të tij në rolin e Scarpias, në operën e njohur “Toska”, e cila erdhi si premierë

para disa muajsh në skenën e TKOB. Ndërsa sopranoja Mariana Leka ka qenë protagonist në operën “Don Xhovani”, ku interpretoi për herë të parë si soprano. Ndërsa Kamenica është shfaqur së fundi në “Ëndrra Vivaldiane”.

“Ardhje 2013” në ‘Finalen e madhe’ Sot, çmimet dhe fituesi

J

anë artistët Alketa Ramaj, Endri Dani, Klodian Deda, Matilda Odobashi, Ivi Topp artistët që konkurrojnë këtë herë për çmimin “Ardhje” 2013. Çmimi “Ardhje”, si çdo vit i shërben ekspozimit dhe promovimit të artistëve të rinj në lëmin e arteve pamore në Shqipëri. Ai është i fokusuar në qasjet e artistëve të rinj shqiptarë, të cilat analizojnë nëpërmjet mediumeve të ndryshme zhvillimet, problemet dhe fenomenet e kohës në të cilën jetojmë. “Ardhje” organizohet që prej vitit 2007 nga T.I.C.A –Tirana Institute of Contemporary Art në bashkëpunim me FCS- Foundation of Civil Society, New York, i cili i mundëson fituesit të çmimit një rezidencë artistike 6 (gjashtë) javore në New York dhe mundësohet falë mbështetjes të: FAVA- The Foundation of Albanian Visual Arts across borders. Ekspozita e këtij viti u organizua nën kujdesin e Sonja Lau dhe Alketa Kurrizos, kordinatore program. Fituesi i ARDHJE 2013 do të përzgjidhet nga juria e përbërë nga Elsa Demo – gazetare e kulturës /Tiranë, Albert Heta -Kurator, Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina dhe Marko Antonioni – Kurator, i cili vjen në Tiranë i nga dërguar nga “Young Visual Artists Awards” (Foundation for a Civil Societ), partneri që pret në rezidencë në Nju Jork fituesin e “Ardhje”. Juria do të shpallë fituesin në hapjen e finales së madhe “Ardhje” 2013, që do të mbahet mbrëmjen e sotme në “Tirana Ekspres”. “Palimpsestet”, udhëtim në kërkim të kuptimit Endri Dani e përdor formimin e tij si piktor për të hulumtuar në mediume të ndryshme që e çojnë atë shpesh të merret me objektet e gjetura, artifaktet e jetës së përditshme, historinë kulturore dhe “gjetjet arkeologjike” të shtëpisë dhe vendit të tij. Endri Dani është një nga themeluesit e galerisë MIZA në Tiranë. Dani prezanton në “Ardhje” ciklin në vazhdim “Palimpsests”. Deri tani me gjashtë pjesë, ky cikël re-

ARTISTËT

Jeta në çift, luftë për dominancë E udhëhequr nga kurioziteti dhe studiumi i përhershëm e i pandërprerë i formave të reja të shprehjes, artistja Alketa Ramaj me praktikën e saj artistike zbulon një pavarësi shembullore në implementimin e metodave të saj ambicioze dhe kritike të punës. Artistja ka përdorur mediume të ndryshme në praktikën e saj, duke filluar nga fotografia tek video, piktura dhe së fundmi skulptura. Këtë vit ajo sjell në ekspozitën e çmimit ARDHJE, një projekt video “Pa Titull”, i cili reflekton mbi marrdhënien në çift. Nën një tis poetik Ramaj (edhe vetë e etur për ta kuptuar atë) synon të tregojë se, ajo që në fakt tingëllon si një rutinë monotone e të jetuarit bashkë, është në vetvete një luftë e fshehtë për të dominuar, e frymëzuar nga pasiguria, e cila nuk mund të shquhet mbi lëkurën e protagonistëve. Alketa Ramaj ka lindur në vitin 1983 dhe jeton e punon mes Tiranës dhe Venecias /Itali, ku edhe studion në Akademinë Arteve të Bukura atje prej vitit 2012. Ramaj është e diplomuar më hershëm në vitin 2006 nga Akademia e Arteve në Tiranë, në atelierin e profesiorit Edi Hila dhe ka qenë një artiste aktive qysh prej përfundimit të studimeve. Ajo është fituese e çmimit “Onufri 2012” dhe puna e saj është ekspozuar si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

flekton mbi gjetjet/mbetjet e historisë së vonë të vendit, objekte që duken se kanë humbur funksionin dhe i janë nënshtruar rivendosjes dhe adoptimit në formë dhe përmbajtje. Duke aktivizuar një proces të ri edhe mbi shkrimit “Palimpsests” është një udhëtim që synon të shkoj edhe në të ardhmen edhe në të shkuarën, duke “gërryer” sipërfaqen derisa diçka kuptimplote të dalë në dritë. Rezultati është një provokim shumë delikat, i shtresëzuar, ndaj të tashmes dhe status quo- së së të shkuarës, për realizimin e të cilit artisti vë në punë teknika shumë tradicionale si; të shkruarit, çgjyrojen, koleksionimin dhe ornamenteimin (të gjitha këto) në nivele e qasjeje të tjera. Ndotja dekoruese, skenografi groteske Klodian Deda ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura Brera në Milano/Itali ku momentalisht jeton dhe punon. Për vite, artisti ka punuar shumë shpesh jashtë hapësirave të mbyllura, duke synuar ndërhyrjet në hapësirën publike, arkitekturë dhe natyrë. Për Klodian Deden nuk ekzistojnë vende të papopulluara ose hapësira të pabanuara. Ndaj ai rreket të gjejë kudo, shenjat e dukshme dhe të padukshme të aktivitetit njerëzor, duke ndërtuar skenografi “groteske” si në rastin e (XXXL 2011) ku artisti i vesh fasadës së një magazine një sutjen zonjash të stërmadh apo një grumbull karrigesh që duket se i ngjiten portikut së kalasë së Lëkursit

në Sarandë (Nomadism 2008). Jo rrallë, aspekti arkitektonik ose skulpturor i punës së Deda-s pëson një transformim antropomorf të mbarsur me informacion mbi egzistencën njerëzore, duke u kthyer në skulpturë ose arkitekturë njeri. Në çmimin ARDHJE 2013 artisti do të prezantojë një përzgjedhje të punës që i referohet riciklimit, si pikënisja e një hulumtimi mbi “mbeturinat njerezore”, si në sensin e parë dhe atë negativ të fjalës, ku çështja e ndotjes shihet si problem i qenies njerëzore që po “dekoron” dhunshëm natyrën. Njeriu dhe hapësira Matilda Odobashi risjell në një formë tjetër interesimin e saj të kahershëm për marrëdhënien e njeriut me hapësirën. Seria e pikturave (Ndërtesa nr.1 dhe Në përshtatje), provokojnë ndjenjën e një bashkëjetese të zymtë të intimitetit me lodhjen/rraskapitjen dhe tregojnë për qëndresën e njeriut në mjedise/hapësira të fshehta, nëpërmjet abstraksionit që na sjell bashkë, disa tregime, dhe disa mundësi për t’i vazhduar këto tregime. Odobashi sjell në ekspozitë edhe ciklin e fotografive “Jeta brenda autobusit”, ku e udhëhequr nga thjeshtësia dhe reduktimi ,ajo kompozon bashkë portrete të njerëzve dhe peisazhit nga brenda një autobusi publik, ku koncepti brenda- jashtë e humbet sensin. “Gjigandi” është ndërhyrja që Odabashi bën në hapësirën e ekspozitës. I prezantuar më hershëm në ambientet

e teatrit të “Metropolit” në Tiranë , në kuadrin e projektit UDHA, ky instalim luan me hapësirën dhe publikun duke e ftuar atë të marrë pjesë në një aventurë “marramëndëse”. Eksperiment te rastësia Ivi Topp jeton dhe punon në Toulouse, Francë dhe është prezantuar më hershëm me publikun shqiptar në vitin 2012 në Art Kontakt Festival – Porto Palermo dhe së fundmi ka ekspozuar Traverse Video dhe Jour slash Nuit, Toulouse (2013). Në ekspozitën e çmimit ARDHJE ai sjell “Flakë e përjetshme” (Eternal Flame), një instalim të komplikuar që prezantohet për herë të parë në Shqipëri edhe në kontekstin e çmimit në të shkuarën. Nëpërmjetë këtij instalimi artisti i ofron publikut një eksperiencë të rrallë, që i shtyn të eksplorojnë rastësinë e pastër. Gati në errësirë të plotë nga një piramidë qelqi buron njëherësh dritë, zë, valë, dhe rrathë drithërues drite të bardhë si ata të ujit. Ivi Topp shkon për një eksperiment mes rastësisë dhe shkencës nën një gjendje ngazëllyese alarmi. Në një farë mënyre vetë “lista e përbërësve” të veprës Qelq uraniumi, UV led, dru, alumin, plastik, petxiglas, kablo dhe qarqe elektrike, çelsa, softwere, flashlight i modifikuar, sistem zëri, video projektor. Është shtresa e parë e interpretimit të saj. Piramida e qelqit kthehet kështu në një totem shumëdimensional, i cili ka aktivizuar një jetë të tijën.


22

« SPECIALE

Profil

E mërkurë 19 qershor 2013 •

Brazili dhe nafta: NJË SUPERFUQI NË NDËRTIM E SIPËR The Economist

P

as pesë vitesh jo të mira, sektori i koncesioneve të naftës dhe gazit në Brazil po lulëzon sërish. Më 14 maj, autoriteti kombëtar ANP dha me sukses në ankand 142 blloqe në 11 fusha naftëmbajtëse, qoftë në tokë ashtu edhe në det, zona që besohet se mund të kenë deri në 35 miliardë fuçi naftë. Por blloqet në basenin verilindor Parnaiba dhe ato që gjenden pranë zbulimeve të gazit të kohës së fundit në grykëderdhjen e lumit Amazon, tërhoqën garë të ashpër. Në total, 12 kompani vendëse dhe 18 të huaja paguan 2.8 miliardë reais, (1.4 miliardë dollarë) për të drejtat e eksplorimit, duke thyer një rekord të shënuar në vitin 2007 kur një ankand i ngjashëm arkëtoi 2.1 miliardë reais. “Petrobras”, gjiganti i naftës i kontrolluar nga shteti, fitoi disa blloqe vetëm dhe disa blloqe të tjera të partneritet me “BP” nga Britania dhe “Total” nga Franca, duke përfshirë një bllok të rëndësishëm për të cilin konsorciumi pagoi 346 milionë reais, një rekord tjetër. OGX, një kompani braziliane e themeluar nga Eike Batista, një tajkun minierash dhe energjie, konkurroi gjithashtu rëndë. Apo pagoi 377 milionë reais për 13 blloqe, përfshirë edhe shumë blloqe në basenin Parnaiba, ku kompania sakaq po prodhon gaz. OGX ishte e dëshpëruar për perspektiva të reja: Ajo ka humbur 90 për qind të vlerës

së vet tregtare pasi u detyrua të pranojë vitin e kaluar se zonat e saj naftëmbajtëse në brigjet e Rio de Zhaneiros qenë më pak produktive nga sa ishte shpresuar. MPX, një kompani tjetër e Batistës, do të përfitojë nga zhvillimi pasi po ndërton një kompleks të madh centrali elektrik me gaz pranë fushave të Parnaibës. “Petromanas”, kompania shtetërore malajziane e naftës, mori pjesë në garë por nuk fitoi asgjë. Kur “Petrobras” zbuloi një burim të stërmadh pré-sal ose “poshtë kripës” ku mund të gjenden ndoshta 100 miliardë fuçi naftë pranë brigjeve të Rio de Zhaneiros më 2007-n, Brazili dukej sikur do të bëhej kufiri më joshës i naftës në botë. Por zbulimi shkaktoi edhe “nacionalizmin e burimeve”. Qeveria ndaloi ankandet, ndërsa rishkroi rregullat e koncesioneve. Ligjet miqësore me tregun që i lejonte të gjitha firmat (publike, private

apo të huaja) të konkurronin në kushte të barabarta, u zëvendësuan me një ligj që e bëri “Petrobras” operatorin e vetëm të fushatës pré-sal megjithëse kompanitë e tjera mund të marrin paketa aksionesh financiare. Bllokimi vijues u shkaktua nga politikanët që po grindeshin mbi mënyrën se si duhej të ndahej renta minerare, (taksat mbi xhiron e krijuar nga shfrytëzimi i burimeve natyrore). Shtetet që nuk kishin naftë apo gaz kërkonin gjithsesi të merrnin një pjesë. Rio de Zhaneiro kërcënoi se do të rikuperojë paratë që do t’i merreshin për të paguar shtetet që nuk kanë naftë, duke rritur ndjeshëm koston e licencave mjedisore për kompanitë që veprojnë në zonën e saj. Qeveria federale donte të zgjidhte këto probleme para se të rifillonte ankandet. Por më herët këtë vit, grindja përfundoi në Gjykatën Supreme dhe qeveria e humbi durimin. Këtë rast nuk pati blloqe

nën kripë në ofertë për ankand. Por qeveria shpreson të shesë disa paketa prej tyre nga fundi i këtij viti si dhe disa zona argjilore premtuese. Pasi shiti bonde me vlerë 11 miliardë dollarë më 13 maj, “Petrobras” duket e gatshme të përballet me sfidën e të qenët operator i vetëm. Për të zhvilluar depozitat, të cilat janë në ujëra shumëshumë të thella dhe të groposura nën shkëmbinj me një shtresë të trashë kripe, do të nevojiten oqeane të tëra me para. Vendimi i qeverisë për të mbajtur çmimet e naftës të ulëta për të luftuar inflacionin dhe për të detyruar “Petrobras” të favorizojë furnizuesit vendorë, e ka vënë kompaninë nën vështirësi ekstra. Pjesëmarrja e fortë në ankandet e kësaj jave ka hequr frikën se kompanitë e huaja mund të humbasin interesin për Brazilin. Por ndërsa Brazili u mor me diskutimet se kush do të shfrytëzojë naftën poshtë kripës dhe se si duhet të ndahen fitimet, nafta dhe gazi në zonat argjilore në SHBA e kanë zëvendësuar burimin poshtë kripës si lajmi më interesant i botës sa i përket energjisë. “Rio mund të ishte bërë zonja e industrisë së naftës tani”, thotë Adriano Pires, një konsulent energjie në Rio. “Ne humbën një mundësi të artë për të tërhequr investime dhe për të krijuar vende pune”. Sipas vlerësimeve të tij, Brazili ka humbur rreth 20 miliardë reais në pagesa të paarkëtuara për të drejta eksplorimi si pasojë e bllokimit politik.


SPORT • E mërkurë 19 qershor 2013

Shqipëria është e 37-ta në Botë edhe pas barazimit me Norvegjinë. Një tjetër rekord në renditjen e FIFA-s, pritet të thyhet në korrik. Kuqezinjtë pritet të ngjiten 1 shkallë në renditjen botërore. Ndonëse kanë luajtur një ndeshje në eliminatore dhe renditja pritet të dalë shumë shpejt skuadra jonë është tashmë e 37-ta në Botë. Edhe njëherë me rezultatet e tyre kuqezinjtë e kanë ulur renditjen e FIFA-s, pas rekordeve 48, 43 dhe 38-të. Faktikisht lajmi për ngjitjen e Shqipërisë nga vendi i 38-të në të 37-in vjen tre ditë pas renditjes zyrtare të një muaji më parë. Nga vendi i 43-të për muajin e kaluar, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri De Biazi e shohin veten të 38-t për qershorin, me 690 pikë, një sukses që vjen një ditë para kualifikueses me Norvegjinë në Tiranë. Nëse i referohemi kësaj renditjeje në tre muajt e fundit, vërejmë ngjitjen si me

Shqipëria është e 37-ta në Botë

“ashensor” të Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Fillimisht, në prill vendosëm një rekord historik, duke ngjitur 16 vende njëherësh dhe pozicionuar të 48-t në botë, pastaj në maj kemi superuar edhe 5 vende të tjera. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për qershorin, çka shënon një sukses të padiskutueshëm në llojin e vet, sepse vendin e 38-të as mund ta kishim

ëndërruar më parë. Rivali ynë i radhës, skuadra norvegjeze, është ngjitur me dy vende për muajin qershor, duke u pozicionuar e 29-të me 794 pikë, ndërsa Zvicra, kryesuesja e grupit tonë kualifikues, mban vendin e 14-të, me 1010 pikë, pa ndryshuar pozicion në dy muajt e fundit radhazi. Një arritje mbresëlënëse kjo nën drejtimin e Xhani de Biazit, prej

të cilit kombëtarja jonë renditet në vendin e tretë të Grupit E kualifikues për momentin, pas Zvicrës dhe para Islandës, teksa ka luajtur 6 ndeshje eliminatore dhe i kanë mbetur edhe katër të tilla deri në fund, me shpresën se ëndrra e madhe, shkuarja në finalet e “Botërorit 2014” mund të bëhet realitet. Rekordi i renditjes para tri pozicioneve më të larta të tre muajve të fundit ishte vendi i 50-të, i arritur në prill-maj 2011, në kohën kur drejtoheshim nga Josip Kuzhe. Kombëtarja pati fituar një superndeshje (paçka se jo me shumë gola) ndaj Bjellorusisë, çka i dha shumë pikë. Më pas, kombëtarja kuqezi njohu vetëm ulje, aq sa në tetor, nëntor, dhjetor 2012, shkuam në vend të 84t. Nga ky moment nisi ngritja, me arritjen deri në rekordin aktual, vendin e 38-të për muajin qershor 2013, ndërsa në korrik do të jemi të 37-ët.

Për Ronaldon ka një skuadër që ofron më shumë se 100 milionë Sipas Manu Sainz portugezi prej 6 muajsh ka kërkuar largimin nga Reali i Madridit. Klubi i ri misterioz i ofron 23 milionë euro neto në sezon

Ç

ështja e rinovimit të Kristino Ronaldos është kthyer në qendër të vëmendjes në Madrid. Prej kohësh po flitet për rinovimin e tij, por deri më tani nuk ndodhur asgjë. Madje ka qenë vetë mesfushori, i cili ka deklaruar se nuk ka folur me askënd nga drejtuesit e Realit për çështjen e shtyrjes së kontratës së tij me nënkampionët e Spanjës. Por ka qenë Manu Sainz, i cili ka trembur të gjithë madrilenët duke nënvizuar se do të jetë shumë e vështirë për të bindur Ronaldon që të firmosë kontratën e re me Realin. Sipas tij Ronaldo nuk ka ndër mend të qëndrojë në Madrid pas vitit 2015. Për më shumë akoma, ai ka theksuar se Ronaldo prej më shumë se 6 muajsh ka kërkuar largimin nga Reali. “Që prej 6 muajsh kjo temë është e padiskutueshme. Kristiano e ka vendosur që të largohet nga Reali në vitin 2015”, ka thënë ai. Raporti me Perezin Më pas editoristi i gazetës spanjolle “AS”, ka nënvizuar se në të gjithë këtë histori një ndikim mund të ketë dhe raporti i krijuar mes Ronaldos dhe presidentit të Realit, Florentino Perez. “Kjo është një çështje ndjenje. Ronaldo dhe Perez nuk flasin mes tyre që prej shtatorit, kur Ronaldo e ka deklaruar dhe në shtyp se nuk ndjehej i lumtur në Madrid”, ka shpjeguar ai. Por nga ana tjetër

23

Ançeloti javën e parë të korrikut në Madrid Për shtypin spanjoll është e qartë, trajneri Karlo Ançeloti do të drejtojë në sezonin e ri rekordmenët e titujve në Evropë. Lajmi bëhet i ditur nga “Punto Pelota” që konfirmon se akordi mes Ançelotit dhe Realit është total. Ajo që mungon është firma dhe data e saktë e prezantimit të italianit te “Los blancos”. Gjithnjë sipas “Punto Pelota”, Ançeloti pritet të vijë në Madrid në javën e parë të korrikut për të firmosur dhe për t’u prezantuar si trajneri i ri i Realit. Kjo vonesë më saktë është një strategji e Realit, duke qenë se duke fituar një javë kohë nga korriku, Ançeloti mund të paguajë më pak taksa. Kështu për çdo të huaj që jeton në Spanjë për më pak se 183 ditë, duhet të paguajë 25% taksa nga 50% që është nëse qëndron në Spanjë më shumë se 183 ditë në vit. Me këtë lëvizje pritet të që Reali të lehtësojë disi barrën e transferimit të Ançelotit nga Parisi në Madrid.

Mesi mund të hetohet edhe për periudhën 2009-2011 Skandali i evazionit fiskal ku është përfshirë Lionel Mesi dhe babai i tij Horge Horacio rrezikon të marrë përmasa më të mëdha. Ylli i Barcelonës bashkë me të atin janë objekt i një hetimi të autoriteteve tatimore në Katalunjë, që pretendojnë parregullsi fiskale të kryera nga futbollisti argjentinas nga viti 2007-2009. Më konkretisht, Mesi akuzohet se ka kaluar një sasi të madhe parash të fituara nga të drejtat e imazhit në disa shoqëritë fantazmë, veprim që ka shmangur taksimin prej më shumë se 4 milionë Eurosh. Kjo procedurë mendohet të jetë zbatuar edhe gjatë tre viteve të fundit, të paktën këto janë pretendimet e fundit të sistemit tatimor në Katalunjë. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë vija mbrojtëse e Mesit gjatë nisjes së procesit. Në Spanjë ka zëra se babai i tij Horge, mund të marrë përsipër përgjegjësinë për shmangien e taksave, për të mos prishur imazhin e të birit në një proces gjyqësor, që me siguri do të hapë polemika të mëdha.

Skandalet e basteve prekin edhe kombëtaren kineze

nuk mund të mohohet fakti se Perez në më shumë se një rast e ka deklaruar se projekti i Realit të ardhshëm bazohet pikërisht tek Kristiano. Në këtë drejtim një rol ka luajtur dhe menaxheri i portugezit, Horge Menze, që i ka shpjeguar situatën e lojtarit presidentit Perez. “Bomba” Por në fund editori i “AS”

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

ka lëshuar dhe bombën në lidhje me Ronaldon dhe që mund të jetë pengesa kryesore për rinovimin e tij. Sipas tij një klub i huaj jashtë Spanjës ka ofruar mbi 100 milionë euro për Ronaldon dhe një pagesë neto për portugezin që shkon në 23 milionë euro në vit. Dihet se Monako ka bërë të qartë se është gati të hedhë 100 milionë për të. Por,

tani në skenë duket se është shfaqur një klub i ri, që ofron edhe më shumë se Monako. Por emri nuk dihet. Ndoshta PSG-ja, ndoshta Siti, ndoshta Çelsi? Nuk i dihet. Por ajo që dihet është se dikush është shfaqur në skenë me një shifër të papërballueshme, si për Realin dhe për vetë lojtarin, e që mund të ndryshojë tërë historinë e ngjarjeve.

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Një skandal i rëndë bastesh, mund të trondisë futbollin dhe kombëtaren e Kinës, teksa dyshohet se kjo e fundit mund të jetë përfshirë në afera mafioze. Akuzat vijnë nga mediat vendase kineze, të cilat kanë zbuluar edhe disa fakte interesante që të ngjallin dyshime reale. Kështu, Media sportive në Kinë ka hedhur dyshime të mëdha për manipulimin e ndeshjes së futbollit mes Kinës dhe Tajlandës, ku këta të fundit fituan në transfertë me rezultatin 5-1, edhe pse kishin hedhur në fushë praktikisht formacionin e dytë. Sinjalet e tentativës së mundshme të manipulimit vijnë nga fakti se një kompani e njohur aziatike bastesh me qendër në Makao, “Macauslot”, mbylli bastet për ndeshjen vetëm një minutë para se Tajlanda të shënonte golin e parë në këtë sfidë, duke cilësuar si shkak problemet teknike në faqe, ndërkohë që mund të viheshin baste rregullisht në ndeshje të tjera. Nëse bastet do të kishin vazhduar, kompania mund të kishte humbur shifra të pabesueshme, pasi në ato momente, humbja e Kinës me 4 gola diferencë kishte koeficientin 600. Mediat kineze janë ndarë mes atyre që akuzojnë skuadrën për manipulim rezultati në favor të basteve dhe atyre që shohin këtë si tolerim të lojtarëve thjesht për inat të trajnerit spanjoll Kamaço, i cili nuk ka krijuar një raport të mirë me futbollistët. Çfarë parashikon ligji kinez Në rast se, akuzat e ngritura ndaj kombëtares kineze do të vërtetohen, pra se lojtarë të caktuar apo e gjithë skuadra janë të përfshira në afera bastesh, atëherë ligji kinez e parashikon qartë se si veprohet në një situatë të tillë. Të gjithë të shpallurit fajtorë, dënohen me burg, teksa Kina është ndër vendet që dënon më tepër aferat e pista të basteve sportive. Tashmë mbetet për të parë nëse do të hapet një proces gjyqësor apo do të anashkalohet vetëm me dyshime kjo situatë.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

E mërkurë 19 qershor 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.