Metropol 1 korrik

Page 1

»22

ÇMIMI PËR TË PASUR “ESKORTË”

Tregu italian i seksit dhe gara mes mafies shumëkombëshe E HËNË

1 KORRIK 2013

VITI IX, NR. 3015 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Elbasani

Pesë “sekretet” Qyteti mbushet që na bëjnë njerëz me turistë, problem

BOTE & HISTORI

• E-mail-et, të dhënat si të mbroheni nga sulmet • Umberto Eko: Magjia e bukur e misterit • Zemërim në BE për spiunimin nga NSA »13-17

»8

rregullat e qarkullimit

ZGJEDHJET NË PD QEVERIA E RE

Negociatat Meta-Rama për ministritë dhe drejtoritë Hapen bisedimet dhe me partitë aleate. Struktura që do të ndiqet me forcat që nuk morën deputet. Ikën Dule, vjen Bollano

»4

PËRGJIGJET E MATEMATIKËS

Rreth 2600 maturantë marrin notën 10 absolute Renditja e barkodeve lë shumë hapësirë për të vlerësuar kopjimin në masë. Ulet numri i ngelësve në provim »6

Opinion Nga ENVER BYTYÇI

Atributet e Berishës

»11

Nga NEBIL ÇIKA

Për një PD të djathtë

»10

Nga LEDIO BRAHO

“Shah mat” Berisha

»11

»2-3

Ruli merr grupin e PD, përplasjet për kryetarin “DO TË JEM AKTIV 18 ORË NË DITË”

»3

Berisha nis me opozitën, akuza së majtës për fushatën

ENTI I BANESAVE

Lista e re e qiraxhinjve që duhet të lirojnë shtëpitë e pronarëve Pronarët që marrin të drejtën për të gëzuar pronën. Afatet që do të ndiqen deri në kthimin e plotë të objektit »5

NËN ALARM PËR TOKSIKIMET

Akulloret e skaduara, dyndje të fëmijëve në spitale e urgjenca Kushtet për t’i ruajtur të freskëta dhe përfundimi i datës së skadencës shkakton helmimin e fëmijëve »7

KONTROLLI SPECIAL

Dy femra shqiptare kapen me 2 kg flori brenda organeve gjenitale

»9


02

« POLITIKË

E hënë 1 korrik 2013 •

VARIANTET PËR ZGJEDHJEN E KRYETARIT TË RI

Kryetari i PD-së, 95 mijë anëtarë do të marrin pjesë në votim Ervin Koçi

R

reth 95 mijë persona do të vendosin për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Propozimi i shefit aktual të demokratëve Sali Berisha se zgjedhja e kryetarit të ri do të bëhet në bazë të formulës “një anëtarë një votë” përcakton automatikisht rreth 95 mijë anëtarët e kësaj force politike si zgjedhësit e kryetarit të ri. Ky pritet që të jetë numri përfundimtar i votuesve brenda PD-së, pasi kjo forcë politike sot mbyll numrin e anëtarësimeve deri në mbarimin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së. Formulat Formula se si do të bëhet votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri nuk është përcaktuar ende nga Partia Demokratike, por aktualisht janë dy versione. I pari është ai i zgjedhjeve në qarqe, ashtu siç bëri Partia Socialiste në zgjedhjet për kryetarë në vitin 2009. Kjo formulë vjen pasi numri i anëtarëve të PD-së është i shpërndarë në 12 qarqet e vendit dhe si pasojë votimi nuk mund të bëhet vetëm në kryeqytet. Veç kësaj edhe ardhja e tyre në Tiranë vetëm për ditën e votimit duket se është disi e vështirë, pasi do të bënte që procesi të ngadalësohej. Varianti i dytë është zgjedhja e kryetarit nëpërmjet votimi elektronik. Një formulë kjo që është vënë në zbatim rreth një vit më parë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ku u bë edhe votimi për kryetarin e kësaj force politike, nga ku u rizgjodh sërish Ilir Meta. Këto janë dy varantet kryesore që pritet të vihen në zbatim nga Partia Demokratike ditën kur do të bëhet votimi për shefin e ri të kësaj selie. Nëpërmjet votimi elektronik kryetari i ri i PD-së do të zgjidhet automatikisht dhe brenda 24 orëve do të dihet se kush do ta udhëheq këtë parti politike pas dorëheqjes së bërë nga kryetari aktual, Sali Berisha. Por gjithsesi selia blu nuk ka dalë ende në një qëndrim zyrtar se si do të bëhet votimi, por dihet se shefi i ri i tyre do të dalë nga 95 mijë anëtarët. Sipas formulës së përcaktuar, personat që do të anëtarësohen në këtë forcë politike gjatë periudhës së zgjedhjes së kryetarit të ri pas ditës së sotme do të jenë të privuar nga votim, pasi lista e zgjedhësve brenda selisë së demokratëve është në proces hartimi dhe shtimi i anëtarëve të rinj do të çojë në një konfuzion për numrin e votave. Situata Brenda ambienteve të Partisë Demokratike ka filluar

KANDIDATURA Eduard Selami, kryetari i parë i Partisë Demokratike, është një nga personat që mund të kandidojë për postin e kryetarit të PD-së. Sipas burimeve të brendshme nga selia blu, thuhet se Selami është një nga kandidaturat që do të vihet përball tre emrave të tjerë, por figura e tij është harruar në ambientet e demokratëve dhe pritet që ta ketë më të vështirë fitimin e postit.

KANDIDATURA Sokol Olldashi, ministri aktual i Transporteve, është një nga emrat më të përfolur për të kandiduar për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Vetë Olldashi nuk e ka mohuar këtë gjë, por as nuk e ka pranuar, duke e lënë të hapur mundësinë e kandidimit të tij. Ky është një nga personat që gëzon një mbështetje të gjerë tek ambientet e PD-së.

KANDIDATURA Aleksandër Biberaj, gjithashtu një nga themeluesit e kësaj partie, është një nga kandidaturat për kryetar të Partisë Demokratike. Vetë Biberaj në një intervistë të dhënë para disa ditësh pohoi se aspiron të bëhet kryetar i PD-së, duke e zyrtarizuar kandidimin e tij për kreun e PD-së. Por Biberaj pritet ta ketë disi të vështirë, pasi është larguar nga PD-ja rreth 4 vjet më parë.

Nishani vizitë zyrtare në Kroaci për anëtarësim në BE

• Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, është personi që pritet të zgjidhjet në krye të Partisë Demokratike. Kandidatura e tij ende nuk është bërë zyrtare, por burimet brenda selisë dalin për zyrtarizimin e tij në ditët në vijim. Kandidimi i tij për postin e kryetarit të PD-së pritet t’i hapë rrugën vendosjes në krye të kësaj partie, pasi ai gëzon një mbështetje të gjerë në anëtarësinë e PD-së. Gjithsesi, vetë Basha nuk ka dhënë asnjë qëndrim zyrtarë për kandidimin e tij, por gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së ditën e premte ai nuk dha asnjë deklaratë se mund ta mohonte këtë, por nuk u shpreh as për kandidimin e tij.

gara për zgjedhjen e kryetarit të ri. Sipas burimeve nga kjo parti, katër janë emrat më të përfolur për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike. Emri më i përfolur është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, më pas vjen Sokol Olldashi, Eduard Selami dhe Aleksandër Biberaj. Deri tani i vetmi person që e ka pranuar publikisht se aspiron për të kandiduar për postin e kryetarit është Aleksandër Biberaj, ndërsa tri kandidaturat e tjera ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare nëse do të kandidojnë për vendin e lënë bosh nga Berisha.

Me ftesë të homologut kroat Ivo Josipoviç Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, niset sot drejt Zagrebit në një vizitë zyrtare për të marrë pjesë në festimet e organizuara me rastin e hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Europian. Zyra e Presidencës bën me dije se gjatë qëndrimit në Kroaci Presidenti Nishani do të zhvillojë një takim me zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë Filip Riker. Pritet që gjatë kësaj vizite në Kroaci Nishani të zhvillojë takime edhe me liderë të tjerë të vendeve të BE-së dhe kryefjala e bisedave të tyre pritet të jenë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Kjo pasi BE-ja ka kohë që i ka bërë apel klasës politike shqiptare për zgjedhje me standarde, gjë që duket se është arritur. Me plotësimin e këtij kushti Shqipëria me të gjitha gjasat do të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian si dhe do të hapë negociatat në mënyrë të menjëhershme, duke i përshpejtuar disi hapat drejt anëtarësimit në familjen europiane. Këto biseda priten të zhvillohen pasi pjesëmarrja e liderëve të BE-së bëhet në një vend që feston anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europain, proces ky që pritet të bëhet edhe me vendet e tjera të Ballkanit, pasi të gjitha shtetet janë në negociata anëtarësimi.

Kukan: Situata paszgjedhore më e mirë se në të kaluarën” Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan, është shprehur se situata paszgjedhore në Shqipëri rezulton më e mirë se në të kaluarën. “Do të doja të përgëzoja qytetarët e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të së dielës. E vizitova Shqipërinë së bashku me deputetët e tjerë për të vlerësuar situatën politike gjatë procesit zgjedhor. Ne u takuam me liderët e partive kryesore politike dhe patëm diskutime pozitive mbi rëndësinë që kanë zgjedhjet për demokratizimin dhe perspektivën europiane të Shqipërisë. Mirëpres faktin që rezultati u njoh nga të dyja palët dhe liderët politikë komunikuan me mirësjellje me njëri-tjetrin”, - u shpreh Kukan në një deklaratë për mediet. Mandej kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore theksoi: “Besoj fuqimisht që tranzicioni i qetë i pushtetit politik do të forcojë proceset demokratike në vend, diçka thelbësore për procesin e integrimit të vendit. Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të përgëzuar zotin Edi Rama për fitoren e tij. Do të doja të falënderoja Kryeministrin Sali Berisha për përpjekjet dhe sukseset e tij në zhvillimin e Shqipërisë dhe për mënyrën demokratike dhe europiane me të cilën njohu rezultatin e zgjedhjeve.”


POLITIKË • E hënë 1 korrik 2013

»

03

“DO TË LUFTOJMË SI LUANË TË VËRTETË DERISA PD-JA TË FITOJË SËRISH”

Berisha fillon opozitës, akuza së majtës “Programi i kundërshtarit është bazuar në hipokrizi” Kryetari aktual i Partisë Demokratike nuk ka ngurruar nga humbja e pësuar në zgjedhjet e 23 qershorit dhe ka filluar që tani opozitën. Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social “Facebook” Berisha ka akuzuar programin e së majtës si të bazuar në hipokrizi dhe se do të jetë i pranishëm në debatet e Kuvendit. Këtë deklaratë Berisha e bëri në përgjigje të 16-vjeçarit që i kish shkruar më parë Berishës në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”. “Qytetarët kësaj radhe besuan me shumicë premtimet e kundërshtarit, të cilat ne nuk mund dhe nuk do t’i bënim ndonjëherë. Kundërshtari ynë premtoi shërbim shëndetësor falas për të gjithë, legalizime falas, heqjen e TVSH-së për energjinë, ushqimet dhe ilaçet për të gjithë. Ne besojmë se kjo është hipokrizi dhe jo drejtësi sociale.

Ne filozofinë tonë qeveria duhet të subvencionojë kujdesin shëndetësor tërësisht vetëm për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë sigurimet shëndetësore, dhe ne e kemi bërë këtë. Kurse të tjerët që kanë të ardhura

duhet të paguajnë sigurimet shëndetësore, përndryshe, padrejtësisht do të barazonim të pasurin me të varfrin, dhe kjo nuk është drejtësi, por hipokrizi. Ne nuk premtojmë heqjen e plotë të taksës për biznesin e

vogël apo uljen e taksave për 95 % të shqiptarëve dhe përballimin nga 5% të barrës së madhe fiskale, sepse ky model është tejet i rrezikshëm, nuk ekziston askund në botë, veçse në platformat e antiglobalistëve. Programi i forcës sonë konservatore nuk mund të bjerë dhe nuk do të bjerë kurrë në antiglobalizëm. Alternativa jonë është ajo që ka ndërtuar Shqipërinë, Europën dhe botën e lirë. Antiglobalizmi ndërton kaosin dhe hiçin. Vërtet tani nuk do të më shohësh në TV të kryesoj më këto mbledhje, mirëpo ti do të më kesh më afër se kurrë, do të më shohësh në krahun tënd dhe të të gjithë demokratëve të tjerë 18 orë në ditë, në çdo aktivitet në parlament dhe kudo duke luftuar së bashku si luanë të vërtetë gjersa PD-ja të fitojë përsëri”, shkruan Berisha në “Facebook”.

MINISTRI I BUJQËSISË KANDIDATI KRYESOR PËR DREJTIMIN E DEPUTETËVE DEMOKRATË

Genc Ruli kryetar i grupi parlamentar të PD-së Vendosja e Rulit, rriten mundësitë e vendosjes së Bashës në krye të partisë Ervin Koçi

P

as humbjen së zgjedhjeve parlamentare nga Partia Demokratike tani ka filluar gara për të zënë vendet drejtuese të kësaj partie. Një nga figurat kryesore të PD-së, Genc Ruli, i cili nuk do të garojë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Berishës, pritet që të jetë kryetari i grupit parlamentarë të PD-së në legjislaturën e re, e cila do të fillojë më 7 shtator. Nga burime brenda selisë blu konfirmohet ky lajm, sipas të cilit ministri aktual i Bujqësisë do të jetë kryetari i ardhshëm i grupit parlamentar të PD-së.

Funksioni Genc Ruli është një nga deputetët me më shumë eksperiencë në Partinë Demokratike, pasi është zgjedhur katër herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Kjo do ta bëjë disi më të lehtë funksionin e tij si kryetari i grupit të ri të opozitës shqiptare, pozicion ky që është i krahasueshëm me kryeministrin në Kuvend. Sipas Rregullores së Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të opozitës gëzon disa të drejta të barabarta me kryeministrin. Kështu, ai ka të drejtë që ta kërkojë fjalën për të replikuar, në rast se kryeministri debaton për një çështje të caktuar. Veç kësaj ai ka të drejtë që të kërkojë mbledhje të grupit gjatë seancës për të diskutuar për çështje të caktuara. Një nga rolet më të rëndësishme të tij është dhe udhëheqja e të gjithë punës së deputetëve të PD-së, ku në varësi do të ketë

Kodi, KQZ mund ti rimarr çështjet

Rezultati i zgjedhjeve, pritet përfundimi i ankimeve

Vendosja e Genc Rulit në këtë post rrit edhe më shumë mundësinë që kryetari i ardhshëm i PD-së të jetë kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, pasi, nëse do të vendosej një figurë tjetër nga PD-ja, i cili gëzon edhe mandat deputeti, do ta udhëhiqe vetë punën e deputetëve gjatë debateve parlamentare.

edhe aleatët, pasi ata nuk kanë marrë numrin e nevojshëm të deputetëve për të pasur grup të tyre parlamentar. Në këtë mënyrë Ruli do të drejtojë debatet e ardhshme parlamentare ndërmjet deputetëve të tij. Zgjedhja Vendosja e Genc Rulit në këtë post rrit edhe më shumë mundësinë që kryetari i ardhshëm i PD-së të jetë kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, pasi, nëse do të vendosej një figurë tjetër nga PD-ja, i cili gëzon edhe mandat deputeti, do ta udhëhiqe vetë punën e deputetëve gjatë debateve parlamentare. Veç kësaj nga burime nga Partia Demokratike pohohet se Ruli është gjithashtu një nga emrat që mund të ven-

doset në postin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, duke zëvendësuar Ridvan Boden, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante. Në garë për këtë post është edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i cili është dhe anëtarë i kryesisë së PD-së. Por këto dy kandidatura nuk janë ende të përcaktuara saktësisht, pasi është në dorë të kryetarit të ri, i cili do të përcaktojë sekretarin e përgjithshëm të partisë, pasi ky funksionar nuk zgjidhet nga vota e anëtarëve, por nga vetë kryetari. Gjithsesi, zyrtarizmi i posteve për legjislaturën e ardhshme dhe për drejtimin e PD-së do të bëhet pas një jave, kur të përfundojë afati për regjistrimin e emrave që do të garojnë për kryetar të Partisë Demokratike.

Shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve duket se do të kërkojë më shumë kohë se ç’ka parashikuar Kodi Zgjedhor. Kjo vonesë vjen nga mungesa e tre anëtarëve ë KQZ-së, të cilët kanë dhënë dorëheqjen dhe si rrjedhojë institucioni nuk ka numrin e nevojshëm të anëtarëve për të bërë votimin e rezultateve përfundimtare. Po për të shkuar te certifikomi i zgjedhjeve fillimisht do të bëhet ankimi i subjekteve zgjedhore, proces ky që kërkon minimalisht 5 vota. Gjithsesi, Kodi Zgjedhor ka lënë një hapësirë, sipas së cilës certifikimi i zgjedhjeve mund të bëhet edhe nga ana e KQZ-së, pavarësisht se institucioni nuk ka kuorumin e nevojshëm për ta bërë këtë gjë. Neni 145 i Kodit Zgjedhor, i cili flet edhe për ankimin e çështjeve, përcakton rastin kur KQZ-ja mund ta rimarrë shqyrtimin e rezultatit të zgjedhjeve, në rastin kur kjo e fundit nuk mund ta bëjë dot këtë gjë. “Subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë ankim në Kolegjin Zgjedhor për mosmarrje të vendimit brenda afatit ligjor nga KQZ-ja. Në këtë rast Kolegji Zgjedhor nuk e gjykon çështjen në themel dhe, kur pranon kërkesën, vendos detyrimin e KQZ-së për të marrë vendim”, përcaktohet në Kodin Zgjedhor. Rrjedhimisht, nga ky nen lind edhe e drejta për rimarrjen në shqyrtim të çështjeve që KQZ-ja nuk mund t’u japë zgjedhje, siç është ankimi ndaj vendimeve të KZAZ-ve, ankime që nuk mund të bëhen më në KQZ, pasi ka përfunduar afati ligjor. Nëpërmjet kësaj këto ankesa do të shkojnë në Kolegjin Zgjedhor dhe si pasojë ky institucion do të ridërgoj çështjet KQZ-së, e cila më pas do të bëjë miratimin e rezultateve, pavarësisht se nuk ka kuorumin e nevojshëm.


04

« POLITIKË

E hënë 1 korrik 2013 •

SOCIALISTËT NË FESTË PËR THEMELIMIN E PARTISË DHE FITOREN NË ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT

Partia Socialiste feston ditëlindjen e 22-të Mungon ftesa për ish-kryetarin Nano, por prezente për Berishën 22-vjetori i Partisë Socialiste festohet sot me një veçanti. Pas 8 vjetësh ajo tashmë do të jetë partia kryesuese e qeverisë. Kjo parti i mbushi 22vjet nga themelimi i saj më 12 qershor, por gara elektorale e 23 qershorit detyroi lidershipin socialist që ta shtynte festën pas rezultatit të zgjedhjeve. Ftesa për pjesëmarrje në këtë festë është si për deputetë e ish-deputetë, anëtarë të forumeve drejtuese të PS-së, ish-themelues, të cilët do të festojnë dy ngjarje të rëndësishme: themelonin e partisë dhe fitoren në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Por dhe për drejtues të partive të djathta dhe për vetë kreun e PD-së Sali Berisha. Ndërkaq bëhet e ditur se kjo ftesë mungon për ish-themeluesin e PSsë Fatos Nano. Festa Grupi organizator i kësaj festë ka parashikuar një organizim modest në formën e një kokteji, ku të ftuarit do të jenë në masë të gjerë. Mësohet se ftesa është për deputetë e ish-deputetë, aleatë politikë të Partisë Socialiste, të zgjedhurit e pushtetit vendor, figura të njohura të shoqërisë, diplomatë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të medieve. Në këtë festë nuk ka munguar dhe një ftesë për drejtuesit e partive të djathta, madje dhe për vetë Kryeministrin Berisha. Burime nga kampi blu konfirmojnë se as Berisha dhe as ndonjë përfaqësues i kësaj partie nuk do të jenë pjesë e këtij eventi. Megjithatë, nëse partitë e tjera të djathta pritet të mos i përgjigjen pozitivisht ftesës, kjo nuk është ende e vendosur nga PDIU-ja, ku mësohet se kreu dhe përfaqësues të saj mund të jenë pjesë e festës. Paraprakisht nga organizatorët e këtij aktivitetit është mësuar se në fillim të ceremonisë do të ketë një fjalë përshëndetëse nga kryetari Rama lidhur me zhvillimet e fundit politike, ku tashmë ajo është partia qeverisëse, dhe më pas socialistët do të trokasin gotat e urojnë njëri-tjetrin për festën e partisë. Është konceptuar një festë që të përçojë vetëm gëzim, për shkak se tashmë pas tetë vjet në opozitë vota e 23 qershorit i bëri të mundur asaj dhe koalicionit të majtë kthimin në pushtet. Madje, pikërisht për të pritur dhe rezultatin e zgjedhjeve lidershipi socialist zgjodhi që të shtynte festimin e 22-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste. Pjesëmarrja Të shumtë do të jenë të pranishmit në ambientet ku do të organizohet ditëlindja e radhës e Partisë Socialiste. Ashtu siç pritet që të ketë dhe mungesa, e kjo për arsye të një ftesë po të munguar për pjesë-

SUPERSTICIONI Ditëlindja e 22-të e Partisë Socialiste erdhi për herë të dytë që pas themelimit me emrin e ri, me ankthin e pritjes së një vendimi të rëndësishëm: vendimin për fatin e saj, që lidhet posaçërisht me zgjedhjet. Më 2011 ajo festoi 20-vjetorin e saj në ethet e vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Të dielën e 12 qershorit të 2011-s PS-ja festoi përmes një ceremonie madhështore me një pjesëmarrje të gjerë të ftuarish, por meraku lidhej me vendimin e së hënës, ku do të përcaktohej fati i kryetarit të saj: kryetar Bashkie apo vetëm kryeopozitar. Ndërkohë që në këtë 22-vjetor PS-ja dhe kryetari ishin sërish përballë sfidës elektorale, por kësaj radhe të një garë për të qeverisur dhe për të qenë kryeministër apo për të ndenjur në të njëjtin kamp ku ndodhet aktualisht, në atë opozitar. Me sa duket, duke e parë me supersticizëm festimin e ditëlindjes sërish përpara garës, lidershipi socialist vendosi që 22-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste ta shtyjë atë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Të qenët supersticios, nëse është kështu, kësaj here për lidershipin socialist vendimi për të shtyrë festën ishte më shumë se i drejtë.

FTESA

marrje. Konkretisht do të mungojë ish-kryetari Fatos Nano, pasi mësohet se nuk i është dërguar ftesë. Gjithashtu nuk ka ftesë dhe për ish-deputetët e PS-së Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli e Asllan Dogjani. Por

Ditë decizive për formimin e qeverisë së re të dalë nga vota e 23 qershorit. Gjatë kësaj jave Partia Socialiste do të zhvillojë negociata me të gjithë drejtuesit e partive pjesë e koalicionit të majtë. Të qenët fitues të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit i kanë dhënë mundësi Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj që të kenë fjalën e përzgjedhjes dhe njëherësh të ndarjes ë pushtetit me aleatët e majtë. Por paraprakisht ndarja e posteve ministrore me aleatin e saj më të madh, lëvizjen Socialiste për Integrim, i ka krijuar jo pak vështirësi lidershipit socialist. Përplasja Përzgjedhja nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim e dikastereve që për Partinë Socialiste përbëjnë shtyllat kryesore të programit të saj për rilindjen e vendit e kanë vënë jo pak në vështirësi lidershipin socialist. Ministri si ajo e Arsimit, e Brendshme, Mbrojtja, Shëndetësia, e Transporteve, e Integrimit, e Jashtme, dikastere ku katër prej tyre janë kërkuar me domosdoshmëri nga LSI-ja, kanë krijuar jo pak pakënaqësi në radhët e kampit socialist. Kështu, nëse në parim Ministria e Brendshme ose ajo e Mbrojtjes kërkohet nga ana e LSI-së, në radhët e PS-së janë deputetët Taulant Balla dhe Sajmir Tahiri që kanë shfaqur ambicien e tyre për të qenë në kryesimin e tyre. E njëjta situatë shfaqet dhe për

në këtë event të PS-së kthehet kreu i LSI-së, Ilir Meta, si ish-themeluesi i saj, por dhe si aleati më i ri i Ramës. Festës së partisë që në këtë ditëlindje vjen me një ngjyrë dhe logo të re nuk do t’i mungojë as

torta e festës. Mësohet se ajo do të ketë logon e “Rilindjes” dhe ngjyrën e saj, mbi të cilën do te jetë shkruar dallueshëm 22-vjetori i themelimit, ndërsa e gjithë mbrëmja do të shoqërohet nga tingujt e muzikës.

“Këtë herë festa e ditëlindjes së partisë sonë u programua për pas fitores së 23 qershorit dhe do të bëhet në mbrëmjen e të hënës së 1 korrikut duke nisur prej orës 19:30. Me dëshirën për ta ndarë me ju kënaqësinë e përvjetorit të Partisë Socialistë fill pasi shqiptarët na kanë besuar ne dhe aleatëve tanë drejtimin e punëve të vendit, ju ftoj të na nderoni me praninë tuaj. Sinqerisht Edi Rama”, - ky është teksti i ftesës përmes të cilit Partia Socialiste ka ftuar të gjithë pjesëmarrësit të jenë pjesë e festës së 22-vjetorit të themelimit të saj.

LIDERSHIPI SOCIALIST NË NEGOCIATA INTENSIVE ME ALEATËT PËR NDARJEN E PUSHTETIT

Orekset e LSI përplasen me ato të PS Në ditët e ardhshme kreu socialist takime me drejtuesit e partive të koalicionit BOLLANO NË KUVEND Në bazë të marrëveshjes parazgjedhore të nënshkruar mes Partisë Socialiste dhe Bashkimit për të Drejtat e Njeriut kësaj të fundit tashmë i është siguruar një post ministror. Më saktë, në zgjedhjet e 23 qershorit PBDNJ-ja arriti të sigurojë një mandat, i cili rikthen sërish në Kuvend kreun e saj Vangjel Dule. Por nisur nga marrëveshja mes dy krerëve Rama e Dule, ky i fundit mund të zgjedhë që të jetë vetë ministër, ku nuk përjashtohet drejtimi i Ministrisë së Punës. Nëse kjo do të ndodhte, Dule, dukë lënë mandatin e deputetit, do të bëjë që ky mandat t’i kalojë pasuesit të tij, që është Vasil Bollano.

MARRËVESHJA E PS ME ALEATËT LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM Kryetari i Kuvendit, katër deri në 5 ministri. Poste në nivele të larta drejtorish, sipas ministrive që do të drejtojë. PARTIA SOCIALDEMOKRATE Zëvendësministër, poste në nivel drejtorësh e prefektësh. Përfaqësimi në qarqet kryesore të vendit. PARTIA “DEMOKRACIA SOCIALE” Zëvendësministër, poste në nivel drejtorësh e prefektësh. Përfaqësimi në qarqet kryesore të vendit. PARTIA KRISTIANDEMOKRATE Ministër, poste në nivel drejtorësh e prefektësh.

Ministrinë e Arsimit, ku në LSI përflitet emri i Shezai Rrokajt apo i Nora Malajt dhe në PS janë figura që janë në pritje të kryesimit të saj, siç është emri i Enkelejda Shkrelit. Po kështu dhe ministria e Shëndetësisë shfaqet me të njëjtin konflikt, ku gjithashtu orekset vijnë nga të dyja partitë, si nga PS-ja, ashtu dhe nga LSI-ja. Marrëveshja Pas mbylljes së procesit zgjedhor për Kuvendin 2013 kreu socialist, Edi Rama, ka nisur fillimisht negociatat me aleatin e tij Ilir Meta dhe gjatë këtyre ditëve do të vijojë me krerët e majtë që janë pjesë e koalicionit në respekt të marrëveshjes së firmosur përpara

zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Kështu, nisur pikërisht nga marrëveshja me secilin nga aleatët e PS-së, lidershipi socialist do të ndajë dhe pushtetin me ta, ndarja e cila do t’i kushtojë gjysmën e pushtetit, që do ta kryesojë pikërisht Partia Socialiste në bazë të rezultatit të dalë nga vota e 23 qershorit. Kjo marrëveshje do të shkelet vetëm për kreun e partisë “Ligj e Drejtësi” Spartak Ngjela, partia e të cilit, edhe pse nuk arriti të nxjerrë asnjë mandat deputeti nga këto votime, sërish Rama do të mbajë premtimin për ta bërë atë ministër. Ndërkohë marrëveshja e firmosur nga 37 partitë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” sak-

Përfaqësimi në qarkun e Tiranës e të Shkodrës. PARTIA “BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT” Ministër, zëvendësministër, poste në nivel drejtorësh e prefektësh në qarqet kryesore të vendit. PARTIA SOCIALISTE E VËRTETË ’91 Zëvendësministër, poste në nivel drejtorësh e prefektësh në qarqet Tiranë e Fier. PARTIA “LIGJ DHE DREJTËSI” Ministër, poste në nivel drejtorësh e prefektësh në qarkun e Tiranës.

tëson se pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 Partia Socialiste është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike që përfaqëson një numër votash si shprehje të vullnetit të popullit në nivel qarku nga 500 deri 1000 vota dhe në nivel kombëtar 5000 deri 10 000 vota, pa cenuar statusin e nëpunësit civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon mar-

rëdhëniet e administratës publike. Ndërsa për subjektet politike që do të arrijnë të marrin mbi 10 000 vota marrëveshja saktëson se do të ketë një bashkëqeverisje të shtrirë në nivel lokal dhe qendror. Gjithashtu, kur një parti merr një mandat, ajo mund të kërkojë një vend në qeverinë e koalicionit pas zgjedhjeve, por kjo duhet të konsultohet me partitë e tjera.


EKONOMI • E hënë 1 korrik 2013

»

05

MBI 500 FAMILJE KANË RIMARRË SËRISH BANESAT E TYRE

EKB: Lista e re e qiraxhinjve që duhet të lirojnë banesat Brikena Dervishaj

E

nti Kombëtar i Banesave vijon publikimin e emrave të ish-pronarëve që mund të amrrin mbrapsht shtëpitë e tyre dhe qiraxhinjve që duhet t’i lirojnë ato. Aktualisht procesi po vijon në të gjithë vendin, por qytetet më të mëdha, si Tirana, Korça, Vlora dhe Shkodra kanë edhe numrin më të madh të ishpronarëve që pritet të rimarrin këto ndërtesa. Ndërkohë janë mbi 500 familje që kanë rimarrë sërish banesat e tyre. Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Kuvendi miratoi Aktin Normativ për kthimin e shtëpive të pronarëve të ligjshëm, të cilat ishin të zëna nga qiraxhinj. Shtëpi me kredi Në përputhje me Aktin Normativ për lirimin e banesave të TIRANA PRONARË Hajdar Zela Xhevrije Katroshi Mimoza G.Argjiri Sali I. Bakalli Alfred Sojli Manjola Gjeli Reana Brahja Mirgjin Tefiku Envere Doci Senvere Kokalar Halit Doci Qamile Doci Ollga Todhe Ferdinand Petrela Hajdar Zela Xhevrije Katroshi Sabiha Zaimi Xhavit Dyca Lirije Krifsa Ferdinand Petrela Aferdita Kocibelli Ahmet Kashari Ardian Lluka Lirije Krifsa Ikbale Stermasi Agim Paja Merita Shehu Adrian Shehu Rezar Deveja Alida Deveja Astrit Merlika Lirije Krifsa Eduard Bushati Lirije Krifsa Jovan Dima Mimoza Isaj Mimoza Argjiri Astrit Merlika Veronika Shani Vahe Mokini Vilma Mokini Aferdita Kocibelli TIRANA QIRAXHINJ Dorian Latellari Islam Saliu Kasem Latellari Shega Beqiri Mehmet Kuci Ramazan Kuci Hysni Kuci Esat Xhepa Xhaferr Qatipi Haziz Shima Asllan Barkaj Agim Betja

ish-pronarëve, Enti Kombëtar i Banesave dorëzoi pranë një banke private listën e të gjithë personave që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve dhe që përfitojnë kredi me interes zero për një afat deri në 30 vjet për të zgjidhur problemin e strehimit të tyre dhe për të liruar ambientet ku banojnë aktualisht. Lista ka 3289 persona që banojnë në shtëpitë e ishpronarëve, ku peshën kryesore e zënë Bashkia e Tiranës, me 908 raste, Durrës me 869 dhe Shkodër me 605. Nga ky moment, ata duhet të aplikojnë pranë bankës për të përfituar kredinë për strehim. Banesat e zëna duhen liruar. Në rast të kundërt, pronarët e ligjshëm duhet t’i drejtohen gjykatës për ekzekutimin e vendimit. Gjendja financiare dhe civile e këtyre familjeve do të verifi-

kohet. Kjo pasi qeveria shqiptare do t’i kërkojë Hipotekës konfirmim që nuk kanë pasuri, Drejtorisë së Tatimeve që nuk janë subjekt TVSH-je dhe gjendjes civile që të konfirmojë vendbanimin dhe nëse janë

Petrit Muca Ali Veseli Kristo Gjergji Dhimiter Gjergji Hekuran Zhukri Mimoza Zhukri Amanta Maranga Roland Zaho Pellumb Arifi Kasem Latellari Islam Saliu Dorian Latellari Spartak Suta Tane Gumeni Tefik Gjishti Rukie Hidri Naile Mesi Violeta Dilo Shezair Seitaj Julian Kakariqi Bashkim Xhango Pellumb Arifi Donika Resuli Lefter Tato Kozma Lasku Bashkim Xhango Servet Hajdari Remzie Hoxha Nuredin Koci Dhimitra Bozo Bashkim Bakolli Llazar Siliqi Bashkim Xhango Ramadan Grabova Xhemal Menaj Arjan Hodaj Bashkim Xhango Sulejman Gozhupi Lam Braja Sadedin Dajci Shega Beqiri Nuredin Koci Dhimitra Bozo Bashkim Baholli Llazar Sikiqi Eftimia Mihali Praksithe Mihali Teuta Mihali Donika Resuli

Orjeta Opingari

VLORA PRONARË

DURRËSI PRONARË

Irfan Toro Bashkepronesia Naqo Bashkepronesia Duni Kujtim Mecorrapaj Hatixhe Xhyheri Astrit Shpuza Tanime Lloha

Irma Buxhuku Lirije Bilali Adrian Gjata Dhurata Berberolli Dhurata Berberolli Pandeli Stratti Geraldina Stratti

VLORA QIRAXHINJ Agim Osmani Xhevo Hoxha Eqerem Kushta Hysnie Pashaj Ahmet e Shazie Gjata Thoma Kapinova Penelopi Kapinova Shezai Tafili Hanko Xhelilaj Arben Binaj Resul Braho Kasem Halili Krenar Rrapaj Leko Alimucaj Liljana Brozi Matilda Lushnjari Sulltan Dafa Tatjana Agushi Adifete Peqini Isuf Kanani Fiqirete Cela Zilo Tozaj Xhemal Tartari KORCA PRONARË Fadri Kadilli Athina Rrota Athina Qirici KORCA QIRAXHINJ Kico Llukeri Haxhire Agolli Roza Lako Josif Jano Kristina Gjoka Meri Emanuel Zybi Fejzulla Fatiko Qylafi Vangjel Poga Zejnepe Pinderi Aurel Fejzulla Behije Serani Izmini Dredhasi

gjallë. E gjithë kjo do të bëhet pasi enti zotëron lista edhe të tre vjetëve më parë. Pas marrjes së konfirmimeve, numri i personave në listë pritet të përgjysmohet. Ndërkohë pranohen dhe aplikime të reja.

Rudolf Nosi Karmen Leka Astrit Selfo Xhilda Dhonato Xhilda Dhonato Xhilda Dhonato Refik Myshketa Refik Myshketa Faruk Gumbardhi Gazmend Resuli Petrit Zalla Jak Robert Qezari Katerina Sallabanda Kisha ortodokse Hulusi Kosova Filip Rroco Theodhoraq Jani Marija Papa Pandeli Stratti Geraldina Stratti Pavllo Jorgji Maria Leka DURRËS QIRAXHINJ Dhimitraq Papingu Shpetim Aliu Sulce Aliu Kamber Aliu Petrit Mustafa Vath Dollaku Shefqet Krasniqi Aishe Nina Zyrafet Krasniqi Seit Trepshi Fatmir Uku Hamit Uku Vesel Gjyli Esma Xhafemi Shefqet Softa Dhoksi Kozho Nikolla Ziu Vitore Bullgari Bajram Osmani Dervish Belba Eftali Gjenerali Katrina Nallani Kujtim Haxhia Zoica Cela Bajram Osmani Dervish Belba Eftali Gjenerali Katrina Nallani Kujtim Haxhia Zoica Cela Bajram Osmani Dervish Belba Eftali Gjenerali Katrina Nallani

Kujtim Haxhia Zoica Cela Bajram Ciro Kozma Gjoka Kate Dhimespira Sotir Ngjela Enver Kodra Tahir Hyskja Loni Filipi Zyber Rrushkulli Braho Avdyli Ismete Kryemadhi Ismail Zhuri Çelo Çela Stefan Lito Feride Pelingu Thimi Jani Arian Pulaha Kimete Boci Faik Boci Niko Merkuri Lili Merkuri Hane Luto Zana Kiptiu Xhevid Koni Vjollca Xhija Bejtulla Isufi Miladin Durakaj Jorgo Haxhi Fatmir Kokoshi Minella Prifti Jani Kume Sofie Qendro Llazar Qendro Ibrahim Çakeri Qazim Dajko Dafina Gjeci Rukie Muca Shemsi Spaho Petraq Picini Beshir Laci Islam Qevani SHKODRA PRONARË Mikel Muzhani Klara Koliqi Minire Dervishaj Aida Dibra SHKODRA QIRAXHINJ N. Kelaj P. Todhe A. Strati Isuf Bajraktari Hamdi Gokaj Kole Krypci

KLSH kallëzim në Prokurori

AKTI, dëmi ekonomik në buxhet mbi 10 milionë lekë Kontrolli i Lartë i Shtetit çon për kallëzim penal në Prokurori kreun e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit në Tiranë, drejtuar nga Ylli Pango. Pas kontrollit për periudhën 1 mars 2010 deri më 30 shtator 2012 materialet e auditimit konstatuan mjaft parregullsi dhe shkelje të legjislacionit, me pasojë edhe dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit. Nga auditimi në 3 projekte në bashkëpunim me subjekte private, nga 50 të miratuara gjithësej u zbuluan parregullsi dhe shkelje të ligjshmërisë, me pasojë dëmin prej më shumë se 10 milionë lekë. Parregullsi dhe mungesë e dokumentacionit justifikues në shpenzimet e kryera në valutë për udhëtime e dieta jashtë vendit u vu re

edhe në shkresën për përballimin e shpenzimeve pa numër protokolli dhe pa datë, mungesë të ftesave dhe programit, të dokumenteve informuese mbi axhendën dhe rezultatet e shërbimeve zyrtare të kryera. Po ashtu, mungesa e Rregullores ka bërë që anëtarët e komisioneve të vlerësimit të përzgjidhen nga Drejtori i Përgjithshëm i AKTI-së, Pango, pa konkurrencë dhe pa u bazuar në ndonjë kriter apo ndonjë procedurë të përcaktuar më parë. Gjithashtu, ky institucion nuk ka dorëzuar në organin epror, në Këshillin e Ministrave dhe në Agjencinë e Prokurimit Publik regjistrat vjetorë të parashikimit dhe realizimit të prokurimeve për vitin 2010, 2011 dhe 2012.

Do të kalojë në rreth 38 komuna

Gazsjellësi TAP, në pritje të miratimit të lejes së ndërtimit Pas shpalljes fitues të projektit TAP në Baku, qeveria e re do të miratojë lejen për ndërtimin e tij. Tashmë për këtë projekt është hartuar dhe miratuar një Plan Kombëtar Sektorial. Stavri Dhima, Përgjegjës në Sektorin e Menaxhimit të Projekteve Hidrokarbure në METE, bën të ditur se leja e ndërtimit pritet t’i hapë rrugë fillimit të punimeve të gazësjellësit, rreth 6-mujorit të dytë të vitit 2014. “Këshilli Kombëtar i Territorit në Dhjetor të vitit të kaluar e ka shpallur projektin TAP- projekt të rëndësisë kombëtare- dhe tashmë ka kaluar në shqyrtim në KKR plani kombëtar sektorial i TAP-it. Me miratimin e tij do të fillojë procesi i përgatitjes të projek-

tit teknik për marrjen e lejeve për ndërtimin e projektit, e cila mendohet që të paraqitet për shqyrtim në KKT në përiudhën shtator- tetor të këtij viti. Në gjashtëmujorin e parë të 2014 të startojë fillimi i punimeve”,tha Dhima. 210 kilometra të këtij gazësjellësi kalojnë në Shqipëri, duke hyrë nga Greqia për të përfunduar në Leçe të Italisë. “Janë rreth 38 komuna. Do të ketë në pikë hyrje në zonën e Bilishtit, do të vazhdojë në qarkun e Korçës, do të kalojë në zonën e Skraparit, do të kalojë në luginën e Osumit, do të dalë në zonën e Urës Vajgurore, do të shkojë në drejtim të qarkut të Fierit dhe dalja e tij në Adriatik do të jetë në zonën e Semanit, deri në Leçe të Italisë”,- tha Dhima.

Sipas kursit zyrtar të Bankës Qendrore

Monedha vendase rikthehet në pozitat favorizuese ndaj euros Në tregun e këmbimit valutor, monedha vendase lek, në fund të kësaj jave ka rikthyer pozitën ndaj euros dhe dollarit. Sipas kursit të Bankës Qendrore, leku e ka marrë veten, duke u forcuar ndjeshëm ndaj euros gjatë kësaj jave, pasi ishte zhvlerësuar ndjeshëm prej gati dy muajsh, duke zbritur nga niveli më i lartë i këtij viti, prej 140.29 lekësh, që arriti në fund të javës së kaluar. Dollari nga ana tjetër u kuotua me 108 lekë, duke rënë dhe ai nga nivelet e larta pranë 110 lekë, ku arriti javën e kaluar. Tregu i brendshëm duket tashmë i qetësuar, pas një kërkese të lartë nga bankat në periudhën prill-maj, që blenë valutë për klientët e tyre, që ishin kryesisht kompanitë e

mëdha që transferuan fitimet e 2012-s. Por gjithësesi ekspertët vlerësojnë se leku mund të forcohet më tej ndaj euros gjatë muajve të verës. Sipas tyre, monedha evropiane ka njohur një zhvlerësim të lehtë për shkak të krizës në eurozonë, ndërsa zhvlerësimi sezonal nuk pritet të ketë përmasa shumë të rëndësishme, sepse kriza pritet të kufizojë flukset hyrëse të valutës nga turistët dhe emigrantët. Në tregjet ndërkombëtare euro këmbehet me rreth 1.3 dollarë. Sipas ekspertëve, fakti që leku po dobësohet gradualisht gjatë dy-tre viteve të fundit tregon për ndryshimet strukturore që i nevojiten ekonomisë shqiptare dhe zbatimin e një modeli të ri ekonomik.


54

Me notën 6, secila me nga 5 ose 6 barkode maturantësh resht, janë spikatur në listën e gjatë të përgjigjeve. Kjo tregon se nxënësit kanë kopjuar resht, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Ndërsa MASH duket se nuk ka ballafaquar provimet sipas barkodeve, me supozimin se kur kuptohej kopje do të mbeteshin të dy maturantët.

7

KOLONA

KOLONA

27

Me notën 5, secila me nga 5 ose 6 barkode maturantësh resht, janë spikatur në listën e gjatë të përgjigjeve. Kjo tregon se nxënësit kanë kopjuar resht, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Ndërsa MASH duket se nuk ka ballafaquar provimet sipas barkodeve, me supozimin se ku kuptohej kopje do të mbeteshin të dy maturantët.

E hënë 1 korrik 2013 •

KOLONA

06

« SOCIALE

Me notën 10 absolute, secila me nga 2 ose 3 maturantë resht, janë spikatur në listën e gjatë të përgjigjeve. Kjo tregon se nxënësit kanë kopjuar resht, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Ndërsa MASH duket se nuk ka ballafaquar provimet sipas barkodeve, me supozimin se kur kuptohej kopje do të mbeteshin të dy maturantët.

DALIN NOTAT E MATEMATIKËS, KOPJA SHUMË E QARTË NË RENDITJEN E BARKODEVE

Rreth 2600 maturantë vlerësohen me notën 10 Rreth 230 nota 10 absolute të vlerësuara në provim e dytë të detyruar Erta Bode

N

ë përgjigjet e matematikës rezultuan 2600 teste të vlerësuar me notën 10. Rreth 230 prej maturantëve janë vlerësuar me notën 10 absolute, një diferencë shumë e madhe kjo mes notave të letërsisë. Vihet re se numri i maturantëve që është vlerësuar me notën 10 është më shumë se dyfishi i atij që në provimin e letërsisë u shënuan me po këtë notë. Ndërkohë është spektakolare diferenca e notës 10 absolute të marrë në të dy provimet. Diferenca është shumë e thellë, në matematikë është marrë përafërsisht 58-fishi i 10-ve absolute që janë marrë në letërsi. Bëhet e ditur se në letërsi u morën vetëm 4 nota 10 absolute, ndërkohë në matematikë rreth 230. Por ajo që u vu re në përgjigjet e të dy provimeve është kopja. Me sa duket, në provimin e atematikes ajo është më e qartë. Të bëjnë përshtypje vargjet e gjata me notën 5 dhe notën 6, të cilat duken se janë notat mbizotëruese në këtë provim, edhe pse sipas zyrtarëve të MASH provimi i matematikës ka rezultuar me vlerësim të përgjithshëm mesatar. Gjithashtu bëhet

Matematika kënaqshëm me rezultatin 10

Diferenca mes lëndëve, pikëpyetje në arsim

e ditur se nuk mungon vlerësimi negativ i notës 4, ku mesatarisht rreth 1500 maturantë rezultojnë mbetës në këtë provim dhe do e përsërisin në vjeshtë. Mësuesit e lëndës së matematikës shprehen të kënaqur për rezultatin, ndërkohë vetë zyrtarët e MASH deklarojnë se është rezultati më i mirë në matematikë në të gji-

TEMPERATURAT Korriku muaji më i nxehtë i verës

Rriten temperaturat dhe ndalojnë reshjet për këtët muaj Sipas meteorologëve në vendin tonë, priten që temperaturat të kapin shifrat më të larta të verës, pikërisht në muajin korrik. Pritet që ky muaji që hyri të jetë më i nxehti dhe të jetë me kohë të qëndrueshme, pa u parashikuar luhatje temperaturash si dhe reshje. Do të jetë i nxehtë dhe i thatë, edhe pse e diela e fundit e muajit qershor rezultoi me ulje temperaturash, ku maksimalja u shënua 28 gradë celcius, pati vranësira madje në zona lokale edhe reshje. Muaji që po vjen është i gjithi ndryshim. Sipnotikantët tanë kanë parashikuar rritje temperaturash qysh në javën e parë të muajit, i cili pritet të jetë shumë i nxehtë. Me sa duket pushuesit nuk do i tremben versionit të reshjeve për pushimet e tyre në bregdet të cilat do i kalojnë të qetë dhe pa merakun e shiut që mund t’i ndjekë dhe t’ua prish pushimet.

tha maturat që janë vlerësuar me këtë sistem. Mirëpo kopja duket hapur në barkodet e maturantëve. Bëhet e ditur se barkodi u është vënë maturantëve sipas renditjes së ulur në banka, njëri pas tjetrit. Një shikim i thjeshtë në listën e përgjigjeve dhe kupton se për çdo rezultat është kopjuar. Gjithashtu nuk mungo-

jnë rastet edhe të notës 10 absolute njëra pas tjetrës, shenjë e dukshme e kopjes. Gjithashtu edhe diferenca e notave të tjera lëviz pothuajse me presje dhjetore. Kjo është sfida e radhës që kopja e maturantëve gjunjëzon Ministrinë Arsimit, pavarësisht masave të saj të rrepta për ndalimin e kopjes.

Maturantët janë njohur përfundimisht me notat e dy provime të detyruara në maturën shtetërore 2013, ku matematika është shumë më lartë e vlerësuar me notën 10 sesa provimi i letërsisë. Të ketë vetëm 4 nota 10 absolute në letërsi dhe 58-fishi afërsisht në matematikë, mbi 230 lindin shumë pikëpyetje mbi formimin e maturantëve. Kjo tregon ose paqartësinë e teksteve të gjuhë-letërsisë që u serviret atyre në shkollë të mesme duke i bërë ata të pakuptueshëm dhe me orë të reduktuara, dhe ndërkohë favorizimin e matematikës, ose tregon një anësi në vlerësimin e MASH. Gjithashtu, nëse ky vlerësim është më se i drejtë, ngrihet hipoteza se lëndët ekzakte mbeten ekzakte. Ky përfundim është i njëjtë dhe i saktë me çdo mënyrë, nëse maturanti e zgjidh saktë dhe ndërkohë në lëndët shoqërore luan rol fjala, e cila jo gjithmonë është në vendin e duhur, si dhe interpretimi, që mund të mos jetë i njëjtë për të gjithë. Ndërkohë këto vlerësime ngrenë hipotezën se të rinjtë shqiptarë janë më të saktë në shkencë dhe nuk e njohin gjuhën amtare dhe kanë problem në përvetësimin e letërsisë.

NË BAZË TË INFLACIONIT, ÇMIMI I TEKSTEVE KËTË VIT RRITET ME 10 LEKË

Botime shqiptare për tekstet parauniversitare Botimet e huaja dështuan, nuk përshtaten me programin Këtë vit nxënësit do të përballen me tekste të botuar nga autorë shqiptarë. Tekstet e botuar nga autorë të huaj, të cilët përktheheshin, nuk dhanë rezultat, sepse nuk u përputhën me programin. Ky është konkluzioni në të cilin ka arritur Ministria e Arsimit, pasi vazhdon të eksperimentojë pa menduar se si ndikon kjo te nxënësit. Këtë vit shkollor do të ketë shumë pak tekste të përkthyera nga autorët e huaj. Ekspertët e Ministrisë së Arsimit thonë se programi i sistemit tonë parauniversitar nuk përputhet me tekstet e autorëve të huaj. Vetëm librat e gjuhëve të huaja mund të përshtaten, ndërsa tekstet e tjera është shumë e vështirë të

gjejnë përputhje me kurrikulat e shkollave shqiptare, pasi nxënësit kanë shprehur vështirësi në përvetësimin e tyre. “Në tekstet e përkthyera ka pasur një vështirësi jashtëzakonisht të madhe, sepse ne kemi një program dhe detyrimisht teksti duhet t’i përshtatet këtij programi, gjë që shumë raste nuk kombinon”, - thotë Jovan Kristiqi, specialist i arsimit, pa deklaruar se ky ishte një haptë që MASH duhet ta kishte studiuar. “Praktika tregoi se edhe ato tekstet të huaja që kemi kishin shumë vështirësi në aplikimin e tyre. Përderisa programi ynë nuk përshtatet, atëherë ne duhet të shohim botimet nga autorë shqiptarë”, - vazhdon Kristiqi.

Aktualisht shtëpitë botuese janë në procesin e shtypjes së teksteve shkollore për vitin 2013-2014. Ato do të fillojnë të shpërndahen gjatë muajit gusht dhe në fillim të javës së

parë të shtatorit, ndërkohë që çmimi i teksteve është rritur vetëm në bazë të normës së inflacionit në vend, një rritje që shkon përafërsisht deri në 10 lekë për tekst.


SOCIALE • E hënë 1 korrik 2013

»

07

VETËM KËTË FUNDJAVË URGJENCA MBUSHET ME FËMIJË TË TOKSIKUAR

Akulloret e prishura, 17 fëmijë në urgjencë Akulloret e hapura që serviren në ambientet e lokaleve pa cilësinë e duhur Erta Bode

A

kulloret e prishura kanë çuar në urgjencë 17 fëmijë. Kjo fundjavë ka pezmatuar prindërit, të cilët pas argëtimit kanë përfunduar në spital me fëmijët e tyre. Pasi mjekët kanë diagnostikuar fëmijët me helmim, ose me toksikim, prindërit kanë konstatuar se fëmijët kanë konsumuar akullore. Të pyetur se si kanë përfunduar në këtë gjendje prindërit kanë treguar se gjatë orëve të argëtimit fëmijët kanë konsumuar në lokal akullore të hapura dhe pastaj u janë shfaqur puçrra, disa kanë pasur dhimbje barku dhe disa të tjerë të vjella. Të alarmuar, prindërit kanë renduar drejt urgjencës së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku fëmijët kanë marrë ndihmën e parë. Mjekët bëjnë me dije se janë fëmijë të moshës 2-5 vjeç, të cilët e konsumojnë akullore, madje edhe këmbëngulin dhe është moshë e vështire për t’ua prishur dëshirën, pasi fillojnë e grinden. Pronarët e lokaleve thonë me gjysmë zëri se akullorja ka qenë e freskët, mirëpo asnjëri nga rastet nuk tregon kështu. Prindërit janë të revoltuar se si mund të bëjnë një shkelje kaq të papërgjegjshme duke nxjerrë në shitje akullore që mund të ketë mbi tri ditë që rri në kutinë e frigoriferit. Ndërkohë një pjesë e mirë e prindërve thonë se e kanë pyetur kamerierin nëse ishte e freskët apo jo dhe përgjigja ka qenë pozitive. Ka edhe fëmijë të shtruar në urgjencë që kanë qenë të shoqëruar nga gjyshërit e tyre, të cilët ndiejnë një peshë të madhe përgjegjësie dhe janë shumë të revoltuar për këtë fakt. Shumica e gjyshërve ndiejnë peshën e fajit, ndërkohë që s’kanë asnjë faj. Prindërit janë të shqetësuar se si nuk ushtrohen kontrolle në këto biznese, ndërkohë që gjithë stina e verës është përpara. “Unë nuk mund të privojë vajzën time nga konsumi i akullores, për më tepër që ajo është fëmijë dhe aty e ka dëshirën. Lokali ku vajza ka ngrënë akulloren e prishur ka pasur veç akullore të hapura dhe s’ka pasur akullore të paketuara ose të ambalazhuara, të cilat kanë një datë skadence që unë mund të tregohem vigjilente. Megjithëse me falsifikimet e etiketave që dëgjojmë shumë në medie dhe ndaj tyre kemi frikë. Mirëpo duhet marrë një përgjegjësi dhe ndaj këtyre lokaleve duhet të ushtrohet një lloj kontrolli, madje të merren edhe masa”, - shprehet e shqetësuar nëna e një vajze 3-vjeçare, ndërkohë që vajza e saj rri e shtrirë mbi krevatin e urgjencës të QSUT-së dhe merr serumin. Ky numër fëmijësh është më se i mjaftueshëm, si një lajmërim për Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik, Autoritetin e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të organeve të tjera kompetente, për të marrë

Akulloret e paketuara eliminojnë helmimin

Data e skadencës mbi ambalazh lejon konsumimin e saj Pas rasteve të helmimit të fëmijëve me akullore të hapura prindërit kanë deklaruar se ndihen më të sigurt me akulloret e paketuara dhe ato të ambalazhuara. Në fund të fundit, mbi ambalazhin e tyre është data e skadencës, që na jep njëlloj sigurie. Prindërit janë shprehur se, edhe pse parimisht ato nuk janë aq të freskëta sa akulloret e hapura, që janë të bëra vetë, data e skadencës së tyre u jep më shumë siguri. Ata shprehen se është vigjilenca dhe kujdesi i tyre ndaj fëmijës për të kontrolluar datën e skadencës, megjithëse ajo mund të jetë e falsifikuar, që mbetet një tjetër shqetësim, por në pamje të parë ata ndihen më të sigurt ndaj asaj që konsumon fëmija e tyre. Edhe kësaj here autoritet e kontrollit treguan se janë shumë hapa mbrapa në ushtrimin e kontrollit, pasi prindërit pikasin këto raste dhe rrinë të tensionuar, ndërkohë që nga akulloret nuk ka asnjë garanci. Ndërkohë prindërit e shikojnë gati të pamundurë që gjatë stinës së verës t’u mohojnë akulloret fëmijëve, pasi ata i pëlqejnë shumë ato dhe ndërkoha vapa bën punën e saj dhe është logjike që fëmija të kërkojë të konsumojë diçka të ftohtë. Mirëpo ata ndihen të frikësuar edhe nga etiketat, pasi nuk kanë garancinë e vërtetësisë së tyre, duke supozuar se ato mund të jenë edhe të falsifikuara.

SITUATA Akulloret rreziku i fëmijëve

Dy raste tregtimi pasi kishte kaluar afati i skadencës Akulloret e paketuara shiten edhe pas datës së skadencës. Dje gjatë orëve të paradites në lokale të kryeqytetit, me ambiente lojërash për fëmijë, fëmijët i kanë kërkuar kamerierit akullore të paketuara në frigoriferin e posaçëm. Pasi ka ardhur porosia, një fëmijë 8-vjeçar është ankuar i pari. Fëmija hapi akulloren, e kishin hapur edhe të tjerët, e meqenëse imazhi i saj nuk i pëlqeu, pa etiketën dhe i pasigurt nëse afati kishte kaluar apo jo ia tregon prindit, i cili e shikon dhe kupton se akullorja ishte e skaduar. Pasi kontrollohen akulloret e 5 fëmijëve që ishin në tavolinë, prindi i thërret kamerierit, i cili merr 5 akulloret e skaduara dhe u jep 5 akullore që s’u kishte kaluar afati i skadencës. Po e njëjta gjë ka ndodhur në një lokal tjetër me dy fëmijë, akulloret e paketuara të të cilëve u kontrolluan nga nëna e tyre. Prindërit ankohen se si këta biznesmen bashkë me punonjësit e tyre nuk e kontrollojnë mallin e paketuar që tregtojnë, po rrezikojnë kështu shëndetin e fëmijëve. “Djali im do të ishte toksikuar, nëse do të ishte ndodhur në të njëjtën situatë me prindin tim, pasi mosha e ka bërë që të mos shikoj qartë nga sytë”, - shprehet nëna e dy fëmijë që lexoi datën e skadencës së akulloreve.

menjëherë masat e duhura, meqenëse në vendin tonë është e rrugës që fillimisht duhet të ndodh problemi dhe pastaj të shmanget. Ndërkohë Agjencia e Kontrollit Ushqimor ka qenë e përqendruar në kontrollet që u ka bërë restoranteve të bregdetit, në Tiranë fëmijët helmohen nga akullore të hapu-

ra, të ndenjura, ndaj të cilave nuk merret asnjë lloj mase, madje askush nuk e ka mendjen. Mjekët kanë deklaruar se vetëm 2 nga fëmijët kanë ardhur në gjendje më të rëndë, megjithëse askush nuk ka shfaqur probleme të mëtejshme sapo u janë bërë serumet emergjente dhe qetësuesit.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


08

« AKTUALITET

E hënë 1 korrik 2013 •

FLUKS QARKULLIMI NË QYTET, MUNGOJNË SEMAFORËT. VËMENDJE PISHINAVE

Elbasani mbyll zgjedhjet, vëmendja te pritja e turistëve D itët e fundit të qershorit dhe përfundimi i periudhës zgjedhore kanë sjellë rikthimin e vëmendjes së turistëve drejt Elbasanit. Dhjetë autobusë të ardhur nga vendet fqinje janë stacionuar gjatë ditëve të fundit në kryeqendrën e Shqipërisë së Mesme për të vizituar qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm. Ata janë ndalur fillimisht në kalanë e Elbasanit, e cila u ka lënë mbresa të veçanta. Më pas destinacioni ka qënë bazilika, muzeu etnografik, kisha, xhamia dhe varri i Kostandin Kristoforidhit. Turistët kanë mbetur të mahnitur nga muret rrethuese të kalasë së qytetit, si edhe nga zejet e ndryshme të Muzeut Etnografik, ku edhe shpalosen traditat e këtij qyteti. Vitet e fundit interesi i turistëve për të vizituar qytetin e Elbasanit është rritur së tepërmi . Sipas menaxheres së zyrës së informacionit për turizmin në Elbasan, Klajda Çyço, turistët vijnë në këtë zyrë për të kërkuar informacion dhe më pas oriontehen për zonat, të cilat ata mund t’i vizitojnë gjatë kohës që qëndrojnë në këtë zonë. Sezoni turistik, kontrolle në pishina E ndërkohë vendorët janë duke ndërmarrë një sërë masash për të siguruar kushte sa më të favorshmmë për këtë sezon veror. Edhe pse pishinat ende nuk janë hapur zyrtarisht, Inspektorati Sanitar i Higjienës në Elbasan po kryen një sërë kontrollesh lidhur me kushtetet higjieno-sanitare. Sipas shefes së higjienës, Vilma Stërkeshi, nëpër bizneset që menaxhojnë pishinat e qytetit janë shpërndarë aktkontrollet me qëllim eleminimin e problematikave dhe rritjen e kujdesit ndaj turistëve. Sipas saj, në rast se nuk do të shmangen problematikat, atëherë do të merren masa administrative kundrejt subjekteve private. Një tjetër problem që haset gjatë sezonit të verës në pishina është mbipopullimi i tyre, sidomos gjatë pasditeve. Nga subjektet kërkohet që ato të zbatojnë hapësirën tre metër katrorë për person dhe moszbatimi i këtij rregulli sjell ndotjen bakteriale. Fluks qarkullimi në qytet, mungojnë semaforët Por ndërkohë që ka nisur fluksi i qarkullimit si pasojë e ardhjes së turistëve, apo edhe nga emigrantët, mungesa e sinjalistikës vertikale është kkthyer në njjë shqetësim serioz, duke krijuar kaos në rrugët e Elbasanit. Mungesa e semaforëve nëpër kryqëzimet e rrugëve të qytetit të Elbasanit duket një paradoks, për të cilin askush nuk ndjehet në siklet. Në një qytet të madh si-

Aksident i rëndë në Gjirokastër

Shpërthen automjeti, humbin jetën 3 persona Tre persona nga një familje kanë humbur jetën pasditen e djeshme si pasojë e shpërthimit të një automjeti në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në kthesën e Mashkullorës. Ngjarja u shënua rreth orës 17.00, kur një automjet ka shpërthyer pak pasi është përplasur. Bëhet fjalë për një automjet tip ‘Fiat’ me targa greke ZHI793, me të cilin udhëtonin 3 persona, që sipas policisë u përplas me bordurën e rrugës në afërsi të fshatit Mashkullorë. Pak sekonda pas përplasjes mjeti ka shpërthyer në flake, duke sjellë edhe djegien e personave që ndodheshin në të. Viktimat e aksidentit janë vëllezërit Luan dhe Faik Mancellari, përkatësisht 62 dhe 57 vjeç, ndërsa i treti është Laurent Mancellari, djali i Luan Mancellarit. Identifikimi i viktimave u vështirësua, për shkak se gjithçka në automjet u shkrumbua, përfshirë dhe dokumentacioni. Pas verifikimit në sistemin TIMS, u mësua se viktimat ishin banorë të Qafë Gjashtës në Sarandë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë mjetet zjarrfikëse, të cilët shuan flakët që përfshinë automjetin. I gjithë operacioni ka qenë i vështirë, e veçanërisht procesi i nxjerrjes së trupave të pajetë, si pasojë e shkrumbimit të plotë të tyre. Dëshmitarët në vendngjarje kanë qenë të shumtë, për shkak se bëhet fjalë për një aks rrugor tepër të frekuentuar. Një nga dëshmitarët ka rrëfyer se ka parë aksidentin dhe ka shpejtuar të ndihmojë ata persona që u përplasën. “Në moment mbërrita tek makina e aksidentuar hapa derën dhe pashë që të tre personat kishin vdekur, nuk kishte shenja jete. Në dy vendet e para ishin ulur 2 meshkuj, njëri prej tyre djalë tepër i ri në moshë. Por në këto çaste makina nisi të nxirrte tym dhe mori flakë. Unë dhe të tjerë që u afruam, nxituam të largoheshim me shpejtësi sepse makina shpërtheu në flakë”, tha dëshmitari që u ndodh rastësisht në vendin e ngjarjes.

Rruga e Krrabës

Rruga e vjetër i kalon historisë, elbasanasit i gëzohen tynelit

kurse është Elbasani ndeshesh vetëm me një semafor që funksionon në kryqëzimin “Dinamo” dhe asgjëkundi tjetër. Semaforët mungojnë në bulevardin “Aqif Pasha” dhe në rrugët e tjera kryesore, ku kryqëzimet janë të shumta. Sikur të mos mjaftonte kjo, një tjetër problem është edhe mungesa

shpesh herë nëpër kryqëzime, në kohën e pikut të qarkullimit edhe e punonjësve të Policisë Rrugore. Ndër kryqëzimet që janë kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve në këtë qytet janë ai i rreth rrotullimit “1 Maji”, kryqëzimi i “Teatrit Skampa”, apo kryqëzimi i “ Cërrikut”, që përballojnë edhe fluk-

sin më të lartë të qarkullimit. Kanë qenë jo të pakta rastet e aksidenteve rrugorë në këto zona, pikërisht për shkak të mungesës së sinjalistikkës rrugore. Nga ana e tyre autoritetet përgjegjëse deri tani kanë qëndruar indiferente, duke mos reaguar apo vepruar, me qëllim përmirësimin e situatës.

Tregtimi në qytetin e Ballshit

Tregtarët shesin në rrugë, mungojnë ambientet e posaçme Të tregtosh në qytetin e Ballshit është kthyer në një sfidë të vërtetë. Janë me dhjetëra tregtarë, të cilët detyrohen të shesin në hapësirat anës rrugës, pasi tregu industrial nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë. Në tregun industrial të Ballshit shiten konfeksione apo rroba të ndryshme, ndërkohë që kapaciteti i tij, nuk përballon dhe tregtimin e artikujve të tjerë, si prodhime bujqësore apo vegla pune të domosdoshme për qytetarët. Në këto kushte, tregtarët kanë gjetur zgjidhje hapësirat anës rrugëve, apo në trotuare, për të reklamuar dhe shitur produktet e tyre. Përgjatë rrugës nacionale apo unazës së qytetit, sheh me

dhjetëra persona që zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar, duke penguar qytetarët të qarkullojnë lirshëm. Nga ana tjetër, edhe qarkullimi i automjeteve vë në rrezik serioz jetën e tregtarëve çdo ditë. Kjo është një problematikë jo pak e njohur në qytetin e Ballshit. Pavarësisht kritikave të vazhdueshme në media për mungesën e hapësirave publike për të tregtuar, askush nuk ka ndërhyrë. Tregtarët apo edhe vetë banorët për vite me radhë kërkojnë zgjidhjen e kësaj situate nga pushteti vendor, por pavarësisht kësaj, askush nuk ndërhyn. Vetë tregtarët ankohen se pavarësisht se ushtrojnë aktivitetin e tyre

255 kthesat e rrugës së vjetër të Krrabës tashmë kanë mbetur një kujtim i së shkuarës për drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët. Autostrada e re dhe tuneli konsiderohen si një mbrekulli dhe prej disa ditësh përshkohen nga mijëra persona, që nuk preferojnë më segmentin e vjetër, të cilësuar të rrezikshëm dhe plot kthesa. Edhe ata që kanë si destinacion Durrësin preferojnë të kalojnë nga tuneli i Krrabës për të provuar një ndjesi të re. Distanca është shkurtuar ndjeshëm dhe komoditeti në udhëtim është i lartë. Në autostradë ka ende punë për t’u bërë dhe do të duhet të paktën një vit që puna e nisur të përfundojë. Ndërkohë, në rrugën e vjetër që përshkonte masivin e Krrabës nuk dëgjohet më zhurma e sforcuar e motorëve të automjeteve. Ajo aktualisht shfrytëzohet më së shumti nga banorë të fshatrave të Krrabës. Më shumë mungesën e qarkullimit të automjeteve po e ndjejnë lokalet dhe tregtarët e vegjël që ushtrojnë aktivitetin e tyre në anë të rrugës. Të ndodhur në prag të falimentit, një pjesë e tregtarëve ambulantë janë përpjekur të gjëjnë të tjera zgjidhje për të nxjerrë të ardhurat ditore. Megjithë braktisjen prej disa ditësh, rruga e vjetër e Krrabës mbart vlera të shumta historike. Ajo u ndërtua në vitin 1933 kur Shqipëria ishte nën qeverisjen e mbretit Zog. Fondet ishin kredi e qeverisë italiane, e cila solli edhe specialistët dhe inxhinierët për ndërtimin e saj. Një prej tyre ishte edhe inxhinier Kasini, emrin e të cilit e mban si toponim edhe një çezme në zbritje të Elbasanit. Ky aspekt historik i këtij aksi rrugor dhe pemët e shumta në anë të rrugës, duket se do të përbëjnë tërheqje së paku për romantikët.

RRëmbeu çarçafë e këllëf jastëku

Grabit lavanterin e spitalit arrestohet nga policia në kushte çnjerëzore, në mes të rrugës, ata detyrohen të paguajnë taksa, njëlloj si pjesa tjetër që qëndron në hapësirën e rezervuar për tregun industrial, çka e konsiderojnë jo të drejtë. Nga ana tjetër qytetarët e cilësojnë si jo estetike, e njëkohësisht të paarsyeshme tregtimin në anë të rrugës, çka bën që të shkelen edhe kushtet higjieno-sanitare, por të rrezikohet edhe jeta e tyre, për shkak se detyrohen të kalojnë në të njëjtën hapësirë ku qarkullojnë mjetet, pasi trotuaret zaptohen nga tregtarët.

BERAT –Punonjësit blu të komisariatit të Beratit kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit D. Mici, 43 vjec, banues në këtë qytet. Arrestimi është kryer me akuzën e vjedhjeve të kryera në datën 26 e 27 qershor 2013. Në datën 26.06.2013, në automjetin e shtetasit me iniciale D.H, 46 vjec, banues në Berat, i parkuar afër banesës në lagjen “Donika Kastrioti”, i ka vjedhur një troko, një vidator me bateri, dy palë gërshërëprerëse, dy pistoleta perçinash; të gjitha në vlerën 50000 lekë. Në datën 27.06.2013, rreth orës 07.30, në Lavanderinë e Spitalit Rajonal Berat, ka vjedhur shtatë copë çarçafë, trembëdhjetë peshqirë, shtatë kllëfë jasteku dhe një grykëse mjeku; të gjitha në vlerën 10000 lekë. Pas arrestimit kanë qënë oficerët e policisë gjyqësore ata që kanë kryer veprimet hetimore si dhe kanë përpiluar akuzat e dosjen përkatëse për autorin. Po gjatë ditës së djeshme materialet me dosjen në fjalë iu refruan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Vjedhje“ parashikuar nga neni 134, të Kodit Penal.


AKTUALITET • E hënë 1 korrik 2013

»

09

VRASJA TE “DON BOSKO” NË TIRANË PËR “SHIKIMIN DHE TRASHJEN E ZËRIT”

Ther shokun pas sherrit, pendohet e dorëzohet Vdes rrugës për në spital 22-vjeçari Mitro, dorëzohet Bajraktari Sherri i momentit mes dy të rinjve ka qenë shkak që njëri prej tyre të humbasë jetën, pasi u qëllua disa herë me thikë. Policia e kryeqytetit tha se një i ri ka ndërruar jetë, pasi është qëlluar me thika në trup, dje në kryeqytet. Ndërkaq, policia bëri të ditur se Arbër Mitro, 22 vjeç, nga Tirana ka gjetur vdekjen rrugës për në spital pak minuta pasi ishte qëlluar me armë të ftohtë, thikë. Burime nga policia konfirmuan se ngjarja ka ndodhur tek zona

Vendi i ngjarjes

e “Don Boskos”, ndërsa fillimisht është shpallur në kërkim një person, si autor i dyshuar mbi vrasjen e kryer, i cili më pas u vetëdorëzua në polici. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak ka qenë një konflikt i çastit i lindur mes dy të rinjve, që kryesisht kishte të bënte me mënyrën sesi shikonte njëri apo tjetri, si dhe trashjen e zërit. Më pas ky sherr degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta. Ndërkaq, disa të rinj të tjerë dëshmitarë

të ngjarjes kanë rrëfyer rrethanat në të cilat ka ndodhur përleshja. Në sajë të të dhënave të parë policia identifikoi autorin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim për kapjen e tij. Autori i ngjarjes është shtetasi Elton Bajraktari edhe ai rreth 20 vjeç dhe pak minuta pas vrasjes, Bajraktari është vetëdorëzuar në polici, duke pranuar krimin e rëndë, si dhe duke shfaqur pendesë, pasi duket se dy të rinjtë kishin njohje të mëparshme me njëri-tjetrin.

“KONTROLLI SPECIAL” I OFICERES FEMËR NË AUTOBUS ZBULON BIZHUTERITË E ARIT

Dy femra shqiptare kapen me dy kg flori brenda organeve gjenitale Mariglen Mullai GREQI- Policia greke kap 2 femra shqiptare me nga 1 kg flori secila, të fshehur brenda organeve gjenitale. Femrat shqiptare, emrat dhe moshat e të cilave nuk bëhen të ditura nga mediet greke, u kontrolluan nga një oficere femër, e cila gjeti byzylykë e unaza ari, të “sistemuara si mos më mirë”. Malli vlen të paktën 45 mijë euro, teksa gratë u gjobitën me 25.000 euro për kontrabandë, por ato nuk mund të paguanin ndaj u lanë në paraburgim, teksa tashmë nuk dihet asgjë për fatin e tyre të mëtejshëm. Ndalimi në autobus Dy gra me origjinë shqiptare, të cilat po udhëtonin në një autobus nga Selaniku i Greqisë për në Stamboll të Turqisë, më 28 qershor u arrestuan, pasi policia tha se ju gjetën dy kilogramë ar brenda organeve të tyre gjenitale. Të dy gratë, të cilat kanë mbërritur në zyrën doganore të Kipit, që ndodhet pranë Evros së Greqisë nisën të vepronin me dyshim, gjë e cila çoi oficerët e doganave që të nisnin kontrollet. Gratë duket se nuk ndiheshin mirë nga pyetjet e shpeshta të oficerëve rreth destinacionit të tyre, si dhe nuk donin t’iu nënshtroheshin kontrollit të imtësishëm. Në këtë moment duket se oficerët nuhatën se diçka po zbulonin. “Kontrolli intensiv” Në fillim nisën kërkimin në bagazhet e dy femrave, por më pas ato iu dorëzuan një oficere femër, për “inspektim të plotë të trupit”. Mediet greke vijojnë raportimin duke saktësuar se oficerja femër, gjatë “kërkimit intensive” zbuloi bizhuteritë e floririt pikërisht në organet gjenitale të femrave. Secila prej tyre mbante “të fshehur” nga një kilogamë flori që përbëhej nga zinxhirë ari, byzylykë dhe unaza. Autoritetet doganore dhe policore kanë vlerësuar mallrat, të cilat ishin me një vlerë prej rreth 45.000

Në Mjull Bathore, Tiranë

Sherr prone, pretenduesi i vë flakën edhe largohet Konflikti i pronësisë ka qenë shkaku i djegies së një banese në Mjull Bathore në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Farkës, ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Në ndërtesë nuk banonte njeri, ndërsa hetimet paraprake bëjnë të ditur se dyshohet që zjarri të jetë vendosur qëllimisht për shkak të konfliktit të pronës që kishte i zoti me autorin e zjarrvënies. Forcat zjarrfikëse bën të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes. Policia po grumbullon edhe informacionet e mëparshme rreth këtij konflikti të hapur mes dy personave me banin në Bathore.

Klientët tregtarë dhe fatorino

Një murator shqiptar shiste drogë në parkun e lojërave

euro, por pas marrjes në pyetje gratë nuk treguan se ku apo si e morën arin apo se ç’qëllim

kishin me të. Malli ilegal u konfiskua dhe dy gratë janë gjobitur me 25.000 euro, që ato

thanë se nuk mundeshin të paguanin dhe po vazhdohen të mbahen në paraburgim.

GABIMISHT VODHËN DYQANIN E NJË KRIMINELI

Banda e fëmijëve, 6 vjedhje në 12 ditë, secili rol specifik ITALI- Të paktën 6 plaçkitje në 12 ditë, me 6 protagonistë të rinj (tre të mitur dhe dy 18vjeçarë dhe një 20-vjeçar), u zbuluan nga agjentët e skuadrës së policisë në Foggia, të cilët kryen urdhër-arrestet. Katër persona janë nga Foggia, njëri është rumun dhe tjetri shqiptar. “Ne jemi duke folur në lidhje me një bandë fëmijësh”,- u tha gazetarëve menaxheri i skuadrës lëvizëse të policisë, Alfredo Fabbrocini, që më pas shtroi se “i vetmi 20-vjeçar ka një të kaluar minimale të veprave penale. Të tjerët ishin të gjithë pa precedent dhe shkonin në shkollë, të gjithë nga familje të mira, njerëz të cilët kanë punuar shumë për të mbështetur fëmijët e tyre dhe nuk kishin të bënin me krimin”. Më tej Fabbrocini shton se “Djemtë e vegjël ishin të frikësuar sepse grabisnin shifra të kon-

ITALI- Dje në Ankona baba i tre fëmijëve që shpërndante drogë në park është arrestuar nga policia, që udhëhiqej nga oficeri Giorgo di Munno. Nga mediet italiane mësohet se u kap shqiptari me inicialet E.X, 33 vjeç, i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Prangat i janë vënë në banesën e tij në apartamentin Pinokio, në rrugën Cipollini, ku policia gjeti të fshehur në bodrum 62 gramë kokainë të pastër (e cilat do të bëhej gjysmë kile nëse pritej dhe përzihej) dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për përgatitjen dhe trafikimin e drogës. Ditët e gjata të vëzhgimit të shqiptari nisën në sajë të raporteve të disa qytetarëve privatë, teksa hetuesit kanë gjurmuar lëvizjet e muratorit profesionist, i cili dyshohej se furnizonte një rrjet të gjerë konsumatorësh si për shembull tregtarë apo faturino, duke lënë takim me klientët në parkun Monte San Vicino, ku edhe shitej droga. Ndërkaq, 33-vjeçari u dërgua në burgun Montacuto dhe të dielën duhet të paraqitet para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.

Pjesë e marrëveshjes për turizmin

Sot policët kosovarë nisin patrullat bashkë me shqiptarët

siderueshme në dyqane, por në një rast ata përsëri i kthyen sendet e vjedhura, por jo se u penduan, por për shkak të vetëdijes së krimit të kryer, sepse kishin zbuluar se malli i grabitur i përkiste një eksponent të njohur të krimit në Foggia”. Banda kishte një

organizim të caktuar, sepse rolet ishin të ndara. Dikush merrej me grabitjet, një tjetër bënte roje, një tjetër mbante anën logjistike dhe të tjerët mbanin pistoletat-lodër. Gjatë grabitjes në një tabakeri, pronari, një burrë rreth 80 vjeç, u plagos lehtë.

Prej pak ditësh ka nisur zbatimi i marrëveshjes për patrullim të përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë në territorin e Shqipërisë gjatë sezonit veror, tradicionalisht me fluks shumë të madh të kosovarëve drejt bregdetit shqiptar. Me këtë rast, sot më 1 korrik, në pikëkalimin kufitare në Vermicë do të mbahet një konferencë për media, ku sipas burimeve zyrtare të policisë kosovare, drejtues të Divizionit të Komunikacionit Rrugor nga Policia e Kosovës dhe të Policisë Rrugore të Shqipërisë do të paraqesin informacione lidhur me planin e zbatimit të marrëveshjes. Po sot nga territori i Kosovës drejt territorit të Shqipërisë do të niset edhe grupi i parë i zyrtarëve policorë, të cilët do të fillojnë patrullimin e përbashkët me zyrtarët policorë nga Shqipëria, për të plotësuar kështu klauzolat e marrëveshjes.


10

« OPINION

E hënë 1 korrik 2013 •

Për një PD të djathtë

K

ryetari në detyrë i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur edhe një hap tjetër drejt reflektimit që PD-ja pritet të bëjë ndaj humbjes drastike të zgjedhjeve të 23 qershorit. Hapja e garës për lidershipin e ri sipas formulues “një anëtar, një votë”, e miratuar nga kryesia e PD-së, përbën shansin e fundit që PD-ja të mos ketë fatin e partive simotra të Europës ish-komuniste, që pothuaj nuk ekzistojnë më në skenat politike të këtyre vendeve, një pjesë e mirë e tyre anëtare të BE-së. Sigurisht që gjithë vëmendja e publikut është përqendruar te lidershipi i ri, emri dhe platforma politike e të cilit pritet të bëjnë ose jo PD-në në këtë pikë kritike të saj. Kryesia e PD-së ka shmangur një analizë të mundshme të humbjes së zgjedhjeve, duke ia lënë lidershipit të ri një detyrë të tillë, gjë që mendoj se do të ishte më mirë të ishte bërë para zgjedhjeve. Besoj se z. Berisha, artikuluesi i këtij vendimi, ka dashur të fitojë kohë për të siguruar ftohjen e gjakrave, një kusht i domosdoshëm ky për një analizë serioze të humbjes, por dyshoj se kjo do të ndikojë negativisht në zgjedhjen e lidershipit të ri e sidomos në platformën e re politike të PD-së, nëse vërtet do të ketë një të tillë. Besoj se analiza e mundshme e humbjes së PD-së përpara zgjedhjes së kryetarit të ri do të jepte mundësinë e përcaktimit të përgjegjësisë së gjithsecilit nga drejtuesit e politikanët aktualë, një pjesë e të cilëve pritet të kandidojnë për postin e kryetarit të ri apo të strukturave të tjera drejtuese të PD-së, që pritet ta pasojnë atë. Sistemi “një anëtar, një votë”, që do aplikohet në këto zgjedhje, kërkon pa dyshim një njohje të mirë të politikanëve që do garojnë në shkallë vendi, në mënyrë të veçantë për sa i përket përgjegjësisë së tyre në humbjen e zgjedhjeve të 23 qershorit. Analiza u duhet shumë edhe politikanëve që do garojnë, pasi platformat politike të tyre nuk mund të jenë të gabuara në kushtet kur nuk ka analizë e konkluzion nga vetë PD-ja të shkaqeve dhe arsyeve që çuan në katastrofën politike e elektorale të saj në zgjedhje. Mbi këtë përfundim kandidatët do të mundnin të korrigjonin dukshëm platformat dhe politikat, ndërkohë që edhe anëtarësia do të kishte informacionin e nevojshëm për orientimin nga ai kandidat apo platformë politike që do të mund të nxirrte nga kriza politike e elektorale PD-në. Për ta konkretizuar ketë argument do të theksoj rëndësinë që ka nxjerrja zyrtare e përgjegjësive politike për shumicën e zgjedhësve, të cilët kanë pak apo aspak mundësi të njohin raportin e kandidatëve me humbjen. Me sistemin e aplikuar nga PD-ja në këto zgjedhje politikanët kryesorë të saj kanë drejtuar fushatat, por dhe politikat e PD-së para zgjedhjeve në qarqe të ndryshme, ku një pjesë e tyre kanë kryesuar edhe listat e deputetëve. Me pak fjalë, një analizë e mundshme do të kishte sqaruar përgjegjësitë politike edhe në ketë aspekt, sidomos për sa i përket përzgjedhjes së emrit të ri të drejtuesit demokrat. Kjo bëhet e rëndësishme, po të kemi parasysh faktin që anëtari i PD-së në Shkodër nuk e di ç’ka bërë Genci Ruli në Gjirokastër, Ridvan Bode në Korçë, Arben Imami në Elbasan Astri Patozi në Vlorë etj. E njëjta gjë vlen edhe për votuesit e qarqeve të tjera për politikanë që nuk kanë drejtuar qarqet e tyre e që do të jenë të detyruar t’i votojnë për postin më të lartë të PD-së, por edhe për mundësinë ndoshta të fundit të saj për të marrë veten nga humbja drastike. Sigurisht që ky defekt është tashmë i pariparueshëm në mënyrë zyrtare, por kjo mund të zgjidhet disi duke u bërë pjesë e detyrueshme e debateve të kandidatëve gjatë procesit zgjedhor në PD, nëse do të këtë një të tillë. Midis retorikës së djathtë dhe politikës se majtë Kjo që thashë më lart është e rëndësishme, por nuk është thelbi i asaj që i duhet PD-së për t’u ringritur politikisht dhe elektoralisht. Nga analiza ime kam dalë në përfundim se problemi kryesor i PD-së dhe shkaku kryesor i humbjes së zgjedhjeve prej saj janë filozofia dhe politikat e majta të aplikuara e të theksuar gjithnjë e më shumë nga lidershipi i deritanishëm i saj. Ka pasur një kontradiktë të hershme mes filozofisë politike të PD-së dhe bazës politike e elektorale, agravimi i së cilës duket se është edhe shkaku i humbjes. Fakti që kundërshtarja historike e saj nuk ka marrë asnjë votë më shumë se zgjedhjet e kaluara është prova më e qartë që rrëzimi apo më mirë të themi rrënimi i PD-së erdhi nga brenda e veçanërisht nga pjesa më e djathtë e saj, rrjedhojë kjo e kalimit të limitit të durimit nga lidershipi dhe politika gjithnjë e më e majtë e aplikuar nga PD-ja. Për shkaqe të dituara në mandatin e dytë të saj PD-ja pothuajse hoqi dorë nga politika e djathtë në të gjitha aspektet. Koalicioni me LSI-në çoi në “plasjen e cipës”, që ndryshoi komplet sjelljen politike të PD-së, duke çuar në kufij ekstremë durimin e elektoratit e ndoshta edhe të anëtarësisë. Njerëz, mes të cilëve mbështetësit e PD-së ishin përballur egërsisht, siç ishte rasti i z. Meta me arrestimin e z. Berisha, kur ai ishte kryeministër, që u shoqërua me një situatë terrori e dhjetëra të rrahur e të arrestuar në selinë e PD-së, iu ofruan elektoratit të djathtë jo vetëm si administratë shtetërore, por edhe si alternativa elektorale në zgjedhjet lokale të 2013-s. Kandidimi në zgjedhjet lokale i Hushit në Elbasan si kandidaturë edhe e PD-së dhe rezultati i tij i dobët edhe në krahasim me votën partiake të PD-së është prova më e mirë e reagimit që elektorati i PD-së i bëri në mënyrë të përsëritur rrëshqitjes majtas, paralajmërim që PDja ia dëgjoi këmborën vetëm në zgjedhjet e 23 qershorit. Falja e pushtetit LSI-së ishte, si të thuash, fundi i humnerës së majtë, ku PD-ja po binte në gjendje të lirë, por ka edhe dhjetëra momente të tjera të tilla, që të mbledhura bashkë bëhen arsye të mjaftueshme për të zhgënjyer e devijuar edhe votat më fanatike të saj. Harakiri elektoral Përpjekjet për politikë të djathtë kanë qenë të hershme në partinë e parë postkomuniste të Shqipërisë. Po për kushtet në të cilat u formua kjo parti dhe historisë së saj të deritanishme mund të thuhet se pak elemente të djathta kanë mundur të përfshihen në të, edhe ato me hope e momente të caktuara. Nuk dua t’i hyj historisë, por mendoj se elementet thelbësore të së djathtës europiane i kanë munguar e i mungojnë PD-së që nga fillimi dhe përbëjnë shkaqet kryesore të zbritjes së saj në një pikë kritike si kjo e sotmja, ku po vihet në dyshim ekzistenca e saj si parti kryesore politike. Që nga themelimi i saj e deri më sot PD-ja ka kaluar dy momente të vështira politike: viti 1997, kur lufta ndaj saj shkoi deri tek armët; dhe zgjedhjet e 23 qershorit, që i humbi në mënyrë të mjerueshme. Po ndërsa në vitin 1997 PD-ja u dobësua, le të themi fizikisht, politikisht ajo doli më e fortë se kurrë, madje mund të themi se vazhdimësia e saj politike deri më

Nga NEBIL ÇIKA

sot i dedikohet me së shumti këtyre ngjarjeve. Dhuna që ish-komunistët ushtruan ndaj PDsë në vitin 1997 mblodhi rreth saj më shumë se kurrë të djathtën historike shqiptare. Duhet sqaruar se të paktën deri para zgjedhjeve të 23 qershorit PD-ja kishte të garantuar rreth 30% të elektoratit, “dhuratë” kjo nga Enver Hoxha dhe diktatura e tij. Me lista të rregullta, emra mbiemra, biografi politike të ndarë me kategori, lista të pushkatuarish, vite burgu e internimi, lista kulakësh, të shpronësuar, të deklasuar e të tjerë armiq të shpallur të komunizmit ishin kontingjenti elektoral më i garantuar i PD-së. Si partia e parë antikomuniste, PD-ja ishte alternativa më e mirë, të cilën e mbështetën pothuaj pa asnjë kusht përveç atij që kishte shpallur vetë PD-ja: përmbysjen e diktaturës. Thashë që kjo shtresë e gjerë e popullsisë ishte baza elektorale, por kurrë nuk arriti të bëhej edhe baza politike e PD-së. Në momente të caktuara, ose më mirë të themi të vështira, Berisha ka afruar në përfaqësim të PD-së përfaqësues të kësaj shtrese, por kjo nuk ka qenë një vijë politike e PD-së. Duhet theksuar se ishte pikërisht kjo shtresë që i ndenji besnike z. Berisha në vitin 1997 e që mundësoi ringritjen, madje edhe ardhjen në pushtet të PD-së në vitin 2005. Mirëpo me ardhjen në pushtet PD-ja krijoi një distancë të dukshme me këtë bazë të saj elektorale, jo vetëm në përfaqësimin politik të papërfillshëm, por edhe në zgjidhjen e çështjeve kryesore, si pronat apo dëmshpërblimet e burgimeve politike. PD-ja vazhdoi sërish me kursin e majtë politik, gjë që u theksua edhe me rekturtimet në administratë e sidomos përfaqësimi politik. Demonstroi një lloj politike që e largonte PD-në gjithnjë e më shumë nga baza e saj elektorale. Kështu, p.sh. Arben Imami, një prej krerëve të rebelimit komunist të vitit 1997, u emërua në fillim shef i kabinetit të Kryeministrit Berisha e së fundi deputet dhe ministër i Mbrojtjes. Dëmshpërblimi i ish-të burgosurve politikë ishte gjithashtu një problem i qeverisë me bazën e saj elektorale. Që në fillim ligji për dëmshpërblimin e tyre, hartimi i të cilit iu besua Ilir Rusmalit, djalit të një ish-hetuesi e drejtuesi të lartë komunist, kishte shumë kërkesa e pengesa, duke e kthyer plotësimin e dokumentacionit dhe marrjen e statusit në një torturë më vete. Më vonë një grup të burgosurish politikë, një pjesë e tyre edhe të manipuluar nga PS-ja, nisën një protestë ekstreme në grevë urie, ku dy prej tyre dogjën veten. Kjo grevë, që nuk u mbështet nga ish-të përndjekurit e tjerë për shkak të implikimit të PS-së në të, u trajtua nga PD-ja me arrogancë dhe indiferencë, gjë që shtoi edhe më shumë ftohjen e kësaj shtrese me PD-në. Ndërkohë si për karshillëk u miratua një ligj për pensionet e ushtarakëve, ku ish-oficerë të Sigurimit, nga gjeneralët deri te komandantët e skuadrave të pushkatimit, morën pensione e shpërblime të majme pa pasuar nevojë për dhjetëra dokumente e vërtetime që u kërkoheshin të burgosurve politikë. Mijëra te pushkatuar të komunizmit janë ende të humbur, pa një varr kryesisht për shkak të mungesës së vullnetit politik. Ligji i lustracionit, një detyrim, por dhe premtim elektoral i PD-së, dështoi edhe për shkak të deformimeve në hartimin e tij, po dhe konfliktit të interesit që kishte me të Gjykata Kushtetuese, që e rrëzoi zyrtarisht, pasi shumica e anëtarëve të saj ishin në konflikt interesi me të. PD-ja dështoi për të bërë pastrimin e shoqërisë në nivel kombëtar, por mund ta kishte bërë atë brenda saj dhe në radhët e administratës, gjë që dëshmon mungesë vullneti e vë në dyshim edhe pretendimin e saj për bllokim e ligjit të lustracionit nga Gjykata. E njëjta sjellje është manifestuar edhe me pronarët legjitimë, apo ish-pronarëve, siç i quan PD-ja. Kthimi dhe kompensimi i pronave ishte pjesa më e dështuar e ndoshta edhe më korruptuar e qeverisjes demokratike, kryesisht për shkak të ligjit të paqartë e të ngatërruar dhe burokracive të panumërta. Është injoruar zbatimi i dhjetëra vendimeve të gjykatave, përfshirë edhe ato të Strasburgut, nga një qeveri që pritej të ishte pro pronarëve legjitimë. Ndërkohë që pronarët u mohuan, qeveria demokratike u angazhua shumë fort në legalizimin e pronave të zëna, apo më mirë të themi të grabitura të pronarëve të ligjshëm. Një administratë e tërë me ligj e logjistikë u angazhua në gjithë Shqipërinë në aksionin më të madh në botë për legalizimin e grabitjes së pronës, një sjellje politike e juridike që mund të ishte çfarëdo, por me filozofinë e djathtë nuk kishte asnjë lidhje. Shtëpitë e pronarëve të pushkatuar, dënuar e internuar në Tiranë dhe qytete të tjera të zëna me dhunë nga persekutorët, kryesisht nomenklaturë e lartë, hetues gjykatës, ish-oficerë të Sigurimit, filluan të lirohen vetëm këtë vit, të detyruar nga kushtet e vëna nga BE-ja për statusin e vendit kandidat. Në disa dalje publike z. Berisha i ka justifikuar këto sjellje “komuniste” të PD-së me pronën e ligjin nr. 7051 si një politikë në shkëmbim të votës një politikë e kartë elektorale tërësisht e majtë, që nuk i ka funksionuar kurrë, si kjo e legalizimeve në këto zgjedhje. Raporti me historinë ka qenë një tjetër problem i PD-së me bazën elektorale. Ka shumë aspekte të tilla, por dua të kujtoj vetëm atë që ndodhi me përkujtimet e pavarësisë. Në këtë kuadër Kryetarja e Kuvendit, z. Topalli, nderoi disa figura historike, ku midis tyre komunistë të njohur, arkitektë të diktaturës dhe autorë të krimeve komuniste. Një përzierje e neveritshme, ku xhelatë e viktima nderoheshin njësoj nga Kryetarja e djathtë e Kuvendit të Shqipërisë. Se ç’lidhje ka e djathta me Qemal Stafën vetëm zonja Topalli dhe PD-ja mund ta shpjegojnë. Ai është dhe mbetet një simbol i komunizmit, fatkeqësisë më të madhe të shqiptarëve, armikut kryesor të së djathtës dhe arsyes kryesore të themelimit

dhe ekzistencës së PD-së. Keni parë ndonjë zyrtar komunistë të shtetit të nderojë Mithat Frashërin apo ish-mbretin Zog? Sa vota të djathta mendoni se i ka hequr PD-së në këto zgjedhje një veprim i tillë? Përkundrazi, në kohën që PD-ja po nderonte Qemal Stafën dhe komunistët e tjerë, ish-kryeministri socialist Pandeli Majko i cilësonte në parlament “plehra” kundërshtarët e tyre nacionalistë Kriza e përfaqësimit Kriza e përfaqësimit është një arsye tjetër e humbjes drastike të zgjedhjeve nga PD-ja. Vitin e kaluar në ditën e përkujtimit të Kongresit të Lushnjës kam botuar në “Metropol” shkrimin me titull “Kriza e përfaqësimit në PD”, ku trajtoja kryesisht këto probleme, që jo vetëm nuk u korrigjuan, por u thelluan dhe e çuan atë në katastrofën elektorale të 23 qershorit. Dua të theksoj faktin se për arsye historike familjet më të njohura të historisë së Shqipërisë janë politikisht pranë PD-së, madje pjesë e atij 30-përqindëshi të elektoratit që asaj ia la Enver Hoxha, për faktin se shumica e tyre u trajtuan si armiq të diktaturës dhe u persekutuan për disa breza nga regjimi. PD-ja duhej ta kishte për nder të kishte në drejtimin e saj, por dhe në parlament mbiemra të njohur të historisë, si Vlora, Frashëri, Boletini, Biçakçiu, Cakrani, Butka, Gurakuqi, Markagjoni, Nosi, Prishtina Vrioni, Topatani, Kupi, Bajraktari etj. Unë njoh shumë syresh, që madje janë edhe anëtarë të thjeshtë të PD-së, por karrierat e tyre politike gjejnë gjithnjë pengesa e zëvendësohen me njerëz që nuk kanë lidhje me të djathtën e për më tepër pinjollë të familjeve të njohura të diktaturës. Dua të bëj një krahasim me PS-në, e cila ka rikthyer në parlament në këto zgjedhje emrat më të njohur të familjeve të kupolës komuniste, si Koleka, Ziçishti, Ylli, Peza, Çuko, Gjermeni, Kokëdhima, Kapo etj. Kë ka në parlament apo në listat e deputetëve PD-ja nga e djathta historike? Askënd. Shikoni lisat, nëse nuk më besoni. Për dështimin në aspektin e përfaqësimit politik PD-ja nuk ka asnjë justifikim. Në strukturat e saj drejtuese gjen sa të duash ish-komunistë e spiunë të Sigurimit, por pothuajse asnjë fisnik, ish-të burgosur politik apo pinjoll të familjeve patriotike e nacionaliste. Qeverisja e administrata gjithashtu. Përveç disa muaj ministër Alibeaj në fillim dhe dy tre muaj në fund Zhiti të përndjekurit politikë nuk kishin ndonjë lidhje me qeverinë demokratike. “Zullumi këputet kur trashet”, - thotë një proverb. Largimi nga trupa elektorale e Mark Markut dhe Enkelejd Alibeajt dhe zëvendësimi i tyre me Kastriot Islamin dhe Gjovalin Kadelin, apo renditja e Zhitit poshtë Islamit, që përfundoi në lënien e tij jashtë parlamentit, e trashi edhe më shumë zullumin e marrëdhënies së PD-së me bazën elektorale, këputja e të cilit ishte i qartë më 23 qershor. “Po shurrove në det, të del në kripë”, - thotë populli. Mund të sjell me qindra argumente, prova e fakte që vërtetojnë rrëshqitjen majtas të PD-së, arsyeja kryesore e disfatës elektorale, që erdhi, siç po e konstatojmë, nga harakiri politik që PD-ja demonstroi me politikat kundër bazës politike e elektorale të saj. Për një PD të djathtë Fola me lart për rrëshqitjen majtas si arsye kryesore e humbjes së 23 qershorit, që detyruan këtë ndryshim të lidershipit të PD-së. Mendoj se ndryshimi i lidershipit duhet të jetë fillimi i një kthese të fortë politike në të gjitha aspektet në PD. Zgjedhja sipas parimit “një anëtar, një votë” është mundësia më e mirë për të dëgjuar bazën politike e elektorale, me të cilën PD-ja pothuajse ishte shkëputur tërësisht. Funksionimi politik me grupet e punës në qarqe kishte krijuar një tampon midis lidershipit dhe bazës dhe e kishte përqendruar pushtetin në duart e 12 klaneve apo njerëzve që në shumë raste e transformuan në klane përtejpolitike. Shumë prej politikave rajonale përcaktoheshin prej tyre apo shefave të tyre, që sigurisht ishin caktuar nga lidershipi si të tillë. Ankesat që i drejtoheshin z. Berisha shpesh përfundonin në duar të grupeve të punës në shumicën e rasteve. Kjo krijoi në PD një qark të mbyllur të grupimeve elitare, që e izoloi dhe e shkëputi atë nga realiteti, në mënyrë të veçantë nga baza e saj. Kjo lejoi një praktikë aspak të djathtë e demokratike, që pritet të marrë fund me standardin tashmë të vendosur “një anëtar, një votë”, gjë që rrit pjesëmarrjen e bazës në përcaktimin e politikave dhe e lidh liderin e ri drejtpërdrejtë me të. Mendoj se mundësia e vetme e PD-së për t’u rikthyer fort në politikën shqiptare është kthimi djathtas. Mendoj se djathtizmi duhet të reflektojë së pari në lidership. Ai nuk duhet të ketë as lidhje e as hije me komunizmin dhe komunistët. Duhet të marrë përsipër katarsisin e strukturave drejtuese me parime politike të qarta e rregulla statutore të sanksionuara. Berisha mund ta ndihmojë duke i dhënë të paktën databazën e Sigurimit të Shtetit, pasi spastrimi i PD-së prej bashkëpunëtorëve është një domosdoshmëri jetike. Platforma e re politike duhet të reflektojë gabimet e së shkuarës dhe t’u japë zgjidhje problemeve me bazën që përmendëm më lart. Përcaktimi i një filozofie politike tipike të qendrës së djathtë europiane dhe përcaktimi i caqeve dhe vijave ideologjike, reflektimi i tyre në program, por dhe në struktura është e domosdoshme për të rifituar besimin e tronditur të bazës elektorale te PD-ja. Burimet njerëzore, drejtuesit e PD-së në qendër e rrethe janë të rëndësishme për të ringritur këtë parti, e ardhmja e së cilës është kërcënuar seriozisht. Mendoj se formati i njerëzve që mund të sjellin ringjalljen duhet të përcaktohet nga rregulla politike, morale e intelektuale të qarta. Me një distancë deri diku midis modeleve të Visar Zhitit dhe Halim Kosovës, ku të përfaqësohen të gjitha shtresat e grupimet që ajo synon elektoralisht. Nuk ka nevojë për shpikje. Modelet politike të partive popullore perëndimore, sidomos të atyre që kanë dalë nga diktatura komuniste, mund të jenë pika të qarta orientimi për PD-në e re. Mendoj e sugjeroj si model ideal të platformës politike atë të popullorëve hungarezë, por sigurisht edhe popullorët çekë apo polakë mund të jenë modele shumë të mira. E thënë ndryshe, zgjedhja e lidershipit të ri pa ndryshime të qenësishme në filozofinë, programin dhe përfaqësimin politik nuk duket zgjidhje, për më tepër fituese, të PD-së. Si përfundim, dua ta mbyll me një përgjigje që këngëtarja e njohur Myfarete Laze, një e djathtë e thekuar, i dha pyetjes sime se pse PD-ja humbi në Shkodër. “Nuk ishte më partia jonë”, - më tha Myfaretja, një përfundim që në një mënyrë apo tjetër e ka menduar çdo demokrat që nuk ka votuar këtë radhë për PD-në. Në këtë këndvështrim edhe zgjidhja duket e përmbledhur në një fjali: kthejuani PD-në demokratëve. Kur them “demokratëve”, nuk e kam fjalën për strukturat e fabrikuara apo administratën qeverisëse, por për bazën politike e elektorale të saj, atë historike dhe atë aktuale.


OPINION • E hënë 1 korrik 2013

»

11

Atributet e epokës “Berisha” Nga dr. ENVER BYTYÇI

L

ideri i demokratëve shqiptarë, Sali Berisha, më 26 qershor dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Ai e udhëhoqi këtë parti për gati 23 vjet dhe dominoi drejtimin e shtetit shqiptar për 13 vjet radhazi. Dorëheqja e Berishës erdhi si pasojë e humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit dhe kalimit në opozitë të partisë që ai drejtoi. Ishte e pritshme, së paku prej të hënës e deri mbrëmjen e të enjtes, që ai të deklarohej se do t’i jepte fund drejtimit të partisë së parë opozitare në Shqipëri. Erdhi ky moment kur të gjithë kolegët e tij të Lindjes europiane janë larguar prej shumë vjetësh nga skena politike. Berisha ishte i vetmi që përballoi sfidën dhe u shfaq disa herë si feniksi në skenën politike shqiptare. Deklarata e dorëheqjes së Berishës shkaktoi ndjesi dhe reagime të ndryshme te shqiptarët. Shumica prej tyre e përjetuan këtë ngjarje politike me dhimbje, trishtim e keqardhje. Pakica, një pakicë mospërfillëse, festoi në atë mënyrë që në miniaturë të kujtonte festimet e 1997-s me krisma kallashësh, kur Presidenti Berisha dha dorëheqjen prej postit shtetëror që kishte. Por kjo nuk përbën ndonjë shqetësim të madh. Në demokraci do të gjenden një grusht njerëzish të pakënaqur ose të “militarizuar” ideologjikisht, që do të festojnë gjithmonë dështimin e kundërshtarit politik. Objekt i kësaj analize nuk është përshkrimi i mësipërm. Nuk do të marr kohë të analizoj në detaje humbjen e demokratëve, dhe as do të përpiqem të sajoj ndonjë monografi apo biografi të liderit shqiptar të demokracisë, thjesht do të përpiqem të jap versionin tim të asaj çfarë përfaqëson Sali Berisha në botën shqiptare, sigurisht duke kundërshtuar disa versione të shfaqjeve të shpërfytyruara të disa analistëve në përpjekjen e tyre për të përbaltur figurën politike të ish-kryetarit të Partisë Demokratike. Në fillim më duhet të theksoj se nuk kam ndër mend gjithashtu të analizoj gabimet dhe të metat njerëzore të Berishës, të cilat e kanë shoqëruar natyrshëm atë gjatë karrierës së tij politike. Kjo për arsyen e thjeshtë se kritikët e Berishës vazhdojnë të zbrazin thesin “e gabimeve” të tij, shumica e të cilave vazhdojnë të vijnë përmes instrumenteve të spekulimit, shpifjeve, trillimeve ose lidhjes metafizike të aspekteve që nuk mund të qëndrojnë bashkë. E nëse do të ballafaqonim vlerat që ai përfaqësoi dhe gabimet e kësaj natyre të tij, atëherë peshorja do të shkonte dukshëm në drejtimin e vlerave. Dorëheqja e Berishës ishte dinjitoze, mbresëlënëse, e pazakontë. E tillë ajo u përjetua, e në këtë përjetim vjen në kujtesë ardhja e tij në skenën politike. Të njëjtat emocione si në dalje dhe në mbyllje. Personalisht u ndieva keq atë mbrëmje të datës 26 qershor, por në vetëdijen time do të ndihesha edhe më keq nëse Berisha nuk do të dorëhiqej. Ai nuk mund të vijonte më të bënte rolin e opozitarit. Nëse do ta bënte këtë, do të dëmtonte veten dhe partinë që ai themeloi dhe udhëhoqi për 23 vjet. Me dinjitet të pakontestuar Berisha bashkë me dorëheqjen tërhoqi pas vetes përgjegjësinë e humbjes, gjë që nuk i përgjigjet realitetit. Jo se kreu i PD-së nuk ka përgjegjësi për humbjen e 23 qershorit, porse gjatë fushatës ai u përpoq të mbyllte sa më shumë plagë që i krijuan në qarqe bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Dhe këtë e dinë të gjithë ata që e ftonin dhe i kërkonin: “Doktor, hajde në këtë zonë, se kemi problem”. D.m.th. “hajdeni e na ndihmoni, se pa ndihmën tuaj ne jemi të dështuar”. Prandaj dhe në këto zgjedhje nuk dështoi vetëm Berisha, dështuan më së shumti të dërguarit e tij në qarqe. Të njëjtat emocione u shfaqën në mbyllje të karrierës shtetndërtuese të Sali Berishës si dhe në daljen e tij në skenën politike më 1990. Por midis daljes e mbylljes qëndron një epokë, një kohë, e cila ka marrë e do të marrë një emër: epoka e Sali Berishës. Si do të vlerësohet e gjykohet kjo kohë, për këtë do të shkruajnë historianët.

NATO dhe e orientoi Shqipërinë drejt Perëndimit. Historia do t’i rezervojë atij meritat për reformat e mëdha politike dhe ekonomike në Shqipëri, meritat për vizionin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe krijimin e klimës politike stabël në rajon, si dhe për një ekulibër të jashtëzakonshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit shqiptar. Sali Berisha do të përmendet në histori për hapat e rëndësishëm të integrimit në Bashkimin Europian e në veçanti për liberalizimin e vizave. Sali Berisha do të përmendet si i pari dhe i vetmi personalitet e udhëheqës politik që la pas infrastrukturën qindravjeçare më të prapambeturën në Europë dhe e futi vendin në hartën e vendeve me infrastrukturë moderne. Ai do të shënohet si ideatori i zhvillimit të industrisë energjetike, përfshirë edhe gazifikimin e Shqipërisë. Shumë vepra njerëzia në breza do t’i identifikojë me emrin e Berishës. Këto arritje e suksese të epokës “Berisha” që u përmendën më lart, nuk do të zhvleftësohen nga arkivat, dokumentet dhe fakte të pazbuluara. Ato janë të dukshme, të prekshme, të pakontestuara. Në këtë pikëpamje lideri shqiptar postkomunist Sali Berisha mbarti me vete guximin e madh për ta kaluar Shqipërinë nga një vend të izoluar në një vend të hapur e në marrëdhënie të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europën. Ai manifestoi vendosmërinë e rrallë për të bërë reformat më radikale në historinë e Shqipërisë në ekonomi dhe kalimin e saj të plotë nga një ekonomi e centralizuar dhe e tufëzuar në një ekonomi të tregut të lirë. Berishës i përket merita e padiskutueshme e pranimit të Shqipërisë në NATO, jo vetëm se ishte i pari europiano-perëndimor që kërkoi të jetë anëtar i kësaj aleance, porse zbatoi me përpikëri reformat e kërkuara për të arritur në finish, kur Shqipëria ngriti flamurin e saj në selinë e Aleancës në Bruksel më 4 prill 2009. Berishës i takon merita e pakontestuar e plotësimit të të gjitha kërkesave europiane për liberalizimin e vizave. Në këtë kuptim, pasaporta shqiptare do të kujtohet gjithmonë si pasaporta e kohës së Berishës. Si në asnjë vend tjetër europian qeveria “Berisha” u përball në procesin e liberalizimit të vizave jo vetëm me qëndrimet strikte të Brukselit, por edhe me lëvizjen antiliberale të lëvizjes së shqiptarëve në Europë nga ana e opozitës, tashmë të ardhur në pushtet. Historianët e kohëve të ardhshme do ta kenë shumë të vështirë të vlerësojnë fakte të tilla, se për ta pas disa dekadash nuk do të mund të konceptohet se si një opozitë jona të mund të ketë bllokuar procese të tilla, por ata nuk do të mund të gjejnë asnjë argument kundër këtij fakti të trishtueshëm. Bllokada e opozitës i dha Berishës të drejtën që ta përvetësojë një mijë për qind meritën e liberalizimit të vizave.

1. Berisha si reformator dhe liberator Historia do ta mbajë atë gjithë jetën si udhëheqësin e parë antikomunist në Shqipëri, si promotorin e demokracisë, si njeriun e parë në Shqipëri dhe Lindjen europiane që u deklarua për anëtarësim në

Shumë kundërshtarë të zotit Berisha kanë vjellë vrer kundër tij, madje vazhdojnë dhe në ditët e sotme të shprehin opinione pa asnjë fakt për sjelljet e ish-udhëheqësit më karizmatik të periudhës postkomuniste në Shqipëri. Më së shumti sulmet kundër tij vijnë nga kundërshtarët e përhershëm politikë, por dhe nga ajo pjesë e elitës politike që Berisha e promovoi në krye të shtetit dhe institucioneve shqiptare. Kjo kategori njerëzish duket se nuk ka mundur të përballojë këmbënguljen, vendosmërinë dhe integritetin personal, familjar e moral të udhëheqësit shqiptar Sali Berisha. Kjo kategori analistësh, politikanësh e përfituesish nga mbështetja e kreut të mazhorancës duket se kanë dëshmuar në përpjekjet e tyre për denigrimin e Berishës se janë inferiorë në intelekt, në dije, në kulturën politike e të përgjithshme krahasuar me të dhe për pasojë kanë kultivuar në qenien e tyre atë lloj egoizmi, smire e xhelozie shpeshherë të shfrenuar. Rrallëherë ka ndodhur që në trojet shqiptare të vegjetojë një udhëheqës politik e shtetëror me integritet të tillë si Sali Berisha. Deri tani binjak i tij mund të konsiderohet vetëm Ibrahim Rugova. Por, sado të shfaqen opinione, historia dhe historianët kanë një metodologji strikte në vlerësimin e ngjarjeve e të figurave historike. Ata nisen nga rezultatet, nga ajo çfarë është arritur dhe nga drejtësia e vendimeve që janë marrë. Për fatin e keq të kritikëve të liderit shqiptar postkomunist, rezulton dhe do të rezultojë se epoka e Berishës ka qenë shumë e suksesshme, se vendimet dhe vizioni i tij për një Shqipëri të zhvilluar kanë qenë të një udhëheqësi të papërsëritshëm. Sali Berisha ka shtruar tashmë trasenë e zhvillimit modern të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo është arritja më e madhe e shtetit shqiptar në këta 100 vjet të ekzistencës së tij. Të mos harrojmë se kryeministri serb Nikolla Pashiç që më 21 janar 1913 paracaktonte qëllimet politike të Serbisë kundrejt Shqipërisë. Në një letër drejtuar ministrit të tij në Peterburg Pashiç shkruante se “krijimi i Shqipërisë përbën një rrezik të madh jo vetëm për serbët, por për krejt Lidhjen Ballkanike” dhe rekomandonte që, nëse krijohej një shtet shqiptar, ai duhej të mbahej i pazhvilluar dhe pa asnjë ndikim në gjeopolitikën e rajonit. Sali Berisha është i pari udhëheqës politik shqiptar që sfidoi këtë lloj politike të fqinjëve tanë dhe kuptoi se ekzistenca e Shqipërisë varet nga dy faktorë: së pari, nga zhvillimi i saj i shpejtë; dhe së dyti, nga integrimi në strukturat e sigurisë euroatlantike. Këta fqinjë antishqiptarë u përpoqën ta pengojnë këtë zhvillim historik në vendin tonë, por ata nuk patën sukses, siç kishin pasur në dy dekadat e para të pavarësisë si dhe gjatë diktaturës komuniste. Dalja në skenë dhe udhëheqja me vizionin e një misionari të madh si Sali Berisha dhe ekipi i tij demokrat ka lënë gjurmë të pashlyeshme në sfidën ndaj përpjekjeve të armiqve të Shqipërisë për ta penguar zhvillimin e vendit. Në njëfarë mënyre kjo xhelozi është shprehur para disa muajsh edhe nga ana kryeministrit aktual të Serbisë (Daçiç) kur thoshte se, nëse Shqipëria pranohej në BE para Serbisë, atëherë do të duhej që ai të vriste veten. Pohimi që bëra më sipër nuk është thjesht opinion teorik. Integrimi i Shqipërisë në BE u pengua nga grindjet politike dhe bojkoti i opozitës. Berisha me dorëheqjen e tij i hapi rrugë këtij procesi dhe mazhoranca solide e krijuar më 23 qershor nuk do të ketë më me kë të grindet, që të japë sinjale negative për imazhin dhe integrimin e vendit. Berisha dhe qeverisja e tij mënjanuan recesionin ekonomik e financiar, gjë që mund të përdorej si alibi tjetër pengesë e pranimit të Shqipërisë në BE. Për herë të parë qeverisja e Berishës ndërtoi autostrada dhe rrugë të shumta për ta bërë vendin të aftë në rrugën e zhvillimit ekonomik. Për herë të parë ai la pa punë dhjetra mijë gjeneratorë, sepse siguroi plotësisht nevojat e vendit për energji elektrike. Për herë të parë u dha një vizion kombëtar për zhvillimin e turizmit. Mbi të gjitha Berisha ishte i pari udhëheqës që kuptoi resurset e mëdha energjetike të vendit dhe dizajnoi zhvillimin energjetik të Shqipërisë. Arkivat do të dëshmojnë se projekti TAP dhe qindra hidrocentralet në të katër anët e vendit janë vizioni, këmbëngulja dhe prioriteti i kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Në numrin e nesërm: Berisha, kritika unikale dhe gabimet njerëzore të tij

“Shah mat” Berisha

S

hahu konsiderohet një lojë strategjike midis dy lojtarëve. Në pjesën më të madhe të rasteve loja mbyllet me një “shah mat”, që është një pozicion ku mbreti i njërit lojtar kërcënohet nga kapitullimi, por në të njëjtën kohë lëvizja sipas rregullave për të është e pamundur. Nuk kam ndër mend të vazhdoj më tej me shpjegime për lojën e shahut, por thjesht të bëj një analizë se cilët ishin kundërshtarët e vërtetë të Berishës, që e zunë atë mat dhe e çuan drejt kapitullimit pas një qeverisje të suksesshme të tij. Zgjedhjet e kaluara mund të cilësohen fare mirë si më dramatiket, jo nga procesi, por nga rezultati që prodhuan. Berisha u zu mat jo aq si pasojë e veprimeve sesa emërimeve të tij. Gjatë dy ditëve të fundit, teksa vështron fytyrat e ushtarëve humbës që ishin pjesë e kabinetit qeveritar dhe të kryesisë së PD-së, e kupton që kishin pothuajse të njëjtat çehre të dërrmuara edhe gjatë fushatës. Ishin pikërisht këto fytyra të ngrysura që e zunë mat Berishën, kur ky i fundit mund të thuhet me plot gojën se ishte i vetmi që nuk humbi në këto zgjedhje, pasi vetëm ai punoi dhe bëri fushatë gjatë këtij mandati të dytë qeverisës. Shihje të rinj e të vjetër që lotonin për dorëheqjen e tij, lot që nuk ishin veçse lot dhimbjeje për një mit

Nga LEDIO BRAHO

që u rrëzua, por edhe inati ndaj të gjithë atyre të emëruarve e të komanduarve që nëpërmjet (mos)angazhimit të tyre në fushatë shkaktuan më shumë rrjedhje se prurje votash. Fare mirë mund të thuhet se Partia Demokratike në këto zgjedhje ishte në krizë të plotë identiteti. Nuk e di pse, por një i djathtë konservator arrin t’i kuptojë (jo mirëkuptojë) të gjithë ata të djathtë që, kur panë Kaç Islamin teksa sodiste përkrah Berishës tunelin e Elbasanit, menduan ta kalonin votën e tyre te LSI-ja, se ndoshta për momentin mund t’u jetë dukur më e djathtë se PD-ja. Merkatoja e fundit politike e zuru mat Berishën. Gabim tjetër strategjik në këtë lojë shahu ishte edhe përfshirja e “mbretërve”të partive aleate në listat e PD-së. Ata thjesht u hoqën sikur u angazhuan në fushatë nëpërmjet takimeve “masive”, që gjithmonë mbusheshin falë pjesëmarrjes së aktivistëve dhe militantëve të PD-së. Vlerë e shtuar e këtij mati për Berishën ishte edhe rezultati qesharak i këtyre partive veç me “mbretër”. Kushdo që mendon dhe analizon, nuk beson te rotacioni në vetvete, madje të gjithë ata që besojnë te ky proces do të konsideroheshin si të dorëzuar nga humbjet e njëpasnjëshme. Vetëm këta të fundit ishin ata që mbronin fort tezën se “Rilindja” dhe “ecja më shpejt” duhej të vinin në pushtet si rrjedhojë e qeverisjes për dy mandate nga e djathta, qoftë ajo e suksesshme apo jo.

Gjatë gjithë kësaj kohe kishte shumë që parashikuan se në këto zgjedhje do të fitohej edhe një mandat i tretë nga e djathta vetëm pse ishte Rama ai që kërkonte të merrte mandatin e parë. Deri diku ky parashikim rezultoi i drejtë, pasi Rama dhe “Rilindja” e tij qëndruan pothuajse në të njëjtat shifra si më 2009, edhe pse logjika e rotacionit duhej të prodhonte shifra të tjera. Parashikimi dështoi tek ajo pjesë ku u arsyetua se sovrani midis një qeverisjeje personale të suksesshme të Berishës dhe dëshirës për të ndëshkuar arrogancën dhe fytyrat e ngrysura të të emëruarve dhe të komanduarve të djathtë nuk do të zgjidhte që pjesën dërrmuese të votave ta drejtonte drejt një LSI-je që “ecte më shpejt”, por drejt Berishës. Këtë të fundit e zuri mat pragmatizmi popullor. Patjetër që mund të gjenden edhe shkaqe të tjera që e çuan në “shah mat” Berishën, por qëllimi i këtij shkrimi është qe t’i sugjerohet “mbretit” të ardhshëm të PD-së, i cili patjetër nuk do të ketë autoritetin e Berishës në parti e që, nëse nuk ka për synim të ndajë të njëjtin fat me të që në zgjedhjet më të afërme, do të duhet ta fusë këtë parti në një proces thelbësor demokratizimi nëpërmjet zgjedhjeve. Të njëjtin fat procedural duhet të kenë edhe organizatat partnere të kësaj partie. Në rast se nuk ndërmerret një proces i tillë, çdo demokrat do të ndiejë një horror vacui (frikë nga zbrazëtia), që kushedi se në ç’drejtim do t’i dërgojë.


12

« GOSSIP

E hënë 1 korrik 2013 •

JAVOR

HOROSKOPI Dashi

Akrepi

Demi

Shigjetari

Binjakët

Bricjapi

Kjo javë pritet të jetë shumë e bukur për të dashuruarit. Do flisni dhe do bashkëpunoni për gjithçka me njëri-tjetrin dhe do i zgjidhni të gjitha çështjet që ju kishin mbetur pezull. Beqarët do përfitojnë pafundësisht nga liria e tyre dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën e dikujt në krah. Financat do jenë të ekuilibruara. Kujdes duhet të bëjnë ata që do shkojnë me pushime. Vërtet janë ditë relaksi, por nuk duhet të shpenzoni në pafundësi. Shëndeti do jetë më i mirë se më parë. Do keni rezistencë fizike, por edhe morale kështu që mos u shqetësoni. E ardhmja juaj profesionale do jetë e mrekullueshme. Në familje çdo gjë do shkojë më së miri. Do pajtoheni edhe me prindërit.

Partneri do ju kërkojnë falje këtë javë për disa gabime që ka bërë dikur kështu që marrëdhënia me të do fillojë të marrë një tjetër drejtim edhe më të mirë. Në një lidhje duhet të dish të veprosh pas një gabimi të bërë. Beqarët do kenë një takim vendimtar, por nuk duhet të nxitohen për asgjë. Në planin financiar do përballeni me sfida të vështira. Këtë javë do duket sa të zotët jeni për të menaxhuar të ardhurat. Shëndeti nuk do jetë aspak problematik nëse kujdeseni për veten dhe nuk i harxhoni kot së koti energjitë që keni. Në punë duhet t’i bëni sytë katër sepse shumë persona do kërkojnë t’jiu pengojnë. Jeta familjare do jetë më e bukur dhe më e qetë.

Edhe pse partneri do mundohet gjatë gjithë kohës t’ua bëjë qejfin, ju nuk do kënaqeni aq sa duhet. Mos kërkoni që çdo gjë t’ju shërbehet në pjatë të argjendtë ndërkohë që ju nuk i kushtoni rëndësinë e duhur atij që keni në krah. Beqarët do i shmangin takimet me personat shumë ngjitës të cilët duan të jenë gjithë kohës në qendër të vëmendjes. Sektori i financave do jetë një sfidë e vërtetë për ju. Tregohuni sa më të kujdesshëm. Shëndeti do ketë probleme herë pas here. Nuk do ndiheni në formën më të mirë. Në punë mos humbni kohën kot me gjëra elementare, por fokusohuni te thelbi. Disa pjesëtarë të familjes do ju ndihmojnë të ecni para. Shpërblejani edhe ju mbështetjen.

Javë më pozitive pritet të vijë për jetën sentimentale të çifteve. Do flisni më hapur me partnerin dhe nuk do mbani më inate përbrenda. Nëse dikush dëshiron t’ju ngrejë dyshime mbi atë që kini në krah mos i besoni. Beqarët duhet të jenë optimistë deri në ditën e fundit. Këtë jave do merrni një propozim shumë të veçantë. Me financat fatmirësisht nuk do keni probleme të mëdha dhe do arrini të kryeni disa shpenzime të menduara prej kohësh. Lodhja dhe pagjumësia mund të sjellë probleme të vogla me shëndetin. Mundohuni të merrni sa më shumë vitamina. Në planin profesional gjithçka do ecë në rrugën e duhur. Do keni edhe rritje rroge. Familja pa probleme.

Gaforrja

Shfrytëzojeni sa të mundni kohën që do kaloni me partnerin tuaj këtë javë dhe zgjidhni çdo mosmarrëveshje që keni pasur. Ai do tregohet më i kuptueshëm se kurrë. Beqarët do joshen gjatë gjithë kohës, por nuk do jenë shumë të vendosur. Në fakt nëse shihni me kujdes është dikush qe ju vështron prej kohësh, por nuk guxon t’ua shprehë ndjenjat. Financat do jenë përgjithësisht të mbrojtura, por nëse tregoheni të zgjuar mund ta përmirësoni edhe më tepër situatën. Shëndeti do jetë në gjendjen më të mirë. Nuk do vuani nga asnjë problem sado i vogël. Për sa i përket jetës profesionale duhet të ndërmerrni disa rreziqe që t’ia dilni mbanë. Në familje do ketë pak tension.

Luani

Flisni më hapur me partnerin tuaj për çdo problem që mund të keni në jetën tuaj seksuale. Vetëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin mund t’i zgjidhni ato dhe mund të qetësoheni. Beqarët me shumë gjasa do kenë një takim vendimtar. Kjo mund të ndodhë nga mesi i javës. Financat duhen menaxhuar me shumë maturi dhe rigorozitet. Transaksionet e pamenduara dhe investimet e mëdha lërini për më vonë. Me shëndetin nuk do i keni punët shumë mirë. Pjesa më e madhe do ketë probleme me muskujt apo me gastritin. Jeta profesionale në përgjithësi nuk do ketë ndryshime. Suksesi do vijë pak nga pak, kështu që bëni durim. Në familje mos u tregoni impulsiv.

Rrethanat do jenë të tilla këtë javë që marrëdhënia juaj me partnerin të ketë ulje dhe ngritje. Mos u tregoni kokëfortë dhe toleroni pak më tepër. Beqarët do kërkojnë të bëjnë për vete shumë persona dhe do ia dalin mbanë. Kjo do i lejojë të zgjidhin më të përshtatshmin dhe më simpatikun. Në planin financiar do keni ide të mira si të kryeni transaksione dhe të ruani një situatë të stabilizuar. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Do merreni me aktivitet fizik dhe kjo do ju mbajë gjithë kohës në formë. Ata që duan të mbajnë dieta duhet të tregohen të arsyeshëm. Marsi do ju mbështesë në planin profesional që të keni sa më shumë sukses. Me familjarët do i keni punët shumë mirë.

Virgjëresha

Ambienti në jetën tuaj sentimentale do jetë edhe më i ngrohtë gjatë kësaj jave. Do jeni të sigurt për lidhjen që keni krijuar dhe nuk do lejoni askënd t’ua prishë planet. Beqarët do bëjnë për vete shumë persona dhe do kenë mundësi të zgjedhin atë që u përshtatet më tepër. Maturi dhe sa më shumë maturi duhet të tregoni në sektorin e financave. Operacionet e mëdha financiare duhen shmangur. Shëndeti nuk do ketë probleme të mëdha, megjithatë mos e lini pas dore higjenën dhe bëni kontrolle të here pas hershme. Në përgjithësi do jeni më dinamike se më parë. Arritjet profesionale nuk do mund t’ua mohojë askush. Në familje do mungojë dialogu dhe mund të keni probleme.

Peshorja

Bashkëpunimi në çift do vazhdojë të mbetet i njëjtë edhe gjatë kësaj jave. Të dy do luftoni për më të mirën dhe do ia arrini qëllimit sa hap e mbyll sytë. Beqarët do duan ta shfrytëzojnë lirinë që kanë dhe nuk do kërkojnë me ngulm dikë që ta kenë pranë. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi. Do kryeni edhe investime afatgjata të cilat do ju sjellin përfitime në të ardhmen. Për sa i përket shëndetit ai nuk do jetë shumë i qëndrueshëm. Një pjesë personave do preken nga virozat e stinës. Në planin profesional do jetë një jave e mbushur me aktivitete dhe plane të reja. Të gjithë do ju kenë zili, por askush nuk do mund t’ju pengojë të ecni para. Familja pa probleme.

Më në fund do gjeni zgjidhje të gjitha problemeve që keni pasur në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni më të qetë. Të pakët do jenë ata që do lënë pas dore gjithçka dhe situata do ju dalë jashtë kontrollit. Beqarët nuk duhet të joshin këdo që do takojnë sepse do përballen me zhgënjime. Në planin financiar do mbështeteni nga familjarët dhe miqtë prandaj nuk priten vështirësi të mëdha. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Do ju mungojë rezistenca dhe do keni shpesh dhimbje koke apo shpine. Në planin profesional do kryeni punë cilësore dhe do merrni përgëzime nga shefat. Disa mund të marrin edhe ndonjë propozim për një funksion më të lartë. Në familje nuk priten probleme.

Ujori

Gjatë kësaj jave do mbizotërojë qetësia në çift. Nuk priten probleme me partnerin kështu që do e shfrytëzoni në pafundësi çdo ditë. Shkëmbimet e puthjeve dhe mesazheve të ngrohta do jenë të shumta. Beqarëve me shumë gjasa do u rrahë zemra fort. Hiqni turpin dhe bëni atë që ndjeni. Në planin financiar do keni shumë vështirësi për të vendosur ekuilibrin, por me pak punë dhe durim mund t’ia dilni mbanë. Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë. Do keni shumë energji dhe do jeni të mbushur me entuziazëm. Organizmi nuk do ketë asnjë shqetësim. Në planin profesional planetët do jenë në anën tuaj dhe do e keni më të lehtë ta arrini atë që dëshironi. Edhe familja do ju mbështesë.

Peshqit

Fati do ju buzëqeshë këtë javë në planin sentimental. Partneri do mendoje vetëm t’ju surprizojë dhe t’ju bëjë të ndiheni më së miri. Shpeshherë do ju duket vetja sikur jeni në ëndërr. Beqarët më mirë të mos fillojnë një lidhje sepse mundësitë nuk do jenë dhe aq të mira. Financat do vijnë duke u përmirësuar pak nga pak megjithatë nuk duhet të kryeni menjëherë shpenzime marramendëse. Shëndeti do përballet me sfida të veshura prandaj duhet pasur më tepër kujdes. Ata që vuajnë nga sëmundje kronike duhet të marrin disa masa. Në punë do kaloni disa pengesa për të arritur qëllimin final. Jeta familjare do jetë goxha e qëndrueshme.


BOTA

»

• E hënë 1 korrik 2013

S P E C I A L E

E

vropianët janë të zemëruar. Zbulimet se shëbrimi i fshehtë i SHBA dhe NSA, pra Agjencia Kombëtare e Sigurisë, kanë pasur në shënjestër Bahskimin Evropian dhe disa vende evropianë gjatë veprimtarisë së tyre të spiunazhit kanë shkaktuar reagime të zemëruar nga disa politikanë të BE dhe gjermanë. “Na duhet informacion më i saktë”, tha Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz. “Por nëse është e vërtetë, atëherë është një skandal shumë i madh. Do të jetë një barrë e madhe për marrëdhëniet mes SHBA dhe BE. Tani kërkojmë informacion të plotë”. Schulz reagoi pas një lajmi të të përjavshmes gjermane “Der Spiegel”, sipas të cilit NSA kish vendosur përgjues në përfaqësinë diplomatike të BE në Uashingtopn dhe monitoruar rrjetin e saj kompjuterik. Përfaqësia e BE në Kombet e Bashkuara në Nju Jork ishte shënjestruar në po të njëjtën mënyrë. Shërbimi i fshehtë amerikan kishte pra akses në trafikun e emaileve dhe dokumenteve të brendshëm. Informacioni shfaqet në dokumentet e fshehtë të siguruar nga ish agjenti, Eduard Snouden. Dokumentet tregojnë gjithashtu se shërbimi i fshehtë i SHBA ish përgjegjës për një operacion përgjimi elektronik në Bruksel. “Der Spiegel” raportonte gjithashtu se Gjermania ka qenë një shënjestër e rëndësishme në programin global të mbikëqyrjes së NSA, me 500 milionë ndërlidhje komunikimi të monitoruara çdo muaj. Dokumentet tregojnë se NSA është më aktive në Gjermani se sa në çdo vend tjetër të BE.

“E neveritshme” Dje, politikanë gjermanë dhe evropianë nisën të reagojnë ndaj lajmeve që SHBA kish vënë në shënjestër në mënyrë specifike bllokun 27 anëtarësh me veptimtarinë e saj të spiunazhit. “Nëse këto lajme janë të vërtetë, atëherë është e neveritshme”, tha ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. “Duket se shërbimet e fshehta kanë dalë jashtë kontrolli. SHBA duhet të monitorojë shërbimiet e saj të fshehtë dhe jo aleatët”. Asselborn e quajti operacionin një shkelje të besimit. “SHBA justifikon gjithçka si pjesë të luftës kundër terrorizmit. Por BE dhe diplomatët e vet nuk janë terroristë. Duam garanci nga nivelet më të lartë që kjo do të ndalet menjëherë”. Një zëdhënës i Komisionit Evropian në Bruksel tha se zyrtarët kishin qenë në kontakt me autoritetet aerikanë në Uashington dhe “u kanë vënë përballë lajmet e medieve. Ata na kanë thënë se po vërtetojnë saktësinë e informacionit të nxjerrë dje dhe do të na kontaktojnë. Në këtë fazë nuk do të bëjmë më shumë komente”. Ministrja e Drejtësisë e Gjermanisë, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger që ka kritikuar fort SHBA që kur plasi skandali Prism, ishte e zemëruar dje. “Nëse lajmet e dala në medie janë të sakta, atëherë kjo të kujton metodat që përdornin armiqtë gjatë Luftës së Ftohtë”, tha ajo në një deklaratë dërguar me email medies. “Krijon përshtypjen se miqtë tanë në SHBA i shohin evropianët si armiq të tyre. Duhet të ketë më në fund një shpjegim të menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës nga SHBA, që të thotë

13

GOSSIP Umberto Eko: Magjia e bukur e misterit

»15

E-mailet, të dhënat si të mbroheni nga sulmet

»14

Pesë “sekretet” që na bëjnë njerëz

»17

ZEMËRIM NË EVROPË PËR SPIUNIMIN NGA NSA TË ZYRAVE TË BE

Jashtë kontrolli Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian janë tejet të irrituar nga zbulimet se SHBA ka spiunuar përfaqësuesit e BE në Uashington dhe Nju Jork. Disa kanë bërë thirrje për pezullim të bisedimeve për marrëveshjen e tregtisë së lirë Transatlantike. nëse janë të vërtetë apo këta informacione të dalë në medie. Spiunimi i evropianëve nga amerikanët nuk duhet lejuar”. Elmar Brok, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, shtoi përbuzjen e tij. “Spiunimi ka arritur dimensione që mendoja se nuk do të ishin të mundur për një vend demokratik. Një sjellje e tillë mes aleatëve është e patolerueshme”. SHBA, shtoi ai, dikur toka e lirisë, “po vuan nga sindroma e sigurisë”, shtoi Brok, një anëtar i kristian demokratëve të Kancelares Angela Merkel. “Ata kanë humbur tërësisht ekuilibrin. George Orwel nuk është asgjë krahasuar me ta”. “Është e papranueshme kur diplomatë dhe politikanë evropianë spiunohen në vep-

rimtarinë e tyre të përditshme”, tha Manfred Weber, zëvendës kryetar dhe ekspert i sigurisë në Partinë Popullore Evropiane, një amalgamë partish të djathta. “Besimi ynë është tronditur”. Weber është anëtar i Partisë Social Kristiane, simotra bavareze e CDU së Merkelit. Në lojë është besimi Një tjetër aleat i Merkelit në Parlamentin Evropian, Markus Feber, akuzoi SHBA dje se përdor metoda që të kujtojnë policinë e fshehtë të Gjermanisë Lindore, STASI. Ashtu si Weber, Ferber është anëtar i CSU. “Një shtet demokratik që përdor metoda të STASI-t sakrifikon të gjithë besueshmërinë si një autoritetmoral”, tha Ferber dje. “Ka shkatërruar besimin”.

Guy Verhofstadt, ish-kryeministër belg dhe aktualisht kryetar i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën shtoi: “Është absolutisht e papranueshme dhe duhet të ndalet menjëherë. Mania amerikane e grumbullimit të të dhënave, e shfaqur publikisht me SWIFT dhe e fshehur me Prism, ka arritur një tjetër cilësi duke spiunuar zyrtarë të BE dhe takimet e tyre. Në lojë është besimi ynë”. Zyrtarë të Partisë së Gjelbër po kërkojnë pasoja që shkojnë larg. “Kjo është rënie e shtetit kushtetues”, tha Jean Philipp Albrecht, një përfaqësues i të gjelbërve në Parlamentin Evropian. “NSA është angazhuar në spiunazh kundër vendeve demokratikë dhe institucioneve të tyre”,

shtoi ai. Albrecht ka qenë thellësisht i angazhuar në negociimin e politikave të BE sa i përket privatësisë së të dhënave. Ai tha se askush nuk është më i sigurtë nga mbikëqyrja dhe kërkoi që BE të hapë një proces në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Kryetari i grupit të të gjelbërve në Parlamentin Evropian, Daniel Cohn-Bendit, shkoi edhe më tej. “Një notë e thjeshtë proteste nuk mjafton. BE duhet të pezullojë menjëherë negociatat me SHBA për marëveshjen e tregtisë së lirë”, tha ai. “Në fillim na duhet një marrëveshje për mbrojtjen e të dhënave me qëllim që diçka e tillë të mos ndodhë kurrë më. Vetëm atëherë mund të rinisin negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë”.


14

« BOTA

E hënë 1 korrik 2013 •

TE DHENAT

Si të mbroheni nga P

ublikimi i kohëve të fundit i një programi amerikan të përgjimit të telefonatave dhe internetit ka ngritur shumë pyetje teknike, përfshirë pyetjen se si është i mundur kontrollimi i një numri të lartë të dhënash. Pas shumë analizave dhe shpjegimeve u kuptua se qeveria po mblidhte vetëm të dhëna të përgjithshme, të ashtu-quajturat ‘tabulate’. Ruajta e këtij lloji të dhënash nuk kërkon hapësirë të madhe. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, George Putiç, sjell hollësi. Zyrtarët e qeverisë amerikane thonë se monitorimi përfshinte vetëm tabulatet e thirrjeve telefonike dhe mesazheve në Internet e jo përmbajtjen e komunikimit. Sipas njoftimeve, shumica e e-mailave të dërguara gjatë një periudhe të caktuar kohe janë regjistruar dhe ruhen për analiza të mëvonshme. Bill Supernor është drejtues i operacioneve teknologjike të firmës KoolSpan për sigurinë në internet. Ai thotë se tabulatet mund të sigurojnë informacion të vlefshëm për shërbimet e zbulimit. “Tabulatet është term i përgjithshëm që përdoret për përshkrimin e informacioneve që përshkruajnë informacionet. Pra, tabulatet e një e-maili mund të përmbajë adresën e personit që e ka dërguar e-mailin dhe adresën e atij që e ka pranuar atë, datën e dërgimit të e-mailit dhe madhësinë e mesazhit”. Zoti Supernor thotë se ruajtja e këtyre të dhënave kërkon shumë më pak hapësirë sesa ruajtja e përmbajtjes së mesazheve dhe organizimi i tyre në katalog është shumë më i lehtë. Por përdorimi i tyre është i kufizuar. Edhe bisedat telefonike mbartin të dhëna teknike, duke përfshirë antenën e sinjalit që është shfrytëzuar për realizimin e telefonatës, kohën kur ka filluar dhe kur ka mbaruar telefonata dhe vendndodhjen e personit që ka kryer telefonatën. Këto informacione mund të ndihmojnë policinë dhe agjencitë e zbulimit për të ndjekur kriminelët dhe terroristët. Por mesazhet e internetit mund t’u ndihmojnë edhe hakerave, të cilët mund të hidhen pas të dhënave financiare dhe atyre personale. “Gjëja më e mirë që ju mund të bëni për të mbrojtur veten është zgjedhja e fjalëkalimeve të vështira, pra mos përdorni emrat e maces, qenit apo makinës suaj. Mos përdorni adresën tuaj, adresën e familjes tuaj apo gjëra të tjera të këtij lloji që janë publike në mediet sociale. Kjo është një armë në duart e njerëzve të këqinj”.

sulmet Zyrtarët e qeverisë amerikane thonë se monitorimi përfshinte vetëm tabulatet e thirrjeve telefonike dhe mesazheve në Internet e jo përmbajtjen e komunikimit. Sipas njoftimeve, shumica e e-mailave të dërguara gjatë një periudhe të caktuar kohe janë regjistruar dhe ruhen për analiza të mëvonshme.

“Gjëja më e mirë që ju mund të bëni për të mbrojtur veten është zgjedhja e fjalëkalimeve të vështira, pra mos përdorni emrat e maces, qenit apo makinës suaj. Mos përdorni adresën tuaj, adresën e familjes tuaj apo gjëra të tjera të këtij lloji që janë publike në mediet sociale. Kjo është një armë në duart e njerëzve të këqinj”. Në lidhje me telefonat celularë, zoti Supernor thotë mos i përdorni ato për dërgimin e informacioneve të rëndësishme si numrin e sigurimeve shoqërore apo numrin e kartave të kreditit. “Unë nuk do t’i përdorja SMS-të për shkëmbimin e informacioneve të rëndësishme. Kjo formë e komunikimit nuk është e sigurt për shkëmbimin e këtij lloji të informacionit”. Bill Supernor thotë se Interneti nuk është një mjet i sigurtë komunikimi dhe këshillon përdorimin e fjalëkalimeve për mesazhet që përmbajnë informacione

të ndjeshme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për kompanitë tregtare dhe organizatat që duan të sigurojnë informacionin privat në ekranin e tyre. Mes privatësisë dhe sigurisë Bërja publike kohët e fundit se si Agjencia e Sigurimit Kombëtar mbledh informacione për programin e saj super-sekret të përgjimeve mund t’i detyrojë agjencitë amerikane të zbulimit të rishqyrtojnë proceset e tyre të grumbullimit të të dhënave dhe të individëve që kanë

qasje tek to. Steven Buçi, drejtor për politikën e jashtme në organizatën Heritage Foundation, thotë se sa herë që ka një rrjedhje të informacioneve sekrete të zbulimit, kjo nxit rishqyrtimin e procesit të grumbullimit të informacioneve. Në një intervistë për programin Encounter të Zërit të Amerikës, eksperti thotë se kjo do të ndodhë edhe tani, pas publikimit të programit nga ish-punonjësi i Agjencisë amerikane të Sigurimit Kombëtar, Edward Snowden. “Ky nuk është një proces drakonian, gjatë të cilit ne kërko-

jmë të ndëshkojmë fajtorët. Më tepër është një process burokratik, sipas të cilit duhen zbatuar rregullat dhe të shihet se kush është përgjegjës”. Synimi, thotë ai, është që të zbulohet se çfarë shkoi keq dhe të parandalojmë që kjo të ndodhë përsëri. “Është përgjigja e përshtatshme për një organizatë të madhe, që të përpiqet të zbulojë se si mund ta parandalojë gabimin, para se ai të përsëritet”. Zyrtarët të zbulimit dhe disa anëtarë të Kongresit, thonë se Edward Snowden e rrezikoi Amerikën kur i dha informacione për programet

e grumbullimit të të dhënave sekrete gazetave “The Washington Post” dhe “The Guardian”. Në atë kohë, Snowden punonte si ekspert i teknologjisë për kompaninë Booz Allen Hamilton, një firmë private, kontraktore e Agjencisë amerikane të Sigurimit Kombëtar. Rudy de Leon është nënpresident i Qendrës amerikane për Progres dhe ish nën-sekretar i mbrojtjes. Ai thotë se veprimet e Snowden-it ka shumë mundësi t’i nxisin agjencitë dhe kontraktorët e qeverisë të rishikojnë qasjen që kanë punonjësit në programe të ndryshme. “Unë jam i sigurtë se personat që i dhanë atij mundësinë të ketë qasje tek programet tani janë duke u përpjekur të zbulojnë me saktësi se çfarë ishte gabim”. Zoti De Leon thotë se Shtetet e Bashkuara zbatojnë kontrollin dhe balancën për t’u siguruar që programet e survejimit të planifikuara për kapjen e terroristëve nuk shkelin të drejtat e privatësisë së amerikanëve të thjeshtë. Ai thotë se hetuesit do të duan të dinë se çfarë e shtyu Snowden-in të veprojë kështu. Bërja publike e informacioneve lidhur me grumbullimin e të dhënave të telefonatave dhe të internetit, në kuadrin e përpjekjeve të qeverisë për të parandaluar terrorizimin, bëri që të mbaheshin seanca dëgjimore në Kongres. Ligjvenësi Dutch Ruppersberger bëri thirrje për ndryshime në qasjen që kanë punonjësit tek informacionet sekrete. “Kemi nevojë t’i ndryshojmë sistemet dhe praktikat dhe të zabtojmë teknologjinë më të fundit, që do t’i njoftonte shefat kur një punonjës përpiqet të shkarkojë dhe tërheqë këtë lloj informacioni. Ne duhet ta mbyllim këtë çarje që ekzsiton në sistem”. Zoti De Leon thotë se kur është fjala për rolin e qeverisë në balancimin e nevojës për të mbrojtur qytetarët me nevojën për të respektuar të drejtat dhe privatësinë e tyre, kjo nuk është diçka e përcaktuar.


BOTA • E hënë 1 korrik 2013

Umberto Eco ekreti është një informacion që nuk zbulohet apo më saktë që nuk duhet të zbulohet, sepse – po të ndodhte – do të sillte dëm për atë që e zbulon dhe nganjëherë edhe për atë që e merr. Në këtë kuptim flitet për sekrete shtetërorë, sekrete zyre, sekret bankar, sekret ushtarak, sekret industrial, mes të cilëve për shembull është ai që ruhet në Atlanta e që ka të bëjë me formulën e Coca Cola-s. Sekrete të tillë shpesh herë shkelen për shkak të urdhërit të forcave hetuese, për hapje të arkivave shtetërorë, prej pakujdesisë, prej tradhëtisë, dhe në mënyrë të veçantë prej spiunazhit... Mbajtja e një sekreti i detyrohet privatësisë, dhe bën pjesë në privatësi edhe sekreti personal që ndonjëherë ikën bashkë me vdekjen e mbajtësit. Privatësia nuk ka të bëjë vetëm me akte të parrëfyeshëm, sepse dikush në mënyrë të drejtë mund të dëshirojë që të mos bëjë të njohura sëmundjet e tij, tendencat seksuale, obsesionet. Kjo e drejtë për fshehtësi vjen e humbet gjithnjë e më shumë vlerë në shoqërinë tonë masmediatike dhe informatike, ku heqja dorë nga privatësia merr formën e eksibicionizmit. Zhduket ajo valvul shkarkimi, në pjesën më të madhe dobiprurëse, që ishte thashethemi. Thashethemi klasik, ai që bëhej në fshat, në bar a në tavernë, ishte një element kohezioni social sepse ata që merreshin me thashethemin në vend që të shijonin fatkeqësitë e viktimave të thashethemit, provonin apo shfaqnin dhimbsuri. Kjo megjithatë funksiononte nëse viktimat nuk ishin të pranishme dhe nuk e dinin që ishin të tilla (ose bënin gjoja sikur nuk e dinin). Tani televizioni ka ideuar emisione ku çdokush mund të bëhet viktimë e famshme duke u paraqitur e bërë thashetheme për vetveten. Dhe janë shfaqur në filmime persona që diskutonin me bashkëshortin a bashkëshorten tradhëtitë e tyre reciproke, apo diskutonin raste divorci në të cilët analizoheshin pa mëshirë paaftësitë e tyre seksuale... Pas përfundimit të epokës së fshehtësisë, mbijeton nga ana tjetër prej mijëvjeçarësh ideja e sekretit të mistershëm – ose më saktë hermetik dhe okulistik. Në një periudhë të krizës së racionalizmit klasik gjatë shekullit të dytë pas Krishtit, bota pagane kishte gjithnjë e më shumë prirjen që të identifikonte të vërtetat me sekretin, ose më saktë atë që thuhej në mënyrë të fshehtë. Një urtësi, për të qenë vërtetë sekrete, duhej që të ishte ekzotike. Në mënyrë të veçantë Lindja ishte antike dhe fliste gjuhë të panjohura, kështu që duhej të përmbante një pjesë të atij sekreti që vetëm hyjnitë mund ta njihnin. Fillon këtu të krijohet një lloj bindjeje që do të ketë një përhapje të madhe pranë qarqeve okultistikë, deri më sot, që e vërteta është një sekret, i cili zotërohej nga mbrojtësit e lashtë të një tradite që tashmë është humbur. Mbi trashëgiminë e çdo doktrinë që paraqitet si e fshehtë vlen historia e rosikrusanëve. Në vitin 1614 shfaqet një manifest, Fama Fama Fraternitatis i pasuar në 1615 nga një tekst i dytë Confessio fraternitatis Rosae crucis. Ad eruditos Europae. Mes metaforave alkimiste dhe thirrjeve pak a shumë mesianike, manifestet insistojnë në karakterin e fshehtë të vëllazërisë dhe mbi faktin që

Magjia e bukur e

misterit

S

pjesëtarët e saj nuk mund ta zbulojnë natyrën e saj. Megjithatë, i bëjnë thirrje të gjithë të diturve të Evropës që të marrin kontakt me përfaqësuesit e shoqërisë. Pothuajse në mënyrë të menjëhershme, nga çdo anë e Evropës nisin të shkruhen apele për rosikrusanët. Askush nuk pohon që t’i njohë, askush nuk thotë se u përket, por të gjithë në një farë mënyre përpiqen të lënë të kuptohet se janë në sintoni absolute me atë program. Kështu ata që pohojnë se janë rosikrusanë, në të vërtetë nuk janë. Si pasojë, jo vetëm nuk ekzistojnë prova historike të ekzistencës së rosikrusanëve fillestarë dhe Amorc, (Anticus et mysticus Ordo rosae crucis), të cilit mund t’ia vizitoni ende tempullin paraegjiptian në San Jose, California, pohon që tekstet fillestarë që legjitimojnë urdhërin sigurisht janë, por për arsye të kuptueshme do të mbeten të fshehtë e të mbyllur në arkiva të pashkelshëm... Simmel kujtonte se karakteristika tipike e shoqërive të fshehta është padukshmëria – dhe po ta mendosh mirë janë dashur gjithmonë shoqata të fshehta si ato të Carbonarëve. Pastaj, që shumë prej Carbonarëve përfunduan në gijotinë apo përpara një toge ekzekutimi kjo nuk varet shumë nga fakti që sekreti i tyre u zbulua, por më shumë nga fakti që, nëse qëllimi i një shoqate të fshehtë është

që të shkaktojë një trazirë, sekreti përfundon së qenuri i tillë kur trazira shpërthen. Ose më saktë, ka sekrete, që përfundojnë së qenuri të tillë kur ngjitja ka sukses apo dështon. Arsyet e popullaritetit të madh të rosikrusanëve është që ata lajmëronin për një sekret, e më pas flisnin për gjithçka, përveçse për natyrën e sekretit. Kështu ndodhte edhe me masonerinë skoceze që, në konflikt me Lozhën e Madhe londineze, kishte zgjedhur simbole dhe rite që mund të bënin evident lidhjen e tyre me traditën templare dhe rosikrusane. Kështu gradët e inicimit shumëfishoheshin deri në numrin 33. Tani autori i një prej përcaktimeve më të bukur të sekretit Masonik është Giacomo Casanova: “Ata që hyjnë në masoneri vetëm për t’i kuptuar sekretin mund të mbeten të zhgënjyer: në fakt atyre mund t’u ndodhë që të jetojnë për pesëdhjetë vite si Mjeshtra Masonë pa ia dalë. Misteri i masonerisë është për vetë natyrën që ka i pazbulueshëm. Masoni, kur e ka njohur, kujdeset shumë që të mos e ndajë me askënd. Misteri do të mbetet përgjithmonë i tillë. Ajo që ndodh në Lozhë duhet të mbetet e fshehtë, por ata që janë jo aq indiskretë dhe pak skrupulozë sa ta zbulojnë nuk zbulojnë thelbin: si munden, nëse nuk e njohin? Po ta njihte sekretin, nuk do ta zbulonte”. Kështu, sekreti i fillimit është një sekret-mis-

ter që nuk mund të transmetohet, që nuk mund të mësohet. Duhet vetëm të kuptohet, pak nga pak përgjatë procesit të maturimit. Është një sekret, pra, që nuk mund të zbulohet dhe nuk mund të tradhëtohet. Nga viti 700 e më vonë si pasojë e fshehjes së sekretit dhe padukshmërisë së shoqërisë sekrete, shfaqet legjenda e Eprorëve të Panjohur, që drejtonin fatet e botës. Në vitin 1789 Markezi de Luchet paralajmëronte: “Është formuar në brendësi të errësirës më të madhe një shoqëri qeniesh të reja që njohen pa u parë asnjëherë... Kjo shoqëri përshtat prej regjimit jezuitik bindjen e verbër, nga masoneria provat dhe ceremonitë e jashtme, nga templarët shtytjet e nëndheshme dhe guximin e pabesueshëm”. Për idenë e grupeve të fshehtë që në mënyrë okulte dominojnë zhvillimin e ngjarjeve botërore vazhdohet të mendohet edhe sot dhe mjafton të lundrosh në internet për të parë diskutime të ndryshëm për Trilateralen apo Grupin Bilderberg, sikur të ishte një mister që politikanë, industrialistë dhe bankierë takohen pa pasur nevojë për mbledhje publike, për të vendosur mbi strategjitë e tyre ekonomike. Sindroma e komplotit është zhvilluar me fantazi më të madhe në rastin e shkatërirmit të Kullave Binjake, komplot që i është atribuar herë planeve të fshehtë të

»

15

Bushit, herë hebrenjve e kështu me radhë, në kërkim të formulave të fshehta që do të shpjegonin gjithçka. Në internet do të gjeni që fjala New York City ka 11 gërma, Afghanistan ka 11 gërma, Ramsin Yuseb, terroristi që kishte kërcënuar të shkatërronte Kullat, ka njëmbëdhjetë gërma, George Ë. Bush ka 11 gërma, dy kullat binjake formonin një shifër 11, New Yorku është shteti i njëmbëdhjetë i Shteteve të Bashkuara, avioni i parë që u përplas me kullat ishte fluturimi numër 11, në këtë avion kishte 92 pasagjerë dhe 9 plus dy bëjnë 11, fluturimi me numër 77 që u përplas edhe ai me kullat kishte 65 pasagjerë dhe 6 plus 5 bëjnë 11, data 9/11 është e njëjtë me numrin e emergjencës në Amerikë, 911, shuma e brendshme e të cilit është sërish 11. Totali i viktimave të të gjithëve avionëve të rrëmbyer ishte 254, shuma e këtyre tre numrave është sërish 11. 11 shtatori është dita e 254 e kalendarit vjetor dhe shuma e brendshme është sërish 11. Në të vërtetë New York ka 11 gërma nëse i shtohet fjala City, Afghanistani ka 11 gërma, por rrëmbyesit nuk ishin afganë, por vinin nga Arabia Saudite, Egjipti, Libani dhe nga Emiratet Arabe, Ramsin Yuseb ka 11 gërma, por nëse në vend të Yuseb do të ishte përkthyer Yussef loja nuk do të kish funksionuar. George W. Bush ka 11 gërma vetëm nëse futet iniciali i mesëm, kullat binjake krijojnë një 11, por dhe një 2 me shifrat romale, fluturimi 77 nuk goditi një nga kullat, por Pentagonin dhe nuk kish 65, por 59 pasagjerë, totali i viktimave nuk ka qenë 254 por 265 e kështu me radhë... E megjithatë, njerëzit janë të etur për sekrete, dhe ata që thuhet se zotërojnë një sekret ende të pazbuluar fitojnë gjithmonë një formë pushteti, sepse kushedi se çfarë mund të zbulojnë një ditë. Ka qenë gjithmonë parim i policive dhe shërbimeve të fshehtë të gjysmës së botës që bëhesh edhe më i pushtetshëm sa më shumë gjëra që të dish, apo të tregosh se i di. Nuk ka rëndësi në janë të vërteta. E rëndësishme është të bësh të besojnë se zotëron një sekret. Dhe shembja e një shërbimi të fshehtë ndodh kur hapen arkivat apo kur dikush si Wikileaks arrin t’i nxjerrë zbuluar. Atëherë zbulohet se raportet e fshehtë të shërbimeve dhe të ambasadave ishin zakonisht të përbërë nga dosje ku kishte përmbledhje të shtypit, që qarkullonin lirisht përpara se spiunët dhe agjentët t’i shndërronin në zbulime të rezervuar. Si mund të ruhet pushteti që buron nga zotërimi i një sekreti duke shmangur që sekreti i pretenduar të bëhet publik? Duhet të mburresh me një sekret bosh. Të kesh një sekret dhe të mos e zbulosh nuk do të thotë të gënjesh, është një formë ekstreme fshehtësie. Por të thuash që ke një sekret, ndërkohë që ky nuk ekziston, do të thotë të gënjesh në lidhje me sekretin. Simmel kish kujtuar se kjo ndodh me fëmijët, tek të cilët “është motiv krenarie dhe mburrjeje fakti që njëri mund t’u thotë tjetrit: unë di një gjë që ti nuk e di”. Pseudo sekreti i fëmijëve ka efekt vetëm mbi një fëmijë tjetër, por pseudo sekreti i shumë grupeve (apo i shumë shërbimeve të fshehtë) ka efekt mbi të rriturit që kanë dëshirë të penetrojnë në sekrete, që do të thotë se janë gjithmonë të prirur të pranojnë se këta ekzistojnë.


« BOTA

16 5 “sekretet”

E hënë 1 korrik 2013 •

që na bëjnë njerëz

Kate Douglas, Bob Holmes farë lloj krijese është qenia njerëzore? Përgjigja e menjëhershme është: një majmun mbi dy këmbë inteligjent, që flet dhe ka një debulesë për të mirat materiale. Por thelbi i vërtetë i natyrës njerëzore është më pak i dukshëm. Disa mohojnë që të ekzistojë dhe preferojnë të besojnë që mund të jemi gjithçka që duam. Por nuk është kështu. Pavarësisht numrit të madh të varianteve individualë dhe kulturorë, ne qeniet njerëzore jemi kafshë, dhe ashtu si të gjithë kafshët kemi origjinalitete, zakone dhe tipare që na dallojnë si specie. Një alien nuk do ta kish problem të na kataogonte, por për ne, duke qenë kaq pranë lëndës sonë të studimit, është më e vështirë të përcaktojmë thelbin e natyrës njerëzore. Megjithatë, nuk është e thënë të jetë një detyrë e pamundur. Antropologët kanë gjetur shumë “universale”, domethënë karakteristika të përbashkëta nga të gjithë dhe që formojnë një lloj liste të përbërësve të species sonë. Dhe nëse do t’i përdornim për të studiuar kafshën njerëzore si do të bënim? Më poshtë është një seri tiparesh tipikë të natyrës sonë unike. Nëse mendonit që dinit gjithçka për qeniet njerëzore, do të jeni të detyruar ta rimendoni. Ja cilësitë e natyrës njerëzore. Argëtimi Në natyrë, qeniet njerëzore nuk janë të vetmet që duan të argëtohen. Të gjithë sisorët luajnë ashtu si dhe zogjtë e disa kafshë të tjera. Por asnjë specie tjetër nuk ka një gamë kaq të gjerë argëtimi dhe as nuk i kushton kaq kohë atij. Ajo që na dallon nga speciet e tjera është fakti që luajmë me objektet dhe me gjuhën, shpjegon Clive Wynne, psikolog i univrsitetit të Floridës në Gainsville. Dhe dimë të shkojmë përtej realitetit. “Aspekti revolucionar i lojës njerëzore është fantazia”, deklaron Francis Steen, ekspert komunikimi në universitetin e Californias. “Jemi një specie që don të luajë”, pohon primatologu Francis de Waal i Emory University në Atlanta, dhe e ruajmë dëshirën fëmijërore për të luajtur, edhe kur rritemi. Të vetmit primatë të tjerë që e bëjnë janë bonobo-t, ndoshta sepse jetojnë në një ambient social të relaksuar. Edhe shoqëria njerëzore është e relaksuar, vëren Waal, sepse kemi kode moralë dhe ligje që favorizojnë stabilitetin. Dhe, një fakt shumë i rëndësishëm ky për industrinë e lojërave, jemi të gatshëm të luajmë edhe me të huaj, gjë që do të shkaktonte agresivitet si tek shimpanzetë, ashtu edhe tek bonobo-t. Pastaj, natyrisht, është çështja e kohës së lirë. Në xhungël, shimpanzetë e rritur kalojnë tetë orë në ditë për të siguruar ushqimin. Nëse do të kishin më shumë kohë, do të luanin më shumë. De Waal vëren se majmunët në kafazë argëtohen duke luajtur me kompjuter apo duke parë televizor. Preferojnë skenat e seksit dhe dhunës, por vlerësojnë edhe pjesët kimike joverbale. Po ne, i shkojmë pas qejfit dëshirës sonë për lojëra sepse mund t’ia lejojmë vetes, apo kemi vërtetë nevojë për t’u argëtuar më shumë se sa kafshët? Loja nuk është vetëm argëtim, vëren Marc Bekoff, docent i biologjisë evolutive në Universitetin e Colorados. Kënaq katër qëllime kryesorë: zhvillimin fizik, zhvillimin njohës, zhvillimin social, si dhe nevojën për t’u stërvitur për të përballuar të papriturat. Loja është një përshtatje evolutive e finalizuar me mësimin, pohon Steen. Kur lindin, sisorët nuk dinë të bëjnë asgjë, por janë në gjendje të përshtaten, dhe loja i ndihmon për këtë. Duke qenë se ambienti njerëzor fizik dhe social është veçanërisht kompleks, loja është një formë simulimi që na ndihmon të imagjinojmë dhe eksperimentojmë situata të ndryshme, pa ndërmarrë shumë rreziqe. “Tek lojërat ne shprehim në mënyrë të plotë humanitetin tonë”, shpjegon ai. Shkenca Jemi të prirur të studiojmë me metoda botën fizike. Që në fëmijërinë e hershme, qeniet njerë-

Ç

Çfarë na bën të ndryshëm nga kafshët e tjera? Nevoja për të luajtur dhe ajo për të vënë rregulla, për të bërë seks në mjedise privatë dhe kënaqësia për përkëdhelinë. Ja tiparet karakteristikë të natyrës sonë

zorë ndajnë në mënyrë konstante botën në kategori, bëjnë hamendësime se si funksionojnë gjërat dhe verifikojnë hamendësimet e tyre. Kjo mënyrë të menduari, që është në themel të shkencës, shfaqet e dukshme në një seri qeniesh njerëzore universale, për gjëra, që nga aritmetika tek koha e kalendarët, që nga kozmologjia tek mbiemrat dhe tek njësitë e matjes. “Shkenca është në themel një mënyrë për të kuptuar botën që na rrethon”, shpjegon Edward Wassermann, i departamentit të psikologjisë së universitetit të Iowa. Nuk është një veprimtari ekskluzivisht njerëzore, të gjithë kafshët kanë nevojë për mendimin shkencor për të mbijetuar. Por është e qartë që asnjë kafshë tjetër nuk bën shkencë si ne. Ku ndryshojmë? Një prej allimeve mund të jetë që jemi të prirur të kërkojmë përsenë e gjërave. Daniel Povinelli, studiues i evolucionit konjitiv në universitetin e Louisianës, ka kryer një eksperiment me një grup fëmijësh dhe një shimpanze, të cilit i kish mësuar të ngrinte një mur. Kur muri u ndërrua në fshehtësi me një tjetër që ngjante shumë, por nuk qëndronte drejt, shimpanzetë vazhduan të bëjnë përpjekje, rrëfen Povinelli. “Ndërsa fëmijët u ndalën menjëherë. E rrotulluan për të kuptuar çfarë kish ndodhur e çfarë kish brenda. Bënë gjithçka për të diagnostikuar përse nuk qëndronte në këmbë”. Një tjetër karakteristikë unike e qenieve njerëzore është aftësia për të kapur koncepte abstraktë. Shimpanzetë kanë vështirësi ta bëjnë. Për shembull, edhe pse mësojnë menjëherë që një gur i rëndë është më mirë se një i lehtë për të thyer një arrë, kanë vështirësi për të rrokur idenë e peshës në përgjithësi. Nëse dëgjojnë të bien dy objekte dhe njëri bën “bum” e tjetri “klik”, nuk arrijnë të deduktojnë që njëri prej objekteve është i duhuri për të thyer arrën dhe tjetri jo, shpjegon Povinelli, ndërsa ne e kuptojmë. Prandaj, për shembull, arrijmë të parashikojmë që objekti që bëm bum do të fundoset në


BOTA • E hënë 1 korrik 2013

ekzistojnë rregulla që përcaktojnë se kush ka të drejtën të përdorë disa gjëra në momente të caktuar. Këto rregulla variojnë nga “kush vjen i pari, merr i pari”, e deri tek sistemi i elaboruar i pronësisë private të shoqërive industriale. Lidhjet familjare, siguria, prona. Në të gjithë spektrin e kulturave ligjet na thonë se janë këto gjërat që na interesojnë më shumë. Por ndoshta në themel të të gjithë këtyre është një karakteristikë më e thellë e natyrës njerëzore: nevoja për rregulla në vetvete. Rregullat na ndihmojnë të lundrojmë ujërat e rrezikshëm të marrëdhënieve ndërpersonale sipas skemave precize të sjelljes, shpjegon antropologu Justin Richland i universitetit të Chicagos. “Janë karakteristika bazë e natyrës njerëzore”, pohon Fox. “Ne jemi kafshët që vendosin rregulla”. Epikuriane Në krahasim me atë të kafshëve të tjera, mënyra e të ushqyerit e qenieve njerëzore është e çuditshme. Dallimi kryesor shkaktohet nga një prej shpikjeve më të mëdha të njerëzimit: kuzhina. Në të gjithë kulturat gatuhet të paktën një pjesë e ushqimit, thotë primatologu Richard Wrangham i universitetit të Harvardit. Wrangham ka demonstruar se ushqimi i gatuar, më me kalori dhe më i lehtë të përtypet se sa ai i gjallë, ka qenë shpikja që i ka lejuar paraardhësit tanë të zhvillojnë një tru më të madhe, me nevojë për energji, dhe na ka lejuar të bëhemi krijese inteligjente dhe sociale. Shimpanzetë kalojnë pothuajse gjashtë orë në ditë duke u përtypur, vëren Wrangham, qeniet njerëzore më pak se një orë. Kjo na lë shumë më tepër kohë të lirë për kulturën. Kultura e gatimit përfshin edhe fenomenin e çuditshëm të ndarjes së ritualizuar të ushqimit në familje, që njihet edhe si vakti. Shimpanzetë hanë të vetëm kudo ku gjejnë ushqimin gjatë ditës. “Majmunët nuk bashkohen për të ngrënë”, thotë Wrangham. Neve po. Në të gjithë kulturat, familjet mblidhen pak a shumë rregullisht në orë të caktuara të ditës për të ngrënë atë që është gatuar. Dhe kudo ku shkohet tendenca është të gatuhen nga gratë. Nuk e dimë përsenë, ndoshta në origjinë e bënin në këmbim të mbrojtjes prej burrave, apo sepse ngaqë duhej të kujdeseshin për të vegjlit, qëndronin në shtëpi. E pastaj, në të gjithë shoqëritë janë banketet për të ndarë gjahun e mirë pas një seance gjuetie apo për të festuar një rast të veçantë. Në këtë rast ka më shumë gjasa që të gatuajnë burrat. Ndodh edhe në kopshtet tanë, ku janë zakonisht burrat që ujë, ndërsa tjetri ndoshta do të pluskojë. Aftësia jonë për arsyetimin rastësor abstrakt është e lidhur me aftësinë tonë të gjuhës dhe ndoshta është në themel të shumë aftësive tona të tjera sociale, si ritualet dhe rregullat e sjelljes. Povinelli është i bindur që pikërisht kjo dallon qeniet njerëzore edhe nga kafshët më inteligjente. Por ka një tjetër tipar që na dallon nga kafshët më pak shkencore: dëshira për të ndarë atë që kemi mësuar. Sapo zbulojmë diçka, ia shpallim botës. Ligjvënia Ende nuk dihet plotësisht nëse të gjithë shoqëritë njerëzore kanë ligje formalë, por me siguri të gjitha kanë rregulla. Ky është një tipar tipik human. Kushërinjtë tanë më të afërt, shimpanzetë, kanë norma të thjeshta sjelljeje që rregullojnë respektimin e territorit dhe hierarkive. Por ne, me aftësinë tonë të gjuhës dhe inteligjencën tonë më të lartë, kemi elaboruar sisteme rregullash shumë më kompleksë, tabu dhe kode sjelljeje. Normat, edhe pse në cdo shoqëri janë të ndryshme, shërbejnë për të rregulluar veprimtarinë e tre sektorëve kryesorë, dhe kjo demonstron që janë universalë. Sa për të filluar, jemi të obsesionuar nga lidhjet familjare, sepse përfshijnë një seri të drejtash, mbi të gjitha sa i përket trashëgimisë së të mirave dhe statusit shoqëror. “Të gjithë shoqëritë kanë rregulla për marrëdhëniet e lidhjeve familjare, si dhe detyrime kundrejt njerëzve të të njëjtit gjak”, shpjegon antropologu Robin Fox i Rutgers University në New Brunswick, në New Jersey. Çdo shoqëri pranon konceptim ekskluzivisht njerëzor të lidhjes familjare përmes martesës, dhe mendon që kjo lidhje sjell detyrime, për të cilat ekzistojnë rregulla. Dhe të gjitha kanë tabunë e incestit. Pasi vendosin se cilët janë personat që kanë vërtetë rëndësi, të gjithë pastaj shqetësohen për sigurinë, prandaj çdo kulturë ka edhe rregullat që tregojnë se kur një person mund të vrasë një

tjetër. Në disa prej tyre, çdo i huaj mund të vritet. Të tjera pranojnë vrasjen për t’u hakmarrë për atë të një të afërmi, dhe shumë i lejojnë grupit të vrasë ata që shkelin normat e tyre. Por të gjitha vendosin një limit. Çdo shoqëri ka edhe norma që rregullojnë përdorimin e objekteve. Koncepti i pronës private nuk është aspak universal, por

merren me barbekynë. Zakoni për t’u bashkuar për vaktet na ndan nga speciet e tjera, ku çdokush mendon për veten. Për ne, të ngrënit nuk është vetëm ushqim. “Në të gjithë kulturat ushqimi përdoret për të konsoliduar raportet socialë”, pohon antropologia Polly Wessner e universitetit të Utah. Vak-

»

17

tet janë në qendër të jetës familjare, banketet forcojnë raportet me miqtë, kolegët dhe komunitetin, dhe përdorim ushqimin edhe për të konsoliduar raporte më intimë, për shembull kur organizojmë një darkë speciale me njeriun që duam apo bëjmë dhurata çokollata. Pra, ushqimi na bashkon, por edhe na ndan. Klandestinë Asgjë nuk e zbulon natyrën njerëzore më shumë se sa praktikat e saj seksuale, dhe qeniet njerëzore kanë vërtetë të çuditshme, edhe nga pikëpamja biologjike. Gratë janë vazhdimisht pjellore dhe kanë ovulimin e fshehur, pra nuk tregojnë shenja të jashtme të faktit që janë në gjendje të lindin fëmijë. Jemi të vetmit primatë monogamë që jetojnë në grupe të mëdhenj të përzier. Përse qeniet njerëzore bëjnë seks privatisht? Kjo fshehtësi nuk vjen vetëm për shkak të veçantive kulturore apo morale. “Ekziston në të gjithë shoqëritë nejrëzore”, shpjegon antropologu Frank Marlou i universitetit të Cambridge. Ka ndonjë rast të izoluar të seksit ritual në publik, si orgjitë në disa fise brazilianë. Por aty ku nuk përdoret alkooli, fshehtësia seksuale është normë. Përse? “Në krahasim me primatët e tjerë është një aspekt shumë i rëndësishëm”, vëren Clyve Wynne. Çiftimi në fshehtësi është tipik në speciet ku ka shumë konkurrencë mes meshkujve, që kontrollojnë seksin duke kontrolluar femrat. Tek orangutangët, meshkujt dominues çiftohen publikisht, ndërkohë që të tjerët janë më të fshehtë. E njëjta gjë ndodh tek gorillat. Ndërsa tek bonobo-të, janë gratë që kontrollojnë situatën dhe seksi është i lirë. “Mendoj se tek qeniet njerëzore shkaku i fshehtësisë në fillim ka qenë konkurrenca”. Që atëherë, politika seksuale njerëzore është bërë gjithnjë e më e komplikuar. Sa për fillim, gratë kanë fituar një farë kontrolli duke zhvilluar ovulimin e fshehur dhe pjellorinë e vazhdueshme për të ngatërruar idetë mbi atësinë. Më pas, paraardhësit tanë kanë bërë diçka tërësisht të ndryshme nga majmunë të tjerë të mëdhenj: meshkujt dhe femrat filluan të shkëmbejnë kujdesin për fëmijët. Në fund erdhi monogamia. Në atë pikë, për çiftet që jetonin në brendësi të grupeve të mëdhenj, mungesa e besnikërisë ishte bërë më e rrezikshme dhe meshkujt mund të mbërrinin deri tek vrasja e foshnjave, shpjegon antropologu Robin Dunbar i unviersitetit të Oxford. Prandaj ishte e nevojshme të forcohej lidhja e çiftit. “Ne kemi këtë gjë të çuditshme që quhet dashuri”, vëren, dhe shton se ndoshta fshehtësia ka lindur si mënyrë për të ushqyer intimitetin. Sipas Dunbar, çiftimi në fshehtësi është një kompromis, sepse përveçse forcon marrëdhënien e bën më të lehtë besnikërinë. David Buss, profesor i psikologjisë në universitetin e Texas në Austin, mendon se ky në realitet mund të jetë një avantazh. “Qeniet njerëzore janë monogame nga pikëpamja sociale, por jo seksuale. Tradhëtia është e përhapur në të gjithë kulturat tradicionale dhe seksi në privat lejon tradhëtinë pa humbur reputacionin”. Thashethemet Gjuha është në qendër të humanëve universalë, nga arsimi tek folklori, nga profecia tek mjekësia, nga tregtia tek fyerjet. Dhe ndoshta aftësia jonë gjuhësore e arrin kulmin tek thashethemet. Prirja për të folur për të tjerët është ekskluzivisht humane. Dhe nuk është aspak mendjelehtë si mund të mendohet. Disa antropologë janë të bindur se bëjmë thashetheme për të kushtëzuar sjelljen e të tjerëve dhe kjo është arsyeja përse shpesh herë thashethemet mbërrijnë në veshët e personit të interesuar. Tek boshimanët afrikanë për shembull, kjo ndodh në 70 për qind të rasteve, thotë Polly Wiessner. “Dhe besoj se ndodh edhe në shkollat tona”, shton. “Një grup vajzash bëjnë thashetheme shumë pranë të interesuarës me shpresën që kjo do të dëgjojë”. Por thashethemi nuk shërben vetëm për të folur keq për njerëzit. Kur Dunbar nisi të dëgjojë në fshehtësi dikë që bënte thashetheme, zbuloi se batutat e athëta ishin të rralla krahasuar me ato të parrezikshme. Është i bindur se thashethemi është ekuivalenti njerëzor i pastrimit reciprok të lëkurës tek kafshët. Kemi shumë raporte sociale për të mundur t’i çimentojmë në atë mënyrë, kështu që shkojmë tek thashethemi. “Thashethemi ka lindur për të lehtësuarraportet socialë”, thotë Dunbar. Wiessner thotë se mund të jetë edhe një lloj dhurate. “Në Kalahari, ku banoj, jeta është e mërzitshme. Për këtë arsye të gjithë flasin për të tjerët”. Wiesner pohon madje se një shoqëri pa thashetheme do të shpërbëhej”.


18

« DOSSIER

E hënë 1 korrik 2013 •

Një udhëtim rreth Sicilisë, një kryqëzim i historisë Nga ALBERT KOTINI

M

egjithëse është ishulli më i madh i Mesdheut dhe më i madhi i krahinave italiane sot, me 25000 km2, Sicilia është padyshim një zonë e një pjese relativisht modeste. Një element që ka kontribuar në Sicilinë unike është pozicioni qendror, në atë që romanët e quajtën “Mare Nostrum”, i quajtur “Deti Mesdhe”, një pikë takimi i tri kontinenteve, secili prej të cilëve gjithmonë i etshëm për të shtyrë ndryshimet dhe karakteristikat e veta në ballë të historisë botërore. Lista e emigrantëve dhe pushtuesve është e konsiderueshme: në fillim popujt parahistorikë pa emër, më pas sikanët, elymët, sikelët, grekët, kartagjenasit, romanët dhe të tjerë nga Italia, mercenarët dhe sllavët nga i gjithë limani i Mesdheut, çifutët, vandalët, sarakenët, normanët, spanjollët dhe një përhapje të tjerësh. Sikurse Diodorus Siculus (1c BC) vuri në dukje, sikanët lëvizën në drejtim të perëndimit, në saje të fenomenit të vullkanit “Etna”, për herë të parë rreth vitit 1050 para Krishtit, deri në arritjen e sikelëve. Më vonë, përsëri sipas Tuqiditit, ishulli u quajt Sicili. Ndërkohë një popull tjetër kishte arritur, elymët, të cilët Tuqiditi i konsideroi emigrantë trojanë, që kishin shpëtuar pas shkatërrimit të qytetit të tyre Akaenit në luftën e viti 1270 para Krishtit, të bërë të famshme nga Homeri. Të një origjine elyme janë segesta, erikët dhe entelët, tashmë kontesha Entelina. Edhe më parë se shekulli VIII para Krishtit, Palermo dhe pjesa perëndimore e pjesës së mbetur të Sicilisë Perëndimore me qindrat e tjera fenikase – Solunto në bregun Tirenian – kishte qenë një ndër qendrat e tregtisë me popullsitë sikane, elyme dhe greke, të cilat tashmë ishin vendosur në territorin e tyre. Në vitin 397 para Krishtit një qytet aleat punik, ishte rrethuar nga sirakuzasit dhe pas ndryshimeve të ndodhura, në fund të shekullit IV para Krishtit, kjo ishte pushtuar dhe shkatërruar nga Agathokles, tiran i Sirakuzës, i cili e quajti vendin Dikaeopolis. Kjo ishte përsëri në anën Kartagjenase në vitin 306 para Krishtit, që bëri aleancë me Pirron, mbretin e Epirit, gjatë fushatës së suksesshme të tij 2-3-vjeçare në Sicili. Tempulli i Segestës ishte ndërtuar ndoshta në 30 vjetët e fundit të shekullit V para Krishtit jashtë mureve të dyfishta të qytetit. I konsideruar një ndër shembujt më të rëndësishëm të stilit dorik, kjo qëndron në një bazë të kredhur, që shtrihet në një zonë prej 61.15 me 26.25 m, mbi të cilin është stil periferik me 36 kolona, 6 përpara dhe 14 gjatë anëve, akoma duke mbajtur timpanin. Duke u bazuar në faktin, se mungon çatia, shumë studiues kanë sugjeruar, që konstruksioni i tempullit të ndërpritej në vitin 409 para Krishtit. Të tjerë në vend të kësaj besojnë, që kur Segesta ishte një qytet i pasur, çatia ishte vullnetarisht lënë jashtë, dhe tempulli, u përdor si një grumbullim në zonë të hapur kushtuar riteve të elymëve, me një pamje, që vendos fisnikëri me të, në përputhje me stilin dorik të tempujve grekë. Siç ishin popujt helenikë dhe barbarë, që banonin në Sicili dhe siç ishte ishulli, të cilin athinasit synonin të pushtonin, duke qenë ambicioz për të vërtetën reale të pushtimit në tërësi, megjithëse ato kishin projektin e rremë, që të ndihmonin fiset e tyre dhe aleatët e tjerë në ishull. Ato ishin veçanërisht të nxitur nga karvanët prej Segesta, të cilat kërkonin ndihmën e tyre me shumë urgjencë. Segestët bënin luftë me fqinjët e tyre selinuntinët për çështje martesash, territoresh në diskutim, dhe selinuntinët kishin lidhur aleanca me sirakuzianët dhe shtypën segestët me vështirësi nga deti dhe toka. (Tuqiditi, libri VI). Teatri i Segestës Teatri qëndron në pjerrësinë veriore të Monte Barbaro (malit Barbaro), në anën veriore të Akropolit. Gërmimet që u mbajtën në vitin 1927, nën mbikëqyrjen e P. Marconi sollën në dritë materiale prehistorike dhe mbetje të datave të ndërtesave, që datonin nga shekulli i 10-të në shekullin e 9-të para Krishtit, ndoshta të përdorur për qëllime fetare, në një shpellë. Teatri, në formë besohet të datojë prej mesit të shekullit të 3 para erës sonë, aktualisht duket të datojë nga pjesa e dytë e shekullit IV para Krishtit në dritën e kërkimeve më të fundit arkeologjike.

Ishulli më i madh i Italisë dhe lidhjet e hershme me shqiptarët

Erike Një qytet elymian i fortifikuar, Erike, kishte qenë një ndër paganët shenjtorë më të famshëm, dedikuar perëndeshës së pjellorisë të quajtur Astarte nga fenikasit, Afërdita nga grekët dhe Venus Erycina nga romakët. Perëndesha ishte mbrojtësja e detarëve të respektuar nga të gjithë popujt mesdhetarë, dhe pjesa e shenjtë që ishte rregullisht në vëmendjen e pelegrinëve dhe besimtarëve. Në kohët romake, megjithëse kjo e humbi rëndësinë e saj, si një anë e fortifikuar, shenjtëria u vendos në krye të konfederatave fetare, që përfshinin 17 qytete siciliane, të mbrojtura nga një garnizon roman. Nën tiberusin, e gjithë zona e shenjtë u restaurua, që nga ruajtja e rëndësisë së saj origjinale fetare. Qyteti u bë një qëndresë kartagjenase dhe u sulmua nga Pirro në vitin 277 para Krishtit dhe u ripushtua nga kartagjenasit në vitin 275 para Krishtit. Gjatë luftës së parë punike ajo u shkatërrua nga ushtria kartagjenase në vitin 260 para Krishtit, me deportimin vazhdues të banorëve të tij në Drepano, në ditët e sotme i njohur si Trapani. Asnjë informacion historik i shquar nuk ekziston mbi Erikën Bizantine; qyteti ishte akoma i pabanuar dhe ambienti prodhues ishte i shpërndarë në ferma… Erika - Kisha Matrica, ose Kisha e Asuntës. Kjo ishte ndërtuar në vitin 1314, nga Frederiku i Aragonit, i cili kishte marrë qëndrimin në qytet, menjëherë pas rritjes popullaritetit antifrancez, si vesperët sicilianë. Fasada e kishës ruan origjinalitetin e stilit Gotik, ndërsa hajati i harkuar daton, që nga shekulli XV. Selinute Rrënojat monumentale të qytetit antik grek të Selinuntes, shtrihen mbi një plate përballë detit Afrikan dhe mbi kodra të buta, që e rrethojnë atë. Ky është një ndër vendet më të njohur arkeologjikë në Mesdhe, në mos më i kryesori, në atë që dëshmon për evoluimin arkitektonik të artit të tempullit Dorik në Sicili. Rrënojat madhështore dhe të shquara të tempujve, mbetjet e mureve të pushtetshme dhe fortifikimet, shtrirja urbane, nekropoli, ofrojnë një pamje unike dhe të pashoqe të shekullit V para Krishti në ishull,

duke bartur informacion për të dy planet e qytetit dhe konceptin artistik dhe struktural të tempullit me variacione në stil të cilat kanë ndodhur në rrjedhën e shekujve. Burimet historike janë të kundërta për sa i përket datës së themelimit të Selinites. Sipas Diodorus, qyteti u themelua midis viteve 651 dhe 650 para Krishtit, ndërsa sipas Tuqiditit është themeluar në datat prej 629-629 para Krishtit. Historiani athinas, kështu raporton: “Këtu ata (banorët e Hyblaean Megara) banonin prej 245 vjetësh, pas kësaj u përzunë nga qyteti dhe vendi, nga Gelon, tirani i Sirakuzës. Para shpërnguljes së tyre ata formuan Selinunten; ky vinte nga emri i mëmëdheut Megara për ata, që të bashkoheshin në këtë themelim”. Bërthama e parë urbane u formua në luginën e rrëpirët të platesë (rreth 50 m mbi nivelin e detit), krijuar e ndodhur midis luginës së lumit Modinone (Selinosi antik) në Perëndim dhe lugina “Gorgo di Cottone” në Lindje. Ky ishte Akropoli, për të cilin tempujt A,B,C,D, dhe O mbetën; pranë këtij, në Veri, ishin zonat rezidenciale. Emri Selinite, ndoshta derivoi nga lumi, i cili shtrihej në Perëndim të kufijve të qytetit, Selinos, ose, si të tjerët kanë sugjeruar nga një bimë e vjetër, një lloj selino, e cila rritet e izoluar dhe ikja e të cilave vizaton një monelë të hershme e nxjerrë në selininte. Përparimi më perëndimor grek, është ngushtësisht në lidhje me territoret kartagjenasepunike dhe qytetet elyme të Egestës dhe Entelës, qyteti shtrin influencën mbi një plan bregdetar prodhues, nga maja e lumit Platani në Lindje, në fillim të lumit Mazarus në perëndim, sikurse ditët e sotme është Poggioreale ( e shkatërruar dhe e evakuar pas një tërmeti në vitin 1980) në Veri, pranë qytetit elym të Entelës. Në shekullin e VI para Krishtit Selinunte kishte luftuar kundër koalicionit elym të Erikës, Segestës dhe Alicyaes. Këto përplasje të hershme dhe divergjencat territoriale, u pasuan nga një periudhë e marrëdhënieve të fqinjësisë në paqe, që u shoqëruan nga një zhvillim urban dhe arkitektonik i qytetit; tempujt madhështorë, u ndërtuan nga Akropoli u rrethuan nga fortifikime të fuqishme; doqe lundrues dhe qendra tregtare, u krijuan për të mbështetur tregtinë detare. Toka bujqësore shtrinë kultivimin, tregtinë me kolonitë greke të Sicilisë, me qytetet e Magna Graecia dhe Etruskët u intensifikuan, ndërsa anijet

e Selinuntes arritën aq larg sa në brigjet e Afrikës së Veriut. Diodorus shkroi në “historitë” e tij, që Selinunte ishte kolonia e vetme greke, që u radhit me Kartagjenën gjatë pushtimit të parë punik të Sicilisë, që mbaroi në vitin 480, para Krishtit, me disfatën e kartagjenasve në Himera, Selinunte. Në librin e pestë të “Historisë” së tij, Herodoti shkroi: “Spartanë të tjerë shoqëruan Dorieusin në udhëtimin e tij, si të ashtuquajtur themelues, me emrat Thessalus, Paraebates, Celeas, dhe Euryleon. Këta njerëz, së bashku me trupat e tyre arritën në Sicili, por ata atje ranë në një beteje kudo, që ata u mundën nga segestët dhe Fenikasit, kur vetëm njëri nga themeluesit, Euryleon, i mbijetoi shkatërrimit. Ai në këtë mënyrë, duke mbledhur të mbeturit e ushtrisë, bëri veten e tij zot të Minoa, kolonia Selinuntine, që ndihmoi Selinuntinët të rrëzonin mbretin e tiranit të tyre, Pythagoras. Duke pasur një disfatë të tillë, ai u bë tirani, dhe ai vetëm mbretëroi në Selinunte për një periudhë të shkurtër, por pas së cilës u ngritën përsëri në revolta kundër tij dhe mendohet, që ai të jetë shtrirë në altarin e Jupiter Agoraeus dhe ata megjithatë e çuan atë drejt vdekjes”. Pas disfatës së Himera, Selinunte ndryshoi politikën e tij dhe bëri aleancë me Sirakuzën deri në rënien në vitin 409, para Krishtit, kur Kartagjena, e etur për hakmarrje, rrethoi qytetin me ushtrinë e tij të fuqishme të lënë nga Hanibali, i biri i Giskos. Pas një rezistence të vakët, qyteti u pushtua dhe u shkatërrua. Një masakër mizore pasoi, duke shkaktuar vdekjen 16 000 vetëve, e zënien rob të 5000 banorëve. Hanibali hoqi rrethimin, duke dobësuar muret e qytetit dhe tempujt. Kjo ndodhi rreth luftës së parë punike, kur pushteti i Selinuntes dhe prestigji iu dhanë më në fund, goditjen e fundit. Në mënyrë që të ndalonin, që kjo të bindte në duart e romakëve, kartagjenasit zbuluan të gjithë fortifikimet rezidenciale duke shkatërruar zonat e banuara, e transferuar popullsinë në Lilybaeum. Ngjarja dramatike e vitit 250 para Krishtit, shënoi fundin e jetës së qytetit. Periudha romake nuk dëshmoi ndonjë ringritje te jetës së qytetit. Në kohët e Bizantit, një tërmet katastrofik, shkatërroi një gjakderdhje në mbetjet e qytetit, dhe Selininte u fshi përgjithmonë nga historia. Tempulli i Hera Lacinia Emri i tempullit është në sajë të një ngatërrimi me tempullin e Herës në Crotone, në promovimin e Lacinio, në të cilin vetëm një kolonë nga pjesa Lindore ka mbetur. Hera ishte vajza e Kronos dhe Rhea, motra dhe gruaja e Zeusit dhe motra e të gjithë Zotave të Olimpit. Ajo i urrente Hektorin dhe Trojanët dhe i persekutonte ata intensivisht, derisa Zeus i premtoi shpërndarjen me latinët për të krijuar një popull të ri. Poeti i madh romak Virgjili, kështu që shkroi në Aeneid: “Nga gjaku i përzier, një pjesë race do të dalë/ barazia e të mirave, kalon e gjitha përposhtë/ asnjë komb më shumë respekt për ju nuk do të ketë/ dhe krahët e mëdhenj në altarin tuaj do të shtrihen”. Romakët e identifikuan perëndinë greke me emrin Juno, motra dhe grua e Jupiterit, perëndesha qiellore e hënës së gruas, pjellori, martesa dhe besnikëri. Tempulli i Herakles Çatitë e Tempullit të Herakles qëndrojnë lartë në degën më të ulët të Kodrës së Tempujve, ku Bizantinët prenë rrugën e tyre përmes pjesës së kësaj kodre në portën IV, duke u drejtuar për në rrugën, që të çon në qendrën tregtare dhe vendin e qëndrimit të ngarkesave tregtare të San Leones në Luginën e tempujve, me një skenografi


DOSSIER • E hënë 1 korrik 2013

dhe pamje magjepsëse. Kjo i është dedikuar heroit legjendar romak Herkulit, ekzaltuar nga Homeri në himnin e tij të 15. Tempulli i Herakles është më i vjetri në shenjtëritë argjentinase, ndoshta zgjatet në drejtimin e fundit të shekullit të VI para Krishtit. Atributi i tij është konfirmuar nga Tit Livi dhe Ciceroni; më vonë themelohet ndikimi i elegancës në një kalim të Verrines së tij dhe përshkruan statujën në brendësi. Birësimi i kulturës pellazgo-ilire nga qytetërimi greko-romak Në mjaft botime greko-romake konceptet “racë” dhe “kombësi” janë interpretuar në një dukuri fetare. Një fe është argumentuar më tepër se kombësi. Shqiptarët, historikisht, janë treguar të veçantë, si grup race dhe kombësie, kurse me të tre fetë, janë treguar të barabartë. Ideja e perandorisë bizantine për grekët dhe më parë ajo e perandorisë romake për italianët, përfshiu historinë, gjuhën, fenë, zakonet e pleksura nën këto troje (për tu përdorur në interes të këtij bashkimi), si gjithçka e qytetërimit të tyre. Kjo megalomani shpirtërore, sa strategjike aq dhe viktimizuese, por më tepër padrejtësie, pushtoi Europën dhe botën, duke u servirur, si një qytetërim i monopolit greko-romak. Mungesa e dokumenteve në parahistori, së cilës i shtohet mjegullnaja e mitologjisë, nga njëra anë dhe kufizimi i zbulimeve arkeologjike, linguistike, etnografike e mjaft shkencave të tjera, sipas kufijve shtetërorë e jo në kufijtë historikë e kombëtarë, mbartin një sërë përfundimesh sedimentare, për qytetërimin pellazgo-ilir në kulturën europiane e atë botërore. Për fat të keq, piramida jonë institucionale akademike, ka qenë sinkronizuar nga referencat e huaja, në veçanti greko-romake, si të mirëqena, pa oponencën e duhur sfiduese, duke mbetur kështu thjesht një derivat i tyre. Hipoteza dhe teza për pellazgjinë, mitologjinë, ka mbërritur edhe në ditët e sotme, ku mbizotëron mohimi, heshtja, jo vetëm për elementin parailir dhe shqiptar të kësaj gjeneze, por në përjashtimin edhe ndaj personaliteteve historike, si Aleksandri i Madh, Pirroja i Epirit, e ç’është më e keqja treva e Epirit, e argumentuar tërësisht, si Iliri e Jugut, konsiderohet si greke.

Pra, ç’është më fatale, nuk ju jepet asnjë kontribut shqiptarëve në histori për kulturën perëndimore europiane. Antikiteti shqiptar u tret tek mitologjia, legjendat e një opinioni të paragjykuar, si kulturë greko-romake, që në gjenezën e saj. Të gjithë perënditë pellazgjike, por edhe gjuha e saj, u përvetësuan, u adoptuan, si gjenezë e helenëve të lashtë. Hirearkia historike e Europës, ka vendosur në panteonin e vet atë kontribut të kulturës greko-romake, pa asnjë përfshirje të vlerave tona kombëtare. A duhen hapur diskutime të reja për këtë çështje, kur mjaft vepra dinjitoze të mendimit albanologjik, zbulohen në dimensione të reja? Janë faktet historike, të zbuluara, si p.sh të një rruge Egnatia, e cila kalon nëpër një qytetërim ilir, në gjurmë të të cilave shkelet edhe sot. Arkeologu Hasan Ceka, kur shkruan për perandorët ilirë të Romës, midis të tjerash thekson: “Pikërisht në kohën e sundimit, të perandorëve ilirë, u tronditën kryekëput themelet e vjetra dhe u ndërtuan baza të reja në jetën kulturore, e fetare të popullit e të shtetit roman. Këto reforma ishin: pjesëtimi i perandorisë dhe pranimi e përhapja e krishterimit. Reformat e përmendura ishin vepra të burrave mendjehollë të racës sonë, të perandorëve Dioklecianë dhe Kostandini i Madh... Sundimi shpëtimtarë i ilirëve mbi fronin e Romës filloi në vitin 268, me shpalljen si perandor të Klaudit II dhe zgjati deri në vitin 366, kur ra në luftë perandori Julian. Këtë shekull, perandoria u drejtua nga ilirët dhe me të drejtë quhet, si periudha historike e kombit ilir, e po me aq të drejtë edhe si pjesë e historisë shqiptare të kohës së vjetër. Ndryshimi është vetëm se, nuk mund të flitet për një pushtim të perandorisë romake nga ilirët, por vetëm për marrjen e pushtetit civil e ushtarak nga një grup burrash të shquar të gjakut ilir. Këta burra, që shpëtuan Romën nga sulmet e rrezikshme barbare dhe që i dhanë një organizim të ri shoqëror, kulturor e fetar të gjithë perandorisë, janë perandorët: Klaudi II, Aureliani, Probi, Diokleciani, Maksimiani, Kostanc Chlori, Konstandini i Madh me tre djemtë, si dhe Juliani. Edhe gjatë fillimit të epokës bizantine, tre burra të gjakut ilir, Durrsaku Anastas I (491-518), Justini I (518-527) dhe kosovari Justinian (527-

565), arrin të marrin drejtimin e perandorisë bizantine dhe përpiqen ta ringjallin në madhështinë e dikurshme të perandorisë romake”. Atëherë shtrohet pyetja: Përse nëpër historinë romake, në filmat apo në librat turistikë, nuk theksohen, që këta perandorë janë ilirë? Një problem tjetër që kërkon zgjidhje dhe ristudim në historinë evropiane ka të bëjë me kolonitë greke në bregdetin shqiptar, të cilat nuk studiohen për të dhënat e tyre parahelene. Këto koloni kanë qenë si kufi ndarës të perëndimit romak dhe të lindjes bizantine, prandaj nuk pati nevojë të luftohej helenizmi me një zëvendësim romanizues të elementit etnik vendas. Për shkak të një përzierje të natyrshme të elementeve ilirë ekzistues me ata të qytetërimit romak. Mirëpo, përse mohohen këto treva për elementin iliro-shqiptar në More të Greqisë, Sicili dhe Italinë e Jugut?! Asnjë libër historie, apo turistik nuk përshkruan këto fakte historike, por nën influencën e kulturës greko-romake, ato transformojnë edhe gjuhën shqipe të ilirishtes së vjetër, si neolatine apo neogreke. Asimilimi nuk u bë i mundur, përkundrazi etnia shqiptare vijoi, me arbëreshë e arvanitë të sotëm. Pra, etnia shqiptare është përmbledhja substanciale e popullit të vet, sepse nuk pësoi kurrë ndryshim thelbësor në rrënjë (origjinë). Dhe kjo, se qytetërimi romak (jo barbar) nuk ndoqi një politikë imponimi për ndryshim etnik, por politikë pajtimi sunduese. Kur erdhi puna për të pushtuar Shqipërinë, Italia fashiste zbuloi nga “Arkivi i propagandës fide” një det me dokumente pellazgjike, ilire, legjendash, mitologjike, si të një populli më të vjetër në Ballkan. Mjaftë autorë arbëreshë në Itali dhe Greqi zbulojnë, në trashëgiminë e tyre të dhëna të kulturës pellazgo-ilire më të mëparshme se ato greko-romake. Mendimi shkencor shqiptar mund të referohet dhe në bibliografinë e letërsisë së vjetër shqipe, nga ku rilindësit tanë argumentuan identitetin tonë kombëtar. Nikolo Çeta para vitit 1803, shkrimtari i njohur arbëresh i Sicilisë, në veprën e tij “Saggio di Grammatica” në një studim serioz etnologjik të publikuar në Palermo më 1867, flet gjerësisht për kolonitë arbëreshe të Italisë, veçanërisht në Sicili. Sipas tij, shqipja është një gjuhë nga më të vjetrat dhe populli shqiptar është më i hershëm se ai grek”. Çeta kishte lindur në Kontessa Entellina në vitin 1742, dhe vdiq më 15.11.1803. Studioi në seminarin arbëresh të Palermos, ku iu përkushtua në veçanti gjuhës shqipe dhe popullit shqiptar, si më i vjetri në Ballkan. Në këtë vazhdë studimi, janë autorët e tjerë arbëreshë, si Angelo Maschi, i cili jep në botimin e tij “Discorso, origine, costumi, estato attuale della nacione albanese”, 60 fjalë shqipe për të cilat mendon, se: “Stërgjyshërit tanë ishin ilirët, maqedonët dhe epirotët, që flitnin të njëjtën gjuhë, nga rrjedh shqipja”. Në faqen 25-26 të këtij botimi, Maschi jep 41 fjalë shqipe, të nxjerra prej dialektit të vet arbëresh të Kalabrisë. Këtij autori i referohet dhe studiuesi Malte-Brun. Autori tjetër arbëresh Xhuzepe Krispi në Palermo, viti 1827, bën historikun e fshatit të lindjes, Palazzo Adriano, Sicili. Ai tregon mosmarrëveshjet, që lindin midis klerit ortodoks arbëresh dhe atij latin, që u vendos në fshat. Kleri latin nuk kërkonte vetëm t’i kthejë arbëreshët në ritin romak, por luftonte edhe gjuhën dhe zakonet e tyre. Krispi e quan atentat kundër kombësisë së arbëreshëve, si dhe veprime ç’kombëtarizuese, ndaj arbëreshëve të Sicilisë. Të njëjtin opinion në vitin 1866, e jep dhe Kamarda. Autori provon lashtësinë e popullit tonë dhe të gjuhës së tij dhe shtron i pari çështjen e origjinës pellazgjike të shqiptarëve. Kjo meritë e Krispit përkon me vlerësimin e klerikëve shqiptarë, të cilët gjuhën shqipe e rreshtojnë, si më të vjetrën edhe nga greqishtja. Në vijim të studiuesve arbëreshë është Girolamo de Rada, i cili në veprën “Divinazioni pelasgiche” në vitin 1840, shprehet i entuziasmuar për origjinën pellazgjike të popullit shqiptar në veçanti për dëshminë, që është më i vjetër në krahasim me popullin grek. Ai përpiqet të provojë, çështjen pellazge dhe si i tillë merret shembull nga të gjithë rilindësit e mëvonshëm shqiptar, që nga Veqilharxhi, e deri tek autorët e tjerë e Sami Frashëri më vonë. Në këtë kohë edhe Dr. Hahn, i cili merret gjerësisht me këtë çështje pas De Radës dhe arbëreshëve të tjerë. Kështu që, origjina e popullit shqiptar është përshkruar gjerësisht nga autorët e mësipërm arbëreshë, të cilët u bënë burim frymëzimi për kombin tonë, si më i vjetri dhe më i qytetëruari në Ballkan. Françesko Krispi, më 1901, pak muaj para se të vdiste shkroi, si amanet në një

»

19

të përditshme të Palermos, se: “Shqipëria nuk është sllave, është një komb që ka personalitet më vete, që ka gjuhë dhe tradita të veçanta. Shqipëria përmbledh të gjithë elementët për të qenë një shtet autonom, më mirë nga ç’mund ti ketë Serbia dhe Bullgaria. Duke i pranuar Shqipërisë, vetëqeverim të barabartë, Europa do të kryente një, vepër qytetërimi”. Në ndikimin e autorëve arbëreshë dhe të rilindësve tanë, morali ynë kombëtar u ngrit shumë për të gjithë personalitetet historike shqiptare në Eupropë. P.sh në historinë e Francës, Karli V, një kompani shqiptarësh të komanduar nga Giovvani Cabicelli, në luftë kundër spanjollëve dhe gjermanëve në mbretërinë e Valencës në dukatin e Parmës dhe në atë të Piaçencës, i vlerëson shumë. E njëjta gjë shkruhet dhe për një regjiment të tërë kalorie shqiptar në shërbim të Dukës së Parmës, Alessandro Farnese, që u mbulua me lavdi në vitin 1579. E komandonte Giorgo Basta. E, në histori është dhe një tjetër Basta, me emrin “Nicole”, vëllai i të parit edhe ky mjaft i shquar. Mjaft shqiptarë të tjerë milituan në flamurin e Enrikut IV, të cilët e hipën në fronin e Francës më 1589. Në librin e Massimo d’Alezios, me titull “La d’Isfida di Barleta”, apo tjetra “Ettore Fiaromoqea” tregojnë historinë e të birit të Aleksandrit VI (Papa), që kishte marrë peng një vajzë, e cila ishte e fejuar më Ettore Fiaromocea. Këtë vajzë e rrëmbeu në një kështjellë, e cila ruhej nga një rojë gjermane dhe vlerësimi në histori është ky. Përgjigja e rojës gjermane ishte, se “sikur të më sulmosh edhe me shqiptarë, unë vajzën nuk e dorëzoj”. Mjaft personalitete historike, që bëjnë emër në historinë europiane dhe botërore, ju fshihet origjina iliro-shqiptare, duke iu dhënë atë të vendit, ku kanë jetuar e luftuar. Shembull tipik janë vezirët e mëdhenj të Perandorisë Otomane dhe mjaft kryeministra të Greqisë, të cilët janë futur në histori, si jo shqiptarë. E drejta historike nuk paraqitet vetëm, sipas interesave të atij vendi, por dhe me një kompleksitet paragjykues të tyre. P.sh historia greke në mjaft raste shkruan nocionin “Albanolitonos” (Shqiptaro-Vrasësi). Edhe kur zbulohen, burime të huaja të dyshimta, ato jo vetëm që nuk nxirren në sipërfaqe, por lejohen të infektojnë vlerat shqiptare në historinë europiane. Autori Zhan Klod Faverial në librin e tij “Historia e Shqipërisë” të botuar në plejadë në vitin 2004, midis të tjerave shkruan: “Grekët mburren, se letërsia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vet nga e cila shkollë greke ka dalë? Nga cila shkollë është formuar? Përpara shkollave greke, pra, ka pasur shkolla pellazgjike, dhe një literaturë të madhe dhe të përkryer, e cila ka qenë themeli i letërsisë greke, ashtu si ndërtimet ciklopike kanë shërbyer si themel për ngrehinat e përkohshme të ngritura për grekët e lashtë”. Po, ky autor vazhdon: “Faktet dëshmojnë, se pellazgët sollën në Greqi, jo vetëm, disa arte, por një sistem të tërë burimi artesh dhe germash... Perënditë e tyre kryesore qenë Dodona në Epir, Kabiret në Samotrak, Eleuzia në Atikë. Disa filologë pretendojnë, se pellazgët flisnin greqisht. Por, gjuha shqipe, që ekzistonte akoma, pak a shumë e pastër, është në mënyrë të pakundërshtueshme një e folme pellazgjike, ajo vet dëshmon, se pellazgjikja ndryshon prej greqishtes. Veç kësaj Herodoti shtron po këto pyetje, në një periudhë, kur shumë bërthama të pellazgëve, ende nuk ekzistonin, pohon, se ata flisnin një gjuhë barbare dhe shton, se vet athinasit, duke u bërë helenë, ndryshuan gjuhën. (Herodoti libri I, k 57 e 58)... Sa për monumentet cikopike, nuk ka kurrfarë dyshimi, se gjithçka është vepër e pellazgëve. Dhe mbi këto mure ciklopike grekët, romakët dhe të tjerë kanë ngritur më vonë ngrehinat e tyre. Të tillë gjenden të shumta në numër, jo vetëm në Greqi, Thesali, Epir, Itali, Sardenjë, apo në Sicili, por edhe në Azinë e Vogël, në Spanjë e në Francën Jugore, në Maqedoni dhe Thrakë... Ilirët dhe pellazgët do të kenë qenë homogjenë, d.m.th. kushërinj të afërt, por ndryshimi ishte, se të parët erdhën nga Danubi dhe të dytët nga Arkipelagu me emrin e tre pellazgëve”. Në një ide akoma më të hershme është zbulimi i shkruar nga profesor Skënder Rizai me titull “Thoti fliste shqip”, ku në esencë ai thekson, se dijetarët, në veçanti Thoti, ishte edhe krijues i shkencës antike e flisnin shqip, qysh para 12000 vjetëve. Kjo periudhë historike (parahistorike), konsiderohej si erë ilire, apo kulturë pellazgo-ilire e shqiptarëve të lashtë. Autori e mbështet mendimin e tij shkencor, tek filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, i cili e botoi, si punë kërkimore shkencore 40 vjeçare, duke shkruar “Thot-Tat Paralava Albanese”. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Harresa

Librari

POEZI NGA POETI

Emri i autorit është i pari që vdes, pasuar me bindje të plotë nga titulli, fabula, zgjidhja tronditëse, krejt romani i cili mjerisht shndërrohet në diçka që kurrë nuk e ke lexuar, kurrë nuk ke dëgjuar për të, sikur, një nga një, kujtesat të cilave iu bëheshe strehë vendosën të tërhiqen në hemisferën jugore të trurit, në një fshat të vogël peshkatarësh ku nuk ka telefona. Kohë të shkuara ti ia dhe puthjen e lamtumirës emrave të nëntë Muzave dhe pe ekuacionin me dy të panjohura të përgatisë valixhet, e madje dhe tani teksa ngul në mend rregullin e planeteve, diçka tjetër po të shket nga truri, ndoshta një lule e simbolit kombëtar, adresa e një daje, kryeqyteti i Paraguajit. Ciladogjë që po rropatesh ta kujtosh Nuk e ka më vendin në majën e gjuhës tënde, madje as përvidhet në ndonjë skutë të errët të shpretkës sate. Ajo ka thyer qafën teposhtë një lumi të zi mitologjik emri i të cilit fillon me një L aq sa ti mund ta mbash në hatër, rehat në rrugën tënde të harrimit ku do t’iu bashkohesh atyre që kanë harruar madje si të notojnë dhe si ta ngasin biçikletën. S’habit kënd që ti zgjohesh në mes të natës për të kërkuar datën e një beteje të famshme në një libër për luftën. S’habit kënd që hëna në dritaren tënde të duket sikur ka dalë nga një poemë dashurie të cilën ti dikur e dije përmendsh.

Hyrje në poezi

Iu kërkoj atyre ta marrin një poezi dhe t’ia tregojnë dritës si një diapozitiv me ngjyra ose t’ia shtypin në vesh një mizë. Iu them futeni një mi në një poemë dhe shihni përpjekjet të dalë që andej, ose shetitni brenda dhomës së poemës dhe ndieni muret të fshikullohen në dritë. Iu them atyre të skijojnë në ujë përgjatë sipërfaqes së një poeme duke valvitur emrin e autorit në brigje. Por gjithë çfarë duan të bëjnë është të lidhin poemën në një karrike me litar, ta torturojnë dhe ta detyrojnë të hapë barkun. Ata fillojnë ta godasin me një zorrë llastiku për ta zbuluar kuptimin e saj të vërtetë.

Litani

Ti je buka dhe thika, je kupa e kristaltë dhe vera...

—Jacques Crickillon

Ti je buka dhe thika, je kupa e kristaltë dhe vera. Ti je vesa në barin e mëngjesit dhe rrota përvëluese e diellit. Ti je përparësja e bardhë e furrtarit, dhe zogjtë shtegtarë trishtueshëm në fluturim. Megjithatë nuk je era në pemëtore, frutat në arkë, apo kështjella prej letre. Dhe natyrisht nuk je ajri me kundërmim pishe. Kurrsesi nuk mund të jesh ajri me kundërmim pishe. Ka të ngjarë të jesh peshku nën urë, ndoshta edhe pëllumbi në kokën e gjeneralit, por nuk ia bën kurrkund ngat të jesh ara me lulegruri në terr. Dhe një kqyrje e shpejtë në pasqyrë do tregojë se ti nuk je as këpucët në qoshe as lundra që fle në hangarin e saj. Unë dëshiroj ta dish ti mirë, thënë në mënyrën më figurative të botës, se unë jam tingulli i shiut në çati. Ndodh githashtu të jem ylli që shkrepëtin, gazeta e mbrëmjes e përplasur në rrugicë dhe shporta e gështenjave në tavolinën e guzhinës. Unë jam gjithashtu hëna në drurë dhe kupa e çajit e gruas qorre. Por merak mos ki, unë nuk jam buka dhe thika. Ti je prapë buka dhe thika. Ti do të jesh gjithmonë buka dhe thika, pa përmendur kupën e kristaltë dhe - njëfarësoj - verën.

bashkëkohor amerikan

Billy Collins

E hënë 1 korrik 2013 •

Mrekulli e vërtetë, po si do ta pëlqeje ti kur kurrë nuk e di nga një ditë tek tjetra nëse do ta përballosh dot të qëndruarit pezull si një zot i mirëfilltë, me shpatullat që i ke në re, apo ulur rrafsh në mes të tapicerisë, duke vështruar ngultas me fytyrën tënde të imët plastike?

Nata e parë

Gjëja më e keqe e vdekjes duhet të jetë nata e parë. —Juan Ramón Jiménez

illy Collins (Billi Kollins) konsiderohet sot poeti bashkëkohor më i adhuruar në Amerikë. Ai lindi në B Qytetin e Nju Jorkut më 1941. Është autori i disa librave

poetikë, përfshirë Ballistics (Balistikat, 2008), She Was Just Seventeen (Ajo ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeçe , 2006), The Trouble with Poetry (Telashi nga poezia, 2005), Nine Horses (Nëntë kuajt, 2002), Sailing Alone Around the Room: New and Selected Poems (Duke u sjellë rrotull nëpër dhomë: poema të reja dhe të zgjedhura, 2001), Picnic, Lightning (Piknik, Vetëtimë, 1998), The Art of Drowning (Arti i mbytjes, 1995, i cili ishte finalist për Lenore Marshall Poetry Prize), Questions About Angles (1991, i cili ishte i zgjedhur nga Edward Hirsh për National Poetry Series), The Apple That Astonished Paris (Molla që la pa mend Parisin, 1988), Video Poems (Poemat video, 1980), dhe Pokferface (Fytyrëpoker, 1977). Një regjistrim i tridhjetë e tri poemave të tij, lexuar nga Collins, The Best Cigarette (Cigaret më të mira) doli më 1997. Poezia e Collins është përfshirë në antologji, tekste shkollore dhe në një mori revistash, përfshirë Poetry, American Poetry Review, American Scholar, Harper’s, Paris Review, dhe The New Yorker. Vepra e tij është paraqitur në antologjinë Pushcart Prize dhe është zgjedhur disa herë për seritë vjetore të Bes American Poetry. Collins ka botuar Poetry 180: A Turning Back to Poetry (Random House, 2003), një antologji e poemave bashkëkohore për përdorim në shkolla dhe si një botues i ftuar për botimin e vitit 2006 të The Best American Poetry. Për Collins-in, poeti Stephen Dunn ka thënë: “Ne na duket gjithmonë se ku ndodhemi në poemat e Billy Collins, por jo domosdo se ku ai po shkon. Unë adhuroj të shkoj me të në pikarritjet e tij. Ai nuk na fsheh asgjë ne, siç mendoj se e bëjnë më pak poetë se ai. Ai na lejon ne të këqyrim qartë se çfarë ai vetë ka zbuluar”. Më 2001 Collins u emërua Poet Laureat i SHBA. Ai ka marrë një mori nderimesh dhe çmimesh nga fondacionet e artit dhe nga universitetet amerikane. Billy Collins jeton në Somers, New York.

Nganjëherë

Nganjëherë i ul njerëzit në vendet e tyre në tryezë, ua lidh këmbët tek gjunjtë, nëse ata e pëlqejnë këtë profil, dhe i mbaj në karrike të vogla druri. Gjithë pasditen ata janë sy më sy, burri me kostum kafé, gruaja në veshje blu, krejt të shtangur, krejt të mirësjellshëm. Por herë të tjera, unë jam ai që është marrë hopa në krahë, pastaj zbritur në dhomën e ngrënies të një shtëpie kukullash për të ndenjur me të tjerët rrotull tryezës.

Përpara se të hapem ty, Himenez, nuk më pati ndodhur kurrë që dita dhe nata të pasojnë njëra tjetrën në ringun e vdekjes, por tani më keni futur në ngasje nëse do të jetë gjithashtu një diell dhe një hënë dhe të vdekur të mbledhur t’i shikojnë tek lindin e perëndojnë pastaj të bëjnë gati, çdo shpirt vetëm filli, diçka të ngjashme si shtratin. Apo nata e parë do të jetë e vetmja natë, një terr për të cilin ne nuk kemi emër tjetër? Sa i dobët fjalori ynë në fytyrë të vdekjes, Sa e pamundur ta shash atë. Atje është caku tek ndalet gjuha, kuajt që kalëruam gjithë jetën tonë duke u ngritur kas në zgrip të një karme marramendëse. Fjala e cila ishte në fillim dhe fjala që ishte bërë tul ato dhe të gjitha fjalët e tjera do të mejnë. Edhe tani, duke ju lexuar këtë portik të gardhuar, si mund t’jua përshkruaj një diell që ndrit pas vdekjes? Por mjafton të ma kallë tmerrin vëmendja e shtuar ndaj ditës hënore të botës, ndaj vezullimit të diellit në ujë apo të copëtuar në një korije, dhe të kqyr më avitas këtu në këto gjethe të vogla, këta gjemba rojtës, puna e të cilëve është ta mbrojnë trëndafilin.

Të peshkosh në suskuehana në korrik

Unë nuk kam qenë kurrë për peshkim në Suskuehana apo në ndonjë lum tjetër për atë punë ta them krejt ndershmërisht. As në korrik apo ndonjë muaj tjetër nuk e kam pasur kënaqësinë - nëse është kënaqësi e peshkimi në Suskuehana. Ka më shumë të ngjarë të jem ndodhur në një dhomë të qetë si kjo një fotografi gruaje në mur, një çanak tangjerinash në tryezëduke u përpjekur të përftoj ndjesinë e peshkimit në Suskuehana. Është njëfarë dyshimi që të tjerët të kenë qenë duke peshkuar në Suskuehana, duke lundruar kundër rrjedhës në lundër druri, duke i shkitur rremat nën ujë pastaj duke i shfaqur në dritë të diellit. Por më avitur se kurrë ndaj peshkimit në Suskuehama isha një pasdite në një muzeum në Filadelfia kur baraspeshova një kokrrizë vezë kohe kundruall një pikture ku ai lum vërtitej në shtjellë nën një qiell gafrruar prej reve blu, drurë të dendur përgjatë ledheve, dhe një djalosh me shall të kuq ulur në një lundër të vogël të gjelbër me fund të sheshtë duke mbajtur krrytin e hollë të një purteke. Kjo është diçka që nuk ka të ngjarë ta bëj ndonjëherë, mbaj mend t’i thoshja vetes dhe një tjetri pranë meje. Pastaj i pulita sytë para se t’i ngulis në skena të tjera amerikane sane në mullar, uji që zbardhet mbi shkrepa, madje edhe në një nga lepujt e murrmë që dukej kaq i armatosur me vigjilencë sa e përfytyroja të kapërcente fluturim çdo kurthë.


Librari

• E hënë 1 korrik 2013

»

21

Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori Minella Borova Është ndarë nga jeta aktori korçar Minella Borova. Aktori ndërroi jetë në Buenos Ajres, Argjentinë, ku edhe jetoi per disa vjet. Minella Borova lindi në vitin më 22 shkurt 1947 në Korçë. Kreu studimet e larta për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Punoi ne teatrin “A.Z Cajupi” të Korçës, më pas si pedagog i “Mjeshtërisë së aktorit” në Institutin e Lartë të Arteve dhe si specialist i teatrit në Ministrinë e Kulturës. Në vitin 1993 emigroi për gati 15 vjet në Argjentinë, për t’u rikthyer sërish në vitin 2006, ku edhe nisi punë si specialist i teatrit në Qendrën Ndërkombetare e Kulturës “Pjetër Arbnori”. Minella Borova

u shqua më fort si aktor i planit satirik, por herëherë edhe lirik e romantik. Në lojën e tij spikat një humor i çlirët, shije e hollë, një sjellje e shpenguar, njëherazi edhe elegante, ku ndihet synimi për të skicuar tipa e karaktere të ndryshëm. Roli i parë është ai i Lirimit në dramën “Njollat e murrme” (1969) te Minush Jeros me regji te Mihal Luarasit, me të cilin fitoi edhe çmim si “Aktor i ri”. Ndër rolet më të realizuar të tij janë: Leka te “Të pamposhturit” e M. Jeros, Martini te “Mosha e bardhë” e Dritero Agolli, Stenli Kor tek “Engjëjt e sketerrës” e George Bellak dhe Pol Kanten, mësuesi te “Plumbat e shkronjave” të Naum Priftit, hetuesi

te “Qyteti i akuzuar” i Teodor Laços, Vehapi te “Tri ditët e kiametit” e Luan Qafezezit; Raqi te “Mësuesi i letërsisë” i Ruzhdi Pulahes, etj. Në vitin 2007 pas një ndërprejeje rreth 15-vjeçare, luajti rolin e protagonistit në dramën “Duke pritur Hënën” e Karlos Maria Alsina. Minella Borova fitoi emër më fort si aktor i filmit, ku ka realizuar një spektër të gjerë figurash të ndryshme si tek “Udhëtim në pranverë”, “Rrugë të bardha”, “I treti”, “Pylli i lirisë”, “Rrethimi i vogël” dhe veçanërisht me rolin e oficerit fashist në filmin “Në fillim të verës”. Ai ka shkruar edhe mjaft artikuj kritikë për teatrin, sidomos në vitet 1980-1990.

TITULLI: Getsbi i Madh AUTORI: F. Scott Fitzgerald ROMAN PËRKTHEU NGA ORIGJINALI: Stavri Poni

N

ë vitin 1922, F. Scott Fitzgerald bëri të ditur vendimin e tij për të shkruar “diçka të re - diçka të jashtëzakonshme, të bukur dhe të thjeshtë, por njëherësh të ndërlikuar në formë”. Kjo gjë e jashtëzakonshme, e bukur, me formë të ndërlikuar, dhe mbi të gjitha, e thjeshtë u bë më pas Getsbi i Madh, ndoshta puna më e mirë e Fitzgeraldit dhe sigurisht libri me të cilin u bë i njohur. Si një portret i Epokës Xhaz me gjithë dekadencën dhe teprimet e saj, Getsbi bëri për vete shpirtin e brezit të autorit dhe zuri një vend të përhershëm në mitologjinë amerikane. Milioneri i sajuar dhe vetëshpikur Xhej Getsbi mishëron disa nga tiparet më karakteristike të Fitzgeraldit dhe vendit të tij: paranë, ambicien, lakminë dhe premtimin për fillimin e ri. “Getsbi besonte në dritën e gjelbër, në të ardhmen që hapet vit pas viti para syve tanë e na rrëshqet nga duart. Po nuk ka rëndësi. Nesër do të vrapojmë më shpejt, do t’i shtrijmë krahët më larg ... Dhe një mëngjes të bukur - ngjitja e Getsbit drejt lavdisë dhe rënia e tij bëhen një lloj përrallë paralajmëruese rreth Ëndrrës Amerikane. Është gjithashtu një histori dashurie dhe fatesh ky rrëfim i pasionit donkishotesk të Getsbit për Dejzi Bukananin. Çifti takohet pesë vjet para se të fillojë romani, kur Dejzi është një bukuroshe e hijshme nga Louisville dhe Getsbi një oficer i varfër. Ata bien në dashuri, por ndërkohë që Getsbi shërben jashtë shtetit, Dejzi martohet me pasanikun brutal e zemërgur Tom Bukananin. Pas luftës, Getsbi ia kushton veten verbërisht vënies

TITULLI: Ëndrrat e ujqve AUTORI: Yasmina ROMAN PËRKTHEU: Nonda Varfi Si u kthye djali i pashëm që shoqërohej me poetët dhe ëndërronte famë e pasuri në biznesin e filmit, në një vrasës mizor që masakronte gra e fëmijë pa iu dridhur dora? “Ëndrrat e ujqve” tregon shndërrimin e tij me hollësi magjepsëse dhe gjuhë të gjetur. Historia ndjek Nafa Ualidin në Kasbah kur ky humb kontrollin mbi fatin e tij dhe tërhiqet nga një lëvizje radikale islame. “Ëndrrat e ujqve” tregon sesi zhgënjimi kur gërshetohet me zërin tundues të fondamentalizmit dhe kaosin e luftës civile, mund ta kthejë një njeri normal në një vrasës me ndërgjegje, në një qenie që ngjall frikë e tmerr në shoqëri dhe që e pranon me përkushtim idenë e vdekjes së tij.

TITULLI: Ditari i vampirit 4 – Mesha e zezë AUTORI: L. J. Smith ROMAN PËRKTHEU: Isida Canka

së pasurisë me çdo mjet - si dhe ndjekjes së Dejzit. Pasi bëri miliona, Getsbi blen një rezidencë në Long Island, organizon festa bujare dhe pret që ajo të rishfaqet. Kur më në fund ajo vjen, ngjarjet shpalosen me gjithë tragjedinë e pashmangshme

të një drame greke, kurse fqinji cinik Nik Karrauej shërben si një lloj kori për gjithçka ndodh. Komploti, i thurur me elegancë dhe i shkruar në prozë të kristaltë, e bën librin Getsbi i Madh po aq të përkryer sa edhe lloji më i mirë i poemës.

VLERËSIME Libri që përshkruan më mirë si krijohet fondamentalizmi islamik. -“NEW YORK TIMES” Një shkrimtar që e kupton njeriun në çdo rrethanë. -“NEW YORK TIMES” Yasmina Kadra është një nga shkrimtarët e rrallë që na japin një kuptim mbi dhunën në Algjerinë e sotme. -“NEWSWEEK”

VLERËSIME “Liza Xhein Smith ndërthur në mënyrë të shkëlqyer tronditësen me prekësen. Një sagë e paharrueshme”. -SFX

Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme. Por Boni e di se “Personazhe me një diçka ka për të ndodhur së shpejti. E ndjen se forca e ligë që ka mbjellë aq hijeshi magnetike shumë tmerr, po bëhet gati për t’u vërtiten në një botë kthyer. Një fatkeqësi tjetër ka për të fantastike ku pasiorënë mbi Fell’s Çërç-in dhe banorët e net ndjekin njëritij, një fatkeqësi e rrallë: Fuqia tjetër po përgatitet të korrë të tjera viktima dhe tjetrin pa pushim”. heronjtë tanë të rinj do të marrin pjesë - “FICTION TODAY” në një betejë të furishme, në të cilën për të ndaluar në kohë të ligën, duhet të jenë të gatshëm për gjithçka. Edhe për të vënë mënjanë pasionet e tyre personale, kaq përvëluese dhe kaq shkatërruese.

TITULLI: Mbi të ashtuquajturën “Një Histori e Jetuar” të Çatin Saraçit AUTORI: Tanush Frashëri Historia e kujtimeve të Çatin Saraçit e ballafaquar me dokumentet historike të mbledhura në arkivat e Shqipërisë, Italisë, Austrisë, etj. Një libër historik që si rrallëherë nga anët tona, bazohet në dokumente arkivore të disa shteteve. Ballafaqimi i një libri me kujtime me të vërtetat e nxjerra nga arkivat për vrasjen e Luigj Gurakuqit dhe ngjarjeve të tjera të rëndësishme të viteve ‘30.


22

« SPECIALE

E hënë 1 korrik 2013 •

E

skortë” është emri i ri. Në fakt, ka ekzistuar për shumë vjet, por për të gjithë termat që përdoreshin në fjalimet ishin përsëri “lavire”, “prostitutë”, “kurvë e përjetshme”. “Eskortë” është një emër që duket fisnik. Më tepër se një profesion duket një qëndrim, një specializim sesa një dëshpërim. Nëse dikur të ishe prostitutë parashikonte deri edhe në një tatuazh, një shenjë që nuk i lejonte më asaj për t’u kthyer në jetën e mëparshme, kështu që edhe, në qoftë se kishte ndryshuar qytet, kjo shenjë dëshmonte jetën e saj të rrugës, tani të jesh eskortë mund të rezultojë prestigjioze. Në këto javë të vjen dëshira për të hetuar mekanizmat që të çojnë për të dëshiruar kaq shumë një figurë të këtij lloji. Mekanizmi shpesh është ndryshuar. Shumë eskorta zgjedhin zanatin, sepse, kur kërkon 1000 euro për një marrëdhënie seksuale, klientët zgjidhen me kujdes sipas kategorive. Por jo vetëm kaq. Të jesh eskortë bëhet sinonim i një elite, autonomi, gati krenari: sikur të jesh në krye të një bote ku gjithçka është treg, por ato ndihen në mënyrë që të ofrojnë diçka ekskluzive. Nuk është një shkëmbim i rremë, si të thuash, nuk shtiret që të duhesh apo të pëlqehesh. Jepet ajo që do në këmbim të asaj që të gjithë duan: paratë. Pjesa më e madhe e raporteve personale kanë këtë shkëmbim, por jo të deklaruar. Eskortat shpesh ndihen figura të sinqerta në një oqean të hipokrizisë. Ose kështu bëjnë të mendohet. Bëjnë të besojnë dhe një pjesë besojnë se ato janë të ndryshme nga ato të trotuareve. Sepse ata zgjedhin, ata vendosin një çmim shpesh të disproporcionuar, që sjell jo vetëm mirëqenie, por mbi të gjitha iluzionin e pavarësisë. Elementi fondamental që ndryshon nga trotuari te shtëpia është se çdo gjë ndodh nëpërmjet telefonit. Vajzat vendosin aty se sipas tyre ia vlen, nëse ke para, veshje në një lagje të njohur, nëse je italian, arab, amerikan o afrikan (në këtë rast tarifat rriten, siç bënin vietnamezet me marinsat me ngjyrë apo zonjushat napolitane me të zinjtë e Paisas, në rregullin universal të tregut që famës së kontributit më të madh mashkullor, kërkon edhe një çmim drejtpërsëdrejti proporcional). Sllavet pranojnë çdo tip propozimi, italianet në të kundërtën, angazhohen për një praktikë seksi korrekt. Janë gra që janë bërë shumë të afta në peshimin e zërit, më mirë se mareshalët e vjetër të një kohe në sallat e përgjimit të kuesturave, që duhej të interpretonin theksin e telefonistëve gjatë sekuestrimit të personave për të kuptuar nëse dhe kur ishin seriozë dhe nëse mbi çmimin e pengmarrjes mund të trajtohej apo jo: zëri bëhet një provë besimi, që vjen më parë se trupi. Por sot ka ndryshuar perceptimi. Tani kush shkon me eskortat nuk është më një kurvar. Klientët kanë një emër preciz: “eskortist”. Edhe ata ndihen në njëfarë mënyre pjesë të aristokracisë. Interneti ka ndryshuar gjithçka në këtë treg. Mund të thuhet pa u pasur frikë se gabon se pa uebin nuk do të ekzistonin eskortë. Është uebi që ka ndryshuar këtë botë, më parë i mbuluar. Mafia ruse Mafia ruse menaxhon gati të gjitha shoqërueset të nivelit të lartë me origjinë sllave, sepse padronët moskovitë nuk kanë të bëjnë me vajzat e rrugës. Më të bukurat, ato që me të vërtetë besojnë se mund të lirohen nga çdo varësi, janë të detyruara që të bëjnë globetrotter (prostitutën e lëvizshme): maksimumi gjashtë muaj në një qytet për të mos përfunduar poshtë një padroni. Milano, Parisi, pastaj Londra, pastaj Roma, Madridi dhe Barcelona. Fitimet e ndiejnë dhe shpesh

Tregu italian i

SEKSIT

edhe psikika: mbeten thellësisht vetëm, duke u hedhur një xhiro të tillë dhe në një pikë të caktuar ose përfundojnë te një analist ose vendosin që gjithsesi më mirë një padron se kjo arratisje pa fund. Sigurisht, në këtë biznes të seksit dhe të parave ka edhe shfrytëzues të tjerë, ndoshta më pak të dhunshëm, por

sigurisht jo më pak para kërkues. Midis eskortistëve është e dukshme edhe prania e grave që shpesh përveçse përdorin zhigolot në shitje, shqyrtojnë edhe marrëdhëniet seksuale. Misteri kinez Polemikat në “Escort Forum” janë

shumë komike; ato të llojit moralist dhe ligjor janë më të fortat, mbërritur edhe në një përleshje fizike në një parkim jo larg nga qendra e Breshias, ku dyzet eskortistë u rrahën me një grup kurvarësh. Duke u nxjerrë kokën në botën e tyre nëpërmjet forumeve është e habitshme. Në diskutimet online dhe në shkëmbimin e opinioneve shpesh dalin në sipërfaqe debate të nxehta mbi atë se pse kinezet kushtojnë pak, shumë pak dhe mbi çështjen e nxehtë të puthjes franceze. E kujtoni “Pretty Woman” me Julia Roberts, që i mohonte edhe klientit të saj monopolist Riçard Gir një puthje të vërtetë? E drejta e eskortistit për t’u puthur me eskortën e tij të preferuar kthehet në një lloj betejë civile të eskortistëve më romantikë. Dhe ajo që më parë ishte e errët sot nuk është më dhe falë mbi të gjitha pornografisë lindin dhjetëra fjalë që ndërthuren me perversione të ndryshme. Pastaj, debati mbi kinezet është akoma edhe më i ndezur. Kinezet janë shumë dhe me çmim të mirë. Duket se nuk ka një xhiro shfrytëzimi prapa, por është e njëjta atmosferë që materializohet rreth këtyre dyqaneve bosh të lagjeve kineze. Prostitucioni kinez ka një tjetër marsh, femrat janë më të gatshme për çdo gjë dhe me çmime konkurruese. Janë pikërisht ato që kanë mishëruar, mbi eskortën e një horizonti të vetëm oriental në mendjen e eskortistëve italianë, im-

azhin e gejshës, e gatshme për çdo gjë dhe shërbyese deri në ekstrem. Pjesa e ulët e tregut, por shumë konkurruese me katalogë dhe tarifa, siç ndodh për produkte të tjera “made in China”. Në fillim grupohen në qendra fantomatike masazhi apo shiatsu, ku masazhet dhe agopuntura nuk shihen gjëkundi. Kërkuesit e celebriteteve Më shumë se dhjetë vjet më parë prokuroria e Milanos zbuloi një agjenci të specializuar në turizëm kongresual: furnizonte femra në darkë për profesionistët e konventionit. Operatoret ishin gati të gjitha studente, që me katër darka në muaj mbulonin shpenzimet dhe ndonjë tekë për veshje të markës. Por kreu i listës së katalogut ishte një valetë me dy vjet punë në një program në Itali, një trofe për të cilën shefat e spitaleve dhe komercialistët ishin të gatshëm të firmosnin çeqe me gjashtë zero. Kërkuesit e celebriteteve ëndërrojnë gruan me celuloide, por mbi të gjitha momentin triumfal për të mundur për ta treguar. Ndonjëherë pas këtyre historive të gjysmëcelebriteteve që vihen në shitje ka drama autentike. Libri në realitet është dëshmia drithëruese e një subrete aspirante që hyn në një xhiro perverse të pengjeve seksuale për të hyrë në shoubizin zyrtar. Përgatiti Astrit Domi


SPORT • E hënë 1 korrik 2013

Italia është renditur e treta në Kupën e Konfederatave, pasi ka mundur nëpërmjet penalltive Uruguajin. Koha e rregullt ka përfunduar barazim 2-2, ndërsa në “ruletën” e 11-metërshave, Xhixhi Bufon, edhe pse nuk shquhet për pritje të penalltive, ka demonstruar klasin e tij duke pritur 3 penallti të uruguajianëve dhe duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij. Pra Italia ka fituar 5-4 në total pas 11-metërshve. Ndeshja e djeshme ka qenë me një ritëm më të lartë nga ana e Uruguajit. Italia pas 120 minutave me Spanjën, ishte shumë e lodhur dhe kishte edhe disa mungesa, si Andrea Pirlo, çka ndikoi në lojën e saj krijuese. Gjithsesi me pragmatizmin e eksperiencën që i karakterizon italianët ishin të parët që kaluan në avantazh. Në minutën e 25’ Dimianti godet fortë, Muslera nuk largon dhe topi përplaset mbi vijën

Bufon pret 3 penallti, Italia e treta

fatale, aty ku mbrojtësi italian Astori e shtyn në rrjetë, duke marrë autorësinë e një goli, që nuk dihet a do të cilësohej i tillë nga gjyqtarët. Me rezultatin 1-0 për Italinë mbyllet pjesa e parë. Në të dytën freskia e Uruguait, por edhe dëshira ishin më të mëdha. Amerikanolatinët krijuan më shumë raste

dhe në 58’ Kavani ka barazuar në 1-1. Pas barazimit ritmi i lojës ra dhe sidomos italianët nuk prodhuan lojë sulmuese. Gjithsesi me rastin e vetëm që ata patën e gjetën golin. El Sharaui fitoi një goditje në hyrje të zonës dhe këtë herë Diamanti e dërgon vetë direkt në rrjetë, 2-1. Vetëm pesë minuta më pas

Kavani i përgjigjet Italisë me të njëjtën monedhë. Në 78’ goditje dënimi për Uruguajin në hyrje të zonës dhe sulmuesi i Napolit e dërgon topin pas shpinës së Bufonit 2-2. Me këtë rezultat u mbyll koha e rregullt, por edhe 30 minutat e shtesës. 11-metërshat filluan shumë mbarë për Italinë, pasi Bufon ka pritur goditjen e parë, atë të Forlan. Më pas Akuilani e El Sharaui kanë shënuar për Italinë, ndërsa Kavani e Suarez për Uruguain. De Shilio ndalet tek penalltia e tretë nga Muslera, por menjëherë Bufon ruan avantazhin duke pritur penalltinë e shokut të skuadrës tek Juventusi, Kaseres. Një tjetër juventin, Xhiakerini i ka dhënë avantazhin real Italisë dhe Bufon ka pritur edhe goditjen e Garganos, duke i dhënë fitoren “axurrëve” 3-2 me 11-metërsha dhe 5-4 në total.

Rosberg triumfon në Silverstone Pas një gare emocionuese, por edhe problematike për shkak të gomave “Pirelli”, Niko Rosberg ka arritur të fitojë Çmimin e Madh në pistën klasike të Silverstone. Fetel tradhtohet nga kutia e marsheve, Alonso përfiton duke ulur diferencën në 21 pikë

G

ara e djeshme në Formula 1 padyshim ka dhuruar emocione të mëdha për gjithkënd që e ka ndjekur. Në fakt, me këtë garë, shumë analistë mendojnë se u rikthyen edhe njëherë emocionet e vjetra, rrënqethëse të këtij sporti automobilistik. Rosberg triumfon Niko Rozberg ka triumfuar në pistën e famshme të Silverstonit. Rosberg nisi garën pas Hamilton dhe para Fetel. Por në start piloti gjerman i Red Bull fitoi një pozicion duke u vendosur menjëherë pas Hamilton. Piloti britanik nisi të fitojë terren në krye të garës, por kjo deri në xhiron e 8-të, kur i plas goma e pasme në anën e majtë. Hamilton menaxhon futjen në bokse, por dalje prej tyre do ta çonte të fundit në renditje, ndërsa gara kryesohej nga Fetel. Një xhiro më vonë, të njëjtin fat si Hamilton pati edhe piloti i Ferrarit, Felipe Masa, plas sërish goma e pasme në krah të majtë. Në xhiron e 14-të është radha e gomës së majtë të një “Toro Rosso” për t’u shpërbërë frikshëm në mes të pistës. Kjo çoi në vendimin për të futur në pistë makinën e sigurisë, nga ku “zerohen” distancat mes Fetel, që kishte nisur shkëputjen dhe ndjekësve të tij. Piloti gjerman kryesoi garën deri në xhiron e 41-të, kur makina e tradhëtoi për shkak të një avarie teknike. Fetel detyrohet të braktisë makinën e tij në pisë dhe sërish del makina e sigurisë, që zeron distancat. Menjëherë të gjithë pilotët

kryesues kanë ndërruar gomat, veç Lotusit të Kimi Raikonen. Sapo ka rinisur gara, kur mbeteshin 7 xhiro nga përfundimi i garës, pilotët kanë dhuruar një spektakël që kishim kohë pa e parë në Formula 1. Rosberg morri kryesimin pas largimit të Fetel e ruan atë deri në fund, por Mark Veber me Red Bull ka kaluar Raikonen. Spektakli më i madh ka ardhur nga Alonso e Hamilton, përkatësisht në vendet 8 e 9-të, në momentin që rinisi gara, dy ish-kampionët e botës për pak xhiro kanë kryer kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

nga katër parakalime, duke e përfunduar garën në vendet 3 e 4. Kështu gara pati fitues Rosberg me Mercedes, në vend të dytë Veber me Red Bull, në të tretin Alonso me Ferrari dhe në të katërtin Hamilton me Mercedes. Alonso ngushton në 21 pikë diferencën nga Fetel Pavarësisht se Ferrari nuk ka qenë në ditët e veta më të mira në pistën angleze, ashtu siç rodhan gjërat dhe me strategjinë e shpërthimin e Alonsos

në fund të garës, vendi i 3-të i arritur ka ndezur shpresat për luftën për titull. Pas garës së djeshme, Sebastian Fetel vazhdon të kryesojë listën e pilotëve, megjithatë diferenca e tij me Fernando Alonson është ngushtuar, në veçse 21 pikë. Fetel kryeson me 132 pikë, ndjekur nga Alonso me 111 pikë. Pas tyre vjen Raikonen me 98 pikë. Red Bull kryeson edhe në renditjen e konstruktorëve me një diferencë të djeshme ndaj Mercedes dhe Ferrarit.

politika: ERVIN KOÇ, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

»

23

Arsenali, pas Higuain kërkon dhe Runin Arsenali duket gjithnjë e më pranë sulmuesit të Realit të Madridit, Gonzalo Hiaguain. Tashmë duket se mungojnë vetëm detajet që do të zyrtarizonin dhe kalimin e argjentinasit në Londër. Hiaguain duket se ka arritur plotësisht marrëveshjen me Arsenalin, por nuk kërkon të nxitohet sa i përket firmës me “topçinjtë”. Por ajo duket se do të vijë shpejt edhe për një fakt tjetër të thjeshtë. Higuain kishte dhe një alternativë tjetër, të shkonte në Torino tek Juventusi, por transferimi i tij te ky klub duket i marrë fund pasi atje ka shkuar bashkëkombësi i tij Karlos Tevez. Sakaq, nga ana tjetër ardhja në krye të Realit e trajnerit Karlo Ançeloti nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim në situatën e Hiaguainit në Madrid. Ndaj për të duket më e udhës të largohet nga Spanja dhe të provojë një eksperiencë të re në Londër te Arsenali. Por veç Higuainit, Arsenali po mendon edhe për sulmuesin e Mançester United, Uejn Runi. Madje sipas shtypit britanik Arsenali i ka bërë Mançeserit një ofertë prej 23 milionë eurosh për sulmuesin. Kështu Ardsenali ka vendosur të futet si pykë mes United dhe Barcelonës, duke e bërë dhe më interesante të ardhmen e Runit.

Fiorentina: Juventus, hajde merre Jovetiç Në një kohë që Juventusi arriti të merrte Karlos Tevez, Fiorentina ka “merak” se kampionët e Italisë nuk do kërkojnë më shërbimet e Jovetiç. Ndaj, edhe drejtori sportiv i Fiorentinës i ka bërë një ftesë publike Juventusit për të nisur bisedimet për sulmuesin në fjalë. “Nuk mendoj se një lojtar si Jovetiç mund të largohet nga Juventus pasi arriti të marrë Tevez, por për këtë çështje duhen pyetur bardhezinjtë. Sipas këndvështrimit tim, paratë nuk kanë erë, ndaj nuk përbën problem nëse Juventusi blen këtë lojtar, edhe pse familja Dela Vale nuk është shumë e kënaqur me torinezët”, u shpreh zyrtari i Fiorentinës. Tashmë mbetet për të parë nëse Juventusi do të interesohet për të, apo do të mjaftohet me blerjet e deritanishme. Barcelona në tentativën e fundit për Tiago Silvën Këto pritet të jenë ditë vendimtare për të ardhmen e mbrojtësit të Brazilit, Tiago Silva. i vënë në qendër të synimeve të Barcelonës, mbrojtësi i PSG-së, duket në vështirësi zgjedhje. Në Paris gëzon një reputacion të madh. Jo vetëm, por në krah ka dhe shiritin e kapitenit të kampionëve të Francës. Megjithatë në Barcelon askush nuk ka ndër mend të dorëzohet dhe do të kërkojnë të bindin lojtarin deri në minutën e fundit për të nënshkruar me ta. Për këtë qëllim drejtori i Barcelonës, Sanllehi ka udhëtuar deri në Brazil për t’u takuar me futbollistin dhe përfaqësuesin e tij Paulo Tonieto. Sipas të gjitha gjasave, takimi mes Tiago Silvës dhe drejtorit të Barcelonës do të zhvillohet në përfundim të ndeshjes finale në Kupën e Konfederatave mes Brazilit dhe Spanjës. Megjithatë për kampionët e Spanjës do të jetë shumë e vështirë të gjejnë gjuhën e përbashkët me sheikun e PSG-së, Naser Al Kelaifi. Pasi ka lënë të largohet trajnerin Karlo Ançeloti, sheiku vështirë se do t’i hapë rrugë Tiago Silvës. Në ditën e prezantimit të trajnerit Lorent Blank, Al Kelaifi ka deklaruar prerë: “Ibrahimoviç dhe Tiago Silva do të qëndrojnë në Paris deri në përfundim të kontratës së tyre”. Një mesazh i qartë ky për Barcelonën dhe çdo klub tjetër që shpreson t’i rrëmbejë PSG-së yjet e saj.

Alkantara gjithnjë e më pranë United Ylli i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle U-21, Tiago Alkantara duket gjithnjë e më larg Barcelonës. Mesfushori vazhdon të kërkohet me ngulm nga Mançester United. “Djajtë” kanë vendosur të mos humbasin më kohë por të hidhen në sulm frontal për të pasur shërbimet e Tiago Alkantras. Sipas asaj që raportojnë gazetat britanike, Mançesteri po bën gjithçka për t’i prishur mendjen mesfushorit. Së fundi bëhet me dije se United është gati t’i trefishojë pagesën mesfushorit, në mënyrë që ai të vendosë të shkojë në Angli. Sipas asaj çfarë shkruajnë në Angli, Mançester United është gati t’i ofrojë një pagesë prej 140 milionë eurosh në sezon mesfushorit spanjoll.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

E hënë 1 korrik 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.