DOkle PS-LSI, Fullani kredite, hondurras

Page 1

»18-19

Vitet 1912-1924

Shpallja e pavarësisë dhe KLSH në qeverinë e Zogut dhe të Nolit E mërkurë

1 maj 2013

Viti IX, Nr. 2963 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

At Nikolla Marku

FRD kërkon mështetjen Meshat në kishën e me vota te të përndjekurit Bamir Topi: PD ka punësuar komunistët. Opozita cilësohet bashkëpunëtore për Gërdecin, nuk reagoi për tragjedinë

financimet

Bankat bllokojnë kreditimin, ulet norma e interesit nga BSH Politikat lehtësuese nuk kanë ndikim në reagimin e bankave të nivelit të dytë. Inflacioni mbetet brenda objektivave

»3

»10

Shën Mërisë do të mbahen vetëm në gjuhën shqipe

Koalicioni PS-LSI Dokle: Formula e fitores

»7

Financimi i fermave

Kushtet për të përfituar nga grantet e huaja dhe vendase Dokumentet që duhet të dorëzohen sipas projektit të financimit dhe afatet për t’u shpallur fitues. Ministria e Bujqësisë shpall garën »9

Opinion Nga Elvis Kotini

Opsione dispositive

»16

Nga dr. Hazbi Shehu

Vullkanet, vallëzimi i kontinenteve »17

»2 Rama argumenton up ndryshimet në gr dhe kandidaturat

Reagimi i Olldashit

et e Ndjesa për gabim et bëra dhe përplasj me emrat e PS

a PD nuk tërhiqet ng ita KQZ kërkon nga opoz dorëzimin e emrave

»2-3

Rama të mbajë shënim te blloku i Ilir Metës

Pasuri dhe pushtet

Honduras atje ku policët janë dhe vrasës me pagesë Një nga vendet më të bukura në botë si pika kulmore e përplasjeve të botëve dhe kriminalitetit, skenarët e klaneve »22

Kontrolli i metabolizmit

Mjekët vënë alarmin për rrezikun e lartë të sëmundjeve në Shqipëri »6 Mjekët japin këshilla se si mund të mbahet në kontroll shëndeti personal. Shenjat kur duhet të shqetësohemi

Drejtori Mati Çela

Mësuesit nuk duhet të jenë në mitingje, kanë mision të shenjtë

»10


02

« POLITIKË

E mërkurë 1 maj 2013 •

KREU I PS U KONFIRMON DEPUTETËVE MOSPËRFSHIRJEN NË LISTA

Rama: Ndryshimet në grup të natyrshme Kërkesa për opinionin publik: Ju kërkoj ndjesë për gabimet që kam bërë

Deklarata “Në këtë grup parlamentar të gjithë janë protagonistë të dobishëm të rrugëtimit tonë të katër vjetve që vijnë, që të gjithë pa asnjë përjashtim. Pavarësisht ndryshimeve të natyrshme që duhet dhe do të ndodhin brenda grupit, pavarësisht se në cilën anë të asaj hemisferës së parlamentit do të qëndrojmë, në anën e legjislativit apo të ekzekutivit, e rëndësishme është që çka kemi mbjellë të gjithë së bashku Shqipëria ta korrë më 23 qershor si një fitore për vendin, si një fitore për çdokënd”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij përpara deputetëve të PS-së. Por pas kësaj deklarate ka menduar dhe frazën që duhet të mbajë lart moralin e ligjvënësve që do të penalizohen. “Gjithkush që ka kontribuar në këta katër vjet ka bërë një investim që jo vetëm nuk mund ta hedhë poshtë në funksion të mbrojtjes së interesave të publikut, por përkundrazi, duhet ta çojë përpara për t’i mbrojtur interesat e publikut nga ana tjetër e barrikadës, nga ana e forcës që qeveris vendin, nga ana e forcës që do të marrë mandatin për të qeverisur vendin, nga ana e forcës që sot udhëheq me diferencë në dëshirat dhe pritshmëritë e shqiptarëve pikërisht sepse i ka bindur shqiptarët se ka një projekt bazuar mbi një vizion dhe që ka një skuadër që mund ta garantojë këtë projekt”, - deklaroi Rama. Në këtë mbledhje të fundit me një përfaqësim të tillë të grupit kuvendor socialist kryetari dha për ta jo pak porosi. Sipas tij, pavarësisht nëse do të jenë apo jo në lista, të gjithë duhet të jenë pjesë e punës në fazën finale në terren për zgjedhjet e 23 qershorit. “Ne të gjithë të funksionojmë si një skuadër kompakte, të provojmë se secili prej nesh këtu është pjesë e një skuadre që është më e madhe sesa një grup parlamentar. E një skuadre që duhet

“21 janari mbetet amaneti i madh i këtij 4-vjeçari në opozitë dhe një prej synimeve tona madhore për drejtësi gjatë 4-vjeçarit tjetër në qeverisje. Kemi humbur njerëz si të ishim në një fushë lufte me një armik, jo në një vend pluralist përballë një kundërshtari politik. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që Shqipëria ka pasur pas atyre të vitit 1992.”

“Këto zgjedhje nuk mund dhe nuk do t’i fitojmë me 10 vota. Kjo kërkon që secili prej nesh, çdokush nga anëtarët e këtij grupi, që ka investuar katër vjet të jetës për të çuar përpara një betejë opozitare jashtëzakonisht të vështirë, sot të jetë zëdhënësi i domosdoshmërisë për një pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje, përçuesi bindës se PS-ja është ndryshe.”

Kërkesa

U

tha se një pjesë e tyre nuk do të jenë më deputetë dhe reagimi ishte vetëm një ulje kokash. Të radhitur në tryezën ku zhvillohen mbledhjet e grupit parlamentar socialist, ligjvënësit e PS-së dëgjuan në këtë takim të fundit kreun e tyre, i cili kishte rezervuar dhe surprizën e radhës. Përveç porosive për secilin pjesëtar të këtij grupimi Rama u bëri të qartë në mënyrë publike se përbërja e këtij grupi pas 23 qershorit do të kishte jo pak ndryshime. Sipas tij, është dita për të vënë interesin madhor të vendit mbi çdo egoizëm dhe mbi çdo interes sado legjitim vetjak. Por nuk ka munguar dhe ndjesa publike që ka kërkuar ai për gabimet që mund të ketë bërë.

Prioriteti

Oli Xhilaga

Nis punën komisioni hetimor

“Kadilli: Siguroj Ramën se do të zbardhet vetëm e vërteta” Nis punimet komisioni hetimor parlamentar ndaj liderit të opozitës Edi rama. Rreth orës 17:00 të ditës së djeshme në mbledhjen e parë të komisionit për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të incidentit të datës 24 prill 2013 pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës mes kreut të Partisë Socialiste Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka ishin të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës, pasi opozita e ka bojkotuar. Kreu i komisionit, Fatbardh Kadilli, u shpreh se në Vjenë është cenuar dinjiteti i një diplomati shqiptar dhe për këtë ky komision zotohet se do të zbardhë të vërtetën. “Do të bëjmë hetim të plotë, të thellë e të paanshëm. Ky incident kapërcen kufijtë e një incidenti, është cenuar dinjiteti jo vetëm i një diplomati, por edhe i Shqipërisë në opinionin ndërkombëtar. Opozita nuk ka dërguar përfaqësues të saj në këtë komision. Kam përgjegjshmëri që me punën e këtij komisioni të adresojmë edhe qëndrimet e fshehura publikisht edhe nga opozita rreth asaj që ndodhi në Akademinë Diplomatike të Vjenës. Siguroj Ramën se kemi vullnet t’u dëshmojmë shqiptarëve të vërtetën dhe asgjë më shumë”, - u shpreh Kadilli. Luçiano Boçi dhe Osman Metalla kërkuan përshpejtimin e punimeve të komisionit, për shkak se pak ditë kanë ngelur dhe Kuvendi mbyll punimet. Pritet që më 20 maj ky komision të miratojë raportin përfundimtar dhe më pas do të bëjë edhe votimin e këtij akti në seancën plenare. Ky komision hetimor u ngrit me kërkesën e një grupi deputetësh demokratë për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 24 prill ndërmjet kreut të opozitës Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka.

“PS të sjell kandidaturat për në KQZ”

të bëjë betejën zgjedhore të fushatës në të gjithë territorin, jo vetëm si përfaqësi parlamentare, por si një përfaqësi shumë më e gjerë me protagonistë të panumërt në të gjithë Shqipërinë, me drejtues të Partisë Socialiste, me drejtues të njësive vendore, me drejtues të forumeve tona të rinisë dhe të grave. Me drejtues të grupeve, të komuniteteve, shoqatave, me individë, me njerëz që janë të gatshëm t’i bashkohen Aleancës për Shqipërinë Euro-

NDJESA Në fjalën e tij Rama drejtoi dhe një kërkesë. “Sot është dita për t’ju thënë të gjithëve se, nëse ka ndodhur, dhe me siguri ka ndodhur, që pa dashje të kem gabuar edhe unë, me këdo prej jush, në rrugën e vështirë e plot mundime që kemi përshkuar deri këtu, ju kërkoj sinqerisht ndjesë. Për mua të gjithë pjesëtarët e këtij grupi kanë qenë dhe do të mbeten bashkëpunëtorët më të afërt të rrugës së përbashkët, që vazhdon me fitoren e 23 qershorit dhe me qeverisjen e vendit për 4 vjetët që vijnë”, - u shpreh kreu i PS-së. piane, si një front i madh për të garantuar rotacionin dhe për t’i

Nisma e PS kundër qeverisjes aktuale

Hysi: Berisha dështoi me drejtësinë, mos e votoni Drejtësia shqiptare është jo vetëm e munguar, e mohuar, por dhe e korruptuar, dhe ky është një tjetër dështim i qeverisë “Berisha”. Ky ishte konstatimi i ardhur dje nga deputetja e PS-së Vasilika Hysi, e cila në vijim të denoncimeve të 100 arsyeve për të mos votuar Berishën u ndal pikërisht në sistemin e drejtësisë. “Drejtësia shqiptare sot është një mall që blihet e shitet nga ai që paguan më shtrenjtë, duke bërë të pamundur që të gjithë shtetasit të jenë të barabarta para ligjit; duke

Bylykbashi: PD nuk negocion me socialistët për KQZ-në

bërë të pamundur që drejtësia të flasë për të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në kufijtë e mbijetesës. Sot çdo shqiptari që i duhet të mbrojë të drejtat e tij kushtetuese ky shtet i kërkon të paguajë tarifa të papërballueshme që në tentativën e parë të kërkimit të drejtësisë. Tarifa bazë vetëm për shqyrtimin e çështjes është 120 mijë lekë”, - vlerësoi Hysi. Por sipas saj, shuma prej 120 mijë lekësh është vetëm fillimi, vijojnë më tej të shtohen tarifat. “Kësaj tarife i duhet shtuar 3% e vlerës të dëmsh-

hapur rrugë një rilindjeje shqiptare”, - vlerësoi Rama.

përblimit të kërkuar në padi dhe atëherë kur shkaktar i dëmit është vetë shteti. Në çdo 1 milion lekë dëmshpërblim si pasojë e dëmit të shkaktuar me padrejtësi 120-mijëshit i duhen shtuar 30 mijë lekë. Të mos harrojmë këtu dhe shpenzimet e tjera gjyqësore, siç është dhe tarifa e ekspertëve, e cila varion nga 40 mijë lekë deri në 1 milion lekë për çdo ekspertizë”, - sqaroi ligjvënësja socialiste. Ndërkohë që Hysi garantoi se Partia Socialiste pas 23 qershorit do të mundësojë akses të plotë në drejtësi për të gjithë shqiptarët duke hequr çdo pengesë ligjore apo administrative, duke garantuar kështu barazinë e plotë përpara ligjit të të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim.

Partia Demokratike nuk do të negociojë me socialistët për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Oerd Bylykbashi, ekspert i demokratëve, thotë se zgjidhja është në Kod, por Edi Rama po bllokon për të justifikuar humbjen, sepse e djathta fiton zgjedhjet e 23 qershorit. “Të gjitha llogaritë e koalicionit të vitit 2009, nëse ne i ribëjmë kështu siç janë koalicionet, PD-ja dhe koalicioni i saj fitojnë 71 mandate. Në këtë perceptim të humbjes zoti Rama nuk bën gjë tjetër veçse krijon një krizë e më pas thotë: ‘Si mund të dalë unë nga kjo krizë nëpërmjet një negociate?’ Nuk mund të negociosh mbi ligjin, mund të negociosh për ligjin në kohën që po diskutohesh. Por që të bëhet ajo që thotë zoti Rama që Kodin Zgjedhor ta zëvendësojmë me një marrëveshje, kjo nuk mund të bëhet”, - deklaroi Bylykbashi. Kërkesën për marrëveshje të majtët e kanë shoqëruar dhe me një formulë të re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me variantin tre anëtar të opozitës, tre të mazhorancës dhe kryetar konsensual, për të cilën Bylykbashi shprehet: “Ajo që thotë zoti Rama është një farsë, nuk ekziston termi “kryetar konsensual”. Konsensualiteti mund ndodhë gjatë votimit, por nuk është një mekanizëm që kërkohet dhe, kur kjo nuk arrihet, kalohet në një mekanizëm tjetër. Kryetarja aktuale është votuar nga parlamenti me një procedurë të ligjshme dhe i gjithë ky debat nuk ekziston më”, - shprehet Bylykbashi. Ai thotë se Kodi jep zgjidhje edhe për rastet kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i paplotësuar. “Në mënyrë fare të qartë Kodi, e zezë mbi të bardhë, thotë se KQZ-ja funksionon kur ka 4 anëtarë, që votojnë, që janë prezent në mbledhje, pra bëjnë kourumin dhe jo më kot e thotë këtë dhe merr vendime me 4 anëtarë. Sigurisht, kur i duhet që të ketë 5 vota, do të duhen 5. Nëse kjo nuk është e mundur, zgjidhja është gjithmonë në Kolegjin Zgjedhor”, - u shpreh Bylykbashi.


POLITIKË • E mërkurë 1 maj 2013

• “Jemi së bashku me ju për t’i dhënë fund tranzicionit të institucioneve. Kërcënimi më i madh na vjen nga despotizmi politik dhe nga pafuqia për të mbajtur premtimet. Mjafton të shohim arlamentin, faktikisht jemi të detyruar të shohim akte të padenja politike, mungesë të produkteve ligjore. Mjafton të shohim zgjedhjet. Ne jemi i vetmi vend anëtar në NATO që shtrohet pyetja: si do të mbrohet vota? Jemi vendi ku shpenzohen energjitë për luftën në KQZ. Jemi vendi ku politika flet më shumë për madhësinë e halës së ngjalës sesa për ekonominë.”

»

03

• Pika më e rëndësishme e mbledhjes së djeshme ishte ajo e miratimit të programit dhe statusit të FRD-së dhe menjëherë pas saj do të publikohet lista me 212 kandidatët e propozuar nga baza për deputetë. Gjatë ditëve të ardhshme kryesia e FRD-së do të përzgjedhë nga kjo listë 140 emrat që do të depozitohen në KQZ të hënën e ardhshme. Pika tjetër ishte mandatimi i strukturave aktuale për të përgatitur FRD-në për zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa pika e fundit miratimi i një rezolute për situatën politike në vend.

TOPI: FRD SHTËPIA E ISH-të PËRNDJEKURVE, PD PUNËSOI DREJTUES KOMUNISTË

LIGJET

FRD, baza elektorale të përndjekurit

Drafti i ri

“Opozita bashkëpunëtore me mazhorancën, nuk reagoi për Gërdecin” Ervin Koçi

KQZ

B

aza elektorale e FRD-së duket se do të jetë shtresa e ish-të përndjekurve politikë. Gjatë konventës kombëtare të zhvilluar dje në ambientet e Pallatit të Kongreseve me delegatët e FRD-së kreu i kësaj force politike akuzoi ish-kryetarin e tij te PD-ja, Sali Berishën, se mori në mbrojtje ish-drejtues komunistë duke përzënë dhjetoristët. Krahas kësaj ai kritikoi partitë e tranzicionit se i përdorën dhe i braktisën ish-të përndjekurit dhe shtoi se FRD-ja do të jetë shtëpia e tyre e vërtetë. “FRD-ja operon në një mjedis problematik për shoqërinë shqiptare. Të gjithë e dinë që e djathta është në krizë, pasi investoi shumë për ish-komunistët, zyrtarë që për hir të interesave të pushtetit kanë braktisur çdo nocion të së djathtës. Kjo e djathtë në pushtet zgjodhi aleancë me ish-komunistët dhe gjysmën e opozitës së majtë, ndërkohë që dëboi ish-dhjetoristët dhe ishtë përndjekurit. Kjo e djathtë në pushtet nuk e njeh nocionin bazë të demokracisë - votën dhe oponencën. Nuk nxit dhe as mbështet një partneritet aktiv dhe të sinqertë me SHBAtë dhe BE-në. Nuk ka identitet dhe e konsideron moralin mbetje arkaike”, - tha Topi. Kreu i FRD-së sulmoi dhe opozitën, të cilën e akuzoi si bashkëpunëtore të mazhorancës. Sipas kreut të FRD-së, Berisha dhe Rama dhunuan Kushtetutën në vitin 2008, ditë që shënon edhe rënien e institucioneve shqiptare. Ndër-

“Situata për shkak të ndryshimeve të vitit 2008”

AKUZA PËR KOALICIONIN E MAJTË Topi ka sqaruar edhe një herë vendimin e FRD-së për të dalë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas Topit, FRD-ja nuk u bë pjesë e koalicioneve pa moral, duke hedhur në këtë mënyrë akuza të drejtpërdrejta për koalicionin e ri të majtë, ku Lëvizja Socialiste për Integrim u ribashkua me Partinë Socialiste, pasi një qeverisje katërvjeçare me kreun e demokratëve Sali Berisha. “Me vjen keq, por të futesh në koalicione pa asnjë moral dhe princip, pa asnjë kohezion programor dhe vetëdije, që kanë bërë atë që nuk e pranojnë qytetarët, njerëz që lëvizin nga një parti në tjetrën për t’u bërë bashkë ata që janë sharë dhe kanë përdorur institucionet më të rëndësishme të shtetit. Të fyen dhe të dalin të nesërmen sikur nuk ka ndodhur asgjë është moral që nuk na përket neve, por i përket politikës së vjetër, që nuk ofron asgjë për shqiptarët”, - theksoi Topi.

kohë ai kritikoi mosreagimin e opozitës në situata tragjedie si ajo e Gërdecit. “Pak fjalë për të majtën, e cila gëzon spektrin e vet të natyrshëm të atyre qytetarëve shqiptarë që kanë bindje majtas. E majta shqiptare është në krizë morale dhe përfaqësimi. Premtimet për rilindje vijnë në kontrast të thellë me aleancat dhe ko-

rrupsionet e koalicioneve. Pasi sistemi korruptiv qeverisës tani është produkt konsensual mes lidershipit të së majtës dhe kryeministrit aktual. Pas shpërthimit të Gërdecit më 15 mars të vitit 2008 opozita shqiptare duhej të kishte qenë më shumë aktive se kurrë në pozicionin e saj për të nxjerrë të palarat e pushtetit për

atë që ndodhi në Gërdec, pra dhunimin dhe masakrimin e pushteteve. Kjo e majtë, në vend që të bënte opozitën, u fut në proces, duke i dhënë oksigjen pushtetit, që vijoi dhe më 21 prill të vitit 2008, kur u bënë bashkautorë të dhunimit të Kushtetutës dhe bashkautorë të rënies së institucioneve njëri pas tjetri”, - tha Topi.

Topi u shpreh se shkaktare të situatës së krijuar në KQZ janë modifikimet që PD-ja dhe PS-ja i bënë Kushtetutës. Sipas Topit, KQZ-ja operon vetëm me një krah, duke shprehur se në prag të zgjedhjeve të qershorit nuk ekziston asnjë garanci për këto zgjedhje. “KQZ-ja ka qenë pjesë e modifikimeve kushtetuese, që prodhuan dhe vijojnë të prodhojnë pasiguri për zgjedhjet. Kjo është arsyeja që KQZ-ja i ngjan një organizmi dhe skeleti që operon vetëm me njërin krah, nuk është aspak funksional dhe nuk ka asnjë lloj garancie. Në atë institucion vijon të operojë një frymë despotike”, - shtoi Topi, i cili nuk kurseu kritikat ndaj Kuvendit të Shqipërisë, që sipas tij është kthyer në institucionin më të diskretituar në vend në saje të Kryetares Jozefina Topalli. Ishpresidenti i vendit, Bamir Topi, theksoi se partia e tij kërkon institucione të forta, proces të rregullt zgjedhor, ku të marrin pjesë të gjithë shqiptarët dhe uljen e numrit të deputetëve. Baza e FRD-së, sipas Topit, do të jenë demokratizimi i institucioneve dhe reformimi i së djathtës.

DY JAVË PARA SKADIMIT TË AFATIT KQZ PA VENDIMMARRJE, SHTYHEN 37 QV

QV në ambiente private, ende pa zgjidhje Gjonçaj akuzon PD se ka ngritur QV në ambiente militantësh Kur kanë mbetur më pak se dy javë kohë për regjistrimin e të gjitha qendrave të votimit në ambietet private, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti as në mbledhjen e djeshme që të miratojë aktin e përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Problematika lindi që në diskutimin e draftit të hartuar nga administrata, ku përfaqësuesi politik i PS-së, Genc Gjonçaj, rreshtoi një numër të madh qendrash votimi si të parregullta. Sipas Gjonçajt, vetëm në Bashkinë Kamzës ishin ngritur rreth 17 qendra votimi

të parregullta, pasi në atë zonë ka disa institucione publike, si shkolla dhe ambulanca, të cilat mund të shërbejnë si ambiente votimi për ditën e zgjedhjeve parlamentare. Krahas kësaj zone ai paraqiti edhe 13 qendra votimi të tjera në ambiente private si të parregullta, duke argumentuar se rreth komunave kishte godina publike. Ai hodhi edhe akuza ndaj kreut të Bashkisë së Kamzëz Xhelal Mziu, duke theksuar se kishte paraqitur këtë qendër votimi duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe me detyrat që e ngarkon.

Reagimi i përfaqësuesit politik të PD-së Njazi Kosovrasti nuk mungoi. Ai replikoi me Gjonçajn, duke theksuar se qendrat e votimit në ambiente private në Bashkinë e Kamzës ishin të domosdoshme, pasi në ato vende janë zhvilluar zgjedhjet historikisht, duke e konsideruar pretendimin e Gjonçajt si të pavend. Tani mbetet që KQZ në një kohë shumë të shkurtët të zgjidhë këtë problematik, ose në të kundërt institucioni do të përballet me një sërë akuzash nga kampi socialist.

Gjyqe pa para për persona pa të ardhura Personat që nuk kanë mundësi ekonomike dhe janë me ndihmë sociale nuk do të paguajnë taksën për proceset gjyqësore. Drafti i miratuar dje në Komisionin e Ligjeve shmang një sërë kategorish nga detyrimi fiskal për procesit gjyqësore që mund të kenë këta individ. Sipas projektligjit, kategoritë që shmangen nga taksa për procesin gjyqësor janë: personat me ndihmë sociale, personat me të ardhura të kufizuara dhe viktimat e trafikut të dhunës. Ky draft i paraqitur nga Ministria e Drejtësisë gjeti mbështetjen e opozitës, e cila bashkoi votën e saj me mazhorancën për këtë projektligj. Me këtë nismë ligjore të miratuar me konsensus në Komisionin e Ligjeve synohet që të shmangen nga barra e rëndë e pagesave të gjithë njerëzit në nevojë, të cilët nuk i drejtohen gjykatës sepse nuk kanë mundësi për të paguar tarifat gjyqësore. Referuar tarifave aktuale, për një proces civil shërbimi gjyqësore llogaritet nga 20 mijë deri në 40 mijë lekë të reja, shumë e cila për një kategori të caktuar individësh është e pamundur të përballohet, duke i lënë ata në abuzimin e dhunës apo të ndonjë faktori tjetër. Koha kur ky ligj do të hyjë në fuqi është llogaritur të jetë 1 janari i vitit që vjen, pasi deri tani janë bërë shumë ndryshime në buxhetin vjetor. Rrjedhimisht, nëse do të bëhej edhe një ndërhyrje tjetër, do të vihej në pikëpyetje realizimi i performancës fiskale për vitin 2013.


04

« POLITIKË

E mërkurë 1 maj 2013 • SEKUI: BISEDIMET PËR STATUSIN HAPEN PAS ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE

Volfart apel PS: Plotësoni vendet në KQZ Diplomati i OSBE-së kërkon bashkëpunim ndërmjet PS e PD Ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart, kërkon legjitimitet të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Duke komentuar situatën e krijuar në KQZ ambasadori Volfart tha se zgjidhja e kësaj situate duhet të jetë pika kryesore e çdo force politike dhe për këtë duhet bashkëpunim mes palëve. Krahas kësaj ai bëri thirrje për plotësimin e vendeve bosh në tavolinën e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve dhe si zgjidhje për të ai sugjeroi bashkëpunimin ndërmjet dy forcave kryesore të politikës në vend - Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. “Është shumë e rëndësishme që qeveria, pra shumica, të bëjë përpara për të krijuar një atmosferë që lejon hapa të mëtejshëm, ashtu sikurse është e rëndësishme që opozita të paraqesë pjesë konstruktive të këtij dialogu për të plotësuar anëtarësinë e KQZ-së. Ky ndërveprim është

shumë i nevojshëm. Pra, më lejoni të ritheksoj: duhet të punohet për të rritur besueshmërinë dhe ligjshmërinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai mund të funksionojë siç është tani, por duhet bërë më shumë dhe për këtë nevojitet ndërveprimi pozitiv i partive politike”, -deklaroi Volfart. Ndërsa pak orë më pas diplomati i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui, i kujtoi politikës lidhjen e fortë mes zgjedhjeve dhe statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Sipas tij, çështjes së statusit BE-ja do t’i rikthehet menjëherë pas 23 qershorit, duke mbajtur të njëjtin qëndrim me eurokomisionerin për Zgjedhimin e Bashkimit Europian Stefan Fyle, i cili gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë pak muaj më parë theksoi se statusi i vendit kandidat për Shqipërinë do të merret në konsideratë pas testit të

zgjedhjeve parlamentare. “Po ndjek me vëmendje situatën. Zgjedhjet janë një test i rëndësishëm për jetën demokratike të çdo vendi. Kemi besim se procesi zgjedhor do të jetë ai që meritojnë shqiptarët. Ne besojmë se Shqipëria ka potencial për të qenë anëtare e BE-së. Mbas zgjedhjeve do t’i hyjmë menjëherë punës për të vlerësuar rrugën e Shqipërisë për rinjohjen e statusit të vendit kandidat. Kjo do të thotë se puna për këtë rinjohje do të marrë po aq energji sa realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai që quhet “proces elektoral” ka të bëjë me atë që ndodh para, gjatë dhe pas ditës së votimit”, - u shpreh Sekui. Pas dorëheqjes së tre anëtarëve të KQZ-së Partia Socialiste refuzon propozimin e emrave të rinj me argumentin se ky institucion ka humbur legjitimitetin e tij.

PËRGJIMET E PROKURORISË, PROBLEMATIKA KRYESORE

Mbikëqyrja parlamentare shtyhet për në shtator. Demi: S’ka kohë Ervin Koçi Drafti për monitorimin e institucioneve të inteligjencës nga Kuvendi duket se do të miratohet në legjislaturën tjetër. Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga shkrirja e Kuvendit për shkak të fushatës zgjedhore, ligji i shumëpërfolur për monitorimin e institucioneve të inteligjencës, si SHISH, SHIU, SHKB etj., ende nuk është miratuar nga Komisioni i Sigurisë. Edhe kryetari i këtij Komisioni, Leonard Demi, pohoi dje se drafti ka mbetur i pamiratuar dhe se do t’u kalojë për votim kolegëve të legjislaturës së ardhshme. Sipas Demit, shtyrja është bërë për shkak të programit të ngjeshur që ka pasur Komisioni i Sigurisë, ku krahas kësaj disa mbledhje radhazi janë shtyrë për shkak se nuk është arritur kuorumi i nevojshëm për fillimin e mbledhjes. Problematika e ligjit Sipas kryetarit të Komisionit t ë Sigurisë Leonard Demi, problematika më e madhe në miratimin e draftit ishte ankesa e prokurorisë në monitorimin e përgjimeve nga nënkomisioni që do të ngrihet pas miratimi të ligjit. Demi radhiti si problematikë tjetër edhe çështjen e monitorimit të buxhetit të këtyre institucioneve nga ana e nënkomisionit, po që për Demin në këtë pikë nuk do të bëhet as një ndryshim, duke e konsideruar këtë të panegociueshme nga asnjë institucion. Këto deklarata të kryetarit të Komisionit të Sigurisë vijë pasi përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme kanë shprehur ankesa për sa i përket monitorimit të përgjimeve të bëra nga ana e Prokurorisë, pasi që të bëhet një përgjim duhet të merret leje e kryeprokurorit dhe, nëse këto përgjime mon-

PËRBËRJA E NËNKOMISIONIT Nënkomisioni, ndryshe nga sa propozohej në draftin fillestar, nuk do ketë 7, por 5 anëtarë, të cilët do të zgjidhen me pëlqimin e palëve. Parashikohet që kryetarët e grupeve parlamentare të propozojnë emrat konkretë për anëtarë të këtij nënkomisioni, ku nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, i cili i përket opozitës, do të ketë dhe postin e kryetarit të tij. Veç tij kryetari i grupit parlamentar të opozitës do të propozojë nga radhët e deputetëve që janë pjesë e Komisionit të Sigurisë edhe një anëtar tjetër si pjesë e këtij nënkomisioni. Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar të mazhorancës do të paraqesë 3 anëtarët e këtij nënkomisioni. Pra, është gjetur një zgjidhje e tillë që opozita të ketë kryetarin dhe një anëtar, ndërsa mazhoranca të ketë shumicën në nënkomision me 3 anëtarë.

itorohen nga një institucion tjetër, rrezikohet përfundimi i hetimeve nga ana e organit të Prokurorisë. Në diskutimet që janë bërë me përfaqësuesit e Prokurorisë është theksua si një nga gjërat më të rëndësishme ruajtja e sekretit të përgjimit, ekskluzivet ky i Prokurorisë së Përgjithshme, por hartuesi i draftit, Leonard Demi, theksoi dje se Kuvendi duhet të monitorojë çdo organ

që prek ligji. Veprimtaria Për kryerjen e detyrave të tij nënkomisioni mund të kërkojë dhe duhet të marrë të dhëna me shkrim dhe me gojë nga anëtaret e Këshillit të Ministrave, drejtuesit e shërbimeve informative dhe të sigurisë, nga prokurori i përgjithshëm, ose prokurori i autorizuar prej tij, inspektori i

përgjithshëm i SHISH-it, Kontrolli i Lartë i Shtetit, apo një përfaqësues i caktuar prej tij, drejtori i Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar. Ndërkohë punonjësi i shërbimit objekt mbikëqyrjeje mund të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve të veçanta, por punonjësit e shërbimeve mund të informojnë vetë nënkomisionin mbi paligjshmërinë e pretenduara të një procedure të caktuar.

Përurimi i qendrës së komunës së Lumasit

“Rama mori peng statusin, duke na privuar nga fondet e BE” Kryeministri Sali Berisha gjatë përurimit të qendrës së Komunës së Lumasit në Berat u shpreh se për 4 vjetët që vijnë Partia Demokratike angazhohet të bëjë gjithçka për mirëqenien e fermerëve të Lumasit, Beratit dhe të gjithë Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij kreu i ekzekutivit nuk i kurseu kritikat ndaj Edi Ramës, të cilin e ka etiketuar me epitetin “bllokues”. Krahas kësaj Berisha theksoi se me mosmarrjen e statusit të vendit kandidat Shqipëria humbi mundësinë e miliona eurove investime dhe fajtor për këtë është kreu i opozitës Edi Rama, i cili urdhëroi deputetët për të mos votuar tri ligjet e integrimit. “Unë vij këtu për t’ju dhënë fjalën se në 4 vjetët që vijnë mbështetja jonë për ju do të shumëfishohet edhe nëpërmjet mbështetjes së Komisionit Europian. Me përpjekjet më të ndershme, më të mëdha, të përbashkëta ia dolëm të meritojmë heqjen e vizave dhe ju sot lëvizni të lirë në mbarë Europën. Ia dolëm që në tetorin e vitit të shkuar KE-ja të rekomandojë Shqipërinë për statusin e vendit kandidat, me kusht që të votojë 3 ligjet. Rama ishte ai që mori peng statusin e

vendit kandidat për Lumasin, Beratin dhe Shqipërinë. Ai që duke marrë peng statusin e vendit kandidat privoi fermerët shqiptarë nga një shumëfishim i mbështetjes së tyre financiare. Privoi Shqipërinë nga qindra milionë euro investime në rrugë, ura, kanalizime, ujësjellës, nga krijimi i qindra mijë vendeve të punës. Ai bëri një gabim që do mbetet në histori. 23 qershori po vjen. Së bashku me ne do të votojnë të gjithë qytetarët e Lumasit, Beratit dhe mbarë Shqipërisë, që duan ta shohin vendin e tyre kandidat për anëtar në BE. Që duan që Shqipëria të hapë negociatat për në BE. Që duan që fermerët shqiptarë të përfitojnë më shumë për fermat e tyre, që të rinjtë të studiojnë në vendet europiane”, - tha Berisha. Akuzat ndaj kreut të opozitës u intensifikuan më shumë këto ditët e fundit, kur u mbushën 200 ditë nga kushti i vendosur nga BE-ja për marrjen e statusit të vendit kandidat, tri ligjet e shumëpërfolura. Tani negociatat për marrjen e statusit kanë mbetur për në muajin shtator, periudhë kjo që përkon me mbledhjen e ministrave të Bashkimit Europian.


EKONOMI • E mërkurë 1 maj 2013

»

05


06

« SOCIALE

E mërkurë 1 maj 2013 •

MUND TË KONTROLLOJË SECILI METABOLIZMIN E VET

Sindroma metabolike rrezik i lartë i sëmundjeve në Shqipëri Erta Bode

Meshkuj

Femra

S

indromë metabolike sa vjen e shton më shumë numrin e sëmundjeve në popullsinë shqiptare. Kjo sindromë ka lidhje të drejtpërdrejtë me mënyrën e të ushqyerit si dhe me veprimtarinë fizike të njeriut. Alarmi për këtë sëmundje ngrihet nga vetë mjekët, të cilët këshillojnë shqiptarët të bëjnë kujdes në mënyrën se si ushqehen, duke preferuar perimet e ziera dhe sallatat. Faktikisht shqiptarët kualifikohen si një ndër popujt që nuk kanë kulturë të shëndetshme ushqimore e për më tepër nuk janë aktiv në veprimtari fizike. Sindroma metabolike paraqet kërcënim për shëndetin, për sëmundjet kardiovaskulare dhe shfaqjen e diabetit tip 2. Komponenti kryesor i kësaj sindrome është obeziteti, që ka një tendencë rritjeje edhe në vendin tonë për shkak të ndryshimit të mënyrës së jetesës dhe të të ushqyerit. Çdokush mund të masë vetë sindromën metabolike dhe të parandalojë faktorët e rrezikut që vijnë prej tij. Gjithsecili mund të llogarisë sindromën metabolike thjesht duke matur perimetrin e belit, vlera e të cilit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është mbi 85 cm për femrat dhe mbi 102 cm për meshkujt. Limiti i këtij perimetri varion deri në 25 cm më shumë për femrat dhe rreth 35 cm më shumë për meshkujt. Kjo duke filluar nga mosha 20-vjeçare e sipër për çdo individ. Sindroma metabolike është një problem shëndetësor mbarëbotëror për shkak të përmasave pande-

Sindroma metabolike paraqet kërcënim për shëndetin, për sëmundjet kardiovaskulare dhe shfaqjen e diabetit tip 2. Komponenti kryesor i kësaj sindrome është obeziteti, që ka një tendencë rritjeje edhe në vendin tonë për shkak të ndryshimit të mënyrës së jetesës dhe të të ushqyerit. mike që ajo ka marrë. Prevalenca e sindromës metabolike në botë llogaritet deri në 35 %. Në vendet e Europës kjo sindromë llogaritet në 25 %, në Amerikën Latine në 24-25

SENSIBILIZIMI UNICEF: Një fëmijë 3 vjeç të dijë 1200 fjalë

% dhe në Azi rreth 20 %. Në vendin tonë mungojnë shifrat e sakta mbi këtë sindromë, por, nisur nga tendenca për obezitet dhe mbipeshë, mendohet se ka tendencë rritjeje të

Çdo femër mund të masë në trupin e saj sindromën metabolike duke matur perimetrin e belit të saj. Procedura shkon saktësisht duke lidhur metrin pas trupit në bel dhe në varësi të moshës perimetri duhet të lexojë nga 85 cm për femrat 20 vjeç dhe deri në 120 cm në varësi të moshës, lindjeve etj. Çdo mashkull mund të masë në trupin e tij sindromën metabolike duke matur perimetrin e belit të tij. Procedura shkon saktësisht duke lidhur metrin pas trupit në bel dhe në varësi të moshës perimetri duhet të lexojë nga 102 cm për meshkujt 20 vjeç dhe deri në 140 cm në varësi të moshës.

prevalencës së tij. Për t’u mbrojtur prej kësaj sindrome mjekët bëjnë apel duke vënë theksin tek ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik. Nga ana tjetër, mjekët kanë marrë masa që ta njohin sindromën metabolike dhe shkaqet e saj, me qëllim parandalimin e faktorëve të rrezikut që përmban, si: hipertensioni arterial, triglicerite të larta, hiperglicemia, radiopoziteti qendror ose abdominal, në të cilin rritet perimetri i belit. “Nëse gjenden vlera të larta, personat duhet të kontrollojnë trigliceritet, hipergliceminë, hipertensionin arterial etj”, - pohojnë mjekët.

SHËNDETËSIA MSH: Jemi gati për të bërë plotësimin e duhur

Sensibilizimi për zhvillimin e Furnizimi i spitaleve me ilaçe, hershëm të fëmijëve tani në shishe uji tenderi do të zhvillohet në maj Sensibilizimi për zhvillimin e hershëm të fëmijëve tani do të gjendet në logon e shisheve të ujit. Të edukosh dhe mësosh fëmijët qysh në foshnjëri është një ndër pikat e lëna pas dore nga prindërit shqiptarë. Ky është konkluzioni i shoqatës UNCEF, që ka ndërmarrë këtë hap për zhvillimin e fëmijëve. Programi i ri parashikon zhvillimin e fëmijëve në të folur si dhe zgjerimin e botëkuptimit të tyre. Kryetari i shoqatës, Detlef Pal, ka deklaruar se një fëmijë trevjeçar duhet të dijë të paktën 1200 fjalë. Për këtë arsye në shishet e ujit të pijshëm “Trebeshina” do të qarkullojë logoja “Fol, luaj dhe lexoji fëmijës sat”. Ky sensibilizim që vjen për prindërit do të ndikojë patjetër në të mësuarit e fëmijës si dhe në rritjen dhe edukimin e tyre. “Shumë prindër nuk janë të mirinformuar për rëndësinë e zhvillimit të hershëm të fëmijëve”, - bëri të qartë Palm. Sipas tij, pjesa më e madhe e tyre nuk u lexojnë fare libra, madje në shumë shtëpi mungojë librat për të vegjlit. Ai u kërkoi prindërve që t’u flasin fëmijëve, t’u tregojnë përralla e ngjarje dhe t’u lexojnë sa më shumë libra. Gjatë gjithë vitit do të qarkullojnë në treg më shumë se 25 milionë shishe ujë që do të mbajnë këtë logo duke nisur nga dita e sotme për mesazhin “zhvilloni fëmijët tuaj të rriten me parametrat e një fëmije europian.”

Ky muaj do të finalizojë tenderimin për furnizimin e spitaleve publike me ilaçe. Procesi i tenderimit të medikamenteve dhe materialeve mjekësore për spitalet publike, që këtë vit po zhvillohet në Ministrinë e Shëndetësisë, do të nisë javën e dytë të muajit maj. Gjatë gjithë vitit ka pasur ankesa për mungesë medikamentesh nëpër spitale, urgjenca dhe qendra spitalore, gjithashtu edhe për material mjekimi. Kësaj kërkese MSH vendos t’i përgjigjet gjatë gjysmës së dytë të vitit, për t’u dhënë mundësinë pacientëve të kenë medikamentet e duhura dhe kushtet më minimale gjithashtu. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur në një komunikatë për mediet se deri në fund të qershorit pritet të bëhet dhe lidhja e kontratave përkatëse. Lidhur me ecurinë e deritanishme të procesit MSH sqaron se fillimisht është bërë përcaktimi i listës që përmban çmimet, sasinë, specifikimet etj. Për medikamentet dhe materialet e mjekimit. Sa u përket medikamenteve është bërë shpallja e procedurave, ndërsa për materialet e mjekimit pritet që shpallja të bëhet javën e ardhshme. Pra, çdo gjë do të jetë gati vetëm pas gjysmës së parë të këtij viti, i cili ka kaluar plot raportime mungesash dhe vështirësi plotësimi barnash nëpër spitalet publike. Kanë qenë pacientët ata që kanë bërë akuzat e para për mungesë barnash nëpër qendrat spitalore.

Provimi i shtetit, sezoni i mjekësisë

Fillon më datën 2 maj dhe mbaron më 22, dega mami më shumë kërkesa Këtë sezon provimi i shtetit starton më 2 maj dhe mbaron më 22 maj. Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, këtë sezon do të japin provimin e shtetit vetëm degët e mjekësisë. Fluksi ka ardhur në rritje pasi të rinjtë pas diplomimit duan të punësohen dhe ky është kushti që duhet të kalojnë për të marrë licensën për të ushtruar profesionin. “Do të jetë një sezon që do të përfshijë vetëm kandidatët e fushës së mjekësisë. Fillimisht do të fillojmë me nënspecialitetet, siç janë imazheri, logopedi, teknikë laboratori, dhe pastaj fizioterapi e mami. Fluksi i trefishtë është vërejtur në profesionin e mamisë dhe për këtë arsye ky provim do të zhvillohet në orën 10:00 për tri ditë me radhë: më

datën 2, 3 dhe 4. Shumica e tyre janë kandidatë që konkurrojnë për herë të parë dhe që janë duke e dhënë apo e kanë dhënë testimin me gojë pranë urdhrave përkatës”, -thotë specialisti Niko Terezi. Por ndryshe nga herët e tjera, është vënë re një fluks kandidatësh që duan ta japin atë, veçanërisht të sapodiplomuarit për infermieri dhe mami. Por autoritetet e arsimit thonë se fluksi i lartë i kandidatëve kërkon edhe kapacitete shtesë. “Banka e pyetjeve është e njëjtë. Pra, ka 2000-3000 pyetje dhe nga këto zgjidhen vetëm 50. Sa i përket kapacitetit, duhet të kishte më shumë. Është më mirë të ketë 70, dhe ne aq e kemi. Ndoshta vitin tjetër mund ta bëjmë 90”, - tha Terezi.

Nis rikonstruksioni i rrugës “Miftar Gërbolli”

Basha: Nis zbatimi i investimeve të parashikuara në buxhetin e ‘13-ës Me një investim prej 20.1 milionë lekësh Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e rrugës “Miftar Gërbolli”, e cila lidh rrugën “Don Bosko” me rrugën “Egnatia” në njësinë bashkiake nr.11. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm në nisjen e ndërtimit të kësaj rruge, e cila u shërben rreth 4500 banorëve të rinj të kryeqytetit si dhe lehtëson ndjeshëm trafikun. Rruga do të përfundojë brenda 6 muajsh dhe ka një gjatësi 300 metra dhe gjerësi 6 metra, me trotuare nga 1 metër në të dyja anët e saj. Projekti parashikon dhe zëvendësimin e mureve rrethuese me kangjella, një standard i ri që Bashkia e Tiranës po sjell në kryeqytet.

Kryebashkiaku Basha ka bërë të ditur me rastin e fillimit të punës në këtë rrugë se krahas përfundimit të projekteve të nisura tashmë në kryeqytet do të nisë zbatimi i investimeve të reja të parashikuara në buxhetin e vitit 2013. Kryebashkiaku ka garantuar se të gjithë kontraktorët po avancojnë me punimet sipas parashikimeve. Natyrisht, punimet në rrugë janë paraprirë nga rrjeti i ujësjellës-kanalizimeve. Lidhur me akuzat e këshilltarëve të Partisë Socialiste në adresë të kryebashkiakut për mbledhjen e këshillit bashkiak zoti Basha ka ripërsëritur qëndrimin e tij se askush nuk do ta zhvendosë vëmendjen e Bashkisë nga qytetari te konflikti politik.


EKONOMI • E mërkurë 1 maj 2013

Sipas të dhënave të INSTAT-it, aktiviteti ekonomik në vend u rrit me 1.6% gjatë vitit 2012. Ekonomia, sipas Fullanit, shfaqi shenja dobësie gjatë 2012 duke reflektuar pasigurinë e përgjithshme në ambientin e brendshëm dhe të jashtëm. Megjithatë, pavarësisht kontekstit të zhvillimeve të pafavorshme, treguesit kryesorë të balancave të brendshme e të jashtme të vendit kanë qëndruar brenda parametrave të shëndetshëm. Ruajtja e këtyre ekuilibrave krijon premisat për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Brikena Dervishaj

B

ankat e nivelit të dytë nuk e kanë reflektuar politikën lehtësuese të ndërmarrë nga Banka Qendrore në tregun e kredisë. Sipas Guverantorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ulja e normës së interesit gjatë muajve të fundit të vitit 2012 dhe në fillim të këtij viti ka qenë i pjesshëm në tregun e depozitave dhe i zbehtë në tregun e kredisë, edhe më i zbehtë. Kjo sjellje ka detyruar Bankën e Shqipërisë që të lançojë edhe paketën e masave të tjera shtesë për lehtësimin e kreditimit. “Politika lehtësuese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka gjetur pasqyrim të diferencuar në segmentet e tregut financiar. Reduktimi i radhës i normës bazë u reflektua shpejt dhe i plotë në tregun ndërbankar dhe në tregun primar të letrave me vlerë të qeverisë. Nga ana tjetër, tejçimi i saj në tregun e depozitave ka qenë i pjesshëm, ndërsa ai në tregun e kredisë, edhe më i zbehtë. Këto zhvillime ilustrojnë faktin se, në prani të primeve të shtuara të rrezikut dhe ndryshimeve strukturore të sjelljes në tregun financiar dhe në ekonominë reale, efektiviteti i veprimit të politikës monetare është më i ulët”, - tha Fullani. Nismat Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, theksoi se, Banka e Shqipërisë vendosi të mbështesë politikën e saj stimuluese monetare me ndërmarrjen e disa ndryshimeve në kahun lehtësues të kuadrit

»

07

Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.75%. Sipas këshillit, kushtet monetare stimuluese krijojnë premisa për respektimin e objektivit të inflacionit në afat të mesëm dhe mbështesin rritjen e kërkesës dhe shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve prodhuese. Këshilli Mbikëqyrës rithekson nevojën e vazhdimit dhe thellimit të reformave strukturore, të cilat rritin produktivitetin dhe forcojnë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, duke zgjeruar potencialin ekonomik.

FULLANI: INFLACIONI KA QENË BRENDA OBJEKTIVIT TË BANKËS QENDRORE

Bankat nuk kanë shtuar kreditimin Fullani: Politika lehtësuese s’u reflektua në tregun e kredisë Banka Qendrore kërkon mekanizma kontrolli

Kujdes taksat, të shihet mundësia e uljes së borxhit

rregullator mbikëqyrës e makroprudencial. “Këto masa, të cilat i kemi detajuar gjatë muajit të shkuar, synojnë të ulin më tej primet e likuiditetit dhe kostot e ndërmjetësimit në tregjet financiare, me qëllim nxitjen e kreditimit dhe rritjen e aktivitetit ekonomik”, - tha Fullani. Projeksionet për vitin 2013 mbështesin vlerësimin për një rritje ekonomike në nivele jo shumë të larta. “Kërkesa e huaj do të jetë nxitësi kryesor

i rritjes së aktivitetit ekonomik, ndërkohë që në të njëjtin kah, por me intensitet më të ulët, pritet të kontribuojë edhe politika fiskale gjatë vitit në vazhdim. Nga ana tjetër, ecuria e konsumit dhe investimeve private mbetet e dobët dhe e paqëndrueshme. Vazhdimësia e rritjes ekonomike nën potencial do të përcaktojë presione të ulëta inflacioniste edhe gjatë periudhës së ardhshme”, - tha Fullani. Sipas tij, çmimet

PRURJE NGA GJITHË TREVAT SI MALI I ZI, MAQEDONIA, KOSOVA

e konsumit do të vazhdojnë rritjen me norma të ulëta, ndërsa inflacioni vjetor pritet të luhatet në intervalin 0.6% – 3.6%, pas 4 tremujorëve. Në referencë të analizës ekonomike Guvernatori theksoi se eksportet shqiptare janë rritur 18,6% gjatë muajve të parë të vitit, por kjo ka mbetur e pamjaftueshme për të mbështetur ritmet e rritjes gjatë këtij viti. Ndërkohë që edhe importet kanë pësuar tkurrje.

Banka e Shqipërisë i bën thirrje qeverisë që të mbajë nën kontroll mekanzimat buxhetorë, si dhe të vendosë një rregull të konsoliduar fiskal. Nismat e fundit të financave publike për të ulur një sërë taksash, këtë herë kanë shqetësuar edhe bankën qëndore, ku gjatë një konference për shtyp guvernatori Ardian Fullani, i tërhoqi vëmendjen qeverisë që të mos vazhdojë të rrisë borxhin publik, si dhe në një kontekst afatgjatë, të shohë mundësinë e reduktimit të tij. Aktualisht borxhi publik në Shqipëri është mbi 60 për qind e PBB-së. Rreth 80 për qind e borxhit publik të vitit 2012 u mor në formën e letrave me vlerë. Borxhi publik gjatë vitit 2012 arriti në mbi 828 miliardë lekë, nga të cilat rreth 497 miliardë borxh nga letrat me vlerë, ndërsa rreth 78 miliardë në formë kredie. Nga gjithë ky borxh, rreth 461 miliardë lekë janë borxh në formë kredie apo të letrave me vlerë, me shlyerje mbi një vit, ndërsa rreth 63 miliardë lekë janë marrë për shlyerje brenda vitit. Interesat e borxhit publik për vitin 2012 kanë arritur në 41.5 miliardë lekë. Gjatë muajve të parë të vitit qeveria ka propozuar një seri projektligjesh ku synohen lehtësirat fiskale, të cilat do të kenë kosto negative në buxhetin e shtetit dhe në kushtet e ekonomisë me të ardhura në rënie prej afro 3 miliardë lekësh në buxhet, qeveria do të detyrohet të marrë sërish hua.

KONTRATA E NDËRPRERË ME DIA-n, KËRKOHET DËMSHPËRMBLIM

Mbyllet Albanian ICT Awards 2012 Shqipëria, arbitrazh i ri 108.5 milionë euro Kurorëzohen pesë fituesit në mbrëmjen Gala Albanian ICT Awards 2012 është mbyllur duke kurorëzuar fituesit në Mbrëmjen Gala të ndarjes së çmimeve. Çmimet për fituesit e pesë kategorive, të shoqëruara njëkohësisht edhe me vlerësime të tjera për të nominuarit më të mirë të garës u ndanë në një ambient të përbërë nga profesionistë të shquar të fushës, ku nuk munguan edhe personalitete të rëndësishme. Albanian ICT Awards, event ky i sponsorizuar nga Raiffeisen Bank, Vodafone Albania etj, është eventi i parë i këtij lloji në Shqipëri, që simbolizon mirënjohjen dhe shpërblimin për punën kreative përmes së cilës individët apo grupet e punës kanë arritur të ndikojnë në zhvillimin e ideve inovatore. Kushtrim Shala, menaxheri i eventit, falënderoi partnerët që kanë mbështetur këtë garë. Enri Prodani, Menaxher i departamentit

të IT-së në Vodafone Albania u shpreh se ky event ka rëndësi të veçantë në ndikimin e rritjes së konkurrencës dhe zhvillimit të kreativitetit. Edhe pse zhvillohet për herë të parë këtë vit, gara e Albanian ICT Awards 2012 ka pasur prurje të arrira nga të gjitha trevat shqiptare, si Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, si dhe shqiptarë me banim në vende të ndryshme të Evropës. Pesë fituesit e mëdhenj përfituan një çek prej 500 EURO nga Raiffeisen Bank, çek për tërheqje të tableteve Lenovo nga Vodafone Albania, trajnime nga Universiteti Amerikan në Kosovë, si dhe çmime të tjera simbolike. Mes fituesve ishte edhe Julian Kanini, një prej fituesve të programit “Bota e Ndryshimit” të Fondacionit Vodafone Albania, të cilit iu akordua ccmimi Mobiliteti TIK i vitit.

Kompania mblidhte detyrimet e papaguara të klientëve Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar në fund të muajit prill një relacionin për ecurinë e aktivitetit të kompanisë “CEZ Shpërndarje”, pas emërimit të Administratorit të ri Sahit Dollapi. Në këtë relacion konfirmohet lajmi për fillimin e Arbitrazhit Ndërkombëtar kundër “CEZ Shpërndarje” nga shoqëria DIA për mbledhjen e detyrimeve të papaguara. Shoqëria “CEZ Shpërndarje” ka njoftuar ERE-n mbi një kontratë të lidhur me shoqërinë “Debt International Advisory” sh.p.k, për mbledhjen e debive të klientëve që kishin më shumë se 90 ditë pa paguar energjinë elektrike që në shkurt 2013. Shoqëria informon se kjo kontratë, që kishte vlefshmëri deri më datë 31.01.2013 është zgjidhur në mënyrë të njëanshme nga ana e “CEZ Shpërndarje” përpara përfundimit të këtij afati. Si rrjedhojë e kësaj, shoqëria “Debt International Advisory” ka

paditur shoqërinë “CEZ Shpërndarje” në Qendrën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, në Vjenë dhe kërkon shpërblim dëmi si rezultat i zgjidhjes së njëanshme të kontratës në masën 108,483,739 euro. “CEZ Shpërndarje”, në administrim të përkohshëm ka kërkuar miratimin e një studioje ligjore të specializuar dhe me eksperiencë për përfaqësimin në arbitrazh në një afat kohor sa më të shpejtë, duke qenë se afati për të kthyer përgjigje në Qendrën Nërkombëtare të Arbitrazhit ka qenë jo më vonë se data 26.02.2013. ERE i është drejtuar Avokaturës së Shtetit, e cila rekomandon që CEZ të kontraktojë një studio ligjore në bazë të parimeve të konkurrueshmërisë, përvojës dhe çmimit më konkurrues. “CEZ Shpërndarje” ka proceduar me përzgjedhjen e zyrës ligjore Wolftheiss për të bërë përfaqësimin ligjor para kësaj gjykate.


08

« aktualitet

E mërkurë 1 maj 2013 • Ambasadori Wolfarth: Qëllimi, përmirësimi i aftësive

Kufiri e sezoni turistik, trajnim policëve Kryepolici Burgaj: Aftësim profesional drejtuesve Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, dhe Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wolfarth, zhvilluan një vizitë në Qendrën e Formimit Policor në Tiranë, gjatë së cilës u njohën nga afër me ecurinë e kursit të trajnimit “Lidershipi dhe Menaxhimi” për drejtues të strukturave të policisë kufitare dhe migracionit. Ky kurs trajnimi është realizuar nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Burgaj, duke vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin dhe ndihmën e madhe, që Prezenca e OSBE-së

në Shqipëri i ka dhënë Policisë së Shtetit, evidentoi dhe rëndësinë e këtij trajnimi, që synon aftësimin profesional të drejtuesve të vijës së parë të shërbimeve të policisë kufitare për të menaxhuar sa më mirë dinamikën në rritje të hyrje-daljeve të njerëzve e mallrave, dhe përballimin e vështirësive, që sjell kjo rritje gjatë sezonit veror. Ndërkohë Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wolfarth, duke u ndaluar në objektivat e këtij trajnimi, evidentoi nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet OSBEsë dhe Policisë së Shtetit. “Ky është një tjetër shembull i mirë i bashkëpunimit të

shkëlqyer midis Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe Policisë së Shtetit Shqiptar. Qëllimi i përgjithshëm i këtij trajnimi është përmirësimi i aftësive të personelit të Policisë së Shtetit për të zbatuar dhe arritur objektivat organizativ së bashku me objektivat strategjik afatshkurtër dhe afatgjatë. Do të doja të theksoja se trajnimi i sotëm nuk është thjesht një përpjekje e vetme, por pjesë e arritjes së synimit tonë strategjik afatgjatë për të përmirësuar profesionalizimin në Policinë e Shtetit Shqiptar, të cilën Prezenca e OSBE-së do ta mbështesë me kënaqësi”,-evidentoi Wolfarth.

Me shiut 49-vjeçari kërcënon: Fëmijët pa bukë, prefektura të paguajë”

Shqiptari, 3 orë majë vinçit “Dua 46 mijë eurot e borxhit” Mariglen Mulla ITALI - Një shqiptar 49 vjeç u ngjit në vinç për herë të dytë në më pak se një javë dhe ka kërcënuar se do të hidhej prej andej nëse prefektura e Torinos nuk i paguante 46 mijë eurot që i kishte borxh. Për 3 orë rresht Vojo Gjoza ka mbajtur të mbërthyer dhjetëra qytetarë të Torinos me kërcënimet se do të hidhej prej andej nëse nuk merrte paratë, me të cilat do ushqente familjen, por në fund forcat e policisë e bindën të zbriste. Vitet e fundit janë shtuar me shpejtësi protestat e shqiptarëve ndaj padrejtësive në pagesa. Një rast tragjik, ku një shqiptar që nuk ishte paguar për punën, dogji veten, u regjistrua para pak muajsh në Napoli. Shqiptarë që hipin në majë të pemëve apo çative regjistrohen thuajse çdo muaj në Itali, teksa kërkesa kryesore mbetet pagesa e hakut të punës. Vojo në vinç Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në Torino, te këndi mes rrugës “San Quintino” dhe “Re Umberto”. Vojo Gjoza, 49, vjeç, me origjinë shqiptare, por banues pre 20 vitesh në Itali, duhet të marrë 46.000 euro nga prefektura. “Kam dy shtëpi për pritjen e të rinjve. E njëjta prefekturë më kishte kërkuar disponibilitetin për emergjencën me emigrantët e Afrikës së Veriut. Unë kam mirëpritur 4 persona, por për një vit nuk kam marrë një

U vodhën 2 laptopë e disa sende

Grabitet shtëpia e Erjon Veliajt, policia nis hetimet Persona të paidentifikuar kanë grabitur banesa e Erjon Veliajt, Sekretar i Rinisë dhe Emigracionit në Partinë Socialiste. Burime nga Policia e Tiranës thanë se grabitja ka ndodhur më datë 25 prill. Banesa e Veliajt ndodhet te rruga “Hoxha Tasim”, pranë sheshit “Avni Rustemi”, ndërsa nga hetimet paraprake mësohet se 2 persona ende të paidentifikuar kanë gjetur momentin kur në banesë nuk ndodhej njeri. Nga “thyerja” e banesës, mësohet se janë vjedhur 2 laptopë të markës “Apple” e sende të tjera me vlerë. Pas denoncimit të Veliajt, policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.

Deputeti i publikoi para pak ditësh

Fotot e Tahirit në FB, Noka depoziton padi në gjykatë Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, depozitoi në gjykatën e Tiranës një padi civile për shpifje ndaj deputetit socialist Sajmir Tahiri. Pak ditë më parë Tahiri publikoi në rrjetin social “Facebook” disa fotografi, në të cilat ai pretendon se ministri Noka kishte takuar shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarin kryesor të policisë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Në foto paraqitej dhe zv/ministri i Brendshëm, Arben Ristani. Në reagimin e saj të hershëm, Ministria e Brendshme hodhi poshtë si të pavërteta deklarimet e deputetit socialist, mbi një takim të ministrit, me njerëz që kanë lidhje me biznesmenin Arben Frroku, ndërsa lajmëroi ngritjen e një padie. Pas kësaj Tahiri shkruajti në ‹Facebook’: ‘Vazhdoni merruni me ne, me padi ndaj deputetëve të opozitës. Ne do merremi me qytetarët, për t’ua bërë jetën më të sigurt”. Po atë ditë Ministria e Brendshme deklaroi se gjithçka ndodh pasi PS është në panik për zgjedhjet. qindarkë”,- tha Vojo. Ai kishte marrë edhe një avokat për të mbrojtur rastin e tij dhe pati sukses të pjesshëm. “Ne kemi marrë një urdhër nga gjykata për ato 46.000 euro, por prefektura nuk do të paguajë. Unë nuk e di se me çfarë do t’i

Ditë pushimi

ushqej fëmijët e mi, ndaj jam i dëshpëruar”,-shtoi ai. Por për prefekturën është një pamje e ndryshme. Sipas zyrtarëve, dje Vojo kishte marrë më pak se 3.000 euro, aq sa avokatura e prefekturës pretendon se është borxhi i shtetit ndaj

shqiptarit. Pjesa tjetër mbetet një çështje e diskutueshme në gjykatë. Vojo ka mbetur në vinç për tre orë, në mes të shiut. Zjarrfikësit, agjentët e policisë dhe Qendrës së Komisariatit e kanë bindur Vojon që të zbresë.

S’ dihen shkaqet

“ALEAT” më 1 maj nuk prodhon pasaporta e karta

Zjarri përpin xhaminë e Zall-Herrit, digjet e gjitha

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton shtetasit shqiptarë se kompania “ALEAT” e prodhimit të pasaportave biometrike, si kompani private, në zbatim të Kodit të Punës, ditën e mërkurë, më datë 1 maj 2013, e ka ditë pushimi zyrtare, për arsye të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Nga Ministria e Brendshme njoftohet zyrtarisht se “I gjithë shërbimi i pasaportave do të jetë i hapur normalisht në ditën e enjte, datë 2 maj 2013”.

Një zjarr i fuqishëm dogji dje thuajse të gjithë xhaminë e Zall-Herrit në Tiranë. Nga policia mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 03.00 të mëngjesit të djeshëm, ndërsa ende nuk janë mësuar shkaqet e tij. Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivë të policisë dhe zjarrfikëseve, të cilat mundësuan shuarjen e tij. Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dëmet materiale janë tepër të mëdha.

“Tani lidhu me një tjetër”

Xhelozia, kafshon ish-gruan në vesh, buzë dhe në qafë Një 52-vjeçar ka kafshuar për arsye xhelozie gruan S.E, e divorcuar prej tij. Sipas policisë, 52-vjeçari me inicialet N.V e ka dëmtuar në pjesë të fytyrës ish-gruan e tij me pretendimin që ajo të mos kishte mundësi të lidhej me njëri tjetër. Ngjarja e rrallë është shënuar në mes të muajit Prill, në zonën pranë Varrezave të Sharrës në Tiranë burri e ka kafshuar në buzë, qafë dhe vesh ish-bashkëshorten me inicialet S. E e lindur në Dibër e banuese në Tiranë, mandej duke i këputur dhe lëkurë dhe mish. Më pas e ka lënë të shtrirë në tokë dhe është larguar në drejtim të paditur për t’u arrestuar para pak ditësh nga policia e Tiranës. Ish-bashkëshortja ndërkaq është në spital ku po kuron plagët nga ish-burri. Policia e ka marrë në mbrojtje pas një urdhër-mbrojtjeje. Duket se historia e ish-bashkëshortëve ka qenë e dhunshme prej kohësh.


EKONOMI • E mërkurë 1 maj 2013

THIRRJA E DYTË PËR FERMERËT, PROCEDURAT PËR TË PËRFITUAR NGA GRANTET

Afati për fermerët deri më 14 qershor Ministria e Bujqësisë: Granti 8.27 milionë euro, ja programet Brikena Dervishaj Fermerët kanë afat deri më 14 qershor për të aplikuar dhe përfituar nga subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë për ngritjen e fermave dhe bizneseve agropërpunuese. Aplikimet nisën dje dhe përparësi ndryshe nga skema e parë, këtë radhë do t’u jepet bizneseve të reja. Kjo është thirrja e dytë që ministria, në bashkëpunim me GIZ bën për fermerët, duke i mbështetur ata me fondet e projektit “Ipard Like”, prej 8.2 milionë eurosh, nga të cilat 6.2 milonë akordohen nga BE dhe 2 milionë nga qeveria shqiptare. Kreu i Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Gjok Vuksani u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë, pasi afati mbaron më datë 14 qershor. Fermerët do të mbështeten me grant deri në 50% të shumës së financimit. Aplikimet Për të aplikuar ata duhet të kenë një dosje me dokumente, e cila duhet të përmbajë veç të tjerash një plan të detajuar biznesi. Skema granteve “IPARD-like” synon të mbështesë investime që ndërmerren nga prodhues dhe përpunues të qumështit, mishit, perimeve dhe frutave. Ftesa për të aplikuar është për të gjithë fermerët. Fermerët dhe agropërpunuesit mund të përfitojnë falas shumën dysheme prej 50% të shpenzimeve të pranueshme për investimin pasi ta kenë përfunduar investimin. MBUMK bëri gjithashtu të ditur se këto fonde janë mundësuar nga Projekti i BEsë IPA 2011 “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”. Aplikimet bëhen në zyrat e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Detajet e programeve Fermeri paguhet 70 për qind të vlerës së subvencionit menjëherë pas mbjelljes dhe pjesën tjetër e përfiton pas afro dy muajsh. Vuksani, thotë se shumica e subvencioneve, janë shpërndarë në qarqet e Beratit, Fierit, Shkodrës dhe Elbasanit, duke theksuar se që nga fillimi i vitit 2011 e deri më sot është rritur me 80% numri i fermerëve që aplikojnë për subvencione. Skema e grantit është e hapur për 2 masa, për investime në fermat bujqësore dhe investime në Përpunimin dhe Tregtimin Produkteve Bujqësore. Totali i kostove të pranueshme për çdo aplikim për investime në Masën 1 janë sasia minimale e totalit të kostove të pranueshme prej 2 500 eurosh dhe sasia maksimale e totalit të kostove të pranueshme prej 150 000 eurosh. Për aplikimet ku totali i kostove të pranueshme është mbi 150 000 euro dhe deri

në maksimumin prej 300 000 eurosh aplikohet një rregull i veçantë. Totali i kostove të pranueshme për çdo aplikim për investime në Masën 2 është sasia minimale e totalit të kostove të pranueshme 20 mijë euro dhe sasia maksimale e totalit të kostove të pranueshme prej 1 milion eurosh. Për ato aplikime ku totali i kostove të pranueshme është mbi 500,000 euro dhe deri në

maksimumin prej 1,000,000 eurosh aplikohet një rregull i veçantë. Për Masën 1 përqindja e rimbursimit do të jetë më e madhe për ato investime të pranueshme që përmbushin kriteret si 55% shpenzimeve të pranueshme, kur investimet bëhen nga fermerët e rinj (nën 40 vjeç), 60 për qind për investimet në zonat malore dhe 65% për investimet në zonat malore dhe bërë nga fermerët e rinj.

KRITERET PËR FERMERËT DETAJET E SUBVENCIONEVE PËR FERMERËT JANË: 1: 350 mijë lekë për çdo ha tokë të mbjellë me dru frutorë dhe arrorë

TRAJNIMI Parashikimet politike

METE: Menaxhim për migracionin në vendin tonë “Qeveria po krijon mundësi për kthimin e kapitaleve më të kualifikuara njerëzore dhe vënien e tyre në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, marrjen e masave për rikthimin dhe riintegrimin e migrantëve në atdhe”. Kështu është shprehur zëvendësministri i Ekonomisë Neritan Alibali, gjatë workshop - it kombëtar me temë “Menaxhimi i migracionit në Shqipëri: Parashikimet e reja politike”. “Migracioni - ka ndikuar jo vetëm në stabilitetin ekonomik të vendit, duke ulur nivelin e papunësisë dhe përmirësuar kushtet social-ekonomike të vendit, por me kthimin e migrantëve, fenomen ky në rritje kohët e fundit, rritet niveli kulturor si pasojë e transmetimit të kulturës apo vënia në përdorim e kapaciteteve të fituara në vendin ku kanë jetuar dhe punuar”, - tha Alibali. Duke përmendur investimet në turizmin kulturor, ku emigrantët mund të investojnë në ndërtimin e hoteleve, restoranteve, Alibali theksoi se krijimi i fermave blegtoriale, sipërmarrjeve bujqësore do të lehtësonte integrimin e tyre.

Raportet

3: 70 mijë lekë për prodhimin e produkteve bio në fermë

Shqipëri-Poloni bashkëpunim mes audituesish

4: 100 lekë/litër vaji ulliri nëse prodhon më shumë se 15 ton në vit 5: 600 lekë për koshere bletë.

Skema e TVSH-së, kush rimbursohet menjëherë Fermerët duhet të ruajnë faturat për blerjen e imputeve QËLLIMI Synimi i këtij projektligji të propozuar nga qeveria është përjashtimi nga TVSH-ja brenda vendit dhe në import i lëndëve të para që përdoren në bujqësi dhe të kafshëve të racës, të cilat gjithashtu përdoren në bujqësi. TVSH-ja do të hiqet për makineritë bujqësore, për plehrat dhe imputet bujqësore, si dhe për plastmasën që shërben për sera. Për mazhorancën një gjë e tillë, do të sjellë një sërë përfitimesh për bujqësinë, si në uljen e kostos, ashtu dhe në rritjen e prodhimit, pasi këto para i shkojnë direkt fermerit.

t’i paraqesin në Drejtoritë Rajonale Bujqësore, të cilat pas verifikimeve në terren, do t’u kërkojnë tatimeve rimbursimin e TVSH-së. “Në këtë projektligj është parashikuar të përjashtohen nga TVSH-ja farat, fidanët, pesticidet, plehërat kimike, kafshët e punës, plasmasin për buqësinë, etj”, - deklaroi

09

2: 200 mijë lekë blerje plasmasi për çdo ha të mbjelljes me serë

KOD PERSONAL PËR FERMERËT QË NUK PËRFSHIHEN NË SKEMËN E TVSH-së

Fermerët do të përfitojnë direkt kompensimin e TVSH-së për të gjitha inputet përfshirë dhe akcizën e naftës. Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi ndryshimet në ligj, ku përcaktohet qartë kalimi nga një skemë fiskale në mbështetje për fermerin, në atë të kompensimit të TVSHsë, që është paguar për blerjen e lëndëve të para. Ky ndryshim pritet të ndikojë në rritjen e prodhimit bujqësor vendas dhe agropërpunimit. Fermerët që do të përfitojnë nga kjo skemë nuk detyrohen të regjistrohen si persona të tatueshëm, por duhet të pajisen me një kod personal të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë. Sipas projekligjit, për të përfituar nga kjo skemë të gjithë fermerët duhet të ruajnë me kujdes të gjithë faturat për blerjen e imputeve. Më pas ato do

»

Arjana Dyrmishi, drejtore e politikave fiskale në Ministrinë e Financave. Sipas saj, Ministria e Financave po vlerëson efektet dhe reformat e privatizimeve do të përdoren për të kompensuar efektet negative. Në mbrojtje të nismës në komision, drejtoresha e Ministrisë së Financave, Arjana Dyrmishi, tha se nga heqja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për makineritë dhe pajisjet në sektorin e bujqësisë, një

projektligj i tillë do të ndikojë në zhvillimin e këtij sektori. “Kjo masë synon të ndihmojë fermerët, të cilët tashmë do të blejnë këto pajisje me një ccmim 20% më të ulët”, - tha Dyrmishi. Lidhur me efektin financiar që do të ketë në buxhetin e shtetit heqja e TVSH-së, ajo theksoi se ai do të arrijë rreth 30 milionë euro dhe se Ministria e Financave po harton aktet nënligjore në mënyrë që ligji të bëhet sa më shpejt funksional.

Polonia dhe Shqipëria do të vijojnë bashkëpunimin mes tyre. Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, takoi Marek Jeziorski, ambasador i Republikës së Polonisë në Tiranë. “Këto kontakte pasurojnë marrëdhëniet mes nesh. Shkëmbimi dypalësh i eksperiencës në një punë kaq profesionale sa auditimi suprem është diçka shumë e dobishme”, - tha ambasadori polak. Polonia është vendi i dytë në botë, pas SHBA-ve, për hershmërinë e Kushtetutës së saj demokratike. “Kjo afëri shpirtërore është në bazën e miqësisë së ofruar nga Zyrën Kombëtare të Auditimit polak, sidomos nga Presidenti i tij z. Jacek Jezierski, një figurë e spikatur e auditimit publik në Evropë e më tej. Bashkëpunimi ka qenë konkret, me një program të plotë dhe të vazhdueshëm trajnimesh për audituesit shqiptarë”, - tha Leskaj. Më datën 21 maj 2013 viziton KLSH-në dhe Shqipërinë Presidenti i NIK, Jezierski, i cili do të dekorohet nga Presidenti i Republikës për kontribut në ndihmën ndaj institucioneve publike. Audituesit e KLSH kanë përgatitur përkthimin në shqip të librit të njohur “Polish Symbols” (Simbole Polake).


10

« AKTUALITET

ARTUR AJAZI ELBASAN- Kisha e Ortodoksëve të Elbasanit ka ecur dhe po ecën në gjurmët e Kostandin Kristoforidhit. Kjo ka qenë deklarata e kreut të saj At Nikolla Marku. Kreu i Kishës së Shën Mërisë Elbasan At Marku shprehet se “Meshat në kishën e Elbasanit jepen vetëm në shqip, dhe jo greqisht si në kishat e Janullatosit, me tekstin ungjillor të përkthyer nga Kostandin Kristoforidhi”.

E mërkurë 1 maj 2013 •

KISHA E ORTODOKSËVE TË ELBASANIT NË GJURMËT E KRISTOFORIDHIT

AT Nikolla MARKU: Meshat në kishën e Shën Mërisë vetëm në shqip Kostandin Kristoforidhit, Visarion Xhuvanit dhe Fan Nolit. Nën përkthimin me shqipen e babait të gjuhës shqipe çdo javë dhe sidomos çdo festë ky ungjill këndohet nga prifti, duke vazhduar të gjitha ritet në shqipen e një shekulli më parë. Një besimtare thotë se vjen në meshë për të dëgjuar fjalët e bukura shqipe të ungjillit në kishën e kalasë si e vetmja që e bën të mundur këtë dhe që lufton kaq shumë që kisha të jetë shqiptare, siç janë munduar të parët tanë dhe me kënaqësi shton se kisha e Shën Mërisë është më e bukura dhe me një histori të mrekullueshme në të gjithë Elbasanin, por edhe më tej. At Marku tha për “Metropol” se “Në vitin 1857 Kostandin Kristoforidhi hyri në kolegjin e misionarëve, ku nisi menjëherë përkthimet biblike në një përkthim të ri toskërisht. Në korrik të vitit 1857 Kristoforidhi kalon në kolegjin protestant të Maltës deri në vitin 1860, duke përfunduar edhe përkthimin e “Dhjatës së Re” toskërisht e gegërisht. Dorëshkrimi në

Ungjilli Sipas At Markut “Ungjilli i Hyjnuar dhe i Shenjtë” është prodhuar me Urdhrin e Sinodit të Shenjtë në shtypshkronjën “Gytemberg” në Tiranë në vitin 1930. Kjo vepër, që shënon në faqen e parë: “Përkthye prej Konstandin Kristoforidhit Elbasanasit”, mbahet me kujdes e ruajtur me fanatizëm nga familja Marku ndër vite për t’u sjellë në kishë në vitet e demokracisë. Në fletën ku fillon Ungjilli mund të lexohet shqipja e Kristoforidhit në toskërishten e tij. “Ungjilli i Hyjnuar dhe i Shenjtë pas Joannit që fillon prej së djelë së shenjtë dhe së madhe të pashkës”. At Nikolla Marku, famullitar i kishës së Shën Mërisë, një nacionalist i flaktë, që mbron tezën e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, thotë se Kisha që ai drejton është e vetmja që meshon në shqip duke ndjekur gjurmët e

Anglezët prej disa vitesh, kanë shfaqur interesimin e tyre për arkeologjinë dhe historikun e saj në Shqipëri, duke vlerësuar arritjet dhe zhvillimin e këtij sektori. Vlerësimi ka ardhur jo vetëm ndaj kolegëve të tyre shqiptarë, por edhe ndaj vlerave historike të veçanta, duke kërkuar ngritjen e një ekspedite dy palëshe të përhershme për kërkimet shkencore për arkeologjinë. Fakti është se, Instituti Arkeologjisë Shqiptare ka marrëdhënie të shkëlqyera me institutet dhe universitetet analoge si në Itali, Greqi, Francë, dhe prej 2 vitesh edhe në Angli. Specialistët e arkeologjisë shqiptare me eksperiencë 45-vjeçare pune, e vlerësojnë shumë ndihmën dhe kontributet e institucioneve të kulturës në Britaninë e Madhe, duke u shprehur se arkeologjia jonë ka nevoja emergjente për asistencën e tyre. Në gërmimet që janë realizuarnga një grup i përbashkët studiuesish dhe arkeologësh anglezë, shqiptarë dhe të universitetit “Gabriele d’ANNUNZIO” në Chieti-Pescara, është synuar që sondazhet dhe gërmimet, të përcaktojnë raportet kronologjike dhe funksionale të ndërtimeve mes rrënojave të amfiteatrit në shek. XIIXIII dhe të shkatërruar gjatë tërmetit të madh të vitit 1273. Gjatë ekspeditave të fundit italo-anglo-shqiptare, janë nxjerrë në dritë themelet e një tjetër ndërtimi që daton në shekullit IX, dhe janë vëzhguar të tjera mure

toskërisht ruhet në Londër. Shoqëria biblike e Londrës nuk ishte e vendosur t’i botonte këto përkthime, kështu që Kristoforidhi u detyrua të hartonte punimin “Shkrime mbi Shqipërinë, gjuha dhe përkthimi i shkrimeve të shenjta” për të vërtetuar domosdoshmërinë e botimeve të reja shqip, por as kjo nuk e bindi këtë shoqëri, duke bërë që Kristoforidhi të largohej nga aty, për t’u martuar më pas në Tunis, ku edhe punoi si mësues. Më 1865 hyri në marrëdhënie me përfaqësuesin e shoqërisë biblike të Londrës Aleksandër Tomson, me të cilin pati një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm. Gjatë qëndrimit në Stamboll botoi më 1866 përkthimin e parë gegërisht “Katër ungjijtë dhe punët e apostujve në alfabetin latin”, po kështu “Psalltiri”, “Dhiata e Re”, “Të bërët e të dalët”, “Nomi i dytë”, “Fjalët e urta të Solomonit dhe Vivla e Isaisë”. Ka lënë si dorëshkrim “Krijesa dhe të dalët gegërisht”, si dhe disa dorëshkrimet e tjera, që nuk janë gjetur akoma.

ÇELEN FONDE DHE PROJEKTE PËR ZHVILLIMIN DHE RUAJTJEN E SAJ

Anglezët të interesuar për arkeologjinë shqiptare Durrësi qytet i ngritur mbi thesaret e nëntokës, dhe të qytetërimit të hershëm dhe bazilika që i përkasin një strukture me karakter banimi dhe prodhimi të ndërtuara me një bazament guri dhe që i përket shekullit VII-VIII. Ekspeditat tre palëshe në inventarin e tyre kanë zbulimin e një furrë prodhimi të qeramikës, ku për restaurimin e saj ka punuar ekipi i profesor Varagnoli, i cili zhvilloi edhe takimet përkatëse me specialistët e IMK. Të dhënat e ekspeditës janë të rëndësishme, duke vënë në dispozicion të studiuesve materiale dhe struktura ndërtimore të mbivendosura në shekuj që hedhin dritë në historinë e jetës qytetare nga periudha romake deri sot. Durrësi është qytet që është ngritur mbi thesaret e nëntokës, dhe të qytetërimit të hershëm. Prej 2 vitesh, asiston një ekip arkeologësh dhe studentësh nga Anglia dhe Universiteti Chieti-Peskara, të shoqëruar nga kolegët e tyre shqiptarë nga ISHA, dhe punojnë për botimin shkencor të qeramikave të zbuluara. Analiza arkiometrike dhe restaurime të tjera të objekteve metalike po realizohen në laboratorët e institutit britanik, dhe të universitetit italian, ku natyrisht partner është edhe laboratori ISHA. Rezultatet e gërmimeve janë botuar në enciklopeditë vjetore të shkollave arke-

ologjike të vendeve kryesore të Ballkanit dhe Evropës. Pala angleze ka marrë përsipër botimin e vëllimit të dytë të kolanës “Dyrrachium”, që i kushtohet gërmimeve të shpëtimit të realizuara nga Departamnti i Arkeologjisë së Durrësit (DAD) ku misioni arkeologjik italian, ka kontribuar me mbështetje teknike-shkencore. Sipas një marrëveshje me IMK Durrës, dhe administratës bashkisë dhe shkollën “Vinçens Prenushi” drejtuesit e ekspeditës italo-angelze, kanë marrë nismë didaktike të përvitshme për sensibilizimin e nxënësve dhe përmes tyre të gjithë

qytetarëve. Nxënësit pastrojnë periodikisht hapësirën e gërmimit pasi të informohen edhe mbi vlerat historike të strukturave të zbuluara, duke dëshmuar kështu respektin dhe kujdesin për monumente që mund të kthehen në një burim të madh ekonomik turistik për Durrësin. Specialistët anglezë të arkeologjisë prej kohësh kanë shfaqur interesimin e tyre për zbulimet e fundit në amfeteatrin e Durrësit, duke i bërë fillimisht ato objekt studimi në një konferencë të zhvilluar në Exeter të Anglisë në tetorin e vitit të kaluar. Skeletet e zbuluara gjatë mi-

sioneve arkeologjike italo-shqiptare në amfiteatër po bëhen dëshmitarë mbi zhvillimet e jetës së hershme të qytetit të Durrësit. Konferenca shkencore që u mbajt në Exeter, tetorin e kaluar ka marrë në analizë studimin antropoarkeologjik të skeleteve që u përkasin viktimave të tërmetit të vitit 1272, dhe dha përfundime interesante mbi Durrësin në periudhën mesjetare. Ato u paraqitën në konferencën arkeologjike mbi “Ushqimin dhe pijet përgjatë historisë së njerëzimit”. Amfiteatri 3000-vjeçar, është ekspozuar bashkë me analizat morfologjike dhe izotopike të

skeleteve, të kombinuara me të dhënat mbi florën dhe faunën e zonës së Durrësit në shekullin e 13-të, të cilat kanë ofruar të dhëna interesante mbi standardet e të ushqyerit, si dhe me mënyrën e jetesës së kategorive të veçanta. Skeletet e gjetura i përkisnin një bërthame familjare që u bë viktimë e tërmetit shkatërrues të vitit 1272 u zbuluan brenda godinës së madhe (palatium), e cila ishte ndërtuar në fillim të shekullit të 13-të mbi rrënojat e pjesës jugore të amfiteatrit antik. Ndërsa nëntë skelete të tjerë janë gjetur gjatë gërmimeve në pjesë të tjera të galerive dhe shkallareve të monumentit më të madh të antikitetit në vendin tonë. Tema që u referua nga Antonieta Buglione e Universitetit të Romës në konferencën e Exeterit hedh dritë mbi një periudhë shumë pak të njohur të Mesjetës në hapësirën e bregdetit lindor të Adriatikut. Në konferencën e Exeterit kanë referuar studiues të ndyshëm nga universitetet e Britanisë, Francës, Italisë, lidhur me ushqimin si pjesë e kulturës materiale dhe tregues i zhvilimit ekonomik të njerëzimit në periudha të ndryshme. Amfiteatri antik, zbulimi më i madh arkeologjik i zbuluar në Shqipëri i përket fundit të shekullit të I-rë të erës sonë. A. Ajazi


AKTUALITET • E mërkurë 1 maj 2013

ZËVENDËSOHEN ANËTARËT E PBDNJ ME ATO TË PR ELBASAN- Infrastruktura zgjedhore është duke ecur paralel me ndryshimet e diktuara nga KQZ për shkak të lëvizjes së koalicioneve. Drejtuesi i KQV në Elbasan Dhimitër Zografi deklaron se është duke u bërë zëvëndësimi i anëtarëve të KZAZ-ve në bazë të vendimit të KQZ. “Ka vijuar normalisht puna në KZAZ e Elbasanit. Emërimet janë bërë të gjitha. Një ndryshim ka vetëm duke qenë sikur e dini LSI kaloi në koalicionin e majtë, komisionerët për KZAZ e Elbasanit ndryshojnë pozicionin e tyre në krahun

e majtë kurse komisionerët e PPDNJ do të zëvëndësohen me komisionerë të tjerë, të cilët do të caktohen nga PR, ashtu sikurse u bë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Puna do të vazhdojë normalisht. KZAZ janë pajisur me kompjutera”. Elbasani ka pësuar ndryshime sa i përket KZAZ me shtimin e numrit të tyre dhe të qendrave të votimit. Zografi konfirmon se janë shtuar 4 KZAZ në nivel qarku. “Në qarkun e EL janë përcaktuar 10 KZAZ nga 6. Një në Belësh, dy në Elbasan dhe një në Gjinar. Kjo erdhi se u

bë ndryshimi i qendrave të votimit për numrin e zgjedhësve. Nuk do të ketë qendra votimi me më pak se 200 dhe më shumë se 1000. Kështu rritet numri i qendrave të votimit dhe bashkia Elbasan ka kaluar numrin 110 qendra nga 96 që ishin më parë. Është caktuar nga pushteti lokal edhe vendi i qendrave të votimit. Akoma nuk janë përcaktuar nëse do të jenë në vendet private disa nga qendrat e kërkuara nga pushteti lokal. Për këtë duhet një vendim i KQZ që pritet së shpejti”. Vetëm Bashkia Elbasan ka 97 mijë votues. L. Lleshi

FLET DREJTORI DAR ELBASAN, MATI ÇELA: ARSIMI PROFESIONAL NË NIVELE EVROPIANE

Mësuesit jo në mitingje fushatash, misioni tyre i shenjtë ARTUR AJAZI

9-vjeçar. Ata janë kryesisht kontigjente të komunave e bashkive periferike të Elbasanit. Pikërisht për të arsimuar këtë kontigjent është vendosur ngritja e shkollave të reja profesionale, degët e së cilës do të vendosen në bazë të kërkesave të tregut të punës. Të tilla degë mund të jenë ajo e artizanëve të prodhimeve specifike apo e restauratorëve të monumenteve të kulturës, si dhe e degëve të tjera për të cilat tregu ka nevoja të ngutshme. Nisur nga kjo iniciativë, si dhe me bashkëpunimin edhe të MASH, kreu i DAR, Çela ka zhvilluar takime me përfaqësues të mjaft shoqatave dhe fondacioneve të huaja, të cilët kanë marrë përsipër në të ardhmen asistencën teknike për realizimin e këtyre projekteve, me përfaqësues të arsimit profesional të MASH. DAR bazuar në udhëzimet e MASH, synon për një politikë të re rajonale të arsimit dhe formimit profesional, i cili t’i përgjigjet zhvillimit ekonomik të rajonit për vitin shkollor 2012-2013 e në vazhdim, ndërsa decentralizimi i arsimit profesional të mbështetet në krijimin e Qendrës së Arsimit dhe Formimit Profesional në nivel qarku, dhe në kalimin e aseteve arsimore tek kjo qendër.

DURRES- Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Elbasan, Mati Çela, në një prononcim për “Metropol” ka deklaruar dje se “në asnjë rast mësuesit, drejtuesit dhe nxënësit e shkollave nuk janë përdorur dhe nuk do të përdoren për mitingje dhe fushata elektorale, pasi misioni tyre ka qenë dhe mbetet i shenjtë, për edukimin e brezave”. Reformat dhe problemet Çela tha se “DAR Elbasan bazuar në rregulloren e miratuar nga MASH, ka ndjekur dhe po ndjek me vëmëndje të veçantë ecurinë e reformave në sistemin shkollor, perfeksionimin e metodave të mësimdhënies, dhe aftësimin profesional të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave”. Afrimi i mbylljes së vitit shkollor 2012-2013, nuk e ka ulur efektin e zbatimit dhe implementimit të reformave në sistemin arsimor, ndaj nisur nga këto synime, Elbasani ka qenë dhe mbetet qarku nga ku, MASH ka zhvilluar seminare e konferenca shkencore krahas të tjerave edhe për arsimin profesional. Zoti Çela tha se “ne kemi shkolla profesionale me kabinete bashkohore, dhe një staf mësuesish e drejtuesish që po bëjnë të mundur përgatitjen e brezave që do t’i përgjigjen me dinjitet tregut të punës kur të mbarojnë studimet. Arsimi profesional ka qenë dhe mbetet prioritet për nxjerrjen e brezave duke ju përgjigjur tregut të punës. Në kuadrin e krijimit të kushteve sa më bashkohore për mësimdhënien DAR Elbasan, po shkon drejt krijimit të një shkolle profesionale, e cila do të plotësojë nevojat për punonjës të kualifikuar në bazë të kërkesave të tregut të punës në shkallë qarku”. Kjo iniciativë ka gjetur pasqyrim në një VKM, e cila do ta kalojë arsimin profesional në vartësi të pushtetit vendor. Çdo vit në qarkun e Elbasanit llogariten afro 8200 nxënës, të cilët përfundojnë arsimin

Arrestohet 41-vjeçari, i dënuar 6 muaj burg për falsifikim kërkim. Po të njëjtët burime thanë për gazetën se ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë për arsye se: Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë me vendim nr.764, datë 25.05.2008, e ka dënuar shtetasin në fjalë me 6 muaj burg, për veprën penale “falsifikim të letërnjoftimeve dhe pasaportave apo vizave”, parashikuar nga neni 189/1 të Kodit Penal. Po

11

Bashkëjetonin prej disa kohësh

Ushtron dhunë mbi 16vjeçaren, arrestohet 21-vjeçari BERAT – Blutë e komisariatit të Beratit po në të njëjtën orë, 17.00 të pasdites të 24 orëve më parë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit R. Pepaj, 21 vjeç, banues në Berat, person me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për kryerje të veprave penale. Burime nga zëdhënësja për medien thanë për gazetën se ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë në bazë të kallëzimit të bërë më datë 29.04.2013, nga bashkëjetuesja e tij shtetasja me iniciale V.K, 16 vjeçe, banuese në Berat, e cila deklaron se ky shtetas po në datën 29.04.2013, e ka rrahur dhe goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Burimi policor pohon për gazetën se 16-vjeçarja adoleshente pasi ka mundur t’i shpëtojë kësaj dhune ka mbërritur menjëherë në dyert e organit blu dhe më pas ka bërë denoncimin në fjalë. Më pas kanë qenë punonjësit blu ata që kanë bërë të mundur arrestimin e 16-vjeçarit dhe shoqërimin e tij për në dhomat e paraburgimit pranë këtij komisariati. Kanë qenë oficerët e Policisë Gjyqësore ata që kanë marrë në pyetje dhe nën hetim 21-vjeçarin Pepaj ku dhe kanë përgatitur dosjen dhe akuzat përkatëse. Po gjatë ditës së djeshme materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit gjyqësor, Berat për veprën penale “Dhunë në familje“ parashikuar nga nen 130/a të Kodit Penal. S. G

Problemet me të drejtat e njeriut

Avokati i Popullit hap zyrën vendore për Beratin BERAT- Qyteti i Beratit, i cili nuk përjashtohet nga problemet e shkeljes së të drejtave të njeriut, shqetësimet me të cilat përballen grupet avangarde, tashmë do të ketë një zyrë të Institucionit të Avokatit të Popullit. Ditën e djeshme nëpërmjet zyrës së avokatit dhe bashkisë së Beratit është nënshtruar një memorandum bashkëpunimi për hapjen dhe funksionimin e një zyre për gjithë shqetësimet që do të adresohen tek Avokati i Popullit. Qëllimi i këtij memorandumi, i cili është nënshkruar nga komisoneri i Avokatit të Popullit Arben Shkëmbi dhe kryetarit të Bashkisë së Beratit Fadil Nasufi, është bashkpunimi i ndërsjelltë për mbrojtjen efektive të të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme përmes dhënies së ndihmës institucionale të realizuar nga bashkërendimi ndërmjet palëve. Pas nënshkrimit të këtij memorandumi bashkëpunimi, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, komisioneri Arben Shkëmbi, u shpreh rreth funksionimit të kësaj zyre. S. G

Segment lidhës me qendrën

FSHZH nis punën për rikostruksionin e rrugës hyrëse të Kuçovës KUÇOVË - Një tjetër investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit fillon nga zbatimi në qytetin e Kuçovës, investim i cili është financuar nga qeveria shqiptare dhe donatorë të tjerë. Për këtë arsye drejtori i FSHZH-së, Benet Beci, Prefektin e Qarkut, Bujar Hoxhaj, dhe drejtues të pushtetit lokal në rrethin e Kuçovës, kanë marrë pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve të segmentit rrugor që lidh hyrjen e Kuçovës me qendrën e saj. Rruga që do të lidhë hyrjen e Kuçovës me qendrën e saj do të jetë e pajisur me të gjithë elementet e nevojshme të infrastrukturës, siç janë sinjalistika vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza dhe linjat e elektrotelefonisë. Gjatë fjalës inauguruese të punimeve drejtori i FSHZH Beci, u shpreh: “Ky segment që fillojmë sot investimin është shumë i rëndësishëm për qytetin e Kuçovës. Janë 30 mijë banorë që do të munden të kalojnë në hyrje të qytetit dhe njëkohësisht që sistemon dhe qendrën e qytetit. Janë një sërë investimesh që kompletohen me këtë indërhyrje dhe tashmë do të thoja që qyteti i Kuçovës nuk mbetet më si një zonë periferike, por do të jetë një urë kalimi i disa segmenteve”. S. G

Brenda natës, investime në miliona

Qafë-shkallë, sulmohen ullinjtë, priten 1500 rrënjë

Të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave

BERAT- Në pasditen e 24 orëve më parë rreth orës 17:00 punonjësit blu të komisariatit të qytetit të Beratit kanë bërë të mundur në rrugë operative vendndodhjen e A. Prifti dhe më pas arrestimi i tij. Burimet e policisë që i referohet lajmit bëjnë me dije se 41-vjeçari Prifti banor i lagjes “30-vjetori” ishte person i shpallur në

»

gjatë mbrëmjes së djeshme oficerët e Policisë Gjyqësore i kanë bërë prezent shtetasit Prifti tashmë i dënuar dhe kanë përgatitur dokumentacionin për ta përcjellë më pas dosjen dhe më pas 41-vjeçari Prifti në një nga kampet e vuajtjes së dënimit. S. G

ELBASAN- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një fshat të Elbasanit në komunën Rrasë të zonës së Dumresë. Banorët janë zgjuar në mëngjes dhe kanë zbuluar se sipërfaqe të mëdha me ullinj të mbjellë 2-3 vitet e fundit nuk ekzistonin më. Të tronditur pasi kanë humbur të gjithë investimin që kishin bërë ata kanë lajmëruar policinë. Edhe pse janë zhvilluar hetimet e para, ende nuk janë zbuluar autorët. Sipas banorëve janë prerë rreth 1500 rrënjë ullinj dhe vreshta, të cilat ishin gati për prodhim. Vetë banorët e dëmtuar në parcelat e tyre tregojnë se janë dëmtuar shumë pasi në këto ullinj kishin investuar të gjithë kursimet e tyre madje disa kanë investuar edhe në sistemin e ujitjes. Askush nuk di të thotë se kush mund ta ketë shkaktuar të gjithë këtë dëm, por raste të ngjashme prerjesh kanë ndodhur edhe në fshatra të tjerë të kësaj komune. Banorët thonë se nuk kanë dyshime aktualisht, por do të fillojnë të hetojnë vetë se kush e ka kryer ketë krim ndaj pasurisë së tyre. Ende nuk ka një autor të këtyre prerjeve, ndërkohë që policia ka nisur procedimin për shkatërrim të pronës. L. Lleshi


12

« gossip

E mërkurë 1 maj 2013 •

Pyetje që duhet të bëni përpara

se të martoheni

Eva Herzigova bëhet nënë për herë të tretë Modelja dhe aktorja 40-vjeçare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë me të dashurin prej shumë kohësh Gregorio Marsiaj. Edhe kësaj here ajo ka sjellë një djalë me emrin Edëard. Për Daily Mail, ajo është shprehur se të qënit shtatzënë është puna më e lodhshme dhe më e bukur njëkohësisht. Të qënit nënë për të do të thotë të përballesh me diçka të re për ditë. Ajo di të balancojë jetën familjare dhe profesionale. Eva beson se sjell pozitivitet në lidhje duke patur një karrierë. “Puna më jep mua një kënaqësi personale”, ka thënë Eva.

Catherine Zeta Jones i rikthehet trajtimit për problemet mendore Catherine Zeta Jones ka lënë mënjanë angazhimet e saj për pak kohë, për t`u përballur me problemet e shëndetit mendor. 43 vjeçarja i është rikthyer trajtimit për çrregullimin bipolar, gjë të cilën e ka bërë të ditur në 2011. Ajo ka folur hapur për këtë çrregullim duke thënë se miliona njerëz vuajnë dhe ajo është një prej tyre. Së fundmi ajo është parë në mbrëmjën gala të filmit në qëndrën Lincoln në Neë York, në shoqërinë e Michael Douglas në 22 Prill. Ndërkohë në mbrëmjen gala me gazetarët organizuar nga presidenti Barack Obama, Michael ka qënë vetëm.

V

era pothuajse ka erdhur dhe është stina më e preferuar për të planifikuar dasmat. Pavarësisht listës së gjatë të përgatitjeve që duhen bërë, këshillohet që çifti të diskutojë me njëritjetrin disa nga çështjet e mëposhtëme para ditës së madhe. Do të keni fëmijë, dhe nëse po si do t`i rrisni ata? Nëse dëshira për t`u bërë prindër një ditë është e përbashkët, atëherë diskutoni se sa fëmijë dëshironi? Si do t`i edukoni ata? Cilat janë pritshmëritë tuaja për t`i marrë me pushime? Si do të ndani detyrat dhe kujdesin ndaj fëmijëve?

Si do të menaxhoni të ardhurat? Çfarë asete dhe borxhe personale do të sillni në martesë? Kush do të paguajë faturat? Si do të kurseni? Cilat janë qëllimet tuaja financiare dhe si do t`i arrini ato? Si do të kaloni kohën e lirë? Si mendoni se do ta kaloni kohën e lirë, individualisht apo sëbashku? Do të kaloni kohë me miqësinë tuaj të mëparshme. Sa shpesh do të shkoni me pushime? Si do ta mësoni se kur ju duhet hapësirë personale? Si do të ndani detyrat? Është mirë të përcaktoni se çfarë detyrash do të ketë secili në shtëpi? Si do të ndihmoni njëri-tjetrin me punët e shtëpisë dhe në mirrëritjen e fëmijëve. Si të mbani marrëdhënien intime të shëndetshme?

Diskutoni se sa herë do të keni kontakte, si do të ndanit dëshirat dhe fantazitë seksuale. Keni ju kufinj kur vjen puna tek intimiteti? Çfarë do të bëni për të pasur një komunikim të hapur? Si do të siguroni njëri-tjetrin se do të keni një komunikim të mirë po aq sa edhe tani. Çfarë do të bëni për të siguruar se martesa e shëndetshme do të jetë prioriteti juaj? Do të kontrolloni njëri-tjetrin rret ndjenjave dhe problemeve në fund të ditës ose një herë në javë? Sa më shumë të edukuar të jeni aq më të mirë do të jeni ju. Kështu që diskutojini këto tema në mënyrë që të dini se çfarë të prisni dhe kur të vijë dita e madhe ju të jeni të përgatitur.

Stërvitja me detyrim largon ankthin

T Kanye West dërgon avion privat për të marrë Kim Kardashian nga pushimet në Greqi Kim Kardashian i ka lënë në mes pushimet familjare në ishullin grek, për të kaluar më shumë kohë me Kanye. Sipas burimit Kanye ka dërguar një avion privat për të rikthyer Kim në Paris, pasi nuk mund të qëndrojë shumë kohë larg saj. Një javë më parë, Kim dhe Kanye kaluan disa ditë bashkë në New York, dhe një burim i afërt i Kim, ka pohuar se edhe kur ajo është duke u marrë me angazhimet e saj, ruan një kontakt konstant me Kanye edhe kur nuk janë bashkë.

ë bësh stërvitje me detyrim deri në limitet e energjisë ndihmon në uljen e ankthit dhe depresionit, sipas një studimi të fundit. Shkencëtarët e Universitetit të Kolorados, në SHBA, kanë vënë re që stërvitja e sforcuar, me një instruktor në kokë që të shtyn përtej limiteve, është e dobishme. Dr. Benjamin Greenwood, thekson se në stërvitjen me detyrim hyjnë studentët, sportistët profesionistë ose ushtarët dhe kjo gjë i bën këto kategori më pak të prekur nga stresi se të tjerët. “Dihet që stërvitja vullnetare është e domosdoshme, por deri më sot nuk diheshin efektet e një stërvitjeje të detyruar. Studimi ynë ka dalë në përfundimin se një stërvitje e tillë është po aq frytdhënëse për njeriun sa ajo vullnetare, për të mos thënë edhe më shumë”, deklaroi Dr. Greenwood, siç publikon ‘Daily Mail’. “Nuk po flasim për efektet fizike të stërvitjes që janë të padiskutueshme, por ne kërkuam të mësonim se si ndikonte në psikologjinë e njeriut një stërvitje e detyruar. Ky studim tregoi se ul ankthin dhe stresin njësoj si stërvitja me dëshirë”, shtoi Dr. Greenwood.


gossip • E mërkurë 1 maj 2013

»

13

Taylor

Swift blen vilën 18 mln USD

Aktorja britanike Samantha Barks raportohet se ka rikthyer epitetin e beqares, pasi besohet se është ndarë nga i dashuri i saj. Në fillim të këtij viti, ylli i filmit “Les Miserables” pati filluar të dalë me prezantuesin Matt Johnson, ndërsa tani revista “Mail on Sunday” raporton se dyshja kanë vendosur të vazhdojnë jetën ndarazi. Thuhet se angazhimet e shumta dhe orari i ngjeshur, ishin shkaku kryesor që dyshja vendosën t’i japin fund romancës së tyre. “Orari i ngjeshur dhe disa gjëra tjera u pamundësonin atyre të takoheshin më shpesh, dhe në fund menduan se është më mirë të ndahen”, deklaroi një burim.

Marc Anthony

ndahet nga e dashura

Marc Anthony i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me Chloe Green vetëm disa javë pasi ajo është shpërngulur të jetonte me të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas miqve të çiftit, ka qenë ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez ai që ka kërkuar ndarjen. Një burim tha për ‘The Sun On Sunday’: “Marc dhe Chloe e morën shumë seriozisht lidhjen, por nuk funksionoi. Marc vendosi që të ndaheshin.” Marc Anthony ka qenë i martuar tetë vite me Jennifer Lopez dhe ka dy fëmijë me këngëtaren e famshme. Gjithashtu ai ka një fëmijë nga marrëdhënia me Debbie Rosado dhe dy të tjerë nga ish-Miss Universi, Dayanara Torres. Ndërsa Chloe ka qenë e lidhur më parë me futbollistë të njohur si Djibril Cisse dhe Jermaine Defoe.

Samantha Barks sërish beqare

D

isa javë “shoping” për një shtëpi të mirë u kurorëzuan me sukses për këngëtaren “Taylor Swift”, e cila duket se gjeti shtëpinë e ëndrrave të saj në “Rhode Island”, me një pamje spektakolare të Oqeanit Atlantik përpara saj. Sipas mediave amerikane, këngëtarja ka blerë një vilë spektakolare, në shtetin e ndodhur pranë Nju Jorkut, ku edhe ajo ka të përqendruar karrierën e saj muzikore. E megjithatë, ndërsa shumicës prej nesh do t’i duheshin kursimet e një jete apo shlyerja e një kredie afatgjatë për të blerë qoftë edhe një banesë të thjeshtë, 18 milionë dollarët që kushton vila, 22-vjeçarja ishte në gjendje t’i paguante me para në dorë. Qëllimi i këngëtares, e konsideruar si një ndër më të preferuarat në rrymën e muzikës “country”, është që të tërheqë edhe pjesën tjetër të familjes së saj në këtë vilë spektakolare.

Lidhja e Depp dhe Amber po bëhet serioze Hamshori hollivudian, Johnny Depp dhe e dashura e tij, Amber Heard, kohët e fundit janë parë duke u mbajtur për dore dhe kanë përhapur spekulime se romanca e tyre po merr një drejtim serioz. Faqet e thashethemeve thonë se 49-vjeçari më në fund e ka gjetur një femër me të cilën do të krijojë një romancë më të qëndrueshme. Dhjetë muaj më parë, aktori u nda nga partnerja e tij, Vanessa Paradis, me të cilën ishte në lidhje që nga viti 1998. Çifti ka dy fëmijë së bashku.

Miley Cyrus: Do ta ruaj jetën private Miley Cyrus është hapur gjatë një interviste për Elle duke folur për lidhjen e saj me Liam Hemsworth dhe gabimet që ka bërë duke zbuluar jetën e saj private për publikun. “Ne kemi një shtëpi së bashku dhe qen. Duket në rregull të mbaj këtë unazë dhe të jem e lidhur. Por, ne tash e mbajmë lidhjen tonë për vete dhe nuk flasim më për të”. “Ne kemi qenë shumë të mirë me botën dhe u dhënë atyre shumë hapësirë për t’u futur brenda – në jetën time dhe të qenve të mi dhe shtëpinë time – dhe nuk mendoj se ata do ta kenë më këtë privilegj”. “Si për shembull në Twitter, unë jam shumë më shumë... jo konservative, por ju më nuk shihni fotografi të qenve të mi. Ju nuk do t’i keni ato gjëra personale më”, ka thënë Cyrus.


14

« reklamë

E mërkurë 1 maj 2013 •

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

Adresa: Sheshi Skëndërbej nr.5 Tel: ++355 42 380 793; Fax: ++355 42 232 389

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tre Urat Leskovik”. Subjekti kërkues i këtij objekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë

në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me V.K.M. nr. 138, date 23. 03. 2000 “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe për llogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të

drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar. Pronarët që kanë emrin në listen emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të

shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). Vlera totale e shpronësimit është 5.310.508.8 (pesë milion e treqind e dhjetë mijë e pesëqind e tetë pike tetë) lekë.

REPUBLIKA E SHQIPERISE DREJTORIA E PERGJITHSHME E RRUGEVE DREJTORIA E SHPRONESIMEVE

Lista e pronareve qe shpronesohen nga ndertimi i segmentit rrugor "Tre Urat-Leskovik" Lloji i Pasurise Sip. Nr. Emri

Atesia

Mbiemri

Z.K.

Nr. Pasurise

Siperfaqja

Totale

ARE Çmimi

Vlera

PYLL Çmimi

Vlera Vlera

Shenime

Totale (Leke)

FSHATI GLINE Z.K. 1780 RRETHI KOLONJE 1 I Parregjistruar

1780

270

3232

245

169.9

41625.5

41625.5

Konfirmim ZVRPP

2 I Parregjistruar

1780

287

89486

1120

169.9

190288

190288

Konfirmim ZVRPP

3 I Parregjistruar

1780

286

4622

320

169.9

54368

54368

Konfirmim ZVRPP

4 I Parregjistruar

1780

300

213118

190

169.9

32281

32281

Konfirmim ZVRPP

5 I Parregjistruar

1780

277

2734

315

169.9

53518.5

53518.5

Konfirmim ZVRPP

6 I Parregjistruar

1780

295

280167

1735

169.9

294776.5

294776.5

Konfirmim ZVRPP

7 I Parregjistruar

1780

281

695

169.9

118080.5

118080.5

Konfirmim ZVRPP

8 I Parregjistruar

1780

282

9423

381

169.9

64731.9

64731.9

Konfirmim ZVRPP

9 I Parregjistruar

1780

284

8505

520

169.9

88348

88348

Konfirmim ZVRPP

10 I Parregjistruar

1780

174

936

495

169.9

84100.5

84100.5

Konfirmim ZVRPP

11 I Parregjistruar

1780

180

14667

510

169.9

86649

86649

Konfirmim ZVRPP

12 I Parregjistruar

1780

176

10534

865

169.9

146963.5

146963.5

Konfirmim ZVRPP

13 I Parregjistruar

1780

175

24468

150

169.9

25485

25485

Konfirmim ZVRPP

14 I Parregjistruar

1780

178

326

126

169.9

21407.4

21407.4

Konfirmim ZVRPP

15 I Parregjistruar

1780

177

120579

3830

169.9

650717

650717

Konfirmim ZVRPP

16 I Parregjistruar

1780

162

3221

650

169.9

110435

110435

Konfirmim ZVRPP

17 I Parregjistruar

1780

147

154996

260

169.9

44174

44174

Konfirmim ZVRPP

18 I Parregjistruar

1780

171

63306

1755

169.9

298174.5

298174.5

Konfirmim ZVRPP

19 I Parregjistruar

1780

179

2070

175

169.9

29732.5

29732.5

Konfirmim ZVRPP

20 I Parregjistruar

1780

167

39644

895

169.9

152060.5

152060.5

Konfirmim ZVRPP

21 I Parregjistruar

1780

21

52083

155

169.9

26334.5

26334.5

Konfirmim ZVRPP

22 Fanteri

Fidari

Firaj

1780

265

1121

125

169.9

21237.5

21237.5

Konfirmim ZVRPP

23 Gezim

Rexhep

Dajko

1780

264

1954

240

169.9

40776

40776

Konfirmim ZVRPP

24 Faslli

Rexhep

Dajko

1780

262

2495

310

169.9

52669

52669

Konfirmim ZVRPP

25 Dalip

Beshir

Potka

1780

268

2277

210

169.9

35679

35679

Konfirmim ZVRPP

FSHATI ÇARÇOVE Z.K. 1356 RRETHI PERMET 26 Mynedet

Qamil

Ramolli

Bujar

Fenai

Ramolli

Pellumbesha Fenai

Ramolli

27 Zihni

Xhavit

Bordi

Zhaneta

Xhavit

Bordi

Armand

Xhavit

Bordi

Beqir

Rusi (Mazreku)

28 Shpresa

Shuma

1356

15-68

100 ha

4561

366

1669326

1669326

Konfirmim ZVRPP

1356

173

30 ha

1500

366

549000

549000

Konfirmim ZVRPP

1356

92

30 ha

895

366

327570

327570

Konfirmim ZVRPP

2545896

5310508.8

4247.5


BOTA • E mërkurë 1 maj 2013

E

mri i Al-Kaidës lidhet me një sërë atentatesh si në Perëndim, ashtu edhe në botën arabe. Me sulmin terrorist kundër Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork në vitin 2001 përmes anëtarëve të saj, Al-Kaida u bë e njohur për opinionin botëror. 3000 vetë humbën jetën, ndërkohë që kreu i rrjetit terrorist islamist, Osama Bin Laden në vitin 2011 u zbulua në Pakistan dhe u vra nga ushtarët amerikanë. Aktualisht AlKaida është e përçarë. Një sërë grupesh terroriste në Afrikën e Veriut, në Lindjen e Mesme apo gadishullin arabik përdorin pjesërisht emrin e Al-Kaidës, por ndjekin qëllimet e veta. Qendra e rrjetit mendohet të jetë në zonën kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit. Po ashtu edhe zemra e këtij rrjeti terorist duket të jetë dobësuar shumë. Sipas ekspertëve truri ideologjik i këtij rrjeti përbëhet nga 300 deri në 400 persona. Nga ana tjetër janë forcuar edhe grupet jashtë qendrës. Studiuesi i islamit, Guido Steinberg nga Instituti për Shkencën dhe Politikën është i mendimit se vrasja e Bin Ladenit e ka dobësuar dukshëm Al-Kaidën. Organizata nuk e ka më udhëheqësin karizmatik, që qëndron mbi grindjet e grupacioneve të ndryshme. “Udhëheqësi aktual, egjiptiani Aiman Az Savahiri është shumë i konstestuar brenda joegjiptanëve”. Megjithatë, Savahiri është kreu vendimmarrës i Al-Kaidës. Gazetari dhe eksperti i AlKaidës, Asin Musharbash, në bisedë me Deutsche Wellen-n informon se Savahiri ka në rrethin e ngushtë ujq të vjetër të Al-Kaidës. “Ata prezantojnë imazhin e Al-Kaidës jashtë në videomesazhe dhe deklarata”. Krahas qendrës në Pakistan edhe në shtete të tjera ekzistojnë grupe dhe lëvizje që solidarizohen me rrjetin terrorist. Musharbash: “Filiale të tilla i gjen në Irak, në Afrikën e Veriut, në Gadishullin Arabik. Në Somali kemi milicët Shabab që janë shumë aktivë janë pjësë e Al-Kaidës, por nuk janë identikë me ta”. Rrjeti terrorist është i përhapur veçanërisht në Algjeri, Mali dhe në Libi. Edhe në Irak aktivitetet e tyre janë shtuar. Në këtë vend mendohet të ndodhen rreth 1000 vetë. Edhe në vendin fqinj, Sirinë ofrohet e njëjta situatë. Lufta e grupeve kryengritëse kundër regjimit të Presidentit, Bashar Al-Asad ka forcuar islamistët, shprehet gazetari Musharbash. “Në Siri kemi Frontin Xhabat Al Nusra, aktualisht grupi më i rëndësishëm xhihadist”. Ende ky grup nuk përbën ndonjë rrezik për botën jashtë, por kjo mund të ndryshojë në rast të rënies së regjimit të Asadit. Ky grup mund të themelojë një lloj mini-emirati dhe të sulmojë Izraelin. “Këtë qëllim ky grup e ka bërë gjithmonë publik”. Nuk ka të dhëna të sakta lidhur me numrin e plotë të përkrahësve të Al-Kaidës. Yasin Musharbash është i mendimit se “nuk ka më shumë se 10.000 vetë në të gjithë botën, që identifikohen me AlKaidën.” Numrin e atyre që përbëjnë thelbin e organizatës, eksperti e vlerëson deri në 5.000. Ndërsa eksperti Guido Steinbach është i mendimit se grupet e Al-Kaidës janë të pavarura nga njëra-tjetra në përcaktimin e strategjisë dhe taktikës së tyre. “Ky është sheshi i lojës për xhihadizimin, përmes të cilit organizata ka fituar shumë pikë në botën arabe

AL KAEDA, 3 vjet pas Bin Ladenit Një “shumëkombëshe” e terrorit? në tre deri katër vitet e fundit”. Pjesërisht një pavarësim i tillë është lejuar nga vetë Al-Kaida. “Që në vitin 2010 u ofrua një video programatike, ku u paraqitën të gjithë udhëheqësit e Al-Kaidës që kishin një emër në atë kohë. Aty u tha: ju nuk keni nevojë të vini në Pakistan, nuk është e nevojshme t’i bashkangjiteni organizatës. Shikoni vetë në vendet tuaja se si mund t’i organizoni aktivitetet terroriste”. Në shtetet perëndimore numri i atentateve të Al-Kaidës ka rënë ndjeshëm për shkak të masave për luftimin e terrorizmit në SHBA. Sipas ekspertit Yasin Musharbash kjo ka çuar në përhapjen e një opinioni të ri të rënies së rrezikut të Al-Kaidës. Në të vërtetë e kundërta e këtij opinioni i përgjigjet realitetit. “Al-Kaida është në botën arabe qindra herë më aktive se jashtë saj. Ka studime domethënëse, që tregojnë se Al-Kaida vret tetë herë më shumë myslimanë se jomyslimanë”. Rrjeti terrorist po përjeton një pranverë të dytë, për shkak të problemeve të pazgjidhura me pranverën arabe. “Al-Kaida nuk duhet nënvlerësuar”, thekson Musharbash. “Al-Kaida është në gjendje që në momente vendimtare të ripërtërihet. Dhe këtë po e shohim edhe tani”. Ndërhyrjet e SHBA jashtë vendit Pas më shumë se një dekade luftërash në Afganistan dhe Irak, sondazhet tregojnë se publiku amerikan është gjithnjë e më pak i gatshëm për të mbështetur ndërhyrjen ushtarake jashtë vendit. Ky ngurrim i pengon aktivistët, të cilët dëshirojnë të shohin Amerikën të ketë një rol më të fuqishëm në konflikte si lufta civile në Siri. Luftimet vazhdojnë në Siri, ku civilët shpesh janë viktimat kryesore. Dan Layman i Grupit mbështetës sirian dëshiron të ndihmojë. “Kryesisht fondet tona vijnë nga individë siriano-amerikanë dhe individë amerikanë, edhe pse ne pranojmë donacione nga e gjithë

»

15

Studiuesi i islamit, Guido Steinberg nga Instituti për Shkencën dhe Politikën është i mendimit se vrasja e Bin Ladenit e ka dobësuar dukshëm Al-Kaidën. Organizata nuk e ka më udhëheqësin karizmatik, që qëndron mbi grindjet e grupacioneve të ndryshme. “Udhëheqësi aktual, egjiptiani Aiman Az Savahiri është shumë i konstestuar brenda joegjiptanëve”. Megjithatë Savahiri është kreu vendimmarrës i Al-Kaidës bota”. Grupi mbështet fraksionet rebele të moderuara në Siri. Por Dan Layman thotë se përpjekja për për të siguruar mbështetjen e amerikanëve është sfidë. “Publiku amerikan ndjehet pak i lodhur nga konflikti në Afganistan dhe nga jetët e humbura dhe burimet e shpenzuar në Irak, kështu që është pak e vështirë për të marrë mbështetje të madhe”. Ky ngurrimi ishte i dukshëm në një anketë të rastit që Zëri i Amerikës kreu mes turistëve që vijnë në Uashington nga i gjithë vendi. “Unë mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me këtë dhe shumë të kujdesshëm në lidhje me mënyrën se si ndërhyjmë në punët e brendshme të vendeve të tjera”. “Unë mendoj se duhet të punojnë për paqe. Ne kemi pasur shumë luftra. Ne kemi nevojë për paqe”. “Unë mendoj se jemi lodhur nga luftrat. Amerikanët kurrë nuk kanë dashur të shkojnë në luftë, edhe pse janë përfshirë në shumë luftra kohët e fundit”. “Po, unë mendoj se duhet të tërheqemi nga ajo që kemi bërë në dhjetë vitet e fundit, sidomos duke pasur parasysh gjendjen e ekonomisë tani”. Kjo është një pikëpamje që gjithashtu shrehet në sondazhet e opinionit publik, thotë Carroll Doherty i Qendrës Kërkimore Pew. “Nuk është një lodhje pas dy luftërave të mëdha dhe një ngurrim rreth asaj që po ndodh në përgjithësi në Lindjen e Mesme dhe asaj që po ndodh në Kinë. Amerikanët nuk kanë asnjë dëshirë për të ndërhyrë në pikat e nxehta të globit”. Dan Layman se kjo është e lodhshme. “Ndoshta populli amerikan ndjen se kemi nevojë për pak izolacionizëm. Kjo është shumë për të ardhur keq duke pasur parasysh konfliktet në botë tani që me të vërtetë kanë nevojë për mbështetjen tonë”. Dan Layman shton ai është i vendosur, thotë ai. Por sfida tani është tërheqja e një publiku amerikan që ngurron.


16

« opinion

E mërkurë 1 maj 2013 •

Opsione dispozitive Nga Elvis KOTINI

N

ë vijim të studimeve normative të ligjit penal po theksojmë karakterin e disa prej rasteve të parashikuara nga teknika legjislative. Kodi Penal, neni 70, parashikon mundësinë e faljes nga organi kompetent mbi dënime penale ose zëvendësimin e tyre nga një lloj dënimi më i butë. Instrumenti i faljes nuk mund të jetë një klauzolë penale, për arsye se rastet e përfitimit juridik të dënimet mbulohen nga karakteri ligjor i amnistisë për veprat penale. “Amnisti” do të thotë “përfitim i ligjshëm”. Integriteti i normës penale nuk mund të cenohet kështu nga falja, si dukuri e vlefshme në sferën e besimit civil dhe e klasifikuar në të njëjtën mënyrë sikurse pendesa morale. Si është e mundur që të falet dikush kur ai është dënuar me vendim gjykate? Si është e mundur që të zëvendësohet dënimi me një falje më të butë kur rasti i përket amnistisë ndaj veprimit penal? Vendimi i gjykatës e dërgon personin në burg për një kohë të caktuar (masa e dënimit), por nuk parashikon apelime të tjera veç lirimit të detyrueshëm të të burgosurit. Pra, individi në kultin penitenciar nuk preket, duke qenë veprat penale, si normat zyrtare që aministohen. Kjo në saje të politikës penale që bën Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve etj. Nuk duhet të falet personi ndërsa subjekti është dënuar me vendim gjykate; nuk mund të cenohet fakti kur personi është dërguar në burg mbi arsye të tjera veç faljes. Nuk mund të ketë zëvendësim të dënimit penal me një dënim më të ulët, pasi do të futeshim në kompetencat e amnistisë së veprës, si një e tërë dhe politikisht e përcaktuar. Me fjalë të tjera, nuk preket dënimi, por vepra penale. Akti buron nga shqyrtimi gjyqësor, ku vlerësohen faktet juridike, të cilat nuk mund të tjetërsohen më pas, pikërisht nga vlera e drejtësisë. Drejtësia dhe dënimi janë dy gjëra të pavarura nga njëra-tjetra, por kjo nuk i jep të drejtën ligjvënësit të ulë masën e dënimit me falje, por vetëm kohën e dënimit me amnisti. Arsyeja bazë mbi të cilën ngrihen amnistitë lidhet me të dhënat policore, arkivin kriminalistik dhe propozimet e kuadrit parlamentar. Të gjitha në funksion të politikës penale. Neni 72 i Kodit Penal parashtron detyrimin se pjesët e përgjithshme të këtij kodi zbatohen edhe për veprat penale të parashikuara nga ligje të veçanta. Por ky element nuk qëndron, pasi del jashtë kornizës së kodifikimit rasti i veprës penale. Me fjalë të tjera, vetëm ato norma që i përkasin Kodit Penal duhet të gjejnë zbatim dhe jo ligje të tjera shtesë apo norma që nuk i përkasin dokumentit bazë. Kjo pasi ana penale është e posaçme dhe nuk mund të marrë vlerë të përgjithshme ligjore dhe juridike. Vepra penale e gjenocidit në Kod, e pabashkuar nga neni 73, parashikon se “zbatimi i një plani të paramenduar që synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar i drejtuar

kundër anëtarëve të grupit dhe shoqëruar me veprat që vijojnë: vrasje me dashje të anëtarëve të grupit; dëmtime të rënda fizike dhe psikike; vendosja në kushte jetese të rënda, që shkaktojnë shkatërrimin fizik; zbatimi i masave që synojnë pengimin e lindjeve, si dhe transferimi detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër, dënohet me 10 vjet burgim të përjetshëm.” Mirëpo rasti paraqet interes nga fusha e studimit shkencor. Gjenocidi nga vetë emërtimi ngrihet mbi gjenin. Dhe ka një konfondim bipolar në terma, që me krijimin e Universitetit të Drejtësisë në Tiranë në vitin 1957, duke i dhënë shkencës karakter terminologjik dhe më pak etnik dhe kushtetues. Vrasja e grupit apo e anëtarëve të tij është e njëjta situatë kriminale që lidhet me vdekjen e personit, por dispozita nuk përmend se vrasje të tilla nën motive fetare dhe raciale mund të realizohen vetëm nga ushtria. Pra, kërkohet subjekti i posaçëm ushtarak në veprën penale të shkatërrimit të grupit. Çdo vrasje në grup jashtë natyrës së organizuar ushtarake do të përbënte kompetencë policore dhe duhet klasifikuar si krim civil. Mirëpo vrasja nuk është i vetmi mjet që justifikon dispozitën mbi gjenocidin, pasi në reshta futet edhe dëmtimi fizik dhe psikik. Kjo është një retorikë e përgjithshme ndaj qytetarëve, pasi akti klasifikohet “diskriminim” mbi ato arsye që ligji penal i quan etnike, raciale, fetare dhe kombësie. Duke qenë në fazën e motiveve, nuk do të thotë se vepra penale është gjenocid apo dëmtim në grup, pasi për këto dhe të tjera ka sanksione penale. Karakteri i dëmtimit lidhet me legjislacionin në fuqi dhe nuk mund të çojë detyrimisht grupin drejt shkatërrimit. Struktura gjinore mbrohet gjithashtu me ligj; antropologjia e krimit është një tjetër fakt policor. Opsioni mbi vendosjen e shtetasve në kushte të rënda jetese, që shkatërrojnë dukurinë fizike të qenies, konkurron me aktin e torturës dhe deri këtu organet e ndjekjes penale duhet të mbledhin prova fajësie. Për më shumë, askush nuk mund të shkatërrohet fizikisht, pasi akti mbrohet me sinagoga dhe sidomos nga Kisha Katolike. Pengimi i lindjeve është një sofizëm ligjor, që nuk gjendet lehtë në akte ndërkombëtare. Kjo pasi askush nuk ka të drejtën e abortit përveç nënës. Akti serioz dhe fiziologjik. Shkëmbimet e fëmijëve nga një grup në tjetër klasifikohen lirisht nga ligji penal si vepra kriminale në fushën e trafikimit të të miturve, por jo detyrimisht gjenocid. Duke bërë këto sqarime njohëse mbi karakterin penal të gjenocidit, duhet të pranojmë faktin në kohë lufte dhe jo si një mundësi civile apo sanksion në Kodin tonë Penal. Rrezikshmëria shoqërore është një akt i parashikuar nga e drejta ndërkombëtare në raste lufte apo më gjerë, duke përfshirë të gjitha kultet e veçimit civil midis njerëzve, qofshin këta fëmijë dhe grupe etnike. Nëse ka raste të tilla, këto formojnë precedent ndërkombëtar, nisur nga teoria e së drejtës, por që në praktikë fenomeni është gati i pamundur.

Përfundimisht gjenocidi duhet pranuar në kohë lufte dhe në gjendje të jashtëzakonshme ushtarake me këto tipare: vrasje në grup mbi arsye diskriminuese. Për më shumë fenomeni i vështirësimit të jetës sociale nuk përbën gjenocid, por rend social, sepse që kur janë njohur të drejtat dhe liritë e njeriut, janë pranuar dhe faktet respektive të shkeljeve. Në gjykimin tim kjo dispozitë duhet shfuqizuar në përmbajtjen gjuhësore që ka dhe duhet vënë në kompetencë të Gjykatës së Strasburgut mbi raste të veçanta të shkeljeve uniforme. Krimi dënohet, sidoqoftë. Dispozitat vijuese mbi krime kundër njerëzimit dhe krime lufte janë më interesante praktikisht, pasi lidhen me precedentë si Gjykata e Hagës apo Nurembergu. Këto kanë si objekt grupin shoqëror, por në një plan human, domethënë akti kriminal lidhet me politikën e ndjekur ndaj kushteve civile të shtetasve, p.sh. dyshimet mbi luftën partizane. Rasti është interesant, se me mbarimin e një lufte mund të ngrihen gjykata për një rend të ri politik, por me të njëjtin status që parashikojnë shtetet. Dhe në disa shtete të Amerikës ka dënime me vdekje, ndërsa në disa te tjera nuk ka (plani sociologjik). Duke bërë një ilustrim kaq të thjeshtë midis Nurembergut dhe Hagës, mund të dalim në konkluzionin se gjykata të tilla janë po aq të vlefshme sa sistemi politik që i propozon ato. Rasti i dënimit të gjeneralit Petën nga Gjykata Franceze në vitin 1945 me vdekje (mosha 90-vjeçare) për spiunazh në favor të gjermaneve, Nurembergu mbi nazistët, Haga mbi presidentë dhe ushtarakë të ndryshëm botërorë tregon se bëhet falë për subjekte të posaçme kriminale, duke i dhënë krimit një lloj profesionalizmi në status dhe kushte funksionale. Në kategorizimin e situatës mbi krime lufte apo kundër njeriut mund të flitet në të njëjtën mënyrë si në rastin e shpërdorimit të postit zyrtar. Prandaj nuk duhet të ngrihet demokracia liberale dhe kushtetuta e një vendi mbi versionin modern të një gjykate të posaçme ndërkombëtare, roli juridik i së cilës është fakti i paligjshëm. Si është e mundur të kemi një nuhatje të drejtë të rasteve kur nga njëra anë Gjermania firmoste konventa ushtarake me Anglinë mbi dënimet me vdekje dhe nga ana tjetër ministri i Jashtëm gjerman, si firmëtar, ishte edhe përfaqësuesi i tmerrit në miliona vrasje. Megjithatë, këto konventa ndërushtarake qëndronin në fuqi dhe krime si dezertimi dënoheshin njësoj si nga një gjykatë angleze, ashtu dhe nga një gjykatë gjermane. Prandaj teoritë e dyshimit, semitizmi apo grupacioni politik janë një llafologji politike sesa një kusht i vlefshëm diplomatik. Është rasti të kuptojmë drejt veprimin kriminal në dallim nga pasoja e rrezikshme si element cilësues të veprës penale. Mbrëmja është uverturë e natës. Ashtu sikurse gjykatat duhet të bazohen në dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova. Se sa shkon ky derivat i arsyeshëm, akti lidhet me teknikën inteligjente që buron nga formula “E= qm/2”, pra rregulla e treshit.`


opinion • E mërkurë 1 maj 2013

»

17

Vallëzimi i kontinenteve Vullkanet, formimi i vendburimeve minerale dhe tërmetet

S

humë historianë, shkrimtarë, shkencëtarë, etj, kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë për historinë mijëvjeçare të jetës njerëzore dhe si rrjedhojë, ne njohim relativisht mirë zhvillimin e njerëzimit. Kjo ndodh sepse njeriu është qenie e gjallë dhe flet e shkruan për jetën e tij. Toka, planeti ynë është materie, që nuk flet direkt, prandaj duhen studiuar gjurmët që ka lënë nga krijimi dhe deri tani. Sa më i aftë të jetë njeriu, aq më shpejt dhe më mirë do të arrij ta bej tokën të flas për jetën e saj. Në fillim të jetës tij, njeriu jetonte për çështjet e ditës, për tu ushqyer, duke përdorur të gjitha format e mundshme. Truri i tij nuk mendonte të hidhte në letër jetën e vet; e aq më tepër të shkruante se si ishte zhvilluar toka ku ai jetonte?! Sot ai ka arritur një zhvillim të tillë, që jo vetëm të shkruaj historinë e vet, por të zbërthejë në detaje historinë e planetit tonë dhe atë të gjithësisë. Jo vetëm gjeologët, historianët, shkencëtarët, por çdo njeri kërkon të dijë: ç’është planeti ynë?! Si u krijua dhe si u zhvillua?! Njeriu jeton në sipërfaqen e tokës dhe vepron direkt mbi të, por ai është kurioz të njohë ndërtimin e brendshëm të saj?! Idetë e para për ndërtimin e planetit tonë u dhanë në fillim të shekullit 20, nga meteorologu gjerman Alfred Vegener; bazuar në studimin e fosileve, strukturave gjeologjike dhe të dhënat paleoklimatologjike. Miliona vjet më parë kontinentet mendonte, ai kanë qenë të bashkuar të shprehur në një protokontinent të emërtuar “Pangaea”. Si rrjedhojë i lëvizjeve të brendshme dhe nën veprimin e forcave të jashtme ajo, u copëtua, deri sa arritën në pozicionin e sotëm. Ideja e Vegenerit nuk u pranua nga shumë gjeologë të shquar të asaj kohe; sepse sipas tyre nuk jepej mekanizmi për lëvizjen e kontinenteve. Pas luftës dytë botërore, kërkimet shkencore me anë të instrumenteve të rinj dhanë mundësinë e studimit dhe njohjen e historisë dinamike të shkëmbinjve të bazamentit, nën ujërat e oqeaneve dhe të mbulesës sedimentare [depozitime të mëvonshme]. Konkretisht u arritën konkluzionet e mëposhtme: I) Të dhënat e gravitacionit dhe regjistrimet e tërmeteve provuan se guaska e ngurtë e jashtme e tokës [litosfera] qëndron mbi zonën plastike dhe më të nxehtë të mantelit së sipërme të emërtuar “Astenosfera”. Litosfera me trashësi nga disa deri në ndofta 250 km., paraqitet e copëtuar, në pllaka të mëdha të kufizuara nga vullkane me qendra të aktiviteteve të larta të tërmeteve. Këto masa të mëdha kontinentesh granitike lëvizin të rrethuara nga korja bazaltike oqeanike. II) Bazuar në shpimet e thella dhe studimet magnetike u arrit në përfundim, se në akset kurrizore oqeanike, pllakat tektonike largohen nga njëra-tjetra. Nga këto çarje midis pllakave del lava e lëngshme e nxehtë, që ngrihet lart dhe prodhon litosfere të re ,duke shtuar pak centimetra çdo vit. Shembull konkret është fillimi i lindjes të nje oqeani të ri, midis pllakave ndarëse të Arabisë dhe Afrikës, në Detin e Kuq. Duke u larguar nga zonat mesoqeanike, këto pllaka diku në vende të tjera do të përplasen dhe do të formojnë sistemet malore. Kanalet në zonat më të thella oqeanike tregojnë vendet ku litosfera përkulet dhe ku duhet të fillojë zhytja. Këto përplasje dhe zhytje shkaktojnë shtypje dhe presione të larta, që sjellin rrudhosje, këputje të kores, nxehtësi të jashtëzakonshme dhe formimin e depozitimit të mineraleve të dobishme. Kështu këto përplasje formuan sistemet malor, si Andet, Himalajet, Apallaçet, etj. Nje ditë pritet të lind [formohet] dhe një ishull i ri në detin juglindor të Havait. Dallohen disa breza, që paraqesin rrugët e ndarjeve të pllakave: Brezi i parë dhe kryesor shpreh kurrizoren oqeanike,që ndan oqeanet Atlantik e Indian dhe kthehet tërthor oqeanit Paqësor dhe vazhdon deri në gjirin e Kalifornisë. Këtu paraqiten kontaktet dhe lëvizjet e pllakave njëra me tjetrën. Në këtë brez vërehen tërmete të cekëta; burime të nxehta nënujore dhe rrjedhje të lavës kryesore të nxehtë ,që i shtohet si material i ri dyshemesë oqeanike. Brezi i dytë rrethon oqeanin Paqësork dhe pastaj rrotullohet rreth Indonezisë, Azisë dhe vazhdon në drejtimin perëndimor gjatë vargjeve Alpin-Himalaja. Ky brez shpreh përplasjen, zhytjen dhe kanalet më të thella të oqeanit, ku ndodhin tërmete të vazhdueshme dhe vullkanet e famshme “Helena e Shenjtë”, “Krakatau” dhe “Vezuvi”. Në Kaliforni dhe Guatemala pllakat rrëshqasin njëra me tjetrën, duke shkaktuar këputje transformuese, që prodhojnë tërmete me efekte shumë katastrofike. Në akset kurrizore mesoqeanike ndodhen shkëmbinjtë me moshë më të re. Duke ju larguar kë-

Nga Prof. Dr. Hazbi SHEHU

tyre akseve, mosha e shkëmbinjve vjetrohet. Mosha më e vjetër pranohet të jetë në Paqësorin Verior dhe në anët e Atlantikut Verior. Gjeologjikisht këta shkëmbinj janë të rinj me më pak se 2 milion vjet. Si përfundim: pranohet që 70% e sipërfaqes së tokës është formuar gjatë kohës së fundit nga ana gjeologjike. Megjithëse rajonet pllakore të Kanadasë, Groenlandës dhe Afrikës Jugore ekspozohen dobët, shkëmbinjtë e tyre janë me moshë të vjetër, dhe formojnë bërthamën e ç’do kontinenti. Largimi i pllakave në disa rajone dhe zhytja në disa të tjera kanë bërë, që toka të ruaj të njëjtën madhësi ose dimension. Proceset e ndarjeve ose të largimit dhe përplasjeve të pllakave tektonike, kanë ekzistuar qindra miliona vjet para Pangaeas. Këto lëvizje kanë copëtuar vargjet e vjetra malore, mbulesat kontinentale fragmentare. Ato kanë shkaktuar ndryshimet në kontinentet dhe oqeanet, për të ardhur në pozicionin e sotëm. Këto lëvizje do të sjellin përsëri ndryshimin e pozicioneve të kontinenteve dhe oqeaneve sepse ne jetojmë në një planet lëvizës. Ç’do kontinent, zonë apo rajon ka historikun e tij të zhvillimit gjatë lëvizjes së pllakave tektonike dhe të kontinenteve. Europa ku ndodhet vendi ynë Shqipëria i përket pllakës euroaziatike, e cila përplaset me pllakën Afrikane dhe atë Arabike. Rajoni i Ballkanit, Italia etj., ndodhen pikërisht në vijën e zonës së kontaktit midis kontinenteve Europian dhe atij Afrikan. Nga afrimi dhe përplasja e këtyre dy kontinenteve krijohen shtypje dhe presione të larta. Ndërsa në thellësi të vijës-zonës së kontaktit, ku ndodhet qendra, vatra e këtij procesi, shtypjet dhe presionet arrijnë nivelet më të larta; duke prodhuar një nxehtësi jashtëzakonisht të lartë. Shkëmbinjtë e ndodhur në këtë vatër të thellë, si rrjedhojë i kësaj nxehtësie, transformohen nga gjendja e ngurtë në të lëngët. Ky ndryshim sjellë rritjen dhe zmadhimin e volumit të tyre. Kjo substancë e lëngët e rritur shumë në volum kërkon të përhapet. Ajo kërkon dhe krijon çarje, që do të formojnë rrugët e lëvizjes së saj, në një drejtim ku kundërpresioni të jetë sa më i vogël. Masa e lëngshme, dhe e nxehtë do të kaloi nëpër çarjet e krijuara nga ajo vet, në drejtim të sipërfaqes tokës, ku rezistenca është më e vogël. Kjo masë e lëngshme shumë e nxehtë, që del në sipërfaqe quhet “lavë”, ndërsa procesi është emërtuar “vullkan”. Pra në vijën e zonës së kontaktit të përplasjes të dy kontinenteve [Europë- Afrikë] shpërthejnë vullkane, që sjellin katastrofa në sipërfaqen e tokës, ku jetojnë qeniet e gjalla. Të tilla janë vullkanet “Vezuvi” dhe “Etna” në Itali. Duhet theksuar se sipërfaqja ku del vullkani është relativisht e vogël, në krahasim me masën kolosale të lavës që shtrihet në thellësi deri në vatrën kryesore të saj. Procesi i përhapjes së lavës së vullkanit mund të paraqitet në formën e një piramide me majë në sipërfaqe dhe me bazë në thellësi të vatrës. Forma e përhapjes së lavës në thellësi paraqitet shumë e çrregullt, sepse lidhet me rrugët e çarjeve dhe format e tyre nëpër të cilat ajo ka depërtuar. Jo të gjithë vullkanet e gjejnë shpërthimin e tyre në sipërfaqe. Në shumë raste lava e lëngshme nuk arrin të dalë në ambient të lirë duke formuar vullkanet e quajtur nëntokësor ose nën mbulesën sedimentare. Këta lloj vullkanesh ndodhen larg grykës të vullkaneve, që dalin në sipërfaqe. Gjatë transformimit të shkëmbinjve nga gjendja e ngurtë në të lëngshëm formohen vendburime minerale. Ato shtrihen në drejtime të ndryshme: horizontal, vertikal, të pjerrët me degëzime dhe të vendosura në pozicione me thellësi të ndryshme, në varësi të ngrirjes së lavës. Ky proces lidhet me shkallën e përhap-

jes ,ngritjes dhe të ngrirjes graduale të saj. Gjatë shpërthimit të vullkanit, në vendet ku çahet sipërfaqja e tokës ndodhin lëkundje shumë të fuqishme, që sjellin katastrofa të jashtëzakonshme. Lëkundjet e tokës ose tërmetet duke u larguar nga gryka e vullkanit në sipërfaqe dobësohen. Në disa rajone ndodhin lëkundje të tokës apo tërmete megjithëse janë larg vullkaneve. Në këto raste, lëkundjet në sipërfaqe janë rezultat i goditjeve nga vullkanet nëntokësore, që ndodhen nën mbulesën sedimentare. Sipas forcës goditëse të lavës do të jetë dhe shkalla e veprimit e shprehur në lëkundjet e sipërfaqes të quajtura tërmete. Bazuar në regjistrimet e kryera për tërmetet, vullkanet dhe studimet shkencore është vërtetuar se rajoni i Ballkanit dhe Italia janë zona tërmetesh dhe vullkanesh. Përveç këtyre studimeve,këto fenomene janë parë dhe ndjerë dhe nga banorët që kanë jetuar dhe jetojnë në këto rajone. Kjo lidhet me faktin se ky pellg ka qenë dhe është nën shtypjen dhe presionin e vazhdueshëm, si rrjedhojë i përplasjes së dy kontinenteve. Diskutimi dhe materiali argumentues i mësipërm shpjegon praninë e vendburimeve të mineraleve në gjithë zonën e kontaktit .Këtu përfshihen kryesisht vendet e Ballkanit: vendi ynë [ Shqipëria], Kosova, Mali i Zi etj. Si rezultat i të dhënave shkencore botërore dhe i përvojës sime personale si specialist gjeolog, që kam punuar 48 vjet në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Naftës, për gjithë territorin Shqiptar arrij në disa përfundime: Deri tani janë shfrytëzuar mineralet, që lidhen me vendburimet e cekëta afër sipërfaqes së tokës. Sasia e mineraleve dhe llojshmëria e tyre rritet me thellësinë. Vendburimet minerale shtrihen ,jo vetëm në drejtimin horizontal dhe vertikal,por dhe në degëzime të pjerrëta. Ky material argumenton vetëm shkencërisht formimin e vendburimeve minerale të kromiteve, bakrit,qymyreve, naftës etj., në vendin tonë [Shqipëri], rajonin e Ballkanit, Itali etj., sepse ato faktikisht ekzistojnë dhe shfrytëzohen. Problemet më të rëndësishme që nxirren nga ky material janë: E para. Në të gjitha vendburimet që po shfrytëzohen, duhet kërkuar në thellësi të tyre, sepse sipas argumentimeve të paraqitura më sipër rritet sasia dhe lloji i mineraleve. Njëkohësisht të vazhdojnë kërkimet në drejtim horizontal për zgjerimin e vendburimeve ekzistuese. E dyta. Duhet të vazhdohen studimet dhe kërkimet në rajone të rinj ,për zbulimin e vendburimeve të reja. Studimet dhe kërkimet duhet të vazhdojnë ,jo vetëm në vendburimet ekzistuese, në thellësi dhe gjerësi ,por dhe në rajone të reja. Në këto kërkime duhet përdorur, shkenca, korrektësia njerëzore dhe ndershmëria; për t’i shërbyer popullit tonë shqiptar të shumëvuajtur. Duke u bazuar në studimet shkencore të literaturës botërore, por sidomos në studimet shkencore të arritur deri tani nga shkenca dhe shkencëtarët tonë, që kanë punuar me pasion ,dinjitet,ndershmëri duhet, që specialistët gjeolog të kërkojnë dhe të zbulojnë vendburime të reja, sepse premisat siç u paraqitën më lartë ekzistojnë. Me këtë shkrim i drejtohem jo vetëm specialisteve gjeolog ,që e kanë profesionin e tyre dhe pasion, por dhe drejtuesve të ministrisë përkatëse, që kërkimet, zbulimet dhe shfrytëzimin e vendburimeve ta lidhin me të ardhmen e vendit dhe popullit tonë. Ky material mund t’i shërbej çdo qytetari që interesohet për këto probleme. Literatura: I]Supercontinent[ten billion years in the life of our planet] Ten Nield [2007] II]Earth Story [the forces that have shaped our planet]. Simon Lamb-David Sington [1998]. III]Atllas of the World. National Geographic Society [1981] IV] Earthquakes. Seymour Simon [1991] V]Volcanoes. Mauro Rosi,Paolo Papale,Luca Lupi,Marco Stoppato [2003] VI]Here on Earth [ a natural history of the Planet.] Tim Flannery [2010] VII]Earth Science the Easy Way. Alan D. Sills.[2003 by Barron’s Educational series] VIII] Earth Science. Katherine Cullen,PH.D [ 2006] IX]Volcanoes.[Fire from the Earth] Maurice Kraft [1993]


18

« dossier

E mërkurë 1 maj 2013 •

Shpallja e pavarësisë dhe elemente të Këshillit Kontrollues në vitet 1912- 1924

Roli i Komisionit Kontrollues në Qeverinë e Nolit dhe Zogut Nga Gëzim Zilja (vijon nga numri i kaluar)

P

ër organizim kontrollues financiar mendiVlen të theksohet diskutimi i Stavro Stavrit i cili solli dhe një argumentim më teorik nga përvojat europiane në rastet e diskutimit të Dekret ligjeve. Ai argumentonte se këtë Dekret ligj nuk e shihte të arësyeshme që ti kalonte komisionit se ai mund ta shqyrtonte dhe ta rëzonte. Në rastin kur Dhoma e Deputetëve i thoshte komisionit se këtë Dekret ligj e ka pranuar dhe ti komision ta shqyrtosh e konsideronte të pa drejtë. Po në mbledhjen e 10 argumentonte se Dekret ligji “është ligj pasi e kanë bërë ministrat dhe ka dekretin e sovranit” pra të Kryetarit të Republikës dhe se Dekret ligji as mund të ndryshohet dhe as mund të modifikohej, për këtë arësye dhe Dhoma e Deputetëve nuk kishte të drejtë ta korregjonte. Ai qe i mendimit në dallim me deputetet e tjerë jurist si Kristo Floqi, Hysen Vrioni, Rauf Fico, Milto Tutulani që Dekret ligja të vinte në parlament të diskutohej nga deputetët dhe ata të jepnin mendimin e tyre ose e pranojnë ose e refuzojnë , pa i bërë ndryshime dhe pa e dërguar në komision. Në mbledhjen e 10-të u hodh në votë që të shtyhej diskutimi dhe tre ditë. Në mbledhjen e 11të në debatin parlamentar deputeti Reuf Fico këmbënguli se në parim e dinin si procedurë po duke iu referuar përvojës juridike të parlamentit shqiptar, i cili gjithnjëi i ka dërguar Dekret ligjet në parlament dhe i ka shqyrtuar si projekt ligje në komisione. Nga kryetari i Dhomës së Deputetëve Mihal Kaso u hodh në votim nominal version i parë që Dekret ligji i paraqitur nga qeverija të dërgohej për shqyrtim në komision dhe version i dytë që Dekret ligji të mos dërgohej në komision por të bisedohej në parlament refuzohej apo pranohej en blok. Kur u bë ky diskutim për këtë Dekret ligj në parlament, deputetët patën parasysh që me votimin që do të bënin t’i jepej zgjidhje për procedurë të gjitha Dekret ligjeve të dërguara nga qeveria në parlament. Në votimin e zhvilluar shumica e Dhomës së Deputetëve me shumicë votash vendosi që të gjitha Dekret ligjet t’i referoheshin komisionit për shqyrtim. Në këtë frymë vazhdoi bisedimi për Dekret ligjin e formimit të Këshillit Kontrollues të Financave. Duke e vlërësuar atë si një nga veprat më madhështore të qeverisë së Parë Republikane deputetët e pranuan në parim me vota të përbashkëta dekret ligjin mbi formimin e Këshillit Kontrollues. Vlen të theksohet se krahas diskutimit të miratimit të Dekret ligjit, deputetët vlerësuan lart rolin e krijimit të këtij Këshilli Kontrollues në të tre mbledhjet. Në mbledhjen e 9-të (datë 15 qershor 1925) deputeti Hiqmet Delvina gjatë diskutimit të tij, insistonte në faktin se një ligjë për krijimin e Këshillit Kontrollues “populli shqiptar ka 5 vjet që po e pret padurim se deri në sot nuk di se si merren e prishen parat qi shtetit ay i paguen…”. Ky referim shkonte përgjatë linjës influencuese të komentarit mbi domosdoshmërinë e kontrollimit buxhetor, kur në fillimin e vitit 1923 apelonte që “jemi të mendjes se duhet medoemos nji dispozitë në statut, q’i të urdhënoj deklaratat e tij dhe kontrollimin legjislatif për çdo buxhet t’kaluem por jo ma pak se dy vjet pas zbatimit tij” Dhe në mbledhjen e 11-të të Dhomës së Deputetëve (20 qershor 1925) ku vazhdoi debati për këtë Dekret-Ligj deputeti Hiqmet Delvina do të konsideronte me këto fjalë rolin e pazëvendësueshëm të Këshillës Kontrolluese për vendin: “Nevoja për nji këshill kontrollues q’i ka nji shtet- theksonte ai- asht aq e madhe sa dhe për nji Parlament e për nji Diktim. Se nji shtet ku nuk ka kontrollim financa atje mos prit as përparim, as ma të voglin organizim se atje as nga njeri nuk mundet të kërkohet resposabiliteti, prandaj sa për vehte t’ime me gjithë shpirt e jap votën dhe u lutem gjith shokëve qi

Lame Kareco

Llambi Aleksi

Eqerem Libohova

unanimisht t’a pranojmë”. Pas një akumulimi intensiv dijenish dhe studimesh të mirëfillta mbi veprimtarinë e zyrave kontrolluese në shumë vende të botës së civilizuar, deputeti erudit Kristo Flloqi, retorikën e tij do ta lartësonte me diskutimin rreth kësaj çështje: “Prej të gjithë shteteve të botës, vetëm shteti shqiptar kish mbetun pa nji Këshill Kontrollues, d.m.th pa nji kontrollim finance, q’i kjo…asht nji nga nevojat e rendit të parë për nji shtet”. Ai vlerësonte se Këshilli Kontrollues nuk ishte nji vepër moderne por ka qenë që në kohërat e grekëve të vjetër, d.m.th qysh prej asaj kohe i qe çmuar rëndësija që kishte ai, prandaj dhe dëshironte që në Shqipëri të formohej një Këshill Kontrollues. Me të njejtën frymë do të çmonte vlerën e kontrollit financiar gjatë seancës së diskutimeve në dhomën e deputetëve, Xhafer Ypi, kur nënvizonte se ”Jam kundra Dekret-ligjeve, se këto duhet të bahen vetëm për çështje ekstraordinare e të ngutëshme, por masi financa ka shumë nevojë për nji cour des compte, prandaj të pranohet en princip [dekret-ligja] dhe të dërgohet në komision”. Ndërsa qendrimet e deputetit Luigj Gurakuqi ishin shprehur shumë më përpara që kur ishte ministër i Financave, për shpejtimin e procedurave për miratimin e këtij ligji. Ai do të theksonte se: “komisioni i statutit ka përgatitur dhe nji projekt për Cour des comptes, të cilës përpos detyrës kryesore që ka kjo institutë mund t’i ngarkohen dhe detyra të tjera. Pra, unë them, pa qenë nevoja të presim votimin e statutit, mund ta votojmë këtë ligj dhe barën e shqyrtimit të disa fajeve të nëpunësve tia ngarkojë Këshillit Kontrollues të Financave, mbasi edhe në Statut themi se këtij këshilli me ligj të posaçme mund ti ngarkohen edhe detyra tjera”. Në propozimet e deputetit Milto Tutulani dukej qartazi nevoja për një organ kontrolli për shtetin: “Këshilli kontrollues i financave mbasi asht i nevojshëm e i domosdoshëm, unë në parim e pranonj të dergohet në komision se edhe në Statut thuhet se financa e shtetit do të kontrollohet prej nji cour des compte”. Në vitet e Republikes Zogiste vazhdimisht nga titullarë theksohej ideja për forcimin e vazhdueshëm të Këshillit Kontrollues.”Financat t’ona- shprehej Ministri i Financave Fejzi Bej Alizoti - duhen kontrolluar në mënyrën më strikte. Këtë nevojë të kontrollimit vura re që kur isha Kryetar i Këshillit Kontrollues. Dhe prandaj ay këshill do të përmbahet , dhe bile do të forcohet!”. Domosdoshmërinë e kontrollit e pasonin dhe opinionet e “Gazetës së Korçës”, e cila shprehej se ballafaqohej me konstatimin se “në pikëpamje llogarisie nevoja e kontrollimit

është e domosdoshme, se kontabiliteti duhet t’i përgjigjet nevojës së rregullit, krahasimit dhe dokumentave. Kontrolli pra është i nevojshëm se është nji sigurim kondra vjedhjes dhe raportimi i kontrollorit është kamata” Duke analizuar këtë dekret-ligji në 37 nenet e tij gjen rregullim radikal organizimi, selia, shkallët hierarqike organizative (kryetarë, anëtarë, referendarë dhe sekretarë këshilli etj), formalitetet dhe autoritete që gëzojnë kompetencën e përzgjedhjes dhe të emrimit të funksionarëve, kohëzgjatja e mandatit të këtyre funksionareve në këto poste zyrtare (patundshmëria) dhe kufizimet për efekt moshe, kërkesat mbi nivelin arsimor, etik e të karrierës profesionale, imunitetet e antarëve dhe referendarëve dhe rasat e hetimit apo procedimit gjyqësor si pasojë e abuzimit me detyrën deri tek imtësi të tjera (si shpërblimet financiare etj). Në mënyrë të përmbledhur e skematike, detajet e mësipërme mund të panoramohen me modelimin e mëposhtëm: Modelimi organizativ i dikasterit të Këshillit Kontrollues të Financave Funksioni në Këshill Kohë-zgjatja e Mandatit Mosha e Lejuar Autoriteti që bën Emrimin Niveli shkollor i kërkuar (diplomimi) Kërkesa të tjera Kryetar (1) 5 vjet 30-58 Sipas nenit 96 të Statutit të Republikës (Me dekret të Kryetarit të Republikës) -Drejtësi, -Mylqis, -Universitet -Shkollë e Naltë Tregtie -Karrierë dhe praktikë të provuar në degën e financës. -Njohje gjuhës së huaj, -të padënuar me vendim që rrëzon të drejtat politike. Antarë (2) 5 vjet 30-58 Sipas nenit 96 të Statutit të Republikës (Me dekret të Kryetarit të Republikës) -Drejtësi, -Mylqis, -Universitet -Shkollë e Naltë Tregtie -Karrierë në degën e financës -Njohje gjuhës së huaj, -të padënuar Referendar (3) Sekretar Këshilli (1) - 28-58

Propozohen nga Kryetari Këshillit Kontrollues. Zgjidhen nga Kryeministri. Emrohen me Dekret të Presidentit Republikës. -lice -shkollë tregtie, -gjimnaz. -të kenë praktikë së paku 5 vjetë në degen financiare ose në bankë -të pa dënuar me humbjen e së drejtës politike. Kopist (1) Protokollist-arkivist (1) = = Emërohen me Dekret të Kryetarit të Këshillit Kontrollues = = Në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të detajuar, kaptina të veçanta të kësaj dispozite rregullojnë imunitetet e Kryetarit, antarëve të këshillit, referendarëve dhe kryesekretarit si dhe autoritetet para së cilëve këto funksionarë shtetëror betohen për korrektesë dhe zbatim të përpiktë të ligjeve gjatë ushtrimit të mandatit të cilat po i japim në tabelën e mëposhtëme: Funksioni Betohen përpara autoritetit të: Imunitetet 1. Kryetari dhe Anëtarët e Këshillit Kontrollues Përpara Presidentit të Republikës Këto funksionarë mund të merren në gjyq për abuzim detyre: • me dekret të Presidentit; • pas hetimit nga 3 parlamentarë dhe 2 senatorë; • pas vendimit me 2/3 • e votimeve të parlamentit dhe senatit. 2. Referendarët Përpara Kryetarit të Këshillit Kontrollues Këto funksionarë mund të merren në gjyq për abuzim detyre: • me kërkesën e Kryetarit, • me kërkesën e 1 antari të Këshillit Kontrollues; • me kërkesën e 1 referendari ose të Kryesekretarit 3. Kryeinspektori Përpara Kryetarit të Këshillit Kontrollues Këto funksionarë mund të merren në gjyq për abuzim detyre: • me kërkesën e 1 anëtari dhe 2 referendarëve Në analizën që mund t’i bëjmë këtij Dekret Ligji vërejmë Strukturën e ndërtimit të tij i cili ndahej sipas neneve përkatëse: -në nenet 1-11 spjegohej organizimi i këtij dikasteri kontrolli; -në nenet 12-19 jepeshin detyrat e Këshillit; të cilat sintetizoheshin kryesisht në nenin XII të tij “Të gjithë llogaritarët e Ministrive dhe provincavet dhe ata të administratave të ndryshme, arkëtarët dhe të gjithë nëpunësat qi marrin e apin të hollat e shtetit, të provincave të bashkive, të shoqnive mirëbërëse, të letrave me vleftje, si dhe të postës e të timbravet, dhe depozitat e teshavet qi i përkasin Shtetit janë nën kontrollin e Këshillit në fjalë”; -në nenet 20-30 :procedurat e kontrollit; -në nenet 30-37: përfshiheshin dispozita të natyrës kalimtare. Këshilli Kontrollues mjaftohej me shërbimin e kontrollimit të shpenzimeve dhe të ardhurave (me kontrollimin e buxhetit në të gjitha nivelet e admnistratës shtetrore). Për rregullaritetin, sak-


dossier • E mërkurë 1 maj 2013

Kol Thaçi tësinë e ligjmërinë e prishjes së të hollave dhe mbështjelljes së të ardhurave, Këshilli Kontrollues shprehej me një Raport Vjetor mbi situatën financiare të shtetit, që i paraqitej Parlamentit krahas buxhetit konsumptiv. Nga ana e Këshillit Kontrollues aplikoheshin dy forma të kontrollit të të ardhurave dhe të shpenzimeve: Kontrolli Preventiv, Kontrolli Definitiv. Kontrolli Preventiv presupozonte kontrollimin e të gjithë urdhërave e urdhëresave për pagesë, duke i përballur me kërkesat dhe limitet e ligjit të buxhetit, për qëllim të vistimit të rregullshmërisë së shpenzimeve. Çdo strukturë shpenzuese detyrohej ligjërisht të dërgonte çdo urdhër për pagesë, 68 orë më parë në dorën e Këshillit Kontrollues, për efekt vërtetimi e krahasimi me buxhetin e aprovuar nga Parlamenti. (Kjo spjegohet me numrin e reduktuar të insitucioneve shprenzuese dhe me vlera të ulëta të krahëve të buxhetit). Nga kjo pikëpamje, sistemi “ex-ante control” ishte mjaftë i zgjeruar dhe i fuqishëm në veprimtarinë e këtij institucioni. Mjaftohemi me citimin e sentencës: “Kur nji urdhën pagimi nuk vistohet nga Këshilli Kontrollues, as me nji mënyre nuk mund të vihet në veprim për pagesë” Kontrolli Definitiv realizohej nga ky Këshill për kontrollimin e përgjithshëm: të llogarive të përvjetëshme (salmuhasebesi) të gjithë Ministrive; të Ministrive, provincave e bashkive si dhe zyrtarët e shoqërive të bamirësisë që mbështjellin (marrin) dhe japin të holla nga popullata. Ky fakt, tregon se i nënshtroheshin detyrimit ligjor për paraqitjen llogarive dhe justifikimin e shpenzimeve vjetore përpara këtij këshilli, çdo zyrtar i shtetit, pavarësisht postit zyrtar dhe rangut në hierarkinë shtetërore. Për më shumë, bëhej i padiskutueshëm detyrim i punonjësve të sektorit financiar që sipas dispozitës përkatëse që për rastet e transferimit, dorëheqjes apo largimit nga puna nga një urdhër administrativ, të depozitonin brenda një muaji në Ministrinë e Finacave llogaritë dhe pjesët justifikuese, për t’ia paraqitur më pas Keshillit Kontrollues për kontroll e gjykim. Vetëm mbasi ky këshill është shprehur me vendim të veçantë për konformitet (= i larë me shtetin); gabime (= paguan shumën) apo abuzim (= jepet për gjykim), merr rrugë procesi i transferimit në një shërbim tjetër, gradimit, lirimit etj. Vlerësimi i rregullaritetit të shpenzimeve dhe plotësimit të kërkesave të ligjshmërisë bëhej nga nivelet e dyta të funksionarëve të këshillit. Kështu p.sh me këqyrjen e pjesëve të llogarive të shkallës së parë ngarkoheshin referendarët, që çmonin nëse llogaritë vjetore kuadratike dalin të justifikuara (të mbyllura) apo me mbetje (për të zhdëmtuar arkën e shtetit). Për sa sipër nga referendari përpilohej Vendimi i Konformitetit . Puna e referendarëve i nënshtrohej rishikimit (revizionimit) prej anëtarit të këshillit. Dispozita na shpjegon dhe rendin e punëve, harmonizimin dhe mbikqyrjen e akteve të nxjerra nga pjesë të veçanta të këtij organizmi. “Së pari referendari i këqyr llogaritë në shkallën e parë, mandej antari i revizon, d.m.th i rikëqyr llogaritë q’i kanë dalë nga dora e referendarit”. Këshilli Kontrollues merrte në analizë të veçantë, me komision për hetimin e çështjes,(të

Lac Gera

Rrok Gera përbërë nga kryetari dhe dy anëtarë) se diferencave të rrjedhura, për vlera të pajustifikuara. I takonte Këshillit të shprehej me gjykim nëse ka gabime të qëllimëshme në plotësimin e diferencës së mbetjes nga nëpunësi përgjegjës, apo ka abuzim (e për t’ja kaluar çështjen për kopetencë Ministrisë së Financave dhe kjo e fundit Gjykatës Kompetente për gjykim nëpunësish). Duhet theksuar se ky dikaster ka patur tipare të dallueshme parandaluese dhe mision të kontrollim-gjykimit e dhënies së sigurisë, pasi sensi represiv (ndërshkues) është adresues. Në nenin 34 të Statutit cilësohej se Këshilli Kontrollues kryente kontrollin e llogarive të nëpunësave të financave dhe gjykon llogaritë, por dënimin për abuzim ia lë si ekskluzivitet gjykatës kompetente, ndërsa për të meta e paaftësi, ky dikaster i drejtohej Kryesisë së Këshillit të Ministrave. Dispozita sanksiononte normat etike, duke vendosur si parakusht etik shmangien e konfliktit të interesave për shkak të funksionit shtetëror. Kështu, Kryetarit dhe antarëve të Këshillit nuk u lejohej “të marrin nëpunësina me rrogë nepër kompani ose shoqëni private tregtare e industriale të ngrehuna në Shqipni dhe janë ndaluem me u marrë me tregti ato vetë”. Nën qeverisjen e Ahmet Zogut për herë të parë në historinë shtetformuese shqiptare u ngritën dhe u organizuan në nivelin më të lartë juridiko-kushtetues, institucionet e kontrollit në Shqipëri. Këshilli Kontrollues gjatë mbretërisë së Zogut 1928-1939 Duke parë që problemet e shumta të zhvillimit të Shqipërisë po hasnin vështirësi të panumërta u krijua përshtypja se një sistem demokratik europian ishte i parakohshëm për tu zbatuar në vend. Për këtë u nxit mendimi se në Shqipëri nevoitej një qeveri e fortë, e centralizuar, monarkiste. Megjithëse eksperienca europiane sidomos pas Luftës së Parë Botërore i kosideronte mbretëritë si të tejkaluara dhe jo të përshtatëshme, Ahmet Zogu në këtë drejtim shkoi kundër Europës. Në qershor të vitit 1928 u shpërndanë Dhomat e Deputetëve dhe të Senatit dhe u kërkua thirrja e një Asam-

Xhaferr Ypi bleje Kushtetuese, me preteksin e rishikimit të Kushtetutës. Kjo Ansamble në shtator të vitit 1928 e shpalli Shqipërinë, “Mbretëri trashëgimtare, parlamentare dhe demokratike” kurse Ahmet Zogun, e shpalli Mbret me titullin mbretëror: Zogu I, Mbret i Shqiptarëve. Duke e shpallur veten mbret të të gjithë shqiptarëve Zogu linte të nënkuptohej një rishikim i kufijve të tokave të banuara nga shqiptarë, që padrejtësisht ishin shkëputur nga Shqipëria gjatë caktimit të kufijëve me Jugosllavinë, (Maqedoni, Mali i Zi, Sërbi) dhe Greqinë. Prej vitit 1928 deri në 1939 Shqipëria u drejtua nga një monarki konstitucionale. Në hyrje të Statutit Themeltar të Mbretërisë shqiptare thuhej: Kombi shqiptar i lirë dhe kryelartë me plot shpresa dhe lumturi për kohën e ardhme, me dëshirë të patundëshme e plot gjallëri për forcimin e përjetshëm të bashkimit kombëtar dhe për sigurimin e zhvillimit paqësor të atdheut e të mirës së përgjithëshme të popullit, duke respektuar traditat historike të kombit të cilat pa dyshim i sigurojnë brezit të ardhshëm një mbarëvajtje të meritueshme, në Asamblenë e dytë Kushtetuese më datë 1 dhjetor 1928, vendos dhe dekreton këtë statut.” Kushtetuta e ndarë në dhjetë “Tituj” përcaktonte qartë Shqipërinë si mbretëri të trashëgueshme, pavarësinë, tërësinë e saj tokësore, flamurin shqiptar, gjuhën zyrtare, pozicionin e feve, dhe si kryeqytet, Tiranën. Caktohej ndarja e pushteteve: ai legjislativ, përmbarues dhe gjyqësor si dhe funksionimi dhe mardhëniet midis tyre. Në kushtetutë në artikullin (nenin) 71, thuhet: “ Mbreti është kreu më i lartë i shtetit. Ai zotëron të gjitha kompetencat dhe të drejtat e fronit të dhëna në këtë statut, të cilat i ushtron me anën e ministrave sipas dispozitave të këtij statuti. Ai është komandanti më i lartë i forcave tokësore, detare dhe ajrore të shtetit. Një nen më poshtë thuhej: “ Mbreti është i pacënueshëm dhe i papërgjegjshëm. Ministrat e tij janë përgjegjës.” Megjithëse i jepte kompetenca të mëdha dhe e bënte të paprekshëm mbretin, Kushtetuta e vitit 1928 në raport me detyrat dhe të drejtat e Këshillit Kontrollues, bëri hapa para. Ndryshimi themelor ishte se ajo e konsideronte atë si një organ të pavarur, gjë që përputhej me konceptet moderne perëndimore të organizimit të Kontrollit Shtetëror. Në Kushtetutë kishte gjithsej gjashtë nene, ku jepeshin detyrat dhe të drejtat e këtij organi të pavarur. Më 23.04.1929 aprovohet nga parlamenti ligji “Mbi Organizimin dhe funksionimin e Këshillit Kontrollues.” Në nenin e tij të fundit thuhet: Ky ligjë hyn në fuqi qysh prej një prilli 1929 dhe qysh prej kësaj date anullohet DekretLigja, 20 maj 1925 dhe çdo dispozitë në kundërshtim me këtë ligjë .” Me përfundimin e hartimit të “Rregullores së parë të Brëndëshme të Këshillit Kontrollues”, kryeministri në detyrë Pandeli Evangjeli ia dërgon Mbretit i cili e dekreton më 01.06.1930. Në kushtetutën e Mbretërisë lidhur me Këshillin Kontrollues më poshtë janë shkruar të gjitha nenet të plota. Art 153. Financat e shtetit kontrollohen prej Këshillit Kontrollues i cili në ushtrimin e detyrës është i pavarur. Art 154.

»

19

Këshilli Kontrollues përbëhet prej një Kryetari dhe dy antarëve: organizimi, mënyra e ushtrimit të kompetencave të tij dhe cilësitë e atyre që e përbëjnë caktohen në ligjin e posaçëm. Art. 155. Kontrollimi preventiv si dhe kontrollimi konsumtiv i gjithë të ardhurave dhe harxhimeve të Shtetit bëhen prej Këshillit Kontrollues. Çdo vit Këshilli Kontrollues i paraqet Parlamentit një raport të përgjithshëm që përmban llogaritë e buxhetit të vitit të kaluar dhe shënon çrregullimet që mund të kenë ndodhur në administratat e ndryshme të shtetit në zbatimin e buxhetit. Art.156. Këshilli Kontrollues në çdo tre muaj me një raport të veçantë i parashtron Mbretit gjendjen financiare të shtetit përmes Kryeministrisë. Art.157. Kryetari dhe antarët e këtij Këshilli emërohen pej Mbretit midis kandidatëve dyfish të zgjedhur prej Komisionit të Posaçëm i përbërë prej Kryeministrit, Kryetarit të Parlamentit dhe Ministrit të Financave. Nëpunësit e tjerë të këtij Këshilli emërohen sipas ligjit. Art.158 Kryetari dhe anëtarët e Këshillit Kontrollues për faje gjatë detyrës ose në detyrë e sipër akuzohen dhe dërgohen në Gjyqin e Lartë , me vendimin e Parlamentit. Art.159 Antarët e Këshillit kontrollues para se të fillojnë detyrë bëjnë betimin e duhur para Mbretit. Këta emërohen për një periudhë shtatëvjeçare, e cila fillon për çdo anëtar që prej datës së Dekretit. Imuniteti i tyre brenda kësaj kohe është i siguruar, përveç rasteve të parashikuara në ligjin e pensionit dhe kur vendoset prej Parlamentit pushimi ose dërgimi i tyre në Gjyqin e Lartë. Këshilli Kontrollues megjithëse me një numër të pakët njerëzish filloi menjëherë punën për kontrollin e Financave të Shtetit. Në vitin 1928 kemi raportin e parë të këtij Këshilli, mbi: “Budget-in Konsuntiv i të hymevet dhe të dalunavet të vjetit financiar 1926-1927 mbas kontrollit të bamun nga Këshilli Kontrollues”. Këto raporte do të vazhdonin rregullisht deri në kohën kur Shqipëria pushtohet nga Italia në prill të vitit 1939. Vendimi për kontrollin financiar të buxhetit të viteve ‘26-’27, mban firmën e Kol Thaçit si Kryetar, Llambi Aleksit dhe Lac Gerës si antarë dhe prokuror Ilia Kotta. Krahas veprimeve abuzive në realizimin e buxhetit dhe tejkalimit të shpenzimeve, në raport vihen në dukje mangësi të shumta në kuadrin ligjor, por njëkohësisht bëhen vrejtje dhe propozime për rregullimin e tyre në të ardhmen. Për mangësitë e konstatuara theksohet mosrealizimi i të ardhurave, propozohet mosvënia e taksave të prapambetura në vitet pasardhëse por falje e tyre, veçohen dobësitë e strukturave në vjeljen e taksave, sidomos në bashkëpunimim e Këshillit Kontrollues me Ministrinë e Financave etj. Në raport theksohet midis të tjerave: “ Por sa për taksa e e tatime të prapambetuna për të cilat nuk asht më asnji shpresë se do të nxirren, Ministrija e Financavet sa më parë të disponojë ligjërisht mbi anulimin e tyne që të mos figurojnë ma në Budghet preventivë e konsuntivë…” Në 1(nji) dhjetor të vitit 1928 shfuqizohet Kushtetuta e vitit 1925, duke ia lënë vendin Kushtetutës së Mbretërisë Shqiptare. Në faqen 13 të Kushtetutës Mbretnore në kapitullin mbi Këshillin Kontrollues neni i parë (art.153) do të lexojmë: “ Financat e Shtetit kontrollohen prej Këshillit Kontrollues i cili në ushtrimin e detyrës është i pavarur.” Në këtë mënyrë Këshilli Kontrollues merr atributet e një institucioni që përputhet plotësisht me konceptete organizuese të vendeve perëndimore. Tre nene më poshtë theksohet që: “Këshilli Kontrollues në çdo tre muaj me një raport të veçantë i parashtron Mbretit gjendjen financiare të shtetit përmes Kryeministrisë” Këshilli Kontrollues do të vazhdonte të përbëhej nga Kryetari dhe dy antarë. Një vit më vonë, Parlamenti, më 01.04.1929 aprovoi “ Ligjën mbi Organizimin e Funksionimin e Këshillit Kontrollues”, ligj që shfuqizoi Dekret –Ligjën e 20 majit 1925. Në art.1 të “Ligjës…” thuhet midis të tjerave: “… Detyrat e prokurorisë pranë Këshillit Kontrollues kryhen prej një prokurori… Emnimi i Kryetarit, antarëvet dhe Prokurorit, ka një fuqi prej shtatë vjet..” Pra në këtë ligj në përbërje të Këshillit Kontrollues futet prokurori, gjë që nuk figuron në në Kushtetutën e vitit 1928. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Kulturë

E mërkurë 1 maj 2013 •

Masakrat e Kriminelit Mehmet Fatih mbi shqiptarët Fakte nga Kronikat e Tursun Beut

Fushata e sundimtarit Baba i Pushtimit në rojet etnike të Shqipërisë, nënshtrimi i rebelëve vendës dhe ndërtimi i fortesës së Elbasanit

N

ë pranverën e vitit tetëqind e shtatëdhjetë (1466), kur në mes të kuvendit të lëndinës lauresha psalte me zë melodioz vargun: “E vështro në gjurmët e mëshirës së Zotit, si Ai i jep jetë tokës së vdekur (Kurani 30:50)”, pas shpalljes së nisjes së luftës kundër Shqipërisë, çdo gazi ngjeshi me dëshirë shpatën. Flamujt-emblema të pushtimit - u vunë në lëvizje nga Edreneja. Kur tendat e fushimit të Sulltanit shtrinë hijen e tyre mbi fushën e qytetit të Manastirit, aty rendën nga të gjitha anët luftëtarët të prirë prej fitores - për t’iu bashkuar ushtrisë perandorake, si ca lumenj të mëdhenj që lëshohen në det dhe, si dallgët e detit që venë e përplasen, u derdhën mbi Shqipëri. Aradhe të tilla secila me një mijë luftëtarë. Ku secili nga këta guximtarë, sa një mijë heronj vlen. Kasneci i gjendjes bëri të mbërrijë në veshët e mëkatarëve të pafe jehona e kërcënimit: “O milingona! Futuni nëpër shtëpi që të mos ju shkelë.

Solomoni me trupat e tij! (Kurani 27:18)”. Të pafetë e mallkuar mbetën të hutuar e të çoroditur nga njoftimi i llahtarshëm i këtij sulmi të afërt dhe vajtën u strehuan nëpër malet e rrëpira e luginat e thella, duke bllokuar shtigjet. Bënë gjithë ç’mundën për t’u mbrojtur dhe kështu dëshmuan tërë kryeneçësinë e tyre për të rezistuar, duke këmbëngulur në prapësinë e tyre më të skajshme. Por luftëtarët e Sulltanit, të nxitur prej mendimit të shpërblesës hyjnore të luftës së shenjtë, si dhe të shpresës për të bërë plaçkë të madhe, përparuan në të atillë mënyrë sa që çdo mal i pakapërcyeshëm dhe çdo luginë e thellë u dukej rrafshinë e lehtë “ku nuk do të mund të shihje as ultësirë, as lartësi (Kurani 20:107)”. Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra. Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë. T’i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë djelmosha që, për atë Zot, në thonë Se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë. Veç kësaj, buaj me lëkurë “në ngjyrë të verdhë të ndezur që kënaq shikimin (Kurani 2:69)” mund t’i blije për tri a katër aspra, ndërsa edhe për më pak se dy aspra shitej një dash përçor i kopesë që është bërë gati për t’iu flijuar Zotit. Çdo çadër ishte e

mbushur përplot me plaçkë të rrëmbyer. Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, fap-fap - i ekzekutonin. I bënë kështu ata njerëz që aq të etur e të dëshiruar qenë pas vdekjes, të shijonin verën e rrënimit që derdhej prej shpatës së shndritshme. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë nga të pafetë. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasoni si të ishin kodra. Prej gjakut të derdhur, rrafshina të gjera tani ngjasonin si Amudarja (Xhejhun: Oksusi i lashtë, që bashkë me Sirdarjen formonin Transoksianën, territor që sot përkon pjesërisht me Uzebkistanin. Aludohet për ujërat e bollshme të këtij lumi) që rridhte. Pas tërë këtij shkatërrimi, u mor vendimi i mëposhtëm: në fushën e Jundit që është kërthiza e atij vendi, do të ndërtohej një fortesë e pathyeshme. Sakaq mëkëmbësit fisnikë, hodhën themelet e një for-

tese të qëndrueshme katërkëndëshe, siç qenë urdhëruar dhe brenda një kohe të shkurtër e kryen ndërtimin. Katërkëndëshi në është thënë të jetë me ogurzeza formë, s’ka dyshim se do të ketë qene e tillë për të pafetë. Në pastë diçka që të përqaset me yllin e Shahut te gjithësisë, s’ ka dyshim se kjo është më e mbara e formave. Një kështjellë që s’mund te dallohet prej reve, kullë e saj është mur a re e zezë? Ai vend ishte i rrethuar nga të gjitha anët me male të pakalueshme e gryka, por të pafetë që jetonin në ato lartësi s’bënin dot pa fushën ku rrjedh uji i bollshëm dhe ku tokat e bukës janë pjellore e të pasura. Meqë mes njerëzve u përhap fjala dhe zuri vend bindja se ishte një tokë pjellore, aty u dynd nga të katër anët ku ndodhej popullsia islame. Emrin ia vunë Elbasan, që i përshtatej natyrës së tij. (Është fjala për një lojë të mundshme fjalësh mes emrit të fortesës dhe shprehjes “el basan”, që mund të përkthehet me shprehjen “të vësh dorën në zjarr”). Ende sot ai vendi është kaq i lulëzuar saqë të kujton gjurmë e një udhëtimi në Shtëpinë e Parajsës dhe vazhdon akoma të rritet.

U dyfishoftë rritja e tij. Pasi u krye ndërtimi i fortesës, Sulltani emëroi një komandant me nam dhe la aty roja të përkushtuar gjer në vdekje. Ajo iu bashkëngjit sanxhakut të Ohrit dhe iu besua sanxhakbeut të tij. Atëherë sulltan Mehmeti u kthye fitimtar e triumfues në Edrene, kryeqytet i Sulltanatit. Fushata e dytë e Madhërisë së tij Sundimtarit të Gjithësishëm në vendin e Shqipërisë I thashë të dashurës: “Pse kjo tirania tënde?” Më tha: “Me gjithë këtë, mos vallë të kam braktisur?” I thashë: “Në fund të fundit, ç ‘mund të bësh ti?” Më tha: “Shpirtin të ta marr dhe s’do jesh veç një trup i zbrazët”. E kam thënë më herët se cili është synimi i renditjes së këtyre perlave të hijshme të vargjeve. Kushdo që e ka vëzhguar krahinën e Shqipërisë me aftësitë e veta perceptuese, e ka të qartë natyrën e saj kryeneçe; për kë s’e ka parë, mjaftojnë dija dhe njohja. Në të vërtetë, ashpërsia e rrëpirave dhe vështirësitë e rrugëve të hyrjes në atë vend të mbushur plot me njerëz të ligj, janë të tilla që - me

ç’thonë - as Aleksandri nuk ia doli dot të depërtonte. Sulltani Pushtues - shpirti i tij u prehtë në paqe - herën e parë e kishte nënshtruar atë me një goditje të vetme dhe, siç e treguam, e kishte asgjësuar armikun, duke ndërtuar aty një fortesë të fuqishme me qëllim që të përforconte pushtimin. Kurse arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri qe se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca. Dhe ajo çka e ke për natyrë, nuk zhduket dot nga peripecitë e jetës! Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit. Skënderbe Tradhtari qysh në fëmijërinë e hershme ishte ushqyer me pluhurin e Fronit, por më pas kishte parapëlqyer rebelimin. Kështu, kishte mbështjellë qafën me rrobën e mohimit të fesë, që është më e keqja e veshjeve, për t’u bërë komandant i një bande mëkatarësh të pafe. U arratis prej Fronit fatlum duke u vënë në krye të atyre të cilëve iu tha:”Unë jam biri i beut tuaj”. Me t’iu larguar


• E mërkurë 1 maj 2013

Festivali Teatror i Rrugës

Kulturë

»

21

Fondi i të Rinjve, fillon projekti

T

eatri Kombëtar shpall të hapur projektin “Krijimi i Fondit Publik për të Rinj në Teatrin Kombëtar” për vitin 2013. Ky projekt është konceptuar si konkurs që ju jep mundësinë artistëve të rinj të regjisë, skenografisë, kostumografisë dhe aktrimit të debutojnë krijimet e tyre, me qëllim zbulimin dhe evidentimin e talenteve të reja, të pa afirmuar më parë, të cilët do të sjellin risitë e tyre në këtë zhanër. Ndryshe nga shtatë vitet paraardhëse, Drejtoria e Politikave për Artin në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar propozojnë organizimin e një forme ndryshe të shfaqjes skenike në teatër, në kërkim të hapësirave të reja dhe bashkëkohore, të quajtur “Festivali Teatror i Rrugës”. Drejtimi i artistëve të rinj të diplomuar në fushën e dramaturgjisë, në një formë alternative të artit, do të jetë risi dhe do të ketë efekt të menjëhershëm te artistët e rinj. Sipas përvojës evropiane, arti i rrugës mban moton “arti i rrugës-kulturë për të gjithë” dhe do të zhvendosë veprat skenike teatrore jashtë ambienteve të Teatrit Kombëtar, apo sallave simotra tradicionale në hapësirat më të frekuentuara të Tiranës, duke synuar që ta bëjë teatrin sa më popullor dhe ta çojë atë sa më pranë publikut të gjerë, veçanërisht frekuentimin tek të rinjtë, për ta bërë më tërheqës dinamik dhe rinor, gjithmonë duke ruajtur të gjitha elementët të veprës artistike. Projektet të cilat do të zgjidhen nga Juria, do të debutojnë krijimet e tyre në hapësirat publike të kryeqytetit në muajin qershor 2013, gjithashtu në periudhën shtator-dhjetor 2013, Teatri Kombëtar do të vërë në dispozicion sallën “Kadri Roshi” në Teatrin Kombëtar, me qëllim integrimin e artistëve të rinj në institucionet publike të artit dhe rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve kombëtare të kulturës për krijimin e sa më shumë hapësirave në shërbim të artistëve të rinj. Theksojmë se të qenit anëtar me të drejta të plota në ETC (Konventa Evropiane e Teatrit), që prej vitit 2008, ka mundësuar mbështetjen e të rinjve

sysh shkëlqimi i shpatës së Sulltanit, njerëzit e prapë të kësaj province ngritën krye në vende të ndryshme të nxitur nga ky djall tundues dhe, me të në krye, me qëllim që të hidheshin kundër fortesës si; Elbasanit, nuse e qiellit. Kurrën e kurrës mos ndodhte që shqiponja me kthetrat e mprehta të bjerë pre e çifteve dhe e hutave! Ndonëse ajo fortesë s’kishte rrezik të pësonte as gërvishtjen më të vogël prej armiqve të tillë, sepse dhe ndërhyrja e një sanxhakbeu do të kishte mjaftuar për t’i zmbrapsur, prej bindjes ndaj zellit sulltanor, Sundimtari vendosi të mos i linte as t’i qaseshin fortesës. Kupa e zareve të planit të tij u vu në lëvizje: Sulltani do të kthehej në ato anë dhe do të dimëronte në qytetin e Plovdivit. Rasti e deshi që ai dimër të ishte tejet i ashpër, por prapë se prapë pati ditë këndelljeje e dëfrimesh. Atë dimër, duke pasur parasysh atë çka do të sillte e ardhmja, duke përfytyruar të ëmblat krijesa shqiptare, çdo burrë e kaloi kohën duke u argëtuar në shoqëri, me të ngrëna e të pira. Afrohu! O zemër, le ta për-

përfitues të ketij fondi në angazhimin e tyre në projekte ndërkombëtare si në rastin e regjisorëve fitues Alma Hoti dhe Herion Hinajm, të cilët kanë përfituar bursa tre javore studimi dhe punësimi, pjesmarrje në Workshope me regjisorë të tjerë evropianë duke realizuar edhe vënie skenike premierë teatrore në Saint-Ettien të Francës. Edhe në asamblenë e fundit

që u mbajt në Tiranë në datat 21-24 mars 2013, u vlerësua veçanërisht mbështetja Institucionale e institucionit më të lartë të politikave kulturore, MTKRS-së, në krijimin e hapësirave për artistët e rinj në zhvillimin e karrierës së tyre artistike duke synuar edhe në vijim involvimin e tyre në projekte të përbashkëta kulturore të financuara nga ETC.

Zgjidhet ngërçi për shtëpinë e Kadaresë Pas dy vjetësh bllokimi, zgjidhet konflikti i pronësisë në Gjirokastër, që mbante peng kthimin në identitet të shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare. Banesa dykatëshe e shpallur monument kulture, u shkrumbua nga zjarri në vitin 1999. Pavarësisht akordimit të fondeve për restaurimin e saj, punimet në arkitekturën e fasadës u penguan nga banorët e shtëpisë ngjitur, ku sipas projektit duhet të mbështetej në të një hark i gurtë. Tashmë banorët kanë rënë dakord që të shembin një pjesë të shtëpisë kundrejt shumës së ofruar prej 1.5 milionë lekësh. Godina synohet të jetë një qendër multikulturore. Brenda saj, veç ambienteve muze ku ka punuar gjeniu i letrave shqipe, do të ngrihet një bibliotekë me vepra jo vetëm të Kadaresë, por dhe të autorëve të njohur botërorë si dhe një sallë leximi. Kostoja totale e restaurimit të shtëpisë së Kadaresë pritet të arrijë në 250 mijë Euro, një pjesë e të cilave është akorduar nga UNESCO.

900 objekte historike, ekspozitë në katedralen e Korçës 900 punime në qeramikë që datojnë që nga prehistoria e deri në ditët e sotme, janë ekspozuar në ambientet e Katedrales së qytetit të Korçës. Ato janë pjesë e koleksionit personal të Mirgen Shambllit, ndërsa ekspozita është e katërta personale që organizon koleksionisti, pas asaj me objekte qelqi. Ai thotë se përmes këtyre koleksioneve, synon të përcjellë mesazhin për ruajtjen e objekteve të vjetra historike dhe kulturore. “Qëllimi i ekspozitës është një mesazh për koleksionistët e rinj. Gjithsej këtu janë 900 objekte të qeramikës shqiptare. Janë 4 fabrika shqiptare që kanë punuar nga vitet ’50-të deri në ‘90, kryesisht nga zona e Korçës”, thotë koleksionisti Mirgen Shamblli. Disa prej objekteve të ekspozuara nga koleksionisti Shamblli janë prodhime qeramike të gjendura nëpër shpella, në murin e Durrësit, tubo uji, oxhakë, kallëpë qeramike etj. Ekspozita është çelur në prag të javës së Pashkës së Madhe.

ballojmë ketë gjendje të dy bashkë Sa s’e kemi takuar të dashurën, të kënaqemi me përfytyrimin e saj. Në kohën kur pranvera e vitit tetëqind e shtatëdhjetë e një (1467) zuri të shfaqte shenjat e Parajsës së madhërishme, bajraku - përhapës i fitores - u vu në lëvizje, duke përparuar bashkë me pushtimin dhe triumfin. Për ta pastruar rrugën për atë Shah, Reja u bë shtëpiake e zefiri fshesar. Kësaj radhe u gjykua me vend të kalohet nga ana e Beratit. Kalorës të shumtë në numër si milingonat e me kërcim luani, Armata në trazim e vlim të plotë. Mbërritëm nga të gjitha anët dhe iu bashkuan ushtrisë perandorake. Ushtria u lëshua mbi krahinën e Shqipërisë si vërshimi i një armate të stërmadhe. Një vërshim që mbuloi majat e maleve, luginat e kodrat dhe hapësirat me pluhur, si të bëhej fjalë për përmbytjen e përbotshme, duke mbuluar krejtësisht atë vend të mbushur plot me njerëz të ligj. Çdo vend ku këta mëkatarë rebelë ngujoheshin duke e kujtuar se do qe e pamundur të merreshin, falë ndih-

mës së Zotit - lëvduar qoftë s’i bëri dot ballë mësymjes së luftëtarëve osmanë. Lugina e Buzursekut, ku këmba e gaziut deri atëherë s’ishte shkelur kurrë është si një lug që nga të dyja anët ka male, majat e të cilëve ngrihen deri lart në qiell. Lugaja e saj prek fundin e tokës dhe është e mbushur plot me njerëz të ligj të pafe. Më të mbërritur aty, punë e parë qe grabitja e çdo gjëje që gjendej në të dyja anët e saj. Sidoqoftë, për t’i dhënë të pafeve që gjendeshin aty mundësinë e nënshtrimit me dëshirë. Sulltani i ndali luftëtarët përpara se të hynin në atë luginë. Por meqë ata vazhduan të këmbëngulnin me kryeneçësi për të rezistuar, u desh që ata të ndëshkoheshin. Kështu, nga njëra anë marshoi ushtria e Anadollit, nga tjetra kalorësia e Rumelisë, të cilat u lëshuan në mësymje. Kur panë së s’kishte më asnjë mundësi as për armëpushim e as për të rezistuar, të pafetë, duke përfituar nga nata, u sulën kundër ushtrisë së Anadollit. Me ta u morën gazinjtë të cilët vranë aq shumë sa qe e pamun-

dur të numëroheshin. Djelmoshat, vajzat dhe gratë e tyre u zunë robër. Kalorësia - strehë e fitores - shtiu në dorë edhe plot lugina e skuta të tjera si kjo, aq sa po të zë t’i rrëfej me hollësi. Kjo përmbledhje do të dilte mjaft e zgjatur. Në këtë mënyrë. Sulltani e pushtoi të gjithë vendin e Shqipërisë. Në përputhje me traditën që ekzistonte që më parë - “në traditën e Zotit nuk do të gjesh kurrë ndryshim (Kurani 33:62)” - të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe i lidhën me zinxhirë. Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate aq shumë të pafe sa qe e pamundur të llogariteshin. Të shtyrë nga kjo frikë të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme. Pasi Sundimtari i Gjithësisë dha shah mat në lojën e shahut të pabesisë së armikut, ai kaloi lumin Mat, me qëllim që të niste rrugën e kthimit. Mahmut Pashain e dërgoi që të bënte pretime kundër fortesës

së Shkodrës, që ishte e lidhur më frëngjtë. Ai mbërriti, mësyu fortesën, e mori qytetin, e plaçkiti dhe i vuri zjarrin. Pas kësaj, gazinjtë kaluan me not lumin Buna, ku s’kalohej dot me vah, dhe u hodhën në një pretim. Kur u kthye i ngarkuar me plaçkë të pasur, Mahmut Pashai u nderua duke e lejuar të puthte Fronin. Rebeli Skënderbe, duke ia mbathur porsi bretkosë prej goditjes gjëmëmadhe të ushtrisë osmane, shkoi në bregdet. Edhe atij kordha e zellit të Sundimtarit i dha lejen që të shkonte në Mbretërinë e të Vdekurve. Atë kohë kur ky ndëshkim pllakosi mbi shqiptarët dhe Shejtani i tyre shkoi drejt e në ferr, njërëzit që jetonin në malet e ashpra që rrethojnë fortesën e Elbasanit, u dhanë lamtumirën atyre vendeve dhe zbritën në rrafshinën e fortesës. Ajo tokë u mbulua me fshatra e toka të mbjella dhe u bë truall i populluar e i sigurt osman. Pasi u mor në zotërim i gjithë vendi i Shqipërisë, ai iu besua një sanxhakbeu, ndërsa vetë Sulltani u kthye lumturisht në kryeqytetin Stamboll. Gazeta “Votra”


22

« speciale

Profil

E mërkurë 1 maj 2013 •

Një nga vendet më të bukura në botë vuan nga kriminaliteti dhe dhuna

M

und të ketë plazhe të mahnitshme dhe në pamje të parë mund të duket një qytet i gëzueshëm për turistët, por çdo ditë brenda tij për nga numri i vrasjeve dhe dhunës së shfaqur San-PedroSula në Honduras mban bilancet e një zone lufte. Institucionet e mjekësisë çdo ditë raportojnë mbingarkesë të vrasjeve apo plagosjeve në urgjencat e tyre. Për ata njerëz që s’e dinë dhe kërkojnë të udhëtojnë për në San-Pedro-Sula (Honduras) duhet ta kenë të qartë se ky qytet është shpallur për të dytin vit rresht si qyteti më i dhunshëm në botë. Një realitet i përditshëm i një rajoni të zaptuar nga krimi i organizuar dhe bandat e drogës. Një koleksion fotosh, të realizuara nga agjencia “Rojters” në spitalet apo morgun e këtij qyteti, shfaq tablonë e një të vërtete tronditëse të jetës së këtij qyteti, ku kartelet dhe bandat e drogës veprojnë lirisht në të gjithë territorin e tij falë varfërisë, mungesës së ligjit dhe një sistemi të kalbur të drejtësisë. Qyteti i dytë më i madh në Honduras, diçka më shumë se 834 mijë banorë, ka të paktën tri vrasje të raportuara në ditë. 70 për qind e popullsisë ka një armë në mënyrë të paligjshme dhe 84.3 % e vrasjeve ndodhin pikërisht prej tyre, një mesatare më e lartë se në SHBA, ku 60 % e rasteve të vrasjeve rezultojnë nga armët e zjarrit. Personat e armatosur kanë marrë kontrollin, kryesisht të lagjeve të varfra dhe fshatrave përreth. Policia është joefektive dhe në masën më të madhe të saj e korruptuar. Në San-Pedro-Sula vetëm për vitin 2012 është regjistruar një shifër prej 1218 vrasje (një normë prej 3.3 vrasjesh në ditë). Agjencia “Rojters” njoftoi vitin e kaluar se qyteti ka një

Honduras, atje ku dhe policët janë

vrasës me pagesë

nga ekonomitë më të dobëta të Amerikës Jugore, ku 70% e popullsisë jeton në varfëri të plotë. Shumë prej tyre e shohin krimin si zgjidhjen e vetme të problemeve ekonomike, ose largohen prej vendit dhe hyjnë ilegalisht në SHBA. Bandat e rrugës, të njohur si “Maras”, e kanë shndërruar krimin e vrasjes në biznes, ndërsa trafikantët e drogës, kryesisht meksikanë, kanë blerë sipërfaqe të konsiderueshme toke për të zhvilluar aktivitetin e tyre dhe kanë rekrutuar jo pak nga bandat

vendase, duke ngritur kështu skuadrat e tyre të vdekjes. Për ata që shpresojnë te vendimet e gjykata, drejtësia nuk vjen thuajse kurrë. Gati gjysma e të burgosurve në vend mund të presin me vite derisa të dalin në seancën e parë gjyqësore. Shumë të tjerë vdesin nga sherret me thika brenda burgut apo vendosja e qëllimtë e zjarrit, si rasti i disa të burgosurve në burgun “Comayagua” në shkurt të vitit 2012, të cilët u dogjën të gjallë brenda në qelinë e tyre nga bandat rivale. Një investigim i “Asoc-

cietit Press” në fillim të muajit prill 2013 ka shfaqur një fakt edhe më tronditës: skuadra vdekjesh me uniformë policie veprojnë pa u ndëshkuar në Honduras, duke u bërë kështu vetë gjyqtar dhe vetë ekzekutues. Pavarësisht milionave dollarë për trajnime nga ana e SHBA-ve për trajnimet policore, sërish asgjë nuk është arritur. Vetëm vitin e kaluar prokurorët e Hondurasit kanë marrë rreth 150 denoncime në lidhje me vrasjet e kryera nga policët në kryeqytetin Tegucigalpa të Hondurasit dhe 50 prej tyre

ishin kryer në San-Pedro-Sula. Një tjetër agjenci e pavarur, “National Autonomous University”, pas një studimi të kryer, duke cituar dhe raporte policore, ka raportuar rreth 149 civilë të vrarë në dy vitet e fundit vetëm nga policia. Në të përfshihen dhe 25 anëtarë të bandës famëkeqe “Rruga 18”. Policia prej kohësh është akuzuar se veprojnë më shumë si vrasës me pagesë sesa si oficerë të zbatimit të ligjit. Vitin e kaluar policia u akuzua se ka qenë përfshirë dhe në vrasjen e një gazetari të shquar në një radio të Hondurasit, njëkohësisht dhe i biri i ish-shefit të policisë së këtij vendit, por ende sot e kësaj ditë vrasja nuk është zbardhur. Vetë shefi i lartë i policisë u akuzua se vrasja ka ardhur si pasojë e aferave korruptive të kryera nga ai. Në vitin 2002 pas një hetimi të Punëve të Brendshme, rezultoi se inspektori i policisë së burgjeve, Juan Carlos Bonilla, u gjet fajtor për vrasjen në mënyrë mafioze të tre të burgosurve, ndërkohë që kishte dyshime për vrasjen dhe të 11 personave të tjerë. Por pas gjykimit ai u shpall i pafajshëm, u lehtësua nga dy akuza direkte, ndërsa për njërën u dha vendimi si vrasje aksidentale, ndërsa kryetarja e njësisë së punëve të brendshme, Maria Luisa Borjas, u përjashtua nga policia. Pjesa tjetër e krimeve të dyshuara

nuk u zbardhën kurrë. Vitin e kaluar Bonilla u emërua drejtore e përgjithshme e policisë së Hondurasit, pavarësisht të kaluarës së saj. Kongresi i SHBA-ve e kushtëzoi dhënien e ndihmave për policinë e Hondurasit me zbardhjen e të vërtetave të raportit të vitit 2002, gjë e cila vazhdon të zvarritet. Roberta Jacobson, ndihmëssekretare për çështjet e Hemisferës Perëndimore në Departamentin e Shtetit, u shpreh javën e kaluar se departamenti ka kërkuar vazhdimisht informacion në lidhje me integritetin e njerëzve që drejtojnë policinë e shtetit. Rreth 11 milionë dollarë janë kushtëzuar pikërisht në lidhje me hapat e bërë në luftën kundër bandave të drogës dhe hetimet e pazbardhura të viktimave. “Nga Departamenti i Shtetit është bërë e qartë se kjo ndihmë nuk do të jepet pa një informacion të besueshëm që hedh poshtë dyshimet mbi akuzat që i bëhen drejtori të përgjithshëm të policisë”, - tha Sen Patrick Leahy, kryetar i nënkomitetit për ndarjet buxhetore të Senatit. Policia e Hondurasit është akuzuar që në vitin 1988 nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut për dështimin e dokumentimit të vrasjeve dhe për pengimin e hetuesve dhe gjyqtarëve për zbardhjen e ngjarjeve, duke përfshirë dhe kërcënimin me jetë të personave zyrtarë.


SPORT • E mërkurë 1 maj 2013

Zaneti, operacioni shkon mirë Ka shkuar më së miri operacioni për Zavier Zanetin. Kapiteni i Interit, i cili është dëmtuar në thembrën e Akilit gjatë ndeshjes së fundit në kampionat kundër Palermos, do të dalë nga spitali ditën e enjte. Gjithçka ka shkuar më së miri për argjentinasin, të cilit në këtë moment të vështirë i kanë qëndruar të gjithë kolegët pranë. Pas operacionit për mediat ka folur mjeku i Interit, Profesor Benao, i cili është shprehur: “Ndërhyrja ka shkuar më së miri dhe tashmë Zaneti është i qetë. Ai do të qëndrojë tre javë pa lëvizur këmbën dhe më pas do të nisë nga seancat e fizioterapisë. Dëmtimi i tij është shumë serioz, por me vullnetin që ai ka, do të rikthehet sërish në fushë. Faza e rikuperimit do të zgjasë minimalisht 6 muaj.”

D

ëshira, përpjekjet dhe emocionet nuk kanë munguar në “Santiago Bernabeu”, por Reali i Madridit për të tretin vit radhazi nuk ka mundur të shkojë në finale e Ligës së Kampioneve. Pavarësisht fitores emocionuese me rezultatin 2 : 0 të Realit, festa është e gjitha për Dortmundin. Gjermanët kanë siguruar biletën për në finale e “Uemblit” dhe sot do të mësojnë kundërshtarët, ku me shumë mundësi do të jetë Bajerni i Mynihut. Reali është zgjuar vonë në sfidën me Borusian, vetëm në dhjetë minutat e fundit, por kaq nuk kanë mjaftuar për të përmbysur gjithçka. Sigurisht Reali është afruar shumë përmbysjes të 4 : 1 në Gjermani, por janë ndëshkuar nga fati dhe nga forma jo e mirë e lojtarit të tyre më të mirë, Kristiano Ronaldo. Murinjo i ka besuar Higuain, i cili ka luajtur vetën në sulm dhe ka pasur mbështetjen e treshes Ronaldo-Ozil-Di Maria. Nga ana tjetër Klop është mbështetur tek Levandovski, i cili ka pasur pas shpine Rios dhe Gëce. Reali e ka nisur me një ritëm shumë të lartë këtë përballje dhe menjëherë është afruar golit me Higuain, i cili vetëm me portën nuk ka shënuar. Më pas ka provuar edhe Ronaldo me një gjuajtje në ajër në zonë, por topi është përplasur në trupin e portierit. Rastin më të mirë e ka humbur Ozil, i cili vetëm me portierin ka hezituar të pasojë për Ronaldon dhe e ka gjuajtur topin jashtë portës. Rastet nuk kanë munguar edhe për Dortmundin me Rios dhe Levandovskin, por Diego Lopez i ka kthyer besimin Murinjos, i cili ka lënë sërish në pankinë Kasijasin me pritje spektakolare. Në pjesën e dytë Dortmundi e ka rritur lojën dhe është afruar golit me Levandovskin, i cili ka qenë i pafat, pasi një gjuajtje e tij është ndalur nga Diego Lopez dhe një tjetër më pas nga traversa. Murinjo nuk ka pasur më se çfarë të humbasë dhe ka hedhur në fushë, Kakan, Benzeman dhe Khedirën në vendin e Koentraos, Alonsos dhe Higuain. Dortmundi ka zhvilluar një lojë mbrojtëse, por ka qenë i frikshëm në kundërsulme. Në minutën e 75-të Rios ka pasur në zonë për Bender, i cili edhe pse e ka pasur portën të boshatisur, ka gjetur vetëm trupin e Diego Lopez. Reali nuk është dorëzuar dhe fal një kombinimi të bukur mes Kaka

S T A F F

Antonio Konte ka udhëtar në Madrid për të ndjekur gjysmëfinalen mes Realit dhe Dortmundit. Ky udhëtim nuk do të jetë thjeshtë për të ndjekur këtë sfidë, por edhe për merkato. Trajneri i Juventusi ka marr konfirmim nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të propozojë disa emra për merkaton e verës dhe Konte nuk ka humbur mundësinë për të nisur nga puna. Duke iu referuar mediave italiane, Konte do të ndjekë disa lojtarë të Realit dhe të Dortmundit. Mësohet se trajneri italian ka vënë në shënjestër Benzema dhe Higuain, të cilët luajnë për Realin, gjithashtu edhe mbrojtësin e majtë Fabio Koentrao. Në të njëjtën kohë trajneri italian do të ndjekë nga afër edhe dy lojtarët e Dortmundin, mbrojtësin e majtë Shmelzer dhe Piszcezek.

94 milionë euro për Ronaldon

Dëshira, përpjekjet dhe emocionet nuk kanë munguar në “Santiago Bernabeu”, por Reali i Madridit për të tretin vit radhazi nuk ka mundur të shkojë në finale e Ligës së Kampioneve, pavarësisht fitores 2 : 0 ndaj Dortmundit, që e kishte fituar në sfidën e parë me rezultatin 4 : 1

thyer shpresën e madrilenëve me golin e shënuar. Minutat e mbetura kanë folur për Realin, i cili e ka mbyllur Dortmundin në zonë, por gjithsesi nuk ja kanë dal dot mbanë. Festa ka qenë e

gjitha e Borusias së Dortmundit, që për herë të dytë rikthehet në një finale të Ligës së Kampioneve. Të parën e ka fituar kundër Juventusit, ndërsa e dyta pritet të mësohet.

Vilanova: Jemi Barcelona s’heqim dorë Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova është shfaqur para gazetarëve në prag të sfidës së kthimit të vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Numri një i stolit të Barçës është munduar të ulë presionin mbi skuadrën, por pa hequr dorë nga përpjekja për të bërë mrekullinë e radhës. Pritshmëria nga skuadra “Unë shpresoj që të jemi vetvetja dhe të jemi më të mirë se Bajerni. Na duhet të shënojmë shumë gola por në një ndeshje futbolli mund të ndodhë gjithçka. E rëndësishme është të luajmë futboll.” Vështirësia më e madhe “Me rezultatin e ndeshjes së parë duhet të bëjmë kujdes të mos pësojmë gol. Në të kundërt gjithçka është e mbyllur.” Skuadra “Lojtarët janë të qartë sa i përket vështirësisë që paraqet kjo ndeshje. por ne jemi Barcelona dhe nuk mund të heqim dorë. Në Gjermani ata nuk kanë thënë se gjithçka është e mbyllur. Por ne edhe nëse nuk arrijmë të kualifikohemi duhet të dalim nga kjo ndeshje me kokën lart dhe t’i bëjmë tifozët të jenë krenarë për ne.”

kryeredaktor BRAHIM SHIMA zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

23

Konte në Madrid për merkato

Fitorja nuk mjafton, Reali jashtë finales

dhe Ozil në minutën e 83-të, Benzema ka shënuar golin e parë të takimit. Vendasit fituan shumë besim dhe minutën e 88-të, pas një rrëmuje në zonë, Serxho Ramos ka rik-

»

Bajerni “Jemi përballur me shumë skuadra të forta dhe nuk mund të nxjerr përfundime për Bajernin nisur vetëm nga takimi i parë. E vërteta është se ata kanë zhvilluar një ndeshje të madhe në Mynih. Por duhet thënë se në golat e Bajernit edhe ne kishim pjesën tonë.” Tifozët “Ata janë një pjesë e rëndësishme jona dhe na duhen. Do të ishte e mira të na mbështesnin deri në fund, kjo është e qartë. Në Mynih dhe Dortmund tifozët gjermanë kanë krijuar një atmosferë elektrizuese.” Mesi “Ne të gjithë e dimë rëndësinë që ka Mesi në skuadër. Sa më mirë të jetë Mesi aq më shumë shanse kemi për të arritur në finale. Por për të arritur deri në fund të gjithë duhet të japin gjithçka.” Arsyet për të besuar “Ne duhet të bëjmë të pamundurën për të përmbysur rezultatin. Për respekt, për historinë, për veten, për tifozët tanë duhet të luajmë më mirë se në ndeshjen e parë dhe të fitojmë përballë Bajernit.”

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

E gjithë vëmendja e merkatos së verës do të jetë tek Kristiano Ronaldo. Ndonëse është një ndër lojtarët më të paguar tek Reali, portugezi mund të ndryshojë ambient, pasi ofertat marramendëse nuk mungojnë as për të dhe as për Realin. Mediat angleze theksojnë se gjatë verës Ronaldo mund të rikthehet në Angli, por nuk përjashtohet mundësia që të nisë edhe një aventurë të re në një kampionat që nuk ka luajtur më parë, në Francë. Mançester Junajtid dhe Paris SG kanë nisur jo-zyrtarisht betejën për të siguruar shërbimet e Ronaldos, pasi në mediat angleze e franceze flitet për dy oferta që i janë bërë Real Madrid për lojtarin nga këto skuadra. Sipas gazetës “The Sun”, Mançester Junajtid ka nisur bisedime me sponsorin sportiv “Nike” për të bërë gati një paketë investimi për kthimin e lojtarit në “Old Traford”, në mënyrë që t’i sigurohet një rrogë e lartë si dhe të paguhet shuma që kërkon Real Madrid. Anglezët nuk do të paguajnë 80 milion sterlina, aq sa morën kur i shitën futbollistin madrilenëve, por janë gati të ofrojnë 65 milion sterlina dhe kartonin e Luis Nanit për të realizuar këtë transferim. Por, duke iu referuar mediave duket se oferta më e mirë ka ardhur nga Paris SG, sipas asaj që kanë konfirmuar burime brenda klubit të Mançester Junajtid. “Skuadra angleze nuk është e lumtur tani që Paris SG bëri lëvizjen e parë me një ofertë të ndjeshme. Por ata nuk do të dorëzohen dhe i kanë thënë menaxherit të Ronaldos se duan të kthejnë përsëri portugezin në ‘Old Traford’, është shprehur një burim brenda skuadrës së Mançesterit. Sipas mediave franceze, ndonëse Paris SG ka refuzuar publikisht se do të hyjë në garë për të siguruar shërbimin e Ronaldos, ata i kanë bërë Realit një ofertë të përafërt me 80 milion sterlina. Mund të thuhet se kjo është e njëjta shifër që ka shpenzuar Reali për të marrë futbollistin nga Mançester Junajtid në vitin 2009. Sigurisht përpara ofertës prej 94 milionë eurosh, presidenti i Realit, Florentino Perez është lëkundur. Largimi i portugezit nga Spanja duket realisht i mundur. Së pari këto dy oferta në adresë të tij janë të majme, por nuk duhet harruar edhe fakti që lojtari ka refuzuar të rinovojë kontratën me Realin. Ndërkohë për Realin ky është momenti më i mirë për ta lënë të lirë portugezin, sepse përndryshe rrezikon ta shesë për një çmim më të ulët, pasi ai nuk dëshiron të qëndrojë më në Spanjë, ose rrezikon ta humbasë me parametër zero pas dy sezonesh.

Ferguson kërkon Markizion Juventusi duhet të tregoj shumë kujdes, sepse rrezikon të humbasë kampionët e saj. Përveç merkatos hyrëse, trajneri Antonio Konte duhet t’u ruhet edhe kundërshtarëve, të cilët synojnë që t’i rrëmbejnë lojtarët më të mirë. Një prej tyre është mesfushori Klaudio Markizio. Mesfushori italian është një nga emrat më të kërkuar në merkato falë karakteristikave të tij të lojës dhe pothuajse çdo ditë për të shfaqet ndonjë skuadër e re. Pas hipotezës Milan, në gjurmët e Markizios është vënë Sër Alek Ferguson, i cili drejton Mançester Junajtid. Mesfushori italian i ka të gjitha karakteristikat e identikitit të njeriut që po kërkon ai për mesfushën e Mançester Junajtid. Markizio ka një kontratë deri në vitin 2016 me Juventusin, por ofertat e rëndësishme nuk kanë munguar dhe ai mund të kërkojë një eksperiencë të re jashtë Italisë. Ndoshta Mançesteri mund të jetë destinacioni i mundshëm nëse Ferguson paguan shumën që kërkon “Zonja e Vjetër”.

Baloteli ndahet nga Fani Duke iu referuar titujve të revistave italiane, historia e dashurisë mes Mario Balotelit dhe modeles belge, Fani ka marr fund. Fani ka qëndruar gjithmonë pranë SuperMarios në çdo ndeshje që ai ka luajtur, por këtë fundjavë kundër Katanias, ajo nuk ka qenë në “San Siro”. Baloteli, i cili me Fanin dukej sikur kishte gjetur qetësinë pas ndarjes me Rafaela Fikon, me të cilën ka edhe një vajzë, tashmë është i lirë. Ndoshta për këtë arsye Baloteli ka lëshuar atë deklaratë ndaj Realit të Madridit pak ditë më parë, ku është shprehur se nuk beson se madrilenët do të shkojnë në finale. Për këtë ia ka vënë bast të dashurën e tij Fanin, të cilën në rast kualifikimi do t’ia ofronte të gjithë lojtarëve madrilenë të shkonin me të. Pavarësisht se kjo deklaratë më pas është përgënjeshtruar nga Milani, mund të jetë e vërtet, pasi Baloteli gjithmonë është i paparashikueshëm.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E mërkurë 1 maj 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.