shperblimet, e vret se e pa shtrember, camet

Page 1

»16

Nasip Naço në Tërpan

Së shpejti do të realizohen rrugët e rikonstruktuara, nisin investimet E enjte

20 dhjetor 2012 Viti VIII, Nr. 2853 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Gjenitë e shkencës

Universi, krijimi dhe Cilët janë superfëmijët ajo çfarë e rrethon që sundojnë botën në Debati mbi atë çfarë njohim dhe nuk njohim. Rrëzimi i teorisë së Big Bang. A kemi kapacitetin të kuptojmë gjithçka? »14-15

të gjitha fushat

»22

Shpërblimet

Pensionistët që përfitojnë Gjendet i vdekur

»5

Masakron bashkëfshatarin vetëm se e pa shtrembër Rasti ekstrem në Pogradec. Policia arreston të dyshuarin 19-vjeçar, rrëfimi para forcave të rendit

»6

Gjykata e Tiranës Në një vit 81 raste dhune për shkak të detyrës Të përfshirë në konflikt policë dhe gjyqtarë. U shqyrtuan 614 krime kundër personit si dhe masa mbrojtjeje për gratë »9 Kriteret për bursa

Studentët më të mirë hyjnë në garë për të përfituar nga fondi Do të kenë të drejtën e studimeve në fakultetet më të mira në vend dhe jashtë Shqipërisë. Kushtet që duhet të plotësojnë »7

Rezoluta dhe historia

Letër diplomatëve për Çamërinë, »3 e refuzon ambasada greke në Tiranë

Ish-ushtarakët e in përfshirë në fond e Ri e dhënë për Vitin

303 qiraxhinj marrin kredi

Kategoritë që janë ën e llogaritur në skem risë miratuar prej qeve

n Afatet për ndarje jë e shumës për 20 mi e lekëshin e festimev

»6

Olldashi ndan titujt ekzekutiv për lirimin e banesave Projekti i opozitës

PS propozon 10 pika për situatën ekonomike në vend Kodheli flet për tatimet, bujqësinë dhe biznesin e vogël. Çfarë do të ndryshohet me strategjinë e PS »2

Dossier Nga Albert Kotini

Metodat e përdorura për greqizimin e Çamërisë nga viti 1930

»18-19


02

« politikë

E enjte 20 dhjetor 2012 •

Taksimi

gjobat

Partia Socialiste insiston për t’i dhënë fund taksimit të sheshtë dhe për të shkuar në taksim progresiv për një shpërndarje të drejtë të të ardhurave. Për bujqësinë PS-ja propozoi uljen e kostove të punimit të tokës dhe të çmimit të naftës me 44.4 lekë për litër.

Sipas socialistëve, biznesi i vogël është në falimentim dhe kreditë e këqija janë rritur me ritme të frikshme, të cilat bëjnë që biznesi të përjetojë tashmë krizën, që është ulur këmbëkryq në ekonominë shqiptare. Ndaj propozimi i tyre është heqja e gjobave.

TVSH-ja Partia Socialiste propozon që TVSH-ja për energjinë elektrike të qytetarëve të zbresë nga 20% në 6%. Familjet shqiptare do të kursenin rreth 5 mijë lekë të vjetra në muaj për një mesatare të harxhimit të energjisë, që është e barabartë me 6 mijë lekë të reja në vit.

Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, PS propozon lehtësim të barrës fiskale

10 pikat për përmirësimin e situatës ekonomike Heqja e akcizës për naftën, e TVSH-së për makineritë e bizneset e vogla

P

artia Socialiste do të prezantohet në Kuvend me 10 propozime, të cilat konsistojnë në lehtësimin e barrës fiskale. Në listën e propozimeve të kësaj partie janë heqja e akcizës për naftën, që të përdoret për bujqësinë, heqja e TVSH-së për makineritë për bizneset e vogla si dhe shfuqizimi i nenit të projektligjit që parashikon rritjen e gjobave për bizneset që nuk deklarojnë punonjësit. “Partia Socialiste i ka sjellë këto 10 propozime me shpresën që ato do të diskutohen në mënyrë serioze dhe profesionale nga ana e Kuvendit. Qëllimi është që të mos pritet edhe pak muaj që na ndajnë nga zgjedhjet e reja, të mos pritet fitorja Partisë Socialiste për të lehtësuar barrën fiskale për shqiptarët, por më 1 janar të vitit që vjen shqiptarët të mund të lehtësohen nga barra e rëndë e taksave, që sot po mbytin si bizneset shqiptare, ashtu dhe familjet shqiptare”, - u shpreh dje deputetja e PS-së Mimi Kodheli gjatë një bisede me gazetarët. Deputetja Kodheli tha se ndryshimet e paketës fiskale duhet të parashikojnë lehtësimin e barrës fiskale për bujqësinë, duke hequr akcizën për naftën që përdoret si dhe heqjen e TVSH-së për inputet bujqësore, pasi në kushtet aktuale sektori bujqësor ka njohur rritje me 3 herë të shpenzimeve. Pavarësisht se qeveria në ndryshimet e saj të paketës fiskale ka propozuar heqjen e TVSH-së për makineritë kur ka investime mbi 500 mijë euro, deputetja socialiste u shpreh se Partia Socialiste do të kërkojë në seancë uljen e mëtejshme të kufirit, me qëllim që të ndihmohen edhe bizneset e vogla. Partia Socialiste ka dorëzuar tashmë në Kuvend 4 drafte me amendime, që pritet të shtrohen për diskutim dhe votim. Për sa i përket sektorit bujqësor, amendamentet e Partisë Socialiste parashikojnë heqjen e taksave për plehrat kimike dhe për makineritë që importohen për qëllime investimi në këtë sektor. Po ashtu për naftën që përdoret në bu-

Balla për të ardhurat e Shkëlzen Berishës

PS vijon denoncimin e pasurive të familjes kryeministrore

Përjashtimi i barnave nga TVSH Përjashtimi nga TVSH-ja i barnave dhe i shërbimeve mjekësore është një tjetër propozim i PS-së. Deputetja e PS-së Mimi Kodheli rikujtoi faktin se në dhjetor të vitit 2010 u vendos TVSH-ja për barnat dhe shërbimet shëndetësore nga qeveria në masën 10%. “Atëherë nga ana e qeverisë u pretendua se nuk do të kishte rritje të çmimit të barnave. Sot jo vetëm që ka rritje të çmimit të barnave, jo vetëm që qytetarët janë të detyruar të paguajnë 10% TVSH në shërbimet që ata marrin, por vazhdon të rritet korrupsioni në këtë sektor, i cili e rrit akoma më shumë çmimin e shërbimeve apo të ilaçeve që marrin qytetarët. Kjo është e patolerueshme, ndaj hapi i parë drejt riheqjes së kësaj mase, që rëndon në buxhetet e qytetarëve shqiptarë, do të ishte me të vërtetë një aset i mirë, që qytetarët jo vetëm të marrin një shërbim që nuk kushton për aq kohë ata paguajnë sigurime shëndetësore, por një shërbim që do të ishte cilësor në ndihmë të njerëzve në nevojë, por pa dyshim edhe të gjithë qytetarëve që këtë shërbim e kërkojnë ta marrin falas dhe ashtu siç duhet”, - vuri në dukje Kodheli, lidhur me një çështje të tillë.

jqësi, amendamenti i PS-së parashikon heqjen e akcizës, ndërsa për farërat, fidanët dhe vaksinat një tatim me 10 për qind. Po ashtu Partia Socialiste kërkon uljen e kufirit të investimit për të cilin makineritë që importohen kategorizohen si furnizime të përjashtuara. Një amendament tjetër i propozuar edhe një vit më parë është ai për uljen e tatimit për energjinë nga 20 në 6%. Kjo masë, sipas Partisë Socialiste, do të ndikojë në uljen e ndjeshme të faturës

për familjarët shqiptarë. Po ashtu në amendamentet e saj që do të debatohen në seancë plenare është edhe ndryshimi i mënyrës së tatimit për të ardhurat nga punësimi. Referuar draftit të dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste, pagat e ulëta deri në 20 mijë lekë nuk duhet të tatohen, ndërsa pagat nga 20 mijë deri në 40 mijë të tatohen me 7 për qind, pagat nga 40 mijë deri në 70 mijë të tatohen me 10 për qind, ndërsa pagat e larta mbi 70 mijë

lekë të tatohen progresivisht deri në 20 për qind. Përmes një amendamenti tjetër Partia Socialiste kërkon shfuqizimin e nenit 5 të projektligjit, që parashikon 5-fishimin e gjobave për bizneset që nuk deklarojnë numrin e punonjësve, duke e cilësuar këtë masë si një efekt negativ për biznesin. Një pjesë e këtyre propozimeve kanë marrë refuzimin e shumicës parlamentare në daljet publike ku është diskutuar për ndryshimin e mënyrës së taksimit.

“Kryeministri tha se do t’u japë pensionistëve një çerek gjeli shpërblim, vetëm 20 mijë lekë, ndërkohë që i biri i tij fiton sa shuma e shpërblimit të 25 mijë pensionistëve”, - ky ishte denoncimi i radhës i bërë dje nga deputeti socialist Taulant Balla lidhur me fushatën e ndërmarrë nga Partia Socialiste për bërjen transparente të të ardhurave të dyshimta të familjes kryeministrore. Radha ishte e djalit të Kryeministrit Berisha, ku veç bërjes publike të të ardhura të tij kërkoi dhe sqarim mbi mënyrën se si mund të shtohet pasuria me ritme kaq të shpejta siç ndodh me pasurinë e Shkëlzen Berishës. Deputeti Taulant Balla

deklaroi se Shkëlzen Berisha, sipas deklarimit të tij të pasurisë, ka një aktivitet privat në fushën e pasurive të paluajtshme, prej të cilit vetëm në dy vjet ka pasur një fitim prej 350 mijë euro, ose 490 milionë. Nga ana tjetër, Balla ka akuzuar djalin e Kryeministrit se në deklarimin e tij të pasurisë ka fshehur të dhëna të rëndësishme.

PS për shpërblimin simbolik të fundvitit

“Qyetetarët paguajnë për llogari të keqqeverisjes” Pas vendimit të qeverisë për një shpërblim simbolik me rastin e festeve të fundvitit për pensionistët dhe administratën, ka ardhur reagimi i Partisë Socialiste. I përqendruar ky reagim në deklaratën e vetë Kryeministrit Berisha, hodhi poshtë pretendimet e mazhorancës qeverisëse se në Shqipëri nuk ka krizë. “Kryeministri thotë s’ka krizë, ndërkohë që vetëm në banakët e ushqimoreve listat e borxheve kanë shkuar të paktën 150 milionë euro. Kryeministri krenohet se po shpërblen administratën dhe pensionistët për Vitin e Ri me një kartolinë disamijëlekëshe, ndërkohë që u ka rritur me disa herë më shumë barrën e borxhin

publik që secili e paguan për llogari të keqqeverisjes së tij”, - u shpreh dje anëtarja e grupit të punës për programin e PS-së Milena Harito gjatë një deklarate për shtyp. Sipas saj, Berisha injoron alarmin e institucioneve ndërkombëtare se borxhi po kthehet në piramidë, duke mohuar krizën me argumentin bajat të rritjes së pensioneve.


politikë • E enjte 20 dhjetor 2012

»

03

Sindroma “Lagarde” prek edhe Shqipërinë, 31 milionë dollarë çdo vit

1.3 miliard dollarë të nxjerrë nga Shqipëria Të pasurit shmangin tatimin, kryeson evazioni fiskal

droma e transEdhe në shtetin fqinj, Greqi, sin jashtëligjshme ferimit të parave në mënyrë të a disa muajsh një ekziston prej disa kohësh. Par i listën e pernga gazetarët grekë publiko nga Greqinë sonave që kishin nxjerr paratë i të ardhurat, ku për të shmangur tatimin mb politikanë. ishin përfshirë edhe shumë

Sindroma e transferimit të parave jashtë vendit në mënyrë të paligjshme ka prekur edhe Shqipërinë. Në një raport të publikuar nga GFI (Global Financial Integrity) thuhet se në pesë vjetët e fundit nga Shqipëria janë nxjerr rreth 1.3 miliard dollarë në mënyrë të paligjshme. Nga të dhënat e publikuara rezulton se mesatarisht nga vendi janë nxjerr rreth 31 milionë dollarë çdo vit, duke krijuar kështu një fushë abuzimi me shmangien e tatimit mbi të ardhurat. Grupi i Avokatisë Kundër Korrupsionit me qendër në Uashington theksoi se paratë në sasinë sa 1/3 e buxhetit të Shqipërisë kanë dalë jashtë vendit në një hark kohor prej 5 vjetësh. Largimi i parave është bërë përmes korrupsionit, evazionit fiskal dhe aktiviteteve të tjera ilegale. Zëdhënësi i GFI-së, Klark Gaskoign, në një

prononcim për “Balkan Insight” theksoi se largimi i këtyre parave nga Shqipëri është një problem tepër i rëndë, pasi vlera e tyre është tejet e lartë, duke çuar në këtë mënyrë në uljen e të ardhurave në buxhetin e shteti nga tatimi që u bëhet individëve nga tatimi mbi të ardhurat vjetore. “Kjo është një sasi e madhe parash për një shtet si Shqipëria, po nëse këto para do të kishin qëndruar brenda vendit, mund të ishin përdorur në infrastrukturë, në arsimim apo në lehtësimin e varfërisë te pjesa e varfër e popullsisë”, - tha Gaskoigne. Largimi i këtyre parave nga Shqipëria në mënyrë ilegale përbën një evazion tipik fiskal. Organizata ndërkombëtare ka theksuar vetëm shumën e parave të nxjerra nga vendi dhe jo emrat e individëve. Këto para janë larguar nga Shqipëria me synim

që të dërgohen drejt vendeve ku ligji mbi tatimin mbi të ardhurat nuk ekziston dhe kësisoj ata shmangin një taks goxha të lartë. Nëse këto para do të kishin qëndruar në Shqipëri, nga të ardhurat që do të vinin nga tatimi mbi të ardhurat nuk do të ishte rritur as deficiti buxhetor që krijohet çdo vit. Kësisoj këta individë që posedojnë të tilla shuma parash janë individë që nuk preferojnë të paguajnë taksa dhe rrjedhimisht, nëse emrat e tyre do të zbulohen, ata do të ndiqen penalisht për kryerjen e veprës së evazionit fiskal. Ky raport vjen disa ditë pasi një tjetër agjenci prestigjioze globale, “Transparency International”, publikoi të dhënat mbi nivelin e korrupsionit në vend, që e renditi Shqipërinë të fundit në Europ për nga niveli i korrupsionit.

Ambasada greke refuzon letrën e PDIU-së

Ervin Koçi

P

as refuzimit nga grupet parlamentare për ta futur çështjen çame në kalendarin e punimeve deri në fund të vitit, PDIU-ja e ka çuar rezolutën çame në dyert e të gjitha ambasadave në Tiranë. Në një njoftim për mediet thuhet se PDIU-ja dhe shoqata “Çamëria” ka dërguar në mënyrë zyrtare drejt çdo ambasade të vendeve të Bashkimit Europian dhe SHBA-ve rezolutën për çështjen çame dhe relacionin shpjegues, por duket se ambasada e Greqisë e ka refuzuar atë. Me anë të një deklarate PDIU-ja sqaron se “të gjitha ambasadat e kanë marrë këtë rezolutë, përveç njërës: ambasadës greke në Tiranë, e cila ka refuzuar të marrë qoftë edhe letrën e projektrezolutës”. Sipas PDIU-së, kjo ambasadë nuk e ka arsyetuar refuzimin. “Refuzimi i marrjes së korrespodencës nga ambasada për rezolutën e dorëzuar nga postierët e Postës Shqiptare nuk është arsyetuar”, - thuhet në njoftimin e PDIU-së. Për dorëzimin e rezolutës nëpër ambasadat e akredituara në Tiranë partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet” ka përdorur Postën Shqiptare, që rrjedhimisht nuk arsyeton as refuzimin e letrës nga ana e ambasadës greke. Kjo pasi procedurat e dorëzimit të dokumenteve nga Posta Shqiptare janë tepër të qarta, ku letrat, pasi merren, firmosen në procesverbal nga marrësi. Me sa duket, trupa diplomatike e shtetit helen e akredituar në Tiranë ka refuzuar çdo dokument që mbi të kishte shenjën e PDIU-së. Ky nuk është rasti i parë që përfaqësuesit e shtetit grek në Shqipëri apo edhe mediet e vendit helen kanë bërë akuza ndaj kësaj kërkese. Para

Rezoluta

13 pikat e çështjes çame: 1. Rezoluta njeh, mbështet dhe angazhohet në restaurimin e të gjithë të drejtave të shqiptarëve çamë. 2. Kërkon rivendosjen e të drejtave themelore dhe rikthimin e pronave. 3. Kërkon shfuqizimin shprehimisht të ligjit grek të luftës. 4. Kërkon shtrirjen efekteve të ligjit grek “Për rregullimin e refugjatëve”. 5. Kërkon nga qeveria e Republikës së Shqipërisë që së bashku me qeverinë e Republikës së Greqisë të riaktivizojë komisionet e posaçme dypalëshe. 6. Kërkon që të njihen të drejtat e minoritarëve shqiptarë në Greqi. 7. Kërkon ngritjen në Paramithi dhe Filat të dy lapidarëve, që do të përkujtojnë viktimat e krimeve greke. 8. Kërkon ngritjen dhe përkujdesjen për varrezat e çamëve ish-qytetarëve grekë të vrarë gjatë gjenocidit. 9. Ngarkon nga MASH që të pasqyrojë historinë e kësaj pjese të popullsisë shqiptare në tekstet shkollore. 10. Ngarkon Ministrinë e Kulturës të promovojë vlerat kulturore që gjenden jashtë territorit të Shqipërisë. 11. Ngarkon qeverinë shqiptare t’i shprehë palës greke qëndrimin në lidhje me këtë problem. 12. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që këtë rezolutë t’ua bëjë të njohur vendeve të BE-së. 13. Në rast refuzimi nga pala greke, çështja të zgjidhet në institucionet ndërkombëtare.

disa ditësh njëra nga gazetat greke shkruante se kjo rezolutë acaron marrëdhëniet ndërmjet vendeve, pasi nuk ka komunitet shqiptar në Greqi (!). Rezoluta për çështjen çame u publikua nga partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet” dhe nga shoqata “Çamëria” më 15 dhjetor, që përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Gjenocidit. Deputetët e kësaj force politike menduan se çështja çame do të ishte në rendin e ditës në seancën e ardhshme parlamentare. Krahas kësaj Shpëtin Idiriz, si kryetar i PDIU-së, theksoi se do të përjashtonte

nga koalicioni partitë që nuk do ta miratonin këtë. Kjo rezolutë u la jashtë kalendarit të punimeve ditën e hënë, ku përfaqësuesit e dy grupeve kryesore parlamentare, PS dhe PD, nuk e futën këtë rezolutë në axhendën parlamentare për këtë vit. Gjithsesi, sinjale pozitive për miratimin e kësaj kërkesa të partisë çame dha shefi i qeverisë Sali Berisha, i cili në një konferencë për mendiet tha se kjo çështje ka qenë edhe në projektin e PDsë në themelimin e saj dhe se çështja çame do të marrë zgjidhje sa më shpejt.

Lutaj: Ministri Imami gënjeu për pronat e ushtrisë Socialistet akuzojnë ministrin e Mbrojtjes Arben Imami se ka gënjyer publikisht Komisionin e Sigurisë për fatin e Spitalit Ushtarak në Tiranë. Deputeti socialist Pirro Lutaj informoi se ka marrë dijeni se qeveria do të miratojë brenda pak ditësh kalimin e Spitalit nga varësia e Ministrisë së Mbrojtjes tek ajo e Shëndetësisë, ndryshe nga sa ka thënë në Komision Imami. “Ai ka thënë një të pavërtetë dhe unë po ju vë në dijeni se së shpejti, këto dy-tri ditë, do të dalë vendimi i qeverisë që Spitali Ushtarak do të kalojë në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë, duke dalë në kundërshtim të hapur në atë që ka thënë këtu ministri i Mbrojtjes dhe me atë çka ne kemi diskutuar herë pas here për pronat e ushtrisë”, - tha deputeti socialist në komision. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Komisionit të Sigurisë, i cili tha se ministri Imami e kishte informuar Komisionin mbi transferimin e pjesshëm të Spitalit Ushtarak në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë. “Ministri herën e fundit që ka qenë këtu e ka bërë të njohur në Komision se Spitali do të transferohet një pjesë, urgjenca dhe trauma, në mirëmenaxhim në spitalin ‘Nënë Teraza’”, - theksoi kryetari i Komisionit të Sigurisë. Diskutimet mbi pronat e ushtrisë dhe mbi shitjen apo transferimin e tyre kanë ndezur një debat mjaft të ashpër ndërmjet opozitës dhe ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, që socialistët e akuzonin për afera korruptive mbi shitjen e pronave të ushtrisë. Një çështje tjetër e debatuar në Komisionin e Sigurisë ishte dhe retorika e ditëve të fundit e Kryeministrit

Ilir Gjoni theksoi se duhet një sqarim mbi çështjen e retorikës nacionaliste të ditëve të fundit, për shkak se ata janë edhe përfaqësues të Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Ai kërkoi një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Panariti, ku të japë shpjegime mbi politikat që do të ndjekë institucioni për këtë çështje.

PS, Kërkesa

Rezoluta çame, Idrizi letër ambasadorëve në Tiranë

Debat në Komision për transferimin e Spitalit Ushtarak

Berisha. Të nxitur nga reagimi i vendeve fqinje për këtë, nënkryetari i Komisionit, Ilir Gjoni, kërkoi një seance dëgjimore me ministrin e Jashtëm Edmond Panariti për t’u njohur me planin reagues të diplomacisë shqiptare në interes të sigurisë kombëtare. Kjo kërkesë e deputetëve të majtë erdhi për shkak të deklaratave të fundit të ambasadorit të SHBA-ve Aleksandër Arvizu dhe nga ambasadori i BE-së Etore Sekui mbi çështjen e toneve nacionaliste, ku ata u shprehën hapur për ndalimin e menjëhershëm të thirrjeve të tilla për shkak se acarohen marrëdhëniet diplomatike ndërmjet vendeve.


04

« intervistë

E enjte 20 dhjetor 2012 •

Ambasadori i Izraelit, David Kohen, intervistë ekskluzive për gazetaren Ilva Tare në Rtv “Ora News” Kosova

A

Shqipëria mund të aplikojë modelin e Izraelit për dhënien e pasaportave

mbasadori i Izraelit në vendin tonë, David Kohen, tha dje në një intervistë për gazetaren Ilva Tare se mirëpret abstenimin e Shqipërisë në OKB për statusin e Palestinës. Gjatë kësaj interviste Kohen ka dhënë shpjegime dhe në lidhje me akuzat se serbët në Kosovë janë ndihmuar nga ushtarë rusë me prejardhje hebreje. Nga ana tjetër, ambasadori i Izraelit është shprehur se Shqipëria mund të aplikojë modelin hebre për dhënien e nënshtetësisë, model që Izraeli e aplikon prej vitesh edhe për shtetasit që nuk janë rezident atje. - Shqipëria e ka mbështetur Izraelin, madje në deklaratat e fundit Kryeministri Berisha e ka krahasuar liderin e Iranit Ahmadinejad me Hitlerin. Gjithashtu duket se ka një vullnet nga vendi ynë që ta mbështesë plotësisht Izraelin në këmbim të njohjes së Kosovës. Ambasador Kohen, pse Izraeli nuk e njeh Kosovën? - Izraeli e vlerëson jashtëzakonisht mbështetjen që i ka dhënë Shqipëria, në veçanti mbështetjen që ka dhënë në Kombet e Bashkuara gjatë viteve 2011-2012. Fjalët e kryeministrit tuaj kanë pasur një vlerësim shumë të madhe nga kryeministri ynë dhe ministri i Jashtëm. Kryeministri shqiptar ka pasur edhe një fjalim në universitetin e Izraelit dhe e ka shumë të qartë se Izraeli është një shtet që e do paqen. Izraeli është për një bashkëjetesë midis dy shteteve demokratike në kufij me njëri-tjetrin. Por, natyrisht, kuptohet që është pro një shteti të ri palestinez, i cili nuk do cenojë dhe rrezikojë shtetin e Izraelit. Ne jemi shumë të kënaqur që qeveria shqiptare dhe kryeministri juaj mbështeti idenë dhe mendimet e Amerikës në Kombet e Bashkuara. Edhe për çështjen e njohjes së Kosovës do të vijë koha që do të zgjidhet. - Do të zgjidhet duke e njohur? - Është e vërtetë që deri tani Izraeli nuk e ka njohur Kosovën, por ne jemi duke punuar rreth kësaj çështjeje. Një nga faktet është se ne erdhëm këtu dhe hapëm ambasadën për të treguar se jemi këtu dhe e vlerësojmë Shqipërinë, duke e krahasuar me shtete të tjera të Ballkanit. Dhe ne jemi duke punuar që problemet që kemi me palestinezët t’i zgjidhim në mënyrën më të mirë e më të shpejtë. Besoj gjithashtu se dhe çështjen e Kosovës do ta zgjidhim sa më shpejt që të jetë e mundur. Do të kisha dëshirë të thosha edhe diçka tjetër të rëndësishme: megjithëse nuk e kemi njohur, ne kemi marrëdhënie në shtetin e Kosovës, kemi kompani dhe marrëdhënie tregtare me Kosovën. Nuk ka edhe shumë kohë që është hapur edhe një restorant me ushqim nga vendi ynë në Kosovë. Izraeli gjithashtu jep viza të lehtësuara për qytetarët e Kosovës. Ka shumë kosovarë që marrin pjesë në kurse që zhvillohen në Izrael së bashku me qytetarët shqiptarë. Para ca kohësh takova në një kurs të tillë disa përfaqësues nga Kosova dhe Shqipëri që merrnin pjesë. Ne besojmë se marrëdhëniet midis popujve në radhë të pare, pastaj midis shteteve. - Gjatë luftës së Kosovë media ka folur, dhe dihen disa fakte, për

praninë e disa rusëve me prejardhje hebreje në luftën kundër shqiptarëve përkrah forcave serbe. E dini ju këtë fakt? - Nuk e kam dëgjuar. Më duket diçka që nuk është e vërtetë, pasi hebrenjtë e Rusisë nuk njihen si një popull që ka dashur shumë të shkojë dhe të marrë pjesë në ushtrinë ruse. Më duket edhe diçka jo shumë e logjikshme që të ketë pasur hebrenj që të kenë ardhur deri në Kosovë për të luftuar kundër kosovarëve kur ata nuk janë të gatshëm të marrin pjesë në ushtrinë ruse. - Javët e shkuara, përveç celebrimit të 100-vjetori të pavarësisë filloi gjithashtu edhe një retorikë në rritje për nacionalizëm dhe për bashkim etnik të trojeve shqiptare, që u shpallën të pavarura 100 vjet më parë nga Ismail Qemali. E kam fjalën për deklaratat nacionaliste të kryeministri të vendit apo dhe të partive të reja në skenën politike. Cili është komenti juaj për këto deklarata? - Mund të them, siç e përmenda edhe më sipër, se shqiptarët mundohen të kujdesen për qytetarët e tyre që janë jashtë atdheut siç kujdeset edhe Izraeli për qytetarët e tij. Në qoftë se ata ndodhen në Australi, Amerikë apo në vende rreth Shqipërisë. Kam lexuar komente të shumta për këtë temë dhe sidomos nga ambasadorët. Më kujton periudhën kur Iraku pushtoi Kuvajtin dhe bota u bashkua e nuk e lejoi këtë gjë, i tha se nuk mund të pushtohej një shtet i pavarur. Ne sot ndodhemi në shekullin e 21-të dhe është e kuptueshme që një shtet të marrë pjesë në një shtet tjetër. Në janar kemi zgjedhje në Izrael dhe mundohemi t’u krijojmë kushte hebrenjve që ndodhen jashtë Izraelit të kenë mundësi të votojnë. Për mendimin tim këto shprehje dhe komente të ndryshme që mund të jenë dëgjuar, ndoshta nuk ia vlen të bëj komente dhe t’u japim rëndësi, sepse kjo gjë ka kaluar dhe ndoshta nuk janë kaq sa bëhet zhurmë. - Që ta kuptojmë mirë këtë pjesë, sepse është e rëndë-

Duhet të them diçka vërtet nga zemra. Ne jemi një vend vërtet shumë i vogël dhe me shumë probleme në Lindjen e Mesme dhe si përfaqësues i këtij vendi ne nuk kemi ardhur në Shqipëri për të dhënë opinionin tonë për tema që mund të kenë lidhje me dashurinë, atdhedashurinë, nacionalizmin dhe patriotizmin. Detyra ime është të krijoj marrëdhënie midis dy vendeve dhe midis dy popujve. Ne nuk jemi shteti i madh që të diktojmë, sidomos në periudhën para zgjedhjeve. Është mirë që një diplomat të mos ndikojë në periudhat parazgjedhore, të marrë pjesë e të bëhet lojë e këtyre komenteve, që mund të lexohen në shtypin tuaj.

sishme. E vlerësoni më shumë si një retorikë të lidhur me fushatën elektorale të zgjedhjeve, apo si një shqetësim që mund të lidhet për shkak të një projekti konkret që mund të ketë ndonjë nga politikanët për bashkim etnik? - Duhet të them diçka vërtet nga zemra. Ne jemi një vend vërtet shumë i vogël dhe me shumë probleme në Lindjen e Mesme dhe si përfaqësues i këtij vendi ne nuk kemi ardhur në Shqipëri për të dhënë opinionin tonë për tema që mund të kenë lidhje me dashurinë, atdhedashurinë, nacionalizmin dhe patriotizmin. Detyra ime është të krijoj marrëdhënie midis dy vendeve dhe midis dy popujve. Ne nuk jemi shteti i madh që të diktojmë, sidomos në periudhën para zgjedhjeve. Është mirë që një diplomat të mos ndikojë në periudhat parazgjedhore, të marrë pjesë e të bëhet lojë e këtyre komenteve, që mund të lexohen në shtypin tuaj. - E kuptova se nuk do të dilni nga kostumi i diplomatit, por dua t’ju pyes për një tjetër projekt që është bërë gjithashtu publik në kuadër të kësaj retorike. Çdo shqiptar të marrë pasaportë shqiptare, të marrë nënshtetësi shqiptare. Jam e sigurt, zoti ambasador, se jeni familjarizuar me këtë projekt, sepse Izraeli është një nga vendet që e ka ofruar shtetësinë hebreje për hebrenjtë kudo në botë. Si ka qenë ky Project për Izraelin, ka sjellë shqetësime në marrëdhënie me vendet e tjera? - Në Izrael, sipas ligjit, jo çdo hebre që jeton jashtë territorit të Izraelit mund të marrë pasaportë. Hebrenjtë që jetojnë mbi një vit në Izrael, janë qytetarë të këtij vendi, marrin kartë identiteti dhe vetëm pas tre vjetësh një person që jeton në Izrael mund të marrë pasaportë. Përndryshe mund të ndodhë që një pjesë e mirë e hebrenjve që jetojnë jashtë Izraeli të vijnë për të marrë pasaportën dhe për të përfituar nga favoret që mund të ofrojë shteti ynë. - Pra, atje është një projekt i suksesshëm, nuk ju ka krijuar

probleme? - Ligji ynë në Izrael thotë se çdo hebre që jeton jashtë Izraelit ka të drejtë të vijë të jetojë në Izrael. Ne nuk ia privojmë asnjë hebreu në botë që të vijë në Izrael. Pasaporta është një detyrim dhe një vlerësim që shteti ua jep atyre që jetojnë në Izrael mbi tre vjet. Si një shtet me kaq shumë konflikte, nuk mund t’ua japim të drejtën hebrenjve të botës të kenë mundësinë të jenë të barabartë me qytetarët që jetojnë në Izrael dhe të ndikojnë në politikë duke mos kontribuar në shtetin e Izraelit. - Cili është komenti juaj për votën apstenuese të Shqipërisë për rezolutën e Palestinës? - Shqipëria nuk votoi në OKB dhe ne ishim shumë të kënaqur nga vendimmarrja shqiptare. Ministri ynë i Jashtëm e mori direkt ministrin tuaj Panariti për ta falënderua. Ne përherë kemi qenë të kënaqur, duke e ditur se Shqipëria është një shtet që e mbështet Izraelin. Por duhet të kuptojmë se Shqipëria me këtë votë mbështet që pavarësia dhe shteti i ri palestinez do të vijë nga një bashkëbisedim midis dy shteteve, nga një mirëkuptim midis dy shteteve dhe jo në mënyrë asnjanëse. - A jeni në dijeni të atyre që janë bërë publike edhe në media të një presioni që kryeministri i Turqisë, Erdogan, ka bërë ndaj qeverisë Shqiptare për të pasur një votë në favor të Palestinës? - Natyrisht që kam pasur informacion rreth kësaj teme dhe më vjen keq për Turqinë që mundohet të ndikojë mbi votën e lirë të Shqipërisë. Ne jemi shumë të kënaqur që Shqipëria nuk u ndikua nga ky presion Turk. Besoj që Turqia të kuptojë vërtet se cilët janë problemet e Izraelit. Më vjen keq që Turqia duke qenë një shtet që deri pak vjetësh ka qenë një aleat yni i fortë. - Kjo ishte edhe pyetja jonë, në fakt. Pse shteti i Turqisë ka ndryshuar në mënyrë radikale marrëdhëniet me Izraelin nga marrëdhënie shumë të mira në të kundërtën e tyre? Çfarë ka ndryshuar? - Këtë pyetje ndoshta duhet t’ia drejtoni kryeministrit Erdogan. Për shumë vjet marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë kanë qenë shumë të mira. Bashkëpunimi midis dy shteteve ka qenë shumë i frytshëm dhe shumë i veçantë. Ka qenë një bashkëpunim ku të dyja palët përfitonin nga kjo marrëdhënie. Ne nuk mund të themi pse ndodhi kjo ftohje në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ndoshta ndodhi pasi Komuniteti Europian nuk e afroi Turqinë, siç mendonte Turqia. Mbase Turqia e bëri këtë hap pasi dëshiron të afrohet më shumë me vendet arabe, apo se disa politikanë në Turqi mund të mendojë të kthehen në kohën e artë të Tuqisë potente. - Cilat ishin përfitimet që arritën palestinezët me votimin e fundit në OKB? - Në terren nuk kanë arritur asnjë përfitim. Vota ishte të merrte pjesë si shtet vëzhgues në OKB dhe jo si shtet. Por natyrisht që ka disa përfitime. Një nga këto është se ka mundësi të hedhe në gjyq Izraelin në të ardhmen. Por në terren nuk ka ndonjë përfitim.


ekonomi • E enjte 20 dhjetor 2012

Qeveria miraton masën e shpërblimit 2 mijë lekë për 560 mijë pensionistë

Pensionistët, ja kush merr shpërblim Vendimi, zbatim që nga e premtja. Përfitimi edhe pas datës 31 dhjetor

Q

everia do të shpërblejë me 2 mijë lekë 560 mijë pensionistë për festat e fundvitit. I bindur se mosha e tretë meriton më shumë, kryeministri premtoi mbështetje të vazhdueshme nga ekzekutivi. “Në asnjë rrethanë qeveria s’ka përjashtuar pensionistët nga shpërblimi. Qeveria i vlerëson ata për kontributin e tyre në ndërtimin e kësaj Shqipërie që sot është krejt tjetër në saj të vullnetit të tyre. Ne vendosim për të shpërblyer dhe për t’i dhënë edhe shumën e përcaktuar nga ministria e Financave 560 mijë pensionistëve, të cilët do të shpërblehen me 2 mijë lekë”, deklaroi Berisha. Kreu i maxhorancës tha se opozita duhet t’i kërkoj falje publike pensionistëve që përhapi lajmin e rremë se nuk ka shpërblime por edhe për faktin se asnjëherë në Parlament nuk ka dhënë votën pro rritjes se pensioneve. “Uroj që të kërkojnë ndjesë që nuk votuan në Parlament për rritjen e rrogave dhe se përhapën lajmin dhe disinformuan pensionistët”, tha kreu i qeverisë. Referuar shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, për të bërë kujdes me buxhetin, për shkak të krizës ekonomike, kryeministri u shpreh se politika e rritjes së pagave dhe pensioneve nuk mund të preket, pasi ajo është një zotim elektoral i Partisë Demokratike. Nga vendimi i djeshëm i qeverisë përfitojnë të gjithë ata persona që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar në qytet si dhe ata që marrin pension, sipas ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Gjithashtu, në këtë vendim janë përfshirë edhe veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ata që marrin pension për merita të veçanta, si dhe personat, që marrin pension të posaçëm shtetëror. Po ashtu do të përfitojnë shpërblim në masën 2 mijë lekë edhe ata persona që marrin trajtim të veçantë si ish-punonjës të minierave dhe ata të ndërmarrjeve të industrisë ushtarake. Ndërkohë nuk kanë mbetur jashtë këtij vendimi edhe ish- ushtarakët qofshin këta të Forcave të Armatosura, punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë. Në përcaktimin që ka bërë dje qeveria do të

përfitojnë të gjitha kategoritë e mësipërme që nuk iu është caktuar ende pensioni, por me kusht që datën e fillimit të tij e kanë përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në

shumën e 1. 17 miliardë lekëve do të përballohen nga buxheti i vitit 2012, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe mbarten në llogaritë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore edhe në vi-

tin e ardhshëm, në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2012. Procedura e pagesës dhe administrimit të asistencës së menjëhershme për pensionistët realizohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe

Posta Shqiptare, sh.a. Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Postën Shqiptare, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

»

05

vendimi Infrastruktura

Gazi, shtohen kompetencat e ERE-s Qeveria ka shtuar kompetencat e Entit Rregullator të Energjisë për licencat e transmetimit të gazit natyror. Në ndryshimet e ligjit për gazin natyror, që u miratuan dje në mbledhjen e qeverisë, Enti Rregullator i Energjisë tashmë nuk do të japë licenca vetëm për një person për një të territor të caktuar. Por do të japë licenca dhe “për rastet kur në këtë territor është e domosdoshme të shtrihet dhe të kryejnë aktivitet infrastruktura të transmetimit të gazit me rëndësi strategjike dhe kombëtare, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave. Dhënia e licencës bëhet mbi bazën e kritereve të eficencës dhe balancës ekonomike për operatorin e sistemit dhe duke siguruar që aktiviteti i licencuar do të kryhet në përputhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e përcaktuara”, thuhet në vendimin e qeverisë. Edhe pika e dhënies së licencës për shpërndarjen dhe furnizimin e klientëve tariforë me gaz natyror, i nënshtrohet të njëjtit ndryshim, në funksion të aktitivtete me rëndësi strategjike dhe kombëtare.

Procedura Në kuadër të shpërndarjes së këtyre parave do të hartohet një grafik nga ISSH-ja dhe Posta Shqiptare që do të përcaktojë datat kur do të tërhiqen paratë e shpërblimit. Kjo u jep mundësi personave që tashmë e kanë tërhequr tashmë pensionin e tyre të kenë mundësi të tërheqin masën e shpërblimit deri në fund të vitit.

Grafiku Në datën 21 dhjetor do të mund ta tërheqin shpërblimin pensionistët që kanë tërhequr pensionet nga data 1 deri në datën 3 dhjetor si dhe ata që duhet të marrin pensionin në datën 21 dhjetor. Kështu sipas këtij grafiku do të vijohet me të gjitha datat e kaluara të tërheqjes së pensioneve deri në datën 31 dhjetor.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


06

« SOCIALE

E enjte 20 dhjetor 2012 •

Ministri olldashi ndan titujt për kthimin e banesave tek I zoti

Janë 303 kredi për qiraxhinjtë dhe ndamë 210 tituj ekzekutivë M inistri I Punëve Publike Sokol Olldashi ka ndarë titujt ekzekutivë për pronarët në Shkodër, ku I jep të drejtën që të përfitojnë faktikisht banesën e tyre. “Deri tani janë 210 tituj ekzekutivë të vëna në duart e pronarëve legjitimë, ndërkohë që numri I kredive për qiraxhinjtë që kanë pasur në zotërim pronat tuaja ka arritur tanimë në 303”, tha Olldashi. Në këtë mënyrë është sqaruar dhe procesi I dhënies së kredive me interes zero për qiraxhinjtë, me qëllim blerjen e një banese prej tyre. “Kjo rrëzon pretendimin që “po mbrohet një pale dhe po keqtrajtohet një pale tjetër”. Po mbrohet në fakt një e drejtë, e drejta e pronarëve për të zotëruar pronën e tyre, e drejtë që u është mohuar për dekada me radhë dhe, nga ana tjetër, po mbrohen edhe ata që kanë qenë qiraxhinj në banesat apo pronat tuaja. Vetë fakti që kemi 210 tituj ekzekutivë

dhe 303 kredi të dhëna për qiraxhinjtë tregon se procesi I dhënies së kredive po I paraprin procesit të lirimit të banesave. Pra askush nuk po diskriminohet. Të gjitha shtresat marrin atë që u takon”, tha Olldashi. Sipas tij shtresa e qiraxhinjve merr mundësinë për të pasur edhe ajo pronën

e vet, permes blerjes me kredi të subvencionuar nga shteti, pronarët marrin atë që, ligjërisht, në bazë të kushtetutës, u takon, pronën e tyre. Por ai ka theksuar se në process janë përfshirë dhe gjyqtarë të cilët në disa raste kanë konflikt interesi, gjë që shoqërohet me zvarritjen e procesit. ”Për të eleminuar edhe këto raste sporadike, sado të papërfillshme në numër, do të ftoja drejtuesit e Gjykatave të Faktit që të verifikojnë rastet e mundshme të konfliktit të interest të ndonjë gjyqtari me objektin e gjykimit”, tha Olldashi. Për ministrin Shkodra është një nga qytetet që e ka vuajtur më së shumti fenomenin, së bashku me Tiranën, Durrësin, Korçën dhe Vlorën. Ndërsa Përfaqësuesi i Franceskanëve I cili ishte I pari që mori dje titullin ekzekutiv tha: “sot po i kthehet shtëpia Fishtës dhe Harapit”.

6-mujorin e fundit 13 gra kanë humbur jetën

Gjatë vitit 2012 rezultojnë 22 femra të vrara nga dhuna Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave ende rriten. Gjatë këtij vitit 22 femra rezultojnë të vrara. Vetëm në gjashtë muajt e dytë 13 gra kanë humbur jetën si pasojë e dhunës ndaj tyre. Ndërkohë gjatë një viti më parë numri i grave që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës ishte 17. Shoqatat kanë nisur një fushatë sensibilizimi, pasi sipas tyre ka një rritje të krimit dhe në të njëjtën kohë rënie e ndërgjegjësimit të shoqërisë. Këto shifra alarmante tregojnë se ka rënë niveli i mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Edhe pse bëhen konferenca, marshime si ai i 7 dhjetorit, nënshkruhen konventa, duket se nuk ka asgjë konkrete në mbrojtjen e kësaj gjinie, përderisa shifrat tregojnë një rritje të krimit pothuajse 30% më shumë se një vit më parë. Qeveria shqiptare e ka një ndër prioritetet e saj luftën ndaj këtij fenomeni shqetësues. Nga viti 2006 ka pasur një rritje të ndjeshme për hartimin dhe miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore për miratimin e ligjeve kundër diskriminimit dhe dhunës në familje, duke vazhduar me miratimin e ligjit në vitin 2008 dhe 2010.

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit Nr. 8549, datë 11. 11. 1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike rishpall konkurimin për 1 vend të lirë në pozicionin specialist në sektorin e Administrimit të Pronës dhe Shoqërive Publike në Drejtorinë e Administrimit të Pronës Publike në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetike. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr 8549. Datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit Civil” Kërkesa të veçanta për kandidatët • Të kenë mbaruar Arsimin e Lartë (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr 4 dt. 17.02.2010) • Të ketë njohuri të gjuhës angleze • Të përdor programet bazë të punës në kompjuter • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese Paga e pozicionit është në kategorinë III-b Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 21. 01. 2013 në Kutinë Postare Nr.1751 të Departamentit të Administratës Publike, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe

kompjuterit (nwse ka), vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqendrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 24. 01. 2013 në selinë e Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës do të shpallet lista e konkurenteve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi Legjislacionin e drejtorisë përkatëse, ligji 9131 dt. 08. 09. 2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 9367, dt/ 0704. 2005 “Për parandalimin e konfliktit në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr 8503 dt. 30. 06. 1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, ligji 9049 dt. 10. 04. 2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë” Të gjitha njoftimet per shpalljet e vendeve te lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do te zhvillohen testimet, mund t’i gjeni ne adresen e Web Site te Departamentit te Administrates Publike www.pad.gov.al

Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11. 11. 1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike rishpall konkurimin për 4 vende të lira në pozicionin specialist në Drejtorin e Statistikës dhe Komunikimit Elektronik në Ministrinë e Tregtisë dhe Energjetikës. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr 8549. Datë 11. 11. 1999 “Statusi i nëpunësit Civil” KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT • Të kenë mbaruar Arsimin e Lartë (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr 4 dt. 17.02.2010) • Të zotërojë gjuhën angleze • Të përdor programet bazë të punës në kompjuter • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese Paga e pozicionit është në kategorinë III-b Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 21.01.2013 në Kutinë Postare Nr.1751 të Departamentit të Administratës Publike, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe

kompjuterit (nëse ka), vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqendrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 25. 01. 2013 në selinë e Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi Legjislacionin e drejtorisë përkatëse, ligji 9131 dt. 08. 09. 2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 9367, dt/ 07. 04. 2005 “Për parandalimin e konfliktit në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr 8503 dt. 30. 06. 1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, ligji 9049 dt. 10. 04. 2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë” Të gjitha njoftimet per shpalljet e vendeve te lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do te zhvillohen testimet, mund t’i gjeni ne adresen e Web Site te Departamentit te Administrates Publike www.pad.gov.al

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike rishpall konkurimin për 1 vend të lirë në pozicionin specialist në Sektorin e Privatizimit të Shoqërive Tregtare dhe Likuidimit në Drejtorinë e Privatizimit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetike. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr 8549. Datë 11. 11. 1999 “Statusi i nëpunësit Civil” Kërkesa të veçanta për kandidatët • Të kenë mbaruar Arsimin e Lartë për Drejtësi (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr 4 dt. 17.02.2010) • Të zotërojë gjuhën angleze • Të përdor programet bazë të punës në kompjuter • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese Paga e pozicionit është në kategorinë III-b Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 21. 01. 2013 në Kutinë Postare Nr. 1751 të Departamentit të Administratës Publike, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe

kompjuterit (nwse ka), vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqendrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 24.01.2013 në selinë e Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës do të shpallet lista e konkurenteve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi Legjislacionin e drejtorisë përkatëse, ligji 9131 dt. 08. 09. 2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 9367, dt/ 07. 04. 2005 “Për parandalimin e konfliktit në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr 8503 dt. 30. 06. 1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, ligji 9049 dt. 10.04. 2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë” Të gjitha njoftimet per shpalljet e vendeve te lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do te zhvillohen testimet, mund t’i gjeni ne adresen e Web Site te Departamentit te Administrates Publike www.pad.gov.al

Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11. 11. 1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike rishpall konkurimin për 1 vende të lir në pozicionin specialist në Sektorin e Projekteve me Donatorë në Drejtorinë e Integrimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Energjetikës. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr 8549. Datë 11. 11. 1999 “Statusi i nëpunësit Civil” KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT • Të kenë mbaruar Arsimin e Lartë (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr 4 dt. 17.02.2010) • Të zotërojë gjuhën angleze • Të përdor programet bazë të punës në kompjuter • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese Paga e pozicionit është në kategorinë III-b Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 21. 01. 2013 në Kutinë Postare Nr.1751 të Departamentit të Administratës Publike, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe

kompjuterit (nëse ka), vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqendrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 25.01.2013 në selinë e Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi Legjislacionin e drejtorisë përkatëse, ligji 9131 dt. 08. 09. 2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 9367, dt/ 07. 04. 2005 “Për parandalimin e konfliktit në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr 8503 dt. 30. 06. 1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, ligji 9049 dt. 10. 04. 2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë” Të gjitha njoftimet per shpalljet e vendeve te lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do te zhvillohen testimet, mund t’i gjeni ne adresen e Web Site te Departamentit te Administrates Publike www.pad.gov.al


sociale • E enjte 20 dhjetor 2012

»

07

MASH shpall kriteret e reja për fondin e ekselencës

Bursë studentëve që kthehen të punojnë 3 vjet në Shqipëri Erta Bode

N

Përfitojnë studentët që:

Në pikën 7 të vendimit paralajmërohet: “Studentët që ndërpresin studimet për më shumë se një muaj, përveç rasteve kur paraqesin raport mjekësor, humbin të drejtën e përfitimit të mëtejshëm të bursës së studimit. Studentët që cilët nuk i japin të gjitha provimet apo e përfundojnë vitin me notë mesatare më të ulët se nota 8 (vlerësimi ndërkombëtar, sistemi anglosakson B), nuk përfitojnë bursë në vitin pasardhës.”

Në pikën 8 të vendimit paralajmërohet: “Studentët dhe shkencëtarët e rinj që kanë përfituar bursë sipas këtij vendimi dhe nuk kanë realizuar detyrimet e programit përkatës, i ndërpresin ato, ose, kur pas përfundimit të studimeve refuzojnë të punojnë në Shqipëri sipas kushteve të përcaktuara në kontratën e lidhur, detyrohen t’i kthejnë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës shumën e marrë në formë burse.”

Detyrime

1. Janë pranuar në një universitet të huaj për studimet e doktoratës pa pagesë për tarifa studimesh dhe nuk marrin pagë ose shpërblim për punën kërkimore apo mësimore që bëjnë gjatë këtyre studimeve në universitetin pritës. 2. Kanë përgatitur një projekt për kërkim gjatë studimeve të doktoratës jashtë shtetit dhe të gjitha shpenzimet e projektit kërkimor janë marrë përsipër nga universiteti pritës. 3. Pranojnë të punojnë, së paku tre vjet në Shqipëri pas përfundimit të studimeve të doktoratës jashtë shtetit. 4. pranojnë të punojnë së paku tre vjet në Shqipëri pas përfundimit të ciklit përkatës të studimeve për të cilin përfitojnë bursën, ose pas përfundimit të gjithë ciklit të studimeve, nëse kandidati përfitues vijon studimet në ciklet më të larta universitare.

Detyrime

xënësit më të mirë të Shqipërisë do të futen në një garë mes tyre për të përfituar bursa studimi në universitetet më të njohura në vend dhe në botë. Në qendër të kritereve të fondit të ekselencës së dhënë nga qeveria shqiptare është vendosur mesatarja. Kështu, talentet e shkollave të mesme duhet të tregojnë veten se sa do të mund të përfitojnë për të vijuar më tej me atë çfarë kanë nxënë. Në garë do të përfshihen edhe nxënësit që kanë kryer shkollën jashtë vendit. Për ta kriteri i futjes në garë do të jetë mesatarja 8.5, ose e njohur ndryshe vlerësimi B + në sistemin anglosakson dhe më e larta është 9.5 (përfshirë dhe ekselentja 10), duke mos anashkaluar rëndësinë e renditjes së kualifikimit të universitetit ku kanë studiuar. Theksohet veçanërisht se studentët nuk duhet të jenë përfitues të ndonjë burse tjetër. Prioritet në këtë përfitim do të kenë studentët ekselentë që nuk kanë të ardhura dhe familja e tyre ka një standard të ulët të ardhurash deri në 20 000 lekë. Ndërkohë nuk mund të lëmë pa përmendur se këta studentë që aplikojnë duhet të marrin miratimin e universitetit ku duan të studiojnë në bazë të kritereve përkatëse për degën, masterin ose doktoraturën që ata duan të përfundojnë atje. Fondi i ekselencës për vitin 2013 për studentët e shkëlqyer është 150.000.000 lekë. Ky fond do t’u shërbejë studentëve që aplikojnë për herë të parë dhe që kanë aplikuar para vitit 2012 deri në fund të studimeve të tyre përkatëse. Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendosën dje fondin e ekselencës për mbështetje financiare të studentëve dhe shkencëtarëve të rinj të shkëlqyer. Ky fond financohet nga buxheti i shtetit, pa përjashtuar donatorët e ndryshëm. Fondi do të përdoret nga MASH për bursat e studentëve që do të ndjekin studimet “Bachelor”, “Master” ose të doktoraturës jashtë shtetit në 15 universitetet më të mira të botës. Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet para fillimit të çdo viti akademik nga komisione përzgjedhëse të ngritura me urdhër të Ministrisë së Arsimit. Këto komisione kanë në përbërje profesorë të universiteteve në varësi të fushës si dhe një përfaqësues nga MASH, dhe kur ky fond i veçantë financohet edhe nga donatorë të ndryshëm, atëherë do jetë edhe një përfaqësues i tyre. Lista përfundimtare e kandidatëve të përzgjedhur dhe masa e bursës miratohen nga Ministria e Arsimit. Ngarkohet MASH për zbatimin e këtij vendimi.

Pas pak vjetësh 11% më shumë meshkuj se femra

Task-forcë për të ndaluar abortin selektiv në Shqipëri Aborti i fëmijëve-femra do të prekë balancën ndërmjet meshkujve e femrave në Shqipëri. Ndryshimi i raporteve ka nisur të ndihet që në këto vite. Situata e krijuar ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë që të krijojë një task-forcë, e cila do të bëjë monitorimin e aborteve, ndërsa do të ketë të drejtën e vendosjes së gjobave në rastet e shkeljeve. Sipas të dhënave zyrtare, raporti i lindjeve femra - meshkuj ka shkuar në 100 femra të lindura kundrejt 111 meshkujve. Kjo shifër vjen pas studimit të bërë për konferencën “Raporti i paekuilibruar midis sekseve në Shqipëri”. Këto ritme do të sjellin një mosbalancim akoma më të thellë ndaj gjinive. “Nëse do të vazhdohet në këto ritme, në 20 vjetët e ardhshëm do të kemi mbi 11% meshkuj më shumë se femra”, - bëri të ditur demografi Arian Gjonçaj. Sipas studimit, aborti selektiv është shkaku kryesor, dhe pse në Shqipëri ky është i ndaluar me ligj. Por edhe niveli i ulët i lindshmërisë ka ndikuar dukshëm. Në vitet 1960 numri i lindjeve ka qenë 6 fëmijë për grua, kurse sot është 1.5 për grua. Shqetësimet mbi raportet gjinore asimetrike në lindje janë bërë prezent përmes rezolutës “Përzgjedhja prenatale e gjinisë” në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ministria e Shëndetësisë është njohur me këtë rezolutë dhe do të shprehë rekomandimet e

kësaj rezolute për të zgjidhur këtë fenomen. Sipas tij, me fenomenin e disbalancave gjinore janë të lidhur një sërë faktorësh si me parapëlqimin e djemve, ashtu dhe të vajzave në shoqërinë shqiptare, nivelin e fertilitetit, sigurimin e teknologjisë për përcaktimin e seksit, modernizimin e mjeteve të disponueshme të riprodhimit, zhvillimin e shpejtë të sistemit privat të kujdesit shëndetësor dhe legalizimin e abortit. Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar organizatave partnere të bëjnë sa më shumë kërkime dhe të marrin masa për të forcuar evidencën mbi ekzistencën e këtij fenomeni. Pipero bëri të ditur se që prej muajit janar të vitit të ardhshëm do të nisë funksionimi i një task-force për monitorimin e aborteve dhe zbatimin e ligjit për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë. Pipero: Ndërprerja e shtatzënisë në vend rregullohet me ligjin “Për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë”, ligj bashkëkohor dhe i mbështetur në përvojën e vendeve te zhvilluara evropiane. “Ligji garanton respektimin e çdo qenie njerëzore që në fillim të jetës së tij, pra që në fazën e konceptimit. Shtatzënia deri në 12 javë mund të ndërpritet për një sërë arsyesh shëndetësore, përfshirë edhe ato psikosociale të përcaktuara në zbatim të këtij ligji nga Ministria e Shëndetësisë. Në to nuk përfshihet aborti për zgjedhjen e seksit.”

Kryeqyteti shkëlqen nën dekorin e festave

Zbukurime në të gjithë Tiranën, atmosferë festive në qytet

Studentët brenda Shqipërisë një mundësi më shumë

Coskun: 100 bursa për studentët Mbështetje për studentët në këtë krizë botërore Mbështetje për 100 studentë shqiptarë që duan të studiojnë brenda territorit të Shqipërisë si dhe në tri vende jashtë, përkatësisht në Turqi, në Gjermani dhe në Austri. Në projektin “Arsimi, projekti që na bashkon”, i iniciuar nga Fondacioni Arsimor Shqiptar, u ofrua një mbështetje për 100 studentë që kryejnë studimet e larta me bursë. Kompanitë “Albtelekom” dhe “Eagle Mobile” në bashkëpunim me mbështetjen e Spitalit Amerikan kanë dhënë këtë kontribut për studentët që arsimohen në Shqipëri dhe në tri vende jashtë Shqipërie. Drejtori i përgjithshëm i “Albtele-

kom” dhe “Eagle Mobile”, zoti Orhan Coskun, gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e arsimimit të rinisë sonë, pasi e ardhmja e vendit është e lidhur me të ardhmen e rinisë. “Ne jemi këtu së bashku me Fondacionin Arsimor Shqiptar, me Spitalin Amerikan të Shqipërisë për t’i bërë gjërat pak më të lehta për ju, pak më të lehta për një student. Të dashur studentë, ju duhet të ecni shpejt në autostradën e diturisë. Hapni dyer të reja për veten tuaj në këtë botë. Në këtë rrugë ju keni mbështetjen tonë në këtë kohë shumë të vështirë për ekonominë botërore”m - deklaroi Coskun.

Dekori i Tiranës do të përbëhet nga 3.3 milionë drita shumëngjyrëshe. Bashkia e kryeqytetit është treguar tepër aktive në sinjalet për këtë atmosferë festive. Festimet e fundvitit filluan me ndezjen e dritave të pemës, e cila përmban 640 dekorime dhe ka 25 200 drita. Drejtoresha e Drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës, Greta Deljani, tha se pemët e Vitit të Ri janë shpërndarë edhe në zona të tjera të Tiranës, në mënyrë

që atmosfera të shtrihet në të gjithë qytetin. “Nuk është qendra ajo që bën Tiranën, atmosferë do të ketë në gjithë qytetin”, - tha Deljani. Dekor i ri është vendosur dhe në rrugët e Tiranës, ku janë dekoruar 1500 shtylla. Natyrisht, dekorit i janë bashkëngjitur dhe shumë aktivitete festive që do të zhvillohen përpara pemës në sheshin “Skënderbej”, në rrugën “Murat Toptani”, por dhe ambiente të tjera të kryeqytetit. Kryeqyteti shkëlqen në prag të një viti të ri.


08

« ekonomi

800 kilometër

Të gjitha vendet europiane janë angazhuar që do të mbështesin procesin vendimmarrës të “Shah Deniz” për përzgjedhjen e projektit përfundimtar mbi baza të kriterit tregtar. Gjatësia e gazsjellësit TAP është 800 km ku 204 do të kalojnë ne territorin shqiptar. Gjurma e gazësjellësit në Shqipëri hyn në fshatin Miras, në zonën e Devollit, Skrapar, Berat dhe do të përfundojë në bregdetin e Semanit në rrethin e Fierit. Projekti parashikohet të nisë punën në vitin 2017 dhe ka një kapacitet maksimal transportues prej 20 miliard m3 gaz.

1

miliard euro Ndërtimi i gazsjellësit TAP, pritet të sjellë rreth 1 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri. Në këtë projekt pritet të hapen rreth 3 mijë vende të reja pune, të rehabilitohen 200 km rrugë dhe të ndërtohen 100 km rrugë e re. Ndërkohë, mësohet se vetëm pak kohë më parë konsorciumi për gazsjellësin e Azerit TAP ka nisur fazën e studimeve inxhinierike. Konsorciumi që do të zhvillojë gazsjellësin e Shah Deniz do të nisë me pjesën inxhinierike dhe dizenjimin e sjelljes në jetë të projektit me shumën 25 miliardë dollarë amerikanë.

E enjte 20 dhjetor 2012 •

Deri në fund të janarit nisin punimet për gjurmën detare

Studimet në Adriatik, TAP kontratë me tre anije kërkimi G azësjellësi TAP do të nis studimet në detin Adriatik për të gjetur pozicionin më të mirë ku do të kalojë tubacioni i gazit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të projektit të gazsjellësit dhe sipas parashikimeve, procesi do të nisi maksimalisht deri në fund të muajit janar. Për të realizuar këtë studim do të përdoren tre anije dhe qëllimi kryesor i tij është mbledhja e mëtejshme e të dhënave dhe kampioneve për të identifikuar kursin optimal në det të hapur. Studimet e ekspertëve të projektit do të jenë të ndryshme dhe do të kryhen në të gjithë vijën e propozuar të tubacionit në det të hapur nga Italia në Shqipëri. Nga këto sondazhe do të studiohet harta e shtratit të detit, do të identifikohen pengesat e mundshme përgjatë rrugës si dhe do të merren kampione bazë nga fundi i detit. Mësohet gjithashtu se tre anije janë kontraktuar nga TAP për të kryer të gjitha studimet. Anijet do t’i kryejnë aktivitetet në periudha të ndryshme, që zgjasin nga një deri në tre javë. Një nga këto anije do të jetë e dukshme nga të dy brigjet shqiptare dhe italiane për gati një javë. Anija do të vendoset gati 1 mijë metra larg nga bregu italian San Foca në Lece. Të gjitha këto aktivitete janë planifikuar të zhvillohen gjatë muajve dimëror me qëllim shmangien e ndikimit në sezonin turistik veror. Menaxheri i TAP për Italinë Giampaolo Russo, shpjegon se TAP është ende në procesin e mbledhjes së të

Këmbimi Nuk ndihen prurjet e emigrantëve

Tregu valutor, leku nuk ndal dot zhvlerësimin ndaj euros Leku duket se nuk po e ndal zhvlerësimin ndaj euros. Monedha jonë ka shënuar një tjetër ditë negative dje kundrejt monedhës së përbashkët duke pësuar një zhvlerësim të lehtë. Euro është tashmë në pragun e 140 lekëve, megjithëse festat e fundvitit po afrojnë dhe si pasojë pritet një rritje e emigrantëve në atdhe. Kjo periudhë shoqërohet gjithnjë me zhvlerësim e euros, si pasojë e shtimit të sasisë në treg. Por këtë vit ende nuk po duken sinjale të tilla. Euro është kuotuar në nivelin e 139.99 lekëve duke u forcuar 0.13 lekë kundrejt ditës djeshme. Monedha europiane ka fituar vazhdimisht terren gjatë ditëve të fundit, duke konfirmuar qëndrueshmërinë dhe ‘fortësinë’ e saj në treg. Nga ana tjetër, monedha amerikane nuk po e ndal zhvlerësimin. Dollari është këmbyer sot me 105.6 lekë, duke u zhvlerësuar 0.60 lekë kundrejt një dite më parë. Monedha e gjelbër po njeh një dobësim të shpejtë gjatë ditëve të fundit duke zbritur në nivele tepër të ulëta, në minimumin e mëse disa muajve.

Studimet e ekspertëve të projektit do të jenë të ndryshme dhe do të kryhen në të gjithë vijën e propozuar të tubacionit në det të hapur nga Italia në Shqipëri. Nga këto sondazhe do të studiohet harta e shtratit të detit...

dhënave të detajuara për të shënjuar hartën e tubacionit në det të hapur dhe për t’u siguruar se rruga e kalimit të tij të jetë e sigurt dhe të ketë sa më pak efekte negative në mjedis. Sipas tij, studimet po kryhen nga ekspertët kryesor të projektit në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare. Vëzhgime dhe studime të tjera do të kryhen nga TAP edhe në muajt e ardhshëm, bën me dije komunikata zyrtare e projektit. Harta e TAP në Shqipëri është identifikuar gjatë studimeve të kryera që nga viti 2009. Vëmendje e veçantë gjatë kë-

tyre kërkimeve i është kushtuar shmangies së situatave të ndjeshme natyrore. Tubacioni në pjesën shqiptare në det të hapur do të ketë një gjatësi prej 60 km dhe tokësore 209 km. Furnizimi me gaz i tregut evropian duke mundësuar kalimin e tij nga vendi ynë sjell një sërë përfitimesh edhe për Shqipërinë. Buxheti i shtetit, biznesi dhe vetë qytetarët do të jenë përfitues direkt të projektit të gazsjellësit transadriatik (TAP). Ky projekt do tranzitojë gazin nga Greqia, Shqipëria dhe përfundon në Itali, me një gjatësi rreth 520 km.

Veprimi, mungesë të seriozitetit për situatën e krijuar

METE: Do bllokojmë shitjen e “Cez” Nga mos veprimi i kompanisë, dëmi 1 miliard USD Qeveria shqiptare do të ndërmarrë hapa ligjore për të bllokuar shitjen e aksioneve të grupit çek “CEZ” në kompaninë “Cez Shpërndarje”. Përmes një komunikate zyrtare, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, ka akuzuar ashpër grupin “CEZ” se e ka vendosur nxjerrjen në shitje pa vënë në dijeni, në asnjë lloj forme, qeverinë shqiptare, që është pjesëmarrëse me 24 për qind të aksioneve në shoqërinë “Cez Shpërndarje”. Jo më larg se tre ditë më parë, në Pragë është zhvilluar një mbledhje e aksionerëve të shoqërisë, por përfaqësuesve të qeverisë shqiptare nuk u është komunikuar një vendim i tillë. Ministria e Ekonomisë e cilëson këtë veprim mungesë të seriozitetit dhe të angazhimit të CEZ për të zgjidhur

situatën e vështirë të krijuar nga mosmpërmbushja e detyrimeve që grupi çek mori përsipër në kontratën e blerjes. Sipas METE, mospërmbushja e këtyre detyrimeve i ka shkaktuar Shqipërisë një dëm në vlerën 1 miliardë dollarë. Duke marrë parasysh masën e dëmit dhe faktin që Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat e heqjes së licencës për “Cez Shpërndarje”, qeveria shqiptare ka vendosur të ndërmarrë veprime ligjore për të penguar shitjen e paketës kontrolluese të aksioneve, që i përket grupit “CEZ”. “CEZ Group” njoftoi ditën e hënë se ka nxjerrë në shitje degën e saj në Shqipëri. Sipas deklaratës së kompanisë, blerësit e mundshëm mund të shprehin interesin e tyre përgjatë muajit Janar dhe të bëjnë ofertat e tyre.

Situata Fitimi, 3.4 miliardë lekë

Bankat rrisin fitimet edhe në Tetor Muaji Tetor ka sjellë përsëri zhvillime pozitive në rezultatet financiare të sistemit bankar. Sipas të dhënave të paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, për 10mujorin fitimi i bankave u rrit në 3.4 miliardë lekë, nga 3.1 miliardë lekë që ishte në fund të 9-mujorit. Krahasuar me 10 mujorin e vitit të kaluar, fitimi i sektorit bankar është në rritje me 21%. Rritja e përfitueshmërisë së bankave në nivel sistemi është padyshim lajm i mirë, në një periudhë të vështirë për ekonominë. Një sistem bankar më fitimprurës është më i shëndetshëm dhe më i aftë për t’i shërbyer ekonomisë me financim, pavarësisht nga vështirësitë serioze që paraqet kreditimi në këtë periudhë. Përqindja e kredive me probleme në fund të tetorit ishte 22.8%, me një rritje të lehtë me 0.1 pikë përqindje krahasuar me Shtatorin. Por, nëse e krahasojmë treguesin e kredive në vonesë me të njëjtën periudhë të vitit 2011, vërehet një rritje e konsiderueshme me 4.2 pikë përqindjeje.

Situata për 11 muaj

Buxheti, rritje minimale e të ardhurave Të ardhurat totale në buxhet rezultuan me një rritje me bazë vjetore prej 1.7 për qind për 11 mujorin mujorin, sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, duke shënuar një ndër ritmet më të ulëta të rritjes së viteve të fundit dhe larg niveleve prej 10-15 për qind që u shënuan në periudhën 2003-2008 dhe duke reflektuar qartë ngadalësimin e zgjerimit të ekonomisë vendase. Duke pasur parasysh normën e inflacionit që ka qenë mesatarisht 2.3 për qind për 11 muajt e 2012 dhe një normë zgjerimi të pritshme minimale të ekonomisë për këtë vit prej 1 për qind, rezulton që rritja reale e të ardhurave në buxhet ka qenë negative. Në krahasim me planin fillestar, buxhetit i mungojnë rreth 21 miliardë lekë (rreth 150 milionë euro), duke bërë, që pa filluar nga zbatimi, jo realist buxhetin 2013, i cili është i bazuar mbi një rritje të ardhurash mbi planin e 2012-s.


aktualitet • E enjte 20 dhjetor 2012

»

09

Gjykata: 63 vrasje, 225 plagosje e 29 raste për dhunë në familje

Tiranë, në 1 vit gjykohen 614 krime kundër personit Mariglen Mulla

P

ër një vit në kryeqytet janë gjykuar gjithsej 614 krime kundër personit. Kjo shifër del nga pasqyra e statistikave që publikon zyrtarisht Gjykata e Tiranës në faqen e saj zyrtare, ndërsa këtu përfshihen vetëm ato krime që kanë në qendër dëmtimin fizik të personit, pavarësisht nga rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Ndërkaq, të dhënat i përkasin periudhës kohore nga fillimi i 2012-ës deri më 19 dhjetor të po këtij viti dhe aty përfshihen edhe gjykime që janë mbartur që më parë, por janë gjykuar brenda këtij afati kohor. Në listën e veprave penale apo kundravajtjeve të gjykuara këtë vit përfshihen krime si vrasja, plagosja, pengmarrja, marrëdhënia seksuale me të mitur, shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese, ku femrat janë detyruar, braktisjet e fëmijëve, kundërshtimi i forcave të policisë apo gjyqtarëve, kanosjet, dhuna në familje si dhe dëmtime të tjera me dashje.

Të përfshirë policë, gjyqtarë etj

Goditje për shkak të detyrës, gjithsej gjykohen 81 çështje Kundërshtimi me dhunë i punonjësve që kryejnë detyrë publike ka kapur shifra alarmante, pasi numri i dosjeve me këtë natyrë të gjykuara sivjet, arrin në 81 çështje. Nga ky numër, 58 dosje i përkasin kundërshtimit

të policëve, 6 çështje janë për kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo shërbim publik, 18 raste janë për goditje për shkak të detyrës si dhe një rast për kundërshtim dhe goditje të gjyqtarit.

Deklaratat e pasurisë së Kryeministrit e ministrave në kontroll prej tetorit Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), përmes një njoftimi për shtyp lajmëroi dje se po zhvillohen aktualisht kontrolle të plota mbi deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, të ministrave dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë, si edhe ndaj “personave të lidhur” me ta. Në njoftim thuhet se “Kontrolli ka nisur në muajin Tetor 2012 për shkak të funksionit, bazuar në nenin 17/2 të ligjit nr. 9367, dt. 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Aktualisht, me amendimet e fundit ligjore, të cilat kanë hyrë në fuqi më 26 Tetor 2012, ky detyrim përcaktohet në nenin 25/1 të ligjit nr. 9049, dt. 10.4.2003 “Për deklarimin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar. Nisur nga interesi publik mbi kontrollin e interesave private të subjektit me funksion kryeministër, Sali Berisha dhe personave të lidhur me të, ILDKP bën me dije se ndaj subjektit janë zhvilluar disa procedura kontrolli të plotë, në përfundim të të cilëve kanë rezultuar pa probleme. Aktualisht, ILDKP po zhvillon procedurën e kontrollit të plotë për vetëdeklarimin e pasurisë për vitin 2010 dhe 2011 të subjektit me funksion kryeministër.” Ndërkaq, në deklaratën për shtyp cilësohet se “ILDKP, krahas hetimit administrativ që kryen në bazë të ligjit, fton të gjithë qytetarët që kanë informacione mbi pasuritë e zyrtarëve të kabinetit qeveritar, të ofrojnë të dhëna konkrete që do të ndihmojnë në zhvillimin e një hetimi më të plotë mbi pasuritë dhe burimin e krijimit të tyre.”

Procesi për vrasjen e Malokut

Xhakja nuk dërgon avokatin, shtyhet gjyqi për vrasjen

Vrasjet dhe plagosjet Ajo që spikat është numri prej 63 vrasjesh të gjykuara sivjet, si krimi më i rëndë që mund ti ndodhë njeriut. Kështu, nga numri prej 63 vrasjesh në total, janë gjykuar 28 vrasje me dashje, 12 me paramendim, 10 në rrethana të tjera cilësuese, 4 të kryera në gjendje të tronditjes së fortë psikike, 2 vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, 7 nga pakujdesia dhe 3 vrasje të ndodhura gjatë grabitjes me armë. Ndërkaq, përsa u përket plagosjeve numri i çështjeve të gjykuara për këtë vit arrin në 225 vepra të tilla kriminale. Nga ky total, 47 janë plagosje të rënda me dashje, 6 plagosje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, 1 plagosje e rëndë nga pakujdesia, 145 plagosje të lehta me dashje, 29 kanosje si dhe 26 çështje që cilësohen si dëmtime të tjera me dashje. Dhuna (familja, krime seksuale, vjedhjet) Nëse shihet me kujdes numri i çështjeve të gjykuara për dhunën në familje për këtë vit, vihet re shifra prej 29 rastesh si dhe 2 raste të gjykuara për shtrëngim ose pengim për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë. Por spikat fakti se ky numër i gjykimeve për dhunën familjare është është tepër i ulët në krahasim me rreth 700 urdhëra-mbrojtje që ka lëshuar gjykata këtë vit për gratë e dhunuara. Ndërkaq, për krime seksuale janë gjykuar 13 çështje të tilla, ku 3 dosje gjyqësore i përkasin marrëdhënieve seksuale me të mitur, 2 janë për vepra të turpshme dhe 8 vepra penale të shfrytë-

Deklaratë për shtyp e ILDKP-së

Pengmarrja e vetëgjyqësia

Qarkullimi rrugor

Krime ndaj të miturve

Gjykata e Tiranës pati në gjykim këtë vit 3 raste pengmarrjesh, ku 1 dosje ishte mbartur nga viti i kaluar. Ndërkaq, janë gjykuar 16 çështje të vetëgjyqësisë, ku palët i kanë zgjidhur problemet e tyre me atë të veprimeve vetjake.

Për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, Gjykata e Tiranës pati në gjykim këtë vit 95 raste të tilla. Shumë prej këtyre çështjeve kanë pasur në fokus persona që kanë shkaktuar vdekje apo plagosje në këto aksidente rrugore.

Një tjetër vepër penale e shqyrtuar nga gjyqtarët kryeqytetas ka qenë edhe krimi ndaj të miturve. Për këtë vit ka pasur një rast gjykimi për braktisje të fëmijëve të mitur dhe 3 raste për shtyrje të të miturve në krime të ndryshme.

zimit të prostitucionit në rrethana rënduese, ku femrat janë

detyruar. Në tjetër krim kundër personit është edhe vjedhja

me dhunë, ku Gjykata e Tiranës trajtoi këtë vit 38 raste të tilla.

Seanca gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, i cili akuzohet për vrasjen e Qerim Malokut në vitin 1998, është shtyrë dje në Gjykatën e Tiranës. Shkak për shtyerjen e gjyqit është bërë mungesa e avokatit mbrojtës dhe të pandehurit Ilir Xhakja. Ndërkohë në seancën e mëparshme, Prokuroria ka kërkuar 24 vite burg ndaj tij. Ishte gjyqtari Neritan Tabaku, ai i cili i dha pafajësinë Ilir Xhakjas në vitin 2002 për këtë krim. Prokuroria argumentoi se vendimi që i dha pafajësinë Ilir Xhakjas për vrasjen e Qerim Malokut ka qenë i njëanshëm dhe subjektiv. Vrasja e Qerim Malokut ka ndodhur në vitin 1998 në vendin e quajtur KatundSukth. Ndërkohë, Ilir Xhakja do të kryente 10 vite më pas nje tjetër vrasje, atë të kryekomisarit të Shijakut Adem Tahirajt. Pala mbrojtëse e Xhakjes pretendon se ditën e vrasjes Xhakja ndodhej në Gjermani, ndërsa Neritan Tabaku, gjyqtari që dha lirinë Xhakjes tashmë është shkarkuar nga KLD-ja dhe ndiqet penalisht nga prokuroria.

Edhe gjobë 50 mijë euro rumunit

Infermieri ngacmoi seksualisht kolegen shqiptare, 4 vjet burg ITALI- Në Savona, një infermier rumun u dënua me katër vjet e 4 muaj në burg për ngacmim seksual të koleges shqiptare. Ndërkaq është vënë edhe një gjobë prej 50.000 eurosh. Dënimi është dhënë nga gjyqtari i Savonës, Emilio Fois, kundër një infermieri rumun 40 vjeç, i cili majin e vitit 2011 u arrestua me akuzën për abuzim seksual ndaj një bashkëpunëtoreje. Viktimë e abuzimit është një 37-vjeçare shqiptare dhe të dy kanë punuar në një qendër terapie në Albissola Marina. Në periudhën mes qershorit dhe shtatorit të vitit 2010, rumuni akuzohet se e ka keqtrajtuar kolegen shqiptare në disa raste. Gruaja u detyrua t’i nënshtrohej edhe dhunës së mëtejshme.


10

« reklamë

E enjte 20 dhjetor 2012 •

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike rishpall konkurimin për 2 vende të lirë në pozicionin specialist në Sektorin e Prokurimit dhe Shpronësimeve në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetike. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr 8549. Datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit Civil” Kërkesa të veçanta për kandidatët • Të kenë mbaruar Arsimin e Lartë për Drejtësi (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr 4 dt. 17.02.2010) • Të zotërojë gjuhën angleze • Të përdor programet bazë të punës në kompjuter • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese Paga e pozicionit është në kategorinë III-b Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 21.01.2013 në Kutinë Postare Nr.1751 të Departamentit të Administratës Publike, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nwse ka), vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën

një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqendrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 24.01.2013 në selinë e Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës do të shpallet lista e konkurenteve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi Legjislacionin e drejtorisë përkatëse, ligji 9131 dt. 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 9367, dt/ 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr 8503 dt. 30.06. 1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, ligji 9049 dt. 10.04. 2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë” Të gjitha njoftimet per shpalljet e vendeve te lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do te zhvillohen testimet, mund t’i gjeni ne adresen e Web Site te Departamentit te Administrates Publike www.pad.gov.al

Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike rishpall konkurimin për 2 vende të lira në pozicionin specialist në Sektorin e Ligjshmërisë në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetike. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr 8549. Datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit Civil” Kërkesa të veçanta për kandidatët • Të kenë mbaruar Arsimin e Lartë për Drejtësi (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr 4 dt. 17.02.2010) • Të zotërojë gjuhën angleze • Të përdor programet bazë të punës në kompjuter • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese Paga e pozicionit është në kategorinë III-b Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 21. 01. 2013 në Kutinë Postare Nr.1751 të Departamentit të Administratës Publike, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nwse ka), vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën

një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqendrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 24.01.2013 në selinë e Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi Legjislacionin e drejtorisë përkatëse, ligji 9131 dt. 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 9367, dt/ 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr 8503 dt. 30.06. 1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, ligji 9049 dt. 10.04. 2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë” Të gjitha njoftimet per shpalljet e vendeve te lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do te zhvillohen testimet, mund t’i gjeni ne adresen e Web Site te Departamentit te Administrates Publike www.pad.gov.al

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike rishpall konkurimin për 1 vende të lir në pozicionin specialist Protokolli në Sektorin e Arkiv Dokumentacionit në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetike. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr 8549. Datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit Civil” Kërkesa të veçanta për kandidatët • Të kenë mbaruar Arsimin e Lartë (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr 4 dt. 17.02.2010) • Të zotërojë gjuhën angleze • Të përdor programet bazë të punës në kompjuter • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese Paga e pozicionit është në kategorinë IV-a Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 21. 01. 2013 në Kutinë Postare Nr. 1751 të Departamentit të Administratës Publike, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka), vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën

një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqendrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 25.01.2013 në selinë e Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi Legjislacionin e drejtorisë përkatëse, ligji 9131 dt. 08. 09. 2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 9367, dt/ 07. 04. 2005 “Për parandalimin e konfliktit në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr 8503 dt. 30. 06. 1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, ligji 9049 dt. 10. 04. 2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë” Të gjitha njoftimet per shpalljet e vendeve te lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do te zhvillohen testimet, mund t’i gjeni ne adresen e Web Site te Departamentit te Administrates Publike www.pad.gov.al

Në zbatim të ligjit Nr. 8549, datë 11. 11. 1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike rishpall konkurimin për 1 vende të lir në pozicionin specialist Arkivi në Sektorin e Arkiv Dokumentacionit në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetike. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr 8549. Datë 11. 11. 1999 “Statusi i nëpunësit Civil” Kërkesa të veçanta për kandidatët • Të kenë mbaruar Arsimin e Lartë (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr 4 dt. 17.02.2010) • Të zotërojë gjuhën angleze • Të përdor programet bazë të punës në kompjuter • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese Paga e pozicionit është në kategorinë IV-a Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 21. 01. 2013 në Kutinë Postare Nr. 1751 të Departamentit të Administratës Publike, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka), vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën

një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqendrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 25. 01. 2013 në selinë e Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi Legjislacionin e drejtorisë përkatëse, ligji 9131 dt. 08. 09. 2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 9367, dt/ 07. 04. 2005 “Për parandalimin e konfliktit në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr 8503 dt. 30. 06. 1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, ligji 9049 dt. 10. 04. 2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë” Të gjitha njoftimet per shpalljet e vendeve te lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do te zhvillohen testimet, mund t’i gjeni ne adresen e Web Site te Departamentit te Administrates Publike www.pad.gov.al

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit Nr. 8549, datë 11. 11. 1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike rishpall konkurimin për 1 vende të lira në pozicionin specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetike. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr 8549. Datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit Civil” Kërkesa të veçanta për kandidatët • Të kenë mbaruar Arsimin e Lartë (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr 4 dt. 17.02.2010) • Të zotërojë gjuhën angleze • Të përdor programet bazë të punës në kompjuter • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese Paga e pozicionit është në kategorinë III-b Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 21. 01. 2013 në Kutinë Postare Nr. 1751 të Departamentit të Administratës Publike, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka), vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën

një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqendrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 25. 01. 2013 në selinë e Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi Legjislacionin e drejtorisë përkatëse, ligji 9131 dt. 08. 09. 2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 9367, dt/ 07. 04. 2005 “Për parandalimin e konfliktit në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr 8503 dt. 30. 06. 1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, ligji 9049 dt. 10. 04. 2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë” Të gjitha njoftimet per shpalljet e vendeve te lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do te zhvillohen testimet, mund t’i gjeni ne adresen e Web Site te Departamentit te Administrates Publike www.pad.gov.al

Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11. 11. 1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike rishpall konkurimin për 1 vende të lir në pozicionin specialist në Sektorin e Analizave Ekonomike në Drejtimin e Zhvillimit të Buxhetit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr 8549. Datë 11. 11. 1999 “Statusi i nëpunësit Civil” Kërkesa të veçanta për kandidatët • Të kenë mbaruar Arsimin e Lartë (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr 4 dt. 17.02.2010) • Të zotërojë gjuhën angleze • Të përdor programet bazë të punës në kompjuter • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese Paga e pozicionit është në kategorinë III-b Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 21. 01. 2013 në Kutinë Postare Nr. 1751 të Departamentit të Administratës Publike, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka), vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën

një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqendrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 25. 01. 2013 në selinë e Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi Legjislacionin e drejtorisë përkatëse, ligji 9131 dt. 08. 09. 2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 9367, dt/ 07. 04. 2005 “Për parandalimin e konfliktit në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr 8503 dt. 30. 06. 1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, ligji 9049 dt. 10. 04. 2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë” Të gjitha njoftimet per shpalljet e vendeve te lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do te zhvillohen testimet, mund t’i gjeni ne adresen e Web Site te Departamentit te Administrates Publike www.pad.gov.al


aktualitet • E enjte 20 dhjetor 2012

»

11

Mat, gjykata nuk gjen prova për Lutfi Çekën e Mustafa Celamin

Përfitimi i fondeve publike, lirohen kryekomunarët

Kompania: Aksidenti s’lidhet me kushtet e sigurisë

E zë masivi i dheut,

Akuzë për disa shtetas për ngritjen e një skeme mashtrimi me ilaçet vdes minatori 20-vjeçar MAT- Gjykata e rrethit gjyqësor Mat, ka lënë të lirë, për mungesë provash, dy kryetarët e komunave Xibër e Gurrë, përkatësisht Lutfi Çeka e Mustafa Celami, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Gjykata e Matit ka vendosur për ta masën “detyrim paraqitjeje”. Prokuroria e Matit bën të ditur se do të ankimojë çështjen, duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore. Ndërkaq, mësohet se çështja në mungesë provash, do të pushohet edhe për të kreun e komunës Rukaj, Hamit Xhakrosa dhe shefat e financës, të komunave Baz e Rukaj, si dhe për dy shefat e financës në Drejtorinë e Shëndetit

Publik dhe spitalin Burrel, pasi akuzat janë të njëjta. Hamit Xhakrosa, me detyrë kryetar i komunës Rukaj dhe Lutfi Ceka me detyrë kryetar i komunës Xibër u akuzuan për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohet se ishin përfshirë në një skemë mashtrimi me fondet publike. Për këtë çështje u akuzuan edhe disa persona të tjerë. Sipas Prokurorisë ka rezultuar se shtetasja Yllka Selita është regjistruar më datën 1 janar 2006, si person fizik në regjistrin tregtar. Por, në të njëjtën kohë, ka rezultuar se subjekti i njohur me emrin tregtar “Yllka Selita”, në periudha të ndry-

shme, që përkojnë nga viti 2006 e deri më tani, ka marrë pjesë në mënyrë fiktive në prokurimet me vlera të vogla të zhvilluara pranë Autoriteteve Kontraktuese që u përkasin disa komunave. Prokuroria e Matit beson se procedurat kryheshin në mënyrë fiktive vetëm me qëllimin që të bëhej i mundur kalimi i fondeve të përcaktuara për shërbime apo blerje të mallrave të ndryshëm. Të gjitha fondet pasi kalonin në llogarinë bankare të shtetases ‘Yllka Selita’ transferoheshin në një llogari tjetër dhe konkretisht tek llogaria bankare e shtetasit, Dritan Farrici, i cili pasi i tërhiqte i ndante me të akuzuarit.

Arrestohet postieri, policia i gjen në banesë sasinë e lekëve

Vjedh paratë e pensioneve, denoncon për grabitje me armë LEDIA LLESHI ELBASAN- Postieri denoncon grabitjen me armë, policia zbulon se i kish vjedhur vetë paratë. Ngjarja ka ndodhur në Librazhd në komunën Orenjë kur një postier lajmëroi se ishte grabitur me armë nga dy persona me maska dhe i ishin marrë 13 milionë lekë të vjetra, fond i pensioneve dhe ndihmës ekonomike të kësaj komune. Kallëzimi Kanë mjaftuar disa orë hetime për të zbuluar se versioni i tij ishte i rremë dhe agjentëve nuk ju ka mbetur veç të arrestojnë “viktimën” e grabitjes, postierin. D. Kryeziu me banim në Orenjë të Librazhdit është arrestuar për vjedhje të parave të komunës. Ai kishte telefonuar një natë më parë policinë ku kishte deklaruar se i ishin grabitur 13 milionë lekë të vjetra. Sipas dëshmisë së tij, persona të maskuar e kanë sulmuar duke e kërcënuar me armë. Pasi i kanë marrë paratë janë larguar në drejtim të pa ditur. Po sipas kësaj dëshmie ai edhe është goditur nga grabitësit për ta bërë skenarin sa më të besueshëm. Kryeziu punonte si postier i komunës Orenjë dhe transportonte edhe paratë e për pensionet dhe ndihmën ekonomike në postën e kësaj komune. Një ditë më parë, ndërsa ka tërhequr paratë ka menduar shpejt e shpejt një skenar për grabitje me armë. Ndërsa ka telefonuar policinë ai ka dhënë edhe dëshminë e tij për këtë grabitje. Nga marrja në pyetje, shumë nga të dhënat që jepte nuk korrespondonin dhe hetuesit dyshuan për sajim. Menjëherë filluan hetimet dhe nga marrja në pyetje e dëshmitarëve, si dhe nga versioni i pabesueshëm. Kanë mjaftuar pak orë që ky version të binte dhe policia të arrestojë Kryeziun tashmë si autor të vjedhjes së parave, si dhe për fshehjen e të vërtetës

dhe mashtrim. Sipas agjentëve, që u morën me hetimin e çështjes, postieri e kishte organizuar skenarin, por ai nuk ishte i besueshëm fillimisht pasi vetë postierët i marrin masat që të mos lëvizin

të vetëm nëse kanë shuma të konsiderueshme parash dhe në këtë rast postieri mashtrues nuk i kishte marrë këto masa. Ai nuk ka ditur të japë një identikit të saktë dhe së fundi nga dyshimet e policisë janë bërë

kontrolle në banesën e tij dhe është gjetur edhe sasia e parave. Ky është rasti i parë që një punonjës i postës vendos të përvetësojë paratë e pensioneve duke ndërtuar skenarin e grabitjes.

38-vjeçari Gjendet i vrarë me mjete të forta dhe i mbuluar me gurë

Masakron bashkëfshatarin, e pa shtrembër Policia ndalon 19-vjeçarin, vrasja pas një konflikti banal POGRADEC-Trupi i masakruar me gurë e shkopinj i një 38-vjeçari është gjetur dje i pajetë në fshatin Cërravë të qytetit të Pogradecit. Policia dyshon se krimi është kryer 2 ditë më parë, ndërsa ka vënë në pranga një person të dyshuar si autor të masakrës. Ka qenë ora rreth 12:30 kur policia ka marrë njoftim se në fshatin Cërrave-Pogradec, është gjetur një person i vrarë, i hedhur në një kanal. Trupi i pajetë ishte i mbuluar me mjete rrethanore. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi u ngrit grupi i punës, i cili shkoi në vendngjarje dhe bëri të mundur këqyrjen e kufomës, si dhe identifikimin e saj.

I vrari është shtetasi Erjon Ibi 38 vjeç, banues në Cërravë. Gjithashtu grupi hetimor konstatoi se viktima ishte vrarë 2 (dy) ditë më parë. Pak orë pas zbulimit të krimit policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Sipas policisë, krimi ka ndodhur pas një konflikti banal mes viktimës dhe autorit në një nga lokalet e fshatit Cerravë. Sipas policisë, përpara vrasjes autori i kishte thënë 38-vjeçarit pse e kishte parë shtrembër dhe më pas ata ishin konfrontuar fizikisht. “Autori i dyshuar është shtetasi Xhensil Lipo 19 vjeç, banues në fshatin Leshnicë-Pogradec”, bëri të ditur policia.

PUKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në minierën e Lak-Rroshit. Një minator 20-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në punë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të djeshëm në fshatin Lumbardh të komunës Qafë Mali, ku ndodhet edhe miniera. Mësohet se viktima Elton Gjeta është zënë poshtë nga një masiv mineralesh, teksa punonte në galerinë e minierës. Kompania turke “Beralb Sha” që menaxhon galerinë, sqaron përmes një njoftimi për mediat se në bazë të hetimeve paraprake humbja e jetës së minatorit Gjeta, është rrjedhojë e një aksidenti fatal, i pa lidhur me shkaqe që kanë të bëjnë me kushtet e sigurisë së punës. “I ndjeri ka qenë duke punuar me pistoletën pneumatike, në kohën që një bllok minerali është shkëputur, duke e goditur në mënyrë fatale e shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Organet kompetente shqiptare kanë bërë verifikimet e rastit për këtë ngjarje dhe kanë të gjithë mbështetjen e shoqërisë për këtë qëllim. Shoqëria “BERALB SHA” i ofron familjarëve të të ndjerit, të gjithë mbështetjen shpirtërore dhe materiale, duke u angazhuar plotësisht, në mënyrë që të lehtësojë sado pak dhimbjen e tyre”,- nënvizohet në njoftimin e kompanisë. “Shoqëria Beralb sha, në mënyrë të vazhdueshme dhe domethënëse, ka investuar në kushtet e sigurisë në punë, në të gjitha objektet e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen”,- përfundon njoftimi.

Policia greke kap në Igumenicë 730 kg të tjerë

Në skafin e braktisur në Dhërmi gjenden 300 kg drogë VLORË- Policia e Vlorës bllokoi një mjet lundrues, të braktisur në ujërat detare, në bordin e të cilit ndodheshin 300 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bënë të ditur të mërkurën se mjeti lundrues, skaf, u bllokua në ujërat detare, në afërsi të fshatit Dhërmi, 50 km në jug të Vlorës, teksa lëvizte nga ujërat territoriale greke, në drejtim të bregdetit shqiptar. “Ditën e djeshme rreth orëve të paradites nga Stacioni i Policisë Himarë është konstatur një mjet lundrues tip skaf, i cili po lëvizte nga ujërat territoriale greke (Ishujt e Fanit ) me drejtim për në ujërat territoriale shqiptare (Dhërmi). Mjeti është mbikëqyrur për disa orë me radhë nga shërbimet e policisë derisa rrymat e forta ujore, pasi lëvizshmëria e detit ishte 8 ballë, e kanë futur në territorin shqiptar. Më pas Shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë kanë arritur që ta nxjerrin në breg ku kanë konstatuar se ishte një skaf me mbishkrime dhe matrikullime italiane”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjithashtu brenda këtij mjeti shërbimet e policisë kanë gjetur edhe disa çanta të mbushura me lëndë narkotike të llojit “cannabis sativa”, e cila pas peshimit rezultoi të ishte rreth 300 kg. Nga hetimet e deritanishme rezulton se skafi ka ardhur nga territori italian në territorin grek (Ishujt e Fanit) dhe për shkak të detit të trazuar dhe rrymave të forta detare është braktisur nga trafikantët dhe ka dalë në ujërat tona territoriale. Ndërkohë po dje janë sekuestruar 730 kg marijuanë në Igumenicë. Autoritetet greke bëjnë me dije se droga u gjet në një pyll në Shën Nikollë të Igumenicës.

Policia në kërkim të 4 autorëve

Grabitet dhe plagoset me armë kambisti në Elbasan ELBASAN- Sulmohet me armë dhe grabitet një kambist në lagjen kryesore të qytetit të Elbasanit. Xhemal Liçi me banim në mes të lagjes “Kala” pranë rrugës “Egnatia” ka dalë si çdo mëngjes nga shtëpia e tij për të shkuar në punë rreth orës 07.00 të mëngjesit kur ndërsa dilte me automjetin e tij është përballur me 4 persona me armë që i kanë kërkuar paratë. Ai ka tentuar të reagojë, por ky reagim i ka kushtuar 2 plumba, një në këmbë dhe një në shpatull. Më pas autorët janë larguar me një automjet të bardhë nëpërmjet rrugicave të lagjes “Kala”. I plagosuri është transportuar drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit. Menjëherë ka marrë mjekimin e parë e për disa orë ka qëndruar në survejimin e mjekëve. Më pas familjarët kanë kërkuar që ai të dërgohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak dhe kështu ndërsa është përmendur ai është nisur me autoambulancë drejt kryeqytetit. Policia ka arritur të marrë disa të dhëna nga i plagosuri. Gjithashtu në lagje në orën e ndodhjes së krimit ka pasur lëvizje dhe kjo e ka bërë më të lehtë punën e policisë për të gjetur dëshmitarë. Kanë qenë pikërisht dëshmitë e tyre që kanë bërë të mësohet se autorët kanë qenë 4 persona të rinj me kapuçë, por jo me fytyrë të maskuar. Ata janë larguar me një automjet të bardhë me targa të huaja. Elbasani është përballur me dy grabitje të mëdha brenda një kohe të shkurtër. L. Lleshi


12

« gossip

E enjte 20 dhjetor 2012 •

Taylor

Swift dhurata e Damon mohon lidhjen me Affleck Kur Matt Damon dhe Ben Affleck fituan një çmim “Oscar” për filmin “Good Will Hunting” në vitin 1997, dy shokët e fëmijërisë së rritur në Boston u përfshinë në thashethemet që përflisnin një lidhje homoseksuale midis tyre. Zërat u shtuan edhe më shumë, pasi asnjëri prej dy aktorëve nuk denjoi ndonjëherë të komentonte rreth tyre. Megjithatë, pas 15 vitesh pritje, të martën u publikua qëndrimi i parë i Damon, rreth homoseksualitetit të tij të përfolur, në një intervistë të cilën ai dha për revistën “Playboy”. “Nuk i përgënjeshtrova kurrë ato zëra sepse u ofendova, por nuk doja që të ofendoja miqtë e mi homoseksualë, duke thënë se të jesh i tillë është diçka e keqe apo ndonjë lloj sëmundje. Në këtë kuptim, jam ndierë në një pozitë tepër të çuditshme”, deklaroi aktori 42-vjeçar, i martuar, baba i tre fëmijëve. “Mendoj se kohët e fundit, ka pasur shembuj me të vërtetë pozitivë në këtë drejtim, me shumë persona të famshëm që kanë dalë dhe kanë mbrojtur homoseksualitetin e tyre. Ajo që bëri Anderson Cooper dhe Ellen DeGeneres ishte e fuqishme dhe tepër kurajoze, ashtu siç ka bërë më parë Elton John”, shtoi ylli i “Bourne Identity”.

të dashurit, Çmimi 50.000 $

T

Rihanna konfirmon ndarjen nga Chris Brown Rihanna duket se e ka konfirmuar ndarjen e saj nga Chris Brown. Këtë superylli botëror e bëri me anë të një mesazhi të postuar në Instagram. Rihanna dhe Chris ishin bashkuar më herët gjatë vitit, madje përkundër faktit se ende ylli i RnB nuk është pastruar nga akuzat për rrahjen bërë ndaj krijueses së hitit “Diamonds”. Pas shumë kohëve së bashku, nëpër hotele, turne dhe evenimente, duket se tashmë mund të konfirmohet ndarja e tyre. “Të jesh single nuk është mirë. Gjithë ajo që bëj është të mendoj se çfarë të bëj”, ka shkruar në koment të një prej fotove Riri.

aylor është e vendosur për t`i treguar dashurinë të dashurit të saj Harry Styles, duke shpenzuar 50.000 $ për dhuratën e Krishtlindjes. Bëhet fjalë për një relike të Beatles, të cilën ajo ka planifikuar t`ia japë Harry për festat. Sipas një burimi, Harry shpenzoi 900paund për dhuratën e saj për ditëlindje, dhe tani ajo dëshiron t`ia kthejë këtë favor. Për këtë ajo është duke telefonuar dyqaneve të Beatles në Liverpol, duke gjetur pjesë të një autografi të çuditshëm, që i`u përket grupit, është një relike të cilën Harry do ta pëlqejë pa masë, pasi ai është një fans i madh i Beatles. Shuma që ajo do të shpenzojë mendohet të jetë 40.000-50.000$.

Alicia Keys fajësohet për plagjiaturë

Nick Cannon: E lashë Kim Kardashian për shkak të videos seksuale Ky mund të jetë një lajm i ri për të gjithë ata që nuk kanë ditur se ka pasur një lidhje mes Kim dhe Nick Cannon. Nick Cannon ka treguar hapur arsyet pse lidhja mes tyre nuk funksionoi. Ata kanë qënë të lidhur gjashtë vjet më parë, dhe arsyeja kryesore e ndarjes së tyre ka qënë se Kim e ka gënjyer për videon seksuale ku Kim është e përfshirë. Cannon ka treguar se ai ka folur me Kim rreth kësaj video, por ajo nuk e ka pranuar. Ndoshta po të ishte treguar e sinqertë, ai nuk do ishte ndarë prej saj, pasi ajo është një vajzë e mrekullueshme, ka pohuar Cannon.

Alicia është duke u përballur me një betejë legale me një tekstshkrues, i cili e akuzon këngëtaren për plagjiaturë ndaj këngës Girl on fire. Tekstshkruesi Earl Shuman ka ngritur një padi në gjykatë duke akuzuar këngëtaren se ka marrë pjesë nga teksti të cilën ai e ka shkrojtur në 1962, pa lejën e tij. Kënga Girl on fire është single kryesor i albumit me po të njëjtin emër të Keys. Kënga doli në shtator të këtij viti.


gossip • E enjte 20 dhjetor 2012

Brad Pitt mbush 49 “Kam planifikuar ta kaloj kohën time me mençuri” Brad Pitt ka mbushur 49 vjeç, ende nuk dihet detaje të ditëlindjes së tij, por shanset janë që të ketë festuar me Angelinën dhe fëmijët e tij. Për një vit ai do të festojë 50 vjetorin, moshë e cila e bën pak të prokupuar Pitt. “Ju filloni të bëheni më të ndërgjegjshëm për kohën, gjithashtu të qënit baba dhe çdo gjë tjetër të bën më të përgjegjshëm”, ka shtuar Pitt. Ai ka treguar se me kalimin e moshës do të përpiqet ta kalojë kohëm me mençuri, duke bërë gjëra që janë të rëndësishme dhe të shpenzojë kohë që i nevojitett me familjen. Ende nuk ka një burim të sigurt për dasmën mes çiftit Jolie dhe Pitt. Për sa i përket planeve të vitit të ri, Pitt është shprehur se nuk i dihet se çmund të sjellë viti tjetër.

Fico prezanton vajzën që Balotelli ende nuk e ka takuar

K

jo është fotografia e parë e Pia Balotelli, vajzës së sulmuesit italian Mario Balotelli. Vogëlushja ka lindur në fillim të këtij muaji dhe futbollisti i Manchester City nuk e ka takuar ende fëmijën që ka me Rafaella Fico. Në intervistën e saj të parë që pas lindjes, 27-vjeçarja u shpreh se Mario është një njeri i papërgjegjshëm: “Është krejtësisht i papërgjegjshëm. Erdhi një pikë që nuk i interesonte partnerja dhe vajza e tij. Kishim planifikuar të martoheshim, por papritmas gjithçka u prish dhe nuk e di pse.” “Kur e mora në telefon për t’i thënë që linda, ai tha “nuk më intereson” dhe mbylli telefonin. Është i krimbur në para’, por për vajzën e tij nuk ka dhënë ende asnjë kacidhe”, shtoi Rafaella. Rafaella dhe Mario ishin të lidhur për një vit para se në mars të ndaheshin pasi 27-vjeçarja shkoi të sqarohej për disa lidhje në Angli të futbollistit me ngjyrë. Më pas, në muajin qershor, Rafaella kontaktoi sërish me të për t’i thënë që priste një fëmijë prej tij, por Balotelli refuzoi të pranonte atësinë fillimisht. Rafaella theksoi se do të bënte testin e ADN-së për të provuar që po thonte të vërtetën, ndërkohë që Balotelli u bind, nuk e kërkoi realizimin e testit dhe pranoi se ishte babai i vajzës. Kur dukej se çifti ishte ribashkuar, Balotelli shkëputi çdo lidhje pasi nuk kishte aspak ndërmend të martohej.

»

13

Miranda Kerr mohon ndarjen nga Orlando Bloom Supermodelja Miranda Kerr ka mohuar kategorikisht spekulimet se ajo është ndarë nga Orlando Bloom dhe pohon se martesa e tyre është ende shumë e fortë. Aktori britanik dhe modelja australiane besohej se ishin ndarë për shkak të agjendave të tyre të ngjeshura, por këto spekulime të mediave britanike nuk qndrojnë aspak sipas Miranda Kerr, e cila mohon këto zëra. “Unë kam kaluar dy muaj në Afrikën e Jugut përderisa Orlando ishte duke bërë xhirimet e filmit në Zulu. Ishte e mrekullueshme të jem në set filmik me të, të jem një nënë dhe një bashkëshorte e mirë. Zërat se jemi ndarë, janë të pavërteta”, ka thënë Kerr.

Divorcohet aktorja Zoey Deschanel Aktorja Zoey Deschanel është zyrtarisht beqare pasi divorci nga Ben Gibbard më në fund ka përfunduar si proces. Deschanel kishte nisur procedurat e divorcit dhjetorin e kaluar dhe vetëm këtë dhjetor martesa 2-vjeçare e saj ka marrë fund. Aktualisht Zoey Deschanel është e lidhur me skenaristin Jamie Linden.


14

« bota

E enjte 20 dhjetor 2012 •

UNIVERSI Në fillim ishte... S

iç ndodh gjithmonë me pyetjet e mëdha, është e vështirë të japësh një përgjigje shteruese. A ka ekzistuar universi përgjithmonë? Me kalimin e viteve, disa prej mendjeve më të ndritura të fizikës kanë argumentuar se pavarësisht se sa prapa në kohë t’i shkon, universi ka qenë gjithmonë aty. Të tjerë kanë argumentuar se e kundërta duhet të jetë e vërtetë – diçka duhet të ketë ndodhur që të ketë shkaktuar fillimin e ekzistencës së kozmosit. Me të dy palët që pretendojnë se edhe vëzhgimet janë në mbështetje të këndvështrimit të tyre, deri kohët e fundit një përgjigje dukej se ishte më larg se kurrë. Megjithatë, në fillim të këtij viti, kozmologët Alex Vilenkin dhe Audrey Mithani shpallën pretendimin e tyre se e kanë zgjidhur një herë e mirë këtë debat. Ata kanë zbuluar arsye përse universi nuk mund të ketë ekzistuar gjithmonë. Megjithatë, atë që natyra ta jep bujarisht me njërën dorë, ajo ta merr me dorën tjetër – ndonëse universi e ka një fillim, origjina e tij mund të jetë e humbur në mjergullat e kohërave. Kozmologjia moderne filloi në vitin 1916 kur Einsteini zbatoi teorinë e tij të sapoformuluar të gravitetit, relativitetit të përgjithshëm, tek masa më e madhe e mundshme që ai mund të mendonte: i gjithë universi. Ashtu si Njutoni, Einsteini mendonte për një univers të pandryshueshëm – një univers që kishte ekzistuar gjithmonë e si rrjedhim nuk e kishte një fillim. Për të arritur këtë, Einstein kuptoi se graviteti që mbante bashkë të gjithë materien në univers duhej të kundërpeshohej nga një shtytje e çuditshme kozmike në hapësirë boshe. Unversi statik i Einsteinit ishte fatkeqësisht i paqëndrueshëm. Teksa fizikani anglez Arthur Eddington do të nxirrte në pah më vonë, një univers i tillë ndodhej në teh të thikës mes ekspansionit të shpejtë dhe një kontraktimi të shpejtë. Një goditje e mëtejshme erdhi në vitin 1929 kur astronomi amerikan Edvin Hubble vërejti se galaksitë i largohen njëra-tjetrës, si të jenë copëza mbetjesh kozmike. Konkluzioni ishte që universi po zgjerohej. Megjithatë, nëse universi po zgjerohej, një pasojë e pashmangshme do të ishte që ai të ketë qenë pra më i vogël në të kaluarën. Imagjinoni të shkoni pas në kohë dhe të ktheni mbrapsht atë ekspansion, pra në një kohë kur gjithçka ishte e kompresuar në vëllimin më të vogël të mundshëm. Ky ishte Big Bang. Teoria e Big Bangut që është zhvilluar më vonë përshkruan evolucionin e universit nga një gjendje e nxehtë dhe me dendësi të lartë, por ajo nuk thotë asgjë se çfarë e solli në ekzistencë universin. Kjo lë sërish pyetje shumë të rëndësishme pa përgjigje – çfarë ndodhi përpara atij Big Bangu dhe a ka patur vërtetë një fillim? Nuk të habit pra, përse tërheqja për universin e përjetshëm u bë kaq popullore. Në vitin 1948, Fred Hoyle, Hermann Bondi dhe Tommy Gold propozuan që, teksa universi zgjerohet, atëherë materie e re futet në ekzistencë në hapësirën mes galaksive dhe bashkohet duke krijuar galaksi të reja. Sipas kësaj panorame të një gjendje të qëndrueshme, universi duket sot njësoj siç ka qenë gjithmonë e kështu do të jetë po gjithmonë. Ai nuk ka fillim, ai thjeshtë ka ekzistuar ngahera. Megjithatë, teoria e gjendjes së qëndrueshme u zu në befasi nga dy vëzhgime. I pari ishte zbulimi në vitin 1960 se universi i hershëm dhe i largët nuk duket njësoj si universi i sotëm. I dyti ishte zbulimi në vitin 1964 i sfondit të mikrovalës kozmike, muzgu i nxehtë i topit të zjarrtë pas Big Bangut. Më së fundmi, sateliti i NASA ka bërë matje të detajuara të këtij sfondi kozmik dhe ka treguar se Big Bangu ka ndodhur 13.7 miliardë vite më parë. Gjithmonë me të meta Një goditje e mëtejshme ndaj universit të përjetshëm erdhi nga teoria. Në vitet gjashtëdhjetë, Roger Penrose dhe Stephen Hauking ishin dy teoricienë të rinj në universitetin e Cambridge.

Alex Vilenkin

Në fillim të këtij viti, kozmologët Alex Vilenkin dhe Audrey Mithani shpallën pretendimin e tyre se e kanë zgjidhur një herë e mirë këtë debat. Ata kanë zbuluar arsyet përse universi nuk mund të ketë ekzistuar gjithmonë. Megjithatë, atë që natyra ta jep bujarisht me njërën dorë, ajo t’a merr me dorën tjetër – ndonëse universi e ka një fillim, origjina e tij mund të jetë e humbur në mjergullat e kohërave. Puna e tyre tregoi se, nëse e spraps ekspansionin e universit, është e pamundur të mbërrish në një pikë e njohur si “singularity”, aty pra ku parametrat fizikë si dendësia dhe temperatura arrijnë nivele pranë infinitit. Dhe në këtë pikë për fizikën bëhet e pamundur të parashikojë se çfarë ka në anën tjetër. Sipas Penrose dhe Hauking, Big Bangu duhet të jetë me të vërtetë fillimi. Atëherë, është ky fundi i historisë? Aspak. Me sa duket ka një pikë të dobët edhe në teoremat e „Singularity” të Penrose dhe Hauking. Sipas ligjeve të Njutonit, tërheqja gravitacionale e një objekti varet vetëm nga masa e tij. Kërkimi i Einsteinit tregoi se forca e gravitetit varet edhe nga dendësia e energjisë së një objekti dhe, më e rëndësishmja, trysnia e tij. Në derivimin e teoremave të tyre të fuqishme, Penrose dhe Hauking kishin marrë për të vërtetë që trysnia e hapësirës është gjithmonë e vogël dhe pozitive. Por, po sikur të gaboheshin? “Eshtë pikërisht kjo mundësi që i ka hapur rrugë teorive moderne të kozmologjisë në të cilat Big Bangu nuk është aspak një fillim”, thotë Vilenkin. “Në krye të tyre është inflacioni”. Teoria e ”Inflacionit”, një teori që Vilenkin ka ndihmuar për të krijuar, nis me një vakuum në një gjendje me energji të lartë dhe me një trysni negative. Së bashku këta i japin vakuumit gravitet shtytës që i largon gjërat larg njëra-tjetrës dhe jo drejt njëra-tjetrës. Kjo gjë e fryn (inflate) vakuumin, duke e bërë më shtytës, gjë që e bën të fryhet edhe më tej. Por vakuumi i zgjeruar është kuantik në natyrë, që e bën të paqëndrueshëm. Imagjinojeni vakuumin si një oqean të madh me ujë që zien, ku fluskat krijohen zgjerohen në gjatësinë dhe gjerësinë e tij. Energjia e vakuumit të zgjeruar duhet të shkojë diku dhe ajo shkon e krijon materie duke e nxehur në një temperaturë shumë të lartë brenda secilës fluskë. Ajo krijon Big Bange. Universi ynë është brenda një fluske të tillë që u shfaq si Big Bang 13.7 miliardë vite më parë.

Një prej tipareve të inflacionit është se ai është i përjetshëm. Vakuumi i ri me energji të lartë krijohet shumë më shpejt nga sa zhduket prej zhvlerësimit të tij në vakuum të zakonshëm, gjë që do të thotë se kur nis inflacioni, ai nuk ndalet asnjëherë dhe universet pluskojnë përjetësisht në të ardhmen. Por për arsye se inflacioni i përjetshëm e shmang pikën e ”Singularity”, ai hap mundësinë që kështu të ketë ndodhur gjithmonë me universet që kanë fluskuar pafundësisht edhe në të kaluarën. Teoria e inflacionit është e pajtueshme me të gjithë vëzhgimet tanë dhe Vilenkin duket i sigurtë që është e saktë. Megjithatë, ka një problem me inflacionin e përjetshëm, që Vilenkin e zbuloi fillimisht në vitin 2003 kur punoi bashkë me Arvin Borde të Southampton College në Nju Jork dhe Alan Guth të Institutit të Teknologjisë në Masacusets. Ata përllogaritën çfarë do të ndodhte në një univers në rritje dhe nuk bënin supozime për energjinë apo gravitetin. Teorema e tyre thjeshtë supozonte se zakonisht universi zgjerohet. “Për mrekullinë tonë, tregoi se hapësirë-koha nuk vazhdon në shumicën e drejtimeve të së kaluarës”, thotë Vilenkin. “Inflacioni duhet të ketë një fillim”. Megjithatë, inflacioni nuk është e vetmja teori. Atëherë, a mundet të ketë një fillim në skenarët alternativë? Në fillim të këtij viti, Vilenkin u bashkua me Audrey Mithani, kolegu i tij në Tufts University në Medford, Masacusets për të ekzaminuar dy prej skenarëve kryesorë alternativë të kozmologjisë. Teoria e parë është “universi ciklik” i zhvilluar brenda teorisë së fijeve nga Neil Turok i Institutit Perimetër të Kanadasë në Ontario, dhe Paul Steinhardt i Princeton. Në këtë skenar, universi ynë është një ishull katërdimensional, apo i si një pllakë e ndërfutur në një hapësirë më shumë dimensionale. Përplaset vazhdimisht me një tjetër pllakë. Mendojeni si dy feta buke paralele, që bëhen bashkë përgjatë një dimensioni të pestë, duke kaluar tek njëra-tjetra, duke u larguar sërish e më pas duke u bashkuar përsëri. Sa herë që dy pllakat preken, energjia e tyre shumë e madhe e lëvizjes përgjatë dimensionit të pestë krijon materie në secilën pllakë dhe e nxeh në temperatura të jashtëzakonshme. Për vëzhguesit, ngjan saktësisht me një Big Bang dhe do të çonte në të njëjtat modele në mikrovalët e sfondit kozmik si dhe shpërndarjen e galaksive. Megjithatë është një Big Bang pa një fillim, thonë Turok dhe Steinhardt, sepse ciklet janë përsëritur përjetësisht. Megjithatë, Vilenkin dhe Mithani nuk kanë treguar që universi ciklik nuk mund të vazhdojë pafundësisht drejt të ardhmes dhe të kaluarës. Sipas teorisë, materia në pllaka zgjerohet më shumë me secilin cikël dhe kjo do të thotë që teorema Borde-Guth-Vilenkin për praninë e një fillimi të universit ka ende zbatim. “Nëse e kthen mbrapsht si në një film, universi ciklik takohet ose me një pikë të singularitetit, ose ndonjë lloj fillimi si inflacioni”, thotë ai. Një tjetër skenar kozmologjik i konsideruar nga Vilenkin dhe Mithani është edhe më i çu-

ditshëm se sa universi ciklik dhe inflacioni. Ky është “universi emergjent” i imagjinuar nga George Ellis i Universitetit të Kejp Taun në Afrikën e Jugut dhe Roy Marteens i Universitetit të Portsmuth në Britaninë e Madhe. Ai nis si një univers i vogël statik, që ekziston në këtë gjendje për një hapësirë të madhe kohe, përpara se, krejt papritur, të nxitet drejt inflacionit. Skenarë të tillë dalin në teorinë e fijeve, kështu që ideja nuk është se del krejt nga hiçi. “Është një farë skenari i dëshpëruar”, thotë Vilenkin. Kufijtë e dijes Askush nuk pret që një astronom mbretëror britanik të dijë se çfarë mendojnë shimpanzetë. E megjithatë është ky argumenti i preferuar i Martin Rees. Sipas tij, mund të mësojmë shumë nga ajo që këto kafshë kuptojnë për botën. Ose më mirë, nga ajo që nuk kuptojnë. "Një shimpanze nuk është në gjendje të kuptojë mekanikën kuantike", vëren Rees. Një detaj i tillë mund të tingëllojë diçka e dukshme e që nuk është nevoja të thuhet. Në fund të fundit, siç shpjegonte fizikani amerikan Richard Feynman, "askush nuk e kupton mekanikën kuantike". Fakti është që shimpanzetë nuk dinë edhe atë që nuk kuptojnë. "Nuk është se shimpanzetë sforcohen për të kuptuar mekanikën kuantike", thotë Rees. "Ata nuk dinë as që ajo ekziston". Ajo që e tërheq më shumë astronomin mbretëror është që të dijë se ka aspekte të universit për të cilat qeniet njerëzore janë po kaq të pavetëdijshme. "Nuk ka asnjë motiv që të besojmë se truri ynë është bërë për të kuptuar të gjithë nivelet e realitetit”, pohon Rees. Jetojmë në një epokë ku shkenca po bën pushtime të mëdha. Kemi kuptuar se si funksionon universi fizik, që nga kuarku deri tek galaksitë dhe bota biologjike, që nga mekanizmat molekularë deri tek biosfera. Sigurisht që ka boshllëqe në dijen tonë, por janë gjithnjë e më të zvogëluara. Kërkimi shkencor ka rezultuar jashtëzakonisht shumë i frutshëm, mbi të gjitha nëse mendojmë që truri ynë ka evoluar për të mbijetuar në savanën afrikane, jo për të reflektuar mbi jetën dhe universin. Mbasi kemi mbërritur në këtë pikë, a ka diçka që mund të na ndalë? Përgjigja është po: edhe shkenca i ka limitet e saj. Ka gjëra për të cilat nuk do të mundemi asnjëherë të jemi krejtësisht të sigurtë për shkak të shtrëngesave që na imponon bota fizike. Pastaj ka probleme që ndoshta nuk do t’i zgjidhim asnjëherë për shkak të mënyrës se si funksionon truri ynë. Dhë vëzhgimi që bën Rees për shimpanzetë mund të vlejë edhe për qeniet njerëzore: ndoshta ka koncepte që do të jenë gjithmonë përtej të kuptuarit tonë. Por limitet e dijes dhe të kuptuarit për të cilët jemi të vetëdijshëm kanë diçka pozitive. Në fakt ata përbëjnë një prej terreneve më pjellorë për eksplorim. Me krijueshmërinë e tyre, shkencëtarët po mësojnë të transformojnë pengesat në mundësi. Ndoshta limiti më i rëndësishëm për dijen është horizonti kozmik përtej të cilit nuk do të shohim asnjëherë. Ky limit vjen për shkak të ligjeve jofleksibël të natyrës: asgjë


bota • E enjte 20 dhjetor 2012

nuk mund të udhëtojë me shpejtësi më të lartë se sa drita. Në vitin 1929, Edvin Hubble zbuloi që universi është në zgjerim. Gjithçka largohet nga ne dhe ky ekspansion është më i shpejtë në pikat më të largëta të universit. Të gjithë objektet që janë më shumë se 46 miliardë vite dritë larg nga ne vazhdojnë të largohen me një shpejtësi më të lartë se sa ajo e dritës. Edhe pse në hapësirë asgjë nuk mund të udhëtojë më shpejtë se drita, materia nga e cila është e përbërë universi mund të zgjerohet me një shpejtësi edhe më të madhe. Që nga momenti kur një objekt rrëshket përtej horizontit kozmik, drita që lëshon nuk do të mbërrijë asnjëherë në Tokë. E njëjta gjë vlen për informacionet që i përkasin. Gjithçka që ne kemi janë të dhënat që kanë patur kohën të mbërrijnë tek ne përgjatë jetës së universit. Pjesa tjetër, ndoshta një sasi e pafundme informacionesh, për ne është e humbur. Atëherë, çfarë ka përtej horizontit kozmik? Nuk e dimë, edhe pse shpesh supozohet që ajo pjesë e universit që nuk e shohim është shumë e ngjashme me atë që shohim. Por, prej disa kohësh kjo hipotezë është vënë në diskutim nga zbulimi i më shumë se disa mijëra masa galaksish të largëta që rendin drejt së njëjtës pikë të qiellit. Ky "fluks i errët" të bën të mendosh që përtej horizontit mund të ekzistojnë megastruktura të ndryshme nga gjithçka që kemi vërejtur deri tani. Limitet e vendosur nga shpejtësia e dritës na bëjnë ndoshta që të mos arrijmë asnjëherë të dimë nëse ekzistojnë këto megastruktura. Por nga ajo re e errët del një spirale drite. Zbulimi i një shpejtësie drite të fundme i ka hapur rrugën gjetjes së Ajnshtainit sipas të cilit ajo që ekziston në univers kushtëzohet nga ky limit shpejtësie. Kjo ide i mundësoi shkencëtarit të revolucionarizojë fizikën me teorinë e relativitetit. Një tjetër limit themelor i dijes sonë është ai koncept i mekanikës kuantike që ka emrin "parimi i pavendosmërisë i Heisenbergut". Ideja i ka rrënjët në zbulimin që në natyrë disa elementë, si energjia, paraqiten nën formën e njësive themelore dhe të pandashme që quhen kuante. Në vitet njëzetë, Verner Heisenberg kuptoi që karakteristikat e matshme të një objekti kuantik si një elektron nuk kanë një vlerë të përcaktuar qartë, por shumë vlera të mundshme, secilës prej të cilave i është lidhur një masë e caktuar probabiliteti. Për të përcaktuar vlerën duhet të bëjmë një seri matjesh, por duke bërë këtë humbasim nga pamja karakteristika të tjera të objektit. Pasoja më e dukshme e kësaj veçantie është që nuk mundemi asnjëherë të njohim në të njëjtën kohë pozicionin dhe sasinë e lëvizjes së një thërrmije. Ndonëse Heisenberg e ka zbuluar duke gërmuar në matematikën e kuanteve, ky parim ka edhe një shpjegim fizik. Nëse goditet një foton mbi thërrmijën për të përcaktuar pozicionin e saj, impakti do të ndryshojë edhe sasinë e lëvizjes. Kështu që është e pamundur të matësh njëkohësisht të dy aspektet. Kjo përbën padyshim një limit teorik për dijen tonë, por zbulimi i parimit të pavendosmërisë ka sjellë shumë zbulime në shumë sektorë të tjerë. "Në pamje të parë mund të duket që pavendosmëria është një

problem për arsye se kufizon mundësitë tona të dijes", thotë Stephanie Vehner, e Qendrës për Teknologjinë Kuantike në Universitetin e Singaporit. "Por nuk është kështu: është më shumë si një trampolinë, një mënyrë për të eksploruar botën e kuanteve". Sido që të jetë, gjëja më e rëndësishme është që sot nuk do të ishim këtu po të mos ekzistonte: parimi i pavendosmërisë ofron shpjegimin më të mirë për mënyrën si ka lindur i gjithë universi, sepse përjashton idenë që diçka mund të jetë ndonjëherë pa asnjë çikë energji. Universi mund të jetë formuar në mënyrë spontane atëherë kur gjendja e tij energjike është larguar në çast nga zero. Vetë Heisenberg vërejti që në matjet e kohës, pavendosmëria eleminon konceptin e shkakpasojës. Në këtë mënyrë, ideja që diçka mund të shfaqet nga hiçi duket e kuptueshme. Një arsyetim i ngjashëm ka bërë që Stephen Hauking të hedhë hipotezën që vrimat e zeza duhet të lëshojnë patjetër një lloj rrezatimi. Sot kemi

kanë mbi çdo teori të formuluar. Megjithatë edhe në këtë rast limiti është transformuar në një burim idesh të reja. Matematicieni britanik Alan Turing, për shembull, përdori teoremën e Godelit për të zbuluar një tipar themelor të kompjuterëve: është e pamundur të konceptosh një sistem që mund të zbatohen në çdo program për të parashikuar nëse do të ndalet pasi të mbarojë detyra tij, apo do të vazhdojë në pafundësi. Ndonjëherë ka nevojë ta nisësh programin dhe të presësh. Ky "problem i ndaljes" mund të duket i pakuptueshëm, por ka një rol themelor në matematikë dhe në informatikë. Ka rezultuar ekuivalent i shumë problemeve të tjerë të matematikës së pastër, si ai që synon të përcaktojë nëse një "ekuacion diofantin", një tip shprehjeje algjebrike që përmban vetëm numra të plotë, ka apo jo një zgjidhje. "Ky problem tregon se sa nuk duhet tentuar e pamundura", shpjegon matematicieni Gregory Chaitin i Qendrës së Kërkimeve IBm Vatson në Neë York. Pikërisht si pamundësia për të ndërtuar një makinë në lëvizje të përhershme çoi në zbulimin e ligjeve të termodinamikës, limitet e informatikës mund të na mësojnë ligjet themelorë të botës së matematikës. "Një herë e një kohë isha pesimist për paplotësinë por kam ndryshuar mendje", thotë Chaitin. "Mund të mendosh: këtu ka një mur. Por mund të mendosh edhe që ka një derë në mur". Sot Chaitin po e aplikon teoremën e paplotësisë tek evolucioni, në një disiplinë që e quan metabiologji. Ideja lind nga disa reflektime mbi punën e Turing. Problemi i ndalesës së programeve e ka bërë të formulojë një numër omega, që përcakton mundësitë që një program i zgjedhur në mënyrë të rastësishme të ndalet apo jo në bazë të një lidhjeje me 0 dhe me 1. Omega është pafundësisht i gjatë dhe shumë kompleks, dhe Chaitin e ka quajtur ADN-ja e matematikës. Tani po përpiqet të kuptojë se si mund ta përdorë për të studiuar ADN-në e vërtetë. Nëse e imagjinojmë ADN-në si një program për të ndërtuar dhe vënë në funksion një organizëm, thotë Chaitin, mund të zbulojmë matematikën që rregullon funksionimin e tij. Kështu mund të demonstrojmë që evolucioni është si omega: pafundësisht kompleks dhe pafundësisht kreativ. "Puna e Godel dhe Turing mund të lexohet edhe kështu: është si çelësi i derës që na lejon të kalojmë nga matematika e pastër tek biologjia", pohon Chaitin. Në biologji,

A ka ekzistuar kozmosi përgjithmonë, apo ishte diçka që e solli “në jetë”? Një përpjekje për të rrokur misterin më të madh të universit provat që praktikisht kështu është. Rrezatimet e Hauking vijnë me sa duket nga një hapësirë boshe dhe marrin energji falë parimit të pavendosmërisë. Kjo energji konvertohet në dy thërrmija jetëshkurtëra, njëra e materies dhe tjetra e antimateries, që zakonisht eleminojnë njëratjetrën pak pasi kanë lindur. Megjithatë, pranë horizontit të një vrime të zezë njëra prej tyre mund të rrëshkasë tej ndërsa tjetra përthithet nga vrima. Në fund, humbja graduale e energjisë së këtyre thërrmijave do të çojë në evaporimin total të vrimës së zezë. Në disa analogë të vrimave të zeza, të krijuar duke drejtuar një rreze lazer në një copë xham, ky fenomen është riprodhuar, duke e bërë kështu edhe më të mundshme teorinë sipas të cilës universi është krijuar nga asgjëja. E panjohura dhe kuantet Një limit themelor i matematikës ka hapur një linjë kërkimi shumë pjellore. Në vitin 1931, Kurt Godel formuloi teoremën e tij të paplotësisë, me anë të së cilës shpjegoi se si disa sisteme matematikorë nuk mund të demonstrojnë vlefshmërinë e tyre. Aritmetika, për shembull, bazohet në aksioma apo hipoteza që nuk mund të demonstrohen duke përdorur aritmetikën. Kjo e bën të gjithë ngrehinën e saj ekuivalent të asaj që në logjikë përfaqësohet nga fraza "kjo fjali është false". Edhe degë të tjera të matematikës kanë një problem të ngjashëm. Kjo gjetje e Godel dha një goditje të fortë për ëndrrën e ndërtimit të themeleve matematikorë të fuqishëm mbi të cilët duhet të bazohet përshkrimi ynë mbi realitetin, dhe mund të vendosë edhe një limit serioz për besimin që fizikanët

thotë biologu Jerry Coyne i universitetit të Chicagos, ekziston vetëm një limit i sigurtë. Nuk do të mundemi asnjëherë ta dimë se si ka nisur në të vërtetë jeta: dhe ky është horizonti kozmik i biologjisë, dhe ai varet nga fakti që molekulat e përfshira në atë proces nuk janë fosilizuar. Edhe po të mundeshim të krijonim në laborator një "gjenezë të dytë", nuk do të dinim saktësisht se si kanë shkuar gjërat mbi tokë katër miliardë vjet më parë. "Mundësitë janë të shumta dhe të gjitha përfshijnë praninë e molekulave që nuk fosilizohen. Pra është një limit i pakapërcyeshëm". Një tjetër sektor i biologjisë që sipas disave shkon përtej mundësisë sonë për të ditur është vetëdija. Në këtë drejtim ka dhjetëra vite që nuk bëjmë asnjë progres, thotë Russell Stannard, profesor i Fizikës në Open University në Mbretërinë e Bashkuar dhe autor i librit "Fundi i zbulimit”. Kjo ndoshta do të thotë që vetëdija shkon përtej aftësive tona për dijen: "Hapësira e vetëdijes është ndoshta ajo ku nuk kemi më asgjë për të thënë", konkludon Daniel Dennett, filozof i Tuft University në Massachusetts nuk është dakord. "Nuk është ky një prej limiteve të shkencës", thotë. "Nuk ka arsye për të menduar që truri nuk mund të kuptojë vetë funksionimin e tij". Dennett është po kështu i bindur që është bërë progrees shumë i madh. "Dhe unë nuk mundem të qëndroj prapa të gjithëve", pohon ai. Është e mundur të përdoren teori të kolauduara me saktësi edhe për të shkuar përtej përvojës sonë të drejtpërdrejtë. Për shembull, nuk kemi kryer asnjëherë një eksperiment në brendësi të një vrime të zezë, e ndoshta nuk do të jemi asnjëherë në gjendje ta bëjmë këtë, por mund të jemi të sigurtë për atë që ndodh aty brenda. "Teoria e

»

15

gravitetit e Ajnshtainit është verifikuar në disa mënyra dhe kështu mund të marrim seriozisht atë që në thuhet për brendësinë e vrimave të zeza", shpjegon Rees. Ndoshta zgjidhja e përkohshme më e rëndësishme që mund të gjejmë ka të bëjë me teorinë e "gjithçkasë". Për momentin, teoria më e besuar është ajo e fijeve, sipas të cilës si thërrmijat si ato që i konsiderojmë si forcat themelore të natyrës lindin nga vibrimet e fijeve shumë të vogla të energjisë. Për fat të keq, kjo teori funksionon vetëm duke supozuar ekzistencën e dimensioneve të mëtejshëm hapsinorë. Sipas teoricienëve të fijeve, këta dimensione janë shumë "kompakte" për të na lejuar të ndërveprojmë me ta. Por edhe pse nuk mund të kemi akses në këta dimensione, kemi tashmë provat rrethanore indirekte të ekzistencës së tyre. Në vitin 1999, për shembull, Lisa Randall dhe Raman Sundrum të universitetit të Harvardit janë përpjekur të shpjegojnë përse forca e gravitetit është më e dobët se sa forcat e tjera themelore të natyrës. Përllogaritjet e tyre bazoheshin në një univers me pesë dimensione dhe mënyrën se si forcat manifestoheshin në brendësi të tij. Dhe kanë çuar në zbulimin që ndërkohë që elektromagnetizmi dhe forcat bërthamore ushtrojnë plotësisht forcën e trye në të gjithë dimensionet, graviteti është i lidhur me dimensionin e pestë të fshehur dhe cek vetëm lehtësisht katër dimensionet e tjerë në të cilët jetojmë. Pra, dobësia e gravitetit është rezultat i dimensioneve të fshehur? Për të demonstruar teorinë e fijeve ka nevojë të kapërcejmë edhe pengesat më komplekse. Edhe nëse pranojmë ekzistencën e ekstradimensioneve, mbetet problemi i arritjes së niveleve të energjisë tek të cilët teoria mund të verifikohet. Për të studiuar gjërat në një shkallë kaq të reduktuar është e domosdoshme të punosh me nivele energjie shumë të lartë, dhe për t'i reduktuar në pjesë gjithnjë më të vogla nevojitet edhe më shumë energji. Për këtë arsye akseleratorët e thërrmijave duhet të bëhen gjithnjë e më të fuqishëm. "Për të verifikuar teorinë e fijeve duhet një pajisje në dimensionet e një galaksie", thotë Stannard. Ndoshta një makinë e tillë nuk do të ndërtohet asnjëherë. Por ke ende një farë shprese. Është zbuluar që shumë prej ekuacioneve të fizikës së energjive të mëdha janë po të njëjtët që kanë kuptim në sjelljen e elektroneve dhe thërrmijave të tjera që lëvizin tek trupat e ngurtë. Kjo i ka bërë studiuesit që të mendojmë që, duke kryer eksperimente laboratorikë tek kristale të thjeshtë, mund të gjejmë disa prej përgjigjeve që kërkojmë. Natyrisht, dikush ka ende dyshime. Ka nga ata që hedhin hipotezën që teoria jonë finale do të ishte kaq komplekse saqë do të shkonte përtej kuptimit njerëzor, në mos aftësisë së njeriut për ta zbuluar. Matematicieni Roger Penrose i universitetit të Oxfordit, nuk bie dakord. "Nuk shoh arsye përse duhet të jetë kështu", thotë. Marcelo Gleiser, filozof dhe fizikan në kolegjin Dartmouth, në Neë Hampshire thotë që koncepti i teorisë së gjithçkasë nis nga hipoteza e pademonstruar që universi është shumë i rregullt dhe simetrik. Por vetë fakti që përmban energji dhe materie demonstron që kjo simetri nuk ekziston. Boshllëku është më i rregullt se e plota, kështu që fakti që universi është i mbushur me objekte tregon që është ndoshta ekstremisht i parregullt. Megjithatë, në fund të gjithë bien dakord që ndoshta ia vlen të këmbëngulet. Falë teoremës së plotësisë, nuk do të jemi asnjëherë të sigurtë që çdo lloj teorie e gjithçkasë do të jetë matematikisht e vërtetë. Por kjo nuk duhet të na shqetësojë shumë. Sigurisht kjo nuk shqetësonte Godelin, që e konsideronte nuhatjen më të rëndësishme se sa demonstrimi formal. Matematicienët e sotëm e mendojnë si ai, shpjegon Chaitin, dhe vazhdojnë të na ofrojnë aksioma të reja të pademonstrueshme. Pak më shumë se njëqind vjet më parë, askush nuk kish as idenë më të vogël për ekzistencën e kuanteve. Sot, ajo botë është në themel të kuptimit tonë të universit. Dhe ajo që sot e injorojmë, një ditë mund të bëhet teoria e madhe e së ardhmes. Është e vështirë të thuhet se çfarë do të dimë pas tridhjetë vitesh. Por astronomi Rees është skeptik. Mundet edhe të ëndërrojmë një teori përfundimtare, por nuk duhet të harrojmë shimpanzetë, thotë, edhe pse ende nuk kemi mbërritur në kufijtë e fundëm të shkencës. "Nuk është e thënë që këta limite të jenë ata që po përpiqemi të kapërcejmë tani", pohon ai. "Ndoshta i përkasin diçkaje për të cilën nuk jemi ende të vetëdijshëm".


16

« speciale

SULO GOZHINA BERAT - Ka udhëtuar për më shumë se 25 km në rrugën me gropa dhe të shkatërruar në shumë segmente totalisht të pakalueshme duke e detyruar të zbresin disa herë nga makina, deputetin e qarkut të Beratit njëherësh edhe nënkryetari i Parlamentit shqiptar Nasip Naço, për të mbërritur në takimin e iniciuar nga kryetari i LSI-së të kësaj zone Mondi Zotkaj. Në fakt takimi nuk ishte ashtu siç dhe pritej pasi në qendër të komunës Tërpan veç shumë të rinjve, anëtarëve e simpatizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kishin mbërritur dhe dhjetëra banorë të tjerë të moshuar, madje gra dhe shumë nxënës shkollash. Degjenerimi i rrugës Shumica prej tyre ashtu siç u mor vesh dhe më pas kishin ardhur në takim për t’u ankuar për rrugën Tërpan – Berat dhe anasjelltas. Kjo pasi në dy vjetët e fundit ishte bërë gangrenë për banorët, ndërsa në 22 vjet demokraci askush nuk kishte ardhur për të bërë një bisedë të tillë. Madje si dhe shpreheshin vet banorët në komunën më të largët të rrethit të Beratit, Tërpani, askush nga politikanët nuk kishte ardhur për të biseduar apo për të dhënë në një farë mënyre llogari se përse këtë zonë e kishin lënë pas dore në këta 22 vjet. Që në fillim shumë nga banorët të ardhur nga fshati Teman, Tozhaj, Dodovëc, Vokopol, Rehove, Panarit, Çorogjaf, Zhapokik, Paraspuar, Selenicë, Plashniku 1 e 2, Zhitomi madh dhe i vogël falënderuan Nasip Naçon që si i vetmi politikan që vjen për herë të dytë në këtë komunë dhe pranon të bisedojë me banorët e kësaj zone që kërkojnë vetëm rrugë dhe asgjë tjetër. Janë një sërë problematikash që tregojnë banorët të lidhur me rrugën. 80-vjeçari Ramadan Xhasti nga Temani tha se: Mungesa e rrugëve, ujit dhe mjekut janë tre hallkat që na mungojnë sot, por për mua më kryesorja është rruga, nuk lidhemi dot me qytetin, ndërsa me fshatrat nuk kemi rrugë as rrugë dheu, si dhe i themi ne këtej. M’u desh të mblidhja të gjithë banorët e lagjes për të çuar plakën me barelë deri në fund të fshatit për ta dërguar më pas në spital në një natë me erë e shi. Ndërsa për të ikur nga fshati në fshat na duhet me shumë se 2 orë, pasi nuk ka rrugë, çdo veprim e kryejmë me këmbë, madje dhe një nuse nga fshati jonë për në fshatin fqinj. Ndaj unë sot dua nga ju që të ngrini zërin, ashtu si një javë më parë për rrugët e qarkut të Beratit, por harruat atë të Tërpanit”, përfundoi 80-vjeçari. Infermierja nga fshati Tozhaj, Fatmira Zenuni, tha se mungesa e rrugëve ka sjellë vështirësi të mëdha në shkuarjen në ndihmë të mjekut apo dhe infermiereve në lagjet e fshatit, ndërsa mungesa e ujit ka ndikuar në higjienën në familje. Qemal Agalliu, kryeplaku i fshatit Tërpan, tha në takim se: Deri më sot në këtë komunë deputetët apo pushtetarët lokalë kanë ardhur dhe kanë biseduar vetëm për interesin e tyre kur u është dashur ndonjë votë, ndërsa sot ne po ju kërkojmë ju si nënkryetari i Parlamentit që të ndërhyni për rikonstruksionin e rrugës 100-vjeçare që tashmë po degradon nga dita në ditë. Nëse do të lihet në këtë gjendje të 14 fshatrat e komunës tonë do të izolohen plotësisht, ndaj ju kërkojmë ndihmë që me ndërhyrjen tuaj të ndihmoni që të rregullohet rruga jonë e shkatërruar. Janë shumë nxënës, të cilët për mungesë të rrugës udhëtojnë më shumë se një orë për të ardhur në shkollën 9-vjeçare dhe kryesisht nxënësit e klasës së parë po të njëjtën rrugë bëjnë dhe ata të shkollës mesme tha Hekuran Hyra, drejtori i shkollës i fshatrave Teman, Tozhaj dhe Vokopol. Ajo që na mungon dhe për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve dhe të gjithë banorëve të zonës tonë është vetëm

E enjte 20 dhjetor 2012 •

Zona me 14 fshatra gati e izoluar, 170 të rinj të Tërpanit kalojnë te LSI-ja

Nasip Naço në Tërpan: Së shpejti rrugë të rikonstruktuara

Nasip Naço në Tërpan

nës me qëllim që të merren organet kompetente ligjore për zgjidhjen e këtij ngërçi që sipas tyre deri në largimin e kryetarit të komunës nga kjo detyrë. Kryetari i Këshillit të Komunës Tërpan, Kujtim Selenica, tha për pjesëmarrësit në takim se si Këshill i Komunës kemi bërë një mocion votëbesimi për kryetarin e komunës, por ende jemi në procedurat ligjore. Këto dhe shumë probleme të tjera edhe të kësaj natyre të ngritura nga të pranishmit në takim kanë bërë që nënkryetari i Parlamentit shqiptar Nasip Naço të bashkëbisedojë me banorët për më shumë se 3 orë duke i sqaruar jo vetëm për financimet për rrugët, por dhe për zbatimin e ligjshmërisë në zgjidhjen e këtyre problemeve sa madhore për banorët e zonës po dhe aq jetike për këta banorë që përballen çdo ditë.

rindërtimi i rrugëve që lidhin komunën Tërpani dhe ato mes fshatrave. Si kryeplaku i fshatit Zhitom mund të them se 80% e furnizimit me fruta dhe kryesisht me qershi, por dhe me ullinj vijnë nga zona jonë që fillon nga fshati Drobonik, por duke filluar nga fshati që sapo përmenda ende rruga nuk është bërë dhe për këtë arsye shumë banorë të këtyre zonave detyrohen ta hedhin prodhimin në lum, pasi nuk kanë mundësi transporti. Nga ana tjetër tregtarët për të ardhur deri në këtë zonë i tremben rrugës, ndërsa biznesmenët nuk vijnë për të ushtruar aktivitetin e tyre edhe

pse zona ka resurse të mira për investime. Të tjerë banorë Bedri Demiri dhe Gramos Banaj të kësaj komune në takim ngritën dhe mosfunksionimin e komunës dhe administratës të saj për arsye se kjo komunë po punon pa buxhet pasi për arsye që tani dihen dhe janë ngritur problemet dhe në medien e shkruar dhe atë vizive, Këshilli i Komunës nuk ka miratuar këtë buxhet për arsye se në të nuk ishin planifikuar investime në të gjithë fshatrat e kësaj komune dhe kryesisht në rrugët që lidhin fshatrat. Ata ngritën zërin dhe për përpilimin e një peticioni kudër kryetarit të komu-

Nasip Naço: Deri në fund çdo problemi Jam këtu për të dëgjuar deri në fund të gjitha problemet që ju shqetësojnë, ndërsa do t’ju sqaroj dhe ju premtoj se si deputeti i qarkut të Beratit ku dhe bëni pjesë ju, do të punoj për zgjidhjen e tyre. Për sa i përket rindërtimit të rrugëve në qarkun e Beratit tashmë dihet qartë se unë si deputet i juaj arrita të kushtëzoj votën për buxhetin për të marrë fondin që ju duhet ta keni ndjekur në medien vizive dhe atë të shkruar. Në fakt dëgjova këtu problemin e buxhetit të komunës tuaj që ende nuk është i miratuar nga këshilli i komunës dhe sipas kryetarit të Këshillit të Komunës Kujtim Selenica buxheti nuk është miratuar, pasi nuk kanë qenë të shpërndara sipas kritereve investimet. Gjithësesi është kryetari i komunës tuaj ai që nuk bashkëpunon me deputetët e qarkut të Beratit dhe unë e them me bindje se po ky kryetar nuk ka sjell as një projekt që ne deputetët më pas ta ndjekim në procedurë për të gjetur rrugën e investimit në ministrit përkatëse si në këtë rast në Ministrin e Rrugëve, por që unë jam i bindur se kryetari i juaj i komunës jo vetëm nuk ka sjell, por dhe besoj se nuk ka asnjë projekt gati për ta paraqitur për investim. Ndaj unë sot nëpërmjet jush po i bëjë thirrje hapur

që nga ky moment kryetari i komunës tuaj, Tërpan të sjellë nga nesër projekte për rrugë. Rruga Berat – Përmet është ndërtuar 100 vjet më parë nga austro-hungarezët dhe ne sot ende nuk po e rikonstruktojmë dot kjo jo për fajin tuaj, pasi lobingje të forta të tjera kanë lënë në harresë këtë segment dhe ne sot së bashku vuajmë mungesën e kësaj rruge. Ndërsa unë sot po ju premtoj se do të ndërhyj që në vitin që vjen të merrem seriozisht me këtë rrugë që për ju si banorë të kësaj zone, por dhe të gjithë zonës nga Berati deri në Përmet me një popullsi prej më shumë se 150.000 banorë e më shumë të ndarë në komunat, Velabisht, Tërpan, Ballaban, Buz,Sukaj etj pa shtuar këtu banorët e qytetit të Beratit, Përmetit, Këlcyrë, Tepelenë, si dhe të bregut të jugor që mund të kalojnë në këtë rrugëkalim për më gjerë. Ndaj së bashku vitin që vjen do të merremi për gjetjen e investimeve të kësaj rruge, si dhe fola pak më lartë sa jetike, po dhe aq të nevojshme për banorët e kësaj zone. Më pas si sekretar politik i këtij qarku për LSI-n, Naço, ka shpërndarë dhe dhjetëra tesera anëtarësimi për të rinjtë e kësaj komune, si dhe një pjesë e tyre vijën nga radhët e partive të tjera në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe kryesisht nga PS. Petrit Sina “Ju përshëndes për takimin që keni organizuar, në detyrën e kryetarit të Qarkut të Beratit unë në bashkëbisedim dhe me Këshillin e Qarkut për vitin që vjen do të punojmë për përmirësimin sado pak të rrugëve të fshatrave të kësaj komune. Por ajo që më shqetëson dhe që duhet thënë në këtë takim është se nga komuna juaj dhe kryesisht nga administrata e saj nuk kemi asnjë projekt për rrugët tuaja, ndërsa në vitin që vjen përsa u përket disa rrugëve që kemi në juridiksionin e drejtorisë së rrugëve të Qarkut do të punojmë për përmirësimin e këtyre rrugëve. Ndërsa si pushtet vendor do të ndërhyjmë edhe në zgjidhjen e problemeve të tjera. Po sot kam kënaqësinë që si kryetar i LSI-së për rrethin e Beratit të marr pjesë në shpërndarjen e kartave të anëtarësimit të LSI-së për të rinjtë që vijnë për herë të parë në LSI. Gjithmonë dyert e kësaj partie do të jenë të hapura për cilindo që pranon dhe pranon programin tonë. Gledi Rehovica Gledi Rehovica, anëtar i Komitetit Drejtues të LSI-së u shpreh se kjo parti do të jetë gjithmonë në përsosjen e punës për të zgjidhur problemet që shqetësojnë komunitetin kudo që të jetë. Unë them se ankesat tuaja sot janë me vend dhe se ne së bashku do të punojmë për zgjidhjen e tyre duke ndërhyrë e trokitur në dyert e pushtetit vendor dhe atij qendror. Ndërsa për të rinjtë i ftoj ata që u anëtarësuan sot që të marrin rreth tyre dhe shumë të rinj që ashtu si po rritemi çdo ditë të rritemi dhe në të ardhmen për tu bërë lokomotivë e të majtës në Qarkun e Beratit dhe pse jo dhe më shumë. Vlen të përmendet se takimin e hapi Mondi Zotkaj, kryetari i LSI-së për komunën Tërpani dhe kryetari i Këshillit të Komunës Tërpani, Kujtim Selenica.


opinion • E enjte 20 dhjetor 2012

»

17

Plan racist Nga Shkëlzen MALIQI

K

rijimi i një entiteti praktikisht të pavarur serb në Veri të Kosovës do të ishte gabim edhe më i madh dhe më i pafalshëm për botën demokratike, kapitullim para një ideologjie që, pa dyshim, është raciste. Paralajmërimet në shtypin e Beogradit se Serbia më në fund ka përgatitur një draft të planit mbi Kosovën, duke i zbardhur disa pika kyçe të këtij plani, kanë shkaktuar mjaft shqetësime në opinionin tonë, sidomos të atij lloji që përhapin defetizëm të tipit: “Ja, serbët janë sërish disa hapa përpara, kurse qeveria jonë nuk është askund, nuk ka as plan, as strategji për të qenë!”. Shumë prej këtyre zërave-kukuvajkë shkojnë edhe më larg dhe zbardhjen e planit serb e shohin si realizim të profecisë negative, që dikush e paska paralajmëruar para shumë kohësh, kurse qeverisë jonë, e verbër dhe tradhtare, nuk ia paska varë veshin fare, duke i hapur rrugën katastrofës. Ajo që është publikuar, ende në formë spekulative, mbi përmbajtjen e “planit serb” nuk përmban praktikisht asnjë befasi ose ide që nuk ka qarkulluar më herët në diskursin e zyrtarëve të Beogradit si dhe në mediet serbe të të gjitha ngjyrave dhe orientimeve. Gazeta “Novosti”, e cila publikoj dje atë që supozohet se do të jetë ideja kyçe e “planit”, konsiston në formulën që është përsëritur shumë herë në Serbi në vitet e fundit, edhe nga qeveria e mëhershme edhe nga kjo e reja. Platforma që “zbulon” Novosti është më se bajate: “Serbia do të duhej të luftonte për të drejtat sa më të gjëra dhe formale të serbëve në Veri të Kosovës. Ideja është që Veriu të fitojë autonomi sa më të gjerë territoriale si entitet i veçantë, i ngjashëm me atë të Republikës Serbe në Bosnjë”, - pohohet në këtë gazetë. Ajo çka mund të konsiderohet si pak më origjinale në këtë platformë është kërkimi i formulës alkimike që do të arsyetonte heqjen dorë të Serbisë nga institucionet e veta në Kosovë, nëse Veriu do të bëhej një entitet autonom më vete. Kjo ide “gjeniale” konsiston në një formulë që heqja e institucioneve të Serbisë nga Veriu (në çka insiston Perëndimi, p.sh. është pikë kyçe e presionit të Angela Merkelit dhe BE-së drejtuar Beogradit) të mos përfundojë me zgjatimin e institucioneve të Kosovës në Veri.

Kështu, “Novosti” pohon se me planin “nuk do të ketë më institucione të Serbisë në Veri, por autonomi serbe”, autonomi e cila nuk do të kishte “lidhje të drejtpërdrejtë as me institucionet e Kosovës së pavarur”. Kjo formulë do të mundësonte që Beogradi të heqë disi qafe serbët e Veriut, por nuk do të detyrohej të njihte pavarësinë e Kosovës. Edhe Kryeministri serb, Daçiç, në një deklaratë pohon po këtë gjë kur thotë se entiteti autonom që po propozohet për Veriun nuk do të duhej të ishte në kuadër të Kosovës. Serbia nuk do të ketë me zgjatimin e institucioneve të veta në Kosovë, por as Kosova nuk do të duhej të shtrinte atje institucionet e veta. Ky na qenka kompromisi i preferuar, që Veriun e bën entitet më vete! Milovan Drecun, një tjetër politikan serb që zbulon sekretin e projektit, ka pohuar se qëllimi i platformës serbe mbi Kosovën është pengimi i përhershëm i mundësisë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, ndërkaq që në Veri do të duhej të instalohej vetëqeverisje e serbëve, që do të financohej nga Beogradi. Vetëm Çeda Jovanoviçi, kryetar i Partisë Liberale Demokratike, e ka komentuar me shpoti platformën si lajthitje dhe humbje kohe, duke i kujtuar hartuesit e kësaj platforme alkimike se nuk janë aspak realistë dhe prapë përsëritin gabimet që janë bërë në të kaluarën, kur Beogradi zyrtar i ka refuzuar planet ndërkombëtare për “republikat” serbe në Kroaci (Plani Z4) ose Planin e Rambujesë, dhe më vonë është detyruar të pajtohet me zgjidhje më të pavolitshme. Jovanoviçi madje konstaton se edhe insistimi i Serbisë në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së për Kosovën është mbështetje në një dokument tashmë të vdekur dhe se çështja e Kosovës, që tashmë është bërë shtet me njohje të gjerë ndërkombëtare, nuk do t’i kthehet kurrë Rezolutës 1244. Pozicioni realist i Serbisë në rrethanat aktuale, sipas tij, do të duhej të ishte aplikimi i planit të Ahtisarit edhe në Veri të Kosovës, ku serbët do të gëzonin, si edhe në komunat në brendi të Kosovës, një vetëqeverisje lokale. E bëra këtë përmbledhje të pikave kyçe të platformës serbe për të treguar se ajo nuk është kurrfarë gogoli i rrezikshëm për ardhmërinë e Kosovës dhe diçka që duhet të luftohet me ndonjë kundërplan që Kosovës po i munguaka. Oferta e vetme dhe e fun-

dit e Kosovës për Veriun dhe formalizmin e raporteve me Serbinë është plani i Ahtisarit, për çka e obligon qeverinë edhe Kushtetuta e Kosovës. Ky është plani i vetëm që Kosova mund ta ketë për dialogun teknik, edhe atë politik, në të gjitha kornizat e mundshme të zhvillimit të këtij dialogu. Në këtë Kosova nuk mund të lëshojë pe, edhe nëse BE-ja, si ndërmjetësuese, do të kërkonte që të bëhej ndonjë koncesion përtej planit të Ahtisarit. Ajo që me gjasa kërkon Beogradi me këtë platformë sa të re aq dhe të vjetër, është një ndarje e butë e Kosovës, ku për Veriun kërkohet një status i veçantë, një autonomi i gjerë serbe, që formalisht nuk do të ishte me Serbinë, por as me Kosovën. Ky do të ishte një mashtrim kolosal, praktikisht krijim i një entiteti të ri shtetëror në Ballkan, që do të kishte fuqi të mëvetësishme edhe përtej atyre që i ka Republika Serbe, që megjithatë është pjesë e unionit të Bosnjë-Hercegovinës. Nuk besoj se kjo “strategji alkimike”, që burimin e ka tek ideologjia panserbe dhe raciste, do të ketë sukses te faktorët ndërkombëtarë. Nëse serbët e Graçanicës, Shtërpces dhe komunave të tjera mund të jetojnë në shtetin e Kosovës me një ofertë gjeneroze të pakos së Ahtisarit, që është jetësuar edhe në Kushtetutën e Kosovës, pse serbët e Veriut nuk do të mund të jetonin në Kosovë, me shqiptarët? Nëse atyre do t’u njihej e drejta raciste mbi “pamundësinë që të jetojnë në një shtet me shqiptarët”, dhe kjo përkundër ofertës gjeneroze demokratike, që ua njeh të drejtat e veçanta etnike, a nuk do të fuqizonte kjo lëvizje të tjera të ngjashme në rajon e më gjerë, që do të pohonin se shqiptarët në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës nuk mund të jetojnë në një shtet me maqedonasit, respektivisht me serbët, se myslimanët dhe hungarezët nuk mund të jetojnë në një shtet me serbët etj., etj.-? ß Serbët në Bosnjë, falë luftës së pabarabartë dhe gjenocidit, njëfarë dore u shpërblyen duke ua lejuar krijimin e Republikës Serbe, një entitet me shumë tipare raciste, që po e bllokon Bosnjën dhe e ndot edhe rajonin. Krijimi i një entiteti praktikisht të pavarur serb në Veri të Kosovës do të ishte gabim edhe më i madh dhe më i pafalshëm për botën demokratike, kapitullim para një ideologjie që, pa dyshim, është raciste.

Proamerikanët e qeverisë

S

a herë që dikush kritikon veprimet e Partisë kinse Demokratike të Kosovës (PDK), shpallet zyrtarisht antiamerikan dhe gjithsesi proserb. Ky pushtet me çdo kusht tenton të mashtrojë opinionin se çdo veprim i tij është proamerikan. Nga kreu i qeverisë, Hashim Thaçi, e deri te më e fundit birë e kavallit të këtij tabori, sa herë që u dhemb kritika, hidhen në sulme frontale dhe pa asnjë argument, duke luajtur me kartën më të dobët: atë e antiamerikane. Cilët janë këta njerëz, që e kanë tabiat të na flasin si mbrojtës të vlerave amerikane, ndërsa vetë ndiqen nga drejtësia ndërkombëtare? Kryeministri Hashim Thaçi është i pari, i cili po hetohet nga hetuesi amerikan Xhon Klint Uilliamson. A ka më proamerikan të madh në Kosovë se Thaçi, kreu i qeverisë së korruptuar, por gjithsesi “proamerikane”? Kjo është me rëndësi. Proamerikan është edhe ministri i Punëve të Brendshme dhe i dallavereve, Bajram Rexhepi, me 500 e kusur afera? Skandali 1.4 milion euro me pasaporta, i cili u shtri në mediet më prestigjioze evropiane, është vetëm njëri prej shumë skandaleve që në vazhdimësi rrjedhin nga kjo Ministri. Proamerikan është edhe Azem Syla, i cili ka keqpërdorur sistemin social zviceran, duke përvetësuar gati gjysmë milioni franga nga sigurimet sociale të këtij vendi dhe rrjedhimisht është dëbuar nga ky vend. Imagjinojeni: ky person thuhet se ka qenë

Nga Arbana Xharra

komandant suprem i UÇK-së dhe bashkë me partinë e tij u referohet vlerave amerikane, por në fakt shkelin çdo gjë që përfaqëson Amerika si demokraci e madhe. Proamerikani tjetër është Xhabir Zharku (alias Pallma), i cili arratiset si kusar nga Kosova, ndonëse kishte një urdhërarresti të lëshuar për kërcënim e armëmbajtje pa leje. Shikojeni qeverinë “proamerikane” të Hashim Thaçit, e cila e lejon Xhabir Zharkun që pa një therr në këmbë të kalojë kufirin. Zharku i ikën drejtësisë, e cila sipas pushtetit aktual është e ndërtuar mbi vlerat e sistemit amerikan dhe europian. Sami Lushtaku, i dënuar nën akuzat për pengimin e një gjyqtari në

realizimin e punës në terren dhe më pas kërcënimin e tij; Qemajl Mustafa, i cili abuzoi me pronën shtetërore duke ua dhënë ortakëve të tij, e shumë të tjerë janë vërtet “proamerikanë”. “Proamerikanë” mund të quhen edhe të gjithë ata padronë të PDK-së që prej vitesh keqpërdorin demokracinë, shkelin ligjet, vrasin virtualisht kritikët, i fryjnë racizmit dhe tallen me çdo vlerë europiane. Partia kryesore antiamerikane në Kosovë është PDK-ja dhe për këtë flet vetë bilanci i qeverisjes së saj. Nuk ka përfituar asgjë populli i Kosovës nga kjo qeverisje. Kemi një kabinet qeveritar të përgjuar dhe të dyshuar për krim e korrupsion, të dehur nga babëzia e paparë ndonjëherë në këtë vend dhe të prirë që krejt fëlliqësitë t’i fsheh nën maskën e miqësisë me Amerikën. Por e vërteta është se edhe diplomatë amerikanë që konsideroheshin të afërt me aferat kanë potencuar se Kosova me këtë mentalitet qeverisës të prirë nga Hashim Thaçi po shkon drejt degradimit të Kosovës në shtet të dështuar. Sa më shpejt ta kuptojë këtë shoqëria kosovare, aq më mirë do të jetë dhe do të kemi më pak pengesa në rrugën tonë të integrimit në BE. Me këtë klasë politike antiamerikane, antieuropiane dhe antiperëndimore integrimi i Kosovës merr fund në urën mbi lumin Ibër, aty ku përzihen interesat dhe bizneset e kriminelëve serbë dhe “proamerikanëve” kosovarë të partisë së xhabirëve.


18

« dossier

E enjte 20 dhjetor 2012 •

Identiteti i Çamërisë në fokusin e integrimit

Metodat e përdoruara për greqizimin e Çamërisë që nga viti 1930 Nga Albert KOTINI

I

dentiteti i Çamërisë i ka gjurmët e pavdekësisë sa nën tokë, po aq dhe në ekzistencën e gjallë e të paktën 500 mijë vetave të gjakut çam. Viktima e parë e luftës është e vërteta. Çështja është se cila është e vërteta e identitetit të Çamërisë për t’u integruar në Europë? E shkuara dhe e tashmja na ka sjellë në një pikë referimi: historia nuk mund të lërë një popull të vdekur me njerëz të gjallë. Mirëpo a ekziston çështja çame aktualisht si element përkatës në normativën e Komunitetit Europian? Çdo shoqëri demokratike ka detyrim pozitiv që të evidentojë mbrojtjen e qytetarëve të vet nga forma të ndryshme të shkeljeve në raport me të drejtat e njeriut. Fenomeni historik mbi çështjen çame për Komunitetin Europian është lënë si një kapitull i mbyllur. Greqia e trajton komunitetin çam në territorin e vet si pjesë të saj të klonuar, pa identitet të etnogjenezës shqiptare dhe larg çdo të drejte morale, zakonore, trashëgimie të vlerave tona kombëtare, edhe pse është në familjen europiane. Prej 25 marsit 1821 e deri më 27 qershor 2004 strategjia dhe platforma kombëtare e Greqisë provon: Së pari, krijimin e “hapësirës jetike” të saj me të gjitha mënyrat e luftës totale në grabitjen e tokave të Çamërisë. Së dyti, spastrimin etniko-fetar deri në gjenocid. Së treti, fshirjen e identitetit të kombësisë shqiptare nëpërmjet helenizimit të saj në çdo qelizë e vend të jetës çame. Duke iu referuar fundit, sepse propaganda, demagogjia, mashtrimi, siç thonë latinët, matet me veprën e arritur deri më 2004, prej së cilës lind pyetja: në këtë rast cili është faktori ndërkombëtar i ligjshëm? Përkundrazi, ndodhemi përpara një fenomeni të pastër, kur një shtet cenon rëndë integritetin shoqëror të një popullsie me gjuhë e zakone të ndryshme. Ky fenomen është absurd për nga lloji, pasi nuk mund të veprosh me një popull të tërë (as me pretekstin e bashkëpunëtorit të fashizmit) me çdo lloj sanksionesh që nuk i parashikon asnjë institucion ndërkombëtar deri më sot. Thjesht një platformë pastrimi, që është bërë për zhdukjen e çdo gjurme etnike, tipike hitleriane për sa i përket zhdukjes së një kombi. Pak retrospektivë 1. Veçori e heqjes së identitetit kombëtar të Çamërisë në vitet 1821-1913 a. Tjetërsimi i strukturave të qyteteve të mëdha të Çamërisë, si p.sh. Janinë, Prevezë, Pargë, nga struktura shqiptare ekzistuese në atë helene (shembuj onomastika e Epirit, hartat, demografia etj.)Pasoja: - U godit homogjeniteti etnik dhe ekuilibri fetar në familje, fis, në doke e zakone dhe u krijua simbioza e hibridizimit epirotik. - Depërtimi i kulturës greke, ligjeve në çdo qelizë të jetës së trevës çame. - Në aleancën e turqve dhe grekëve së bashku për shkombëtarizimin e Çamërisë (në shkolla, gjuhë dhe administratën shqiptare). 2. E veçanta e tjetërsimit të identitetit në vitet 1913-1945. - Tjetërsimi i strukturave në brendësi të trevës së Çamërisë (Paramithi, Filat etj.). - Distancomi nga faktet historike në botimet e ndryshme greke, duke mohuar të gjithë faktorët shqiptarë që provojnë autoktoninë e tyre në Epir, veçanërisht për Çamërinë. Për sa më sipër, kanë qenë tipike këto dukuri

historike: - Përplasjet e mëdha strategjike kombëtare midis asaj shqiptare (Lidhja e Prizrenit) dhe panhelenizmit, ku Greqia synon të krijonte perandorinë e re të Bizantit. Aktualisht shohim edhe fillimin e mashtrimit të historisë nga autorët grekë. Përplasja tjetër e madhe ka të bëjë me luftën ballkanike. Kjo periudhë është trajtuar për kohën e vet me kokë poshtë nga të gjithë autorët sllavo-helenë. Për këtë periudhë del mësimi i madh historik se “një komb që për arsye historike dhe etnografike imagjinare na shfaros një komb fqinj”. Në këtë periudhë kohore heqja e identitetit shqiptar të Çamërisë argumentohet e zhvilluar me mjete dhe forma të paimagjinueshme. Mund të përmend thjesht disa prej tyre: a. Autoritetet greke imponojnë me ligj që të flitet vetëm greqisht dhe deri në lyerjen e shtëpive me ngjyrë të kaltër (simbol i helenizmit). b. Kisha me metodën e shkishërimit, d.m.th. që të linte pa celebrim dhe pa varr. c. Metoda e dhunës nga marrja e pasurisë deri në shpërnguljen masive të banorëve. Ekziston teza on-bllok, d.m.th. e greqizimit

total të Çamërisë. Në këtë pikë mjafton t’i referohesh arkivit të MPJ të Shqipërisë, të njihesh me statistikat e banimit të popullsisë, të ndryshimit të emrave e deri te kongresi i 15-të panepiriot në Janinë i vitit 1967 dhe të kuptosh çfarë veprohet edhe sot. Në krye të punëve janë patriku i Stambollit, dhespoti i Athinës e deri te shërbëtorët e tyre me origjinë epirote me mbiemrat e famshëm “Griva”, “Zerva”, “Kotoko”, “Spiromilo”, “Saqellari” e deri disa emigrantë sportistë, që mohojnë dhe shajnë çdo gjë shqiptare aktualisht. Njëkohësisht një tjetërsim dhe diskriminim u është bërë të gjitha personaliteteve shqiptare me origjinë çame për t’i denigruar në vlerat e tyre kombëtare. Nga sa më sipër, del se deri në vitin 1930 grekët edhe për sa i përket tezës së pranimit të pellazgëve, të cilët e mohuan menjëherë mbas kësaj date, duke filluar t’i ndajnë civilizimet si pronë e vetme e helenëve. Vetëm për Dodonën pellazgjike ka me mijëra botime. Duke ardhur deri këtu, mund të konkludojmë se këto vite të tjetërsimit 100-vjeçar nga ana e shtetit grek i shtohen edhe 60 vjet harresë nga ana e shtetit shqiptar për t’iu kundërvënë kësaj kauze të drejtë me interes kombëtar dhe ndërkombëtar, që është Çamëria.

Përgjegjësia e shtetit komunist për mungesën e trajtimit me forcë të së drejtës kombëtare në planin ndërkombëtar i shkaktoi një dëm të tillë çështjes çame, saqë grekët pretendojnë se nuk ekziston më ky problem. Në qoftë se ka ekzistuar, pranohet në heshtje konfiskimi i pronave nën juridiksionin e Greqisë, por pa u çliruar nga idetë e vjetra juridike të saj. Historia ka qëllimin e mirë të vlerësojë të drejtë faktin se çështja çame mbetet një problem i pazgjidhur, por që duhet trajtuar në kuptim integrues si aspiratë e popullit shqiptar për të qenë një shoqëri e përbashkët demokratike në Europë. Këto të drejta të Çamërisë përbëjnë njëkohësisht edhe të drejtat e gjithë kombit shqiptar. Argumentet historiografike përbëjnë bazën faktike për qenien e një fenomeni juridik për t’u pranuar nga institucionet ndërkombëtare për zgjidhje. Mirëpo cili duhet të jetë autoriteti që të mund, sidoqoftë, të shtrëngonte rivendosjen e një të drejte legjitime për aq sa e gjykon edhe vetë historia të tillë? Këtë gjë na takon ta vendosim të gjithë ne, duke e ndërkombëtarizuar një çështje të drejtë, por si? Një Çamëri që Greqia e servir pa emër, pa histori, pa origjinë e me një fjalë të katandisur copë-copë ndër 200 vjetët e fundit të shkrirë, në “epirot”? Mirëpo intelektualët tanë në çdo fushë të identitetit shqiptar të kësaj krahine kanë aq argumente shkencore të shumta për të provuar jo me propagandë, siç kanë bërë mjaft autorë grekë deri më sot, sidomos: gjuha, arkeologjia, etnografia, antropologjia, folklori etj.


dossier • E enjte 20 dhjetor 2012

Mendoj se kjo trajtesë e gjithanshme shkencore u shërben vetëm vlerave të dinjitetit njerëzor dhe në pikëpamje shkencore sot dhe në të ardhmen i takon intelektualëve shqiptarë mbarëkombëtarë të organizojnë konferenca të ndryshme për ta futur me çdo kusht në procedurë zgjidhjen e çështjes çame. Prognoza ime për këtë çështje ka pasur një shpjegim: vënien në jetë të asaj historie që i është mohuar rrjedha e drejtë. Ky është një detyrim moral për ta futur shkencërisht në fokusin e integrimit, dhe pse politika aktuale nuk është aq integruese për Çamërinë në pikëpamje substanciale për sa kohë bëhen dallime jo vetëm ekonomiko-sociale, por dhe politike midis njerëzve në rajonin e Ballkanit. Në këtë rast çështja e integrimit nuk ecën pa u zgjidhur problemi historik i pronave shqiptare të Çamërisë, dhe jo vetëm kaq, edhe trajtimi i identitetit shqiptar në Greqi, të paktën si minoriteti grek në Shqipëri, nuk mund të besohet në vlerat e vërteta të integrimit në Europë. Po cila ka qenë fytyra e vjetër e Europës për faktorin shqiptar në tërësi dhe atë të Çamërisë në veçanti? Këtu mund të flasësh me orë të tëra vetëm duke iu referuar traktateve të hapura, që në Shën-Stefan, Berlin, Versajë, Londër, Paris e deri te marrëveshjet e fshehta të zbuluara nga historia nëpër arkiva sekrete se ç’kosto padrejtësie ka. Po fytyra e re e Europës? Me kushtetutë dhe me një ngarkesë të plotë institucionesh për të drejtat e njeriut vallë do të gjykojë dot padrejtësitë e bëra, duke vendosur vërtet drejtësinë e mohuar? Gëte shkruan se

politika prish karakterin. Në një kohë kur për Çamërinë bëhet fjalë për ekzistencën e brezave autoktone shqiptare, ngrihet çështja nga Papandreu se himariotët janë në thelb grekë (!). Çfarë deziluzioni edhe për këtë Europë te re! Në qoftë se do të ketë pikënisjen e një kohe të re, nga e cila pasardhësit në Çamëri do të evidentojnë trashëgiminë e të parëve dhespotë-Vajenetia, Çamëria, atëherë mund të thuhet se ka një fytyrë të re. Pse bën të paditurën Europa për veprën greke në Çamëri, me përkrahje historike dhe ligjore që i ka bërë deri tani? Në Çamëri grekët po shkulin rrënjët e fundit të farës shqiptare çame për të prodhuar artificialisht vetëm helenë nën emrin “epirotë”. Mirëpo dihet se kurrë një popull në tokën e vet nuk zhduket. Si do të integrohemi, si shtet apo si komb? Nuk ka rëndësi, as më shumë e as më pak, por si vetë grekët, serbët, italianët dhe sllavët aktualisht. Identiteti i Çamërisë i ka gjurmët e pavdekësisë sa nën tokë, po aq dhe në ekzistencën e gjallë e të paktën 500 mijë vetave të gjakut çam. Komuniteti çam si sistem shoqëror ka qenë e organizimit fisnor, d.m.th. kombëtar. Dihet që fisi shqiptar nuk i përket atij tribu. Edhe pse historiografia greke e fsheh origjinën ilire të Çamërisë, edhe pse Epiri vetë ka në thelb mishin dhe gjakun e dhespotëve, kaonëve dhe molosëve shqiptarë, të pohuar nga vetë autorët klasikë grekë, si Tuqiditi, Straboni, Herodoti etj., nuk dëshirojnë të vërtetën e këtyre dy popujve. Po të ngrihen komisione miks për kulturën e përbashkët në Çamëri, do të zbuloheshin të paktën në Dodonë shtresa parahelenike. Integrimi i faktorit shqiptar të Çamërisë nuk fillon me heqjen e emrave të qyteteve, fshatrave, maleve, fushave etj., por fillon me kthimin e tyre në identitet dhe njohjen e personaliteteve shqiptare që kanë bërë vetë historinë e Greqisë. Nuk mund të jetë e lirë Greqia e pushtuar me ide, psikologji e lakmi të vjetër. Nuk ka qenë thjesht çështje e qarqeve të caktuara sllovene, as edhe Venizellosit apo Zervës, zhdukja pa lënë gjurmë etnike në Çamëri. Ka pasur gjithmonë një ide udhëheqëse: Greqinë e madhe, ku një popull me drejtim unik, ideologjik fetar nacional tret tjetrin në simbiozën e megalomanisë. Tendencat shkombëtarizuese janë po aq konservatore në Greqi, sa, po të ndalem për të sjellë fakte të çdo fushe, nuk mund t’i numëroja dot. Ato njihen sot që nga harta me emra greqisht, libra, valle, perëndi, mite, heronj etj., etj., të tjetërsuara në mënyra nga më të paimagjinueshmet, të cilat i di vetëm greku tipik - dinaku i Odisesë.

Simfonia e së keqes: Kisha, politika asimiluese, paragjykimin shkombëtarizues i çdo elementi shqiptar të Çamërisë deri në çdo qelizë të kulturës, të gjenit apo trashëgimisë nuk ka kufi. Vallë a ka ndonjë eveniment pozitiv që shteti, Kisha greke të na provojë të kundërtën në këtë çështje?! Atëherë, a mund të themi se ka ndryshuar Greqia? Ajo ende dëshiron t’i ketë kufijtë e vet kombëtarë deri në Shkumbin. Kishat ortodokse shqiptare të ngritura në Shqipëri janë të stilit arkitekturor bizantin grek, por jo shqiptar. Shikoni vetëm kishën e Korçës sot dhe atë origjinale që kanë qenë në fotografi. Kështu, pa u integruar më parë morali shpirtëror i Kishës greke, ashtu si dikur eterit e saj punuan me Platonin, Homerin, oratorët e kohës në filozofinë e tyre, nuk mund të integro-

»

19

het ortodoksia greke pa bërë të njëjtën gjë me filozofinë e kohës sot, sepse ende po pagëzon Zefin dhe Zenunin. Gjuha greke i bën anëtarë të kombit, ndërsa kur Kisha jep virtyt, shpirtin publik. Çamët ortodoksë Kisha po i bën grekë me shpirt nëpërmjet avenirit të jetës së tyre. Si rezultat, në zhdukjen e identitetit çam helenizimi dhe kombësia greke janë bërë dhe po vijojnë të bëhen për ato ide të njëjta në një emërues të përbashkët. Nuk është e rastit që edhe dita e pavarësisë së Greqisë është dita e vangjelizmoit. Atë ditë u bien kambanave për t’u larguar “gjarpërinjtë”. Mirëpo çamët asnjëherë nuk e kanë pasur ndjenjën e hakmarrjes, por gjithmonë kanë kontribuar për liri, pavarësi dhe paqe në shtetin grek. Si rezultat, mund të përfundojmë: - Integrimi kërkon respekt, dinjitet dhe kontribut mbi egot personale me njëri-tjetrin, për të ardhur në një mendim shkencor mbarëshqiptar për unifikimin e çështjes kombëtare të Çamërisë. - Të sensibilizohen faktorët institucionalë shtetërorë për të krijuar një komunikim shoqëror për arritjen e kësaj kauze të drejtë, si p.sh. të krijojmë faqe të veçanta në internet, të thërrasim profesorët e huaj nga e gjithë bota. Komisione miks me shkencëtarë dhe historianë greke, me një mision: të vërtetën dhe zgjidhjen në mënyrë paqësore të çështjes. - Punë më të organizuar shkencore, jo thjesht të karakterit konstatues. Pse? Ende ka ngelur si një vlerë e historiografisë shqiptare Lidhja e Prizrenit për bashkimin kombëtar, ide që mund të rikonstruktohet në përputhje me kohët e reja. Këtu duhet të përballemi me konceptet e pengesat e padrejta, aktualisht me ato që bien ndesh me të drejtat njeriut sot. T’i servirim botës çështjen çame si një “zbulim” në histori, sepse ende është e trajtuar në mënyrë politike, ideologjike dhe nën trysninë e fuqisë ekonomike të Greqisë. Së fundi do të dëshiroja që motivi i paqes dhe dinjiteti reciprok të përcaktojë identitetin e vërtetë shqiptar dhe atë grek në trevën e Ballkanit, duke u bazuar dhe në mendimin shkencor shqiptar, që tashmë është e çliruar nga ideologjitë e vjetra.


20

«

Kulturë

E enjte 20 dhjetor 2012 •

Çelen Ditët e Albanologjisë

N

jë ekspozitë me stoli qytetare është ajo çfarë do të çelë sonte në mëngjes aktivitetin tashmë të përvitshëm në Qendrën e Studimeve Albanologjike, “Ditët e Albanologjisë”. Ekspozita, e cila do të prezantohet në Muzeun Arkeologjik të QSA, do të shoqërohet nga shpërndarja e diplomave të Doktoraturës së Albanologjisë dhe më pas do të vijohet me Konferencën e Institutit të Historisë dhe Antropologjisë “Kërkime të reja në Institutet e Qendrës së Studimeve Albanologjike”, paraqitje e rezultateve të kërkimeve historike në arkivat e huaja dhe të kërkimeve antropologjike ndërkufitare. Konferenca do të mbahet në orën 11:00 pranë Universitetit të Arteve, në sallën Black Box. Ndërsa nesër, më 21 dhjetor, veprimtaria do të vijojë në Institutin e GjuhëLetërsisë pranë Muzeut Kombëtar. Atje do të mbahet konferenca shkencore “Shtetformimi dhe personalitete të kulturës shqiptare”. Konferenca do të mbyllet me një seancë poetike kushtuar Pjetër Budit, në 390-vjetorin e vdekjes. Gjatë dy ditëve të konferencës për të pranishmit do të flasin dhe referojnë: Prof. Dr. Ardian Marashi, Drejtor i QSA-së. Nga akademik Beqir Meta do të prezantohet projekti i Institutit të Historisë: “Zbulime të reja nga dokumentet e arkivave të huaja”. Ndërsa prof. dr. Miaser Dibra, prof. dr. Afërdita Onuzi, dr. Nebi Bardhoshi do të prezantojnë projektin e Institutit të Antropologjisë Kulturore: “Të jetuarit në kufi”. Akademik Beqir Meta do të flasë specifikisht për “Një raport i veçantë të ministrit britanik në Shqipëri, Eyres, mbi regjimin e Zogut. Vlerat e këtij raporti si dokument historik”. Prof. dr. Miaser Dibra për “Ceremonialin e dasmës në zonat kufitare veriperëndimore”. Prof. dr. Muharrem Dezhgiu: “Politika italiane e pushtimit të Shqipërisë, 19391943”. Prof. dr. Afërdita Onuzi: “Aspekte të mënyrës së jetesës në zonat kufitare”. Prof. dr. Ana Lalaj: “Problemi

i Kosovës gjatë dhe në fund të Luftës së Dytë Botërore në dokumentet britanike”. Prof. dr. Agron Xhagolli do të flasë për “Këngët e kreshnikëve ndër shqiptarë përgjatë kufirit etnik”. Prof. dr. Pëllumb Xhufi: “Shqipëria e poshtme në dokumentet e panjohura të arkivit të Venedikut, shek. XV deri XVIII”. Prof. dr. Gëzim Hoxha: “Rezultate të kërkimeve informative arkeologjike në Krajë dhe Shestan”. Prof. dr. Hamit Kaba: “Marrëveshja sekrete ndërmjet Lëvizjes Nacionalçlirimtare, gjermanëve dhe qeverisë së Ibrahim Biçakut, 17 shtator, 1944”. Prof. dr. Shaban Sinani: “Etnonimet në Ballkan në gjuhën e tjetrit”. Në seancën tjetër do të diskutojnë prof. dr. Fatmira Musaj: “Të dhënat rreth veprimtarisë dhe vrasjes së Ceno Kryeziut, si dhe takimit të A. Zogut me kryeipeshkëvin e

Shkodrës, gusht, 1927”. Prof. asoc. dr. Agim Bido: “Arti popullor në zonat kufitare”. Prof. asoc. dr. Dritan Egro: “Një përpjekje për të vështruar përtej dokumentit historik”. Dr. Nebi Bardhoshi: “Kujtesa sociale në skajet shtetërore…”. Dr. Ledia Dushku: “Situata politike në Shqipëri sipas një raporti të panjohur italian të vitit 1917”. Dr. Edmond Malaj: “Shqiptarët në Mal të Zi në Mesjetë dhe gjatë shekujve osmanë”. Dr. Sonila Boçi: “Disa raporte të pabotuara të F. Jacomon-it mbi situatën politike në Shqipëri (1941-1942)”. Ma. Olsi Lelaj: “Qytetaria pedagogjike në zonat kufitare: Një skicë etnografike”. Ma. Sokol Gjermëni: “Situata në Shqipëri në vitin 1921, sipas dokumenteve të Arkivit Historik Diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane”. Ma. Albana Mema: “Mbështetja jugosllave në kryengritjen e Dukagjinit dhe të Pukës”. b.g

Thesaret shqiptare mbi pentagram “Thesaret e Shqipërisë mbi pentagram”, kështu e kanë titulluar DVD-në artistike, e cila prezantohet sot nga shoqata kulturore “Namart Albania”. “Në këtë Dvd gërshetohen në mënyrë koncize, të natyrshme dhe të përkryer sinergjia që krijon bashkëpunimi i tre elementeve themelorë”, nënvizojnë njerëzit që kanë hedhur në treg këtë material. Së pari, paraqitja dhe evidentimi i vlerave më autentike historike, arkeologjike, të bukurisë natyrore dhe të vlerave humane dhe shoqërore të traditës, nëpërmjet prekshmërisë dhe rifreskimit të fakteve historike, vendeve simbolike të etapave të ndryshme, rrënojave arkeologjike si dëshmitare të origjinës dhe lashtësisë sonë, vendeve mistike dhe të kultit, muzeumeve dhe të panoramës së mahnitshme të natyrës sonë. Së dyti, sugjestioni i imazhit nëpërmjet një xhirimi profesional me pretendime avanguardiste të konceptit dhe të metodave bashkëkohore të artit viziv. Së treti, magjia e tingujve muzikorë interpretuar nga violina dhe pianoforte që ekzekutojnë dhe trasmetojnë “dal vivo” intensitetin shpirtëror që krijojnë bravurat e shkurtra të seleksionuara të kryeveprave të kompozitorëve më të shquar botëror të muzikës klasike. Korniza nobile dhe elegante e muzikës do të përforcohet dhe rafinohet edhe nga zëri recitues që do të citojë vargje, mendime filozofike e poetike të figurave më të shquara të letërsisë dhe urtësisë shqiptare në versionin multigjuhësor shqip, anglisht, frëngjisht, italisht, si dhe nga dukshmëria e herëpasherëshme e lëvizjeve koreografike që do të intensifikojë dhe do të përkthejë emocionin që nëpërmjet lëvizjes trupore krijon muzika “dal vivo”. Gërshetimi shumë profesional i gjithë këtyre elementeve do të bëjë të pashmangshëm përjetimin e fortë emocional të kësaj sinergjie duke përbërë kështu finalizimin e këtij produkti duke i dhënë atij rëndësinë e veçantë të një operacioni kulturor si një impakt i fortë promocional të arsenalit të vlerave të vyera te Shqipërisë. Artistët protagonistë të këtij realizimi janë të një niveli internacional dhe aktualisht debutojnë me dinjitet në skenën evropiane: Anyla Kraja violiniste, “Premio Internazionale Ciociaria 2004”, ambasadore e FAO-s

( di Buona Volonta’), Fatma Spahiu Pedagoge e pianos pranë Universitetit të Arteve fituese e disa çmimeve të konkurseve pianistike brenda dhe jashtë vendit. Emrat e Krajës dhe Spahiut në publikun evropian janë të lidhura me mjeshtërinë dhe përçimin e vlerave artistike të magjisë së muzikës që interpretojnë e mbi të gjitha me profilin humanitar të tyre sepse kanë vënë në mbështetje të kauzës kundër urisë në botë artin e tyre si ambasadorë të FAO-s. Si rrjedhojë, para një viti kanë krijuar Duon FANYKS, të cilën kanë menduar ta inagurojnë pikërisht me realizimin dhe promovimin e Dvd-së si një produkt që pasqyron vlerat e tyre profesionale dhe artistike, si dhe profilin e tyre humanitar në lidhje me Shqipërinë. Balerinët pjesëmarrës në këtë prezantim janë: Enada

& Gerti Vaso (balerinët e parë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit), Leon Cino (balerin shqiptar në ‘Mediaset’, Itali), Giula Paris (balerinë e parë italiane), Antonello Mastrangelo (balerin i parë italian). Marrin pjesë edhe poetët: Visar Zhiti ( shkrimtar dhe poet fitues i disa çmimeve ndërkombëtare), Gëzim Hajdari (poet fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, qytetar nderi në Itali). Zë recitues është aktori i njohur Bujar Lako, ndërsa regjisor Bojken Lako. Ideatore e kësaj nisme është Anyla Kraja, violiniste soliste në Romë, Itali, e cila shfaqet edhe në pozicionin e drejtores artistike bashkë me Fatma Spahiun. Operator dhe drejtor fotografie janë Spartak Denaj dhe Alket Islami. Asistent: Migen Shenaj, Daniel Rexhini, Montazhi: Ylli Coku etj.


• E enjte 20 dhjetor 2012

Regjisori Ang Lee është ngritur lart nga kritika për realizimin e një tregimi të thjeshtë nëpërmjet madhështisë së artit, por filmi i tij “Life of Pi” është duke u parë si një spektakël në ekranin e madh. Historia e një djaloshi 16- vjeçar, i cili bashkë me tigrin mbijetojnë për muaj të tërë midis oqeanit vetëm me varkë, është dhënë premierë evropiane edhe në kinemanë e Prishtinës. Filmi 127 minutash me aktorët Suraj Sharma, Irrfan Khan e Adil Hussain në rolet kryesore është vlerësuar nga kritika amerikane dhe ajo evropiane për realizimin madhështor të filmit në teknikën 3D. “Filmi është një udhëtim nëpër botën imagjinare të një mendjeje aq kreative, siç e ka Ang Lee”, ka shkruar kritika e “The New York Times”, për “Life of Pi”. Filmi nis me pamje fantastike nga një kopsht zoologjik i babait të Pisë, teksa historia e filmit shtjellohet në vetën e parë nga vetë Pi-ja. Ai ia tregon një shkrimtari krejt ngjarjen. Kur flet, Pi është një i rritur që ka një jetë të mirë me dy fëmijë dhe gruan, por kthimi i tij prapa në fëmijëri tregon atë që, siç e ka quajtur kritika e “Los Angeles

F

an Stilian Noli krahas njohjes së tij si poet, historian, përkthyes dhe burrë shteti, në kulturën shqiptare ka dhënë një kontribut të madh edhe në fushën e muzikës. Për të nderuar veprën e tij muzikore, qoftë si kompozitor apo si muzikolog, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të martën u organizua një tryezë muzikologjike me titull ‘Fan S. Noli si kompozitor dhe studiues muzikor’, në të cilën referuan akademikët Engjëll Berisha dhe Zeqirja Ballata. I pari u mor me portretin e Nolit në fushën e muzikës, duke u përqendruar në atë sakrale të ritit lindor. Berisha tregoi se Fan Noli dituritë e para në lidhje me muzikën i ka marrë nga i ati, i cili ka qenë kantor i kishës së fshatit Qytezë në Ibrik Tepë. “Në vitin 1908 ai për herë të parë e mban meshën në gjuhën shqipe në Boston. Kjo nuk ka qenë gjë e vogël pasi që gjuha zyrtare e kishës ortodokse dhe bizantine greke ishte greqishtja”, tha Berisha, duke folur edhe për përkthimet e Nolit të këngëve sakrale nga greqishtja në shqip. Referuesi tjetër, Zeqirja Ballata, duke folur për Fan Nolin si krijues muzikor, u shpreh se nëse ndonjërit prej krijuesve shqiptarë të traditës i takon të quhet figurë poliedrike, atëherë kjo meritë i përket gjithsesi Fan S. Nolit, i cili me aktivitetin e tij mbi pesë decenie prej veprimtari të gjithanshëm, gati se nuk ka lënë fushë letrare-artistike apo shoqërore-politike pa prekur, qoftë si poet, publicist e përkthyes, qoftë

Prishtina, kryeqendër evropiane e premierës së filmit “Life of Pi”

Times” “udhëtim nëpër bukurinë dhe vrazhdësinë e botës, e jetës”. Por për disa nga publiku prishtinas, “Life of Pi” është një përjetim i mrekullueshëm i botës së 3D-së. “Life of Pi” një bashkëprodhim kinezoamerikan me një buxhet prej 120 milionë dollarësh, është i bazuar mbi historinë e librit të shkrimtarit të njohur kanadez Yan Martel. Filmi flet për idetë e mëdha, si fenë, shpresën, dhe luftën për mbijetesë. Kritikët e fusin në mesin e filmave kandidatë për “Oscar”. James

Cameron e ka vlerësuar këtë film si kryevepër, i cili përdor për mrekulli edhe teknologjinë 3D. “Kur mendja e madhe dhe mrekullia teknologjike bëhen bashkë, prodhojnë filma si ‘Life of Pi’”, ka shkuar Cameron. Nëpërmjet magjisë së detit filmi “Life of Pi” përshkruan udhëtimin epik të Pi-së. Pasi anija e tij fundoset, së bashku me shumë kafshë, djaloshi Pi hip në varkë së bashku me një tigër të Bengalit dhe një zebër. Në film përshkruhen disa muaj udhëtimi të varkës në mes të

oqeanit dhe imagjinatës së pafundme. Pi-në e luan debutanti 17-vjeçar Suraj Sharma, të cilin Ang Liu e ka zgjedhur në mesin e 3 mijë kandidatëve. Suksesi i filmi në arkat filmike ende pa filluar mirë ka shpërthyer. Prej 23 nëntorit, kur është dhënë premierë botërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri më 9 dhjetor ka pasur afro 3 mijë shfaqje që kanë rezultuar me 60 milionë dollarë. Trefish më shumë fitime deri më 31 dhjetor janë paralajmëruar nga kompania “Fox 2000 Pictures”, e cila ka prodhuar filmin. “Life...” është zgjedhur si filmi më i mirë i vitit nga Instituti Amerikan i Filmit “AFI” dhe është nominuar tashmë në shumë çmime si “Golden Globe” për regjinë, fotografi dhe origjinalitet. Kritika amerikane tashmë pa asnjë mëdyshje po flet për “Life of Pi” si njëri prej filmave kandidatë kryesorë për të fituar çmimin “Oscar”. “Këtë herë duket se do të kemi një ‘Oscar’ për një film që e donë edhe Amerika, Evropa dhe Azia”, ka shkruar “The Guardian”.

Noli muzikolog

si diplomat e burrë shteti, apo si peshkop e themelues i Kishës Autoqefale Shqiptare të ritit lindor. Ai tregoi se përkundër aktiviteteve të tij të shumta, Noli ndonëse në moshë relativisht të shtyrë, i përvishet studimeve në degën e Kompozicionit pranë Konservatorit të New England në

SHBA dhe i kryen me sukses. Ballata tha se ambicia e Nolit për të studiuar muzikën nuk mund të konsiderohet befasi, pasi që ai, që në fëmijëri, e kishte shprehur këtë prirje të trashëguar nga i ati. Ballata tregoi po ashtu se Noli diplomoi me veprat: poemë simfonike ‘Scanderbeg’, Rapsodi shqiptare për orkestër

dhe Gaspëri i vobekët për tenor e orkestër. “Nga veprat që u përmendën më sipër veçohet më së shumti poema simfonike ‘Scanderbeg’ për dy arsye: e para, se përmbajtja e saj lidhet me periudhën më të ndritshme të historisë sonë dhe të trimit zulmëmadh mesjetar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut e me luftërat bashkë me bashkëvendësit e tij në tokat shqiptare kundër osmanëve; e dyta, se kjo vepër muzikore për formacion orkestral është bërë në një kohë kur vepra të ngjashme kishte fare pak ndër kompozitorët e atëhershëm shqiptarë”, tha Ballata. Sipas tij, poema simfonike ‘Scanderbeg’ qëndron më përpara krahasuar me veprat muzikore të bashkëkohësve të tij, për nga arkitektonika e qëndrueshme muzikore, tematike që lidhet me përmbajtjen e poezisë omonime të poetit amerikan Henry Wodsworth Longfellow, si dhe teknika e bindshme kompozicionale. “Këtu kemi të bëjmë me një vepër që inkuadrohet edhe në rrjedhat krijuese të kohës në kuptimin më të gjerë të fjalës”, theksoi Ballata. Megjithëse tryeza muzikologjike iu kushtua Nolit si kompozitor dhe studiues i muzikës, asnjëri prej referuesve nuk foli për njërën prej kryeveprave të Nolit në muzikë, ‘Betoveni dhe Revolucioni francez’, gjë për të cilën edhe morën vërejtje nga kolegët e tyre akademikë. A.Beka

Kulturë

»

21

Studio e hapur me Kostandinin dhe Odobashin Janë artiste të reja që premtojnë dhe ngacmojnë. Dëshira për të marrë impulse e ngacmime nga ata që do të mund të shohin punët e tyre dhe nga kolegët e jo vetëm i ka shtyrë artistet Ledia Kostandini dhe Matilda Odobashi të organizonin atë që ato e quajnë “Open Studio”. Të çelur në një galeri të vogël të sapoçelur në Tiranë, “Miza”, artistet e cilësojnë “studion” e tyre intime. “Qëllimi ynë është të krijojmë një ambient sa më të ngrohtë për bashkëbisedim dhe gjithashtu, një ambient paksa ndryshe për ekspozimin e krijimeve tona”, nënvizojnë ato. Ledia Kostandini sjell përpara situata absurde, vende të kota e mjedise periferike, të cilat shndërrohen përkohësisht në një galeri pa mure, “për mua dhe për njerëz që ndodhen rastësisht aty”, cilëson ajo vetë. “Ky proces instalativ, më njeh me një publik spontan, tepër kurioz dhe fare pak të familjarizuar me figurën e artistit. Unë zgjedh të udhëtoj me instalacionin e parakrijuar në studio, drejt një destinacioni specifik. Realitetin e përdor si një skenografi dramatike mbi të cilën luhet një komedi. Paradoksi dhe kontradita janë lajtmotiv”, shpjegon artistja. Ndërsa Matilda Odobashi nënvizon se kërshëria që ndien kundrejt natyrës njerëzore në tërësinë e saj, e ka bërë të merret gjatë me të; “me marrëdhënien dikotonike që ajo krijon me vetveten apo/edhe me ambientin që e rrethon”. “Punimet, kryesisht krijimet e fundit, janë përshfaqje e anktheve, frikërave dhe ndjesisë klaustrofobike që ambienti urban dhe marrëdhëniet njerëzore në këto ambiente, që ngjallin tek vetë njerëzit. Këto ndjesi vijnë të theksuara edhe më, në mënyrën se si këto krijime ekspozohen”, vëren Odobashi.

Paci ekspozon në GAK Në Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës, të premten (më 21 dhjetor) hapet ekspozita personale e artistit të njohur shqiptar, Adrian Paci, e kuruar nga Angela Vettese. Adrian Paci u lind në Shkodër në vitin 1969. Në periudhën 1987-1991 studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë. Nga 1995 deri më 1997 ligjëroi historinë e artit dhe estetikën në Shkodër, kur edhe u largua nga Shqipëria drejt Milanos. Paci njihet kryesisht për performancat dhe videot e tij, edhe pse hulumton edhe tema të tjera, në pikturë, skulpturë dhe fotografi. Karakterizohet nga një bashkëveprim fluid midis performancës dhe artit trupor. Videot e tij shpesh fokusohen në ekzistencën e thjeshtë, dhe pjesë e tyre shpesh janë familjarët e tij.


22

« speciale

Gjeni në fushën e shkencës

Profil

E enjte 20 dhjetor 2012 •

Gjenitë e vegjël artistë

Aelita Andre një vajzë australiane 5-vjeçare, por e famshme si artiste surrealiste. ËKashtë nisur të pikturojë vetëm 9-muajshe

Kim Ung Yong ocenti korean i ditëlindjes 1962, hyri në librin “Gines” për 210 pikët e tij D në IQ. Në moshën 3-vjeçare lexonte në

dhe në moshën 2-vjeçare ka debutuar me ekspozitën e saj të parë.

4 gjuhë të ndryshme dhe nga mosha 3 deri në 6 vjeç frekuentonte kurse fizike në “Hanyang University”. Ndërsa në moshën 7-vjeçare u dërgua në NASA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hamzah Marbella y piktor është vetëm 11 vjeç dhe anëtari më i ri i shoqatës së artistëve K Filipinas. Pikturat e tij janë të varura edhe në muret e selisë së OKB-së në Nju-Jork.

Akrit Jasval animë është 20 vjeç, por ishte vetëm 7 kur bëri ndërhyrjen e tij të parë T kirurgjikale, pasi asistoi në operacione të ndryshme në një spital indian.

Kishan Shrikanth ktor dhe regjisor indian vetëm 16 vjeç. U bë i njohur pasi xhiroi filmin A e tij të parë në moshën 9-vjeçare. Ideja i

“gjeni”

Cilët janë fëmijët Jakob Barnet vetëm 13 vjeç, ka marrë një propozim për punë si kërkues në “PurËdueshtë University” në Indianapolis. I prekur

nga sindromë “asperger”, një shqetësim i ngjashëm me autizmin, nuk ka folur deri në moshën 2-vjeçare, për të manifestuar më pas një zhvillim kogniktiv befasues. Në moshën 12-vjeçare vuri në diskutim teorinë e relativitetit të Ajnshtanjit, duke tërhequr vëmendjen e Scott Tremaine, një nga profesorët më të shquar të Universitetit të Princetonit.

Ainan Celeste Cawley

Ë

shtë 12 vjeç dhe jeton në Singapor. Aftësitë e tij të jashtëzakonshme u treguan nga e ëma në blogun e tij. Vetëm dyjavësh arrinte të fliste ndonjë fjalë, 6 muajsh ecte, ndërsa një vjeç fliste dhe ecte pa problem fare. U bë i famshëm, pasi u bë kimisti më i mirë në botë duke kaluar “GCE O Level”, një provim britanik për të rinjtë 16-vjeçarë.

që sundojnë botën?

S

hpesh emrat e tyre bëjnë lajme nëpër gazeta dhe mediet e gjithë botës, por si mund ta dallojmë një gjeni të vogël nga një fëmijë shumë inteligjent? Është mjaft e thjeshtë: quhen “gjeni” ata fëmijë që në moshë më të madhe se 13 vjeç janë të pajisur me kapacitet e talent në një apo në shumë sektorë të shkencës dhe artit. Ata dallohen shpesh mes bashkëmoshatarëve të tyre për shkak të kuriozitetit të madh, përthithjen e shpejtë të gjërave, ndjeshmëri të madhe dhe sens kritik për argumentet e vështira. Nuk dihet me saktësi se cilët janë faktorët vendimtarë që ndikojnë në talentin e fëmijëve, por shumë studiues mendojnë se përbërja familjare mund të luajë një rol thelbësor. Fëmijët-gjeni nuk kanë një fëmijëri të lehtë, pasi ndryshimi nga bashkëmoshatarët rrezikon t’i shndërrojë ata në persona të vetmuar dhe shumë shpesh mund të bëhen objekt i pritshmërive të tepruara nga ana e figurave të referimit. Bëhet fjalë për fëmijë që kanë nevojë për një vëmendje të veçantë nga ana e prindërve dhe për mjetet e duhura për kapacitetin e tyre. Ja cilët janë disa nga fëmijët-gjeni më të famshëm të të gjitha kohëve.

kishte ardhur teksa shihte disa fëmijë që shisnin gazeta, në vend që të shkonin në shkollë. Ky film iu dedikua bashkëmoshatarëve më pak të privilegjuar.

Jan Lisiecki shtë 17 vjeç dhe i bie pianos që prej moshën 5-vjeçare. Debuton në një Ëorkestër prej moshës 9-vjeçare, ka bërë me qindra koncerte, përfshirë atë në “Carnergie Hall” para mbretëreshës së Anglisë. Alma Deutscher në moshën 7-vjeçare i bie violinës dhe pianos në perfeksion, duke ndjekur me lehtësi kryeveprat e Handel, Shubertit, Bethovenit dhe të Moxartit.

Keiron Uilliamson shtë nëntë vjeç dhe është anglez. Quhet ndryshe “Moneja i Vogël”: Ëteknika e tij në pikturë ka lënë me gojë

hapur galeristët e të gjithë botës dhe pikturat e tij kanë një çmim që më i ulëti nis nga 10 mijë sterlina.


sport • E enjte 20 dhjetor 2012

Merr fund epoka e brazilianëve Tek Milani nuk do të ketë më brazilianë, duke filluar nga janari, sepse pas shumë emrash të mëdhenj, kuqezinjtë kanë vendosur të heqin dorë edhe nga dyshja Pato-Robinjo

N

uk ka më karnavale, nuk ka më muzikë dhe për më tepër brazilianë. Milani tashmë ka ndryshuar politikë, pasi do t’i japë fund epokës së brazilianëve. Kuqezinjtë, të cilët në vitet e fundit kanë pasur në përbërje shumë brazilianë, ka vendosur të heq përfundimisht dorë nga ta. Ndër vite shumë emra të mëdhenj të futbollit brazilian kanë mbajtur veshur fanellën e Milanit, por kjo politikë nuk do të ndiqet në të ardhmen. Gjatë merkatos së janarit kuqezinjtë kanë vendosur të heqin dorë edhe nga brazilianët që kanë në skuadër. Bëhet fjalë për Paton dhe Robinjon, nga të cilët Milani do të heq dorë. Gjithashtu kuqezinjtë kanë hequr dorë edhe nga i riu i talentuar Gabriel. Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani kishte arritur një marrëveshje me Gabriel që ky i fundit të transferohej në Itali gjatë merkatos së janarit, por tashmë këtë çështje e ka anuluar. Pato pritet që në janar të transferohet tek skuadra e Korinthians, e cila i ka ofruar Milanit 15 milionë euro. Ndërsa Robinjo me shumë mundësi do të bashkohet me skuadrën e Santos, e cila ka një kohë të gjatë që interesohet për të. Kuqezinjtë do të ndjekin një filozofi për sa i përket të ardhmes, talente të rinj, mundësisht nga skuadra e të rinjve dhe rroga të ulëta. Pak dit më parë zv/presidentja Barbara Berluskoni ka theksuar se Milani do të ndjekë modelin e Bajernit të Mynihut dhe me sa shihet, ky projekt ka filluar të zbatohet. Ndër vite tek Milani ka pasur brazilianë, të cilët kanë shkruar historinë, por kjo epokë konsiderohet tashmë e mbyllur nga drejtuesit. I pari lojtar brazilian që ka veshur fanellën kuqezi ka qenë Leonardo, në shtatorin e vitit 1997. Më pas fanellën e kuqezinjve e ka veshur Serxhinjo, Kafu, Kaka, Rivaldo, Ronaldo, Ronaldinjo, Tiago Silva, Pato dhe Robinjo. Të gjithë këta lojtarë janë larguar nga Milano, ndërsa tani ka ardhur radha e Patos dhe Robinjos. Tashmë Milani do të ndryshojë kapitull. E ardhmja e kuqezinjve do të jetë me të talentuar italianë dhe lojtarë të tjerë të talentuar nga Evropa, të cilët ndryshe nga brazilianët kanë qëndrueshmëri dhe një dëshirë të madhe për të luajtur. Futbolli ka ndryshuar, pasi gjithçka nis nga fillimi. Milani do të hedh themelet nga fillimi duke investuar tek të rinjtë, me shpresën që të fitoj në të ardhme po me këta emra. Milani hyn mes Juventusit dhe Lorentes Pas Didier Drogba, kuqez-

injtë janë futur mes Juventusit dhe Fernando Lorentes. Kuqezinjtë duket se e kanë humbur betejën me “Zonjën e Vjetër” për të arritur tek sulmuesi nga Bregu i Fildisht dhe tashmë i kanë përqendruar të gjitha forcat tek sulmuesi i Atletik Bilbaos. Gjithçka duket e mundur, sepse sulmuesi spanjoll nuk e ka mohuar dëshirën për t’u larguar nga Bilbao dhe për të nisur një aventurë në një skuadër të madhe. Milani është një skuadër e tij dhe mund të thuhet se ka një plan për të arritur tek ai. Gjatë

parametra zero. Diçka e tillë nuk i intereson spanjollëve, të cilët tani janë të detyruar të pranojnë edhe një ofertë të ultë për Lorenten. Spanjolli ka cilësi të mira dhe nga ana e Alegrit, ai konsiderohet si lojtari ideal për të luajtur përkrah El Sharauit dhe Boateng në sulm. 27-vjeçari spanjoll është një sulmues pykë. Kuqezinjve i mungon një lojtarë i tillë dhe shumë prej drejtuesve kuqezinjtë e shohin Lorenten si pasardhësin e Inzagit, i cili do të mbes gjithmonë në mendjen e kuqezinjve.

Në ankth për Xhiorxho Kielinin Tek Juventusi kanë mbajtur të gjithë frymën thellë. Xhiorxho Kielini rrezikon të qëndrojë larg fushës së lojës për një kohë të gjatë për shkak të një dëmtimi. Qendërmbrojtësi italian në prag të takimit kundër Kaljarit, këtë fundjavë, ka pasuar një dëmtim në pulpën e këmbës së majtë. Mendohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, ndonëse nuk është përcaktuar diagnoza e saktë. Në 48 orët e ardhshme pritet që Kielini të kryejë ekzaminimet mjekësore dhe më pas të nisë fazën e rikuperimit. Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga trajneri Antonio Konte, i cili ndihet i qetë kur Kielini është në fushë. Për Kielinin është e sigurt që do të mungojë në sfidën e fundit të vitit 2012 kundër Kaljarit, por trajneri dhe stafi drejtues i trembet më të keqes. Juventusi këtë sezon, nuk garon vetëm për të fituar kampionatin, por ka si qëllim të bëjë një paraqitje të mirë edhe në Ligën e Kampioneve dhe pse jo ta fitojë kompeticionin më të rëndësishëm evropian. Por, për të arritur këtë objektiv, Konte ka nevojë për sa më shumë lojtarë. Nëse do të

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

merkatos së janarit kuqezinjtë kanë vendosur të shesin dy brazilianët, Pato dhe Robinjo. Pato me shumë mundësi do të transferohet tek skuadra e Korinthias për 15 milionë euro, ndërsa nga transferimi i Binjos tek Santos, kuqezinjtë do të përfitojnë 7 milionë euro. Këto para kuqezinjtë do t’i shfrytëzojnë për të sjellë në Milano, Lorenten, i cili është në fund të kontratës me skuadrën spanjolle. Bilbao nuk ka rrugë tjetër, veçse ta lërë të lirë 27-vjeçarin, pasi në fund të sezonit ai ka të drejtë të largohet me

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

rezultojë se Kielini do të qëndrojë larg fushës për 2 ose 3 muaj, Juventusi do të futet në merkato, sepse qendërmbrojtësi nuk do të ketë mundësi të luajë në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve. Për fat të keq nga bardhezinjtë është larguar edhe Lusio, çka do të detyrojë Konten dhe drejtorin e përgjithshëm Bepe Marrota të sjellin në Torino një qendërmbrojtës të ri. Emri i preferuar vazhdon të jetë ai i Salvatore Boketit, i cili luan me skuadrën e Zenitit. Italiani prej kohësh është vënë në shënjestrën e bardhezinjve, por asnjëherë nuk kanë mundur të bindin klubin rus ta lërë të lirë. Duke parë emergjencën bardhezinjtë këtë herë mund ta rrisin ofertën për të bindur Zenitin. Një alternativ tjetër për mbrojtjen është edhe Danilo, i cili luan me Udinezen. Braziliani ka bërë një paraqitje shumë të mirë në dy sezonet e fundit dhe ndoshta në janar mund të ndryshojë ambient. Për brazilianin, familja Poci kërkon një shumë prej 10 milionë eurosh. Një shifër disi e madhe, por që “Zonja e Vjetër” mund ta paguajë nëse nuk do të gjejë alternativ më të mirë.

politika: Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Ervin Koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

»

23

Kupa, Skënderbeu dhe Bylisi pothuajse të kualifikuar Raundi çerekfinal luajti ndeshjet e treta, teksa Bylisi e Skënderbeu kanë bërë hapin e madh, atë të kualifikimit, duke qenë të vetmet me 9 pikë të plota deri më tani, ndërsa Teuta dhe Shkumbini i “lajnë duart” me këtë garë, që në këtë moment. Skënderbeu hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti 2-1 në transfertë Kastriotin, që gjithashtu ka pretendime serioze për t’i shkuar deri në fund këtij objektivi. Skuadra korçare tregoi edhe në Kupë se është skuadra më e fortë e futbollit shqiptar, duke konfirmuar gjithashtu se dominimi edhe në kampionat nuk është i rastësishëm. Pavarësisht e trajneri Mirel Josa para ndeshjes do të deklaronte se Kastrioti është shumë i vështirë për t’u mundur, 90 minutat e Krujës folën përgjithësisht për ekipin mik, që kaloi në avantazh pa u mbushur endë 20 minuta lojë me Pero Pejiç, i cili shfrytëzoi pasigurinë e mbrojtjes dhe të portierit Osmani. Ky gol i jep më shumë siguri lojës së Skënderbeut, që dyfishon rezultatin në fund të pjesë së parë me Sebino Plakun, që shfrytëzon në maksimum një krosim të saktë të Radas nga e djathta. Në pjesën e dytë korçarët kërkojnë të administrojnë lojën, por Caca 4 minuta para përfundimit ngushtoi diferencën. Pavarësisht dëshirës së krutanëve për ta barazuar rezultatin, minutat e mbetura nuk mjaftuan që Kastrioti të merrte një pikë. Në përballjen tjetër të Grupit A, Kukësi fitoi 2-0 në shtëpi me Shkumbinin, falë golave të Allmuçës me 11-metërsh dhe Malos vetëm pak minuta nga fundi i ndeshjes. Grupi A kryesohet me pikë të plota nga Skënderbeu, më pas vijnë Kukësi me 6 pikë, Kastrioti 3 dhe në fund me zero pikë Shkumbini. Në Grupin B, Flamurtari arriti fitoren e dytë kupë, këtë herë në Vlorë përballë Laçit, që e mposhti me rezultatin 2-1. Formacioni i Ernest Gjokës e kishte vlerësuar maksimalisht këtë kundërshtar edhe për faktin se ishte mundur në shtëpi nga laçianët në javën e dytë të kampionatit. Pas një fillimi të ekuilibruar, Flamurtari kaloi në avantazh në minutën e 38-të me një supergol të Hair Zeqirit, që u pasoi nga një tjetër finalizim i bukur i Gjergji Muzakës, që dhanë përshtypjen e një fitoreje të lehtë. Në pjesën e dytë Laçi kërkon të fitojë terren, derisa arrin ta ngushtojë diferencën me Erjon Vucajn, i cili tregohet tepër i saktë nga një distancë rreth 20 metra. Në takimin tjetër të këtij grupi Bylisi shkatërroi 5-0 në “Adush Muça” Teutën, që me shumë mundësi i ka larë duart nga Kupa. Ballshiotët kryesojnë grupin B me 9 pikë, Flamurtari me 6, Laçi 3 dhe në fund Teuta me zero pikë. Kastrioti-Skënderbeu 1-2

Kampionët e vendit në fuqi sfiduan pa problem Kastriotin në Krujë. Momenti i zhbllokimit të sfidës, një pasim i zgjuar i Radasit, i kthyer në formacionin korçar pas dëmtimit, gjen kokën e shtatlartit kroat Pero Pejiç, që godet saktë dhe shënon në portën e Moçkës. Mbrojtja krutane e pandeh në pozicion jashtë loje goleadorin e kampionatit shqiptar, por nuk është i këtij mendimi kryesori Alla, që tregon me dorë nga mesi i fushës. Plaku, pas kombinimit perfekt me partnerin e sulmit, Pero Pejiç, dyfishon rezultatin në minutën e 43-të. Pjesa e dytë shoqërohet me zëvendësime në të dyja skuadrat respektive. Krutanët arrijnë të krijojnë një volum të madh loje, të shoqëruar me raste të tjera për finalizim. Goli i vetëm për pritësit shënohet nga kapiteni Caca, në minutën e 87të, nga pika e bardhë e penalltisë, por pa evituar dot humbjen. Kukësi-Shkumbini 2-0

Verilindorët konsumojnë ndeshjen e tyre më të dobët në këtë kampionat në fushën e tyre, ndërsa duhet një ndërhyrje e gabuar e mbrojtësit mik, Pashja, që kryesori Ziri të akordojë penallti, prej së cilës të mundësohet goli i parë i kësaj fitoreje. Gjithçka ndodh pak minuta para mbarimit të kohës së rregullt, kur Allmuça godet nga pika e bardhë e konkludon për 1-0, ndërsa pak më pas është Malo, që dyfishon shifrat, duke i dhënë Kukësit 3 pikë të vuajtura, por me mjaft vlera. Bylis-Teuta 5-0

Bylisi e nis vrullshëm, e brenda 7 minutave të para, ballshiotët e Shensojit kanë shënuar plot tri herë. Fillimisht ka zhbllokuar shifrat Izuçuku, nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të mbrojtjes durrsake ndaj Bakiut. Më pas i vjen radha vetë sulmuesit shtatshkurtër që t’i dyfishojë shifrat, në minutën e 5-të, ndërkohë që pa kaluar 120 sekonda, del në skenë sërish nigeriani Izuçuku, që kompleton tripletën. Pjesa e parë do të sillte edhe golin e katërt për mallakastriotët, me autor Bakiun, që kompleton dopietën e tij personale në këtë fraksion loje, në minutën e 41-të. Fieraku Meto lë shenjën e tij në fund të lojës, sa për t’i dhënë ngjyra “manite” suksesit të të tijve. Flamurtari-Laçi 2-1

Kanë triumfuar kuqezinjtë, falë dy eurogolave, me autorë Zeqirin dhe Muzakën. Në minutën e 39-të zhvillohet një aksion pa shumë pretendime i vlonjatëve, por Hair Zeqiri nxjerr nga këmbët e tij një eurogol, me një goditje nga rreth 35 metra, e cila përfundon në trekëndëshin e Vashakut, që vetëm sa e përcjell me sy këtë “kryevepër”. Goli i dytë vjen në mënyrë të shkëlqyer nga Muzaka, që dyfishon shifrat dhe e vë suksesin e të tijve në shina të sigurta. Përballë Laçit mik, që luan e mundohet shumë në pjesën e dytë, e ngushton rezultatin me anë të kapitenit Vucaj, por ka pak forcë në sulm për të përmbysur gjithçka në Vlorë.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E enjte 20 dhjetor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.