Vrasja e Julianit, komensimi, KLSh shkeljet

Page 1

»2

Qëndrimet mbi ekonominë

Meta: Politika të bëjë kujdes, rrezikon largimin e investimeve E mërkurë

20 mars 2013

Viti IX, Nr. 2926 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Takimi me biznesin

» Shkarkimet, paguhen Rama prezanton pikat 2 persona për 1 vend pune

2

Leskaj kërkon marrjen e masave për frenimin e fenomenit. Kontrollli i KLSH: 13.5 miliardë lekë dëme në dy vite »4

e programit. Taksa e re pas ardhjes në pushtet

Vrasja e Julianit Kompensimi

AKKP mbyll llogaritjen e çmimit për m2, dhe shpalljen e fituesve Ndarja e fondit do të realizohet brenda afatit 10 ditor. Kategoritë që rrezikojnë mbetjen jashtë procesit përzgjedhës

»5

Tregtimi i gazit

Pikat e shitjes në Durrës pa kontroll për sigurinë Banorët shprehin shqetësimin për kushtet e tregtisë. Prefekti nis verifikimin me grupe të posaçme pune »8 dossier/ Sigurimi i Shtetit

Ja si raportonin bashkëpunëtorët gjatë viteve të komunizmit, dokumentet Letrat anonime kalonin në një sitë speciale. Efektet e luftës së klasave. Ja si denonconin fqinjët apo shokët në punë »18-19

Rikthehet Lotaria Kombëtare

Në prill nis “6 nga 39” dhe lojërat gërvish dhe fito. Firmos Nishani

»5

Dyshime për trafikim në Greqi Psikiatrit marrin ën: në pyetje monstr Ka shumë fantazi

jen Dyshime mbi vras e 11-vjeçarit prej Ardian Prrenjasit

Përplasjet e forta në KQZ

hëm Zbulimi i rastësis tur nga një tjetër i mi në që lajmëroi polici

»3

Dështon miratimi i rregullores për të drejtat e anëtarëve Berisha takon Papën

Bekim për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 Takimi në selinë e shenjtë në Vatikan, Kryeministri fton Atin e Shenjtë për të vizituar Shqipërinë »3

Opinion Nga Gëzim Llojdia

Zgjimi nën ujë

»10

Nga Shkëlzen Maliqi

Mbi rajonin evropian dhe shqiptarët

»11


02

« politikë

E mërkurë 20 mars 2013 •

PS tërheq biznesin, reflekton propozimet në programin për ekonominë

Rama: Aplikojmë paketën nëse fitojmë Bregasi: Është e rëndësishme ngritja e këshillit kombëtar të biznesit

Kërkesa Por përveç kërkesave për të cilat PS-ja zgjodhi që të përfshijë në programin e saj, interesi i biznesit shkonte më tej, ku kërkoi nga lidershipi socialist që nga tri ligjet e mbetura peng në Kuvend për shkak të mosmarrëveshje PS-PD të veçojë atë për Gjykatën e Lartë, duke e votuar në Kuvend. Kjo pasi sipas biznesit vetëm miratimi i këtij ligji do t’i hapte rrugë ngritjes dhe funksionimit të Gjykatës Ad-

Celibashi për Ngjelën

Tryeza Biznesi i gjen propozimet e saj në projektin e PS-së për ekonominë. Kështu, lidershipi socialist ka zgjedhur që të tërheqë këtë kategori të shoqërisë shqiptare me një lëvizje të tillë. Të thirrur në një tryezë nga Partia Socialiste, përfaqësues të biznesit vunë re se kërkesat e tyre janë pjesë e një projektplani konkurrues për qeverisjen e nesërme. Në vlerësimin e kreut të PS-së Edi Rama, në programin socialist parashikohet një tjetër model ekonomik në krahasim me atë që po aplikohet aktualisht nga qeveria “Berisha”. “4876 subjekte janë gjobitur me gjoba marramendëse, që përbëjnë 350% të të ardhurave të bizneseve. 280 milionë dollarë është gjoba që u rëndon bizneseve. Përtej gjobës si fakt financiar, qëndron e gjithë barra e presionit psikologjik mbi bizneset. Jo më pak se 150 milionë euro është shuma e mbledhur për shkak të vonesave në rimbursimin e TVSH-së, bizneseve. Ky është një shqetësim që shkon në rritje për perspektivën e sipërmarrjes, për çdo biznes që nuk është i lidhur me “oborrin e qeverisë”, u shpreh Rama. Sipas tij, PS-ja do të jetë partner dhe jo objekt i presioneve politike mbi të. Kjo u pa qartë dhe në mbështetjen e kërkesës së drejtuesit të “Bisnes Albania” Luan Bregasi për ngritjen e Këshillit Kombëtar të Biznesit, një propozim i reflektuar në programin ekonomik të PS-së.

Mbledhja e grupit

P

artia Socialiste ka reflektuar në programin e saj për ekonominë propozimet e ardhura nga biznesi shqiptar. Konkretisht propozimet e ardhura nga Dhoma e Tregtisë e Tiranës, Shoqata e Eksportuesve, Shoqata e Ndërtimit, ajo e Transportit, e “Biznes Albania” janë tashmë pjesë e projektit socialist për ekonominë, në pritje të zbatimit në rast fitoreje më 23 qershor. Kjo u faktua dje në tryezën e organizuar nga Partia Socialiste me përfaqësues të biznesit, ku u prezantuan propozimet ekonomike që do të zbatohen pas 23 qershorit. Megjithatë, kërkesat e biznesit shkojnë më tej, kërkojnë miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë, si pengesë për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Administrative.

Tryeza me aleatët

Oli Xhilaga

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka ftuar sot në një takim krerët e partive aleate për të diskutuar mbi hapat që do të ndjekin në vijim për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Pritet që aleatët e majtë të nënshkruajnë një marrëveshje bilaterale me Partinë Socialiste për ruajtjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në bazë të propozimeve të drejtuara nga ana e aleatëve, në këtë takim mund të kemi dhe një platformë të përbashkët opozitare, si dhe pikat ku do të përqendrohet marrëveshja e koalicionit opozitar. Kandidati për deputet i PS-së Ilirian Celibashi komentoi dje lidhur me pjesëmarrjen në koalicionin e drejtuar nga PS-ja të partisë së drejtuar nga Spartak Ngjela, i cili në vitin 2003 konkurroi nën siglën e PD-së përballë Edi Ramës për kryebashkiak të Tiranës. “Në vlerësimin tim nuk ka asnjë lloj domethënie fakti që partia e zotit Ngjela është në një bashkëpunim politik me Partinë Socialiste, sepse akoma nuk janë konsoliduar aleancat politikoelektorale”, - vuri në dukje Celibashi gjatë fjalës së tij. Kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi, thirri dje në një mbledhje të shkurtër ligjvënësit e Partisë Socialiste. Kjo mbledhje, e cila u thirr pas tryezës së bashkëbisedimit me biznesin, u ndoq nga një pjesë e vogël e deputetëve. Megjithatë, njoftimi do të merret nga të gjithë. Ruçi u bëri me dije deputetëve se tashmë seancat parlamentare do të zhvillohen dy herë në javë: të hënën e të enjten, e për rrjedhojë ligjvënësit duhet të koordinojnë punën e tyre në terren me pjesëmarrjen në punimet e Kuvendit.

Mungon projekti Kreu i PS-së, Edi Rama, pranoi sot në tryezën e biznesit se opozita nuk ka menduar për mënyrën e aplikimit të taksës progresive për biznesin. Sipas tij, kjo çështje do të diskutohet në 3 muajt e parë të qeverisjes, nëse kjo forcë do të vijë në pushtet. “Ne kemi bërë të qartë se nuk e pranojnë sistemin aktual të taksimit. Për ne taksa e sheshtë kështu siç është konvertuar përbën një parimësi që nuk përputhet me vizionin dhe vlerat tona, ndërkohë që progresiviteti përbën një vlerë të pazëvendësueshme. Ndërkohë që ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël dhe do të aplikojmë një taksim të ndershëm në dy nivele, duke ndarë biznesin e vogël me ndërmarrjet. Për taksimin e ndërmarrjeve dëshiroj t’ju siguroj se ai do të jetë në një nivel që është deri në fund të 2013 dhe në fund të këtij viti ne do të ulemi dhe do të diskutojmë bashkërisht”, - tha Rama.

Propozimet e biznesit të reflektuar në programin e PS-së 1. Shlyerja e detyrimeve të qeverisë ndaj sipërmarrjes private në të gjitha fushat e ekonomisë ku ekziston kjo marrëdhënie. 2. Rimbursimi i TVSH-së, akcizave si dhe të gjitha taksave të tjera që buxheti i shtetit mund t’i ketë sipërmarrjes privatë gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj brenda afatit 3-mujor. Kjo të realizohet duke bërë ndërhyrjet e nevojshme ligjore. 3. Heqja e sistemit të referencave ndaj sipërmarrjes private për import-eksport me të gjitha vendet e BE-së. 4. TVSH-ja jo më e lartë se 10 për qind për produktet bujqësore e blegtorale vendase dhe shërbimet turistike. 5. Hapja e Bankës Ekonomike për Zhvillim me fokus kreditimin e sipërmarrjes private me tarifa të reduktuara. 6. Heqja e TVSH-së për të gjitha makineritë dhe pajisjet që i nënshtrohen skemës së rimbursimit të TVSH-së dhe që i shërbejnë aktivitetit të sipërmarrjes private. 7. Platformë e qartë lidhur me trajtimin e kredive të këqija deri në ngrirjen e tyre për një afat dyvjeçar. 8. Lidhur me transportin urban qytetas kërkohet: a. Heqja e TVSH-së për abonetë dhe biletat. b. Heqja e akcizës për karburantin. c. Rimbursimi në kohë i transportit të të gjitha kategorive të qytetarëve që përfitojnë me ligj fiskal këtë shërbim. ministrative. Por në vlerësimin e kreut socialist biznesi nuk ka nevojë për një institucion të tillë, duke dhënë dhe shpjegimin përkatës për këndvështrimin e PS-së mbi këtë institucion. “Ajo gjykatë do të jetë një thertore tjetër për ju e për gjithë ata që

theren në gjykata. Se drejtësia sot është kthyer në mall, siç blihet në Gjykatën e Lartë dhe do të shitet. Gjykata e merr dhe e shet drejtësinë. Nuk mund të ketë drejtësi nga dyert e gjykatave, por nga respektimi i ligjit, i të drejtave me kushtetutë. Nëse

pushteti ekzekutiv shkel meritën e të gjithave, gjykata çfarë do të bëjë? Do të adoptohet e sillet si një korporatë biznesi njësoj si ju. Janë njësoj si ju, por nuk quhen ‘biznesmenë’, por ‘gjykatës”, - vuri në dukje Rama lidhur me një çështje të tillë.

Meta Deklaratat ekonomike

Politika të bëjë kujdes, rrezikon largimin e investitorëve Kreu i LSI-së gjatë një takimi që zhvilloi në qytetin e Fierit me anëtaret e Lëvizjes së Gruas për Integrim tërhoqi vëmendjen ndaj deklaratave populiste që klasa politike bën për hapjen e vendeve të reja të punës me qëllim uljen e papunësisë. Ai theksoi se forcat politike duhet të tregohen të kujdesshme në deklaratat e tyre, pasi do të çonin në një kolaps konik, duke larguar investitorët e huaj dhe vendas. “Ndërkohë kemi filluar fushatën elektorale dhe qëllon që të dëgjojmë edhe deklarata populiste, jashtë realitetit ekonomik dhe social. Njëra nga ato është se ‘do të rritim tatimin mbi fitimin për bizneset dhe do shtojmë punësimin’. Të bësh deklarata të tilla do thotë të çosh në kolaps ekonominë e vendit, t’i detyrosh investitorët e huaj apo vendas të largohen nga Shqipëria drejt Maqedonisë, drejt Serbisë apo Malit të Zi, apo drejt Kosovës. Sepse dihet që në një botë të tillë ku nuk konkurrojnë vendet me vende, por rajonet me rajonet, ku këto vende kanë tatimin mbi fitimin njëlloj, ta shtosh atë do të thotë t’u tregosh derën investitorëve. Ndaj është e rëndësishme që politika të jetë e përgjegjshme, me këmbë në tokë, se është e lehtë të bësh opozitë dhe të jesh populist, por është përgjegjësi e madhe jo vetëm të shtosh vende të reja pune, por dhe të mos shtosh papunësinë. Krahas kësaj Meta i bëri apel opozitës që të miratojë tri ligjet e integrimin dhe të gjejë konsensusin, ashtu siç bëri me votimin e vendimit të ndryshimit të emrit të komunës së Liqenasit në ‘Pustec’ në seancën plenare. “Dje parlamenti ynë bëri një akt pozitiv dhe europianizues duke respektuar kërkesën e komunitetit maqedonas dhe duke i vendosur emrin komunës së Liqenasit ashtu siç ka qenë. Ky ishte akt integrimi. Ky vizon dhe kjo tolerancë që u tregua nga të gjithë politikanët duhet treguar edhe për miratimin e tri ligjeve”, deklaroi kreu i LSI-së.


politikë • E mërkurë 20 mars 2013

»

03

Përurimi i Papës, Berisha takim në Selinë e Shenjtë në Vatikan

“Takimi me Papën bekim për fitoren e zgjedhjeve” Kryeministri Berisha fton Atin e Shenjtë të vizitojë Shqipërinë Kryeministri Berisha e ka vlerësuar si një bekim hyjnor për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit takimin me Papën Françesko i Parë sot gjatë përurimit të tij në Vatikan. Shefi i qeverisë nënvizoi se takimet me Atin e Shenjtë janë një koincidencë fatlume në karrierën e tij politike, pasi që prej vitit 1992 e ka takuar Papën rastësisht përpara çdo fitoreje elektorale. “Që nga viti 1992 e gjer më sot para çdo fitoreje elektorale unë kam pasur fatin e madh të jem në Vatikan e të takohem me Atin e Shenjtë, nga Papa Gjon Pali II te Papa Françesko I, çka është në mënyrë të pamohueshme një

bekim hyjnor për fitoren e ardhshme, për të mos thënë se edhe qielli vegoi. Por të ecim të sigurt drejt 23 qershorit, drejt fitores së bekuar nga Ati i Shenjtë”, - është shprur Kryeministri. Pas zhvillimit të ceremonisë së përurimit të Papës së ri shefi i qeverisë shqiptare tha se kjo është një ditë historike për Romën dhe mbarë botën. “Papa Françesko I dha meshën e tij madhështore, që është ndjekur nga mbi një milionë besimtarë të ardhur nga mbarë bota, shumë prej tyre edhe nga Shqipëria, në prani të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të 130 vendeve. Ishte vërtet një ceremoni

shumë madhështore e mbresëlënëse. Papa Françesko I ka zgjedhur të jetë papa i dhembshurisë njerëzore, i përkujdesjes për ata që janë në nevojë e të varfër. Pata rastin t’i shtrëngoja dorën shumë miqësisht dhe t’i uroja sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor në udhëheqje të Kishës Katolike Botërore, por dhe ta ftoja të vijë në Shqipëri si një mik i madh e i shquar i popullit shqiptar”,- deklaroi Berisha, i cili që në mbrëmjen e së hënë u nis drejt Vatikanit për të marrë pjesë në meshën e marrjes së detyrës së Papës së ri, që u zgjodh pak ditë më parë.

Nuk gjendet konsensusi, rregullorja shtyhet pa afat të pacaktuar

KQZ dështon tek rregullorja, hiqet nga rendi i ditës Ervin Koçi

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për lejimin e forcave të policisë për të ndërhyrë kur cenohet siguria e votimit u hap rrugë forcave të rendit që të kenë mundësi për të ndërhyrë në qendrat e votimit. “Kur në qendrat e votimit rrezikohet rendi ose zhvillimi i rregullt i votimit, KQV-ja vendos pezullimin e votimit dhe thërret menjëherë forcat e Policisë së Shtetit dhe KZAZ-në. Sapo forcat e Policisë paraqiten në qendrën e votimit, KQV-ja u dorëzon atyre menjëherë, përpara ndërhyrjes, vendimin për thirrjen e policisë”, - përcaktohet në nenet e vendimit. Akti më pas parashikon që me rivendosjen e rendit në qendrën e votimit KQV-ja u kërkon forcave të Policisë së Shtetit të largohen nga qendra e votimit dhe merr masat për rifillimin e menjëhershëm të votimit. “Ky fakt pasqyrohet në procesverbalin e rifillimit të votimit”, - thuhet në nenin 7 të ndryshuar të këtij akti.

Partia Demokratike i ka cilësuar thjesht si slogane të lodhura propozimet e Ramës për reformën e biznesit dhe vitalizimin e ekonomisë. Deputeti Bogdani tha se plani i Ramës do t’i ngrejë taksat 50 për qind për çdo biznes të vogël dhe të mesëm, duke i çuar në këtë mënyrë këto biznese drejt rrënimit. PD-ja sjell në vëmendje kohën kur Rma ishte kryebashkiak, i cili sipas PD-së dyfishoi taksat. “Kryeministri propozoi politika të zhdërvjellëta për tregun e punës, të bazuara në modelet më të suksesshme, ku do të mbështeten me grante dhe kredi pa kolateral të gjithë të rinjtë dhe të papunët që dëshirojnë të hapin një biznes të ri. Ndërsa Rama bëri të kundërtën. Jo vetëm nuk ka asnjë plan konkret për të përmirësuar klimën e biznesit, por madje po e pengon atë. Gjithçka që Rama ofron janë vetëm slogane të lodhura dhe i vetmi plan që ai ka është plani për të rritur taksat, që nuk bën gjë tjetër veçse rrit papunësinë dhe shkatërron klimën pozitive të biznesit”, deklaroi deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani.

Nishani dekreton projektligjin e Lotarisë Kombëtare Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar ligjin për dhënien e licensës për lotarinë kombëtare, duke i hapur rrugë implementimit të saj nga kompania austriake. “Shpalljen e ligjit nr. 95/2013 ‘Për miratimin e marrëveshjes së licensës për lotarinë kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreichische Lotterien”, GmbH, nëpërmjet shoqërisë “OLG Project”, sh.p.k.”, - thuhet në dekretin e Presidentit. Ky projektligj nuk kaloi pa debate midis mazhorancës dhe opozitës gjatë diskutime që u bënë në komisionet parlamentare si dhe në seancën plenare të dy javëve më parë. Në seancën plenare të 4 marsit mazhoranca me votat e saj e miratoj hapjen e lotarisë kombëtare. Drafti kaloi me 73 vota pro dhe 61 kundër pas një seance shumë të gjatë dhënien e licensës për lotarinë kombëtare kompanisë “Austrian Lotteries”. Opozita ishte shprehur më herët kundër licensës për lotarinë kombëtare, duke e cilësuar këtë si aferë korruptive.

Ndryshe nga raportimi i parë, auditi i emëruar nga Partia Demokratike, Genti Malko, kishte paraqitur një raport me shifra më të larta problemesh sesa kolegu i tij socialist. Këto shifra kishin të bënin me zgjedhësit pa adresë votimi, që sipas tij janë 476 persona, ndërsa specialisti i PS-së Çali theksoi se ky numër është 281. Veç kësaj edhe numri i personave mbi 100 vjeç, që gëzojnë të drejtën e votimit sipas auditit të PD-së, është 185 nga 125 që paraqit Çali.

Çali ishte tepër voluminoz. Problematika më e madhe e ngritur nga Çali kishin të bënin me emrat e zgjedhësve me probleme ortografike si dhe në numrin e personave të dyshuar si të dubluar. Specialisti i PS-së theksoi

Pika ku u përplasën dy auditët ishte numri i personave të dyshuar si të dubluar. Sipas auditit të Partisë Socialiste Dashamir Çali, numri i personave të dyshuar si dublime është rreth 52 mijë, ndërsa për specialistin e Partisë Demokratike janë rreth 3400 persona, duke krijuar një përplasje të madhe në numrin e rasteve të dyshuara si dublime. Edhe në raportin e mëparshëm të tyre shifrat për personat të dyshuar si të dubluar kishin përplasje mes tyre.

se numri i personave të dyshuar si të dubluar është rreth 52 mijë, ndërsa auditi i Partisë Demokratike tha se numri i personave të dyshuar si të dubluar është shumë herë më i vogël, rreth 3400 individë, duke krijuar një

“Ligjet” miratojnë me konsensus marrëveshjen e TAP Dublimet

Mbledhja Mbledhja e djeshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vijoi me miratimin e dy vendimeve që kishin të bënin me raportet mujore të dy auditëve mbi listat e zgjedhësve dhe vendimin për ndërhyrjen e forcave të rendit kur në qendrat e votimit cenohet siguria e zgjedhësve. Këto dy vendime u miratuan nga KQZ-ja, ku raporti i dy audiotëve konsumoi një kohë të gjatë të mbledhjes, për arsye se materiali i paraqitur nga specialisti i Partisë Socialiste Dashamir

Policia në QV

Shifra

K

omisioni Qendror i Zgjedhjeve dështoi në miratimin e rregullores së tij. Pas tri mbledhjesh rresht, ku kjo çështje ishte në rendin e ditës, palët nuk arritën të gjenin konsensusin për ta miratuar aktin, duke e hequr edhe nga rendi i ditës së mbledhjes së djeshme dhe nuk vendosën një afat se kur ky institucion do ta rimarr aktin për ta miratuar. Edhe pse rregullorja u diskutua në tri mbledhje radhazi, anëtarët e KQZ-së arritën që të miratonin vetëm 13 nenet të saj, nga 35 që kishte gjithsej, ku përplasjet filluan që me kompetencat e kryetarit dhe nënkryetarit të KQZ-së, pa shkuar më tej në kohën e fjalës që do të kishin anëtarët dhe përfaqësuesit politikë. Pika e debatit më të fortë ndërmjet kryetares së KQZ-së Lefterije Lleshi dhe nënkryetarit Denar Biba ishte neni që përcaktonte kundërfirmosjen e shkresave të institucionit. Konkretisht nënkryetari Biba kërkonte që çdo shkresë e institucionit të firmosej edhe nga ai, ndërsa kryetarja Lleshi kërkoi që dokumentet të mbanin vetëm firmën e saj, pasi është titullarja e KQZ-së. Në këtë mënyrë institucioni që drejton dhe organizon zgjedhjet në vend ka mbetur pa rregullore, pasi ajo ekzistuese nuk është e vlefshme, sepse ligjet ku ajo bazohej janë shfuqizuar.

Reagon PD: I vetmi plan i Ramës është rritja e taksave

konfuzin mbi listat e zgjedhësve. Pas përfundimit të raportimit të tyre KQZ-ja do t’ia përcjellë raportet Ministrisë së Brendshme, e cila do të shqyrtojë problematikat e hasura mbi ekstraktin zgjedhor.

Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Italisë për projektin për gazsjellësin transadriatik (TAP)”. Përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë është shprehur se projekti TAP është me rëndësi për gazifikimin e Shqipërisë. Shqipëria, Greqia dhe Italia nënshkruan vitin e kaluar marrëveshjen ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit transadriatik. Edhe anëtarët e Komisionit të Ligjeve nuk debatuan mbi këtë marrëveshje, duke e miratuar unanimisht. Kjo marrëveshje mundëson bashkëpunimin ndërmjet tri vendeve për realizimin e projektit, i cili, nëse fiton ndaj projektit “Nabuko”, e shndërron Shqipërinë në nyjë strategjike të transportit të gazit natyror nga Kaspiku në Europën Perëndimore. Në Shqipëri projekti parashikon shtrirjen në një gjatësi prej 140 km, me një shumë investimesh prej rreth 2 miliardë dollarësh. Marrëveshjet më parë u firmosën ndërmjet shteteve respektove, Shqipëria, Italia dhe Greqia dhe tani pritet miratimi në parlamentet respektive që këto të hyjnë në fuqi.


04

« ekonomi

E mërkurë 20 mars 2013 •

Dëmi në buxhet, 13,5 miliardë lekë 2 vitet e fundit

Largimi i buxhetorëve, paguhen dy persona për një vend pune Brikena Dervishaj

CEZ rriti të ardhurat e KESH-it

R

ekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për largimin nga puna të punonjësve të administratës publike që kanë abuzuar me fondet publike nuk po zbatohen. Ky shqetësim u shpreh nga vetë kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, gjatë raportimit në Komisonin parlamentar të Ekonomisë mbi punën e kryer gjatë vitit 2012. Dëmi gjatë dy viteve të fundit sipas tij është në masën 13.5 miliardë lekë. Shqetësimi Në përgjigje të shqetësimit të opozitës, Leskaj pranoi problematikën e pagesave të dyfishta në administratën publike. Në shumë raste, sipas KLSH-së, drejtuesit e institucioneve largojnë me pa të drejtë punonjës nga administrata publike duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme buxhetit të shtetit, për faktin se pas çështjeve gjyqësore, nga buxheti paguhen 2 persona për 1 vend pune. Leskaj kritikoi faktin se Kuvendi nuk ka marrë ende në shqyrtim draftin me ndryshimet në ligjin organik të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Duke iu bërë apel deputetëve

ERE: Për mbifaturimet do të kompensohen të dëmtuarit

që të nisin shqyrtimin e draftit, Leskaj tha se në këtë mënyrë institucioni që drejton do të mund të ushtrojë më mirë dhe më me kompetencë detyrën si gardian i financave publike. Dëmi në buxhet Dëmi për shkeljet e disiplinës financiare kap shifrën e 1.3 miliardë lekëve, ku 60.4 për qind të kësaj shume janë nga shkelet në koncesione. Fushat me shkelje janë në menaxhimin e pasurive publike, në

urbanistikë, prokurime, tatime, dogana. Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, u shpreh se qeveria duhet të shlyejë detyrimet e kompanive private për punët e kryera publike. “Ne si KLSH kemi konstatuar detyrimet e papaguara që qeveria i ka kompanive për punët e kryera publike. qeveria është në kahun e duhur, po punon për shlyerjen e këtyre detyrimeve”,- tha Leskaj. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar zhdëmtimin e dëmit në masën 100 për qind.

Autostrada me katër korsi do të jetë 22 km e gjatë

Firmoset kontrata e BY-Passit Fier Lidh segmentet Lushnjë-Fier e Levan-Vlorë U nënshkrua në MPPT kontrata për ndërtimin e BY-Pass-it të Fierit, një projekt autostrade jashtëzakonisht i rëndësishëm që do të lidhë segmentet Lushnjë - Fier dhe Levan-Vlorë. ByPass-i i Fierit është një autostradë 22 km i gjatë dhe 22 metra i gjerë, me katër korsi, që kalon në Mbrostar, në ultësirën mes Fierit dhe bregdetit, pranë Apolonisë dhe lidhet në nyjen e Levanit me segmentin Levan – Vlorë. Ai ka tre ura nga 80 metra gjatësi secila, Ura e Semanit, e Kanalit të Hoxharës dhe e Pojanit, si dhe 4 kryqëzime në disnivel. Ka 21 nënkalime mjetesh, dy zona shërbimi dhe një zyrë

informacioni turistik, duke qenë se kjo autostradë kalon nëpër një zonë me potencial të jashtëzakonshëm turistik, qoftë për shkak të qytetit antik të Apolonisë, qoftë për shkak të vijës së virgjër bregdetare. Punimet për këtë autostradë do të kryhen nga kompania italiane “Serenissima”, një kompani me eksperiencë të gjatë në ndërtimin dhe administrimin e autostradave. “Serenissima” fitoi garën e zhvilluar për këtë autostradë, me një vlerë prej 39.87 milionë euro, nga 60 milionë që ishte fondi limit, duke kursyer në këtë mënyrë rreth 20 milionë euro, ose më shumë se 33% të fondit.

Udhëzimi më i ri detajon ndarjen sipas kategorive

Paradhënia përjashtohet nga tatimi Edhe dëmshpërblimet e gjykatave, kostot gjyqësore Ministria e Financave ka miratuar një udhëzim duke shtuar disa kategori të ardhurash që do të përjashtohen nga tatimi. Udhëzimi ka hyrë në fuqi pasi është botuar në Fletoren Zyrtare. Udhëzimi, i cili mban firmën e ministrit të Financave, Ridvan Bode, ka përcaktuar qartë të gjitha kategoritë që nuk do t’i nënshtrohen këtij procesi. Në këtë mënyrë, të ardhurat e përjashtuara nga tatimi do të jenë të gjitha përfitimet për dëmshpërblime të marra nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave, si dhe kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore. Thënë ndryshe, pjesë e kësaj skeme do të jenë të gjitha përfitimet për punonjësit e lar-

guar nga puna, për të cilët Gjykata ka vendosur kthimin në vendet e punës dhe përfitimin e pagës deri në momentin e kthimit në punë, nuk janë objekt përjashtimi. Gjithashtu, do të përfshihen edhe të ardhurat e përfituara nga individët për arritjet në shkencë, sport dhe kulturë, të dhëna nga institucionet buxhetore, sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave, që përcaktojnë masën dhe kriteret e përfitimit, të përcaktuara gjithashtu në ligjin vjetor përkatës “Për buxhetin e shtetit”. Nga ana tjetër, bursat që u jepen nxënësve dhe studentëve nga institucionet arsimore publike dhe jopublike njihen si shpenzim i zbritshëm.

Çështja e mbifaturimeve të energjisë elektrike është pranuar nga kreu i ERE-s, Sokol Ramadani, gjatë prezantimit të raportit vjetor të ERE-s në komisionin e veprimtarive prodhuese. I pyetur nga deputetët, Ramadani ia ka hedhur fajin kompanisë çeke në ikje, ndërkohë që CEZ do t’u kompensojë konsumatorëve të dëmtuar paratë shtesë gjatë faturimeve të muajve në vijim. Sipas tij, ndryshimi i administratës së kompanisë “CEZ Shpërndarje” ka bërë që dy muajt e parë të vitit të shlyen 2.5 miliardë lekë detyrime ndaj Korporatës për energjinë e blerë. Sipas tij, vjet u rrit prodhimi i energjisë nga HEC-et private, me 120 MW dhe në total ata gjeneruan 10% të energjisë që prodhohet në vend. Nga rreth 1 milion abonentë familjarë në të gjithë vendin, 75% e tyre nuk e kanë tejkaluar tarifën e 300 kW/h në muaj, pra kanë paguar energjinë e konsumuar me çmim prej 7,7 lekë për kilovatorë. Ndërsa çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë do të mbetet i pandryshyuar deri në fund të vitit 2014. Gjatë raportit të vitit 2012-të ERE konstaton se numri i ankesave të konsumatorëve ishte rritur nga 80 që ishin në vitin 2009, në 1720 deri në fund të 2012-ës. Sipas kreut të Entit Rregullator, vetëm gjatë vitit të fundit CEZ ka pësuar mbi 100 milionë euro humbje për shkak të keqmenaxhimit. Nga ana e saj opozita ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e transmetimit të linjave të tensionit të lartë të energjisë. Sipas socialistit Artan Gaçi, Shqipëria eksporton dhe importon vetëm përmes linjës së Malit të Zi dhe Serbisë, gjë e cila hap dyshime për monopolizim të këtij tregu.

Referuar raportit të vitit 2012 të këtij institucioni nga 177 kontrolle të ushtruara nga ekspertët janë konstatuar 13.5 miliardë lekë dëme ndaj buxhetit të shtetit.

republika e shqiperise

Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore Ftese per Oferte (IFB) Nr i Kontrates: Financuesi(t):

MADA/MMP/CW-Impl/IC Sheshaj Jezull/2013/17 IFAD, QSh

1. Republika e Shqipërisë ka marrë kredi nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD) për të mbuluar kosto të programit Malet Drejt Tregut (MMP) dhe synon të përdorë pjesë të fondeve për të mbuluar pagesa të ligjshme në kontratën për: Emërtimi i Punimeve Civile: Rehabilitimi i Kanalit Ujitës Sheshaj Jezull, bashkia Rrëshen, Mirditë (me gjatësi 3.9 km) Numri i Kontratës: MADA/MMP/CW-Impl/IC Sheshaj Jezull/2013/17 2. Në këtë kontekst, Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore bën ftesë për oferta të mbyllura për ekzekutimin e punimeve civile të përmendura më sipër. 3. Paketa e plotë e Dokumentacionit të Tenderit mund të merret në zyrat e Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë, pas paraqitjes së një kërkese me shkrim dhe pagesës së pakthyeshme prej 1,500 (një mijë e pesëqind) Lekë në Bankën Kombëtare Tregtare numrin e llogarisë 403288094 dhe pas dorëzimit të mandatit të pagesës dhe kërkesës në zyrën e Prokurimeve. Ofertuesit e interesuar mund të marrin informacion të metejshëm në të njëjtën adresë. 4. Për të marrë informacion për këtë punim dhe kushtet lokale, ofertuesit inkurajohen të marrin pjesë në një takim që zhvillohet para ditës së tenderit, përpara dorëzimit të ofertave siç është specifikuar në Letrën e të Dhënave. Marrja pjesë në këtë takim nuk është e detyrueshme. 5. Ofertat do të jenë të vlefshme për një periudhë 90 ditore nga dita e hapjes së Ofertës dhe duhet të dorëzohen tek Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë në ose para afatit të mëposhtëm, kohë në të cilën do të hapen ofertat në praninë e ofertuesve që dëshirojnë të marrin pjesë Data: 22. 04. 2013 Ora: 10:00 6. Oferta duhet të dorëzohet bashkë me siguracionin e ofertës (vetëm në formën e një garancie bankare) në një vlerë jo më të vogël se 2 % e vlerës së ofertës, e kryer në favor të Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore. Ai duhet të jetë i vlefshëm deri 90 ditë pas datës së hapjes së ofertës. 7. Ofertuesi që tërheq ofertën gjatë periudhës së vlefshmërisë së saj dhe/ose refuzon të pranojë lidhjen e kontratës pasi është përzgjedhur dhe/ose dështon të dorëzojë çeritifikatat e kërkuara të sigurimit do të skualifikohet për të marrë pjesë në oferta të tjera për një periudhe një vjeçare dhe siguracioni i ofertës do të konfiskohet. 8. Siguracioni i performancës dhe shuma e depozituar për periudhën e përgjegjesisë mbi defektet (10%) do të konfiskohet në rast se ofertuesi dështon të kryejë punën sipas kontratës. 9. Afati përfundimtar për tërheqjen e dokumentacionit do të jetë data 15.04. 2013, ora 16:00.


ekonomi • E mërkurë 20 mars 2013

»

05

Kompensimi financiar i pronarëve bëhet për gjithë sipërfaqen e tokës së shpronësuar

AKKP: Për 10 ditë dalin listat e fituesve Fondet llogariten sipas çmimit të tregut për dosjet e aplikantëve Programi

Brikena Dervishaj

L

UNICEF dhe AMC promovojnë shkollat e gjelbra

ista me përfituesit nga fondi 3 milionë dollarë i vënë në dispozicion për kompensimin financiar të ishpronarëve për vitin 2013 do të shpallet deri në fund të marsit. Sipas burimeve zyrtare të AKKP-së brenda 10 ditëve, duke respektuar afatin ligjor që ka ky institucion në dispozicion do të bëhen publike listat me emrat e përfituesve nga kompensimi financiar për vitin e kaluar. Aplikimet janë bërë gjatë muajit dhjetor dhe ekspertët e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave janë në fazën e shqyrtimit të dosjeve. Në fund të muajit mars do të shpallen aplikuesit fitues dhe do të bëhet lëvrimi i fondit. Aplikantët Janë mbi 1400 aplikimet që do të shqyrtohen brenda këtij muaji nga AKKP-ja. Personat që kanë përfituar një herë kompensim financiar nuk do të kualifikohen në përfitimin e fondit që do të akordohet nga AKKP-ja kësaj here. Ky institucion do të marrë për trajtim vetëm dosjet që kanë të bëjnë me tokat truall, trajtimi i dosjeve do të bëhet në rendin kronologjik. Fondi i vënë në dispozicion për kompensimin e ish-pronarëve do të shpërndahet brenda këtij muaji, pas shpalljes së fituesve në llogaritë që ata kanë vënë në dispozicion të këtij procesi për Agjencinë e Kompensimit të Pronave. Shqyrtimi i 1400 aplikimeve të mbërritura që nga hapja e pranimeve rreth 3 muaj më parë është bërë nga specialistët e kësaj agjencie. 2500 ish-pronarë të kompensuar deri në 2014 Rreth 2500 ish-pronarë pritet të kompensohen financiarisht deri në 2014. Numri

Planveprimi i ri, kompensime disa herë brenda vitit Planveprimi i ri për kthimin dhe kompensimin e pronave, i cili është vënë në zbatim që në 2012, parashikon që kompensimi financiar për pronarët, prona e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale të kryhet disa herë brenda një viti. Ekspertë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave sqarojnë se plan-veprimi, rikonfirmon vullnetin e qeverisë për të zgjidhur finalisht çështjen e pronave. Një strategji e tillë, e cila është miratuar tashmë me vendim

më i madh i përfituesve pritet të jetë në 2014, me plot 1 200 ish-pronarë që do të përfitojnë kompensimin në të holla për pronën e tyre të njohur. Ky është një prej parashikimeve të bëra nga qeveria në programin e saj për vitin 2014. Numri kaq i lartë i të kompensuarve shpjegohet edhe me planin e ri të veprimit të qeverisë, i cili parashikon kompensimin në vlerën 100 për qind të pronës, duke filluar nga

të Këshillit të Ministrave, do të bëjë të mundur kompensimin financiar të ishpronarëve në çdo kohë, disa herë brenda një viti. Që prej këtij viti kompensimi fiannciar do të mund të kryhet edhe me çmimin e tregut, pas miratimit të hartës së çmimeve. Ekspertët theksojnë se rëndësia e këtij planveprimi është mundësia për të patur një afat kohor për mbylljen e procesit kompensues. “Ne do të kryejmë kompensim sa herë që të kemi një fond, pa pasur nevojë të

viti 2013, si një kusht i vendosur nga Bashkimi Evropian. Për këtë arsye edhe fondet e vëna në dispozicion për këtë kategori në vitin 2013 arrijnë në mbi 2 miliardë lekë dhe për vitin 2014 janë mbi 2, 6 miliardë lekë. Kompensimi fizik Të gjitha subjektet private, të cilat shpronësohen nga shteti për arsye të ndryshme, kanë të drejtën e kompen-

presim vendime të përvitshme të Këshillit të Ministrave”, sqarojnë ekspertët. Planveprimi i ri i qeverisë për kthimin dhe kompensimin e pronave ka nisur të implementohet, ndërsa që nga janari i vitit 2013 ekzekutohet kjo praktikë e re. Sa i përket kompensimit financiar ekspertët theksojnë se kërkesat nga ana e subjekteve kanë qenë të larta dhe duke konsideruar dosjet e deritanishme, numri i përfituesit mund të shkojë në një shumë të konsiderueshme.

simit fizik me troje nga pronat shtetërore. Kjo gjë parashikohet në Ligjin nr.9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar. Sipas këtij ligji, kërkesa për kompensim fizik të menjëhershëm bëhet nga subjekti i shpronësuar pranë AKKP-së, sipas formularit tip, të miratuar nga ministri i Drejtësisë, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së. Kjo e fundit

nëpërmjet strukturave të saj, pranon, ndjek, plotëson, shqyrton ose heton administrativisht kërkesat e subjekteve të shpronësuara apo përgatit projektaktin a relacionin shoqërues, të cilat ia kalon për shqyrtim e miratim dhe nxjerrjen e vendimit përkatës drejtorit të përgjithshëm, sipas ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, duke dokumentuar veprimet që kryen.

AMC në bashkëpunim me UNICEF dhe Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, nisën programin e granteve për shkollat e gjelbra. Kjo nismë mjedisore, e para e këtij lloji në Shqipëri, përfshihet në programin CLEEN, i cili siguroi trajnimin e mësuesve dhe futjen e lëndëve mjedisore në kurrikulat mjedisore të shkollave 9-vjeçare në vend. Për t’u shndërruar në shkollë të gjelbër sipas këtij programi, shkolla duhet të plotësojë tre kritere, të ofrojë mësimdhënie cilësore për çështjet e mjedisit, të bashkëpunojë me komunitetin e të realizojë një plan mjedisor, të shfrytëzojë mjedisin e shkollës si vend për zhvillimin e aktiviteteve të saj mjedisore. Menaxherja e Marrëdhënieve të Korporatës në AMC, Znj. Ornela Bego, theksoi se “zbatimi i projekteve të tilla ndikon në përmirësimin e mjedisit në shkolla dhe shton ndërgjegjësimin qytetar për kujdesin që duhet të tregojmë ndaj mjedisit”.

Në prill fillon “6 nga 39”. Në treg lojëra me karta gërvishtëse

Nishani “ok” licencës së Lotarisë Kombëtare Presidenti dekreton ligjin për licencën e “Austrian Lottery” Kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar ligjin për licencën e lotarisë më të re kombëtare, duke shënuar aktin e fundit formal në rrugën ligjore mbi lojërat e lotarisë. “Pas firmosjes së licencës, ratifikimit të saj në Parlamentin shqiptar dhe dekretimit nga Presidenti i Republikës, ne jemi tashmë të dedikuar me profesionalizëm për të ngritur Lotarinë Kombëtare duke implementuar sisteme të teknologjisë së fundit. Qëllimi ynë kryesor është të zhvillojmë lojërat e Lotarisë Kombëtare në mënyrë sa më transparente dhe të sigurt për publikun, të cilat do te monitorohen dhe mbikëqyren nga Ministria e Financave”, – shprehet Peter Simoner, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë. Veprimtaria e Lotarisë Kombëtare karakterizohet nga

elemente të larta sigurie për mbrojtjen e plotë të konsumatorit, si dhe nga kërkesa të larta të Entit Rregullator. Nga muaji prill 2013, “Lotaria Kombëtare” sh.p.k., do të ofrojë për të gjithë personat në moshë madhore, mundësinë për të marrë pjesë në lojërat tërheqëse të lotarisë. Loja e parë është produkti Loto me formulën “6 nga 39”, ku kombinohen çmime tërheqëse me probabilitet të lartë fitimi. Pagesa e të gjitha çmimeve të fituara, sigurohet nga një garanci e lartë e kapitalit të kompanisë “Lotaria Kombëtare” sh.p.k., si dhe nëpërmjet Grupit të “Casinos Austria/Austrian Lotteries”. “Lotaria Kombëtare” sh.p.k siguron që do të marrë me seriozitet përgjegjësitë e saj sociale dhe do të zhvillojë veprimtarinë e saj nën vëzhgimin rigoroz të mbro-

jtjes së konsumatorëve dhe mbrojtjes së minorenëve për të mirën publike. Kompania do të sigurojë mbështetje financiare për projekte të ndryshme humanitare, si dhe projekte në fusha të tjera me interes për publikun dhe Shqipërinë. “Të ofrosh një lotari në një treg dinamik siç është tregu shqiptar, është një sfidë e madhe, por dhe e bukur. Të gjithë shqiptarët do të binden për besueshmërinë, sigurinë dhe cilësinë e lojërave tona të lotarisë. Ne do të mbështesim projekte të rëndësishme për vendin”, – u shpreh Bettina Glatz-Kremsner, anëtare e Bordit Drejtues të Austrian Lotteries. Shortet do të jenë publike. Në gjysmën e dytë të vitit 2013 do të zgjerohet portofoli i produkteve duke hedhur në treg dy lloje kartash gërvishtëse.


06

« aktualitet

E mërkurë 20 mars 2013 •

Psikiatrit në polici dëgjojnë monstrën “Fantazon pafund”. Sot kërkime në Sharrë Mariglen Mulla

T

eksa policia ndërpreu kërkimet në landfillin e Sharrës për gjetjen e eshtrave të Juljan Çelës, grupi i ekspertëve që po heton këtë çështje dyshon se Arjan Prrenjasi mund ta ketë sajuar historinë e rrëmbimit dhe vrasjes së 11-vjeçarit. Ende asgjë e qartë, por dihet vetëm fakti që 45-vjeçari ka dhënë dy a tri vende ku mund të ndodhet trupi i pajetë. Ndërkaq, në hulumtimin individual të familjarëve të Çelës rezulton se shkarkimet e mbeturinave në datat 30 nëntor kanë qenë në një sektor tjetër dhe jo aty ku pretendon pedofili se e ka parë kufomën e 11-vjeçarit. Vetë familjarët shpehen të pasigurtë për fatin e vogëlushit. Sakaq, Prrenjasi pritet të paraqitet sot në Gjykatën e Tiranës ku do t`i caktohet masa e sigurisë. Ai do të përballet me akuzën për heqje të lirisë në mënyrë të paligjshme ndaj të miturit me inicialet A.C., si dhe atë të “abuzimit seksual me të mitur”. Dyshimi, Prrenjasi shpik Gjithë pasditen e djeshme, pas ndërprerjes së kërkimeve në Sharrë, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë zhvilluar disa seanca pyetësore, teksa u thirrën psikologë dhe psikiatër, për të depërtuar më thellë në botën e brendshme të pedofilit Prrenjasi. Burime të sigurta të policisë thanë për gazetën “Metropol” se gjatë këtyre seancave 45-vjeçari e ka ndërruar disa herë dëshminë në lidhje me fatin e Juljan Çelës. Oraret dhe rrjedha e ngjarjes janë paraqitur të çrregullta, ndërsa Prrenjasi ka përmendur edhe elementë që i kanë bërë psikologët dhe psikiatrët të dyshojnë se e gjithë kjo histori mund të jetë një shpikje e një njeriu që tashmë ndodhet në një realitet, të cilin e ushqen vetëm me fantazitë e tij. Fjalë si “veshka”, “festë me shokët” apo përmendja e emrave dhe shprehjeve të pakuptimta i kanë bërë ekspertët që të paktën deri në gjetjen e trupit të 11-vjeçarit, të dyshojnë për një sajesë të mundshme. Familja kërkon ndihmë Familjarët e Juljan Çelës thonë se në këto kushte e me këto mjete nuk mund të japin rezultat dhe se duhen mjete më të specializuara. “Ne kemi besim te drejtësia dhe tek shteti. Por po shohim vonesa dhe këto kërkime janë të vakëta. Policia erdhi rreth orës 10.00, bëri një rrethim dhe kaq. Ndërkohë që prej ditës së djeshme kur këtu ishte monstra policia duhet të ishte shumë e vëmendshme, pasi ai thotë se këtu është edhe batanija që është provë materiale. Por kërkimet nuk janë kryer ashtu siç duhet”,thonë ata. Për familjarët, thëniet e Prrenjasit janë kontradiktore. “Përgjegjësit këtu e kanë të dokumentuar se ku hidhen plehrat. Në datën 30 nëntor është bërë procesverbal dhe plehrat e muajit nëntor janë hedhur në një sektor të caktuar, jo në vendin ku thotë monstra se ka hedhur trupin. Prokurorët duhet ta

Dyshimi, Prrenjasi shpiku për Juljanin. Familja: Vdekje e dytë

Oraret dhe rrjedha e ngjarjes janë paraqitur të çrregullta, ndërsa Prrenjasi ka përmendur edhe elementë që i kanë bërë psikologët dhe psikiatrët të dyshojnë se e gjithë kjo histori mund të jetë një shpikje e një njeriu që tashmë ndodhet në një realitet, të cilin e ushqen vetëm me fantazitë e tij. Fjalë si “veshka”, “festë me shokët” apo përmendja e emrave dhe shprehjeve të pakuptimta i kanë bërë ekspertët që të paktën deri në gjetjen e trupit të 11-vjeçarit, të dyshojnë për një sajesë të mundshme.

Versioni i Arjan Prrenjasit për vrasjen e Çelës, sipas dëshmisë në Prokurori Në dëshminë e tij, për prokurorin, në lidhje me rastin e Çelës, pedofili Prrenjasi ka thënë mes të tjerave se “I kam thënë teksualisht, të zhvishej që..... Djali ka refuzuar dhe është ngritur për të dalë nga banesa, e kam kapur për krahu duke e tërhequr nga korridorri deri te dhoma e gjumit ku ndodhet krevati dopio. Ai ka kundërshtuar dhe përsëri më ka rrëshqitur nga duart, duke dalë te korridori dhe duke bërtitur. Në atë kohë unë i kam bërtitur duke i thënë pusho se të vrava, por ai vazhdonte të bërtiste. Unë i kam hedhur atij të dyja duart në fyt dhe e kam shtrënguar me forcë duke e mbështetur te muri në krah të derës së tualetit. Djali ka tentuar të më ndalonte duke më kapur nga duart në pjesën e parakrahëve, por nuk ja kam lëshuar duart nga fyti derisa ai nuk lëvizi më. Pasi i kam hequr duart nga fyti i tij, djali është rrëzuar përtokë duke rrëshqitur nëpërmjet murit derisa ra në tokë. Pasi ra menjëherë kam kuptuar se kishte vdekur. Kam nxjerrë një batanije sintetike të hollë që ma ka dhënë vëllai im Besnik Prenjasi, para rreth 9 muajsh nga ky moment. Me këtë batanije kam mbështjellë djalin në formë ruli. E kam nxjerrë batanijen me djalin deri te rruga ku ndodhen koshat e plehrave. Koshi ku hodha trupin ka qenë i mbushur përgjysmë. Pasi kam futur trupin aty mora nga koshi tjetër një sasi plehrash dhe i hodha në kosh sipër trupit. Rreth 15 minuta pas këtij momenti është afruar makina e plehrave. Pasi e morën unë ika”.

shohin mirë këtë çështje”, thonë familjarët. Ndërkaq, daja i vogëlushit, Hysen Muka shpreh dyshime duke thënë se “Presim ndihmë nga shteti të na ndihmojë se nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër, kemi 5 orë që presim. Deri tani nuk kemi asnjë lloj informacioni. Kjo është vdekje e dytë, jemi

prap në një situatë shumë të vështirë. I lutemi dhe Kryeministrit dhe Presidentit dhe organeve të tjera të bëjnë të pamundurën që të mbyllet kjo pune. Të ndërhyjnë ose të na japin leje të hyjmë vetë e të gërmojmë”. Ndërkaq, kërkimet në Sharrë për trupin e Julian Çelës do të nisin mëngjesin e sotëm.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


aktualitet • E mërkurë 20 mars 2013

Në dëshminë e tij, për prokurorin, në lidhje me rastin e A.C, pedofili Prrenjasi ka thënë mes të tjerave se “Kur A u fut brenda banesës, menjëherë kam mbyllur derën nga brenda me çelës. Sapo është ulur i kam thënë se doja të kryeja marrëdhënie seksuale me të. I kam bërtitur duke i thënë të zhvishej ose në të kundërt do ta godisja me shpullë. Pasi ka hequr...... Të nesërmen në datën 17.03.2013 rreth orës 09.00 në shtëpinë time kanë ardhur dhe kolegët e punës. Ata kanë trokitur në derë, por unë nuk e kam hapur. Gjatë intervalit kohor nga ora 09.00 deri kur jam kapur nga policia unë po pija cigare, ndërsa djali po shikonte televizor dhe vazhdimisht kërkonte të dilte nga shtëpia, por unë i bërtisja duke e frikësuar se do ta vrisja. Jemi futur poshtë lavamanit të kuzhinës dhe jemi mbuluar me një perde. Më pas policia ka hapur derën me forcë. Në dorë kam mbajtur një thikë kuzhine. Litarin e kam prerë nga një çar-

07

Përballjet e dëshmisë së autorit dhe viktimës

Prrenjasi: Mendova ta vrisja A.C, por se bëra. A.C: Nuk bërtisja dot

çaf e në kohën që lidha lakun në traun sipër derës së tualetit djali ka qenë i ulur në divanin e banesës. Në kohën kur djali më ka thënë se i ati i punonte polic për të qenë i sinqertë mua më ka lindur mendimi për ta vrarë djalin me qëllim që ai të mos me denonconte por megjithatë nuk e kam bërë”. Djali 10-vjeçar

A. C., mes të tjerave ka rrëfyer se, “Unë ju kam dëgjuar shumë mirë, sepse dritarja e banjës ishte e hapur. Kisha frikë të flisja. Kisha frikë edhe të qaja apo të kërkoja ndihmë, sepse ai mbante thikën në dorë”, ka treguar 10-vjeçari. Ai madje ka shpjeguar me hollësi se te dera e banjës së banesës së

Prrenjasit, e cila është ngjitur me avllinë e shtëpisë dhe përballë shtëpisë ku ai jeton me prindërit, autori kishte varur një çarçaf. E kishte përdredhur, e kishte bërë lak dhe e kishte varur në një vend sipër derës së banjës, ndërsa vazhdimisht mbante një thikë në dorë. Ndonjëherë fliste në telefon, nuk e di se me kë, por e dëgjoja që thoshte se po bëhej gati dhe kur t’i merrte ai duhej të vinin. Aty afër meje kishte nxjerrë një çantë të madhe dhe po fuste disa gjëra brenda. Më tha që ai do ikte përpara dhe pak më vonë do vinin të më merrnin mua disa persona. Por më kërcënonte vazhdimisht të mos nxirrja asnjë zë, duke më thënë që nëse qaja, flisja apo kërkoja ndihmë, do të më vriste”.

Tri dëshmi të reja për monstrën Ardjan Prrenjasi. Zbulimi

Vogëlushi: Si e zbulova Prrenjasin Bashkëjetuesja: Juljani vinte te ne D ëshmi të reja plotësojnë kuadrin e ngjarjes më tronditëse që ka pllakosur kryeqytetin këto ditë, kur një 12-vjeçar rrëfen sesi e zbuloi pengjarrjen e 11-vjeçarit nga Prrenjasi. Një tjetër dëshmi është ajo e bashkëjetueses së monstrës.

Djali 12 vjeç I mituri me inicialet A. I, shprehet se kishte shoqëri me të miturin që rrëmbeu Prenjasi dhe që në momentin kur mori vesh që ai ishte zhdukur, dyshonte tek Ardiani. Vogëlushi shprehet se “Kur erdhën punëtorët që punonin me Ardianin më thirrën mua që nuk po e gjenin. Unë kapërceva avllinë e tij pashë tek dritarja që ishte vendosur një peshqir, kur ikin punëtorët unë ndejta aty. Pashë që Ardiani e kishte izoluar derën dhe e kuptova që ishte brenda me një fëmijë, pastaj peshqiri ishte hequr. Pastaj më pyeti një polic, më pyeti për A. djalin e rrëmbyer, i tregova që ky është Ardian Prenjasi, i thashë që është në banesë se e kasha zbuluar unë. Kur shihte televizion ishte i trishtuar, shihte vetëm kronika për Julianin. Mua më dukej njeri i mirë, më mbante afër si djalin e tij”, shprehet djali. Nëna e 12-vjeçarit A. I, thotë se “Ai person duhet ekzekutuar, na ka tronditur shumë. Mendoj që edhe fëmija im ishte rrezikuar, por besoj se ngaqë më ka njohur këtu prej 2 vitesh, do ketë pasur frikë. Por unë e kontrolloja shpesh edhe kur e lija djalin nën ruajtjen e tij e merrja në telefon. Para se të merrte këtë djalin A.C, më

»

Kërkon Prokuroria, KLD-ja vendos nesër

Abuzim me detyrën për tokat, kërkohet pezullimi i gjyqtares Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë që gjyqtarja Teuta Hoxha të pezullohet nga detyra. Ajo akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet të ketë dhënë një vendim duke u bazuar në dokumente të falsifikuara, në një proces gjyqësor për çështje pronash. Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme pritet të merret në shqyrtim ditën e enjte nga KLD. Prokuroria, thekson se gjyqtarja Hoxha, ka marrë në shqyrtim një çështje civile mes familjes Baloshi dhe Bathorja, bazuar në një kontratë, e cila ishte e falsifikuar. Edhe pse kishte dijeni për këtë falsifikim, gjyqtarja e ka administruar në dosje. Ndërkohë, për falsifikimin e kësaj kontrate, gjykata kohë më parë ka dënuar dhe shpall ë kërkim një noter. Gjithashtu, gjyqtarja Hoxha, mësohet se ishte vënë në dijeni nga avokati Agron Bajri për vendimin e gjykatës, për asgjësimin e kësaj kontrate. Prokuroria konfirmoi se bashkë me gjyqtaren Hoxha, po hetohet edhe një notere që ka njësuar këtë kontratë dhe dy avokat mbrojtës. Të gjithë së bashku, edhe pse kishin dijeni për kontratën e falsifikuar, për të përfituar një sipërfaqe toke prej rreth 12 mijë m2.

Akuzuar për vrasjen e komisarit

Apeli i Krimeve të Rënda lë në fuqi arrestin e Frrokut Ditën e djeshme, në një seancë me dyer të mbyllura, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Arben Frrokun, akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj. Avokati i biznesmenit, juristi Tonin Prendi, kishte depozituar kërkesën e apelimit të vendimit të gjykatës së Tiranës. Ai kërkonte ndryshimin e vendimit të dhënë më 26 shkurt në orën 15:40, nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila caktoi masën “arrest me burg” ndaj biznesmenit si person ndaj të cilit zhvillohen hetime për akuzën e “vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”. Aktualisht biznesmeni Arben Frroku ndodhet i paraburgosur në Selanik të Greqisë. Ai u arrestua atje bashkë me të afërmin e tij Jak Jaku, ndërsa pritet ekstradimi i tyre në Shqipëri.

Tjetri vidhte me thikë

Luze Çela shpreh pakënaqësi për kërkimet e policisë

Nëna e Juljanit: Telefononi nëse dini se ku ndodhet trupi i djalit tim Luze Çela, nëna e vogëlushit 11-vjeçar, bën apel se nëse dikush ka informacion për vendndodhjen e trupit të të birit, t’i njoftojë sa më parë. Mes dhimbjes që ka shkaktuar lajmi për arrestimin e Prrenjasit, i cili dyshohet se ia ka vrarë të birin, ajo tashmë kërkon vetëm trupin e pajetë të tij. Apelin ajo e ka bërë dje në emisionin “AShow”, të Adi Krastës në “Vizion Plus”, ku ka shprehur edhe pakënaqësinë e saj për punën e policisë. Zonja Çela tha se, “Në kohën kur denonka kërkuar t’i lë çunin të rrinte me të për darkë, ishte dhe i dehur. Mbeta e befasuar, si ma kërkonte ai çunin mua në mes të natës”. Bashkëjetuesja Valbona Peci, bashkëjetuesja e Ardian Prenjasit, thotë se e njihte të miturin Julian Çela

cuam zhdukjen e djalit, policia erdhi dhe nisi kërkimet. Disa njerëz që e kishin parë Juljanin i thanë policisë se shkoi në këtë drejtim, por policët u nisën të kërkonin në drejtim tjetër”. Më tej Luze Çela tha se pas hapjes së mortit në shtëpi, njerëzit i kanë qëndruar pranë, ndërsa dhembja është e papërshkrueshme. Ndërkaq, ajo vijon t’u bëjë apel personave, të cilët mund të kenë dijeni për fatin e trupit të të birit, që t’i njoftojnë, qoftë edhe në mënyrë private, që djali të ketë e madje sipas saj ai vinte në shtëpinë ku ata jetonin me qira. Valbona tha se “Julian Çela vinte te shtëpia jonë. Ai dilte bashkë me Ardianin dhe rrinin para banesës. Kur ka rrëmbyer djalin, Julianin më ka thënë ti ik në Peshkopi nxirr kartën e identitetit që të bëjmë celebrimin, do vij të marrë unë

një varr ku të prehet. Më herët zonja Çela, kur ka denoncuar zhdukjen e të birit ka thënë se, “Ai u çua atë ditë, më 30 nëntor, rreth orës 11:30 dhe, pasi hëngri mëngjes, tha që do të dilte aty rrotull nëpër lagje. Rreth orës 12:00 ka takuar të motrën pranë Drejtorisë së Doganave që e kemi pranë shtëpisë dhe ajo i ka thënë që të shkojë në shkollë, ngaqë mësimin e kishte pasdite. Juliani i ka treguar se e ka pushim, pasi me rastin e 28-29 Nëntorit ishte bërë nga shkolla edhe data 30 pushim. E motra, pra vajza ime, është kthyer në shtëpi, ndërsa Juliani i ka thënë se do të rrijë edhe ca me disa shokë ose do shkojë te qendra e internetit në lagje”. se dhe unë do iki në Prrenjas të nxjerr dokumentet që na duhen. Kur shihnim kronikën në televizor nuk reagonte fare. Kur erdha në shtëpi nuk kam parë as njolla gjaku dhe as thikë. Edhe kur ka ndodhur rasti i dytë më ka kërkuar që të iki në Peshkopi, ndërsa pastaj më ka marrë policia”.

Policia kap “të tmerrshmit” që vidhnin sahatët e ujit Disa persona të akuzuar për vjedhje janë arrestuar së fundmi në kryeqytet. Nga komisariati nr.1 u arrestua 31-vjeçari nga Tirana Ludovik Hoxha, i dënuar më parë për vjedhje. Ai u kap në flagrancë me disa sahatë uji të vjedhur në pallatin nr.263/1 në rrugën “Ali Demi” Tiranë. Nga hetimi i mëtejshëm ka rezultuar se ky shtetas ka realizuar këtë vjedhje në bashkëpunim me shtetasin A. C., banues në Tiranë, i cili ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes, duke ju shmangur hetimit të mëtejshëm. Dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së një pallati në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ku janë vjedhur një numër i konsiderueshëm sahatësh uji. Ndërkaq, nga komisariati nr.2 u arrestua Aurel Xhindi, 21 vjeç, banues në Berat, në tentativë për të vjedhur me një thikë, të cilën e mbante në dorë, shtetasen N. S. banuese në Tiranë.

Prangat në Kavajë

I dënuar për vjedhje në Itali, kapet për ekstradim Një 33-vjeçar që kërkohej për vjedhje në Itali, është kapur për qëllim ekstradimi. Nga Policia e Kavajës u arrestua Rushdi (Nderim) Lusha, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë. Ndalimi i tij u bë sepse ishte shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi gjykata e Milanos në vitin 2010 e ka dënuar me 15 vite burgim për veprën penale të “Vjedhjes me Dhunë“, “Pranim i sendeve të vjedhura”. Pjesa e mbetur e dënimit është 9 vjet 5 muaj e 13 ditë. Kapja e tij u bë nga strukturat e Kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Kavajës.


08

« aktualitet

ELBASAN- Disa njësi vendore në qarkun e Elbasanit kanë krijuar prej pak kohësh edhe Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve që kanë lidhje me të drejtat e tyre në referimin në raste të abuzimit, por edhe për gjetjen e një sistemimi dhe sigurimin e një jetese më të mirë në bashkëpunim me struktura të tjera shtetërore. Ndërsa është një strukturë e re akoma nuk ka asnjë rast të trajtimit të fëmijëve të abuzuar seksualisht, por kryesisht braktisje të shkollave, raste të fëmijëve të braktisur, të dhunuar, në vështirësi dhe me nevoja të ndryshme. Përgjegjësja e kësaj njësie në Bashkinë Elbasan, Nadire Kreka, thotë se kjo strukturë po funksionon në ngritjen e kapaciteteve për identifikimin e hershëm të dhunës të çdo formë dhe trajnimet informuese me kompo-

E mërkurë 20 mars 2013 •

Nadire Kreka: Bazë të dhënash, e njohur për të gjithë strukturat dhe komunitetin

Njësi për mbrojtjen e fëmijëve në çdo komunë e bashki Asnjë rast i referuar abuzimi seksual, prirje për t’u fshehur nga familjarët nentët kryesor në kontakt me fëmijët dhe ndërgjegjësimin e prindërve për të referuar çdo rast dhune. Kreka shprehet se dhe policia duhet të referojë të gjitha rastet e abuzimit seksual ose jo të fëmijëve në këtë segment të institucionit vendor në bashki ose komunë. “Duke dëgjuar për lajme të tilla kaq tronditëse mendoj se duhet të bëhet një analizë e situatës. Kemi organizuar trajnime informuese me mësues, edukatorë, mjekë të familjes, punonjës sociale, administratorë socialë që të kenë një informacion të duhur për të realizuar identifikimin fillestar të të gjitha

shfaqjeve të dhunës”. Ajo shprehet se kërkohet një bazë të dhënash dhe precedentësh, të cilat duhet t’i bëhen të njohura të gjithë strukturave dhe komunitetit. “Do ishte e rëndësishme marrja e masave kryesore siç është ndërtimi i një sistemi të dhënash dhe ky sistem të jetë i aksesueshëm për të monitoruar nga këto struktura dhe vetë komuniteti”. Ajo gjithashtu deklaroi se çalon edhe funksionimi i mekanizmave të parandalimit, por gjithashtu duhet një vëmendje edhe më e madhe e prindërve. “Duhet një ndërgjegjësim më i madh edhe i vetë prindërve

edukatorëve për çështjet e mbrojtjes së fëmijëve që të arrijmë jo vetëm te jetesa, por edhe mirëqenia e tyre. Nga të dhënat tona janë rritur rastet e dhunës dhe ato fatkeqësisht rastet më të mëdha vijnë nga persona nga rrethi familjar dhe profesionistë prandaj është i rëndësishëm sensibilizimin duke vëzhguar sjelljet tek fëmija e tyre. Është i rëndësishme që të jemi të gjithë më të kujdesshëm dhe nëse vlen për të dyshuar rasti duhet referuar për strukturat për mbrojtjen e fëmijëve duke sjellë një reagim zinxhir që do të evitojë pasoja të tilla”, përfundoi Kreka. L. Lleshi

Evidentohen 21 vatra të rrezikshme karburantesh dhe gazi

Tregtimi i gazit, qyteti i Durrësit më i pasigurtë se rrethinat ARTUR AJAZI DURRES- Prej ditës së hënë ka nisur në shkallë qarku verifikimi dhe kontrolli i të gjitha pikave të gazit dhe karburanteve, të cilat përbëjnë rrezik serioz për jetën e komunitetit. Por çuditërisht vatrat më të rrezikshme janë gjendur jo në komuna e bashki të vogla, por pikërisht në qytetin e Durrësit, dhe brenda vijës së tij të verdhë. Prefektura e Durrësit ka siguruar një informacion të rëndësishëm lidhur me situatën e pikave të shpërndarjes së karburanteve dhe të gazit, si dhe rreziqet që paraqesin për popullatën një pjesë e mirë e tyre. Karburantet dhe gazi Prefekti i Durrësit, Genci Alizoti, organizoi një grup pune me ekspertë të fushës, të cilët për disa ditë me radhë po ushtrojnë kontrolle në qytetin e Durrësit dhe në komunat e qarkut. Objekti i këtij kontrolli do të jenë pikat e shpërndarjes së karburanteve dhe të gazit, të cilat rrezikojnë jetën e banorëve, pasi janë ngritur në vende, të cilat nuk plotësojnë kriteret. Nga kontrolli rezultoi se në Durrës dhe zonat rreth tij janë 21 pika shpërndarje karburanti, të cilat janë klasifikuar të rrezikshme për jetën e banorëve, ku 10 prej tyre ndodhen brenda në qytetin e Durrësit në 3 lagje të tij, 5 pika të tjera janë ndërtuar në Shijak, 3 në rrugën SpitallëShën Vlash dhe dy në rrugën Manëz- Ishëm. Grupi i punës konstatoi 20 njësi të rrezikshme autogaze brenda qytetit të Durrësi dhe pranë tij. Ato funksionojnë në Shkozet, Port, Ura e Dajlanit, Spitallë, e në lagjet 15, 18, 13 etj. Prefektura ka klasifikuar edhe 3 njësi shumë të rrezikshme të mbushjes së bombolave me

Kryebashkiaku Çomo: Investim 4.5 milionë lekë

Kalaja e Libohovës drejt rikonstruksionit të plotë GJIROKASTËR - Kryebashkiaku i qytezës së Libohovës, Altin Çomo, e ka cilësuar të pavërtetë deklaratën e deputetit socialist, Auron Tare, tre ditë më parë, lidhur me mungesën e investimeve nga ana e pushtetit qendror dhe atij vendor në objektet e kulturës, kryesisht në kalanë e Libohovës. Në një deklaratë për mediat, në qytetin e Gjirokastrës, Çomo bëri të ditur të martën se “ndërtimet në hyrje të kalasë së Libohovës janë bërë në kohën kur pushteti vendor ishte në duart e socialistëve, ndërsa sot ky objekt kulture është bërë pjesë e një rikonstruksioni të plotë, falë mbështetjes së Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit”. Gjatë katër viteve të fundit, shumë objekte historike dhe kulturore, të shkatërruara përpara vitit 2005, tani janë të mbrojtura dhe të mirëmenaxhuara, ndërsa 4.5 milionë lekë janë investuar për pastrimin rrënjësor të kalasës së Libohovës, mbi historinë dhe kulturën e së cilës, nuk mund të zhvillohet lufta politike, tha Çomo. Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare për qarkun e Gjirokastrës, ka deklaruar se këtë vit është parashikuar një investim prej 5 milionë lekësh për rikonstruksionin e plotë të kalasë së Libohovës, e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena, rreth viteve 1800, për t’ia dhuruar motrës së tij, sot Monument Kulture i kategorisë së Parë. T. Skuqi

Shkak, reshjet e dendura

Rrëshqitje të dherave, rrezikohet kisha 400-vjeçare transfazim, të cilat janë ndërtuar në lagjet e brendshme të Durrësit. Prefektura e Durrësit bazuar në këto informacione operative, ka nisur bllokimet dhe penalizimet. Prefekti Alizoti deklaroi për “Metropol”se “bazuar në informacionet e ardhura nga banorët e Durrësit

dhe bashkive e komunave, ekipi ynë ka të drejtën ligjore të bllokojë dhe penalizojë, ndërsa është detyra e Inspektoratit të Policisë Ndërtimore që ka të drejtë të ndërhyjë për prishjen e tyre, por kjo do të ngjasë po qe se ministria përkatëse, e cila ka lëshuar licencat për

Tentoi të kalojë rrugën

Autobusi i Kosovës aksidenton me vdekje të moshuarin Një kalimtar është aksidentuar me vdekje në aksin Fushë Krujë – Lezhë nga një autobus me targa të Kosovës KS 01840 CO.

Sipas policisë, ky mjet ka përplasur për vdekje shtetasin Adem Miloshi, 60 vjeç, i cili ishte duke kaluar nga njëri krah në krahun

aktivitetin e tyre do të prishë marrëveshjen me pronarët”. Të gjitha pikat e klasifikuara si të rrezikshme dhe shumë të rrezikshme janë të licencuara dhe paguajnë detyrimet ndaj shtetit, por ato shpesh paraqesin rrezik për jetën e qytetarit. A. Ajazi

tjetër të rrugës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:10 minuta pranë kthesës për në fshatin Luz. Policia deklaroi se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin kosovar të autobusi, shtetasin Dritan Shahini, 37 vjeç, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

ELBASAN- Si pasojë e reshjeve të shumta janë shfaqur probleme me rrëshqitjen e dherave në disa zona të qarkut të Elbasanit. Kështu mësohet se si pasojë e lëvizjes së tokës është vënë në rrezik edhe kisha e Shelcanit ose kisha e Onufrit. Kryetari i komunës Lutfi Lala thotë se për situatën e krijuar ka njoftuar Prefekturën dhe strukturat e tjera, por nuk ka reagim. Po kështu nga reshjet e shumta është dëmtuar edhe rruga që të çon në Gjnar. Kjo rrugë është përuruar vetëm një vit më parë. kryesisht shembjet e rrugës kanë ardhur nga rrëshqitja e tokës. Aktualisht qarkullohet me vështirësi drejt këtyre zonave. Kryekomunari i ka bërë thirrje Ministrisë së Brendshme të ndërhyjë që të shpëtohet kisha që kërkon edhe një ndërhyrje për t’u mbrojtur nga dëmtimi i mëtejshëm. Reshjet kanë fryrë gjithashtu edhe lumenjtë. Prurjet kanë shkaktuar dëme të shumta në të mbjella për banorët që kanë tokat përgjatë lumenjve. Të prekur nga gërryerjet e lumit Devoll, banorët e komunës Gostimë kërkojnë ndihmë për të ngritur prita mbrojtëse. Kryetari i komunës Gostimë Qamil Boja shprehet se dëmet kanë qenë të mëdha në sipërfaqe toke dhe vreshta. Këto toka janë në përdorim dhe jo në pronësi. Përgjatë lumenjve ka dëmtime të tokave, si pasojë e mungesës së argjinaturave mbrojtëse dhe kjo situatë është bërë më problematike nga reshjet e shumta të muajve të fundit. L. Lleshi


aktualitet • E mërkurë 20 mars 2013

»

09

Policia arreston 4 të rinj, në hetim dhe për raste të tjera

Rikthehen grabitjet me armë dhe maska në qytet SOKOL GORRICA BERAT- Vazhdojnë seritë e vjedhjeve në qytetin e Beratit, duke u bërë më të rrezikshme dhe më të organizuara, ndërsa në mbrëmjen e djeshme një tjetër vjedhje është bërë me armë e maska. Një dyqan pranë tregut të ri industrial vetëm 400 metra larg organit blu së këtij qyteti ka rënë pre e grabitjes gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që policia deklaroi arrestimin e katër të rinjve, dy 18-vjeçarëve A. Arëza, M. Sakolli, si dhe dy 21-vjeçarët E. Grëmi, L. Lamaj. Grabitja Katër të rinjtë arritën të grabisin dyqanin nën forcën e armëve dhe maskave. Ngjarja për të cilën policia ka arrestuar katër maskat e armatorura ka ndodhur në orën 20.00 të mbrëmjes të 24 orëve më parë në një nga dyqanet në tregun e ri industrial. Dyqani, në pronësi të shtetasit D.Z, ka qenë në momentin e mbylljes kur tek dera e tij kanë mbërritur katër persona të maskuar dhe të armatosur. I shtangur e i frikësuar nga arma dhe tmerri i maskave pronari i dyqanit ka hapur banakun, ndërsa grabitësit me një shpejtësi rrufeje i janë drejtuar sirtarit të xhiros, duke e marrë këtë të fundit me të gjitha lekët e një dite pune. Më pas maskat janë larguar me shpejtësi në drejtim të lu-

Bllokohen 8 mijë banorë

Tepelenë, dëmtohet rruga Luftinjë-Buz TEPELENË - Rreth 25 fshatra në rrethin e Tepelenës me 8 mijë banorë janë bllokuar dje, pas dëmtimit të një segmenti të rrugës rurale Luftinjë-Buz, me gjatësi 50 metra. Sulo Muçobegaj, kryetari i Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, tha se, “rruga pothuajse është e pamundur të riparohet, pasi ky segment rrugor kërkon një fond të konsiderueshëm”. Shkak i prishjes së rrugës është bërë rrëshqitja e dheut nga reshjet e shiut në dy ditëve të fundit. “Bllokimi i rrugës ka ndërprerë përkohësisht procesin mësimor në tre komuna, pasi autobusi i mësuesve nuk mund të qarkullojë në këtë rrugë rurale”, pohon Mucobegaj. T. Skuqi

Ngjarja për shkak të detyrës

Në pranga 4 persona, i vunë eksploziv makinës së policit SHKODER - Arrestohen autorët e shpërthimit të automjetit të efektivit të komisariatit të Pukës, Pavlo Vuksani, një ngjarje e ndodhur më 19 shkurt. Drejtori i Policisë së qarkut të Shkodrës, Aleks Hajdari, ka bërë të ditur se janë vënë në pranga 20-vjeçari Pashko Qarri, Artan Koceku, Mikel dhe Marjan Thani, këta të fundit 23 vjeç. Bëhet fjalë për persona me precedentë të mëparshëm penale, të akuzuar më herët edhe për vepra të tjera, mes të cilave vjedhje me armë. Konfirmohet se shpërthimi i automjetit të Vuksanit me eksploziv është kryer për shkak të detyrës. Ndërkohë autorët janë marrë në pyetje për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes, e cila nuk pati viktima fatmirësisht. mit Osum me një automjet të tipit ”ford” me targa AA 616 FC. Ndërkohë që policia me anë të një numri celulari është lajmëruar për këtë vjedhje nga kalimtar të rastësishëm që kanë parë me sytë e tyre këtë grabitje. Hetimet Sapo ka mësuar lajmin forca të shumta policie janë drejtuar për tek tregu i ri industrial, si dhe kanë bllokuar të gjitha rrugët hyrëse e dalje të qytetit

të Beratit. Operacioni i drejtuar nga komisari Dashmir Bendaj dhe nga inspektorët e Policisë së Antikrimit të Drejtorisë së Policisë për më shumë se 5 orë kërkim në shkurret dhe të gjitha skutat e qytetit kanë mundur të arrestojnë 4 grabitësit me armë dhe me maska dhe t’i shoqërojnë këta të fundit në dhomat e paraburgimit të këtij komisariati. Po gjatë arrestimit të 4 autorëve të kësaj grabitje policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një

armë kallashnikovë, një armë sportive, një automjet i tipit ”ford” me targa AA 616 FC, një sasi parash, si dhe rrobat e maskat, të cilat kanë shërbyer, për realizimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Menjëherë pas arrestimit të 4 autorëve të dyshuar për vjedhjen me armë dhe maska, kanë qenë oficerët e Policisë Gjyqësore ata që kanë nisur hetimet për zbardhjen e komplet kësaj ngjarje që ka tronditur gjithë banorët e Beratit për arsye të kthimit të

grabitjeve me armë e maska, ngjarje të cilat kanë ndodhur për më shumë se 10 vjet më parë. Po gjatë ditës së djeshme prokurori i gatshëm ka urdhëruar sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të sendeve, armëve, maskave e rrobave, si dhe makinën të gjetura këto gjatë arrestimit të policisë. Po gjatë ditës së djeshme Policia e Antikrimit dhe ekspertët e saj që kanë këqyrur vendin e

ngjarjes kanë marë edhe shenjat e gishtave të 4 grabitsve për t’i ballafaquar këto me shënjat e gishtave të gjetura në vendin e ngjarjes në momentin e grabitjes. Burime nga organi blu i Drejtorisë së Policisë kanë bërë me dije për medien e shkruar dhe atë vizive se 4 grabitësit me armë dhe maska do të hetohen edhe për vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Berati që janë ende pa autor.

Ngjarja ndodhi për motive të dobëta

Në 2 muaj aksidente të rënda në qarkun Berat

Plagos rëndë me thikë 28-vjeçarin, në pranga autori

Plagos rëndë në aksident një qytetare, arrestohet nga policia

BERAT- Një 28-vjeçar nga qyteti i Beratit ngeli i plagosur mbrëmjen e djeshme si pasojë e një konflikti të çastit me një 19-vjeçar, i cili u arrestua nga policia në mbrëmjen e 24 orëve më parë. V. Pilafi, 28 vjeç, banues në këtë qytet u qëllua me thikë në trup, ndërsa ndodhej jashtë ambienteve të një lokali në lagjen «30 Vjetori» të këtij qyteti. Ndërsa dhunuesi i tij me thikë në dorë është larguar për të rënë më pas në prangat e policisë. Kanë qenë kalimtar të rastit ata që i kanë dhënë ndihmën e parë 28- vjeçarit Pilafi duke e shoqëruar për në repartin e kirurgjisë të spitalit të qytetit. Bluzat e bardha bëjnë me dije për medien e shkruar se i plagosuri ka ardhur në gjendje të rëndë për shëndetin. Po të njëjtat burime thanë se i riu mori ndihmën e parë intensive shëndetësore dhe ndodhet po nën terapi intensive në spital në rrezik për

jetën. Policia e këtij komisariati deklaroi me anë të zëdhënëses së saj ditën e djeshme arrestimin e autorit të ngjarjes,19-vjeçar Xh. Spahiu banor i të njëjtit qytet. Pas arrestimin oficerët e Policisë Gjyqësore kanë marrë nën hetim 19-vjeçarin, si dhe përpiloi dosjen me akuzat përkatëse po gjatë ditës së djeshme materialet iu referuan Proku-

rorisë së rrethit gjyqësor Berat, për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal. Ndërsa vlen të përmendet se për motive të dobëta ka pasur disa plagosje me thikë në këtë qytet, ngjarje të cilat në harkun kohor të dy muajve kanë sjell më shumë se 5 të plagosur.

BERAT- Në mesditën e djeshme punonjësit blu të komisariatit të policisë të qytetit të Beratit kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Karakosta, 22 vjeç, banues në të njëjtin qytet. Burime nga organi blu bëjnë me dije se arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë për arsye se më datë 18.03.2013, rreth orës 14.00, në vendin e quajtur tek Rotondo në lagjen “Çlirim” të qytetit të Beratit, ka qenë duke drejtuar automjetin “benz”, autoveturë me targë AA 858 FM, dhe në këto momente ka humbur kontrollin dhe si rezultat i këtij aksidenti ka goditur shtetasen Drita Mustafa Boçe, 32 vjeç, banuese në Berat. Sipas burimeve spitalore shtetasja Drita Boçe, aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Berat, nën trajtimin mjekësor intensivë ndonëse gjendja e saj shën-

detësore është e rëndë për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e Policisë Rrugore, të cilët kanë kryer procedurat ligjore, si dhe kanë përpiluar procesverbalin e komplet ngjarjes që solli dhe një të plagosur. Po dje oficerët e Policisë Rrugore kanë marrë nën hetim autorin e këtij aksidenti 22-vjeçarin

Karakosta dhe kanë përpiluar dosjen dhe akuzën përkatse. Vlen të përmendet se në harkun kohor të dy muajve në rrethin e Beratit në rrugët nacionale dhe në ato rurale janë bërë disa aksidente ku kanë gjetur vdekje një vajzë 2 vjeçe dhe një tjetër fëmijë 6 vjeçe, si dhe kanë plagosur 4 të tjerë. S. G


10

« opinion

E mërkurë 20 mars 2013 •

Zgjimi nën ujë Nga Gëzim LLOJDIA

S

i një ëndërr e pa ëndërruar. Janë zgjuar kështu banorët e komunës së Novoselës së Vlorës, kur ndër pragje dhe dyer, kopshte, banesa, mullarë, sera, bodrume, ofiçina, bagëti, stalla, ferma, ujët kishte nën pushtetin e tij gjithçka. Vërshimi i Vjosës kishte ngjarë të ishte hileqarë. Gjithmonë lubia me ujërat e turbullta dilte dhe përmbyste nga krahu tjetër. Kësaj here i hëngri në besë. Mësyu në të kundërtën e saj, andej nga banorët nuk e prisnin. Mirëpo atje shkoi një reporter i një televizioni lokal dhe i pyeti se si e kishin përjetuar këtë katastrofë të përvitshme. I laguri dhe mbyturi nga ujët e turbullta çfarë mund të thotë në kushtet kur pabesia e ujit dhe shtrirja e pushtetit të tij natën dhe neglizhenca e shtetit i mbyti? Pse ishte neglizhenca e shtetit? Banorët e kësaj komune janë përmbytur nga Vjosa dhe përmbytja më e madhe ishte në vitin 2005. Atëherë gjendja ishte alarmante, sepse dimri ishte në fazën e parë të tij, kur kërcëllinte dhëmbët i egërsuar, pra ishte janar dhe s’dihej se çfarë vinte prapa. Në këtë rast Vjosa, prurjet e saj të mëdha pas rrebesheve në Gjirokastër, Tepelenë, kishte rritur në maksimum ujërat dhe vërshimi i saj në det do të sillte pasoja për banorët e Novoselës. Arsyeja është e thjeshtë: aty lumi i turbullt ka pjesën fundore të zbrazjes në det.

Mirëpo ajo që i përmbyti ishte një tombino. Nëse do të ishte bërë një tombino tek traseja e hekurudhës, uji do të kishte vërshuar, por përmbytje s’do të kishin pasoja. Dihet që lumi Vjosë me prurjet e tij të mëdha 2000 l/s është dhe mbetet një rrezik potencial kur del jashtë shtratit të saj. Vjosa ka bërë zarare madje në të shkuarën për këtë lumë ka pasur edhe një këngë hidhërimi që këndohej në jug. Po vjen lumi turbull o ,/turbull lumi, turbull o...” Kur Vjosa është e qetë është diçka më ndryshe. Arben Duka dhe Poni kanë një këngë të mrekullueshme, krejt ndryshe nga e para. Për lumin e Vjosës. Bukuria e këtij lumi shfaqet me tërë lakuriqin e saj në stinët e begata. Por në dimër Vjosa egërsohet shumë, dinake, kryeneçe dhe papërmbajtshme. Jo vetëm në Novoselë ka bërë zarare këtë dimër, por edhe te bishti i malit në Selenicë. Ku mundet, Vjosa bënë zarare. Nëse banorët thonë ishte një tombino, atëherë përgjegjësia ishte te pushteti vendor për të marrë masa, që edhe një tombino të mos përmbyste fshatra dhe pasuri të tërë. Është një fakt i dhimbshëm, që përsëritet si nëpër filma. Përmbytjet janë katastrofa natyrore, por për të shmangur dhe minimizuar ato duhet të ndihet dora e njeriut atje ku mundet. P.sh., nëse do të ishte bërë kjo tombino, fshatrat dhe pasuri të tëra, që do të humbasin nga balta do të kishin shpëtuar këtij ndëshkimi këtu

është dhe duhet të ndihet dora e njeriut. Dora e pushtetit. Shqiptarët po vuajnë prej vitesh qeverisjet qendrore dhe lokale, neglizhenca e të cilave shpie dëm sakrifica dhe hedh në lum miliona. Mirëpo, si i thonë shqip, doli pa u lagur”, se në këtë vend askush nuk merr përgjegjësi për gjithçka ndodh. Nëse shqip i thonë “e gjetsh nga mos e pandehsh”, edhe me banorët e kësaj zone ka ngjarë kështu. Rranë për qejf të tyre në gjumin e perëndisë dhe u ngritën nën ujërat e lumit . Ishte ky mallkim apo një neglizhencë? Atje ku ka mundësi, duhen shmangur katastrofat; atje ku nuk ka mundësi, ka ndërhyrje emergjente shpëtimi. Në Shqipëri ndodh kështu. Sapo përfundoi përmbytja, ujërat tërhiqen dhe niveli i tyre bie, askush më nuk kujtohet për dëmet apo për masat që duhen marrë për të parandaluar përmbytjen e radhës. Të gjithë ne kujtohemi vetëm kur uji na vjen te koka krevatit. Atëherë brofin sirenat e alarmit, ngrihen pushtetarë, makina gulçojnë me uturi, në medie deklarata bombastike, intervista me të përmbyturit dhe vjen një ditë, që të gjitha këto harrohen, sepse ka dalë dielli dhe lumi është strukur në shtratin e vjetër. Ekranet HD mbyllen. Fakirfukarenjtë askush nuk ika më në vëmendje. - Natën e mirë! Do të rikthehemi sërish me kronika, zhurmë e brohori, ditën kur të ngjajë përmbytja e radhës.

Rroftë Amerika!

K

ur fluturon nga Prishtina në Stamboll, kalon mbi të gjitha vendet që dikur kanë qenë nën çizmen turke. Kur mbërrin në Stamboll, i kujton 100 sulltanë e pashallarë, në mesin e të cilëve edhe shqiptarë, dhe kurrë nuk e ke të qartë nëse shqiptarët për 500 vjet ishin të okupuar nga osmanët apo bashkëjetuan me ta. Kur lexon histori dhe sheh se sa shqiptarë, gjithmonë e më vonë, ishin larguar nga dhuna e “kaurit” dhe me aminin e “turkut”, të bie ndër mend se si në një kohë e dikur të gjithë ata ishin “kaurë”. Të kujtohet perla e atyre që i shanin me gjuhë e me nënë të betoheshin se “fjala shqipe nuk blihet n’pazar”. Janë një mijë vjet që shqiptarët i kanë ndërruar edhe miqtë, edhe armiqtë e tyre. Janë një mijë vjet që në luftë me të huajin ia kanë ngrënë kryet edhe njëri-tjetrit. Por pavarësisht kësaj ka shumë vjet që Perandorinë e dikurshme Osmane e shohin më ndryshe dhe me shumë vullnet për të shlyer edhe pak nga historia. Është e mundur që këtë javë të fillojnë ta bëjnë të njëjtën gjë me hasmin e dytë më të madh në historinë e shqiptarëve. Me hasmin e vojvodëve e të serdarëve, të çetnikëve e të cincarëve. Kohët kanë ndryshuar dhe sot java që ka filluar me gjasë do të jetë njëra prej atyre javëve më të rëndësishme e dy trembëdhjetëvjeçarëve të fundit për marrëdhëniet tona me ta. Kjo jo

Nga Muharrem NITAJ

vetëm për shkak se mund të arrihet një marrëveshje ndërmjet dy palëve, që gjithsesi është e para e këtij lloji. Serbia dhe Kosova nuk kanë pasur asnjë marrëveshje që nga dy korriku i vitit 1990 të shekullit të kaluar. Në fakt, marrëveshjet e Kosovës me Serbinë janë bërë të pamundura, sepse pikërisht në këtë 2 korrik jo shumë të largët kishte filluar përplasja e madhe për “vetëvendosje deri në vdekje”, por që thuhej ndryshe, për “vetëvendosje deri në shkëputje”. Por a ka gjasë që kjo përvojë e armiqësive totale e deri të përgjakshme të marrë kthesë në këtë javë në të cilën kemi hyrë? A ka gjasë që kryeministrat e vendeve të fundit të armiqësuara në Europë, qoftë edhe duke iu zgërdhirë njëri-tjetrit në fytyrë, të nënshkruajnë një marrëveshje? Një marrëveshje që do të ishe e para e këtij lloji në këtë cilësi dhe kush e di pas sa kohësh. Në disa muajt e fundit është bërë aq zhurmë për këto bisedime, saqë e kemi humbur edhe arsyen edhe ndjesinë se çfarë në fakt paraqesin ato. Duke u përplasur ndër veti, duke u sharë dhe duke u mashtruar, duke mos pasur as edhe më të voglën ndjesi për vendin dhe interesat e tij, shumica e politikanëve batakçinj “janë nisur si “Muça mbas daie” ose për të kundërshtuar marrëveshjen me Serbinë, ose për ta bërë atë “fait accompli”! Ajo ndoshta mund të jetë marrëveshja më e keqe që mund ta nënshkruajë Kosova, por edhe në një rast të tillë është më shumë

sesa hiçi që e kemi në Veri. Në pazarin që çon te një marrëveshje, gjithmonë njëra palë do të dalë më e humbur. Në rastin e Kosovës dhe të përpjekjeve për ta shënuar një tjetër fazë në raportet me Serbinë, edhe duke gjetur një zgjidhje për Veriun, është thjesht një përpjekje për ta kthyer sovranitetin e vendit atje ku për më shumë se 13 vjet nuk ka shkelur këmba e atyre që sot janë kundër. Çështja nëse kjo marrëveshje ka mundur të jetë më e mirë, më e ndershme dhe politikisht më e saktë, nuk do të mund të kapërcehet nga askush dhe asnjëherë. Keq që u përcoll edhe me rrena për kompetencat e Veriut me shumicë serbe, sepse ato janë përcaktuar përtej “grushtit” të kryeministrave Thaçi e Daçiç. Rroftë Amerika! Kur aeroplani që niset nga Prishtina dhe flet vetëm “tyrqe” e “english”, por që nuk di shqip, zbret mbi detin Marmara, Stambollin mund ta shohësh veç me inat, pse s’ka asgjë shqiptare edhe pse “po shumë iu kemi dhënë”! Jazëk për Ataturkun, për Samiun, për Arkitekt Sinanin nga Elbasani, për Mehmet Akif... dhe për shumë të tjerë që jetë kanë dhënë për Dovletin e sa pak kanë bërë për memleqetin arnaut. Nuk e di nëse në këtë javë po fillojmë të punojmë për vete, apo për “narod nebeski”. Po të jetë kjo e fundit, jazëk e në të s’ëmës të gjithë. Stambolli dikur kishte krijuar perandorinë me hanxhar.


opinion • E mërkurë 20 mars 2013

»

11

Mbi rajonin europian Nga Shkëlzen MALIQI

P

ublikimi i një plani për zgjidhjen e çështjes së Veriut nxiti reagime të ndryshme, kryesisht negative, në Kosovë si dhe në Serbi. Në draftin që me përmbajtje bazohet në planin e Ahtisarit, ideja kryesore ishte që Veriu me katër komuna të fitojë statusin dhe emërtimin e “rajonit europian”. Europa i ka me qindra rajone me specifika të ndryshme që janë pjesë të shteteve sovrane, por kanë interes për t’i mbrojtur identitetet e tyre të veçanta, qoftë etnike, qoftë gjuhësore, gjeografike, ekonomike, turistike etj. Në raport me shtetin ku bëjnë pjesë, nuk është e thënë që rajonet i kanë atributet dhe kompetencat e autonomisë politike ose kulturore. Ka rajone që janë edhe njësi federale në shtetet e përbëra, por dhe të tilla që kënaqen vetëm me vetëqeverisje lokale, por dhe me këshilla rajonale lobistike që kujdesen për mbrojtjen e veçantive që janë përcaktuese kryesore të rajoneve. Ka edhe organizime ndërshtetërore të rajoneve që lidhin kontrata dhe vendosin bashkëpunime të interesit të veçantë. Në këtë aspekt projekti për shpalljen e Veriut si rajon i Europës nuk prejudikon asnjë status politik të veçantë, pos atyre kompetencave që taksativisht përmenden dhe definohen në projektin. Dhe pasi ato pa përjashtim janë marrë nga plani i Ahtisarit për Prishtinën nuk do të duhej të ishin kontestuese, si projekt që ngjall dyshime se po ia fut një sherr të ri Republikës së Kosovës. Andaj nxitimi që të refuzohet edhe vetë ideja mua më duket e ngutshme. Të paktën ky është projekt për të cilin vlen që të diskutohet dhe që mund të shërbejë si model për tejkalimin e bllokadës që mund të ndodhë në momentin e fundit, kur dialogu ka avancuar deri te pajtueshmëria relativisht e madhe rreth çështjeve konkrete, por jo edhe rreth statusit të Veriut dhe në përgjithësi të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Beogradi kërkon që të

krijohet bashkësia e komunave serbe me kompetenca legjislative dhe ekzekutive (të ketë kuvend dhe qeveri të ketë kompetenca në polici dhe gjyqësi, t’i mbledhë taksat dhe doganat, si dhe t’i administrojë institucionet publike të kësaj bashkësie etj.), kurse Prishtina e pranon këtë formë të bashkësisë, por pa kompetenca çfarë i kërkon Beogradi. Sipas Prishtinës bashkësia do të kishte rolin koordinues dhe të ankimimit për çështjet që prekin interesat e komunitetit serbë në Kosovë, pra më shumë si një OJQ, ose si këshill koordinues kombëtarë, çfarë i kanë edhe minoritetet etnike në vetë Serbinë (Lugina e Preshevës, Sanxhaku etj.). Pasi u publikua ky projekt, në Prishtinë dhe në Beograd u demantua se ky është ndonjë dokument zyrtar që e kanë biseduar në Bruksel dy delegacionet. Në Prishtinë madje u tha se ky projekt është joekzistent. Nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në tavolinën e bisedimeve, andaj s’ka çka të flitet për te. Megjithatë, është interesant të shihet se si ky dokument doli në publik. Së pari u publikua në një gazetë të Beogradit, ku është thënë se është projekt i Brukselit, që po u imponohet të dyja palëve dhe ka gjasa që të aprovohet. Gazetat dhe portalet në Kosovë nxituan që ta publikojnë versionin që e plasonte Beogradi, duke thënë “ja ku e kemi planin e Brukselit”, e komentet për të ishin kryesisht negative. Ideja e rajonit europian kuptohej si ndonjë autonomi e zgjeruar me vulën dhe garancitë e Brukselit e që në instancën e fundit po e mbështeste atë çka serbët e kërkonin, krijimin e një shteti brenda shtetit, që Republika e Kosovës nuk do të mund ta kontrollonte kurrë. Nga një burim zyrtar kam marr informatën se projekti në fjalë nuk ka qenë në tavolinën e bisedimeve, por ka qarkulluar diku nga fillimi i janarit si koncept paraprak që u është dhënë delegacioneve për mendim. Në atë kohë Beogradi e ka refuzuar atë duke e hequr fare nga agjenda zyrtare e dialogut. Për palën kosovare ky

ka qenë një projekt që ka mundur të diskutohet. Kjo është, pra, ajo që pak a shumë dihet për dokumentin, e unë tash po i lejoj vetes që të bëj një analizë spekulative pse ky dokument u nxor dhe u kujtua bash në këtë moment, kur pritet që të mbahen raundet e fundit të dialogut në Bruksel mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiç. Mendoj se Beogradi e publikoi dokumentin që më herët e kishte refuzuar, sepse pas konsultave të fundit me baroneshën Ashton u kuptua se nuk ka gjasa që Prishtina e Brukseli të pajtohen me kompetencat ekzekutive të bashkësisë së komunave serbe. Andaj u kujtuan për këtë projekt që të paktën retorikisht krijon përshtypjen e një oferte për Veriun që nuk është thjesht vetëqeverisje lokale sipas planit të Ahtisarit, por siguron edhe një ombrellë europiane me garanci shtesë për minoritetin serbë në Veri. Ka qenë kryetari i Serbisë, Toma Nikoliç, që kishte përmendur në një prononcim të mëhershëm ekzistimin e një projekti europian. Dhe ai e tha këtë në kontekstin e konstatimit se kushti për anëtarësimin Serbisë në BE është që të heqë dorë nga Kosova, pa e njohur edhe formalisht. Në këtë ngushticë, pohoi Nikoliçi, krejt çka mund të bëjë Beogradi është sigurimi maksimal i të drejtave të serbëve në kuadër të ligjeve të Kosovës. Beogradi nacionalist ka disa javë që bënë piskamë kundër qeverisë së re: “Tradhti! Tradhti!”, kurse Nikoliçi dhe Daçiçi po bëjnë manovra prej të dëshpëruarve që të lënë përshtypjen se janë duke punuar për mbrojtjen e interesave vitale të Serbisë. Por është e qartë se ata tani mohojnë atë formulën e mëparshme bllokuese të ish-kryetarit Tadiç “edhe BE-ja, edhe Kosova”. Triumvirati i ri pragmatist në Beograd mbase e ka kuptuar që BE-ja është interes vital për Serbinë, kurse për Kosovën duan të bëjnë aq sa është e mundshme. Nëse ky spekulim imi është i saktë, ditët e ardhshme duhet të presim lajme të mira nga Brukseli.

Mjaft manipuluat

Z

oti Besim Beqaj mund të besoni se jeni lojtar i mirë, gjithmonë duke vlerësuar se të tjerët rreth jush janë lehtë të manipulueshëm. Ndodh që edhe kësaj here keni llogaritur se do të na e hidhni, e sidomos atyre që protestuan, duke shkarkuar kreun e KEK-ut, Arben Gjukaj, për skandalet e kësaj ndërmarrje për të cilën jeni përgjegjës personalisht ju. Keni gabuar rëndë nëse keni menduar se me largimin e Gjukajt nga KEK-u do të shpëtoni nga përgjegjësia për malverzimet që janë bërë në këtë ndërmarrje, që nga tenderat e brendshëm e deri tek ai i shitjes së distribucionit. Zoti Beqaj, qytetarët e Kosovës nuk hanë barë, ata e dinë se drejtori ekzekutiv i një ndërmarrjeje publike ekzekuton urdhrat e politikës e që në këtë rast i jepni direkt ju. Drejtori Gjukaj nuk bën politika, as nuk merr vendime pa dijeninë e juaj, ai është thjesht drejtor teknik. Keni gabuar rëndë nëse keni besuar se me shkarkimin e Gjukajt do t’i ndalni protestat apo do të pastroni veten. Protestuesit mund t’i kenë nxjerrë në rrugë faturat që ua kanë tharë xhepin, por ata e dinë se kush është shkaktari i kësaj gjendjeje. Ata e dinë shumë mirë se ju i keni krijuar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri në këtë situatë të mjerueshme. Nuk është problemi ai teknik i faturave, por është problem politik, në krye të të cilit jeni ju bashkë me një grup të ngushtë dhe shefin, kryeministrin Hashim Thaçi, që keni degraduar asetet e kosovarëve, të atyre protestuesve që kanë dalë në rrugë direkt kundër politikave tuaja. Arben Gjukajt, edhe ashtu do t’i skadonte kontrata pas një muaji, kur ta marrë në dorë distribucionin kompania “Limak”, të cilën ia keni falur për 26 milionë euro, apo mos e ke harruar se ne e dimë këtë detaj? Kështu që kësaj here tentimi juaj për të manipuluar me opinionin publik siç duket nuk

Nga Arbana XHARRA

do t’ju pijë ujë. Nuk do të mund ta tejkaloni këtë gjendje me largimin e kreut të KEK-ut, sepse shumë gjurmë të keqpërdorimeve kanë mbetur në këtë ndërmarrje, të cilat nuk mund t’i zhdukni kaq lehtë. Protestuesit e kanë pasur zor derisa të dalin në rrugë, sepse tash e dinë udhën që të shpie deri te porta kryesore shkaktare, prapa se cilës me manipulime po tentoni të fshiheni edhe ju, zoti Beqaj. Ndoshta ju ka mbetur zanat që nga koha kur keni qenë në krye të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) të mbani marrëdhënie klienteliste me kompani, e ju kemi parë sherrin duke e aplikuar këtë relacion edhe kur erdhët në qeveri me asetet tona. Keni provuar që me një shkarkim të largoni vëmendjen nga favorizimet që jeni duke bërë kompanisë turke “Limak”, kompani kjo që i keni servuar një pjesë të rëndësishme të sektorit publik të Kosovës. Ju keni kërkuar që të rritet taksa mbi thëngjillin nga 26 centë

në 3 euro, për të mbledhur disa miliona euro, vendim ky që ndikon direkt në rritjen e çmimit të rrymës e që po e inkasoni përmes nesh. Ju nuk keni reaguar që të mos ketë rritje të tarifave të rrymës, Zyra e Rregullatorit të Energjisë i raporton Kuvendit, ju nuk keni bërë asnjë përpjekje për t’i lehtësuar qytetarëve jetesë, përkundrazi, ju na shihni ne si mundësi për të përfituar nga kurrizi ynë, ashtu siç jeni duke bërë me buxhetin e Kosovës. Është shumë e dukshme përpjekja juaj që t’u bëni gati terrenin turqve në distribucion, që t’i rrisni fitimet e tyre, duke punuar me përkushtim që t’i lini gati një kompanie këtë ndërmarrje, e cila do të përfitojë nga konsumatori të cilin për 50 euro borxh e shkyçni nga rrjeti. Jeni bindur se përkundër vjedhjeve që jeni duke na i bërë përpara syve tash sa vite nuk keni pasur reagim të qytetarëve, keni menduar se edhe kësaj here do të na e hidhni. Zoti Beqaj, juve dhe shumë të tjerëve në taborin e Hashim Thaçit ju njohim tash sa vite, e dimë cilët keni qenë dhe cilët jeni. Zoti Beqaj, nuk e kemi harruar se si e ke shfrytëzuar pozitën prej drejtuesit të OEK-ut dhe lojën tënde se “gjoja po e kritikon qeverinë” për t’iu hedhur më pas në përqafim Thaçit. Edhe pse e pate deklaruar veten si djalë milioner, trashëgimtar i vetëm i pasurisë familjare, për të na bindur se nuk lakmon në paranë publike, ka kohë që të ka dështuar kjo tentativë. Nuk e kemi harruar kur e pate blerë me paratë e taksapaguesve veturën “Mercedes” mbi 50 mijë euro sapo erdhe në krye të Ministrisë së Integrimeve dhe posa dolën në treg telefonat “iPhone” shpalle tender për t’i blerë vetes dhe bashkëpunëtorëve nga një të tillë. Si djalë i “hazretit” e me pasuri, nuk na e ke dëshmuar se je i ngopur. Kështu që mjaft me lojëra të fëlliqura, mos i nënçmoni qytetarët, sepse atyre ka nisur t’iu humbë durimi!


12

« gossip

Vonn konfirmon romancën me Woods Lindsey Vonn ka konfirmuar se ajo ka filluar një lidhje romantike me Tiger Woods. Kampionia amerikane e skijimit ka shfrytëzuar faqen e saj në Facebook për të konfirmuar romancën e saj me yllin e golfit. “Mendoj se nuk ishte një sekret mirë i ruajtur por po, unë po dal me Tiger Woods. Lidhja jonë ka evoluar nga një miqësi në diçka më shumë gjatë këtyre muajve të fundit dhe kjo më ka bërë shumë të lumtur”. “Nuk planifikoj të flas për këtë më shumë, pasi do të doja ta mbaj këtë pjesë të jetës në mes nesh, familjes dhe miqve të afërt. Faleminderit për mirëkuptimin dhe për përkrahjen e vazhdueshme. Xo LV”, ka shkruar sportistja në faqen e saj në Facebook.

Mendes e lodhur nga të qenit simbol i joshjes Njëra nga femrat më të bukura në botë, Eva Mendes, është ankuar se është mërzitur më nga fakti se të gjithë e shikojnë si seks-simbol. Aktorja thotë se aspak nuk kujdeset për dukjen e saj, madje edhe kur shkon nëpër audicione. “Bukuria mund të jetë e mërzitshme, sidomos nëse keni një partner që gjatë gjithë kohës është i përqendruar te dukja. Njoh shumë aktorë të tillë, por unë mendoj se meshkujt e vërtetë nuk shqetësohen shumë për këtë gjë”, ka deklaruar Eva, ndërsa citon The Sun. Ajo ka shtuar se dukja e mirë është vetëm njëra nga gjërat që mund të shfrytëzohet, porse vetëm bukuria nuk shërben për të pasur sukses.

E mërkurë 20 mars 2013 •

Pse të kesh fëmijë është e shëndetshme për martesën

S

igurisht që të kesh fëmijë është stresuese, e lodhshme, ka kosto dhe mund t`i vendosë kufizime lidhjes tuaj. Ju papritur bëheni përgjegjës për një krijesë të vogël të sapoardhur në jetë. Studime të ndryshme tregojnë se një pjesë e çifteve të martuara që kanë fëmijë shprehin më pak kënaqësi martesore. Por kur fëmijët rriten, çiftet e martuara kanë mundësi t`i rikthehen pasionit dhe intimitetit të tyre. Sigurisht që studimet nuk diktojnë eksperiencën e secilit. Ka të tjerë që janë të lumtur, pasionantë në martesë edhe pse kanë fëmijë. Por ajo që theksohet është se të pasurit e fëmijëve është e shëndetshme për martesën. Ja disa arsye: Fokusi juaj zhvendoset Kur ju keni fëmijë të cilët kanë nevojë për përkujdesje, dashuri, ju duhet të zhv-

endosni një pjesë të kohës dhe vëmendjes suaj tek ta. Nuk ka rëndësi se sa angazhime keni, shtëpia është ajo që ju lidh dhe forcon lidhjet tuaja me njëri-tjetrin. Mendoheni dy herë përpara se të merrni një mendim të madh Nëse karakterizoheni si tip impulsiv që bëni zgjedhje të nxituara, kur keni fëmijë ju jeni më pak të gatshëm për të qënë në një situatë që mund të sjellë pasoja dhe të dëmtojë familjen. Kjo është një gjë e mrekullueshme për martesën tuaj sepse ju mund të konsultoheni me partnerin tuaj për të bërë më të mirën. Vlerësoni kohën që jeni vetëm me partnerin Mes fëmijëve dhe angazhimeve të mëdha është e vështirë të gjeni pak kohë për veten dhe partnerin. Kjo mund të sjellë distancë në martesë por në fakt nuk duhet pse. Nëse ju i`u kushtoni njëri-

Uji armiku i

Shakira dhe Pique nuk përmbahen dot Çifti i njohur mes këngëtares Shakira dhe futbollistit Pique, duket se nuk mund të rrinë dot pa njëri tjetrin. Apo ndoshta angazhimet e shumta në sferën profesionale nuk i lejojnë çiftit shumë hapësirë për të qenë bashkë, ka bërë që ata të shfrytëzojnë çdo moment që janë bashkë, të ndajnë puthje të zjarrta mes vete, qoftë edhe në vende publike. Kësaj radhe bëhet fjalë për ceremoninë e promovimit të librit të babait të Gerard, Juan Pique. Ata nuk i ndanin duart, shikimet nga njëri tjetri si dhe dhuronin puthje pasiononte kohë pas kohe. Të gjitha këto pamje nuk ka se si tu ikin paparacive që i ndjekin në çdo hap. Çifti kohë më parë solli në jetë fëmijën e parë të tyre, djalin Milan.

U

celulitit

ji duhet të jetë miku i juaj më i mirë, në këtë rast është armik i vërtetë i celulitit. Uji është një masë preventive dhe pjesëmarrës aktiv në luftën kundër celulitit. Rreth 2 litra ujë (jo lëng apo çaj) në ditë, është sasia ideale jo vetëm si pjesë e anticelulit strategjisë,por edhe si një prej hapave drejt jetës së shëndetshme. Uji i largon toksinat nga organizmi dhe për këtë gjë është e rëndësishme ta mësoni trupin tuaj në konsumimin e përditshëm të 2 litrave ujë në ditë. Nëse nuk jeni të mësuar me atë sasi, mos e zmadhoni menjëherë sasinë e ujit prej dy gotave, në dy shishe, por dalë ngadalë zmadhojeni dozën për gjysmë gote deri sa të arrini sasinë e dëshiruar,që të mos i rëndoni veshkët.

tjetrit një kohë të caktuar qoftë edhe të limituar, ju do ta vlerësoni më shumë intimitetin me partnerin. Ju mësoni të punoni si një skuadër Në një marrëdhënie martesore ku ka fëmijë, ju mësoni të veproni si skuadër. Dhe kjo nuk është vetëm për të mirën e fëmijëve por edhe të marrëdhënies po ashtu. Inspiroheni për të qënë më të mirë nga ç`jeni Dihet që prindërit janë nën presion. Një presion që shumë e ndiejnë se luan një rol pozitiv tek fëmijët e tyre. Një e mirë potenciale e këtij presioni është se fëmijët ju inspirojnë që të jeni më të mirë. Mbi të gjitha ata ju shikojnë dhe ndjekin shembullin tuaj. Nëse filloni të lini mënjanë zakonet e këqija dhe bëni përmisime, ju do të ndiheni gjithashtu më konfidentë dhe të pastër, që ju bën një partner të mirë.


gossip • E mërkurë 20 mars 2013

Amy

»

13

Winehouse

Colin

Trevorrow

regjisor i “Jurassic Park 4”

Nga filmat me buxhet të ulët në dinozaurë me buxhet të lartë. Colin Trevorrow do të ketë shumë punë në duart e tij pas filmit të tij sharmant “Safety Not Guaranteed”: Ai do të bëjë regjinë e “Jurassic Park 4”, ka njoftuar Universal. Pjesa e katërt e filmit të njohur nga romani i Michael Crichton është pritur tashmë një kohë të gjatë: janë bërë gati 12 vjet qysh se “Jurassic Park III” është shfaqur në kinema. “Safety Not Guaranteed” i Trevorrow, me aktorët Aubrey Plaza, Mark Duplass dhe Jake Johnson është vlerësuar shumë gjatë festivalit të filmit Sundance, ku skenaristi Derek Connolly fitoj edhe shpërblimin Waldo Salt Screenëriting të festivalit. Producent ekzekutiv i “Jurassic Park 4” do të jetë personi i cili edhe ka qenë nismëtari i filmit në fillim, Steven Spielberg, ndërsa producentë do të jenë edhe bashkëpunëtori i tij tashmë një kohë të gjatë, Frank Marshall bashkë me Patrick Crowley. Pjesa e katërt është duke u bërë pikërisht kur “Jurassic Park” do të festojë përvjetorin e 20-të. Filmi i parë ka dalë në qershor të vitit 1993. Për ta shënuar ngjarjen, Universal ka bërë shndërrimin e filmit origjinal në 3D, i cili do të fillojë të shfaqet në kinema prej 5 prillit.

e para në “Walk of Fame” të Londrës Kate Middleton dëshiron djalë

A

my Winnehouse do të shpërblehet me “yllin” e parë në Music Walk of Fame në Londër, në ditën që do të kishte qenë ditëlindja e saj e 30të. Nderi i madh do t’i ndahet krijueses tragjike të hiti “Back to Black” kur atraksioni i ngjashëm me Walk of Fame të Hollywoodit në Los Angeles do të lansohet në shtator, sipas revistës NME. Organizatorët njoftuan në fillim të këtij muaji që u është dhënë drita e gjelbër për të nderuar legjendat botërore të muzikës me një homazh në rrugë në zonën Camden të Londrës, e njohur për ngjarjet kulturore. Bendet si “The Clash”, “Oasis”, “Blur”, “Madness”, dhe “The Libertines” të gjitha kanë lidhje me këtë zonë dhe pritet të nderohen në këtë pjesë, por është Winehouse – e cila jetoi në Camden deri në vdekjen nga helmimi me alkool në vitin 2011, emri i të cilës do të vihet i pari. Pllaka me imitimin e pllakës së gramafonit me fjalët e shtypura “Amy Winehouse, London, England - Icon” do të zbulohet më 14 shtator, në datën e ditëlindjes së 30-të të Winehouse. Organizatori Lee Bennett tha: “Një nga arsyet që kemi zgjedhur Camden është sepse është komuniteti i gjallë dhe muzikor dhe hapësirat dhe muzikantët e tij kanë frymëzuar idenë.”

Duke vënë gjithnjë e në dukje rritjen e barkut, Kate ka shprehur edhe dëshirën e gjinisë së bebit. Ajo është shprehur se dëshiron të ketë një djalë. Edhe pse ende nuk dihet gjinia, preferenca e saj është e kundërt me atë të Princit William i cili dëshiron të jetë një vajzë. Dukesha e cila pritet të lindë në Korrik, tregoi se ende nuk kanë preferenca për emrin e fëmijës, por një gjë është e sigurt se ata janë shumë të lumtur që do të bëhen prindër.

Bar Refaeli kopje si e ëma

Lindsay Lohan i shpëton gjyqit Lohan mund ta ketë quajtur veten me fat por fati me sa duket nuk e ka ndihmuar shumë aktoren për t`u rritur. Aktorja rrezikonte 240 ditë burg për mashtrim të policit në lidhje me ngjarjen e Qershorit 2012, pas përplasjes me makinë. Por Lohan i ka shpëtyar dënimit me burg dhe çështja është mbyllur me 90 ditë rehabilitim dhe 18 muaj në terapi psikologjie si dhe duhet të kryejë 30 ditë punë në komunitet. Lohan mund të paguajë edhe 240$ gjobë për shmangien e pagesës së faturave të papaguara.

Modelja Bar Refaeli ka vendosur në tëitter një foto të së ëmës për të treguar ngjashmërinë e madhe që ajo ka me të. Dhe nuk është hera e parë që ajo e bën një gjë të tillë duke i bërë fansat konfuzë dhe të çuditur për pamjen e ngjashme me të ëmën Tzipi Levine. Një muaj më parë ajo ka vendosur një foto të shumë viteve më parë kur ka qënë një vajzë e vogël ulur në prehërin e nënës ku edhe në këtë foto ngjashmëria ishte e dukshme.


14

« bota

E mërkurë 20 mars 2013 •

N

ë dimrin e vitit 1769, në fillim të udhëtimit të tij në paqësor, eksploratori anglez James Cook mori nga një prift polinezian me emrin Tupaia një dhuratë të jashtëzakonshme: një hartë. Nuk është e qartë nëse Tupaia e kish hartuar në letër apo vetëm e kish përshkruar me fjalë: e sigurtë është që harta i dha Cook një vështrim të Paqësorit jugor, shumë më të plotë se ai që çdo evropian tjetër kish pasur në dispozicion përpara tij. Harta përshkruante të gjithë grupet më të rëndësishëm të ishujve në një zonë afërsisht 5000 kilometra në diametër, nga Markezi deri në Fixhi: përkonte me atë që vetë Cook kishte dokumentuar, dhe tregonte shumë gjëra që kapiteni ende nuk i kishte parë. Në Tahiti, Cook i kish dhënë Tupaias një shtrat në bordin e Endeavour. Menjëherë pas kësaj, polineziani shushati ekuipazhin duke e udhëhequr anijen deri në një ishull që Cook nuk e njihte, pothuajse 500 kilometra më në jug, pa u konsultuar asnjëherë me busullën, hartat, orën apo sekstantin. Në javët që pasuan, ndërkohë që ndihmonte në drejtimin e Endeavour nga një arkipelag në tjetrin, Tupaia i habiti sërish marinarët me aftësinë e tij për të treguar me saktësi në drejtim të Tahitit, në çdo moment të ditës apo të natës, me apo pa re. Cook ishte i vetmi i eksploratorëve evropianë që kuptonte domethënien e vërtetë të bëmave të Tupaias. Banorët e ishujve të shpërndarë në të gjithë Paqësorin jugor ishin pjesë e një populli të vetëm që shumë kohë më parë kish eksploruar, kolonizuar dhe hartuar hartën e atij oqeani të madh pa pasur në dispozicion asnjë prej instrumentave detarë që Cook i konsideronte të domosdoshëm; dhe i kishte ruajtur ato harta vetëm në kujtesë, duke i transmetuar me traditën gojore. Kanë kaluar dy shekuj, dhe sot rrjeti global i gjenetistëve që përpiqen të rindërtojnë flukset migrues të njeriut modern duke analizuar gjurmët e ADN të përhapura nëpër vendet ku ka shkelur, si thërrime, mund t’i demonstrojë Cookut se kishte të drejtë: paraardhësit e Tupaias kishin kolonizuar Paqësorin 2300 vjet më herët. Emigrimi i tyre pothuajse i pamundur përmes Paqësorit ishte vazhdimi i një marshimi të gjatë drejt lindjes që e kish pasur fillimin në Afrikë 70 mijë vjet më parë. Nga ana e tij Cook, me udhëtimin e tij, vazhdonte migrimin nga Afrika drejt perëndimit që paraardhësit e tij kishin ndërmarrë pak a shumë në të njëjtën kohë me ata të Tupaias. Kështu takimi mes këtyre dy burrave kishte mbyllur një rreth të hapur me mijëra vite më parë. Cook vdiq dhjetë vjet më vonë në Hauai, për shkak të një grindjeje që përfundoi keq. Ishullorët grabitën një varkë; kapiteni humbi qetësinë dhe hapi zjarr, dhe bashkë me ekuipazhin e tij vrau disa prej tyre, por hauaianët arritën ta kapin në betejë dhe e goditën deri sa vdiq. Për disa, vdekja e Cook shënoi fundin e një epoke që historianët perëndimorë e quajnë era e eksplorimeve. Por që atëherë, sigurisht që nuk kemi pushuar së eksploruari. Kemi mbetur të obsesionuar nga nevoja për të shtuar detaje në hartat gjeografike të Tokës; të arrijmë polet, majat më të larta, humnerat oqeanike më të thella; të lundrojmë deri në skajet më të largët dhe të fluturojmë larg nga planeti, në hapësirë. Sot, ndërkohë që ndjekim me pasion “Curiosity”-n teksa eksploron Marsin, SHBA, bashkë me disa qeveri dhe kompani private, përgatiten të dërgojnë edhe njeriun në planetin e kuq. Ka ëndërrimtarë që flasin edhe për dërgimin e një mjeti hapësinor në yllin më të afërt. Michael Barratt – që ka qenë mjek, eksplorues nënujor, marinar, pilot, dhe prej 12 vitesh është astronaut i NASA-s – është mes atyre që mezi presin të shkojnë në Mars. Ai i konsideron udhëtimet e tij si vazhdimin e atij në Paqësor të Cook dhe Tupaias. “Po bëjmë tamam si ata”, shpjegon. “Ka qenë gjithmonë kështu, në çdo moment të historisë së njeriut. Një shoqëri zhvillon një teknologji që bën të mundur, qoftë kjo aftësia për të ruajtur dhe transportuar ushqimin, qoftë ajo e ndërtimit të një anije apo lëshimit të një rakete. Pastaj gjendet gjithmonë dikush që ka pasion të niset dhe eksplorojë të panjohurën, edhe kur kostoja për këtë është shumë e lartë”. Jo të gjithë “vdesim” nga dëshira për të kalëruar një raketë apo për të naviguar në hapësirën e pafundme. Por kureshtja tipike e species sonë na shtyn të financojmë një pjesë të udhë-

DREJT SE PANJOHURES

“Ankthi” i gjeneve Kanë kaluar dy shekuj, dhe sot rrjeti global i gjenetistëve që përpiqen të rindërtojnë flukset migrues të njeriut modern duke analizuar gjurmët e ADN të përhapura nëpër vendet ku ka shkelur, si thërrime, mund t’i demonstrojë Cookut se kishte të drejtë: paraardhësit e Tupaias kishin kolonizuar Paqësorin 2300 vjet më herët. Emigrimi i tyre pothuajse i pamundur përmes Paqësorit ishte vazhdimi i një marshimi të gjatë drejt lindjes që e kish pasur fillimin në Afrikë 70 mijë vjet më parë timit dhe të festojmë kur kthehen udhëtarët. Është e vërtetë që eksplorojmë për të gjetur një vend më të mirë për të jetuar, për të pushtuar territore të reja, për të gjetur fatin, pasurinë. Por eksplorojmë edhe thjeshtë për të zbuluar se çfarë ka në anën tjetër. “Asnjë sisor tjetër nuk lëviz siç bëjmë ne”, thotë Svante Paabo, drejtor i Institutit Max Planck të Antropologjisë evolutive në Laipzig, ku studion origjinën e njeriut përmes gjenetikës. “Ne shpërthejmë kufijtë. Shtyhemi në territore të reja edhe atëherë kur nuk na mungojnë burimet aty ku ndodhemi. Kafshët e tjera nuk e bëjnë. As edhe speciet e tjera humane. Neandertalët kanë jetuar për qindra-mijëra vite, por nuk janë përhapur asnjëherë nëpër botë. Ne brenda vetëm 50 mijë viteve kemi pushtuar të gjithë planetin. Ka një lloj marrëzie në gjithë këtë. Kur udhëton në det të hapur nuk e ke idenë çfarë ka në anën tjetër. Dhe tani shkojmë në Mars. Nuk ndalemi asnjëherë. Përse”? Tamam, përse vallë? Paabo dhe studiuesit e tjerë që përpiqen të gjejnë përgjigjen janë edhe ata vetë eksplorues që hyjnë në territore gjithmonë të rinj. E dinë që në çfarëdolloj momenti mund të jenë të detyruar të kthehen pas dhe të riorganizohen. E dinë që disiplinat e tyre – antropologjia, gjenetika, neuropsikologjia e zhvillimit – janë të reja. Dhe që çdo lloj teorie mund të shembet në dritën e zbulimeve të reja. Por për ata që studiojnë sjelljen njerëzore, impulsi për të eksploruar është një argument i parezistueshëm. Prej nga lind kjo “marrëzi”? Çfarë na ka shtyrë të lëmë Afrikën dhe të mbërrijmë deri në Hënë e përtej? Nëse impulsi ynë për të eksploruar është i lindur ndoshta origjina e tij qëndron tek gjenomi. Dhe në fakt ekziston një mutacion gjenetik për të cilin flitet shpesh kur këqyren këto tema: është një variant i llojit DRD4 që shërben për të kontrolluar dopaminën, një neurotransmetues i prodhuar nga truri që ka një rol të rëndësishëm

në mekanizmat e mësimit dhe shpërblimit. Varianti, të cilin e kanë pothuajse 20 për qind e qenieve njerëzore, quhet DRD4-7R dhe studime të ndryshëm e lidhin me kuriozitetin. Kush e ka mendohet të jetë më i prirur të ndërmarrë risqe, të eksplorojë vende dhe ide të reja, të provojë ushqime të rinj, marrëdhënie, droga, të përfitojë nga okazionet seksualë dhe në përgjithësi të pranojë me entuziasëm lëvizjen, ndryshimin dhe aventurën. Jo rastësisht varianti mendohet të lidhet dhe me ADHD, shqetësimi i mangësisë së vëmendjes dhe hiperaktivitetit. Studime të ndryshëm kanë gjetur një lidhje mes variantit 7R dhe migrimeve njerëzorë. Në 1999 një studim i parë me rreze të gjerë, i kryer nga Chuansheng Chen i Universitetit të Californias në Irvine tregoi që mes popullsive të reja nomade 7R ishte më i pranishëm se sa në ato të vendosura. Një konfirmim i mëtejshëm vjen nga një tjetër studim i fundit. Mes fiseve nomadë të Ariaal, një popullsi afrikane, bartësit e 7R kanë prirjen që të jenë më të fortë dhe më pak të ushqyer se sa ata që nuk e kanë, një e dhënë që tregon një prirje më të lartë ndaj jetës nomade dhe ndoshta edhe një status social më të lartë. Ndërkohë që nëse kryejnë një jetë pa lëvizje në fshatra, bartësit e 7R janë të prirur të jen më të kequshqyer. Pra, siç ndodh tek shumë gjene dhe tipare, vlera e variantit varet nga mjedisi. Cilido qoftë konkluzioni final mbi rolin e 7R, gjenetistët bien dakord për faktin që nuk mjafton një gjen apo një bashkësi gjenesh për të na programuar për eksplorim. Është më e mundur që grupe të ndryshëm gjenesh kontribuojnë për të krijuar tipare të shumëfishtë: disa na ofrojnë instrumentat që nevojiten për të eksploruar, të tjerë, mes të cilëve ndoshta 7R, na shtyjnë ta bëjmë. Pra, nuk ka nevojë të mendohet vetëm për impulsin, por edhe për aftësinë. Nuk mjafton motivimi, duhen edhe mjetet. Jim Noonan, ekspert i gjenetikës së zhvillimit

dhe evolucionit, merret me këto tema. Kërkimi i tij është i përqëndruar në gjenet përbërës të dy sistemeve kyçë të organizmit tonë: artet dhe truri. “Do të jem në konflikt interesi”, shpjegon, “por nëse më duhet të sintetizoj do të thoja që aftësia jonë si eksploratorë buron pikërisht nga këta dy sisteme”. Tek njeriu, vazhdon ai, gjenet që formojnë artet dhe trurin janë në thelb të njëjtë me ata që kryejnë të njëjtin funksion tek hominidët e tjerë dhe tek majmunët antropomorfë. Dallimet mes specieve vijnë mbi të gjitha nga fakti që gjenet aktivizojnë dhe ndalin proceset e zhvillimit në kohë të ndryshme. Tek njeriu procesi prodhon këmbë dhe më tej i lejon të kryejnë distanca të gjata, duar shumë të afta dhe një tru akoma më të aftë që rritet shumë më ngadalë se sa ai i primatëve të tjerë, por arrin dimensione shumë më të mëdhenj. Këta tre tipare na dallojnë nga majmunët e mëdhenj dhe, në detaje të vegjël evolutivë, nga hominidët e tjerë. Këta dallime, vazhdon Noonan, përbëjnë një tërësi unike me tipare që janë prodhuar posaçërisht për të stimuluar eksplorimin. Kemi një lëvizshmëri të madhe, një zhdërvjelltësi të jashtëzakonshme dhe “më e rëndësishmja nga të gjitha, një tru në gjendje të elaborojë një mendim imagjinues”. Dhe çdo lloj tipari amplifikon të tjerët. “Marrim një vegël”, shpjegon studiuesi. “Nëse dimë ta përdorim dhe kemi imagjinatë të mjaftueshme, do të na vijnë në mendje mënyra të tjera për ta përdorur”. Dhe ndërsa mendojmë, imagjinojmë objektiva të tjerë që ai mjet mund të na ndihmojë të arrijmë. Ky qark retroveprimi, vëren Noonan, ndihmoi eksploruesin e madh anglo irlandez Ernest Shackleton që të shpëtonte kur, në 1916 anija e tij u rrethua nga akujt e Antarktidës dhe ai mbeti i bllokuar me ekuipazhin e tij në Elephant Island. Në 1300 kilometra distancë nga vendbanimi më i afërt njerëzor, me 27 burra të tejlodhur, shumë pak ushqim, Schackleton mendoi një plan në dukje të marrë. Me mjetet e paktë elementarë që kishte në dispozicion modifikoi një varkë (një tjetër mjet) për t’i mundësuar të përballte një sipërmarrje që shkonte përtej qëllimeve për të cilët ishte projektuar dhe pastaj, me pesë burra dhe pak instrumenta detarë, u nis në një udhëtim që shumë pak do të kishin guxuar edhe ta imagjinonin. Por ia doli... Sipas Noonan, aventura e Shackleton tregon qartë dinamikën që ka udhëhequr që nga fillimi progresin dhe eksplorimet e njeriut: ushqimi i aftësisë me imagjinatën, gjenerojmë të mira që “favorizojnë seleksionimin natyror të këtyre dy tipareve”.


bota • E mërkurë 20 mars 2013

QIPRO

»

15

Pikëpyetje për eurozonën

K

ështu nuk bëhet menaxhimi i krizës. Pas një mbledhjeje maratonë kryetari i grupit të shteteve të euros shpalli me gjysmëzëri një paketë ndihme, hollësitë e së cilës orë më vonë u relativizuan sërish. Qeveria e prekur qipriote do të rinegociojë. Askush nuk do ta marrë mbi vete përgjegjësinë për zbrazjen e xhepave të depozituesve qipriotë. Banka Qendrore Evropine, dekalron, se kontributi për Qipron duhet të mblidhet në një farë mënyre. Parlamenti qipriot e shtyn vendimin e tij. Bankat në Qipro qëndrojnë të mbyllura. Veprimet përmes Online - Banking janë mbyllur. Tregjet financiare të befsuara në Evropë reagojnë me humbje. Zëdhënësi qeveritar në Berlin thotë, se depozitat e kursimeve gjermane janë të sigurta. Ekonomistët në të kundërt paralajmërojnë për një aventurë të madhe, të cilën po nisin shpëtimtarët e euros duke krijuar precedentin Qipro. Këto janë shkurtimisht vetëm disa nga kthesat kryesore të dramës së Qipros. Madje mund të thuash, edhe se ky është një kaos i mirëfilltë. Receta më e mirë kjo, për t’i bërë të pasigurtë depozituesit dhe për ta humbur sërish besimin e sapo rifituar tek zona e euros. Vendimi i ministrave të Financanve të vendeve të zonës së euros i zhgënjen njerëzit në Qipro, nuk kuptohet prej ekspertëve dhe të mos harrojmë: Rusia është e zemëruar. Ministri rus i Financave ankohet, që nuk e kanë informuar. Banka numër dy e Rusisë në bazë të stadit aktual duhet të paguajë 130.000 milionë euro tatim të detyrueshëm, sepse ajo ka depozituar 13 miliardë euro në Qipro. Vërtetë një arritje e shkëlqyer kjo e shefit të ri të zonës së euros Jeroen Dijsselbloom. Qysh tani preferohet të kthehet sërish ish-shefi i zonës së euros, Jean-Claude Juncker. Ky i fundit parashikon ndërkaq, se rasti i Qipros mund të çojë në humbjen e besimit jo vetëm për bankat, por edhe për qytetarët e thjeshtë. Për nëntë muaj me radhë u negociua një paketë ndihmash për Qipron. Nevojat finnciare të bankave të rënura në këtë vend të BE-së me vetëm 800 000 banorë, ekspertët i kalkuluan në rreth 15 miliardë euro. Ky është rendimenti ekonomik vjetor i ishullit të ndarë të Mesdheut. Prej kohësh ishte e qartë, se Qiproja nuk do ta merrte të gjithë shumën nga fondi i zonës së euros për shpëtimin. Argumentat janë të qarta. Të paktën një e treta e depozitave bankare në Qipro vijnë nga të huajt. 20 miliardë euro kanë depozituar rusët në ishullin me norma të favorshme tatimi. Nuk mund të kuptohet, që ne me paratë evropiane mbrojmë depozita ruse apo nga vende të tjera, thonë shumë ministra financash, pra

jo vetëm përfaqësuesi i vijës së fortë, ministri gjerman i Financave Schäuble, mendon kështu. Qiproja është udhëzuar që 5,6 miliardë eurot nga 15 miliardë të nevojshme t’i sigurojë vet. Qiproja zgjodhi opsionin e vendosjes së tatimit të posaçëm të detyrushëm për të gjitha xhirollogaritë. Edhe sikur vendimi të korrigjohet duke i çliruar depozituesit e vegjël nga ky tatim, kjo nuk do të ndryshonte gjë sa i përket shumës së përgjithshme. Në fund depozituesve të mëdhenj do t’u duhej të paguanin më shumë, në mënyrë që të arrihet shuma e 5,6 miliardë eurove. Që kjo taktikë do të shkaktonte

Për nëntë muaj me radhë u negociua një paketë ndihmash për Qipron. Nevojat financiare të bankave të rënura në këtë vend të BE-së me vetëm 800 000 banorë, ekspertët i kalkuluan në rreth 15 miliardë euro. Ky është rendimenti ekonomik vjetor i ishullit të ndarë të Mesdheut. Prej kohësh ishte e qartë, se Qiproja nuk do ta merrte të gjithë shumën nga fondi i zonës së euros për shpëtimin. Argumentat janë të qarta

protesta dhe indinjatë tek klientët e prekur dhe depozituesit e kapitalit, ministrat duhet ta kishin të qartë. Tani ata janë bllokuar në procesin e rinegociimit. Presidenti i sapozgjedhur i Qipros ka vetëm një shumicë të zbehtë të votave në Parlament dhe nuk e di, nëse do të mund t’i kalojë ligjet e nevojshme. Sinjali, që jep marrëveshja aventureske për Qipron, për fat të keq është: Se depozitat bankare në zonën e euros nuk janë më askund të sigurta. Nëse shteti ka nevojë për para, për të shpëtuar bankat, ai nuk stepet që të tërheqë masivisht para prej kursimtarëve apo depozituesve të kapitalit. Modeli i biznesit të Qipros kësisoj është i qartë. Tërheqja e kapitalit, që do të nisë pas hapjes së bankave do të jetë në përmasa të jashtëzakonshme. Kush garanton se spanjollët, italianët e në fund edhe gjermanët,

masash financiare. Zyrtarë qeveritarë qipriotë propozuan dje një ndryshim të taksës së re mbi depozitat bankare, që kishte shkaktuar zemërim në vend dhe ka futur në ankth tregjet financiare evropiane. Vetëm disa orë përpara votimit në Parlamentin prej 56 vendesh mbi tarifën e re mbi llogaritë bankare, zyrtarët kërkuan të zbusin ndikimin që do të ketë ky vendim tek depozitat e vogla. Një projektligj i diskutuar në komisionin financiar të Parlamentit propozoi që taksa e re të mos prekë depozitat që janë nën 20 mijë euro. Ndërsa për depozitat që janë nga 20 mijë deri në 100 mijë euro, duhet paguar një detyrim financiar prej 6.75 për qind dhe për depozitat mbi 100 mijë euro taksa e re do të jetë 9.9 për qind. Miratimi i këtij plani është i nevojshëm që Qiproja të marrë një ndihmë financiare prej 10 miliardë eurosh në formë kredish nga partnerët europianë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Taksa e re mbi depozitat bankare mendohet të sigurojë, deri në 5.8 miliardë dollarë, shifër që do të jetë pjesë e paketës së shpëtimit financiar të vendit. Nëse Parlamenti nuk e miraton këtë plan, Qiproja do të përballet me një falimentim të mundshëm dhe ka gjasa që të mos përdorë më monedhën Euro, çka do të ringjallte shqetësime në tregjet financiare për të ardhmen e kësaj monedhe. Banka qendrore e vendit rekomandoi që depozitat deri në 100 mijë Euro të mos preken, kjo është e barabartë me shumën e depozitave bankare që janë të siguruara në banka në bazë të ligjeve të Qipros. Përkrahësit e taksës së re mbi depozitat thonë se kjo është mënyra e drejtë që të huajt që shfrytëzojnë taksat e ulta të Qipros për të depozituar paratë në këtë vend, të paguajnë pjesën e tyre për të shpëtuar bankat nga falimentimi. Rreth një e treta e depozitave në bankat e Qipros u përket shtetasve rusë. Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christiane Laggarde, tha sot në Frankfurt se FMN-ja e mbështet plotësisht synimin e autoriteteve qipriote që taksa e re mbi depozitat të jetë progresive.

nuk do të detyrohen në fund që të japin prej kursimeve të tyre për të shpëtuar bankat dhe zonën e euros? Tani askush s’mund ta bëjë më këtë. Ndaj deklarata e zëdhënësit të qeverisë gjermane, se edhe më tej vlen premtimi i kancelares në 2008, tingëllon krejt bosh. Kristiandemokratja Angela Merkel bashkë me ish-ministrin socialdemokrat të Financave, sfidantin e saj sot, kandidatin për kancelar Peer Steinbrück, në 2008 në kulmin e krizës financiare u dha granci të gjithë depozitusve gjermanë. Por kjo garanci nuk është e sigurtë as në aspektin ligjor dhe as në atë financiar. Të mos harrojmë: gjermanët dhe të gjithë taksapaguesit e tjerë në zonën e euros duhet të venë në dispozicion të Qipros një kredi prej 10 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e bankave. Edhe ky është një rrezik, që do të bjerë në kurriz të bashkësisë. Sidoqoftë do të shpërndahen 12 500 euro për frymë

për popullsinë qipriote. Nëse dhe se kur do të kthehen ato nuk e di askush falë kjo politikës kaotike në ishull. Diskutohet plani Presidenti i Qipros parashikon që Parlamenti do ta refuzojë planin e shpëtimit të kërkuar nga huadhënësit ndërkombëtar. Nicos Anastasiades, i cili fitoi zgjedhjet muajin e kaluar u tha sot gazetarëve se nuk mendon se taska është e drejtë. Parlamenti i Qipros po diskuton për një plan financiar, i cili parashikon vendosjen e një detyrimi monetar për depozitat bankare që janë mbi 20 mijë euro. Një plan i tillë masash është i nevojshëm, për t’i siguruar vendit një paketë financiare ndihmash nga partnerët evropianë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Bankat në Qipro do të jenë të mbyllura deri ditën e enjte për të shmangur tërheqjen e parave nga investitorët e shqetësuar nga ky plan


16

« speciale

E mërkurë 20 mars 2013 •

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës Mendohet se materialet u përkasin 4 vendbanimeve të hershme Nga Besnik Belaj

N

ë perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet një nga peizazhet më të bukura të bregdetit shqiptar. Laguna e Nartës, prej 6500 hektarësh, Ishulli i Manastirit, kodrat e gjelbëruara të Zvërnecit, plazhet e mrekullueshme dhe bota e florës dhe faunës i kanë dhënë këtij mjedisi gjeografik statusin “zonë e peizazheve të mbrojtura”. Ky territor administrohet, varet nga komuna Qendër, Vlorë. Të dhënat morfologjike të kësaj treve dëshmojnë se ky territor bënë pjesë në zonat neotektonike, që përfundon në periudhën e pleistocenit dhe kuaternarit. Sot kjo ultësirë, e cila bënë pjesë në njësinë gjeografike të Myzeqesë së Vogël, përfaqëson një mbivendosje me origjinë olivionale. Në formimin e relievit të saj kanë ndikuar prurjet e lumit të Vjosës, të cilat llogariten në 997 tonë për kilometër katror në vit, forcat dinamike të detit Adriatik, lëvizjet tektonike të tokës dhe ndërhyrjet e njeriut në mjediset e saj. Në vijën bregdetare nga derdhja e lumit të Vjosës e deri në vendin e quajtur “Pllakë” në kodrat e Triportit, krijohen procese shumë të fuqishme, që çojnë në ndryshime të shpejta e në përmasa të mëdha në reliev dhe në brigjet e detit. Aktualisht këtu kemi të bëjmë me avancimin e detit në drejtim të tokës. Në lidhje me këtë zonë arkeologu Novrus Bajrami shprehet: “E gjithë kjo zonë dallohet për gjetjet arkeologjike, vlerat historike, etnografike dhe monumentale. Gërmimet e para në kodrat e Triportit, që u bënë në vitet 1975-1976, përcaktuan gjurmët e një vendbanimi të hershëm, i cili i ka fillimet në periudhën paraurbane, shek. XI-X para Krishtit. Në shekujt IV-III para Krishtit ky vendbanim u shndërrua në një qytet të fortifikuar, që shërbeu si një port i rëndësishëm i Ilirisë së Jugut. Qytetet si ai i Apolonisë, Bylisit, Amanties e Olimpit e kryenin veprimtarin portuale nëpërmjet kësaj skele. Gjurmët e këtij qyteti shuhen gjatë shekullit II pas Krishtit, pikërisht në kohën kur për herë të parë është përmendur Aulona si një qytet-skelë, sipas gjeografit të njohur Ptolemeu. Edhe në zona të tjera të lagunës së Nartës dhe përreth saj gjatë punimeve të tokës bujqësore e ato bonifikuese jemi ndeshur në gjurmë arkeologjike, të cilat na kanë dëshmuar vazhdimësinë e jetës këtu që nga periudha e bronzit. Në këta vitet e fundit, 2011-2013, në vargun e kodrave që ndajnë lagunën e Nartës me ujërat e detit Adriatik kam mundur të grumbulloj mijëra objekte litike, fragmente qeramike e kocka, të cilat përforcojnë bindjen për ekzistencën e vendbanimeve prehistorike në këtë trevë. Pas thellimit në studimet e deritanishme, që bëjnë fjalë për këtë kohë të largët në vendin tonë dhe pas konsultimeve me specialistët e fushës, akademikun Muzafer Korkutin e prof. as. dr. Ilir Gjipali u përcaktua qartë se materiali i grumbulluar në këtë zonë i takon një periudhe të gjatë kohore: nga paleoliti i hershëm deri në periudhën e bronzit. Paraprakisht mendohet se kemi të bëjmë me 4 vendbanime prehistorike, të cilat për efekt studimi janë emërtuar “Zvërneci A, B, C, D. Zvërneci A ndodhet midis kodrave të Triportit dhe të Kulës, në një sipërfaqe pothuajse horizontale, me gjatësi 300 metra, gjerësi 150 metra dhe lartësi mbi nivelin e detit 7 metra, që përfshihen në një vijë bregdetare të thyer 500 metra linear. Banorët e Zvërnecit dhe të Nartës e kanë quajtur këtë vend të sheshtë “Putanja”, që do të thotë “lum i vogël”. Nisur nga morfometria e saj, nënkuptohet fakti që, sa herë që laguna e Nartës fryhet nga ujërat e lumit të Vjosës apo nga rrjedhjet e dendura, shkarkimi bëhet nëpërmjet kësaj ultësire. Objektet e këtij

vendbanimi të hapur janë gjetur në sipërfaqe, në profilet shkresore e që ndryshojnë vazhdimisht nga gërryerjet e dallgëve të detit. Gjatë një zbatice në ecje e sipër marrin me vete shumë materiale të ngurta. Midis tyre në sipërfaqen e rërës dhe në cekëtinën e detit kemi gjetur objekte stralli, si vegla, ashkla, zeje të testuar dhe nuklonese. Deri tani kemi mundur të grumbullojmë 624 vegla pune të plota stralli, një sasi të vogël qeramike, bronzi si dhe material kockor. Zvërneci B ndodhet pas kodrës së Kulës dhe asaj të Protonovës, në vendin e quajtur “Dihtaria”. Në vitet 1960 në këtë territor ndërvarja e peshkimit çeli një kanal që të krijonte Dalanin e Ri për të shërbyer si afluent për furnizimin e kësaj pjese të lagunës me ujëra nga deti. Nga ky veprim dëmtoi gjurmët e një pjese jo të vogël të këtij vendbanimi. Por materialet litike që u gjetën aty ndihmuan për të vërtetuar se janë të ngjashme me ato të Zvërnecit A. E veçanta është se në këtë rast arritëm të grumbullojmë një sasi të madhe të materialeve litike të kockave, më shumë qeramike. Vendbanimi i Zvërrnecit C ndodhet midis kodrës së Protonovës dhe Pusit të Kroatit (pus nafte i shpuar vonë nga një firmë kroate, B. V). Nga përmasat e sipërfaqes e shtrirja e gjetjeve arkeologjike në të rezulton të jetë më i vogël se dy të parët. Në përfundim të kodrave të Zvërnecit, pothuajse në gjithë vijën bregdetare gjenden të lagura nga ujërat e detit formacione shtufore të modeluara në formën e vaskave të mëdha. Në këtë sipërfaqe në kohën e zbaticave janë gjetur dhe ruajtur dhjetëra vegla litike, si: sëpata dhe hanxharë dore, kruajtëse në formë disku dhe ovale të punuara me material shtufor të ngjeshur me ngjyrë okër. Këto lloj veglash janë punuar në mënyrën më primitive dhe kanë përmasa më të mëdha se ato që janë gjetur prej stralli. Nisur nga përmasat makrolitike, teknika e punimit (pobble tolls - vegla zejesh), gjykohet se këto objekte e takojnë periudhës së paleolitit të hershëm, që daton edhe më parë se 250 000 vjetësh. Në Europë gjurmë të kësaj periudhe janë zbuluar edhe më herët në Atapuerka të Spanjës, Abievili të Francës, Klokton të Anglisë, Shpellën e Kaprionit të Kroacisë e diku gjetkë. Nga studimet paraprake të gjetjeve arkeologjike në trevën e Zvërnecit është arritur në përfundimin se këtu kemi të bëjmë me disa vendbanime prehistorike, që kanë fillimet në periudhën paleolitike. Mijëra objekte litike, fragmente qeramike, kocke e bronzi, që tashmë janë të trajtuara e të sistemuara, dëshmojnë se banorët e hershëm të këtushëm kishin arritur përsosurinë e mundshme në punimin e veglave litike e të poçerisë, duke i kthyer këto zeje në atelie të vërteta, prodhimet e të cilave plotësonin jo vetëm nevojat e veta, por dhe tregtoheshin në bashkësitë përqark. E veçanta e gjetjeve arkeologjike të Zvërnecit dëshmon për vazhdimësinë e pandërprerë të jetës shoqërore aty që nga paleoliti e deri në Antikitetin e Vonë. Gjurmë historike, prehistorike të vendbanimeve paleolitike janë zbuluar edhe në Gajtan të Shkodrës, në Spile të Himarës, në Xarë të Sarandës, së fundi në Durrës dhe Apoloni, por dua të theksoj se vendbanimi i zbuluar ne Zvërnec të Vlorës është më i hershmi prehistorik në vendin tonë dhe dëshmon shtrirjen e vendbanimeve prehistorike përgjatë vijës bregdetare shqiptare. Konkluzionet përfundimtare për gjetjet arkeologjike të kësaj treve do të dalin pas analizave të bëra me metoda bashkëkohore, organizimi i ekspeditave arkeologjike për shtimin e gjurmëve dhe objekteve të reja, si dhe kryerja e thellimi i studimeve për gjetjen të dhënave të jetës sociale e kulturore dhe materiale të banorëve që u përkasin këtyre periudhave historike.

Novrus Bajrami


speciale

Hyundai “Grand Santa Fe” prezantohet në Europë

• E mërkurë 20 mars 2013

Konsumi 8.4l / 100 km

Motori 2198cc

Shpejtësia 205 km/h

Fuqia 200ps

»

17

Interieri

Pamja moderne dhe e sofistikuar në pjesën e jashtme bartet edhe në brendi, ku gjenerata e re e “Hyundai Grand Santa Fe” vjen me një varg tiparesh inteligjente

Shpejtësia

Motori i fuqishëm i “Grand Santa Fe” përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për 9.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 205 km/h.

Konsumi

Duke marrë parasysh përmasat e kësaj veture, harxhimet nuk janë aspak të larta dhe ato sillen në 8.4 litra për 100 kilometra të kaluara.

Motori

“Grand Santa Fe” vjen motorin e fuqishëm dhe efikas 2,2 litërsh me naftë ‘R’ VGT me 200 kuaj fuqi dhe emetim të gazrave CO2 prej 192 g/km.

Fuqia e gjithanshme

“Grand Santa Siç e përmendëm më lartë, dhe efikas 2,2 ëm ish Fe” vjen motorin e fuq kuaj fuqi dhe 200 me VGT ‘R’ të litërsh me naf g/km. Por 192 j emetim të gazrave CO2 pre i në ofertë pas , ëm vet i i ky nuk është motor të dhe një naf me ër tjet tor mo një është edhe është ai të naf me me benzinë. Motori tjetër 150 kuaj n illo zhv cili i , VGT 2,0-litërsh ‘R’ me Nm. Kur 382 j pre fuqi dhe moment rrotullimi bëjmë të i kem ë, zin ben flitet për motorin me , i cili GDI h ërs -lit 2,4 II’ eta ‘Th me versionin j 193 kuaj fuqi ofron forcën maksimale pre prej 197 g/km. CO2 e rav dhe emetim të gaz ta Fe” përshSan and “Gr i ëm ish Motori i fuq in për 9.4 arr e /h pejtimin nga 0 në 100 km male është ksi ma sia ejtë shp sekonda, ndërsa masat për sh 205 km/h. Duke marrë parasy ak asp ë jan nuk t me e kësaj veture, harxhi 100 për a litr 8.4 në en sill ato të larta dhe hë motorët mund kilometra të kaluara. Të gjit n manual apo isio nsm tra të kombinohen me si. ejtë shp 6 me automatik

P

ër tregun europian pak ditë më parë është prezantuar modeli Hyundai “Grand Santa Fe”, një version i zgjatur i modelit të popullarizuar “SUV” të “Hyundai”-t. “Grand Santa Fe” për herë të parë është prezantuar në vitin 2012 në panairin e veturave në Nju-Jork, mirëpo versioni për në Europë është përshtatur në tërësi me pritjet e blerësve europianë, posaçërisht në segmentin e vetive të drejtimit dhe vozitjes. “Grand Santa Fe” është 10 mm më i lartë, 5 mm më i gjerë dhe 225 mm më i gjatë falë distancës më të madhe prej 100 mm mes boshteve, ndërsa me kapacitetin e bagazhit prej 607 litra është më i miri në klasën e vet. Në përputhje me stilin e jetesës dhe nevojat, blerësi mund të zgjedhë versionin me 6 apo 7 ulëse. Në krahasim me “Santa Fe” më të vogël versioni i zgjatur me dizajn dallon paksa, me formën më ndryshe të maskës së përparme dhe dritat e mjegullës si dhe mbrojtësin e

Çfarë na sjell të re “Audi A5” “Coupe Audi A5” ka qenë dëshmi se dukja dhe stili mund të sjell atraktivitet dhe sukses. Ky model madje e fitoi edhe versionin e tij me katër dyer, të emërtuar “A5 Sportback”, i cili nuk u gjend në tregun amerikan para së gjithash për shkak të frikës që mund të lë në plan të dytë modelin “Audi A4 sedan”. Kompania e njohur gjermane në Europë nuk ka probleme të këtilla, pasi që modelet A4 dhe A5 “Sportback” i kanë adhuruesit e tyre dhe këta nuk janë të paktë. Dhe pikërisht pasi ka të interesuar të shumtë, kjo kompani vendosi që modelin e ri “Audi A5”, që do të duhet të debutonte deri në fund të vitit 2015, të fitojë një numër të caktuar të versioneve, që nga ai kabriolet, “Sportback”, S dhe RS, modelet me perfomanca të larta. Modeli i ri

“Audi A5” do të veçohet para së gjithash në peshën e vogël dhe me karakteristikat tjera, të cilat ndikojnë në harxhime më të vogla njëherësh edhe në ngasje më të këndshme. Sipas informatave që janë deri më tani në dispozicion, ky model i ri do të jetë për 100 kilogramë më i lehtë se ai aktual dhe pritet të jetë në dispozicion me ultra pakon, e cila me përdorimin e aluminit dhe metodave tjera do të sjellë edhe ulje të mëtutjeshme të peshës së tërësishme. Merita të mëdha për peshën e zvogëluar natyrisht që ka edhe platforma modulare e emërtuar “MLBevo”, e bërë duke u bazuar në platformën ekzistuese atë MLB. Përkrah peshës më të ulët versioni RS do të fitojë edhe motorin me dy turbo kompresorë dhe 470 kuaj fuqi.

përparmë, ndërsa pjesa e pasme natyrisht është më e rrumbullakët. “Grand Santa Fe” vjen me fellne alumini 18 dhe 19 inç, që e lëviz motori i fuqishëm dhe efikas 2,2 litërsh me naftë ‘R’ VGT me 197 kuaj fuqi dhe emetim të gazrave CO2 prej 192 g/km. Me stilin e tij urban dhe modern gjenerata e re e “Grand Santa Fe” duket e fuqishme, dinamike dhe e rafinuar, me një formë të karrocerisë që jep një premtim të qartë se kjo veturë është e sigurt dhe praktike, por gjithashtu edhe e sofistikuar. Një qëndrim dinamik është arritur me uljen e vijave të kulmit, xhamit mbrojtës më të tërhequr, skaje më të ulët të xhamit prapa dhe këndeve më të mprehta anash. Pamja moderne dhe e sofistikuar në pjesën e jashtme, bartet edhe në brendi, ku gjenerata e re e “Hyundai Grand Santa Fe” vjen me një varg tiparesh inteligjente, të cilat e rritin komforin dhe rehatinë si për vozitësin, ashtu dhe për

pasagjerët, duke ofruar përvojë pa stres për të gjithë udhëtarët. Për të përmirësuar përvojën e vozitjes “Hyundai” ka pajisur gjeneratën e tretë me ndihma për vozitësin, siç është timoni i përshtatshëm dhe me kontroll radari, pastaj detektimi i dritave dhe fshesave të shiut, të cilat ndizen vetë kur e kërkojnë kushtet, duke i mundësuar vozitësit të përqendrohet tërësisht në rrugën përpara. Po ashtu “Grand Santa Fe” është e pajisur edhe me sistemin Smart Parking Assist System, i cili i ndihmon vozitësit të parkoje dhe në hapësirën më të ngushtë. Për të përmirësuar rehatinë ulëset para janë të pajisura me pajisje elektronike, derisa ulësja e vozitësit ka funksionin e memories për të përshtatur pozitat e ndryshme të preferuara të vozitësit. Rendi i dytë i ulëseve rrëshqet dhe paloset me një të prekur, duke u dhënë pasagjerëve një qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në rendin e tretë të ulëseve.


18

« Dossier

Nga Albert Kotini

K

onstruktimi i së vërtetës në shoqërinë shqiptare është tashmë pikë referimi për të ardhmen, duke pastruar mjaft vatra infeksionesh, që e kanë futur aktualisht vendin në ethet e kënetës akoma të pathare. Ky lloj rezervati reptilësh të rrezikshëm për shoqërinë shqiptare patjetër që duhet zhdukur. Në librin që kam në dorë, “Shoqërimi i së keqes në Shqipëri”, përpiqem të jap metamorfozën historike edhe të etapave sociale, prej vitit 1900-2004, ku nëpërmjet evakuimit të mjaft dukurive negative që kanë prekur rëndë thelbin e fisit shqiptar, ndalem në shumë fenomene, të cilat kanë nevojë të trajtohen shkencërisht. Vetëm një fakt: në qoftë se fjala e më të moçmit të familjes dëgjohej dhe ishte respekt dhe nder në fillim të shek. XX, u arrit që në fund të këtij shekulli deri në celulën e familjes të ndodhë që djali të vrasë babain apo e kundërta. Si dhe pse? Çfarë dëmi të madh kombëtar i ka sjellë imazhit shqiptar në botë të tilla ngjarje sociale, që kanë precipituar deri më 2004, janë sa tragjike dhe aq të domosdoshme për t’u shëruar. Nuk mund të vazhdohet më me tezën “shqiptari e ka nga vetja të keqen”, sepse nuk mund të pranojmë vënien në dyshim të kësaj gjendjeje thjesht për disa motive negative të disa fenomeneve për ta përgjithësuar shoqërinë shqiptare. Ka ardhur koha që këto dukuri të spastrohen me të gjitha kapacitetet intelektuale dhe shkencore të mendimit shqiptar. Një fenomen regresiv ka qenë edhe ajo që quhet “anonimat”, domethënë pa emër, pa identitet, pa nënë e pa baba, sepse të tillë kishim vetëm “ nënën parti”. Nuk është fjala për ata anonimatë që bënin opozitën në shtyp kundër një regjimi, por për ata anonimatë që i përdornin dhe përdoreshin, ose më mirë shfrytëzoheshin nga qeveria për interesat e tyre, sidomos në sistemin komunist. Duke studiuar praktikën e nevojën e shtetit të diktaturës në linjën e udhëheqësve si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu Prokop Murra e deri aktualisht një gjë është e përbashkët. Anonimatët kanë dërguar letra për të zbuluar “armiqtë” e njëri-tjetrit, dhe kështu secili ka vepruar dhe spastruar të gjithë miqtë që rrethonin vetë këta “udhëheqës” deri në brezin e tretë si fis e deri në stafin e afërt si zyrtarë. Për këtë qëllim në shkrimet që do të vijojnë do t’i argumentoj me shembuj dhe dokumente se si e kanë bërë këtë praktikë pune këta njerëz “të mëdhenj” që na udhëhiqnin për 60 vjet resht. Pse na duhet kjo? Na duhet sepse edhe gjatë viteve 1992-2004 pasojë e këtyre lloj njerëzve “ rezervat” si në PD, ashtu dhe në PS ishte heqja e njerëzve të zotë, të aftë, me karakter dhe moral të cilët i deformuan si në ato pasqyrat konkave me reflektime të njerëzve të tjetërsuar. Në këtë mënyrë konstruktimi i së keqes në shoqërinë shqiptare, duke shtuar radhët e armiqve në familjen, në klanizimin e fiseve e deri krahinave i kanë bërë një dëm të madh këtij vendi në përplasjen e elementit shqiptar edhe për momentet kur duheshin të bashkoheshin. Kështu, kur vdiq Mehmet Shehu, ishin mallakastriotët ata që u panë me sy tjetër, apo kur u vra Kadri Hazbiu u panë me sy tjetër mavrojotët e pa e zgjatur gjuetarët duke pasur çiften e “nënës parti”, përdorën mirë zagarët në të tilla raste dhe si të tillë bilanci i sotëm i gjithë kësaj lufte ka sjellë pasoja tepër negative. Më tipike është shkatërrimi i vetvetes, i individit deri në qelizën e shoqërisë, domethënë në familje. Po argumentoj me fakte e dokumente një fenomen të tillë. Lufta e klasave e fokusuar në “veprat e socializmit” prej anonimatëve Letrat anonime Ky fenomen seleksionimi do trajtohet në veçanti, por në aspektin konkret po ndalem në atë të “motivimit” të largimit nga skena e ushtrisë. Varianti më i populluar ka qenë “informacioni” legal në organizatën e partisë ose letrat anonime në KQ të PPSH-së. Shkresa A-161 më 16.12.1981. Informacion mbi verifikimin e letrës anonime me pseudonimin “Veli Kaso”, që bën fjalë për Vangjel Vishnjën. E çfarë nuk përmban kjo letër prej 3 faqesh për verifikuesit Xhaferr Raça e Petro Bicolli! Nuk

E mërkurë 20 mars 2013 •

Sigurimi i Shtetit, ja si raportonin bashkëpunëtorët

ia vlen të publikohet. Shkresa nr. 126 prot. datë 16.12.1981. MMP shokut Kadri Hasbiu, Tiranë. “Quhem Razip Thanasi, efektiv i repartit ushtarak 3915 Vlorë, i martuar me shoqen Lutfie, e bija e Hasko Gjolikut...” Janë 8 faqe që tregojnë se çfarë i ka punuar familja Gjoliku këtij të shkretit pas ndarjes së gruas nga njerëzit e vet . Shkresa K-23 prot. datë 4.2.1982. Dërgohet letra e Kujtim Llahos, shokut Kadri Hasbiut. MMP Tiranë. “Ju dërgojmë letër që i drejton shokut Enver i quajturi Kujtim Llaho” Kujtim Xhevdet Lloha, ish-oficer në bazën ushtarake detare të Sarandës. Në esencë çfarë kërkon? Të largohet nga ushtria për të punuar në drejtësi. Përgjigjja cila është? Shoku Hysni Kapo, mbasi njihet me problemin, bën këtë shënim: “Ky oficer kërkon të largohet nga marina e të punojë në drejtësi…” Mesa shoh një kuadër i tillë nuk i duhet as ushtrisë, as drejtësisë. Do të ishte me vend të shkonte të punonte në prodhim, të edukohesh në gjirin e klasës punëtore, natyrisht me ndonjë qendër pune ku mund të kalitet vërtet dhe jo ku do ky…” Rezultati: në korrik 1978 u lirua nga ushtria. Përgjigjen e jep drejtoria e kuadrit të MMP-së më 10.3.1982. Në këtë shkresë B-39 prot. 10.3.1982 jepet dhe për oficer Bardhyl Asllanin në aviacion që mbas çmobilizimit ti ofrohet një punë e tillë si për Kujtim Llohën. Përgjigjja është: “Morëm takim me shokun Bardhyl Asllani dhe I thamë për të marrë fletë pune, por ai nuk pranoi duke u shprehur se lagjja më ka ofruar punë në gurore, në minierë, fermë etj. Kot e kini, nuk pranoj të vij në lagje me ju, dua punë që të kem rrogë se kam halle familjare.” Përgjigjja ishte nga KQPPSH-së: “Ai të mos presë. E këshillojmë të fillojë punë”. Po ku? “I është gjetur punë në gurore, në minierë ose roje, por nuk ka pranuar se kishte 15 muaj që ndodhej pa punë dhe jetonte vetëm me rrogën e gruas duke pasur 4 fëmijë për të ushqyer”. Pra, siç dokumentohet deri këtu për pasojat e “ Trad-

htisë” në ushtri nga viti 1975-1982, oficerët u trajtuan si kubik apo hamullorë të parcelave socialiste që eksperimentonte PPSH-ja. Në këtë drejtim viktimat u planizuan si për të kryer jo vetëm justifikimin e mosrealizimeve nga ndërtimi i vendit me forcat veta, por dhe për të larë hesapet personale ndaj njerëzve të aftë e të ndershëm në punë. Janë mjaft letra anonime të tilla, ku denoncohen njerëz që mund t’i shërbenin partisë si “sabotatorë” apo “armiq të klasës” sa herë që i duhesh të justifikonin në popull mosrealizimin e planeve 5-vjeçare. Në një praktikë pune janë disa anonimatë, të cilët mundohen të godasin familjen Tafani në Elbasan. Në letrat e dërguara Kadri Hazbiut, i cili e kishte shumë për zemër dhe e ndiqte këtë lloj metode, shkruajnë mjaft gjëra, të cilat u përkasin gjuetive të biografive. Kështu, p.sh., në një letër drejtuar Kadri Hazbiut shkruhet: “I dashur z. Kadri, më falni që po ju shqetësoj, se edhe ju kini hallet dhe problemet tuaja shtetërore. Po kur shoh disa gjera që janë në kundërshtim me ligjet e ndërtimit të socializmit në drejtim të luftës së klasave dhe nuk më durohet që disa armiq me damkë të bëjnë si t’u dojë qejfi i tyre duke u fshehur me petkun e zemërgjerësisë së partisë sonë të lavdishme. Mua më japin kurajë fjalët e shokut Enver se armiku më i rrezikshëm është ai i harruar. I dashur shoku Kadri, a lejohet që Isa Demir Tafani, i nipi i Nexhip Tafanit, ka qenë komandant Balli dhe armiku më i betuar i Dumresë, i cili vrau dëshmorin Dom Kasa, ia dorëzoi Xhaf Ballit dhe që ka bërë llojlloj torturash dhe masakrash në popull? A ka mundësi që të jetë shef i degës ushtarake në Elbasan ky njeri,që Isa Tafani është i kushëriri i Demo Tafanit, që është dhe sot jashtë gjallë në Amerikë në agjenturat e CIA-s. A ka mundësi që ky njeri të drejtojë një ushtri. Bëni një pyetje vetes, shoku Kadri, dhe pastaj keni për të më dhënë të drejtë për këtë kulak. I dashur sh. Kadri. Ju jeni me përvojë shumë të madhe në drejtim të shantazheve dhe grupeve armiqësore dhe ia keni prerë kokën çdo gjarpri që është orvatur të cenojë interesat e atdheut. Ndonjë ditë ky njeri do të vërshojë edhe në organet e Ministrisë. Po ky nuk është,

për mendimin tim ai është pjellë e shtresave shfrytëzuese dhe nuk i takon atij prestigji që ka. Kush të drejtojë, ky njeri? Kur ky është i kushëriri i Demos Tafanit apo nipi i Xhip Tafanit! Ky njeri të ther natën dhe të buzëqesh ditën sepse ka veshur lëkurën e djallit që është edhe sot me këtë detyrë. Dhe kushëriri i Isait, Qamil Tafani, ndodhet oficer, po pse të jenë kuadro ushtrie? Kaq ka ngelur ushtria sa ta drejtojë i nipi i Demos dhe i Xhipit? Kurrën e kurrës, sepse Partia ka kuadro me mijëra. Po pse ndodh kjo? Mos harroni, shoku Kadri, se ujku qimen e ndërron dhe zakonin s’e harron. Disa si ky njeri mund të ëndërrojë që të bëhen edhe... Pastaj t’i thonë Demo Tafanit: “Eja në Shqipëri se të erdhi dita.” Dua të di si janë pranuar në parti këta njerëz. Me ç’sy e faqe i pranoi organizata? Apo kanë shkruar se Mexhiti ka qenë partizan e Demo në Sigurimin e Shtetit. Jo, mor jo, se armiku është armik. Dhe nuk bëhet mik. Demo Tafani është në Amerikë. Ai dërgon korbat e zinj në drejtim të Shqipërisë. Do të ndodhë ndonjë si Isai, diversant t’i çojë në bazën e raketave ose në katjusha ose në gardë, me pretekstin ushtar. Ju lutem shoku Kadri vetëm për kuriozitet i studioni këta dy burra shteti që janë Isa Demir Tafani shef dege ushtarake në Elbasan, Qamil Zyber Tafani, oficer në garnizonin e Cërrikut. Interesohuni vetë dhe do të shihni në autobiografinë e tyre një çorbë që s’e hanë as derrat. Studiojeni për dijeni dhe një kopje të kësaj letre do ja çoj edhe shokut Enver. Me nderime dhe respekt Kam besim se do të ndiqet deri në një këtë problem’ Anonim tjetër 14.8.1982

Nr. A-179

Dërgohet shoku Kadri Hazbiu U lexua nga z. Frangu Në letër ngrihen këto probleme 1. Isa Tafani, shef i Degës Ushtarake të Elbasanit, është nipi i Nexhip Tafanit, që ka qenë komandant balli që ka bërë krime në Dumre, ka vrarë dëshmorin Dan Kasa, që ia dorëzoi Xhaf-


Dossier • E mërkurë 20 mars 2013 disa dhe ruaj respekt të veçantë për ndershmërinë dhe devotshmërinë e tyre në punë, në veçanti me Riza Tafanin, të them të drejtën, hezitova që ta botoja, por ja vlen që edhe njerëz që pavarësisht kanë punuar në funksione partie nuk mund të “baltosen” që të gjithë në mënyrë kaq të paskrupullt prej njerëzve pa karakter. Fenomeni i gjuetisë së të deklasuarve nëpër martesat Janë mjaft dokumente që shkruajnë nga anonimatët, çështja e biografive të zbuluara si të deklasuar ka qenë në gjuetinë jo vetëm të oficerëve të zonës operative, por dhe të njerëzve të paskrupullt. Po të ishe kulak ose i deklasuar politikisht, patjetër duhej të nxihej edhe morali pa qenë i tillë. Pse? Vetëm familjet komuniste e kishin moralin e pastër sipas tyre.

err Balit. Kushëriri i Isait, Demo Tafani, është në SHBA në shërbim të CIA-s. 2. Qamil Tafani, kushëriri i Isait, është oficer në ushtri (në Cërrik). Për të dy këta oficerë shprehet shqetësimi dhe jepet mendimi që duhet të verifikohet përbërja e tyre. Mbas verifikimit: Pa u zgjatur për këta njerëz që anonimati shkruan ishin kushëri të tre apo të katërt prej fisit Tafani dhe që nuk kishin lidhjen përkatëse. P.sh. I vëllai i Isait, Kamber Tafani, ka qenë zgjedhur sekretar organizate bazë partie. U ngritën këto probleme. U diskutuan me popull dhe del se gjyshi i Isait me Nexhipin janë kushërinj të katërt ose të pestë. Ndërsa me Demon akoma më larg thjesht kanë të njëjtin mbiemër. - Kjo është diskutuar në popull dhe në organizatën-bazë në vitet 1977-1978. Qamil Tafani akoma më i largët. Ka dhënë mendim organizata dhe populli për pranimin e tij në parti. - Familja e varfër. - Nexhip Tafani ka vdekur. Djali i tij ka qenë dy herë në burg për agjitacion propagandë. Ka vdekur në burg. - Isai ka dy vëllezër, motër e dy mbesa anëtare partie që janë pranuar në fshat. - Familja e varfër. Anonimi që vijon Nr. A-220, dt. 4.9.1982 Drejtohet shokut Kadri Hazbiu Riza Tafani, zv.sekretar i Komitetit Partisë dhe Isa Tafani shef i Degës Ushtarake gjuanin derra me veturë. Për këtë makina u fut në rezervë dhe shoferi u pushua e është pa punë, kurse ndaj tyre nuk u mor asnjë masë. Kërkon që të mbahet qëndrim ndaj dy oficerëve që bënë faj dhe të mos bëhet diferencim midis tyre dhe shoferit. Përgjigjja e Zija Beqirit më dt.20.9.1982: Nga verifikimi që u bënë në vend çështjes doli se këta kanë shkuar me shërbim dhe se gjatë shërbimit kanë dashur edhe të gjuajnë. Për këtë veprim janë kritikuar përkatësisht

edhe në organizatat-bazë të Partisë dhe në Komitetin e Partisë dhe ata kanë pranuar gabimin. Edhe kur është punuar letra e KQ përsëri kanë bërë autokritikë dhe janë kritikuar. Bile kjo u është shënuar edhe në dokumentin personal. Mendojmë se çështja është e ezauruar. Shoku Kadri është vënë në dijeni për sa sipër. Shenim: Problemet që ngrihen në letrën anonime u verifikuan dhe nuk qëndrojnë. Për këtë u informua shoku Kadri. Informacioni i veçantë ndodhet në dosjen si kuadër të Isa Tafanit. Kristaq Blushi Tiranë më 4.9.1982” Meqenëse unë për vete nga fisi Tafani njoh

Thjesht në letrën anonime nr. A. 304 protokoll dt.5.3.1985 informohet nga anonimi se oficer Engjëll Malka, efektivi i divizionit në Peshkopi, është martuar me vajzën e Hamdi Dylit, njeri i deklasuar nga Korça në fermën “8 Nëntori” në Sukth. Në letrën përkatëse çfarë nuk shkruhet po ta botojmë, por për të mos cenuar dinjitetin e personit vetëm po theksoj që nuk është lënë kushërinj e krushqi pa e përmendur si të deklasuar në këtë letër. Një tip tjetër anonimatësh janë ata që quheshin me prejardhje “rezervistë “ në ushtrinë e popullit ushtar. Në letrën anonime nr. A 185. me date 1.8.1984 dërguar KQ të PPSH (shokut Miti Nito) dhe bashkë me të shënimi i shokut Prokop Murra. Rezervisti në fjalë midis të tjerave shkruante: “Na falni shokë të udhëheqjes së ushtrisë. Partia nëpërmjet spastrimit të armiqve në ushtrinë tonë e bëri ushtrinë tonë më të fortë duke zbatuar rregullat e rregullores ushtarake. Unë jam një oficer rezervist në batalionin Liqeni i Dushkut dhe më duket një gjë e padrejtë, edhe pse i çova letër komandantit të divizionit, gjendja vazhdon të jetë e keqe dhe shokët e ushtrisë nuk sqarojnë njerëzit vetëm me përgjigjet “më fal”. Soniku ka qenë qysh në përpara në lokalitet qendër për Sonikun dhe kompletimi i batalionit në Sojnik bëhet brenda tri orëve... E letra vazhdon me skica, me ide ,e akuza të cilat nuk ja vlen që të lodhim lexuesin. Mirëpo “vigjilenca e popullit ushtar” arrinte edhe deri tek bujku më i thjeshtë. Mjaft tipa anonimatësh do t’i paraqesim thjesht me faksimile për t’i lexuar në origjinal se çfarë përmbajnë ato. Gjykimi i përket secilit për të çmuar “vlerën e këtyre anonimatëve”. Po e mbyllim me një anonimat të tillë që edhe mund të quhesh sa “ budallenj” aq dhe qesharake për shoqërinë por që dëmin e kanë sjellë. Këta tipa edhe sot nuk rrinë pa vajtur e fryrë në vesh të titullarit për “x” e “y” vetëm e vetëm për t’u zënë vendin e punës ose për të shprehur një duf personal. Një e tillë është kjo: kur anonimati përfaqësohej me emër tjetër. Shkresa Sh-92, dt 9.2.1981 dërguar në Kon-

»

19

ispol të Sarandë me këtë përmbajtje “Informon se një komunist i quajtur Remel Rexhepi me arsim të lartë, agronom, sot arsimtar në shkollën e mesme bujqësore ka ndërtuar një shtëpi të re me materiale të vjedhura si çimento, elemente të gatshme të fortifikimit. Shoqja e tij ka vjedhur para në dyqan. Ky komunist ka bërë dhe herë të tjera vjedhje. Është dënuar nga Partia deri në kandidat Partie. Në shtëpinë e tij thuhet në letër shihen shumë punëtorë të policisë e të sigurimit dhe oficerë të repartit ushtarak, të cilët janë kompromentuar. Për sa më sipërm përfundoj: historia arkivore mbi Beqir Balluku, Memet Shehun, Kadri Hasbiun, Prokop Murrën, ruan e depoziton të tilla letra “ te fshehta”, por që janë ndjekur me përgjegjësi në shumë raste kanë shërbyer jo vetëm kundër njëri-tjetrit dhe punës së secilit, por në likuidimin e njerëzve të stafit të tyre të afërt e më tej. Çështja është se bota perëndimore këto lloj letrash anonimat jo vetëm nuk i prekte, po t’i trajtonte zyrtarisht siç kemi bërë ne, por të tillë i ka trajtuar thjesht si reptil që u shtypte kokën dhe jo të priste vetëm bishtin, siç kemi bërë ne deri më sot. Në bisedë e sipër me një studente të vitit të fundit për psikologji që studion në Itali kur e pyeta për këtë lloj fenomeni shoqëror se a ekziston në literaturën që ajo studionte në atë shkollë një fenomen i tillë? Qeshi dhe mu përgjigj shumë saktë se jo vetëm janë të përçmuar (domethënë të pakonsiderueshëm në çdo instancë shkencore apo politike shtetërore, por shoqëria këta njerëz i demaskon, duke mos i marrë asgjë në konsideratë e jo më t’i vlerësojë. Ata janë pjellë e karakterit negativ të tyre. Se nga dreqin e kemi mbartur edhe këtë ves jo civil në shoqërinë shqiptare, ku njerëzit në vend ta thonë fjalën e tyre hapur, të respektojnë cilësinë dhe virtytet e shqiptarit siç janë besa e burrnia e ta thonë troç e ballas si dikur në pleqësitë e vendit, që nuk ka munguar në shekuj, atëherë pse të mos pastrohet edhe ky pellg me llucë reptilësh në shoqërinë tonë?! Patologjia e spekulimit edhe në emër të kombit Dihet që vlera kombëtare e zbulimit tonë jashtë shtetit në interes të vendit tonë ka qenë dhe është parësore. Në qoftë se në shkrimin e mëparshëm përmenda vlerat pozitive, nuk do të thotë që gjithçka është e glorifikuar dhe e himnizuar, sepse i shërben çështjes kombëtare, sidomos në rastet tona kur zbulimi jo thjesht si profesionist, ka vepruar nën pasojat e propagandës komuniste, duke spekuluar me ndjenjat kombëtare të diasporës tonë. Rasti që do të shkruaj ka edhe shumë raste të tilla, të cilat, edhe pse nuk na pëlqejnë, janë të vërteta, por që i japin përgjigje edhe këtyre pyetjeve: pse arbëreshët në Itali nuk e kanë më aq sa duhet atë mikpritjen që u rezervohesh më parë shqiptarëve të ardhur nga shteti amë? Pse duhej të shfrytëzohej prej zbulimit tonë ndjenja kombëtare 500-vjeçare e arbëreshëve në Sicili e Kalabri për t’i rekrutuar? A mundet të rehabilitohet kjo forcë morale e tyre tashmë që regjimi komunist nuk kërkon t’i vërë në shfrytëzim për interesat e veta dhe jo më nën spekulimin e “idealit kombëtar”? Kuptohet që ideali moral i barazisë të revolucionit francez bëhet i pamundur të kultivohet në mendjen e tyre, kur është në hile dhe nuk jepet në popull ashtu siç e kërkon realiteti. Koncepti i qytetarisë moderne perëndimore dekurajohet në bindjen morale ndaj demokracisë për funksionin e saj real edhe kur konstaton të tilla spekulime kombëtare. Synimi për të ndërtuar një shoqëri, siç shprehet Kollins për shoqërinë amerikane, shoqëri e bazuar mbi mirëbesim vihet në lëvizje edhe drejt dështimit kur bëjmë veprime të kundërta. Shoqëria postenveriane po rrezikon të trashëgojë disa modele diskriminuese si inerci e luftës së klasave, ideve komuniste, mentalitete, që të çojnë drejt pakënaqësive dhe revoltave të reja nën idetë: atëherë kemi qenë më mirë, sepse edhe kombin e donim më shumë, sepse kishim një copë bukë për të ngrënë e mbi të gjitha sigurinë e policit. Të flasësh kështu do të thotë të harrosh shpejt të kaluarën, por mbi të gjitha të spekulosh akoma në emër të kombit, ashtu siç u spekulua edhe në emër të popullit për gjyqet që i bënë kundërshtarëve të vet. Shkalla e gjykimit për çështje kryesore kombëtare bëhet tabu në këtë mënyrë, duke legalizuar institucionet dhe duke mbetur po ata lider që i ka cilësuar në publik të mëdhenj dikur Enver Hoxha, në emër edhe të miratimit masiv-popullor të manipuluara publikisht. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Pianisti i vogël, Ryan Wang, tashmë ka caktuar një koncert me orkestrën simfonike të Shanghait. Ai ka filluar të bëjë muzikë në piano që në moshën 3-vjeçare. “Muzika është gjithnjë në mendjen time”, sqaron muzicienti 5-vjeçar, Ryan Wang. Pianisti i vogël qysh tani njihet si mrekulli, falë

Kulturë

Pesëvjeçari në “Carngie Hall”

interpretimeve të shumta koncertale. Për më tepër, në kuadër të garës prestigjioze “American Protégé International Piano and Strings Competition - 2013” ai do të interpretojë edhe në të famshmin Carnegie Hall, në New York. Pesëvjeçari Wang

kaloi shumë orë para pianos elektrike, para se nëna e tij ta regjistrojë në shkollën e muzikës. “Mendoja se ishte shumë herët për këtë gjë, pasi ishte vetëm tre vjeç. Ende nuk dinte as t’i lexonte notat”, sqaroi ajo. Por shumë shpejt pas regjistrimit,

djaloshi i talentuar filloi të interpretojë koncerte tejet të komplikuara. “Do të interpretojë në piano të paktën edhe dhjetë vjet”, pohon pianisti i vogël kinez. Parë nga perspektiva e tij pesëvjeçare, kjo periudhë atij sigurisht i duket pothuajse e pafund.

“Dokufest”,

10 filma në përkrahje të shtetit në luftë

N

jë program me 10 filma dokumentarë nga Siria, ka qenë ajo që ka shënuar edhe në “shqip”, “Dox Box”, ditën globale për këtë shtet. Ka qenë Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe atij të shkurtër, “DokuFest” që ka projektuar këta filma. Mbrëmjen e së Hënës, në Shoqërinë Kulturore Artistike (Kino Lumbardhi) në Prizren, janë dhënë filmat, “4 Questions on a Tea Break”, “Damascus My First Kiss”, “The Leak”, “Lights”, “Morning Fears, Night Chants”, “In the Search for Truth”, “Playground in Hell”, “A Night of Resilience”, “Dialogue” dhe “X-mas In Homs”. Përmes një komunikate për shtyp të lëshuar gjatë ditës nga “Dokufest”,

E mërkurë 20 mars 2013 •

“Dokufestit” për marrëdhënie me publikun, ka thënë se “Dox Box” është një iniciativë për ta mbajtur gjallë festivalin vjetor të filmit në Siri, meqenëse kjo pamundësohet në shtetin e tyre. Ky është viti i dytë që “Dokufest”, organizon këtë ditë

është treguar se në Mars të vitit të kaluar organizatorët e festivalit të filmit dokumentar “DOX BOX” nga Siria vendosën që të anulojnë festivalin për shkak të situatës së tensionuar në shtetin e tyre. Në vend të kësaj, ata ftuan festivalet e filmit dokumentar nga e gjithë bota të marrin pjesë në gjysmë protestë dhe gjysmë festim të Ditës Globale për Sirinë, duke qenë mikpritësi i programit dhe i shfaqjes së filmave nga ky festival. Nita Deda, përfaqësuese e “Dokufestit” për marrëdhënie me publikun, ka thënë se “Dox Box” është një iniciativë për ta mbajtur gjallë festivalin vjetor të filmit në Siri, meqenëse kjo pamundësohet në shtetin e tyre. Ky është viti i dytë që “Dokufest”, organizon këtë

ditë. “DOX BOX filloi si një iniciativë e filmbërësve të pavarur, si festival i parë i filmit dokumentar kreativ në Siri në vitin 2007. Festivali u mbajt çdo vit në qytetet Damask, Tartous dhe Homs gjatë dy javëve të para të Marsit dhe po ashtu organizon turne në qytetet tjera arabe si pjesë e Rrjetit Kulturor Pan-Arab”, ka thënë Deda. “DOX BOX e kishte të pamundur ta zhvillonte këtë mision për shkak të ngjarjeve të fundit në Siri. Iniciativa ‘Dox Box – Dita Globale’ është një nismë për ta mbajtur këtë festival të gjallë duke qenë nikoqir i programit dhe shfaqjes së filmave nga ky festival”, ka shtuar ajo. Veç filmbërësve sirianë, ky manifestim ka për qëllim të përkrahë edhe qytetarët atje.

“Pranvera e frankofonisë” në Tiranë Ekspozita, spektakël poezish dhe muzike, teatër dhe kulinari “Rrahje zemre nga Zagrebi”, një montazh video nga Marko Vrodoljak, pasuar nga projektimi i filmave të animuar kroatë kanë qenë “çelësit” e “Pranverës së Frankofonisë” në Tiranë vetëm disa ditë më parë. Aktivitetet që po mbahen nën organizimin e Aleancës Franceze në Tiranë kanë nisur rrugëtimin në ambientet e Teatrit Kombëtar të Komedisë. Në këtë kuadër janë interpretuar edhe poezi frankofone, të shoqëruara me muzikë nën drejtimin e Vasjan Lamit. Poezitë janë të P. Ronsart, A. Lamartine, V. Hygo, A. Rimbaud, S. Mallarme, Ch. Baudelaire, J. Prevert, A. Musset. Ndërsa të dielën programi ka vijuar po në Teatrin e Komedisë sërish me poezi frankofone, të shoqëruara me muzikë nën drejtimin e Vasjan Lamit. Me poezi të P. Ronsart, A. Lamartine, V. Hygo, A. Rimbaud, S. Mallarme, Ch. Baudelaire, J. Prevert. Mbrëmjen e së hënës, po në TKK janë hapur dy ekspozita, një ekspozitë fotografie e Greta Lami Dhaskalit “Magjia e Francës, në Fokusin tim”, si dhe një ekspozitë tjetër e fotoreporterit francez Arnaud Brunet. Të dyja ekspozitat do të qëndrojnë të hapura deri më 23 Mars. “10 Fjalët e frankofonisë dhe gastronomi franko-shqiptare”, nga nxënësit e liceut “Asim Vokshi” është ekspozita që do të vijë në ambientet e Liceut po më 23 Mars. Ndërsa mbrëmjen e së shtunës programi do të vijojë me një komedi muzikale, “Vdekja vishet me të bardha”. Ditën e djeshme, në ambientet e shkollës “Dora D’Istia” është shfaqur një spektakël nga nxënësit e kësaj shkolle i titulluar “Jetojmë me frankfoninë. Ambiente franceze dhe spektakël, poezi, muzikë mbi qytetërimin francez”. Ndërsa në TKK është shfaqur pjesa teatrale, “Një ditë, Princi im do të vijë”. Mbasditja ka vijuar në Teatrin e Komedisë. Me rastin e ditës së frankofonisë nxënësit e klasës VII vunë në skenë dy histori të famshme të vëllezërve Grim, “Hirushja” dhe “Borëbardha”. Nga Coubertin në piano dhe xhaz Në mbrëmje, po në TKK është hapur ekspozita “150-Vjetori i lindjes së Pierre de Coubertin: jeta dhe puna e një humanisti”. Kjo ekspozitë nëpërmjet materialeve të Komitetit Ndërkombëtar “Pierre de Coubertin”, risjell jetën dhe punën e themeluesit të Lojërave Olimpike moderne. Aktivitetet do të vijojnë sot në ambientet e shkollës “Edith Durham”, ku do të organizohet një spektakël me këngë, poezi, vizatime me temë mbi dhjetë fjalët e frankfonisë. Ndërsa në mbrëmje, në ambientet e TKK, do të jepen dy koncerte me pianistin Pierre Yves Plat dhe dyshen Jazz Claire Huguenin dhe Malcolm Braff. Pierre-Yves Plat shpërthen kodet e zakonshme të muzikës duke iu përshtatur standardeve klasike të xhazit. Gjatë koncerteve të tij, pianisti nuk mjaftohet vetëm me interpretim, por ai shpjegon dhe luan me audiencën. Shkathtësia e tij e mahnitshme dhe ritmi e bëjnë sigurisht një nga pianistët më të talentuar të gjeneratës së tij. Mbasditen e nesërme, në ambientet e TKK, do të ketë një prezantim të dialogëve të vegjël absurdë dhe këngë të marra nga komedia muzikore “Le Roi Soleil” (Mbreti Diell). Pastaj do të jetë paraqitja e rezultateve të edicionit të pare të konkursit të përkthimit letrar “Përkthyesit e Rinj”. “Para natës” me Edi Casabella Në mbrëmjen e 21 marsit, në orën 20ºº, në Atrium Arena, do të ketë një koncert Rep-Akustike me Edi Casabella. Nga kritikët, Edi Casabella vlerësohet se “i përket atij kalibri muzikantësh që me disa akorde i bëjnë notat të fluturojnë dhe të krijojnë botë”. “Poet i teksteve të tij, ai luan një muzikë që i ngjan. Midis notave mugullon freskia dhe tërbimi i një rinie, e cila lufton me botën që e rrethon”. Ai do të vijë i shoqëruar nga video kineasti MorganVoirin. Me rastin e vizitës së tij në Shqipëri, Edi Casabella prezanton për herë të parë albumin e ardhshëm “Avant la Nuit” (Para natës).


Kulturë

• E mërkurë 20 mars 2013

D

rama shqiptare duhet të jetë më prezente në Teatrin Kombëtar”. Ky zhanër i flet problemeve aktuale dhe mos prezenca e saj, për dramaturgun Ruzhdi Pulaha është “si mungesa e bukës së përditshme”. Edhe për regjisorin Enver Petrovci, i cili po vë në skenë një vepër shqiptare, është shqetësuese mosnjohja e autorëve të mirë të dramaturgjisë mbarëshqiptare. Ndërkohë që aktorët e të dy brezave janë të mendimit se, kur vepra është e mirë dhe përcjell mesazhe aktuale nuk duhet paragjykuar. Ky diskutim është nxitur dje në Teatrin e Metropolit, ndërkohë që artistët prezantonin projektin e tyre më të ri teatror, i cili do të vijë premierë në skenën e kryeqyetit gjatë kësaj fundjave. “Hajdutja bukuroshe” me autor Ruzhdi Pulahën dhe regji të Enver Petrovcit vjen nën drejtimin artistik të Suela Konjarit, ndërsa as/ regjisor: Armela Demaj. Interpretojnë: Natasha Sela, Kastriot Ramollari, Doriana Çaushi, Bruna Borova, Armela Demaj, Genti Deçka. Skena dhe kostumet mbajnë emrat e Nidia Toskës dhe Ina Elezit. Hajdutja e bukur”, vepra e autorit Ruzhdi Pulaha, e cila do të vijë premierë ditën e premte, është një tragjikomedi karaketeresh. Në një situatë të pazakontë ndodhin një sërë intrigash ku shpërfaqen qëllimet e botës së brendshme të secilit personazh. Një hajdute e bukur… Një çift itelektualësh e një gjyshe e dëshpëruar… Gjithçka ndodh brenda një shtëpie, aty pihet kafeja, rrëmuja e mëngjesit, ndodhin diskutimet, sherret, “magjitë” aty fitohen dhe vidhen dhe paratë. Dashuri, pasion, intriga, xhelozi dhe një gjyshe e dëshiruar dëshpërimisht për një trashëgimtar. Ngjarjet zhvillohen në kohët e sotme ku hallet që personazhet mbartin janë mjaft koherente. Situatat nga njëra në tjetrën të argëtojnë pafund. Por si vjen kjo shfaqje në Teatrin e Metropolit, nga regjisori Enver Petrovci?! “Vepra vjen natyrshëm, si një përrallë ku tregohet realiteti dhe secili merr mesazhin sipas mënyrës së tij. Personazhet janë karaktere të thjeshta, përgjithësisht njerëz të mirë. Nuk ka karaktere negative ose pozitive, siç jemi mësuar të shohim dramat, por të gjithë personazhet kanë hallet e tyre, nga të cilat lind edhe konflikti”, shpjegon regjisori Petrovci. “Hajdutja e bukur”, është një vepër ku shpërfaqet një sekuencë jete reale, e tashmja, e kaluara dhe e nesërmja. “Regjia për mua është puna me aktorët, një lexim i mirë i tekstit, një lexim i saktë dhe atë lexim duhet t’ua komunikosh sa më mirë aktorëve, që edhe ata të luajnë mirë. Meqë teksti është komedi unë si regjisor, nuk kam afeksion ndaj zhanreve të pastra sikurse janë komeditë, tragjeditë e dramat, për mua ekziston vetëm një zhanër, i cili është tragjikomedia, një zhanër që i përngjan jetës. Kjo ka qenë tendenca ime dhe shpresoj t’ia

»

21

Njëzet vjet pa regjisorin

Homazh për Federico Fellinin

“Hajdutja e bukur”, premierë në fundjavë

Dramaturgu Pulaha dhe regjisori Petrovci apelojnë: Drama shqipe duhet të jetë më prezente kem arritur qëllimit”, shprehet regjisori Petrovci. Loja dhe personazhet Nora, (Natasha Sela) është gjyshja e shtëpisë, e cila ka vetëm një hall: të ketë një nip, që të mos i shuhet dera e shtëpisë. Një personazh tipik shqiptar, e paralizuar që ditën e kalon para televizorit. Ndërsa Aleksi (Kastriot Rramollari) është djali i saj. Një profesor sociologjie, i ndershëm në punën dhe jetën e vetë, por nuk mund të bëj fëmijë, gjë të cilën mundohet për vite me radhë t’ia fshehë të ëmës. Ndërsa nusja e tij, Keti, një farmaciste e zonja, e interpretuar nga Doriana Çaushi, është një personazh miqësor, i dashur nga të gjithë, e cila arrin të pranojë deri edhe akuzat e vjehrrës, se është shterpë dhe këtë gjë e bën vetëm për të mbrojtur burrin. Bruna Borova, luan rolin e Besës, komshijes së familjes, e cila është keq nga gjendja ekonomike. Ajo është një nga personazhet kryesorë të shfaqjes, strumbullari i cili organizon gjithë vjedhjen e parave të Norës. Ndërsa Armela Demaj në rolin e Olës dhe Genti Deçka në rolin e Gerit, janë thjesht ekzekutuesit e vjedhjes. Vepra ka nota realiste, të dëshmuara këto dhe në skenografi e kostumografi, të cilat janë punuar nga Nidia Toska dhe Ina Elezi. “Jam shumë i kënaqur nga loja e aktorëve, gjithashtu dhe nga organizimi i teatrit, kushtet, punonjësit dhe e gjithë prapavija që ka bërë të mundur këtë shfaqje”, përfundon Petrovci, i cili nuk ka ç’të thotë më tepër para shfaqjes, por i fton të gjithë të ndjekin “Hajduten e bukur”, një shfaqje që do të vijojë të jetë për shumë fundjava në skenë.

Instituti Italian i Kulturës do të prezantojë një retrospektivë dedikuar Federico Fellinit me rastin e njëzetvjetorit të vdekjes. Të martat e kinemasë italiane pranë Akademisë së Filmit dhe Multimedies “Marubi” rifilluan dje me projektimin e filimit “Lo sceicco bianco”. Gjatë ditëve do të shfaqet një përmbledhje nga gjithë krijimet e Fellinit. “Lo sceicco bianco” është një realizimi i vitit 1952 me Leopoldo Trieste, Alberto Sordi, Giulietta Masina dhe Brunella Bovo. Dy të porsamartuar jugore shkojnë për muaj mjalti në Romë, ku ajo, shumë e dhënë pas fotoromancave, shkon të vizitojë heroin e ëndrrave të saj. Paradë tallëse e mediokërve me një shije karikature që shpesh bëhet një satirë thumbuese. Një Alberto Sordi i pavdekshëm dhe një Romë ende realiste, por tashmë e deformuar nga një talent vizionar. Kështu do të vërente kritika e fjalorit mbi filmin, Morandini. Më 26 mars për publikun do të vijojnë të shfaqen të tjera vepra të Fellinit. “Jeta e ëmbël” dhe filmat e Fellinit Për publikun shqiptar dhe jo vetëm, ai njihet së shumti me “La dolce vita”. Marcello Mastroiani dhe Anita Ekberg, janë protagonistët e këtij filmi kult. “La dolce vita” vazhdon të jetë një prej filmave më të famshëm të të gjitha kohërave. “La dolce vita” cilësohet zakonisht si pika e kalimit nga filmat e parë neorealistë të Fellini-t, në filmat artistikë që e pasuan. Ai tregon historinë e Marcello Rubini-t, një gazetar roman që merret me shërbime skandalistike. Përmes tij do të rrëfehet edhe jeta e asaj periudhe në kryeqytetin e Italisë. Historia copëzohet në episode të ndryshme, ku në Romë do të gjejë vend edhe ardhja e Sylvia-s, yllit të madh të kinemasë... Anita Ekberg dhe Marcello Mastroiani, në këtë interpretim morën vulën si yjet e këtij filmi, por edhe të kinematografisë botërore. Filmi filloi xhirimet më 16 mars të vitit 1959, ndërsa në shtator xhirimet përfunduan. Shkurti i 1960ës shënon shfaqjen e parë publike të filmit në kinemanë “Fiamma” të Romës dhe në kinemanë “Capitol” të Milanos. Skandal, polemika të mëdha nëpër gazeta. Në Maj 1960, juria, me në krye shkrimtarin Georges Simenon, e vlerëson filmin me “Palmën e Artë” të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë. Fellini 40-vjeçar ishte në kulmin e krijimtarisë së tij me një fuqi të jashtëzakonshme shprehëse. “La dolce vita” ishte një ngjarje e paharrueshme. Marcello Mastroiani dhe Anita Ekberg xhirojnë së bashku skenën e famshme të banjos në “Fontana di Trevi”. “Nëse më pyesni për ‘La dolce vita’, atëherë unë përgjigjem menjëherë: Anita Ekberg! Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga filmi, titulli i tij, imazhi, për mua janë të pandashëm nga Anita. Ajo kishte një bukuri të mbinatyrshme. Herën e parë që e pashë në një fotografi, mendova: ‘Zot i madh, bëj që të mos e takoj kurrë’. Atë ndjesi mrekullie, habie dhe pabesueshmërie prej faktit që gjendesh përballë një krijese të jashtëzakonshme e provova edhe një herë në kopshtin e ‘Hotel de la Ville’, kur po vinte drejt meje, ndërsa pas e ndiqnin të mrekulluar tre burra, i shoqi dhe agjentët që zhdukeshin si hije nga një burim i jashtëzakonshëm drite. Mendoj që Ekberg, mbi të gjitha, është fosforeshente”, ka thënë për të Fellini. Edhe për Marcello Mastroiani-n bashkëpunimi me regjisorin ka qenë po kaq i suksesshëm. “La dolce vita” dhe “8 e gjysmë” i falën atij suksesin ndërkombëtar dhe famën si “latin lover”, prej së cilës në vazhdën e karrierës së tij do të përpiqet më kot të shpëtojë edhe në moshë më të thyer. “8 e gjysmë”, ishte po ashtu i suksesshëm. Një realizim i vitit 1963, ku edhe një herë shfaqet aktori Mastroiani së bashku me Claudia Cardinale-n. Regjisori dhe skenaristi italian Federico Fellini është lindur më 20 janar 1920 dhe është ndarë nga jeta më 31 tetor 1993. I njohur për stilin e tij të veçantë dhe imazhet baroke, është konsideruar si një nga kineastët me më influencë të shekullit XX. Ai ka fituar 5 çmime “Academy Awards”, duke u bërë personi që ka fituar numrin më të madh të Oskarëve për Filmin në Gjuhë të Huaj në historinë e këtyre çmimeve.


22

« speciale

E thërrasin

mësuese

Naja!

Durim Meta

K

y shkrim I dedikohet gjithë atij brezi arsimtarësh, sot në pension apo në prag pensioni, që gjithë jetën e tyre ia kushtuan Arsimimit dhe edukimit të brezit të ri,që sot punon dhe drejton jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë. Njohja me të ishte fare e rastësishme. Në një farë mënyre ajo fjala e thënë se “Rastësia, është mbreti i botës”, ka në këtë rast kuptimin më të mirë të saj. Ajo ka nisur punë në vitin 1962 kur zgjodhi të punojë si mësuese, një profesion sa i respektuar aq edhe të vështirë, pasi për të dashuria, dhimbshuria për fëmijët dhe rezultatet e larta ishin tre shtyllat kryesore të punës së saj. Punë që ajo vlerëson në maksimum edhe sot mbas më shumë se 40 vitesh, njëlloj si në ditën e saj të parë të punës me nxënësit. Athina Karroqe ose mësuese Naja siç edhe e thërrasin të gjithë në shkollë dhe në jetë është një mësuese që i përket një brezi tjetër mësuesish, që profesionin e tyre e shihnin jo si një vend pune të rehatshëm për të marrë rrogën, por si një profesion që kishte të bënte me përgatitjen e një brezi që do të merrte në dorë nesër fatet e vendit. Sot nxënësit e saj janë bërë prindër e gjyshër dhe drejtues të ndryshëm, por ata kujtojnë përherë me nostalgji mësuesen e tyre të parë, mësuese Najen. Kur e pyeta një ditë se cili ishte nxënësi më i mirë i klasës, ajo më buzëqeshi dhe mu përgjegj e lodhur nga mësimi se nuk kishte nxënës të mirë. Këtu, më tha ajo, ka nxënës shumë të mirë dhe të mirë. Klasa e saj është klasa më e mirë përsa u përket rezultateve të mbarëvajtjes në mësime. Këtë e vërteton edhe Drejtori I Shkollës “Kongresi I Lushnjës” Piro Bano i cili në të gjitha kontrollet e ushtruara në klasën e “katërt C” që ka në kujdestari mësuese Naja, ka dhënë përherë vlerësimin “Shumë mirë, Ju lumtë”.

Klasa e mësuese Najes është një klasë ku nxënësit nuk janë përzgjedhur prej saj, përkundrazi kanë qenë prindërit që kanë zgjedhur atë (Najen), e kjo jo rastësisht. Eksperienca e saj, komunikimi me nxënësit dhe prindërit, impenjimi ditor i saj me nxënësit dhe rezultatet e larta që ajo ka arritur në vite bëjnë që ajo të mos ketë kurrë “krizë nxënësish”. Përkundrazi ajo ka mbingarkesë që do të përkthehet me më shumë punë, më shumë lodhje për të. Ajo nuk ka kohë të merret me celularin gjatë orës së mësimit. Ajo i përket një brezi tjetër, që nuk pëlqen shumë ” teknologjinë e re”... Ajo pëlqen vetëm rezultatet e larta në punën e saj. Mendoj se ka ardhur koha, për të mos thënë që jemi të vonuar, që njerëzit e punës dhe të rezultateve të larta , duhen vlerësuar por jo vlerësime me nuanca politike siç ndoth rëndom në vlerësime apo dekorime të ndryshme. Drejtoritë e shkollave dhe Zyrat e Drejtoritë Arsimore, duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim, për të vlerësuar njerëzit e punës që me punën e rezultatet që nxënësit e tyre kanë arritur dhe arrijnë në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare. Janë këto shkolla që furnizojnë me nxënës të përgatitur edhe shkollat e mesme, sidomos atë “18 Tetori” me drejtor Skënder Gegën që falë një stafi të përgatitur mësuesish dhe sidomos përkushtimit maksimal të nxënësve të kësaj shkolle që për nga niveli dhe rezultatet e thërrasin ndryshe edhe Universiteti i Lushnjës. Në këtë vit që sapo u mbyll rezultatet ishin përsëri shumë të mira dhe mesatarja e notës përsëri bënte që stafi dhe nxënësit e kësaj shkolle të krenoheshin përsëri, për rezultatet e arritura. Shoqata “Lushnja”disa herë është bërë promotore për aktivitete të ndryshme që u kushtohet këtyre mësuesve të talentuar, përsëri ajo është e gatshme që me Zyrën Arsimore apo institucione të tjera lokale dhe qendrore, si shoqat që përfaqëson territorin dhe qytetarët Lushnjarë të japë kontributin e saj qytetar. Shpesh herë dëgjojmë për

Profil

E mërkurë 20 mars 2013 •

buxhete të reduktuara apo për karenca financiare... Për një moment do të besoja por vlerësimi material është njëra anë e medaljes, por ai moral të paktën pse s`bëhet? Një vlerësim moral për punën e atyre që kanë rezultate të larta do të bënte që në një farë mënyrë t’u lehtësohej sado pak ajo lodhje shumë vjeçare dhe t’u jepej më shumë dinjitet profesional edhe pse ky dinjitet nga prindërit dhe opinioni qytetar dhe komuniteti nuk u ka munguar asnjëherë. Shpesh herë një vlerësim moral edhe pse nuk zgjithe probleme financiare, bën

që njeriu të ndihet edhe më mirë. Në Shqipëri ka një eksperiencë të hidhur..., këtu njerëzit zakonisht vlerësohen pas vdekjes, do te vazhdojmë akoma në këtë rrugë?, apo do t’i nderojmë këta profesionistë e njerëz të nderuar sa i kemi në mes nesh?. Në Europën që ne duam të shkojmë dhe të bëhemi pjesë integrale e saj , do të shkonim me më shumë dinjitet, po të hynim dinjitoz me njerëz të nderuar e të respektuar nga qytetarët shqiptarë në radhë të parë, e pastaj nga Europianët. E kjo s`ka kosto financiare, kërkohet vetëm ndryshim mentaliteti nga ata që drejto-

jnë. Po u mungoj eksperienca, njerëz me ide perëndimore, mjafton të thirren dhe të bëhen pjesë e organizimit... Punën e bërë nga Naje Karroqe dhe të qindra mësuesve të tjerë që kanë punuar me përkushtim , sot e vlerësojnë më shumë kolegët e tyre në vende të ndryshme Evropiane sidomos Italia dhe Greqia , Sh.B.A, ku vetë gazetat më të njohura të tyre kanë shkruar për rezultatet e larta që arrijnë në një kohë të shkurtër nxënësit shqiptarë, një arsye më shumë për t’u thënë… Faleminderit, që i dhatë emër të mirë fëmijëve tanë nëpër botë…, faleminderit që i dhatë

emër të mirë Shqipërisë dhe arsimit shqiptar. Ne që vijmë nga perëndimi, Shoqëria Civile kemi detyrimin të hedhim gurin e parë në këtë drejtim për të vlerësuar e mbështetur njerëzit e nderuar të punës që politika shpeshherë “harron” ta bëjë .Ajo kujtohet të vlerësojë më shumë nga eksperiencat, mësuesit militantë, se njerëzit e kontributeve fatkeqewsisht “harrohen” shpeshherë. Kush është dakord me ne le të na mbështesë …. Kemi shumë punë për të bërë së bashku. Bashkimi bën fuqinë.


sport • E mërkurë 20 mars 2013

Lorik Cana frikëson De Biazin Kapiteni i përfaqësueses së Shqipërisë ka pësuar një dëmtim në kaviljen e këmbës së majtë, vetëm katër ditë para sfidës me Norvgjinë në transfertë, duke vënë seriozisht në dyshim praninë e tij në fushë në formacionin titullar

D

ëmtohet Lorik Cana. Kapiteni shkakton frikë në në kampin kuqezi. Kapiteni i përfaqësueses së Shqipërisë ka pësuar një dëmtim në kaviljen e këmbës së majtë, vetëm katër ditë para sfidës me Norvgjinë në transfertë, duke vënë seriozisht në dyshim praninë e tij në fushë në formacionin titullar. Kur duheshin jo më shumë se 10 minuta nga përfundimi i seancës stërvitore të paradites, 29-vjeçari u rrëzua papritur në tokë, edhe pse nuk pati asnjë kontakt të ashpër fizik me shokët e skuadrës. Menjëherë drejt tij vrapuan pjesëtarët e stafit teknik dhe mjekësor, si dhe futbollistët e tjerë të kombëtares, që në momentin e parë ndjenë frikën e një dëmtimi shumë serioz. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore, Cana doli me këmbët e veta nga fusha, por duke çaluar. Ndërkohë që De Biazi vijoi stërvitjen me pjesën tjetër të grupit, futbollisti i Lacios qëndroi nën kujdesin e mjekësve, që i vendosën akull në kavilje. Trajneri Xhani De Biazi, pavarësisht shqetësimit për dëmtimin 29-vjeçarit u shpreh se Cana është shkëmb i fortë, ndaj do të arrijë të riaftësohet në kohë për Norvegjinë. Në fund të stërvitjes, kapiteni dhe trajneri u larguan duke biseduar nga fusha, por dukej qartë që Cana ndiente dhimbje në kavilje. Në seancën e paradites mungoi mesfushori Ervin Bulku i cili është aktivizuar të hënën me skuadrën e tij Sepahan si dhe Valdet Rama, që kishte udhëtuar drejt Kosovës për arsye dokumentacioni. Me shumë mundësi mesfushori i Valadollid do të luajë të paktën në miqësoren me Lituaninë. FIFA konfirmon Bashën FIFA i dha dritën jeshile Migjen Bashës për të veshur fanellën e kombëtares kuqezi, gjë të cilën mund të bëjë që nga ndeshja e radhës, ajo mes Norvegjisë dhe Shqipërisë në Oslo e vlefshme për eliminatorët e Kupës së Botës Brazil 2014. Miratimi i FIFA-s mbërriti pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit dhe vetë futbollistit Basha, që aktualisht luan në Serinë A për skuadrën e Torinos. Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s mundëson grumbullimin e tij që këtë të premte, një mundësi më shumë taktike në mesfushë për trajnerin e kombëtares, Xhani De Biazi. Migjen Basha ka lindur në Zvicër më 9 qershor 1987 nga dy prindër shqiptarë nga Suhareka e Kosovës. Karrierën e tij në futbollin profesionist e nisi me Luisanën në vitin 20042005. Në 2006 kaloi tek Lukese. Një vit më vonë tek Viarexhio, më pas në 2008 deri në 2010 tek Rimini dhe Frosinone. 2010-2012 kaloi tek Atalanta, skuadër që e huazoi tek Torino. Po në të njëjtin vit, skuadra torineze blen kartonin e tij. Sa i përket ndeshjeve me kombëtare Basha ka luajtur në ekipet e moshave për Zvicrën, shtatë ndeshje me U19 dhe një ndeshje me U21.

23

Bajern Mynih ofertë të çmendur për Kavanin Ende larg datës zyrtare të hapjes së merkatos, klubet e mëdha menjëherë kanë nisur me prenotimet e tyre për lojtarët që dëshirojnë t’i kenë në përbërje për sezonin e ardhshëm. Padyshim, një ndër ekipet që do të jetë më aktive në merkato, do të jetë Bajerni i Mynihut, ku do të ketë edhe një trajner të ri si Pep Guardiola. Kështu, gazeta italiane “Tuttosport” ka publikuar sot lajmin e bujshëm se Bajern Mynih po mendon të përforcohet në sezonin e ardhshëm duke blerë një nga sulmuesit që i pëlqen më shumë Pep Guardiolës, Edinson Kavanin. Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të drejtuesve bavarezë se nuk do të bëjnë çmenduri në merkato dhe se blerja e Martinez prej 40 milion euro përbënte limitin maksimal të shpenzimeve të klubit, duket se ato mund të bëjnë një përjashtim për uruguaianin, i cili kushton 70 milionë euro. “Nëse ka ndonjë të çmendur që është gati të paguajë 70 milionë euro, ne jemi gati ta dëgjojmë”, ishin fjalët e presidentit të Napolit, De Laurentis, vetëm një ditë më parë. Por lista e “të çmendurve” duke se është rritur me kalimin e Guardiolës te bavarezët, pasi trajneri spanjoll ka bërë të qartë se me Kavanin në sulm, potenciali ofensiv i skuadrës rritej në mënyrë të ndjeshme. Kjo ka bërë që drejtuesit e Bajernit të fillojnë të mendojnë strategjinë për të afruar sulmuesin uruguaian dhe sidomos cilët janë elementët që mund të sakrifikohen në merkato për të siguruar yllin e Napolit, për të cilin pritet të kenë shumë konkurrencë. Kjo për shkak të interesimit të vazhdueshëm edhe nga klubet e tjera të mëdha evropiane si Çelsi, Mançester Siti, Real Madrid apo PSZH, që në të kaluarën kanë lëshuar sinjale se uruguaiani bën pjesë në planet e tyre. Megjithatë, kjo nuk është lëvizja e vetme që Reali i Madridit pritet të bëjë gjatë merkatos së verës. Ardhja e Guardiolës pritet të shoqërohet me shumë lëvizje të tjera pozitive në merkato.

Murinjo akuza FIFA-s: Më vodhët votat

Italia i hap dyert Totit Në prag të miqësores kundër Brazilit dhe eliminatores së Botërorit 2014-të kundër Maltës, trajneri i “axurrëve” i ka bërë një analizë skuadrës së tij, ku nuk kanë munguar elozhe për grupin. Në të njëjtën kohë Prandeli, por edhe një pjesë tjetër e kombëtares kanë ftuar Françesko Totin të vesh fanellën e kombëtares. Në konferencën për shtyp, trajneri Prandeli foli jo vetëm për rëndësinë e këtyre dy sfidave, por edhe për shumë çështje të tjera të tjera, duke u nisur nga problemet e futbollit italian, për racizmin, por edhe për formën e mirë që po kalon Toti, të cilit i ka bërë thirrje të rikthehet në kombëtare. “Toti? Problemi nuk është e tanishmja, por projekti që kemi deri në Botëror. Megjithatë, nëse do të jetë në këtë formë fizike dhe mendore një muaj përpara nisjes në Brazil, do të jem i detyruar që ta marrë në konsideratë, ashtu siç u mor parasysh Di Natale në Europian, - ka deklaruar Prandeli. Kasano? Vlen e njëjta konsideratë, ndaj Totenhamit ishte i shkëlqyer”. Prandeli ka gjetur mundësinë të ndalet edhe tek dyshja aktuale e sulmit të Italisë, Baloteli-El Sharaui, të cilët do të jetë liderat e kombëtares në Botëror 2014-të. SuperMario ka gjetur veten tek Milanit dhe Prandelit nuk i ka mbe-

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

tur gjë tjetër veçse t’i thur elozhe. Ndërsa për El Sharauin nuk ka nevojë për komente, pasi ai ka qenë lojtari që ka mbajtur Milanin gjatë fazës së parë të kampionatit. “Baloteli është duke shfrytëzuar më së miri mundësinë që iu ofrua. Kishte nevojë që të luante dhe po stërvitet më mirë edhe për pozicionin në të cilin luan në kombëtare, - ka thekuar Prandeli. Është shumë i motivuar dhe kjo është e rëndësishme. Me El Sharauin shoh një përputhje shumë të mirë, pasi plotësojnë njëri-tjetrin”. Në kombëtaren italiane bien në sy lojtarët e Juventusit dhe të Milanit. Aktualisht Prandeli ka grumbulluar tetë lojtarë të Juventusit dhe pesë të Milanit. Në lidhje me këtë çështje ai është shprehur: “Duke pasur pak kohë në dispozicion, por besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë. Lojtarët e Juventusit dhe ata të Milanit janë më në formë në këtë moment dhe nuk besoj se kam bërë gabim që i kam grumbulluar. Nuk shoh të tjerë më të mirë në qarkullim se ata që kam grumbulluar këto, - ka theksuar Prandeli. Blloku juventin në kombëtare është i rëndësishëm, pasi ata njihen mirë me njëritjetrin. Personalisht besoj se me avantazhin e jashtëzakonshëm që kanë në renditje, duhet të fitojnë kampionatin pa problem.”

politika: Oli Xhilaga, ervin koçi ekonomia: brikena dervishaj sociale: Erta bode rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Gjatë një interviste për kanalin portugez “RTP” trajneri i Realit të Madridit Zhoze Murinjo ka denoncuar atë që ai e quajtur vjedhje votash gjatë votimit të trajnerit më të mirë të vitit dhënë nga FIFA, çmim i fituar nga trajneri i Spanjës, Visente del Boske. “Dy-tre persona më kanë telefonuar duke më bërë të qartë se kishin votuar për mua, por votat e tyre ia janë atribuuar një tjetër emri. Kjo dhe arsyeja për se vendosa të mos shkoj në ceremoninë e organizuar nga FIFA”- ka thënë Murinjo. Sakaq, nga ana tjetër pasi ka organizuar seancën e parë stërvitore të javës, trajneri i Realit, Zhoze Murinjo ka analizuar situatën aktuale në Madrid. Portugezi është ndalur në një sërë temash të rëndësishme, si kualifikimi në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, kalimi në finale e kupës së Mbretit, shanset e Realit në kampionat dhe ndjesinë në këtë fund sezoni. “Reakli i Madridit nuk duhet të kënaqet kurrë me faktin që ka mbërritur në çerekfinale të një kompeticioni kombëtar apo evropian. Reali duhet të kërkojë gjithnjë maksimumin. Sa për kupën e Mbretit të gjithë janë të kënaqur që kemi mbërritur në finale”- ka thënë Murinjo për “Realmadrid.com dhe Realmadrid TV”.

Ozil “I padëshiruar” në Stamboll Stadiumi i ri i Gallatasarajit “Turk Telekom Arena” do të jetë një ferr i vërtetë për Realin më 9 prill kur do të luhet ndeshja e kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Premtimi ka ardhur nga vetë tifozët e kampionëve të Turqisë. Por madrileni që do ta ketë punën më pisk pa dyshim që do të jetë Mesut Ozil. Mesfushori refuzoi të luante për Turqinë duke zgjedhur Gjermaninë dhe në vendlindjen e tij duket se nuk ia kanë falur atë që ata e quajnë “tradhëti”. Ndaj tifozët e Gallatës po e presin me padurim Ozilin në Stamboll.

Abidal i kthehet fushave Mbrojtësi francez Erik Abidal i është kthyer futbollit pothuajse një vit pas operacionit në mëlçi. Mbrojtësi francez ka luajtur në një miqësore që skuadra e dytë e Barcelonës, Barcelona B ka zhvilluar kundër francezëve të Istres. Abidal, i cili iu nënshtruar një transplanti të mëlçisë në prillin e vitit të kaluar i është kthyer dje sërish fushave dhe tashmë pret grumbullimin me skuadrën e parë.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E mërkurë 20 mars 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.