shqiptaret sekuestrim Berluskoni, kompensimi

Page 1

»6

Flet drejtori i Qendrës Spitalore Universitare Tiranë

Rrushi: Në qendër të punës ilaçet dhe përmirësimi i kushteve në spitale E martë

20 nëntor 2012 Viti VIII, Nr. 2827 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Tregu çam

Kompensimi i pronave, Ku shiten 2 lloje flamujsh afati shtyhet në shkurt shqiptarë. Ofertat sipas Brenda javës nis aplikimi për ndarjen e fondit të posaçëm. Kategoritë që do të përfshihen dhe skema e përzgjedhjes në një listë »6

madhësive dhe stemës »7

Gjobë Berluskonit Buxheti 2013 Sa rriten pagat e pensionet. Investimet në rrugë dhe arsim »2

Historia e tre të rinjve që morën pjesë në grupin që rrëmbeu llogaritarin e ish-kryeministrit italian. Organizimi i kërcënimit dhe sekuestrimi në banesë të shefit të financave

»8

3 milionë euro

shqiptarët morën

Astrit Patozi Në Presidencë s’jemi për emrin e prokurorit, por për kriteret »11

Nishani nis bisedimet

»2

Topi jashtë negociatave për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri Tryeza në “ajër” “Divorci” ÇEZ bisedime me METE, investimet dhe detyrimet mes dy palëve »7

Biseda »3 mes Ruçit e Patozit për temat e takimit

Anastas Shuke:

»16-17

A u shkrua shqipja 5000 vjet më parë? Pavarësia

Opinion Nga Nebil Çika

Të vrasësh elitën

»22

Nga Halil Rama

Dekori festiv Vizitë në Vokopolë, ku u ngrit flamuri menjëherë pas Vlorës »10 i Tiranës dhe mllefi i Ramës Faktet dhe dokumentet e mbledhura rreth patriotëve

»22


02

« politikë

E martë 20 nëntor 2012 •

Berisha: Do të vijojmë investimet në rrugë, rritje pagash dhe pensionesh

Seminari

Buxheti 2013, borxhi arrin në 62.6%

Kriza botërore

Vetëm garancia 85 milionë euro e “Albpetrolit” risjell borxhin në 60%

Garancia

Afatet

Fondet

P

Qeveria vendosi të miratojë variantin më optimist të buxhetit, nga dy skenarët që kishte propozuar ministri Bode. Një skenar ishte për një buxhet në totalin e tij rreth 360 miliardë lekë dhe një variant tjetër, i cili përfaqëson një buxhet 409 miliardë lekë. Varianti i propozuar si i tillë kishte marrë në konsideratë vijimësinë e ekonomisë dhe treguesin e borxhit në 60 për qind të PBB-së. Ndërsa varianti i dytë që tashmë ka marrë në parim miratimin e qeverisë dhe është prezantuar dje nga qeveria do të jëtë rreth 60 miliardë lekë më shumë se buxheti normal dhe parashikon një borxh në 62.6 të PBB-së. Miratimi i këtij buxheti nuk përbën rrezik për realizimin e tij dhe as për çekuilibrim e ekonomisë. Pasi qeveria tashmë ka të sigurta disa të ardhura nga privatizimi që do t’i japin një hov të padiskutueshëm buxhetit, duke korrektuar edhe nivelin e borxhit mbi 62 për qind.

“Në këtë buxhet 500 milionë dollarë do të shkojnë për rrugët e vendit. Investimet në rrugë prioritet absolut. Rruga është korridori i zhvillimit së bashku me shkollën dhe energjinë. Prandaj dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë rrugët”, veçoi Berisha. Një rëndësi të veçantë, projekt-buxheti i vitit të ardhshëm i ka kushtuar paketës së re fiskale dhe efekteve që ajo mund të sjellë. Sipas Kryeministrit, kjo paketë përmban një seri reformash të rëndësishme që

ulin më tej barrën fiskale ndaj biznesit, por gjithashtu, edhe disa masa të reja që synojnë të ulin ndjeshëm evazionin fiskal. Projekt-buxheti i vitit 2013 ka ndarë në dy linja qeverinë, ku gjatë hartimit të tij, njëra linjë mbështeste ruajtjen e nivelit të borxhit publik dhe shkurtimin e shpenzimeve, ndërsa linja tjetër mbështeste rritjen e shpenzimeve përmes rritjes së nivelit të borxhit publik, me qëllim që të mbështetej rritja ekonomike. Ndaj, projekt-buxheti i vitit të

ardhshëm u dërgua në qeveri me dy variante, ku tashmë është miratuar varianti i dytë, që parashikon rritjen e nivelit të borxhit publik. Megjithatë, ekspertët e Minstrisë së Financave janë duke punuar ende për të paraqitur sot projektin e plotë të buxhetit të vitit të ardhshëm. Pas miratimit në qeveri, projekt-buxheti do të kalojë për shqyrtim në komisionet parlamentare, nga ku më pas do të kalojë për votim në seancë plenare.

Debatet

as një vonesë 20 ditë përtej limitit që parashikon ligji organik, qeveria miratoi projektbuxhetin e vitit 2013, duke zgjedhur variantin që parashikon rritjen e nivelit të borxhit publik me pothuajse 3 për qind mbi nivelin e përcaktuar. Ndërsa njoftoi këtë vendim, Kryeministri tha se projekt-buxheti prej 409 miliardë lekësh do të mbështesë rritjen ekonomike të vendit përmes investimeve, ndaj për vitin e ardhshëm kufiri i huamarrjes parashikohet të shkojë nga 60 për qind në 62.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Drafti parashikon gjithashtu që rritja ekonomike për vitin e ardhshëm të jetë 4 për qind, ndërsa deficiti buxhetor në nivelin 3.4 për qind. Duke komentuar më tej draftin, Kryeministri tha se për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje të ndjeshme të investimeve, kryesisht në infrastrukturën rrugore. Për këtë sektor, Kryeministri tha se janë parashikuar rreth 500 milionë dollarë investime. “Shqipëria paraqet buxhetin më të madh në histori. Dëshira do të ishte që të ishte disa herë më i madh, por në kulmin e krizës të kesh një buxhet prej 409 miliardë lekësh, është sukses. Kjo shifër përkthehet në krijimin e vendeve të punës, rritjes së fuqisë blerëse, rritje e rrogave dhe e pensioneve”, deklaroi Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Një nga pikat e rëndësishme të projekt-buxhetit, ashtu si çdo vit, është rritja e pagave dhe pensioneve. Rreth 820 mijë familje shqiptare, sipas Kryeministrit, do të përfitojnë një rritje të pagave dhe pensioneve, dy herë më të lartë se inflacioni. Referuar të dhënave zyrtare, inflacioni për muajin tetor ishte 2.4 për qind. Kjo lë të kuptohet se rritja e pagave dhe pensioneve mund të jetë rreth 5 deri në 6 për qind.

Prej fillimit të muajit shtator, institucionet publike kanë dorëzuar pranë dikasterit të Financave draft- kërkesat e tyre për buxhetin e vitit 2013. Po sipas këtyre burimeve, gjatë dy javëve të ardhshme do të zhvillohen takime dypalëshe me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera, në mënyrë që të koordinohen tavanet e buxhetit me projektet e paraqitura. Pas përfundimit të projektbuxhetit nga specialistët e Ministrisë së Financave, projektbuxheti do të kalojë në qeveri dhe më tej në Parlament. Buxheti 2013 do ta marrë certifikimin e fundit nga Presidenti i Republikës, i cili ka të drejtën e dekretimit dhe më pas kalimin në Fletoren Zyrtare. Pra, i gjithë procesi parashikohet të mbyllet në fillim të dhjetorit. Referuar qëndrimeve të shprehura paraprakisht nga palët në Kuvend, pritet që ky draft të shkaktojë diskutime dhe debate të forta, për vetë kontekstin ekonomik ku ndodhet vendi. Pas miratimit në seancë plenare, drafti duhet të marrë miratimin e Presidentit të Republikës përmes dekretit, për të hyrë më pas në fuqi më datën 1 janar të vitit 2013.

I pari në tryezën e kreut të shtetit Patozi, më pas edhe Ruçi

Nishani përjashton Topin nga bisedimet Sot takimet për mandatin e Ina Ramës dhe kriteret Presidenti Bujar Nishani ka përjashtuar sërish partinë e drejtuar nga Bamir Topi në bisedimet për dekretime të posaçme. Ashtu si dhe në propozimet për datën e zgjedhjeve të radhës, Nishani ka lajmëruar partitë politike për diskutimet mbi emërimin e prokurorit të ri të vendit. Sipas njoftimit të dhënë për mediet, “Presidenti Nishani ditën e martë, dt. 20 nëntor 2012, do të organizojë takime të veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, të cilat synojnë të eviden-

tojnë vlerat më të mira që duhet të përfaqësojë figura e ardhshme e prokurorit të përgjithshëm, si një pozicion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”. Ashtu si dhe për diskutimet për datën e zgjedhjeve, bisedimet për prokurorin e ri do t’i hapë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Pas tij në selinë e kreut të shtetit do të jetë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. Më pas Lefter Koka i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Fatmir Mediu i Partisë

Republikane, Vangjel Dule i PBDNJ-së dhe Shpëtim Idrizi. Burimet kanë bërë të ditur se takimi do të jetë kryesisht për kriteret që duhet të plotësojë zëvendësi i Ina Ramës. Por pritet që socialistët dhe PBDNJ-ja të kërkojnë që Presidenti të mos ndërmarrë zëvendësimin në muajin nëntor, por ta shtyjë atë për në mars, kur mbushen 5 vjet nga ndryshimi i Kushtetutës së vendit. Veç tyre partitë e tjera parlamentare janë shprehur dakord për zëvendësimin, por me kushtin e vendosjes së një figure të pastër.

Fullani: Mënyrë e re mendimi ekonomik Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë seminarit për kërkimin shkencor ekonomik në Evropën Juglindore, tha se sa më shumë që autoritetet po merren me problemet afatshkurtra, aq më shumë dalin në pah probleme të thella strukturore. “Gjatë vitit të kaluar jemi përqendruar te stabiliteti financiar dhe politika monetare, integrimi i tregtisë dhe marrëdhënieve tregtare, si dhe modelimi i procesit ekonomik stokastik. Mbi të gjitha, kriza, ndërlikimet që ajo sjell, kanalet e transmetimit, dhe reagimi i politikës janë bërë qendra e kërkimit empirik dhe teorik në bankat qendrore dhe botën akademike gjatë katër vjetëve të fundit”, tha Fullani. Sipas kreut të BSH-së, sfida kryesore sot për vendet e Evropës Juglindore është adoptimi i një mënyre të re të menduari në ekonomi. Sipas ekspertëve, kërkimi në ekonomi duhet të jetë i bashkërenduar për të veçuar burimet që disponon secili vend në arritjen e rezultateve sa më të larta.

Aksioni i INUK-ut

Ndjekje penale shfrytëzuesve të lumenjve Firmat e ndërtimit që shfrytëzojnë lumenjtë do të ndiqen penalisht. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar bën me dije se nuk do të ketë asnjë tolerim për shkeljet e kryera. INUK njofton se po vijon inspektimet për shfrytëzimet e paligjshme në basenin e lumit Shkumbin dhe se sipas ligjit aktual, pas datës 31 tetor çdo ndërhyrje përbën vepër penale dhe është e ndaluar me ligj. Masat e marra nga INUK vijnë pas abuzimeve të disa firmave private, të cilat shfytëzojnë kryesisht ditët e pushimit, dhe në mënyrë të pandërprerë marrin materiale inerte në lumenj, duke shkaktuar një masakër të vërtetë mbi shtretërit e tyre. Kjo problematikë është ngritur kohë më parë, ku fenomeni ndodhte sidomos mbi shtratin e lumit afër Mirakës dhe lumin e Kutermanit, degë e lumit Shkumbin. Duket se aktiviteti i këtyre firmave vazhdon të jetë i përsëritur, duke rrezikuar përmbytjen e tokave bujqësore në këto zona.


politikë • E martë 20 nëntor 2012

»

03

Rama e Berisha ftesa mediatike njëri-tjetrit

Tri ligjet, sot afati i fundit për arritjen e konsensusit E

gjithë dita e djeshme u shoqërua me ftesa mediatike për tri kriteret e KEsë nga dy drejtuesit kryesorë të politikës, duke mos pasur një rezultat konkret lidhur me arritjen e një konsensusi për t’u ulur apo jo në tryezën e bisedimeve. Përkundrejt ftesave reciproke për të arritur konsensusin për votimin e tri ligjeve për marrjen e statusit të vendit kandidat, palët u dukën dje më afër njëri-tjetrit. Kështu, kur jemi në limitet e fundit të kohës për t’u arritur konsensusi mbi këto ligje, si dhe pas gatishmërisë së Kryeministrit Berisha për t’u ulur në çdo orë me kreun e socialistëve për të diskutuar për to, erdhi dhe ftesa konkrete me orën, ditën dhe vendin e takimit nga ana e liderit të opozitës. Por pavarësisht se u shpreh i gatshëm për t’u ulur në tryezë, sërish Kryeministri Berisha e kushtëzon këtë pjesëmarrje në bisedime me faktin nëse pjesë e saj do të jetë qarku i Fierit. Kjo mbetet për t’u parë në negociatat mes dy palëve, pasi paraprakisht nuk ka asgjë të përcaktuar, sepse dhe vetë kreu socialist nuk ka përfshirë në ftesën e tij asgjë specifike përveç një diskutimi për integrimin dhe daljen nga situata e krijuar. Ftesa e Ramës Pas tri apelesh të përsëritura publike të kryetarit të opozitës në adresë të shumicës parlamentare dhe pas një sërë thirrjesh televizive të Kryeministrit, ku ky i fundit ka shprehur gatishmërinë “për t’u takuar në çdo orë dhe vend për të çuar përpara integrimin, kryesocialisti Edi Rama ftoi publikisht për takim që nesër (sot) kryetarin e Partisë Demokratike. Ky ishte njoftimi i ardhur dje nga Partia Socialiste lidhur me një zhvillim të tillë. Madje, për ta plotësuar deri në fund kërkesën televizive të Kryeministrit, kryetari i opozitës propozoi që takimi të zhvillohet ditën e sotme në orën 10:00 në mjediset e hotelit “Sheraton”, edhe me praninë e të gjitha forcave parlamentare. Njëkohësisht Rama propozoi që takimi të zhvillohet edhe me praninë e medies për të garantuar transparencën optimale me publikun të të gjitha kontributeve në këtë tryezë të partive parlamentare për procesin e integrimit. Qëndrimi Nga ana tjetër, vetë kreu i Partisë Socialiste në deklaratën për shtyp nuk kishte të përcaktuar asgjë specifike mbi temën e diskutimeve në tryezën e kërkuar prej tij. Në njoftim Rama ftonte partitë parlamentare që të disku-

Biseda Ruçi-Patozi

Tryeza e mundshme mes Berishës dhe Ramës nuk ka kaluar pa keqkuptime. Në një deklaratë për mediat PD hedh poshtë mundësinë e bisedimeve në tryezë të ç ështjes së Fierit. “Në përgatitje të një takimi të mundshëm midis forcave politike, për të cilin zoti Rama, sipas një deklarate të tij të shpërndarë në media, pas ftesës së bërë nga Kryeministri, kishte rënë dakord dhe propozonte orën dhe vendin e këtij takimi për të diskutuar për problemet e integrimit dhe nuk i referohej në asnjë rresht të saj çështjes së Fierit, pati një komunikim mes dy kryetarëve të grupeve parlamentare. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, zoti Gramoz Ruçi i tha mes të tjerash kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, zotit Astrit Patozi se në axhendën e këtij takimi nuk mund të mos përfshihej edhe diskutimi i çështjes së Fierit. Kryeministri Berisha, në këto rrethana, shpreh shpresën dhe vendosmërinë e tij për diskutime në çdo nivel me Partinë Socialiste, për tre ligjet që presin votimin në Parlament, propozimet dhe amendimet e tjera”, thuhet në Deklaratë.

Përgjigjja Kryeministri përcakton kriteret e bisedës

Berisha: S’ulem në tryezë për Fierin, vetëm për tri ligjet Kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat u shpreh i gatshëm të takohet me kryetarin e PS-së, por sipas tij për shkak të angazhimeve takimi të mund të zhvillohej pasditen e djeshme ose pasditen e sotme, por jo në orarin e përcaktuar nga Rama. Megjithatë, kreu i qeverisë e gjykoi si më të arsyeshme që takimi të zhvillohej dje, me qëllim që sot të mund të mblidhej Kuvendi për të votuar në limitet e afatit tri ligjet e domosdoshme për statusin kandidat. “Rama ka dhënë një përgjigje se fton nesër në orën 10:00 në ‘Sheraton’, por nga ana tjetër shprehet i gatshëm që të pranojë sugjerimet e mia. Duhet t’i kërkoj urgjentisht që të takohemi sonte në çdo kohë, ose nesër pasdite, pasi axhenda ime nesër në orën 10:00 është jashtë mundësive të mia për ta modifikuar. Shqiptarët e mirëpresin shumë një tryezë, por larg një tryeze bllokuese”, - vuri në dukje Berisha. Por nga ana tjetër kreu i mazhorancës kërkoi që paraprakisht të saktësohej dhe axhenda e bisedimeve, pasi, nëse Rama do të përfshijë qarkun e Fierit ai e sheh të paarsyeshme uljen në tryezë. “Jam i hapur, do të kërkoj që bashkëpunëtorët e zotit Rama dhe bashkëpunëtorët e mi të ulen të qartësojnë axhendën. Mirë do të ishte të takoheshim të hënën, me qëllim që sot të mbledhim parlamentin dhe këto ligje të votoheshin”, - vuri në dukje Berisha në përgjigjen e tij ndaj përftesës së Ramës.

tonin për procesin e integrimit, pa përjashtuar, por as përfshirë në lexim çështje e Fierit. “Tryezë të partive parlamentare për procesin e integrimit”, - kjo theksohej në njoftimin për shtyp të Partisë Socialiste. Gjithashtu kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, sipas deklaratës mbetet i hapur të mirëpresë e të pranojë pa kushte çdo propozim të ndryshëm të Kryeministrit për orën, vendin dhe formatin e takimit. “Në pritje të reagimit të kryetarit të Partisë Demokratike, kryesocialisti Edi Rama uron që tryeza e kërkuar prej kohësh prej tij përmes tri apelesh publike të realizohet më në fund për të gjetur me dialog e mirëkuptim

daljen nga situata e krijuar”, përfundonte deklarata për shtyp e vënë në dispozicion nga zyra e shtypit pranë Partisë Socialiste, duke lënë të hapur kështu si për mënyrën e përfaqësimit në tryezë të palëve, ashtu dhe mbi çështjet që do të trajtohen në takim. Gjatë orëve në vazhdim mbetet për t’u qartësuar nëse vërtet do të kemi një tryezë mes palëve apo një bllokim të mëtejshëm të miratimit të ligjeve. Kjo situatë do të përcillej në Bruksel, duke u reflektuar në rekomandimin që Komisioni do t’i përcjellë Këshillit për të bërë që Shqipërisë për herë të tretë të mos i jepet statusi i vendit kandidat.

Berisha: Nderim personaliteteve që luftuan për identitetin shqiptar

Kosova ul në tryezë palët Rama: Politikanët të mos kthehen në historian Takimi i zhvilluar prej ambasadës së Kosovës për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe kontributeve të dhëna për të nuk u ka shpëtuar batutave dhe projeksioneve politike. Kështu, Berisha ka preferuar që të takojë të gjithë pjesëtarët në podium, përfshirë edhe Edi Ramën, por dhe të ftuarit kryesorë, si Mosiu, Meidani e Demaçi. Ndërsa kryebashkiaku Lulzim Basha dhe ish-kundërshtari i tij kanë preferuar të matin pulsin e njëri-tjetrit nëse do të shtriheshin duart ose jo. Por dukshëm të dyja palët kanë treguar se ishin për matjen e pulsit, por pa toleruar në hapin e parë. Në takimin e zhvilluar me iniciativë të ambasadës së Kosovës Kryeministri Berisha ka theksuar rolin që ka arsimimi në krijimin e identitetit kombëtar, ku kombi përfshin gjithë territoret e papërfshira në kufirin aktual të Shqipërisë. Megjithatë, ai ka shprehur qëndrimin se do të respektohen kufijtë kombëtar, pa lejuar hamendësime në rishikimin e territoreve. Ndërkohë thekson se duhet të frymëzohet interesi kombëtar dhe shqiptarët të mos e humbasin atë. Për sa i përket konferencës së Londrës, Berisha tha se ndarja e Shqipërisë është bërë pikërisht në kundërshtim me kriteret e vendosura nga konferenca. “Ne jemi të përkohshëm, tha Berisha, - por kombet janë të përhershme.” Ai ka

Kreu i PS-së Duke thumbuar politikanët që kërkojnë të bëjnë historinë e Shqipërisë dhe historianët që kërkojnë të paraqesin të dhënat shqiptare si politikan, kreu i socialistëve, Edi Rama, në takimin e thirrur prej ambasadës së Kosovës ka paraqitur argumentet e tij se si duhet të ecin Shqipëria dhe Kosova. Sipas Ramës, është emergjent krijimi i një sistemi të përbashkët arsimor dhe të ndalohet ndryshimi i abetareve sipas dëshirave. Një tjetër pikë sipas Ramës janë dhe guidat turistike, që duhet të kenë oferta me përfshirje të të gjitha trojeve etnike shqiptare. Po ashtu Rama është ndalur në situatën elektroenergjetike. Sipas Ramës, duhet të krijohet një treg dhe linjë e përbashkët. Ndërsa për sa i përket diplomacisë, kreu socialist thekson se vetëm me një strategji të përbashkët do të arrihet një zë i fortë. Për sa i përket ndarjes së kufijve, Rama shtoi se asgjë nuk e pengon Shqipërinë dhe Kosovën për një doganë të përbashkët. theksuar se duhet të kemi respekt për të gjithë ata që kanë luftuar për Shqipërinë etnike. Për sa u përket përplasjeve në rajon, Berisha tha se lufta e parë Ballkanike nuk ishte për të rrëzuar Turqinë, por kishte si qëllim vetëm ndarjen e Shqipërisë mes vendeve të rajonit. Kjo me një ushtri të pabarabartë,

pasi për të ndarë Kosovën dhe trojet e tjera ishin angazhuar 700 mijë ushtarë përballë shqiptarëve. Ndërsa Turqia ishte tërhequr nga qëndrimi i saj. Në përfundim të fjalës Berisha nuk ka qëndruar të dëgjojë kundërshtarin e tij politik. Sipas deklaratës, kjo për shkak të axhendës së ngjeshur politike.


04

« intervistë

E martë 20 nëntor 2012 •

Flet drejtori i QSUT-së, Edmond Rrushi, mbi projektet dhe planin e punës në drejtimin e institucionit

Furnizimi i spitaleve me ilaçe, në dhjetor nis hartimi i listave të reja

D

rejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Edmond Rrushi, flet gjendjen e spitaleve si dhe për masat për plotësimin e të gjitha medikamenteve. Në një intervistë për gazetën “Metropol” drejtori i QSUT-së pohon masat që do të ndërmarrë institucioni i tij për përmirësimin e kushteve nëpër pavijonet e spitalit. Gjithashtu ai sqaron edhe mënyrën se si do të zgjidhet problematika për mbulimin e plotë të qendrës spitalore me medikamente. Krahas kësaj, Edmon Rrushi thekson edhe mënyrën se si do të procedojë QSUT-ja pas vendimit të Këshillit të Ministrave për reduktimin e numrit të shtretërve në këtë qendër spitalore. Ai thekson se në disa pavijone ka probleme me kushtet higjienosanitare, por këto, sipas tij, do të zgjidhen në fillim të vitit të ardhshëm. - Zoti drejtor, po e nis ketë intervistë me një pyetje që ka të bëjë me miratimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave pak ditë më parë, që kufizon shtretërit në QSUT. Çdo të thotë kjo dhe cilat janë masat që do të merrni? - Të drejtosh Qendrën Spitalore Universitare më të madhe në vend jo vetëm është nder dhe obligim për mua, por më së shumti është një përgjegjësi shumë e madhe. Kjo përgjegjësi rritet akoma më shumë, po të kemi parasysh faktin se QSUT-ja funksionon si një spital për Tiranën, me një popullsi prej 1 milion banorësh si dhe me mijëra raste që ne presim çdo ditë nga rrethet për t’u dhënë shërbimin më të specializuar. Kjo ndodh ndoshta për besimin dhe konsideratën që pacientët nga të gjitha rrethet e vendit kanë për mjekët dhe profesorët tanë, por dua t’ju them se QSUT-së i duhet të përballojë një fluks të jashtëzakonshëm pacientësh, të cilët kanë nevojë për trajtim dhe për ndërhyrje kirurgjike. Dhe e gjithë kjo përkthehet në më shumë nevoja për aparatura, medikamente, por dhe disiplinë e përgjegjshmëri nga ana e të gjithë punonjësve që bëjnë pjesë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës. Sa i përket vendimit në fjalë, ne aktualisht jemi në pritje të akteve të tjera plotësuese, të cilat do të bëhen të ditura nga Ministria e Shëndetësisë. Në këto akte dhe urdhëresa parashikohet të jenë ato shërbime që do të quhen unike si dhe shërbimet që do të grupohen, duke sjellë një shërbim të vetëm me nënvarësi. Ndërkohë përcaktimi i 1200 shtretërve për QSUT-në dhe 35 për çdo shërbim do të jetë në favorin tonë, dhe kjo për vetë faktin se aktualisht ne jemi në një shfrytëzim shtrati mesatarisht në 82 për qind, ndërsa presim që të kemi deri në 90 apo dhe më shumë. Kjo do të bëjë të mundur që ambientet spitalore të mos përdoren si spital-hotele, por ambiente ku pacienti të marrë mjekimin dhe të largohet. Ditë qëndrimi më pak do të thotë më pak kosto për ne dhe një miradministrim i barnave dhe fondeve, por dhe i vetë ambienteve spitalore. Aktualisht ne dhe spitalet e tjera universitare do të jemi zbatues të këtij vendimi, por ajo që unë garantoj është mirëmenaxhimi i fondeve dhe i medikamenteve. - Duke qenë se jemi te medikamentet, dihet që QSUT-ja herë pas here ka probleme me furnizimin. A keni një strategji për zgjidhjen e këtij problemi? - Një nga punët e mia të para në këtë institucion ka qenë kërkesa për të kuptuar se cilat janë medikamentet më të përdorshme dhe cila është gjendja në spital. Ky ishte hapi i parë për të filluar më pas me detajimin e tabelave dhe kërkesave për vitin e ardhshëm. Tashmë gjatë muajit dhjetor nga ana jonë fillimisht do të bëhet mbledhja e shefave të shërbimeve dhe marrja e mendimeve të tyre për barnat më të domosdoshme gjatë një viti, gjë që do të vijë edhe nga racionalizimi i buxhetit vjetor, i cili do të fokusohet në këtë pjesë. Vitin e ardhshëm do të përpilojmë listën e medikamenteve që do të tenderohen dhe kryefjala jonë do të jetë sigurimi medikamenteve bazë. Më pas, në varësi të buxhetit, do të shohim medika-

Një punë e madhe do të kryhet edhe për vendosjen në punë të 60 shtretërve të dedikuar për kirurgjinë, pjesë kjo e masterplanit, që pritet të zgjidhë edhe problemet që ka sot ky pavijon. Pasojë e kësaj do të jetë edhe vënia në punë e shtretërve të shërbimit të reanimacionit polivalent, i cili sot nuk shfrytëzohet me kapacitet të plotë në spitalin e urgjencës. Kjo do të sjellë edhe largimin e pacientëve nga ambientet e vjetra në kushte bashkëkohore. Në vazhdim të përmirësimit të shërbimeve këto ditë do të vihet në efiçencë të plotë spitali i djegieplastikës, tashmë i rikonstruktuar plotësisht me mjete dhe aparatura bashkëkohore falë ndihmës së Komisionit Europian. Rikonstruksioni i plotë i sallës së operacionit në këtë shërbim dhe i reanimacionit do të bëjë të mundur trajtimin e të sëmurëve rëndë dhe rehabilitimin e tyre për një kohë shumë të shkurtër.

mentet e tjera. Ajo që do të kërkoj nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor është të mos ketë një ndarje të buxhetit historik, ashtu sikurse ka ndodhur gjatë viteve të tjera, por një ndarje të tij në bazë të shtratit, ku QSUT-ja mban vendin e parë me mbi 82 për qind të shfrytëzimit të tij. Me këtë buxhet ne nuk do të harrojmë pacientët me patologji të rënda. Në fokusin tonë do të jetë përzgjedhja e medikamenteve me më pak kosto dhe efekte të mira. Hartimi i kësaj liste dhe kryerja e tenderave brenda afateve do të bëjë të mundur furnizimin në kohë reale me medikamente dhe shmangien e barnave gjatë periudhave të ndryshme vjetore. - Një pjesë e mirë e pavijoneve kanë nevojë për investime dhe rikonstruksione, çfarë parashikoni këtë vit? - Në prioritetet e punës sime do të jetë shërbimi i urgjencës, ku më kryesore është vendosja në punë e koronarografisë (kardioskanerit) të blerë nga institucioni ynë, i cili do të sjellë një çlirim të pavijoneve të kardiologjisë dhe reanimacionit për shkak të kryerjes së ekzaminimeve në një kohë më të shpejtë. Po kështu një punë e madhe do të kryhet edhe për vendosjen në punë të 60 shtretërve të dedikuar për kirurgjinë, pjesë kjo e masterplanit, që pritet të zgjidhë edhe problemet që ka sot ky pavijon. Pasojë e kësaj do të jetë edhe vënia në punë e shtretërve të shërbimit të reanimacionit polivalent, i cili sot nuk shfrytëzohet me kapacitet të plotë në spitalin e urgjencës. Kjo do të sjellë edhe largimin e pacientëve nga ambientet e vjetra në kushte bashkëkohore. Në vazhdim të përmirësimit të shërbimeve këto ditë do të vihet në efiçencë të plotë spitali i djegieplastikës, tashmë i rikonstruktuar plotësisht me mjete dhe aparatura bashkëkohore falë ndihmës së Komisionit Europian. Rikonstruksioni i plotë

i sallës së operacionit në këtë shërbim dhe i reanimacionit do të bëjë të mundur trajtimin e të sëmurëve rëndë dhe rehabilitimin e tyre për një kohë shumë të shkurtër. - Një numër i madh pacientësh vijnë nga rrethet dhe kërkojnë shërbimin në QSUT. Aktualisht a i ka QSUT-ja kapacitetet në mjekë? A kanë mjekët e rinj specializimin e duhur? - Rritja e vazhdueshme e nivelit profesional në QSUT për stafin mjekësor dhe veçanërisht për mjekët kërkon midis të tjerave specializimin e tyre për periudha afatgjata në vendet perëndimore. Fatkeqësisht, ka vite që nga kjo qendër nuk atashohen bursa studimi për mjekët e rinj, gjë që ndërpret vazhdimësinë e specialistëve në shërbime. Fokusi ynë do të jetë binjakëzimi me spitale të ndryshme në vendet perëndimore, të cilat mund të marrin përsipër specializimin afatgjatë të mjekëve të rinj në të gjitha shërbimet, ku prioritet do të jenë ato kirurgjikale. Pavarësisht sfidave të mëdha që kemi përpara, ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që kjo qendër të ruajë nivelin e saj si qendër terciare. Një problem më vete për QSUT-në është dhe ardhja e pacientëve nga rrethet. Deri para pak kohësh institucioni nuk ka pasur një rregull të qartë për pranimin dhe shtrimin e të sëmurëve ambulatorë dhe atyre nga rrethet. Pavarësisht statusit të tij, pacientët shtroheshin dhe kryenin operacione që fare mirë mund të kryheshin në rrethet përkatëse, duke shkelur në këtë mënyrë dhe duke përligjur statusin si qendër terciare. Vendosja e sistemit të referimit i dha fund shtrimit të të sëmurëve me patologji që duhet të trajtoheshin në rrethet përkatëse. Ky sistem ka vendosur një rregull të prerë qoftë për konsultat, ekzaminimet dhe ndërhyrjet kirurgjike, të cilat tashmë u përkasin kategorive të vështira.


sociale • E martë 20 nëntor 2012

Flamuri shqiptar tregtohet në dy standarde, një fals dhe një origjinal

Tregu çam shet flamuj të deformuar Shqiponja e flamurit e deformuar, sillen nga Kina e Turqia Ervin Koçi Pjesa më e madhe e flamujve shqiptarë që tregtohen në tregun çam në Tiranë nuk i përputhen flamurit sipas ligjit. Gjatë një vëzhgimi ndërmjet dyqaneve në këtë treg shumice në kryeqytet vihet re se shitja e flamujve është kthyer në një biznes goxha fitimprurës, por pjesa më e madh e simbolit kombëtar është i deformuar. Kushtetuta e vendit e përcakton shumë mirë formën e shqiponjës, që nga numri i pendëve, që duhet të jetë 9 për secilin krahë, deri te forma e këmbës dhe sqepit. Duke parë flamujt që tregtohen nëpër dyqanet e kryeqytetit vihet re se këto rregulla nuk zbatohen. Pra, mund të themi se në vend po funksionojnë dy standarde për sa i përket flamurit kombëtarë: një është ai që i përputhet simbolit 100 për qind dhe tjetri është ai që po tregtohet këto ditë. Ky flamur i deformuar ka disa detaje që bien shumë në sy. Së pari, është forma e sqepit të shqiponjës, që zgjatet shumë dhe nuk ka një ndarje të tij. Krahas kësaj këmba e shqiponjës në flamurin e deformuar ngjason më shumë me një këmbë pate sesa me një këmbë shqiponje. Një tjetër detaj i këtij flamuri fals është dhe forma e gjoksit të shqiponjës. Te flamujt që tregtohen në tregun çam forma e gjoksit të shqiponjës përafrohet me atë të një zemre, ndërsa në flamurin origjinal gjoksi i shqiponjës është më i gjerë. Këto deformime që i janë bërë flamurit kombëtar nuk janë vënë re nga qytetarët, të cilët e kanë blerë flamurin dhe e kanë valëvitur nëpër dritaret e tyre. Me sa duket, qytetarët janë më shumë të fokusuar te simboli që paraqet flamuri për ta, që është ngjyra kuqe dhe e zezë me shqiponjën dykrenore në mes.

05

Bashkia Krasniqi

Shtatorja e Adem Jasharit nder për kombin Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, falënderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë një takimi që ata patën dje për ndërtimin e shtatores së Adem Jasharit. Në fjalën e tij Krasniqi tha se ndërtimi i shtatores është një nderim që i bëhet të gjithë popullit shqiptar. Ndërsa kryetari i Bashkisë theksoi se kontributi që ka dhënë familja Jashari është shumë i madh për historinë e kombit tonë. “Flijimi i familjes Jashari ishte akt historik i pakrahasueshëm në historinë tonë. Vendosja e shtatores së Adem Jasharit është një homazh që i bëhet atij dhe të gjithë luftëtarëve që ranë për lirinë e Kosovës”, - theksoi kryebashkiaku Basha. Në përfundim të takimit Basha ka ftuar Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të jetë pjesë e ceremonisë. Në këtë ceremoni, që do të mbahet më 27 nëntor, do të marrin pjesë drejtues të lartë nga qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë, pjesëmarrës në luftën e UÇK-së dhe familjarë të të rënëve në këtë luftë.

Sindikata Çmimi

Prodhimi

Flamujt e tregtuar në tregun çam kanë çmime të ndryshme për nga madhësia e flamurit. Edhe ata pak flamuj që ishin identik me atë kombëtar kishin të njëjtin çmim si flamujt fals. Çmimi më i ulët për të blerë një flamur ishte 300 lekë dhe madhësia e tij ishte e vogël. Vlera e tyre në valutë rritej në bazë të madhësisë së flamurit: sa më i madh të ishte flamuri, aq më i lartë ishte çmimi i tyre. Ato që ishin në madhësi normale, kushtonin 500 lekë. Vlera maksimale e një flamuri ishte 1000 lekë dhe ishte i madh sa një mbulesë tavoline.

Pjesa më e madhe e biznesmenëve në tregun çam pohuan se këta flamuj ishin prodhuar në Kinë dhe në Turqi e silleshin për t’u shitur në Shqipëri. Tregtarët pohuan se tregtimi i flamujve nuk ishte ashtu siç e prisnin. Kjo vjen për shkak se dyqanet që tregtojnë simbolet kombëtare janë të shumtë në qytet, aq sa dhe ushqimoret kanë marrë flamuj për të shitur. Krahas dyqaneve që janë të licensuar për të ushtruar këtë aktivitet, në brendësi të tregut kishte dhe shitës ambulant, që i tregtonin flamujt nëpër karroca.

Mjekët bëjnë apel për parandalimin e sëmundjes: Kujdes me ushqimet jo të shëndetshme

70% e moshës së tretë të prekur nga dy sëmundje kronike

Apeli i mjekëve

40% e të rriturve në vend vuajnë nga të paktën një sëmundje kronike Sëmundjet kronike në Shqipëri kapin nivele shqetësuese, ku rreth 70% e personave të moshës së tretë vuajnë nga të pakën dy sëmundje kronike. Fakti bëhet edhe më shqetësues, pasi ku rreth 40 për qind e moshës adulte, mbi 30 vjeç, vuajnë të paktën nga një sëmundje e tillë. Këto të dhëna u bënë publike gjatë panairit të shëndetësisë të organizuar dje në kryeqytet tek ish-parku “Rinia”. Mjekët thonë se stresi, obeziteti dhe mënyra e ushqyerjes janë shkaktarët kryesorë të shfaqjes së këtyre sëmundjeve. “Tensioni dhe sëmundja ishe-

»

Për të shmangur këto probleme, mjekët bëjnë apel që individët të ushqehen vetëm me ushqime të shëndetshme dhe të ushtrojnë disa minuta në ditë aktivitet fizik. Kryerja e këtyre “detyrave” të mjekëve do të bëjnë që rreziqet e sëmundjeve kronike të minimizohen, pasi duke kryer ushtrime fizike trupi do të djegë kaloritë e tepërta.

mike e zemrës përbën problem madhor. Duhet të kapet sa më herët, që të mos japë dëmtime, sepse tensioni jep dëmtime të enëve të gjakut, që dëmtojnë trurin, zemrën, sytë, veshkat. Çojnë në komplikacione shumë të rënda dhe të kushtueshme”, - tha mjeku Ali Hoxha, kardiolog në poliklinikën nr. 3. Ditën e parë të këtij panairi përshëndeti dhe ministri i Shëndetësisë Vangle Tavo, i cili tha se për 7 ditë me radhë do të ofrohen shërbime shëndetësore falas nga mjekët e shërbimit parësor. Qytetarët matën tensionin dhe nivelin e sheqerit në gjak dhe mjekët u

dhanë këshillat e nevojshme. Ndërsa të martën do të bëhen analiza gjaku falas për sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Sëmundjet kronike kanë filluar të shfaqen më së shumti gjatë viteve të fundit, pasi njerëzit neglizhojnë regjimet ushqimore dhe shkojnë drejt obezitetit. Ky është një nga faktorët e shfaqjes së sëmundjes kronike te diabetit. Krahas kësaj konsumimi i ushqimeve me yndyra të shumta bënë që niveli i kolesterolit në gjak të rritet dhe rrjedhimisht kjo të çon në sëmundjet kardiake, probleme me tensionin.

NIkolla: Ministri ka shkelur Kodin e Punës Sindikata e punonjësve të kompanisë “CEZ” ka protestuar para Ministrisë së Brendshme kundër arrestimit të 5 punonjësve, që ndërprenë energjinë në ujësjellës. Sindikata e konsideroi shkelje të ligjit vendimin e ministrit të Brendshëm për arrestimin e punëtorëve që zbatuan urdhrat e eprorëve të tyre dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Nokës. “Zoti ministër, ju padrejtësisht dhe në kundërshtim me ligjin, me përmbushjen e detyrës tuaj funksionale, keni dhënë urdhër për ndalimin e punonjësve të kompanisë që kanë qenë në krye të detyrës, të cilët kanë një kontratë individuale dhe kolektive me punëdhënësit, të cilët i mbron Kodi i Punës”, - tha Kolë Nikolla, kryetar i Konfederatës së Sindikatave. Më pas protestuesit iu drejtuan selisë së Bashkimit Europian në Tiranë, ku kërkuan nga ambasadori i BE-së, Etore Sekui, ndërhyrjen e tij për të mos lejuar shkeljen e ligjit në dëm të punonjësve.


06

« ekonomi

E martë 20 nëntor 2012 •

Procedurat që do të ndiqen për ndarjen e fondit financiar të vitit 2012

Pronat, në fund të shkurtit ndahen paratë Kategoritë që do të kenë prioritet, metodika e vlerësimit të çmimeve

A

gjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave pritet të nisë javën e ardhshme pranimin e dokumenteve për shpronësimin financiar. Burimet kanë bërë të ditur se vendimi i qeverisë për kriteret dhe procedurat e kompensimit financiar ka kaluar për botim në Fletoren Zyrtare. Sipas këtij vendimi, 5 ditë nga hyrja në fuqi e tij AKKP është e detyruar që të hapë procedurat për pranimin e kërkesave. Po ashtu në vendim bëhet e ditur se afati i pranimit të dokumentteve do të zgjasë rreth një muaj. Më pas do të nisë procesi i shqyrtimit të dokumenteve. Dhe në përfundim do të konkludohet me përzgjedhjen dhe shpalljen e fituesve. Afatet Sipas përllogaritjeve ish pronarët do të kenë të drejtë që të paraqesin deri në fund të muajit dhjetor dokumentet për të kërkuar kompensimin financiar. Kjo pasi nga nisja e pranimit të kërkesave, pronarët e vjetër do të kenë të drejtë 30 ditë për të paraqitur dosjen. Ndërsa ligji i parashikon të drejtën AKKP dhe 45 ditë të tjera për të verifikuar dokumentet e vetëdeklaruara dhe për të dhënë një vendim përfundimtar mbi aplikimet e bëra. Gjithashtu në dosjet që do të plotësohen do të paraqitet dhe një numër llogarie ku AKKP do të kalojë fondet në rast se një subjekt do të shpallet fitues. Dokumentet që paraqiten në AKKP do të ballafaqohen me të dhënat e vetë agjencisë, por dhe me Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe me Ministrinë e Ekonomisë. Pra, sa më shpejt që dosjet të plotësohen prej këtyre institucioneve aq më shpejt

Çmimet Ndryshe nga viti i shkuar, AKKP do të bëjë vlerësimin e pronave në bazë të metodikës së re, e cila tashmë ka hyrë në fuqi. Madje për këtë ka nisur puna me zyrën e koordinatorit për të mbledhur të dhënat si në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ashtu dhe në verifikimet në terren. Pritet që vlerat të kenë ndryshime të mëdha, pasi mbështeten jo vetëm në strategjinë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, por dhe në standardet e zhvillimeve në BE. Vetë shoqatat e ish-pronarëve kanë shprehur rezerva mbi këtë pikë duke aluduar për një ulje të çmimit të tokave në momentin e kompensnimit financiar.

Skema e kompensimit Për pronat deri në 1500 metër katror,

kompensimi deri në 200 metër katror

Për pronat mbi 1500-3000 metër katror,

kompensimi deri në 300 metër katror

Për pronat mbi 3000-5000metër katror,

kompensimit të jetë 400 metër katror

Për pronat mbi 5000-10000 metër katror,

kompensimi 500 metër katror

Për pronat mbi 10000 metër katror,

kompensimi 600 metër katror

Skema e përzgjedhjes me një listë Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të pronave pritet të ketë vetëm një listë të përbashkët për subjektet që kërkojnë kompensimin financiar. Edhe pse shpesh është folur për ndarjen e fondeve sipas qarqeve, apo në një proporcion të ndryshëm mes zonave rurale dhe atyre urbane, sërish këtë vit është vendosur të përdoret si kriter vetëm numri dhe viti i miratimit të dosjes. Vetëm pas kësaj AKKP do të shpallë listën e fituesve si dhe do të nisë procedurat e shpërndarjes së fondeve sipas numrave të llogarive. Më parë janë përdorur formula të ndryshme të përzgjedhjes së fituesve, siç ka qenë ajo me gogla fituese, me përzgjedhjen sipas qarqeve dhe së fundi në një listë të vetme të aplikantëve. Kjo është cilësuar dhe si skema më e pranueshme pasi është dhe më transparente mes aplikantëve. realizohet ndarja e fondit për kompensimin financiar. Sipas kësaj procedure, kompensimi financiar për këtë vit pritet të realizohet në fund të muajit shkurt ose në fillim të muajit mars. Kriteret Të drejtën e përfitimit në këtë vit do ta kenë të gjithë ishpronarët që nuk kanë përfituar kompensnim financiar më parë. Fituesit do të përzgjidhjen në bazë të një rendi kronologjik të paraqitjes së kërkesës për

njohjen e pronës. Kështu subjektet që e kanë paraqitur më parë do të jenë dhe fituesit e parë. Ndërsa duke e parë në syrin e vendimeve të mëparshme ish-pronarët që e kanë paraqitur dosjen në vitin 1996 pritet të jenë përfitues në dominancë. Por nuk përjashtohen as ish-pronarët që kanë paraqitur kërkesën para këtij viti. Kjo pasi ka shumë prej tyre që kthehen për herë të parë në Shqipëri dhe po ashtu paraqesin kërkesën për kompensimin financiar.

Ka gjithmonë një herë Kryeministri nderon punonjësit e parë të Postës

100 vjet Telekom Albania Albtelekom në mbështetje të teknologjisë Kryeministri Berisha përshëndeti dje 100-vjetorin e themelimit të Telekomit shqiptar. Ceremonia u organizua nga Albtelekom, ku ishin të ftuar krerët e kompanisë, Kryeministri Berisha dhe ministri Pollo. Kryeministri Berisha falënderoi gjithashtu grupin “Çalik”, që mbështeti fort projektin madhor të qeverisë “Shqipëria dixhitale”, duke e ridimensionuar Albtelekomin dhe ndërtuar infrastrukturën e nevojshme dixhitale. Një vlerësim të veçantë Kryeministri shprehu për kontributin që kompanitë “Albtelekom” dhe “Eagle Mobile” dhanë në liberalizimin e mëtejshëm të tregut të telekomunikacioneve. “Është një rast për mua të përulem me nderim të madh para atyre grave e burrave që themeluan Albtelekomin e shtetit shqiptar 100 vjet më parë. Të përulem me nderim e të shpreh mirënjohjen ndaj atyre qindra e qindra punonjësve të asaj kohe, që me shpejtësi të madhe shtrinë në mbarë vendin linjat e telekomunikacionit, në një vend ku autostradat

më të gjera ishin rrugët e qerreve dhe në tërësi sistemi rrugor përbëhej nga shtigje mushkash. Në terrenin më të vështirë, në kushtet më të vështira, ata i dhanë Shqipërisë së pavarur infrastrukturën e parë moderne dhe në këtë mënyrë ndikuan me vendosmëri të madhe në konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe zhvillimit e tij”, - tha Berisha. Sipas tij, vetëm pak vjet më parë penetrimi i internetit në Shqipëri ishte ndër më të ulëtit në botë, gjithsej 4.8 për qind. Për të kapërcyer këtë prapambetje të madhe, qeveria përcaktoi si projekt të parë madhor shtrirjen e internetit në çdo shkollë. “Albtelekomi dhe ‘Eagle Mobile’ udhëhoqën vendosmërisht procesin e liberalizimit të mëtejshëm të tregut në përputhje me reformat e kësaj qeverie. E drejta e informimit është e drejta për të vërtetën e qytetarëve, pra është një e drejtë themelore. E drejtë që mund të gëzohet vetëm nëpërmjet një sistemi të fuqishëm telekomunikimi”, - tha Kryeministri

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


ekonomi • E martë 20 nëntor 2012

Zanafilla

Dënimi

Orteku i borxheve, i cili niste që nga viti 2008, shpërtheu këtë vjeshtë, kur CEZ deklaroi se nuk mund të blente energji për shkak të borxheve që i kishte qeveria. Edhe KESH u gjend në të njëjtën situatë, në një kohë kur edhe prodhimi vendas kishte shteruar.

Gjykata e Tiranës vendosi pranimin e kërkesës së kërkuesit Avokatura e Shtetit duke ndalur shkëputjen e energjisë elektrike nga ana e kompanisë ÇEZ. Në çdo rast që CEZ do të shkelë këtë vendim do të penalizohet me 100 milionë lekë/ orë për çdo ndërprerje.

Aktualisht importi ditor i energjisë, që arrin në rreth 9 milionë kwh po sigurohet nga Korporata Eelektroenergjetike Shqiptare. Konsumi aktual i energjisë është rritur, për shkak të uljeve të temperaturave, duke shkuar në 21 milionë kwh në ditë.

“Divorci”, ÇEZ bisedime me METE-n Gjithçka drejt ndarjes. Çekët duan paratë e investimeve dhe garancinë

P

Pas fillimit të përplasjeve, kompania “ÇEZ shpërndarje” ka bërë dje publike të dhënat mbi arkëtimet dhe humbjet për vitin 2012. Të dhënat e arkëtimeve në tremujorin e tretë 2012 arritën në nivelin 89% dhe në tetor tejkaluan 98%. Humbjet në rrjetin e shpërndarjes qëndruan në nivele të larta përgjatë muajve të parë të 2012-ës, kryesisht për shkak të ndërhyrjeve për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji. Në shtator dhe tetor nisi aplikimi i disa programeve të reja për reduktimin e humbjeve, duke i ulur humbjet në nivelin 36% në muajin tetor.

rreth 40 milionë euro ndaj CEZit për mosrespektim të ligjeve tatimore dhe kontratës së privatizimit. Por reagimi i djeshëm i CEZ-it ka qenë një provokim edhe më i rëndë. Ndërprerja e dritave ndaj ndërmarrjeve të ujit, ka nxitur ndërhyrjen e forcave të rendit. Kjo ndërhyrje me forcë do të përdoret nga ana e kompanisë në seancat gjyqësore që do të pasojnë në zgjidhjen e kontratës. Por edhe pala shqiptare synon të shfrytëzojë ligjërisht këtë situatë, pasi ndërprerja e energjisë

në të njëjtin orar ndaj të gjitha ndërmarrjeve të ujësjellësve cenon rëndë sigurinë kombëtare. Gjithashtu qeveria shpreson që të mos paguajë vlera të tjera monetare, për shkak se CEZ ka bërë shkelje të rënda të kontratës. Ku kryesore janë rritja e humbjeve në 50 për qind dhe rënia e arkëtimeve në më pak se 70 për qind të faturimeve. Të dyja palët këto ditë po shikojnë me imtësi të gjitha hapësirat ligjore direkte dhe indirekte për të minimizuar në maksimum kostot që vijnë nga

07

Importi

Kompania çeke nis diskutimet për zgjidhjen e situatës me Ministrinë e Ekonomisë

avarësisht aftit kohor prej 30 ditësh të vendosur nga Enti Rregullator i Energjisë që kompania ÇEZ të marrë masa për të mos ju hequr licenca, duket se kjo tashmë gjithçka po shkon drejt ndarjes përfundimtare mes palëve. Por, tashmë të dyja palët si qeveria shqiptare, ashtu edhe kompania e shpërdarjes së energjisë ÇEZ janë duke luftuar se cila do të dalë me sa më pak humbje nga kjo prishje e kontratës. Burime nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bën të ditur se dje kanë nisur negociatat mes “CEZ Shpërndarje” dhe Ministrisë së Ekonomisë, në prezencë të operatorëve të tjerë energjetikë. Pas fillimit të procedurave për heqjen e licencës së kompansisë çeke, kjo është periudha kur shoqërisë i jepet mundësia të përmirësojë performancën. Burime konfidenciale nga tryeza e negocimit bëjnë me dije se bisedimet duket se do të çojnë drejt divorcit përfundimtar të kompanisë nga qeveria shqiptare. Vetë kompania çeke, që zotëron shpërndarjen e energjisë në vendin tonë ka shprehur qartë se kërkon të largohet në kushtet kur nuk është në gjendje të mirë financiare. CEZ ka kërkuar të heqë dorë nga zotërimi i sistemit të shpërndarjes në Shqipëri, por me kusht që të marrë mbrapsht, 102 milionë euro të dhëna në momentin e blerjes, 80 milionë euro të tjera të investuara në rrjetin e shpërndarjes dhe 60 milionë euro të tjera si garanci me dorëzaninë e Bankës Botërore për kontratën e privatizimit. Gjithsej pretendimet e CEZ-it i kalojnë të 250 milionë eurot. Qeveria shqiptare nga ana e saj pretendon një borxh neto që kompania ka ndaj saj në rreth 208 milionë euro. Banka e Botërore pak ditë më parë ka pohuar se nuk është duke e parë si mundësi dhënien e garancisë, duke lënë të kuptohet se shuma mund të jepet vetëm nëse vendos gjykata. Nga ana tjetër qeveria shqiptare nëpërmjet tatimeve dhe ERE ka vendosur një seri gjobash

»

Nëse kompania CEZ nuk arrin të plotësojë katër kushte brenda 30 ditëve, duhet të largohet nga Shqipëria. ERE në vendimin për procesimin e heqjes së licencës ka zbardhur edhe kushtet. I pari është rifillimi importit të energjisë elektrike nga ana e kompanisë CEZ. I dyti, dorëzimi i bilancit financiar të audituar për vitin 2011. I treti, të mos ndërmarrë ndërprerje kolektive të energjisë elektrike dhe i katërti të normalizojë bilancet financiare. Në këndvështrimin e parë dy kushtet e para janë të pranueshme, por dy të fundit janë të vështira të arrihen për 30 ditë.

ndarja, e cila duket se nuk do t’i shmanget arbitrazhit ndërkombëtar. Pikërisht për këtë arsye Entit Rregullator i Energjisë, që është institucioni, i cili propozoi heqjen e licencës, si dhe Ministria e Ekonomisë janë pajisur me studio ligjore përkatëse për ndjekjen e procesit. ERE do të përfaqësohet nga konsulenti amerikan, i cili tashmë ka përvojë në vendin tonë “PAttom Bogs”. Negocimet me kompaninë çeke do të zgjasin 30 ditë, që nga data 16 tetor, kur ERE nisi procedurën

për heqjen e licencës së CEZit, pas ndërprerjeve masive të energjisë që kjo kompani bëri në ujësjellësit e disa qyteteve. “CEZ Shpërndarje” që në muajin gusht ka bërë kërkesë për rinovimin e licencës së shpërndarjes me pakicë, që është licenca e dytë që ajo zotëron pas asaj kryesores. Enti Rregullator po e mban pezull rinovimin e kësaj licence, duke qenë se procedurat për heqjen e licencës kanë nisur tashmë dhe pritet të përfundojnë në mes të janarit.

Reagimi Apelim vendimit

ÇEZ: Do vijojmë ndërprerjet e dibitorëve Kompania “CEZ Shpërndarje” deklaron se do të vijojë me ndërprerjet e energjisë për çdo debitor. Kjo kompani akuzon Policinë e Shtetit se në shkelje të hapur me ligjin arrestoi punonjësit e saj, ndërkohë që i bën thirrje që të bashkëpunojë në mbledhjen e borxheve. “Më 17 nëntor, një ditë pas ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike të kompanive të ujësjellësave debitorë ndaj “CEZ Shpërndarje”, një vendim i gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, i cili e ndalon “CEZ Shpërndarje” që të vazhdojë me ndërprerjen e furnizimit për ujësjellësat që rezultojnë debitorë, na detyroi që të fillojmë menjëherë procesin e rilidhjes së kompanive të ujësjellsave, brenda afateve të arsyeshme, megjithëse duke bërë të ditur se “CEZ Shpërndarje” rezervon të gjitha të drejtat për ta apeluar këtë vendim të padrejtë deri në Arbitrazhin Ndërkombëtar, si një veprim tjetër shpronësimi indirekt dhe ndalimi me forcë të ushtrimit ligjor të aktivitetit të shoqërisë. “CEZ Shpërndarje” dëshiron të sqarojë për të gjithë publikun se, ashtu si edhe në të kaluarën, ne sërish i bëjmë thirrje të gjithë institucioneve dhe autoriteteve publike përkatëse, përfshirë ERE, qeverinë dhe Policinë e Shtetit, që të mbështesin të gjitha aksionet e shoqërisë për mbledhjen e borxheve dhe të na mbështesin nëpërmjet thirrjes publike për pagesën e energjisë nga të gjithë debitorët, privatë apo publikë”, thuhet në deklaratën e kompnaisë “CEZ Shpërndarje”.


08

« aktualitet

E martë 20 nëntor 2012 •

Rrëmbyen ish-shefin e thesarit. shqiptarët në bandën italiane

Gjobë 35 milionë euro Silvio Berluksonit, kapen 3 shqiptarë Mariglen Mulla

ITALI - Një hajdut shqiptar, 20 vjeç, u arrestua nga policia, pasi gjatë grabitjes së një gruaje, i ra celulari nga xhepi dhe prej tij u identifikua. Policia e Barit ka vënë në paraburgim policor shtetasin shqiptar, Klaudio Braho, 20 vjeç, banues në Itali, i pastrehë dhe i dyshuar si autor i një grabitjeje në sheshin qendror, pranë stacionit të trenit. Viktima është goditur me shkelma dhe grushte nga sulmuesi që i rrëmbeu nga duart çantën me rreth 300 euro, si dhe dokumentet personale. Veçanërisht interesant është fakti që grabitësi agresiv, por edhe i ngathët, gjatë largimit i ra nga xhepi telefoni celular. Gruaja e mori më pas e dorëzoi atë në stacionin policor, ku paraqiti edhe denoncimin për grabitjen. Aty policia e identifikoi nga celulari dhe e arrestoi.

Polici i ceremonialit qëlloi në ajër, kolegët e ndalojnë

Rrëmbyesit e Giuseppe Spinellit, ish-shefit të thesarit në qeverinë “Berluskoni”

Gruaja: Shqiptarët u sollën mirë kur na rrëmbyen në shtëpi

Dyshimi për shpërblimin 8 milionësh Presion Berluskonit: Kemi filmime me gjyqtarë

Dje policia e Tiranës ka dhënë detaje për arrestimin para dy ditësh të efektivit të policisë. Sipas burimeve zyrtare, është vënë në pranga Genci Nurçellari, 38 vjeç, me detyrën kryeinspektor, punonjës policie në Repartin e Sigurisë së Brendshme të Ceremonialit. Policia sqaron se rreth orës 19.00 të së dielës pas një grindjeje të çastit në një lokal bastesh, ka qëlluar me armën e tij tip Beretë, në drejtim të lokalit, duke kërcënuar për jetën Altin H., 37 vjeç. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku u sekuestruan dy gëzhoja të armës së zjarrit. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, prishje të qetësisë publike dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Josif Pashko”, ndërsa nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

Droga gati për shitje në Tiranë

Pranga dy shpërndarësve, u kapën me 41 gr hashash Giuseppe Spinellit

Gjoba e majme Sekuestrimi daton në mes 15 dhe 16 tetor. Roli i shtetasve shqiptarë ishte të studionin zakonet e çiftit të martuar, lëvizjet e tyre dhe oraret e punës. Operacioni do të fillonte në qershor të vitit 2012. Sipas rindërtimit të ngjarjes, grupi do hynte në aksion rreth orës 21:45, më 15 tetor 2012. Laurenc Tanko sapo kishte ikur nga arresti shtëpiak. Ai dhe një bashkëpunëtor bllokuan Giuseppe Spinellin duke dalë në ashensor dhe duke e kërcënuar me armë, e detyruan të hynte në shtëpinë e tij në Bresso (Milano), ku gruaja e tij kishte hapur vetëm derën. Spinelli bëri pak rezistencë dhe banditët i thyen syzet. Çifti mbeti në mëshirën e grupit kriminal deri në orën 09:00 në mëngjes. Në orën 7 e gjysmë Spinelli e kishte telefonuar Silvio Berluskoni, duke i bërë me dije propozimin e njeriut që i kishte hyrë me zor në shtëpi. Propozimi ishte që Berluskoni duhet të paguante 35.000.000 euro në këmbim

I vjedh çantën gruas, i bie celulari nga xhepi, arrestohet

Kanosi me armë pronarin e lokalit

Silvio Berluskoni

ITALI - Tri shqiptarë u vunë në pranga si bashkëpunëtorë në pengmarrjen e ish-shefit të thesarit të Silvio Berluskonit, prej të cilit banda kërkonte 35 milionë euro. Grupi ishte në shërbim të një puliezi, me precedentë kriminalë, i cili donte të fitonte 35 milionë euro duke i bërë shantazh Berluskonit, në këmbim të lirimit të njeriut të tij të besuar dhe të disa dokumenteve që kishin të bënin me gjyqtarët. Shqiptarët kanë jetuar në mes të Asolos dhe Castelfrancos, por ishin rezidentë në Treviso. Ata u arrestuan nga skuadra e policisë së Milanos për rrëmbimin e Giuseppe Spinellit, i besuar i ish-kryeministrit Berluskoni. Ata janë Ilirjan dhe Laurenc Tanko, ndërsa shqiptari i tretë Marjus Anuta, ishte banor në Follonica (Grosseto). Sipas hetuesve, ata morëm pjesë në bastisjen në shtëpinë e ish-shefit të thesarit të Berluskonit. Spinelli dhe Anna, gruaja e tij u përdorën si ndërmjetës për t’i propozuar ish-kryeministrit disa dokumente që mund të ndryshonin aktgjykimin në dosjen “Mondadori”, i pafavorshëm për grupin “Fininvest”. Drejtori i këtij operacioni, sipas hetuesve, ishte Francesco Leone, i lindur në Bari në vitin 1961, që u ndalua në shtëpinë e tij në Paliano (Frosinone). Italianët e tjerë të arrestuar janë Pierluigi Tranquilli, 34 vjeç dhe Alex Maier, lindur në Como në vitin 1966, i cili u arrestua në shtëpinë e tij në Malnate (Varese).

Hajduti i ngathët shqiptar

Një hipotezë e hedhur së fundmi bën fjalë për një shpërblim prej 8 milionë eurosh, ndërsa dalin në dritë detaje të tjera nga hetimi i kësaj ngjarjeje. Kreu i bandës është tradhtuar nga këpucët të kuqe dhe të zeza. Gruaja e Spinellit ka thënë se “Mendova se do të na vrisnin. Ndërsa avokati i Berluskonit, Ghedini tha se “Llogaritari më kishte përmendur disa filmime në lidhje me Finin”. Gruaja e Spinellit vijon: “Ata të dy folën italisht, në një moment njëri prej tyre më tha: Mos u shqetësoni zonjë, edhe unë kam një mama këto gjëra nuk bëhen. Më pas na detyruan të uleshim në divan dhe në një moment unë dhe burri im filluam të luteshim. Një nga dy sulmuesit, ai më i sjellshmi tha: Edhe unë jam besimtar”. Pas thirrjes telefonike mes Berluskonit dhe Spinelli, rrëmbyesit janë zhdukur dhe sipas policisë palët ishin të kënaqura. Dokumentet e përmendura nga Spinelli nuk janë gjetur dhe asnjë shpërblim nuk është paguar. Por ka edhe një mundësi tjetër që po shqyrtohet nga prokurorët në Milano. Duke iu referuar një “shume të madhe parash” prokurori sugjeron se kjo mund të jetë një pjesë e shpërblimit që mund të jetë paguar në një datë të mëvonshme për lirimin e pengjeve, por kjo nuk vërteto-

të lirisë së bashkëshortëve dhe të dokumentacionit (mendohet se bëhej fjalë për një audio, por kreu i policisë së Padovës Alessandro

het. Në veçanti bëhet fjalë për një shifër prej 8 milionë eurosh që ka lidhje me shpërblimin që është interceptuar në një telefonatë mes të dyshuarve, Alex Maier dhe Francesco Leone. Në bisedën e përgjuar ata planifikonin t’i dërgonin në Zvicër paratë, ndërsa ishin të gatshëm që dje t’i tërhiqnin nga kasafortat në dy banka. Ndërkaq, të tre shtetasit shqiptarë u arrestuan në shtëpitë e motrave të tyre. Studioja Ghedini-Longo raportoi çështjen në Prokurori. “Spinelli kaloi një natë shumë të keqe”,ka thënë avokati Piero Longo. Ndërkaq, Niçolo Ghedini raporton se kishte biseduar me Spinellin, pasi ai kishte kontaktuar me Berluskonin. Avokati i ish-kryeministrit tha se “Unë kuptova se diçka ishte e gabuar. Spinelli tha diçka në lidhje me disa filmime për Finin”. Ndërkaq, në rrëfimin e tij Spinelli flet për një fletë letre të zverdhur, ku ishin shkruar fjalë si LoDo Mondadori, De Benedetti dhe emrat e disa gjyqtarëve. Udhëheqësi i bandës pastaj ka treguar një USB dhe një DVD, por kontabilisti nuk mund të ishte në gjendje të përcaktonte përmbajtjen. Për këto fakte s’ka asnjë gjurmë. “Një video ku dukem unë me gjyqtarët? Edhe pse nuk të bën për të qeshur, kjo është një shaka”,- tha Fini.

Giuliano tha se nuk ka gjetur asgjë gjatë arrestimeve të mëparshme). Këto dokumente mund të rihapnin gjykimin për dosjen “Mondadori” që do

sillte fakte të pafavorshme për grupin “Fininvest”. Atë natë, Spinelli telefonoi edhe Niçolo Ghedinin, parlamentar, avokati historik i Berluksonit.

Dy shpërndarës hashashi janë vënë në pranga dje nga Antidroga e kryeqytetit, teksa u gjetën me rreth 50 gramë marijuanë, gati për shitje. Burime policore thanë se dje në orët e vona u arrestuan shtetasit Adrian Mançellari, 27 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Admir Kadri, 22 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë. Ata u prangosën në rrugën “5 maji”, teksa mbanin 41 gramë hashash, të ndarë në 15 qese dhe gati për shitje në treg.

Shqiptari ende i paidentifikuar

Hipi në urën metalike për të vjedhur bakër, vdes atje ITALI - Një shqiptar humbi jetën, ndërsa i ngjitej në këmbë një ure që përbëhej nga rrjeti elektrik. Sipas policisë, shqiptari ndoshta kishte qëllim që të vidhte kabllot e bakrit në momentin kur ka humbur jetën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në periferi të Barit, në Karbonara, ndërsa ata që kanë gjetur trupin e shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishin disa kalimtarë që e panë të shkrumbuar dje rreth orës 08:00. Po punohet për identifikimin e tij.

Gjykata “provon” Emilian Trocin

Rrëmbeu një prostitutë me 4 të tjerë, dënohet 1 vit burg ITALI - Për rrëmbimin e një prostitute, një shqiptar është dënuar me një vit e gjysmë burg. Historia ku u përfshinë 4 persona të tjerë kishte ndodhur mes Albengas dhe Albisolës. Dje në mëngjes gjykata dha një vit e gjysmë burg si provë për shqiptarin Emilian Troci, i cili kishte qenë i përfshirë në hetimin e policisë rreth rrëmbimit të një prostitute shqiptare dhe pastaj dosja ishte veçuar në një apartament në Albisola. Troci u akuzua për rrëmbim dhe grabitje.


aktualitet • E martë 20 nëntor 2012 Policia arreston administratorin e marketit për dhunim të simboleve kombëtare

»

09

Të rinjtë

Sekuestrohen 300 çakmakë me shqiponjën kokëposhtë

Homazhe të figurave të shquara

Ishin prodhuar në Tiranë, ekspertët identifikojnë burimin e shpërndarjes

Nis nga Elbasani “Rrugëtimi në gjurmët e rilindësve”

GJIROKASTËR - Mbi 300 çakmakë të stampuar me simbolin kombëtar, me shqiponjën dykrenare kokëposhtë, u bllokuan në mesditë, ndërsa një person u arrestua, njoftoi dje policia e Gjirokastrës, në jug të vendit. “Çakmakët u bllokuan në supermarketin “Star”, në lagjen “18 shtatori”, pas denoncimit të disa qytetarëve”, theksoi policia. Të njëjtat burime thanë se gjatë aksionit u ndalua dhe administratori i supermarketit, G. G., 37 vjeç,

me akuzën e dhunimit të simboleve kombëtare. “Nga hetimet paraprake rezulton se çakmakët ishin prodhuar nga një pikë shumice në Tiranë, tashmë i identifikuar nga policia”, tha një zyrtar i lartë i policisë lokale, duke saktësuar se dhunimi i simboleve kombëtare është vepër penale. Policia specifikoi se çakmakët ishin stampuar me ngjyrë të kuqe, po shqiponja dykrenare ishte vendosur kokëposhtë. T. Skuqi

Vajza kishte bashkëjetuar me vëllain e pengut. Policia liron të riun

Hakmarrje për braktisjen, motër e vëlla marrin peng 17-vjeçarin TELNIS SKUQI SARANDË - Një adoleshent u mor peng, ndërsa dy persona, motër e vëlla u arrestuan për pengmarrje, njoftoi dje policia e Sarandës, në jug të vendit. “Bekim e Fatbardha Jaçaj, përkatësisht 28 dhe 25 vjeç, që të dy me origjinë nga Berati, por me banim në Sarandë, u arrestuan në kushtet e flagrancës”, thekson komunikata e policisë. Pengmarrja Motër e vëlla kanë marrë peng një adoleshent 17-vjeçar në shenjë hakmarrjeje ndaj vëllait të këtij fundit. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, ndërsa arrestimi i pengmarrësve është bërë pasdite. “Të ndaluar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar pengmarrjen e vëllait të ishbashkëjetuesit të dikurshëm të Fatbardhës, 17-vjeçari A.M., tashmë i lirë”, thekson policia. Policia tha se adoleshenti u morr peng teksa po shkonte në shkollë, ndërsa denoncimi është bërë nga familjarët. “Policia lokale e ka vlerësuar maksimalisht dyshimin. Adoleshenti u gjet në banesën e Fatbardha Jacaj, i lidhur me sy e gojë me letër natriban, ndërkohë dy pengmarrësit kanë tentuar të largohen”, tha në linjë telefonike një zyrtar i policisë lokale. “Tashmë një procedurë ligjore për paraburgimin e dy pengmarrësve ka nisur, ndërsa provat materiale i kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, tha policia. Paraprakisht mendohet se marrja peng e të riut është bërë në shenjë hakmarrjeje ndaj vëllait të tij, i cili ka jetuar për një kohë të gjatë me F. Jacaj. Vëlla e motër kanë ideuar gjithë skemën, por duket se plani nuk u ka ecur pasi policia u ka vënë të dyve prangat, ndërsa akuzohen për pengmarrje. Situata e tyre rëndohet dhe më tepër në rastin që pengu i tyre ishte dhe minoren.

Nuk u jepet pagesa e paaftësisë prej disa muajsh ELBASAN- Invalidët e Elbasanit protestuan mëngjesin e së hënës para zyrave postare për shkak të mosshpërndarjes së pensioneve të invaliditetit prej disa muajsh. Të shoqëruar edhe nga familjarët, personat me aftësi të kufizuar bënë thirrje për reagim të menjëhershëm të qeverisë dhe Ministrisë së Financave, për të zgjidhur situatën e krijuar. Protestuesit shpjeguan se kjo protestë është produkt i një nevoje njerëzore, pasi prej një kohe të gjatë edhe pagesën modeste të invaliditetit nuk po e përfitojnë dot. Kjo ndihmë ekonomike sipas tyre, nuk u jepet pa asnjë lloj

Pa pensione, invalidët në protestë Bashkia: Nuk kanë mbërritur fondet përkatëse shpjegimi, edhe pse pothuajse përditë ata interesohen pranë zyrave postare në komunat ku jetojnë. Ndërkohë burime nga bashkia bëjnë të ditur se për shpërndarjen e parave nuk është ajo pengesë, por fakti se nuk kanë mbërritur fondet përkatëse. Ata kanë protestuar qetësisht para zyrave postare dhe më pas janë larguar duke paralajmëruar një tjetër protestë për të njëjtin qëllim, më të madhe dhe më gjithëpërfshirëse.

ELBASAN- Nis nga qyteti i Elbasanit në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë “Rrugëtim në gjurmët e rilindësve”. Veç klubit të “Patriotëve të Rinj” si edhe pasardhës të familjeve të rilindësve shqiptarë merrnin pjesë dhe pasardhës të patriotëve elbasanas si Aqif Pashë Biçakçiu dhe familje të tjera të njohura për kontribut patriotik. Aktiviteti ka mbledhur me dhjetëra pasardhës të rilindësve duke kryer homazhe tek busti i Aqif Pashë Elbasanit, për të vijuar në monumentin “Klithma” kushtuar genocidit grek ndaj çamëve të Çamërisë, e më pas tek varri i gjuhëtarit Kostandin Kristoforidhi, i cili ndodhet brenda ambienteve të kishës “Shën Mëria” në lagjen “Kala”. Në emër të pasardhësve të Kristoforidhit ka folur Rudolf Deliana, i cili ka përmendur rolin e gjuhëtarit të madh, por edhe të patriotëve të tjerë për çështjen shqiptare dhe sidomos Pavarësinë. Homazhet janë shoqëruar me himnin e flamurit, kënduar nga dhjetëra të rinj pjesëmarrës në këtë tubim, ku kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj, Ardit Bido, pasi ka falënderuar përfaqësuesit në këtë rrugëtim ka deklaruar se “rilindësit nuk i përkasin vetëm pasardhësve të tyre, ato na përkasin të gjithëve ne, sepse janë idealet e tyre, arsyeja përse ata luftuan, janë pikëpamjet e tyre që na frymëzojnë, në mënyrën se si duhet të drejtohet ky shtet, si duhet të veprojmë, luftojmë për një ideal të përbashkët që e ka emrin Bashkimi Kombëtar”. “Në emër të këtyre rilindësve, ne rinia shqiptare së bashku me pasardhësit e tyre duhet të luftojmë pafundësisht deri sa të arrihet plotësimi i idealit të tyre, që është bashkimi i trevave shqiptare në një vend të vetëm. Ne jemi krenarë që Kostandin Kristoforidhi ka qenë një lëvrues i gjuhës shqipe, dhe ne jemi krenarë për këtë gjuhë”, - përfundoi Bido. Klubi i Patriotëve të Rinj, si edhe pasardhës të rilindësve do ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Pogradecit e më pas në Manastir ku edhe do të vendoset Pllaka e Re e Kongresit të Manastirit, pasi pllaka ekzistuese është thyer prej luftës së vitit 2001 në Maqedoni. L. Lleshi


10

« speciale

E martë 20 nëntor 2012 •

Kryetari i Qarkut të Beratit, Petrit Sinja, inspekton fillimin e punimeve në rrugë, shkolla dhe kanalizime

Vizitë dhe në kishën e fshatit Vokopol, ku dhe është ngritur flamuri më 1912, dy ditë pas Vlorës SULO GOZHINA BERAT- Ka qenë një ditë e ngjeshur pune ajo e djeshmja për kryetarin e qarkut të Beratit, Petrit Sinaj, i cili i shoqëruar dhe nga një grup gazetarësh lokalë dhe kombëtarë ka inspektuar nga afër fillimin e punimeve në tre objekte, në ndërtim rruge, shkolle dhe në një KUL. Në fillim kreu i qarkut Sinaj ka udhëtuar për në komunën Velabisht me qëllimin e vetëm, inspektimin e fillimit të punimeve në aksin rrugor fshati Veterrik – Guri i Bardhë me gjatësi 4 km. Në takim me banorët e fshatit Veterrik, Starovë e Remanicë, kryetari i qarkut Sinaj tha se fillimi i punimeve në këtë segment rrugor me një fond të konsiderueshëm nga Fondi i Shqiptar i Zhvillimit prej 864 milionë lekësh të vjetra do të bëjë të mundur lidhjen e këtyre fshatrave me qytetin e Urës Vajgurore e më tej me tregjet rajonale në qytetin e Lushnjës, Elbasanit, Fierit, si dhe me metropolin shqiptar. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor do të shkurtojë dhe kohën e lëvizjes, pasi më parë banorëve të këtyre fshatrave u duheshin më shumë se një orë për të mbërritur në qytetin e Urës Vajgurore, ndërkohë që pas përfundimit të këtij segmenti rrugor banorëve do u duhet jo më shumë se 10 minuta për të dalë në treg me prodhimet e tyre. “Unë mund të them se të tilla rrugë, shkolla dhe ujësjellës do të ndërtohen edhe në të ardhme kjo falë një bashkëpunimi me deputetin Nasip Naço dhe me aksesorët e tjerë të pushtetit vendor dhe atij qendror, punë këto të përfunduara falë dhe ndihmës të pakursyer të liderit Ilir Meta. Unë kam besimin se bashkëpunimi me kryetarin e komunës Velabisht, Kastriot Rrapaj, do të jetë më i frytshëm, ndërsa në këtë komunë do të financojmë edhe disa projekte të tjera të kësaj natyre”, tha Sinaj. Ndërtimi i shkollës 9-vjeçare Kryetari i Qarkut, Petrit Sinja, ka inspektuar nga afër pun-

imet në ndërtimin e shkollës 9-vjeçare në fshatin Vokopol të Bashkisë Ura-Vajgurore. “Kjo shkollë ndërtohet me një fond prej 102 milionë lekësh të vjetra akorduar nga buxheti i shtetit dhe ndërtimi i saj do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e sigurisë të nxënësve të këtij fshati, të

të gjitha komoditetet bashkëkohore për mësimdhënien për nxënësit e kësaj shkolle, të cilët deri tani bëjnë mësim në ambiente që nga dita në ditë presim që të shembet. Po në fshatin Vokopol kryetari i qarkut të Beratit, Petrit Sinaj, vizitoi nga afër vendin ku më 30 nëntor të vitit 1912

trit Sinaj, foli shkurtimisht për të pranishmit duke sjellë fraza historike të patriotit Kostandin Gjorga i njohuri Ndimi Gjorga. Sinaj citoi: “Kostandin Gjorga lindi në vitin 1859, në fshatin Vokopolë të Urës Vajgurore, nga gjiri i një familje fshatare. I ati e mori me vete në Turqi ku me mbarimin e shkollës së

Ndonëse jemi gati në fund të vitit ende kemi shumë projekte për të mbyllur të tilla si këto që pamë nga afër sot, por unë mund të them me bindje se edhe në vijim të punës tonë do të ndërtohen të tilla projekte për të pasur një zhvillim në të gjitha fushat. Me këtë dua të them se të tjera projekte nga qeveria aktuale do të financohen edhe në bujqësi, blegtori e pemëtari. Ndërsa gjej rastin që në këtë muaj jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë të përshëndes të gjithë banorët e fshatit Vokopol që me anë të patriotit Ndimi Gjorga të ndërtojmë historinë e lavdishme. Ndërsa uroj që të shkojmë më 28 nëntor në Vlorën historike duke festuar 100 vjet shtet shqiptar me të cilin krenohemi. cilët kanë disa vite që vazhdojnë shkollën në kushte jashtë normave normale të zhvillimit të mësimeve”, u shpreh kryetari i qarkut Berat. Përgjegjësi i shkollës Feçorr Malaj i bëri të ditur kreut të qarkut se shkolla do të përfundojë në fund të vitit dhe është e parashikuar me

vetëm dy ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë është ngritur flamuri në këtë fshat që bëri me histori jo vetëm fshatin së bashku Vokopolën, por dhe gjithë zonën dhe trevën e Beratit”. Për këtë ngjarje historike kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, Pe-

mesme regjistrohet e vazhdon studimet në shkollën e lartë mjekësore në qytetin e Bursës, për farmacist. Gjatë studimeve u njoh dhe u lidh me shumë bashkëkombas dhe me patriotë të shquar të Rilindjes Kombëtare, të cilët punonin e luftonin për çështjen shqiptare. U bë

anëtar i “Klubit të Stambollit” dhe u përfshi në aktivitetet e dendura atdhetare, që zhvilloheshin për vendin e tij. Këtu u njoh edhe me patriotë të përfshirë në zhvillimin e veprimtarive pro pavarësisë së Shqipërisë, si në Turqi e në vendin e tij, por edhe me diplomatin e shquar Ismail Qemali. Për idetë e tij patriotike dhe shkëputjen e Shqipërisë nga Turqia Ndini Gjorga dëbohet prej saj dhe vjen në Shqipëri. Merr pjesë në ngritjen e flamurit në qytetin e Beratit dhe bashkë me tre ndjekës, midis tyre bashkëfshatari Fane Shuka u nisën nga Vlora, në një udhëtim të gjatë e të rrezikshëm, për gjithë natën, hipur në katër kuaj me flamurin me vete dhe mbërrijnë në fshatin Sinjë, nga do të hynin në Berat, falë edhe mbështetjes edhe të patriotëve të shquar beratas, me bindjen se do të bindte Mytesarifin e Beratit të pranonte ngritjen e flamurit të pavarësisë në Berat dhe në pamundësi për ta ngritur në Berat, më 30 nëntor 1912 në fshatin e lindjes Vokopolë e Urës Vajgurore Ndimi Gjorga ngriti flamurin duke u folur bashkëfshatarëve për këtë ngjarje të rëndësishme. Këtë ngjarje e kanë përkujtuar ndër vite banorët e kësaj zone e më gjerë, si dhe për këtë ngjarje historike ka shkruar dhe historia. Ne këtu jemi pranë këtij pllakati ku Ndini Gjorga së bashku me idetë e tij, njerëzit më të shquar të fshatit e zonës si Gaqi Gjorga, djali i xhaxhait, At Ikonom Jakov Plaku, Perikli Ikonomi, Fane Shuka, Gori Naska, mësues Llambi Dheskali, Pilo Aleksi, etj kanë ngritur flamurin e pavarësisë në ndihmë të kombit të drejtuar ato vite nga plaku patriot Ismail Qemali. Ndërhyrja në ujërat e larta Një tjetër pikë qëndrimi dhe inspektimi për kreun e qarkut Petrit Sinaj ka qenë investimi në kanalin e ujërave të larta në zonën industriale të Ushqimores ose si dhe quhet ndryshe lagja periferike “Kombinat” në hyrje të qytetit të Beratit. Ky është një projekt me financimin rreth 300 milionë lekë të vjetra akorduar nga bux-

heti i shtetit dhe ka për qëllim mbrojtjen e bizneseve dhe të banorëve të kësaj lagjeje nga ujërat e larta nga kodrat e fshatit Dushnik. Për të tre inspektimet kryetari i Qarkut Petrit Sinaj tha: Ndonëse jemi gati në fund të vitit ende kemi shumë projekte për të mbyllur të tilla si këto që pamë nga afër sot, por unë mund të them me bindje se edhe në vijim të punës tonë do të ndërtohen të tilla projekte për të pasur një zhvillim në të gjitha fushat. Me këtë dua të them se të tjera projekte nga qeveria aktuale do të financohen edhe në bujqësi, blegtori e pemëtari. Ndërsa gjej rastin që në këtë muaj jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë të përshëndes të gjithë banorët e fshatit Vokopol që me anë të patriotit Ndimi Gjorga të ndërtojmë historinë e lavdishme. Ndërsa uroj që të shkojmë më 28 nëntor në Vlorën historike duke festuar 100 vjet shtet shqiptar me të cilin krenohemi. Kastriot Rrapaj, kryetari i komunës Velabisht, gjatë inspektimit të fillimit të punimeve të rrugës Veterrik –Gur i Bardhë tha para banorëve se: “Jemi duke realizuar një sërë projektesh që u vijnë në ndihmë banorëve të komunës tonë me 12 mijë banorë, si dhe të komunave përreth saj. Komuna në bashkëpunim me qeverinë dhe me deputetin Nasip Naço dhe me liderin Ilir Meta do të punojë për të realizuar një sërë projektesh, të cilët janë të shumtë dhe që ndikojnë ndjeshëm në ndihmë të banorëve. Tashmë ky është projekti i parë për këto fshatra ku do të ndërtohet 4 km rrugë me një trase më shumë se 6 metra me 5 metra asfalt si dhe me 70 vepra arti si turbinë, ura-kanalizime etj. Por kemi gati projektin për ndërtimin e rrugës Velabish –Gjorven Velshnje me gjatësi 15 km, atë të Bilçë – Maliant 12 km, si dhe ndërtimin e një ure të re përkrah urës atë Velabishtit ndërtuar në 1760. Të gjitha këto projekte tashmë me financime tregojnë se puna jonë po vijon në ndihmë të zhvillimit të zonës që aktualisht ju vjen në ndihmë fermerëve.


intervistë • E martë 20 nëntor 2012

»

11

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i ftuar në emisionin “Fakt”

“Nuk kemi një propozim konkret për presidentin, ia lëmë në dorë Nishanit”

K

ryetari i grupit parlamentar të PD-së. Astrit Patozi, ka qenë dje i ftuar në emisionin “Fakt” të gazetarit Çlirim Peka. Dy kanë qenë temat kryesore të intervistës: bisedimet me PS-në për zgjidhjen e çështjes së integrimit dhe zgjedhja e prokurorit të ri. - Mund të themi se jemi në minutat e fundit të atij që konsiderohet tashmë afati i fundit për të miratuar 3 kushtet që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat sipas vetë rekomandimeve të institucioneve europiane. Kemi një ftesë nga kryetari opozitës për t’u takuar. Duket se ftesa e fundit nuk parashtron si kusht qarkun e Fierit. Sipas jush, kërkesa e z. Rama për takimin e nesërm, do të realizohet apo jo, kësaj radhe ka kushtin e fierit apo jo? - Ashtu siç e shikoj unë, kushti i Fierit nuk përmendet, por parashtrohet dhe sigurisht përgjigjja jonë është fare e qartë dhe nuk kemi arsye pse t’i fshihemi publikut, sepse nuk kemi motiv për ta bërë këtë. Ne kemi vetëm një përgjigje: në rast se vetë Rama do të ulet në tryezë, është i mirëpritur. Duhej të kishte ndodhur, sot mund të ndodhë nesër, me një kusht për të diskutuar për reformat e integrimit, për të cilat ne jemi në ngërç, dhe jo për çështjen e Fierit apo për çështje të tjera, sepse zoti Rama është i paparashikueshëm. Kështu ka ndodhur dhe vitet e tjera. Po të kujtoni, BE-ja thoshte se ka 12 rekomandime, 12 kushte Shqipëria për të plotësuar që të merrte statusin e kandidatit, Edi Rama shtoi dhe të tjera. Kishte një pakt zoti Rama, ku kishte dhe 10 të tjera, pra u bënë 22 kushte. Pra, BE-ja po thotë sot që ka vetëm 3 kushte për Shqipërinë, në rast se ato plotësohen. KE-ja i propozon Këshillit të Ministrave të Europës për miratimin e statusit, Edi Rama thotë se është çështja e Fierit, por mund të ketë dhe çështje të tjera për këtë. Pra, që ta mbyllim këtë argument, ne jemi të hapur për t’u ulur në tryezë, ndonëse unë mund të isha ose mund të jem në të pranishmit në tryezë dhe rezervohem gjithmonë për të thënë fjalën e fundit. Nuk u besoj këtyre tryezave, sepse janë tryeza të stisura, është krejtësisht e sforcuar kërkesa për të pasur një tryezë, ndërkohë që gjithcka mund të zgjidhet brenda parlamentit. Unë e kuptoj që të miratohet statusi kandidat në politik dhe është e natyrshme, por nuk kuptoj kompleksin që ai ka nga të qenët parlamentar dhe jashtë deputetit. E ka gabim këtë kompleks, sepse nuk ka nevojë të jesh në çdo parlament. Dhe për sukseset dhe për dështimet e grupit parlamentar është kryetari i partisë, ndaj ai nuk ka arsye për të qenë i kompleksuar për të qenit jashtë parlamentit. Dhe nuk ka nevojë të stisë tryeza. - Në gjykimin tuaj, z. Rama po e stis këtë tryezë për të qenë protagonist? - Çështja e tryezave është bërë një zakon i Ramës, që nuk po del dot nga kjo çështje, por kjo nuk është më kryesorja. Arseja kryesore është që zoti Rama është protagonist dhe përgjegjësi i dy dështimeve të njëpasnjëshme dhe i dështimit të tretë. Kërkon që më këtë lëvizje politike t’u demonstrojë partnereve ndërkombëtarë se ai nuk është pengesa, por ai po bën diçka që procesi të mos pengohet. Shqiptarët këtu janë dhe partnerët këtu janë e do të jenë; ata e kuptojnë se kjo çështje nuk ka arsye për të qenë në momentin e fundit. Duke pranuar se Shqipëria ka bërë një progres të pranueshëm, shenjë e këtij progresi është që numri i rekomandimeve ka kaluar nga 12 në 3, vetëm 3 detyra shtëpie për të plotësuar. Por në qoftë se ia lëmë z. Rama, ai mund ta çojë dhe në 100.

Sigurisht që kemi në dorë votimin, po ne mund të konsultohemi me aleatët tanë atëherë kur të do të ketë një emër, kur do të ketë një dekret. Ne nuk mund të diskutojmë për kritere. Nuk do të habitesha që edhe opozita të kishte të njëjtat kritere si ne dhe nuk besoj se do të ndahemi në kritere, ndërkohë që mund të na diferencoje ndenje nuancë si p.sh. në dekretin e Topit ka qenë mosimplikimi në instrumentet e dikurshme të diktaturës, që nuk u përfill nga Topi. Sigurisht që kjo mund të na ndajë nga PS-ja, sepse ka konceptin e vet

- Duke uruar që nesër të ketë një tryezë, kalojmë në një temë tjetër. Nesër ju jeni i ftuar nga Presidenti i Republikës për të diskutuar atë që zoti Nishani po e diskuton për profilin e prokurorit të ardhshëm, çfarë ofron partia më e madhe e mazhorancën për këtë profil? Cili është profili që keni menduar për e kryeprokurorin? - Tani mos prisni që unë të them gjëra që nesër do t’ia them Presidentit, por nga ana tjetër askush të mos mendoje se ka ndonjë konspiracion të madh në atë takim dhe se ka gjëra për të mos u thënë. Sigurisht që jemi në pozita pasive, në pozita pritëse në rolin që ka Presidenti për të zgjedhur kryeprokurorin e ardhshëm të Republikës. Ajo që mund të thuhet është se ne kërkojmë në radhë të parë e mbi të gjitha integritetin moral e profesional në të gjitha kuptimet e kësaj fjale dhe unë shpreh bindjen se presidenti do t’ia dalë që Brenda mes armatës së njerëzve që kanë shërbyer në gjyqësor të gjejë një person që të përmbushë këto atribute. Mazhoranca nuk ka një emër dhe nuk ka shumë interes që të përcaktojë prokurorin e ardhshëm. Ne kemi votuar në një séancë. Dekreti ka ardhur në mëngjes dhe ne e kemi votuar pas një ore. Kemi votuar në mirëbesim një personazh për të cilin kishim një mirënjohje të thellë, pra s’kishim as fotografinë e personit dhe kemi votuar në mirëbesim… - Në mirëbesim ndaj kujt, ndaj sistemit apo ndaj presidentit Topi? - Jo, në mirëbesim ndaj Presidentit, por dhe ndaj një të riu që ishte pjesë e një sistemi, që nuk kishte në CV-në e tij elemente që ne të alarmoheshim. - Por që ishte pjesë e një sistemi më të atakuar të korrupsionit në Shqipëri në çdo lloj konceptimi apo sondazhi… - Unë kam një koncept tjetër për këtë gjë. - Para se të shkojmë te koncepti tjetër, ju kërkoj ndjesë, ju keni kërkuar para 5 vjetve vetëm një orë, pasi ka ardhur

dekreti i presidentit Topi, madje pa pasur asnjë fotografi të prokurorit të ardhshëm në mirëbesim ndaj presidentit... - Jo thjesht në mirëbesim ndaj Presidentit, sigurisht dhe ai ka pasur peshën e vet. Ne besojmë te Presidenti jo sepse ka qenë njëri prej nesh, ne besojmë te Presidenti sepse ne besojmë tek institucioni, sepse ka përgjegjësi jo thjesht personale… - Megjithatë, për të zgjidhur prokurorin e ri dekreti i Presidentit ka nevojë edhe për votat e aleatëve tuaj kryesorë si LSIja. A ka ndonjë mendim paraprak midis dy partive më të mëdha të mazhorancës? - Po nuk mund të ketë përderisa nuk është në dorën tonë propozimi. - Po në dorën tuaj është votimi… - Sigurisht që kemi në dorë votimin, po ne mund të konsultohemi me aleatët tanë atëherë kur të do të ketë një emër, kur do të ketë një dekret. Ne nuk mund të diskutojmë për kritere. Nuk do të habitesha që edhe opozita të kishte të njëjtat kritere si ne dhe nuk besoj se do të ndahemi në kritere, ndërkohë që mund të na diferencoje ndenje nuancë si p.sh. në dekretin e Topit ka qenë mosimplikimi në instrumentet e dikurshme të diktaturës, që nuk u përfill nga Topi. Sigurisht që kjo mund të na ndajë nga PS-ja, sepse ka konceptin e vet. - Por ky mund të jetë një kriter që mund t’ju ndajë dhe nga LSI-ja, zoti Patozi? - Nuk e besoj, sepse nuk kam dëgjuar asnjë nga LSI-ja që të ngulë këmbë apo që të ketë konsideratë për persona që në regjimin e shkuar kanë lyer duart me krimet më monstruoze të diktaturës. - Zoti Patozi, për të qenë korrekt, nuk jam i informuar se cila ka qenë përgjigjja e PS-së nëse do të marrë pjesë në këto konsultime me Presidentin e Republikës apo jo... - Sigurisht, u takon atyre për të marrë një vendim, por nuk besoj se do të refuzojnë një tryezë konsultimesh.


12

« gossip

E martë 20 nëntor 2012 •

Peter Facinelli në një tjetër lidhje? Aktori i hollivudit Peter Facinelli, është parë në NY, me aktoren Jaimie Alexander. Celebuzz, ka nxjerrë fotot eskluzive të takimit të çiftit. Facinelli 38, dhe Alexander 28 janë parë duke drekuar bashkë para premierës së filmit më të fundit të Facinelli The Twilight Saga: Breaking Dawn – pjesae 2-të. Sipas burimit i cili konfirmon se ka një lidhje mes çiftit, ata kaluan një kohë të këndshme bashkë dhe dukeshin mjaft mirë me njëri-tjetrin . Facinelli i cili u nda nga gruaja e tij Jennie Garth, pas 11 vitesh martesë, ka punuar me Alexander tre vjet më parë në filmin “Loosies”. Ata u ribashkuan në Europë, ku ai ishte duke bërë reklamë për Breaking Dawn dhe Alexander ishte duke xhiruar Thor 2.

Shtëpia e Winehouse rrezikon çekiçin Shtëpia në veri të Londrës e këngëtares Amy Winehouse rrezikon t’i nënshtrohet “çekiçit” nëse nuk shitet në ankandin e radhës, pas dështimit të ankandit të parë. Shtëpia në Camden Square ishte nxjerrë në shitje në muajin maj nga familja e Amy për 2.7 milionë stërlina, ndërsa tani do të ofrohet me një çmim më të ulët prej 1.8 milionë. Ankandi i radhës do të bëhet në selinë e kompanisë Bafta më 3 dhjetor. Në katalogun e ankandit nuk përmendet që shtëpia ka qenë e këngëtares. Trupi i 27-vjeçares Winehouse u gjet i pajetë në shtëpinë e saj më 23 korrik 2011. Vdekja e saj erdhi pas konsumimit të një sasie qetësuesish dhe alkooli, pesë herë mbi limitin e lejuar. Fansat e saj e kthyen një shesh të vogël që shihej nga shtëpia në një përmendore, pak ditë pasi këngëtarja e “Back to Black” ndërroi jetë.

Ben Stiller vlerësohet nga kolegët Aktori Ben Stiller është nderuar për kontributin e tij në kinematografi, në ceremoninë e Annual American Cinematheque. Aktoret Jennifer Aniston, Laura Dern dhe aktori Martin Short nderuan kolegun 46-vjeçar, i mirënjohur për performancat e tij në gjininë e komedisë. Stiller u bashkohet kështu marrësve të mëparshëm të këtij vlerësimi si Tom Cruise, George Clooney dhe regjisorit Steven Spielberg. “Do të jetë e dhimbshme për mua të kapërcej këtë vlerësim, që është më tepër si një copë mishi i pjekur”, tha me shaka Stiller. Mes roleve kryesore të tij spikasin ai i modelit Derek Zoolander, ai i djalit të ndrojtur në “There’s Something About Mary”, me Cameron Diaz, si dhe ai në sagën “Meet the Parents”, përkrah Robert De Niro. Stiller ka qenë gjithashtu regjisor dhe producent i një seri filmash mes të cilëve “Starsky and Hutch” në vitin 2004, “Tropic Thunder” në 2008, si dhe “Submarine” e “Megamind” në 2010.

Jaguar dhe Land Rover

do të prodhohen për herë të parë në Kinë

J

aguar dhe Land Rover do të prodhohen për herë të parë në Kinë në një marëveshje prej 1bilionë paund, për të përshpejtuar shitjet globale. Kjo do të thotë se këto dy firma luksoze me prodhim anglez, tashmë do të prodhohen në vëndin ku zyrtarisht njihet si tregu më i madh i makinave në botë. Dhe ky projekt pritet të fillojë në 2014. Drita jeshile për këtë marëveshje është dhënë nga Qeveria Nacionale e Zhvillimit dhe Komisioni i Reformave për lejimin e prodhimitv të këtyre makinave dhe modeleve të reja për firmat partnere në Kinë. Marrëveshja do të shikojë të mundur krijimin e një fabrike të re makinash në Changshu, pranë Shangait, e cila do të

Ndotja nxit plakjen e trurit

N Stone dhe Garfield blejnë shtëpi në Beverly Hills Emma Stone dhe i dashuri i saj Andrew Garfield, janë duke i marrë gjërat seriozisht. Çifti i cili u bë i pandashëm që nga filmi “The amazing spider-man”, ka raportuar se kanë blerë një shtëpi në Beverly Hills që kushton 2.5 milion dollarë. Shtëpia ndodhet në një zonë private dhe konsiderohet si më ekskluzivja dhe më privatja në lagje. Kjo nuk është hera e parë që Emma dhe Andreë ndajnë të njëjtën shpi. Ata gjithashtu kanë blerë dhe një apartament në New York, por sipas burimit ishin në kërkim të një ambjenti më të rehatshëm.

iveli i lartë i ndotjes së ajrit në qytetet e mëdha lidhet ngushtë me plakjen e trurit, vlerësoi një studim i realizuar së fundmi. Sipas zbulimit të shkencëtarëve, ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotjes, dëmton funksionet e trurit, duke e plakur atë deri me tre vjet më shumë në moshën mbi 50-vjeçare. Studime të mëparshme kanë lidhur cilësinë e ajrit gjithashtu me probabilitetin për prekjen nga sëmundjet kardiovaskulare apo ato të aparatit të frymëmarrjes. Në një testim të kryer mbi 15 mijë të moshuar, kërkuesit e Institutit Amerikan për Plakjen arritën të zbulonin se papastërtitë e thithuta, nuk depozitohen vetëm në mushkëri, por godasin edhe trurin. ”Si rrjedhojë e procesit të natyrshëm të dobësimit të organizmit dhe funksionit të tij me kalimin e moshës, persona mbi 50 vjeç janë veçanërisht të rrezikuar nga ndotja dhe cilësia e keqe e ajrit”, deklaroi doktoresha Jennifer Ailshire, e Universitetit të Karolinës Jugore. ”Ndotja është lidhur ngushtë me problemet kardiovaskulare apo të mushkërive, por studimet tregojnë edhe një lidhje të qartë në rënien e kapacitetit të trurit, i cili në personat që jetojnë në ambiente me ndotje të lartë të ajrit, ka në një moshë deri në tre vjet më të lartë se mosha reale e organizmit”, shtoi Ailshire.

përfshijë artin e hulumtimit dhe lehtësirave të zhvillimit, si dhe prodhimin e motorave eficentë. “Projekti përfshin krijimin e një partneriteti për të mbledhur modele të përshtatura posaçërisht për tregun kinez, duke përfshirë atë të marketingut dhe të shpërndarjes”, ka thënë një zëdhënes i Jaguar. Dhe benefitet e kësaj sipërmarrje në Kinë përfshin investimin, krijimin e mundësive të reja pune, përparimin në teknologji dhe zgjidhje për një prodhim sa më të vogël të karbonit. Ky partnership do të quhet “Chery Jaguar Land Rover Automotive Company”. Kina tashmë është tregu më i madh i makinave në botë duke tejkaluar edhe Amerikës me numrin e shitjeve të majkinave, ku vjet totali i shitjeve ishte 18.5milionë makina.


gossip • E martë 20 nëntor 2012

»

13

Swift &Gomez darkojnë në Los Angeles

Lana Del Reyt

Ben Affleck dëshiron Kristen Stewart

Lana Del Rey, për një kohë të shkurtër u bë sensacion i vërtetë, ndërsa tani ka publikuar videon e re 10-minutëshe, “Ride”. Në videon e saj të re të këngës “Ride”, Lana Del Rey shkëmben butësi me një mashkull të vjetër, ndërsa këngëtarja zbuloi se ajo kishte një rol të madh në zgjedhjen e partnerit sepse dëshironte që t’i përshtatet imazhit të saj të mashkullit ideal. "Video është xhiruar në stilin tim dhe gjatë xhirimeve u ndjeva shumë e rehatshme. Unë i preferoj meshkujt e moshuar të cilët kanë përjetuar shumë, kanë provuar gjithçka, dinë se ç’duan dhe e kuptojnë jetën. E kanë jetuar jetën dhe rrezatojnë energji pozitive", tha Lana. Për aktorë në spotin e ri ka angazhuar disa meshkuj të lindur në Las Vegas, ndërsa veçanërisht është kënaqur duke kaluar kohë me ekipin e motoristëve. "Ajo ishte një nga përvojat më të mira deri më tani. Në Las Vegas kam marrë edhe familjen time, motrën dhe vëllanë tim", zbuloi Lana për radio stacionin britanik “BBC Radio 1”.

Kristen Stewart është në bisedime e sipër për të qënë në krah me Ben Affleck në komedinë romantike “Focus”. Ben Affleck është fiksuar pas Kristen dhe e dëshiron atë me të vërtetë në rol. Dhe kjo ofertë duhet të jetë shumë e vlefshme për Kristen pasi ajo raportoi se i nevojitej shumë një punë. Filmi drejtohet nga i njëjti staf që ka drejtuar filmin “Crazy, stupid, love’, dhe pritet që dyshja BenKristen të jetë një gjetje perfekte. Kristen do të luajë rolin e një vajze që Ben e takon teksa bën autostop.

i pëlqejnë meshkujt e vjetër e me përvojë

S

wift dhe Gomez nuk i ka ndalur as shiu i Los Angelesit për të kaluar një mbrëmje të këndshme jashtë. Duke dashur të largohen nga thashethemet dhe dramat e dashurisë, janë drejtuar në një restorant italian për të darkuar. Swift 22 dhe Gomez 20, janë larguar nga restoranti duke qeshur dhe kapur krah për krahu. Një natë më parë Gomez është parë të darkojë me Bieber në një restorant japonez, por në më pak se 10 min ajo është parë të dalë nga restoranti, pas një debati me Bieber, ka thënë një burim i Tmz.

Katie Holmes dëshiron të adoptojë një vajzë

Rowan Atkinson nuk dëshiron të jetë më Mr. Bean Aktori Rowan Atkinson druan se po i vjen fundi personazhit shumë të dashur Mr. Bean, duke theksuar se ky rol e ka bërë atë më “fëminor edhe të trishtuar”. Karakteri i famshëm i Atkinson, Mr. Bean është debutuar në 1990, ku gjatë karrierës aktori ka realizuar edhe dy filma të sukseshëm si dhe një realizim vizatimor. Dalja e fundit e Mr.Bean në publik ishte për lojërat olimpike në Londër, por tani Atkinson dëshiron të përqëndrohet në role më serioze. Ai ka treguar për Daily Telegraph se përveç faktit që aftësia fizike fillon të bjerë, një njeri në të 50-at të sillet si fëmijë, të bën të ndihesh i trishtuar.

Ish-gruaja e Tom Cruise, Katie Holmes, planifikon të adoptojë një vajzë, sepse vajza e saj Suri dëshiron një motër.“Suri vazhdimisht thotë se dëshiron një motër. Ajo madje lutet secilën natë për atë, aq sa e ka prekur shumë Katien. Prandaj, ajo ka vendosur të shtojë numrin e anëtarëve të familjes në vitin e ardhshëm”, ka theksuar një burim për Hollywood Life. I njëjti burim thotë se aktorja 33-vjeçare tashmë ka kontaktuar me agjencitë për adoptim për t’i njoftuar se dëshiron të adoptojë një foshnje dyvjeçare.


14

« bota

E martë 20 nëntor 2012 •

Michael Pillsbury, analist në Institutin Hudson që ka punuar për ish-presidentët Ronald Reagan dhe George Herbert Walker Bush thotë se udhëheqësit kinezë e shohin vizitën në Birmani si një tjetër dëshmi të mashtrimit të Shteteve të Bashkuara në lidhje me qëllimet e tyre në Azi. “Shtetet e Bashkuara në thelb po prezantohen para të rinjve kinezë, studentëve kinezë dhe kam frikë edhe para zyrtarëve kinezë si një vend dinak, i rrezikshëm, shumë i koordinuar dhe i pamëshirshëm që në një mënyrë vetë Kina do të donte ta kopjonte atë”

Obama në Birmani.

Kina “përgjon”

B

arack Obama është Presidenti i parë amerikan që viziton Birmaninë. Vizita është pjesë e një turneu në Azi që ka për qëllim forcimin e pozitave të Uashingtonit në Azi, veprim i cili ka ngritur shqetësime në Pekin rreth ndikimit të madh të Shteteve të Bashkuara në rajon. Megjithatë, sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze tha se shpreson që vizita e Presidentit Obama në Birmani do të nxisë paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në rajonin e Azisë Lindore. Zyrtarët amerikanë thonë se vizita e Presidentit Obama është një mirënjohje për vendimin e udhëheqësve birmanezë për fillimin e reformave dhe demokratizimin e vendit, pas dekadave të tëra shtypjeje. Tom Donilon, këshilltar i Presidentit Obama për Sigurinë Kombëtare, thotë se Presidenti beson se angazhimi është mënyra më e mirë për të nxitur reforma të mëtejshme. “Ka shumë punë për t’u bërë, dhe ne nuk duam të humbasim këtë moment, i cili ofron një mundësi për të inkurajuar vazhdimin e reformave dhe ecjen në rrugën drejt demokratizimit”. Zoti Donilon thotë se Shtetet e Bashkuara po inkurajojnë autoritetet birmaneze të thellojnë bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar dhe shoqërinë civile në vend. Kjo është pjesë e politikës amerikane që administrata e Presidentit Obama e quan një “ribalancim drejt AziPaqësorit”, një lëvizje që ka për synim shtimin e pranisë ushtarake, diplomatike dhe tregtare të Shteteve të Bashkuara në Azi. Por kjo ka shkaktuar ankth në Kinë. “Kjo është një përpjekje për të bindur Kinën se shtimi i pranisë amerikane është

pozitiv për Kinën”. Michael Pillsbury, analist në Institutin Hudson që ka punuar për ish-presidentët Ronald Reagan dhe George Herbert Walker Bush thotë se udhëheqësit kinezë e shohin vizitën në Birmani si një tjetër dëshmi të mashtrimit të Shteteve të Bashkuara në lidhje me qëllimet e tyre në Azi. “Shtetet e Bashkuara në thelb po prezantohen para të rinjve kinezë, studentëve kinezë dhe kam frikë edhe para zyrtarëve kinezë si një vend dinak, i rrezikshëm, shumë i koordinuar dhe i pamëshirshëm që në një mënyrë vetë Kina do të donte ta kopjonte atë”. Profesor Xiang Lanxin është drejtues i Fakultetit për Studimin e Çështjeve Ndërkombëtare në Universitetin Fudan të Shanghait. “Çdo veprim që qeveria amerikane po merr, përfshirë edhe vizitën e Obamës në Birmani, tani shikohet si një lëvizje e qartë gjeo-strategjike. Kjo nuk është një përpjekje për promovimin e demokracisë në Birmani. Synimi është heqja e Birmanisë nga kufijtë strategjik të Kinës. Ata vazhdimisht thonë se këto veprime nuk kanë të bëjnë asgjë me Kinën. Por kinezët mendojnë pikërisht të kundërtën. Përdorimi i kësaj gjuhe është një përpjekje për të zvogëluar barrën psikologjike në anën e Kinës. Por kjo strategji nuk po funksionon”. Michael Pillsbury thotë se qëndrimi i Kinës ndaj vizitës së Presidentit Obama në Birmani tregon se strategjia e re amerikane në Azi ka lëkundur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit. “Ajo që unë dhe profesori Xiang po përpiqemi të themi është ideja se në të dyja anët ka një shkallë të mosbesimit, madje

edhe paranoje, ku secili është fokusuar në ngjarjet dhe aktivitetet që në fakt mund të jenë pa qëllime të këqija, por që asnjëri nuk mund t’i vërtetojë ato”. Zyrtarët amerikanë thonë se ata kanë diskutuar me homologët e tyre kinezë për reformat që ata duan të shohin në Birmani dhe besoj se ky është një objektiv i përbashkët që është në interes të të gjithëve në rajon. Takimi Procesi i reformave demokratike dhe ekonomike në Birmani mund të çojë në “shanset e një zhvillimi të

pabesueshëm”, tha Obama pas takimit me politikanët në vend. Presidenti amerikan Barack Obama gjatë një vizite në Birmani i ka premtuar qeverisë mbështetje të mëtejshme. Kusht është që vendi të qëndrojë në kursin e reformave, tha Obama pas një takimi me udhëheqësen opozitare Aung San Suu Kyi në Rangun. “Fuqia e fillimit të ri” - kështu i vlerësoi Obama përpjekjet e qeverisë birmaneze për reforma. Qëllimi është që demokratizimit t’i jepet më shumë hov, theksoi ai. Më parë ai u takua me Presidentin Thein Sein. Procesi i

reformave demokratike dhe ekonomike në Birmani mund të çojë në “shanset e një zhvillimi të pabesueshëm”, tha Obama. Përpjekjet e lirive të mëdha për popullsinë tashmë kanë nisur. Kjo është vizita e parë e një Presidenti amerikan në detyrë në vendin aziatiko-juglindor. Birmania është stacioni pas qëndrimit në kryeqytetin tajlandez, Bankok të udhëtimit të tij katërditor në Azi. Ai më pas do të qëndrojë në Kamboxhia, ku do të takohet në samitin e ASEANit me krerët e qeverive dhe shteteve të Azisë juglindore.

Ata kanë miratuar pas një zvarritjeje të gjatë deklaratën për të drejtat e njeriut, por teksti i kësaj deklarate është i diskutueshëm për shkak se lejon përsëri kufizime në të drejtat e njeriut. Fakti që Obama udhëton në këtë rajon menjëherë pas rizjedhjes në postin e Presidentit tregon rëndësinë që ai i kushton atij”. Thomas Donilon, si kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, duhet ta dijë një gjë të tillë. Sepse katër vjet më parë, Barack Obama e kishte ngarkuar atë me shqyrtimin e politikës ekzistuese ndaj Azisë Jugore. “Ne në Këshillin e Sigurimit Kombëtar kemi ndërmarrë një rishikim strategjik. Ne kemi vlerësuar praninë tonë, reputacionin tonë dhe interesat tona dhe kemi pyetur: Çfarë gjurmësh po lëmë pas? Pyetja kryesore ishte: ku jemi të përfaqësuar shumë fortë dhe ku shumë dobët? Presidenti erdhi në përfundim se ne jemi të përfaqësuar fort sidomos në aspektin ushtarak në Lindjen e Mesme, ndërsa të përfaqësuar dukshëm jo sa duhet në rajone të tjera sidomos në rajonin e Azi-Paqësorit. Ky rajon është zyrtarisht që nga viti i kaluar në qendër të një strategjie të përshtatur gjeo-politike. Me rëndësi të veçantë është Kina, me presidentin e të cilës Barack Obama do të takohet në samitin e ASEAN-it në Kamboxhia. Megjithatë, edhe vendet e tjera të Detit të Kinës Jugore janë me interes të madh për Shtetet e Bashkuara. Siç shpjegon Thomas Donilon në prag të fillimit të vizitës, këto vende presin ndihmën dhe mbrojtjen e SHBA-ve nga Kina gjigande fqinje dhe Amerika do të përmbushë dëshirat e tyre. Nga ana tjetër Uashingtoni dëshiron marrëdhënie të qëndrueshme edhe me udhëheqjen e re kineze. Një akt balancues: njohja e superfuqisë në zhvillim, por pa e paraqitur veten të dobët. Për shembull: “Deri në vitin 2020 ne do të përqëndrojmë 60 për qind të kapaciteve të përgjithshme të flotës tonë në këtë rajon. Oqeania është thelbësore për sigurinë tonë detare - ne angazhohemi këtu për partneritet, tregti të papenguar dhe liri të lundrimit”. Uashingtoni është duke e bërë këtë me para, me kontaktet e biznesit, me armë dhe marrëdhënie të ngushta me njerëz kyç si për shembull Kryeministrin kamboxhian Hun Sen. Qeveria amerikane ka paguar për dy djemët e tij programe të shtrenjta shkollimi në akademitë më të njohura ushtarake në SHBA. Ndërkaq djali i mesëm i Kryeministrit Sen drejton njësinë speciale anti-terroriste kamboxhiane, e cila pajiset dhe trajnohet nga Pentagoni që prej vitit 2008, njofton “Washington Post”.


bota • E martë 20 nëntor 2012

U

ragani “Sandy” ishte stuhia e fundit e rëndë që goditi pjesën verilindore të Shtetevë të Bashkuara, duke ndërprerë komunikimin, energjinë dhe transportin dhe duke shkaktuar miliarda dollarë dëme. Sandy ka ndezur përsëri debatin nëse ndryshimet klimatike ndikojnë tek ndryshimet e prirjeve të motit. Një shkencëtar thotë se ndryshimet po vihen re në të gjithë botën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Joe De Capua njofton. Elwyn Grainger-Jones e quan këtë një pyetje pa përgjigje: a janë ndryshimet klimatike përgjegjëse për stuhitë që po bëhen më të mëdha e më të fuqishme? “Shkencëtarët janë të qartë në shpjegimin që ofron shkenca e fizikës, se nëse bota po ngrohet, atëherë ka mundësi të madhe që ndërsa detet ngrohen, intensiteti i stuhive të rritet. Ne mund të kemi të njëjtin numër të stuhive si në të kaluarën. Por ato do të jenë më të fuqishme. Pikërisht kjo është parë gjatë 40 viteve të fundit që numri i stuhive tropikale, i uraganeve, ka mbetur pothuajse i njëjtë, por ato janë bërë shumë më të fuqishme”. Grainger-Jones është drejtor i Departamentit të Mjedisit dhe Klimës në Fondin Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë. “Nëse do të bëja një krahasim, mund të shprehesha se është njësoj sikur dikujt t’i thuhet se shtëpia do të digjet, dhe ai të pyesë se nëse ka nevojë të blejë sigurim për shtëpinë. Mendoj se kjo është ajo që po na thonë stuhitë. Është si një tregues i asaj se si do të sjellë e ardhmja”. Modelet e ndryshimeve klimatike parashikojnë rritjen e temperaturave globale me 2 deri në 6 gradë Celsius gjatë këtij shekulli. Kjo mund të mos tingëllojë si shumë, por shkencëtarët thonë se është një ndryshim i madh. “Kur të ndodhë atëherë do të kuptohet se sa i madh është ndryshimi. Ka pasur mjaft hulumtime sesi kjo ngritje temperature ndikon tek njerëzit. Për fermerët e vegjël e të varfër, ndryshimi do të jetë shkatërrimtar. Ata janë të parët që do t’i ndjejnë ndryshimeve klimatike. Çfarë do të ndodhë në qoftë se ata nuk kanë ujë të mjaftueshëm, ose në qoftë se temperaturat rriten në atë shkallë sa farat e tyre të dëmtohen”? Ai thotë se temperaturat më të ngrohta do të ndikojnë gjithashtu tek vendet e pasura përmes çmimeve më të larta të ushqimit, stuhive më intensive dhe rritjes së nivelit të detit në qytetet bregdetare. Grainger-Jones thotë se shumica e modeleve klimatike parashikojnë rritje të temperaturave, por vetëm disa prej tyre parashkojnë ndryshime më drastike. Ai thotë se ka pasur tashmë një rritje prej një grade Celsius që nga kohët para-industriale, që disa thonë se ka ndikuar në ndryshimet e sotme klimatike. “Ne po shohim se rritja e nivelit të deteve ka ndikuar shumë tek komunitetet me të cilat ne punojmë për shembull në Senegal apo në deltën e lumit Mekong në Vietnam, pasi shumë njerëz të varfër jetojnë në toka ngjitur me detin”. Ndërsa shumë shkencëtarë thonë se njerëzit po kontribuojnë në ndryshimet klimatike përmes emetimit të gazeve që shkaktojnë efektin serë, një grup më i vogël thotë se ndryshimet klimatike janë pjesë e cikleve natyrale të Tokës. “Ka gjithmonë një cikël natyral në ndryshimet e motit. Por shpejtësia dhe intensiteti i mënyrës sesi këto ndryshime po ndikojnë dhe do të ndikojnë në të ardhmen është përtej kapaciteteve që kanë shumë komunitete të botës sot për t’u përshtatur me to”. Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë po ndihmon fer-

“Sandy”,

Uragani si parathënës i së ardhmes

“Shkencëtarët janë të qartë në shpjegimin që ofron shkenca e fizikës, se nëse bota po ngrohet, atëherë ka mundësi të madhe që ndërsa detet ngrohen, intensiteti i stuhive të rritet. Ne mund të kemi të njëjtin numër të stuhive si në të kaluarën. Por ato do të jenë më të fuqishme. Pikërisht kjo është parë gjatë 40 viteve të fundit - që numri i stuhive tropikale, i uraganeve, ka mbetur pothuajse i njëjtë, por ato janë bërë shumë më të fuqishme” merët e vegjël të zbatojnë teknika më miqësore ndaj mjedisit në kuadër të ndryshimeve klimatike. Megjithatë, zoti Grainger-Jones thotë se do të duhen marrëveshje globale për të zgjidhur problemet që lindin prej ndryshimeve klimatike. Sipas shkencëtarit Grainger-Jones, këto ndryshime ndikojnë më shumë sesa ambientin, duke goditur ekonominë dhe shëndetin. Qendra kombëtare amerikane e të dhënave për dëborën dhe akullnajat si dhe agjencia hapësinore NASA thanë se akullnajat e Detit Arktik, që dikur ishin një bllok i madh, tashmë janë kthyer në një borë të shkrirë duke arritur në vetëm 4.1 milionë kilometër katrorë. Sipas institucioneve, hapësira akullnajore ishte 70 mijë kilometër katrorë më pak se ajo e regjistruar në verën e vitit 2007. Sivjet moti arktik nuk u kuptua, edhe pse një stuhi i theu akujt në fillim të muajit gusht. Sipas gjeodezistit Michael E. Mann, i cili ishte autori kryesor i raportit më të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara rreth ndryshimeve të klimës në vitin 2001, tha se shkrirja ndodhi më shpejt nga sa ishte parashikuar në shembujt më të këqinj të klimës. Shkrirja e akujve është ndoshta sinjali më i fortë paralajmërues nga skenarët e deritanishëm laboratorikë, sepse ato parashikonin në thelb atë që dikur nuk e shihnim, por tani po e shohim prej disa dekadash, tha Mann. Shkencëtari kryesor në NASA Waleed Abdalati tha se shterimi i krijimit të akullnajave ishte një sinjal se Poli i Veriut së shpejti nuk do të kishte një sipërfaqe akulli përgjatë muajve të verës. Abdalati tha se komuniteti botëror duhet të alarmohet sepse sipërfaqja e akullnajës të Arktikut është një faktor kyç i kushteve klimatike në të cilat është zhvilluar shoqëria moderne. Një botim i fundit i revistës shkencore “Geophysical Research” bëri një lidhje mes shkrirjes në Arktik dhe ngjarjeve ekstreme të motit si për shembull thatësira, përmbytjet, moti

»

15

shumë i nxhetë dhe ai shumë i ftohtë. Teksa grupet e lobit të industrisë thonë se furnizimi i karburanteve të fosileve do t’i kushtojë shumë ekonomisë, Greenpeace tha se planeti është “ngrohur në normën që vë në rrezik jetën e miliarda njerëzve”. Moti po bëhet edhe më ekstrem Në vitin 2010, Rusia ngriu teksa temperatura arriti minus 40 gradë në disa qytete. Në 2011, stuhia e dëborës në Grooundhog Day solli sasi shumë të mëdha dëbore në lindje të SHBA dhe në Kanada. Edhe ky vit ka pasur një mot të jashtëzakonshëm, që nga përmbytjet verore në Britani deri tek një stuhi që la pa energji miliona në SHBA gjatë një vale të nxehti rekord – dhe sigurisht, shkatërrimi që solli superuragani Sandy. Ngjarje të tilla janë pjesë e një modeli. Në një botë që ngrohet, zhvendosja e shirave dhe rritja e avullimit do të shkaktojë më shumë thatësirë. Një atmosferë më e ngrohtë mban më shumë ujë, duke i bërë shirat ndonjëherë, më intensivë. Është e vështirë, ndonëse jo e pamundur, të thuash se si ngjarje të caktuara ndikohen prej ndryshimit të klimës. Është më e thjeshtë të thuash që shifrat në tërësi po pësojnë rritje. Edhe në kohën e raportit të fundit të PNNK në 2007, prirjet ishin të mëdha për nxehtësi ekstreme, thatësira dhe shira të mëdhenj. Jo vetëm këto tendenca po vazhdojnë, por moti po bëhet edhe më ekstrem nga sa ishte parashikuar. Për shembull, një studim i këtij viti për të dhënat e kripësisë së oqeaneve të nxjerra mes viteve 1995 dhe 2000 tregonin se cikli global i ujit – ritmi me të cilin uji avullon dhe pastaj bie në formën e shiut – është rritur me dyfishin e ritmit që ishte parashikuar nga modelet që synojnë të simulojnë klimën globale. Puna e studiuesve nga Taivani dhe Kina ka zbuluar që rritja e intensitetit të shirave gjatë tre dekadave të fundit ka qenë shumë më e madhe se sa parashikojnë modelet e ndryshimit të klimës. Sa për valët e jashtëzakonshme të të nxehtit si ato në Evropë në vitin 2003 dhe 2010, ngjarje kaq shumë larg normës ishin parashikuar të ndodhnin vetëm diku nga fundi i shekullit. Shkencëtarja e klimës Jennifer Francis e Universitetit Rutgers mendon se ngrohja në Arktik mund të jetë pjesë e shpjegimit. Teksa ndryshimi në temperatura mes polit të veriut dhe tropikut bie, rryma polare, që vë në lëvizje sistemet e motit, gjarpëron më shumë dhe ngadalësohet. Kjo nënkupton që modelet e motit ka më shumë gjasa të “ngecin”. Pas humbjes rekord të akullit të Arktikut këtë verë, pres që rryma polare të nxisë një sërë rastesh moti ekstrem në të gjithë hemisferën veriore”, thotë Francis. Një model i tillë bllokues shkaktoi kthesën e papritur të Sandy drejt bregut lindor. Studimet e klimës në të kaluarën tregojnë se moti në të ardhmen mund të bëhet edhe më i egër. 5 deri 3 milionë vjet më parë, për shembull, bota ishte 2 deri 4 gradë më e ngrohtë se sa sot. Sipas një studimi të kryer nga Kerry Emanuel i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts, i publikuar në vitin 2010, rritja e numrit të uraganëve ndryshoi shpërndarjen e nxehtësisë në oqeane dhe në fund ndryshoi gjendjen e klimës së tokës, me tropikë më të ngrohtë dhe shumë më tepër uraganë që ndodhin në një hapësirë shumë më të madhe sot. “Unë mendoj se reagimi i uraganëve do të ndikojë mënyrën se si klima do të ndryshojë në shekujt e ardhshëm”, thotë Emanuel. “Do të doja shumë që ta kuptonim më mirë problemin”.


16

« dossier

Nga Anastas Shuke

D

ikur rilindësi ynë Faik Konica e cilësonte shqipen “gjuha e pashkruar”. Nga trashëgimia pellazge nuk kemi arritur deri sot të provojmë në mënyrë të sigurt se ato shkrime të pakta të zbuluara për periudhën para Homerit ishin në shqip. Po sikur të rrëmonim për prejardhjen e pellazgëve, mos ndoshta do të largoheshim aq shumë nga e tashmja, sa nuk do të mund t’i vërtetonim lidhjet bazë, të cilat janë ato gjuhësore? Po nëse do të bazoheshim në studimet e shkencës botërore, duke bërë krahasimin gjuhësor të shqipes me gjuhët e lashta me anë të një gjuhe ndërmjetëse? Kjo do ta anashkalonte problemin e dokumentimit të vonë të shqipes, sepse ligjësitë e evoluimit të gjuhës do të zbatoheshin nga studiuesit e huaj, që kanë arritur ta deshifrojnë e përkthejnë gjuhën apo gjuhët e lashta dhe kanë studiuar edhe ligjësitë e ndryshimeve fonologjike të tyre, duke na hapur rrugën për krahasim. Siç është e kuptueshme, çështja pellazgjike ka lidhje të drejtpërdrejtë me zbulimin dhe lartësimin e identitetit tonë të lashtë. Lashtësia është fisnikëri. Të ndierët fisnik na lartëson personalitetin, na stabilizon psikikën, ushqen unitetin e kombit dhe ndjenjën kombëtare, e cila në jetë të jetëve mbetet një stimul moral i pakrahasueshëm, më i rëndësishmi, më themelori nga të gjithë. Lufta për identitetin është luftë për krijimin dhe forcimin e personalitetit, moralit dhe vetëdijes kombëtare. Për të sjellë një besim në vetvete, për një ringritje psikologjike e morale të kombit shqiptar, për të arritur në të besuarit se Shqipëria bëhet, çështja e identitetit duhet trajtuar me saktësi shkencore, por dhe me pragmatizëm. Nuk na shërben kërkimi kuturu në skutat e lashtësisë së pafund. Siç shprehet prof. Shaban Sinani, neve nuk na duhet të gjejmë “cili është majmuni më i vjetër i rajonit”. Me pragmatizëm, na duhet të synojmë zbulimin në rrënjët tona të qytetërimeve të mirëfillta e të larta, për ekzistencën dhe parësinë e të cilave ka prova të bollshme dhe të gjithëpranuara nga bota shkencore, si në rastin e lidhjeve të mundshme me qytetërimin e Lindjes së Afërt antike, qytetërimin e parë të mirëfilltë në botë - atë shumer. Nisur nga këto konsiderata themelore, do të përpiqem t’ju paraqes argumente historike dhe gjuhësore që mbështesin tezën e vijimësisë: Hyrje: Vinça vs shumer-Ki.e.ngir. Pellazgët janë popullsia më e lashtë e rajonit tonë, që përmendet në shkrimet e autorëve të asaj kohe, prandaj përpjekja për të

E martë 20 nëntor 2012 •

A duhet ta besojmë se shqipja u shkrua 5000 vjet më parë?

Ndërkohë që materiali arkeologjik i gjetur në Lindjen e Afërt, i pakrahasueshëm për nga sasia (mbi 700.000 pllaka në kunjiform pa llogaritur mbishkrimet e ndryshme dhe vulat cilindrike) e veçanërisht për nga cilësia tepër e lartë, e bën të padiskutueshme tani për tani tezën se shumerët ishin qendra e qytetërimit të lashtë më cilësor të njohur deri sot. Finesa, përpunimi, konceptimi, kompleksiteti, ndërlikimi dhe shpesh edhe cilësia e realizimit të shkrimit kunjiform dhe objekteve të tjera na flasin për nivelin e lartë të qytetërimit që e përdori atë vërtetuar prejardhjen tonë pellazge është e natyrshme. Në kushtet e një materiali shkrimor të pamjaftueshëm, që pasqyron edhe situatën në lashtësi, kur ata që dinin të shkruanin e lexonin përbënin veç 1% të popullsisë, marrin rëndësi simbolet, emblemat, heraldika, e po ashtu emrat e gojëdhënat. Gjuha e simboleve ikonografike dhe emblemave, si një trashëgimi reale e bindëse, ashtu si etimologjia e mbështetur në të dhëna historike dhe gjuhësore e emrave të lashtë, duket të përbëjë drejtimin bazë studimor në ndriçimin e kulturës pellazge. E nëse kërkojmë të dimë për pellazgët, pyetja e parë që kërkon përgjigje është ajo mbi prejardhjen e tyre. Analiza historikogjuhësore të termit “pelasg” na tregon se pellazgët mund të jenë ura lidhëse historike mes shumerëve e shqiptarëve. Ky term në literaturë gjendet kryesisht në tre forma: pelasg/pelasgji, pelarg, pelashti. Duke pasur parasysh

migrimet e ndryshme të popujve antikë mund të themi se të dhënat historiko epike që kemi për pellazgët si popull i ardhur nga vendet e Lindjes së Afërt antike gjatë dyndjeve proto-indoeuropiane të fundit të mijëvjeçarit të tretë (25002000 pr.k), rivërtetohen me anë të zbërthimit etimologjik të vetë këtij termi, të të tria formave të tij. Emrat e lashtë na tregojnë historinë. Pellazgët përmenden për herë të parë në veprat e Homerit “Iliada” e “Odis-

eja” e më pas nga historianët e lashtë Herodoti, Asius i Samosit, Pauzania, por veçanërisht nga Straboni. Shkrimet e tyre na dëshmojnë se pellazgët gjendeshin këtu para ardhjes së grekëve, pra që përpara 1.300 pr.K, dhe të dhënat tregojnë se grekët gjetën aty një kulturë plotësisht të zhvilluar, e cila duhet ta ketë arritur kulmin e parë të saj që nga fillimi i mijëvjeçarit të dytë pr.K. (Demiraj, 28). Nga ana tjetër, zona e Ballkanit dëshmohet

të ketë qenë e banuar që prej neolitit, mbi 6.000 vjet pr.K. Studiuesit kanë mendime të ndryshme lidhur me zanafillën indoeuropiane (pas 1500 pr.K.), paraindoeuropiane (të prejardhur nga vendet e LAA), ose plotësisht autoktone të Pellazgëve. 1. Prejardhja IE e tyre gjen lidhje në qenien IE të shqipesm duke nënkuptuar vijimësinë tonë nga pellazgët, por u jep këtyre një autoktoni relative, si popujt e tjerë europianë. 2. Prejardhja nga LAA, duke pasur parasysh lidhjet gjuhësore mes shqipes e shumerishtes (Shuke, 2010), të dhënat nga historianët e lashtësisë, si edhe etimologjinë e vetë termit “pellazg” apo studimet e Paul Kretchmer për ta (gjuha PIE në LAA, me dyndjen pas 2500 pr.K) na del si një mundësi reale dhe mjaft e argumentuar, e cila mund të na çojë në sqarimin dhe zgjidhjen e shumë nyjave që hasen deri sot në zbulimin e historisë së rajonit tonë. 3. Autoktonia e plotë gjen mbështetje arkeologjike si zonë e banuar që nga neoliti, por nuk na jep të dhëna të rëndësishme për gjuhën, pasi shkrimet më të vjetra të gjetura, që i përkasin kulturës së Vinçës, janë tepër të pakta, jo cilësore dhe të padeshiruara bindshëm deri sot, pra nuk provojnë një qytetërim të lartë krahasuar me kulturën e LAA. Shenja e parë e një migrimi dhe e ngulimit në një vend tjetër do të ishte theme-

limi aty i qendrave të kultit. Themelimi i Dodonës (Di. tan.a) pellazgjike, datohet njëherazi me fundin e kulturës shumere 2200 pr.K. (Dh. Pilika, 156- Mijvj.III) Tezën e prejardhjes nga LAA e mbështet etimologjia e Dodonës = Di.Tana dhe e emrave të fiseve rreth Dodonës së supozuar në Tomorr apo Këlcyrë, Paravejt-Para.vajtët, të vajturit e parë; Atintanët-A. din.tan; Tomaros-Të.mirë-Di. mirë, të nxjera përmes leximit të shenjës së Zotit si Di.Mirë nga gjuha shumere. Gjithashtu prejardhja nga LAA mund të sqarojë etimologjikisht PSE, Danaosi kërkoi ndryshimin e emrit të pellazgëve në Danej. Sepse: Danaos = Din.a.os = Di.mir = “Hyjnor”; Dodona = Di.don.a = Di. Tan.a = Di.ngir.a pellazgjike. Pra, kuptojmë se Danaosi kërkoi tu kthejë Pellazgëve emrin e parë, origjinal, si Di.Mirë, Di.Ngirë nga Dheu i Lashtë, nga Toka e Begatë, nga Kia/ Gea e Lashtë, nga Ki.e.nginjur = Ki.e.ngir, Dheu me Shum. Ara, Shinari biblik, vendi i atyre që “ki.Shinar.a”, i ArBër. ësve, që sollën artin e bujkut në Ballkan, e që më pas u mbiquajtën Arbër. Vinça vs Shumer-Ki.e.ngir Kapja pas kulturës së Vinçës, nga një pjesë studiuesish dhe të pasionuarish me çështjen e autoktonisë së plotë të pellazgëve është e gabuar dhe aspak pragmatike. Pretendohet se shkrimet apo më saktë simbolet e kulturës së Vinçës paraqesin alfa-


dossier • E martë 20 nëntor 2012

»

17

Shumer – pellasg – ilir/Epirot – arbër – shqiptar: 1. Vijimësia gjuhësore – krahasimi i shumerishtes me shqipen me ndërmjetësinë e anglishtes. 2. Etimologjia semantiko-aglutinative e etnonimit PELASGJI/PELARG/PELASHT. 3. Ardhja e pellazgëve në Ballkan, - fundi i kulturës shumere dhe dyndjet nga Mesopotamia. 4. Themelimi i Dodonës (Di.tan.a) pellazgjike, njëherazi me fundin e kulturës shumere 2200 pr.K. 5. Lufta e Trojës, a ishte ajo kundër dyndjeve doriane nga Kanania e ndoshta Egjipti? 6. Etimologjia e emrave të fiseve rreth Dodonës, paravejt e atintanët. Këlcyra vs Tomorri. 7. Vijimësia në emërtimet astronomike të trupave të sistemit diellor (epika e krijimit). 8. Vijimësia gjuhësore përmes simbolit kryesor të përdorur për konceptin Zot – AN/ Shar/ Di.ngir. 9. Analiza kuptimore e stilizimeve të ndryshme të shenjës së zotit AN, në kulturën fetare, në etnografi, në arkitekturë, mozaikë, numizmatikë, heraldikë etj. “Dilli i gjyshave”, “Dilli Hatti-t”. 10. Vijimësia e simbolit të zotit kryesor AN / Shar të panteonit shumer, në heraldikën iliro-epirote. 11. Vijimësia e simbolit të AN e Dashit tek Aleksandri e Pirroja, lidhja me poz. e Zodiakut (Zoti.ak). 12. Vijimësia e simbolit AN në heraldikën arbërore - emblema e Skënderbeut.

Piktografike.

13. Vijimësia në epikën e Mujit dhe Halilit të zotave kryesorë shumerë: E.A – E.U – Muji, Enlil – Halil 14. Vijimësia në emra zotash dhe shoqërizime të tyre: Ninurta – Nji i Urtë - ensigal, Nana – Hëna. 15. Vijimësia në etimologjinë e termave-fjali dhe citime më të gjata (mul, ul.shu) nga Planeti i 12-të. 16. Vijimësia në emërtimet e Dheut të Lashtë: Ki.e.ngir–KiShum.eru/ara-KiShin.ar, Ki.uri–Asur/Asiri 17. Vijimësia nëpërmjet etimologjisë së disa termave bujqësorë: Bujk, Arë, Bel, Lum/llum, Ujë, 18. Shi(sh.A.hAti), Korr, Drapër-t’rrjep-reap, Shum.Kesh.Ni.mbar=Mullar, Ni.Nda.Bu(k) 19. Vijimësia në toponimi, kontinente, emra qytetesh, tempujsh, lumenj, etj. (Azi, Afrikë-Kurnugia) 20. Vijimësia në onomastikë, Etana, Gilgamish, bUrdNamu – bur-me-nam, Murashi, etj. 21. Vijimësia në termat muaj (fillestar) dhe vit (prejardh), formulat e shkrimit: vit, muaj, mbretërim 22. Numrat 1-Ni, 2-Du, 3-esh, 6-ash, 7-shata 23. Vijimësia në Tokë, Qiell, yll, det, zjarr, erë, ujë, -shumerisht, akad., hebr., sanskrit, hitite, etj. 24. Vijimësia në terma bazë në gjuhët shumere, akade, hebraishte vj., greke vj, latine, shqipe. 25. Vijimësia në folje të ndryshme dhe terma bazë: a/ ash, ha, gëlltit, gushë, pi, peshk, pus, lumë, (n)dar, bie, ra, ri, arë, mur, urë, ujë, shi, pil-bil-bir, am, at, mamia, nin/nan, ni, neri(niri), shal, varzë-farzë-munushman.ash tula-kulla-kala, apin/epinuum, barag/flamur, anije, nu/nug, kur, maru, etj. 26. Vijimësia në zbërthimet morfologjike të shqipes e shumerishtes me ndihmën e njëra-tjetrës. 27. Vijimësia në morfologji (fjali aglutinativitet) roli i “stabilizuesit” ‘a’; gjinore-pronore me “ak, ake”; kuptimi i “e2”-nyjës pronore, dhe prania e trajtës së shkurtër të shqipes në shumerisht, përdorimi (rënia) e A, S/Sh, K, në morfologjinë e termave të Shqipes.

betin më të vjetër në botë. (5.500 pr.K.). Kultura e Vinçës paraqet këto probleme: Historia e shkrimit na tregon se nuk është filluar drejtpërdrejt me alfabet, por nga shkrimi me rrokje (me parimin rebus) e shumë më pas ka kaluar në alfabetik. Datimi i atyre pak/vetëm tri pllakave të baltës në Rumani nuk është bërë drejtpërdrejt, pra është i pasaktë, i pasigurt. Mbi 85% e mbishkri-

meve të kulturës së Vinçës përbëhen prej një simboli të vetëm, pra nuk mund të quhen shkrime. Zhvillimi i kësaj kulture bie/humbet pas 3500 pr.K. Nuk janë gjetur deri sot format zanafillore të këtij shkrimi, apo vijimësia e “logjikshme” nga vizatimet e objekteve apo shenjave më abstrakte për to (që bëhen të nevojshme për administrim në një qytetërim), deri tek ky “alfabet”.

Vijimësia kulturore? Nuk njihen qytetërime të mirëfillta europiane në atë periudhë. Ai alfabet përmban edhe shenjën e Shar si svastika, si edhe disa të tjera në forma afër asaj të kryqit, por materialet mbishkrimore janë të pakta dhe 85% me vetëm një shenjë, e për këtë arsye të padeshifrueshme bindshëm, për rrjedhojë edhe leximi i kësaj shenje nuk rezulton, ndërkohë që kultura shumere (Ki.e.ngir-Ki.uri) ka të dhëna të pafundme e të integruara bindshëm dhe që shpjegohen e lidhen qartë edhe përmes gjuhës shqipe. Megjithatë, problemi bazë i kulturës Vinca-Turdas është datimi i dyshimtë, niveli i saj më i ulët, i pakrahasueshëm me kulturën shumere. Pra, nga ana pragmatike, edhe për arsyen politike të qenies nën “zotërimin” sllav ajo nuk duhet të na interesojë si shtyllë e identitetit shqiptar. Këtë na thotë edhe emblema e Skënderbeut me shenjën e Zotit AN mbi shqiponjën dykrenore, në të dyja format e saj të yllit me tetë dhe gjashtë cepa, të vendosur saktë kronologjikisht. Sipër: Ylli i AN/Shar/Di.mir; poshtë: Ylli i Davidit. Nga ana tjetër, për kulturën e lartë shumere përpjekja dhe marrëveshja e heshtur mes studiuesve botërorë (mainstream) është që ta lënë në piedestalin e saj, të palidhur me asnjë kulturë të afërt apo të largët gjeografikisht, dhe ky është fati ynë.

28. Gjetjet e fjalive në listën e Mbretërve shumerë, Eger a maru, ban urata – bash.u.ben. 29. Gjetjet në proverbat dhe poezitë shumere, bir, s’ka gale, dam, zamar, prush, dishprim, ra, ri 30. Vijimësia etimologjike e termave nga shumerishtja apo shqipja në anglisht e italisht - burim i njëjtë dhe degëzim sinonimesh. 31. Postulati i Falkenstejn për termat “jetë” e “shigjetë”: shqipja, gjuha për të cilën u krijua shkrimi kunjiform, i cili u shfaq i plotë strukturalisht që në fillim, dhe paraqiste fonetizim të lartë.

E mirëkuptoj dëshirën e disave për të qenë patjetër autoktonë mundësisht që para 13000 vjetësh, por popujt kanë lëvizur në kërkim të kushteve më të mira e ne s’mund të mburremi me ngeljen në një vend, kur mund të mburremi si pasardhës të një kulture aq të lartë si ajo shumero-babilonase, e cila është në rrënjët tona dhe gjuha jonë, themeli i kombit,

na tregon se gjithë lashtësia me shumerët, babilonasit, hititët, hindusët, e madje dhe hebrenjtë e vjetër, grekët e vjetër e më tej, është bazuar në këtë gjuhë hyjnore. Nga ana tjetër, me nivelin e sotëm të zbulimeve arkeologjike në zonën e Ballkanit, sipas prof. Sh. Demiraj në “Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët”-f. 27, nuk mund të nxirren përfundime

shkencore shteruese për shkak të materialeve tepër të pakta e sporadike që kemi në dispozicion dhe për mendimet tepër të lëkundura e të kundërta të studiuesve për to. Ndërkohë që materiali arkeologjik i gjetur në Lindjen e Afërt, i pakrahasueshëm për nga sasia (mbi 700.000 pllaka në kunjiform pa llogaritur mbishkrimet e ndryshme dhe vulat cilindrike) e veçanërisht për nga cilësia tepër e lartë, e bën të padiskutueshme tani për tani tezën se shumerët ishin qendra e qytetërimit të lashtë më cilësor të njohur deri sot. Finesa, përpunimi, konceptimi, kompleksiteti, ndërlikimi dhe shpesh edhe cilësia e realizimit të shkrimit kunjiform dhe objekteve të tjera na flasin për nivelin e lartë të qytetërimit që e përdori atë. Madje edhe sasia e informacionit është mjaft më e ngjeshur në kunjiform krahasuar me tërë shkrimet e mëvonshme, përfshirë alfabetin tonë latin. Në vijim do të thellohemi në secilin argument të vijimësisë mes shumero-pellazgëve dhe shqiptarëve të sotëm, ashtu siç janë përmendur në listën e dhënë në fillim të këtij shkrimi. (vijon)


18

« dossier

Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar) Pyetje: Na tregoni biografinë tuaj. Përgjigje: Unë Fatrija në vitin 1943 kam vazhdue shkollën fillore në katundin Kërçisht deri në vitin 1949. Nga 1949 më kanë internuar për mixhën tem që ishte në arrati, së bashku me familjen si nënë Hilmijen, vëllezërit që të tre, Avni Agollin, Agim Agollin dhe Jashar Agollin, por edhe nusja e mixhës, Zeqire Agolli dhe fëmijët e saj, Nezajet Agolli, Luftani dhe Lami Agolli. Në internim unë Fatrija kam qëndruar një vit e gjysmë bashkë me motrën teme që është e martuar te Kurjani në Roskovec të rrethit të Fierit, ku në këtë kohë unë Fatrija shkova në qytetin e Shkodrës për të gjetur punë dhe gjeta punë në N.I.Sh. fabrika e enëve. Këtu qëndrova tre vjet në punë, deri në muajin gusht të vitit 1953. Për arsye se familja në këtë kohë ishte liruar nga internimi, që prej këtij muaji kemi shkuar së bashku në Tiranë me punë në N.I.Sh. Tulla deri sa na zuri ligji i largimit të qeverisë mbi njerëzit e prekur që ndodheshin në Tiranë. U larguam edhe ne së bashku me familjen dhe erdhëm në shtëpinë tonë në katundin Kërçisht në muajin mars 1956, ku jemi marrë me punë shtëpijake derisa u arratisëm më datën 18.IX1956. Por më përpara se të arratiseshim, vëllai i madh, Avniu, ka qenë me punë në minierën e kromit në Bulqizë. Gjatë kohës së Luftës nacionalçlirimtare kam qenë e vogël dhe nuk kam marrë pjesë në asnjë operacion, ndërsa familja ime ka marrë pjesë aktive me okupatorin, duke ndihmuar moralisht dhe materialisht, po kështu edhe gjatë Legalitetit dhe Ballit Kombëtar babai im ka qenë komandant, por se çfarë komandanti unë nuk e di, ku ka luftuar kundër partizanëve së bashku me gjermanët, por në kohën e Italisë ka qenë internuar në Itali, ku ka ndenjur katër vjet, porse vitet e internimit dhe të kthimit nuk i mbaj mend se kur, se kam qenë e vogël në atë kohë. Po të njëjtin qëndrim ka pasë edhe mixha im, Ferik Agolli, ndërsa vëllezërit, motra e nëna nuk kanë marrë pjesë në okupacion, as edhe me Ballin Kombëtar, por janë marrë me punët e shtëpisë. Pyetje: Na tregoni rrethin shoqëror. Përgjigje: Unë kam rreth shoqëror si kushërinjtë në katund si Muharr Agollin, Mufit Agollin, Nazmi Agollin, dajat Enver Kodra i cili banon në Dibër të Madhe të Jugosllavisë, hallat e mija Hudije Shemsiu, Dane Markja dhe Nazmije Lleshi me banim në Jugosllavi, Naze Ndreu, hallë në katundin Sllovë të Peshkopisë dhe burrin e motrës, Haziz Kurjani, që janë të prekur nga reformat e pushtetit popullor dhe Ndrejtë që të gjithë në internim “shpërngulur nga ana e Qeverisë” në vitin 1951. Në qytetin e Vlorës arsyeja e internimit dhe të shpërnguljes ka qenë se janë të prekur nga pushteti popullor dhe nga ana tjetër se Cen Elezi së bashku me dy djemtë e tij është në arrati jashtë shtetit, emrin nuk e di se çfarë quhet. Të tjerët nuk janë të prekur nga reformat dhe nuk kanë qenë as me Zogun, as me Italinë fashiste, as me gjermanët, por janë marrë me punë shtëpie e bujqësi pranë familjes së tyre. Pyetje: A jeni të prekur nga reformat e pushtetit dhe për çfarë? Përgjigje: Ne jemi të prekur nga pushteti popullor, na kanë marrë krejt tokën, shtëpitë dhe gjithë pasurinë e shtëpisë si bagëtitë e imta e të trasha si lopë, qe e tjera, për të cilën nuk e di se sa kanë qenë si numër por mbas ardhjes prej internimit, megjithëse shtëpitë na ishin shtetëzuar nga pushteti dhe i ishin dhënë një katundari, shkuam në pushtet për të na gjetur strehim dhe na dhanë dy dhomat që kemi pasë tonat më përpara ku banonim deri në atë ditë që u arratisëm jashtë shtetit. Pyetje: Na trego veprimtarinë tënde armiqësore. Përgjigje: Unë Fatrija nuk kam bërë tjetër armiqësi karshi pushtetit popullor, përveç armiqësisë që kam bërë kohët e fundit duke tradhtuar atdheun dhe u arratisa jashtë shtetit. Kjo është tradhti për të tanë, prandaj tjetër nuk di që të kem bërë ndonjë tradhti ose veprimtari armiqësore kundrejt atdheut. Pyetje: Cila është rruga që ndoqët për të kaluar kufirin? Përgjigje: Rruga jonë për të kaluar kufirin ka

E martë 20 nëntor 2012 •

Arratisja, rrëfimi: Ja si ua dorëzoi komunistëve shteti jugosllav familjen Agolli nga fshatarët, se kishim frikë se mos kallëzonin në pushtet dhe na kapnin. Pyetje: Kush ju ndihmoi për të kaluar kufirin? Përgjigje: Nuk na ka ndihmuar asnjë për të kaluar kufirin përveçse vetvetes tonë se në radhë të parë nuk kishim besim dhe nga ana tjetër, unë Fatrija kam qenë qysh në kohën e gjermanëve në mal se kemi stanin tonë të bagëtive ku kisha ndenjtë rreth dhjetë ditë. Edhe vëllai im i madhi, Avniu i dinte mirë rrugët dhe vendin në kufi dhe, nga ana tjetër, shkuam për të bërë dru gjoja dhe njëkohësisht për të kontrolluar vendin afër kufirit nëse do të kishte ushtarë nga të kufirit ose jo, edhe kur vajtëm në afërsi të kufirit, dhjetë – njëzet metra larg, ndenjëm gati një orë, që vështruam dhe kontrolluam kufirin nëse kishte ushtarë. Gjatë kësaj kohe nuk pamë ushtarë afër kufirit dhe kështu kaluam. Përpara se të niseshim nga fshati për në mal, gjoja për të bërë dru kanë qenë edhe disa fshatarë nga katundi Kërçisht. Edhe këta shkonin për të bërë dru. Po në këtë kohë kur ne kaluam kufirin e ata ndodheshin larg nesh dy-treqind metra. Kështu për shembull ishte Samet Kola nga katundi Kërçisht, me banim në shtëpinë tonë se ia ka dhënë pushteti; Etem Xholja nga katundi Kërçisht Nexhmedin Agolli, i cili është i fisit tonë dhe nga katundi Kërçisht si dhe katundarë të tjerë të cilëve nuk ua di emrat. Pyetje: na tregoni se çfarë keni biseduar me fshatarët rrugës për në mal. Përgjigje: Unë Fatrija kam biseduar me fshatarët e sipërm gjatë udhëtimit se po shkonim për dru, lidhur me bukën që akoma nuk kishim ngrënë, biseda lidhur me drutë dhe se ku do të rrimë, kurse për tjetër gjë nuk kemi biseduar e nuk u kemi thënë për arratisjen se kishim frikë se mos ata tregonin. Pyetje: Me cilin keni biseduar për t’u arratisur jashtë shtetit? Përgjigje: Unë Fatrija nuk kam biseduar me asnjeri për t’u arratisur jashtë shtetit përveçse me vëllezërit dhe kushërinën që kam përmendur më sipër, prandaj s’kam ç’të them tjetër për këtë. E pandehura Hetuesi (Fatrije Agolli) Toger (Hajri Dragoti) Mora në pyetje të quajturën Fatrije Agolli nga katundi Kërçisht

qenë që na erdhi shkresa nga pushteti që nuk na jepet toka, mbasi kishim bërë kërkesë për të na dhënë tokë dhe kjo nuk na u dha. Në këtë rast biseduam që të gjithë, duke thënë se do të kalojmë kufirin për t’u arratisur si unë Fatrija, Avniu, Agimi, Jashari dhe Nezajetja. Këto bisedime dhe përgatitja kanë qenë përpara tre ditësh që kemi biseduar herë në shtëpi dhe herë në bahçe. Në fillim u nisëm për të bërë dru në malin e Kërçishtit të Poshtëm, që në rast se do të shikonim ushtarë nga të kufirit, nuk do të kalonim, por do të ktheheshim përsëri duke bërë dru. Në rast se nuk do të shikonim ushtarë në kufi, do të kalonim kufirin dhe shkuam në malin e sipërm e pamë që nuk kishte ushtarë nga të kufirit. Atje u ulëm për të ngrënë bukë dhe, si hëngrëm bukë, kaluam kufirin rreth orës 6-7 të mëngjesit të datës 18.IX.1956. Por familja tjetër që ngeli në shtëpi nuk dinte gjë për arratisjen, mbasi nuk i kallëzuam, për faktin se mendonim për të tjerët që do t’i merrte Qeveria dhe do t’i çonte në Lushnjë ose në ndonjë vend tjetër dhe do të shpëtonim e nuk do të vuanim për të ngrënë sikundër po vuanim të gjithë. Me asnjë tjetër nuk kemi biseduar për të kaluar kufirin, mbasi nuk kishim besim që të bisedonim me të tjerë njerëz si nga të afërmit tanë ose ndonjë tjetër

Pyetje: Si e keni shikuar pushtetin popullor? Përgjigje: Unë Fatrija pushtetin e kam shikuar mirë, porse nga pushteti kemi qenë të prekur nga reformat e ndryshme sikundër që e kam shpjeguar edhe më sipër, se neve na është marrë pasuria e gjithë dhe nga ana tjetër kemi qenë të internuar familjarisht; babai i burgosur me burgim të përjetshëm, mixha i arratisur jashtë shtetit; kohët e fundit kemi ngelur pa punë. Pyetje: Na tregoni shkaqet e arratisjes. Përgjigje: Shkaqet e arratisjes jashtë shtetit kanë qenë se nuk kishim bukë dhe aq më tepër se pushteti nuk na e dha tokën që kishim pasur më përpara dhe na kthyen përgjigje se nuk ju jepet toka. Ne ndërkohë biseduam së bashku me vëllezërit dhe u arratisëm, duke tradhtuar atdheun. Pyetje: Si e organizuat arratisjen? Përgjigje: Arratisjen ne e kemi organizuar në këtë mënyrë duke menduar dy-tre ditë më përpara me vëllezërit e duke thënë se do të arratisemi jashtë shtetit, se nuk rrojmë dot këtu se po vuajmë për bukë. Ditën e fundit që erdhi vëllai që punonte në Bulqizë kishte marrë tre ditë leje dhe gjatë këtyre ditëve ne kemi biseduar për këtë veprim derisa u arratisëm më datë 18.IX.1956. Pyetje: Kush është iniciatori i arratisjes? Përgjigje: Iniciatori i arratisjes në fillim ka qenë Avniu vëllai më i madh, për faktin se kur


dossier • E martë 20 nëntor 2012

shkova unë në bahçe ku ishin duke biseduar për të marrë rrugën për t’u arratisur në Jugosllavi, u thashë se edhe unë do të mbytem atje ku do të mbyteni edhe ju. Kam vajtur me vonesë gati një orë, nuk e mbaj mend mirë orën se sa ka qenë ekzaktësisht, por mund të ketë qenë rreth orës 4-5 e mbasdites dhe ku qëndruam një orë e gjysmë duke biseduar në bahçe. Me këtë rast unë Fatrija e pyeta Avniun se ku do të shkonim dhe ai më tha se do shkonim te hallat që kemi në Dibër të Madhe të Jugosllavisë, të cilat quhen Dane Marku dhe Udije Shemsiu ku njëra ndodhet në Dibër të Madhe e tjetra në katundin Bomovë të Jugosllavisë. Ndërsa për rrugën se nga do të shkonim biseduam që të gjithë se do të shkojmë malit gjoja se do të vemi për dru, por thamë që të mos i kallëzojmë nënës kur do të shkojmë mbasi ajo nuk na linte të shkonim e të arratiseshim. Në mëngjesin e datës 18.IX.956 ora 5 e mëngjesit, pa u zbardhur mirë drita, u nisëm duke marrë me vete bukë, sëpatë, litarë me qëllim që të mos na kuptonin të tjerët. Kur dolëm nga shtëpia, nënën e lamë në gjumë bashkë me të tjerët. Nga shtëpia dola unë e para, Fatrija, dhe të tjerët më pas e morëm rrugën për nga mali që kishim biseduar ditë më parë. Por edhe rrugës herë shkoja unë përpara, herë Avniu e herë Nezajeti e të tjerët. Kur kaluam kufirin e kaluam së bashku dorë për dorë sepse kishte bar dhe rrëshqisnim, derisa hymë në Jugosllavi. Pyetje: Si e në ç’mënyrë e konsideroni fajësinë tuaj? Përgjigje: Unë Fatrija e konsideroj fajin tradhti që kam bërë karshi atdheut qëkur u arratisa jashtë shtetit, veçse kërkoj mëshirë nga pushteti popullor. Pyetje: Pse u kthyet në Shqipëri? Përgjigje: Ne nuk deshëm të na kthenin, por na kthyen e na dorëzuan në postën shqiptare me makinë jugosllavët. Pyetje: Na thoni, e pandehur, nëse ka pasë dijeni nëna juaj për arratisjen tuaj dhe çfarë ju ka thënë. Përgjigje: Unë i kam thënë nënës dy-tre ditë më përpara se do të arratisemi për në Jugosllavi te hallat. Nëna më tha: ”Jo, dua që të vdesim së bashku këtu”. Edhe natën e fundit që do të shkonim, i thashë dhe ajo më tha po të njëjtën gjë të ditëve të mëparshme dhe unë nuk bëra shamatë se e pashë që nuk donte të arratiseshim, por ne, së bashku me vëllezërit u ngritëm në mëngjes të datës 18.IX.1956 dhe shkuam, duke e lënë në gjumë nënën sikundër që kam shpjeguar më sipër. Procesi, mbasi m’u lexuan të thënat e mia, janë ashtu sikundër kam thënë më gojën time, prandaj e firmos me firmën time.

E ndaluara në arrest Hetuesi (Fatrije Agolli) Toger (Hajri Dragori) VENDIM (Mbi njoftimin e akuzës) ...................... VENDOSA Që Fatrije Agollin ta marr si të pandehur duke e akuzuar për kryerjen e fajeve të parashikuara dhe të ndëshkuara nga neni 64-10 i Kodit Penal të Rep. Pop. Të Shqipërisë. Këtë vendim t’ia njoftoj të akuzuarës duke marrë edhe firmën e saj. Hetuesi Togeri (Hajri Dragoti) Akuza m’u njoftua më datën 29.IX.1956 E pandehura (Fatrije Agolli) Nezajete Agolli VENDIM (Mbi fillimin e çështjes penale) ................ VENDOSA Fillimin e çështjes penale kundër Nezajete Ferik Agollit, për krime të parashikuara nga neni 64-10 i K.P. të Republikës Popullore të Shqipërisë. Hetuesi Kap. II. (Sami Kamberi) Aprovohet Kryetari i Degës së Hetuesisë së M.P. Brendshme Kolonel (Nevzat Haznedari) VENDIM (Arresti) .................... VENDOSA Nezajete Ferik Agollin, banuese në katundin Kërçisht i poshtëm të rrethit Peshkopi, ta arrestoj dhe t’i bëj kontrollin në banesë. Punëtori operativ i Degës P.

Brendshme Kapiten II (Sami Kamberi) Pëlqehet Kryetari i Degës P. Brendshme Major (Muhedin Kërxhalliu) PROCES VERBAL I pyetjes së të pandehurit Qyteti Peshkopi Datë 28.9.1956 Unë hetuesi i Degës së P. Brendshme Peshkopi, toger Muharrem meta, marr në pyetje të ndaluarën në arrest Nezajet Agollin si të pandehur, duke respektuar nenet 10-64-10 të

»

19

Kodit të procedurës Penale. 1) Emri Mbiemri - Nezajet Agollin 2) Emri i babës - Ferik. Emri i nënës - Zeqije 3) Viti dhe muaji i lindjes - Janar viti 1939 4) Vendi i lindjes - Në katundin Kërçisht i Poshtëm Lek. Maqellarë 5) Kombësia - Shqiptare 6) Shtetësia - Shqiptare 7) Origjina shoqërore- Shtresë e mesme fshatare 8) Gjendja familjare - (Ka në ngarkim apo jo të mitur ose të paaftë në punë) Nuk kam njeri në ngarkim 9) Arsimi dhe specialiteti - (Çfarë shkolle ka mbaruar, ku dhe kur) - Kam mbaruar 4 klasë fillore në Kërçisht dhe 7-vjeçaren në internim në Tepelenë 10) A është anëtar Partie ose jo (Në qoftë se është A.P. të tregohet stazhi, nr. i triskës së Partisë, në cilën organizatë bën pjesë - Nuk jam anëtare e Partisë dhe as anëtare e Rinisë. 11) Profesioni i të pandehurit: a) Para dhe gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare b) Në kohën e tanishme - Në kohën e luftës kam qenë fëmijë, në kohën e luftës shtëpiake 12) A ka qenë dekoruar me urdhra dhe medalje - Nuk kam urdhra as medalje 13) A ka kryer shërbim ushtarak - Jo 14) A është gjykuar e dënuar (Në rast se po: kur dhe nga cili gjyq, në bazë të cilit nen K.P. masa e dënimit dhe a e vuajti dënimin) Nuk kam qenë dënuar e as proceduar ndonjëherë, por në vitin 1949 jam internuar nga qeveria në Tepelenë, për arsye unë babain tim, Ferikun, e kisha në Jugosllavi. Atje kam qëndruar deri në shtator të vitit 1953 15) Qëndrimi politik gjatë Luftës Nac. Çlirimtare Unë në këtë kohë kam qenë n ë moshë të vogël 16) Vendbanimi i përhershëm (Adresa e plotë). Nr. i shtëpisë, dhomës, nr. i telefonit - Në katundin Kërçisht i Poshtëm të lokalitetit Maqellarë të rrethit të Peshkopisë 17) Letër-njoftimi (Nr. kur dhe kujt i është dhënë) - Me pasaportë jam pajisur në vitin 1955 nga Drejtoria e Qarkut Tiranë, rajoni nr. 2. E pandehura (Nezajet Agolli)

Hetuesi Toger (Muharrem Meta)

Pyetje: Tregoni, e pandehura Nezajete biografinë tuaj. Përgjigje: Në vitin 1946 unë kam fillue shkollën fillore në katundin Kërçisht, të cilën e mbarova në vitin 1950 dhe në vitin 1953 kam mbarue shkollën shtatëvjeçare në Tepelenë, kohë në të cilën isha e internuar. Në vitin 1949 jam internue familjarisht në Tepelenë. Në internim kemi qenë për arsye se kishim babën tim, Ferik Maliqin, të dënuar qysh në vitin 1944 në Jugosllavi, për arsye se ka bërë krime. Në shtator të vitit 1953 u lirova nga internimi dhe erdha në Tiranë, te ha;lla ime Barije Hamiti në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë. Aty kam qëndrue dy net dhe mbasandaj u futa në punë në repartin e pllakave në ndërmarrjen “21 Dhjetori”. Aty punoja si punëtore. Këtu kam qëndrue tre muaj dhe mbasandaj kam shkue në NISH Tulla Stabilimenti nr. 1 Tiranë. Këtu kam qëndrue si punëtore dy vjet e tre muaj. Nga aty jam largue për arsye se nuk kishte strehim. Në maj të vitit 1956 kemi ardhë në katundin Kërçisht dhe këtu kemi qëndrue katër muaj e gjysmë. Baba i jem, Feriku, dhe mixha jem, ALiu kanë qenë me armë dhe ishin me gjermanët kundër Partisë. Baba i jem ka qenë i veshur me uniformë dhe kam dëgjue nga familja se ka pasë gradën kapiten me gjermanët, ndërsa xhaxhai jem, Aliu, ka qenë civil me armë. Ne kemi qenë në internim në Tepelenë: Unë Nezajetja, nana Zeqije, motra Luftanije, vëllai Elamiu, Ilmija, nana e Avniut, kushërina Hikeja, kushërini Avniu, kushërina Fatrije, Agimi dhe Jashari. Unë gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare kam qenë në moshë të vogël, ndërsa familja jeme është marrë me punë bujqësije pranë familjes në katundin Kërçisht. Ndërsa babai dhe axha në kohën e Italisë kanë qenë të internue në Itali për tre vjet. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Kluturë

E martë 20 nëntor 2012 •

Lutjet e Nënë Terezës në Opera Një mbrëmje artistiko-kulturore dhe një shfaqje, ka sjellë në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit fjalët e Nënë Terezës. “Lutem për vendin tim”, titullohet albumi me fotot dhe lutje në shqip të Nënë Terezës, i cili është promovuar dje në mbrëmje, në një aktivitet të sjellë në kuadrin e festimeve të 100-vjetori të Pavarësisë.

Premiera e “Twilight Breaking Dawn 2”

Dokumente të rralla nga arkivat britanike ekspozohen në Tiranë

J

anë dokumente të rralla historike të grumbulluar nga studiues shqiptarë në Arkivat e Mbretërisë së Bashkuar, të cilët do të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për hapjen e kësaj ekspozite. Në përputhje me bisedën e zhvilluar për këtë ekspozitë ndërmjet dy ministrave të Jashtëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Enver Hoxhaj dhe Edmond Panariti, në konferencën e përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtar të pavarësisë, është rënë dakord që ekspozita e rrallë të hapet fillimisht në Tiranë. Koleksioni i artefakteve të rralla, të cilat do të ekspozohen, përbëhet nga harta të vjetra, artikuj të rëndësishëm të gazetave, dokumente të rralla dhe nota diplomatike të legatave të ndryshme, të cilat janë gjetur nga studiuesit në arkivat e Londrës. Artefaktet në fjalë janë dokumente të paekspozuara më parë për publikun shqiptar dhe pritet të zgjojnë interesimin e studiuesve dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ekspozita e përbashkët vjen në kuadër të festimit të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

së Shqipërisë dhe ka për qëllim publikimin e të dhënave të rëndësishme historike rreth përpjekjeve të përbashkëta shumëvjeçare të të gjithë sh-

qiptarëve, për pavarësimin e shtetit shqiptar. Ky koleksion i veçantë i dokumenteve të rralla, do të ekspozohet edhe në Kosovë në fillim të vitit 2013.

Finalja epike e “Twilight Breaking Dawn 2” po vjen drejt projeksioneve të saj shqiptare. Sot shfaqet premierë në kinema në Tiranë, pjesa e fundit e sagës që ka rrëmbyer vëmendjen e miliona adoleshentëve dhe të rinjve në mbarë botën. Saga e dashurisë së pamundur, e pasionit romantik, e betejës mes vampirëve, njerëzve dhe ujqërve, është tashmë në kapitullin e saj të fundit të drejtuar nga regjisori i njohur Bill Condon.“Twilight Breaking Dawn – 2” shënon për Belën kalimin e vërtetë në moshë madhore: kohë në të cilën ajo mund të ndajë gjithçka me atë që do, dhe të jetë e zonja t’ia dalë mbanë vetë në të ardhmen. Bella dhe Eduard kanë kurorëzuar ëndrrën e tyre të dashurisë dhe janë në pritje të një fëmije. Por shtatzania duket mjaft ndryshe dhe vë në rrezik jetën e Belës. Ndërhyrja e Eduardit shpëton jetën e nënës, e cila e shndërruar në një vampire duhet të mësohet me mënyrën e re të jetesës bashkë me bashkëshortin dhe vajzën e saj, Renesmee. Por bindja nga ana e disa vampirëve se fëmija është i pavdekshëm dhe mund të rrezikojë ekzistencën e tyre, vë në rrezik fatin e familjes Cullen... Filmi sjell në ekranin e madh, treshen tashmë të kthyer në një mit, të aktorëve që u rritën bashkë me personazhet e tyre; Kristen Stewart, Robert Pattinson dhe Taylor Lautner. Sidomos dy të parët janë pritur me mjaft kërshëri nga media dhe publiku për vetë skandalin që përfshiu pak kohë më parë aktoren.

Rreth 540 vjet pasi u larguan nga toka shqiptare armët e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu janë rikthyer në kryeqytetin shqiptar. Në kushte të larta sigurie ato kanë ardhur më rrugë detare nga Bari në portin e Durrësit duke udhëtuar brenda një furgoni të posaçëm për transportin e veprave të artit dhe më pas kanë mbërritur në Muzeun Historik Kombëtar ku do të ekspozohen më 22 nëntor. Të mbyllura hermetikisht në kuti që sigurojnë klimën e përshtatshme dhe i ruajnë nga zjarri dhe uji, brenda muzeut janë transportuar dy shpatat, njëra prej të cilave ceremoniale, përkrenarja, një portret garvur i Skënderbeut dhe disa fleta kodeksesh. Drejtori i muzeut kombtëtar Luan Malltezi ka përshkruar edhe disa nga masat e sigurisë. “Ne kemi marr përsipër armët e Skënderbeut të vijnë në muze, të ekspozohen në vitrinë, nga pala austriake dhe merren po nga vitrina nga pala austriake. Objektet janë të mbyllura, të ven-

Por tapetet e premierave duket se e kanë lënë pas krizën e dyshes së aktorëve, të cilët në film janë të lidhur me një dashuri të përjetshme. Premiera, biletat e së cilës janë në parashitje, vjen pas një suksesi në arkëtimet amerikane, kur në javën e parë të projeksioneve mblodhi plot 141.3 milionë dollarë. Duke shtuar edhe arkëtimet në mbarë botën, pjesa e dytë e finales së sagës ka kapur shifrën e 340.9 milionë dollarë duke u renditur në krye të klasifikimit. Deri tani “Twilight Breaking Dawn 2” është filmi më i mirë i huaj në botë për nga arkëtimet e para.

Mbërrijnë në Tiranë armët e Skënderbeut

dosura nga ana e tyre. Ne garantojmë sigurinë e tyre, siç dihet muzeu është dhe në ruajtje nga Ministria e Brendshme 24 orë. Çdo pavijon i muzeut është i kontrolluar dhe nga mjetet që kemi ne, ka sistem sigurie sinjalizimi për çdo lloj ndërhyrje të brendshme në muze kur nuk ka punonjës. Ne kemi instaluar kamera që vëzhgojnë pavijonin ku vendosen armët e Skënderbeut”, tha Luan Malltezi, drejtor i MHK. Objektet që kanë mbërritur

nga Kunsthistorisches (Kunsthistorishes) Museum, do të qëndrojnë në këto kuti për 24 orë derisa të përshtaten me klimën. Më pas specialistët austriak do t’i vendosin ato në stendat prej xhami të dërguara posaçërisht nga Vjena. Këto objekte janë koleksionuar nga Muzeu i Historisë së Artit në Vjenë midis viteve 1588-1593 kur janë dorëzuar nga Arkiduka Ferdinand i Tirolit. Në Tiranë ato do të qëndrojnë një muaj e gjysmë.


Kulturë

• E martë 20 nëntor 2012

Sheshi i qytetit në të cilin një shekull më parë u shpall pavarësia e shtetit shqiptar, do të shndërrohet në arenë për “trojanët”. Katërshja e rock bendit të njohur kosovar “Troja”, ka përzgjedhur 28 nëntorin për të performuar në Vlorë. Me ftesë të Bashkisë së Vlorës, “Troja” për më shumë se një orë, do të performojë “live”, hitet që ka realizuar ndër vite. Por, sipas frontmenit të “Trojës”, Bujar Berisha, koncerti i cili i dedikohet 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nuk do të jetë i zakonshëm. “Do të jetë një lloj proteste”, ka thënë Berisha. Këngë si “Amaneti i Clownit”,

“Troja”,

»

21

koncert në Vlorë për 100-vjetorin e Pavarësisë

“Mbretëresha kohë”, “Nuk po muj ma” e “Jena na”, do të jenë vetëm disa nga “armët” me të cilat “Troja” do të protestojë në skenën e Vlorës. E kjo, për një arsye. “Shumë më shumë do të kishim mundur

të arrinim për 100 vjet shtet nëse njerëzit që kanë marrë përsipër të udhëheqin vendin do të vinin në rend të parë interesin kombëtar e në të dytin atë personal”, ka shpjeguar Berisha.

“Princesha Teutë”,

premierë në Teatrin e Komedisë

P

ër të tretin vit radhazi, aktorët e njohur Sh. Bebeti, S. Myzeqari, J. Marsi, sjellin një shfaqje premierë kushtuar fëmijëve me sëmundje onkologjike në Spitalin Pediatrik të Tiranës. Këtë herë shfaqja titullohet “Princesha Teutë” dhe do të shfaqet premierë në skenën e Teatrit të Komedisë mbrëmjen e nesërme. Në shfaqje do të jenë të pranishëm disa prej fëmijëve të sëmurë, por edhe fëmi-

jë nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Shfaqja bën fjalë për një mbret trim dhe të mençur, i cili udhëheq me drejtësi dhe urtësi. Një shtrigë e keqe dhe ziliqare, e cila e urren mbretin i bën magji vajzës së tij të vetme dhe e vendos në gjumë të përjetshëm. Mbreti i dëshpëruar përhap lajmin se kush do të arrijë ta zgjojë vajzën e tij do të martohet me të dhe kështu tre trima, një nga veriu, një nga jugu dhe një nga Shqipëria e Mesme tentojnë ta

zgjojnë. Shfaqja është tradicionale shqiptare sepse është plot me muzikë nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Kostumet e kukullave janë popullore nga gjithë Shqipëria dhe në dasmë flitet shumë për traditat tona. Qëllimi i producentes të shfaqjes, Monika Lubonja është “që të njihen fëmijët me traditën, kulturën, muzikën e zakonet tona. “T’u mësojnë atyre ç’është besa dhe si ta mbajnë atë, sa e bukur është muzika jonë popullore e qytetare, vallet tona e kostu-

Objektet historike, ekspozim nga koleksionistët e rinj Libra, gazeta të kohës, foto e pllaka gramafoni, të cilat kanë lidhje me vitet e shpalljes së Pavarësisë janë ekspozuar në një ekspozitë të veçantë të të rinjve koleksionistë. Kjo ekspozitë, e para në llojin e saj, vjen në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Qëllimi i Ekspozitës së Koleksionistëve të Rinj të qytetit është promovimi i punës dhe përpjekjeve të të rinjve të mbajtur dhe ruajtur trashëgiminë kulturore të konkretizuar tek objektet historike. “Materiale të tilla tregojnë periudhën e vështirë

dhe të mundimshme të pavarësisë. Ato gjithë përpjekjet që kanë bërë rilindasit tanë, dhe patriotët e periudhës së rilindjes për të përfaqësuar Shqipërinë në konferenca të ndryshme. Si për shembull, ajo e ambasadorëve të Parisit, të cilat unifikuan dhe njëherë ekzistencën e shtetit shqiptar brenda atyre kufijve të cunguar që ne kemi dhe sot”, është shprehur koleksionisti Niko Kotherja. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të nëntorit në Shtëpinë e të Rinjve në qytetin e Korçës.

met shumëngjyrëshe”. Kjo shfaqje është vënë në skenë nga regjisori italian Paolo Comentale, i cili është drejtor artistik i Teatrit “Casa di Pulcinella”, Bari-Itali. Kukullat janë bërë nga mjeshtria italiane Lucrezia Tritone, por kostumet janë realizuar në Shqipëri. Muzika është kompozuar nga Sokol Marsi, ndërsa personaz-

het interpretohen nga aktorët e mirënjohur Shegushe Bebeti, Sokol Myzeqari dhe Jorida Marsi. Ky nuk është bashkëpunimi i parë i qendrës “Art-Blu” me regjisorin italian Paolo Comentale. Vitet e shkuara në sajë të këtij bashkëpunimi janë vënë në skenë dy shfaqjet: “Alibaba dhe Hajdutët” dhe “Hansel e Gretel”. Të dyja shfaqjet janë

“Do të kthehesha me dëshirë nëse dikush më ofron një projekt që ma prek zemrën”, kishte thënë regjisori amerikan me prejardhje nga Egjipti, kur kishte vizituar për herë të parë shtetin më të ri në Evropë. Waleed Moursi nga Hollivudi në fund të qershorit ka qenë në Kosovë, ku ka udhëhequr jurinë e edicionit të tretë të festivalit “Shqip Film Fest”. Ishte kthyer në shtëpinë e tij përtej oqeanit, me përshtypjet më të mira nga të gjitha festivalet e vendet që kishte shëtitur. “Kosova është krejt ndryshe. Nikoqirët e festivalit kanë arritur të tregonin traditën. Mënyra se si realizohet nuk është e zakonshme”, kishte thënë në një intervistë në Kosovë, Moursi, i cili me filmin e parë në karrierën e tij kishte marrë trofeun e “Oscarit” që ndan akademia prestigjioze për studentë të filmit. Pesë muaj pas vizitës së parë në Kosovë, Waleed ka paralajmëruar se do të kthehet për të përmbushur misionin e tij. “It’s official. Shooting my next film in Kosovo” (Është zyrtare. Do të xhiroj filmin e ardhshëm në Kosovë”, ka shkruar regjisori amerikan në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, duke mos dhënë detaje të tjera.

dhënë për fëmijët e shtruar në pavijonin onkologjik të Spitalit Pediatrik në Tiranë. Edhe kjo shfaqje do të jepet në Spitalin Pediatrik, pas premierës gjatë festave të fundvitit. Për të tretin vit, aktorët jo vetëm që do të dhurojnë gëzim me shfaqjen e tyre në Spitalin Pediatrik, por do të shpërndajnë edhe dhurata për fëmijët e sëmurë.

Regjisori hollivudian

film në Kosovë


22

« opinion

E martë 20 nëntor 2012 •

Të vrasësh elitën!... Nga Nebil Çika

N

jë kolegu im gazetar, i huaj, më befasoi me konkluzionin e tij kur po e shoqëroja në stendën e krimeve të komunizmit në Muzeun Kombëtar dhe në disa burgje e kampe internimi të kohës se diktaturës komuniste në Shqipëri. I tronditur nga përmasat apokaliptike të krimit komunist në Shqipëri, në fund të vizitës së tij më tha: “Një kombi mund t’i ndodhë një fatkeqësi natyrore apo një luftë, ku mund t’i vriten mijëra e miliona njerëz (gjëra të njohura në histori), por ju keni pësuar një masakër që nuk do të kishte guxuar ta bënte as një pushtues. Ju keni vrarë elitën kombëtare, më të mirët, më të diturit, më patriotët e kombit tuaj. Në këto përmasa nuk e gjen në asnjë vend ish-komunist.” E theksova këtë konkluzion të kolegut tim të huaj për të treguar përmasën e madhe të krimit komunist dhe dëmin që ai i ka bërë kombit e popullit tonë, që edhe në gjykimin e ftohtë të një të huaji ka përmasat e një masakre kombëtare. Të vrasësh elitën e një kombi do të thotë t’i presësh kokën vetë kombit, gjë që, siç theksova më lart, nuk kanë guxuar ta bëjnë as pushtuesit më barbarë të këtij vendi. Likuidimi fizik i elitës kombëtare ka qenë një synim parësor i komunistëve shqiptarë që me fillimin e organizimit politik të tyre në vitin 1941, që mori formën e masakrës së vërtetë me futjen e forcave komuniste në Tiranë pas tërheqjes së trupave gjermane në nëntor të vitit 1944. Të paktën 38 person të zgjedhur nga elita e kryeqytetit, njerëz publikë dhe me influencë, u rrëmbyen nga banesat e tyre dhe u pushkatuan pa gjyq, duke e kthyer kështu çlirimin e pretenduar nga komunistët në tiparin e një masakre që për 45 vjet do të përgjakte gjithë Shqipërinë. Kështu u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre e u vranë pa gjyq 28 qytetarë të pa fajshëm të Tiranës, që janë: Akil Sakiqi, Nazmi Uruçi, Fahri Dabulla, Mumtaz Kokalari, Vesim Kokalari, Ismail Petrela, Muharrem Lleshi, Muharrem Liku, Abdulla Saraçi, Jorgji Mema, Nebil Çika, Hamid Greblleshi, Subi Topulli, Kapllan Deliallisi, Jakup Deliallisi, Shefqet Deliallisi, Anton Fekeçi, Isuf Allamani, Boris Belevski, Minella Toçi, Selim Kelmendi, Selaudin Korça, Lluka Xhumari, Ali Panariti, Rakip Kalenja, Hasan Dine, Azis Blloshmi, Faik Shkupi,

Mehmet Dada, Rifat Tërshana, Aleks Mavraqi, Selman Shtjefni, Petraq Pekmezi, Ndue Pali, Syrja Kokalari, Bajram Cuka, Lorenc Rasha, Selim Brahja. Të gjithë ishin persona të njohur dhe pjesë e elitës së atëhershme të kryeqytetit, që konsideroheshin nga komunistët si pengesë e mundshme për pushtetin e tyre gjakatar. Njëri prej tyre, publicisti Nebil Çika (i vjetri) në librin e tij “Njëmendësia shqiptare” botuar në vitin 1943 në Tiranë, si duket e parashikoi fatin e tij dhe të krejt elitës, duke paralajmëruar dëmin që mund t’i vinte kombit nga mungesa e elitës. Ai shkroi pak a shumë kështu: “Sikur Francës t’i varesh 50 filozofët më të mirë, 50 politikanët më të mirë, 50 shkrimtarët më të mirë, 50 industrialistët më të mirë, 50 ushtarakët më të mirë, 50 buqit më të mirë, ajo nuk do të jetë dot kjo që është sot.” Kur parashikonte rrënimin e Francës se madhe e të zhvilluar nga vrasja e elitës, ku do të katandisej Shqipëria kur t’i ndodhte një gjë e tillë? I vjetri e parashikoi dhe e paralajmëroi katastrofën, sikur e dinte që me vrasjen e tij do të hapte siparin e saj tragjedie që kishte paralajmëruar vetëm një vit më parë e që do të vazhdonte për një gjysmë shekulli rresht. Pa dyshim që terrori komunist tetor–nëntor 1944 është një nga krimet më të rënda, njëherazi edhe më të pajustifikuarit e komunistëve shqiptarë. Ishte një masakër e llogaritur, e përgatitur më së miri nga krerët më të lartë komunistë dhe padronët e tyre jugosllavë. Po të vësh re me kujdes, martirët e kësaj masakre janë të profesioneve të ndryshme: shkrimtarë, gazetarë, botues, oficerë, zyrtarë të administratës shtetërore, klerikë, biznesmenë etj., që kishin të përbashkët vetëm një gjë: adhurimin për Shqipërinë, gjë që përbënte një problem për vrasësit e tyre sllavo-komunistë. Por masakra mbi elitën kombëtare nuk mbron këtu. Vazhdon me gjyqin special, ku firmëtarë të Pavarësisë dhe patriotë e intelektualë të tjerë u dënuan nga prokurorë me profesionin teneqexhi, pushkatimin e inxhinierëve të kënetës së Maliqit, midis tyre edhe ylli i Universitetit të Vjenës, Kujtim Beqiri, burgosjen dhe vdekjen në internim të shkrimtares Musine Kokalari, me vasalen e shkencëtares Sabiha Kasimati, 21 të tjerëve në masakrën e bombës në ambasadën sovjetike, te pushkatimi i poetëve të Librazhdit Vilson

Blloshmi e Genc Leka, përkthyesit Xhelal Koprencka, për të përfunduar në mënyrën më kriminale të mundshme në varjen në qendër të Kukësit të poetit Havzi Nela në vitin 1989. Këto që përmenda janë vetëm një pjesë e vogël e masakrës komuniste mbi elitën, pasi ka me mijëra krime, që e bëjnë atë aq tronditëse edhe për të huajt, që nuk e kanë jetuar apo parë me sytë e tyre atë. Në thelb krimi komunist përbën një program të qartë shfarosjeje ndaj elitës sonë kombëtare, realizimi i së cilës ka shkaktuar dëme, pasojat e të cilave vazhdojnë ende. Inteligjenca, apo elita komuniste, që zëvendësoi për 50 vjet elitën natyrale shkatërroi shumë vlera të kombit e të popullit tonë, duke e sjellë Shqipërinë në fund të shekullit XX në vendin dytë më të varfër në botë, ndërsa për mungesën e lirisë dhe të drejtave themelore të njeriut sigurisht që zinte vend të parë. Por jo vetëm kaq. Pasojë e kësaj “elite” është edhe kjo mungesë e pajustifikuar e integrimit europian të vendit dhe deformimit të dukshëm të demokracisë shqiptare. Sot gjenocidi mbi elitën intelektuale të Tiranës në tetor–nëntor 1944 është fshirë nga pavijoni i krimeve të komunizmit në Muzeun Historik Kombëtar me një vendim politik. Sipas drejtuesve të historisë zyrtare, pjesë e asaj elite komuniste që zëvendësoi ata që masakroi komunizmi kanë vendosur për qejfin e tyre apo për llogari të dikujt ta fillojnë periudhën e krimeve të komunizmit më 29 nëntor 1944. Nuk dua të paragjykoj askënd, por urdhëruesit e këtij akti ose janë injorantë e të indoktrinuar, ose po përpiqen të mbulojnë për arsye e detyrime të dyshimta një nga krimet më të mëdha të komunizmit në Shqipëri: masakrimin e elitës së kombit nga komunistët. Mendoj se evidentimi i këtij fakti i shërben Shqipërisë, sidomos elitave të ardhme të saj për të mos e lejuar të përsëritet kurrë një gjë e tillë. Përpjekja zyrtare për fshehjen e këtij fakti historik është faqja e zezë e atyre që e kanë urdhëruar, pasi historinë nuk e bëjnë historianët, por protagonistët e saj. Historianët kanë mundësinë vetëm ta shkruajnë, apo si në rastin konkret, ta nxijnë, gjë që i vë ata në të njëjtin front, në të njëjtën faqe të zezë të historisë me bandat komuniste të pushkatimit dhe drejtuesit e tyre politikë. Injorimi i planifikuar politikisht i masakrës mbi elitën është pa dyshim një përpjekje për t’i rivrarë ata.

Dekori festiv i Tiranës dhe mllefi i Ramës Nga Halil RAMA

T

irana zgjohet çdo ditë e më ndryshe. Si asnjëherë tjetër në historinë e tij, kryeqyteti shqiptar ka veshur petkun e festës së 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Bashkia e Tiranës e ka zbukuruar qytetin me flamuj dhe simbole kombëtare, që janë vendosur jo vetëm në sheshin në qendër të qytetit, por dhe në institucionet që ndodhen aty, si Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, Muzeu Kombëtar etj. Flamuj të ndryshëm e banderola me logon e 100-vjetorit të Pavarësisë, çdo ditë e më shumë po zbukurojnë kryeqytetin në prag të 28 Nëntorit. Ndjenja e krenarisë kombëtare është më evidentë se kurrë edhe në selitë e bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në metropolin shqiptar. Një flamur gjigant kuqezi sundon sfondin ballor të hotelit “Tirana Internacional”. Të tillë flamuj të zë syri edhe në fasadat e selive të institucioneve të bizneseve, të partive e shoqatave. Kryeqyteti po pushtohet dita-ditës nga dekori festiv kuqezi, ku përveç dekorimeve nga Bashkia e Tiranës atmosferës festime i janë shtuar edhe flamujt që qytetarët kanë vendosur në dritaret e tyre, këtë vit më shumë se çdo përvjetor. Pak ditë na ndajnë nga kulmi i festimeve më 28 Nëntor, por deri atëherë qytetit do t’i shtohen çdo ditë detaje të reja festive. Dhe jo vetëm kaq. Kryebashkiaku Basha, nënkryetarja Tabaku, gjithë stafi i Bashkisë janë përfshirë në një axhendë të ngjeshur përgatitjesh për këtë ngjarje kulmore të historisë sonë kombëtare. Jo vetëm për vendosjen e flamujve e banderolave, por para së gjithash në veprimtari të shumta e të larmishme kushtuar përvjetorit të 100-të të Pavarësisë. Dhe me gjithë axhendën e ngjeshur, kryebashkiaku Basha gjen kohë që pas veprimtarive

të takojë protagonistë të ngjarjeve të mëdha historike dhe pinjollë të tyre. Nëse të shtunën ishte planifikuar vetëm përkujtimi i 68-vjetorit të çlirimit të Tiranës me një ceremoni nderimi e përulje të thellë para dëshmorëve, që dhanë jetën 68 vjet më parë për çlirimin e kryeqytetit të shqiptarëve, pas kësaj ceremonie një takim jashtë axhende i kryebashkiakut Basha me veteranë të Luftës ia shtoi madhështinë kësaj dite. U përkujtua kështu madhërishëm një tjetër ngjarje në kuadër të veprimtarive të planifikuara për 100-vjetorin e Pavarësisë. Kësaj atmosfere festive i gëzohen thuajse të gjithë shqiptarët, përveç kryetarit të PS-së, që si çdo gjë të mirë në këtë vend edhe dekorin e vendosur në rrugët e Tiranës dhe në sheshin “Skënderbej” për festimet e 100-vjetorit e konsideron vulgaritet dhe degradim estetik. Njeriu që i ka rrënuar më shumë se kushdo tjetër kulturën dhe institucionet tona kulturore, në vend që t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve për dëmin e pallogaritshëm që u ka sjellë në zvetënimin e trashëgimisë sonë edhe në këtë prag të 100-vjetorit të Pavarësisë, shfaqet me një fytyrë tjetër, duke na kujtuar vulgaritetin e 100 bojërave me të cilat shkarraviti Tiranën para 14 vitesh, kur ishte ministër i Kulturës i qeverisë socialiste dhe në vijimësi gjatë 11 vjetve si kryetar i Bashkisë së kryeqytetit. Pikërisht ai që para dy vjetësh (në pragun e 28 Nëntorit 2010) e la Tiranën pa dekor festiv, pasi e kishte shkatërruar tërësisht sheshin qendror të saj, duke e shndërruar në një Kandahar, flet sot për “batërdi në dekorin banal të festës në Tiranë”. Ndërsa e gjithë Tirana ka veshur si kurrë ndonjëherë petkun festiv, vetëm një i marrë si ai mund të flasë e shkruajë për “butafori funebre” e shndërrim të festës një “triumf të degradimit estetik”. Në gjithë filozofinë politike moderne nuk gjen një rast të

tillë të ngjashëm. Tashmë s’ka dyshim se kjo i shkon për shtat vetëm një piktori dështak si ai. Vetëm një paranojak si ai, që kur ishte ministër i Kulturës para 14 vjetësh e shkatërroi kulturën gjer në themele, mund ta konsiderojë pa asnjë argument e bazë reale dekorin festiv të kryeqytetit si degradim estetik. Ruajna, o Zot, nga ky njeri, që gjithçka ka bërë vetë në dëm të kulturës sonë kombëtare kërkon t’ua atribuojë të tjerëve! Me këtë “kthim në identitet” apo në origjinën shpellare të politikëbërjes shqiptare Edvin Rama synon të justifikohet për shkatërrimin e Tiranës së vjetër historike gjatë më shumë se 11 vjetve në krye të Bashkisë së Tiranës, duke e bunkerizuar atë. Edhe sot që kryeqyteti shqiptar përjeton atmosferën festive, që s’e ka njohur kurrë në historinë e tij, Edi Rama, si Robert Çamçakëzi, vjen vërdallë duke sharë. Pikërisht pse lideri socialist vepron kësisoj Bashkia e Tiranës i konsideron sulmet e Ramës me frymë negative dhe përçarëse në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë, ndërkohë e akuzon se në 11 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës nuk bëri asnjë zbukurim për 28 Nëntorin. Ditët e fundit Bashkia e Tiranës ka rritur prezencën e simboleve kombëtare në të gjitha rrugët dhe sheshet e kryeqytetit me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Në prag të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Tirana ka marrë pamje festive, pasi në të gjithë kryeqytetin janë vendosur flamuj kombëtarë me sloganem si “100 vjet Shqipëria ime” dhe “ 28 Nëntor 1912”. Kudo ndihet atmosfera festive e festës madhore në historinë e Shqipërisë, ku spikatin flamujt e vendosur në të gjitha shtyllat e ndriçimit në dy krahët e rrugës, në muret e kalasë, ballkonet etj. Vetëm në fytyrën e vrerosur të Edi Ramës vërehet mllefi dhe urrejtja.


sport • E martë 20 nëntor 2012

Murinjo i dyzuar mes Londrës dhe Parisit Gazeta spanjolle “AS” ka vijuar të merret me të ardhmen trajnerit të Realit të Madridit Zhoze Murinjo. Teksa gazetat britanike bëjnë me dije se tekniku portugez po projekton të ardhmen e tij në Londër – nuk përjashtohet aspak një rikthim i mundshëm tek Çelsi – nga Spanja vijnë supozime të tjera. Sipas gazetës “AS” trajneri i Realit të Madridit ka nisur të marrë seriozisht në konsideratë edhe një lëvizje të mundshme drejt Parisit. Ndonëse në më shumë se në një rast Murinjo e ka bërë të qartë se nuk ka ndër

mend të lëvizë në Francë, tashmë nuk përjashtohet asgjë. Sipas kësaj gazete alternativa për të punuar tek PSG-ja nuk përjashtohet aspak. Sipas “AS” Murinjo mund të vendosë të jetojë në Londër së bashku me familjen e tij, ndërsa të punojë në Paris te PSG-ja. Nuk është hera e parë që diskutohet për një kalim të mundshëm të Murinjos te PSG-ja. Madje që në sezonin e kaluar drejtuesit e klubit francez kanë menduar të nisin një projekt afatgjatë ku në qendër të ishte pikërisht tekniku portugez. Jo vetëm kaq, por tra-

jneri portugez shihet si personi i duhet për të synuar fitimin e Ligës së Kampioneve, një dëshirë e madhe kjo e bosit të PSG-së Al Thani. Për t’i plotësuar dhe më shumë dëshirat Murinjos, drejtuesi i klubit francez është gati të bëjë dhe shpenzime marramendëse për të sjellë në Paris lojtarët që i duhen portugezit. Mes tyre është dhe Kristiano Ronaldo marrëdhëniet e ty cilit me Realin e Madridit nuk duken dhe aq të përsosura. Përkundrazi mesfushori portugez ka dalë hapur kundër klubit duke shprehur zhgënjimin e tij.

Betejë për kualifikim në

“Juventus Stadium” Juventusi dhe Çelsi do të diskutojnë një sfidë shumë vendimtare, nga e cila do të mësohet se cila prej dy skuadrave do të vazhdojë me tej në Ligën e Kampioneve

M

b r ë m j e drithëruese në “Juventus Stadium”. Kampionët e Evropës dhe Juventusi do të diskutojnë një sfidë, e cila vlen më shumë se një finale. Kampionët e Italisë dhe “Blutë” e Londrës do të diskutojnë kualifikimin për në fazën e ardhshme të Ligës së Kampioneve, pasi skuadra që do të fitojë do të hedh një hap më tej drejt 1/8ve. Situata është e komplikuar në Grupin E, ku në vendin e parë qëndron Shakhtari. Në vendin e dytë pozicionohet Çelsi me shtatë pikë, ndërsa bardhezinjtë në vendin e tretë me 6 pikë. Për Juventusin kjo përballje është si një finale, sepse në rast se do të humbasë, nuk do të ketë më shanse për t’u kualifikuar. “Zonja e Vjetër”, e cila ka mundësinë më të mirë për të fituar ndaj Çelsit. “Blutë” e Londrës po kalojnë një periudhë të vështirë në kampionat, pasi në katër ndeshje të luajtura kanë arritur të grumbullojnë vetëm 2 pikë. Gjithashtu edhe në Ligën e Kampioneve skuadra e Di Mateos ka shfaqur një formë të dobët. Nga ana tjetër bardhezinjtë janë më të motivuar se kurrë, pasi për ta kjo konsiderohet si sfida “e jetës”. Trajneri Konte dhe ndihmësi i tij, Alesio si gjithmonë do të mbështeten tek formacionin 3-5-2. Në mbrojtje si gjithmonë do të luajë treshja Kielini, Barzali, Bonuçi. Në mesfushë do të rikthehet Pirlo, i cili nuk ka luajtur kundër Lacios për shkak të një skualifikimi. Së bashku me mesfushorin italian do të luajnë Markizio dhe Vidal. Si anësor i djathtë Lishtainer është më favorit se Isla, ndërsa vendi i Asamoas në të majtë nuk preket. Për sa i përket sulmit dyshja Konte-Alesio kanë disa dilema. Vuçiniç është në një

23

Torres do të kthehet në Spanjë Pikërisht përpara përballjes shumë të rëndësishme që Çelsi do të luajë sot ndaj Juventusit në Torino, sulmuesi i skuadrës angleze, Fernando Torres, duket se do të rikthehet në Spanjë. Një javë më parë, Roman Abramoviç, ka pranuar që të shpenzoje aq shumë para për Torres ishte një dështim i madh dhe se ishte gati që ta largonte nga Stanford Brixh. Nga ana tjetër, zemra e Torres duket se rreh për një rikthim në Spanjë, pikërisht aty ku u afirmua si një nga sulmuesit më të rrezikshëm në botë. Kështu, vet Torres tani pranon që ka ardhur momenti për t’u larguar nga Anglia, e sidomos nga Londra dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Spanja. Nga ana tjetër, Çelsi po bën çmos që të marrë në skuadër sulmuesin e Atletikos së Madridit, Radamel Falkao. Ky i fundit, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë skuadrave të mëdha pas një performance të shkëlqyer në dy-tre sezonet e fundit. Për më tepër, performanca e dobët e Torres të dielën ndaj Uest Bromviç shton zërat për largimin e tij. Javën e kaluar, Di Mateo pranoi se çdo menaxher do të adhuronte ta kishte Falkaon në skuadër, dhe kjo e bën atë një potencial të ardhshëm për skuadrën. Ndërkaq, Abramoviç nga ana tjetër, është gati të japë 50 milionët e hedhura kot për Falkaon. Mançester Siti dhe Reali i Madridit janë gjithashtu të interesuar për 26-vjeçarin Falkao, i cili i ka shënuar jo pak Çelsit në Superkupën e Europës. Të premten Di Mateo tha: “Falkao është ndër sulmuesit më të mirë në botë në vitet e fundit. Përqindja e tij për të shënuar gola në një ndeshje është impresionuese. Çdo menaxher në botë do ta dëshironte ta kishte në skuadër”,- u shpreh Di Mateo. “Sigurisht që edhe ne sikurse të tjerë do të kërkojmë afrimin e tij. Megjithatë, për të shmangur çdo spekulim, gjërat do t’i bëjmë me dyer të mbyllura”. Nga ana tjetër, edhe Falkao, i pyetur nëse do ta përballonte dot ritmin fizik në Angli, u shpreh se nuk do të ishte një problem. “Kam besim tek vetja se mund të përshtatem lehtë dhe nuk shqetësohem për aspektin fizik. Kam shënuar gola në Argjentinë, Portugali e tani në Spanjë. Besoj se mund ta adaptoj lojën time në çdo ligë. Madje do sfidoja këdo në Premier Lig. Kam qenë një fans i madh i Zolës kur rritesha dhe kam parë për shumë Premier Lig. Ka shumë kualitet dhe mendoj se është diçka e bukur të luash në të”,- tha Falkao. Ndërkaq, opsioni më i mundshëm është kalimi i Torres tek Atletiko i Madridit, teksa Falkao tek Çelsi. Sigurisht një shkëmbim i tillë do të shoqërohet edhe me milionat e Abramoviç i cili e kërkon me çdo kusht Falkaon në skuadër.

Dështon Partizani, barazon me fundin e tabelës

gjendje gripale dhe ekziston një mundësi që ai të mos luajë. Gjithsesi, malazezi figuron mes të grumbulluarve. Nëse Vuçiniç nuk do të jetë gati në vendin e tij do të luajë Xhovinko për të formuar dyshen e sulmit me Kualiarelën. Për sa i përket Çel-

sit, trajneri Di Mateo nuk ka në dispozicion kapitenin, Terri, i cili është i dëmtuar. Miqtë do të rreshtohen në fushë me formacionin 4-3-3. Mbrojtja do të formohet nga Ivanoviç, David Luiz, Kehill dhe Koll. Në mesfushë trajneri italian do t’i besoj Obi

Mikel, Lampard në qendër dhe Ramirezit. Në sulm pritet që Torres mos të luajë nga minuta e parë për shkak të formës së dobët që ka treguar në kampionat. Në vendin e tij pritet të luajë Oskar, i cili do të formojë treshen me Mata dhe Hazard.

Shevçenko refuzon postin e trajnerit Andri Shevçenko ka refuzuar të jetë trajner i skuadrës kombëtare ukrainase. Kështu, pas propozimit të bërë një javë më parë nga drejtuesit e federatës të Ukrainës për të zëvendësuar trajnerin Oleg Blohkin, në momentin kur këtij të fundit do t’i skadonte kontrata. Gjithsesi, një gjë e tillë nuk është pranuar nga ana e Shevçenko, i cili e cilëson një veprim të nxituar për të marrë drejtimin e kombëtares së tij.

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

politika: albana lika, Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Partizani dështon në ndeshjen me Naftëtarin. Vetëm barazim dhe një sfidë e cila duhej të fitohej nga të kuqtë që luanin me një nga skuadrat më të dobëta të kategorisë së parë. Nga një gol për të dyja skuadrat në startin e secilës pjesë loje, me kuçovarët që kanë shënuar të parët dhe me Sulçen që ka barazuar shifrat në 1-1, janë mbyllur 90-minutat e “Qemal Stafës”. Ndoshta Partizani e kishte marrë lehtë kundërshtarin e radhës, por fusha e blertë e ndërkombëtarit tonë tregoi të kundërtën. Ajo u kthye në një “malore” të vërtetë për të kuqtë e Nikolin Çoçllit, për të marrë maksimumin e mundshëm nga java e 12-të e Kategorisë së Parë. Duke qenë se mesjavën e shkuar kishin shpenzuar pa fund energji për të marrë “in extremis” një pikë në ndeshjen e luajtur në Sarandë ndaj Himarës, kryeqytetasit u shfaqën të plogësht fizikisht me Naftëtarin, ndërsa ky i fundit me besim në vetvete dhe tepër i karikuar nga trajneri i ri, Sokol Meta. Kuçovarët angazhohen në një luftë të fortë sportive, në dyluftime të ashpra hera-herës për topin e parë, çka ia ngushton së tepërmi hapësirat Partizanit, lojtarëve të tij, që vuajnë shumë për të gjetur rrugëdaljet në këtë situatë të paparashikueshme ndoshta. Edhe më e ndërlikuar bëhet situata në minutën e 7-të, kur miqtë arrijnë të shënojnë në portën e të kuqve me anë të Rustemit, duke i shokuar tifozët e pranishëm në stadium. Natyrshëm, trajneri Çoçlli i orienton të tijtë të hidhen në sulm, por mungon qartësia për të dalë në këtë fazë të lojës. Ndeshja fiton tension dhe shpesh ka acarim mes lojtarëve, teksa dyluftimet i kalojnë caqet e normales. Për pasojë ka edhe ndërprerje në momente të veçanta, me lojtarët që shtyhen mes njëri-tjetrit. Në minutën e 25-të Gjoka shënon për Partizanin, por nuk janë të këtij mendimi gjyqtarët, që anulojnë gjithçka, duke e konsideruar “rrjetën” e sulmuesit të vendësve të parregullt. Minutat e pastajme të pjesës së parë janë të mbushura me orvajtje të dëshpëruara të të kuqve drejt kuadratit mik, por goli i barazimit nuk del në dritë. Ai do të vinte “ekspres” me fillimin e 45 minutave të dyta, kur Sulçe entuziasmon tifozët e kuq në stadiumin ndërkombëtar, duke rikthyer shpresat e suksesit në këtë ndeshje përmbyllëse të javës së 12-të. Tashmë ka vetëm një skuadër që sulmon, Partizani, i cili krijon raste të shumta në portën mike, por gabon në mënyrë të pabesueshme në disa mundësi të arta. Ankthi sa vjen e shtohet, çka duket edhe në mënyrën se si të kuqtë e kërkojnë fitoren, e cila mbeti në tentativë edhe kësaj here. Barazimi nuk u shkon përshtat pretendimeve të të kuqve, për t’iu afruar më shumë kreut, ndërsa lënia e pikëve ndaj dy kundërshtarëve modestë, kandidatë krysorë për të rënë nga kjo kategori, sikurse është Himara dhe Naftëtari (mbyllin renditjen) tregon se skuadra e Çoçllit nuk është në rrugën e duhur. Tashmë Partizani ka 21 pikë, duke parakaluar Pogradecin dhe pozicionuar i katërti në klasifikim, ndërsa kuçovarët mbeten të fundit, me 6 pikë.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E martë 20 nëntor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.