Metropol 20 qershor

Page 1

»10

NASIP NAÇO ORGANIZON FUSHATËN

Ja si do të zbatohen pikat e programit të zhvillimit në Berat E ENJTE

20 QERSHOR 2013 VITI IX, NR. 3006 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Evis Kushi

Mediu: Në Durrës votoni PS në Elbasan Agron Dukën, numrin 45 Partia Republikane mbyll fushatën në Shijak. Duka refuzoi kandidimin për PS për të respektuar familjen dhe pronën »4

merr tetë deputetë, synojmë të nëntin »6

MARRËVESHJET TATIMORËT

Ndryshojnë gjobat për biznesin, çfarë do të shtohet e do të hiqet Penalitetet që do të hiqen pas mbylljes së aktivitetit. Detyrimet e palëve dhe rastet e reja të ndëshkimit

»5

POLICIA RRUGORE

Në Tiranë në një ditë 180 gjoba për shkeljen e rregullave të qarkullimit Në vëmendje parkimet e radhës s dytë. Nga masat e marra ulen ankesat, aksidenti dhe lehtësohet trafiku »9

Opinion Nga RAFAEL FLOQI

Meta: Në qeveri më shumë se ç’kishim me Berishën RRAMA: VOTAT QË MA Ë RIN ALEATËT SHKOJN PËR KOALICIONIN

ENT KREU I LSI: NË PARLAM E KABINET DO TË JEMI -n MË SHUMË SE MË 2009

TOPI NË ELBASAN

Nga ARMAND MAHO

Nga PETRAQ FLOKU

Tunelet politike Taktika e sharjeve të Kërrabës »17 - preludi i humbjes

»16

LIDERËT E SË MAJTËS TET FLASIN PËR PROJEK PAS 23 QERSHORIT

»3

FRD do të jetë në parlament me disa mandate STINA E NXEHTË E VERËS

Taksa e shenjtë “Rilindja” dhe rasti vs “e ndershme” “Papavrami” »17 dhe IRS-i »18-19 Nga NEBIL ÇIKA

»2-3-4

Ekspertët: Kujdesi që duhet të keni për flokët në stinën e nxehtë Kaçurrelet kërkojnë trajtim më të posaçëm. Larja e përditshme çon drejt shkatërrimit. Masat që duhen marrë »11

DY VJET MË PARË

Kapitenët e anijeve turke nuk i lëshuan rrugën njëri-tjetrit

»10


02

« POLITIKË

E enjte 20 qershor 2013 •

ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT, PS E LSI NË LUFTË PËR NDARJEN E PUSHTETIT

Meta pret një qershor ndryshe nga ‘09 Rama: Me Metën mik. Jemi 100% bashkë të angazhuar për të mirëqeverisur

P

ërfaqësimi në pushtet pas 23 qershorit vijon të jetë debati në distancë mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nëse e para zgjedh që të jetë disi me elokuente në artikulimet e saj mbi këtë çështje, e dyta është gati e drejtpërdrejtë në qëndrimin e saj. E bindur në një përfaqësim më të gjerë se në kabinetin “Berisha”, edhe në deklaratat, edhe projektet e saj LSI-ja së fundi shfaqet si një parti gati kryesuese e qeverisë së re. Për Lëvizjen Socialiste për Integrim pritet që ky qershor të jetë i dyti pas atij të 28 qershorit që do t’i krijojë mundësinë kësaj partie për përfaqësim në qeverisje. Deklarata Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë e përfaqësuar më gjerësisht në qeverinë e re, dhe kjo për shkak të pozitave të reja që ajo ka para dhe pas 23 qershorit. Duke iu referuar qeverisjes me PS-në në rast të një fitoreje në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, kreu i LSI-së, Ilir Meta, shprehu bindjen se partia e drejtuar prej tij do të ketë më shumë përgjegjësi në qeverisje, kjo edhe si pasojë e rezultatit që kjo forcë politike pret më 23 qershor. “LSI-ja synon që më 23 qershor të garantojë integritetin e votës së çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe standardin më të lartë dhe transparent të zgjedhjeve. Për këtë, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2009 apo të vitit 2005, ne kemi mundësinë të kontribuojmë realisht, sepse për herë të parë do të kemi komisionerët, numëruesit dhe përfaqësuesit tanë në KZAZ kudo në të gjithë vendin”, - vuri në dukje Meta. Por sqarimi i tij vazhdoi më tej, duke insistuar në argumentimin e bindjes për një përfaqësim më të gjerë në qeveri. “Kjo është garanci shumë e fortë jo thjesht për votuesit dhe përkrahësit e LSIsë, por për të gjithë qytetarët shqiptarë. Parësore për ne do të jetë respektimi me rigorozitet i votës së çdo qytetari shqiptar. Për sa i takon rezultatit të zgjedhjeve, është i padiskutueshëm që do të jetë rezultati më i mirë, historik, ndërsa roli i LSI-së në të ardhmen do të jetë shumë më i lartë sesa ka qenë në të kaluarën. Kjo do të vijë për shkak të përkrahjes që ka gjetur dhe do të verifikohet më 23 qershor në të gjithë Shqipërinë, kudo në çdo qark, për Lëvizjen Socialiste për Integrim”, - deklaroi Meta. Qëndrimi Por ky perceptim mbi pritshmëritë e LSI-së nuk gjen mbështetjen e lidershipit socialist. Kreu i PS-së, Edi Rama, zgjodhi që edhe pas deklaratave të ardhura nga përfaqësuesit e LSI-së mbi një çështje të tillë të japë

SITUATA PASZGJEDHORE E 28 QERSHORIT TË VITIT 2009

Meta pranoi ftesën e Berishës, drejtoi tri ministri Pas zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit 2009 PD-ja dhe partitë e koalicionit të djathtë arritën të merrnin 68 mandate deputetësh. Ky numër ishte i pamjaftueshëm për të krijuar një qeveri. Për të shmangur futjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, Kryeministri Berisha ftoi publikisht kryetarin e LSI-së për të bashkëqeverisur vendin një qëndrim të përgjithshëm, duke treguar jo pak kujdes në zgjedhjen e fjalëve. “Do të jemi përgjegjës 100% bashkë për të realizuar të gjitha zotimet. S’do të ketë asnjë ndarje përqindjesh, por do të jemi 100% bashkë të angazhuar për të mirëqeverisur Shqipërinë”, vuri në dukje Rama lidhur me një debat të tillë. Po nëse këto janë qëndrimet respektive mbi përfaqësimin në qeverinë e re, kur vjen radha te figura e kreu i LSI-së dhe te përshkrimi i kësaj figure në librin “Kurban”, Rama e drejton portretizimin drejt një marrëdhënieje miqësore mes tij dhe Metës. “I jam kthyer për kuriozitet atij portreti të bërë në kushte të tjera dhe, nëse do ta lexonit, pa tendencën për të gërryer në funksion të të përditshmes politike, do të shikonit që tek ai përshkrim ka vërtetësi, miqësi. Çfarë kam thënë, gjithmonë i kam thënë siç i kam menduar ato që kam thënë. Nuk kam qenë në censurë, kam qenë në pozitën që t’i them gjërat që kam dashur për të bërë. Pa asnjë dyshim u qëndroj gjërave që kam shkruar, se janë gjëra të thëna me shumë sinqeritet. Aty do të gjeni edhe zanafillën e gjërave që kanë ndodhur më pas. Më duket sikur portreti aty paralajmëron çfarë ka ndodhur më pas”, - u shpreh Rama.

për katër vjetët e ardhshëm. Ftesa u pranua menjëherë nga LSI-ja dhe pas këtij hapi nisën negociatat e para sa publike aq dhe jopublike për të konturuar se në çfarë niveli do të përfaqësohej LSI-ja në qeveri dhe cilët do të ishin ministritë që kjo parti do të merrte në drejtim. Pas gati një muaji negociatash PD-ja dhe LSI-ja nëpërmjet Berishës dhe

Metës firmosën marrëveshjen e bashkëqeverisjes, në të cilën LSI-ja do të drejtoje tri ministri, përkatësisht atë të Shëndetësisë, të Ekonomisë si dhe Ministrinë e Jashtme, dhe zëvendëskryeministrin, rreth shtatë poste zëvendësministrash, nënkryetarin e Kuvendit, dy prefektë dhe përfaqësimi në masën 20% në nivel drejtorish në qarqe.

RAMA PROMOVON LIBRIN E TIJ NË NJË BISEDË ME GAZETARËT

“Kurbani” vjen në turqisht, në vjeshtë në italisht “Kurbani i Edi Rama vjen tashmë dhe në turqisht. Ka qenë vetë kreu i PS-së që promovimin e tij zgjodhi që ta bëjë përmes një bashkëbisedimi me gazetarë. Kështu, me përkthimin e Falma Fshazit, libri “Kurban” i Edi Ramës ka gjetur dritën e botimit në Turqi. Ndërkohë që botuesja e librit “Kurban”, Arlinda Dudaj, bëri me dije se krahas botimit në turqisht libri së shpejti do të botohet edhe në italisht me parathënien e regjisorit të njohur Xhani Amelio. “Një rrëfim i jashtëzakonshëm i një politikani krejt të pazakonshëm”, - kështu shkruan editori turk i librit Tanël Bora. “Kurbani” deri më sot është shitur rreth 24 000 kopje, dhe kjo duket se i ka shtuar dëshirën kreut të PS-së për t’u ulur në të ardhmen për të shkruar një tjetër libër. Por ndalur te “Kurbani” dhe shitjet e tij, kreu Rama nxitoi që t’u

japë një përgjigje edhe akuzave të Partisë Demokratike, e cila e ka akuzuar për fshehje të pasurisë. “Në qoftë se unë s’do t’i kisha paguar taksat, Arlinda minimalisht do të kishte marrë gjobë, sepse është Arlinda ka bërë një pjesë të shpërndarjes. Po këta janë kaq injorantë, saqë nuk arrijnë dot të përputhin të paktën ligësinë me aftësinë, në mënyrë që të bëjnë punën e tyre. Së paku flas për këta xhandarët e taksave. Marrin urdhrin të vërtetojnë se kjo nuk ka

ndodhur njësoj si në kohën e mëparshme, ku fillohej nga urdhri se ‘ky duhet të dalë armik dhe pastaj nxirreni armik, gjeni prova, nxirrni dëshmitarët, krijoni gjyqin dhe dënojeni’”, - vuri në dukje Rama. Për të libri “Kurban” është e vërteta e jetës së tij. “Kam qenë i vërtetë me njerëzit, me veten. Të vërtetën njerëz të ndryshëm e tregojnë ndryshe, dhe kjo është e vërteta ime, për të tjerë ka një të vërtetë tjetër, por unë flas të vërtetën time”, - u shpreh Rama.

FUSHATA PS e mbyll sot në Tiranë

Të premten në Vlorë e Shkodër Ndryshe nga sa e hapi fushatën elektorale, Partia Socialiste ka vendosur që mbylljen e saj ta sjellë në një formë tjetër. Kështu, ajo që është zyrtare dhe e konfirmuar nga zyra e shtypit e PSsë është se në kryeqytet do të jetë dita e sotme ajo që do të shënojë mbylljen e fushatës elektorale. Kësaj radhe jo më në ambiente të mbyllura, por në sheshin “Nënë Tereza”. Ditën e sotme në orën 17:45, përpara stadiumit “Selman Stërmasi” organizohet ‘Këndi i fjalës’ me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Pas ‘Këndit të fjalës’ të gjithë të pranishmit do të shkojnë drejt sheshit “Nënë Tereza”, ku do të zhvillohet mitingu i madh përmbyllës për qytetin e Tiranës. Por ndërkohë ajo që është mësuar deri tani lidhet me faktin se socialistët po përgatitin një mbyllje fushate ndryshe kësaj radhe, që zyrtarisht shënon ditën e premte. Burimet pranë PS-së bënë me dije se ditën e fundit të fushatës kanë planifikuar dy mitingje paralele në Shkodër dhe në Vlorë. Një zgjedhje simbolike kjo e PS-së, që përveç Jugut të majtë synon të zgjerojë avantazhin edhe në bastionin e së djathtës në Veri. Për më tepër që në Vlorë kandidon vetë kreu i PS-së, Edi Rama, e për pasojë epiqendra e kësaj fundfushate nuk mund të mos ishte pikërisht qarku i Vlorës. Pritet që dy mitingjet të organizohen në orare të ndara nga njëra-tjetra, ku, edhe pse pasdite, të mund t’i japin mundësinë e zhvendosjes kryetarit të socialistëve nga Veriu në Jug. Ndërsa kupola e Partisë Socialiste do të ndahet mes Shkodrës e Vlorës, ku do të japin edhe mesazhet e fundit para ditës së votimit, duke zgjedhur kështu një mënyrë të re për përmbylljen e fushatës elektorale.


POLITIKË • E enjte 20 qershor 2013

»

03

BERISHA NË KORÇË, AKUZON RAMËN PËR PASTRIM PARASH

“Kongresmeni amerikan kërkon hetim. Rama të jap shpjegime” Ervin Koçi

K

ryeministri Berisha i kërkoi kryetarit të PS-së Edi Rama që të japë shpjegimi për hetimin e kërkuar nga kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher për akuzën e pastrimit të parave. Gjatë mitingut përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Korçës Berisha pohoi se Rama duhet të japë shpjegime jo vetëm për akuzën e pastrimit të parave, por dhe për mungesën e transparencës mbi të ardhurat e tij. “Lakon emrin tim, ta bëjë qindra e mijë herë, por vetëm dy gjëra do t’i kërkoj, jo si kryeministër, por si qytetar. Zoti Rama, njeriu më i fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Dana Rohrabacher, ka kërkuar zyrtarisht hetim për ju për larje parash, për 80 mijë dollarë. Jepu shpjegim shqiptarëve. Shpjegoju, se me drejtësinë amerikanë nuk bëhet shaka. Dinjiteti i shqiptarëve do të dijë të vërtetën që e shtyn kongresmenin të kërkojë hetim për ty. Sali Berisha ka 20 vjet rrogëtar në politikë. Me të gjitha kursimet e tij ka arritur që një apartament 83 metra katrorë ta zëvendësojë me një 125 metra katrorë, dhe kjo më mjafton, por edhe po të mos mjaftonte, kaq ishin paratë e mia. Ti po ndërton një vilë 57 metra të gjatë, një pallat tjetër ke në pajë, s’ke deklaruar asnjë gjë nga vijnë paratë që ndërton vilën 600 mijë euro. Je i detyruar të tregosh të ardhurat para shqiptarëve”, - theksoi Berisha. Mitingu në Bilisht Partia Demokratike mbylli dje fushatën elektorale në Bilisht të Korçës, ku Kryeministri Berisha kërkoi mbështetjen e banorëve në zgjedhjet e 23 qershorit.

Netanjahu pret Nishanin

“Izraeli i pranishëm me investime në Shqipëri” Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në vijim të vizitës zyrtare në Izrael, u prit dje nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Siç bën të ditur zyra e shtypit e Presidencës, në këtë takim kreu i shtetit u shpreh se “bazuar në frymën e një miqësie tradicionale dhe të fortë ndërmjet dy popujve dhe duke marrë parasysh mundësitë që ofron tashmë vendi ynë, ka ende shumë hapësirë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”. Kryeministri Netanjahu vuri në dukje se Izraeli mund të jetë shumë i pranishëm me investime, veçanërisht në turizëm dhe bujqësi, dhe theksoi se bashkëpunimi mes vendeve tona mund të

shtrihet në ekonomi, kulturë e deri në fushën e sigurisë. Në përgjigje të interesimit të bashkëbiseduesit të tij Presidenti Nishani u shpreh se Ballkani ka hapur një kapitull të ri dhe mund të konsiderohet tashmë rajon i mundësive të mëdha. Më tej ai shtoi se shqiptarët me tolerancën e mirëkuptimin e tyre kanë dhënë një shembull të shkëlqyer për rajonin e më gjerë, si dhe kanë kontribuar në mënyrë domethënëse për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kryeministri i Izraelit e vlerësoi situatën në Lindjen e Mesme e më gjerë shumë të brishtë nga pikëpamja e sigurisë e stabilitetit dhe çmoi lart qëndrimet e Shqipërisë për zhvillimet në këtë rajon.

Topi mbyll fushatën elektorale në Elbasan AKUZA Duke akuzuar kreun e PS-së Rama se mohon të gjitha arritjet e qytetarëve shqiptarë, ndërsa mendon vetëm për të pasuruar kupolën e tij Berisha shtoi se: “Në këtë shesh shqipëron 10 herë nga fillimi në fund fjalën rrënim. Shqipton me gjuhën e edukatës së tij fjalën plak, gjysh e katragjysh por asnjëherë fjalën rrogë, pension ndihmë ekonomike. Shoku i autobusit mavi nuk mendon për ju, ju për të jeni asgjë, mendon si të pasurojë kupolën e tij”. Duke iu drejtuar korçarëve, Berisha u shpreh: “Këtu më shumë se në çdo vend tjetër u ndal tek rrënimi i tij imagjinar, mos e merrni për fyerje, juve nuk ka njeri që ju fyen, merreni si një shprehje të xhamave të zinj të autobusit mavi. Vajza dhe djem të Korçës pyeteni veten çfarë ka ofruar në 3 muaj rresht për ju pasagjeri, thjesht që do mbyllë dyert e universiteteve”, vijoi Berisha.

Duke premtuar se fitorja e PD-së do të shndërrohet në mirëqenie për çdo qytetar, Kryeministri Berisha sulmoi programin e socialistëve, duke akuzuar Ramën se mendon vetëm për “miliarderët e PS-së”. “Fitorja e 23 qershorit do të shndërrohet në mirëqenie të ndjeshme për shqiptarët. A e keni dëgjuar ndonjëherë të thotë fjalën integrim? U thotë shqiptarëve se BE-ja nuk është as bukë, as ujë. Nuk e për-

mend se ka shkelmuar mbi këtë ëndërr tuajën, mbi këtë projekt madhështor”, - u shpreh Berisha. Mitingu në Devoll PD-ja mbylli dje edhe fushatën e saj elektorale në Devoll, nga ku kryetari i PD-së, Sali Berisha, premtoi vijimin e reformave në sektorin bujqësorë. “Me heqjen e TVSH-së për ushqimet ai do të marrë monopolet, kjo është ëndrra e tyre mbi mono-

polet e ushqimeve, asnjë vend nuk mund të ketë një ekonomi të qëndrueshme pa prodhim, prodhimi është alfa dhe omega e zhvillimit ekonomik, e mirëqenies, zotëria nuk mendon. Ku ka këtu një pëllëmbë tokë pa punuar? Katër herë është rritur sipërfaqja e tokës së punuar këtyre viteve, ju ftoj ju fermerëve të Devollit dhe mbarë Shqipërisë të mendoni mirë të dyja politikat pastaj të votoni”, - tha Berisha.

“FRD forcë politike në parlamentin e ri, fitojmë mandate” Fryma e Re Demokratike mbylli fushatën në Elbasan me një tubin në sheshin përpara stadiumit të qytetit. Kreu i FRD-së, Bamir Topi, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 23 qershorit, pasi sipas tij demokracia nis nga vota. “Ne kemi besim, tha Topi, - se mbështetja e shqiptarëve ndaj FRD-së do ta çojë këtë forcë me përfaqësim në parlament e qeveri.” Më tej ai shtoi se “FRD-ja, si një forcë e djathtë, ka paraqitur programin e saj, i cili është i pëlqyer nga qytetarët, ambicioz e i realizueshëm dhe synon të sjellë normalitetin politik”. Lidhur me mazhorancën qeverisëse Topi theksoi se qeveria aktuale mbahet më këmbë nga 5 deputetë që

i mori nga partitë e tjera. “Kjo mazhorancë edhe 71 vota nuk i ka të vetat, sepse 5 deputetë i ka të huazuar nga PS-ja. Kjo tregon se e djathta është vërtet në një krizë identiteti, dhe kjo është arsyeja që FRD do të risjellë jo vetëm një normalitet në politikën shqiptare, por do të ridimensionojë të djathtën”, - tha Topi. Duke iu referuar raportit të “Freedom House” Topi tha se qeverisja dhe administrata vuajnë nga sëmundja e korrupsionit me të njëjtat parametra si më 2005-n, prandaj ai kërkoi votën “për të bërë ndryshimin”. Topi bëri thirrje të përkrahin një parti të re, me profil të ri si FRD-ja, sepse vota për FRD-në është votë për përfaqësim dinjitoz, votë për artikulim të moderuar politik.

Përurohet varreza monumentale në Kllogjer BE KËRKON ANËTARËT E OPOZITËS NË KQZ PËR CERTIFIKIMIN E ZGJEDHJEVE

Sekui: Partitë të plotësojnë urgjentisht KQZ-në “Liderët politikë të sigurohen për besimin në procesin zgjedhor” Kur kanë mbetur vetëm tri ditë nga zgjedhjet parlamentare, përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui, zhvilloi një takim me katërshen e anëtarëve të KQZsë. Pas përfundimit të takimit Sekui pohoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të plotësohet sa më parë, pasi duhet bërë certifikimi i zgjedhjeve. “Sot ne jemi 4 ditë para zgjedhjeve, por nuk është kurrë tepër vonë që KQZ-ja të plotësohet. Ne do ta trajtojmë dhe do t’i rikthehemi kësaj çështjeje nëse ka probleme me certifikimin e zgjedhjeve. Dhe siç e thashë, janë udhëheqësit e politikës që duhet të zgjidhin këtë çështje. Dhe këtë që sapo

thashë e kanë pohuar dhe Fyle e Ashton. Sa i përket përbërjes së KQZ-së, ka vetëm 4 anëtarë, kur duhej të kishte 6. Po siç e dini, ka disa vendime që duhet të merren me 6 vota dhe jo me 4, pra me shumicë të cilësuar, kështu ajo çka ne presim është që KQZ-në ta bëjnë plotësisht operacionale. Ashtu siç tha baronesha dhe komisioneri Fyle, duhet të jetë një zgjidhje që të jetë e pranueshme nga të gjithë. Për mendimin tim nuk është tepër vonë. Pra, nuk është kurrë tepër vonë që KQZ-ja të jetë plotësisht e formuar”, - theksoi Sekui. Ambasadori i BE-së në vendin tonë vuri në dukje se KQZ-ja është një çështje e lidhur ngushtësisht

me besimin që kanë zgjedhësit në procesin zgjedhor, dhe këtu, sipas përfaqësuesit të Bashkimit Europian, futen dhe liderët politikë, që duhet të sigurohen që të rritet besimi i zgjedhësve

në procesin zgjedhorë “Ata duhet të sigurohen të ndodhin dy gjëra: zgjedhësit shqiptarë të kenë besim te procesi, ta pranojnë rezultatin dhe të kenë respekt për rezultatin”, - theksoi ai.

Idrizi: Kjo është Meka e shqiptarisë, nderim për të rënët! PDIU-ja ka përuruar dje në Kllogjer varrezën monumentale për të nderuar dhe respektuar kujtimin e mijëra shqiptarëve të Çamërisë që humbën jetën në rrugëtimin e tyre nga Çamëria në Shqipëri. Pritet që po sot në Qafëbotë PDIU-ja të mbyllë edhe fushatën elektorale. Në fjalën e tij kreu i PDIUsë, Shpëtim Idrizi, u shpreh: “Sot plotësuam një amanet njerëzor duke falur pas 70 vjetësh xhenazen e tyre, si për çdo njeri që lind këtë botë. Ne u kthyem të gjithëve një pikë kujtese për mijëra njerëz që u sakrifikuan dhe vranë e që do të jenë qëndrestarët tanë. Kjo është pika e referencës se si do të kërkojmë drejtësi për çështjen çame”, - tha kryetari i partisë së çamëve. Sipas Idrizit,

ky vend do të jetë për të gjithë Meka e shqiptarisë. Më tej ai nënvizoi se do të çojë përpara amanetin e çamëve të rënë për të kërkuar drejtësi. “Sot kemi një varrezë njerëzore dinjitoze. Ne kërkojmë drejtësi, amaneti i atyre që dhanë jetën këtu kërkojnë drejtësi. Ne i bëmë të pavdekshëm sot shpirtrat e tyre, por edhe shpirtrat tanë janë më të lehtësuar. I bëmë të parët tanë të pavdekshëm”, shtoi ai. Përurimi i kësaj varreze monumentale ishte paralajmëruar më parë nga kryetari i PDIU-së pak ditë më parë, kur pohoi se ndërtimi i këtyre varrezave bëhet në nder të çamëve të rënë gjatë rrugëtimit nga Çamëria për në Shqipëri pas dëbimit që iu bë nga shteti grek rreth 70 vjet më parë.


04

« POLITIKË

E enjte 20 qershor 2013 •

INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE DHE VENDASE INTERES PËR PROCESIN

Zgjedhjet, 8 mijë vëzhgues të akredituar Bum monitoruesish për zgjedhjet, SHBA e BE me monitorues më vete “ALJAZEERA”

Ervin Koçi Zgjedhjet e 23 qershorit do të monitorohen nga rreth 8 mijë vëzhgues. Numri i lartë i personave të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit ka ardhur duke u rritur dita-ditës, ku disa organizata ndërkombëtare apo edhe vendase kanë marrë aprovimin nga KQZ-ja për të qenë pjesë e zgjedhjeve. Këta vëzhgues do të jenë të shpërndarë nëpër 5508 qendra të votimit që janë ngritur në të gjithë vendin, por pjesa më e madhe e tyre do të jenë të përqendruar nëpër qarqe ku numri i zgjedhësve është edhe më i lartë, si Tiranë, Durrësi, Shkodër, Elbasan, Fieri etj. Nga këta monitorues 450 janë të OSBE-ODIHR-it si dhe 260 përkthyes për të huaj, ndërsa pjesa tjetër përbëhet kryesisht nga organizata jofitimprurëse ose nga medie. Ndërkombëtarët Monitorimi i zgjedhjeve të 23 qershorit nga ndërkombëtarët do të jetë në epiqendër të politikanëve, të cilët presin edhe raportet e tyre. Por organizata që përbën më shumë rëndësi në raportin e tyre është misioni i ODIHR-i, që ka akredituar për zgjedhjet e 23 qershorit rreth 450 vëzhgues, ku rreth 400 janë afat shkurtër, pra do të monitorojnë vetëm procesin e votimit ndërsa pjesa 50 të tjerët janë afatgjatë, të cilët kanë më shumë se një muaj që kanë ardhur në Tiranë dhe po kryejnë monitorimin e situatës parazgjedhorë, si dhe do të vëzhgojnë edhe ngjarjet pas ditës së zgjedhjeve. Por numri i vëzhguesve të ODIHR-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje projektvendimin që i lejon televizionit ndërkombëtar “Aljazeera” që të akreditojë 4 vëzhgues për zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas vendimit të marrë nga KQZ-ja thuhet se “për miratimin e vëzhguesve të televizionit ‘Aljazeera International’ për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvendin të datës 23 qershor 2013 KQZ-ja akreditoi 4 vëzhgues afatshkurtër për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit”.

MEDIET Përveç organizatave ndërkombëtare dhe shteteve të huaja zgjedhjet e 23 qershorit do të monitorohen edhe nga mediet shqiptare. Sipas disa vendimeve të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë mbi 100 persona të akredituar që do të monitorojnë procesin zgjedhor në Shqipëri, të cilët do të raportojnë te mediet ku janë akredituar. Në këto medie që kanë akredituar vëzhgues janë ato vizive dhe të shtypura. it nuk është shumë i madh, pasi në zgjedhjet e shkuara ky mision solli në Shqipëri rreth 470 vëzhgues. Shefja e delegacionit të ODIHR-it është Cony Mcormak, e cila njihet për eksperiencën e e saj në monitorimin e zgjedhjeve. ODIHR-i deri tani ka publikuar një raport paraprak dhe pritet që pas zgjedhjeve të publikojë raportin përfundimtar për zgjedhjet në Shqipëri, raport i cili pritet të japë verdiktin për arritjen e standardeve apo jo në procesin elektoral. Vëzhguesit vendas Krahas vëzhguesve ndërko-

mbëtarë shumë organizata jofitimprurëse kanë akredituar një numër shumë të lartë vëzhguesish, të cilët pritet që ditën e zgjedhjeve të jenë të ndarë nëpër të gjitha qendrat e votimit në vend. Konkretisht vëzhguesit vendas do të jenë të ndarë në 5508 qendra votimi, por në bazë të interesit të tyre disa OJF do të përqendrojnë numrin më të madhe të vëzhguesve. Të tilla janë OJF-të e minoriteteve, që do të përqendrojnë punën e tyre nëpër qendra votimi ku ka një numër më të madh personash që etnive të tjera, siç janë ata maqedonas, vlleh, grek etj.

OSBE-ODIHR OSBE-ODIHR-i ka akredituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbi 560 monitorues, të cilët do të vëzhgojnë zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Këto dy organizata do të operojnë më vete, por në raportin përfundimtar do të kenë koordinimi mbi vërejtjet e mundshme që mund të gjenden në procesin zgjedhor. Këto organizata përbëjnë dy institucionit që kanë më shumë peshë në raportet përfundimtare.

PR MBYLL FUSHATËN ELEKTORALE NË SHIJAK. DUKA KËRKON VOTËN E BANORËVE

Mediu: Votoni Agron Dukën, votoni PR, nr. 45! “Duka refuzoi kandidimin për PS. Kërkoi të mbështesë Shijakun” • “Vota është një gjykim i së drejtës, nuk i përket asnjë force politike. Unë jam pjesë e PR-së me ftesën bujare të z. Mediu. Gjatë karrierës sime politike të shenjtë politika ime ka qenë dhe do të jetë vetëm për të përkrahur qytetarët dhe interesat e tyre, jam kundër tradhtisë dhe politikaneve që shohin interesat personale. Do të jem besnik vetëm me ju për t’i dhënë prioritet bujqësisë, ekonomisë, uljes së kostos së produkteve, zhvillimit, infrastrukturës, sportit”.

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, përmbylli fushatën elektorale në Shijak, duke shprehur bindjen se Shijaku do të ketë në parlament përfaqësuesin e denjë z. Agron Duka. Mediu vlerësoi maksimalisht figurën e Agron Dukës. duke përshëndetur e falënderuar familjen e tij dhe gjithë popullin e Shijakut, si dhe kënaqësinë se ata do të kenë zërin e tyre dinjitoz në parlament pas 23 qershorit. “Falënderoi familjen e z.Duka, prindërit për mbështetjen që kanë dhënë për të bërë të mundur të çojmë në parlamentin shqiptar z. Duka, përfaqësuesin e Shijakut, Partisë Republikane, Partisë Demokratike, Socialisteve, njerëzve me dhe pa parti. Familja Duka është nderi i Shijakut. Prindërit

e tij kanë edukuar breza të tërë dhe kanë qenë derë e hapur për dijen e humanizmin. Z. Duka ka punuar në mënyrë të ndershme për të ndërtuar mirëqenien për familjen e tij, duke u dhënë mundësi të rinjve e të rejave, qytetareve të Shijakut të punojnë në bizneset e tij. Z. Duka pati në dorë një zgjedhje. PS-ja i kërkoi të kandidonte si deputet në një vend të sigurt në qarkun e Beratit, por ai refuzoi, pasi ka për synim të ndihmojë e përfaqësojë banorët e Shijakut. Për z. Duka politika është dytësore. Rëndësi për të kanë interesat e banorëve të Shijakut, pasi ai përfaqëson njeriun pa bindje politike, liderin, zërin pa kompromis, që kërkon të punojë në 4 vjetët e ardhshëm në parlamentin shqiptar

për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Mediu. Duke folur për anëtarësimin në BE Mediu tha se “ne duhet të shtrojmë rrugën tonë për të ecur si një komb i bashkuar drejt një Europë të bashkuar”. Ai iu referua sërish deklaratave dhe programit të PS-së “Për një Rilindje Shqiptare”, duke theksuar se Shqipëria dhe shqiptarët rilindën në vitin 1991, atëherë kur Shqipëria rrëzoi komunizmin, që dhunoi për 50 vjet me radhë. “Ne rilindëm pas viteve ’90, kur thyem diktaturën dhe do të rilindim duke punuar për të çuar vendin drejt BE-së. Jam përpjekur në karrierën time politike t’i jap zgjidhje e do të vazhdoj të ngre zërin deri në gjetjen e zgjidhjes dhe rikthimit të të drejtave të tyre”, - tha Mediu.

PDK

Modelet e dy kandidatëve për Tiranën Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, duke folur për dy kandidatët e PDK-së për qarkun e Tiranës pohoi se dy kryesuesit e listës janë dy individë tepër të suksesshëm dhe meritojnë të jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm. “Së pari, kemi modelin njerëzor, human dhe miqësor të Frrok Gjinit, një njeri që ka ditur të bëjë beteja të mëdha gjatë gjithë jetës së tij politike. Sot në cilindo rreth shoqëror gjithkush e tregon Frrok Gjinin si një njeri me moral të fortë, mik të pazëvendësueshëm dhe njeri i fjalës. Gjatë gjithë fushatës së tij në Tiranë Gjini më ka impresionuar me mënyrën e tij të komunikimit, ku në asnjë rast nuk e ka degraduar gjuhën politike, ashtu si dhe nuk ka sulmuar askënd nga kundërshtarët, por ka kërkuar vazhdimisht një lojë të pastër politike nga të gjitha partitë, ndërsa vetë është orientuar te lidhja e aleancës me vetë qytetarët. Këtë fushatë Frrok Gjini e ka bërë më së miri, madje sinqeriteti i tij ka tejkaluar çdo kufi, duke deklaruar pa asnjë kompleks se ai do të jetë vërtet miku i gjithsecilit prej qytetarëve të Tiranës, dhe këtë veti të Gjinit e njohin mirë mijëra njerëz në mbarë Shqipërinë. Së dyti, na ofrohet modeli i suksesit në jetën personale. Në këtë fushatë ka pasur emra të pafund nga rrethi i biznesit që kanë pranuar t’i futen politikës për të dhënë shembullin e tyre më të suksesshëm edhe në jetën e legjislativit shqiptar. Te kandidatët e Tiranës përshtypjet e mia kanë qëndruar mbi një njeri absolutisht të suksesshëm në biznes si Tonin Alia. Një njeri që ka ngritur një perandori në një mënyrë dhe zotëron jo pak, por një hapësirë të madhe të tregut shqiptar dhe atij në Kosovë e Maqedoni. Mendimi im i parë, duke u nisur nga e shkuara aspak e mirë ë fushatave në Shqipëri, ka qenë se kandidatë si z. Tonin Alia i blejnë votat. E vërtetë këtë kam menduar, sepse kjo ka ndodhur aq shpesh në Shqipëri, sa më nuk i bën përshtypje pothuajse askujt. Por në këto 3-4 javë fushatë elektorale kam vënë re se ky njeri është në gjendje të ofrojë gjithçka që zotëron, por në mënyrë absolute refuzon të bëjë pazare apo të shesë e blejë vota”, - pohoi Ndoka.


EKONOMI • E enjte 20 qershor 2013

UDHËZIMI I RI I FINANCAVE PARASHIKON SHKALLËZIM TË PENALITETEVE

Mosdeklarimet, gjoba për bizneset Hiqen penalitetet për mosdeklarim pas mbylljes së aktivitetit BRIKENA DERVISHAJ

M

Arbitrariteti i tatimorëve Sjellja e administratës tatimore me biznesin është vënë jo pak herë në qendër të kritikave. Një prej rekomandimeve të Bankës Botërore në raportin e fundit ishte edhe ai për vendet e Evropës Juglindore siç është ruajtja e

rimëkëmbjes të brishtë duke mbështetur sipërmarrjen dhe reduktim të pengesave institucionale. “Kjo kërkon politika agresive të orientuara drejt punësimit. Kërkimet e kohëve të fundit të Bankës Botërore mbi punësimin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në Evropë dhe Azinë Qendrore sugjerojnë që politikat për krijimin e vendeve të punës duhet të fokusohen në katër fusha mbështetja e sipërmarrjes, përmirësimi i aftësive, menaxhimi i lëvizshmërisë së brendshme dhe ndërkombëtare dhe reduktimi i pengesave institucionale për krijimin e vendeve të punës. Përshpejtimi i reformave në këto fusha është urgjent për të shpresuar më shumë vende pune në vendet e Evropës Juglindore, vende pune më të mira dhe më të shumëllojshme”, thekson raporti i BB-së.

Të ardhura të tatueshme për qëllim të tatimit mbi të ardhurat personale, përfshihen të ardhurat në formë monetare që shkojnë për shtimin e kapitalit të shoqërisë, nga individë me burim të ndryshëm të të ardhurave, nëse këta individë nuk janë tatuar më parë, për to, ndërkohë që kanë qenë e janë objekt i tatimit dhe pagesës së tatimit mbi të ardhurat personale.

Pagesa

Individët

Në rast të shkeljes së afatit për deklarimet e të ardhurave do të ketë penalitete që shkojnë nga gjoba, të cilat nisin për shuma 10 mijë lekë për vonesa të shkurtra, e që arrijnë deri në 3 vjet burgim, në bazë të Kodit Penal. Deklarimi bëhet i detyrueshëm vetëm për individët që realizojnë të ardhura vjetore bruto të barabarta ose më të larta se 2 milionë lekë.

Të gjithë tatimpaguesit, të cilët deklarojnë mund të bëjnë pagesën e detyrimeve tatimore nëpërmjet formës elektronike pa qenë nevoja të paraqiten në sportelet e bankës. Me anë të pagesës elektronike shkurtohet koha që i duhet një biznesi të deklarojë dhe paguajë detyrimet tatimore, duke ulur kostot e tij administrative dhe rritur transparencën ndaj biznesit.

05

QEVERIA Ankandi i qeverisë

Kërkesë për borxh në tregun vendas 1.2 miliard lekë Qeveria ka organizuar ankandin e radhës për bono thesari. Në ankandin e djeshëm u emetuan bono me maturim 3-mujor në vlerën e 1.2 miliardë lekëve, me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 4.66%. Në ankandin e fundit ku qeveria pati marrë borxh me maturitet 3-mujor, muajin e kaluar, interesi ishte afërisht në nivel të njëjtë, 4.64%. Oferta për financim ishte 2 miliardë lekë, kundrejt shumës së shpallur për financim prej 1.2 miliardë lekësh dhe interesi nuk njohu rritje të përfillshme. Sipas të dhënave paraprake, deri në fund të 5-mujorit në arkën e shtetit janë mbledhur afro 14 miliardë lekë të ardhura më pak se plani, ndërsa shpenzimet janë pothuajse 10 miliardë lekë më shumë krahasuar me planfikimin buxhetor. Kjo ka sjellë një deficit në vlerën e mbi 38 miliardë lekëve, ose sa 78% e gjithë deficitit vjetor të parashikuar në buxhet. Huamarrja e sotme ishte e katërta brenda këtij muaji, pas një ankandi për Bono dhe dy të tjerëve për obligacione.

Bien të ardhurat RUSHAJ: 2 INSTITUCIONE NDËRKOMBËTARE VLERËSOJNË SHQIPËRINË

“Politikat e qeverisë ulin papunësinë” Heqja e TVSH-së për makineritë rriti punësimin Heqja e TVSH-së për makineritë dhe lëndët e para do të ndikojë dukshëm në rritjen e punësimit në vend. Një vlerësim të tillë paraprak e kanë dhënë vetëm një ditë më parë edhe dy institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare, Banka Botërore dhe Moody’s. Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, deklaroi dje për mediet se këto dy institucione prestigjioze ndërkombëtare Banka Botërore dhe Moody’s vlerësuan qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, si dhe politikat fiskale të ndjekura nga qeveria. “Banka Botërore na dha dje një lajm të mirë për papunësinë. Në raportin e fundit të rregullt të Bankës Botërore mbi Zhvillimin Ekonomik të Evropës Juglindore (SEE RER), të publikar një ditë më parë vlerësohet se politika e ndjekur nga qeveria për heqjen e TVSH-së për makinerite dhe lëndët e para ka dhënë efekt pozitiv në rritjen e nivelit të punësimit në vend”, - tha Rushaj. Raporti i Bankës Botërore, theksoi Rushaj, konfirmoi se papunësia në vend u

asdadasda

Ndryshimet Kur administrata tatimore identifikon persona të paregjistruar që ushtrojnë veprimtari tregtare, aplikon si dënim gjobën në masë 25 mijë lekë. Për sa i përket detyrimeve për deklarimin e punonjësve, administrata tatimore ka të drejtë që për rastet e shkeljeve, të vendosë gjoba që variojnë nga 250 mijë në 500 mijë lekë. Po ashtu, edhe për rastet kur konstatohen shkelje si moslëshimi i kuponit tatimor, administrata tatimore mund të vendosë gjoba që variojnë nga 200 mijë deri në 500 mijë. Bizneset që shesin produkte apo ofrojnë shërbime pa kupon tatimor, edhe në rast se e kryejnë këtë shkelje për herë të parë, në udhëzim nuk është përcaktuar si masë paralajmërimi, por direkt vendosja e një gjobe 200 mijë lekë. Me përsëritjen e kësaj shkeljeje, gjoba për bizneset rritet gradualisht deri në 500 mijë lekë.

Administrata tatimore është duke pritur korrigjimin e deklaratave për të ardhurat nga tatimpaguesit. “Tatimpaguesve u është bërë thirrje që brenda 30 qershor 2013 të korrigjojnë deklaratat e tyre, në mënyrë që të shmangim penalizimet gjatë veprimeve të mëvonshme që do të ndërmarrë Administrata Tatimore”,- ka njoftuar administrata tatimore. Sportelet e Shërbimit të Tatimpaguesve janë të gatshëm të ndihmojnë të gjithë ata që do të drejtohen për të marrë ndihmën dhe informacionin e nevojshëm. Motoja jonë vazhdon të mbetet “Më pëlqen të paguaj taksat, me to blej qytetërimin”

Afatet

Mosdeklarimi Pavarësisht ashpërsimit të penaliteteve dhe përcaktimit të rregullave të reja që janë më strike ndaj biznesit, udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave tenton t’i japë zgjidhje edhe një problematike të krijuar me bizneset që kanë nisur procedurat e çregjistrimit për shkak të mbylljes së aktivitetit. Për rastet kur bizneset janë penalizuar për mosdeklarim të deklaratave tatimore pas datës së nisjes së procedurave të çregjistrimit, Ministria e Financave udhëzon që gjobat ndaj tyre të hiqen. Ky ndryshim është një lehtësi për bizneset vendase që shpesh kanë paraqitur ankesat e tyre dhe shqetësimet për mbingarkesë të barrës fiskale edhe pas çregjistrimit.

Të ardhurat

inistria e Financave ndryshon udhëzimin mbi procedurat tatimore. Në lëvizjen e fundit të këtij dikasteri që është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare mësohet se është rritur ndjeshëm niveli i kontrollit, ndërsa janë përcaktuar masa të reja të penaliteteve ndaj biznesve që kryejnë evazion fiskal. Referuar ndryshimeve vërehet se administratës tatimore i jepet kompetencë për gjoba në vlera të konsiderueshme për subjektet që rezultojnë me mosdeklarim të ardhurash apo mospagim detyrimesh.

»

ul nga 13.3% në 12.8%. Më tej, zëvendësministri Rushaj theksoi se agjencia e vlerësimit të kreditit të koorporatave dhe vendeve sovrane, Moody’s ka vlerësuar Shqipërinë me gradën “B1”, si dhe ka vlerësuar një pritshmëri “Stable” për të ardhmen e ekonomisë dhe financave publike të Shqipërisë. “Këto janë një dëshmi e kredibilitetit të ekonomisë shqiptare dhe në një kohë kur Evropa dhe rajoni vazhdojnë të përjetojnë goditjet e krizës financiare me problematike e pasoja shumë komplekse”, - u shpreh Rushaj. Një vlerësim

Sipas Rrushajt, biznesi dhe investitorët e huaj, gjejnë një lexim të qartë në këtë vlerësim për të orientuar vendimmarrjet e tyre, vazhdimësinë e politikave probiznes të qeverisë në një kohë, kur diskutimet për politika të caktuara janë nga më të ndryshmet. “Thjesht rikonfirmohet qartësia dhe pozitiviteti me të cilën politikat ekonomike i qasen këtij realiteti dhe sfidave e pozicionit të Shqipërisë në rajon”, - deklaroi zëvendësministri.

i tillë, përçon sinjale pozitive dhe në të njëjtën kohë është dëshmi e kredibilitetit të vendit për stabilitetin makroekonomik, politikat dhe reformat ekonomike në mbështetje të biznesit, përmirësimit të mjedisit fiskal dhe vazhdimësisë së reformave në vend.

Deficiti buxhetor për 5 muajt e parë arrin 38.2 miliardë lekë Deficiti buxhetor ka vazhduar të thellohet gjatë 5 muajve të parë të vitit. Referuar të dhënave tashmë të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat nga administrata tatimore rezultojnë 7.3 miliardë lekë më pak se plani, ndërsa të ardhurat nga doganat janë 6.6 miliardë më pak. Por, edhe pse të ardhurat nuk janë ato të pritshmet vërehet se janë rritur shpenzimet gjatë kësaj periudhe, ku ishin planifikuar 161.4 miliardë lekë, ndërkohë që janë shpenzuar 171.1 miliardë lekë. Me rritje mbi planifikimin rezultojnë edhe shpenzimet kapitale, ku nga 27 miliardë lekë që ishte planifikimi janë shpenzuar 33.2 miliardë lekë. Kjo vertetohet edhe me faktin se në të gjithë vendin janë hapur projekte të reja, si dhe janë bërë pagesa për të mbyllur punimet në objektet e nisura një vit më parë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, deficiti buxhetor për këtë periudhë arriti në 38.2 miliardë lekë.


06

« INTERVISTË

E enjte 20 qershor 2013 •

N

ë një intervistë për “Metropol” kandidatja për deputete e PS-së, zonja Evis Kushi, ka renditur disa prej problemeve shqetësuese të këtij qarku, fushatën elektorale dhe ka deklaruar bindjen e saj se PS-ja më 23 qershor do të marrë 8 mandate, madje synon të marrë 9. - Zonja Kushi, ju vini në ekipin e “Rilindjes” nga jeta akademike. Partia Socialiste në këto zgjedhje përfaqësohet në Elbasan me një ekip kandidatësh të kryesuar nga Ben Blushi, ç’do të thotë kjo për ju dhe qytetin tuaj? - Tashmë është fare e qartë dhe i dukshëm fakti se një ndër krerët e PS-së, Ben Blushi, ka zgjedhur Elbasanin, dhe kjo ka rritur entuziazmin e elbasanasve për një mbështetje edhe më të madhe për “Rilindjen”. Ben Blushi ka lidhje të hershme me Elbasanin, dhe kjo natyrisht ka rritur shanset për fitoren tonë. Unë vij nga bota akademike dhe i jam përgjigjur me bindje logjike ftesës së Edi Ramës për të kandiduar, njëkohësisht për të qenë pjesë e “Rilindjes”, pasi mendoj e besoj në fitoren plebishitare më 23 qershor. - Zonja Kushi, me çfarë premtimesh për Elbasanin vjen PS-ja në këto zgjedhje? Cilat janë problemet më shqetësuese të këtij qarku, meqenëse edhe ju jeni një nga deputetët që mbuloni pjesën e rrethinave të qytetit tuaj? - E kam thënë shumë herë në medie, por edhe në të gjitha tribunat mediatike sa herë më është dhënë rasti se Elbasani është i harruari kësaj qeverie. Për 8 vjet asnjë investim apo mbështetje projektesh për qytetin, braktisje totale e fshatit, degradim total i infrastrukturës rrugore, mungesë në çdo qendër të banuar e ujit të pijshëm dhe shërbimit shëndetësor, papunësi dhe rrjedhje pa fund e banorëve drejt qyteteve apo jashtë vendit për një jetë më të mirë. E pazgjidhur dhe plot konflikte, kërkesa e vazhdueshme e banorëve për zgjidhjen e problemit të pronësisë mbi tokën. Siguria e jetës dhe kapja e shtetit nga krimi i organizuar janë të tjera çështje jetike me të cilat përballen çdo ditë elbasanasit. - Zona e Elbasanit është një krahinë e njohur në gjithë vendin për traditat patriotike e liridashëse, por edhe e njohur si djepi arsimit e diturisë. Mendoni se PS-ja ka program ambicioz për qarkun tuaj? - Elbasani gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet djepi diturisë, qyteti me universitetin e parë, Normalen, nga ku kanë dalë profesorë, shkencëtarë, ideologë e politikanë. Por jo gjithmonë ky qytet me tradita është vlerësuar nga qeveritë. Prem-

INTERVISTË ME KANDIDATEN E PS PËR ELBASANIN, ZONJËN EVIS KUSHI

“Partia Socialiste në Elbasan merr 8 deputetë, synojmë 9” timet gjithmonë kanë mbetur në letër, sidomos nga PD-ja, që e ka trajtuar si bastionin e saj, e cila nuk e ka dashur kurrë dhe ka pasur frikë prej saj. Kësaj here premtimet tona janë konkrete, plotësisht të realizueshme dhe vijnë si një përgjigje dhe vullnet politik yni për ekzigjencat shumëvjeçare të banorëve të kësaj zone, me një rrjet rrugor që të lidhë të gjitha fshatrat e Elbasanit, me mbi 50 000 banorë. Rrugët do të mundësojnë menjëherë zhvillimin e zonës, qarkullimin e njerëzve dhe prodhimeve, punësimin masiv në bujqësi, blegtori, turizëm, shërbime etj. E kanë premtuar të gjitha partitë dhe përfaqësuesit e tyre gjatë këtyre dy dekadave

të fundit. Të gjitha i harronin premtimet sapo mbaronin zgjedhjet, ndërsa kjo qeveri e PD-së dhe Berishës e la të shkatërrohet dhe të degradojë zonën e Elbasanit, aq sa sot nuk mund të përshkohen as me mjete të rënda disa akse rrugore. Ne do të vendosim një marrëdhënie të re me njerëzit, një marrëdhënie bashkëpunimi e bashkëveprimi për zgjidhjen e të gjitha problemeve që ka sot zona, por edhe të atyre që do të lindin nesër bashkë me zhvillimin. - Elbasani, ashtu si shumica e qyteteve shqiptare, ka lidhje me Italinë, ka shumë emigrantë, jo vetëm në këtë shtet fqinj, por edhe në Greqi etj., a ka një plan

për njohjen e viteve të punës së këtyre emigrantëve në shtetet e huaja? - Po, është e vërtetë se 35% e popullsisë së Elbasanit ka marrë prej vitesh rrugët e kurbetit dhe pjesa më e madhe e tyre punojnë e jetojnë në Itali, por edhe në Greqi, sidomos pjesa rurale e rrethit. Edhe pse tërësisht jashtë vëmendjes së shtetit gjatë këtyre 23 vjetve, ata u kanë mbajtur frymën gjallë familjeve të tyre në Shqipëri dhe janë faktori kryesor për rindërtimin e fshatrave, përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës, si dhe nxitjen e bizneseve të vogla në fshat. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me një pjesë të

madhe të emigrantëve, sipas zonave ku banojnë familjet e tyre, me synimin që t’i bëjmë pjesë integrale të zhvillimeve në vendin tonë, për t’u siguruar mbështetje e lehtësira në investimet e kursimeve të tyre në Shqipëri. Pjesë e rëndësishme e programit tonë është edhe zgjidhja e problemit të njohjes së viteve të punës që ata kanë në emigracion sipas marrëveshjeve që do të lidhen me qeveritë e shteteve ku ata kanë punuar apo vazhdojnë të punojnë. Po ashtu do të gjejë zgjidhje përfundimtare çështja e votimit të emigrantëve në vendet ku ata jetojnë, gjë që u kërkua nga ana jonë në rastin e rishikimit të Kodit Zgjedhor, por nuk u pranua nga mazho-

ranca aktuale e Berishës. Dhe dihet për çfarë arsyeje. Sepse pushteti i sotëm e di mirë se çfarë mendojnë emigrantët për qeverisjen e klanit të Berishës gjatë këtyre 8 vjetve. - Elbasani është një nga zonat turistike më të vizituara, turizëm malor e kodrinor. Cili është plani i PS-së për zgjidhjen e një prej problemeve më të mprehta, siç është ajo e pronave në bregdet, ku janë dhënë shumë tituj pronësie abuzivë? - Pa zgjidhur problemin e pronave, sidomos në zonën bregdetare, as që mund të bëhet fjalë për zhvillim normal të vendit. I gjithë procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave gjatë këtyre 20 vjetve është një histori e dhimbshme abuzimesh e deformimesh të paskrupullta, përpjekjesh korruptive për grabitjen e pronës nga njerëz pranë pushtetit, konfliktesh të përgjakshme me bilanc lufte, që na ka çuar në një realitet shumë të koklavitur për t’ia gjetur fillin zgjidhjes së problemit. Sot ndodhemi para një fakti tronditës, korruptiv, që gjeneron konflikte çdo çast, përpara rrezikut të uzurpimit të tokave nga njerëz të veshur me pushtet dhe klanit rreth tyre, duke ua mohuar dhe rrëmbyer banorëve autoktonë atë pasuri dhe ato toka që të parët e tyre i kanë punuar e shfrytëzuar brez pas brezi. Ne jemi të kthjellët dhe e kemi qartësisht të përcaktuar në program vendosmërinë tonë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. Hartimin dhe miratimin e ligjit për pronën, me konsensusin dhe tolerancën e të gjitha grupeve të interesit, si një prej prioriteteve urgjente të Kuvendit të ardhshëm, kthimin e pronës tek i zoti brenda vitit të parë të qeverisjes, kur nuk ka konflikte pronësie, zgjidhjen e konflikteve për pronat e mbivendosura bazuar në dokumente të hershme të arkivave nga shtete mike me histori të përbashkët në të kaluarën, certifikimin e pronave publike (si ish-ndërmarrjet bujqësore shtetërore) për persona dhe familje që i kanë përdorur e punuar gjatë këtyre dy dekadave. Për pronat është projektuar ngritja e një agjencie, e cila, bazuar në respektimin e pronësisë mbi tokën dhe masterplanit të zhvillimit të zonës, do t’i hapë rrugën zhvillimit të studiuar bashkëkohor, kësaj pasurie të pashfrytëzuar deri më sot, por e rrezikuar nga degradimi për shkak të dëmtimeve mjedisore dhe ndërtimet pa leje e pa kriter. Në Elbasan vullneti i qytetarëve është më i lexuar nga harresa e shpërfillja e kësaj qeverie ndaj kësaj treve dhe banorëve të kësaj zone, me kontribute në historinë dhe ndërtimin e vendit. Jam e bindur se Elbasani do t’i japë koalicionit të majtë 8 deputetë, duke besuar se janë të gjitha mundësitë për të marrë edhe deputetin e 9-të, përkundrejt 3 të koalicionit të djathtë. Bisedoi Artur Ajazi


SOCIALE • E enjte 20 qershor 2013

»

07

BASHA: JU JENI PËRPJEKJA KRYESORE PËR TË MPOSHTUR KOMUNIZMIN

“Më 23 qershor do të vazhdojë ëndrra jonë” Zhiti: “Nuk do të ketë rilindje të Bllokut dhe të vrasësve” “Më 23 qershor do të vazhdojë ëndrra jonë”, - kjo ka qenë thirrja premtuese që kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, dhe ministri i Kulturës, Visar Zhiti, u kanë bërë ish-të përndjekurve politikë në vendin tonë. Kjo kategori e popullsisë është vlerësuar si simboli i një fryme të re demokratike në përkrahje të kësaj force politike për të lënë pas komunizmin dhe dogmat e tij politike. Duke u shpjeguar përfaqësuesve të kësaj kategorie se ndryshimi dhe zhvillimi që Shqipëria ka pësuar në vitet e demokracisë është më se i dukshëm, Basha u tha atyre se mandati i tretë i Partisë Demokratike do të plotësojë ëndrrat e tyre dhe të gjithë shqiptarë. Kryebashkiaku Basha, duke u përulur me nderim të thellë para kontributit të kësaj shtrese, deklaroi se gjithçka që qeveria e shoqëria mund të bëjnë për ta është e pamjaftueshme

për të shprehur vlerësim për rolin dhe qëndresën e tyre deri në flijim. Për qëndresën sublime e kësaj shtrese PD-ja dhe Kryeministri Sali Berisha bëri të mundur realizimin e ëndrrave të shqiptarëve, zhvillimin e vendit, anëtarësimin në NATO, heqjen e vizave dhe së shpejti marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. “Nuk ka, nuk do të kishte dhe nuk mund të ketë PD pa ju, historinë dhe kontributin tuaj. Në këta 23 vjet, më shpejt se çdo komb tjetër që iu nënshtrua diktaturës së egër komuniste, Shqipëria lëvizi për ta lënë pas atë trashëgimi. Në çdo etapë të suksesshme të kësaj rruge, në themel të saj qëndroi aksioni politik i PD-së, i Kryeministrit Berisha dhe juaji, si bërthama dhe shtresa qendrore e kësaj force politike”, tha Basha. Zhiti, i cili vjen nga kjo shtresë, ka bërë me dije se në sistemin komunist

ëndrrat e tyre dënoheshin dhe liheshin përgjysmë, nuk merreshin parasysh dhe dënoheshin për çdo frymë të re që sillnin në popull. “Për ëndrrat që kemi realizuar sot, për këto ëndrra shumë nga ne u vranë, u burgosën, u internuan. Ky është vlerësimi që na dha ai sistem, por ne ëndrrat i bëmë realitet duke u mbështetur PD-ja”, - tha Zhiti për të shkuarën. Ai shprehu bindjen se kjo shtresë dhe gjithë shqiptarët do të vazhdojnë përpara dhe nuk do të kthehen në kohën e Bllokut, vrasjeve dhe persekutimeve. “Së bashku përmbysëm diktaturën, bëmë më të madhen, arritëm ëndrrën tonë, ëndrrën e atyre që mungojnë, ëndrrën e së ardhmes. Ajo është rilindje për atë që s’do të vijë kurrë, që nuk do të kthehet Blloku, që nuk do të kthehen më vrasësit, por do të vazhdojë ëndrra e të gjithëve ne”, - u shpreh Zhiti.

TË RINJTË ANKOHEN PËR SHËRBIMIN PA CILËSI

Mungojnë barnat në urgjencën e Qytetit Studenti, i blejnë në farmaci Erta Bode

N

ë urgjencën e Qytetit Studenti mungojnë medikamentet parësore. Studentët i blejnë vetë edhe barnat e urgjencës, që duhet t’i ketë kjo qendër shëndetësore. Pasi venë ankohen për problemin shëndetësor që mund të kenë, duke pritur mjekun përkatës që duhet të vijë, edhe pse gjendja mund të jetë emergjente, ilaçi që duhet t’u ofrohet nga ajo qendër, blihet gjithmonë nga studentët në farmaci. Studentët tregojnë se, sa herë që vizitohen dhe duhet të marrin një qetësues për sëmundjet kronike ose barna kundër helmimit, vaksinën kundër reaksionit, dërgohen gjithmonë nga bluzat e bardha t’i blejnë në farmacinë ngjitur me ambulancën. Ky nuk është vetëm një rast, dhe jo vetëm për një herë. Studentët që kanë sëmundje kronike e kanë mësuar tani se ilaçi që u shërben nuk ndodhet në qendër dhe e blejnë atë vetë në farmaci. Studentët ankohen se ky është një abuzim i hapur me barnat që vijnë për këtë qendër. Aty gjenden vetëm serumet, dhe ato gjithmonë në sasinë e limituar. Gjithashtu studentët shprehen se përveç shërbimit falas të vizitës te mjeku duke paraqitur kartën e studentit, ilaçi që duhet në rastin e emergjent duhet të sigurohet nga kjo qendër. Të pyetur bluzat e bardha, si mjekë dhe infermiere në këtë qendër, askush nuk flet, por tregojnë se vetëm nuk ka barna. Ndërkohë shkelja që u bëhet studentëve nuk dihet se ku i ka rrënjët. Nuk është normale që kjo kategori banorësh në Tiranë, të cilëve u është ofruar karta e studentit nga Bashkia e Tiranës pikërisht për të lehtësuar jetesën e tyre dhe

HALIM KOSOVA Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, para një muaji u shpreh se së shpejti do të ketë ndryshime në shërbimin shëndetësor. Në një përmbledhje për ecurinë e shëndetësisë në vendin tonë ai u shpreh se një ndër problemet janë mungesa e theksuar e barnave, të cilat së shpejti do të rikuperohen. Gjithashtu ai theksoi se do të dënohen shkeljet e bluzave të bardha dhe pacientit duhet t’i ofrohet një shërbim më i mirë dhe duhet t’i plotësohen kushtet. Vetë ai bëri me dije se do të ndiqte hap pas hapi zhvillimet e shëndetësisë në vend, duke mos lejuar abuzime, për të cilat u zotua se do t’i minimizojë dhe se së shpejti shqiptarët do të marrin shërbimin që duhet. Për këto arsye MSH dha urdhër për formularin e pacientit, në të cilin pacientët do të shprehin mendimin e tyre për shërbimin që marrin, për pakënaqësitë që ndeshin. Po ashtu dhe bluzat e bardha, por vështirësitë i kalojnë kufijtë e masave në vendin tonë.

të familjeve të tyre, të abuzohet në këtë mënyrë në pjesën ku varet jeta e tyre. Një student që vuan nga apendiciti akut, prej tre vjetësh banorë i godinave për studentët në QS, tregon se sa herë e kapin dhimbjet dhe duhet të marrë qetësuesin mjeku ose infermierja e turnit e drejton drejt farmacisë. Po kështu janë edhe rastet e reaksioneve, ku mungon dhe ultrakolteni, që është ndihma emergjente që duhet të marrë studenti, duke vënë kështu në rrezik vetë jetën e tij. Studentët shprehen të shqetësuar se janë lënë pas dore dhe askush nuk kthen sytë nga shërbimi shëndetësor që u

afrohet atyre, duke u ndier të braktisur dhe të detyruar që me lekët që u kanë mbetur të blejnë ilaçin për të shpëtuar jetën e tyre. “Nuk flasim për ilaçet e recetës të lëshuar nga mjeku pa asnjë problem shëndetësor, flasim për ilaçet emergjente, që ambulanca duhet t’i sigurojë vetë. Në rrethin tim ambulanca e lagjes i ka këto barna, kurse këtu abuzohet me ne”, - është shprehur studentja M.M., banuese në godinën 16. Studentë të tjerë thonë se shpeshherë mjekët i përcjellin duke i marrë lehtësisht shqetësimet e tyre dhe në rastet kur situate është shqetësuese ata largojnë çdo përgjegjësi

nga vetja duke i përcjell për në urgjencën e QSUT-së me një rekomandim. “Kam hipur në ambulancën për shërbimin e urgjencës që ka Qyteti Studenti dhe kushtet janë skandaloze: një shtrat që i ka mbetur vetëm skeleti dhe asgjë higjienike. Isha me kriza veshkash dhe u dërgova vetëm me një copë letër në dorë drejt QSUT-së, pa u shoqëruar as nga infermierja as nga mjeku. Dhe pasi në QSUT mora qetësuesin, dola jashtë, por ambulanca kishte ikur”, - thotë studentja B.J. në godinën 6. Studentët janë lënë në mëshirë të fatit dhe të papërgjegjshmërisë së bluzave të bardha.

Përfundojnë rrugët “Viktor Hygo” dhe “Hajdar Hidi”

Basha: Fjalët i merr era, veprat mbeten tuajat Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të rrugës “Viktor Hygo” në njësinë bashkiake nr. 7. Është ndërtuar sistemi i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, trotuare, ndriçimi rrugor, gjelbërimi dhe sinjalistika horizontale e vertikale. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u ka premtuar qytetarëve se brenda pak muajsh nis rikualifikimi urban i gjithë bllokut. Një tjetër rrugë e rindërtuar i është shtuar kryeqytetit. Me një investim prej 10.3 milionë lekësh ka përfunduar rruga “Hajdar Hidi”, e cila ndodhet në qendër të Tiranës dhe lidh rrugën “Myslym Shyri” me Rrugën e Kavajës. Në këtë rrugë, që shtrihet në njësinë bashkiake nr. 10, është ndërtuar sistemi i kanalizimeve të ujësjellësit, ujërave të bardha etj. Kryebashkiaku Basha e ka konsideruar këtë si një tjetër premtim të mbajtur dhe gur prove për punët e tjera që e presin Bashkinë. Gjithashtu ka përfunduar rikualifikimin urban të bllokut nr. 53 në njësinë bashkiake nr. 9, me sipërfaqe prej 4.5 ha. Në këtë bllok janë ndërtuar të gjitha rrugët përbërëse të tij, si rruga “Shahin Matraku”, “Petrit Caslli”, “Reshat Konçi”, “Ndrec Ndue Gjoka” dhe rruga “Visha”. Me një investim prej 18 milionë lekësh është ndërtuar ujësjellësi, kanalizimet e ujërave të bardha, është përmirësuar sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza, duke bërë të gjithë lidhjet e banesave. Janë vendosur shtylla elektrike për ndriçimin rrugor, janë zhvendosur 25 shtylla që ndodheshin në mes të rrugëve. Kryebashkiaku Basha e ka konsideruar këtë investim, i cili shtrihet në një bllok të ri banimi, si vepër e përkushtimit ndaj qytetarëve.

Partitë politike bënë diferencime për gruan

Nuk u respektua kandidimi i barabartë i gjinive Partitë politike përsëri nuk respektuan kuotën gjinore në listat e tyre për kandidatët e Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë. Ato përjashtuan dhe kufizuan kandidimin e barabartë të grave përkundrejt burrave. Gratë dhe vajzat anembanë Shqipërisë vazhdojnë të diskriminohen hapur. Ky diskriminim qëndron në faktin se Kodi Zgjedhor dhe Kuvendi i Shqipërisë, si organ ligjvënës, nuk dhanë asnjë garanci ligjore se gratë patën trajtim dhe mundësi të barabarta nga ana e partive politike, ashtu si dhe burrat, për të qenë kandidate në zgjedhjet parlamentare edhe ato vendore. Në përgjigje të këtij diskriminimi Koalicioni i Shoqërisë Civile për Barazi reagon nëpërmjet organizimit të një manifestimi për moszbatimin e kuotës gjinore, si dhe ndërgjegjësimit të gjithë shoqërisë për të rritur rolin dhe pjesëmarrjen e gruas në politikë në të ardhmen. Nëpërmjet këtij manifestimi kërkohet forcimi i zbatimit të kuotës gjinore dhe rishikimi i Kodit Zgjedhor. Në Kodin e ardhshëm duhet të përcaktohet qartë se “të paktën 1 në çdo 3 emra gjatë të gjithë listave shumemërore të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar”. Kjo është e vetmja mënyrë dhe mekanizmi i duhur se si partitë politike në Shqipëri të garantojnë përfaqësim të denjë të burrave dhe grave në politikë.


08

« AKTUALITET

E enjte 20 qershor 2013 •

PËRFUNDON EKSPERTIZA MBI PËRPLASJEN E DY ANIJEVE TURKE NË ADRIATIK Kokëfortësia e kapitenëve për të kaluar të parën dhe duke urdhëruar mos ndryshimin e kursitë të lundrimit është bërë shkak i aksidentit të ndodhur dy vite më parë në Detin Adriatikut, ndërmjet dy anijeve me flamurë turk. Kështu, janë mbyllur hetimet për aksidentin, ku nga përplasja e një anijeje tregtare turke me një traget, edhe ai turk, gjetën vdekjen tetë persona. Nga dëshmitë e grumbulluara dhe nga raporti i ekspertizës është arritur në përfundimin se të dy kapitenët kanë mundur ta lokalizojnë shumë para përplasjes njëritjetrin, por secili duke menduar se përparësia (e drejta) e kalim-

Kapitenët nuk i lëshuan rrugën njëri-tjetrit, vdiqën tetë veta it ka qenë e drejtë e tij, prandaj nuk kanë bërë mjaftueshëm manovra për t’iu shmangur përplasjes. Organi i Prokurorisë ka ngritur në ngarkim të kapitenit të anijes së mbytur dhe kapitenit të tragetit akuzën e “shkaktimit të vdekjes dhe plagosjes nga pakujdesia”, duke kërkuar për secilin prej tyre nga 2-15 vjet heqje të lirisë. “Manovrën duhej ta kishte bërë anija tjetër”. Sipas dekla-

rimeve të kapiten Ahmet Atilla Gynsur, ditën e aksidentit, kur në bordin e tragetit të drejtuar prej tij, gjendeshin gjithsej 235 persona, ekuipazh, personel dhe udhëtarë, është ndeshur në det të hapur me anijen “RE?NA-1”. “Sipas rregullave, vijon ai në deklarimet e tij, mua më duhej të mos i shmangesha kursit tim e të vazhdoja drejtë, ndërsa anija tjetër duhej të bënte manovrën e shmangies

nga kursi i saj. Komunikuam me radio për të garantuar kalim të sigurt. Madje, leja na u dha e shoqëruar edhe me urimin “OK, kaloni, udhë të mbarë!”. Ajo që duhej të bënte anija tjetër për një kalim të sigurt, ishte të kalonte nga ana e përparme e tragetit dhe jo të më drejtohej në pjesën e bashit. “Nga anija “RE?NA-1” na ka ardhur një thirrje alarmi me tekst “çfarë keni ndërmend të bëni”.

FORCAT E RENDIT: NGJARJA NË DURRËS PËR PËRPLASJE BANALE

Goditet me thikë oficeri i policisë, deklaron se u vetëplagos N jë oficer policie në Kavajë është plagosur me thikë pas një konflikti me disa persona të tjerë mbrëmjen e djeshme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orën 20:30 të mbrëmjes së djeshme, kur R. Islami, me detyrë oficer i policisë së Kavajës, është goditur me thikë nga një person. Polici mësohet se ka marrë një plagë në afërsi të shpatullës. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka pasur motive banale dhe se efektivi nuk ka qenë në orarin e shërbimit. Ndërkohë, nga ana e tij efektivi është deklaruar se është vetëplagosur dhe nuk ka pasur ndonjë konflikt me njeri. I dëmtuari ka mbërritur vetë në spitalin rajonal të Durrësit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që nga ana e policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia bën me dije se oficeri i policisë nuk ka dhënë detaje për uniformat blu mbi plagosjen, vendin e ngjarjes apo edhe personat e dyshuar, duke marrë përsipër se është vetëplagosur si pasojë e pakujdesisë. I dëmtuari mësohet se ka marrë vetëm një goditje në krah, plagë kjo që sipas bluzave të bardha, nuk i ka sjellë asnjë lloj shqetësimi përveç

Mbyllen përgatitjet e para

Zgjedhjet, gati infrastruktura zgjedhore Ka përfunduar faza përfundimtare e trajnimit, si edhe e përmbylljes së materialeve në lidhje me realizimin sa më korrekt të procesit zgjedhor në Elbasan në datën 23 qershor. “Presim mjetet e ushtrisë që të sjellin një pjesë të materialeve, siç janë fletat e votimit, si edhe stanoket, të cilat ndajnë vëzhguesit nga komisionerët në QNV- të e qarkut”, thotë inspektori rajonal për qarkun e Elbasanit Dhimtraq Zografi. Në qarkun e Elbasanit këtë vit janë 541 Qendra Votimi nga 441 që ishin një vit më parë, si edhe 10 KZAZ dhe QNV, ku vetëm pesë prej tyre janë në Bashkinë e Elbasanit. Sipas Zografit në këto zgjedhje parlamentare me vendim të Kodit të Ri Zgjedhor nuk do të numërohen kutitë e materialeve zgjedhore, por vetëm fletët e votimit, duke bërë të mundur kështu lehtësimin e punës, si edhe numërimin më herët të kutive të votimit nga ana e komisionerëve. Në të gjithë qarkun e Elbasanit në një qendër votimi do të votojnë më shumë se 200 votues dhe më pak se 1000, ky ka qenë edhe shkaku i shtimit të numurit të Qendrave të Votimit. Zografi ka shtuar se “trajnimi i komisionerëve të partive Politike lë për të dëshiruar, një pjesë e këtyre trajnuesve për komisionerë nuk e kanë respektuar vendimin për t’u trajnuar, me qëllim se partitë politike mund edhe t’i zëvëndësojnë ato një ditë përpara zgjedhjeve elektorale, për këtë qëllim është vendosur që edhe ditën e shtunë të vijojë trajnimi i tyre”. Në qarkun e Elbasani do të votojnë rreth 350 mijë zgjedhës

Aksidente në Elbasan, dy të plagosur

Përplasen tri automjete, autobusët palosin një autoveturë Një pëplasje mjetesh ka sjellë dëmtimin e dy personave në aksin rrugor Elbasan Cërrik në afërsi të fshatit mjekës. Një autobus i linjës urbane me targa EL 2971 C, me drejtues mjeti Th.C, është përplasur me autobusin që vinte nga ana tjetër e rrugës, me targa EL 9700 B i drejtuar nga S.C dhe. Më pas në aksident është përshirë një mjet tip Seat me targa TR 8456 M. Nga përplasja u dëmtuan tre persona, të cilët janë dërguar në Spitalin Ushtarak për një mjekim më të specializuar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një bllokimi Një autobus urban kishte ndaluar pas tij ka ndaluar autovetura dhe një tjetër autobus urban e ka përplasur duke e palosur në dysh mjetin. Për fat të mirë të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Një tjetër aksident është regjistruar në unazën e qytetit të Elbasanit. Një kalimtare është përplasur nga një mjet tip Ford me targa AA416GK me drejtues shtetasin G. Jolla. Sipas të dhënave të policisë, 49-vjeçarja është transportuar për në spitalin kirurgjik ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e aksidenteve. Aktualisht ka nisur procedimi për shkleje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sekuestrohen 70 kg marijuanë në Gjirokastër

Autorët braktisën drogën dhe u hodhën në lumin Drino dhimbjeve efektivit. Edhe policia e Kavajës ka nisur hetimet nga ana e saj mbi rrethanat ku na ndodhur ngjarja, ndërsa e kanë marrë vetë të plagosurin në mbikëqyrje. Në orët e vona të mbrëmjes së

djeshme një burim i policisë ka thënë se oficeri i Kavajës mund të jetë qëlluar me thikë nga një person me precedentë penal pavarësisht se konflikti ka qenë banal. “Nga të dhënat e mbledhura nga

hetimi rezultoi se mes policit dhe autorit të ngjarjes ka pasur një keqkuptim që është bërë shkak i konfliktit”, thanë burimet nga grupi hetimor që pohuan se ngjarja është klasifikuar si plagosje e lehtë.

Komuniteti rom në alarm

U hodh për t’u larë

Zhduket 17-vjeçari, sapo kishin ardhur nga Greqia

Bie nga lartësia në portin e peshkimit në Durrës

Familjarët e një 17-vjeçari të komuniteti rom kanë denoncuar në policia zhdukjen e tij. Mësohet se Ilir Nazifi ishte kthyer nga Greqia bashkë me prindërit, ndërsa sipas policisë së Korçës ai rezulton i zhdukur prej dy ditësh. Policia bën me dije se i riu ishte nisur për të punuar në fshatin Pulahe dhe prej aty ka humbur gjurmët. Mësohet gjithashtu se ai i kishte thënë dikujt se do të nisej për në Vlorë. Ndërkaq hetimet e policisë vijojnë. Dyshimet e para janë hedhur në një largim vullnetar drejt Greqisë. Por nuk mbetet pas dhe ajo e rënies viktimë nga grabitës të dryshëm. Gjithësesi mësohet se policia tashmë e ka shpallur në kërkim 17-vjeçarin duke kërkuar dhe në zona të ndryshme të Shqipërisë ku i riu mund të jetë larguar për të kërkuar punë dhe duke humbug kontaktet me familjen.

Punonjësi i nje firme kroate, u mbyt në det ndërsa u hodh nga lartësia për t’u larë. Ngjarja ndodhi në portin e ri të peshkimit në Durrës. Dyshohet se punëtori do ketë pasur kontakt me një gur që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes aksidentale, ku humbi jetën 25-vjeçari nga Shijaku, M. Sinjari. Burimet bënë të ditur se hetuesit do të verifikojnë çdo pistë të mundshme të hetimit për të qenë dhe më të saktë në konkluzion. Për këtë janë marrë të dhënat mbi detyrën që kishte i riu në kompani, si dhe aktivitetin e ditës. Gjithashtu në sitë janë marrë dhe kushtet në punë. Gjithësesi argumentet e para flasin për një vdekje aksidentale të të riut. Kjo dhe për shkak të dëshmive të mbledhura që tregojnë se i riu ishte dhehur për t’u larë, por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Tre transportues droge i shpëtuan policisë në Harmovë të Gjirokastrës, ndërsa braktisën çantat me 70 kg marijuanë. Lënda narkotike ishte blerë në Lazarat dhe për t’i shpëtuar postobllokut të Ujit të Ftohtë autorët po e kalonin nga parcelat. Pasi policia u bëri thirrje të dorëzoheshin, tre të rinjtë u hodhën në lumin Drino dhe duke përfituar nga errësira mundën t’i shpëtonin ndjekjes me not. Nga ana tjetër policia po vijon punën operative për të zbuluar autorët e mundshëm. Ndërsa theksohet se pavarësisht angazhimit në monitorimin e procesit zgjedhor policia është tejet e përqendruar në ruajtjen e qetësisë si dhe në goditjen e krimit.

Investimi në zonën turistike

Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë në Jug Me ndërtimin e linjave të reja të tensionit të lartë Ksamili furnizohet 24 orë me energji elektrike. Administratori i “CEZ shpërndarje”, Sahit Dollapi, tha se kjo është e mundur falë investimeve të kompanisë. Linja e re në Ksamil 18 kilometër e gjatë ka marrë një investim 5 milionë dollarë duke garantuar furnizim pa probleme për të gjithë zonën turistike. Investimi përfshin zonën e Borshit, Lukovës, Piqerasit dhe Himarës. Në këtë mënyrë është garantuar se nuk do të ketë probleme për pushuesit, të cilët prej mesit të qershorit kanë nisur të popullojnë zonën. Nga ana tjetër vetë pronarët e vilave dhe të zonave tuiristike theksojnë se enregjia në pjesën më të madhe përdoret për ndriçim, ndërsa për ngrohje përdoren panelet diellore.


AKTUALITET • E enjte 20 qershor 2013

»

09

EMIGRANTI SHQIPTAR NË UDINE I DËNUAR PARA NJË VITI PËR DHUNË NË FAMILJE

Për xhelozi vret gruan në sy të 2 vajzave Lulzim Hadaj, 36 vjeç, masakron të shoqen 33-vjeçare, Irmën ITALI- Me thikë e vrau shqiptari të shoqen që e rrihte prej kohësh, ndërsa gjithçka ndodhi për xhelozi, para syve të vajzave të mitura. Krimi brenda familjes shqiptare ka tronditur policinë dhe opinionin publik italian. Mediet italiane thanë se një emigrant shqiptar i quajtur, Lulzim Hadaj, goditi mbrëmë me thikë duke e lënë të vdekur në vend bashkëshorten e tij Irma Hadaj, në San Giovanni të Natisones, provincë në Udine të Italisë. Në vitin 2012,

36-vjeçari kishte qenë i dënuar për keqtrajtim të anëtarëve të familjes së tij, ndërsa aktet e dhunës ishin regjistruar nga viti 2003 deri në vitin 2010. Por pavarësisht denoncimit të bërë nga bashkëshortja e tij, vite më parë, kjo nuk e ka penguar emigrantin shqiptar ta godasë disa herë me thikë 33-vjeçaren Irma Hadaj. “Nuk më intereson se shkoj në burg, unë të vras, të vras...”, mësohet të ketë thirrur Hadaj para se të qëllonte për vdekje gruan e tij. Sipas

medieve italiane, krimi ka ndodhur përpara syve të dy vajzave të tyre të vogla 8 dhe 10 vjeç. Ka qenë fqinji i tyre italian, i cili ka dëgjuar ulërimat e 33-vjeçares dhe që ka denoncuar ngjarjen e rëndë në polici. Dyshohet se 36-vjeçari e ka kryer krimin për motive xhelozie megjithatë policia italiane është duke hetuar rrethanat e krimit për të zbardhur detajet e ngjarjes së rëndë. Bashkëshorti vrasës është arrestuar nga policia italiane dhe po merret në pyetje.

RRUGORËT NË KRYEQYTET APEL: KUJDES SHPEJTËSINË, PARKIMET DYSHE ETJ

Në 1 ditë, 180 gjoba në rrugë, ulen ankesat, trafiku e aksidentet Mariglen Mullai

N

ë 24 orët e fundit, policia e Tiranës ka gjobitur 180 shoferë që nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor në Tiranë. Në një njoftim për shtyp thuhet se duke vlerësuar situatën e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, shërbimet e policisë janë të angazhuara maksimalisht për t`ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për një levizje sa më normale në rrugë. Gjithashtu, në njoftim vijohet se “shërbimet e policisë do të ndëshkojnë pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si: parkime të gabuara, parkime dyshe, mos zbatim të sinjalistikës, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për ecje tej normave të lejuara, për përdorim alkooli etj”. Me ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor, janë ashpërsuar edhe masat për këto shkelje gjatë qarkullimit, por ka ndyshuar edhe mënyra e gjobvënies, si dhe shkallët e ankesave nga qytetarët. Si pasojë e ndryshimit të procedurës së vënies së gjobave, vihet re frenimi i ankesave për gjoba kur shoferët s’kanë pasur dijeni. Gjobat në 24 orë Policia tha se “Bëjmë me dije se vetëm 24-orët e fundit

Ekspertiza nr. 2 mjekoligjore për 11-vjeçarin

“Denisi vdiq se nuk u trajtua me dantrolen pas operacionit” Mungesa e mjekimit me dantrolen, për trajtmin e hipertermisë malinje ishte shkaku i vdekjes së 11- vjeçarit Denis Almadhi. Ekspertiza e dytë mjeko-ligjore, mbështet përfundimet e ekspertizës së parë se dantroleni është i vetmi antidot për krizën e hipertermisë malinje dhe mjekët shqiptarë nuk e përdorën për të kuruar Denis Almadhin, 11-vjeçari, i cili ndërroi jetë në muajin nëntor të vitit 2012 nga hipertemia malinje. Dantroleni nuk është i disponueshëm në shumë institucione në vendet e Evropës Lindore dhe në shumë rajone në botë për shkak të çmimit të tij, duke bërë që në këto zona të rritet rreziku i vdekjeve nga hipertermia malinje. Lidokaina përdoret si element për të rregulluar aritmitë e shkaktuara nga hipertemia malinje dhe jo si zëvendësues i Dantrolenit. Perdorimi i Lidokainës si alternativë e Dantrolenit ishte një prej argumenteve më të fortë që institucionet shqiptare përgjegjëse përdorën si justifikim për trajtimin e Denisit. Ndërkaq, Maliq Hasmuça, familjari i vogëlushit shprehet se ekpertiza mbështet qendrimet e familjarëve, ndërkohë nënvizon se në bashkëpunim me Prokurorinë do të kërkojnë drejtësi. Vogëlushi u nda nga jeta pas një operacioni në qepallat e syrit, ndërhyrje në të cilën asistuan edhe mjekë të huaj. Familjarët fillimisht i janë drejtuar komisariatit nr.4, ku kanë bërë kallëzim ndaj personelit mjekësor, pasi ata dyshohen se janë treguar të pakujdesshëm gjatë operacionit.

Përgatitjet për zgjedhjet e 23 qershorit

OSBE i huazon policisë disa aparate telefonike satelitore Ditën e djeshme, prezenca e OSBE-së në Shqipëri i ka huazuar aparate telefonike satelitore Policisë së Shtetit në mbështetje të punës së kësaj të fundit në zonat e largëta rurale gjatë zgjedhjeve parlamentare që mbahen më 23 qershor 2013. Prezenca e ofroi një shërbim të ngjashëm edhe në prag të zgjedhjeve për organet e qeverisë vendore në vitin 2011, duke mbuluar edhe kostot e komunikimit. Kjo ndihmë është pjesë e mbështetjes që prezenca e OSBE-së iu jep institucioneve të shtetit shqiptar për të siguruar administrimin e suksesshëm teknik të procesit zgjedhor. “Çdo qytetar shqiptar gëzon të drejtën për të votuar dhe për t’iu numëruar vota e tij apo e saj, pavarësisht nëse e hedh votën në qendër të qytetit apo një luginë të largët. Këto aparate telefonike do ta ndihmojnë personelin e Policisë së Shtetit shqiptar për të komunikuar gjatë zgjedhjeve edhe në zonat më të largëta të vendit”, tha kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Eugen Wollfarth.

At Nikolla Marko: Me bekimin e Zotit njerëzit zhvillojnë nga shërbimet e policisë së kryeqytetit, janë vendosur në total 180 masa administrative, kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës dhe ecje tej normave të lejuara”. Nga ana tjetër, policia e Tiranës në vijim të punës së saj,

kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor. Nga ana tjetër, me asfaltimin e thuajse shumicës së rrugëve

në kryeqytet, minimizimi i trafikut, ka sjellë edhe ulje të ndjeshme si të aksidenteve në rrugë, ashtu edhe të pakujdesive apo shklejes së rregullave nga shoferët dhe kalimtarët. Gjithësesi, policia kërkon respektim të këtyre rregullave.

Pranga 28-vjeçarit

Afër urës së Farkës

Me kallash në shtëpi, po vidhte makinën, arrestohet

Makina në flakë, ishte në ecje, shpëtojnë personat

Një 28-vjeçar u arrestua sepse u kap duke vjedhur një makinë, ndërsa nga kontrolli në shtëpi, u gjet me kallash dhe fishekë. Nga komisariati nr.1 u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Orges Nilo, 28 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Kapja e tij u realizua në afërsi të liqenit në Sauk, ku është kapur në flagrancë përgjatë momenteve të vjedhjes së automjetin tip “BMV X5”, me targa TR 0480 U, në pronësi të një shtetasi, ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ju gjet një armë automatike tip Kallashnikov, model 56, të kalibrit 7.62 mm, si dhe dy karikatorë me 58 fishekë.

Një automjet ka marrë flakë mesditën e djeshme në Tiranë, ndërsa personat që ishin brenda mundën të shpëtonin. Ngjarja u regjistrua në afërsi të urës së Farkës kur makina tip Benz me targa të kryeqytetit mori flakë në lëvizje e sipër. Burime pranë policisë së kryeqytetit bënë me dije se ngjarja është aksidentale, ndërsa shkak i flakëve dyshohet të jetë bërë rrjedhja e benzinës, e cila në kontakt me temperaturat e larta ka bërë që të përfshihet nga flakët. Fatmirësisht nga ngjarja nuk mbeti asnjë person i plagosur, ndërsa automjeti u shkrumbua plotësisht, teksa policia ka nisur hetimet.

Prifti bekon tunelin dhe rrugën Elbasan-Tiranë Ka menduar të bekojë tunelin dhe rrugën ElbasanTiranë, pas përurimit të kryer nga Kryeministri Sali Berisha. Prifti i kishes Ortodokse autoqefale “Shënmëria” ne Elbasan, At Nikolla Marku e ka përgatitur këtë rit. I shoqëruar nga një grup besimtarësh dhe qytetarësh elbasanas ka udhëtuar drejt tunelit të Krrabës dhe ka kryer ritin e bekimit. E ka konsideruar këtë rrugë si një vepër mjaft të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Ai uroi që udhëtimi në këtë rrugë për këdo të jetë sa më i mbarë e i lehtë. At Nikolla u shpreh se kjo është një rrugë shumë e rëndësishme dhe që duhet të bekohet në mënyrë që të mos ndodhin avari apo probleme. Ai u shpreh se kjo është rruga e bashkimit të shqiptarëve dhe do të sjellë zhvillim për të gjithë kombin. “Kjo është një rrugë që është ndërtuar nga shqiptarët, rrugë e cila do të jetë rruga e dashurisë dhe bashkimit të shqiptarëve. Kjo rrugë sjellë dhe vlera të bukura për ndërtimin e vendit tonë. Ne e bekojmë si komuntet fetar ortodoks, që në këtë rrugë të mos ketë avari në këtë rrugë të ketë ecje të mbarë. Zoti e bekoftë në jetë të jetëve amin. Rruga është e nderuar dhe e bekuar”. Pasi ka përshkuar në këmbë rrugën dhe pasi ka përfunduar ritin prifti i kishës së Shën Mërisë është shprehur se edhe zoti e bekon këtë rrugë që afron më shumë shqiptarët. Ideja e bekimit i ka lindur sidomos pas ndodhjes së dy aksidenteve përgjatë këtij segmenti për shkak të shpejtësisë së madhe.


10

« INTERVISTË

SKRAPAR – Tashmë që fushata ka arritur në ditët e fundit të saj dhe Lëvizja Socialiste për Integrim është vënë në fokusin e vëmendjes të banorëve të Beratit. Janë me qindra takime me grupe banorësh në lagje të pesë qyteteve dhe në çdo fshat të këtij qarku, që të bindin se të 25 njësitë vendore me banorët e tyre kanë parë me vëmendje programin si dhe e kanë asimiluar duke mbështetur sidomos punësimin. E parë në kontekstin e përgjithshëm janë me dhjetëra resurse që janë të renditura në këtë trevë dhe që ndikojnë në punësimin e banorëve të saj, por që duhen shfrytëzuar me një plan konkret. Ndaj LSI ka dalë me një platformë të veçantë plan punësimi i detajuar në sektorët kryesor që janë Turizmi, Bujqësia, Infrastruktura, Energjia, Industria etj. Për të qënë më pranë këtij programi mundet të them se ekonomia shqiptare nga ekonomi konsumi në planin tonë do të kthehet në ekonomi prodhimi, ku përparësi do të ketë stimulimi i prodhimit vendas, lehtësira fiskale për biznesin, tërheqja e investimeve të huaja, rritja e eksporteve etj. Këto si garanci për punësimin të marra në detaj të programit të LSI-së sektorët ku do të kenë përparësi janë: Turizmi i marrë si industri thithëse e turistëve të huaj duke shfrytëzuar jo vetëm mrekullitë natyrore që na ka falur natyra dhe që i kemi të shumta në zonën tonë si Kanionet e famshme të lumit Osum dhe Guak, Shpella e Pirogoshit, malin e bekuar të Tomorit, si dhe mrekullitë njerëzore që janë kalatë e lashtësisë, Urat të ndryshme tyrbeja e shënjtorit “Abaz Aliu” në majën 2417 m. mbi nivelin e detit etj. Kjo industri që do të ketë në qendër të vëmendjes shërbimet dhe krijimin e komoditeteve për mirëpritjen e turistëve të vendit dhe të huaj, jo vetëm do të këtë nevojë për punësim të njerëzve, por dhe do të krijojë shumë të ardhura për biznesin e privatëve në këtë sektor. Edhe bujqësia do të jetë fokusi i ndalesës të planit të punësimit, këtu punësimi do të vijë duke u vetpunësuar, por me lehtësirat që do t’i krijohen fermerit, si katërvishimi i buxhetit të shtetit për bujqësinë, e parë kjo përmes dy masave konkrete, ajo e subvencionimeve në bujqësi për inputet dhe produktet dhe tjetra në grantet dhe kreditë agrare me interes të ulët 3% me garanci shtetërore nga Banka Kombëtare për investime dhe zhvillim, po kjo do të finacojë dhe industrinë agro-përpunuese të prodhimeve të tyre si në pemtari, perime, frutikulturë, por dhe në prodhimet e nënproduktet e tyre të mishit e qumshtit. Unë mundet të them më konkretisht se buxheti i shtetit për këtë sektor do të 10 fishojë grantet nga 7 milionë euro në 70 të tillë për sektorët e buqësisë. Grupimi fermerëve në “shoqëri bujqësore”, do të përfitojë përmes subvencionimit të prodhimit, po kështu për plehrimet, blerjen e farërave të përzgjedhurave, instalimin e impjanteve ujitëse, për blerjen e makinerive buqësore etj. Një tjetër sektor punësimi do të jetë edhe infrastruktura rrugore, ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe fuqizimi i biznesit të vogël e të mesëm. Investimet në industrinë e tekstileve, fasoneve, materiale ndërtimi, minerale etj. Energjia një tjetër sektor punësimi këtu mundet të them se dhënia me koncensione të ndryshme për ndërtimin e HEC-ve, kjo krijon një fond investimesh nga donatorështet-biznes, institut i ri publik me përfshirjen e bankave. Për këtë pjesë të programit, por dhe për probleme të tjera që fushata zgjedhore ka nxjerr në pah gjatë takimeve me banorët e këtij qarku, ne i morëm këtë intervistë deputetit aktual të kuvendit të Shqipërisë, Nasip Naço njëherësh dhe kandidat në zgjedhjet e 23 qershorit

E enjte 20 qershor 2013 •

NASIP NAÇO NGA SKRAPARI, QARKU I BERATIT BRENDA DESTINACIONIT TË LSI-së

Ja si do të zbatohen pikat e programit të zhvillimit të Beratit që do të realizohen fiks pas 5 ditësh. Cilat janë problemet që kanë ngritur dhe kanë kërkuar zgjidhje nga banorët e të 25 njësive vendore dhe cili është mendimi juaj për secilin prej tyre? Është një pyetje që do shumë kohë, pasi kërkon përgjigje të detajuar, por unë do të flas konkretisht nga ç’ka më kanë kërkuar, si dhe kam dhënë përgjigjet. Këtu do të përqendrohem konkretisht, duke i marrë me radhë të gjitha qytetet. Kuçova ka qenë një nga qytetet që ka më shumë resurse dhe është shfrytëzuar më pak gjatë këtyre 23 vjetëve, pasi nuk ka pasur një plan të detajuar për zhvillimin e këtij qyteti kryesisht në zonën industriale të naftës, apo dhe të aeroportit ushtarak. Tashmë dihet nga të gjithë se Kuçova quhet ndryshe dhe qyteti i naftëtarëve dhe kjo për arsye se është një nga vend-burimet më të mëdha naftëmbajtëse në të gjithë vendin tonë. Por nga zbulimi i vendburimit të parë dhe shpimit të pusit të parë të nxjerrjes së naftës nga italianët ende edhe sot sipas statistikave në këtë sektor janë shfrytëzuar vetëm 30% e prodhimit të saj. Me këtë dua të them se në vend që të riorganizohet kjo industri e arit të zi, tashmë i është vënë këmba duke nxjerrë nga dita dhe duke hedhur në ushtrinë e të papunëve qindra i mijëra punëtorë që me djersën e mundin e tyre me dijet, idetë dhe sakrificat ngritën e zhvilluan këtë sektor nga themelet. Për këtë sektor LSI-ja ka një plan konkret dhe të detajuar që janë riorganizimi i këtij sektori të rëndësishëm, riorganizimi i ndërmarrjeve dhe rimarrja e punëtorëve të kualifikuar profesionist, teknikë dhe inxhinierë. Po kështu dhe për riciklimin e aviacionit do të jetë një plan i detajuar nga sektori i ushtrisë, dhe për disa probleme në aviacion puna fillon menjëherë pas 23 qershorit. Rizhvillimi i dy sektorëve që përmenda pak më parë si dhe rimbëkëmbja e shërbimeve, fasoneve etj. do të jenë burimi punësimit të banorëve të këtij qyteti. Këto janë disa prej përgjigjeve që kam dhënë kudo në takimet që kam pasur në rrethin e Kuçovës dhe kryesisht në qytet dhe në komunat Perondi e Kozare, madje për këto dy të fundit kam shtjelluar edhe planet bujqësore që ka Lëvizja Socialiste për Integrim në ndihmë të bujqësisë. Ndryshe nga qyteti i naftëtarëve, qyteti i Beratit ka të tjera specifika, cili është mendimi juaj në hapjen e vendeve të punës në këtë qytet që nuk ka sektor të tillë kaq të rëndësishëm? Berati është qyteti me të cilin kushdo mburret, kur gjendet jashtë tij, kryesisht për ne që jemi nga kjo trevë, ndërsa më ka rënë rasti që si ministër të ushtroj shpesh herë jashtë shtetit dhe ku ka rënë rasti me kolegët e mi të qeverive respektive të shteteve ku kam bërë vizita, kur ka qenë fjala për lashtësinë, menjëherë kam përmendur Beratin dhe kur kam thënë se jam nga a j o

trevë madje dhe dhëndër në këtë qytet (qesh) të gjithë kanë treguar interes dhe shumica e tyre kanë dashur dhe të vizitojnë këtë qytet sa madhështor po dhe aq i pa ekploruar nga të huajt. Por dhe kur kam shoqëruar kolegë të mi ministra gjatë vizitave të tyre në Shqipëri, shumica e tyre kanë kërkuar vetë të vijnë për të vizituar Beratin dhe janë mahnitur, jo vetëm nga ndërtimi i kështjellës, por dhe i lagjeve muzeale “Mangalem” dhe “Goricë”. Unë nuk dua të bëj histori, por shpesh të huajve ju kam folur dhe për kodikët e famshëm, që janë pasuri botërore, për besën e priftërinjve për ruajtjen si sytë e ballit dhe mbrojtjen e paprekshme të këtyre të fundit, po kështu dhe për ikonat e famshme të Onufrit të famshëm., kishat e pa mbaruara me ikonostaset e tyre, etnografia e shumë e shumë mrekulli që mbart ky qytet në brendësinë e tij. Me këtë dua të them se ky qytet ka një specifikë tjetër të veçantë, ka turizmin familjar, gjë të cilën ende ka shumë punë për të bërë dhe për mua filloi nga infrastruktura shpeshherë kam thënë se turistët vitet e fundit kanë filluar të bien në numër, kjo për arsye të rrugës dhe pikërisht që këtu do ta fillojmë punën tonë pas 23 qershorit me ndërtimin e infrastrukturës së rënduar në këtë qytet të lashtësisë. Më pas me pastërtinë e qytetit, pra, e thënë ndryshe me një rimëkëmbje të të gjithë sektorëve të shërbimeve, bizneseve të shërbimeve, komoditeteve të tyre etj. Është turizmi familjar ai që do të marrë zhvillim pas 23 qershorit me lehtësirat që do të krijohen në këtë sektor të rëndësishëm me qëllimin e vetëm që turistët që vijnë këtu të kalojnë disa ditë dhe pasi të jenë atashuar në bar-hotelet beratase qofshin këto dhe familjare të kenë mundësi të lëvizin në zonë për të parë të tjera mrekulli natyrore si ato që përmendëm në fillim të këtij shkrimi. Po në këtë qytet ka filluar të lulëzojë edhe shërbimi i fasoneve, gjë e cila ka filluar të punësojë kryesisht gra dhe vajza të këtij qyteti, por me zbatimin e programit tonë ne do të nxisim bizneset e vogla familjare, nxisim bizneset e

mëdha me qëllimin e vetëm punësimin e banorëve të këtij qyteti. Skrapari, cili është mendimi juaj për këtë trevë, e cila për nga varfëria, infrastruktura dhe treva xhep lë për të dëshiruar, cili është projekti juaj dhe i partisë që përfaqësoni? Pyetja është me vend, kjo zonë e mbushur me mrekulli, me prodhime bio, me histori të rralla vuan për një rrugë, vuan për një dorë që të investojë kryesisht në sektorin e turizmit. E kam thënë dhe në një shkrim të mëparshëm në gazetën tuaj të nderuar (qesh) dhe shton (e falenderoj se më ka hapur dhe shumë hapësira mediatike), që për 8 vjet në Skrapar nuk u bënë as 3 km rrugë të lënë në mes po 8 vjet më parë. Është qyteti apo zona xhep, për arsye se nuk ka lidhje me qytetet që i ka vetëm 30 minuta larg, nëse do të kishte rrugë si me Përmetin, 1 orë më Gramshin dhe 2 orë me Korçën. Mundet të japë një shembull, me Përmetin janë vetëm 18 km rrugë që e pengon Skraparin të lidhen me të dhe me gjithë jugun. Në detaj mundet të them se për të shkuar tashmë në Përmet nga Skrapari të duhen më shumë se 10 orë rrugë, pasi të duhet të shkosh njëherë në Lushnjë, Fier, afër Vlorës në Tepelenë dhe më pas në Përmet, pra të duhet të përshkosh rreth 300 km, ndërkohë që po të ndërtohen 18 km rrugë i duhen vetëm 30 minuta, ja këtë ka bërë kjo qeveri, këtë duhet ta kuptoni më qartë ndaj e shtjellova në detaj. Por ajo që dua të ndalem nuk është kjo, është programi ynë ambicio z

që do të zbatohet pas 23 qershorit dhe më konkretisht e para do të jetë infrastruktura, që do të lehtësojë udhëtimet drejt kësaj treve të banorëve të saj, të turistëve të vendit dhe të huaj. Ndonëse janë bërë të ditura me qindra herë edhe nga promovimet e ndryshme në medien e shkruar dhe atë vizive, unë sot mundet të them se me përfundimin e infrastrukturës Skrapari do të ketë të tjera mundësi zhvillimi, kryesisht atë të turizmit falë mrekullive natyrore që ekzistojnë dhe janë të pranishme në këtë zonë. Janë tregtimi pa vonesa i prodhimeve bio që kjo trevë shquhet për të tilla. Po kjo zonë ka dhe mundësi të tjera zhvillimi, pasi në kaskadën e Osumit është një plan konkret për ndërtimin e disa HEC-ve si dhe ndërtimin e fasoneve të tjera, ndihmesën ndaj fermerëve dhe blegtorëve që kjo zonë i ka të shumtë për arsye të hapësirave kullotore në malet e saj. Të gjitha subvencionimet e tjera në bujqësi, industrinë e vogël ushqimore, bizneseve etj., kjo zonë do të kthehet në një zonë të zhvilluar. Deri tani keni folur vetëm për zbatimin e programit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si e komentoni thënien tuaj, qarku i Beratit brenda destinacionit LSI- së, barazohet me fitoren e tre kandidatëve të saj? Po është e vërtetë në të gjitha takimet që kam bërë deri tani me elektoratin e këtij qarku, biri i të cilit jam, mundet të them se të 8 ne kandidatët që dua t’i përmend: Gledion Rehovica, Selfo Kapllani, Mimoza Veliko, Lefter Kuqo, Silvava Cako, Emiljano Kamsi, jemi banorë të këtij qarku dhe se vazhdojmë të banojmë këtu. Ndryshe nga kandidatët e tjerë të partive majtas e djathtas, që vazhdojnë të importohen nga qytetet e tjera të rretheve apo qarqe të ndryshme, iu mbaruan intelektualë të mirëfilltë. Nisur nga kjo, por dhe nga programi ynë ambicioz që ka Lëvizja Socialiste për Integrim për këtë trevë me histori të lashtësisë ne kandidatët e LSI-së themi se jemi brenda një fitore e pse jo të tre kandiatëve tanë. Nisur nga asimilimi i programit tonë i përpiluar dhe drejtuar nga lideri ynë Ilir Meta, nisur nga mbështetja që ka dhënë deri në këto momente elektorati ynë, por dhe simpatizantë, banorë të këtij qarku, them me bindje se qarku i Beratit është brenda destinacionit LSI- së, barazohet me fitoren tre kandidatve të saj. Sulo Gozhina


SOCIALE • E enjte 20 qershor 2013

Erta Bode

L

arja e përditshme e flokëve sjell hollimin e tyre, mungesën e shkëlqimit dhe këputjen e fijeve të gjata. Dielli dhe kripa e detit gjithashtu rrezikojnë flokët. Dëmtimet që pësojnë flokët në stinën e verës janë të shumta, kjo për shkak të ekspozimit që u bëhet nën rrezet e diellit, që i djegin, sidomos kur janë të lyer. Problemi shfaqet kryesisht te femrat, pasi ato kanë flokë të gjatë, ndërsa meshkujt janë të shpëtuar nga këto situata, sepse prerja 1 herë në 2 javë e flokëve i ndihmon të rritet më shpejtë dhe të rigjenerohen më lehtë. Mirëpo tek të dyja gjinitë larja përditë e flokëve i bën ata të humbasin yndyrën, që i mbron nga rrezet e diellit, u jep shkëlqim si dhe ndihmon në rritjen e flokëve. Trikologët thonë se gjatë muajve të nxehtë njerëzit e shpeshtojnë larjen e flokëve, duke e kaluar në të përditshme madje edhe dy herë në ditë. Mirëpo kjo është tepër e dëmshme për fijen e flokut, të cilën klori i ujit e hollon, si dhe për yndyrën e tij, që kështu zhduket duke i bërë flokët më të ashpër dhe më të thatë. Ndërkohë edhe shampoja e përdorur aq shpesh në flokë bën punën e vet, duke sjell një rënie të theksuar të flokëve. Trikologët këshillojnë një shampo pa sulfat dhe me këshilla për flokë delikatë. Ekspozimi në diell i bën flokët shumë të brishtë, ndahen qelizat nga flokët, duke shkaktuar kështu dehidratim, bëhen delikatë, errësohen dhe ndonjëherë zverdhen. Mundësia më e mirë për të parandaluar këto efekte të diellit dhe të temperaturave të larta është përdorimi i kapelave, mbështjellja e flokëve me shall, ç’ka është edhe tendenca e fundit e modës, ose mbledhja e flokëve topuz. Nga ana tjetër, uji i detit është vendi ku flokët futen në stres. Kripa dhe dielli i bëjnë flokët shumë të thatë, si kashtë. Pa e kuptuar flokët dalin jashtë kontrollit. Kështu që këshillat janë që pas daljes nga deti flokët të shpëlahen me ujë të freskët për të rrëzuar kripën dhe në shtëpi për larjen e tyre duhet përdorur balsam hidratues ose maska ushqyese. Ndërkohë lyerja e flokëve përpara pushimeve verore është e padobishme dhe nuk jep efikasitetin e duhur. Shumë femra thonë se, pasi kthehen nga pushimet flokët e tyre ka ndryshuar ngjyrë. Efektin e parë në ndryshimin e ngjyrës e japin rrezet e diellit, të cilat i kthejnë flokët në varësi të ngjyrës së bojës që është lyer me nuance kafe, të kuqe dhe të verdhë të shndritshme. Mirëpo një pjesë e femrave thonë se flokët i tyre bëhen jeshil. Kjo vjen nga larja e shpeshtë në pishinë për shkak të bakrit që depërton në ujin e pishinës prej tubave nga ai rrjedh. Për të shmangur këtë nuancë duhet të përdoret kapuç larës në pishinë, me qëllim që flokët mos të lagen. Këshillohet që flokët të lyhen pas pushimeve, duke zgjedhur ngjyrën e kuqe, kafe dhe të verdhë, pasi është shumë i vështirë mbulimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i nuancave që

»

11

STINA E VERËS, EKSPOZIMI I FLOKËVE NË DIELL I DËMTON

Kujdesuni për flokët, mos i lani çdo ditë Përdorni maska mbrojtëse dhe mbroheni me kapelë apo shall Zbokthi, larja e tepërt e flokut acaron lëkurën

MESHKUJT Duket se stina e verës nuk sjell kaq probleme te meshkujt për flokun e tyre. Ata e përdorin më shumë kapelën, që i mbron flokët. I vetmi dëmtim që pësojnë flokët e tyre është larja e përditshme apo dy herë në ditë për shkak të temperaturave të nxehta. Megjithatë, flokët e tyre rikuperohen më shpejt. Kjo ndodh për faktin se ata i presin shumë më shpesh flokëtn se fermat, duke e qethur atë 1 herë në 2 javë. Kjo i bën më të shëndetshëm flokët, sepse eliminon menjëherë pjesën e dëmtuar e ndërkohë pjesa që rritet vjen gjithmonë e më e rigjeneruar. I vetmi problem që hasin ata është rënia e flokëve për shkak të përdorimit të shpeshtë dhe të gabuar të shampos ose xhelit që kanë përzgjedhur për modelim.

Zbokthi shkaktohet nga një parazit tepër i zakonshëm, që është një kërpudhë lëkure e quajtur “Pityrisporum ovale”. Pjesa më e madhe e të rriturve e kanë këtë kërpudhë në lëkurë. Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në tabanin e flokëve. Kur ulet sasia kësaj kërpudhe në lëkurë, pushon krijimi i zbokthit. Lëkura e tabanit të flokëve, ashtu si dhe tërë lëkura e trupit të njeriut në përgjithësi, ripërtërihet gjatë shkëputjes së qelizave të jashtme në leskra të vogla, shpeshherë të padukshme, të thata e të bardha. Vetëm kur këto leskra bëhen të dukshme kemi të bëjmë me zbokth. Ndonjëherë zbokthi shoqërohet me kruajtje. Zbokthi mund të jetë i bashkuar me lëkurën e thatë ose të yndyrtë të tabanit të flokëve. Në rastin e tipit të thatë zbokthi shkëputet lehtë nga lëkura dhe bie mbi shpatulla. Në rastin e tipit të yndyrtë formohet një shtresë e verdhë në të errët, që qëndron ngjitur pas tabanit të flokëve. Larja e shpeshtë e flokëve ndikon në shtimin e zbokthit, pasi ndikon në acarimin e lëkurës edhe nga fërkimi i shpeshtë, por dhe nga lloji i shampos që është përzgjedhur për larjen e flokëve.

Flokët kaçurrelë kërkojnë më shumë përkujdesje në verë Nën efektin e diellit, të rërës, të erës kaçurrelat dhe flokët me onde janë më të brishtë se flokët e drejtë. Flokët kaçurrelë kanë tendencën të jenë më të dobët, edhe pse kanë një rrënjë të fortë. Gjatë verës ata bëhen më të thatë dhe shuam të vështirë për t’u disiplinuar. Rrezet e diellit i dobësojnë flokët kaçurrelë. Keratina është një proteinë e përgjegjshme për mbrojtjen e tyre. Gjithashtu dhe kripa dhe rëra sulmojnë flokët për shkak të një efekti gërryes që kanë. Gjëja që nuk duhet ta bëjmë gjatë stinës së verës është prerja e flokëve, pasi do të hasim shumë vështirësi në modelimin e tyre për shkak të ashpërsimit dhe shpupurishjes. Duhet të bëhet e pamundura që flokët kaçurrelë ose me onde të mos kenë kontakt me ujin e detit dhe të pishinës, sepse dëmtohen shumë më shpejt. Në të kundërt tharja e tyre nuk duhet bërë me forcë, por me peshqir, duke i mbledhur dhe duke i lënë të thahen në mënyrë natyrale. Mundësia më e mirë për modelimin e tyre është pas dushit me krehër me dhëmbëza të gjatë dhe të rrallë.

flokët kanë marrë nën rrezet e diellit dhe efektin e kripës. Një fenomen tjetër që është përgjithësues për të gjitha femrat në stinën e verës është maja dyshe. Maja e flokut të tyre ndahet në dy fije më të holla, të dala nga një fije, madje në raste më ekstreme bëhet edhe majë shumëfishe. Shkaku i këtij fenomeni është krehja e flokëve kur janë të lagur, si dhe tharësja me tem-

peraturë të lartë, masha, piastra dhe difuzori, kur flokët janë shumë të lagur. Një këshillë e mirë është edhe uji i përdoruar për larjen e flokëve. Këshillohet të mos jetë shumë i nxehtë, madje më e mira është që ai të jetë i ftohtë për ata që e durojnë temperaturën e ulët në lëkurën e kokës, sepse kjo shmang elektrizimin dhe shpupurishjen e tyre, aq më tepër kur i është flokëkaçurrel.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


12

« GOSSIP

E enjte 20 qershor 2013 •

Një gotë verë

kundër djegjes nga dielli

Rihanna godet me mikrofon fansin Në një koncert në Britaninë e Madhe, pjesë e turit “Diamonds”, Rihanna rebelohet ndaj një admiruesi të saj duke e goditur me mikrofon në kokë. Këngëtarja zbret nga skena dhe e rrethuar nga truprojet e saj vendos t’u afrohet fansave. Këta të fundit përfitojnë për të shtrenguar duart me 25-vjecaren. Në një moment, njëri prej fansave në vijën e parë e kap prej krahu. Pas disa përpjekjesh për ta shmangur fansin, Rihanna tërbohet lë këngën dhe e godet me mikrofon në kokë. Sikur të mos mjaftonte kjo, këngëtarja nga Barbadosi është vënë në qendër të kritikave për sjelljen e saj gjatë koncerteve, sidomos me vonesat në nisjen e tyre. Koncerti i fundit në Birmingham nisi me 2 orë e gjysmë me vonesë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Cardiff ku përvec vonesës, në skenë Rihanna u shfaq e lodhur dhe e mërzitur dhe pa dëshirë për të kënduar para mijëra fansave të saj që kishin paguar biletën.

K

onsumimi i lëngjeve nga pemët e fermentuara, mund të mbrojë demtimin e lëkurës nga ekspozimi në diell dhe rrezet ultravjollcë, ka treguar studimi më i ri. Hulumtuesit nga Universiteti i Barcelonës dhe anëtarët e Këshillit Nacional për hulumtime në Spanjë, kanë zbuluar se kimikalet nga pemët mund ta zvogëlojnë dëmtimin e qelizave të lëkurës. UV rrezet që emitohen nga dielli janë arsyeja kryesore për dëmtimin e lëkurës, plakjen para kohe, djegjen dhe në reastin më të keq të kancerit të lëkurës. Disa hulumtime të mëparshme kanë treguar se vera mund të ndohmojë si parandalim për shumë sëmundje. Hulumtimet e fundit janë një arsye më shumë për të pirë një gotë më shumë verë, pasi autorët e studimit kanë theksuar se rrushi përmban shumë antioksidues të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit.

Kinezët me kompjuterin më të fuqishëm në botë

S Mariah Carey tregon format Është nëna e dy binjakëve, por Mariah Carey ka një fizik që çdo femër do e kishte zili. Këngëtarja 43-vjeçare tregoi format e saj në një monokini të zi gjatë xhirimit të videoklipit të saj të ri, në Itali, duke treguar se ka ardhur sërish në formë. Mariah shtoi rreth 30 kilogramë gjatë shtatzënisë së saj dhe iu desh 1 vit për të rifituar formën. Ajo e ka shpjeguar kështu rënien në peshë: “U shëndosha shumë dhe fillova t’i kuptoj njerëzit që duan të humbasin në peshë. Nuk më mjaftonte më stërvitja, por duhej edhe një dietë e rreptë. Eci shumë dhe gjithashtu bëj shumë not në pishinë.”

uperkompjuteri më i shpejtë në botë tashmë ndodhet në Kinë jo në SHBA. Kjo gjë është shpallur në Konferencën Ndërkombëtare për superkompjuterë në Leipzig, sipas të cilit projekti , i zhvilluar nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë Mbrojtjes ka zbuluar një nga superkomjuterat më të shpejtë në botë. Tianhe-2 operon në 33,86 petaflop / sek, e barabartë me 33.860 trilionë llogaritje / sekondë dhe mund të arrijë performancën teorike kulmin e 54,9 / sek petaflop. Tianhe-2, e cila në gjuhën kineze do të thote ‘Rruga e Qumështit 2’ ka 16 mijë nyje, secila prej të cilave ka pesë procesorë, për një total prej më shumë se tre milion njësi per llogaritje.

Ja disa nga superkomjuterat më të fuqishem në botë

1. Tianhe-2 (Kina) 2. Titan (SHBA) 3. Sequoia (SHBA) 4. K computer (Japoni) 5. Mira (SHBA) 6. Stampede (SHBA) 7. Juqueen (Gjermani) 8. Vulcan (SHBA) 9. SuperMuc (Gjermani) 10. Tianhe-1A (Kinë)


GOSSIP • E enjte 20 qershor 2013

»

13

MIRANDA

KERR

TREGON ANËN PATRIOTIKE Vajza e Kim do të quhet Kaidence Donda West

Perry: Rusell më la përmes SMS Katy Perry ka zbuluar se Russell Brand i kishte dërguar asaj një mesazh në telefon për t’i treguar se dëshiron të divorcohet. Derisa thotë se Brad ishte “një mashkull magjik”, kur ata u takuan katër vite më parë, martesa e tyre dështoi shpejt pas martesës indiane në tetor të vitit 2010. 14 muaj më vonë, Brand i kishte dërguar asaj një SMS, për ta informuar se dëshiron të divorcohet. “Ai është një burrë shumë i mençur dhe unë isha e dashuruar me të kur u martova. Le të themi se nuk jam dëgjuar që kur ai më shkroi mesazh duke më thënë se do të divorcohet më 31 dhjetor, 2011”. “Kur për të parën herë e takova, ai dëshironte barazi, dhe mendoj se shumë herë meshkuj të fuqishëm duan barazi, por pastaj e fitojnë atë dhe më pas mendojnë, ‘nuk mund ta përballoj barazinë’”, ka thënë Perry për edicionin e muajit korrik të revistës Vogue.

Një infermiere në Los Angeles raportohet se ka zbuluar emrin e vajzës së Kim Kardashian dhe Kanye West. Sipas saj, fëmija i parë i Kim dhe Kanye është quajtur me emrin Kaidence Donda West. Emri duket i besueshëm pasi ndjek shembullin tradicional të familjes Kardashin, ngaqë të gjitha femrat e familjes kanë emrat me shkronjën “K”. Emri i mesëm Donda thuhet se i dedikohet nënës së ndjerë të Kanye. Deri më tani nuk janë dhënë detaje nga familjarët.

M

iranda Kerr ka treguar anën e saj patriotike në një foto ku shfaqet e mbuluar vetëm me flamurin e Australisë, atdheut të saj. Modelja 30-vjeçare ka treguar paksa nga dekolteja për ta bërë më tërheqëse foton e realizuar nga Chris Colls. Bashkëshortja e Orlando Bloom ka zgjidhur kontratën me Ëngjëjt e Victoria’s Secret për t’iu përkushtuar djalit 2-vjeçar Flynn.“Tani kam hyrë në një fazë të re në jetën time. Tani që jam bërë nënë, kam prioritete të tjera”, theksoi para pak kohësh Miranda Kerr.

Christina Aguilera rikthehet në formën e saj më të mirë

Justin Bieber përplas me makinë një fotograf Justin Bieber në përpjekje për t’u shpëtuar paparacëve godet me makinën e tij Ferrar një fotograf, i cili u plagos lehtë. Ngjarja ka ndodhur në Hollywood, kur këngëtari ishte duke dalë nga një lokal në Sunset Boulevard.

Christina Aguilera përfitoi nga performanca në finalen e “The Voice” në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara për të treguar rikthimin e saj në format ideale trupore. 32-vjeçarja këndoi “Feel this Moment” së bashku me Pitbull e veshur me një fund të zi dhe një bluzë të ngushtë. Këngëtarja i është nënshtruar një diete të fortë dhe aktiviteti fizik për t’u rikthyer në formën e saj më të mirë duke lënë pas paraqitjen mbipeshë të dhjetorit të kaluar në “American Music Awards”.


14

« BOTA

E enjte 20 qershor 2013 •

Protestë e heshtur në

Turqi

N

ë heshtje dhe në këmbë demonstrojnë mijëra vetë në gjithë vendin kundër Kryeministrit Erdogan. Kështu protestuesit reagojnë ndaj sjelljes agresive të policisë javët e kaluara. Të arrestuar, qindra të plagosur dhe katër të vdekur - ky është bilanci i përkohshëm i lëvizjes së protestës në Turqi. Prej më shumë se dy javësh mijëra turq demonstrojnë për më shumë të drejta dhe liri në vendin e tyre. Në shënjestër të protestave ishte në radhë të parë Kryeministri Rexhep Taip Erdogan: “Tayyip istifa!” (“Taip jep dorëheqjen!”), ishte një nga sloganet e dëgjuara më shpesh. Demonstruesit marshuan në rrugët e Stambollit, shkruajtën parrulla kritike ndaj qeverisë në mure dhe u përleshën disa herë ashpër me policinë. Parku “Gezi” u bë simbol i lëvizjes së protestës. Atje protestuesit kërcyen, kënduan, hëngrën dhe fjetën në çadra. Pas zbrazjes së dhunshme të parkut nga policia, duket se e gjitha kjo ka marrë fund. Në vend të thirrjeve mbizotëron heshtja, në vend të njerëzve që marshojnë shihet qendrim në vend. Heshtja si formë e re e protestës Zhurma me tenxhere mbrëmjeve, fishkëllimat e bilbilëve, përplasja e duarve dhe ndezja e fikja e dritave, ishin qysh javët e kaluara në gjithë vendin një formë alternative e demonstrimit. Por protesta me qëndrimin në këmbë në heshtje është e re. Ajo filloi të hënën (17.6.2013) me një burrë, i cili thjesht qëndroi ashtu në këmbë. Në heshtje, me duart në xhepat

e pantallonave. Vështrimi i fiksuar në drejtim të një protreti të themeluesit të shtetit turk, Mustafa Kemal Atatürk. Më shumë se pesë orë qendroi koreografi Erdem Gündüz në të njëjtën pozë në sheshin “Taksim”. Shpejt u dallua nga demonstruesit, dhe gjithnjë e më shumë ndoqën në mënyrë spontane shembullin e tij. Gjatë natës rreth protestuesit fillimisht të vetmuar ishin grumbulluar shumë njerëz. Në

heshtje. Një protestë paqësore në këmbë. Policia turke nuk ishte e sigurt, se çfarë duhej të bënte. Demonstrimet në sheshin “Taksim”, janë ndaluar nga Erdogan. Kushdo, që do të vazhdojë të demonstrojë, do të trajtohet si terrorist, deklaroi qeveria e tij. Në fund

policia e shpërndau masën e heshtur të njerëzve. Gündüz u arrestua dhe u mor në pyetje, por pastaj u la sërish i lirë. Burri më këmbë mobilizon masën Brenda pak orësh pamjet dhe informacionet për

protestën e heshtur të burrit në këmbë (turqisht: duran adam), në sheshin “Taksim”, u shpërndanë në të gjithë botën përmes Twitter. Në shumë qytete turke demonstruesit morën shembull nga protesta e heshtur në këmbë. Në Stamboll protesta

MBIKËQYRJA E SITUATËS NË SIRI

Trupat e OKB-së qëndrojnë në lartësitë e Golanit ërkundër tërheqjes së paralajmëruar P të ushtarëve nga Austria, KS i OKB-së dëshiron të vazhdojë misionin e paqes në Lartësitë e Golanit. Bile ai planifikohet të forcohet edhe më shumë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së planifikon të vazhdojë patjetër misionin në Lartësitë e Golanit midis Sirisë dhe Izraelit. Të gjithë 15 anëtarët e organit të fuqishëm të OKB-së janë pajtuar që misioni i quajtur “UNDOF” duhet të vazhdojë dhe të forcohet edhe më shumë, tha ambasadori britanik në OKB-së dhe kryesues aktual i Këshillit, Mark Lyall Grant në Nju Jork. Më parë nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së, përgjegjës për misionin paqësor, Hervé Ladsous kishte informuar Këshil-

lin e Sigurimit mbi situatën aktuale të misionit “UNDOF”. Së shpejti pritet që 170 ushtarë do të mbërrijnë nga shteti i Paqësorit Fixhi në Lartësitë e Golanit. Ata do të zëvendësojnë paqëruajtësit kroatë të tërhequr qysh në muajin mars, tha ambasadori britanik Grant. Fixhi ka ofruar ndërkohë të dërgojë edhe më shumë trupa. Nënsekretari Ladsous është duke zhvilluar bisedime edhe me vende të tjera për dërgimin e ushtarëve ose shtimin e trupave në lartësitë Golan. Ai u shpreh optimist, por nuk deshi të japë hollësi të tjera. Shtimi i trupave në 1250 ushtarë? Në javët e ardhshme, SHBA-të dhe

Rusia do të paraqesin një projekt-rezolutë për zgjatjen e mandatit të misionit “UNDOF” edhe për gjashtë muaj të tjerë. Mandati i ri sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë shumë ndryshe nga mandati aktual, thuhet në Nju Jork. Megjithatë, misioni mund të forcohet në bazë të këtij mandati, për shembull me shtimin e trupave, të miratuar tashmë në 1250 ushtarë. Vëzhguesit e misionit “UNDOF” janë stacionuar që nga viti 1974 në lartësitë Golan mes Izraelit dhe Sirisë për të monitoruar armëpushimin midis dy vendeve. Helmetkaltërit janë përfshirë disa herë në luftën qytetare siriane dhe nuk ka munguar as kidnapimi i vëzhguesve.

e heshtur është zhvendosur, ndërkohë në lagje të tjera të qytetit. Kështu në lagjen “Besiktas” demonstruesit qëndrojnë në këmbë kundër qeverisë së Erdoganit. Një burrë u vendos para redaksisë së gazetës “Sabah”, e cila konsiderohet e afërt me qeverinë. Nëpërmjet rrjeteve sociale njerëzit merren vesh për orare fikse, kur i gjithë kombi turk të heshtë për pesë minuta. Si të martën në mbrëmje: në orën 20 i gjithë vendi heshti. Për fat të keq ditët e fundit, të reagosh ndaj gjërave që ndodhin në këtë vend, është kthyer në krim, thotë demonstruesja 26-vjeçare Eylem Özkan në bisedë me DW: “Në parkun Gezi të rinjtë u përpoqën të bënin qëndresë me kulturën dhe humorin e tyre. Por të gjitha pa sukses. Tani vendosëm për heshtjen. Nganjëherë heshtja është reagimi më i mirë”. “Ne jemi më të zgjuar dhe më të fortë se ata” Në sheshin “Taksim” vështrimet drejtohen para së gjithash mbi qendrën kulturore Atatürk, e cila është dënuar të shembet nga Erdogan. Të ulur, duke u falur

dhe duke medituar, shprehin njerëzit protestën e tyre. Vështrimet drejtohen edhe mbi policinë, e cila mban të pushtuar me bllokime parkun “Gezi”. Për orë të tëra njerëzit qendrojnë përballë policëve. I shohin në sy pa asnjë shprehje në fytyrë. “Kjo është rruga më e mirë për t’u treguar se ne jemi më të zgjuar dhe më të fortë se ata. Ata na godasin dhe na shtyjnë. Ne duhet të gjejmë rrugë më të zgjuara për të demonstruar”, thotë demonstruesja Gökce Isilsen. Një tjetër demonstrues ka ndezur katër qirinj, në shenjë kujtimi për katër të vrarët, tre demonstrues dhe një polic. “Nëse do të shpreheshim me tinguj, do të përballeshim me dhimbje, kur jemi pa zë, jo”, thotë demonstruesi që qëndron ulur. Gazetari dhe sociologu Hüseyin Günes është që nga dita e parë në lëvizjen e protestës. “Një plumb plastik më ka goditur në dorë, u qëllova nga një bombë me gaz lotsjellës dhe me ujëhedhës”, thotë Günes në bisedë me Deutsche Welle-n. Kjo formë e heshtur e protestës është një britmë dhe ai do që ta bëjë atë më të fortë me pjesëmarrjen e vet.


BOTA • E enjte 20 qershor 2013

Papa Françesku, stili i ri dhe çështje të vjetra

G

jatë 100 ditëve të para në post Papa Françesku, ka lënë mbresa të forta në opinion. Por duket se njeriu “nga fundi i botës” nuk është familjarizuar ende me sistemin romak. Ai nuk banon në pallatin apostolik në sheshin e Pjetrit. Edhe 100 ditë pas zgjedhjes. Papa Françesku dëshiron të qendrojë në shtëpinë e miqve në Vatikan, Santa Marta. Aspekti i veçantë i këtij vendimi nuk vlerësohet aq lart sa duhet. Kush do të kishte thënë tre muaj më parë se së shpejti do të vijë një papë i ri, i cili do të ndryshojë zakonet e konsideruara të vetëkuptueshme në Vatikan, do të ishte konsideruar i marrë, e madje do të ishte damkosur si kritik militant i Kishës Katolike. Por vetë Françesku thotë se duhet të jetë mes njerëzve, pallati papnor është për të shumë i izoluar. Dhe flet për shembullin e Jezusit si “mjeshtër i varfër”. Shumë shpejt pas zgjedhjes së Papës, qarkullonte një citat i Françeskut, i cili thotë shumë me fjalët: “Karnevali mori fund”. Ky njoftim nuk ka parasysh vetëm rrobat me stofra të çmuara apo këpucët e shtrenjta të kuqe të papës. Dhe me siguri nuk ka të bëjë as me paraardhësit e tij, por njofton në përgjithësi një seriozitet të ri. Në shfaqjen e tij të parë pas zgjedhjes 100 ditë më parë, Papa tha se vjen “thuajse nga fundi i botës”. Për të është e huaj mënyra se si e shohin postin e Papës pjesë të caktuara të aparatit të Vatikanit. Ndryshe nga ata, kreu i Kishës, ish kardinali argjentinas Jorge Mario Bergoglio, e sheh veten më shumë si një “ipeshkv të Romës”, pranë njerëzve, se sa si një “papë” të largët. Kësaj i shtohet edhe zgjedhja e

emrit, Françesku i madh. Ai nënkupton më shumë se thjeshtësinë në paraqitje apo perspektivën për të varfërit. Pasi Françesku i Asizit ishte në shekullin e 13-të, në mënyrën e tij, një revolucionar i paparashikueshëm. Këndvështrim i veçantë Ngadalë këndvështrimi po ndryshon nga aspektet e jashtme tek më shumë vëmendje për përmbajtjen e deklaratave. Papa i ri bën thirrje për një reformë të sistemit global ekonomik dhe fshikullon ekzagjerimet në tregjet financiare. Ai ankohet për një kulturë të mirëqenies, sundim të konsumit dhe “kulturë të shpërdorimit”. Ngjashëm duhen parë edhe kritikat e tij të shprehura në kontekst biblik, për t’u rikthyer në thelbin e mesazhit kristian. Kisha përfaqëson shfaqjen e Perëndisë si njeri i vdekshëm dhe “skandalin e kryqit”. Ajo nuk duhet t’i përshtatet botës. Ndryshe nga paraardhësit e tij, Françesku e sheh botën nisur nga njeriu konkret. Si jezuit ai sigurisht që njeh edhe edhe tradita dhe sisteme të tjera teologjike. Ky stil karakterizon edhe predikimet e tij. Orientuar në rrëfimet biblike, ato duken të devotshme dhe mjaft të gjalla, deri me karakter anekdotash të improvizuara. 100 ditë pas fillimit të papatit të Françeskut është e qartë se shumë gjëra do të ndryshojnë në sistemin e Kishës Katolike, në paraqitjen e saj me jashtë. Por se çfarë drejtimi kanë zhvillimet, nuk dallohet ende. Duket megjithatë se reformat në disa pjesë thelbësore të doktrinës katolike, si p.sh. një rol më i fortë i grave në kishë apo heqja e celibatit, reforma që përkrahen nga shumë evropianë, nuk do

të jenë pjesë e këtyre zhvillimeve. Reformim, po si? Ndër imazhet që mbeten nga javët e para bëjnë pjesë dy takimet e Françeskut me paraardhësin e tij Benedikt. Ishin skena të rëndësishme pasi simbolizojë diçka deri tani të papërfytyrueshme: një papë të Kishës Katolike romane dhe paraardhësi i tij të bashkuar në lutje dhe bisedë. Ashtu si dhe më parë pritjet për një reformë të Kuries së vjetëruar mbeten të larta. Aktualisht në këtë aparat punohet duke anashkaluar njëri-tjetrin, ose kundër njëri-tjetrit. Ka pretendime për pushtet kundrejt pjesës tjetër katolike të botës. Vatileaks dhe skandalet e bankës së Vatikanit janë simbole të këtij sistemi të vjetëruar. Në vjeshtë priten sinjale për drejtimin Françesku mbështetet në një rrugë krejt të vetëm për ndryshime. Në mes të muajit prill ai ngriti një komision me tetë kardinalë nga të gjitha kontinentet, i cili duhet të iniciojë një reformë të gjithë aparatit të pushtetit në Vatikan. Në instancën e drejtuar nga kardinali honduras Oscar Rodriguez Maradiaga, bën pjesë ndër të tjera kardinali mynihas Reinhard Marx, por vetëm një kardinal nga Kuria. Takimi i parë i këtij komisioni në fillim të tetorit do të tregojë më konkretisht se ku synon ta çojë Kishën Katolike dhe qendrën e saj “ipeshkvi i Romës”. A ka ai forcë të mjaftueshme për ndryshime më të thella? Edhe Françesku ka një dritare shumë të vogël kohore për të iniciuar dhe zbatuar reforma. Papa nga Argjentina është tashmë 76 vjeç.

»

15

Nuk ka formulë magjike kundër papunësisë tek të rinjtë Thuajse kudo në botë papunësia tek të rinjtë është në rritje. Ekspertët paralajmërojnë për trazira sociale. Por recetë universale nuk ka. Çdo vend duhet të gjejë rrugën e tij. Të rinjtë janë e ardhmja e shoqërisë, por në shumë vende ata nuk shohin thuajse asnjë të ardhme profesionale. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) aktualisht në të gjithë botën 73,4 milionë të rinj janë të papunë, tendenca është në rritje. Vendet në krizë Spanja dhe Greqia janë prekur më rëndë. Atje norma e papunësisë tek të rinjtë është mbi 50 për qind. Por edhe në Lindjen e Afërme, Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine, shumë të rinj nuk kanë thuajse asnjë shans për një punë me të cilën të përballojnë jetesën. Propozimet për zgjidhje kombëtare, janë po aq të ndryshme sa edhe shkaqet e krizës. Ekspertët e shohin me shqetësim në rritje papunësinë tek të rinjtë. Massimiliano Mascherini nga fondacioni evropian për Përmirësimin e Kushteve të Jetës dhe Punës në Dublin, tërheq vëmendjen: “Trazirat sociale si pasojë e papunësisë së rinisë janë një aspekt që duhet të merret parasysh nga politikanët”. Një papunësi e gjatë i largon të rinjtë nga shoqëria. Populistët apo ekstremistët mund ta shfrytëzojnë zhgënjimin e të rinjve, paralajmëron studiuesi italian në Forumin Global të Medies, organizuar nga Deutsche Welle. Duke folur për Evropën ai shton: nuk ka asnjë perspektivë për të ardhmen kur 14 milionë njerëz nën 30 vjeç janë pa punë, pa arsim apo kualifikim profesional. Statistikat nuk tregojnë gjithnjë të vërtetën Nga aspekti statistikor gjendja është në disa rajone të botës më e mirë se në Evropë. Kështu papunësia tek të rinjtë në shtetet afrikane në jug të Saharasë në vitin 2012 ishte zyrtarisht vetëm 11,8 për qind. Në shtetet e industrializuara përfshirë BE-në kjo kuotë ishte 18,1 për qind. Këto shifra duhen parë megjithatë me shumë kujdes. Shumë të rinj afrikanë nuk regjistrohen aspak si të papunë. Ata nuk ia lejojnë dot vetes të presin për një vend pune. Kështu ata nuk shfaqen në asnjë statistikë pasi janë të detyruar të pranojnë çdo lloj pune, sado të këqija të jenë kushtet. Asnjë rajon tjetër sipas të dhënave të ILO-s, nuk ka kaq shumë njerëz që punojnë e megjithatë jetojnë në varfëri të thellë. Pengesat për hyrje në tregun e punës mund të jenë të ndryshme në vende dhe rajone të ndryshme. Në veri të Afrikës dhe Lindjen e Afërt nuk investon thuajse askush, shpjegon studiuesja e rinisë Ghada Barsoum nga Universiteti Amerikan në Kajro. Për këtë arsye nuk ka as punë për brezat e rinj. Veç kësaj shumë njerëz përqendrohen në gjetjen e një vendi pune në sektorin publik, i cili nuk ka megjithatë mundësi të punësojë të gjithë të diplomuarit nga shkollat dhe universitetet. Vështirësitë për gratë e reja janë edhe më të mëdha se për meshkujt, ankohet Barsoum. Sipas ILO-s, norma e papunësisë për të rinjtë meshkuj ishte në vitin 2012 rreth 24,5 për qind, ndërsa për gratë 42,6 për qind. Kritikë ndaj rregullave të ngurta të tregut të punës në Evropë Nuk ekziston një formulë magjike kundër papunësisë tek të rinjtë, shpreh keqardhje Barsoun. Për këtë arsye çdo vend duhet të gjejë rrugën e vet për rininë e tij. Në Evropë përgjegjëse për papunësinë tek të rinjtë janë ndër të tjera rregulla të ngurta të tregut të punës, kritikon ekonomisti Jochen Kluve. Në vende si Francë dhe Spanjë, ligjet për pagën minimale dhe mbrojtjen në rast pushimi nga puna, shkaktojnë pengesa të mëdha për të rinjtë. “Këto vende duhet t’i eleminojnë të tilla pengesa”, thotë studiuesi pranë universitetit Humboldt në Berlin. Mascherini tërheq vëmendjen për dallimin mes edukimit dhe kërkesave të tregut të punës në shumë vende. Të rinjtë i drejtohen tregut të punës pas universitetit pa punuar asnjë orë. Kualifikimit dhe përvojat e tyre nuk i përshtaten pritjeve të punëdhënësit, pasi puna dhe kualifikimi janë dy fusha krejtësisht të ndara. Kjo duhet të ndryshojë. Veç kësaj disa shtete duhet të rishikojnë politikat e tyre strikte të kursimeve. Nëse një qeveri nuk krijon stimuj apo nuk jep subvencione për punëdhënësin, është e vështirë të krijohen vende të reja pune. Migracioni i brendshëm shpesh më i mirë se emigrimi Për Mascherinin, emigracioni nuk është zgjidhje. T’u këshillosh të rinjve spanjollë apo grekë të kërkojnë punë në Gjermani, nuk ndihmon shumë. “Ne jemi Evropa, kemi 21 gjuhë të ndryshme”, i referohet studiusi barrierave të gjuhës. Ka më shumë kuptim që të rinjtë të lëvizin brenda vendit të tyre. Kush nuk gjen punë në Andaluzi, p.sh. mund ta provojë fatin në një rajon tjetër të Spanjës. Në veri të Italisë ka më shumë oferta se sa në jugun e kërrusur nga kriza. Të rinjtë gjermanë e kanë më të lehtë kalimin në jetën e punës. Megjithatë, edhe në Republikën Federale është një pjesë e rinisë që nuk duhet harruar, thotë ekonomisti i punës Kluve. Edhe këtu për të rinjtë me shkollim të dobët ose fare pa shkollim është e vështirë të gjejnë një punë. Për këtë arsye sistemi arsimor duhet të bëhet më fleksibël.


16

« OPINION

E enjte 20 qershor 2013 •

Taktika e sharjeve - preludi i humbjes

D

uke ndjekur me vëmendje gjatë gjithë këtyre kohëve të fundit zhvillimin e tensionuar të fushatës elektorale, përdorimin e një gjuhe ditaditës e më të ashpër nga mjaft liderë tribunash, mënyrën jocivile të trajtimit të zgjedhësve, madje do të thosha fyese, tejet imituese, konfliktuale dhe me një primitivitet rrënjësor, jo vetëm të papranueshëm, por krejt të neveritshëm, natyrshëm m’u shfaqën para syve skenat para 15-20 vjetve të shkuar, gati identike me këto të sotmet, në mos edhe më vulgare, fakt ky që legjitimon ç’lloj hapash kemi hedhur në drejtim të kulturës demokratike. Nuk ka gjë më negative sesa kur mësohesh me të keqen, kur ambientohesh dhe familjarizohesh me të. Sepse nuk arin të dallosh vlerat nga antivlerat, të dobishmet nga të dëmshmet, të bardhën nga e zeza, thjesht kthehesh në një miop kronik, që nuk shikon më larg se deri te hunda jote dhe në një gjallesë, të cilën gjithkush e komandon si lodër dhe e përdor si vegël, sa herë ka nevojë. Fatkeqësisht, ky fenomen po ndodh rëndom dhe prej disa vjetësh te ne. Tifozeria e ngjyrave partiake, e frymëzuar nga foltore, tribuna dhe podiume të larta oratorësh pa fre, në të cilat të bie në sy mungesa elementare e kulturës dhe e qytetarisë, ku nuk përcillen asnjëherë mesazhe njerëzore për paqe, prosperitet dhe unitet, gjeneron qëndrime deri dhe armiqësore mes nesh. Sepse ustallarët e tribunave, duke njohur efektin psikologjik të frazave konfuze, por të zëshme, si dhe forcën frenetike të sharjeve, ulërimave, gjesteve injoruese ndaj kundërshtarëve, të cilat nuk thonë asgjë përveçse irritojnë deri në tërbim turmat e tulatura e të mpira të shesheve, shumica e të cilave e papunë dhe e mbarsur me ëndrrën e ndryshimit të trumbetuar nga tribuna në tribunë, nga mitingu në miting dhe nga ulërima në ulërimë, duartroket e çirret pa ditur si dhe pse. Kësisoj përdoruesit e turmave të grumbulluara me metoda mjeshtërore të iniciuara nga mendje pjellore të specializuara posaçërisht për raste të tilla, natyrisht me një regji që u shkon për shtat vetëm atyre që synojnë trullosjen, budallosjen dhe eksitimin e viktimave të tyre, realizojnë suksesshëm objektivin e manipulimit dhe çorientimit masiv. Sigurisht, duke prekur plagën atje ku ajo dhëmb, duke nxitur e riaktivizuar mllefin e akumuluar ndaj njëri-tjetrit, i cili jo rrallë fle nën lëkurët tona i gatshëm të shpërthejë sa herë ia prishin gjumin dhe e zgjojnë, oratorët e papërgjegjshëm për të siguruar privilegje dhe për të mbrojtur kolltukë e tyre të butë, janë gati t’i hedhin këto turma në aventura të rrezikshme, pa menduar përmasat vijuese dhe as fundin e tyre fatal. Sigurisht, të gjitha këto bëhen në emër të një kauze, të një të mire të përbashkët. Petëfi thotë: “Në botë do të bëheshin më pak të këqija

Nga PETRAQ FLOKU

sikur e keqja të mos bëhej në emër të së mirës.” Këtë strategji përdor taktikisht ajo kategori, që ka mirë parasysh përcaktimin e Montenjit se “oratoria është arti i mashtrimit”. Dhe s’u ka dalë keq. Sepse veç prijësve hyjnë në lojë dhe bëjnë prapavijë të fuqishme një armatë e rëndë lektorësh e filozofësh, të cilët mbrojnë me çdo çmim teorinë e liderit të tyre. “Një e keqe bëhet edhe më e keqe po të mbrohet”, - thotë Ovidi. Dhe e keqja që bëhet në emër të së mirës dhe që mbrohet me fraza të sheqerosura patetike, me një elokuencë moderne, me fanatizëm të manipuluar dhe me marioneta të paguara, shpesh dhe me akademizma të qëllimshme, të cilat as vetë përdoruesit e tyre, që na i servirin ne me aq elegancë si të pakundërshtueshme, nuk i kuptojnë, krijon marramendje dhe pështjellime tymuese. Janë kaq të shpeshta e natyrisht tejet diskredituese zhargonet dhe çmenduritë ndër komunikuese, fyerjet, sharjet, anatemimet, zgërdheshjet, poshtërimet; me një fjalë, çdo rrokje dhe çdo tingull nga këto gojë të paturpshme, reflektohet e amplifikuar te dëgjuesit e vëmendshëm. Dhe veç nga materniteti me emrin “Parlament”, efekti i tyre shtrihet egërsisht nëpër mitingje, tubime, përurime duke kulmuar në mënyrë superspektakolare në fushatat elektorale. Marrëdhënia e ndërsjellët orator-dëgjues rrëmben palët, duke e nxjerrë njëra-tjetrën nga kontrolli, aq sa do të mjaftonte një shkëndijë e vetme nga tribuna që masa të merrte zjarr e të digjte gjithçka, deri dhe vetveten, sepse, kur ne shajmë njëri-tjetrin, na pushton një kënaqësi blasfemie. Sa më poshtëruese të jetë sharja dhe sa më denigrues anatemimi ndaj tjetrit, aq më e madhe kënaqësia jonë dhe lumturia që ne ndiejmë. I kthyer në një epidemi popullore sa herë paraqitet rasti, njerëzit u mësuan me këtë ritual dhe ashtu si qeni i Pavllovit presin ulërimën nga podiumi për ta pasuar në masë me britma të çjerra dhe dhunë “kënaqësie”. Tashmë njerëzit janë vërtet të lodhur e të drobitur nga hallet e shumta të jetës, por kjo ka bërë që të kenë një tjetër intuitë të kalitur pikërisht nga këto halle. Kjo do të thotë që dhe statusi i gënjeshtarit të tribunës sot është më i lëkundur, ndonëse demagogjia vazhdon të duartrokitet dhe nga të zhgënjyerit, sepse ajo vazhdon të vaditë shpresat e tyre të vyshkura. “Edhe e vërteta tingëllon hidhur kur del nga goja e një gënjeshtari”, - thekson Tagora. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe kur para njerëzve këta shfaqen me zë e figurë, jo vetëm me premtime e slogane, që më pas vetë i ironizojnë nga njëra studio televizive tek tjetra, por dhe me një fjalor që pasqyron ç’nivel liderësh na përfaqëson. Para pak kohësh në një nga televizionet tona mes të tjerave ndoqa një episod se si do të qeveriseshim nesër nga brezi që po edukojmë sot. Gara midis gjimnazeve ishte sa interesante aq

dhe e trishtë. Egërsia, vulgariteti, ndërhyrjet fyese dhe ndërprerjet brutale të fjalës, arroganca, prepotenca, mendjemadhësia, gjestikulacionet e deri tek tonet e larta të disa “liderëve” të ardhshëm dhe ulërimat e mbështetësve të tyre ishin binjake me parlamentin aktual, një imitacion perfekt për nga mënyra si performon ai në një seancë të zakonshme, ku turpi hahet me bukë dhe e shëmtuara shitet për e bukur dhe e fisshme. Për të ardhur keq më shumë se acaruese: të rinj në moshë, por tepër të vjetër në mentalitet, gati atavikë, shëmbëlltyra të etërve të sotëm parlamentarë, pasqyrë e një primitiviteti esterik, që shpresoj mos paçim fatin e zi ta kemi peshqesh nga të nesërmit modernë. Dukuri dhe pasojë e një klime mbizotëruese në politikën e sotme shqiptare. Kam dëgjuar gra politikane, të cilat më parë i ndiqja me ëndje në çdo emision televiziv edhe për etikën, elegancën, elokuencën, performancën, delikatesën e tyre. Fatkeqësisht, sot, kur i dëgjoj tek flasin jo më si femra apo zonja të nderuara, por me tone të ashpra dhe me një egërsi mashkullore të neveritshme, ndiej keqardhje për sharmin e tyre, që kontraston dukshëm dhe ashpër me mashkulloritetin, që i bën të papranueshme, dhe ndërroj kanalin televiziv. Kësaj i thonë “shikon rrushi kungullin e piqet zerdelia”. S’ke ç’i bën, kështu pa kuptuar kthehen gjërat në rutinë dhe mandej bëhen edukatë! E njëjta dukuri ndodh dhe me gazetarët, analistët, të ftuarit nëpër emisione televizive, të cilët përdorin zhargone, ndoshta të huazuara nga politikanë dhe politikane të niveleve të larta përfaqësuese, ose dhe për shou mediatik. Gjithsesi, ndikimi negativ dhe shija e hidhur mbetet e shoqëruar me papërgjegjshmërinë individuale të gjithsecilit, sepse mbajnë mbi supe detyrime madhore para dëgjuesve të tyre, si njerëz publik që janë. Por dhe komunikimi mes njerëzve përgjithësisht u referohet shembujve që media servir nga parlamenti dhe takimet që kokat bëjnë në popull, duke zëvendësuar gjuhën e mirëkuptimit dhe kompromisit me atë të arrogancës, të forcës dhe të konfliktit. Më të ndikuar, e sigurisht edhe më të rrezikuar, janë fëmijët e vegjël, nxënësit e shkollave, brezi i ardhshëm, sepse ata veç të tjerave mikun e tyre më të afërt kanë internetin, televizorin, që u shërben si shembull, njëherësh dhe si një pasqyrë ku ata shikojnë vetveten gjatë procesit të formimit të tyre. Mos po i kthejmë në një traditë të shëmtuar dhe të trashëgueshme për brezat e ardhshëm sharjet, vulgaritet dhe ulërimat në fushatat elektorale? Ky fenomen jo vetëm shformon brezat dhe i zgjat jetën patriarkalizmit politik dhe shoqëror, por thellon dhe primitivizmin kulturor, duke bërë hapa mbrapa në mjaft aspekte të jetës. E pafalshme!

Maksima e keqqeverisjes së PDK-së

T

ashmë është bërë traditë që para zgjedhjeve Qeveria e Kosovës të marrë vendime “të mëdha” edhe për nga efektet elektorale. Qeveria e drejtuar nga lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka instaluar këtë sistem të marrjes së vendimeve qeveritare elektorale.Na kujtohet shumë mirë vendimi për themelimin e Universitetit Publik të Prizrenit, i cili ishte bërë në kohë zgjedhjesh. E çka ndodhi pastaj me këtë universitet, nuk do koment. Entuziazmi treti shpejt, sepse universiteti, tashmë e dini, u tregua i dështuar. Pos punësimit të disa militantëve partiakë dhe largimin e disa të rinjve nga “rruga”, ky universitet nuk ka arritur asgjë tjetër. Për shkencë as mos të flasim! Tani kur jemi në prag të zgjedhjeve lokale, Qeveria e Kosovës merr vendim edhe për themelimin e disa universiteteve tjera publike, tash edhe në Gjilan, në Mitrovicë, në Gjakovë... Si popull universitar që jemi, dashamirë të mëdhenj të dijes, normalisht se na ka hije që të mos lëmë qytet apo qytezë pa një universitet. Për atë se çfarë studentësh dalin nga këto universitete si prodhim serik apo sa dhe kujt do t’u vlejnë ato letrat në formë diplome universitare që marrin ata të rinj që së paku do kohë i kalojnë korridoreve apo sallave të tyre, nuk çan kush kokën. E për atë sa diplomat e tyre do të jenë konkurrente me diplomat e kolegëve nga rajoni e më gjerë, s’kemi pse e lodhim kokën. Cili pra qenka qëllimi i hapjes së këtyre universiteteve? Nëse

Nga ADRIAN ÇOLLAKU

dijes nuk i shërbejnë, kujt i duhen dhe në shërbim të kujt janë ato? Me këso lojërash elektorale universitare PDK-ja pretendon që në njërën anë ta fitojë pushtetin, duke proklamuar para qytetarëve se kjo qeveri po mendon për ta, madje duke ua sjellë institucionin e dijës në derë të mëhallës, ndërsa në anën tjetër me hapjen e këtyre universiteteve i mundësohet secilit maturant që të studiojë, dhe në këtë mënyrë automatikisht ta ulë edhe “papunësinë”, sepse studentët në këtë mënyrë nuk llogariten më si të papunë. *** Pos universiteteve, qeveria Thaçi tash doli me një zbulim të ri, pasi e ka futur në modë edhe themelimin e komunave të reja. Vetëm brenda një muaji, qeveria merr vendim për themelimin e dy komunave në rajonin e Hasit, atë të Rogovës dhe atë të Gjonajt. Me gjasë deri në mbajtjen e zgjedhjeve shumë katunde tjera do të shpallen komuna dhe apetitet tanimë janë në rritje. Se këto dy komuna të themeluara janë me efekte elektorale, është shumë e thjeshtë për t’u dëshmuar. E di vetë edhe kryeministri Thaçi dhe njerëzit e partisë së tij që e drejtojnë komunën e Prizrenit, se sa para kanë investuar për dy mandate në këtë rajon. Zero. Madje ka fshatra ku nuk është investuar as edhe një cent. E ritheksoj- asnjë cent. Për çudi, qeveria e PDK-së papritmas u bë shumë “humane”, madje duke i dhënë rajonit të Hasit dy komuna.E pse jo? Në njërën anë me krijimin e fshatit Gjonaj komunë, PDK e ka shumë më të lehtë fitoren në Prizren, sepse tradicionalisht ky rajon i ka bërë pengesa për t’i fituar zgjedhjet në qytetin e lashtë, derisa me

krijimin e komunës së Rogovës, Thaçi synon që t’ia prishë punët AAK-së në Gjakovë, gjegjësisht këtë qytet ta fitojë AKR në krye me Mimoza Kusari- Lilën. *** Nuk janë këto të vetmet vendime me bazë elektorale. Jam më se i bindur se edhe vetë kryeministri Thaçi por edhe PDK-ja është e vetëdijshme se këto universitete dhe komuna të reja nuk i pret asnjë sukses, sepse nuk janë krijuar mbi bazën e nevojave të qytetarëve , por mbi bazën e interesave politike e partiake.Qoftë larg që dikush të jetë kundër hapjes së universiteteve apo komunave të reja. Por, për këtë duhet që të ketë infrastrukturë, duhet të ketë kuadro, duhet të ketë një studim të nevojave të qytetarëve... Kështu si ka nisur, ato e kanë një dhe të vetmin qëllim: që PDKsë t’i sjellin fitore zgjedhore dhe së paku edhe për një kohë ta blejnë paqen sociale. Edhe Thaçit e edhe partisë së tij aq u bën për pasojat që do t’i kenë këta të rinj dhe vendi nga tërë ata të “diplomuar”, të cilët nuk do të punojnë çfarëdo pune, por do të kërkojnë vendin e premtuar në zyrë, sepse kanë diplomë, madje edhe të masterit. Paramendoni pas tri- katër vjetësh çfarë telashe do t’i sjellin ata pushtetit. Kushdo që do ta ketë pushtetin, kur kjo armatë e “intelektualëve” të dalë nga shkollat “politike” të themeluara nga kjo strukturë qeverisëse. Blerja e paqes sociale do të dëshmohet se ka qenë e përkohshme. Por Thaçit e PDK-së aq u bën çka do të bëhet kur ata të mos jenë më. Pas meje u bëftë kiameti, është maksima e tyre, tash e sa vite.


OPINION • E enjte 20 qershor 2013

»

17

“Rilindja” dhe shembulli “Papavrami” Nga ARMAND MAHO

T

edi Papavramin e mbaj mend turbull. Duhet të kem qenë rreth 8 vjeç kur e shihja nga ekrani i vetëm i TVSH-së së asaj kohe se si lideri komunist nuk linte rast pa e pritur në shtëpinë e tij së bashku me të atin. Elozhet ishin të mëdha për djalin e “talentuar”, që sot është violinë e dytë apo e tretë në ndonjë orkestër. Banonte në një vilë luksozë te Medreseja, e njohur dhe sot e kësaj dite si “Vila Papvrami”. Në vitin 1983, pasi mori një bursë studimi nga qeveria e diktatorit, së bashku me dy prindërit e tij vendos të kërkojë azil politik në Francë. Me të drejtë i ati mendonte se i biri meritonte më shumë. Pas asaj fama e Papvramit, që sistemi socialist e trumbetonte me aq forcë, u zbeh, por dhe pas viteve ’90 nuk pati, të paktën në mediet botërore, ndonjë impakt të madh në lidhje me veprimtarinë e Papavramit. Natyrisht që ka marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme, por si ai ka shumë. Madje, asokohe në lagjen time, tek “Ali Demi”, ka pasur dhe dy violinistë të tjerë, në moshë me Papvramin dhe në klasë me të. Madje njëri prej tyre shumë i talentuar, por s’i kishte mundësitë e Papavramit as të merrte bursë e as të favorizohej, siç favorizohej ai nga i ati mësues në lice dhe me lidhje të forta me sistemin. Djemtë tregonin se Papavrami baba merrte Papavramin bir të studionte në ambientet e liceut, madje diktatura shkonte deri aty sa t’i merrte dhe mësues nga Franca për të. Kjo tregon dhe favorizimin e familjes së tij nga sistemi. I vetmi “heroizëm” sot e kësaj dite mbeti kërkesa për azil me motive thellësisht personale e familjes Papavrami dhe jo se kishin ndonjë disidencë kundër sistemit, dhe më pas persekutimi

i Papavramëve pleq të mbetur në vilën e Medresesë. Kohët e fundit Papavramin e pashë në një spot televiziv, ku u bëhej thirrje shqiptarëve të votonin Edi Ramën dhe PS-në, sepse do të na rilindin (!). Më shumë se një thirrje intelektuale thirrja e Papavramit dukej si një falje publike që ai i kërkon sistemit të atëhershëm që e “preu në besë”. Ndoshta si një nostalgji që ka për partinë, e cila i dha mundësinë de facto e de jure për të ecur përpara falë dhe talentit të tij. Por njerëz të talentuar në atë kohë ka pasur shumë, të cilët nuk merrnin dot një të drejtë studimi dhe jo më të mendonin të kërkonin bursë franceze si në rastin e familjes Papavrami. Madje, akoma më keq, mund të kenë përfunduar burgjeve ose të varur në litar për një poezi apo një këngë që nuk i pëlqente sistemit. Atëherë në mos për ndjesë publike ndaj Enver Hoxhës për çfarë e bën thirrjen e Papavrami. Ai prej kohësh nuk ka jetuar në këtë vend, nuk e di se çfarë ndodh. Por ama diçka e di, që PS-s e sotme është pasardhëse e PPSH-së. Në nivel ëglobal Shqipëria ka nxjerrë artistë edhe më të njohur se Papavrami, siç është, fjala vjen, Inva Mula apo Ermonela Jaho, por s’i kemi dëgjuar ndonjëherë këto zonja të nderuara të bëjnë fushatë për asnjë krah politik. Po shihja dje një medie të ekzaltuar në kufijtë e orgazmës për fushatën që po bën PS-ja, sipas saj me figura të njohura shqiptare nëpër botë. Por indikacioni në elektorat dhe thirrjet e tyre s’kanë ndonjë impakt, madje mund të shtojnë më shumë numrin e abstenuesve apo dhe të kundërshtarëve. Do ta mirëkuptoja thirrjen e një njeriu të dëshpëruar, një njeriu me aftësi të kufizuara, një njeriu që rraskapitet tërë ditën dhe mezi nxjerr jetesën. Por jo për njerëz që jetën me tapet të kuq ua ka shtruar sistemi i dikur-

shëm. Në rastin e Papavramit, për shembull, tek të rinjtë ai s’ka ndonjë lloj impakti, ndërsa ata që e kanë jetuar atë kohë e njohin mirë luksin dhe favorizimet që i bëheshin. Prej vitesh shqiptarët e kanë hedhur tutje mentalitetin e tufës dhe janë bërë më individualistë. Pra, s’kanë nevojë të shohin shumë se për kë voton Papavrami, i cili s’është se i ka dhënë ndonjë gjë të madhe këtij vendi përveçse i ka marrë, por i bëjnë vetë balancat. Tekefundit, në të gjithë botën vota jepet në bazë të një programi, apo në bazë të një pritshmërie dhe s’ka nevojë ta orientojë askush. Në rast se për Berishën e dimë deri tani se çfarë ka bërë, Edi Rama si lider që duhej të jepte frymën e ndryshimit nuk na afron asgjë. Termi i tij i gjetur si “rilindje” është një fyerje për dikë që ka njëfarë intelekti, sepse njerëzit në një sistem demokratik nuk ka nevojë t’i “bëjë njerëz dikush”, siç po kërkon të na tregojë Rama. Njerëzit në një sistem demokratik kanë nevojë për një qeveri që të miradministrojë taksat e tyre dhe të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Por Shqipëria është një vend paksa i veçantë, se s’të lë mundësi zgjedhjeje. Në rast se heq Berishën, vjen Rama, i cili mori në dorë një qytet dhe e ktheu në kaos. Megalomani të tipit “Rilindje” nga pjesa e shëndoshë e popullsisë mund të shihen me përçmim, siç u pa me përçmim në vitin 2009, kur Rama pretendonte të ishte misionar. Ky vend ka nevojë për njerëz që flasin thjesht dhe ta kuptojnë atë që u thuhet, të dijë sa rrogë do të marrin, të dijë çdo të bëhet me ujin, dritat, arsimin shëndetësinë, dhe jo t’u hidhet hi syve me taksa progresive, që ngjajnë si tatim i jashtëzakonshëm. Sa për thirrje pinjollësh të diktaturës alla Papavrami e të tjerë, ose nuk i dëgjojmë, ose i përçmojmë.

Tunelet politike të Kërrabës

T

ogfjalëshi “Tuneli i Kërrabës” është bërë kryefjala politike e ditës pas përfundimit të rrugës se re që lidh Tiranën me Elbasanin, që falë tunelit e ka shkurtuar distancën midis tyre në rreth 20 minuta. Qeveria e konsideron këtë vepër si simbol të punës së saj katërvjeçare, ndërsa opozita mundohet ta nxijë si realitet, duke u përpjekur të minimizojë efektin elektoral të saj. Kërraba ka shumë tunele, por më të famshëm janë dy prej tyre, përmbajnë e shprehin simbolika politike që si në një medalje me dy anë mund t’i përcaktojmë si “tuneli i PD-së” dhe “tuneli i PS-së”, terma që në fakt përfaqësojnë dy filozofi kryesore politike sot në garën elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit. Tuneli i PD-së Tuneli që lidh sot me rrugë automobilistike Tiranën me Elbasanit për shumë arsye mund të quhet “tuneli i PD-së” . I ideuar, i projektuar e ndërtuar gjatë këtij mandati qeverisës të PD-së, ai përbën simbolikën kryesore politike e elektorale të kësaj force politike, që me dinjitet po u kërkon shqiptarëve mandatin e tretë. Të ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe efektin e tij elektoral, demokratët e ofrojnë këtë simbol të ndërtimit të infrastrukturës rrugore si modelin e tyre qeverisës, gjë që pritet të ndikojë dukshëm në sigurimin e besimit të elektorati për një mandat të tretë qeverisës. E gjithë rruga Elbasan-Tiranë, veçanërisht tuneli, është pa dyshim një vepër madhore, efektet ekonomike e sociale të së cilës janë të jashtëzakonshme për të gjithë zonën juglindore të vendit. Ai ka rëndësi edhe si segment i Korridorit 8 dhe përbën një mundësi edhe për shqiptarët në Maqedoni, që afrohen më shumë me kryeqytetin e shtetin amë. Nuk dua t’u hyj llogarive ekonomike e sociale, pasi ato sot mund t’i bëjë vetë kushdo, por objektiv i këtij shënimi mbetet efekti e sidomos simbolika politike e një pune të tillë kaq të madhe. Duam apo nuk duam, ndërtimi i këtij tunele, por dhe veprave të tjera të infrastrukturës të ndërtuara nga 2005-a e këtej, janë të lidhura politikisht dhe elektoralisht me Berishën dhe qeverisjen e tij. Ai e ka mbështetur politikën elektorale të kësaj fushate tek ajo që ka bërë,

Nga NEBIL ÇIKA

sidomos për rrugët, ofertë elektorale kjo që nuk mund të injorohet dot nga pjesa normale e publikut shqiptar, njëherazi edhe votues i 23 qershorit. Forcën politike e elektorale të tunelit “demokrat” të Kërrabës e ndiejnë edhe vetë krerët e opozitës, sidomos tani që kanë provuar efektet komode të funksionimit të tij, gjë që ka shtuar përpjekjet për injorimin politik e elektoral të tij me fjalimet e shtura dhe tonet e ngritura kundër tunelit dhe Sali Berishës, që Edi Rama përsërit pa mbarim në takimet elektorale nga Elbasani në Korçë e në të gjithë vendin. Frika nga tuneli “demokrat” i Kërrabës te socialistët është legjitim dhe pritet të jetë vendimtar në humbjen e mundshme të tyre në këto zgjedhe, ashtu siç shihet me optimizëm dhe shpresë te demokratët, që besojnë dhe duket se janë shumë pranë mandatit të tretë qeverisës të tyre. Tuneli i Kërrabës për madhështinë, efektin ekonomik e sidomos mbarimin brenda premtimit, si dëshmi e mbajtjes së fjalës së dhënë, mund të konsiderohet si simboli më domethënës i kësaj qeverisjeje dhe ka të gjitha gjasat të mbetet në mendjen e shqiptarëve edhe për shumë kohë pas 23 qershorit. Tuneli i PS-së Por tuneli i rrugës Tiranë–Elbasan nuk është i vetmi tunel politik i Kërrabës. Një tjetër tunel në këtë vend ka tronditur opin-

ionin publik gjatë qeverisjes socialiste, që për shkak të kohës dhe natyrës së ngjarjes lidhur me të mund ta quajmë “tuneli i PS-së”. Për të rifreskuar memorien e publikut dua të kujtoj një ngjarje të pazakontë të ndodhur në një tjetër tunel të Kërrabës në kohën e qeverisjes socialiste. Në shtator 1998, vetëm pak kilometra larg Tiranës, në Kërrabë u zbulua zhdukja e 340 kilogramë flori në monedha dhe sende të çmuara, të ruajtura në tunelet ku mbahej thesari i shtetit shqiptar. Ngjarja tronditi opinionin publik, pasi ishte një krim i rëndë, që komprometonte, por dhe simbolizonte qeverisjen socialiste të asaj kohe e më vonë të akuzuar publikisht dhe botërisht për vjedhjet dhe abuzimet me pasuritë kombëtare, ku thesari i shtetit përbënte rastin më flagrant të kësaj mënyre qeverisjeje. Shqipëria e qeverisur nga socialistët përbën ndoshta rastin unikal në botë si shteti që i vodhën apo vodhi thesarin e tij. Qeveria e asaj kohe u mundua ta fshihte këtë krim për shumë kohë, por ishte Berisha që e mori vesh dhe e denoncoi publikisht, e megjithatë çështja kurrë nuk u hetua e gjykua plotësisht. Shqiptarët u tronditën, por e besuan plotësisht, pasi përkonte fiks me filozofinë qeverisëse të socialisteve, që kishin manifestuar sjellje të tilla me pasurinë e popullit dhe shtetit që në fillim të pushtetit të tyre në vitin 1944. Dihet tashmë se ishte vjedhja, korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin që simbolizohet më së miri me tunelin “socialist” të Kërrabës, që çoi në humbjen e socialisteve në vitin 2005, duke i dhënë dy mandate rresht qeverisë. Me sa duket, tunelin “socialist” të Kërrabës dhe simbolikën politike të tij e kanë frikë edhe socialistët e Edi Ramës, të cilët duken të terrorizuar nga fjala “tunel” sa herë që ai përmendet, sidomos tani në fushatë, dhe kanë plotësisht të drejtë. Sigurisht që fjala “tunel” ka hyrë tashmë në fjalorin politik shqiptar me simbolikë e forcë të jashtëzakonshme elektorale. Besoj se edhe elektorati është i qartë politikisht kur dëgjon fjalën politike “tunel”, që në këto zgjedhje, edhe për shkak të vendndodhjes së tyre në të njëjtin vend, në Kërrabë, pritet të jetë përcaktues në orientimin e tij elektoral. Shqiptarët kanë mundësinë e madhe të zgjedhin midis dy “tuneleve politike” të Kërrabës, simbolika e të cilëve përkon aq shumë me historinë dhe alternativat politike të të dyja palëve.


18

« OPINION

E enjte 20 qershor 2013 •

Taksa e shenjtë vs “e ndershme” dhe IRS-i Ajshtajni pati thënë: “Gjëja më e vështirë në botë për t’u kuptuar janë taksat mbi të ardhurat.”

K

ur Rama mësoi se ato që po thoshte në fillim të fushatës për sistemin e taksave, tregoi se nuk dinte asgjë për sistemin e taksimit dhe ngatërronte taksën progresive me atë proporcionale, pasi taksa proporcionale në vetvete është taksa e sheshtë. Pastaj më vonë mëtoi ta quante atë me emrin e vërtetë ekonomik, pra “taksë progresive”. Ndërsa muajin e fundit të fushatës, si për t’iu kundërvënë Berishës për termin “taksë e sheshtë, ai shpiku termin “taksë e ndershme”, që bën aluzion sikur të gjitha llojet e taksave të tjera ishin të pandershme, ç’ka tregon se politika e PS-së për taksat është vetëm propagandë. Madje, për t’u dukur më i ditur në emisionin “Opinion” të Blendi Fejziut ai futi në gojë të tij edhe një deklaratë, sipas së cilës një këshilltar ekonomik i Obamës e pati quajtur atë “një taksë të poshtër”. Por si qëndron e vërteta? Taksimi si sistem për mbajtjen e shtetit lidhet me origjinën e vetë shtetit, fillimisht në natyrë dhe pastaj në para. Ai është një mjet për të mbajtur më këmbë shtetin dhe të dyja sistemet e taksimit janë përdorur historikisht nga shteti si institucion për qëllime të ndryshme, duke e vendosur barrën tatimore herë mbi popullsinë dhe herë mbi prodhuesit. Ka pasur periudha, si gjatë komunizmin shqiptar, kur taksimi i fshehur dhe puna vullnetare, apo me detyrim (angari), taksonte mbi 70 % të të ardhurave të popullsisë. Para disa ditësh së bashku me shkollën e vajzës sime vizituam Senatin e Miçiganit në Lansing dhe një nga pyetjet që shoqëruesja u drejtoi nxënësve 9-vjeçarë ishte se çfarë lloj taksash kemi në SHBA. Dhe përgjigjja ishte se “kemi taksa mbi pronën dhe taksa mbi të ardhurat”, dy boshte të sistemit tatimor amerikan. Por natyrisht, ka edhe taksa të drejtpërdrejta mbi shitjen në masën afro 6 për qind, që ndryshon nga shteti në shtet dhe vendndodhja, pasi asaj i bashkëngjiten taksat lokale dhe ato të shërbimeve. Mjafton të shihni një faturë të Comcast-it dhe të kuptoni se ka taksa mbi çdo gjë, që nga komunikimet elektronike e deri për thirrjet e policisë, Kodit (911). Por shpesh kalkulimet e taksave nuk janë aq të thjeshta. Madje, një gjeni si Ajshtajni pati thënë: “Gjëja më e vështirë në botë për t’u kuptuar janë taksat mbi të ardhurat.” Po nëse Rama dhe Berisha, “i tërhequr” për t’iu kundër-

Nga RAFAEL FLOQI

përgjigjur ofertës “programore të opozitës”, diskutojnë vetëm përciptas dy llojet e taksimit, apo format e taksimit, taksimin e sheshtë dhe atë progresiv. Analiza për përparësitë e njërit apo tjetrit sistem është e cekët, propaganduese, elektorale, pasi në fakt secili sistem ka të metat, “drejtësitë” dhe “padrejtësitë” e tij, por ajo që është e rëndësishme është se cili është më produktiv në një kohë të caktuar, në një vend të caktuar, në një situatë të caktuar ekonomike. Nëse qeveria e ka vënë në zbatim sistemin progresiv tatimor, opozita, siç po duket, më shumë për rezonancë politike të qëndrimeve të majta sesa për argument ekonomik të bazuar në një truall real ekonomik në Shqipëri, thekson me deklarata populiste se do të heqë taksat për 95% të popullsisë dhe se vetëm “do të taksojë të ardhurat dhe dividendin e 5 % të popullsisë”, duke ia ngarkuar kështu barrën fiskale vetëm kësaj shtrese të shoqërisë, pa dhënë një shkallë apo një tavan, apo dysheme. Kjo bëhet në një kohë kur është hedhur dhe teoria utopiste për shërbim shëndetësor falas. Që sistemi shëndetësor ka nevojë për ndryshime, është afer mendsh, por premtimi për shërbim falas nuk e çon atë para, por prapa. Këtu ka një inkosenguencë, që tregon se sistemi i taksimit progresiv dhe ulja e taksave janë në një konflikt ekonomiko-ideologjik. E majta kudo në botë është e interesuar për taksa të larta dhe ndikim të shtetit në ekonomi dhe shpërndarje. Kështu, ishte e vështirë për Ramën dhe për ekspertët e tij në emisionin “Opinion” t’i përgjigjeshin pyetjes se me se do ta paguajnë shërbimin shëndetësor falas. Edhe pse deklaroheshin për humanizëm për njerëzit në nevojë, dhe më tepër për populizëm, asnjeri, as Rama e as ekspertët e PS-së, Beqja apo bankieri Shkëlqim Cani, që zgjodhi heshtjen, s’ishin në gjendje, apo s’mund të shpjegonin se si do ta paguante qeveria e tyre këtë shpenzim në buxhet, para se i ashtuquajturi “mekanizëm programit socialist” të hynte në zbatim, dhe kjo gjë hodhi mjaft dyshim mbi aritmetikën tatimore të PS-së. Teoria e taksimit të më të pasurve është jo vetëm një parim i së majtës qysh në origjinë, por u bën karshillëk edhe teorive të majta në SHBA, edhe tezës së Obamës apo të miliarderit Warren Buffet para fushatës presidenciale në SHBA se nuk është e drejtë që sekretarja e tij paguante më shumë taksa sesa vetë ai” Në thelb, debati është sa ekonomik aq dhe ideologjik. Le të kujtojmë ç’ndodhi në Francë kur aktori “Nderi i Francës” Zherard

de Pardie la edhe nënshtetësinë për të mos paguar barrën fiskale të 75 % të vënë nga presidenti Holand. Flitet se tatimi mbi të ardhurat për 5% të të pasurve në Shqipëri do të arrijë në masën 40%. Po kur prodhuesit e konsoliduar francezë për shkak të taksave u zhvendosën në Belgjikë apo në Luksemburg, ç’mund të bëjnë 5% e industrialistëve të rinj shqiptarë? Të largohen nga vendi? Fatura e të ardhurave të më shumë se 8000 ekonomive familjare franceze ra 100 për qind me të ardhurat e tyre vitin e kaluar, raportoi të shtunën gazeta e biznesit “Les Echos”, duke cituar të dhëna të Ministrisë së Financave. Qeveria socialiste e presidentit Fransua Holand e imponoi tatimin shtesë vitin e kaluar, menjëherë pas marrjes së detyrës, për të kompensuar ndikimin e një skeme tavan të krijuar nga paraardhësi i tij konservator për të pasur tavan taksimin e përgjithshëm të individit në 50 për qind të të ardhurave vetjake. Qeveria ka qenë e detyruar që të riformulojë një projektligj për të vënë një taksë e përkohshme 75 për qind mbi të ardhurat mbi 1 milion euro, i cili kishte qenë një nga premtimet e fushatës të Holand, që ka ulur popullaritetin e tij në 8 për qind. Por le të ndalim te dy dallimet mes taksës së sheshtë dhe asaj progresive. Sipas Mike Bell, një sistem proporcional i taksave, është ai në të cilin tatimi mbi të ardhurat është i njëjtë me përqindjen e të ardhurave nga çdo person, pa marrë parasysh se sa është barra mbi të ardhurat, që atë e rëndon. Sistemi proporcional i taksave shpesh referohet si taksë e sheshtë. Por le të bëjmë një vështrim për tatimet historike proporcionale për të kuptuar pse Berisha e quan sistemin e tij “të shenjtë”. Taksa proporcionale ka ekzistuar mjaft herët, që gjatë kohës kur kisha e krishterë institucionalizoi një taksë proporcionale, e cila në atë kohë u quajt “një e dhjeta”. Dhjetë për qind e të gjithë të të ardhurave u kërkohej të jepej në kishë për qëllime fetare. Shembulli më i mirë i tatimeve proporcionale sot në Amerikë është tek taksa e shitjes. Ndërsa taksa e shitjes mund të ndryshojnë nga rajoni në rajon, çdo blerës paguan të njëjtën taksë shitjeje. Nëse tatimi i shitjes është 10 për qind, çdo blerës i një kompjuteri 500 dollarë do të paguante 50 dollarë taksë shitje, pavarësisht nga të ardhurat personale. Për çdo lloj tatimi ka argumente pro dhe kundër, si për meritat dhe për të metat. Një prej argumenteve më të mëdha për taksat proporcionale apo ato të banesave në SHBA është se ato janë argumentuar si më të lehta dhe si më të drejta. Një tjetër argu-


OPINION • E enjte 20 qershor 2013 ment është se një taksë e sheshtë siguron më shumë motivim për njerëzit që të përpiqen të fitojnë më shumë, madje edhe në nivele të ardhurave të larta, për shkak se një person nuk do të humbasë më shumë për taksat nëse ai fiton më shumë para, e kështu kjo shtesë e ndihmon atë. Por ka edhe argumente kundër taksës proporcionale. Një argument kundër taksës proporcionale është se ajo mund të veprojë ngjashëm me një taksë regresive. Fakti që të gjithë paguajnë shumë të njëjtë të tatimit të shitjes mbi një blerje është me të vërtetë, megjithatë për një 50 dollarë shitje rëndesa e faturës tatimore do të ishte një përqindje më e lartë në raport me të ardhurat për dikë që bën 30 000 dollarë në vit në krahasim me dikë tjetër që bën 100 000 dollarë në vit. Departamenti i Thesarit ka deklaruar qysh më 1984 që ai kundërshtonte, ashtu siç bën Rama sot në Shqipëri, një taksë të sheshtë mbi të ardhurat, sepse ajo sposton një sasi të lartë të barrës tatimore nga njerëzit me të ardhura të larta te njerëzit me të ardhura të ulëta, por duke rritur bazën, numrin e popullsisë së taksueshme. Në fakt, taksat mund të kategorizohen edhe si proporcionale regresive, ose progresive, dhe dallimet kanë të bëjnë me masën e tatimit kundrejt bazës së tatueshme (të tilla si të ardhurat e familjes apo fitimet e një biznesi). Një taksë regresive është një taksë ku subjektet me të ardhura të ulëta janë subjektet që paguajnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre në taksa më të larta relativisht nga të ardhurat që fitojnë. (Taksa regresive gjithashtu mund të mendohet si tatim, ku norma margjinale tatimore është më pak se norma mesatare e taksës. Një taksë proporcionale (e quajtur ngaherë edhe si një taksë e sheshtë) është një taksë ku të gjithë, pavarësisht nga të ardhurat, paguajnë të njëjtën pjesë e të ardhurave në tatime. (Taksat proporcionale gjithashtu mund të mendohen si tatime, ku normat e margjinale dhe mesatare tatimore janë të njëjta. Por ç’është taksa progresive? Ajo është një taksë ku subjektet me të ardhura të ulëta paguajnë një pjesë të ulët nga të ardhurat e tyre. (Taksat progresive gjithashtu mund të mendohen si tatime ku norma margjinale tatimore është më e lartë se norma mesatare e taksës. Përveç këtyre taksimi fiks, i njëjtë është një taksë ku të gjithë paguajnë të njëjtën sasi parash në taksa, pavarësisht nga të ardhurat. Një tatim fiks është një lloj i veçantë i tatimit regresiv, pasi një sasi të caktuar të parave do të përbëjnë një fraksion të lartë të të ardhurave kundrejt të ardhurave të ulëta subjekteve dhe anasjelltas. E tillë është taksa për TV shtetëror në Shqipëri. Shumica e shoqërive kanë sisteme progresive të të ardhurave. Po a është kjo e (e drejtë apo jo), kjo varet. Nëse e sheh si drejtë, që subjektet me të ardhura të larta të kontribuojnë në një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre, pasi ata kanë shpenzuar një pjesë shumë më të vogël nga të ardhurat e tyre për nevojat themelore. Sistemet tatimore progresive të të ardhurave, gjithashtu, janë pjesërisht balancuar nga sistemet e tjera tatimore, që ka të ngjarë të jenë regresive në natyrë. Për shembull, një akcizë mbi makinat ka të ngjarë të jetë një taksë regresive që familjet me të ardhura të ulëta që ata ta kalojnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre tek makinat. Ndërsa familjet me të ardhura të ulëta, gjithashtu, kanë tendencë për të shpenzuar fraksionet më të mëdha të të ardhurave të tyre në nevojat bazë të tilla si ushqimet dhe veshmbathjet, kështu që një taksa e shitjes për sendet e tilla gjithashtu do të jetë mjaft regresive. (Kjo është arsyeja pse në SHBA kjo taksë është tipike për ushqimet e papërgatitura që mund të përjashtohen nga taksat e shitjeve, dhe në disa shtete edhe veshjet janë përjashtuar nga taksa e shitjes. Një dallim tjetër, që nuk bëhet në fushatën në Shqipëri, është qëndrimi ndaj tatimeve mbi të ardhurat kundrejt taksave mbi konsumin. Një taksë mbi të ardhurat jo çuditërisht është një taksë

në të holla mbi atë që një individ ose një familje grumbullon në vit. Këto të ardhura mund të vijnë ose nga të ardhurat e punës, si pagat, rrogat dhe shpërblimet, ose nga të ardhurat e investimeve të tilla si interesi, dividentët dhe fitimet kapitale. Tatimet në të ardhura deklarohen përgjithësisht, si një përqindje e të ardhurave, dhe kjo përqindje mund të ndryshojë nëse shuma e të ardhurave të familjes ndryshon. (Taksat e tilla referohen si taksa regresive dhe progresive. Gjithashtu fitimet kapitale tatohen në përgjithësi në një normë të ndryshme se sa të ardhurat e tjera. Përveç kësaj tatimet mbi të ardhurat janë shpesh objekt për atë që njihet si zbritje tatimore dhe kredi taksash. Nga kjo shumë bëhet zbritja tatimore që është shuma që zbritet nga shuma që numërohet si e ardhura për qëllime tatimore. Zbritjet tatimore janë për shembull, ato për interesin e paguar në hipoteka (mortgage) për shtëpi dhe donacionet për bamirësi. Kjo nuk do të thotë se një familjeje i rikthehet e gjithë shuma e interesit apo dhurimit, megjithatë, pas zbritjes së taksave, por kjo vetëm do të thotë se këto shuma nuk janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat. Taksat e konsumit, në anën tjetër, vihen kur një individ ose familje blen mallra. Taksa më e zakonshme e konsumit (në SHBA të paktën) është taksa e shitjes, në vende të tjera në Evropë është TVSH-ja (VAT), tatimi mbi vlerën e shtuar, e cila është vihen si një përqindje e çmimit të artikujve që janë më të shitur për konsumatorët. Në disa vende të tjera, tatimi në shitje është zëvendësuar nga tatimi mjaft i ngjashëm i vlerës së shtuar. (Dallimi kryesor në mes një taksë shitjeje dhe një taksë mbi vlerën e shtuar është se kjo e fundit është e vënë në secilën fazë të prodhimit dhe në këtë mënyrë u vendoset të dyjave sa bizneseve dhe ekonomive familjare.) Ka disa përjashtime të përbashkëta mbi tatimin e shitjes që janë sendet ushqimore dhe veshjet. Taksat e shitjeve janë zakonisht të vëna nga qeveritë shtetërore, që do të thotë se këto norma ndryshojnë nga një shtet në një tjetër. (Disa shtete, madje kanë një taksë të shitjes prej zero për qind!) Taksat e konsumit gjithashtu mund të marrë formën e akcizës apo të taksave luksoze, të cilat janë tatimet mbi sendet specifike (makina, alkooli etj.) në normat që mund të ndryshojnë nga norma e përgjithshme tatimore e shitjes. Shumë ekonomistë mendojnë se taksat e konsumit janë më të efektshme sesa taksat e të ardhurave në nxitjen e rritjes ekonomike. Prandaj askund nuk flitet për mashtrim është propaganda që bëhet për “taksën e ndershme”? Ç’është kjo lloj takse, si matet, si shprehet, cilët janë treguesit? Kjo nuk ka asnjë lidhje me sistemin shkencor tatimor, me metodat, mekanizmat e saj? Rama duket se nuk i ka kuptuar në thelb këto probleme të mprehta se çfarë është “taksa progresive”, pesha qe zë, kush ndikohet, kush përfiton dhe kush humbet. “Rama flet e flet për tatimin mbi të ardhurat e punonjësve dhe tatimin mbi fitimin e bizneseve qe zëne vetëm rreth 3.7 për qind te produktit nacional bruto. Ai lë thuajse mënjanë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe akcizat. Këto së bashku me taksat doganore zëne rreth 70 për qind të të gjithë të ardhurave nga taksat. Në fund të fundit, taksa mbi të ardhurat e popullsisë nuk zë ndonjë peshe të madhe në të ardhurat e buxhetit të shtetit, ajo mund të kompensohet me shtimin e të ardhurave në forma të tjera të taksimit. Problemi nuk është si të taksojmë më shumë një kategori taksapaguesish dhe të lehtësohen disa te tjerë, gjë që duhet bërë, por si të gjenden rrugë e mundësi për të shtuar të ardhurat në buxhetin e shtetit për të përballuar nevojat në rritje. Po kush do ta paguajë, atëherë, taksën progresive? Mbetet popullsia dhe të ardhurat nga bizneset. Taksa e sheshtë ka qenë më e mira për kushtet e Shqipërisë, ka nxitur bizneset e vendit dhe të huaja. Për vendet me ekono-

»

19

mi informale kjo taksë rrit efikasitetin e tregut, duke reduktuar shtrembërimet dhe krijon stimuj më të mëdhenj se kurrë për të punuar dhe që krijojnë mundësi zhvillimi kapitalizmit. Gjithashtu ky tatim ka potencialin e zgjidhjes së deficitit të borxhit të jashtëm. Sistemi progresiv nxit për mënyra dhe marifete duke i detyruar në parantezë paguesit e nivelit të lartë të taksave që të fitojnë më shumë, të kërkojnë për të ndjekur rrugët e shmangies së tatimit, qoftë përmes mjeteve ligjore ose të paligjshme. Edhe pse taksa e sheshtë duket si shumë e rëndë për të varfrit - ose si një faktor që kontribuon drejt krijimit të një “tregun e zi”, - një taksë të sheshtë është thjesht një sistem më i drejtë se mund zgjidhë edhe çështjet e balancimit të borxhit apo të deficitit për Shqipërinë, madje edhe këtu në Shtetet e Bashkuara. Efikasiteti e taksës së sheshtë arrihet nga pesë burime. Së pari, është një ndryshim i bazës tatimore nga të ardhurat për konsum. Së dyti, krijon i një bazë tatimore më gjithëpërfshirëse, e cila eliminon trajtimin tatimor diferencial të aseteve të ndryshme dhe formave të të ardhurave. Së treti, ulja e normave tatimore, i cila ngre normën e kthimit dhe nxit në rrugën për të punuar, duke kursyer dhe investuar. Ajo gjithashtu redukton stimujt për të shmangur ose mos paguar taksat. Dhe tjetra është se redukton koston për t’i lejuar kompanitë që të ulin nivelin e taksave. Kur ju merrni çekun e pagesës në fund të periudhës së pagesës së parë në një punë të re, është gjithmonë interesante për të parë pagën neto. Derisa ju të merrni pagën tuaj në dorë, ajo është prerë më parë deri si një pica, ku subjekte të ndryshme kanë marrë nga një copë. Subjektet që marrin paratë ndryshojnë nga personi në person,nga kompania në kompani dhe nga shteti në shtet. Megjithatë, pothuajse çdo e ardhur duhet të paguhen taksa federale mbi të ardhurat në përgjithësi, por ne nuk mendojnë shumë në lidhje me taksat, përveç gjatë sezonit vjetor të deklarimit të taksave. Kjo është, ndoshta, koha më e druajtshme e vitit për miliona amerikanë. Por gëzimi pak është i lidhur me 15 prillin, që është afati i fundit për paraqitjen e formularëve të taksave. Në fakt, tatimi mbi të ardhurat federale amerikane që kryhet nga IRS-i afrohet me një sistem proporcional të taksave, edhe sepse ai i përzien si tatimet progresive - ku norma më e lartë e të ardhurave tatimore rritet si dhe tatime mbi të ardhurat, regresive si pagesat e Sigurimit Social dhe taksat e pronës – kështu duke pasur një shkallë të ulët të taksave të ardhurat rriten. Nga ana tjetër, rikthimi i taksave është një sistem i drejtë për të siguruar balancimin e barrës fiskale, sidomos, ndaj njerëzve në nevojë. Ata që në formularët e tyre kanë deklaruar më shumë taksa ato i kompensohen nga shteti, gjë që bën që të vendoset një farë ekuilibri. Qeveria në Shqipëri tentoi ta vendosë deklarimin vullnetar të të ardhurave, dy vitet e fundit, por fasha e atyre që prek është vetëm ajo e atyre me të ardhura mbi 2000 dollarë në muaj. Nëse deklarimi i taksave në Shqipëri do të shkrihej për të gjithë popullsinë, rikthimi i taksave do të neutralizonte diferencën e barrës fiskale mbi shtresat e varfra qe përpiqet të parashtroi programi i PS-së, duke rënduar 5 % e popullsisë më të pasur. Para do ditësh një mik i imi, drejtor në një nga bankat kryesore të huaja në Shqipëri më thoshte. Se ai “është ndier i majtë dhe gjithnjë deri tani ka votuar majtas, por tani taksa progresive që rrit ngarkesën e pagesës së tij me 2.5 herë më shumë e bën atë “me keqardhje të votojë djathtas”. E në konfidencë ai shtoi se Ramës nuk i intereson kjo shtresë e popullsisë, pasi ajo ka vetëm 5 % të votave dhe i duhen deklaratat populiste për taksën progresive dhe heqjen e taksave se për shumicën e popullsisë, pasi ata kanë vota që mund ta sjellin atë në pushtet”. Ndaj mendoj se kthimi i taksave mbi të ardhurat” kombinuar me taksën e sheshtë duket të jetë rruga më e drejtë për ekonominë shqiptare.


20

«

Kulturë

HARRY WARREN,

kompozitori i njohur shqiptar i Hollivudit S humëkush mund t’i njohë dhe adhurojë këngët “At Last” dhe “That’s Amore”, por shumë pak e dinë se këto këngë janë të kompozuara nga një artist me origjinë shqiptare, Harry Warren. Për të gjithë ata që nuk e njohin Warren, ai ishte një nga kompozitorët më të njohur në Hollivudin e atyre viteve, krijimtaria e të cilit vazhdon të jetë shumë e pëlqyer edhe sot. Harry Warren (24 Dhjetor 189322 Shtator 1981), i cili emrin e vërtetë e kishte Salvadore Anthony Guarana ishte lindur në SHBA. Prindërit e tij ishin shqiptarë nga Kalabria e Italisë dhe vetë Warren, e përmend faktin se ka origjinë shqiptare në biografinë e tij. Pavarësisht se i panjohur për publikun, Harry Warren ishte mbreti muzikor i Hollivudit në shekullin e kaluar. Ai kompozoi rreth 800 këngë, 500 prej të cilave janë botuar. Këngët e tij u përfshinë në më shumë se 300 filma artistikë dhe 112 filma vizatimorë, duke fituar 11 nominime për çmimin “Oscar” dhe duke fituar tre. Dyzet e dy prej këngëve të tij u klasifikuan në dhjetëshen më të mirë të programit radiofonik “Your Hit Parade” (Parada e hiteve tuaja), njëzet e një prej të cilave u renditën në vendin e parë. Kënga “I Only Have Eyes for You” është vlerësuar si një prej 25 këngëve më të kënduara të shekullit XX, sipas ASCAP. Përveç bashkëpunimeve me disa prej emrave më të njohur të asaj kohe, si: Al Dubin, Ira Gershwin, Johnny Merce, Mack Gordon, Billy Rose etj, Warren ishte dhe kompozitori i filmit të parë muzikor të suksesshëm në SHBA dhe botë, “42nd Street”, si dhe kompozoi të parën këngë, e cila arriti statusin e shitjeve GOLD në historinë muzikore, “Chattanooga Choo Choo”. Disa prej këngëve të tij më të njohura janë edhe: “I Only Have Eyes for You”, “The Gold Diggers’ Song”, “That’s Amore”, “At Last”, “The More I see You”, “I Love My Baby”, “Would You Like To Take A Walk?” etj. Një mbret i vërtetë i muzikës amerikane , mbretëria e Harry Warren shtrihej nga teatrot e Brodueit në Nju Jork deri në sheshet e xhirimit në Hollivud.

E enjte 20 qershor 2013 •

Artisti me origjinë shqiptare nga arbëreshët e Kalabrisë përmendet veç të tjerave për kompozimin e këngëve “At Last”, “That’s Amore”, “I Only Have Eyes for You” etj


Kulturë

• E enjte 20 qershor 2013

»

21

Video dhe dokumentarë, të fshehtat e monumenteve historike Teknologjia është kthyer në një nga mënyrat më të mira për shtimin e kontaktit të publikut me monumentet dhe edukimin e specialistëve të rinj. Prej dy muajsh, një barakë pranë Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Tiranës nuk ofron vetëm informacion shkencor për turistët e huaj, por dhe leksione të mirëfillta për teknikat e reja të arkeologjisë dhe restaurimit. “Qëllimi kryesor ishte edukimi dhe prezan-

timi. Edukimi për sa i përket sistemit shkollor në Shqipërim, i cili përfshin të gjitha nivelet. Nëse turisti shpenzonte jo më shumë se gjysmë ore për të parë sitin arkeologjik. Ai futet brenda dhe shpenzon deri në tre orë brenda barakës multimediale. Siç e vutë re dhe vetë informacioni është i pafund”, shpjegon Shpendi Bengu, drejtor i DRMT. Nëpërmjet videove dhe dokumentarëve që shfaqen, turistët kanë

mundësi të njohin monumentet e qarkut të Tiranës, por edhe Shqipërisë. Nga ana tjetër studentë të historiografisë dhe arkitekturës marrin leksione mbi tema që lidhen me monumentet, duke shfrytëzuar materiale nga universitete të njohura të Evropës dhe SHBA. Për drejtuesit e këtij projekti- risi, sfida më e madhe është afrimi sa më shumë i të interesuarve për trashëgiminë kulturore.

“Miss Shqipëria 2013”, finalja mes 31 konkurrenteve

Kanë qenë më shumë se 180 vajza këtë vit, që kanë ëndërruar për kurorën e më të bukurës në “Miss Shqipëria 2013”. Pas fazës së seleksionimit në spektaklin e “Deliart Association” janë veçuar vetëm 31 prej tyre, të cilat do të konkurrojnë për çmimin në spektaklin final mbrëmjen e 22 Qershorit, në Parku Arkeologjik të Bylisit, ku do të kurorëzohet “Miss Shqipëria 2013”. Me producent Petri Bozon, gjithashtu edhe organizator i “Netët e Klipit Shqiptar”, duket të jetë një periudhë e ngjeshur në këtë drejtim. Për herë të pare, të dy spektaklet që janë nën realizmin e tij, zhvillohen brenda një muaji. Për konkursin e bukurisë, “Miss Shqipëria 2013”, nuk ka munguar edhe këtë vit turi nëpër trevat historike dhe turistike. Kurora e “Miss Shqipërisë” për vitin 2012 është fituar nga15 vjeçarja Kleoniki Delijorgji. Ishte pikërisht ajo që përfaqësoi vendin tonë në një prej eventeve më të rëndësishme të bukurisë, siç është “Miss Globe International”. “Miss Shqipëria 2012” një vit më parë u kurorëzua në Kalanë e Bashtovës dhe këtë vit duket se Bozo nuk ndalet në promovimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore shqiptare, duke e çuar këtë konkurs bukurie në parkuan arkeologjik të Bylisit. Edhe këtë vit ka ende shumë për të mësuar mbi të ftuarit e natës kur dhe do të shpallet “Miss Shqipëria”, ku duket se dhe këtë vit nuk do të mungojnë emra të njohur artistësh, ashtu si dhe në edicionet e tjera, ku për 14 vite në skenë janë ngjitur emra të njohur prezantuesish apo dhe artistët më të mirë shqiptarë. Pretendentet për kurorën e bukurisë janë nga qytete të ndryshme të vendit, mes tyre dhe nga Kosova. Fituesja e këtij viti gjithashtu do të prezantojë Shqipërinë edhe në konkursin “Miss Globe International”.

Filmi “Tri dritare dhe një varje” premierë më 2014 Një tjetër film i ri pritet të vijë premierë për publikun në hapësirën shqiptare. Bëhet fjalë për filmin “Tri dritare dhe një varje”, prodhim i kompanisë filmike CMB. Filmi i ka përfunduar tashmë xhirimet, të cilat kanë zgjatur plot 34 ditë. Me regji të Isa Qosjes dhe skenar të Zymber Kelmendit, në film trajtohet tema e pasojave të dhunimeve gjatë luftës. Interpretojnë: Irena Cahani, Luan Jaha, Donat Qosja, Xhevat Qorraj, Leonora Mehmeti, Selman Jusufi, Syle Kuqi, Basri Shala, etj. Producentë të filmit janë Shkumbin

Istrefi dhe Mentor Shala, ndërsa drejtor fotografie Gokhan Tiryaki nga Turqia, kameraman i filmit fitues në Festivalin e Cannes, “Once upon a time in Anatolia” të regjisorit turk, Nuri Bilge Cejlanit. Filmi pritet të fillojë montazhin gjatë muajve të verës, ndërsa premiera pritet në fillim të vitit 2014. Edhe ky film ashtu si dhe të tjerë prodhime kinematografike duket se nuk ka mundur që të shkëputet nga tmerret e luftës në Kosovë, pasi në thelb të tij janë pikërisht ngjarje dhe dëshmi rrëqethëse gjatë atyre viteve.

Traileri “The Wolf of Wall street”, më i miri i vitit Ka vetëm pak ditë që është publikuar traileri i filmit të ri të regjisorit Martin Scorsese me titull “The Wolf of Wall Street”. Deri më të tani traileri është vlerësuar vetëm pozitivisht duke e cilësuar kështu si një ndër trailerat më të mirë të vitit. Personazhi kryesor në këtë film luhet nga Leonardo di Caprio, i cili përfashqon një tregtar aksionesh, i cili është aq i suksesshëm sa arrin të fitojë 1 milion dollarë në javë. Në fakt mund të duket paksa e çuditshme ta shohin Di Caprion në këtë rol, pasi përfaqëson një djalë 26-vjeçar, ndërkohë që vetë është 38 vjeç, megjithatë ai gjith-

një është dukur më i ri se pamja e tij reale kështu që nuk do të jetë e vështirë ta shohim teksa luan një rol të tillë. Personazhi i Leonardo di Caprios në këtë film bën një jetë luksoze duke marrë parasysh paratë që ai fiton. Megjithatë, gjatë filmit shfaqet edhe personazh tjetër mjaft i rëndësishëm, të cilin e luan Matthew Mçonaughey, i cili i vjedh të gjithë vëmendjen personazhit të Leonardo di Caprios. “The Wolf of Wall Street” do të shfaqet nëpër kinema prej datës 15 nëntor, fillimisht në SH.B.A. dhe më pas në fillim të dhjetorit edhe nëpër Evropë.

“In and out”, ekspozitë e studentëve të skulpturës

Një “Pushkin” për Oleg Arapin Dirigjenti i njohur shqiptar Oleg Arapi është një prej atyre artistëve që na bëjnë të ndjehemi mirë kur përmendet emri i tij. I angazhuar çdo ditë me muzikën, emri i tij ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën artistike kulturore jo vetëm shqiptare, por dhe më gjerë. Një vlerësim për punën dhe arritjet e tij ishte ai i bërë para disa ditësh nga ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Leonid Grigorevic Abramov. Ai e nderoi Arapin me medaljen shtetërore “Pushkin” të Federatës Ruse. Dirigjenti i Orkestrës Simfonike të RTSH-së, Oleg Arapi, është i pari artist që merr një vlerësim kaq të rëndësishëm. Medalja shtetërore “Pushkin” iu dha dirigjentit shqiptar për realizimin e shumë koncerteve me muzikë të kompozitorëve rusë dhe shumë koncerte me pjesëmarrjen e dirigjentëve dhe solistëve të mirënjohur nga Rusia. Për Arapin, ky ishte një vlerësim që e gëzoi shumë, “por kjo nuk do të thotë se nuk kam të tjera projekte, pasi gjatë verës do të jetë një tjetër koncert”, siç pohon dirigjenti. Medalja, e cila nderon artistët më të njohur, vjen pas vlerësimit që i bëri artistit shqiptar dhe Akademia Imperiale në Itali, ku Komisioni Akademik e nderoi me çmimin ndërkombëtar “Ylli i Artë”.

Njëmbëdhjetë skulptorë të rinj dhe studentë të degës së skulpturës, kanë çelur ekspozitën e tyre të përbashkët në titullin “In and Out”. Punët e tyre i kanë prezantuar në ambientet e jashtme të Galerisë së Vogël dhe një pjesë në ambient të mbyllur. Artistët e rinj sjellin frymëzime krejtësisht personale, të shprehura në forma dhe teknika të ndryshme. Kuratori Genc Mulliqi e vë theksin te ekspozimi, pasi kjo është shprehet forma më e mirë e ballafaqimit me audiencën. Ai pranon se arti i skulpturës vuan nga mungesa e ekspozimit. Për sa i përket artistëve të rinj në përgjithësi dhe skulptorëve në veçanti, kur dalin nga bankat e shkollës, për ta është shumë e vështirë për të vazhduar këtë aktivitet. Megjithatë, skulptura “është një zgjedhje që i përmbush”. Kuratori dhe pedagogu Mulliqi, jep disa alternative ku ata nesër, pas studimeve mund të gjejnë veten. Veprat janë realizuar në teknika dhe materiale të ndryshme si allci, dru dhe hekur. Pjesë e ekspozitës janë edhe dy instalacione me materiale të miksuara.

Çelet ekspozita e kolonisë së piktorëve në Graçanicë Në kuadër të manifestimit “Vera kulturo-argëtuese 2013”, Qendra Alternative Kulturore dhe Qendra për Paqe e Tolerancë kanë hapur ekspozitën e dytë të kolonisë së piktorëve të krijuara gjatë mbajtjes së kolonisë së parë, të mbajtur në Graçanicë nga 13 deri më 18 Qershor. Në koloni merrnin pjesë 12 artistë, ndër ta piktorë, skulptorë dhe disenjerë grafikë. Në ekspozitë u prezantuan portrete, abstraksione e vizatime në funksion skicash përgatitore për piktura Në hapje të këtij evinementi kulturor të Graçanicës merrnin pjesë zyrtarë komunalë dhe shumë dashamirës të artit.


22

« SPECIALE

Profil

E enjte 20 qershor 2013 •

Në filmin “After Earth”

planeti hakmerret

ilmi i ri fantastiko-shkencor i M. Night Shyamalan, AfF ter Earth, “Pas Tokës”, bën fjalë për jetën pasi njerëzit kanë shkatërruar planetin e tyre. Ngjarja zhvillohet pas më

N

ë Afrikën nën-sahariane, shumë ekonomi po rriten me shpejtësi falë burimeve të shumta natyrore dhe bumit të mineraleve. Ekspertët e zhvillimit thonë se të ardhurat nga mineralet, nafta dhe gazi mund të ndihmojnë shumë vende të financojnë ndërtimin e rrugëve, urave, digave dhe objekteve të tjera të nevojshme të infrastrukturës. Në një raport të fundit të Komisionit për përparimin e Afrikës, një grup udhëheqësish me ndikim të biznesit dhe politikës, thuhet se pasuritë nëntokësore të kontinentit kanë një potencial të madh, por edhe sfidat janë të shumta. Arsyet për optimizëm janë të shumta. Në Raportin për Përparimin e Afrikës, thuhet se minierat, gazi dhe nafta sjellin më shumë fonde sesa ndihmat, rreth shtatë herë më shumë. Kofi Anan, ish- Sekretari i Përgjithshën i Kombeve të Bashkuara dhe kreu i Komisionit për Përparimin e Afrikës, thotë: “Imagjinoni një kontinent afrikan ku udhëheqësit përdorin pasurinë e mineraleve me zgjuarsi, për të financuar përmirësimin e sistemit shëndetësor, arsimin, sektorin e energjisë dhe infrastrukturën. Afrika ka naftë, gaz, platin, diamante, kobalt, bakër dhe shumë minerale të tjera. Nëse i përdorim këto burime siç duhet, ato do të përmirësojnë jetën e miliona afrikanëve”. Një mënyrë për të përmirësuar jetët, do të ishte të viheshin më shumë fonde në dispozicion për shkollat fillore dhe tetëvjeçare. Raporti i UNESCO-s “Vëzhgimi i një Arsimi për të Gjithë” për vitin 2013, thotë se duke shpenzuar 20 për qind të të ardhurave shtesë në arsim, vendet me pasuri natyrore mund të arsimojnë gjysmën e 30 milionë fëmijëve në Afrikën nën-Sahariane që nuk shkojnë në shkollë aktualisht.

BURIMET MINERARE mund të ndryshojnë fatin e

Afrikës

Por optimizimi errësohet nga probleme të shpërdorimit të të ardhurave dhe formave të tjera të korrupsionit, që nuk lejojnë fondet të shkojnë në thesaret e vendeve. Drejtorja ekzekutive e Oxfam International, Winnie Byanyima, thotë se si rezultat, burimet e mundshme i anashkalojnë të varfërit. “Në vitin 2011, eksportet e naftës dhe mineraleve nga Afrika, Azia dhe Amerika Qendrore dhe Jugore ishin mbi 1.4 trilionë dollarë. Kjo shumë është mbi 10 herë më e madhe sesa ndihma zyrtare për zhvillim që jepet për të njëjtat rajone. Ne mendojmë se nëse rrjedha e paligjshme e kapitalit do të ndalej, Afrika mund të financonte zhvillimin e vet, pa pasur nevojë për

ndihmë nga jashtë”. Raporti për Pëparimin e Afrikës përmend gjithashtu edhe një faktor tjetër që prek përdorimin e burimeve minerale për financimin e infrastrukturës dhe programeve sociale: marrëveshje biznesi të negociuara në mënyrë të tillë, që janë në favor vetëm të kompanive të mëdha ndërkombëtare. “Konkurrenca mes qeverive për të tërhequr investime direkte është intensifikuar vitet e fundit. Këshillat nga Banka Botërore dhe FMN-ja, si edhe konkurrenca për të tërhequr një numër kompanish në industritë e mineraleve ka shkaktuar një garë të fortë, ku secili nga vendet inkurajohet të krijojë një klimë të përshtatshme dhe tërheqëse

për këto kompani.” Në shumë raste, kompanitë shtetërore dhe zyrtarët e qeverisë kanë bërë marrëveshje me investitorët e huaj për minerale dhe burime të tjera që janë nën vlerën e tyre në treg. Disa marrëveshje janë negociuar para shume vitesh, kur çmimet për naftën dhe mineralet ishin të ulëta dhe ishin bërë lëshimë për të tërhequr investime. Sot, tregu ofron më shumë fitime dhe disa vende po i rinegociojnë kontratat. Raporti sugjeron hetime të pavarura me seanca publike për të rishikuar disa nga marrëveshjet. Oxfam e nxit komunitetin ndërkombëtar që të marrë masa ndaj kompanive në vende që krijojnë mundësi për shmangie taksash dhe ku rregullat financiare janë minimale ose nuk ekzistojnë, dhe që shërbejnë për ta bërë më të lehtë korrupsionin, rryshfetet dhe transferimin e paligjshëm të parave. Kreu i Komisionit për Përparimin në Afrikë Kofi Annan thotë se nëse menaxhohen mirë, burimet natyrore mund të mbështesin përpjekjet për uljen e varfërisë, të nxisin rritjen dhe të përmirësojnë standardin e jetesës. Alternativa do të ishte ajo që eskpertët e zhvillimin e quajnë “mallkimi i burimeve”, të ardhura që janë të destinuara për zhvillimin, por që përfundojnë në duart e politikanëve dhe biznesmenëve të korruptuar. Përgatiti: Astrit Domi

tepër se 1000 vjetësh dhe tregon se çfarë ka mbetur nga njerëzimi që jeton në një planet tjetër. Gjatë një misioni në hapësirë, një baba me të birin përplasen në Tokë, një planet si xhungël që është mëkëmbur nga abuzimi njerëzor, por që është armiqësor me ish fëmijët e tij. Babai, gjeneral i një anijeje të flotës së hapësirës përpiqet të qetësojë të birin kur anija e tyre goditet nga një metetor dhe fillon të bjerë. Gjeneral Cypher dhe i biri Kitai janë të vetmit që mbijetojnë. Cypher është në bordin e anijet dhe në gjendje kritike, ndërsa Kitait i duhet të gjejë një fanar 100 kilometra lart për të kërkuar ndihmë. “Ne kemi nevojë për atë fanar. Kupton? Ti duhet ta gjesh atë fanar, përndryshe ne do të vdesim”. Kitai përpiqet të luftojë me mjedisin e Tokës që është armiqësor për njerëzit me temperatuarat e saj të larta, bimët helmuese dhe kafshët e egra. “Është një lumë prej 250 metrash. Shko! Go!” Jaden Smith, i biri 13 vjeçar i Will Smith—it luan Kitai-n. Ai i tha Zërit të Amerikës se megjithëse kjo është një histori e imagjinuar, ajo mund të bëhet realitet nëse ne vazhdojmë ta ndotim planetin. “Nëqoftëse nuk do të pastronim të gjitha mbetjet plastike dhe të naftës e karburantit fosil mjedisi do të shkatërrohej keq. Ne jemi duke shkuar me shpejtësi drejt një momenti kur Toka do të na dëbojë”. Garrett Reisman është inxhinier i Space X dhe ish astronaut i NASA-s. Ai thotë se filmi bazohet në shkenën e udhëtimit në hapësirë, por paralajmëron se ende nuk mund të mbështetemi tek ajo. “Edhe nëqoftëse do të ndodhte një përplase gjatë 10 vjetëve të ardhshëm, nuk do të dëmtoheshin aq shumë njerëz. Megjithatë mesazhi im ëshët se ne duhet të kujdesemi për planetin pa humbur kohë, përndryshme para se të kishim mundësi të jetonim, do të përballeshim me probleme të mëdha”. Will Smith, i cili luan General Cypher-in, i tha Zërit të Amerikës se tani për tani nuk duhet të trembemi, por të kënaqemi me filmin. “Rallë herë mund të realizosh një film të tillë që të shikohet nga gjyshja, tezja apo mbesa e vogël në të njejtën kohë. Ka diçka për të gjithë në këtë film”. After Earth tregon gjithashtu marrëdhëniet baba e bir, ndryshme nga marrëdhëniet e Jaden-it me të atin, Will Smith. Jaden thotë se ashtu si Kitai, ai do të ndjekë rrugën e tij. “Unë dua të realizoj filma dhe nuk dua që të më thonë se po ndjek gjurmët e babait”. Por Will Smith thotë se ai duhet t’i mësojë të birit se çfarë është tregu dhe si të mbijetosh në një xhungël si Hollivudi, që nuk është shumë e ndryshme nga xhungla e helmuar si Toka pas 1000 vjetësh. “Mos më keqkupto, rreziku është shumë real, por frika është zgjedhje”.


SPORT • E enjte 20 qershor 2013

60 MILIONË EURO PËR EL SHARAUI-BOATENG Milani mund të jetë protagonist sërish në merkato, ashtu si sezonin kaluar ku ka shitur Tiago Silvën dhe Ibrahimoviç tek skuadra e Paris SG. Këtë sezon kuqezinjtë mund të largojnë nga përbërja e tyre edhe dy kampion, pavarësisht deklaratave të drejtuesve. Stefan El Sharaui dhe Kevin Prins Boateng, nga sezoni i ardhshëm mund të veshin fanellën e Monakos, një skuadër e cila po afron lojtarë shumë cilësorë. Në Itali janë të bindur se numri dy i Milanit, Adriano Galiani do të përsëris të njëjtën gjë që ka bërë verën e kaluar, duke i konfirmuar deri në momentin që Monako do të jap ofertën maksimale. Aktualisht drejtuesit e klubit francez kanë bërë një ofertë, të cilën Milani vështirë se do ta refuzojë, pasi kanë vënë përpara drejtuesve kuqezinj 60 milion euro për të dy futbollistët, El Sharauin dhe Boateng. Milani është gati të shesë futbollistët, duke ndjekur të njëjtën ide me

vitin e kaluar kur largoi Tiago Silva dhe Ibrahimoviç, ndaj edhe El Sharaui e Boateng mund të sakrifikohen për të mbushur arkat e klubit e për të përdorur këto para për të marrë lojtarë të tjerë të rinj të talentuar. Për më tepër, Monako ka shprehur interesimin edhe për Niang, duke bërë të qartë se është gati të bëjë një ofertë të rëndë-

sishme edhe për francezin në ditët në vazhdim. Kuptohet që për të realizuar një transferim të tillë duhet marrë edhe pëlqimi i lojtarëve, ndaj Milani ka autorizuar Monakon të fillojë bisedimet me përfaqësuesit e tyre për të arritur një marrëveshje me ta. Nëse të tre këta lojtarë do të pranojnë të transferohen në Francë, Milani

mund të përfitojë edhe më shumë se 60 milionë euro. El Sharaui ka zhvilluar një sezon të mirë, por drejtuesit e Milanit nuk besojnë se ai ka vlera absolute, ashtu si Mario Baloteli. Ndaj kanë menduar ta shesin, sepse kjo ofertë nuk mund t’i vijë verën e ardhshme. Për sa i përket Boateng, ai është një lojtar që kuqezinjtë e kanë nxjerr në shitje, pasi sezoni i tij i fundit ka qenë për t’u harruar. Problemi qëndron tek Nijang, i cili konsiderohet një prej sulmuesve më premtues për të ardhmen dhe Galiani nuk dëshiron ta humbas. Por, përpara një ofertë të majme mbi milionë euro, kuqezinjtë do të dorëzohen. Me këto para, Milani do të sigurojë fillimisht blerjen e Tevez nga Mançester Siti, si dhe Diamanti nga Bolonja. Dy lojtarë, të cilët Galiani por edhe Alegri i simpatizojnë shumë. me këto dy blerje Milani dot rikthehet tek skema e vjetër “pema e Krishtlindjeve” 4-3-2-1.

Partizani shpërthen në merkato Klubi i kuq ka zyrtarizuar dje 3 blerje në merkato. Besnik Krasniqi dhe Labinot Ibrahimi dy futbollistët e Prishtinës, si dhe Mevlan Murati i Shkëndisë së Tetovës kanë firmosur kontratat dhe janë pjesë e Partizanit për sezonin e ri

Tirana e Morina shkojnë në gjyq Seanca e pajtimit mes klubit të Tiranës dhe sulmuesit Mario Morina u mbyll pa sukses. 20-vjeçari nuk pranoi të rikthehet te klubi mëmë, që i detyrohet disa rroga të prapambetura të sezonit që lamë pas. Takimi që u zhvillua në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbolli, ku ishin të pranishëm përfaqësuesi juridik i Tiranës, lojtari dhe avokati tij nuk solli asnjë rezultat, pasi qëndrimet e palëve nuk afroheshin në asnjë pikë. Morina ka qenë i vendosur për të mos bërë prapakthehu, pavarësisht premtimeve për shlyerjen e detyrimeve financiare. Nga ana tjetër, Tirana jo vetëm që nuk pranon ta lërë të lirë futbollistin, por ka vendosur që ta ndëshkojë për thyerje të disiplinës së klubit. Në munges të një akordi mes palëve kjo çështje i kalon Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve, që pritet të mblidhet javën e ardhshme për të shqyrtuar edhe problematika të tjera të futbollit shqiptar. Mario Morina arriti pak ditë më parë një marrëveshje me Skënderbeun, skuadrën kampione të Shqipërisë, madje zhvilloi edhe një seancë stërvitore në Korçë, para se skuadra të udhëtonte drejt Austrisë për fazën përgatitore. Mirëpo reagimi i menjëhershëm i Tiranës, e detyroi që të ndërpriste stërvitjen me formacionin e Mirel Josës, për t’iu drejtuar institucionit të futbollit për zgjidhjen e kontratës. Pas Morinës, të tjerë ish-futbollistë të Tiranës pritet t’i drejtohen FSHF-së për rrogat e prapambetura, koha e pritjes ka kaluar çdo limit. Mungesa e financave të skuadra 24 herë kampione e Shqipërisë pritet të japë impakt edhe në merkato, pasi objektivat e trajnerit Nevil Dede si Jetmir Sefa apo Gjelbrim Taipi kanë preferuar vijimin e karrierës me skuadra të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Juventusi gati 10 milionë për Kolarov

Levandovski kërkon ndihmë nga Klop

nës e Partizanit dhe tashmë kjo ka filluar edhe zyrtarisht. 19-vjeçari Murati, tjetër blerje Në klubin e kuq merkato ka filluar mirë. Pasi zyrtarizoi dje në drekë dy blerjet nga Prishtina të Besnik Krasniqi dhe Labinot Ibrahimi, drejtori i Partizanit, Eduart Prodani ka

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

23

Merkato e Juventusit është përqendruar në Angli, në veçanti tek Mançester Siti. Përveç Karlos Tevez, të cilit bardhezinjtë i kanë dhënë një ultimatum, kanë vënë në shënjestër edhe mbrojtësin e majtë Aleksandër Kolarov, i cili në Itali ka luajtur me Lacion. Serbi është i pakënaqur tek Man.Siti dhe ka kërkuar me çdo kusht të largohet. Menaxheri i tij Bepe Boco është takuar me drejtuesit e Sitit, të cilëve i ka kërkuar ta nxjerrin në merkato. Bardhezinjtë janë vënë në dijeni të këtij fakti dhe kanë nisur menjëherë bisedimet me skuadrën angleze. Duke iu referuar mediave italiane, Juventusi është gati të shpenzojë 10 milionë euro për të siguruar kartonin e Kolarov, i cili e njeh shumë mirë Serinë A. Me afrimin e tij Konte beson se do t’i jap fund problemeve në krahun e majtë të mbrojtjes dhe në të njëjtën kohë do të fitojë edhe një tjetër mesfushor në qendër. Bëhet fjalë për Asamoah, i cili mund të rikthehet të luajë në qendër të mesfushës, ashtu si në kohën tek Udineze, nëse kjo marrëveshje do të arrihet. Kjo javë do të jetë shumë intensive për drejtorin e përgjithshëm të bardhezinjve, Marrota, i cili ka si qëllim të afrojë në Torino si Kolarov, ashtu edhe Tevez.

K

lubi i kuq ka zyrtarizuar dje 3 blerje në merkato. Besnik Krasniqi dhe Labinot Ibrahimi dy futbollistët e Prishtinës, si dhe Mevlan Murati i Shkëndisë së Tetovës kanë firmosur kontratat dhe janë pjesë e Partizanit për sezonin e ri. Besnik Krasniqi dhe Labinot Ibrahimi dy futbollistët e Prishtinës nga edicionin i fundit në Superligën e Kosovës janë prezantuar nga drejtuesit e Partizanit, si përforcime për kampionatin e ri. Mbrojtësi dhe mesfushori nga skuadra kampione e Kosovës, pritet të përforcojnë skuadrën legjendare që është rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Dy lojtarët kanë qenë dje në Tiranë, në zyrat e klubit të kuq, ku pasi kanë rënë dakord për gjithçka me drejtuesit e Partizani kanë nëshkruar edhe kontratat zyrtare. “Lojtarët kanë nënshkruar kontrata tre vjeçare me Partizanin”, deklaroi drejtori i Partizanit, Eduard Prodani. Klubi i kuq ka paralajmëruar blerje të reja nga Prishtina. “Besnik Krasniqi dhe Labinot Ibrahimi janë te Partizanit. Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit midis klubeve të Partizanit dhe Prishtinës. Partizani ka lindur gjithëshqiptar dhe në këtë tradite po rikthehet vrullshëm”, thuhej në një prononcim të skuadrës së Partizanit. Në fakt prej kohësh është bërë i ditur një bashkëpunim midis Prishti-

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

bërë publike në mbrëmje edhe një tjetër goditje në merkato. Bëhet fjalë për Mevlan Muratin një të ri të talentuar shqiptar nga Maqedonia. Murati është 19-vjeç dhe luan me Shkëndinë e Tetovës, por ai është edhe pjesë e kombëtares së U 21 të Maqedonisë. “Mevlan Murati është lojtar i Partizanit. 19 vjeçar, lojtar i Shkëndisë

së Tetovës dhe ekipit U 21 të Maqedonisë. Partizani po negocion dhe me mjaft lojtarë të tjerë të talentuar që së shpejti do të veshin fanelën e Partizanit dhe pse jo atë të ekipeve kombëtare të Shqipërisë. Tradita nuk vdes kurrë”, këto kanë qenë fjalët e Prodanit të publikuara në adresën e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”.

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Borusia e Dortmundit ka vendosur të mbyllë çdo derë transferimi të Robert Levandovskit në këtë sezon. Pas bosit Vacke një tjetër sinjal i prerë ka ardhur dhe nga menaxheri i skuadrës, Mikael Cork. Në një prononcim për “Sport Bild” ai ka thënë: “Dera e bisedime qëndroi hapur për një kohë të gjatë por Bajerni asnjëherë nuk trokiti në derë për të kontaktuar. Tani dera është mbyllur. Pikë!”, ka thënë Cork. E megjithatë sulmuesi polak ende nuk i ka humbur shpresat. E fundit për të mbetet trajneri Jurgen Klop, me të cilin ka zhvilluar një bisedë telefonike. Leva i ka kërkuar Klopit ta ndihmojë të largohet nga Dortmundi, ndërkohë që duket se trajneri nuk është se e ka shpërfillur një kërkesë të ardhur nga një prej lojtarëve të tij më të vlefshëm. Por çështja është se Dortmundi ka kërkon shumë para. Dhe shifra fillon me 3 përpara dhe vijon me shumë zero nga pas. Nëse dikush do të jetë gati të ofrojë 30 milionë ndoshta dera mund të hapet sërish. Deri atëherë ajo qëndron e mbyllur.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

VOTA JOTE VLEN VOTO EDHE TI E enjte 20 qershor 2013 •

ZGJEDHJET

PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË

23 Qershor 2013

DOKUMENTET ZYRTARE TË VLEFSHME TË IDENTIFIKIMIT PËR VOTIM JANË: Kartë Identiteti ose Pasaportë QENDRAT E VOTIMIT HAPEN NË ORËN 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00

Për më shume informacion vizitoni faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: www.cec.org.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.