Programi i ri i PS, vrasja e Osman Bales, banesat e pronareve, siguria ne gjykata

Page 1

»20-21

Tërheqja e gjermanëve nga zonat

Komunistët shqiptarë lejojnë serbët të plaçkitin Dibrën E shtunë

20 tetor 2012

Viti VIII, Nr. 2801 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Togat e zeza

Stërmasët dhe e vërteta e vrasjes së Osman Balit Gjyqtarët në alarm: Ekzekutimi tek Ura e Tabakëve në Tiranë. Të dhënat për porosinë nga Zogu. Hakmarrjet për Esat Toptanin »21

Duam policë të na ruajnë në seanca

»8

Programi i PS Të përndjekurit me status “invalid i luftës”

»2-3

Kryetari i entit

Kush s’dha rezultate, rrezikon kandidimin ose s’bëhet ministër

Gati lirimi i banesave, kushtet për kreditë

Zbardhen pikat që do të propozohen në zgjedhjet parlamentare

Piro: Si do të veprohet në rast refuzimi. Detyrimi dhe të drejtat që do të kenë pronarët e shtëpive

»7

Zgjedhjet parlamentare Nishani në afatet e fundit për datën e zgjedhjeve

Deputetët zbresin në terren, në epiqendër listat dhe votuesit e lëkundur Përplasje dhe ofendime mes kryetarit socialist dhe Ilir Gjonit

Anëtarët e rinj të KQZ hapin projektin për procesin e votimit elektronik. Detyrimet e Kodit të ri sipas afateve

»4

Pronat e ushtrisë

Nasip Naço në Poliçan: Opozita kërkon të bëjë panik e pasiguri

Opinion

»11

Nga Josip Pleadin

Lëkura e qenit, nga Kongoli, një vështrim i tragjedisë shqiptare

Hapet “Tirana vrapon”, ndalohen makinat

Deputetët, ministrat dhe ambasadorët në maratonë Konflikti në banesë

»22

»6

Për xhelozi burri vret gruan në sy të dy fëmijëve 8 dhe 10 vjeç Sherri i nisur para disa kohësh me bashkëshortin 48-vjeçar. E masakron me mjete të forta. Vdes në spital »11

Bota Merkel: euro më shumë se një monedhë »17 Izraeli. Luftë? Çfarë lufte? »16


02

« POLITIKË

E shtunë 20 tetor 2012 •

Bllokohen valët, kontroll maksimal për të mos dalë informacioni

Takimi mbahet nën masa topsekret Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste u zhvillua nën masa të forta sigurie. Mësohet se ka qenë vetë Rama që ka urdhëruar që me një pajisje të posaçme të bllokohen valët e telefo-

nave celularë, në mënyrë që të mos rridhte asnjë informacion jashtë sallës ku është mbajtur mbledhja. Nuk dihen arsyet pse kryesocialisti ka ndërmarrë një vendim kaq ekstrem, ndërkohë

që axhenda e mbledhjes parashikonte vetëm prezantimin e strategjisë elektorale që Partia Socialiste do të zbatojë në zgjedhje e 2013-s. Madje, në përfundim të mbledhjes kryesocialisti ishte shumë i shqetësuar të merrte vesh nëse plani i tij i sigurisë kishte funksionuar. Rama: E mo, morët vesh ndonjë gjë?

SHARJE DHE OFENDIME NDAJ KRYETARIT TË PS PËR DREJTIMIN

Gjoni e Rama përplasje në sallë Edi Rama i etiketon deputetët si kooperativistë Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Gjoni ka kritikuar ashpër mënyrën e drejtimit të kësaj partie nga ana e kreut aktual Edi Rama. Madje, deklarata e Gjonit ka degraduar dhe në ofeza dhe sharje në adresë të kreut të partisë. Kështu, mbledhja e djeshme e Asamblesë së Partisë nuk ka kaluar e qetë, e kjo pasi një nga deputetët vendosi që ta thotë me zë atë çfarë një pjesë jo e vogël në radhët e kësaj partie kanë kohë që e konsumojnë me njëritjetrin. Mënyra se si Rama po vepron dhe po vendos për gjithçka është kundërshtuar ashpër nga Gjoni. Mësohet se deputeti Gjoni ka vënë dukje pikërisht mungesa të vazhdueshme të konsultimeve me deputetët apo zyrtarët më të lartë të partisë, apo prezantimi surprizë i platformës, e cila ishte thënë se do të konsultohej paraprakisht me deputetët e grupit kuvendor socialist. Deputeti Ilir Gjoni ka qenë i vetmi që ka shprehur pakënaqësi, për faktin se në platformën e Ramës forumet e partisë ishin lënë krejtësisht jashtë loje. Mësohet se Gjoni ka vënë në dukje faktin se në këtë

platformë lideri i partisë mbizotëronte mbi të gjitha forumet, duke dubluar dhe vetë funksionet e deputetëve në fushatë. Shpërthimi i deputeti Gjoni mësohet se ka marrë shkak nga fjala e mbajtur nga Rama në Asamble, i cili i ka etiketuar përfaqësuesit socialistë “kooperativiste”, një etiketim që ka marrë menjëherë përgjigjen e deputetit Gjoni, që i është përgjigjur duke i thënë: “Nëse deputetët janë kooperativistë, Rama vetë është kryetar i kooperativës”. Debati nuk ka mbaruar me kaq. I indinjuar nga fakti se zëri i një deputeti në parti pritet me qesëndi nga Rama, Ilir Gjoni ka kërkuar që, nëse partia do të vazhdojë të menaxhohet në këtë mënyrë, Edi Rama duhet t’ia lërë partinë dikujt tjetër, përndryshe në zgjedhjet parlamentare të 2013-s të gjithë socialistët i pret humbja. Nga ana e tij, Rama ka preferuar të ruajë qetësinë, duke e mirëmenaxhuar një moment të tillë. Mosreagimi i tij ka bërë që në debat të mospërfshihen anëtarë të tjerë të Asamblesë.

STREHIM DHE NJEHSIM TË LETRAVE ME VLERË. STATUS I BARABARTË ME INVALIDËT E LUFTËS

PS vë në program të përndjekurit politikë Dëmshpërblimi dhe rehabilitimi bëhen pjesë e angazhimeve, nëse ka rotacion

P

artia Socialiste përfshin si pjesë integrale të programit të saj integrimin e ish-të përndjekurve politikë. Marrë shkak nga greva gati njëmujore e kësaj kategorie, socialistët i thërrasin ndërgjegjes dhe përfshijnë në projektin e tyre nesër në qeveri, në rast fitoreje në zgjedhjet e 2013-s, një platformë për dëmshpërblimin e tyre. E parë në formën e një premtimi elektoral, kjo platformë e përmbledhur në gjashtë pika jep zgjidhjen e problemeve të kësaj kategorie. Premtimet e Partisë Socialiste për ish-të burgosurit politikë konkretisht janë zbatim i ligjit nr. 9831 të vitit 2007 mbi dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, njësimi i letrave me vlerë të papërdorura në vlerën e tyre nominale. Njëkohësisht premtohet strehim i atyre ish-të burgosur politikë që rezultojnë të pastrehë, dhënia e pensioneve për ata ish-të burgosur politikë që janë gjallë me të njëjtën vlerë

1. Zbatim i ligjit nr. 9831 të vitit 2007 mbi dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. 2. Njësim të letrave me vlerë të papërdorura në vlerën e tyre nominale. 3. Strehim i ish-të burgosur politikë që rezultojnë të pastrehë. 4. Dhënia e pensioneve ish-të burgosurve politikë që janë gjallë me të njëjtën vlerë që gëzojnë personat statusin e invalidit të luftës. 5. Ofrimi i shërbimeve publike dhe shëndetësore falas për ish-të burgosurit politikë që janë gjallë. 6. Pasqyrim objektiv i periudhës së përndjekjes politike në librat e historisë së sistemit arsimor.

që gëzojnë personat statusin e invalidit të luftës. Në vijim të këtyre premtimeve ofrohen shërbime publike dhe shëndetësore falas për ata ish-të burgosur politik që janë gjallë, si dhe pasqyrim objektiv i periudhës së përndjekjes politike në librat e historisë së sistemit arsimor. Kështu, përfaqësuesit

socialistë nisur nga kontaktet e shumëllojta, siç janë tryezat e punës në rrethe, takime me grupet e interesat, takime me familjarët e ish-të përndjekurve politikë si dhe personalisht me grevistët e urisë, të cilët përfaqësojnë një kauzë të tillë, kanë konstatuar jo pak shkelje nga qeveria “Berisha”,

e cila në vlerësimin e Partisë Socialiste jo vetëm përbalt e anatemon këtë grevë, por dhe ka shkelur ligjet e miratuara për këtë kategori. Sipas PS-së, ka mangësi serioze në zbatim të ligjit sa u përket afateve në diskutimin e kësteve, pasi ligji nr. 9831 i vitit 2007 parashikonte shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit me tetë këste brenda një limiti kohor tetëvjeçar. Kjo dispozitë është shkelur nga qeveria, pasi deri në vitin 2012 shumica e ish-të përndjekurve kanë

marrë vetëm këstin e parë, disa prej tyre nuk e kanë marrë ende këtë këst, ndërsa një pakicë ka marrë këstin e dytë. Por socialistët shkojnë dhe më tej në hulumtimin e ligjeve dhe pasojave të tyre për ish-të burgosurit politikë. Konkretisht në vlerësimin e tyre me amendimin që i është bërë këtij ligji në vitin 2009 prej ligjit 1011, dt. 02.04.2009, parashikohet që dëmshpërblimi nuk do të ketë afate kohore. Nisur nga ky ndryshim, përfaqësuesit e PS-së, të cilët

kanë shqyrtuar dhe kanë hartuar këtë platformë, gjykojnë se ky amendim qartazi krijon një pasiguri juridike për përfituesit e ligjit. Për rrjedhojë, sipas PS-së, mendimi në fjalë mund të jetë antikushtetues. Sipas socialistëve, gjithë kërkesat e tjera të ish-të burgosurve politikë janë të drejta dhe të moralshme dhe për këtë arsye PS-ja i ka përfshirë ato si pjesë integrale e projektprogramit “Për një rilindje shqiptare” në lidhjen me integrimin e ish-të përndjekurve politikë.


POLITIKË • E shtunë 20 tetor 2012

TAKIM ME 400 ANËTARË DHE ANËTARE TË REJA TË LSI-së

Meta e Rama mbyllin fushatën, sot votohet Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbyllur dje fushatën e kandidatëve Ilir Meta e Luan Rama për kreun e LSI-së. Sot anëtarët e LSI-së do të votojnë për kryetarin. Të dy kandidatët kanë shpalosur për herë të fundit platformën

e tyre në kuadër të kësaj fushate para rinisë së njësisë bashkiake nr. 5. Në këtë aktivitet Meta dhe Rama, të shoqëruar nga kryetari i LSI-së së Tiranës, prof. dr. Shezai Rrokaj, kanë shpërndarë kartat e anëtarësisë për 400 të rinj, të cilët

»

03

janë anëtarësuar vetëm javët e fundit në LSI. Në fjalën e tij Meta përshëndeti takimin mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë. “Nuk e mendoja dot që do të vinte një ditë që Hashim Thaçi të takohej me kryeministrin e Serbisë, i cili njëkohësisht është dhe pasues i atij lidershipi që udhëhoqi gjenocidin në Kosovë. Dhe kjo ndodhi me praninë dhe me bekimin e përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Europian”, - tha Meta.

NË QENDËR TË VËMENDJES LISTAT DHE ELEKTORATI I LËKUNDUR

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste miratoi dje në parim strategjinë elektorale të Partisë Socialiste. Sekretari organizativ në PS, Blendi Klosi, gjatë një prononcimi për shtyp në përfundim të këtij takimi bëri me dije se kjo strategji do të përçohet jo vetëm te mbështetësit e Partisë Socialiste, por në të gjithë elektoratin shqiptar për t’u dëshmuar atyre arsyet pse duhet të votojnë programin, arsyet pse nuk duhet të votojnë qeverinë dhe Sali Berishën. Sipas tij, në këtë strategji përcaktohet edhe puna që duhet të bëjnë të gjitha strukturat socialiste për të bërë të mundur fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Ishte një mbledhje e zgjeruar organizative e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste, në të cilën u diskutua dhe më pas u miratua në parim platforma dhe strategjia e kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme elektorale. Diskutimi i Asamblesë u fokusua në dy aspekte: së pari, në aspektin e komunikimit, përçimit të mesazhit të kësaj partie, për arsyet që ne do të paraqesim para elektoratit shqiptar pse duhet të votojnë Partinë Socialiste dhe programin e saj “Për një rilindje shqiptare”; së dyti, diskutimi u shtrua gjerësisht për aspektet organizative, pjesë e punës së vazhduar të partisë gjatë vitit në vazhdim, deri ditën e zgjedhjeve”, - vuri në dukje Klosi gjatë fjalës së tij. Njëkohësisht, sipas tij, tani për kampin rozë ka nisur procesi parapërgatitor për zgjedhjet parlamentare të 2013. “Këto ditë deri në zgjedhje, që janë më pak se 260 ditë deri ditën e zgjedhjeve, për çdo anëtar të Asamblesë së Partisë Socialiste, për çdo mbështetës të kësaj partie, për çdo anëtar dhe simpatizant të saj, do të jenë ditë pune, ditë përpjekjesh për të arritur fitoren në zgjedhjet e ardhshme elektorale”, - deklaroi Klosi sa i takon një çështjeje të tillë.

Qëndrimi Në janar të 2013-s të gjithë përfaqësuesit socialistë do të jenë derë më derë për të kontaktuar me qytetarët dhe të shpalosin mirë arsyet pse njerëzit duhet të votojnë programin “Për një rilindje shqiptare”. Burime pranë këtij takimi thanë se fjalimi i Ramës në mbledhjen me dyer të mbyllura përshkroi elementet bazë të platformës elektorale me të cilën do të dilet në fushatë për të kërkuar votën e qytetarëve. Njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste kërkoi bashkimin e së majtës për të bërë të mundur fitoren në zgjedhjet e 2013-s. Ndalur në këtë sfidë si dhe në situatën politike kreu i PS-së kërkoi kujdesin më të madh të anëtarëve të Asamblesë së PS-së për sa i përket fushatës së socialistëve. “Duhet të sillemi sa më mirë me elektoratin. Nuk duhet të kemi arrogancë. Duhet të bëjmë një punë të madhe me të pavendosurit. Por duhet të keni të qartë se askush prej

Komisionerët

Klosi: 260 ditë punë për fitoren më 2013

Aleancat

Asambleja miraton strategjinë elektorale

snjë nga përfaqësuesit e PS-së që dhanë rezultate jo të kënaqshme në zgjedhjet vendore të 2011-s të mos mendojë se do të bëhet ministër. Ky ka qenë qëndrimi i prerë dhe i qartë i kreut të PSsë Edi Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të zhvilluar dje, ku ka kërkuar një fushatë intensive takimesh mes strukturave socialiste dhe elektoratit shqiptar. Aleancat parazgjedhore dhe konsultimet me votuesit e lëkundur janë dy prioritet e strategjisë së Partisë Socialiste për fushatën e afërt elektorale. Në parashtrimin e kësaj strategjie për të gjithë anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së Edi Rama ka kërkuar prerazi që të gjitha strukturat drejtuese, me në krye zyrtarët e partisë, të intensifikojnë kontaktet me njerëzit për t’i informuar rreth alternativës së kampit rozë. Njëkohësisht në fjalën e tij kryetari i PS-së u ka bërë me dije përfaqësuesve se në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 2013-s duhet të jetë në qendër të punës kontrolli i listave të zgjedhësve. Njëkohësisht bashkëpunimi mes strukturave socialiste dhe drejtuesve të saj duhet të jetë primar, duke lënë mënjanë përplasjet mes tyre, të cilat kanë qenë prezente deri tani.

Votuesit

Rama: Kush nuk dha rezultate më 2011, s’do të bëhet ministër PROGRAMI A Identifikimi i zgjedhësve në të gjithë vendin, ruajtja e votës dhe shtimi i radhëve të koalicionit të majtë përbëjnë shtyllat kryesore të strategjisë së Partisë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Të gjithë të zgjedhurit e Partisë Socialiste në bazë duhet të punojnë fort në takimet me votuesit e lëkundur për të bindur këtë kategori që të mbështesin me votë aleancën e majtë në zgjedhjet parlamentare të 2013-s.

Në strategjinë elektorale të Partisë Socialiste theksohet se të gjithë funksionarët e lartë të partisë janë të ngarkuar, të mirorientuar, mirëstrukturuar për të pasur mundësi që në çdo kontakt me qytetarët të shpalosin mirë arsyet pse njerëzit duhet të votojnë programin e partisë. Të gjithë strukturat e PS-së që nga janari i vitit 2013 të dalin në fushatë derë më derë për t’u treguar shqiptarëve programin e PS-së dhe të kërkojnë votën e tyre.

Edhe pse duhen edhe tetë muaj për të shkuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, lidershipi socialist ka nisur udhëzimet për strukturat e drejtuese të PS-së për nisjen e trajnimeve të komisionerëve socialistë për procesin e ethshëm zgjedhor. Në funksion të kësaj linje në PS është ngritur një grup i posaçëm, ku së bashku me Këshillin e të Urtëve kanë përcaktuar hapat që duhet të ndiqen nga komisionerët socialistë. Pjesë e strategjisë elektorale të PS-së renditen edhe marrëdhëniet me aleatët dhe përpjekjet për të përfshirë në të dhe forca të reja politike. Kjo duke u bazuar dhe duke respektuar parimet dhe linjën politike të Partisë Socialiste. Bëhet e ditur se kjo ka qenë fryma e përcjellë dje nga Rama në Asamble, duke lënë të hapur mundësinë e aleancës me Metën, Topin dhe Spahiun, pasi synimi është zgjerimi i koalicionit të majtë.

atyre që nuk solli rezultatet e pritshme në zgjedhjet vendore të harrojë që të pretendojë për t’u bërë ministër”, - mësohet të jetë shprehur Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e djeshme të Asamblesë Kombëtare. Aleanca Kryetari i PS-së, Rama, ka kërkuar zgjerim të koalicionit të majtë dhe forcim të raporteve me aleatët, por këtë duke u bazuar dhe respektuar parimet e një partie të madhe të majtë, siç është Partia Socialiste, njëkohësisht bazuar dhe në vetë deklaratat politike të lidershipit socialist. “Duhet

të forcojmë raportet tona me aleatët në bazën e partneritetit të drejtë me njëri-tjetrin. Ne duhet të shohim interesat e zgjedhësve dhe jo interesat e ngushta politike”, - është shprehur Rama në këtë takim. Njëkohësisht kreu socialist ka kërkuar nga grupet e punës të ngritura pikërisht për kontaktet me përfaqësuesit politikë që të përçojnë qartë mesazhin se koalicionet me PS-në do të jenë në bazë të parimeve dhe do të kenë qëllim largimin e kësaj qeverie, ndaj secili subjekt politik që ka si qëllim pikërisht këtë është i mirëpritur në një aleancë me kampin rozë.


04

« POLITIKË

E shtunë 20 tetor 2012 •

PARASHIKIMET E KODIT ZGJEDHOR PËR ORGANET PËRGJEGJËSE

Zgjedhjet, afatet limit të KQZ-së e Presidentit Nishani D ata tetë dhjetor i këtij viti është afati limit për Presidentin e Republikës, Bujan Nishani për të dekretuar datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që pritet të zhvillohen në fund të muajit qershor të 2013-s. Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, neni 9, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit. Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit. Po sipas këtij kodi, edhe Kushtetutës, mandati i Kuvendit mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së mbledhjes së parë të tij. Mbledhja e parë e Kuvendit për legjislaturën që po mbyllet u zhvillua më 7 shtator të 2009-s.

Kuvendi organizon ceremoni nderimi për kontribuesit

Në kremtimet e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një ceremoni në shenjë nderimi për komunën e Prizrenit, Çairit (Shkup), Ulqinit dhe të Bashkisë së Vlorë për kontributin që kanë dhënë për mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare. Në një atmosferë solemne, nën himnin kombëtar, ceremonia u hap me Deklaratën e Pavarë-

sisë, paraqitjen e portreteve të firmëtarëve dhe patriotëve më të shquar dhe prezantimin e logos zyrtare e 100-vjetorit. “Në themelet e Pavarësisë ka vënë gurë e gjithë shqiptaria. Në këtë përvjetor të madh të gjithë, me shumë nderim e përulësi, duam t’i themi faleminderit Prizrenit, faleminderit Shkupit, faleminderit Ulqinit të sakrifikuar, faleminderit Vlorës!” - tha Kryetarja e Kuvendit. Në simbolikën e 100-vjetorit të Pavarësisë ajo u dorëzoi përfaqësuesve të këtyre komunave riprodhimin e “Akteve themelore të shtetit shqiptar, 1912-1922”, një botim prestigjioz i Kuvendit të Shqipërisë, që mban logon zyrtare të përvjetorit jubile dhe emblemën e gdhendur me dorë dhe e larë në ar.

Periudha zgjedhore

Kryeministri fton miqtë turq në festime

Data e zgjedhjeve

KQZ Por ndërsa numri një i shtetit shqiptar ka edhe shtatë javë kohë për të vendosur për datën e zgjedhjeve, Kodi Zgjedhor parashikon afate më të ngushta për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo në kohën kur afatet e ligjit për zgjedhjet u shkelën nga të dyja palët sa i takon emërimit të administratorëve të zgjedhjeve. Në neni 179/1, flet për projektin pilot për numërimin elektronik të votave, ligjvënësit kanë përcaktuar se: jo më vonë se 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, KQZ-ja fillon përgatitjen e projektit për ngritjen e sistemit të verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV) dhe sistemit elektronik të numërimit (SEN). Në përgatitjen e projektit të SEV-it përfshihen edhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme. KQZ-ja përcakton planin për përmbushjen e projektit të SEN-it në të gjithë qarkun e Fierit për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2013. KQZ-ja përcakton planin për përmbushjen e projektit të SEV-it në të gjithë qarkun e Tiranës për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2013. Me qëllim zbatimin e sistemit SEV, qendrat e votimit nuk mund të kenë më shumë se 700 zgjedhës. Kur në një zonë të qendrës së votimit ka më shumë se 700 zgjedhës, zbatohen të njëjtat kritere për ndarjen e tyre, sipas pikës 6 të nenit 62 të këtij Kodi. Procedurat për blerjen e shërbimit dhe/ose pajisjeve të SEN-it dhe SEV-it kryhen me operatorë të mirënjohur që ofrojnë teknologji të provuara me sukses në fushat respektive. Procedurat e prokurimit, si rregull, duhet të përfundojnë jo më vonë se gjashtë muaj përpara zgjedhjeve për Kuvendin të vitit 2013. Këshilli i Ministrave jep mbështetjen e nevojshme, përfshirë edhe

100-vjetori i shpalljes së Pavarësisë

Neni 8 i Kodit Zgjedhor përcakton se: zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor. Bëjnë përjashtim nga ky rregull rastet e parashikuara në pikat 3, 4, 5 dhe 6 (të katërta pikat parashikojnë rastet kur shpërndahet Kuvendi), të nenit 9 të këtij Kodi. Neni 9 i Kodi përcakton se: data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas nenit 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore dhe në çdo rast jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të Kuvendit, i cili mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së mbledhjes së parë të tij.

atë financiare, për shërbimin e konsulencës që nevojitet për hartimin e kushteve të projektit për SEV-in dhe SEN-in. Ngritja e ZAZ-ve Zonat e Administrimit Zgjedhor miratohen nga KQZ-

Berisha: “Gyl e Erdogan janë miq të mëdhenj të Shqipërisë” Detyrat e vendorëve për pastrimin e tyre

Zyrat e gjendjes civile nëntë muaj kohë për listat e reja Një tjetër afat i afërt që lidhet me datën e dekretimit të zgjedhjeve është ai i hartimit të ekstraktit të përbërësve zgjedhorë, në përputhje me këtë Kod. Neni 51 ngarkon Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, që jo më vonë se 5 ditë nga dita e dekretimit të datës së zgjedhjeve, të urdhërojë zyrat e gjendjes civile të fillojnë procesin e hartimit të ekstraktit të përbërësve zgjedhorë, në përputhje me këtë Kod. Jo më vonë se 15 ditë nga dita e dekretimit, zyra e gjendjes civile nxjerr në format elektronik ekstraktin me përbërësit zgjedhorë të të gjithë shtetasve me të drejtë vote në datën e zgjedhjeve, me përjashtim të shtetasve që kanë mbushur 100 vjeç deri në këtë datë. Jo më vonë se 30 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, zyrat e gjendjes civile, pas miratimit nga kryetari i njësisë vendore, printojnë dhe publikojnë ekstraktin e përbërësve zgjedhorë të të gjithë shtetasve që kanë vendbanim në zonat e qendrave të votimit nën juridiksionin e çdo zyre. Publikimi bëhet në ambientet e zyrave të gjendjes civile ose në ambientet pranë tyre me akses të lirë për publikun. Po ashtu, jo më vonë se 30 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, ministria që mbulon shërbimin e gjendjes civile dhe KQZja publikojnë në faqet përkatëse zyrtare të internetit ekstraktin e zgjedhësve në shkallë vendi.

ja jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, mbi bazën e numrit të shtetasve me të drejtë vote në datën e fundit të periudhës zgjedhore për caktimin e zgjedhjeve, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Jo më vonë se 10 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i dërgon të dhënat KQZsë, të ndara sipas njësive të

qeverisjes vendore. KQZ-ja, jo më vonë se 5 muaj para datës së zgjedhjeve, mund të ndryshojë kufijtë e ZAZ-së, sipas kërkesave të këtij neni, vetëm nëse ka ndryshim të kritereve për caktimin e tyre sipas pikave 2, 3 dhe 4 të këtij neni. Jo më vonë se 6 muaj përpara fundit të mandatit të Kuvendit, KQZ duhet të miratojë në çdo rast numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore.

Kryeministri Berisha priti zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë Naci Koru dhe delegacionin e gjerë që e shoqëronte atë. Vizita u vlerësua nga palët si një kontribut tjetër në marrëdhëniet e shkëlqyera, miqësore e vëllazërore mes të dy popujve dhe vendeve dhe si një kontribut në afrimin e mëtejshëm mes dy kombeve. Miqtë nga Turqia e uruan Kryeministrin Berisha për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe për zhvillimin e prosperitetin e mëtejshëm të Shqipërisë. Në këtë kontekst, kreu i ekzekutivit i përcolli

edhe një herë presidentit Gyl dhe kryeministrit Erdogan dëshirën e qeverisë shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve që t’i mirëpresin ata gjatë kremtimeve të këtij 100-vjetori në Tiranë, si miq të mëdhenj e të shquar të Shqipërisë e të kombit shqiptar. Më tej Kryeministri Berisha, duke vlerësuar situatën shqetësuese në Siri, dënoi të gjitha aktet e dhunës së këtij regjimi, shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të ofruar ndihmën e saj përmes ekipeve mjekësorë apo dhe ndihma të tjera humanitare.

LSI zgjedh kreun e ri mes Metës dhe Ramës

Votim dhe numërimi elektronik për kryesinë e partisë Konventa Kombëtare e LSI-së përmes një procesi votimi e numërimi elektronik do të zgjedhë javën e ardhshme kryesinë e partisë. Kjo risi teknologjike, që aplikohet për herë të parë në një parti politike, u bë e ditur nga kreu i KQZ-së së LSI-së Ylli Manjani. Ai dha një konferencë për mediet, ku njoftoi nisjen e procesit të zgjedhjes së kreut të LSI-së. Pikërisht sot anëtarë të LSI-së do t’u drejtohen qendrave të votimit për të votuar kryetarin e partisë, duke shënuar në këtë mënyrë fillimin e rikompozimit të forumeve drejtuese të partisë. Manjani tha gjithashtu se 36 725 anëtarë të LSI-së do t’u drejtohet 159 qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë, të cilat hapen në orën 8:00 të mëngjesit dhe mbyllen në orën

17:00. Në garë do të përballen dy kandidatë: Ilir Meta dhe Luan Rama. “Në çdo qark është ngritur dhe funksionon një komision zonal, i cili koordinon gjithë procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të zgjedhjeve në çdo qendër votimi të ngritur në nivel bashkie apo komune. Janë shpërndarë tashmë të gjitha materialet e votimit”, - tha Manjani.


ekonomi • E shtunë 20 tetor 2012

»

05

Puset e pashfrytëzuara dhe të lëna në harresë, kërcënim për banorëT

Tokë dhe shtëpi banimi nën ndotjen e naftës Indinjata: Prej 60 vitesh vetëm pyesin për situatën, pastaj ikin KUÇOVË - Janë me qindra hektarë tokë bujqësore e shtëpi banimi, të cilat ende vazhdojnë të jenë nën pushtetin e ndotjes së mbetjeve të naftës si pasojë e rrjedhjeve të mbeturinave nga mbi 300 puse naftënxjerrëse të mbetur në harresë. Problemin më madhor dhe që vazhdojnë të vuajnë këto pasoja nga puset e dala jashtë përdorimit, janë banorët e fshatrave Havaleas, Gegë, Çiflik, Tapi, Arrzë, Banaj etj, të komunave Perondi, Poshnjë e Kozare, që janë edhe fshatrat përreth qytetit të Kuçovës i njohur ndryshe edhe qyteti i naftës. Shumë prej banorëve të fshatrave në fjalë janë kaq të indinjuar sa kur shkon për t’i pyetur rreth këtij problemi madhor jo vetëm për ndotjen e tokës, por dhe të ambientit që ndikon direkt në shëndetin e tyre të largohen dhe nuk pranojnë të flasin pasi sipas tyre të gjithë vijnë e pyesin dhe më pas asgjë. Deri më sot askush nuk ka afruar një zgjidhje nga të gjitha llojet e pushteteve në këta 60 vjetët e fundit. Të amortizuara, krejtë-

sisht puset e naftës vazhdojnë të shkaktojnë probleme tek banorët e fshatrave, të cilat në vendndodhjen e tyre (puseve ) kanë tokat bujqësore, shtëpitë e banimit, si dhe institucionet e tjera si shkolla, bar kafet etj. Numërohen qindra puse nafte në këto fshatra, në hyrje e dalje të qytetit të Kuçovës, që si pasojë e amortizimit shkaktojnë probleme të derdhjeve të mbetjeve bituminoze. Rrjedhja e naftës bruto nga tubacionet e amortizuara apo dhe nga direkt gryka e pusit të vjetër, përveç se shkaktojnë ndotjen e mjedisit me erën e keqe, kanë nxjerrë jashtë përdorimit tokat e fermerëve. Për banorët e fshatit Gegë, toka ka vite që nuk shfrytëzohet pasi ndotja e saj e ka të pamundur prodhimin. Banorët e fshatit Polovin -Gegë thanë se ky shqetësim ka nisur për rreth katër mijë banorët e kësaj zone vite më parë, kur puset e naftës nisën të mos mirëmbaheshin më si më parë. Ata thanë se rreth 40 hektarë tokë në këtë fshat është prej vitesh nën ndotjen e naftës

dhe ata nga ana e tyre ndihen të kërcënuar nga ekonomia e varfër që vjen në rënie nga viti në vit. Banorët e fshatit Kozare kujtojnë se prezenca e puseve të naftës në territorin e tokave dhe banesave ka ndotur jo vetëm tokën, por ka sjellë edhe gjymtimin e disa fëmijëve që luajnë afër tyre, si dhe ngordhjen e disa bagëtive pasi sipas banorëve disa bagëti kanë ngelur në gropat e mbetjeve ku derdhen mbeturinat e serës bitumin. Madje nuk kanë munguar edhe rastet ku gjatë viteve të ekzistencës së tyre, puset u kanë marrë jetën disa fëmijëve teksa kanë qënë duke luajtur afër teritorit ku janë të vendosur pusët. Pranë Drejtorisë së Ndërmarje së Shfrytëzimit të Naftës askush nuk pranon të shprehet për këtë problem kaq aktual. Punonjësit e kësaj ndërmarrjeje pranojnë faktin se pjesa dërrmuese e puseve të naftës kanë dalë krejtësisht jashtë përdorimit dhe riparimi i tyre do të kërkonte investime të mëdha gjë që të cilën kjo ndërmarrje nuk mund ta përballojë.

Ndërhyrja e autoritetit të konkurrencës nuk do të pasohet me uljen e çmimeve

Siguracionet plan të ri për rritjen e çmimeve Kompanitë nuk kanë fonde të mjaftueshme për të rritur nivelin e zhdëmtimit

N

dërhyrja e autoritetit të konkurrencës duket se nuk do të shërbejë për uljen e çmimeve të siguracioneve në vend. Madje kompanitë pritet që të ruajnë nivelin minimal të ofertës, por nga ana tjetër duke tentuar të rrisin edhe më tej çmimet duke sjellë oferta të reja. Kjo dhe për vetë faktin se autoriteti i mbikëqyrjes financiare kërkon më shumë garanci ndaj kompanive të sigurimit për kapitalin, i cili mbahet në dispozicion të zhdëmtimit të dëmeve. Kërkesa Edhe pse u gjobiten për mungesë konkurrence me 100 milionë lekë gjobë, kompanitë e sigurimit, nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre, duke thëne se çmimet e siguracionit të automjeteve, jo vetëm nuk do të ulen, por do të rriten më tej. Tetë kompanitë e sigurimit do të apelojnë në gjykatë gjobën e vendosur nga autoriteti i konkurrencës, duke argumentuar se çmimet që ofron ky treg jo vetëm janë më të ulëtat në rajon, por sipas tyre përcaktimi i një tarife dysheme vjen si

pasojë e kostove. Por kompanitë nuk japin shpjegime se pse i gjithë tregu ofron çmime të njëjta për sa i përket këtij siguracioni të detyrueshëm, i cili nis nga 14 mijë lekë në të gjitha kompanitë e sigurimit. Autoriteti i konkurrencës pas një hetimi disa mujor, gjobiti kompanitë pasi mes tyre rezulton se ka një marrëveshje për te ofruar një

çmim unik. Një veprim ky i cili cenon konkurrencën, ndërsa ai që dëmtohet është qytetari, i cili jo vetëm nuk ka mundësi zgjedhjeje në treg, por nga ana tjetër rritja e çmimeve duket se nuk ka përmirësuar edhe pagesën e dëmeve në raste aksidenti. Analiza Nga ana tjetër kriza finan-

ciare që ka prekur Evropën nuk do të ketë ndikim në sjelljen e kompanive të sigurimeve. Duke iu referuar dhe vështirësive në zhdëmtimin e klientëve për dëmet që kanë në kohë, kompanitë do të kërkojnë të sigurojnë dhe më shumë të ardhura. Kjo si për të sjellë një shërbim më të shpejtë, por dhe më cilësor. Por për të arritur këtë do të duhet buxhet edhe më i madh, i cili mund të garantohet vetëm me rritjen e çmimeve. Në këtë rast mbajtja e një niveli minimal të ofertës do të garantojë kompanitë që klientët nuk do t’u largohen. Por do t’u japë dhe më shumë hapësira për rishikimin e kostove ndaj klientëve të tyre. Në këtë rast dhe ndërhyrja e autoritetit të konkurrencës apo dhe kërkesa e autoritetit të mbikëqyrjes financiare nuk do të ketë vlera. Ka qenë pikërisht mungesa e fondeve që ka sjellë dhe tendencën e reduktimit të shpenzimeve apo dhe të reklamimeve nga ana e kompanive. Shërbime këto që janë konsideruar si kosto e rënduar në kushtet e mungesës së fondeve në dispozicion.

Nisma e re

AMC shton hapësirat e gjelbra në spitalin e sëmundjeve të mushkërive Një lulishte e re i është shtuar spitalit të sëmundjeve të mushkërive “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Drejtues të AMC dhe të sanatoriumit kanë inauguruar ditën e enjte këtë hapësirë të gjelbër. Kontributi i radhës i AMC është në një lulishte prej 350 metrash katrorë, me sipërfaqe bari dhe lule të shumta dekorative, si edhe instalimi i një impianti ujitës modern. Nisma e AMC vjen në

kuadër të përgjegjësisë sociale të kompanisë. AMC është gjendur vazhdimisht pranë sistemit shëndetësor në vend, me rikonstruksionin e sallave të ndryshme dhe sistemimin e hapësirave të gjelbra në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me dhurimin e pajisjeve të reja mjekësore për Spitalin Pediatrik, si dhe me sisteme informatike për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Karburantet të paqëndrueshme në bursa

Ulet çmimi me 1%, problemet në rafineri rrezikojn kthimin e rritjes Situatat e paqëndrueshme politike dhe ekonomike në mbarë botën kanë sjellë lëkundje të mëdha të çmimeve të naftës në bursë. Gjatë muajit tetor është vënë re një tendencë në ulje të vlerës për fuçi. Alarmi për tregun e naftës vjen dhe nga fakti se analizat ekonomike të Kinës tregojnë një frenim të zhvillimit financiar. Madje flitet dhe për fazën e fundit të zhvillimit duke i kthyer normat e rritjes ekonomike në të lëkundshme. Por dhe prej SHBA sinjalet nuk janë fort të mira. Në Amerikë tashmë flitet për një rritje të numrit të punësuarve, me 40 mijë pozicione të reja, por dhe këto janë cilësuar rritje të ngadalta. Duke u kthyer në Evropë shihet se mungojnë komentet për shpëtimin e Spanjës, e cila prej kohës ka ndezur dritën e kuqe për sa i përket krizës bankare. Ndërsa pozitiv shihet vetëm fakti se ende ka bisedime për të ndihmuar Greqinë të dalë nga situata. Por dhe problemi i furnizimit të tregut po shikon një rritje të ofertës dhe ulje të kërkesës. Kjo për shkak se vendet bregdetare kanë rritur sasinë e karburantit të nxjerrë madje dhe të përpunuar. Prej 16 tetorit, çmimet e shitjes me shumicë në Los Angeles pësuan një rënie me 2,92 USD për fuçi, e cila është një për qind e çmimit të shitjes një javë më parë. Por çmimi pritet të sstabilizohet për shkak të avarive të hasura në linjën e transmetimit në Misuri. Kompania ka shpallur mbylljen për 3 ditë të qarkullimit të karburantit prej saj. Por ekspertët thonë se nëse avaria do të zgjasë më shumë do të ketë një mungesë të karburantit në tregun amerikan duke sjellë dhe një rritje të çmimit të karburantit në bursa. Në frontin gjeopolitik lufta e fjalëve vazhdon mes Iranit dhe perëndimit. Ndërsa nuk ka lëvizje të vërtetë që do të sjellë një zgjidhje mbi programin bërthamor të Iranit, edhe pse ka kërcënime për sanksione.


06

« SOCIALE

E shtunë 20 tetor 2012 • INAUGUROHET RIKONSTRUKSIONI I SHTËPISË SË FËMIJËS “ZYBER HALLULLI”

Shërbime të reja për kategoritë në nevojë Berisha: Rikonstruksione e shërbime të reja në çdo qendër sociale

“Rikonstruksioni i kësaj qendre dhe transformimi i shërbimit të saj në shërbim të tipit shtëpi-familje përmirëson jetën e këtyre fëmijëve, duke u ofruar atyre shërbime dhe mjedise sa më pranë atyre të familjes. Rikonstruksionet dhe reformimit e shërbimeve do të shtrihen në të gjitha qendrat sociale publike në vend”

Rikonstruksioni dhe transformimi i shërbimeve të shtëpive të fëmijëve jetimë do të përfshijë të gjitha qendrat e tjera sociale në vend. Konfirmimi është bërë nga Kryeministri Sali Berisha gjatë aktivitetit të zhvilluar dje për përurimin e ambienteve të rikonstruktuara të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”. Me rastin e lumturimit të Nënë Terezës, bamirëses së madhe shqiptare, u organizua ceremonia e përurimit të rikonstruksionit të shtëpisë së fëmijëve jetimë, e cila tashmë krahas ambienteve të rikonstruktuara do të ofrojë tipologji të reja shërbimesh edukuese për fëmijët e grup-moshave nga 5 deri në 16 vjeç, shërbime të cilat do të sigurojnë mundësi më të mira për edukimin dhe përfshirjen e këtyre fëmijëve në jetën sociale. Kryeministri Berisha theksoi se qeveria i

NDARJA E RE Sistemimi i godinës bëhet me apartamente të ndara sipas moshave. Me fondet e akorduara nga buxheti i shtetit në vlerën e 60 milion lekëve është bërë rikonstruksioni i plotë i saj me qëllim transformimin e shërbimit nga shërbim tipik rezidencial në shtëpi familje, sipas modelit të apartamenteve me afërsisht 10 fëmije të moshave 6-10 vjeç dhe 10-16 vjeç. Janë katër apartamente me dhoma gjumi për fëmijët me tualete përkatëse, dhoma ndenje, një kuzhinë, një sallë studimi dhe bibliotekë.

ka pasur dhe i ka në qendër të vëmendjes mbështetjen ekonomiko-sociale të kategorive në nevojë. “Rikonstruksioni i kësaj qendre dhe transformimi i shërbimit të saj në shërbim të tipit shtëpi-familje përmirëson jetën e këtyre fëmijëve, duke u ofruar atyre shërbime dhe mjedise sa më pranë atyre të familjes. Rikonstruksionet dhe reformimit e shërbimeve do të shtrihen në të gjitha qendrat sociale publike

në vend”, - tha Berisha. Reforma e ndërmarrë nga Ministria e Punës synon transformimin nga shërbime klasike rezidenciale me ambiente të përbashkëta fjetjeje dhe ushqimi, në tipologji të reja shërbimi të tipit shtëpifamilje, që garantojnë cilësi më të mira shërbimi dhe kushte shumë pranë atyre familjare (me numër të reduktuar fëmijësh: 4 fëmijë për çdo shtëpi, e cila i ka të gjitha ambientet e nevo-

jshme të një shtëpie normale. Me ndryshimet e bëra fëmijë të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” do të jetojnë në kushte krejtësisht të përmirësuara dhe në shtëpiza të ndara brenda godinës së rikonstruktur. Pas ceremonisë së përurimit të pranishmit vizituan ambientet e brendshme të shtëpive si dhe ndoqën një koncert të përbashkët të fëmijëve të liceut artistik dhe të shtëpisë së fëmijës.

NË KUADËR TË 100-VJETORIT TË PAVARËSISË, TIRANA PËR HERË TË PARË PJESË E MARATONËS NDËRKOMBËTARE

“Tirana Vrapon”, mbi 3 mijë pjesëmarrës në maratonë Maratona do të kontribuojë në njohjen e vlerave të sportit, turizmit kulturës e artit të Tiranës Pranvera Kola

5 DERI 42 KM

D

ëshira për të vrapuar bashkon kryeqytetasit në një garë të vetme. Janë me mijëra qytetarë që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Bashkisë për t’u bërë pjesë e maratonës së parë ndërkombëtare të vrapimit, që rreshton njëherësh edhe Tiranën përkrah traditës së nisur prej shumë shteteve të tjera. Pranë stendave të ngritura në sheshin “Skënderbej” gjatë ditës së djeshme është konstatuar një fluks i lartë kërkesash nga ana e qytetarëve që janë regjistruar për t’u bërë pjesë e kësaj maratone vrapimi, së cilës do t’i bashkohen edhe shumë personalitete të kulturës, artit dhe dikastereve qeveritare. Përmes një deklarate për mediet zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha, bëri me dije se maratona ndërkombëtare do të startojë në orën 9:00 nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar në bulevardet dhe rrugët kryesore të Tiranës. Ndërkohë nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 14:00 qarkullimi i automjeteve në qytetin e Tiranës do të jetë i kufizuar. “Maratona e parë ndërkombëtare e Tiranës do të bashkojë të dielën në orën 9:00 në sheshin “Skënderbej” mbi 3000 vrapues, nga të cilët 400 janë vrapues nga Shqipëria dhe shtete të ndryshme të botës, si SHBA, Italia, Gjermania, Franca, Hungaria, Polonia, Turqia, Suedia, Kosova, Rusia, Maqedonia, Kenia, Serbia etj”, - ka deklaruar Bisha. Duke ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtij manifestimi të madh sportiv,

Jo makina në shesh

Garat për të gjitha grup-moshat

që do të vijojë viti pas viti, Bisha kërkon mirëkuptimin e tyre që gjatë orës së planifikuar për këtë aktivitet të reduktohet qarkullimi i automjeteve. Përmes kësaj maratone Bashkia e Tiranës ka si qëllim t’i japë qytetit jo vetëm sportin, por të përcjellë edhe vlerat kulturore historike dhe turistike që ka qytet. “U bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje

historike. Më 21 tetor Tirana do të hyjë në historinë e qyteteve me maratonën e tyre ndërkombëtare”, - ka përfunduar Bisha. Në vijim të ditës së sotme do të bëhen publike detajet e plota të kalendarit të aktiviteteve sportive që do të shoqërojnë maratonën e parë ndërkombëtare të vrapimit në Tiranë. Tirana do të vrapojë për të arritur standarde europiane organizative në këtë manifestim sportiv.

Tirana do të shndërrohet në një pistë të madhe vrapimi në mëngjesin e ditës së nesërme. Burimet zyrtare të Bashkisë së Tiranës bëjnë me dije se janë marrë masat për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve përgjatë sheshit “Skënderbej” si dhe në vijim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të vijojë gara. Maratona do të jetë e hapur për të gjitha grupmoshat. Sipas organizatorëve të këtij eventi, të gjitha grup-moshat do të mund të gjejnë hapësirat e tyre në këtë pistë vrapimi, e cila do të zhvillohet në katër gara të ndryshme. “Në rast se nuk jeni në gjendje për të vrapuar 42 km, ju mund të garoni në 21 km, 10 km ose 5 km, sepse ju keni një mundësi të bashkoni sportin me turizmin. Tirana do të vrapojë për të arritur standarde evropiane”, - bëjnë me dije organizatorët e këtij eventi festiv. Maratona e parë ndërkombëtare e Tiranës do të bashkojë të dielën në orën 9:00 në sheshin “Skënderbej” mbi 3000 vrapues, nga të cilët 400 janë maratonistë nga Shqipëria dhe shtete të ndryshme të botës.

Infertiliteti nga infeksionet seksualisht të transmetueshme Infeksionet seksualisht të transmetueshme, kequshqyerja, stresi, përdorimi i alkoolit e duhanit si dhe ndotja e mjedisit e rrezatimet janë shkaqet kryesore që po ndikojnë në shfaqjen e problemeve, duke penguar lindjet natyrale te çiftet shqiptare. Konfirmimi është bërë nga drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Mojsiu. “Arsyet fillojnë që nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, të cilat te femrat janë shkaku kryesor i pamundësisë për të lindur. Një sëmundje seksualisht e transmetueshme, ta themi shumë trashë, jep bllokim të tubave, që do të thotë paaftësi për të konceptuar më pas ngjizjen e fetusit”, - thotë Moisiu, duke shtuar se, edhe pse tashmë anomalitë fizike janë në raport të barabartë mes burrave dhe grave, burrat vazhdojnë të jenë më pak të kujdesshëm për t’u kontrolluar, çka vjen prej mentalitetit. “Tanimë kemi filluar që ekzaminimin e parë e bëjmë te meshkujt, sepse janë më të thjeshta dhe vetëm me një analizë mund të arrish në konkluzionin nëse është apo jo i aftë të konceptojë”, - pohon më tej Moisiu.

Formulari A-3 rihap garën e pranimeve në universitete Maturantët që nuk janë shpallur fitues në fazën e parë të pranimeve në universitet publike të vendit brenda pak ditësh do të kenë në duar një tjetër shans për të hyrë në garë duke plotësuar formularin A-3, në përmbajtje të të cilit do të jenë mbi 4000 kuota të lira. Sipas ekspertëve të arsimit, në përmbajtje të formularit janë rreshtuar degë të mësuesisë, matematikë, fizikë, biologji, inxhinieri tekstile, zooteknike apo gjuhët e huaja, turqisht apo greqisht, programet e studimit që nuk kanë qenë të parapëlqyera në fazën e parë të regjistrimit. Në formularin A-3 pritet të mos përfshihen degë të konsideruara si më të preferuarat, siç është drejtësia, specialitetet e mjekësisë, ekonomiku, inxhinieria ndërtimi, arkitektura. Studentët që do të pranohen në këtë fazë të dytë do t’i ndjekin studimet në universitetet e rretheve, pasi aty është edhe numri më i lartë i kuotave të mbetura bosh, si në Gjirokastër, në Korçë, në Vlorë dhe më pak në Tiranë.


INTERVISTË • E shtunë 20 tetor 2012

»

07

LIRIMI I BANESAVE TË ISH-PRONARËVE

Ylli Piro: Kriteret për të mos rrezikuar përfitimin e kredisë Pranvera Kola

Q

ytetarët që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve kanë afat deri më 1 nëntor 2012 për të liruar këto banesa. Ndërkohë procedurat për përfitimin e kredisë 30-vjeçare me interes zero do të vijojnë edhe pas kësaj date. Kreu i Entit Kombëtar të Banesave, Ylli Piro, në një intervistë për gazetën “Metropol” tregon se me nisjen e procesit të lirimit të banesave qytetarët po kryejnë procedurat për lidhjen e kontratës me Bankën Kombëtare Tregtare, pranë së cilës është depozituar lista zyrtare e përfituesve të kredisë me zero interes sipas të gjitha njësive bashkiake. Në këto kushte, të gjithë qytetarët që janë pjesë e këtyre listave duhet të paraqiten pranë zyrave të Entit Kombëtar të Banesave për të plotësuar dokumentacionin që i bën përfitues të kredisë. “Ju bëjmë me dije se qytetarët duhet të gjejnë banesat e tyre në tregun e lirë, sigurisht të jenë të hipotekuara për t’u lënë si kolateral në bankë. Gjithashtu duhet dhe të plotësojnë kriteret e bankës në lidhje me mundësinë e shlyerjes së kësteve mujore. Për më tepër hollësi qytetarët do të marrin shpjegimin e nevojshëm pranë degëve të bankës”, - deklaron Piro, duke shtuar më tej se limitet mbi masën e kredisë përcaktohen mbi bazën e gjendje së certifikatës familjare të vitit 1992, pra mbi numrin e pjesëtarëve të familjes në këtë periudhë përcaktohet struktura që përfiton familja, e cila mund të jetë garsonierë, 1+1; 2+1; 3+1. Për të mos rrezikuar marrjen e kredisë me interes zero, banesa e gjetur në tregun e lirë duhet të jetë e hipotekuar. - Duke iu referuar detajimeve të bëra në aktin normativ, a ka nisur procesi i lirimit të banesave? - Procesi i lirimit të banesave, në fakt, ka filluar që përpara daljes së aktit normativ, d.m.th. me daljen e udhëzimit nr. 6257, datë 02.09.2008, sipas të cilit të gjithë qytetarët që lidhnin kontratë me Bankën Kombëtare Tregtare, duke u bërë kështu përfitues të kredisë, janë të detyruar që brenda 30 ditëve pas përfitimit të kredisë të lironin banesën. Një pjesë e këtyre qytetarëve i kanë liruar banesat. Ndërkohë procedurat e përcaktuara në aktin normativ do të fillojnë të zbatohen pas datës 1 nëntor 2012. - Çfarë ndodh nëse

personat që janë në listat e shpallura refuzojnë të jenë pjesë e programit të kredisë sipas kushteve të përcaktuara? - Të gjithë ata persona që nuk plotësojnë kushtet e kredisë në Bankën Kombëtare Tregtare apo refuzojnë këtë kredi normalisht janë të detyruar të lirojnë banesat e pronarëve. - A mund të detajojmë edhe një herë procedurën e plotë që duhet të ndjekin të gjithë qytetarët në plotësimin e dosjes së dokumenteve të kërkuara për procesin e marrjes së kredisë? - Kjo është një procedurë që ne shpesh e kemi bërë publike, por duke përfituar edhe një herë nga rasti të rikujtojmë të gjithë qytetarët e pastrehë në ish-pronë private se për të përfituar kredi me 0 % interes në vit për një periudhë prej

para vitit 2006, certifikatën e gjendjes familjare të datës 31 dhjetor 1992 dhe atë aktuale, adresën e banesës si dhe emrin e pronarit të banesës. - Si duhet të veprojnë qytetarët që nuk janë në listat e dërguara nga bashkitë? - Qytetaret që nuk janë përfshirë në listat e dërguara nga bashkitë e rrjedhimisht nuk kanë përfituar statusin me vendim të këshillit bashkiak, për t’u përfshirë në programin e kreditimit me interes 0 % përveç dokumentacionit të përmendur më lart duhet të depozitojnë pranë zyrave përkatëse të EKB-së dokumentacionin shtesë të mëposhtëm: Kopje të kontratës së qiramarrjes (me ish-Ndërmarrjen Komunale Banesa), autorizim apo vendim të lëshuar nga ish-Komiteti Ekzekutiv (origjinale ose të noterizuara), vendim gjykate për kthim

Në lidhje me procedurat në bankë ju bëjmë me dije se qytetarët duhet të gjejnë banesat e tyre në tregun e lirë, sigurisht të jenë të hipotekuara për t’u lënë si kolateral në bankë. Gjithashtu duhet të plotësojnë kriteret e bankës në lidhje me mundësinë e shlyerjes së kësteve mujore. Për më tepër hollësi qytetarët do të marrin shpjegimin e nevojshëm pranë degëve të bankës. Limitet mbi masën e kredisë përcaktohen mbi bazën e gjendje së certifikatës familjare të vitit 1992, pra mbi numrin e pjesëtarëve të familjes në këtë periudhë përcaktohet struktura që përfiton familja, e cila mund të jetë garsonierë, 1+1; 2+1; 3+1. Për të mos rrezikuar marrjen e kredisë me interes zero, banesa e gjetur në tregun e lirë duhet të jetë e hipotekuar. 30 vjet duhet që në zbatim të pikave 7.1 dhe 7.2 të udhëzimit nr. 6257, datë 02.09.2008 të depozitojnë pranë zyrave rajonale të EKB-së dokumentacionin e mëposhtëm: Qytetarët që kanë përfituar statusin e të pastrehut në ish-pronë private me vendim të këshillit bashkiak duhet të depozitojnë këto dokumente: vërtetim negativ nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi, asnjë anëtar i familjes që përfiton kredi të lehtësuar të mos jetë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, vërtetimin për përfitimin e statusit “banor në ish-pronë private” miratuar me vendim të këshillit bashkiak për-

prone pronarit të ligjshëm, ose dokument të lëshuar nga ishNdërmarrja Komunale Banesa për kalim prone në favor të pronareve, si dhe vendimin e kthimit të pronës nga komisioni i kthimit të pronave pronarit të ligjshëm (origjinale ose të noterizuara). - Procedurat me bankën si do të kryhen? - Në lidhje me procedurat në bankë ju bëjmë me dije se qytetarët duhet të gjejnë banesat e tyre në tregun e lirë, sigurisht të jenë të hipotekuara për t’u lënë si kolateral në bankë. Gjithashtu duhet të plotësojnë kriteret e bankës në lidhje me mundësinë e shlyerjes së kësteve mujore. Për më tepër hollësi qytetarët do të marrin shpjegimin e nevojshëm pranë degëve të bankës.

PROCEDURA E PLOTË PËR TË GJITHA KATEGORITË

Dokumentet për të përfituar kredinë 30-vjeçare me interes 0 Qytetarët që kanë përfituar statusin e të pastrehut në ish-pronë private me vendim të këshillit bashkiak duhet të depozitojnë këto dokumente: a. Vërtetim negativ nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se në emër të kryefamiljarit dhe anëtareve të tjerë të familjes nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi. a/1. Asnjë anëtar i familjes që përfiton kredi të lehtësuar të mos jetë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar. b. Vërtetimin për përfitimin e statusit “banor në ish-pronë private”, miratuar me vendim të këshillit bashkiak përpara vitit 2006. c. Certifikatën e gjendjes familjare të datës 31 dhjetor 1992 dhe atë aktuale. d. Adresën e banesës ose dhe emrin e pronarit të banesës. Dokumentet për qytetarët që nuk janë në listat e shpallura Qytetarët që nuk janë përfshirë në listat e dërguara nga bashkitë përkatëse e rrjedhimisht nuk kanë përfituar statusin me vendim të këshillit bashkiak, për t’u përfshirë në programin e kreditimit me interes

- A ka një limit të përcaktuar në gjetjen hapësirave të banimit për të cilat qytetari do të përfitoje kredi? - Në fakt, limiti qëndron në përcaktimin e masës së kredisë, e cila në zbatim të pikës 7.4 të udhëzimit të sipërcituar përcaktohet mbi bazën e gjendje së certifikatës familjare të vitit 1992, pra mbi numrin e pjesëtarëve të familjes në këtë periudhë përcaktohet struktura që përfiton familja. (G; 1+1; 2+1; 3+1) - Akti normativ përcakton se këta qytetarë brenda

0 për qind përveç dokumentacionit të pikës 7.1 (a, c dhe d) duhet të depozitojnë pranë zyrave përkatëse të EKB-së dokumentacionin shtesë të mëposhtëm: a) Kopje të kontratës së qiramarrjes (me ish-Ndërmarrjen Komunale Banesa)/ ose autorizim apo vendim të lëshuar nga ish-Komiteti Ekzekutiv (origjinale ose të noterizuara). b) Vendim gjykate për kthim prone pronarit të ligjshëm; ose dokument të lëshuar nga ish-Ndërmarrja Komunale Banesa për kalim prone në favor të pronareve; ose vendim i kthimit të pronës nga Komisioni i Kthimit të Pronave pronarit të ligjshëm (origjinale ose të noterizuara). Procedura me bankën Në lidhje me procedurat në bankë ju bëjmë me dije se qytetarët duhet të gjejnë banesat e tyre në tregun e lirë, sigurisht të jenë të hipotekuara për t’u lënë si kolateral në bankë. Gjithashtu duhet dhe të plotësojnë kriteret e bankës në lidhje me mundësinë e shlyerjes së kësteve mujore. Për më tepër hollësi qytetarët do të marrin shpjegimin e nevojshëm pranë degëve të bankës.

datës 1 nëntor 2012 duhet të përfundojnë procedurat e kredisë. Çfarë ndodh nëse nuk arrijnë të përmbushin këtë kusht? - Akti normativ përcakton se banesat duhet të lirohen deri më 1 nëntor dhe jo që brenda kësaj date duhet të përfundojnë procedurat e kredisë, pasi këto procedura mund të vazhdojnë edhe pas kësaj date për të gjithë qytetarët e kësaj kategorie, të cilët janë të interesuar dhe njëkohësisht përmbushin kriteret e përfitimit të kredisë. - Cilat janë prioritetet e

punës suaj në krye të Entit Kombëtar të Banesave? - Rritja e cilësisë së shërbimit për qytetarët është një nga sfidat dhe prioritetet e EKB-së për periudhën në vijim, pasi fluksi që institucioni ynë po përballon në këto momente së bashku me problematikën përkatëse kërkon gjithnjë e më tepër aftësi dhe profesionalizëm të lartë. Rritja e të ardhurave duke u futur më fuqishëm në treg dhe duke u bërë gjithnjë e më konkurrues është ajo për të cilën ne do të angazhohemi më shumë në të ardhmen.


08

« AKTUALITET

E shtunë 20 tetor 2012 •

Tiranë, kryegjyqtari letër kryepolicit

Gjyqtarët-policisë: Shtoni masat, sepse ka shumë dhunë

DRITAN HOXHA, I ARMATOSUR GRABITI 38 MIJË DOLLARË MË 2007-n

Pranga në Sicili shqiptarit më të kërkuar në Suedi, vodhi bankën Mariglen Mulla ITALI- Një ndër njerëzit më të kërkuar në Suedi për grabitjen spektakolare të bankës, shqiptari Hoxha u arrestua dje në Siçili. Nga burimet policore mësohet se 33-vjeçari Dritan Hoxha, u arrestua në një bastisje gjatë agimit të së enjtes në Siçili. Hoxha është i dyshuar për një grabitje banke në Kopparberg, pranë Orebro të Suedisë, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2007. Duke

iu referuar këtyre burimeve policore, Hoxha, i cili është një shtetas shqiptar, i armatosur me një pistoletë, sulmoi një bankë ku arriti të grabiste 250.000 korona ose 38.000 dollarë. Disa njerëz të cilët ishin të përfshirë në grabitje tashmë janë kapur dhe janë burgosur për rolin e tyre në këtë vjedhje. Hoxha ka qenë nga viti 2011 në listën e Byrosë Kombëtare Suedeze “Ikaros” që merret me hetimin e vendndodhjeve të të kërkuarve të

PROTESTAT NISIN PAS SHËNKOLLIT DHE FUSHË-KRUJËS

“Duam amnisti”, edhe burgu i Peqinit hyn në grevë urie Me dhjetëra të burgosur të tjerë u janë bashkuar dje grevës së urisë, të nisur pak ditë më parë në burgun e Shën Kollit, Peqinit dhe Fushë Krujës, kundër projekt/ligjit të miratuar për amnistinë në 100-vjetorin e Pavarësisë. Konkretisht 20 të burgosur në burgun e Burrelit, si dhe disa të burgosur në burgun e Drenovës, kanë nisur sot grevën e urisë, duke kërkuar zgjerim të amnistisë. Sipas të burgosurve, amnistia prek të burgosurit që pothuajse e kanë përfunduar dënimin, prandaj kërkojnë të rivlerësohen vendimet e gjykatave për të përfituar nga amnistia. Mes të burgosurve që kanë hyrë në grevë ka edhe të dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas projekt/ligjit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, 2546 persona do të përfitojnë nga dhënia e amnistisë me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Ky është burgu i katërt ku kërkohet përfitim nga amnistia, ndërsa janë paralajmëruar greva urie thuajse në të gjitha burgjet e vendit.

KISHTE LËNË SHENJAT E GISHTAVE TE FURGONI I GRABITUR

Hajduti i paaftë zbulon të gjithë bandën e dyqaneve ITALI- Hajduti i paaftë shqiptar, 30 vjeç, është kapur nga policia, pak ditë pasi i shpëtoi një ndjekjeje. Policia në Perugia e kishte ndjekur në një rrugë pa fund, derisa u përplas me një mur. Hajduti arriti të shpëtojë, por disa ditë më vonë karabinierët kanë ndaluar në një kontroll ku ishte në shoqërinë e dy bashkatdhetarëve të tjerë. Përfundimisht hajduti i paaftë është njohur, pasi në furgonin e vjedhur u gjetën shenjat e gishtave. Nga hetimet rezultoi se mallrat ishin vjedhur nga një bandë shqiptarë, e cila kishte goditur disa herë dyqanet e duhanit në Perugia dhe rrethinat e saj. Dyshimi është se këta tre shqiptarë janë anëtarët e bandës, e cila bënte sulmet gjatë natës.

Suedisë. “Ne jemi duke i kërkuar të gjithë dhe herët apo vonë do t’i kapim të gjithë”,- ka thënë Bertil Olofsson, nga Bordi Policor Kombëtar për gazetën “Sydsvenskan”. Olofsson është kreu i një seksioni të specializuar të policisë që merret me të arratisurit, si brenda dhe jashtë qarkut. Rreth tridhjetë vende në botë kanë forcat policore të ngjashme. Dritan Hoxha është tani në një burg në Catina të Siçilisë, në pritje për t’u ekstraduar në Suedi.

Gjykata e Tiranës kërkon shtimin e forcave policore të sigurisë në mjediset e Dhomës Civile. Kjo ka ndodhur me anë të një letre drejtuar Drejtorit të Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj, ku kryetari i gjykatës, Fatri Islamaj, shprehet se nisur nga ngjarjet e fundit të ndodhura pranë gjykatës së rrethit gjyqësor, Tiranë ngjarje në të cilat, sipas Islamajt janë vënë re shumë situata konfliktuale të shoqëruara me dhunë. Gjyqtarët dhe administrata gjyqësore po përballen me situatë të rrezikshme gjatë ushtrimit të detyrës. Këto situata duhen evituar edhe në funksion të sigurisë qytetare. Sipas kryegjyqtarit, forcat e rendit që punojnë pranë Dhomës Civile janë të pakta në numër dhe bëhet e pamundur përballimi dhe kontrolli i situatave nga ana e tyre mbi të gjithë ambientet e përbashkëta të gjykatës. Në kushtet e bashkëpunimit mes dy institucioneve të mbarëvajtjes sa më të mirë të punës, gjykata i ka kërkuar Drejtorisë së Policisë, Tiranë, mirëkuptimin dhe marrjen e masave për shtimin e numrit të shërbimit të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe më saktësisht dhe tre punonjës policie të tjerë gjatë orarit zyrtar të punës së gjykatës. Më datë 20 shtator, kreu i Bashkisë Kukës, Hasan Halilaj, goditi me karrike paditësin Muhamet Dalaci, në zyrën e gjyqtares Rezarta Balliu. Më datë 26 shtator, Pembe Metaliaj është dhunuar gjatë procesit gjyqësor nga bashkëshorti i saj.

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore THIRRJE PER PROJEKTE Në kuadër të zbatimit të Programit Malet Drejt Tregut (MMP) dhe Programit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Zonave Malore (SDRMA), Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore (MADA) shpall këtë thirrje për projekte sipas fushave dhe zonave të mëposhtme: A. Zonat nga të cilat do të pranohen Aplikime për grante janë: (Qarku i Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës, Korçës); B. Prioritetet janë: a) Përmirësimi i kushteve të grumbullimit, ruajtjes në kushte të përshtatshme, përpunimit dhe marketingut të prodhimit të kulturave bujqësore, blegtorale, mjaltë, arrore, bimëve mjekësore etj; b) Zhvillimin e produkteve tradicionale dhe lokale me vlerë për furnizimin e tregut lokal kryesisht në zonat turistike; c) Përmirësimi kushteve të ujitjes në pemtore, vreshta, bimë mjekësore etj. nëpërmjet Instalimit të sistemeve të ujitjes dhe hapjes së puseve për ujitje, ose ndërtim rezervuarësh të vegjël për ujitje. Zhvillimi i bizneseve të grave dhe të rinjve në fushat e mësipërme shihen me prioritet IV. KRITERET E APLIKIMIT a) Aplikuesit e mundshëm mund të jenë individë (fermerë, përpunues, tregtarë, etj), grupe fermerësh apo përpunuesish si dhe shoqata fermerësh apo përpunuesish. b) Aplikuesi duhet të deklarojë numrin e personave që janë të punësuar ose do të punësohen në biznesin/aktivitetin për të cilin aplikon si dhe nëse shpallet fitues para disbursimit të shumës së grantit nga MADA duhet të dorëzojë dokumentacionin që vërteton se punonjësit janë të përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore. c) Projektet preferohen të zbatohen në një afat kohor jo më shumë se një vit. d) Aplikuesi duhet të kontribuojnë në para ose në natyrë në vlerën jo më pak se 30% të kostos totale të investimit. e) Vlera e kërkuar nga MADA nuk duhet të jetë më shumë se 70% e kostos totale të investimit dhe kjo jo me shumë se 10 000 USD. f) Aplikuesit nuk mund të përfitojnë më shumë se një projekt nga MADA. g) Aplikimet do të pranohen të shkruara me kompjuter (aplikimet e përgatitura me shkrim dore nuk merren në konsideratë). V. PERDORIMI I SHUMES SE GRANTIT Nga shuma e grantit të ofruara nga MADA nuk do të mund të përfshihen llojet e shpenzimeve të mëposhtme: a) Çdo shpenzim i kryer përpara datës së firmosjes së Marrëveshjes; b) Shpenzime për ditët e punës së kryera nga vetë përfituesit në kuadër të projektit si dhe inpute të tjera të nevojshme për realizimin e projektit.

c) Çdo shpenzim i kryer në territore të shteteve që nuk janë në listën e shteteve anëtare të IFAD ose për materiale apo shërbime të prodhuara nga këto shtete. VI. LISTA E DOKUMENTEVE TE NEVOJSHME QE SHOQEROJNE APLIKIMIN Të gjithë aplikuesit duhet te plotesojne dhe te dorezojne bashke me aplikimin dokumentacionin e nevojshëm si më poshtë: I. Në rastin kur aplikuesi/aplikuesja është individ (fermer, tregtar, agropërpunues, etj): a. Kopje të licencës së noterizuar (kur biznesi është i licensuar më parë), ose një deklaratë noteriale ku aplikuesi deklaron se: i. do të realizojë me sukses projektin që ka paraqitur duke përcaktuar; ii. shumën e kontributit të tij total (përfshirë kontributin në natyrë dhe në vlerë); iii. numrin e punonjësve që do të jenë të angazhuar me kohë të plotë në këtë biznes gjatë zbatimit të projektit; b. Një letër konfirmimi nga Komuna/Bashkia që vërteteton se aplikuesi është banor i fshatit apo njësisë së pushtetit vendor; c. Kopje të dokumentit të pronësisë për ambientin ose tokën ku do te zbatohet aplikimi ose një dokument zyrtar nga komuna/bashkia që vërteton pronësinë/marrjen në përdorim të kësaj prone nga aplikuesi për një periudhë jo më pak se deri në një vit pas përfundimit të projektit. II. Në rastin kur aplikuesi është grup (fermerësh, përpunuesish, grash, etj.), përveç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzojnë dhe një deklaratë të përbashkët noteriale ku deklarojnë se kanë zgjedhur njërin nga anëtarët si përfaqësues kryesor. III. Në rastin kur aplikuesi është shoqatë, përvëç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzojnë dhe a. Kopje e noterizuar e Vendimit të Gjykatës për regjistrimin e Shoqatës; b. Vendim i shoqatës për aplikimin për Mini-Grante pranë MADA-s ku të specifikohen emrat e pjesëtarëve/përfituesve direkt në zbatimin e këtij projekti si dhe deklarimi i grupit për vlerën e kontributit të tyre në vlerë ose në natyrë dhe përcaktimin e një personi pergjegjës për realizimin e projektit; VII. AFATI DHE VENDI I DOREZIMIT TE APLIKIMEVE Aplikimi duhet të dorëzohet direkt në MADA, ose në zyrat rajonale deri në datën 16 Nëntor 2012 ora 1600 në adresën e mëposhtme: MADA. Rruga “Shinasi Dishnica” Nr. 100, Tiranë. Tel: +355 42 267 542 / 544, E-mail: mada@redeval.org Zyra Rajonale Shkodër, Nr.Tel: 0692168028; 0682007639. Zyra Rajonale Gjirokastër, nr. Tel 0692036140; Zyra Rajonale Korçë nr. tel 0692405300.


AKTUALITET • E shtunë 20 tetor 2012

»

09

OPERACIONI I ANTIMAFIES SHKATËRRON 2 LINJA TË HEROINËS DHE KOKAINËS

“E bukura dhe Bisha”, drogë shqiptarësh Si u dashuruan 2 rumune me Kapllanin e roli i “Bishës”

Një rol të rëndësishëm kanë luajtur dy gra dhe rumune Mihaela dhe Luana, të dyja të lidhura emocionalisht me “ciganin”. Më 30 shtator 2010 u arrestua në Anagni një shtetas shqiptar që mbante 104 gramë kokainë të pastër të destinuar për tregjet në Fiuggi dhe Piglio.

ITALI- Të paktën 34 të hetuar, 46 të akuzuar, (mes tyre shumë shqiptarë) 13 kg heroinë, 6 kg kokainë, 20 kg përziers droge, armë e municione dhe një makinë që priste drogën është rezultati i një superoperacioni antidrogë. Aksioni që u quajt “E bukura dhe bisha” është kryer nga policia siciliane dhe antimafia. Hetimet për milionat që qarkulloheshin nga ky trafik kanë nisur rreth dy vjet më parë dhe synonin kapjen e Buttone Giuseppe, eksponenti i fundit i klanit mafioz “Mezzacane”. Dy organizatat ndërkombëtare vepronin të pavarura, pasi njëra ishte e specializuar në trafikun e heroinës dhe të tjera në atë të kokainës, por në disa raste mbanin lidhje. Ishin pikërisht hetimet e një të afërmi të një shqiptari të kërkuar, ato të mundësuan zbulimin e kontakteve mes tij dhe një grup shqiptarësh, të cilët kishin zgjedhur Anguillara Sabazia si bazë për shitjen e kokainës. Hetimi zgjerohet në nyjet e organizatës së madhe dhe komplekse, të dedikuar në importin nga jashtë të sasive të mëdha të kokainës. Më 9 korrik 2010, policia

kapi në autostradën A/1 në Frosinone një qytetar shqiptar me 4 gramë kokainë. Më pas u identifikikua një personalitet i shquar i organizatës, gjithashtu shqiptar, i quajtur “Cigani”, angazhuar në transportin nga Holanda të sasive të konsiderueshme të kokainës për në Itali. Një rol të rëndësishëm kanë luajtur dy gra rumune Mihaela dhe Luana, të dyja të lidhura emocionalisht me “Ciganin”. Më 30 shtator 2010 u arrestua në Anagni një shtetas shqiptar që mbante 104 gramë kokainë të pastër të destinuar për tregjet në Fiuggi dhe Piglio. Në këto qytete operonte Massimiliano Bruni dhe nipi Roberto Riçardi. Qëllimi i policisë ishte të kapte bosin shqiptar me mbiemër Kaplani, por për të vënë në pranga “Ciganin” nuk ishte e lehtë, sepse ai ka vepruar gjithmonë me dinakëri të hollë. Sa herë shkonte në Holandë e kthehej prej andej me ngarkesa droge, ai ndërronte telefonat, kartat dhe makinat, por një gabim ishte fatal për të më 11 maj 2011, kur u arrestua me 5 kilogramë kokainë. Kaplani, megjithatë, ishte vetëm krahu i djathtë i

kësaj organizate kriminale dhe hetimi më tej ka bërë të mundur gjetjen e liderit të pakontestueshëm të kësaj bande, udhëheqësit Altin Hasa, i njohur si “Bisha” nga të pandehurit e tjerë për mizoritë dhe egërsitë e tij. Hetimet synonin të bllokonin trafikantët e drogës që vepronin në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve në Padova, Foggia, Romë dhe Napoli, ku shpërndanin heroinë. Në krye të organizatës ishte Saimir Selmini shtetas i Maqedonisë, banues në Foxhia që dërgonte korrierët e tij në Padova për të marrë drogë. Njëri prej tyre është arrestuar më 3 dhjetor 2010 në A14 në Porto me pesë kilogramë heroinë. Prilli i vitit 2011 dhe korriku i po atij viti do të shënonin sekuestrimet e radhës së heroinës, armëve e municioneve. Bosi Selmini u kap në një restorant. Ndërkaq, masat e arrestit për të gjithë anëtarët e tjerë u ekzekutuan dje në mëngjes nga policia, ku mes të tjerëve u kap edhe një grua rumune, e cila nga banda mbahej e fshehur në Savona, ndërsa ishte e dënuar me 15 vjet burg për trafik droge.

MASAKRA E KRISHTLINDJEVE MË 1998-n, TRIUMFOJNË AVOKATËT

Shpresë për 2 shqiptarët e dënuar për jetë për vrasjen e 3 policëve Mariglen Mulla ITALI- Gjykata e Lartë italiane ka vendosur të nisë nga e para procesin gjyqësor për masakrën e Krishtlindjeve, ku u vranë 2 policë italianë dhe 2 shqiptarë ishin dënuar me burg përjetë. Kështu, dje në Udine, seksioni i dytë penal i Gjykatës Supreme anuloi aktgjykimin e 5 dhjetorit 2008 nga Gjykata e Faktit dhe vendimin e Apelit të Triestes për masakrën e 23 dhjetorit të 1998-ës. Në këto vendime ishin dënuar me burgim të përjetshëm dy shqiptarët Ilir Mihasi, 41 vjeç dhe Saimir Sadria, 34 vjeç, me akuzën e vrasjes së rëndë të shumëfishtë, ndërsa u liruan dy të pandehurit e tjerë, ukrainasja Tatiana Andreicik, 33 vjeçe dhe italiani Nicola Fasciolo, 52 vjeç. Gjykata e Lartë, e kryesuar nga Matilda Camino, me relatore Giovanna Verga, me një bord të përbërë edhe nga gjyqtari Davigo Piercamilloit, përshëndeti të gjitha arsyet e mbrojtjes, si dhe kontestimin e dënimeve për pjesmarrje në organizata mafioze dhe vrasje të shumëfishtë. Pra, kjo gjykatë ka vendosur që të nisë nga e para gjyqin për vdekjen e tre oficerëve të policisë në Udine, Giuseppe Guido Zanier, Paolo Cragnolino dhe Adrian Ruttar, në agimin e datës 23 dhjetor 1998, ku oficerët vdiqën nga shpërthimi i një bombe të vendosur rrugën “Hungaria”, përballë portës së një dyqani telefonash. Pasi të depozitohen arsyet e këtij vendimi, pritet që aktet ligjore të kthehen në Trieste. Avokati i shqip-

Me 1 kg hashash

Në pranga 4 baby-trafikantë mes tyre një shqiptar 19 vjeç ITALI- Katër baby-trafikantë janë arrestuar në Varaze nga policia financiare me 1 kg hashash. Dy prej tyre janë të fejuar, ai shqiptar, 19 vjeç e ajo italiane 17 vjeçe, ndërsa u kapën edhe bashkëpunëtorët që janë dy djem të moshës 19 dhe 17 vjeç, të dy italianë. Mbrëmë ata u dalluan gjatë mbërritjes në stacion me një tren nga Genoa, ku njëri kishte marrë drogën e më pas fëmijët kanë lëvizur larg me një skuter. Pasi janë ndjekur nga policia ata u bllokuan dhe akuzohen për mbajten e drogës.

Pezullohet licensa për 1 muaj

Shqiptarit i mbyllin pubin, mbante drogë e prostituta ITALI- Policia italiane mbylli pubin e një shqiptari, për shkak se aty ishin vërtetuar aktivitetet e paligjshme të shitjes së drogës dhe prostitucionit. Mediat njoftojnë se një Alseno, Piacenza, pubi u mbyll me urdhër të komisarit Calogero Germana. Pas ditëve të hetimit, policia ka zbuluar një aktivitet droge dhe prostitucioni. Licenca pezullohet për një muaj. Në lidhje me këtë licencë, seksioni administrativ i policisë së shtetit po heton për t’i parë gjërat më qartë. Tani për tani dihet vetëm se shqiptari është arrestuar për shitjen e drogës, ndërsa kishte licencë për të punuar si menaxher.

Në Kamzë dhe Babrru

Bomba që shpërtheu dy ditë para Krishtlindjeve të vitit 1998, menjëherë pas orës 5 në mëngjes, vrau tre policë, të tërhequr nga një alarm i nisur nga stacioni aty pranë. tarit Mihasi, Alberto Tedeschi dhe Laura Luzzatto, avokatja e Sadrias, kishin shpallur pafajësinë e tyre që nga fillimi i procesit, kur ata sugjeruan pista të tjera hetimore për t’u ndjekur. I njëjti Prokuror i Përgjithshëm Esposito, në seancën e djeshme, kishte përgëzuar arsyet e ankimit të paraqitura nga avokatët fri-

ulianë. Bomba që shpërtheu dy ditë para Krishtlindjeve të vitit 1998, menjëherë pas orës 5 në mëngjes, vrau tre policë, të tërhequr nga një alarm i nisur nga stacioni aty pranë. Në fillim u mendua një hakmarrje ndaj pronarit të dyqanit, por kjo pistë u braktis menjëherë. Zevendësprokurori, Raffaele Tito,

që hetoi atë natë në Udine, nxori në dritë një organizatë kriminale shqiptare që “kontrollonte” trafikun e drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin e Friulit. Në gjykim akuzat e vrasjes nuk u përmendën në atë në gjyq, por të pandehurit u akuzuan për ogranizatë mafioze dhe shfrytëzim prostitucioni. Në apel, 10 vjet pas masakrës, erdhën dy dënime për vrasje të rëndë të shumëfishta në ngarkim të dy qytetarëve shqiptarë, që u konsideruan si “krahu i armatosur” i klanit mafioz, ndërsa gruaja rumune dhe italiani, u liruan. Tashmë duket se ka një rreze drite për 2 shqiptarët që mbahen në burg.

Dy në pranga, njëri rrahu të atin, tjetri grushte nënës Policia arrestoi dje dy persona për dhunë ndaj prindërve, ku njëri rrahu të atin, ndërsa tjetri nënën e tij. Komisariati nr 5 arrestoi Nuri Sulën, 32 vjeç, banues në Frutikulturë të Kamzës, pasi në banesën e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, duke e goditur me mjete të forta babain e tij 62-vjeçar. I njëti komisariat bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Rigert Qerana, 28 vjeç, banues në Babrru, i dënuar disa herë më parë për vjedhje. Ai u kap në banesën e tij, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, pasi i ka kërkuar një shumë parash nënës së tij, e ka goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar plagë të lehta, në kokë e trup.


10

« SPECIALE

E shtunë 20 tetor 2012 •

SIPAS DEPUTETIT TË LSI-SË, DUHET TË INKURAJOHET RRITJA E PUNËSIMIT NË KËTË QYTET DHE ZONAT PËRRETH

Nasip Naço: Opozita të mos përhapë panik për kombinatin e Poliçanit POLIÇAN – “Si deputet i qarkut të Beratit, mbështes çdo nismë për nxitjen e punësimit e në veçanti në kombinatin e Poliçanit, ku në vitin 2009 në kombinat u punësuan 130 punëtorë dhe me iniciativat dhe nxitjen e punësimit nga stafi teknikoinxhinier i tij u arrit që në vitin 2012 në kombinat të punojnë mbi 400 punëtorë. Kam bashkëpunuar dhe kam mbështetur stafin teknik të kësaj uzine dhe kam biseduar me ministrin e Mbrojtjes për rritjen e punësimit nga 400 punëtorë që janë aktualisht në 1000 punëtorë që të jenë nga qyteti i Poliçanit, pasi ky është i vetmi front punësimi. Akuzat djallëzore, ndjellakeqe për kombinatin e Poliçanit janë absurde dhe mjerane, pasi, në vend që të mbështesin nxitjen e punësimit, zbatimin e rregullave të sigurimit teknik, përhapin panik dhe pasiguri për banorët e qytetit të Poliçanit dhe të rrethinave të tij. Nëse deputetët e opozitës duan të vijnë në pushtet nëpërmjet përhapjes të panikut dhe akuzave të paqena e pasigurive false, kjo tregon se ata janë mjeranë dhe të padobishëm jo vetëm për banorët e këtij qyteti, por dhe për gjithë banorët e kësaj zone, të Skraparit, Beratit e më gjerë. Është absurde që për të mbyllur kombinatin e Poliçanit, këtë uzinë që banorët e këtij qyteti e kanë ngritur me duart e tyre e me sakrifica të panumërta dhe tashmë vjen një mjeran dhe përhap tymnajë. Asnjëherë nuk mundet të vijë dikush në pushtet apo të fitojë duke menduar se me të tilla akuza të pabaza do të sjellin revolta popullore për të ardhur më pas në pushtet, kjo askujt dhe kushdo të jetë nuk i falet. Personalisht inkurajoj stafin drejtues të Poliçanit, ministrin e Mbrojtjes dhe Kryeministrin Berisha, që kanë hapur rrugën e punësimin edhe në uzinën e Poliçanit, si dhe kanë riaktizivuar aktivitetin e tij për të rritur numrin e të punësuarve dhe të ardhurat në familjet e këtij qyteti dhe të tjerëve fqinjë.” “Vlen të përmendet dhe një herë, - shprehet në vijimin e prononcimit të tij deputeti i këtij qarku Nasip Naço, - se banorët e qytetit të Poliçanit kanë të vetmin vend pune uzinën e këtij qyteti, tashmë e njohur si kombinati Poliçanit. Por me akuza të tilla si kjo e deputetit të opozitës, që është shprehur kundër punësimit, apo e thënë ndryshe përhap pasigurinë te banorët, tregon se janë ashiqare dashakeqëse për banorët e kësaj zone. Unë e them troç, - është shprehur deputeti i qarkut të Beratit Nasip Naço, - se nuk është koha për të përhapur panik dhe pasiguri të tilla si kjo e deputetit të opoz-

itës. U bëjë thirrje njerëzve të tillë që të tregohen optimistë, se jemi në vitin 2012 dhe jemi partnerë të NATO-s, - çka tregon se ekspertët e saj nuk lënë vend për panik dhe për pasiguri. Ju sugjerojmë se do të veprojmë e të inkurajojmë për rritjen e sigurisë në punë, në hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e punësimit në qytetin e Poliçanit e të gjithë banorëve të zonës dhe qarkut të Beratit, ashtu siç përmenda në detaj pak më lart. Edhe një herë dua të shtoj se ka ikur koha për përhapje paniku dhe pasiguri. Në vend të tyre duhet mbështetje për punësim, inkurajim për rritjen e sigurisë në ambientet e punës, ashtu si dhe vazhdon të zbatojë rregullat e sigurimit teknik stafi drejtues i këtij kombinati. Me këtë dua të them se akuzat që bëhen kanë vetëm prapavijë politike, pasi pretendimet janë absurde. Nga ana tjetër, dua të shtoj se si deputet i zonës të kërkoj që Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria e Sali Berishës të mbështesin edhe më shumë projektet e drejtorit të uzinës të Poliçanit, në mënyrë që kjo zonë të këtë të sigurt

këtë mundësi punësimi. Duke realizuar këtë objektiv kryesor për banorët e Poliçanit bie në kanalin e ujërave të zeza paniku i deputetit mjeran, që sjell pretendime të kota për pasiguri duke përhapur të tilla pallavra si në pazarin e Bagdadit dikur. Nëse deputeti në fjalë i opozitës, që përhap pallavra, kërkon të rregullojë gjendjen sociale të këtij komuniteti, meqë i ardhka keq, nuk duhet të përhapë panik për pasiguri, por të inkurajojë stafin teknik të këtij kombinati që të vijojnë punën për të hapur ende vende pune dhe të punësojnë të tjerë punëtorë, pasi vetëm kështu rregullohet gjendja sociale e tij. Por duket se deputetit të opozitës i janë errur sytë dhe mendon vetëm për pushtetin e tij dhe jo për rritjen e gjendjes sociale të banorëve të këtyre zonave, që shpresat e tyre të punësimit i kanë te ky kombinat, te kjo uzinë, ndaj unë si deputet i zonës po inkurajoj stafin tekniko-inxhinier për të sjellë projekte dhe zbatoj ato në terren, me qëllimin e vetëm punësimin dhe vetëm punësimin e banorëve të zonës.”


AKTUALITET • E shtunë 20 tetor 2012

MBETET NË BURG NJËRI NGA VËLLEZËRIT, LIROHET TJETRI

Kukës, vrau babain: Nuk më jepte për të ngrënë KUKES- Vrau babain e tij 74-vjeçar deklaron në gjykatë se ai nuk i jepte për të ngrënë. Gjykata e Kukësit i ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” Avdi Laçit 34 vjeç, i cili pak ditë më parë qëlloi për vdekje në banesën e tij babain Sali Laçi në fshatin Bardhoc të Kukësit. Ndërsa është pyetur pse e ka vrarë ai është përgjigjur: Nuk më jepte për të ngrënë. Ndërkohë mësohet se është kryer dhe ekspertimi psikologjik i tij pasi u paraqit në gjykatë në gjendje të rënduar psikike. Ndërkohë policia ka liruar vëllain tjetër Vexhi Laçin, pasi është vërtetuar se nuk kishte gisht në vrasjen e plakut të familjes. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë nëna e 2 djemve pati pohuar se vrasja ndodhi pas një konflikti për një copë toke që djemtë donin ta shisnin, ndërsa viktima refuzonte. Vrasja Ngjarja e rëndë ndodhi në fillim të kësaj jave në banesën e familjes Laçi ku i moshuari sapo ishte kthyer nga qyteti është përballur me djalin e armatosur dhe 3 plumbat që janë lëshuar në drejtim të tij. Deri tani policia nuk ka dhënë shumë detaje për ngjarjen apo për shkaqet e këtij veprimi të ardhur nga dy djemtë e tij. Ajo çka për momentin dihet është fakti se nëna e dy autorëve të këtij krimi të ketë deklaruar për grupin hetimor se djemtë kanë pasur disa mosmarrëveshje me babain e tyre për shkaqe pronësie.

»

11

Arrestohet 48-vjeçari, shkak xhelozia

Masakron me sende të forta gruan në prani të dy fëmijëve DURRES- Një tjetër grua vritet nga bashkëshorti i saj brenda banesës në prani dhe të dy fëmijëve të mitur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 8 të Durrësit, ku viktimë ka mbetur 42-vjeçarja Lime Dedej. Ndërkohë policia deklaron se ka arrestuar bashkëshortin 48-vjeçar Bujar Dedej. Burimet policore shprehen se krimi ka ndodhur për motive xhelozie dhe 48-vjeçari ka masakruar me sende të forta nënën e dy fëmijëve të tij 8 dhe 10 vjeç. Mësohet se gruaja ka gjetur vdekjen rrugës për në spital, ndërsa blutë kanë nisur hetimet për të sqaruar të gjithë ngjarjen makabre. Kjo vrasje në qytetin bregdetar duket se është në vazhdën e krimit ndaj gruas, duke theksuar se pak ditë më parë një burrë vrau me thikë gruan e tij në Laprakë të Tiranës në prani të djalit të tyre minoren.

Origjina nga Malësia e Madhe

Bllokohen mbi 1 ton e gjysmë hashash në Jug të vendit

Djemtë kërkonin që të shisnin një truall toke, por kanë hasur në kundërshtinë e të atit herë pas here. Megjithatë, policia në deklaratat e saj e ka konsideruar këtë si vrasje për motive të dobët dhe se djali autor kishte probleme men-

dore. Ai mendohet ta ketë pritur babain e tyre me paramendim për ta vrarë, ndërsa i moshuari ka marrë një plumb në kraharor çka i ka kushtuar vdekjen. Familja Laçi jeton në mjerim të plotë në fshatin Bardhoc të komunës Tërthore

dhe se 2 djemtë nuk ishin në marrëdhënie pune dhe të vetmet të ardhura ishin pensionet e pleqve. Me sa duket konfliktet me baza ekonomike kanë qenë të shpeshta në familjen Laçi çka ka degjeneruar në vrasjen e plakut 74-vjeçar.

KAKAVIJE-Mbi 1 ton hashash, me vlerë 3 milionë euro, u bllokuan mbrëmjen e djeshme në Kakavijë, ndërsa transportuesi, drejtues autoboti, u arrestua, njoftoi policia e Gjirokastrës. “Lënda narkotike u gjet në autobotin tip “Scan”, me targa AA 216 EU, në pronësi të kompanisë “Laerti Trans”, me drejtues automjeti O. Berhami, lindur dhe banues në Krujë, tashmë i ndaluar”, tha policia. Policia tha se lënda narkotike ishte ndarë në 300 pako, i fshehur në katër dhomat e brendshme të autobotit. Gjithashtu dyshohet se droga e kishte origjinën nga Malësia e Madhe. “Një procedurë ligjore për paraburgimin e drejtuesit të automjetit tashmë ka nisur, ndërsa provat materiale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme”, shprehet burime zyrtare. Ky është i parë gjatë këtij viti, që policia e qarku të Gjirokastrës ndalon në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, lëndë narkotike. Sekuestrohen 337 kilogramë marijuanë në kufirin me shtetin grek. Sasia e parë e drogës, prej 167 kg e llojit marijuanë u kap në kufirin shqiptaro-grek, në automjetin e një shtetasi grek, në zonën e Igumenicës. Dyshohet se lënda narkotike është blerë në Shqipëri dhe kishte destinacion tregun grek. Sipas policisë, makina që transportonte lëndën narkotike është në pronësi të një shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim për trafikim droge. Ndërkohë një sasi tjetër prej 170 kg u kap përgjatë aksit Gjirokastër-Vrisera. Droga transportohej nga një fuoristradë me targa angleze, dhe ishte e paketuar në 6 çanta shpine. Ndërkaq policia ka arrestuar 2 të dyshuar si posedues të kësaj lënde narkotike. Operacionet për kapjen e drogës në këtë zonë të vendit janë thuajse rutinë. T. Skuqi

SHENJTORJA VLERËSIM TË VEÇANTË PËR XHUVANIN, DETAJET E VIZITËS

Nënë Tereza më ’91-shin në Elbasan, si iu ofrua shtëpia e Aleksandër Xhuvanit ELBASAN- Në ditën e Lumturimit të Nënës Terezë elbasanasit do ta mbajnë mend atë veçanërisht për vizitën e saj në Elbasan dhe vendet ku ndaloi. Ata që mundën t’i preknin duart ishin të paktë. I gjithë populli u mblodh ditën që ajo u ndal në Elbasan dhe e shoqëroi gjatë gjithë ndalesave me një dashuri që trupi i saj i pakët ta falte pa kufij. Qyteti pas Tiranës në vizitën e dytë dhe të fundit në Shqipëri ishte pikërisht Elbasani. Vizita e Nënë Terezës Ajo kishte vetëm një kërkesë, të shikonte nga afër qytetin dhe shtëpinë e Aleksandër Xhuvanit. Shenjtorja me origjinë Shqiptare, Nënë Tereza edhe pse larg, duket se ka pasur vlerësim maksimal

për figurën e Aleksandër Xhuvanit. Gjatë vizitës në Shqipëri ajo kërkoi me këmbëngulje të njihej nga afër me shtëpinë ku u lind dhe u rrit njeriu i arsimit shqiptar. Duke vizituar shtëpinë e prof. Xhuvanit, nënë Tereza është shprehur: “Mos e tjetërsoni dhe mos e prishni shtëpinë e Aleksandër Xhuvanit, por ruajeni dhe mirëmbajeni. Portretin dhe veprat e tij unë i kam ruajtur dhe i ruaj me shumë dashuri në Indi. Ai është thesar i çmuar për kombin shqiptar”. Harrimi i madh dhe privatizimi pas viteve ‘90 rrezikuan edhe këtë objekt me shumë vlera. Por u desh të vijë Shenjtorja që të plotësohej dëshira e intelektualeve dhe qytetarëve arsimdashës në Elbasan.

Madje ekziston edhe një histori që qarkullon ende sot se pushtetarët e saj kohe duke parë interesimin e madh të Nënë Terezës ia ofruan për t’ia falur këtë shtëpi. Ajo e refuzoi duke thënë se kjo është pasuri e Elbasanit dhe i takon këtij qyteti. Shtëpia e Aleksandër Xhuvanit Në vitet 1991-1992 një prift italian ka kërkuar ta marrë shtëpinë e Aleksandër Xhuvanit. Shtëpia është shumë e vjetër, mbi 100-vjeçare dhe mbahet mirë megjithëse nuk ka parë asnjë rikonstruksion. Në kohën e diktaturës aty banonin sekretarët e parë. Jashar Mezenxhiu, sekretar i Parë i Elbasanit, jetoi plot 10 vjet në shtëpi aq sa ajo nisi

të quhej “shtëpia e Jasharit”. Në kohën e diktaturës ajo nuk ishte shtëpi muze. Pas ndryshimeve demokratike Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore u kujdes që ajo të kthehej në muze. Për shumë kohë godina u la në rrënim. Vetëm pak kohë më parë është bërë një rikonstruksion i plotë i saj. U la e pa ndryshuar dhoma ku punonte Xhuvani në të cilën ndodhet tavolina dhe sende personale, dhoma e gjumit etj. Gjatë kohës së trazirave shtëpia muze nuk u cenua dhe të gjitha dokumentet dhe objektet me vlerë ndodhen brenda saj. Bekimi nga Nënë Tereza Fatbardh Marku, skenograf i njohur në Elbasan do të ruajë një kujtim të rrallë gjatë vizitës së Nënë Terezës në Elbasan.

“Më janë dashur 6 muaj punë në vitet më të varfra për Shqipërinë të derdhja në beton veprën e Nënë Terezës, e cila ndodhet në jetimoren “Motrat e Nënë Terezës” këtu në Elbasan. Kur Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë dhe Elbasanin, u ndal në këtë jetimore dhe pasi

pa veprën e derdhur në oborr mori duart e mia dhe mi bekoi. Një moment mjaft emocionues që nuk do ta harroj. Kështu ditën që inaugurohet skulptura e Nënë Terezës, atë ditë më ngarkohet edhe realizimi i pikturimit të kishës katolike me rite bizantine”.


12

« gossip

E shtunë 20 tetor 2012 •

Çfarë tregon një foto në facebook,

për marrëdhënien tuaj?

Pink humbet 25 kg Pink i ka dhënë jetë vajzës së saj në Qershor të 2011 dhe që nga ajo kohë ka rrëzuar 25 kg. Dhe këtë e ka treguar më së miri duke pozuar për revistën Shape, ku bien në sy format dhe trupi i tonifikuar. Ajo ka treguar për revistën se ka konsumuar shumë ushqim gjatë nëntë muajve, por në shtator Pink bën një premtim në revistën People se do t`i rikthjë format e mëparshme me çdo kusht. Dha ja ku Pink e ka arritur rezultatin falë edhe ushtrimeve fizike dy herë në javë me dy trajnerë.

Johnny Depp tashmë edhe botues Duket se kinemaja dhe filmi nuk janë më të mjaftueshme për aktorin Johnny Depp. Ai ka vendosur të jetë edhe botues dhe ka ndërmend të botojë kryesisht libra që nuk pranohen dhe refuzohen nga shtëpitë e tjera botuese. Depp do të bashkëpunojë me shtëpinë e re botuese “HaperCollins, e cila do të ndajë emrin së bashku me “Infinitum Nih”, shtëpinë kinematografike të themeluar nga vetë aktori. Ai ka premtuar se kjo shtëpi botuese do të kërkojë ide dhe zëra të rinj që të jenë vizionarë dhe të veçantë. Sa i përket projekteve kinematografike, Johnny Depp pritet të kthehet në sheshxhirimin e serisë së pestë të filmit “Piratët e Karaibeve”.

Aguilera nuk mban të brendshme Christina Aguilera ka zbuluar se asaj i pëlqen të dalë pa brekë pasi kështu ndjehet më e lire. Vlerësuesja e edicionit amerikan të spektaklit “The Voice”, e cila është e njohur për stilin më ndryshe të veshjes, thotë se ajo ndjehet më e lirë kur nuk ka të brendshme.“Nuk më pëlqen të vesh të brendshme. Më pëlqen të jem sa më e lirë që mundem gjithë kohës. Të jem ajo çfarë jam”, ka thënë Aguilera në emisionin e Chelsea Handler.

N

jë foto, vlen sa mijëra fjalë, e për më tepër në facebook. Një studim i fundit ka treguar se fotot në rrjetin social facebook, janë të lidhura me mënyrën se si ju e përjetoni lidhjen në çift. Për shembull, çiftet të cilët janë të lumtur bashkë, janë më të prirur për të vendosur foto, për t`i treguar botës se sa e mrekullueshme është lidhja e tyre. Facebook gjithnjë e më shumë po bëhet përfaqësues i jetës tonë, prandaj zë vend edhe pyetja se çfarë tregon fotoja e profilit për marrëdhënien tuaj. Nëse në foton e postuar,

jeni ju edhe i dashuri juaj duke u puthur, ose përqafuar, është e sigurt të thuhet se marrëdhënia juaj është solide. Sigurisht që mund të ketë edhe përjashtime ku një foto nuk shpreh realisht statusin e lidhjes, por në pjesën më të madhe, kushdo që do të shikojë tek profili juaj, do të mendojë se jeni shumë i dashuruar. Ju jeni i lumtur dhe dëshironi ta shfaqni këtë gjë edhe në facebook, vëndi ku pjesa më e madhe shprehin emocionet dhe ngjarjet e ditës për mirë apo për keq. Nëse ju jeni në një marrëdhënie dhe nuk keni vendosur foto tuajën dhe të partnerit, kjo nuk do të thotë se nuk jeni i dashuruar, ose romanca juaj nuk është e bukur. Por do të thotë se ju

nuk keni dëshirën të bëni publike dhe të deklaroni dashurinë tuaj për të tjerët. Ndoshta ju jeni një person privat dhe nuk doni të mërzitni miqtë tuaj të fb, me fotot tuaja. Ose ndoshta preferoni që faqja e fb të jetë vetëm për ju, ose nuk dëshironi të përcaktoni veten nëpërmjet marrëdhënies tuaj. Por nuk ka rëndësi se çfarë fotosh ju postoni në fb, apo se çfarë të tjerët mendojnë rreth marrëdhënies tuaj, dhe nuk ka rëndësi se sa të obsesuar jeni reth të ndryshuarit të fotove, sa herë që statusi juaj ndryshon. Facebooku është për ta përdorur ashtu si ju i`u përshtatet dhe nëse dëshironi ta mbuloni me foto faqen tuaj, atëherë, jeni të lirë ta bëni.

Pas humbjeve, “Google” rikthehet në bursë

Emri i “çmendur” i vajzës së Uma Thurman Uma Thurman më në fund ka zbuluar emrin e vajzës së saj, të cilën e nxori në jetë më 15 korrik. Protagonistja e ‘Kill Bill’ ka vendosur ta quajë vogëlushen Rosalind Arusha Arkadina Altalune Florence Thurman-Busson. Një zëdhënës i aktores, e cila është e martuar me biznesmenin francez Arpad Busson, thjeshtoi këtë emër të stërgjatë: “Shkurt vajza quhet Luna.” Ky emër është “faji” i Busson, i cili dy fëmijët e tjerë që ka me Elle Macpherson i ka quajtur Arpad Flynn Alexander Busson dhe Aurelius Cy Andrea Busson. Edhe Uma Thurman ka dy fëmijë të tjerë nga martesa e saj e mëparshme me aktorin Ethan Hawke.

Aksionet e “Google” u pezulluan nga bursa për rreth 2 orë e gjysmë, pasi gjiganti i internetit bëri të ditur bilancin e 3-mujorit të tretë të paplotë, më herët nga ç'duhej. Tregëtimi i aksioneve të “Google” në bursa u pezullua, pasi një faqe interneti publikoi të dhënat e tremujorit të tretë të gjigantëve të internetit në faqen e tij në mënyrë të parakohshme. Gjatë këtij tremujori, të ardhurat e “Google” kane regjistruar një rënie prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke rënë në 2,18 miliardë dollarë. Një shifër e tillë është edhe më e ulët se parashikimet negative të ekspertëve.”Google” fajësoi kompaninë “RR Donnelly” për publikimin e një të dhëne jopërfundimtare të paautorizuar, përpara mbylljes së bursave dhe afatit kur duhet te publikohej raporti i plote. Si rrjedhojë e këtij gabimi, aksionet e kompanisë pësuan një rënie prej 9% në tregje, duke detyruar “Google” që të pezullonte transaksionet, me nje kosto prej qindra milione dollaresh per kompanine. Në një komunikatë, motori i kërkimit më popullor në botë informoi: “Kemi kërkuar pezullimin e transaksioneve tona në “Nasdaq”, ndërsa përgatitemi të finalizojmë dokumentin. Pasi të finalizohet, do të publikojmë të dhënat e plota për të ardhurat tona, duke rifituar edhe transaksionet e zakonshme të aksioneve”.


gossip • E shtunë 20 tetor 2012

»

13

Butler: Nuk jam i alkoolizuar

Britney Spears blen shtëpi 8.5 milionë $

Drake përfundon gjimnazin në moshën 25-vjeçare

Rreperi kanadez është ndjerë shumë i lumtur, pasi më në fund ka arritur të përfundojë shkollën e mesme, duke e cilësuar si një nga momentet më të bukura të jetës. Pas 10 vjetësh braktisje të shkollës, Drake ka bërë të mundur ëndrrën duke u diplomuar në gjimnaz. Ai e ka braktisur që në moshën 15 vjeçare, e ndërsa ishte i interesuar për t`u bërë i famshëm. Në një intervistë në vitin 2011, Drake ka bërë të ditur se i është dashur të punojë që i vogël për të ndihmuar familjen, pasi ejëma ishte sëmurë dhe ishin shumë të varfër. Por tani gjërat janë shumë ndryshe për rreperin, jo vetëm që është bërë i famshëm, por është duke përgatitur një album interesant, i cili do të jetë ndryshe nga albumi i parë “Take care”, dhe një nga projektet më emocionuese në të cilat ai ka punuar. Kështu ka deklaruar Drake për të gjithë fansat.

A

ktori Gerard Butler mohoi spekulimet se ai është i alkoolizuar, pasi u shtrua në një klinikë rehabilitimi më parë gjatë vitit. 42-vjeçari u shtrua në një klinikë pasi pësoi një aksident në drejtimin e një sërfi, në muajin shkurt, me sa duket për një arsye të tjetër, atë të depresionit. ”Mbase një person më i fortë se unë nuk do të kishte pasur nevojë që të shtrohej në atë klinikë. Kur dëgjon se është një klinikë rehabilituese duket sikur je me të vërtetë rëndë, por tashmë jam i lumtur që iu nënshtrova asaj terapie”, deklaroi aktori. ”E di që kam bërë shumë gabime në jetën time. Njëkohësisht, kam bërë edhe shumë zgjedhje të sakta, por ju siguroj se nuk fus në gojë një got alkool prej 15 vitesh tashmë”. Protagonisti i filmit “300”, Butler, njëkohësisht i kërkoi mediave që të mos vazhdojnë më me spekulimet që e paraqesin si të alkoolizuar, pasi kjo është diçka e cila me të vërtetë e bën të ndihet keq.

Kim Kardashian dhe Kanye West çast romantik në Itali Të ndash një çast intim në një nga vëndet më romantike, mbetet një kujtim i bukur. Të njëjtën gjë ka bërë dhe çifti Kim dhe Kanye në Romë duke i dhuruar një puthje njëri-tjetrit. Kim është dukur e mrekullueshme me një fustan jeshil, teksa çifti do të darkonte në një restorant me ushqim bolonjez. Më pas ata janë parë duke shëtitur edhe baret më të populluara të qytetit. Vizita në Romë ka ardhur si propozim i Kanye, e cila do të kojçidojë edhe me 32 vjetorin e Kim të dielën.

Britney Spears do të zhvendoset nga Hollivudi, për të jetuar 16 milje më larg, në një shtëpi të re në Thousand Oaks, CA, e cila për nga vlera nuk është pak por 8.5milion dollar. Banesa është e lokalizuar në një zonë private, larg nga sytë e njerëzve. Kjo banesë përfshin 5 dhoma gjumi, 7 dhoma tualeti, një dhomë teatri dhe një pishinë të madhe. Po kush është arsyeja e zhvendosjes së këngëtares 30 vjeçare? Ajo dëshiron të fillojë një jetë të re me Jason Trawick, në një vend më të sigurt. Nëse Britney do të martohet me Jason kjo do të jetë martesa e tretë për të. Këngëtarja tashmë ka dy fëmijë nga martesa me Kevin Federline. Britney dhe Jason u fejuan në vitin 2011.

Demi Moore rikthehet në formë Demi Moore është parë e lumtur dhe e shëndetshme në eventin e bamirësisë oraganizuar në NY. Ajo i është bashkuar organiaztores Rachel Lloyd, në mbështetje për të mbledhur fond për gratë dhe vajzat e trafikuara. E kujdesur në detaje për lokun, me një fustan të zi dhe këpucë me taka, i është vënë re një buzëqeshje që i kishte munguar prej muajsh. Dhe kjo është një gjë shumë e mirë për Demi, e cili mundi të dalë nga gjëndja e mëparshme, dhe i është rikthyer punës dhe për më tepër po ndihmon njerëz. Aktorja u nda një vit më parë nga një martesë gjashtë vjeçare me Ashton Kutcher, pasi ai e tradhëtoi Demin. Ashton së fundmi është në lidhje me Mila Kunis.


14

« opinion

E shtunë 20 tetor 2012 •

Ndërtimi i rrugëve barrë për brezat

S

igurisht që nuk dua të ndalem në prioritetet e qeverisë, sepse secila nga qeveritë që vjen në pushtet ka programin e filozofinë e vet për qeverisjen e vendit. Kjo qeveri prioritet nuk ka problemet sociale, të cilat kanë agravuar në kufijtë maksimalë, por rrugët, sepse atje është ilaçi klientelist dhe abuzivizmi. Fondet për rrugët zënë peshën kryesore të buxhetit të shtetit. Sidoqoftë, duhet pranuar se ndërtimi i rrugëve është i rëndësishëm për lëvizjen e lirë të njerëzve, të ideve, të mallrave e më tej. Natyrisht që kjo nuk është gjithçka, sepse Shqipëria dhe shqiptarët janë hallemëdhenj dhe, si t tillë, ka dhe halle të tjera, që domosdo bëhen pa dashje shpesh proritet. Gjendja e keqe e rrugëve më ngacmoi të shkruaj e të jap opinionin tim në pak rreshta. Sigurisht që kjo situatë është një arsye më shumë që i detyron përdoruesit e saj të bëjnë gabime, shpesh dhe me pasoja. Pra, përdoruesit, të cilët janë këmbësorët, ata që ngasin biçikleta e çiklomotorë, autoveturat dhe të gjitha llojet e tjera të automjeteve, nuk do të mund të lëviznin pa ekzistencën e rrugëve. Në rrugët e vjetra është ndërhyrë rrallë dhe rikonstruksionet e tyre janë bërë jo sipas standardit, vende-vende me gropa, pa sistemin nëntokësor inxhinierik e pa ndriçim publik. Pra, bëhet fjalë për qytetet kryesore e të urbanizuara. Në këto rrugë kalohet vetëm nën dritën e dyqaneve dhe bareve, se ndryshe gjithçka mund të ndodhë në errësirë dhe në kushtet e paqarta të sigurisë publike. Në rrugët ku është ndërhyrë, rikonstruktuar, zgjeruar ose aty-këtu në rrugë të reja, ka mjaft të meta teknike, të cilat janë me prapavijë. Rrugët nuk plotësojnë kushtet teknike dhe asnjë standard. Nuk ka tabela për pjerrësinë, sinjalistikat, kthesat e dyfishta, mure mbrojtëse, nuk lajmërohen rrezet e kthesave e vendet ku ka pika të zeza etj. Pjerrësia e lejuar teknike duhet të jetë 3–7 për qind, por në mjaft segmente kjo shkon në 10 për qind dhe në disa raste edhe mbi 15 për qind, çka është krejtësisht e palejueshme. Nëse është vënë në shfrytëzim me këto parametra dhe me korsi të kufizuara, dalin jashtë loje dhe sinjalistikat, të cilat si rregull vendosen sipas terrenit, situatës së rrugës, por dhe në përputhje me Kodin Rrugor. Në raportin e paradokohshëm të Bankës Botërore jepet një përmbledhje e sfidave dhe mundësive që hasen në çështjet e sigurisë rrugore në botë. Raporti paraqet informacione mbi masën, karakteristikat dhe shkaqet e problemit, shfaq evidenca për efektivitetin e masave që janë adaptuar nga vende në të gjithë botën për përmasimin e sigurisë në rrugë, përshkruan shkurtimisht politikat aktuale ndërkombëtare të sigurisë rrugore. Gjithashtu ngre diskutime mbi një serë strategjish që mund të ndërmerren nga Banka Botërore në bashkëpunim dhe partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, bankat e zhvillimit multilateral, agjencitë dhe donatorët e tjerë ndërkombëtarë si dhe institucionet private dhe ato të shoqërisë civile. Në të nënvizohet faktin se planifikimi i rrugëve shpesh bëhet në mënyrë të gabuar, ka mungesa në legjislacion efektiv dhe në kontrollin e rrugëve. Theksohet se ka ardhur koha që të mbështeten përpjekjet e përqendruara për t’i ndërtuar rrugët më të sigurta. Urbani-

Nga Sadedin ÇELIKU

zimi në rritje, kushtet e këqija të rrugëve, numri në rritje e mjeteve, përpjekjet për përmirësimin e legjislacionit, rritja e numrit të dëmtimeve dhe vdekjeve si pasojë e aksidenteve përbëjnë një rrezik real. Është e papranueshme të flitet për siguri rrugore, aksidente me pasoja, nëse më parë nuk marrim masa preventive për planifikimin, projektimin dhe ndërtimin e rrugëve të standardeve bashkëkohore. Sigurisht që nuk e kam fjalën te sigurua rrugore dhe përbërësit e saj, as për sinjalistikën e logjistikën, por vetëm për rrugët dhe standardet që plotësojnë ato. Janë ndërtuar rrugë me shtrirje në gjatësi, por jo në thellësi e përmbajtje. Rrugëve tona përveç pjerrësisë, që është kushti kryesor, u mungojnë edhe disa elemente të tjera, siç janë muret mbrojtëse, rrugët dytësore, mbikalimet, nënkalimet, ndriçimi publik dhe sinjalistikat horizontale. Pa këto elemente nuk quhen rrugë me standarde dhe as europiane, nuk mund të quhen rrugë teknologjike dhe as autostrada, siç i quajnë qytetarët që nuk e njohin këtë proces teknikisht. Fakti që aksidentet me pasoja kanë qenë dinamike e në rritje, krahas të tjerave tregon se kualiteti i ndërtimit të rrugëve ka prodhuar pasiguri për qytetarët. Vetëm gjatë dy muajve të fundit të këtij sezoni turistik kanë ndodhur 80 aksidente, me pasojë 70 të vdekur dhe 110 të plagosur. Po të mbajmë parasysh edhe dy muajt paraardhës, mendohet se kjo shifër është edhe një herë më shumë. Kështu, Tirana ka 22 aksidente - 10 vdekje, 19 plagosje; Shkodra ka 2 aksidente - 5 vdekje, 7 të plagosur; Lezha ka 3 aksidente - 1 i vdekur, 7 të plagosur; Elbasan ka 11 aksidente - 11 të vdekur, 21 të plagosur; Bulqiza ka 1 aksident - 2 të vdekur, 6 të plagosur; Durrësi 2 aksidente - 3 të vdekur, nuk ka të plagosur; Korça ka 3 aksidente - 1 i vdekur, 5 të plagosur; Saranda ka 4 aksidente - 7 të vdekur, 4 të plagosur; Gjirokastra ka 4 aksidente - 5 të vdekur, 17 të plagosur; Kruja ka 3 aksidente - 2 të vdekur dhe 1 të plagosur; Peqini ka 2 aksidente - 3 të vdekur dhe 5 të plagosur etj. Kjo situatë nuk justifikon as projektuesit, as ndërtuesit dhe as investitorin, që ka bërë rrugë jashtë standardit. Supervizioni i rrugëve bëhet nga ekspertë të paaftë e të korruptuar dhe kësisoj ata zbatojnë me fanatizëm urdhrat politike të investitorit, që në rastin konkret është qeveria. Punojnë me raporte provizore, nuk pasqyrojnë realitetin e punimeve dhe zërave të saj dhe krijojnë premisa që qeveria të inaugurojë rrugët në mënyrë parciale dhe pa realizuar asnjë standard sa i takon kualitetit. Kështu ndodh që i shkohet dy e më shumë herë të njëjtit projekti. Kështu po ndodh me superstradën Tiranë–Durrës, ku ndërtohen rast pas rasti mbikalime apo dhe rrugë dytësore, të cilat janë në proces. Shtohen fondet aforfe dhe kemi të drejtë të dyshojmë se nuk bëhet transparencë. Deviacionet, ndryshimet dhe lëvizjet nga projekti bazë kanë prapavijë interesat klienteliste dhe abuzimin me fondet publike. Ndodhi në unazën e madhe, të cilën “sulltani” e deshi të kalonte tek Tegu, por dhe në mjaft projekte do të duhet të kthehen disa herë. Edhe në bajpasin e Fierit kështu ndodhi dhe kështu do të ndodhë kudo. Sipas “Transparency International”, qeveria shqiptare ka bërë hapa prapa në luftën kundër korrupsionit. Pra, në indeksin global të korrupsionit vendi ynë ka rënë mjaft shkallë, ç’ka e bën Sh-

qipërinë kampione të korrupsionit. Projektet janë bërë me të meta serioze. Kam parasysh rrugën Durrës–Kukës–Morinë, ku nuk u parashikua ndërtimi i hekurudhës nga Miloti në Morinë, pra zgjerimi në një drejtim i tunelit 3 metra. Tashmë matematikisht nuk ka zgjidhje kjo punë, megjithëse Kryeministri Berisha nga Prishtina premtoi dhe hekurudhën e kombit. I njëjti gabim po bëhet me superstradën Tiranë–Elbasan, ku nuk po u japim asnjë shans fukarenjve të shfrytëzojnë hekurudhën e të paguajnë më pak. Të tilla gabime po bëhen në të gjitha akset kryesore, ku rrugët bëhen dhe lihen pa përfunduar. Në ndërtimin e rrugëve ka dhe vjedhje, dhe vjedhja është spektakolare. Supervizorët në një shtet ku funksionon ligji do të duhej të hynin të gjithë në burg. Provoni e vini metrin rrugëve dhe do të shikoni se janë vjedhur miliona euro. Rruga nga Plepat deri në Rrogozhinë sipas dokumenteve duhej të ishte bërë 11 metra, është bërë 10,5 metra e më pak, pra 0,5 metra x 23 kilometra rezulton rreth dy kilometra të vjedhura. Vazhdojeni këtë aritmetikë në të gjitha segmentet dhe do të shikoni se si është ndërtuar dhe si janë marrë në dorëzim rrugët. Po ka vjedhje edhe te punimet e fshehta, të thonë firmat, se nga halli e bëjnë, se duhet të japin pjesën. Kur diskuton me ta për kualitetin e dobët, të thonë: “Çfarë mbjell, do korrësh, or vëlla.” Ligji nr. 8438, datë 28.12.1998 për amortizimin si dhe udhëzimi nr. 5, datë 30.01.2006 duhet ripunuar, sepse ka mjaft defekte. Normat e amortizimit sipas grupeve janë: Kostot e blerjes ose të ndërtimit, kostot e rikonstruksionit të ndërtesave me afat përdorimi më të madh se 20 vjet, të trupëzuara në mënyrë të qëndrueshme me ndërtesat llogariten 5% në mënyrë lineare. Baza e llogaritjes së amortizimit për këto kategori është vlera fillestare kontabël minus amortizimin për kostot e ndërtimit, riparimeve e rikonstruksioneve u shtohen vlerës fillestare. E njëjta logjikë funksionon për rrugët. Amortizimi zë një peshë specifike të konsiderueshme në totalin e shpenzimeve dhe për rrjedhojë është bërë një dritë jeshile e mjaft komode për abuzim. Aplikimi i amortizimit moral në disa raste dhe sidomos në rrugë (amortizim para kohe) është i gabuar, sepse nuk nxjerr përgjegjësi. Gjatë dimrit nga bora e ngricat, sidomos gjatë ditëve të bllokimit të rrugëve në mungesë të pajisjeve e makinerive enkas për këto raste, punohet me mjete e mekanizma të adoptuara, të cilat dëmtojnë rrugët dhe shpesh janë këto raste që ndërhyhet në rrugë para kohës së amortizimit. Ia vlen barra qiranë t’i lënë shpenzimet e fondeve për vila e udhëtime luksi dhe të blejnë disa borëpastruese, që të mbajmë rrugët të hapura e pa dëmtime. A duhet të vazhdojmë kështu, që sektorin e rrugëve ta konsiderojmë si sektorin ku bëhet korrupsioni ose, siç thotë ndryshe populli, mafia e rrugëve? Ka ardhur koha t’i lëmë inaugurimet e fushatat elektorale para kohe, t’i lëmë të qetë edhe njerëzit, që mblidhen si mitingashë rreth Kryeministrit, të zbatojmë projektet të plota, edhe pse mund të kërkojnë më shumë fonde. Ato duhen bërë një herë e mirë, sepse vetëm kështu do të kursejmë fondet publike dhe do të ndërtojmë me efektivitet rrugë të standardit europian, ndryshe barrën e borxheve të rrugëve do t’ua lëmë brezave.


opinion • E shtunë 20 tetor 2012

»

15

“Në gjyqin e historisë” Staraveckës, atdhedashuri, urrejtje dhe sharje pa fund

S

humë shkrime paraqesin interes më shumë për vetë shkruesin sesa për lëndën që trajtojnë. I tillë është libri “ Në gjyqin e historisë” i Xhelal Staraveckës. Në këtë tregim shumë të gjallë gjejmë atmosferën e viteve ’40, luftën e të gjithëve kundër të gjithëve e mbi të gjitha paragjykimet më shkatërruese dhe iluzionet më të pagjasa. Nga historia e kemi të qartë se më shumë nga sulmet e jashtme kanë qenë inatet e brendshme, ato që kanë dëmtuar kauzën e Shqipërisë në shekuj, sepse te ne mllefi vepron me një virulencë të pafrenuar, pa pyetur për rreziqe të jashtme, madje duke i shfrytëzuar ato. Veç kësaj inatet e iluzionet, siç i shohim në këtë libër, vdesin të pazbehura as nga ndryshimet epokale përreth, së bashku me autorin e fantaksur - djep i tyre. Një nga pikat kyçe në librin e këtij ushtaraku trim dhe pionier të Luftës Nacionalçlirimtare, më i shquari ndofta nga ata që u përdorën për të futur në valle emisarët e huaj dhe për t’u mënjanuar pastaj prej tyre, është koha kur, i kthyer nga një aksion luftarak, gjen Dushan Mugoshën në fshatin Fravesh afër Tiranës tek po torturonte për vdekje një djalë nga Bilishti. Kjo ndodhte në vjeshtën e vitit 1943 dhe ky “operacion” i Mugoshës u zhvillua në prani të partizanëve shqiptarë, të cilët kishin asistuar ato ditë në masakrimin edhe të 83 shqiptarëve të tjerë prej dorës së këtij delegati të PKJsë. Siç shkruan vetë Xhelali, atë çast i hapeshin dy rrugë: ose ta vriste në krim e sipër malaziasin dhe të mbaronte edhe vetë prej plumbave të partizanëve, ose të çonte në fund planin e menduar prej kohësh, d. m. th. arratisjen prej andej dhe organizimin e një fuqie të tretë në luftën civile mes nacionalistëve, që i urrente, dhe komunistëve, që i adhuronte (!). Ai donte ta vazhdonte luftën si kundër okupatorëve, ashtu dhe kundër ndërhyrjes jugosllave. Staravecka në këtë libër të del si një njeri që s’mendohet dy herë kur ia dikton zemra, bile me ndjenja të zjarrta patriotike dhe dinjiteti, megjithatë ai veproi ashtu siç veproi, d. m. th. zgjodhi rrugën e dytë, por pa arritur ndonjë rezultat për të qenë dhe duke e ngrysur jetën si një kartë e gabuar në mes të emigrantëve antikomunistë, të cilët së paku dinin ç’kërkonin. Të kishte zgjedhur të parën, do të kishim pasur të vetmin reagim ndaj resurseve të pashtershme të fqinjit tonë të tërëdijshëm (këtë herë pa përdorim mercenarësh, por vetëm dy këshilltarësh, njëri me thika, tjetri me taktikën që ato të ishin të besueshme) dhe mund të ndodhte e papritura. Në mos sukses, së paku do të kishte arritur atë humbje të ndershme, që s’u bë më 7 prill, të njollosur pa fund prej tij, megjithëse i patëm disa dëshmorë atë ditë. Si mendonte ta realizonte rrugën që zgjodhi? Në ç’masë përputheshin ato që kishte bërë gjer atëherë me atë që projektonte? E kishte nisur i pari luftën dhe tani po e dezertonte dhe shtrëngohej ta kundërshtonte me armë. Dhe prapë, siç shkruan vetë, edhe në pikun e zhgënjimit të tij ai s’e shihte ndryshe Shqipërinë e pasluftës veçse me Partinë Komuniste në krye (!) Të gjitha këto të vëna së bashku disorientojnë analistin më të hollë politik ose historianin, po jo aq psikanalistin. Është në këtë plan ndofta që duhet hetuar libri dhe Xhelali vetë: ku e bazonte këtë mendje, që krerët e tij të Luftës Nacionalçlirimtare, kaq të glorifikuar prej tij, Enver dhe Mehmet, t’i ftonin jugosllavët, t’u bindeshin udhëzimeve të tyre dhe pastaj t’i përzinin? Për çudinë e madhe të çdo lexuesi, këtë shpresë ai e mbështeste te vetë ata, kryesisht tek Enveri, të cilin e kishte takuar vetëm një herë në Vithkuq, dhe te Mehmeti, me të cilin kishte bashkëpunuar. Mehmetin e admironte si trim, pastaj iu thye zemra kur ai furnizoi Mugoshën me të rinj nga qyteti që ai t’i therte ( episodi i mësipërm). Por ishte Enveri ai që e kishte magjepsur qysh në atë takim të vetëm; me një magji që nuk iu nda edhe kur plani i forcës së tretë dështoi pa filluar dhe ai mori arratinë, i ndjekur për t’u vrarë prej njerëzve të tij. Lind pyetja: pse të mos qën-

Nga Lekë TASI

dronte me partizanët, me qëllim të anonte nga Enveri dhe ta ndihmonte (. . . ) kundër jugosllavëve? Përderisa edhe më 1966, kur i jep fund librit, ai mbante mendimin se Enveri ishte kundër tyre dhe fajin për bashkëpunim me ta ia hidhte Koçi Xoxes, Fiqiretit e figurave minore, ai duhej të qëndronte me të. Mos ka pasur një shkak tjetër në atë mes, dhe kështu temperamenti i tij atdhetar nuk qenkësh aq i zjarrtë sa na bën të besojmë? “Atdhetarizëm” do të thotë ta shpëtosh tërë vendin, jo të urresh shumicën e popullit. Me një tregim kaq kontradiktor si i tiji vihet në pyetje sinqeriteti, madje dhe ndershmëria e tij. Sepse ai, në fakt, quan Shqipëri një pjesë të saj dhe pjesën tjetër e urren. Veç kësaj me gruan e fëmijët duke vuajtur në burgje e kampe përqendrimi, si mund të besonte përnjëmend tek Enveri? Nga i vjen ky absurditet? Mos thellë në veten e tij ai kishte një mbrapshti të tillë që t’i uronte vendit dhe vetë familjes së tij tiraninë, mjaft që ajo të zhdukte hasmët e tij?! Në fakt, këtë urim dhe madje ngazëllim që ajo zhdukje po ndodhte e gjejmë në tërë librin e tij. Ta ngresh si shpëtimtar Enverin, vrasësin qysh më 1946 të deputetëve të porsazgjedhur me listën e Frontit Demokratik, Riza Danit, Shefqet Bejës e me radhë mijëra të tjerëve, që nga klerikë të pafajshëm e nacionalistë të pakomprometuar, deri te komunistët më të vlefshëm e më në fund edhe shokët e tij të afërt (po flasim për ata që mbaruan nga duart e Enverit brenda 1966 –s, kur Xhelali shkroi librin), kjo shkon përtej botëkuptimit historik të të gjithë spektrit shqiptar, tashmë gati të unifikuar në gjërat themelore. Do të isha madje shumë kurioz të dija në ka pasur gjatë promovimit të librit tash së fundi në ambient antinacionaliste mendime për teprime të autorit, apo u inkasua si një kënaqësi e papritur alergjia e tij e thekshme ndaj Ballit, Legalitetit dhe çdofarë intelektualësh? Në fakt, armiqësia e skajshme e Xhelalit me tërë të arratisurit në Itali d h e

Francë, siç tregon, sidomos diskreditimi që orvatet t’u bëjë atyre me absurditete si kinse komplotistë për një ShqipëriRepublikë të Shtatë të Titos (përfshirë ndër ta edhe Seit Kryeziun, i masakruar si familje prej dorës së përbashkët shqiptaro-serbe), dëshmojnë për një pasion të sëmurë, që së bashku me plot lajthitjet e tjera të librit e çojnë këtë gjyq që ai i bën vetes në humbje për sytë e opinionit të sotëm shqiptar. Ai do pikërisht një përmbysje të plotë të të vërtetave, këtë tenton të bëjë, por pa sukses. Në Shqipëri e dinë mirë të gjithë, madje qysh herët, hapur o heshtazi, se kush e deshi të formalizuar Shqipërinë Republikë të Shtatë, kështu që Xhelali mbërrin me vonesë për të bërë ndonjëfarë sensacioni. Por libri i tij mbetet dhe si tipik i shqiptarit pasionant e do një analizë të thelluar për të parë se ku e ka lëmshin që e mundon. Një gjë bie në sy mbi çdo gjë gjatë librit: ai i gëzohet së largu regjimit të mbyllur në tela të Hoxhës në çdo rast që ai fiton mbi botën e lirë. Kaq fort e urrente botën e jashtme, sidomos atë perëndimore, sa shpërthen në himne ngazëllimi gjithsaherë dështon ose diskreditohet modeli perëndimor dhe ngadhënjimin madhor e sheh te prishja me Titon më 1948, që në fakt ishte marrëveshje e fshehtë për t’i punuar qindin Enveri brenda çdo vlere të mbetur në Shqipëri dhe Titoja jashtë të vinte veton çdo aksioni kundër tij. Në fakt, kjo hekatombë vazhdoi edhe më e rëndë mbas çdo prishjeje me të huajt në 1951, 1956, në 1961, më 1974 dhe mbas 1975-s, krismat t’i arrinin në varr Xhelalit për ta kënaqur, si më 1977-n, më 1981-shin, derisa të jepe frymën edhe ky këtu. Resurset e fqinjit, siç thamë, ishin pa fund. Dhe ato kënaqin Xhelalin, jo në mënyrë të ndërgjegjshme, natyrisht, por nga efektet e tyre, sepse ai urren çdo vlerë jashtë Skraparit e Mallakastrës së tij. Veçanërisht cinik ai del kur rrëfen se si ia hedh drejtësisë italiane me anën e vetë drejtësisë italiane, nga e cila përfiton dhe njëherazi e përçmon. Përbuzja për çdo fe dhe kulturat që dalin prej tyre, veçan kulturën e pajtimit (ose e kompromisit si variant politik i saj) është e thellë, viscerale. Ai i falet vetëm armës, pra veçimit nga bota dhe djegies së çdo kontakti me të huajt (kontakte që për politikanët tanë, edhe për dobësinë historike të vendit, d.m.th. për faj të prapambetjes sonë, mbeteshin interlokutorë të detyrueshëm), por shprehet më butë ndaj së kaluarës otomane, që e kishte konfiguruar të tillë vendin dhe formimin e tij si person. Armiqësia ndaj Europës e çon së brendshmi te simpatia për Esatin, Ali Pashën dhe tërë “bejlerët sulltanlinj” pa përjashtim dhe natyrisht tek antipatia e tejme e tij për këdo (figurë politike, krahinë, fe e botëkuptim) që e bazon fatin e vendit tek ideja europiane. Urrejtja dhe përbuzja e tij arrin kulmin kur vjen puna te bastionet më domethënëse të kësaj ideje, ndër to “shtatmadhoria shkodrane katolike”, siç e quan, dhe nga ana tjetër krijon teori të habitshme etnogjeneze kur i dekreton në tërësi ortodoksët si “latinë të mbetur”. Ajo që të lë pa mend është ngrehina hipotetike që iu dashkësh Shqipërisë, sipas tij, dhe që ai ua lë brezave me testament 22 vjet mbas braktisjes së vendit. Është mllefi i papërmbajtur që flet i pari aty, pastaj formimi kulturor, ose të themi arsyeja. Kështu në faqet e fundit shpjegimi filozofik përmbyllës që i bën historisë shqiptare, arrin një intensitet të tillë emocional, mbushur në çdo frazë me sharje, që e bën lexuesin gati ta lëshojë nga dora librin. Mund të thuash pa frikë si përfundim se ai bie ndesh me tërë spektrin e sotëm të mendimit shqiptar në vlerësimet që bën dhe përkon në pozicionet e tij vetëm me Milloshat e partiçkave të sotme. Është vërtet mëkat që një luftëtar i patrembur dhe idealist në mënyrën e tij ta shohim të ulur në një stol me lakenjtë e vonuar të oborrit enverist. Ky fat i ka ardhur sepse mëria e simpatia tek ai janë të ngurtësuara te një stad përjetimesh fëminore, aq sa t’ia mbyllin sytë edhe para gjërave të qarta si drita të skenës shqiptare.


16

« bota

E shtunë 20 tetor 2012 •

Nëse Izraeli po përgatitet për konfrontim ushtarak me Iranin, këto tensione nuk janë të dukshme në rrugët e Jeruzalemit. Në një ditë të ngrohtë tetori, dyqanet në tregun ushqimor gumëzhijnë nga blerësit. Në pjesën e vjetër të qytetit, pelegrinët e krishterë mbushin sheshin e lashtë, ku vizitojnë objektet e shenjta dhe falen qetësisht në Kishën e Varrit të Shenjtë. Ndërkaq turistët preferojnë vizitat në tregje dhe supermarkete

IZRAELITET

Q

everia izraelite vazhdon retorikën e ashpër me kërcënime për ballafaqim ushtarak me Iranin. Ndërkohë që qeveria izraelite vazhdon t’i përmbahet retorikës së ashpër për ballafaqim ushtarak me Iranin, pak vëmendje u është kushtuar shqetësimeve që mund të zgjojë kjo situatë në popullatën izraelite. Nëse Izraeli po përgatitet për konfrontim ushtarak me Iranin, këto tensione nuk janë të dukshme në rrugët e Jeruzalemit. Në një ditë të ngrohtë tetori, dyqanet në tregun ushqimor gumëzhijnë nga blerësit. Në pjesën e vjetër të qytetit, pelegrinët e krishterë mbushin sheshin e lashtë, ku vizitojnë objektet e shenjta dhe falen qetësisht në Kishën e Varrit të Shenjtë. Ndërkaq turistët preferojnë vizitat në tregje dhe supermarkete. Por toni i ashpër i qeverisë lidhur me programin bërthamor të Iranit vazhdon. Irani thotë se programi i tij ka synime paqësore. Por shumë udhëheqës izraelitë duken të bindur se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore. Zëvendësministri i Jashtëm, Danny Ayalon, paralajmëron se Izraeli nuk do të qëndrojë duarkryq: “Komuniteti ndërkombëtar ka arritur konsensus se regjimi iranian nuk do të mund të prodhojë armë bërthamore. Jo vetëm sepse kjo do të ishte kundër ligjit dhe kundër marrëveshjeve dhe angazhimeve ndërkombëtare në bazë të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve, por sepse regjimi iranian është tepër i rrezikshëm”. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi kohët e fundit zgjedhje të parakohëshme në fillim të vitit 2013 dhe identifikoi si përparësinë numër një, bllokimin e aftësive bërthamore të Iranit. Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë vit, ai foli për qëndrim të prerë ndaj Iranit. Në zemër të Jeruzalemit, aktiviteti i përditshëm vazhdon. Izraelitët duken të patrazuar nga retorika dhe shqetësimet e qeverisë së tyre. “Nuk kam frikë nga Irani. Nuk rri ta mendoj këtë problem përditë. E marr jetën si të vijë, le të ndodhë çfarë të ndodhë”, thotë një grua. “Nuk mendoj se ndikon në jetën e përditshme. I lutemi Zotit që të mos ketë luftë”,thotë një i ri. Ky popull me 8 milionë banorë mund të ndjehet një ditë para “kërcënimit ekzistencial” që dëgjojmë të përmendet nga qeveria kur i referohet Iranit, por për momentin nuk duket i shqetësuar.

Luftë? Çfarë lufte..?

Kirresh Radwan, arab izraelit, ka një zyrë të vogël këmbimi në një treg turistik. Ai e ka të qartë se çdo angazhim ushtarak mund të ishte shkatërrimtar për biznesin e tij dhe nuk mendon se Kryeministri ka vërtetë në plan veprime të tilla: “Është thjesht propagandë. Nuk mendoj se do të ketë luftë. Netanyahu i thotë këto gjëra, por nuk i ka seriozisht. I thotë për të influencuar izraelitët”. “Mendoj se kemi një mirëkuptim të gjerë se jo vetëm që duhet të ndalet programi bërthamor i Iranit, por duhet të ndalet sa më parë”. Popullata nuk duken e një mendjeje. Anketa të njëpasnjëshme kanë treguar se pjesa më e madhe e izraelitëve do të preferonin që Shtetet e Bashkuara të bombardonin

vitet e fundit disa shtete të BE. Dhe meqenëse ai donte ta pengonte një gjendje të tillë në vendin e tij, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, vendosi të ndërmarrë një plan të ashpër konsolidimi. Të paktën 13 miliardë shekel të rinj (rreth 2,6 miliardë euro) donte të kursente ai në marrëveshje me Bankën federale izraelite. Shkurtimet preknin para së gjithash tri poste buxheti: mbrojtjen, ku qe planifikuar të shkurtoheshin 6 miliardë shekel; infrastrukturën dhe transportin, që duhet t’i shkurtonin shpenzimet me 4,5 miliardë shekel; dhe shpenzimet sociale, të cilat Netanjahu donte t’i shkurtonte me 2,5 miliardë shekel. Pas protestave të konsiderueshme të partnerëve të tij të koalicionit

ardhshëm zgjedhje të reja. Që në vitet e shkuara, izraelitë me orientim kryesisht laik protestuan në demonstrata masive për gjendjen e rëndë ekonomike të shumë qytetarëve. Para së gjithash janë shpenzimet e larta për banimin që u shkaktojnë probleme shumë izraelitëve. Në këtë pikë takohen laikët me pjesët ultraortodokse të popullatës, e cila për shkaqe fetare thuajse nuk merr pjesë në punën e përditshme. Vërtet që në fushatën elektorale të Netanjahut pritet që të luajë rol edhe tema e shpenzimeve sociale, mendon eksperti i politikës në Universitetin Haifa, Gabriel Weimann. Por Kryeministri mund të vërë në rend të parë edhe tema të tjera. “Netanjahu do të përqen-

Se cilin kurs do të ndjekë pas zgjedhjeve Netanjahu, i cili në sondazhe merr mbështetje të madhe për kursin e tij, nuk është e qartë. Eksperti i Izraelit që jep mësim në Universitetin e Mainzit, Alfred Wittstock e konsideron krejtësisht të mundur, që Kryeministri të korrigjojë kursin e tij të deritashëm. Përballë problemeve sociale dhe ekonomike, Netanjahu mund të mendojë që të heqë dorë nga kursi i tij i djathtë. “Kjo ka të bëjë edhe me faktin, se Ehud Olmerti, ish-kryetari i Partisë Kadima do të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat kundër tij.” Olmerti, i cili ishte Kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2009, u akuzua për shpërdorim parash, por u shpall pjesërisht i pafajshëm për

objektet bërthamore të Iranit dhe vetë Izraeli të qëndronte jashtë luftës.

- Netanju qeveris me një koalicion pesëpartish- Kryeministri vendosi t’i tërheqë pjesërisht planet për shkurtimet në buxhetin e mbrojtjes dhe në atë social. Meqenëse shkurtimet në fushën sociale qenë sërish shumë të larta për njërin nga partnerët në qeverinë, për partinë konservatore fetare Shas, Netanjahu vendosi që të shpallë në fillim të vitit të

drohet me siguri tek çështjet e sigurisë, pra tek ndërtimi i bombës atomike iraniane dhe te terrorizmi”. Netanjahu e di se mund të shënojë pikë me këto çështje. “Nga ana tjetër, ai duhet të jetë pak i interesuar, që zgjedhësit të merren me çështjet ekonomike dhe sociale të vendit, si për shembull me ndarjen sociale në vend”, mendon Gabriel Weimann.

akuzat nga një gjykatë. Nëse politikani që konsiderohet i moderuar caktohet nga partia e tij si kandidat për postin e Kryeministrit, atëherë Netanjahu duhet të reagojë. “Kjo do t’i ofronte atij mundësinë të lëvizte drejt qendrës politike”, thotë Alfred Wittstock.

Çështjet e sigurisë dominojnë fushatën Nga një gjendje buxhetore e tensionuar, në një gjendje që i kalon kufijtë është vetëm një hap i vogël. Dhe çfarë ndodh kur bëhet ky hap, këtë e kanë demonstruar bindshëm

Sanksionet për Iranin Ndërkohë, qeveritë e

vendeve të Bashkimit Evropian vendosën në fillim të javës që po mbyllet që t’i ashpërsojnë sanksionet kundër Iranit për shkak të programit të tij bërthamor. Zyrtarë të BE-së dhe ata amerikanë thonë se këto sanksione janë shumë të rëndësishme për të parandaluar përpjekjet e Iranit për zotërimin e armëve bërthamore. Por disa analistë thonë se sanksionet kanë dështuar të realizojnë një gjë të tillë, ndërkohë që kanë shkaktuar vuajtje për iranianët, ndërsa vlera e monedhës iraniane ka rënë ndjeshëm. Kontrabandistët më të sofistikuar të Iranit; një ushtri adoleshentësh, që vijnë nga Omani, nga ana tjetër e ngushticës së Hormuzit, duke shmangur tarifat doganore për të shitur lloj-lloj artikujsh në portet jugore të Iranit. Por kontrabandistët thonë se rënia e ndjeshme e vlerës së monedhës iraniane bën që vetë iranianët të mos jenë në gjendje të përballojnë artikujt e tyre të futur kontrabandë. Ministrat e BE-së vendosën të hënën të shtojnë sanksionet kundër Iranit dhe dje përfshinë në listë më shumë se 30 firma iraniane. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor zhvillohet për qëllime civile, madje mohon akuzat se po përpiqet të prodhojë një bombë atomike. Perëndimi thotë se sanksionet janë mënyra më e mirë për t’i bërë presion Iranit dhe për të shmangur konfliktin ushtarak. Guido Westerwelle është ministri i Jashtëm i Gjermanisë. “Ne kemi rënë dakord lidhur me një paketë sanksionesh shtesë për të shtuar presionin dhe për t’i bërë më të rëndësishme negociatat në fusha të tilla si tregtia, bankat, transporti dhe energjia. Gjithashtu ne po zbatojmë masa për t’i dhënë fund anashkalimit të sanksioneve”.


bota • E shtunë 20 tetor 2012

N

ë Bruksel ka nisur samiti i vendeve të BE-së, ku do të trajtohet kriza ekonomike dhe mundësitë për dalje nga kjo situatë. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar angazhim më të fuqishëm të të gjithë faktorëve. Kancelarja gjermane Angela Merkel pohon se pa gjetjen e rrugëdaljes nga kriza e euros, nuk do të ketë rimëkëmbje ekonomike në hapësirën e Bashkimit Evropian. Në prag të samitit të krerëve të BE-së në Bruksel, Kancelarja gjermane tha se të gjithë duhet të angazhohen edhe më shumë për dalje nga kriza financiare, sepse “euro ka një domethënie shumë më të madhe se vetëm një monedhë e përbashkët”. Në parqitjen e saj në Bundestag, në prag të samitit në Bruksel, Merkel foli për rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të Eurozonës, si dhe domethënien e monedhës së përbashkët. “Euro për të cilët po luftojmë me të gjitha instrumentet dhe masat që kemi në dispozicion, është më shumë se një monedhë e rëndomtë. Euro është një simbol i bashkimit ekonomik, social dhe politik të Evropës. Euro ka një ndikim në zhvillimet jo vetëm në Evropë, por edhe më gjërë”, theksoi Kancelarja gjermane. Merkel nënvizoi se në Bruksel dhe në vendet tjera do të mbahen edhe shumë takime të tjera deri në gjetjen e rrugëdaljes nga kriza. Situata e tanishme është e rëndë, ndaj edhe kërkohet angazhim i madh. Merkel u shpreh e bindur se samiti i radhës i presidentëve dhe kryeministrave të vendeve anëtare të BE-së, nuk do të jetë edhe samiti i fundit. “As ky samit i këtyre dy ditëve nuk do të jetë samiti i fundit, ku do të përballemi me krizën në Eurozonë. Do të pasojnë edhe takime të tjera, sepse për forcimin e euros është i domosdoshëm një proces me hapa dhe masa të shumta. Në këto tre vitet e fundit të krizës kemi arritur shumë gjëra që nuk kanë ekzistuar më parë në Evropë. Dhe tani duken të qarta korznizat e stabilitetit të Unionit”, theksoi liderja e Partisë Kristiandemokrate (CDU). Një prej temave, të cilat do të dominojnë edhe këtë samit, është gjendja në Greqi dhe pasojat e krizës së atjeshme për Eurozonën. Shumë ekspertë paralajmërojnë se Greqia duhet të dalë nga Eurozona, sepse nuk do të mund të përballet me gjendjen. Kancelarja gjermane edhe më tej mbështetë mbetjen Greqisë në Eurozonë. “Unë do të dëshiroja që Greqia të mbetet pjesë e Eurozonës. Jo vetëm për shkak se Greqia është një partner dhe mik i vendit tonë, jo vetëm për faktin se ajo është partnere edhe në BE dhe në NATO, por për faktin se megjithë vështirësitë e shumta, populli grek edhe më tej është shumë i interesuar që vendi i tyre të mbetet pjesë e Eurozonës”, theksoi Kancelarja

»

17

gjermane Angela Merkel. Optimizëm Udhëheqësit evropianë vlerësuan përparimin që ata thonë se ka bërë Athina drejt reformimit të ekonomisë dhe balancimit të buxhetit. Por mes tyre ka ende shqetësime se Greqia mund të mos jetë në gjendje të paguajë këstin e kredisë edhe pse ka marrë dy paketa shpëtimi. Ata shqetësohen se Greqia madje mund të detyrohet të largohet nga eurozona. Meqenëse deri tani, huadhënësit ndërkombëtarë nuk kanë nxjerrë ndonjë raport, nuk mund të merret asnjë vendim lidhur me vazhdimin e ndihmës për Greqinë. Dje, një ditë pas një tjetër proteste kundër masave shtrënguese, e cila u shndërrua në dhunë, atmosfera në rrugët e Athinës ishte më e qetë. Por shkurtimi i shpenzimeve qeveritare është në qendër të kritikave. Antonis Dremecikas, i cili ka dalë në pension në moshën 68 vjeç, pas 54 vitesh punë, ankohet për masat shtrënguese që kanë shkaktuar pakësimin e pensioneve dhe rritjen e taksave. “Rruga ku po ecën Greqia nuk është ajo drejt përparimit, por drejt greminës. Është turp të shkohet nga kësti në këst. Ata po na turpërojnë kur na thonë: ejani të merrni këstin. Dhe nën këtë trysni, ata na detyrojnë të marrim masa. Këto nuk janë masa zhvillimi, por masa mjerimi”. Të tjerë shprehin besim se Kryeministri grek Antonis Samaras do të ketë sukses në marrjen e këstit të ardhshëm të kredisë. “Unë besoj se ai do të ketë sukses dhe se ndoshta evropianët do të bien dakord, sepse nuk kanë nga ja mbajnë”, thotë një tjetër banor i Athinës. Theodore Krintas, drejtor menaxhues në firmën Atica Wealth Management, tha se prirjet në tregun e bursës afirmojnë se Greqia është në rrugën e duhur: “Besoj se ky afirmim, që Greqia është në rrugën e duhur, pason mesazhet e mëparshme të udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe pak a shumë tregjet po e prisnin diçka të tillë. Tregjet tani do të përqendrohen te kësti tjetër për Greqinë”. Kreditorët e Greqisë, Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane, javët e fundit kanë qenë të angazhuar në negociata të vështira për shkurtimet buxhetore të vendit. Grupi i kreditorëve, i njohur si troika, ka thënë se nuk do të japë kredi të reja po nuk u morën masa të reja shkurtimesh. Pa këto kredi, Greqia mund të mos jetë në gjendje të paguajë dhe të largohet nga eurozona. Athina ka bërë thirrje për një zgjatje dyvjeçare të programit të saj për rimëkëmbjen ekonomike që përfundon në vitin 2014. Por kreditorët kanë frikë se një zgjatje e tillë mund të jetë e kushtueshme për ta.

Angela MERKEL

Euro është shumë më tepër se thjeshtë një monedhë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pohon se pa gjetjen e rrugëdaljes nga kriza e euros, nuk do të ketë rimëkëmbje ekonomike në hapësirën e Bashkimit Evropian. Në prag të samitit të krerëve të BE-së në Bruksel, Kancelarja gjermane tha se të gjithë duhet të angazhohen edhe më shumë për dalje nga kriza financiare”

Rreth 50 mijë njerëz iu përgjigjën thirrjes së sindikatave dhe vërshuan në rrugët e Athinës për të protestuar kundër masave të

reja shtrënguese të qeverisë së Kryeministrit Samaras. Të enjten sindikatat në Athinë organizuan përsëri protesta kundër programit të kur-

simit të qeverisë, ndërkohë që liderët e BE-së janë mbledhur në një samit për të biseduar për krizën në eurozonë. Rreth 50 mijë njerëz iu përgjigjën thirrjes së sindikatave dhe vërshuan në rrugët e Athinës për të protestuar kundër masave të reja shtrënguese të qeverisë së Kryeministrit Samaras. Qendra e protestuesve ishte sheshi Syntagma nga ku nisën edhe përleshjet e ashpra me policinë. Manifestuesit hodhën gurë, bomba molotov dhe sende të tjera të forta ndaj forcave të sigurisë, ndërsa këto të fundit iu kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Greva, e cila u përfshi me veprime të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit paralizoi pothuajse gjithë vendin. Spitalet punonin vetëm për raste urgjente, ndërsa bankat, mësuesit, pedagogët, farmacistët, sektori i sigurimeve etj. i janë bashkangjitur grevës. Po ashtu në këtë grevë morën pjesë edhe punonjësit e porteve dhe anijeve, ndërkohë që kontrollorët e trafikut ajror e ndërprenë punën për 3 orë, duke shkaktuar kështu shtyrjen e fluturimeve. Dyqanet gjatë gjithë ditës kanë qëndruar të mbyllura. Raportohet për një të vdekur 65 vjeç, por shkak ishte një atak në zemër. Sipas burimeve nga policia ka pasur edhe shumë të lënduar, ndëkohë që disa persona janë prangosur nga policia. Kështu dukej të enjten tabela e orarit të fluturimeve në aeroportin e Athinës Kështu dukej të enjten tabela e orarit të fluturimeve në aeroportin e Athinës. Në më pak se një muaj janë zhvilluar dy greva të tilla, ndërkohë që papunësia në Greqi ka kaluar 24 përqindshin dhe recesioni vazhdon. Protestat në Athinë vijnë kur Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri thirrje për të ndërhyrë në buxhetet e vendeve të BE-së, ku thyhen rregullat. Edhe në samitin që po mbahet në Bruksel, kriza e Greqisë është në fokus të diskutimeve.


18

«

Kulturë

Të kuptosh do të thotë të falësh…

S

istemi - Të kuptosh gjithçka do të thotë të falësh gjithçka” është filmi gjerman që do të shfaqet mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë në kuadër të Tetorit Gjerman. Me regji nga Marc Bauder, aktorë: Jacob Matschenz, Heinz Hoenig, Florian Renner, Jenny Schily, Bernhard Schütz, filmi është një prodhim i vitit 2011, 92 minuta dhe është vlerësuar me çmimet: 2011 CineStar (Filmkunstfest Schëerin), 2011 Çmimi i Fondacionit DEFA (Filmfestival Cottbus). Regjisori Marc Bauder ka bashkuar në debutimin e filmit të tij, i cili u shfaq në kinematë gjermane në fillim të këtij viti, trilerin politik, krimin ekonomik dhe dramën familjare. Në qendër të filmit, i cili zhvillohet në Gjermaninë Lindore, qëndron djaloshi Mike. Ai është rritur pa baba dhe bën pjesë te brezi i të rinjve, të cilët lindën pak para rënies së Murit të Berlinit. I ati ka vdekur, kurse e ëma përpiqet të harrojë periudhën e RDGjsë. Shumë shpejt ai e sheh veten të pleksur në një sistem, ku grupazhet e vjetra të periudhës së RDGj-së vazhdojnë ende të jenë aktive dhe ku ai fillon të zbulojë një sekret të vjetër familjar. Në këtë film bëhet fjalë për pushtetin dhe çmimin e këtij të fundit, për mekanizmat e joshjes, të cilat i dobësojnë njerëzit, dhe, siç thotë dhe regjisori, se si njerëzit e sotëm përballen me historinë e vendit të tyre. Gazetat në Gjermani e përshkruan filmin si “depërtues, rrëqethës, emocionues dhe absolutisht i besueshëm”.

HASAN TAHSIN,

konferencë shkencore

Figura e Hasan Tahsin-it do të jetë në qendër të një konference shkencore që do të mbahet paraditen e sotme në sallën “Tefta Tashko Koço” në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. E titulluar “I përndritshmi hoxhë Hasan-Tahsin Efendiu, paraprijës atdhetarie e diturie”, konferenca organizohet nga Shoqata kulturore shqiptaroturke “Hasan Tahsin”, në bashkëpunim me MTKRS dhe Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC).

Historia e shek. XX, pas dy vjetësh në 600 mijë faqe Pas dy vitesh shqiptarët do të kenë në dorë tekstin e historisë së shekullit të XX. Qendra e Studimeve Albanologjike ka mbledhur fakte nga arkivat ndërkombëtare më të njohura. Deri tani janë mbledhur rreth 600 mijë faqe me dokumente historike që dëshmojnë problematikën e shekullit të XX, ndërkohë që botimi do të ketë rreth 30 autorë. “Deri më sot Instituti i Historisë ka mbledhur rreth 600 mijë faqe dokumente nga arkivat ndërkombëtare sidomos nga arkivat diplomatike. Momenti i parë do të jetë botimi i historisë së shqiptarëve për shek XX sepse kjo është epoka më problematike për studimet tona për momentin dhe vitin e ardhshëm do të fillojë redaktimi dhe pas 2 vitesh do të jetë e përfunduar”, shprehet drejtori i Qendrës së Studimeve Alban-

ologjike, Ardian Marashi. Sipas tij, kërkimet e studiuesve shqiptarë do të ishin edhe më të shumta në numër nëse do të kishte në dispozicion fonde të mjaftueshme madje edhe për botimin e historisë së shekullit XX, nëse të ardhurat do të ishin më të larta, puna do të përfundonte më shpejt. Ai vëren se “Fondet asnjëherë nuk janë të mjaftueshëm dhe

është e pamundur të jenë të mjaftueshme”. “Zgjidhen ato projekte që në një moment ose në një tjetër kanë rëndësi strategjike në raport me disa projekte që mund të presin për një kohë tjetër”, vlerëson Marashi. Botimi i historisë së shekullit të XX është një projekt i nisur tre vjet më parë nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe në veçanti nga Instituti i Historisë.

E shtunë 20 tetor 2012 •

Nënë Tereza, aktivitete për 9-vjetorin e lumturimit Fondacioni Kulturor “Nënë Tereza” pas një rrugëtimi në shumë vende të botës sjell në përvjetorin e nëntë të lumturimit të saj ekspozitën me titull: “Nënë Tereza. Vajza me emrin Gonxhe”. Ekspozita paraqet objekte, fotografi, dorëshkrime e filmime, të cilat tregonjnë jetën e Nënë Terezës që nga fëmijëria, prejardhja e saj shqiptare, derit tek misoni i saj në Indi dhe në mbarë botën. Themeluesja e Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza”, znj.Liri Berisha në çeljen e kësaj ekpsozite u shpreh: “Jam e bindur që pasi ta kemi vizituar këtë ekspozitë kushtuar Nënë Terezës, do të ndihemi më mirë, do të mendojmë si Ajo, do të duam si Ajo, do të shpresojmë si Ajo. Ekspozita besoj se vlerën e madhe e ka, jo vetëm në përkujtimin e saj, por në mesazhet që ajo përçoi gjatë një jete dhe që janë të dobishme dhe të domosdoshme gjithmonë e më shumë në shoqëri, e të cilat me shumë dashuri duhet t’i transmetojmë te brezi i ri”. “Është vepra e saj që më frymëzon në çdo ditë të punës time për të ndihmuar fëmijët e këdo që ka nevojë për përkrahje, këdo që ka nevojë për dashuri. Nuk ka gezim më të madh se kur sheh se si dashuria që t’i fal qetëson shpirtëra të trazuar. Nënë Tereza me veprën e saj na mëson se çdokush ka diçka e ka mundësi të ndihmojë dikë, le ta bëjmë! Le ta vazhdojmë veprën e saj, duke ndihmuar dikë, le ta vazhdojmë veprën e saj duke falur dashuri. Çdokush prej jush e ka këtë mundësi”. Nëpërmjet pjesës etnografike të saj, ekspozita dëshmon pasurinë kulturore të djepit që e lindi dhe e rriti Nënë Terezën. Kjo pjesë është një udhëtim në jetën e Nënë Terezës nëpërmjet objekteve që i përkisnin familjes, veshjeve, bizhuterive dhe orendive nga vendi i origjinës së Nënë Terezës, fshati Novoselë. Ekspozita sjell të kuruar me një kujdes të veçantë edhe pjesën e udhëtimit shpirtëror të Nënë Terezës. Ky udhëtim shpirtëror kartelizohet nëpër fjalë të tilla kyçe dhe shumë domethenëse, si: Rrënjët, Paqja, Zoti, Dashuria, Buzeqeshja, Besimi, Vuajtja, Uria, Varfëria, Shenjtëria, Gëzimi, Heshtja dhe Lutja. Në këtë ekpsozitë është paraqitur edhe Projekti i Memorialit të Nënë Terezës, i cili do të jetë jo vetëm shtëpia e vlerave të Nënë Terezës, por dhe shtëpia e vlerave të gjithë kombit shqiptar. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 28 tetor në Galerinë Kombëtare të Arteve në kryeqytet. Ndërkohë një tjetër aktivitet për Nënë Terezën është organizuar ditën e djeshme nga Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve. Poezi, këngë dhe mesazhe dashurie frymëzuar nga shentorja janë sjellë në veprimtarinë e quajtur “Paqe e dashuri”. Qëllimi i kësaj veprimtarie ishte të analizojë dhe të nxjerrë në pah përmes vetë fëmijëve vlerat e veprës poetike dhe jetësore të Nënë Terezes, si një mësim apo simbol për t’i trashëguar ato nga një brez tek tjetri. Fëmijët e Qendrës recituan poezi, kënduan këngë dhe grupi i letrarëve të vegjël performoi i shoqëruar nga instrumentistët e vegjël të rretheve të muzikës. Gjithashtu në kuadër të 9 vjetorit të lumturimit u prezantuan edhe disa piktura dedikuar Nënën Terezës.


Kulturë

• E shtunë 20 tetor 2012

“FRIGORIFERI” udhëton në Tiranë

H

arresa e tij është një vepër arti. Ajo i ka rrënjët thellë në letërsi dhe përkthehet në lëvizje koreografike që do të “rrëfehen” edhe përpara publikut shqiptar. “Ajo që unë e quaj harresë” është shfaqja e artistit me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj që erdhi dje premierë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe do të ngjitet në skenë edhe sonte. Shfaqja prezantohet në kuadrin e aktiviteteve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, por në fakt Preljocaj dhe trupa e tij e baletit, “Ballet Preljocaj” kanë ndërmarrë një tur në tërë Evropën për prezantimin e saj. “Ajo që unë e quaj harresë” bazohet në një vepër letrare, me të njëjtin titull, “Ce que j’appelle oubli” të Laurent Mauvignier (2011, 64 f., Éditions de Minuit). Romani frymëzohet nga një ngjarje në Lion në dhjetor 2009. Ku një i ri rrihet për vdekje nga katër rojat e sigurisë së një supermarketi sepse kishte marrë një kanoçe birrë pa paguar. Preljocaj e quan pjesë për 6 balerinë dhe 1 aktor. Aktori-narrator rrëfen tekstin e Mauvignier-s, që jep një tablo të mjedisit, qendrës tregtare, ndërsa balerinët shprehin me gjeste dhunën e grushteve. Kjo histori i lejon koreografit të imagjinojë “atë që ndodh përmes rreshtave”. “E zbulova “Ajo që unë e quaj harresë” (Ce que j’appelle oubli) të Laurent Mauvigniers që kur doli në Éditions de Minuit. Forma e tekstit më bëri për vete menjëherë. Është një fjali e vetme, një fjali pa fund e gjatë që bashkon thellësisht lojën e trupave me strukturën

letrare. Ky realitet i mishit e bën tekstin shumë sensual. Aty banojnë trupa me natyra të ndryshme: trup agresiv, i gjallë, i dhunshëm, epshor, sensual, i sëmurë, i dashuruar…Por te Mauvignier trupi është po aq politik. Shumë pyetje ngrihen për një reflektim të thellë mbi përjashtimin, diferencimin, shoqërinë, konsumizmin, e gjitha përmes dialogut të heshtur të trupave. Kam menduar se baleti mund ta kapte këtë subjekt, duke vendosur tregimin në perspektivë, e duke përdorur një shkrim koreografik që do të ishte specifik për të. E pastaj sigurisht do duhej që të dëgjohej ky tekst, tepër i hidhët, i pakompromis në paepshmërinë e tij, në bukurinë dhe emocionin e tij”, shkruan vetë Preljocaj në faqen zyrtare të Ballet Preljocaj. “Ajo që unë e quaj harresë” (zgjat 90 min.) është prodhim i Ballet Preljocaj, në bashkëpunim me Bienalen e Dancit në Lion ku pjesa pati premierën më 15 shtator 2012. Angjelin Preljocaj ka realizuar veç të tjerave edhe skenografinë dhe kostumet e spektaklit. Ai ka përdorur muzikë elektro nga 79D. Ndërsa balerinë të shfaqjes janë: Aurélien Charrier, Fabrizio Clemente, Baptiste Coissieu, Carlos Ferreira Da Silva, Liam Warren, Nicolas Zemmour. Për koreografin Preljocaj teksti i “Asaj që unë e quaj harresë” është politik. “I bazuar në një fakt të vërtetë që tregon një situatë sociale shumë tronditëse. Pikërisht për këto arsye jam marrë me këtë tekst. Ka diçka në shoqërinë tonë të sotme, në mënyrën se si ndodhin gjërat, që më shqetëson, më çudit dhe më indinjon. Si qytetar, ky spektakël ka të bëjë edhe me jetën time personale”,

Shfaqja “Frigoriferi” me regji të Fatmir Hysenit dhe tekst të Naser Shatrollit, prodhim i teatrit ferizajas “Adriana”, do të marrë pjesë në festivalin e dramës shqipe që do të mbahet në Tiranë gjatë muajit nëntor. Ftesa nga Tirana është mirëpritur në Ferizaj. “Është një nder për ne që jemi ftuar në një festival të tillë në Tiranë, i cili sivjet është edhe simbolik”, ka thënë regjisori Hyseni, duke shprehur bindjen se drama e tij do të jetë konkurruese me shfaqjet e tjera. Hyseni ka theksuar se shfaqja ferizajase do të shfaqet më 8 nëntor dhe se një nga shtytjet pse

ishte ftuar kjo dramë është fakti se në të trajtohet lufta e fundit në Kosovë nga një kënd më ndryshe. Në shfaqje shpaloset fati i dy personazheve Atdheut (Nexhat Xhokli) dhe Lirisë (Dardana Mehmeti) që i kalojnë ditët e bombardimeve të izoluar në një frigorifer, i cili është vend i një krimi. Nga aty ata mbajnë lidhjet me botën vetëm nëpërmjet një radioje, e cila u dëfton rrjedhat e përgjakshme të luftës. Nëpërmjet rrëfimeve individuale shpalosin shpresat për lirinë, frikën deri në paranojë, por shpeshherë edhe botën e thjeshtë njerëzore. Kjo shfaqje është

e Preljocajt në Tiranë

jetë i pranishëm për të shoqëruar trupën. Në vitin 2002 “Ballet Preljocaj” shfaqi në skenën e TOB në Tiranë dy pjesë, njëra që i përkiste spektaklit “Shen-

19

dhënë para një muaji në Ferizaj, kurse ka pasur surpriza edhe në Gjilan dhe Podujevë. “Kam luajtur edhe më parë në Tiranë dhe më ka lënë shumë përshtypje puna e medieve në përcjelljen e shfaqjes dhe të trajtimit të aktorëve, edhe kësaj radhe pres një sukses”, ka thënë aktorja Dardana Mehmeti. Ndërkaq aktori Nexhat Xhokli e vlerësoi si dhuratë ftesën nga Tirana në jubileun e tij 35-vjetorin në skenën teatrore. “Do të luaj për herë të parë në Tiranë, pas kaq vitesh jetë në teatër, kjo për mua është një simbolikë e veçantë”, ka thënë ai.

“HARRESA”

komenton artisti. Për “Ballet Preljocaj” ky është një rikthim në skenën shqiptare. Por sërish artisti me origjinë shqiptare nuk do të

»

jtërimi i pranverës” me muzikë të Stravinskit; tjetra, pjesë nga “Një vijë lidhëse”, një realizim i vitit 1989, një nga më të hershmit e kompanisë. b.g

Ardian Isufi, ekspozitë për 100-vjetorin e Pavarësisë Artisti dhe pedagogu i Universitetit të Arteve, Ardian Isufi, ekspozitën e tij personale, ia ka dedikuar 100-vjetorin e Pavarësisë. Këtë herë artisti e ka ndërtuar ekspozitën me dy seksione, të cilat me punët që përmbajnë sjellin shumë sekuenca se si shqiptarët e përjetuan historinë e tyre. Artisti pohon se provokimit që i bëhet publikut në ekspozitën me dy seksione “Njëherë e një kohë...në kohë edhe një herë” dhe “Pa titull në kohë”, vjen duke rrugëtuar nëpër historinë tonë, e cila del përtej nesh sepse kjo është një histori e Ballkanit, një histori e Lindjes, një histori që ka shumë lidhje me atë që ne kaluam. Seksioni i parë i takon pikturave, që vijnë në formë të instaluar dhe janë disa peizazhe urbane të shesheve tona që flasin për periudha, histori, ngjarje, dhe në qendër të tyre është miti i monumentit, i cili krijon një dialog me objektet e tjera në shesh ose me simbolika të tjera që janë në sheshet tona. Një krijim shumë interesant është dhe në seksionin e dytë. Kinema “Republika” vjen si metaforë për t’u lidhur jo thjesht me nostalgjinë e filmit, por për t’u lidhur me një aspekt social, mes filmit e njeriut, ku për publikun shfaqet dhe një film eksperimental. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 28, ndërsa hyrja është falas për publikun.


20

« dossier

E shtunë 20 tetor 2012 •

Tërheqja e gjermanëve nga Dibra. Serbët nisin plaçkitjen në fshatra Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar) Radiogram nr. 17 24.12.1944 2Korparmatës I Shtabi i Korparmatës Armata I Urgjent për Shtabin e Përgjithshëm të U.N.Çl. Shqiptare Forcat tona ndodhen në luftim gjatë rrugës Sjenicë – Priepolje. Rrahman (Parllaku) dhe Ramiz (Alia)” Fondi 41, dosja 161, faqe 55 Shtabit të Korparmatës I Zyra e shifrës Nr. 175/25

25.12.1944

Për njoftim Shtabit të Përgjithshëm Më dt. 22 dhjetor një fuqi e pakët rojash partizane të komandës së vendit Bicaj dhe një fuqi vullnetare katundarë rrethuan në Kolesian (Lumë) Halil Alinë me pak shokë. Mbasdreke rrethimi u plotësua mirë nga kompania e shtabit të Divizionit II dhe në mbrëmje u bë një rrethim i trefishtë nga forcat e Brigadave 17 e 18. Mbas 7 orë luftimi u dogjën dy shtëpi ku ishin futur reaksionarët dhe u vranë Halil Alia, Selman Kukeli dhe Xhetan Gjoni nga Mustafaj e kapiten Sefedin Biçaku nga Elbasani. U zunë rob major Mudë Rapallari nga Arzi, Qerim Zymeri nga Malësia e Shkodrës, Hazis Rushit nga Fushë-Alia dhe Hasan Veseli nga Sinja. U zunë shumë dokumente dhe një sasi e pakët me të holla. Nga ana jonë patëm këto humbje: Dy të vrarë e dy të plagosur nga kompania e shtabit. Divizioni II një të vrarë nga Brigada e 17 dhe tre të plagosur nga Brigada e 18. Gjeli” Radiogram nr. 9 Datë 27.XII.1944 “Shtabit të Përgjithshëm Shtabit të Korparmatës I Zyra e shifrës Mbas luftimeve që vazhduan gjatë rrugës Senicë – Bielopolje, armiku u tërhoq për në Priepolje. Tërheqja e tyre u shkaktua mbasi fuqitë tona e çliruan. Kacevo dhe Misherdol Humbjet e armikut kanë qenë të shumta. Fuqitë tona ndjekin drejt Priepoljes. Ramis (Alia)” Në radiogramet 71, 73, 76, 78 prej 26 deri më 28.XII.1944 ka informata nga Jugosllavia (kuptohet, prej territoreve shqiptare – A.K.). Gjin Marku e Muzafer Spaho raportojnë për çlirimin e atyre vendeve nga divizioni i tyre, porse “në Bioce sendet u morën nga jugosllavët”. Pra, plaçkat e materialet e luftës i merrnin jugosllavët dhe jo partizanët shqiptarë që çlironin vendin. Aq nën kontrollin e komandës jugosllave u bënë këto divizione partizane shqiptarë sa për t’u argumentuar nga dhjetëra dokumente të tilla. Po veçoj vetëm një tip: Radiogram nr. 78 28.XII.1944 “Sipas fjalëve të Shtabit të Korpit II Jugosllav ne me automobil mund të hidhemi në Plavë për t’i dalë armikut përpara. Do t’ju njoftojmë për çdo lëvizje”. Gjini dhe Muzaferi Nga Divizioni VI S.”

I njëjti fenomen me grekët gjoja për çlirimin e Çamërisë nga EAM-i. Radiogram nr. 12/15 Datë 31.XII.1944 “Shtabit të Përgjithshëm U.N.Ç. Shqiptare Çamëria është çliruar krejt. Gjendja ekonomike e Çamërisë e vështirë. Mendojnë të lihen të lirë, të kthehen në tokat e tyre. Tahir (Kadare)” Radiogram nr. 94 31.XII.1944 “Prej Korpusit II Jugosllav deri më sot kemi marrë materiale: lopata 300, brekë 300, bluza 400, këpucë 300, pantallona 400, 3000 fanella 400 këmisha, 500 fanella mishi. Muzaferi Komisari D. 6 S.” Radiogram nr. 96 31.XII.1944 “Me urdhëresën e operacionit lëshuar nga Korpusi II Jugosllav, Divizionit tonë (Divizioni VI S – shën. im) i caktohet sektorëve për veprim gjatë vijës Kolashin Maikovaç, Bielopolje. Sot brigadat tona fillojnë marshimin për në drejtim të dhënë. Brigada e 6 do qëndrojë në çlodhje. Myzaferi” Vijon dokumentacioni i urdhrave nga ushtria jugosllave, në veçanti nga Korpusi II, të cilat mendoj se më tepër e lodhin lexuesin, por e vërteta provohet me fakte e jo me llafe. *** Për sa më sipër, duke mos i komentuar apo interpretuar përmbajtjen e tyre, kuptohet edhe me kaq dokumente vartësia internacionale nga PK Jugosllave dhe nga PK greke për shkak të “vëllazërimit” se si e pësoi treva e Dibrës apo e tërë shqiptarëve në Maqedoni. (vijon numrin e ardhshëm)


dossier • E shtunë 20 tetor 2012

»

21

Historia Osman Balit, njeriut që filloi zhdukjen e komplotistëve të vrasjes së Esat Pashës

Aga: Myslym Peza dhe Lam Leka s’janë vrasësit e Balit, atentati u organizua nga Stërmasët O sman Bali, personi i akuzuar se ka paguar vrasësit e Avni Rustemit, nuk është vrarë nga Myslim Peza dhe Lam Leka, ashtu siç është përfolur në tërë këto vite, para dhe pas diktaturës. Në fakt, historia është krejt tjetër. Është një histori hasmërish dhe krushqish mes zonës së Baldushkut dhe Pezakëve, që ka nisur në vitet 1890, pas një historie dashurie mes një vajze nga Peza dhe një djali nga Baldushku. Nga ky konflikt u vra xhaxhai i Myslymit, Sulë Peza, por në të vërtetë Osman Bali asokohe nuk ndodhej në Shqipëri. Pas ardhjes së tij ai bëri paqe me babain e Myslim Pezës dhe kishte miqësi me Shyqyri Pezën. Dyshohet se Osman Bali është vrarë nga krushku i tij te Stërmasët, ku kishte dhënë dhe vajzën. Ky ka paguar personat që bënë atentatin ndaj tij në vitin 1924 tek Ura e Tabakëve. Vrasja e Osman Balit erdhi pas një sërë vrasjesh që ky i fundit kishte ndërmarrë për ekzekutimin e atyre që kishin gisht në vrasjen e Esat pashës, me të cilin kishin miqësi të hershme. Vetëm dy vjet më parë ishte vrarë dhe Avni Rustemi, por dhe Bajram Curri, që njihej si kundërshtar i Esatit. Gjithsesi, pjesë e komplotit për vrasjen e Esat pashës dyshohet të ketë qenë edhe mbreti Zog. Kjo për dy arsye: e para, sepse doli garant që Avni Rustemi të mos vritej nga Osman Bali; e dyta, sepse pas vrasjes së Osman Balit u kryen hetime të mangëta në lidhje me këtë çështje. Në një intervistë për “Metropol” nipi i Osman Balit, Halit Aga, tregon dhe disa fakte interesante bazuar në dëshmitarë okularë dhe për vrasjen e Shqyqyri Pezës, një personazhi enigmatik, i cili nuk iu bashkua kurrë kauzës komuniste, pavarësisht lidhjeve të vëllait të tij, Myslymit, vajzës së tij, Myrvetes, dhe dhëndrit Kajo Karafili. - Zoti Aga, si është e vërteta e vrasjes së Osman Balit dhe cili ka qenë roli i Lam Lekës dhe Myslim Pezës në vrasjen e tij tek Ura Tabakëve? - Organizimi i vrasjes së Osman Balit është bërë në shtëpinë e Xheje Stërmasit, hallës së Myslym Pezës dhe kunata e tezes sime, vajzës së Osman Balit. Aty strehohej Myslym Peza, nip i saj. Shtëpia ndodhej te Stërmasët në Pazar të Ri. Realisht kjo vrasje është bërë në kuadër të vrasjes së mbështetësve të Esat pashë Toptanit. Duke qenë se ky person ka bërë pagesën e Avni Rustemit për të vrarë Esat pashë Toptanin, i druhej një hakmarrjeje nga Osman Bali, pasi të gjithë ata që e kishin organizuar këtë vrasje po vriteshin një e nga një. - Domethënë ky person nga fisi i Stërmasëve pajtoi Myslym Pezën? - Normal. Kjo ishte një lloj marrëveshjeje, sepse Myslym Pezës iu vra xhaja në një histori martese rreth vitit 1890. - Si ishte kjo histori martese? - Daton rreth vitit 1890, kur një vajzë e quajtur Hajrie nga Peza ishte e fejuar në Baldushk. Po në Pezë dashurohet me Halil Grorin, një djalë pezak, dhe arratisen të dy e fshihen në Tiranë. Madje, ka qenë kënduar një këngë: “Moj Hajrie të qaftë nona,/ vrave çuanat si limona...” Të afërmit e të fejuarit të parë nga Baldushku shkojnë në Pezë dhe vrasin disa persona, mes tyre dhe Sulë Pezën, xhaxhai i Myslymit. Në një kohë kjo ngjarje s’kishte lidhje as me familjen e Myslymit, as me atë të Osman Balit. Vrasja e Sulës bëri bujë dhe u përfol se këto vrasje i ka bërë Osman Bali, meqë ishte dhe i pari i Baldushkut. Në këtë kohë Osman Sali s’ka qenë fare në Tiranë, sipas gjyshes sime ka qenë në Baldatë, në shërbim të Perandorisë. Madje dhe këtu është dhe një histori interesante, sepse është kthyer pas shtatë vjetësh. Kur ka zbritur

në Durrës, i ka dalë i biri para, që e ka gjetur 11 vjeç, dhe i thotë kryeadministratorit Kasem Shima: “I kujt është ky djalë?” Osman Aga i përgjigjet: “Ky është djali yt, Ismaili.” Ky e përqafon me mall babai, por pas tri ditësh djali vdiq. Në këtë kohë hyri një lloj hasmërie mes badushkasve dhe pezakëve, pra në lidhje me Hajrien. - Sa veta morën pjesë në vrasjen e Osman Balit? - Pas disa vjetësh, në vitin 1906, kur Myslym Peza ishte rreth 10 apo 11 vjeç, Osman Bali shkon në shtëpinë e Myslym Pezës për pajtim tek i ati i Myslymit. Ka çuar dhe dhuratat që jepeshin me këtë rast. Kjo çështje u konsiderua e mbyllur nga burrat e asaj kohe. Për sa i përket kalit që përflitet në këngë, Osman Bali kalin ia ka blerë Ruzhdi Skënderit nga Peza, stërvitës kuajsh. Ruzhdi Skënderi i thotë: “Ky kalë është për ty”, Osman Bali i dha lekët dhe mori kalin, por pa e ditur që ky kalë nuk ishte i Ruzhdi Skënderit. Vetë Ruzhdi Skënderi u bë pishman më vonë për gabimin dhe iku nga Peza. Por çështja e këtij kali nuk shkaktoi ngatërresa, për arsye se djali i hallës së Myslymit kishte për grua vajzën e Osman Balit. Për dijeni, pas lëvizjes esatiste të 1920-s, nga e cila parlamenti shqiptar i asaj kohe u detyrua të krijojë komision për të marrë Esat pashën në Paris, Osman Bali nuk ka marrë asnjë post dhe drejtim shteti pas vrasjes së Esatit. - Si e priti Osman Bali vrasjen e Esatit? - Me të marrë vesh vrasjen e Esatit, Osman Bali la shtëpinë në Tiranë me dyer dhe dritare hapur (kjo ishte shenjë revolte në atë kohë) dhe shkoi në sarajet e tij në Baldushk, ku mori drejtimin e forcave të kohës, pasi forcat kryesore të xhandarmërisë i kishte Esati, jo Kongresi i Lushnjës, se, po të mos e mbështeste Esati, nuk bëhej ai kongres, dhe ushtria ishte në dorë të Osmanit si komandat i saj. - Vrasja e Osman Balit kur ndodhi? - Vrasja e Osman Balit ndodhi rreth dy vjet e gjysmë pas vrasjes së Avni Rustemit, për të cilin ai akuzohej. Në fakt, Osman Bali ishte porositësi i vrasjes së Avni Rustemit. - Po Mylsym Peza ç’lidhje kishte me këto zhvillime dhe si njihej në atë kohë ai? - Myslym Peza në atë kohë nuk njihej,

njihej vetëm i vëllai, Shyqyriu, që në atë kohë nuk ndodhej në Pezë. Po të ishte ai, nuk do ta lejonte vrasjen e Osmanit. - Po ku ishte Shyqyriu? - Ishte jashtë Shqipërisë në atë kohë. Them se, po të ishte këtu, nuk do t’i lejonte, sepse dhe grupe të tjera kishin tentuar të organizonin atentate ndaj Osman Balit, por Shyqyri Peza s’i ka lejuar në asnjë rast. - Ju thoni se i njëjti person që pagoi për vrasjen e Esatit ka paguar dhe për vrasjen e Osman Balit? - Po ishte nga fisi i Stërmasëve, sepse kishte hallin e tij. Atë ditë shtatori që është bërë vrasja, kanë qenë 32 apo 33 persona tek Ura e Tabakëve. Osman Bali ka qenë vetëm me djalin e tezes, Xhemal Kasa. Xhemali më mbrapa, në kohën e komunizmit ka punuar bahçevan te shtëpia e Myslym Pezës. Lam leka ka qenë në krah të gardhit me ferra, sa kalon urën e Tabakëve në krah të djathtë, ku është ndërtuar një pallat. Në këtë çast Myslymi ka nxjerrë koburen dhe i ka ngecur në dorë. Sipas Xhemal Kasës, Osmani ka ndaluar dhe ka thënë dy fjalë: “Nuk dilet në pritë...”, por s’ka mundur ta mbarojë fjalinë, sepse nga pas i ka qëlluar Osman Tafmizi. I vetmi që ka bërë burg për këtë çështje është ky person, të tjerët më pas morën arratinë dhe askush nuk u akuzua. Por edhe qeveria e asaj kohe nuk e mori me seriozitet këtë vrasje. Një komandant poste në Ndroq, që ishte nga Kosova, merr një fshatar aty nga Ndroqi dhe e rreh në postë, duke i kërkuar të tregojë se ku ishte fshehur Myslym Peza. Në darkë fshatari shkon te shtëpia e Zaje Ajazit, po në Ndroq, dhe gjen aty komandantin e postës, Myslym Pezën, dhe Lam Lekën duke ngrënë darkë. Ky i pyet. “Po ti më rrahe në mëngjes për të gjetur Myslym Pezën!” - “Hajde, - ia kthen komandanti, - se kështu e ka politika.” - Pse Zogu nuk ishte i interesuar për gjetjen e vrasësve të Osman Balit, pasi në këtë kohë ai ka qenë president? - Sepse Osman Bali nuk ishte mik i Ahmet Zogut, por armik i tij. Në fakt, Zogu nuk e ka pranuar asnjëherë se ka pasur dorë në vrasjen e Esat pashës. Të paktën gjatë bisedimeve dyjavëshe të tij në Baldushk. Por dyshimet ishin dhe Osman Bali u ndodh para dy alternativave: të pranonte Zogun në pushtet, ose bolshevikët. - Pra, ju thoni se pjesëmarrja e Lam Lekës dhe e Myslym Pezës në këtë vrasje ishte rastësore? - Sigurisht rastësore. Shyqyri Peza nuk do ta linte kurrë të vriste krushkun. Sipas asaj që kam dëgjuar, Shyqyriu nuk ia ka falur asnjëherë këtë vrasje Myslymit. Edhe vrasja e Shyqyri Pezës ka një histori më vete, që është shumë interesante. Çuni i tezës së nënës sime, pra djali i baxhanakut të Osman Balit, Lam Fjolla, kishte mushkën për dore ku kishte hipur Shyqyri Peza. Në çetën e Pezës ka qenë dhe im atë. Në këtë kohë Shyqyriu këputet në samar të mushkës, Lami ndalon dhe e pyet: “Ç’pate, o babë?” I thoshin babë për shkak se Shyqyriu merrej dhe me teqenë e Pezës. Ai i thotë: “Ec, or bab, ec, se mua s’më lënë këta me jetu.” E kishte fjalën për komunistët. Kur pa më pas Lami, pas shpine Shyqyriu kish marrë një plumb. Nga aty e kanë çuar te shtëpia e Shyqyri Nasufit në Shpatë të Tiranës. Sipas tim eti, kanë arritur ta çojnë në spital në Tiranë, por s’ka arritur të jetojë. Për këtë vrasje është e habitshme, se nuk u akuzua askush, madje as më pas nuk është folur. Dihet që Shyqyri Peza nuk është trajtuar me dashamirësi nga regjimi. Kjo ka ndodhur pasi daja im ka takuar Myslymin në Pezë, i biri i Osmanit. Në këtë kohë i kishin mbyllur këto muhabete.


22

« kulturë

E shtunë 20 tetor 2012 •

Nga Josip PLEADIN

P

a ndonjë turp të veçantë, mund të deklaroj se jam një mosnjohës absolut i letërsisë shqiptare, sepse jam i sigurt se të njëjtën deklaratë me shumë gjasë do ta bënte çdo esperantist mesatar. Letërsia shqiptare, pa përfshirë këtu veprat e Ismail Kadaresë (1936), është relativisht e panjohur dhe e përkthyer pak, prandaj dalja e “Lëkurës së qenit” të Fatos Kongolit (1944) në esperanto është një rifreskim i vërtetë i skenës së atdheut të esperantistëve. Për më tepër, ajo është një ngjarje kulturore e jashtëzakonshme. Karremi për të lexuar veprën e Kongolit ka qenë pikërisht mosnjohja e letërsisë shqiptare si në rrethet esperantiste, ashtu dhe në ato letrare kroate. Para se të nisja leximin, u përpoqa të gjeja në kujtesën time një gjurmë çfarëdo për gjërat shqipe të lexuara. Përveç numrit 1 të “K” legjendare, sikurse e quajnë ndryshe të famshmin Ismail Kadare, unë gjeta me mundim një emër tjetër, atë të Fan Stilian Nolit, por nuk mund të kujtoja se çfarë kisha lexuar nga ky i fundit. Për Kadarenë gjeta një gjurmë esperantiste. Në fillim të viteve ’90 klubi ynë vendor esperantist botonte gazetën “Gjeli”, ku paraqitëm dy poema të Kadaresë të përkthyera nga Nikolla Rashiçi. Fatos Kongoli është konsideruar ndër shkrimtarët si “K”-ja e dytë shqiptare, që qendron menjëherë pranë Kadaresë. Pra, bëhet fjalë për një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të rëndësishëm të një vendi ballkanik të mbyllur që prej shumë dhjetëravjeçarësh. Kongoli qëndron në rrethin e vetëm të disa shkrimtarëve shqiptarë me famë, si Visar Zhiti, Bashkim Shehu, Dritëro Agolli, Vath Koreshi e Zija Çela. Në gjysmën e dytë të shekullit XX ka pasur pak shkrimtarë që vegjetimin e tyre nënmesatar e sqaronin me anë të doktrinës komuniste, ku nuk ishte e mundur të shpreheshe në një mënyrë të lirë krijuese. Prognozistët pritnin një shpërthim të madh të krijimtarisë letrare në Shqipërinë paskomuniste, duke menduar se fara letrare gjatë komunizmit ishte fryrë fshehurazi, pra atë e pret një shpërthim shkrimtarësh të mbarsur me talent. Por ndodhën pak sensacione. Një nga ta është sigurisht Kongoli. Para leximit të romanit unë lexova pasthënien trifaqëshe, që e njeh lexuesin me shkrimtarin dhe skicon shkurt veprën. Kongoli është prozator. Ka studiuar matematikë dhe ka punuar si mësues matematike dhe redaktor i revistës “Drita”. Në kohën e rënies së diktaturës së Enver Hoxhës ka qenë redaktor në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, por ka qenë dhe bashkëthemelues i lëvizjes demokratike shqiptare. Pas ndryshimeve politike në Shqipëri u tërhoq nga veprimtaria politike dhe u bë gazetar, më pas shkrimtar dhe përkthyes. Debutoi në vitin 1992, pra para njëzet vjetësh, me romanin “I humburi” dhe në atë periudhë dolën disa proza të rëndësishme të tij, ndër të cilat edhe “Lëkura e qenit” në vitin 2003.

Vështrim brenda në roman M’u duk krejt e natyrshme që të prisja që lexuesi do të gjejë medoemos në këtë roman shumë ndikim komunist nga periudha e diktaturës së Enver Hoxhës dhe se as që mund të flitej për një roman modern normal. Tragjedia e dhjetëvjeçarëve që shtypte popullin shqiptar, sigurisht që është një burim ideor i pashtershëm për krijimtarinë letrare. Por ndonëse bëhet fjalë për një tregim historik shumështresor për Shqipërinë para dhe pas revolucionit, “Lëkura e qenit” rrëfen për atë kohë nga dora e parë, përmes historisë së jetës të një qytetari të thjeshtë dhe krejt të zakonshëm. Romani mund të konsiderohet një biografi personale e aktorit kryesor, veçanërisht nga pikëpamja e tij fikse për seksin. Mos vallë një roman dashurie? Nuk e kam kuptuar si të tillë. Dashuria është një shkallë më e lartë, por në roman rezerva fjalore aty-këtu e rrugës, e bulevardit, e parafinuar, të shtyn të mendosh më shumë për epsh, dëshirë për seks, impuls pa ndjenja të vërteta, mbase njësoj e parafinuar sikurse edhe jeta në epokën komuniste në Shqipëri, me “marrje dhe humbje favoresh”, zhvendosje me vendbanim, dënime dhe burgje. Me gjasë, dëshira për seks dhe për të pirë alkool e aktorit kryesor kanë qenë ikjet e vetme të mundshme nga koha dhe vendi pak i zymtë, por real, nga i cili qytetarët donin t’i iknin me gjithë shpirt dhe realisht ose të largoheshin jashtë shtetit. Emri i aktorit kryesor është simbolik: Krist Tupek. Nga njëra anë, gjendet emri i përveçëm

“Lëkura e qenit” nga Kongoli, një vështrim i tragjedisë shqiptare “Krist”, i cili në një vend antifetar tingëllonte thuajse si një fyerje për veshët. Nga ana tjetër, mbiemri “Tupek” ngjasonte shumë me “Dupek”, përkatësisht ai konsiderohej një trap pa kufi, i paaftë të bëjë ndonjë gjë apo të marrë përgjegjësi dhe të vendosë për jetën vetjake. Krist Tupeku, edhe po të donte të ishte më i suksesshëm, edhe sikur aftësitë e tij të qenë më të mëdha sesa ishin në përgjithësi, vështirë se do të kishte sukses në shoqërinë shqiptare të asaj kohe. Kishte shumë pengesa sociale dhe materiale, që edhe për qytetarët më të talentuar do të kishin paracaktuar një pozitë të të mërguarve socialë, viktima të mendimeve dhe aftësive të veta, të të humburve për shkak të prejardhjes familjare nga ata që “i kanë humbur favoret” etj., prandaj nuk të habit që Krist Tupeku nuk bëri asgjë të vlefshme në jetë. Ai është një intelektual mesatar shqiptar i bartur nga jeta e përditshme. Në rini u përpoq të bëhej poet, por nuk pati sukses, ashtu sikurse në jetën e mëpastajme, kur u bë skenarist filmash, që i gjykuan të pavlefshme dhe shkel e shko. Si përfundim, duhet thënë se ai nuk pati sukses në asgjë, përveçse po të numërojmë të tilla aventurat e tij të shumta seksuale. Romanin e përshkon një fill pak banal për marrëdhëniet ndërmjet aktorëve, që sidoqoftë nuk mund të vëzhgohet si i pamundshëm. Jeta e Tupekut, që nga fëminia deri në pleqëri, gërshetohet me misterin lidhur me tri gratë: mësuese Liza, Dolora dhe Lori (gjyshja, vajza dhe mbesa), të lidhura bashkë me medaljonin antik, por shfaqen sporadikisht edhe aktorë të tjerë. Nëse filli ishte pak banal, koha, përkundrazi, është shumë fine, tepër shprehëse, pa hollësi të mërzitshme. I tërë romani mund ta “kapë” lexuesin në forma të ndryshme, por tek unë ishte kryesisht fjala për kureshtinë: çfarë gjëje të re mund të më thotë mua deri tash një letërsi e panjohur? Në momentin e parë mund të na befasojë që “Lëkura e qenit” doli në esperanto. Rrallëherë, për shkak të së drejtës së autorit, ne kemi mundësi të lexojmë gjëra moderne në gjuhën ndërkombëtare. Botimin e saj në esperanto ne mund ta kemi falë disa përputhjeve. Njëra nga to është se autori ka qenë një koleg klase i esperantistit të njohur shqiptar Bardhyl Selimi (që është një nga përkthyesit). Pra, s’ishte në pyetje që vepra e Kongolit do të dilte edhe në esperanto, por mbetej çështja kur do të bëhej kjo. Bashkëpunimi ndërmjet Bardhyl Selimit dhe botuesit e përkthyesit të njohur në esperanto Tomasz Chmielik e afroi shumë këtë moment. Mbase “Lëkura e qenit” mund të konsiderohet si romani i parë në formë libri në esperanto i letërsisë shqipe. Pasi e lexova, pata një impuls të pabesueshëm të fortë për ta ripërkthyer atë

pjekur të rrëfimit dhe të temave që shqiptarët e tjerë ende “i fusin poshtë qilimit”, Kongoli arriti famën që ai ka tani. Pa njohur aftësitë matematikore të autorit, jam i mendimit se për shkencën marrja e tij me matematikë mund të sillte fitim, por për letërsinë dhe jo vetëm atë shqipe, kishte për të qenë një humbje e tmerrshme. Lavdi Zotit, ai vendosi të bëhej shkrimtar.

në kroatisht, sepse zoti e di qysh, pa ndërmjetësimin e esperantos, vallë a do dalë ai edhe në gjuhën kroate. Duke mos i njohur veprat e tjera të Kongolit, mund të gjykoj edhe vetëm falë kësaj që lexova se bëhet fjalë për një shkrimtar me një stil tregimtar fort të zhvilluar. Në këtë roman mungojnë krejt dialogët, por humbja e rrjedhshmërisë së romanit për këtë shkak nuk vihet re absolutisht. Ai është tendosës dhe interesant nga rreshti i parë gjer tek i fundit, ndonëse përshkruan jo sensacione speciale, por jetën e zakonshmek që është e vështirë, thuaj e papërballueshme. Tablonë e varfërisë së Shqipërisë e përshkruan tipikisht pritja e natës në radhë për të blerë qumësht. Kjo ishte bërë një ritual i përnatshëm edhe për Krist Tupekun. Anën tjetër të medaljes e paraqesin të rinjtë e pasur në “Mercedes” apo “BMW”-të, pasuria e të cilëve buron nga veprimtari të paligjshme. Shqipëria atë kohë ka qenë një vend i braktisur. E braktisën atë edhe fëmijët e Tupekut: i biri, Tomi, emigroi në SHBA dhe e bija, Irma, u martua me një oficer të KFOR-it, që shërbente në Kosovë. Për shkak të këtij “suksesi”, mbase fqinjët e tjerë mund ta kishin zili Krist Tupekun, sepse ai mund ta kalonte pjesën që i mbetej nga jeta pas vdekjes të së shoqes, Margës, duke pritur një kartëmonedhë 100-dollarëshe nga SHBA-të apo të zhvendosej me banim përtej oqeanit për të jetuar me të birin. Duket se pikërisht për shkak të mënyrës së

Tipografia dhe përshtypje e përgjithshme Ndonëse flitet për një autor të një vendi të vogël, ai është një nga emrat më të shquar ndër shkrimtarët e vendit të vet dhe “Lëkura e qenit” vepra e tij kryesore. Nuk dua që mendimi im të tingëllojë si një formalitet, por pamja e librit nuk e pasqyron këtë rang. Përveç tipit të shkronjave të zakonshme times, nuk më pëlqen vendosja e kapitujve njëri pas tjetrit pa kaluar në një faqe të re, por bezdia më e madhe është lidhja, që nuk lejon ta hapësh mjaftueshëm librin dhe të shijosh përmbajtjen e tij. Bëhet fjalë për në libër të shtypur në mënyrë dixhitale. Unë do të parapëlqeja një lidhje me qepje dhe një libër të shtypur në ofsejt, që ka edhe një aromë specifike, atë cilësi që e dallon librin e vërtetë nga diçka e shtypur në mënyrë moderne. Megjithatë, dëshirat janë një gjë, mundësitë janë një tjetër, aq më tepër këto të ndjeshme në tregun e vogël esperantist. Meqenëse veshja nuk e bën njeriun, edhe pamja e librit nuk e bën vlerën e përmbajtjes. Ky konstatim te “Lëkura e qenit” duket i saktë. Përmbajtja është pakrahasim më e vlefshme sesa mund të nxirrnim përfundime sipas asaj që thamë më parë. Gjuha është cilësisht e lartë, ndonëse unë në disa raste dyshoja për disa shprehje, për format kalimtare dhe jokalimtare të disa foljeve (sipas gjykimit tim) mungesa e kallëzores në disa vende. Cilësia e gjuhës është më e mirë sesa e ndeshim atë në letërsinë esperantiste, kjo nuk më habit, sepse Tomasz Chmielik është një “makinë përkthyese” e njohur, me një përvojë të madhe dhe përdorim gjuhësor të pasur. Gabimet e shtypit, në të vërtetë minimale, janë vetëm disa, ndonëse për shkak të sfidës profesionale i kam kërkuar me vetëdije. Një nga ato më të dukshme është emri Skënderberg, i shkruar jo saktë shumë herë, sepse heroi kombëtar i Shqipërisë quhej Skënderbeg. Përfundim Kam shpresë që kjo vepër nuk do të mbetet e vetme e përkthyer në esperanto nga letërsia shqipe e panjohur. Do të lexoja me dëshirë edhe veprat e shkrimtarëve të tjerë, në radhë të parë të Kadaresë me famë botërore, por edhe veprat e tjera të Kongolit, për madhështinë letrare të të cilit u binda duke lexuar “Lëkurën e qenit”.


SPORT • E shtunë 20 tetor 2012

Konte: Juventusi do të japë maksimumin Antonio Konte, trajneri i Juventusit, tregohet shumë i rezervuar përsa i përket deklaratave të para sfidës me Napolin. Megjithatë, ai ka garantuar se Juventusi do të japë maksimumin sot. “Është një ndeshje e vështirë. Sigurisht ndër ndeshjet më të vështira dhe më të rëndësishme të kampionatit.

M

asimiliano Alegri, trajneri i Milanit, nuk është shprehur gjatë dhe nuk ka dhënë detaje mbi formacionin në konferencën para sfidës me Lacion. Kështu, tek Milani ka ende disa dilema për formacionin që do të hedhë në fushë sot. Sidomos, kur bëhet fjalë për Paton, gjërat janë konfuze. Vet Alegri është shprehur në lidhje me aktivizimin e tij: “Pato duket sikur është në formë të mirë, si fizikisht ashtu edhe mëndërisht. Natyrshëm ai nuk do të jetë gati të luajë 90 minuta, por së shpejti ai do të jetë sërish siç ka qenë dhe ne do ta shfrytëzojmë rolin e tij për të fituar ndeshje. Mendoj se rikthimi i tij është i ndryshëm kësaj here. A do ta nisë si titullar kundër Lacios? Nuk e kam vendosur ende, do më duhet ende ta mendoj. Por për momentin po mendoj ta nis me Pacinin, i cili po luan shumë më mirë se Bojan”. Megjitahtë, Pato nuk është dyshimi i vetëm

Megjithatë, unë nuk do të shkoja aq larg sa të thosha se me këtë ndeshje vendoset kampionati. Sigurisht që luan rolin e vet, por nuk duhet ekzagjeruar. Bufon? Kemi një portier fantastik në stol. Do të jetë një ndeshje e madhe, shpresoj të mos jetë e ngarkuar me emocione negative”,- është shprehur Konte.

»

23

Mazarri: Juventusi favorit? Pse? Nga ana tjetër, trajneri i Napolit, Valter Mazarri është shprehur se skuadra e tij do të ketë përballë një Juventus shumë të fortë dhe të motivuar. Megjithatë, Mazarri nuk pranon se skuadra e tij është inferiore ndaj Juventusit. “E kam thënë dhe më parë. Juventusi është një skuadër shumë e fortë.

Ka një mesfushë fantastike, por kjo nuk do të thotë asgjë për ne. Kemi një skuadër kompakte. Kavani? Më është dukur mirë nga rikthimi, por sigurisht nuk ka bërë stërvitje të fortë. Do të luajmë jo për barazim, por për fitore, siç bëjmë në çdo ndeshje”,përfundoi trajneri i Napolit.

Alegri: Duhet të përmirësohemi. Pato? Mund ta nis me Pacinin

gjyqtarin të bëjë sa më pak gabime”.

Trajneri i Milanit ka sqaruar situatën e skuadrës para sfidës ndaj Lacios ku është shprehur se të gjitha rezultatet janë të mundshme i Alegrit. “Katër mbrojtësit janë OK, Zapata u deklarua si në formë sot. Boateng? Ai gjithmonë ka luajtur me zemër dhe kur nuk shënon ai kritikohet, por jam i lumtur me mënyrën se si ai po luan tani. Abate? Luajti njëherë për Italinë por tani po përmirësohet së bashku me skuadrën”,- u shpreh Alegri. Përqendrimi Trajneri i Milanit duket i kujdesshëm në deklaratat e tij para ndeshjes. Sipas tij, Milani duhet të jetë shumë i fokusuar gjatë gjithë takimit. “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi Lacio është mirë. Ata e dinë se

çfarë duan të bëjnë dhe e luajnë topin mirë. Nëse ata marrin kryesimin, do të jetë e vështirë për ne për t’u rikthyer sërish në lojë. Duhet të jemi të kujdesshëm si në aspektin teknik ashtu edhe taktik të lojës. Vëmendja do të jetë shumë e rëndësishme. Përderisa kemi pak pikë, do të thotë se fokusi nuk ka qenë i mjaftueshëm. Duhet të ndalojmë së shpërdoruari gola të sigurt. Duhet të fillojmë të shënojmë më tepër sepse golat të japin fitoren. Gjykimi? Shtypi e ka bërë që tani se çfarë situate është krijuar. Unë thjesht mendoj për ndeshjen dhe të ndihmojmë

Besimi Alegri nuk duket shumë i shqetësuar për situatën e Milanit. “Ajo që tha Galiani për mua, do të thotë shumë. Megjithatë i gjithë klubi ka treguar mbështetje për mua. Ka pasur shumë ndryshime në skuadër dhe kemi luajtur me këtë grup për një kohë të shkurtër. Janë të rinj dhe mbase do të duhet edhe pak kohë para se të jenë në maksimumin e tyre. Ajo që është e sigurt është se do të përmirësohemi si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. Në këtë moment nuk po mendojmë për vendin e parë në kampionat. Jemi të fokusuar për t’u rikthyer në formë. Unë e kam thënë se Interi mund të jetë skuadra favorite për kampionat sepse kanë lojtarë me shumë eksperiencë”,- përfundoi Alegri.

SOT DO TË JENË PËRBALLË DY SKUADRAT KRYESUESE, TEKSA SECILA DO TË MUNDOHET TË MUNDË KUNDËRSHTARIN PËR TË KRYESUAR E VETME

Juve – Napoli, sfida për vendin e parë Sot do të zhvillohet një prej sfidave më të rëndësishme në Serinë A, ku përballë do të vihen dy skuadrat kryesuese, Juventusi dhe Napoli. Ndërkaq, të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje shumë të rëndësishme pa asnjë humbje deri më tani, një barazim dhe të gjitha ndeshjet e tjera fitore. Statistika fantastike për skuadrat, të cilat gjithsesi tashmë do të luftojnë t’i shkaktojnë humbjen e parë sezone kundërshtarit. Takimi i fundit i luajtur mes këto dy skuadrave ka përfunduar në mënyrën më të “nxehtë” të mundshme, me Juventusin që fiton Superkupën në kohë shtesë, teksa Napoli kishte mbetur në fushë me 9 lojtarë. Një sfidë që drejtuesit e Napolit nuk e pranuan dhe nuk morën pjesë në ceremoni. Për këtë arsye, ndeshja do të jetë me një rivalitet shumë të lartë. Nga ana e tyre, bardhezinjtë e Juventusit do të kërkojnë të ruajnë një rekord ku kanë 47 ndeshje pa humbur në kampionat, megjithatë mund të kenë një mungesë shumë të rëndësishme, si ajo e Xhixhi Bufon, i cili ka një dëmtim në kofshë të

pësuar në fitoren e Italisë ndaj Armenisë të premten e fundit. Ndërkohë mungesa tjetër e mundshme është ajo e Klaudio Markisios i cili ka një problem në shpatull dhe për këtë arsye pritet të zëvendësohet nga Xhakerini në krahun e majtë. Ndërkohë edhe nga ana tjetër, Napoli ka mungesa, ndonëse të gjithë sytë janë vendosur tek Edison Kavani i cili padyshim ka qenë sulmuesi më i mirë i Serisë A këtë vit. Drejtuesit e të dyja skuadrave kanë vënë presion të madh për të këtë sfidë, e cila do të vendosë nëse do të ketë një kryesuese të vetme, apo në rast të një barazimi, do të vazhdojë Seria A me dy kryesues me pikë të barabarta. Vlerësimi i skuadrave nuk është vetëm në klasifikim, Juventus dhe Napoli tashmë komandojnë edhe në merkato. Duke vlerësuar kartonat e 22 titullarëve të dy skuadrave kryesuese sheh që kuota e tyre në treg arrijnë në 400 milion euro. Ajo që bie në sy është se diferencat midis skuadrave nuk janë të mëdha, pasi formacioni i drejtuar nga Konte vlerësohet me 202 milion euro ndaj 180 të të kaltërve kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

të Mazzarit. Juventusi i Andrea Anjelit ka investuar shumë duke ndryshuar po kaq lojtarë të cilët kanë ardhur dhe janë larguar pa lënë shumë gjurmë. Megjithatë Konte ndryshoi gjithçka duke arritur në fillim të përfitojë nga largimet e Elias dhe Krasiç. Më pas rivlerësimi i Pirlos që nga ardhja me parametra zero tashmë vlerësohet 10 milion euro. E njëjta situatë edhe për Arturo Vidal që erdhi nga Leverkusen për 10.2 milion euro, teksa gjatë verës ofertat në adresë të tij ishin rreth 30 milion euro. Diçka e tillë ndodhi edhe me Markision, Vuçiniç, Bonuçi dhe në fund perla është Barzalji që erdhi nga Volfsburgu për 500 mijë euro, duke u kthyer në këto çaste një pikë referimi edhe në kombëtaren italiane. Por Juventusi ka edhe një super stol me Kualiarelën, Matrin, Islën etj, që vlejnë rreth 100 milion euro. Ndërkohë që Napoli vuan pikërisht në këtë aspekt. Gjithsesi, përsa i përket titullarëve, gara është thuajse e njëjtë në shumë parash, çka e bën sfidën e sotme një ndeshje të madhe.

FORMACIONET E MUNDSHME JUVENTUS: Storari, Bonuçi, Barzali, Kielini, L’shteiner, Vidal, Pirlo, Markisio, Asamoah, Xhovinko, Matri. NAPOLI: De Santis, Kampanaro, Kanavaro, Gablerini, Maxhio, Inler, Behrami, Zuniga, Hamshik, Pandel, Kavani

FAKTE INTERESANTE: - Sulmuesi i Juventusit, Fabio Kualiarela ka luajtur më parë për Napolin në sezonin 2009-2010. - Juventusi nuk ka ndonjë statistikë shumë pozitive ndaj Napolit në kohët e fundit, me vetëm 3 fitore në 9 takimet e fundit. - Juventusi ka shënuar më shumë gola në këtë sezon, 31. Megjithatë, Napoli ka sulmuesin më të mirë, Edinson Kavani me gjashtë gola.

politika: ALBANA LIKA, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

- Napoli fitoi vetëm një herë sezonin e kaluar ndaj Juventusit duke e mundur në Kupë 2:0. - Marek Hamshik ka shënuar pesë gola ndaj Juventusit, më shumë se ndaj çdo klubi tjetër, teksa ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë tre asist këtë sezon. - Në gjashtë takimet e fundit mes këtyre dy skuadrave, janë shënuar 24 gola.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E shtunë 20 tetor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.