kryeministri i ri, amnistia biznes, taksa e re

Page 1

»8

Zonat më të bukura në vend

Ekoturizmi, thesari natyror shqiptar që duhet zbuluar E martë

21 maj 2013

Viti IX, Nr. 2980 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Publikimi nga INSTAT

DASH: Censusi i fesë i Tkurret popullsia, paqartë, problem pronat Shqipëria vlerësohet për respektimin e së drejtës së besimit dhe tolerancës për të krijuar organizmat. Censusi u kundërshtua »4

ndarja e minoriteteve sipas qyteteve »6

Kreu i qeverisë PS prezanton proëjtë, gramin, sinteza e nj sisë pasqyrimi përmes ri

a Berisha: Meta iku ng nte koalicioni sepse do rit postin e kryeminist

Rama: Rregullat për të shefin e qeverisë janë të tu vendosura në Kushte

Amnistia e re

Pikat që do t’i falen biznesit nga ligji i ri Berisha kërkesë Kryetares së Kuvendit për të mbledhur deputetët. Rama kërkon shtrirjen e propozimit në tre muaj

»2-3

»4

Skemat që japin palët për emrin

Taksa e mjeteve

Formula e re për llogaritjen e tarifës vjetore që do të paguhet Shumat sipas llojit të mjetit dhe vitit të prodhimit. Hyn në fuqi taksa e re për automjetet e përdorura »5

Opinion Nga Sajmir Lolja

Shpirti i turmës dhe i askushmërisë Nga Arian Rexhepi

Saranda dhe katundopoli

»10

»11

Deklarata e kryebashkiakut të Tiranës

»3

Pas heqjes së vizave me BE do të realizojmë dhe me SHBA

Historia e shërbimeve sekrete

Si futeshin spiunët në kampet e refugjatëve që i largoheshin komunizmit Roli i OZNA-s gjatë Luftës II Botërore në Shqipëri është i njohur si organizatore dhe bashkëpunëtore e vetme me infomativin partizan »18-19

Tragjedia e Himarës

Aksidenti/ Shumica e vajzave ende me probleme shëndetësore Universiteti organizon marshimin e madh. Një vit më pas të mbijetuarat nuk do të jenë në Himarë »9

Plazhet e njohura

“Copacabana”, një copë parajse mes bikinit dhe jetës së natës

»17


02

« POLITIKË

E martë 21 maj 2013 •

NJË MINIPARK ME DEKOR, NJË MINILULISHTE ISHIN ELEMENTET E PREZANTIMIT TË PROGRAMIT

Sinteza e programit e njëjtë, risi në pasqyrim Partia Socialiste shpalos projektin e saj për katër vjetët e ardhshëm, nëse fiton

N

jë prezantim i sintezës së projektit qeverisës i kuadruar jo vetëm në fjalë apo në ledwoll, por dhe i materializuar në minisektorë në podiumin e Pallatit të Kongreseve. Pemë, stola, bluza të bardha ishin disa nga elementet që bënë diferencën dhe sollën një prezantim ndryshe të programi me të cilin një parti politike synon që të drejtojë vendin pas zgjedhjeve qendrore. Kështu, përmes një mënyrë të re në pasqyrimin e pikave kyçe të projektit të saj Partia Socialiste anonçoi dhe një herë tjetër programin për rilindjen e vendit.

Sinteza e programit të PS PROJEKTI PËR BIZNESIN

FUSHAT NË ZONËN QË MBULONTE MË PARË DRITAN PRIFTI

Meta në Fier, prezanton kandidatët për deputetë Ndërsa në Pallatin e Kongreseve Partia Socialiste shpalosi kontratën e saj katërvjeçare për votuesit shqiptarë, aleati i saj më i ri, LSI-ja, u zhvendos në Fier, ku prezantoi kandidatët për deputetë për këtë qark. Sipas kreut të kësaj partie, LSI-ja është forca që siguron rotacionin e sigurt më 23 qershor. “Ne sot jemi më shumë dhe më të bashkuar, sepse LSI-ja është siguri për rotacionin e sigurt më 23 qershor. Ne nuk mbjellim

urrejtje, ne ngremë ura bashkëpunimi mes shqiptarëve. Kemi vizion dhe energji të çlirojmë potencialet e fjetura, të ecim drejt një modeli ekonomik që sjell punësim, nxit investimet vendase dhe të huaja”, - u shpreh Meta. Por bindja e tij shkoi më tej kur tha se Aleanca për Shqipërinë Europiane do të fitojë 80 mandate të sigurta, me të cilat do të qeverisë Shqipërinë. “Aleanca për Shqipërinë Europiane do

të fitojë 80 mandate më 23 qershor. Aleanca jonë do të arrijë një nga fitoret më të mëdha në qarkun e Fierit. Jam i lumtur që e shoh Fierin të kuq dhe i bindur se Fieri dhe fierakët duke votuar për LSI-në votojnë me bindje të plotë se kështu do të ecet më shpejt drejt së ardhmes europiane. 23 qershori është beteja midis së ardhmes dhe së shkuarës, stanjacionit politik e ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, - deklaroi Meta.

Prezantimi Nuk ishte hera e parë që PSja shpaloste shtyllat kryesore të programit të saj, por ishte një mënyrë e re me të cilën kishte zgjedhur që t’i sillte ato. Dita e dytë e punimeve të konventës së PS-së “Bashkë për një fitore plebishitare” kishte në qendër pikërisht programin, ku në panelin e prezantuesve ishin ulur sipas grupeve të punës kandidatët për deputetë të PS-së. Nën tingujt e daulleve përafqësuesit socialistë, të ulur në podium, dikush në stola e të tjerë në karrige, merrnin fjalën për të sqaruar kontratën e formuluar tashmë të plotë me të cilën synojnë që përgjatë një muaji rresht të kërkojnë votën e qytetarëve shqiptarë. Prezantimi ishte ideuar në dy plane, në atë të evidentimit të problematikave aktuale në të gjithë sektorët dhe në atë të alternativës së PS-së për zgjidhjen e tyre. Mesazhi Panelit të përfaqësuesve socialist iu shtua dhe Linda Rama, pikërisht në kohën kur në podium do të merrte fjalën bashkëshorti i saj, njëherësh krue i PS-së Edi Rama. Mesazhi kryesor i ligjëratës së tij konsistoi pikërisht në objektivin ku do të përqendrohet fushata te njerëzit e zakonshëm. “E lehtë të flasësh dhe të lëshosh mesazhe familjare duke renditur gjëra që të gjithë i dini përmendsh. Por nuk dua t’i mbetet hatri askujt. Dua të mos flas për ju, sot dua të flas për ata që jetojnë jetën jashtë rruzullit të politikës. Ata që janë arsyeja pse ne jemi këtu së bashku, për ata që duhet të na japin mbështetjen dhe ata që ne kemi detyrimin e madh t’i nxjerrim nga rruga e mungesës së shpresës , pamundësive, papunësisë dhe braktisjes socialiste, për ata që ne kemi detyrimin nga e vetmja ëndërr që të lënë Shqipërinë për një jetë më të mirë, dhe ti japim mundësinë bashkë me ne të shohin një ëndërr shqiptare që mund dhe do e realizojmë bashkë ne vendin tonë. Dua që ky të jetë rregulli themelor i fushatës, ne nuk jemi në këtë beteje për vete, por për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”, - vlerësoi Rama.

Gara më 23 qershor

Taksa e sheshtë

Reagimi i Argitës

Kreu i Partisë Socialiste zgjodhi që fjalimin e dominuar më shumë nga nuanca politike ta zotëronte ai, duke u lënë përfaqësve socialistë të përqendrohen më së shumti në atë çfarë oforon projekti i PS-së për katër vjetët e ardhshëm. “Kjo nuk është betejë mes dy të njëjtëve, por mes Shqipërisë së shkuar dhe Shqipërisë të së ardhmes. Kjo është një betejë mes dy botësh, mes botës së një politike të etur për pushtet dhe asaj që kërkon të shkëputet për t’u bashkuar me atë botë ku politika është për njerëzit dhe me njerëzit”, - vuri në dukje Rama në fjalën e tij të gjatë përpara të pranishmëve në sallën e Pallatit të Kongreseve. E gjithë ligjëruata e tij u ndoq me vëmendje nga bashkëshortja, e cila kishte zënë vend në podium.

Taksimi i ndershëm është rimarrë sërish dje nga PS-ja. Ishte Rama ai që premtoi vënien në jetë të tij me ardhjen e socialistëve në pushtet. “Për ata mjafton të jetojnë mirë vetë bashkë me një grup njerëzish dhe s’e kanë problem që pasuritë e vendit të jenë përqendruar në më pak se 5 për qind të popullsisë. Ne duam t’i ulim taksat për 95 për qind. Në Shqipëri do të vendoset një ekuilibër i ri duke i ndarë drejt përgjegjësitë. Taksimi i ndershëm është: kush fiton më shumë, paguan më shumë; kush fiton më pak, paguan më pak. Me taksimin e ndershëm do të fitohet një rrogë më shumë në fund të vitit. Kjo është arsyeja pse ne jemi ndryshe me ata”, - vuri në dukje Rama lidhur me këtë çështje.

Kundërvënies së kreut të Partisë Socialiste Edi Rama nuk i shpëtoi as kësaj radhe Kryeministri dhe familja e tij. Të ndodhur përpara akuzave për korrupsion familjar, vajza e kreut të qeverisë përmes një deklarate të shkurtër të vënë në dispozicion për mediet tërhoqi vëmendjen e kreut socialist, që sipas saj, të gjithë kundërvënien e ka për shkak të pamundësisë së ofrimit të një modeli real qeverisës. “Përpara ca pemëve false dhe në një skene falsiteti z. Rama vijoi me një sulm tjetër fals kundër meje. Siç duket, z. Rama ka nevoje të fshehë faktin se nuk ka asnjë ide, nuk ka asnjë zgjidhje dhe asnjë plan perverse të sulmojë familjarët e Kryeministrit. Atij duhet t’i vijë turp dhe të kërkojnë ndjesë”, - tha ajo.

Partneritet të ri me biznesin, klimë lehtësuese. Heqja e taksës së biznesit të vogël. Heqja e referencave aktuale në dogana e tatime. Modelim të zinxhirti që bën të mundur rimbursimin e TVSH-së. Stabilizim i administratës doganore dhe tatimore. Konsultim real me komunitetin e biznesit Projekti për Policinë e Shtetit Rikthim i paqes shoqërore, garantimi i sigurisë së jetës. Në 300 ditët e para rilindje e Policinë e Shtetit, pastrimi i shoqërisë nga armët. Profesionistët në detyrë dhe të larguar do të vlerësohen, do të pastrohet policia nga militantët dhe të paaftët. Do të rishikohet kuadri ligjor dhe rritje pagash për policinë. Do të strehohen familjet, arsimohen fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës. Projekti për pasurinë kombëtare Vendosja dhe marrja nën kontroll e të gjithë pasurive shqiptare. Do t’i jepet fund kontrabandës së naftës dhe evazionit në tregti me pakicë të naftës. Do të rishikohen të gjitha koncesionet. Do të afrohen paketa financiare apo fiskale për të tërhequr investitorë serioze me reputacion kombëtarë. Ndalimi i eksportit të lëndës drusore. Rehabilitimi i pyjeve të zonave të mbrojtura. Përfundimi brenda mandatit të parë i trajtimit të ujërave të zeza në zonat bregdetare. Zbatimi i ligjit dhe forcimi i kapaciteteve profesionale. Komunikim me publikun dhe transparencë me të. Projekti për infrastrukturën rrugore. Do ta lidhim Shqipërinë me 5 akset kryesore në standard dhe aks të vetëm për të integruar Veriun me Jugun Do të ndërtojmë korridorin e kaltër Do të mbarojmë e Rrugën e Kombit, që po shkërmoqet gjatë gjithë gjatësisë së saj Do ta mbarojmë Rrugën e Arbrit. Do të mbarojmë rrugën “Egnatia” Do të ndërtojmë autostradën e parë shqiptare Projekti për funksionimin e legjislativit Kuvendi do të fitojë funksioni e tij kushtetues. Respektimi i afateve për interpelancë me kryeministrin do të jetë normë për qeverinë socialiste. Kuvendi i Shqipërisë do ta bëjë procesin e ligjvënies transparent. Hapja e një kanali televiziv për veprimtarinë e Kuvendit. Çdo shpenzim publik do të jetë transparent. Projekti për pronat Nuk do të ekzistojë termi “ishpronar”. Do të evidentohen pronat publike që fshihen në zyrtaret e ministrive. Procesi i privatizimit të pronave Në fund të mandatit të parë do të përfundojë procedurat për ndërtimet pa leje (800 dosje) Për pronat si publike dhe private siguri dhe qetësi


POLITIKË • E martë 21 maj 2013

»

03

KRYEMINISTRI I RI, KREU I PS ZGJEDH NJË PËRGJIGJE LIGJORE

Rama: Kreun e ekzekutivit e përcakton Kushtetuta e vendit Oli Xhiaga

K

reu i ri i ekzekutivit pas 23 qershorit, votimi i tri ligjeve të integrimit dhe rëndësia e programit politik ishin çështje në të cilat kreu i PS-së, Edi Rama, zgjodhi që të ndalej dje në një bashkëbisedim me mediet pak orë përpara nisjes së ditës së dytë të punimeve të konventës kombëtare. Por ajo që u vu re ishte një sjellje diplomatike e kreut të socialistëve kundrejt debatit për kryeministrin e ri, që sipas tij është Kushtetuta ajo që e përcakton.

Debati “Kryeministrin e ri e përcakton vota popullore dhe Kushtetuta e vendit”, - kjo ishte përgjigjja e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama kundrejt çdo hamendësimi që ngrihet mbi një çështje të tillë. Ndalur konkretisht në deklaratën e dy ditëve më parë të deputetit të LSI-së Nasip Naço, i cili kërkoi votën e qytetarëve të Beratit për kryeministër Ilir Metën, kryetari i PS-së deklaroi prerazi pozicionin e secilës parti në garën elektorale të 23 qershorit dhe pas saj. “Të jeni të sigurt se asnjë lloj diversioni mbi fjalime apo fjali të thëna mes entuziazmit të fushatës elektorale nuk funksionon. Aleanca është kompakte, PS-ja është në sintoni dhe sinkronizim me LSI-në dhe aleatët e tjerë dhe mos kini merakun më të vogël se kush do jetë kryeministri pas fitores. Është gjëja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për t’u zgjidhur bazuar në çfarë thotë Kushtetuta dhe vullneti i popullit. Në këtë pikë më vjen keq, por nuk keni çfarë peshkoni, se Saliu ka mbetur pas ngjalave dhe i duhet të peshkojë, por fatkeqësisht po peshkon në tokë të thatë”, - u shpreh Rama. Projekti Pjesë e fjalës së kryetarit të socialistëve në bashkëbisedimin me gazetarët ishte dhe rëndësia që ka për partinë që ai drejton projekti qeverisës, që ishte pjesë e punimeve në ditën e dytë të konventës. “Ky është programi më të detajuar që një forcë politike ka pasur këta 20 vjet të ballafaqimit zgjedhor. Është një kontratë qeverisëse me popullin shqiptar”, - deklaroi Rama. Në vlerësimin e tij kundërshtari politik nuk ka program. “Ata i rikthehen gjithnjë vetvetes dhe bëjnë kate shtesë pa leje me pjesët e kopjuara prej nesh, ndërsa ne e kemi të qartë se çdo të bëjmë në katër vjetët në vazhdim. Programet nuk janë si ato nga një grup njerëzish që pas ditës elektorale hidhet në kosh. Jo, programi është shkruar me grupe njerëzish të komunitetit, organizatave civile, mësues, sipërmarrës, mjekë, është një program që ka autorësinë e shumë njerëzve dhe është pronë e publikut. Ne e kemi ndërtuar si të tillë dhe si të tillë

Fotoja e gjyshit të Topallit në konventën e PS

“Portretet e shenjta i ekspozuan përkrah kalbësirave të vjetra” Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, reagoi dje pas publikimit të fotos së gjyshit të saj, Gjon Çoba, në punimet e konventës së Partisë Socialiste ditën e diel. Nëpërmjet një postimi të bërë nga kryeparlamentarja në faqen e saj në rrethin social “Facebook” ajo prezanton gjyshin e saj dhe akuzon kryetarin e socialistëve Edi Rama se portretet e shenjta i prezanton përkrah kalbësirave të vjetra, që i vranë. “Ky është gjyshi im, kryetar i Këshillit të Lartë të Shtetit, deputet, senator në vitet ’20. Gjyshërit tanë, që bënë Shqipërinë, i masakroi, tentoi t’u shuante gjenin e ta zëvendësonte dje me “njeriun e ri”…Sot njeriu

mavi ato portrete të shenjta i ekspozon nëpër tribuna përkrah kalbësirave të vjetra, që i vranë e që sot kërkojnë shenjtërimin. Shqipëria ka vetëm një përgjigje për njeriun mavi, të njëjtë, identik e të pandryshuar: atë që i dha të atit kur erdhi i veshur si “njeriu i ri”, - shprehet Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në reagimin e saj në rrjetin social “Facebook”. Kryeparlamentarja Topalli edhe gjatë takimeve të mëparshme publike gjatë përkujtimoreve të viktimave të komunizmit ka ngritur në piedestal figurat e familjes së saj dhe vendosja e fotos së gjyshit të saj në podiumin e socialistëve solli indinjatën e saj.

Pa viza në SHBA

Basha: Siç hoqëm vizat me BE, do të jemi pa viza dhe në SHBA

AKUZA

Berisha: Meta iku për t’u bërë kryeministër Kryeministri Berisha akuzoi dje kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta se u largua nga koalicioni me të pasi kërkonte të bëhej kryeministër ose të zinte vendin e Edi Ramës në krye të PS-së. “Ilir Meta qëndroi 4 vjet si zëvendëskryeministër e ministër dhe iku me qëllimin e vetëm që ose të marrë kreun e Partisë Socialiste, ose karrigen time, që s’do ta marrë kurrë.” Këtë deklaratë Berisha e bëri gjatë përurimit të rrugës Llongo–Koshovicë në Dropull. Pas përfundimit të përurimit të rrugës në Dropull shefi i demokratëve dha një konferencë për shtyp me gazetarët e qarkut të Gjirokastrës, ku u shpreh se do të votonte tri ligjet e integrimit duke pranuar edhe kushtin e vendosur nga Ilir Meta që këto drafte të hyjnë në fuqi në muajin shtator. “Që nesër do të kërkoj të mblidhet parlamenti për të votuar ligjet. Rama duhet të kërkojë 220 herë të falur, pra për çdo ditë që nuk i votoi, duke bërë një dëm kolosal. Do t’i kërkoj Kryetares së Kuvendit ose deputetëve të mi të mblidhemi e t’i votojmë që nesër. Tri ligjet kanë qenë në çdo germë të negociuara. Zoti Rama ka qenë plotësisht dakord. Urdhëro tani po i voton, po kërkon vetëm që të hyjnë në shtator. Plotësisht dakord, s’ka asnjë lloj problemi”, - deklaroi Berisha.

Fitorja e zgjedhjeve prioritet për LSI

Meta: Kryeministri i ri jo i paracaktuar, ka rregulla E rëndësishme është fitorja e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, por në marrëveshjen PS–LSI nuk është paracaktuar emri i kryeministrit të ardhshëm. Ky fakt u la i nënkuptuar nga kreu i LSIsë Ilir Meta, i cili gjatë një komunikimi me mediet deklaroi se pas fitores marrëdhënia me Partinë Socialiste do të bazohet në rregullat e demokracisë. “Koalicioni është në një sintoni të plotë dhe me një rritje të jashtëzakonshme të frymës së bashkëpunimit, që thellon çdo ditë fitoren e 23 qershorit. Me rëndësi është fitorja e opozitës së bashkuar dhe diferenca do të jetë mbi 200 mijë vota. Çështjet e tjera janë në përputhje me normat dhe rregullat e demokracisë. Marrëdhëniet me PS-në janë konstruktive edhe me forcat e tjera të koalicionit dhe do të vazhdojnë të jenë edhe pas 23 qershorit, që t’u qëndrojnë besnik parimeve që u firmosën”, - sqaroi Meta. Njëkohësisht në fjalën e tij Meta ripërsëriti apelin drejtuar Berishë për të pranuar propozimin për miratimin e tri ligjeve për integrimin.

besoj se do ta kemi më të lehtë ta shfrytëzojmë”, - vuri në dukje Rama. Por në këtë përballje projektesh Partia Socialiste rezulton të jetë në përparësi kundrejt selisë blu. Këtë bindje kreu i socialistëve e bazon pikërisht në sondazhet që kanë zhvilluar grupet e punës në PS. “Sondaz-

het në Shqipëri i kemi futur ne. Kemi qenë të parët që i kemi bërë sondazhet një traditë të konsoliduar. Megjithatë, këtë radhë diferenca është krejt e thellë, sepse sado të vjedhin, nuk mund të zhvatin rezultatin”, - u shpreh Rama sa i takon një çështje të tillë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, ka aprovuar dhe mbështetur premtimin e Kryeministrit Sali Berisha se brenda 4 vjetve nuk do të ketë viza me Shtete e Bashkuara të Amerikës. Qytetari i parë i kryeqytetit është optimist për këtë premtim dhe për përmbushjen e tij, duke u treguar bindës se ashtu si arritën të heqin vizat me Europën, shqiptarët brenda këtij 4-vjeçari do të lëvizin të lirë edhe drejt SHBA-ve. Këtë konstatim kryebashkiaku e ka bërë përballë gjimnazistëve të shkollës së mesme “Sinan Tafaj” duke ua dhënë në formë premtimi si një mundësi më e madhe për ta dhe për gjithë shqiptarët. Ai ka shpjeguar se këto janë mundësitë dhe shanset që u ofrohen shqiptarëve si një përpjekje për të përmirësuar

jetën e tyre dhe për t’i vlerësuar ata si shtetas të barabartë në glob, pa u mohuar të drejtën e lëvizjes. Ai u është drejtuar gjimnazistëve me fjalinë me bindëse: “Ashtu siç hoqëm vizat me Europën, do të lëvizim pa viza dhe në SHBA.” Në konkursin “Tirana Teens” ai u premtoi këtyre të rinjve se edhe pas katër vjetësh, kur të zhvillohet ky konkurs, ai që fiton do të ketë si çmim një udhëtim në SHBA. Basha është shprehur i kënaqur nga zhvillimet që arrijnë të rinjtë shqiptarë, duke i përgëzuar për organizimet dhe duke u thënë se ata e përfaqësojnë më së miri zhvillimin e Tiranës dhe se Bashkia e kryeqytetit do të jetë gjithmonë porta e hapur për ta dhe zhvillimin e tyre, duke i mbështetur në nismat dhe organizimet e tyre.

Partitë e tjera parlamentare nga 30 minuta

PD dhe PS nga 60 minuta hapësirë televizive në RTSH Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar hapësirën televizive për partitë politike për periudhën zgjedhore. Sipas vendimit të miratuar nga KQZ-ja, është përcaktuar se dy partitë më ë mëdha në vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, do të kenë në dispozicion të tyre nga 60 minuta në ditë hapësirë televizive në Radiotelevizionin Shqiptar për të bërë fushatë zgjedhore. Partitë e tjera politike që kanë mandate në Kuvend do të kenë në dispozicionin e tyre nga 30 minuta në ditë në RTSH për ta përdorur për të njëjtin qëllim. Vendimi i KQZsë parashikonte gjithashtu edhe një hapësirë kohore për partitë politike që nuk kanë mandate në Kuvend, si PSD-ja,

PDS-ja, FRD-ja etj., të cilat do të kenë nga 10 minuta në ditë për në hapësirën televizive të RTSH-së. Edhe dy kandidatët e pavarur që janë të regjistruar për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, do të kenë nga pesë minuta në ditë hapësirë televizive. Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është parashikuar që kjo hapësirë televizive e vendosur për subjektet politike në vend do të përdoret gjatë edicioneve të lajmeve të Radiotelevizionit Shqiptar. Krahas kësaj kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi, përpara zhvillimit të mbledhjes mori pjesë në fillimin e fushatës zgjedhore për votuesit e rinj. Kjo nismë do të vijojë në 200 gjimnaze të vendit.


04

« POLITIKË

E martë 21 maj 2013 •

AMNISTI PËR TË GJITHA BIZNESET, PËRJASHTOHEN FAMILJARËT E POLITIKANËVE

Ligj për faljen e gjobave nga viti 2011 Berisha kërkesë Topallit për të mbledhur parlamentin Ervin Koçi

K

uvendi i Shqipërisë pritet të miratojë së shpejti paketën e re fiskale të qeverisë, e cila parashikon faljen e gjobave të bizneseve që i kanë marrë nga vitit 2011 deri sot. Këtë gjë e theksoi Kryeministri Sali Berisha, i cili gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha se do t’i kërkojë Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli që të thërrasë parlamentin në një seancë plenare, në mënyrë që të votohet paketa re e amnistisë fiskale për bizneset. Ligji Ligji i përgatitur nga ekzekutivi pritet të miratohet në ditët në vijim nga Kuvendi dhe parashikon faljen e gjobave ndaj të gjithë bizneseve në vend që i kanë marrë nga viti 2011 deri në fund të këtij vit. Në ligjin e ri për amnistinë nuk janë përfshirë bizneset që u përkasin familjarëve të politikanëve. Këtë Kryeministri e argumentoi me akuzat që mund të lindin nga populli se drafti mund të hartohet për të lehtësuar bizneset e politikanëve. Në kategorinë e gjobave që do të falen nga shteti futen ato që janë marrë nga bizneset për mospajisjen me kasa fiskale,

• Berisha premtoi gjatë bisedimit me gazetarët se në mandatin e ri do të ndërtojë dy segmentet e reja të infrastrukturës shqiptare, boshtin e Jugur dhe Rrugën e Arbrit. • Kryeministri akuzoi kreun e opozitës se synon të vendosë një ligj për aministinë fiskale, në mënyrë që të fal gjobat e biznesmenëve që janë pranë Partisë Socialiste. • Lidhur me problemin e toponimeve në pasaportat shqiptare Berisha deklaroi se po punohet non stop me palën greke që të gjendet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

për mospërdorimin e tyre, për kontrollet kundër duhanit dhe për figuracionin e punëtorëve. Gjobat për bizneset që nuk ishin pajisur me kasa fiskale filluan në masë në vitin 2011, periudhë kjo që u fuqizua edhe drafti që i detyronte bizneset që të vinin në përdorin këto pajisje. Krahas kësaj edhe ligji për moslejimin e pirjes së duhanit në ambi-

KATËR SEKSIONET E RAPORTIT TË SHBA-ve PËR FETË

“Shqipëria, asnjë konflikt fetar, respektohen traditat, festat etj” Në Raportin për Lirinë Ndërkombëtare të Fesë, për vitin 2012, SHBA-të shprehen për Shqipërinë se qeveria përgjithësisht e respektoi lirinë e fesë. “Nuk pati raportime për abuzim apo diskriminim nga shoqëria mbi bazën e përkatësisë fetare, besimit, apo praktikës fetare”-thuhej në raport. Zyrtarë të ambasadës së SHBA u takuan rregullisht me udhëheqës të qeverisë dhe ata fetarë për të diskutuar çështje të lirisë së fesë ngritur nga qytetarë, media dhe grupet fetare, përfshi rëndësinë e rikthimit të pronave fetare të konfiskuara gjatë kohës së komunizmit. Ambasada organizoi aktivitete për të promovuar lirinë e fesë. Në seksionin e parë, të demografisë, afro 20 për qind e të intervistuarve refuzuan t’i përgjigjeshin pyetjeve opsionale të regjistrimit mbi përkatësinë fetare. Në seksionin për respektimin e lirisë fetare SHBA-të thonë se “Qeveria nuk kërkon regjistrim apo licensim të grupeve fetare. Çdo grup mund të përftojë status zyrtar duke u regjistruar me Gjykatën e Rrethit Tiranë si shoqatë jofitimprurëse, pa-

varësisht nëse grupi ka karakter kulturor, argëtues, fetar, apo humanitar. Sipas shifrave zyrtare, grupet, organizatat, dhe fondacionet fetare kanë 135 shoqata e fondacione të lidhura me to që administrojnë 102 institucione arsimore. Grupet katolike dhe myslimane administrojnë shumë shkolla të licensuara nga shteti. Kisha Ortodokse administron shkolla fetare dhe një universitet. Qeveria respekton festat fetare”. Më tej theksohet marrëveshja dypalëshe në vitin 2008 midis qeverisë dhe komuniteteve myslimane, ortodokse, dhe bektashiane, ku qeveria udhëzoi Agjencinë Shtetërore për Kthimin dhe Kompensimin e

Pronave që t’i jepte përparësi pronave të zotëruara nga grupet fetare. Më tej përmendet edhe ndërtimi i xhamisë së re. Në Seksionin III thuhet se “Nuk pati raportime për abuzim apo diskriminim nga shoqëria mbi bazën e përkatësisë, besimit, apo praktikës fetare”. Ndërkaq, në Seksioni IV e të fundit “Politika e Qeverisë së SHBA” përmendet se “Ambasadori dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës angazhuan udhëheqësit fetarë dhe anëtarët e komuniteteve në aktivitete të tilla si iftarë dhe tryeza që promovonin tolerancën fetare. Zyrtarë të SHBA vizituan kisha, xhami e objekte fetare gjatë gjithë vitit”.

ente publike u fuqizua në vitin 2011, vit kur filloi edhe fushata e gjobave ndaj lokaleve, pasi në këto subjekte u konstatonin më së shumti këto shkelje ligjore. Ky ligj do të lehtësojë situatën e biznesit në vend, i cili prej më shumë se një viti po has në një

ngërç në të ardhurat e tyre, pasi kriza e eurozonës u shtri edhe në ekonominë shqiptare. Në këtë mënyrë sipërmarrësit në vend, të të gjitha kategorive, do të kenë mundësi të kursejnë disa të holla nga falja e gjobave që shteti ka vendosur ndaj tyre.

PBK

Balli Kombëtar synon një mandat në Fier Partia “Balli Kombëtar” synon që të marrë një mandat deputeti në qarkun e Fierit. Gjatë prezantimit të kryesuesit të listës së kësaj parti për qarkun e Fierit kryetari i PBK-së u shpreh se forca që ai drejton synon të marrë një mandat deputeti në këtë qark. Kujtim Cakrani, që është kryesuesi i PBK-së në qarkun e Fierit, është një nga figurat më të spikatura të kësaj zone dhe pritet të ketë surpriza në këtë qark, pasi mund të përsëritet historia e LZHKsë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, e cila mori një numër të konsiderueshëm votash, por jo të mjaftueshme për të nxjerrë një mandat deputeti. Gjatë fjalës së tij kryetari i Ballit Kombëtar tha se forca politike që ai përfaqëson synon të ndryshojë historinë e Shqipërisë, në mënyrë që të vendosen faktet e vërteta në historiografinë shqiptare, duke theksuar se librat e tanishëm të historisë nuk përmbajnë fakte konkrete për sa u përket ngjarjeve të 100-vjetorit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Kontrolli i Lartë i Shtetit shpall konkursin për vend të lira pune: Për 2 (dy) vende në pozicionin e Audituesit në Departamentin e Auditimit

ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore, të cilët ai i çmon të arsyeshme.Paraqet çdo 3-muaj raportin e aktivitetit të tij përpara drejtorit të departamentit.

KËRKESAT PËR KANDIDATËT E KËTIJ VENDI PUNE JANË: • Të jene diplomuar në një nga fakultetet e Universitetit Politeknik të Tiranës • Të kenë përvojë pune mbi 10 vjet • Të zotërojnë njohuri të veçanta në fushën e projekteve • Të zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj • Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit • Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese

PARAQITJA E DOKUMENTAVE: Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Metodologjisë deri në datën 18/06/2013 këto dokumente: • Cv-në • Kërkesë për vendin e punës që konkuron • Kopje të Diplomës së shkollës së Lartë dhe kualifikimet pasuniversitare • Certifikatën e notave dhe librezën e punës të noterizuara • Dy rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm • Dëshmi penaliteti • Dhe dokumente të tjera nqs ka të cilat personi i çmon se mund t’i vlejnë në vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale • Dëshmi të dokumentave ose jo të zotërimit të gjuhëve te huaja.

Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. PËRSHKRIMI I PUNËS: Kryen në mënyrë ligjore, profesionale, etike dhe brenda afateve të përcaktuara detyrat audituese. Zbaton programin e auditimit, ndërsa për problemet që nuk janë përfshirë në programin e auditimit, ia bën prezent përgjegjësit të frupit të auditimit. Gjykon për nivelin e materialitetit dhe riskut. Gjatë veprimatrisë audituese harton dokumentet e auditimit. Në bashkëpunim me përgjegjësin e grupit të auditimit harton projektraportet e auditimit,pasqyron me shkrim sqarimet për vrejtjet e bëra nga subjekti i audituar, gjithashtu harton raportet përfundimtare të kontrollit dhe projektvendimet përkatëse. Plotëson dhe nënshkruan statistikat e kontrollit si evidencën e kostos, evidencën e zbulimeve, të masave të propozuara dhe gjithë dokumentacionin e kontrollit. Në përgatitjen e materialeve të auditimit mban përgjegjësi për afatet kohore të parashikuara. Jepmendime për përmirësimin e punës së departamentit e të institucionit, si dhe për

KONKURRIMI Konkurrimi është i hapur për nënpunësit civilë nëpërmjet proçedurave të pranimit. Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për kushtetutën, ligji nr. 8270, datë 23. 12. 1997” Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me ligj nr.8599,datë 01.06.2000, ligjin nr. 8549 datë 11. 11. 1999 “ statusi i nënpunësit civil”, ligji nr. 9131 datë 08. 09. 2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, “rregulloren e Brendshme të organizimit dhe funksionimit të KLSH”, standartet e kontrollit të KLSH” dhe “Standartet ndërkombëtare të INTOSAI, mbi njohuritë dhe të dhënat që jepen në serinë e botimeve të KLSH-së 2012,si dhe faqen zyrtare të KLSH-së në internet”.


EKONOMI • E martë 21 maj 2013

»

05

NDRYSHIMET NË LIGJ, JA KATEGORITË QË PËRFITOJNË

Përgjysmë taksa e makinave, radhë për pagesat e pashlyera Brikena Dervishaj

N

is zbatimin e ligjit të ri për taksat e përgjysmuara për makinat duke sjellë edhe radhë në sportelet e shërbimeit të transportit rrugor. Formula e llogaritjes së taksës vjetore shumëzon cilindratën e motorit të makinës me koeficientin e vjetërsisë dhe me taksën fikse për llojin e karburantit. Përgjysmimi i kësaj të fundit solli përgjysmimin e pagesës për çdo makinë. Krahas veturave dhe furgonëve, përfitojnë edhe kamionët apo autobusët. Në rast se pagesa do të bëhet brenda datës 30 qershor të vitit 2013, atëherë ata do të përjashtohen edhe nga penalitetet apo kamatëvonesat në pagesën e taksave. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit. Shembull Një person që posedon një automjet me ndryshimet e reja të ligjit do të paguajë vetëm gjysmën e detyrimit që paguante më parë. Aktualisht një makinë me 1600 kubikë, me vjetërsi 6 vjet, që i përket koeficienti 0.2 dhe e përdor me naftë ka këtë formulë përllogaritjeje: 1600 x 0.2 x 25. Pra, ky person që disponon këtë automjet me këto karakteristika aktualisht paguan një taksë prej 8 000 lekësh. Me ndryshimet e publikuara llogaritja bëhet: 1600 x 0,2 x 12,5.

Mima: Rritja e standardeve për të përballuar konkurrencën Standarde më të larta për sa i përket matjes dhe kalibrimit të produkteve në tregje për të përballuar konkurrencën dhe nxitur zhv illimin. Në mbylljen e projektit IPA për forcimin e kapaciteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, ministri i Ekonomisë, Florion Mima, tha se, teknikat e reja dhe plotësimi i standardeve, garanton mbrojtje të konsumatorit, të konkurrencës dhe zhvillimit në treg. “Mbështetja e qeverisë shqiptare për metrologjinë dhe më gjerë për gjithë infrastrukturën e verifikimit cilësor në vendin tonë është një tregues i përpjekjeve të vazhdueshme drejt hapjes së tregut shqiptar ndaj atij global dhe i përpjekjes për të eleminuar barrierat e dukshme dhe të

padukshme, duke zbatuar dhe zgjeruar hapësirat e përcaktuara nga marrëveshjat evropiane dhe ato të tregtisë së lirë”, -nënvizoi Mima duke shtuar më tej se - “investimet nga buxheti i shtetit dhe donatorë të huaj në këtë sektor, vetëm gjatë këtij mandati Qeverisës, kapin vlerën 12 milionë euro”. Objektivi i përgjithshëm i këtyre investimeve ka qenë lehtësimi i integrimit të Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare, nëpërmjet rritjes së cilësisë së produkteve shqiptare. Projekti për forcimin e kapaciteteve administrative dhe teknike të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë ishte një financim i Bashkimit Evropian prej 3 milionë euro dhe që zgjati 4 vjet.

Kompletim rrjetit hekurudhor FORMULA Taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fiske për naftën nga 25 lekë do të bëhet 12.5 lekë dhe për benzinën nga 20 lekë do të bëhet 10 lekë. Për sa i përket mjeteve me vjetërsi nga 0-3 vjet, ato përjashtohen nga kjo taksë. Për mjetet që regjistrohen për herë të parë, taksa llogaritet proporcionalisht për periudhën e mbetur të vitit. Aplikimi i penalitetit për vonesë në pagesën e taksave, për të gjitha mjetet, që u ka kaluar afati i vlefshmërisë së taksave, pavarësisht kur e kanë kryer pagesën e taksave, fillon nga data 1 janar 2014. Taksa mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit.

Pra, ky person me ligjin e ri do të paguajë një taksë prej 4 000 lekësh, nga 8 000 lekë që do të paguante. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25% për çdo vit.

Skema Pas datës 22 maj, të gjithë pronarët e mjeteve, që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura për vitin 2013, pavarësisht kur e kanë pasur datën e pagesës së taksës, përfitojnë nga ndryshimet në ligj. Taksa vjetore për automjetet e përdorura u vendos nga qeveria tre vjet më parë. Nga kjo taksë realizon mbledh rreth 5 miliardë lekë të

ardhura në vit në buxhetin e shtetit. Ndërkohë, qeveria ka propozuar edhe një amnisti për ata që kanë detyrime të prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara me vendim të formës së prerë të gjykatës, të cilat i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për qëllime përdorimi apo rishitjeje.

500 MILIONË LEKË TË ARDHURA NGA PRIVATIZIMET DERI NË FUND TË 2013

Privatizimet që trefishuan të ardhurat për 2012 Nga shitja e pronave publike vjet të ardhurat 36% më shumë Viti 2012 shënoi nivelin më të lartë të të ardhurave faktike nga privatizimi për periudhën 3-vjeçare, 2010-2012, pasi të ardhurat gati u 3-fishuan nga parashikimi në fillim të vitit. Edhe sivjet shumë dosje janë drejt ekzekutimit. Plani i qeverisë përfshin rreth 500 objekte për t’u privatizuar, kryesisht nga Ministria e Mbrojtjes, Ekonomisë, Bujqësisë, Arsimit, etj, objekte që nuk i nevojiten shtetit. Sipas një studimi të publikuar së fundi nga “Open Data Albania”, nga 300 milionë lekë të parashikuara, të ardhurat nga privatizimet arritën në 880 milionë lekë, rreth 3 herë më shumë. Në vitet 2010 dhe 2011 u shënuan nivele relativisht të ulta nga të ardhurat e privatizimive, përkatësisht

Mbyllja e binjakëzimit me BE-në

411 milionë lekë dhe 438 milionë lekë, por gjithësesi, “Open Data Albania” konsideron se janë shifra më të larta nga parashikimet e fillimviteve në buxhetet vjetore. Në total, të ardhurat nga privatizimi për vitet 2010-2012 rezultojnë 1. 737 milionë lekë. Krahasuar me vitet e mëparshme, sidomos në vitet 2000-2001 dhe 20042009 kur të ardhurat nga privatizmet arritën gjithësej rreth 67 miliardë lekë, të ardhurat për vitet 2010-2012 paraqiten në rritje. Për vitin 2013 janë parashikuar 500 milionë lekë të ardhura nga procesi i privatizimit, shumë që përfshin maturi në procesin e hartimit të buxhetit, ku shpenzimet e parashikuara në buxhet dhe treguesit e borxhit të jenë

brenda nivelit të të ardhurave të siguruara nga funksionimi normal i financave publike. Administrimi dhe vlerësimi i pronës publike, rritja e numrit të objekteve me qira, dhanë të ardhura të mëdha në buxhetin e

shtetit për vitin 2012, pasi për 82% të objekteve shtetërore nisi procesi i privatizimit. Krahasuar me 2011-ën të ardhurat nga procesi i privatizimit të pronave publike vjet u rritën 36% më shumë.

Hekurudhat, skema për dhënien me koncesion nga BERZH Rikonstruksioni i sistemit hekurudhor shqiptar mund të bëhet nga një koncensionar. Sipas ekspertëve të MPPT-së, hekurudha gjendet në një situatë të rënduar dhe një prej donatorëve më të rëndësishëm do të japë kontributin e tij sa i takon rikthimit të traditës për të udhëtuar me tren. Burime nga Ministria e Transportit bëjnë të ditur se në bashkëpunim me BERZH-in po hartohet studimi në mënyrë që të identifikohet më qartë forma sesi do të ndërhyhet, dhe më pas vënia në zbatim e opsionit për dhënien me koncesion. Mungesa e fondeve dhe vetë tregu e bën sektorin hekurudhor më pak rentabël se linjat e tjera të transportit, aq sa çdo vit në bilancin ekono-

mik Drejtoria e Hekurudhave raporton humbje 1 milion euro. BERZH-i ka hartuar një raport, ku veçon gjendjen kritike të trenave në vend, përfshi linjat e transportit dhe sinjalistika. “Linjat janë në gjendje pune, por në kushte shumë të këqija. Pajisjet janë të vjetra dhe kanë nevojë për rinovime. Sistemi i sinjalizimit është pothuajse tërësisht përtej afatit të funksionimit”, - thotë BERZH, duke bërë me përgjegjësi mungesën e fondeve të mjaftueshme për mirëmbajtjen e sektorit. Aktualisht, numri i pasagjerëve ka rënë ndjeshëm, gati 10fish, në raport me vitin 1994, ndërsa transporti hekurudhor përdoret kryesisht vetëm për ngarkesat e industrisë së çelikut, çimentos.

Norma bazë e interesit u ul tri herë

Bankat ulën intereset vetëm për kreditë me afat të shkurtër Bankat e nivelit të dytë në vend preferojnë kreditimin afatshkurtër. Gjatë vitit 2012 bankat kanë ulur interesat e kredive afatshkurtra në lekë, por kanë rritur interesat për kreditë afatmesme dhe afatgjata. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në muajin shtator, interesat e kredive afatshkurtra deri në 6 muaj ishin mesatarisht 9.98%, nga 12.28% që ishte interesi mesatar gjatë vitit 2011. Ndërkohë, kreditë me maturitet nga tre deri në pesë vjet u dhanë me një normë interesi 13.49%, nga 12.79% që ishte interesi mesatar gjatë vitit të kaluar. Këto të dhëna tregojnë se, politika monetare lehtësuese është transmetuar pjesërisht te kreditë e reja.

Bankat vazhdojnë të kreditojnë në afatshkurtër pasi interesat kanë rënie të dukshme. Përkeqësimi i ekonomisë globale ka rritur interesat për kreditë më afatgjata, ku perceptimi i riskut është më i lartë, për shkak të shtrirjes më të gjatë në kohë. Ndërkohë, uljet e normës bazë janë transmetuar më mirë te depozitat, ku interesat janë ulur në të gjitha maturitetet. Për depozitat 12-mujore, interesi mesatar gjatë muajit shtator ishte 5.19%, nga 5.87% që kishte qenë për vitin 2011. Gjatë vitit 2012, Banka e Shqipërisë e ka ulur normën bazë të interesit tre herë me nga 0.25 pikë përqindjeje, duke e çuar në minimumin historik 4%.


06

« SOCIALE

E martë 21 maj 2013 •

INSTAT: Tkurret popullsia shqiptare Gjirokastra, qyteti më i braktisur dhe moshë më e plakur Erta Bode

Tirana

P

opullsia shqiptare ka pësuar tkurrje krahasuar me një dekadë më parë. INSTAT-i bën të ditur se krahasuar me vitin 2001 popullsia jonë shënon një ulje me 8% të banorëve, kjo e krahasuar me shifrat që publikoi INSTATi për censusin e tetorit 2011. Në këto shifra merret parasysh numri i emigrantëve që kanë dalë jashtë territorit shqiptar, pasi shifrat janë publikuar vetëm për banorët që jetojnë brenda kufijve tanë. Në këto shifra bëhet e qartë se Tirana është qyteti me numrin më të lartë të banorëve, si dhe më i mbipopulluari, pas tij rendit Fieri dhe Durrësi. Këto shifra përputhen qartë me zhvillimin e ekonomik të qyteteve si dhe me mundësinë që u japin banorëve për të siguruar në një mënyrë më të mirë jetën e tyre. Ndërsa Gjirokastra është qyteti më i braktisur, pas tij Kukësi. Këto janë qytete që kanë vite që rrinë në heshtje, pasi nuk kanë pësuar zhvillim ekonomik dhe mundësia e jetesës është më e vështirë dhe më e pakënaqshme. Në Tiranë është përqendruar 27% e popullsisë, kurse në Fier dhe Durrës respektivisht është përqendruar 11% e popullsisë. Për sa u përket Gjirokastrës dhe Kukësit bëhet e ditur se aty është përqendruar 3% e popullsisë shqiptare. Këto janë qytete ku banorët numërohen me gishta. Sipas të dhënave, 36 % e popullsisë gjirokastrite e kanë braktisur qytetin e tyre këtë 10-vjeçar ose duke emigruar jashtë shtetit, ku preference më e madhe është shteti grek, ose duke lëvizur nga qyteti i tyre drejt Tiranës. Përgjithësisht popullsia shqiptare është drejtuar pasivisht drejt Tiranës dhe Durrësit, ku përveç shqiptare një dyndje shënon dhe popullsia kosovareve drejt këtyre qyteteve. Gjithashtu Gjirokastra shënohet si qyteti me moshën mesatare më të plakur, që është 40 vjeç, ndërsa Kukësi me moshën mesatare më të re, e cila është 30 vjeç. Sipas rezultateve të dhjetorit, pyetjes që ngjalli polemika, asaj mbi përkatësinë etnike, 82.58 % i janë përgjigjur se janë shqiptarë, ndërsa 0.87 % se janë grekë. Komuniteti grek është përqendruar kryesisht në Gjirokastër e Vlorë, ku zë përkatësisht 7.4% dhe 6.8% të popullsisë lokale. Ndërsa maqedonasit janë përqendruar në Korçë dhe zënë 1.8% të popullsisë lokale. Gjirokastra dhe Vlora kryesojnë si qytete që kanë përqindjen më të lartë të popullsisë minoritare që ndodhet në vendin tonë. Kurse asaj mbi fenë 56.7 % i janë përgjigjur se janë myslimanë, 10. 03 % katolikë dhe 6.75 % ortodoksë. Në të dyja rastet kanë refuzuar të përgjigjen 14 % e të anketuarve. Pjesa më

Gjirokastra

8% SHQIPTARË MË PAK SE 10 VJET MË PARË, 27% E BANORËVE NË TIRANË

e madhe e ortodoksëve është përqendruar në Gjirokastër e Korçë, me 16 dhe 17 për qind, dhe Vlorë me 14 për qind. Ajo katolike është e përqendruar në Lezhë e Shkodër me 72 dhe 47 për qind, ndërsa ajo myslimane në Kukës me rreth 84 për qind dhe Berat e Dibër me 82 për qind. Këto të dhëna janë kundërshtuar nga përfaqësues të Kishës Ortodokse, sipas të cilëve numri i të krishterëve

ortodoksë është shumë herë më i madh se ai i publikuar në census. Mirëpo këto shifra tregojnë qartë se popullsia shqiptare është e besimit mysliman, traditë që nga pushtimi i turqve. Dy qytetet që janë përgjigjur në përqindjen më të lartë se janë shqiptarë janë Shkodra dhe Dibra me rreth 91 për qind. Qytetet që janë përgjigjur më pak se janë shqiptarë janë Saranda me 46

% dhe Himara me 38 %. Për herë të parë në historinë e censuseve regjistrohet dhe mbizotërimi i përqindjes së popullsisë urbane mbi atë rurale. 54% e shqiptarëve jetojnë në qytet, 16% më shumë se 10 vjet më parë. Pra, përveç lëvizje nga një qytet në tjetrin, këtë 10-vjeçar është vënë re një lëvizje masive nga fshati në qytet, ku Tirana është sërish qyteti me më shumë

banorë të zonave rurale nga i gjithë vendi, që kanë zbarkuar aty. Censusi ka zbuluar se në kryeqytet ka një shtim të individëve që jetojnë vetëm, të cilët zënë 3% të popullsisë në shkallë vendi, ndërsa në Dibër tradita me shumë kurora brenda një banese vazhdon të mbizotërojë. Edhe te këto të dhëna mungojnë rezultatet mbi numrin e të papunëve në vend, një tjetër pikë e shumë debatuar e

Është qyteti më i braktisur nga banorët e tij. Këtë dhjetë vjeçar, 36% e banorëve të saj e kanë braktisur qytetin e tyre. Aktualisht aty është përqendruar 3 % e popullsisë shqiptare dhe 7.45 e popullsisë lokale është minoritet grek. Ky qytet shënon moshën mesatare më të plakur në gjithë Shqipërinë, përkatësisht 40 vjeç. 16% e popullsisë së saj janë ortodoksë dhe është qyteti i dytë në vendin tonë që shënon numrin më të lartë të popullsisë së arsimuar. Është qyteti më me shumë banorë në Shqipëri, ku aktualisht është përqendruar 27 % e popullsisë shqiptare. Këtë 10 vjeçar është vënë re një lëvizje masive e banorëve të qyteteve të tjera drejt kryeqytetit. Gjithashtu edhe banorët e zonave rurale kanë shfaqur tendencën e lëvizjes drejt këtij destinacioni. Gjithashtu kryeqyteti mban vendin e parë në rang republike për përqindjen më të lartë të popullsisë së arsimuar. Gjithashtu është parë si tendenca e çdo të riu për të ndërtuar jetën e tij.

censusit të parë të realizuar pas atij të 10 vjetve më parë, por që pritet të publikohet në fund të këtij viti. Tirana dhe Gjirokastra kanë shënuar % më të lartë të popullsisë së arsimuar, ndërsa Lezha të asaj anlfabete.

JETIMËT SHËNOHEN 32 RASTE TË ÇRREGULLIMEVE TË CIKLIT BRENDA MUAJIT MAJ

Duhani dhe seksi, probleme në ciklin femëror Mjekët: Të jenë të vëmendshme për datat dhe simptomat Femrat duhanpirëse shfaqin probleme në çrregullimet e ciklit. Lajmin e bëjnë të ditur gjinekologë të maternitetit “Koço Glozheni”, të cilët tregojnë se vetëm në muajin maj ka pasur 32 raste vizitash. Bëhet e ditur se shpeshherë janë adoleshente nga mosha 16 deri në 24-vjeçare. Vajzat shkojnë vizitohen dhe ankohen se cikli u vjen i çrregullt, tani nuk e dinë se kur kanë datën dhe ankohen se kanë shumë dhimbje. Gjinekologët tregojnë se në 32 rastet e paraqitura 27 prej tyre e konsumojnë duhanin dhe 30 prej tyre kanë ndërruar më shumë se 6 partnerë seksualë. Gjinekologët e shikojnë alarmante këtë situatë, që sot shfaqet me çrregullime dhe nesër do të ndikojë në shtatzëni ose të mos kenë fëmijë. Bluzat e bardha shpjegojnë se pirja e

SHENJAT Çrregullimi i ciklit është një nga ndryshimet më negative që mund të përjetoj femra në veprimtarinë e saj dhe në organizmin e saj. Çrregullimet vijnë nga shumë faktorë, por shenjat janë të dukshme dhe femrat duhet të jenë të vëmendshme. Shenjat e para janë aknet në fytyrë dhe sekrecionet e bardha, duke u pasuar nga fryrja e barkut, e gjoksit, pastaj dhimbjet e mesit dhe në fund dhimbjet e fundbarkut. Gjinekologët i këshillojnë femrat të mbajnë shënim datat e fillimit dhe mbarimit të ciklit, pasi një cikël normal fillon në 26-28 ditë nga cikli i kaluar dhe zgjat 3-6 ditë.

duhanit ndikon në çrregullimin e ciklit, pasi sasia e nikotinës është e papërballueshme për trupin femëror, duke ndikuar në përshpejtimin e rrahjeve të zemrës. Kështu, sjell përshpejtimin e qarkullimit të gjakut, trashjen e tij dhe pjekjen e vezoreve dhe krijimin e enzimave të pista në organizëm. Ndërkohë gjinekologët bëjnë të ditur se 27 rastet e femrave që kanë treguar se konsumo-

jnë cigare janë të përfshira edhe në rastet e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me më shumë se 6 partnerë. Gjinekologët kanë shpjeguar se kryerja e marrëdhënie në moshë të papjekur, që konsiderohet nën 18 vjeç, shfaq probleme të mëvonshme në cikël si dhe në dhimbjet e tij. Gjithashtu numri i lartë i marrëdhënie të kryera ndikon në çrregullimet e ciklit, pasi mitra ka kontakte

që janë edhe bezdisëse. Ata kanë bërë të ditur se vajzat janë ankuar se nuk e kanë ciklin e rregullt, se u ndërpritet cikli në mes ose përjetojnë 2-3 cikle në muaj. Gjinekologët bëjnë apel që vajzat të jenë të vëmendshme ndaj datave të ciklit, t’i mbajnë shënim ato dhe të jenë të kujdesshme ndaj simptomave duke i shënuar për të dhënë sqarime më të sakta në vizitat që kryejnë.

“Strehë e arsim” për jetimët mbi 16 vjeç Jetimët janë fëmijët që kanë mbushur qendrat sociale, shtëpinë e fëmijës dhe çdo institucion që është në ndihmë të tyre. Në Ditën Kombëtare të Jetimëve Kozeta Mesiti, drejtoresha e Shërbimit Sociale Shtetëror, ka bërë të ditur se së shpejti do të ngrihet një qendër sociale për qëndrimin e jetimëve nga mosha 16-25 vjeç. Ajo shpjegon se në këtë ç’nder ata do të trajnohen profesionalisht dhe do të arsimohen për të qenë të aftë të dalin në tregun e punës dhe të sigurojnë vetë jetën e tyre. Gjithashtu ajo tregon se për 9 vjet për çdo jetim kjo qendër do të shërbejë si strehim, pasi ata nuk janë të aftë të sigurojnë bukën e gojës dhe një strehë është shumë vështirë për ta. Sipas statistikave, aktualisht janë 595 fëmijë që trajtohen në qendrat sociale, si dhe 1609 të tjerë që marrin shërbime ditore në qendrat komunitare.


AKTUALITET • E martë 21 maj 2013

»

07

PUSTINA KËRKON 2 VJET PËR VAJZËN QË VRAU MUÇËN ME KALLASH

Avokatja e Vishës apelon dënimin e 10 vjetve Pretenca e prokurorisë dhe ulja e dënimit nga gjykata Vjollca Pustina, avokatja e Nazime Vishës, vajzës që vrau me kallash burrin që e përdhunoi kur ishte e vogël, ka apeluar dje dënimin me 10 vjet burg nga gjykata e Tiranës. Visha ishte dënuar me 15 vjet burg, po ulja e dënimit me një të tretën bëri që të dënohej me 10. Kështu, Pustina dorëzoi kërkesën e saj në Gjykatën e Apelit, duke pretenuar se klientja e saj kishte vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, teksa kërkoi vetëm 2 vite burg për ‘armëmbajtje pa leje’. Visha ka pranuar krimin dhe para trupës gjykuese kërkoi mëshirë, duke thënë: “E pranoj krimin, ju drejtohem edhe si fëmijë, kërkoj mëshirë”. Çështja u gjykua nga

gjyqtari Gerd Hoxha. Prokurori i çështjes Blerim Tominaj tha në pretencë se “Që në momentin kur viktima ka nisur joshjet dhe më pas kur ata janë bashkuar seksualisht, jeta e kësaj të fundit ka hyrë në një vorbull të rrezikshme, pasi e pandehura ka qenë tërësisht e pandërgjegjshme për atë çfarë po bënte dhe gjithashtu edhe për pasojat e një raporti të tillë absurd dhe pa të ardhme”. Ndërkaq, Tominaj kërkoi nga gjykata të marrë në konsideratë rrethanat lehtësuese në dhënien e vendimit nga ana e gjykatës. Gjithçka ka ndodhur më datë 13 gusht të vitit të kaluar, kur Fiqiri Muça, me mjetin e shtetasit Myrvet Bardhi

është nisur nga qyteti i Durrësit pranë banesës së gjyshes së Nazime Vishës, në Krrabë të Tiranës. Sipas policisë, kjo e fundit ka pritur me të shtëna kallashi 45-vjeçarin, të cilin e akuzon se e ka përdhunuar dhe donte ta trafikonte. Ngjarja mori përmasa të mëdha mediatike, ndërkohë që tronditi

mbarë opinionin e vendit. Pak kohë pas ngjarjes, 18-vjeçarja ka pranuar para forcave të policisë se ajo ka qenë autorja e ekzekutimit të 45-vjeçarit Fiqiri Muça, i martuar dhe babai i pesë fëmijëve. Sipas përcaktimit të policisë, krimi ndodhi në datën 13 gusht, në orën 00:50, në Qendër-Krrabë.

GJYKATA NUK PRANON. AVOKATI: Ç’ BISEDOVA ME DAJTIN NË QELI

Oferta-bombë e avokatit: Dua 200 mijë euro për të mbrojtur Dajtin Mariglen Mullai

G

jykata e Krimeve të Rënda nuk pranoi kërkesënbombë të avokatit Ndue Pjetra, për të mbrojtur Dritan Dajtin në këmbim të 200 mijë eurove. Përfaqësuesve të shtetit u është dukur tarifë e kripur, ndërsa vetë Dajti thotë se kjo është shifra më e paktë. Avokati Ndue Pjetra pranoi të mbrojë Dritan Dajtin, i akuzuar si autor i masakrës së Durrësit, ku humbën jetën katër policë, duke vendosur 2 kushte paraprake për të nisur procesin. Ai ka kërkuar 30 ditë kohë për të studiuar dosjen e të akuzuarit si dhe një shpërblim prej 200 mijë eurosh. Kërkesa këto që u hodhën poshtë nga gjykata. Pas refuzimit të gjykatës, avokati Pjetra tha se nuk mund të pranonte mbrojtjen e Dritan Dajtit dhe u largua nga salla, duke bërë që procesi të rikthehet sërish aty ku ishte. Dritan Dajti refuzoi sërish që seanca të vijonte pa praninë e një avokati mbrojtës dhe braktisi seancën. Prokurori i çështjes i konsideroi kushtet e avokatit Pjetra si tentativë për të zvarritur sërish procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit. Ndërsa i akuzuari kërkoi që avokatit t’i plotësohen kërkesat, duke thënë se “Oferta që ka bërë Pjetra për 200 mijë euro është më e ulëta, ndaj pranojani kërkesat, sepse më pëlqen performanca e tij”. Avokati: Biseda me Dajtin Ndue Pjetra, avokati i propozuar për mbrojtjen e Dritan Dajtit tha se “Duhet të dorëhiqesha nga kandidat për deputet në Shkodër. Jam kandidat i Aleanca për Demokraci e Solidaritet. Dua 200 mijë euro garanci sesi avokat nuk mbes-

Ministri Halimi dje në KLD

Magjistratura, tani e tutje 8 deri në 10 studentë në vit Nuk do ta kalojnë shifrën 10 studentët e Magjistraturës që do të studiojnë nga ky vit e tutje. Kjo u theksua nga ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili tha dje në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë se “misioni i shkollës së magjistraturës është trajnimi profesional i gjyqtarëve dhe jo prodhimi në mënyrë të përsëritshme i tyre”. Gjatë fjalës së tij, ministri Halimi tha se “këtë vit dhe vitin e ardhshëm numri i studentëve të kësaj shkolle do të jetë 8 deri 10 studentë”. Ai theksoi se ky është një numër racional e logjik që bazohet edhe në studimet që janë bërë për numrin e gjyqtarëve deri në 2020, prandaj edhe unë e gjej të pranueshëm këtë numër. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, misioni Euralius, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Europës, kanë miratuar një studim lidhur me numrin e gjyqtarëve nga viti 2012-2020”, tha ministri Halimi. Prej kohësh numri i studentëve që ndiqnin shkollën e Magjistraturës apo praktikat përzgjedhëse, ishin kthyer në shqetësuese, kryesisht për misionet ndërkombëtare mbikëqyrëse.

Fitimi 100 mijë euro

Drogë në makinën e 2 shqiptarëve dhe rumunes in as 10% e kësaj shume se duhen bërë analiza të shumta në SHBA, Romë, dhe të jeni të bindur nëse bëhen të gjitha këto, zyrës sime avokatore nuk i mbesin as 10%. Nëse do pranohej kërkesa vetëm 10 seanca dhe mbyllej procesi. 200 mijë euro nuk janë asnjë gjë krahasuar me 3 vjet që po vijon procesi, rrogat e gjyqtarëve, avokatëve, prokurorëve aty. I pandehuri ishte gati, e pranoi kërkesën. Në jetën time sot për herë të parë e kam takuar Dritan Dajtin, pas hekurave folëm pak rreth çerek ore, pa e zgjatur shumë se jo do kisha ndërhyrje policie. Sipas të pandehurit, gjithë ky gjyq ka një sërë shkeljesh të ligjit dhe një pikëpyetje. Ka shumë dëshmi, siç pretendon Dajti se marrim vetëm një rast, që thotë dhe akti i ekspertimit. Pretendohet se i ka dhënë viktimës një plumb përpara dhe një mbrapa. Nuk ka mundësi që një person mund të bëjë një gjuajtje një

para dhe një mbrapa. Në makinën e Dajtit nuk është gjetur as edhe një gëzhojë, as edhe një provë që është ai autori. Pra, dosja ka nevojë për studim, provat të çohen për ekspertim. Një provë po e çuam në Uashington bën 100 mijë euro. Dajti më tha se ka krijuar përshtypjen që unë mund ta mbroja. E deklaroi dhe në seancë që të pranohet kërkesa e avokatit, pavarësisht gjendjes së tij ekonomike”. Kaosi i procesit gjyqësor Më parë ishte larguar avokati Asaf Hadëraj, i cili edhe mori gjobë. Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë gjyqësore ndaj të dyshuarit si autor të masakrës së Durrësit. Në shumë raste, shumë nga avokatët e caktuar nga pesëshja gjykuese kanë refuzuar ta mbrojnë Dajtin, ndërsa të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten fare në proces, ndërsa Krimet e Rënda

ngarkuan Dhomën e Avokatisë t’i jepnin fund këtyre zvarritjeve. Kjo e fundit më pas akuzoi gjykatën si të paaftë, ndërsa nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa tha se zgjidhja do ishte avokatura e shtetit, por sërish nuk pati ndonjë zhvillim. Në rastet e fundit, trupi gjykues ka tentuar ta zhbllokonte gjyqin “Dajti”, duke i zhvilluar seancat vetëm në praninë e të pandehurit. Por, nëse më parë është bërë pengesë mungesa e avokatit në sallë, kohët e fundit pengesë është bërë vetë mungesa e të pandehurit, Dritan Dajti, i cili seancë pas seance largohej nga kafazi i hekurt. Nga një i pandehur Dajti u kthye në akuzues për trupin gjykues, të cilin e akuzonte për zvarritjen e procesit, për shkak se nuk mund të gjenin një avokat mbrojtës për të. Në fillim ai kërkoi një tavolinë pune brenda kafazit që të studionte nenet e më pas kërkoi rrogë.

ITALI- Policia, pas disa pikash kontrolli në Ancona dhe Loreto dhe pas lëvizjesh të dyshimta, vendosi t’i ndalojë 2 makinat. Në një Micra Nissan dhe Renault Megane u kapën 11 kilogramë marihuanë. Droga, e ndarë në copa, ishte fshehur nën gomën rezervë në bagazhin e mjetit tip Micra, ku ndodhej një çift. Renault, drejtuar nga një person i tretë, kishte qenë përdorur si makinë për të raportuar postblloqet gjatë udhëtimit. Të gjithë ishin të vendosur nën arrest për posedim dhe trajtimin e drogës. Ata janë Florjan Bulla, shqiptari 23 vjeç, Elena Mihaela Lotrea, rumune 36 vjeçe dhe Sokol Pepa, shqiptar, gjithashtu 36 vjeç. Të dy burrat janë të akuzuar për vepra të veçanta penale. Hetimet kanë treguar se ata kishin formuar një celulë për trafikantët e drogës, bazuar në Frascati dhe në kodrat përreth. Më tej shqiptarët mbanin kontaktet me bashkatdhetarët e tjerë lokale, të konsideruar si lojëtarët kryesorë në fushën e marketingut dhe shitjes me pakicë të drogës. Nëse droga nuk do të ishte konfiskuar në këtë operacion dhe nëse vendosej në treg, do të kishte fituar 100.000 euro. Dy të arrestuarit janë tani në burgun në Montacuto, ndërsa gruaja është në seksionin e grave të Villa Fastiggi në Pesaro.


08

« SPECIALE

SHQIPËRIA, VENDI QË FSHEH BUKURI TË RRALLA NATYRORE

Ekoturizmi, thesari shqiptar që duhet zbuluar P rej disa muajsh, mediet prestigjioze perëndimore, kryesisht ato amerikane, e quajnë Shqipërinë si “Vendi që fsheh bukuri të rralla natyrore, ndaj duhet vizituar e shijuar”. Në fakt Shqipëria sot ofron mundësi të shumta për turizëm, madje duke shijuar njëherësh disa lloje të turizmit, detar, malor, kodrinor, etj. Në Shqipëri, turisti i huaj mund të zgjedhë plazhin në det apo liqenin, qytetet për traditat kulturore dhe historinë e tyre, të shëtisë gjithë vendin, të shohë vendet e lashta, arkitekturën e tyre, arkeologjisë, muzetë, të njohë doket, zakonet, gatimet e trevave të ndryshme. Promovimi dhe ftesa, vjen për turistët vendas dhe kryesisht ata të huaj.Bukuria e natyrës shqiptare mbetet e fsheshur në gjirin e detit, liqeneve, maleve e fshatrave tona e paprekur, e pazbuluar. Prej shekujsh natyra i fshehu në gjirin e saj, për t’i ruajtur nga barbaria njerëzore. Shumë vende të tjera piktoreske, turisti do t’i zbulojë vetë, pavarësisht se ato ende nuk janë përfshirë në një axhendë kombëtare, por edhe në mbrojtjen nga shteti. Ekoturizmi mbetet thesari shqiptar që duhet zbuluar e shijuar.

Llogoraja, piktura e bërë nga Zoti Ajo gjendet 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapësinor midis detit Adriatik dhe Jon. Parku fillon në një lartësi prej 470 m për t’u ngjitur deri në 2018 m. Afër Qafës së Llogarasë takohen drurë në formë kurorash mjaft interesante, ndikuar edhe nga korentet e erërave. Këtu do të veçonim “Pishën Flamur” që është një monument i rrallë i natyrës me mjaft vlera turistike dhe shkencore. Bimësia këtu është e përbërë kryesisht nga pemë halore si pisha e zezë dhe frashëri. Parku i Llogarasë ka një rëndësi të madhe si destinacion turistik, por edhe si urë për në bregdetin e Jonit. Ky park ofron mundësi të mëdha për ekoturizmin, sportet e ajrit, eskursionet dhe marshime. Nga qafa e Llogorasë, rreth 3 km në vijë ajrore, syri të përfshin detin Jon, pjesët e thepisura të maleve të vetëtimës, si dhe një pjesë të mirë të Rivierës Shqiptare. Ky park ka vlera klimaterike të padiskutueshme dhe kjo falë kombinimit mjaft të mirë të ajrit të freskët malor me atë detar. Lugina e Valbonës, e rrallë në Evropë Lugina e Valbonës, e kthyer në park kombëtar, e cilësuar si “e rrallë të gjendet në alpet e Evropës” ka një sipërfaqe prej 8000 ha . Ajo konsiderohet nga studiuesit e huaj si mrekullia e alpeve tona. Ndodhet 2530 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura, të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë. Ka vlera të mëdha turistike dhe rekreative, të cilat ndërthurren me një biodiversitet me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare. Fshati Valbonë është pika më e rëndësishme turistike. Lugina nëpër të cilën kalon lumi me të njëjtin emër, ka natyrë të bukur dhe të pastër. Konfiguracioni, morfologjija, hidrologjija, pyjet, kullotat, llojllojshmëria e luleve, shtëpitë karakteristike, bujaria dhe mikpritja e banorëve krijojnë kushte për zhvillimin e turizmit. Natyra e këtij parku është e përshtatshme për shumë tipe turizmi, peshkim, relaks,

E martë 21 maj 2013 • alpinizëm, si dhe për sportet dimerore. Në brendësi të parkut ka shumë shpella dhë më e rëndësishmja ndër to është Shpella e Drogobisë. Dajti hijerëndë mbi Tiranë Parku Kombëtar “Dajti” ndodhet në lindje të kryeqytetit dhe ka një sipërfaqe 3300 ha. Aty gjenden drurë ahu 200-vjeçarë që përfaqësojnë monumente natyrore mjaft të çmuara dhe me vlerë për t u vizituar. Ky park është një zonë shumë e frekuentuar sidomos nga pushues ditorë. Gjithashtu ai ofron edhe mundësi akomodimi për pushuesit. Gjendet në pjesën lindore të kryeqytetit dhe mbulon një sipërfaqe prej 3.300 hektarësh. Fauna këtu është e një shumëllojshmërie të madhe dhe e një interesi të madh. Parku është një zone ku rriten disa gjitarë të mëdhenj si derri i egër, ujku, dhelpra, ariu, macja e egër etj. Parku frekuentohet nga vizitorë ditorë, por ofron edhe mundësi akomodimi për vizitorët. Tipet e aktiviteteve që mund të praktikohen janë: ekskursione, ski, sportet e ajrit, alpinizmi etj. Thethi mahnitës Thethi, edhe ky park kombëtar, ndodhet në Alpet e Shqipërisë, pranë Bjeshkëve të Namuna (të mallkuara) dhe ka një sipërfaqe prej 2630 ha. Parku ndodhet në një distancë 70 km larg qytetit të Shkodrës. Ai përshkohet nga lumi i Thethit, i cili ka një prurje prej rreth 1000-1300 l/sek dhe është i pasur me troftën e malit. Një monument natyror vërtet interesant dhe mahnitës këtu është Ujëvara e Grunasit, me ujërat e saj që zbresin nga një lartësi prej 30 m. Parku është i njohur për shumëllojshmërinë e kafshëve dhe bimësisë. Për t’u vlerësuar është prania e drurit relik të lisit. Ky park përfaqëson zonën më të populluar të vendit me rrëqebullin (50 krerë). Tendenca e banorëve të këtij parku është të lëvizin drejt zonave urbane, por gjatë periudhës së verës ata kthehen për pushime, duke vënë në dukje sforcot e tyre për zhvillimin e turizmit familjar Lura, shlodhëse e magjike Parku Kombëtar “Lurë” ndodhet në faqen lindore të Masivit “Kunora e Lurës” dhe ka një sipërfaqe 1280 ha. Mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet akullnajore të Lurës. Midis këtyre liqeneve, më të mëdhenj janë: Liqeni i Madh 32 hektarë, Liqeni i Pishave 13 hektarë, liqeni i Zi 8 hektarë dhe liqeni i Luleve 4 hektarë. Në dimër, sipërfaqet e tyre ngrijnë. Ndërsa në pjesën jugore të parkut ndodhet “Fusha e Perlave” që ofron pamje shumë çlodhëse, pasi ka bimësi të larmishme me lule shumëngjyrëshe të rrethuara nga drurë shekullorë halorë. Në këtë park ka mundësi të mëdha për zhvillimin e ekoturizmit, sporteve dimrore, gara me kuaj etj. Divjaka, fauna e pasur shqiptare Parku Kombëtar “Pisha e Divjakës” ndodhet 5 km larg Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjës dhe ka një sipërfaqe 1250 ha. Ky park është njëkohësisht pjesë e kompleksit Lugana e Karavastasë, që ndodhet që ndodhet nën mbrojtjen e Konventës Ndërkombëtare të Ramsarit që nga viti 1994. Ky park përbën një nga ekosistemet më të rëndësishme të gjithë vendit. Kjo sidomos për faunën e pasur, ku përfaqësuesi më tipik është pelikani kaçurrel, i cili zë rreth 6,4% të popullsisë botërore. Karavastaja është pika perëndimore më ekstreme e shumimit të këtij lloji shpendi në Evropë. Në këtë park ka shumë mundësi për zhvillimin e eko-turizmit, turizmit bregdetar, vëzhgues zogjsh, peshkim etj. Bredhi i Drenovës, krenaria korçare Bredhi i Drenovës ndodhet 10 km

larg qytetit të Korçës dhe shtrihet në kurrizin e malit të Moravës. Parku ka një sipërfaqe prej 1380 ha. Ky është mjaft i frekuentuar nga banorët e qytetit të Korçës dhe fshatrave përreth. Vlerat atraktive këtij parku ia shton edhe prezenca e shumë burimeve, të cilët kanë ujë të pijshëm gjatë gjithë vitit si ai i Shën Gjergjit, Plakës, Pllicës etj. Mali i Tomorrit apo Baba Tomorri Ky park kombëtar, një sipërfaqe 4000 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Në të ndodhet Mali i Tomorrit, që nga larg të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore gjigande. Bukuritë natyrore të parkut janë evidente në çdo stinë. Këtu ndodhet edhe varri i Abaz Aliut (Tyrba e Kulmakut) 1200 m mbi nivelin e detit, ku çdo vit në fund të muajt gusht mijëra pelegrinë ngjiten për të zhvilluar një javë rresht ritet e bektashinjve duke “sulmuar” kështu turizmin fetar. Bredhi i Hotovës, krenaria e Frashërit Ka një sipërfaqe prej 1200 ha dhe ndodhet në krahinën e Frashërit, rreth 35 km në verilindje të qytetit të qytetit të Përmetit. Karakteristikë e këtij parku është Bredhi i Hotovës, i cili konsiderohet si një nga reliktet bimore mesdhetare më të rëndësishme të vendit. Falë natyrës së bukur e piktoreske, klimës së shëndetshme, ajrit të pastër dhe afërsisë me qendrat e banuara, ky park merr vlera turistike, rekreative e sportive në çdo stinë. Qafështama, freski e përhershme Ka një sipërfaqe 2000 ha dhe ndodhet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës. Në përgjithësi pamja e këtij parku është rrethore dhe mjaft pitoreske. Këtu si mjaft tërheqëse përmendet çezma e “Nënës Mbretëreshë” me ujë shumë të pastër, të ftohtë e kurativ, është një zonë mjaft e frekuentuar për vlerat e larta kurative dhe ato të peizazhit që ajo ofron. Prespa kurative Parku turistik e kombëtar i Prespër, ka një sipërfaqe prej 27750 ha dhe ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe ai i Prespës së vogël, si dhe Pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë është mjaft e pasur me vlera kulturore. Përmendim këtu kishat eremite të Bizantit, Shpellën e trenit në liqenin e Prespës së vogël, kalaja e Trajanit, Kisha e Shën Mërisë ndërtuar në ishullin e Maligradit në shekullin 14-të. Ky rajon është konsideruar me një potencial të madh eko-turistik. Aktivitet që mund të praktikohen janë: shlodhje, peshkim sportiv, mbledhje bimësh mjekësore, gjueti, banja në liqen, sporte të ujit etj. Liqeni i Prespës së Madhe dhe ai i Prespës së vogël janë përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të Kryeministrave. Butrinti i lashtësisë Ndodhet afërsisht 25 km në jug të qytetit të Sarandës, dhe njihet si zona që ka vlera të larta shkencore, turistike, arkeologjike, shoqërore, shëndetësore e rekreative, të cilat ndërthurren me një biodivesitet të rëndësisë kombëtare e ndërkombëtare. Sipërfaqja e parkut është 2500 ha. Është një zonë e një rëndësie të veçantë turistike të vendit. Në radhë të parë dallohet për turizmin kulturor me qytetin antik të Butrintit, turizmin e detit me Ksamilin, ekoturizmin në liqenin e Butrintit, sportet ujore po në liqenin e Butrintit, peshkimin etj. Përgatiti ARTUR AJAZI


AKTUALITET • E martë 21 maj 2013

»

09

ALTERNATIVA MË E MIRË, SIDOMOS AJO ME BAZË GJINORE, DIMENSION TË RI INVESTIMEVE

Buxhetimi me pjesëmarrje, zyrtarë kosovarë në Elbasan Një ndër bonuset, forcimi i besueshmërisë mes qytetarit dhe administratës ELBASAN- Një grup zyrtarësh nga disa komuna të Kosovës, nën asistencën e Misionit të OSBE-së dhe UNMIK në Kosovë kanë mbërritur në Bashkinë Elbasan për buxhetimin me pjesëmarrje dhe veçanërisht atë me bazë gjinore. Në një takim prezantimi në zyrën e Kreut Sejdini, zyrtarët vendorë nga komunat e Pejës, Prizerenit, Mitrovicës, Kamenicës etj, u njohën shkurtimisht me qytetin e Elbasanit, historikun, veçantitë, ndarjen e sotme administrative, funksionimin e Bashkisë së Elbasanit etj. për të hyrë më pas në qëllimin e këtij takimi, realizimin e Buxhetimit me pjesëmarrje, në veçanti ai me bazë gjinore. Duke e konsideruar procesin e buxhetimit me pjesëmarrje si një ndër praktikat më të mira dhe më efektive të hartimit të buxhetit për një qeveri ven-

dore, kryetari Sejdini tha se një ndër bonuset që ky lloj buxhetimi jep është krjimi e forcimi i besueshmërisë mes qytetarit dhe administratës dhe qytetarit e kryetarit të bashkisë, dhe kjo konstatohet fare lehtë në numrin e qytetarëve që vijnë në takimet e buxhetimit me pjesëmarrje. Por duke u ndalur veçanërisht në buxhetimin me bazë gjinore kryetar Sejdini pohoi se: “Pjesëmarrje e grave në takimet e buxhetimit i dha një tjetër dimension kërkesave të komunitetit për investime në lagje. Buxhetimi me bazë gjinor, që ne aplikuam në bashkëpunim me UNIFEM na rezultoi shumë më efektiv se buxhetimet në 3 vitet e para. Problemet që gratë trajtojnë janë nga më të ndryshmet dhe shumë më konkrete”. Përgjatë takimit zyrtarët nga Kosova, u njohën edhe me vështirësitë

përgjatë aplikimit të buxhetimit me pjesëmarrje, veçanërisht në rastet e një buxheti, i cili kufizon një sërë investimesh. Por edhe në këtë pikë Bashkia Elbasan i ka vijuar rregullisht takimet me qytetarët duke e konsideruar këtë gjë si një detyrim të saj ndaj taksapaguesit elbasanas, por edhe si një vazhdimësi të komunikimit të dretpërdrejtë të qytetarit me kreun e bashkisë apo administratën bashkiake. Më pas zyrtarët financiar komunal nga Kosova dhe ata nga Bashkia Elbasan zhvilluan takime pune në funksion të shkëmbimit të përvojave pozitive në hartimin e një buxheti të përgjegjshëm me bazë gjinore dhe atë me pjesëmarrje. Këto takime pune do të vijojnë edhe përgjatë ditës së nesërme për të dalë me konkluzione dhe rekomandime. L. Lleshi

AKSIDENTI/ SHUMICA E VAJZAVE ENDE ME PROBLEME SHËNDETËSORE

Një vit më pas të mbijetuarat nuk do të jenë në Himarë LEDIA LLESHI ELBASANUniversiteti marshim dhe obelisk për nder të viktimave në Qafën e Vishës. Kur mbushet një vit nga aksidenti tragjik që i mori jetën 13 personave, ndër të cilët 11 studente të degës gjuhë-letërsi të Universitetit të Elbasanit, ato që i mbijetuan duan ta hedhin pas krahëve këtë ngjarje e të mbajnë në kujtesën e tyre vetëm momentet e bukura që kanë kaluar me vajzat që prej një viti nuk jetojnë më. Familjet i kanë këshilluar të mos udhëtojnë drejt Himarës, dhe madje ato ndoshta nuk do të dëshirojnë kurrë të kalojnë në rrugën e tmerrit. Dhe të gjitha nuk do të jenë atje për të vendosur lule për shoqet e tyre, por do të ndezin qirinj e do t’i vendosin ato para Universitetit të Elbasanit. Gjithashtu vajzat do të shpërndahen në familjet e viktimave të këtij aksidenti për të marrë pjesë në dhimbjen e një vjetorit të përkujtimit për vajzat e reja që u ndanë nga jeta në mënyrë tragjike. Vështirë se mund ta përshkruajnë e ta kujtojnë momentin e aksidentit. Ndoshta si me dorë ky moment në kujtesën e tyre është fshirë dhe pasojat përpiqen t’i harrojnë edhe pse i kanë shenjat në trup dhe ende janë të brishta përballë dhimbjes. Flasin të mbijetuarat… Shegushe Haka, një nga vajzat që i mbijetoi asaj tragjedie të tmerrshme kujton: Nisëm një ditë me gëzim e hare. Ku mendonim se do të kalonim momente të bukura me njëratjetrën. Në fund të asaj dite ne përfunduam në një humnerë ku shoqet tona humbën jetën. Ne humbëm shumë kujtime dhe ende kemi atë dhimbjen e madhe. Dëmtimet që kam

Viktima me plagë në spital

Përfundon në pranga, rrahu brutalisht bashkëshorten ELBASAN- Konflikt me bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një konflikti me bashkëshorten e tij e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Sipas policisë, 36- vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases PS, 43 vjeç duke i shkaktuar dëmtime në trup. Gruaja është transportuar në spital ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Gjendja e saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave të para, konflikti mes dy bashkëshortëve ka ardhur për motive xhelozie. 36-vjeçari do të përgjigjet për akuzën dhunë në familje. L. Lleshi

Autori me probleme mendore

Rreh dhe merr peng 25-vjeçarin, dyshonte se i ngacmonte gruan KORÇE- Policia e Korçës ka nisur procedimin penal ndaj një 34-vjeçari nga fshati Bezmisht, pasi ky i fundit ka dhunuar dhe ka marrë peng një djalë 25-vjeçar. Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve, se 34-vjeçari me iniciale K.M ka dhunuar dhe ka mbajtur peng për pak kohë të mbyllur në garazhin e makinës së tij 25-vjeçarin me iniciale I.Ç. I ndaluari, i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore dyshonte se I.Ç i ngacmonte të shoqen, ndaj për të ruajtur nderin e ka rrahur dhe i ka hequr lirinë. Pas sinjalizimit për këtë rast u bë ndalimi i 34-vjeçarit, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia: Identifikuam autorët

Fier, gjendet e fshehur mes shkurreve 119 kg drogë FIER- Një sasi e madhe lënde narkotike e llojit Canabis Sativa u bllokua dje në mëngjes nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Fier, në afërsi të varrezave të fshatit Rreth Libofshe komuna Libofshë Fier. Burime të policisë thanë se lënda narkotike u zbulua midis disa shkurreve me gjineshtra, në një gropë u gjendën katër çanta, ngjyrë jeshile, të mbuluara me bar, të mbushura me pako në formë cilindrike të mbështjella me natriban, ku kishte 135 pako, me një peshë prej 119 kg, me një sasi materiali bimor të dyshuar si lëndë narkotike e llojit canabis sativa. Policia thotë se i ka identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e autorëve. pësuar, kanë qenë të rënda. Tani ka kaluar pothuajse një vit dhe jam duke u rikuperuar. Nuk është e lehtë. Në çdo moment kujtojmë shoqet tona pasi vazhdojmë ende shkollën dhe kujtimet mbizotërojnë. E një vit pas kësaj tragjedie vajzat janë ende të dobëta dhe ndihen të nëpërkëmbura pasi nuk kanë marrë asnjë qindrakë nga kompania tek e cila u siguruan para se të niseshin. Ndërsa Antoneta Taçe thotë se: Kompania e sigurimeve na ka ofruar një shumë qesharake, të cilët ne e konsiderojmë tallje. Nga çasti i aksidentit kam pasur shumë dëmtime. Kur mbushet një vit unë kam kujtime të hidhura dhe dhimbje fizike. Një tjetër vazjë Doriana Kumrija kujton:

“Unë kam qenë në gjumë në atë moment kur ka ndodhur rrëzimi. Nuk di të them asgjë për shkakun e vërtetë të atij aksidenti të tmerrshëm. Sot një vit pas atij tmerri, nga universiteti është organizuar një marshim drejt Himarës, por ne nuk kemi mundësi. Edhe familjarët tanë nuk janë dakord që të shkojmë. Nuk e dimë se çfarë do bëhet nesër. Por ne nuk mund të ikim në Himarë. Kemi akoma dëmtime dhe nuk mund të bëjmë rrugë aq të gjata. Asnjëra nga vajzat e autobusit të aksidentit. Ne do të bashkohemi në Elbasan, por ende nuk është vendosur çfarë do bëhet nesër”. Një vajzë, Liri Hasa hidhet e thotë se ajo çka është e sigurt është se do të shkojnë për vizitë tek familjet e

viktimave. “Do marrim pjesë në kujtimin e 1-vjetorit. Ne duam të bëjmë homazhe edhe në universitet. Nga atje u nisëm. Universiteti ishte pikënisja dhe nga atje do të duhet të ketë një përkujtim për viktimat dhe për të mos harruar këtë ngjarje”. Ndërkohë Ticiana Hysa, një nga vajzat me fat të autobusit të ekspeditës për në jug të vendit më 21 maj 2012 thotë e përlotur: Kujtimet e asaj dite janë shumë të trishtueshme për momentin kur ndodhi që prishi gjithçka. Ne mundohemi të kujtojmë momentet më të bukura, ndërsa atë ngjarje mundohemi ta hedhim pas krahëve. Asnjëra prej nesh nuk mund të shkojmë. Ne shpresojmë që t’i kujtojmë shoqet tona pranë universitetit.

Policia: Ishte me shpejtësi

Aksidentoi të moshuarën, arrestohet i riu ELBASAN- Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gramshit, pasi akuzohet se aksidentoi një këmbësore, e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. A. Vlashi 26 vjeç u arrestua në flagrancë, pasi në afërsi të Ndërmarrjes Pyjore Gramsh, ky shtetas duke drejtuar mjetin në pronësi të tij, motoçikletë me targë HZN 0911, ka aksidentuar shtetasen B.Sh, 63 vjeçe, banuese në Gramsh, e cila ishte duke ecur në këmbë. E dëmtuara u dërgua në spitalin Gramsh për të marrë ndihmën mjekësore, por duke parë që gjendja e saj ishte e rënduar u dërgua për në Spitalin Ushtarak Tiranë ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar mjetin e aksidentit dhe ekspertët janë duke punur për të përcaktuar shkaqet. Mësohet se gruaja ka qenë duke ecur dhe është përplasur nga motorçikleta, e cila sipas dëshmitarëve ishte me shpejtësi. L. Lleshi


10

« opinion

E martë 21 maj 2013 •

Shpirti i turmës dhe i askushmërisë

S

hpirti i turmës bashkëjeton me njeriun dhe është tipar i historisë njerëzore, sepse njeriu në mënyrë të natyrshme është qenie shoqërore, që kërkon përherë të shoqërizohet. Porse njohuria për të, përkujdesja ndaj këtij shpirti dhe mbi të gjitha shfrytëzimi i tij për qëllime të caktuara përbën anën tjetër të medaljes. Çështja madhore është se sa i theksuar është shpirti i turmës në shoqëri, sepse njeriu i brumosur me një mendësi të tillë ka në themel të mendjes së tij çiftin sundimtari dhe turma. Kjo është çështje madhore, sepse mendimet dhe ndjenjat janë shfaqje të shpirtit të njeriut dhe janë pikërisht ato që përcaktojnë sjelljen e tij shoqërore, domethënë kufirin ndarës çfarë është e mirë dhe çfarë e keqe. Sjellja dhe puna e njeriut janë dy gjëra të ndryshme, por që njëkohësisht plotësojnë e bashkëshoqërojnë njëra-tjetrën, ngase, në fund të fundit, ato bashkëshoqërojnë njeriun. Sjellja shoqërore është ajo që përcakton ngjarjet shoqërore, sepse njeriu bën atë që dëshiron të bëjë. Njeriu në turmë ka një shpirt të ndrydhur, jo të lirë e të palarmishëm. Duke qenë në gjendje të tillë ai kundërvepron duke i lindur dëshira në skutat e shpirtit të tij për ta parë veten në krye të turmës. Shpirti i tij ngashëron, kridhet përqark, i fiksuar mban sytë e veshët hapur tek të tjerët, frikëson e hidhërohet nga e mira e tjetrit, i sheh të tjerët detyrimisht të barabartë me vetveten, sheh në të tjerët aspak ndryshim nga vetvetja ose në rastin më të mirë ndryshime të parëndësishme. Ai ndihet një me “të barabartët e tij” dhe vetëpërfytyrohet si përfaqësues i tyre. Ky shpirt i ngujuar në mënyrë natyrale kërkon hapje, liri dhe vetëdallueshmëri, prandaj ai e anon ndërgjegjen e tij drejt njëshit, drejt unit, drejt vetëkuptimit me ndjenja të forta që ky vetënjësh kështu nuk ka vlerë dhe si rrjedhim i mbin dëshira që të duket mbi të tjerët ose, e thënë sipas mendjes së tij, mbi “të barabartët e tij”. Zgjidhja më e lehtë për të është mburrja ose bërja e tjetrit me turp. Ai gjithmonë është në kërkim të rastit për t’u mburrur ose bërë tjetrin me turp, sepse ndihet keq dhe i turpëruar kur nuk mburret apo kur nuk e turpëron tjetrin. Me ligësi ai gjithmonë është në kërkim të thashethemeve për tjetrin, sepse edhe vetë ai është një thashethem. Kështu, njeriu në turmë harxhon pa ndërprerje vëmendje dhe energji e tij për emocione të panevojshme dhe hamendje të papëlqyeshme, për ngacmime nervore të nxituara, për ëndërrime me sy hapur dhe thashetheme të pashtershme. Njeriu në turmë e ka të pamundur të pranojë se jo çdo gjë është apo i përket çdonjërit dhe jo çdo njeri është për çdo gjë. Një mendësi e tillë nuk arrin të pranojë se veç punës së tij ekziston e duhet të ekzistojë edhe puna e të tjerëve dhe nuk vozit në mënyrë të atillë që puna e tij të plotësojë punën e të tjerëve ose puna e tij të plotësohet prej të tjerëve. Për një shpirt të tillë i mirë është, domethënë duhet të ekzistojë, vetëm guri i tij dhe jo muri i përbashkët. Ai vetëgjykon se është i pazëvendësueshëm dhe ka edhe raste që përpiqet ta prishë murin e përbashkët, sepse ka një shpirt të pabesë me aromë kalbëzimi. Një shpirt i tillë nuk përcjell respekt për të tjerët e midis të tjerëve, madje për të nuk ekziston dhe nuk duhet të ekzistojë edhe mendimi ndryshe, aq më tepër të kuptojë se, kur respektohet mendimi ndryshe, edhe bashkimi është më i fortë. E thënë më qartë, një shpirt i tillë nuk pranon ndryshimin dhe ndryshueshmërinë, domethënë harmoninë, dhe si rrjedhim, nuk pranon përparimin, madje e urren atë. Njeriu në turmë kthehet pa e kuptuar në një narcist. Si i tillë, ai kërkon me këmbëngulje në turmë vetëm pasqyrime të vetvetes; të tjerët janë njësoj për të, duhet të jenë kështu ose përndryshe të shndërrohen në të tillë. Pëlqyeshmëria për vetveten, duke parë e prekur vetveten nga të gjitha anët e në tërë turmën, është e pakufishme. Ndërsa narcistit të lashtësisë i duhej të qëndronte tërë ditën mbi një pellg të vogël me ujë të patrazuar për të parë vetëm vetveten e pasqyruar, me qëllim që t’i avullonte kënaqësinë e pëlqyeshmërisë së vetvetes, për narcistin e turmës pasqyra e vetvetes shtrihet në të katër anët e pafundme për sa kohë ekziston turma e tij. Si e tillë, kjo pasqyrë e nderë bëhet njëkohësisht mjaft e brishtë, lehtësisht e thyeshme dhe e thërrmueshme nga çasti në çast për shkak të madhësisë e shtrirjes së saj. Një kënaqësi e tillë e dhënë nga një pasqyrë e pafundme nuk mund të lëshohet apo të harrohet. Për ta ruajtur këtë gjendje, mjetet e vetme të narcistit të turme janë: vigjilenca, mira, urrejtja dhe dhuna ndaj çdo drithërime të sipërfaqes së pasqyrës ujore, ndaj çdo tingulli sadopak të ndryshëm të dëgjuar, ndaj çdo njëshi tjetër në turmë dhe ndaj çdo ndryshimi që shfaq ky njësh. Në mënyrë të veçantë narcisti i turmës hidhërohet thellë dhe mbushet me dëshpërim e urrejtje kur vëren ndonjë të mirë që i shkon apo i ndodh tjetrit. Për të, njëshat e tjerë në turmë nuk e meritojnë dhe nuk duhet t’u ndodhin të mira. Ai i përqesh të tjerët kur shprehen e shfaqen ndryshe, i pengon ata të ndryshojnë dhe të përparojnë. Për të vetëm sundimtari i turmës, idhulli i tij, vetvetja e tij e dëshiruar meriton të mira, prarim vezullim e lartësi. Një shpirt i tillë i jep vlerë vetëm të qenit mundues për të tjerët, i jep vlerë vetes vetëm duke ua ulur vlerën të tjerëve, i jep vlerë vetes duke përdhosur vlerat qytetare, kulturore dhe kombëtare të shoqërisë që i përket. Një shpirt i tillë njeh vetëm lirinë e tij të egër e të pakufishme. Ai është shpirtërisht pjesëmarrës në krimin apo tradhtinë që sundimtari (mbinjëshi) i tij kryen. Ai nuk arsyeton për këtë dhe nuk e arsyeton mbinjëshin e tij, sepse ai vetë është sundimtari i ëndërruar pa qenë sundimtar. Ai dallon vetëm të drejta për veten e tij; për të ekziston vetëm liria e tij dhe jo e të tjerëve. Madje, kur mbaron, ai duhet të mbarojnë edhe të tjerët. Një shpirt i tillë është i pangopur, i pakënaqur, i paqetë dhe rrjedhimisht mizor për të mbajtur gjallë pangopshmërinë e tij. Ai mendon se është i pagabueshëm, i pacenueshëm, me të drejta absolute e liri të pakufishme. Ai nuk mban dhe nuk ndien përgjegjësi për veten dhe të tjerët; një shpirt i tillë është, bie fjala, një Ali Pashë Tepelena. Një shpirt i tillë synon që çdo gjë me vlerë të jetë brenda derës së tij, ai dëshiron dhe përpiqet të ndërtojë vetëm ishullin e tij, kullën e tij me frëngji. Atij nuk i intereson ambienti përreth dhe madje e sheh me armiqësi këtë ambient, sepse atij nuk i interesojnë gjërat e përbashkëta. Një shpirti të tillë i pëlqen të ndërtojë ishullin e tij të thepisur; ai ngazëllehet kur prish urat lidhëse dhe pret telat ndërlidhës për të ndërtuar gardh përreth vetes së tij. Atij nuk i pëlqen bashkëjetesa paqësore, sepse nuk respekton tjetrin dhe pjesën e tjetrit; ai është një fqinj i keq, që i urren dhe i erren sytë për çdo ndryshim të vënë re tek “të barabartët e tij”. Dhe njëkohësisht ai vrojton se ç’bëjnë të tjerët për të bërë të njëjtën gjë, për të mos ngelur mbrapa emocionalisht. Njeriu i turmës nuk rri dot pa e parë dhe dëgjuar pa pushim e kudo figurën e mbinjëshit të tij. Figura e stampuar e mbinjëshit të tij mishëron pasqyrimin e vetvetes për njëshin e vocërr dhe, si e tillë, te kjo figurë ai gjen kënaqësinë dhe dehjen më të madhe për veten e vet; kjo është ëmbëlsia për shpirtin e tij të hidhëruar. Karrigia dhe bëmat e

Nga Sajmir LOLJA

sipërnjëshit i krijojnë njëshit të vocërr një rrymë të atillë jehonash, saqë pa atë rrymë as makina njësh nuk punon e as njëshi nuk ndien vetveten. Njeriu në turmë kthehet në vogëlinë e fëmijërisë e tij, kur ëndërronte të ishte i madh, mbinjësh i frikshëm dhe papërgjegjshmëria fëminore i jepte shijen e kënaqësisë pakufi, prandaj besimi i tij shkon andej nga fryn era, andej nga burojnë valët e tingujt që e mbajnë të vogël atë, andej nga shfryn sundimtari i turmës, andej nga është kahu i fuqisë së turmës. Turma kërkon njerëz të vegjël, grimca rëre. Si një vocërrak, ai gjykon vetëm duke thërritur për ndihmë paragjykimet e paharrueshme të vogëlisë. Duke përfytyruar, ai e kthen veten mbrapa në kohë dhe emocionalisht mburret me këtë. Kështu, me dashje e pa dashje ai e shuan zgjuarsinë e tij, bëhet i paaftë të dallojë dhe kuptojë të vërtetën, e ul veten aq poshtë, sa të mos njohë rrotën dhe të mos dijë sa bëjnë 1 + 1 – 1; shpejt e shpesh bën keq dhe gabime. Njeriu në turmë e ka të pamundur të kujtojë apo vrojtojë vetveten e, si rrjedhim, ai e ka të pamundur të kujtojë apo t’i lidhë veprimet e ndodhitë e shkuara. Kujtesa e njeriut në turmë është e çastit, tepër e shkurtër. Ai kujton vetëm çfarë dëshiron në çast të kujtojë ose çfarë u shkon për shtat shpresave dhe frikës së tij. Njeriu në turmë arsyeton mbi bazën e vetarsyes së shtypur të njëshit. Domethënë ai kërkon njësha për mendjen e tij të ngathët, sepse e ka frikë njëshin, mundimtarin e mundshëm të tij dhe mendon se edhe ai njësh e ka frikë atë për të njëjtën arsye. Ai është një sundimtar i gurosur, sepse vetëm kështu mund të jetë njësh dhe, si i tillë, nuk pranon të dallohen njësha të tjerë në turmë. Kur ia dënojnë të këqijat, ai kërkon vetëm njësha, sepse me dashje ose pa dashje nuk e kupton se pse i sulen. Një shpirti të tillë nuk i intereson bashkëpunimi dhe harmonia, atij i intereson vetëm mbinjëshi që ta sundojë në shpirt. Pavarësisht sa larg është, ai gjithmonë vigjilon që mbinjëshi, sundimtari i tij me të cilin i mburret vetvetes, të mos cenohet, të mos ikë, të jetë i përjetshëm e i paprekshëm, i gurosur, i lartë deri në qiell, sepse vetëm kështu mund të ngrejë sytë lart. Urrejtja e bën atë gjithmonë gati të bashkohet me shpirtra të tjerë të tillë për t’iu sulur mizorisht “të barabartëve të tij”, për t’i plaçkitur e përdhosur ato, për t’i tradhtuar ato sa herë i del rasti apo dëgjon se mbinjëshi u kërkon një gjë të tillë. Lëvizja barazitiste (komuniste, e thënë jo shqip) në Shqipëri mori përmasa epidemike gjatë Luftës II Botërorë, sepse njerëzia u josh nëpërmjet thënies “ngrihuni t’u biem atyre që janë ndryshe dhe t’ua marrim atë çfarë kanë”. Njeriu në turmë nuk ka forcë shpirtërore dhe gjithnjë bëhet akoma edhe më i pa aftë të pyesë apo të gjykojë vetveten, të shkëputet prej kthetrave të brendshme, të shmangë varësinë nga të tjerët, të mos përjashtojë vetveten, të përdorë ndonjë dritëz kuptimi prej vetvetes, të ketë kureshtje kush është, nga vjen e ku shkon dhe pse. Njeriu në turmë është një askush. Ai mendon sipas modës së turmës, sipas propagandës zyrtare shtetërore apo botërore dhe përqesh çdo gjë që është ndryshe nga ajo modë. Njeriu në turmë i ngjan një cifle hekuri, të cilën vetëm fusha magnetike e mbinjëshit e mban drejt, të ngritur lart. Pa këtë fushë magnetike jetike, ai bie përdhe e shkon me pluhurin. Prandaj njeriu në turmë guroset pas mbinjëshit dhe shndërrohet në fanatik, domethënë e ka të pamundur të ndryshojë mendjen dhe përmbajtjen. Një njeri me shpirt të tillë është qenie emocionale, nervore, një tifoz, një spiun, një madhni që përgjërohet për lartmadhërinë e tij. Ai qëndron në turmë për shkak të urrejtjes që ka ndaj të tjerëve, ndaj atyre që njeh apo ndaj fqinjit. Mbinjëshi është shpirti i tij, emocioni dhe kënaqësia e tij, sepse prej hyjniut-mbinjësh dhe urrejtjes që ai mbjell ekziston turma ku mund të bëjë pjesë. Urrejtja dhe pickimi i emocioneve që i shërbejnë kësaj urrejtje janë ato që e mbajnë turmën bashkë, sepse te mbinjëshi ai gjen urrejtjen e dëshiruar dhe pickimin e nevojshëm të emocioneve. Pa këtë pickim emocionesh njeriu i turmës nuk do ta ndiente vetveten, nuk do ndihej mirë dhe do të hidhërohej duke u rropatur derisa të gjente një turmë ku helmi i mbinjëshit t’i ëmbëltonte emocionet. Turma e tij është bota e tij, e kuptimtë për të ekzistuar, në brigjet e së cilës përplasen botë (turma) të tjera, të huaja dhe armiqësore. Njerëzit në turmë janë të egër e të dhunshëm. Shpirti i tyre dhunon dhe kërkon të dhunohet. Me fjalë të tjera, shpirti i tyre është i skllavëruar. Skllavërimi i është bërë karakter, zakon, kërkesë, dëshirë dhe mënyrë të jetuari. Njeriu në turmë shndërrohet në një skllav me dashje; ai nuk rron dot pa vuajtur. Ai nuk ka nevojë më për zinxhirë që ta mbajnë të tillë, ashtu si fizikisht. Sa më shumë koha kalon, aq më shumë e adhuron skllavërinë e tij dhe aq më shumë krenohet me të. Meqenëse ky shpirt nuk pranon, e respekton ndryshim tek të barabartët e mendjes së tij dhe ndërkohë kërkon të dhunohet, atëherë këtë dhunim e skllavërim e kërkon, e gjen si zgjidhje dhe e pret vetëm nga sundimtari i pashpirt i turmës, domethënë e kërkon këtë nga idhulli i tij, nga i dëshiruari i shpirtit të tij. Meqenëse ky shpirt i egër është i pasjellshëm ndaj të barabartëve të tij, meqenëse ky shpirt nuk pranon të renë dhe ndryshimin e harmonishëm tek të barabartët e tij, ai ka vetëm një shtysë mendimi: skllavërimin, dhe vetëm një gjuhë veprimi: dhunën. Egërsia i shkakton dhimbje therëse në shpirt kur sheh harmoni në rrethin e të barabartëve të tij. Vetëm dhuna e më të fortit, e më mizorit, e më të egrit, e më të poshtrit, e atij që ka të drejtë të dhunojë e përdhosë të tjerët, e sundimtarit të turmës, mund t’ia fashitë dhimbjen e instiktive të egra të tij. Vetëm kjo dhunë madhore, vetëm ky sundimtar turme me të vetmen të drejtë fjale e veprimi, mund t’ia shtypë egërsinë, shkaktaren e dhimbjes, t’ia qetësojë shpirtin e tij dhe t’ia dehë emocionet. Ky shpirt nuk e kupton dhe nuk e kërkon mëvetësinë, ndryshimin në lidhje me të tjerët. Më e shumta që dëshiron ky shpirt është të bëhet një vasal mizor. Edhe kur e shtyjnë në liri të përkufizuar për të gjithë, ai nuk mund të shkëputet nga e kaluara e skllavërimit dhe dhunimit mbi të. Liria për të është dhuna, rasti për të shfryrë egërsinë e emocioneve të tij. Ai po me dhunë kërkon të kthehet në skllavërinë e shkuar, me të njëjtat kushte e mundësisht me të njëjtin sundimtar mizor për turmën. Shpirti i tij qan pa pushim për egërsinë e sundimtarit të shkuar. Shpirti i tij i hidhëruar psherëtin për mungesën e munduesit të tij të egër, humbjen e të cilit e ndien shumë herë më të madhe se humbjen e vetvetes apo të barabartëve të tij. Ai dëshiron gjithmonë që munduesi të ringjallet dhe shpreson në këtë. Njeriu në turmë shndërrohet në një makinë dhe, si e tillë, nuk e njeh dhe nuk mundet ta njohë vetveten. Ashtu si makina, ai bëhet i papërgjegjshëm për veprimet e tija dhe as dëshiron e as kërkon të dijë apo të kuptojë. Kështu ai shndërrohet në një njeri mekanik, me të cilin çdo gjë ndodh. Duke qenë se skllavërimi shoqëror mbështetet mbi frikën, sundimtari i turmës ia ushqen pa pushim asaj frikën dhe mospëlqimin për çdo gjë ndryshe, të re apo të panjohur. Makinat janë të verbra dhe të pavetëdijshme; ato s’mund të jenë ndryshe dhe veprimet e tyre duhet t’i përgjigjen natyrës së tyre. Njeriu në turmë,

njeriu mekanik i plotëson këto veti të makinës. Si i tillë, ai nuk është njeri i lirë. Që të çlirohet, atij i nevojitet së pari të fitojë lirinë e brendshme, të vetëdijshme, të ndërgjegjes dhe mëvetësisë së tij shpirtërore, përndryshe ai ngec i skllavëruar shpirtërisht, sepse para së gjithash as nuk e njeh dhe as nuk e kupton vetveten e tij. Prandaj njeriu në turmë e humb dhe nuk e kujton vetveten, sepse ai edhe jeton e vepron duke qenë në gjumë të thellë, ndonëse me sytë hapur dhe nuk bën përpjekjet e duhura për t’u zgjuar. Askushmëria është një ndjenjë e skajshme shoqërore që në situatë paniku e fut njeriun në ankth dërrmues dhe e zvetënon. Nën ndrydhjen e skajshme të shpirtit të tij, nën hutimin dhe kotësinë që pëson shpirti i tij, nën zhvleftësimin e historisë në mendjen e tij, i dalldisur nga paarsyeshmëria, fillon të ndriçojë në shpirtin e tij të tymosur një flakë pishe e zbehtë në degëzën e askushmërisë. Askushmëria bëhet për të frymëmarrje, liri dhe shkak veprimi. Ai bëhet kështu një makinë që nuk ka fillim e qëllim rruge, një makinë pa busull, që përpiqet të ecë dhe, po qe e nevojshme, mund të marrë një kthesë e të ecë për aq sa i kërkojnë shërbim. Duke harruar me dashje ose pa dashje, ai humb vetveten dhe fshin nga mendja vlerat dhe historinë në origjinën e tij, rrënjët. Ai nuk e dallon më tjetrin. Ndërkohë ai kërkon të mbushet me vlera të reja, por nuk arrin të kuptojë se ato janë të pathemelta tek ai, janë si gjethet, të cilat zverdhen dhe nuk dihet se ku i flak era. Ashtu si natyra nga ku ka lindur, shoqëria njerëzore përmban në vetvete ndryshueshmëri. Domethënë, njerëzit ndryshojnë nga pamja, mendimi, gjatësia, vendlindja, dëshirat, kënaqësitë, aftësitë, dituritë dhe madje brenda një grupi shoqëror (kombi) ka ndryshime në të folurat vendore e në veshje. Përtej kombit, ndryshimet shtohen në tiparet e jashtme, ngjyra e lëkurës, gjuha etj. Grupet shoqërore (kombet) dhe nëngrupet shoqërore (brenda një kombi) kanë edhe gjëra të ngjashme dhe të përbashkëta, por nuk kanë gjëra të barabarta. Nëse respektohet natyra, duke përfshirë edhe shoqërinë e larmishme njerëzore, atëherë jeta është e pashme, në të kundërt përpjekjet për të krijuar fantazma barazie përbëjnë dhe prodhojnë krime njerëzore dhe natyrore. Në rastin e Shqipërisë zyrtare për gjysmë shekulli u edukua dhunshëm me qëllim dhe me absolutizëm fantazma e barazitizmit shoqëror dhe ndërkombëtar, aq sa u kërkuan “vëllezër” edhe në xhunglat e Amazonës e tundrat e Azisë. Njerëzit u bashkëmblodhën dhunshëm mendërisht dhe fizikisht. U punua për të krijuar të ashtuquajturin “njeriu i ri”, domethënë askushin e dëshiruar të barabartë e të edukuar me shpirtin e turmës. Për askushin e mirë është askushmëria dhe e keqe është çdo gjë tjetër e arsyeshme, jo paemër dhe me formë e përmbajtje të qartë. Askushi nuk di as çfarë, pse e kë të emërojë dhe as pse është emëruar; ai pret urdhër nga mbinjëshi për të zbatuar një ligj, që është urdhri vetë. Ai nuk di pse është në një detyrë zyrtare dhe çfarë do të thotë ai emërim, çfarë pritet e duhet të bëjë, çfarë të thotë e çfarë të kërkojë. Ai është një vjedhës pune, vendi pune dhe vote. Ai nuk e di ç’është e çfarë përfaqëson kombi e flamuri kombëtar ose çfarë duhet të bëjë për festën kombëtare, çfarë flamuri duhet të mbajë, çfarë të bëjë që ai flamur të mos jetë thjesht një copë lecke me ngjyra etj. Ai shndërrohet në spiun, tradhtar, vjedhës i vetvetes dhe brejtës apo shkatërrues i të tijve. Askushmëria shpesh e vozit askushin në veprime tradhtie, sepse për të qenë një njësh dikushi, një sundimtar i përmalluar, ai i hyn rrugës së krimit dhe bashkëpunimit me armiqtë. Ai vetëm keq sheh, uron apo dëshiron, sepse vetë është keq dhe të keqen ka si pikë krahasimi. Ai flet për gjëra të paarsyeshme e të pakuptueshme e biles ai nuk dallon ngjyrimet. Të menduarit turmor dhe askushmëria të para veçan dhe të veçuara për njeriun e veçuar nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë. Po meqenëse shpirti i askushmërisë lind prej shpirtit të turmës dhe ndërthuret mjaft me të, kur shpirti i turmës dhe i askushëmrisë bëhen tipare shoqërore të përhapura dhe të njëkohshme, atëherë ai grup shoqëror është në rrezikun e madh të mashtrimit dhe vetëshkatërrimit. Rreziku bëhet akoma më i madh dhe pësimi prej tij më i shpejtë kur armiqtë e këtij grupi shoqëror ia njohin atij këtë shpirt dhe përkujdesen t’ia forcojnë pikërisht këto dy tipare shoqërore. Në këtë rast pasoja është e paqartë për çastin, por e qartë pas një periudhe të gjatë kohe. Si rrjedhim, ai grup shoqëror vetëshkatërrohet, humbet vlera njerëzore, shpirtërore, kulturore dhe materiale, ose në rastin më të mirë vazhdon të përpiqet në kufijtë e mbijetesës, duke ngelur i prapambetur, i vetëpenguar në përparim dhe i paqetësuar. Ngulmi i këtyre dy mendësive i mban njeriut ndezur ëndrrën e barazitizmit dhe, si rrjedhim, ai cenon dhunshëm gjërat që s’i përkasin ose që janë të ndryshme nga ëndërrimi i tij. Veç shpirtligjve njerëzit që janë në detyra zyrtare dhe i përmbajnë në vetvete të dy këto mendësi bëhen shumë dëmtues për shoqërinë gjatë marrjes së vendimeve. Madje, ato zhyten në krime dhe tradhti, nga të cilat nuk dalin dot dhe njëkohësisht kujdestarët e tyre nuk i lënë të dalin, por i zhytin akoma më shumë. Njerëz të tillë bëhen kukulla qeverisëse dhe nga veprimet apo goja e tyre mund të dëgjohen gjërat më të paarsyeshme. Me njerëz të tillë në pozita shtetërore veprimtaria armiqësore e huaj, sidomos ajo e fshehta, ka fushë të lirë veprimi dhe pasoja të dhimbshme për vendin. Historia shqiptare vazhdon ta japë këtë mësim. Ata njerëz që thonë se nuk ka armik, ose e thonë këtë nga mungesa e zgjuarsisë së tyre, ose e thonë nga vetvetja për shkaqe emocionale dhe qëllime të ngushta vetjake apo përfitimi, ose u është thënë nga armiqtë ta thonë këtë gjë (duke e ditur ose duke mos e kuptuar këtë); ose shtyhen ta thonë jo nga një shkak i përmendur më sipër. Shteti i Shqipërisë zyrtare u shpartallua në fillim të vitit 1997 pikërisht prej humbjes së armikut (askushmërisë) dhe veprimit të frymëzuar nga mendësia e turmës. Të dyja këto mendësi ushqejnë njëra-tjetrën dhe përcaktojnë sjelljen shoqërore të njeriut, e cila do të thotë para së gjithash si sillet njeriu ndaj shoqërisë dhe çfarë ka bërë për të. Ekzistenca dhe nxitja e tyre nga ata që u duan të keqen shqiptarëve i rritin mjaft pasojat negative mbi shoqërinë shqiptare, qetësimin, bashkimin dhe përparimin e saj. Ndikimi negativ në shoqëri i të dyja mendësive zvogëlohet nëpërmjet ndriçimit të shpirtit me vlera dhe mendjes me ide, shkollimit matematik dhe shkencor, edukimit të njeriut si e pse të përdorë arsyen, edukimit kombëtar dhe atij bashkësor. Të gjitha këto kanë qëllim përparimin dhe përkufizimin e mirësjelljes shoqërore ndaj vetvetes, të tjerëve dhe ambientit në rrugën drejt një shoqërie të udhërrëfyer prej arsyes dhe urtësisë, domethënë drejt një shoqërie që i përket e vërteta dhe që e sheh atë nëpërmjet arsyes. Pra, çështja shtrohet: të dihen të metat e mendësisë shoqërore dhe të kundërveprohet butësisht për largimin e tyre, apo të mos dihen, por t’i dinë armiqtë dhe të veprohet egërsisht për thellimin e tyre? Meqenëse përmirësimi paraprak fillon te vetë njeriu, fillimi i largimit të këtyre dy mendësive në çdo rast është shumë i thjeshtë: njeriu nevojitet të mos mendojë e të mos flasë me “NE”. Kështu ai do të fillojë të zgjohet, të kujtojë vetveten, të shkuarën e rrjedhimisht të ardhmen dhe do të fillojë të ekzistojë, sepse do të fillojë të mendojë.


opinion • E martë 21 maj 2013

»

11

Administrata dhe nxënës në një fushatë ireale të qeverisë

F

Nga Viron BEZHANI

ushata elektorale ka hyrë në një fazë tjetër, ajo është bërë më intensive dhe tashmë mitingjet e shpeshta po tregojnë se zgjedhjet janë shumë pranë. Një fushatë që sërish po karakterizohet nga përdorimi i padrejtë i administratës publike nga ana e qeverisë, e cila kërkon të mbushë me zor karriget bosh, që i kanë lënë prej kohësh të zhgënjyer nga qeverisja vetë militantët e saj, të cilët nuk e ndjekin më. Karrige që natyrisht mbushen me punonjës të administratës publike të kërcënuar me largim nga puna në rast mungese e ca më keq nga nxënës shkollash. Turp! Edhe pse kanë kaluar 23 vjet demokraci, sërish Partia Demokratike tregon se di të përdorë më së miri forcën dhe kërcënimin për të mbajtur të lidhur pas vetes njerëzit. Ditët e fundit po vihet re gjithnjë e më shumë një mobilizim total i administratës publike. Pra, njerëz që kanë një vend pune në këtë administratë të mos mungojnë në asnjë tubim që bën kryetari, jo vetëm në kryeqytet, por dhe jashtë tij. Vërtet për të ardhur keq se si kjo qeveri dhe ky kryeministër po e shpërdorojnë pushtetin, ndërkohë që harton ligje e bën retorikë duke thënë që të mos përdoren mjetet publike. Ndërkohë ai vetë i shkel haptazi ato, duke thënë “bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”.

Dhe në vendet e punës nuk gjen më njerëz në oraret zyrtare, por karrige bosh apo copa letrash të ngjitura në dyer, ashtu si dikur në dyert e mapove “kthehemi pas 30 minutash”. Për fat kë keq, sot ende ekzistojnë mjaft drejtorë militantë që japin urdhra e kërcënojnë me largim nga puna, duke vënë nën presion vartësit e tyre nëse nuk dalin në miting. Dhe në këtë rast frika se mos humbasin vendin e punës bën të vetën, të gjithë së bashku në miting, ashtu si dikur në parakalim. Vërtet për të ardhur keq! Për fat të keq, skandali në arsimin publik shqiptar është edhe më i rëndë dhe i madh. Në këtë fund sezoni shkollor edhe nxënësit duket se po e përjetojnë më nga afër se kurrë fushatën elektorale, pasi detyrohen të lënë bankat e shkollës dhe të dëgjojnë përrallat e kryeministrit për premtime pafund. Madje edhe nxënës të shkollave 9-vjeçare, që të shoqëruar nga mësues e drejtorë, mbajnë nga një flamur në dorë në vend të librave e fletoreve. Ndodhen në mitingje në vend që të qëndrojnë në shkollë. Dhe pastaj kërkojmë arsyen se pse është rritur analfabetizmi në vendin tonë. Shkaku jeni vetë ju, zoti Kryeministër. Këta fëmijë nuk kanë nevojë të dëgjojnë gënjeshtrat tuaja apo premtime boshe, por të rriten në një mjedis të kulturuar e të shëndetshëm. Mos i merrni në mitingje, por lërini të lexojnë e studiojnë apo të praktikojnë sport për të qenë të shën-

detshëm. Tashmë është e qartë se sot forca politike në pushtet përdor haptazi dhe pa kurrfarë turpi sistemin e mbushjes së mjediseve ku zhvillohen mitingjet e PD-së me punonjësit e administratës publike. Këta njerëzi vijnë me forcë, të detyruar. Kjo nuk është demokraci, ky nuk është pushteti i së drejtës dhe lirisë, por përdorim me pa të drejtë i administratës për qëllime partiake, në vend që ajo të kryejë funksionin për të cilën taksapaguesit presin çdo ditë në zyra të zgjidhin problemet e tyre. Kjo nuk është demokraci, por shfrytëzim i postit dhe, për fat të keq, ajo bëhet haptazi, në mes të ditës, duke deformuar sistemin elektoral. Situata nuk është aspak e këndshme kur sheh një fushatë jo reale, me njerëz të marrë me forcë në miting dhe një qeveri që mburret për parime kur e para nuk arrin të bindë vetë punonjësit e saj me punën e bërë. Vërtet zhgënjyese, pasi as ndërkombëtarët nuk po e ndalojnë dot këtë fenomen negativ, që zvarritet prej vitesh, teksa shikon që qindra punonjës detyrohen të marrin pjesë në mitingje krahas militantëve partiakë. Madje, dhuna psikologjike shkon edhe më tej, duke i detyruar të anëtarësohen në parti. Mitingje boshe dhe pa kurrfarë vlere në një shtet ku demokracia vijon të qëndrojë e fshehur, në pritje që pas 23 qershorit të marrë frymë lirisht, në një shtet të së drejtës, qytetarit dhe integrimit europian.

Kryebashkiaku i Sarandës përballë katundopolit

D

o të mjaftohesh vetëm me një vështrim mbi bulevardin e qytetit për të parë se ku çalon puna. Qyteti turistik, Saranda, duhet rimëkëmbur. Zënia e bulevardit në pikun e sezonit nga grupe muzikore dhe trupa të konsoliduara për të dhënë shfaqe nuk është e tepruar, por do vendin e caktuar. Është gjë e mirë dhe meriton lëvdata që bashkia me shpenzimet e veta e udhëhequr nga një kryebashkiak me eksperiencë pune në administratën shtetërore dhe atë vendore, që ka përjetuar ankthin e votuesve për tri mandate deputeti në legjislatura dhe shef dikasteri i një prej ministrive më problematike ka përballë vetes një mal me probleme, të ngritura si nga opozita, ashtu dhe nga të tijtë. Por a është gjë e mirë që lufta brenda shtetit të shtohet nga lufta brenda llojit? Aktualisht çfarë po ndodh në Jug të vendit, aty ku përplasjet kanë kosto më të madhe? Zoti Stefan Çipa i ka vënë krahët punës. Dhe ndryshimi është i dukshëm. Në kuadër të argëtimit të qytetarëve dhe pushuesve të ndryshëm, promovohen ato vlera që në qytete të tjera janë të pakta si pasojë e proceseve globale ku ato po zhbëhen. Por dua të sjell në vëmendjen e tij se opinioni i qytetarëve dhe kryesisht i pjesës më të prekur dhe sensibël në sezonin turistik që përfaqësohet nga biznesi është kundër çdo vlere që s’ka të bëjë me punën, më saktë me fitimin. Nga këto 45 ditë t’i privosh nga puna një javë me koncerte është shumë e hidhur. Ajo çfarë i mungonte bulevardit ishte panairi i librit. Në vend të tij, por jo në stenda, një biznes tjetër ia kishte zënë vendin. Kallinjtë e misrit piqeshin mes tymit në të gjithë shëtitoren. Përgjatë 1.2 km kishte më shumë katundarë që tregtonin misra, fara, petulla, thana dhe pak turist të huaj. Deti është i mbushur nga mbetjet plastike, rrugët janë të bllokuara nga makinat e shumta, për shkak se qyteti nuk ka asnjë vend parkimi. Ajri është zënë nga blloqet e pallateve, lulishtet, shkallët dhe shesh pushimet janë bllokuar nga ambalazhi i ushqimeve. Përballë kësaj katrahure kryebashkiaku i Sarandës është vënë në shënjestër dhe pret një mori sulmesh që dalin përmes selive. Mes Ndërmarrjes së Gjelbërim-Pastrimit dhe Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve konfliktet u sheshuan. Të dyja këto drejtori, politikisht të ndara, sot janë efiçente. A ka vend për përmirësime? Pas orës 12:00 të mbrëmjes në mes të bulevardit, pranë zyrës turistike, kanali i ujërave të zeza lëshon gazra të pakëndshme. Përveç kësaj gjatë sezonit që shkoi, në

Nga Arian REXHEPI dallim nga vitet e tjera, asnjëherë nuk u vu dorë për pastrimin e rrugëve dhe larjen e shëtitores. Moskoordinimi i punëve pa filluar mirë sezoni sjell kosto për kryebashkiakun dhe qytetin njëherësh, çka nuk është e pëlqyeshme. Duhet thënë se e veçanta e sezonit ishte numri i qenve, që mbaheshin për dore ose diku mes këmbëve të njerëzve e shëtitnin të shfrenuar. Ironi mes njerëzve të shtrirë në shëtitore dhe pritshmërisë së tyre për ndonjë qindarkë, që pa dashur del nga xhepi i ndonjë zotërie, dhe hakërrimit të qenve lë shije të hidhur. Shpresojmë që kjo panoramë aspak pozitive të mos jetë këtë sezon. Pas asaj çfarë bënte bashkia në të dy anët e bulevardit duke kursyer punonjësit e saj, policët e betonit duhen zëvendësuar nga uniformat e rregullta. Të mos shkruajmë “stop!” me të kuqe si zonë militare, kjo është shumë më tepër. E çfarë turizmi pretendojmë kur ne bëjmë qytet rrethimin. Ç’do të mjaftonte e gjitha, por kjo pamje plotësohej nga një numër polices, dukeshin si rob lufte që patrullonin shëtitoren. Në krahun tjetër policët e bashkisë, megjithëse të dalëboje, mbanin uniform të rregullt. A mund të shpëtojmë qytetin dhe si mund të ndihmojmë që ajo çfarë është aktualisht sot si duhet të mirëfunksionojë nesër? Nuk do të zgjatesha me vështrimin e hedhur përtej këtyre njerëzve për të parë se çfarë realisht ndodh në lagjet dhe shtëpitë e tyre, në rrugët dhe shkallët e apartamenteve edhe përtej qendrës në periferi të qytetit. Por duke parë vetëm një moment bulevard arrij të kuptoj se qyteti ka problem, dhe kjo jo për faj të kryebashkiakut. Problemi do parë më thellë, në vite. Kultura masive e njerëzve të zbritur nga mali dhe zonat e thella të vendit, si kudo në Shqipëri, edhe në qytetin e Sarandës ka lënë gjurmët e veta. Kulturë e cila për shkak të numrit të madh që vjen gjithnjë në rritje është bërë dominuese për fatin e së ardhmes. Mos duhet të bëjmë sehir? Para së gjithash ne duhet të ndryshojmë veten. E përsëris: ndryshimi vjen nga vetja. Po nuk ndryshuam ne, asgjë nuk do të arrijmë nesër. As duhet ta mendojmë se e gjithë kjo e keqe po na vjen përtej detit. Kryebashkiaku është i mandatuari i pestë, që gëzon edhe për tre vjet respektin e të gjithë votuesve. Gjithçka që ka ndodhur në qytet s’e ka sjellë ai me vete. Përkundrazi, ai gjeti një qytet të kthyer në një punishte gjigante betoni dhe hekurishtesh. Zemërgjerësia e tij po shfrytëzohet dhe manipulohet sipas dëshirës nga element mosmirënjohës. Saranda, falë pozicionit gjeografik dhe klimës së mrekullueshme, vëmendjen e turistëve nga vetja e ka kthyer. Por si menaxhohet ekonomia,

si shfrytëzohen resurset e shumta, si mirëmbahet qyteti, si pasurohet jeta kulturore, arti dhe folklori, si dhe sa ndikon politika, që për ironi të fatit duket se është larg asaj çfarë predikon dhe pretendon Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha? Krahas objekteve të shërbimit, si hotele dhe restorante, që mund t’i gjesh vetëm përtej kufijve, e veçanta e këtij sezoni, që lutem të mos jetë vitin tjetër, ishte prania e shumë kafshëve me huqet që ato mbartin. Qentë e shumtë, tregtarët e petullave, thanave, misrave dhe farave, mysafirët e paftuar të tatuazheve, piktorët klasik të portreteve bardhë e zi, si dhe lypësit e shumtë formonin mozaikun e një tregu gabelësh, me të vetmin ndryshim se nuk ishin te stacioni i trenit në Tiranë, por në perlën e Jonit. Po ndodh eksportimi i vesit nga qendra drejt periferisë. A duhen marrë masa? Shërbime të cilat vetëm turizëm elitar nuk të ofrojnë, por një kaos pa emër. Për të vazhduar më tej me fastfudet e shumta, që bëhen pengesë për kalimin e lirshëm, duke sjellë shumë mbetje nga konsumimi i tyre. Në anë të bulevardit në rrugën paralel, mbi shpinë njerëzit shkruanin “hotel i lirë”, ku çmimi varion nga disa mijë lekë në disa dhjetëra e konvertuar në euro me mundësi akomodimi në shtëpi që s’paguajnë taksa. Varfëri apo anarki emrin vetë e shkruani. Në bulevard romë të shtrirë që lypnin në emër të drejtave të njeriut, dhunojnë të drejtat e shumicës. Stres që s’ka të ndalur kur këto skena i ndeshin përditë turistët në qytetet e tyre dhe paralel me këtë të afronin shërbime me çmime të “ulëta” dhe pa paguar taksa të vetëquajtur pronarë banesash nuk ka ndryshim fare. Ndërkohë janë kjo kategori që ankohen më shumë dhe sjellin pengesa për miradministrimin e qytetit. Kultura masive, që nuk ka kursyer as qytetin më jugor të vendit, e quajtur “katundopoli” ushtron presion të heshtur dhe të dhunshëm në raste të veçanta. Ndërkohë ankohemi se sezoni turistik në rajon është më i shkurtri. E gjitha kjo nuk i shërben qytetit dhe njerëzve që jetojnë brenda. Të ardhurit nga thellësia e vendit na imponojnë një kulturë fshatare që është e huaj për tregun ku duam të shkojmë nesër. Investimi shpirtëror yni frenohet nga kjo kulturë barbare, e ciganëve që shëtitin me kafshë të egra dhe institucionet përgjegjëse me mosveprime bëjnë vepër penale me heshjen e tyre. Konflikti është i hapur, por dëmi më i madh në këtë rast i bëhet imazhit të qytetit, i cili duhet thënë se është i vetmi në mbarë hapësirën shqipfolëse që ofron turizëm dhe jo treg mbeturinash. Kjo ishte Saranda, që mos qoftë vitin e ardhshëm!


12

« gossip

Kelly Rowland & Paulina Rubio pjesë e jurisë në x Factor Sipas TMZ, Britney Spears dhe L.A. Reid do të largohen nga X Factor dhe menjëherë janë gjetur zëvendësueset e tyre. Është menduar për Kelly Roëland dhe Paulina Rubio, e mësohet se këngëtaret janë në marrëveshjen finale për t`iu bashkuar shoët. 31 vjeçarja Britney e cila kishte paralajmëruar për një largim nga show në 2013, ka fituar 15 milionë nga kontrata, por ajo ka dëshiruar t`i rikthehet muzikës. Ajo është duke punuar seriozisht për albumin e saj të 8. Për sa i përket anëtarëve të reja, Kelly është një këngëtare e njohur, ndërsa Paulina një nga personazhet e famshme latinë më me influencë në botë.

Pattinson dhe Stewart ndahen? Mediat britanike raportojnë se Robert Pattinson dhe Kristen Steward i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas më shumë se tre vitesh. Edhe pse zëdhënësi i dyshes nuk është përgjigjur në kontaktet e mediave, burime të afërta me dyshen raportojnë se ata mund të ribashkohen sërish. Lajmi vjen pas raporteve se Pattinson kishte anuluar planet për ditëlindjen e tij të 27-të të arranzhuara nga Stewart. Dyshja më herët ishin parë të afërt duke përcjellë një mbrëmje në New York dhe më pas duke u rikthyer së bashku në Los Angeles. Së fundi u raportua se Rob i është kthyer alkoolit, pas problemeve në lidhjen e tyre. “Rob u shkatërrua krejtësisht pas tradhtisë së Kristen dhe filloi të pijë për të qetësuar zemrën e thyer. Rob jo vetëm që pi me miq kur është jashtë, ai pi edhe vetë në shtëpi dhe gjithmonë kutërbon alkool”. “Miqtë e tij janë të frikësuar për shëndetin e tij, ata përpiqen të gjejnë një mënyrë për ta ndihmuar atë. Rob është bërë aq i varur sa ai tash merr vodka me vete, të cilën e pi gjatë gjithë ditës derisa punon”, ka thënë burimi.

Swift, mbretëresha e Billboard Awards Taylor Swift ishte fituesja e madhe në ndarjen e mbrëmshme të çmimeve Billboard Music Awards, duke çuar në shtëpi plot tetë çmime, përfshirë edhe atë kryesor, “Artistja e Vitit”. Këngëtarja e muzikës ‘country’, e cila njihet për jetën e saj turbulente të dashurisë dhe lidhjet me yje të Hollywoodit, përfshirë Harry Styles, Jake Gyllenhaal dhe John Mayer, ka falënderuar fansat e saj pasi ka marrë çmimin kryesor. “Ju falënderoj që e bëni muzikën time këngë shoqëruese të emocioneve tuaja të çmendura. Ju jeni lidhja ime më e gjatë dhe më e mirë që kam pasur”, ka thënë ajo. Përveç çmimit Artistja e Vitit, Taylor po ashtu morri edhe çmime të tjera prestigjioze si Artistja më e Mirë Femër, Artistja më e Mirë Country, Albumi Billboard 200 dhe Albumi më i Mirë Country, dhe Kënga më e Mirë Country. Nga fituesit tjerë, katër çmime ka marrë Gotye dhe Rihanna, derisa Madonna, Nicki Minaj dhe One Direction kanë mbledhur nga tre çmime. Çmimi i Artistit më të Mirë Mashkull shkoi në duart e Justin Bieber i cili po ashtu performoi në ceremoninë e mbrëmshme të zhvilluar në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit. Lista e fituesve të Billboard Music Awards 2013: Top Artist: Taylor Swift Top New Artist: One Direction Top Male Artist: Justin Bieber Top Female Artist: Taylor Swift Top Duo/Group: One Direction Top Billboard 200 Artist: Taylor Swift Top Hot 100 Artist: Maroon 5 Top Digital Songs Artist: Taylor Swift Top Radio Songs Artist: Rihanna Top Touring Artist: Madonna Top Social Artist: Justin Bieber

Top Streaming Artist: Nicki Minaj Top Pop Artist: One Direction Top R&B Artist: Rihanna Top Rap Artist: Nicki Minaj Top Country Artist: Taylor Swift Top Rock Artist: fun Top Latin Artist: Jenni Rivera Top Dance Artist: Madonna Top EDM Artist: David Guetta Top Christian Artist: tobyMac

E martë 21 maj 2013 •

Shërohuni

me ujë të nxehtë

N

ë Japoni është shprehi të pihet ujë menjëherë sa të zgjohen nga gjumi. Edhe Testet shkencorë i kanë dëshmuar përparësitë e kësaj teknike. Shërimi me ujë jep rezultate tek sëmundjet e “vjetra” serioze por edhe për sëmundjet e “reja” moderne dhe është e vërtetuar si 100% efikas për shërimin e shumë sëmundjeve si: kokëdhimbje, dhimbje në trup, sistemin e zemrës, dhimbje në veshka, bronkit, vjellje, diare, hemorroide, diabet, të gjitha sëmundjet e syve, mitrës, kancer, çrregullime menstruale, sëmundje të veshit, hundës dhe fytit. Mënyra për t`u shëruar: 1. Menjëherë pas zgjimit në mëngjes, akoma pa i larë dhëmbët, pini 4 x 160 ml gota me ujë të vakët. 2. Lani dhëmbët dhe mos hani as pini asgjë për 45 minuta. 3. Pasi të keni ngrënë mëngjesin, mos hani dhe pini asgjë për 2 orë. 4. Ata që janë në moshë apo të sëmurë dhe nuk mund të pinë nga 4 gota ujë përnjëherë, në fillim (deri sat ë mësohen) mund të pinë ujë aq sa munden, duke e shtuar gradualisht sasinë, deri sa të

arrijnë në 4 gota ujë. 5. Kjo mënyrë i shëron të sëmurët, ndërsa të shëndoshët i bën edhe më të lumtur.

Do të ishte mirë që ta praktikojmë këtë mënyrë të pirjes së ujit në përditshmërinë tonë, jo vetëm kur jemi të sëmurë. Pini ujë dhe bëjuni aktiv. Ka

logjikë, kinezët dhe japonezët pinë çaj të nxehtë kur hanë ushqim, e jo ujë të ftoftë. Ndoshta është koha që t’i praktikojmë shprehitë e tyre.

Yahoo “blen” blogun Tumblr mbi 1 miliard USD

M

ediat amerikane thonë se kompania e internetit Yahoo do të blejë faqen e njohur të blogut, Tumblr, për 1.1 miliard dollar. Sipas raporteve, bordi i Yahoo ka miratuar marrëveshjen dhe njoftimi zyrtar pritet të bëhet sot. Yahoo dhe Tumblr nuk i kanë mohuar e as pohuar informacionet. Tumblr, i cili u lejon përdoruesve të shkarkojnë tregime, fotografi dhe përmbajtje të tjera, konsiderohet si njëra nga platformat më të popullarizuara në mesin e të rinjve. Analistët thonë se blerja e Tumblr, Yahoo-së do t’i sillte përfitime të mëdha.


gossip • E martë 21 maj 2013

Messi

»

13

profesionist edhe në reklamim Lewis dëshiron të adoptojë fëmijë

Victoria

Beckham

e emocionuar teksa shikon ndeshjen finale të David

Victoria njihet si mbretëresha e një fytyre të akullt, duke mos shprehur asnjë emocion, por në fakt ajo di të tregojë dhe të shfaqë emocione si të gjithë njerëzit dhe për më tepër në evente të rëndësishme siç ishte ndeshja finale e David. Ajo është parë me lot në sy, ku ka qënë edhe në praninë e fëmijëve të saj. Trishtimi i Victoria mund të ketë qenë shkaktuar edhe nga humori i zymtë i të shoqit pasi ai shpërtheu në lot kur ai u largua nga fusha. David ka vendosur t`i japë fund karrierës së tij në futboll, lajm i cili është bërë i ditur nga Beckham. Ai tha: “Unë i jam mirënjohës PSG që më dha mundësinë për të vazhduar, por ndjej se është koha e duhur për të përfunduar karrierën time, duke luajtur në nivelin më të lartë.” Victoria gjithashtu ka mbështetur të gjitha mesazhet e fansave.

S

Këngëtarja nuk e di nëse do të ketë fëmijë vetë, por është e vendosur për të adoptuar një fëmijë, pasi ka mësuar për fëmijërinë e nënës së saj Maria. Ajo e përshkruan atë si një hero që i ka siguruar këngëtares një shtëpi të mrekullueshme dhe e ka mësuar me sensin e një familje të bashkuar. 28-vjeçarja e cila është një vegjetariane strikte dhe aktiviste në mbrojtjen e kafshëve, ka punuar non stop pas bashkëpunimit me Body Shop, për të krijuar linjën e saj të make-upit dhe parfumeve. Ajo pranon se është një fanse e madhe e Body Shop dhe produkteve të linjës, duke pritur me padurim që t`i bëjë pjesë të koleksionit të saj.

e njerëzve të talentuar u shkon gjithçka për dore jo vetëm në veprimtarinë tyre kryesore, por çfarëdo që prekin, dëshmon edhe Lionel Messi. Futbollisti i Barcelonës për shkak të dëmtimit nuk do të luajë deri në fund të këtij sezoni, andaj ai i është përkushtuar obligimeve që ka ndaj sponsorëve para pushimeve verore. Në mesin e sponsorëve të shumtë që ka, është edhe një brend prestigjioz amerikan i këpucëve, për nevojat e të cilit Messi bëri fushatën promovuese për koleksionin vjeshtë/dimër. Argjentinasi për nevoja të incizimit ndërroi goxha kombinime veshjesh, kurse para fotoaparatit u gjet si profesionist i vërtetë. Qysh nesër atë e presin obligimet e reja ndaj sponsorëve, andaj do të udhëtojë për në Katar, ku do të jetë pjesë e ngjarjeve promovuese për operatorin e atjeshëm të telefonisë mobile Ooredoo, me qëllim të ndihmës fondacionit të tij humanitar.

Eva Longoria rrezaton në Kanë

Paris Hilton dhe River Viiperi bashkë në festivalin e Kanës Hilton dhe i dashuri i saj Viiperi janë dukur të mrekullueshëm teksa kanë shijuar natën e festivalit të Kanës, në Francë. 21-vjeçari ka marrë pjesë në festivalin më të famshëm të filmit për të promovuar The Bling Ring në hoqërinë e modeles bukuroshe, duke shijuar kështu edhe ato gjëra që qyteti i dritave do t`iu ofrojë.

Nuk ishte premierë e ndonjë filmi të saj, megjithatë Eva Longoria bëri një kalim spektakolar në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë. Aktorja 38-vjeçare shkëlqente e veshur me një fustan ngjyrë floriri të gjatë, por që linte zbuluar një pjesë të kurrizit të saj dhe po ashtu nxirrte në pah edhe kryqin tatuazh në shpinë. Fustani ishte zgjedhur nga koleksioni i Zuhair Murad. Eva është fotografuar me këtë tatuazh, ndërsa ka patur të veshura bikini, por kurrë më parë nuk e kishte zbuluar gjatë shfaqjeve të saj në tapetin e kuq.


14

« bota

E martë 21 maj 2013 •

Varen të akuzuarit si spiunë të CIA-s

K

ryeministri i ri i Kinës Li Keqiang u angazhua në Indi për një bashkëpunim më të thellë mes dy vendeve më të populluara në botë. Kjo është vizita e parë e tij jashtë shtetit që nga marrja e postit. Ai dëshiron “të rrisë besimin e ndërsjellë, të zgjerojë bashkëpunimin dhe t’i kthehet të ardhmes”, tha Li në një takim me Kryeministrin indian Manmohan Singh në kryeqytetin Nju Delhi. Ai shtoi se paqja botërore nuk mund të ekzistojë pa besimin strategjik midis Indisë dhe Kinës. Mosmarrëveshjet e vjetra kufitare rëndojnë marrëdhëniet Fakti që udhëtimi i parë i Li-së jashtë vendit çon në Indi është shumë simbolik dhe dëshmon për përpjekjet e Kinës për të përmirësuar marrëdhëniet me Indinë. Së fundi, midis dy vendeve bërthamore ishte ndezur përsëri një konflikt kufitar në rajonin e Himalajeve, Kashmir. Ky konflikt kufitar ka dekada që rëndon marrëdhëniet dypalëshe. Kështu edhe në muajin prill India kishte akuzuar forcat e

Kryeministri kinez në kurs afrimi me Indinë nistrin indian Singh. Takimi është zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë, rrugët kryesore u bllokuan nga frika e ndërhyrjes së demonstruesve pro-tibetian.

armatosura kineze se kishin depërtuar gati 20 km larg në territorin indian. Konfrontimi i prillit zgjati tre javë deri sa të dyja palët më në fund

tërhoqën trupat e tyre nga rajoni kufitar. Li, i cili drejton qeverinë në Pekin që nga mesi i marsit, ka zhvilluar të dielën bisedime me Kryemi-

Në rrugë drejt Evropës Në axhendën e Li-së kishte gjithashtu takime me kryetaren e Partisë së Kongresit në pushtet, Sonia Gandhi, si dhe përfaqësues të lartë të partisë kryesore opozitare Janata Bharatiya. Nga India, Kryeministri kinez fluturon për në Pakistan dhe Zvicër, para se të dielën e ardhshme të pritet në Berlin nga Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU). Kina është partneri i dytë më i madh tregtar i Indisë, volumi tregtar midis dy vendeve vitin e kaluar arriti në gati 67 miliardë dollarë (51.8 miliardë euro). Deri në vitin 2015, Pekini ka në plan të zgjerojë tregtinë më Indinë dhe të kalojë mbi 100 miliardë dollarë.

Slloveni, edhe një goditje për besueshmërinë Pas Moody’s edhe agjencia e vlerësimit Fitch e uli me një shkallë besueshmërinë e Sllovenisë për kredi. Kryeministrja sllovene deklaron se do të hedhë në gjyq agjencinë Moody’s. Sllovenia konsiderohet si kandidati i ardhshëm për ndihmë nga partnerët e eurozonës. Por tani ky vend, që po përpiqet t’i shpëtojë bankat e veta pa ndihmë nga jashtë, mori edhe një goditje tjetër sa i përket perspektivës ekonomike. Edhe agjencia e vlerësimit Fitch e uli tani me një shkallë besueshmërinë e Sllovenisë për kredi në nivelin BBB+. Më 30 prill agjencia Moody’s e kishte vlerësuar Slloveninë e pllangosur nga kriza me statusin e ulët Ba1. Kryeministrja sllovene Alenka Bratusek deklaroi se do të hedhë në gjyq konkurrentin e Fitch-it, Moody’s. “Ne jemi duke menduar për të ngritur padi kundër Moody’s dhe unë personalisht jam për këtë”, i tha Bratusek gazetës” Veçer” në Maribor. “Ata kanë ndërhyrë në mënyrë të pajustifikueshme në emetimin e obligacioneve të qeverisë sllovene dhe diçka e tillë nuk duhet t’i lejohet

asnjë agjencie vlerësimi”, e justifikoi ajo pozicionin e saj. Për shkak të vlerësimit të keq nga ana e Moody’s Sllovenia u detyrua të ndërpresë për 48 orë ankandin me obligacione në dollarë. Edhe pse Sllovenia arriti pas kësaj që të përfitonte me obligacione pesë- dhe dhjetëvjeçare rreth 2,7 miliardë euro, asaj i duhet të paguajë përqindje interesi pak më të larta. Fitch e justifikoi degradimin e Sllovenisë me përkeqësimin e dukshëm të perspektivave për rritjen ekonomike të Sllovensië dhe buxhetit të saj shtetëror. Përveç kësaj po rrritet edhe kostoja për rehabilitimit të sistemit bankar gjë që rrit borxhin. Fitch sheh edhe një rrezik politik. Qeveria po lufton ndaj rreziqeve në sektorin bankar dhe po ndërmerr reforma strukturore. Por aftësia e qeverisë për të vepruar është e kufizuar për shkak të konflikteve mes partive të ndryshme në koalicionin qeveritar. Agjencia tjetër e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) vazhdon ta klasifikojë Slloveninë me notën «A-».

Dy persona, të akuzuar si spiunë të CIA-s dhe “Mossad”it izraelit u ekzekutuan me varje në Iran ditën e dielë, informoi televizioni shtetëror i vendit aziatik. Të ekzekutuarit, shtetasit Mohammad Heidari dhe Kourosh Ahmadi, sipas akuzës së dyshimtë të ngritur ndaj tyre, furnizuan me informacion shërbimet sekrete të dy armiqve kryesorë ndërkombëtare të Iranit. Megjithatë, Teherani nuk publikoi asnjë të dhënë për momentin e arrestimit apo detaje të tjera të gjykimit të tyre. Zyrtarë në Tel Aviv nuk e komentuan këtë ngjarje. Edhe në Uashington u ruajt heshtja, ndonjëse një zëdhënës i Departamentit të Shtetit pranoi se vërtetësia dhe rrethanat. Irani është një prej vendeve që përdor më shumë dënimin me vdekje në botë dhe për këtë ka marrë akuza të ashpra nga organizata ndërkombëtare si “Human Rights Activists” dhe të tjera. Sipas “HRA”-së, që i referohet të dhënave zyrtare, gjatë 2012-s, në Iran u zbatuan 488 dënime me vdekje me vare. Një pjesë e tyre, rreth 50 të tilla, ishin ekzekutime publike. Midis ekzekutimeve të vitit të shkuar, ra në sy ajo e Majid Hamali Fashi, i akuzuar se vrau një shkencëtar bërthamor me urdhër të Izraelit. Në gjyqin e zhvilluar, Teherani pretendoi se “provoi” akuzën, sipas të cilës Fashi ishte paguar me 120 mijë dollarë, për të eleminuar shkencëtarin e thërrmijave bërthamore, Massoud Ali-Mohammadi.

Rusi, sulm terrorist, tetë viktima Të paktën tetë persona mbetën të vrarë dhe 20 të tjerë u plagosën, kur një autobombë shpërtheu pas mesditës të së hënës në rajonin e turbulluar rus të Kaukazit Verior. Shpërthimi, i regjistruar në Makhachkala, kryeqyteti i Republikës gjysmëautonome të Dagestanit, shkaktoi edhe dëme të shumta materiale. Sipas medieve ruse, në shënjestrën e këtij sulmi terrorist ishin autoritetet policore vendore, pasi ngjarja ndodhi pranë një komisariati. Një tjetër autobombë u zbulua nga ekspertët dhe u çakitivizua, ndërsa një autobombë e tretë shpërtheu gjithashtu gjatë ditës. Në Kaukazin Verior, ku janë të përqendruar shumica e rusëve myslimanë, zhvillohet një luftë separatiste me qëllim shkëputjen nga varësia e Moskës që prej rënies së Bashkimit Sovjetik, në fillim të viteve 1990. Tamerlan dhe Dzhokhar Tsarnaev, të bërë të njohur për opinionin botëror si autorët e vendosjes së bombave në maratonën e Bostonit në muajin prill, atentat që i kushtoi jetën tre amerikanëve dhe plagosi 170 persona, ishin edhe ata dy çeçenë etnikë, me banim në Dagestan.

Korea e Veriut qëllon raketa të tjera në det Korea e Veriut lëshoi disa raketa të reja në det, informoi të hënën Seuli zyrtar, i cili njëkohësisht bashkangjiti një thirrje për “tërheqjen nga veprime të tilla provokuese”. Megjithatë, në një komunikatë paralele, Peniani i konsideroi lëshimin e raketave në bregun e tij lindor si “tërësisht normale” dhe të zhvilluara në kuadrin e një “stërvitje ushtarake”. Pavarësisht se radarët e ushtrisë koreano-jugore kanë arritur të identifikojnë lëshimet e ndodhura në tre ditët e fundit, ende nuk është përcaktuar se me çfarë predhash ka realizuar qitjet Korea e Veriut. Ekspertët ushtarakë dyshojnë se mund të bëhet fjalë për një raketë me rreze. Sipas të dhënave, vendi komunist realizoi tre qitje ditën e shtunë, pasuar nga një të dielën dhe dy të hënën. Organizata e Kombeve të Bashkuara, nga ana e saj, i është bashkuar qëndrimit të Koresë së Jugut, duke i kërkuar regjimit të Penianit që të tërhiqet nga veprime të tilla dhe të rikthehet në tryezën e bisedimeve, për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe të përshtatshme për të gjitha palët, për reduktimin e tensionit në Gadishullin Korean.


bota • E martë 21 maj 2013

T

urqia planifikon që deri në vitin 2023, 30 për qind e kërkesës kombëtare për energji elektrike të prodhohet nga burime lokale të energjisë së rinovueshme. Turqia gjendet gjeografikisht në afërsi të drejtpërdrejtë të rreth 70 për qind të rezervave të gazit dhe të naftës në botë. Çdo vit mijëra cisterna transportojnë deri 150 milionë ton naftë nëpër Bosfor dhe Dardanele nga Deti i Zi në Mesdhe, në drejtim të Evropës Perëndimore. Edhe nevojat e veta për energji Turqia i mbulon kryesisht nga importet. Por tani Turqia dëshiron “të kthehet në eksportuese të energjisë elektrike”, tha ministri turk i energjisë Taner Yildiz së fundmi: Deri në vitin 2023, 30 për qind e kërkesës kombëtare për energji elektrike do të prodhohet nga burime lokale të energjisë së rinovueshme. Ankaraja do të mbështetet edhe tek energjia bërthamore. Plani ambicioz është: tri centrale bërthamore në Turqi deri në vitin 2023. Rritet me shpejtësi kërkesa për energji Konsumi i energjisë në dekadën e kaluar pothuajse është dyfishuar nga 130 miliardë kWh në 240 miliardë kilovat orë. Turqia është kështu pas Kinës vendi me rritjen e dytë më të lartë të kërkesës për gaz natyror dhe energji elektrike. “Kërkesa jonë do të dyfishohet në dekadën e ardhshme. Tani ne i importojmë 72 për qind të nevojave tona për energji, por posa centrale tona bërthamore të jenë gati ne nuk do kemi nevojë as për një të tretën e importeve të sotme të gazit natyror”, tha Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan. “Fatura jonë e gazit do të reduktohet në këtë mënyrë me 7,2 miliardë

Ushtria e Nigerisë ka një javë që ka filluar një ofensivë masive kundër trupave rebele të Lëvizjes Boko Haram. Vetëm nga e shtuna jetën kanë humbur të paktën 14 “terroristë” dhe tre ushtarë. “Ne do të fitojmë me çdo çmim luftën kundër terrorizmit”, deklaroi para ca kohësh Presidenti i Nigerisë Goodluck Jonathan. Trupat qeveritare i morën seriozisht fjalët e tij dhe sulmuan me të gjitha forcat. Gjatë ofensivës së forcave të armatosura nigeriane kundër islamistëve në veri të vendit, sipas shifrave zyrtare gjatë fundjavës u vranë shumë njerëz. Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes të dielën në mbrëmje në Abuja, vetëm nga e shtuna jetën kanë humbur të paktën 14 “terroristë” dhe tre ushtarë. Ushtria e Nigerisë ka një javë që ka filluar një ofensivë masive kundër trupave rebele të Lëvizjes Boko Haram. Luftimet aktualisht janë përqëndruar në qytetin Maiduguri, i cili konsiderohet si një bastion i Lëvizjes Boko Haram. Ushtria rrethoi plotësisht të dielën (19.05.) shumë lagje të qytetit dhe në

»

15

Turqia dëshiron të bëhet eksportuese e energjisë elektrike ajo gjeotermale janë pjesë themelore e strategjisë energjetike të Turqisë”, tha ministri turk i Energjisë Taner Yildiz. Por investimet në energjinë e rinovueshme ende nuk janë të mjaftueshme. Rritja ekonomike e Turqisë është më e shpejtë se rritja e investimeve në këtë sektor, tha Yildiz.

dollarë amerikanë. Kjo afron madje edhe mundësinë për të eksportuar energji”. Putini dhe Erdogani Turqia ka nënshkruar kohët e fundit një marrëveshje prej 22 miliardë dollarësh me një konsorcium japonezo-francez për ndërtimin e një centrali të dytë bërthamor në provincën e Detit të Zi Sinopi. Për ndërtimin e centralit të parë bërthamor në Mersin u ra dakord në vitin 2010 me kompaninë ruse Rosatom. Ndryshe nga shumë vende të Evropës Perëndimore, në Turqi thuajse nuk ka kritika ndaj energjisë bërthamore nga radhët e popullsisë. Javën e kaluar u përurua në krahinën veriperëndimore të Balikesirit centrali më i madh që prodhon

energji prej erës në Turqi. Investimi prej 153.000.000 eurosh ishte një bashkëpunim mes kompanisë gjermane të energjisë E.ON dhe Sabanci Holding, një nga kompanitë më të mëdha të Turqisë. Ky central pritet të prodhojë rreth 500 milionë kilovat-orë energji elektrike dhe të mbulojë me energji elektrike nevojat e rreth 170.000 familjeve. Edhe në qytetin e Anadollit qendror Konja janë duke investuar aktualisht në një sipërfaqe prej 60 milionë metrash katrorë rreth 57 kompani ndërkombëtare për të shfrytëzuar depozitat e dyta më të mëdha të Turqisë për qymyr, si dhe për të prodhuar energji diellore. “Burimet e ripërtëritshme të energjisë si era, energjia diellore dhe

“Standarde të dyfishta në sektorin e energjisë turke” Por një problem i madh është dhënia e licencave në Turqi, tha për Deutsche Wellen Tanay Sidki Uyar, shef i Departamentit të Energjisë të Marmara University në Stamboll dhe Kryetari i Shoqatës Evropiane për Energjinë së Përtëritshme (EURO SOLAR). Ai është gjithashtu anëtar i Partisë së Gjelbër turke, e cila nuk është e përfaqësuar në Parlament. “Nëse do të ndërtosh një termocentral me qymyr ose central bërthamor, atëherë e merr më me lehtësi licencën se në rastin e turbinave të erës. Dhe kjo në një nga vendet me më shumë erë në Evropë: ky standard është i dyfishtë”, tha Uyar në bisedë me DW. Nga viti 2007 qeveria turke preferon centralet atomike dhe termocentralet. Por sipas mendimit të Uyar-it Turqia shumë mirë mund të zhvillohet në një eksportuese të besueshme dhe të pavarur të energjisë duke kombinuar efikasitetin dhe energjitë e rinovueshme.

Me dhunë kundër dhunës në Nigeri kanë bërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Kjo ndikon në përshkallëzimin e dhunës dhe nxit ekstremizmin”, tha sekretari amerikan i Shtetit John Kerry. Ai gjithashtu dënoi ashpër “fushatën terroriste të Boko Haramit”.

përgatitje të “operacioneve speciale” shpalli orën policore në këtë qytet. Sipas njoftimeve të një bashkëpuntori të një organizate humanitare në këtë rajon është shkyçur edhe rrjeti telefonik. Ofensiva nxit ekstremizmin? Forcat e armatosura kanë përdorur ditëve të fundit

edhe forcat ajrore në sulmet ndaj kampeve të rebelëve. Sipas të dhënave të autoriteteve, si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë dhjetëra njerëz. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bën thirrje ushtrisë për vetëpërmbajtje. “Ne jemi gjithashtu thellësisht të shqetësuar rreth akuzave të besueshme se forcat nigeriane të sigurimit

Pamje simbolike Boko Haram do të thotë afërsisht sikur “edukimi perëndimor është mëkat”. Grupi, i cili konsiderohet si pjesë e rrjetit terrorist Al Kaida, që nga viti 2009 ka shkaktuar terror të përgjakshëm në pjesën veriore të Nigerisë. Qëllimi i Boko Haram-it është futja e zbatimit të rreptë të ligjit të Sheriatit në Nigeri. Sipas vlerësimeve nga organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, si pasojë e sulmeve ndaj sekteve dhe grupeve të tjera islamike, ndaj kishave, objekteve qeveritare, stacioneve policore dhe lokaleve që shërbejnë alkool deri tani janë vrarë më shumë se 3.600 njerëz.

Fundi i monedhave të vogla? Prerjet 1 dhe 2 cent të euros kritikohen për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe shpërndarjes. Për këtë arsye Komisioni i BE-së po shqyrton mundësinë e heqjes nga qarkullimi të monedhave prej bakri. Në këto kohëra krize, po bëhen gjithnjë e më të fortë zërat që kërkojnë heqjen e euros. P.sh. nga një parti e re gjermane, “Alternativa për Gjermaninë”, e cila kërkon heqjen sa më parë të monedhës së përbashkët. Komisionerit të BE-së për politikën monetare, Olli Rehn, i duhet të shqyrtojë aktualisht të paktën një heqje të pjesshme të euros. Jo euron vetë, por dy prej prerjeve më të vogla të saj: monedhat 1 dhe 2 qindarkëshe. Këtë ia kanë kërkuar komisionerit Parlamenti dhe Këshilli i BE-së. Konkluzioni i Rehn pas anketimeve të para me përfaqësues të ndryshëm interesash nga ekonomia dhe politika ishte se: “Prodhimi i monedhave 1 dhe 2 cent është qartë një biznes me humbje”. Monedhat më të shtrenjta se vlera e tyre nominale Kosto e prodhimit të monedhave, të cilat në brendësi janë prej hekuri dhe jashtë prej bakri, tejkalon vlerën e tyre nominale. Atyre u shtohen edhe kosto të konsiderueshme kur monedhat duhet të shpërndahen në tregtinë me pakicë. Komisioni i BE-së bën të ditur se diferenca mes kostove të prodhimit dhe vlerës së vërtetë nominale të monedhave, është rritur që prej futjes së euros në mbi 1,4 miliardë euro. Në Finlandë dhe Holandë, qarkullimi i pagesave pa monedhat 1 dhe 2 cent është tashmë realitet: meqenëse të gjitha çmimet rrumbullakosen deri në pesë cent, dy prerjet më të vogla të monedhës praktikisht kanë dalë nga qarkullimi. Për Gjermaninë një skenar i papërfytyrueshëm, thotë Stefan Hertel, zëdhënës për shtypin i Shoqatës së Tregtisë në Gjermani: “Ka anketime përkatëse, edhe nga Banka Federale, që tregojnë se një shumicë shumë e madhe konsumatorësh dëshiron ruajtjen e monedhave 1 dhe 2 cent”. Edhe tregtia me pakicë dëshiron mbetjen e monedhave, qoftë edhe për faktin se prej vitesh është praktikë që për arsye psikologjike, çmimet të kenë pas presjes dhjetore “99” cent: “Kjo nuk do të ishte më e mundur pa monedhat prej 1 cent”, thotë Hertel. Furnizim i shtrenjë me para Në Gjermani përgjegjëse për shpërndarjen e monedhave në tregtinë me pakicë është Banka Federale. Që në vitin 2002, banka ka reduktuar rrjetin e filialeve të saj për të reduktuar kostot. Kjo nuk është praktike për të gjithë ata tregtarë, të cilët duhet t›i marrin vetë paratë pranë Bankës Federale. Carl-Ludwig Thiele, përgjegjës në bordin drejtues të bankës për furnizimin me para të thata, në bisedë me Deutsche Welle-n, e mbron vendimin e bankës: “Ne si Bundesbank nuk duhet të jemi të pranishëm me filiale në gjithë territorin e Republikës”. Në fund të fundit edhe Banka Federale duhet të punojë me rentabilitet dhe konsumatori final nuk e ka ndjerë aspak reduktimin e filialeve. Kritikë e qartë ndaj kursit të kursimeve të Bankës Federale vjen nga tregtia me pakicë. «Qysh në fillim në kemi kritikuar dhe tërhequr vëmendjen se nga mbyllja e filialeve rrugët do të bëheshin më të gjata», thotë Hertel. Veç kësaj tregtarët e pakicës kritikojnë edhe një tjetër masë të Bundesbank, e cila e ka shtrenjtuar sigurimin e parave të thata. Banka Federale pati reaguar që në 2011 ndaj kostove shumë të larta të transportit dhe i jep monedhat euro vetëm në të ashtuquajtur «kontenierë normë». Gjithsej janë tetë kontenierë normë për secilën prej prerjeve të monedhave. Kontenierët normë për monedhat e vogla kanë 2500 euro për monedhat 1 cent dhe 4000 euro për monedhat 2 cent. Një sfidë e vërtetë për të gjithë tregtarët e vegjël, pasi porositë më të vogla janë të mundura vetëm kundrejt pagesës. Qindarkat të shtrenjta për tregtinë me pakicë Heqja e monedhave 1 dhe 2 cent do të ndihmonte mjaft tregtarët e vegjël, pranon Hertel. Por pavarësisht se sa kushton shpërndarja e parave të thata, Banka Federale nuk ka asnjë plan të heqë nga qarkullimi prerjet 1 dhe 2 cent për sa kohë shumica e gjermanëve nuk e dëshiron këtë, thotë Carl-Ludwig Thiele nga Banka Federale. Pra, nëse komisioneri Rehn gjatë shqyrtimit të tij nuk arrin në përfundimin se euro duhet të hiqet pjesërisht nga qarkullimi, portofolët e gjermanëve dhe evropianëve do të vazhdojnë të jenë të mbushur me monedha bakri.


16

« speciale

E martë 21 maj 2013 •

Koha e spiunëve A

rrestimi i Ryan Fogle në Moskë tregon se Lufta e Ftohtë nuk ka përfunduar. Për disa kjo ngjarje është vetëm një fakt, por dukshëm nuk kanë ndryshuar as mjetet. Çanta e pajisjeve të spiunit ishte shumë primitive: dy parukë, njëra bionde dhe njëra kafe e errët, një palë syze dielli dhe një busull. Të gjitha këto i përkisnin Ryan Fogle, së paku kështu deklaron agjencia federale e sigurisë së Rusisë FSB, ish-KGB-ja e tmerrshme. Ata pretendojnë se Fogle punon për agjencinë amerikane të spiunazhit CIA. Akuza është serioze: spiunazh. Po kur sheh pajisjet, këtu nuk kemi asgjë të veçantë. Parukat, syzet e diellit dhe ca gjëra të tjera u vendosën mbi tryezë, të treguara në fotografi që u publikuan nga televizioni i mbështetur nga Kremlini, “Russia Today”. “Ajo pamje ishte gallatë, - thotë Angela Stent, drejtoreshë e studimeve për Rusinë në Universitetin Xhorxhtoun. - Dhe parukat mendoj se ishin shumë interesante. Ndoshta për shkak se jemi në shekullin e 21-të na ka bërë të mendojmë për ndonjë pajisje më moderne.” Nëse pajisjet duken tepër të prapambetura, edhe strategjia e qeverisë së Rusisë nuk ka ndryshuar shumë. Zyrtarët e arrestuan Fogle dhe pastaj thanë se shpallej person i padëshirueshëm dhe duhej të largohej nga Rusia. Retorika ishte e ngjashme me atë të kohës së shkuar, ndërsa stuhia mediatike e shkaktuar për lajmin përbën një famë të padëshiruar për botën e diplomatëve. Presidenti Vladimir Putin dhe Presidenti Barak Obama kanë takime të planifikuara në muajt e ardhshëm - një në Irlandën e Veriut dhe një tjetër në Rusi. Shumë pak njerëz presin që arrestimi i Fogle do të ketë ndonjë pasojë për këto plane. Gjithsesi, situata i bën marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë më të komplikuara. Për historianët dhe vëzhguesit e Rusisë, gjithsesi, arrestimi i një zyrtari amerikan nuk përbën asgjë të re. Përzënia e të dyshuarve për spiunazh dhe krijimi i një incidenti diplomatik është një taktikë e përdorur që në kohën e Luftës së Ftohtë. “Ata përzënë ca njerëz, pastaj ne përzëmë ca njerëz”, - thotë Stent. “Edhe pse ne mendojmë se kanë kaluar mbi 20 vjet nga koha e Luftës së Ftohtë, - shpjegon ajo, - ne sërish po bëjmë të njëjtën gjë ndaj njëritjetrit.” Në këtë rast nuk ka deri tani rusë të përzënë nga SHBA-të. Por ka shembuj të tjerë të deportimeve të ndërsjella. Më

2010-n, për shembull, në Uashington dhe në Moskë u hartua një marrëveshje për shkëmbim spiunësh. Dhjetë agjentë rusë, përfshirë Anna Chapman (“bukuroshja me të kuqe të nxehtë”, siç e përshkroi atë gazeta “New York Post”, u përzunë nga Shtetet e Bashkuara. Në këmbim katër të burgosur të dënuar për tradhti u lejuan të largohen nga Rusia. Ky ishte një moment dramatik në histori. “Ishte njësoj si një program televiziv, - thotë Peter Earnest, një ish-zyrtar i CIA-s që tashmë është drejtor ekzekutiv i Muzeut Ndërkombëtar të Spiunazhit në Uashington. - Pas kësaj pike pati me të vërtetë një program televiziv”, thotë ai. “Amerikanët”, një serial televiziv mbi spiunët e KGB që jetojnë në SHBA, doli në transmetim në janar. Ngjarjet janë vendosur gjatë Luftës së Ftohtë, duke shfrytëzuar interesimin e vazhdueshëm të njerëzve si për spiunazhin, ashtu edhe për periudhën kur frika për një luftë bërthamore mbërtheu në mënyrë konstante botën. Këtë javë njoftimi se Fogle, një agjent i dyshuar i CIA-s u kap në Moskë, ngjau më shumë si një episod i këtij seriali televiziv. Lajmi përfshiu edhe pamjet që tregonin Fogle duke u arrestuar. Videoja pati një pamje shumë të njohur. Kapja e një spiuni nga përtej detit, ose së paku akuzat kundër një diplomati amerikan përbëjnë një ritual për zyrtarët, ritual që përsëritet vazhdimisht gjatë viteve. Kjo ka kuptim. Taktikat që duken të çuditshme si në spiunazh, ashtu dhe në ndërtimin e shtetit, përdoren sërish nga zyrtarët për një arsye të vetme: ato funksionojnë. “Planet për përzënien e një të dyshuari për spiun në disa raste hartohen paraprakisht nëpër zyra sekrete, ndërsa në disa raste hartohen më pas”, thotë Stent. Kjo është një pamje shumë e njohur dhe ndihmon në reduktimin e tensionit. Kur të gjithë e dinë se çfarë mund të ndodhë, kur një spiun zbulohet, situata gjeopolitike mund të qëndrojë e pandryshuar. Dhe njësoj si shtetformimi i ditëve tona, në disa raste bazohet te modelet tradicionale, kështu ndodh edhe

me mbledhjen e informacioneve sekrete. Ish-zyrtarë të spiunazhit mbrojnë çantën e pajisjeve të Fogle. Ata thonë se në spiunazh, mjetet e vjetra dhe demode mund të jenë më të mira se sa ato të sofistikuarat. Njerëzit ka më pak gjasa të të njohin kur ke një parukë dhe një palë syze dielli e rrjedhimisht këto objekte janë praktike. Ti mund t’i ndryshosh ato, në rast se po të ndjekin për të humbur gjurmët. “Më lejoni t’ju them ju, vogëlushe, se drejtimi i një operacioni në Moskë është një punë shumë e vështirë, - thotë Paul Redmond, një zyrtar i lartë i CIA-s në pension, i cili dikur punonte si shefi i skuadrës së gjuetisë së spiunëve. - Aty je nën mbikëqyrje 24-orëshe dhe të duhet të shkosh përmes shumë gjërave vetëm për të dalë jashtë, rrjedhimisht të duhet të maskohesh e të gjithë të tjerat”, - shton ai. Përveç kësaj mjetet e thjeshta ka më pak gjasa të gjurmohen apo zbulohen. “Njerëzit mund të thonë: ‘Akoma këto mjete? A nuk ikën këto me Luftën e Ftohtë?’, thotë Earnest. - Por kjo nuk përjashton nevojën për mjete tradicionale sa herë që rrethanat i kërkojnë ato.” Këtë javë zyrtarët në Uashington dhe Moskë po përpiqen të zgjidhin krizën e shkaktuar nga arresti i Fogle. Por jo të gjithë janë të habitur apo të tmerruar nga ngjarjet. Redmond thotë se prania e agjentëve të Moskës në SHBA më 2010, grupi i “ilegalëve”, siç njihen ata, ishte një shenjë se “rusët vijojnë me këtë praktikë”. Ekspertët e Rusisë në SHBA janë dakord. Ata thonë se zyrtarët e Moskës e kanë fuqizuar rrjetin e tyre të spiunazhit në vende të tjera. “Aktivitetet e shërbimeve sekrete ruse dhe agjentëve të tyre në vende të tjera janë rritur”, - thotë Stent. Disa mund të mendojnë se pajisjet që thuhet se i përkisnin Fogle: parukë, syze dielli dhe objekte të tjera duken të çuditshme. Për Redmond, gjithsesi, parukat dhe syzet e diellit ishin një shenjë pozitive. “Është e këndshme të shohësh që Shtetet e Bashkuara sërish po përpiqen të mbledhin informacion”, - thotë ai. Lufta e Ftohtë vijon, së paku për diplomatët, dhe natyrisht vijon për vetë fuksat.


TURIZËM • E martë 21 maj 2013

»

17

“COPACABANA”,

një copë parajse mes bikinit, plazhit dhe jetës së natës N

ë plazhin e Rios është një bar ku miqtë e Roni Bigs, autorit të rrëmbimit të famshëm, takohen pasditeve për të pirë birra. Flasin për Bigs, për jetën e tij në arrati dhe kohët e bukura mes viteve 1969 dhe 2001, kur Bigs jetonte në Rio dhe kërkohej nga drejtësia britanike. Sot Bigs është 80 vjeç dhe jeton në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Londër. Bari ndodhet në ajër të pasur, me tavolinat e rreshtuara, në mënyrë që t’i kapë hija e një çadre të madhe. Është vetëm dhjetë minuta larg nga “Copacabana Palace”, hoteli gjigant dhe mahnitës, dhomat e të cilit kushtojnë rreth 400 euro nata. Ai është lokali tipik ku prostitutat, që përbëjnë pjesën më të madhe të klientelës, i thërrasin kamerierët në emër dhe anasjelltas. Në anën tjetër të rrugës ndodhet “Ciçiolina”, një klub striptizmi i quajtur kështu nga emri i ish-pornostarit hungarez Illona Staller. Është një lagje pak e rekomandueshme dhe bari ku miqtë e Bigs shkojnë për të pirë nuk është vendi ideal për të çuar të fejuarat apo gratë. Edhe pse shpesh sheh çifte turistësh të ulur mes prostitutave që shfletojnë ngadalë menytë. Ashtu si në pjesën më të madhe të qytetit, edhe në Rio çelësi qëndron në faktin që duhet të dish ku të shkosh. “Copacabana” hyri në modë jo shumë kohë pasi Barry Manilow e kishte pagëzuar në vitin 1978 me një këngë që u bë hit me titullin “Copa-Caah-baaana”. I njëjti vit kur doli singëlli i Bigs, “No one is innocent”, regjistruar me “Six Pistols”. Të dyja këngët kontribuuan për të forcuar imazhin e Rios si vendi ideal për një arratisje mëkatare. Në këtë përzgjedhje nuk mund të mungojë kënga nostalgjike “Girl from Ipanema”, oda universale e rinisë. Ajo është më shumë se një himn për plazhin e mrekullueshëm të Rios. Në Ipanema dhe Leblon, lagjet më të mëdha të Rios, njerëzit janë më të bukur, uji më i pastër dhe restorantet më të mira. Ndërsa në lagjen e “Lapas” dhe në qendrën historike ku gjenden lokalet për të kërcyer samba, jeta e natës është më e gjallë. Por “Copacabana” është ajo që ka më shumë karakter

mes lagjeve që shtrihen përgjatë bregdetit. Kamerierë me këmishë të bardhë Hoteli “Capocabana Mar” është vetëm një bllok larg “Copacabana Palace” dhe plazhit. Pjesa më e madhe e klientëve përbëhet nga çifte të pasura prej Angolës, të cilët kanë ardhur për muaj mjalti apo njerëz në mesmoshë nga qytete të tjera brenda vendit për të kaluar në Rio një fundjavë romantike. Dhomat kanë një pamje dekadente, ndërsa në tarracën e hotelit gjendet një pishinë me pamje fantastike. Mes klientëve të zakonshëm të hotelit është një grua e moshuar trans, që vjen në Rio shumë herë në vit. Është e njohur aty, të gjithë kamerierët e hotelit e thërrasin në emër. Në një mënyrë apo në një tjetër seksi është prodhimi kryesor i “Copacabana”-s. Përreth ekzistojnë shumë farmaci, që shesin cialis dhe viagra me çmim të ulët. Në “Copacabana” bëhen paninet më të mira në të gjithë Rio-de-Zhanejron. Më e famshmja është “Cervantes”, që qëndron hapur deri natën vonë, ku kamerierët, të veshur me xhaketa të bardha, janë të njëjtët prej shumë kohësh. Janë krenarë që janë specialistë dhe që i përgatiin shumë shpejt paninet e mëdha, të mbushura me sallatë, proshutë dhe një fetë ananasi të freskët. Po ashtu shpërndajnë edhe shishet e birrës. Natën jashtë nga lokali sheh rrugës prostituta që presin të hipin nëpër makinat e ndryshme që kalojnë në ato anë. Kjo është edhe zona e parukerëve për qentë, një fenomen tipik i “Copacabana”-s, ku çdo aktivitet zhvillohet në rrugë: në vitrinat e dyqaneve mund të shohësh burra dhe gra të veshura me këmisha të bardha që krehin dhe lajnë qentë. Drejt mbrëmjes, pak para se dielli të perëndojë dhe hija nis të bjerë, përgjatë bregut shfaqen “dog sitter”, shtëpiaket dhe gratë e moshuara. Secila prej tyre mban në krah ose për zinxhiri një krijesë të llastuar: terrier, pekinez, labrador. Pas perëndimit njerëzit ulen në bar për të shijuar freskinë apo për të parë ndeshjet në televizorë me zërin e ngritur në kupë të qielli. Një qytet i dominuar nga ritualet Të dielave, kur rrugëve nuk ka trafik, njerëzit zbresin për të bërë

plazh, për të marrë diell, për të bërë sërf apo luajtur volejboll. Përgjatë bregut sheh familje, çifte të dashuruarish, adoleshentë, turistë apo të moshuar që bëjnë joga të rrethuar nga një numër i madh shitësish ambulantë që ofrojnë CD pirate, varëse artizanale, arra kokosi, kostume banje. Kjo është “Copacabana”, një vend ku banojnë njerëz të thjeshtë dhe përfitues. Në këtë kohë, kur shumë qytete po transformohen për t’i ngjarë, Rioja ngelet eklektik dhe kaotik. Jo më kot “Forbes” i vitit të kaluar e cilësoi Rio-de-Zhanejron si qytetin më të lumtur në botë. Rio, perceptimi i njerëzve për qytetin brazilian, është ai i argëtimit, plazheve, adrenalinës, seksit dhe lirisë. Kjo është më se e vërtetë, po të marrim parasysh edhe karnavalet që zhvillohen çdo vit aty. Të jetosh në Rio dhe të shijosh mrekullinë e “Copacabana”-s është një mrekulli më vete. Një nga miqtë më të vjetër të Bigs, Stan, vajti menjëherë pas tij në Rio dhe nuk iku më që aty. Tani jeton në një apartament të “Copacabana”-s bashkë me gruan e tij portugeze, një ishstjuardesë. Ai është përshtatur më së miri me një qytet që dominohet nga ritualet: thuajse çdo ditë ai dhe gruaja e tij drekojnë në të njëjtin restorant, “Kilo”, i cili është pjesë zinxhiri i lokaleve ku ushqimi paguhet në bazë të peshës. Vetëm këtu mund të gjesh të tilla gjëra. Pastaj shoqëron gruan në shtëpi dhe takon miqtë në baret që gjenden buzë detit për të pirë ndonjë shishe birrë. Shpesh i dëgjon teksa flasin për Roni dhe problemet e tij me drejtësinë (kur u rikthye në Britaninë e Madhe në vitin 2001 Bigs u arrestua, por vitin e kaluar e lanë të lirë për problemet me shëndetin). Kujtojnë se gabimi i tij ishte që kërkoi famë dhe u tall me drejtësinë britanike gjatë viteve të tij në Rio. Në mbrëmje prostitutat kanë dalë sërish për të nisur punën e tyre. Dielli sapo ka dhënë përshëndetjen e fundit. Dallgët përplasen pa bërë zë në det. Edhe pse ka rënë nata, gjithçka shkëlqen.


18

« dossier

E martë 21 maj 2013 •

Historia e shërbimeve sekrete në Shqipëri

Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

N

ë përgjigjen e kësaj korrespondence, që mban datën 1 shtator 1944, kemi: “Shefi i policisë dhe shërbimi i sigurimit SD njoftojnë se Qemal Ohëri, për të cilin me rastin e një mbledhjeje u tha se është shfaqë dëshira që ai të kthehet në Tiranë, për të marrë përsipër një komandë në ushtrinë shqiptare, e paska refuzuar Qemali në mënyrë spontane, një besim të tillë, duke argumentuar, se ai qenka i ngarkuar me punë në Turqi, pranë një grupi fetaro-politikislamik, dhe, se nuk qenka i autorizuar për të pranuar detyrën për në Shqipëri. Prandaj lutja e Këshillit të Regjencës të Shqipërisë nuk mund të pranohet”. Kjo praktikë pune zbulohet më vonë në dokumentet gjermane për Turqinë se Qemal Ohëri ishte i punësuar për zbulimin anglez. Roli i agjenturave lindore ndaj refugjatëve shqiptarë pas Luftës II Botërore Roli i OZNA-s gjatë Luftës II Botërore në Shqipëri është i njohur si organizatore dhe bashkëpunëtore e vetme me infomativin partizan. Ana tjetër e papublikuar, ka të bëjë me funksionimin e OZNA-s mbas Luftës II Botërore. Kuptohet që pas L II B bie roli i agjenturës italiane dhe aktivizohen ndjeshëm fqinjët Jugorë dhe Veriorë, në veçanti ai jugosllav nën kontrollin e Moskës. Një nga kartat që u luajt për këtë agjenturë, ka qenë ajo me emigrantët e arratisur shqiptarë. Si veçori është, që në Greqi kjo punë luhet me nacionalistët, ndërsa në Itali OZNA ka përdorur tjetër version. Kështu që çështja e refugjatëve shqiptarë u bë objekt agjenturor për t’i përdorur në interes të vet, duke shfrytëzuar pozitën e tyre mjerane, ekonomike e psikologjike. Analiza do të ishte specifike këtu edhe për vetë rolin e Zogut me emigrimin. Më duket një analizë realiste e Ali Këlcyrës, që ka qenë i pranishëm në këto ngjarje të refugjatëve shqiptarë, të cilat mbështeten plotësisht, edhe në dokumentet arkivore të Farnezinës. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Italisë në atë kohë i afrohej 1000 vetëve. Ata ishin shpërndarë në kampin aleat të Barletës, në kampin e Regio-Emilas dhe më pas ishin stabilizuar në Romë, Firence, Bolonjë, Milano, Torino e Bari. Kjo refugjatë, ishte bërë prehë e OZNA-s (Odjeljenje za zastitu narodna -policia politike e Jugosllavisë), shërbimeve bullgare, të dyja ishin dora e zgjatur e NKVD-së (Komisariati i Popullit për Punët e Brendshme, e cila i zuri vendin GPU-së, të shpërndarë ne vitin 1934, ndërsa në vitin 1953, ia la vendin KGBsë) dhe komunistëve shqiptarë me banim në Itali. Pa harruar dhe qeveritë e Moskës dhe të Tiranës, në këtë ndërveprim. Kryetari i OZNA-s në gadishullin Apenin, rrjeti i së cilës shtrihej, deri në Sicili, ishte koloneli Vlado Dabçeviç, vëllai i gjeneral Dalmatos S. Dabçeviç. Ai banonte në kampin Aleat të Çineçitasë, ku ndihej i sigurt nga vëzhgimet e policisë dhe mbrohej edhe nga celula e OZNA-s e kampit, që drejtohej prej Zarko Vukiçit me shokë. Në Romë krahu i djathtë i V. Dabçeviçit ishte Nikolla Stojanoviç, i cili kryesonte celulën e atyshme. Me ndërhyrjen e tyre pranë komandës, u transferuan prej kampit të gjithë jugosllavët e shqiptarët antikomunistë, edhe pse ishin punësuar dhe e kryenin detyrën me cilësi. Nën hijen e OZNA-s, vepronin edhe celulat bullgare të sigurimit. Qendrat e tyre mbanin lidhje me përfaqësitë diplomatike jugosllave e bullgare të vendosura përkatësisht në vija “Quintino Sella” e vija “Nervi”. Në dhjetor të vitit 1944 OZNA dërgoi në Shqipëri një kolonel për t’i sjellë ministrisë së Brendshme përvojën e saj në strukturimin e funksionimin e Mbrojtjes së Popullit, siç quhej aso kohe sigurimi. Në Tiranë ai qëndroi 1 muaj e gjysmë. Pikërisht jo më vonë se nga fundi i muajit shkurt e fillimi i marsit 1945, erdhi në Romë nga Bari, komisari politik, i misionit ushtarak shqiptar, Llambi Dishnica. Në Romë, ai qëndroi në apartamentin e mjekut, Kiço Karajani, i njohur me pseudonimin “Deti”, dhe pati për këshilltar Adnan Ypin, të celulës komuniste të Romës. Ai sillte mes të tjerash edhe urdhrin e kryetarit të misionit, kolonel Kadri Hoxhës, që të gjitha celulat komuniste të viheshin në “shërbim të kauzës së rev-

Si futeshin spiunët në kampet e refugjatëve që i largoheshin komunizmit

olucionit”. Celulat e fshehta komuniste shqiptare ishin ngritur në disa qytete kryesore të Italisë, në Romë, Milano, Bolonjë, Napoli e Bari, kurse celula e Firences dhe ajo e Torinos, vareshin përkatësisht prej asaj të Bolonjës e Milanos. Celula më e rëndësishme ishte ajo e Romës, që përbehej nga civilë, por kryesisht nga ushtarakët e rojës mbretërore shqiptare, (RMSH), gjithsej 35 vetë. Ajo udhëhiqej nga ushtaraku Kiço Karajani i RMSH-së dhe komandanti i saj Adnan Ypi. Dora e djathtë e tyre ishin ushtarakët Muhamet Kaja, e Pertef Kallajxhiu. Kiço Karajani qysh kur ishte gjimnazist dhe më pastaj si student për mjekësi pati shfaqur prirjet e veta komuniste dhe mbante lidhje me komunistët italianë, ndërsa A. Ypin e futi pak nga pak në valle, gjersa ai u bë plotësisht komunist i “bindur”. Këta të dy kishin relata me ushtarakë të lartë komunistë italianë, midis tyre, me gjeneral Azzi, madje edhe me Palmiro Toliatin, ministër në qeveritë e viteve 19441947. Një satelit tjetër i rëndësishëm i celulës romane ishte Fiqiret Dani. Në apartamentin e tij bëheshin mbledhje mes njerëzve të OZNA-s e shqiptarëve të celulave. Ndihmësit e tij ishin Arshi Kamberi e Gjon Vogli. Celula komuniste e

Milanos ishte më e vogël se e Milanos. Zhvillonte aktivitet të vogël pikësëpari në mbajtjen e lidhjeve me OZNA-n, tërthorazi me NKVD, dhe posaçërisht me komitetin italian të rezistencës, organizatë komuniste me damkë. Kryetari i celulës ishte profesor Perikli Mborja, krahu i djathtë i të cilit ishte Hysen Begeja. Në Napoli, celula drejtohej nga Shaban Cenaj dhe “kishte marrëdhënie të shkëlqyera me komunistët italianë të OZNA-s”. Ndihmësi më i afërt i tij ishte Ymer Bexheti nga Vlora, që mbante lidhje me celulën romane. Këto ishin celulat më aktive dhe më të rëndësishme, veprimtaria e të cilave qëndronte: 1. Në mbledhjen e informatave për refugjatët, në hartimin e një mesazhi solidariteti me qeverinë e Enver Hoxhës, që duhej firmuar, prej sa më shumë refugjatësh, por që megjithatë, hasi sharra në gozhdë me kapjen e dokumentit prej antikomunistëve. Atë ia dorëzuan Mehmet Konicës, kryetar i Komitetit Shqiptar të Ndihmës. A. Ypi e mohoi qenien e një dokumenti të tillë, por kur i vunë përpara mesazhin e firmosur edhe prej tij, u përpoq të justifikohej me lojën e dyfishtë që

luante. 2. A. Ypi mbi bazën e urdhrit të Kadri Hoxhës ushtarakët e RMSH-së, i futi të gjithë në celulë, me përjashtim të Eqrem Pustinës dhe Kolë Manit, që nuk pranuan të bëheshin komunistë. 3. Celula komuniste shqiptare e Romës, me ndihmën e OZNA-s, punësoi në kampin e I.R.O-s, te Foro Musolini, dy nga njerëzit e saj, Ramadan Demirin e Kozma Ligorin (nga Himara). Ky i fundit, që kryente edhe detyra të OZNA-s, arriti të fitonte mirëbesimin e eprorëve të vetë amerikanë, saqë i besuan mjaft të dhëna sekrete. R. Demiri e K. Ligori, me kredinë fituar, ndikuan në komandën e kampit dhe arritën të pengonin punësimin e elementëve antikomunistë, zogistë e ballistë, me kallëzimet e rreme, se ishin kolaboracionistë. 4. OZNA, dhe celulat komuniste shqiptare, për t’i pasur refugjatët shqiptare (ballistët e zogistët) në grushtin e tyre, mundën të nxisnin aleatët të pranojnë transferimin e tyre nga kampi i Barletës, në atë të Regio-Emilias. Dhe, ia arritën qëllimit plotësisht. 5. Në kampin e Regio-Emilias, numri i shqiptarëve arriti në 700 vetë. Celulat komuniste shqiptare në bashkëpunim me OZNA-n, dërguan aty një nga njerëzit e tyre më të mirë, Rrapo Binerin, ishmajorin e ushtrisë pushtuese italiane që mbahej për ballist i orëve të para. Ai diti të fitonte kredinë edhe të disa udhëheqësve shqiptarë të kampit. Në kamp, ai me shkathtësi, ndezi një sherr të madh që mori përpjesëtime të gjera duke shfrytëzuar çështje shumë të ndjeshme dhe arriti kësisoj të përçajë masën e shqiptarëve. Mesazhet për Tiranën, Rr. Bineri i dërgonte nëpërmjet OZNA-s, e cila e paguante bujarisht. 6. Komanda e kampit në Regio Emilia, nën shtytjen e elementëve të OZNA-s dhe të njerëzve të Rr. Binerit shkuan aq larg, sa 15 shqiptarë “antikomunistë të pandreqshëm”, mori vendim t’i përjashtojë nga kampi, nën etiketën -kolaboracionistë të pushtuesve fashisto-nazistë. Kësaj rradhe çështja bëri bujë, doli jashtë kontrollit të komandës së kampit. Përfaqësuesi turk pranë IRO-s, qendrore me seli në Gjenevë, protestoi menjëherë energjikisht, duke hedhur poshtë vendimin e komandës së Iros në Regio Emilia, që e mbështetur në deklarata të pavërtetuara merr me mendje lehtësi, vendime të tilla, të cilat e bëjnë pre e njerëzve të dyshimtë. Jo vetëm, ai deklaroi, se, që sot e tutje refugjatët shqiptarë konsiderohen si të mbrojturit e Turqisë, prandaj, ata nuk mund t’i nënshtrohen më masave arbitrare që merren nën shtytjen e elementëve jugosllavë, rusë, e veglave të tyre shqiptarë. Vendimi u anulua dhe komanda e kampit deklaroi për të qetësuar protestat e shqiptarëve të brendshëm se “në të tejmen nuk do të përsëriten më masa të tilla të shpejtuara”. 7. Në lokalin e rrugës Bonkopanji, nr.85, çerdhja e OZNA-s e mbështjellë nga Pezhishka e merimangës në KVD, merreshin informatat e celulave komuniste dhe u jepeshin udhëzimet. Nyja lidhëse ishte mjeku Pjerin Shkreli, që kishte për detyrë edhe mbikëqyrjen e refugjatëve


dossier • E martë 21 maj 2013

shqiptarë të Romës. Qëndrimi i qeveritarëve të Moskës, Tiranës e Romës ndaj refugjatëve shqiptarë (Pjesë logjike nga libri: “Ali Këlcyra - aristokrati kuq e zi”, faqet 252-254). “...Quaroni, ambasadori i Romës në BS, i shkruan Farnezines, në raportin e gjatë të 6 marsit 1946 se qëndrimi i sovjetikëve në çështjen e kërkesës për dorëzimin e “kriminelëve të luftës”, qeverisë shqiptare, nga ana e anglo-amerikanëve, këtej e tutje nuk do të bazohet vetëm në rrugë diplomatike, por do të përdoren edhe taktikat e organizimit të protestave publike. Me këtë mjet Moska dëshironte me një gurë të vrasë dy zogj, të ushtrojë presion mbi qeveritë perëndimore dhe njëkohësisht t’i kërcënojë psikologjikisht refugjatët e “fajësuar”, që të mos e ndjejnë veten të sigurt prej rrezikut të ekstradimit, as edhe nën ombrellën e aleatëve amerikanë. Nuk mbeti prapa, edhe qeveria e Tiranës. Legata e saj në Beograd, i nisi “koleges” së Romës aty, një notë energjike, ku i shpjegon, se shumë herë qeveria e saj i ka kërkuar komisionit të OKB-së për krimet e luftës (23 shkurt 1945, 25 qershor e 27 shtator 1947) dhe qeverisë angleze e asaj të SHBA-së (20 qershor 1947) dorëzimin e “kriminelëve”, por kërkesat e saj kanë mbetur pa përgjigje. Trashti, - thuhet më tej në këtë notë, Roma, në bazë të traktatit të Paqes për Italinë, në të cilën Shqipëria bën pjesë si fuqi bashkëshoqe, është e detyruar t’i dorëzojë Tiranës “kriminelët” e luftës sipas listës së bashkangjitur, të cilën po e paraqes të plotë, sepse vërteton më së miri, sa shkruan Ali Këlcyra se “komunistët, nën etiketën e “kriminelit të luftës” fshehin opozitarët, dhe jo bashkëpunëtorët e vërtetë të fashizmit”. (Jepet lista, me 38 emra, që fillon me Mithat Frashërin dhe mbaron me Teki Xhindi). Qeveria italiane, këtyre presioneve të Moskës, iu përgjigj me lakadredhje juridike, kurse Tiranës i kujtoi, se nuk ka firmosur për traktatin “Fuqi bashkëshoqe”. Përgjigja e prerë ishte, se, kjo çështje është e mbyllur për një kohë të papërcaktuar dhe komenti është i tepërt...” Faktet e mësipërme flasin, se sigurimi shqiptar ka qenë vegël pune e OZNA dhe NKVD-së dhe si agjenturë ka punuar vetëm kundër shqiptarëve që ishin antikomunistë. Asnjë ngjarje nongrata nuk ka ndodhur apo që gjyqi komunist të ketë shpallur agjentë me kombësi të huaj, por vetëm shqiptarët, si shërbëtorë të tyre. Agjentura shqiptare, si brenda dhe jashtë vendit i ka shërbyer jo vetëm interesave kombëtare, por mbrojtjes së regjimeve të kohës nga kundër-

shtarët e vet politikë, gjë, që e ka ulur reputacionin shtetëror të saj në botë. Kështu, që mitizimi, i shërbimit të fshehtë shqiptar do të ishte një falsitet tjetër në aspektin historik të saj. Agjenturat e huaja për Shqipërinë Në vendet ballkanike të pushtuara, agjen-

turat ishin ndarë gjatë Luftës II Botërore për vende që konsideroheshin, si aleatët e gjermanëve dhe vende që ishin armiq të saj. Gjermanët e konsideronin, Shqipërinë dhe Kosovën, si aleate të saj dhe këtë vlerësojnë edhe mjaft zbulimet e vendeve kundërshtare. Sandor Rado, hungarez, gjatë Luftës II Botërore ka

»

19

qenë përgjegjësi i një rrjeti spiunazhi “orkestra e kuqe”, që ka vepruar në Zvicër në favor të Bashkimit Sovjetik. Mbas Luftës II Botërore, ka shkruar librin “Emri i luftimit -Dora”. Esenca e këtij libri për Shqipërinë, flet në lidhje me aktivitetin e tij në qytetin e Vlorës. Mario del Pero në librin e tij “CIA - historia e shërbimeve sekrete amerikane”, lidhur me operacionet klandestine në Shqipëri, i vënë në zbatim menjëherë, pas Luftës II Botërore u quajt operacioni “Valuable”, i planifikuar në fund të vitit 1948 dhe i vënë në zbatim midis viteve 1949-1951, përbënte një operacion klandestin të llojit paraushtarak. Parashikoheshin infiltrime të grupeve të vogla të armatosura në territorin shqiptar. Të koordinuara dhe drejtuara nga jashtë vendit, ato duhet të kryenin aksione ushtarake për të destabilizuar vendin dhe të përmbysnin liderin komunist Enver Hoxha Drejtori I i OPC (Office of Policy Coordination), Frank Wisner, e quajti një “eksperiment klinik” (clinical experiment) me të cilin mund të verifikonte kapacitetin e perëndimorëve për të reduktuar zonën e influencës së BRSS. Zgjedhja e Shqipërisë, si teatri i këtij eksperimenti u diktua kryesisht nga arsyeja gjeografike: Britania e Madhe dispononte bazat e saj në detin Mesdhe, dhe Shqipëria territorialisht nuk ishte ngjitur me pjesën tjetër të bllokut komunist duke u kufizuar vetëm me dy shtete kundërshtare të Moskës (Greqinë dhe Jugosllavinë). Operacioni “Valuable” u zgjidh me një disfatë të zhurmshme nga shumë drejtime, ku u dyshua se brenda shërbimeve sekrete perëndimore ishte një informator i sovjetikëve. Ky spiun ishte Kim Filbi, para pak kohësh i emëruar, oficer ndërlidhës midis MI 6 dhe CIA-s në Uashington dhe një nga dy anëtarët britanikë të komisionit SHBA-Britani e Madhe, përgjegjës për operacionin klandestin në Shqipëri. Në fund operacioni shqiptar u anulua. Kim Filbi nga ai pozicion i dha Moskës informacione të rëndësishme operacionet klandestine, në veçanti, për operacionin “Valuable”në Shqipëri. Një ngjarje e vërtetë John K. Cooley, shkrimtar dhe gazetar në Athinë për ABC Neës, në librin e tij “CIA dhe ekstremizmi islamik”, -ndër të tjera shkruan: “Dy ambasadat amerikane në Nairobi dhe Dar-es-Salam të shkatërruara më 7 gusht 1998, dhe atentatet e dështuara gjatë verës dhe vjeshtës së atij viti në Kampala, Bangkok dhe Tiranë, janë indicje të globalizmit dhe privatizimit në rritje të veprimtarisë në rritje kundër SHBA-së. Sulmi ishte rezultat në pjesën më të madhe nga ish aleatët e Xhihadit afgan dhe nga njerëz të stërvitur dhe të frymëzuar prej tij... Nëse do të bësh një listë aproksimative të favoreve të bëra për Shtetet e Bashkuara, mund të citojmë: kontin e vdekur Aleksandër de Marenches, shefi i spiunazhit francez më 1972-1982; presidentin egjiptian Anuar al Sadat, nga 1970, deri në vrasjen e tij në vitin 1981; Shahu i Persisë, deri në shfronëzimin e tij; mbretin Hasan II i Marokut, një mik diskret, por i vlefshëm i SHBA-së, që kur kishte hipur në fron në vitin 1960. Në fund ishte Kamal Adham, shefi me vlerë dhe shumë i pasur i kundërspiunazhit të sovranit saudit Fai Sal. Këta “xhentëlmenë” përbënin një organizëm kult, informal, por efiçient në mënyrë të jashtëzakonshme, i pagëzuar “Safari Club”nga publicisti egjiptian Muhamad Haseinine Haykal, i cili, zbuloi ekzistencën e tij… Edhe CIA (Central Inteligence Service), ofroi mbështetjen e saj, pa mbajtur parasysh atë, që kjo implikonte në lidhje të ngushtë me shërbimet sekrete saudite të drejtuara nga një afarist, miliarderi Kamal Adham… Marrësi i privilegjuar i këtij lumi armësh sovjetike, ose jo ishte Gulbuddin Hekmatyar, kryetari i grupit ekstremist Hizb-I-Islami, i konsideruar edhe nga Cia, më efikasi ndër kryetarët e 7 grupeve kryesore të muxhahidinëve që luftonin sovjetikët. Në vitet ’90, portreti i tij, ishte ekspozuar në shumë xhami të frekuentuara nga islamikët, si në Algjeri dhe në Bosnje. Po kështu, në libër bëhet fjalë për një veteran (Kan Shen) pranë Maos, i cili, kishte qenë aktiv, veçanërisht në Europën Lindore, në vitet ’70, kur ziente grindja midis Kinës dhe BRSS, për të rritur influencën kineze në vende si Shqipëria, (e cila në vitin 1976, kishte dëbuar kinezët), Jugosllavia dhe Rumania…. Flitet për operacionet në Jemen, të drejtuara nga Billy Maclean, tashmë veteran, ku ndër të tjera jepen të dhëna për operacionet sekrete aleate në Shqipërinë komuniste. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Kulturë

E martë 21 maj 2013 •

Çetat shqiptare, 35 foto dhuratë në muzeun e armëve Një film me 35 fotografi nga çetat shqiptare të viteve 1910-1920, i është dhuruar Muzeut të Armëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Studiuesi Guri Pashaj, kolonel në pension, i ka gjetur këto fotografi në arkivin e Ushtrisë Italiane dhe sipas tij, ato hedhin dritë mbi këto grupe luftëtarësh në Shqipërinë e Jugut, për të cilët dokumentet arkivorë janë të paktë. “Kam punuar si koordinator me një grup të huajsh, kryesisht ushtarakë italianë. Gjatë kësaj kohe më është dhënë

mundësia që të shkoj në arkivat e tyre. Rastësisht mësova që aty ishin këto fotografi. Në 1920 kemi atë që është quajtur lufta e Vlorës dhe kryesisht fotografitë janë nga Shqipëria e Jugut: Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër”, shprehet studiuesi Pashaj. Në prag të ditës ndërkombëtare të muzeve, drejtori i Muzeut të Armëve ka bërë thirrje për dhurimin e sa më shumë relikeve, apo armëve që mund të ruhen në familjet shqiptare. “Jo vetëm ushtarakët, historianët, por edhe nxënësit që kanë pasur gjyshin,

gjyshen mamanë etj., në strukturat e ushtrisë dhe posedojnë ndonjë relike, le të vijnë ta dhurojnë. Ne marrim përsipër që t’i administrojmë dhe t’i kodifikojmë me emrin e dhuruesit”, tha Gjergj Vladi, drejtor i Muzeut të Armëve. Gjithashtu specialistët e këtij muzeu, i cili ka vetëm 7 muaj që është krijuar kanë ftuar çdo qytetar, shqiptar apo të huaj, të vizitojë këtë muze, ku është pasqyruar historia e armatimeve shqiptare nga antikiteti e deri në ditët e sotme.

Bota feston 200-vjetorin e lindjes së kompozitorit Vagner

“J eune et Jolie” në ekranin e festivalit të Kanës Historia e 17-vjeçares ndez polemika

P

as vezullimit të “Gatsby i Madh” në Festivalin e Filmit të Kanës, aktorja e re franceze, Marine Vacth nguli sytë nga ekrani i madh në “Jeune et Jolie” (I Ri dhe i Bukur), një histori rreth një vajze adoleshente të orientuar në një jetë prostitucioni. Filmi i fundit i regjisorit francez, Francois Ozon gjurmon Isabelle, protagonisten 17-vjeçare, nëpër katër stinët e adoleshencës së saj, duke filluar në një festë verore me familjen e saj në Paris, kur njeh për herë të parë dashurinë, deri në vjeshtë, kur Isabelle ka filluar një jetë të fshehtë si prostitutë dhe ‘Rendezvous’-të e saj janë objekt i kamerës së Ozon. Filmi, i cili konsiderohet si ndër më favoritët për Palmën e Artë, prek çështje të tilla si shfrytëzimi i të miturve përmes internetit dhe dëshpërimin e burrave të moshuar, që kërkojnë të përjetojnë sërish rininë e tyre. Ozon këmbëngul se filmi i tij, me fonogram të këngëve të viteve ‘60 dhe ‘70, të këngëtarit francez Francoise Hardy, prek temën e melankolisë së adoleshentëve. Por, në Kanë, pas shfaqjes në ekran të filmit kanë shpërthyer polemikat. Sytë e kritikës janë fokusuar në filmin e cilësuar

Bota e muzikës është mobilizuar për të festuar datëlindjen e Richard Wagner, kompozitori i preferuar i Hitlerit, gjithmonë i shumëpërfolur 200 vjet pas lindjes së tij më 22 maj të vitit 1813. Bota feston 200-vjetorin e lindjes së kompozitorit gjerman Richard Wagner. Bota e muzikës është mobilizuar për të festuar datëlindjen e Richard Wagner, kompozitori i preferuar i Hitlerit, gjithmonë i shumëpërfolur 200 vjet pas lindjes së tij më 22 maj të vitit 1813. Edhe pse ai është muzikanti për të cilin është shkruar më tepër, botuesit publikojnë dhjetëra biografi të reja ose studime kritike dhe jo vetëm në vendlindjen e tij, në Gjermani, regjistrime të reja ose ribotime për të tërhequr fansat. Sallat kryesore në botë duke përfshirë “Met” në Nju Jork, “La Scala” në Milano, “Covent Garden” në Londër, “La Bastille” në Paris apo “Staatsoper” në Vjenë do të prezantojnë këtë vit prodhime të reja të “Unaza e Niebelungut”, në të gjitha gjuhët, në katër opera dhe në 16 orë. Për fansat e Wagnerit, dy ceremonitë kryesore do të zhvillohen në tempullin kushtuar kompozitorit në Bayreuth, qytet i vogël në jug të Gjermanisë, ku ai projektoi dhe ndërtoi “Festspielhaus”.

“Ura me tri harqe” tek Artet Është çelur dje për të vijuar edhe sot në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë (Salla e Madhe, Galeria FAB, Black Box), aktiviteti i përvitshëm artistik “Ura me Tri Harqe”. Ky është një ndër aktivitetet më të rëndësishme kulturore-artistike ku tre institucione të hapësirës mbarë shqiptare, Universiteti i Arteve në Tiranë, Fakulteti i Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe Fakulteti i Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, një herë në vit, sjellin punimet më të mira të degëve të ndryshme të artit të realizuara nga studentë dhe pedagogë të këtyre institucioneve. Aktiviteti përfshin: koncert të përbashkët; ekspozitë e arteve të bukura; shfaqje teatrale; filma me metrazh të shkurtër.

Serbia mban 1243 eksponate të Muzeut të Kosovës dhe si skandaloz e provokativ të François Ozon. Filmi u prit me duartrokitje dhe tregon dramën e një adoleshenteje në kërkim të vetvetes. Temat dramatike në lidhje me të rinj dominojnë edicionin e sivjetëm në Kanë. Pritshmëritë janë të larta edhe për “The Bling Ring” të Sofia Coppola-s, ku intepreton Emma

Watson, e njohur për rolin e saj si Hermiona në filmat e Harry Potter. “The Bling Ring” frymëzohet nga një lajm real i kronikës së zezë dhe tregon për një bandë të rinjsh që shfrytëzojnë internetin për të ndërhyrë në jetën private të yjeve të kinemasë, por dhe emrave të tjerë të spektaklit.

Dita Ndërkombëtare e Muzeut e gjen muzeun e Kosovës pa 1243 eksponate, të cilat vazhdon t’i mbajë Serbia. Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, thotë se Serbia nuk e ka ndërmend t’i kthejë këto eksponate, pavarësisht faktit që pala kosovare ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për t’i kthyer. Sipas arkeologëve të Kosovës, përveç këtyre eksponateve, Serbia ka marrë edhe disa eksponate të tjera pa i evidentuar fare. Arkeologia Egjlale Dobruna Salihu, thotë se kthimi i tyre varet krejtësisht nga rrjedha e bisedimeve Kosovë-Serbi. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, ministri i Kulturës ka shpërndarë mirënjohje për disa qytetarë, të cilët në mënyrë individuale kanë gjetur eksponate të ndryshme dhe ia kanë dhuruar ato Muzeut të Kosovës. Që prej vitit 1977, çdo vit, më 18 maj në gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeut.


• E martë 21 maj 2013

Zhiti: Askush nuk ka të drejtë të dënojë të tashmen me gjymtim të kulturës

Kulturë

»

21

Përkujtohet 110-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ernest Koliqi

N

ë mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve është përkujtuar 110-vjetori i lindjes së shkrimtarit, vizionarit dhe mendimtarit të shquar shqiptar, Ernest Koliqi. Takimi komemorativ për të nderuar shkrimtarin e mirënjohur, një nga emrat më të shquar të letërsisë dhe të kulturës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë, u organizua nën kujdesin e ministrit Visar Zhiti. Në këtë takim morën pjesë personalitete të shquara të letërsisë e kulturës në vend, shkrimtarë, poetë akademikë, shkrimtarë të dënuar nga regjimi komunist, përfaqësues të shoqatave të ish-të dënuarve politikë. Në fjalën e tij ministri Zhiti vlerësoi lart personalitetin krijues dhe kulturor të Ernest Koliqit, që la gjurmë të thella në kulturën kombëtare. “Fenomeni Koliqi i tejkalon vdekjet e veta, atë që është e natyrshme për jetë njerëzish dhe veprash, por dhe ato që ia dhanë plot me mëri, vdekjet si denim dhe hakmarrje parake. Sipas sentencës latine mund të themi se vepra koliqjane tashmë i është vënë udhës së ringjalljes e jo vetëm të vetvetes”, tha ministri Zhiti. Ai theksoi rendësinë e jashtëzakonshme të veprës së Koliqit dhe cilësinë e saj të veçantë gjithashtu. “Koliqi është shkrimtar i klasit të parë, që bashkë me Mitrush Kutelin, janë themelues të tregimit modern në letërsinë shqipe”. Në fjalën e tij, Zhiti vlerësoi gjithashtu veprimtarinë e Ernest Koliqit si personalitet i Kulturës dhe i Arsimit. Me nismën e Koliqit janë botuar antologjitë e para të letërsisë shqipe, të folklorit shqiptar, është nismëtar i ngritjes së bibliotekave në qytetet e ndryshnme të Shqipërisë, ka kontribut të jashtëzakonshëm në shtypin kultuor si publicist dhe mendimtar. Ndërkaq atij i përket merita e padiskutueshme e përhapjes së arsimit shqip në Kosovë. Ai dërgoi mbi 200 arsimtarë shqiptarë, normalistë, nga më të mirët në Kosovë, hapi atje shkollat shqipe dhe të parën shkollë të mesme. Me punën dhe përkushtimin e tij, Koliqi vendosi bazat e arsimit shqip në Kosovë, që do të sillte ato ndryshime rrënjësore në zhillimin e kulturës dhe formimin e elitave arsimore e kulturore në Kosovë në vitet që do të vinin. Ministri Zhiti theksoi se Ernest Koliqi me vizionin e tij

AKRILIK KOSOVAR NË TIRANË

është shkrimtari i parë që parashikoi vdekjen e komunizmit dhe shembjen e regjimit totalitar, nëpërmjet dramës së tij të njohur “Rrajët Levizin”. Në përfundim të fjalës së tij ministri Zhiti theksoi se “Kultura Shqiptare, e çliruar më shumë tashmë nga paragjykimet dhe sundimi i tepërt ideologjik, po kupton gjithnjë e më mirë të kaluarën dhe vlerat e trashëguara si një pasuri e përbashkët, që i duhen kthyer asaj

që i përket, së ardhmes. Askush nuk ka të drejtë të denojë të tashmen me gjymtimin e kulturës”. Në takimin përkujtimor në nderim të Koliqit foli dhe shkrimtari Lazër Stani, duke vlerësuar gjuhën e tij dhe arritjet, si dhe studiuesi i ardhur nga SHBA, Mërgim Korça, i cili tregoi për njohjet me shkrimtarin Ernest Koliqi, për porositë e tij, për vlerat duke treguar se kultura shqiptare është më e pasur me të.

Pjesa më e madhe e tablove të tij në pikturë janë realizuar gjatë dy viteve të fundit. Piktori Zymer Mulliqi i prezanton këto punë dhe të tjera në një galeri private për publikun shqiptar në Tiranë. Kjo është hera e dytë që piktori kosovar Mulliqi vjen me një ekspozitë personale në Tiranë. Piktori i takon gjeneratës së mesme të artistëve pamor të Kosovës. Krijimtaria e tij ka kaluar nëpër disa etapa, gjithnjë në kërkim të identitetit krijues. Sipas kritikëve, Mulliqi, para së gjithash synon të prezantohet si krijues serioz me ndërgjegje dhe përgjegjësi të lartë krijuese dhe profesionale. Në këtë ekspozitë, piktori sjell për artdashësit punët e tij në teknikën e akuarelit dhe akrilikut. Pjesa më e madhe e tablove të tij në pikturë janë peizazhe nga vendlindja, e cila zë dhe pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij. Shtëpitë, rrugët, peizazhet dhe natyra e rrafshit të Dukagjinit vendi ku ai lindi dhe u arsimua janë në tablotë e tij në pikturë. Në rreth 40 punimet në tablo pikture, ngjyrat e errëta, të cilat karakterizojnë pjesën më të madhe të punëve të tij në pikturë duket sikur i japin edhe vjetërsi më të madhe këtyre trojeve. “Në tablotë që ju shikoni unë jam përqendruar tek arkitektura e banesave karakteristike të zonës së Dukagjinit, duke filluar nga shtëpitë dhe deri tek kullat. Më pëlqen monumentalja, e vjetra”, shprehet Mulliqi. Mes 40 punimeve të tij ka tablo që janë me punime nga trashëgimia kulturore-historike, por në ekspozitë paraqiten edhe krijime që tregojnë peizazhin e Pejës. Drejtor i galerisë së Pejës, Mulliqi, është prezantuar në Shqipëri dhe me të tjera ekspozita në Durrës, Elbasan, etj. Ai e njeh mirë realitetin krijues shqiptar dhe pohon se artistët sot kanë shumë problem në aktivitetin e tyre krijues. “Institucionet shtetërore pak janë pranë artistëve. Artisti duhet të ketë kushte pune, të krijohen mundësi ekspozimi. Por kjo ka shumë probleme, sepse institucionet nuk janë me njerëz të artit. Ndërkaq që sot shqiptarët nuk kanë një muze të artit, ku të ekspozohen veprat më historike”, vëren Mulliqi, ndërsa shton se në ditët e sotme as nuk mund të flitet për një treg pikture. Në sytë e kolegëve Jo pak kolegë dhe profesorë të tij e vlerësojnë krijimtarinë e piktorit Zymer Mulliqi. Sipas piktorit Mustafa Arapi, teknikat e piktorit janë mjaft të veçanta, duke e bërë pikturën e artistit nga Kosova mjaft origjinale dhe ekspresive. Sipas profesorit të tij, Muhamet Shala, “që në punët e tij të para është vërejtur natyra analitike e tij, sinqeriteti dhe vetëdija e lartë krijuese dhe profesionale, gjithnjë duke synuar dorëshkrimin dhe mëvetësinë e koncepteve ideo estetike”. Në këtë ekspozitë janë prezantuar punime që janë realizuar në teknika të ndryshme. Karakteristikë e përbashkët e tyre është muzikaliteti dhe harmonia e nuancave të rafinuara të ngjyrës. Për profesorin e tij Muhamet Shala, nuancat e ngjyrave në pikturat e Mulliqit rrjedhin pa pengesa me muzikalitetin dhe tejdukshmërinë e tyre. “Ato janë hedhur në pikturë me delikatesën e prekjeve të lehta të krahëve të fluturës. Piktura është poezi, ka thënë Horacio dhe kjo do të mund t’i referohej poetikës së akuareleve të Mulliqit, sepse në realizmin e akuarelit piktori zbaton me përpikmëri metodën e pikturimit vetëm me një shtresë së nuancave të ngjyrës pa ndërhyrje apo korrektura të mëtutjeshme”, vijon Shala. Zymer Mulliqi është fitues i disa çmimeve. Punimet e tij janë kryesisht në akrilik, por nuk mungojnë dhe ato në grafikë. Ekspozita e Mulliqit në Tiranë do të qëndrojë e hapur deri më datë 21 Maj.

PAPA KLEMENTI DHE FAMILJA ALBANI

Kitara e Lenon shitet për 408 mijë dollarë Kitara me të cilën ka luajtur John Lennon dhe George Harrison nga grupi “Beatles” është shitur në ankand për 408.000 dollarë. Instrumenti i prodhuar në vitin 1966 nga kompania “VOX” u ble nga një blerës amerikan i pa identifikuar në Nju Jork. Harrison ka luajtur me të këngën “I Am The Walrus” në skenën e turneut “Magical Mystery” në vitin 1957. Ndërkohë Lennon e ka përdorur atë në videon e këngës “Hello, Goodbye”, po të njëjtin vit.

“Papa Klementi XI dhe familja Albani”, është konferenca shkencore që do të mbahet sonte nga Qendra e Studimeve Albanologjike në sallën “UNESKO” të Muzeut Historik Kombëtar. Kujtojmë se familja Albani me origjinë shqiptare nxori, përveç Papës Klementi XI, edhe kardinalë, profesorë, juristë dhe artistë me famë botërore, si dhe la trashëgimi muzeun e mirënjohur të artit “Pallati Albani”. Vetë Papa Klementi XI nxiti mbajtjen e Kuvendit të Arbënit më 1703, botimin e akteve të këtij Ku-

vendi, si dhe botimin e Gramatikës së Shqipes dhe të serisë historike “Illyricum Sacrum”. Në konferencë janë të ftuar Prof. Eqrem Zenelaj, autori i një monografie mbi këtë argument, si dhe Prof. Richard Potz, nga Universiteti i Vjenës. Konferenca shoqërohet me një ekspozitë me riprodhime gravurash të epokës, që hapet në të njëjtën ditë në ambientet e MHK. Konferenca zhvillohet nën përkujdesjen e Zonjës Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.


22

« speciale

Beqir Sina, New York City

P

as sukseseve të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare, me skenarin e filmit “Falja e Gjakut” – bashkëpunim ky me regjisorin amerikan Joshua Marston, për kineastin e talentuar shqiptaro-amerikan Andamion Murataj - vjen suksesi tjetër i radhës. Skenari më i ri Andamion Murataj me titull “Burri i Shtëpisë” (Man of the House), sapo është përzgjedhur në mesin e dy filmave nga SHBA për në Projektin prestigjioz PUGLIAEXPERIENCE 2013 - “Apulia Workshop Audiovizual”. Ky projekt i madh kinematografik, do të zhvillohet në rajonin Pulias - Itali për 3 javë nga 17 qershor deri 6 korrik. Ky është një bashkëpunim i “Quinoxe Europe” me “Apulia Film Commission”, sipas modelit të Sundance Film Lab, në Shtetet e Bashkuara, me qëllimin përzgjedhjen dhe zhvillmin e projekteve filmike të disa prej skenaristëve të rinj dhe më të sukseshem në botë. Nga 174 projekte filmike që aplikuan për këtë program 124 janë ndërkombëtarë nga të gjithë vendet e botës duke filluar nga Amerika e deri në Australi e Zelandën e Re. 50 prej tyre janë projekte lokale nga Italia si vend mikëpritës i këtij programi. Ndërkohë, që vetëm 10 filma të huaj dhe 6 italianë janë të përzgjedhur fitues në këtë program nga juria e përbërë nga disa prej skenaristëve dhe prducentëve më të sukseshem të kinemasë botërore, siç janë: David Magee, skenaristi filmave të nderuar me çmim Oscar apo filmat “Life of Pi” (2013) Finding Neverland (2004) dhe James V. Hart, skenarist dhe producent i filmit “Drakula” të Francis Ford Copola dhe “Hook” të Steve Spilberg, të cilët do të jenë dhe mentorët kryesorë të projektit. Ndër dy skenarët e përzgjedhur nga SHBA, në një projekt kaq madhor si ky fitues është edhe Burri i Shtëpisë” (Man of the House), i cili është skenari i radhës nga i fituesit të “Ariut të Argjendtë” të Festivalit të Berlinit për skenarin më të mirë shqiptari Andamion Murataj, i cili ushtron profesionin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Andamion Murataj, i tha gazetës kombëtare “Bota Sot”, në SHBA, se ky është një projekt që financohet nga Komuniteti Evropian për të inkurajuar emra të njohur të kinematografisë botërore për të prodhuar filma që trajtojnë tema të mprehta sociale me ngjarja që zhvillohen në një vend evropian. Kualiteti i programit, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në këtë program më nxiti tëe aplikoj me filmin tim të ri. Murataj tha se: “Teksa kryeja kërkime për filmin Falja e Gjakut unë pata

Profil

E martë 21 maj 2013 •

Andamion Murataj me filmin e tij në

“PUGLIA-EXPERIENCE 2013”

rastin të takoj disa nga Burrneshat shqiptare. Më suprizoi mënyra e jetesës së disa prej tyre, që ishte larg tradicionalizmit etnografik. Ato jetonin kohën e ndryshimeve, por me një specifikë: Në përballimin e vështirësive të përditëshme jeta e femrës ishte ngërthyer brenda jetës së një burri. Ky konflikt për mua ka një premisë të fortë dramatike në një formë unike. Këto ishin fillesat e

skenarit tim im “Man of the House - Burri i Shtëpisë” shtejllon Murataj, duke shtuar se ky skenar është e përbërë nga tre rrëfime që kanë në qendër jetën e një burrneshe shqiptare në ditët e sotme. Secili prej rrëfimeve qëndron si histori më vete, por të tre janë të ndërlidhur pasi ndriçojnë një këndvështrim specifik të jetës se saj”. tha ai. Andamion Murataj për publikun shqiptar është

kienasti shqiptar më i njohur në arenën ndërkombëtare, i cili aktivitetin e tij ushtron kryesisht në qytetin ku jeton prej shumë vitesh në New York, qytet ky i metropolit botëror i konsideruar gjerësisht si qendra kinemasë indipendete amerikane, apo siç nijhet ndryshe edhe si alternativa tjetër përkundër Hollywoodit në California. Duke folur për Projektin prestigjoz PUGLIAEXPERIENCE

2013 - “Apulia Workshop Audiovizual”, Murataj tregon se lista e mentorëve për këtë vit në program përfshin emra mjaft të njohur të kinemasë, si Christopher Vogler, autor i mirënjohur “Writer’s Journey”. Ai si analist i skenareve, Christopher Vogler, ka pasur një ndikim të thellë në skenarët e shumë filmave që nga “The lion king”, “Aladin”, “Mulan” dhe deri tek “Fight club” dhe “The thin red line”. Për vite me radhë Vogler ka punuar si konsulent skenarësh për studiot kryesore në Hollyywood ku mund të përmenden “I am legend”, “The wrestler”, dhe “BLACK SWAN”. Ajo çka është më e rëndësishme është me përzgjedhjen e skenarit për

zhvillim të mëtejshëm në këte program bëhet pjesë e strukurave zinxhir të zhvillimit të filmit. Equinixe Europe ka në qendër të misionit të saj pikërisht të arrijë rezultatet më të larta për filma unikë me ngjarje të mprehta dhe me rrënjë të thella në identitetin kulturor. “Besoj që filmi i im ‘Burri i Shtëpisë’, shprehet Murataj, ka në qendër të tij një karakter që nuk ka zënë kurrë më parë vend qendror në kinemanë evropiane, pikërisht një burrneshë shqiptare, do të ngjalli interesim. Andaj jam i nderuar që ky skenar që në fillesë ngjalli vëmendjen e institucioneve qendrore të filmit evropian”, përfundon Andimion Murataj.


SPORT • E martë 21 maj 2013

Venger: Premtoj investime, Arsenali do rilindë Arsen Venger, tekniku i Arsenalit, pasi ka arritur të kualifikojë skuadrën e tij për në Ligën e Kampioneve për të 16-ën herë radhazi, duke shënuar një rekord më vete. Jo vetëm kaq, por Venger tashmë duket se do të dominojë edhe majat më të larta si të futbollit vendas në Premier Lig, ashtu edhe në atë evropian. Duke mos u mjaftuar me kualifikimin, Venger premton se sezoni i ardhshëm do të sjellë investime të rëndësishme në skuadër, teksa është në dyshim nëse do blejë disa lojtarë cilësorë, apo një super yll. Trajneri francez dhe klubi londinez janë kritikuar shpesh se vetëm shesin lojtarë cilësorë, pa shpenzuar në merkato, por pritet që këtë radhë kjo tendencë të ndryshojë. “Tre muajt e fundit ishin një trampolinë për sezonin e ardhshëm. Duhet të transferojmë besimin e këtyre muajve në fillimin e sezonit të ardhshëm, na duhet qëndrueshmëri dhe të përforcohemi. Por nuk kemi vendosur ende

nëse do të shpenzojmë shumë për një lojtar të vetëm apo do të blejmë shumë lojtarë”, tha ai. “Ne duam që të afrojmë lojtarë, rro duke ruajtur strukturën dhe shpirtin e kësaj skuadre. Të mos harrojmë se ka shumë klube që kanë shumë para por jo edhe aq talent sa për t’u përforcuar në të gjithë repartet”. Më tej, Venger vijon me dëshirën e tij dhe të klubit. “Ne duam të fitojmë trofe, por fillimisht kemi treguar qëndrueshmërinë për të luajtur në Ligën e Kampioneve. Duhet të jesh shumë i veçantë që të luash me ekipet më të mira në Evropë, dhe është më e lehtë të afrosh lojtarë cilësorë kur luan në atë turne”, deklaroi trajneri francez i cili shpeshherë këtë sezon ka qenë pranë largimit nga drejtimi i skuadrës. Megjithatë, Venger ka arritur të “shpëtojë” falë arritjes së zonës së Ligës së Kampioneve, ndonëse shumë analistë vënë në dyshim fjalët e tij për blerje cilësore, pasi sipas tyre Venger bën të njëjtat deklarata çdo fund sezoni.

Mikail Rrogozi

P

as kualifikimit në Ligën e Kampioneve mes shumë drithërimash, Milani ka një tjetër çështje për të zgjidhur. Bëhet fjalë për një temë shumë delikate, për të cilën është folur shumë ditët e fundit, por ende nuk ka një lajm zyrtar. Bëhet fjalë për të ardhmen e trajnerit Masimiliano Alegri, i cili në 48 orët ardhshme do të mësoj të ardhmen. Fitorja kundër Sienës, në ekstrem, i ka zbutur disi gjakrat dhe mund të thuhet se i ka dhënë një shans më shumë Alegrit, por gjithsesi e ardhmja e tij mbetet enigmë. “Ka një diferencë të madhe mes Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës. Për skuadrat e mëdha moskualifikimi është njëlloj si të shkosh në Serinë B, - ka deklaruar Galiani. Vendi i tretë ka qenë synimi ynë që në fillim të kampionatit, por nuk duhet të gëzohemi, pasi jemi vetëm në fazën play off.” Administratori i Milanit ka folur gjithashtu mbi situatën e Alegrit, duke lënë të hapur mundësinë që ai të vazhdojë në pankinën e kuqezinjve. Të mërkurën, Milani feston edhe 50 vjetorin e fitimit të Ligës së Kampioneve të parë me 22 maj 1963, kur Altafini u bë heroi me dy gola duke mposhtur Benfikën e Eusebios dhe Galiani do ta shfrytëzojë këtë festë edhe për një bisedë me teknikun. “Të mërkurën do të takohem me Alegrin për të qartësuar të ardhmen e tij, pasi në fillim duhet të festoj 50 vjetorin e Championsit të parë të fituar, - ka konfirmuar Galiani. Do të marrim një vendim të gjithë së bashku si skuadër. Shpresoj që të gjithë të mendojnë ashtu s’mendoj edhe unë.”

Tifozët e Fiorentinës, pritë Milanit

Montela thumbon Milanin: Gjuajnë penalltitë më mirë se ne! Trajneri i Fiorentinës, Vinçenco Montela është munduar të qëndrojë i qetë pas ndeshjeve të javës së fundit të Serisë A, pasi ka parë skuadrën e tij që ishte vetëm pak minuta larg pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve. Por, fakti se Milani fitoi 2:1 ndaj Sienës, duke i rrëmbyer përsëri vendin e tretë, për më tepër me një gol të parë të ardhur nga një penallti e dyshimtë, ka sjellë edhe një reagim të tijin, ku është munduar të ruajë qetësinë. “Keqardhje për mënyrën se si përfundoi? Jo, nuk duhet t’i përjetojmë gjërat në këtë mënyrë. Shkojmë drejt pushimeve me një tjetër ndjenjë, atë të krenarisë, - ka deklaruar Montela. Besuam deri në fund që mund ta arrinim këtë objektiv. Jemi në dijeni edhe të ndonjë gjëje të veçantë që ndoshta nuk ka qenë e dukshme. Diferenca mes nesh dhe Milanit? Ata kanë gjuajtur penalltitë më mirë se ne…” I lajmëruar se kjo intervistë e tija po ndiqej edhe nga administratori i Milanit, Adriano Galiani, Montela është munduar menjëherë që të evitojë një polemikë të mundshme, pasi për të është folur se mund të marr drejtimin e milanit, duke sqaruar: “Nuk është se po nënkuptoj gjë, ne kemi gabuar dy të tilla në këtë sezon, ndërsa Milani asnjë.”

Napoli interesohet për Benitez Napoli është përshëndetur dje me Valter Maxarrin, i cili pas ndeshjes me Romën ka komunikuar largimin. Dje ai ka shkuar tek skuadra e Napolit, ku është takuar me drejtuesit dhe lojtarët. Ndërkohë Napoli kërkon që Rafael Benitez të jetë trajneri që do të zëvendësojë Maxarrin. Sipas gazetës “La Gazzetta dello Sport”, kanë nisur bisedimet me trajnerin e Çelsit, i cili me shumë mundësi do të largohet nga skuadra londineze për t’i lënë vendin Zhoze Mourinjo. Mediat italiane shohin edhe Roberto Di Mateon si një kandidat serioz për pankinën e Napolit, pa harruar edhe emrin e Roberto Mançinit, i cili e ka humbur vendin e punës tek skuadra e Mançester Sitit. Për këtë të fundit është i interesuar edhe Interi.

Juventus rinis bisedimet për Higuain

Barbara Berluskoni: Kam humbur 10 vite jetë “Kam humbur dhjetë vite jetë.” Këto kanë qenë fjalët e Barbara Berluskonit, duke komentuar fitoren e djeshme të skuadrës së saj përballë Sienës, por edhe për kualifikimin për në Ligën e Kampioneve. “Ka qenë një ndeshje emocionuese, e cila na ka mbajtur në tension deri në sekondën e fundit, - ka deklaruar Barbara. Për fat të mirë gjërat shkuan në favorin tonë.” Më pas vajza e presidentit të Milanit, ka preferuar të mos flasë për të ardhmen e trajnerit Alegri, duke ia lënë në dorë Slivio Berluskonit dhe Galianit, duke u shprehur: “Nuk kam komente. Lidhur me këtë çështje do të flasin Silvio Berluskoni, Adriano Galiani, gjithashtu edhe vet Alegri.”

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

23

Është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur një përleshje mes tifozëve të Fiorentinës dhe lojtarëve të Milanit. Duke u kthyer nga Siena, ku sapo kishin siguruar një vend në Ligën e Kampioneve, lojtarët kuqezinj janë pritur nga ultrasët vjollcë që kanë nisur të ofendojnë lojtarët dhe në veçanti Mario Balotelin. SuperMario, gjithashtu edhe Robinjo, kanë dashur të përballet me tifozët, por janë ndaluar nga policia. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, 30 tifozë të Fiorentinës i kanë bërë pritë autobusit të Milanit për të protestuar për penalltinë e dyshimtë që i hapi rrugën fitores së skuadrës së Alegrit dhe la jashtë Ligës së Kampioneve skuadrën e tyre.

48 orë vendimtare për Alegrin Më datën 22 maj, përveç se Milani do të festojë 50-vjetorit e triumfit të parë në Ligën e Kampioneve, do t’i jap fund edhe se ardhmes së Alegrit, i cili nuk e ka vendin aspak të sigurt

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Rinisin bisedimet mes drejtuesve të skuadrës së Juventusit dhe atyre të Realit për transferimin e Gonzalo Higuain në Torino. Edhe pse ende mbetet problem çështja e çmimit, pasi Realit kërkon 30 milionë euro, ndërkohë Juventusi nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 20 deri 22 milionë euro, gjithçka duket e mundur. Në mes është dëshira e sulmuesit argjentinas, i cili është joshur nga oferta e skuadrës italiane. Duke iu referuar mediave italiane bardhezinjtë i kanë ofruar një kontratë prej 4.5 milionë eurosh në vit për katër sezonet e ardhshme, plus bonuset. Marrëveshja përfundimtare pritet të arrihet brenda javës, sepse mes dy palëve duket një dëshire e madhe për t’i dhënë fund kësaj çështje.

Ricoli, gjyqtari i finales në Champions UEFA ka përcaktuar dhe emrin e gjyqtarit që do të drejtojë finalen e madhe në Ligën e Kampioneve të shtunën në mbrëmje në Londër. Ndeshja ndërmjet dy klubeve gjermane Bajern dhe Dortmund do të drejtohet nga një treshe gjyqtarësh italianë me në krye Nikola Ricolin.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E martë 21 maj 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.