pronat, prenjasi, rama aleat

Page 1

»9

Meta fushatë në Skrapar

Çorovoda do të bëhet një epiqendër turistike. Strategjia e LSI-së E enjte

21 mars 2013

Viti IX, Nr. 2927 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Kërkesa e FRD

Qeveria: Pika mirëqenie Topi: Kontrolloni emrat për qentë endacakë » 4

Vrasja do të pranohet vetëm në rastet kur paraqesin rrezik për njerëzit. Do të veprohet edhe me shitjen e kafshëve të rehabilituara

në listat e votimit, të shmangen abuzimet »3

Ndarja e fondeve »5

Kriteret për kompensimin, Pedofili në gjyq

kush mbetet jashtë

Akuza ndan përdhunimin nga vrasja e Julian Çelës Vetëm pas përfundimit të hetimit monstra do të ridalë në gjyq për 11-vjeçarin. Asnjë gjurmë për ngjarjen e vitit 2004

»6-7

Rama takon aleatët

Kritere të posaçme për partitë që do të futen në koalicion Forma e përzgjedhjes së emrave të aleatëve që do të përfshihen në listat për deputetë. Qëndrimet e partive të vogla »2

Opinion Nga Edison Ypi

I dashur Pedofil sheh që e shkrova fjalën “pedofil” me “P” të madhe? E Që do të thotë se dashurinë

për ty nuk e kam të rrejshme, por të vërtetë. Jo të madhe. Jo, mor jo. Dashuria dhe urrejtja janë me nivele, janë relative...

»22

përPas përfundimit të fazës stet fundimtare zbardhen ra e skualifikimit të dosjeve

që Si do të veprohet me ata rë aplikojnë për herë të pa herë dhe ata që përfituan një

Berisha: “Jo” dënimit me vdekje

a Afatet që do të ndiqen ng ndarAgjencia e Pronave për 13 jen e lekëve për vitin 20

»3

Sterilizim kimik për pedofilët që janë të rrezikshëm

Aleksandër Kondo

Vdekja misterioze e shtangistit kampion, që u arratis nga regjimi Ndrec Gjergji: Ambasadori i asaj kohe nuk na lejoi t’ia sillnim trupin në Shqipëri. Arsyet pse u lidh me grupet antikomuniste »16-17

dossier/ Dokumentet sekrete

Si vepronte kundërzbulimi ndaj shqiptarëve jashtë trojeve Dokumentet e gjetura në kasafortën e ministrave mbi udhëtimet e posaçme në Itali. Rekrutimi i të rinjve »18-19

“Biznes Albania” zbret në rrethe

Bregasi shpalos dokumentin e politikave të biznesit, rekomandime politikës

»5


02

« politikë

E enjte 21 mars 2013 • Kriminaliteti, Partia socialiste akuza ndaj qeverisë

Gjermeni: PS me projekt konkret për sigurinë në vend Përdhunimet dhe krimet në masë shqetësim për shoqërinë

tuar në faqen e Kreu i PS-së, Edi Rama, ka pos një fotografi në tij në rrjetin social “Facebook” i ka vendosur të cilën shfaqet i relaksuar, pas ës. Një model këmbët mbi tavolinën e tij të pun presidentët nga ë i tillë është paraqitur më par h. Këta janë dy Barak Obama dhe Xhorxh Bus ur të kopjojë, presidentët që Rama ka zgjedh sant. ndoshta për t’u dukur më intere

“Brenda 300 ditëve të para të qeverisjes pas 23 qershorit do të rivendosim rendin dhe sigurinë në vend”, - ky është angazhimi i Partisë Socialiste, e cila referuar ngjarjeve tronditëse në vend akuzoi ashpër qeverisjen aktuale. Sipas deputetes së Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni, shteti nuk garanton dot më asgjë. “Krimi makabër që ka tronditur mbarë shoqërinë shqiptare dhe që ka prekur çdo familje, çdo nënë e çdo baba në këtë vend, tregon se sa e rënduar është situata e rendit në Shqipëri, sa i paaftë e i kalbur është i gjithë sistemi i drejtësisë dhe rendit, që supozohet të garantojnë qytetarët shqiptarë”, - u shpreh Gjermeni. Sipas saj, qytetarët nuk mund të kënaqen e të ndihen të sigurt me një polici në një shtet që reagon për çdo krim pas pilafit e që të vetmen ide për luftën kundër

krimit ka ashpërsimet e dënimeve. “Ashpërsimi i dënimit mund të jetë i drejtë, por ai nuk e kthen në jetë vogëlushin e vrarë, as ua fshin dot nga kujtesa plagët grave e fëmijëve të dhunuar, as shpëton dot jetët

e humbura në aksidente. Qytetarët do të ndihen të sigurt vetëm atëherë kur policia e organet e rendit të arrijnë të parandalojnë krimet, por këtë gjë duket qartë se drejtuesit

e sotëm të policisë e të rendit as nuk dinë e as nuk munden ta bëjnë”, - vuri në dukje deputetja socialiste. Në vlerësimin e kampit socialist siguria e jetës është themeli i funksionimit të shoqërie njerëzore. “Kjo qeveri nuk na garanton dot se nuk do të grabitemi në rrugë apo në shtëpitë, pronat e dyqanet tona. Nuk na garanton dot se nuk do të humbasim jetën në një nga ato qindra e qindra aksidente rrugore që ndodhin çdo vit në Shqipëri. Nuk na garanton dot se nuk do të na vrasin apo sulmojnë. Nuk na garanton dot se ushqimet që hamë, pijet që pimë e ilaçet që marrim nuk do të na bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Krimi i fundit është një përgjegjësi e të gjithë shtetit, e sistemit të drejtësisë, e organeve të rendit, që, siç ndodh rëndom në Shqipëri, nuk bënë absolutisht asgjë për ta parandaluar”, - deklaroi ajo.

Tryeza e posaçme. Aleatët njihen me propozimin e PS për bashkëpunim

Nikolla:

Aleancat në bazë të peshës së partive Rama kërkon nga aleatët propozimet para- dhe paszgjedhore

Tryeza Pasditen e djeshme kreu socialist thirri në një takim krerët e partive aleate, ku u prezantoi projektplatformën mbi të cilën do të përqendrohet marrëveshja e koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Të 31 partitë e pranishme në këtë takim u njohën me platformën, ku bëhet e ditur se e kanë mirëpritur. Ndërkohë flitet se do të vijojnë takimet informale me secilën nga këto parti për të vendosur në mënyrë të specifikuar marrëveshjen paradhe paselektorale. Nisur nga kjo platformë çdo parti e koalicionit do të garojë më 23 qershor në mënyrë individuale, edhe pse në siglën e aleancës së majtë. Deklarata Ishte kreu i PDS-së Paskal Milo që sqaroi lidhur me platformën e propozuar nga Rama. “Në platformën që u lexua nga kreu i PS-së kishte disa shifra, ku do të vlerësohej kontributi i çdo partie, duke pasur parasysh të gjitha qarqet dhe shifra minimale do të jetë 500 vota deri 1000 vota, ndërsa kon-

Rama: Duhet bërë një ndryshim radikal Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u njoh dje me problemet që shoqërojnë biznesin në qytetin e Elbasanit. Kreu socialist zhvilloi takime me të vetëpunësuar në biznesin e vogël. Kryesocialisti vizitoi disa njësi shërbimi, kryesisht dyqane ushqimore, dhe ka biseduar nga afër me familjarët e vetëpunësuar në to. Këta të fundit e kanë njohur kreun e PS-së me gjendjen dramatike në të cilën ndodhen. Nga ana e tij Edi Rama u ka bërë të qartë përfaqësuesve të biznesit të vogël se menjëherë pas 23 qershorit qeverisja socialiste do të angazhohet për të realizuar një ndryshim radikal në ecurinë e këtij sektori mjaft të rëndësishëm. “Me biznesin e vogël duhet bërë një ndryshim radikal. Duhet lehtësuar maksimalisht në të gjitha peshat fiskale dhe administrative, në mënyrë që të fillojnë të marrin pak frymë, sepse ky është jo vetëm degradim ekonomik, por është degradim social, është degradim komunitar, është degradim shpirtëror masiv. Prandaj këtu duhet ndërhyrë urgjentisht”, u shpreh Rama.

Kreu i PSV ‘91, Petro Koçi, pas takimit u ndal në aleancat me PBDNJ-në dhe AK-në. Sipas tij, për partinë e Dules ka vend në PS, edhe sikur pjesë e koalicionit të jetë edhe AK-ja. “Nëse gjasat janë për një bashkëpunim me AK-në, ato nuk duhet ta frenojnë Dulen. Në këtë koalicion ka vend për forca të reja”, - u shpreh ai. Mësohet se përfaqësuesit e PS-së nuk i kanë ndërprerë bisedat informale me AK-në për përfshirjen e saj në koalicionin e majtë.

tributi në pushtetin qendror lista do të fillonte vlerësimin nga 5 mijë vota deri në 10 mijë vota. Në projektplatformë lihet e hapur mundësia për çdo parti politike që kërkon të bëhet pjesë e këtij koalicioni. Mirëpresim çdo parti që do të bashkëpunojë me koalicionin tonë opozitar. Afatet janë të njohura, pasi më 23 prill është dita e fundit e regjistrimit

Në këtë takim të tryezës së opozitës së bashkuar ra në sy edhe mungesa e koordinatorit të Opozitës së Bashkuar Preç Zogaj. Ndërkohë që përmes këtij takimi u vendos që këto parti, pjesë e koalicionit të majtë, nuk do të jenë pjesë e ndonjë aleance të mundshme për krijimin e polit të tretë, një propozim ky i ofruar nga LSI-ja. “Nuk pati asnjë përmendje të emrit të LSI-së, u diskutua si të ndërtohej mirë ky koalicion, pasi është shtuar dhe me 8 parti të reja”, - tha Milo.

të koalicionit, është përcaktuar nga ligji”, - vuri në dukje Milo. Por nga ana tjetër, Milo evidentoi faktin se në prjektplatformën e ofruar nga Partia Socialiste ishin përfshirë propozimet e të gjithë aleatëve. “Ishte projekt i redaktuar mirë dhe ishin reflektuar mirë të gjitha mendimet e partive opozitare, mbi bazën e të cilit ne do shkojmë në zgjed-

Pozicioni me LSI

L

idershipi socialist u ka prezantuar aleatëve platformën e bashkëpunimit për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Rezultati i secilës prej tyre do të vendosë dhe peshën në skenën politike. Konkretisht, nëse një parti merr 100-500 vota në rang qarku, ajo do të jetë e përfaqësuar vetëm në bazë qarku; nëse merr 1000 deri 5000 vota në rang kombëtar, ajo parti do të marrë poste edhe në pushtetin qendror. Ndërkohë, nëse do të kemi parti që do të jenë të përfaqësuara edhe në legjislativin e ri, atëherë kjo forcë parlamentare ka të drejtën e përfaqësimit të saj në qeverisjen e ardhshme.

Kreu i PS në Elbasan

Aleancat me PS

Oli Xhilaga

hjet e ardhshme. Aty janë mjaft çështje, por, pasi të nënshkruhet kjo marrëveshje bashkëpunimi para-dhe pas zgjedhore, do të ketë një etape tjetër, që është nënshkrimi i marrëveshjes mes çdo partie të koalicionit dhe PS-së, ku do të përcaktohet roli i çdo partie dhe pjesëmarrja në qeverisjen e ardhshme”, - sqaroi Milo.

Kundërpërgjigja

Qeveria dështoi me biznesin e vogël Politikat e ndërmarra për biznesin e vogël janë një tjetër dështim i Partisë Demokratike. Ky është mendimi i kandidates së kësaj partie në zgjedhjet e 23 qershorit, Lindita Nikolla, e cila, duke u ndalur në një çështje të tillë, deklaroi se 4 mijë biznese kanë falimentuar. “Vendosja e taksës së sheshtë, e cila praktikisht bën që këto sipërmarrje të vogla familjare të kenë një barrë më të rëndë fiskale sesa bizneset e mëdha, pra që dyqani i lagjes të paguajë më shumë taksa sesa një rrjet gjigant supermarketesh. Rënia e fuqisë blerëse dhe varfëria kanë bërë që listat e borxheve në dyqanet ushqimore të kapin një shumë prej afro 150 milionë eurosh. Një shumë kjo e papërballueshme për këto sipërmarrje, që mezi arrijnë të mbijetojnë”, - u shpreh Nikolla. Sipas saj, gjobat arbitrare dhe korrupsioni i organeve tatimore rëndojnë mbi biznesin e vogël edhe më tepër sesa taksat e detyrimet. “Na ndajnë edhe 95 ditë nga fundi i 8 vjetve të Sali Berishës në pushtet. Tetë vjet që po mbyllen mes skandaleve, korrupsionit, pasigurisë dhe varfërisë. Tetë vjet gjatë të cilëve njerëzit përreth Saliut janë pasuruar aq sa s’dinë më ç’t’i bëjnë paratë, ndërkohë që 95% e qytetarëve dhe bizneseve të palidhura me pushtetin janë zhytur në një nga krizat më të thella që kanë njohur. Pas 95 ditësh, kur Sali Berisha të largohet me votë më 23 qershor, ne do ta heqim menjëherë taksën e biznesit të vogël dhe do të fillojmë të zbatojmë një politikë krejtësisht të re fiskale, ku barra më e rëndë të mos bjerë më mbi më të dobëtit”, - përfundoi Nikolla.


politikë • E enjte 21 mars 2013

• Qeveria shqiptare po ndërmerr një nismë për t’i njohur të rinjtë me tregun e punës, në mënyrë që ata ta vlerësojnë këtë treg në përputhje me ambiciet e tyre. Kryeministri Sali Berisha deklaroi të mërkurën në mbledhjen e qeverisë se do të bëhet gjithçka për të krijuar mundësi të mëdha për punësimin e të rinjve dhe për rritjen e cilësisë në shkolla. Për këtë pasditen e djeshme kreu i qeverisë ishte pjesë e aktivitetit me temë punësimin e të rinjve. Ky aktivitet u bë në bashkëpunim me organizatën amerikane JPA.

»

03

• Kryeministri Berisha bëri të ditur se në mbledhjen e sotme do të miratohet marrëveshja e ndryshimit të kontratës së kompanive ndërtuese të kaskadës së Devollit. Gjatë javës së shkuar kompania austriake “EVN” ia shiti aksionet e saj kompanisë norvegjeze “Statkraft”, e njohur në fushën e ndërtimit të HECeve. Kreu i qeverisë e konsideroi kompaninë norvegjeze si lider në mbarë botën për ndërtim e HEC-eve jashtë vendit dhe numër një në Europë, që ndërton dhe menaxhon mbi 200 HEC-e.

Përjashtohet çdo mundësi për kthimin e dënimit me vdekje, bie në kontradiktë me BE

Masa e re për pedofilët: sterilizim kimik Berisha propozon ndëshkimin e abuzuesve me fëmijët, ashpërsohet Kodi Penal Përurimi shkollës

Ervin Koçi

K

ryeministri Berisha ka propozuar që pedofilët të ndëshkohen me sterilizim kimik dhe jo me dënim me vdekje. Gjatë mbledhjes së përjavshme të qeverisë shefi i Kryeministrisë foli për debatin publik lidhur me rikthimin e dënimit me vdekje pas dëshmive tronditëse të Ardin Prrenjasit, të emëruar tani me pseudonimin “Monster”. Berisha i ka dhënë të drejtë revoltës qytetare në opinionin publik, por shtoi se Shqipëria, si vend anëtar i Këshillit të Europës, nuk mund të kthejë dënimin me vdekje, kjo pasi asnjë vendi BE-së nuk e ka aplikuar dënimin kapital në Kodin Penal. Veç kësaj mosdënimi me vdekje është përcaktuar edhe si një nga kriteret për anëtarësimit në Bashkimin Europian. Duke u ndalur te pedofilia, Berisha shtoi se për këta persona mund të aplikohet sterilizimi, por jo ekzekutimi. “Opinioni, i revoltuar nga kjo ngjarje tronditëse, kërkon ose janë zëra të shumtë që kërkojnë kthimin e dënimit me vdekje, por Shqipëria është anëtar i Këshillit të Europës dhe heqja e dënimit me vdekje është një kusht për anëtarësim në këtë institucion. Jo në vitin 900, por vetëm 2-3

Kryeministri Sali Berisha ka përuruar gjimnazin “Isa Boletini” në komunën e Paskuqanit, Tiranë. Gjatë fjalës së tij ai tha se do të ketë më shumë investime në arsim, të cilat ndihmojnë në rritjen e punësimit. “Do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të ecë me shpejtësi drejt përqindjeve më të larta të atyre që do të kenë mbaruar shkollën e mesme dhe të lartë, do të bëjmë gjithçka që të ecim të sigurt drejt një punësimi masiv të qytetarëve shqiptarë. Ne kemi bindjen se arsimi do të mbetet leva më kryesore në punësimin e këtij vend”, - tha Berisha. Kjo shkollë e mesme është ndërtuar tërësisht sipas standardeve europiane me një investim prej 180 milionë lekësh. Shkolla ka 24 klasa, 4 laboratorë, bibliotekë dhe mjedise të tjera ndihmëse.

vjet më parë janë propozuar metoda shumë të veçanta të qëndrimit ndaj pedofilëve, deri në sterilizimin e tyre kimik. E vërteta është se ne në këtë paketë do të shprehim të gjitha qëndrimet”, - deklaroi Kryeminis-

Topalli Vizita e kryeparlamentares në Britani

“Britania e Madhe mbështet integrimin e Shqipërisë” Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Britaninë e Madhe. E ftuar nderi e homologut të saj Bercow, ajo mori pjesë në takimin konfidencial të forumit më të lartë të vendimmarrjes, të Dhomës së Komuneve, ku përcaktohet programi i punimeve parlamentare. Sipas Topallit, anëtarësimi në BE përbën një interes kombëtar strategjik për Shqipërinë. “Pavarësisht se ky është një vit elektoral, axhenda e integrimit do të ndiqet me përparësi”, - theksoi ajo, duke shtuar se qeveria shqiptare është thellësish e angazhuar për të realizuar zgjedhje të lira, të drejta e transparente me standardet më të larta europiane. Bercow tha se “të gjitha forcat politike në parlamentin britanik mbështesin thellësisht integrimin e Shqipërisë në BE dhe ne shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt”. Gjatë vizitës kryeparlamentarja shprehu interesin për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve britanike në Shqipëri, kryesisht në privatizimin e sektorëve strategjikë.

tri. Sterilizimi ose kastrimi kimik përdoret nëpërmjet injektimit të medikamenteve, kryesisht të ilaçit “depo provera”, për të ulur libidon dhe aktivitetin seksual. Personat që i nënshtrohen këtij lloj sterilizimi duhet të jenë nën

trajtim të vazhdueshëm. Kastrimi kimik është përdorur dhe vazhdon të përdoret në shumë vende të botës si një instrument në vendimet gjyqësore kundër pedofilëve dhe maniakëve të tjerë seksualë. Gjatë kësaj

Akuzat Shefi i ekzekutivit u ndal edhe tek akuzat e bëra ndaj uniformave blu, që para pak ditësh u cilësuan si të paafta për të siguruar rendin. Berisha i vlerësoi këto deklarata si të papërgjegjshme dhe jo të vërteta. “Dy fjalë duhet t’u them atyre që, duke mos pasur asnjë nocion për shtetin ligjor, deklarojnë si tellallë se mori fund shoqëria e mori fund shteti. Këto janë deklarata të papërgjegjshme, të cilat kanë për bazë ose mllefe, ose injorancën. Një shtet që ka shkallën më të lartë të zbulimit, të ndëshkimit në përputhje me ligjin dëshmon para qytetarëve se ligji funksionon”, - tha Berisha.

Dënimi kapital Dënimi me vdekje është një ndëshkim që, sipas Kryeministrit, nuk mund të kthehet në vend. Berisha e mbështet këtë ide me sondazhet e bëra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku thuhet se dënimi kapital nuk e ka ulur nivelin e krimeve. Veç kësaj Kryeministri e mbështeti këtë fakt edhe me anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës, ku një nga kushtet për t’u anëtarësuar ishte heqja e dënimit me vdekje. Kthimi i kësaj mase penale, dënimi kapital, bie në kontradiktë me marrëveshjet e nënshkruara me vendet e Këshillit të Europës.

mbledhje Këshilli i Ministrave miratoi paketën e ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat, sipas kreut të qeverisë, do të ashpërsojnë dënimin për një sërë krimesh të rënda. “Është bërë më e domosdoshme që një përgjigje më e

rreptë ligjore të përcaktohet në Kodin Penal të Shqipërisë. Do të ketë ndëshkime shumë më të rrepta për dhunën në familje dhe vrasjen e grave, për vrasjen e policëve, po kështu edhe për gjakmarrjen”, - u shpreh Berisha.

Akuza ndaj kryeministrit. “Njeri që nuk mban premtimet elektorale”

“Kontrolloni emrat në lista, shmangni abuzimet” FRD në Rrogozhinë, Topi kërkon mbështetjen e qytetarëve Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, theksoi dje gjatë një takimi me simpatizantët e kësaj force në Rrogozhinë se qytetarët duhet të kontrollojnë emrat e tyre në listat e zgjedhësve, në mënyrë që të shmangen abuzimet. Në fjalën e tij kreu i FRD-së tha se partia që ai përfaqëson është në shërbim të qytetarëve dhe u prezantoi atyre disa pika të programit për zgjedhjet elektorale të 23 qershorit. “Kemi bërë propozimin që parlamenti të jetë me 100 deputetë dhe rrogat e 40 të tjerëve duhet të shkojnë në dobi të shtetit. Sot në Kuvend kemi vetëm 20 deputetë që janë aktivë dhe bëjnë punën e tyre, pjesa tjetër janë kthyer në disa dorëngritës të kryetarit sa herë që ai ka

nevojë. Tani ka ardhur koha që të marrë fund dominimi i këtij pushteti, i cili ka marrë tiparet e monizmit me një kryeministër diktator. FRD-ja ka shumë dashamirës në administratën shtetërore”, - tha Topi. Kryetari i FRD-së nuk la pa akuzuar kryeministrin e vendit, duke e cilësuar atë si një njeri që nuk mban premtimet. Topi u ndal tek aksi kombëtarë Elbasan-Rrogozhinë, ku gjendja e rrugës është e shkatërruar. “Vizioni ynë për ndryshimin e situatës në vend është i qartë. Rrogozhina është shembulli i qartë i premtimeve të pambajtura të Kryeministrit. Aksi kombëtar që kalon në Rrogozhinë është pjesë e Korridorit 8, i cili përdoret nga Kryeministri në çdo vend, madje edhe

si sukses, por gjendja e kësaj rruge, për fat të keq, është skandaloze. Është tashmë e padurueshme që një zonë bujqësore si Rrogozhina ose nuk

prodhon askush, ose ata që arrijnë të prodhojnë nuk mund të gjejnë treg për të shitur prodhimet e tyre”, - u shpreh kreu i FRD-së.


04

« politikë

E enjte 21 mars 2013 •

Eliminohen vetëm kur paraqesin rrezik për njerëzit

Qeveria, ngrihen pika mirëqenie për qentë endacakë Ervin Koçi

Q

everia ka miratuar dje projektligjin që parashikon heqjen e kafshëve endacake nga rrugët e qyteteve. Sipas draftit të miratuar dje në mbledhjen e qeverisë, kafshët endacake, qentë dhe macet, nuk do të vriten, por do të grumbullohen në vende të caktuara, që do të përcaktohet nga pushteti vendor. “Njësitë e qeverisjes vendore hartojnë programe pune të profilaksisë veterinare në lidhje me situatën episodike të qenve dhe maceve të rrugës si dhe programe për kontrollin dhe lëvizjen e tyre. Njësitë e qeverisjes vendore identifikojnë të gjithë qentë dhe macet e rrugës në territorin që administrojnë. Njësitë e qeverisjes vendore organizojnë transportin e maceve dhe të qenve të rrugës me mjete që respektojnë standardet e mirëqenies së tyre drejt vendeve të miratuara nga autoritetet e njësisë së qeverisjes vendore. Në çdo rast këto mjete duhet të dezinfektohen me dezinfektantë të miratuar nga Drejtoria e Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”, - thuhet në disa pika të projektligjit. Krahas grumbullimit të tyre në vende të caktuara për kafshët endacake njësitë e qeverisjes vendore do të bëjnë edhe sterilizimin e kafshëve endacake, në mënyrë që të parandalohet riprodhimi i tyre. Kjo pikë e projektligjit bëhet për arsye të shumimit të kafshëve, gjë që ka sjell edhe problematikën e shtimit të tyre në rrugët e qyteti. “Njësitë e qeverisjes vendore organizojnë sterilizimin e organeve të riprodhimit të qenve e maceve të rrugës dhe grumbullimin e tyre në vende të posaçme, të miratuar nga autoritetet e qeverisjes vendore në zbatim të ligjit”, thuhet në projektligj. Rastet e eliminimit Sipas draftit, kafshët endacake nuk duhet të eliminohen, përveç rasteve kur ato shfaqin simptoma të sëmundjeve që përbëjnë rrezik për shëndetin e banorëve të qyteteve. Këto masa merren në rastet kur kafsha ka simptoma të sëmundjeve infektive, që mund të kalojnë te njeriu, ose në rastet kur është e infektuar me sëmundjen e tërbimit, që sjell edhe agresivitetin e tyre ndaj banorëve. Vrasja e qenve dhe maceve të rrugëve nuk do të bëhet me metodën e vjetër, pra duke i qëlluar me armë. Për këtë njësitë e qeverisjes vendore janë të detyruara të marrin veterinerit, në mënyrë që t’i eliminojë me metodën e eutanazisë. “Njësitë e qeverisjes vendore eliminojnë qentë dhe macet e rrugës vetëm në rastet kur shfaqin shenja klinike të sëmundjeve

Medaljet jo më e drejtë ekskluzive e Presidentit Dhënia e medaljeve nuk do të jetë më ekskluzivitet i Presidentit, tashmë edhe e drejtë e Kryetares së Kuvendit, kryeministrit, ministrave dhe këshillave bashkiakë. Këtë kompetencë atyre ua jep ligji i ri, që po shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve. Drafti i heq shoqërisë civile të drejtën të propozojë emra për t’u dekoruar apo marrë tituj nderi. Këtej e tutje propozimet mund të vijnë vetëm nga Kryetari i Kuvendit, nga kryeministri, ministrat dhe krerët e gjykatave dhe të Akademisë së Shkencave. Socialistët në Komisionin e Ligjeve kërkuan që në këtë listë të përfshihen dhe kryetarët e partive, por kërkesa nuk u pranua. “Pse nuk është përcaktuar këtu që edhe kryetarët e partive duhet të kenë të drejt të japin dekorata? Edhe ata kanë një rol shumë të rëndësishëm”, tha socialisti Fino. Nga ana tjetër, dekorata dhe titujt e nderit do të vijojnë të mbeten ekskluzivitet i Presidentit, pasi konsiderohen si shpërblim për akte të veçanta merite apo trimërie ndaj kombit shqiptar dhe interesave të tij. Ligji parashikon dhe njohjen e titujve dhe dekoratave të dhëna në kohën e komunizmit.

Meta: Çorovoda së shpejti epiqendër turistike

Heqja e kadavrave Njësitë e qeverisjes vendore në bashkëpunim me autoritetet mjedisore rajonale përcaktojnë vendet e grumbullimit, eliminimit dhe groposjes apo të ndërtimit të krematoriumeve për kadavrat si dhe i bëjnë publike ato. Grumbullimi, eliminimi dhe groposja apo krematorizimi i kufomave bëhet nga personel i kualifikuar dhe i trajnuar nga strukturat veterinare në njësitë e qeverisjes vendore. Njësitë e qeverisjes vendore organizojnë struktura të posaçme për verifikimin në terren të kufomave të pagroposura. Grumbullimi dhe transportimi i kufomave bëhet në mjete transporti të përshtatshme, që sigurojnë moskontaminimin e mjedisit prej tyre. Mjetet e transportit të kufomave dezinfektohen pas çdo përdorimi me dezinfektantë të miratuar nga Drejtoria e Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, theksoi dje gjatë një takimi që zhvilloi në Çorovodë se ky qytet së shpejti do të jetë një nga epiqendrat e turizmit shqiptar. “Ne tashmë jemi dëshmitarë të faktit se rruga që na çon te kanionet e mrekullueshme të Osumit është drejt përfundimit dhe brenda pak muajsh ajo do të inaugurohet, një rrugë e re e standardeve europiane nga Çorovoda deri në fund të kanioneve. Kjo rrugë natyrisht që do të vazhdojë për në Përmet. Kjo rrugë e re është jo vetëm një mundësi e shkëlqyer, por është edhe një sfidë e madhe për të gjithë banorët e këtij qyteti dhe të gjithë komunitetit, sepse unë jam i bindur se ajo do të rrisë në mënyrë të menjëhershme numrin e vizitorëve, numrin e turistëve, numrin e të gjithë atyre që janë të pasionuar pas natyrës, pas kanioneve dhe natyrisht edhe pas sportit më të ri të ushtruar tashmë në Shqipëri falë kanioneve të Osumit, atij të raftingut. Ndaj është e domosdoshme që ky qytet, ky komunitetit të përgatitet për këtë etapë të re, e cila do ta shndërrojë Çorovodën në një qendër të rëndësishme turistike”, - u shpreh Meta.

Siguria Njësitë e qeverisjes vendore marrin masa që në ambientet publike, si: rrugë, parqe, kënde lojërash etj., kafshët e shoqërimit të mos paraqesin rrezik për njerëzit ose kafshët e tjera. Njësitë e qeverisjes vendore marrin masa për të vendosur dhe zbatuar në territorin në administrim të tyre detyrimin për pronarët që të vendosin maskën mbrojtëse në gojë për qentë e shoqërimit të racave agresive gjatë qëndrimit të tyre në ambiente publike.

Ka gjithmonë një herë

Shitja Njësitë e qeverisjes vendore mbikëqyrin nëpërmjet strukturave veterinare vendore plotësimin e standardeve sanitaro-veterinare dhe të atyre të mirëqenies së kafshëve nga objektet e njësive të tregtimit të kafshëve të shoqërimit gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre. Në rast të konstatimit të shkeljeve strukturat veterinare vendore njoftojnë menjëherë veterinerin zyrtar të shërbimit veterinar rajonal për subjektin shkelës, i cili merr masat.

infektive, gjatë kontrollit për sëmundjeve zooteknike kafsha paraqet rrezik për jetën e njeriut, kafsha është treguar tepër agresive dhe ka sulmuar njerëzit. Eliminimi i kafshëve për rastet e përmendura në pikën 5 të këtij kreu bëhet me metodën e eutanazisë nga

mjeku veterinar që ushtron praktikën mjekësore veterinare, duke përdorur një nga produktet mjekësore veterinare të miratuara”, - thuhet në projektligj. Ky draft do të sjellë zgjidhjen e një problematike të mbarur ndër vite në rrugët e qyteteve të vendit.

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


ekonomi • E enjte 21 mars 2013

Fondet për ish-pronarët, qeveria realizon 20,83% në 2 muajt e parë

Kush zgjidhet dhe kush jo në listat e fituesve të AKKP-së Brikena Dervishaj

F

Përfitojnë Sa i përket kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit për vitin 2012, përfitojnë kompensim, subjektet e shpronësuara që disponojnë një vendim përfundimtar dhe të ekzekutueshëm për kompensimin e pronës, referuar radhës kronologjike të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit me të cilin aplikohet. Procesi është i hapur edhe për subjektet që kanë aplikuar për kompensimin në të holla, në vitet 2008, 2009 dhe 2011, të cilat nuk janë pranuar nga AKKP-ja për pamjaftueshmëri fondi. Kërkuesit mjafton të bëjnë një kërkesë të re për kompensimin, duke shprehur vullnetin e tyre dhe disa dokumente, si deklarata për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to, dëshminë e trashëgimisë, nëse ka ndryshime në rrethin e trashëgimtarëve të ligjshëm të subjektit të shpronësuar, sipas radhës së trashëgimtarëve, të përcaktuar në Kodin Civil, prokurën e posaçme, nëse ajo e paraqitur në vitin 2008, 2009 apo 2011 ka kufizimin në kohë për tagrin e tërheqjes së shumës në të holla apo kur rrethi i trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar ka ndryshuar. Në rast se aplikimi kryhet për vendime të tjera, të ndryshme nga ai me të cilin është aplikuar në vitet 2008, 2009 dhe 2011, subjektet duhet të plotësojnë dhe paraqesin pranë AKKP-së dokumentacionin e plotë sipas VKM së datës 7.11.2012. Shqyrtimi Janë mbi 1400 aplikimet që

Vlera e kompensimit për m2 do të jetë e bazuar në VKM-në përkatëse e miratuar pak ditë më parë për hartën e re të vlerës, sipas vendodhjes së pronës që kompensohet. Pritet që kjo VKM të marrë formën ligjore automatikisht pasi të botohet në Fletoren Zyrtare, pasi me ndryshimet e reja ligjore nuk kalon për miratim në Kuvend. Harta e re e çmimeve parashikon ulje në tërësi të çmimit të tokave në të gjithë vendin, përfshirë zonat turistike.

Harta

Për pronat e njohura për kompensim deri në 1 500 m2, masa e kompensimit është 200 m2. Për pronat e njohura për kompensim mbi 1 500 m2 - 3 000 m2, masa e kompensimit është 300 m2. Për pronat e njohura për kompensim mbi 3 000 m2 - 5 000 m2, masa e kompensimit është 400 m2. Për pronat për kompensim mbi 5 000 m2 10 000 m2, masa e kompensimit është 500 m2. Për pronat për kompensim mbi 10 000 m2, masa e kompensimit është 600 m2.

Kompensimi

ituesit për fondin e kompensimit financiar për 2012 do të shpallen ditët e fundit të marsit. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka afatin ligjor deri në fund të këtij muaji për të përzgjedhur fituesit e këtij fondi, pasi depozitimi i kërkesave përfundoi më 28 dhjetor të vitit të kaluar. Fondi i përfitimit do të jetë 3 miliardë lekë për procesin e kompensimit financiar të subjekteve të shpronësuar për vitin 2012. Ndërkaq, për kategorinë e ish-pronarëve pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale, aktualisht është shpenzuar 20,83 për qind e fondit prej 1,8 miliardë lekësh e planifikuar këtë vit, gjatë muajve të parë të vitit 2013.

do të shqyrtohen nga AKKP-ja. Sipas burimeve nga AKKP-ja, për trajtim do të merren vetëm dosjet që kanë të bëjnë me tokat truall dhe trajtimi i dosjeve do të bëhet në rendin kronologjik. Fondi i vënë në dispozicion për kompensimin e ish-pronarëve do të shpërndahet brenda muajit prill, pas shpalljes së fituesve në llogaritë që ata kanë vënë në dispozicion të këtij procesi për Agjencinë e Kompensimit të Pronave.

Problematikat do të jenë rekomandime për partitë në fushatë

“BiznesAlbania” zbret në qytetin e Fierit Luan Bregasi shpalos “Dokumentin e Politikave të Biznesit” BiznesAlbania ka nisur një fushatë të sajën me shoqatatat/organizatat anëtare për të marrë opinionet e anëtarëve lidhur me problematikat që ata hasin, pengesat dhe mungesat që gjejnë nga politikat qeveritare e administrative. Pasi të përpunohen e klasifikohen, problematikat do të sintetizohen dhe do të shërbejnë si rekomandime për partitë kryesore gjatë fushatës elektorale. Ato do të prezantohen në formën e një libri të quajtur “Dokumenti i politikave të biznesit” që do të përmbajë idetë kryesore për çështjet themelore ekonomike, financiare, sociale, që burojnë nga interesat strategjike të komunitetit të biznesit. Diskutimi i dokumentit filloi në Fier gjatë një takimi në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Fier. Presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi,

ekRritja e eksporteve, zhvillimi i turizmit dhe nxitja e investimeve të huaja direkte, si dhe nxitja e interesit për formimin profesional dhe edukimin e punëdhënësve dhe punëmarrësve, veçanërisht për gjeneratën e re që duhet të jetojë me standardet evropiane do të zënë një vend të rëndësishëm në Dokumentin që po harton BiznesAlbania. Të dhënat e raportit të Bankës Botërore për profilin ekonomik të vendit janë shqetësuese për biznesin. Për këtë arsye në dokumentin që do të hartohet përmirësimi i tyre do të jetë prioritar.

u kërkoi përfaqësuesve të biznesit të Fierit mendimet për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Shqipëri. Ai përmendi mbështetjen që duhet t’i jepet biznesit të vogël bazuar në 10 parimet e aktit evropian për ndërmarrjet e vogla dhe mesme. Meqë biznesi i vogël përbën 99% të biznesit në Shqipëri dhe shërben si një nga fushat më të favorshme për punësim, do të kërkohen veprime lehtësuese

dhe favorizuese për funksionimin e tij. “Ne do të kërkojmë përmirësimin e marrëdhënieve të biznesit me administratën shtetërore për çështje kardinale si ato të sistemit gjyqësor, të sistemit të regjistrimit të pasurive, të privatizimit, të prokurimit, të politikave të taksave dhe doganave”, - tha Bregasi. Përfaqësuesit e biznesit fierak sollën në vëmendje problematikat lidhur me sjelljen klienteliste ndaj bizne-

05

Miratimi

Kompensimi 2012, kriteret e përfitimit

Nuk përfitojnë Tre janë kategoritë që nuk përfitojnë nga fondi i vitit 2012. Së pari nuk përfitojnë kompensim subjektet e shpronësuara, të cilët janë trajtuar më parë me kompensim për vendimin me të cilin aplikojnë. Së dyti, të gjithë aplikantët që paraqesin të dhëna të rreme apo fshehin të dhëna të nevojshme për procesin e kompensimit përjashtohen nga procesi i përzgjedhjes. Dhe së treti ata që nuk kanë paraqitur dokumentacionin e duhur për t’u bërë pjesë e procesit.

»

seve, (pa)barazinë në trajtimin e tyre, konkurrencën, funksionimin e njëanshëm të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet fqinje, nivelin dhe shërbimin e administratës publike, vlerësimin për sistemin e tatim-taksave, arbitraritetin dhe presionin mbi bizneset. Kryetari i DHTI-së Fier, Shezai Çobo kërkoi forcimin e shoqatave përfaqësuese të biznesit për një zë më të fuqishëm për mbrojtjen e tyre.

Projektet mjedisore

BERZH, 12.7 mln euro për sigurinë e HEC-it të Komanit Siguria e Hidrocentralit të Komanit do të rritet ndjeshëm, nga investimi i BERZH prej 12.7 milionë eurosh. Komisioni i Ekonomisë miratoi financimin prej 12.7 milionë eurosh, për ndërhyrjen në rritjen e sigurisë së Komanit. Financimi i BERZH dhe pjesë e projektit për të gjitha digat në Drin arrin në total një shumë prej 62 milionë eurosh në total. Projekti i sigurisë së digave ka impakt në parandalimin e katastrofave që mund të shkaktohen nga dëmtimet në këto diga. Shuma e huasë e parashikuar në projektligj kap shifrën prej 12,700,000 eurosh për një periudhë maturimi 15 vjet duke përfshirë periudhën prej 2 vitesh pa pagesë principali, me interes bazuar në normën e tregut plus marzhin prej 1%. Ky komision miratoi gjithashtu edhe marrëveshjen e huasë me bankën gjermane KfW për trajtimin e mbetejve në rajonin e Korçës. Ndërtimi i Landfillit në Korçë kapin vlerën e 12.5 milionë eurove. Marrëveshja e huasë është nënshkruar midis palëve më 28 dhjetor, 2012 për të financuar projektin “Menaxhimi i mbetjeve të ngurta në Shqipërinë Juglindore”, që u përgjigjet përparësive dhe qëllimeve të vëna për zhvillimin ekonomik të vendit dhe gjithashtu është në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin e Shqipërisë. Faza e parë e këtij projekti është financuar nëpërmjet një granti nga qeveria gjermane, nëpërmjet KFW-së në vlerën prej 2 milionë eurosh. Kostoja e fazës së dytë të projektit është llogaritur 10,5 milionë euro dhe financohet nga gjermanët nëpërmjet një kredie me vlerën prej 3 400 000 eurosh, një granti në vlerën 5 400 000 eurosh dhe një granti tjetër për masa shoqëruese që kap vlerën 1 milion euro. Pjesa tjetër prej 700 000 eurosh do të jetë kontribut i shoqatës Rajonale të Mbetjeve të Ngurta në Korçë dhe qeverisë shqiptare.


Përgjegjësia

Reagimi

Situata

06

« sociale

Të mbingarkuar me dramat që po ndodhin, fëmijët shqiptarë janë të rrezikuar nga abuzimet seksuale që ndodhin ndaj tyre. Po prangosen pedofilë si dhe shumë raste të padenoncuara ose të pazbuluara fshihen në këtë numër të vogël popullsie me kaq situata problematike. Fëmijët janë bërë pre e dëshirave seksuale të më të mëdhenjve, duke kryer akte banale si dhe duke lënë pasoja psikologjike si dhe fizike në jetën e tyre. Në hapat që hedhin ata i ndjek rreziku i një mashtrimi apo joshjeje për akte mizore, që shpeshherë përfundojnë në zhdukjen e tyre edhe duke u marrë jetën.

Ministria e Arsimit, një ndër institucionet edukative dhe më e pranishme në jetën e tyre, pasi shfaqen shumë probleme, reagon në ndryshimin e kurrikulave. Lëndët edukative si edukata qytetare apo sociale dhe ajo seksuale do të ndryshojnë programin e tyre, duke iu përgjigjur aktualitetit të dhimbshëm që po shoqëron fëmijët shqiptarë. Në shtatorin e vitit 2013 tekstet e reja do të jenë në duart e nxënësve si dhe do të shtohen orët mësimore të këtyre lëndëve. Për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të pa formuar mendërisht dhe psikologjikisht në përballimin e këtyre situatave, hartohen tekste të reja.

MASH ka bërë përgjegjës të vetëm për këtë gjendje alarmante në sigurinë e të miturve vetëm familjet dhe psikologët që punojnë nëpër shkolla. Duke u drejtuar të dyja palëve apelin që të tregojnë vëmendjen në sjelljen e fëmijëve, t’i edukojnë ata të mos bien pre e familjeve, si dhe të mos kenë frikë për të treguar ngjarjet që u ndodhin, duke u dhënë sigurinë e duhur që do të jenë të mbrojtur. Nga krahu tjetër, fakti që MASH po ndërron tekstet, do të thotë që e kishte harruar se fenomenet negative janë përhapur dhe kurrikula e tyre ishte e dështuar për të edukuar.

E enjte 21 mars 2013 •

Tekste të reja mësimore për lëndët edukative

Ngjarjet e fundit, MASH reagon për kurrikulat e dështuara Erta Bode

A

buzimet seksuale çojnë drejt dështimit kurrikulat arsimore të lëndëve edukative. Për nxënësit e vitit të ardhshëm do të shtohen orët e lëndëve edukative. Rëndësia e këtyre lëndëve do të rritet si në shpjegimin, ashtu dhe në programin e tyre, që pritet të ndryshojë. Pas ngjarjeve të fundit tepër tronditëse për shoqërinë shqiptare Ministria e Arsimit reagon për ndryshimin e lëndëve edukative, duke kërkuar një program të ri, si dhe një punë më të madhe nga psikologët e shkollave dhe nga familjarët. Gjithmonë pas një situate problematike institucionet shqiptare fillojnë të reagojnë. Pas problemit të abuzimit seksual me fëmijët shqiptarë MASH paraqit në tryezën e punës ndryshimin e programit të lëndëve edukative. I pyetur për këtë çështje, drejtori i Arsimit Parauniversitar në Shqipëri, Fatmir Vejsiu, bën të ditur se e kanë pasur të vështirë përcaktimin se kur duhet t’u bëjnë të ditur fëmijëve problemet seksuale dhe gjithçka që lidhet me këtë çështje. “Duke menduar se shoqëria jonë është e mbyllur në këto tema, e kishim parë të arsyeshme që t’ua paraqitnim fëmijëve këto tema pikërisht pas moshës 10-vjeçare. Mirëpo problemet e fundit na bënë të kuptojmë se duhet hartuar një program shumë edukativ, duke treguar kujdes në materialin që do t’u servirim, pikërisht për të ruajtur balancën e dhënies së një informacioni për të rritur në perceptimin e moshës së fëmijëve”, - tha Vejsiu. Edhe pse drejton komplet institucionet dhe programet e arsimit parauniversitar, Vejsiu kujtohet pikërisht pasi fëmijët janë bërë pre e abuzimeve të pedofilëve për të bërë vërejtje ndaj psikologëve që punojnë nëpër shkolla, duke e quajtur punën e tyre një fasadë dhe jobindëse. Ai ka kërkuar që psikologët të punojnë më shumë me pjesën e lirshmërisë së fëmijëve në të shprehur të akteve që u ndodhin. Gjithashtu drejtori konfirmoi se duhet një punë më bindëse për të bërë fëmijët të kuptojnë rrezikun që u kanoset, si dhe interpretimin e veprimeve që për shkak të moshës nuk mund t’i kuptojnë. Psikologët që punojnë nëpër shkolla kanë konstatuar se fëmijët janë shumë të ndrojtur për të shprehur ngjarjet që u ndodhin, për shkak se nuk i kuptojnë, si dhe kanë frikë të tregojnë për atë çka u ndodh. Përpara se fëmijët të shprehen, ndijnë frikën se pas asaj që kanë thënë do të ketë diçka më të rëndë. Edhe pse në Shqipëri sa herë ka situatë negative përfaqësuesit asnjëherë nuk marrin përgjegjësi, Vejsiu shtyn fajin edhe drejt familjarëve, duke u bërë apel prindërve se si të veprojnë me edukimin e fëmijëve, duke harruar t’u bëjë apel institucioneve përpara se të ndodhin dramat në dukje të pashmangshme.

Fatmir Vejsiu “Do të ndryshojë mënyra e shpjegimit të lëndëve edukative, teksti i tyre si dhe programi që ato zënë në orarin mësimor. Në ndihmë të fëmijëve ne do hartojmë lëndët edukative me tema më reale për t’u shpjeguar atyre më saktë se çfarë është seksi, sa të rrezikuar janë ata dhe nga kush janë të rrezikuar. Një punë më bindëse duhet të bëjnë psikologët që punojnë nëpër shkolla, duke u treguar fëmijëve që të flasin për atë që u ndodh nuk ka asnjë rrezik, sepse do të jenë të mbrojtur. Psikologët duhet të tregojnë vëmendje maksimale edhe ndaj sjelljes së fëmijëve, sepse shpeshherë fëmijët kuptohen kur mbyllen në vetvete, kur pësojnë rënie drastike në rezultatet e tyre mësimore, si dhe si sillen me shokët dhe shoqet. Nga ana tjetër, edhe prindërit duhet të tregojnë vëmendje në rritjen dhe edukimin e fëmijëve për t’u paraprirëve këtyre situatave makabre. Nga sot puna e psikologëve nëpër shkolla duhet të jetë tepër intensive dhe e përgjegjshme”, - tha Vejsiu.

Shqiptarët nuk kanë kulturën e mjaftueshme

Kujdesi për dhëmbët është zero Niveli i kariesit tri herë më i lartë se në BE Kujdesi që shqiptarët tregojnë ndaj dhëmbëve është zero. Në pjesën kur fillon prezantimi i vetvetes si dhe në pjesën më delikate për infeksionet në organizëm, shqiptarët duket se nuk e çajnë kokën. Mundësitë janë të shumta, por iniciativa si dhe edukata i bëjnë të harrojnë atë çka është më primare. Ky problem vihet në dukje qysh në fëmijëri, ku theksohet se populli shqiptar që në moshë të vogël rezulton me dhëmbë të prishur, të mbushur apo të rënë. Ajo çka është problem për gjithë shoqërinë është niveli i kariesit, ose sëmundjes së dhëmbëve, që është tri herë më i lartë se në vendet e BE-së. Shoqata Kombëtare e Stomatologëve ka bërë të ditur se niveli i kujdesit dhe higjienës orale është në pikën më kritike te ky popull. Fëmijët nuk edukohen të kenë higjienën e duhur për dhëmbët dhe akoma më keq, mosbindjes së tyre nuk u përgjigjet as kujdesi i prindërve. Ndërkohë stomatologët konfirmojnë se të gji-

tha moshat në vendin tonë tregojnë shumë pak kujdes higjienik për dhëmbët. Pasojat janë të dukshme, drejtpërdrejt në dhëmb, gojë, në mishra të acaruara, dhëmbë të rënë, proteza dhe tela në moshë të hershme, deri të infeksionet në veshka. Stomatologët tregojnë se shqiptarët u drejtohen atyre vetëm kur kanë dhimbje të papërballueshme me dhëmbët, pasi kanë provuar shumë metoda popullore për të duruar dhimbjet, që mund të kenë ditë që kanë filluar. Në Shqipëri ende nuk ekziston

edukata për kontrollin e dhëmbëve 1 herë në 3 muaj, si dhe për mirëmbajtjen e tyre. Me ironinë që përdorim ndaj vetes duhet theksuar se shqiptarët i keqpërdorin dhëmbët, që në shumicën e rasteve shërbejnë edhe për të hapur apo ndarë objekte të forta. Dorian Hysi, përfaqësues i SHKS-së, tregon se është për të ardhur keq mënyra se si shqiptarët abuzojnë me shëndetin e tyre. Ai bën apel që prindërit të edukojnë brezin e ri se si duhet të kujdesen për dhëmbët dhe për higjienën orale që duhet të tregojnë.

Bashkia Rruga e Kosovarëve

Rikonstruksioni ndihmon banorët Rruga e Kosovarëve, me një gjatësi rreth 500 metra dhe gjerësi 12 metra, do të pajiset me trotuare me gjerësi 4 metra, ndriçim dhe çdo element tjetër të një bulevardi. “Kjo rrugë do të ketë parametrat e një bulevardi, - tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. - Në disa raste punimet janë ngadalësuar për shkak të reshjeve. Në disa raste faza e parë e punimeve, që janë gërmimet, në kombinim me reshjet kanë shkaktuar situata të pakëndshme në qytet. Jam i ndërgjegjshëm për këtë, sikundër jam i ndërgjegjshëm që vepra të kësaj natyre në një mënyrë apo mënyrë tjetër në fazën e ndërtimit kanë impaktet e tyre negative në qytet. Gjatë dimrit shoqërohen me baltë, gjatë verës me pluhur, ndaj shpresoj që avantazhi i punimeve që kanë nisur në këtë kohë është që, pasi kemi lënë prapa periudhën e reshjeve, të paktën periudha e verës të na gjejë në fazën e fundit, atë të asfaltimit”,tha Basha.

Formulari A-1

Shtyhet afati i plotësimit Reshjet e shiut janë shkaku i shtyrjes së afatit të plotësimit të formularit A-1. Afati i fundit do të jetë data 29 mars. Maturantët kanë ende koh, në një proces që dje duhet të kishte përfunduar, sepse reshjet e shiut në zona të ndryshme të Shqipërisë kanë bllokuar linjën e internetit, diku dhe energjinë dhe e kanë bërë të pamundur plotësimin e tij në afatin e duhur. Deri tani kanë aplikuar 24000 maturantë, ndërkohë që pritet që numri të shtohet me ritëm të shpejtë. Afati i fundit i plotësimit të formularit është data 29 mars 2013, që përkon me të premten si ditën e fundit të javës. Lajmin e ka konfirmuar Fatmir Vejsiu, drejtori i Arsimit Parauniversitar pranë MASH. Ndërkohë një tjetër vonesë e koeficienteve të lëndëve me zgjedhje është një ndër faktorët e tolerancës të shtyrjes së këtij afati.


speciale • E enjte 21 mars 2013

Feride Papleka

F

rëngjishtja është gjuhë indo-evropiane e familjes së gjuhëve romane. Ajo është formuar në territorin e Francës së sotme në bazë të dialektitoil që flitej kryesisht në departamentet rreth Parisit. Gjuha frënge në ditët tona flitet nga rreth 220 milionë njerëz, prej të cilëve më shumë se 115 milionë e kanë gjuhë të parë, kurse 72 milionë e kanë gjuhë të dytë (sipas vlerësimit të Organizatës ndërkombëtare të frankofonisë më 2010). Ajo është një nga dy gjuhët e punës (së bashku me anglishten) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, gjuhë zyrtare apo e punës në shumë organizma rajonalë apo ndërkombëtarë, nga të cilat më i rëndësishmi është Bashkimi Evropian. Gjuha frënge numërohet si një nga gjashtë gjuhët kryesore zyrtare që fliten aktualisht në botë. Gjuhë e oborrit mbretëror dhe princëror në Regjimin e Vjetër francez, e carëve të rusisë, e mbretërve të Spanjës dhe Anglisë, si dhe e princërve gjermanë, ajo tashmë ka fituar një shtrirje të gjerë në shkollat dhe e univesitetet e globit, duke mbetur njëkohësisht një gjuhë e rëndësishme e diplomacisë ndërkombëtare krah anglishtes, gjermanishtes dhe spanjishtes. Si cilësi e autoritetit më të lartë të Francës, frëngjishtja është mjeti kryesor i përhapjes së mendimit dhe kulturës frënge në botë. Ajo ka si veçanësi që zhvillimi dhe kodifikimi i saj kanë qenë kryesisht vepër e grupeve intelektuale si Pléiade ose e institucioneve të larta si Akademiafranceze. Megjithatë, të shumtë janë ata që kanë punuar për ta mbrujtur këtë gjuhë të gjallë, midis të cilëve në radhët e para qëndrojnë shkrimtarët RETROSPEKTIVE Në epokën e pushtimit nga ushtritë romake të Jul Qezarit, Gaule ishte e populluar nga tribu goluaze që flisnin gjuhën keltishte, para, nuk ekzistonte një gjuhë e vetme, por disa dialekte, të cilat në raste të rralla mund të shkruheshin. Gjuha romake shkruhej dhe si gjuhë autoriteti zyrtar ajo u përshtat pak nga pak gjatë shekujve të pushtimit. Kësaj gjuhe në shekullin III i mbivendoset edhe ndikimi i dialekteve gjermanike në një bashkëjetesë të gjatë. Megjithatë, pas rënies së perandorisë romake në shekujt IV dhe V, frëngjishtja e vjetër fillon të zerë vend kryesor. «Angazhimet e Strasburgut” ( Les Serments de Strasburg ) më 842, mbahet si teksti i parë i shkruar në një frëngjishte të vjetër; që nuk ishte më një tekst latinisht. Kështu mbreti Charles Magne i bashkohet këshillit të Turit, i cili që më 813 vë si detyrim gjuhën popullore në vend të latinishtes. Megjithatë, dihet që gjuha frënge rrjedh nga transformimi i latinishtes dhe i mbishtresave gjermanike. Nga ky fond i ndërlikuar lindi “galoromanishtja” e folur në Golë që në shekullin IX, në të cilën shfaqen dy dialekte kryesore, ai i jugut oc dhe ai i veriut oïl, ndër të cilët fiton dialekti që flitej në París,

Pranvera e

frankofonisë

GJUHA FRENGE: GJURME HISTORIKE

si vend ku zhvillohej kultura dhe politika e që si territor, veç kësaj kishte edhe një lulëzimin më të madh demografik. Poema Kënga e Rolandit, disa këngë të tjera epike, si dhe “Vargje për shenjtoren Eulalie”, si dhe këngët e trubadurëve (një lloj aedi popullor), bëjnë pjesë në fondin më të lashtë të frëngjishtes. Periudhës që shtrihet aty nga fundi i shekullit XI deri në fillim të shekullit XVI i përgjigjet një rrezatim i fortë i frëngjishtes mesjetare. Gjuha frënge bëhet gjuhë ndërkombëtare që flitet në oborret mbretërore të Evropës e që lë gjurmë në të gjitha gjuhët e kontinentit të vjetër. Ajo bëhet lingua franca, ligjet shkruhen në frëngjisht, diplomacia përdor frëngjishten. Më 1539 mbreti i Francës François Ier firmos urdhërin e njohur Villiers-Cotterêts, që i dha forcë juridike procesit të francizimit të territorit. Ky tekst themeltar duhet vlerësuar si një urdhër që e shndërroi frëngjishten edhe si gjuhë e të drejtës dhe administrimit publik në Francë. Fjalori i parë frëngjisht-latinisht u botua nga Robert Estienne më 1539. Në shekullin XVI frëngjisht-

ja është bërë gjuhë e të gjithë vendit. Libri “Mbrojtja dhe shkëlqimi i gjuhës frënge » (La Deffence, et l’llustration de la Langue Francoyse në ortografinë origjinale) është një tekst i teorisë letrare e gjuhësore të Rilindjes, shkruar më 1549 nga poeti francez Joachim du Bellay. I cilësuar shpesh si « manifest » i poetëve të Pléiade-s, libri tregon edhe mirënjohjen për François Ler dhe rolin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës dhe arteve, krijimin e një kolegji dhe një biblioteke mbretërore që filloi të pasurohet me blerjet dhe depozitimet e botimeve. Është interesant premtimi i tij që “me shokët e Pléiade-s » do ta bëjë gjuhën frënge «një gjuhë reference dhe mësimi». Kjo kërkesë, “për të normalizuar dhe përsosur gjuhën” e udhëhoqi pastaj kardinalin Richelieu për krijimin e Akademisë franceze më 1635, në kohën e mbretërimit të Louis XIII. Dokumenti i parë i saj është një tekst i ruajtur mbi pergamen, firmosur nga Richelieu. Themelimi i Akademisë është me rëndësi të madhe për gjuhën dhe kulturën franceze. “Për metodën” më 1637 i René Descartes, shënon një hap shkencor përpara në shkallën e

shprehjes gjuhësore filozofike. Më 1694 botohet diksioneri i parë i Akademisë që mbështet mbi parime të qarta shkencore, ndryshe nga fjaloret e Richelet dhe Fouretière. Ai pason botimin e të famshmes gramatikë e Port-Royal, tekst normatif themelor për gjuhën frënge. Parimi për të demokratizuar fjalët e reja mbetet i pandryshueshm në të gjitha botimet e Akademisë. Dizspozitivi i Richelieu është kaq i përkryer, sa ai i ka kapërcyer shekujt pa ndryshime të mëdha. Fjalë për fjalë aty thuhet “pushteti politik nuk duhet të ndërhyjë në gjuhë duke abuzuar, ai duhet t’ia lëjë ndryshimet gjuhëtarëve”. Më 1685 Pierre Bayle shkruan se frëngjishtja është një « pikëkomunikimi e gjithë popujve të Evropës”. Filozofi i shquar gjerman Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716), më të shumtën e kohës shkruante frëngjisht, Perandoresha e Rusisë, Catherine II i hartonte në frëngjisht materialet e Akademisë. Frederiku II i Prusisë ishte një dashamirës i madh i frëngjishtes, ai shkëmben letra frëngjisht me Voltaire dhe e shkruan jetëshkrimin e vet në frëngjisht. Ai arrin deri atje sa në Akademinë e Berlinit zëv-

endëson latinishten me frëngjishten. Më 1783 Akademia e Berlinit propozonte si temë konkursi shkrimtarëve temën e mëposhtme “Çfarë e ka bërë gjuhën frënge një gjuhë universale” Por është Revolucioni francez që do të shënojë një zhvillim të patjetërsueshëm të francizimit të territorit me “planin Talleyrand”, i cili parashikon që në shkolla të mësohet vetëm frëngjishtja me qëllim që të “dëbohen këto dialekte të bastarduara, gërmadha e fundit e feudalizmit”. Për herë të parë bashkohen në një: gjuhë dhe komb, duke e konsideruar frëngjishten si çimentuese të unitetit kombëtar. Më 17 nëntor 1794, me qëllim që të shpejtohet francizimi në fshatra, Konventa kombëtare e qeverisë revolucionare, vendos hapjen e 24 mijë shkollave fillore në territorin francez. Me dekret të posaçëm ajo udhëzon mësuesit të japin mësimin e frëngjishtes në të gjitha shkollat. Frëngjishtja duhet të jetë gjuhë e detyrueshme për të gjithë. Revolucioni i tejkalon vlerat e gjuhës frënge. Në Konventë thuhet se “frëngjishtja është gjuhë e dritës universale”. Në këtë kohë botohet edhe diksioneri me terminologji të re në përdorim të gjerë, duke e demokratizuar edhe më tej gjuhën. Në shekullin XIX, frëngjishtja bëhet gjuhë diplomatike e klasit të parë. Zhvillimi i shoqërisë dhe i Republikës së letrave i lejojnë Akademisë që në shekullin XIX të hapë dyert për përfaqësuesit më të shquar të letërsisë si Chateaubriand, Lamartine, Hugo, Vigny, Musset ou Nodier, politikanëve të njohur, doktorëve të Kishës. Disa dështime me emrat e Emile Zola dhe Charles Baudelaire nuk ia humbën asaj shkëlqimin. Asaj iu shtuan pastaj emrat Littré, Renan, Louis Pasteur, Leconte de Lisle, Anatole France, Edmond Rostand, Maurice Barrès, Henri Poincaré, Henri Bergson, Georges Clemenceau, le maréchal Foch, Paul Valéry, François Mauriac, André Maurois, Paul Claudel, Jean Cocteau e të tjerë. Gjatë shekullit XX frëngjishtja pariziane mbetet normë e frëngjishtes për tërësinë e frankofonisë, pa lënë pas dore zhvillimin e brendshëm të gjuhës që konsiderohet si proces i natyrshëm. Në Kushtetutën e pas Çlirimit të vitit 1958 thuhet se “Frëngjishtja është gjuha zyrtare e Republikës” dhe saktësohet, ndër të tjera, se “Republika merr pjesë në zhvillimin e solidaritetit e të bashkëpunimit mes Shteteve dhe popujve që kanë frëngjishten të përbashkët”. Me dhjetëra fjalorë shkencorë e kanë zgjeruar dhe e zgjerojnë vazhdimisht hapësirën e kuptimit dhe të shprehjes në gjuhën frënge, që nga Lexis, Larousse, Robert i Përditshëm, Littré, Robert në gjashtë vëllime, Larousse i Madh në shtatë vëllime ose Thesari i gjuhës frënge. Kemi pastaj fjalorët analogjikë, sinonimikë, etimologjikë, njëgjuhësorë, dygjuhësorë etj. Le Petit Robert (Roberi i Vogël), fjalori alfabetik dhe analogjik i

»

07

gjuhës frënge, është sot për sot fjalori më i çmuar për atë që do të thellojë njohuritë për gjuhën frënge, e sidomos për përkthyesin. Shumë ligje dhe shtesa ligjesh kanë dalë në gjysmën e dytë të shekullit XX, veçanërisht për arsimin, për shtypin, për administratën dhe ortografínë, duke cilësuar se “frëngjishtja pariziane përbën normën e frëngjishtes për tërësinë e frankofonisë në botë”. Frëngjishtja është gjuha bazë në Francë, Belgjikë (Wallonie dhe në rajonet e Brukselit), në Monaco, Luxemburg, në Zvicrën romane, dhe në luginën e Ostës. Në Amerikë frëngjishtja është gjuhë kryesore në disa provinca si në Louisiane, Saint Luois, Detroit, Baton-Rouge, Trois Rivières etj, në territoret e Kanadasë, kryesisht në Québec (Kebek), në Guayanën franceze, në Haiti, ne Republikën Demokratike të Kongos, në Antille, Guadeloupe, Martinik etj. Në Afrikën e Veriut dhe të perëndimit frëngjishtja është gjuhë e dytë, por si tërësi nga 53 shtete afrikane gjithsej, 32 flasin frëngjisht, ose më shumë se gjysma e kontinentit. Ajo është gjuhë zyrtare e shumë vendeve në botë. Frëngjishtja është gjuha e dytë, më e mësuara në botë pas anglishtes. Duke e zgjeruar ndikimin e kësaj gjuhe, më 1985 krijohet kanali TV 5 Monde (më 2010 ai cilësohet si “klasa më e madhe e frëngjishtes në botë”). Më 1994 ligji Jacques Toubon, e zgjeron autoritetin e ligjit për gjuhën frënge, si gjuhë e detyrueshme për të gjithë ata që punojnë në Francë. Ligji ndalet sidomos te dispozitat e ndërmarrjeve të huaja, që duhet të përdorin gjuhën frënge ose të përkthejnë frëngjisht çdo material që vjen nga një gjuhë tjetër. Ligji Toubon përbën një datë të rëndësishme për fracizimin e plotë të Francës në kohët e reja. Qëllimi i saj është të mbrojë frëngjishten nga fjalët e huaja, sidomos nga amerikanizimi i saj. Ndryshe nga shumë vende, Franca ka ngritur shumë organizma që kanë si detyrë të krijojnë terminologjinë franceze dhe të sigurojnë “mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës”, si bie fjala Akademia franceze që bën të detyrueshme fjalët e reja, por edhe Shoqata të ndryshme si ajo e terminologjisë, që punon me komunitetet gjuhësore të shërbimin e gjuhës frënge jashtë Francës, OIF, Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë, që mbron frankofoninë botërore. Frëngjishtja mësohet në disa universitete të botës dhe gëzon një bukuri në botën diplomatike, të gazetarisë, në atë juridike dhe universitare. Edhe në univeritetin shtetëror të Tiranës mësohet frëngjishtja në një Fakultet të veçantë. Anë e mbanë Shqipërsisë ka disa shkolla të mesme për gjuhën frënge. Sot frankofonia është organizata më e madhe gjuhësore në botë me 75 vende anëtare (sipas statistikave të vitit 2010 të OIF). Burimet: teksti “Historia e gjuhës frënge” dhe Statistikat e OIF.


08

A

« intervistë

ktori mirënjohur Ali Bega ndër veteranët e artit skenik dhe kinematografik me një karrierë mbi 40-vjeçare në skenë, jetën e tij e shikon të lidhur me teatrin dhe kinemanë. Ali Bega ka luajtur mbi 100 role, ku siç thotë edhe vete “në skenë kam përjetuar shumë rilindje”. Ndër rolet e tij mbahen mend ato tek “Bileta e Lotarisë” e Dionis Bubanit, në rolin e xha Sheros, apo dhe roli i tij i fundit në skenë në dramën e Zija Celës, “Shtepia e Lepujve”. Midis dy kohëve ai ka pasur vlerësime si aktor me talent dhe krijues i figurave të spikatura, por edhe si pedagog tek Akademia e Arteve. Zoti Bega, si u bëtë aktor, kur dihet se ju vini nga një familje e persekutuar politikisht? Në atë kohë kur njerëzit nuk realizonin ëndrrat dhe pasionet e tyre, mua më caktuan pas mbarimit të gjimnazit me nota të shkelqyera jo sipas dëshirës time, në shkollën 2-vjeçare në Shkodër për matematikë-fizikë. Biografia ime nuk e lejonte të shkoja dhe të vazhdoja shkollën në Tiranë. Në atë vit, pra në vitin 1962, u duk se vërtetë kishte nisur një “zbutje” e luftës së klasave. Pikërisht në atë vit u çel në Tiranë, Shkolla e Aktorëve ku pasi dhashë konkursin dola fitues. Shkollën e fillova me shumë vonesë sepse dokumentet e mia nga Shkodra nuk po vinin. Por një ditë ato erdhën, dhe unë fillova shkollën me shumë vonesë tek ajo godinë që mbante emrin “Aleksandër Moisiu” prej nga dolën me dhjetëra e dhjetëra aktorë të talentuar. Ajo shkollë zhvillonte aktivitetin e saj pranë Teatrit Popullor, pranë Panteonit të artit shqiptar. Periudha e shkollës ishte e bukur, por dy vitet e para ishin të vështira për mua, aq më tepër që studioheshin elementët teknik qoftë të fjalës apo mjeshtërisë. Nisa të realizoja fragmentet dhe pjesët e plota derisa mora superlativa nga pedagoget e mi si, Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi etj... Por sigurisht edhe kur mbarova mua nuk m’u ndanë kusuret e biografisë. Më caktuan të beja art në fshatrat e Beratit. Isha me hije në biografi, e cila më ndoqi në gjithë jetën time artistike. Më duket se edhe sot ajo më ndjek pas. Unë vij nga im atë nga një familje e mesme intelektuale, ai kishte mbaruar studimet në Gjermani për doktor Kirurg – Dentist. Rikthehet në atdheun e tij, nga një largim disa brezash në Greqi e Turqi, ku motivi i vetëm ishte thirrja e të parëve për të bërë Shqipërinë. Me t’u kthyer në vitin 1926 u vendos në Tiranë ku hapi një klinikë bashkëkohore ku u ftua të jetë edhe mjek i oborrit mbretëror. Babai im zotëronte 8 gjuhë, dhe lufta e gjeti në Tiranë me një qëndrim pacifisti. Por gjithsesi vëllanë, motrën dhe nipin e tij që ra dëshmor ai i mbështeti dhe inkurajoi për lirinë e Shqipërisë. Duke qenë në grupin e intelektualëve babai im u dënua dhe diskriminua pas çlirimit. Kjo biografi që asokohe e quanin “të keqe” më ndoqi gjithë jetën time. Si i vlerësoni zhvillimet e artit dje dhe sot? Duke qenë se arti dhe kultura dje ishin pjesë e frontit ideoligjik të sistemit, u investua shumë për këto sektorë, dhe arti kishte zhvillimin e tij, si ai skenik, ashtu edhe ai kinematografik. Pozicioni i aktorit ishte vërtetë i nderuar dhe respektuar jo vetëm nga nomenklatura, por edhe shikuesit. Unë e kujtoj me

E enjte 21 mars 2013 •

Intervistë me aktorin Ali Bega, impresionet për artin dramatik në vend

“Në skenë kam përjetuar shumë vdekje e po kaq rilindje”

Në atë kohë kur njerëzit nuk realizonin ëndrrat dhe pasionet e tyre, mua më caktuan pas mbarimit të gjimnazit me nota të shkelqyera jo sipas dëshirës time, në shkollën 2-vjeçare në Shkodër për matematikë-fizikë. Biografia ime nuk e lejonte të shkoja dhe të vazhdoja shkollën në Tiranë. Në atë vit, pra në vitin 1962, u duk se vërtetë kishte nisur një “zbutje” e luftës së klasave. Pikërisht në atë vit u çel në Tiranë, Shkolla e Aktorëve ku pasi dhashë konkursin dola fitues. Shkollën e fillova me shumë vonesë sepse dokumentet e mia nga Shkodra nuk po vinin.

emocion dhe nostalgji krijimtarinë artistike të atyre viteve ku megjithë privacionet ideologjike dhe politike bëhej art, kishte edhe jetë artistike. Sot ato janë zbehur në shkallën më minimale sepse nëse dje kishte privacione ideologjike dhe politike, sot ka privacione morale dhe financiare. Unë mendoj se moralisht njerëzit janë të rendur pas interesave të mbijetesës, kurse nga pikëpamja ekonomike pamundësia e ka rrudhur mundësinë e të bërit art. Ka vetëm rendje pas gjërave banale për të mbushur sallat me turma, mjaft që të paguajnë biletat, ky është shkatërrimi i shijeve artistike. Arti i sotëm është banal dhe vulgar nisur nga termat, veprat dhe deri tek interpretimi i tyre. Zoti Bega, pse vendosët të ikni para disa viteve në SHBA, ju njiheni si ndër themeluesit e PD-së? Jeta është shumë e shkurtër dhe po aq e gjatë për të provuar dhe kuptuar shumë gjera në këtë botë. Pas 6-7 vitesh si pedagog dhe shefi i Departamentit të Aktrimit, para disa viteve unë vendosa të shkojë drejt SHBA. Por e them se, angazhimin tim si pedagog e kam bërë me përkushtim maksimal pasi kam qenë në profesionin tim nga pasionet e mia. Por zhvillimet tragjike të vitit 1997 dhe 1998, më detyruan të largohem qoftë edhe për pak kohë nga ky vend, ndoshta kohë e mjaftueshme për të bërë një refleksion të angazhimit tim në demokraci. Është e vërtetë që jam ndër nismëtarët e lëvizjes demokratike në Shqipëri. I hyra këtij angazhimi si detyrim ndaj vetes time, familjes time dhe vendit tim. Çdo fillim ka brenda idealizimin që ndoshta është në themel të përkushtimit tim. Sot pas një distance të gjatë kohore, jeta është më konkrete dhe

idealizma mbetet një ëndërr. Luterkingu ka thënë, “I have a dream”, kurse unë them “I was a dream”. Por unë nuk kisha plotësisht të drejta të ëndërroja në ëndrrën time për ta realizuar. Janë shumë faktorë historike, morale, etikë, psikologjike, dhe deri tek trashëgimia, që në Shqipëri nuk mund të ndodhte ndryshe nga sa ndodhi. Megjithatë, e drejta për të ëndërruar siç duhet të jetë, duhet të jetë e gërshetuar me luftën dhe përpjekjen për të realizuar këtë ëndërr. Amerikanët thonë, “Të ëndërrosh do të thotë të arrish”. Kam besim dhe shpresë se, me ndryshimet e fundit demokratike gjërat po lëvizin në rrugën e mbarë. Çfarë do të veçonit nga rolet tuaja, a do të ishit i gatshëm të luanit në skenë? Si çdo kolegu im aktor, edhe unë në këtë jetë të gjatë artistike kam luajtur shumë role. Besomëni, nuk ka gjë më të bukur kur gjatë punës me një rol, t’i ke riprodhuar një jetë njerëzore. Dhe në këtë logjikë kam kënaqësinë të them se kam qenë i privilegjuar sepse kam përjetuar shumë rilindje të tilla. Në jetën e një aktori ka disa stacione dhe piketa të bukura, dhe unë në këtë kontekst mund të rendis ndër rolet e luajtura që nga qehaja i mullirit të Kosta Bardhit, vlerësuar nga kritika si rol brilant, roli i komandantit serb tek Shote Galica, roli i Sherafit tek Dorina, i priftit tek “Ngjarje skandaloze”, roli i Haxhi Zekes apo edhe dy rolet e dhëna nga Fadil Paçrami. Të merresh me lindjen e një krijese ndoshta është e bezdisshme, por gjëja më interesante është të rilindësh në skenë një krijesë, t’i japësh jetë nga jeta jote, të lëvizë në skenë dhe të flasë me zërin tënd. Kjo jo për parade historike dhe kohore, por për të përcjellë tek shikuesi një moral

njerëzor. E gjitha kjo si një pjesë e përpjekjes për ta bërë njeriun më të mirë, më të butë, më tolerant, dhe me shpresë e guxim dhe sigurisht për ta kënaqur spektatorin. Jam përpjekur të realizoj misionin qytetar-artistik, kurse sa për pjesën e dytë të pyetjes, meqenëse kam akoma shumë për të thënë, kam akoma shumë për të bërë. Angazhimi juaj në regjizurën teatrale, kinematografi dhe TV, mbetet brilant si e keni arritur? Duke u distancuar nga vetja e ndjej se duke gjykuar vlerat e mia artistike, në thelb unë jam aktor teatri. Por nuk kam mënuar të angazhohem edhe në kinematografi dhe televizion. Ato angazhime kanë qenë jo spontane për mua, por brenda misionit të aktorit, kanë arritur në kufijtë e realizimit të mendimit artistik. Natyrisht i kam arritur duke shfrytëzuar gjithë përvojën time njerëzore dhe artistike gjë të cilën do ta vazhdoj duke besuar në eksperiencën time dhe vitalitetin tim njerëzor. Parë në këndvështrimin e qytetarit artist, cila është përgjegjësia dhe morali që ju përcillni? Si qytetar duke ëndërruar një Shqipëri demokratike të lirë, të zhvilluar dhe të integruar në strukturat BE, kam besimin dhe shpresën se me kontributet e të gjithë klasës së politikaneve, kjo orë do të jetë e afërt. Veçanërisht besoj në të nesërmen e një Shqipërie evropiane të zhvilluar. Si artist duke qenë se arti ka një fuqi të jashtëzakonshme dhe një vend të pakontestueshëm në biografinë e një populli unë përcjell këtë mesazh, “O njerëz merrni secili përgjegjësinë tuaj, për t’u përballuar me to në të mirën e Shqipërisë, me besimin dhe shpresën tek zoti, e nesërmja me kontributet tuaja do të jetë më e mirë”. Bisedoi: Artur Ajazi


politikë • E enjte 21 mars 2013

»

09

Ilir Meta në Berat, bashkpunimi me komunitetin dhe punësimi dy objektivat tonë Sulo Gozhina SKRAPAR - Nisma e ndërrmarë nga kryetari i Bashkisë Nesim Spahiu “Çorovoda qyteti i pastër”, ka mbledhur në një takim solemn në pallatin e kulturës Riza Cerova qindra të ftuar, bizesmen, deputet, banor të qytetit të rrethinave dhe të komunave të largta mes të cilëve ka qenë i pranishëm lideri i LSI-së Ilir Meta, deputeti Nasip Naço, si dhe të ftuar të tjerë të artit e kupturës. Takim ka filluar me këngët për Skraparin, gjeniun e këngës demirë Zyko kënduara nga këngtari i kësaj treve Dule Malindi. Skrapari si për çudi dhe fat përshkohet nga dy lugina ajo e Osumit dhe e Tomorricës, ndërsa lumenjtë lozanjar duken sikur mburren me krijesat e tyre plot forma të spikatura plot fines. Kur udhëton në brendësi të kanioneve mahnitesh nga bukuria, copëzat e qiellit dhe e gjelbërta krijon një përzierje ngjyrash e formash të përmbysura si në piktura që të zhysin në një botë tjetër ireale që të ngjallin ndjesi. Ujëvarat janë një tjetër magji më vete ashtu si dhe shpella e Pitogoshit që qëndron nën këmbët e kanionit të famshëm me thellësi mbi 1000 metra të Gradecit. Kaltërsia e ujërave të dy lumenjëve, sperkatja e ujërave mbi shkëmbinjtë e thepisur krijon qindra e mijëra ylberë, të cilët krijojnë një pamje magjike, iluzione optike që s’të shkulen nga kujtesa. Këto dhe mikpritja bujare e skrapalinjëve gërshëtohen në një të vetme a thua se perëndija ka sjellë këto mbrekulli dhe këta njerëz që në shekuj me radhë të jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin. Ky është Skrapari, ka cituar në fjalën e saj prezantuesja e këtij takimi. Në fakt dita e djeshme në Skrapar ka filluar me vizitën e liderit Ilir Meta në çerdhen e qyteti ku djali i Skraprit Vladimit Çela i ka dhuruar këtij institucioni fëminor kompletimin me komoditete bashkëkohore. Një tjetër vizit ka qenë ajo e Metës dhe deputetit Naço tek hapja e një biznesi të 20 grave dhe vajzave me partner bashkinë e qytetit dhe fondacionin ABC. Më pas në sheshin qëndror të qytetit është prerë një shirit inaugurimi për rikostruksonin e tyre komplet nga një tjetër donacion i përfaqësuar nga Barjam Muca, për të përfunduar në takimin solem dhe në inaugurimin e ndërtimit të një ure “Bel” të dhuruar nga ushtria për banorët e 10 fsahtra të komunës Vëndreshë. Më i spikatur ka qenë takimi solemn. Ilir Meta Të dashur motra dhe vëllezër të Çorovodës, të nderuar miq, është kënaqësi e veçantë që të jem sot këtu. Kam kënaqësinë e

Magjia natyrë ka sjellë mrekullitë e papërsëritshme që duhen shfrytëzuar

veçantë të përshëndes nismën e Bashkisë së Çorovodës, një nismë shumë kuptimplotë, një nismë shumë e mençur dhe me vizion për të ardhmen e këtij qyteti dhe të gjithë komunitetit, nismën “Çorovoda, qyteti më i pastër”. Nuk mund të kishte nismë më të bukur dhe më domethënëse për të sotmen dhe për të ardhmen e këtij qyteti dhe të këtij komuniteti. Ne tashmë jemi dëshmitarë të faktit që rruga, e cila na çon te kanionet e mrekullueshme të Osumit është drejt përfundimit dhe brenda pak muajsh ajo do të inaugurohet, një rrugë e re, e standardeve evropiane nga Çorovoda deri në fund të kanioneve. Kjo rruga natyrisht do të vazhdojë për në Përmet. Kjo rrugë e re është jo vetëm një mundësi e shkëlqyer, por është edhe një sfidë e madhe për të gjithë banorët e këtij qyteti dhe të gjithë komunitetit, sepse unë jam i bindur që ajo do të rrisë në mënyrë të menjëhershme numrin e vizitorëve, numrin e

turistëve, numrin e të gjithë atyre që janë të pasionuar pas natyrës, pas kanioneve, dhe natyrisht edhe pas sportit nga më të ri të ushtruar tashmë në Shqipëri, falë kanioneve të Osumit, atij të Raftingut. Ndaj është e domosdoshme që ky qytet, ky komunitetit, të përgatitet për këtë etapë të re, e cila do të shndërrojë Çorovodën në një qendër të rëndësishme turistike. Natyra e ka vendosur Çorovodën në një situatë mjaft të lakmueshme, e rrethuar nga malet, nga kodrat dhe nga lumenjtë e kulluar të maleve të Skraparit. Është e rëndësishme që ne t’i përgjigjemi të gjithë kësaj iniciative të Bashkisë

së Çorovodës, në mënyrë që Çorovoda të jetë qyteti më i pastër, në mënyrë që Çorovoda të jetë qyteti më i gjelbër, në mënyrë që të realizojë çdo ditë një masterplan që do të transformojë krejtësisht këtë qytet brenda 4-5 viteve të ardhshme për të bërë një nga qytetet më të dëshiruara turistike në vendin tonë, për ta bërë një nga qytetet më mikpritëse, ashtu sikurse është në traditën historike të skraparllinjve. Për ta bërë një nga qytetet më atraktive, në mënyrë që të gjitha këto resurse dhe mundësi të investohen për të mirën e këtij komuniteti, për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ndaj, i uroj shumë suksese kryetarit të Bashkisë, Nesim Spahiut, deputetit, z. Nasio Naço. Një falënderim i veçantë nga zemra për presidentin e Fondacionit ‘Besa’, Bajram Muça. Unë jam shumë i lumtur që z. Muça investoi dhe rikonstruktoi një apartament këtu në qytetin e Çorovodës, sepse kjo e lidh dhe e bën banor të Çorovodës dhe jo thjesht me origjinë nga Skrapari. Dhe ne të gjithë së bashku do të bëjmë më të mirën që të gjithë djemtë dhe vajzat e mrekullueshëm të këtij vendi kudo që janë të ndihen pjesë e këtij komuniteti dhe të përfshihen duke kontribuar në këtë iniciativë të jashtëzakonshme dhe kuptimplotë. Jam i bindur se Çorovoda do të jetë qyteti më i pastër, jo vetëm në Shqipëri, por do të jetë një shembull kudo, sepse pastërtia buron nga vetë shpirti i skraparllinjve Nesim Spahiu Qyteti i Çorovodës është një qytet për të cilin natyra nuk ka kursyer asgjë, duke i falur bukuri të mëdha natyrore të ndërthura këto me njerëz fisnike dhe bujare. Çorovoda është një qytet turistik me resurse të shumta natyrore si kanionet e lumit osum, shpella e Pirogoshit ura e Kasabashit etj. Qyteti vizitohet në çdo periudhë të vitit si nga vizitorë vendas ashtu dhe të

huaj. Për ta bërë qytetin sa më tërheqës për syrin e vizitorit prioriteti ynë i parë ishte që ta shëndërronim qytetin në një qytet të pastër. Në fuksion të këtij projekti, bashkia realizoi një sërë punimesh si pastrimi i lumit, pajisja e qytetit me një system koshash, përmirsim i infrasktukturës, rikostruksioni i hyrjes së qytetit, shtimi i hapësirave të gjelbërta rehabilitimin e lulishteve, rikostruksionin e rrjetit të brendshëm rrugor, si dhe sensibilizimi i komunitetit për mbajtjen pastër të ambientit. Të gjitha këto patën impaktin e tyre pozitiv duke ndryshuar krejtësisht pamjen e qytetit dhe shëndërruar qytetin në një destinacion të kërkuar turistik veçanërisht gjatë stinës së pranverës kur shumë turistë si vendas dhe të huaj vijnë për të vizituar kanionet dhe për të ushtruar sportin e bukur të raftingut. Çorovoda është një qytet larg tregjeve lokale dhe kombëtare, por pavarësish kësaj bashkia ka punuar për afrimin e biznesit duke hapur një fabrikë këpucësh për të punësuar 250 gra dhe gjej rastin të falënderoj publikisht biznesmenin Nikolin Lleshi dhe ftoj bisnesmenët e tjerë të ndjekin shëmbullin e tij. Rruga e kanioneve, e cila është një investim i fondit të zhvillimit do të jetë një katalizator i fuqishëm për zhvillimin e turizmit përgjatë kanioneve. Qyteti ynë pavarësish bukurive natyrore që ofron, vuan nga mungesa e investimeve dhe unë duke përfituar nga rasti ftoj publikisht biznesin si vendas, ashtu dhe të huaj për të investuar. Bashkia do ta ndihmojë biznesin duke i krijuar të gjitha hapësirat e mundshme natyrisht brenda ligjit për të investuar në zonë, në dobi të qytetit dhe komunitetit. Një falenderim të veçantë do të dëshiroja të bëja për donatorët, të cilët kanë kontribuar financiarisht në realizimin e shumë projekteve në fuksion të nismës Çorovoda qyteti më i pastër. Falënderoj fondacionin “Besa” me President Z.Bajram Mucaj, i

cili sponsorizoi rikostruksionin e lulishtes, pajisjen e qytetit me kosha si dhe makinë për menaxhimin e mbetjeve, si dhe hapjen e një punishteje artizanale për prodhimin e produkteve me thupra. Falëndroj drejtorin e ANTES z.Petrit Sulaj, i cili kontribuoi me dhurimin e disa pajisjeve logjistike për përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarit Falënderoj zotërinjtë Edoardo Madonini dhe djalin e Skraparit Vladimir Cela, të cilët si përfaqësues të ARCI Milano, në kuadrin projektit “Shqipëria Nesër” financuar nga fondacioni “Kariplo” bënë të mundur një investim të rëndësishëm për komunitetin e lagjes “Zhaban” duke realizuar dy puse dhe një forniture për impiantin idrik. Gjithashtu Vladimiri Çela personalisht bëri të mundur një pjesë të mobilimit të çerdhes së fëmijëve Skrapar. Çorovoda është qyteti ynë, është i të gjithëve dhe ne të gjithë së bashku duhet të punojmë për ta bërë qytetin sa më të bukur, më të pastër duke krijuar kushte më të mira jetese për qytetarët. Unë si kryetar bashkie do të jem i hapur dhe do të mbështes çdo iniciativë që është në dobi të qytetit dhe komunitetit, iniciativë që vjen nga komuniteti, shoqëria civile apo nga faktorë dhe aktorë të tjerë të interesuar. Nasip Naço Nisma “Çorovoda qytet i pastër”, tregon interesin që kanë banorët e këtij qyteti, kryerari i bashkisë dhe të gjithë ne që jemi mbledhur sot në këtë takim solemn. Unë mundet të them se natyra i ka falur kësaj

treve sa bujare dhe po aq mikpritse perla të pashoq në botë siç janë kanionet e famshme mbi lumin Osum, shpella ende e paeksploruar e Pirogoshës, Kanionin e Gradecit, si dhe malin e shenjtë të Abaz Aliut, Tomorrin e bekuar. Vetë qyteti i Çorovodës përshkruhet nga dy lumenjtë Guaku dhe Osumi i famshëm. Kjo tregon se banorëve të tij perëndija u ka dhuruar shumë resurse të çmuara, të cilat ne vetë duhet t’i mbajmë, ne së bashku duhet ta mbajmë të pastër këtë ambient. Për ta realizuar këtë nisëm që tashmë është bërë realitet, sot puna fillon nga familja e gjithësecilit nga ne.

Çorovoda duke pasur këto perla të natyrës ka bërë që shumë vizitor të vendit dhe të huaj të vijnë në këtë qytet, por nëse ne nuk mbajmë të pastër ambientet, nëse ne nuk dimë të presim dhe përciellim turistët, kjo do të thotë se kemi humbur një nga virtutet, gjë të cilën nuk e pranon asnjë skrapali. Shumë projekte janë realizuar të tjerë janë duke vazhduar dhe të tjerë do të vijojnë në të ardhmen, çka do të sjellin në këtë zonë një komunikim më të gjerë me metropolin apo me qytetet fqinjë. Unë them se puna ka filluar këtu në këtë qytet dhe kjo duke i ndërruar pamjen siç janë hyrja e qytetit dy lulishtet etj, ndërsa kanë filluar rruga për në kanionet e Osumit, rrugë që për ne është realizuar me përfundimin e saj edhe loti i parë për rrugën Çorovodë-Përmet, por ka edhe projekte të tjera për t’u lidhur më Gramshin e me Korçën pasi vetë resurset që kërkon të zhvillojë biznesi i turizmit do të realizojë në të ardhmen dhe këto lidhje me qytetet në fjalë. Ndaj unë sot përshëndes pjesëmarrësit në këtë takim, biznesmen, banor të qytetit tonë nga rrethinat e komunat më të largta, si dhe të ftuar të tjerë. Me këtë dua t’ju them se qyteti i Çorovodës për nga perlat turistike që i ka falur natyra është kthyer në një qytet magjik ku cilido që vjen për ta parë, herën tjetër vjen me një grup për ta vizituar nga afër këtë magji të ndërtuara nga perndiaja në shekuj me radhë. Me punë tonë ne to të mundësojmë që vizitorët të kenë kushte të mira jo vetëm në mikpritje e në infrastruktur, por këto të shkojnë në harmoni me mbajtjen pastër të ambientit. Kështu ne do të hapim më shumë punë për vete dhe për të tjerë. Një tjetër mundësi për realizimin e nismës është se hapja e vendeve të punës nëpërmjet realizimit të disa projekteve siç ishte ky i prodhimit të çantave e shportave me thupra ku kanë punuar 20 gra deri tani, por më shumë do të ketë edhe në të ardhmen. Po kështu dhe realizimi i disa projekteve mbi kaskatën e Osumit për ndërtimin e tre HEC-ve ku investimi do të kapë shifrat e rreth 350 milionë eurove, ai i ndërtimit të fabrikës të këpucve etj. Të gjitha këto kanë lidhje edhe me nismën tonë pasi në këtë qytet do të kenë qëndrën e tyre. Grupe tekniko inxhiniersh që do të akomodohen në këtë qytet. Ndaj dhe një herë ju ftoj që të bëhemi pjesë për të realizuar nismën tonë “Qytet i pastër”.


10

« aktualitet

E enjte 21 mars 2013 •

Gjykata e vlerëson të drejtë arrestin e Prrenjasit. Kyç gojën, nuk shfaq pendesë

“Arrest me burg” monstrës për A.C, jo akuzë për Juljan Çelën Mariglen Mulla

M

onstra i Laprakës e mbajti kokën ulur kur gjyqtarja Kaçe Agolli shqiptoi masën “arrest me burg” për “marrëdhënie sekusuale me të mitur”, por s’pati akuzë për Juljan Çelën. Ardian Prrenjasi, i akuzuar për rrëmbimin e 10-vjeçarit A.C, pa ndërruar as rrobat që ditën kur u arrestua, dje në Gjykatën Penale të Tiranës nuk foli asnjë fjalë për rrëmbimet, përveçse tregoi emër, mbiemër, moshën dhe se ishte dënuar me 600 mijë lekë gjobë në 2008-ën. Prokurori Sajmir Hysi, teksa lexonte akuzën për Prrenjasin, merrte aprovimin me kokë nga ana e 45-vjeçarit, porse avokatja Vjollca Pustina nuk ishte dakord me kërkesën e Hysit. Avokatja u shpreh se ai është penduar për krimin, por në sallë vetëm pendim dhe keqardhje nuk shihej as në sytë, veprimet apo fjalët e pakta të mosntrës së Laprakës. Jo akuzë për Çelën Edhe pse pati pranuar se e kishte vrarë me duart e tij Juljan Çelën, djalin e nëndrejtorit të SHISH, nëntorin e kaluar, ndaj Prrenjasit nuk u ngrit ndonjë akuzë për rrëmbimin apo vrasjen e 11-vjeçarit. Sipas prokurorit, arrestimi i 45-vjeçarit është kryer në flagrancë nga policia, i fshehur në banjë së bashku me djalin e mitur A.C. Prokurori Hysi kërkoi nga gjykata vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “marrëdhënieve seksuale me të mitur”. Gjyqtarja Agolli e pranoi kërkesën e prokurorit dhe vendosi masën “arrest me burg”. Ndërkaq, për Juljan Çelën nuk u fol në seancë, pasi kërkohet të grumbullohen prova të mjaftueshme për të ngritur një akuzë të tillë, sepse vetëm dëshmia e tij nuk mjafton.

Librazhd, s’ka dosje hetimore për rrëmbimin e fëmijës më 2004-n Në arkivën e Prokurorisë dhe gjykatës së Librazhdit nuk ekziston ndonjë procedim penal apo vendim gjyqësor për rrëmbimin e një fëmije në vitin 2004, nga ana e Prrenjasit. Ekspertët në kryeqytet u dërguan një kërkesë homologëve në Përrenjas për të mbledhur elementë nga dosja, në lidhje me rastin e 2004-ës. Media raportoi se asokohe Prrenjasi ishte shofer që dërgonte punëtorët dhe kishte marrë me vete në mal një fëmijë 10 vjeç. Ndërkaq, Prrenjasi dyshohet se ka abuzuar edhe me nipin e tij në kohën kur jetonte në atë qytet.

Bashkëjetuesja: Të dënohet me vdekje, s’ma merrte mendja fare”

Lart gjyqatarja Kaçe Agolli. Foto e madhe Ardian Prrenjasi. Poshtë shtëpia ku banonte Rrëmbimi e dhunimi Kur u mbyllën dyert për medien, Prrenjasi mësohet se ka rrëfyer me detaje pjesën e joshjes së 11-vjeçarit A.C, dhunën seksuale dhe më pas momentin e arrestimit nga policia. Pedofili i qëndroi versionit që kishte dhënë para prokurorit. Në rrëfimin e tij për policinë, i mituri nga Lapraka, djali i një polici, kishte pohuar se nuk mund të fliste sepse Prrenjasi e kërcënonte me thikë dhe me litarin e formuar nga çarçafi, teksa kishte dëgjuar monstrën kur fliste në telefon. Nga biseda kishte dëgjuar Greqinë dhe disa miq. Ndërkaq, vetë Prrenjasi ka shpjeguar me detaje joshjen, abuzimet e rënda seksuale dhe çastin e zbulimit.

Deklarata e Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Hetim profesional

Valbona Paci, 24-vjeçarja që prej dy vitesh bashkëjetonte me Ardian Prrenjasin u shpreh dje për mediet se Prrenjasi meriton të dënohet me vdekje për atë që ka bërë. Ajo tha se “Me Ardianin kam pasur marrëdhënie shumë të mira. Nuk ka ushtruar dhunë mbi mua. Nuk ma merrte mendja se ai do ishte njeri i tillë. E njihja Julianin, e ka sjellë Ardiani për të kryer disa porosi. Juliani ishte djalë i shkathët. Që më 11 mars kisha ikur tek prindërit e mi. Jam tronditur shumë. Ai më shkatërroi jetën. Tani një plumb pas koke më duhet. Të dënohet me vdekje”.

Shoqëria civile në protestë për rastin e pedofilit Prrenjasi Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan dje para selisë së Presidencës. Pjesëmarrësit protestuan kundër asaj që ata e quajtën sistem të drejtësisë, i cili nuk garanton të drejtat themelore të shtetasve. E nisur fillimisht si reagime spontane në Facebook, protesta e qytetarëve prej disa ditësh ka qenë në fokusin e komunikimeve ku pjesa më e madhe i janë bashkuar kësaj nisme qytetare për të mbrojtur fëmijët e familjen nga fenomene që vënë në rrezik jetën dhe ekzistencën e tyre. Protesta e qytetarëve tentoi të zgjojë ndërgjegjen qytetare.

Familja në Qesarakë denoncon rastin në komisariatin nr. 4

“Gjykim të shpejtë kriminelëve të fëmijëve” Ngacmoi 12-vjeçaren, në kërkim 40-vjeçari Këshillon medien të mos publikojë fotot Në një deklaratë për mediet, Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon një gjykim të shpejtë dhe profesional për autorët e krimeve ndaj të miturve, siç ishte dhe rasti i mostrës që i mori jetën 11-vjeçarit Julian Çela. “Tashmë ndjekja e tij penale ka filluar dhe siç duket hetimet do të përfshijnë edhe verifikimin e të dhënave të tjera, të bëra publike nga mediet, të cilat hedhin dritë për faktin se i akuzuari është përsëritës, disa herë, në këtë lloj krimi. KSHZH bashkohet me indinjatën e thellë, të shprehur nga familjarët e fëmijëve të dëmtuar dhe mbarë opinioni publik, si dhe me

kërkesën e tyre për hetimin dhe gjykimin e shpejtë e profesional të autorit të këtyre krimeve. Po ashtu, KSHH bashkohet gjithashtu në shqetësimin e shprehur, publikisht, nga shumë qytetarë se veprat kriminale ndaj të miturve, pa përjashtuar rastet e rënda si këto të fundit, janë në rritje. Me këtë rast, KSHH i sugjeron gjithashtu medies që, në respekt dhe zbatim të Kodit të Etikës Gazetareske, në faqet e shtypit apo në ekranet televizive, të mos publikohen fotot e të miturve, viktima të veprave kriminale, si dhe të dhënat e tyre personale”,-thuhet në deklaratë.

Rastet, “Tmerri i Priskës” dhe plaku që puthi 12-vjeçaren Një tjetër rast pedofilie shfaqet në kryeqytet, kur komisariati numër 4 i policisë së Tiranës ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin Avni Bajraktari, nga Qesaraka e komunës Dajt. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se ai dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një vajzë të mitur. Kanë qenë prindërit e fëmijës që kanë denoncuar në polici. Sipas denoncimit të prindërve, vajza e tyre 12 vjeçe është ngacmuar disa herë me radhë nga 40-vjeçari, i cili madje kishte arritur ta ndalonte një ditë teksa kthehej nga shkolla dhe të kryente veprime të turpshme. Pasi e ka puthur, Bajraktari dyshohet se i ka

prekur pjesët intime, duke e kërcënuar se do t’i bënte keq asaj dhe familjes nëse tregonte. Policia është në kërkim të 40-vjeçarit. Ndërkaq, rastet e pedofilëve janë të shumta në kryeqytet, ku një e ngjashme ndodhi vetëm pak javë më parë, kur një 70-vjeçar puthi me zor në ashensor një vajzë 12 vjeçe. “Tmerri i Priskës”, që edhe arriti të largohej nga burgu, akuzohet për ngacmimin e disa vajzave të vogla në fshat. Me dhjetëra fëmijë janë abuzuar seksualisht në Tiranë, ndërsa autorët e arrestuar dhe të dënuar, sapo janë liruar nga burgu, kanë përsëritur krimet e njëjta.


aktualitet • E enjte 21 mars 2013

»

11

Trafikimi në Greqi, pistë hetimi. Xhenierët gërmuan në plehra

Sharrë, nisin e ndërpriten kërkimet për Çelën, hetimet në tjetër drejtim Mariglen Mulla

P

as mbarimit të pjesës tjetër të gjyqit, me dyer të mbyllura, Ardian Prrenjasi, u shoqërua për në landfillimin e mbeturinave në Sharrë, për të treguar edhe njëherë vendin ku e kishte parë për herë të fundit, batanijen me të cilën e kishte hedhur trupin e Julian Çelës. Ndërkaq, dje në mesditë u ndërprenë kërkimet për gjetjen e trupit të Juljan Çelës, të cilat po kryhen nga Prokuroria dhe një mjet i firmës së grumbullimit të mbeturinave. Në vendet ku punëtorët e pastrimit deklarojnë se kanë depozituar mbeturinat në datën kur Prenjasi ka hedhur viktimën. Policia nuk ka çuar ende kërkesë me shkrim në Ministrinë e Mbrojtjes për aktivizimin e forcave xheniere në Sharrë. Familjarët ishin vendosur në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë, që në orën 7:00 të mëngjesit. Kanë dëgjuar se do nisnin kërkimet intensive nga forcat ushtarake të Xhenios. Në orën 11:20 një eskavator i firmës së grumbullimit të mbeturinave lëvizi kovën e parë më mbeturina. Në grupin e punës që po zhvillon

Bashkiaku harron në tavolinë çelësat

Në kasafortën e njësisë nr. 5 përlahen 10 milionë lekë Të paktën 10 milionë lekë të reja janë vjedhur nga kasaforta e njësisë bashkiake numër 5 në Tiranë, ndërsa autori dyshohet se është ndihmua nga një punonjës i bashkisë, teksa plagosi rojen. Drejtues të Policisë së Tiranës bëjnë me dije se vjedhja është kryer mbrëmjen e së martës, ndërsa autori është identifikuar, por nuk është prangosur. Policia ka zbardhur edhe mekanizmin e vjedhjes dhe dyshohet se ai ka bashkëpunuar me një punonjës të minibashkisë. Një nga punonjësit e njësisë që ka pasur në posedim çelësat e kasafortës ka deklaruar në polici se i kishte harruar ato në tavolinën e punës. Pikërisht me këtë çelës u realizua edhe grabitja.

Arrestimet në Tiranë edhe për vjedhje

Disa në pranga, në kërkim për drogë, falsifikim dhe plagosje kërkimet janë edhe 4 punonjës dhe 4 përfaqësues të grupit hetimor. Është vendi, ku është shënuar në procesverbal, se janë hedhur plehrat e qytetit në fund të nëntorit dhe fillimin

e dhjetorit. Ndërkaq, 45-vjeçari Ardian Prenjasi kishte shënuar një vend ku të nesërmen e vrasjes kishte parë batanijen me të cilën kishte mbuluar trupin e pajetë të Julian Çelës.

republika e shqiperise

Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore Ftese per Oferte (IFB) Nr i Kontrates: Financuesi(t):

MADA/MMP/CW-Impl/IC Sheshaj Jezull/2013/17 IFAD, QSh

1. Republika e Shqipërisë ka marrë kredi nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD) për të mbuluar kosto të programit Malet Drejt Tregut (MMP) dhe synon të përdorë pjesë të fondeve për të mbuluar pagesa të ligjshme në kontratën për: Emërtimi i Punimeve Civile: Rehabilitimi i Kanalit Ujitës Sheshaj Jezull, bashkia Rrëshen, Mirditë (me gjatësi 3.9 km) Numri i Kontratës: MADA/MMP/CW-Impl/IC Sheshaj Jezull/2013/17 2. Në këtë kontekst, Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore bën ftesë për oferta të mbyllura për ekzekutimin e punimeve civile të përmendura më sipër. 3. Paketa e plotë e Dokumentacionit të Tenderit mund të merret në zyrat e Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë, pas paraqitjes së një kërkese me shkrim dhe pagesës së pakthyeshme prej 1,500 (një mijë e pesëqind) Lekë në Bankën Kombëtare Tregtare numrin e llogarisë 403288094 dhe pas dorëzimit të mandatit të pagesës dhe kërkesës në zyrën e Prokurimeve. Ofertuesit e interesuar mund të marrin informacion të metejshëm në të njëjtën adresë. 4. Për të marrë informacion për këtë punim dhe kushtet lokale, ofertuesit inkurajohen të marrin pjesë në një takim që zhvillohet para ditës së tenderit, përpara dorëzimit të ofertave siç është specifikuar në Letrën e të Dhënave. Marrja pjesë në këtë takim nuk është e detyrueshme. 5. Ofertat do të jenë të vlefshme për një periudhë 90 ditore nga dita e hapjes së Ofertës dhe duhet të dorëzohen tek Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë në ose para afatit të mëposhtëm, kohë në të cilën do të hapen ofertat në praninë e ofertuesve që dëshirojnë të marrin pjesë Data: 22. 04. 2013 Ora: 10:00 6. Oferta duhet të dorëzohet bashkë me siguracionin e ofertës (vetëm në formën e një garancie bankare) në një vlerë jo më të vogël se 2 % e vlerës së ofertës, e kryer në favor të Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore. Ai duhet të jetë i vlefshëm deri 90 ditë pas datës së hapjes së ofertës. 7. Ofertuesi që tërheq ofertën gjatë periudhës së vlefshmërisë së saj dhe/ose refuzon të pranojë lidhjen e kontratës pasi është përzgjedhur dhe/ose dështon të dorëzojë çeritifikatat e kërkuara të sigurimit do të skualifikohet për të marrë pjesë në oferta të tjera për një periudhe një vjeçare dhe siguracioni i ofertës do të konfiskohet. 8. Siguracioni i performancës dhe shuma e depozituar për periudhën e përgjegjesisë mbi defektet (10%) do të konfiskohet në rast se ofertuesi dështon të kryejë punën sipas kontratës. 9. Afati përfundimtar për tërheqjen e dokumentacionit do të jetë data 15.04. 2013, ora 16:00.

Dyshimet, pistat Mungesa e forcave xheniere dhe vonesa 3 ditë për fillimin e kërkimeve, sikur u ka dhënë zemër familjarëve duke menduar se policia mund të ketë ndërruar versionin e vrasjes. Në rast një eskavator i vetëm do punojë çdo ditë familjarëve do u duhet rreth 3 muaj për të mësuar versionin përfundimatar të policisë. Ndërkaq, përgjatë gjithë këtyre orëve, në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës janë ftuar psikologë e psikiatër për të analizuar gjendjen psikike të Prrenjasit, pasi duket se ka ndërruar disa herë dëshminë për vrasjen e Çelës, ndërsa jeton në një botë që ushqehet nga fantazia e tij. Ndërrimi i fakteve, orareve dhe vendeve ku pretendon se kishte parë batanijen, e ka bërë grupin hetimor që dyshojë edhe për një pistë tjetër, atë të trafikimit në Greqi.

Tri të kërkuar nga drejtësia janë arrestuar dje nga policia. Kështu, Seksioni kundër Narkotikëve ndaloi shtetasin Xhovalin Rajta, 41 vjeç, sepse në vitin 2006, nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, është dënuar me 12 vjet burg për Prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Antikrimi Ekonomiko-Financiar ndaloi 47-vjeçarin Arben Marra, sepse ishte dënuar me 2 vjet burg e 400.000 lekë gjobë, për “Falsifikim të dokumenteve” kryer në bashkëpunim. Seksioni kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit prangosi 33-vjeçarin Marjan Levanti, sepse kërkohej për plagosjen rëndë me thikë me dashje të shtetasit Zef Gjini, 18 vjeç. Aksioni “Hijet e Mbrëmjes” arreston hajdutët me armë të kalimtarëve.

Sapo doli nga shkolla

Nxënësi 14-vjeçar përplaset nga makina, rëndë në spital Mesditën e djeshme një nxënës 14-vjeçar i shkollës “Harry Fultz”, në Tiranë është përplasur nga një mjet sapo ka dalë nga dera e shkollës. Sipas policisë, fëmija ka dalë në mënyrë të befasishme në rrugë, ndërkohë që është marrë zvarrë nga një mjet me targa greke. Policia ka shoqëruar drejtuesin ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Nxënësi është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën.

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549,datë 11.11.1999, “Statusi i Nënpunësit Civil” si dhe pikën 20 të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231,datë 11.05.2000

“Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës” z. Lulzim KONÇI është fitues i konkursit, për pozicionin DREJTOR NË DREJTORINË E MBROJTJES DHE ADMINISTRIMIT TË TOKËS NË MINISTRINË E BUJQESISE, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT.


12

« gossip

E enjte 21 mars 2013 •

N

jë nga çështjet që i preokupon femrat më së shumti kohëve të fundit është si ta bëjnë grimin për të dalë sa më bukur në fotografi. Ja disa këshilla në këtë aspekt, në mënyrë që rezultati të jetë i përsosur. 1. Aplikojeni në dritë natyrale Për të pasur rezultate më të mira preferohet që grimin ta aplikon i në afërsi të dritareve, në mënyrë që drita natyrale t’i theksojë të gjitha ato që ju dëshironi t’i mbuloni me grim.

“The Bible”, ngjashmëria e Obama-s me Djallin “The Bible” është një cikël dokumentarësh historikë që transmetohet nga “History Channel” në Shtetet e Bashkuara e ku rastësisht, personazhi që luan rolin e Satanit ka një ngjashmëri të madhe me presidentin amerikan, Barack Obama. Fillimisht ishin të paktë ata që vunë re ngjashmërinë. Por me kalimin e ditëve dhe me dhënien e serialeve të reja, gjithmonë e më shumë hidheshin foto krahasuese mes shefit të Shtëpisë së Bardhe dhe Satanait të serialit që interpretohet nga një aktor mariken. Mbështetës të presidentit e quajtën të mirëmenduar këtë ngjashmëri nga ana e prodhuesve të serialit, por këta të fundit i quajtën këto pretendime si të pakuptimta. “Kjo është krejtësisht e pakuptimtë. Aktori që luan Satanain në film është Mehdi Ouzaani, një aktor maroken i mirënjohur, i cili ka luajtur në disa role në filma të tjerë më parë, përfshirë këtu edhe rolin e Djallit”, thuhet në një deklaratë të Mark Burnett dhe Roma Downey, bashkëproducentë të serialit “The Bible”. Edhe “History Channel”, televizioni ku po transmetohet ky serial, shprehu keqardhjen për krahasimin e pavend dhe pa lidhje. Në një deklarata “History Channel” thotë se presidenti Obama gëzon respektin më të madh të këtij televizioni dhe se prodhimi i filmit dokumentar është një punë me kastë dhe staf të respektuar ndërkombëtar.

2. Mos përdorni korrektor Shumë nga ne, duke u munduar t’i fshehim rrathët e zinj nën sy, përdorim korrektor. Për përditshmëri është në rregull, por për fotografi vetëm se do ta bëni të duket më keq, duke e tërhequr vëmendjen në atë pjesë. 3. Buzëkuqi Një tjetër këshillë e domosdoshme është përdorimi i buzëkuqit të duhur. Mos i përdorni ata që kanë ngjyrë lëkure, por mundohuni ta gjeni një ngjyrë pak më të ndezur, në mënyrë që të dallohet edhe në fotografi. 4. Llajneri dhe maskara Ekspertët rekomandojnë që të dyja të përdoren vetëm me ngjyrë të zezë. Nëse zakonisht e përdorni ngjyrë kafeje, kërkoni një ngjyrë të zezë sa më të errët dhe do ta fitoni kontrastin e duhur.

Gazetarja “ndërron” sportin me erotizmin Një prej gazetareve më të famshme sportive në Britaninë e Madhe, Charlie Webster, irritoi shumë prej kolegëve të saj duke zgjedhur që të pozonte pothuajse tërësisht e zhveshur për revistën erotike “FHM”. Vajza tërheqëse e “Sky Sports”, 30 vjeç, vendosi që të rrezikojë karrierën e saj 3-vjeçare në televizionin më të famshëm sportive të vendit, me qëllim që të realizonte “pasionin” e saj, por njëkohësisht edhe në këmbim të një shume të rëndësishme parash që revista erotike i ofroi për të realizuar pozat. Sipas kritikëve, në një sektor si gazetaria sportive, ku një vajzë duhet të luftojë për të treguar se nuk është punësuar vetëm për shkak të hireve, por edhe për njohjen e temave sportive, kjo nuk ishte një zgjedhje e zgjuar e Webster.

Miley Cyrus bën tatuazh në formë zemre Aktorja dhe këngëtarja Miley Cyrus ka larguar mendjen e saj nga raportimet se fejesa e saj është në probleme, duke bërë një tatuazh nga artistja e njohur e tatuazheve Kat Von D. Ish-ylli i “Hannah Montana” ka bërë një tatuazh të ri pasi vizitoi studion e Kat Von D, “High Voltage”. Von D shfrytëzoi rrjetin social “Twitter” për t`i publikuar fotografitë e tatuazhit të ri të Cyrus, që është e inspiruar nga piktura e zemrës nga piktori Leonardo da Vinci. “Sapo kam përfunduar tatuazhin e Miley Cyrus, që ka një formë të zemrës anatomike të pikturuar nga Da Vinçi”, ka shkruar ajo. Ishte spekulim se romanca e Cyrus me të fejuarin e saj Liam Hemsworth ka përfunduar, por ajo ka mohuar spekulimet përmes “Twitter”. “Gënjeshtrat kanë pushtuar botën... Faktet nuk kanë vlerë më!”. Ylli i hitit “Party in the U.S.A.”, në trupin e saj ka disa tatuazhe, siç është “Dreamcatcher” përgjatë brinjëve, një spirancë në kyçin e dorës dhe një thënie të presidentit të Amerikës, Theodore Roosevelt, që e mban në krahun e saj.

Këshilla grimi për fotografi Cila shenjë e horoskopit tradhton më shumë?

S

humë njerëz besojnë fortë tek horoskopi dhe mendojnë se horoskopi ua përcakton karakterin. Është bërë një hulumtim për të kuptuar se cilat shenja të horoskopit tradhtojnë më shumë dhe cilat janë më besnike, për të dyja gjinitë. Nëse partneri juaj i takon shenjës së peshkut, atëherë është më mirë t’i bëni “sytë katër”, pasi hulumtimi më i ri tregon se burrat nën shenjën e peshkut, tradhtojnë më shpesh. Ndërsa sa i përket gjinisë më të butë, është vërtetuar se femrat që i takojnë shenjës së binjakëve, janë tradhtare. Nëse partneri juaj është nën shenjën e akrepit, atëherë nuk keni nga se të friksoheni. Meshkujt nën shenjën e akrepit sipas këtij studimi thuhet se janë më besnikë, ndërsa femrat nën shenjën e peshores, janë më besniket dhe nuk do t’ju tradhtojnë.


gossip • E enjte 21 mars 2013

Selena

»

13

tallet me ish-tË dashurin Justin Bieber Copper lidhje me modelen 18 vjet më të re

Kim

Kardashian:

Shtatzënia më e vështirë se sa mendoja

Ylli televiziv Kim Kardashian ka pranuar se shtatzënësia ishte më e vështirë sesa që ka menduar. “Të jesh shtatzënë nuk është e lehtë, siç dukej motra ime apo nëna ime”, ka thënë ajo. “Është paksa e dhimbshme, dhe kam qenë e sëmurë disa herë, kjo të shpërqendron”, shtoi ajo. “Duhet të jem aktive... jam zbavitur pak. Kam marr një javë pushim vetëm për të pushuar, ishte mahnitëse”, ka thënë Kimi. Por Kardashian, që po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin e saj Kanye West, ka thënë se nuk ka ndryshuar vetëm jeta e saj por edhe preferencat e saja për ushqim. “Po konsumoj karota dhe salcë”, sqaron ajo”. “Dikur më pëlqenin sheqerkat, por jo tani. Madje nuk mund të ha as çokollatë”.

K

ëngëtarja dhe aktorja Selena Gomez që njihet edhe si ish e dashura e këngëtarit të njohur Justin Bieber, është tallur në llogarinë e tij. Selena ishte e ftuar si mysafire në emisionin “Late Show” me David Letterman dhe gjatë intervistës, gazetari i njohur cek se herën e kaluar ka qenë në studio së bashku me ish të dashurin e saj Justin Bieber. Selena shprehet se tani është single dhe ndjehet shumë mirë ashtu. Letterman gjatë bisedës tregon se herën e kaluar kur ka pas të ftuar këngëtarin Justin Bieber, kanë biseduar për diçka dhe “e ka bërë të qajë” dhe Selena i bashkëngjitet klubit, duke than se edhe ajo e ka bërë të njëjtën gjë. Që të dy edhe publiku në sallë fillojnë të qeshen me të madhe në llogari të Justinit. Nuk e dimë se si ka reaguar Justin, por sigurisht është revoltuar nga kjo sjellje e Selenës.

Bradley Copper mohoi së fundmi lidhjen me bashkëprotagonisten e “Silver Linings Playbook”, Jennifer Laërence, duke thënë se “në moshë mund të ishte babai i saj”. Megjithatë, kjo nuk e pengoi Copper që të lidhej me një modele edhe dy vjet më të re se Jennifer, britaniken 20-vjeçare Suki Waterhouse. Aktori 38-vjeçari u fotografua ditën e hënë në shoqërinë e Sukit jashtë shtëpisë së tij në Boston, një vilë me një obor të bollshëm, park dhe ambiente të tjera private. Dashuria e Copper për vajzën 18 vjet më të re është e para pas ndarjes me Zoe Saldanën, 34 vjeç.

Ndahen Mayer dhe Perry?

Gisele e mrekullueshme me bikini 3 muaj pas lindjes Gisele Bundchen me pushime në plazhet e mrekullueshme të Costa Rica me vogëlushen e saj të, 3-muajshe. Modelja braziliane mbante veshur një palë bikini, i cili i nxirrte në pah format e saj përfekte, ku nuk dukej asnjë shenjë nga lindja 3 muaj më parë. Ajo shoqërohej dhe nga bashkëshorti i saj, i Tom Brady. Çifti ka edhe një djalë 3-vjeç.

Rokeri John Mayer dhe këngëtarja e muzikës pop, Katy Perryn, raportohet se janë ndarë! Sipas Us Weekly, dyshja i kanë dhënë fund romancës së tyre për të dytën herë radhazi. Dyshja filluan të dalin gjatë verës së vitit 2012, dhe shpejt i dhanë fund asaj në gusht, para se të ribashkohen muajin e ardhshëm. “Është për të ardhur keq. Nuk ka përfunduar derisa të përfundojë vërtet. Ju duhet të shihni se si do të mbyllen gjërat”. “Ajo e ka lënë dritaren të hapur. Ata të dy kanë qenë aq të fokusuar në punë”, ka thënë burimi.


14

« bota

E enjte 21 mars 2013 •

Suksesi i pjesëmarrjes popullore

Kushtetuta e re e Islandës një eksperiment i veçantë

I

slanda do të ketë kushtetutën e re, që sipas parimeve themelore të demokracisë është hartuar nga vet qytetarët. Një ngjarje e jashtëzakonshme, që mori shkas nga kriza para pesë vjetësh. Tani sërish fjalën e ka politika. “Në fakt ne na kanë mbetur edhe katër ditë”, thotë Brigitta Jonsdottir duke shfryrë. Deputetja e paritsë opozitare “Lëvizja”, e cila u bë e njohur edhe si aktiviste e Wikileaks nga Islanda, ka shpresa të mëdha që qeveria në pushtet do ta pranojë kushtetutën e re. Do të ishte një nga punët e fundit, që do të kryente në detyrë Althingu në Reykjavik, përpara se të zhvillohen zgjedhjet e reja në prill. Por Jonsdottirs ka mjaft dyshime, se kritikët mund ta bllokojnë këtë ngjarje. Kushtetuta e re është një dokument i veçantë. Ajo bazohet në një draft, në të cilin çdo qytetar pati shansin të japë kontributin e vet në hartimin e saj. Është hera e parë, që një vend bën përpjekje ta hartojë një kushtetutë në baza demokratike. Shkas për këtë projekti u bë kriza para pesë viteve: “Njerëzit e kishin humbur besimin tek politika”, e përshkruan gjendjen e atëhershme Jonsdottir. Qytetarëve të Islandës iu desh të shohin se si vendi i tyre zhytej dita ditës në krizë. Tri bankat më të mëdha falimentuan, shumë qytetarë humbën paratë e kursyera, zhvilloheshin demonstrata të shumta dhe vendi ziente nga problemet. Por në fund nuk triumfoi kaosi, por dëshira e qytetarëve të thjeshtë për një fillim të ri. Duke ndjekur shembullin e danezëve Prej vitesh qytetarët e këtij ishulli nuk ndiheshin mirë me këtë kushtetutë. Pasi Islanda fitoi pavarësinë në vitin 1944, ajo e përvetësoi pothuajse pa ndryshime, kushtetutën e Danimarkës. Prandaj islandezët shpesh tallen duke thënë që vetëm fjala “mbret” nuk është shkruar në kushtetutën e tyre. Në të kalurën politikanët shpesh herë janë munduar që të bëjnë ndryshime në draft, por pa sukses. Një grup aktivistësh shfrytëzoi shansin në vitin 2009 duke dalë me një propozim të ri për ndryshim. Me ndihmën e qeverisë së koalicionit mes socialdemokratëve dhe të majtëve ekologjistë (të gjelbër) 1000 qytetetarë u ftuan si përfaqësues të të gjithë banorëve për të marrë pjesë në një llojë “brainstorming”. Një sistem statik i sofistikuar do të zgjidhte si përfaqësues njerëz nga rajone të ndryshme, meshkuj dhe femra, të rinj dhe të moshuar. “Ata të gjithë kishin për detyrë të rrihin mendimet, se

Obama: Jemi krenarë për një aleat si Izraeli

kush jemi ne dhe çfarë kerkojmë”, shpjegon procedurën Silja Omarsdottir. Ajo ishte në rrethin e 25 islandezëve, që në fund kishin detyrë ta shkruanin kushtetutën. Në një prezantim, i cili mund të shikohet edhe në internet, ajo flet në lidhje me këtë procedurë. Tema të tilla si: kombi, burimet natyrore dhe sistemi shëndetësor ishin në fokus. Gjithashtu edhe vlerat si p.sh. përgjegjësia, barazia, ndeshmëria, respekti, drejtësia dhe liria, që për qytetarët kanë rëndësi të madhe u trajtuan gjerësisht. Në kërkim të autorëve Më vonë u zgjodh një këshill kushtetues prej 500 vullnetarësh. Silja Omarsdottir së bashku me 24 autorë të tjerë u vendosën nëpër zyra, në të cilat do të krijohej kjo kushtetutë e re. Çdo të hënë dhe të martë tri komitete diskutonin tekstet, të mërkurën takohej i gjithë stafi, dhe të enjten këshilli publikonte versionin e ri të dokumentit në faqen e internetit, të krijuar enkas për këtë proces. Përveç kësaj u mbajtën rregullisht

takime publike, në të cilat mund të merrnin pjesë edhe qytetarët, apo t’i ndiqnin ato në internet. Kritikat dhe komentet e mbledhura do të përpunoheshin dhe aplikoheshin në tekst nga këshilli në marrëveshje të plotë mes 25 anëtarët e komisionit lidhur me ndryshimet e bëra. Sipas Omarsdottir kishte rreth 3000 reagime nga kanale të ndryshme. Po aq shumë ishin edhe jashtë vendit. Dorëzimi te politikanët Pas katër muajsh puna mbaroi. Kushtetuta e re u dorëzua më 29 korrik 2011 në parlament. Në tetor 2012 rreth dy të tretat e qytetarëve votuan pro këtij propozimi në një anketë jo të detyrueshme. Debatet u ngjallën sidomos rreth përdorimit të ardhshëm të burimeve natyrore. Sepse, sipas këtij drafti kushtetues, ato burime natyrore, që nuk janë të privatizuara do të mbeteshin në pronësi të popullit islandez, gjë që do të kishte ndikim në industrinë e peshkimit, që është mjaftë e zhvilluar në Islandë. Në tërë

botën ky proces u ndoq me vëmëndje. Christoph Degenhart, profesor për të drejten publike, në universitetin e Lajpcigut e vlerëson shumë këtë: “Sa i përkët tekstit të kushtetutës, ai është mjaft aktual, i formuluar qartë dhe thjeshtë”. Gjithashtu Degenhart çmon faktin se autorët e kësaj kushtetute kanë për qëllim të forcojnë bazat e demokracisë dhe që mendimi i popullit ka luajtuar rol shumë të rëndësishëm. “Kriza e fundit dhe procesi i gjetjes së zgjidhjes, kanë influencuar thellë në vetëdijen e popullit islandez”, mendon Ralf-Uë Beck, përfaqësusi i shoqatës “Më shumë demokraci”. Ai e ka ndjekur punën e këshillit kushtetues. Islandezët kanë vepruar drejtë: “Nuk është e drejtë që një qeveri t’i japë popullit një kushtetutë, përkundrazi populli duhet ta hartojë vetë atë”. Sipas mendimit të tij, populli i Islandëz arriti që përmes këtyre 25 autorëve, të cilët ishin të hapur ndaj kritikave, t’i kapërcejë me sukses mosmarrëveshjet ndër politikanët. Por pikërisht këto mosmarrëveshje, si duket tani sërish përbëjnë një problem për islandezët. Disa deputetë të parlamentit do të kishin dëshiruar të merrnin pjesë në hartimin e tekstit kushtetues apo të përfshiheshin më shumë mendime ekspertësh gjatë hartimit, shpjegon deputetja Jonsdottier kritikat e kolegëve të partive të tjera. Ajo është e kënaqur me rezultatin: “Ka disa paragrafe shumë të mirë, si përshembull mbi të drejtën për aksesin në internet.” Para se kushtetuta të hyjë në fuqi, ajo duhet të pranohet nga qeveria në pushtet dhe nga parlamenti i ardhshëm. Por qysh tani partitë po grinden në lidhje me kohën e mbajtjes së votimit të parë, ndërsa për deputetët koha nuk pret.

Barack Obama, në udhëtimin e parë si president në Izrael tha se Shtetet e Bashkuara janë krenare qe kanë në krah një aleat të fortë si Izraeli. Pasi “Air Force One” u ul në Tel-Aviv, Obama foli edhe për procesin e paqes mes izraeliteve dhe palestinezëve, duke thënë se “paqja duhet të vijë në Tokën e Shenjtë”. Presidenti amerikan u mirëprit në aeroportin e “Ben Gurion”-it nga Presidenti Izraelit, Shimon Peres dhe kryeministri Benjamin Netanjahu. Obama, pasi takoi zyrtarët izraelite u shpreh: “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Izraelit sepse është në interesat tanë themelore për të qëndruar krah këtij vendi. Aleanca jonë është e përjetshme. Është përgjithmonë”. Kryeministri izraelit, Netanjahu u përgjigj; “Ju falënderojmë që mbroni të drejtën e pagabueshme të Izraelit për të ruajtur të drejtën e tij për të ekzistuar”. Presidenti amerikan, Barack Obama do të zhvillojë bisedime të ndara me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dhe udhëheqësin e Autoritetit Palestinez, Mahmuod Abbas, gjatë kësaj vizitë tre-ditore. Marrëdhënia e Obamës me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka qenë e ftohtë gjatë këtyre viteve. Sondazhet sugjerojnë se vetëm 10 % e publikut izraelit kanë patur një opinion të mirë për Barack Obamën. Të martën, protestuesit palestinezë u mblodhën në Ramallah dhe Betlehem, disa duke goditur me kepucë posterat e presidentit, ndërsa në Jeruzalem, demonstrues izraelite kërkuan lirimin e Jonathan Polard, i cili u burgos me 1987 në SHBA, i akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit. Analistët thonë se izraelitët, tanimë janë më të shqetësuar për situatën e paqëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme, sesa për procesin e paqes, i cili është bllokuar në vitin 2010, pas ndërtimit të vendbanimeve izraelite. Mbështetesit e vendbanimeve tani janë pjesë në koalicionin e ri qeveritar të Izraelit. Në Shtetet e Bashkuara, Obama është kritikuar që nuk ka vizituar Izraelin, gjatë mandatit të tij të parë si President. Sipas këtyre kritikave, ai nuk ndjehet i afërt me Izraelin, pavarësisht se administrata amerikane ka nënvizuar shpesh se dy vendet “janë të lidhur në një aleancë të pathyeshme”.

Shefja e FMN-së akuzohet për abuzim me pushtetin Policia franceze kontrolloi apartamentin e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, në Paris, në kuadër të një hetimi “për abuzimin me pushtetin”, gjatë kohës kur ajo kryente detyrën e Ministres së Financave të Francës”. Prokurorët po përpiqen të përcaktojnë nëse ajo ka ndikuar në panelin e gjykatësve, i cili në vitin 2008 urdhëroi që banka “Credit Lyonnais”, të paguante një dëmshpërblim prej 400 milionë eurosh për biznesmenin Bernard Tapie, një prej mbështetësve të ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy. Lagard ka hedhur poshtë çdo akuzë të ngritur ndaj saj. Çështja “Tapie- Credit Lyonnais” ka të bëjë me konsulencën që banka i dha biznesmenit për shitjen e firmes “Adidas”, në fillimvitet 1990 dhe veçanërisht faktin se instituti, fillimisht bleu kompaninë nga Tapie, për ta shitur me pas, me një çmim më të lartë. Kësisoj, në vitin 2008, gjykata vendosi për dëmshpërblimin e Tapie, prej 403 milione eurosh, duke pranuar gabimet e Bankës.

Peniani kërcënon: Do të rrëzojmë avionët amerikanë Gjuha e ashpër e Koresë së Veriut ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut vazhdon. Të mërkurën Peniani kërcënoi se do të rrëzojë të gjithë avionët amerikanë që janë angazhuar në një stërvitje ushtarake të përbashkët me Seulin. Kërcënimi i radhës u transmetua nëpërmjet agjencisë shtetërore të lajmeve në vendin komunist. Ministri i Jashtëm koreano-verior paralajmëroi se nëse avionët amerikanë, B-52 do të vazhdojnë të fluturojnë në rajon, “përgjigjja e Penianit do të jetë rrëzimi i tyre”. Koreja e Veriut e konsideron një “provokim dhe përpjekje për ta pushtuar” stërvitjen ushtarake të përbashkët mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara dhe paralajmëroi se nuk do të qendrojë duarkryq përballë një situate të tillë. Gjuha e ashpër mes veriut komunist nga njëra anë, Seulit dhe ndërkombëtarëve nga ana tjetër u ashpërsuan pas testit të tretë bërthamor të Penianit. Fill pas këtij testi Këshilli i Sigurimit miratoi unanimisht sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, ndërsa kjo e fundit reagoi duke anuluar një pakt disa-vjeçar paqeje me Korenë e Jugut.


bota • E enjte 21 mars 2013

V

endimi i Qipros për të refuzuar planin e shpëtimit nga Eurozona, është një gabim. Ai është një hap drejt humnerës: daljes nga unioni monetar, komenton Bernd Riegert. Parlamenti qipriot bëri një gabim fatal. Refuzimi i kushteve për paketën e shpëtimit nga Eurozona dhe FMN, do të ketë pasoja të shumta si për Qipron, ashtu edhe për 16 vendet e tjera të Eurozonës. Gatishmëria për t’i dhënë 10 miliardë euro ndihmë bankave qipriote buzë falimentimit dhe shtetit thuajse insolvent, ishte një ofertë bujare e BE-së dhe FMN-së. Por Parlamenti në Nikozia, nën trysninë e klientëve të zemëruar të bankave, ndoqi një argumentim thuajse absurd. Nuk ishte fjala për ta vendosur Qipron nën sundimin e një fuqie të huaj apo për të realizuar interesa gjermane për pushtet. Ishte fjala për të mbajtur në jetë shtetin e vogël, i cili deri në qershor nuk do të jetë në gjendje të shlyejë detyrimet e veta. Qipro ka jetuar mbi mundësitë e veta Kontributi që duhej të jepte vetë Qipro, rreth 5,8 miliardë euro, ishte i arsyeshëm. Vendimin për të përfshirë klientët e bankave dhe investuesit në mbledhjen e shumës së nevojshme, u mor bashkarisht nga shtetet e Eurozonës, përfshirë qeverinë qipriote. Tashmë është e qartë se Qipro për vite me radhë ka jetuar mbi mundësitë e veta. Modeli i biznesit me taksa të ulëta dhe kontrolle të dobëta të sektorit bankar, për të tërhequr kështu kapital nga jashtë, ka dështuar më e vonëta që prej verës së

»

15

Koha që Qipro të largohet nga eurozona

thuajse e pakuptueshme se si ministrat e financave të Eurozonës gabuan aq rëndë në parashikimet mbi efektet e ofertës së tyre në Qipro. Në adresë të eurogrupit shkojnë kritika për menaxhim të keq dhe gabime të rënda në komunikim.

kaluar. Në atë kohë qeveria e Qipros bëri kërkesë për ndihmë ndërkombëtare, pasi bankat pjesërisht të shtetëzuara kishin gabuar plotësisht me spekulimet e tyre. Borxhet shtetëtore kërcënonin atëherë dhe tani të bëheshin të pamenaxhueshme për shtetin e vogël. Kjo nuk ka ndryshuar aspak edhe pas me

Në një udhëtim dhjetëditor nëpër Gjermani, punonjësit e Institutit të Studimeve për krimet e komunizmit njihen nga afër me përvojën gjermane në rishikimin e dy diktaturave, atë naziste e diktaturën e Gjermanisë Lindore. Instituti i Studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri në bashkëpunim me zyrën në Tiranë të fondacionit gjerman Konrad Adenauer, një seminar dhjetëditor për të konsultuar, për të parë nga afër përvojën gjermane, por edhe për të diskutuar mbi shembujt e modelit gjerman në përballjen me dy diktaturat, atë naziste dhe diktaturën e Gjermanisë Lindore, RDGJ. Përvoja gjermane i sillet grupit shqiptar të punës në një spektër shumë të gjerë që nga vizitat konkrete në muzeumin e STASI-t deri tek metodat se si sistemohet dhe ruhet e shkuara në kartelat e dosjeve të dikurshme. Për drejtorin e Institutit të Studimeve për krimet e komunizmit, Agron Tufa, ky qëndrim dhjetëditor është një përvojë shumë e rëndësishme për të parë se si ka reflektuar Gjermania ndaj diktaturave: “Na ra në sy një vetëdije shumë e lartë në të kuptuarit e asaj që kanë qenë burim dhe riprodhim i së keqes dhe krimeve, diktatura, por edhe një vetëdije shumë e lartë intelektuale e reflektuar në disa lloje qasjesh për ta filtruar përvojën e dy diktaturave gjermane, për të përforcuar kujtesën, ngritjen e memorialeve, muzeve, librave studimorë deri tek përshtatjet në sistemin didaktik arsimor për t’ia përcjellë këtë temë brezave të rinj”. Kujtesa historike gjermane larg ndikimit partiak Vizitat e takimet e grupit të ftuar nga Shqipëria kanë qenë nga më të ndryshmet, - nga bisedat me deputetë gjermanë, si kryetarin

gjasë fitores së klientëve të zemëruar të bankave. Tani Eurozona duhet të rinisë me urgjencë negociatat me Nikozinë, nëse ka ende interes që Qipro të mbetet në unionin monetar. Deri në qershor ka kohë për të gjetur një zgjidhje, pastaj vjen afati i maturimit të obligacionit shtetëror të radhës. Është

Rritje taksash në vend të kontributit të detyruar? Qeveria qipriote ka tani vetëm një mundësi: të gjejë në një fare mënyre paratë. Në vend të një kontributi të detyruar nga bankat, mund të jetë e nevojshme një rritje drastike e taksave. Nëse as kjo nuk do mund të vihet në zbatim, atëherë bankat në gjendje të keqe në Qipro do të falimentojnë. Në këtë rast kursimtarët do të kenë humbje shumë më të mëdha se sa kontributi i detyruar prej 6,75 ose 9,9 për qind, që parashikonte paketa e ndihmës. Nëse bankat falimentojnë dhe bashkë me to edhe shteti qipriot, atëherë Qipro duhet të largohet nga Eurozona.

Atëherë 800.000 qipriotë duhet të përpiqen të ngrihen sërish në këmbë me një valutë të re. Një nga pasojat e mundshme është humbja e madhe e vlerave pasurore për shkak të zhvlerësimit të valutës së re. Nëse Qipro do të detyrohet të largohet nga Eurozona, besimi i investuesve në botë tek bashkimin monetar do të tronditej thellë. Kriza e borxheve në Itali apo Spanjë mund të ndizej përsëri. Besimi i nevojshëm i investuesve tek Eurozona tashmë varet në fije të perit. Besimi tek bankat qipriote thuajse ka humbur. Që prej së enjtes (21.3.) kur bankat do të rihapen, kursimtarët dhe investuesit do të përpiqen të tërheqin sa më shumë para nga sistemi bankar. Edhe kjo mund të çojë në një falimentim më të shpejtë të bankave. Rreziku i përhapjes së krizës është real. Për këtë arsye Qipro është “e rëndësishme për sistemin” edhe pse produkti i përgjithshëm bruto, krahasuar me

pjesën tjetër të Eurozonës, është shumë i vogël. Ministrat e Financave të Eurozonës tani duhet të hartojnë me çdo kusht një plan për një falimentim të menaxhuar të një vendi dhe largim të tij nga Eurozona. Çmim i pallogaritshëm Nëse Eurozona përpiqet me çdo kusht ta mbajë Qipron në unionin monetar, kjo mund të bëjë që vende të tjera në krizë të reduktojnë përpjekjet për kursime dhe konsolidim të buxheteve. Një zhvillim i tillë do të vinte në pikëpyetje të gjithë arkitekturën e shpëtimit dhe besueshmërinë tek Eurozona në pjesën tjetër të botës. Deputetët në Qipro u mbrojtën kundër Bashkimit të fuqishëm Evropian, por çmimi që duhet të paguajnë për këtë është i pallogarishëm. Ai mund të jetë shumë i lartë. Shumë më i lartë se kontributi i detyruar, të cilin në pjesën më të madhe duhej ta paguanin investuesit e huaj. Gëzimi në rrugët e Qipros do të marrë fund shumë shpejt.

Udhëtim në përvojën e përballjes me dy diktatura

e grupit parlamentar për Evropën Juglindore në Bundestag, Peter Weiß, për të prezantuar problematikën shqiptare, - deri tek vizitat në memorialet e ndryshme për kohën e diktaturës. Përshtypje të fortë tek seminaristët nga Tirana ka lënë guximi dhe qëndresa qytetare e intelektuale gjermane menjëherë pas rrëzimit të Murit të Berlinit, për të cilën ata shprehen me admirim. Pas informacionit se STASI po shkatërronte arkivat dhe dokumentet ku gjendeshin dokumentet e krimeve të bëra ndaj qytetarëve, shumë aktivistë për të drejtat e njeriut dhe intelektualë u mblodhën për të mos lejuar shkatërrimin e tyre. “Një gjë e tillë nuk u bë dot në asnjë vend tjetër nga vendet e Lindjes, e as që mund të përfyty-

rohej në Shqipëri”, thotë Agron Tufa. Gjermania e ka krijuar kujtesën e saj historike, të pavarur nga politikat koniunkturale, dhe larg instrumentalizimit politik partiak të rishikimit të diktaturës. Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë në këtë drejtim. Pas vizitës së grupit të ardhur nga Shqipëria në Fondacionin Gjerman për rishikimin e diktaturës së RDGj-së, drejtoresha Dr. Anna Kaminsky, shprehet se Gjermania ia ka dalë shumë mirë një gjëje: Që përballimin me diktaturën ta ketë një temë mbipartiake. Po ashtu aspekti i studimit shkencor të kësaj periudhe mbi bazën e fakteve historike të sigurta mbi diktaturën krijon mundësinë që edhe njerëzit që vuajtën të gjejnë vendin e tyre.

Përvojë e papraktikueshme në Shqipëri? Por çfarë mund të marrin me vete seminaristët nga Shqipëria dhe çfarë mund të praktikojnë ata pas kthimit në Tiranë? Drejtoresha e fondacionit gjerman, Anna Kaminsky, shprehet: “Ajo që mund të merret nga Gjermania është një shtysë për të parë se sa shumë forma, mjete dhe metoda të ndryshme janë zhvilluar në Gjermani për ta sjellë temën kudo në shkolla, për të bërë që të interesohen të rinjtë, që tema të jetë prezente në forma të ndryshme në media, të jetë pjesë e studimit historik, por që të organizohen ekspozita, të përgatiten libra shkollorë, filma, përballimi me të shkuarën të futet në universitete. Pra, mbi këtë bazë të rritet pranueshmëria e kësaj teme në shoqëri”. Drejtori i Institutit të Studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit, Agron Tufa kërkon që procesi i përballimit dhe rishikimit të diktaturës të mos pengohet nga politika shqiptare, por të mundësohet prej saj duke krijuar ligjet e nevojshme. Po qe se kjo nuk bëhet “kujtesa jonë kolektive nën diktaturë do të jetë thjesht një burim falsifikimi. Nëse ne nuk marrim shembujt gjermanë në përballjen me krimet e dy diktaturave, ne rrezikojmë kthimin e një diktature të tretë, diktaturën e pushtetit të pakufizuar”, kritikon ai. Krahasuar me vendet e tjera të Lindjes, Shqipëria ka qenë gjithmonë një hap prapa në rishikimin e diktaturës. Këtë e tregon fakti që edhe Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit u krijua ndër të fundit në vendet e Lindjes, vëren Agron Tufa. Megjithatë, ditët e kaluara në Gjermani e kanë bërë atë optimist”. Modeli gjerman na qartëson dhe na bind për detyrën që kemi përpara”.


16

« speciale

E enjte 21 mars 2013 •

Aleksandër Kondo

Vdekja misterioze e shtangistit kampion që u arratis nga regjimi komunist Ndrec Gjergji: Ambasadori i asaj kohe nuk na lejoi t’ia sillnim trupin në Shqipëri

Beqir Meta, Nju-Jork

A

rratisja e bujshme e Aleksandër Kondos afro tri dekada më parë, deri tani nuk ka marrë ende atë rëndësinë dhe vendin e duhur në demokracinë e Shqipërisë, por vetëm janë bërë më shumë hipoteza. Shumë njerëz kanë folur: kanë folur për arratisjen, kanë folur edhe për vrasjen e tij misterioze, por deri më sot askush nuk ka sjellë atë se çfarë ndikimi mund të ketë pasur ajo në rënien e komunizmit, arratisja e tij, dhe pse kujt i duhej në atë kohë vdekja e tij, pse ai u lidh me grupet antikomuniste në Amerikë, pse një ditë më parë se të vdiste ai udhëhoqi protestën antikomuniste para misionit të Shqipërisë në Nju-Jork? Duke marrë shkas nga futja në jetën politike mbas një periudhe të gjatë heshtjeje të Bashkim Pitarkës, ish-ambasadorit të fundit që regjimit komunist nga Nju-Jorku, kur përplasja ndërmjet grupeve të emigrantëve antikomunistë dhe regjimit ishte shumë e ashpër, por dhe nga rrëfimi i njeriut, i cili dëshmon se çfarë qëndrimi ka pasur Pitarka në atë kohë ndaj “armiqve të popullit”, lind pyetja: pse

e kërkoi të gjallë Bashkim Pitarka Aleksandër Kondon kur ai kishte vdekur? Në një intervistë në dhjetor 2004 me njeriun që e ka njohur për së afërmi Aleksandër Kondon në Nju-Jork, Ndrec Gjergj, ose “Lala”, nofka me të cilën e thërrasin shqiptarët e Amerikës, ka deklaruar se ish-ambasadori i fundit që i shërbeu regjimit komunist në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB, Bashkim Pitarka, u ka thënë: “Të vdekur mbajeni ju Aleksandër Kondon, sepse unë atë e doja të gjallë, e pastaj e shihnit ju se si e dërgoja në Tiranë.” Më tej në atë intervistë Ndrec Gjergji, një emigrant i vjetër në SHBA, për gazetën

kombëtare “Bota sot” ka deklaruar se “vdekjen e Aleksandrit e kam mësuar vetëm pas tri orësh të aksidentit tragjik. Kur shkova ne dyqanin e Ramiz Danit, ishin disa nga shokët e Sandrit, që ishin me banim në Manhatan, të cilët sapo i kishin telefonuar te piceria për të njoftuar se “Sandri vdiq”. Në intervistën e 21 dhjetorit 2004 ai sqaron se “Për të qene më të sigurt u nisëm menjëherë drejt vendngjarjes, që nuk ishte shumë larg punës sonë. Kur mbërritëm atje, i pari që na tregoi për vdekjen e Sandrit, ishte një shok tjetër i tij, që quhej Ndriçim Shpuza (Çim Shpuza). Ai na tha se vdekja kishte ardhur nga

një aksident automobilistik, kur Sandri po udhëtonte me makinën e tij të vjetër të tipit “Volksvagen” në afërsi të një kishe ortodokse. Ndreca në rrëfimin e tij hidhte dyshime mbi vrasjen, pavarësisht se me gisht nuk akuzon kurrkënd, duke u shprehur: “Pas të gjitha atyre që besuam rreth aksidentit, çfarë kishte ndodhur me Aleksandrin, ne përsëri nuk ishim plotësisht të bindur dhe kishim dyshime se e vërteta nuk ishte ajo që na thuhej dhe ne nuk duhej t’i besonim të gjitha ato çka po thuheshin. Kjo gjë na u përforcua akoma më shumë dhe na u konfirmua plotësisht për ta quajtur vdekjen e mistershme, kur u kthyem përsëri te rruga. Rruga ishte e gjerë, rreth 10 metra dhe nuk kishte as edhe një makine për be. Policia nuk kishte ndaluar asnjeri, veçse na thanë se vendi ku është përplasur pas këtij trungu të pemës. Dhe ashtu ishte vërtet, për të mos spekuluar, makina ishte e shkatërruar pas pemës, por se si erdhi deri aty aksidenti që i mori jetën atë nuk e di unë? Vetëm Zoti e di dhe është e vështirë ta përshkruaj.” Mirëpo në vitin 1994 një dëshmitar në Amerikë thuhet se i ka rrëfyer familjes Kondo në Tiranë se aksidenti


speciale • E enjte 21 mars 2013

me makinë ndaj Aleksandrit kishte qenë i kurdisur nga dy shqiptarë. Mendohet që ata t’i kenë prishur Sandrit frenat e makinës gjatë kohës qe ai po hante diçka në një restorant në Nju-Jork. Po kështu ata të dy dyshohet t’i kenë hedhur Sandrit diçka në ushqim dhe pas mbarimit të drekës i kishin thëne që të shkonte me ta nga kisha ortodokse dhe e kishin shoqëruar nga pas. Ata thoshin se Sandri e mbante makinën pa frena dhe tallej shpesh me nipin e tyre, duke e vënë në lojë. Për një dëshmi të tillë u pyet Ndrec Gjergji, i cili tha se nuk mund ta konfirmonte këtë gjë, pasi nuk e kishte dëgjuar vetë historinë ose të këtë qenë dëshmitar në këtë ndodhi. Për të zbardhur sadopak të vërtetën e vdekjes “aksidentale” të Aleksandër Kondos flet miku më i afërt i tij, me të cilin u pa dhe për herë të fundit. Dhe për të shtruar një pyetje që ende nuk ka marrë përgjigje. Aleksandër Kondo u bë simbol i peshëngritjes shqiptare në vitet ‘80. Në vitin 1985 u arratis nga ish-Jugosllavia dhe që andej emigroi në tokën e premtuar, ku pas pak vjetësh gjeti vdekjen në një aksident automobilistik. - Zoti Gjergji, si e keni njohur peshëngritësin Aleksandër Kondo? - Së pari, dëshiroj të identifikohem. Jam Ndrec Gjergji, Ndreu, emigrant i vjetër politik në Amerikë. Aleksandër Kondon e njoha që në ditët e para kur ai erdhi në Amerikë. Me të shkelur në këtë vend, ai u afrua shumë me organizatat dhe grupet antikomuniste të komunitetit shqiptar. Ndonëse, siç na informuan atëherë për atë, ai vinte nga një familje komuniste. Mirëpo sjellja e tij dhe mënyra se si kërkonte të luftonte komunizmin, nuk të jepte asnjë përshtypje dhe nuk të linte asnjë fije dyshimi se ai mund të kishte ndonjë lidhje me komunizmin. Personalisht në mërgim, ku kam më se 50 vjet, kam pasur rastin të njoh edhe më parë shumë elementë antikomunistë, por një njeri si Aleksandër Kondo nuk kisha hasur ndonjëherë. Për Sandrin (Aleksandrin) komunizmi ishte një armik i përbetuar, që duhej luftuar me të gjitha mënyrat deri në vdekje. Ai vinte çdo ditë pothuajse në picerinë “Dany’s Pizza” në Queens, dyqanin e Ramiz Danit, të cilin e kishte mik. Ai kishte ditë që dukej i shqetësuar, por nuk ishte shprehur se pse, Atë ditë, para se të ndodhte aksidenti tragjik, që i mori dhe jetën, dikush erdhi dhe e thirri. Për këtë më tregoi Ramizi, i cili i kishte thënë Sandrit se duhej të çonin veturën për në autoofiçine. Dhe kishin dalë si rrufeja, kur i thonë, tamam sipas shprehjeve profetike, tamam sikur e thërriste vdekja. - Ndonëse i ri dhe një njeri i privilegjuar në Shqipëri në atë kohe, Aleksandri zgjodhi rrugën e mërgimit. Si mik i afërt i tij, mund ta keni diskutuar se cilat ishin arsyet që e shtynë të linte vendin për të ardhur aq herët në Amerikë? - Me Aleksandrin jam takuar për herë të parë te piceria e Ramiz Danit, në

Queens, një vend i njohur, ku mblidheshin shpeshherë të arratisurit e asaj kohe. Dhe në takimin e parë ai u prezantua në mënyre të habitshme, duke treguar biografinë e tij dhe të familjes deri në imtësi. Ashtu siç flisnin bashkatdhetarët, të cilët ose e njihnin më parë, ose kishin dëgjuar diçka rreth tij, ai ishte një njeri shumë i respektuar. Por edhe ai kishte një respekt të veçantë për legalitet e veçanërisht për patriotin dhe mbretërorin e orëve të para Ramiz Dani. Në këtë kontekst, Aleksandri i fitoi zemrat e të gjithëve në mërgatën shqiptare dhe shumë shpejt i bëri për vete pothuajse të gjithë atdhetarët, patriotët dhe demokratët shqiptarë në mërgim. Aleksandri për këtë brez mërgimtarësh nuk konsiderohej më si ndonjë

qeverisë komuniste ishte vetëm Aleksandër Kondo. Edhe dy a tri ditë para se të vdiste, nuk jam shumë i saktë me datat, ai mori pjesë në krye të një demonstrate që organizuam ne antikomunistët para zyrave të misionit shqiptar pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Aleksandri aty u vu në krye të turmës dhe bënte thirrje për përmbysjen e atij pushteti. Mirëpo vendosmëria e tij dhe vullneti për të sakrifikuar duke demonstruar rrugëve të Amerikës nuk ishte drejtuar vetëm kundër qeverisë komuniste në Tiranë. Gjithashtu Aleksandri protestonte deri atje sa vinte veten në rrezik edhe kundër regjimit serb dilte hapur kundër grekëve në vendet ku ata banonin si emigrantë

i dërguar i Sigurimit të Shtetit, ose si ndonjë që u arratis se i morën lopën dhe e bënë pa dëshirë kooperativist, por si një shqiptar, atdhetar i papajtuar me regjimin dhe i pakënaqur me regjimin enverist, të cilin e urrente shumë. - Ju thatë se e urrente shumë atë regjim, mund të na thoni se cilat ishin arsyet? - Në atë periudhë që Aleksandri erdhi në Amerikë lëvizja antikomuniste ishte bërë shumë e fortë. Atëherë ziente lëvizja antikomuniste, demonstratat me flamurin pa yll, sloganet dhe thirrjet kundër qeverisë komuniste, të cilat e drithëruan Tiranën dhe veglat e tyre në mërgim. Një njeri që ishte i gatshëm për të sakrifikuar dhe nxitur të tjerët të ishin kundër

në Queens, Astoria. Me këto veprime Aleksandri dëshmoi pa asnjë dyshim se ai ishte një antikomunist dhe një atdhetar mjaft i zjarrtë. - Ç’mund të na thoni për dyshimet se në vdekjen e Aleksandrit kishte dorë Sigurimi i Shtetit dhe veglat e tyre në mërgim? - Nuk e di se si mund ta quaj një pyetje të tillë dhe se si mund të tingëllonte kjo pyetje pas të gjitha atyre gjërave që thashë më lart. Ambasada shqiptare në NjuJork Aleksandrin e kishte vënë në shënjestër. Di të them se ai ndiqej në çdo lëvizje dhe kontrollohej nga njerëzit e Sigurimit për çdo veprim që mund të bënte. Unë nuk mund të them se në vrasjen

»

17

e tij ka dorë Sigurimi, sepse nuk kam ndonjë të dhënë të sigurt, por mund të them se vdekja ka shumë rrethana të mistershme. Mund t’ju them një fakt. Pas vdekjes së tij ne menduam që të bëhej ç’ishtë e mundur që trupi i Aleksandër Kondos të dërgohej pranë familjes. Meqenëse ai vdiq dhe nuk kishte asnjeri në këtë vend, e pamë të arsyeshme ta dërgonim pranë familjarëve. Si shqiptarë që jemi, e kemi në traditë, qoftë edhe hasëm, kur vdes tjetri shkojmë e i hedhim një dorë dhe. Dërguam dy persona për të hyrë në bisedime me ambasadën dhe konkretisht me ambasadorin e asaj kohe Bashkim Pitarka, i cili kërkesës tonë i ishte përgjigjur: “Të vdekur mbajeni ju Aleksandër Kondon, sepse unë atë e doja të gjallë, e pastaj e shihnit ju se si e dërgoja në Tiranë.” - Si e morët vesh lajmin dhe rrethanat e vdekjes së Aleksandrit? - Sapo mbërrita në punë, dikush më telefonoi. Menjëherë u nisa drejt vendngjarjes, pasi ndodhesha në vendin e punës vetëm tri a katër orë pas aksidentit. Në rrugë, kur mbërrita të vendngjarja, pashë vetëm policinë dhe hetuesit, që po bënin hetimet e çastit dhe disa fotografime. U largova sapo mësova se e kishin çuar drejt spitalit, me shpresë se do ta gjeja të gjallë. Atje pashë se ishin grumbulluar shumë shokë dhe miq të tij, një pjesë të tyre i shihja për herë të parë. Aleksandri ndodhej në sallën e reanimacionit. Hyra në sallë dhe më shpërthyen lotët kur e pashë në atë gjendje: i dëmtuar jashtë mase dhe në gjumin e vdekjes. I thashë si pa ditur “lamtumirë Sandri” dhe dikush më tërhoqi duke më dhënë pak kurajë. Ishte një moment nga më të hidhurit në jetën time. S’do ta besoj më kurrë atë çka ka ndodhur atë ditë. Vdekja e tij ishte një humbje e madhe për mërgimtarët tanë, atdhetarët dhe patriotët. Ajo u prit me hidhërim të thellë, duke ngjallur shumë dyshime. Dyshime të cilat edhe sot e kësaj dite janë mistere, që për mendimin tim mund t’i përgjigjet vetëm ish-ambasadori i Tiranës në Nju-Jork i atyre viteve, Bashkim Pitarka, i cili qëndron diku i fshehur në saje të lidhjeve që ka pasur në atë kohë dhe të ndonjë statusi që ndoshta e ka fituar në SHBA. Në këto që po them nuk ka asnjë lloj spekulimi. - Çfarë ndodhi pas këtyre që na tregoni, a e mbani mend? - Njëlloj sikur gjithçka të këtë ndodhur sot. Rreth 200 a 300 mërgimtarë jemi mbledhur vetëtimthi dhe në mënyrë spontane kemi krijuar një fushatë për të organizuar ceremoninë mortore dhe varrimin, duke e konsideruar Aleksandrin si një njeri të respektuar e të dashur për të gjithë ne. Një njeri që nuk e meritonte në asnjë mënyre një vdekje të tillë tragjike, por meritonte respektin dhe nderimin e të gjithëve. Ai është varrosur në varrezat publike në Queens “Cyprus Cementery Hills”. Intervista është marrë në vitin 2004


18

« Dossier

Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

K

ëta lloj njerëzish-tabu të mendimit determinues, që duan të jenë edhe sot të tillë, po rrezikojnë të shkatërrojnë vetë qelizat e strukturës së demokracisë, që projekton e ardhmja. Personalitete të ish-realizmit socialist japin e mbajnë leksione (por me të vetin ndryshim nga e kundërta e së kaluarës). Nëpër diaspora mbi kapitalizmin dhe mënyrën e menaxhimit të pushtetit në Shqipëri. Pra, elementi i udhëheqjes i dikurshëm mban nën hetim idetë e reja dhe i censuron me trajtesa institucionesh shkencore, që posedon duke i tjetërsuar identitetin e vlerave të reja dhe mbajtjen në fuqi të vlerave të vjetra, të cilat i klasifikoi komunizmi. Edhe në diasporë akoma ky mentalitet nuk është shkulur dhe nuk po shkulet qoftë edhe nga leksionet e reja që po mbarten në kohën e poskomunizmit. Kjo për faktin se një luftë klasore e tipit të ri është grupuar tashmë ndryshe para syve për çështjen e një komuniteti modern shqiptar që po serviret dhe kërkon të orientojë në dobi të vet, përsëri gjoja në emër të kombit shqiptar. Si pasojë, dalin përballë personalitete dhe klanet që përfaqësojnë hera herë mënyrën e vetme të të jetuarit, thelbin e orientimit shoqëror. Imazhi degradues i këtyre dy lloj përballjeve, reflekton në amortizimin shumë shpejt gjatë zbatimit të dështuar në programet e tyre mjaft “interesave”, me ngarkesat gjoja për të sjellë ndryshime. Por ndryshime nuk ka dhe atëherë kur nuk ka programe efikase, ato serviren me justifikimin si dikur propagandistik, të cilat na vënë në dyshim tërë besimin tonë kombëtar. Një gjë të tillë nuk po e shkulim dot nga mentaliteti i vjetër edhe përballë diasporës sonë në perëndim. Rezultati: krizë personalitetesh për udhëheqje. Kulturë politikë e dekompozuar. Fajin e kanë të gjithë, por atë dikush të zgjedhë me votat e tyre asnjë nuk e parashtron që të jetë përsëri lider edhe në shkencën tonë shoqërore. Atëherë, si mund të ndihemi me këto institucione të cilat vetëm emrat i mbajnë të tillë , sepse në analizat e dështuara palosen vetëm “autokritika” të gabimeve edhe kur papërgjegjshmëria vijon me eksperimente te reja në popull? Akoma shfaqet turbullira: tranzicioni i ka këto dështime i njeh këto vështirësi dhe si pasojë ngrin idetë e reja, komponentët e programit japin një rezultante të tipit leninist dy hapa para dhe një mbrapa. Pa e zgjatur, po argumentoj edhe me një fakt të sëmurë historik, që ka të bëjë me kundërzbulimin tonë në Sicili të Italisë. Dihet që shërbimi i kundërzbulimit në çdo vend të botës, është nga më të vlerësuarit në konceptin e tyre të sigurimit kombëtar. Edhe për vendin tonë, ngritja dhe sakrifikimi për një veprimtari të tillë informative, është me të vërtetë vlerë kombëtare dhe nën këtë kontekst shkatërrimi ose eliminimi i saj nën pasojën ideologjike komuniste, nuk ka qenë gjë e zgjuar. Asnjë vend nuk e dëmton veten në aspektin e sigurisë kombëtare dhe nuk mund të ngatërrohet” goditja” e kësaj strukture njëlloj si me goditjen e tërë sistemit komunist. Ajo që bie në sy në këtë raport, ka të bëjë me simbiozën e sigurimit të shtetit, që ka ngrënë nga brenda edhe vetë organet e kundërzbulimit tonë dhe që shfrytëzon në mënyrë spekulative gjenin shqiptar tek arbëreshët e Italisë. Është ky fakt që sjell ftohjen e tillë për motive të drejta, të cilat nuk janë zbardhur deri më sot. Pa e zgjatur që të analizoj faktet e këtij raporti, le të gjykojnë vetë shqiptarët këtë anë të errët e cila bashkë me zhdukjen e dëmtimin e këtij kundërzbulimi me vlerë tonën solli edhe dëmin tjetër në cenimin e ndjenjës kombëtare tek arbëreshët e Italisë. Atëherë, duhet të mendoj shkaqet që sollën këtë prishje dhe të rikonstruktohet ato vlera me mentalitete të reja me të vërtetë kombëtare. Raport mbi udhëtimin në Kalabri e Sicili Prej datës 1-11/11/1959 vajta për të shoqëruar Titullarin në Kalabri e Sicili për të cilin udhëtim e shikon të nevojshme të përshkruaj çështjet më kryesore dhe që mund të interesojnë punës tonë. Qëllimi i vajtjes në këto vende ishte në radhë të parë njohja me popullsinë arbëreshe, me njerëzit që kanë qenë në vendin tonë dhe veçanërisht ish partizanët etj. Sigurisht për këtë

E enjte 21 mars 2013 •

Si vepronte kundërzbulimi shqiptar për shqiptarët jashtë trojeve

punë kishin njëfarë orientimi, por, siç dihet, deri më tani është punuar shumë pak në drejtim të popullsisë arbëreshë. Vizita u bë në mënyrë private, d.m.th. duke e konsideruar veten si turist dhe për të parë kuriozitetet e këtyre vendeve. Mbi vendet që vizituan dhe çfarë konstatuam: Ashtu siç dihet, kontingjenti më i madh i popullsisë arbëreshe ndodhet në krahinë Kalabri Lukania dhe më tepër në zonën e qytetit të Kozencës. Në këtë zonë, ndodhen rreth 30 fshatra me një popull prej 65-70 000 banorë. Këto fshatra, janë të shpërndarë dhe larg njëritjetrit dhe ndodhen në kodrinat duke u shtrirë nga deti Jon e deri në detin Mesdhe. Një pjesë janë të grumbulluar në një zonë, janë p.sh. Lungro, Acquaformosa etj. dhe një pjesë tjetër janë në pjesën tjetër si S.Demetrio Corona, Maçhia etj.

Përbërja e tyre pikëpamja e zhvillimit ekonomiko shoqëror ndryshon nga një fshat tjetrin, pothuajse të gjithë merren me bujqësi e blegtori dhe një pjesë e vogël punojnë si punëtorë në një minierë kripe (lungro). Nga ana tjetër, megjithëse jetojnë në vështirësi ekonomike, populli arbëresh paraqitet më e zhvilluar nga pikëpamja e edukimit kulturor arsimor, se sa fshatrat e popullsisë italiane të kësaj krahine. Fëmijët i çojnë në shkollat fillore dhe të mesme dhe një pjesë e mirë edhe në universitete, kështu që kanë formuar një klasë intelektuale dhe që marrin pjesë aktive në jetën politike administrative të vendit, japin kontributin e tyre qoftë në aktivitetin e partive politike ashtu edhe në atë shtetërore. Nuk e shikoj të nevojshme të vë në dukje kontributin e popullsisë arbëreshe në lëvizjen e rilindjes italiane, por ajo që ka rëndësi, është fakti që këto popullsi qoftë për lidhjet sentimen-

tale e dashurinë që kanë për vendin tonë ashtu dhe nga pikëpamjet progresiste gjatë kohës fashizmit dhe tani kanë një qëndrim jashtëzakonisht të mirë politik, në pjesën më të madhe dhe janë të lidhur me partitë e majta sidomos me komunistët. Kudo që vajtëm, na thoshin se “jemi të kuq si flamuri i Shqipërisë, si ju”. Një pjesë e mirë e komunave të fshatrave arbëreshe, kanë shumicën absolute komunistët ose socialistët, por edhe në ato fshatra ku nuk i kanë komunat partitë e majta, popullsia ka simpati e dashuri për vendin tonë. Kudo që vajtëm, u pritëm me dashuri e admirim, treguan interesim të madh për fitoret e arritura në pushtetin popullor, për zhvillimin ekonomiko-kulturor të vendit tonë. Midis këtyre fshatrave, kanë për tu përmendur për pritje të mirë s. Demetreo Korona, Lungro, Spezzano Albanese 9 krahina Kosences) dhe Piana degli Albanesi në Sicili etj. Karakteristikë dhe interesante është fakti që kanë ruajtur mbas kaq shekujsh gjuhën dhe zakonet dhe thonë me kryelartësi, se janë prej gjaku shqiptari dhe kanë dy atdhe. “Nuk i harrojmë kurrë vëllezërit tanë përtej Adriatikut”, thoshin ata dhe me të vërtetë kështu është. Çdo njeri që mund të takosh të vogël apo të madh, grua apo burrë, kur i thoshim se “jemi shqiptar”, të përgjigjeshin në shqipen e tyre dhe menjëherë pyesnin jeni shqiptarë nga Shqipëria apo të emigruar, mbasi kujtonin se ishim nga të arratisurit. Karakteristikë tjetër është fakti që në përgjithësi këto popullsi kanë zgjedhur vendet malore ose kodrinore d.m.th. jo vetëm që i përshtaten një pozicioni strategjik për mbrojtje por edhe janë të njëjtat me konditat klimaterike dhe relievin e vendit tonë. Duket se kur kanë ardhur në Itali këto, vendi i ka zgjedhur për vet mbrojtje, mbasi nga sa na thanë për mjaft kohe edhe mbas ardhjes së tyre, kanë luftuar me vendasit, sepse nuk donin ti linin për t’u vendosur në këto vende dhe për këtë shkak janë ngjitur maleve. Midis këtyre popullsive ka një kontingjent të mirë njerëzish dhe terreni është mjaft i favorshëm për të punuar, qoftë nga fakti i lidhjeve sentimentale dhe ideologjike, ashtu dhe nga motive materiale. Duhet shënuar se mjaft nga këto fshatra arbëreshe ndodhen të emigruar në krahina të ndryshme të Italisë dhe jashtë shtetit si në Amerikë, Australi, Argjentinë e gjetkë. Sigurisht, ata që na interesojnë në radhë të parë janë ata që ndodhen në Itali dhe në pjesën më të madhe janë në punë shtetërore dhe në pozita me rëndësi. Vetëm ajo që pengon punën në drejtim të forcimit të miqësisë dhe të krijimit të kontakteve me njerëz të ndryshëm në këto


Dossier • E enjte 21 mars 2013

fshatra, është ajo që vështirëson qenia larg, ku komunikacioni nuk është i rregullt dhe nuk të lejon te shkosh e kthehesh brenda ditës, por që je i detyruar të flesh atje. Megjithatë, duhet shikuar mundësia e vajtjes herë pas here në këto vend, jo vetëm për të zgjeruar miqësitë, por me anë të njohjeve të atjeshme mund të merren rekomandime për njerëzit e tyre që i kanë të shpërndarë nëpër Itali. Është për të shënuar fakti i lidhjeve dhe dashuria për vendin tonë dhe dëshira për të kontribuar në mbrojtjen e interesave tona, informacioni i dhënë nga Kryetari i Bashkisë Lungros, Giuseppe Verduçi, të cilin kam qenë njohur më parë gjatë vitit 1957. Ai më thirri dhe më raportoi, se pranë Legatës Italiane në Tiranë, do të vinte avokati arbëresh Giuseppe Damis. Ky ka qenë nëngjyqtar, fashist me damkë dhe është nipi i Av. Angjelo Damis, i cili sipas tij, ky i fundi paska qenë kërkuar nga partizanët shqiptarë si kriminel fashist, mbasi ka qenë prefekt në Shqipëri. Avokati Xhuzepe Damis vjen si punëtor operativ i Ministrisë së Brendshme Italiane, flet mirë gjuhën shqipe dhe për të pasur sukses në punën e tij në Shqipëri, ka kërkuar një flet rekomandimi nga komunistët e Lungros, me qëllim që, kur të njihet me ndonjë njeri atje, të paraqitet si element i majtë dhe mik i jon. Natyrisht, rekomandimi i kërkuar i është refuzuar dhe ai më këshilloi që të “kemi kujdes”, mbasi është njeri i keq dhe se është sjellë mjaft keq me komunistët në Lungro. Duhet të them mik i Rotondaros dhe ka mundësi që ta ketë rekomanduar ky për të sjellë në Tiranë. Në zonat që vizituam, u takuam dhe me disa ish partizanë italianë në Shqipëri, midis të cilëve është për të përmendur ish komisarin e kompanisë N./Toger Vincenzo Castiglione, tani banon në Spezzano (kosenza). Ka bashkë të atin e vëllain, një dyqan për shitje mobilesh dhe është në gjendje të mirë ekonomike. Janë që të gjithë komunistë. Nga biseda dhe pritja e bërë, tregoj se e do shumë vendin tonë dhe veçanërisht ka simpati për shokët, Enver e Mehmet dhe partinë tonë, që luftojnë pa ndërprerje kundër revizionistëve jugosllavë etj. Duket tip revolucionari të flaktë, ka dëshirë të madhe për të vizituar vendin tonë. Po ashtu, takuam ish partizanë të Brigadës së parë në Piana Degli Albanesi, në Lungro në Maçhia etj. Të gjithë flisnin me admirim për luftën partizane dhe kanë simpati për vendin tonë. Nuk do të jetë keq, që ky kontingjent njerëzish jo vetëm të mbahet afër, por që të mendohet për të mbajtur lidhje qoftë me anë letrash 9 shkëmbime midis ish partizanëve tanë dhe atyre), ashtu dhe duke ftuar herë pas

here në vendin tonë nga këta njerëz, mbasi midis këtyre ka njerëz të vlefshëm për punën tonë qoftë për tani dhe për të ardhmen. 2. Mbi çështje ushtarake e bazash Nga bisedat e pakta që mund të bëj në mënyrë indirekte, u informova për çështje që vijojnë: a. Në majën më të lartë të maleve të Sillas (krahina e Kozencës) është vendosur një stacion radar e meteorologjik i aeronautikës italiane. b. Porti i Augustos (Sicili) ruhet shumë nga të huajt, për shkak se është bërë dhe përdoret si bazë e Flotës VI të Amerikane. Bile me ata që bisedova më thanë se nuk i lenë fare të huajt për të shkuar në këtë port dhe se për të vajtur duhet leje speciale. Nuk e dimë se sa mund ti përgjigjet të vërtetës kjo gjë. c. Në Palermo janë këto komanda ushtarake: -Komanda e Re. Sicilisë e Aeronatikës - Komanda Territoriale Ushtarake - Komiliteri Ush. i Zonës 23 -Komanda Ushtarake e zonës -Komanda e Art. CMT -Komanda e Xhenios -Komanda e Transmisionit -Qendra e Stërvitjes Rekrutëve 11 -Drejtoria e Punimeve të Xhenios -Drejtoria e Shëndetësisë -Drejtoria e Motorizimit - XI Qendër e Autieri - Distreti Ushtarak - Gjyqi Ushtarak - Spitali Ushtarak c. Në Kozenca është 151 Regj, Avelino dhe komanda e Distretos e artilerisë etj. Mbi s/a Gjatë lëvizjeve dhe qëndrimit në qytetin e Konzencës nuk kemi pasur ndjekje të hapur, por me shumë kujdes duke kontrolluar vetëm takimet në hotel dhe në vendet që vajtëm. Ndërsa me të mbërritur në R. Kalabria dhe kaluar në Mesna dhe gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Sicili dhe lëvizjeve tona, na kanë ndjekur këmba këmbës me makinë. Gjatë lëvizjeve të bëra për shëtitje në Palermo me makinë dhe në këmbë vetëm pa titullarin, na kanë lënë pa bërë ndjekje mundet me qëllim që të shikonin se mos kishim punë apo me na dhënë me kuptue që ndjekjen e bëjnë për të mbrojtur Titullarin por mënyra që bënin ndjekjen nuk të linte përshtypjen që qëllimi ishte për të mbrojtur titullarin, pasi ata edhe në hotel kontrollonin dhe

»

19

regjistronin bisedimet tona telefonike. Konkretisht këtë të fundit e zbuluam në kohën që po bisedonte titullari me një shok dhe agjenti që qëndronte atje, nxori jashtë centralistin dhe vuri kufjet vetë ai. Për të shënuar është që në fshatin Pallagori (krotone) nga një mësues na u bënë pyetje provokuese, si p.sh. për çështjen hungareze se ajo që neve mund të kërkojmë bashkimin e arbëreshëve me vendin tonë etj. Por këtij provokacioni ju dha përgjigja e duhur dhe e mbyllëm me gjakftohtësinë më të madhe. Kaq për dijeni... Patologjia e spekulimit edhe në emër të kombit. Dihet që vlera kombëtare e zbulimit tonë jashtë shtetit në interes të vendit tonë, ka qenë dhe është parësore. Në qoftë se në shkrimin e mëparshëm përmenda vlerat pozitive, nuk do të thotë që gjithçka është e glorifikuar dhe e himnizuar, sepse i shërben çështjes kombëtare, sidomos në rastet tona kur zbulimi jo thjesht si profesionist, ka vepruar nën pasojat e propagandës komuniste duke spekuluar me ndjenjat kombëtare të diasporës tonë. Rasti që do të shkruaj, ka edhe shume raste të tilla, të cilat, edhe pse nuk na pëlqejnë, janë të vërteta, por që i japin përgjigje edhe këtyre pyetjeve: Pse arbëreshët në Itali nuk e kanë më aq sa duhet atë mikpritjen që u rezervohesh më parë shqiptarëve të ardhur nga shteti amë? Pse duhej të shfrytëzohej prej zbulimit tonë ndjenja kombëtare 500 vjeçare e arbëreshëve në Sicili e Kalabri për ti rekrutuar? A mundet që të rehabilitohet kjo forcë morale e tyre tashmë që regjimi komunist nuk kërkon t’i vërë në shfrytëzim për interesat e veta dhe jo më nën spekulimin e “idealit kombëtar”? Kuptohet që ideali moral i barazisë të revolucionit francez bëhet i pamundur të kultivohet në mendjen e tyre kur është në hile dhe nuk jepet në popull ashtu siç e kërkon realiteti. Koncepti i qytetarisë moderne perëndimore, dekurajohet në bindjen morale ndaj demokracisë për funksionin e saj real edhe kur konstaton të tilla spekulime kombëtare. Synimi për të ndërtuar një shoqëri siç shprehet Kolins për shoqërinë amerikane, shoqëri e bazuar mbi mirëbesim vihet në lëvizje edhe drejt dështimit kur bëjmë veprime të kundërta. Shoqëria postenveriane po rrezikon të trashëgojë disa modele diskriminuese si inerci e luftës së klasave, ideve komuniste, men-

të manipuluara publikisht. Këto lloj njerëzish-tabu të mendimit determinues, që duan të jenë edhe sot të tillë, po rrezikojnë të shkatërrojnë vetë qelizat e strukturës së demokracisë, që projekton e ardhmja. Personalitete të ish-realizmit socialist japin e mbajnë leksione (por me të vetin ndryshim nga e kundërta e së kaluarës). Nëpër diaspora mbi kapitalizmin dhe mënyrën e menaxhimit të pushtetit në Shqipëri. Pra, elementi i udhëheqjes i dikurshëm mban nën hetim idetë e reja dhe i censuron me trajtesa institucionesh shkencore që posedon duke i tjetërsuar identitetin e vlerave të reja dhe mbajtjen në fuqi të vlerave të vjetra, të cilat i klasifikoi komunizmi. Edhe në diasporë akoma ky mentalitet nuk është shkulur dhe nuk po shkulet qofte edhe nga leksionet e reja që po mbarten në kohën e poskomunizmit. Kjo për faktin se një luftë klasore e tipit të ri është grupuar tashmë ndryshe para syve për çështjen e një komuniteti modern shqiptar që po serviret dhe kërkojë të orientojë në dobi të vet përsëri gjoja në emër të kombit shqiptar. Si pasojë, dalin përballë personalitete dhe klanet që përfaqësojnë hera herë mënyrën e vetme të të jetuarit, thelbin e orientimit shoqëror. Imazhi degradues i këtyre dy lloj përballjeve, reflekton në amortizimin shumë shpejt gjatë zbatimit të dështuar në programet e tyre mjaft “interesave”, me ngarkesat gjoja për të sjellë ndryshime. Por ndryshime nuk ka dhe atëherë kur nuk ka programe efikase, ato serviren me justifikimin si dikur propagandistik, të cilat na vënë në dyshim tërë besimin tonë kombëtar. Një gjë të tillë nuk po e shkulim dot nga mentaliteti i vjetër edhe përballë diasporës sonë në perëndim. Rezultati: krizë personalitetesh për udhëheqje. Kulturë politikë e dekompozuar. Fajin e kanë të gjithë, por atë dikush të zgjedhë me votat e tyre asnjë nuk e parashtron që të jetë përsëri lider edhe në shkencën tonë shoqërore. Atëherë, si mund të ndihemi me këto institucione, të cilat vetëm emrat i mbajnë të tillë, sepse në analizat e dështuara palosen vetëm “autokritika” të gabimeve edhe kur papërgjegjshmëria vijon me eksperimente te reja në popull? Akoma shfaqet turbullira: tranzicioni i ka këto dështime i njeh këto vështirësi dhe si pasojë ngrin idetë e reja, komponentët e programit japin një rezultante të tipit leninist dy hapa para dhe një mbrapa. Pa e zgjatur, po argumentoj edhe me një fakt të sëmurë historik, që ka të bëjë me kundërzbulimin tonë në Sicili të Italisë. Dihet që shërbimi i kundërzbulimit në çdo vend të botës, është nga më të vlerësuarit në konceptin e tyre të sigurimit kombëtar. Edhe për vendin tonë, ngritja dhe sakrifikimi për një veprimtari të tillë informative, është me të vërtetë vlerë kombëtare dhe nën këtë kontekst shkatërrimi ose eliminimi i saj nën pasojën ideologjike komuniste, nuk ka qenë gjë e zgjuar. Asnjë vend nuk e dëmton veten në aspektin e sigurisë kombëtare dhe nuk mund të ngatërrohet” goditja” e kësaj strukture njëlloj si me goditjen e tërë sistemit komunist. Ajo që bie në sy në këtë raport, ka të bëjë me simbiozën e sigurimit të shtetit, që ka ngrënë nga brenda edhe vetë organet e kundërzbulimit tonë dhe që shfrytëzon në mënyrë spekulative gjenin shqiptar tek arbëreshët e Italisë. Është ky fakt që sjell ftohjen e tillë për motive të drejta, të cilat nuk janë zbardhur deri më sot. Pa e zgjatur që të analizoj faktet e këtij raporti, le të gjykojnë vetë shqiptarët këtë anë të errët e cila bashkë me zhdukjen e dëmtimin e këtij kundërzbulimi me vlerë tonën solli edhe dëmin tjetër në cenimin e ndjenjës kombëtare tek arbëreshët e Italisë. Atëherë, duhet të mendoj shkaqet që sollën këtë prishje dhe të rikonstruktohet ato vlera me mentalitete të reja me të vërtetë kombëtare.

talitete që të çojnë drejt pakënaqësive dhe revoltave të reja nën idetë: atëherë kemi qenë më mirë, sepse edhe kombin e donim më shumë, sepse kishim një copë bukë për të ngrënë e mbi të gjitha sigurinë e policit. Të flasësh kështu do të thotë të harrosh shpejt të kaluarën, por mbi të gjitha të spekulosh akoma në emër të kombit, ashtu siç u spekulua edhe në emër të popullit për gjyqet që i bënë kundërshtarëve të vet. Shkalla e gjykimit për çështje kryesore kombëtare, bëhet tabu në këtë mënyrë duke legalizuar institucionet dhe duke mbetur po adal Lider që i kanë cilësuar në publik të mëdhenj dikur Enver Hoxha, në emër edhe të miratimit masivpopullor

Raport mbi udhëtimin në Kalabri e Sicili Prej datës 1-11/11/1959 vajta për të shoqëruar Titullarin në Kalabri e Sicili, për të cilin udhëtim e shikon të nevojshme të përshkruaj çështjet më kryesore dhe që mund të interesojnë punës tonë. Qëllimi i vajtjes në këto vende ishte në radhë të parë njohja me popullsinë arbëreshe, me njerëzit që kanë qenë në vendin tonë dhe veçanërisht ish partizanët etj. Sigurisht për këtë punë kishin njëfarë orientimi, por siç dihet, deri më tani është punuar shumë pak në drejtim të popullsisë arbëreshë. Vizita u bë në mënyrë private, d.m.th. duke e konsideruar veten si turist dhe për të parë kuriozitetet e këtyre vendeve.


20

«

Kulturë

E enjte 21 mars 2013 •

Stefan Taçi, 30 vjet animacion

F

ilmi me regjisorin artistin shqiptar Paul Kurti (nipi i aktores Tinka Kurti), sjell në ekran edhe aktorin shqiptar me banim në SHBA, Luan Bexheti. Përkrah tij skenaristja dhe producentja e filmit, Amina Zhaman. Gjatë shfaqjes së filmit, në sallë edhe aktoret e famshme ruse Ludmila Dmitrieva dhe Ksenia Berestnikova, ylli i muzikës Shamil etj. Filmi “Right to Love” (E Drejta për të Dashuruar) gjatë premierës në Rusi i dha emocione një salle mbushur plot e përplot, një moment i veçantë për aktorin Luan Bexhetin dhe producenten Amina Zhanan, të cilët ishin prezent. Premiera e filmit u shfaq në teatrin e famshëm “Eldar” më 17 mars 2013 në Moskë. Premiera solli mbi 100 spektatorë, duke përfshirë edhe vipat dhe yjet e njohur të Rusisë. Midis tyre ishin dhe aktoret e famshme ruse Ludmila Dmitrieva dhe Ksenia Berestnikova, ylli i muzikës Shamil, këngëtari i muzikës Balkar folk, Ruslan Khasaitov, poeti çerkez Ratmir, etj. Filmi u shfaq në gjuhën orgjinale, në aglisht, pa përkthim ose titra, që ishte e para herë për kinemanë ruse. Filmi u realizua me regji të Paul Kurtit, me producentë Amina Zhaman (e cila ka shkruar skenarin dhe luan rolin kryesor, producente) dhe Marina Bolotokova, (producente & CEO e Oriental Pearl LLC). “Jam shumë e lumtur që audienca vendase dhe e huaj në Moskë u dashuruan me filmin “Right to Love”. Shumë nga spektatorët kanë qarë në fund të filmit gjatë shfaqjes, të gjithë ishin të emocionuar dhe u prekën nga historia e Tonit dhe Aminës. Nuk donin që filmi të përfundonte pa “happy ending”. Që nga premiera amerikane në dhjetor 2012 shumë kritikë dhe shikues të filmit më tregojnë që duan të shikojnë më shumë dhe filmi të vazhdojë me një pjesë tjetër. Të them të drejtën nuk e prisja këtë

“Right to Love”, shfaqje në Rusi

lloj reagimi në Moskë, meqë audienca këtu rrallë emocionohet. Jam mahnitur me numrin e madh të personave si në New York edhe në Moskë që duan të

më bindin të krijoj pjesën e dytë si vijim për filmin ‘Right to Love’”, tha skenaristja dhe producentja e filmit, Amina Zhaman.

Këshilli Europian i Arkeologjisë takim vjetor në Shqipëri Për herë të parë në Shqipëri, nga sot, 21 Mars deri më 23 Mars, në Sarandë do të zhvillohet Takimi Vjetor i Këshillit Evropian të Arkeologjisë (EAC). Këshilli Evropian i Arkeologjisë (EAC) është një rrjet demokratik organizatash që janë ligjërisht përgjegjëse për menaxhimin e trashëgimisë arkeologjike në vendet respektive. Anëtarësimi në këtë Këshill është i hapur për të gjithë organet kombëtare të ngarkuara me menaxhimin e trashëgimisë arkeologjike në të gjithë Evropën. Misioni kryesor i EAC është të mbështesë menaxhimin e trashëgimisë arkeologjike në Evropë, t’i shërbejë nevojave të agjencive që janë të përfshira në menaxhimin e trashëgimisë kombëtare arkeologjike, të vendosë bashkëpunime të ngushta institucionale dhe të shkëmbejë informacion midis institucioneve evropiane, etj. Agjencia e

Shërbimit Arkeologjik në Ministrinë e Turismit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (ASHA) është anëtare me të drejta të plota në këtë Këshill që prej vitit 2011. Aktiviteti është planifikuar të zhvillohet në tre ditë përkatësisht në ambientet e Hotel “Butrinti”, Sarandë si dhe në Teatrin e Butrintit (Parku Kombëtar Butrint), sipas programit të mëposhtëm. Në ditën e parë do të mbahet seminari me temë: “Menaxhimi i Trashëgimisë 2013 - Konservimi in situ: menaxhimi dhe prezantimi”. Prezantimet në këtë seminar do të mbahen nga specialistë vendas dhe të huaj, të cilët do të paraqesin një panoramë të eksperiencës shiptare në fushën e konservimit dhe menaxhimit të trashëgimisë arkeologjike. Në të njëjtën ditë do të zhvillojë takimin edhe Asambleja e Këshillit Evropian të Arkeologjisë, në axhendën e të cilës është parashikuar ndër të tjera

edhe votimi për zgjedhjen e Presidentit të ri të EAC. Dita e dytë është rezervuar për simpoziumin e 14-të Shkencor të EAC me temë: “Konventa e Valetës: 20 Vjet më pas - Sfidat në të ardhmen. Përvjetori i 20-të i Konventës së Valetës: Përfitime, Probleme, Sfida”. Në këtë kontekst specialistë ndërkombëtarë të fushës do të paraqesin situatën arkeologjike në vendet e tyre respektive në kuadër të detyrimeve që parashikon Konventa. Ndërsa në ditën e tretë është planifikuar një eskursion tek Syri i Kaltër. Ky aktivitet konsiderohet si një ngjarje me rëndësi për një vend si Shqipëria, nënshkruese e Konventës së Maltës në vitin 2007. Organizimi i eventit në një sit të shpallur Pasuri Botërore e UNESCOs (Butrinti), është një vlerësim i trashëgimisë së pasur shqiptare, njëkohësisht mjaft i rëndësishëm edhe në aspektin e turizmit kulturor.

Janë 30 vjet nga krijimtaria e tij si artist i animacionit që Stefan Taçi zgjedh të prezantojë për publikun. “Nëpër labirinthet e animacionit… 1987-2007”. Kështu e ka titulluar ai ekspozitën personale që pritet të çelet nesër për të vijuar deri më 30 Mars, në mjediset e një prej galerive private në Tiranë. Piktori Taçi është i përket brezit të artistëve që janë shfaqur me punën e tyre që në vitet ’80 dhe që vijon të jetë aktiv edhe sot. Këtë herë, në ndryshim nga herët e tjera ai zgjedh të vijë me një ekspozitë të veçantë që bën bashkë dashurinë e tij për pikturën dhe filmin, përmes punës që ai ka bërë në filmat e animuar ku shënohet emri i tij. Kështu do të prezantohen vizatimet e tij të filmave në vite duke sjellë ndoshta për ndokënd edhe një ndjenjë të bukur nostalgjie. Filmat e realizuar prej tij në vite me të cilët publiku do të “njihet” në këtë ekspozitë janë: Veza e rrallë (1988), Fidani (1990), Fantazisti (1991), Mall (1991), Kompozim (1992), Rekuiem (1992), Gjëra që nuk ndryshojnë (1993), Triptik (1994), Sizifiane (1996), Rimodelim (2000), Les Fauves (2003), Butterfly (2007). Taçi është vlerësuar me disa çmime për këta filma. Kështu me filmin “Veza e rrallë” ka marrë çmimin e dytë në festivalin e 8 të Filmit Shqiptar, Tiranë. Për “Rimodelim”, çmimin e parë në festivalin e 11 të Filmit Shqiptar, Tiranë. Për “Les Fauves”, çmimin e parë në festivalin e 12 të Filmit Shqiptar, ndërsa për “Butterfly”, çmimin special të jurisë në TIFF, Tiranë. Në vitin 2002, me rastin e 50-vjetorit të kinematografisë shqiptare është nderuar nga Presidenti i Republikës me medaljen “Naim Frashëri” i argjendë. Ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme ndërkombëtare: 1989 – Annecy, Francë; 1993 – Annecy, Francë; 1994 – Ankara, Turqi; 1996 – Burg-en-Bresse, Francë; 2000 – Drama, Greqi; 2001 – Lille, Francë; 2001 – Annecy, Francë; 2001 – Genzano di Roma, Itali; 2002 – Zagreb, Kroaci (programi special); 2004 – Brazil ‘Anima Mundi’; 2004 – Zagreb, Kroaci (programi special); 2004 – Hiroshima, Japoni (programi special); 2004 – Tiranë, Festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër “TIFF”; 2005 – Beograd, Serbi “BALKANIMA”; 2006 - Tunizi, Festivali filmit Mesdhetar; 2007 – Beograd, Serbi “BALKANIMA”; 2007 – Tiranë, Festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër “TIFF”; 2007 – “Animateka” Ljubljana, Slovenia; 2009 – Prizren, Kosovo “DokuFest” (Panorama Stefan Taçi); 2009 – Athinë, Greqi “AnimFest”. Neziri, ekspozitë në Tiranë Piktorja nga Tetova, Shukrie Neziri vjen në Tiranë për të çelur ekspozitën e saj personale. Ekspozita do të hapet të premten, më 22 mars, në Tirana Ekspres. Neziri ka kryer Fakultetin e Pikturës në Universitetin e Tetovës. Ekspozitën e parë personale e ka hapur në Tetovë në vitin 2005, ndërsa ka marrë pjesë në shumë ekspozita të përbashkëta në vend. Kjo është ekspozita e saj e parë jashtë Maqedonisë.

Grupi folklorik i Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri Grupi folklorik i Arabisë Saudite performoi për herë të parë në Tiranë në kuadër të javës arabe. Koncerti u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit ku përçoi vlerat artistike të folkorit të tyre. Përfaqësuesi i ketij grupi vlerëson ballafaqimin me kulturat e ndryshme. Ardhja e orkestrës dhe grupit folklorik të Arabisë Saudite u bë e munduar në kuadër të javës arabe në Shqipëri, me qëllim njohjen e kulturës dhe trashëgiminë e pasur të të dy vendeve.


Kulturë

• E enjte 21 mars 2013

Anëtarët e Konventës Evropiane Teatrore (ETC), rrjetit lider Evropian të teatrove publik, do të takohen sot në Tiranë. Deri më 24 Mars 2013 në Shqipëri do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e këtij rrjeti, e para për këtë vit. Të mikpritur nga Teatri Kombëtar Shqiptar, ky takim pranveror është i veçantë për shkak se është mbledhja e parë e të gjithëve në vitin kur organizata feston 25-vjetorin e saj. Për të shenjuar këtë rast të veçantë janë ftuar të marrin pjesë në debate mysafir nga rrjetet Artistike lider në Evropë, të diskutojnë rreth temës së konferencës, e cila është, “Teatri Evropian – Një mundësi për të qenë të Ndryshëm”. Vetë konferenca do të hapet zyrtarisht në pritjen e mbrëmjes së

Teatrot Europiane,

»

21

tri ditë në Teatrin Kombëtar

sotme. Pas kësaj do të vijojnë dy ditë intensive me takime dhe debate ku do të diskutohen sfidat që has teatri evropian dhe do të nënvizojmë mundësitë që çdo teatër ka për të vazhduar të zhvillohet dhe të jetë i ndryshëm nga të tjerët. Paneli i hapur i diskutimeve të premten 22 Mars, do të eksplorojë rrugët e reja të rrjeteve Evropiane të Teatrove. Nga Teatri Kombëtar bëhet e ditur se do të kemi rastin të dëgjojmë “folësat e vyer: Manfred Beilharz nga Instituti Ndërkombëtar Teatror, Staffan Valdemar Holm nga mitos21,

Hugo de Greef nga Shoqata e Festivalit Evropian dhe Christina Muller përfaqësuese e ETC”. Kjo mundësi për të dëgjuar opinionin e ekspertëve do të jetë e hapur edhe për publikun e gjerë dhe për studentë nga Akademia e Arteve në Tiranë. Të shtunën, 23 Mars tema “Teatri në një Shoqëri Demokratike dhe Liberale”, e cila është përgatitur nga një nga akademikët dhe kritikët më të shquar të teatrit në Shqipëri, Përparim Kabo, do të lexohet nga Sokol Angjeli, artist dhe aktor i mirënjohur i Teatrit Kombëtar. Përgjatë punimeve të Asam-

blesë së Përgjithshme, delegatët do të takohen gjithashtu në komisione special për të diskutuar një numër projektesh artistike bashkëpunuese të ETC-së. Këto përfshijnë Turin Teatror Pranveror të ETC-së (18-24 Prill 2013), si dhe Festival i të Rinjve Evropa 2 (1318 Maj 2013), sikurse dhe Arti i të Moshuarve (2013-2015), një kërkim i madh ndërkulturor dhe krijimi i një projekti skenik, i cili angazhon realitetet dhe sfidat e shoqërisë së vjetër në moshë evropiane dhe një studim zhvillimor të ri për audiencën, bazuar në praktikat më

të mira që do të jetë studimi i parë në llojin e vet në nivel europian. Këto projekte janë iniciativa të ambicieve të ETC-së për të vazhduar trashëgiminë e krijuar në këto 25 vite të fundit për promovimin dhe

M

uzika rock është mishëruar dhe ka shërbyer si mjet për lëvizjet kulturore dhe shoqërore. Ky mund të jetë një prej përcaktimeve të këtij zhanri muzikor. Fjalorë të shumtë i japin përcaktime të ndryshme muzikës rock, por asnjë nuk shkon aq larg sa autorët e tekstit mësimor ‘Edukata qytetare’ për klasën e dhjetë, të cilët muzikën rock e konsiderojnë si aktivitet kriminal dhe e barasvlerësojnë me pornografinë. Ky libër, i botuar që në vitin 2004, me autorë Erlehta Mato nga Shqipëria dhe Bajram Shatri nga Kosova, me të cilin studiojnë nxënësit e klasës së dhjetë, e përcakton këtë zhanër muzikor në mënyrë shumë të çuditshme, gjë që edhe ka nxitur reagime të shumta në opinion. “Efektet e kundërta të komunikimeve të masës rreth vlerave sociale dhe sjelljes së individit janë çështje të hapura për diskutim. Muzika rok, pornografia, dhuna në televizion, që janë akte jo të mira, janë provuar plotësisht si kriminale. Një arsye mund të jetë se kjo shihet si argëtim dhe perceptohet si e tillë nga pjesëmarrësit. Megjithatë, ka debate lidhur me këtë”, thuhet në tekstin e librit, që nxiti reagime të shumta. Sipas hartuesve të librit i bie që Bob Dylan, The Beatles, Jimi Hendrix, U2, The Rolling Stones, që dëgjohen dhe adhurohen nga miliona njerëz, të jenë kriminelë. Ata që u prekën më së shumti nga ky vlerësim janë vetë kultivuesit e këtij zhanri të muzikës. Bajram Bylykbashi, i njohur si BB Poçi, thotë se roku është paqe. “Kjo është porosia e rock muzikës, është paqe, afrim dhe nuk ka të bëjë asgjë me krim”, shprehet BB Poçi. Ai e konsideron si skandal atë që është e shkruar në këtë libër. Këtë mendësi ai e lidh me regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, kur nuk lejohej ky zhanër muzikor. Nëpër internet tani ka filluar të qarkullojë një peticion, në të cilin kërkohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, që të ndërrohet menjëherë teksti i librit shkollor “Edukata qytetare”. Brenda ditës së martë, peticioni është nënshkruar nga mbi 700 persona. “Zhanri rock ka sjellë më shumë dobi në shoqërinë botërore dhe shqiptare se çdo zhanër tjetër muzikor. Libri i edukatës qytetare për klasën e X në shkollat e Kosovës po e konsideron atë si një akt kriminal, ku akt kriminal është vetë ky kategorizim i njëanshëm dhe analfabet nga autorët. Ta ndryshojmë sa më shpejtë këtë tekst

dhënien e kontributit për progresin e teatrit europian, teksa gjithmonë merr shansin, “për të treguar që teatri mund të jetë ndryshe dhe të bëjë ndryshimin në shoqërinë kontemporane evropiane”.

sociologun e kulturës, Artan Muhaxhiri, ky vlerësim ndaj rockut tregon nivelin kulturor të shoqërisë sonë. “Rocku është vlerë kulturore, prandaj mënyra e pozicionimit ndaj tij është tregues i nivelit kulturor të një shoqërie të caktuar. Shoqëritë e zhvilluara e çmojnë rockun për shkak të ndikimit të tij pozitiv që ai

Artistët e muzikës rock peticion kundër tekstit të “Edukatës qytetare” Për hartuesit e librit shkollor “Edukata qytetare” për klasën e dhjetë në Kosovë, rocku është akt kriminal dhe barazvlerësohet me pornografinë. Reagojnë me peticion artistët e këtij zhanri muzikor: “Muzika rock është paqe”. që fëmijët tanë të rriten në një shtet demokratik ku secili ka të drejtë të dëgjojë çka të dëshirojë pa imponim nga librat shkollorë apo mësimdhënësit!”, thuhet në këtë peticion. Hartuesi i këtij peticioni është Çlirim Uskana, pjesëtar i grupit rock, “Diadema”. Ai thotë se e ka iniciuar këtë peticion pas një shoku që ka përjetuar, kur e ka parë tekstin nëpër portale dhe rrjete sociale. “Jemi mësuar me shumë parregullsi për arsye të ndryshme, mirëpo diçka e tillë që nuk ka pasur nevojë të ekzistojë në një libër, është e pafalshme për autorët, por edhe për ata që e kanë aprovuar këtë libër”, thekson ai. Uskana pret që ky peticion të ketë efekte pozitive, pasi që peticionin e konsideron si zë të popullit. Ai shton se rockerët në Kosovë, nga njerëz të shtresave të ndryshme, shihen me paragjykime, por nuk e ka besuar se të tillë shihen edhe nga

hartuesit e librave. “Prej asaj që dëgjoj rock, por edhe se e interpretoj atë, kam dëgjuar komente nga më të ulëtat, duke më përqeshur pse i kam flokët e gjata, pse jam veshur zi, pse po merrem me kitarë e jo me diçka më të mençme, etj. Të gjitha i kam injoruar me lehtësi, sepse e kuptoj që akuzuesit nuk kanë pasur mundësi të shohin dhe informohen me shumëçka ndodh në botë. Mirëpo, kur e lexova këtë tekst për herë të parë, kam ndier një ofendim të papërshkrueshëm me fjalë. Jo vetëm që autorët na konsiderojnë analfabet, kriminelë dhe na krahasojnë me prostitucionin, por i mësojnë edhe fëmijët tanë që të kenë një mendim të tillë për ne. Si të shkojë fëmija im në shkollë, të lexojë diçka të tillë në libër dhe pastaj në test apo provim me gojë, të thotë që rock-u është krim deri sa babanë e vet e ka një rocker?”, pyet Uskana, derisa

shton se ndihet i dëshpëruar se si autorët kanë mundur ta shkruajnë një gjë të tillë dhe se si është aprovuar ai libër nga Ministria. Njëri prej autorëve të librit, Bajram Shatri, i ftuar në Klan Kosova, theksoi se rreth kësaj ka ndodhur një gabim teknik. Sipas tij, fjala ‘kriminale’ është menduar të jetë ‘komerciale’. Arsyetim tjetër i tij ishte se teksti është dashur të hartohet brenda një afati të shkurtër kohor dhe kësisoj janë lëshuar gabime, edhe pse në faqen e parë figurojnë emrat e katër recensentëve të librit. “Teksti është botuar në vitin 2004. Në atë vit për të gjitha tekstet që janë hartuar për herë të parë me planprograme të reja të Kosovës, afati i hartimit të teksteve ka qenë shumë i shkurtër. Për tre muaj është bërë hartimi i tekstit, ndërsa vlerësimi është bërë për katër muaj”, ishte një prej arsyetimeve të Shatrit. Për

historikisht e ka pasur në sfidimin dhe ndryshimin e konvencave rigjide sociale, kulturore dhe ideologjike. Në fakt, rocku që prej fillimit të tij ka qenë i atakuar nga establishmentet politike dhe konservatore, sepse është konsideruar si element subversiv popkulturor që nuk i nënshtrohet diktateve tradicionale. Mirëpo, me kalimin e kohës është parë se rocku, si fuqi e tillë, ka efekt universal opozitar ndaj sistemeve, prandaj edhe është pranuar botërisht si vlerë kulturore”, thekson Muhaxhiri. Sipas tij, mosrespekti institucional ndaj rockut në Kosovë nuk është befasues, sepse kjo gjendje është në përputhje me sistemin dominant të vlerave. Muhaxhiri thotë se në një shoqëri që ka probleme fundamentale me funksionimin e ligjit, keqpërdorimin e institucioneve, korrupsionin, shkatërrimin e hapësirave publike, dëmtimin e natyrës, qasjen ndaj artit, etj., - pra, me të gjitha ato vlera që e konstituojnë Kulturën është më se normale që rocku të trajtohet si ‘aktivitet kriminal’. Sipas Muhaxhirit, përpilimi i teksteve shkollore është shndërruar në monopol financiar dhe ideologjik të grupeve të caktuara, prandaj, shton ai, mungojnë debatet me ekspertë dhe profesionistë të pavarur që do të mund të kontribuonin në reformimin e tyre. “Këto tekste janë të mbushura me mendësi tradicionale, anakronizma kulturorë dhe stereotipe gjinore”, vlerëson Muhaxhiri. Ai thekson se do të jetë shumë vështirë që ato të reformohen në rrethanat aktuale shoqërore.


22

« opinion

E enjte 21 mars 2013 •

I dashur Pedofil Nga Edison YPI

E

sheh që e shkrova fjalën “Pedofil” me “P” të madhe? Që do të thotë se dashurinë për ty nuk e kam të rrejshme, por të vërtetë. Jo të madhe. Jo, mor jo. Dashuria dhe urrejtja janë me nivele, janë relative. Unë këtu po flas për atë lloj dashurie që e kam të njëjtë për të gjithë njerëzit, përfshirë edhe ty, edhe ata që unë i kam shumë zët, moralistët e çdo kallëpi, që po thonë se ti duhesh varur në litar, djegur i gjallë, shkuar në hell, mbushur mishi me kripë, copëtuar në makinë mishi ose mulli kafeje etj., etj. Ti nuk je kriminel i zakonshëm. Ti je i sëmurë. Dhe si për çdo të sëmurë unë për ty nuk ndiej urrejtje, ndiej mëshirë. Kjo është arsyeja që unë dua që ti të mos dënohesh, por të shërohesh. Pram të mbyllesh në ndonjë klinikë. Sado makabre që është vepra jote. Sado i pashpresë shërimi yt. Ata që kërkojnë me çdo kusht varjen apo pjekjen tënde për së gjalli, fatkeqësisht, janë një numër jo i vogël shqiptarësh. Sipas meje, dhe ata të sëmurë janë. Mes teje dhe tyre nuk ka asnjë dallim cilësor, por vetëm sasior. Ti je pak më i sëmurë se ata. Meqenëse ti nuk e kupton sëmundjen e tyre, ja ku po ta shkoqit unë. Janë shqiptarë që për arsye nga më të ndryshmet, më së shumti me origjinë nga koha e kurvit, nuk janë të qartë, të ftilluar, sidomos të edukuar, mungesë tepër e madhe kjo, që është fillimi i të gjitha sëmundjeve sociopatike nga më të rrezikshmet. Si dhe - edhe kjo tepër e rëndësishme - nuk kanë edukuar fëmijët e tyre, jetët e të cilëve janë plot me probleme. Si dhe kanë marrë gruan e gabuar, nëse janë burra; ose burrin e gabuar, nëse janë femra. Me pasojat katastrofike përkatëse, e para e të cilave është sjellja në jetë e bastardëve. Jo rrallë më të llahtarshme dhe më të frikshme ato pasoja edhe se pedofilia jote. Ata, i dashur Pedofil, ata që duan masakrimin tënd, përgjithësisht ata që duartrokitën për gjysmë shekulli kurvin, kanë lënë pas dore shtyllat e bashkëjetesës njerëzore, që janë Edukata dhe Morali, dhe janë dhënë tërësisht pas materialitetit, lekut. Pra, ata që të vërsulen me aq tërbim për të vrarë me çdo mënyrë ty, janë njerëz të mangët, të paplotësuar, të pandriçuar, të kompleksuar. Që duan të hedhin mbi kurrizin tënd, që projektojnë mbi ty, që shkarkojnë mbi ty problematikat e tyre gjatë një procesi instinktiv katarsizimi apo lehtësimi në përpjekje të pasuksesshme për të pakësuar dhimbjet shkaktuar nga maçokët çjerrës që kanë në bark. Problem ky që e njeh fort mirë psikanaliza dhe e kuron sa mundet psikoterapia. Ti habitesh kur dëgjon të tilla. Është e natyrshme. Asnjë i sëmurë, sidomos psikik, nuk e njeh sëmundjen e vet. Këta, i dashur Pedofil, po bëjnë sikur ti je i pari Pedofil dhe rasti yt është i pari rast pedofilie në botë. Ndoshta edhe nuk e dinë budallenjtë. Prandaj, për të mos u zgjeruar me priftërinj pedofilë e më the e të thashë, në vazhdim të shembullit të mësipërm, një ithtar i tërbuar i Paganinit, aktori i madh gjerman i quajtur Klaus

Kinski, nga 9 në 15 vjeç ka abuzuar mbi bijën e vet. Klaus Kinski pedofil me të bijën! E ka dëshmuar vetë e bija në librin me kujtime. Se mos vetëm këta! Koha e kurvit ka pasur raste të pafundme pedofilie dhe pedofilësh, që natyrisht mbeteshin të shurdhët. Ndjeshmëria jote artistike, një aspekt tejet i rëndësishëm i marrëdhënieve të tua me moralistët, i dashur Pedofil, është pakrahasimisht më e madhe se e atyre që duan të të sharrojnë ty me sharrë. Asgjë për t’u habitur. Pa folur për Paganinin, që ishte një pedofil, dhe muzikën e tij pedofilike, që provokon, sidomos te femrat, dëshirën e papërmbajtur për të masturbuar. Pa më thuaj, i dashur Pedofil, cilin konservator ka mbaruar Bilbili, që këndon aq bukur në degë, apo cilin fakultet inxhinierie kanë kryer bletët që ndërtojnë ato hoje aq të përsosura?! Një tjetër inat që kam unë me moralistët primitivë është: pse të sëmurët me pedofili duhen dënuar aq rëndë dhe të sëmurët, ta zëmë, më SIDA, mund të vazhdojnë të qetë të mbjellin vdekje të?! Tabloja e tanishme, me moralistë të papërmbajtur kundër pedofilëve të sëmurë, ngre edhe një problem tjetër: Europa, ku me padurim po presim të hyjmë, e ka ndaluar dënimin kapital. Moralistët po e kërkojnë me insistim të rivendoset ndaj pedofilëve. I bie që euroskeptikë të jenë shumica e shqiptarëve dhe euroentuziasti i vetëm në Shqipëri të jesh ti, o i dashur Pedofil. Që është një gjendje dyfish paradoksale: nuk futemi dot në Europë, një, dhe, pedofilët na mbeten pa u kuruar, dy. I dashur Pedofil, Një miku im i quajtur Gon Nallboni thoshte një fjalë: “Përderisa i duam femrat sa më të reja, të gjithë jemi nga pak pedofilë.” Pa llogaritur gerontofilat, që edhe ata janë të sëmurë, a ka mashkull në botë që i do femrat sa më të vjetra dhe femër që i do meshkujt sa më të vjetër? Asnjë! Atëherë tejpamësia e Gon Nallbanit është një tjetër arsye pse ndaj teje, i dashur Pedofil, dhe të tjerëve si ti duhet të sillemi me kujdesin më të madh, përderisa ajo tejpamësi na përfshin nga pak të gjithëve. Se po u vërsulëm me sy mbyllur kundër pedofilëve dhe pedofilisë, u bëjmë një nder të madh shokëve të tu të armëve, pedofilëve ende të pazbuluar, të cilët në kushtet e rrëmujës së sulmit të verbër ndaj tyre, në vend që të frenohen apo dekurajohen nga serioziteti ynë, trimërohen dhe hidhen në sulm. Çfarë nuk po na shohin sytë e dëgjojnë veshët këto ditë! Njëri thotë: “Kishim hall me rujt gocat, tani na duhet të ruajmë edhe çunat!” Idioti që thotë këtë bën sikur nuk e di se dashuria për çunat e vegjël ka qenë - dhe s’kemi asnjë arsye ta vëmë në dyshim se nuk është ende sot - një huq bajagi i përhapur në Shqipëri, sidomos në atë të mesmen, ku ka shumë diell, raki, ullinj, kupacë me gjizë, kroje të freskëta, këngë dylberësh. Tjetri, meqenëse u zbulua një rast, thotë: “Të shpërbëhet

drejtësia, të shkatërrohet policia, të ndërrohet qeveria!” Sipas këtij budallai dhe të tjerëve budallenj, duhen shpërbërë të gjitha drejtësitë, duhen shkatërruar të gjitha policitë, duhen ndërruar të gjitha qeveritë e botës, përderisa në të gjitha vendet ka pedofilë. Idiotllëku i moralistëve shkon edhe më larg, madje shumë më larg. Njëri tha se pedofilët duhen tredhur. I çuditshëm ky lloj dënimi. Prerja, natyrisht me narkozë, që do ta bënte të pamundur aktin, ndoshta do të ishte mjet për të arritur qëllimin e duhur. Por jo tredhja. Se unë e di që tredhja është thjesht sterilizimi, pra pamundësia e riprodhimit. Dëgjova dje në një televizion mëngjesor njërin që tha për ty, i dashur Pedofil: “Lirimi i pedofilit të Laprakës në një rast të mëparshëm ishte rast korrupsioni.” Se me çfarë paresh e ke korruptuar gjyqtaren ti leckamani pedofil laprakas, që mblidhje rraqet e lagjes për t’i shpënë për pesë lekë në Sharrë, për mua kjo mbetet një mister, për këtë do vij të të pyes në burg. Ka edhe më. Një tjetër, për rastin tënd fajin e kanë “fuqitë e mëdha”. Ato që, sipas tij, ushqejnë ndjenja antishiptare, Rusia, Kina, Turqia, Serbia. E sheh sa budallenj janë moralistët dhe injorantët, i dashur Pedofil, dhe sa i zgjuar je ti, që me manovrat e tua po sjell vërdallë një Shqipëri të tërë? Në një shoqëri si jona, ku konvencionalizmi që pihet me qumështin e nënës bën kërdinë, ka edhe plot qyfyre të tjera. Rasti i Alket Rizait, kriminelit dhe drogaxhiut që është arratisur disa herë nga burgjet e Greqisë, është tipik. Për pak u rraha ma ca moralistë të pjerdhur duke folur për Alket Rizain. Unë u thosha se Alket Rizai është kriminel. Ata më thoshin se Alket Rizain e do i gjithë Ballshi si demek Robin Hud. Në fakt, nga një popull që e quan ende satrap një mbret që u formoi shtetin, që mban për shpëtimtar një alabak që vrau një bej të shquar në Paris, për komunist përkthyesin më të mirë në botë të Shekspirit, që nuk ja jep 100 % të votave Doktorit, që i futi në NATO dhe po u ndërton aq shumë rrugë e autostrada sa ka ndryshuar gjeografinë fizike të vendit, që po përpiqet t’i bashkojë ku janë e ku s’janë nga Danubi në Peloponez e të tjera, e të tjera, nuk mund të presësh të sillet me më tepër seriozitet ndaj një rasti më se të rëndomtë pedofilie. Tani që me ty, i dashur Pedofil, mbarova dhe të uroj shërim të shpejtë, dy fjalë për shqiptarët. Shqiptarë, nuk bëheni dot të lirë pa e shkulur “Hallatin 176” që e keni ende brenda nga mbrapa. Nuk janë liri, nuk janë opinion, s’përfaqësojnë asgjë ato llallallatë e përditshme në televizor që shqiptohen me aq pompozitet nga 40 budallenj, 50 injorantë, 12 tironca, 14 durrsakë, 29 hajdutë, 3 alidemsa, 9 kombinatsa, 17 spiunë, 35 kurvistë, 500 pedofilë.


sport • E enjte 21 mars 2013

Lorik Cana: Nuk jemi inferiorë Kapiteni ka kaluar frikën për dëmtimin në kavilje dhe do të jetë në fushë që nga minuta e parë. Një lajm i mirë për përfaqësuesen shqiptare dhe trajnerin De Biazi, që mund të mbështet te një prej futbollistëve më të rëndësishëm

S

hqipëria nuk është inferiore”. Më këtë bindje kapiteni i kombëtares kuqezi, Lorik Cana karikon skuadrën në prag të ndeshjes të premtes kundër Norvegjisë në Oslo. Cana ka kaluar frikën për dëmtimin në kavilje dhe do të jetë në fushë që nga minuta e parë. Një lajm i mirë për përfaqësuesen shqiptare dhe trajnerin De Biasi, që mund të mbështet te një prej futbollistëve më të rëndësishëm. “Për notën që do të marrim mund të flasim pas ndeshjes. Jemi të lumtur që I është hapur mundësia të luajnë me Kombëtaren si Migjenit (Basha), ashtu edhe, siç shpresojmë Valdetit (Rama). I falënderoj gjithë njerëzit që e kanë bërë këtë të mundur, duke filluar që nga lojtarët që kanë dashur këtë gjë, por edhe stafi teknik, federata dhe gjithë institucionet, sepse kjo i jep cilësi dhe konkurrencë Brenda ekipit Kombëtar. Duke pasur më shumë konkurrencë, edhe niveli i ekipit rritet. Janë lojtarë që luajnë në dy nga kampionatet më të mira të botës, Valdeti në Spanjë dhe Migjeni në Serinë A. Janë lojtarë që do të rrisin cilësinë e ekipit. Por, është detyra e ne lojtarëve që kemi kohë në Kombëtare që ti japim ndihmën tonë në mënyrë që ata të ambientohen dhe të japin kontributin sa më shpejt. Kjo është diçka e mirë, edhe pse atyre i duhet pak kohë për të kuptuar gjërat që i kërkon trajneri, por nuk është se ekipi ynë Kombëtar përbëhet vetëm nga pak lojtarë. Jemi duke provuar shumë gjëra gjatë gjithë kësaj periudhe, sepse duam edhe ne që të kemi një fytyrë tonën dhe një mënyrë loje. Për ato që japim në fushë, teknikisht dhe për sa i përket cilësive, nuk ka hapësira për kontestime, por sigurisht që kemi shumë për të përmirësuar. Eshtë e vërtetë që kemi dy humbje në tre ndeshjet e fundit, por unë dua të nisem nga ky edicion, pra ky vit, ku pësuam një humbje në miqësoren përpara një muaji. Edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje ndërkombëtare dhe që duhet vlerësuar, mendoj se skuadra nuk ka qenë në kushtet optimale, kjo për shumë arsye dhe sidomos formën e lojtarëve, nga fillimet e vona të kampionateve, por edhe mosaktivizimi. Mungesat, kushtet e fushës, pra nuk pritej një ndeshje niveli të lartë. Por, nuk ishte një ndeshje që meritonim humbjen, pasi si ne, ashtu edhe Gjeorgjia, nuk treguam një cilësi loje për të merituar fitoren. Ishin detaje. Kurse, nga fillimi i eliminatoreve, ku kemi mbledhur gjashtë pikë në katër ndeshje, pengu më i madh është humbja me

Islandën. Meritonim të paktën 1 pikë, jo 3. Me Slloveninë nuk ishte surprizë, sepse treguam se s’jemi poshtë, por shumë më lart se disa skuadra të tjera të grupit. Por, këtë gjë duhet ta konfirmojmë çdo herë. Kemi bërë tre ndeshje në shtëpi dhe dy jashtë, kështu që kemi ende shumë për të bërë. Sigurisht që kjo ndikon jashtë mase, sepse kur je pjesë e një skuadre të një kampionati të mirë, kur aktivizohesh me vazhdimësi, atëherë fiton edhe besimin, sidomos nga pikëpamja fizike. Dhe, këtë besim që ke fituar e përcjell edhe në Kombëtare. Mendoj se do të jemi edhe më shumë në rritje në vitet që kemi përpara. Por, jemi në prag të një sfide të rëndësishme dhe shpresojmë që trajneri të marrë maksimumin nga çdo lojtar në dobi të ekipit. Jemi një skuadër që jemi në rritje. Në të shkuarën ka pasur edhe breza të tjerë që kanë qenë cilësorë.

kundërshtarëve, apo në lojën teknike. Por, ashtu si duhet të përmirësohemi në mbrojtje, duhet të shfrytëzojmë edhe fizikun që natyra na ka dhënë, duke i shënuar kundërshtarëve në goditje standarde. E vërteta është se, vuajmë në transfertë. Por, është e vërtetë që kur luajmë përpara publikut tonë jemi ndryshe nga momenti kur luajmë në transfertë. Dhe pikërisht kjo është ajo që thashë më parë, pasi na mungon personaliteti dhe identiteti të cilin jemi ende duke e ndërtuar. Kur ke arritur në pikën kur luan pa frikë se Brenda dhe jashtë fushe, atëherë është arritur edhe ajo që unë, trajneri dhe të gjithë kërkojnë. Sigurisht, Brenda fushës nxjerrim në pah shumë vlera të tjera. Kjo dallohet sidomos te fakti që ne rrisim nivelin dhe kundërshtari e ul atë, duke u barazuar nëse ka diferenca të tjera teknike”, ka mbyllur kapiteni i kuqezinjve.

Murinjo: S’kam asnjë marrëveshje me Perezin për t’u larguar Trajneri portugez i Realit të Madridit ka hedhur poshtë zërat për një marrëveshje mes tij dhe drejtuesve madrilenë për largimin nga kampionët e Spanjës në fund të sezonit. Shtyp spanjoll vetëm disa ditë më parë kishte bërë me dije se që në janar të këtij viti portugezi kishte rënë dakord me presidentin e realit për t’u larguar nga gjigantët spanjollë në fund të sezonit. Për radio televizionin portugez “RTP” Murinjo ka deklaruar: “Nuk kam asnjë marrëveshje me Realin e Madridit për t’u larguar. Nuk kam firmosur asgjë. Kjo nuk ka logjikë. Kritikat? Asgjë nuk ndikon në punën time, as nuk çmendem as nuk kaloj në depresion. Asgjë nuk më motivon më shumë se vetë motivimi që kam unë.” Portugezi është ndalur dhe te e ardhmja e tij duke nënvizuar faktin se Spanja, Anglia, Italia dhe Franca mbeten pistat e tij. “Katër janë vendet ku

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

Mendoj se Shqipëria, me kalimin e kohës, do të bëhet edhe më konkurruese në çdo edicion, por ne po mundohemi që ta bëjmë këtë gjë sa më herët. Do të ketë edhe prurje të reja, pra futbollistë që do të vijnë në këtë Kombëtare. Kemi zhvilluar tre ndeshje brenda fushës dhe një jashtë, kështu që kemi përpara më shumë transfertë dhe vetëm me Norvegjinë dhe Zvicrën në Shqipëri. Natyrisht, diferenca nuk është edhe aq e madhe, sepse ndahemi me një pikë dhe dy pikë. Mund të fitosh me secilën nga skuadrat dhe është në duart e ekipit tonë. Një humbje nuk është se na mbyll, sepse do të kemi edhe ndeshje të tjera. Nuk duhet të zbresim në fushë si inferiorë. Kemi pësuar katër gola, në situata që mund të shmangeshin. Duhet të përmirësohemi në këtë pikë, sepse nuk është se po pësojmë gola në aksionet e

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

mund të punoj, Spanja, Anglia, Italia ose Franca. Duhet thënë se për të ardhmen e Murinjos po diskutohet më shumë për çdo trajner tjetër. Në Spanjë janë të sigurt se në fund të sezonit, portugezi do të largohet nga Reali i Madridit. Por në pikëpyetje mbetet se kush do të jetë skuadra e ardhshme e portugezit. Për Murinjon Anglia dhe Çelsi duken mundësia më e madhe, ndonëse nuk mbetet pas as Mançester United, natyrisht nëse Ferguson do të vendosë ta mbyllë me “djajtë e kuq”. Sakaq nga ana tjetër, në Francë janë po aq të bindur se Murinjo do të jetë trajneri i ardhshëm i PSG-së. Jo më larg se dy ditë më parë mediat franceze kanë raportuar se agjenti i Murinjos është takuar në Paris me sheikun e kryesuesve të kampionatit francez Al-Kelaifi, ku kanë biseduar rreth mundësisë së firmosjes së kontratës me klubin kryeqytetas.

politika: Oli Xhilaga, ervin koçi ekonomia: brikena dervishaj sociale: Erta bode rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

»

23

FIFA dhe jo vetëm, kundër Murinjos Organi më i lartë drejtues i futbollit në botë, FIFA ka përgënjeshtuar akuzat e hedhura nga trajneri i Realit në lidhje me votimin për “trajnerin më të mirë”. Një ditë më parë tekniku portugez kishte deklaruar për “RTP” se disa prej votave të tij i kanë kaluar rivalit Visente del Boske. Kjo deklaratë e Murinjos ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të FIFA-s, që ka vlerësuar të drejtë dhe transparent procesin e votimit për trajnerin më të mirë të vitit. Nëpërmjet një komunikate për shtyp dërguar agjensisë portugez6e të lajmeve FIFA ka garantuar se: “lista e votave është e sigurtë dhe e qartë për të gjithë. Nuk ka pasur asnjë ndryshim në lidhje me votat dhe Visente del Boske është fituesi i trofeut të trajnerit më të mirë të sezonit. Kujtojmë se Murinjo kishte akuzuar FIFA-n për diversion në lidhje me votat, duke deklaruar për televizionin portugez “RTP” se: “Dy-tre persona më kanë telefonuar duke më bërë të qartë se kishin votuar për mua, por votat e tyre ia janë atribuuar një tjetër emri. Kjo dhe arsyeja për se vendosa të mos shkoj në ceremoninë e organizuar nga FIFA.” “Murinjo patetik” Ish-lojtari i Realit të Madridit Antonio Maseda është shfaqur shumë kritik ndaj trajnerit të madrilenëve Zhoze Murinjo në lidhje me akuzat që ai ka bërë ndaj FIFA-s në lidhje me votimin për trajnerin më të mirë të sezonit të kaluar. “Deklarata e Murinjos është patetike. E shoh të pavend dhe thjesht e vlerësoj si një shashkë. Nuk e shoh me vend të flas shumë për Murinjon, sepse të flasësh për të do të thotë të flasësh pak për futbollin”- ka deklaruar Maeda. Edhe Buskets e Havvi Garsia kundër Murinjos Dy prej lojtarëve të kombëtares spanjolle, Serxhio Buskets dhe Havi Garsia janë shprehur kundër deklaratave të trajnerit të Realit të Madridit. Sipas tyre Del Boske e ka merituar plotësisht çmimin si trajneri më i mirë i sezonit të kaluar. “Jemi këtu për të folur për kombëtaren spanjolle dhe dy ndeshjet që kemi kundër Finlandës dhe Francës, por duam të themi diçka edhe në lidhje me trajnerin tonë Del Boske. Ai e ka merituar plotësisht çmimin si trajneri më i mirë i sezonit. Nuk duam të futemi në polemika të kota, por e vërteta është se ai e ka merituar”- janë shprehur dy mesfushorët e Spanjës.

Kielini kthehet në shtëpi Lajme të këqija për Italinë në prag të miqësores kundër Brazilit. Trajneri Çezare Prandeli përfundimisht nuk do të ketë në dispozicion qendërmbrojtësin Xhorxho Kielini. Mbrojtësi i Juventusit ka pasur probleme në kavilje në stërvitjen e parë në qendrën sportive “Koverçiano” dhe pas vizitave mjekësore që ka zhvilluar, është vërtetuar se ka qenë e rrezikshme që ai të luajë ndaj Brazilit. Prandeli nuk ka preferuar të rrezikojë, sepse Kielini ka ndeshje të rëndësishme përpara me Juventusin, ndaj i ka dhënë leje të rikthehet në shtëpi. Përveç miqësores me Brazilin, Kielini do të humbasë edhe sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014-të kundër Maltës.

Avioni i Italisë goditet nga rrufeja Momente të frikshme në bordin e avionit, me të cilin kombëtarja italiane ka udhëtuar nga Firence në drejtim Gjenevës, ku do të luajë miqësoren me Brazilin. Gjatë uljes një rrufe ka goditur avionin kombëtares italiane. Të gjithë janë frikësuar dhe mund të thuhet se do t’i kishte kapur paniku, nëse nuk do të ndërhynte piloti i avionit, i cili në radio ka qetësuar lojtarë duke u shprehur: “Mos u shqetësoni, gjithçka është nën kontroll.”

Aguero objektivi numër një i Realit Flitet shumë për Nejmarin, Falkaon e Kavanin, por në fakt objektivi numër një i merkatos së Realit të Madridit është mesfushori i Mançester Sitit, Serxhio Aguero. Në Madrid janë të sigurt se mes Hiaguainit dhe Benzemasë, njëri do të largohet dhe kjo do t’i hapte një vend mesfushorit argjentinas, i cili është gati të lërë Sitin. Kjo marrëveshje bëhet dhe më e besueshme po të marrësh parasysh deklaratat e Agueros i cili ka thënë: “Nëse Reali më kërkon do të shkoja me vrap. Nuk më pëlqen të qëndroj më në Mançester.”

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E enjte 21 mars 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.