sherri malaj-rama, enti banesave, rrembyesit e "Berluskonit"

Page 1

»9

Atentati në Shkodër

“Peshkatarët” ekzekutojnë në mes të qytetit me automatik E mërkurë

21 nëntor 2012 Viti VIII, Nr. 2828 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Studimi/ Elbasan

Zbukurohet Tirana, Në kopshte ka fëmijë » ja axhenda e festës autik, të cilët nuk kanë

9

Basha zbardh në këshill axhendën e festimeve, replikat në sallë. Bashkia miraton kriteret për strehimin me pikëzime »7

marrë mjekimin e duhur

sherri në PS Malaj në gjyqin e deputetëve Replikat me Tahirin, Yllin, Abazin dhe Prengën për dëmtimin e PS nga deklaratat

Enti i Banesave

500 familjet e reja që lënë shtëpitë dhe ata që i rimarrin

Të vjetrit nuk përfshihen në debatin për rregulloren e sjelljes së selisë rozë

EKB: Emrat për Tiranën, Shkodrën, Vlorën, Korçën, Durrësin dhe Beratin. Ish-pronarët që do të marrin banesën dhe ata që sigurojnë kredinë

»7

Buxheti i Shtetit Dibra merr fond sa Tirana dhe Durrësi së bashku Kryeqyteti do të kryesojë investimet e pakushtëzuara. Ministritë që do të kenë “thelën” e madhe në buxhet. Numri i punonjësve sipas institucioneve

Malaj: Do flas për të rritur demokracinë, nuk dal kundër qëndrimeve të PS

»3

Mbledhja e Komisionit të Zgjedhjeve

»4

Ndryshojnë mandatet për qarqet, zbulohet ndarja e re

»6

propozimet në tryezë

Presidenti Nishani nis bisedimet për emrin e kryeprokurorit të ri PS, paralajmëron për afatet: Po shkelet Kushtetuta. Nis shkaku i ri për nxehjen në Parlament

»2

Nga marrëdhëniet seksuale

HIV-AIDS, shtohen të prekurit, Shqipëria në zonën e kuqe

»5

Kërcënuan Berluskonin

Opinion

Tre shqiptarët të papunë, por me makina luksoze

Nga Bujar Leskaj

Policia sekuestron pistoletën lodër me të cilën kërcënuan financierin e ish-kryeministrit italian »8

Ulja e shqiptarëve në teatrin e Shkupit

Filozofia e punës dhe eksperienca e përbashkët »10 Nga Donard Hasani

»17


02

« politikë

E mërkurë 21 nëntor 2012 •

Presidenti zhvillon konsultimet me palët

Përfaqësuesit e pesë partive të tjera parlamentare gjatë takimit me Presidentin e Republikës, , këmbëngulën në disa kritere të përgjithshme për profilin e kryeprokurores si: eksperienca profesionale, integriteti moral apo mungesa e lidhjeve me të shkuarën dhe me politikën, si dhe ardhja nga sistemi i drejtësisë.

Marrëdhëniet mes kryeprokurores Ina Rama dhe mazhorancës, pas vlerësimeve të larta që shoqëruan momentet e para të zgjedhjes së saj, morën kthesën drejt përplasjeve pas hetimet ndaj disa ministrave të kabinetit të kryeministrit. Por sidomos çështja e 21 janarit, krijuan një raport të pariparueshëm mes institucioneve.

Keqqeverisja, deputetët socialistë në takim të hapur

Profili

Konstitucionalistët Njazi Jaho dhe Sokol Hazizaj deklaruan dje se nëse Presidenti dekreton emrin e Prokurorit të Përgjithshëm para majit të 2013-ës shkel ligjin dhe Kushtetutën. Sipas tyre, ai u nxitua për takimet me krerët e partive parlamentare, pasi ato duhet të parapriheshin nga një tryezë me konstitucionalistët.

Përplasja

President i Republikës, Bujar Nishani, nisi dje konsultimet me forcat politike parlamentare për të diskutuar rreth prokurorit të ri të përgjithshëm, duke vlerësuar në këtë mënyrë përfundimin e mandatit të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama më 22 nëntor. Kreu i shteti priti krerët e grupeve parlamentare të pesë partive politike parlamentare. Socialistët përmes kreut të tyre Edi Rama dhe numrit një të grupit Gramoz Ruçi kundërshtuan nismën e Presidentit, duke e cilësuar atë si një atentat kushtetues të frymëzuar nga Kryeministri Berisha. Ruçi pas takimit me Presidentin Nishani theksoi se mandati i kryeprokurores Rama përfundon në maj të vitit të ardhshëm, kohë kur mbushen pesë vjet nga ndryshimet kushtetuese, të cilat përcaktuan dhe afatin kohor për postin e prokurorin e përgjithshëm. “Partia Socialiste ka pikëpamjen se mandati i prokurores së përgjithshme nuk mbaron më 22 nëntor, kur plotësohet 5 vjet në detyrë, por mbaron më 23 maj të 2013, pikërisht në datën që ka hyrë në fuqi ndryshimi kushtetues që kufizon mandatin e prokurorit të përgjithshëm”, - tha ai. Me një gjuhë më të ashpër foli më pas nga selia e Partisë Socialiste në mbledhjen e grupit të tij parlamentar kryetari Edi Rama. “Kjo është porosia antikushtetuese e Kryeministrit, që po e zbaton ministria e Presidencës. Ky është një hap tjetër rrënues për jetën institucionale të vendit dhe një thellim në rrugën rrënuese të kapjes së institucioneve”, - tha Rama. Para Ruçi, rreth orën 10:00, ashtu siç e parashikonte axhenda e takimeve, Presidenti priti kryetarin e grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi. Mësohet se gjatë kësaj bisede kreu i ligjvënësve demokratë ka propozuar që kandidati të jetë i fushës së drejtësisë, të ketë integritet moral dhe profesional. As ai dhe as homologu i tij në PS nuk kanë propozuar emër konkret për kandidaturën e kryeprokurorit të ri. Gjithashtu edhe LSI-ja dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë propozuar një emër konkret. Pas kreut të grupit të LSI-së, Lefter Koka, Presidenti priti përfaqësuesit e PR-së, Neritan Alibali dhe Alfred Deshati,

Juristët

Kryeprokurori, PS: Nishani po zbaton porosinë e Kryeministrit

Shqipëria u fut në qorrsokakun e borxheve, që i merr Saliu, por i paguajnë shqiptarët, të cilët po mbajnë gjallë vetëm frymën. Ne e themi me plotë bindje se buxheti i 2013-s është pararendësi i një problemi tjetër të madh pas problemit të piramidave”, vuri në dukje Rama. Ndërkohë, sipas tij, një tjetër fakt i keqqeverisjes është dhe privatizimi i OSSH-së, një proces që në vlerësimin e kreut të opozitës është krejtësisht i dështuar

kreun PDIU-së, Shpëtim Idrizi, dhe atë të PBDNJ-së, Vangjel Dule. “Për ne nuk ka rëndësi data e mbarimit të mandatit, pasi kjo pikë duhej të ishte konsultuar më herët, e rëndësishme është që për postin e kryeprokurorit të gjendet një person konsensual dhe që zgjidh problemet e drejtësisë”, - deklaroi Dule.

Rama: Buxheti, Berisha pranoi tejkalimin e borxhit publik B uxheti i shtetit për vitin 2013, përplasja qeveriCEZ si dhe zhvillimet politike në vend ishin pjesë e një takimi të hapur me deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kryetari i PS-së, Edi Rama, shigjetoi ashpër qeverinë “Berisha” si për vonesat në prezantimin e buxhetit, ashtu dhe për zërat që parashikon ky projekt, duke çuar kapërcimin e borxhit publik. “Buxheti i shtetit, që kryeministri e cilësoi si buxhetin më të madh, u prezantua me 25 ditë vonesë dhe në shkelje të ligjit të sistemit buxhetor të Shqipërisë. U pranua haptazi që kufiri i borxhit do të jetë më shumë se detyrimi ligjor prej 60 për qind. Shqipëria u fut në qorrsokakun e borxheve, që i merr Saliu, por i paguajnë shqiptarët, të cilët po mbajnë gjallë vetëm frymën. Ne e themi me plotë bindje se buxheti i 2013-s është pararendësi i një problemi tjetër të madh pas problemit të piramidave”, - vuri në dukje Rama. Ndërkohë, sipas tij, një tjetër fakt i keqqeverisjes është dhe privatizimi i OSSH-së, një proces që në vlerësimin e kreut të opozitës është krejtësisht i dështuar. “Ne paraqitëm shifra, prova dhe fakte që shpjegojnë atë që ndodh tani me buxhetet familjare në raport me energjinë elektrike. Janë vërtet ato që kemi parashikuar kur nisi privatizimi dhe kemi argumente lidhur me shtimin e paralajmëruar të procesit të privatizimit. Jo se ne jemi profetë, por ata që qeverisin Shqipërinë janë sa të trashë, aq edhe të lexueshëm

Propozimi i PS sistemin energjitik • Implementimi i një plan ristrukturimi financiar dhe organizativ. • Ulja urgjente e humbjeve totale afat mesëm. • Pavarësia, depolitizimi dhe rivendosja në funksion e autoritetit të ERE. • Ristrukturimi i modelit të tregut energjetik. • Rimarrja e aseteve të shpërndarjes së tensionit të mesëm dhe të ulët. • Liberalizimi i menjëhershëm i shpërndarjes së energjisë elektrike. • Mungesa e zbatimit të ligjit në fushën ekonomike. • Ristrukturimi i tarifave me qëllim bërjen e tyre të arsyeshme (kjo për të rritur nivelin e arkëtimeve) • Monitorimi i planit të investimeve. • Çdo kompani shpërndarje dhe shitje me pakicë në tregun e liberalizuar të ofrojë garanci financiare për importimin e mundshëm të energjisë në tregun e liberalizuar.

në paaftësinë dhe në babëzinë e tyre”, - deklaroi Rama lidhur me një çështje të tillë, duke u bazuar pikërisht në denoncimet në mënyrë permanente të abuzimeve dhe shkeljeve në sistemin energjetik. Në këtë mënyrë, nisur pikërisht nga faktet që ka në dispozicion PS-ja, borxhi që qeveria u ka krijuar shqiptarëve kap shifrat 1,2 miliard dollarë, dhe kjo për shkak të papërgjegjshmërisë së ekzekutivit për të qeverisur. Sipas deputetit Ahmetaj, kjo nuk është thjesht një krizë financiare e një kompanie apo e një sistemi, kjo është krizë e keqqeverisjes. “Në fakt përtej gjithë kësaj qëndron një qeveri e dështuar, e cila në vite, siç do ta argumentojmë edhe më

pas, nuk ka bërë asgjë, por ka shfrytëzuar për arsye elektorale dhe vetëm elektorale në kurriz të familjeve shqiptare situatën dhe kompanitë. Kur folëm për borxhin kemi përdorur specifikisht shprehjen “borxh piramidal”. Është një borxh piramidal prej 1.2 miliardë dollarë që rëndon mbi konsumatorin dhe mbi buxhetin e shtetit. Konsumatori i ka CEZ, CEZ i ka KESH, KESH i ka prodhuesve privatë, dhe të katërt bashkë i kanë gjithashtu borxhe bankave. Por mbi të gjitha, e gjithë ngarkesa prej 1.2 miliardësh e borxhit kalon mbi konsumatorin familjar, sepse çmimi i konsumatorit familjar që nga 2005 e deri më sot është dyfishuar, vlerësoi ai.


politikë • E mërkurë 21 nëntor 2012

»

03

Kryeministri Berisha pret zv.kryeministrin e Maqedonisë Xhaferrin

Rikonstruktim godinës së Kongresit të Manastirit Nesër festohet 104-vjetori i ditës kombëtare të alfabetit shqiptar Shqipëria dhe Maqedonia do të ndërmarrin së shpejti nismën për rikonstruksionin e godinës ku u zhvillua Kongresi i Manastirit. Dy ditë para 104-vjetorit të Ditës së Alfabetit, Kryeministri Berisha dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferri u angazhuan për të ndërmarrë përpjekje të përbashkëta për rikonstruksionin e godinës ku u mbajt Kongresi i Manastirit, si një ndër monumentet më të rëndësishme të të gjithë shqiptarëve. Ata u takuan dje në zyrën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ku ndër të tjera diskutuan edhe për ngjarjen me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin shqiptar - 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit. Më 22 nëntor 1908 rilindësit dhe patriotët e mëdhenj, si Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Gjergj Fishta e shumë të tjerë, përfunduan

•104 vjet më pas shqiptarët nuk kanë të unifikuar abetaren, gjuhën dhe sistemin arsimor. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë abetaret janë në modele të ndryshme. •Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, një muaj më parë në Shkup u ngrit shtatorja e atdhetarit Hasan Prishtina, të cilin historianë e akademikë e kanë vlerësuar për vizionin e tij, si dhe e kanë cilësuar atë “figurë poliedrike”. •Kryeministri Berisha përshëndeti rolin stabilizues e konstruktiv që forcat politike shqiptare luajnë në Maqedoni, pjekurinë dhe qëndrimin e matur të tyre, si dhe kontributin në sanksionimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

së punuari alfabetin e gjuhës shqipe. Në takimin e djeshëm ndër të tjera u theksua, veçanërisht nga ana e Kryeministrit Berisha, nevoja e intensifikimit të përpjekjeve për njësimin e çdo standardi, që të krijojmë një botë shqiptare të njësuar, duke respektuar kufijtë aktualë, pasi, siç tha ai, ky është interesi i shqiptarëve sot. Në këtë kontekst u fol edhe për nevojën e një marrëveshjeje

të bashkëpunimit kulturor midis dy vendeve. Nga ana e tij numri dy i qeverisë së Maqedonisë, Xhaferri, e falënderoi Kryeministrin shqiptar për pritjen miqësore dhe për pranimin e ftesës për të festuar më datën 25 nëntor 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Shkup, duke theksuar se vizita e Kryeministrit pritet me gëzim nga të gjithë shqiptarët në Maqedoni.

Deputetët e PS-së parlajmërohen nga lidershipi socialist për komunikimin me mediat

Debati, Malaj përballë mbështetësve të Ramës I kërkohet nga kolegët që të respektojë linjën zyrtare, deputeti refuzon

A

snjë nga deputetët e Partisë Socialiste nuk duhet të përcjellë jashtë diskutimet e zhvilluara në mbledhjet e grupit kuvendor. I mbledhur dje, grupi parlamentar i PS-së ka marrë një mesazh të qartë paralajmërues nga lidershipi socialist, duke kërkuar prerazi që komunikimi me mediet të jetë i përjashtuar për çështjet që u takojnë zhvillimeve të brendshme të partisë. Ky qëndrim është argumentuar nga lidershipi socialist në mbledhjen me dyer mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Socialiste me faktin se për çdo çështje ka një komunikim zyrtar nga ana e kësaj partie dhe konform kësaj linje duhet të jenë dhe deklaratat publike të përfaqësuesve socialistë. E gjithë kjo situatë në radhët e ligjvënësve socialistë erdhi pikërisht pas përplasjeve që janë krijuar në këtë grupim mbi tri ligjet për marrjen e statusit kandidat në BE. Kështu, gjatë ditës së djeshme për rreth dy orë deputetët socialistë kanë debatuar në mbledhjen e grupit parlamentar të selisë rozë lidhur deklaratat e fundit në medie të deputetit Arben Malaj. Ishte kërkuar që javën e shkuar një seancë e posaçme e grupit parlamentar të PS-së, ku t’i tërhiqej vëmendja deputeti Malaj për deklaratat e tij në kundërshtim me linjën zyrtare. Por pavarësisht se dhe në mbledhjen e djeshme kjo kërkesë erdhi gati në paralajmërim për Malajn nga deputetët si dhe nga vetë lidershipi socialist, deputeti socialist është mbrojtur me argumentin se “tashmë jemi në

Debati i ashpër në PS

demokraci dhe në demokraci ka mendim të lirë”. Në këtë mënyrë, deputeti Malaj i ka bërë të qartë lidershipit socialist se sa herë që të ketë një mendim ndryshe, ai do të thotë fjalën e tij. Madje, qëndruar në këtë pikë, deputeti socialist ka ritheksuar dhe një herë se PS-ja nuk duhet të kushtëzojë tri ligjet për integrimin me çështjen e qarkut të Fierit. Pavarësisht se është gjendur përballë presionit të një pjesë të mirë të kolegëve të tij, sërish Malaj ka zgjedhur t’i qëndrojë pozicionit të tij të mbajtur në mënyrë permanentë ditët e fundit lidhur me ligjet që kushtëzojnë marrjen e statusit të vendit kandidat. Ishte deputeti i PS-së Fidel Ylli që pati

kërkuar një mbledhje urgjente të grupit kuvendor socialist, ku të ishte i pranishëm kryetari Rama dhe deputeti Malaj, me qëllim që të sqarohet në mënyrë institucionale si pozicioni i deputetëve që kanë respektuar linjën zyrtare të partisë, ashtu dhe ato që kanë dalë kundër. Në dy mbledhjet e fundit që ka zhvilluar grupi kuvendor socialist ky debat ka qenë prezent, duke shtuar dhe përplasjet mes dy rrymave që janë pro dhe kundër kushtëzimit të votës në Kuvend me qarkun e Fierit. Por përveçse një sqarim institucional gradualisht lidershipi spocialist po imponohet gjithmonë e më shumë në mbylljen e hapësirave të komunikimit në parti.

Edhe një herë tjetër në radhët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste janë matur forcat mes deputetëve pro dhe kundër mënyrave që lidershipi socialist zgjedh të bëjë oponencën e tij ndaj mazhorancës aktuale. Konkretisht ishte rasti “Malaj” që bëri dhe një matje të tillë. Qëndrimi i deputetit Arben Malajt, në oponencë me linjën politike që ndjek Partia Socialiste, me kushtëzimin e votimit të 3 ligjeve me rëndësi për marrjen e statusit të vendit kandidat, solli irritimin e deputetëve beniaminë të Ramës. Në mbledhjen e djeshme të grupit kuvendor të PS-së, zhvilluar me dyer të mbyllura, për gati dy orë deputetë të shumtë, si Fidel Ylli, Sajmir Tahiri dhe Sadri Abazi, Armando Prenga e deputetë të tjerë përkrahës së politikës së kryesocialistit Edi Rama kanë sulmuar dhe akuzuar zotin Malaj se jo vetëm po anashkalon, por po del edhe kundër vendimit politik të partisë në lidhje me tri ligjet. Mësohet se Malaj është shprehur se në deklaratat e tij ka adresuar një problem shumë të rëndësishëm siç është ai i integrimin europian të vendit.

Tre ligjet diskutohen në grup, PS i kushtëzon me Fierin Në mbledhjen e grupit të PS-së është diskutuar dhe qëndrimi për tri ligjet për integrimin, ku unanimisht është vendosur se s’mund të ketë votim të tri ligjeve pa u zgjidhur çështja e Fierit. Më herët Rama shigjetoi ashpër qëndrimin e lidhur me refuzimin për t’u ulur në tryezë për zgjidhjen e çështjes së Fierit. “Ne i bëjmë thirrje për t’u ulur në tryezë dhe për të dalë me dialog nga kjo situatë, ai i shmanget ballafaqimit, duke thënë se është gati të ulet në bisedime, por në fakt nuk ulet asgjëkund përveçse para grupit të tij parlamentar ose të qeverisë”, - u shpreh Rama. Sipas tij, Kryeministrit i intereson vetëm pushteti, jo integrimi. “Fatkeqësisht, nuk ka asnjë lidhje me Europën, as në vizion, as në projektin qeverisës dhe madje as në shije. Vizioni i tyre qeverisës është mbajtja e sundimit mbi shqiptarët me çdo mjet, duke e shkelur ligjin në çdo hap. As BE-ja nuk mund të na integrojë me këtë nivel qeverisje”, - vuri në dukje Rama.

Linja zyrtare e PS dhe kostoja e zërit kundër në parti Në dy mbledhjet e fundit që pati zhvilluar grupi kuvendor socialist debati për votimin e tri ligjeve dhe kushtëzimi i votës me qarkun e Fierit ka qenë prezent, duke shtuar dhe përplasjet mes dy rrymave që janë pro dhe kundër një linje të tillë brenda radhëve të PS-së. Por momentalisht përplasja është ndalur te deputeti Malaj, pasi ky i fundit ka shfaqur hapur mendimin e tij përkundrejt qëndrimit të PS-së për votimin e tri kushteve të BE-së që lidhen potencialisht me marrjen e statusit të vendit kandidat. Përmbledhtazi, deputeti Malaj është shprehur për medien se pa hequr dorë nga çështja e qarkut të Fierit PS-ja duhet të veprojë sipas prioriteteve më të rëndësishme për vendin. Madje, nisur nga shigjetimet nga ana e kolegëve të tij mbi këto qëndrime, ligjvënësi socialist ka deklaruar se mungesa e demokracisë, e transparencës apo trajtimi i zhurmuesve si elemente disipline vetëm sa i shtojnë jetën politike Sali Berishës.


04

« politikë

E mërkurë 21 nëntor 2012 •

KQZ ndan mandatet, Berati e Korça një më pak

2013, qarku i Tiranës dhe i Durrësit me një mandat më shumë

Albana Lika

N

ë mbledhjen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të diskutojë mbi shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013. Për caktimin e mandateve për 12 qarqet KQZ-ja ka përdorur të dhënat mbi numrin e shtetasve shqiptarë si dhe numrin e mandateve që ka Kuvendi i Shqipërisë. Konkretisht, numri i shtetasve është 4 312 210 pjesëtuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 30 802 si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati. Numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati dhe çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga ky pjesëtim. Pas këtij veprimi ngelen pa u shpërndarë edhe 6 mandate. Në bazë të nenit 75, pika 5 të Kodit Zgjedhor, këto mandate u janë shpërndarë zonave zgjedhore që kanë mbetjen më të madhe pas presjes dhjetore të numrit të përftuar nga pjesëtimi i mësipërm. “Në bazë të nenit 76, pika 1 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja me shkresë nr. 727 prot., datë 22.10.2012 i kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Ministrisë së Brendshme numrin e përgjithshëm të shtetasve dhe numrin e shtetasve për çdo qark. Ministria e Brendshme me shkresë nr. 7376/1 prot., datë 7.11.2012 i ka dërguar KQZ-së të dhënat e kërkuara, duke theksuar se numri i shtetasve është i datës 7 nëntor 2012. Në bazë të nenit 74, pika 1 të Kodit Zgjedhor, zona zgjedhore për Kuvendin përputhet me territorin e qarkut”, - thuhet në projektvendimin e KQZ-së, që pritet të miratohet sot. Sipas këtyre llogaritjeve, numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore është: zona zgjedhore qarku i Beratit -7 mandate; zona zgjedhore qarku i Dibrës - 6 mandate; zona zgjedhore qarku i Durrësit -14 mandate; zona zgjedhore qarku i Elbasanit - 14 mandate;

Numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati dhe çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga ky pjesëtim. Pas këtij veprimi ngelen pa u shpërndarë edhe 6 mandate...

Ndarja e mandateve sipas qarqeve 7 mandate

Tiranë

Zona zgjedhore e qarkut të Beratit nga 8 mandate që ka aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë.

Zona zgjedhore qarku të Dibrës. Po kaq mandate gëzon kjo zonë në legjislativin shqiptar.

Zona zgjedhore qarku i Tiranës, sipas përllogaritjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhore, do të përfaqësohet në Kuvend pas zgjedhjeve të 2013-s me 33 deputetë, ose një më shumë se aktualisht. Për këtë zonë në zgjedhjet e fundit parlamentare u caktua përfaqësimi me 32 mandate.

5 mandate

Fier

Zona zgjedhore qarku i Gjirokastrës. Me të njëjtin numër përfaqësohet edhe tani ky qark

Zona zgjedhore qarku i Fierit është ndër tetë qarqet, nga 12 qarqe që ka gjithsej Republika e Shqipërisë, që do të ketë të njëjtën numër përfaqësimi deputetësh në Kuvend, po aq sa deputetë ka aktualisht pas zgjedhjeve të fundit zgjedhore. Ai ka dhe do të ketë pas 2013-s 16 mandate.

6 mandate

4 mandate Zona zgjedhore qarku i Kukësit. As më shumë e as më pak nuk i takoi edhe për këto zgjedhje.

Zona zgjedhore qarku i Lezhës. Shtimi i popullsisë nuk e ka ndryshuar përfaqësimin e tij. 11 mandate Zona zgjedhore qarku i Korçës, ose një më pak se numri aktual i mandateve që dolën nga zgjedhjet e 2009-s.

Zona zgjedhore e qarkut të Shkodrës, po aq sa mandate gëzon sot në parlament. 12 mandate Zona zgjedhore qarku i Vlorës. Po me kaq mandate është përfaqësuar që nga 2009-a. zona zgjedhore qarku i Fierit 16 mandate; zona zgjedhore qarku i Gjirokastrës - 5 mandate; zona zgjedhore qarku i Korçës - 11 mandate; zona zgjedhore qarku i Kukësit - 4 mandate; zona zgjedhore qarku i Lezhës - 7 mandate; zona

Zona zgjedhore qarku i Durrësit në krahasim me mandatet që dolën nga zgjedhje e fundit parlamentare do të ketë një mandat më shumë. Për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme ky qark do të përfaqësohet me 14 mandate gjithsej, nga 13 mandate që përfaqësohet sot në Kuvendin e Shqipërisë. Elbasani

11 mandate

Zona zgjedhore qarku i Elbasanit nuk ka pësuar ndryshime me lëvizjen demografike të qytetarëve këta katër vjetët e fundit në vendin tonë. Ashtu si dhe në zgjedhjet e qershorit të 2009-s, edhe në zgjedhjet e qershor 2013-s ky qark do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me 14 deputetë.

zgjedhore qarku i Shkodrës -11 mandate; zona zgjedhore qarku i Tiranës - 33 mandate; zona zgjedhore qarku i Vlorës - 12 mandate. Krahasuar me numrin e mandateve me të cilat përfaqësohet sot në Kuvend secili qark, nga lëvizjet

Projektligjet, Topalli propozon seancë të posaçme, PS refuzon Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, përsëriti ftesën e saj drejtuar deputetëve të opozitës për miratimin e tri ligjeve kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor. Nën drejtimin e saj kryeparamentarja mblodhi Konferencës e Kryetarëve, gjatë të cilës propozoi edhe planifikimin në kalendar të punimeve të Kuvendit zhvillimin e një seance të posaçme për miratimin e këtyre tri ligjeve. Sipas zyrës së shtypit pranë Kuvendit, përfaqësuesit e opozitës në Konferencë e refuzuan këtë kërkesë të Kryetares Topalli. “Kryetarja e Kuvendit përsëriti edhe një herë ftesën ndaj deputetëve

të opozitës për miratimin e tri ligjeve të kërkuara nga Komisioni Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, duke i kërkuar të përfshijnë në kalendar një seancë të posaçme, jashtë radhe, për miratimin e tri ligjeve të kërkuara. Por anëtarët socialistë të Konferencës së Kryetarëve nuk e pranuan”, - thuhet në njoftimin zyrtar. Pas miratimit me konsensus të kalendarit të punimeve për periudhën 26 nëntor-14 dhjetor 2012 Konferenca ra dakord që prioritet në axhendën e komisioneve parlamentare të ketë shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2013, sapo të mbërrijë në Kuvend.

Investimet dhe mbulimi

AMC merr “Çmimin për rrjetin 3G më të mirë” Falë investimeve të saj të qëndrueshme në mbulimin e vendit me shërbimet e internetit më të shpejtë të brezit 3G, AMC mori sot “Çmimin për rrjetin 3G më të mirë”. Ky çmim u dha në Forumin e 4-t Infocom Albania, me temë “Nga evolucioni infrastrukturor në revolucion dixhital”. Këtë vit, forumi vjen edhe në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Drejtori Ekzekutiv i AMC, zoti Dimitris Blatsios, pasi falënderoi organizatorët dhe të pranishmit, shpjegoi sesi kompania që ai drejton arriti të vlerësohet për internetin 3G më të mirë në vend. “AMC nuk ka reshtur kurrë se investuari në kapacitetet e saj teknike, sot të prekshme në formën e sinjalit 3G për më shumë se 95 për qindtë vendit. AMC do të vijojë të shënojë

arritje të reja në teknologjitë e inovacionit”, tha zoti Blatsios. “Çmimi për rrjetin 3G më të mirë” i jepet AMC pasi rrjeti i kompanisë është në gjendje të ofrojë standardin më të lartë të internetit që përdoret aktualisht në Europë. Në këtë mënyrë, AMC ka plotësuar standardin ndërkombëtar HSPA+ (Akses i Evoluar me Shpejtësi të Lartë të të Dhënave). Platforma 3G e AMC është implementuar menjëherë dhe kudo, duke synuar ofrimin e të njëjtës cilësi shërbimi abonentëve në zona të ndryshme të vendit. Ky është viti i dytë që AMC merr njëçmim të rëndësishëm për produktet dhe shërbimet e saj novatore nëForuminInfocom Albania. Vitin e shkuar, në të njëjtin aktivitet, kompanisë iu dha “Çmimi për produktin më të mirë” për AMC Fiks.

Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom e Eagle

Durrësi

7 mandate

Konferenca miraton kalendarin për tre javë

demografike të qytetarëve në këta katër vjet, tetë qarqe do të përfaqësohen si sot edhe pas 2013-s. Qarku i Beratit dhe i Korçës do të kenë një mandat më pak, ndërsa qarku i Tiranës dhe i Durrësit një mandat më shumë.

Dr. Orhan Coskun vlerësohet si “menaxheri i vitit” Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Dr. Orhan Coskun vlerësohet nga Forumi i katërt i Telekomunikacionit në Shqipëri Infocom Albania si “Menaxheri i Vitit”. Sipas komitetit organizativ, motivi i këtij çmimi është “bashkimi i suksesshëm i ALBtelecom me Eagle Mobile, një metodë kjo që besohet të jetë forma e së ardhmes në industrinë e telekomunikacionit”. Që nga prilli i 2011 Dr. Orhan Coskun mban pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të ALBtelekom - Eagle Mobile. Para se të merrte detyrën aktuale, ai ishte Presidenti i Çalik Holding për Rajonin e Ballkanit dhe Europës Juglindore që nga viti 2009. Dr. Coskun ka përvojë mjaft të gjerë në fushën e menaxhimit të përgjithshëm në telekomu-

nikacion, si dhe në fushën e mësimdhënies akademike. Disa nga pozicionet dhe kompanitë ku Dr. Coskun ka treguar performancë të suksesshme kanë qenë: Drejtor i Platformës së Biznesit të Digital TV në TTNET në Stamboll, Manaxher i Vestel në IZMIR, Santel Networks, Manaxher i Grupit DSP, Newark (Kaliforni), etj. Dr. Orhan Coskun ka punuar edhe si Menaxher i Inxhinierisë në kompaninë Vestel, e cila prodhon produkte të konsumit të qëndrueshëm elektronik dhe pajisjeve shtëpiake nëpërmjet grupit të kompanive R & D dhe Sales & Marketing, dhe që gjeneron 3,5 miliard dollarë në vit nga eksportet, 1 miliardë Dollarë nga shitjet brenda Turqisë dhe ka më shumë se 10,000 të punësuar në mbarë botën.


sociale • E mërkurë 21 nëntor 2012

»

05

70 të infektuar për vitin 2013, 5 raste më shumë se në vitin 2012

100-vjetori

Shtohet numri i të infektuarve me HIV AIDS

Shëndetësia nderon 72 mjekë

93% e të sëmurëve nga transmetimi seksual i sëmundjes Ervin Koçi

N

umri i të infektuarve nga sëmundja HIV-AIDS gjatë këtij viti është 70. Ky numër ka ardhur në rritje nga vitit i kaluar, kur u infektuan 65 veta nga virusi vdekje prurës. Sipas mjekëve, shkaku kryesor i marrjes së këtij virusi është kryerja e marrëdhënieve seksuale pa përdorur masa mbrojtëse. Edhe pse nuk është mbyllur viti, numri i rasteve të reja me virusin HIV rezulton të jetë 70, në një kohë që gjatë gjithë 2012-s janë shënuar 65 raste. Pjesa më e madhe e të infektuarve me HIV, mbi 80 për qind, vijnë nga radhët e heteroseksualëve. Rreth 9 për qind e të infektuarve janë nga radhët e homoseksualët, ndërsa pjesa tjetër e të infektuarve nga virusi HIV-AIDS janë nga grupe të tjera si trashëgimia e sëmundjes nga nëna te fëmija apo dhe nga transfuzioni i gjakut. “Kryesisht rruga e marrjes është rruga heteroseksual, në 84 për qind të rasteve, 9 për qind të rasteve janë homoseksualë dhe biseksualë dhe 4 për qind është nga nëna te fëmija. Vetëm 1 për qind është nga persona që përdorin drogë”, - thotë Halil Stana, specialist në Autoritetin Shëndetësor Rajonal. Shqetësim tjetër për mjekët janë dhe sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme, ku rikthimi i sifilizit është një tjetër problem, që duhet të jetë në vëmendje të popullatës. Këto sëmundje janë pa shenja dhe specialistët thonë se çdo person që dyshon se nuk ka një jetë të rregullt seksuale të testohet. “Në ASHR bëhet testim vullnetar për HIV, hepatitin B, C dhe sifilizin. Aktualisht gjatë këtij viti janë bërë rreth 1226

70

për qind Është numri i personave që janë infektuar deri më tani nga virusi HIV përgjatë vitit 2013. Sipas mjekëve, ky numër është më i lartë se vitin që shkoi, kur u infektuan 65 individë.

84

Emrat e mjekeve qe do te nderohen nga Ministria e Shendetesise

për qind Është numri i individëve heteroseksualë që janë infektuar këtë vit nga sëmundja HIVAIDS gjatë periudhës janar– nëntor 2013. Këta individë e kanë marrë sëmundjen nga rrugët seksuale.

9

për qind Është numri i personave homoseksualë dhe biseksualë që janë infektuar deri më tani nga virusi HIV-AIDS. Edhe këta individë e kanë marrë sëmundjen nga kryerja e marrëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse.

7

për qind E numrit të të infektuarve nga HIV-AIDS-i e kanë marrë këtë sëmundje për shkaqe të tjera, të cilat nuk lidhen me kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Këtu kemi drogën apo trashëgimin e sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë nderon 72 mjekë për kontributin e dhënë ndër vite. Mjekë të vjetër, nga ata që kanë ngritur shërbimet, por dhe mjekë që aktualisht punojnë në shërbimin shëndetësor, janë nderuar në 100-vjetorin e Pavarësisë me Certifikatën e Mirënjohjes për punën e tyre ndër vite në shërbim të qytetarëve. “Kjo certifikatë është vetëm një simbol modest i falënderimeve të thella që jo vetëm ne, por e gjithë shoqëria shqiptare ka ndaj jush”, - u shpreh ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo.

Transmetimi i sëmundjes Sëmundje e HIV-AIDS-it transmetohet kryesisht nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. Nga të dhënat e publikuara nga organizatat shëndetësore rezulton se në Shqipëri çdo vit infektohet rreth 60 individë. Krahas infektimit nëpërmjet transmetimit të sëmundjes gjatë marrëdhënieve seksuale kjo sëmundje merret edhe nga transfuzioni i gjakut. Këtu kemi rastet e të droguarve, të cilët përdorin një shiringë më shumë se një herë dhe rrjedhimisht, gjaku i një individi i shkon edhe një tjetri. Krahas sëmundjes së AIDS-it në Shqipëri ka filluar të shfaqen edhe sëmundjet e tjera, të cilat transmetohen gjithashtu përmes rrugëve seksuale. Sëmundje të tilla si sifilizi dhe hepatiti kanë filluar të infektojnë individët e vend. Shumë organizata kanë bërë thirrje që njerëzit të marrin masa në mënyrë që t’i parandalojnë këto sëmundje.

analiza të tilla, nuk na ka rezultuar njeri me HIV pozitiv, na kanë rezultuar me sifiliz, 4 raste dhe me hepatit B 19 raste”, - thotë Stana. Të dhënat u bënë publike në ditën e dytë të panairit të shëndetësisë. Gjatë aktiviteteve me këtë rast kryen teste gjaku falas për të

“Vodafone Albania”

mësuar nëse janë mbartës të ndonjë infeksioni seksualisht të transmetueshëm apo hepatiteve. Që prej disa vjetësh në Shqipëri kanë filluar të shtohen rastet e personave të infektuar nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Kjo vjen kryesisht nga fakti

se njerëzit i neglizhon masat mbrojtëse dhe rrjedhimisht shkojnë drejtë bartjes së sëmundjes. Shpeshherë gjatë vitit organizata të ndryshme apo dhe Ministria e Shëndetësisë ka kryer fushata për të sensibilizuar qytetarët për përdorimin e këtyre masave mbrojtëse.

Takimi, Xhaferri

Çmim për telemjekësinë e “Vodafon”

Tirana - kryeqendra e festimeve

Kompania që reflekton vlerat e përgjegjshmërisë sociale

Basha: Më 26 nëntor Tirana do të ketë Memorialin e Shqiponjës

Forumi i 4-t shqiptar i telekomunikacionit “InfoCom” vlerësoi kontributin e “Vodafone Albania” në fushën e përgjegjshmërisë sociale, duke i akorduar çmimin e Ekselencës për Përgjegjshmërinë Sociale në Shqipëri për vitin 2012 për projektin e telemjekësisë përmes celularit, që është duke u zhvilluar në Shqipëri. Programi i telemjekësisë përmes celularit shfrytëzon teknologjinë më të lartë të transmetimit të të dhënave pa kabëll – 3G, dhe mundëson realizimin e testeve mjekësore për pacientë në zonat më të thella të vendit dhe transmetimin e të dhënave te mjekët specialistë. Financimi dhe koordinimi i këtij projekti bëhet nga fondacioni “Vodafone Albania” në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Kryqin e Kuq Shqiptar dhe spitalin “Hygeia” në Tiranë. Gjatë marrjes së çmimit drejtori i ekzekutiv i fondacionit “Vodafone Albania”, zoti Albi Greva, tha se kompania “Vodafone Albania” dhe fondacioni “Vodafone Albania” janë të vendosur që të shfrytëzojnë maksimalisht lehtësitë që ofron teknologjia për të përmirësuar jetën e komunitetit. Investimi social i kompanisë “Vodafone” dhe fondacionit “Vodafone Albania” gjatë vitit 2012 u fokusua në projektet e shëndetit publik, kujdesit për grupet sociale në nevojë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, bëri me dije dje se Tiranës do t’i shtohet një shesh i ri: ai me emrin “Shqiponja”. Gjatë një takimi që kryeri i Bashkisë zhvilloi me zv.kryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferi, i bëri me dije se Tirana do të jetë kryeqendra e festimeve të 100-vjetorit. Xhaferri shprehu kënaqësinë që ndodhej në Tiranë në këtë moment të rëndësishëm të kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i ka bërë të ditur z. Xhaferri disa nga aktivitetet që do të zhvillohen në këtë 100-vjetor në Tiranë, duke u ndalur në vendosjen e simbolit kombëtar, shqiponjës. Në ditën e ngritjes së flamurit në Tiranë Bashkia do të vendosë në vendin që sot njihet si rrethrrotullimi i doganës Memorialin e Shqiponjës dhe do të emërtojë sheshin “Shqiponja”. Simboli i shqiponjës do të vendoset më 26 nëntor dhe është bashkëfinancuar nga një familje shqiptare nga Tetova. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë drejtues të pushtetit vendor nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Kryebashkiaku Basha ka theksuar se kjo ceremoni në këtë 100-vjetor të Pavarësisë do të shërbejë edhe për rigjallërimin e lidhjeve mes drejtuesve vendorë shqiptarë.

• QSUT 1. Znj. Eli Foto 2. Z. Nikollaq Kaçani 3. Z. Dhimiter Kraja 4. Z. Hysen Heta 5. Z. Durim Bebeci 6. Znj. Anila Godo 7. Z. Mihal tase 8. Z. Edmond Çeliku 9. Z. Mustafa Xhani 10. Z. Spiro Qirko 11. Z. Bashkim Resuli 12. Z. Pal Xhumari 13. Z. Artan Godo 14. Z. Agim Sallaku 15. Z. Edi Gjika 16. Z. Krenar Preza 17. Znj. Jera Kruja 18. Z. Arian Xhumari 19. Z. Ajli Alushani 20. Z. Thoma Kristo 21. Znj. Adelina Mazreku 22. Z. Sulejman Kodra 23. Z. Besim Elezi • Spitali Rajonal Shkoder 24. Z. Leonard Kcira 25. Znj. Zyliha Kraja 26. Z. Agron Agolli • Spitali Rajonal Fier 27. Z. Henrik Hamitaj 28. Z. Mehmet Malaj • Spitali Rajonal Vlore 29. Z. Ziadet Muhametaj 30. Znj. Elvira Ndini 31. Z. Imer Hoxha • Spitali Rajonal Korce 32. Z. Pellumb Bregu 33. Z. Themistokli Polena • Spitali Rajonal Lezhe 34. Z. Llesh Ndreu 35. Z. Dede Jaku • Spitali Rajonal Durres 36. Z. Paskal Prodani 37. Z. Eqerem Enesi 38. Znj. Meleqe Velaj 39. Z. Petrit Kasa 40. Znj. Liri Dibra 41. Z. Rifat Shahi 42. Z. Fiqiri Kelliçi 43. Znj. Eduarta Vokopola 44. Z. Miri Hoti 45. Z. Fatmir Haxhihyseni 46. Z. Thanas Bucaj • Spitali Rajonal Gjirokaster 47. Z. Vasil Jorgji 48. Z. Vasil Laboviti 49. Z. Vladimir Bashari 50. Z. Jorgo Buka 51. Z. Hodo Çela • Spitali Rajonal Kukes 52. Z. Mustaf Mustafa 53. Z. Mark Nufi 54. Z. Misin Braha • Spitali Ushtarak 55. Z. Bedri Mihaj 56. Z. Luan Nikollari 57. Znj. Anila Shkurti 58. Z. Esat Duraku 59. Z. Veli Toto • Spitali Obs-Gjin “Koco Glozheni” 60. Z. Nikolla Verushi 61. Znj. Flutura Erebara 62. Z. Skender Kosturi • Spitali i Mushkerive“Shefqet Ndroqi” 63. Z. Jul Bushati 64. Z. Elez Selimi 65. Znj. Arta Bici • Stomatologe 66. Z. Foto Toti 67. Z. Zenel Kokomiri • ISHP 68. Z. Eduard Kakarriqi 69. Z. Afrim Tabaku • Materniteti“Mbreteresha Geraldine” 70. Z. Maliq Bekteshi 71. Z. Skender Pogoni 72 Z. Ali Sulejmani


06

« ekonomi

Reduktimet në staf

E mërkurë 21 nëntor 2012 • Ministritë e mëdha

Ministria e Mbrojtjes duket se do të vijojë dhe vitin e ardhshëm reduktimin e stafit. Ndoshta me një ulje minimale, pasi që në buxhetin e shtetit do të ketë vetëm 10 500 punonjës. Ndërsa për SHISH numri i punonjësve do të jetë 933 persona. Gjithashtu KLSH do të ketë vetëm 159 vetë nën varësi si staf të kontrolleve. Strukturat e vendosura janë si mbi bazën e kërkesave të institucioneve, por dhe në bazë të angazhimeve ndërkombëtare që ka ndërmarrë shqipëria si NATO apo dhe BE ku dhe aspirojmë integrimin.

Krerët e shtetit

Nga 92 institucione shtetërore të njohura me ligj vetëm tre prej tyre do të kenë rreth 65 mijë punonjës nga 87 mijë që njihen me ligj. Kështu Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ketë në varësi të saj 38,901 punonjës. Këtu do të përfshihen, mësuesit, edukatoret e administratës etj. Ndërsa më pas renditet Ministria e Brendshme. Në këtë institucion janë të përfshirë forcat e Policisë së Rendit, Rrugore, specialet, si dhe administrata e ministrisë. Në fund vendoset Ministria e Mbrojtjes me 10,500 të punësuar.

Pavarësisht se kanë numrin më të vogël të personelit janë institucionet që drejtohen nga krerët e shtetit shqiptar. Kështu kryetarja e Kuvendit do të ketë dyfishin e punonjësve të Kryeministrisë. Topalli do të drejtojë për vitin e ardhshëm 349 punonjës, ndërsa Berisha do të ketë në varësi të tij 128. Në fund të listës do të mbetet Presidenca me 76 punonjës. Në bazë të kësaj ndarjeje do të jetë vendosur dhe buxheti që secila nga këto institucione do të ketë për vitin 2013. Ndërsa nuk pritet shtimi i mëtejshëm i stafit.

Qarku i Dibrës do të marrë fonde të pakushtëzuara sa Tirana e Durrësi së bashku

Buxheti i shtetit ndan fondet për bashkitë Investime në zonat rurale dhe qytetet që nuk kanë pasur më parë investime Në buxhetin e shtetit për vitin 2013 Bashkia e Tiranës do të marrë mbështetjen më të madhe me fondet e pakushtëzuara prej qeverisë. Ndërkohë pas saj do të jetë Durrësi, Elbasani dhe Shkodra. Ekspertët shrpehen se kjo ndarje është respektuar dhe më parë kjo si mbi bazë të projekteve që kanë paraqitur bashkitë dhe komunat përkatëse, por dhe mbi bazë të volumit që secila prej tyre ka. Nga ana tjetër ka një përmbysje të fondeve që qeveria do të japë për qarqet. Ku Tirana dhe Durrësi kanë mbetur të fundit nga përfitimi i fondeve, ndërsa kryesimin e ka marrë qarku i Elbasanit me një fond 131, 944 milionë lekësh më pas do të vijë Dibra me një fond 112 milionë lekë. Propozimet Sipas procedurave që janë ndjekur dhe më parë prej qeverisë janë vetë bashkitë që japin propozimet e tyre për investime në zonë, si dhe për nevojat e komunitetit. Në bazë të kësaj miratohen dhe fondet për secilën prej tyre. Kështu që në një bashkëpunim mes strukturave tatimore vendore dhe fondeve që lëvrohen nga buxheti i shtetit arrihet në një përmbushje të këtij zhvillimi. Mëse një herë Kryeministri Berisha ka kërkuar projekte konkrete në mënyrë që vetë strukturat vendore të tregojnë kapacitetet për menaxhimin e këtyre fondeve. Gjithësesi në vitin që po lëm pas u krijua një tension mes bashkive dhe Ministrisë së Financave. Kjo për shkak të bllokimit të fondeve të pakushtëzuara. Bashkitë e kishin llogaritur fondin për pagesa të ndryshme, pasi ishin realizuar investimet e kërkuara. Duke qenë se dhe fondi u bllokua, për shkak të pagesës së detyrimeve që ujësjellësit kishin ndaj CEZ komuna dhe bashkitë vendosën shkurtime në sektorë të ndryshëm si kopshte, sport etj., ndërsa janë vënë re dhe vonesa në pagën e administratës. Gjithësesi me kalimin e buxhetit në Parlament pritet që dhe buxheti të kalojë në një fazë dhe më të shpejtë disbursimi nga qeveria drejt pushtetit vendor. Ekspertët nuk përjashtojnë gjithahstu dhe debatin e mundshëm me opozitën për shkak të ndarjes së fondeve për qytetet e mëdha. Ku edhe pse më parë Tirana ka marrë thelën më të madhe të investimeve, përplasjet politike do të jenë dhe më të pritshme.

fondet e pakushtezuara

45

milionë euro Është shifra që do ketë në dispozicion Ministria e Transporteve. Gjysma e shpenzimeve të kësaj ministrie do të shkojë për transportin rrugor. Më pas investimet janë në ujësjellës, kanalizime, hekurudha dhe transporti detar. Po ashtu planifikohet fond për studimet

59

milionë euro Është shifra që do të administrojë Ministria e Punës. Në buxhet parashikohet që shpenzimet të shkojnë në Sigurimet Shoqëror, që kanë dhe zërin më të madh dhe më pas për planifikimin menaxhimin dhe administrimi, mbrojtja sociale, tregu i punës etj.

Qarku

Transferta

Bashkia

Transferta

BERAT

72,902

Tiranë

937,521

FIER

78,904

Berat

178,000

ELBASAN

131,944

Durrës

410,407

KORÇë

93,379

Elbasan

334,455

KUKËS

92,537

Fier

176,673

SHKODËR

94,952

Gjirokastër

80,937

TIRANË

64,773

Korçë

180,171

DURRËS

61,645

Kukës

101,233

VLORË

71,310

Lushnjë

128,301

GJIROKASTËR

81,795

Pogradec

81,363

DIBËR

112,151

Sarandë

97,144

LEZHË

81,813

Shkodër

367,337

TOTALI

1,038,104

Vlorë

298,526

Qeveria vendos heqjen e TVSH për investimet e mëdha në vend

Ndryshojnë politikat e taksave dhe tatimeve Mbështetje për produktet e riciklueshme dhe ruajtjen e mjedisit Politikat tatimore për vitin 2013 do të prekin një sërë tolerancash për biznesin. Burimet kanë bërë të ditur se do të ketë heqje të tarifave doganore për kafen, makineritë dhe pajisjet e importit, të cilat e kalojnë vlerën prej 50 milionë lekësh. Heqja e tarifës doganore për kafen është realizuar pas kërkesës së ardhur nga grupet e interesit të industrisë përpunuese që të ulet kostoja e kafes së pjekur në vend. Politikëbërësit deklarojnë se këto janë disa nga politikat kryesore të ekonomisë që do të ndërmerren për vitin që vjen, por gjithashtu

do të ushtrojnë efektin e tyre edhe ato politika tatimore, të cilat janë hartuar gjatë vitit 2012. Ndër to është përfshirë heqja e TVSH-së për lëndët e para si çimentoja dhe hekuri, të cilat përdoren për ndërtimin e hidrocentraleve. Një nga ndryshimet më të rëndësishme ka qenë miratimi i ligjit për akcizat, ku ndryshoi administrimi i kësaj takse që i kaloi doganave. Që nga ky vit ka filluar të zbatohet Projekti i Koncensionit të pullave fiskale. Në grupin e taksave nacionale përfshihet taksa për ambalazhet njëpërdorimshe plastike dhe qelqi.

Shqipëri-Kosovë Shqipëria dhe Kosova do të lidhen mes tyre me rrugë elektronike përmes linjës së interkoneksionit me fibër optike 100 giga bit për sekond. Investimi për ndërtimin e linjës së interkoneksionit me fibër optike arrin vlerën 9 milionë euro dhe është mundësuar përmes financimit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), të Postës së Shqipërisë dhe të kompanisë “Kujtesa” në Kosovë. Në ceremoninë e inaugurimit të investimit kanë marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Kryeministri shqiptar Sali Berisha. Kryeministri Berisha deklaroi se linja e re do të mundësojë pothuaj 5-fishimin e furnizimit me internet, çka do të ndikojë në uljen e ndjeshme të çmimit për internetin. Sipas tij, vendi jonë nga 30 Gb internet që merr nga tregu ndërkombëtar, me krijimin e kësaj autostrade dhe aneksin e saj në Morinë, do të marrë 140 Gb. Qarqet Ndryshimi më i dukshëm për këtë vit do të jetë kalimi i investimeve në rang qarku nga qendrat e mëdha drejt zonave më të thella apo që kanë më shumë

nëvojë për investime. Kështu do të jetë Elbasani që do të ketë investime më shumë në projektet për rrugët shkolla, kopshte, ujësjellësa etj. Ndërsa më pas do të jenë investimet në Dibër,

Shkodër, Kukës, Korçë, Gjirojkastër, etj. Në fund të renditjes mbetet Tirana me 64 milionë lekë dje Durësi më 61 milionë lekë. Ekspertët kanë bërë të ditur se investimet kryesisht janë

në zonat rurale. Ku komunat veç buxhetit që do të jepet për to do të kenë dhe shtesë nga ndikimi i projekteve që janë paraqitur prej qarqeve. Për këto të fundit do të jenë vetë këshillat e qarqeve dhe prefektët që do të mbikëqyrin zhvillimin e punimeve dhe zbatimin e projekteve. Por fondet e pakushtëzuara nuk do të mund të kalojnë për pagesën e administratës. Por se janë të vendosura në bazë të projekteve për zhvillimin e zonave. Në rast se një projekt do të jetë paguar prej fondeve të tjera të bashkive, atëherë mund të kalohet në mbulimin e mëvonshëm të këtij “defiçiti” prej fondeve.


ekonomi • E mërkurë 21 nëntor 2012

»

07

Familjet që rimarrin shtëpitë sipas qarqeve

EKB, familjet e reja që do të lënë banesat e ish-pronarëve Enti Kombëtar i Banesave ka riplotësuar listën e familjeve që do të lënë banesat e marra me qira që para vitit 1991, si dhe të familjeve që do të rimarrin shtëpitë e tyre. Sipas vendimit të qeverisë, nëse pas kërkesës së pronarëve qiraxhinjtë nuk lirojnë banesat, atëherë Enti Kombëtar i Banesave paraqet dosjen në gjykatë për të marrë titullin ekzekutiv. Ndërkohë të gjitha familjet e qiraxhinjve kanë të drejtën që të marrin kredi me interes zero, në rast se nuk e kanë mundësinë të përfitojnë strehim në banesat sociale të bashkive ose komunave.

Axhenda kundërshtohet nga opozita, nuk na njoftuan

Miratohet axhenda e festimeve të 100-vjetorit në Këshillin Bashkiak Ervin Koçi

K

ëshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmë protokollin për festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Siç do mbledhje të Këshillit Bashkiak nuk munguan replikat dhe debatet midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Kur ka nisur numërimi mbrapsht i ditëve për të shkuar më 28 nëntorin, ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka prezantuar në mbledhjen e këshillit axhendën e festimeve për 100-vjetor në kryeqytet. Si risinë e të gjitha risive në këto festime kryebashkiaku ka vlerësuar krijimin e një torte gjigante me formën e flamurit kombëtar shqiptar, që, sipas Bashës, do të jetë 550 m katrorë dhe do të gatuhet nga pastiçierë shqiptar dhe të huaj. Po kështu nuk janë lënë mënjanë veprimtaritë dhe eventet artistike, ku nga 26 nëntori e deri natën vonë të 28 nëntorit Bashkia e Tiranës do të ketë aktivitete për fëmijët, të rinjtë, të rritur e të moshuar, si ekspozita, muzikë moderne, klasike dhe patriotike. Aktivitetet do të përfshijnë të gjithë hapësirat shqiptare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Luginën e Pre-

Replikat Basha: Ka disa individ këtu që shpifin edhe shajnë edhe në këtë 100-vjetor duke krijuar frymë përçarëse. Që kur denoncohen dhe marrin vendimet nga gjykata nuk bëjnë më zë. aldrin Dalipi: I them kryetarit të Bashkisë që të mos ndërmarr as një ofendim për të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak të majtë. Ishte ai që i bëri presion gjykatësve që të më jepnin 100 milionë lekë dëmshpërblim, por kur nuk kishte se çfarë të bëntë gykatësi më dha 10 milionë lekë gjobë. Njazi Kosovrasti: Ëëë... aldrin Dalipi: Mos më thuaj ë mua. Ë përdore andej nga ke ardhur se je i pamoralshëm që të përdorësh atë fjalorë me mua. Kujdes kur flet. Basha: I them zotit Dalipi edhe të gjithë të tjerëve të këshillit që mos kërcënojnë asnjë ose përndryshe do dali jashtë dhe nuk kthehet më brenda. Basha: Këto gjëra që thoni ju janë vetëm pjellë e një imagjinate perverse. Ai me mendjen perverse që ëndërron vetëm arkivole i them që e mori përgjigjen zgjedhjet e shkuara.

Axhenda e festimeve që do të mbahen në Tiranë Në datë 26 nëntor do të fillojnë edhe festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë. Ato do të përqendrohen në festime për sa i përket qytetit të Tiranës, pasi përkon me ditën e çlirimit të qytetit. Në datë 27 nëntor do të fillojë ndërtimi i tortës që do të ketë një sipërfaqe prej 550 metrash katrorë. Më pas po përgjatë kësaj dite në orë 11:00 do të shpërndahen disa disqe me këngë patriotike, konkretisht 42 këngë. Këto disqe me këngë do jepen falas për nxënësit dhe gjimnazistët e kryeqyteti. Në orën 15:00 do të përurohet Shtatorja e Adem Jasharit. Mbylljen e ditës së dytë të festimeve do ta kenë grupe rroku nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët do të këndojnë këngë patriotike. Në datë 28 nëntor, pas përfundimit të ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë, do të zhvillohen në kryeqytet ceremonitë e prerjes së tortës. Më pas do të vijohet me ekspozita pikturash nga artistët e rinj të Tiranës. Njëkohësisht do të zhvillohen 3 koncerte në rrugët kryesore të Tiranës, tek “Parku Rinia”, tek sheshi “Tre Vëllezërit Frashëri” dhe tek ura e Tajvanit. Në mbyllje do të ecin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” 100 animatorë, të cilët do të bëjnë piktura mbi historinë e vendit. shevës. Festimet do të fokusohen kryesisht në sheshet qendrore të kryeqytetit. Duke u kërkuar votën pro këshilltarëve të majtë, kryebashkiaku ndër propozimet e tij listoi një shesh në kryeqytet (tek rrethrrotullimi i doganës) për të cilin propozohet emri “Shqiponja”, ku do të vendoset një monument i madh i një shqiponje me përmasa të mëdha. Këshilltari i PDIU-së, Tahir Muhedini, deklaroi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

të Tiranës se sheshi “Çamëria” do të jetë me mirëkuptim e të gjithë këshilltarëve hapësira përballë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet. Edhe kryebashkiaku Basha e mbështeti këtë propozim duke bërë të ditur se sheshi “Avni Rustemi” do të vijojë të ruajë të njëjtin emër dhe se kërkesa për një shesh me emrin “Çamëria” të kalojë për një tjetër shesh në Tiranë. Por votimi i kësaj axhende nuk kaloi pa sharje dhe fyerja nga ana e opozitës.

Këshilli Bashkiak miraton sistemin e pikëzimit

Tiranë, kalojnë kreditë nga bashkia Vendimi kaloi vetëm me votat e mazhorancës Këshilli Bashkiak ka miratuar dje në mbrëmje sistemin e pikëzimit për individët që do të mund të përfitojnë nga ndihmat sociale në bashki, si edhe për banesat sociale. Në fjalën e tij kryetari i bashkisë, Lulzim Basha, tha se banesat sociale në kryeqytet nuk janë të përfunduara dhe se kryetari paraardhës i kishte inaugurar kot, kur kishin nevojë për punime të tjera dhe se në vitin që vjen Bashkia do të ndërmarrë të gjitha masat e nevo-

jshme për të përfunduar punimet e tyre. Për sa i përket sistemit të pikëzimit, anëtarët e opozitës nuk donin ta aprovonin me argumentin se krijoheshin abuzime. Anëtarët e mazhorancës e hodhën poshtë me argumentin se sistemi që ishte zgjedhur ishte më i sakti dhe nuk krijonte abuzivitet ndërmjet shtresave në nevojë. Ligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi anëtarët e opozitës refuzuan të merrnin pjesë në votim.

Tirana Lumir Mahir Vokopola Agim Ruzhdi Vokopola Arben Fejzi Hoxha Arsim Mehmet Zeqja Nexhmi Shaban Zylfo Shaban Haxhi Tufina Ervin Andrea Turtulli Fitnete Konci Reshat Konci Xhavit Konci Islam Nexhmi Shijaku Islam Nexhmi Shijaku Esma Abdurrahim Lama (Kumbarce) Esma Abdurrahim Lama (Kumbarce) Elvis Kara Ramazan Ali Karroci Ivan Nikolla Shurbani Ivan Nikolla Shurbani Bardhyl Erebara Fatmir Qamil Kosta Dhurata Zyber Karajani Fatbardha Zyber Agushi Fisnik Zyber Preza Aferdita Zyber Husha Bashkim Haxhi Kapllani Bardhyl Drenofci Ismet Drenofci Saimir Drenofci Farruk Drenofci Mohamed Drenofci Ibrahim Drenofi Bardhyl Drenofci Ismet Drenofci Saimir Drenofci Farruk Drenofci Mohamed Drenofci Ibrahim Drenofi Bardhyl Drenofci Ismet Drenofci Saimir Drenofci Farruk Drenofci Mohamed Drenofci Ibrahim Drenofi Bardhyl Drenofci Ismet Drenofci Saimir Drenofci Farruk Drenofci Mohamed Drenofci Ibrahim Drenofi Esat Fevri Pazari Islam Nexhmi Shijaku Genta Zydi Shijaku Tirana Qiraxhinjte Ylli Gogo Nushi Arjana Ali Qafmolla Gjyze Meta Aleksander Mitrushi Skender Sula Dhurata Hoxholli Shkelqim Alanaj Ferdian Shehaj Veiz Levendi Elmazaj Kastriot Shabani Enver Llika Petrit Lluka Shpetim Ymer Methasani Ferit Bogdani Zuber Shehu Ferik Kurti Bilal Qerimi Petrit Qemal Shehaj Polikseni Skenderi (Shabani) Petro Vidhima Aleksander Nimali Qemal Corja Yzeir Dervishi Kreshnik Dervishi Neko Shehu Nadide Halimi Teki Metaj Sofie Rrustemi Skender Toruku Gjyletare Dine Abazi Rakip Balla Ahmet Duhanxhiu Ibrahim Dhe Qefsere Kryekurti Kristaq Kara Yllka Beci Romeo Koka Rajmonda Bato Karafili Besim Hasmca Ismail Bushkola Astrit Cela Baftjar Mehmetllari Hajrulla Sejdini Eftimi Lita Mustafa Telha

Arjan Hysni Beqiri Bukurie Diko Hysni Bakalli llambi Bejo Flamur Drenova Bujar Avdurramman Pinari Asllan Barom Bereti Rifat dhe Fatmira Macalla Astrit Shabani Besnik Nano Vlora Pronarët Nestor Thereska Mirjam Harxhi (Nesip Ibrahimi) Ibrahim Gunbardhi Bashkepronesia Liri Naqo Vlorë Qiraxhinjte Agron Nurce Bejkush Osmeni Viktor Kovaci Agim Behari Kadri Brace Manushaqe Ademi Bedrie Selimi Riza Serjani Arqile Thana Antoneta Kapshtica Leka Xhemali Shazine Alushi Sadik Baboci Batjar Muka Ilirjan Muka Festim Islami Zyber Ferraj Shpresa Pasho Shkumbim Mahmutaj Sania Bashaj Qemal Pasho Xhevo Hoxha Aranit Dauti Rrapi Serjanni Korça Pronarët Pavllo Skendi Pavllo Skendi Gaqo Rembeci Kliti Korça Qiraxhinj Xhezmi Jahollari Veli Dine Kostanca Qirici Kallamata Durresi Pronarët Abdullah Deliallisi Vlash Heba Vangjel Koja Muharrem Kuqi Faruk Gunabardhi Emin Fani Nafie Ciu Nafie Ciu Emin Fani Petro Axha Vasil Milo Zenel Haveriku Dorina Kalemi Cezar Kajo Rexhep Kuqi Zenel Haveriku Flora Kalemi Spiro Kalemi Spiro Kalemi Flora Kalemi Suzana Kalemi Ana Tirana Elida Nocka Sabire Gabeci Zana Shami Eduart Koka Eduart Koka Lorenc Koka Lorenc Koka Eda Vokopola Durrësi Qiraxhinjtë Sadik Hamiti Mehmet Selimi Haxhire Hoxha Panajot Vasili Vasil Vreto Ziso Karabeci Xhavit Balla Abaz Mehmeti Sotir Ngjela Thanas Dhimospiro Fejzie Peza Hysni Llani Borhan Tare Elmaz Goxharaj

Thoma Xhimo Shpetim Jaho Gezim Hamzaraj Muhamer Hoxha Xhemaile Kadiu Stefan Prifti Bardhyl Kadiu Isak Papajani Fiqiri Koka Dhimitet Velko Athanas Rufa Fatim Mehmeti Naile Shullani Enver Shaljani Halit Qoli Gjik Pasterma Xhelal Dobi Negri Apostoli Bilal Islami Ahmet Cafuli Genc Rusi Xhevdet Sullaj Gezim Peshku Selim Kozi Kadri Sulejmani Qamil Mezini Marika Xhuli Jonuz Koka Trifon Laku Muco Lagji Skender Pitarku Razije Qyrfyci Prokop Xoxi Demir Bajraktari Thoma Jovani Genc Shabani Idriz Luli Hasan Alushi Habib Alushi Ideal Selmani Kushtrim Kushova Qemal Braka Hamdi Dollaku Asllan Metani Ike Sulejmani Besim Sulejmani Shkodra Pronarët Shyqyri Rroji Shyqyri Rroji Friderika Serreqi Klara Koliqi Klara Koliqi Zef Coba Amelja Hoxha Amelja Hoxha Amelja Hoxha Amelja Hoxha Amelja Hoxha Saxhide Kazazi Tr Anamali Shkodra Qiraxhinjte D. Kola, K. Baci, Xh. Bosh G. Rrashketa H. Mecani, H. Cela Y. Muhja Z. Shyti I. Bajraktari P. Marku P. Radovanietj V. Sterkaj, H. Gjergji N. Kaca V. Sterkaj H. Gjergji P. Radovanietj Ali Rizaja Hazis Muriqi Berati Pronarët Turbullira Doci Dallendyshe Shalsi Dallendyshe Shalsi Kozma Xhyxhe Hilmi Cipi Hilmi Cipi Lorenc Salepi Berat Qiraxhinjte Thoma Mitko Klodian Laze Mehmet Shalsi Perikli Kureta Enver Kormuzi Enver Haxhia Ahmet Bazina Agur Kornuzi Myshqere Turku Abedin Turku Refat Turku


08

« aktualitet

E mërkurë 21 nëntor 2012 •

Në shtëpinë e 3 shqiptarëve, gjobitën Berluskonin me 35 milionë euro

“Të papunë dhe s’paguanin qira shtëpie, por me makina luksoze” Mariglen Mulla ITALI- Policia sekuestron pistoletën-lodër me të cilën 3 shqiptarët i kërkuan me shantazh 35 milionë euro Berluksonit, duke i sekuestruar për një natë ish-këshilltarin për thesarin, Spineli. Ndërkaq, mediet italiane hedhin dyshime se janë paguar 8 milionë euro prej ish-kryeministrit, në këmbim të lirimit të Spinelit dhe disa filmimeve me gjyqtarët, ndërsa paratë u kyçën në dy banka në Zvicër. Nga ana tjetër në të përditshmet italiane ishin publikuar fotot e disa krerëve të PDL-së, partisë së Berluskonit, ndërsa shtrohej pyetja se cili prej tyre e pretendon postin drejtues të partisë dhe a ka ndonjë lidhje mes tyre dhe ngjarjes misterioze. Më tej, një e përditshme bëri një reportazh në banesat ku jetonin 3 shqiptarët, në shtëpitë e motrave të tyre, ndërsa publikohen edhe dënimet e tyre të mëparshme për grabitje. Ndërkaq, asnjë dokument i shantazhit ende s’është gjetur. Në shtëpinë e shqiptarëve Deri pardje ata ishin fantazma, ndërsa janë materializuar natën e sulmit të policisë. Askush në Rovato nuk i kishte parë kurrë më parë vëllezërit shqiptarë Ilirjan e Laurenc Tanko, të arrestuar së bashku me shokun Marjus Anuta. Të tre ishin duke qëndruar në apartamentet e motrave, ndërsa për ta nuk ishte e vështirë të “shkriheshin” në komunitetin shqiptar. Banorët e lagjes janë të befasuar dhe të shqetësuar gjithashtu, ndërsa një punonjës i sigurimit në katin e parë ka thënë: “Unë nuk e di cili jeton këtu përballë dhe jo më ta di se kush është lart. Tani e kuptoj pse sot në mëngjes kishte shumë lëvizje para ndërtesës... Por unë nuk i kam parë kurrë”. Më i “mprehtë” ishte komenti i pronarit të një prone në zonë: “Unë jam duke pritur që gjyqtari të japë dëbimin. Shqiptarët që jetojnë në shtëpinë time nuk paguajnë qiranë për disa muaj, sepse ata janë pa punë, por pastaj kthehen në shtëpi me rrotat e një makine luksoze”. Shtëpia në fermë ku jeton Mirena Tanko, vendi ku u arrestua Ilirjani, vëllai i saj, mund të arrihet vetëm nga Rovato, pasi ke ndjekur një rrugë të ngushtë paralelisht me binarët e trenit. Në hyrje, porta është e hapur, ndërsa duket dritarja e pasme e një makine pranë një kolone dhe disa makina të tjera të parkuara, ndërsa e gjithë pamja ngjante me një bashkim familjar. Një murator që jeton në gjysmën tjetër të shtëpisë ishte duke punuar në çati dhe thotë se nuk dinte asgjë në lidhje me atë që ka ndodhur gjatë natës. Shqiptarët e tjerë në rrugën “Torcolotti” janë të

Operacionet e bluve kryeqytetas

Policia: Për 9 muaj kapëm 184 persona, ishin në kërkim Për periudhën 9-mujore të këtij viti policia e kryeqytetit ka bërë të mundur kapjen 184 personave në kërkim dhe shumë të kërkuar. Autorët pasi kanë kryer një vepër penale, mundohen t`u fshihen organeve të zbatimit të ligjit, për të vështirësuar identifikimin e tyre dhe dokumentimin ligjor të veprës. Ndërkohë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar evidentohen 37 persona më shumë në kërkim të kapur. Në këtë drejtim vlerësohet pozitivisht puna e Sektorit të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, i cili ka marrë pjesë drejtpërdrejtë për kapjen e shumë personave në kërkim, pjesa më e madhe e të cilëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Strukturat e policisë së kryeqytetit thanë se do të vijojnë me të njëjtin intensitet punën policore, me qëllim vënien para drejtësisë të personave të akuzuar për vepra penale.

Aksidenti në autostradë Prokurorët: U paguan 8 milionë euro

Gjobvënia e majme, roli i 3 shqiptarëve dhe shpërblimi

Vëllezërit Tanko dhe Marjus Anuta

CV-ja kriminale e shqiptarëve, nga përdhunimi tek rrëmbimet Laurenc dhe Ilirjan Tanko, dy vëllezërit shqiptarë të arrestuar për rrëmbimin e Giuseppe Spinellit, nuk ishin të panjohur për policinë. Të dy ishin dënuar me 13 vjet burg, njëri për grabitje dhe tjetri për dhunë. Me ta u ndalua edhe një përsëritës krimesh, Marius Anuta. Laurenc Tanko u arrestua nga policia në Castelfranco Veneto më 22 tetor për emigracion të paligjshëm, së bashku me Anutën, teksa ecnin me një “Alfa 166”, në të cilën kishin pasur mjete për vjedhje. I vendosur nën “arrest shtëpie”, Laurenci kishte treguar si shtëpinë e tij atë të vëllait, por gjyqtari kishte kundërshtuar, duke i njohur precedentët penalë të Ilirjanit. Ndërkaq, Laurenci kishte shkuar pastaj në shtëpinë e motrës së tij, në Castelfranco Veneto, ku u largua më 27 tetor, duke u bërë i padisponueshëm. Laurenci ishte arrestuar në Monza më 13 gusht 1997 për pjesëmarrje në rrëmbim për shpërblim dhe u dënua me 13 vjet burg. Pas vuajtjes së dënimit të tij, më 25 korrik 2011, prefektura kishte lëshuar një urdhër-dëbimi. I vëllai, Ilirjano, mori një leje qëndrimi për punë këto kohët e fundit, pasi vuante një dënim me 13 vjet burg për përdhunim, grabitje dhe shfrytëzim prostitucioni, për të cilat u arrestua në Monza më 10 tetor 1998. Dy vëllezërit dhe Anuta kanë lëvizur në Marca, Breshia dhe Monza, ku ata u ndaluan disa herë këto vitet e fundit nga disa kontrolle rutinë.

shqetësuar dhe ua kontrollojnë dokumentet atyre që afrohen për të bërë pyetje ose për të fotografuar ndërtesën. “Oficerët kanë vepruar me profesionalizëm, ata treguan

kartën e identitetit para se të hynin”,-thotë një shqiptar. Ndërsa një tjetër rrëfen se ia kishin drejtuar pistoletën në fytyrë kur hynë dhe e kishin marrë për verifikim në Breshia.

Sekuestrimi daton në mes 15 dhe 16 tetor. Roli i shtetasve shqiptarë ishte të studionin zakonet e çiftit të martuar, lëvizjet e tyre dhe oraret e punës. Operacioni do të fillonte në qershor të vitit 2012. Sipas rindërtimit të ngjarjes, grupi do hynte në aksion rreth orës 21:45, më 15 tetor 2012. Laurenc Tanko sapo kishte ikur nga arresti shtëpiak. Ai dhe një bashkëpunëtor bllokuan Giuseppe Spinellin duke dalë në ashensor dhe duke e kërcënuar me armë, e detyruan të hynte në shtëpinë e tij në Bresso (Milano), ku gruaja e tij kishte hapur vetëm derën. Spinelli bëri pak rezistencë dhe banditët i thyen syzet. Çifti mbeti në mëshirën e grupit kriminal deri në orën 09:00 në mëngjes. Në orën 7 e gjysmë Spinelli e kishte telefonuar Silvio Berluskoni, duke i bërë me dije propozimin e njeriut që i kishte hyrë me zor në shtëpi. Propozimi ishte që Berluskoni duhet të paguante 35.000.000 euro. Por ka edhe një mundësi tjetër që po shqyrtohet nga prokurorët në Milano. Bëhet fjalë për një shifër prej 8 milionë eurosh që ka lidhje me shpërblimin që është interceptuar në një telefonatë mes të dyshuarve, Alex Maier dhe Francesco Leone. Në bisedën e përgjuar ata planifikonin t’i dërgonin në Zvicër paratë, ndërsa ishin të gatshëm që dje t’i tërhiqnin nga kasafortat në dy banka.

Vajza 21 vjeçe përplaset me kamionin, humb jetën Paraditen e djeshme një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë- Durrës, ku një 21-vjeçare ka humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se aksidenti në km e pestë të autostradës, ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit. Automjeti me të cilin po udhëtonte 21-vjeçarja, Valentina Shtjefni, një Benz me targë TR 39 52 H, ka goditur nga pas një kamion, përplasje e cila ka qenë fatale për të renë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun.

Zjarrvënësi i Ndrecës

Në polici Shqevi, pasi theu masën e arrestit Ditën e djeshme policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat ish-të përndjekurin politik Perikli Shqevi, i cili rezulton të ketë shkelur vendimin e gjykatës që e detyronte atë të qëndronte në arrest shtëpie. Ish-i përndjekuri Perikli Shqevi u arrestua më 8 tetor, gjatë grevës së urisë së ish-të dënuarve, pasi akuzohet për ndezjen e flakëve ndaj Gjergj Ndrecës. Ndërkohë gjykata do të rivlerësojë masën e sigurisë ndaj Shqevit, në kushtet që ky i fundit ka thyer masën e vendosur më parë. Ish-i dënuari Perikli Shqevi pretendon se është i pafajshëm, pasi sipas tij Gjergj Ndreca kishte vendosur vetë që të digjej me benzinë. “Unë jam i pafajshëm. Bashkëvuajtësi im, është miku im, është vëllai im, dhe ai e kishte vendosur atë vetëflijimin që donte”, - deklaroi Shqevi para pak ditësh.

Halimi: Projekti ul shpenzimet

Mbikëqyrja elektronike, i dënuari 1.6 m larg perimetrit të caktuar Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u inaugurua dje projekti “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor”, i cili ka nisur para disa muajsh. Vetë ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, tha se ky sistem do të ulë ndjeshëm shpenzimet, ndërsa do të jetë një projekt pilot për personat që janë në arrest shtëpiak. Halimi tha se, “Ky projekt ul në mënyrë të ndjeshme shpenzimet e miliona eurove, për ruajtjen dhe trajtimin e të dënuarve, por dhe të arrestuarve në banesa. Sistemi nuk lejon daljen nga perimetri që cakton gjykata, por identifikon në kohë reale me vetëm 1.6 m distancë, vendndodhjen e subjektit. Sistemi pilot është për rastet e arresteve shtëpiake”. I pranishëm në ceremoni, ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth, tha se kjo është një metodë e njohur në BE, si një zgjidhje alternative ndaj qëndrimit në burg. Ai e quajti një sistem modern dhe efektiv. Në këtë rast sipas tij, nuk bie ndesh drejtësia penale me të drejtat e njeriut, por mund të funksionojnë paralelisht, në mënyrë që edhe dënimi të kryhet edhe të drejtat njerëzore të respektohen.


aktualitet • E mërkurë 21 nëntor 2012

»

09

Policia: Autori qëlloi me breshëri automatiku, i maskuar si peshkatar

Atentat në mes të Shkodrës, vdes 1, plagosen 2 Shënjestra vdiq në spital, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën SHKODER- Një i vdekur dhe dy të plagosur me armë zjarri është bilanci i një ngjarjeje të rëndë të ndodhur të martën paradite në qendër të qytetit verior në rrugen kryesore para godinës së univeristetit “Luigj Gurakuqi”. Ngjarja ndodhi rreth orës 9.00 ku një person i paidentifikuar ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të shtetasit Aleksandër Qarri, 24 vjeç, nga Dukagjini banues në fshatin Gril të rrethit Malësi e Madhe. Autori ka qëlluar me 30 plumba shënjestrën e tij duke shkaktuar dhe dy të plagosur, kalimtarë të rastit shtetasit Lekë Marku, 37 vjeç dhe Agustin Begeja 29 vjeç banues në qytetin e Shkodrës. Autori ka lënë në

vendngjarje automatikun brenda çantës dhe është larguar me shpejtësi, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital ku po u jepet ndihma mjekësore. Viktima Aleksandër Qarri ka marrë pesë plumba dhe ka pësuar vdekje klinike në spitalin rajonal të Shkodrës deri sa ka ndërruar jetë tre orë pas ngjarjes, ndërsa dy kalimtarët e plagosur mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë dyshohet se shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 gëzhoja automatiku dhe armën e zjarrit automatik, ndërsa vazhdon puna e policisë për iden-

tifikimin dhe kapjen e autorit. Gjithashtu policia ka mbledhur dëshmi në vendngjarje ku ka raportime të ndryshme prej dëshmitarëve në lidhje me autorët ku disa thonë se autori ka qenë i veshur si peshkatar dhe ka lëvizur me biçikletë në drejtim të viktimës. Ngjarja në fjalë ka krijuar panik dhe terror tek kalimtarët e shumtë, pasi zona ku ka ndodhur krimi është zona më me lëvizje e qytetit dhe autori ka qëlluar me breshëri në mënyrë të pakontrolluar duke plagosur dy kalimtarë të rastësishëm duke rrezikuar jetën e dhjetëra qytetarëve, ndërsa nga plumbat janë prekur dhe disa dyqane buzë rrugës.

“Hope and Homes”: Jashtë vëzhgimit shumë parashkollorë

Studimi, 106 fëmijë me autizëm në kopshtet e Elbasanit LEDIA LLESHI ELBASAN- Një studim i realizuar nëpërmjet një projekti të Organizatës “Hope and Homes” referon se më shumë se 100 fëmijë në 2038 të vëzhguar në kopshtet e Elbasanit kanë çrregullime të autizmit. Rovena Bregu, menaxhere e projektit deklaron se këto shifra mund të jenë të frikshme, por ka edhe shumë raste të tjera të paidentifikuara ende që duhet të trajtohen. Diagnostikimi “Ne u mblodhëm sot këtu për të ndarë rezultatet e studimit për analizën e situatës së fëmijëve të spektrit autik në qytetin e Elbasanit. Kishim pjesëmarrës aktor të përfshirë në projekt nga të gjitha strukturat shtetërore dhe OJF dhe drejtuesit e kopshteve. Ajo çfarë u theksua gjatë këtij takimi është se në një numër prej 2038 fëmijësh në vitin shkollor 2011-2012 të grupmoshës 3-6 vjeç në kopshtet publike rezultojnë 5.2% me çrregullime të spektrit të autizmit. Më vjen keq që e them këtë shifër, pasi mund të duket alarmante, por mund të jenë shumë e shumë fëmijë të tjerë që rrinë në shtëpi apo në kopshte private, të cilët mund të shfaqin probleme të autizmit dhe kanë nevojë për një ndërhyrje të hershme”. Gjithashtu gjatë këtij takimi u shtrua problemi i mungesës së specialistëve të trajtimit të problemeve të autizmit. Znj. Bregu theksoi se po ndërmerret një bashkëpunim me studentët e universitetit sidomos të degës së psikologjisë dhe punonjësit social për t’i trajnuar përballë rasteve të autizmit. Identifikimi në moshë të vogël sjell trajtimin dhe përmirësimin e këtyre rasteve thotë ajo. “Ajo që u diskutua më shnumë gjatë këtij takimi gjithëpërfshirës

Sarandë, ishte i përgjumur

Shtyp 32 krerë dele, arrestohet drejtuesi i automjetit SARANDË - Të paktën 32 krerë bagëti janë shtypur aksidentalisht nga shpejtësia e një automjeti, ndërsa drejtuesi u arrestua, njoftoi dje policia e Sarandës, në jug të vendit. “Ngjarja ka ndodhur në mesditë, kur një tufë të imtash, që kthehej nga shtegtimi në malet e Gramozit për në Konispol, është vënë përpara nga një kamion, në vendin e quajtur Dobër, në afërsi të Livadhjasë, rreth 20 km larg Sarandës”, thuhet në komunikatën e policisë. Policia tha se shkaktari i aksidentit, Hamit Gollaku, u arrestua. “Mendohet se drejtuesi i automjetit në momentin e aksidentit ishte i përgjumur, gjë që nuk i ka vënë vetes kohë për të shmangur përplasjen me tufën e deleve”, saktësoi policia. T. Skuqi

Ra në kontakt me tensionin e lartë

Hipën në shtyllë të riparojë defektin, vdes elektricisti VLORE- Një 58-vjeçar me profesion elektricist humbi jetën të martën në hyrje të qytetit të Orikumit, ndërsa po punonte për të riparuar një defekt elektrik. Irakli Zaka 58 vjeç mbasi ka marrë detyrën ka nisur riparimin e defektit, por në një moment ka prekur rrjetin e tensionit, duke pësuar vdekje të menjëhershme. Elektricisti ka mbetur përreth një orë në lartësinë e shtyllës deri sa policia me ndihmën e zjarrfikësve mundi ta zbresë. Prokuroria filloi hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqet që sollën vdekjen e 58-vjeçarit Zaka, i cili kishte një përvojë shumëvjeçare si elektricist.

Plagoset një tjetër

Aksident në autostradë, vdes 22-vjeçarja “Ne u mblodhëm sot këtu për të ndarë rezultatet e studimit për analizën e situatës së fëmijëve të spektrit autik në qytetin e Elbasanit. Kishim pjesëmarrës aktor të përfshirë në projekt nga të gjitha strukturat shtetërore dhe OJF dhe drejtuesit e kopshteve. Ajo çfarë u theksua gjatë këtij takimi është se në një numër prej 2038 fëmijësh në vitin shkollor 2011-2012 të grupmoshës 3-6 vjeç në kopshtet publike rezultojnë 5.2% me çrregullime të spektrit të autizmit. ishte identifikimi i rasteve. Autizmi nuk është sëmundje, por është një çrregullim që mund të trajtohet nëpërmjet terapisë dhe identifikimit në kohë të rasteve”, theksoi Bregu. Autizmi, nuk ka statistika Pavarësisht se nuk ka statistika zyrtare, pasi këtë do ta mundësojë strategjia kom-

bëtare për autizmin që po përgatitet, edhe në vendin tonë raportohet se 1% e fëmijëve kanë shfaqur shenja të autizmit. Rimbursim të terapive, ngritjen e asistencave ditore, apo dhe rishikimin e ndihmës ekonomike, që përfitojnë fëmijët autikë. Trajtimi afatgjatë i fëmijëve me autizëm të jetë i njohur dhe i rimbursueshëm

nga sistemi shëndetësor në Shqipëri. Institucionet spitalore apo ambulatore pediatrike në qendrat rajonale të ndërtojnë njësitë e diagnostikimit të hershëm të autizmit. Elbasani ka së fundmi një qendër të autizmit dhe numri i fëmijëve që trajtohen aty është mbi 30 raste dhe shtohen raste të reja thuajse çdo muaj.

DURRES-Një aksident i rëndë rrugor në autostradën Tiranë-Durrës i mori jetën 22-vjeçares, Valentina Serlina. Aksidenti ndodhi në orët e paradites së djeshme. Automjeti ku 22-vjeçarja udhëtonte si pasagjere u përplas me një kamion. Përplasja ka qenë fatale për të renë, e cila ka gjetur vdekjen, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i përplasjes fatale ka qenë një manovër e gabuar parakaluese e drejtuesit të mjetit ku udhëtonte 22-vjeçarja.


10

« opinion

E mërkurë 21 nëntor 2012 •

Filozofia e punës mbështetur mbi eksperiencën e përbashkët Nga Bujar LESKAJ

S

fidat themelore të KLSH-së, si institucioni më i lartë i auditimit në vend dhe anëtar i INTOSAI-t dhe EUROSAI-t, janë dy: modernizimi i institucionit duke zbatuar tërësisht standardet ndërkombëtare të auditimit INTOSAI dhe thellimi i luftës kundër korrupsionit dhe parandalimin e tij, duke realizuar kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, nenit 90 të saj, si dhe duke respektuar sensibilitetin popullor. Kontrolli i Lartë i Shtetit shumë shpejt do t’i paraqesë Kuvendit amendimet e përgatitura për ligjin e tij organik. Përmirësimet ligjore në të janë vështruar nën prizmin e objektivave të Planit Strategjik të Zhvillimit të EUROSAI-t 2013–2017, që janë ndërtimi i kapaciteteve, sigurimi i standardeve profesionale, shkëmbim eksperience dhe mirëqeverisje përmes komunikimit. KLSH-ja, ky institucion jetik për ruajtjen e interesave të pronës publike dhe qytetarit si taksapagues, e ka të domosdoshme shkëputjen përfundimtare nga tipi i punës kontroll–revizion, për të funksionuar si auditues i plotë në bazë të orientimeve të standardeve INTOSAI. Ky auditues duhet të kërkojë ekonomicitetin, efiçencën dhe efikasitetin e përdorimit të fondeve publike. Në Shqipëri auditimi i jashtëm publik përfaqësohet nga KLSH-ja dhe është një përbërës shumë i rëndësishëm i një sistemi rregullator, në të cilin rol të rëndësishëm luan edhe auditimi i brendshëm. Kontrolli i Lartë i Shtetit po zhvillon përpjekjet e tij si institucion për të arritur ndarjen më të përshtatshme të detyrave dhe bashkëpunimin intensiv mes një institucioni të auditimit më të lartë (SAI) dhe auditimit të brendshëm sipas standardit ISSAI 9150. Në maj 2012 institucioni lidhi një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Financave për koordinim pune me Njësinë Qendrore të Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm dhe me Drejtorinë e Inspektimit Financiar Publik në këtë ministri. Marrëveshja parashikon komunikimin e ndërsjellë të planeve dhe strategjive të auditimit, dokumentimin e proceseve operacionale dhe sistemeve të enteve të audituara, zhvillimin dhe kryerjen e procedurave të koordinuara të auditimit, si dhe investigimin e përbashkët të rasteve të dyshuara si mashtrim financiar apo korrupsion. Objektivat kryesore të auditimit të KLSH-së, sikurse theksohet dhe në Deklaratën e Limës, e quajtur ndryshe kushtetuta e institucioneve më të larta të auditimit të jashtëm publik, ose ISSAI 1, janë përdorimi i duhur dhe efektiv i fondeve publike, zhvillimi i menaxhimit të shëndoshë financiar, ekzekutimi i duhur i aktiviteteve administrative si dhe komunikimi i informacionit nëpërmjet publikimit të raporteve tek autoritetet publike dhe publiku i gjerë. Sipas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara të 22 dhjetorit 2011 për institucionet e auditimit më të lartë, pika 2, “Kombet e Bashkuara njohin rolin e rëndësishëm të institucioneve më të larta të auditimit në promovimin e efikasitetit, përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe transparencës së administratës publike, gjë që është e domosdoshme për arritjen e objektivave dhe prioriteteve të zhvillimit kombëtar, si dhe të qëllimeve të zhvillimit të pranuara ndërkombëtarisht, duke përfshirë edhe Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit”. Këto objektiva auditimi: ligjshmëria, rregullshmëria, ekonomiciteti, efikasiteti dhe efektiviteti i menaxhimit publik financiar, kanë rëndësi të barabartë, sipas nenit 4 të Deklaratës së Limës. Realizimi i këtyre objektivave për KLSH-në nuk mund të realizohet pa mbështetjen e një kuadri modern ligjor. Ligji i tanishëm i vitit 1997, i amenduar në vitin 2000, ka nevojë për përmirësime të ndjeshme. Amendimet e tij duhet të: Reflektojnë praktikën e legjislacionit të institucioneve homologe në Europë si dhe propozimet e DG-Budget dhe SIGMA. Përcaktojnë më qartë rolin, të drejtat, kompetencat dhe detyrimet e KLSH-së në raport me institucionet e tjera. Theksojnë pavarësinë financiare dhe ekonomike të institucionit. Përcaktojnë më saktë dhe në mënyrë më të plotë fushat e au-

Shënim: auditim performance në vitin 2011 KLSH-ja kreu vetëm 1.

Shënim: auditime performance në nëntëmujorin 2012 KLSH ka kryer 4 dhe po përfundon 2 të tjerë.

ditimit të Performancës, të Teknologjisë së Informacionit, si dhe të auditimit të fondeve të BE-së. Përcaktojnë më saktë standardet INTOSAI dhe rolin e tyre në auditim. Të certifikojnë audituesit e KLSH-së. Për t’i diskutuar sa më gjerë dhe me profesionalizëm këto amendime, institucioni organizoi në fillim të nëntorit një sërë tryezash pune me ekspertë ligjorë, juristë dhe pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë, me kontabilistë dhe akademikë nga fusha e financave publike dhe ekspertë të njohur të auditimit, me përfaqësues nga shoqëria civile dhe OJF-të, si dhe me gazetarë dhe përfaqësues të medies. Drejtori i Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Publik Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit (DG-Budget) të Komisionit Europian, z. Robert Gielisse, ishte i pranishëm në këto tryeza. Çështjet e trajtuara nga amendimet u konsideruan nga ana e pjesëmarrësve si shumë të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të pavarësisë së KLSHsë dhe modernizmimin e tij në përputhje me kërkesat e standardet e INTOSAI-t. Gjatë këtij viti dhe në vijim Kontrolli i Lartë i Shtetit është përqendruar tërësisht në dy sfidat e tij madhore: modernizimi i institucionit duke zbatuar konkretisht dhe me intensitet standardet e INTOSAI-t, si dhe thellimi i luftës kundër korrupsionit dhe për parandalimin e tij. Këto drejtime, krahas të tjerave (për KLSH-në), janë dhe rekomandimet e raporteve të progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë të viteve 2009, 2010, 2011 dhe 2012, që theksojnë nevojën e amendimeve për ligjin organik të KLSH-së. Kështu, raporti progresit i vitit 2010 nënvizon: “Edhe pse ligji aktual për Kontrollin e Lartë të Shtetit mbulon objektivat, detyrat, organizimin dhe kompetencat e institucionit, kërkohen ndryshime në ligj. Në vitin 200, KLSH-ja ka hartuar propozime konkrete për ndryshimin e ligjit.” (raporti i progresit 2010, faqe 56). Për arsye subjektive, këto amendime nuk u paraqitën në Kuvend nga KLSH-ja në vitet 2010-2011. Ndërsa në raportin e progresit për vitin 2012 theksohet: “Ka pasur progres në fushën e auditimit të jashtëm. Pas disa vjetve në ngecje, projektndryshimet në ligjin për KLSH-në për ta sjellë atë në përputhje të plotë me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) janë përgatitur dhe janë dorëzuar në procedurë të miratimit.” Në konkluzionet e po këtij raporti theksohet: “Përpjekje të konsiderueshme janë ende të nevojshme për të adresuar mangësitë ekzistuese në sjelljen e auditimit të jashtëm në nivel të standardeve të INTOSAI-t.” Përmirësimi i ligjit të KLSH-së, si mjet për të realizuar sfidat e institucionit, është rekomanduar me forcë edhe në përfundimet e Nënkomitetit BE-Shqipëri për Çështjet Ekonomike dhe Financiare të datës 26 tetor 2012, ku shprehimisht nënvizohet: “Komisioni Evropian mirëpriti projektligjin e KLSH-së, i cili është në përputhje me standardet e aplikueshme ndërkombëtare. DG-Budget do të japë këshillat teknike të kërkuara në fillim të nëntorit për të ndihmuar KLSH-në në përfundimin e procesit të rishikimit, në mënyrë që diskutimet parlamentare të projektligjit të fillojnë nga fundi i nëntorit. Shqipëria do të raportojë për zhvillimet në lidhje me miratimin e ligjit të KLSH-së nga parlamenti, ku një shumicë prej 3/5-at është e nevojshme për miratimin e ligjit. Komisioni theksoi nevojën për rritjen e zbatimit të masave të propozuara nga ana e KLSH-së dhe nevojën për përmirësimin cilësor në përgatitjen e dosjeve dërguar Prokurorisë. Komisioni gjithashtu vuri në dukje nevojën për rritjen e burimeve njerëzore për KLSH-në për investime në pajisje të teknologjisë se informacionit dhe për trajnimin e audituesve.” Ndërtimi i kapaciteteve është sfida më madhore e institucionit. KLSH-ja ka dërguar auditues për trajnime jashtë shtetit në periudhën janar–tetor 2012 sa kanë shkuar nga ky institucion për krejt periudhën 7-vjeçare 2004–2011. Vetëm në krahasim me vitin 2011

është gjashtëfishuar numri i ditëve të trajnimit për çdo auditues, duke arritur tashmë nivelet e institucioneve homologe me 10-15 ditë trajnimi për auditues në vit (shih grafikun e parë lart). Kapacitetet profesionale nuk mund të ndërtohen pa një bashkëpunim dhe shkëmbim profesional eksperiencash mes homologëve. Në zbatim të orientimeve të nenit 15 të Deklaratës së Limës, kushtetutës së institucioneve më të larta të auditimit publik, si dhe të drejtimit të dytë dhe të tretë të strategjisë së EUROSAI 2011–2017 për standardet profesionale dhe shkëmbimin e eksperiencave, KLSH-ja ka iniciuar dhe ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, shkëmbimi të ndërsjellë eksperience dhe trajnimi me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Polonisë (NIK), me Gjykatën e Auditimit të Sllovenisë, me Zyrën e Audituesit të Përgjithshëm të Kosovës dhe më datën 17 nëntor nënshkroi marrëveshjen me Gjykatën e Llogarive të Turqisë. Më datën 27 nëntor KLSH-ja do të nënshkruajë në Vlorë marrëveshjen e bashkëpunimit me Zyrën Shtetërore të Auditimit të Kroacisë. Përmes këtyre marrëveshjeve institucioni ka mundur të dërgojë për trajnim vetëm për auditimin e performancës në Varshavë dhe Lubjanë mbi 30 auditues, ndërkohë që 14 të tjerë do të trajnohen për auditimin financiar po në Varshavë në fund të këtij muaji dhe në javën e tretë të dhjetorit një grup prej 15 audituesish do të trajnohet në Ankara të Turqisë. Në tërësi numri i të trajnuarve jashtë shtetit deri tani shkon rreth 70 auditues për këtë vit. Një program i plotë trajnimi për gjysmën e dytë të këtij viti dhe për vitin 2013 po zbatohet me SIGMA (projektin afatgjatë të BE-së dhe OECD-së për përmirësimin në qeverisje dhe në menaxhimin publik), partner kryesor këshillimor dhe trajnues të institucioneve publike financiare dhe audituese të vendit. Rreth 105 auditues janë trajnuar këtë vit nga ekspertë të SIGMA-s në Tiranë lidhur me teknikat e auditimit në tërësi, por sidomos ato të auditimit financiar dhe të auditimit të performancës. Në drejtimin tjetër kryesor strategjik të KLSH-së për thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe për parandalimin e tij, institucioni ka gjetur rezonancë të plotë dhe sinergji me strategjinë ndërsektoriale të qeverisë “Berisha” “Për parandalimin, luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjen transparente 2008-2013”. Referuar kësaj strategjie, një orientim i saj thelbësor është se “shkëmbimi i informacionit duhet të realizohet jo vetëm ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit, por të çdo organi shtetëror që luan rol dhe ka përgjegjësi në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, i cili synon shkëmbimin e informacionit jo si pjesë e detyrimit dhe përgjegjësisë ligjore e institucionale të zakonshme, por mbi baza funksionale, proaktive dhe me periodicitet më të shpejtë” (faqe 22, paragrafi 3-të, strategjia ndërsektoriale). Në këtë drejtim KLSH-ja ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi e shkëmbimi intensiv informacionesh me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, me Autoritetin Shqiptar të Konkurrencës, me Prokurorinë e Përgjithshme dhe me gjashtë nga organizatat më aktive të shoqërisë civile në luftë kundër korrupsionit dhe për rritjen e transparencës së administrimit publik. Kallëzimi penal nuk është qëllim në vetvete për institucionin, por në kushtet e një antikulture të pandëshkueshmërisë në Shqipëri për nëpunësit e mesëm dhe të lartë të Shtetit, duke pasur parasysh orientimin e thellimit të luftës kundër korrupsionit, për rastet e abuzimit ekstrem me pronën shtetërore dhe me interesat e taksapaguesve shqiptarë gjatë periudhës janar-tetor 2012 KLSH-ja ka bërë 31 kallëzime penale, ose një herë e gjysmë më shumë se gjatë tre vjetve të fundit së bashku nga institucioni. KLSH-ja vlerëson orientimin që dha sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton në fjalën e saj përpara Kuvendit të Shqipërisë: “Ju nxis të përballeni me problemin që ndikon aq shumë demokraci në botë sot, dhe pikërisht korrupsionin. Kjo është një luftë që çdo vend duhet ta bëjë dhe të fitojë, sepse në mbarë botën korrupsioni


opinion • E mërkurë 21 nëntor 2012

është një kancer që gërryen shoqëritë. Shteron burimet, bllokon rritjen ekonomike, është mburojë për udhëheqës të paaftë dhe joetikë dhe ndoshta më e keqja, krijon një kulturë pandëshkueshmërie, që u gërryen njerëzve vullnetin për të përmirësuar jetët dhe komunitetet e tyre. Për këtë nuk ka përgjigje të lehtë. Është po aq i vjetër sa natyra njerëzore. Jam e sigurt se, nëse do të kishte një përgjigje të lehtë, bota do ta kishte zgjidhur këtë problem kohë më parë. Çrrënjosja e korrupsionit kërkon përpjekje të pandalshme dhe një përkushtim të përbashkët.” KLSH-ja po synon pikërisht këtë përpjekje të përbashkët, punën në sistem me institucionet e tjera të pavarura dhe qeveritare, por dhe me shoqërinë civile, për ta parandaluar korrupsionin dhe për ta luftuar me efikasitet atë dhe, çka është kryesorja, të jetë gjenerator i luftës kundër antikulturës së pandëshkueshmërise. Institucioni do të vijojë edhe më intensivisht bashkëpunimin e nisur këtë vit me Prokurorinë e Përgjithshme, në mënyrë që, ashtu siç rekomandon Komisioni Europian, cilësia e dosjeve antikorrupsion të KLSH-së të rritet dhe elementët korruptues dhe abuzues në administratën publike të ndiqen penalisht. Gjithashtu Urdhri nr. 70 datë 18.04.2006 i Kryeministrit “Për masat në zbatim të rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Auditit të Brendshëm dhe Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ e Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave, në institucionet në varësi të Kryeministrit dhe ministrive” është një shtyllë e fortë në punën e KLSH-së në respektimin dhe realizimin e rekomandimeve të tij. Institucioni ka përmirësuar strukturën e auditimeve të tij në dobi të auditimeve të performancës, duke rritur ndjeshëm numrin e tyre për këtë vit (shih dy grafikët e mëposhtëm, ku llojet e ndryshme të auditimit jepen në përqindje kundrejt numrit të përgjithshëm të auditimeve ). Në zbatim të orientimit strategjik të EUROSAI për mirëqeverisje dhe komunikim, si dhe të ISSAI 20, Parimi 8, KLSH-ja ka publikuar librat “KLSH, Analiza vjetore 2011”, “KLSH në Kuvend 2011”, “KLSH, Analiza gjashtëmujore janar-qershor 2012” si dhe numrin e parë të revistës së tij shkencore katërmujore “Auditimi publik”. Numri i dytë i revistës është në përfundim e sipër, për t’u shpërndarë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Revista po realizohet në bashkëpunim me akademikë të njohur të fushës, me lëvrues të shkencës së financave publike dhe jurisprudencës në vendin tonë dhe me ekspertë të auditimit në institucione qendrore publike, si prof. dr. Omer Stringa, prof. dr. Jorgji Bollano, prof. dr. Ardian Nuni, prof. dr. Sotiraq Dhamo, prof. dr. Aurela Anastasi, prof. dr. Argita Berisha, prof. dr. Lindita Lati, prof. dr. Tonin Kola, prof. asoc. dr. Edlira Luçi, prof. asoc. dr. CPA Hysen Çela, prof. asoc. dr. Flutura Kola, prof. asoc. dr. Manjola Naço dhe Gjon Ndreja. Krahas personaliteteve shqiptare në bordin e revistës do të kontribuojnë në të ardhmen si anëtarë personalitete të tilla të huaja, si dr. Igol Sholtes, president i Gjykatës së Auditimit të Sllovenisë; prof. dr. Heinz-Dieter Ëenzel, profesor i shquar i financave publike pranë Universitetit të Bambergut, Gjermani; prof. dr. Iraj Hashi, drejtor i Qendrës për Kërkim mbi Ekonomitë në Ngritje pranë Shkollës së Biznesit në Universitetin Stafordshire në Britaninë e Madhe. Revista përbën një forum të mendimit më të përparuar akademik dhe shkencor të vendit në auditimin publik, por dhe një arenë të debatit të shëndetshëm profesional për zgjedhjet e strukturave drejtuese dhe përqasjet e auditimeve të brendshme dhe të jashtme që kryhen në auditimin publik shqiptar. Ajo promovon auditimin e performancës, të integritetit dhe të pajtueshmërisë, që konsiderohen si ndër më të rëndësishmet sot në botë në auditimin publik. Krahas eksperiencave nga vendi revista shërben edhe si burim informacioni dhe platformë e ideve dhe praktikave të reja të auditimit më të lartë, që lançojnë periodikisht organizata si INTOSAI dhe EUROSAI, por edhe SAI të veçanta që ndodhen në pararojë të mendimit shkencor. Nga ana tjetër, bashkëpunimi në veçanti me

profesoratin e Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit Shtetëror të Tiranës si dhe me Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit dhe me IEKA-në i jep besim KLSH-së se revista do ta realizojë tërësisht misionin për të cilin është krijuar. Zhvillimet e mësipërme dhe shumë të tjera në KLSH sot e kanë domosdoshmëri që të mbështeten nga një kuadër ligjor modern, i bazuar tërësisht në kërkesat e standardeve INTOSAI. Ligji organik aktual i KLSH-së i vitit 1997, i ndryshuar në vitin 2000, ka realisht nevojë për përmirësim, edhe në kushtet kur, sipas përcaktimit nga Përmbledhja e Sistemeve të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik në shtetet anëtare të BE-së, “po jetojmë në një kohë kur në Europë mbizotëron një presion i konsiderueshëm në financat publike në të gjitha nivelet. Më shumë se kurrë, autoritetet publike pritet të sigurojnë që burimet e përbashkëta janë shpenzuar në mënyrë efikase dhe arrijnë synimet e nevojshme”. Kjo përbën një sfidë edhe për KLSH-në. Sfidë e pranuar nga institucioni dhe që do të realizohet nga risitë që sjellin amendimet e propozuara prej tij. Së pari, amendimet e ligjit të KLSH-së reflektojnë praktikën më të mirë të legjislacionit të institucioneve homologe në Europë si dhe të gjitha komentet, propozimet dhe sugjerimet e DG-Budget dhe SIGMA-s. Gjatë gjithë kësaj periudhe konsultimi me partnerët tanë ndërkombëtarë ka qenë intensiv dhe i pandërprerë, jo vetëm duke marrë sugjerimet e tyre, por dhe duke u përcjellë atyre të gjitha komentet dhe sugjerimet e aktorëve të tjerë në vend. Këto ndryshime u janë dërguar për mendim profesional Ministrisë së Integrimit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Drejtësisë si dhe në mënyrë joformale deputetëve të Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, disa prej të cilëve kanë sjellë mendimet e tyre zyrtare në lidhje me propozimet e bëra nga KLSH-ja. Tryezat që institucioni ka organizuar me juristë të njohur, akademikë dhe pedagogë të Fakultetit Juridik të UT-së, kontabilistë, ekspertë të financave publike dhe pedagogë të Fakultetit Ekonomik të UT-së, me përfaqësues aktivë të shoqërisë civile dhe me mediet e kanë ndihmuar shumë KLSH-në me ide dhe sugjerime konkrete për t’í përmirësuar më tej amendimet. Së dyti, si institucion monokratik i auditimit, variant legjislativ ky i përdorur në shumicën e vendeve europiane, përcaktimi sa më i saktë i rolit, të drejtave, kompetencave, përgjegjësive dhe marrëdhënieve të KLSH-së me institucionet e tjera ndikon automatikisht në veprimtarinë, pavarësinë dhe efektivitetin e këtij institucioni. Roli dhe rëndësia e pazëvendësueshme që duhet të ketë në realitet Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe stafi i tij auditues janë të lidhura ngushtësisht me përcaktime të qarta dhe të sakta ligjore dhe që nuk lënë vend për ekuivoke, në lidhje me pavarësisë e tij institucionale dhe me pengesat që mund t’i krijohen nga subjektet e ndryshme të audituara. Së treti, në lidhje me pavarësinë e funksionimit të institucionit dhe më konkretisht atë që ka të bëjë me pavarësinë financiare dhe ekonomike të tij, është riformuluar me një përcaktim më të plotë dhe më të saktë. Autonomia financiare është një element kyç dhe i domosdoshëm i këtij institucioni, që i garanton pavarësinë dhe funksionimin normal ligjor, duke i dhënë mundësinë për të realizuar detyrat e tij kushtetuese dhe ligjore, bazuar edhe në Deklaratën e Limës, “Mbi udhëzimet për rregullat e auditimit”, miratuar në Kongresin IX të INTOSAI dhe më konkretisht në nenin 7 të kësaj deklarate, që flet për pavarësinë financiare. KLSH-ja është tërësisht i pavarur financiarisht, por ka nevojë për më shumë fonde për të realizuar objektivat e tij ambiciozë. Së katërti, risi përbën futja në amendimet e auditimit të performancës, të I.T., auditimi i programeve dhe projekteve me fonde nga BE-ja dhe donatorët e tjerë. Kështu, bazuar në nenin 90 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, bashkëpunimi për auditimin dhe kontrollin financiar mes palëve do të përqendrohet në

»

11

fushat prioritare, që lidhen me legjislacionin e BE-së. Sipas këtij neni, palët bashkëpunojnë në mënyrë të veçantë për të zhvilluar një sistem efikas të kontrollit të brendshëm financiar dhe të sistemeve të auditimit të jashtëm në Shqipëri në përputhje me standardet dhe metodologjitë e pranuara botërisht, si dhe me praktikat më të mira të BE-së. Në këtë drejtim, sipas përcaktimit nga Përmbledhja e Sistemeve të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik në shtetet anëtare të BE-së, “...elementet kryesore të kontrollit të brendshëm, përgjegjshmëria menaxheriale dhe auditimi i brendshëm i pavarur do të kryesojnë listën e çështjeve që duhet të përmirësohen ose zhvillohen më tej” dhe në këtë drejtim kontributi i KLSH-së si auditues i jashtëm pritet të jetë konsistent. Bazuar në detyrimin e këtij neni, në projektligjin e ri dhe pikërisht në nenin 9, pika (d), institucioni ka parashikuar që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka për kompetencë të auditojë edhe përdoruesit e fondeve të ofruara nga Bashkimi Europian ose organizata të tjera ndërkombëtare. Së pesti, në projektligjin e paraqitur KLSH-ja ka evidentuar një përcaktim më të qartë të standardeve ndërkombëtare të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t dhe rolit të tyre në raport me organizimin dhe funksionimin e procesit auditues (neni 4 i projektligjit). Së gjashti, në lidhje me raportin dhe marrëdhëniet e Kontrollit të Lartë të Shtetit me subjektet të cilat ai auditon, në projektligjin e ri kemi parashikuar që këto subjekte jo vetëm që duhet t’i sigurojnë KLSH-së të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar, por këto subjekte duhet që brenda një afati të caktuar kohor të raportojnë, jo vetëm fillimin e marrjes së masave (si e kemi deri tani pas 20 ditësh), por dhe mbas 6 muajsh në lidhje me marrjen e masave dhe ecurinë e zbatimit të rekomandimeve të bëra nga KLSH-ja. Gjithashtu në projektligjin e ri shprehet qartazi një qasje akoma dhe më miqësore kundrejt subjekteve të audituara si në lidhje me të drejtën e këtyre subjekteve për t’u njohur që në fillim me programin dhe planin e auditivit, ashtu dhe me të drejtën e tyre për t’u informuar dhe dhënë shpjegimet dhe observacionet e tyre në lidhje me gjetjet e pasqyruara në procesverbalet dhe projektraportet e auditimit. Këto shpjegime dhe observacione, bazuar në projektligjin e ri, janë të detyrueshme për t’u evidentuar në raportin përfundimtar. Një risi në këtë projektligj është edhe përcaktimi i raportimit të auditimit në lidhje me transparencën që ky proces duhet të sigurojë dhe qasjen e duhur ndaj publikut. Së shtati, nenet 33, 34, 35, 36 dhe 37 janë shtuar të reja dhe rregullojnë në detaje figurën profesionale të audituesve të KLSHsë, duke parashikuar certifikimin e tyre si “Auditues shtetëror i certifikuar”. Ato forcojnë statusin e punonjësve të KLSH që kryejnë detyra auditimi, duke vendosur kritere dhe procedura shtesë për certifikimin e tyre. Këto dispozita shtojnë vlerë për formimin profesional të audituesve të jashtëm, pasi parashikojnë një program të detyrueshëm për formimin profesional, të ndjekur nga provimi përkatës, në përputhje me kërkesat e standardeve INTOSAI. Sugjerimet dhe mendimet e marra nga tryezat e punës të zhvilluara u përfshinë në një variant përfundimtar të amendimeve dhe u dërguan nga KLSH edhe një herë për mendim në Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit (DG-Budget) të Komisionit Europian. Më datën 16 nëntor erdhi përgjigjja si më poshtë: “Në opinionin tonë, versioni që na keni dërguar më 15 nëntor 2012, duke marrë parasysh nenet aplikuese të Kushtetutës së Shqipërisë, mund të konsiderohet si tërësisht në përputhje me Parimet, Standardet dhe Udhëzimet e INTOSAI, duke përfshirë Deklaratat e LIMËS dhe MEKSIKOS”, nënshkruar nga drejtori i Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Publik Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit (DG-Budget) të Komisionit Europian. Ky pohim përfaqëson konfirmimin më të plotë të rrugës së modernizimit intensiv të KLSH-së drejt standardeve INTOSAI.


12

« gossip

E mërkurë 21 nëntor 2012 •

Lohan me rol në trillerin e viteve pesëdhjetë Aktorja problematike, Lindsay Lohan, ka fituar një rol në filmin “The Canyons”, triller në të cilin luan edhe porno ylli me emrin James Dean. Në internet është shfaqur videoja promovuese në teknikën bardhë-zi, frymëzuar nga kinematografia e viteve pesëdhjetë. Lindsay Lohan luan Tarën, “një grua sensuale e cila shqyhet në mes dy dashurive”, thuhet në këtë video. Njërin prej dy meshkujve që tërheqin vëmendjen e saj, e luan ylli pornografik James Dean, ndërsa tjetrin e luan aktori, Nolan Funk. Regjisori Paul Schrader dhe producenti Braxton Pope besonin që Lindsay është e përkryer për rolin e Tarës. “Edhe pse thashethemet rreth jetës së shthurur kanë hedhur hije mbi talentin e saj, e vërteta është se Lindsay aktron shumë mirë”, tha Pope për “Huffington Post”. Premiera është planifikuar që të jepet vitin e ardhshëm.

Ben Stiller shpallet “Njeriu që rilindi komedinë” Në ceremoninë e 26-të të Annual American Cinematheque, aktori Ben Stiller, i mirënjohur për performancat e tij në gjininë e komedisë, është nderuar për kontributin e tij në kinematografi. Ai është quajtur “Njeriu që rilindi komedinë”. Ndërsa, aktori 46-vjeçare ka thënë me shaka : “Do të jetë e dhimbshme për mua të kapërcej këtë vlerësim, që është më tepër si një copë mishi i pjekur”. Marrës të mëparshëm të këtij vlerësimi, kanë qënë Tom Cruise, George Clooney, Julia Roberts, Al Pacino, regjisori Steven Spielberg, etj. Në ceremoni ylli i filmit “Zoolander”, ka qenë i shoqëruar nga e shoqja e tij, aktorja Christine Taylor. Ceremonia është zhvilluar në hotelin Beverly Hilton, në Beverly Hills të Kalifornisë.

Megan Fox rikthehet në formë Bukuroshja Megan Fox ka humbur kilet e marra gjatë shtatzanisë në një kohë rekord. Ajo është dukur elegante dhe e relaksuar edhe pse i është dashur të përballet me mëmësinë për herë të parë. Megan i dha jetë djalit të saj në shtator, është veshur shik si zakonisht duke mos lejuar që fakti i të qënit nënë të ndikojë në stilin e saj të të veshurit. Ndoshta 26-vjeçarja e di sekretin e të dukurit e dobët sa më shumë të jetë e mundur, duke u veshur e gjitha me ngjyra të errëta. Megan është dukur e lumtur duke kaluar një mbrëmje jashtë, pas dy muajsh që është kujdesur për djalin e saj.

Mali i apokalipsit i pavizitueshëm në 21 dhjetor

N

dërsa fundi i vitit po afron, bestytnia për fundin e botës, parashikuar nga një kalendar i përfolur i majave antikë në datën 21 dhjetor, po përflitet gjithmonë e më shumë në forume të ndryshme apo dokumentarë. Pjesë e këtyre thathemeve, ka shndërruar një mal në jugperëndim të Francës në një “mallkim” të vërtetë për autoritetet. Sipas bestytnive, të shndërruara nga Hollivudi në filmin e suksesshëm “2012”, do të jetë pikërisht maja e Pic de Bugarach, e cila do të presë disa anije të posaçme, të cilat do të dërgojnë drejt sigurisë një

Eric Freysselinard

Zbulohet

hormoni i cili parandalon meshkujt

Taylor Sëift me video të re pas fitores në AMA Taylor Sëift nuk ka pasur kohë të festojë suksesin që pati në mbrëmjen e çmimeve AMA. Pas ceremonisë ajo është larguar për të punuar për videon e radhës. Në dhënien e çmimeve në Los Angeles ajo është cilësuar si artistja më e mirë e rrymës country, ku ajo performoi me single e saj të fundit “I Kneë You Ëere Trouble”. Sëift nuk ka harruar të falenderojë edhe në tëitter: “Faleminderit të gjithëve për AMA, pas natës së çmimeve mu desh t`i kthehesha punës për të punuar në regjistrimin e klipit të këngës. Një natë e gjatë por që ia ka vlejtur, ka shkruar Sëift.

të tradhtojnë në dashuri

H

ulumtuesit thonë se kanë zbuluar "hormonin e monogamisë" për të cilin ata thonë se mund t'ju ndihmojnë meshkujve të mbesin besnik partnereve apo femrave të tyre. Studiuesit gjermanë kanë testuar hormonin oksitocinë te vullnetarët meshkuj para se ata i kanë lënë të vetëm me një femër të bukur. Meshkujt që ishin në martesë apo në lidhje serioze nën ndikimin e atij hormoni, që kishin fryrë përmes sprejit të caktuar, në momentin kur femra ju ishte afruar nuk ishin ndjerë rehat. Meshkujt që ishin beqar që u ishte dhënë hormoni i njëjtë dhe të martuari t që nuk kishin marrë asgjë, nuk ishin ndjerë keq pse një femër e bukur ju ishte afruar. Hulumtuesit kanë zbuluar se oksitocitina ndikon tek meshkujt e martuar dhe ata që janë në lidhje serioze duke i mbajtur ata 10 deri 15 centimetra larg femër së panjohur.

grup të zgjedhur personash, që do të mbijetojnë dhe do të rikrijojnë sërisht racën njerëzore pasi planeti të rikthehet në gjendjen fillestare. Përballë një dyndje të mundshme të fanatikëve të një “rendi të ri” shoqëror në datën 21 dhjetor, në ditën e apokalpsit, autoritetet franceze do të krijojnë një kordon sigurie rreth majës, duke ndaluar afrimin për këdo, nga frika e kaosit ose turbullirave civile. “Presim një numër të kufizuar njerëzish që besojnë tek fundi i botës, së bashku me një numër edhe me të mëdha kureshtarësh apo gazetarësh, prandaj kemi vendosur që të ta mbyllim këtë vizitë në ditën ekzakte”, deklaroi Eric Freysselinard, një prej drejtuesve më të lartë lokalë në zonë.


gossip • E mërkurë 21 nëntor 2012

»

13

Theron

befason e qethur zero Salma Hayek ka qarë para skenave nudo

Scarlett Johansson

Aktorja Salma Hayek thotë të ketë qarë para skenave nudo me Antonio Banderas në filmin e vitit 1992 “Desperado”. Edhe pse shumë femra do të ëndërronin të jenë në shtrat me Banderas, Salma ishte e brengosur për atë që do të mendonin prindërit e saj kur do ta shohin në televizor. “Ishte mundësia ime e parë në një film amerikan dhe e kam ditur se duhet ta shfrytëzoj”. “Në ‘Desperado’, unë kam pasur vështirësi për të xhiruar skenat seksuale me Antonio Banderas. Kam qarë. Unë nuk kam dashur të qëndroj lakuriqe para ekranit dhe të mendoj për atë që do të mendojnë prindërit e mi”, është shprehur Salma.

në një takim misterioz Scarlett Johansson është duke e marrë veten nga ndarja me Nate Naylor një muaj më parë. Sipas dëshmimtarëve ajo është parë në një restorant me një djalë misterioz, duke darkuar në NYC. Ata kanë qënë gjatë gjithë kohës shumë të dashur dhe duke mbajtur duart njëritjetrit poshtë tavolinës, thotë burimi. Shoqëruesi i Scarlett një djalë me flokë të errët dhe pak i gjatë, mbetet ende misterioz. Scarlett ka qënë martuar në 2008 me Ryan Reynolds, të cilët u ndanë në vitin 2011. Më vonë ajo pati një romancë me Sean Penn, para se të lidhej me Nate Naylor. Marrëdhënia e saj me Nate përfundoi në tetor, një muaj pasi ajo u zbulua të kishte marrëdhënie intime me të dashurin Jaret Leto. Për sa i përket anës profesionale, Scarlett ka qënë e angazhuar në promovimin e filmit “Hitchcock". Ajo morri pjesë në premierën e filmit në 18 nëntor në NYC.

N

jë aktore e famshme për hiret e saj të jashtëzakonshme, Charlize Theron u shfaq pa flokë në një drekë përkrah nënës së saj Gerda. 37-vjeçare, e cila preu flokët e saj më parë gjatë javës për t’u përshtatur me rolin që do të luajë në filmin e saj të ardhshëm, “Mad Max: Fury Road”, dukej e natyrshme dhe e qetë edhe me pamjen e saj të re të pazakontë. E fotografuar gjatë drekës, bukuroshja afrikanojugore u shfaq e qetë dhe e përfshirë nga biseda me të emën, shoqëruar me një shishe verë. Në filmin që do të nisë së shpejti nga xhirimet, 37-vjeçarja Theron luan rolin e një të sëmure, e cila në fund ndërron jetë.

Kate Middleton është shtatzënë Ndoshta ky lajm mund të mos jetë shumë i besueshëm, pasi me të drejtë tabloidë të ndryshëm kanë aluduar javë pas jave për shtatzaninë e Kate Middleton. Por kësaj here lajmi vjen nga një burim i sigurt. Ky lajm konfirmohet nga shoqja e saj e fëmijërisë Jessica Hay, e cila është shumë e lidhur me dukeshën, aq sa për të ditur një lajm të tillë. Jessica ka treguar për një tablois se Kate është shtatzënë dhe pritet ta bëjë publike atë shumë shpejt.

Aguilera dëshiron duet me Bieber Justin Bieber shumë shpejt mund ta lerë duetin me Nicki Minaj, nëse Christina i ofron bashkëpunim për duet. Këngëtarja është shprehur se është fanse e Bieber, dhe se fundmi ajo është fiksuar pas këngës së tij As Long as You Love Me’. Kur ajo është pyetur për një bashkëpunim të ardhshëm, është shprehur se është e hapur për të bashkëpunuar me Bieber. Të dy artistët kanë performuar në American Music Aëard. Bieber është ngjitur në skenë me Nicki Minaj, për të performuar ‘Beauty and the Beat”. Ndërsa Aguilera performoi disa këngë nga albumi i saj Lotus. Ajo gjithashtu u përball me shumë kritika për figurën saj, në pjesëmarrjen e AMA.


14

S

« bota

ulmi ushtarak i Izraelit kundër militantëve palestinezë, të cilët po hedhin raketa nga Rripi i Gazës është përshkallëzuar, dhe numri i të vrarëve mes civilëve, shumica e tyre në anën palestineze, është në rritje. Deri tani, bisedimet e ndërmjetësuara nga Egjipti nuk kanë çuar në arritjen e një marrëveshje për armëpushim, ndërkohë që tanket izraelite dhe ushtarët izraelit janë grumbulluar pranë kufirit me Gazën për një pushtim të mundshëm tokësor. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Meredith Buel sjell hollësi. Konflikti vazhdon, ndërkohë që raketat e hedhura nga Hamasi në Rripin e Gazës vazhdojnë të fluturojnë në drejtim të Izraelit. Sulmet ajrore izraelite kanë vënë në shënjestër militantët në Gazë. Zyrtarët izraelitë thonë se qëllimi i sulmeve ajrore është shkatërrimi i infrastrukturës terroriste në Rripin e Gazës, duke minimizuar dëmet ndaj popullatës civile. “Asnjë qeveri nuk do të toleronte një situatë ku gati një e pesta e popullsisë së saj jeton nën një breshëri të vazhdueshme raketash dhe as Izraeli nuk do ta tolerojë këtë situatë”. Analistët thonë se Hamasi shkeli një armëpushim jozyrtar për shkak të presionit nga anëtarët e saj ekstremistë dhe grupet xhihadiste. Ndërkohë palestinezët thonë se Izraeli e ka kaluar vijën e kuqe duke vrarë një udhëheqës ushtarak të Hamasit në Gaza. Matthew Levitt është analist në Institutin Uashington. Hamasi shpresonte se për shkak të Pranverës Arabe dhe për shkak se palestinezët nuk janë më të izoluar si dikur, Izraeli do ishte më i përmbajtur në përgjigjen e tij. Kjo ishte një llogaritje e gabuar nga Hamasi. Dhe tani do të shohim nëse kjo do të shkaktojë shkallëzim apo ç’tensionim të situatës. Nuk jam i sigurt se cilën alternativë do të zgjedhin palët në konflikt. Zyrtarët perëndimorë thonë se është e vështirë të parashikohet se si mund të përfundojë dhuna. “Çdo herë kur fillon dhuna në Lindjen e Mesme, pavarësisht se ku, ajo është arsye për shqetësim, sepse është e vështirë të parashikohen pasojat e saj”. Hamasi mund të jetë inkurajuar nga mbështetja nga vendet arabe dhe udhëheqësit myslimanë. “Ne po shohim se çfarë po ndodh në Gaza në aspektin e agresionit, ne po shohim vrasjen e burrave, grave dhe fëmijëve, dhe gjakderdhje. Kjo është një çështje shumë e rrezikshme dhe agresion i papranueshëm ndaj qenieve njerëzore”. Pas rizgjedhjes së Presidentit amerikan, Barak Obama, kishte shpresë se bisedimet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve mund të rifillonin. Por Presidenti Obama kishte këtë mesazh për udhëheqësit arabë që mbështesin Hamasin. “Ata që mbrojnë kauzën e palestinezëve duhet ta pranojnë se nëse ne shohim një shkallëzim të mëtejshëm të situatës në Gaza, atëherë gjasat për rifillimin e negociatave paqësore që do të çonin në një zgjidhje mes dy shteteve do të shtyhen për një të ardhme më të largët”. Izraeli thotë se sistemi i tij i mbrojtjes nga raketat, ka diktuar dhe neutralizuar qindra raketa të drejtuara ndaj zonave me popullsi civile. Por tanket dhe trupat e Izraelit janë grumbulluar pranë kufirit të Gazës për një pushtim të mundshëm. “Izraelitët mund organizojnë një operacion të shpejt dhe të largohen menjëherë.

E martë 20 nëntor 2012 •

LINDJE E MESME

“Flakët”

po përhapen

Por unë mendoj se ka shumë gjasa që nëse ata vendosin, ata do të organizojnë një operacion të fuqishëm”. Përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje për armëpushim deri më tani kanë qenë të pasuksesshme. SHBA-Turqi Thellimi i krizës izraelito - palestineze rreth Gazës po krijon tendosje në lidhjet amerikano – turke, ndërsa Ankaraja është duke i bërë thirrje

Uashingtonit për të përmbajtur Izraelin. Dje gjatë një konference në Stamboll, Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi ashpër Izraelin për ndërhyrjen e vazhdueshme ushtarake në Gaza. “Ata të cilët e lidhin Islamin me terrorizmin mbyllin sytë para vrasjes masive të myslimanëve dhe masakrimit të fëmijëve në Gaza. Këto akte e bëjnë Izraelin shtet terrorist dhe aktet e tij janë terroriste”. Zoti Erdogan bëri deklarata të ngjashme

Hamasi shpresonte se për shkak të Pranverës Arabe dhe për shkak se palestinezët nuk janë më të izoluar si dikur, Izraeli do ishte më i përmbajtur në përgjigjen e tij. Kjo ishte një llogaritje e gabuar nga Hamasi. Dhe tani do të shohim nëse kjo do të shkaktojë shkallëzim apo ç’tensionim të situatës. Nuk jam i sigurt se cilën alternativë do të zgjedhin palët në konflikt

edhe gjatë një vizite në Kajro javën e kaluar. Presidenti amerikan Barak Obama ka mbrojtur me forcë Izraelin në lidhje me operacionet kundër Gazës, duke përmendur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Disa vëzhgues politikë në Turqi thonë se pikëpamjet e kundërta të dy udhëheqësve mund të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Por analisti Sinan Ulgen në Stamboll thotë se është e rëndësishme të shihet përtej retorikës së Kryeministrit. “Në nivel retorik, Kryeministri turk e ka përdorur këtë mundësi për të përsëritur kritikat e tij ndaj Izraelit, por në të njëjtën kohë Turqia ka qenë një nga vendet, së bashku me Egjiptin dhe Katarin, e bashkuar me udhëheqjen e Hamasit për të folur për të ardhmen të rajonit dhe se si kjo krizë mund të tejkalohet”. Analistët thonë se mes të Presidentit amerikan dhe Kryeministrit turk janë vendosur lidhje të forta, ndërsa dy udhëheqësit janë në kontakt të rregullt - në veçanti në lidhje me konfliktin në Siri dhe mbështetjen e opozitës ndaj Presidentin sirian

Klinton në terren Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ka filluar një turne në Izrael, Ramallah dhe Kajro, për t’u takuar me udhëheqës rajonalë, ndërsa konflikti mes izraelitëve dhe palestinezëve hyri në ditën e shtatë. Zonja Clinton, e cila e shoqëroi Presidentin Obama gjatë turneut të tij azitiak, shkoi sot në Jeruzalem, për t’u takuar me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Deri tani diplomacia nuk ka pasur sukses për t’i dhënë fund sulmeve dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së që u takua mbrëmë vonë, nuk arriti një marrëveshje. Edhe dje në qytetin Gazës u pa të dilte tym në horizont, ndërsa Izraeli e çon më tej fushatën kundër militantëve të Hamasit, të cilët hedhin raketa në drejtim të Izraelit. Sekretarja Clinton po ashtu do të takohet gjatë udhëtimit të saj në Lindjen e Mesme, me udhëheqës palestinezë dhe zyrtarë egjiptianë. Shtëpia e Bardhë tha se udhëtimi i zonjës Clinton në Lindjen e Mesme do të përqëndrohet tek interesi i Shteteve të Bashkuara, për t’i dhënë konfliktit një zgjidhje paqësore. Sipas zyrtarëve, numri i të vrarëve në konflikt ka arritur në 100 palestinezë të vrarë dhe tre izraelitë. Sulmi i djeshem izraelit goditi Bankën Kombëtare Islamike në qyetin e Gazës, duke e shkatërruar ndërtesën nga brenda dhe duke dëmtuar katin përdhes të saj.

Bashar al-Asad. Por zoti Erdogan, me kritikën e ashpër ndaj Izraelit, tërthorazi kritikon Uashingtonin dhe Bashkimit Evropian për atë që ai thotë se kanë dështuar për të përmbajtur izraelitët. Analisti Semih Idiz i gazetës turke “Milliyet” thotë se lidhjet e ngushta midis SHBA-së dhe udhëheqësve turq kishin krijuar shpresa se Uashingtoni do të merrte një qëndrim më neutral ndaj Izraelit në lidhje me Gazën. “Udhëheqësit turq janë tepër të zhgënjyer - Politika e jashtme e Amerikës është duke u hartuar në Tel Aviv dhe Jerusalem, dhe jo në Uashington. Por nga ana tjetër, Turqia dhe Amerika janë të angazhuar shumë në zgjidhjen e krizës siriane në këtë moment, kështu që ata nuk do të duan të lejojnë që situata me Izraelin të shkojë përtej një kufiri të caktuar. Pra, kjo është shumë e kushtëzuar me atë që Izraeli bën në Gaza”. Tani për tani, të dyja palët duket se pajtohen me kundërshtinë në pikëpamje mbi konfliktin e Gazës. Por një thellim i krizës apo edhe një vazhdim i zgjatur i saj do të kërcënonte marrëdhëniet e ardhshme midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, thotë analisti Ulgen. “Nëse Ankaraja vazhdon me retorikën e saj, atëherë kjo mund të sjellë një problem për marrëdhëniet amerikano - turke, sepse padyshim administrata amerikane do të vijë nën presion për të kritikuar qëndrimin turk. Megjithatë, çdo rrezik i mundshëm i një krize mes Turqisë dhe SHBA-së rreth Gazës mund të zbutet në qoftë se Ankaraja është në gjendje të shtyjë Hamasin drejt pajtimit dhe ndaljes së sulmeve. Dhe kjo është ajo që diplomacia turke po përpiqet për momentin”.


bota • E martë 20 nëntor 2012

KLIMA

P

esë vjet më parë, raporti i fundit i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës paraqiste një panoramë të zymtë për të ardhmen e planetit tonë. Teksa shkencëtarët grumbullojnë të dhëna për raportin e radhës, që do të dalë në 2014, ja shtatë arsye përse situata është edhe më e sterrosur... 1.Arktiku po ngrohet më shpejt nga sa parashikohej Jo shumë kohë më parë, oqeani Arktik ishte i mbuluar me një akull të trashë disavjeçar. Edhe në fund të verës, më shumë se gjysma e sipërfaqes së detit ishte sërish e mbuluar me akull. Teksa bota është ngrohur gjatë dekadave të fundit, ringrirja në dimër ka pushuar së kompensuari shkrirjen e verës. Akulli i bardhë që reflekton nxehtësinë i ka hapur rrugë ujit të errët që përthith nxehtësinë; dëbora është shkrirë edhe më herët në tokat që e rrethojnë; edhe më shumë lagështirë që mban si të zënë në kurth nxehtësinë ka hyrë në atmosferë; dhe dallgë e stuhi gjithnjë e më të mëdha kanë sulmuar akullin e dobësuar. Falë këtyre proceseve, Arktiku ka nisur të ngrohet dy herë më shpejt se sa çdo rajon tjetër i planetit. Deri në fundin e viteve nëntëdhjetë, shtrirja e akullit të detit kish rënë në nivelin e saj më të ulët të 1400 viteve të fundit. Në fund të kësaj vere, vetëm një e katërta e Arktikut ishte ende e mbuluar me akull, një rekord për kohët moderne, dhe vëllimi total i akullit ishte vetëm sa një e pesta krahasuar me tre dekada më parë. Ajo që ka mbetur është një shtresë e hollë, e cila shkrihet me lehtësi. Nuk duhej të ndodhte kaq shpejt. Në vitin 2007, kur Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (PNNK) nxorri raportin më të fundit për gjendjen e klimës së planetit, konsensusi ishte që Arktiku nuk do të ishte pa akull gjatë muajve të verës, deri në fund të shekullit. Mund të kemi qenë të pafatë: ndryshueshmëria natyrore mund të ketë përshpejtuar humbjen e akullit, duke e shtyrë akullin e vjetër e të trashë jashtë Arktikut. Por edhe modelet e klimës, e kanë nënvlerësuar ritmin e ndryshimit. Modeleve më të vjetra u mungonin detaje të rëndësishme, si për shembull pellgjet e shkrirë në sipërfaqe të akullit të detit, të cilët përthithin më shumë dritë dielli. Modelet më të fundit, të cilët përfshijnë më shumë procese, sërish thonë se do të duhen disa dekada përpara se të kemi verën e parë, fare pa akull. Por nëse trendet aktualë janë një guidë e besueshme, një verë të tillë do ta kemi ndoshta pas një dekade. Sado kohë që të duhet, vazhdimi i humbjes së akullit do të ketë disa efekte. Këto mund të përfshijnë një mot më ekstrem në hemisferën veriore, shkrirje më të shpejtë të shtresës së akullit të Groenlandës, dhe çlirim më të madh të dioksidit të karbonit tashmë të kyçur në permafrost. Mund të ketë surpriza të tjera, edhe më të pakëndshme. Paul Valdes në Universitetin e Bristolit, në Angli, thotë se ndryshime rela-

tivisht të vogla në gjendjen e Tokës – ndryshime orbitale, zhvendosje e rrymave oqeanike, e kështu me radhë – kanë shkaktuar në të kaluarën ndryshime të befta të klimës. 5500 vjet më parë, për shembull, savanat e harlisura dhe ligatinat e Afrikës veriore u shndërruan në shkretëtirë të Saharasë me kalimin e shekujve, apo ndoshta me kalimin e vetëm disa dekadave. Modele më të vjetra të klimës prodhojnë ndryshime të tilla dramatike vetëm si reagim ndaj çrregullimeve të mëdha. Nuk është ende e qartë nëse modelet më të reja janë më mirë në këtë drejtim. Ata mund të jenë duke na dhënë një ndjesi false sigurie, thotë Valdes. 2. Prodhimi i ushqimit po merr një goditje Në fillim të këtij viti, parashikoheshin të korra rekord në SHBA, teksa fermerët mbollën më shumë për të përfituar nga rritja e çmimeve. Por, të korrat ranë për shkak

të thatësirës dhe nxehtësisë rekord. Britania kishte një tjetër problem: të korrat ranë për shkak të sasisë së madhe të shirave. Me motin ekstrem që ka goditur të korrat edhe në zona të tjera, çmimet globale të ushqimeve po rriten sërish. Kjo bie ndesh me raportin e PNNK të 2007, që parashikonte se, nëse temperaturat do të rriteshin me 1.5 gradë më shumë se sa nivelet para-industrialë, i ngrohti më i madh dhe rritja e sasisë së CO2 do të rriste të korrat, të paktën në disa rajone. Vetëm një ngrohje me mbi 3.5 gradë parashikohej të sillte një rënie të prodhimit. Por duket se ndryshimi i klimës ka tashmë një efekt të dëmshëm edhe pse bota është ngrohur me vetëm 0.8 gradë. Vitin që kaloi, një ekip në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni panë prodhimin global të grurit, misrit, orizit dhe sojës – drithëra që ofrojnë tre të katërtat e kalorive të njerëzimit – nga viti 1980 deri në

»

15

Ja përse është edhe më keq nga sa mendonim 2008. Bazuar në atë që dimë tani për mënyrën se si temperatura, shirat dhe nivelet e ujit ndikojnë rritjen e prodhimit, analiza tregon se të korrat mesatare janë sot më shumë se 1 për qind më të ulëta, nga sa do të kishin qenë pa ngrohjen globale. Pa efektin fertilizues të rritjes së nivelit të CO2, do të kishin qenë 3 për qind më të ulëta. “Efektet negative janë më me peshë se ata pozitivë”, thotë kryeautori i studimit, David Lobell. Analiza nuk pasqyron efektet e plota të ngjarjeve të tilla si përmbytjet, apo valët e fundit të motit ekstrem. Vendet e pasura duhet të jenë në gjendje të kompensojnë këto ndryshime deri në një farë mase, duke ndryshuar çfarë rrisin dhe si e rrisin, si dhe duke krijuar më shumë varietete drithërash që janë tolerantë ndaj të nxehtit. Në të vërtetë do të jenë të detyruar: në 2008, Zyra për Kërkime Ekonomike e SHBA konkludoi se nëse fermerët në vend do të vazhdonin të rrisnin grurë, sojë dhe

97 për qind e shtresës së akullit po shkrihej, duke shkaktuar përmbytje që fshinë disa ura. Nuk ishte një ngjarje e veçuar: dëbora e shkëlqyeshme po zëvendësohet nga akulli i pistë që përthith më shumë nxehtësi dhe shkrihet më shpejt. Përgjatë bregdetit, gjuhët lundruese të akullnajave po shpërbëhen. E ndërsa këto “diga” zhduken, lumenjtë e akujve pas tyre po përshpejtohen dhe bëhen më të hollë. Deri vonë, ne mendonim se do të duhej të kalonin shekuj përpara se Groenlanda të humbiste një sasi domethënëse akulli. Shtresa e akullit e Antarktikut pritej të rritej, pasi rritja e reshjeve të dëborës pritej të kompensonte shkrirjen në skaje. Raporti i PNNK i 2007 supozonte që dy shtresat e akullit do të kontribuonin vetëm me 0.3 milimetra në vit për rritjen e nivelit të detit përgjatë shekullit të ardhshëm. Që atëherë, shumë ekspertë e kundërshtuan këtë, dhe matjet satelitore kanë treguar tashmë se dy

pambuk në po të njëjtat zona, të korrat do të binin me 75% deri në fund të shekullit. Qëndrimi në një hap me ndryshimin nuk do të jetë i lehtë, dhe teksa rajonet e thata parashikohen të bëhen edhe më të thata, uji për vaditje mund të mbarojë në disa vende. Gjithashtu, nuk ka mënyrë për të mbrojtur drithërat në fushë nga i nxehti ekstrem apo nga shirat e tepërt. Me motin që parashikohet të bëhet gjithnjë e më i ndryshueshëm në disa rajone, problemi më i madh për fermerët në botë do të jetë që nuk do të dijnë çfarë të presin.

shtresat po humbasin akull sa për ta rritur me 1.3 milimetër në vit nivelin e deteve. Modelimi i fundit nga studiues të Institutit të Potsdamit për Studime të Impaktit të Klimës, në Gjermani, si dhe studime të klimës në të kaluarën, tregojnë se shumë shpejt planeti do të ngrohet aq sa për të shkrirë krejtësisht shtresën e akullit të Groenlandës – në mos është ngrohur tashmë aq sa duhet për këtë. Pyetja është se sa kohë do të kërkojë vetë shkrirja. Shumica e studiuesve të akullnajave tani mendojnë se niveli i deteve do të rritet me të paktën një metër deri në 2100, dhe ndoshta deri me 2 metra. Mjafton për të përmbytur shumë qytete në nivel të ulët apo për t’i bërë të dobët ndaj stuhive. James Hansan, i Institutit Goddard të NASA për Studime Hapësinore, është edhe më pesimist. Ai argumenton se ndërsa akulli nis të shkrijë, do të nisin reagimet pozitive, që do të përshpejtojnë humbjen e akullit. Në fakt, vëzhgimet satelitorë tregojnë se ritmi

3. Niveli i deteve do të rritet më shumë nga sa pritet Stacioni i motit në Groenlandë ndodhet më shumë se 3000 metra mbi shtresën e madhe të akullit në vend. Temperatura aty, në një ditë të zakonshme vere është -10 gradë. Në korrik të këtij viti, temperatura u rrit mbi nivelin e ngrirjes. Në një moment,

i humbjes së akullit dyfishohet çdo 10 vjet, por siç thotë vetë Hansan, nuk mund të themi nëse kjo është një prirje afatgjatë apo afatshkurtër. Pastaj është problemi i kolapsit të shtresës së akullit të Antarktikut perëndimor, siç ka ndodhur në shumë raste gjatë miliona viteve të fundit në përgjigje të ngrohjes. Zbulimet e fundit mbi gjendjen e akullit dhe natyrën e topografisë nën të tregojnë se mund të jetë më i goditshëm nga rrymat e ngrohta në detet që e rrethojnë, nga sa është menduar deri sot. Ndodh kjo gjë apo jo, ne nuk duhet të gënjehemi nga efektet e vegjël që shohim tani, thotë oqeanografi Stefan Rahmstorf i Institutit Potsdam. “Rritja e nivelit të deteve është e ngadaltë në fillim, por në terma afatgjatë do të jetë një prej impakteve më të rëndë dhe trashëgimive më të gjata që do të lërë ngrohja globale që po shkaktojmë tani”. 4. Nivelet e dioksidit të karbonit mund të vazhdojnë të rriten, edhe pse lëshimet ndalen Vetëm gjysma e CO2 që lëshojmë në atmosferë qëndron aty. Pjesa tjetër përthithet nga toka dhe oqeanet. Por teksa bota ngrohet, ata do të mund të përthithin më pak. Me kalimin e kohës, ata do të fillojnë të lëshojnë CO2. Raporti i PNNK i vitit 2007 përfshinte projeksione për rritje të dioksidit të karbonit nga detet, toka dhe ndryshimi i vegjetacionit, por asnjë model nuk përfshinte mundësinë që mund të lëshohet edhe karbon nga permafrosti apo nga hidratet e metanit në fundin e deteve. Kjo mendohet të ketë ndodhur gjatë episodeve të ngrohjes globale në të kaluarën. Këtë vit, studiuesit nga Universiteti i Victorias në British Columbia, Kanada bënë një prej përpjekjeve të para për të llogaritur lëshimet e permafrostit dhe konkluduan që këta do të çojnë në një ngrohje ekstra prej 0.25 gradë dhe ndoshta deri 1 gradë deri në 2100. Studimi pranonte që permafrosti më thellë se 3.5 metra do mbetej i paprekur, dhe nuk përfshinte erozionin e permafrostit në bregdet. Gjithashtu, ai injoronte faktin që një pjesë e karbonit do të lëshohet në formën e gazit më të fuqishëm, metanit. Me fjalë të tjera, ka gjasa të jetë një nënvlerësim. Çuditërisht, nëse lëshojmë sasi të mëdha CO2, reagime të tilla në fakt shkaktojnë më pak ndryshim: sa më shumë CO2 të ketë në atmosferë, aq më pak efekt ngrohës ka nëse shtojmë më shumë. Zbulimi vërtetë shqetësues është që në rrethana të caktuara, lëshimet e karbonit mund të çojnë në një cikël vetëlëvizës. Edhe nëse të gjithë lëshimet e njeriut do të ndaleshin, nivelet e CO2 do të vazhdonin të rriteshin teksa akujt do të shkrinin, duke sjellë më shumë ngrohje dhe lëshime karboni. Simulimet e kryera nga Paul Higgins i Shoqatës Meteorologjike Amerikane çojnë në një konkluzion të ngjashëm. Ai thotë se projeksionet e fundit të lëshimit të karbonit mund të jenë pak më shumë optimistë. “Edhe në skenarin me lëshime më të ulta të mundshme, ne mund të përfundojmë me përqëndrime të karbonit në atmosferë që i shkojnë për shtat skenarit më të keq të mundshëm të lëshimeve”.


16

« reportazh

E mërkurë 21 nëntor 2012 •

Uragani “Sandy” Beqir SINA, Nju-Jork STATEN ISLAND NYC

N

ë komunitetin shqiptarë në Nju-Jork dhe shtetet për rreth tij me shqetësime të mëdha po ndiqet gjendja që është e krijuar pas stuhisë në këto zona dhe janë përfshirë edhe ata në përpjeke që po bëhen në eliminimin e pasojave nga stuhia e fuqishme që goditi Nju-Jorkun, Nju-Xhersin dhe Konektikatin. Mbi 25 mijë shqiptarë (më shumë se 10 mijë janë dibranë) sot jetojnë dhe punojnë vetëm në ishullin Staten-Island, zona më e dëmtuar në bregdetin lindor në SHBA nga stuhia “Sandy” një ishull me sipërfaqe 265.5 km katrorë dhe me një popullsi 470,467 banorë, i cili është vendosur në vëmendje të veçantë të maturiteteve dhe qytetarëve të Nju-Jorkut, por dhe të komunitetit shqiptar, që pothuajse çdo ditë mbledhin dhe dërgojnë ndihmat e tyre nëpërmjet vendeve të punës, shkollat e tyre, qendrat e ngritura për grumbullimin e ndihmave, xhirollogaritë e hapura me këtë rast dhe mënyra të tjera vullnetare për mbledhjen e ndihmave. Komuniteti shqiptar, grupe të ndryshme individësh dhe biznese i janë bashkuar iniciativës qytetare njujorkeze dhe thirrjes që është bërë nëpërmjet nismës “Njerëzit të ndihmojnë njerëzit në Staten-Island pas superstuhisë “Sandy”. (People Helping People On Staten Island After Superstorm Sandy). Me këtë rast edhe një grup shqiptarësh (kryesisht anëtarë të familjes Elezi nga Tropoja pronarit të kompanisë “REM Residential a Property Management”, e cila gjendet në Manhatan Union Square) një ditë pas vizitës së Presidentit Obama shkoi edhe ajo në zonat e dëmtuara nga stuhia e fuqishme “Sandy”, zonë kjo që u godit fundjavën e tetorit dhe ata, mbasi kishin dy javë që po punonin për mbledhjen e ndihmave, i dërguan ato të premten për banorët e ishullit Staten-Island. Me ndihmën e iniciativave, që janë bërë me bazë vullnetare, ashtu si dhe donacionet e mbledhura prej tyre, pjesë e të cilave është bërë këtë fund jave edhe një grup individësh, u dorëzua dhe u shpërnda vetë prej tyre në qendrën e grumbullimit të ndihmave, e cila administrohet nga FEMA, autoritet vendore, grupet vullnetare dhe Kryqi i Kuq Amerikan. Në këtë ndihmë janë përfshirë shumë individë prej komunitetit shqiptar, kryesisht veprimtarë të dalluar të komunitetit dhe miqtë e familjes Elezi, shoqatat dhe organizatat, përfshirë edhe shoqatën më të vjetër në SHBA, federatën panshqiptare të Amerikës – “Vatra”. Ndërkohë rreth njëzet e pesë prej tyre shkuan së bashku për të dërguar dhe shpërndarë ndihmat e tyre në ishullin StatenIsland të premten, më 16

shqiptarët mbledhin dhe shpërndajnë ndihma në

Staten-Island

nëntor 2012. Ata së bashku me vullnetarët nisën punën për shpërndarjen e furnizimin e të gjithë banorëve të zonës së shkatërruar. Një ndihmë kjo që i ka kaluar 10 mijë dollarët (artikuj ushqimorë, veshmbathje, batanije dhe artikuj shkollorë për fëmijët e klasave

të ciklit të ulët, libra, lapsa, fletore dhe çanta shpine). Një pjesë e atyre që morën pjesë të premten ishin: Shpresa Elezi (e bija e zotit Sejdi Husenaj), Nikoleta Kasa, Venila Xhaferri, Vjollca Vitija, Agim Sheji, Selvije Ndresashaj, Rina Pepaj, Xhuliana Elezi, Edi Lekaj, Alket

Lekaj dhe veprimtari i dalluar i komunitetit Sejdi Husenaj. Ata dolën menjëherë vullnetarë për të marrë nga koha e tyre në organizimin dhe shpërndarjen e të gjitha furnizimeve në bazën e ngritur për grumbullimin e ndihmave në Nju-Drop me një kamion ngjyrë rozë, i

ngarkuar përplot me mallrat më të nevojshme. Në zonën që kujdeset kongresmeni Mishel Grim ata u pritën me ngrohtësi nga autoritetet e larta vendore, përfshirë edhe presidentin e ishullit të Staten-Island, James P. Molinaro, dhe zyrtarë e autoritete të tjera lokale. Rick Elezi, i biri i një familjeje emigrantësh nga Tropoja, patriote dhe mbretërore, Mustafë Elezit, të cilët kanë emigruar dekada më parë në SHBA (ai ka qenë veçse dy vjeç kur erdhën prindërit e tij këtu), foli në telefon këtë mëngjes me gazetën “Bota sot”, duke u kërkuar të gjithë shqiptarëve të Amerikës, por dhe njujorkezëve, autoriteteve lokale, vendore e shtetërore të bëjnë më shumë për të ndihmuar njerëzit që u janë shkatërruar plotësisht shtëpitë dhe pronat e tyre në lagjet e ishullit, zonat Midland Beach dhe Nju-Drop në Staten-Island nga “Sandy” më 28 tetor. Ai tha se të gjithë duhet të kontribuojnë për të ndihmuar çdo banorë të kësaj zone - amerikanët, latinët, aziatikët, europianët, afrikanoamerikanët, pra të gjithë ata që po e përjetojnë këtë gjendje të krijuar pas fatkeqësisë. Në emër të familjes zoti Elezi falënderoi me këtë rast të gjithë ata shqiptarë që u bënë pjesë e kësaj ndihme humanitare me donacionet e dhuruara, të cilat janë më shumë se 10 mijë dollarë. Ai tha se ishte tronditur nga kjo tragjedi kur e ndoqi ato ditë nëpërmjet ekranit të televizionit. “Ajo që ndodhi atë natë të 28 tetorit, - tha ai, - më ka bërë të mendoja si për veten time, andaj i bëra thirrje firmës “REM”, familjes dhe shoqërisë se duhej të bënim diçka për të ndihmuar këta njerëz.” Vetë

zyrat e firmës së tij “REM Residencial” kaluan ato ditë një javë pa energji elektrike. Venila, një praktikante në “REM”, së bashku me pronarin Rick Elezi u vunë në krye për të planifikuar përpjekjet e tyre humanitare. Ndërsa Rick filloi të mbledhë ndihma nëpërmjet të gjithë kontakteve e tij me shpresën për të marrë donacione sa më shumë të ishte e mundur. Venila me ndihmën e Aidas, një punonjëse tjetër në “REM”, filluan javën e tyre për të bërë të mundur atë se çfarë kërkohej, në iniciativën “Bashkohen - NDIHMË- Japim” nismë konstruktive, e cila punon që të bëjë çdo gjë të jetë e mundur në këtë zonë. Zoti Husenaj, një veprimtar i dalluar i komunitetit, pjesë e kësaj ndihme humanitare dhe shpërndarjes së tyre në Staten-Island, të premten i tha gazetës sonë se ishte i habitur me atë se çfarë kishte parë dhe çfarë përpjekjesh ishin duke u bërë nga qytetarët njujorkezë dhe autoritet atje për të ndihmuar njerëzit në ishullin e shkatërruar StatenIsland. Ai tha se shumë banorë ishin ende të strehuar në shkollat lokale për rreth zonës dhe një pjesë qëndronin në një tendë të madhe në mes të zonës së shkatërruar plotësisht, që ata të merrnin ndihmat e njerëzve, të cilat vinin nga të katër anët e Nju-Jorku. Husein tha se ka parë më shumë se 3 mijë vullnetarë, të cilët ishin duke ndihmuar sa më shumë njerëzit në nevojë, në mënyrën që kjo vështirësi e paparë ndonjëherë të kalohet sa më shpejt. “Unë kam më shumë se 60 vjet në SHBA, por kurrë nuk kisha parë një katastrofë të këtillë”, - tha Husenaj për gazetën “Bota sot”.


opinion • E mërkurë 21 nëntor 2012

»

17

Poshtërimi i njeriut shqiptar edhe në teatrin e Shkupit Për premierën e dramës “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, realizuar nga regjisori boshnjak Dino Mustafiç Nga prof. as. Donard HASANI*

D

itët e fundit në teatrin shqiptar të Shkupit u shfaq premiera e shfaqjes “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, dramatizim i romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit I. Kadare. Shfaqja është realizuar nga trupa shqiptare e këtij teatri nën drejtimin e regjisorit boshnjak Dino Mustafiç. I cilësuar si një prej regjisorëve më të njohur të Ballkanit, Dino Mustafiç me premierën e fundme provoi se si drejtor i Festivalit MESS të Sarajevës, me meritë ia ka dhënë vetes çmimin e publikut për shfaqjen “Nata e Helverit”. Premiera e këtij bashkëpunimi të trupës shqiptare me regjisorin boshnjak është pritur me debate të shumta dhe me vend. E paraqitur si një dramë (dramatizim) që ia ka shtuar vlerat tekstit të romanit të Kadaresë, në të vërtetë rezulton se regjisori i ka tejkaluar të gjitha kompetencat e tij, jo duke e përdorur, por duke e keqpërdorur tekstin e autorit. E keqja më e madhe është se këtij deformimi të tekstit, frymës dhe qëllimit të veprës origjinale i kanë ardhur në ndihmë edhe vetë aktorët shqiptarë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për largim prej tekstit dhe frymës, por dhe për kthimin e veprës në një shëmbëllim të shtrembëruar të identitetit shqiptar. Pra, ta përdorësh veprën kundër kulturës që i takon. Në një proces dramatizimi është deri diku normale që të ketë humbje të tekstit, megjithëse një dramatizues e një regji serioze e ka për detyrë të bëjë maksimumin për të ruajtur jo vetëm tekstin dramatik, dialogët dhe monologët, por dhe pjesë nga narracioni, herë duke krijuar personazhinautor, herë duke e kthyer rrëfimin në dialog. Në rastin e shfaqjes së regjisorit Mustafiç nuk bëhet fjalë për sjellje të tilla të fisme. Përkundrazi, largimi prej tekstit autorial dhe transformimi dialogëve shkon deri në atë shkallë sa ligjërimi i një karakteri t’i bartet një karakteri tjetër. Jo vetëm kaq, por për qëllime jashtëletrare, sigurisht, shkohet deri te ndërrimi i gjuhës së karaktereve, që do të thotë edhe ndërrim i etnicitetit të tyre,

ndonëse vepra nuk është përkthyer, është vënë në gjuhën shqipe, në gjuhën që është shkruar. Për qëllime që vetëm regjisori mund t’i dijë, dramatizimit i janë hequr pjesë nga më të rëndësishmet, si episodi në të cilin gjenerali pohon se komanda partizane kishte urdhëruar marrjen në mbrojtje të robërve, qëllimisht për t’i hapur rrugë një përfundimi të gabuar se krimi ndaj robërve ka filluar që në kohën e kapitullimit dhe me këtë përligjet dhe “krimi” i plakës Nicë. Deformimi i veprës arrin një pikë të pabesueshme me shtimin e një skene, në të cilën ndihmësi shqiptar i misionit varrmihës dhunon eshtrat e ushtarit të huaj, skenë që përsëritet edhe në episodin e hyrjes së plakës Nicë në dasmë dhe me vallet që hidhen prej dasmorëve mbi eshtrat e kolonelit Z. Në të dyja rastet, qoftë kur varrmihësit shqiptarë paraqiten duke u hakmarrë ndaj eshtrave të një ushtari të huaj, që i dhunojnë duke i gjuajtur me shqelma, qoftë në rastin tjetër, kur dasmorët kërcejnë nën ritmet moderne të muzikës rok përmbi eshtrat e kolonelit, njeriu

shqiptar paraqitet barbar, i egër. Nuk është rasti këtu për të kujtuar se shqiptarët pas 8 shtatorit të vitit 1943 strehuan në familjet e tyre 20-25 mijë ushtarë italianë të kapitulluar, që kishin bërë krime mbi popullsinë e vendit. Ky fakt e përjashton një hakmarrje kaq të vonuar ndaj të vdekurve, për më tepër ndaj varreve të tyre. Në psikologjinë shqiptare varri është i shenjtë dhe nuk ka dhunë pas vdekjes. Përpjekja për të aktualizuar përmes shfaqjes “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” çfarë mund të ketë ndodhur e ndodh sot në vendin e regjisorit, në Bosnjë, pra përpjekja për të realizuar idenë se lufta i bën njerëzit të egër dhe se e keqja nuk harrohet edhe pas vdekjes në rastin më të mirë është një tinëzi dhe në rastin më të keq një dukje e racizmit. Poshtërimi i njeriut shqiptar shkon edhe në skenografi. Në një nga skenat e parafundme në sfond shfaqet një flamur i sajuar trengjyrësh: bardhë, kuq e zi, në të cilin ngjyra e kuqe është e mbushur me eshtra. Kjo ndodh në skenën e negociatave të dy gjeneralëve dhe ka për qëllim të tregojë se toka shqiptare është një varr masiv fund e krye dhe se shqiptarët janë armiqësorë ndaj kujtdo. Kjo ide përforcohet edhe nga mënyra si flasin rekrutët në çastin e pranimit në ushtrinë pushtuese: ata identifikohen përmes gjuhës si turq, serbë, grekë, gjermanë, italianë etj. Pikërisht këto dy fakte, të vështruar bashkë, realizojnë paragjykimin e regjisorit se shqiptarët e kanë kthyer tokën e tyre në një varr të hapur se në Shqipëri nuk ka toka bujqësore, por vetëm varre të huajsh, pa shtruar minimumi pyetjen se ç’kanë dashur këtu kaq shumë ushtri të huaja. Mund të thuhet se një vepër e një autori shqiptar të mirënjohur, e vënë në skenë me një trupë shqiptare aktorësh, me një regjisor të huaj (boshnjak) është funksionalizuar për të poshtëruar njeriun shqiptar dhe historinë e tij e ndoshta edhe për të sjellë në mjedisin shqiptar probleme që ekzistojnë në vendin e tij. Por plagët e rënda që ka marrë Bosnja gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nuk janë përligjje për dhunën e ushtruar mbi veprën. *Regjisor

Blerandi ecën vetë...

M

inistri i Bujqësisë së Kosovës, Blerand Stavileci, si duket ende nuk e ka të qartë politikën e kabinetit të qeverisë së Thaçit, se “pushteti nuk mbahet me punë e sinqeritet”. Ai është i vetmi që ka mbetur jashtë trendeve të vazhdueshme të kabinetit qeveritar të Kosovës. Për çudi! Ai është dashur ta marrë vesh deri më tash se asfalti ia sjell votat PDK-së dhe jo investimi në bujqësi. Fatkeqësisht është i vetmi ministër nga qeveria e cila mban epitetin e korrupsionit, i cili me sinqeritetin më të madh bën përpjekje të bëjë punën si duhet. Për dallim nga kolegët e tij që sillen me vetura luksoze sa në një restorant së në tjetrin, e shesin mend duke shqyer govatat e mishit... Blerandi mbath çizmet e llastikut dhe i futet punës në terren. Ai së paku dëgjon ankesat e fermerëve, dhe me aq sa ka mundësi, rrit subvencionet për ta, duke prekur nga afër problemet e bujqve, gjithmonë me shpresën së do t’i ndahet vitin tjetër më shumë buxhet. Për fatin e tij të keq, edhe me buxhetin e vitit 2013, bujqësia radhitet diku nga fundi i

Nga Arbana Xharra

prioriteteve të Thaçit. Ndërkohë që buxheti rritet 25 milionë për mallra dhe shpenzime ku bashkë me harxhimet kapitale, përbëjnë 40 për qind të buxhetit.Ministri i bujqësisë kësaj here është dashur të bindet se ky buxhet nuk i trajton prioritetet e qytetarëve e aq më pak ato të bujqësisë, të cilat do të duhej të ishin në fillim të listës e jo diku nga fundi i saj. Është për t’u befasuar me optimizmin e këtij ministri, se si përkundër anashkalimit buxhetor që i bëhet, ai prapë nuk heq dorë, bën përpjekje që të krijojë edhe “Përparësi konkurruese në treg me resurset agro-rurale që posedon Kosova”. Qeveria e Kosovës, në vend se të financojë prodhimin e brendshëm, e një nga potencialet e mëdha i cili është edhe sektori i bujqësisë, ka zgjedhur që paratë t’i shpenzojë diku tjetër, në luksin për vete dhe aty ku PDK-së i vijnë votat. Me buxhetin e vitit të ardhshëm nuk është planifikuar rritje ekonomike, janë injoruar tërësisht sektorët që zhvillojnë ekonominë e vendit, duke i dhënë sërish përparësi rrugëve. Mbi 80 për qind e investimeve kapitale shkojnë në projektet që s’janë të reja por që vazhdojnë nga vitet e mëparshme.

Ndërkohë, që deficiti llogaritet të mbulohet me shitjen e aseteve që i kanë mbetur Kosovës, PTK, KEK... Në vend se të mendohet për problemet kyçe që ka vendi në vazhdimësi, të zvogëlohet papunësia përmes stimulimit të sektorit privat, Qeveria bëri sërish alokimin e qindra miliona eurove për rrugë... Në anën tjetër mbijetesa buxhetore po vazhdon të varet nga importet që të njëjtën kohë kosovarët eksportojnë mbi 2 miliardë euro para të gatshme. Qeveria e Kosovës duhet ta planifikojë se me procesin e integrimeve evropiane të hyrat doganore nuk do të jenë të qëndrueshme edhe për shumë kohë. Rritja e të hyrave duke u bazuar nga dogana ku prodhuesi ende pa nisur punën është i obliguar që të paguajë 16 për qind TVSH, degradon në vazhdimësi kapacitetet gjeneruese të brendshme të cilat janë potencial i vetëm i rritjes ekonomike dhe i punësimit. Prodhuesi vendor as vitin e ardhshëm nuk do ta ketë vëmendjen e pushtetit, por në vend të tyre, paratë do të shkojnë në mobile, vetura të reja, udhëtime e mëditje dhe autostradë. Kurse Blerandit i mbetet të shpresojë për ditë më të mira... ose të “shtrojë arat me asfalt”.


18

« dossier

Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar) Pyetje: Na trego rrethin shoqëror. Përgjigje: Unë rreth shoqëror kam këto: Drita Agollin nga Kërçishti, e kam pasë shoqe shkolle dhe komshije, Basunije Agollin, po nga Kërçishti, shoqe shkolle dhe komshije, Naze Ndreu nga Sllova, e kam hallë, Nazmije Lleshi nga Dibra e Madhe Jugosllavi, e martuar me Fehmi Lleshin në Jugosllavi, Udije Shemsiu nga Dibra e Madhe në Jugosllavi, Dane Markja nga Bamova, Elhame Lleshi, teze, banon në Banjisht, Dali Ndreu nga Sllova, e kam dajë, Beshir Ndreu, dajë Hasan Ndreu dhe Mahmut Ndreu, të cilët i kam dajallarë e që sot banojnë në katundin Sllovë. Nga fundi i muajit korrik, Daliu së bashku me shoqen e tij Lirien, erdhën në shtëpinë e tyre në Sllovë mbasi daja kishte marrë lejen e zakonshme. Ata erdhën natën me makinë dhe të nesërmen Lirijen e arrestuan. Pyetje: Na tregoni e pandehura Nezajete veprimtarinë tande miqësore. Përgjigje: Unë i thashë Fatrijes që të arratisemi për në Jugosllavi. Fatrija më tha se: “Edhe unë e këtij mendimi jam”. Herën e parë bisedimin për arratisje e kemi bërë në dhomë, në shtëpi brenda masandaj Fatrija dhe unë u thamë kushërinjve Avdi, Agim e Jashar se kemi mendimin që të arratisemi për në Jugosllavi. Edhe ata thanë se mirë keni mendue për t’u arratisë në Jugosllavi. Mue një ditë më tha Agimi se unë këtu nuk kam se çfarë të bëj, pa shkollë jam, gjendjen ekonomike e kam të keqe dhe për mue mbetet që të arratisem në Jugosllavi. Kur tha Agimi për t’u arratisë, aty ishim unë, Fatrija dhe Jashari dhe kemi qenë në shtëpi brenda. Ne ishim dakord të gjithë për t’u arratisë dhe i thamë se ne do të vijmë me ty. Atë pasdite erdhi Avniu nga miniera e Bulqizës, i cili punonte si murator atje. Kur erdhi në shtëpi, ishte i lodhur dhe i mërzitur nga gjendja ekonomike e keqe e shtëpisë. Ai na tha neve të pestëve: “Unë nuk mundet që t’ju mbaj 9 persona në ngarkim me një rrogë, pa pasë as tokë e as ndonjë të ardhur tjetër. për mue ngelet vetëm arratisja”. Ne iu përgjigjëm se jemi dakord që të vijmë edhe ne me ty. Avniu tha që më mirë për ne është që të arratisemi tashti që do të shkojmë të presim dru në mal, sepse kemi mundësi të shkojmë deri në mal pa na diktue asnjeri. Unë i thashë Avniut që më mirë është të iknim në mëngjes sesa në drekë, se është vapë e madhe dhe nuk mund të ecim. Avniu, Agimi Fatrija e Jashari më thanë që mirë e ke mendue, ma mirë të ikim me fresk se ecim ma shpejt. Këto biseda i kemi ba në bahçe duke qenë të gjithë së bashku. U thashë: “Nanës time nuk i tregoj, po ju a do t’i tregoni apo jo?” edhe ata thanë se nuk do i tregojmë se kemi frikë se nuk do të na lejojë për t’u arratisë në Jugosllavi. Më datën 17.9.956, në mbrëmje Fatrija i tha Avniut se do të shkonin të nesërmen për dru në mal. Avniu tha se do të shkonin e u pregatitëm morëm sëpatat, një e morëm te Samet Loka, i cili ishte komshi i joni dhe një e kishim tonën dhe kështu u përgatitëm për të shkue të nesërmen për dru, por qëllimi ynë ishte për t’u arratisur në qoftë se nuk kishte roje aty rrotull. Jashari i tha Avniu se nëse do të ketë roje unë nuk do vij se kam frikë. Avniu i tha se në qoftë se do të kishte roje, nuk do të shkonim, në qoftë se nuk ka, do të arratisemi. Pyetje: Na tregoni, e pandehur, cila ishte rruga që ndoqët për të kaluar kufirin. Përgjigje: Ne vendosëm të arratisemi më datën 18.9 në mëngjes, pa rënë dielli. Aty nga ora 5 u nisëm nga shtëpia sepse të tjerët nuk ishin ngritur nga gjumi. U ngritën nana bashkë me nusen e axhës vetëm sa na pregatitën bukën. Dolëm nga shtëpia të gjithë së bashku. Në fillim të udhëtimit isha unë me Avniun, të tjerët ishin mbas nesh. Morëm rrugën e malit dhe rrugës takuem me Nexhmedin Agollin, Rifat Gjolen dhe Etem Gjolen dhe Sami Loken, të cilët janë nga katundi ynë. Me këta ishim bashkë deri në mal e mbasandaj secili në punë të vet. Ne hipëm ma nalt për të bërë dru. Rrugës pamë rojet të cilët sapo ngjiteshin malit dhe me ta kishim një distancë të largët. Meqenëse ne kishim qëllimin për t’u arratisë në Jugosllavi, të gjithë e kishim kokën andej nga ishin rojet. Kaluem bri Kërçinit. Meqenëse kishte bar të dendur na rrëshqitën kambët. U kapëm dorë për dore me njeri-tjetrin

E mërkurë 21 nëntor 2012 •

Arratisja, rrëfimi: Ja si ua dorëzoi komunistëve shteti jugosllav familjen Agolli mike biseduem për t’u arratisë në Jugosllavi dhe kështu vepruem. Pyetje: Na trego, e pandehur, se a i ke tregue nanës tande që do të arratiseshit në Jugosllavi? Përgjigje: Unë nuk i kam thanë as nanës, as nuses së axhës që do të arratisem, se po t’i tregoja nanës, ajo nuk do të më linte të arratisesha. Edhe për kushërinjtë e di se nuk kanë tregue prindërve për t’u arratisur. Pyetje: Na tregoni se ku do të shkonit dhe ku do të qëndronit në Jugosllavi. Përgjigje: Unë kisha vendosë që të arratisesha dhe të shkoja e të qëndroja ke hallat e mia Dane Markja, Udije Shemsiu dhe ke Elhane Lleshi, të cilat banojnë në Dibër të Madhe në Jugosllavi. Në qoftë se këto nuk do të më mbanin, kisha mendue të hyja në punë të shtetit si punëtore ose nëpunëse. Te babai nuk do të shkoja, mbasi ai është i martue dhe ka fëmijë. Veç kësaj për babanë tim, Ferikun e dinja se është në Amerikë se na kishte dërgue letër nga Amerika; letra i adresohej nuses së axhës, Ilmije Agollit. Pyetje: Çfarë mendoni rreth arratisjes dhe si e ndieni fajin që keni krye? Përgjigje: Unë mendoj që arratisjen që bëra sot e ndiej si faj të madh, pse kam tradhtue atdheun dhe familjen dhe, i lutem organeve shtetnore që të kenë mëshirë e të më falin, bile e ndiej shpirtërisht se kam bërë faj të madh dhe ju lutem që të më falni e të më dërgoni pranë nanës time Pyetje: A keni gjë tjetër, e pandehur, për të thanë? Përgjigje: Unë nuk kam asgjë tjetër për të thanë; ato që thashë në këtë procesverbal janë të vërteta dhe i firmos me firmën time pa kundërshtim. E pandehura Hetuesi (Nezajete Agolli) Toger (Muharrem Meta) Familja Agolli SKEDË PENALITETI 1).Gjykata e Lartë (Kol. Usht) çështja nr. 12 ardhur në gjyq dt. 1.X.1956. Numri i personit të pandehur 4. AKT-AKUZA

dhe kaluem me të shpejtë vijën e kufirit. Atje në tokë jugosllave takuem një fshatar dhe e pyetëm se ku ishte posta. Ai na e tregoi me dorë dhe ne shkuem në postën e Radostushit. Këtu qëndruem një natë dhe të nesërmen u nisëm me autobus për në Shkup. Në Jugosllavi kemi qëndrue 9 ditë. Ata na thanë: “Kthehuni prapë në Shqipëri se ne nuk mbajmë shqiptarë se kështu kemi urdhër nga Shkupi”. Unë, Fatrija, Agimi, Avniu dhe Jashari i pyetëm se përse na kthenin në Shqipëri. Ne kemi ardhë në Jugosllavi për të qëndrue. Unë, në atë çast fillova të qaj se e dija që kisha bërë faj dhe kisha tradhtue atdheun. Në kufi na sollën autoritetet jugosllave dhe na dorëzuen në postën e Bllatës më datë 26.9.956 e mbasandaj erdhën nga Peshkopia, na morën me kamion dhe na sollën në Peshkopi. Pyetje: Kush ju ndihmoi për të kaluar kufirin? Përgjigje: Neve nuk na ka ndihmue asnjeri për të kaluar kufirin për në Jugosllavi. Këtë e kemi

bërë ne vetë, Agimi Fatrija, Avniu dhe Jashari dhe duke kaluar vijën e kufirit ndigjuem tue bërtitë të quajturin Etem Gjolja, i cili na shikonte se po kalonim kufirin për në Jugosllavi. Edhe ne e shikonim se ishte në kambë e po bërtiste, po, çfarë foli nuk e dëgjuem. Pyetje: Me cilët keni biseduar, e pandehur për arratisjen jashtë shtetit? Përgjigje: Me mue nuk ka bisedue asnjeri tjetër për çështjen e arratisjes për në Jugosllavi, vetëm se ne të pesë personat që shpjegova më lart kemi bisedue me njëri-tjetrin për t’u arratisë, ndërsa kushërinjtë nuk më kanë thanë ndonjë fjalë që të kenë bisedue me ndonjë tjetër. Pyetje: Na tregoni shkaqet e arratisjes. Përgjigje: Unë, si familje e prekur nga pushteti popullor për shkak se babai im, Ferik Maliqi, ishte arratisë jashtë shtetit në Jugosllavi dhe mixha im, Aliu, ndodhet në burgun e armiqve të popullit për çështje politike, neve për këto rrethana nuk na jepej toka dhe nga gjendja e keqe ekono-

Në lidhje me dosjen hetimore Nr. ____ mbi akuzën kundër të pandehurve: 1. Avni Agolli 2. Agim Agolli 3. Fatrije Agolli 4. Nezajet Agolli, që parashikohen prej neneve 64-10 të Kodit Penal të Republikës Popullore të Shqipërisë. Nga hetimet e zhvilluara rezulton se: I pandehuri Avni Agolli, tue qenë pjesëtar i një familjeje që është prekur rëndë nga Reforma Agrare, nip i të arratisurit jashtë shtetit, Ferik Maliqi dhe djali i të burgosurit si armik i popullit, Ali Maliqit, në gushtin e vitit 1956 vendos të arratiset... Më 26 shtator 1956 që të katër të pandehurit iu dorëzuan rojeve tona të kufirit nga autoritetet jugosllave. Në bazë të sa thamë më sipër: Avni Agolli Agim Agolli Fatrije Agolli Nezajete Agolli Që të katër të pandehurit, duke qenë armiq të pushtetit popullor, në marrëveshje me njëritjetrin dhe të organizuar nga i pandehuri Avni Agolli, arratisen jashtë shtetit, krim ky që parashikohet nga nenet 64-10 të Kodit Penal të Republikës Popullore të Shqipërisë. Akt-akuza u përpilua në Peshkopi më 29 shtator 1956.


dossier • E mërkurë 21 nëntor 2012 nal i tyne ishte kalimin në një shtet perëndimor. Pyetja bahet nëse kanë patur qëllim të minojnë dhe të dobësojnë Pushtetin popullor. Ky nuk u pranua nga të pandehurit. Por mendimi jonë është se doli e qartë nga vetë përmbajtja e fjalëve që u shqiptuan nga të pandehurit si para gjyqit ashtu edhe në hetuesi, duke përmendur se nga Jugosllavia do të shkonin në shtetet e Perëndimit. Pra, nënkuptohet shkuarja në shtetet e Perëndimit dhe nga vetë eksperienca e praktikës është vërtetuar se në rast se u shërben atyre dhe vepron kundra atdheut tand, përkrahesh dhe paguhesh nga rrjetet e spiunazhit të huaj duke të aktivizuar dhe fuqizuar veprimtarinë tande në luftë kundra Republikës Popullore të Shqipërisë. Shokë gjyqtarë! Qëllimi dhe motivi që i ka shtyrë të pandehurit të kryejnë krimin nuk duhet ta shkëputim nga përbërja shoqërore e kalueme dhe e të ardhmes së tyre, të cilët si familje bajraktari, ka qenë vazhdimisht kundra popullit si gjatë Luftës Nacional Çlirimtare ashtu edhe gjatë viteve të çlirimit. Nuk kanë mungue në mënyrë të vazhdueshme të tentojnë ta damtojnë sa ma shumë Pushtetin Popullor. Nuk mund të shkëputet faktri se këta janë goditur randë nga reformat e Pushtetit popullor, siç asht Reforma Agrare, dënimi i pjesëtarëve të familjes për veprimtari kriminale gjatë Luftës Nacional Çlirimtare duke qenë në bashkëpunim me okupatorët. Nuk asht gja e rastit që ky krim theksohet në nenin 36 të Kushtetutës se tradhtija kundra popullit asht krimi ma i madh. Sikundër shihet, Kushtetuta e konsideron tradhtinë ndaj popullit, që asht njëkohësisht tradhti ndaj atdheut, si krimin ma të randë, ma të rrezikshëm që mund të kryejë qytetari i Republikës. Tradhtija ndaj atdheut asht një veprimtari dhe një ndihmë direkte e kampit imperialist, nxitësve të luftës dhe armiqve të të gjithë njerëzimit përparimtar, të cilët përpiqen të shpërthejnë një luftë të tretë botore. Shokë gjyqtarë! Në këtë prizëm duhet të shikohet veprimtaria kriminale e kalimit të kufinit në një shtet të huaj nën rrethanat që kanë kryer të pandehurit, se nga e gjithë ngjarja rezulton se kalimi është bërë me qëllim për të mos u kthyer ma në atdhe. Populli ynë karakterizohet nga patriotizmi nga dashuria e zjarrtë ndaj atdheut, vendosmëri e burrëri për të mbrojtur atdheun në çdo kohë, duke u dhanë mallkimin qytetari që guxon të ndërmarrë një veprimtari për të tradhtuar atdheun. Shokë gjyqtarë! Megjithëse i pandehuri Avni Agolli u mundua para gjyqit ta justifikojë krimin e tradhtisë nën PROCES–VERBAL I SEANCËS PËRGATITORE I mbajtur sot më datën 1.X.1956 në Gjykatën e Lartë të Tiranës, për të shqyrtuar në seancën përgatitore për të shqyrtuar çështjen që u përket të pandehurve: Avni Agolli, Agim Agolli, Fatrije Agolli dhe Nezajet Agolli. Marrin pjesë: Major Hilmi Telegrafi anëtar i Gjykatës së Lartë Nënkolonel Sotir Spiro anëtar i Gjykatës së Lartë Nënkolonel Lani Dimoshi anëtar i Gjykatës së Lartë Me asistimin e sekretarit n/toger Emin Hoxha dhe me pjesëmarrjen e prokurorit Faik Minarollit E mori fjalën kryetari dhe tha: Në seancën përgatitore të datës së sotme do të shqyrtohet çështja e të pandehurve të sipërpërmendur më nalt përgjigjja nga Prokuroria e Përgjithshme për të cilët iu dha fjala Prokurorit dhe tha: “Të katër të pandehurit janë një familje, janë njerëz të prekur nga Pushteti Popullor. Duke qenë njerëz të tillë, kanë vendosur të tradhtojnë atdheun dhe u arratisën jashtë shtetit. Kështu që me datë 16.9.1956 ja mbërrinë qëllimit të tyre duke u arratisur në Jugosllavi. Por organet e Qeverisë Jugosllave i kthyen përsëri dhe ja u dorëzuan organeve tona. Kualifikimi i akuzës është bërë simbas nenit 64.10 të K. P. Akuza është e themeluar dhe e provuar për dërgimin e të pandehurve gjyqit. Cilësimi i veprës është bërë simbas dispozitave të K.P. dhe hetimi i çështjes është bërë konform dispozitave të K.P.P.” Mbasi nga anëtarët nuk pati ndonjë pyetje trupi gjykues tërhiqet në dhomën e këshillit për të dhënë vendimin.

VENDIM

Dërgimi i çështjes në seancë gjyqësore duke aprovuar aktakuzën e dërguar nga ana e Proku-

rorisë së Përgjithshme simbas nenit 64.10 të K.P. Tiranë, më 1.X.56 Sekretari

Kryetari

PRETENCA Shokë gjyqtarë! Me aktakuzën tonë datë 29.9.1956 ju kemi referuar për gjykim të pandehurit Avni Agolli, Agim Agolli, Fatrije Agolli dhe Nezajete Agolli duke dashur të kalojnë një shtet nga të Perëndimit, kanë kryer krimin e tradhtisë ndaj atdheut, i cili mbeti në tentativë për shkak se mjeti që zgjodhën për të kryer këtë krim ishte i papërshtatshëm. Ngjarja ka ndodhur në këto rrethana: Më datën 15 shtator 1956 i pandehuri Avni Agolli vjen nga Bulqiza në katundin e vet me qëllim për t’u arratisur jashtë shtetit. Këtë gjë e bisedon edhe me pjesëtarët e tjerë të familjes, domethënë, të pandehurit dhe vendosin përfundimisht që me datën 18 shtator 1956 në mënyrë të fshehtë të kalonin kufirin. E parë nga pikëpamja objektive, neni 259 dhe neni 64 konsideron kalimin e një shteti të huaj, njëkohësisht kalimin e kufirit, të paligjshëm, pra, në të dy figurat e krimeve vepra kryhet me veprim. Nga pikëpamja subjektive dallohen këto dy figura krimi midis tyre. Neve themi dhe insistojmë se të katër të pandehurit kanë kryer krimin e tradhtisë për arsye se qëllimi krimi-

»

19

pretekstin se nuk mund të siguronte nevojat minimale të familjes këto bien poshtë nga fakti se në familjen e të pandehurit ndodheshin katër krahë pune që u jepte mundësi, duke punuar, të mbanin familjen, ta riedukonin veten dhe të baheshin qytetarë të ndershëm, por urrejtja e tyre për popullin që është në fuqi nuk i la kurrë që ata të ndjekin rrugën e popullit, por, duke vazhduar gjurmët e prindërve të tyre, të cilët kur u hodhën kundër popullit dhe u bashkuan me okupatorët, nuk kishin asnjë nevojë ekonomike. Pra dua të them me këtë se kryekëput qëllimi që i shtyu për të kryer këtë vepër është e vetmja urrejtje që kanë kundër popullit, të cilët deri dje e shfrytëzonin për interesat e tyne. Përfundimisht, duke gjetur akuzën të provuar dhe figurën e krimit me të gjithë elementët e saj, arrijmë në konkluzionin se të gjithë të pandehurit duhet të deklarohen fajtorë për krimin e tradhtisë ndaj atdheut dhe, përfundimisht, duke mbajtur parasysh rrezikshmërinë individuale të secilit dhe të vetë krimit, kërkojmë të vendoset dënimi si më poshtë vijon: Për të pandehurin Avni Agolli me 15 vjet burgim, me humbjen e të drejtave në bazë të nenit 27 të pikës a. Për të pandehurin Agim Agolli me 10 vjet burgim. Për të pandehurën Fatrije Agolli dhe Nezajete Agolli me nga 5 vjet privim lirie Peshkopi, më 4.X.1956 Prokuror i parë i Gjykatës së Lartë (Faik Minarolli) Avokati mbrojtës Shokë gjyqtarë! Faji për të cilin akuzohen të mbrojturit prej meje Avni, Agim, Fatrije dhe Nezajete Agolli është i rëndë, sepse i referohet krimit të paraparë prej nenit 64 të K.P. që ka për objekt pavarësinë e atdheut tonë të dashur, sigurimin e tij. Të gjithë të pandehurit me sinqeritetin më të madh treguan fajin që këta kryen duke hyrë në tokën jugosllave dhe rrethanat që i detyruan këta të kthehen në vendin tonë, ose më mirë me thanë, të shoqërohen deri në kufirin e vendit tonë dhe t’u dorëzohen organeve të Sigurimit dhe me këtë jemi të një mendimi me akuzën. Por, për sa i përket cilësimit të veprës të të akuzuarve nuk jemi të një mejtimi me akuzën. Këta akuzohen, siç u përmend më sipër, për krimin e arratisjes së parapame prej nenit 64 të K.P. Por, siç dihet, për konkretizimin e krimit të arratisjes si dhe të kërkimeve të tjera të paraparë prej kësaj dispozite, duhet qëllim dheltar, duhet që vepruesit të kenë kaluar kufirin e shtetit tone me qëllim që të dëmtojnë pavarësinë, sigurimin e jashtëm ose fuqinë ushtarake të vendit tonë. Një qëllim i tillë nuk u vu në duke me prova bindëse, as edhe të akuzuarit deklaruan se, duke kaluar kufirin tonë, kishin për qëllim një gjë të tillë. Përkundrazi këta, qysh në fillim të hetimeve kanë deponuar se qëllimi i tyre ishte, duke kaluar kufirin, të shkonin në Belgjikë për të vazhduar mësimet, pranë mixhës dhe atit të tyre, në rast se nuk do të lejoheshin prej autoriteteve jugosllave dhe, në rast të kundërt, të mbeteshin në tokën jugosllave ku kanë farefisin e tyre. Pra, nën rrethana të tilla të katër të akuzuarit nuk ka në kryer krimin e paraparë prej nenit 64 të K.P. por atë të nenit 259 të këtij kodi, paragrafi I-rë. Në rast se ky pretendim i im nuk do të merret parasysh bëj apel në ndërgjegjen tuaj të pastër dhe kërkoj të kihet parasysh se të gjithë të pandehurit nuk janë dënuar ndonjëherë janë shfaqur të penduar për krimin e kryer prej tyre, gjë që deduktohet nga deponimet e tyre të sinqerta mosha e vogël e të akuzuarës Nezajete si dhe mosha relativisht e vogël e të akuzuarit tjetër, Agim, duke zbatuar me këtë rast nenin 43 të K.P. duke kërkuar minimumin e paraparë të Kodit Penal për krimin e kryer prej këtyre. Me nderime Mbrojtësi i të akuzuarve (Av. Vasal Levani) Peshkopi, më 4.X.1956 (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Kluturë

P Blerina GOCE

ër figurën e tij është shkruar shumë, edhe pse deri më sot nuk kemi ende një monografi të plotë. Me emrin e këtij patrioti lidhet ruajtja e dokumentit të Pavarësisë, por edhe një veprimtari e gjerë atdhetare, politike e shoqërore. Veç të tjerave, Nosi botoi edhe fletoren “Dokumente historike” dhe në 1937 një fletëpalosje me Aktin e Pavarësisë të vitit 1912, me rastin e 25-vjetorit. Ka pasur një letërkëmbim të pasur me personalitete të njohura të politikës ndërkombëtare, albanologjisë, gjuhësisë e historisë. Por ato për të cilat thuajse nuk është folur fare e nuk janë botuar janë marrëdhëniet e Nosit me familjarët e tij. Në këtë botim sjellim për herë të parë letra të shkëmbyera mes tij dhe nënës e vëllait, “të zbuluara” në fondin personal të Nosit në Arkivin Qendror Shtetëror. Në këtë vit jubile, kur bëhen 100 vjet nga shpallja e Pavarësisë, përshkrimi i veprimtarisë, copëzave të jetës dhe dorëshkrimeve të Nosit vjen si një dedikim dhe mirënjohje për këtë figurë që dha shumë për këtë moment, jo thjesht si një nga firmëtarët e Pavarësisë. Në këtë shkrim do të sjellim një pjesë nga dorëshkrimet dhe letërkëmbimi personal i Nosit, i cili nuk është i ndarë nga atdhetarja. Për të parën herë po bëjmë publike disa dokumente origjinale, të pabotuar më parë, të nxjerra nga fondi i Lef Nosit. Nosi na shfaqet edhe më i plotë në letërkëmbimin e tij me nënën, me vëllanë e vet Gregorin, si dhe në pjesë të ditarit të mbajtur prej mikeshës së tij, Margaret Haslluck, në shënime dhe vargje poetikë të saj, mbledhur prej Nosit.

Prejardhja nga Greqia e familjes Nosi I lidhur ngushtësisht me Shqipërinë dhe fatin e saj, veçanërisht me qytetin ku u lind dhe u rrit, Elbasanin, Nosi megjithatë kërkon thellë në rrënjët e tij e flet për to. Sipas fakteve që sjell dhe i beson e pranon si të vërteta, origjina e Nosit dhe familjes së tij është nga Greqia. Ai pohon se Nosët kanë të njëjtat rrënjë me një tjetër familje të madhe, atdhetare e intelektuale, Shuteriqët. Kjo do të thotë se dy prej intelektualëve më në zë të kohës, me të cilët krenohet jo vetëm Elbasani, por e gjithë Shqipëria, Lef Nosi dhe Dhimitër Shuteriqi, i bashkon jo vetëm vetëdija atdhetare dhe dashuria për dijen, por edhe i njëjti gjak. “Gojdhana e familjes thotë se Nost janë t’ardhun nga Greqia. I pari që kishte ardh këtu pasi kishte “ranë më gjak në vendt të vet e kishte qenëi shtrënguem me dalë dheut.Po, sekure ka ardhë nuk dihet mirë pasi në familje nuk ndodhet asnjë dokument i shkruem që tëna e dëftejë. Ky fis me kalim të kohës ashtë shtue e ashtë ndamë në tri dega të ndryshme nga të cilat vetëm njana e ruejti mbiemrin e vjetër e dy të tjerat e ndërruan tuke marrë njana mbiemrin “Shuteriqi” e tjetra “Marku”. E shumta e emnavet që u ngjisnin fëmivet këta tre barqe janë po ato. Përshembull

E martë 20 nëntor 2012 •

Lef Nosi

Botohet për të parën herë letërkëmbimi me nënën dhe vëllain

Nosi, origjina dhe marrëdhëniet me familjarët

Akti i pavaresisë

Përmbajtja e fondit të Nosit dhe figura e tij Në dorëshkrimet e fondit dhe letërkëmbimin e vet, Nosi flet mbi nismën për të botuar gazetën “Tomorri”, veprimtarinë e tij zyrtare si drejtor i gazetës, si dhe jepen lutjet e Nosit dhe nënës së tij për ta liruar nga internimi i bursës. Një figurë e tillë shumëdimensionale shpaloset në gjerësi të madhe edhe përmes korrespodencës së Nosit me figura të njohura të kohës. Mjafton të përmendim emra si: Faik Konica, Fan Noli, Ismail Qemali, Fuat Toptani, etj. Numri i letrave të dërguara në adresë të tij nuk është pak. Pothuajse të gjithë letrat e Nosit janë të lidhura me çështjen kombëtare. Veprimtaria e tij është e gjerë edhe në publicistikë dhe etnologji. Një personalitet kompleks me veprimtari të gjerë e të thellë patriotike dhe intelektuale, Lef Nosi, pati në të njëjtën kohë një fat kontravers dhe vdekje të pamerituar. Botues i gazetës “Tomorri”, pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës, firmëtar i dokumentit të Pavarësisë apo Kryetar i Bashkisë së Elbasanit në kohën e qeverisë së Vlorës,

ai u vra nga regjimi komunist duke u cilësuar si bashkëpunëtor i nazizmit gjerman. Nga dokumentet e sjella vërehet dashuria e vërtetë, pamëdyshje dhe e pastër që ai kishte për Shqipërinë dhe preokupimi për fatin e saj. Rëndësia e këtyre dokumenteve është padyshim e jashtëzakonshme, porse ka ende mjaft dokumente të tjera, të cilët duhet të shfletohen e të interpretohen në dritën e duhur. Është interesante të sqarohet qëndrimi i Nosit gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, për të zhdukur “hijet” që mund të ekzistojnë lidhur me figurën e tij në këtë pjesë të historisë shqiptare. Ajo për të cilën nuk mund të dyshohet është se Lef Nosi, edhe vetëm përmes këtyre dokumenteve dhe detajeve të sjella këtu, dëshmohet si një figurë e patriot i rrallë me kontribut të madh për Shqipërinë dhe dashuri të veçantë për qytetin e tij, Elbasanin. Vrasja e tij nga regjimi komunist i Enver Hoxhës është një dëshmi e trajtimeve çnjerëzore, tmerreve dhe dëmeve që sjellin e mbartin regjimet diktatoriale.

sot kanë: Anastas, Beniamin, Jakob, Gregor, Basil, Kolë, Dhimitër, Josif etj. Por edhe Shuteriqt e Markajt po kesi emnash kanë. Veç kësajë të tria degat festojnë Shënkollin me tëvetmin ndryshim që Nost e bëjnë festën në verë e Shuteriqt në dimën që të mund kështu të thërresin shishoqin në festë. Mbiemnin Kapidani e gjejmë në kodikun e motshëm të kishës së Shën Mërisë në vitin 1784 e faqe 167…. Ashtë edhe në vitet 1812 e 1814 faqe 192 e 193…. …Një gjë që provon që Nost janë t’ardhun nga Greqia asht një ngjarje që më kallzon im vëlla Gregori. Simon Shuteriqi më thotë se e ka pasë ndigjue nga i ati se i pari i familjes “Nosi” kishte pasë qenë “Kapidani i një anie e pasi kjo i kishte mbytë, nga Korfuzi ishte hudhë e kishte dalë mëktanë. Kishte ardhë e kishte zanë vend ktu n’Elbasan e prandaj i kishin quejtë Kapideni. Mirëpo nuk më gjanë të jetë kështu. Emri kapidani asht ma fort nji titull nderi të cilin kur ishja më i vogël përdoresh edhe kapidan. U thoshin muhamedanët e Elbasanit të krishtenvet të pasun e me randësi në shoqëni. Edhe në katundin Golomesh të Lushnjës e kam ndigjue…” Tërthorazi ai zbulon diçka edhe për jetën e tij, ndërsa thotë se mbiemrin “Nosi” e hasi në formën e tij greke, kur në 25.7.1934 udhëtonte bashkë me gruan e vet të sëmurë në Greqi.“Bashkë me time shoqe, gruan e parë që kysha sëmunë në grykë të Salaminës kundrejt Pireut…”. Ai jep të dhëna më të gjera për familjen Nosi. Tregon për dy të afërmit e tij, Jançi e Nosi, “të bijtë e të cilëve nisë tregtinë” dhe “Patën një dyqan në shtëpi e pastaj dolnë në Pazar. Shkonin për mall në Venecia…”.


Kulturë

• E martë 20 nëntor 2012 Letërkëmbimi me nënën Nosi: Elbasani, kryeqyteti i ardhshëm i Shqipërisë Nëse dikur Esenini i shkruante nënës që të ishte mirë dhe të mos bëhej merak për të, edhe Lefi i shkruante pak kohë pas shpalljes së Pavarësisë nënës së tij të dashur, por me një ton që tingëllon jo aq intim sa i Eseninit, por më tepër patriotik. I ndodhur në Vlorën ku disa muaj më parë ishte shpallur Pavarësia, ai, një nga firmëtarët e saj, vazhdon të mendojë e të punojë për të ardhmen e vendit. Në letrën shkruar nënës, i flet asaj për situatën në Ballkan dhe “luftën” e kombeve për kufijtë e Shqipërisë. Me optimizëm ai vëren gjithsesi se gjërat po ecin mbarë dhe beson se së shpejti Elbasani do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë. Ndërsa flet për lindjen e njërit prej nipërve të tij ai e “urdhëron” nënën që t’i vendosin emër shqiptar.

Vlonë 21 Shkurt 1913 E dashuna im më. Lettrën tande nga Durrësi me anë të Mustës e mora edhe ngëzova që jeni shëndoshë.Edhe ma tepër jam gëzumë për martesën e Lanës, lindjen e djalit t’Kolës, ardhjen e Sifit edhe qenjen e nuses s’Grigorit ma mirë.Besoj qi edhe Venimia ashtë kthymë shëndoshë nga Durrësi. Nji ditë thirra edhe Mitrin e Sildashit në telegrafore të Fierit e e pieta për ju. Vërte u ba nji muaj që nuk ju kam shkrumë; po, shkaku qe se nuk gjinden shpeshë njerës për aty për me u dhanë lettra.Dua t’ju çoj edhe gazeta qi i marrim rregullisht nga vaporet e Greqiës, po nuk kam sesi. Punët e Shqipëniës qënë tyke marrë funt shpejt; po, roi e s’undreq Turqia me Bullgariën për punë t’Edrenes, se xhemieti rrëxoi kabinetin

21

MARGARE HASLLEK

Në këtë botim sjellim për herë të parë letra të shkëmbyera mes tij dhe nënës e vëllait, “të zbuluara” në fondin personal të Nosit në Arkivin Qendror Shtetëror. Në këtë vit jubile, kur bëhen 100 vjet nga shpallja e Pavarësisë, përshkrimi i veprimtarisë, copëzave të jetës dhe dorëshkrimeve të Nosit vjen si një dedikim dhe mirënjohje për këtë figurë që dha shumë për këtë moment, jo thjesht si një nga firmëtarët e Pavarësisë. Në këtë shkrim do të sjellim një pjesë nga dorëshkrimet dhe letërkëmbimi personal i Nosit, i cili nuk është i ndarë nga atdhetarja. Për të parën herë po bëjmë publike disa dokumente origjinale, të pabotuar më parë, të nxjerra nga fondi i Lef Nosit.

e Qamil Pashës e vrau ministrin e luftës Nazim pashën e si e rroku frenin e mbretëniës në dorë nisi prap luftën. Për fat të mirë ushtëria e Turqvet u thye prap edhe pritet këtë javë të mbyllet paqa. Për kufijt e Shqipniës hahesh Rusia me Austrinë aqë shumë sa qi desh të nisin luftë. Po, lajmet e fundit na kallxojnë se undreqën edhe po i lëshojnë ushtëritë qi patën mbledhë. Besoj se nuk asht për t’u vonumë më puna, e për së shpejti do të vimë në Elbasan në Kryeqytetin e pastajshëm të Shqipniës së reë. Do të përpiqem t’ju çoj edhe gazeta me anë të Mitrit në qoftë se mund t’jua dërgojë me sigurië. Nusja Kolës përintët i ka mirë edhe u gëzuan për lindjen e djalit.Emnin t’ia ngjitni shqip.Gjithve u falem me shëndet.Të vegjëlvet u puth sytë.Sifit veçan i puthi sytë. Tyke të puthmi dorën mbetem biri yt Lefi (firma) P.S: Si duket Shqipëria do të humbasë vetëm Prishtinën,Mitrovicën, Gillanin, Preshevën, Kaçanikun, Ferizo… , Kumanovën, Plavën e Gucinën edhe të shumën Janinën, për të cilën më tjetër anë kemi lajme të sigurtë qi duan t’ia lanë Shqipniës. Këtë javë Kongresi i Londrës po bisedon çështjen e kufivet edhe vendimi do të botohet. Po,duhet të dimë se kjo punë u vendos më përpara ndërmjet t’Austriës e të Rusiës e pasandaj u vu në bisedim të Kongresit.

Letra dërguar nënës

»

Letra dërguar të vëllait, Gregorit Nosi, koleksionist dhe “tregtar” Në letrën drejtuar të vëllait shohim një anë interesante të karakterit njerëzor të Nosit, si një person me shpirtin e tregtisë që kujdeset për mirëqenien e familjes dhe që këshillon vëllezërit për disa veprime praktike që duhet të bëjnë për të fituar para. Po këtu shfaqet edhe pasioni i Nosit si koleksionist, ndërsa kërkon të ruajë për “antika” pulla serbe… Vlorë 12 Mars 1913 I dashuni vlla Grigor Kartën tate ato të Kolës edhe të Ali Irfanit i mora edhe u gëzova që jeni shëndoshë. Edhe ne jemi shëndoshë e së gjithash mirë. Presim me sot e me nesër qi të marri një funt puna e të vimë aty. Me anë të Mitrit ju dërgova letër edhe disa gazeta, të cilat besoj se ju kanë ra në dorë. Grekërit erdhën gjer në Tepelenë tyke ndjekun ushtëriën e Turkut. Komiteti Bullgar vrau në Selanik Gjergon mbretin e Greqiës. Ordia e Turkut qi ndodhet mbledhun sot në Lushnjeë e Fier po shet kualt e plaçkat se duket qi do t’i bjerë në dorë Sërbëvet pasi të bëjnë nji përpjekje të vogël me ta qi të mos thohet se u dhanë pa luftë. Mitri më thotë se ka blemë për ju 15 kual gjer më sot; do të bëjë mirë në qoftë se blenë ene ma të tjerë se si të shëndoshen bëhen që të vinë nga 40-50 lira kali.

Letra dërguar vëllait

Këtu sot pasi asht mbyllë dati oka e sheqerit po shitet (30) tridhitë grosh e s’gjindet. N’qoftë se mundeni dërgomëni sa ma parë nja Katër a pesë barrë t’i shes se fitimi ashtë shum i math si e shifni. Në qoftë se do të çoni, të bëni herapë për 10 ditë e sot të ndodhet gjija këtu e po u hap deti pa m’ardhë sheqeri këtu, munt të vijë nga jasht e s’mbetet fitimi. Mos e humpni pra

kët rast e nisni nji njeri t’a sjelli. Të më runi ca pulla të Serbiës, me vulën e sotme qi përdor në për letra në Shqipnië e ndonji shkresë…të kumandantit sërb se i dua për antika e kujtim. Për Cilkën e Ericksonin më shkruni si janë edhe u falem me shëndet. Farës e fisit u falem me shëndet. … e uroj për djalin. Të më dërgoni 5 qeleshe burrash nga ato qi prodhohen n’Elbasan edhe 5 qeleshe nga ato qi vinë nga Stambolli si në bojë hiri lesh e pambuk si ajo qi kam unë këtu … . Nanës i puth dorën, vëllezëvnet e motravet u falem me shëndet,të vegjëlvet u puth sytë. Sifit të fala. Shokvet të mij të fala. Për një lettrë të Hafëz Sherifit nga Dibra qi ju pata… nuk na u çu përgjigja. Vëllai i juajë Lef Nosi


22

« speciale

Profil

E mërkurë 21 nëntor 2012 •

Ronald Reagan:

Të gjitha ndryshimet e mëdha në Amerikë fillojnë rreth tryezës së darkës

N

Lawrence i Arabisë,

vezët e strucit me pyroxylin

A

të e quanin Thomas Edward Lawrence, por e gjithë bota e njeh këtë person si Lawrence i Arabisë (Lawrence of Arabia). Oficer, shkencëtar, shkrimtar, ai ishte me të vërtetë njeri i pazakontë. Në vitet e Luftës së Parë Botërore pikërisht ky britanik luajti një rol jashtëzakonisht të madh në organizimin e kryengritjes arabe kundër Perandorisë Osmane. Duke qenë njohës i mirë i gjuhës arabe, ai u bashkua me ushtrinë e princit Faisal bin Hussein bin Ali al-Hashem nga Mekka. I veshur me rroba karakteristike arabe, Lawrence bënte udhëtime shumë të gjata nëpër shkretëtira, kalonte shpeshherë natën në çadrat (shatoret) e beduinëve dhe nën maskën e rekrutit çerkez të ushtrisë turke nisej për zbulim. Jeta ushtarake përherë në marshime ishte e vështirë dhe shpeshherë i binte të hante ç’të gjente. Ngandonjëherë bile edhe racion shumë të varfër, modest. Ai kujtonte në librin e vet “Shtatë shtyllat e urtësisë” (Seven Pillars of Wisdom) se njëherë një oficer osman i zënë rob u ankua se për mëngjes atij i dhanë një copë bukë bajate. Lawrence, i cili vetë hante bukën nga racioni i ushtarit turk, të siguruar me vështirësi të mëdha nga ordinanca e tij, iu përgjigj se i tillë do të ishte jo vetëm mëngjesi, por edhe dreka, edhe darka e ndoshta i gjithë ushqimi i ditës së nesërme. Dhe se ai, oficer shtabi i ushtrisë britanike, e hëngri me kënaqësi të

madhe copën e bukës së vet për shkak të vetëdijes së fitores. Luftëtarët arabë shpeshherë ishin të detyruar të hanin dhe hardhuca dhe xherba (dipodidae - të ashtuquajturit “minj të piramidave”). E divesifikonin disi ushqimin e varfër të marshimeve të gjata trofetë e gjuetisë. Këto mund të ishin lepuj ose gazela. Ndërsa një herë kolonelit Lawrence një ushtar i solli 2 vezë të mëdha struci. Por për shkak të mungesës së lëndës djegëse në mes të shkretëtirës lindi problemi se si të ndizej zjarri për gatimin e ushqimit. Lawrence u kujtua se kishte me vete pyroxylin (piroksilinë ose collodion). Nga eksplozivi prenë me shumë kujdes disa shirita dhe i vendosën si shkarpa nën këto vezë të mbështetura te një copë guri dhe i vunë flakën. Në këtë mënyrë ata përftuan një gatim shumë të rafinuar, të zgjedhur. Mënyra e jetesës në kampin ushtarak të emirit Faisal bin Hussein bin Ali al-Hashem ishte shumë e thjesht, bile spartane mund të thuhet. Mëngjesi i kolonel Lawrence fillonte me një filxhan kafe të ëmbël. Më vonë, pasi njihej me lajmet e ditës, në çadër atij i sillnin tabakanë me mëngjesin. Shpeshherë ai përbëhej nga hurma arabie. Ngandon-

jëherë emirit Faisal nga Meka e ëma e tij çerkeze i sillte një arkë me kulaçët e saj të famshëm me mjaltë. Pas mëngjesit pinin kafe të hidhur dhe çaj të ëmbël. Në drekë Faisalit dhe mysafirëve të tij i sillnin tabakanë me gjellë. Vetë princi Faisal hante shumë pak dhe zakonisht vetëm bënte sikur hante, duke e prekur pak me gishta ose me lugë tasin me groshë, thjerrëza, spinaq, pilaf dhe pite të ëmbla me vezë, qumësht dhe gjalpë. Pastaj pasi logjikonte me mendjen e tij se të gjithë u ngopën, i bënte shenjë me dorë shërbyesve dhe tabakaja zhdukej nga sofra. Darka e emirit të kujtonte shumë drekën me të vetmin përjashtim se në tavën e madhe me pilaf shtoheshin copa të ziera mishi dashi apo qengji. Me këtë tavolinë dhe përfundonte dita. Arabët, të cilët u bënë aleatë të Antantës (Blloku ushtarako-politik i Anglisë, Francës dhe Rusisë, që u krijua kryesisht në periudhën e viteve 1904-1907 dhe përfundoi përçarjen e fuqive të mëdha në prag të Luftës së Parë Botërore), me luftime shumë të ashpra arritën të korrin fitoren mbi trupat osmane. Lawrence në radhët e trupave britanike hyri në Damask, kurse në vitin 1935 gjeti vdekjen në një aksident automobilistik.

ë shkurt të vitit 2011 Shtetet e Bashkuara kremtuan 100-vjetorin e ditës së lindjes të presidentit të 40-të, Ronald Uilson Regan. Me rastin e këtij jubileu pastiçierët nga Kalifornia (në kohën e vet Regan ka qenë guvernator i këtij shteti) bënë një tortë presidenciale gjigante. Ajo peshonte rreth 180 kilogramë dhe për përgatitjen e saj u deshën 45 kilogramë miell, 90 kilogramë sheqer dhe sheqer pluhur, 54,4 kilogramë gjalpë dhe 400 vezë. Torta u zbukurua me figurën prej çokollate të një shqiponje kryebardhë, që peshonte 23 kilogramë, kurse shtresa e sipërme e “kulaçit presidencial” ishte spërkatur me shurup prej xhelatine bathësh (një lloj shkume e përhapur marmelate - jelly beans, pra xhelatinë bathësh). Reganit i pëlqente shumë festimi i ditëlindjeve, preferonte jashtë mase çokollatën dhe mbante përherë rezervë në frigoriferin e aeroplanit të vet minimumi një tortë me kakao. Ndërsa delikatesa më e preferuar e tij ishin jelly beans. Me ndihmën e tyre ai përpiqej të përmbante veten nga pirja e cigareve, pasi la duhanin. Regan dhe bashkëshortja e tij zakonisht e hanin bashkë mëngjesin në orën 7:45. Zonja e Parë e Amerikës i kushtonte vëmendje shumë të madhe menysë me gatime të shëndetshme, gjellëve me përmbajtje minimale yndyre dhe kolesteroli. Dita për çiftin presidencial fillonte me flakes prej krunde drithërash, qumësht të skremuar, fruta të freskëta dhe kafe pa kafeinë. Vezët për mëngjes atyre u servireshin 1 herë në javë - rrufkë (surbull), oeufs-poches - vezë të ziera pa lëvozhgë dhe omëletë. Dhe vetëm nga një kokërr për çdo lloj. Presidenti e plotësonte mëngjesin edhe me një copë bukë të thekur ose të ashtuquajturin “kek mufin” (kjo është një lloj buke e pjekur shtëpie në formë të veçantë, me miell të bluar ashpër gruri, miell misri, miell thekre ose flakes tërshëre, brumit të së cilës i shtohen fruta të freskëta ose të thara. Regan preferonte gatime jo të sofistikuara, me të cilat ishte mësuar të ushqehej në të kaluarën. Atij i jepnin një kënaqësi të vërtetë gatime të tilla si rulet mishi (meatloaf) apo supa hamburgase. Kjo është një supë shumë e thjeshtë për gatim, e cila bëhet me lëngun e mishit të viçit, me mish të grirë viçi pa dhjamë, domate të freskëta dhe misër. Serviret ajo në tavolinë me një copë buke të thekur franceze dhe aktualisht njihet si “supa e Ronald Reganit”. Një pjatë tjetër e preferuar e Presidentit ishin makaronat me djathë. Në përbërjen e salcës me të cilën piqeshin makaronat në furrë, hynin këta ingredientë: vezët, gjalpi i freskët, qumështi, djathi cheddar dhe mustarda. Presidenti zakonisht drekonte në Kabinetin Oval të Shtëpisë së Bardhë, duke i dhënë preferencë gjatë kësaj gatimeve jo të rënda për stomakun, për shembull, supës, bukës dhe ëmbëlsirave të lehta. Atij i pëlqente shumë supa italiane minestrone e shoqëruar me sasi të madhe buke italiane të sapo pjekur, supa me thjerrëza e me salsiçe të prera në copa të vogla, supa me bathë të zeza dhe çorba skoceze me elb të zhveshur (bollgur elbi). Pasioni për ushqimin e shëndetshëm nuk do të thoshte aspak se Ronald Regani dhe Nansi Regan nuk pëlqenin mishin e gatuar në mënyra nga më të ndryshmet. Në familjen e Reganit preferonin shumë ragúnë me mish pule, por pjata më e preferuar ishte rostoja apo bifteku i prerë në copa të vogla. Ngandonjëherë familja e çiftit të parë të Amerikës i lejonte vetes kënaqësinë e të ngrënit për darkë të ndonjë bifteku të mirë me puding Yorkshire. Pëlqenin ata shumë edhe biftekun (steak) kalifornian me salcë të përgatitur me speca djegës (chili). Por veçanërisht shumë i pëlqente Reganit peshku-shpatë i pjekur në skarë dhe i spërkatur me vaj limoni. Gjatë largimit nga Shtëpia e Bardhë, në janar të vitit 1989, Ronald Regan mbajti fjalën e lamtumirës, në të cilën shprehu frazën e mrekullueshme mjaft domethënëse: “Të gjitha ndryshimet e mëdha në Amerikë fillojnë rreth tryezës së darkës”. Presidenti kishte parasysh domosdoshmërinë e bisedave të përditshme midis prindërve dhe fëmijëve. Një ide jo e keqe kjo, që ka të bëjë jo vetëm me amerikanët.


sport • E martë 20 nëntor 2012

Barcelona konfirmon vendin e parë Ashtu siç pritej, Barcelona ka bërë detyrën kundër Spartakut të Moskës. Ndonëse ka qenë një sfidë e vështirë, Barça ka mundur të fitojë me rezultatin e pastër 3 : 0. Një fitore e merituar ana e spanjollëve, të cilët jo vetëm kanë siguruar kualifikimin, por kanë siguruar edhe vendin e parë në grupin H me 12 pikë. Sfida ka nisur me një ritëm të lartë, ku spanjollët menjëherë kanë marr në dorë kontrollin e lojës. Pas disa rastesh të krijuara, Barça ka gjetur golin me anë të Dani Alvesh

Mikail Rrogozi

J

uventusi ka ngritur “Juventus Stadium” në këmbë. Të gjithë kanë mbajtur frymën përpara “Zonjës së Vjetër”, e cila ka fituar betejën e jetës. Bardhezinjtë, sigurisht me mbështetjen e tifozëve, ashtu siç ka kërkuar trajneri Antonio Konte dhe ndihmësi i tij Anxhelo Alesio, kanë mundur të fitojnë kundër kampionëve të Evropës me rezultatin 3 : 0. Një mbrëmje spektakolare, në të cilën Juventusi ka treguar karakter. Tashmë mund të thuhet se kualifikimi është në duart e bardhezinjve. Aktualisht Juventusi ndodhet në vendin e dytë të Grupit E me 9 pikë, ndërsa çështja për Çelsin është komplikuar. Bardhezinjtë në ndeshjen e fundit kundër Shakhtarit, e cila ndodhet në vendin e parë të grupit, do të kënaqeshim edhe me një barazim, për t’u kualifikuar. Dyshja Alesio-Konte, ia kanë besuar këtë sfidë Kualiarela-Vuçiniç, ndërsa Di Mateo ka lënë në pankinë Torres për të luajtur në sulm me treshen Mata-Oskar-Hazard. Sfida ka nisur me një ritëm të lart, ku bardhezinjtë janë hedhur menjëherë në sulm. Vendasit janë afruar golit menjëherë që në minutën e 4-të me anë të Lishtainer, por gjuajtja e tij është nga ndalur nga portieri dhe shtylla. Menjëherë Çelsi është përgjigjur me anë të Oskar, por gjuajtja e tij është ndalur mrekullisht nga Bufon. Bardhezinjtë janë treguar më kërkues, por tentativat e tyre kanë ndalur nga Çeh. Pas disa rastesh, në minutën e 38-të Juventusi ka gjetur golin. Pirlo ka gjuajtur nga distanca, Kualiarela e ka devijuar topin, aq sa ka mjaftuar të përfundojë në rrjet. Një minutë më vonë Kol ka shpëtuar Çelsin nga goli i dytë, duke larguar një top në vijën fatale të portës. Në pjesën e dytë bardhezinjtë sërish kanë zhvilluar një lojë sulmuese, ndërsa Çelsi ka treguar se po kalon një formë të dobët. Bardhezinjtë kanë krijuar raste të shumta deri në momentin që kanë gjetur golin e dytë. Në minutën e 61-të Asamoah ka pasuar për Vidal, në hyrje të zonës, dhe ky i fundit me një gjuajtje të fortë e ka dërguar topin në rrjetë. Çelsi është hedhur në sulm, por Xhovinko, i cili është aktivuar

në minutën e 16-të. Vendasit janë munduar të reagojnë, por e kanë pasur të pamundur të gjejnë barazimin. Nga ana tjetër spanjollët kanë qenë superior në fushë dhe në minutën e 37-të kanë gjetur golin e dytë me Mesin. Argjentinasi e ka vrarë këtë sfidë, pasi dy minuta më vonë ka shënuar edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën. Në pjesën e dytë Barça ka kontrolluar topin, ndërsa Spartaku është mbrojtur për të mos pësuar edhe golin e katërt.

Super-Juventusi fundos Çelsin “Zonja e Vjetër” i ka dhënë leksion kampionëve të Evropës, të cilët i ka mundur me rezultatin 3 : 0. Me këtë sukses kualifikimi për në fazën e 1/8-ve është në duart e bardhezinjve, ndërkohë “Blutë” e Londrës janë vërtet në telashe

23

Myleri shpëton Bajernin Tomas Myler ka shpëtuar Bajernin në transfertën kundër Valencias. Gjermanët kanë qenë duke u mundur deri në minutën e 82-të, nga spanjollët, të cilët për më tepër kanë qenë me dhjetë lojtarë në fushë që nga minuta e 33-t, pasi Barragan ka marrë dy kartonë të verdhë. Vendasit, ndonëse në vështirësi në pjesën e dytë kanë mundur të gjejnë golin e avantazhit në minutën e 77-të me anë të Fegule, por Bajerni ka barazuar me Mylerin. Me këtë barazim, Bajerni qëndron në vendin e [parë me 10 pikë, por as sa edhe Valencia. Të dyja këto skuadra janë të kualifikuar, në javën e fundit thjeshtë do të mësohet se cila do të marr komandën e grupit. Ndërsa Lila ka gjetur fitoren e parë në Ligën e kampioneve kundër Bate Borisovit me rezultatin 2 : 0. Francezët do të provojnë të fitojnë edhe sfidën e fundit me shpresën se Bate do të mundet për të siguruar një vend në Ligën e Evropës.

Mançesteri bie në Turqi Ashtu siç parashikohej, Mançesteri Junajtid, i cili e ka siguruar kualifikim që në javën e kaluar, është mundur në Turqi nga skuadra e Beshiktash. Vendasit kanë luajtur ndeshjen e jetës dhe kanë mundur të fitojnë me rezultatin 1 : 0. Heroi i kësaj sfide për turqit padyshim ka qenë Ilmaz me golin e shënuar në minutën e 54-të. Me këtë fitore Gallatasaraio është ngjitur në vendim e dytë pas Mançesterit me 7 pikë. Turqit duhet të fitojnë edhe enë ndeshjen e fundit për të siguruar një vend në fazën e 1/8-ve. Në garë për një vend në këtë fazë është edhe Kluzhi, i cili ka mundur të fitojë në shtëpi me rezultatin 3 : 1 kundër Bragës. Me këtë humbje Braga është përfundimisht e Eliminuar, ndërkohë Kluzhi dhe Gallatasarai janë në garë për vendin e dytë.

Dejvid Bekam drejt Paris SG

në vendin e Vuçiniç i ka dhënë fund kësaj sfide. Në minutën e 90-të “Zonja e Vjetër” ka dal në një kundërsulm të shpejt, nga i cili Xhovinko ka përfunduar për të shënuar golin e tretë. Nordsjelland-Shakhtar 2 : 5 Shahktari ndonëse e ka nisur shumë keq sfidën kundër Nordsjelland, ka mundur të fitojë me rezultatin 5 : 2. Një fitore, e cila i përket e gjitha Uilliam, i cili ka shënuar dy gola dhe Adrianos, autori i një tripletë. Me këtë fitore ukrainasit qëndrojnë në vendin e parë të Grupit E me 10 pikë, çka do të thotë se me një barazim me Juventusit, jo vetëm do të jenë të kualifikuar, por edhe do të konfirmojnë vendin e parë Grup. kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

Benfika -Seltik 2 : 1 NDërsa në sfidën tjetër të GrupitG, Benfika është futur në garë për të siguruar një vend në fazën e ardhshme. Portugezët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2 : 1 Selltikundhe tashmë e shohin veten në vendin e dytë me 7 pikë. Benfika ka kaluar në avantazh që në minutën e 7-të me anë të Xhon, por në minutën e 31-të Samaras ka vendosur baraspeshën në fushë. Heroi i portugezëve ka qenë Agirre Garrai me golin e shënuar në minutën e 71-të.

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

Liga e Kampioneve /Dje Groupi E Nordsjelland -Shakhtar 2 : 5 / 24’ Nordstrand, 29’ Lorentzen / 26’, 53’, 81 Adriano, 44’, 50’ Uilliam Juventus -Çelsi 1 : 0 / 38’ Kualiarela, 61’ Vidal, 90’ Kualiarela Groupi F BATE Borisov -Lille 0 : 2 / 14’ Sidibe, 31’ Bruno Valencia -Bajern Mynih 1 : 1 / 77’ Feguli / 82’ Myler Groupi G Spartak Moskes -Barcelona 0 : 3 /16’ Alvesh, 37’, 39’ Mesi Benfika -Seltik 2 : 1 /7’ Xhon, 71’ Garraj / 31’ Samaras Groupi H Cluzh -Braga 3 : 1 / 7’, 15’ 34’ Pedro / 17’ Alan

Dejvid Bekam, tashmë 37-vjeçar ka deklaruar synimin e tij për t’u larguar nga Los Anxhelos Galaksi pas përfundimit të kupës së kampionatit amerikan të futbollit. Ai është vënë në kërkim të një sfide të fundit të madhe në mënyrë që ta mbyllë karrierën e tij të larmishme sa më lavdishëm. Paris SG, e cila sponsorizohet nga Katari, i bëri futbollistit një ofertë sezonin e shkuar, dhe prezenca e drejtorit sportiv Leonardo, por gjithashtu dhe e trajnerit Karlo Ançeloti, persona, të cilët Bekam i njeh mjaft mirë, mund të bëjnë që destinacioni i tij i ardhshëm të jetë Parisi. Nga mediat në Angli nënkuptohet se Paris SG është një opsion i rëndësishëm, megjithatë për 37-vjeçarin ka pasur kërkesa si nga klubet e pasura kineze , po ashtu dhe nga Rusia dhe Brazili. Përfaqësuesit e Bekam gjithsesi kanë përjashtuar çdo mundësi që mesfushori të transferohet në kampionatin australian. Gjithashtu dhe një transferim tek Nju Jork Red Bulls duket shumë i pamundur. Muajin e ardhshëm Bekim do ta kalojë duke vendosur për të ardhmen e tij, dhe pritet që një përgjigje përfundimtare rreth saj të mbërrijë nga mesi i dhjetorit. Megjithëse tek kontrata e Bekamit qëndronte një opsion ku ai mund të nënshkruante rinovimin për vitin e 7-të me Los Anxhelos, largimi i tij nuk është aspak surprizë për drejtuesit e klubit. Bekam: Kërkoj një sfidë të fundit Pas 6-sezoneve të kaluar me fanellën e Los Anxhelos Galaksit, koha ka ardhur që Dejvid Bekam të marrë dhe vendimin e tij përfundimtar për të ardhmen. Në një deklaratë për faqen zyrtare të “MLS” ai u shpreh: “Kam kaluar një periudhë me të vërtetë të shkëlqyer duke luajtur për Los Anxhelosin, gjithsesi do të doja të zhvilloja dhe një sfidë të fundit përpara se ta mbyll karrierën time si futbollist. Largimin tim nga ky kampionat nuk e shoh si përhershëm, pasi në të ardhmen kërkoj të bëhem pjesë e strukturës së tij.” Karriera e Bekam tek Los Anxhelos i dhuroi klubit, kupën e tretë radhazi në kampionatin vendas. Megjithatë gjatë qëndrimit të tij tek ky klub ai është kritikuar shpesh dhe nga disa prej fansave, të cilët e akuzonin atë se shpeshherë nuk përkushtohej mjaftueshëm. Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Bekam u huazua dhe tek Milani, pasi 37-vjeçari kërkonte të ruante vendin në kombëtare. Nëse eksperienca e tij e parë qe mjaft e suksesshme e dyta nuk ishte dhe aq, pasi pësoi një dëmtim në tendinën e Akilit.

Galatasarai -Man. Junajtid 1 : 0 /54’ Ilmaz

politika: albana lika, Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E mërkurë 21 nëntor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.