Islami te PD, matura, rezoluta came

Page 1

»2

Erion Braçe dorëzon kërkesën

Prokuroria të hetojë Albpetrolin, u shkaktua dëm 85 milionë euro E enjte

21 shkurt 2013 Viti IX, Nr. 2903 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Telefonia

Komisioni kalon pikat e rezolutës për Çamërinë Shqiptarët shpenzojnë Idrizi: Problemi është kolektiv, nuk ka zgjidhje individuale. Greqia duhet të kthejë atë që ka marrë nga shqiptarët »3

4.6% të të ardhurave për të biseduar »5

Koalicionet

Islami në listat e PD-së »2

Matura shtetërore

Programet e reja orientuese sipas profilit të gjimnazeve Pikët ku maturantët do të përgatiten për të fituar të drejtën e shkollës së lartë në universitetet publike

»20-22

Prova e ADN-së

I vëllai: Shtatzënia ka nisur në spital, kur ishte në koma Prova e fundit mbetet krahasimi i ADNsë. Florie Peci nuk është në gjendje të kujtojë. Vijon tragjedia e studentes së “Himarës” »8

Dossier/ prapaskenat

Marrëveshja mes Shyqyri Pezës dhe Qazim Mulletit për zonën e lirë Vrasja pas shpine e Beqir Kazazit nga Kajo Karafili trondit Tiranën. Kurthet mes komunistëve dhe Ballit »16-17

për Oferta e selisë blu r deputetin e pavaru -ja pas largimi nga PS

rat LSI nis ofertat për em en që nuk do të përfshih nga socialistët

Programi i PS-së për shëndetësinë

PD: Ministrat do të në mbulojnë dy zona le fushatën elektora

»4

Ekspertët: E pamundur heqja e kontributeve nga skema provat e plota

Vrau emigranten për varësen, u gjetën poshtë krevatit kur e kapën

Opinion Nga Skënder Gashi

I riu mohon akuzën: Nuk isha në ngjarje. Prokuroria: Ka shenjat e të gërvishturave që i kanë bërë fëmijët »8

Faktet për vijimësinë ilire-shqiptare?»18-19

Artisti i mohuar

Nga Nebil Çika

Në harresë për 50 vjet, këngët e Bodinit tani të plota në libër

»7

Rrëzimi i pamjaftueshëm i diktatorit »10


02

« politikë

E enjte 21 shkurt 2013 • Kryeministri: Taksa progresive mashtrimi i kreut të opozitës

Berisha ironizon programin e “Rilindjes” së PS Rama krahason anëtarët e tij me rilindësit shqiptarë

jelin në vend të Papa Paraqet rilindësit e tij, Anastas Ang hit, Bashkim Finon, Kristos, Ruçin në vend të Koto Hox Erion Veliajn në vend Baçin, në vend të Abdyl Frashërit, ërinj apo jo? Kjo të Dervish Himës. Keni parë ju, o zot Po veten ku e en. vet është alternativa, të tallesh me ia se gjeta këtyre çoi, se veten e fut në stratosferë, të Koleka” një ekuivalencë. E pra, Rama ësh

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar programin e socialistëve “Për një Rilindje Kombëtare”. Duke komentuar idenë e opozitës për taksën progresiste, Berisha e vlerësoi si tallje nga ana e Ramës që deputetët e PS-së të krahasohen me rilindësit e shquar. “Ai thotë se infermieri paguan njëlloj taksën me kryeministrin, ndërkohë që infermieri paguan 5 herë më pak se kryeministri. Ne jemi dhe do të jemi kundër taksës progresive, se është taksa kundër urrejtjes klasore, si taksë që shkatërron me dhjetëra vende pune. Taksa progresive nxit evazionin fiskal. Pra, alternativat janë krejtësisht të ndryshme. Paraqet rilindësit e tij, Anastas Angjelin në vend të Papa Kristos, Ruçin

në vend të Koto Hoxhit, Bashkim Finon, Baçin, në vend të Abdyl Frashërit, Erion Veliajn në vend të Dervish Himës. Keni parë ju, o zotërinj apo jo? Kjo është alternativa, të tallesh me veten. Po veten

ku e çoi, se veten e fut në stratosferë, se ia gjeta këtyre një ekuivalencë. E pra, Rama është Koleka”. Nën deklaratën për kundërshtimin e taksës progresive, Berisha theksoi se infermieri sot paguan taksa më pak se kryeministri. “Me taksën progresive është i biri i tij direkt. Unë e di që taksa progresive nuk është shpikje e Kolekës, por është e Marksit, por në Shqipëri e instaloi Koleka. Ky zotëri, në vend që t’i largohet asaj, e mbron me çfarë argumenti, me një mashtrim të shumëfishtë, u thotë qytetarëve se infermieri paguan taksa njësoj si kryeministri. Infermieri paguan 5 herë më pak taksa se kryeministri për të njëjtën taksë”, - tha shefi i ekzekutivit gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kabinetit qeverisës.

Berisha shmang komentet në kryesi, përqendrohet më shume tek organizimi

Kastriot Islami nën siglën e PD-së Më 23 qershor ish-deputeti i PS-së pritet të kandidojë në Tiranë Ervin Koçi

Dorëzimi i listave

K

astriot Islami, deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, pritet të jetë pjesë e listës së kandidatëve të PD-së për Tiranën. Burime nga PD-ja konfirmojnë faktin se Islami mund të jetë pjesë e mazhorancës në zgjedhjet e ardhshme, madje kontaktet për këtë qëllim dhe me kreun e grupit parlamentar Astrit Patozi, por dhe me eksponentë të tjerë të kësaj partie nuk kanë munguar. Duket se në zgjedhjet e qershorit të vitit të ardhshëm do të ndodhë i njëjti fenomen siç ndodhi në vitin 2009 me deputetin Sterkaj, i cili refuzimit të Ramës për ta kandiduar në Shkodër iu përgjigj me kalimin si kandidat për deputet nën siglën e PD-së në qytetin e Shkodrës. Nga ana tjetër, të njëjtat burime konfirmojnë se vetë Islamit nuk do t’i lihet pjesë e rëndësishme e fushatës në terren, por do të kontribuojë më shumë mediatikisht, sidomos në sulmet e tij ndaj kreut të opozitës. Ikja nga PS-ja Kur përpara dy vjetësh, fill pas zgjedhjeve lokale Kastriot Islami u përjashtua nga PS-ja, të gjithë mendonin se ai do të shkonte drejt LSI-së. Madje nga ana e krerëve të kësaj force të majtë ka pasur dhe oferta në dhjetorin e 2011-s për ta afruar në gjirin e saj, por Kastriot Islami nuk iu përgjigj ftesës së LSI-së, në pritje të një oferte më të mirë, që mund t’i vinte nga Kryeministri Berisha. Nuk përjashtohet mundësia që në atë kohë Islami mund ta ketë pasur ofertën për zgjedhjet e qershorit të këtij viti. Ndoshta për këtë arsye nuk u bë pjesë e asnjë grupi parlamentar, me gjithë përjashtimin që iu bë nga Gramoz Ruçi me urdhër të Edi Ramës, kreut të PS-së. Mes

Berisha, heshtje për prurjet e reja në PD Kodi zgjedhor parashikon që 50 ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve partitë duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë, çka do të thotë rreth fillimit të majit. Deri tani më i nxituar në prezantimin e kandidatëve ka qenë kreu i PS-së Edi Rama, kryesisht për emrat e rinj që ka ftuar në PS, si rasti i Alfred Pezës dhe Parid Carës. Nga ana e tij Kryeministri qëndron në pritje, gjë të cilën e ka bërë dhe në zgjedhjet e kaluara. Por kjo s’do të thotë se brenda PD-së nuk kanë filluar lëvizjet. Pavarësisht heshtjes së Kryeministrit për kandidaturat, janë bërë publike disa prej tyre, kryesisht ata që e kanë të sigurt emrin në listën e kandidatëve, siç janë ministrat dhe deputetët më aktivë. Nga ana tjetër, një zhurmë jo të vogël ka shkaktuar kthimi i Eduard Selamit në qarqet mediatike, por edhe njëfarë xhelozie brenda PD-së. Sërish Kryeministri ka heshtur dhe për këtë fakt. Ndoshta dhe për faktin se një xhelozi brenda krerëve të PD-së nuk do të sillte asgjë të mirë për zgjedhjet e ardhshme.

Kur përpara dy vjetësh, fill pas zgjedhjeve lokale Kastriot Islami u përjashtua nga PS-ja, të gjithë mendonin se ai do të shkonte drejt LSI-së. Madje nga ana e krerëve të kësaj force të majtë ka pasur dhe oferta në dhjetorin e 2011-s për ta afruar në gjirin e saj, por Kastriot Islami nuk iu përgjigj ftesës së LSI-së, në pritje të një oferte më të mirë, që mund t’i vinte nga Kryeministri Berisha. Nuk përjashtohet mundësia që në atë kohë Islami mund ta ketë pasur ofertën për zgjedhjet e qershorit të këtij viti. Ndoshta për këtë arsye nuk u bë pjesë e asnjë grupi parlamentar... Islamit dhe Ramës krisja ka ndodhur që pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur Rama akuzonte deputetin e tij dhe sekretarin për çështjet zgjedhore për disfatën që pësoi pas ndryshimit të sistemit. Kryesia e PD-së Ndërkohë të hënën në mbrëmje u mblodh dhe kryesia e PD-së, por Berisha ka preferuar të shmangë komentet mbi prurjet e reja në PD. Kjo dhe për faktin e thjeshtë se hapja

e këtij debati gati 4 muaj përpara zgjedhjeve nuk sjell asgjë të mirë. Burime nga kryesia e PD-së konfirmojnë se Berisha u ka kërkuar angazhim maksimal sidomos ministrave të qeverisë, por pa zënë në gojë ardhjen e Eduard Selamit apo futjen e mundshme të Kastriot Islamit në listat e PD-së. Të njëjtat burime shprehen se është folur më shumë për çështje organizimi, ku shumë prej ministrave janë ngarkuar të mbulojnë edhe qarqet e

tyre, por dhe zonat e Tiranës, njësoj si në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Kështu, për shembull, ministrit të Brendshëm Noka përveçse do të udhëheqë fushatën në Kukës, do t’i duhet të merret dhe me zonën e Kombinatit. Genc Rulit, ministër i Bujqësisë, përveç Gjirokastrës i duhet të merret dhe me njësinë nr. 5. Në Tiranë do të jenë dhe Arben Imami, që po udhëheq fushatën në Elbasan. Po ashtu dhe Sokol Olldashi, që është në krye të qarkut të Fierit.

garancia Dëmi 85 milionë euro

Braçe padi për dështimin e shitjes së Albpetrolit Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka paraqitur një padi në prokurorinë e Tiranës, ku akuzon të gjithë funksionarët e përfshirë në tenderin e Albpetrolit. Braçe e ka bërë publike nismën e tij nëpërmjet faqes së tij në “Facebook”, ku ka vlerësuar se dëmi ekonomik në këtë proces është 85 milionë euro. “Sot në mëngjes, pas tejkalimit të çdo afati ligjor dhe për këtë shkak në shkelje të plotë të ligjit, pas konsumimit të çdo mundësie për tërheqjen e garancisë së ofertës së paraqitur në tender, në kushtet e konsumimit të një turpi kombëtar dhe dëmi të madh ekonomik, vendosa dhe padita në prokurorinë e Tiranës të gjithë zyrtarët e qeverisë së Sali Berishës që u morën me procesin e privatizimit të Albpetrolit: konsulentin e qeverisë në këtë proces, lobistin e qeverisë, kompaninë “Patton Boggs”; çdo person tjetër fizik apo juridik që rezulton i përfshirë në këtë krim. I padita për mashtrim, shpërdorim të detyrës me pasojë dëmin ekonomik 85 milionë euro”, - shprehet Braçe në adresën e tij në internet. Shkak i këtij kallëzimi janë bërë kalimi i të gjitha afateve si dhe i faktit se kompania që ofroi shumën më të madhe për blerjen e Albpetrolit nuk e pagoi garancinë e parashikuar në ligj dhe se nuk i plotësoi kushtet e tjera të tenderit.


politikë • E enjte 21 shkurt 2013

»

03

Komisioni i Jashtëm merr nën shqyrtim rezolutën çame

Idrizi: Nëse nuk e miratoni, do të shkojmë te ndërkombëtarët Ervin Koçi

K

Theksohen marrëveshjet ndërmjet dy vendeve Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, së bashku me anëtarët e kryesisë së kësaj partie Ylli Shehu dhe Roland Bejko pritën në një takim në selinë qendrore ambasadorin e Izraelit David Kohen. Mediu e njohu ambasadorin Kohen me iniciativat e forcës politike që ai përfaqëson, ku në themel të saj qëndrojnë besimi, familja, prona dhe kombi, si në veprimtarinë e saj parlamentare, ashtu dhe në kontributin që jep Partia Republikane, si pjesë e rëndësishme në koalicionin qeverisës. Më tej Mediu, në detyrën e ministrit të Mjedisit, e njohu ambasadorin Kohen për punën e bërë nga dikasteri që drejton në përafrimin e

legjislacionit në fushën e mjedisit, si dhe të nismave që ka ndërmarrë MMPAU në përmirësimin e mjedisit dhe monitorimin e tij. Gjithashtu Mediu e vlerësoi shumë të suksesshme vizitën e tij në Izrael si dhe takimin që pati me homologun e tij në çështjen e trajtimit të ujërave të ndotur, duke vlerësuar eksperiencën e Izraelit si një shembull për t’u zbatuar në vendin tonë. Nga ana e tij Kohen, pasi e falënderoi Mediun për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, i shprehu interesin e tij dhe të vendit që përfaqëson për zhvillimet politike në këtë prag fushate, si dhe rolin kyç që ka Shqipëria në stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajon.

Rezoluta çame kërkon që në përputhje me nenin 15 të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë mes dy vendeve dhe nenit 1 të protokollit shtesë të KEDNJ-së, të hiqen pengesat që nuk lejojnë gëzimin e lirë të së drejtës së pronës dhe të drejtave të tjera për qytetarët shqiptarë çamë. Kjo është edhe një ndër pikat kryesore të saj.

Kartela e pronës

Shqyrtimi i saj në Komision vjen pasi më 22 janar kjo rezolutë u fut në kalendarin e Komisionit të Jashtëm parlamentar, ku janë përzgjedhur edhe dy relatorët e draftit: Qemal Minxhozi nga Partia Socialiste dhe Fatbardh Kadilli nga Partia Demokratike. Kjo është hera e dytë që në rezoluta çame futet në Kuvend. E para ishte ajo e vitit 2004.

Kartela e pronës

“Më 23 qershor rrëzohen bustet e reja të diktatorëve”

Kartela e pronës

omisioni i Jashtëm mori dje në shqyrtim nismën e PDIU-së për rezolutën çame. Gjatë diskutimeve kryetari i PDIU-së u shpreh se, nëse kjo rezolutë nuk do të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë, atëherë ata do t’u drejtohen institucioneve ndërkombëtare. Deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri paraqitën projektrezolutën për Çamërinë në Komision dhe si propozues të saj ata thanë se janë të hapur për ndryshime, por u kërkuan kolegëve që ta votojnë atë, pasi është koha që Greqia të kthejë atë që u ka marrë shqiptarëve të Çamërisë. “Problemi duhet të zgjidhet politikisht, diplomatikisht, sigurisht dhe ligjërisht. Nuk ka zgjidhje individuale për një problem kolektiv, siç është çështja çame. Çështja e mijëra njerëzve, që u shpërngulën dhe u vranë masivisht, që u dhunuan dhe u morën pasuritë masivisht”, - deklaroi Idrizi. Krahas kësaj ai e vuri theksin te rëndësia që ka kjo rezolutë dhe se politikanët nuk duhet të fshihen nga ajo. “Ne, të nderuar parlamentarë, s’mund të bëjmë strucin para ekzistencës së një problemi kaq të madh. Ne nuk mund të mbyllim kapitullin e një krimi kaq të madh dhe të freskët në marrëdhëniet tona. Nuk mund të mohojmë një tragjedi kaq të madhe me afro 5 mijë të vdekur. Me vdekjet më të tmerrshme, që nuk janë imagjinuar as nga industria hollivudiane. Por ne duam të çojmë në vend një amanet që nuk mund të shtyhet dot më dhe injorohet dot më, për shkak se politika dominante e kishte braktisur atë. Ne nuk mund të heshtnim e të mos reagonim kundër asaj pjese të politikës që u fsheh turpshëm kur u paraqit një tekst i rezolutës në vitin 2004”, - u shpreh Idrizi. Deputeti tjetër i kësaj partie, Dashamir Tahiri, tha se nëpërmjet kësaj kërkese që kanë paraqitur për miratim nuk kërkonin asgjë përveç të drejtave të tyre. “Ne nuk kërkojmë asgjë më tepër përveçse ato që kemi pasur. Koha sot, që jemi më 2013-n, tregon se këta 100 vjet i ka ardhur koha dhe kësaj”, - tha Tahiri. Sipas kryetarit të partisë “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, deri tani Greqia ka marrë çfarë ka dashur nga Shqipëria. “Asgjë më shumë nuk kërkojmë ne në këtë rezolutë që grekët na i kanë marrë duke na bërë presion. Ata nuk mund të na kërkojnë çështje pronash, sepse çfarë kanë dashur e kanë marrë, madje dhe padrejtësisht”, - tha Idrizi. Projektrezoluta pritet t’i nënshtrohet diskutimit mes deputetëve në komision. Edhe pse parlamenti e ka futur në procedure, deri tani dy grupet më të mëdha parlamentare nuk kanë një

Mediu takim me ambasadorin izraelit

Sipas rezolutës, duhet bërë heqja shprehimisht e ligjit të luftës dhe jo gjendjes së luftës, e cila nuk ekziston që me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike më 1971, e sanksionuar më vonë me vendimin e qeverisë së Papandreut më 1987. Ky ligj lufte, sipas partisë së çamëve, është arsyeja kryesore që pengon marrjen e pronave nga shqiptarët në Çamëri.

Miratohet në parim drafti për monitorinim

Lutaj dhe Bizhgaj me rezerva: Jeni përgatitur për opozitë Komisioni i Sigurisë ka miratuar dje në parim projektligjin “Për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve informative dhe të sigurisë”, duke i hapur rrugën miratimit të tij nen për nen. Deputetët e opozitës shprehën rezervat e tyre lidhur me kohën kur ky draft s’u soll për miratim. Socialisti Pirro Lutaj tha dje se ky draft ka 3 vjet që rri në sirtarët e Kuvendit dhe u soll në një periudhë kur nuk mund të vihet në zbatim para muajt shtator, periudhë kjo kur fillon punën dhe legjislatura e re. “Unë e vlerësoj që Kryetarja e Kuvendit e nxori nga sirtari këtë ligj. qëndrim zyrtar. Rezoluta Rezoluta çame u publikua në mes të muajit dhjetor të vitit që lamë pas. Ajo përbëhet nga 13 pika, ku theksohet më së shumti rikthimi i pronave të çamëve të dëbuar nga grekët

Ardhja në këtë periudhë i këtij drafti për miratim është se ka munguar vullneti i mazhorancës. Ne kemi thënë se kur do ta miratojmë këtë draft dhe ju keni thënë që ishit gati, por nuk ndodhi. Ky ligj erdhi pas tre vjetësh. Ju po nxitoni për një qëllim që nuk është qëllimi i këtij ligji. Pas 23 qershorit do të dalë se pse e keni sjellë tani këtë projektligj”, - u shpreh Lutaj. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe socialisti Gazmir Bizhga, i cili tha se ky draft do 6 muaj që të hyjë në fuqi. “Ju e dini shumë mirë se ky projektligj nuk bëhet aktiv për këtë mandat legjislativ, në vitin 1945. Në fillim kjo rezolutë u la jashtë punimeve të Kuvendit dhe u fut në procedurat e tij vetëm tani. Kjo rezolutë parashikon edhe heqjen e ligjit të luftës të Greqisë me Shqipërinë. Deputetët e PDIU-së kur publikuan rezolutën deklaruan se ishin të hapur për ndry-

Forumi rinor i FRD-së përkujtimore për rrëzimin e bustit Forumi rinor i Frymës së Re Demokratike ka përkujtuar sot 22-vjetorin e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha. Në një deklaratë për mediet rinia e FRD-së theksoi se është koha të rrëzohen bustet e reja të korrupsionit, papunësisë dhe vjedhjes së votës. “Më 23 qershor vota e saj masive do të bëjë ndryshimin duke rrëzuar busteve vjetra e të reja, që pengojnë të ardhmen tonë. FRD-ja beson te rinia, te forca e saj morale e politike, tek energjitë dhe aftësia për të marrë vetë fatet e vendit në dorë. Si 22 vjet më parë, edhe sot rinia është forca e ndryshimit. Koha nuk është për buste të reja, koha është për shtetin dhe qytetarët”, - thuhet në deklaratën për

shtyp. Krahas kësaj forumi rinor i FRD-së thekson se aspirata e të rinjve të atyre viteve nuk është realizuar dhe se pas zgjedhjeve të qershorit do të mundësohet realizimi i tyre. “Sot shqiptarët ndihen të zhgënjyer, të keqpërdorur, të fyer dhe të harruar nga ata që erdhën në pushtet me premtimin për politikë të pastër dhe janë kthyer në një kastë të korruptuar, që grabit çdo ditë votën, pasurinë, të drejtat dhe liritë qytetare. Sot pushteti ka braktisur dhjetorin 1990, ka braktisur të përndjekurit politikë, ka braktisur elitën intelektuale e qytetare dhe mbahet më këmbë me polici, shërbime sekrete e militantë të rrethit nepotik, familjar dhe partiak”, - thuhet në njoftim.

Takim me punojnësit e përpunimit të peshkut

Meta: Më shumë reforma për bizneset vendase sepse brenda 6 muajsh duhet të plotësohet dhe me akte të tjera nënligjore që të bëhet aktiv. Pra, ky parlament nuk ka më 6 muaj jetë, po duket se i dhatë karar, meqenëse po bëheni gati për në opozitë dhe natyrisht ky projektligj në rastin e mbikëqyrjeve më shumë i shërben opozitës se sa mazhorancës”, - u shpreh deputeti socialist Gazmir Bizhga. shime në të, por nuk përbëjnë cenim të interesave të popullsisë çame. Në një deklaratë të dhënë disa javë më parë Idrizi theksoi se e vetmja pikë ku nuk do të pranonin negociata është rikthimi i pronave, pasi sipas tij është një e drejtë që u është mohuar me breza çamëve.

Kreu u Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, theksoi dje se masat lehtësuese për biznesin duhet të vijojnë më tej. Gjatë një takimi që zhvilli në një ndërmarrje të përpunimit të peshkut në Vaun e Dejës, u theksua se lehtësitë nga heqja e TVSH-së duhet të vijojnë edhe në disa artikuj të tjerë. Sipas Metës, është e domosdoshme që të ndërmerren edhe shumë lehtësi të tjera, si rimbursimi automatik i TVSH-së, grante dhe kredi të buta për makineritë e prodhimit, lehtësime këto që do ta ndihmojnë këtë biznes që jo vetëm të krijojë vende të reja pune, por edhe ta bëjë ekonominë shqiptare më konkurruese. “Besoj se shumë lehtësi të tjera janë të

domosdoshme, sidomos për sa i takon rimbursimit automatik të TVSH-së, për sa i takon të gjithë bizneseve që eksportojnë, pasi çdo pengesë, çdo vonesë, çdo kosto dobëson aftësitë konkurruese të kompanive shqiptare dhe nuk krijon mundësi për të konsoliduar këto eksporte në tregjet e huaja dhe për t’i shtuar ato në të ardhmen. Përveç kësaj besoj se mjaft e rëndësishme është të mbështetet me grante dhe kredi të buta për të ardhmen industria jonë e peshkimit dhe njëkohësisht edhe vetë e gjithë industria e përpunimit në vendin tonë, sidomos për sa u takon makinerive dhe pajisjeve”, - tha ndër të tjera kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.


04

« politikë

E enjte 21 shkurt 2013 •

Kandidati për deputet kundërshton propozimin për shëndetësinë

Zeçishti: Të gjithë duhet të paguajnë kontribute

Përmes një deklarate për shtyp anëtarja e grupit të punës për programin në PS, Milena Harito, u shpreh se kryeministri më kot përpiqet të justifikojë taksën e sheshtë, realiteti është i qartë për çdo shqiptar. “Taksa e sheshtë ka shtuar papunësinë. Jo vetëm që sot janë mbi 1 milion shqiptarë të papunë, por vetë statistikat zyrtare të zotit Berisha thonë se në 4 vjetët e fundit shqiptarët kanë humbur 52 mijë vende pune. Taksa e sheshtë ka shtuar korrupsionin dhe informalitetin. Taksa e sheshtë ka ulur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare. Kjo është gjendja e ekonomisë shqiptare. Papunësi, rënie e fuqisë blerëse, largim i investitorëve të huaj, humbje për biznesin e vogël, humbje edhe për korporatat e mëdha”, - u shpreh Harito.

Oli Xhilaga

P

“Ne do të bëjmë ç’është e mundur nga pala evropiane të kontrollojmë zgjedhjet, në kuptimin që të jetë një votim korrekt sipas ligjit, të mos jetë i keqpërdorur, sepse për një herë të vetme ne duam zgjedhje të qarta dhe korrekte dhe sigurisht zgjedhje me një votë të qartë të qytetarëve për të ndryshuar drejtimin e vendit, për të luftuar realisht korrupsionin, për të luftuar vërtet për kohezion social. E rëndësishme është që njerëzit të përdorin këtë mundësi dhe të votojnë”, - u shpreh Svoboda.

“Gjithmonë e më e qartë se ka një vetëdijesim shumë të posaçëm të të gjithë komunitetit ndërkombëtar, të gjitha forcave që janë me sytë nga Shqipëria, institucione, parti, për të garantuar ndryshimin përmes votës dhe për të garantuar që shqiptarët të mund të vazhdojnë në rrugën e integrimit me një qeveri të dalë nga vota e lirë dhe sigurisht me një qeveri që të ndryshojë drejtimin e vendit”, - vuri në dukje Rama pas takimit.

Rama takon Svobodën

Bindja

Rama në Kavajë

Garancia

ropozimi i bërë nga kreu i PS-së është kundërshtuar nga kandidati për deputet Ylli Zeçishti. Të qenët mjek në profesion, edhe pse i përzgjedhur nga vetë kryetari socialist si kandidat për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Korçës, nuk e ka penguar të shfaqë kundërshtinë e tij përballë reformës në shëndetësi të anonçuar prej Ramës. Në gjykimin e tij të gjithë duhet të paguajnë kontribut apo sigurime shëndetësore. “Gjithë bota paguan siguracion. Ne deri tani e kemi kontribut, paguajmë më pak. Çdo qytetar, kudo që të jetë në Shqipëri, duhet të jetë i siguruar, sepse me atë siguracion ai do të mbajë veten do mbajë spitalin, do të mbaj dhe shtetin. Me shifra nuk mund të them sa mund të jenë shifrat, por ka njerëz që punojnë në të zezë dhe nuk paguajnë siguracion, ka që nuk janë të siguruar fare, kështu që ata njerëz, si të gjithë, duhet të sigurohen, sepse, kur vjen puna, të mos vijnë në spital e të rrinë kokulur ose t’i futin lekë doktorit në xhep. Doktori e merr lekun nga siguracionet, spitali merr nga figuracionet, atëherë shumë e thjeshtë: vjen vizitohet, vjen operohet, ikën regjistrohet. Ky është projekt që bëhet, nuk e bëj unë, nuk e bën mjekësia, këtë punë e bën shteti dhe pastaj këtu vlerësohet dhe puna e mjekut në bazë të punës që bën, ai siguracion që ka siguruar, qendra i kthen lekët mjekut, i jep lekë mjekut që ka punuar. Dhe kështu edhe mjeku dhe i sëmuri që vizitohet i bie të jetë në rregull”, vlerësoi Zeçishti. Por ndërkohë kandidati socialist shtoi dhe një tjetër fakt. “Një gjë nuk po shohim. Ne vizitojmë shumë njerëz që janë të siguruar, po ky lek t’u jepet mjekëve, nuk u jepet që ta ndaj, se unë që po punoj, po më shpërblen shteti. Unë marr një rroge si ai që punon më pak dhe si ai që punon më shumë më tepër, se këtu nuk ka konkurrencë, prandaj kjo punë duhet rregulluar patjetër që të funksionojë”, - u shpreh ai. Mjeku Zeçishti argumentoi qëndrimin e tij me faktin se me këtë skemë funksionojnë edhe shërbimet shëndetësore në vende të tjera të botes. “Ka edhe spitale në botë që shumica janë private, me siguracion mbahen. Ne të paktën ta bëjmë gjysmëbuxhetor dhe mund të bëhet me këto siguracione. Çfarë është figuracioni gjysmëbuxhetor? Gjysmën e paguan shteti, gjysmën siguracioni, sepse vlera e një operacioni nuk është e vogël, është e madhe. Unë këtë mendim kam. Ne pak paguajmë, se ky është kontribut, ndërsa siguracioni kuptohet që është më i lartë”, - u shpreh mjeku Zeçishti.

Reagimi i PS-së

Kreu i Partia Socialiste, Edi Rama, ka vijuar takimet për reformën në shëndetësi, duke pasur si ndalesë të radhës bisedën me mjekët e spitalit të Kavajës. “Këtu janë dy gjëra shumë të qarta në tërësi. Nga njëra anë është se sistemi ka rënë për shkak të një mijë e një arsyeve, që ju i dini më mirë se unë, dhe shumë qendra shëndetësore, shumë struktura spitalore janë të rrënuara, pavarësisht se nuk është zvogëluar buxheti për to në vite, po një pjesë e buxhetit ka shkuar në drejtime të paditura. Dhe nga ana tjetër, edhe aty ku është investuar, leku është investuar pa një plan të përgjithshëm kombëtar të organizimit të sistemit spitalor, pa një gjykim profesional të distancave, ndarjes së roleve dhe përgjegjësive”, - tha ai.

Bisedimi mbi rritjen e investimeve turke në Shqipëri

Topalli takon presidentin turk Theksohen marrëdhëniet e mira ndërmjet vendeve

“Institucionet e BE-së do të garantojnë votën e çdo qytetari” Institucionet e Bashkimit Europian do të japin çdo garanci që zgjedhjet e qershorit të jenë të standardeve demokratike, në mënyrë që vota e çdo qytetari të garantohet. Kjo është garancia që mori dje kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi të posaçëm nga presidenti i grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian, Hanes Svoboda. Kështu, zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri dhe përgatitjet e Partisë Socialiste për fushatën e ardhshme zgjedhore ishin pjesë e bisedës së zhvilluar mes Ramës dhe Svobodës. Një temë tejet e rëndësishme ishte dhe axhenda e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. Gjatë takimit zoti Svoboda e vuri theksin te zgjedhjet e ardhshme, të cilat sipas tij do të duhet të jenë të ndershme dhe të lira. “Së pari jam shumë i kënaqur të takohem përsëri ashtu siç jemi takuar shumë shpesh gjatë muajve të fundit me Edi Ramën, kryetarin e Partisë Socialiste. Shoh tek ai tani liderin e opozitës, por dhe kryeministrin e ardhshëm. Ky është mesazhi im. Ju duhet ta bëni të mundur tani të ndryshoni drejtimin e vendit. Berisha dhe qeveria e tij kanë bllokuar tanimë për shumë e shumë vjet edhe fillimin e negociatave për integrimin dhe njerëzit duhet të jenë të motivuar të shkojnë në zgjedhje të votojnë”, - vuri në dukje Svoboda. Po në këtë linjë, Rama veçoi se “është përditë e më e qartë për të gjithë pse Shqipëria ka ngecur, se kujt i takon përgjegjësia për ngecjen e saj dhe se Shqipëria duhet të rifillojë rrugën e saj drejt perspektivës europiane përmes votës së lirë dhe përmes zgjedhjeve, që të ndajnë këtë të shkuar, që vazhdon me të ardhmen, që është prapa derës”.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi dje një takim me presidentin turk Abdullah Gyl. Në bisedën ndërmjet tyre u vu theksi në potencialet e pashfrytëzuara ndërmjet dy shteteve. Krahas kësaj në këtë bisedë të hapur u theksua se niveli i lartë i marrëdhënieve politike dhe rrënjët e thella të miqësisë përbëjnë themele të shkëlqyera për të thelluar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat. Dy personalitet, duke shprehur rëndësinë e takimeve të tilla të nivelit të lartë, pohuan se mes dy vendeve tona mike ka ende mjaft potenciale për t’u aktivizuar. Shkëmbimet tregtare

me Turqinë, të favorizuara nga klima shumë e mirë që ekziston midis dy vendeve tona, njohin stabilitet dhe me tendencë gjithmonë në rritje dhe vitet e fundit shkëmbimet ekonomike janë shumëfishuar. Kryetarja e Kuvendit e njohu presidentin turk me reformat e gjithanshme që Shqipëria ka realizuar, duke bërë gjithçka për përshpejtimin e realizimit të ëndrrës së madhe, - bashkimin me familjen europiane. Presidenti Gyl i shprehu Topallit vlerësimin më të lartë për përparimin e dukshëm, duke nënvizuar se reformat e bëra kanë nxitur sipërmarrësit turq për investime.

Nisma e re për të dokumentuar historinë e vendit

Faqe virtuale se si duhet të jetë shteti Shtetiweb, 100 vjet histori të dokumentuara on-line “Shtetiweb” është faqja më e re në internet, e cila u realizua pas një pune disavjeçare nga ish-kryeministri Ylli Bufi. Kjo faqe, sipas tij, edhe pse virtuale, dikton se si duhet të jetë një shtet i vërtetë. Faqja është e pasur me informacione historike të 100 vjetve të shtetit shqiptar, histori të lëvizjeve politike, dokumente ligjore, reforma, dosierë dhe studime. Bufi veçoi se politikat publike janë ende larg standardeve të kërkuara dhe nuk duhet të reformohen sa herë që ndërrohen qeveritë. “Për të bërë një shtet virtual, qenka kaq e vështirë, imagjinoni sa e vështirë është të

bësh një shtet real. Politikat publike datojnë pas viteve ‘90. Problemi i sotshëm te ne nuk është fakti që ne tashmë kemi filluar t’i kemi në praktikat qeverisëse, por jemi ende larg mënyrës së konceptimit, të trajtimit, qysh nga identifikimi i politikave, qysh nga formulimi i politikave, qysh nga vendimmarrja e politikave, për më tepër pastaj për implementimin dhe vlerësimin e politikave publike”, - deklaroi Bufi. Ndërsa deputeti i PD-së Viktor Gumi theksoi se reformat për hir të zbatimit të tyre, para se të hartohen, duhet të studiohen mirë dhe të jenë transparente.


ekonomi • E enjte 21 shkurt 2013

»

05

Shqipëria ndër vendet më e shtrenjta në Evropë

Shqiptarët shpenzojnë 4.6% të buxhetit mujor për komunikim Brikena Dervishaj

Statistikat

R

reth 4.6 për qind të të ardhurave mujore një familje shqiptare e shpenzon për komunikim, si biseda në telefon dhe internet. Studimi i kryer nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve, ITU, tregon se Shqipëria vazhdon të jetë ndër vendet ku komunikimi është i shtrenjtë. Në raportin më të fundit, që i takon dhjetorit 2012, Shqipëria rezulton në vendin e 96-të në botë, në renditjen e vendeve nga më i liri te më i shtrenjti. Me këtë pozicionim aspak të lakmueshëm Shqipëria është vendi më i shtrenjtë në Evropë për kostot e komunikimit. Renditja Vendin e parë në renditjen globale të komunikimit të lirë e zë kolonia kineze e Makaos, ku shporta bazë e komunikimit zë vetëm 0.3% të të ardhurave mujore për frymë, e ndjekur nga Norvegjia dhe Singapori me 0.4%. Përkundrazi, vendi ku komunikimi kushton më shtrenjtë është Madagaskari, ku paketa bazë e komunikimit kushton sa 64.6% e të ardhurave mujore të individëve. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, renditjen e udhëheq Kroacia, që pozicionohet në vendin e 46 në botë, më mirë se shumë prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në Kroaci, kosto e komunikimit zë 1.5% të të ardhurave mujore. Vijojnë Serbia dhe Mali i Zi, ku komunikimi zë përkatësisht 2.5% dhe 2.6% të të ardhurave mujore për frymë. lerësimi Vlerësimi i ITU bëhet duke

AKEP: Në përdorim 5.3 milionë numra

ndërtuar koston e një shporte mujore bazë komunikimi që përfshin shërbime të telefonisë së lëvizshme, telefonisë fikse dhe internetit me brez të gjerë. Kosto e kësaj shporte pjesëtohet me të ardhurën mesatare mujore për frymë të secilit vend. Metodologjitë që përdoren nga institucionet e specializuara për krahasimin e kostove të komunikimit mbështeten në tarifat bazë që ofrojnë operatorët dhe jo në ofertat e tyre. Kjo është arsyeja që Shqipëria nuk ka përmirësim, madje përkundrazi, kosto e komunkimit ndaj të ardhurave është rritur nga raporti i vitit të kaluar.

Rishikimi i planit Sektori i Telekommunikacioneve është në transformim të vazhdueshëm. Nga 1 maji AKEP-i do të liberalizojë të gjithë tregun e domain-eve .al, ndërsa paradigma e re është konvergjenca e telekomunikacioneve, IT dhe broadcastit. Disa nga këto zhvillime kanë impakt në Planin Kombëtar të Numeracionit, ndaj AKEP-i ka sugjeruar rishikimin e tij dhe ka nisur një fushatë diskutimesh me aktorët kryesorë të tregut. Plani i numeracionit në sektorin e telekomit kërkon kujdes dhe përgjegjësi në rishikim për të pasur një përkim me kërkesat e rritjes së tregut të telekomunikacioneve dhe zhvillimeve të reja.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare thekson se në Shqipëri ka më pak telefona fiks dhe më shumë celularë. Në 2012 në Shqipëri në total kanë qenë në përdorim 5.3 milionë numra celulari. Minimalisht çdo shqiptar ka një celular dhe maksimalisht tre të tillë. Në vijim të portabilitetit të numrit, AKEP vëren se gjatë vitit 2012 ka patur dhe lëvizje të ndryshme të pajtimtarëve mes operatorëve, rreth 150 mijë përdorues. Ndryshe nga telefonat e lëvizshëm, telefonat fiks kanë pësuar një rënie. Në fund të 6 mujorit të I-rë të vitit 2012, numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse arriti në rreth 325 mijë, nga të cilët 244 mijë të kompanisë “Albtelecom” dhe rreth 81 mijë pajtimtarë për operatorët alternativë. Vihet re një reduktim në krahasim me rreth 339 mijë që ishin në fund të vitit 2011. Ky reduktim është afërsisht rreth 14 mijë pajtimtarë dhe erdhi si rezultat i reduktimit të numrit të pajtimtarëve të “Albtelecom” me rreth 15 mijë pajtimtare, por siç vihet re ka një rritje të vogël të numrit të pajtimtarëve të rrjeteve të operatorëve alternativë.

ERE: Po diskutohet importi për pjesën e humbjeve në rrjet

Çekët e CEZ-it lanë 300 milionë euro borxhe Kompania në vështirësi, detyrimi ndaj KESH-it dhe OST-së Kompania e Shpërndarjes së Energjisë që aktualisht është nën administrimin shtetëror ndodhet në vështirësi të mëdha financiare, ku çdo para që arkëtohet nga shitja e energjisë me pakicë të konsumatori, ekzekutohet nga përmbarimi për llogari të kompanive të cilave ju detyrohet, si borxhe të prapambetura. Enti Rregullator i Energjisë bën publike për herë të parë sistemin e borxheve në sektorin energjetik. Anëtarja e bordit të ERE-s, Entela Shehu, shprehet se çekët e CEZ, pas ikjes së tyre kanë lënë gjithsej 300 milionë euro borxhe, të cilat ia kanë KESH-it dhe OST-së. Një nga problematikat që Enti Rregullator po diskuton në mënyrë intensive këto ditë është edhe çështja e importit të energjisë

Aksionet Bursa bullgare ka marrë vendim për pezullimin për tre ditë të tregtimit të aksioneve të kompanive të CEZ-it në Bullgari. Ky reagim ka ardhur menjëherë pas informacioneve mediatike mbi deklaratën e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për heqjen e licencave të CEZ Distribution Bulgaria dhe CEZ Electro Bulgaria AD-Sofia. Gjithashtu edhe pas deklarimeve të Kryeministrit bullgar, Bursa bullgare konkludoi në pezullimin e tregtimit të aksioneve të kompanive të mësipërme nga data 18 shkurt deri më 20 shkurt 2013.

për pjesën e humbjeve në rrjet, të cilat kesh detyrohet t’i kryejë deri më 1 mars. “Varianti më i vlefshëm është që CEZ të nisë importin më 1 mars, por nuk dihet ende se si do të zgjidhet sistemi i borxheve në këtë mënyrë ne do të detajojmë një fond të veçantë që të shkojnë për mirë mbajtjen dhe furnizimin me energji për pjesën që

modeli i tregut detyron kompaninë e shpërndarjes”, - tha Shehu. Situata në sektorin e shpërndarjes së energjisë është mjaft problematike, sidomos për sa i përket amortizimit të rrjetit dhe pajisjeve të mirëmbajtjes, ku sipas ERE-s konstatohen vazhdimisht ndërprerje të energjisë në zona periferike për shkak të mungesës së inves-

timit në këtë sektor. Kompania CEZ do të nisë shlyrjen graduale të borxheve. Aktualisht kërkesa e KESH-it është që, CEZ të paguajë faturën mujore prej 700 milionë lekësh. Aktualisht pas largimit të çekëve të CEZ-it, niveli i arkëtimeve është rreth 60 për qind. Por kësaj situate i shtohet edhe nevoja për të blerë energji.

Pritet një shtim i prodhimeve vendase

Ruli: Heqja e TVSH-së do të nxisë konkurrencën Heqja e TVSH-së për makineritë bujqësore do të nxisë rritjen e prodhimeve vendase, duke e bërë këtë sektor edhe më konkurrues. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli, i cili dje gjatë një vizite në një fermë me rreth 350 krerë lopë për qumësht, u shpreh se pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pritet një shtim i prodhimeve vendase, si konkurrim me markën “Made in Albania” edhe në vendet e huaja. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave për heqje të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për makineritë, do të bëjë që investimet të përqendrohen në prodhim dhe rritje të cilësisë së produkteve. “Ajo çka u lançua së fundmi nga

vetë Kryeministri si reformë, sidomos për të nxitur prodhimin bujqësor dhe blegtoral, pikërisht këtë ka si synim që ta bëjmë prodhimin tonë akoma më konkurrues. Prandaj çlirimi nga TVSH-ja i makinerive dhe paisjeve për gjithë llojet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, të industrive të përpunimit, padyshim do të nxisë këtë sektor. Industria e qumështit në veçanti ka pasur rritjen më të shpejtë, po të mendojmë që gjysmën e investimeve të sektorit agroindustrial e zë kjo industri”, është shprehur ministri Ruli. Ndërkaq, kreu i dikasterit të Bujqësisë bëri me dije se qeveria do të miratojë edhe vendimin për heqjen e TVSH-së në importin e bagëtive të rracave të pastra.

Thyeni rregullat me paketat e reja

Kaloni kufijtë e komunikimit me AMC “Universal Super” Paketat AMC Universal për abonentët me parapagesë tashmë plotësohen me një tjetër risi: Super Universal. Për herë të parë në Shqipëri kompania e telefonisë celulare AMC sjell këto paketa që përmbajnë edhe minuta ndërkombëtare me shtetet fqinje Greqinë dhe Italinë, së bashku me përfitimet e tjera. Kështu, paketa Super Universal Mujore përfshin 60 minuta që vlejnë drejt të gjithë operatoreve në Greqi dhe Itali, si edhe kohë bisede me të gjithë operatorët e tjerë në Shqipëri. Si një paketë superiore, Super Universal Mujore dyfishon përfitimet e paketës mujore dhe ofron edhe plot 6000 minuta dhe 1000 SMS me gjithë numrat AMC si edhe 1 GB internet 3G. Aktivi-

zimi i kësaj pakete, me vetëm 1,200 lekë për një muaj, jep përfitimet më të leverdishme në treg. Gjithashtu, e re është edhe paketa Super Universal Javore, e cila i shton përfitimeve të paketës së njohur tashmë Javore edhe 20 minuta kohë bisede kombëtare dhe drejt Italisë dhe Greqisë. Tashmë, paketat AMC Universal, me shtimin e paketave Super, vendosin në dispozicion të abonentëve me parapagesë të kompanisë AMC, përzgjedhjen më të pasur të ofertave në treg, me përfitime që nuk mund të gjenden askund tjetër. Kompania AMC bën me dije se do të vazhdojë t’u sjellë abonentëve përfitime ekskluzive dhe shërbime moderne për çdo nevojë komunikimi.

RBI shënon një fitim të konsoliduar

“Raiffeisen Bank”, fitimi paraprak është 725 milionë euro në 2012 Rezultatet paraprake të paaudituara të Raiffeisen Bank International AG (RBI) për vitin fiskal 2012 janë dëshmi e qëndrueshmërisë së modelit të biznesit të diversifikuar, veçanërisht në kohë të vështira. RBI gjeneroi një fitim para taksës prej 1,032 milionë eurosh për 2012, rreth 25% poshtë vlerës së 2011. Fitimi i konsoliduar ishte 725 milionë euro, rreth 25% poshtë vlerës së 2011. “Pavarësisht kushteve sfiduese dhe mjedisin e mbytur makroekonomik, fokusi ynë mbështetet në arritjen e normës së kapitalit të vendosur nga Autoriteti Bankar Evropian. Ne kemi arritur një rezultat shumë të admirueshëm. Provigjionet neto për humbjet nga kreditë

e këqija ishin brenda pritshmërive për të gjithë vitin, fakti që ky pozicion u rrit ndjeshëm në tremujorin e fundit është një nga arritjet më të vogla të vitit të kaluar. Një faktor pozitiv në tremujorin e katërt ishte marzhi i përmirësuar i interesit neto”, - tha Herbert Stepic, CEO i RBI. Në një nivel prej 1,009 milionë eurosh provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija ishin rreth 5% nën shifrën e 2011. Norma e kredive me probleme në fund të 2012 ishte 9.8% që do të thotë 1.2 pikë përqindjeje mbi vlerën e vitit 2011. Volumi i kredive të klientëve u rrit me 2.2% në 83.3 miliardë euro. Depozitat e klientëve ranë me 0.7% në 66.3 miliardë euro.


06

« aktualitet

E enjte 21 shkurt 2013 •

Policia ekzekuton vendimin e gjykatës, një i moshuar dënohet me punë publike

Burg për sekserët e pedagogëve të Korçës Akuzat për periudhën e provimeve të fundvitit dhe vjeshtës së kaluar KORÇE- Policia e Korçës ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për dy persona të akuzuar si sekserë të pedagogëve në universitetin e këtij qyteti. Burimet zyrtare thanë se me vendimin nr. 53, datë 07.02.2013, gjykata e rrethit gjyqësor Korçë, ka dënuar me nga 8 muaj burg shtetasit K. Meko, mosha 43 vjeç banues në Pogradec dhe R. Sulejmani, mosha 32 vjeç banues në Korçë, si dhe me 80 orë punë publike pa shpërblim shtetasin M. B mosha 60 vjeç, banues në Korçë. Dënimi

i tyre është bërë pas finalizimit me sukses me metoda speciale të procedimit penal

nr. 778, datë 14.06.2012, nga Sektori i K/Krimit Financiar në bashkëpunim me Proku-

rorinë e rrethit gjyqësor Korçë. Shtetasit e mësipërm, në periudhën qershor – shtator 2012, kryenin rolin e sekserit, duke ndërmjetësuar tek pedagogë të ndryshëm të universitetit “Fan Noli” Korçë, për dhënien e provimeve studenteve, kundrejt një pagese nga 7 000 – 15 000 lekë. Vepra penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245 i K. Penal. Për sa më sipër materialet i kaluan për zgjidhje Prokurorisë së rrethit gjyqësor.

Specialistët: Kërkohet plan urbanistik për zonën industriale

Shkozeti nën zhvillimin kaotik dhe kërcënimin e vdekjes ARTUR AJAZI DURRES- Zona industriale e Shkozetit, prej vitesh paraqet një rajon me zhvillim kaotik ku është e vështirë të ndash subjektet që merren me biznes me blloqet e banimit. Përveç objekteve të vjetra të ndërtuara përpara vitit 1990, tashmë atje është ngritur një zonë e tërë banimi me ndërtesa pa leje, të cilat janë në proces aplikimi për legalizim. “Por zona vazhdon të zhvillohet në mënyrë kaotike pasi nuk ka plan studimi urban për ecurinë e saj”, shprehen urbanistë dhe arkitektë. Zona e Shkozetit shtrihet në një territor prej 800 ha, dikur ajo ka qenë një ndër zonat më të mëdha industriale në shkallë vendi në të cilën ushtronin aktivitetin 20 fabrika e uzina dhe me dhjetëra ofiçina e magazina gjigande. Pas vitit ’90-të pothuajse të gjitha u mbyllën dhe e pushuan aktivitetin. Që nga ajo kohë e në vazhdim nga ana e banorëve të zonave të largëta të vendit, Shkozeti nisi të shihej si një vend shumë i përshtatshëm për transferim e banim. Vit pas viti, në territoret e lira nisën të ndërtohen banesa, të cilat sot kanë arritur numrin 3880 të shtrira në një sipërfaqe prej 377 ndërtime pa leje. Po kështu të gjitha objektet e lira industriale u transformuan në shtëpi banimi. Në këto kushte edhe bashkia e ka pranuar në heshtje se kjo zonë dikur industriale nuk është më e tillë, por më tepër një lagje e banueshme Në këto kushte një VKM e vitit 2005, shpalli park industrial zonën e Spitallës dhe të Porto Romanos. Zhvillimi kaotik Aktualisht Shkozeti vazhdon të zhvillohet në mënyrë krejt kaotike pasi nuk ka një

Kapet në flagrancë në fshatin Mashter-Kore

Vidhte energjinë, arrestohet kryeplaku MIRDITE- Arrestohet kryeplaku i fshatit Mashter-Kore në Mirditë Dedin Preng Koka 41 vjeç. Bashkë me të është arrestuar edhe shtetasi Viktor Pjetër Ndoi 39 vjeç. Kryeplaku Koka dhe Viktor Ndoj janë kapur në flagrancë nga policia e komisariatit të Mirditës, pasi po vidhnin linjën elektrike të fshatit Nënshet. Nga hetimet paraprake mësohet se dy personat e arrestuar kishin vjedhur herë pas here naftën e gjeneratorëve të një operatori celular në vend. Sipas policisë, ato janë autorë të shumë vjedhjeve, të cilët në veprimet e tyre ka lënë pa energji për javë të tëra fshatrat e zonës së Oroshit në Mirditë, po ashtu edhe pa sinjal dy operatorët celularë. Ndaj tyre është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Nën hetim dhe për vjedhje të tjera

Tentuan të vjedhin banesën, arrestohen 2 të rinj BERAT- Dy 21-vjeçarë kanë rënë dje në prangat e policisë teksa tentonin të vidhnin një banesë në lagjen muzeale të “Mangalemit”, të qytetit të Beratit. Burime të policisë që i referohet lajmi bënë më dije për gazetën se T. Velcani dhe M. Danushi banorë të lagjes “Qendër”, në mesnatën e 24 orëve më parë rreth orës 02.30 minuta kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit me inicialet Ll. M. 69 vjeç, banues në lagjen “Mangalem” të këtij qyteti. Dy të rinjtë kanë rënë në prangat e policisë të patrullës të natës, këta të fundit teksa patrullonin pasi kanë dëgjuar një zhurmë dhe janë ngjitur deri në rrugicën e lagjes për të parë se çfarë po ndodhte dhe në moment kanë parë dy të rinjtë që janë futur në banesë e shtetasit Ll.M. Të rinjtë kanë tentuar të ikim me vrap duke përfituar nga errësira, por pa mundur pasi janë gjendur menjëherë në prangat e punonjësve blu dhe më pas janë shoqëruar për në dhomat e paraburgimin që ndodhen pranë komisariatit të këtij qyteti. Vlen të përmendet se dy të arrestuarit e ditës së djeshme do të hetohen edhe për vjedhje të tjera që janë kryer në këtë lagjen dhe në qendër të qytetit, të cilat muajin e fundit nuk kanë qenë të pakta dhe se ekspertët e policisë ka siguruar në këto vjedhje edhe shenja gishtash që pritet të krahasohen edhe me shenjat e gishtave të dy të arrestuarve. S. Gorrica

Elbasan, në afro 2 muaj 18 vjedhje

plan studimi urban. Veç banesave të ngritura përpara vitit ’90, të tjera kanë vazhduar të ndërtohen, por në këtë rajon ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe një numër jo i pakët subjektesh private. Ka mbi 15 vjet që disa ish-fabrika, të cilat sh-

trihen një territor prej 10 ha vazhdojnë të paraqesin një realitet jo normal, që ndotin mjedisin dhe përbëjnë rrezik për fëmijët. Në bashki, askush nuk është në gjendje të japë sqarime se përse i gjithë ky territor nuk përdoret nga shteti

U gjet nga fqinjët

Jetonte në vetmi, vetëvaret 60-vjeçarja në Berat BERAT- Një grua e moshës 60-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e saj në Berat. Sipas të dhënave paraprake, thuhet se, viktima jetonte e vetme, pasi fëmijët i kishte të martuar

dhe jetonin në emigrim. E ndjera Xh. Baci rreth të 60ve, dyshohet ti ketë dhënë fund jetës prej më shumë se 24 orësh, por vetëm pak pas mesditës së djeshme është gjetur e pajetë. Gruaja prej thuajse dy ditësh kishte

për investime publike. Të gjitha këto probleme do të merrnin zgjidhje nëse për Shkozetin do të kishte një studim urban, i cili të kishte edhe miratimin e KRRTRSH, pasi mjaft prej ish objekteve industriale janë pronë e qeverisë.

humbur kontaktet me të afërmit dhe fqinjët, duke bërë që këta të fundit, për shkak të mungesës dhe heshtjes së zgjatur, të shkojnë në banesën e saj, ku dhe e gjetën të varur. Nga ana e policisë sipas dëshmive të mbledhura, thuhet se gruaja kohëve të fundit kishte shfaqur shenja mërzie dhe depresioni për shkak të vetmisë në të cilën jetonte.

Shtohet numri i vjedhjeve, autorët synim skrapin ELBASAN- Shtohet numri i vjedhjeve në qarkun e Elbasanit. Nisur nga kjo situatë të gjitha komisariatet kanë ndërmarrë një aksion duke arrestuar një numër të konsiderueshëm autorësh të vjedhjeve. Kështu nga muaji janar e deri më 15 shkurt janë regjistruar 35 vepra penale për vjedhje nga të cilat 18 janë vjedhje objektesh si banesa, dyqane, magazina dhe shkollë, qendra kultore Librazhd etj. Gjithashtu është regjistruar një vjedhje hekuri për skrap dhe një vjedhje parash. 6 vepra të tjera penale kanë mbetur në tentativë kryesisht në banesa dhe magazina, ndërsa 7 vjedhje kanë pasur si synim vjedhjen e portave të hekurit, shina treni etj. Gjithashtu po për të njëjtën periudhë komisariatet kanë konstatuar 9 raste të veprës penale të shkatërrimit të pronës ndër të cilat një ujësjellës, dëmtimi i disa kabujve elektrikë po në Librazhd, shkatërrimi i ambienteve të Zyrës së Punës, si dhe dëmtimi i disa mjeteve. Për vjedhjet Drejtoria e Policisë Elbasan ka organizuar edhe 4 operacione të koduara me arrestimin e 29 personave për vjedhje të ndryshme. Në Elbasan funksionojnë disa pika që grumbullojnë skrap dhe kjo ka bërë që shumë persona kryesisht të rinj të synojnë vjedhjen e mjeteve të hekurta për t’i shitur më pas në këmbim të parave. L. Lleshi


aktualitet • E enjte 21 shkurt 2013

»

07

Bashkia shpërndan banesat e fundit me qira sociale

Lidhen kontratat me 29 familje, ende pa llogari për fillimin e pagesave LEDIA LLESHI Dhënia e banesave sociale më qira nga bashkia e qytetit të Elbasanit është në fazën përfundimtare. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak është miratuar lista e 26 apartamenteve të fundit dhe pothuajse të gjitha familjet janë vendosur në këto ambiente. Ato kanë nënshkruar një kontratë 10-vjeçare për t’u strehuar në këto apartamente. Por Ministria e Financës ende nuk ka çelur llogarinë për pagesën e qirave. Banesat sociale Pagesa që familjet do të shlyejnë çdo muaj është 7100 lekë të reja dhe në vitet në vazhdim ajo mund të ndryshojë në varësi të vendimeve që mund të marrë Këshillit Bashkiak. Administratori i banesave sociale Artur Guni tha se pothuajse të gjitha familjet janë akomoduar në këto ambiente dhe janë bërë banorë të rregullt të apartamenteve të reja që u ndërtuan nga bashkia. Sipas tij, ndërkohë që bashkia ka bërë të gjitha procedurat duke i dhënë edhe çelësat në dorë këtyre familjeve, Ministria e Financës që duhet të çelte një llogari për pagesën e qirave nga ana e këtyre familjeve nuk e ka bërë ende këtë dhe shlyerja e detyrimeve ende nuk mund të zhvillohet normalisht nga ana e familjarëve përfitues. Bashkia e qytetit të Elbasanit me kredi të Bankës Botërore ka ndërtuar 96 apartamente për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Shfrytëzohen për krah pune dhe prostitucion

Fëmijët e rrugës e romët në skemë sociale trajtimi DURRES- Skemat e trajtimit social të shtresave më në nevojë dhe të të rinjve të rriskuar për shkaqe të ndryshme kanë mundur të zbusin shifrat e fëmijëve lypsarë apo të grave të trafikuara. Drejtoria e Shërbimit Social në Durrës ka realizuar disa projekte në bashkëpunim edhe me shoqata e institucione të tjerë kryesisht për të mbrojtur fëmijë jetimë dhe të vegjlit që nxirren forcërisht për të lypur në rrugët e qytetit. Gjatë vitit 2012 në saj të një fondi prej 5 milionë lekësh janë trajtuar 150 familje të kësaj kategorie. Drejtoria e Trajtimit Social nuk ka dhënë shifra, por ka bërë të ditur se kjo kategori është shfrytëzuar për krah pune dhe përfitime. Bashkësia rome dhe egjiptian-ballkanase, në raportet e kësaj drejtorie, mbeten grupet më në rrezik për një sërë arsyesh të renditura në materialin e publikuar. Specialistët kanë thënë se është shumë vështirë të afrohen zgjidhje për këtë kategori ngase ata bëjnë jetesë krejt ndryshme nga pjesa tjetër e shoqërisë. Pas këqyrjes në terren për një periudhë kohe është bërë e mundur të merret një statistikë e përafërt për numrin e fëmijëve që lypin rrugëve, numër që shkon deri në 70 fëmijë brenda në qytet. Por pavarësisht projekteve të zbatuara të gjitha rrugët kryesore të qytetit bregdetar, shëtitorja, sheshet kryesore, vendqëndrimet e autobusëve të linjave urbane dhe zona e Plazhit ka një numër shumë të madh të fëmijëve e grave që lypin në rrugë. A. Ajazi

Bashkia: Nuk na vjen fondi

Shpërblimi për fëmijët e lindur, 2200 bebe “në pritje” nga 2010 Pagesa që familjet do të shlyejnë çdo muaj është 7100 lekë të reja dhe në vitet në vazhdim ajo mund të ndryshojë në varësi të vendimeve që mund të marrë Këshillit Bashkiak. Administratori i banesave sociale Artur Guni tha se pothuajse të gjitha familjet janë akomoduar në këto ambiente dhe janë bërë banorë të rregullt të apartamenteve të reja që u ndërtuan nga bashkia. Sipas tij, ndërkohë që bashkia ka bërë të gjitha procedurat duke i dhënë edhe çelësat në dorë këtyre familjeve, Ministria e Financës që duhet të çelte një llogari për pagesën e qirave ...

Apartamentet e ndërtuara me kredi të Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim janë projekti i parë i banesave popullore ose shtëpive me qira të ulët në Bashkinë Elbasan. Funksionimi sipas Gunit varet nga bashkërendimi i punës prej të gjitha strukturave që janë pjesë. “Tashmë të gjitha këto familje duhet të paguajnë kushtin për të vijuar normalisht funksionimin e administrimit të këtyre banesave, por nuk ka ende një llogari ku kjo qira do të paguhet. Ne jemi duke kontaktuar me ministrinë përkatëse dhe shpresojmë që kjo situatë e krijuar të zgjidhet shumë shpejt”, u shpreh administratori Guni.

ELBASAN- Rreth 2200 nëna që kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre nuk marrin shpërblimin e miratuar me ligj qysh nga viti 2010. Sipas një VKM, çdo bebe e lindur përfiton 5 mijë lekë të reja, por ka nga ato fëmijë që tashmë janë bërë 4 vjeç dhe ende nuk e kanë përfituar shumën e miratuar me ligj. Sipas bashkisë, vonesa vjen nga Ministria e Punës dhe Çështjeve sociale. Sipas nënkryetarit të Bashkisë Elbasan, Serafin Papa, për vitin 2012 janë shpërblyer vetëm 600 familje të prapambetura nga vitet e kaluara. Ai tha se bashkia i dërgon ministrisë numrin e lindjeve të reja bashkë me shkresën e fondeve që duhen. Ai pohoi se nga ana e bashkisë janë bërë kërkesa të herëpashershme për mbulimin e këtij boshllëku të krijuar, por ende nuk është marrë asnjë përgjigje. “Shpërblimi i lindjeve nuk është në duart e bashkisë. Ne jemi thjesht administratorë të fondit dhe bëjmë shpërndarjen, por duhet ta sjellë ministria detyrimin përkatës. Asnjëherë ky fond nuk ka qenë i plotë dhe ne mundohemi të likujdojmë lindjet më të hershme”. A. Shopi është një nënë që pyet herë pas here në zyrat e informacionit të bashkisë për shpërblimin e lindjes. “Është e vërtetë që kjo shifër është e vogël dhe nuk na bën shumë punë, por gjithsesi është miratuar me ligj dhe ne duhet ta marrim”, shprehet ajo. Rastet si kjo nënë janë të shumta në zyrën e informimit të qytetarëve në bashki. Ka prej tyre që kanë mbi 5 vjet që nuk e kanë përfituar këtë shpërblim. L. Lleshi

Eduart Hoxholli promovon një nga figurat më të shquara të këngëve popullore

Procedohen dhe përfituesit

Në harresë për 50 vjet, këngët e Bodinit tani në libër

U dhanë asistencë sociale të punësuarve, 2 në pranga

Jeta interesante e një prej artistëve që vuajti më shumë DURRES- Eduart Hoxholli, intelektuali, mësuesi dhe publicisti elbasanas, së fundi ka dalë me librin e tij të 10-ë, kushtuar kompozitorit popullor të Shqipërisë së Mesme, Mustafa Bodini, i harruar qëllimisht nga qeveria komuniste për 50 vjet. “Bodini, Këngët e një Zemre”, titullohet libri i tij më i fundit që publicisti Eduart Hoxholli, ka hedhur në treg kushtuar artistit, kompozitorit dhe njeriut që i dha shumë Elbasanit në fushën e krijimtarisë artistike, të madhit Mustafa Bodini. Shkrimtari Hoxholli e sjell të pavdekshmin Bodini, të gjallë, mes vargjeve, historive, këngëve, kujtimeve dhe trajtimit shkencor në fushën e krijimtarisë letrare dhe artistike. Hoxholli mbetet shkrimtari elbasanas, i vetëm dhe i rrallë në llojin e tij, ai vjen i ngrohtë, i përmallshëm, nos-

talgjik, dhe bujar, dhe kjo duket tek lexon librin e tij të fundit “Bodini, Këngët e një Zemre”. Ky libër flet për jetën e të madhit Mustafa Bodini, që lindi nga sofra elbasanase, u rrit dhe edukua nga familja dhe

rrethi tij shoqëror, u formua dhe arsimua jashtë shtetit, për të arritur tek krijimtaria e tij e rrallë dhe e pasur artistike, duke lënë pas, një fond të çmuar me këngë, që vlerësohen edhe sot e kësaj dite nga

kritikët e kësaj gjinie, por edhe nga dëgjuesit e shumtë. Eduarti e trajton mrekullisht figurën e Mustafa Bodinit, duke i dhënë shpesh asaj përqasjen e një studimi shkencor në fushën e krijimtarisë artistike. Këngët e Bodinit të madh, jeta, vepra, familja, rrethit tij shoqëror, fati që e shoqëroi në jetë, qysh nga martesa me gruan italiane Ada, fatkeqësitë e shumta që e ndoqën edhe pas vitit 1945, ikja e saj e detyruar, burgosja nga diktatura komuniste, dhe ikja nga kjo jetë fare pa u ndjerë, i japin madhështi elbasanasit Mustafa Bodini. Ai ka lënë pas një thesar të çmuar, ka lënë këngët e tij, të cilat Hoxholli, i prezanton në mënyrë brilante dhe i trajton aq bukur nga pikëpamja publicistike në librin e tij të fundit duke e titulluar me të drejtë atë “Bodini, Këngët e një Zemre”. A. Ajazi

ELBASAN- Specialistët e Sektorit kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë marrë një informacion se një numër i konsiderueshëm shtetasish banorë të rrethit Këlcyrë kanë përfituar në mënyrë të paligjshme asistencë sociale nga Bashkia Këlcyrë. Pas hetimeve ka rezultuar se 5 shtetas prej 5 vitesh përfitonin asistencë sociale në mënyrë të paligjshme pasi 3 prej tyre prej 5 vitesh ishin të punësuar në një firmë guroreje në Këlcyrë dhe firma u kishte paguar sigurimet shoqërore çdo muaj. Ndërsa dy shtetas të tjerë prej vitesh figurojnë emigrantë në Greqi dhe nuk dihet se kush i përfitonte këto lekë në emër të tyre. Nga verifikimet e bëra rezultoi se shtetasi E. Ristani me detyrë shefi i Zyrës së Punës në Përmet ka lëshuar vërtetime për të 5 këta shtetas që janë të papunë për këtë periudhë kohore prej 5 vitesh. Ndërkohë Zyra e Përkrahjes Sociale në Bashkinë Këlcyrë në bazë të ligjit duhet të bënte verifikimet çdo muaj me sigurimet shoqërore, të cilën nuk e ka kryer. Ndodhur në këto kushte janë arrestuar shtetasit: E. Beqiri, i datëlindjes 1986, lindur dhe banues në Këlcyrë, me detyrë Shef i Zyrës së Përkrahjes Sociale në Bashkinë Këlcyrë, E. Ristani, me detyrë Shef i Zyrës së Punës në Përmet. Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”. Si dhe është proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”, dhe ndiqet në gjendje të lirë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore kohët e fundit Specialistja e Zyrës së Përkrahjes Sociale në Bashkinë Këlcyrë F. Shahu. Gjithashtu ndiqen penalisht në gjendje të lirë dhe përfituesit.


08

« aktualitet

E enjte 21 shkurt 2013 •

Prokuroria paraqet provat për Aldo Hoxhën, i akuzuar për vrasjen e 36-vjeçares

“Vrau për varësen, u fsheh poshtë krevatit të dajës” Akuza: Ka të çjerra nga fëmijët e saj. Avokati: Nuk ishte aty kur u vra Togat e zeza kryeqytetase çelin shqyrtimin e gjyqit për autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të Fatbardha Tafës, gushtin e kaluar, në tentativë për t’i marrë varësen e floririt nga qafë. Prokuroria lexoi dje kërkesën për gjykim duke e akuzuar Aldo Hoxhën për vrasje, teksa pala mbrojtëse mohoi akuzat me pretendimin se i pandehuri nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, në kohën që është kryer vrasja. Sipas organit të akuzës, Aldo Hoxha kishte shenja në trup, pasi fëmijët që shoqëronin viktimën në momentin e ngjarjes, e goditën me patina, në përpjekje për të mbrojtur nënën e tyre. Prokuroria nënvizon se Hoxha tentoi t’i fshihej policisë, pasi në momentin e arrestimit ai u gjet poshtë krevatit në shtëpinë

e dajës së tij. Nga ana tjetër, avokati Arben Qeleshi deklaroi se Aldo Hoxha nuk kishte lidhje me vrasjen e gruas. Sipas Qeleshit, shenjat që i riu ka në trup janë si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij nga policia. Por sipas dosjes së Prokurorisë, bie alibia e Aldo Hoxhës, sipas së cilës, ai ka pasur shenja në trup të shkaktuara nga keqtrajtimi që efektivët e

policisë i kanë bërë gjatë arrestimit. Në dosjen e Prokurorisë sqarohet se shenjat në trupin e Aldo Hoxhës ishin krijuar jo më parë se 48 orë nga momenti i ekzaminimit, gjë që çon në logjikën se shenjat janë krijuar në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Prokuroria u shpreh se “Duke iu referuar dëmtimeve, si ekimoza, gërvishtje të konstatuara në trupin e Aldo Hoxhës,

arrihet në përfundimin se ato janë pasojë e veprimeve me thonj. Gjithashtu, shenjat janë në ato vende ku i lë zakonisht ai që mbrohet nga një sulm i papritur, pra ato janë shkaktuar nga duart dhe thonjtë e Fatbardha Tafës, motrës së saj, si dhe goditjet nga dy djemtë e mitur”. Mbi Hoxhën rëndojnë akuzat e “vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “plagosjes së lehtë me dashje”, në dëm të Lumturie Gjanës, motrës së viktimës. Policia e arrestoi pak ditë pas vrasjes së Tafës, pasi u krye një analizë e ADN-së së shenjave që kishte në trup, të cilat ishin krijuar nga të çjerrat e fëmijëve të gruas, gjatë momentit të tentativës së grabitjes së varëses. Familjarët e 20-vjeçarit kanë deklaruar se ai ndodhej diku tjetër kur ka ndodhur vrasja.

Prokurorët marrin dëshmitë, pritet krahasimi i ADN-së

Shtatzënia e Pecit, vëllai i mëshon klinikës, studentja s’mban mend Mariglen Mulla “As po, as jo. Fëmijën do ta mbaj, do ta heq. Nuk mbaj mend asgjë ç’më ka ndodhur”. Pak a shumë kjo gjendje luhatjeje zotëronte atyre dy orëve kur Florije Peci, studentja e mbijetuar nga tragjedia e Himarës, u mor dje në pyetje nga prokurorët e Tiranës për shtatzaninë e padëshiruar, e cila dyshohet se ka ardhur nga përdhunimi në Austri. Edhe vëllai i saj, Gazmend Peci, i cili ishte i pari që vuri në lëvizje organet hetimore, dha versionin e tij për 4 orë, ku mësohet se insistoi se e motra ishte përdhunuar në shtator. Prokurori i çështjes Arben Nelaj konfirmoi se është vendosur të bëhet ekzaminimi gjinekologjik i Florije Pecit, për të përcaktuar momentin e ngjizjes së fëmijës. Hapat e mëtejshëm të krahasimit të ADN-së së foshnjës dhe hetimet paralele në klinikën austriake do të plotësojnë procedurat për mësimin e së vërtetës për këtë rast që për momentin duket misterioz. Dëshmitë Dje paradite, 22-vjeçarja Florije Peci u përball me prokurorët e Tiranës, të cilët e kanë pyetur për rreth 2 orë në maternitetin “Mbretëresha Gerladinë”. Mësohet se 22-vjeçarja u është përgjigjur hetuesve, në praninë e një psikologeje për shkak se ajo shfaq probleme të rënda psikologjike që pas aksidentit tragjik të Himarës. Siç pretendojnë familjarët e saj, Florija nuk u ka dhënë as prokurorëve detaje që mund të çonin në identifikimin e personit që

Në verifikim edhe disa të tjerë

Vodhën kalimtarë dhe shtëpi, policia arreston katër autorë Katër persona të akuzuar për vjedhje të ndryshme janë prangosur orët e fundit në kryeqytet. Kështu, në pranga ra Edison Haklaj dhe Edison Ponari, të dy nga 18 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Ndalimi i tyre u realizua pasi është dokumentuar tërësisht implikimi në vjedhjen me dhunë të një shtetasi egjiptian, ngjarje kjo e ndodhur një javë më parë, në afërsi të “Rrugës së Durrësit”, të cilit i kanë vjedhur me dhunë një shumë të konsiderueshme parash e sende personale. Aktualisht nga strukturat e policisë po vazhdon puna për të dokumentuar të tjera vjedhje me dhunë të realizuar nga këta shtetas, apo implikimin e personave të tjerë. Komisariati nr.4 ka arritur të dokumentojnë një tjetër vjedhje të një biznesi e ndodhur në zonën e “Freskut” në Tiranë. Më konkretisht, në sajë të bashkëpunimit përmes Institutit të Policisë Shkencore u bë e mundur zbulimi i autorit të dyshuar të kësaj vjedhje, i është shtetasi Shefitjon Likaj, 18 vjeç, lindur dhe banues në Fier (i cili aktualisht ndodhet i arrestuar për një tjetër vjedhje). Nga komisariati nr.6 është bërë ndalimi i shtetasit Bardhyl Shkreta, 34 vjeç, lindur dhe banues në Vaqarr të Tiranës, i dënuar më parë, sepse te “ish-Kombinati Tekstil” ka vjedhur pompën e tubacionit të ujit të një magazine.

Policia i vë prangat në Paskuqan

I pari i shtëpisë rreh gjithë familjen, e denoncon i biri Një 56-vjeçar është arrestuar dje sepse dhunonte të gjithë familjen, duke nisur fëmijët, nënën, etj. Policia tha se komisariati nr.5 ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Luftim Sela, 56 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Paskuqan. Arrestimi i tij është bërë pasi më datë 19 shkurt të këtij viti, rreth orës 16.30, djali i tij ka depozituar një kallëzim penal, nga ku deklaron se në banesën e tyre në Paskuqan, Sela dyshohet se ka dhunuar nënën e tij dhe fëmijët në vazhdimësi, duke i kërcënuar për jetën, me një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje në banesë. Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, si dhe një sërë municionesh. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, ndërsa kjo vepër penale është e parashikuar nga nenet 278/2 e 130/a të Kodit Penal.

Nga Antidroga e Tiranës

Bien në pranga dy të rinj me disa gramë hashash Me një sasi të konsiderueshme hashashi janë kapur dje dy të rinj nga Seksioni kundër Narkotikëve. Kështu, në pranga ranë Ardian Thaçi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Juxhin Jargavani, 22 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tyre shtetasve u bë pasi më 19 shkurt të këtij viti, rreth orës 14.30, te sheshi “Shtraus” nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të komisariatit nr.4 janë kapur me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 50 gramë, me gjithë ambalazh. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ardian Thaci, i cili jetonte në të njëjtën banesë me qira me shtetasin Juxhin Jargavani, u gjetën 5 qese farmacie, ku brenda tyre kishte hashash.

I dërgonin si udhëtarë të rregullt ka abuzuar me të. Ndërkaq 22-vjeçarja është shprehur se nuk mbante mend asgjë që mund të lidhej me shtatzëninë e saj dhe se nuk dinte nëse do ta mbante apo jo fëmijën. Ndërkohë, dje në ambientet e Prokurorisë së Tiranës është paraqitur edhe vëllai i Florijes, Gazmend Peci dhe motra e saj Erida Peci, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen. Ata kanë nisur dëshminë rreth orës 12:00, ndërsa kanë folur për kohën e qëndrimit në Austri. Vëllai i ka qëndruar versionit se dyshimet e tyre bien mbi personat që kanë lidhje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me klinikën austriake “Gmundnerberg”, pasi shtatazina është konceptuar në muajin shtator, kur Florija ishte në koma. Motra e Florijes ka konfirmuar faktin

se familja ka vendosur që vajza ta mbajë fëmijën, pavarësisht gjendjes së saj psikologjike, pasi foshnja është gjaku i tyre. Erida Peci tha se familja nuk dyshon tek askush për përdhunimin. Hetimet Mjekët kanë konfirmuar se në bazë të analizave dhe kontrolleve gjinekologjike, të cilave iu nënshtrua 22-vjeçarja, rezulton se barra e saj ka nisur në fundin e muajit shtator. Florije Peci ka mbërritur në Shqipëri më 11 tetor të vitit 2012, pasi u rehabilitua në një spital në Vjenë të Austrisë. Ndërkaq, klinika “Gmundnerberg” thotë se Florije Peci ka qënë paciente e tyre, duke shtuar se “Gjatë qëndrimit në qendrën tonë kishte mundësi

largimi”. Fillimisht, kallëzimi penal u bë pranë Prokurorisë së Përgjithshme nga Gazmend Peci, vëllai i Flories, një nga vajzat që i mbijetoi aksidentit të Himarës në maj të vitit të kaluar, e cila për shkak të plagëve të marra u dërgua për kurim në Austri. Ai denoncon se Florija ishte në Austri, ku për më shumë se 55 ditë qëndroi në koma. Më tej Gazmendi shton se “Më 11 tetor motra jonë u kthye në Shqipëri dhe për shkak të shqetësimeve të shumta specialistët konkluduan se ajo është shtatzënë. Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri më 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Floria ka qenë e shtruar në klinikën “Gmunderbergut” Almunster në Austri, në periudhën e rehabilitimit”.

Pranga shqiptarëve me linjë trafiku klandestin Itali-Angli ITALI- Paraditen e djeshme, policia italiane në Torino shkatërroi një grup kriminal që trafikonte emigrantë klandestinë shqiptarë nga Italia në Britaninë e Madhe. Sipas medieve italiane, ky grup kriminal prodhonte dhe pajiste shqiptarët me dokumente false dhe me biletën e avionit, kundrejt një shume të caktuar parash. Sipas burimeve, ka qenë policia torineze që ka arrestuar dy persona dhe ka denoncuar 28 të tjerë, 11 prej të cilëve anëtarë aktivë të grupit dhe të tjerët mbështetës. Grupi kriminal merrej personalisht me klientët, duke nisur nga mbërritja e tyre në Itali deri në nisjen për në Mbretërinë e Bashkuar, duke i bërë që të dukeshin udhëtarë të vërtetë. Ngjarja në fjalë është një tregues se kriza ekonomike që ka goditur Italinë e ka hequr këtë vend nga lista e shteteve atraktive për emigrantët, të cilët po zgjedhin vende të tjera perëndimore.


aktualitet • E enjte 21 shkurt 2013

»

09


10

« opinion

E enjte 21 shkurt 2013 •

Rrëzimi i pamjaftueshëm i bustit të diktatorit

D

Nga Nebil ÇIKA

je shumica e shqiptarëve përkujtuan rrëzimin 22 vjet më parë të monumentit të diktatorit Enver Hoxha në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Patjetër që kjo datë është nga më të shënuarat në historinë e popullit dhe kombit tonë dhe përkujtimi i saj përbën një nderim për ata që përmbysen simbolin e diktues më të egër në Europë, që u soli shqiptarëve vuajtje gjysmëshekullore. 20 shkurti dhe rrëzimi i bustit të Hoxhës përbëjnë goditjen përfundimtare, de jure, të diktaturës komuniste dhe është një nga simbolikat më domethënëse të historisë kombëtare dhe, si e tillë, e meriton respektin dhe nderimin që i bëhet çdo vit. Mirëpo sot, 22 vjet më vonë, përveç kremtimit me krenari të kësaj ngjarjeje historike si simbol i rrëzimit të diktaturës lind nevoja të bëjmë edhe një bilanc se ku jemi me atë që shumica e shqiptarëve shpresonin të realizonin në atë kohë. Sot, 22 vjet më vonë, shohin se Shqipëria ka bërë shumë përpara në objektivat e saj demokratike. Në vend të rrethimit me tela me gjemba, burgjeve dhe internimeve të detyruara nga diktatura kemi të drejtën të lëvizim të lirë në Europë. Pushteti përcaktohet nga zgjedhje të lira, ndërkohë që liritë dhe të drejtat themelore të njeriut kanë arritur në një stad pothuaj perëndimor. Liria e fjalës, e shtypit dhe ajo e lëvizjes janë të garantuara me ligj, ndërkohë që ekonomia e tregut ka rritur fuqinë ekonomike dhe mirëqenien qytetare në parametra të pakrahasueshëm me 22 vjet më parë. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe BE-së e ndërkohë po avancon drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Arritje të mëdha janë shënuar në aspektin politik, juridik dhe infrastrukturor, duke e kthyer vendin nga një situatë gjysmëfeudale në një vend në zhvillim të shpejt. Me pak fjalë, situata as nuk mund të krahasohet me 22 vjet më parë dhe ata që iniciuan dhe realizuan rrëzimin e bustit të diktatorit kanë gjithë të drejtën të krenohen me atë çka erdhi pas kësaj. Por me gjithë arritjet spetakolare të Shqipërisë postdiktatoriale, duket se shumë gjëra që mendoheshin atëherë si objektiva të demokracisë nga ata që rrezuan bustin nuk janë ose janë bere keq. Diktatura ishte krimi më i madh që shqiptarët kanë provuar në shpinën e tyre gjatë gjithë historisë. Nga vrasjet, burgimet, torturat, internimet, kufizimi i lirësisë, mohimi i së drejtës së pronës dhe ndali i besimit te Zoti e deri tek izolimi i plotë e varfëria në kufijtë e mbijetesës është një numër rekord krimesh shtetërore, që sigurisht kanë autorë duke filluar nga diktatori e deri te shërbëtori i fundit i tij në fshatin më të humbur nga Vermoshi në Konispol. Çdo krim, sidomos ai politik e shtetëror, duhet ndëshkuar jo vetëm si e drejtë juridike por edhe si një masë politike e shoqërore për të mos u përsëritur më. Kështu është vepruar me diktuarat në të gjitha rastet në historinë moderne të Perëndimit, por edhe ato komuniste simotra me diktaturën tonë. Sigurisht që për nga egër-

sia dhe numri i krimeve kjo jona mund të krahasohet vetëm me atë të Stalinit apo Pol Potit, por gjithsesi natyra e krimit dhe sistemi politik që i mundësoi ato ishin të ngjashme. Mosndëshkimi i krimit të diktaturës komuniste, aq i shpresuar nga ata që rrëzuan bustin e Hoxhës më 22 mars, përbën ndoshta problemin më të madh jo vetëm për atë çka shumica e shqiptarëve synonin më 22 mars 1991, por dhe për zhvillimin e sidomos funksionimin e demokracisë shqiptare. Për ta bërë më konkrete këtë situatë dua të kujtoj se një nga parullat kryesore të mijëra qytetarëve të Tiranës 22 vjet më parë ishte: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Duke marrë si pikë referimi pikërisht këtë slogan, krahasimin e arritjeve demokratike të Shqipërisë duhet ta bëjmë pikërisht me Evropën ose të paktën me ato vende europiane që patën fat të përafërt me ne. Nuk guxoj ta krahasoj qëndrimin tonë ndaj diktaturës komuniste me atë që u mbajt ndaj diktaturës naziste pas rënies se saj, por e kam të vështirë ta bëjë këtë edhe me qëndrimin ndaj diktaturave të tjera komuniste të Europës homologe me atë tonën. Në vendet e Europës ish-komuniste, si Gjermani Lindore, Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria etj., me gjithë krimet modeste në krahasim me Shqipërinë, pati përpjekje të konsiderueshme për ndëshkimin e krimeve politike dhe sidomos spastrimin i politikës dhe krejt strukturave demokratike nga autorët e tyre në të gjitha nivelet. I vetmi vend ku përpjekjet për ndëshkimin e krimeve të komunizmit ose kanë dështuar, ose nuk janë ndërmarrë fare është Shqipëria. Sot ne jemi i vetmi vend europian pa një ligj lustracioni, gjë e cila ka mundësuar jo vetëm mosndëshkimin e krimit komunist, por edhe praninë e fortë të autorëve të krimeve në të gjitha fushat e jetës. Kështu, politika, parlamenti, administrata shtetërore, sistemi i drejtësisë, media, shoqëria civile etj. janë të mbushura me autorë të krimeve komuniste, gjë që përben jo vetëm një padrejtësi të madhe, por dhe një pengesë, gjithashtu të tillë. Megjithëse i vetëtuar juridikisht, gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit ngelen të pandëshkuara, edhe pse nuk parashkruhen e nuk ka ligj apo konventë ndërkombëtare që t’i ndalojë. Diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia, vdiq i pashteruar në shtrat dhe u varros me nderime. Një fat të ngjashëm patën ose kanë të gjithë anëtarët e lartë të kupolës komuniste dhe institucioneve të dhunas politike, Sigurimi i Shtetit, prokuroritë, gjykatat etj. Një pjesë e mirë e tyre kanë sot pozita dominuese në politikë e pushtete të tjera e veçanërisht në ekonomi. Kështu, ish-ministri i fundit i brendshëm komunist, Gramoz Ruçi, vazhdon të jetë numri dy i opozitës ish-komuniste, ndërkohë që pjesëtar të Sigurimit të Shtetit, të gjykatave e prokurorive të diktaturë janë ende pjesë e shërbimit sekret të shtetit dhe sistemit të drejtësisë. Drejtues të njohur të partisë apo rinisë komuniste janë sot oligarkët e rinj ekonomikë e financiarë të Shqipërisë. Askush nuk e kontrolli mënyrën e vënies së pasurive, me gjithë dyshimet e hedhura në

mënyrë të vazhdueshme në opinionin publik. Ata zotërojnë pjesën dërrmuese të ekonomisë kombëtare, duke u bërë suport i paparë politik për ish-komunistët në politikë. Partia komuniste “kapërceu ylberin” më 1991, duke u emërtuar “socialiste” dhe sot vazhdon të jetë pa asnjë ndrojtje trashëgimtare politike e gjenetike e diktaturës. Sot, 22 vjet pas rrëzimit të bustit të diktatorit, shqiptarët që e hodhën atë janë politikisht përballë të njëjtëve emra si atëherë: “Koleka”, “Rama”, “Gjoni”, “Peza”, “Kapo”, “Bushati”, “Klosi” etj. Pjesëtarë të familjeve të njohura të kupolës së diktaturës komuniste. Djem e vajza kanë zëvendësuar baballarët e nënat në një sistem e metodë mafioze të trashëgimit të pushtetit, por edhe të metodave të marrjes dhe mbajtjes se tij. Them “të metodave” pasi në asnjë rast të vetëm ish-komunistët nuk kanë marrë pushtet në mënyrë demokratike. Ata erdhën në pushtet për herë të parë pas rënies së diktaturës me kryengritje të armatosur më 1997. E mbajtën atë për tetë vjet duke ushtruar terror e dhunuar zgjedhjet, rezultati i të cilave u kontestua botërisht. Nga pushteti i tyre u vra simboli i lëvizjes antikomuniste Azem Hajdari dhe dhjetëra protagonistë të tjerë të rrëzimit të bustit të Hoxhës dhe krejt diktaturës 22 vjet më parë. Tentuan më 21 janar 2011 të merrnin pushtetin me dhunë, duke dëshmuar edhe një herë psikologjinë dhe metodologjinë e etërve të tyre politikë e gjenetikë. Fati më flagrant i qenies së rrëzuesve të bustit ballë për ballë me të njëjtët emra, ADN e psikologji si 22 vjet më parë janë përpjekjet për izolimin e vendit nga PS-ja, që ka kundërshtuar apo sabotuar çdo hap të integrimit euroatlantik të vendit. PS-ja ka votuar kundër, po është munduar të pengojë të gjitha hapat e integrimit nga anëtarësimi në Këshillin e Europës më 1995 tek ai në NATO, liberalizimi i vizave e deri te bllokimi aktual i statusit të vendit kandidat në BE. Politika e izolimit është, pa dyshim, gjeni më i fortë në këtë trashëgimi politike e biologjike dhe besoj se do të ishin gati ta rrethonin sërish me tela me gjemba, po të kishin qoftë edhe një mundësi. Këto që thamë janë vetëm një pjesë e atyre që nuk u benë apo janë bërë keq në këtë start 22-vjeçar të demokracisë shqiptare, prandaj them se rrëzimi i bustit të Hoxhës është i pamjaftueshëm për të pretenduar rënien e diktaturës komuniste. Për fat të keq, duket se ne vetëm e kemi zhvendosur pak atë. Ajo dhe ithtarët e saj të pandëshkuar janë atje, në pritje për t’u rikthyer sërish, pa ndonjë ndryshim me baballarët e tyre. Nuk ruhen më, kanë filluar të rishfaqen qartësisht si në revolucionin e 1997-s, më 21 janar 2011 dhe tani vonë me përpjekjet për t’i ngritur bust një prej komunistëve më gjakatar, nr. 2 të diktaturës, Mehmet Shehut. Përgatituni, do të jemi përballë sërish më 23 qershor, në një betejë finale të njëjtë e ndoshta po aq të rëndësishme sa rrëzimi i bustit 22 vjet më parë. A po e kujtoni çfarë ka ndodhur? U thashë se rrëzimi i bustit nuk mjafton.

Bruksel dhe Berlin

F

esta mbaroi. Për dikë mirë e për dikë tjetër edhe më mirë. Por pas çdo feste vjen këndellja. Dhe kjo që do të pasojë, sidomos për ne në rajon, do të jetë aq e rrufeshme. Menjëherë këtë fillimjavë. Të martën në Bruksel pritet takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kolegut të tij serb Daçiç. Është e tepërt këtu të rikujtohen të gjitha paralajmërimet, nga baronesha Ashton deri tek Albert Rohan, se faza e re e dialogut mes Prishtinës e Beogradit është sa vendimtare, aq dhe dramatike. Me të drejtë. Kjo shihet nga nervozizmi që, jo nga dita në ditë, por nga ora në orë, vërehet në deklaratat dhe buzët e Ivica Daçiçit. Kulmi ndoshta ishte të dielën. Në mënyrë që të martën e mërkurën të ndihet në tryezën e bisedimeve mes dy shefave të qeverive të Kosovës e të Serbisë. Pozitat janë të qarta: Beogradi duhet të lëvizë dhe lëshojë pe. Institucionet paralele në Veri të Kosovës duhet të shkojnë. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë presidenti serb Toma Nikoliç, i cili edhe na “sugjeronte” që këtë inkorporim të institucioneve serbe të Veriut duhet ta “shënojmë” në kushtetutën e Kosovës. Në këtë ton edhe Daçiçi vetëm sa i qëndronte prapa shefit të shtetit, por edhe me kërkesën maksimale që ai do ta hedhë në tavolinë: formimin e lidhjes së komunave serbe në Kosovë. Pra, derisa Beogradi e ka të qartë që në Veri më s’do të jetë kurrë siç ishte deri tashti, në të njëjtën kohë do të shkohet me kërkesën maksimale: atë të autonomisë serbe në Kosovë. Këtë kërkesë nuk do ta pranojë

Nga Beqë CUFAJ Thaçi. Dhe nuk ka pse, sepse kjo do të ishte vetëvrasje politike qoftë për të, qoftë dhe për të ardhmen e Kosovës, kushtetuta e së cilës është e qartë. Se si do të gjendet një zgjidhje mes këtij, siç Beogradi po i thotë “transformimi” të strukturave paralele në Veri, por Prishtina e quan “shuarje” të tyre, nuk e dimë. Por ajo që tash mund të themi është se Beogradi e ka kuptuar punën që e pret. Dhe kjo nuk varet aq shumë nga takimi Thaçi- Daçiç, sa te një ngjarje tjetër, e cila paralelisht me atë në Bruksel ka po aq rëndësi. Fjala është për vizitën e zëvendëskryeministrit serb, i cili është bërë sinonimi i njeriut më të pushtetshëm në Serbi, Aleksandar Vuçiç, në Berlin. Dhe atë jo edhe krejt rastësisht - pikërisht këtë të martë dhe mërkurë. Pra, në kohën sa Daçiçi dhe Thaçi me baroneshën flasin për detajet, është Berlini, janë Vuçiçi dhe këshilltari i kancelares Merkel, Heusgen, ata që do të bëjnë punët që duhen bërë. Krejt kjo ngjet për arsyen e thjeshtë se Berlini ka qenë dhe është i qartë qoftë kur prania e strukturave paralele serbe në Veri është në pyetje, ashtu dhe marrja e datës për Serbinë për fillimin e negociatave me BE-në. Dhe dihet se, po të mos ishte Berlini, Beogradi këtë datë tashmë do ta kishte. Involivimi gjerman në Kosovë, qoftë me KFOR-in e tash së voni edhe me EULEX-in, është aq i madh, saqë në këtë pikë s’ka dilemë se në kohët që na presin roli i Berlinit do të jetë kyç. Manta për Beogradin: Berlini: “Merrni datën kur të lëvizni në Kosovë.” Presioni për Prishtinën: “Veriun jua rregullojmë, por jo edhe krimin e korrupsionin.”

Nëse dikush pyetet pse kjo nguti kësaj jave- përgjigjja del e thjeshtë. Beogradi duhet që pos premtimeve dhe sipas gjasave edhe marrëveshjes me Prishtinën për futjen e strukturave paralele (edhe) nën kupolën e qeverisë së Kosovës, duhet ta bëjë brenda këtyre dy javësh. Këtë e dinë që të tre: Nikoliçi, Daçiçi dhe sidomos Vuçiçi. Këtu s’ka vend për profeci, as teori konspiracioni. Zyra e kancelares, por dhe Westerwelle të fuqishmin e Beogradit do ta presin si e më së miri, sepse ky po e lufton korrupsionin, është më se i popullarizuar, dhe pse Vuçiçi e di që duhet ta ndihmojë Daçiçin në Veri të Kosovës. Rezultatet duhet të jenë të pashme dhe të prekshme dy javët që vjen, sepse Kancelarja harton propozimin për hapjen e bisedimeve për BE-në me Beogradin qysh tashti në shkurt, në mënyrë që në procedurën e rregullt në qershor Bundestagu edhe ta miratojë këtë propozim, ndryshe do të jetë vonë për çdo gjë. Në korrik e gusht s’ka Bundestag, sepse në Bundesrepublikë në shtator mbahen zgjedhjet. Për këtë shkak Ashton dhe Heusgen ia kanë ngushtuar rrethin Beogradit: o tash datën për bisedime, o duhet pritur edhe një vit. Në të dy skenarët Beogradin e presin ditë të vështira. Por tash për tash gjasat janë që Serbia do të pranojë (gati) çdo gjë për ta marrë datën. “Si do të jetë reagimi i serbëve në Veri?”, është pyetja mbi pyetjet. Sepse rrugës për në BE nuk ka truke, as lojëra. Beogradi do ta marrë vesh javën që vjen. Ashtu siç e kuptoi Thaçi me qeverinë e tij javën e kaluar, kur i ndali fallet për vizat.


opinion • E enjte 21 shkurt 2013

»

11

Frati, shqipnia e… “kush thoni ju?”

A

Nga Fritz RADOVANI

e dini se çdo ndërtese i vihen themelet n’dhe? Edhe pse n’varr, na hijshëm duhet t’jemi gurt e themelit t’njiasaj binaje t’cillin sot e quejm Shqypni.” Këto fjalë ka thanë frati Rregjent i Shqipnisë, At Anton Harapi O.F.M., në gjyqin komunist të zhvilluem në Tiranë në vitin 1946. At Anton Harapi asht lé në fshatin Shirokë pranë Shkodrës më 5 janar 1888 dhe pushkatue më 20 shkurt 1946 pranë lumit Lana në Tiranë. Edhe pse sivjet at Antoni kishte 125-vjetorin e lindjes së tij, as nuk u kujtue të paktën si shkrimtar, mbasi si frat apo atdhetar shqiptar nuk besoj se ka kush e kujton, mbasi shumica e shqiptarëve janë tue rifillue me mësue gjuhën kineze, që u ka pasë mbetë përgjysmë në vitin 1967. Po kleri katolik sot pse nuk e kujton, ose të paktën pse heshtë? Edhe ai e ka arsyen e vet! Për me e kujtue si frat, nuk e kanë njohtë, ndërsa si shkrimtar duhet me i pasë lexue veprat letrare të tij, të cilat për fatin e keq, këta klerikët e sotit nuk dijnë me i lexue, se janë gegnisht. Sa me i komentue roma-përroma, ma mirë mos me folë, as me shkrue fare për të. Në vitin 1936 edhe një tjetër klerik që nuk i bie kujt ndër mend për të, edhe ai prift katundesh - dom Kolec Prenushi, ka pasë shkrue në “Hylli i dritës” f. 583, se at Antoni “...asht mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, ndër të cilët disa janë kryevepra. Dija e thellë, arsyetimi i lidhun, analizimi i hollë, stili i peshuem dallojnë gjithë shkrimet e tija. Mund të jetë i thatë, i ftohtë, por ai asht i drejtë e i pafajshëm” Pra, dhjetë vjet para se me e pushkatua, ai thotë “por ai asht i drejtë e i pafajshëm”, dhe megjithëse dom Kolec Prenushi u masakrue edhe ai dhe vdiq mbas hetuesisë në vitin 1950, nuk ka lanë asnjë shënim se “kam gabue kur kam thanë për at Antonin se asht i drejtë e i pafajshëm”. Studiuesi i njohun Daniel Gazulli në vitin e kaluem shkruen për at Antonin: “Rezultat i akumulimit të dijeve dhe i përvojës si pedagog, asht botimi i veprës së parë pedagogjike “Edukata ose mirërritja e fëmijëve” më 1925, që mund të cilësohet edhe një përshtatje e leksioneve të pedagogut A. Hergert, një punim i mirëfilltë shkencor. Synimi fisnik i tij ishte që brenda lëvizjeve të reja reformatore të krijohen hapsina për modernizimin e metodave mësimdhë-

nëse, didaktika e shkollës së re shqiptare dhe kërkonte në veçanti që këtë rrymë të kohës ta shpërndante me pasion në moshën e re, tue e pajisë në këtë mënyrë me kujdes e matuni, me parimet progresiste të shkollës së traditës së hershme demokratike e kulturore të Europës Perëndimore. Për çudi, ende sot studiohen në universitetet e vendlindjes autorët e pedagogjisë sovjetike (pedagogë pedantë komunistë rusë) dhe jo pedagogët e traditës shqiptare në trojet etnike shqiptare.” E çka na duhen sot këto mendime? At Anton Harapi thotë “Kam punue për Shqipni ballafaqas. Nuk pres shpërblim, por as dënimi nuk ka pse m’pret. Bashkatdhetarët e dinë fort mirë se kurrë nuk i tradhtova. Me ta vuejta, me ta punova, me ta qindrova, me ta gzova. Me ta edhe do t’vdes. Eshtent e mi, n’tokën e t’parve t’jen testamendi em”. E për të përforcue mendimin e tij me një tjetër fakt, që at Anton Harapi në fundin e vitit 1944 nuk pranoi me u largue nga atdheu i vet, Shqipnia, do t’i referohem edhe një tjetër regjenti shqiptar, të nderuemit Cafo beg Ulqini, i cili thoshte: “Asht kenë një dhe nuk bahen dy si ai”. Në vitin 1944, kur at Antoni aty nga fundi i nandorit po kthehej nga Gjermania mbas një takimi me Hitlerin, ishte ndalue në Podgoricë dhe në një hotel asht takue me komandantin e trupave gjermane, që po u largonin nga Shkodra. Komandanti gjerman e kishte njoftue at Antonin për largimin nga Shqipnia dhe e kishte ftue me ikë edhe ky me ata, tue i sigurue se do ta çonin ku do të dëshironte at Antoni për mos me ra në duart e komunistëve, të cilët më 28 nandor do të hynin në Shkodër. At Antoni nuk ka pranue me u largue nga Shqipnia dhe po të ishte nevoja do të pranonte edhe vdekjen, për të cilën ai vetë nuk dinte shkak. Por kishte kërkue nga gjenerali gjerman largimin e trupave të fundit të ushtrisë gjermane me datën 29 nandor 1944, dhe jo më 28, që kishin planifikue ata, mbasi i kishte shpjegue që “nuk asht mirë me na njollosë Ditën e Flamurit me ditën e okupacionit komunist të atdheut”. Komanda gjermane e ka pranue kërkesën e at Antonit dhe ushtarët e fundit gjerman janë largue nga Shkodra në mëngjesin e datës 29 nandor. Për këtë veprim at Antoni kishte vue në dijeni atë natë edhe Cafo Begun. Të nesërmen ishte nisë për Shkodër, ndonëse edhe Cafo Begu e kishte ftue me qëndrue aty, ku do të strehohej ky vetë, por as Cafo Begut ai nuk i kishte pranue me qëndrue andej, mbasi “nesër kanë me thanë se paska

shkue at Antoni me ruejtë kokën te serbët”. Cafo Begu e përfundonte bisedën me një konkluzion: “Shërbimi i at Antonit për mosnjollosjen e ditës së madhe të flamurit, 28 nandor 1912, asht shërbimi ma i madh që një atdhetar si at Anton Harapi mundet me i ba atdheut të vet. Ka me ardhë një kohë që për këtë vepër ai do të zanë vendin që meriton!” Historia botnore njeh shumë personalitete që kanë folë, shkrue dhe kanë hy në histori apo enciklopedi për parashikimet e tyne në fusha të ndryshme dhe për mendimet e tyne të sakta rreth zhvillimeve të ardhshme në botë. Një mendim të tillë nuk e kam ndigjue nga askush përveçse nga at Anton Harapi në gjyqin e tij në shkurt të vitit 1946: “Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahet e robnueme. Do të vij dita e me paqe e drejtësi do t’fitohet.” Edhe këtë thanie lapidar, edhe këtë nuk e kujton askush. 20 Shkurt 1946. Ishte vranët. Binte me shi. Në orët e para të mëngjesit katilët komunistë e nxorën prej një skute nën një shkallë të rrethuem ndër hekura, ku kaloi ditët e fundit të vuejtjeve, siç më ka tregue bashkëvuajtësi i tij, Osman Kazazi. Me duer e kambë të lidhuna, pa ujë dhe me një copë bukë thatë, nën atë shkallë gjente forca me iu buzqeshë “nxanësve të vet”. E morën, e hypën në një kamion, e çuen në një bregore të lumit Lana, ku e zbritën me vazhdue pak rrugë. Frati i përvujtë, por krenar, hidhte hapat me kujdes, tue ngritë herë-herë kindet e zhgunit, për të mos u stërpikë nga balta që shkelte. Një prej ekzekutorëve i tha: “Mos ki dert, o prift reaksionar, se te balta ke me përfundue”. Ai e shikoi dhe reagoi me qetësi e kthjelltësi: “Atje tek shkoj, biri im, due me shkue i panjollë, siç kam kenë tanë jetën.” *** E kush, thoni ju, guxon sot me njollosë fratin e Asizit, at Anton Harapin? Vetëm ata që vazhdojnë me vra edhe për së vdekuri. Edhe harresa asht vrasje. Edhe shpifja asht vrasje. Edhe urrejtja asht vrasje. E kush, thoni ju, janë sot gjithë këta vrasës modern të Shqipnisë? Të gjithë ata që nuk i kujtojnë martirët e atdheut dhe të fesë.

Dy kritikat ndaj PDK-së

K

onventa triumfuese e PDK-së në të vërtetë ka sjellë një kompromis që konfirmon drejtimin dhe politikat e Hashim Thaçit, por në termat e zhvillimeve reformiste mund të cilësohet si hap gjysmak. Pasi zgjodhi e kryesinë dhe shtatë nënkryetarët, Partia Demokratike e Kosovës përfundoi procesin e rilegjitimimit të brendshëm, që tash e tutje, ose deri në një kohë tjetër të rivlerësimit, i heq nga rendi i ditës akuzat se kjo parti po udhëhiqet në mënyrë jostatutare ose përmes zgjedhjeve të brendshme të përshpejtuara dhe të manipuluara. Pavarësisht se si vlerësohet procesi si i tillë, nuk ka dyshim se ai e ka përfshirë tërë partinë, janë zgjedhur udhëheqësitë e degëve, është mbledhur konventa e gjerë me 820 delegatë, janë votuar pa kontestime serioze organet e partisë dhe është votuar dhe përkrahur edhe orientimi i ri i PDK-së, që vetëdefinohet si parti e qendrës së djathtë. Kuptohet se akuzat që u dëgjuan publikisht, e disa po dëgjohen edhe pas kuvendit, mbesin si çështje që PDK-ja mund t’i reflektojë si të tilla, por edhe mund t’i injorojë me komoditetin e subjektit që tashmë e ka ridefinuar dhe rilegjitimuar veten. Për mundësinë e parë të reflektimit mbase mund të çojë peshë fakti se akuzat më të rënda për drejtimin e PDK-së janë dëgjuar nga një instancë udhëheqëse të këtij subjekti, që në pushtet është nga fillimi i vitit 2008. Ka qenë Jakup Krasniqi, ish-sekretari i PDK-së dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, që i ka thënë publikisht akuzat, por nuk ka marrë pjesë në procesin zgjedhor partiak që përfundoi këto ditë. PDK-ja e ndëshkoi Krasniqin duke mos e zgjedhur në poste udhëheqëse, ndonëse e la, pa pëlqimin e tij, si anëtar të kryesisë. E ngjashme është edhe pozita e Fatmir Limajt, por në dallim nga Krasniqi ai as fizikisht nuk ka mundur të marrë pjesë në zgjedhjet partiake, pasi gjendet në burg. Edhe Limaj është zgjedhur në kryesi, por nuk është më nënkryetar i parë i PDK-së. Krasniqi dhe Limaj, edhe pse kritikonin udhëheqjen dhe kursin politik të Thaçit, nuk janë ndëshkuar me përjashtim. Për Krasniqin nuk kanë mbetur shumë alternativa. Ai o do të largohet nga Partia, o do të mbetet një zë i vetmuar në kryesi, që praktikisht nuk përfaqëson ndonjë forcë relevante në këtë subjekt. Madje,

Nga Shkëlzen MALIQI duke mbetur anëtar i kryesisë, ai do të rrezikonte që të komprometohet, sepse kjo në opinion do të kuptohej si një përulje për hir të mbajtjes së pozitës së kryetarit të Kuvendit, post që i takon partisë më të madhe në Kuvend dhe nuk do të duhej të konvertohet në meritë personale, pos nëse këtë nuk e lejojnë vetë PDK-ja dhe kryeministri Hashim Thaçi. Po nëse Krasniqi, siç ka paralajmëruar, pas festimeve të pesëvjetorit të pavarësisë, vendos që të lëshojë partinë, është vështirë të paramendohet se PDK-ja do ta lërë atë në krye të Kuvendit, prej nga ka bërë shpesh obstruksione ndaj politikave të qeverisë. Nëse Krasniqi ndahet nga PDK-ja e ai mbetet në krye të Kuvendit, atëherë kjo do të ishte dhuratë e madhe për opozitën. Në situatën kur koalicioni qeveritar aktual me zor po i mbledh votat për ligjet dhe bordet publike që i aprovon Kuvendi, mbetja e Krasniqit në krye të tij do të ishte një risk i madh për qeverinë. Pas Konventës “triumfuese” të PDK-së kemi edhe një kritikë tjetër të brendshme mjaft e ashpër të politikës dhe të drejtimit të këtij subjekti, që nuk është e njëjtë me atë të Krasniqit dhe Limajt, por po ashtu e sfidon këtë subjekt që të reflektojë pozitën e saj karshi nevojave të shoqërisë. Edhe kjo kritikë është individuale, e ka artikuluar nga deputeti i kësaj partie Berat Buzhala, që është shprehur kryesisht përmes rrjeteve sociale, jo me një platformë që do të qarkullonte në vetë strukturat e partisë. Ai është njëri nga prurjeve të shumta të jashtme të PDK-së, përmes të cilave synohej freskimi dhe zgjerimi i ndikimit të PDK-së edhe në shtresat e tjera të shoqërisë kosovare. Buzhala i takon grupit të vogël të gazetarëve të pasluftës, që kanë krijuar reputacion si opinionistë e gjatë periudhës si anëtar i Kuvendit të Kosovës është njëri ndër zërat më të artikuluar të këtij subjekti, sidomos duke polemizuar me deputetët e partive opozitare, ku zakonisht ka mbrojtur parimet liberale politike. Por Buzhala sot kritikon ashpër PDK-në dhe implicite edhe Hashim Thaçin për atë se gjatë mandatit të fundit politikat qeveritare në drejtimin e arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë kanë qenë tejet zhgënjyese. Për keqmenaxhimin dhe inkompetencën kritika më konkrete i ka drejtuar Ministrisë së Arsimit, fokusuar në ministrin Ramë Buja, por dhe në keqpërdorimet masive të titujve shkencorë në Universitetin e Prishtinës, ku pas luftës janë promovuar qindra doktorë shkence me teza

të dyshimta të doktoraturës, të cilat, sipas Buzhalës, domosdo duhet të rishikohen dhe rivlerësohen. Së fundi Buzhala ka kritikuar edhe përbërjen e re të kryesisë së PDK-së, ku kanë gjetur vend edhe disa figura që assesi nuk mund të janë përfaqësues të orientimit të djathtë që Konventa e proklamoi si ideologji zyrtare të këtij subjekti. Buzhala ka ironizuar zgjedhjen në kryesi të dy vetave që njihen për nga majtizmi i tyre radikalë, ose enverizmi i përbetuar, e që tani marrin rolin e ideologëve të djathtë. Një analizë pa emocione e dy kritikave ndaj profilizimit dhe strukturimit të PDK-së mund të nxjerr konkluyionin se ato në të vërtetë vijnë nga dy drejtime që nuk përputhen aspak. E para kritikë e Jakup Krasniqit më shumë ka të bëjë me çështjen e distribuimit të pushteti në parti, ku vetë Krasniqi, e mbase edhe Limaj, e kanë stigmatizuar absolutizmin dhe autoritarizmin e Hashim Thaçit dhe mosrespektimin e demokracisë së brendshme në parti, sidomos në aspektin e prurjeve të reja, që nuk kanë qenë për qejf të Krasniqit e që kanë synuar reformimin e partisë. Ndërkaq kritika e Buzhalës vjen mu nga krahu i këtyre prurjeve, që është dashur ta freskojnë dhe reformojnë partinë, por që nuk po e shohin se kjo reformë po ndodh, pasi në disa segmente vitale qeverisja nuk u është përgjigjur nevojave të shoqërisë. Buzhala në të vërtetë kritikon figurat çfarë është edhe vetë Jakup Krasniqi, e që ka edhe të tjerë në parti, që nuk po lejojnë modernizimin dhe reformimin e partisë konform nevojave të kohës. Duke i parë këto dy kritika në këtë dritë, sado që ato duken individuale dhe margjinale, mund të konkludohet se Konventa “triumfuese” e PDK-së në të vërtetë ka sjellë një kompromis që e konfirmon drejtimin dhe politikat e Hashim Thaçit, por në termet e zhvillimeve reformiste, që mund të cilësohen si hapa gjysmakë. Thaçi ka arritur që në pozitat kyçe të nënkryetarëve të zgjedhë ekipin më besnik të tij, që siguron kontinuitetin dhe mund të tumirë kursin e kujdesshëm reformist. Por lëshimet që janë bërë në strukturën e kryesisë nuk japin garanci të mjaftueshme se kursi reformist do të mundësojë luftimin më efikas të korrupsionit dhe avancimin e politikave ku qeverisja ka treguar dobësi të mëdha dhe ngecje të patolerueshme, që i ka në shënjestruar Buzhala, por edhe opozita.


12

« gossip

E enjte 21 shkurt 2013 •

Ushqimet e dashurisë! “Atomic Kitten” nënshkruan marrëveshje për parfume Pop-yjet e grupit “Atomic Kitten” janë rikthyer përsëri duke nënshkruar një marrëveshje për parfume dhe kozmetikë. Vajzat e grupit - Kerry Katona, Natasha Hamilton dhe Liz McClarnon kanë performuar për reality shown “The Big Reunion” dhe do të mbajnë disa koncerte. Grupi tani ka bërë të ditur se është duke planifikuar disa këngë të reja, dhe sapo kanë nënshkruar një marrëveshje për parfume e kozmetikë. “Ne sapo kemi nënshkruar një kontratë për parfumin dhe kozmetikën me emrin tonë, por kjo nuk do të jetë ngjarja e fundit për ‘Atomic Kitten’”, ka thënë Katona. “Ne ishim në studio, ne dëshirojmë të shkruajmë pak muzikë dhe krejt kjo është e mrekullueshme”, shtoi Hamilton. Katona kishte braktisur grupin disa ditë para se grupi të lansonte këngën “Whole Again” në vitin 2001 dhe ishte zëvendësuar nga këngëtarja Jenny Frost, por treshja origjinale është bashkuar përsëri për shoun pasi Frost ka mbetur shtatzënë.

Michael Douglas nuk do të marrë pjesë në çmimet Academy Michael Douglas nuk do të jetë i pranishëm në ndarjen e çmimeve Academy këtë vit, por është mësuar se gruaja e tij Zeta Jones do të shkojë pa të. Zeta Jones 43, do të shkojë me një mik të afërt në ceremoninë që do të mbahet në 23Shkurt, kurse Douglas do të qëndrojë në shpi bashkë me fëmijët. Një burim tregon se Zeta Jones nuk mund ta humbte këtë ceremoni, që është një nga më të preferuarat e saj. Ajo adhuron glamurin e këtyre eventeve dhe nuk do t`i humbiste për asgjë në botë, shpjegon burimi. Burimi insiston se mungesa e Douglas në këtë event nuk ka të bëjë me gjëndjen shëndetësore të tij. Kujtojmë se Douglas 68, u diagnostikua me kancer në fyt në 2010. Arsyeja kryesore është se aktori është pak i lodhur nga angazhimet e tij të fundit dhe për shkak të djalit të tij nga martesa e parë, i cili është futur në burg për probleme me drogën.

S

hën Valentini mund të ketë mbaruar, por janë disa ushqime që ju ndihmojnë të ruani këtë ndjenjë të dashurisë për gjatë gjithë vitit. Ja disa prej tyre:

E dini që disa prej çokollatave rritin libidon? Në vend të çokollatave me qumësht përdorni çokollatën e zezë, pasi ajo është e pasur me antioksidantë të fuqishëm që nxit qarkullimin e shëndetshëm të gjakut, si dhe është një ndihmës i dobishëm për zgjimin seksual.

Shalqini Falë pasurisë me antioksidantë, minerale dhe vitamina ky frut mund të qetësojë venat e gjakut dhe të rritë dëshirat seksuale. Ky frut mund të bëjë mrekullira me humorin dhe rrit energjinë e trupit.

Selinoja Kur një mashkull ha selino, ajo bën lirimin e feromoneve nëpërmjet djersës së tij, duke vepruar si ilaç natyral për dashurin. Për femrat selinoja mund t`i bëjë të ndjehen sexi, pasi është shumë e mirë për dobësim. Selinoja në fakt është cilësuar si një ushqim negativ në kalori, pasi ajo djeg më shumë kalori se sa përmban!

Avokado Ky frut është një burim i madh energjie, i cili është i pasur me fibra, minerale dhe vitamina. Kështu gjeni sa më shumë mundësira për ta përdorur. Çokollata Jo më kot çokollatat janë një nga simbolet e dasurisë.

Fiqtë Fiqtë janë të pasur me aminoacide dhe janë të ëmbël dhe ekzotikë. Është një nga frutat që jep shumë dashuri dhe zgjon dëshirat seksuale.

Apple, kompjuterët Mac sulmohen nga hakerët!

Victoria dëshiron edhe një vajzë Victoria Beckham raportohet se dëshiron edhe një fëmijë tjetër në familje, një vajzë të dytë. Këngëtarja e shndërruar në stiliste, ka vajzën 19-muajshe Harper dhe tre djem, Brooklyn, 13, Romeo, 10 dhe shtatëvjeçarin Cruz, me burrin e saj David Beckham. Dhe, sipas burimeve, ajo dëshiron të çojë në pesë numrin e fëmijëve, veçanërisht tash që familja e saj është rikthyer në Evropë nga Los Angelesi dhe pasi David është aktivizuar te skuadra franceze Paris Saint-Germain. “Victoria ka bërë komente të paturpshme para çdokujt në Javën e Modës, të cilët e kanë uruar atë për kalimin e Davit në Paris dhe e kanë pyetur nëse do të hapë butikun e saj në Paris”. “Ajo reagoi çuditshëm, ‘Ndoshta – dhe ndoshta ne do të bëjmë një bebe Parisi’. Ajo është e mahnitur me Harper dhe thotë se dëshiron edhe një vajzë tjetër”, ka thënë burimi.

Kohët e fundit edhe Apple u sulmua nga hakerat që kishin infektuar kompjuterat Macintosh të disa punonjësve të kompanisë, është thënë në njoftimin e kompanisë të lëshuar, e cila i cilësoi sulmet si “thyerjet më të rrepta” të sigurisë të cilat kishin ndodhur kundër Apple ndonjëherë. Hakerë të panjohur kishin infektuar kompjuterët e disa punonjësve të Apple kur ata kishin vizituar një uebfaqe të zhvilluesve të softuerit, dhe më pas janë infektuar me softuerin malicioz. “Krimbi” ishte dedikuar për të sulmuar kompjuterët Mac, thuhet në njoftimin e kompanisë për Reuters. Softueri i njëjtë i cili infektoi kompjuterët Mac përmes eksploatimit të një defekti në versionin e softuerit të Oracle, Java, ishte përdorur për të lëshuar sulme edhe ndaj Facebook, për të cilin rrjeti social kishte folur të premten. Kurthi i njëjtë ishte përdorur edhe për sulme të bëra ndaj kompanive tjera të cilat përdornin kompjuterët Mac, ka thënë Apple, pa detajuar nivelin e sulmeve dhe dëmeve të shkaktuara nga krimi më i madh kibernetik i cili e ka prekur kompaninë më të madhe amerikane të teknologjisë.


gossip • E enjte 21 shkurt 2013

»

13

Paris

Hilton Kristen

kalon ditëlindjen në spital

Stewart

Aktori Hugh Grant është bërë baba për herë të dytë. Ylli i filmit “The Four Weddings & a Funeral” dhe e dashura e tij Tinglan Hong kanë një djalë. Grant bëri të ditur lajmin e gëzueshëm përmes rrjetit social “Twitter, duke postuar: “Në përgjigjen për disa gazetarë, jam i ngazëllyer të them se vajza ime tani ka një vëlla. I adhuroj të dy. Ata kanë një nënë të mahnitshme”, ka shkruar ai. “Që të jem i pastër si kristali, unë jam babai”. 52 vjeçi dhe Hong u bënë prindër për herë të parë në vitin 2011, kurse detajet e tjera për fëmijën e porsalindur dhe për datën e lindjes nuk janë publikuar.

nuk pëlqehet nga meshkujt

Kristen Stewart është votuar si aktorja më pak seksi në Hollivud. Protagonistja e sagës ‘Twilight” ka fituar këtë “çmim” duke lënë pas Sarah Jessica Parker dhe Lindsay Lohan. 22-vjeçarja mori vendin e parë sa i përket aktoreve më pak të dëshiruara në një sondazh të realizuar nga ‘MenKind’. Duket se meshkujt nuk pëlqejnë aktoret “tekanjoze” (Lindsay Lohan), ato që tradhëtojnë (Kristen Stewart) dhe ato elegante në kulm (Denise Richards) nëse shohim renditjen. Më poshtë janë të renditura 10 aktoret më pak të dëshirueshme të Hollivudit: 1. Kristen Stewart 2. Sarah Jessica Parker 3. Lindsay Lohan 4. Denise Richards 5. Kirsten Dunst 6. Mischa Barton 7. Hilary Swank 8. Lucy Liu 9. Tilda Swinton 10. Uma Thurman

Hugh Grant bëhet përsëri baba

P

aris Hilton e ka kaluar ditëlindjen në spital bashkë me të dashurin e saj River Viiperi, për shkak të një aksidenti me ski. Modeli River morri disa dëmtime serioze në këmbën e majtë gjatë të bërit ski. Ai u shtrua në spital për trajtim dhe bukuroshja Paris e cila mbushte 31 vjeç atë ditë e ka kaluar në spital përkrah të dashurit të saj. River më vonë ka falenderuar të dashurën duke shkruar: ‘Shëndoshë e mirë në LA, falë përkujdesjes së bukuroshes sime bjonde Paris Hilton, që kujdeset gjithmonë për mua”.

Beyonce thyen rekorde me dokumentarin

Mario Lopez në pritje të fëmijës së dytë Mario ka bërë të ditur se ndihet babai më i lumtur në botë dhe po pret me padurim që të vijë në jetë fëmija i dytë. Ashtu siç pritej u vërtetua se Mario Lopez dhe Courtney Mazza, do të bëhen prindër për herë të dytë. Vajza e tyre e parë Gia Francesca,gjithashtu e ka shprehur me mënyrën e saj gëzimin duke shkruar ‘do të jem motra e madhe’. Një mënyrë pak sa e ngjashme kjo me njoftimin që bëri Jessica Simpson nëpërmjet vajzës së saj Maxwell, e cila kishte shkruar në rërë ‘motra e madhe’.

Vetëm disa ditë më parë saktë më 16 shkurt edhe publiku më i gjerë botëror pati mundësi që të ndjek dokumentarin e këngëtares së madhe Beyonce. Edhe pse drejtorët e kanalit televiziv HBO fillimisht kanë qenë skeptik sa i përket këtij dokumentari, por si duket tani janë më se të lumtur që kanë vendosur që filmin ta transmetojnë në programin e tyre. Filmi “Life is But a Dream” i këngëtares Beyonce, vetëm në ditën e parë të premierës televizive ka pasur mbi 1.8 milion shikues dhe kjo e bën dokumentarin më të shikuar në HBO në këto 10 vite të fundit.


14

« bota

E enjte 21 shkurt 2013 •

“Lufta online”, Apple akuzon Kinën A

pple është një tjetër korporatë e madhe amerikane që ka rënë viktimë e sulmeve kibernetike. Kompania e kompjuterave – e famshme për produktet si iPhone, iPad dhe iPod – tha se kompjuterat e disa punonjësve të saj ishin sulmuar, kur ata vizituan një faqe të infektuar interneti që përdoret nga zhvilluesit e programeve. Apple tha se nuk ka prova për vjedhje informacioni. Ky njoftim i kompanisë Apple erdhi në të njëjtën ditë që një grup për sigurinë në internet me bazë në SHBA akuzoi qeverinë kineze për përfshirje të drejtpërdrejtë në sulmet kibernetike kundër qeverisë, bizneseve dhe infrastrukturës amerikane. Nga qendra e saj, pranë Uashingtonit, kompania për sigurinë në internet Mandiant zbuloi se dhjetëra sulme kibernetike ishin kryer nga persona që operonin në afërsi të një ndërtese ushtarake në Shanghai. Shefi për Sigurinë i grupit Mandiant, Richard Bejtlich, thotë se qeveria kineze mbështet gjerësisht e në mënyrë të drejtpërdrejtë ekipin e spiunazhit kibernetik. “Loja që ky grup kryen është vjedhja. Ata nuk punojnë për të shkatërruar të dhënat. Ata nuk punojnë për të ndryshuar të dhënat. Nga ajo që kemi parë, ata kërkojnë të marrin informacionet dhe t’i vënë në dispozicion të Kinës.” Kompania Mandiant thotë se grupi, që identifikohet si APT1, ka vjedhur sasi të konsiderueshme të dhënash nga 141 organizata, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga kompanitë financiare deri tek bizneset e hapësirës ajrore. Anthony Cordesman, një analist i mbrojtjes në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, thotë se nëse kjo është e vërtetë, Kina po kryen një eksperiment të rrezikshëm. “Ushtaria kineze po eksploron mënyra për të gjymtuar ose për të dëmtuar rëndë infrastrukturën dhe lidhjet bazë mes sistemeve të energjisë, rrjeteve ujore e funksioneve të tjera të rëndësishme me internetin, që mundësojnë funksionimin e ekonomisë sonë. Kjo nuk është thjesht luftë, por është zhvillimi i kapaciteteve për luftë ekonomike. Është një çështje shumë, shumë serioze.” Ministria e Jashtme e Kinës kundërshton akuzat. “Sulmet në Internet janë një problem ndërkombëtar që duhet të zgjidhet mbi bazën e besimit dhe respektit reciprok si dhe me bashkëpunim ndërkombëtar. Kritikat e vazhdueshme të bazuara mbi të dhëna rudimentare janë të papërgjegjshme, joprofesionale dhe të padobishme për zgjidhjen e çështjes”.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentonte mbi raportin e kompanisë Mandiant, por tha se është duke biseduar me Kinën në lidhje me çështjen e sigurisë kibernetike. “Mund t’ju them se kemi ngritur vazhdimisht shqetësimet tona rreth vjedhjes kibernetike me zyrtarë kinezë në nivelet më të larta, duke përfshirë ushtrinë, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.” Kompania Mandiant bën thirrje për rritje të presionit diplomatik ndaj Pekinit dhe për sisteme më të mira mbrojtjeje për të parandaluar sulmet kibernetike. Zyrtarët amerikanë thanë se një raport i ri i qeverisë jep hollësi mbi kërcënimet që përbën pirateria në internet ndaj ekonomisë, ndërkohë që Kina është në krye të vendeve që kryejnë sulme kibernetike. Zyrtarët folën për mediat amerikane mbi këtë raport sekret të titulluar “Vlerësime të Zbulimit Kombëtar”. Duke iu referuar raportit, gazeta Washington Post, thotë se piratët po vënë në shënjestër sektorët e energjisë, financave, teknologjisë së informacionit, aviacionit dhe automobilëve. Sipas disa llogaritjeve, kostoja e këtyre sulmeve për ekonominë amerikane kap dhjetëra miliardë dollarë çdo vit. Por disa kompani ngurojnë t’i raportojnë dëmet e shkaktuara nga sulmet kibernetike, prandaj kostoja e vërtetë është e panjohur. Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësitë për t’u kundërpërgjigjur, ku përfshihet vendosja e kufizimeve të vizave dhe masa të ndryshme tregëtare. Gazeta Washington Post thotë se presidenti Barack Obama pritet të nxjerrë këtë javë një urdhër ekzekutiv për sigurinë kibernetike që synon mbrojtjen e sektorit privat ndaj përpjekjeve të piraterisë në internet. Edhe gazeta the New York Times thotë se Kina ka kryer sulme kibernetike ndaj faqes së saj të internetit dhe kompjuterëve të gazetës në mënyrë të vazhdueshme gjatë katër muajve të fundit, pas botimit të një artikulli mbi pasurinë e zyrtarëve të lartë kinezë. Gazeta New York Times tha se sulmet filluan në tetor kur ajo botoi një artikull mbi pasuritë me vlerë 2.7 miliardë dollarë të akumuluar nga familja e kryeministrit kinez në largim Wen Jiabao. Zyrtarët kinezë kishin paralajmëruar se New York Times do të ballafaqohej me “pasoja”, madje edhe para botimit të artikullit. Prandaj, gazeta filloi të kontrollonte infrastrukturën e saj kompjuterike dhe shumë shpejtë zbuloi ndërhyrjet në rrjetin e saj të brendshëm. Marc Frons është shef i informacionit i gazetës New York Times: “Në atë moment ne ishim të sigurt

se kishte sulme kibernetike në rrjetin tonë. Ne nuk e dinim saktësisht se kush po ndërhynte në rrjetin tonë. Kërkuam ndihmë nga FBI-ja dhe si FBI-ja ashtu edhe kompania e telekomunikacionit AT&T thanë se sulmi kishte shenja dalluese të ndërhyrjeve të ushtrisë kineze”. New York Times njoftoi se gjatë sulmit kibernetik janë vjedhur fjalëkalimet e e-mailave të stafit të saj. Kina i mohoi akuzat përmes zëdhënësit të ministrisë së Jashtme kineze Hong Lei: “Disa hetime, pa dhënë asnjë provë, me të dhëna të pabaza, arrijnë në përfundimin se Kina ka marrë pjesë në sulme kibernetike në internet. Këto vlerësime janë krejtësisht të papërgjegjshme”. Zëdhënësi tha se ligjet kineze ndalojnë sulmet kibernetike dhe se edhe Kina ka qenë viktimë sulmeve të këtij lloji. Eksperti i sigurisë së rrjeteve të internetit Paolo Gusti, i cili punon në Institutin Teknologjik të Nju Jorkut thotë se ky sulm i ngjante sulmeve të tjera kibernetike të ushtrisë kineze. Ai tha se janë bërë përpjekje për të fshehur burimin e sulmit duke përdorur kompjuterët e universiteteve. “Ishte një rast shumë interesant i një sulmi kibernetik dhe është kryer nga individë shumë të aftë. Autorët e sulmit përdorën teknika shumë të sofistikuara. Ata u përpoqën të fshehin gjurmët e tyre, dhe natyrisht ata kishin një objektiv të nivelit të lartë”. Objektivi i ndërhyrjes në rrjetin informativ të gazetës ishte zbulimi i identiteti të burimeve të gazetës mbi artikullin rreth pasurisë së familjes së kryeministrit Wen Jiabao. Sipas gazetës autorët e sulmit kibernetik nuk kanë gjetur asnjë burim pasi artikulli i gazetës bazohej në të dhëna nga dokumentet publike në Kinë. Eksperti i sigurisë së internetit Paulo Gusti thotë se dëmet e bëra mund të riparohen shpejt: “Mbrojtja nga sulme të tilla, kërkon riparimin e të gjitha mangësive të një rjeti kompjuterik, ndërsa për atë që kryen sulmin, mjafton një dobësi e vetme e rrjetit, përmes së cilës ai mund të hyjë në rrjetin e kompjuterave”. Zoti Gusti thotë se përballja me një kundërshtar të vendosur dhe të aftë mund të jetë e vështirë madje edhe për një qeveri sepse është e vështirë t’i mbyllësh të gjitha dobësitë e mundshme të sistemeve kompjuterike. Ky rast është dëshmi se interneti ka shkrirë kufijtë kombëtarë të vendeve. Edhe gazeta New York Times thotë se pret shtimin e përpjekjeve për sulme të ngjashme kibernetike kundër saj në të ardhmen.

“Ushtria kineze po eksploron mënyra për të gjymtuar ose për të dëmtuar rëndë infrastrukturën dhe lidhjet bazë mes sistemeve të energjisë, rrjeteve ujore e funksioneve të tjera të rëndësishme me internetin, që mundësojnë funksionimin e ekonomisë sonë. Kjo nuk është thjesht luftë, por është zhvillimi i kapaciteteve për luftë ekonomike. Është një çështje shumë, shumë serioze”


bota • E enjte 21 shkurt 2013

»

15

Përhapet konflikti në Siri Aktivistë në Siri dhe media shtetërore thotë se dy predha mortajash ranë mbi një kompleks stadiumi në Damask, duke vrarë një futbollist, ndërsa konflikti 2-vjeçar në Siri po përhapet tani edhe në zona që më parë mendohej se ishin të sigurta. Predhat shpërthyen dje jashtë hotelit ku qëndronte ekipi i futbollistëve, pranë stadiumit Tishrin. Sulmi ndodhi ndërsa lojtarët po përgatiteshin të stërviteshin për një ndeshje që do të zhvillohej gjatë ditës. Lojtari i vrarë u identifikua si Jusef Sulejman, golshënues i ekpit të qytetit Holms. Në vendin ku ndodhi shpërthimi ndodheshin edhe lojtarët e ekipit rival të qytetit Hama. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet.

BULLGARI

Qeveria, pikëpyetjet e dorëheqjes Me një pagë mesatare prej 360 eurosh në muaj dhe një pension rreth 150 euro, mjafton vetëm një rritje e çmimit të energjisë që shumë bullgarëve t’u rrezikohet sigurimi i ekzistencës. Furnizuesit me rrymë elektrike justifikohen me argumentin se ata humbasin rentabilitetin, po qe se vazhdojnë të mbajnë çmimet e vendosura nga qeveria

H

ajdutë, maskarenj, mafia” këto ishin thirrjet e demonstruesve bullgarë ditët e fundit. Fillimisht protestat nisën për shkak të faturave të larta të rrymës elektrike dhe ngrohjes, por më pas ato u drejtuan kundër të gjithë qeverisë. Nga ana formale çmimi i energjisë elektrike në Bullgari është më i ulwti në BE, në Gjermani energjia kushton tre herë më shumë. Megjithatë dy operatorët privatë, shoqëria çeke, CEZ, dhe ajo austriake EVN kërkojnë tarifa të larta të rrjetit. Kjo bëri që çmimi i energjisë të dyfishohej brenda një viti, për shumë bullgarë gati i pamundur të paguhej. Me një pagë mesatare prej 360 eurosh në muaj dhe një pension rreth 150 euro, mjafton vetëm një rritje e çmimit të energjisë që shumë bullgarëve t’u rrezikohet sigurimi i ekzistencës. Furnizuesit me rrymë elektrike justifikohen me argumentin se ata humbasin rentabilitetin, po qe se vazhdojnë të mbajnë çmimet e vendosura nga qeveria. Kabineti i Boiko Borissovit është kabineti i parë qeveritar që dha dorëheqjen para kohe që nga anëtarësimi i Bullgarisë në BE. Çmimi i energjisë elektrike ishte vetëm preteksti i protestave dhe krizës qeveritare - në të vërtetë bëhet fjalë për një zhgënjimin e shpresave për rritjen e mirëqenies së bullgarëve, sqaron Marco Arndt nga fondacioni Konrad Adenauer. Bullgaria, ashtu si Rumania janë dy vendet më të varfra të BE-së, por nga ana fiskale më të stabilizuarat. Bullgaria i përmbush të gjitha kriteret e Maastrichtit, një fakt jo i pa rëndësishëm ky, po të

Greqi, greva kundër masave të ashpra ekonomike Mësuesit grekë si dhe mjekët dhe avokatët ishin mes grevistëve, që kundërshtonin dje masat e ashpra ekonomike, që qeveria po zbaton për të siguruar vazhdimin e ndihmave nga kreditorët ndërkombëtarë. Sindikatat më të mëdha bënë thirrje për grevën, duke shkaktuar bllokimin e anijeve në porte, ndalimin e punës, si dhe pakësimin e disa shërbimeve të rëndësishme vetëm me personel emergjent. Greva e sotme 24 orëshe në kryeqytetin grek është e para për këtë vit, ndërsa punëtorët shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj shkurtimit të rrogave dhe pensioneve. Dje në Athinë u zhvillua një marshim kundër masave të ashpra ekonomike, pasi sindikatat bënë thirrje për një grevë 24 orëshe kundër shkurtimeve buxhetore të qeverisë, që kanë ndikuar në vendet e punës, rrogat dhe pensionet. Punëtorët që mbështesin Partinë Komuniste kryesuan marshimin, ndërsa mijëra vetë vërshuan nëpër kryeqytet drejt godinës së parlamentit, duke hedhur parrulla, si “rezistoni” dhe “ata po na terrorizojnë në mënyrë që ne të dorëzohemi”. “Punëtorët po vuajnë dhe ata kanë një rrugëdalje të vetme, të kundërshtojnë sa më shumë që të jetë e mundur, përndryshe do ta gjejnë veten me shpatullat pas murit, prandaj kjo duhet shmangur”, tha në marshim udhëheqësja e Partisë Komuniste, Aleka Papariga.

Debate për ndotjen e ujit të pijshëm në Kinë Smogu mbytës i Kinës ka qenë në vëmendje të opinionit kohët e fundit, por një tjetër shqetsim që ka të bëjë me mjedisin, ndotja e ujit, po tërheq vëmendje gjithashtu. Korrespondenti i Zërit të Amerikës William Ide na sjell përmes materialit në vijim debatin që ka përfshirë Kinën në lidhje me shqetësimin për cilësinë e ujit të pijshëm. Kur një lum në provincën e Shanxit në Kinën veriore u ndot nga kimikatet, autoriteve iu deshën 5 ditë që të njoftonin për incidentin. Dhe ndërsa kryetari i bashkisë së qytetit kërkoi ndjesë dhe disa zyrtarë të uzinës kimike u pezulluan nga puna, ndotja e ujit të pijshëm u shtri në disa qytete që përgjatë lumit. Kjo ngjarje ishte një tjetër goditje e besimit publik tek qeveria.

Pentagoni përballë shkurtimeve buxhetore

kujtojmë krizën në vendin fqinj me Bullgarinë, Greqinë. “Por për këtë stabilitet të politikës financiare paguhet një çmim i lartë. Investimet në infrastrukturë mungojnë, dhe aty ku bëhen ato financohen më së shumti nga fondet e BE-së. Të ardhurat janë shumë të ulta, prej vitesh nuk vërehet ndonjë rritje e tyre, pensionet nuk mjaftojnë për të jetuar. Sipas një stastistike të një gazate bullgare në shkurt, 1,5 milionë bullgarë jetojnë nën kufirin e varfërisë.” Veprim i nxituar? Edhe Johanna Deimel nga Shoqata e Europës Juglindore në Mynih i sheh çmimet e energjisë thjesht si pretekst, shkaqet më të thella qendrojnë në masat e gabuara ekonomike dhe socialpolitike të qeverisë. “Ato janë një ventil për të ngritur zërin

kundër padrejtësisë sociale. Gjendja e vështirë ekonomike dhe shoqërore është vetëm pjesërisht pasojë e krizës ekonomike dhe shoqërore në hapësirën e eurozonës”. Por sipas Deimel dorëheqja e qeverisë është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme. “Një njeri si Borissov që është kujdesur aq shumë për imazhin e tij si njeri që zgjidh punë, heq dorë si fëmijë kur i mungon simpatia e popullit, kur qytetarët protestojnë shumica në mënyrë paqësore në rrugë. Vendi ka nevojë për një udhëheqje të mençur dhe me pozicion të qartë, jo për një dorëheqje nga ofendimi.” Borissov që konsiderohet një i pasionuar pas Bashkimit Europian mendon se ai do të dëgjojë popullin. Dhe kur policia e tij sulet me dhunë kundër popullit, si ndodhi në Sofia të martën, ai nuk mund

ta mbajë më këtë përgjegjësi, tha kryeministri. Por pas kësaj fshihen taktika pushteti. Borissov ka interes për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai e parasheh rrezikun e rënies së vlerave në sondazhe për partinë e tij, GERB dhe humbjen e mazhorancës në korrik. Analistja Johana Deimel mendon se nuk po trokasin kohë të mira për Bullgarinë. Shanset që GERB të fitojë janë shumë të vogla. “por tani po bie ora e populistëve dhe ekstremistëve - qendra do ta ketë shumë të vështirë”. Pritet reagimi i presidentit Rossen Plevneliev. Ai ka kompetencën të thërrasë për konsultime për krijimin e një qeverie provizore. Vëzhguesit në Sofje mendojnë se si ishministër në qeverinë e Borissovit ai do të dëgjojë ish-bosin e tij dhe do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ballafaqohet me kërcënimin e shkurtimeve të mëdha të buxhetit, ndërsa afron 1 marsi, data kur hyjnë në fuqi shkurtimet buxhetore. Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi nuk kanë arritur ende një marrëveshje për shmangien e shkurtimeve, që do të preknin të gjithë buxhetin federal të Shteteve të Bashkuara. Mes shenjave të para të problemeve që do të shkaktojnë shkurtimet është njoftimi i Pentagonit për të mos dislokuar aeroplanmbajtësen Harry s.Truman në Gjirin Persik. Koha e shkurtimeve masive është e papërshtatshme, pasi ndodh ndërkohë që po ndryshon drejtimi i Pentagonit. Largimi i Sekretarit Leon Paneta qartazi i lë pasardhësit problemin e shkurtimeve buxhetore.

Bisedime SHBA-BE për tregtinë e lirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ka shumë të ngjarë që në qershor të fillojnë negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për tregti të lirë. Ekspertët e tregtisë ndërkombëtare thonë se një marrëveshje e tillë do të krijonte përfitime të konsiderueshme ekonomike në të dyja anët e Atlantikut. Por, pengesat janë të shumta dhe nuk ka garanci se negociatat do të jenë të suksesshme. Presidenti Barak Obama ngriti mundësinë e krijimit të një zone të tregtisë së lirë transatlantike në fjalimin e tij vjetor mbi gjendjen e vendit. “Tregtia e lirë dhe e drejtë transatlantike mbështet miliona vende pune me pagë të mirë për amerikanët”. Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso shumë shpejt i dha mbështetje propozimit, duke thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare me Shtetet e Bashkuara do të nxisë ekonominë e ngadaltë të Evropës.


16

« dossier

E enjte 21 shkurt 2013 •

Si e shfrytëzuan komunistët marrëveshje me Qazim Mulletin

Vrasja pas shpine e Beqir Kazazit nga Kajo Karafili trondit Tiranën Nga Albert Kotini

F

ilozofi francez Zhan-Zhak Ruso më 1762 shkruante: “Njeriu ka lindur i lirë dhe është i lidhur kudo me zinxhirë”. Historia na mëson se mjaft njerëz nuk e kanë përjetuar lirinë, por mjaft prej tyre e kanë kaluar jetën të “lidhur me zinxhirë”, të burgosur në një sistem që i ka privuar nga çdo lumturi e merituar në jetë. Fashizmi apo komunizmi? Një diskutim që ka pushtuar sot jo vetëm botën mediatike, por dhe atë historike shkencore. Natyrisht, triumfojnë faktet, ideologjitë, bëmat e dhunës, të vlerësuara me statistika e prova të dokumentuara, apo të jetuara, jashtë propagandës së indoktrinuar. Kjo është çështje më vete, por vendi ynë, që i ka përjetuar të dyja diktaturat, ka nevojë të “trajnohet” edhe në këto debate aktuale të mbetura tabu. Midis dy të këqijave, cila do të vuloset në histori si më e rrezikshmja? Kuptohet që mbi diktaturat dhe tiranitë kanë shkruar edhe fantazmat e mendimeve të vdekura, që provuan bashkekzistencën në burgjet e tyre, por historia politike e kohës i ka censuruar për një kohë të gjatë. Fashizmi u quajt në histori prej komunistëve si një nocion përballë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, ndërsa nga nacionalistët u quajt si okupator. Në Bashkimin Sovjetik u quajt “luftë patriotike”, sipas konceptit nacionalist, të cilin e vuri në dispozicionin mbarëkombëtar. Për ç’arsye Lufta e Dytë Botërore nuk u quajt “luftë kundër fashizmit”? Kur Gjermania pushtoi Poloninë, vetëm atëherë Anglia i shpalli luftë. Me Italinë Anglia ndoqi strategjinë e izolimit nga Boshti, e provuar kjo me ekzistencën legale të Partisë Fashiste Angleze në Londër. Vetëm kur Italia i shpalli luftë Francës, i shpalli luftë edhe Anglia, duke zhdukur njëkohësisht Partinë Fashiste Angleze. Anglia, Bashkimi Sovjetik, Franca nuk kishin problem fashizmin as si ekonomi, as në ideologji, sepse ajo filloi si një luftë imperialiste për hapjen e kufijve, po kur Gjermania sulmoi Bashkimin Sovjetik, komunistët e quajtën “antifashiste”. Bashkimi Sovjetik e quajti “luftë e madhe patriotike”, sepse synonte të bashkonte Europën kundër Gjermanisë. Ato vende që i kishte pushtuar fashizmi, i orientoi për ta quajtur “luftë antifashiste”, si variant bashkimi në bllokun lindor. Ky term fashist lindi në luftën e Spanjës, kur Frankon e ndihmoi fashizmi. Mirëpo Frankoja asnjëherë nuk e quajti veten fashist. Si i tillë, fashizmi u bë personifikimi i së keqes më të madhe, si një sistem ideologjik që u paraqit si vetë djalli. Lufta e Dytë Botërore përfshiu tri diktatura: 1. E kuqja, që konceptonte komunizmin dhe që me vrasje masive zhdukte kundërshtarët për të vendosur pushtetin e vet. 2. E zeza, u konceptua diktatura fashiste, edhe pse ka vrarë më pak kundërshtarë. 3. Gri, u konceptua diktatura e nazizmit (“griggo verde” – gri jeshile). Të tria diktaturat janë bazuar te evolucioni seleksionues i darvinizmit. Te diktatura e kuqe, në thelb është hibridizimi i Marksit me darviznimin. Diktatura e kuqe u vu në praktikë me Revolucionin e tetorit 1917 në Rusi, diktatura e zezë e fashizmit u zbatua në Itali më 1922, ndërsa diktatura gri e nazizmit u zbatua në Gjermani më 1933. Për sa i përket fashizmit, që u quajt e zezë më 1922, kjo shpjegohet me kompromisin e bërë me perandorin, që pranoi bashkëjetesën me diktaturën. Kjo ka qenë edhe diktatura më e butë. Diktatura e kuqe dhe ajo gri nuk bënë asnjë kompromis. Në Rusi u vranë Romanovët, po ashtu edhe në Gjermani. Synimi i diktaturës së kuqe ishte të shfrytëzonte komunizmin si një sundim botëror. KOMINTERN-i, me bazë në Moskë, para Luftës së Dytë Botërore kishte shpërndarë agjentët e vet kudo. Fashizmi me kompromisin që bëri me perandorin iu rikthye idesë romake spacio vitale (“hapësirë për jetesë”), d.m.th. jo synim botëror, por në kufijtë e Perandorisë Romake, nga Abisinia deri në Mare-Nostrum, ku ka qenë Roma. Për

sa më sipër, ekzistojnë faktet historike: Traktati i mossulmimit midis Molotovit dhe Ribentropit më 26.8.1939 deri më 21.6.1941, që u shkel nga gjermanët. Traktati Anti-KOMINTERN i vitit 1937 midis Gjermanisë dhe Japonisë. Dihet se më 1935 u bë KOMINTERN-i, ndërsa më 1936 u bë lidhja antikomuniste Gjermani-Japoni dhe më 1937 hyn edhe Italia. Po të faktohen krimet e luftës, se sa italianë vrau Duçja, sa rusë vrau Stalini dhe sa anëtarë të partisë së vet vrau Hitleri, të çojnë në shpjegimin se cili ishte diktatori më i keq. Vetëm te libri “Doktor Zhivago” argumentohen vrasjet e mbi 20 milionë rusëve nga Stalini, pa folur këtu për Romanovët apo Tukaçevskin. Mirëpo emri i keq në histori në lidhje me këto dy diktatura i mbeti fashizmit, sikur ishte më kriminali, kurse në fakt ishin diktatura e kuqe dhe ajo gri, prandaj historiografia këto koncepte ose nocione duhet t’i përdorë në mënyrë reale dhe jo propagandistike. Kështu, p.sh., koncepti “ballist” për fashistët përdorej vetëm për ata që merrnin urdhër nga Mithat Frashëri dhe jo për ata që merrnin urdhër nga Regjenca, si p.sh. Musa Picari në Kashar etj. Për Pezën ka pasur marrëveshje midis italianëve, të përfaqësuar nga Qazim Mulleti me Shyqyri Pezën, që asnjë xhandar të mos shkelte në Pezë, se e mbanin vetë rendin publik. Si rezultat, Peza, sa ekzistonte e pashkelur kjo marrëveshje, u quajt “zonë e lirë”. Këtë fakt e shfrytëzuan komunistët kryesorë, si Qemal Stafa, Vasil Shanto, Koço Tashko, të cilët vinin me muaj të tërë në Pezë, derisa fashistët e kuptuan se ç’po ndodhte në Pezë, ku edhe u zhvillua konferenca. Atëherë italianët, me shkeljen e marrëveshjes të bërë me Shyqyri Pezën dhe Qazim Mulletin, të cilën ne e quajtëm të prishur, nga aktiviteti komunist i Myslym Pezës dhe Enver Hoxhës, filluan operacionet luftarake. Miq të Myslym Pezës në Tiranë ishin Ymer Keci, Dem Xhepa, Ramazan (Xan) Xhepa dhe ky grup u bë shkaku kryesor i lidhjes me Enver Hoxhën në Tiranë. Fati i Shyqyri Pezës është shkruar në botimet pos vitit 1991, edhe pse historiografia enveriste nuk e përmend këtë të vërtetë. Po mbi këtë bazë gjykimi vijmë te burgjet fashiste, të përshkruara në mënyrën më të nxirë për të zbardhur burgjet e komunizmit.

Mjaft nacionalistë kanë shkruar dhe treguar të vërtetën që kanë përjetuar në burgjet e fashizmit. Sipas fakteve të sjella prej tyre, argumentohet se ligji dhe rregullat respektoheshin në burg, ndërsa komunistët i përdornin këto burgje për të përgatitur njerëzit më të besuar të tyre. Në burgun e Tiranës, sipas tyre, çdo njeri ishte i lirë të fliste. Kur të arrestonin italianët, ata të mbanin dy-tri javë pa dënuar dhe të lironin më përpara. Çdo njeri, po të mos kapej në flagrancë me bindje dhe fakte, nuk mbahej në burg. Ata që hynin për çështje ordinere bëheshin komunistë, sepse në burg punohej shumë për luftën. Të tillë u bënë në burg dëshmori Myslym Shyri dhe Ismail Caushi. Këta të dy u futën në burg për një motiv banal. Në kohën e Italisë njëfarë Hasani u punësua nga pronari Isuf Beqiri i kinemave “Nacional”

(ish-kinema “17 Nëntori”), “Rex”, pastaj në kinema “Kosova” dhe paratë e biletave ky i merrte me vete në shtëpi. Lym Shyri dhe Ismail Caushi natën i dalin në rrugë dhe e qëllojnë me hekur duke i marrë paratë. Hasani i kundërshtoi, ishte i fortë fizikisht dhe arriti t’i denonconte në polici. Këta të dy u futën në burg si ordinerë dhe u bënë komunistë. Të tilla ngjarje shoqërojnë mjaft fakte heronjsh dhe dëshmorësh, që tiranasit i njihnin për arrakatë dhe të papunë. Edhe ata që ishin indiferentë përpunoheshin për luftë pastaj bëheshin komunistë. Po të krahasohen me burgjet e Italisë, ka mjaft ngjarje të treguara prej dëshmitarëve që jetojnë sot. Myftar Spahia në vitin 2001 ka shpjeguar kohën e internimit në ishullin “Tremiti” të Italisë më 10.8.1939. Ai shpjegon: “Atje ishin bashkë të internuar italianë dhe shqiptarë. Në internim shteti jepte një pagesë për ushqim. Ishim së bashku 8 veta, midis të cilëve Halim Begeja, Sulejman Lleshi, Hamit Shehi, Xhezmi Delli. Të gjithë këta në vitin e fundit të universitetit. Unë me gjithë Halim Begenë kishim për të dhënë provimet e fundit për jurisprudencë, por ishim të dënuar për dy vjet. Përgatitëm një kërkesë me shkrim për kuesturën fashiste, që të na lejonte dhënien e provimeve përfundimtare. Na shoqëruan me dy karabinierë dhe dhamë provimet, njëri në Torino, ndërsa tjetri në Siena të Francës. Morëm diplomën, u kthyem në internim dhe u bëmë avokatë. Po ta bënte dega e punëve të brendshme një internim në Tepelenë dhe të bënte këtë lëshim, çfarë do të bënte Enver Hoxha?” Është shkruar shumë në histori për arratisjen e famshme të Koçi Xoxes me shokë nga burgu i Tiranës. Kjo legjendë komuniste aktualisht është vështirë të çmitizohet, se shumë prej tyre janë vrarë ose kanë vdekur. Mirëpo në këtë burg nuk ishin vetëm komunistë, sepse midis 26 vetave ishte edhe Zef Ndoja, miku i ngushtë i Qemal Stafës. Këtë fakt e harrojnë për këtë ngjarje, sepse plekset me vrasjen e Qemal Stafës. Zef Ndoja ka qenë sekretar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku ishte ministër Kolë Bibë Mirakaj, dhe si i tillë i besueshëm, kishte teknikën e Partisë Komuniste në Shtëpinë e tij. Enver Hoxha ka akuzuar Zef Ndojën për vrasjen e Qemal Stafës dhe siç dihet Zefi, kur doli partizan me çetën e Ishmit, e vranë komunistët. E vërteta është se Enver Hoxhës i duhej burgosja dhe vrasja e Zef Ndojës për t’i shpëtuar akuzës, pasi Ramazan Xhepa ia kërkonte Enver Hoxhës fatin e Qemal Stafës, sepse e kishte djalin e mikut të vet dhe e kishte mbajtur në shtëpinë e tij, d.m.th. në besë. Vetëm dy ditë përpara se të vritej Qemal Stafa dhe do të largohej për në Vlorë Enver Hoxha e largon nga Ramazan Xhepa për në një bazë tjetër, që sipas tij u spiunua nga Zef Ndoja, meqenëse ishte sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme fashiste. Ramazan Xhepa derisa vdiq këtë gjë ia kërkoi Enver Hoxhës, duke i thënë: “Pse e more nga shtëpia ime?” Edhe këtë fakt në histori për faktin e të larguarve nga burgu i Tiranës e kanë keqinterpretuar. Për të kuptuar më mirë se kush burgosej realisht dhe cilët janë propaganduar nga komunistët, është i domosdoshëm trajtimi në histori i së vërtetës për ilegalët. Në pushtimin fashist nuk kanë qenë ilegalë vetëm komunistët, por edhe PSD-ja (Skënder Muço, Musine Kokalari), Partia Komuniste e Vërtetë (Sadik Premte), Partia Nacionaldemokrate (Halim Begeja, Sulejman Lleshi, Hamit Shehi), Partia e Legalitetit (Abaz Kupi) e rreth 11 organizata të tilla. Prej tyre janë burgosur mjaft nga fashizmi, por asnjëherë nuk janë trajtuar si të tillë. Bile janë fshehur në biografi mjaft komunistë titullarë, deri në udhëheqje të diktaturës komuniste dhe që kanë qenë balila, apo anëtarë të Partisë Fashiste. Për këtë mund t’u referoheni dokumentacioneve të Partisë Fashiste, mëkëmbësit të mbretit, Lugotenecës etj., ku lista të tëra fashisto-komuniste i janë fshehur historisë.

Përpara se të paraqes variantin e burgjeve fashiste të shkruara në histori nga komunistët, që e kanë përjetuar atë, më duhet të jap për diskutim konceptin e ilegalëve, ndryshe nga sa është mbetur deri më sot në historiografinë tonë. Ilegalët Këtë grup e studionin mirë komunistët. Si? Miladin Popoviçi ishte specialist ndërkombëtar për këtë çështje. Komunistët bënin çdo mbledhje me celula, ku si rregull asnjëra nuk merrte vesh për tjetrën. Partia Komuniste Shqiptare u zgjerua nga këto celula brenda lagjeve më të mëdha dhe duke dërguar delegatët e vet nga qarkori, pa të cilat nuk zhvilloheshin dhe njëkohësisht për çdo diskutim mbahej procesverbal i rregullt. Mbledhja u zgjerua në lagje me ilegalë edhe nga ballistë apo legalistë, mjafton që të luftohej fashizmi. Mbas çdo mbledhjeje raportohej lartë, ku zgjidheshin tiparet e atij që fliste sipas idesë komuniste, në veçanti për atentate. Atentatorët kanë pasur nevojë për ndihmës, sepse çdo atentat bëhej i studiuar për të vrarë një kuadër fashist që 1-2 muaj më parë. Nëpër celula diskutohej se si do të vritej armiku dhe aty më të guximshmit zgjidheshin për këtë akt. Mbledhjet organizoheshin në formë pikniku p.sh. tek ura e Brarit, Selitë, ku u organizua dhe takimi për vrasjen e Jani Kristos. Kur të vritej ky, populli duhej të thoshte: “Ju lumtë!”. Mirëpo këto atentate kërkonin ndihmës të besuar, por dhe një stazh për t’i aktivizuar në të ardhmen si të besuar. Askujt nuk ia merrte mendja se mund të bëhej atentator Viktor Gjokoreci, i cili njihej në gjimnaz si më i urti. Atentati i parë u bë kur u vra Beqir Kazazi. Popullit nuk ishte i përgatitur për këtë vrasje dhe u habit, sepse ishte tiranas, nga familje e nderuar, pa post zyrtar dhe vetëm me idenë e bashkëpunëtorit me italianët, që e dinte vetëm Partia Komuniste Shqiptare. Këtë e vrau Kajo Karafili, kur Beqir Kazazi po shëtiste me Ramazan Jaranin (aty ku është 9-katëshi sot). Ngaqë nuk u mirëprit nga populli i Tiranës kjo vrasje, atëherë komunistët nxorën mësim duke e quajtur atentat të dështuar. Atentati i dytë ishte kundër Ali Reçit, ish-komisar policie qyteti, jo i kuesturës. Edhe ky ishte i padiskredituar në popull dhe që habiti përsëri Tiranën për këtë terror. Mbas këtyre vrasjeve ndryshoi metoda e atentateve, duke përgatitur më parë propagandën e diskreditimit në popull, duke aktivizuar sa më shumë ndihmës për atentatorët, deri sa arriti që populli të thotë, mbas 4 shkurtit: “Ju lumtë dora për çdo vrasje!” Metoda sllave, që u mboll nga Miladin Popoviçi, u bë shembull heroizmi në historinë enveriane. Fakte të pabotuara në historiografinë shqiptare Në kapitullin “Qëndresa heroike në qytete” botuar në “Historinë e Luftës Antifashiste Na-


dossier • E enjte 21 shkurt 2013

cionalçlirimtare” në vitin 1990 nga Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, jepet e plotë kronologjia e ngjarjeve prej dhjetorit 1943 deri në 28 nëntor 1944 për gjithë aktivitetin ilegal nëpër qytete, veprimtarinë e gueriljeve dhe burgjet e nazizmit. Në fakt deri në këtë periudhë, lufta e dytë botërore për Shqipërinë enveriane, u quajt antifashiste. Kjo nuk përputhet me të gjitha statistikat, ngjarjet e ndodhura deri në kapitullimin e Italisë fashiste më 9 shtator 1943, sepse deri në këtë periudhë nuk ishin të përfshira në luftë vetëm forcat komuniste, por edhe ato nacionaliste, të cilat me pushtimin gjerman u quajtën bashkëpunëtorë. Në këtë kontekst ka mbetur në tërë kronologjinë e luftës një edukim masiv komunist i shpjeguar dhe i argumentuar, si një bllok armik me përfshirjen e të gjithë antikomunistëve shqiptarë. Ky fakt, nuk është interpretuar në histori, si një çështje më vete, por e përgjithësuar me nocionin antifashist. Për ta argumentuar më duhet të shkëpus, disa të dhëna nga ky material që akoma qëndron në këtë histori, e cila lexohet edhe sot. Në këtë material mbi 47 faqe shkruhen të tilla gjëra: “Në dimrin e viteve 1943-44, pothuaj të gjitha qytetet gjendeshin në duart e pushtuesve gjermanë. Në këtë kohë botonin gazeta, revista dhe libra, Komanda Gjermane, Qeveria Kuislinge, “Balli Kombëtar”, “Legaliteti”, Kleri Katolik, Myslyman e Ortodoks, si dhe rrymat e tjera reaksionare, gjithsej 28 organe në mijëra kopje... Në Tiranë 60 anëtarët e partisë, që vepronin brenda në qytet gjatë dimrit 1943-1944, u ndanë në 11 celula në vend të 8, që ishin më parë. U krijua aty edhe një komitet i vogël partie, i posaçëm për qytetin. Të tilla u krijuan në Korçë, në Shkodër (23 AP në celula) e kështu me radhë, ku 40% e komunistëve në qytet ishin gra. Secila celulë kishte grupin e vet edukativ dhe grupin e simpatizantëve. Ndër të rinjtë komunistë në qytete 70% ishin vajza. Në Tiranë kishte 14 aktive të Rinisë Komuniste me vajza punëtore e shtëpiake (gjithsej 120). Në Korçë të rejat komuniste arrinin numrin 169 (në 13 aktive), kurse të rinjtë 100. Vetëm të reja komuniste shtëpiake në Elbasan kishte 60. Një punë të dobishme zhvillonin këshillat e Bashkimit të Rinisë Antifashiste dhe grupet e pionierëve, të cilët kanë qenë shumë aktivë në dimrin e viteve 1943-1944. Kanë vepruar me gjallëri të madhe në këtë kohë edhe këshillat e Bashkimit të Grave Antifashiste. Në Tiranë kishte 18 të tilla, në Korçë kishte 22, në Elbasan 10. Në rrethana shumë të vështira, u provua, se nuk ka njeri më të përshtatshëm për punë në ilegalitet, se gruaja patriote e

revolucionare. Buletini i “Zërit të popullit” botohej çdo ditë në Tiranë në 2000 kopje, ndërsa në qytetet e tjera 1000-1500. U botuan në dimrin e viteve 1943-44, në qytete edhe “Bashkimi”, “Kushtrimi i Lirisë”, “Lufta e Rinisë”, dhe “Gruaja Shqiptare”. Këto materiale i shtypnin në shtypshkronjën e Gurit të Muzhaqit (në Çermenikë të Elbasanit), pastaj i fusnin ilegalisht në qytet. Nëpër bazat e teknikës, u ngritën vende tepër të fshehta, nëpër bodrume shtëpish etj, të cilat nuk lejonin të zhvillonin asnjë mbledhje ilegale. Jehonë të madhe pati, sidomos vrasja e Aziz Camit (në dhjetor 1943, në Tiranë). Si pasojë u bënë mjaft arrestime nga Gestapo hitleriane. U prit gjithashtu shumë mirë nga populli edhe vrasja e Ethem bej Frashërit në Korçë (dhjetor 1943). Për t’u hakmarrë nazistët pushkatuan në pazarin e Korçës 5 djem nga Orman Ciliku. Nuk ka pasur qytet që gjatë dimrit 1943-44, që të mos ketë pësuar bastisje e masakra të tmerrshme. Prej fillimit të dhjetorit 1943, deri në fillim të marsit 1944, në Tiranë ndodhën 11 akte të tilla mizore,

në Elbasan 10, në Shkodër 7, në Korçë 5, në Vlorë 3, në Berat, Fier e Berat nga 2. Kulminante ka qenë 4 shkurti 1944, ku Tirana u gdhi e mbytur në gjak e në zi: 84 vetë të vrarë, mbi pesëqind të burgosur. Po kështu u vranë në Shkodër, më 8 dhjetor 1943, 2 patriotë antifashistë, midis të cilëve doktor Jorgji Karamitri, nënkryetar i këshillit nacionalçlirimtar të qarkut dhe i pushkatuar. Po në Shkodër më 10 janar 1944, ata diktuan me anë të spiunëve edhe rrethana në një bazë ilegale afër kalasë shokët Sherif Hoxha, anëtar i Komitetit Qarkor të Partisë dhe Hajrulla Kastrati, përgjegjës i njësiteve guerile. Në këtë përleshje të ashpër morën pjesë 400 ushtarë gjermanë dhe reaksionarë, që luftonin me dy komunistë dhe prapë nuk i mposhtën dot, përdorën topa antitanke për të shkatërruar muret e shtëpisë, por nuk i gjunjëzuan trimat. Pas tri orë e ca luft-

imi, këta u orvatën të shpërthenin rrethimin me bombat e fundit të dorës, që u kishin ngelur, po nuk shpëtuan dot. Armiqtë i zunë më në fund të plagosur rëndë dhe të nesërmen i pushkatuan pa gjyq. Një fat të tillë pasoi edhe anëtari Komitetit Qarkor të Partisë së Shkodrës Daniel Matlia, që i bëri ballë vetë, duke kthyer bazën, ku qe strehuar në kështjellë me orë të tëra, kundër njëqind e më shumë ushtarëve e xhandarëve të armikut, deri sa dha jetën duke luftuar me trimëri të rrallë. Një ngjarje tjetër, që tronditi Shkodrën ishte vrasja e Vasil Shantos. Në Vlorë më 20 dhjetor 1943 u gjet i rrethuar baza ku strehohej Ali Demi… Edhe këtu u vra heroikisht Ali Demi… Në qytetin e Korçës më 23 dhjetor 1943 u bënë terrorizime të mëdha në popull, në veçanti për të zbuluar bazat ilegale. Në të gjitha qytetet burgjet ishin mbushur plot. Në burgje u shndërruan mjaft shkolla e konvikte. Asnjëherë nuk ka pasur në Shqipëri, aq të burgosur, ku 30% e tyre ishin gra e vajza dhe mjaft fëmijë 12-15 vjeç. Të burgosurit nuk kishin të drejtë të vizitoheshin apo të shikoheshin nga prindërit e të afërmit e tyre. Për ta ishte vendosur një regjim i tillë, që të çonte dalëngadalë në shkatërrimin e plotë dhe më në fund në vdekjen fizike. Në çdo burg kishte celula të partisë dhe aktive të rinisë komuniste që vepronin rregullisht. Kështu burgjet të ngritura nga armiqtë, për të thyer vullnetin dhe luftën patriotike revolucionare të Partisë Komuniste, kanë shërbyer për përhapjen e doktrinës komuniste dhe jo për kufizimin e saj. Në këtë luftë armiqtë humbën si pasojë e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, 3000 të vrarë (shumica ushtarë gjermanë) dhe 2000 robër (shumica pjesëtarë të bandave tradhtare)”. Për sa më sipër, burgjet trajtohen në detaje, si shkolla edukimi. Këto në të gjitha referencat e veprat e Enver Hoxhës, të cituara edhe në dokumentacion arkivor të institucioneve historike të atij shteti. Që të mbeten në histori këto lloj argumentesh, të dhënash, e interpretime, jo vetëm që janë të pabesueshme, por mbi të gjitha, të çedukojnë, sepse në dimrin e vitit 1943-1944, u shpartallua e tërë ushtria partizane dhe jo më gratë, vajzat, fëmijët e pionierët të vepronin ilegalisht në gojën e ujkut gjerman. Në vend që të botohen në këtë histori dëshmi të tilla, si p.sh. ajo e ish-komandantit të brigadës Kadri Hoxha për vrasjen e 129 karabinierëve italianë, me në krye kolonel Gamuçin, të cilët u dorëzuan më 12 shtator 1943, vullnetarisht mbas kapitullimit me urdhër të Enver Hoxhës e Mehmet Shehut prej Xhelal Staraveckës, heshtet e mbahet sekret. Kur në këtë kohë historiografia italiane e zbulon, si një fakt, që na rëndon, si popull e si komb. Të tilla fakte janë me qindra, por edhe vrasja e Dhimitër Fallos nga njësitet guerile të Korçës, deri më sot i cilësuar me akuzën e spiunit, nuk është zbuluar dhe faktuar. Në materialin e dërguar Institutit të Studimeve MarksisteLeniniste, prej veteranit, Muhamet Qoli (Kavaja) me titull “Kujtime rreth trajtimit dhe torturave, që u bëheshin të burgosurve politikë në Kuesturën e Tiranës”, e cila u përdor për të treguar burgjet fashiste në Shqipëri, ka vetëm propagandë e asnjë fakt për t’i krahasuar, si më të këqija nga burgjet komuniste. Janë 8 faqe material i daktilografuar, ku përfshihet i gjithë aktiviteti i ndodhur, mbas datës 16 shtator 1942, në Pezë, e deri në kapitullimin e Italisë më 11 shtator 1943, që shpjegon të “vërtetat” që ndodhin në këto burgje. Në këtë material ka emra, spiunë, e çdo gjë pro faktit që dolën të gjallë e pa u prekur, bile edhe me kostum e të ushqyer mirë, që mund të provohen, vetëm me fotografitë e asaj kohe. Që të bësh oponencë për të vërtetën e burgjeve të fashizmit, edhe me të tilla kujtime, dëshmitarësh, që kanë qenë në këto burgje, sipas variantit komunist është një humbje kohe. Xhemal Alimehmeti, i burgosur si ballist në vitin 1945 tregon: “Kur isha në burg, dëgjoja debatin midis Qemal bej Vironit dhe Xhevat Korçës (historian ish-ministër i Kulturës së Zogut). Dëgjoja, si më i riu, dy njerëz me kulturë, por edhe tolerantë, që debatonin me argumente dhe një forcë logjike, që sot e kësaj dite nuk më harrohet. Çështja u shtrua: a është tradhtar Esat Toptani? Pra, a është ky që ne njohim në histori? “Mua më intereson,- thotë Qemal bej Vrioni, - që Shqipëria ta ketë historinë me sa më pak tradhtarë dhe me sa më shumë heronj, por pa paragjykim.” Kjo përgjigje ishte sepse Xhevat Korça po e denigronte Esat Toptanin në këtë debat,

»

17

megjithëse Xhevati ishte ministër i Zogut dhe e dinte mirë që nëna e Zogut ishte Toptanase, e nxirrte tradhtar. Qemal Vrioni, megjithëse ishte familje në antagonizëm me Toptanët (me kufijtë e tyre në Shqipërinë e Mesme dhe në Myzeqe) e mbronte Esat Toptanin, duke argumentuar se “Esati me aq fuqi sa kishte gjatë Luftës së Parë Botërore mori anën e aleatëve”. Diskutimi zgjat me argumente shkencore dhe aspak politikë, ndërsa sot për gjyqet e komunizmit, burgjet dhe heronjtë e saj, diskutohet vetëm politikisht në historiografinë tonë. Dihet që gjyqet shqiptare, i kanë trajtuar të dënuarit, si kriminelë lufte, ndër të cilët mjaftë studiues e burra të shtetit shqiptar, pa asnjë provë krimi. Historiografia enveriste quan bashkëpunëtorë të fashizmit, të gjithë antikomunistët, pa e konceptuar fashizmin. Ali Ohri (gjeneral në pension nga shteti italian), tregon, se: “Akademitë Ushtarake në Itali, ishin qendrat ku lindi dhe u formua antifashizmi, sepse fashizmi, si ideologji në ushtri nuk lejohej. Me rreptësi quhej vendi i depolitizimit, sepse ishin me mbretin. Asnjë orë programi nuk bëhej në shkolla ushtarake për fashizmin”. Në dokumentacionin e historiografisë sonë, nocioni “vdekje fashizmit” ekziston deri në vitin 1954, dhe deri në vitin 1990, ka një keqinterpretim, jo vetëm të fakteve, nocioneve, koncepteve, por një përfundim total për luftën e dytë botërore të titulluar antifashiste. Kjo lloj historie, quhet e shkruar, nga fantazmat e mendimeve tashmë të vdekura. Interpretimi i fakteve ka rëndësi në historiografi, në veçanti për Luftën e Dytë Botërore që nis me fashizmin. Kur flasim për burgjet e fashizmit në Shqipëri, bëhet fjalë që më 26.8.1939, u bë traktati i mossulmimit Gjermani-BRSS, që përcaktoi aleancën e komunizmit me nazizmin, për pasojë dhe fashizmin. Kështu, që deri më 22 qershor 1941, ditën, kur u sulmua BS-ja, në burgjet e fashizmit u futën shqiptarët, si nacionalistë dhe jo si komunistë. Fashizmi nuk propagandoi rend të ri, si nazizmi e komunizmi, prandaj krimet më të mëdha u përkasin këtyre diktaturave më të egra. Burgjet e Gestapos dhe ato të Sigurimit shqiptar janë të pakrahasueshme me ato të fashizmit. Në një dokument nr. 33/7 prot rez, fondi Komanda Eprore e Karabinierisë Mbretërore, kryesia e Këshillit të Ministrave përmban, se: “Gjatë një muaji u arrestuan 228 persona, 312 të paditur, 246 ndalime për masa të sigurimit publik, 260 kundërvajtje, 1745 rekuizime banesash, 1956 rekuizime vetjake etj”. Mirëpo, në asnjë dokument nuk jepet, që të kenë vdekur apo jenë vrarë në burgje, siç ka ndodhur në ato të nazizmit dhe ato të komunizmit. Kjo shpjegohet, jo se mbrohet fashizmi në histori, por se faktet provojnë të kundërtën dhe historia pikënisjen e ka, si çdo shkencë, tek provat e jo tek propaganda politike në veprat e “mëdha” të Stalinit, kur vetëm gjatë dhjetë viteve të para të sundimit të tij, vdiqën nga uria 10 milionë fshatarë sovjetikë, 6 milionë u vranë, ndërsa 20% e popullit të Kazakistanit u zhduk dhe 1 milionë nga Kaukazi. Në kampet e internimit dhe burgjet e Stalinit, u bënë varre masive për 10 milionë njerëz të ekzekutuar nga policia e tij sekrete. Vetëm nga Krimeja u shpërngulën mbi 20% e popullsisë në zonat e thella të Bashkimit Sovjetik. Mbi 30 milionë njerëz u vranë, prej tij dhe sipas historianëve rusë, Stalini ndjente kënaqësi me vrasjen e njerëzve dhe nuk ngopej duke parë listat e të vrarëve në zyrën e tij të Kremlinit. E kjo përvojë e komunizmit e kishte bazën te famëkeqja “Ceka” ruse në vitin 1925, që ekzekutoi në këtë vit 1776618 veta. Në Kinë mbi 30 milionë kinezë, humbën jetën nga uria dhe mijëra të tjerë u burgosën gjatë revolucionit kulturor. Në Kamboxhia “Khmerët e Kuq” zhdukën mbi 1/3 e popullsisë. Në Shqipëri nga nëntori i vitit 1944, deri në mars 1991 u ekzekutuan për motive politike 5037 burra dhe 450 gra. Brenda këtij “burgu të madh” ndodheshin rreth 40 burgje të mbyllura dhe mbi 50 kampe me punë të detyruar. U internuan 48217 burra dhe 10792 gra. U dëbuan nga qytetet kryesore dhe nga fshatrat kufitare 11536 familje. Kanë gjetur vdekjen 980 të dënuar politikë dhe 380 persona kanë pësuar trauma psikike. Këto statistika i kanë mjaftë të detajuara shoqatat e të persekutuarve politikë, por mbi të gjitha njerëzit e gjallë, që janë sot. Enver Hoxha , edhe drejtorin e parë të burgùt 313 në janar të vitit 1945, Aristidh Qëndron, e pushkatoi. E në këto statistika të përjetuara në tri diktatura fashizmin, nazizëm dhe komunizëm, burgu u bë një vend edukimi për shkatërrimi i vlerave njerëzore më tepër se në çdo kohë historike në komunizëm.


02

« politikë

E enjte 21 shkurt 2013 • Kryeministri: Taksa progresive mashtrimi i kreut të opozitës

Berisha ironizon programin e “Rilindjes” së PS Rama krahason anëtarët e tij me rilindësit shqiptarë

jelin në vend të Papa Paraqet rilindësit e tij, Anastas Ang hit, Bashkim Finon, Kristos, Ruçin në vend të Koto Hox Erion Veliajn në vend Baçin, në vend të Abdyl Frashërit, ërinj apo jo? Kjo të Dervish Himës. Keni parë ju, o zot Po veten ku e en. vet është alternativa, të tallesh me ia se gjeta këtyre çoi, se veten e fut në stratosferë, të Koleka” një ekuivalencë. E pra, Rama ësh

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar programin e socialistëve “Për një Rilindje Kombëtare”. Duke komentuar idenë e opozitës për taksën progresiste, Berisha e vlerësoi si tallje nga ana e Ramës që deputetët e PS-së të krahasohen me rilindësit e shquar. “Ai thotë se infermieri paguan njëlloj taksën me kryeministrin, ndërkohë që infermieri paguan 5 herë më pak se kryeministri. Ne jemi dhe do të jemi kundër taksës progresive, se është taksa kundër urrejtjes klasore, si taksë që shkatërron me dhjetëra vende pune. Taksa progresive nxit evazionin fiskal. Pra, alternativat janë krejtësisht të ndryshme. Paraqet rilindësit e tij, Anastas Angjelin në vend të Papa Kristos, Ruçin

në vend të Koto Hoxhit, Bashkim Finon, Baçin, në vend të Abdyl Frashërit, Erion Veliajn në vend të Dervish Himës. Keni parë ju, o zotërinj apo jo? Kjo është alternativa, të tallesh me veten. Po veten

ku e çoi, se veten e fut në stratosferë, se ia gjeta këtyre një ekuivalencë. E pra, Rama është Koleka”. Nën deklaratën për kundërshtimin e taksës progresive, Berisha theksoi se infermieri sot paguan taksa më pak se kryeministri. “Me taksën progresive është i biri i tij direkt. Unë e di që taksa progresive nuk është shpikje e Kolekës, por është e Marksit, por në Shqipëri e instaloi Koleka. Ky zotëri, në vend që t’i largohet asaj, e mbron me çfarë argumenti, me një mashtrim të shumëfishtë, u thotë qytetarëve se infermieri paguan taksa njësoj si kryeministri. Infermieri paguan 5 herë më pak taksa se kryeministri për të njëjtën taksë”, - tha shefi i ekzekutivit gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kabinetit qeverisës.

Berisha shmang komentet në kryesi, përqendrohet më shume tek organizimi

Kastriot Islami nën siglën e PD-së Më 23 qershor ish-deputeti i PS-së pritet të kandidojë në Tiranë Ervin Koçi

Dorëzimi i listave

K

astriot Islami, deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, pritet të jetë pjesë e listës së kandidatëve të PD-së për Tiranën. Burime nga PD-ja konfirmojnë faktin se Islami mund të jetë pjesë e mazhorancës në zgjedhjet e ardhshme, madje kontaktet për këtë qëllim dhe me kreun e grupit parlamentar Astrit Patozi, por dhe me eksponentë të tjerë të kësaj partie nuk kanë munguar. Duket se në zgjedhjet e qershorit të vitit të ardhshëm do të ndodhë i njëjti fenomen siç ndodhi në vitin 2009 me deputetin Sterkaj, i cili refuzimit të Ramës për ta kandiduar në Shkodër iu përgjigj me kalimin si kandidat për deputet nën siglën e PD-së në qytetin e Shkodrës. Nga ana tjetër, të njëjtat burime konfirmojnë se vetë Islamit nuk do t’i lihet pjesë e rëndësishme e fushatës në terren, por do të kontribuojë më shumë mediatikisht, sidomos në sulmet e tij ndaj kreut të opozitës. Ikja nga PS-ja Kur përpara dy vjetësh, fill pas zgjedhjeve lokale Kastriot Islami u përjashtua nga PS-ja, të gjithë mendonin se ai do të shkonte drejt LSI-së. Madje nga ana e krerëve të kësaj force të majtë ka pasur dhe oferta në dhjetorin e 2011-s për ta afruar në gjirin e saj, por Kastriot Islami nuk iu përgjigj ftesës së LSI-së, në pritje të një oferte më të mirë, që mund t’i vinte nga Kryeministri Berisha. Nuk përjashtohet mundësia që në atë kohë Islami mund ta ketë pasur ofertën për zgjedhjet e qershorit të këtij viti. Ndoshta për këtë arsye nuk u bë pjesë e asnjë grupi parlamentar, me gjithë përjashtimin që iu bë nga Gramoz Ruçi me urdhër të Edi Ramës, kreut të PS-së. Mes

Berisha, heshtje për prurjet e reja në PD Kodi zgjedhor parashikon që 50 ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve partitë duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë, çka do të thotë rreth fillimit të majit. Deri tani më i nxituar në prezantimin e kandidatëve ka qenë kreu i PS-së Edi Rama, kryesisht për emrat e rinj që ka ftuar në PS, si rasti i Alfred Pezës dhe Parid Carës. Nga ana e tij Kryeministri qëndron në pritje, gjë të cilën e ka bërë dhe në zgjedhjet e kaluara. Por kjo s’do të thotë se brenda PD-së nuk kanë filluar lëvizjet. Pavarësisht heshtjes së Kryeministrit për kandidaturat, janë bërë publike disa prej tyre, kryesisht ata që e kanë të sigurt emrin në listën e kandidatëve, siç janë ministrat dhe deputetët më aktivë. Nga ana tjetër, një zhurmë jo të vogël ka shkaktuar kthimi i Eduard Selamit në qarqet mediatike, por edhe njëfarë xhelozie brenda PD-së. Sërish Kryeministri ka heshtur dhe për këtë fakt. Ndoshta dhe për faktin se një xhelozi brenda krerëve të PD-së nuk do të sillte asgjë të mirë për zgjedhjet e ardhshme.

Kur përpara dy vjetësh, fill pas zgjedhjeve lokale Kastriot Islami u përjashtua nga PS-ja, të gjithë mendonin se ai do të shkonte drejt LSI-së. Madje nga ana e krerëve të kësaj force të majtë ka pasur dhe oferta në dhjetorin e 2011-s për ta afruar në gjirin e saj, por Kastriot Islami nuk iu përgjigj ftesës së LSI-së, në pritje të një oferte më të mirë, që mund t’i vinte nga Kryeministri Berisha. Nuk përjashtohet mundësia që në atë kohë Islami mund ta ketë pasur ofertën për zgjedhjet e qershorit të këtij viti. Ndoshta për këtë arsye nuk u bë pjesë e asnjë grupi parlamentar... Islamit dhe Ramës krisja ka ndodhur që pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur Rama akuzonte deputetin e tij dhe sekretarin për çështjet zgjedhore për disfatën që pësoi pas ndryshimit të sistemit. Kryesia e PD-së Ndërkohë të hënën në mbrëmje u mblodh dhe kryesia e PD-së, por Berisha ka preferuar të shmangë komentet mbi prurjet e reja në PD. Kjo dhe për faktin e thjeshtë se hapja

e këtij debati gati 4 muaj përpara zgjedhjeve nuk sjell asgjë të mirë. Burime nga kryesia e PD-së konfirmojnë se Berisha u ka kërkuar angazhim maksimal sidomos ministrave të qeverisë, por pa zënë në gojë ardhjen e Eduard Selamit apo futjen e mundshme të Kastriot Islamit në listat e PD-së. Të njëjtat burime shprehen se është folur më shumë për çështje organizimi, ku shumë prej ministrave janë ngarkuar të mbulojnë edhe qarqet e

tyre, por dhe zonat e Tiranës, njësoj si në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Kështu, për shembull, ministrit të Brendshëm Noka përveçse do të udhëheqë fushatën në Kukës, do t’i duhet të merret dhe me zonën e Kombinatit. Genc Rulit, ministër i Bujqësisë, përveç Gjirokastrës i duhet të merret dhe me njësinë nr. 5. Në Tiranë do të jenë dhe Arben Imami, që po udhëheq fushatën në Elbasan. Po ashtu dhe Sokol Olldashi, që është në krye të qarkut të Fierit.

garancia Dëmi 85 milionë euro

Braçe padi për dështimin e shitjes së Albpetrolit Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka paraqitur një padi në prokurorinë e Tiranës, ku akuzon të gjithë funksionarët e përfshirë në tenderin e Albpetrolit. Braçe e ka bërë publike nismën e tij nëpërmjet faqes së tij në “Facebook”, ku ka vlerësuar se dëmi ekonomik në këtë proces është 85 milionë euro. “Sot në mëngjes, pas tejkalimit të çdo afati ligjor dhe për këtë shkak në shkelje të plotë të ligjit, pas konsumimit të çdo mundësie për tërheqjen e garancisë së ofertës së paraqitur në tender, në kushtet e konsumimit të një turpi kombëtar dhe dëmi të madh ekonomik, vendosa dhe padita në prokurorinë e Tiranës të gjithë zyrtarët e qeverisë së Sali Berishës që u morën me procesin e privatizimit të Albpetrolit: konsulentin e qeverisë në këtë proces, lobistin e qeverisë, kompaninë “Patton Boggs”; çdo person tjetër fizik apo juridik që rezulton i përfshirë në këtë krim. I padita për mashtrim, shpërdorim të detyrës me pasojë dëmin ekonomik 85 milionë euro”, - shprehet Braçe në adresën e tij në internet. Shkak i këtij kallëzimi janë bërë kalimi i të gjitha afateve si dhe i faktit se kompania që ofroi shumën më të madhe për blerjen e Albpetrolit nuk e pagoi garancinë e parashikuar në ligj dhe se nuk i plotësoi kushtet e tjera të tenderit.


politikë • E enjte 21 shkurt 2013

»

03

Komisioni i Jashtëm merr nën shqyrtim rezolutën çame

Idrizi: Nëse nuk e miratoni, do të shkojmë te ndërkombëtarët Ervin Koçi

K

Theksohen marrëveshjet ndërmjet dy vendeve Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, së bashku me anëtarët e kryesisë së kësaj partie Ylli Shehu dhe Roland Bejko pritën në një takim në selinë qendrore ambasadorin e Izraelit David Kohen. Mediu e njohu ambasadorin Kohen me iniciativat e forcës politike që ai përfaqëson, ku në themel të saj qëndrojnë besimi, familja, prona dhe kombi, si në veprimtarinë e saj parlamentare, ashtu dhe në kontributin që jep Partia Republikane, si pjesë e rëndësishme në koalicionin qeverisës. Më tej Mediu, në detyrën e ministrit të Mjedisit, e njohu ambasadorin Kohen për punën e bërë nga dikasteri që drejton në përafrimin e

legjislacionit në fushën e mjedisit, si dhe të nismave që ka ndërmarrë MMPAU në përmirësimin e mjedisit dhe monitorimin e tij. Gjithashtu Mediu e vlerësoi shumë të suksesshme vizitën e tij në Izrael si dhe takimin që pati me homologun e tij në çështjen e trajtimit të ujërave të ndotur, duke vlerësuar eksperiencën e Izraelit si një shembull për t’u zbatuar në vendin tonë. Nga ana e tij Kohen, pasi e falënderoi Mediun për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, i shprehu interesin e tij dhe të vendit që përfaqëson për zhvillimet politike në këtë prag fushate, si dhe rolin kyç që ka Shqipëria në stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajon.

Rezoluta çame kërkon që në përputhje me nenin 15 të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë mes dy vendeve dhe nenit 1 të protokollit shtesë të KEDNJ-së, të hiqen pengesat që nuk lejojnë gëzimin e lirë të së drejtës së pronës dhe të drejtave të tjera për qytetarët shqiptarë çamë. Kjo është edhe një ndër pikat kryesore të saj.

Kartela e pronës

Shqyrtimi i saj në Komision vjen pasi më 22 janar kjo rezolutë u fut në kalendarin e Komisionit të Jashtëm parlamentar, ku janë përzgjedhur edhe dy relatorët e draftit: Qemal Minxhozi nga Partia Socialiste dhe Fatbardh Kadilli nga Partia Demokratike. Kjo është hera e dytë që në rezoluta çame futet në Kuvend. E para ishte ajo e vitit 2004.

Kartela e pronës

“Më 23 qershor rrëzohen bustet e reja të diktatorëve”

Kartela e pronës

omisioni i Jashtëm mori dje në shqyrtim nismën e PDIU-së për rezolutën çame. Gjatë diskutimeve kryetari i PDIU-së u shpreh se, nëse kjo rezolutë nuk do të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë, atëherë ata do t’u drejtohen institucioneve ndërkombëtare. Deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri paraqitën projektrezolutën për Çamërinë në Komision dhe si propozues të saj ata thanë se janë të hapur për ndryshime, por u kërkuan kolegëve që ta votojnë atë, pasi është koha që Greqia të kthejë atë që u ka marrë shqiptarëve të Çamërisë. “Problemi duhet të zgjidhet politikisht, diplomatikisht, sigurisht dhe ligjërisht. Nuk ka zgjidhje individuale për një problem kolektiv, siç është çështja çame. Çështja e mijëra njerëzve, që u shpërngulën dhe u vranë masivisht, që u dhunuan dhe u morën pasuritë masivisht”, - deklaroi Idrizi. Krahas kësaj ai e vuri theksin te rëndësia që ka kjo rezolutë dhe se politikanët nuk duhet të fshihen nga ajo. “Ne, të nderuar parlamentarë, s’mund të bëjmë strucin para ekzistencës së një problemi kaq të madh. Ne nuk mund të mbyllim kapitullin e një krimi kaq të madh dhe të freskët në marrëdhëniet tona. Nuk mund të mohojmë një tragjedi kaq të madhe me afro 5 mijë të vdekur. Me vdekjet më të tmerrshme, që nuk janë imagjinuar as nga industria hollivudiane. Por ne duam të çojmë në vend një amanet që nuk mund të shtyhet dot më dhe injorohet dot më, për shkak se politika dominante e kishte braktisur atë. Ne nuk mund të heshtnim e të mos reagonim kundër asaj pjese të politikës që u fsheh turpshëm kur u paraqit një tekst i rezolutës në vitin 2004”, - u shpreh Idrizi. Deputeti tjetër i kësaj partie, Dashamir Tahiri, tha se nëpërmjet kësaj kërkese që kanë paraqitur për miratim nuk kërkonin asgjë përveç të drejtave të tyre. “Ne nuk kërkojmë asgjë më tepër përveçse ato që kemi pasur. Koha sot, që jemi më 2013-n, tregon se këta 100 vjet i ka ardhur koha dhe kësaj”, - tha Tahiri. Sipas kryetarit të partisë “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, deri tani Greqia ka marrë çfarë ka dashur nga Shqipëria. “Asgjë më shumë nuk kërkojmë ne në këtë rezolutë që grekët na i kanë marrë duke na bërë presion. Ata nuk mund të na kërkojnë çështje pronash, sepse çfarë kanë dashur e kanë marrë, madje dhe padrejtësisht”, - tha Idrizi. Projektrezoluta pritet t’i nënshtrohet diskutimit mes deputetëve në komision. Edhe pse parlamenti e ka futur në procedure, deri tani dy grupet më të mëdha parlamentare nuk kanë një

Mediu takim me ambasadorin izraelit

Sipas rezolutës, duhet bërë heqja shprehimisht e ligjit të luftës dhe jo gjendjes së luftës, e cila nuk ekziston që me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike më 1971, e sanksionuar më vonë me vendimin e qeverisë së Papandreut më 1987. Ky ligj lufte, sipas partisë së çamëve, është arsyeja kryesore që pengon marrjen e pronave nga shqiptarët në Çamëri.

Miratohet në parim drafti për monitorinim

Lutaj dhe Bizhgaj me rezerva: Jeni përgatitur për opozitë Komisioni i Sigurisë ka miratuar dje në parim projektligjin “Për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve informative dhe të sigurisë”, duke i hapur rrugën miratimit të tij nen për nen. Deputetët e opozitës shprehën rezervat e tyre lidhur me kohën kur ky draft s’u soll për miratim. Socialisti Pirro Lutaj tha dje se ky draft ka 3 vjet që rri në sirtarët e Kuvendit dhe u soll në një periudhë kur nuk mund të vihet në zbatim para muajt shtator, periudhë kjo kur fillon punën dhe legjislatura e re. “Unë e vlerësoj që Kryetarja e Kuvendit e nxori nga sirtari këtë ligj. qëndrim zyrtar. Rezoluta Rezoluta çame u publikua në mes të muajit dhjetor të vitit që lamë pas. Ajo përbëhet nga 13 pika, ku theksohet më së shumti rikthimi i pronave të çamëve të dëbuar nga grekët

Ardhja në këtë periudhë i këtij drafti për miratim është se ka munguar vullneti i mazhorancës. Ne kemi thënë se kur do ta miratojmë këtë draft dhe ju keni thënë që ishit gati, por nuk ndodhi. Ky ligj erdhi pas tre vjetësh. Ju po nxitoni për një qëllim që nuk është qëllimi i këtij ligji. Pas 23 qershorit do të dalë se pse e keni sjellë tani këtë projektligj”, - u shpreh Lutaj. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe socialisti Gazmir Bizhga, i cili tha se ky draft do 6 muaj që të hyjë në fuqi. “Ju e dini shumë mirë se ky projektligj nuk bëhet aktiv për këtë mandat legjislativ, në vitin 1945. Në fillim kjo rezolutë u la jashtë punimeve të Kuvendit dhe u fut në procedurat e tij vetëm tani. Kjo rezolutë parashikon edhe heqjen e ligjit të luftës të Greqisë me Shqipërinë. Deputetët e PDIU-së kur publikuan rezolutën deklaruan se ishin të hapur për ndry-

Forumi rinor i FRD-së përkujtimore për rrëzimin e bustit Forumi rinor i Frymës së Re Demokratike ka përkujtuar sot 22-vjetorin e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha. Në një deklaratë për mediet rinia e FRD-së theksoi se është koha të rrëzohen bustet e reja të korrupsionit, papunësisë dhe vjedhjes së votës. “Më 23 qershor vota e saj masive do të bëjë ndryshimin duke rrëzuar busteve vjetra e të reja, që pengojnë të ardhmen tonë. FRD-ja beson te rinia, te forca e saj morale e politike, tek energjitë dhe aftësia për të marrë vetë fatet e vendit në dorë. Si 22 vjet më parë, edhe sot rinia është forca e ndryshimit. Koha nuk është për buste të reja, koha është për shtetin dhe qytetarët”, - thuhet në deklaratën për

shtyp. Krahas kësaj forumi rinor i FRD-së thekson se aspirata e të rinjve të atyre viteve nuk është realizuar dhe se pas zgjedhjeve të qershorit do të mundësohet realizimi i tyre. “Sot shqiptarët ndihen të zhgënjyer, të keqpërdorur, të fyer dhe të harruar nga ata që erdhën në pushtet me premtimin për politikë të pastër dhe janë kthyer në një kastë të korruptuar, që grabit çdo ditë votën, pasurinë, të drejtat dhe liritë qytetare. Sot pushteti ka braktisur dhjetorin 1990, ka braktisur të përndjekurit politikë, ka braktisur elitën intelektuale e qytetare dhe mbahet më këmbë me polici, shërbime sekrete e militantë të rrethit nepotik, familjar dhe partiak”, - thuhet në njoftim.

Takim me punojnësit e përpunimit të peshkut

Meta: Më shumë reforma për bizneset vendase sepse brenda 6 muajsh duhet të plotësohet dhe me akte të tjera nënligjore që të bëhet aktiv. Pra, ky parlament nuk ka më 6 muaj jetë, po duket se i dhatë karar, meqenëse po bëheni gati për në opozitë dhe natyrisht ky projektligj në rastin e mbikëqyrjeve më shumë i shërben opozitës se sa mazhorancës”, - u shpreh deputeti socialist Gazmir Bizhga. shime në të, por nuk përbëjnë cenim të interesave të popullsisë çame. Në një deklaratë të dhënë disa javë më parë Idrizi theksoi se e vetmja pikë ku nuk do të pranonin negociata është rikthimi i pronave, pasi sipas tij është një e drejtë që u është mohuar me breza çamëve.

Kreu u Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, theksoi dje se masat lehtësuese për biznesin duhet të vijojnë më tej. Gjatë një takimi që zhvilli në një ndërmarrje të përpunimit të peshkut në Vaun e Dejës, u theksua se lehtësitë nga heqja e TVSH-së duhet të vijojnë edhe në disa artikuj të tjerë. Sipas Metës, është e domosdoshme që të ndërmerren edhe shumë lehtësi të tjera, si rimbursimi automatik i TVSH-së, grante dhe kredi të buta për makineritë e prodhimit, lehtësime këto që do ta ndihmojnë këtë biznes që jo vetëm të krijojë vende të reja pune, por edhe ta bëjë ekonominë shqiptare më konkurruese. “Besoj se shumë lehtësi të tjera janë të

domosdoshme, sidomos për sa i takon rimbursimit automatik të TVSH-së, për sa i takon të gjithë bizneseve që eksportojnë, pasi çdo pengesë, çdo vonesë, çdo kosto dobëson aftësitë konkurruese të kompanive shqiptare dhe nuk krijon mundësi për të konsoliduar këto eksporte në tregjet e huaja dhe për t’i shtuar ato në të ardhmen. Përveç kësaj besoj se mjaft e rëndësishme është të mbështetet me grante dhe kredi të buta për të ardhmen industria jonë e peshkimit dhe njëkohësisht edhe vetë e gjithë industria e përpunimit në vendin tonë, sidomos për sa u takon makinerive dhe pajisjeve”, - tha ndër të tjera kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.


04

« politikë

E enjte 21 shkurt 2013 •

Kandidati për deputet kundërshton propozimin për shëndetësinë

Zeçishti: Të gjithë duhet të paguajnë kontribute

Përmes një deklarate për shtyp anëtarja e grupit të punës për programin në PS, Milena Harito, u shpreh se kryeministri më kot përpiqet të justifikojë taksën e sheshtë, realiteti është i qartë për çdo shqiptar. “Taksa e sheshtë ka shtuar papunësinë. Jo vetëm që sot janë mbi 1 milion shqiptarë të papunë, por vetë statistikat zyrtare të zotit Berisha thonë se në 4 vjetët e fundit shqiptarët kanë humbur 52 mijë vende pune. Taksa e sheshtë ka shtuar korrupsionin dhe informalitetin. Taksa e sheshtë ka ulur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare. Kjo është gjendja e ekonomisë shqiptare. Papunësi, rënie e fuqisë blerëse, largim i investitorëve të huaj, humbje për biznesin e vogël, humbje edhe për korporatat e mëdha”, - u shpreh Harito.

Oli Xhilaga

P

“Ne do të bëjmë ç’është e mundur nga pala evropiane të kontrollojmë zgjedhjet, në kuptimin që të jetë një votim korrekt sipas ligjit, të mos jetë i keqpërdorur, sepse për një herë të vetme ne duam zgjedhje të qarta dhe korrekte dhe sigurisht zgjedhje me një votë të qartë të qytetarëve për të ndryshuar drejtimin e vendit, për të luftuar realisht korrupsionin, për të luftuar vërtet për kohezion social. E rëndësishme është që njerëzit të përdorin këtë mundësi dhe të votojnë”, - u shpreh Svoboda.

“Gjithmonë e më e qartë se ka një vetëdijesim shumë të posaçëm të të gjithë komunitetit ndërkombëtar, të gjitha forcave që janë me sytë nga Shqipëria, institucione, parti, për të garantuar ndryshimin përmes votës dhe për të garantuar që shqiptarët të mund të vazhdojnë në rrugën e integrimit me një qeveri të dalë nga vota e lirë dhe sigurisht me një qeveri që të ndryshojë drejtimin e vendit”, - vuri në dukje Rama pas takimit.

Rama takon Svobodën

Bindja

Rama në Kavajë

Garancia

ropozimi i bërë nga kreu i PS-së është kundërshtuar nga kandidati për deputet Ylli Zeçishti. Të qenët mjek në profesion, edhe pse i përzgjedhur nga vetë kryetari socialist si kandidat për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Korçës, nuk e ka penguar të shfaqë kundërshtinë e tij përballë reformës në shëndetësi të anonçuar prej Ramës. Në gjykimin e tij të gjithë duhet të paguajnë kontribut apo sigurime shëndetësore. “Gjithë bota paguan siguracion. Ne deri tani e kemi kontribut, paguajmë më pak. Çdo qytetar, kudo që të jetë në Shqipëri, duhet të jetë i siguruar, sepse me atë siguracion ai do të mbajë veten do mbajë spitalin, do të mbaj dhe shtetin. Me shifra nuk mund të them sa mund të jenë shifrat, por ka njerëz që punojnë në të zezë dhe nuk paguajnë siguracion, ka që nuk janë të siguruar fare, kështu që ata njerëz, si të gjithë, duhet të sigurohen, sepse, kur vjen puna, të mos vijnë në spital e të rrinë kokulur ose t’i futin lekë doktorit në xhep. Doktori e merr lekun nga siguracionet, spitali merr nga figuracionet, atëherë shumë e thjeshtë: vjen vizitohet, vjen operohet, ikën regjistrohet. Ky është projekt që bëhet, nuk e bëj unë, nuk e bën mjekësia, këtë punë e bën shteti dhe pastaj këtu vlerësohet dhe puna e mjekut në bazë të punës që bën, ai siguracion që ka siguruar, qendra i kthen lekët mjekut, i jep lekë mjekut që ka punuar. Dhe kështu edhe mjeku dhe i sëmuri që vizitohet i bie të jetë në rregull”, vlerësoi Zeçishti. Por ndërkohë kandidati socialist shtoi dhe një tjetër fakt. “Një gjë nuk po shohim. Ne vizitojmë shumë njerëz që janë të siguruar, po ky lek t’u jepet mjekëve, nuk u jepet që ta ndaj, se unë që po punoj, po më shpërblen shteti. Unë marr një rroge si ai që punon më pak dhe si ai që punon më shumë më tepër, se këtu nuk ka konkurrencë, prandaj kjo punë duhet rregulluar patjetër që të funksionojë”, - u shpreh ai. Mjeku Zeçishti argumentoi qëndrimin e tij me faktin se me këtë skemë funksionojnë edhe shërbimet shëndetësore në vende të tjera të botes. “Ka edhe spitale në botë që shumica janë private, me siguracion mbahen. Ne të paktën ta bëjmë gjysmëbuxhetor dhe mund të bëhet me këto siguracione. Çfarë është figuracioni gjysmëbuxhetor? Gjysmën e paguan shteti, gjysmën siguracioni, sepse vlera e një operacioni nuk është e vogël, është e madhe. Unë këtë mendim kam. Ne pak paguajmë, se ky është kontribut, ndërsa siguracioni kuptohet që është më i lartë”, - u shpreh mjeku Zeçishti.

Reagimi i PS-së

Kreu i Partia Socialiste, Edi Rama, ka vijuar takimet për reformën në shëndetësi, duke pasur si ndalesë të radhës bisedën me mjekët e spitalit të Kavajës. “Këtu janë dy gjëra shumë të qarta në tërësi. Nga njëra anë është se sistemi ka rënë për shkak të një mijë e një arsyeve, që ju i dini më mirë se unë, dhe shumë qendra shëndetësore, shumë struktura spitalore janë të rrënuara, pavarësisht se nuk është zvogëluar buxheti për to në vite, po një pjesë e buxhetit ka shkuar në drejtime të paditura. Dhe nga ana tjetër, edhe aty ku është investuar, leku është investuar pa një plan të përgjithshëm kombëtar të organizimit të sistemit spitalor, pa një gjykim profesional të distancave, ndarjes së roleve dhe përgjegjësive”, - tha ai.

Bisedimi mbi rritjen e investimeve turke në Shqipëri

Topalli takon presidentin turk Theksohen marrëdhëniet e mira ndërmjet vendeve

“Institucionet e BE-së do të garantojnë votën e çdo qytetari” Institucionet e Bashkimit Europian do të japin çdo garanci që zgjedhjet e qershorit të jenë të standardeve demokratike, në mënyrë që vota e çdo qytetari të garantohet. Kjo është garancia që mori dje kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi të posaçëm nga presidenti i grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian, Hanes Svoboda. Kështu, zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri dhe përgatitjet e Partisë Socialiste për fushatën e ardhshme zgjedhore ishin pjesë e bisedës së zhvilluar mes Ramës dhe Svobodës. Një temë tejet e rëndësishme ishte dhe axhenda e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. Gjatë takimit zoti Svoboda e vuri theksin te zgjedhjet e ardhshme, të cilat sipas tij do të duhet të jenë të ndershme dhe të lira. “Së pari jam shumë i kënaqur të takohem përsëri ashtu siç jemi takuar shumë shpesh gjatë muajve të fundit me Edi Ramën, kryetarin e Partisë Socialiste. Shoh tek ai tani liderin e opozitës, por dhe kryeministrin e ardhshëm. Ky është mesazhi im. Ju duhet ta bëni të mundur tani të ndryshoni drejtimin e vendit. Berisha dhe qeveria e tij kanë bllokuar tanimë për shumë e shumë vjet edhe fillimin e negociatave për integrimin dhe njerëzit duhet të jenë të motivuar të shkojnë në zgjedhje të votojnë”, - vuri në dukje Svoboda. Po në këtë linjë, Rama veçoi se “është përditë e më e qartë për të gjithë pse Shqipëria ka ngecur, se kujt i takon përgjegjësia për ngecjen e saj dhe se Shqipëria duhet të rifillojë rrugën e saj drejt perspektivës europiane përmes votës së lirë dhe përmes zgjedhjeve, që të ndajnë këtë të shkuar, që vazhdon me të ardhmen, që është prapa derës”.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi dje një takim me presidentin turk Abdullah Gyl. Në bisedën ndërmjet tyre u vu theksi në potencialet e pashfrytëzuara ndërmjet dy shteteve. Krahas kësaj në këtë bisedë të hapur u theksua se niveli i lartë i marrëdhënieve politike dhe rrënjët e thella të miqësisë përbëjnë themele të shkëlqyera për të thelluar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat. Dy personalitet, duke shprehur rëndësinë e takimeve të tilla të nivelit të lartë, pohuan se mes dy vendeve tona mike ka ende mjaft potenciale për t’u aktivizuar. Shkëmbimet tregtare

me Turqinë, të favorizuara nga klima shumë e mirë që ekziston midis dy vendeve tona, njohin stabilitet dhe me tendencë gjithmonë në rritje dhe vitet e fundit shkëmbimet ekonomike janë shumëfishuar. Kryetarja e Kuvendit e njohu presidentin turk me reformat e gjithanshme që Shqipëria ka realizuar, duke bërë gjithçka për përshpejtimin e realizimit të ëndrrës së madhe, - bashkimin me familjen europiane. Presidenti Gyl i shprehu Topallit vlerësimin më të lartë për përparimin e dukshëm, duke nënvizuar se reformat e bëra kanë nxitur sipërmarrësit turq për investime.

Nisma e re për të dokumentuar historinë e vendit

Faqe virtuale se si duhet të jetë shteti Shtetiweb, 100 vjet histori të dokumentuara on-line “Shtetiweb” është faqja më e re në internet, e cila u realizua pas një pune disavjeçare nga ish-kryeministri Ylli Bufi. Kjo faqe, sipas tij, edhe pse virtuale, dikton se si duhet të jetë një shtet i vërtetë. Faqja është e pasur me informacione historike të 100 vjetve të shtetit shqiptar, histori të lëvizjeve politike, dokumente ligjore, reforma, dosierë dhe studime. Bufi veçoi se politikat publike janë ende larg standardeve të kërkuara dhe nuk duhet të reformohen sa herë që ndërrohen qeveritë. “Për të bërë një shtet virtual, qenka kaq e vështirë, imagjinoni sa e vështirë është të

bësh një shtet real. Politikat publike datojnë pas viteve ‘90. Problemi i sotshëm te ne nuk është fakti që ne tashmë kemi filluar t’i kemi në praktikat qeverisëse, por jemi ende larg mënyrës së konceptimit, të trajtimit, qysh nga identifikimi i politikave, qysh nga formulimi i politikave, qysh nga vendimmarrja e politikave, për më tepër pastaj për implementimin dhe vlerësimin e politikave publike”, - deklaroi Bufi. Ndërsa deputeti i PD-së Viktor Gumi theksoi se reformat për hir të zbatimit të tyre, para se të hartohen, duhet të studiohen mirë dhe të jenë transparente.


ekonomi • E enjte 21 shkurt 2013

»

05

Shqipëria ndër vendet më e shtrenjta në Evropë

Shqiptarët shpenzojnë 4.6% të buxhetit mujor për komunikim Brikena Dervishaj

Statistikat

R

reth 4.6 për qind të të ardhurave mujore një familje shqiptare e shpenzon për komunikim, si biseda në telefon dhe internet. Studimi i kryer nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve, ITU, tregon se Shqipëria vazhdon të jetë ndër vendet ku komunikimi është i shtrenjtë. Në raportin më të fundit, që i takon dhjetorit 2012, Shqipëria rezulton në vendin e 96-të në botë, në renditjen e vendeve nga më i liri te më i shtrenjti. Me këtë pozicionim aspak të lakmueshëm Shqipëria është vendi më i shtrenjtë në Evropë për kostot e komunikimit. Renditja Vendin e parë në renditjen globale të komunikimit të lirë e zë kolonia kineze e Makaos, ku shporta bazë e komunikimit zë vetëm 0.3% të të ardhurave mujore për frymë, e ndjekur nga Norvegjia dhe Singapori me 0.4%. Përkundrazi, vendi ku komunikimi kushton më shtrenjtë është Madagaskari, ku paketa bazë e komunikimit kushton sa 64.6% e të ardhurave mujore të individëve. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, renditjen e udhëheq Kroacia, që pozicionohet në vendin e 46 në botë, më mirë se shumë prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në Kroaci, kosto e komunikimit zë 1.5% të të ardhurave mujore. Vijojnë Serbia dhe Mali i Zi, ku komunikimi zë përkatësisht 2.5% dhe 2.6% të të ardhurave mujore për frymë. lerësimi Vlerësimi i ITU bëhet duke

AKEP: Në përdorim 5.3 milionë numra

ndërtuar koston e një shporte mujore bazë komunikimi që përfshin shërbime të telefonisë së lëvizshme, telefonisë fikse dhe internetit me brez të gjerë. Kosto e kësaj shporte pjesëtohet me të ardhurën mesatare mujore për frymë të secilit vend. Metodologjitë që përdoren nga institucionet e specializuara për krahasimin e kostove të komunikimit mbështeten në tarifat bazë që ofrojnë operatorët dhe jo në ofertat e tyre. Kjo është arsyeja që Shqipëria nuk ka përmirësim, madje përkundrazi, kosto e komunkimit ndaj të ardhurave është rritur nga raporti i vitit të kaluar.

Rishikimi i planit Sektori i Telekommunikacioneve është në transformim të vazhdueshëm. Nga 1 maji AKEP-i do të liberalizojë të gjithë tregun e domain-eve .al, ndërsa paradigma e re është konvergjenca e telekomunikacioneve, IT dhe broadcastit. Disa nga këto zhvillime kanë impakt në Planin Kombëtar të Numeracionit, ndaj AKEP-i ka sugjeruar rishikimin e tij dhe ka nisur një fushatë diskutimesh me aktorët kryesorë të tregut. Plani i numeracionit në sektorin e telekomit kërkon kujdes dhe përgjegjësi në rishikim për të pasur një përkim me kërkesat e rritjes së tregut të telekomunikacioneve dhe zhvillimeve të reja.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare thekson se në Shqipëri ka më pak telefona fiks dhe më shumë celularë. Në 2012 në Shqipëri në total kanë qenë në përdorim 5.3 milionë numra celulari. Minimalisht çdo shqiptar ka një celular dhe maksimalisht tre të tillë. Në vijim të portabilitetit të numrit, AKEP vëren se gjatë vitit 2012 ka patur dhe lëvizje të ndryshme të pajtimtarëve mes operatorëve, rreth 150 mijë përdorues. Ndryshe nga telefonat e lëvizshëm, telefonat fiks kanë pësuar një rënie. Në fund të 6 mujorit të I-rë të vitit 2012, numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse arriti në rreth 325 mijë, nga të cilët 244 mijë të kompanisë “Albtelecom” dhe rreth 81 mijë pajtimtarë për operatorët alternativë. Vihet re një reduktim në krahasim me rreth 339 mijë që ishin në fund të vitit 2011. Ky reduktim është afërsisht rreth 14 mijë pajtimtarë dhe erdhi si rezultat i reduktimit të numrit të pajtimtarëve të “Albtelecom” me rreth 15 mijë pajtimtare, por siç vihet re ka një rritje të vogël të numrit të pajtimtarëve të rrjeteve të operatorëve alternativë.

ERE: Po diskutohet importi për pjesën e humbjeve në rrjet

Çekët e CEZ-it lanë 300 milionë euro borxhe Kompania në vështirësi, detyrimi ndaj KESH-it dhe OST-së Kompania e Shpërndarjes së Energjisë që aktualisht është nën administrimin shtetëror ndodhet në vështirësi të mëdha financiare, ku çdo para që arkëtohet nga shitja e energjisë me pakicë të konsumatori, ekzekutohet nga përmbarimi për llogari të kompanive të cilave ju detyrohet, si borxhe të prapambetura. Enti Rregullator i Energjisë bën publike për herë të parë sistemin e borxheve në sektorin energjetik. Anëtarja e bordit të ERE-s, Entela Shehu, shprehet se çekët e CEZ, pas ikjes së tyre kanë lënë gjithsej 300 milionë euro borxhe, të cilat ia kanë KESH-it dhe OST-së. Një nga problematikat që Enti Rregullator po diskuton në mënyrë intensive këto ditë është edhe çështja e importit të energjisë

Aksionet Bursa bullgare ka marrë vendim për pezullimin për tre ditë të tregtimit të aksioneve të kompanive të CEZ-it në Bullgari. Ky reagim ka ardhur menjëherë pas informacioneve mediatike mbi deklaratën e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për heqjen e licencave të CEZ Distribution Bulgaria dhe CEZ Electro Bulgaria AD-Sofia. Gjithashtu edhe pas deklarimeve të Kryeministrit bullgar, Bursa bullgare konkludoi në pezullimin e tregtimit të aksioneve të kompanive të mësipërme nga data 18 shkurt deri më 20 shkurt 2013.

për pjesën e humbjeve në rrjet, të cilat kesh detyrohet t’i kryejë deri më 1 mars. “Varianti më i vlefshëm është që CEZ të nisë importin më 1 mars, por nuk dihet ende se si do të zgjidhet sistemi i borxheve në këtë mënyrë ne do të detajojmë një fond të veçantë që të shkojnë për mirë mbajtjen dhe furnizimin me energji për pjesën që

modeli i tregut detyron kompaninë e shpërndarjes”, - tha Shehu. Situata në sektorin e shpërndarjes së energjisë është mjaft problematike, sidomos për sa i përket amortizimit të rrjetit dhe pajisjeve të mirëmbajtjes, ku sipas ERE-s konstatohen vazhdimisht ndërprerje të energjisë në zona periferike për shkak të mungesës së inves-

timit në këtë sektor. Kompania CEZ do të nisë shlyrjen graduale të borxheve. Aktualisht kërkesa e KESH-it është që, CEZ të paguajë faturën mujore prej 700 milionë lekësh. Aktualisht pas largimit të çekëve të CEZ-it, niveli i arkëtimeve është rreth 60 për qind. Por kësaj situate i shtohet edhe nevoja për të blerë energji.

Pritet një shtim i prodhimeve vendase

Ruli: Heqja e TVSH-së do të nxisë konkurrencën Heqja e TVSH-së për makineritë bujqësore do të nxisë rritjen e prodhimeve vendase, duke e bërë këtë sektor edhe më konkurrues. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli, i cili dje gjatë një vizite në një fermë me rreth 350 krerë lopë për qumësht, u shpreh se pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pritet një shtim i prodhimeve vendase, si konkurrim me markën “Made in Albania” edhe në vendet e huaja. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave për heqje të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për makineritë, do të bëjë që investimet të përqendrohen në prodhim dhe rritje të cilësisë së produkteve. “Ajo çka u lançua së fundmi nga

vetë Kryeministri si reformë, sidomos për të nxitur prodhimin bujqësor dhe blegtoral, pikërisht këtë ka si synim që ta bëjmë prodhimin tonë akoma më konkurrues. Prandaj çlirimi nga TVSH-ja i makinerive dhe paisjeve për gjithë llojet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, të industrive të përpunimit, padyshim do të nxisë këtë sektor. Industria e qumështit në veçanti ka pasur rritjen më të shpejtë, po të mendojmë që gjysmën e investimeve të sektorit agroindustrial e zë kjo industri”, është shprehur ministri Ruli. Ndërkaq, kreu i dikasterit të Bujqësisë bëri me dije se qeveria do të miratojë edhe vendimin për heqjen e TVSH-së në importin e bagëtive të rracave të pastra.

Thyeni rregullat me paketat e reja

Kaloni kufijtë e komunikimit me AMC “Universal Super” Paketat AMC Universal për abonentët me parapagesë tashmë plotësohen me një tjetër risi: Super Universal. Për herë të parë në Shqipëri kompania e telefonisë celulare AMC sjell këto paketa që përmbajnë edhe minuta ndërkombëtare me shtetet fqinje Greqinë dhe Italinë, së bashku me përfitimet e tjera. Kështu, paketa Super Universal Mujore përfshin 60 minuta që vlejnë drejt të gjithë operatoreve në Greqi dhe Itali, si edhe kohë bisede me të gjithë operatorët e tjerë në Shqipëri. Si një paketë superiore, Super Universal Mujore dyfishon përfitimet e paketës mujore dhe ofron edhe plot 6000 minuta dhe 1000 SMS me gjithë numrat AMC si edhe 1 GB internet 3G. Aktivi-

zimi i kësaj pakete, me vetëm 1,200 lekë për një muaj, jep përfitimet më të leverdishme në treg. Gjithashtu, e re është edhe paketa Super Universal Javore, e cila i shton përfitimeve të paketës së njohur tashmë Javore edhe 20 minuta kohë bisede kombëtare dhe drejt Italisë dhe Greqisë. Tashmë, paketat AMC Universal, me shtimin e paketave Super, vendosin në dispozicion të abonentëve me parapagesë të kompanisë AMC, përzgjedhjen më të pasur të ofertave në treg, me përfitime që nuk mund të gjenden askund tjetër. Kompania AMC bën me dije se do të vazhdojë t’u sjellë abonentëve përfitime ekskluzive dhe shërbime moderne për çdo nevojë komunikimi.

RBI shënon një fitim të konsoliduar

“Raiffeisen Bank”, fitimi paraprak është 725 milionë euro në 2012 Rezultatet paraprake të paaudituara të Raiffeisen Bank International AG (RBI) për vitin fiskal 2012 janë dëshmi e qëndrueshmërisë së modelit të biznesit të diversifikuar, veçanërisht në kohë të vështira. RBI gjeneroi një fitim para taksës prej 1,032 milionë eurosh për 2012, rreth 25% poshtë vlerës së 2011. Fitimi i konsoliduar ishte 725 milionë euro, rreth 25% poshtë vlerës së 2011. “Pavarësisht kushteve sfiduese dhe mjedisin e mbytur makroekonomik, fokusi ynë mbështetet në arritjen e normës së kapitalit të vendosur nga Autoriteti Bankar Evropian. Ne kemi arritur një rezultat shumë të admirueshëm. Provigjionet neto për humbjet nga kreditë

e këqija ishin brenda pritshmërive për të gjithë vitin, fakti që ky pozicion u rrit ndjeshëm në tremujorin e fundit është një nga arritjet më të vogla të vitit të kaluar. Një faktor pozitiv në tremujorin e katërt ishte marzhi i përmirësuar i interesit neto”, - tha Herbert Stepic, CEO i RBI. Në një nivel prej 1,009 milionë eurosh provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija ishin rreth 5% nën shifrën e 2011. Norma e kredive me probleme në fund të 2012 ishte 9.8% që do të thotë 1.2 pikë përqindjeje mbi vlerën e vitit 2011. Volumi i kredive të klientëve u rrit me 2.2% në 83.3 miliardë euro. Depozitat e klientëve ranë me 0.7% në 66.3 miliardë euro.


06

« aktualitet

E enjte 21 shkurt 2013 •

Policia ekzekuton vendimin e gjykatës, një i moshuar dënohet me punë publike

Burg për sekserët e pedagogëve të Korçës Akuzat për periudhën e provimeve të fundvitit dhe vjeshtës së kaluar KORÇE- Policia e Korçës ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për dy persona të akuzuar si sekserë të pedagogëve në universitetin e këtij qyteti. Burimet zyrtare thanë se me vendimin nr. 53, datë 07.02.2013, gjykata e rrethit gjyqësor Korçë, ka dënuar me nga 8 muaj burg shtetasit K. Meko, mosha 43 vjeç banues në Pogradec dhe R. Sulejmani, mosha 32 vjeç banues në Korçë, si dhe me 80 orë punë publike pa shpërblim shtetasin M. B mosha 60 vjeç, banues në Korçë. Dënimi

i tyre është bërë pas finalizimit me sukses me metoda speciale të procedimit penal

nr. 778, datë 14.06.2012, nga Sektori i K/Krimit Financiar në bashkëpunim me Proku-

rorinë e rrethit gjyqësor Korçë. Shtetasit e mësipërm, në periudhën qershor – shtator 2012, kryenin rolin e sekserit, duke ndërmjetësuar tek pedagogë të ndryshëm të universitetit “Fan Noli” Korçë, për dhënien e provimeve studenteve, kundrejt një pagese nga 7 000 – 15 000 lekë. Vepra penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245 i K. Penal. Për sa më sipër materialet i kaluan për zgjidhje Prokurorisë së rrethit gjyqësor.

Specialistët: Kërkohet plan urbanistik për zonën industriale

Shkozeti nën zhvillimin kaotik dhe kërcënimin e vdekjes ARTUR AJAZI DURRES- Zona industriale e Shkozetit, prej vitesh paraqet një rajon me zhvillim kaotik ku është e vështirë të ndash subjektet që merren me biznes me blloqet e banimit. Përveç objekteve të vjetra të ndërtuara përpara vitit 1990, tashmë atje është ngritur një zonë e tërë banimi me ndërtesa pa leje, të cilat janë në proces aplikimi për legalizim. “Por zona vazhdon të zhvillohet në mënyrë kaotike pasi nuk ka plan studimi urban për ecurinë e saj”, shprehen urbanistë dhe arkitektë. Zona e Shkozetit shtrihet në një territor prej 800 ha, dikur ajo ka qenë një ndër zonat më të mëdha industriale në shkallë vendi në të cilën ushtronin aktivitetin 20 fabrika e uzina dhe me dhjetëra ofiçina e magazina gjigande. Pas vitit ’90-të pothuajse të gjitha u mbyllën dhe e pushuan aktivitetin. Që nga ajo kohë e në vazhdim nga ana e banorëve të zonave të largëta të vendit, Shkozeti nisi të shihej si një vend shumë i përshtatshëm për transferim e banim. Vit pas viti, në territoret e lira nisën të ndërtohen banesa, të cilat sot kanë arritur numrin 3880 të shtrira në një sipërfaqe prej 377 ndërtime pa leje. Po kështu të gjitha objektet e lira industriale u transformuan në shtëpi banimi. Në këto kushte edhe bashkia e ka pranuar në heshtje se kjo zonë dikur industriale nuk është më e tillë, por më tepër një lagje e banueshme Në këto kushte një VKM e vitit 2005, shpalli park industrial zonën e Spitallës dhe të Porto Romanos. Zhvillimi kaotik Aktualisht Shkozeti vazhdon të zhvillohet në mënyrë krejt kaotike pasi nuk ka një

Kapet në flagrancë në fshatin Mashter-Kore

Vidhte energjinë, arrestohet kryeplaku MIRDITE- Arrestohet kryeplaku i fshatit Mashter-Kore në Mirditë Dedin Preng Koka 41 vjeç. Bashkë me të është arrestuar edhe shtetasi Viktor Pjetër Ndoi 39 vjeç. Kryeplaku Koka dhe Viktor Ndoj janë kapur në flagrancë nga policia e komisariatit të Mirditës, pasi po vidhnin linjën elektrike të fshatit Nënshet. Nga hetimet paraprake mësohet se dy personat e arrestuar kishin vjedhur herë pas here naftën e gjeneratorëve të një operatori celular në vend. Sipas policisë, ato janë autorë të shumë vjedhjeve, të cilët në veprimet e tyre ka lënë pa energji për javë të tëra fshatrat e zonës së Oroshit në Mirditë, po ashtu edhe pa sinjal dy operatorët celularë. Ndaj tyre është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Nën hetim dhe për vjedhje të tjera

Tentuan të vjedhin banesën, arrestohen 2 të rinj BERAT- Dy 21-vjeçarë kanë rënë dje në prangat e policisë teksa tentonin të vidhnin një banesë në lagjen muzeale të “Mangalemit”, të qytetit të Beratit. Burime të policisë që i referohet lajmi bënë më dije për gazetën se T. Velcani dhe M. Danushi banorë të lagjes “Qendër”, në mesnatën e 24 orëve më parë rreth orës 02.30 minuta kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit me inicialet Ll. M. 69 vjeç, banues në lagjen “Mangalem” të këtij qyteti. Dy të rinjtë kanë rënë në prangat e policisë të patrullës të natës, këta të fundit teksa patrullonin pasi kanë dëgjuar një zhurmë dhe janë ngjitur deri në rrugicën e lagjes për të parë se çfarë po ndodhte dhe në moment kanë parë dy të rinjtë që janë futur në banesë e shtetasit Ll.M. Të rinjtë kanë tentuar të ikim me vrap duke përfituar nga errësira, por pa mundur pasi janë gjendur menjëherë në prangat e punonjësve blu dhe më pas janë shoqëruar për në dhomat e paraburgimin që ndodhen pranë komisariatit të këtij qyteti. Vlen të përmendet se dy të arrestuarit e ditës së djeshme do të hetohen edhe për vjedhje të tjera që janë kryer në këtë lagjen dhe në qendër të qytetit, të cilat muajin e fundit nuk kanë qenë të pakta dhe se ekspertët e policisë ka siguruar në këto vjedhje edhe shenja gishtash që pritet të krahasohen edhe me shenjat e gishtave të dy të arrestuarve. S. Gorrica

Elbasan, në afro 2 muaj 18 vjedhje

plan studimi urban. Veç banesave të ngritura përpara vitit ’90, të tjera kanë vazhduar të ndërtohen, por në këtë rajon ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe një numër jo i pakët subjektesh private. Ka mbi 15 vjet që disa ish-fabrika, të cilat sh-

trihen një territor prej 10 ha vazhdojnë të paraqesin një realitet jo normal, që ndotin mjedisin dhe përbëjnë rrezik për fëmijët. Në bashki, askush nuk është në gjendje të japë sqarime se përse i gjithë ky territor nuk përdoret nga shteti

U gjet nga fqinjët

Jetonte në vetmi, vetëvaret 60-vjeçarja në Berat BERAT- Një grua e moshës 60-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e saj në Berat. Sipas të dhënave paraprake, thuhet se, viktima jetonte e vetme, pasi fëmijët i kishte të martuar

dhe jetonin në emigrim. E ndjera Xh. Baci rreth të 60ve, dyshohet ti ketë dhënë fund jetës prej më shumë se 24 orësh, por vetëm pak pas mesditës së djeshme është gjetur e pajetë. Gruaja prej thuajse dy ditësh kishte

për investime publike. Të gjitha këto probleme do të merrnin zgjidhje nëse për Shkozetin do të kishte një studim urban, i cili të kishte edhe miratimin e KRRTRSH, pasi mjaft prej ish objekteve industriale janë pronë e qeverisë.

humbur kontaktet me të afërmit dhe fqinjët, duke bërë që këta të fundit, për shkak të mungesës dhe heshtjes së zgjatur, të shkojnë në banesën e saj, ku dhe e gjetën të varur. Nga ana e policisë sipas dëshmive të mbledhura, thuhet se gruaja kohëve të fundit kishte shfaqur shenja mërzie dhe depresioni për shkak të vetmisë në të cilën jetonte.

Shtohet numri i vjedhjeve, autorët synim skrapin ELBASAN- Shtohet numri i vjedhjeve në qarkun e Elbasanit. Nisur nga kjo situatë të gjitha komisariatet kanë ndërmarrë një aksion duke arrestuar një numër të konsiderueshëm autorësh të vjedhjeve. Kështu nga muaji janar e deri më 15 shkurt janë regjistruar 35 vepra penale për vjedhje nga të cilat 18 janë vjedhje objektesh si banesa, dyqane, magazina dhe shkollë, qendra kultore Librazhd etj. Gjithashtu është regjistruar një vjedhje hekuri për skrap dhe një vjedhje parash. 6 vepra të tjera penale kanë mbetur në tentativë kryesisht në banesa dhe magazina, ndërsa 7 vjedhje kanë pasur si synim vjedhjen e portave të hekurit, shina treni etj. Gjithashtu po për të njëjtën periudhë komisariatet kanë konstatuar 9 raste të veprës penale të shkatërrimit të pronës ndër të cilat një ujësjellës, dëmtimi i disa kabujve elektrikë po në Librazhd, shkatërrimi i ambienteve të Zyrës së Punës, si dhe dëmtimi i disa mjeteve. Për vjedhjet Drejtoria e Policisë Elbasan ka organizuar edhe 4 operacione të koduara me arrestimin e 29 personave për vjedhje të ndryshme. Në Elbasan funksionojnë disa pika që grumbullojnë skrap dhe kjo ka bërë që shumë persona kryesisht të rinj të synojnë vjedhjen e mjeteve të hekurta për t’i shitur më pas në këmbim të parave. L. Lleshi


aktualitet • E enjte 21 shkurt 2013

»

07

Bashkia shpërndan banesat e fundit me qira sociale

Lidhen kontratat me 29 familje, ende pa llogari për fillimin e pagesave LEDIA LLESHI Dhënia e banesave sociale më qira nga bashkia e qytetit të Elbasanit është në fazën përfundimtare. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak është miratuar lista e 26 apartamenteve të fundit dhe pothuajse të gjitha familjet janë vendosur në këto ambiente. Ato kanë nënshkruar një kontratë 10-vjeçare për t’u strehuar në këto apartamente. Por Ministria e Financës ende nuk ka çelur llogarinë për pagesën e qirave. Banesat sociale Pagesa që familjet do të shlyejnë çdo muaj është 7100 lekë të reja dhe në vitet në vazhdim ajo mund të ndryshojë në varësi të vendimeve që mund të marrë Këshillit Bashkiak. Administratori i banesave sociale Artur Guni tha se pothuajse të gjitha familjet janë akomoduar në këto ambiente dhe janë bërë banorë të rregullt të apartamenteve të reja që u ndërtuan nga bashkia. Sipas tij, ndërkohë që bashkia ka bërë të gjitha procedurat duke i dhënë edhe çelësat në dorë këtyre familjeve, Ministria e Financës që duhet të çelte një llogari për pagesën e qirave nga ana e këtyre familjeve nuk e ka bërë ende këtë dhe shlyerja e detyrimeve ende nuk mund të zhvillohet normalisht nga ana e familjarëve përfitues. Bashkia e qytetit të Elbasanit me kredi të Bankës Botërore ka ndërtuar 96 apartamente për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Shfrytëzohen për krah pune dhe prostitucion

Fëmijët e rrugës e romët në skemë sociale trajtimi DURRES- Skemat e trajtimit social të shtresave më në nevojë dhe të të rinjve të rriskuar për shkaqe të ndryshme kanë mundur të zbusin shifrat e fëmijëve lypsarë apo të grave të trafikuara. Drejtoria e Shërbimit Social në Durrës ka realizuar disa projekte në bashkëpunim edhe me shoqata e institucione të tjerë kryesisht për të mbrojtur fëmijë jetimë dhe të vegjlit që nxirren forcërisht për të lypur në rrugët e qytetit. Gjatë vitit 2012 në saj të një fondi prej 5 milionë lekësh janë trajtuar 150 familje të kësaj kategorie. Drejtoria e Trajtimit Social nuk ka dhënë shifra, por ka bërë të ditur se kjo kategori është shfrytëzuar për krah pune dhe përfitime. Bashkësia rome dhe egjiptian-ballkanase, në raportet e kësaj drejtorie, mbeten grupet më në rrezik për një sërë arsyesh të renditura në materialin e publikuar. Specialistët kanë thënë se është shumë vështirë të afrohen zgjidhje për këtë kategori ngase ata bëjnë jetesë krejt ndryshme nga pjesa tjetër e shoqërisë. Pas këqyrjes në terren për një periudhë kohe është bërë e mundur të merret një statistikë e përafërt për numrin e fëmijëve që lypin rrugëve, numër që shkon deri në 70 fëmijë brenda në qytet. Por pavarësisht projekteve të zbatuara të gjitha rrugët kryesore të qytetit bregdetar, shëtitorja, sheshet kryesore, vendqëndrimet e autobusëve të linjave urbane dhe zona e Plazhit ka një numër shumë të madh të fëmijëve e grave që lypin në rrugë. A. Ajazi

Bashkia: Nuk na vjen fondi

Shpërblimi për fëmijët e lindur, 2200 bebe “në pritje” nga 2010 Pagesa që familjet do të shlyejnë çdo muaj është 7100 lekë të reja dhe në vitet në vazhdim ajo mund të ndryshojë në varësi të vendimeve që mund të marrë Këshillit Bashkiak. Administratori i banesave sociale Artur Guni tha se pothuajse të gjitha familjet janë akomoduar në këto ambiente dhe janë bërë banorë të rregullt të apartamenteve të reja që u ndërtuan nga bashkia. Sipas tij, ndërkohë që bashkia ka bërë të gjitha procedurat duke i dhënë edhe çelësat në dorë këtyre familjeve, Ministria e Financës që duhet të çelte një llogari për pagesën e qirave ...

Apartamentet e ndërtuara me kredi të Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim janë projekti i parë i banesave popullore ose shtëpive me qira të ulët në Bashkinë Elbasan. Funksionimi sipas Gunit varet nga bashkërendimi i punës prej të gjitha strukturave që janë pjesë. “Tashmë të gjitha këto familje duhet të paguajnë kushtin për të vijuar normalisht funksionimin e administrimit të këtyre banesave, por nuk ka ende një llogari ku kjo qira do të paguhet. Ne jemi duke kontaktuar me ministrinë përkatëse dhe shpresojmë që kjo situatë e krijuar të zgjidhet shumë shpejt”, u shpreh administratori Guni.

ELBASAN- Rreth 2200 nëna që kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre nuk marrin shpërblimin e miratuar me ligj qysh nga viti 2010. Sipas një VKM, çdo bebe e lindur përfiton 5 mijë lekë të reja, por ka nga ato fëmijë që tashmë janë bërë 4 vjeç dhe ende nuk e kanë përfituar shumën e miratuar me ligj. Sipas bashkisë, vonesa vjen nga Ministria e Punës dhe Çështjeve sociale. Sipas nënkryetarit të Bashkisë Elbasan, Serafin Papa, për vitin 2012 janë shpërblyer vetëm 600 familje të prapambetura nga vitet e kaluara. Ai tha se bashkia i dërgon ministrisë numrin e lindjeve të reja bashkë me shkresën e fondeve që duhen. Ai pohoi se nga ana e bashkisë janë bërë kërkesa të herëpashershme për mbulimin e këtij boshllëku të krijuar, por ende nuk është marrë asnjë përgjigje. “Shpërblimi i lindjeve nuk është në duart e bashkisë. Ne jemi thjesht administratorë të fondit dhe bëjmë shpërndarjen, por duhet ta sjellë ministria detyrimin përkatës. Asnjëherë ky fond nuk ka qenë i plotë dhe ne mundohemi të likujdojmë lindjet më të hershme”. A. Shopi është një nënë që pyet herë pas here në zyrat e informacionit të bashkisë për shpërblimin e lindjes. “Është e vërtetë që kjo shifër është e vogël dhe nuk na bën shumë punë, por gjithsesi është miratuar me ligj dhe ne duhet ta marrim”, shprehet ajo. Rastet si kjo nënë janë të shumta në zyrën e informimit të qytetarëve në bashki. Ka prej tyre që kanë mbi 5 vjet që nuk e kanë përfituar këtë shpërblim. L. Lleshi

Eduart Hoxholli promovon një nga figurat më të shquara të këngëve popullore

Procedohen dhe përfituesit

Në harresë për 50 vjet, këngët e Bodinit tani në libër

U dhanë asistencë sociale të punësuarve, 2 në pranga

Jeta interesante e një prej artistëve që vuajti më shumë DURRES- Eduart Hoxholli, intelektuali, mësuesi dhe publicisti elbasanas, së fundi ka dalë me librin e tij të 10-ë, kushtuar kompozitorit popullor të Shqipërisë së Mesme, Mustafa Bodini, i harruar qëllimisht nga qeveria komuniste për 50 vjet. “Bodini, Këngët e një Zemre”, titullohet libri i tij më i fundit që publicisti Eduart Hoxholli, ka hedhur në treg kushtuar artistit, kompozitorit dhe njeriut që i dha shumë Elbasanit në fushën e krijimtarisë artistike, të madhit Mustafa Bodini. Shkrimtari Hoxholli e sjell të pavdekshmin Bodini, të gjallë, mes vargjeve, historive, këngëve, kujtimeve dhe trajtimit shkencor në fushën e krijimtarisë letrare dhe artistike. Hoxholli mbetet shkrimtari elbasanas, i vetëm dhe i rrallë në llojin e tij, ai vjen i ngrohtë, i përmallshëm, nos-

talgjik, dhe bujar, dhe kjo duket tek lexon librin e tij të fundit “Bodini, Këngët e një Zemre”. Ky libër flet për jetën e të madhit Mustafa Bodini, që lindi nga sofra elbasanase, u rrit dhe edukua nga familja dhe

rrethi tij shoqëror, u formua dhe arsimua jashtë shtetit, për të arritur tek krijimtaria e tij e rrallë dhe e pasur artistike, duke lënë pas, një fond të çmuar me këngë, që vlerësohen edhe sot e kësaj dite nga

kritikët e kësaj gjinie, por edhe nga dëgjuesit e shumtë. Eduarti e trajton mrekullisht figurën e Mustafa Bodinit, duke i dhënë shpesh asaj përqasjen e një studimi shkencor në fushën e krijimtarisë artistike. Këngët e Bodinit të madh, jeta, vepra, familja, rrethit tij shoqëror, fati që e shoqëroi në jetë, qysh nga martesa me gruan italiane Ada, fatkeqësitë e shumta që e ndoqën edhe pas vitit 1945, ikja e saj e detyruar, burgosja nga diktatura komuniste, dhe ikja nga kjo jetë fare pa u ndjerë, i japin madhështi elbasanasit Mustafa Bodini. Ai ka lënë pas një thesar të çmuar, ka lënë këngët e tij, të cilat Hoxholli, i prezanton në mënyrë brilante dhe i trajton aq bukur nga pikëpamja publicistike në librin e tij të fundit duke e titulluar me të drejtë atë “Bodini, Këngët e një Zemre”. A. Ajazi

ELBASAN- Specialistët e Sektorit kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë marrë një informacion se një numër i konsiderueshëm shtetasish banorë të rrethit Këlcyrë kanë përfituar në mënyrë të paligjshme asistencë sociale nga Bashkia Këlcyrë. Pas hetimeve ka rezultuar se 5 shtetas prej 5 vitesh përfitonin asistencë sociale në mënyrë të paligjshme pasi 3 prej tyre prej 5 vitesh ishin të punësuar në një firmë guroreje në Këlcyrë dhe firma u kishte paguar sigurimet shoqërore çdo muaj. Ndërsa dy shtetas të tjerë prej vitesh figurojnë emigrantë në Greqi dhe nuk dihet se kush i përfitonte këto lekë në emër të tyre. Nga verifikimet e bëra rezultoi se shtetasi E. Ristani me detyrë shefi i Zyrës së Punës në Përmet ka lëshuar vërtetime për të 5 këta shtetas që janë të papunë për këtë periudhë kohore prej 5 vitesh. Ndërkohë Zyra e Përkrahjes Sociale në Bashkinë Këlcyrë në bazë të ligjit duhet të bënte verifikimet çdo muaj me sigurimet shoqërore, të cilën nuk e ka kryer. Ndodhur në këto kushte janë arrestuar shtetasit: E. Beqiri, i datëlindjes 1986, lindur dhe banues në Këlcyrë, me detyrë Shef i Zyrës së Përkrahjes Sociale në Bashkinë Këlcyrë, E. Ristani, me detyrë Shef i Zyrës së Punës në Përmet. Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”. Si dhe është proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”, dhe ndiqet në gjendje të lirë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore kohët e fundit Specialistja e Zyrës së Përkrahjes Sociale në Bashkinë Këlcyrë F. Shahu. Gjithashtu ndiqen penalisht në gjendje të lirë dhe përfituesit.


24

« reklamË

E enjte 21 shkurt 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.