politika ne facebook, legalizime, ushtarak

Page 1

»10

Analistët: Ahmet Zogu i civilizuar

Kodi Civil në Shqipëri u realizua si kopje e sistemit të Bonopartit E mërkurë

22 maj 2013

Viti IX, Nr. 2981 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Menaxhimi votës

Tre ligjet mbesin pezull, Arvizu negociator Kuvendi mbyll punimet Deputetët nisin fushatën, palët nuk bien dakord për votimin përfundimtar të drafteve të vendosura si kusht për integrimin e vendit »3

mes Ramës dhe Berishës për KQZ

»2

»4-5

Ish-ushtarakët

Si rillogaritet pensioni dhe kur ka vendim gjyqi Nëndrejtori i ISSH, Ali Emini, sqaron procedurën dhe skemën që ndiqet për përfitimin e rezervistëve. Nenet e ligjet që respektohen

»7

Legalizimet

Si do të veprohet me ndërtimet e reja që s’janë vetëdeklaruar Hyn në fuqi ndryshimi i ligjit për ndërtimet informale. Kushti i përftimit mbetet afati i ndërtimit para fotografimit »9

Opinion Nga Mehdi Hyseni

Nënshkrimi ilegal i një »16 marrëveshjeje Nga Elvis Kotini

Poker spiunësh

»17

Enver Hoxha me 70 në profile të hapura rët rrjet nga idhullta

Faqe me sharje dhe me mbështetje ndaj kryëve etarëve dhe politikan

i Fatos Nano politikan me më shumë faqe të are hapura, një ka zyrt

Berisha-Rama-Basha garë faqesh në internet Halimi nis projektin e ri

»8

Në prag të nisjes burgu i parë privat, kush do të pranohet

Historia e shërbimeve sekrete

Ndërhyrja e UDB-së dhe rrezimi i Koçi Xoxes pas prishjes me jugosllavët Ngritja e komiteteve kombëtare në shtetet e huaja dhe loja me klanet mes drejtuesve të Partisë Komuniste në Shqipëri »18-19

Infeksionet nga deti

Rreziqet që shfaqen për fëmijët dhe femrat masat që duhen marrë Uji i papastër i detit shkakton problem të mëdha në organizëm dhe në lëkurë. Këshillat e mjekëve »6

Protestat e Himarës

Studentët kujtojnë tragjedinë. Kompania: I dëmshpërblyem

»10


02

« POLITIKË

E mërkurë 22 maj 2013 •

PËRFAQËSIMI NË KQZ, SHBA NIS KONSULTIMET ME PARTITË

Ambasadori Arvizu negociator i zgjidhjes, takon Ramën N gërçi në Komisionin Qendror Zgjedhor ka risjellë në skenën politike ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Diplomati amerikan u ndal dje në selinë rozë për të diskutuar me kreun e saj Edi Rama lidhur me një problematikë të tillë. Ndërkohë, sipas vetë ambasadorit Arvizu, vijojnë takimet me përfaqësuesit e partive parlamentare. Nga ana e saj PS-ja nuk lëviz nga kërkesa për shqyrtimin e çështjes në Kuvend. Deklarata Ambasadori amerikan Arvizu shfaqet si negociator për zgjidhjen e ngërçit të KQZ-së. Kështu, pasi zhvilloi një takim informal për rreth 40 minuta me kryesocialistin Rama, Arvizu u shpreh i shqetësuar për vendet e mbetura bosh pas dorëheqjes së 3 anëtarëve të propozuar nga opozita. “Vazhdojmë të shqetësohemi për faktin se Komisioni Qendror Zgjedhor nuk është plotësisht i ndërtuar dhe për këtë nuk është plotësisht funksionale. Si miq, si partnerë, po përpiqemi të shikojmë nëse është e mundur që palët të punojnë bashkë për ta arritur këtë”, - u shpreh në dukje ambasadori i SHBA-ve. Ndërkohë në prononcimin e tij për shtypin pas përfundimit të takimit me kreun e socialistëve Arvizu u shpreh skeptik lidhur me pritshmëritë për zgjidhjen e ngërçit. Për Arvizunë ky perceptim është i bazuar pikërisht në qëndrimin e të dyja palëve. Në këtë kontekst, ambasadori amerikan bëri me dije se takimet dhe kontaktet me përfaqësuesit politikë do të vijojnë, ashtu sikurse do të vijojnë dhe me demokratë, por sipas tij nuk ka një përcaktim në axhendën e një takimi me Kryeministrin Berisha. “Unë jam gjithmonë optimist, por jam edhe realist. Ne ndjekim me kujdes deklaratat e Kryeministrit dhe ato të zotit Rama, por ato janë ende larg. Ne jemi në kontakt me të dyja palët. Jemi në kontakt me Partinë Demokratike, por nuk kam në axhendë ndonjë takim konkret me Kryeministrin”, - u shpreh Arvizu lidhur me një çështje të tillë. Qëndrimi Partia Socialiste në deklaratat publike shprehet e gatshme për negociata, pavarësisht se nuk ka një propozim konkret përveç kërkesës për rikthim në Kuvend të trajtimit të çështjes. Në të njëjtën linjë u shpreh dje dhe sekretari për çështjet zgjedhore në PS, deputeti Damian Gjiknuri. Sipas tij, zgjidhja duhet të gjendet në parlament. Por krahas kësaj kërkese të përgjithshme përfaqësuesi socialist nxitoi të risillte në kujtesë qëndrimin e lidershipit socialist, që konsiston në faktin se,

Situata ekonomike, Rama shigjeton Berishën

Ekonomia ka 5 vjet që s’rritet asnjë milimetër, por tkurret Situata aktuale në ekonomi ishte dje në fokus të akuzave që Partia Socialiste drejtoi për qeverinë “Berisha”. Ishte vetë kreu i PS-së Edi Rama që u shpreh se Kryeministri Berisha po e çon vendin drejt humnerës financiare. Sipas tij, qeveria dështoi me politikat në fushën e ekonomisë, çka ka sjellë falimentin e jo pak bizneseve. “Ekonomia ka 5 vjet që nuk rritet asnjë milimetër, përkundrazi, tkurret. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë më të ulëta se në vitin 2009

dhe janë më të ulëtat e gjithë këtyre viteve. Kjo do të thotë se biznesi nuk fiton më siç fitonte deri katër vjet më parë dhe nuk investon më. Këto janë fakte dhe jo broçkulla rrugësh. Biznesi i

vogël në rrugën e rrënimit të mëtejshëm, ku e merr zvarrë kjo qeveri, po shkatërrohet. Thuajse 1/3, 27.4% , më pak të ardhura nga taksa e biznesit të vogël sesa në vitin 2009. Xhiroja, fitimi i biznesit të vogël janë në rënie, gjendja e biznesit të vogël është dramatike. Kush paguan për të gjitha këto? Paguan ekonomia shqiptare, me një rritje dramatike të deficitit buxhetor kundrejt rënies së të ardhurave. Deficiti është 3 herë më i lartë se katër vjet më parë. E kuptoni se në ç’rrugë financiare po e çon Saliu Shqipërinë? Është një rrugë drejt humnerës. Ka rëndësi themelore që përtej bindjeve majtas e djathtas shqiptarët të ndalin me votë këtë rrënim”, - deklaroi Rama.

Numërimi i votave në qarkun e Fierit

PS: Po i vendosni në bastionet e Partisë Demokratike Socialistët paralajmërojnë trazira në Fier, ku sipas tyre prefektët po i caktojnë në mënyrë të parregullt qendrat ku do të numërohen votat. Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj, tha se vendet e numërimit në qarkun e dytë më të madh në vend po vendosen në fshatra ku mungojnë dhe kushtet minimale. Por problemi kryesor, sipas tij, qëndron në faktin se VNV-të po caktohen në zona ku historikisht konflikti politik ka degjeneruar deri në përplasje fizike, duke rrezikuar kështu tërë procesin e numërimit. “Në këto VNV minimalisht mungojnë kushtet minimale të energjisë dhe internetit, por kjo nuk është arsyeja kryesore e kundërshtimit pasi ligji nuk e lejon që vendet e

numërimit të votave të vendosen në fshatra apo komuna. Vendi më i mirë për të realizuar këtë proces, pra numërimin elektronik, është Bashkia e Fierit. Në këtë zonë, ku KQZ-ja bazuar në propozimin e limituar dhe antiligjor të prefektit, situata ka pasur përplasje të ashpra politike, madje deri konflikte fizike, pa dyshim do të prodhonte emocione negative të forta dhe do të ndikonte në ashpërsimin e situatës politike”, - tha Gjonçaj. “Shteti është më këmbë. Nuk nisemi ne nga këto motive dhe nuk rrimë të ndajmë Shqipërinë duke thënë se kjo zonë është bastion i kësaj apo asaj partie. Rregullat janë për të gjithë njësoj dhe funksionojnë në të gjithë Shqipërinë”, - tha përfaqësuesi i PD-së Njazi Kosovrasti.

Berisha takon misionin e ODIHR-it

“PS po përpiqet të pengojë procesin zgjedhor” Kryeministri Berisha priti sot në një takim shefen e Misionit të ODIHR-it Conny Mcormak dhe anëtarë të tjerë të misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it. Kreu i qeverisë e siguroi atë për mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në kryerjen e detyrave për të cilat ky mision është mandatuar. Në lidhje me problemin e KQZ-së, Kryeministri u shpreh se Partia Socialiste po përpiqet të pengojë procesin zgjedhor duke keqpërdorur anëtarët e saj në KQZ nëpërmjet orkestrimit politik të dorëheqjeve të tyre. Megjithatë, Kryeministri u shpreh i gatshëm për të plotësuar anëtarësinë e KQZ-së me emrat që opozita do të propozojë. Më tej Berisha shprehu besimin se të gjitha partitë politike janë të

angazhuara për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm. Kryeministri nënvizoi se Kodi Zgjedhor tashmë ka trajtuar në mënyrë konsensuale, gjatë reformës së fundit zgjedhore, rekomandimet e ODIHR-it të viteve 2009 dhe 2011, duke e bërë kështu kornizën ligjore edhe më të mirë, edhe më solide, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e Këshillit të Europës. Kryeministri, duke shprehur bindjen e tij se mazhoranca duhet të sigurojë besimin e opozitës në proces, nënvizoi se reforma zgjedhore u bazua në propozimet e opozitës. Mcormak ndau të njëjtin mendim me Kryeministrin për rëndësinë shumë të madhe që ka transparenca e procesit zgjedhor për besueshmërinë e këtij procesit.

Topi: Duhet rikompozim urgjent i KQZ

“Berisha dhe Rama e kanë kthyer vendin në pazar” KËNDI I FJALËS SË PS “Këndi i fjalës” u rimor dje në një tjetër zonë të Tiranës, e konkretisht në njësinë nr. 6 në zonën e “Misto Mames”. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të kësaj zonë, ku u trajtuan një sërë çështjesh. Në përgjigje të interesit të banorëve për mundësi të manipulimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Rama shprehu bindjen se kjo nuk do të ndodhë, pasi koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” do të fitojë me një rezultat të thellë. “Amerika, miku më i madh i shqiptarëve, nuk është këtu për të bërë as qeverisjen, as opozitën, ndaj më 23 qershor të mos e mbajnë mendjen te 8 maji. Nëse atëherë fituan me dhjetë vota të vjedhura, kësaj radhe do na marrin të keqen, se do të fitojmë bindshëm”,, vuri në dukje kreu i PS-së.

edhe nëse nuk gjendet një zgjidhje, PS-ja do të shkojë në zgjedhje me përfaqësimin aktual në institucionin qendror të zgjedhjeve. “Jemi të hapur për çdo zgjidhje që sjell ligjshmëri në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zgjidhja është në vendin ku është cenuar

ligji, pra në parlament. Nuk po i jap cilat janë mënyrat e zgjidhjes, sepse ato i mbeten një negociate. Shpresojmë që pala tjetër të dëgjojë. Fatkeqësisht, deri tani kemi dëgjuar intrazigjencë nga shkelësi i ligjit, që në këtë rast është Sali Berisha”, - vlerësoi

Gjiknuri lidhur me një çështje të tillë. Sekretari socialist u shpreh se “pavarësisht se si do të zgjidhet çështja e KQZ-së, Partia Socialiste është e gatshme të shkojë në zgjedhjet e 23 qershorit”. Në vlerësimin e tij, zgjedhjet përcaktohen në vendin ku numërohen votat.

Kreu i FRD-së, Bamir Topi, njëherësh ish-presidenti i Shqipërisë, shpreh shqetësimin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira më 23 qershor për shkak të ngërçit të krijuar në KQZ. Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit Topi bëri apel për rikompozimin urgjent të KQZ-së. Ish-presidenti nuk kurseu sulmet ndaj dy krerëve të partive më të mëdha në vend, PD-së e PS-së, duke akuzuar se e kanë kthyer vendin në pazar. “Akuzoj Berishën dhe Ramën se e kanë kthyer në pazar vendin. Parlamenti është në dispozicion të Berishës. Qeveri e korruptuar, pushtet vendor me 2 koka, një i PS-së dhe një i PD-së. Administratat lëvizin në të gjitha mitingjet e Berishës.

Kemi në krye të vendit një komunist”, - tha Topi. Problematika e përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka prekur të gjitha partitë politike në vend. Ngërçi u krijua pasi mazhoranca e re e krijuar shkarkoi anëtarin e KQZ-së të propozuar nga LSI-ja, Ilirian Muho, shkarkim ky që solli një reagim zinxhir tek tre anëtarët e tjerë të propozuar nga Partia Socialiste dhe PBDNJ-ja, të cilët dhanë dorëheqjen. PS-ja nuk ka pranuar që të çojë në KQZ kandidatura të reja dhe në këtë mënyrë institucioni që administron zgjedhjet në vend po funksionon me katër anëtarë, nga 7 që janë në total. Kjo ka sjellë edhe një ngërç në vendimmarrjet që kërkojnë një shumicë të cilësuar votash.


POLITIKË • E mërkurë 22 maj 2013

KQZ MUNDËSIA MË E MIRË PËR MBLEDHJEN E JASHTËZAKONSHME TË DEPUTETËVE

Mbyllet Kuvendi, dështojnë tre ligjet Propozimet për amnistinë e biznesit mbesin një premtim politik

K

uvendi nuk pritet të zhvillojë një seancë përfundimtare për të kaluar asnjë nga pikat, të cilat partitë i konsiderojnë të veçanta në fushatën që kanë nisur. Edhe pse Parlamenti juridikisht i mbyll punimet nesër, në sekretarinë e Kuvendit nuk ka të dorëzuar asnjë kërkesë për thirrjen e seancës. Ndërsa në pritje mbesin tri ligjet e shumëpërfolura si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat. Po ashtu dhe propozimet për amnistinë e biznesit nuk është përfshirë në axhendën e posaçme. Ligjet Konflikti mbi tri ligjet e tejet të debatueshme ka mbetur tërësisht pezull. Kjo pasi opozita aktuale ka kërkuar që projektet të hyjnë në fuqi vetëm në muajin shtator. Kjo nën frikën e shpallur të ndryshimeve të menjëhershme të anëtarëve të gjyqësorit, duke i dhënë më shumë mundësi mazhorancës aktuale. Nga ana tjetër partitë qeverisëse janë shprehur se nuk mund të ketë lojëra të tilla dhe se kjo është mundësia më e mirë e vendit. Nën kushtet e një mungese besimi duket se çështja do t’i kalojë për diskutim vetëm legjislaturës së ardhshme. Por duket se sondazhet e fundit tregojnë një ndarje me thikë prej 70 mandatesh për koalicionin e PD dhe 70 për të majtin. Duke iu referuar këtu dhe sondazhit të dhënë dje nga Ora News. Ndaj dhe rruga e zgjidhjes duket se do t’i mbetet vetëm referendumit të përgjithshëm, i cili pritet të mbahet në muajin dhjetor. Amnistia Pavarësisht se krerët e politikës janë shprehur për amnistimin e gjobave të biznesit

REFORMA

LIGJET

Drafti për reformën parlamentare ka në thelbin e saj organizimin e punimeve të Kuvendit, dhe të seancave plenare. Ky draft është kërkuar nga Bashkimi Evropian, pasi nëpërmjet kësaj do të rregullohet edhe puna e Kuvendit, si edhe mbarëvajtja e seancave plenare. Për miratimin e këtij ligji kërkohet një shumicë e cilësuar votash. Për miratimin e këtij drafti, socialistët kanë depozituar dy amendamente, të cilët sipas tyre rregullojnë kohën e fjalës së Kryeministrit, ministrave dhe kryetarit të opozitës.

Reforma në Gjyqësor që prek Gjykatën e Lartë dhe i hap rrugë krijimit të Gjykatës Administrative, si edhe Ligji për Nëpunësin Civil janë dy draftet e tjera të cilat duhet të ishin miratuar, që vendi ta kishte rrugën e hapur për marrjen e statusit të vendit kandidat për mbledhjen e radhës të Komisionit Evropian në muajin tetor. Këto ligje rregullojnë marrëdhëniet e punës ndërmjet nënpunësve të administratës, si edhe krijon gjykatën ku mund të zgjidhen problemet shtet-privat në një kohë relativisht të shkurtër.

03

MEDIU Republikanët

Prezantohen deputet e PRsë në Shkodër Partia Republikane ka prezantuar në Shkodër kandidatët e saj për deputetë në këtë qark. Kryetari i republikanëve, Fatmir Mediu, gjatë fjalës së tij foli për mbrojtjen e pronës private dhe të lirisë së njeriut. Ai kujtoi se baza e programit të PR-së është familja si thelbi i shoqërisë. “Prona është e shenjtë dhe e paprekshme, liria dhe prona private janë mundësia për të ndërtuar lumturinë dhe mirëqenien tonë, prandaj ka ardhur koha dhe për këtë çështje të flasim sinqerisht dhe seriozisht. Është shumë e rëndësishme, motra dhe vëllezër, nëse flasim për Europë t’i zbatojmë ato standarde europiane, të zbatojmë vendimet e Gjykatës Europiane të Strasburgut dhe së bashku me pronarët e ndershëm dhe të ligjshëm të këtij vendi do të vazhdojmë përpjekjen tonë për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë përfundimtare”, - tha Mediu. Çështja e pronave do të jetë në thelbin e republikanëve gjatë kësaj fushate zgjedhore.

Topalli - Ramës:

Një nga pikat më të afërta për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme mbetet zgjidhja e anëtarëve të KQZ

deri më tani nuk ka një nismë për thirrjen e Kuvendit. Nga njëra anë PS propozon faljen e gjobave të vendosura në tre muajt e fundit për bizneset. Por se kundërpërgjigja e mazhorancës ka qenë për falje më të gjerë të gjobave duke përfshirë dhe dy vite me radhë. Por për realizimin e kësaj nisme do të duhet thirrja e një seance të jashtëzakonshme, duke parë se nuk ka një hartim zyrtar të projektligjit. Duke sjellë kështu

dhe një hapësirë më të mirë për vijimin e fushatës për deputetët. Në fakt parlamentarët prej 10 ditësh i kanë mbyllur angazhimet në Kuvend, ndërsa ligjërisht kjo do të mbyllet vetëm nesër. Anëtarët e KQZ Një nga pikat më të afërta për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme mbetet zgjidhja e anëtarëve të KQZ. Pavarësisht se PS thekson se nuk do

të dërgojë asnjë emër në Kuvend historia politike tregon se palët bien dakord në momentet më të fundit. Dhe duke parë se zgjedhjet duan dhe një muaj që të zhvillohen, këto ditë do të jenë të nxehta për sa i përket zgjidhjes së situatës. Por dhe në këtë rast do të duhet thirrja e jashtëzakonshme e Kryeministrit ose mbledhja e një grupi deputetësh, e cila fillimisht do të duhet të realizohet përmes një pakti politik mes partive.

“SHQIPTARËT PRESIN NGA JU MANDATIN E ARTË, MANDATIN E PESTË”

Berisha kërkon mandatin e 5 në Lezhë Argumenti i votës pro PD-së investimet e bëra në 8 vjet • Gjatë ditës së djeshme PD-ja prezantoi kandidatët e saj në qarkun e Lezhës. Gjatë një mitingu festiv Berisha deklaroi se alternativa e PD-së është më e suksesshmja dhe do të garantojë të zhvillimin e vendit. Në mitingun festiv të organizuar në Lezhë ishin pjesëmarrës me qindra mijë simpatizantë të kësaj force politike. Brohorima e tyre arriti kulim kur në skenë doli lideri i demokratëve, Kryeministri Sali Berisha.

»

Qarku i Lezhës ka qenë ndalesa e radhës e Kryeministrit Berisha, i cili ka nisur prej disa ditësh një tur përurimesh në të gjitha qarqet e vendit. Gjatë përurimit të rrugës Shënkoll–Tale–Hidrovor Kryeministri i ftoi lezhjanët të votojnë Partinë Demokratike për t’u dhënë të djathtëve mandatin e pestë në këtë qark. “Po shkojmë drejt 23 qershorit. Qytetarët e Lezhës e kanë provën e madhe. Shqiptarët kudo që janë presin nga ju mandatin e artë, mandatin e pestë. A ju kujtohet kur me Pal Dajçin para 10 vjetësh na u desh t’u themi atyre se me djemtë e Mamurrasit ne

edhe jua japim duart, por ne jemi demokratë dhe besojmë te vota, besojmë te paqja. Se na kërcënonin, na bënin prita këtej e andej, por nuk kanë vlerë, i harrojmë të gjitha. Me votën tuaj t’i lëmë në opozitë të paktën edhe 12 vjet të tjerë”, - deklaroi Kryeministri. Gjatë fjalës së tij Kryeministri përmendi investimet e bëra në qarkun e Lezhës gjatë 8 vjetve të kaluar dhe ndërkohë premtoi ndërtimin rindërtimin e çdo kilometri rrugë. “Për ne qytetarët e këtij vendi në shërbime dhe në ligj janë dhe do të jenë të barabartë. Mbi bazën e këtij qëndrimi ne kemi ndërtuar vetëm në rrethin e Lezhës

mbi 300 km rrugë, 30 shkolla, 15 qendra shëndetësore. Jam këtu për t’u zotuar para jush se në qarkun e Lezhës do të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo km rrugë. Do t’ju ndërtojmë infrastrukturën e plotë. Ne do të nxjerrim listën kilometër për kilometër për ata që i mohojnë, por ne kemi për të ndërtuar prapë shumë e shumë të tjera. Rruga para së gjithash ju jep në dorë gjënë më të çmuar: kohën. Ajo shkurton distancat dhe ul koston e transportit. Ul mundimet tuaja, por është dhe dinjitet. Rrugët më shumë se çdo gjë tjetër shpërblejnë investimin”, - deklaroi Kryeministri

“Propozo emrat për KQZ, mos kërko alibi” Kryeparlamentarja Jozefina Topalli i ka kërkuar kreut socialist Edi Rama të propozojë emrat për KQZ, duke u shprehur se Kuvendi është gati t’i votojë ata duke e ripërsëritur kërkesën e saj, pasi në momentin e dorëheqjes së anëtarëve të propozuar nga socialistët rreth 2 muaj më parë. Në takimin me drejtoren e NDI në Shqipëri, Ana Kadoviç, dhe ekspertin zgjedhor Sam Sager, Topalli deklaroi se shpreson që Rama të mos e përdorë këtë si alibi kur të humbë zgjedhjet. Sipas saj, KQZ-ja është votuar me konsensus mbi principin e balancimit dhe anëtarët e tij duhet të zbatojnë dhe respektojnë ligjin. Ndërkohë në takim palët nënvizuan rëndësinë që vendet në KQZ duhet të plotësohen dhe është e rëndësishme që të gjitha palët të ndikojnë dhe të kontribuojnë në besimin te zgjedhjet. NDI do të këtë një numër vëzhguesish në zgjedhjet e 23 qershorit. Ky është misioni i vëzhgimi i radhës i zgjedhjeve që po bën ky institucion në vendin tonë.


04

« POLITIKË

Ervin Koçi

M

ania duket se ka përfshirë edhe politikanët shqiptarë, ose të paktën personat që hapin llogari të reja në emër të politikanëve shqiptarë, llogari këto që janë të rreme. Sipas një vëzhgimi të bërë nga gazeta “Metropol”, rezulton se një pjesë dërrmuese e politikanëve shqiptarë kanë më shumë se tri profile në rrjetin social “Fejsbuk”. Por le të marrim në shqyrtim disa prej politikanëve më në zë. Partia Demokratike Lista e faqeve fallto kryesore ka nga dy figura të spikatura të partisë Demokratike: kryetari i saj, Sali Berisha, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Konkretisht, Kryeministri Berisha, edhe pse ka një kohë relativisht të shkurtë që është anëtarësuar në rrjetin social “Fejsbuk”, numëron 47 profile, ku vetëm njëri prej tyre është faqja zyrtare e tij. Demokrati tjetër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, numëron më shumë profile në këtë rrjet social, 50 në total. Në këtë mënyrë, Basha është politikani shqiptarë me më shumë profile në “Fejsbuk”, duke tërhequr vëmendjen e një pjesë të madhe të shqiptarëve që përdorin këtë mënyrë të re komunikimi. Kryeministri Berisha e hapi llogarinë e tij në “Fejsbuk” në fillim të dhjetorit të vitit që lamë pas dhe në mënyrë direkte pati një bum te shqiptarët, të cilët u bënë pjesë e faqes së tij. Në një hark kohor prej më pak se gjashtë muaj Berisha numëron rreth 536 mijë ndjekës në faqen e tij, duke kryesuar listën e politikanëve më popullorë në rrjetin social “Fejsbuk”. Faqja zyrtare e Berishës përdoret nga kreu i qeverisë si një zyrë shtypi, ku publikon aktivitetet që ai zhvillon si dhe përcjell urime për evenimente të ndryshme që ndodhin në vend. Ndërsa në faqet fallto të shefit të qeverisë ndodh një histori tjetër: në to transmetohen mesazhe ofenduese ndaj rivalëve politikë, madje duke sharë edhe elektoratin e majtë. Nga kampi i mazhorancës edhe Kryetarja e Kuvendin, Jozefina Topalli, numëron një numër të madh të faqeve në rrejtën social “Fejsbuk”. Pavarësisht se faqja e rreme zyrtare e kryeparlamentares Topalli dallohet për numrin e lartë të ndjekësve, ajo sërish është dubluar disa herë. Konkretisht në rrjetin social “Fejsbuk” numërohen 23 profile me emrin e Kryetares së Kuvendit Jozeina Topalli. Fotografia e faqes zyrtare të Topallit ka një foto që është bërë jo në takime zyrtare ose elektorale, duke krijuar një konfuzion me ndjekësit e saj. Ndryshe nga politikanët e tjerë me faqe të rreme në rrjetin social “Fejsbuk”, Topalli karakterizohet nga një numër të lartë ndjekësish në çdo faqe të rreme të saj, pasi te Berisha dhe te Basha ka llogari që nuk kanë më shumë se nga 20 ndjekës. Ministri i Financave, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, është prekur nga virusi i fejbukomanisë, pasi edhe këtij të fundit i kanë hapur faqe të rreme në rrjetin social “Fejsbuk”. Duke kërkuar llogaritë me emrin dhe mbiemrin e ministri të Financave Ridvan Bode, na rezultojnë gjashtë profile që kanë si foto kryesore Boden. Në këtë mënyrë, edhe këtij të fundit kanë filluar t’i vjedhin imzhin e politikanit, duke e përdorur në llogari të rreme në rrjetin social më të përhapur në botë. Krahas kësaj Bode nuk karakterizo-

E mërkurë 22 maj 2013 •

“FEJSBUKU”, MANIA PREK POLITIKANËT SHQIPTARË, QINDRA PROFILE TË RREME

Basha, Berisha dhe Rama politikanët me më shumë faqe “Fejsbuku” në vend

ENVER HOXHA Ish-diktatori i vendit, Enver Hoxha, është një nga figurat me më shumë profile të rreme në “Fejsbuk”, pasi në të vërtetë ai nuk ka asnjë, se që prej 29 vjetësh ai është ndarë nga jeta. Me sa duket, emri i tij qenka ende në memorien e shqiptarëve, të cilët kanë haur një numër kaq të madhe të llogarive në emër të tij dhe me foto kryesore të tij. Konkretisht Enver Hoxha numëron 76 profile në “Fejsbuk”, më shumë se çdo politikan shqiptar, madje edhe më shumë se Fatos Nano. het nga një numër i madh faqesh të rreme ashtu si krerët e lartë të Partisë Demokratike, por që sërish këto llogari të rreme përdoren edhe për dezinformimin të publikut, pasi “Fejsbuku” ka filluar të karakterizohet edhe si një vend ku mund të informohesh mbi ngjarjet më të fundit nga politikanët shqiptarë, pasi pjesa më e madhe e tyre ka një llogari në këtë rrejt social. Edhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, është prekur nga dublimet në profilet në rrjetin social “Fejsbuk”. Konkretisht, po të kërkosh në “Fejsbuk” me emrin e Sokol Olldashit, do të rezultojnë tetë profile që kanë si foto kryesore ministrin

e Transporteve. Faqja zyrtare e Olldashit është e njohur nga të tjerat, pasi tek ajo i publikon përurimet më të fundit të qeverisë në investimet e infrastrukturës rrugorë në vend. Krahas kësaj Olldashi e përdor faqen e tij të “Fejsbukut” disi më ndryshe nga kolegët e sipërpërmendur, pasi ai nuk publikon aty vetëm përurimet, pra nuk e përdor si zyrë shtypi, por publikon aty edhe mendime apo opinione të tij. Partia Socialiste Nga vëzhgimet e bëra mbi politikanët më në zë të opozitës rezultojnë se edhe këta janë të dubluar, por jo në masë ashtu si te kolegët e tyre të Partisë Demokratike. Sajmir Tahiri, një nga akuzuesit më të fortë nga kampi socialit mbi qeverinë shqiptare si dhe një nga figurat më mediatike të Partisë Socialiste rezulton se ka vetëm tri profile të rreme në rrethin social “Fejsbuk”. Ky numër i vogël i faqeve të rreme të tij mund të ketë ardhur edhe për arsye se këto adresa jo të vërteta mund të bllokohen duke i denoncuar ato te qendra e “Fejbukut” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ghjithsesi, ato tri profile të rreme të Sajmir Tahirit nuk janë shumë të përdorura dhe të ndjekura nga shqiptarët, të cilët e përdorin në masë këtë mënyrë të re të komunikimit. Deputeti socialist e përdor këtë mjet komunikimi jo si një zyrë shtypi, por këtu ai prezanton takimet elek-

torale dhe hedh akuza të forta ndaj mazhorancës. Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Pandeli Majo, njëherësh dhe ish-kryeministër, është një nga politikanët socialistë më të njohur. Ashtu si Tahiri, edhe Majko nuk është bërë pre në masë e dublimeve në “Fejsbuk”. Konkretisht, duke kërkuar në motorët e kërkimit të faqes së “Fesjbukut” me emrin e Pandeli Majkos rezultojnë tri profile me foto të deputetit socialist. Në këtë mënyrë edhe ky nuk është dubluar në masë, ashtu si kolegët e tij demokratë. Nja nga deputetët më në zë të Partisë Socialiste si dhe një nga përdoruesit më të mëdhenj të “fejsbukut”, Erion Braçe, është bërë preh e dublimeve disi më shumë se dy kolegët e sipërpërmendur. Në faqen “Fejsbuk” rezultojnë të jenë tetë profile me emrin e Erion Braçes, ku vetëm njëri është faqja zyrtare e tij. Braçe ka qenë një nga përdoruesit më të mëdhenj të socialistëve në këtë rrejt social dhe merrte notën maksimale për nga mënyra se si e ka përdorur. Kjo pasi ky lloj komunikimi ka në thelb edhe kthimin e përgjigjeve, gjë që Braçe e ka bërë shumë shpesh, por që prej rreth një muaji ai është zhdukur nga ky rrjet social, duke mos bërë më as një publikim, ku këto të fundit disa javë më parë zinin vende të rëndësishme në hapësirën mediatike shqiptare. Kryetari i Partisë Socialiste, si

një nga figurat më të spikatura të partisë së dytë më të madhe parlamentare, është dubluar më shumë se çdo individ tjetër brenda PS-së. Këtu, sipas kërkimeve të bëra në motorët e kërkimit të “Fejsbukut”, rezulton se me emrin e Edi Ramës janë 41 profile që kanë foton e tij. Kryesocialisti ka rënë më shumë nga të gjithë socialistët pre e dublimit të profileve, pasi është figura më e spikatur e kësaj force politike. Ashtu si demokratët dhe socialistët e tjerë, edhe Rama e përdor faqen e tij në “Fesjbuk” më së shumti si një zyrë shtypi, duke postuar aty bindjet e tija, takimet elektorale, por dhe akuzat ndaj qeverisë “Berisha”. Llogaritë fyese Në emër të dy liderëve kryesorë të politikës shqiptare, Edi Ramës dhe Sali Berishës, janë hapur shumë profile, të cilat shajnë si vetë ata, ashtu dhe rivalin e tyre politik. Konkretisht, me emrin e Edi Ramës janë hapur mbi 30 profile që flasin pro dhe kundër tij, duke e sharë kryesocialistin në mënyrë tepër banale. E njëjta situatë është edhe me Kryeministrin Berisha, që gjithashtu ka rënë preh e këtyre faqeve banale në rrjetin social “Fejsbuk”, pasi ashtu si Rama, edhe me emrin e Berishës janë hapur disa faqe ku shahet Kryeministri, si dhe disa të tjera të cilat mbështesin Berishën në këtë fushatë elektorale.


POLITIKË • E mërkurë 22 maj 2013

»

05

ZËDHËNËSET E PD-së Dy nga zëdhënëset e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi dhe Erla Mehilli, kanë rënë preh e dublimeve në “Fejsbuk”, madje për këto të dyja janë hapur dy profile që i shajnë në mënyrë banale ato. Me zëdhënëset e PS-së nuk ka ndodhur një gjë e tillë, pasi në emrin e tyre kishte vetëm një llogari “Fejsbuku”. Dy zëdhënëset e Berishës, njëra e selisë blu dhe tjetra e Kryeministrisë, me sa duket kanë rënë preh e abuzimit në këtë rrjet social, pasi në llogaritë e rreme cilësohen si persona tepër banalë.

Lideri i FRD-së me faqe të dubluara “Fejsbuku”

Fatos Nano - politikani me më shumë profile në “Fejsbuk”

Kryetari partisë “Fryma e Re Demokratike”, Bamir Topi, është një nga politikanët shqiptarë me më shumë profile në rrjetin social “Fejsbuk”. Me emrin e Bamir Topit numërohen 10 profile dhe nuk dihet se cila është faqja e tij zyrtare, pasi në të gjitha publikohen aktivitete nga FRD-ja. Por ky numër i lartë profilesh të Topit ka ardhur kohë më parë, në periudhën kur ky i fundit ishte president i Republikës së Shqipërisë dhe, si i tillë, kishte më shumë famë dhe njerëzit hapnin llogari në emër të këtij të fundit, në mënyrë që të merrnin sa më shumë ndjekës pas tyre. Një nga këto profile, që ka edhe numrin më të madhe të ndjekësve, përdoret nga një person që është i fiksuar pas lojës së pokerit në këtë rrjet social. Pas orës 11:00 të mbrëmjes në lojën e pokerit në “Fejsbuk” luan edhe një nga personat që ka profilin e Bamir Topit, i cili mund të jetë edhe ai vetë, duke u nisur nga numri i larë i ndjekësve që ka kjo faqe.

Ish-lideri i socialistëve Fatos Nano numëron në rrjetin social “Fejsbuk” 71 profile, duke u bërë politikani me më shumë llogari në këtë faqe. Në këtë mënyrë ai është një nga personat me më shumë llogari në këtë rrjet social, duke ia kaluar edhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministrit Sali Berisha. Me sa duket, Nano është ende një nga personalitetet me më shumë ndikim te shqiptarët që përdorin këtë rrjet social, pasi në 71 profilet e Nanos ka një numër ndjekësish relativisht të lartë, të cilët kapërcejnë mbi 1 mijë. Krahas kësaj ishkryeministri socialist ka dalë nga skena politike që nga viti 2005, kur humbi zgjedhjet parlamentare të atij viti, por që ka ribërë disa rikthime të vogla në skenën politike. Ai karakterizohet nga një numër i lartë i profileve.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

Kontrolli i Lartë i Shtetit shpall konkursin për vend të lira pune: Për 2 (dy) vende në pozicionin e Audituesit në Departamentin e Auditimit

ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore, të cilët ai i çmon të arsyeshme.Paraqet çdo 3-muaj raportin e aktivitetit të tij përpara drejtorit të departamentit.

KËRKESAT PËR KANDIDATËT E KËTIJ VENDI PUNE JANË: • Të jene diplomuar në një nga fakultetet e Universitetit Politeknik të Tiranës • Të kenë përvojë pune mbi 10 vjet • Të zotërojnë njohuri të veçanta në fushën e projekteve • Të zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj • Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit • Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese

PARAQITJA E DOKUMENTAVE: Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Metodologjisë deri në datën 18/06/2013 këto dokumente: • Cv-në • Kërkesë për vendin e punës që konkuron • Kopje të Diplomës së shkollës së Lartë dhe kualifikimet pasuniversitare • Certifikatën e notave dhe librezën e punës të noterizuara • Dy rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm • Dëshmi penaliteti • Dhe dokumente të tjera nqs ka të cilat personi i çmon se mund t’i vlejnë në vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale • Dëshmi të dokumentave ose jo të zotërimit të gjuhëve te huaja.

Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. PËRSHKRIMI I PUNËS: Kryen në mënyrë ligjore, profesionale, etike dhe brenda afateve të përcaktuara detyrat audituese. Zbaton programin e auditimit, ndërsa për problemet që nuk janë përfshirë në programin e auditimit, ia bën prezent përgjegjësit të frupit të auditimit. Gjykon për nivelin e materialitetit dhe riskut. Gjatë veprimatrisë audituese harton dokumentet e auditimit. Në bashkëpunim me përgjegjësin e grupit të auditimit harton projektraportet e auditimit,pasqyron me shkrim sqarimet për vrejtjet e bëra nga subjekti i audituar, gjithashtu harton raportet përfundimtare të kontrollit dhe projektvendimet përkatëse. Plotëson dhe nënshkruan statistikat e kontrollit si evidencën e kostos, evidencën e zbulimeve, të masave të propozuara dhe gjithë dokumentacionin e kontrollit. Në përgatitjen e materialeve të auditimit mban përgjegjësi për afatet kohore të parashikuara. Jepmendime për përmirësimin e punës së departamentit e të institucionit, si dhe për

KONKURRIMI Konkurrimi është i hapur për nënpunësit civilë nëpërmjet proçedurave të pranimit. Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për kushtetutën, ligji nr. 8270, datë 23. 12. 1997” Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me ligj nr.8599,datë 01.06.2000, ligjin nr. 8549 datë 11. 11. 1999 “ statusi i nënpunësit civil”, ligji nr. 9131 datë 08. 09. 2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, “rregulloren e Brendshme të organizimit dhe funksionimit të KLSH”, standartet e kontrollit të KLSH” dhe “Standartet ndërkombëtare të INTOSAI, mbi njohuritë dhe të dhënat që jepen në serinë e botimeve të KLSH-së 2012,si dhe faqen zyrtare të KLSH-së në internet”.


06

« SOCIALE

E mërkurë 22 maj 2013 •

UJI I PAPASTËR I DETIT SHKAKTON PROBLEME NË ORGANIZËM DHE LËKURË

ARSIMI Rriten Tarifat

Infeksionet që merren në plazh

Politekniku, tarifa 10-20% më shumë

Më të rrezikuarit nga infeksionet janë fëmijët dhe femrat Erta Bode

Femrat gjatë menstruacioneve janë shumë të rrezikuara nga infeksionet që vijnë nga uji i papastër i detit. Fakti që organi gjenital i tyre është me kanale të hapura, bën që infeksioni mund të ketë shkallë të lartë rreziku deri në krijimin e një vatre të thellë, e cila është shumë e vështirë për t’u pastruar. Shenjat janë urinim i shpeshtë, skuqje, kruajtje, djegie dhe shumë sekrecione të bardha. Këshillohet të mos hyjnë në ujë; nëse hyjnë, të ndërrojnë menjëherë pecetën ose tamponin.

Fëmijët, për shkak se kanë lëkurë delikate dhe organizëm të dobët, janë të rrezikuar nga infeksionet që mund të marrin nga uji i detit. Kjo për arsye se lëkura e tyre është me pore më të hapura, si dhe për shkak se shpeshherë e kapërcejnë ujin e detit, duke kaluar papastërit në organizëm, që shoqërohen me diarre, të vjella dhe dhimbje barku. Gjithashtu janë shumë të rrezikuar dhe nga aknet, kruajtja dhe skuqja rrëzë kofshës, nëse prindërit nuk i lyejnë me pudër dhe krem.

Fëmijët

lotim. Gjithashtu edhe aparati i dëgjimit përbën problem, pasi uji depërton dhe kalon papastërti, të cilat shkaktojnë dhimbje të menjëhershme të veshëve si dhe sekrecione të hundës, pasi aparati i dëgjimit është i lidhur me atë të frymëmarrjes, ku përfshihet dhe hunda. Tek të rriturit shfaqet dhe infeksioni në lëkurë, simptomat e të cilit janë aknet e vogla të kuqe që dalin anës krahëve, puplave dhe nëpër kofshë dhe prekin të dyja gjinitë.

Femrat

U

RIKUALIFIKIMI URBAN I BLLOQEVE TË BANIMIT NË NJËSINË BASHKIAKE NR.4

Basha: Kjo zonë është mbajtur peng 11 vite Bashkia e Tiranës ka nisur rikualifikimin e Blloqeve të banimit në Njësinë nr.4, me një sipërfaqe prej 12 ha. Me një investim prej 137.7 milionë lekë, rikualifikimi urban i këtij blloku do të përfundojë brenda 10 muajsh. Në këtë bllok banimi i cili shtrihet paralel me rrugën e “Dibrës”, nuk është ndërhyrë asnjëherë dhe ka qenë një shqetësim i madh për banorët. Ky bllok banimi vazhdimisht përmbytej nga ujërat e zeza. Kreu i Bashkisë Lulzim Basha garantoi se në përfundim të punimeve, ky bllok do të sigurojë një cilësi më të mirë jete për të gjithë banorët. Kryebashkiaku, ndërsa ka garantuar qytetarët se të gjithë projektet e nisura nga Bashkia do të përfundojnë brenda afateve, ka kujtuar se ata që për 11 vjet i lanë rrugët dhe lagjet e Tiranës në gjendje të mjeruar, kërkojnë sot që kjo punë të kryhet për dy muaj.

Projekti parashikon ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza, të ujërave të shiut, rehabilitimin të kanalizimeve të ujësjellësit, për faktin se edhe shtimi i popullsisë, edhe amortizimi i tyre e ka bërë të domosdoshëm. Do të vazhdohet

Afati i mbarimit të këtij rikualifikimi urban, është parashikuar nga Bashkia e Tiranës, 10 muaj. Basha u shpreh se do bëhet e pamundura për t’u përshpejtuar punimet, por kurrsesi nuk do të zbatojnë afatin 2 mujor që Këshilltarët e PS, i kanë kërkuar Bashkisë. Ai tha se ata kërkojnë të bëjmë për 2 muaj, atë që ata s’e bën për 11 vjet kur ishin në krye të Bashkisë.

me asfaltimin e zonës, me ndërtimin e trotuareve me gjerësi 2-3 metra, me krijimin e një sipërfaqeje të gjelbër, me sipërfaqe totale prej afro 4130 metra katrorë që i shtohet kësaj zone, sipërfaqe e gjelbër e cila do të mundësojë

Njësia Nr 4

Afati i mbarimit 10 muaj, dhe jo 2 siç pretendojnë Këshilltarës e PS 10 muaj punime

ji i papastër i detit është burimi kryesor i të gjitha infeksioneve që shënohen në muajt e verës nëpër spitale. Mjekët e pavijoneve të infeksioneve tregojnë se gjatë verës rritet ndjeshëm numri i njerëzve me infeksion. Ata tregojnë se infeksionet e plazhit nga uji i detit janë ndër më të rrezikshmit, sidomos për fëmijët dhe femrat. Mjekët thonë se fëmijët janë të rrezikuar drejtpërdrejt nga uji i detit, sepse lëkura e tyre i ka poret e hapura dhe është më e ndjeshme ndaj papastërtive, pasi nuk ka krijuar imunitet. Ka dy lloje infeksionesh nga të cilat mund të preken fëmijët: infeksionet e lëkurës dhe infeksionet në organizëm. Infeksionet e lëkurës shfaqen nëpër krahë e kofshë dhe shkaktohen nga papastërtitë e ujit. Mbetjet që derdhen në ujë si dhe fakti që ato nxirren në breg nga dallgët, rrezikojnë më shumë fëmijët, të cilët luajnë dhe notojnë në breg për shkak të moshës së tyre dhe faktit se nuk dinë not. Një infeksion tjetër shfaqet dhe në organet e tyre gjenitale, që shoqërohen me skuqje dhe kruajtje rrëzë kofshëve, nëse nuk lyhen më parë me pudër dhe krem nga nënat. Ndërsa infeksioni që kalon në organizëm, i cili prek drejtpërdrejt zorrët e fëmijëve, duke sjell dhimbje barku, diarre dhe të vjella, shkaktohet pikërisht për faktin se fëmijëve u ndodh shpeshherë të kapërcejnë ujin e detit, që në breg shënon ndotjen më të lartë. Një problem tjetër që prek fëmijët është dhe djegia e lëkurës. Këmbëngulja e tyre për të qenë gjatë gjithë kohës buzë detit i bën ata të jenë të ekspozuar 100% ndaj diellit, madje dhe ndaj rrezeve ultra vjollcë, të cilat janë shumë të dëmshme për lëkurën e tyre të njomë. Mjekët këshillojnë prindërit t’i lyejnë fëmijët me krem mbrojtës ndaj diellit çdo 2 orë, pasi ai e humb efektin në ekspozimin e gjatë të rrezeve. Për sa u përket femrave edhe ata shfaqin delikatesë ndaj infeksioneve të ujit. Më problem janë femrat që janë gjatë ciklit, të cilat nuk i rezistojnë dot futjes në ujë. Tamponët dhe pecetat që ato përdorin nuk e parandalojnë rrezikun e papastërtive që depërton në organizmin e tyre nga kanalet e hapura. Mjekët rekomandojnë që të mos futen në ujë gjatë ditëve të ciklit. Mirëpo, nëse ata futen në ujë, duhet patjetër të ndërrojnë pecetën ose tamponin para futjes në ujë dhe pasi të dalin prej tij. Ndërkohë uji i detit paraqet dhe rreziqe të tjera, si infeksion në aparatin e shikimit dhe në atë të dëgjimit. Mjekët bëjnë të ditur se ka pasur raste infeksioni në sy nga uji i kripur dhe i ndotur, që ka sjellë skuqje të retinës së syrit, kruajtje dhe

Njësia bashkiake nr.4 mbulohej nga ujërat e zeza, që ishin bërë bashkëjetesa e banorëve të kësaj zone, por që s’do të ndodh më. Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, u shpreh se kjo zonë ka qënë e mbajtur peng nga interesat e ishkryetarit të Bashkisë, Edi Ramës, i cili nuk punoi ansjëherë në interes të banorëve dhe zhvillimit të vendit dhe popullit.

jo vetëm një cilësi më të mirë të ajrit por edhe një hapësirë të blertë ku qytetarët të pushojnë, do të vendosen stola pushimi, do të ndërtohen dy kënde lojrash për fëmijë, pra do të ketë një rehabilitim tërësor të bllokut.

Për vitin akademik 2013-2014, Universiteti Politeknik i Tiranës, do të rrisë tarifën e shkollimit. Kjo është kërkesa që rektori i univesitetit, Jorgaq Kaçani, ka bërë për tarifate shkolëls. Ai kërkon që tarifa e studimit për vitin akademik të rritet në bazë të degëve nga 10-20%.Tarifat janë tepër simbolike, ndërkohë që ato duhet të ishin më të larta për të përballuar shpenzimet për investime, në infrastrukturë, por edhe në njerëz. Ai shprehet se propozimet për tarifën e shkollimit do të jenë 10 deri në 20% më shumë se viti që lamë pas.”Kemi propozuar një rritje të tarifave, jo shumë të madhe, në masat 10-20 përqind. Maksimumi tarifa e shkollimit që duhet të jetë, që jep studenti sot me atë që duhet të japë, duhet të jetë 1 me 10 për shkencat inxhinierike. Pra nga 10 pjesë, paguan vetëm një pjesë”, thotë Jorgaq Kaçani, rektor i Universitetit Politeknik. Kaçani shprehet se propozimi për rritje tarifash vjen si rrjedhojë se të gjithë laboratorët që përdoren për kërkim shkencor duhet të rinovohen, për t’iu përshtatur kërkesave të studentëve. Aq më tepër që fluksi i studentëve të rinj kërkon ambiente shtesë e natyrisht kjo shoqërohet me fonde shtesë.

Kundërshtohet urdhri

Mësuesit e fillores, peticion ministrit Tafaj Rreth 70 arsimtarë të ciklit të ulët në kryeqytet kanë firmosur një peticion, drejtuar ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, ku kundërshtojnë urdhrin e tij për të ndjekur studimet për master shkencor. Në letër thuhet se pretendimi i ministrit të Arsimit tingëllon tendencioz dhe dashakeq. Rreth një javë më parë, vendimi i fundit i firmosur nga ministri i Arsimit dhe Shkencës parashikon testimin e mësuesve, vetëm nëse zotërojnë diplomën e masterit shkencor. Në të kundërt, të gjithë arsimtarët e diplomuar në vitin 2010 dhe më parë do të humbasin të drejtën për të zhvilluar provimin e shtetit. Mirëpo, kjo ndëshkon rëndë arsimtarët që u përkasin këtyre brezave të të diplomuarve në fushën e arsimit, pasi rrezikojnë të humbasin vendin e punës. Mësuesit kanë shfaqur arsyet e tyre duke treguar se nuk kanë mundësi ekonomike për të vazhduar këto studime, sid he nuk kanë kohë duke qënë se janë në punë, kanë dhe familje.


AKTUALITET • E mërkurë 22 maj 2013

»

07

INTERVISTË ME NËNDREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ISSH-së

Ali Emini: Do të përfitojnë duke llogaritur pagën mujore neto, në proces 975 ish-ushtarakë G jykata Kushtetuese bashkë me Këshillin e Ministrave të Vendit tonë, kanë ndryshuar ligjin për llogaritjen e përfitimit të ishushtarakëve. Gjithë ndryshimi në ligj është vendosja e fjalës paga mujore neto, e cila do të jetë paga referuese për përllogaritjen e përfitimit suplementar. Referimi në pagën neto sjell ulje të pesnionit. masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi nga 50%. Ndryshimi i pagës mesatare referuese bruto për 15 vite vjetërsi, u ul në masën 22.5% të pagës mesatare referuese neto për vit shërbimi. Ndërhyrja për përllogaritjen e pensionit suplementar është bërë me qëllim normalizimin e situatës së pensioneve, pasi, pas hyrjes në fuqi të vendimit nr.33/2010 të Gjykatës, skema e pensioneve për kategoritë përkatëse të ligjit pësoi një diskordancë të madhe dhe shkaktoi anomali për të gjithë skemën e përfitimeve në përgjithësi. Kjo ndodhi si shkak i heqjes së tavanit të përfitimeve suplementare duke i hapur rrugën krijimit të diferencave të mëdha dhe jo të arsyeshme midis masës së pensionit të parakohshëm dhe pagës mesatare neto nga puna. Shifra që duhet të mbulohet nga shteti bëhet e papërballueshme dhe rrezikon seriozisht realizimin e së drejtës së të gjithë përfituesve të tjerë nga kjo skemë. Përfitimi mujor për personat që kanë dalë në reformë nga viti 2004 e në vazhdim, përllogaritet nga 41.000 lekë e lart, ndërkohë mbi këto të ardhura nuk aplikohet tatimi mbi të ardhurat personale dhe ndërkohë që pensioni maksimal i pleqërisë për 35 vite shërbim është i kufizuar me dyfishin e pensionit bazë ose 21.380 lekë në muaj. Veç kësaj, për këta persona nga buxheti i shtetit paguhet edhe kontributi i sigurimit shoqëror të detyrueshëm, ndërkohë që të gjithë të punësuarit kontributin prej 11.2% të pagës e përballojnë nga të ardhurat e tyre mujore. Çfarë ndodh pas këtij vendimi me një ish-ushtarak që ka fituar gjyqin dhe përmes përmbarimit ka përfituar rillogaritje? Rillogaritja e pensionit, edhe kur ka një vendim gjyqësor, bëhet sipas nenit 29, të Ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar. Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 2, datë 18.02.2013, hodhi poshtë kërkesën për antikushtetueshmëri të Ligjit nr. 10367, datë 23.12.2010 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e Ligjit nr. 5, datë 10.11.2010, të KM “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10142, datë 15.05.2009”. Ndaj, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, në datë 4 Mars 2013, edhe kur pensioni është caktuar në zbatim të një vendimi gjyqësor, ky pension do të rillogaritet sipas Ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar dhe shuma që rezulton, qoftë edhe më e ulët, është masa përfundimtare e përfitimit. Pas vendimit të Kushtetueses, çfarë ndodh me ish-ushtarakët që janë ende në procese gjyqësore? Po me Përmbarimin që ka ekzekutuar këto vendime? Parimisht, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që u shpreh për pajtueshmërinë me Kushtetutën, të Ligjit, i ka dhënë zgjidhje të gjithë kërkesave të ish-ushtarakëve, përfshirë edhe ato që janë në procese gjyqësore. Në lidhje me personat

që janë në një proces gjyqësor, janë gjykatat e faktit ato që do të shprehen për kërkesat e parashtruara nga ish-ushtarakët. Pra, është në të drejtën e gjykatave të faktit të marrin vendime mbi kërkesat që i janë paraqitur atyre për shqyrtim. Sa persona preken nga ky vendim? Deri me sot janë 975 persona, të

cilët ose e kanë përfunduar gjyqin, ose janë në proces. Si llogaritet përfitimi i ish-ushtarakëve pas këtij vendimi? Pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 2, datë 18.02.2013, nuk ndryshon llogaritja e përfitimeve. Llogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi për ish-ushtarakët bëhet në mbështetje

të Ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar. Kështu, pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi jepet kur burrat kanë arritur moshën 47 vjeç dhe kanë 15 vite shërbimi, dhe për gratë kur kanë mbushur moshën 42 vjeç dhe kanë 12 vite shërbimi. Masa e përfitimit llogaritet duke shumëzuar pagën neto referuese mesatare të momentit kur i ka lindur e drejta për përfitim, me 1.5 % për çdo vit shërbimi, shumëzuar me numrin e viteve të shërbimit. P.sh. një person ka 25 vite shërbimi si ushtarak, ka dalë në lirim në vitin 2010 dhe paga mesatare neto referuese është 40 000 lekë, formula e llogaritjes së përfitimit është 25 * 1.5 %* 40 000 = 15 000 lekë. Pensionet e parakohëshme për vjetërsi shërbimi të caktuara para hyrjes në fuqi të Ligjit të vitit 2009, si edhe pensionet e caktuara me vendime të gjykatave, pavarësisht nga mosha e vjetërsia në punë, në çastin e fillimit të së drejtës, do të rillogariten sipas rregullave të përcaktuara në ligjin e vitit 2009 dhe në bazë të pagave referuese neto mesatare, në momentin që i ka lindur e drejta për përfitim. A duhet të kthejë një ish-ushtarak nga shuma që ka përfituar pas këtij vendimi? Deri në cilën datë mund të fitohet rillogaritja? Shumat e përfituara deri tani nëpërmjet ekzekutimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë nga Zyrat e Përmbarimit nuk mund të mbahen në mënyrë të njëanëshme nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, por në kuadër të ndryshimit të situatës ligjore të përcaktuar nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është krijuar një hapësirë ligjore që Gjykata e Lartë të mund të vendosë për të drejtat para dhe pas datës 01.07.2009. Normalisht me hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar, pra nga data 01.07.2009, dhe Vendimit nr. 2, datë 18.02.2013 të Gjykatës Kushtetuese, situata e

përfitimeve të pensioneve të parakohëshme për vjetërsi shërbimi, apo e përfitimeve suplementare të ushtarakëve është plotësisht e qartë dhe nuk ka asnjë ekuivok. Nga data 01.07.2009 do të zbatohet Ligji nr. 10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar dhe çdo dispozitë tjetër e shfuqizuar apo që bie ndesh me këtë Ligj, nuk mund të zbatohet. Ju lutem, edhe diçka tjetër. Prej kohësh është folur për informatizimin e sistemit. Në cilën fazë është aktualisht informatizimi dhe çfarë përfitojnë qytetarët përmes pagesave online? Me mbështetjen financiare të Bankës Botërore dhe të Qeverisë Shqiptare, për realizimin e objektivave të reformës administrative të ISSH-së, aktualisht kanë përfunduar softëare-t dhe ka filluar zbatimi i një sistemi të ri të informatizuar të pagesave të pensioneve, ku deri tani janë përfshirë mbi 250 mijë përfitues. Është bërë një punë mjaft voluminoze për përgatitjen e informacionit mbi pensionet dhe pagesat e pensioneve (rreth 90% e pensioneve të pleqërisë) dhe po punohet që ky objektiv të plotësohet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013. Përfitimet që kanë qytetarët nëpërmjet pagesave online janë: cilësi më e mirë shërbimi, shkurtim i kohës së shërbimit, rritje e transparencës dhe shmangie të abuzimeve në pagesa. - Është plotësuar baza e të dhënave të kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi dhe vullnetare, vazhdon përditësimi i kësaj baze, si dhe përgatitjet për kalimin e të dhënave në llogaritë individuale sipas NID; - Ka filluar dhe vazhdon puna për përqëndrimin e dokumentacionit të vjetërsisë në punë në arkivën e përqëndruar dhe për dixhitalizimin e dokumentacionit arkivor të periudhave të sigurimit. Në këtë drejtim ka përfunduar procesi i marrjes në dorëzim dhe certifikimi i regjistrave të vjetërsisë në punë për ish-kooperativat bujqësore, po vazhdon marrja në dorëzim dhe certifikimi i regjistrave të subjekteve shtetërore para vitit 1994, si dhe listëpagesave të periudhës 1994 e në vazhdim; - Krahas procesit te grubullimit të dokumentacionit dhe certifikimit të tij në Arkivën Qëndrore të Sigurimeve Shoqërore, është kryer një volum i konsiderueshëm pune për dixhitalizimin e të dhënave të regjistrave të vjetërsisë dhe konkretisht ka përfunduar dixhitalizimi i të gjithë regjistrave të ish-kooperativave bujqësore, si dhe mbi 50% e regjistrave të vjetërsisë; - Ka përfunduar baza teknike për sistemin e integruar të administrimit të kontributeve, plotësimit të rekordeve individuale të periudhës së sigurimit dhe ndërfaqësimi i këtyre sistemeve me programin e administrimit të derdhjes së kontributeve, të zyrës së tatim-taksave; - I gjithë ky proces do t’i japë mundësi qytetarit që të marrë në kohë shumë më të shpejtë shërbimin e kërkuar, si për dokumentacion që i nevojitet për vjetërsi, ashtu edhe për lidhjen e përfitimeve të ndryshme, pasi shkurtohet në maksimum koha e vërtetimit të vjetërsisë në punë për të gjithë qytetarët.


08

« AKTUALITET

E mërkurë 22 maj 2013 •

MINISTRI HALIMI: TË DËNUARIT DERI NË 5 VJET, 6 MIJË EURO NË VIT NJË I DËNUAR

Në prag të burgut të parë privat, 300 të dënuar Ambasadori britanik Cannon mbështet projektin pilot shqiptar Gjatë një tryeze për reformën në sistemin e burgjeve, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në praninë e ambasadorit britanik Cannon, bëri të ditur se projekti pilot, i bazuar në modelin britanik, do të nisë me ndërtimin e një burgu ku do të vuajnë dënimin 300 të dënuar të sigurisë së ulët, me dënime deri në 5 vjet. Sipas ministrit Halimi, përvoja e huaj ka treguar se në burgjet private ofrohen shërbime rehabilituese që ndihmojnë të burgosurit të riintegrohen në shoqëri pas dënimit, që të mos përbëjnë më potencial për t’u rikthyer në sistemin e burgjeve. “Paketa penale dhe reforma e burgjeve bashkëlidhen për të luftuar me

vendosmëri kriminalitetin. Nëse qëndrojmë tek ashpërsimi i dënimit, burgjet do të tejmbusheshin, dhe do të ishte një kosto për buxhetin e shtetit. Ndaj u propozua privatizimi i burgjeve. Ne duam që sistemin e burgjeve ta fokusojmë vetëm në ato raste për ata të dënuar që kanë vetëm 5 vjet dënim. Tendenca e sistemeve të sotme perëndimore është të privatizohen shërbimet bazë. Ne synojmë të ndërtojmë një burg privat me rreth 300 të dënuar deri në 5 vjet”,- deklaroi mes të tjerash ministri Halimi. Ambasadori britanik në vendin tonë tha se “Në një shoqëri utopike nuk do të ekzistonin burgjet, por në realitet ekziston nevoja e mbrojtjes

nga krimi. Mbyllja e individëve në burgje kushton, prandaj është e rëndësishme që të bëjë të mundur që në burgje të shkojnë vetëm ata që e meritojnë. Është e rëndësishme që të menaxhohen kostot e burgimit paralelisht me ruajtjen e standardeve. Në këtë rast mund të shërbejnë burgjet private. Për mua kjo tryezë e rrumbullakët është pjesë e marrëdhënies në zhvillim midis Shqipërisë dhe Britanisë në fushën e drejtësisë”. Ndërkaq, sipas Halimit, buxheti vjetor i administratës së përgjithshme të burgjeve në total është afërsisht 30 milionë euro dhe kostoja e shpenzimeve të mbajtjes së një të dënuari është afërsisht 6.000 euro në vit.

VËLLAI I TË AKUZUARIT PËR VRASJEN E KOMISARIT PRETENDON SHKELJE

Frroku: Policia i vuri përgjues makinës sime, larg nga partia Mariglen Mullai

Mark Frroku Mes të tjerave, Frroku dje u shpreh se “Ndodhemi para një represioni policor shtetëror. Policia, larg duart nga Partia Kristian Demokrate, larg duart nga familja ime. Kur u shoqërova, isha në zyrat e partisë dhe më janë kërkuar me forcë çelësat e makinës. Pajisjet e përgjimit janë montuar në makinën time, kur është mbajtur për 3 ditë herën e parë. Janë montuar në pjesën e përparme të makinës dhe aty kanë qëndruar për rreth dy muaj. Zbulimi erdhi fare rastësisht. Sa herë binte telefoni ose unë doja të telefonoja jepte një zhurmë. Këto pajisje përgjuese i përkasin policisë. Akoma nuk

Hajdutët vjedhin makinën e këngëtarit Sherif Merdani Ditën e djeshme është vjedhur makina e makina e këngëtarit të njohur Sherif Merdani. Lajmi konfirmohet nga vetë këngëtari, i cili denoncoi vjedhjen e makinës së tij tip ‘Citroen Pikaso’ me ngjyrë të zezë me targë, TR2824U, me vlerë prej 20 mijë eurosh. Këngëtari ka bërë kallëzimin në komisariatin nr 2. Këngëtari i prekur, u bëri thirrje hajdutëve që t’i kthejnë makinën të cilën e ka blerë me shpërblimin e viteve të burgut të kryer gjatë diktaturës. “Makina ndodhej në zonën “Dëshmorët e Lirisë”, ku unë banoj unë. Një ditë para vjedhjes i kanë thyer xhamin e parë, sepse djali kishte harruar çelësat rezervë brenda në makinë. Këtë gjë e dinim vetëm unë dhe djali dhe punëtorët e lavazhit. Unë xhamin e përmirësova e lidha dhe të nesërmen ika me gruan në kishën e Shën Ndoit (Laç) dhe pas ceremonisë e parkuam makinën në territorin e shtëpisë dhe në mëngjes nuk e gjetëm më. Kjo ndodhi natën e së shtunës. Menjëherë vajta në komisariatin numër 2, që më morën informacionin. Deri tani ka vetëm dyshim. Dua të bëj një thirrje, atyre që e kanë marrë. Duhet të dinë se Sherif Merdani i ka shlyer Zotit të gjitha dhe Zoti ja fali jetën. Kam punuar 11 vjet në minierë dhe shteti më dha 20 mijë euro shpërblim për vitet e burgut, më kanë vjedhur rininë time. Diktatura po vazhdon të më vrasë. Ju bëj thirrje të më sjellin makinën dhe të më kërkojnë të falur janë të falur nga unë”, deklaroi Merdani. Vjedhja është kryer më datë 18.05.2013, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia ende nuk ka reaguar zyrtarisht.

Pranga 45-vjeçarit

M

ark Frroku, vëllai i biznesmenit Arben Frroku, i dyshuar për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj, një ditë pasi u shoqërua në polici, akuzoi uniformat blu se po veprojnë nën ndikimin e politikës, teksa denoncon se policia i kishte vënë përgjues në makinë. Sipas Mark Frrokut, policia bllokoi automjetin e tij në mënyrë që të rivendoste në të pajisje përgjimi, ashtu siç kishte bërë në kohën kur ndodhi vrasja e komisarit Dritan Lamaj. Policia nga ana e saj pretendon se ndalimi ka ardhur për kontroll rutinë dokumentacioni për mjetin e Mark Frrokut dhe mohon implikimet politike. Policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e së hënës Mark Frrokun, vëllain e biznesmenit të dyshuar për vrasjen e ishkryekomisarit Dritan Lamaj. Pardje rreth orës 22:00, forcat e policisë shoqëruan për në ambientet e policisë së Tiranës vëllain e Arben Frrokut. Mark Frroku ka qëndruar për afro 30 minuta brenda ambienteve të policisë. Pas daljes e cilësoi gjithçka si sulm ndaj Partisë Kristian Demokrate.

“E bleva me lekët e burgut”

Lëshoi lokalin e tij për prostitucion, arrestohet Një 45-vjeçar u kap sepse kishte lëshuar lokalin e tij për prostitucion. Policia tha se Shërbimet e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Nikoll Ndrepepaj, 45 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Ndalimi i tij u krye pasi ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, shkurtin e këtij viti ka vendosur dënimin me 4 muaj burg ndaj tij për veprën penale të “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion” të parashikuar nga neni 115 i Kodit Penal.

Zaganjori takon Arvizun,

Përkrahje drejtësisë dhe reformave në Shqipëri

jam ankuar, por do ta bëjmë ankesën. Mbrëmë makina ime është marrë dhe është mbajtur me dhunë, vetëm e vetëm për të montuar pajisje të tjera në makinë. Policia të mos përziejë punën e saj me politikën. Të mos përzihet me partinë në pushtet”. Avokati Avokati i tij mbrojtës pre-

tendon se makina e Mark Frrokut nuk ka asnjë mungesë në dokumentacion apo probleme në lidhje me pronësinë, ndaj sipas tij, policia ka bllokuar mjetin pa u bazuar në asnjë argument ligjor. “Makina që posedohet nga shtetasi Mark Frroku është e blerë konform ligjeve. Kemi një kontratë që provon blerjen e autom-

jetit. Nuk qëndrojnë akuzat e ngritura ndaj tij, se makina ka mungesë dokumentacioni apo ka probleme në lidhje me pronësinë. Për sa kohë nuk ka argument ligjor për të bërë shoqërimin e shtetasit Mark Frroku unë si avokat mendoj se nuk ka arsye për të mbajtur automjetin e tij”,tha avokati.

Zbulohet një grabitje e ndodhur në janar

Rrihte të atin, pranga 55-vjeçarit nga Tirana

Policia e Tiranës zbardh vjedhjen e 21 janarit të këtij viti ndaj shtetasit DH. P., ngjarje kjo e ndodhur në vendin e quajtur “Tuneli” në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë. Autorë të kësaj ngjarjeje dyshohet se janë shtetasit Sokol Sulaj, 27 vjeç dhe Fatjon Bushgjokaj, 32 vjeç. Aktualisht ata janë të paraburgosur në Institucionin e paraburgimit në rrugën “Jordan Misja”, pasi akuzohen për një vepër tjetër penale të vjedhjes me dhunë.

Një 51-vjeçar u kap, pasi rrihte të atin. Nga shërbimet e komisariatit nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Edmond Kureta, 51 vjeç. Arrestimi u bë për arsye se në rrugën “Edit Durhan” në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit, K. K., duke i shkatuar dhe dëmtime trupore. Ndërkaq, policia plotësoi edhe kërkesë-padinë, për ta mbajtur të moshuarin larg dhunës së të birit.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka pritur dje në zyrën e tij sot, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Zyra për media e Gjykatës së Lartë bën me dije se kreu i prezencës amerikane në vendin tonë ka përkrahur mesazhet e dhëna nga Kryetari i Gjykatës së Lartë gjatë “Javës së Drejtësisë”, për një gjyqësor të pavarur, që është në shërbim të qytetarit dhe shoqërisë. Kreu i Gjykatës së Lartë ka vlerësuar ndihmën që qeveria amerikane vazhdon t’i japë sistemit të drejtësisë dhe gjyqësorit në vendin tonë. Duke vlerësuar funksionimin e shtetit ligjor dhe demokracisë amerikane, Zaganjori e ka quajtur një mundësi të mirë përfitimin nga eksperiencat e këtij vendi, në lidhje me mirë administrimin e sistemit gjyqësor.

Regjistrohen 3 të plagosur

Për një femër plagoset adoleshenti në Tiranë Tri plagosje kanë ndodhur së fundmi në kryeqytet, teksa disa adoleshentë janë përledhur për një femër. Një i ri është plagosur me kaçavidë nga një bashkëmoshatar i tij, me të cilin ishte përfshirë në sherr për një femër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur te rruga e Barrikadave pranë ish-kinema ‘17 Nëntori’. I plagosuri me iniciale D.D është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, ku ndodhet edhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, në pranga ra Donald Meziri, 19 vjeç. Dje, në Kamzë përballë shkollës “Ibrahim Rugova”, pas një sherri për motive banale, midis disa personave ka plagosur rëndë me thikë shtetasit J. L, 21 vjeç dhe E. LL. 22 vjeç.


EKONOMI • E mërkurë 22 maj 2013

»

09

BOTOHEN NDRYSHIMET NË LIGJ, HYJNË NË FUQI PAS 15 DITËSH

Ndërtimet pa leje pas 2006, procedurat nisin më 5 qershor Brikena Dervishaj

Ndërtimet Aktualisht legalizimi i objekteve të ndërtuara në zonat informale ka përfshirë tre kategori kryesore ndërtimesh. Kështu, kategoria e parë e ndërtimeve, është ajo kategori, ku të gjithë janë pajisur menjeherë me lejen e legalizimit. Këto objekte janë ndërtuar në pronat e vetë pronarëve dhe, duke qenë se nuk kanë asnjë problem në plotësim dokumentacioni janë pajisur me leje legalizimi. Kategoria e dytë është ajo, ku janë ndërtime të bëra mbi tokën shtetërore, si dhe kanë tashmë dokumentacionin e gatshëm. Kategoria e tretë janë ato objekte, që janë ndërtuar mbi pronën e tjetrit. Për sa i përket kësaj kategorie, nga ana e ALUIZNI-t, ka nisur bashkëpunimi me institucionet përkatëse dhe është bërë kërkesë në ZRPP për listën e

Qytetarët që përjashtohen nga procesi, ankesë brenda 30 ditëve Ata qytetarë që kanë ankesa lidhur me vendimet e dhëna nga drejtoritë e ALUIZNI-t, brenda një muaji nga data e publikimit të listës emërore mund të bëjnë ankim administrativ në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe nga ata qytetarë që përjashtohen nga procesi i legalizimit, pasi edhe kjo kategori mund të ankohet brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t. Ndryshimet e bëra nga Këshilli i Ministrave ngarkojnë drejtoritë e ALUIZNI-t pranë qarqeve, që brenda 30 ditëve nga

hyrja në fuqi e këtij vendimi, të përfundojnë shqyrtimin, verifikimin e kërkesave, dokumentacionit të depozituar për legalizim për objektet informale ose shtesat pa leje në ndërtime me leje dhe, në bazë të vlerësimit të përmbushjes ose jo të kushteve të kërkuara, të nxjerrin vendimet përkatëse për kualifikimin për legalizim ose përjashtimin nga legalizimi. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale dhe njësitë

e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Por nga ana tjetër duhet theksuar se për t’i ardhur edhe më shumë në ndihmë këtij procesi kaq të rëndësishëm, qeveria shqiptare ka përmirësuar edhe më shumë kuadrin ligjor në këtë drejtim. Janë pikërisht edhe ndryshimet që i janë bërë këtij vendimi, i cili parashikon që drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t, pas verifikimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të përmbushjes ose jo të kushteve për legalizim, për objektin informal ose shtesën pa leje në ndërtime me leje, vendosin kualifikimin për legalizim ose përjashtimin nga legalizimi. Gjithashtu pjesë e këtyre ndryshimeve do të jetë edhe publikimi në media të listave emërore të personave që përjashtohen nga ky proces.

Shumë shpejt do të firmoset marrëveshje për gazsjellësin IAP Së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje mes vendeve nga ku do të kalojë gazsjellësi Joniano-Adriatik. Lajmin e bën të ditur ministri i Ekonomisë, Florjon Mima, në një forum biznesi mes Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Ministri Mima ka ftuar sipërmarrësit e huaj të investojnë në sektorin energjetik në Shqipëri, duke përfituar nga potencialet e shumta që ofrohen. Veç mundësisë së shfrytëzimit të gazit natyror, ligji për energjinë ofron mundësi të shumta edhe në ndërtimin e veprave që shfrytëzojnë energjinë hidrike. Ministri boshnjak i Energjisë dhe Minierave, tha se, synohet rritja e bashkëpunimit mes të dy vendeve, sidomos në sektorin e bujqësisë dhe të turizmit. “Sipërmarrja

private e vendit që përfaqësoj është e pranishme në Shqipëri me investime të shumta. Së shpejti, kompania Energoinvest do të përfundojë ndërtimin e linjës së transmetimit në Jug të Shqipërisë, një investim që arrin në rreth 30 milionë euro. Ne jemi të interesuar për rritje të bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, plotësimin e nevojave mes vendeve me produkte karakteristike dhe rritjen e numrit të turistëve në të dy vendet”, tha Trhuj. Në forum merrnin pjesë rreth 60 biznese boshnjake. Rritjen më të lartë të shkëmbimeve tregtare me vendet e CEFTA, Shqipëria e ka pasur me Bosnjë Hercegovinën, ndërsa para kësaj marrëveshje, shkëmbimi tregtar mes dy vendeve ishte thuajse zero.

Duhet të vërtetohet blerja me fatura

Ligji për rimbursimin e TVSH, 10 kategoritë që do përfitojnë Fermerët mund të përfitojnë rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për inputet bujqësore pas pak javësh. Vendimi i qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe përcakton në mënyrë të detajuar 10 kategorinë e inputeve bujqësore për të cilat fermerët mund të përfitojnë kompensimin direkt. Kështu, sipas vendimit që fillon nga zbatimi në fillim të qershorit, kategoritë që rimbursohen janë plehrat kimike, pesticidet, farërat, bagëtitë racë e pastër, ushqimet për kafshët apo dhe plastmasët për serat. Ndryshimi i skemës nga heqja e TVSH-së në rimbursimin e saj u argumentua nga qeveria si një zgjidhje e sugjeruar edhe nga vetë fermerët. Nga heqja

e TVSH-së përfitonin tregtarët dhe jo fermerët në mënyrë direkte, ndaj qeveria zgjodhi variantin e ri, që parashikon kompensimin me para. Vendimi përcakton gjithashtu se për të përfituar rimbursimin e TVSHsë, fermerët duhet të vërtetojnë blerjen e inputeve me TVSH përmes faturave. Kriteret dhe procedura e kompensimit do të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë. Kjo lehtësi fiskale për fermerët ka detyruar qeverinë shqiptare që të ndryshojë vendimin brenda pak javësh. Fillimisht qeveria miratoi vendimin për heqjen e TVSH-së për inputet bujqësore, por pak ditë më vonë u tërhoq nga ky vendim, duke ndryshuar skemën.

Statistikat e tremujorit të parë

Kompanitë e sigurimeve paguan më pak për dëmet e shkaktuara Procedurat e kalimit të pronësisë për parcelat ndërtimore vijojnë sipas ligjit. Specialistët e Agjencisë së Legalizimit kanë përfunduar procedurën e kalimit të pronësisë për 80 mijë parcela ndërtimore. Nga 270 mijë aplikime për legalizim, 240 mijë prej tyre kanë paguar tarifën e shërbimit, nga të cilat vetëm 8712 dosje ose 4% janë dërguar në Drejtorinë Qendrore për miratim leje legalizimi dhe për 7039 prej tyre, është kryer ky proces.

pronarëve të ligjshëm. Pasi të dorëzohen këto lista, atëherë do të fillojë kompensimi i subjekteve të shpronësuara, si dhe do të ecet më pas me dhënien e tapive për personat që kanë ndërtuar pa leje. Parandalimi Planet rregulluese vendore

Për subjektet që kanë kryer pagesën, drejtoritë rajonale në qarqe brenda 30 ditësh nga data e kryerjes së kësaj pagese lëshojnë dhe e pajisin subjektin me leje legalizimi për objektin informal ose shtesën pa leje në ndërtime me leje. Pas përfundimit të këtij procesi, këto drejtori janë të detyruara të publikojnë në medien e shkruar dhe në faqen zyrtare të internetit listat emërore të subjekteve, objektet e të cilave pajisen me leje legalizimi.

janë tepër të rëndësishme për parandalimin e ndërtimeve informale. Dhe një përgjegjësi direkte është ajo e pushtetit lokal lidhur me evidentimin e objekteve informale. Sipas ekspertëve të Agjencisë së Legalizimeve, vënia në jetë sa më parë e planeve rregulluese është me rëndësi jetike pasi

Pagesat

Kategoritë Objektet që do të bëhen pjesë e këtij procesi duhet që të jenë të ndërtuara pa leje, të ngritura pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit, vetëm në rast se për to procedura e legalizimit nuk kërkon kalim pronësie mbi truallin. Gjithashtu ato nuk duhet të jenë të ngritura më larg se 100 metra pranë akseve rrugore. Sipas ndryshimeve në ligj, për ndërtimet pa leje të ngritura pas vitit 2006, ALUIZNI merr masa nëpërmjet evidentimit faktik të situatës ndërtimore në terren, si dhe fotografimit ajror dixhital apo përdorimit të imazhit satelitor të konvertuar në fotografi ajrore, të korrektuar gjeometrikisht (ortofoto). Rregullat e hollësishme për këtë qëllim do të përcaktohen nga Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, me miratimin e ministrit që mbulon procesin e legalizimeve. Nga ana tjetër, ndërtimet që bien ndesh me planin urbanistik do të prishen. “Nuk mund të legalizohet asnjë objekt, i cili bie ndesh me studimet urbanistike. Që do të thotë, atje ku kalon rrugë, ku është një ambient i gjelbër, ku është destinuar për një shkollë, për të gjitha objektet që janë të destinuara për shërbim publik”, shprehen ekspertët pranë ALUIZNI-t.

Ankesat mund të drejtohen te zyrat qendrore

Kalimet

L

igji për legalizimin e ndërtimeve pas 2006-ës do të nisë zbatimin pas datës 5 qershor. Ai është botuar në Fletoren Zyrtare më 20 maj dhe merr fuqi ligjore pas 15 ditësh. Sipas ndryshimeve ligjore, të interesuarit do të paraqesin kërkesë për legalizim brenda 45 ditëve nga kjo datë e hyrjes në fuqi. Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t duhet të miratojë një formular tip brenda kësaj periudhe, të cilën të interesuarit e plotësojnë dhe e dorëzojnë brenda këtij afati pranë drejtorive rajonale të ALUIZNI-t.

Mima: Potencialet që ofron Shqipëria

vënë në jetë procedura më të hapura dhe më efektive të lejeve të ndërtimit, duke përfshirë edhe një regjistër të veçantë në ZRPP për regjistrimin e lejeve të ndërtimit. E thënë ndryshe, planet rregulluese do të forcojnë edhe më shumë procesin e kontrollit dhe të prishjes së ndërtimeve pa leje.

Tregu i sigurimeve në tre muajt e parë të vitit është karakterizuar nga një konkurrencë e fortë dhe ndryshime të rëndësishme në ndarjen e tregut. Gjatë periudhës janarmars të vitit 2013, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 593 milionë lekë ose 17.68% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2012. Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janarmars 2013 arritën rreth 2,085 milionë lekë, ose 11.96% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2012. Gjatë periudhës janar-mars 2013, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 232,784 me një rritje prej 6.36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një

viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 87.61% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë Sigurimet e Jetës me 11.90% dhe Risigurimin me 0.49%. Tregu i sigurimeve vazhdon të mbështetet kryesisht te sigurimet e detyrueshme motorrike, që sjellin mbi 50% të të ardhurave. Ky është edhe segmenti ku zhvillohet konkurrenca më e madhe midis kompanive, të cilat në periudha të ndryshme ulin çmimet në vlera shumë të ulëta, me qëllim për të fituar terren në treg. Shpesh të ardhurat nga këto sigurime janë në vlera shumë më të ulëta se ato që raportohen në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.


10

« SPECIALE

E mërkurë 22 maj 2013 •

Analistët e kohës “Mbreti i Shqipërisë, njeri i civilizuar” Kodi Civil , Ahmet Zogu “kopjoi” Bonapartin ARTUR AJAZI

A

hmet Zogu, ish-Mbret i shqiptarëve, duket se e ka pasur idhullin e tij Perandorin e famshëm të Francës Napolon Bonaparti. Kjo vërtetohet vetëm nga një fakt shumë domethënës, siç ishte hartimi Kodit Civil të Mbretërisë Shqiptare. Kodi Civil parashikonte ndër të tjera, ndalimi i bashkëshortëve që të parashikojnë në mënyrë të pacilësuar që martesa e tyre të rregullohet sipas zakoneve të vendit. Kodi Civil i Mbretit Zog I, për herë të parë e parashikonte “kontratën e martesore, e cila duhej bërë me akt publik para noterit, përpara celebrimit të martesës”. Duke parë Kanunin e Lekë Dukagjinit, shikon se, “gruaja nuk kishte asnjë të drejtë, as mbi fëmijët e as mbi shtëpinë”. Gjithashtu gruaja nuk gëzonte të drejta trashëgimore mbi pasurinë e lënë nga burri ose fëmijët. Ajo kishte të drejtë të qëndronte në shtëpinë e burrit të vdekur, ose të largohej, duke marrë “trembëdhjetë okë groshë dhe tre barrë kallamoq”. Kodi Civil i Mbretërisë Shqipëtare, i cili hyri në fuqi më 1 prill 1929 u hartua mbi bazën e kodit më modern të asaj kohe, Kodit Civil të Napoleonit, i cili ka ushtruar ndikim të madh në shumë shtete të tjera e sidomos tek Kodi Civil italian dhe ai zvicerian. Kodi Civil i Mbretit Zog I, pati rëndësi të madhe sepse për herë të parë vendosi mbi baza ligjore marrëdhëniet familjare, unike për të gjithë Shqipërinë. Realisht në praktikë ishte e vështirë të gjente zbatim, sidomos kur ndikimi i rregullave të kanuneve dhe normave fetare, si dhe ruajtja për ndikimin e tyre për vite me radhë ishte ishte tepër i fuqishëm. Kanuni Lekë Dukagjinit, thotë se, “gruaja nuk ka asnjë të drejtë, as mbi fëmijët e as mbi shtëpinë gruaja nuk gëzon të drejta trashëgimore mbi pasurinë e lënë nga burri ose fëmijët”. Gruaja kishte të drejtë të qëndronte në shtëpinë e burrit edhe kur ai nuk jetonte, ose të largohej, duke marrë “trembëdhjetë okë groshë dhe tre barrë kallamoq. Pra, gruaja kishte pak ose aspak të drejta pasurore, por një ndikim të madh në të drejtën zakonore shqiptare, pati dhe Sheriati (e drejta myslimane). Megjithatë, në fushën e të drejtave pasurore gruas i njihej autonomia që ajo gëzonte në administrimin e pasurisë vetjake. Nga praktika gjyqësore e Gjykatës së Diktimit rezulton që “gruaja nuk kishte të drejta pasurore mbi pasurinë e përbashkët të vënë gjatë martesës, ajo vetëm trashëgonte pjesë nga pasuria e bashkëshortit pas vdekjes së tij”. Deri në vitin 1929, veç disa vendimeve të përfitimit nga trashëgimia në praktikën gjyqësore të Gjykatës së Diktimit, nuk ka asnjë rast që të trajtojë probleme në lidhje me pasurinë bashkëshortore pas zgjidhjes së martesës. Me hyrjen në fuqi të Kodit Civil të Mbretit Zog I, në vitin 1929 rregullimi i marrëdhënieve pasurore mes bashkëshortëve dhe marrëdhënieve të tjera familjare bëhej mbi

baza juridike dhe jo sipas zakonit ose fesë. Kodi Civil pranoi institutin e martesës laike, pasi ajo lidhet në mënyrë solemne para nëpunësit të gjendjes civile. Pavarësisht miratimit të Kodit Civil, akoma një pjesë vazhdonin të lidhnin martesën pa celebruar martesë laike, mentalitet i trashëguar prej shekujsh mbi martesën. Kishte mjaft njerëz që nuk kuptonin që martesa e lidhur sipas normave zakonore nuk kishte asnjë vlerë juridike, dhe kështu nuk gëzonte asnjë mbrojtje nga ligji. Në Kodin Civil të Mbretërisë Shqiptare parashikohet shprehimisht ndalimi i bashkëshortëve që të parashikojnë në mënyrë të pacilësuar që martesa e tyre të rregullohet sipas zakoneve

të vendit. Kodi Civil i Mbretit Zog I, për herë të parë e parashikoi kontratën e martesës, e cila duhej bërë me akt publik para noterit, përpara celebrimit të martesës. Sipas këtij Kodi, regjimi pasuror i bashkëshortëve mund të rregullohej me marrëveshje të palëve dhe me ligj. Mënyra e rregullimit të pasurisë së bashkëshortëve parashikohej në kontratën e martesës. Palët kishin të drejtë të ndryshonin rregullimin e pasurisë (pra regjimin pasuror) në kontratën e martesës vetëm para celebrimit të martesës dhe po në të njëjtën formë, pra me akt publik. Personat e tretë, të cilët nuk ishin vënë në dijeni për ndryshimet në kontratën e martesës, nuk mund të prekeshin

nga këto ndryshime. Parashikimi në Kodin Civil i kontratës së martesës përbënte një hap shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet familjare në atë kohë, sidomos në marrëdhëniet midis bashkëshortëve, duke pasur parasysh pozitën shoqërore të gruas. Por këto ndryshime nuk gjetën një terren të përshatshëm, sepse nuk u shoqëruan me ndryshimin e domosdoshëm të mentalitetit të shoqërisë shqiptare. Ky ishte një Kod modern, por në një shoqëri patriarkale, gjë që solli zbatimin e tij në raste të rralla në fushën e marrëdhënieve familjare. Ndarja e pasurisë martesore në shoqërinë shqiptare Regjimet martesore parë, në kontekstin historik, fillimin e zhvillimit të tyre e kanë me miratimin e Kodit Civil të vitit 1929, i cili për herë të parë vendosi një sistem unik për gjithë Shqipërinë. Ky kod për pjesën e regjimeve pasurore martesore mbështetej në Kodin Civil të Napoleonit (Kodi i Francës 1804) ku si karakteristikë kryesore ishte pushteti i burrit ndaj gruas për shkak të konservatorizmit

SIPAS GAZETËS PRESTIGJIOZE SHKAK, NDËRTIMET URBANE QË PO NDËRTOHEN

Huffington Post: Amfiteatri i Durrësit në rrezik Shtatë nga 14 objektet më të rrezikuara në Evropë pjesë e një plani shpëtimi Gazeta prestigjioze amerikane “Huffington Post”, në një artikull të saj i kushtoi vëmendje 14 objekteve kulturore dhe historike në rrezik zhdukjeje në Evropë. Në listën e cituar nga kjo gazetë është edhe Amfiteatri i Durrësit. Muajin e kaluar, shkruan “Huffington Post”, organizata e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike “Europa Nostra”, renditi një listë me 14 objekte të trashëgimisë kulturore në rrezik në gjithë Evropën. Mes këtyre objekteve janë kisha, zona

arkeologjikë dhe vendbanime të hershme. “Huffington Post” shkruan se ky amfiteatër me vlera të rralla arkeologjike dhe kulturore, rrezikohet seriozisht nga ndërtimet urbane në Durrës, që kanë prekur një pjesë të tij si dhe nga mungesa e vëmendjes. Më 16 qershor, shtatë nga 14 objektet më të rrezikuara në Evropë do të përzgjidhen për t’u bërë pjesë e një plani shpëtimi që do t’i paraqitet Organizmit të Ruajtjes së Trashëgimisë Evropiane gjatë konferencës që do mbahet në

muajin dhjetor në Bruksel. Amfiteatri i Durrësit, i zbuluar në vitin 1966 është më i madhi dhe më i rëndësishmi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ai është ndërtuar në fillim të shekullit të parë të erës sonë, gjatë sundimit të perandorit romak, Trajan. Amfiteatri ka formë eklipsi me diametër 136 metra dhe lartësi 20 metra. Ka qenë qendër e rëndësishme e organizimit të lojërave olimpike romake dhe kapaciteti i tij përllogaritej diku nga 15 deri në 20 mijë shikues.

të shoqërisë së asaj kohe. Në periudhën e diktaturës, dhe pikërisht në vitin 1981, në dispozitat e Kodit Civil dhe të Kodit të Familjes, shtyrë edhe nga kërkesat e reja moralo-humaniste për të siguruar një solidaritet real midis bashkëshortëve, u imponua regjimi pasuror martesor ligjor dhe unik, ai i bashkëpronësisë universale. Miratimi i ligjit “Për Kthimin dhe Kompensimin e pronave ish-pronarëve”, krijimi i Sh.A. të ardhurat nga puna, bënë që zbatimi i regjimit të bashkëpronësisë ligjore të mos i përgjigjet këtij zhvillimi. Në vitet e mbretërisë bashkëpronësia, administrimi i pasurisë vetëm nga burri, dhe ligji kishte dispozita që diktonin pozicionin e pabarabartë të gruas, dhe se burri ishte kreu i familjes. Për bashkëpronësinë midis bashkëshortëve, Kodi Civil i Zogut I parashikonte vetëm bashkëpronësinë mbi fitimet. Marrëveshja lidhur parashikohet në kontratën e martesës dhe fillon efektet e saj nga momenti i celebrimit të martesës. Sipas Kodit Civil nuk mund të bëjnë pjesë në bashkëpronësi as aktivi dhe as pasivi i tashëm i bashkëshortëve (në momentin e lidhjes së martesës) dhe as pasuria që u vjen atyre me trashëgim gjatë kohës së ekzistencës së bashkëpronësisë midis tyre. Në bashkëpronësi bën pjesë vetëm gëzimi i pasurisë së luajtshme ose të paluajtshme, të tashme dhe të ardhme të bashkëshortëve. Të gjitha fitimet që nxjerr burri dhe gruaja së bashku ose secili prej tyre veç e veç gjatë kohës që vazhdon regjimi i bashkëpronësisë, qofshin këto fitime të rrjedhura nga industria e përbashkët ose nga ekonomia e tyre, janë të përbashkëta dhe të ndashme, duke zbritur më parë debitë që rëndojnë mbi bashkëpronësinë e bashkëshortëve. Sipas Kodit Civil, vetëm burrri mund të administrojë sendet në bashkëpronësi, si dhe të kryejë veprime lidhur me to, gjë që tregon pabarazinë e plotë të burrit me gruan në shoqërinë e kohës. Kodi Civil i vitit 1929, ishte një hap i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve juridike familjare të asaj kohe.


AKTUALITET 20 22 majmaj 2013 • E hënë mërkurë 2013

LEDIA LLESHI

P

ërkujtohen viktimat e aksidentit të Himarës, një vit nga tragjedia ku humbën jetën 13 persona ndër të cilët 11 studente të degës gjuhë-letërsi në Universitetin e Elbasanit. Vajzat e mbijetuara nga autobusi i aksidentit kanë bërë homazhe për shoqet e tyre para dyerve të universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Homazhet Të shoqëruar nga pedagogia e tyre, Teuta Toska studentët kanë përcjellë ngushëllimet e tyre një vit më pas. Homazheve u janë bashkuar edhe studentë të tjerë të degëve të ndryshme të këtij universiteti duke vendosur fotografitë dhe nderuar viktimat dhe fotografitë deri në mbrëmje vonë. Më pas studentët kanë vendosur qirinj dhe lule duke nderuar 11 studentet që humbën jetën dhe bënë apel që të merren masat që një ngjarje e tillë të mos përsëritet më. Studentët nëpërmjet mesazhit të tyre kanë përcjellë ngushëllimet për familjet e viktimave duke theksuar edhe faktin se pikënisja e asaj ekspedite ishte universiteti i Elbasanit dhe për këtë duhet të kishte një organizim për homazhe para këtij universiteti. Lule kanë vendosur edhe përfaqësues të FRESSH në Elbasan duke iu bashkuar homazheve para universitetit të Elbasanit. Kryetari Vangjel Ranxha deklaroi se i bashkohet dhimbjes së familjes dhe theksoi se është një vrasje e dytë për vajzat e mbijetuara pasi ende nuk janë dëmshpërbyer. Ndërkohë drejtues të universitetit dhe përfaqësues të studentëve kanë udhëtuar drejt Himarës ku ishte parashikuar vendosja e një obelisku për të përkujtuar viktimat e aksidentit tragjik të Himarës një vit më parë. Të gjitha vajzat e mbijetuara shprehen të pikëlluara për humbjen e shoqeve të tyre, ndërsa jeta e tyre ka rrjedhur ndryshe një vit pas asaj ngjarjeje të frikshme. Shumica prej tyre shprehen se ndjehen të nëpërkëmbura pasi firma e sigurimit u ka ofruar atyre një shumë qesharake, për të cilën vajzat shprehen se nuk do ta pranojnë kurrë. Dhimbja bëhet dhe më e madhe sipas tyre për familjet e viktimave, të cilat përveçse humbën vajzat e tyre përballen dhe me përbuzjen e agjencisë dhe indiferencën e shtetit. Mesazhi i Arvizusë Në një vjetorin e tragjedisë së Himarës, ku humbën jetën 13 persona, 11 prej të cilëve studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, ambasada e SHBA-së në Tiranë, e ka përkujtuar ngjarjen tragjike, duke shprehur lutjet për familjet dhe miqtë e viktimave. Në mesazhin e publikuar në rrjetin social “Facebook”, ambasada amerikane shprehet se “një vit më parë, të gjithë u tronditëm nga aksidenti tragjik që mori jetët e 12 studentëve të rinj. Ambasadori Aleksandër A. Arvizu dhe stafi i ambasadës amerikane dërgon mendimet dhe lutjet tona për familjet

»

11

HOMAZHE NË UE DHE NË VENDIN E AKSIDENTIT, TË MBIJETUARAT SHPREHIN DËSHPËRIM

AKSIDENTI I HIMARËS,

ende shumë dhimbje një vit më pas… Një obelisk dhe lule, falenderime dhe për himariotët

Familjarët: Aksidenti ende i pazbardhur, duam drejtësi HIMARE- Një vit nga aksidenti tragjik, familjarët e viktimave të Himarës ende nuk kanë mësuar shkakun pse ndodhi ai aksident. Ndërsa ka vendosur lule në vendin e aksidentit, i ati i Dorina Stafes, njërës prej viktimave kërkoi që për këtë çështje të bëhet drejtësi. Ai tha se ka marrë mbështetjen e ambasadorit amerikan Arvizu, për një ekspertizë të huaj për aksidentin. Gjithashtu babai i Dorina Stafes u shpreh se ka humbur 11 vajza dhe jo vetëm një në këtë aksident. Në të njëjtën kohë qindra qytetarë të Himarës, ishin mbledhur për të nderuar studentet që humbën jetën në aksident, ndërsa një vit më parë i ndihmonin duke i nxjerrë nga humnera ku kishin rënë. Në përkujtim të 21 majit, drejtuesit e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, familjarë të viktimave, Kryetari i Bashkisë së Himarës, atudentë të Universitetit bënë homazhe në vendin e aksidentit. Drejtuesit e Universitetit të Elbasanit vendosën një obelisk në përkujtim të studenteve. Rektori Liman Varoshi, në fjalën e tij falenderoi popullin e Himarës për ndihmën e shpejtë që u dhanë studenteve. Ai nuk la pa falenderuar të gjitha strukturat e policisë së shtetit, të spitalit të Himarës, të Vlorës dhe spitalin ushtarak, që dhanë ndihmën e shpejtë për studentet. Edhe kryetari i Bashkisë së Himarës shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave. Ai tha se tragjedia e Qafës së Vishës është një dhimbje që do të mbetet përjetë për popullin e Himarës. Edhe familjarët e studenteve që humbën jetën në këtë aksident kanë falenderuar qytetarët e Himarës dhe strukturat shtetërore që dhanë ndihmën e shpejtë për studentet, edhe pse 13 persona nuk arritën t’i shpëtojnë vdekjes duke u përkujtuar një vit më pas me lotë dhe hidhërim.

Dëmshpërblimi i studenteve, reagon AMF

Viktimat dhe të mbijetuarat e tragjedisë janë dëmshpërblyer sipas ligjit AMF ka reaguar pas kërkesës së prezantuar nga ZMK lidhur me dëmshpërblimin e studentëve të aksidentuar në Himarë. Në bazë të këtij materiali deklarohet se referuar dokumentacionit për çdo praktikë dëmi rezulton se në ngjarjen e sigurimit janë shkaktuar 12 dëme me pasojë vdekjen, 14 dëme me pasojë dëmtime të shëndetit të përkohshëm dhe 12 dëme të shëndetit me paaftësi të përhershme sipas shkallës përkatëse. Llogaritja e dëmit jo pasuror është kryer në mënyrë proporcionale duke iu përmbajtur limitit të përcaktuar në ligj për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, i cili përcakton se dëm moral dhe ekzistencial nga vdekja apo paaftësia e përhershëme kompensohet me 1 milion lekë, dëm moral dhe ekzistencial nga dëmtime të tjera 500 mijë lekë dhe dëm biologjik nga vdekja apo paaftësia e përhershme 1 milion lekë. Shpenzimet spitalore dhe farmaceutike janë dëmshpërblyer për rastet e paaftësisë të vërtetuara me dokumente të rregullta. Aktualisht janë trajtuar të gjitha praktikat e dëmshpërblimit dhe janë njoftuar palët e dëmtuara. Shoqëria e sigurimit nuk dispononte asnjë ankesë të depozituar nga palët e dëmtuara lidhur me llogaritjen e dëmshpërblimit. Kjo ka qenë edhe përgjigja e Kryetares së AMF, Enkeleda Sheshi, e cila sqaron se sa i përket vlerës ajo është kufiri maksimal i mbulimit, por jo vlera që përpjestohet për të dëmtuarit e aksidentit. Lidhur me këtë përgjigje Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit ka reaguar duke e quajtur përgjigje pa përgjigje duke u bazuar vetëm në dokumentacionin e kompanisë dhe jo ankesave të vetë studentëve dhe të zyrës së mbrojtjes së konsumatorit mbi këtë çështje.

dhe miqtë e viktimave gjatë këtij përvjetori të vështirë. Zoti qoftë afër atyre, të cilët ikën shumë shpejt dhe u prefshin në paqe”. Studentët e vitit të tretë dega gjuhë-letërsi ishin nisur në ekspeditë shkollore, kur mjeti humbi kontrollin dhe

doli nga rruga duke rënë në humnerë. Si pasojë humbën jetën 13 persona 11 studente, i fejuari i njërës prej vajzave dhe drejtuesi i autobusit, si dhe u plagosën 26 vajza, të cilat ende sot nuk janë dëmshpërblyer nga kompania e sigurimeve.


12

« gossip

E hënë 20 E mërkurë 22 maj 2013 •

Lumturia

arrihet në moshën

55-vjeçare

T

huhet që jeta nis kur mbush 40 vjeç, por sipas një studimi të fundit, lumturia e vërtetë vjen në moshën 55-vjeçare. Kërkuesit britanikë kanë arritur në përfundimin se personat e kësaj grupmoshe qeshin më shumë se çdo grupmoshë tjetër. Kjo vjen pasi nuk kanë më stres në punë dhe nuk kanë as shqetësime për karrierën e tyre duke qenë se janë në etapën e fundit të punës. Sondazhi i realizuar nga Fondacioni i Shëndetit Dentar Britanik tregon gjithashtu se grupmosha më pak e lumtur është 35-44 vjeç, me vetëm 35% të tyre që kanë pranuar se qeshin shumë gjatë ditës. “Njerëzit kanë shumë stres që i vjen nga puna. Edhe ata që qeshin në punë, shtiren sepse duan t’i bëjnë qejfin shefit. Ka shumë presion në zyra”, thekson udhëheqësja e sondazhit.

Babai i Rihannas mendon se ajo duhet të rikthehet me Chris 25-vjeçarja Rihanna është ndarë përsëri nga Chris, por është babai i saj që insiston kësaj here për një rikthim mes të dyve. Ai mendon se ky nuk është fundi për çiftin turbulent dhe do t`i pëlqente t`i shikonta ata përsëri bashkë. Babai i Rihannas, Ronald Fenty, vazhdon të jetë fansi nr.1 i Chris. Ai mendon se mes tyre ka një lidhje pasionante, por këto ndarje nuk do të thonë se çdo gjë mes tyre ka marrë fund përgjithmonë. Për Ronald është e rëndësishme që Riri të jetë e lumtur çfarëdo rruge që ajo të zgjedhë.

Catherine Zeta Jones rikthehet në shtëpi pas trajtimit Pasi ka kaluar një muaj duke u trajtuar për çrregullimin e saj bipolar II, ajo është kthyer përsëri në shtëpi në formë shumë të mirë. Aktorja e ‘Chicago” e ka bërë të ditur për herë të parë lajmin në 2011. Në fund të prillit aktores i`u desh të kontrollontë veten në një qëndër shëndetësore për të marrë një kujdes në mënyrë periodike për të menaxhuar shëndetin e saj në një mënyrë optimale. Në festivalin e filmit në Kanë, Michael Douglas i cili promovoi filmin “Behind the Candleabra”, është shprehur se Catherine është duke e marrë veten shumë mirë dhe se është krenar për të.

Vokswagen Golf, vetura dizel e vitit 2013

R Jessica Alba nderohet në ceremoninë Children Award Është nderuar për punën e saj si promovuese e stilit të jetës të shëndetshme për familjet, duke marrë pjesë në ceremoninë e Champion for children Award. Alba është dukur e mrekullueshme e veshur me një fustan të zi. Lekët e mbledhura nga ky fondacion do të adresohen në qëndrën e shëndetit të fëmijëve Mount Sinai, për t`u përdorur në zbulimin sëmundjeve të fëmijëve. Puna që Alba ka bërë ishte ndjekja e një guide “The Honest Life”, që do të inspironte nënat për të bërë zgjedhje të shëndetshme jo toksike për veten dhe familjet e tyre.

evista prestigjioze britanike ‘Diesel Car’, ka shpallur fituesit e çmimeve për veturën dizel më të mirë për vitin 2013, e cila përfshinë dhjetë segmente. Këtë vit fituesi është zgjedhur në mesin e 26 kandidatëve dhe nuk është çudi që çmimi kryesor ka shkuar për gjeneratën e shtatë të Golf-it. Përveç fitores në kategorinë krysore, Golf 7 ka fituar edhe si ‘vetura dizel më e mirë në kategorinë e mesme”, derisa vetura më e mirë ekologjike, është shpallur Renault Zoe. Land Rover ka ngadhënjyer në kategorinë e Crossover-it më të mirë me tërheqje me katër rrota, ku kanë triumfuar modelet Range Rover Evoque, respektivisht Land Rover Discovery 4. Edhe Ford ka rrëmbyer dy çmime, për veturën e vogël më të mirë, që shkon për Ford Fiesta dhe mini-vani më i mirë që shkon për modelin Ford B-MAX. Limuzina më e mirë luksoze është shpallur Jaguar Xf, ndërsa vetura më e mirë sportive Peugeot RCZ.


gossip • E mërkurë 22 maj 2013

Mila Kunis Johnny Depp

nuk është më joshës për femrat

Të qenit seks simbol dhe joshës për femrat duket se nuk është më realitet për Johnny Depp, edhe atë për faj të së dashurës së tij. Aktori raportohet se është tronditur kur dy femra të mahnitshme i ishin drejtuar atij dhe të dashurës së tij Amber Heard në rrugët e Beverly Hills, duke u kërkuar të bëjnë një fotografi. Por, befasia ishte kur, pasi Johnny ishte pajtuar, ato i kanë dhënë atij një iPhone dhe i kanë kërkuar t’i fotografojë duke pozuar dhe duke iu ngjitur për trupi të dashurës së tij. Pasi Johnny i kishte fotografuar, vajzat kishin filluar ta bombardojnë Amber me komplimente për atë se sa e bukur është dhe sa e mrekullueshme që është aq e hapur për biseksualitetin e saj. “Ishte e tmerrshme – vajzat reaguan sikur Johnny nuk ishte aty, duke e ftuar Amber në një festë më vonë atë mbrëmje ku do të kishte shumë vajza, e edhe djem të nxehtë”. “Johnny përfundimisht kërceu dhe tha, ‘Hey, nuk e shihni se ajo është me mua? Kjo është e para! Zakonisht vajzat hidhen në mua... jo në të dashurën time’!”, ka sqaruar burimi.

prezanton Kutcher tek prindërit

»

13

Delevingne i thotë “Jo” DiCaprios Leonardo DiCaprio ka futur në shtratin e tij shumë model të njohura botërore, por Cara Delevingne nuk do të jetë njëra prej tyre, pasi britanikja ka refuzuar bukuroshin e Hollywoodit nga filmi “The Great Gatsby”. “Leonardo mjafton vetëm ta shikojë një femër dhe ajo bie në ‘kurthin’ e tij. Por kështu nuk ndodhi edhe me Caran”, ka thënë një burim për The Sun. “Ai kaloi gjithë natën pas saj por ajo e refuzoi”, shtoi ajo. “Ata biseduan dhe e ftoi në suitën e tij. Por ata ndërruan vetëm numrat dhe kjo ishte e tëra”.

Ç

ifti ka shkuar në Londër fundjavën e kaluar, pasi Kunis ka prezantuar të dashurin e saj Kutcher me familjen. Ata kanë darkuar të gjithë bashkë në një restorant në Londër. Mila është duke xhiruar filmin e saj më të fundit ‘Jupiter Ascending’ në qytet, dhe çifti ka qëndruar në një qyetet në veri të Londrës në Hampstead. Ashton Kutcher filloi të lidhej me Kunis, disa muaj pas ndarjes nga Demi Moore në nëntor të 2011. Demi dhe Ashton ende janë duke u përpjekur për të finalizuar divorcin e tyre, i cili është kthyer në një betejë prej 10 milionë $.

Femrat nuk mbajnë sekrete

Paz Vega, foto në yahtin e Cavalli-t Artistja, që këto ditë ndodhej në Festivalin e Cannës për filmin “Jimmy P” të Arnaud Desplechin, si dhe si ambasadore e bukurisë për L’oreal Paris, ka përfituar nga fakti që ka qenë e ftuar nga stilisti i famshëm, Cavalli, si mikeshë e tij, ku ka përfituar nga rasti për të bërë një shërbim fotografik në yahtin e tij.

Nuk e ka të nevojshme një shoqe për sa kohë ka përkrah një bashkëshort si Brad Pitt, ka thënë Ageline Jolie. Aktorja, e cila së fundi pushtoi mediat pasi zbuloi se kishte hequr të dy gjinjtë për të ulur gjasat e prekjes nga kanceri, mendon se femrat nuk dinë të mbajnë sekreet. “Nuk kam asnjë shoqe të ngushtë dhe i vetmi njeri me të cilin bisedoj ‘pa doreza’ është Brad-i”. “Unë jam vetë femër dhe duke u nisur nga kjo nuk u besoj atyre, për shkak se ne nuk mund t’i mbajmë për vete sekretet e të tjerëve”, ka thënë Jolie për mediat amerikane.


14

« bota

E mërkurë 22 maj 2013 •

T

aksa e planifikuar mbi transaksionet në bursë po vonohet. Në samitin e ardhshëm për temën e “tatimeve”, zënka për këtë taksë do të vazhdojë. Dy shtete të BE-së kanë ngritur madje padi kundër saj. Në çështjet fiskale BE-ja duhet t’i marrë vendimet njëzëri me 27 vendet anëtare. Kjo i bën diskutimet të gjata dhe rezultatet nganjëherë të pamundura. Pas përvojave negative në krizën financiare, 11 shtetet anëtare të BE-së duan të fusin një taksë të re mbi transaksionet financiare në bursa. 17 vende janë kundër. Asnjë shans pra për taksën mbi transaksionet financiare? Jo, kjo nuk është plotësisht e vërtetë, pasi 11 shtete, me në krye Francën dhe Gjermaninë, përdorën një truk: marrëveshjet e BE-së parashikojnë mundësinë që një grup shtetesh të fillojnë një “bashkëpunim më të ngushtë” jashtë juridiksionit të BE-së. Pikërisht këtë kanë bërë 11 përkrahësit e taksës mbi transaksionet. Komisioni i BE-së paraqiti në shkurt 2013 një projektligj përkatës. Kleçka në këtë mes: taksa mbi transaksionet financiare, ose shkurt FTT, do të vendoset vetëm në 11 shtete dhe jo në gjithë BE-në. Kancelarja gjermane Angela Merkel angazhohet për FTT-në në bursë. Në samitin për çështje fiskale sot FTT nuk është vërtet në axhendën zyrtare të takimit, por mbi të do të diskutohet në sfond. Pasi në diskutim është gjithë politika fiskale e BE-së: bëhet fjalë për luftimin e evazionit fiskal, sekretin bankar, oazet fiskale dhe të ardhmen e tregjeve të mëdha financiare në BE si Luksemburgu apo Londra. Por edhe normat e ndryshme tatimore brenda BE-së për sipërmarrjet dhe përkufizimi se çfarë duhet të tatohet (baza e tatimit), luajnë një rol jo pak të rëndësishëm. Në çështjet fiskale mungon harmonia, shtetet i bëjnë konkurrencë njëri-tjetrit me modele tërheqëse. Kancelarja gjermane është e bindur se nëse në çështjen e taksës mbi transaksionet të paktën një grup vendesh ecën përpara: “Ky sigurisht është vetëm një fillim, pasi do të ishte mirë që të gjithë të merrnin pjesë. Por megjithatë në kuadër të një bashkëpunimi më të ngushtë kjo do të jetë e mundur. Qeveria gjermane do të bëjë gjithçka që konsultimet për futjen e kësaj takse të zhvillohen me shpejtësi”, tha Merkel në një mesazh video në internet. Ajo e argumenton angazhimin e saj për taksën mbi transaksionet me kërkesën që bankat dhe spekulantët të mbajnë një pjesë të kostove të krizës financiare: “Ne duam që ata, të cilët kanë shkaktuar krizën në të ardhmen të japin një kontribut për ndreqjen e

FINANCAT Taksa që po “ndan” Evropën

Komisioni i BE-së vlerëson se me një taksë mbi transaksionet financiare në bursë, 11 shtetet mund të merrnin çdo vit 30 deri 35 miliardë euro. Ministrat e Financave do të gëzoheshin për këto të ardhura fiskale, por shoqata evropiane e tregtarëve të bursës paralajmëron se në fund taksën nuk do ta paguanin bankat, por do t’u kalonte klientëve. “Çdo klient final, qoftë i një fondi pensionesh apo një investues institucional, dhe çdokush që blen ose shet në bursë aksione, obligacione, valuta apo lëndë të para, do të paguajë çmimin. Kjo është një barrë e madhe”.

pasojave të saj”.

Qindarkat, sa të shtrenjta!

P

rerjet 1 dhe 2 cent të euros kritikohen për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe shpërndarjes. Për këtë arsye Komisioni i BE-së po shqyrton mundësinë e heqjes nga qarkullimi të monedhave prej bakri. Në këto kohëra krize, po bëhen gjithnjë e më të fortë zërat që kërkojnë heqjen e euros. P.sh. nga një parti e re gjermane, “Alternativa për Gjermaninë”, e cila kërkon heqjen sa më parë të monedhës së përbashkët. Komisionerit të BE-së për politikën monetare, Olli Rehn, i duhet të shqyrtojë aktualisht të paktën një heqje të pjesshme të euros. Jo euron vetë, por dy prej prerjeve më të vogla të saj: monedhat 1 dhe 2 qindarkëshe. Këtë ia kanë kërkuar komisionerit Parlamenti dhe Këshilli i BE-së. Konkluzioni i Rehn pas anketimeve të para me përfaqësues të ndryshëm interesash nga ekonomia dhe politika ishte se: “Prodhimi i monedhave 1 dhe 2 cent është qartë një biznes me humbje”. Kosto e prodhimit të monedhave, të cilat në brendësi janë prej hekuri dhe jashtë prej bakri, tejkalon vlerën e tyre nominale. Atyre u shtohen edhe kosto të konsiderueshme kur monedhat duhet të shpërndahen në tregtinë me pakicë. Komisioni i BE-së bën të ditur se diferenca mes kostove të prodhimit dhe vlerës së vërtetë nominale të monedhave, është rritur që prej futjes së euros në mbi 1,4 miliardë euro. Në Finlandë dhe Holandë, qarkullimi i pagesave pa monedhat 1 dhe 2 cent është tashmë realitet: meqenëse të gjitha çmimet rrumbullakosen deri në pesë cent, dy prerjet më të vogla të monedhës praktikisht kanë dalë nga qarkullimi. Për Gjermaninë një skenar i papërfytyrueshëm, thotë Stefan Hertel, zëdhënës për shtypin i Shoqatës së Tregtisë në Gjermani: “Ka anketime përkatëse, edhe nga Banka Federale, që tregojnë se një shumicë shumë e madhe konsumatorësh dëshiron ruajtjen e monedhave 1 dhe 2 cent”. Edhe tregtia me pakicë dëshëron mbetjen e monedhave, qoftë edhe për faktin se prej vitesh është praktikë që për arsye psikologjike, çmimet të kenë pas presjes dhjetore “99” cent: “Kjo nuk do të ishte më e mundur pa monedhat prej 1 cent”, thotë Hertel.

Kush paguan? Komisioni i BE-së vlerëson se me një taksë mbi transaksionet financiare në bursë, 11 shtetet mund të merrnin çdo vit 30 deri 35 miliardë euro. Ministrat e Financave do të gëzoheshin për këto të ardhura fiskale, por shoqata evropiane e tregtarëve të bursës paralajmëron se në fund taksën nuk do ta paguanin bankat, por do t’u kalonte klientëve. “Çdo klient final, qoftë i një fondi pensionesh apo një investues institucional, dhe çdokush që blen ose shet në bursë aksione, obligacione, valuta apo lëndë të para, do të paguajë çmimin. Kjo është një barrë e madhe”, thotë Mark Spanbroek, sekretar i përgjithshëm i shoqatës evropiane të tregtarëve të bursës. Kjo do t’i thajë tregjet dhe njerëzit do të shkojnë gjetkë për të të bërë biznes ose do të shpiken produkte të reja për ta shmangur taksën. Sven Giegold, zëdhënës për çështje financiare i ekologjistëve në Parlamentin Evropian, beson se këtu lobistët përpiqen të ngjallin frikë. “Shitësi i luleve në qoshe të rrugës nuk e përdor bursën, koncerni i madh i tregtisë së luleve ndoshta.

Pra, kjo taksë prek ata që janë përdoruesit më të fortë të tregut financiar”. Giegold, i cili e përkrah prej kohësh taksën mbi transaksionet financiare, mendon se modele të caktuara transaksionesh si tregtia spekulative me frekuencë të lartë, nuk do të funksionojnë

bur- sa. “Nuk është pra për t’u habitur që ata, të cilët sot jetojnë prej kësaj tregtie, e kundërshtojnë taksën”, thotë Giegold në bisedë me Deutsche Welle-n.

Padi Kundërshtim i fortë ndaj taksës së re për transaksionet financiare vjen nga Britania e Madhe dhe Luksemburgu. Të dy shtetet kanë ngritur padi në Gjykatën Evropiane kundër planeve të 11 shteteve. Ministri britanik i Financave George Osborne lufton në çdo takim të ministrave të Financave të BE-së kundër FTT-së dhe

për mbrojtjen e interesave të sheshit financiar Londër: “Ne flasim për diçka që do të largojë nga Evropa një degë të qenësishme biznesi. Nëse duam vërtet që BE të jetë konkurruese në gjithë botën dhe të krijojë vende pune, atëherë nuk duhet të flasim për diçka që do të ketë si pasojë transferimin e 70 deri 90 për qind të këtij biznesi në rajone të tjera të botës”. George Osborne paralajmëron se konkurrenca globale nuk do të fusë një taksë të re. “Përfytyrimi se SHBA, Kina apo Singapori e marrin në konsideratë qoftë edhe si ide futjen e një takse të tillë, është sinqerisht, thjesht fantazi”.


bota • E mërkurë 22 maj 2013

Rikthehet tmerri i uraganëve Z

se sa kohë mund të kërkojë kjo”. “Lutjet tona, tha Presidenti Obama, janë sot me popullin e Oklahomës. Dhe ne do t’i mbështesim këto lutje me vepra”. Nga një tornado e fuqishme në shtetin amerikan të Oklahomës, sipas të dhënave zyrtare jetën humbën të paktën 91 njerëz. Ky numër i të vrarëve është kumtuar nga një ekspert i mjekësisë ligjore në qytetin e Oklahomës. Në mesin e të vdekurëve janë edhe 20 fëmijë, nxënës të një shkolle. Më shumë se 230 njerëz të tjerë u plagosën, shumë prej tyre fëmijë. Presidenti amerikan Barak Obama i premtoi nga Uashingtoni mbështetje guvernatores së Oklahomës, Maria Fallin. Qeveria amerikane do të japë të gjithë ndihmën e nevojshme. Edhe guvernatorja Fallin tha në një konferencë shtypi se nuk do të kursejë asnjë burim për të ndihmuar komunitetin të rimëkëmbet nga katastrofa. Pamjet e kanalit lokal televiziv KFOR flasin për shkatërrime masive: lagje të tëra janë

TIRANA

1960

15

KERRY Tur për Sirinë në Lindjen e Mesme

OKLAHOMA/ mbi 90 të vdekur

yrtarët në Oklahoma thonë tani se numri i trupave të nxjerrë nga rrënojat që shkaktoi tornadoja e djeshme në këtë shtet është 24. Më parë ishte njoftuar për 51 të vrarë. Por zyrtarët thanë se mund të ketë edhe viktima të tjera. Sipas tyre, numri i të plagosurve deri tani është 240. Pjesë të mëdha të periferisë Moore të qytetit të Oklahomës u shkatërruan plotësisht nga tornadoja, e cila rrafshoi lagje të tëra. Autoritetet thonë se mes viktimave janë edhe fëmijë që ndodheshin brenda një shkolle në kohën e tornados, e cila kishte një shpejtësi prej 320 kilometrash në orë. Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë disa fëmijë nga rrënojat e dy shkollave të goditura ndërkohë që fëmijë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Gjatë kalimit të saj, tornadoja ngrinte në ajër copra rrënojash, duke shkaktuar shumë të plagosur. Guvernatorja e Oklahomës Mary Fallin ka mobilizuar trupat e Gardës dhe policë shtesë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit. Shtëpia e Bardhë e ka shpallur gjendjen katastrofë të përmasave të mëdha dhe ka urdhëruar Agjencinë Federale të Emergjencave të japë çdo ndihmë për të cilën ka nevojë Oklahoma. Shërbimi Sinoptik Kombëtar e ka klasifikuar tornadon të tipit EF-4, stuhia e dytë më e fuqishme sipas shkallës me pesë shifra që mat forcën e shkatërrimit të saj. Kjo është tornadoja më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2011, kur në Joplin të shtetit Mizuri u vranë 161 vetë. Distrikti Moore i Oklahomës është goditur nga tornadoja edhe në vitin 1999. Guvernatorja e Oklahomës, Mary Fallin, tha në një konferencë shtypi se “zemrat janë thyer’’ për prindërit, të cilët pyesin në lidhje me fatin e fëmijëve të tyre. Ajo premtoi se nuk do të kursejë asnjë mjet për të ndihmuar komunitetin të rimëkëmbet nga katastrofa. Guvernatorja Fallin ka dislokuar 80 anëtarë të Gardës Kombëtare për të ndihmuar me operacionet kërkim-shpëtim. Guvernatorja foli gjithashtu me Presidentin Barak Obama, i cili i kërkoi agjencisë Federale për Menaxhim Emergjent, FEMA, të ofrojë çdo ndihmë që ajo ka nevojë. Një mot me stuhi të forta pritej në të gjitha pjesët e tjera të rajonit të mesëm perëndimor në SHBA. Një stuhi të dielën vrau dy vetë në Oklahoma. Presidenti Barak Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në shtetin e Oklahomës. Në komentet që bëri në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti tha se vemendja e gjithë vendit tani është përqendruar te operacionet urgjente të shpëtimit. “Populli i distriktit Moore duhet ta dijë se i gjithë vendi është pranë tyre për t’i ndihmuar, sado kohë që të duhet, sepse atje ka shtëpi dhe shkolla që duhen rindërtuar, biznese dhe spitale që duhen rihapur. Atje ka prindër që duhen ngushëlluar, ka edhe fëmijë të trembur, të cilët kanë nevojë për dashurinë dhe vëmendjen tonë të vazhdueshme”, tha Presidenti Obama. Ai tha se është e sigurtë se “amerikanët nga të gjitha anët e vendit do të qëndrojnë pranë tyre, duke hapur shtëpitë tona dhe zemrat tona për ta, sepse ne jemi një vend që qendron pranë bashkëqytetarëve pavarësisht

»

shkatërruar, rrugët janë bllokuar nga çatitë e shtëpive, makinat janë hedhur si lodra mbi njëra-tjetrën. Gjithashtu u shkatërruan edhe dy shkolla fillore. Nën rrënojat e tyre ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende për viktimat e tjera të mundshme. Që prej fundjavës, pjesë të rajonit të mesëm perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë goditur nga një seri e stuhive të rënda që lënë prapa gjurmë të shkatërrimit. Stuhitë tashmë kanë kaluar nëpër shtetet Oklahoma, Kansas, si dhe Iowa e Illinois. Mediet amerikane njoftuan se vetëm të dielën janë regjistruar 28 tornado. Të hënën në orët e hershme të mëngjesit nga një stuhi është goditur edhe Missouri. Brenda pak minutave janë shkatërruar shtëpi të tëra, janë shkulur pemë dhe makinat kanë fluturar në ajër. Meteorologët paralajmërojnë se ende nuk ka kaluar rreziku: në ditët e ardhshme mund të pasojnë stuhi të tjera.

Birra Tirana Sh.A. Rr: “Kavajës”, Tirana - Albania Tel/Fax: +355 4 2229770

Njoftim Njoftohen të gjithë Aksionerët e Shoqërisë “Birra Tirana” sha. Se në datë 12/06/2013 ora 11 në zyrat qëndrore të Shoqërisë, me adresë: Rruga e Kavajës Tiranë, do të zhvillohet

Mbledhja e Asamblesë së Ortakëve me rend dite: 1. Miratimin e marrjes së një kredie bankare pranë Intesa San Paolo Bank. 2. Të ndryshme e-mail: birratirana1960@yahoo.com website: www.birratirana.com

ekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ndodhet këtë javë në Lindjen e Mesme S për bisedime që synojnë të nxisin mbajtjen

e një konference ndërkombëtare paqeje mbi Sirinë. Në këtë luftë për kontrollin e Sirisë, Irani është një prej mbështetësve më të mëdhenj të Presidentit Bashar alAssad, prandaj Rusia thotë se Irani duhet të jetë pjesë e procesit të paqes. “Irani ka theksuar vazhdimisht solidaritetin e tij me qeverinë siriane. Zyrtarët iranianë vizitojnë regullisht Damaskun. Asnjë lloj subjektivizmi gjeopolitik nuk duhet të jetë pengesë që Irani të marrë pjesë në këtë konferencë”. Administrata e Presidentit Obama ka kundërshtuar në të kaluarën kërkesën e Rusisë për pjesëmarrjen e Iranit, por thotë se asnjë palë nuk është përfshirë apo përjashtuar nga këto bisedime. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki thotë se Uashingtoni e kupton pozitën e Moskës lidhur me Teheranin. “Ne kemi dëgjuar komentet e rusëve dhe kjo nuk është diçka e papritur. Ata e kanë shprehur qëndrimin e tyre publikisht në të kaluarën. Dhe ne do të bashkëpunojmë me të gjitha palët për çështjen e pjesëmarrjes”. Shqetësimet e Shteteve të Bashkuara lidhur me pjesëmarrjen e Iranit kanë të bëjnë me mundësinë që kjo të largojë vemendjen nga përpjekjet për të kufizuar programin bërthamor iranian, si dhe me mbështetjen e Teheranit për grupin Hezbollah në Liban, për të cilin luftëtarët sirianë të opozitës thonë se po ndihmon forcat e Presidentit Al-Assad afër kufirit me Libanin. “Perceptimi i Shteteve të Bashkuara është se Irani ka prirjen të luajë rolin e sabotuesit në këto lloj nismash, prandaj ato po përpiqen të përfshijnë në bisedime ato palë, që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mendojnë se kanë interes të drejtpërdrejtë për një zgjidhje të konfliktit në Siri”. Ministri i jashtëm sirian, Walid alMoualem, thotë se Irani po ndihmon në mbrojtjen e vendit të tij. “Kjo është një luftë e brendshme, por është edhe një luftë rajonale dhe ndërkombëtare kundër popullit sirian. Ne jemi gati të vetëmbrohemi dhe nuk do të qëndrojmë në heshtje para këtij agresioni”. Ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, thotë se vetëm një zgjidhje politike mund të parandalojë një konflikt më të gjerë rajonal. “Falë Zotit, situata në Siri po shkon mirë. Ushtria e guximshme e Sirisë ka rimarrë nën kontroll pjesën më të madhe të territorit të vendit dhe Siria do të rifitojë fuqinë e vet të plotë në të ardhmen e afërt”. Zoti Heydemann beson se luftimet në Siri nuk do të marrin fund pa një farë roli të Iranit. “Kjo nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara duhet të përpiqen të gjejnë mënyra për ta zbutur Iranin për sa i përket zgjidhjes së konfliktit në Siri, por Uashingtoni duhet të gjejë një farë mënyre për ta siguruar Iranin se paanshmëria e tij të paktën do të vlerësohet kur të fillojë procesi i bisedimeve”. Grupi më i madh i opozitës siriane nuk ka deklaruar nëse do të marrë pjesë në bisedimet e paqes, pjesërisht për vetë faktin se nuk dihet ende nëse aty do të marrin pjesë aleatë të Presidentit Al-Assad, si Irani.


16

« opinion

E mërkurë 22 maj 2013 •

Nënshkrimi ilegal i një marrëveshjeje

S

erbia nënshkroi një traktat ilegal për tjetërsimin e minierës së Trepçës së Kosovës. Qeveria e Serbisë lidh traktate ndërkombëtare për tjetërsimin e Trepçës si pasuri serbe, kurse kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, lidh “marrëveshje paqësore” me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq në Bruksel, duke e mashtruar popullin se ajo është në interes të Kosovës. Kjo është miopi politike, nga e cila Kosova nuk përfiton asgjë përpos rrezikut që në një të ardhme të afërt Veriu i saj të pacifikohet dhe të tjetërsohet nga ana e Serbisë. Me gjithë interpretimet e ndryshme si në shkallë vendore, ashtu dhe në atë ndërkombëtare, ajo marrëveshje është në interes vetëm të njohjes së statusit të autonomisë politike dhe territoriale të serbëve të barrikaduar në Veriun e Kosovës (1999-2013), të cilët nuk e njohin Kosovën si shtet të tyre, por vetëm Serbinë. Kjo është esenca e “marrëveshjes historike” (Daçiç–Thaçi), nënshkruar në Bruksel më 19 prill 2013 nën patronatin ndërmjetësues të BE-së, e cila pa dyshim që jo vetëm e lë të hapur për debat të mëtejmë ndërkombëtar, por dhe e vë në pikëpyetje statusin juridiko-kushtetues dhe politik të Republikës së Kosovës si në sfondin kombëtar, ashtu dhe në atë ndërkombëtar. Kjo është arsyeja kryesore pse qeveria dhe Kuvendi i Kosovës nuk duhet të lidhin kurrfarë marrëveshjeje me Beogradin zyrtar derisa Serbia de facto dhe de jure të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ashtu sikurse e ka njohur Amerika, BE-ja etj. (90 shtete të OKB-së). 1. Edhe nënshkrimi i këtij traktati ndërkombëtar nga ana e Beogradit zyrtar me palën e konsorciumit “New Generation Power” të Amerikës është prova më dokumentuese se Serbia ende e konsideron Kosovën si koloni të saj të dikurshme (1912-1999). Për më keq, kështu thotë edhe Kushtetuta e Serbisë e vitit (2006), sipas së cilës Kosova është pjesë integrale e territorit të saj!! Derisa qeveria dhe Kuvendi i Serbisë nuk e ndryshojnë këtë kushtetutë, Kosova do të konsiderohet si çështje e brendshme e Serbisë. Realisht nuk mund të ketë kurrfarë traktati miqësor dhe paqësor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë derisa qeveria e Beogradit përzihet dhe infiltrohet vazhdimisht në çështje të brendshme të Kosovës, madje duke nënshkruar edhe traktate ekonomike, tregtare dhe afariste me partnerë ndërkombëtarë, siç është rasti më i ri me konsorciumin “New Generation Power” (NGP) të Ilinoisit. Çdo firmë, kompani a korporatë amerikane që dëshiron dhe natyrisht që ka interes të investojë kapitalin dhe bizneset e tyre në Kosovë, dyert i kanë të hapura dhe janë të mirëseardhura që të lidhin marrëveshjet dhe kontratat e tyre me përfaqësuesit legjitimë dhe legalë të qeverisë së Kosovës. Pse të mos thuhet botërisht se investimet dhe kapitali amerikan në Kosovë ka përparësi ndaj të gjithë partnerëve të jashtëm ndërkombëtarë? Kjo ngaqë Amerika është ajo që dha kontributin më të madh dhe ndihmën më të çmueshme historike, ekonomike, politike, diplomatike, ushtarake dhe humanitare për çlirimin, për shpëtimin, për pavarësimin dhe për demokratizimin e Kosovës. 2. A nuk janë të mjaftueshme dy faktet e sipërtheksuara (kushtetuta në fuqi e Serbisë dhe traktati i nënshkruar për minierën e Trepçes së Kosovës) antiligjore dhe antikushtetuese të Serbisë (që drejtazi dhe zhdrejtazi e mohojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës) që qeveria e Kosovës me procedurë të shkurtër të anulojë çdo marrëveshje të nënshkruar në Bruksel (më 19 prill 2013) nga ana e kryeministrit serb Ivica Daçiç dhe nga kryeministri i qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi?

Nga Mehdi HYSENI

Si mund të arrihen marrëveshje me Serbinë kur ajo, sipas kushtetutës sa saj, ende nuk ka hequr dorë nga Kosova e pavarur? Çfarë normalizimi “historik” i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë mund të pritet kur qeveria e Beogradit vazhdimisht po përzihet në çështje të brendshme të Kosovës, duke e konsideruar atë si “pronë legale” të Serbisë?! Logjika racionale dhe objektive e thotë se nuk mund të ketë “marrëveshje historike” ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe si partner të barabartë sipas së drejtës ndërkombëtare. Pa përmbushjen e këtij kushti të domosdoshëm dhe kryesor për normalizimin e marrëdhënieve serbo-shqiptare (Beograd–Prishtinë) as Amerika, as NATO-ja e as BE-ja nuk do të duhej që Serbisë t’i hapnin dyert drejt integrimit europian. Pavarësisht nga interpretimet e ndryshme politikopropagandistike dhe diplomatike të marrëveshjes së Brukselit (19 prill 2013), të nënshkruar nga kryeministri serb Ivica Daçiç dhe nga kryeministri i qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, ajo nuk është kurrfarë garancie për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, as për sigurimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon, përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. 3. Sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, është tejet e qartë se një vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ligjërisht ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje a traktat ndërkombëtar me një shtet tjetër qoftë në kuptimin bilateral, qoftë dhe multilateral. Kjo nuk është e diskutueshme, por e pakuptueshme dhe e papranueshme për të drejtën ndërkombëtare është kur një vend, siç është Serbia, ku autoritetet e saj qeveritare në Beograd të premten, më 17 maj 2013, kanë nënshkruar një marrëveshje ilegale me konsorcoiumin “New Generation Power” të shtetit Ilinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shfrytëzimin e minierës së Trepçes së Kosovës. Me gjithë interesin ekonomik të të dyja palëve të theksuara nënshkruese, kjo marrëveshje është e papranueshme për qeverinë e Kosovës për shkak të faktit se Serbia, si një vend ish-kolonial (1912-1999), nuk ka asnjë të drejtë ligjore, politike dhe ekonomike që të përfundojë çfarëdolloj marrëveshjesh a traktatesh ndërkombëtare me vendet e tjera për të shfrytëzuar ndonjë pronë, pasuri apo të drejtën e Kosovës, për shkak se Kosova është shtet sovran e i pavarur që prej 17 shkurtit të vitit 2008. Pra, ligjërisht dhe politikisht është mjaft e qartë se Serbia nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në punët e Kosovës (qoftë politike, ekonomike, tregtare etj.), sepse Kosova që 15 vjet nuk është më plaçkë koloniale e Serbisë, por vetëm një shtet i pavarur dhe sovran, i shkëputur përgjithmonë nga Serbia kolonialiste, që është zot i vetvetes dhe vendos fatin e vet, e jo Serbia kolonialiste gjen-

ocidale, e cila për Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës është vetëm një shtet fqinj, as më shumë e as më pak. Prandaj këtë argument ligjor dhe realitet konkret (de facto dhe de jure) autoritetet qeveritare të Serbisë si dhe partnerët e saj ndërkombëtarë duhet ta marrin parasysh, për shkak të faktit se Kosova nuk është më kurrfarë kolonie e Serbisë (1912-1999), por vetëm një shtet i huaj fqinj, që në asnjë kuptim nuk i përket Serbisë. Këtë të vërtetë, kështu duhet kuptuar edhe pala nënshkruese e konsorciumit “New Generation Power” (NGP) kur është fjala për lidhjen absurde dhe joligjore të marrëveshjes së theksuar me palën serbe për shfrytëzimin e minierës së Trepçes. Në këtë rast fajtore kryesore është qeveria e Serbisë, e cila me palën e konsorciumit “New Generation Power” (NGP) ka nënshkruar një marrëveshje ilegale, antiligjore për eksploatimin e minierës së Trepçes, e cila është pasuri e patundshme e Kosovës, jo e Serbisë kolonialiste. Për shkak se Serbia vazhdimisht po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës së pavarur, qeveria e Kosovës dhe qeveria e Shqipërisë duhet të reagojnë menjëherë në të gjitha instancat e bashkësisë ndërkombëtare (SHBA, OKB, BE etj.), në mënyrë që të parandalohet ndërhyrja dhe përzierja e saj në çështjet e brendshme të Kosovës, sepse sjelljet dhe veprimet e tilla negative të qeverisë së Serbisë nuk janë vetëm shkelje e sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës, por dhe të normave e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe të rendit pozitiv juridik ndërkombëtar. Duke qenë se Shtetet e Bashkuara kanë meritat kryesore për çlirimin, pavarësimin, zhvillimin dhe demokratizimin e Kosovës, çdo kompani, korporatë, ndërmarrje apo firmë amerikane etj. nuk ka nevojë që të përfundojë ndonjë marrëveshje ose traktat me qeverinë e Serbisë për të investuar apo për të marrë ndonjë biznes në Kosovë, thjesht për faktin se Kosova nuk ndodhet nën tutelën e sundimit të egër kolonial dhe hegjemonist të Serbisë, por është shtet sovran e i pavarur, ashtu siç e kanë njohur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të BE-së më 17 shkurt 2008. Pra, për hir të qartësisë së statusit juridiko-politik ndërkombëtar, korporatat, kompanitë dhe firmat amerikane nuk duhet të humbasin kohë duke lidhur kontrata false dhe të paligjshme me qeverinë e Serbisë kur është fjala për arritjen e ndonjë biznesi në Kosovë, sepse Serbia është një shtet i huaj për Kosovën. Këtë të vërtetë tashmë e di Amerika, Europa dhe e gjithë bota. Nuk ka asgjë për të fshehur. Në këtë rast “Power New Generation” (NGP) nuk është dashur ta nënshkruajë atë kontratë me qeverinë e Beogradit për minierën e Trepçes, por direkt me qeverinë e Kosovës. Kjo do të kishte qenë rruga më e shkurtër dhe më e thjeshtë, përkatësisht procedura normale dhe e ligjshme e arritjes së traktatit të theksuar ndërkombëtar mes konsorciumit “New Generation” (NGP) dhe qeverisë së Kosovës. Së fundi, nuk kemi çfarë të spekulojmë, të improvizojmë a të taktizojmë politikisht, as diplomatikisht (faktet janë fakte), Kosova pa Amerikën do të ishte vetëm një pikë uji në lumin e pafund kolonial të Serbisë. Prandaj rruga është e hapur dhe nuk ekzistojnë kurrfarë pengesash ligjore apo të ndonjë natyre tjetër që do t’i pengonin kompanitë, firmat dhe korporatat amerikane që të lidhnin kontratat e tyre me partnerët e biznesit kosovar pa kurrfarë ndërmjetësimi dhe kushtëzimi nga ana e qeverisë së Serbisë, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe në asnjë formë institucionale (territoriale, administrative dhe shtetërore) nuk i përket Serbisë kolonialiste.


opinion • E mërkurë 22 maj 2013

»

17

Kosova dhe zgjedhjet në Shqipëri Nga Xhavit Halili

F

ushata për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë ka ditë që ka filluar zyrtarisht. Është një proces në zbatim të kushtetutës dhe ligjit zgjedhor, por që, natyrshëm, përcillet edhe me emocione të opinionit shqiptar kudo në botë, pjesë e pandarë e të cilit jemi dhe ne, shqiptarët e Republikës së Kosovës. Si bashkëkombas, ne i përjetojmë më tepër se të tjerët gjithë zhvillimet në Shqipëri, përjetojmë ecurinë e procesit zgjedhor, transparencën demokratike të votimit në ditën e zgjedhjeve (23 qershor) dhe rezultatin e dalë nga votimi. Përjetimi ynë është tërësisht i ligjshëm, kurse teprimi në emocionalitetin e këtij përjetimi mendoj se mund të jetë i dëmshëm. Mendoj kështu sepse: fqinjët, në çdo nivel organizimi, nga familja, fisi, njësia administrative e deri te shteti, kurrë nuk kanë qenë dhe kurrsesi nuk mund të jenë indiferentë për zhvillimet e njeri- tjetrit. I kanë përjetuar këto zhvillime në vartësi të raporteve të mëparshme, pozitivisht apo negativisht. Në fqinjësinë shtetërore, ku, për hir të minoriteteve dhe të pretendimeve kufitare, kundërtia mbisundon mbi mirëkuptimin dhe solidaritetin, politika dhe, pas saj, opinioni bëhen “tifozë” të një zgjedhjeje dhe zgjidhjeje në favor të shtetit të vet. Kjo është rregullsia e funksionimit të logjikës politike dhe praktika mes shteteve me status dhe histori të njohur e të afirmuar ndërkombëtarisht. Republika e Kosovës, si shtet me “moshë” fare të re, që po përjeton zvarritjen “politike” të njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimin në OKB, është shfaqur dinjitoze në qëndrimet dhe reagimet e saj për zhvillimet politike të fqinjëve të vet, maqedonas, malazias dhe serbë. Politikisht dhe ca më pak institucionalisht Republika e Kosovës nuk shfaqi asnjë indikacion, që mund

të konsiderohet si “anësi” në zhvillimet politike ndër ta. Kosova ende nuk e ka arritur “komoditetin” që politikisht dhe shtetërisht të “ndërhyjë” dhe të “ndikojë” në zhvillime të rëndësishme te shtetet fqinje. -Raporti Kosovë – Shqipëri, që është sanksionuar dhe njihet botërisht si raport ndërshtetëror, në kushtet kur ndihemi dhe realisht jemi një komb i ndarë politikisht në dy shtete shqiptare, kushtëzon qëndrimin dhe reagimin tonë “nxehtësisht” emocional ndaj zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri. Dihet ekzistenca e dy shteteve shqiptare që është rrjedhojë e një padrejtësie politike ndërkombëtare të ndodhur 100-vjet më parë. Gjashtë Fuqitë e Mëdha e ndanë territorin dhe kombin tonë ar-

bitrarisht. Prandaj dhe ndjeshmëria e shqiptarëve të Kosovës për zgjedhjet në Shqipëri është e përligjur. Kemi qenë, jemi dhe, domosdoshmërisht, do të mbetemi të lidhur, sepse kemi të përbashkët gjuhën, territorin, zakonet. Kemi miq e jo miq të përbashkët rajonalë e ndërkombëtarë. Por, kjo nuk është dhe nuk mund të shërbejë si argument për ndikimin e politikës dhe opinionit kosovar për zgjedhjet dhe rezultatin e tyre në Shqipëri. Por politika shqiptare, ndonëse duke njohur ndjeshmërinë tonë ndaj zhvillimeve në Shqipëri, nuk ka munguar të provokojë. -Erdhi dhe u prit nga ne z. Sali Berisha -U prit në nivele intelektuale z. Edi Rama -U shfaq në media kërkesa e ish-kryeministrit z. Pandeli Majko për marrjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës Këto mbaj mënd. Mund të ketë, por dhe mund të shfaqen edhe vizita dhe ide të tjera… Besoj se opinioni, por edhe mbarë spektri politik shqiptar në Kosovë janë tepër të interesuar dhe tërësisht të predispozuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri. Të gjithë dëshirojnë dhe urojnë zgjedhje në funksion të konsolidimit të demokracisë dhe të integrimit të Shqipërisë në BE, të prosperitetit të gjithanshëm ekonomik, arsimor e kulturor, të rritjes së rolit dhe autoritetit të shtetit shqiptar në rajon, kontinent dhe më gjerë, si dhe të fuqizimit të zërit të Shqipërisë për afirmimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës. Zgjedhjet në Shqipëri janë në prag. Duke qenë bashkëkombas jemi të interesuar për mbarëvajtjen, por natyrshëm edhe tifozë. Bashkëkombësia na jep të drejtën për të qenë edhe “tifozë” në ndeshjen politike të partive në Shqipëri, por na “penalizon” në hedhjen e “shisheve plastike” në fushën e lojës elektorale

Poker spiunësh

P

lanet teknike paraqesin një qëndrim të unifikuar zyrtar dhe ushtarak. Kjo si një element metodik në lidhje me situatën e sulmit dhe rrezikut potencial në mbrojtje të sigurisë kolektive. Të gjithë duan të përfitojnë nga amplitudat informative në valë të gjerë, por që akti mbetet një çështje standarde dhe vjen me kalimin e kohës, interesat pozitive dhe rritjen e kushteve demokratik. Nëse shihet një lloj autoritarizmi në këto çështje mbi mandatet qeveritare dhe shfrytëzime të përgjimeve, atëherë elementet konsiderohen të refuzuara me votë politike, si i vetmi mjet potencial që mund të konkurrojë garancitë teknike. Duhet pranuar se roli i teknikës së komunikimit është po aq i rëndësishëm sa frekuenca informative. Nga ana tjetër, një rol të rëndësishëm ndaj formatit teknik luan psikologjia e njeriut, që nga grupi e deri te qendrat e punës. Shpesh këto në “inteligjencë” llogariten si alfa melodike, domethënë bas etj. Një vështrim kritik duhet në raportet me femrën, e cila ka të njëjtën zgjuarsi sa edhe mashkulli, por duhet dalluar për më shumë roli informativ. Unë u jap notën shtatë të gjitha zgjidhjeve matematike në vend, duke marrë për bazë sistemin. Sanksionet zyrtare i referohen shifrës gjashtë (6), duke përfshirë edhe procesin e rregullt ligjor, ndërsa “plus” një element kushtëzon punën operative të drejtorive të shtetit, ministrive të linjës dhe partive politike në funksionin kushtetues. Mirëpo kategorizime të tilla janë pozitive, pasi njëra anë është dimensioni kulturor dhe baza e integrimit kombëtar, ndërsa tjetër është fuqia e ndërmarrjeve ekonomike dhe pushteti politik. Në planin e hetimit penal duhet respektuar prokuroria si mjet që zgjon dhe rrit zgjuarsinë e qytetarëve në komunitet dhe i shërben filtrit informativ ndaj të gjitha planeve të organizimit. Megjithatë, roli i këtij organi mbetet i kufizuar dhe zyrtar ndaj rrethanave me natyrë të përgjithshme. Këmbëngul që dokumenti i sigurisë të jetë standard dhe në vështrim të rregullt shkencor, në mënyrë që të funksionojnë drejt versionet hetimore pranë prokurorisë së rrethit. Elementet janë materiale dhe formale dhe me kaq përfundon interesi i ligjit në shoqëri. A ka çështje të pazbuluara? Këto janë motivet, pasi ngjarjet janë fenomeni më i njohur informativ. Formula mbi dokumentacionin e shtetit është germa “V”, domethënë raporti mbi katodën dhe anodën në fazën me tri elemente. Shumë prej mafiozëve në vend e kanë fobi ligjin e sidomos organet zyrtare. Çdo gjë ka kohën e vet, që herë është 3 muaj sipas prokurorisë, dhe herë 1 vit sipas

Nga Elvis Kotini

informacionit, prandaj duhet t’i jepet fund psikopatisë me dokumentacionin dhe simulimin. Qendrat e regjistrit zyrtar duhet të jenë prezumime zyrtare që mund t’i përmbahen lirisht “minutës” hetimore dhe dyshimeve në dijeni të plotë. Gjestikulacionet që pranon antimafia italiane nuk janë gjë tjetër veçse një shprehje e vullnetshme e njeriut ndaj grupit, por jo vlerë informative. Akti i korrespondon dyshimit në masë të gjerë, partive politike në Itali, si dhe paragjykimit që shkakton filtri i survejim-pergjimeve. Mund të shkohet drejt edukatës në sjellje. Komisionet e kthimit të pronave në vend janë organe ad hoc të qeverisë, që synojnë zbatimin e tranzicionit ligjor mbi shpronësimet për interes publik. Roli i tyre është zgjeruar padrejtësisht, pasi administratori formal i pronave është drejtori i hipotekës. Nga ana tjetër dhe në vijë të drejtë përpunohet një lloj psikologjie mafioze, sipas italianëve në vend, por që duhet pranuar se këto janë zakonore dhe parlamentet respektive ndryshojnë në thelb nga njëri-tjetri. Duke evituar manifestimin e kulteve pseudo-kulturore mbi të mirat materiale dhe zhvillimin kombëtar. Gjendja e sigurisë është normalizuar qartë nisur nga roli i ligjit dhe dokumentacioni zyrtar. Kjo u pret rrugën dyshimeve dhe anomalive politike, si vrasjeve në “errësirë”. Kuptohet se kushtet globale kanë rritur potencialin e interesave dhe zgjeruar bazën e pretendimeve, akt që rrit konkurrencën ndaj aktivitet mafioz dhe shkon drejt kushteve fraksioniste. Planet e ekzekutimeve mund të shkaktojnë një “ide” hetimore, sikundër janë kërkimet nga inspektorët (krimi, motiv). Juridiksioni profesional lidhet me kompetencën zyrtare të Policisë së Shtetit për të dhënë versionin e vet të çështjes. Mendohet se krimi formon të njëjtën ideologji sikurse dhe politika. Detaje nga të cilat organi më i lartë i Ministrisë së Brendshme mund të nxjerrë edhe konkluzionin ndaj fenomenit. Juridiksioni lidhet me autonominë e punës operative dhe pavarësinë juridike të çështjes. Kjo pasi policia është në kompetencë të qeverisë dhe para se një çështjeje që kërcënon rendin publik të shkojë në gjykatë nga prokuroria, drejtimi bazë merret ai qeveritar (Secret Service). Kjo ndihmon transparencën dhe rrit besimin civil te qytetari, i cili ndjek me vëmendje të gjithë detajet e një çështjeje. Pronari është investitor në rastin më të mirë, por që akti pritet nga kodi fiskal, zyra e tatimeve si vlera margjinale e çmimit të produktit tregtar sipas Bankës Qendrore. Informacioni mbi çështjen pasurore e më gjerë duhet të jetë i saktë. Nuk qëndron problemi tek origjina e pronës, akt i cili quhet ndryshe “produkt ekonomik”, por tek aftësia për

ta dyfishuar. A mos vallë është emisionuar produkti i importuar popullor? Po të multiplikosh të gjitha mundësitë matematike dhe nevojat e grupit financiar, mund të flitet për EU. Që nga ky moment tregu fillon me vlerën 1 euro, duke i dhënë mundësinë e fitimit më të mirit, nisur nga kjo vlerë e unifikuar. Merreni me mend që tregu shqiptar është ende tek individualizimi i çështjeve, dyshimet e personalitetit, ose njohja e mallrave. Çështjet monetare janë sjellje të kulturës financiare dhe për këto kërkohen banka, aktiviteti dhe kapitali respektiv. Shoqëritë kanë hyrë në një fazë të re të zhvillimit, ku rrymat politike dhe filozofike, grupi socialist, modeli suedez dhe rigrupimi i kompanive tregtare në banka aksionere kanë sjellë një modus multikulturor dhe një ndasi më të gjerë politike. Megjithatë, sfida kombëtare mbetet kriteri i emancipimit politik dhe rivaliteti kulturor me Europën e Bashkuar. Ky lloj bashkimi mbetet një sistem politik midis shteteve, të cilat kanë fuqinë e drejtimit dhe pozitën financiare. Për këto dhe më shumë qeveritë kanë ambasadorë, të cilët përcaktojnë linjat e përgjithshme të diskutancës politike dhe popujt nuk duhet të mbeten të pakënaqur që partnershipi midis kombeve është çështje interesash. Sot për sot me euron, nesër me demokracinë. Mazhorancat financiare nuk janë gjë tjetër veçse kontributi fillestar në zyrat fiskale dhe subvencionin ekonomik. Megjithatë, nuk mund të shkohet drejt rrugës politike për të rritur besueshmërinë financiare të kompanisë, pasi arti ekonomik është më i madh, më i bukur dhe më i vlefshëm në kuptimin e prodhimit. Sot qeveria shqiptare drejton vendin me një kulturë të formuar financiare, bazuar deri diku në ndërmarrjet e vjetra të regjimit socialist, por që komponenti fiskal mbetet i njëjtë, pavarësisht degradimit monetar. Grafikët financiarë të qeverisjes duhet t’u përngjasin kompanive tregtare në përgjithësi, duke pasur të njëjtin fitim. Pra, e njëjta qeveri si bordet tregtare. Elementi është interesant, pasi një grup i fuqishëm financiar mund të shtyjë drejt fitores një parti politike, por mundet që të kushtëzojë vendimmarrjen ekzekutive; kuptohet: në planin e interesave, ose politikën mbi çmimet. Në të kundërt asgjë nuk ndryshon midis administrimit qeveritar nga ai tregtar. Një vend i huaj nuk ka të drejtë t’i akuzojë shqiptarët për krim pasuror, pasi produktet, mallrat dhe shërbimet i korrespondojnë më së miri parasë. Origjina e tregut njihet edhe si investimi më i mirë i tij, megjithëse akti kërkon detyrimisht legalitetin ekonomik, domethënë përgjegjësinë dhe licensimin e ndërmarrjeve. Megjithatë, duhet kujdes, se rruga për të bërë milionin quhet “taksë”.


18

« dossier

E mërkurë 22 maj 2013 •

Historia e shërbimeve sekrete në Shqipëri

Ndërhyrja e UDB-së dhe rrëzimi i Koçi Xoxes pas prishjes me jugosllavët

Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

S

heiku Kamal Adham, siç e quajnë disa biografë, kishte lindur në Turqi më 1929, me nënë turke dhe baba shqiptar. Kur i biri ishte 1 vjeç, familja u transferua në Xhedah (Jeddah) të Arabisë Saudite. Pasi kishin studiuar në Kajro në një shkollë private prestigjioze angleze, “Victoria College”, u fut në shtëpinë mbretërore saudite në sajë të motrës nga babai. Iffat, gruaja e preferuar e mbretit Faisal, monarkut dinak e të rreptë, që mbretëroi nga vitit 1963-1975, kur u vra nga një nip i tij. Ishte mbështetja e Faisal që i dha Adhamit emërimin në krye të shërbimeve sekrete mbretërore, pavarësisht se i përkiste një etnie jo arabe. Atëherë ishte multimiliarder në saje të disa punëve të suksesshme, midis të cilave një kontratë stratosferike për koncesionet e naftës off shore të firmosur më 1957, midis sauditëve dhe “Arabian oil Company” japoneze. Në vitet ’60 Adham kishte kultivuar miqësinë me Anuar al Sadat, presidenti i ardhshëm i Egjiptit, gjë që kontribuoi për t’i hapur rrugën për t’u bërë sekretar i saudit zyrtar për Afganistanin. Adhami përfitoi nga ndihma e CIA-s për të hapur një kanal të rëndësishëm komunikimi, midis Arabisë Saudite dhe Uashingtonit. Pas vdekjes së presidentit Naser më 1970, Adham inkurajoi Sadatin për të prishur marrëdhëniet me BRSS dhe për të përmirësuar ato me SHBA-në. Ai ishte emisari që më 13 korrik 1972, i dorëzoi Henri Kisingerit mesazhin, në të cilin Sadati deklarohej i gatshëm të dialogonte me amerikanët në lidhje me atë që Uashingtoni ishte i gatshëm të ofronte, nëse presidenti egjiptian do të vazhdonte planin e tij për të larguar praninë ushtarake sovjetike, në të njëjtën kohë Adham përforëcoi më tej pozitën e tij në Kajro, duke u bërë ortak në tregti me gruan e Sadadit, Jehan, gjysmë angleze dhe me anëtarë të tjerë të familjes së presidentit. Pak a shumë në të njëjtën kohë Kamal Adham takoi Agha Hassan Abedi, pakistanezin me personalitet kompleks dhe karizmatik, i cili më 1972 kishte krijuar BÇ I dhe perandorinë e tij të madhe bankare, e cila, siç rezultoi, bazohej në mashtrime. Dudajev kishte filluar të rekrutonte mercenarë myslimanë gjatë një udhëtimi në Turqi në zonën veriore të Qipros të pushtuar nga turqit dhe në Bosnje-Hercegovinë. Më vonë, do të pranonte se përkrah myslimanëve boshnjakë në luftën e Bosnjës, luftonin vullnetarë çeçenë. Regjenca, siç quhej administrata turke në Algjeri me funksionarët e saj arabë, ishte mbështetur nga çeta të krishterësh të konvertuar në myslimanë, jeniçerët, roja mercenare me origjinë kryesisht shqiptare dhe nga praktika e lulëzuar e piraterisë. Një snajper shqiptar u vra më 23 gusht nga rojat e sigurimit, ndërsa tentonte të depërtonte bashkë me të tjerë, në ambasadën amerikane në Tiranë, e boshatisur për arsye sigurie, Profesori Abduk Rasul Sajaf, shkoi menjëherë për vizitë tek miqtë e tij të pasur e të fuqishëm në Kuvajt dhe në Arabinë Saudite, ndër të cilët ishin edhe Kamal Adham e Usam bin Laden e shumë shpejt në saje të tyre mundi të sigurojë burime ekonomike autonome, duke krijuar grupin VII në gjirin e aleancave islamike. Në librin e tij “Lufta ime e fshehtë” Kim Filbi ndër të tjera shkruan: “Shumë shpejt, pas mbërritjes sime në Uashington, qeveritë amerikane dhe angleze sanksionuan në parim kryerjen e operacioneve të fshehta që kishin për qëllim të shkëpusnin një nga vendet e Europës Lindore nga blloku socialist. Sipas arsyes, radha ra mbi Shqipërinë. Kjo ishte më e vogla dhe më e

dobëta nga shtetet socialiste. Në Jug ajo kufizohet me Greqinë, më të cilën Anglia dhe SHBA-të mbanin marrëdhënie aleate dhe që formalisht ende ndodhej në gjendje lufte me Shqipërinë. Shqipëria, dukej e izoluar në interesat tona, dhe përveç kësaj, atje mund të hyhej lehtë nga Malta nëpërmjet ajrit dhe detit. Duke llogaritur mundësinë e ndërlikimeve të shumta me karakter politik, lidhur me këtë projekt, departamenti i shtetit dhe ministria e Punëve të Jashtme, ngulnin këmbë në kontrollin e rreptë të këtij operacioni nga ana e tyre. Zbatimi i planit, iu ngarkua SIS-it dhe drejtorisë së koordinimit politik. Si amerikanët, ashtu edhe anglezët, mbanin lidhje me grupet dhe emigrantët shqiptarë, prandaj të dyja palët filluan të mobilizojnë njerëzit e tyre për zbatimin e përmbysjes kundërrevolucionare. Anglezët, dhanë Maltën si bazë të përparuar për operacionet si dhe anijet e vogla të domosdoshme për zbarkimin e agjentëve. Amerikanët e siguruan operacionin më tepër me të holla e materiale, si dhe caktuan aerodromin e Uilus-Fild në Libi, me cilësinë e bazës së prapavijës dhe pikës së furnizimit. Mbretit Ideriz nuk ia treguan të fshehtën dhe në këtë kohë ai ishte vetëm emir.

Me diskutime të pafundme anglo-amerikane të mëvonshme, Malta ishte streha e jonë kryesore. “Ne duhet të mendojmë diku ndonjë operacion subversiv, -më tha njëherë mua Uisner, - kur këtu zbulojmë se anglezët kanë pranë një ishull.” Diskutimet i përkisnin çështjes për udhëheqjen politike kundërrevolucionare. Në këtë kohë epoka e Dallesit ende nuk kishte filluar dhe SHBA-të trembeshin të vepronin hapur në përkrahjen e regjimeve shumë reaksionare, prandaj departamenti i shtetit synonte ta rrethonte kundërrevolucionin me atributet demokratike. Për këtë qëllim departamenti i shtetit, duke na paraprirë neve, detyroi një grusht të arratisurish shqiptarë në Nju-Jork që të krijonin të ashtuquajturin Komitet Kombëtar, e në krye të tij të zgjidhnin njëfarë Hasan Dosti. Dosti ishte jurist i ri, i cili sipas Drejtorisë së Koordinimit Politik kishte reputacion pa njollë të demokratit, megjithëse unë nuk munda të gjej ndonjë provë të drejtësisë së kësaj pikëpamjeje. Me gjithë kërkesat e mia të përsëritura, unë nuk munda ta arrija të takohesha me Dostin. Drejtoria e Koordinimit Politik, siç më thanë mua, duhet të sillej me të me shumë delikatesë, sepse ai ishte shumë frikacak. Kandi-

dat i mirë për rolin e udhëheqësit. Në qoftë se Komiteti Kombëtar në Nju-Jork ngjallte dyshime, atëherë kandidati anglez për udhëheqës, me të vërtetë, mua më brengoste. Ky ishte prijësi i një klani të vogël me emrin Abaz Kupi, mik i vjetër i Xhulian Emerit. Duke gjykuar nga fotografia, ky njeri mbante mustaqe dhe ishte i armatosur deri në dhëmbë, ishte produkt tipik i kujdestarisë britanike. Unë, nuk dyshoja se ai ishte i aftë, njësoj si stërgjyshërit e tij të kryente sulme mbi karvanët e paarmatosura, ose të qëllonte tinëz ushtarin turk të çmendur nga vapa, të lodhur e që fliste përçart në ndonjë qafë mali, por unë asnjëherë nuk ndaj entuziazmin e xhentëlmenit britanik, me pamjen e përfaqësuesit të fisit të egër. Meqë ra fjala, në qoftë se Dosti ishte një njeri i dobët, atëherë Abaz Kupi,ishte kopuk i vjetër. Diskutime pa fund të anglezëve me amerikanët për meritat e të dy rivalëve, në qoftë se lihen jashtë anët e tjera të çështjes e ta shikosh vetëm si garë, problemi ishte se kush duhej të zgjidhej (?), anglezët apo amerikanët, sepse do të përcaktonin politikën e qeverisë (në Shqipëri), në rast se ajo do të formohej. Kur më në fund si njëra palë, ashtu dhe tjetra, u lodhën nga diskutimet dhe filluan të kërkojnë zgjidhje kompromisi, doli se Dosti dhe Abaz Kupi nën ndikimin e përkrahësve të tyre, zinin pozicione aq të ashpra, sa asnjërit prej tyre nuk do t’i mbushej mendja që të shërbente nën udhëheqjen e tjetrit. Kontrolli i përditshëm për operacionin ishte në duart e komitetit të politikës speciale, i cili mblidhej në Uashington. Ai përbëhej nga 4 anëtarë, të cilët përfaqësonin Departamentin e Shtetit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Drejtorinë e Koordinimit Politik dhe SIS-in. Departamenti i Shtetit caktoi në komitet Bob Xhojsin, djaloshin e shoqërueshëm, që kishte eksperiencë në problemet e Ballkanit; Erl Xheliko nga ambasada angleze, gjithashtu një djalosh simpatik, i cili përfaqësonte Ministrinë e Punëve të Jashtme; djaloshi i tretë ishte Frenk Lindsei nga Drejtoria e Koordinimit Politik dhe në fund anëtari i katërt i komitetit isha unë. Nuk është e vështirë ta marrësh me mend se në saje të kësaj përbërjeje takimet tona ishin shumë larg karakterit jo formal. Lindsei jepte tonin duke deklaruar në takimin tonë të parë se të vetmin shqiptar që ai kishte parë, qëndronte varur në paralele me kokën poshtë (?)... Bile në momentet më serioze, ne anglosaksonët nuk harronim se agjentët tanë vetëm para pak kohësh binin nga pemët. Megjithëse unë thashë se Komiteti i Politikës Speciale ushtroi kontroll mbi operacionin, ne asnjëherë nuk mundëm të vepronim si njerëz të lirë. Shefat e mi në Londër, nuk më lejonin mua të harroja angazhimin e SIS-it, në lidhje me Abaz Kupin, ndërsa pas shpinës së shefave të mi, gjithmonë, dukej së largu formula e Bevinit: “Unë këtë nuk e duroj”, të cilën ai e përdorte kur donte të ndalonte diçka. Frenk Lindsei gjithashtu pa dyshim ishte i lidhur me kufizime të tilla. Ndoshta e çuditshme, por megjithatë operacioni filloi edhe në këto kushte. Më në fund SIS, arriti të zbarkojë një grup jo të madh agjentësh në


dossier • E mërkurë 22 maj 2013

bregun shqiptar me detyrë, që të depërtonte në thellësi të vendit, të grumbullonte të dhënat e duhura e duke lëvizur për në Jug, të dilte në Greqi. Anglezët, besonin se të dhënat e mbledhura rrugës nga agjentët, ndihmonin pastaj për të realizuar plane më të gjera. Operacioni, kuptohet, ishte pa shpresë që në fillim. Agjentët e SIS-it, do mund të arrinin diçka vetëm duke depërtuar në qytete. Por qytetet ndodheshin nën kontrollin e fortë të autoriteteve shqiptare. Prandaj, që të mbeteshin gjallë, agjentëve, ju duhej që të fshiheshin në male, ku ata mund të nxirrnin ndonjë përfitim në rast se vendi do të përfshihej nga kryengritja. Ndoshta në bazë të aventurës tonë, qëndronte pikërisht shpresa e pashprehur për kryengritje… Si përfundim, megjithatë, disa agjentë mundën të kalonin në Greqi, ku ata me vështirësi shumë të madhe arrinin të shpëtonin nga putrat e shërbimit të sigurimit grek, i cili mund t’i pushkatonte si pa gjë të keq. Informacioni që ata sillnin pothuajse gjithmonë ishte negativ. Të paktën ishte e qartë se ata në asnjë vend nuk i prisnin më krahëhapur. Me kalimin e kohës, pa bërë zhurmë operacioni u harrua, pa ndikuar dukshëm, sadopak në gjendjen e shqiptarisë. Ndoshta doli për mirë për qeveritë angleze e amerikane, që përpjekja e tyre pësoi disfatë. Në rast të suksesit ato do të kishin telashe të pafundme me njerëzit e rinj që mbronin, pa folur më për vështirësitë serioze me Greqinë e Jugosllavinë, e ndoshta edhe me Italinë. ..”. Në intervistën që i ka dhënë gazetarit Filip Naitli, në janar të vitit 1988, lexojmë: “Naitli dhe Ju, nuk ndjeni asnjë vrarje të ndërgjegjes për vdekjen e njerëzve, të cilët ju i ndihmuat? P.sh. operacioni shqiptar? (filmi koordinoi operacionet e përbashkëta të CIA-s dhe SIS-it për futjen në fund të viteve ’40 dhe në fillim të viteve ’50 të agjentëve në Shqipëri, me qëllim, për nxitjen atje të një kryengritjeje. Për këtë operacion Filbi njoftoi KGB-në dhe agjentët pasi zbritnin në tokë, kapeshin e pushkatoheshin). Filbi: - Keqardhje nuk duhet të lindte. Po, unë luajta rol vendimtar në prishjen e planit të përpunuar nga Perëndimi për kasaphanë të përgjakshme në Ballkan. Por, ata kush mendoi dhe planifikoi këtë operacion, si edhe unë, lejuan mundësinë e gjakderdhjes për qëllime politike. Agjentët që ata dërguan në Shqipëri ishin të armatosur dhe plot vendosmëri, që të kryenin akte sabotimi dhe vrasje. Prandaj, unë nuk ndjej keqardhje që ndihmova zhdukjen e tyre, ata nuk e dinin se ku shkonin. Mos harroni se më parë unë gjithashtu isha përzier në likuidimin e një numri të rëndësishëm hitlerianësh, duke dhënë në këtë mënyrë kontributin tim modest në fitoren mbi fashizmin” (to risky!...). Librin “Spiunët e Kuq”, autori Italian Fabio Giovannini në kapitullin për zbuluesin rus Kim Filbi midis të tjerave shkruan: “…sigurisht pati një rol vendimtar në eliminimin e disa guerilierëve antikomunistë shqiptarë. Në fakt, në fund të viteve ’40 Filbi i ofron një ndihmë të papritur Enver Hoxhës, shef i partisë komuniste. Shërbimet sekrete anglo-amerikane kishin vendosur

që të tentonin një aksion force për të përmbysur regjimin e Tiranës, dhe kishin organizuar një patrullë të armatosur të disidentëve të mërguar. Në Uashington Filbi është komandant, pikërisht i komitetit anglo-amerikan për të koordinuar përmbysjen e qeverisë shqiptare, por i jep autoriteteve të Tiranës, të gjitha të dhënat për tentativën e grushtit të shtetit. Informatat e Filbit i lejojnë Hoxhës, që të shpartallojë komplotin: “13 të akuzuar, dënohen me vdekje pas një procesi të përshpejtuar në kinema “17 nëntori” në Tiranë, “me njerëz, të cilët, të grumbulluar përpara “gjykatës” dhe në sheshe, ndiqnin procesin gjyqësor nga altoparlantet”. Filbi, megjithatë nuk do të deklarohet kurrë i penduar për këto pasoja të veprimeve të tij. Do të mbetet i bindur se e “ka evituar një derdhje gjaku deri në gjunjë në Ballkan….”. Kështu që, duke gjykuar nga natyra e operacionit, ajo që të bën përshtypje është bërja publike e tij nga vetë Filbi dhe organizata adresuese. Rëndësia përcaktohet pikërisht në këtë mënyrë, ku duket se ngjarjet marrin vlerë logjistike, më shumë se operacionale me analizimin në detaje të një veprimtarie, të “mbrojtur” politikisht, e cila po të lexohej në kohët e sotme, do të formulonte, padyshim, një “top sekret” të organizuar, ose një “danger area”, sikurse, ato mbi çështjet e ushtrimit të ndikimit terrorist, apo torturave profesionale për këtë qëllim. Kjo, pasi për një çështje të tillë, kasaphane, me kopukë e dallkaukë e me motive të paqëndrueshme, deri më sot, nuk ka mbajtur askush përgjegjësi. Sepse dihet që çdo ngjarje në kohë lufte dhe paqe, e shoqëruar më viktima, autorizohet dhe përmendet, si e justifikuar në model. (Clinical experiment...?!). Në librin “Historia sekrete e KGB-së”, botuar në vitin 1995, dhe ribotuar në vitin 2001, në Itali, autorët C. Andrejev, dhe Oleg Gordievskij, shkruajnë: “Suksesi i parë i madh i MGB-së (ministria e Sigurimit të Shtetit) në luftën sekrete me UDB-në jugosllave ishte përgatitja e një grushti

kundër Titos në Shqipëri. Deri ditën e prishjes me Titon, Stalini ishte dakord që Shqipëria të mbetej një satelit jugosllav. Në Luftën II Botërore “këshilltarët” jugosllavë, kishin riorganizuar partinë Komuniste shqiptare nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, sekretari përgjithshëm dhe të Koçi Xoxes, i cili u bë ministër i Brendshëm në qeverinë e kontrolluar nga komunistët. “Pa betejën e popujve të Jugosllavisë, -pohoi Hoxha, - pas konfliktit rezistenca e popullit të vogël shqiptar do të ishte e pamundur.” Nën presionin e OZNA-s partia shqiptare u spastrua nga “disidentët” dhe nga “trockistët”: ndër këta ishin Anastas Lulo, shef i organizatës së rinisë komuniste, i pushkatuar për “devijacionizëm nga e djathta”; Llazar Fundo, një nga themeluesit e partisë, që u kthye i zhgënjyer nga mërgimi sovjetik më 1944 dhe u vra përpara misionit ushtarak britanik të tmerruar; dhe Mustafa Gjinishi, anëtar i Byrosë Politike, i ekzekutuar se kishte krijuar një front të bashkuar antifashist me grupet “borgjeze”. PKSH-ja që doli nga lufta praktikisht, ishte një filiale e partisë jugosllave. Shërbimi i sigurimit shqiptar, “sigurimi”, kontrollohej nga OZNA me të njëjtën rreptësi me të cilën pjesa më e madhe e shërbimeve të sigurimit të Europës Lindore kontrollohej nga NKGB (komisariati i popullit për sigurimin e shtetit). Hoxha, u bë gjithnjë e më i acaruar, kur pa pozitën e tij të kërcënuar nga rivali i tij Xoxe, i cili si ministër i Brendshëm ishte shef i sigurimit, dhe gëzonte simpatinë e Titos. Në maj të vitit 1947, organizoi një proces fars, kundër 9 anëtarëve antijugosllavë, të kongresit të popullit; të gjithë të dënuar me burgime të renda për “veprimtari subversive”. Në gusht të vitit 1947, në asamblenë për krijimin e byrosë informative, shqiptarët u përfaqësuan nga partia jugosllave. Katër muaj më vonë, Stalini i tha Gjilasit: “Duhet ta gëlltisni Shqipërinë, sa më shpejt aq më mirë”. Konflikti ruso-jugosllav i 1948, i afroi Hoxhës mundësinë të mundte Xoxen në luftë

»

19

për pushtet, ndërsa këshilltarët sovjetikë tërhiqeshin nga Beogradi, Tirana, u pushtua nga njerëzit e MGB-së. Pas prishjes së Titos me Moskën, Hoxha urdhëroi dëbimin e menjëhershëm të të gjithë personelit jugosllav, dhe sulmoi rivalin. Më kot, Xoxe u përpoq të shpëtonte duke deklaruar besnikërinë e tij ndaj Bashkimit Sovjetik. U arrestua bashkë me ithtarët e tij dhe u zëvendësua në ministrinë e Brendshme nga filosovjetiku Mehmet Shehu, i cili futi në dikaster shumë konsulentë të MGB-së për të spastruar dhe riorganizuar sigurimin. Pas 5 muajsh hetimi e tortura nga ana e sigurimit, nën kontrollin e MGB-së, Xoxe dhe miqtë e tij dhanë rrëfime të hollësishme. Në mars të vitit 1949, Hoxha, shkoi në Moskë për të diskutuar për përgatitjet për procesin publik të “Koçi Xoxes dhe bandës së tij”, që filloi 2 muaj më vonë. Xoxe tregoi se ishte rekrutuar gjatë luftës nga shërbimi sekret britanik, ashtu dhe nga ai amerikan. Tregoi se në vitin 1943 shefi i misionit ushtarak anglez e kishte informuar se Titoja ishte një agjent britanik. Pranoi se kishte marrë pjesë në një komplot të organizuar bashkërisht nga Titoja dhe nga SIS (shërbimi sekret britanik) për t’i aneksuar Shqipërinë, Jugosllavisë. U pushkatua në korrik të vitit 1949, për këto krime të pakryera. Procesi dhe dënimi i Koçi Xoxes ishte preludi i një sërë procesesh farse për bashkëpunëtorë të Titos, të vërtetë, ose më shpesh, imagjinarë, të inskenuar nga MGB-ja praktikisht në të gjithë Europën Lindore. Deri në vdekjen e Stalinit Titoja mori me vete njollën e heretikut të madh, që kishte qenë e Trockit. Por në ndryshim nga Trocki, Titoja doli i pacënuar dhe fitimtar për 5 vjet, në një luftë kundër MKB-sëNë librin e tij “jeta ime në CIA”, Ulliam Colby, ish-drejtor i CIA-s, ndër të tjera shkruan edhe për Shqipërinë: “Gjithmonë kam pyetur veten, nëse “stay-behind nets”, të krijuara prej nesh do të funksiononin nën dominim sovjetik. Mësuam se tratativat e kryera në momentin e fundit për të organizuar rrjete të tilla kishin dështuar në Kinë në 1950 dhe në Vietnamin e Veriut më 1954. Mësuam se tentativat për t’i organizuar nga jashtë u zbuluan dhe u ndëshkuan nga policia sekrete në Poloni dhe në Shqipëri në vitet ’50...”; “ishte në zbatim, një përpjekje e madhe për të shkëputur Shqipërinë nga perdja e hekurt, duke nxitur një revoltë kundër regjimit komunist...”; “revolucioni hungarez, pati për CIA edhe një kuptim tjetër. Pas krijimit të OPC-së, të drejtuar nga Frank Uisner, CIA kishte pasur, ose të paktën kishte besuar se kishte detyrën, për të ndihmuar ushtarakisht, sipas traditës së OSS-së, grupet e rezistencës, grupet e luftëtarëve për liri, në rastin e Hungarisë, që kërkonin të përmbysnin regjimet totalitare komuniste. Pa dyshim, kishte kërkuar ta bënte në Shqipëri në Kore dhe në Kinë”. “Edhe publiciteti i dhënë rasteve, të disfatave të CIA-s, nuk ndryshonte në thelb kuadrin e përgjithshëm. Akuzat në lidhje me operacionet e spiunazhit dhe të sabotimit kundër Kinës, Shqipërisë dhe Europës Lindore, interpretoheshin si retorikë e paevitueshme e Luftës së Ftohtë. Admirali italian Fulvio Martino, drejtor i shërbimit sekret, të zbulimit italian (SISMI), ka qenë për shumë vjet në këtë detyrë, dhe në librin e tij “Nome in codice: Ulisse” emri i koduar: Uliksi, i botuar në vitin 1999, midis të tjerave, ai përmend edhe Shqipërinë dhe disa detyra që kanë kryer ndaj vendit tonë. Konkretisht në faqen 33 të librit origjinal, Martino shkruan: “Bëra shërbim (punova) pranë shërbimit informativ të marinës, deri në vitin 1962. Ndërkohë, isha graduar kapiten korvete. Në SIOS (shërbimi informativ i marinës) bëja pjesë në një grup që merrej më marinën sovjetike, të vendosur në Detin e Zi e në Mesdhe dhe mbaja nën kontroll marinën shqiptare, atë jugosllave, dhe disa marina arabe”. Në faqen 34, thuhet: “Në vitin 1958 ishim në mes të luftë së ftohtë. Italia, me zgjedhjen e saj të lirë, ishte futur në aleancën atlantike dhe bënte pjesë nën rreshtimin perëndimor. Ekspansionizmi sovjetik po fillonte të ishte konkret dhe i dukshëm në Azi e në Afrikë. Ne kishim edhe problemin e Shqipërisë, sepse ai vend, atëherë komunist ortodoks, mbante një bazë detare sovjetike, e cila, duke u ndodhur përtej Kanalit të Otrantos, ishte një kërcënim për lundrimin si në Adriatik, ashtu dhe në Mesdheun lindor”. Në faqen 35 shkruan: “Sovjetikët, kishin filluar të pajisnin me komar (mushkonja në rusisht) (motosiluruese) disa marina arabe. Edhe jugosllavët e shqiptarët ishin të interesuar për armatimin e ri dhe ia kishin kërkuar Moskës…” (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Organizohet sot ceremonia e dorëzimit të bursave nga ambasadorja Carola MüllerHoltkemper. Edhe këtë vit, Gjermania ka akorduar bursa për nxënës, mësues, studentë, akademikë dhe shkencëtarë nga Shqipëria. Në vitin 2013, rreth 70 shqiptarë, kanë mundësinë të udhëtojnë drejt Gjermanisë në kuadër të një burse për qëllime studimore dhe kërkimore, praktikave ose kurseve të gjuhës. Që nga fillimi i viteve ’90 mbi 4.200 shtetas shqiptarë kanë përfituar bursa qëndrimi në Gjermani. Pjesa më e madhe e bursave është akorduar nga Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman (DAAD), i cili që nga viti 1991 ka mbështetur mbi

Kulturë

BURSAT GJERMANE, SOT DORËZIMI

Autorët shqiptarë, “TË ZHYTUR”

në mite dhe vetëvlerësime

S

htatë prozat poetike të botuara nën titullin “Pasqyrat e Narcizit” të E. Koliqit, tregimi i mrekullueshëm “Konkurs bukurie për burrat në Bjeshkët e Namuna” të Ismail Kadaresë, pastaj karakteri i çuditshëm të Djaloshit të Pashëm të novelës “Ata të dy e të tjerë” të Koço Kostës dhe cikli poetik i Agron Tufës nën titullin “Kënga e Narcisit” i kanë mjaftuar studiuesit Roland Zisi, dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit të universitetit “E. Çabej” i Gjirokastrës, për të zbuluar prezencën e mitit të Narcizit edhe në letërsinë shqipe. Libri promovohet pasdite në Gjirokastër në prani të një numri të madh albanologësh, të cilët janë të ftuar për Konferencën Shkencore Ndërkombëtare Albanologjike “Një rilindje para Rilindjes”, organizuar nga Departamenti i Letërsisë i Universitetit të Gjirokastrës “E. Çabej” në bashkëpunim me Universitetin e Palermos dhe Universitetin e Kalabrisë (Itali), si edhe Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe Institutin Italian të Kulturës në Tiranë. Miti i Narcisit ka “shëtitur” në krejt kulturat dhe literaturat evropiane e më gjerë. Ai ka frymëzuar dhjetëra shkrimtarë, kompozitorë, dramaturgë, koreografë e piktorë, nga e gjithë bota, në realizimin e veprave artistike të pavdekshme. Në këtë kontekst, libri i prof. Roland Zisi “Miti i Narcisit në letërsinë shqipe” përmes një studimi monografik na sjell jehonën, refleksin dhe ndikimin e mitit të Narcisit në letërsinë shqipe, funksionin estetik të këtij miti në veprat e autorëve shqiptarë, si dhe analizimin e diferencave letrare mes autorëve, të cilat janë rezultat i sensibiliteteve dhe qasjeve individuale ndaj tij.

E mërkurë 22 maj 2013 •

2.400 shtetas shqiptarë, që në shifra nënkupton një shumë prej mbi 6 milionë euro. Krahas kësaj edhe insitucione të tjera si Instituti Goethe (GI), Shërbimi i Shkëmbimit Pedagogjik (PAD) dhe Zyra Qendrore për Arsimin Jashtë Vendit (ZfA) mbështesin rregullisht nxënës, mësues dhe studentë në përmirësimin e njohurive të gjuhës gjermane. Veç këtyre bursave janë edhe një sërë programesh të tjera në kuadrin e të cilëve akordohen bursa, si psh.: Bursat Parlamentare Ndërkombëtare (IPS), Programi i Bursave të Komisionit Gjerman për Marrëdhëniet Ekonomike për Evropën Lindore.

Libri i ri i Zisit, studim për mitin e Narcizit tek autorët shqiptarë nga Koliqi te Kadareja, nga Kosta te Tufa

Futuni në botën e çmendur të Picassos Njëri nga artistët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, Pablo Picasso ishte një personalitet i pazakonshëm në çdo pikëpamje. Posaçërisht ishte i tillë kur zhytej në aktin krijues të veprave që kanë shënuar historinë e artit figurativë të njerëzimit. Si u krijuan pikturat e pazakonshme të Picassos, të cilat kapërcyen kufijtë e artit? Çfarë meditonte ai deri sa qëndronte para pëlhurës? Përgjigje të pjesshme në këto pyetje jep një video këtu, që zbulon se si u krijuan veprat e Pikasos. Xhirimi dyminutësh në fakt përbëhet nga një sërë fotografish që e paraqesin Picasson gjatë punës, derisa tretet në imagjinatën e tij krijuese të pikturave të tij. Videoja u përdor si trejler për filmin dokumentar “The Mistery of Picasso”, që e xhiroi kineasti Henri –Georges Clouzot. Ky dokumentar mori çmimin special të jurisë në festivalin prestigjioz të filmit në Kanë më 1956. Siç theksohet në fund të xhirimit, pikturat në të cilat punonte Picasso gjatë xhirimit sot s’mund të ndeshen askund. Të gjitha janë krijuar për nevoja të filmit dhe menjëherë pas përfundimit të xhirimit, me kërkesë të Pikasos, ishin asgjësuar. Qeveria e Francës më 1984 filmin “The Mistery of Picasso” e shpalli pasuri kombëtare.

“My light future”, art në hapësira publike Aleksandra Stratimirovic punon me dritën. Ajo shkruan me dritë mendimet e fëmijëve, çfarë thonë fëmijët për botën dhe njerëzit. Dhe si slogane drite i vendos këto mendime në hapësira publike, duke i bërë shenjë të kulturës inteligjente që hyn në botën e të rriturve pa tërhequr vëmendjen me çdo kusht. Aleksandra vjen nga Suedia dhe projekti “My light future”, puna e saj me dritën dhe imagjinatën fëmijërore, është aplikuar prej vitit 2010 në vendin e saj të origjinës, Beograd, në Mostar, një shënjestër e luftërave të fundit në një vepër arti lëvizëse që pasurohet aty ku ndërtohet. Ky projekt është zhvilluar edhe në Tiranë. Për të bërë të dukshme mendimet dhe ëndrrat Aleksandra përdor një strategji që ndjek tregtia e mallrave të konsumit, pa i ndotur mendimet e dëlira. “Bluja është për djemtë, ngjyra rozë është për vajzat. Heroi im jam unë”, thotë artistja. Për dy javë, sloganet e dritës, me mbështetjen e Institutit të Artit Bashkëkohor në Tiranë do të qëndrojnë në dyqane e rrugë, në rezidenca e lagje qyteti.

150 artistë në konkurrim për “Pianistin e ri” Shënon edicionin e tij të XVIII-të, Festivali Kombëtar “Pianisti i ri”. Këtë herë, ai do të mbahet nga data 24 deri më 26 Maj pranë shkollës kombëtare të arteve “Jordan Misja” në Tiranë. Organizuar nga shoqëria “EPTA Albania” (European Piano Teachers Association), në të do të marrin pjesë rreth 150 pianistë të rinj të moshës mes 6 dhe 18 vjeç nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Juria, e cila do të përbëhet nga docentë të konservatorit Tartini të Triestes, Teresa Trevisan në cilësinë e presidentit dhe Flavio Zaçaria, gjithashtu do të akordojë çmimin “Filippo Trevisan” në kujtim të pianistit të ri italian, i cili u nda nga jeta shumë herët. Për shoqatën e mësuesve pianistë të Shqipërisë, që njihet me emrin “EPTA Abania”, ky festival këtë vit përbën vigjiljen e veprimtarisë së saj 20- vjeçare. Gjatë gjithë kësaj periudhe kjo shoqatë ka organizuar shumë koncerte, brenda dhe jashtë vendit, masteclasse, konkurse etj.


• E mërkurë 22 maj 2013

Politikë në emër të zotit?

Kulturë

»

21

I gjithë pushteti në duart e popullit- apo duhet ta thotë edhe zoti fjalë e vet tek ligji? Një grup studimor në Universitetin e Mynsterit ka nisur në projekt gjigand studimor mbi marrëdhënien fe dhe politikë.

“Dikush i famshëm” mbledh bashkë aktorë nga Shqipëria dhe Kosova

D

ebat për kryqin në klasë? Sherr për lëndën e fesë në shkollat shtetërore, diskutime për tatimet e kishës apo rrethprerjen e djemve hebrenj? Ka shumë konflikte në pikëtakimin e fesë me politikën. Çdo ditë e më shumë. Pikërisht këto tema janë objekt studimor i një projekti shkencor interdisiplinar me titullin e ekselencës në Universitetin e Mynsterit. Telefonët e 200 ekspertëve të këtij grupi shkencor rrallë qëndrojnë të heshtur. Politikanë e teologë duan të hulumtojnë arsyet e tensioneve me motive fetare, se si është marrëdhënia mes feve, se cilat janë trendet aktuale e shumë të tjera si këto pyetje. Shpesh kërkohen njohuri të historisë, vlerësime të gjendjes aktuale po ashtu. Ndërkohë studimet nuk përqëndrohen vetëm në Gjermani. Ndryshe nga shumë vende të tjera, përfshirë këtu edhe shtetet myslimane dhe Izraelin, - në Gjermani feja dhe politika, kisha dhe shteti janë të ndarë nga njëri-tjetri. Prof. Barbara StollbergRilinger, historiane e studiuese në këtë projekt sqaron se “prej kohësh ne kemi besuar se ndarja e fesë nga politika, po ashtu si liria fetare, diçka e vetëkuptueshme në demokracitë perëndimore janë një objektiv botëror ende për t’u arritur. Kjo vetëkuptueshmëri në kohët e fundit ka pësuar goditje”. Në shumë vende është rritur shumëllojshmëria e feve përmes migrimit. Rezultati: Normat e stabilizuara fillojnë të lëkunden. “Kjo mbart potencial konfliktuoz”, thekson historianja për Deutsche

“Nuk mund të flitet për dhunë që buron nga feja”, thotë Achenbach. Shumë më qartë mund të flitet për arsyet shoqërore dhe politike, si edhe pushtetin politik që qëndron pas kësaj dhune. Radikalizimi brenda islamit mund të kuptohet si një kundër-ideologji ndaj kulturës perëndimore, shekullare. Megjithatë, “baza e çdo lloj paqësimi është ligji. Ligji duhet që me forcën e tij të kalojë kufijtë e feve - pra të jetë një ligji civil”. Konkluzioni i studiuesve: “Shekullarizimi është i rëndësishëm për paqen mes feve”

Welle-n. Ajo njeh fakte, në bazë të cilave, shumë vetë janë të mendimit se liria fetare për myslimanët duhet të vlejë me kufizime. Në këtë pikë kërkohet vlerësimi i ekspertëve, si në drejtim të hulumtimit të fenomeneve të dhunës me motive fetare, apo vetëm në dukje e motivuar nga feja. Dhuna nuk gjendet vetëm tek myslimanët fundamentalistë. Ka shembuj konfliktesh mes budistëve dhe myslimanëve në Myanmar. “Këtu një komunitet fetar në dukje paqësor ushtron dhunë ndaj pakicave”, thotë studiuesja Stollberg-Rilinger. “Ligjet nuk duhen argumentuar mbi bazë bindjesh fetare” Në projektin studimor të ekselecës “Feja dhe politika në kulturat e paramodernes dhe modernes” janë përfshirë më shumë 20 studiues të shkencave humane e shoqërore dhe 14 vende me rreth 81 projekte. Një ndërmarrje unikale në Gjermani, e cila i kushton jo pak shtetit. 33,7 milionë euro do të ofrojnë federata dhe landet gjermane deri në vitin 2017. Studiuesit kanë piketuar katër fusha të mëdha studimore: Si shndërrohen bindjet fetare në norma sociale? Si ndryshojnë ato me kalimin e kohës? Me këto e shumë pyetje të tjera merren studiuesit: “Modeli shekullar i shteteve perëndimore është arritje e epokës së re moderne”, por ndërkohë e dimë që në një shtet, në të cilin jetojnë së bashku besimtarë të feve të ndryshme dhe ateistët, ligjet nuk mund të bazohen mbi bindjet fetare”. Arsyeja: Mungesa e pranueshmërisë së përgjithshme. Gjermania

duhet të reflektojë, ose t’i shtrijë privilegjet që gëzojnë këtu fetë e krishtera edhe tek fetë e tjera, ose t’i heqë ato për të gjita fetë, mendon Stollberg-Rilinger. Bashkëjetesa paqësore është proces mësimor Fusha tjetër e studimeve lidhet me rolin e medieve të shkruara, vizuale apo dixhitale në përmbajtjet fetare; një fushë tjetër është pluralizimi fetar - si mund të tejkalohen konfliktet fetare dhe të arrihet një bashkëjetesë paqësore? “Bashkëjetesa fetare funksionon mjaft mirë në Angli, me një të shkuar koloniale, ku gjithmonë ka pasur një traditë migrimi dhe shumëllojshmëri fetare”, përmbledh Stollberg-Rilinger. Edhe shtete të tjera si SHBAtë, Holanda, që kanë një traditë të tolerancës fetare duke i ofruar azilantëve të larguar për arsye bindjesh fetare një vend strehimi, prej kohësh janë kthyer në pararojën e bashkëjetesës paqësore. Gjermania duhet të mësojë ende si të veprojë me numrin në rritje të popullsisë jo-kristiane. Reinhard Achenbach drejton fushën e katërt studiomore “Feja dhe dhuna”. “Nuk mund të flitet për dhunë që buron nga feja”, thotë Achenbach. Shumë më qartë mund të flitet për arsyet shoqërore dhe politike, si edhe pushtetin politik që qëndron pas kësaj dhune. Radikalizimi brenda islamit mund të kuptohet si një kundër-ideologji ndaj kulturës perëndimore, shekullare. Megjithatë, “baza e çdo lloj paqësimi është ligji. Ligji duhet që me forcën e tij të kalojë kufijtë e feve - pra të jetë një ligji civil”. Konkluzioni i studiuesve: “Shekullarizimi është i rëndësishëm për paqen mes feve”. (DW)

Mban firmën e Douglas M. Larson dhe vjen në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë me një kastë aktorësh të skenës shqiptare dhe asaj nga Kosova. “Dikush i famshëm” do të ngjitet premierë së shpejti nën regjinë e Rozi Kostanit. Shfaqja është një komedi që ka njohur suksesin e saj në skenat e botës dhe që do të vijë para publikut shqiptar si një shfaqje bashkëkohore. Bashkëkohësia e pjesës shihet e lidhur jo vetëm me tekstin, por edhe në konceptin regjisorial. “Për publikun do të vijë një vepër komedi, e cila është mirëprtur në çdo skenë ku është vënë është. Shfaqja do të luhet jo vetëm në skenën që prezanton gratë mes figurës artistike, por dhe asaj që janë në të vërtetë duke krijuar çaste komike”, ka pohuar regjisorja Kostani. E angazhuar së shumti në teatër së fundi, jo thjesht si regjisore, por edhe si autore, duket se Rozi Kostani i kushton një rëndësi të veçantë mesazhit që përcjellin veprat dhe tekstit që ato bartin. Për regjisoren Rozi KoAUTORI stani, dramaturgjia e Douglas M. Douglas M. Larson ka lindur Larson jo vetëm që është ndër në vitin 1971 në Uashington. më bashkëkohoret sot në teatrin Autori amerikan i ka kushtuar amerikan, por nuk mungon dhe jetën të shkruarit, duke jetuar vëzhgimi mbi realitetin ku jeton shoqëria. “Vepra e Larson edhe i izoluar nga media, duke mos pse e përshkruar me situata ko- pasur as televizor në shtëpinë mike, është një vëzhgim i hollë i e tij. Kontaktet e tij me shtypin realitetit të sotëm, ku pazare dhe pothuajse nuk ekzistojnë, pasi Larson ka zgjedhur të flasë situata nga më absurdet mund të vetëm përmes pjesëve që gjenden kudo”, vëren artistja. “Dikush i famshëm” sjell në skenë shkruan. Pjesën e tij të parë historinë e katër të burgosurave, dramatike e shkroi në moshën që gjenden një ditë në ske- 13-vjeçare, dhe mbi 30 pjesë nën e një teatri. Këtu fillon dhe në krijimtarinë e tij i përkasin ngjarje e komedisë, që më pas dramaturgjisë për fëmijë, të sjell situata të ndryshme, duke cilat janë vënë në disa skena në zhvilluar tërë ngjarjen në vepër. botë, ku luhet teatri i fëmijëve. Pjesë e shfaqjes, e cila do të ketë premirën e saj më 7 Qershor e do të shfaqet edhe më 8 e 9 Qershor, janë shtatë aktorë, mes të cilëve edhe aktorë nga Kosova. Janë pikërisht aktorët Ema Andrea, Albana Sancolli (Kocaj), Gerti Ferra, Marsela Lena, Valina Mucolli nga Kosova, Pjerin Vlashi dhe Arjeta Dhima, ata që do të ngjisin në skenë shfaqjen. Karakteret e secilit prej personazheve, për më tepër të parë në raport me lojën interpretative të aktorëve duken të jenë interesante. Kështu, Ema Andrea, e cila ka interpretuar gjatë gjithë karrierës së saj në role nga më të larmishmet, këtë herë shfaqet në një rol që e lidh me profesionin e saj. Andrea do të shfaqet në rolin e Melindës, një aktore e burgosur, sepse në shfaqjen e fundit ka vrarë të gjithë aktorët.


22

« speciale

V

Profil

E mërkurë 22 maj 2013 •

Rusia e zymtë e Putinit

ladimir Putin erdhi në fuqi më 7 maj 2000 nën flamurin e reformës ekonomike, modernizimit dhe antikorrupsionit. Në një kthesë historike, ai urdhëroi që “Arkipelagu Gulag”, romani i vitit 1973 nga Aleksandër Solzhenicin për kampet e punës së detyruar të epokës sovjetike staliniste, të bëhej libër shkollor për fëmijët e Rusisë, një lëvizje radikale, duke parë se ky libër ishte ndaluar gjatë komunizmit. Tashmë, tre libra shumë të ndryshëm ilustrojnë faktet se sa të gabuara dolën shpresat që njerëzit patën te modernizimi i Putin. Fiona Hill dhe Clifford Gaddy punojnë që të dy tek Instituti Brookings, një qendër studimore amerikane. Gaddy është një shkrimtar peofilik, fillimisht për ekonominë sovjetike dhe tashmë për atë ruse. Në vitet 1990, ai këshilloi qeverinë e Rusisë mbi federalizmin fiskal. Zonja Hill, e lindur në Britani, mbikëqyri Rusinë në Këshillin Kombëtar të Inteligjencës së SHBA-së në Uashington D.C. Autorët janë takuar dhe kanë folur me Putinin dhe ata e respektojnë atë deri diku. “Kemi të bëjmë me një njeri që u ngrit nga niveli i mesëm, nga një punë e rëndomtë, nga funksioni i punës në Gjermaninë Lindore për KGB-në, dhe e rikrijoi veten si zëvendëskryetar reformator i kryebashkiakut të Shën Petersburgut, Anatoly Sobchak. Duke u zhvendosur në Moskë vonë në vitet ‘90, eficienti Putin u promovua me shpejtësi deri sa ai filloi të qeverisë Rusinë, një barrë që pothuajse e rrënoi Boris Jeltsinin”. Sipas këtij libri intrigues, suksesi i Putin mund t’i atribuohet një serie transformimesh të tij, fillimisht si një njeri serioz, pastaj si një njeri sportiv apo ushtarak, me kostume të përshtatshme për çdo rol. Kur nuk është duke aktruar, Putin përdor stërvitjen që ka marrë në KGB për të kultivuar lidhjet që mund të jenë me leverdi për të. Ai pëlqen të citojë një fjalë, që dikur Henry Kissinger tha për të dhe që ai e admiron: “Të gjithë njerëzit e denjë e nisën karrierën e tyre në shërbimet sekrete”. Ambicia kryesore e Putinit, thonë autorët, ishte që të impononte rend dhe autoritet në Rusi, pas kaosit të viteve të Jeltsinit. Hill dhe Gaddy citojnë manifestin që Putini shkroi dhe publikoi në dhjetor 1999, pak para se të bëhej president. Aty ai argumentoi se, “për rusët, një shtet i fortë nuk është një anomali ndaj së cilës duhet luftuar. Përkundrazi, është një burim dhe garantues i rendit”. Putini u lëshoi një ultimatum oligarkëve në vitin 2000, duke i urdhëruar që të kishin parasysh se biznesi i tyre ishte biznesi, ndërsa puna e tij ishte politika dhe se ata nuk duhet të presupozojnë se të dyja mund të përzihen. Kjo ishte një lëvizje me rëndësi kritike dhe shpjegon shumë

se çfarë ndodhi më pas, përfshirë ekzilin e shpejtë të të ndjerit Boris Berezovski. Alena Ledeneva, një sociologe e lindur në Rusi dhe që punon në Londër, ka një këndvështrim më të gjerë. Në librin e saj “A mund të modernizohet Rusia?” ajo shpjegon dallimin mes nivelit të ulët të korrupsionit në të cilin ekonomia drejtohet duke u bazuar te shkëmbimi i favorit dhe sistemit të plotë tërësor të drejtuar nga Kremlini sot. Gjatë viteve ‘90, biznesi në formën e oligarkëve kapi shtetin dhe diktoi politikat e ndjekura nga Jeltsini. Përkundrazi, në dekadën e parë të këtij shekulli, kemi parë një kthim te modeli historik i qeverisjes, në të cilën “shteti kapi biznesin”. Putini, argumenton Ledeneva, nuk beson me të vërtetë se korporatat ishshtetërore të Rusisë u përkasin pronarëve të tyre të rinj. Përkundrazi, ai i shikon ata që morën kontrollin duke drejtuar pjesët më të rëndësishme të ekonomisë së Rusisë, naftën dhe gazin, si hajdutë me fat. Tashmë ata janë thjesht menaxherë. Ben Judah, një shkrimtar i ri në profesion të lirë, jep një panoramë më gazetareske dhe më pasionante të “Perandorisë së brishtë”. Ai udhëton shumë nëpër terrenin e stërmadh të Rusisë, duke gjetur kriminelë, gënjeshtarë, fashistë dhe politikanë banditë e me raste, edhe ndonjë figurë shenjtore. Judah takohet me kaq shumë të dehur përgjatë rrugës së tij, sa del në konkluzionin se meshkujt e Rusisë po bëhen tapë për t’u ngushëlluar për vdekjen e vendit të tyre. Ai beson se korrupsioni është bërë kaq endemik sa nuk është më thjesht për vjedhje, është për pushtet. “Ekonomia e Rusisë është kaq e çorientuar në avantazh të grupit (të Putinit) sa ato nuk mund të akuzohen për korrupsion, por për kapje të shtetit”. Ledeneva, në mënyrën e saj të kujdesshme, jep tarifat e korrupsionit në Rusi: 10 milionë dollarë për një karrige ministri, ose 100 mijë në muaj për zyrtarët “si bazë për marrëdhënie të mira”. Intervistat e saj i rikujtojnë se ky është një sistem. “Sapo bëhesh pjesë e sistemit”, thotë një nga të intervistuarit, “nuk je në gjendje ta ndryshosh atë”. Hill dhe Gaddy huazojnë një frazë nga Alexei Navalny, një bloger dhe udhëheqës i opozitës, i cili tha: “Sistemi i Putinit në të vërtetë është ‘një parti mashtruesish dhe hajdutësh’.” Shumë nga njerëzit e arrestuar gjatë demonstratave të fundit u dënuan me burg. Navalny përballet gjithashtu me burgun; ai është në gjyq për akuza të sajuara për përvetësim. Ledeneva mendon se sistemi që ajo përshkruan është i paaftë të reformohet pa “ndryshime themelore në moral, norma shoqërore dhe incentivash individuale”. Judaj nuk ka dyshim se Putin është një diktator në krijim e sipër. Pyetja e vjetër: Kud a idyot Rossiia? (për nga po shkon Rusia?) ka vetëm një përgjigje: poshtë dhe gjithnjë e më poshtë.


SPORT • E mërkurë 22 maj 2013

Morati i paqartë për të ardhmen e Stramaçionit Andrea Stramacioni është në buzë të greminës, ndërsa presidenti Morati mbetet i pavendosur për të ardhmen e trajnerit. Presidenti i Interit është në një moment reflektimi, pasi duhet që zikaltrit të fillojnë të nisin punën për rindërtimin e skuadrës të sezonit të ardhshëm dhe lëvizja e parë pritet të vijë nga pankina. “Nuk kam ndryshuar ide rreth Stramaçionit, epoka e tij akoma nuk ka përfunduar. Nuk kam folur ende me të, por jam duke reflektuar për këtë situatë për të vendosur më të mirën për Interin,- ka deklaruar Morati.

Nga njëra anë është talenti i Stramaçionit dhe nga ana tjetër është situata e tij aktu-

ale. Ndaj duhet ta analizojmë gjendjen me qetësi.” Situata tek Interi nuk është aspak e

qetë, pasi edhe financat e klubit janë të kufizuara. Morati në këtë momente është duke reflektuar, sepse çdo vendim i tij mund të ketë një pasojë në të ardhmen. Gjithsesi, ekziston një mundësi fare e vogël që Stramaçioni të qëndrojë tek Interi edhe sezonin e ardhshëm. Emri më i përfolur për të zënë vendin e tij është Valter Maxarri, i cili pasi është larguar nga Napoli, është në pritje të një oferte nga ana e Moratit. Mediat italiane nuk përjashtojnë edhe hipotezën “Roberto Mançini”, i cili e njeh mirë ambientin zikaltër, pasi ka punuar edhe në të kaluarën.

Presidenti i Milanit i ka idetë e qarta për pankinë e skuadrës së tij, pasi pritet që në orët në vijim ai të shkarkoj Alegrin dhe t’i besoj ish-lojtari holandez, Sedorf. Ndonëse Milani ka përgënjeshtrimi lajmin, në ditët e ardhshme do të vijë zyrtarizimi

De Laurentis në Angli për Kavanin dhe Xhekon Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka udhëtuar në Angli, ku përveç punëve personale, do të takohet edhe me drejtuesit e Mançester Sitit. Në këtë takim numri një i Napolit do të flas për të ardhmen e Edinson Kavanit, por në të njëjtën kohë edhe për mundësin e transferimit të Edin Xhekos në Itali. Ky lajmë është bërë i ditur nga vet De Laurentins, i cili është shprehur: “Do të bisedoj me drejtuesit e Sitit për Kavanin dhe në të njëjtën kohë do të negocioj për Xhekon. Kam pasur kontakte me ta edhe më parë, por ende nuk kemi gjetur një marrëveshje.”

Jovetiç mes Juventusit dhe Arsenalit

Bilanc katastrofik i Murinjos, 50 mln euro për tre trofe

M

asimiliano Alegri është pranë shkarkimit nga Milani, ndërkohë zëvendësuesi i tij me shumë mundësi do të jetë Klarens Sedorf. Presidenti i kuqezinjve Silvio Berluskoni kërkon ta largojë nga skuadra e tij Alegrin, i cili ka gati një kontratë për të firmosur me skuadrën e Romës. Një nga shkaqet kryesore të ftohjes së marrëdhënieve të Alegrit me presidentin, kanë qenë zgjedhjet e tij në sulm, ku Pacini dhe El Sharaiu nuk janë marrë në konsideratë në sfidat e fundit, ndonëse së bashku kanë shënuar gjithsej 30 gola. Ky fakt, por edhe rezultat jo të mira dhe loja jo e bukur, kanë irrituar presidentin e Milanit, që thekson se ndeshje si ajo e fundjavës, ku Milani pati shumë fat, nuk duhet të përsëriten më në të ardhmen. Sipas Berluskonit, skuadra duhet të riorganizohet dhe gjithçka do të nisë nga stoli.

insistova që skuadra të zbriste në fushën e lojës me një rreshtim të ndryshëm taktik, pasi kam shumë eksperiencë në këtë fushë”, ishte komenti i Berluskonit, që është publikuar kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

23

E ardhmja e Stevan Jovetiç është në duart e tij. Këtë lajm e ka bërë të ditur personalisht numri një i Fiorentinës, Andrea Dela Vale, i cili është shprehur: “Do të më pëlqente ta mbaja sërish Jovetiçin, por tani është e pamundur, sepse në adresë të tij kanë ardhur oferta të rëndësishme. Gjithsesi, ai është i lirë të vendos vet të ardhmen. Nuk dua të flasë për skuadra, apo për diçka tjetër. Mund të them se kartoni i Jovetiç kushton 30 milionë euro.” Tashmë Jovetiç është në dilemë mes Juventusit, që ka një kohë të gjatë që interesohet për të, por edhe mes Arsenalit, pasi mësohet se nga anglezët i ka ardhur një ofertë e majme.

Berluskoni zgjedh Sedorfin

Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit Në të njëjtën kohë Milanit është detyruar të publikojë një përgënjeshtrim për të hedhur poshtë zërat se presidenti Silvio Berluskonit, ka shkarkuar trajnerin Masimiliano Alegri gjatë ditës së hënë. Mediat italiane kanë bërë publike një letër të Berluskonit, i cili fliste për revolucion të plotë të stafit teknik të skuadrës, duke përfshirë edhe Alegrin. Por, Milani ka hedhur poshtë gjithçka, duke përgënjeshtruar ekzistencën e kësaj deklarate. “Do të ketë një ndryshim total në stafin teknik. Nëse është e nevojshme do të riorganizojmë edhe strukturën e klubit. Pas fillimit zhgënjyes të sezonit, mu desh të ndërhyja dhe të kërkoja që situata të ndryshonte sa më parë. Isha unë që

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

gjatë emisionit “Il Processo di Biscardi.” Por, menjëherë Milani ka sqaruar gjithçka nëpërmjet një komunikate zyrtar. “Presidenti, Silvio Berluskoni, na ka komunikuar se nuk ka lësh-

uar gjatë ditës së hënë asnjë deklaratë apo nuk ka shkruar asnjë letër, ku thuhet se do të ketë riorganizim në stafin teknik. Ky është vetëm një spekulim.”

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Pas zyrtarizmit të largimit të Zhoze Murinjos nga Reali i Madridit, mediat spanjolle kanë bërë bilancin e karrierës së trajnerit portugez në krye të madrilenëve. Gazeta “AS” ka bërë një bilanc të gjithë shpenzimeve që klubi madrilen ka bërë për “Special One”, duke i vënë në peshore me trofetë që portugezi solli në këtë klub dhe bilanci është katastrofik. Murinjo i kushtoi Realit të Madridit plot 50 milionë euro, për tre sezone. Trajneri portugez, që u ul në stolin e skuadrës madrilene gjatë verës së vitit 2010, i kushtoi jo pak presidentit Florentino Perez, i cili fillimisht pagoi klauzolën prej 10 milionë euro për ta shkëputur nga Interi, ndërsa i siguroi një kontratë me 12 milionë euro në sezon, duke shtuar këtu edhe bonueset dhe të gjitha këto sollën vetëm tre trofe për Realin. Gjithashtu kjo gazetë ka shtuar edhe paratë që ka shpenzuar Murinjo në merkato. Sipas përllogaritjeve, në sezonin e parë shpenzoi 74 milionë, në të dytin 55 dhe në të tretin 33.5 milionë euro. Në total, 162 milionë euro, pa harruar që në skuadër gjeti yje si Kristiano Ronaldo e Kaka. Mes emrave më të pafat në merkaton e zhvilluar nga Murinjo është turku Nuri Shahin, i blerë 10 milionë euro, Koentrao i blerë 30 milionë, Karvaljo 8 milionë dhe Di Maria 25 milionë. Tre blerje të tjera që cilësohen si të dështuara edhe pse me kosto të ulët, janë Altintop, Adebajor dhe Esien. Bilance që padyshim kanë krijuar një gropë të madhe në financat e Realit të Madridit dhe me siguri që pasardhësi i portugezit nuk do ta ketë të lehtë për të menaxhuar një klub i cili nuk ka ndërmend të shpenzojë pa kriter, aq më tepër që Spanja po kalon një nga periudhat më të këqija ekonomike të viteve të fundit. Nga 15 futbollistët të ardhur gjatë epokës së Murinjos, mund të thuhet se vetëm dy prej tyre kanë arritur të justifikojnë shpenzimet e bëra; Mesut Ozil e Luka Modriç, të cilët kanë marrë vlerësimin e duhur. Nuk duhet të harrojnë edhe Varane, që u aktivizua nga Murinjo, por ishte një zbulim i Zinedin Zidanit dhe është pikërisht francezi ai që meriton lëvdatat. Bilanci i fituar në aspektin sportiv për gjithë këto shpenzime nuk është aq i favorshëm për portugezin. Murinjo e ka drejtuar Realin në 176 ndeshje zyrtare, duke arritur 127 fitore, 27 barazime dhe 22 humbje. Do të largohet më 2 qershor, me një Kupë Mbreti të fituar sezonin e parë, një kampionat në sezonin e dytë dhe një Superkupë Spanje në fillim të këtij sezoni. Një ndër gjërat e mira që mund të ketë bërë është fakti që uli dukshëm diferencat në përballjet direkte me Barcelonën, por edhe që vendosi rekordin e 100 pikëve në La Liga dhe të 121 golave të shënuar. Por, tre eliminimet radhazi në gjysmëfinalet e Champions përballë Barcelonës, Bajernit dhe Dortmundit bënë që ëndrra e Murinjos dhe tifozëve madrilenë të përfundonte këtu. Humbja 0-5 në “Kamp Nou” dhe 1-4 në Dortmund janë dy disfatat më të dhimbshme për portugezin.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E mërkurë 22 maj 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.