legalizimet, mandatet, vrasja Skura

Page 1

»7

Reagon ministri Flamur Noka

Policia goditi 220 banda të lidhura me PS, Rama i pashpresë E mërkurë

23 janar 2013

Viti IX, Nr. 2878 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Mungojnë licencat

Rezoluta çame, pikat që u miratuan nga komisioni Dorëzohet Urdhri i Palët miratojnë pa kundërshtime pikat e PDIU. Heqja e ligjit të luftës pikë e padiskutueshme për të gjitha palët. Votat në Kuvend »4

»6

Mjekut: Nuk marrim dot masa për shkeljet ligjore

Legalizimet Afate të reja për ata që s’kanë aplikuar »10

Rimandatimi

PS, deputetët në provën e anëtarësisë për rikandidimin Rama kërkon testimin e emrave sipas votave që kanë në zona. Kush rrezikon të humbasë përfshirjen në renditjen në listë

»2

Vrasja e një të forti

Isa Toska, legjenda e një krimineli që u vra nga gjermanët në 1944 Historia e një prej emrave më të përfolur në jug të vendit. E vërteta e akuzës së Enver Hoxhës për përfshirjen e tij në Ballin Kombëtar »18 Ekonomia dhe politika

Qytetërimet e përjetshme, zhvillimet historike nga lindja në perëndim »15 Lindja e qytetërimeve nëpërmjet dhunës dhe zhvillimi nga kultura e deri tek ekonomia, shkaqet e shkatërrimeve

vrasje mafioze në tiranë

Plumb në kokë 40-vjeçarit, lidhjet me ngjarjet e 5 viteve më parë »9

Kategoritë që do të opërjashtohen nga pr cesi i vetëdeklarimit

foNdikimi që do të ketë m tografimi i mëparshë i zonave informale

Mandatet e deputetëve

rtim Qeveria merr në shqy rihapjen e procesit pas -t kërkesave pranë ALUIZNI

»5

Komisioni i posaçëm ose KQZ vendos ndarjen e zonave Ndryshon metodika

Vlerësimi i çmimeve sipas metodikës së re të llogaritjes Çdo gjashtë muaj do të vendoset miratimi i hartës së re bazuar në metodikën e ekspertëve ndërkombëtarë »5

Opinion Nga Luan Kurti

Pensionet si mollë e ndaluar»16 Nga Ndue Ukaj

Ditë të humbura Nga “word review”

»16

“Zbutet” Skënderbeu

»17


02

« politikë

E mërkurë 23 janar 2013 •

Meta i vendosur, nuk ka koalicion parazgjedhor deri në prill

“Nuk ua japim pushtetin partive të mëdha” LSI, koalicionin do ta përcaktojë Konventa Kombëtare

Vlerësimi Etheve të afrimit të zgjedhjeve parlamentare u shtohet dhe një nismë që pritet të ndërmarrë lidershipi socialist parapara se PS-ja të hartojë listat e saj të kandidatëve për deputetë. Për të argumentuar çdo largim apo spostim të mundshëm në listën e kandidatëve për deputetë të pjesëtarëve aktualë të grupit kuvendor socialist, kupola rozë ka ideuar një lëvizje të radhës. Mësohet se gjatë muajit shkurt strukturat drejtuese do të marrin mendimet dhe vlerësimet e anëtarësisë së PS-së për të gjithë deputetët aktualë mbi mënyrën se si kanë punuar në zonë, si janë përshtatur me anëtarësinë dhe elektoratin. Njëkohësisht në këtë testim çdo anëtar do të bëjë dhe propozimet e tij për kandidaturat për kandidatë për deputetë. Propozimet do të selektohen më parë nga strukturat drejtuese të PS-së në çdo zonë e më pas do t’i përcillen kupolës rozë për të thënë fjalën e saj. Në këtë mënyrë secili nga deputetët fillimisht do të përballet me mendimin e bazës socialiste e më pas me vendimin e lidershipit socialist. Takimi Kupola rozë pas shqyrtimit të të gjitha vlerësimeve dhe propozimeve do të hartojë listën shumemërore të kandidatëve për deputetë. Pas hartimit të kësaj liste lidershipi socialist do të thërrasë në mbledhje kryesinë e PS-së, e cila do të diskutojë e më pas do të miratojë këtë listë. Ndërkohë do të jenë Asambleja e më pas kongresi i PS-së forumet që do të thonë fjalën e fundit mbi një çështje të tillë. Por përpara hapjes së diskutimeve për një çështje të tillë kampi rozë ka vënë si prioritet përfundimin

shumë”, - theksoi kryetari i LSIsë. Në këtë mënyrë, Meta jep qëndrimin e tij se partia që drejton nuk do të jetë thjesht një mundësi për t’i dhënë pushtetin ndonjërës prej partive kryesore. Çështjen e aleateve të forcës së tretë parlamentare në vend ishte tepër e debatuar deri para pak ditësh, kur nënkryetari i kësaj partie theksoi se koalicionin do ta vendoste Konventa Kombëtare e LSI-së. Krahas çështjes së koalicionit

partiak Meta iu përgjigj edhe pyetjes për votimin elektronik. Ai pohoi se forca politike që ai përfaqëson është pro çdo procesi transparent dhe votimi elektronik është një ndër këto procese. “Ne jemi pro çdo procedure transparente. Votimi elektronik është një votim që na fut vërtet në Europë për sa i takon standardit të zgjedhjeve, sidomos të numërimit dhe të transparencës, sepse është e papranueshme që

bëhen zgjedhjet në Shqipëri dhe mbas shumë kohësh dalin rezultatet. Të gjitha këto ndikojnë në ecurinë e vendit, në stabilitetin e vendit, në përmirësimin e qeverisjes, por dhe në standardin e zgjedhjeve. Ne si LSI dhamë një model të shkëlqyer në Konventën Kombëtare Zgjedhore, ku u

Gara elektorale, lidershipi socialist skenar për përgatitjen e listave

Lista e kandidatëve për deputetë në sitën e anëtarësisë e listave të zgjedhësve, verifikimin e detajuar të të gjitha qendrave të votimit si dhe trajnimin e komisionarëve dhe vëzhguesve socialistë. Këto janë tri çështjet kyçe me të cilat PS-ja ka nisur punë, duke angazhuar strukturat e saj për zgjedhjet e përgjithshme të 2013-s. Puna për finalizimin e këtyre etapave ka nisur që në muajin nëntor të vitit që lamë pas dhe do të vijojë deri në ditën e zgjedhjeve. Por fillimisht hapi i parë, që ka dhe një limit të përcaktuar kohor, është hartimi i listave të votuesve, proces që duhet të mbyllet në fund të këtij muaji. Për të finalizuar përfundimin e këtyre tri fazave do të ketë një mbledhje të posaçme të kryesisë së PS-së, e cila do t’i paraprijë mbledhjes për një nga çështjet më të nxehta të procesit zgjedhor, që është përcaktimi i kritereve për kandidatët që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në garën e afërt për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Kryeprokurori takim me Leskajn

Identifikohet edhe mjekja që kreu abortin

“Në hetim 35 kallëzimet e KLSH për abuzime me fondet shtetërore”

Policia gjen nënën që braktisi foshnjën 6-muajshe

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, priti në një takim të veçantë kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ku diskutuan mbi prioritetet e përbashkëta të dy institucioneve për luftën kundër korrupsionit dhe veprave të tjera penale që lidhen me ushtrimin e detyrave nga funksionarët publikë. Llalla garantoi Leskajn se organi i Prokurorisë do të ndjekë me vëmendje të veçantë çdo rast të referuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si edhe do të bashkëpunojnë ngushtësisht për të ndjekur dhe vendosur para përgjegjësisë ligjore çdo zyrtar që abuzon me pushtetin publik. Nga ana e tij, kryetari i KLSH-së, Leskaj, duke e uruar Prokurorin e Përgjithshëm për zgjedhjen në detyrë, shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për koordinim të vazhdueshëm me organin e Prokurorisë për të luftuar bashkërisht dhe me forcën e ligjit korrupsionin në administratën shtetërore. Në takim u diskutua edhe mbi rastet konkrete të referuara nga KLSH-ja në organin e Prokurorisë gjatë muajit janar 2013. Për të gjitha këto raste, rreth 35 në total, prokuroritë e rretheve gjyqësore tashmë kanë nisur hetimet dhe brenda afateve ligjore proceduriale do të vlerësohet mbi këto çështje.

Kur kanë 10 ditë nga gjetja e foshnjës 6-muajshe në kazanin e plehrave në Laprakë, policia e Tiranës zbulon identitetin e nënës dhe mjekes që kreu abortin jashtë periudhës së parashikuar me ligj. Në deklaratën e firmosur para strukturave të hetimit shtetasja me inicialet S.D nënë dhe e dy fëmijëve të tjerë ka pranuar se ndërprerjen e shtatzaninsë së foshnjes 6 muajshe e ka bërë për arsye të kushteve jo të mira financiare. Ajo ka pohuar se është detyruar të sigurojë rreth 40 mijë lekë të reja borxh, në mënyrë që të paguante mjeken e klinikës private në Laprakë, shtetasen me inicialet E.TH, e cila ka kryer dhe ndërprerjen e shtatzanisë. Pas kryerjes së abortit në klinikën pranë kryqëzimit të Laprakës, nëna e foshnjes e ka hedhur më pas në kazanin e mbeturinave pranë Spitalit Ushtarak. Policia ka filluar procedimin e njëkohësishëm ndaj nënës dhe ndaj mjekes. Dosja hetimore i ka kaluar tashmë Prokurorirsë së rrethit gjyqësor Tiranë. Periudha e lejuar me ligj për ndërprerjen e shtatëzanisë me pëlqimin e nënës është deri në muajin e tretë, ndërsa çdo veprim pas këtij afati cilësohet si i paligjshëm.

krye për herë të parë edhe në prani të medieve një votim elektronik dhe ku rezultati u printua menjëherë pasi përfundoi votuesi i fundit, duke treguar kështu se kjo është një gjë që funksionon. Mjafton vullneti, sepse teknologjia është gati, nuk kemi nevojë ta shpikim”, theksoi lideri i LSI-së.

Grupi zbatues dhe monituesues i të gjithë implementimit të strategjisë elektorale të PS-së përbëhet nga katër eksponentë të kësaj partie. Konkretisht është kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, sekretarët Blendi Klosi, Bashkim Fino dhe Fatmir Xhafaj, si grupi zbatues të këtij plani. Duke qenë në krye të 12 qarqeve, ku secili ka zonat e tij të survejimit, këta eksponentë do të shohin nga afër ecurinë të gjitha etapave të strategjisë, duke ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

Pjesë e strategjisë elektorale të socialistëve është shpalosja derë me derë e programit “Për një Rilindje Shqiptare”, për të cilin kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se do të nisë turi i takimeve në janar të 2013-s. Ky program ka bosht të tij ekonominë, arsimin, shëndetësinë, demokracinë dhe vizionin qeverisës që do të ofrojë partia më e madhe opozitare në vend për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit që po afron.

Bordi

A

nëtarësia socialiste do ta thotë fjalën e saj në vlerësimin e punës së përfaqësuesve të saj në Kuvend. Njëkohësisht do të jetë kjo anëtarësi që do të propozojë emrat që do të përfaqësojnë Partisë Socialiste në legjislativin e ardhshëm. Kështu, gjatë muajit shkurt strukturat drejtuese të kësaj force politike do të testojnë në terren punën e secilit nga deputetët aktualë në grupit kuvendor socialist, si dhe do të marrin referencat për kandidatët e rinj për deputetë.

Integrim, Meta pohoi se do të jenë 2300 delegat e kësaj partie që do të vendosin për këtë çështje. “Dhe unë respektoj të gjitha parashikimet e saj, por ajo që do të vendosë është Konventa e LSI-së në muajin prill, e cila përbëhet nga 2300 delegatë dhe sigurisht që do të jetë një vendim i mirëdebatuar dhe i konsultuar. Një gjë do të sigurojë: ne më 23 qershor nuk duam të jemi ‘kingmaker’ as ‘queenmaker’, por diçka më

Programi

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ripërsëriti qëndrimin e tij se koalicioni i LSI-së do të përcaktohet nga vota e Konventës. Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë kryetari i LSI-së theksoi se asnjë individ i vetëm nuk do të mund të përcaktojë se më cilën parti do të bëjë koalicion forca politike që ai drejton. Duke iu përgjigjur pyetjes se më cilën parti do të ketë për aleat Lëvizja Socialiste për


politikë • E mërkurë 23 janar 2013

Socialistët kërkojnë shtyrje të seancës, kompetencën ta marr KQZ-ja

Mandatet e deputetëve me skemën e 2009 Mazhoranca, vendimi në komision pas bllokimit politik të KQZ-së Ervin Koçi

D

emokratët kërkojnë që zgjedhjet e 23 qershorit t’i zhvillojnë me skemën e mandateve të vitit 2009. Vendimi që u prezantua dje një Komisionin e Ligjeve, i cili konsistonte në përcaktimin e mënyrës se si do të shpërndahen mandatet e deputetëve në vend, ishte ai i viti 2009. Sipas relacionit të vendimit për ndarjen e mandateve, Kuvendi e ka marrë këtë kompetencë jo vetëm se kështu e përcakton Kodi Zgjedhor në nenin 76, por edhe sepse KQZ-ja dështoi në kryerjen e detyrës së tij. Relatori i çështjes, Edi Paloka, thekson në shkrim se fajin për bllokimin e punës në KQZ e kanë tre anëtarët e propozuar nga opozita. Ky qëndrim i prezantuar nga Paloka hasi në kundërshtinë e socialistëve, të cilët vijuan me bindjen e tyre se kompetencën për kryerjen e kësaj detyre e ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Ne nuk jemi në afatin e fundmë kohor që të marrim këtë vendim. Ligji e ka përcaktuar shumë qartë se, kur skadon afati, që përkon me datën 7 mars. Pra, ka kohë. Unë them që t’i japin më shumë kohë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë një vendim lidhur me këtë çështje, pasi KQZ-ja ka edhe vendime të tjera për të miratuar”, - theksoi nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, duke kundërshtuar vendimin e sjell në Kuvend nga sekretarja e përgjithshme e KQZ-së për miratim. Xhafaj vijoi argumentin e tij duke thënë se vendimmarrja që ishte prezantuar nuk ishte një miratim sa për procedurë, por një vendim tepër i rëndësishëm për zgjedhjet, që mund të cenojë procesin zgjedhor në vend. “Nuk jemi para vendimit të KQZ-së, sepse është vetë KQZ-ja që nuk e ka votuar një vendim të tillë. Çështja shtrohet: a ka mundësi ta marrë KQZ-ja? Sipas gjykimit tonë, po. E gjithë kjo procedurë në vetvete dëshmon se kemi hyrë në një qorrsokak, në një debat që do të kishte pasoja jashtëzakonisht negative. Nuk bëhet fjalë për një vendim të zakonshëm të Kuvendit, por bëhet fjalë për themelin, për votën e lirë, për procesin zgjedhor, dhe kjo do të ishte një goditje e rëndë për procesin zgjedhor, për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, - tha deputeti socialist Fatmir Xhafaj. Por demokratet thonë se për shkak të mosdhënies së votës nga tre anëtarë, KQZ-ja i ka ezauruar kompetencat e saj dhe Kuvendi duhet të zbatojë detyrimin kushtetues për të marrë një vendim për ndarjen e mandateve. Krahas kësaj argumenti i sjell nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj u cilësua si një mënyrë për të bërë politik nga socialistët për procesin zgjedhor. “Nuk fitohen zgjedhjet duke bërë hile, nuk fitohen zgjedhjet duke bllokuar, nuk

Biba dhe Lleshi në Komisionin e Ligjeve seancë dëgjimore me deputetët

Socialistët kërkojnë sqarim nga KQZ për mandatet Sot Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë një seancë dëgjimore me kryetaren dhe nënkryetarin e KQZ-së, Lefterie Lleshi dhe Denar Biba. Seanca u miratua pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila kishte firmosur një peticion, ku i kërkohej Komisionit të Ligjeve që të mbante një seancë të posaçme për të sqaruar problemin që hasi KQZ-ja në përcaktimin e skemës së shpërndarjes së

Varianti i skemës së mandateve të deputetëve i sjell për miratim në Komisionin e Ligjeve është ai që dërgoi disa ditë më parë sekretarja e përgjithshme e KQZ-së. Shkresa e sekretares ishte në tavolinën e deputetëve. Sipas saj, Kuvendit i propozohej që të miratonte mandatet e deputetëve sipas variantit të zgjedhjeve të vitit 2009. Kjo shkresë e dërguar nga KQZ-ja drejt Kuvendit ishte edhe arsyeja e debatit të ashpër që përfshiu Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në mbledhjen e fundit të tij.

fitohen zgjedhjet duke shkelur ligjin, sepse ligji gjithsesi ka për të fituar. Zgjedhjet fitohen duke pasur këllqe. E ka treguar përvoja se ligji ka gjithmonë mekanizmat e vet shpëtues.

mandateve. Kjo kërkesë u miratua nga të gjithë anëtarët e Komisionit të Ligjeve, edhe pse deputetët e mazhorancës ishin disi skeptikë lidhur me peticionin të dorëzuar nga nënkryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj. Krahas seancës dëgjimore për dy nga krerët e KQZ-së Xhafaj kërkoi një seancë dëgjimore me organizatën “Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë”, pasi sipas nënkryetarit të Ligjeve

Përdorimi i skemës së mandateve të zgjedhjeve të vitit 2009 do të sillte një situatë disi të acaruar ndërmjet koalicionit qeverisës. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Nasip Naço është shprehur disa ditë më parë në medie se skema e mandateve të 2009 është antiligjore, pasi ajo do të sillte një disbalacim të votës së zgjedhësve dhe deputetët nuk do të zgjidhen me numër të përafërt votash, ku një deputet mund të zgjidhet me 10 mijë vota dhe një tjetër me 2 mijë.

Në rastin e caktimit të mandateve mekanizmi shpëtues është Kuvendi. Kuvendi e zhbllokon situatën që mbahet e bllokuar politikisht, Kuvendi është ai që siguron procesin zgjedhor dhe

ankesat që kishte bërë kjo organizatë në raportet e saj duheshin dëgjuar nga anëtarët përpara se të merrej një vendim për çështjen e mandateve. Kërkesa e dytë e zotit Xhafaj u kundërshtua fillimisht nga kryetari i Komisionit Ilir Rusmajli, i cili e konsideroi këtë organizatë si jo serioze. Gjithsesi, në fund deputetët miratuan me vota të plota kërkesën e bërë nga socialistët gjatë seancës së djeshme.

Ministria e Brendshme në fundin e vitit që lamë pas i kishte raportuar KQZ-së ndryshimet demografike dhe shtimin e popullsisë në vend. Duke kaluar në miratim skemën e mandateve të vitit 2009, do të bëhet edhe një shkelje ligjore, pasi të dhënat e nxjerra nga Ministria e Brendshme nuk e lejonin të njëjtin numër deputetësh në qarqe si ai i vitit 2009. Përdorimi i variantit të zgjedhjeve të 2009-s do të sillte që një votë në qarqet e vogla të ishte e barabartë me më shumë vota në qarqet e mëdha.

caktimin e mandateve në këtë pjesë që i ngarkohet detyra Kuvendit”, - tha kryetari i Komisionit Ilir Rusmali. Gjithsesi, Komisioni nuk miratoi vendimin për përcaktimin e skemës së

shpërndarjes së mandateve, pasi mbledhja u shty për ditën e sotme, ku do të ketë edhe një seancë dëgjimore me kryetaren e KQZ-së Leferie Lleshi dhe nënkryetarin Denar Biba.

»

03

Nishani Pret ambasadorët

Tri ligjet primare, duhet nxitur politika Presidenti i vendit, Bujar Nishani, i garantoi trupit diplomatik në Tiranë se forcat politike do t’i miratojnë tri ligjet që kërkon BE-ja për marrjen e statusit kandidat. Gjatë një takimi që Presidenti Nishani zhvilloi ditën e djeshme me ambasadorët e vendeve të Bashkimi Europian theksoi se prioriteti më i madh për vendin është anëtarësimi sa më i shpejtë i vendit në familjen europiane. Për këtë ai do të nxisë më tej dialogun ndërmjet partive politike në vend, në mënyrë që të gjejnë gjuhën e konsensusit. “Është detyra jonë që të miratojmë në parlament tri ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian”, - theksoi Presidenti i Republikës. Krahas kësaj kreu i shtetit theksoi përsëri faktin se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë të lira dhe të pakontestueshme, pasi eksperienca në zgjedhjet e shkuara do të ndikojnë që ky proces të ecë në rrugën e saktë.

Partia Demokratike

“Rama, shpjego fondet e pallatit” Partia Demokratike kërkoi dje nga kreu i opozitës t’i japë shpjegime publikut lidhur me financat që janë përdorur për ndërtimin e pallatit në pronësi të familjes së gruas së tij. Në deklaratë theksohet se kostoja e tij nuk mund të mbulohet me pagën e një pensionisti dhe të një të vetëpunësuari. “Unë jam sot këtu për t’i bërë thirrje zotit Edi Rama të mos fshihet prapa perdes si frikacak, por me transparencë t’i thotë publikut origjinën e 1 milion eurove investim nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar të pallatit 5-katësh me sipërfaqe ndërtimi 900 metra katrorë të gruas së tij dhe familjarëve të saj. Z. Rama, në intervistën e saj te zoti Balla zonja Basha u tha shqiptarëve se vila juaj sipas projektit me 57 m gjatësi po ndërtohet në një nga zonat më të kushtueshme të periferisë së Tiranës me paratë e kurbanit tuaj. PD-ja ju fton të bëni publike fondet e ndërtimit, firmën e ndërtimit dhe faturat që ju paguani për ndërtimin e rezidencës suaj në malin e Dajtit”, tha zëdhënësja e PD-së.


04

« politikë

E mërkurë 23 janar 2013 •

Idrizi: Ligji i luftës është i panegociueshëm. Partitë parlamentare do ta votojnë

Komisioni i Jashtëm miraton rezolutën çame Hapet rruga e votimit të çështjes çame, deputetët japin miratimin 13 pikat e rezolutës çame

Ervin Koçi

K

Idrizi Pasi Komisioni i Jashtëm vendosi marrjen në shqyrtim të rezolutës çame, kreu i PDIUsë, Shpëtim Idrizi, u shpreh i bindur se partitë do ta votojnë. “Rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame do të votohet nga të gjithë deputetët e parlamentit shqiptar. Kjo është arsyeja pse u jemi drejtuar atyre në mënyrë nominale dhe jam i bindur bazuar nga të gji-

tha kontaktet që kemi nga të gjithë krahët politikë, kjo rezolutë, si një e drejtë e mohuar dhe e munguar e një pjesë të shqiptarëve, do të kalojë në parlamentin shqiptar. Por një pikë e panegociueshme e rezolutës, do të thosha, është ajo e heqjes së ligjit të luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, si një akt atavist, heqja e të cilit do

të ndihmonte që dy vendet të ishin vërtet dy vende të fqinjësisë së mirë. Kjo jo thjesht e vetëm se afekton pronat e gjithë shqiptarëve, jo vetëm pronat e Çamërisë, por kini parasysh që shqiptarët kanë qenë pronarë të mëdhenj edhe në Follorinë, edhe në Kostur, Janinë e Selanik”, - u shpreh Idrizi në një prononcim për mediet.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

Ngjarja

omisioni i Punëve të Jashtme fut në procedurë rezolutën çame, duke i hapur kështu rrugë shqyrtimit të saj në komisionet parlamentare. Gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit u përcaktua se relatorë të rezolutës të jenë Fatbardh Kadilli dhe Qemal Minxhozi, të cilët do të bëjnë përpilimin e rezolutës dhe më pas ajo do të kalojë për miratim në Kuvend. Në fillim të javës që lamë pas kryetarët e grupeve parlamentare përcaktuan kalendarin e punimeve të Kuvendi, ku lanë jashtë rezolutën çame, me argumentin se më parë duhej të jepej miratimi nga Komisioni i Jashtëm dhe më pas të futej në kalendarin e punimeve.

Në muajit dhjetor projektrezoluta çame u depozitua në Kuvend nga Partia për Drejtësi dhe Unitet. Në draftin e përbërë nga 13 pika renditet kërkesa drejtuar qeverisë greke dhe institucioneve shqiptare lidhur me rikthimin e pronave të çamëve në Greqi, si dhe shfuqizimin e ligjit të luftës të vitit 1940, i shpallur me dekret mbretëror, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive shqiptare. Gjithashtu PDIU-ja me anë të kësaj rezolute kërkon që dy qeveritë të riaktivizojnë komisionet e posaçme dypalëshe të dala nga traktati i fqinjësisë së mirë për të përpunuar zgjidhjen e çështjes çame.

• Rezoluta njeh, mbështet dhe angazhohet për nevojën e restaurimit të të gjitha të drejtave të shqiptarëve çamë, dikur nënshtetas grekë, në përputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi gjenocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to, si dhe frymën e traktatit të miqësisë midis dy vendeve. • Kërkon rivendosjen e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë, ish-shtetas grekë, që përfshin rikthimin e pronave, njohjen e së drejtës së riatdhesimit, njohjen e së drejtës së rimarrjes së shtetësisë dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare. • Kërkon shfuqizimin shprehimisht të ligjit grek të luftës nr. 2636 dhe 2637/1940, i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940, akoma në fuqi, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive shqiptare • Kërkon shtrirjen efekteve të ligjit grek 1540/1985 “Për rregullimin e refugjatëve” tek të gjithë shtetasit grekë të larguar si pasojë e konfliktit civil, pa diskriminim kombësinë e tyre, ligj që bie në kundërshtim me shumë akte ndërkombëtare për mosdiskrimimin mbi bazë kombësie, race, feje etj. • Kërkon nga qeveria e Republikës së Shqipërisë që së bashku me qeverinë e Republikës së Greqisë të riaktivizojë komisionet e posaçme dypalëshe, të sanksionuara në Traktatin e Miqësisë, të shqyrtojnë çështjen, të njohin përmasat e saj, të përpunojnë zgjidhjet e duhura në këtë drejtim. • Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve të padëbuar nga trojet e tyre amtare dhe të kërkojë njohjen e statusit të minoritetit etnik për ta. • Kërkon ngritjen në Paramithi dhe Filat të dy lapidarëve, që do të përkujtojnë gratë, pleqtë e fëmijët-viktima të pafajshme të krimeve kryera nga njësitë paramilitare greke. • Kërkon mundësinë e ngritjes apo përkujdesjes për varrezat e çamëve ish-qytetarëve grekë të vrarë gjatë gjenocidit grek. • Ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës që të pasqyrojë në mënyrë të përshtatshme dhe në proporcionalitet historinë e kësaj pjese të popullsisë shqiptare në tekstet shkollore. • Ngarkon Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe sporteve që në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe me ministrinë homologe të Republikës së Greqisë të promovojë vlerat kulturore të tyre dhe objektet kulturore që gjenden jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës t’i kërkojë ministrisë homologe të nxisë heqjen në tekstet greke të referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisë çame. • Ngarkon qeverinë shqiptare që në përputhje me këtë rezolutë t’i shprehë palës greke në kontaktet diplomatike qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në lidhje me këtë problem. • Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që këtë rezolutë t’ua bëjë të njohur qeverive dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe NATO-s dhe institucioneve ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare. • I rezervon vetes të drejtën që në rast reagimi refuzues të palës greke për ta vlerësuar problemin në dritën e akteve ndërkombëtare mbi diskriminimin, lëvizjen e lirë, të drejtat themelore të njeriut në përgjithësi, ta paraqesë çështjen në instancat ndërkombëtare adekuate.

Luan Rama sqaron votimin e LSI për kreun e ILDKP

“LSI kundër kandidaturës, jo PD-së” Hidhen poshtë zërat e përçarjes së koalicionit Votimi i LSI-së kundër aleatit të saj në qeverisje, Partisë Demokratike, nuk ishte një çarje koalicioni. Në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, theksoi se forca politike ku ai bën pjesë nuk votoi kundër Partisë Demokratike në seancën e parë parlamentare për këtë vit, por deputetët e LSI-së kishin votuar

kundër kandidaturës së Zana Zhukës si kryetare e ILDKPSë. Gjatë një konference për shtyp Luan Rama shpjegoi se vota “kundër” e LSI-së ka qenë sepse ky subjekt politik mbështeti një kandidaturë tjetër, që e konsideronte të përshtatshme për postin e ILDKP-së. “Qëndrimi i LSI-së ka qenë një qëndrim i shprehur në mënyrë korrekte në transparencë në Kuvend, me integ-

ritet dhe në kuadër të zgjidhjes apo zgjedhjeve që bëhen në poste të tilla. Të shpjegohemi se nuk ka qenë votë kundër PD-së, as kundër kandidaturës së Zana Xhukës, por ishim për kandidaturën tjetër”, - theksoi sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Deklarata e dhënë prej tij hodhi poshtë zërat e një përçarje të koalicionit qeverisës ndërmjet LSI-së dhe PD-së.


ekonomi • E mërkurë 23 janar 2013

»

05

Metodologjia e re, rishikimi i vlerës së pronës do të bëhet çdo gjashtë muaj Brikena Dervishaj

R

ishikimi i vlerës së pronave në vendin tonë do t’i nënshtrohet rishikimit dy herë në vit. E ndërsa çmimet e reja të pronave pritet të bëhen aktive duke filluar nga gjysma e parë e këtij viti, ekspertët e pronave në Ministrinë e Drejtësisë thuajse kanë përfunduar anën teknike të metodologjisë së re të çmimeve. Gjatë vitit të kaluar janë studiuar rreth 10 mijë kontrata pronash në të gjithë vendin, të cilat sipas metodologjisë së re do të rishihen çdo gjashtë muaj, duke dhënë një vlerë reale të pronave në të gjithë vendin. Vlera Vlera që do të dalë nga përllogaritja e re do të jetë një mesatare e çmimeve të marra nga kontratat e pronave nga një numër i madh trojesh dhe objektesh në të gjithë vendin. Për apartamentet rezultatet do të jenë shumë sakta, por për toka në largësi ndoshta do të ketë pak vështirësi, por sistemi në teori është gati, pohojnë ekspertët. Por pjesa e analizës që do të japë rezultatet e reja të çmimeve nuk është e kompletuar. “Është pak e vështirë që metoda e vjetër e vlerësimit të çmontohet totalisht. Por nga ana tjetër, që kur nisi përllogaritja e çmimeve të reja të pronave, vlera e tyre në të gjithë vendin ka rënë ndjeshëm për shkak të krizës ekonomike. Vlerësimi i pronave për kompensimin e ish-pronarëve sipas metodologjisë së re do të bëhet duke marrë në konsideratë çmimet e truallit dhe më pas vlerën e objektit”, shprehen ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë. Shumatorja e këtyre dy vlerave do të jetë çmimi i kompensimit, ndryshe nga sa aplikohet tani, ku merret në konsideratë vetëm çmimi i tregut sipas çmimeve të Hipotekës. Vlerësimi i pronës që do të kompensohet sipas metodologjisë së re, do të kryhet bazuar në çmimin e tregut, llojin e pasurisë dhe qëllimin e përdorimit të saj, njofton Ministria e Drejtësisë. Kjo përllogaritje do të bëhet sipas Standardeve Ndërkombëtare të Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme. Vlerësimi i truallit Trualli, bazuar në çmimin fillestar të tregut, vlerësohet edhe njëherë me përshtatjen që ka me infrastrukturën që përfshin bonifikimet, kanalizimet dhe infrastrukturën në tërësi. Ndërsa veçmas vlerësohet objekti, ku merren në konsideratë viti i ndërtimit, struktura inxhinierike, qëllimi i përdorimit etj. Më pas mblidhet vlera e truallit dhe objektit dhe del vlera përfundimtare e kompensimit në tërësi të pronës në favor të ish-pronarit, e cila do të gjenerojë një çmim 2 deri në 3 për qind afër vlerës absolute. Në kategorinë e tokës përfshihen toka bujqësore, toka pyjore, livadhe, kullota dhe truall i përdorur për qëllime publike, tregtare, industriale, apo për qëllime të tjera ndërti-

Pronat, kur nis harta e çmimeve Gjatë vitit të kaluar janë studiuar rreth 10 mijë kontrata pronash ZRPP nis afishimin publik

45 ditë kohë për regjistrimet fillestare të pasurive në Kukës Ndërtimi i Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka filluar Afishimi Publik të Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 1819, Gostile, Kukës. Ky afishim bëhet respektivisht në adresën, Njësia Bashkiake Nr. 2 Qendër, Gostile Kukës. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Qeveria shqiptare ka iniciuar Projektin e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës. Si pjesë e këtij projekti, në Shqipëri po ndërtohet Sistemi i Ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bazuar në Ligjin Nr. 33/2012, i datës 21. 03. 2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e kryeregjistruesit të Shqipërisë. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 1819, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi, është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara.

Ruli në forumin botëror me 80 ministra

Shqipëria për herë të parë në panairin më të madh të bujqësisë Kriteret për kompensimin fizik janë përcaktuar tashmë. Për shkak të faturës së lartë financiare që i kushton shteti dhënia e kompensimit financiar për ish-pronarët, planveprimi i qeverisë parashikon se më shumë përparësi do të ketë dhënia e kompensimit në natyrë, në mënyrë që të ulet fatura financiare. Fondi i kompensimit fizik pritet të rritet më tej me përfundimin e disa proceseve të tjera, që lidhen me pronat e ish-pronarëve.

mi. Në kategorinë e objekteve ndërtimore përfshihen ndërtesat dhe strukturat inxhinierike që e gëzojnë këtë cilësi sipas legjislacionit në fuqi. Baza e të dhënave shtetërore Baza e të dhënave shtetërore të vlerësimit të pasurive të paluajtshme krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, në të cilin përcaktohen: institucioni krijues dhe administrues i bazës së të dhënave shtetërore, të dhënat parësore e dytësore, si dhe dhënësi i informacionit. Vlerësimi aktual i pronës për kompensim bëhej duke marrë në konsideratë çmimin e tregut, që ishte një e dhënë zyrtare nga Hipoteka. Mbi këtë parim është edhe një hartë për të gjithë vendin, e cila ka vlera fikse të pasurive sipas zonave

Në dispozicion të pronarëve të vjetër, të shpronësuar pas vitit 1944, të cilët deri sot ende nuk kanë ripërfituar pronat e tyre të shtetëzuara, qeveria ka deri tani në dispozicion fondin fizik prej mbi 71 mijë ha pyje, mbi 17 mijë ha tokë bujqësore, si dhe mbi 100 objekte. Efektet e ligjit “Për verifikimin e titujve të pronësisë” dhe përfundimi i punës nga komisionet përkatëse pranë prefektëve të qarqeve, po ndikon në pasurimin e fondit të kompensimit fizik me toka.

kadastrale. Ky lloj vlerësimi në shumë raste ka prodhuar vlera shumë larg realitetit, sidomos në Tiranë. Prandaj, mbajtja e terminologjisë së ndarë në ligj për të dhënat e para (çmimet), për produktin fillestar dhe për produktin përfundimtar (vlerën) është jashtëzakonisht e rëndësishme, me qëllim shmangien e konfuzionit në të ardhmen, vlerësojnë ekspertët në Ministrinë e Drejtësisë. Ekspertët e pronave në Ministrinë e Drejtësisë thuajse kanë përfunduar anën teknike të metodologjisë së re të çmimeve. Gjatë vitit të kaluar janë studiuar rreth 10 mijë kontrata pronash në të gjithë vendin. Kompensimi Kompensimi financiar i ishpronarëve ka nisur që prej vitit 2005. Fondi për kompensimin

Kompensimi fizik për ish-pronarët do të ndjekë një proces të ngjashëm me atë të kompensimit financiar. Planveprimi i qeverisë, i cili ka nisur të zbatohet, parashikon mënyrën se si do të krijohet fondi fizik për kompensimin e tyre, si dhe kriteret që do të ndiqen për t’ua kthyer pronën të zotërve. Ky proces mund të nisë pas vitit 2018, pasi qeveria të ketë një pasqyrë të saktë të gjendjes së pronave shtetërore në dispozicion të kompensimit fizik.

në këtë vit ishte 200 milionëlekë dhe u shpërnda vetëm në Tiranë, pasi në atë kohë harta e vlerës së tokës ishte përfunduar vetëm për këtë qark. Në vitin 2006 fondi ishte 300 milionë lekë dhe u shpërnda në Tiranë dhe Kavajë. Në vitin 2007 fondi ishte 500 milionë lekë dhe shpërndarja e tij u shtri edhe për qarqet Berat, Korçë, Dibër, Kukës dhe qytetin e Vlorës. Duke filluar nga viti 2008 fondi ishte 500 milionë lekë dhe për herë të parë u shpërnda në të 12 qarqet e vendit. Në vitin 2011, për herë të parë fondit të vënë në dispozicion nga qeveria iu bashkua edhe një fond tjetër i krijuar nga të ardhurat e vetë AKKP gjatë tjetërsimit të sipërfaqeve shtetërore për llogari të fondit të kompensimit financiar.

Kompani shqiptare me prodhimet e tyre dhe Ministria e Bujqësisë morën pjesë në “International Green Week 2012”. Për herë të parë prodhimet “Made in Albania” janë prezantuar në panairin më të madh bujqësor. 10 kompani shqiptare kanë paraqitur për mijëra vizitorë verën shqiptare, frutat dhe perimet e përpunuara, bimët medicinale, nënproduktet e qumështit e shumë prodhime të tjera. Në këtë event ka marrë pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Konsumatorit, Genc Ruli. Panairi zhvillohet çdo vit në Berlin të Gjermanisë. Në stendën e Shqipërisë përveç arritjeve në bujqësi, blegtori e agropërpunim janë ekspozuar edhe shumë produkte të disa prej kompanive të suksesshme shqiptare që operojnë në këtë sektor. Në stendën e Shqipërisë vizitorët janë njohur nga afër me shifra, të dhëna, grafikë dhe informacione të shumta për situatën aktuale, historikun dhe të ardhmen e bujqësisë. Një veçori e këtij panairi ishte dhe pjesëmarrja e Kosovës me një stende të veçantë vendosur përkrah stendës së Shqipërisë. Që prej hapjes së “Green Week 2012” interesi i vizitorëve dhe pjesëmarrësve ka qenë i madh, pasi interesi për prodhimet dhe mundësitë për të qenë i pranishëm në Shqipëri ishte i jashtëzakonshëm. Stenda e Shqipërisë është vizituar nga konsumatorët gjermanë dhe investitorë apo përfaqësues të kompanive të ndryshme.

Mbi 50% e energjisë e pafaturuar

Largimi i CEZ, Selami Xhepa: Vendimi i ERE-s, ai i duhuri Privatizimi i Operatorit të Shpërndarjes nga kompania çeke, CEZ, mund të quhet plotësisht i dështuar, mbështetur edhe nga heqja e licencave të saj nga ERE një ditë më parë. Deputetët e djathtë janë të mendimit se kontrata dështoi, dhe se vendimi ERE-s ishte ai i duhuri. “Detyrimi që u mor përsipër nga kontraktori nuk u realizua kështu që në një kuptim ishte një vendim i detyruar që përderisa kjo sipërmarrje dështoi, është mëse normale që ERE të ndërhyjë për të rivendosur situatën. Fakti që më shumë se 50 për qind e energjisë mbetet e pafaturuar dhe nivelet e arkëtimeve janë në shifra shumë të rënda, e bën marrjen përsipër nga shteti të menaxhimit të koorporatës në vendim të detyrueshëm”, shprehet Selami Xhepa, deputet i mazhorancës shqiptare. Në këtë drejtim, për deputetin Xhepa, administrimi shtetëror i kësaj kompanie do të ndalë përkeqësimin e situatës së krijuar nga CEZ dhe se qytetarët do të jenë të detyruar të paguajnë, pasi në të kundërt do t’u ndërpritet energjia. “Qytetarët janë të detyruar të paguajnë sepse nuk mundet me taksa dhe me mbështetje buxhetore të financohet në mënyrë të përhershme furnizimi me energji i popullsisë. Kështu që normalisht disiplina në treg e koorporatës është e domosdoshme që të rivendoset”, thotë Xhepa.


06

« sociale

E mërkurë 23 janar 2013 •

Mjekët vazhdojnë të punojnë të palicencuar

Dorëzohet Urdhri i Mjekut, nuk marrim dot masat e duhura Erta Bode

U

rdhri i Mjekut është dorëzuar përballë masave që duhet të marrë ndaj mjekëve që vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre pa licensë, duke e parë këtë si një situatë delikate. Masat që mund të merren mbi këta mjekë mund të bien mbi kurrizin e pacientëve dhe të vetë popullit, dhe kjo ka penguar deklarimin publik të masës ndëshkuese. Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dino Abazaj, bën të ditur se mbi këta shkelës të ligjit e vetmja masë që mund të merret është vënia e një gjobe si dhe kushti për t’u licensuar me detyrim brenda një afati të dytë që do të vendoset me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Afati i dytë do të jetë shumë më i shkurtër se i pari dhe do të shërbejë si një formë ultimatumi. Përpilimi i listës së mjekëve të palicensuar, për të cilët institucionet përkatëse nuk po marrin asnjë masë ndëshkimi, mbetet ende në tryezën e punës të këtij institucioni. Ditë më parë u konstatua nga vetë Abazaj se në fund të muajit janar 2013 do të kishim një listë me emrat e saktë të mjekëve abuzues ndaj këtij ligji, por asgjë konkrete deri tani. Vonesa e përpilimit të kësaj liste po lejon mjekët të vazhdojnë shkeljen e atij ligji, dhe ndërkohë po vonon marrjen e masave, si dhe shifra e lartë që mund të rezultojë pas deklarimit i pengon institucionet kompetente të marrin masa drastike. Pyetjes së drejtuar nga gazeta “Metropol” a

“Ne nuk jemi të sigurt për masën vendimtare që do të merret mbi mjekët që nuk kanë zbatuar ligjin. Fakti që ne e dimë se akoma ka mjekë që nuk e kanë zbatuar këtë ligj, por që ende mbi tryezat tona është duke u hartuar lista me shifrën e saktë dhe emrat e saktë, na bëjmë të qëndrojmë në pauzë për masën që duhet të marrim. Kurrsesi nuk mund t’i ndëshkojmë këta mjekë me pezullim nga puna, sepse nuk mund të lëmë spitalet e Shqipërisë të boshatisur nga bluzat e bardha. Masa që mund të vëmë ndaj tyre është një gjobë, shuma e së cilës nuk është caktuar ende, si dhe afati dytë, që do të shërbejë së një ultimatum për të gjithë mjekët e palicensuar ende, si një mundësi për ta bërë këtë. Ne nuk duam të reduktojmë numrin e tyre.”

rrezikojnë këta mjekë të humbin vendin e punës Abazaj i është përgjigjur se kjo është një masë ndëshkuese, e cila nuk duhet të zbatohet, sepse në varësi të numrit të mjekëve që do të rezultojnë të palicensuar ne nuk mund të lëmë spitalet në gjithë Shqipërinë pa mjekë. E vetmja masë që mund të merret ndaj tyre, - ka thënë Abazaj, - është ndëshkimi me një gjobë.” I pyetur sërish se sa mund të shkojë shuma e kësaj gjobe Abazaj është përgjigjur se s’ka ende diçka konkrete, pasi ende s’është përpiluar lista me shifrat dhe emrat e

saktë të mjekëve. Ligji i Ministrisë së Shëndetësisë bashkë me Urdhrin e Mjekut, edhe pse kishte një afat që ka 23 ditë që ka mbaruar, nuk është zbatuar i plotë nga gjithë masa e prekur prej tij. Për më tepër, nga këto institucione akoma nuk është dhënë paralajmërimi se çfarë masash do të merren ndaj shkelësve të tij. Vetë institucioni i Urdhrit të Mjekut, që ka kërkuar i pari licensimin e të gjithë mjekëve që punojnë në spitalet publike në Shqipëri, e shikon të vështirë hartimin e masave ndëshkuese të këtij fenomeni, që ende s’po merr zgjidhje.

Zbulohet identiteti i nënës dhe mjekes për foshnjën e braktisur

Junus: Bizneset sociale do të gjejnë mbështetje

Universitetet, programe për biznesin social Berisha: Hapat e parë për të luftuar varfërinë Disa nga rektorët e universiteteve të vendit tonë firmosën dje marrëveshjen e bashkëpunimit me nobelistin e paqes Muhamad Junus. Bashkëpunimi konsison në përfshirjen e biznesit social në teori në kurrikulat mësimore, duke u parë ato si raste studimi shkencor si dhe për organizimin e një sërë aktivitetesh, si konferenca, takimi apo tubime në ndihmë të biznesit social. Pikërisht në ditën e Biznesit Social në Shqipëri u firmos kjo marrëveshje, që do të ndikojë në tematikat dhe idetë që do të sjellin studentët nën mbikëqyrjen e pedagogëve për lehtësimin e kësaj çështjeje. Junus deklaroi se do të jetë gjithmonë mbështetje për Shqipërinë, madje fondi prej 1 milion euro që u është vënë dhjetë bizneseve sociale që do të hapen të parat, do të jetë një shtysë

dhe jo një bamirësi. Ai kërkon të nxisë politikat përkrahëse ndaj të varfërve, duke theksuar se Shqipëria ka pësuar një rritje të ndjeshme në përmirësimin e kësaj shtrese. Të njëjtën gjë konstatoi vetë Kryeministri Sali Berisha, duke theksuar se përpara 20 vjetësh Shqipëria ishte vendi i 3-të në planet për të ardhurat më të ulëta për frymë. Kjo situatë kaloj me hapa galopant, duke theksuar se më 2005-n Shqipëria kishte një varfëri ekstreme, 8.5%, ndërsa më 2008 kjo shifër zbriti në 1.2%. Berisha deklaroi se iniciativat e para që po ndërmerren për biznesin social janë adresimi i problematikave të arsimit profesional, të grumbullimit të produkteve bujqësore si dhe punësimin e grave në punët artizanale. Berisha deklaroi se këto inciativa do të pasohen nga sektori i energjisë, turizmit dhe shëndetësisë.

Veprimi i tyre është një tjetër shenjë e albanofobisë

Nëna: Më detyruan kushtet financiare Tubimi i 1000 studentëve të UT-së Ka filluar procedimi i njëkohshëm i shtetaseve

Nëna dhe mjekja që kreu abortin jashtë periudhës së përcaktuar me ligj u identifikuan pasi kaluan 10 ditë nga gjetja e foshnjës 6-muajshe të braktisur në kazanin e plehrave. Nëna, me inicialet S.D., ka deklaruar se e ka kryer abortin në pamundësinë ekonomike për të rritur edhe një tjetër fëmijë, meqenëse është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë. Për shkak të kushteve të papërshtatshme financiare nëna është shprehur se ka siguruar 40 mijë lekë borxh për të kryer abortin. Ndërprerja e shtatzënisë është bërë në klinikën private pranë kryqëzimit të Laprakës nga mjekja me inicialet E.TH. Në deklaratën

e firmosur para strukturave të hetimit nëna e foshnjës së braktisur ka deklaruar se vetëm kushtet financiare e kanë detyruar të kryejë abortin edhe pas periudhës së miratuar me ligj. Identiteti i nënës dhe

mjekës u zbulua nga policia e komisariatit nr.3. Policia ka filluar procedimin e njëkohshëm të nënës dhe mjekes, duke bërë të ditur se dosja hetimore i ka kaluar prokurorisë së rrethit të Tiranës.

Kërkojmë të mos abuzohet me të drejtat e shqiptarëve Studentët e Universitetit të Tiranës japin mbështetjen e tyre morale për gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Këshilli Studentor i UT-së ka realizuar tubimin si shenjë revoltimi për aktin e policisë serbe. Në tubim kanë marrë pjesë mbi 1000 studentë, që kanë marshuar nga Piramida drejt sheshit “Nënë Tereza”. Ata kanë pasur në duar një sërë parullash, duke treguar se heqja e përmendores së luftëtarëve të lirisë në Preshevë është një abuzim ndaj kulturës shqiptare dhe një ofendim që u bëhet figurave që kanë dhënë jetën për lirinë e popullit tonë. Studentët kanë deklaruar se ky është një tjetër veprim albanofob, që është

pasuar edhe nga veprime të mëparshme dhe kërkojnë marrjen e masave për të mbrojtur të drejtat e kombit. Në shenjë proteste mbi padrejtësitë ata kanë braktisur orët e leksionit, duke treguar se mbrojtja e vlerave të historisë dhe përkrahja për shqiptarët e shtetit fqinj është më e rëndësishme. Ata kanë kërkuar në mënyrë unanime të mos abuzohet me të drejtat e shqiptarëve. Heqja e përmendores së luftëtarëve të lirisë ka ndezur debat në rajon dhe e ka bërë palën shqiptare të japë gjithë përkrahjen e duhur për të ruajtur vlerat tona, duke përmendur edhe financimin që miratoi KMNVSH për ringritjen e saj.


aktualitet • E mërkurë 23 janar 2013

»

07

Reagon gjyqtari i Elbasanit Qani Hasa, pas artikullit në “Metropol”

“Akuzat u montuan në gjykatën e Elbasanit” Mungon prokurori, shtyhet gjyqi. Pretendimet e gjyqtarit Hasa Gjykata e Tiranës shtyn sërish gjyqin ndaj gjyqtarit të Elbasanit, Qani Hasa, për shkak se prokurori i çështjes mungon prej 6 muajsh gjatë këtyre seancave. Qani Hasa akuzohet nga Prokuroria e Elbasanit për “korruspsion”, pasi akuza prentendon se i ka ulur dënimin një të dënuari për drogë. Ndërkaq, Hasa ka reaguar ndaj artikullit të gazetës “Metropol”, me titull “Këtë javë dy gjyqtarë në gjyq për korrupsion e shpërdorim detyre”. Në reagimin e tij, gjyqtari Hasa akuzon prokurorin Juljan Zonja, të cilin e ka kallëzuar penalisht. “Ndaj meje, në mars 2009, një person anonim, me adresë fiktive dhe që nuk ekziston, ka dorëzuar një minidisk, me të cilin unë ende s’jam njohur dhe që përbën shkekje nga organi i akuzës”,-thotë Hasa, duke shtuar se “Ai minidisk është montuar në gjykatën e rrethit Elbasan nga kolegë që lironin vrasës e trafikantë droge dhe merrin para përmes bankave”. Sipas Hasës, këta gjyqtarë e montuan këtë minidisk për të spostuar vëmendjen nga procedimi disiplinor i KLD-së, pikërisht më 2 dhjetor të vi-

tit 2009, kohë kur prokurori nisi procedimin penal ndaj tij dhe që gjyqtari Hasa e lidh me periudhën kur çështja në ngarkim të tij dërgohet në Tiranë. Gjithnjë, duke iu referuar reagimit të Hasës për shkrimin në “Metropol”, në letrën e tij

dërguar redaksisë theksohet qëllimi i prokurorit Zonja për të shpëtuar gjyqtarin Bujar Musta nga procedimi disiplinor i KLDsë. Për lirimin para kohe të të dënuarit Ocka, për të cilin pretendon prokuroria Hasa thotë se “Kushdo që ka dijeni ligjore

kupton që masa e dënimit të dhënë është në përputhje me ligjin. Është i çuditshëm fakti se i dënuari në fjalë që pretendohet se u dënua më pak nga ana ime, u lirua me kusht pas një viti e gjysmë nga gjyqtarja Pajtime Fetahu”. Ndërkaq, në fund të sqarimit të tij për gazetën “Metropol”, gjyqtari Qani Hasa shprehet se “Ky kallëzim u bë qëllimisht për të penguar karrierën time, ndërsa është drejtuar nga ish-nënkryetari i KLD-së, mik i ngushtë me Bujar Mustën, pasi nuk u bëra vasal i urdhërave të tij të paligjshëm.

Skura u plagos nga trafikantët, i ishin dëmtuar 5 organe jetësore

Shefi i Krimeve të Burrelit ndërron jetë në Itali, s’u mbijetoi plagëve

Rama: Policia e tradhtuar nga kupola e korruptuar që e drejton “Policia e Shtetit është e tradhtuar nga kupola e inkriminuar dhe e korruptuar që e drejton”, - ky ishte qëndrimi i ardhur dje nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë deklaratës së tij lidhur me vdekjen e shefit të krimeve të Burrelit Musa Skura. “Krimi vrau shërbëtorin e shtetit. Policia e Shtetit është e tradhtuar, e abuzuar, e rrënuar. Raporti profesionalizëm-klientelizëm partiak është përmbysur kokëposhtë dhe këto janë rezultatet. Kupola drejtuese është e inkriminuar dhe e paaftë”, - vuri në dukje Rama. Madje, kreu i PS-së do të shkonte më tej me akuzat e tij të drejtpërdrejta për titullarin e Ministrisë së Brendshme. “Ministri i Premtimi Brendshëm është një partiak i rëndomtë i llojit më të keq, “Në 300 ditët e para papagallon kryeministrin të qeverisjes sonë sa herë del në ekran dhe shqiptarët do të shohin merret vetëm me vendosje me sytë e tyre një Polici njerëzish në struktura për Shteti që nuk e kanë zgjedhjet. Brenda policisë parë asnjëherë. Policia këto dhe shumë më tepër se e Shtetit do të vihet në këto dihen”, - u shpreh Rama. shërbim të qytetarëve si Njëkohësisht në këtë linjë një garanci për sigurinë e kryetari i socialistëve ironizoi tyre. Nëse loja nuk shitet luftën ndaj krimit të organinë kupolën e Ministrisë zuar nga ana e uniformave së Brendshme, skuadra blu. “Lufta e tyre me krimin e Policisë së Shtetit sot është si një ndeshje fiton në çdo ndeshje me futbolli e shitur nga pronari i krimin dhe kriminelët”, skuadrës. Drejtoria e Përgjithpërfundoi Rama. shme e Policisë është fryrë mbi dyfish, duke u kthyer në një komitet partie, ku janë sistemuar gjithfarë militantësh. 200 drejtorë me kompetenca të mbivendosura, që s’merret vesh çfarë bën. Janë drejtorë që nuk drejtojnë, por drejtohen, disa herë në një rrugë tjetër, në një kohë që në anën tjetër i hapet rruga krimit”, - veçoi Rama. Gjithashtu kryetari i PS-së, në vazhdë të kundërvënies së tij ndaj qeverisjes aktuale, solli në kujtesë shifra të rasteve kriminale në vend, duke theksuar se qytetarët shqiptarë janë sot më të pasigurt se në asnjë vend tjetër. “Kur PD-ja erdhi në qeveri, evidentoheshin 8250 krime, më 2012-n u evidentuan 20688 krime. Vit pas viti kemi një mesatare rritjeje prej 1500 krimesh. Policia e ka gjendjen si asnjëherë tjetër jashtë kontrollit pas vitit 1997. Kemi koeficientin e vrasjeve më të lartë në Europë për banorë”, - deklaroi Rama. Në këtë reagim të tij kreu Rama sqaroi se programi i PS-së ka në thelb ringritjen e dinjitetit të Policisë së Shtetit për t’u rikthyer qytetarëve sigurinë.

Reagon ministi Noka për deklaratat e Ramës

“Policia e Shtetit goditi 220 banda të lidhura me PS-në, Rama i pashpresë”

Mariglen Mulla

V

etëm 10 ditë mundi t’i mbijetonte shefi i Krimeve të Burrelit, plagosjes nga trafikantët e armëve, pasi dje ai ndërroi jetë në Itali. Mediet italiane, por edhe familjarët e oficerit njoftuan dje se ka ndërruar jetë në spitalin e Foxhas në Itali, Musa Skura, shefi i Krimeve të Matit, i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni policor mbrëmjen e 13 janarit. Sipas informacioneve të fundit, Skura nuk arriti të mbijetonte pas plagëve të rënda që mori në këtë operacion, ndërsa gjendja e tij u komplikua mjaft orët e fundit. Ndonëse spitali “Padre Pio” në Foxhia të Italisë, ishte i specializuar për ndërhyrje të veçanta dhe nuk mungoi insistimi i ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, për ta dërguar atje me urgjencë, kjo për fat të keq nuk solli shpëtimin e jetës së tij, pasi kishte marrë plagë të rënda dhe i ishin dëmtuar 5 organe jetësore, duke përfshirë veshkat, rrugët e frymëmarrjes, etj. Ndërkaq, kryepolici Hysni Burgaj premtoi që shteti të merrte përsipër shpenzimet e funeralit, ndërsa edhe Avokati i Popullit i shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit.

Kreu i PS-së akuzon qeverinë

Plagosja dhe gjykimi i autorëve Gjatë operacionit të 13 janarit, në vendin e quajtur “Përroi i Kecit” patrulla e policisë, që drejtohej nga shefi i Krimeve, Musa Skurra, i zuri rrugën motorit me të cilin udhëtonin dy persona të kërkuar, Fitim Alla dhe Vilson Milkurti. Të ndodhur përballë patrullës policore, dy të rinjtë

hapën zjarr drejt policisë. Si pasojë e këtij shkëmbimi zjarri u plagos Musa Skura dhe Fitim Alla, 19 vjeç, i cili ishte njëri nga autorët. Ai nuk bëri një deklaratë, duke marrë vendimin për masën e sigurisë arrest me burg. Ndërkohë, që mbetet në fuqi dëshmia e tij para Prokurorisë kur ai mësohet të ketë justifikuar veten se në çastet e kësaj

ngjarjeje ka qenë në gjendje të dehur. Edhe kërkesa e avokatëve për dërgimin në masë sigurie nga një gjykatë e zakonshme për shkak të akuzës së të pandehurve të tjerë Vilson Milkurti, Edison Lleshi dhe 15-vjeçarit me incialet A.LL, nuk u mor parasysh nga togat e zeza duke u lënë në “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka reaguar dje ndaj deklaratës së kryetarit të PS, Edi Rama. Sipas Nokës, Rama mbajti 2 qëndrime, një kundër policisë dhe dy, pro krimit. Noka u shprej se “Rama solli sot 2 qëndrime të mbrapshta. Së pari, kundër policisë që mbrojnë jetën e individidt dhe së dyti mbrojti krimin në rrugë. I bëj thirrje Ramës që përpjekje të tilla janë të pafrytshme dhe do të jenë pa rezultat, pasi presioni nuk ndal punën e Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar qofshin këto dhe në zyrën e z. Rama”. Ministri i Brendshëm theksoi se Rama është i pashpresë me strategjinë e tij për Policinë e Shtetit. Sipas Nokës, Rama nuk do shtojë kurrë aksionet politike duke iu kundërvënë policisë. Më tej Flamur Noka deklaroi se, “Është kjo polici që goditi këto vite 220 banda që ishin njëjtësuar me PS dhe bënin ligjin në çdo cep të territorit të vendit. Kjo polici i dha fund epokës së skafeve dhe që u garanton shqiptarëve kufij të sigurt dhe lëvizje të lirë në hapësirën “Shengen” dhe meriton vetëm mirënjohje. Në strategjinë e tij për policinë, Rama është i pashpresë. Përdorimi i kandidatëve me precedentë penalë në zgjedhjet e 2011-ës, e çoi atë në humbje. Shqiptarët kanë sy dhe veshë i njëjti fat e pret dhe në 23 qershor. Z Rama nuk i shton dot aksionet politike duke iu kundërvënë uniformave blu, duke nëpërkëmbur jetën e punonjësve të rendit që bien në krye të detyrës”.


08

R

« speciale

evista “România pitoreasca” (Rumania piktoreske), që del pa ndërprerje në Bukuresht, qysh në vitin 1933, në gjuhët frëngjisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht, italisht dhe rumanisht, në numurin e fundvititit (472 / 2012), ka botuar një artikull të zëvendëskryeredaktorit të saj, Mihai Vasile, me titull: “Kopi Kyçyku, udhërrëfyesi ynë nëpër Shqipëri”, të shoqëruar me gjashtë fotografi me ngjyra, në të cilin thuhet: Nata kishte rënë me kohë, madje para se të dilnim nga Maqedonia. Kështu që kur vumë këmbë në tokën shqiptare nuk mundëm veçse të hamendësonim se si do të ishin viset që do të përshkonim. Liqeni i Ohrit na u përshfaq vetëm si një hapësirë e gjerë, e errësuar, diku në të majtë. Si nëpër ëndërr përfytyroja se po kalonim nëpër rrugë gjarpërore dhe se një pjesë e tyre ishin në riparim e sipër. Vetëm kaq! Dritat e qytetit turistik Pogradec më zgjuan nga gjumi që ma kish dyndur çdo pjesëzë të trupit. Diku, pranë shoferit, zoti Valentin Cigëu po fliste në telefon. Fliste në rumanisht, për të kërkuar hollësi rreth vendit ku duhej të mbërrinim. „Zoti profesor... zoti akademik...” . Duke e vënë veten në vendin e shoferit, fillova të interesdohem edhe unë për bisedën, por sakaq e kuptova se, më në fund, edhe unë s’jam veçse një pjesëstar i zakonshëm i grupit, pa ndonjë përgjegjësi. Dhe u qetësova. Ishim afër qëndrës së qytetit kur, nga mesi i rrugës, një burrë në të gjashtëdhjetat, na bëri shenjë të ndaleshim para një hoteli. Mjaftuan dy lëvizje të Mihait, shoferit që na solli deri aty, dhe mikrobuzi me 16 vende, të cilin miqësisht, por edhe me një farë keqardhjeje, mund të them, na e pat vënë në dispozicion zoti Xhorxhe Sorin Nikolesku, pronari i firmës “Olimpik Internacional”, gjeti vendçlodhjeje për dymbëdhjetë orët e ardhshme. Thashë „me keqardhjen”, që mendoj se e ka provuar zoti Nikolesku ngaqë, pasi shkuam së bashku në Kishinjev dhe Çernëuc, tani, për shkak të punëve të rëndësishme, nuk pati mundësi të vinte me ne në gjurmët e rumunëve të tjerë jashtë kufijve të vendit. Por le të kthehem tek mikpritësi ynë, zoti profesor Kopi Kyçyku. Na qëndroi tërë kohën pranë, gjatë katër ditëve që përshkuam Shqipërinë kryqetërthor. Duke qenë me profesion- bazë inxhinier gjeolog, na foli për pasuritë e vendit të tij; duke qenë shkrimtar e i dhënë pas teatrit, na tregoi për takimet me Viktor Eftimiun dhe Kiril Ekonomun. Na shpuri të vizitonim Linin, fshatin në bregun shqiptar të Liqenit të Ohrit, ku pamë rrënojat e një bazilike të shekullit V, të zbuluar më 1968. Me interes aty janë mozaikët, tanimë të mbrojtur me shtresa rëre, por edhe pesë varre të personaliteteve të kohës. Gjatë gërmimeve ishin gjetur edhe dy kapitele dhe një mbishkrim - epitaf në greqishten e vjetër, ende i papërkthyeshëm. Si vendbanim njihet qysh në shekullin V para Krishtit, ndërsa bazilika u ndërtua dhjetë shekuj më vonë. Pastaj na çoi në rrugët plot gjallëri të qytetit të Korçës dhe së andjemi në Voskopojë, qyteti, i cili më 1760, në vitet e lavdisë së vet, kishte një popullsi prej 60.000 banorësh, më të madhe se të Konstandinopojës. Pas shkatërrimit më 1788 nga trupat e Ali Pashës, Voskopoja nuk u rikthye më në begatinë e mëparshme, ndërsa sot është vetëm një katund i vogël i rrethit të Korçës. Banorët e saj ikën drejt Rumanisë, Sërbisë, Bullgarisë dhe Austro-Hungarisë, por një pjesë e madhe e tyre ndenjën në Korçë, duke e shndërruar në një qytet të begatë,

E mërkurë 23 janar 2013 •

Reportazh, Shqipëria në syrin e disa gazetarëve rumunë

“Kur vumë këmbë në tokën shqiptare” Mihai Vasile: “Kopi Kyçyku, udhërrëfyesi ynë nëpër Shqipëri”

1) Në njërën nga fotot, duke iu treguar pëllëmbën e dorës, - që është dhënë posaçërisht me përmasa më të mëdha, - Kopi Kyçyku iu thotë miqve rumunë: “Harta e atdheut tim ndodhet në pëllëmbën e dorës të çdo banori, anembanë rruzullit tokësor”. të banuar kryesisht nga arumunë. Në Voskopojë, në kopshtin e një taverne, në një tavolinë të rregulluar bukur, me të gjitha të mirat, zoti Kopi Kyçyku na rrëfeu historinë e dashurisë së tij të madhe që pat përjetuar kur ishte vetëm 17 vjeç. Ku? Do të pyesni ju. Pikërisht në Bukuresht, ku pat njohur atë që do t’i mbetej në shpirt përjetë - Aurorën. U njohën, u dashuruan, u ndanë në aeroportin Baneasa më 1961 dhe më pas shkëmbyen letra. Fatkeqësisht, pas letrës së tretë Aurora nuk dha më përgjigje. Një vit, dy, tre... 29 vjet e priti atë përgjigje, por nuk mori asgjë. „Do të më ketë harruar”, mendoi. Më 1990, zoti Kopi Kyçyku, që punonte në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, mori një ftesë nga Akademia e Shkencave e Rumanisë, të firmosur nga e ndjera akademike Zoe Dumitresku Bushulenga. „Atëherë, shpresëprerë, u ngjita në katin e katërt të pallatit, përballë Sallës së Kongreseve. Shkallët i ngjita më këmbë, sepse ashensori ishte me defekt. Zemra sikur po më dilte nga kraharori. E putha derën dhe i rashë ziles. „Kush është?” u dëgjua zëri i pandryshuar i atit të saj. „Unë, Kyçyku, shqiptari!”. Ma hapi. „Ç’bën Aurora? Sa fëmijë ka?” Burrë e grua filluan të qanin. Kështu mësova se pas më pak se dy muaj nga largimi im, Aurora pat vdekur në një aksident automobilistik. Ndërmjet fotografive të saj, gjeta, të palexuar, letrën e fundit, për të cilën nuk pata marrë përgjigje. Qysh atëherë, sa herë vij në Rumani e zgjat kohën e qëndrimit të paktën për disa ditë që të shkoj afër Tërgovishtes, që të ve një lule atje ku ka rënë”. Po në Voskopojë biseduam me priftin arumun Toma, në kishën e Shënkollit, ndërtuar më 1721. Deri në atë kohë, arumunët, katër shekuj rresht, vinin në dimër, në Voskopojë, me delet, me dhitë dhe me kuajt, ndërsa në verë zbrisnin në fushë. Po atëherë arumunët kishin marrëdhënie tregtare edhe me Venecien e me Konstandinopojën. Atë kohë u ndërtuan

në ato vise katër kisha të pikturuara nga David Selenicasi, piktor arumun, dhe më pas nga vëllezërit Konstandin dhe Athanas. Në periudhën komuniste nuk pati mesha. Sot kisha e Shënkollit është e vetmja në atë zonë, ku shërbesat fetare mbahen në arumanisht. Prifti dhe besimtarët presin sponsorizime për restaurimin e pikturave dhe ripa-

që jo një herë ta ndal frymën kur vështron nga Deti Jon, mbi të cilin sikur të hedh pas çdo kthese. Atmosfera e qytetit, rrugët e ngushta, të cilat mikrobusi ynë i kalon me vështirësi, qarkullimi kaotik i makinave, për të cilat respektimi i Kodit Rrugor duket si i padetyrueshëm, muzika e ngritur në maksimum që bubullon nëpër dritaret e hapura cep më cep të veturave dhe,

Pa e ndalur ende makinën para hotelit të Sarandës, ku do të kalonim natën, marrim njoftimin se “aventura” e njohjes së Shqipërisë do të vazhdonte. Shkuam drejt Butrintit, 14 kilometra larg Sarandës, fare afër kufirit me Greqinë. I palodhuri, zoti Kopi kyçyku, bashkë me pronarët e hotelit ku u strehuam, na shëtisin nëpër rruginat e pafundme të atij parku natyror, arkeologjik. Të dhënat vijnë njëra pas tjetrës me shpejtësi. Aq sa me zor i futim në kujtesë. Një gjë e kam të qartë. Shqipëria është një vend që jo vetëm e meriton, por është e domosdoshme të rikthehesh. Udha për në Tiranë kalon nëpër dy vende të veçanta: Gjirokastra dhe Apolonia, një tjetër park arkeologjik ky, që të mjaftojnë 2-3 orë për ta vizituar. Në Tiranë patëm kënaqësinë të takohemi me kryetarin e Bashkimit të Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, zotin Aleksandër Çipa, dhe me poetin Sinan Kërpaçi. I ulur në ballë të mikrobusit, zoti Kopi Kyçyku na bëri për vete gjatë gjithë ekskursionit. Na foli, na recitoi, na këndoi, duke na bërë ta ndjejmë që kemi pranë një mik të dashuruar përsëthelli me mëmëdheun, Shqipërinë, por edhe me vendin tonë. “Duke e ditur kaq mirë gjuhën rumune, duke bashkëpunuar me Rumaninë në shumë fusha, a keni menduar të merrni shtetësinë rumune?” e pyeti një kolege ekskursioniste. Përgjigja e tij ishte e qartë dhe e prerë: “Unë jam shqiptar, por edhe Rumaninë do ta mbaj gjithmonë në shpirt!” Vise të reja sheh kudo në botë. Ndoshta për këtë arsye, pas “aventurës” shqiptare, në mendjen time do të mbetet, më parë se sa trevat e rral-

2) Duhet saktësuar se shoqëruesit e grupit rumun në Butrint, nuk ishin pronarët e hotelit, por poetja e mirënjohur, dr. Irena Gjoni (alias Iren Papas) dhe bashkëshorti i saj, arkeolog i talentuar. rimin e kishës. Vizita jonë nëpër Shqipëri vazhdoi me shpejtësi të madhe. Nga Pogradeci bëmë drejt bregut të Detit Adriatik. Kaluam përmes Vlorës, pastaj përshkuam rrugën e asfaltuar bregdetare që do të na çonte në Sarandë, rrugë

më në fund minaretë që sikur shpojnë qiellin, na krijojnë përshtypjen se gjendemi në Orient. Përndryshe, kaltërsia e detit dhe bregu i afërt i ishullit të Korfuzit na sjellin me këmbët në tokë. Ndodhemi në Evropë, shumë pranë kufirit me Greqinë.

la nëpër të cilat kaluam, imazhi i këtij burri, drita e syve të tij kur na fliste për vendlindjen, miqësia që na dëshmoi dhe, më në fund, lotët në sytë e zotërisë së tij atëherë kur u ndamë duke i uruar: “Për shumë vjet gëzuar!”


speciale • E mërkurë 23 janar 2013

»

09

GËZIM LLOJDIA

P

atrioti Dhimitër Qypi me një kontribut të rëndësishëm në kulmin e përndritjes tonë kombëtare, si dhe aktiviteti i mëvonshëm i tij ka ngecur nën rrotat e mullirit të kohës. Vetëm një shkrim dhe përmendje nëpër libra të aktivitetit të tij patriotik regjistrojnë një thatësirë, për këtë figurë historike. Ka prurje të madhe për figurat e Rilindjes madje edhe ato vlonjate, që dhanë kontribute për pavarësinë tonë kombëtare. Ndërsa pritej, që pas çlirimit të Shqipërisë të merrte vlerësime, harresa e historianëve u bë më e madhe dhe rëndesa e errësirës më e errtë. Shtëpia Muze Kongresi i Lushnjës kryesisht, historiani Niko Ferro, na mundësoi një fotografi të këtij patrioti, e cila gjendet aktualisht në muzeun e Kongresit të Lushnjës. Historiani në fjalë jep këtë shpjegim për foton, e cila i përket atyre të viteve ’20. Kjo fotografi përbën interes sepse është e vetmja foto që do të pasqyrojë figurën e këtij patrioti. Të afërmit e tij nuk disponojnë një foto, as edhe në arkivat e qytetit historik nuk gjendet. Gjetja e një fotografie për të bërë portretin e patriotit Dh.Qypi sjell interes, edhe për faktin që ky muze ka bërë në ruajtje dhe dokumentimin e figurave që patën kontribute në Kongresin e Lushnjës. Ndërsa kemi prekur vitin e 100-vjetorit momenti për të zbardhur figurat e këtij përvjetori mbetet pikënisje për evenimentin kryesor. Trungi i fisit Qypi Skeda fillon me atësinë e Dhimitrit që quhej Themistokli. Për të ëmën nuk disponojmë të dhëna, kryesisht për emrin, ndërkaq bashkëshortja e tij quhej Melpomeni. Prejardhja e tij nga Berati. Vendlindja Vlorë diku nga vitet 1886. Ka të dhëna se kanë ardhur në Vlorë dy shekuj më parë. Koleat ishin tre vëllezër. I pari quhej Spiro. Ka pasur djalë Harilla Kolean oficer me gradë në luftën e Vlorës. Ka qenë drejtor burg në vitin 1943. Shenjë e veçantë është se njësitë guerile kanë pasur respekt sepse Harrilla i njoftonte duke u dhënë të dhëna konspirative të rëndësishme për luftën çlirimtare. Harilla besohet dhe ka të dhëna se ka qenë edhe kuestor në Kosovë. Markua. E renditëm ne pikërisht të dytin, por jo më pak patriotë. Madje me një kontribut në luftërat shqiptare për liri dhe pavarësi të shquara për kryengritjet e vitit 1911, kur pritej shpërthimi dhe ngjarja madhore për kombin shqiptar, pavarësia madhe. Pjesëmarrës në kuvendin e dëgjuar të Sinjës. Ka pasur dy çupa. Njëra martuar me Jakov Milen, tjetra martuar me avokatin bregas që mbrojti jezuitët. DHIMITËR QYPI Xhafer Belegu në mesin e viteve 1934, verë qershor, u ka përcjellur, shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e lidhjes së Prizrenit. Dritën, botimit ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”: “Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj 1978-1881”. Nga veprimet e marsit 1878 faqe 148 shkruhet: “Lidhja në jug…Lidhja shqiptare duke i parë këto veprime të Greqisë e duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres vendosi me zhvillue një aktivitet të madh në jug. Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi mbrojtëse kundër Greqisë. Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej Frashërit, i cili ishte faktori më kryesor në jug, u bë

DHIMITËR QYPI NË

KONGRESIN E LUSHNJËS në teqenë e Frashërit, nën kryesin e Baba Alushit, i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe të hollash. Në këtë mbledhje të parë të jugut u bisedua organizimi i këshillave krahinor e masat, që do të merreshin kundër Greqisë. Burrat me rëndësi të Lidhjes në Jug Abdyl Bej Frashëri, Mehemet Ali bej Vrioni, Sulejman Ali Kuci, Myslim Vasjari, Mustafa Pashë Vlora, Muslim Gjoleka, Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit, Xhafer bej Vlora, Thanas Ekonomidhi prej Sopiku disa bejlerë prej Libohove, Vasil Hido, Petro Meksi prej Tepelene, Mihal Haritua nga Përmeti, Vasil Linavori e Eustrat Tasho Duka nga Berati, Dhimitër Kolea. Lidhja në Jug u mbajt më 11 kallnuer 1878. Dhimitër Qypi Kolea ka qenë nënprefekt në Himarë dhe Lushnjë. Delegat i Vlorës në Kongresin e Lushnjës dhe financues. Po citoj disa të dhëna marrë nga rilindasi Ibrahim Abdullai: “Kujtime të shkurtra nga Lëvizja kombëtare në Vlorë, viti 1947 libri Rilindasi Ibrahim Avdullai, Bardhosh Gace. Fati e solli që pas manifestimit të ditës së Flamurit disa përfaqësues të Vlorës të thirren në Lushnjë ku disa atdhetarë më në zë organizuan Kongresin e Lushnjës.

Organizmi i një kongresi kombëtar siç na thanë: Dhimitër Qypi, Halim Xhelo, Jani Minga, Myqerem Hamzai që u kthyhen prej andej na bënë me krahë pasi atje shikonim shpresën tonë për të fituar Shqipërinë. Më 26 dhjetor 1919 në shtëpinë e Osman Haxhiut me kthimin e përfaqësuesve të Vlorës nga Lushnja u zgjodh një Nënkomitet për të zgjedhur delegatët e Vlorës. Anëtarë të këtij Nënkomiteti u zgjodhën: Osman Haxhiu, Abaz Mezini, Aristidh Ruci, Dhimitër Qypi, Beqir Sulo, Ymer Radhima, Myqerem Hamzarai, Hamza Isai, Eshref Dano, Ibrahim Abdullai. Anëtarë të komisionit për organzimin e Kongresit të Lushnjës ishin caktuar edhe Halim Xhelo dhe Dhimitër Qypi. Vlonjatët zgjodhën për në Kongresin e Lushnjës 4 delegatë, 5 përfaqësues. Ja lista e plotë: Dhimitër Qypi, Qazim Kokoshi, Myqerem Hamzai, Ymer Radhima, Osman Haxhiu, Ibrahim Abdullai, Jani Minga, Hamza Isai, Halim Xhelo. Këta përfaqësues morën me vete edhe 5 shoqërues të armatosur. Pas ditës së parë thotë autori B.Gace në librin Rlindasi Ibrahim Avdullai “ Mesapliku dhe Kurveleshi dërgoi 6 përfaqësues të tjerë në përkrahje të kongresit. Në senat u zgjodhën nga Vlora: Qazim Koculi, Spiro J.Koleka, Sadulla Tepelena, Myqerem Hazmai”. Pra, përfaqësues nga Vlora dhe krahinat ishin 9+6=15. Arsye ishte për një shpërndarje dhe përfaqësim të të gjithë krahinave. Lista e parë ishte e përfaqësuar vetëm nga delegatët e qytetit të Vlorës. Krahina e Mesaplikut dhe Kurveleshit dërgoi ditën e dytë, 6 përfaqësues të sajën.


10

« legalizimet

E mërkurë 23 janar 2013 •

Drafti pritet të kalojë për miratim brenda muajit shkurt

Qeveria, ligj të ri për legalizimet dhe shtesat pa leje Armand Maho

Q

everia pritet të miratojë së shpejti ndryshimet në draftin e ri për legalizimet. Burime nga ekzekutivi pohuan dje për “Metropol” se Këshilli i Ministrave brenda shkurtit do të miratojë ligjin e ri, i cili ka si synim njohjen e pronës për të gjitha ndërtimet që janë ndërtuar pas hyrjes në fuqi të ligjit “për legalizimin, urbanizimin dhe Integrimin e ndërtimeve pa leje”. Sipas të njëjtave burimeve, në ligjin e ri janë përfshirë kryesisht shtesat e ndërtimeve pa leje të bëra në qendrat urbane por që nuk janë vetëdeklaruar deri më tani, por edhe ndërtimet e kryera pas hyrjes në fuqi të ligjit për legalizimet. Rezultatet Procedura e deritanishme parashikonte që në procesin e legalizimit të përfshiheshin vetëm ato ndërtime në zonat informale, por edhe shtesa, që kishin bërë vetëdeklarimin. As dorëzimit të formularit

përkatës, në derën e qytetarit trokisnin grupet e punës, të cilat më pas bënin matjen e objektin dhe në bazë të metrave bëhej dhe pagesa përkatëse. Por deri më tani nga puna në terren ka rezultuar

se një pjesë jo e vogël e atyre që kanë ndërtuar pa leje nuk e kanë vetëdeklaruar ndërtimin, duke kaluar të gjitha afatet. Në ligjin e vjetër parashikohej, që në rast se kalohej afati i përcaktuar, atëherë ndërtimi

konsiderohej i paligjshëm. Në ndryshimet që i janë bërë ligjit për legalizimet ky afat është shtyrë dy herë, por nga ana e specialistëve të ALUIZNIT-it sërish janë vërejtur mangësi, qoftë në plotësimin e doku-

1. Rishikimi i legjislacionit do të reflektojë edhe politikën për 80 000 ndërtimet e paligjshme të krijuara pas afatit ligjor. 2. Projektligji për legalizimin e këtyre objekteve parashikon që ndërtesat e gjendura në zonat ku planet urbanistike/territorialë janë miratuar, të legalizohen dhe të integrohen me territorin urban, ndërsa të tjerat do të prishen. 3. Parandalimi i ndërtimeve të paligjshme në të ardhmen do të mbështetet me integrimin e planeve rregulluese, me procedurat më të hapura dhe më efektive të lejeve të ndërtimit. 4. Do të ketë një regjistër të veçantë në ZRPP për regjistrimin e lejeve të ndërtimit, si dhe me forcimin e proceseve të kontrollit dhe të prishjes.

mentacionit, por qoftë dhe në vetëdeklarime. Një problem tjetër, që ka lindur në zyrat e ALUIZNIT-it është se për shtesat pesëkatëshe, ligji parashikon vetëdeklarim kolektiv, ndërkohë që nuk 2është gjetur gjuha e përbashkët mes banorëve për diçka 5të tillë, gjë që ika sjellë dhe ngecjen në vend të procesit për shumë pallate në zonat urabane. Përgjatë viteve, banesat kanë ndryshuar destinacion te blerësit dhe shumë persona nuk kanë mundur të legalizojnë ndërtimet e tyre, pasi nuk i lejon ligji. Ndryshimet marrin përsipër pikërisht zgjidhjen e këtij ngërçi që ka sjellë dhe stopimin e procesit. Kush mbetet jashtë Por ligji i ri nuk jep shpresa për të gjithë. Në draftin e miratuar sërish mbeten jashtë procesit ata që kanë ndërtuar

në zona me përparësi zhvillimi ose përparësi turistike. Me pak fjalë në rast se është ndërtuar mbi zona të cilat janë parashikuar zgjerime rrugësh, ose ndërtim rrugësh, ose që më parë ka ekzistuar një plan urbanistin ato sërish do të shemben. Ka ndodhur shembja e Ksamilit, e Jalës, por edhe një pjesë e ndërtimeve në Himarë. Nga ana tjetër ligji parashikon shembje të ndërtimeve informale që ndodhen mbi kolektorë apo vepra të tjera publike. Burime nga qeveria, shprehen se me ligjin e ri do të futen si kolateral në ekonominë shqiptarë me shumë se 300 milionë euro, shumë kjo që do të futet në ekonominë shqiptare në këtë kohë krize. Gjithsesi, projekti është ende në fazat e konsultimit dhe do duhet edhe disa ditë që të marrë miratimin e dikastereve përkatëse.

REPUBLIC OF ALBANIA MINISTRY OF INTERIOR General Directorate of Civil Emergencies

REPUBLIC OF ALBANIA MINISTRY OF INTERIOR General Directorate of Civil Emergencies

Vacancy Announcement

Vacancy Announcement

Under the 2nd Call for ordinary project proposals of the IPA Adriatic Cross-Border Cooperation, Project ADRIARadNet, Ministry of Interior, General Directorate of Civil Emergencies announces a job vacancy for the position of Financial Specialist.

Under the 2nd Call for ordinary project proposals of the IPA Adriatic Cross-Border Cooperation, Project ADRIARadNet, Ministry of Interior, General Directorate of Civil Emergencies announces a job vacancy for the position of Project Coordinator.

A. General Qualification Requirements: - Have a University Degree in Economic, Business Administration or Accounting; - At least 3 years of professional experience; - Have very good knowledge of accounting principles and regulations, financial management and expenditure report procedures; - Written and spoken English and skills in computer; - Previous experience with projects. - Excellent verbal and written communication, accuracy, deadline-oriented, planning, organizing and good reporting skills; - Be able to submit progress/financial reports and applications for reimbursements.

A. General Qualification Requirements: - Have a University Diploma in Law or related; - At least 3 years of professional experience; - Written and spoken English and skills in computer; - Previous experience with projects. - Excellent verbal and written communication, accuracy, deadline-oriented, planning, organizing and good reporting skills; - Have good knowledge of contract awarding rules, public procurement procedures and applying rules and regulations and management and control manual. - Ability to work with technical working groups and overview the progresses of ongoing project activities.

B. Submission of the documents and the selection procedure: - The candidate must submit within the January 25, 2013 at the address of the Ministry of Interior, General Directorate of Civil Emergencies, the following documents: request for application, CV, copy of the school diploma and list of grades, diplomas or certificates of qualification, certification from the judicial status, at least one letter of reference, a phone contact number and the full address of residence. (no submission of full documentation will result in disqualification of the candidate); - After the preliminary verification of files, short-listed candidates will be interviewed at the Ministry of Interior within two weeks.

B. Submission of the documents and the selection procedure: - The candidate must submit within the January 25, 2013 at the address of the Ministry of Interior, General Directorate of Civil Emergencies, the following documents: request for application, CV, copy of the school diploma and list of grades, diplomas or certificates of qualification, certification from the judicial status, at least one letter of reference, a phone contact number and the full address of residence. (no submission of full documentation will result in disqualification of the candidate); - After the preliminary verification of files, short-listed candidates will be interviewed at the Ministry of Interior within two weeks.


aktualitet • E mërkurë 23 janar 2013

ELBASAN- Një 36-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është kapur duke vjedhur një portë hekuri në një lagje të qytetit të Elbasanit. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar zhurmë gjatë vjedhjes së portës. Menjëherë një patrullë është nisur në vendin ku ishte lajmëruar dhe ka arrestuar personin me presh në duar. I. Biba me banim në lagjen “Beqir Dardha” ka pikasur një shtëpi në lagjen “Luigj Gurakuqi” ku nuk banonte njëri pasi pronarët ishin

»

11

Banesa e pabanuar, fqinjët lajmëruan policinë pasi dëgjuan zhurma

Do ta shiste për skrap, kapet duke vjedhur portën e hekurit Vjedhjet për skrap “në modë”, brenda vitit të shkuar pati 71 raste në emigracion dhe ka menduar të marrë portën e hekurit, e cila nga pesha dhe vlera mund t’i siguronte një sasi të konsiderueshme parash duke e shitur për skrap. Policia deklaroi se ai ka tentuar të presë pjesët e hekurit në shtëpinë e pabanuar, por është ndier nga fqinjët, të cilët kanë lajmëruar

për vjedhjen. Tashmë autori i kësaj vjedhje të rrallë do të përgjigjet për veprën penale të mbetur në tentativë. Vjedhjet për skrap janë të shumta në qarkun e Elbasanit. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 71 vjedhje nga të cilat janë zbuluar 52 me 60 autorë. Pjesa më e madhe e vjedhjeve

kanë pasur si synim magazinat e hekurishteve, shtëpitë, si dhe ndërmarrjet e ndryshme. Kërkesa për skrap dhe shitja me një çmim të arsyeshëm ka bërë që shumë të rinj të bien pre e kësaj veprimtarie kriminale duke përfunduar shpesh pas hekurave edhe për një kilogram hekur. L. Lleshi

Qindra të arrestuar dhe dhjetëra që përfundojnë çdo muaj në spital

Gramshi, qyteti i vogël me numrin më të madh të përdoruesve të drogës LEDIA LLESHI GRAMSH- Qyteza e vogël në juglindje të vendit, Gramshi me rreth 7 mijë banorë renditet në listën e qyteteve me më shumë përdorues droge. Në raport me numrin e banorëve sot Gramshi ka rritjen më të madhe të konsumatorëve të heroinës dhe hashashit dhe kjo sipas një vëzhgimi të bërë nga sektori shëndetësor. Konservatorë në dukje, por tepër liberale, kjo qytezë e njohur në Shqipëri vetëm për fabrikën e prodhimit të armëve ka thyer rekordet kombëtare duke lenë pas edhe qytete më të mëdha. Policia ka vite që e njeh si fenomen, por e ka të pamundur për ta minimizuar veçanërisht kur numri i përdoruesve shkon në rritje. Përdoruesit dhe shpërndarësit Si baza më e afërt e furnizimit me heroinë është qyteti i Elbasanit, ndërsa Lushnja përdoret si baza e blerjes së hashashit nga trafikantët e vegjël lokalë. Për vitin 2012 Sektori kundër Narkotikëve

Reshjet e shiut që prej më shumë se një jave vijojnë të bien me intensitet dhe kanë shkaktuar jo pak probleme në disa zona të vendit. Në Vlorë, një pjesë e kodrës në lagjen ‘10 Korriku’ ka rrëshqitur duke rrezikuar që të zërë poshtë banesat që gjenden nën të. Situata problematike është krijuar prej disa vitesh, por në dy ditët e fundit si pasojë e reshjeve dheu ka avancuar duke bllokuar një rrugë, e cila shkon mbi kodër dhe duke bërë që të ndahet me vetëm pak metra me banesat ngjitur. Pronarët e banesës shprehen të shqetësuar në lidhje me këtë problem. Sipas tyre, që prej dy ditësh kur ka rinisur shkarja masive, ata qëndrojnë roje të banesave të tyre pasi sipas tyre pritet që nga momenti në moment situata të kthehet në mjaft problematike. Duke përfshirë edhe banesat, të cilat në total të rrezikuara janë mbi

dhe Trafiqeve ka referuar në Prokurori në total 128 vepra penale të luftës kundër narkotikëve dhe janë zbuluar 125 në qarkun e Elbasanit. Janë gjithsej 145 autorë veprash penale nga të cilët janë arrestuar 73 persona, 70 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa 2 kanë arritur t’i shpëtojnë prangave. Gramshi mban një pjesë të rëndësishme në këto arrestime. Vetëm gjatë muajit janar janë arrestuar dy të rinj që shpërndanin lëndë narkotike. Shqetësimi për rritjen e numrit të përdoruesve është hasur edhe nga spitali i Gramshit. Burime nga ky spital bëjnë të ditur se mbi 10 raste në muaj përfundojnë me mbidoza apo shqetësime pas përdorimit të lëndëve narkotike. Sipas të njëjtave burime, ata janë kryesisht adoleshentë deri në moshën 25 vjeç. Nga konstatimi i rasteve mësohet se vijnë nga familje të varfra dhe përfshihen në veprimtari kriminale siç është shitja apo vjedhja për të arritur të blejnë lëndën narkotike. Kryesisht të rinjtë

Përplasen 2 mjete

Aksident në Fushë Krujë-Tiranë, 4 të plagosur KRUJE- Katër persona janë plagosur sot në një aksident të ndodhur në rrugën Fushë-Krujë, Tiranë. Aksidenti i rëndë me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur rreth mesditës në aksin kombëtar. Policia ka thënë se dy mjete Benz janë përplasur me njëri-tjetrin rreth orës 13:45 minuta e për pasojë kanë marrë plagë të gjithë personat që udhëtonin në to. Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Konflikt pronësie

Plagos me gurë në kokë vëllain, ndalohet

e Gramshit janë përdorues të kanabisit dhe pak raste të heroinës. Kjo sipas specialistëve të policisë ka lidhje me

nivelin ekonomik. Madje edhe rritja e numrit të përdoruesve sipas tyre ka lidhje pikërisht me gjendjen sociale.

Policia e Krujës ka bërë ndalimin e një 49-vjeçari, i akuzuar për dhunë në familje. Burime zyrtare nga policia thanë për se Dylaver Vera banues në fshatin Borizanë të Krujës u arrestua si personi që ka plagosur vëllain e tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti pronësie mes tij dhe vëllait 63-vjeçar D.V, duke bërë që 49-vjeçari të rrëmbejë një gur dhe të qëllojë vëllain e tij në kokë duke e plagosur. Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për hetime të mëtejshme.

Probleme në Vlorë dhe në Durrës, banorët roje dhe gjatë natës

Reshjet intensive, rrëshqasin kodrat, 22 banesa në rrezik Asnjë zgjidhje për të rrezikuarit. Dako: S’kemi fonde për të ndërhyrë

20. Pikënisja e problemit sipas banorëve fillimisht ka qenë depozita e ujit, e cila si pasojë e rrjedhjeve dëmtoi kodrën, ndërkohë që tashmë depozita është dëmtuar si pasojë e shkarjeve të dheut. Sipas banorëve, një prej problemeve më shqetësues janë edhe disa

bunkerë, të cilët nga momenti në moment mund të shkasin dhe të bien mbi shtëpitë. Për sa i përket zgjidhjes banorët e rrezikuar shprehen se janë ankuar disa herë, por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje konkrete për këtë problem përveçse kanë krijuar vetë me inves-

time personale disa prita, të cilat tashmë janë të dëmtuara e përpirë prej dheut. Banorët apelojnë që të ndërmerret sa më shpejt një zgjidhje nga ana e qeverisë përpara se të jetë shumë vonë. Ndërsa në Durrës ka pasur rrëshqitje në Kodër Vilë në krahun e Currilave. Masive dherash kanë shqetësuar banorët e zonës, pasi reshjet e shiut vetëm sa po përkeqësojnë situatën në Kodër Vilë. Gjatë ditëve të fundit kanë rrëshqitur masive dherash nga Kodra e Vilës drejt Currilave. Dy banesa rrezikojnë rrëshqitjen pasi fenomeni i erozionit është thelluar së tepërmi në këtë zonë si pasojë e reshjeve të

shiut që prej ditësh nuk kanë pushuar. Problemi është ngritur jo vetëm nga 2 familjet, por dhe nga banorë të tjerë pasi problemi shtohet sa herë që bie shi në këtë zonë. Kryebashkiaku Vangjush Dako tha se për zonat ku ka rrëshqitje ka një projekt me vlerë 2 milionë euro, por që fle në sirtarë pasi bashkia nuk ka fonde. Projekti konsiston në mbjelljen e pemëve me qëllim ndalimin e erozionit. Dako bëri të ditur se problem financimi është dhe dëmshpërblimi që kanë kërkuar 200 familje që pësuan përmbytje nga shiu. Dako theksoi se familjet janë nga zona e Plazhit, Shkozetit dhe

ish-kënetës. Kreu i Bashkisë së Durrësit tha se grupe të bashkisë janë duke evidentuar dëmet dhe fatura financiare do t’i kalojë bashkisë Këshillit Bashkiak për miratim. Familjet pretendojnë se nga përmbytjet jo vetëm që u shkatërruan të mbjellat, por uji që hyri në banesa shkatërroi mobilje dhe pajisje elektroshtëpiake. Ndërkohë në aksin Tiranë-Elbasan janë rrëzuar 3 pisha pranë zonës së Farkës. Pisha e madhe e drunjtë e rrëzuar ka shkaktuar radhë të gjata në qarkullimin e automjeteve. Drejtuesit e mjeteve qëndrojnë në pritje që Drejtoria e Rrugëve të heqë pishat nga aksi.


12

« gossip

Vdes regjisori Michael Winner Regjisori i njohur i filmit ‘Death Wish’, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, mbrëmjen e 21 Janarit. Winner ka bërë të ditur një vit më parë se i kishin mbetur vetëm 18 muaj jetë. Gruaja e tij Geraldine Winner është shprehur se ai ishte një burrë i mrekullueshëm, gazmor dhe brilant. Winner ka lindur në Londër në 1935, ku e filloi karrierën e tij si një gazetar, para se të shkonte në BBC si skenarist dhe si asistent regjisor. Ai ka punuar me disa filma në 1960, por bashkëpunimi me Oliver Reed i dha atij një vëmëndje të veçantë në producentët e Hollivudit. Emri i tij u bë edhe më i njohur si regjisor i filmit ‘Death Wish’, në 1974. Winner pati operacione të njëpas njëshme pasi kishte ngrënë një oster të infektuar, e cila i kushtoi jetën. Më vonë ai morri një infeksion E. Coli. në 2011, e cila u bë shkak për vdekjen e tij. Kolegë dhe personazhe të njohur të artit kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të një njeriu inteligjent.

E mërkurë 23 janar 2013 •

Raportet midis femrave

janë më të komplikuara sesa ato midis meshkujve

Selena Gomez: Më ndihmon shoqërimi me Swift dhe Hudgens Të dashurit shkojnë e vijnë, por Selena Gomez ka dy shoqe speciale dhe shumë, shumë të famshme në të cilat ajo mbështetet. Starleta, 20-vjeçare, ka përmendur Taylor Swiftin, 23 vjeçe, dhe Vanessa Hudgens, 24 vjeçe, nga lista e saj e gjatë e shoqërisë, derisa ajo u jep shumë komplimente atyre. “Më ndihmon që Taylor dhe Vanessa janë më të vjetra se unë”, ka thënë ajo gjatë një koncerti humanitar të mbajtur në New York për UNICEF-in, ku është edhe ambasadore për bamirësi. “Ato kanë përvojë pak më shumë se unë dhe në të njëjtën kohë jemi duke përjetuar të njëjtat gjëra së bashku”. Ajo në kohën e fundit punoi me Hudgens në “Spring Breakers”, një komedi për katër shoqe të kolegjit, premiera e të cilës do të jetë në muajin mars. “Ndiej se dua të jem si ajo”, ka thënë Selena për kolegen e saj. “Ka qenë një person i mrekullueshëm dhe ka qenë fantastike në filmin ‘Spring Breakers’. Ajo është një shoqe shumë e mirë”. Gomez ka folur edhe për Taylor Swift duke kujtuar edhe çastin kur ato janë takuar. “Unë dhe ajo jemi njoftuar kur ajo ka qenë 18 vjeç. Kjo ka qenë para se të publikohej albumi i saj ‘Fearless’ dhe ishte e pabesueshme të shohësh dikë aq shumë të suksesshëm dhe modeste”, ka thënë ajo. “ Mendoj se ajo ka qenë një ndikim i madh për mua të qëndroj kështu si jam”.

VIP-at në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Obama Nuk kanë munguar VIP-at në ceremoninë e dytë të inaugurimit të presidentit Barack Obama. Edhe pse nuk bëhet fjalë për një ngjatje tipike me “qilimin e kuq”, sërish karakteristikat e kësaj ceremonie ngjajnë me ato të shoë-biznesit dhe në të njëjtën arritën numër i madh i fytyrave të njohura publike. Protagonistja kryesore ishte këngëtarja Beyonce e cila e këndoi himnin e SHBA-ve dhe mallëngjeu të gjithë t pranishmit me zërin e saj të mrekullueshëm. Në fakt që në momentin e ardhjes së saj mashkë me bashkëshortin e saj Jay Z, ajo mori duartrokitjet më të mëdha, madje më shumë edhe nga duartrokitjet që iu dedikuan ish-presidentit Bill Clinton dhe të shoqes, Hilary. Ndër personalitetet e tjera Vip të pranishëm gjatë ceremonisë ishin edhe Kelly Clarkson, Eva Longoria, Stevie Wonder, Alicia Keys, Mana, Usher, Brad Paisley, Chris Cornell, Jamie Foxx, Jennifer Hudson dhe shumë të tjerë.

F

emrat edhe ashtu shpesh janë të komplikuara për ne meshkujt, por marrëdhëniet midis tyre janë një gjë me të vërtetë e vështirë për t’u kuptuar. Raportet midis femrave janë më të komplikuara sesa ato midis meshkujve, qoftë për raportet e miqësisë, apo të armiqësisë. Ja disa nga raportet më të shpeshta midis tyre. E njohshmja e vjetër Është vajza që e keni në fqinjësi, në shkollë, apo në punë. Edhe pse e njihni me vite të tëra, kurrë nuk keni krijuar

një raport më të thellë me të. Kjo nuk është dikush të cilit ia besoni sekretet tuaja, apo që qani hallet me të. Shoqja e përkohshme Ju ka bashkuar situata në të cilën jeni gjendur, qoftë nëse jeni punësuar në të njëjtën kohë, jeni ndarë, apo jeni sëmurë. Situatat e tilla të stresit i shtyjnë njerëzit që të shoqërohen dhe të lidhen me të tjerët. Por, këto shoqëri rrallëherë kalojnë në shoqëri të gjata. Shoqja e vërtetë Ky lloj i raportit është më së vështiri për t’u krijuar. Shoqja është shumë

Vetmia e keqe për shëndetin Alarmohet Apple: iPhone 5 nuk ka kërkesa Sipas një raporti të fundit të publikuar në mediat amerikane, thuhet se Apple ka reduktuar porositë për pjesët e iPhone 5, për shkak të kërkesës së ulët në treg. Për tremujorin aktual të vitit, vetëm gjysma e ekraneve të iPhone 5 janë porositur nga Apple, krahasuar me planin fillestar, thuhet sipas Wall Street Journal. Por, përveç ekranit, edhe porositë e elementëve të tjera, që e përbëjnë produktin e famshëm iPhone 5, thuhet se janë reduktuar njofton Krokodili.com. Porositë e reduktuara nga Apple për pjesët e iPhone kanë ndodhur edhe më parë, por këtë herë, ulja e kërkesës i atribuohet edhe tregut të dobët. Apple do të prezantojë bilancet e reja financiare më 23 janar.

Vetmia nuk është thjesht një gjëndje e pakëndshme, por edhe e dëmshme për shëndetin, kanë sugjeruar studimet, pasi mund të dëmtojë sistemin imun. Njerëzit që ndihen vetëm janë më vulnerabël ndaj viruseve latente në sistemin e tyre, se sa ata që kanë lidhje të forta. Njerëzit e vetmuar janë më të predispozuar se të tjerët për të prodhuar komponime inflamatore në përgjigjje të stresit, gjë që mund të sjellë sëmundje kronike dhe të zemrës. Lidhja mes sistemit imun dhe vetmisë është një lidhje e drejtë pasi të ndjerit socialish i izoluar është në asosacion me një shëndet të varfër dhe sëmundje të zemrës. Kërkimet e studimeve të ndryshme kanë bërë të njohur se stresi kronik krijon kushte për inflamacion dhe shkatërrim të imunitetit në trupin e njeriut. Madje vetmia mund të veprojë si një burim i vetëm i stresit kronik. Studimet e hershme kanë treguar se marrëdhëniet e afërta janë të nevojshme për lulëzimin e njeriut. Pa to njerëzit do të jenë nën presionin e stresit. Ky studim nuk duhet parë si dënim, por pjesa më e rëndësishme e këtij studimi është se ata që ndjehen të afërt me miqtë dhe familjen, mund të dinë se shëndeti i tyre ka shumë gjasa të marrë një nxitje nga këto marrëdhënie. Njerëzit të cilët janë të shoqërizuar përjetojnë edhe rezultate pozitive, ka thënë studimi.

e afërt me femrën. Shoqja e mirë e luan rolin e terapeutit, mbështetëses, bile edhe të partnerit jetësor, thonë psikologët. Shoqja e mirë është dikush te i cili mund të llogaritni gjithmonë, e mu për shkak të bukurisë dhe thellësisë së atij raporti, është e pamundur që të keni shumë shoqe të tilla. Armikja Është dikush që nuk keni mundur ta evitoni gjatë jetës, qoftë se keni shkuar në shkollë, në fakultet, apo keni punuar së bashku. Ajo që preferoni ta bëni në një rast të tillë, është që ta injoron i atë person.


gossip • E mërkurë 23 janar 2013

»

13

Belluci Mbështes Mario Montin

Justin Bieber më i ndjekuri në Twitter, kalon Lady Gagan

Shtëpia e Chris Brown bëhet preh e telefonatës anonime Chris Brown është bërë viktima e fundit e një telefonate anonime e cila ka rezultuar false. Policët i janë përgjigjur një raportimi nga një person anonim duke thënë se po ushtrohej dhunë, duke përmendur edhe një armë në shtëpinë e Chris. Departamenti i policisë së Los Angelesit tregoi se personi që kishte dhënë këtë alarm të rremë, sqaroi se nëna dhe babai i Chris kishin pasur mosmarrëveshje dhe se babai kishte armë në dorë. Por kur policët kanë arritur aty nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë mosmarrëveshje ose dhune. Prindërit e Chris nuk ndodheshin në shtëpi, po ashtu edhe rreperi Chris. Por me sa duket telefonatat e rreme janë bërë shumë të zakonta për personazhet e njohur, ku brënda javës, familja Kardashian u bë target i telefonatave të këtij lloji, ku policët dërguan makina dhe helikopterë në rezidencën e familjes në Hidden Hill, pasi ishin informuar se shtëpia ishte sulmuar nga brënda me njerëz me armë. Por policia nuk gjeti asnjë gjë alarmante. Emra të tjerë të njohur kanë qënë target të telefonatave anonime si Miley Cyrus, Simon Cowell, Justin Bieber, Ashton Kutcher dhe Tom Cruise.

R

rjetet sociale në Itali janë “çmendur” pasi aktorja Monica Belluci u shpreh në favor të Mario Montit si kryeministër i Italisë. Komentet ishin si pozitive, ashtu edhe negative, por deklarata e Monica ishte e qartë. “Mendoj se Mario Monti ka bërë një punë shumë të mirë. Do të doja që ai të ishte në krye të qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve”, ka thënë Belluci. Aktorja ka konfirmuar vullnetin e saj për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të Italisë, që do të mbahen pas një muaji. “Sigurisht që do të votoj. Jam italiane. Edhe pse udhëtoj nëpër botë mbetem italiane dhe pasaporta e vetme që kam është italiane”, ka thënë Belluci. Ylli i kinemasë italiane ndodhet aktualisht në Drvengrad, fshati prej druri në këmbët e maleve të Serbisë perëndimore, ku prej së shtunës është mysafire e Festivalit Kinematografik të Emir Kusturicës, kushtuar regjisorëve dhe kineastëve të rinj. Aktorja do të jetë gjithashtu protagoniste e filmit të ri të Kusturicës mbi luftën në Bosnje, xhirimet e të cilit do të fillojnë në muajin maj.

Miley Cyrus & Liam Hemsworth pushojnë në Kosta Rika Të dashuruar më shumë se kurrë, Miley dhe Liam janë larguar për një pushim romantik në plazhet e mrekullueshme të Kosta Rikës. Miley është dukur tepër e relaksuar duke shijuar përqafimet e të fejuarit të saj të pashëm Liam Hemsworth. Bashkë me çiftin ndodhet dhe familja e Hemsworth. Në fillim të muajit Liam festoi 23 vjetorin, dhe duket se romanca mes tyre po shkon shumë mirë.

Bieber është zyrtarisht mbreti i twitterit. Ai është bërë një nga personazhet më të kërkuara në këtë rrjet social, duke ia kaluar edhe Lady Gagas. Ai ka arritur 33,315,521 ndjekës, me një mesatare rreth 40,055 ndjekës në ditë. Bieber dhe Gaga kanë qënë më të ndjekurit në twitter. Por Gaga nuk është bërë xheloze për këtë, gjë të cilën e ka treguar dhe reagimi i saj ndaj rezultatit duke uruar Bieber: ‘Jam shumë krenare për ty dhe gjithë ata që të ndjekin ty. Jam shumë e lumtur teksa shoh fansat e tu gjithnjë e në rritje, ti e meriton’, duke shtuar ‘monstrat të mbështesin ty’. Ndërsa Katy Perry renditej në vënd të tretë me 31.4 milion ndjekës, vëndi i katërt dhe i pestë disponohej nga Rihanna dhe presidenti Obama. Në muzikë pritet që të dy Bieber dhe Gaga të nxjerrin album të ri këtë vit.

James Franco shkruan poezi për inagurimin e Obamas Për të lënë shenjë në ditën e inagurimit të presidentit Obama, aktori Franco ka shkruar një poemë kushtuar presidentit. Poema është titulluar ‘Obama në Asheville’, duke rikujtuar takimin e tij të parë me presidentin, ku ai ishte ftuar në darkën e përvitshme të korrespodentëve në shtëpinë e bardhë. Aktori është autorizuar nga Yahoo News për të shkruar këtë poemë. Në këtë poemë kushtuar Obamas ai e quajti atë “një shërbëtor të madh të popullit”, duke thënë se kjo është “mirësia thelbësore” e tij që e përcakton atë nga liderët e tjerë politikë. Të tjerë poetë që janë autorizuar nga Yahoo News për t`i kushtuar poemë Obamas kanë qënë James Tate dhe Paul Muldoon, poetja japoneze-amerikane shumë e vlerësuar Brenda Shaughnessy, si dhe Kevin Young.


14

« bota

E mërkurë 23 janar 2013 •

GJERMANI-FRANCE Miqësia, si histori suksesi M

iqësia gjermanofranceze nuk duhet kurrë të kthehet në rutinë, edhe 50 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes Elysée nga Kancelari gjerman Konrad Adenauer dhe Presidenti francez De Gaulle. Çdo gjeneratë politikanësh apo gjeneratë të rinjsh francezë dhe gjermanë duhet të punojnë për të. Kush ka sikur dyshimin më të vogël për rolin kyç të Gjermanisë dhe Francës në Bashkimin e Evropës, atij i rekomandohet të vizitojë varrezën në Douaumont. Aty gjenden eshtrat e 130.000 të vrarëve nga të gjitha kombet në betejën e Verdun në Luftën e Parë Botërore. Pikërisht aty qëndruan në vitin 1984 Presidenti francez, Mitterrand dhe Kancelari Helmut Kohl në një gjest pajtues dorë më dorë. Kjo pamje pushtoi botën. Shumë varreza ushtarësh në Francë, Belgjikë, Gjermani janë dëshmitare të armiqësisë së tejkaluar mes Gjermanisë dhe Francës. Mbi varrezat e luftërave botërore lindi fryma e pajtimit, e nisur që në fund të viteve 1940-të me themelimin e organizatave të para gjermano-franceze dhe e kurorëzuar në marrëveshjen ndërshtetërore të vitit 1963. Një restrospektivë në fillimet e miqësisë gjermano-franceze dhe në vizionet e ministrit të Jashtëm, Robert Schuman, vitet 1950- të ndihmon relativizimin e politikës aktuale gjermano-franceze. Nuk është vendimtare nëse Madame Merkel apo Herr (zoti) Hollande kuptohen mirë me njëri-tjetrin dhe heshtin. Vendimtare është që dy fqinjët të vazhdojnë të takohen, që studentët dhe studentet të krijojnë një imazh për njëri-tjetrin, që gjuhët të mësohen, që ushtarët të bëjnë shërbim të përbashkët ushtarak, që tregtia të vazhdojë, pushuesit të vijnë papushim në Berlin apo në Paris, pa kaluar kufij dhe me të njëjtën valutë në dorë. Sigurisht që në nivelet më të larta politike nuk ekzisotn harmonia e plotë në marrëdhënien personale mes kancelares dhe presidentit. Por kjo nuk duhet të mbivlerësohet. Gjithmonë ka pasur faza të tilla në 50 vitet e fundit. Madje vetë De Gaulle dhe Adenauer nuk kanë gjithmonë një shpirt e një zemër. Kancelari Brand dhe Presidenti Pompidou nuk e preferonin njëri-tjetrin. Edhe Presidenti Mitterrand dhe Kancelari Kohl fillimisht nuk kanë qenë miqtë më të mirë. Kancelari Schröder dhe Presidenti Chirac ishin të një mendjeje vetëm në distancimin ndaj Amerikës. Chirac kishte më shumë simpati për bashkëshorten e Schröderit. Miq të vërtetë kanë qenë vetëm Kancelari Helmut Schmidt dhe Presidenti Giscard d’Estaing, që ende sot së bashku debatojnë për Evropën. Vendimtare është që mbi

Shumë varreza ushtarësh në Francë, Belgjikë, Gjermani janë dëshmitare të armiqësisë së tejkaluar mes Gjermanisë dhe Francës. Mbi varrezat e luftërave botërore lindi fryma e pajtimit, e nisur që në fund të viteve 1940-të me themelimin e organizatave të para gjermano-franceze dhe e kurorëzuar në marrëveshjen ndërshtetërore të vitit 1963

bazën e marrëveshjes Elysée zhvillohen konsultime, koordinohen planet dhe negociohet. Në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes ende nuk janë bërë realitet të gjitha pikat e marrëveshjes, këtu sigurisht ka nevojë për më shumë ujdi. Franca dhe Gjermania në krizën aktuale të euros vërtet ndjekin udhë të ndryshme, por drejtimi për nga shkohet mbetet i njëjtë: Më shumë Evropë. Megjithatë, këtë vit nuk priten shumë impulse, sepse socialisti francez Hollande pret që konservatorja Merkel të zëvendësohet nga një kancelar socialdemokrat. Merkel mbështeti vitin e kaluar pa e fshehur shumë, rivalin politik të Hollandë, Nicolas Sarkozy

po rezultati nuk doli ashtu si priste Merkel. Kjo po tregohet tani. Pikërisht për këtë arsye në këtë jubile nuk ka ndonjë iniciativë të re politike as nga Berlini dhe as nga Parisi, kryesisht përkujtohet me mirësjellje përvjetori. Nuk ka rëndësise cila parti politike apo koalicion jep tonin aktual, Franca dhe Gjermania duhet dhe do të bëhen motorë të Bashkimit Evropian. Këtë e duan të gjithë politikanët pjesëmarrës si në lumin Spree, ashtu dhe në Seine, dhe këtë e dinë edhe fqinjët evropianë. Ata ankohen se dyshja GjermaniFrancë duket se dikton. Kur ata nuk udhëheqin, atëherë dëgjohen prapë ankesa: Evropa ka humbur kompasin. Pikërisht

balancimi i këtyre pritshmërive dhe pretendimeve do të mbetet për kancelarë apo kancelare gjermanë dhe presidentë e presidente francize një detyrë e vështirë. Bashkëpunimi unik në të gjithë botën mes Gjermanisë dhe Francës mund të jetë model për vende të tjera që ende nuk i kanë zgjidhur konfliktet mes tyre. Nuk kemi pse të shkojmë larg, por mjafton të shikojmë Ballkanin. Nuk është e mundur që edhe mes serbëve dhe kosovarëve, boshnjakëve dhe serbëve, maqedonasve dhe grekëve, turqve dhe qipriotëve të futet fryma e pajtimit dhe bashkëpunimit ashtu si mes francezëve dhe gjermanëve. Vizioni i Robert Schumanit duhet të ketë relevancë për të

gjithë popujt e Evropës dhe ndoshta edhe më tej: Lufta mes kombeve duhet të kthehet në një gjë të pamundur përmes lidhjeve të forta, tha ministri i Jashtëm francez në vitin 1950. “Evropa nuk bëhet dot me një të rënë të çekiçit, por as me një sinops të thjeshtë. Ajo krijohet me vepra konkrete, që hedhin bazën e solidaritetit për aktin e përbashkët”. Në këtë frymë mund të punohet edhe në 50 vitet e ardhshme. Gjithmonë e sërish nga e para. Në një intervistë për Deutsche Welle, ministri i Jashtëm gjerman deklaroi se “me miqësinë gjermanofranceze kemi krijuar një xhevahir të vërtetë në thesarin tonë evropian. Por

natyrisht që kjo është edhe një shtyllë qendrore për të dy kombet tona. Kur ta mendosh se mes qyteteve gjermane dhe franceze kemi rreth 2000 marrëveshje partneriteti, atëherë shihet e gjithë gjërësia e këtyre marrëdhënieve. Një kanal televiziv gjermanofrancez, ushtarët të cilët bashkëpunojnë në brigada të caktuara. Para 50 vitesh ka fillur e gjitha dhe këto zhvillime kanë marrë një kahje me vërtetë të mrekullueshme. Pajtimi gjermano - francez i nënshkruar nga Presidenti De Gaulle dhe Kancelari Adenauer ishte themeli i një historie të jashtëzakonshme suksesi në këtë kontinent. Ajo ishte një bazë mbi të cilën u ngrit miqësia mes popujve. Unë vetë kam përjetuar shoqëritë gjermano - franceze që në kohën e rinisë, në Rajnland. Bashkëpunimi dhe shoqëria mes të rinjve dëshmojnë këtë histori suksesi. Ne jemi vizituar shpesh mes vete dhe kemi shkruar letra. Franca dhe Gjermania janë me të vërtetë për hapat e integrimit në Evropë një conditio sine qua non, pra një parakusht i domosdoshëm. Kjo nuk do të thotë se vetëm këto dy vende mjaftojnë, por nëse Gjermania dhe Franca nuk janë dakord, atëherë nuk mund të bëhet fjalë për zgjerimin evropian. Megjithatë, është me rëndësi të thuhet se ne kemi raporte shumë të ngushta edhe me partnerët dhe fqinjët e tjerë. Unë angazhohem shumë që në këtë miqësi të futet gjithnjë e më shumë edhe Polonia si fqinje jonë lindor dhe në këtë drejtim janë arritur disa marrëveshje shumë të rëndësishme. Për shembull, ëshë hapur kufiri në drejtim të Kaliningradit me Rusinë, që nuk ishte e vetkuptueshme kur shikon historinë. Miqësia dhe bashkëpunimi mes Parisit dhe Berlinit mund të plotësohet edhe me afërsinë me Varshavën”.


bota • E mërkurë 23 janar 2013

»

15

N

ë vitin 1930, arkeologu anglez John Garstang bëri një zbulim befasues në Palestinë, pranë grykëderdhjes së lumit Jordan, në Detin e Vdekur. Duke gërmuar mes mureve që sipas Biblës u shembën nga Jozefi, si dhe njerëzit e komanduar prej tij, në shekullin XIV-XII para Krishtit, kuptoi se ndodhej përpara mureve shumë më të lashtë. Xheriko ishte ajo që arkeologët e quajnë një tell (në gjuhën hebraike një kodër), një kodërz me disa shtresa arkeologjike përfaqësuese të vendbanimeve të ndryshëm të njeriut nëpër kohëra. E ngritur në lashtësi dhe më pas e rindërtuar disa herë mbi rrënojat e vjetra, Xheriko konsiderohet qyteti më i vjetër në botë. Prania e një burimi të bollshëm me ujë, si dhe një oaz rrethues plot me bimë favorizuan vendbanimin e parë urban në një rrip toke 250 metra nën nivelin e detit. Po përse aty, dhe jo diku tjetër? Dhe çfarë e bëri Xherikon “një qytet”? Zhvillimi Sot, gjysma e popullsisë së botës jeton në qytet, dhe në të kaluarën pikërisht në qendrat e para të banuara lindi qytetërimi. Gjë që u favorizua prej mundësisë që kishin banorët për të shijuar avantazhet e jetës së përbashkët. Ideja që “bashkimi bën fuqinë” reflektonte nevojën e njerëzve të parë për t’u grupuar në diçka më të strukturuar se sa një fshat. Revolucioni i madh ekonomik, teknologjik dhe kulturor i periudhës neolitike (nga dhjetë mijë deri në gjashtë mijë vjet më parë) shpërtheu me përhapjen e bujqësisë dhe ushqimit si burime jetese, me kontrollin e territorit, me rritjen e presionit demografik, ndarjen e punës dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes grupeve të ndryshëm njerëzorë. Vendbanimet formoheshin atje ku ambienti lejonte një rritje intensive të mjeteve të jetesës me të cilët mund të mbahej i gjithë komuniteti. Në Lindjen e Mesme këto mjete ishin gruri, bagëtitë dhe derrat, në Kinë e Indi orizi, sheqeri dhe bagëtitë, në Amerikën Latine misri dhe lamat. Skema e përsosur Qytetet e lashtë ishin vendbanime që vetëmbaheshin ku familjet fabrikonin edhe veshje, orendi dhe enë kuzhine. Secili ishte i specializuar në një detyrë të caktuar mes të cilëve realizimi i hapësirave publike (sheshe, rrugë, mure). E gjithë kjo nën udhëheqjen e një elite priftërinjsh apo liderësh politiko- ushtarakë. Një skemë kjo që u rishfaq në vende të ndryshëm të botës vetëm me ndonjë ndryshim rajonal, dhe që u vërtetua si e “pamposhtur”. Ai që nisi ishte një rreth vicioz: nga njëra anë bujqësia stimulonte përqëndrimin e popullsisë, nga ana tjetër përparimet në bujqësi bënin të mundur që të lirohej një pjesë e njerëzve për të kryer detyra të tjera, si artizanati, mbrojtja e komunitetit apo kulti. Tregu i lindur nga shkëmbimi i produkteve artizanalë bëri që të rriteshin qytetet, që megjithatë në të shumtën e rasteve nuk i kalonin disa qindra vetë. Roma e kaloi një milionëshin vetëm në shekullin e dytë. Qytet-gjysh Pjesa më e madhe e qyteteve doli në dritë nga 8 deri 5 mijë vite më parë. Qyteti më i lashtë duket se është Xheriko, edhe sepse datitmi është bërë më vonë: pas relievëve të John Garstang, që kish thënë se i përkiste vitit 5000 para Krishtit, ishte arkeologia angleze Kathleen M. Kenyon, e cila pas gërmimeve të kryera në vitet 1952-1958 e çoi përpara orën edhe me disa shekuj, duke thënë se qyteti është ndërtuar në mijëvjeçarin e tetë para Krishtit, të dhëna që u përftuan edhe falë testeve të karbonit 14. Në mijëvjeçarin pasues Xheriko u popullua nga njerëz që jetonin në shtëpi të rrethuara me tulla, në brendësi të të cilave janë gjetur mjete guri si sëpata, tokmakë dhe çekanë. Ishte i mbrojtur me mure, më të lashtët e historisë, me parete 5 metra të lartë dhe 2 metra të gjerë. Karboni 14 ka mundësuar gjetjen e moshës së një kulle me diametër tetë metra dhe lartësi po tetë metra,

Qytetet e përjetshme diku mes viteve 7060 dhe 6640 para Krishtit. Gërmimet e kryera nga Kenyon në pika të ndryshme të mureve të Xherikos kanë zbuluar se si muret ishin rindërtuar pas një shkatërrimit dhe se si shtëpitë rrethore, fillimisht të ndërtuara me gurë katërkëndorë, kishin ruajtur deri 22 nivele mbivendosje dhe 11 rindërtimi. Përgjatë mijëvjeçarëve, Xheriko pa të zgjeroheshin muret e vet, duke vazhduar mbivendosjen deri në Epokën e Bronzit. Në këtë periudhë, një shkatërrim total i qytetit ia la stafetën banorëve të rinj me tradita nomade të identifikuar me popullin antik të Amorrei. Drejt perëndimit Udhëtimi mes qyteteve më të lashtë të botës i çoi arkeologët në Turqi, ku duke filluar nga viti 1960, u eksploruan dy qytete që i përkisnin mijëvjeçarit të VII para Krishtit. Gadishulli i Anadollit me brigjet e gjatë dhe një nivel të brendshëm të rrethuar nga malet ka luajtur atëherë një rol kyç si vend tranziti për popullsitë e lashta lindore drejt perëndimit. Në Çayonu, në jug të Turqisë, njerëzit filluan që nga mesi i mijëvjeçarit IX para Krishtit

që të kultivonin tokën, t’i dedikohesin ushqimit dhe të jetonin në fshatra primitivë. Nuk njihnin ende qeramikën, një shpikje e periudhës neolitike dhe përdornin drurin për mjetet e tyre të ushqimit. Ndërsa Çatal Huyuk, i karakterizuar nga shtëpi kuadratike me çati të sheshtë në të cilat hipej me shkallë, është shembulli më i mirë i qyteteve neolitikë në turqi. Dhoma kryesore e këtyre banesave shërbente për ceremoni dhe festa. Përreth kësaj ndërtoheshin dhomat e tjera, të mëdha deri 26 metra katrorë. Përgjatë mijëvjeçarit VII dhe VI para Krishtit Çatal dhe Hacilar ishin dy qendrat më të rëndësishme të Azisë së Vogël. Megjithatë, gërmimet më të fundit në Turqi

janë duke rezervuar surpriza. Ndodh kështu në kompleksin e tempujve të Gobekli Tepe, në kufirin me Sirinë. Bëhet fjalë për një konstruksion shumë kompleks me kolona të mëdha të gurta dhe kafshë të skalitura në gur. U ngrit në mijëvjeçarin XI para Krishtit nga një popull i specializuar në gjuetinë e gazelave dhe kultivimin e drithit të egër, një lloj drithi që përdorej përpara grurit.

Yahya). Por edhe në Luginën e Nilit (Hierakonpolis, Armant, Illahun, Abidos, Menfi, Tebe) në atë të Danubit, në rrafshnaltat e Mezoamerikës (Tikal, Cacaxtla, El Tajin, Tenochtitlan, Copan) dhe në lartësitë e Perusë (Caral, Tiahuanaco, Pikimachay, Machu Picchu, Nazca). Të gjithë vende me një emërues të përbashkët: tokë pjellore dhe lumenj të mëdhej që u ofronin mundësi të mëdha bujqve.

Pjellorë Në Mesopotami, që konsiderohet djepi i qytetërimit janë të shumta provat e qyteteve më të lashtë. Si për shembull Eridu, i themeluar diku rreth vitit 5400 para Krishtit dhe që ndodhet në afërsi të Gjirit Persik, nën Abu shahrein në Irak. 5 mijë banorët që e popullonin në mijëvjeçarin e V jetonin në shtëpi katërkëndore, me oborre që të bashkuar formonin një lloj rrjeti urban, me rrugica që të çonin drejt një tempulli të madh. Pas Eridu u zbuluan falë gërmimeve edhe El Obeid, një tell pranë Mukayyar, ekspansioni urban i të cilit ndodhi në vitet 4800 dhe 3750 para Krishtit, si dhe qytete të tjerë (si Ur dhe Akkad) të gjysmëhënës Pjellore, rajoni mes luginave të lumenjve Tigër dhe Eufrat.

Orientalë Në Kinë, qytetërimi urban lindi me kulturën e Hemudu që u zhvillua në Yuyao, në provincën e Zhejiang në zonën e poshtme të Yangtze (Lumi i Kaltër). Mes viteve 5000 dhe 4500 para Krishtit, banorët e Hemudu ishin pionerë në kultivimin e orizit. Më në veri, përgjatë Huang-Ho (Lumi i gjelbër) kultura e Yang Shao kishte vendbanime në mijëvjeçarin e pestë para Krishtit. Në Japoni, periudha e Neolitit ka nisur që në vitin 10 000 para Krishtit, kur e ashtuquajtura kulturë Jomon u përhap në të gjithë ishujt e arkipelagut. Atëherë, popullsia i dedikohej gjuetisë dhe bujqësisë, bashkë me kultivimin e melit, derisa nisi kultivimi i orizit në shekullin V para Krishtit. Nëse në luginat e Indit dhe të Gang në nënkontinentin indian eksperimentet e parë të bujqësisë u kryen në mijëvjeçarin e VII para Krishtit, për urbanizimin u desh të pritej. Vetëm në fundin e mijëvjeçarit të katërt para Krishtit u themeluan përgjatë Indit qytete të vegjël të fortifikuar dhe diku rreth vitit 2700 para Krishtit nisi apogjeu i qyteteve të Harappas dhe Mohenjo-Daro, më të rëndësishmit dhe më të njohurit mes atyre që lulëzuan në brigjet e lumit të madh që përshkon Pakistanin, por që u zhdukën që në shekullin XVI para Krishtit. Këtu jetonin grupe prej afro 25 mijë vetësh që i dedikoheshin bujqësisë, artizanatit dhe mbi të gjitha tregtisë: shumë prej atyre produkteve të tyre janë gjetur në Mesopotami dhe në portet e gjirit të Arabisë. Këta qytete kishin një ndërtim të rregullt me rrugë parësore dhe dytësore.

Mitikë Duke u spostuar më në perëndim, në prani të Helespontit antik, apo më mirë Ngushticës së Dardaneleve që lidh detin Marmara me detin Egje, Troja ngriti muret e saj diku rreth vitit 3200 para Krishtit, duke kontrolluar aksesin në këtë rrugë detare komunikimi me Detin e Zi, kontinentin evropian dhe ishujt grekë. Shumë shpejt, qyteti u shndërrua në një qendër nevralgjike për metalurgjinë e bronzit, tregtinë e drithit, të floririt dhe të kuajve: aktivitete që e transformuan në një qytet të pasur dhe të fuqishëm. Kjo gjë ushqeu armiqësinë e Mikenës që diku rreth vitit 1200 para Krishtit nisi një luftë për t’i dhënë fund atij monopoli tregtar që i shkaktonte aq shumë zili: bëhet fjalë për Luftën e Trojës. Emërues i përbashkët Një bum autentik i bërthamave primitive urbane u verifikua afro pesë mijë vite më parë) dhe në rajone të ndryshëm: në luginat kineze të lumenjve Huang-Ho dhe Yangtze (Anyang, Zhengzhou, Gaochang) në Luginën e Indit (Harappa dhe Mohenjo-Daro) dhe në ato të Tigrit dhe Eufratit, përveçse në lumenj të tjerë të Lindjes së Mesme (Uruk, Babilonia, Ninive, Susa, Jiroft, Tepe

Amerikane Në anën tjetër të botës, në Peru, arkeologët kanë zbuluar kohët e fundit nën tokë një tjetër strukturë antike mes rrënojave të Secchin Bajo, 400 kilometra në veri të Limës, një shesh në formë rrethi që i përket mijëvjeçarit IV para Krishtit. Gjithmonë në Peru ka dalë në sipërfaqe edhe qyteza e lashtë e Caral, me platforma të mëdha ceremoniale të pesë mijë viteve më parë. Dhe së fundi, që në mijëvjeçarin e VI para Krishtit u shfaqën në Mesdheun Lindor prototipe qytetesh. Si Kirokita (në Qipro) apo Nea Nikomedeia (Greqia Qendrore), pararendës të largët të qyteteve më të famshëm të Greqisë së lashtë klasike, qytete me forma organizimi dhe ligje e institucione qeverisjeje që vazhdojnë të frymëzojnë edhe sot e kësaj dite rregullat e bashkëjetesës në botën perëndimore.


16

« opinion

E mërkurë 23 janar 2013 •

Ditë të humbura Nga Ndue UKAJ

S

ë ç’domethënie të rëndësishme kanë ditët e humbura për një komb, shoqëri apo person na dëfton bukur një tregim brilant i shkrimtarit italian Dino Buxati. Ky shkrimtar, që shquhet për një letërsi magjike, në tregimin me titull “Ditë të humbura”, me pak rreshta, por me një rrëfim të ngjeshur, të shkruar me spirtuozitet e mjeshtëri, nëpërmjet një alegorie të mprehtë e therëse trajton ditët e humbura të një pronari të një vile luksoze. Ky pronar, ndërsa kthehej në shtëpi, vë re një burrë me një arkë në shpinë që del nga dera e murit të shtëpisë së tij dhe e ngarkon në një kamion. I habitur, e ndjek me makinë deri te një luginë, ku ndalet kamioni. Aty fillon një debat i ankthshëm mes burrit me arka dhe pronarit. Ky i fundit, pasi i shpjegon burrit arsyen pse e ndoqi, interesohet ë dijë më shumë se çka kishte në arka. Burri qeshë dhe i thotë pronarit se të tilla ka shumë në kamion. Burri i panjohur e vazhdon punën e tij dhe e hedh arkën në përrua, ku ka shumë arka të tjera. Kureshtar tej mase, pronari e pyet: - Çfarë ka brenda? Burri e shikoi buzagaz. - Në kamion kam plot të tjera që duhen hedhur, - përgjigjet burri. - Ju nuk e dini ç’janë këto? Janë ditët tuaja të humbura. Pronari i shikoi: ishte një sasi e madhe, ku kishte ditë të tij të humbura, kur ai duhej t’i plotësonte me diçka, kur ai duhej të ishte afër dikujt që kishte nevojë për të. Ai fillon t’i hapë dhe vëren momentet të dhimbshme kur ai duhej të bënte ndonjë gjest të mirë, të ishte pranë të dashurve të tij. Ishin ato ditë të shumta që ai i kishte bjerrë kot. Këto ishin ditë të humbura. E në fund të tregimit pronari i drejtohet burrit: - Zotëri, më jep leje të marrë të paktën këto tri ditë. Bëhej fjalë për tri ditë të rëndësishme. Pronari i thotë burrit të panjohur, që i kishte arkat, se ai kishte të holla dhe e paguante sa të donte. Bartësi i arkave bën një lëvizje për të treguar diçka që nuk mbërrihej dot dhe për të thënë se tani s’mund të bënte gjë, ngase ishte shumë vonë. Shqiptarët po humbin ditë, muaj e vite pa ndonjë arsye të kuptueshme e të justifikueshme, duke u surrogatur pas budallaqeve të një kaste politike që është treguar e paaftë për ta çuar këtë komb drejt lumturisë dhe për ta rreshtuar krahas kombeve të qytetëruara. Ambiciet për një jetë më të lumtur dhe më të dinjitetshme tashmë janë preh e kësaj politikë pa vizion. Ka një kohë të gjatë qyshkur jeta kombëtare vazhdon të vuajë nga një anomali politike e brendshme, ku edhe për gjërat më banale lypset ndërhyrja ndërkombëtare për të qetësuar gjakrat e tendosura të politikës sonë. Kjo gjendje ka pllakosur një komb të tërë në një

situatë të pashpresë dhe në dëshpërim të thellë. Në planin historik kemi humbur shumë, dhe atë në mënyrë të pakompensueshme, duke u vonuar gjithmonë në procese tejet të rëndësishme për kombin. Faturën e kësaj e paguajmë shtrenjtë edhe sot, ngase përmasat e këtyre humbjeve vazhdojnë të na hakmerren. Këtu mund të përmendim sidomos raportin tonë me të kaluarën. Ne ende s’kemi arritur të vendosim drejtësinë historike mbi të kaluarën tonë. E pikërisht kjo e ka rënduar ndërgjegjen tonë, edhe ashtu të plasaritur kombëtare. Po kjo ka penguar formimin e një shpirti të përbashkët e të njësuar kombëtar. Dhe pikërisht kjo ishte e vazhdon të jetë njëra nga pengesat kryesore pse sot e kemi kaq të vështirë të ecim të bashkuar drejt së ardhmes së përbashkët. Historia shqiptare vritet qëllimisht çdo ditë, sepse politikanët shqiptarë kudo mendojnë se prej tyre dhe me ta duhet të fillojë çdo gjë. Kjo ka bërë që shqiptarët tash e një kohë të gjatë, edhe pse në liri, të vendnumërojmë. Në këtë amulli politikë, askund s’shihen shkëndija të ideve të fisme dhe e alternativave të shëndosha. Ndërkaq edhe ato pak debate që bëhen të lënë përshtypjen se janë sajime që shpeshherë kontrollohen nga një politikë që zotërohet fund e krye nga padija. Ndonëse një kohë të gjatë janë identifikuar sëmundjet e politikës shqiptare (nga shkrimtarë, publicistë, historianë), akoma s’mund të bëhet fjalë për ndonjë alternativë shpresëdhënëse ndër shqiptarë. Nga ky faj pakkush mund të amnistohet. Partitë politike, duke u shndërruar në oaza që prodhojnë të këqija (kështu mendon opinioni dominues publik), s’kanë arritur asnjëherë të hyjnë në ndonjë proces të brendshëm demokratik. Pastaj, duke qenë në këso gjendje, nga to janë larguar gjithmonë njerëzit me identitet e dinjitet dhe kanë mbetur militantë e palopolitikanë, që përtej liderit dhe karriges së tyre s’shohin gjë. Kjo përshtypje për partitë politike mund të jetë tepër e ekzagjeruar, por mbizotëron kudo hapësirave shqiptare. Është stërtheksuar fakti se kombit po i mungon një ide e shëndoshë, një ide shtytëse, një platformë unifikuese, e cila do të qartësonte pikësëpari mbi çfarë principesh dhe parimesh mendohet të ndërtohet e ardhmja e kombit tonë. Në mungesë të një ideje frymëzuese, shoqëria shqiptare e plagosur vazhdon të vrojtojë teksa një kastë politikanësh tallet me fatin e një kombi. Nëse e shtrojmë çështjen e kohës së humbur në kontekstin historik, atëherë e dimë fare mirë se në historinë tonë kombëtare flitet për zgjimin e vonuar kombëtar, pas periudhës së gjatë e të errët të pushtimit osman. Si rezultat i këtij zgjimi të vonuar, pra ditëve të humbura, shqiptarët ishin të fundit që krijuan shtetin e tyre në Ballkan. Të plandosur në një letargji primitive, me disa sentimente të çoroditura pro pushtuesit, për

shqiptarët shërimi i plagëve të rënda të së kaluarës u bë i vështirë. Nëse e marrim për bazë porosinë që del nga tregimi i lartpërmendur, shqiptarët s’duhet të lejojnë assesi të humbin ditë dhe t’i hedhin në përrua. Një ditë bëhet tepër vonë dhe ato ditë s’mund të kthehen, veçse për to do të paguhet tepër shtrenjtë. Shqiptarët po e humbim kohën kot duke mos e plotësuar me punë të mira, më vepra të mira, me ide të fisme, me projekte të mira, në mënyrë që nesër pasardhësit të gjejnë një komb të plotësuar, të konsoliduar dhe të shëndoshë në të gjitha pikëpamjet. Entuziastët e paktë, që zakonisht janë pjese e oborreve politike, me ngazëllim thonë s’po humbim asgjë, ndërkaq vrojtuesit objektivë të jetës sonë kombëtare ankthshëm thonë se po humbim kohë, madje shumë. Pikërisht për këtë ka kohë qyshkur një pjesë e mirë e inteligjencies thërret për rizgjim kombëtar, duke dhënë alarmin se kambanat po bien për ne. Duke vështruar proceset politike nëpër hapësirat shqiptare, njeriu s’ka si të mos ndiej ankthshëm frikën e kohës së humbur. Kur shohim të gjitha kombet europiane si jetojnë në paqe, të qeta e të lumtura, lulëzojnë ndër arte dhe sport, kanë mirëqenie dhe respekt ndërkombëtar, s’ka si të mos shqetësohemi për mungesën e lumturisë sonë, për gjendjen tonë të mjerë sociale, për imazhin e rënduar kombëtar dhe perspektivën e zymtë kombëtare. Ne kemi një politikë që vazhdon paturpësisht avazin e vetëkënaqësisë dhe mburrjes. Ne kemi në skenë një politikë që s’e njeh autokritikën dhe përgjegjësinë për atë që bën, por edhe për atë që s’e bën. Kësisoj, çfarë është politika shqiptare e shkëputur nga jeta reale, ajo flirton me lirinë e këtij kombi, me historinë e këtij kombi, me të tashmen e këtij kombi dhe natyrshëm me të ardhmen e këtij kombi. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për historinë. Shqiptarët, edhe pse tani një kohë të gjatë jetojnë në liri, siç e thamë më lart, ende s’kanë arritur të flasin për drejtësinë historike. Në mungesë të kësaj drejtësi shqiptarët tashmë kanë humbur busullën e orientimit. Kjo ka shpërfaqur edhe një krizë identiteti, sidomos të theksuar te disa qarqe neoosmane, që përpiqen ta ndërrojnë rrotën e historisë dhe ta përmbysin historinë reale shqiptare në favor të një historie të sajuar nga politikanë alabakë dhe pseudohistorianë. Shqiptarët s’kanë kohë më të humbin. Ata duhet të zgjohen dhe të luftojnë për çdo ditë të tyre që të fitojnë kohën e humbur. Ata duhet t’u thonë “jo” me vendosmëri degradimeve të brendshme. Një komb i lumtur, në paqe dhe në harmoni të brendshme mund të ndërtohet vetëm atëherë kur sendërtohen raporte të shëndosha brendapërbrenda tij. E dihet mirëfilli se asnjë komb s’e ka ndërtuar të ardhmen e tij mbi rrënjë të kalbura dhe me ide utopike.

Pensionet si mollë e ndaluar

N

jë prej temave të shumëdebatuara kohë pas kohe është edhe çështja e pensioneve. E drejta e pensionimit parashikohet me 40 vjet punë dhe kontribute sigurimesh shoqërore për meshkujt dhe 35 vjet për femrat. Gjithashtu të parët nuk mund ta përfitojnë këtë para moshës gjashtëdhjetështatëvjeçare dhe të dytat para të 62-tave. Një nga argumentet kryesorë që sillet për audiencën, ka të bëjë me shtimin e jetëgjatësisë, me një mesatare diku tek të shtatëdhjetat. Lind pyetja: a është i mbështetur në kohën e duhur dhe demokratik ky projekt ligj? Argumenti i jetëgjatësisë nuk mund të përdoret si kriter për të fshehur krizën ekonomike, mungesën e likuiditeteve, rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit, moszbatimin e shumë investimeve dhe projekteve publike apo të karakterit strategjik. Gjithashtu nuk merr parasysh tregun e punës, i cili është tejet i brishtë, i pakonsoliduar, i limituar deri në pikën që për ata që e kanë mund të quhet privilegj, kurse për të tjerët (shumica) është një zhgjëndërr, zhgënjim i vazhdueshëm. Më së pari le të sqarojmë një anomali të këtij projekti, një nonsens logjik dhe pastaj juridik: faktin se si ata dhe ato që i kanë plotësuar vitet e punës duhet të presin të mbushin moshën, pa të përfitojnë pensionin (!!). Deri në atë kohë, nëse jo për faj të tyre e kanë humbur vendin e punës, me se do të ushqehen?! Pse nuk paskan të drejtën e përfitimit të parakohshëm, llogaritur kjo me sasinë dhe përqindjen e kontributeve të depozituara në vite?! Kjo është një e drejtë e mohuar apriori, ku shteti sillet si taksidar, si fajdexhi, i cili me ligj të detyron të paguash shuma jo të vogla kontributesh, dhe pasi e administron sipas normave të përfiti-

Nga Luan KURTI

mit në tregun e kapitaleve ta rikthen në masën dhe kohën që i duket më e përshtatshme me zero interes. Pensioni i parakohshëm (kur kjo kërkohet nga i interesuari) veç të tjerash do të krijonte hapësira për gjeneratat e reja, produktiviteti i të cilave në përputhje me kërkesat e kohës dhe me zhvillimet e vrullshme teknologjike është ku e ku më i madh se i brezit paraardhës, duke ulur ritmet migratore, rrjedhjen e krahut të lirë të punës apo të trurit, i cili është kthyer në fenomen të dhimbshëm dhe me pasoja për të ardhmen e vendit. Ky projektligj në thelb paraqitet aspak human dhe social. Parafytyroni një gjashtëdhjetëvjeçar të sektorit të ndërtimit majë skelës apo me matrapik në dorë tek thyen betonet me duart dhe këmbët që i dridhen si në ethe; parafytyroni një minator në thellësitë e galerive me mushkëritë e dobësuara, që me zor mbushet me ajër; parafytyroni një zyrtar që duhet të merret me shifra pa fund tek kotet përgjumësh; parafytyroni një mjek me syzat e varura poshtë samarit të hundës, që me vështrimin dhe dëgjimin e dobësuar ia këput diagnozës në tym dhe të jep recetën tjetër për tjetër... Kjo panoramë është shprehje butaforizmash, perversitetesh, stimuluese e denjë e parazitizmit, që rend në Europën e reaktivëve dhe epokës dixhitale me karrocat e shekujve të kaluar. Por realiteti i kësaj nisme është edhe më pedant. Pas viteve ’90 një pjesë jo e vogël e popullsisë aktive, për arsye të reformave, privatizimeve të ndërmarrjeve, falimentimeve të bujshme, dolën të papunë dhe shumë syresh punojnë në të zezë sot e kësaj dite. Me zor ia dalin të mbijetojnë në këtë realitet xhungël, ku ligji i më të fortit ka prodhuar një grup prej pesë-gjashtë për qind super të pasurish dhe duzina të varfërish, të vobektësh, që gdhihen dhe ngrysen me frikën dhe pasigurinë e së nesërmes. Ka familje të tëra

në këtë vend ku burrë e grua nuk firmosin asgjëkund, që maksimumi shesin ndoca banane, rroba të gabit, mbledhin kanaçe nëpër kosha dhe, ngaqë të ardhurat nuk u dalin, detyrohen të nxjerrin fëmijët rrugëve me çikërrima. Po për këto kategori kush do të mendojë, cili ekspert, cili ligj do t’i marrë në konsideratë?... Jemi shoqëri demokratike dhe jemi të detyruar ta gjejmë një zgjidhje! Nuk na bën nder fakti që lypsit shtohen dita-ditës, që azilet janë fytas dhe kërkesat janë disafish më të mëdha sesa oferta, që njerëzit të ndodhur në udhëkryq, të braktisur nga shteti dhe shoqëria gjejnë si të vetmen zgjidhje divorcin, vetëvrasjen. Një ligj i mirë për pensionet duhet të priret nga njohja e realitetit, nga zbutja, jo nga agravimi i problemeve sociale; të jetë i aplikueshëm dhe gjithëpërfshirës. Në vendet demokratike të Perëndimit çdo shtetas e ka të siguruar minimumin jetik dhe pagesa e asistencës nuk ndërpritet deri në çastin kur të ofrohen mundësi reale punësimi. Raporti i të drejtave dhe detyrimeve është i njëjtë si për qytetarin, ashtu dhe për shtetin. Ky duhet të jetë një raport partneriteti dhe jo vartësie, ku më i forti i dikton rregullat më të dobëtit dhe nuk përmbush obligimet e veta. Me këtë ligj një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve as që mund ta mendojnë pensionin. Pensioni për ta do të jetë si molla e ndaluar, një peng që ndonjë orator do t’ua përmend në funeral pjesëmarrësve përpara arkëmortit. Ky ligj më së shumti do t’u shërbejë njerëzve të politikës, për të cilët kriteri “moshë” nuk përbën asnjë pengesë për vazhdimin e aktivitetit dhe veprimtarisë si në organet ligjvënëse, ashtu dhe në ato ekzekutive. Kjo forcon monopolin, trashëgiminë, çimenton sundimin e klaneve të caktuara dhe e kthen de facto republikën parlamentare në një mbretëri.


opinion • E mërkurë 23 janar 2013

»

17

“Zbutet” Skënderbeu

G

jergj Kastrioti - Skënderbeu, Heroi Kombëtar i shqiptarëve, nuk luftoi “...kundër pushtuesit gjakatar osman” . Ai në librat e rinj të historisë që do të përdoren në Kosovë do të përshkruhet si udhëheqës që luftoi kundër një perandorie që nuk ishte e egër, siç ishte transmetuar në librat e vjetër të historisë. Me ndryshimet e bëra nga komisioni për rishikimin e teksteve shkollore në librat e klasave fillore e të mesme prej fillimit të vitit të ri akademik do të mësohet se “Skënderbeu ka luftuar kundër Perandorisë Osmane”. Tekstet janë kontrolluar një nga një e fletë për fletë për të parë nëse ndonjë këngë, vjershë a varg lartëson tej mase Skënderbeun në dëm të Perandorisë Osmane. Për këtë çështje të enjten u debatua edhe në emisionin “Jeta në Kosovë”. Historiani Shkelzen Raça i arsyeton ndryshimet. Në cilësinë e kryetarit të komisionit për korrigjimin e teksteve shkollore, ai tha se ndryshimet janë bërë në ato raste kur është vërejtur gjuha e urrejtjes. Por Frashër Demaj, historian e autor i teksteve të librave të deritashëm të historisë, theksoi se korrigjimet janë bërë nga persona që nuk kanë shkuar asnjëherë tekste shkollore. “As ju, z. Raça, nuk keni shkruar tekste. E si i korrigjoni tekstet e të tjerëve, madje pa i pyetur e konsultuar? - tha Demaj. - Librat janë pronë intelektuale, - tha ai. - Me këtë keni hyrë në arën e huaj.” Demaj tha se tekstet e historisë të ciklit parauniversitar nuk janë të përkryer, por ndryshimet nuk mund të bëhen pa bazë shkencore. Emrat e anëtarëve të komisionit nuk u bënë të ditur asnjëherë deri kur gazeta “Jeta në Kosovë” publikoi për herë të parë detaje të punës së tyre në muajin dhjetor. Avni Rexha, zyrtar i Ministrisë së Arsimit, i cili në komision kishte rolin e sekretarit, tha se nuk kanë qenë të detyruar t’i njoftojnë autorët e teksteve. “Nuk e kemi pasur obligim t’i ftojmë”, - tha ai. Ndërkohë gazeta “Jeta në Kosovë” ka siguruar rekomandimet që ka bërë komisioni dhe ato në pjesë të madhe i referohen periudhës së Perandorisë Osmane në trojet shqiptare. Fjalët “dhunë” dhe vrasje” janë zëvendësuar me fjalët “pushtim” dhe “burgosje”. Frashër Demaj tha se këto zëvendësime termesh me arsyetimin se ato ndërrojnë të vërtetën historike nuk mbajnë. “Nëse shikohet me vëmendje, kryengritja e viti 1910 shihet së është djegur Kaçaniku, Ferizaj dhe i gjithë Karadaku. E si të quhet kjo? Absolutisht nuk bën të hiqet fjala dhunë”, - tha Demaj. Por Avni Rexha nga Ministria e Arsimit tha se korrigjimet tashmë janë dërguar në instancat përkatëse. “Divizioni i planprogrameve do

Nga “word review”

ta shikojë raportin e komisionit dhe do t’i ftojë autorët e teksteve për t’u konsultuar dhe marrë vendimet e mëtutjeshme”, - tha Rexha. Korrigjimet janë bërë dy vjet pas vizitës së kryeministrit të Turqisë në Kosovë, Rexhep Taip Erdogan. Zyrtarët turq nuk reshtën së kërkuari ndryshimet e historisë sa herë që vizitonin Kosovën. Kjo ka ndodhur edhe gjatë vizitës në Kosovë të ministrit të Punëve të Jashtme Ahmet Davutoglu dhe atij të arsimit Omer Dinçer. Veç problemit me zbutjen e terminologjisë debatuesit në emisionin “Jeta në Kosovë” kanë përmendur edhe probleme të tjera për sa u përket teksteve të librave të historisë. Hamdi Thaçi, profesor i historisë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, ka folur për problemin me të cilin përballen mësimdhënësit kur u ligjërojnë nxënësve lëndën e historisë. Sipas tij, tekstet aktuale të historisë kanë shumë gabime. “Tekstet e historisë janë të mbushur me pasaktësi materiale, që japin data, vende e periudha historike gabimisht.” Një problem tjetër në debatin e së enjtes së kaluar e përmend Jusuf Thaçi, analist i çështjeve të arsimit. Sipas tij, librat e shkol-

lave fillore e të mesme janë me pasaktësi shkencore e të stërngarkuara. “ Tekstet shkollore vazhdojnë të jenë të stërngarkuara me fakte informata, me numra, shifra në shpërputhje me moshën e nxënësve”, - tha ai. Komisioni i ngritur nga ministri Buja dorëzoi para më shumë se gjashtë muajsh rekomandimet se në cilat pjesë duhet të korrigjohen librat e historisë. Gazeta “Jeta në Kosovë” ka siguruar rekomandimet që ka bërë komisioni. Nga korrigjimet e librave të historisë nga klasa e 5-të deri në të 13-n del se Perandoria Osmane gjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë nuk ka vrarë, ushtruar dhunë apo se ishte e ashpër. Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë e administratën e tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake. Këto janë vetëm disa nga ndryshimet që nga viti i ri shkollor 2013-2014, që do të vendosen në librat e historisë së klasave fillore e të mesme. Gazeta “Jeta në Kosovë” ka gjetur gjithashtu disa prej ndryshimeve konkrete që kanë pësuar librat e historisë nga klasa e pestë deri në klasën e trembëdhjetë. Shembujt e paraqitur në këtë rast u takojnë librave të historisë së klasës së pestë, të gjashtë dhe të tetë. Në librin aktual të historisë së klasës së pestë, në faqen 62, fjalët “dhunë” dhe “vrasje” në raport me Perandorinë Osmane janë fshirë. Në vend të tyre janë vendosur “pushtim” dhe “burgosje”. Në faqen 48 të librit aktual në lidhje me marrjen e pronave dhe pasurisë së shqiptarëve janë fshirë fjalët “hakmarrje” dhe “vrasje”. Në vend të tyre është vendosur fjalia “marrja e pronave, vendosja e taksave si dhe depërtimi i një pjese të popullatës vendase” Fjalia “osmanët vranë shumë shqiptarë” është fshirë tërësisht, kurse në faqen 69 të librit aktual fjala “ashpërsi” është shndërruar në “ndërhyrje ushtarake”. Ndryshime të tjera janë bërë në faqen 83 të librit të historisë së klasës së 6-të, ku fjalët “sundimi i egër osman” janë shndërruar në “pushtimi osman”. Vijë u është rënë edhe pjesëve të librit të historisë së klasës së 8-të si në faqen 68, ku fjalia “merreshin masa të rrepta ndaj atyre që nuk ishin të fesë islame” tash ka tjetër kuptim: “Në praktikë të gjithë shtetasit në viset e tyre të pushtuara nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme ishin të barabartë para ligjit. Natyrisht, ndonjëherë shfaqeshin keqpërdorimet e nëpunësve lokalë osmanë në kuadrin e reformave të Tanzimatit.” Ndryshimeve nuk u kanë shpëtuar as librat e kulturës muzikore. “Sa i përket muzikës, pala turke mund të ketë pasur vërejtje si për himnizim të figurës së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut”, - ka thënë kryesuesi i komisionit. Ai thotë se nuk i kujtohet në detaje çfarë ndryshimesh janë bërë në këtë rast.

Mina me sahat e huave problematike

N

ë shkurt të 2008-s kreditë e klasifikuara si me probleme (kreditë në ndjekje, ato nën standard, kreditë e dyshimta dhe kreditë e humbura) përbënin vetëm 5.9 për qind të totalit. Në muajin nëntor të vitit 2012 këto kredi arritën në 23 për qind, ose katër herë më tepër. Një muaj më parë, në tetor 2012, niveli i kredive me probleme u raportua 22.7 për qind. Gati një e katërta e gjithë huadhënies bankare në Shqipëri ka probleme. Gjatë vitit 2011 kreditë e këqija ishin 650 milionë euro. Sot janë 881 milionë euro kredi me probleme. Një shifër e frikshme kjo, po të mendosh se shumica e saj ka shumë pak, ose asfare shanse të kthehet në sistem. Ndërsa kreditë e këqija kanë pësuar rritje prej 27 për qind gjatë 12 muajve të fundit (rritje gati gjeometrike), kërkesa e bizneseve dhe individëve për kredi ka rënë ndjeshëm dhe gatishmëria e bankave për të kredituar gjithashtu ka rënë. Kreditë e këqija nga një tregues gati i papërfillshëm disa vjet më parë dhe thjesht dekor, janë kthyer sot në një barrë gjithnjë e më të rëndë për bilancet e bankave tregtare. Sistemi bankar në tërësi ka dalë me fitime, por shumë të ulura këto në krahasim me vitet e mëparshme. Ndërkohë janë katër bankat që kanë dalë me humbje gjatë vitit 2012, ose rreth 40 për qind e bankave tregtare te ne. Ndërsa kreditë e këqija njohin vetëm rritje, bankat kanë hasur vështirësi të konsiderueshme në procedurat për konfiskimin dhe shitjen e kolateraleve të këtyre kredive. Mendësia te ne është se njerëzit frikësohen, ndoshta sipërmarrësit edhe më shumë,

Nga Florion TAFALLA

për të blerë me okazion pasuri apo fabrika të konfiskuara, nga frika e reprezaljeve. Në këtë situatë bankat shohin gjithnjë e më shumë me mosbesim te biznesi, ndërsa ky i fundit demotivohet për t’iu afruar bankave për hua nga mosbesimi dhe përqindjet shumë të larta të interesit. Kreditë e këqija vetëm shtojnë atmosferën e mosbesimit dhe të frikës. Rritja e vazhdueshme e kredive me probleme është kthyer në shqetësim edhe për institucionet ndërkombëtare (FMN-në, Bankën Botërore etj.). Ato kanë kërkuar në vijimësi ndërhyrje nga ana e qeverisë për ta ndalur këtë rritje. Nuk ka qenë një kërkesë publike, por raportet e tyre të publikuara flasin qartë për nevojën që ka ekonomia shqiptare që qeveria të ndërhyjë për të ndihmuar kthimin e besimit në tregun bankar. Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë rekomanduar të merren masa konkrete nga qeveria, që të lidhet shlyerja e faturave që kjo e fundit u ka bizneseve me borxhet që këto u kanë dhe duhet t’ua paguajnë bankave tregtare. Një zgjidhje që do të ndihmonte disi. Ky vit është vit zgjedhor dhe qeveria do ta “zgjidhë qesen”. Nëse disa kompani fituese të tenderave të saj kanë probleme me bankat tregtare, një kusht i tillë mund të sjellë ripërmasim në të mirë të marrëdhënieve të këtyre kompanive me bankat tani që këto kompani do të marrin para nga buxheti i shtetit. Kjo situatë është dobiprurëse edhe për vetë qeverinë tonë, sepse është raporti: “Unë të jap para nëse t’i shlyen borxhet te bankat, të cilat, nga ana e tyre, më japin mua si qeveri para”. Ndoshta është pikërisht tani koha që qeveria ta mendojë dhe të lëvizë në këtë

drejtim. Një sugjerim tjetër për frenimin deri diku të ecjes marramendëse të kredive të këqija është ai i ekzekutimit të kolateralit. Është kërkuar me forcë nga të gjitha hallkat e përfshira në proces, përfshirë Bankën e Shqipërisë dhe guvernatorin e saj, që të lehtësohet ekzekutimi i kolateralit dhe të pastrohen regjistrat e kredisë për ta mbajtur sektorin bankar të sigurt dhe likuid. Por kjo deri tani nuk po ndodh. Kredia bankare me këtë minë me sahat që po e ndjek gjithkund dhe që ka gëlltitur një të katërtën e saj, mund të hyjë në një proces ngrirjeje relative ngërçi të rrezikshëm. Gjendja mund të rëndohet edhe nga fakti që jemi në një vit zgjedhor, ku qeveria do të hapë shumë tendera dhe fronte për punë publike, e etur të fitojë vota me asfalt apo punime të tjera zgjedhore. Nuk do të kujdeset shumë, sikurse ndodhi dhe në vitin 2009, që të paguajë menjëherë dhe me korrektësi kompanitë. Mirëpo këto vonesa në pagesat do ta përkeqësojnë edhe më shumë raportin biznes-banka dhe rrezikojnë të rritin akoma më tepër kreditë me probleme, duke rritur sipërfaqen e minës me sahat në kreditin bankar shqiptar. Nuk do të jenë të pakta ato biznese që fitojnë tendera publikë dhe që gjatë kryerjes së punimeve të parashikuara në këto tendera do të marrin përkohësisht hua bankare për të financuar shpenzimet. Komuniteti i biznesit deklaron se qeveria u ka borxhe kompanive të ndërtimit të paktën 100 milionë euro nga situacionet e papaguara pas kryerjes së punëve publike. Nëse kjo shifër rritet, shtohet përpjesëtimisht edhe mina me sahat e huave problematike, që dikur edhe mund të shpërthejë.


« dossier

18 Isa Toska, legjenda e një krimineli Nga Albert Kotini

A

utori i librit “Historia e Shqipërisë”, Zhan Klod Faverial, shkruan për krimet e perandorit bizantin Bazil kundër shqiptarëve në vitin 995 se “Bazil sodit me një kënaqësi barbare eshtrat e ushtrisë shqiptaro-vllahe, të shpërhapura mbi bregun e djathtë të Sperkios..., se Bazili, sa më shumë korrte fitore, aq më shumë bëhej çnjerëzor. I përforcuar me trupat ruse, ai dërgoi t’u nxirrnin sytë të gjithë banorëve të Pelayonis (rrafshina e Manastirit) dhe një ditë tjetër, ai i ndan në tri pjesë robërit e zënë... Në fillim, - thonë autorët grekë, u therën një mori njerëzish të pambrojtur, pastaj, me përjashtim të një nder njëqind, të cilin e lanë me një sy, që t’u prinin të tjerëve për tek Samueli, ata u nxorën sytë të gjithëve. Duke parë 15 000 burrat me dy sy të nxjerrë, zemra e Samuelit nuk u mbajt më. Ai u zalis dhe, tre ditë më pas, vdiq nga hidhërimi në kështjellën e Prilepit - viti 1014”. Gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, në Shqipëri, krimi kishte mitet e tij. Metodat bizantine të Isa Toskës, e kanë zanafillën në legjendën e vjetër të krimit, por edhe në krimet e reja aktuale… Gëte shprehet në kujtimet e rrethimit të Magouzas se: “Unë jam bërë kështu: Dua më tepër të veprojë një padrejtësi, sesa të duroj çrregullimin”. Disa shekuj më vonë zbulimit të Amerikës, luftës kundër indianëve dhe bërjes shtet, një guvernator me emrin Lynke, u pa, që i biri nuk po hiqte dorë nga vrasjet, përdhunimet, vjedhjet e çdo gjë të keqe në popull, atëherë e qëlloi me plumb në kokë të birin dhe iu tha autoriteteve: Vareni! Që, atëherë, u quajt “linçim” fenomeni i vrasjes pa gjyq. Në vogëli, kur donin të na frikësonin, na përmendnin, si gogol, Isa Toskën. Shtëpinë e fëmijërisë e kisha në lagjen “Kastriot” të Fierit, i ardhur në kohën e luftës, pas djegies së Përmetit, jo shumë larg shtëpisë, ishte komanda e xhandarmërisë së qytetit. Pikërisht aty ku gjermanët vendosën komandaturën e tyre, dhe ku dëgjoheshin klithmat e të burgosurve nga torturat që u bëheshin… Këto na kishin lenë mjaft mbresa, sepse Isa Toska, ishte bërë tmerri Fierit, Lushnjës, Beratit e në veçanti në terë Mallakastrën për krimet e bëra. Nena ime, më tregonte, sa herë bëhej fjalë për të keqen, se kur vinte Isa Toska në Fier, vetëm plakat e pleqtë nuk fshiheshin, ndërsa të rejat lyheshin me fundin e tiganit dhe futeshin nëpër binca (bodrume) nga tmerri… Gojëdhëna, legjenda, ngjarjet, ca të vërteta, ca shtoheshin e ca ndoshta trilloheshin, deri të pabesueshme, përcillnin vesh më vesh, për ndodhitë e bëmave të Isa Toskës, siç ishin, veshët dhe gishtat e prerë, për unaza e bizhuteri; për therje të çdo pule që kakariste, apo zbrazje të çdo traste me miell deri në përdhunime të llojit kafshëror. Atëherë, legjenda ekzagjerohej, aq sa “arixhinjtë e tij”, hanin edhe njerëz. Kur ndodhesha në Pukë me detyrë, në vitet 1975-1983, më folën për të bijën e Isa Toskës, doktoreshë Lirinë, që ishte një dermatologe e shkëlqyer… Çudi! Sa mirë flitej për të, shëronte njerëz kudo që të ishin, deri në fshatrat më të thella të Iballës. E njoha nga afër, e qeshur, e aftë dhe një tjetër “legjendë” e së mirës ishte krijuar për të. Mësova se nuk kishte treguar “biografinë e vet” dhe duke u fshehur, kishte arritur të mbaronte për mjeke me rezultate të shkëlqyera, aq sa u kualifikua edhe më lart, duke u bërë profesoreshë në universitetin e mjekësisë. Dikush, që “gërmonte” e zbuloi dhe atë, e sikterisën në fshatrat më të thella atë Pukës. Në Tiranë e ruajta konsideratën, u takuam disa herë, aq sa vitet bënë të tyren.

Dilema ishte, në mund ose jo të shkruaja diçka për Toskën. Mirëpo, shprehja “nga gjembi mbin trëndafili”, më bëri të gjykoj, se çdo njeri në jetë, ka personalitetin e vet. Vajza e kriminelit me fame, nuk ishte “bëmë baba të të ngjaj”, prandaj, mendova, më mirë të hedh në letër të vërtetën, sesa të kujtoj Myzeqenë, si legjendën e së keqes: hajdutin, fashistin, kriminelin! Vështirësia më e madhe ishte mungesa e fotos së tij, nuk gjendej në asnjë arkiv të shtetit. Prandaj, portretin ma treguan ata, që e kishin njohur personalisht Isa Tosken, ballisti Ahmet Nivica dhe partizani Skënder Marlindi. Ahmet Nivica tregon se “Isa Toska në kohën e Italisë, ka qenë fashist me gradë. Deri më 8.9.1943, ka sulmuar në veçanti forcat nacionaliste. Kjo, për arsye se Balli Kombëtar, paraqiste për fashistët, një rezistencë më të gjerë etnike, dhe në atë organizatë ishin pothuajse 11 parti politike, ku bënin pjesë titullarë si Mithat Frashëri, Skënder Muço etj., që njiheshin si personalitete kombëtare. Isa Toska, e formoi çetën, duke pasur mjaft arixhinj dhe disa njerëz nga fshati Radostin i Fierit. Lufta e tyre, ishte e ashpër edhe ndaj komunistëve. Kështu, që ballistët dhe komunistët, donin ta vrisnin sa më parë Isa Toskën për tmerret që kishte bërë në popull, por edhe si një bashkëpunëtor besnik i fashizmit. Një ditë, po vija nga Tirana, me një shok, për në Delvinë, kur në Qafën e Koçovicës, na zuri Isa Toska. Pasi ndaloi makinën, na tha: “Ju jeni komunistë!” Na zbriti nga makina, na kërcënoi dhe për pak, sa nuk na vrau. Kur na pyeti dhe pa dokumentet tona, lexoi mbiemrin tim Nivica. Siç duket, njihte Bilal Nivicën, mjaft me zë deri në atë kohë, sepse kur më pyeti për te, i thashë se ishte xhaxhai im. Ne në Labëri kushëririn e parë të babait e quajmë xhaxha. “Atëherë ti nuk je komunist – më tha Isai. - Po ky tjetri?” – “Është një miku im” – i thashë. Dhe kështu, pyetjeve të tij, iu pergjigjëm, me ca të vërteta dhe ca të gënjeshtërta, vetëm për ti shpëtuar plumbit të tij, që të vriste për hiçgjë. Isai, kishte një trup mesatar, me një xhaketë kafe, prej lëkure, ku binte në sy, një pistoletë mbi xhaketë dhe një tjetër nën të. I ashpër në të folur, jo me autoritet. E folura ishte pak e acaruar, gjithë nerva të tendosura e që mund të të vriste për çdo tekë të çastit. Isa Toska kishte marrë shumë flori, neper popull, bile, edhe plaçka, të cilat, ia shpërndante ushtarëve, mbas çdo “beteje”. Banush Plyku, i cili në fillim, ka qenë ballist, pastaj komandant çete partizane, më ka thënë me gojën e vet, se: “Kur i zura dy fëmijët e vegjël të Isa Toskës, qëllova për ti vrarë, por, për fat të tyre nuk më shkrepi revolja dhe i fala...”. Sadik Kuqari ka qenë me Isa Toskën, pastaj u largua prej bandës së tij dhe u bashkua me Ballin Kombëtar. Kjo për arsye se Isai i mori kushërirën e parë me forcë, për grua të dytë. Isai, kishte dy djem e një vajzë. Tani, po të flas, për vrasjen e Isa Toskës, të cilën unë e di shumë mirë, pavarësisht nga variantet e shkruara si një atribut i komunistëve. Kur u futen në Fier gjermanët, menjëherë, mbas kapitullimit të Italisë Fashiste, i gjithë populli i Fierit ishte i trembur, se, nga njëra anë, Isa Toska të bënte gjëmën dhe, nga ana tjetër, ishte përhapur tmerri gjerman. Atëherë, kërkuam marrëveshje me gjermanët, që të mos luftonim midis nesh, me kusht, që zhduknim Isa Toskën. Për ketë, dërguan Muhamet Hoxhën, nga Gjirokastra, i cili ishte intelektual, dinte mirë gjermanisht dhe ishte nacionalist. Vëllai i tij, Fiqiret Hoxha, kishte për grua, të bijën e Daut Çarçanit. Kështu, me ketë detyrë shkoi me një flamur të bardhë dhe u prezantua tek gjermanët, atje, ku ka qenë Dega e Punëve të Brendshme në Fier. Kur hyri

E mërkurë 23 janar 2013 •

në oborrin e rrethuar me mure, pa Isa Toskën me ushtarët e vet të armatosur. Muhameti i flet gjermanisht oficerit, se ishte i detyruar për një marrëveshje, dhe duhej të asgjësohej Isa Toska menjëherë këtu, se përndryshe, terë popullin e Fierit do ta kishin kundër. Gjermanët e besuan, pasi kishin edhe informatat e tyre, dhe dhanë urdhër, që në ballkon të vendosej një mitraloz “Shars”, ndërsa ushtaret i çarmatosën banditët. Isa Toska, iu dha një revole që kishte, dhe pasi mbajti revolverin tjetër të fshehur, bërtiti: “Do na vrasin burra, ikni!”. Vetë, menjëherë, kërceu murin, ra në oborrin ngjitur të post xhandarmërisë dhe u fut tek një grumbull me selvi. Duke kaluar me shpejtësi tek vendi i quajtur “Kafe e Pleqve”, kapteri i xhandarmërisë nga 10-15 distancë, arrin të qëlloi për vdekje mbrapa krahëve Isain, në ikje e sipër… Për mua Isa Toska është një kriminel tipik, që ka shkelur edhe çdo lloj ligji lufte, dhe, për të gjitha luftimet i ka shërbyer italianëve me mënyrat më të poshtra kundër vendit të vet”. Skënder Malindi, komandant batalioni partizan, kolonel ne pension. Më 26.9.1972, i dërgoi Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, disa vërejtje për “Historinë e Luftës Nacional-Çlirimtare”, midis të cilave, në pikën 5 shkruan: “Në faqen 285, flitet për luftën kundër Isa Toskës, afër kënetës Belimë. Për të ndihmuar fshatarët e Myzeqesë atje shkon çeta e Skraparit, e komanduar nga Zylyftar Veleshnja, e cila luftoi dhe ndihmoi mjaft në ato anë. Lufta 1 marsit, 1943, kundër Isa Toskës, u be nga kjo çetë, ku bie edhe partizani Tefik Lapani nga Skrapari. Nuk flitet fare, për luftën e dytë kundër Isa Toskës, në Luar dhe në Zharrëz. Dihet, se forcat e Qarkut të Beratit, sidomos dy batalione të Skraparit (njeri territorial), luftuan heroikisht në katundet Luar, Bregu i Ladovës e Ruzhdije. Me ketë luftë, Skrapari mburret. Kjo luftë është e pashkruar, megjithëse, është lufta e fundit, me të cilën, Isa Toska, u asgjësua përfundimisht”. Skënder Marlindi, aktualisht tregon, se: “Isa Toska rrjedh nga një familje e madhe dhe e pasur nga Luari i Mallakastrës së Poshtme. Nga ky fis, ka dalë edhe Hysni Toska, deputet i Zogut dhe i vetmi me gradën nënkolonel, sepse të tjerët ishin majorë e poshtë. Isai dhe i vellai i tij, Faslliu, ishin trima, dhe kjo shtëpi, ka qenë e dëgjuar për burra pushke në mënyrë tradicionale. Gjatë luftës u treguan tipa të hedhur, pak aventurierë,

të cilët, i kapi duke i bërë për vete fashizmi italian, duke i shfrytëzuar dhe dhenë atyre armatim dhe pushtet të plotë. Atje, ku ata, grabisnin dhe gjenin rezistencë, përdorën terrorin. Di dhe kam lexuar në detaje bëmat e Isa Toskës, në një ditar që ka shkruar Alush Grepcja. Kur filloi lëvizja partizane në Skrapar, mjaft çobanët të Skraparit, në dimër zbrisnin për kullotë bagëtinë e tyre në fushat e Fierit. Isa Toska, sa kapte skraparllinj, qoftë dhe çobanë të tillë i quante të terë partizane dhe pasi i grabiste i vriste kudo që i gjente. Kështu, kur u organizua operacioni në Mallakastër në korrik të vitit 1943, nga italianët dhe Isa Toska, Mehmet Shehu, që nuk e përballonte dot, kërkoi ndihmën e Skraparit. Atëherë, komanda e Qarkut të Beratit, (Gjin Marku), dërgoi çeta të kësaj zone për të ndihmuar Mallakastrën. Unë kam vajtur si zëvendës komandat i çetës të Xhelal Staraveckës. Mehmet Shehun e takuam në Fratar dhe pasi na tregoi krimet e Isait, ne pamë vet Greshicën me sytë tanë, se si ishte bërë shkrumb e hi djegur dhe çarë barku mjaft bagëtive, me një fjalë, ishte bërë kërdia. Ne vajtëm dhe bëmë takimin ne malin e Shendëllisë, që është edhe maja më e lartë e Mallakastrës. Njëkohësisht, erdhi informacioni, që Isa Toska, po rrethonte Beratin. Janë dokumentet përkatëse, që mareshali italian, Martini, i ka kërkuar ndihmë Isa Toskës në Berat. Përgjigja e Isait, që është e dokumentuar, ka qenë: “Sapo të mbaroj operacionin e Mallakastrës, do grumbulloj forcat, që ta bëj republikën e Skraparit, më keq se Abisininë dhe Negusin”. Me të marrë vesh ketë informacion, sepse ne, partizanët, kishim njerëzit tanë, vendosëm, që, më mirë ta sulmojmë ne Isain se sa të vinte ai në Berat. Kështu, nga Berati u nisën tri batalione, një batalion me komandant K. Çepani dhe komisar Xhemal Malindi (babai im); komanda e Kuçovës me komandant Njazi Çepani dhe komisar Mustafa Radovicka; batalioni i Myzeqesë me komandat Halim Xheka dhe komisar Xhorxhi Robo. Veprimet luftarake u zhvilluan në fund të gushtit 1943. Pa u zgjatur më me episodin e veçantë të kësaj lufte, ku unë u plagosa nga një copë murtaje e artilerisë italiane, më kujtohet fare mirë që detyrën e kishim nga Qafa e Sqeparit dhe Ballshi, së bashku me ca partizanë mallakastriotë. Kur ishim në Ballsh, takuam terë parinë e Mallakastrës, të cilët shprehën gatishmërinë të luftonin se bashku kundër Isa Toskës. Keta ishin nacional-


dossier • E mërkurë 23 janar 2013

istët Rauf Fratari, Besim Belishova, Kadri Cakrani, Ali Zeneli etj. Udhëtuam terë natën, së bashku. Me mua, ishte edhe çeta e Çelo Arrëzës dhe e rrethuam tëre fshatin Luar të Isa Toskës. Mirëpo, fshatin, jo vetëm e kishte bërë me llogore dhe pozicione mbrojtëse, ku luftëtarët e Isait menjëherë zunë pozicion për luftë, por komandantin e tyre, Isain, e kishin rregulluar në një shtëpi të fortifikuar. Zumë robër, të cilët, i lëshuam shumicën të nesërmen, ndërsa 14 prej tyre i pushkatuam, si më të rrezikshmit, mbas një nate që i ruajtëm jashtë, në një gardh të oborrit. Edhe për ketë fakt, ka episod me vete. Luftime të tjera janë bërë, por më duhet të tregoj variantin tim mbi vrasjen e Isa Toskës. Di, që kur erdhën gjermanët , i kërkuan në Fier postëkomandantit të xhandarmërisë, se ku ishte Isa Toska dhe të vinin ta merrnin. Komandanti i xhandarmërisë, ishte Abaz Taulla Sevrani, që ishte bërë kapter xhandarmërie nga Hysni Toska, si një shpërblim të një favori të bërë vite me parë. Ne, partizanët, e dinim ketë fakt të lidhjes midis tyre, por me anën e njerëzve tanë e kishim lidhur me luftën Abazin (nëpërmjet, Myrteza Valles). Dhe i çuam porosi me Vallen, që Abazi, duhej të vriste patjetër Isa Toskën, për të larë, sado pak gjynahet e tij. Kështu, që e gjithë puna u organizua nga ky kapter dhe po ky e vrau. Nuk jam shumë i sigurt që gjermanët vajtën me triçikël, e morën Isain dhe i tregojnë xhandarit të caktuar nga Abazi, që gabimisht vrau gjermanin e triçiklit. (Gjermanët, pastaj, hapën një luftë të madhe brenda së cilës u agjërua edhe vetë Isai). Për mua Isa Toska, asnjëherë nuk ka qenë ballist, dhe të gjitha betejat kundër Isait, janë bërë edhe nga nacionalistët, por pa mohuar luftën partizane, sepse populli i gjithë asaj krahine e kërkonte këtë reputacion”. Për sa më sipër, dokumentet dhe dëshmitarët e Ballit Kombëtar, zbulojnë sot faktin, se përse nuk u përmendën luftërat e komunistëve në Luar dhe Rruzhdije. Ketë e gjejmë të argumentuar në dy libra. Së pari në librin “Testamenti”, si biografi e Tefik Sfirit (korrik 2004), dhe libri “Kush ishte Vllas Arapi” i autorit Fatos Arapi (Tiranë 2000). Le ti referohemi librit “Testamenti”, në faqe 7, shkruhet: “Ata të dy (Shuaipi dhe Velua, të parët e familjes Tefik Sfiri), e kanë ndërtuar shtëpinë e madhe, që kishit ju, para se tua digjnin italianët me Isa Toskën”. Lufta e Ruzhdijes: “Formacionet e çetave nacionaliste, po krijoheshin me shpejtësi në shumë

anë të Mallakastrës, njëkohësisht vepronin edhe çetat partizane. Por, krahas këtyre forcave që luftonin kundër okupatorit, një bandë kriminelësh, me Isa Toskën në krye, nuk pranonin të bashkoheshin me këta luftëtarë, që luftonin për liri, por ju bashkëngjitën pushtuesve fashistë italianë, si mercenarë dhe së bashku me ata, luftonin dhe u benë tmerri i krahinës. Pikërisht, Isai, me gjithë vëllai e tij, Faslliun, u bënë shkaktarët që denoncuan tek kapiten Pepa, shef i SIM-it, për forcat ushtarake në Fier, sepse kishte hapur aktivitetin e forcave të rezistencës kundër pushtuesve italianë. U nderuar një aksion më datat 10 ose 11 mars 1943, nga çetat e luftëtarëve të lirisë, në strofkën e këtyre kriminelëve, në fshatin Luar, por pa sukses. Nuk ishte parashikuar, që në ndihmë të këtij krimineli, italianët të dërgonin disa autoblinda. Kështu shpëtoi. Sipas marrëveshjes, u afruan edhe çetat partizane. Në mëngjesin e 13 marsit 1943, çetat e Tefik Sfirit, Ali Zenelit, Besim Belishovës, Selfo Hekalit, Kadri e Jashar Cakranit, Eqerem Peshkëpisë dhe një çete partizane të komanduar nga Xhelal Staravecka e Rrahman Uruçi” (sipas fq. 89). Luftimet në Luar: “Faktikisht, janë zhvilluar dy herë luftime kundër Isa Toskës, në fshatin Luar. Lufta I, sipas të dhënave të disa luftëtarëve është zhvilluar në datat 11-12 mars 1943, para luftës së Ruzhdijes, ndërsa nga një burim tjetër e tregojnë se lufta në Luar, kundër kriminelit Isa Toska, është zhvilluar për të parën herë në 22 mars 1943. Morën pjesë në luftime, këto forca: Çeta e Tefik Cfirit, Ali Zenelit, dhe Besim Belishovës, si dhe çeta komuniste e Xhelal Staraveckës. Rrethimi i fshatit Luar, u bë i plotë që me natë, si dhe shtëpia e fisit Toska. Lufta filloi që herët në mëngjes, por çetat nuk patën sukses në kapjen e kriminelit, pasi nga Zharrëza dhe Kuqari, i erdhën në ndihmë forcat italiane me dy autoblinda dhe forca këmbësorie, që e shpëtuan, duke e marrë me vete. Një familje nga Luari, e Rakip Rramushit, i priti luftëtarët e lirisë, për tu dhenë ujë, ndërsa Isa Toska, për hakmarrje, kur ishin larguar çetat, i shfarosi krejtësisht ata. Këtu edhe djalin e vogël 6 muajsh e vrau me Naun Kaçakun. U vranë, 9 veta pa faj, që të krijonte terror në popull, ky kriminel. Si rrjedhojë i këtij luftimi, forcat komuniste, kur panë që po vinin italianët, e hapën rrethimin, duke lenë zbuluar çetat nacionaliste dhe për pasojë u vra, komandanti i çetës, Selfo Hekali, dhe luftëtari i vjetër Shefqet Alia nga Belishova”

(sipas. F. 91-92). Lufta e Kurjanit: “Ishte fillimi i muajit prill 1943. Fitoret e para të çetave nacionaliste në Luar, dhe në Ruzhdije, kundër forcave armike, italiane, dhe atyre bashibozuke të Isa Toskës dhe milicëve mercenarë, ju dhanë shumë zemër luftëtarëve të çetave të lirisë... Bandat e Isa Toskës, po benin shumë dëmtime në fshatrat e ndodhur rreth e qark strofullës së tij. Më 4 prill 1943, çeta e Tefik Sfirit, ndodhej në fshatin Kurjan… Se bashku me çetën e tij, u ndodh edhe çeta e partizanëve e Zylyftar Veleshnjës, të cilat, kishin diktuar bandat e Isa Toskës që po vinin në drejtim të Kurjanit për të kryer reprezaljet e tyre. Në ketë luftë, vetë Tefik Cfiri, morri plagë nga bombardimet e aeroplanëve italianë dhe u plagosën 5 të tjerë, një i vdekur Brahim Çela dhe një tjetër nga çeta e Zylyftar Veleshnjës mbetën të vrarë. Lufta, zgjati tri orë dhe si gjithmonë banda e Isa Toskës, u ndihmua përsëri nga forcat italiane që e shpëtuan asgjësimin e Isa Toskës edhe ketë radhë” (sipas f. 93). Lufta e Qafës së Cfirit dhe Ngraçanit: “Bashkë me forcat e ndryshme italiane, ishte bashkuar edhe banda e mercenarëve të Isa Toskës, që ku shkonin, jo vetëm digjnin, shkatërronin, vidhnin gjithçka që u dilte përpara, por kanë bërë edhe krime të mëdha, duke vrarë njerëz të pafajshëm. Në fshatin Ngraçan, pushkatuan 4 persona, që gjetën aty, në Panaor, vrasin 27 veta, në Lapulecë 39 vetë, në Lavdan 7 vetë, në Belishovë 16 vetë, në Gorishovë 16 vetë, në Varibop therin me sharrë 5 fshatarë, në Kallmin e madh Fier pushkaton 5 vetë. Po ashtu, dhe në Ngjeqar, ther me thikë, mbi varrin e një miku të tij disa fshatarë. Ky ishte përbindëshi Isa Toska, që u vrau të gjithë këta njerëz të pafajshëm vetëm pse ishin nen influencën e nacionalistëve dhe të çetave të tyre. Por, më të turpshme, ishin shpifjet e komunistëve, që donin të falsifikonin historinë duke e quajtur ketë kriminel ordiner, si bashkëpunëtor të Ballit Kombëtar. Këto banda kriminelësh, kishin venë edhe gjoba të ndryshme, tek disa fshatarë të terrorizuar që, si kusht, që të mos i digjnin shtëpitë, dhe të mos tu merrnin gjë e katandi, duhej të dorëzonin armët që mbanin nëpër shtëpitë e tyre. Ky, qe shkaku i inkursionit të dytë që ndërmorën këto banda, të drejtuara nga Faslli Toska, vëllai i Isait, Skëndo Muço Molishri dhe Zykë Karemani, se donin të mblidhnin haraçin që u kishin venë fshatarëve dhe kishin ardhur me forca të shumta mercenarësh. (sipas f. 96-97). Në librin “Testamenti” në f. 107-108, bëhet një oponencë ndaj të pavërtetave të thëna nga Mehmet Shehu në librin e tij “Vepra të zgjedhura” vëll. I. Të gjitha betejat, kundër Isa Toskës, gjoja, të bëra nga Mehmet Shehu, nuk kanë qenë, pa bashkëpunimin e forcave nacionaliste, të cilat shpesh herë, janë lenë në baltë prej tij dhe për këtë, flasin, dëshmorët e Ballit Kombëtar në këto luftime. Sipas këtij libri, thuhet, se: “Në operacionin e qershorit 1943, forcat italo-fashiste e bashibozuket e Isa Toskës, u futën edhe në fshatrat tona dhe për hakmarrje, benë dëme të mëdha: Djegie, plaçkitje e vrasje. Çfarë gjetën në Graçan i vranë. Pushkatuan Bektash Arif Shanaj, Ismail Riza Shanaj, Bajram Heko Meçanin, Seit Heko Meçanin”. Po kështu dëme të veçanta, kanë pësuar të gjithë familjet e nacionalistëve në Fier, bile, edhe shtëpinë e patriotit Tefik Cfiri e kishte djegur Isa Toska. Njihet, gjithashtu, fakti që edhe shtëpinë e Ibrahim Sheh Karbunarës e kishte djegur Isa Toska. Në librin “Kush ishte Vllas Arapi” shkruhet: “…Aty bëhet fjalë për një element të spiunazhit italian, për veprime të çetës së Isa Toskës, por shqetësuese shfaqen sidomos kontradiktat, që po ravijëzohen midis Partisë Komuniste dhe Ballit Kombëtar, në krahinën e Mallakastrës… Mund të themi me siguri se komuna e Ngraçanit është në një metamorfozë të ngadalshme dhe do të bëhej shumë më e shpejtë, sikur neve, të shpartallojmë Isanë. Ky i ri në Luar, ka venë ushtarët të prashitin misrin e tij. Në Roskovec u kishte marrë fshatarëve me pahir 200 qese misër” (f 96-97). “… Ja, si i përshkruan Mehmet Shehu, luftimet: Në dt. 16 korrik, në darkë, armiku, pati mbërritur në Qafën e Arianitasit, midis Gjerbësit e Greshicës. Po në datën 16 korrik 1943, armiku, pas një përgatitje të rreptë, më zjarrin e artilerisë nga Patosi dhe nga Luari, për tri orë resht mbi sektorin e Rruzhies, sulmoi me forca të mëdha bashkë me Isa Toskën, që nga Luari dhe Patosi, por forcat, qenë në gjendje ta detyronin armikun të mbrapsej në bazat e tij me humbje”. (sipas f. 111). Historiografia e Luftës Nacional-Çlirimtare i përshkruan kështu ngjarjet në lidhje me luftimet

»

19

kundër italianëve dhe Isa Toskës: “Drejtimin e operacionit e kishte marrë në dorë Komanda e Armatës IX. Më 13 korrik 1943, ajo u kishte dhenë fund të gjithë përgatitjeve, duke i vendosur forcat e tyre pjesëmarrëse në rajonet PatosRoskovec, Berat, Gllavë (divizioni Firence), Selenicë e Vlorës (divizioni Parma), që të mësynte në katër drejtime, me qendër bashkimi Mallakastrën e sipërme: Drejtimi i Roskovecit- rigrupimi K- tre batalione fanterie, 3 batalione të milicisë fashiste italiane dhe banda e Isa Tokës, me artilerinë dhe armët e shoqërimit….”. Detaje për luftimet në Qafën e Sinjës, dhe Visokës etj., bazohen në disa burime arkivore: AQP, dosja 78, komunikatë e jashtëzakonshme mbi operacionet italiane në Mallakastër korrik 1943 dhe AQSH, Comanda, 9 a Armata, Notiziario meurite N 7, mese di luglio 1943… Për të gjitha këto operacione shkruhet: “Banda e Isa Toskës vazhdonte të shkelte në pjesën veriore të Mallakastrës së Poshtme dhe të kryente atje mizoritë e saj të njohura.” Pasi ia dedikon luftën kundër Isa Toskës, vetëm forcave partizane, ndërsa mohon krejtësisht forcat vullnetare, d.m.th. nacionaliste të Ballit Kombëtar, konkludon: kjo bandë, u tërhoq në Luar, Roskovec e Zharrës, pranë garnizoneve të ushtrisë italiane. Komiteti Qarkor i Partisë i Beratit dhe Komiteti i Partisë i rajonit të Mallakastrës, ju është përgjigjur një dëshirë të zjarrtë që ushqente populli për ta shkatërruar ketë bandë, e cila, urrehej në kulm, vendosën ti jepnin një grusht dërrmues në bazat e saj. Rreth 600 partizanë e vullnetarë të Beratit, Mallakastrës, Fierit, Lushnjës e Skraparit i sulmuan tradhtaret natën 4-5 shtatorit.1943. Luftimet më të ashpra, që zgjatën tri ditë u zhvilluan në Luar. Tradhtarët e shpartalluar u shtrënguan të linin njërën pas tjetrës të gjitha bazat, pasi kishin pësuar dëme të mëdha. Ata nuk i shpëtoi dot, as ndërhyrja e ushtrisë italiane. Isa Toska i mbetur vetëm më 50 shokë të tij kriminelë, u mbyll në qytetin e Fierit. Më 13 shtator, 5 ditë pas kapitullimit të Italisë Fashiste, ai u vra, në një konflikt xhandarësh për çështje plaçke, dhe po atë ditë, banda e tij u shkri plotësisht”. Kompetenca mbi ngjarjen Alibia e ngjarjes historike në lidhje me Isa Toskën, nuk bën gjë tjetër, vetëm sa krijon përfytyrimin kronologjik, me të gjithë ata emra njerëzish, të përdorur gjatë dhe pas luftës. Evokacioni i tyre në një vend të caktuar, nën presionin konstant shumë-vjeçar dhe sipas një stili të habitshëm të gjykimit civil, krijon tipizimin e fenomenit kriminal. Pasi temperatura dhe psikoza e krijuar nën trysninë e ambientit afektiv ndaj emrit, nxjerr në pah, menjëherë, ngjarjen që e ka shkaktuar atë. Kjo vlen, për të gjithë lavdinë e ngritur ndaj emrave pas lufte, por edhe të “armiqve” ekuivalentë. Dhe, ngjarje të tilla, kanë qenë, jo në tabanin kombëtar shqiptar, por në atë, respektivisht fshatar dhe të paemancipuar, d.m.th, të paideologjizuar. Nuk ekzistojnë krime të komunizmit, fashizmit, nacionalizmit apo të diktaturës, por veprimi kriminal ndaj shoqërisë. Po të biem pre e testimit tonë sintaksor, mund të shquajmë, se, kur përmendim një emër të caktuar të historisë së “lavdishme” të popullit shqiptar në të gjithë epopenë e vet false, do të errësonim ndërgjegjen tonë kombëtare; do të kishim eliminuar të vërtetën dhe sigurinë tonë; do të ndjeheshim të frikësuar, jo për nga vlera metafizike e figurës, por nisur nga valenca mikroambientale e ngjarjes së treguar. Për ta përkufizuar në termin që na pëlqen të gjithëve, atë vetjak, nëse, do të kishim të bënim me një ngjarje të caktuar, sistemi nervor do ta sinjalizonte në memorien e vet për një kohë të gjatë. Ndërsa po të marrim të gjitha ngjarjet së bashku, në të gjithë historitë personale ndaj një fenomeni gjatë 50 viteve të kaluara, mund të përftonim tmerrin e vërtetë të analizës psikiatrike në vend. (Rezultati= sociologjia 0 ) Po të bësh një testim të dytë të çështjes, mund të vlerësosh, se çfarë vlere biotipi civil, mund të fshihet pas një emri të caktuar, në tërësinë e të parit figuracion, që mund të na kapë veshi. Në gjuhën shkencore, një gjë e tillë, konsiderohet si një patologji e thellë kronike, ndërsa kur shtrirja e saj është më shumë se për disa persona, atëherë, mund të themi, se është kaluar faza kritike e kontrollit social. Shembujt e sotëm të politikës së ditës, dhe analiza mbi faktin social, janë shprehja kronike ndaj drejtimit hipotetik të grupit me bazë, simptomën e ndërveprimit masiv të fenomenit me prejardhje banditeske.


20 SEERA MARSTON

S

«

Kulturë

hqipëria është një vend ku meshkujt vërdallisen nëpër qoshet e rrugëve, madje edhe në palcën e të ftohtit të dimrit. Ata mund t’i shohësh në qytezat e vogla, në Tiranë, në sheshet e qyteteve, nëpër kryqëzime e kudo gjetkë, nëpër kafenetë e panumërta. Duket sikur vendi është përplot me to. Edhe hotelet kanë kafene; kësi lokalesh i has kudo nëpër rrugë, të frekuentuara gati ekskluzivisht nga burrat dhe përgjatë gjithë ditës. Gjatë ditëve të mia të para në atdheun e tyre, unë çuditesha sesi mbijetonin në biznes kaq shumë lokale shqiptare të të njëjtit profil, por ato dukeshin plot me klientë shumicën e kohës; meshkuj të përkulur mbi filxhanin e kafesë, gotën e rakisë e pijeve të tjera, teksa digjnin jetët e tyre me tymin e cigares. Rrallë e tek sheh femra nëpër kafene apo duke u sjellë rrugëve, me përjashtim të pak lypëseve. Edhe burrat lypin, ose shesin karta celulari dhe çikërrima të tjera, edhe në këtë rast më të shumtë se femrat. Gratë punojnë në shtëpi, nëpër zyra dhe biznese të vogla; i gjen gjithashtu duke blerë a shitur nëpër tregje. Fëmijë nuk të zë syri shumë, edhe pse këndet e lojërave janë aty. Përveç kafeneve, vendi gëlon nga pikat e këmbimit valutor, që jo rrallë i gjen edhe çdo 50 metra larg njëra-tjetrës. I pikas kollaj dhe kësisoj, këmbimi i parave nuk është aspak problem, një tregues i qartë ky i një shoqërie që ende varet në masë të madhe nga emigracioni. Sepse numri i kufizuar i turistëve të huaj nuk e justifikon dot praninë kaq të madhe të kambistëve. Ka gjithashtu me mijëra filiale bankash, degë të pafundme të një numri jo të vogël bankash evropiane e të tjera, të cilat kanë instaluar një shumicë të dukshme bankomatesh. Duke çuar në mendje katastrofën e firmave piramidale në fund të viteve ‘90-të, dikush mund të pyesë veten se sa leverdi dhe ç’volum pune kanë këto banka. Gjasat janë që shqiptari mesatar me fitime pak mbi modesten, t’i shpenzojë të ardhurat e veta për të jetuar, t’i investojë diku (me gjënë e gjallë në fshat apo ndonjë shtëpi në qytet) apo t’i mbajë poshtë dyshekut. Tingëllon një zgjedhje e mençur, pas atyre që kanë hequr. Por ndërkaq harroj edhe numrin po kaq të madh të lokaleve të bixhozit apo basteve sportive që kam hasur, të llojeve të larmishme: Nga cepat e vegjël të rrugëve dytësore, tek hapësirat “luksoze” të kumarit, që afrojnë më shumë me kazinotë. Hoqa dorë nga ushqimi në një restorant, kur pashë se pranë tavolinave ishin vendosur edhe makina elektronike. Në radhën e mjediseve që frekuentohen më shumë janë supermarketet, të vogla apo më të mëdha, mes të cilave fiksova të quajturin Euromax, apo Conad-in italian. Më thanë edhe për një Carrefour në periferi të Tiranës, por ende nuk kam shkuar. Sa për vendasit, ata më vënë në dukje praninë po kaq të shpeshtë të farmacive; por unë pikasa edhe disa librari apo kafe-librari, një dukuri kjo që në shumë vende të tjera është goxha më e rrallë. Është diçka e këndshme të shohësh kaq shumë rafte me libra, ku qartësisht mbizotërues janë autorët e mëdhenj botërorë. Duke qenë se shqipja ime është zero, nuk munda ta shtjelloj më gjatë se çfarë lexojnë aktualisht shqiptarët. Kinezët këtu kanë mbërritur me kohë. Eca përgjatë një rruge të ngje-

E mërkurë 23 janar 2013 •

Kartolinë nga

Shqipëria

shur me dyqane që shisnin zbukurime të Krishtlindjeve edhe mallra të tjera të lira, si lule e lodra plastike, veshje burrash, grash e fëmijësh, por edhe pajisje elektronike e orendi kuzhine. Të gjitha prodhim kinez, në dyqane të zotëruara nga kinezë. Në një zonë tjetër të Tiranës pashë se të njëjtat prodhime shiteshin nga shqiptarët. Nëse në ndonjë vend tjetër të Ballkanit varfëria nuk është kaq e dukshme, në Shqipëri ajo të përplaset në fytyrë. Dhe nuk është dhe aq tek blloqet e apartamenteve pak e shumë të lodhura nga epoka e mëparshme socialiste, shumë prej të cilave janë rilyer me bojëra për t’u dukur më pak të trishta. Aq më pak është tek disa rrugë të gjera me ndërtesa moderne xham e çelik, plot me zyra, dyqane, markete e apartamente banimi që tash kanë mbirë gjithandej. Fukarallëku duket tek fakti që kudo, njerëzit në grupe të vogla apo më të mëdha, shesin prodhimet e bahçes së tyre, bimë aromatike, mallra të përdorura,

mallra të dorës së dytë sesa rroba të reja. Pranë tregjeve të zë syri radhë burrash të ulur mbi kuti apo arka, që ekspozojnë ato pak perime e fruta, bimë të thara mjekësore e shumëçka tjetër. Po ashtu atmosfera e përgjithshme bie era varfëri, me përshtypjen që ta përforcon mbushja e çdo trotuari apo hapësire të lirë, me njerëz që diçka shesin. Prodhim vendas dhe mallrat mikroartizanale luajnë një rol të rëndësishëm në tregtinë lokale; mjalti, kompostot e turshitë, frutat e thata, djathi dhe lloje të ndryshme verërash etj, gjenden në tregjet e hapëta e dyqane, ku i sjellin prodhuesit e vegjël; vetëm pak syresh kanë etiketë. Dyqanet janë qartazi rajonale, me bulmetet dhe mishrat që reklamojnë origjinën e fshatit apo zonës. Edhe pse diku tek 70% e popullsisë thuhet të jetë myslimane (besimi fetar nuk ishte një pyetje e detyrueshme në cencusin e fundit), Krishtlindjet festohen gjerësisht. Por kur i pyes njerëzit, më thonë se të gjitha dekorimet e

shirita dritash dhe një pemë gjigande Krishtindjesh; Pamja të krijon një ndjesi lezeti dhe gëzimi, ndoshta akoma më i nevojshëm për të hequr mendjen nga varfëria. Edhe pse broshurat udhëzuese për Shqipërinë më paralajmëronin për mungesën e energjisë elektrike, ky problem mesa duket nuk ishte kaq i ndjeshëm sa dikur, por sërish kjo varet nga standardet me të cilat mësohesh. Disi e vështirë të vlerësosh rolin e fesë. Si një vend dikur zyrtarisht ateist, përshtypja e parë është ajo e një populli jo dhe aq fetar, paçka se plot fonde janë shpenzuar për xhami e kisha të mëdha nëpër gjithë territorin- shumica e tyre të reja, sepse të vjetrat janë shkatërruar gjatë regjimit të kaluar. Disa gjëra të bëjnë çudi: Qendra kryesore e veriut, Shkodra, që është edhe vatra kryesore e katolicizmit, ka një xhami masive të sapondërtuar m’u në qendër të qytetit (e financuar nga sauditët, thonë). Por nëse objektet fetare të kultit nuk mungojnë, të çdo besimi, sa frekuentohen ato? Nga ajo pak përvojë që mblodha,

kryesisht veshje; apo tek gratë që të ulura në qoshe rrugësh, shesin çorape e sende të tjera të punuara me dorë. Nëse keni pasur ndonjë dyshim se ku shkojnë gjithë ato mallra që ne ua dhurojmë qendrave të bamirësisë apo organizatave të tjera, ato do t’i gjeni në masë të madhe këtu, tek shiten nëpër rrugë, por edhe në dyqane, disa syresh të renditura bukur dhe me shije, pasi janë larë. Pata përshtypjen se në shumë pjesë të Tiranës dhe qyteteve të tjera që vizitova, edhe dyqanet “serioze” më shumë shisnin

zbukurimet, pemët e babagjyshat e Krishtlindjeve etj, janë për…Vitin e Ri! Paçka se pemët dekorative janë stolisur me fashat e gjera ku lexohet “Gëzuar Krishtlindjet” dhe kanë topat e zakonshëm shumëngjyrësh e dritat e rastit. I sheh kudo: Në dyqane, hotele, në sheshet e qyteteve e fshatrave. Të ndriçuara gjatë gjithë natës, të bien në sy dekorimet e bulevardit qëndror të Tiranës, me disa dekoracione abstrakte të stilit Krishtlindas. Sheshi qëndror tani është tërësisht i ndezur gjatë natës, me pemët e vërteta të veshura me

duket se janë kryer e kryhen shumë martesa të përziera dhe feja nuk ka pasur asnjë rol frenues në këtë rast: Unë shpresoj që kjo të jetë pikërisht kështu, duke pasur parasysh se ç’dramë ka patur ish-Jugosllavia fqinje në këtë lëmë. Peisazhet rurale janë të bukura, sidomos me borën e parë që ka veshur majat e maleve dhe kodrave. Lumenjtë rrjedhin me ngjyrat e gjelbra e të kaltra, pemët kanë ende disa gjethe të vonuara ngjyrë kafe e të verdha, pa harruar pishat me jeshilen e tyre të errët, ndërsa fushat janë të mbuluara me brymën

dimërore. Bagëtia e imët gëlon në tufa me tingëllimat e zileve që kthehen nga jehona e maleve, e më pak janë gjedhët. Në zonat e largëta, kuajt e gomerët përdoren ende për transport e udhëtim, me fshatarët që sjellin prodhimet e tyre në qytet. Nëpër gjithë vendin, syri të zë mjaft ndërtime të braktisura e të rrënuara të epokës socialiste, shumica hangarë e stalla të gjata. Disa syresh janë privatizuar dhe përdoren nga fermerët në bizneset e tyre të vogla. Por pjesa tjetër mbeten aty, duke u shkërmoqur dita-ditës dhe të dukshme që larg. Shoh se ca janë ndërtuar me gur të mirë, dhe habitem përse nuk e kanë marrë për të ndërtuar shtëpi të reja. Edhe pse në disa vende të ngjashme i kam hasur edhe më tepër se këtu, këto gërmadha mbeten një kujtim i gjallë i sistemit të vjetër. A kanë mall për atë regjim njerëzit sot? Zor ta thuash. Afërmendsh, mënyra sesi flasin disa prej tyre, lë të kuptohet se për disa gjëra nga ai sistem, kanë mall. Është interesante se ndryshimi politik i vitit 1991, prej shumëkujt përshkruhet si “ardhja e demokracisë”, por perceptimi i përmirësimeve në vend është i vogël, dhe akoma më i vogël është ndikimi i shqiptarëve në mënyrën sesi qeveriset vendi. Çfarë kuptojnë shqiptarët me demokraci? Kjo pyetje nuk vlen vetëm për Shqipërinë. Unë ja dola të shijoj diellin dhe borën në dy ditë rresht njëra pas tjetrës, duke ecur nëpër gjysmë metri borë për të arritur tek një fshat i largët, pasi makina jonë nuk kishte zinxhirë; dhe ditën tjetër duke parë panoramën totalisht mahnitëse mbi liqenin e Shkodrës, nën diellin e dimrit. Rrugët janë një përzierje e infrastrukturës së vjetër, me ish asfalt të shkalafitur e plot gropa, dhe rrugëve të reja, përfshi dhe autostradat me dy korsi e ndarje betoni, segmente të cilat ende janë në ndërtim aty-këtu. Për vizitorin që e ka sefte, udhëtimi nëpër Shqipëri përfshin kalimin nga njëri ekstrem tek tjetri, ku faktori i paparashikueshmërisë është i lartë. Por progresi që është bërë me ndërtimet, nënkupton që gjërat gradualisht po përmirësohen. Për një vend me veç 3 milionë banorë, ekzistojnë katër rrjete telefonie celulare! Çuditem sesi arrijnë të fitojnë, dhe lidere e sektorit është Vodafone. Emrat e tjerë nuk të lënë të kuptosh se ç’origjinë kanë, nëse nuk kërkon shpjegime; rrjeti Eagle mund të jetë vendas, meqë shqiponja është simboli i flamurit. Dhe sidomos në këtë vit 100-vjetori të Pavarësisë së vendit, flamujt i sheh gjithandej. Mbase është një mënyrë paqëtimi e qetësimi i një populli me 100 vjet histori të trazuar shtetërore. Nuk mungojnë as flamujt e BE-së dhe SHBA-së, nëpër ballkone, lokale e rrugë. Supozohet që kjo të reflektojë dëshirën për t’u anëtarësuar në BE, që në fakt nuk po kalon ditë të mirë këto kohë, e megjithatë perceptohet si gjë e mirë nga shumica e njerëzve. Disa fonde para-anëtarësimi po mbërrijnë, shumica e tyre me destinacion përafrimin e prodhimeve bujqësore në standardet evropiane. Por rruga përpara është e gjatë… Përse flamuri amerikan gjendet gjithandej, është diçka që nuk ja dola ta kuptoj në këtë udhëtim të shkurtër. Përfundimisht, pavarësisht nga fama që ka marrë ky vend për qeverisjen e keqe, korrupsionin dhe trafiqet mafioze, për një vizitor afatshkurtër aspekti më goditës është sesa miqësorë, mikpritës e ndihmues janë njerëzit, dhe sa e këndshme është atmosfera, edhe kur mysafiri nuk nxjerr dot nga goja as fjalët më të thjeshta në shqip. (nga OpenDemocracy)


Kulturë

• E mërkurë 23 janar 2013

»

21

Për shtatoren e Ibrahim Rugovës 23 artistë në garë Njëzet e tre boceta për ndërtimin e shtatores së ishpresidentit Ibrahim Rugova janë dorëzuar në komunën e Prishtinës në konkursin që kjo e fundit e ka lënë të hapur deri të hënën e 21 janarit. Shtatorja e presidentit historik do të vendoset në sheshin që mban emrin e tij, në qendër të kryeqytetit, punimet për rregullimin e të cilit janë duke vazhduar ende. Përmes një komunikate për shtyp, të lëshuar nga komuna e Prishtinës, është bërë me dije se afati për dorëzimin e ofertave për ndërtimin e shtatores së ishpresidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, e cila do të vendoset në sheshin e Pavarësisë, ka përfunduar. “Ofertat e tyre së bashku me bocetin, ashtu siç ka qenë e paraparë në konkurs, i kanë dorëzuar 23 ofertues”, thuhet në komunikatë, teksa tregohet për hapat që tash do të ndërmarrë ky institucion. “Pas përfundimit të kësaj faze komuna e Prishtinës do të formojë një komision me njerëz kompetentë, detyra e të cilëve do të jetë të përzgjedhë bocetin më të

mirë”, thuhet në komunikatë. Mbyllja e afatit për ndërtimin e shtatores së presidentit Rugova është bërë pikërisht në ditën kur janë bërë 7 vjet nga vdekja e tij. Komuna e Prishtinës ka thënë se është vënë në kërkim të një shtatoreje, e cila do të shpërfaqë karakterin e Presidentit historik. “Komuna e Prishtinës falënderon të gjithë kontribuesit e artit, krijuesit, skulptorët dhe artistët që me krijimet e tyre po kontribuojnë në përzgjedhjen e një shtatoreje, e cila do të reflektojë urtësinë, mençurinë dhe largpamësinë e ishpresidentit të Republikës së Kosovës, dr.Ibrahim Rugova”, thuhet në fund të komunikatës. Konkursi për skulpturën e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova është hapur më 30 nëntor të vitit të kaluar. Fillimisht komuna e Prishtinës u kishte lënë afat artistëve që punët e tyre t’i kryenin deri më 26 janar të këtij viti, por e kishte shtyrë atë. Edhe punimet për sheshin “Ibrahim Rugova” nuk kanë përfunduar brenda afatit të paraparë.

Tani dhe pastaj, nga Gjon Mili tek artistët e sotëm “modernë”

J

akup Ferri, Ibrahim Kodra, Gjon Mili, Odhise Paskali, Heldi Pema, Eltjon Valle janë “protagonistët” e ekspozitës që do të prezantohet nesër në “The Apartament”, një hapësirë artistike në një hyrje pallati në Liqenin e Thatë në Tiranë. E titulluar “Then And Now/Atëherë dhe Tani”, ekspozita ka për qëllim të luajë me argumentin e kohës dhe zhvendosjen e gjeneratave. Jo rastësisht janë përzgjedhur artistë të një epoke historike si Mili, Paskali dhe Kodra, të cilëve u bashkëngjiten artistë bashkohorë si Ferri, Pema dhe Valle. Kjo përballje, ky ilustrim i të kaluarës me të tashmen është dhe skenari për realizimin e kësaj ekspozite, duke shpresuar se prurjet emergjente do të jenë në lartësinë e historisë së artit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fundin e muajit shkurt 2013. Artistët Jakup Ferri është lindur më 1981 në Prishtinë. Jeton dhe punon në Amsterdam. Ka kryer studimet në Akademine e Arteve të Kosovës në Prishtinë. Mandej ka frekuentuar Rijksakademie Van Beeldende Kunsten, Amsterdam dhe rezidenca të ndryshme si KulturKontakt Vienna, NIFCA Malmo, International Studio and Curatorial Program New York etj. Ka fituar çmime të shumta si Buning Brongers Prijzen Amsterdam, Kunstpreis Europas Zukunft Leipzig, Artists of Tomorrow Prishtina, M.Mulliqi Prize Prishtina eti. Punët e tij janë prezantuar në: Artists Space Neë York, 28th Graphic Biennale - International Centre of Graphic Arts Ljubljana, U-TURN Quadrennial for Contemporary Art Copenhagen, Prague Biennale 3, Kunsthalle Exnergasse Wien, Zacheta National Gallery Warsaw, International Istanbul Biennale, Portikus Frankfurt, KW Institute for Contemporary Art Berlin, National Gallery Bucharest dhe Kunsthalle Fridericianum Kassel. Ibrahim Kodra ka lindur më 1918 në Ishëm. Më 1938 fiton një bursë studimi e vënë në dispozicion nga Mbretëresha e Shqipërisë për artistët e rinj dhe zhvendoset në Itali. Studioi në Accademia delle Belle Arti di Brera në Milano (duke frekuentuar kurset e mjeshtërve të mëdhenj Carrà, Carpi e Funi), qytet në të cilin jetoi deri sa ndërroi jetë më 2006. Punët e tij janë prezantuar në: La Casa degli Artisti

Milano, Palazzo Reale Milano, Biennale del Mare Genova, Università di Parigi, Galleria Schettini Milano, Galleria Montenapoleone di Milano, Premio Brianzolo Arte Estemporanea (primo premio), Galleria Bergamini di Milano, Museo di Ulm, Libreria Feltrinelli di Milano, Art-Work-Shop di Positanoe Jardins des Arts di Roma, Farsetti di Prato, Galleria Chiodo Palermo, Galleria Carpine di Roma, Palazzo della Permanente di Milano, Galleria il Salotto di Como, Princess Hall New York, Galleria Nazionale di Tirana, Parlamento Europeo di Strasburgo, Metropolitan

Museum di Tokyo dhe La Biennale di Venezia. Heldi Pema ka lindur më 1977 në Tirana. Jeton dhe punon në New York. Ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe mandej në International Summer Academy Salzburg, Real Presence Beograd dhe Kultur Kontakt Vienna. Gjithashtu ka punuar si kurator imazhi në Galerinë Kombetare të Arteve në Tiranë. Pema ka fituar dhe çmimin Onufri International Prize dhe aktualisht është artist në residencën ISCP në New York. Punët e tij prezantuar në 52nd International Art Exhibition La Biennale di Venezia, Haus am Lutzoplatz Berlin, Gallery On The Move Tirana, Museum of Contemporary Art Villa Croce Genova, Tirana Institute for Contemporary Art, The National Gallery of Arts Prishtina, Biennale of Europe and Mediterranean Athens, MiArt Fiera di Milano dhe 2nd Tirana Biennale.

Gjon Mili ka lindur më 1904 në Korçë dhe ka vdekur më 1984 në Connecticut. Ka qenë i njohur sidomos për fotografitë e personazheve të famshëm të botuara në revistën “LIFE”, si Picasso e shumë të tjerë. Gjon Mili është një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit të XX dhe një pionier në fushën e fotografisë së bashku me Man Ray. Punët e tij janë prezantuar në: Musée de l´Elysée Lausanne, International Center of Photography New York City, Art Institute of Chicago, Museum of Modern Art, New York, Contemporary Arts Museum Houston, Kunsthalle Wien, Museu de Arte Contemporânea da Universidade de São Paulo, National Gallery of Australia Canberra, Fondation Henri Cartier-Bresson Paris, Les Recontres d’Arles, Cincinnati Art Museum dhe Estorick Collection of Modern Italian Art London. Odhise Paskali ka lindur më 1903 në Përmet dhe vdiq më 1985 në Tiranë. Studioi për Letërsi dhe Filozofi në Torino, ku më pas vazhdoi studimet për histori arti në vitin 1927. Hapat e para të karrierës së Odhisesë janë në fushën e publicistikës. Ai u shqua në estetikë dhe kritikë arti. Shkroi artikuj të ndryshëm me mendime e meditime për artin në mjaft organe shtypi të vendit apo të huaja. Odhise Paskali është poeti visual më brilant i shekullit të XX dhe jo vetëm për Shqipërinë. Punët e tij janë prezente në sheshet e qyteteve më kryesore të Shqipërisë duke kapërcyer çdo barrierë të kohës. Eltjon Valle ka lindur më 1984 në Kuçovë. Jeton dhe punon në Milano. Ka kryer studimet në Accademia delle Belle Arti di Brera në Milano. Prej kohësh punon për projektin specifik “The Marinz”. Punët e tij janë prezantuar në: The National Gallery of Arts Tirana, The National Gallery of Arts Prishtina, Taller Siete Medellin, Casa Tres Patios Medellin, Divuz Unit London, La Generale en Manufacture Sèvres Paris, Dolomiti Contemporaneo DC NEXT Agordino, Museo D’Arte Contemporanea Villa Croce Genoa, The 15th International Onufri Prize Tirana, Micro Museum New York, National Center for Contemporary Art Moscow, Public Art Trieste, The 5th International Mulliqi Prize Prishtina, MiArt Milano, M-i-a-m-i Bogotà dhe Albanian Pavilion The 54th International Art Exhibition La Biennale di Venezia.

Treqind vizatimet e papara të Warhol do të dalin në publik Treqind vizatime nga ekspozita e vitit 1950, që tregojnë anën më të ndjeshme të artistit Andy Warhol, do të prezantohen për herë të parë në publik. Kur Daniel Blau, pronar i një galerie, kishte takuar përgjegjësin e fondacionit “Andy Warhol” në New York dhe e kishte pyetur nëse kishte ende vepra të papublikuara të artistit, ai nuk ishte treguar fort optimist. Por ai nuk mund t’u besonte syve kur pa vizatimet e harruara që kishin qenë të mbyllura për më shumë se njëzet vjet. “Ishte e pabesueshme … thjesht e pabesueshme”, i ka thënë Blau “Guardian”. “Fondacioni Warhol në Crozier duket si një spital - një dhomë gjigante me dyer metalike, kështu që ti vetëm ulesh dhe pret se çka vjen. Asnjëherë nuk e prisja që diçka e tillë do të ishte ende aty. Ngjante sikur dikush po hapte një thes me lodrat e tua të preferuara me të cilat kishe luajtur sa ishe fëmijë dhe kur ke shkuar në shkollë, i kishe vënë në një vend dhe nuk i ke parë prej atëherë. Pastaj dikush vjen tridhjetë vjet më vonë dhe thotë a të kujtohet kjo? E ti mbetesh pa fjalë dhe thua, po më kujtohet!”. Treqind vizatimet nga viti 1950 janë një zbulim i rrallë dhe do të publikohen për herë të parë javën e ardhshme. Ato shpërfaqin anën tjetër të Andy Warhol, një artist që më shumë ishte identifikuar me artin pop. Këtu, thotë Blau, ne e shohim artistin më të shkathët dhe më të ndjeshëm derisa prodhon imazhe që më shumë i afrohen atyre të Egon Schiele sesa pop-artit. Blau ka thënë se vizatimet po ashtu pasqyrojnë praktikën e punës së Warhol dhe ndikimet që kishte pasur. “Këtu shihet nga vjen ai. Ato tregojnë se ai është piktor i jashtëzakonshëm”, ka thënë ai. Vizatimet do të publikohen në një libër të ri me redaktor Blaun dhe do të ekspozohen në muzeun “Louisiana” në Danimarkë e më vonë edhe në Holandë, ku do të jenë edhe në shitje për koleksionuesit. Vepra më fitimprurëse e Warhol kishte qenë piktura “Eight Elvises” që u shit në vitin 2008 për 100 mijë dollarë, derisa në nëntor të atij viti u shit edhe “Statue of Liberty” e vitit 1962, për 39 mijë dollarë. Vizatimet e Warhol po ashtu nuk janë të lira. Në ankandin që “Sotheby” e ka paralajmëruar për muajin e ardhshëm në të cilin përfshihen vepra të artit bashkëkohor, do të nxirret në shitje edhe vizatimi i vitit 1983 i Alfred Hitchcock, që ka vlerën fillestare prej 10 -15 mijë funtesh. Derisa prej vizatimeve të vitit 1950 mund të çojnë në një dimension të ri në tregun e Warhol, mund të kenë edhe historitë e veta. “Ende jam duke hulumtuar dhe duke zbuluar për secilën. Është shumë fascionuese”, ka thënë Blau. Disa nga rrëfimet e këtyre vizatimeve janë më të qarta sesa të tjerat. Për shembull, ka fotografi të një djaloshi të ri duke injektuar drogë. Tjetra pasqyron një vajzë, që është shndërruar në imazh të albumit “Blue Lights”, të jazz kitaristit Kenny Burrell. Warhol po ashtu kishte vizatuar i inspiruar direkt nga fotografitë, si është njëra e flamurit me të cilin nderohet Princi Filip kur e kishte vizituar SHBA-në në mes të viteve ‘50. Një tjetër vizatim i përket vitit 1911, derisa ka edhe vizatime që ndërlidhen me veprat e fundit të artistit. Një tjetër vizatim i vitit 1958, me titull “Face Repeated Eight Times”, reflekton obsesionin e tij me përsëritjet. Vizatimet e preferuara të Blau janë imazhet e një vajze serioze, të realizuara në vitin 1954 dhe 1951, kur Warhol kishte qenë vetëm 22 ose 23-vjeçar. Blau, i cili ka galeri në Londër dhe Munih, ka bashkëpunim të gjatë me fondacionin “Andy Warhol”. Ai e kishte organizuar ekspozitën e parë me vepra të Warhol më 1995, tetë vjet pas vdekjes së artistit, në kohën kur ishte pothuajse e pamundur të gjesh blerës të veprave të tij. Në vitin 2011, Blau kishte rënë në kontakt me Vincent Fremont, që ndërlidh fondacionin “Andy Warhol” me liderët e artit dhe ishte interesuar të gjente vizatimet.


22

« speciale

E mërkurë 23 janar 2013 •

Profil Salman Rushdie, objektivi modernizim A

ta që u lëshuan në Kullat Binjake donin të shkatërronin jetën e sotme për ta zëvendësuar me një tjetër model, që mund ta quajmë talibanizimi. Modernizimi është armiku i tyre, i kuptuar si i tillë, jo vetëm Amerika, por qiejgërvishtësit, aeroplanët, demokracia, liria seksuale, kartat e kreditit. Pra, ç’ndodh nëse një shkrimtar indian me kulturë angleze, por me rrënjë familjare myslimane shkruan një roman për Nju-Jorkun që mban titullin “Tërbimi” dhe që del pikërisht më datën 11 shtator 2001? E nëse romani bën fjalë për një intelektual indian që jep mësim në Britaninë e Madhe dhe braktis familjen për të jetuar në Mollën e Madhe, ku bie në dashuri me një modele të mrekullueshme? E nëse ky shkrimtar për më tepër të jetë Salman Rushdie? Ndodh një ngatërresë e vërtetë letrare. Sepse shumica sheh pasqyrimin e ndodhive personale të Rushdies dhe ia nisin muhabetit për “romanin e parë amerikan” të autorit, njëherë e një kohë i mallkuar e astaj i falur, për “Vargjet satanike”, sikur Rushdie të paskësh ndërruar jetë. Por ja tek vijnë terroristët, rrënohen Kullat dhe “Tërbimi” i sapobotuar shndërrohet në një dokument historik, me atë Nju-Jork frenetik e të shpërfytyruar, të pasur e të zhvoshkur, shënjestër e gjithë zilive të të gjithë popujve të botës. - Mund të jetë dhe “romani i parë amerikan” juaji, por gjithsesi është një roman që vetëm një europian mund ta shkruante. A jeni i një mendjeje? Rushdie - Po, sigurisht. Maniera, ndjeshmëria është e gjitha evropiane. Ose më mirë, europiane nën petka të rreme. Nga ana tjetër, është gjithë ajo traditë e romaneve evropiane si ky, këtu kam parasysh Musil, Roth si dhe Kafkën. Po kështu, Nju-Jorku është edhe një qytet që ndikohet shumë nga kultura evropiane, me grupe etnike evropiane të shpërhapur kudo. Vetë mënyra e Nju-Jorkut nuk është amerikane, po në të njëjtën mënyrë që arrin të jetë edhe një qytet i Botës së Tretë.

- Për “Tërbimin” dhe tabanin e mundshëm letrar ju keni cituar pikërisht dhe Balzakun. E vërtetë? Rushdie - Po, mendojeni pak mirë. I keni parasysh ato romanet franceze në të cilët autori fillon duke folur për Parisin, pastaj për njëfarë lagjeje, pastaj për një rruginë të veçantë, më tutje për një pallat, dhe që në këtë pallat për njëfarë apartamenti ku jeton ky personazhi… Një mënyrë për t’i dhënë lexuesit gjithçka që shërben para se të fillojë ngjarja. Ja pra, kështu arsyetova dhe unë nga pak. Afeksioni juaj për Nju-Jorkun, që na shfaqet përpara në çdo faqe të librit, ndoshta ka po të njëjtën origjinë të asaj të Nelas, protagonistes së mrekullueshme. E cila, shkruani ju, “kishte rënë në dashuri me NjuJorkun, si të gjithë ata që kanë nevojë për një shtëpi larg shtëpisë... Rushdie - Kam pasur shumë shtëpi në shumë qytete për të provuar ndjesi të tilla. Përveç kësaj, që kur jam larguar nga India, Nju-Jorku është vendi që më ngjan më shumë se askund me Bombein, qytetin tim. Të paktën fizikisht. Zona e qendrës e Bombeit ndodhet mbi një gadishull që ngjan fort me Manhatanin. Pastaj ka dhe qytete kozmopolite, që shtrihen vetëm në tokë për t’u shndërruar në megalopole, kanë një dasi të madhe mes të varfërve dhe të pasurve, tregojnë një finesë e trashësi të ngjizur pandashëm, janë tepër të kritikuara nga vetë vendet respektove. Pastaj, nga qytetet mua më pëlqen pikërisht ajo që të tjerëve ua shpif apo i bën ta urrejnë: zhurma, konfuzioni, përzierja e racave. Gjithmonë kam menduar se fshati është bërë vetëm për lopët. - “Tërbimi” para dhe pas 11 shtatorit 2001. Si thoni? Rushdie - Them se për sa paradoksale e mizore mund të duket tmerri i atentateve e ka ndihmuar librin. Para se të ndodhte tragjedia, kam bërë nja pesë a gjashtë lexime publike në Nju-Jork dhe në qytete të tjera të SHBA-ve, dhe njerëzit reagonin ashtu si duhej: qeshnin sa më mirë

të mundnin, kur nuk mund të qeshë me diçka a dikë, por qeshë sepse identifikohet në diçka. Pastaj, me atentatet, kjo u bë e pamundur. Por ka një tjetër aspekt: para 11 shtatorit, shumë njerëz përqendroheshin në anët autobiografike a pseudobiografike të romanit, thuajse duke e shndërruar atë në gosip. Sikur të na qenkësh ndonjë risi që shkrimtarët përdorkan dhe vetë jetën e tyre për të shkruar, sikur të na duhet akoma të shpjegojmë se Stiven Dedalus nuk është Xhojsi, Marseli nuk është Prusti dhe Jozef K. nuk është Kafka. Ngjarjet e Nju-Jorkut dhe Uashingtonit i bënë të gjithë t’i vënë gishtin kokës e të mendojnë dhe lexuesit filluan të përqendrohen mbi anët thelbësore të librit, mbi vizionet e jetës që ai kërkon të shprehë. - A është e mundur sot që të shkruhet një roman i tillë si “Tërbimi”? Rushdie - Jo, dhe kjo për një arsye të thjeshtë: Nju-Jorku nuk është i njëjti qytet. Por ama jam mjaft krenar që e kam shkruar në atë kohë, sepse me të arrita të kap një çast të papërsëritshëm, shkrepa fotografinë e atij Nju-Jorku që nuk jetonte akoma me ndjenjën e katastrofës. - Ju thatë se sulmi i terroristëve nuk ishte drejtuar kundër Amerikës, por kundër mënyrës së jetesës perëndimore. A është kështu? Rushdie - Kështu është. Ata që u lëshuan në Kullat, donin të shkatërronin jetën e sotme për ta zëvendësuar me një tjetër model, që mund ta quajmë talibanizimi. Modernizimi është armiku i tyre, i kuptuar si i tillë, jo vetëm Amerika, por qiejgërvishtësit, aeroplanët, demokracia, liria seksuale, kartat e kreditit. Dhe për ta bërë këtë terroristëve iu desh të ripërkufizonin veprimin e tyre, aq më tepër që islami dhe Kurani janë tepër të rreptë me vetëvrasjet, e riquajtën veprimin e tyre “xhihad”, domethënë diçka që u krye në emër të Zotit, pra që përmban në vetvete dinjitet. Marrë nga “Fjala Review”


sport • E mërkurë 23 janar 2013

Edgar Çani në Evropën që vlen. Sulmuesi i kombëtares kuqezi është zyrtarisht një futbollist i Katanias. Klubi siçiljan bëri të ditur në faqen e tij zyrtare të internetit firmosjen e një kontrate deri në qershorin e vitit 2016 me 23 vjeçarin nga Tirana. Çani që muajin e kaluar zgjidhi në mënyrë të njëanshme kontratën që e lidhte me klubin e Polonia Varshavës ku përjetonte prej kohësh një situatë të vështirë pas problemeve me shlyerjen e detyrimeve financiare nga ana e klubit polak dhe divergjencave të mëdha me drejtuesit e tij i duhet të presë për t’u federuar me skuadrën e tij të re lejen e transfertës ndërkombëtare që do t’i jepet nga FIFA brenda 20 deri në 30 ditësh. I rritur në Itali Çani ka luajtur më parë përtej adriatikut para

Edgar Çani kthehet në Serinë A

eksperiencës së tij lindore me një sërë skuadrash, Peskarën, Palermon, Askolin, Padovën, Piaçencën dhe Modenën. Mediat italiane e përshkruajnë zgjedhjen e Katanias për t’u përforcuar me sulmuesin që është 1.m e 92 centimetra i gjatë dhe veçanërisht i fortë në luftën në ajër si një alternativë ideale te

skuadra siçiljane për argjentinasin Bergesio. Në fakt Futbollisti që mund të krenohet gjatë karrierës së tij me 9 prezenca dhe 3 gola të shënuar në kombëtaren shqiptare do të gjejë në ekipin e tij të ri një numër të madh argjentinasish . Në ndeshjen e së dielës së kaluar në kampionat trajneri Alberto Maran

hodhi në fushë një formacion të përbërë nga plot 9 argjentinas dhe vetëm dy italianë. Në hopin e tij cilësor të karrierës Çani jo vetëm kalon në një kampionat ndër më prestigjiozët në Europë si seria A, por gjen një skuadër në shëndet të plotë me Katanian që është e qetë për sa i përket sigurimit të mbijetesës pasi renditet në vendin e tetë me 32 pikë të grumbulluara, vetëm një më pak se Roma, pozicionim që i lejon të synojë pjesëmarrjen në zonën që garanton Europën për pjesën e mbetur të sezonit. Te Katania, Çani do të jetë më pranë shokëve të tij të kombëtares, Lorik Cana, Erjon Bogdani, e Samir Ujkani.

Bajerni gati të bëjë çmenduri për F

irma e Pep Guardiolës me Bajernin e Mynihut vazhdon të bëjë jehonë në Gjermani dhe jo vetëm. Tashmë që transferimi i tij në Mynih është punë e mbaruar, diskutimet më shumta po prekin merkaton që do të zhvillojë trajneri spanjoll kur të marrë detyrën në 1 korrik. Në fakt trajneri i bavarezëve e ka bërë gati një listë me blerjet, por gjithçka mund të rrokulliset nëse do të arrihet ai që mund të quhet objektivi më i pamundur, mesfushori argjentinas Lionel Mesi. Duket një shaka, me apo pa kripë, por nuk mendojnë kështu në Mynih. Kjo nisur dhe nga buxheti i frikshëm i Bajernit për merkaton e verës. Siç është bërë e ditur ditë më parë trajneri Guardiola do të ketë në dispozicion plot 278 milionë euro për të shpenzuar në merkato, një shifër gati e pamendueshme për ndonjë klub tjetër. Së dyti, Lionel Mesi është dëshira më e madhe e ish-trajnerit të Barcelonës. Në pamje të parë gjithçka duket e mundur për Bajernin, duke qenë se buxheti ia mundëson një operacion të tillë, për të arritur te Lionel Mesi. Lajmi për një interesim të mundshëm të Bajernit për Lionel Mesin e kanë bërë të ditur gazetat gjermane dhe portalet sportive online. Për të arritur deri tek Mesi do të jetë shumë e vështirë për Bajernin, ndoshta e pamundur, megjithatë bavarezët duket se kanë ndër mend ta provojnë së paku. Madje Bajerni pritet të ketë dhe një mbështetje të jashtëzakonshme në këtë sipërmarrje për transferimin e Mesit në Mynih. Sipas shtypit spanjoll, që nga ana e vet i referohet atij gjerman, në tentativën e tij për të arritur tek Mesi, Bajerni do të ketë dhe mbështetjen e plotë të kompanisë së prodhimit të autoveturave “Audi” dhe markën e prodhimit të pajisjeve sportive “Adidas”. Këta

Lionel Mesin Adidasi dhe Audi janë gati të ndihmojnë gjigantët bavarezë me një shumë të çmendur për t’i rrëmbyer Barcelonës yllin argjentinas. Klauzola e mesfushorin shkon 250 milionë euro

23

Mishel Platini: Futbolli në rrezik nga bastet! Zyrtarisht, futbolli është në rrezik nga fiksimi i ndeshjeve për llogari të kompanive të basteve. Kjo mbase dihej prej kohësh, por kur pranohet nga zyrtari më i lartë i UEFA-s, presidenti Mishel Platini, gjërat marrin një tjetër pamje. Mishel Platini mendon se rreziku më i madh i sportit të futbollit vjen nga manipulimi i ndeshjeve dhe bastet ilegale. Ndonëse racizmi dhe dhuna në stadiume është një fenomen që është shfaqur në masë gjatë kohëve të fundit, presidenti i UEFA-s mendon se fundi i pasigurisë së rezultateve do të vriste sportin. “Racizmi dhe dhuna nuk ndikojnë vetëm futbollin, por edhe publikun. Në anën tjetër, në jemi të shqetësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga manipulimi i ndeshjeve”, tha ai për “RTL”. “Për mua, ky është një turp i madh. Nëse ne nesër shkojmë për të parë një ndeshje duke e ditur si do të përfundojë, kjo do të thotë se futbolli ka vdekur”,- u shpreh presidenti i UEFA-s. “Largimi i Boateng nga fusha, i drejtë” Platini, në kundërshtim nga presidenti i FIFA-s, Sep Blater, mendon se Kevin Prins Boateng ka vepruar mirë duke u larguar nga fusha e lojës në shenjë proteste ndaj sharjeve raciste. “Ishte fantastike, mua më pëlqeu shumë. Unë edhe i telefonova Milanit për t’i përgëzuar për këtë veprim”, tha Platini. Botërori 2022, në dimër e jo në verë Platini në fund theksoi se objektivi i tij i radhës ishte të bindte drejtuesit e futbollit botëror që të votonin për zhvillimin e Botërorit 2022 në Katar gjatë dimrit. “Në vitin 2010, në Afrikën e Jugut, temperatura ishte 5 gradë celsius që në orën 5 të pasdites. Ai aktivitet ishte një festë e madhe, por unë nuk është se pashë shumë nga ajo për shkak të kushteve atmosferike. Duhet të luajmë Botërorin në periudhën më të mirë të mundshme të vitit dhe koha më e përshtatshme në Katar është dimri”,- tha Platini.

Bufon, përjetë me Juventusin Bufon-Juventus deri në vitin 2015. Portieri i kombëtares italiane dhe i kampionëve të Italisë ka gjetur gjuhë të përbashkët me Juventusin për të vazhduar bashkëpunimin e gjatë dy viteve të ardhshme. Palët u ulën në bisedime dhe ashtu siç ishte parashikuar, nuk gjetën asnjë pengesë. Kontrata e re do të firmoset të mërkurën në orën 15:00. Presidenti Andrea Anjeli dhe administratori i deleguar Bepe Marota do të flasin në konferencën për shtyp edhe për termat e kontratës së re që parashikon reduktimin e pagës në dy vitet e ardhshëm. Bufon është konsiderohet si një legjendë tek Juventusi. Ai e ka veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër” që prej vitit 2001 dhe nga atëherë numëron 344 ndeshje me Juventusin. Bufon e nisi karrierën në skuadrën e Kanaletos në vitin 1984, duke e vazhduar më pas karrierën me Parmën që shërbeu si një trampolinë për transferimin te “Zonja e Vjetër”, ku ka fituar 3 kampionate, 4 Superkupa te Italisë. Bufon është një portier i realizuar nga të gjitha pikëpamjet, por ai nuk ka realizuar një ëndërr, e cila është të fitojë Ligën e Kampioneve. Ndoshta kjo ëndërr mund të bëhet realitet ndoshta që këtë vit, ose në dy sezonet e ardhshëm.

Kaka-Milan, nuk ka mbaruar ende dy gjigantë i kanë garantuar mbështetje të plotë drejtuesve të Bajernit në këtë nismë. Kosto financiare e këtij operacioni të mundshëm pritet të arrijë vlera marramendëse, që i kalojnë

të 200 milionë eurot. Sipas përllogaritjeve, mendohet se klauzola që ka Mesi për t’u larguar nga Barcelona është 250 milionë euro, që duke parë buxhetin e Bajernit duket i

arritshëm. Nëse Bajerni do të arrinte të konkretizonte edhe një goditje të tillë, pa dyshim që kjo do të vlerësohej si transferimi më i bujshëm në historinë e futbollit botëror.

Murinjo mesazhe sekrete me Abramoviçin Gazetat në Angli janë gjithnjë e më të bindura se në sezonin e ardhshëm Zhoze Murinjo do të kthehet të drejtojë Çelsin në kampionatin anglez. Tekniku portugez i Realit të Madridit vazhdon të jetë kandidati numër një për stolin e bluve të Londrës. Marrëdhëniet mjaft të mira mes tij dhe presidentit Abramoviç mund të jenë

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

një faktor shtytës. Siç bëjnë të ditur gazetat angleze “Daily Star” dhe “Daily Express” gjatë kësaj kohe Zhoze Murinjo ka shkëmbyer shpesh mesazhe jo vetëm me presidentin Abramoviç, por edhe pjesëtarë të tjerë të klubit të Çelsit, shenja këto që mund të çojnë drejt një rikthimi të portugezit në stolin e Çelsit.

politika: Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Ervin Koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Ka ende shanse dhe shpresa që Rikardo Kaka të rikthehet tek Milani, aty ku tifozët e presin me admirim. Ndonëse administratori i deleguar Adriano Galiani ka shuar ëndrrën e tifozëve, duke theksuar se Reali nuk do të lejojë Kakan të rikthehet, ka ende mundësi. Milani do të nisë edhe njëherë kontaktet me drejtuesit e Realit, pasi me Kakan është arritur një marrëveshje paraprake. Braziliani ka pranuar të reduktojë rrogën në 50%, nga 10 milionë euro në 6 milionë deri në fund të sezonit dhe duke filluar nga sezoni i ardhshëm në 4 milionë euro. Në takimin e së shtunës Galiani i ka ofruar Perezit një huazim prej 30 muajsh, deri në fund të kontratës së tij me Realin, duke i paguar rrogën. Kjo ofertë nuk është pranuar nga numri një i Realit, sepse e vret opinioni publik. Kaka është blerja e tretë më e shtrenjta tek Reali, pasi për të ka paguar 63 milionë euro tre sezone me parë dhe nuk mund ta lërë të lirë falas. Në orët në vijim Milani pritet t’i bëjë një ofertë madrilenëve, e cila sigurisht do të jetë modeste në krahasim me atë që Reali i ka paguar kuqezinjve. Nëse ajo që do të jetë në nivelet e kërkuara nga drejtuesit madrilen, Kaka mund të luajë me Milanin duke filluar që nga kjo javë.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E mërkurë 23 janar 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.