koalicionet, firma rama-meta. toka perdorim

Page 1

»6

Takimi me shoqatën “Tomorri”

Meta: Treva e Skraparit dallohet për bujari dhe mikpritje E martë

22 prill 2013

Viti IX, Nr. 2955 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Mbretëria

Julian Çela, ekspertët Krijimi i KLSH-së për hetim të posaçëm në Greqi Vrasja nga pedofili mbetet variant i rrëzuar. Kërkime në terren dhe te grupet e njohura për trafikun e fëmijëve në Shqipëri »8

hetimin e shpenzimeve dhe zbatimit të ligjit »22

Pakti Meta-Rama

Pikat e firmosura nga palët

Toka në përdorim

Harta e zonave ku do të nisë dhënia e tapive të pronësisë Torelli: Janë përgatitur procedurat. Kategoritë që do të përfshihen në realizimin e plotë të zbatimit të ligjit 7501 për tokën bujqësore

»5

Shqipëria 1970-1980

Aksioni komunist për krijimin e bunkerëve dhe tuneleve Krijimi i idealit për “njeriun e ri”. Fushata kulturore që preku nga fëmijët deri tek të rriturit. Skema e ndjekur nga komunistët »18-19

Opinion Nga Enver Bytyçi

Kosovë-Serbi model unik për pakicat

»10

Nga Viron Bezhani

Vllahët, historia e një populli krenar

»11

»2-3 a që Berisha: I pajtuam at diç krijuan PK më 1941, Ta s uron arritjen e paqe

nd Funksionet në kuve do të jenë të ndara ri nga postet në qeve

Bisedimet e minutës së fundit

Angazhimet e palëve ura, nga legalizimet, kult ia e drejta dhe ekonom

»4

KQZ sot mbyll dyert për regjistrimin e koalicioneve

Llogaritja e votave

Rama sot bisedë me AK, PD e hapur dhe për paktin me FRD Palët lënë të gjitha mundësitë të hapura për marrëveshje në minutën e fundit. Topi konsultohet me ambasadorin Arvizu »4

Bruceloza prek fëmijët

Sëmundja infektive kthehet në rrezik për disa zona të vendit »9 Efektet më të rënda te mëlçia e të vegjëlve. Shenjat dalluese dhe masat që duhen marrë për ta shmangur

Projekti/ “Gjirokastra”

Turizmi alternativ potenciale për zonat ndërkufitare në Jug

»7


02

« POLITIKË

E martë 23 prill 2013 •

“Aleanca për Shqipërinë Europiane” ja pakti PS-LSI P artia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkruan në prezencë të përfaqësueve të lartë të Partive Socialiste Europiane marrëveshjen mes tyre, duke e bazuar në një pakt prej 15 pikash. PS e LSI bien dakord që ky bashkim të jetësojë sa më poshtë vijon: 1. Një bashkëpunim strategjik, programor dhe politik, bazuar në domosdoshmërinë e realizimit të objektivave afatgjatë dhe në nevojën e bashkëveprimit konstant mes PS e LSI, për të ndërtuar Shqipërinë Europiane si realitet i ri i në të ardhmen e afërt i Bashkimit Europian, përmes mirëqeverisjes së punëve të vendit çdo ditë; 2. Një zhvillim konstruktiv të bashkëpunimit mes PS e LSI, mbi parimet e kushtetuetshmërisë e të ligjshmërisë, respektit të të gjithë faktorëve institucionalë, politikë e shoqërorë, garantimit të lirive e të drejtave të opozitës dhe kërkimit të konsensusit sa më të gjerë në procesin vendimmarrës, përmes gjithëpërfshirjes e vendosjes së prioriteteve të procesit të ndërtimit të Shqipërisë Europi-

6. Një pozicionim të qartë në mbrojtjen e shtresave të nevojë dhe në mbështetjen e shtresës së mesme, përmes uljes së barrës së detyrimeve apo taksave të drejtëpërdrejta si edhe nxitjes së integrimit social përmes punës dhe rritjes së fuqisë blerëse. 7. Një politikë vijimësisht mbështetëse për biznesin e vogël, për të rritur vetëpunësimin dhe fuqinë ekonomike të familjeve që merren me biznes të vogël si edhe për të filluar uljen e borxheve të familjeve të varfra ndaj biznesit të vogël. 8. Një garanci të plotë për lirinë e biznesit të madh për të stimuluar një ekonomi prodhuese duke mbrojtur lirinë e konkurencës, duke e trajtuar punësimin si objektiv themelor të rritjes ekonomike, duke rritur përgjegjshmërinë e shtetit në raport me çdo potencial zhvillim dhe investitor vendas apo të huaj, si edhe duke rritur transparencën e cilësinë e marrëdhënieve mes qeverisë e sipërmarrjes në funksion të interesit madhor të zhvillimit ekonomik e social të vendit - çka për ne do të thotë përfshirje e sipërmarrjes në çdo vendim-

edhe sigurinë juridike për çdo qytetar, në mënyrë të barabartë, eficente dhe të përgjegjshme duke organizuar drejtësinë si një shërbim publik të sigurtë e të aksesueshëm nga te gjithë sipas nevojës. Për ne një Shqipëri e drejtë me të gjithë fillon nga mirëqeverisja për të gjithë. 11. Një politikë të re për rininë shqiptare si kontributore e pazëvendësueshme per projektin e Shqipërisë Europiane dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. Kjo vetëkupton arsimimin e nje brezi me mentalitet dhe profesionalizem europian, krijimin e mundesive reale për punësim, si dhe çdo kontribut tjeter për të përballuar sfidën e lirisë në mjedisin e një ekonomie gjithnjë e më globale. 12. Një vëmendje të posaçme ndaj barazisë gjinore duke synuar rritjen e vazhdueshme të pjesëmarrjes së gruas në përfaqësimin e popullit Sovran në nivel qendror e vendor, në mirëqeverisjen e punëve të vendit apo komunitetit në administratën publike, në biznes apo shoqërinë civile. Aleanca për Shqipërinë Europiane do të ketë

PREZANTIMI I PLATFORMËS SË BASHKËPUNIMIT PARAZGJEDHOR

Gjoni-Balla lexojnë parimet në kor Në radhë njëri pas tjetrit publikuan aktin

ane mbi çdo prioritet partiak. 3. Një vullnet të palëkundur për të garantuar kohezion të brendshëm të koalicionit dhe konsensus për mirëqeverisjen, në funksion të reformave të dakordësuara bashkarisht, të emërimeve që janë përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit për të garantuar pavarësinë e institucioneve, të depolitizimit dhe modernizimit të administratës publike përmes konkurencës e meritës. 4. Një qasje të re publike të shumicës qoftë në parlament e qoftë në qeveri, për të garantuar mbi bazën e një Kodi Etik që do të hartojmë e miratojmë bashkarisht, shprehjen e respektit më të madh për opinionin publik dhe rritjen e transparences ne qeverisje në një shkallë të panjohur deri më sot. 5. Një ndarje të re të punëve mes legjislativit dhe ekzekutivit, duke i dhënë një vlerë të re mandatit të popullit Sovran qoftë në pushtetin legjislativ qoftë në pushtetin ekzekutiv, me qëllim që kontrolli parlamentar të marrë vlerën e munguar në këto dy dekada dhe përgjegjësia qeverisëse të fitojë një cilësi të re.

marrje të rëndësishme për të dhe luftë pa kompromis arbitraritetit të organeve tatimore ndaj sipërmarrjes. 9. Një angazhim të fuqishëm për zgjidhjen e çështjes së pronës, duke siguruar transparencën e domosdoshme të procesit të kthim-kompensimit të pronave në funksion të së drejtës së mohuar të pronarëve që pas dy dekadash liri janë ende shumë që nuk gëzojnë asnjë të drejtë mbi pronën e tyre. Duke siguruar përmes një procesi të mirëorganizuar e transparent dhënien e çertifikatës së tokës për të gjithë fermerët që prej dy dekadash punojnë një tokë që e kanë de facto po nuk e gëzojnë de jure. Duke realizuar me transparencë procesin e zvarritur të legalizimeve që në dy dekada ka sjellë vetëm rritjen e numrit të ndërtimeve pa leje dhe shkatërrime të mëdha të territorit. 10. Një trajtim me prioritet të sigurisë publike dhe të garantimit të paprekshmërisë së individit e të pronës, duke i shpallur një luftë të pashoqe krimit të çdo natyre dhe korrupsionit. Në këtë kontekst e shohim të pandashme

objektiv të palëvizshëm të përpjekjes së saj zhdukjen e dhunës kundër gruas si edhe luftën kundër papunësisë femërore. 13. Një vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur pasuritë natyrore të vendit, burimet nëntokësore, trashëgiminë kulturore, përmes politikash zhvillimi me një përmasë të gjelbër në kuadrin e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm. 14. Një vizion europianizues që të lerë pas përgjithmonë fantazmën e nacionalizmit primitiv e të promovojë atdhedashurinë si shprehje të krenarisë kombëtare dhe të respektit për historinë si burim frymëzimi për të ardhmen, jo si gjenerator dasish e konfliktesh të së shkuarës. 15. Një objektiv madhor: Anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda harkut të dy mandateve qeverisëse, ku të bashkuar në emër të shumicës së shqiptarëve dhe me dorën e bashkëpunimit të shtrirë ndaj përfaqësuesve të pakicës në emër të Shqipërisë Europiane, do t’i shërbejmë besnikërisht popullit shqiptar.

Pasi përshëndeti konferencën, kreu i socialistëve shqiptarë ua la të drejtën e leximit të parimeve dy përfaqësuesve të partive tashmë aleate LSI-PS. Deputeti socialist Taulant Balla dhe sekretari i marrëdhënieve me jashtë në LSI Ralf Gjoni njëri pas tjetrit lexuan parimet mbi të cilat është bazuar marrëveshja mes këtyre dy forcave. Në një duet ku si solist i parë ishte përfaqësuesi i PS-së e më pas ai i LSI-së, ata renditën listën e gjatë të pikave të kësaj marrëveshje, e cila në thelb ishte programore. I ideuar i gjithë ky prezantim si një shou ku dirigjentë ishin pikërisht përfaqësuesit e partive socialiste evropiane, PS-ja e LSI-ja pagëzuan dhe emrin e koalicionit me të cilin do të përfaqësohen në fushatën elektorale të 23 qershorit. “Aleanca për Shqipërinë Europiane”

do të jetë koalicioni që do të garojë kundër koalicionit të djathtë, i cili ende nuk ka anonçuar emrin e tij. Por duke u kthyer te publikimi i parimeve të marrëveshjes mes PS-së e LSIsë, Gjoni e Balla u përpoqën që përmes leximit të tyre të përçonin qartë mesazhin mbi arsyet që diktuan një aleancë të tillë. Edhe pse u munduan që në përsosmëri të ndiqnin radhën dhe ritmin në leximin e aktit të parimeve, nuk u shpëtoi ndërhyrja në radhën e gabuar. Megjithatë, objektivin kryesor arritën ta theksonin me vokacionin e duhur. I takoi deputetit Balla që të theksonte se objektivi kryesor i kësaj marrëveshjeje, e jetësuar në një qeverisje pas 23 qershorit, është pikërisht integrimi në BE i vendit brenda dyvjeçarit të mandatit të parë në pushtet. Rama e Meta firmosën paktin.

NISMA E PS “ 100 ARSYE PËR TË MOS VOTUAR BERISHËN”

Berisha dështoi me sigurinë rrugore Felaj: PS me Qendër Kombëtare të Kontrollit Dështimi me sigurinë rrugore është një tjetër arsye për të cilën Partia Socialiste u bëri thirrje shqiptarëve që të dënojnë me votë më 23 qershor qeverisjen aktuale. Ishte deputetja e PS-së Ermonela Felaj që gjatë një deklarate për shtyp akuzoi qeverinë “Berisha” për një nga dështimet më të rënda, me pasoja fatale për jetët e shqiptarëve, siç është dështimi me sigurinë rrugore. “Rrugët e Shqipërisë nuk kanë qenë kurrë më të pasigurta e më të përgjakura sesa gjatë qeverisjes së Sali Berishës. Ditë për ditë shohim se si shteti është dorëzuar turpësisht para bilanceve tragjike me aksidentet rrugore. Qeveria e ka humbur betejën për të ulur numrin skandaloz të aksidenteve dhe shkaqet e tyre”, - vuri në dukje Felaj. Sipas saj, në programin e tij Berisha premtoi investime në sinjalistikën rrugore dhe

të menaxhimit të transporteve, por rezultoi një mashtrim. “Mashtroi! Jo vetëm që nuk ka shtuar fondet, por në vitin 2012 mbylli dhe ndërmarrjen e vetme kombëtare të mirëmbajtjes së rrugëve. Sot në vitin 2013 Shqipëria nuk ka asnjë metër rrugë të certifikuar dhe të plotësuar sipas standardeve europiane, siç i kanë të gjitha vendet e Bashkimit Europian ose që janë kandidate për në Bashkimin Europian. Rrugët e Shqipërisë nuk kanë as elementet më minimale të sigurisë”, - u shpreh deputetja e PS-së. Përballë kësaj situate Felaj shprehu vendosmërinë e forcës politike që ajo përfaqëson se nesër në qeveri do të investojë shumë fuqimisht në sigurinë rrugore. “Ajo që ne do të bëjmë është ngritja e një Qendre Kombëtare të Kontrollit të Trafikut Rrugor, siç e ka gjithë bota”, - tha ajo.


POLITIKË • E martë 23 prill 2013

»

03

RAMA E META PAGËZOJNË SIMBOLIKISHT ALEANCËN MES TYRE

Ceremonia e veçantë në Konferencën e PSE për integrimin Oli Xhilaga

D

DEBATI PS zbardh zyrtarisht kushtet për PD

Gjiknuri: S’ka propozime anëtarësh pa riformatim të KQZ

Partia Socialiste ofron për kundërshtarin e saj politik dy zgjidhje për rikthimin në normalitet të punës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri ndalur në aktualitetin në zhvillimeve më të fundit përkundrejt këtij institucioni bëri dje publik qëndrimin zyrtar të kësaj partie. “Të kthehet gjendja e mëparshme, të zhbëhet akti i Kuvendit, ose të ulemi e të dialogojmë dhe të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të formatimit të këtij Komisioni dhe gjetjes të disa mekanizmave që kthejnë besimin te vendimmarrja në këtë komision”, - vuri në dukje Gjiknuri. Tashmë socialistët janë të gatshëm të hyjnë në zgjedhje pa anëtarë në KQZ. Sipas sekretarit për çështjet zgjedhore në PS, nëse nuk ka reflektim nga mazhoranca, vëmendja e kampit socialist do të zhvendoset në qendrat e votimit dhe më pas tek ato të numërimit të votave. “Ne nuk do të çojmë anëtarë në KQZ, pasi nuk duam të bëhemi pjesë e një seksioni politik. Ose KQZ-ja të risjellë besimin te procesi zgjedhor duke u riformatuar, ose duke marrë disa masa ekstra e t’i negociojmë, ose le të vazhdojnë të mbajnë përgjegjësinë e asaj që bënë deri në fund. Le t’i menaxhojnë vetë zgjedhjet. Ne do të përgatitemi për zgjedhje, do të vazhdojmë punën me komisionet e niveleve të dyta e të treta poshtë. Zgjedhjet do vendosen aty. Nëse KQZ-ja do të fusë duart në proces, do të përballet me skenarët që ne do të përgatitemi”, - nënvizoi Gjiknuri. Madje, në këtë situatë të ndezur politikë përballë KQZ-së socialistët po punojnë në përgatitjen e çdo skenari që do të bënte të mundur eliminimin e çdo përpjekje për cenimin e standardeve. Në këtë funksion PS-ja, sipas Gjiknurit, ka zgjidhjen edhe për shpalljen e fituesit, i cili deri tani bëhej nga KQZ-ja me të paktën 5 vota pro. Në këtë pikë Gjiknuri saktësoi se Kolegji do të mund të certifikojë edhe rezultatin final të 23 qershorit.

rejtuesi i PS-së dhe ai i LSI-së i takuan duart pas vitesh ndarje përmes një ceremonie të veçantë dhe në prani të drejtuesve më të lartë të socialistëve europianë. Rama e Meta janë sërish bashkë dhe duke çuar deri në fund fabulën e një bashkimi të nxitur nga faktorë të brendshëm e të jashtëm nënshkruan marrëveshjen pikërisht ditën kur u mbajt konferenca e Partive Socialiste Europiane. Jo rastësisht ishte shtyrë nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, e planifikuar simbolikisht të ndodhte në një ditë të tillë, duke zyrtarizuar dhe koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Përfaqësuesit e PSEve u mblodhën dje në Shkodër, në ditën e parë të konferencës në mbështetje të integrimit në BE të vendeve të rajonit të Ballkanit, për ta vijuar atë nesër në Mal të Zi. Të dy drejtuesit ia kanë dedikuar këtë bashkim pikërisht përfaqësuesve të partive simotra europiane. “Faleminderit gjithë miqve tanë të ardhur nga rajoni e Europa për të asistuar në këtë ditë të shënuar për dy arsye, pasi për herë të parë në Shkodër Partia Socialiste Europiane mban konferencën e saj për Ballkanin, por sot pas një rrugëtimi të vështirë, por dhe falë mbështetjes e inkurajimit të miqve të PSE-së jemi së bashku dy partitë e majta për të filluar një rrugë të re dhe për t’i dhënë Shqipërisë një perspektivë të re”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet. Në vlerësimin e kryetarit të socialistëve shqiptarë bashkimi i së majtës do t’u kthejë shqiptarëve të drejtën sovrane për të qeverisur. “Jemi këtu për të firmosur marrëveshjen që do t’u kthejë shqiptarëve të drejtën sovrane të qeverisjes së këtij vendi. Kemi rënë dakord për një marrëveshje që nis nga një kartë parimesh”, - vlerësoi Rama. Duke u fokusuar te përmbajtja e kësaj konference, Rama evidentoi faktin se në më pak se 15 vjet ka ndodhur një ndryshim marramendës për gjithë Ballkanin dhe finalizimin e dialogut Kosovë–Serbi u shënua fundi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. “Ja ku jemi sot këtu për të treguar se ne njerëzit mund të bëjmë të pamundura në harkun e jetës gjëra që duken të pamundura në shekuj. Ne besojmë te fuqia e njeriut për të ndryshuar botën dhe te politika për ta ndryshuar jetën për mirë”, - vlerësoi Rama. Por në këtë konferencë, që kishte në thelb pikërisht integrimin, ashtu si dhe Shqipëria një rëndësi të veçantë ka dhe pozicioni i saj ndaj Kosovës. “Në këtë rajon të gjithë së bashku mund të ngremë shtëpinë e së ardhmes sonë europiane. Jeta e re e Ballkanit ku jetojmë duhet të dëshmojë atë që ne predikojmë: paqen dhe fqinjësinë e

META: KOALICION I NATYRSHËM Kreu i LSI-së, Ilir Meta, në fjalën e tij në konferencën e PSE-së u ndal në arsyet që çuan bashkimin me PSnë. “Bashkimi i së majtës dhe i gjithë forcave progresiste është një aksion politik historik i domosdoshëm, që bashkon dëshirën e qytetarëve shqiptarë për një ndryshim substancial. Zgjedhjet e 23 qershorit janë një gurë prove për demokracinë dhe të ardhmen dhe sot e majta ndien përgjegjësinë dhe detyrën patriotike kombëtare për të hapur një perspektivë të re, e cila mbyll tranzicionin dhe integron shqiptarët në BE. Energjia dhe vizioni ynë i përbashkët do të sjellin një ritëm të ri, me qëllim integrimin e vendit në BE. Kjo aleancë e re bazohet në vlera të njëjta themelore të socialdemokratëve dhe progresistëve europianë. Ky është një koalicion i natyrshëm dhe do të jetë solid dhe afatgjatë”, - deklaroi Meta.

Partitë Socialiste Europiane u mblodhën dje në Shkodër në mbështetje të procesit për integrimin europian të rajonit të Ballkanit. Në këtë konferencë ishte i pranishëm dhe ish-presidenti serb Boris Tadiç, duke ardhur në Shqipëri kësaj radhe jo në rolin e një drejtuesi shteti, por si përfaqësues i socialdemokratëve europianë. Liderë të së majtës nga Mali i Zi, Bullgaria, Britani, Sllovenia etj. u përqendruan përveçse në situatën parazgjedhore në Shqipëri edhe në atë politike në vend dhe rajon, sfidat ekonomiko-sociale, perspektivën dhe dëshirën e përbashkët për të eliminuar nacionalizmat e dëmshme dhe për të qenë të bashkuar si pjesë e BE-së.

mirë, bashkëpunimin rajonal në funksion të jetës së njerëzve që jetojnë në këtë rajon. Ne shqiptarët, por dhe gjithë të tjerët, nuk mund të predikojmë paqen në rajon dhe të mos ushqejmë nacionalizmin e vjetër. Ne duam të arrijmë një marrëveshje kuadër për mbrojtjen e pakicave

PS-ja dhe PBDNJ-ja zyrtarizuan dje aleancën e tyre parazgjedhore. “Pas 4 vjetësh opozitë me vizion, me objektiva të qarta, është momenti më kulmor që për vendin, shoqërinë dhe qytetarët të realizohet rotacioni i shumëdëshiruar. Një rotacion jo për hir të rotacionit, jo si qëllim në vetvete, por për t’i hapur vendit perspektivën e integrimit në familjen europiane. Ky bashkëpunim besojmë se do të ketë kontributin e vet sado të vogël edhe nga ana jonë, në arritjen e këtij objektivi madhor. Është një bashkëpunim prej vitesh, dhe kjo na bën më të sigurt”, - u shpreh kreu i PBDNJ-së gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kreun e PS-së Edi Rama.

në rajon, pakicat i shohim si ura dhe jo si hendekë në vendet e Ballkanit. Ne duam që serbët e shqiptarët në Kosovë të jenë një arsye më shumë për paqen dhe stabilitetin, shtetet tona të rritin cilësinë e jetës së njerëzve dhe mirëqenien e të gjithë rajonit. Ne duam që retorikën e

vjetër pas 23 qershorit t’ua lëmë arkivave, që të mos pengojë rrugën e së ardhmes. Ne së bashku duhet të shohim nga Brukseli për transformimin ekonomik dhe shoqëror, për të cilët rajoni ynë ka nevojë”, - u shpreh Rama lidhur me një çështje të tillë.


04

« POLITIKË

E martë 23 prill 2013 •

FRD DHE AK VENDIME NË MINUTËN E FUNDIT PËR TË DALË MË VETE APO PJESË E GRUPIMEVE

Koalicionet, sot regjistrohen emrat në KQZ PD e PS renditin forcat në llogore, gara për 23 qershorin edhe brenda llojit Ervin Koçi

K

omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të qëndrojë i hapur sot deri në mesnatë për të pritur regjistrimin e koalicioneve parlamentare. Deri tani në KQZ janë regjistruar rreth 75 forca politike, që do të garojnë për 140 vende në parlament. Po ashtu kanë shprehur kërkesën për kandidatë të pavarur mbi 6 individë. Sot mbetet afati i fundit për të zyrtarizuar dy blloqet e kandidimit. Ndërkaq si Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë planifikuar negociata me forcat e fundit, që duket se do të kenë dhe elementet më delikate. Bisedimet Tashmë palët kanë vendosur në llogoret e përplasjes politike të gjithë lojtarët e deklaruar. Kanë mbetur pa u vendosur FRD-ja e drejtuar nga Bamir Topi dhe AK-ja e drejtuar prej Kreshnik Spahiut. Gjithsesi, FRD-ja ka bërë të ditur se përjashton koalicionin e mundshëm me socialistët, ashtu dhe AK-ja koalicionin me PD-në. Por gjithsesi të dyja këto forca kanë nënkuptuar se preferojnë të garojnë më vete, duke qenë se përballen për herë të parë me votën. Por në vetvete formula e koalicioneve e lejon një forcë politike që të mbledhë votat e veta dhe në bazë të saj të përfaqësohet në Kuvend pa u ndikuar prej partisë së madhe. Kjo duket se ka shtyrë këto dy parti të mbetura pa koalicion deri më tani të shqyrtojnë hapësirën e daljes në një marrëveshje të madhe, e cila do të përmbyllet sot. Po ashtu nga kampi i djathtë do të jenë partitë më të rëndësishme, si PR-ja me PD-në dhe PDS-ja e PSD-ja me PS-në, që do të firmosin paktin përfundimtar. Llogaritë Tashmë të dy kampet kanë nisur llogaritjen e votave të mundshme në zgjedhjet e 23 qershorit. Kjo duke marrë për bazë zgjedhjet e shkuara si dhe potencialin e mundshëm në zona të caktuara, ku do të shihet dhe aftësia e kandidaturave. Për këtë është kërkuar që në koalicion të ketë sa më shumë parti politike, pasi, sado pak vota që të jenë, mund të përkthehen në një mandat. Ndërsa për të konkretizuar një garë dhe më të fortë si mes koalicioneve, ashtu dhe brenda tyre, partitë e mëdha kanë pranuar të ndajnë pushtetin vetëm në bazë të votave që secila forcë do të mbledhë. Madje, burimet thonë se edhe në rastin kur një parti do të ketë mbi 30 mijë vota, por pa arritur të marrë mandat deputeti, do të ketë mjaft benefite në poste qeveritare, por duke nisur nga zëvendësministra apo dhe ambasada. Ndërkaq do të jetë fitimi i një mandati të deputetit që do të bëjë ndarjen mes pushteteve dytësore dhe një posti ministror.

Kryeministri ironizon koalicionin e majtë

Berisha: Meta e Rama firmosin epitafin e “Rilindjes” Pak orë pas zyrtarizimit të koalicionit parazgjedhor PS-LSI Kryeministri Berisha ironizoi firmosjen e marrëveshjes, duke e cilësuar si epitaf të “Rilindjes”. “Ne mbollëm pemë, dhe kjo ndodhi në një ditë që u firmos epitafi i ‘Rilindjes’. Ne mbjellim pemë, ata firmosin epitafin e ‘Rilindjes’. Ata që ua themeluan partinë, jua rithemeluan përsëri sot”, - tha Berisha duke folur në një aktivitet të organizuar në njësinë bashkiake nr. 4 në Tiranë në kuadër të Ditës së Tokës. I shoqëruar nga kreu i Bashkisë Lulzim Basha, Berisha vlerësoi punën e Bashkisë

së Tiranës në përmirësimin e jetës së qytetarëve, si dhe kritikoi punën e ish-kryetarit të bashkisë Edi Rama. “Plani i Bashkisë për rivitalizimin e Tiranës po ecën me shpejtësi. Ne do të vazhdojmë kujdesin për qytetaret, mjedisin, shëndetin e qytetarëve për jetën e tyre. Bashkia ka ndërtuat këtu një terren sportiv, nuk është një pallat në pajë, por një terren ku do të luajnë të gjithë fëmijët e këtij blloku. Tirana është më e shëndetshme dhe shumë më njerëzore se Tirana e njeriut që firmosi sot epitafin e ‘Rilindjes’ së tij”, - u shpreh Kryeministri.

Topi takim me ambasadorin Arvizu

Nesër të rejat e fundit për nisjen e garës elektorale PROJEKTVENDIMI “Për regjistrimin e komitetit nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e zotit Sazan Guri si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore të Tiranës për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013.”

PROJEKTVENDIMI “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Republikane për caktimin e Partisë Republikane si parti që ka të drejtë të paraqesë propozime për anëtar të KZAZ-ve, KQV-ve në rang vendi dhe të marrë pjesë në shortin për propozimin e anëtarit të GNV-ve”.

BODE FIRMOS ME 23 PARTI TË VOGLA Partia Demokratike ka vijuar edhe dje takimet me krerë të partive të vogla në kuadër të aleancës parazgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Në selinë e PD-së ka hyrë dje kreu i Lëvizjes së Legalitetit Ekrem Spahia, Lufter Xhuveli i Partisë Agrare Ambientaliste, Adriatik Alimadhi i Ballit Kombëtar dhe kreu i lëvizjes “Shqipëria e Re”, Edmond Vlashaj. Ata janë pritur nga të mandatuarit për negociatat e koalicionit Oerd Bylykbashi dhe Ridvan Bode. Në përfundim të takimeve Ridvan Bode u ndal përpara medieve dhe bëri të ditur se deri tani koalicionit të djathtë i janë bashkuar 25 parti, ndërkohë që negociatat vijojnë. I pyetur nëse dyert e PD-së janë të hapura edhe për Frymën e Re Demokratike, Bode u përgjigj se “jemi të hapur për të përfshirë në këtë koalicion të gjitha partitë e djathta dhe të qendrës”. Pas vendimit të së shtunës të kryesisë së PD-së për të autorizuar sekretarin e përgjithshëm të PD-së Ridvan Bode dhe shefin e kabinetit të Kryeministrit, Oerd Bylykbashi, gjatë pasdites së djeshme janë zhvilluar edhe takimet e para me disa nga partitë e vogla të qendrës së djathtë. Partitë me të cilat dje është arritur marrëveshja janë BLD-ja e Arian Starovës, Aleanca Demokratike e Arben Demetit, PBKD-ja e Artur Roshit dhe agraroambientalistët e Xhuvelit. Baza e marrëveshjeve parazgjedhore është premtimi për bashkëqeverisje si në tetë vitet e kaluara, e bazuar në votat që secila prej partive ka marrë.

Kreu i FRD-së, Bamir Topi, ka zhvilluar dje një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu, me të cilin ka biseduar për situatën politike. Pas takimit Topi tha se FRD-ja pritet të vendosë deri sot për koalicionin parazgjedhor. Dhe më parë është bërë e ditur se FRD-ja do të hynte e vetme në zgjedhje, por gjithsesi ka lënë të hapur mundësitë e koalicionit me forcat e tjera, kryesisht ato të vogla. “Ishte një bisedë pune dhe pse jo midis miqve. Le t’ia lëmë ditës së nesërme për të njoftuar. Do të ketë të reja deri nesër”, - tha Topi. Kryetari i FRDsë, duke komentuar situatën e krijuar në KQZ, tha se “KQZ-ja

nuk mund të ndryshojë pas miratimit në Kuvend”. “Është një gafë dhe defekt i parlamentit, që çështjen e KQZ-së e trajton si çështje partish. Ky është një defekt i rëndë i perceptimit të demokracisë. Unë uroj që KQZ-ja të administrojë me përgjegjësinë e ligjit”, - tha Topi më tej. Nga ana tjetër, ai ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshje me PD-në. Ndërsa duke krijuar situata politike si nga FRD-ja, ashtu dhe PD-ja është aluduar për biseda të mundshme. Prej FRD-së thuhet se nuk ka një ftesë nga PD-ja për krijimin e një koalicioni, ndërsa selia Blu shprehet se është e hapur për koalicion me parti të djathta.

Përjashtohet ftesa e socialistëve

Nikollë Lesi pranon ofertën e PD: Është e shkëlqyer Pas mbledhjes së kryesisë Lidhja Demokristiane, ashtu siç kishte pohuar më parë kreu i saj Nikollë Lesi, do të shkojë në zgjedhjet e 23 qershorit në koalicion me Partinë Demokratike. Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur pasditen e kësaj të hënë. Më herët kreu i LDK-së, Nikollë Lesi, e ka cilësuar të shkëlqyer ofertën e bërë nga PD-ja, duke thënë se personalisht mendon të mbetet në këtë koalicion. Lesi e bëri deklaratën në mbyllje të takimit me të mandatarit e PD-së për negociatat e koalicionit. “Për mua person-

alisht një votë jam, por besoj e rëndësishme është që të ngelemi në këtë koalicion, se shoh forca që ecin përpara”, - tha Lesi, duke thënë se ia kishte parashtruar kryesisë edhe ofertën e PS-së. “Jam dhe kam qenë kritikë për disa gjëra, do të jem edhe më kritik me qeverisjen tjetër, kjo është natyra ime. Besoj se do të jem me këtë forcë deputet”, - tha ai. Një javë më parë Lesi zhvilloi dhe bisedime me Ramën, pas së cilës deklaroi se strukturat e kësaj force politike do të marrin një qëndrim përfundimtar se në cilin krah do të qëndrojnë në këtë fushatë zgjedhore.


EKONOMI • E martë 23 prill 2013

»

05

TORELLI: PLOTËSOHEN ME TITUJ PRONËSIE FAMILJET BUJQËSORE

Brenda vitit tapitë në tokat bujqësore, ja harta e zonave Brkena Dervishaj

B

renda këtij viti do të ndahen tapitë e tokave bujqësore që aktualisht shumë familje bujqësore e kanë në përdorim, si dhe pjesëtarëve të ish-ndërmarrjeve bujqësore. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Tokës në Ministrinë e Bujqësisë, Irfan Torrelli, vendimet e fundit të qeverisë që kanë hyrë në fuqi prej 5 prillit, do të plotësojnë me tituj pronësie familjet bujqësore. Ky proces u jep kompetenca më të mëdha njësive vendore që do të merren plotësisht me regjistrimin e të gjitha kërkesave, por edhe me ndarjen e tapive, ose akteve të marrjes në pronësi të tokës. Procesi Harta ku do të shtrihet procesi përfshin kryesisht zonën verilindore të vendit. “Dy vendimet e fundit që tashmë kanë hyrë në fuqi sanksionojnë në mënyrë të qartë procedurat që duhet të ndiqen nga pushteti vendor për dokumentimin dhe asministrimin e kërkesave që konkludon në fund me plotësimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi. Zbatimi me korrektesë i vendimeve të mësipërme, mbyll njëherë e mirë plotësimin me tituj pronësie të familjeve bujqësore që aktualisht e përdorin tokën si mjetin themelor për jetesën e tyre”, - thotë Torelli. Sipas tij, janë njësitë vendore ato që do të merren me këtë proces, mbledhjen e dokumentacionit dhe verifikimin e tyre deri në marrjen e titujve të pronësisë. “Nëse flasim për tokat e kooperativave bujqësore,

ANKIMIMI Çdo ankim nga individë apo institucione, në lidhje me AMTP-të, kur vlerësohet se janë krijuar në kundërshtim me ligjin, paraqitet brenda 15 ditëve në Komisionin Vendor të Vlerësimit të Titujve të pronësisë pranë prefektit të qarkut, duke vënë në dijeni kryetarin e komunës/bashkisë. Shpenzimet administrative për përgatitjen e dosjes fillimisht do të paguhet nga komuna dhe më pas do të rimbursohen nga vetë subjekti përfitues. Në momentin e marrjes në dorëzim të AMTP-së, përfituesi paguan kostot e shpenzimeve administrative të kryera nga komuna/bashkia. Vlera e shpenzimeve administrative përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit të Bujqësisë dhe të ministrit të Financave. Kryetari i komunës apo bashkisë raporton çdo muaj për ecurinë e kryerjes së këtij procesi, si dhe në përfundim të tij te prefekti i qarkut.

këtu përfshihen disa rrethe të vendit, por kryesisht në zonën verilindore. Rastet më tipike janë Malësia e Madhe, Tropoja, Hasi dhe Kukësi, ndërsa kategoria e ish-punonjësve të ndërmarrrjeve bujqësore është e shpërndarë, por rastet më tipike janë në ish-ndërmarrjen e Patosit, Krujë, Vlorë e në disa vende të tjera. Kostot janë simbolike. Pra, vendimet përcaktojnë në mënyrë të qartë që subjektet kërkuese

krahas kërkesës duhet të depozitojnë edhe planvendosjen e parcelave që kanë në përdorim”, - thekson ai. Kategoritë Të interesuarit të cilët nuk janë pajisur me aktet e marrjes në pronësi të tokës kanë afat 45 ditë që të paraqesin në komunë apo bashki dosjen me dokumentacionin e nevojshëm. AMTP-ja plotësohet në katër kopje origjinale për çdo

ngastër të dhënë në pronësi. Në këtë dokument shkruhen të gjithë bashkëpronarët dhe pjesa e tyre e bashkëpronësisë. Në kategorinë e përfituesve përjashtohen ish-themeluesit e fermave. Përfitimet për pronarët dhe për shoqërinë janë të mëdha, sepse të gjitha subjektet e këtij procesi do ta gëzojnë pronën bazuar mbi dokumente, ata mund ta shesin, ta trashëgojnë dhe ta lënë si kolateral sipas normave ligjore.

NË KOMISIONIN E EKONOMISË DISKUTOHEN DY PROJEKTLIGJET E BSH-së

Masat ligjore për ekzekutimin e kolateralit Hapet rruga për amendimet në ekzekutimin e garancive Banka e Shqipërisë ka prezantuar paketën e masave për të lehtësuar kreditimin, e cila vijon të zgjerohet me ndryshime ligjore. Përfaqësues të Bankës Qendrore thanë në Komisionin e Ekonomisë se ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile tashmë i hapin rrugë edhe amendimeve në ligjet e tjera, të cilat ndihmojnë në ekzekutimin e menjëhershëm të garancive që lihen në formën e titujve financiarë, siç mund të jenë obligacionet apo bonot e thesarit. Një ndryshim tjetër ligjor vjen edhe në sistemin e pagesave që bëjnë bankat e nivelit të dytë përmes transaksioneve, pra transfertave të parave. Deri tani këto lloj pagesash bëheshin vetëm të detyruara nga rregullore që

nxirrte banka qëndrore, ndërkohë që për herë të parë, ky lloj detyrimi vjen me një ligj të posaçëm. Me miratimin e tij synohet liberalizimi i tregut, nëpërmjet krijimit të sistemeve private të pagesave, si

sistem pagesash, sistem për shlyerjen e titujve, shtëpi apo agjenci klerimi. Sipas Bankës së Shqipërisë, sa i përket ekzekutimit të detyrueshëm të kolateralit, marrësit të kolateralit i njihet e drejta të përshpe-

jtojë detyrimet e debitorit të tij, në rast mospërmbushjeje të pjesshme ose të plotë të detyrimit, si dhe të ekzekutojë menjëherë kolateralin, pa qenë e nevojshme të njoftojë ose të kërkojë ndihmën e ndonjë autoriteti shtetëror. Mbrojtja e institucioneve financiare nga humbjet financiare, si rezultat i paaftësisë paguese të palës tjetër në marrëveshje, shërben për të kufizuar efektin kontaminues që problemet në një institucion të vetëm të përcillen në sistemin financiar në tërësi. Ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile u miratuan me konsensus pak ditë më parë, duke i hapur rrugë bankave të ekzekutojnë pronat që lihen peng në banka deri në 40% të vlerës reale të tyre.

U vlerësuan me 5 kompletet AMC Green

Kompania “AMC” shpall fituesit e konkursit të fotografisë Në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Tokës, AMC shpalli fituesit e konkursit të fotografisë që kompania kishte nisur si pjesë e fushatës së saj të ndërgjegjësimit për mjedisin në rrjetet sociale. Në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm të kompanisë ndaj mjedisit, AMC zhvilloi këtë fushatë ndërgjegjësimi duke iu drejtuar qindra mijë përdoruesve në rrjetet sociale. Kjo fushatë ka në qendër konkursin “Planeti na përket të gjithëve”, me fotografi nga mjedisi dhe natyra shqiptare, me synim parësor rritjen e ndërgjegjësimit publik për mbrojtjen e mjedisit. Mes dhjetëra fotografive mbresëlënëse nga mjedisi dhe natyra shqiptare, votuesit në rrjetet sociale përzgjodhën pamjet më përfaqësuese, duke përcaktuar

edhe fituesit e këtij konkursi: Biordi Lundra, Alvaro Basha, Enea Agolli, Ilia Kole dhe Geni Musa, fotografitë e të cilëve morën qindra pëlqime. Konkursi u zhvillua në faqen zyrtare AMC Friends në Facebook dhe autorët e 5 fotove fituese u vlerësuan me 5 kompletet e dhuratave AMC Green dje, me rastin e Ditës së Tokës, 22 prill 2013. Ky aktivitet ndërgjegjësues vjen në vijim të angazhimit të gjatë të AMC në mbrojtjen dhe përmirësimin e kushteve të mjedisit në Shqipëri. Përgjegjshmëria e Korporatës është angazhimi i kompanisë AMC për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm, duke përfshirë në procesin tonë të vendimmarrjes objektiva ekonomikë, mjedisorë dhe socialë.

Në mbështetje të mbrojtjes së mjedisit

Punonjësit e “Vodafone” pedalojnë në kuadër të Ditës së Tokës Shiu i mëngjesit të djeshëm nuk i pengoi punonjësit dhe miqtë e Vodafone Albania të bashkoheshin në aktivitetin e pedalimit nga qendra e qytetit deri në ndërtesën e Vodafone Albania në fillim të autostradës Tiranë-Durrës. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës dhe në thelb synon shmangien e përdorimit të makinave që përmes lëshimit të dioksidit të karbonit dëmtojnë mjedisin dhe shëndetin tonë. Itinerari përfshiu nisjen nga Muzeu Historik Kombëtar, pedalimin përqark sheshit “Skënderbej”, në rrugën e Durresit, rrethrrotullimin tek Zogu i Zi drejt Laprakës, rrethrrotullimin e Kamzës dhe deri tek zyrat e Vodafone Albania (Kashar). Kjo nismë vullnetare

e punonjësve të Vodafone u mbështet nga Policia e Rendit dhe Policia Rrugore që siguroi sigurinë e pedaluesve përgjatë gjithë itinerarit. Bicikletat u ofruan nga Ecovolis. Përmes këtij organizimi punonjësit e Vodafone dëshirojnë shprehin mesazhin e tyre për të rritur e ndërgjegjësimin qytetar në mbrojtje të planetit tonë. Përgjegjshmëria e Biznesit është pjesë jetike e filozofisë së biznesit Vodafone. Kompania i kushton vëmendje të veçantë mbrojtjes së mjedisit përmes politikave të kursimit të energjisë dhe ujit reduktimit të sasisë së dioksidit të karbonit dhe riciklimit të aksesorëve të teknologjisë. Kompania është partner i inciativave që synojnë ruajtjen e mjedisit.

Publikohen 10 botime

KLSH boton historikun e saj, transparencë ndaj qytetarëve Modernizimi i punës së Kontrollit të lartë të Shtetit dhe publikimi i raporteve të tyre audituese do të ndihmojë në rritjen e transparencës. Me rastin e Ditës Botërore të Librit, KLSH dhe Biblioteka Kombëtare promovuan 10 libra për standardet e fushës INTOSAI, për historikun e institucionit, marrëdhëniet e KLSH me Kuvendin, analizat e rezultateve të tij dhe tre numrat e vitit 2012 të revistës shkencore periodike “Auditimi Publik”. Sipas Bujar Leskajt, informimi i publikut mbi kontrollet e realizuar dhe rezultatet e arritura ndihmon në luftën ndaj korrupsionit dhe rrit besimin në shoqëri. Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj, nënvizoi se “Këto botime u

vijnë në ndihmë jo vetëm audituesve në punën e tyre, por edhe qytetarit dhe vendimmarrësve publikë, për të kuptuar rolin thelbësor të auditimit suprem në përdorimin me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçiencë të parasë publike, e cila buron pikërisht nga kontributet e qytetarëve tatimpagues. Ato përmbajnë një këshillim profesional, si dhe komunikim me publikun dhe Parlamentin dhe me palët e tjera të interesit, profesionistet apo qytetarët e angazhuar në shoqërinë civile”. Botimi “Historiku i Kontrollit të Lartë të Shtetit” synon të japë një panoramë të punës disa vjeçare të këtij institucioni dhe më shumë transparencë për publikun.


06

« AKTUALITET

E martë 23 prill 2013 •

I AKUZUAR PËR VRASJEN E 4 OFICERËVE TË POLICISË NË DURRËS

Nuk vjen akovati i Dritan Dajtit, shtyhet gjyqi Komisioni në pritje të masave disiplinore për avokatët Për Dritan Dajtin u mblodh dje Komitetit Disiplinor i avokatëve në Dhomën e Avokatisë, pas masës disiplinore të kërkuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 42 avokatë. Ndërkaq, dje u shty gjyqi i Dajtit, sepse nuk u paraqit avokati. Masa për 42 avokatët vjen pasi këta të fundit nuk kanë pranuar të marrin në mbrojtje Dritan Dajtin, seanca gjyqësore për të cilin është shtyrë më shumë se 200 herë nga mungesa e avokatëve. Në këtë mbledhje u shqyrtuan 12 dosje ankimore. I pranishëm për masë disi-

plinore ishte ish-avokati i Dajtit, Asaf Hadëraj. Prej kohësh,

i akuzuari për vrasjen e katër oficerëve të skuadrës speciale

operacionale në vitin 2009 ka “ngërthyer” keqas Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila po shqyrton dosjen penale të tij. Seanca gjyqësore e parashikuar për ditën e djeshme është shtyrë sërish, pasi avokati i Dajtit nuk është paraqitur në sallën e gjyqit. Prokurori Arian Nezha kërkoi caktimin e një avokati të ri, ndërkohë që trupi gjykues është tërhequr për vendim. Ndërkaq, ende nuk dihet sesi do të vijojë të jetë fati i gjyqit të Dajtit, tashmë në kaos total.

NDËRPRITEN KËRKIMET NË SHARRË. VERIFIKIME INTENSIVE JASHTË SHTETIT

Ekspertët përforcojnë pistën e trafikimit në Greqi të Juljan Çelës Mariglen Mullai

F

amilja e vogëlushit Juljan Çela, i zhdukur prej disa muajsh nga shtëpia e tij në Laprakë të Tiranës, shpresojnë se ai është gjallë dhe mbahet diku jashtë kufijve të vendit. Ndërkaq, burime të mirëinformuara pranë Policisë së Shtetit, i thanë gazetës “Metropol” se ndërprerja e kërkimeve në Sharrë ka si motiv kryesor shtrimin dhe përforëcimin e pistës se ai mund të jetë trafikuar në Greqi. Prej 30 nëntorit, e vetmja risi ishte dëshmia e monstrës Ardian Prrenjasi, i cili tha se e kishte vrarë, por ditët e fundit nga qelitë e paraburgimit, ku ai ndodhet, jo vetëm që nuk e ka përmendur më atë fakt, por duket se po shfaq pendesë për diçka që ngjan me një trrillim. Prej disa ditësh kërkimet në landfillin e Sharrës, ku dyshohet se është hedhur trupi i të miturit të zhdukur, mjetet e ushtrisë nuk janë parë më. Shkak është bërë mbetja pezull e hetimeve në lidhje me zhdukjen e 11-vjeçarit, që është edhe djali i nëndrejtorit të Antiterrorit në Shërbimin Informativ Shtetëror. Në Prokurorinë e Tiranës, prokurori që kishte çështjen nuk ka kryer asnjë veprim që pas bllokimit të kompjuterit të tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkaq, çështja u është ngarkuar dy prokurorëve të rinj, Ramadan Troci dhe Elida Celami. Dy prokurorët e rinj të çështjes janë duke vazhduar hetimet ndaj Ardian Prrenjasit, 45-vjeçari që pas arrestimit më 11 mars 2013 pranoi se kishte mashtruar Julian Çelën dhe e kishte dërguar në banesën e tij, ku e kishte vrarë. Hetimet për trafikim Prej disa javësh, një grup

Një vdiq, tjetri u plagos

Në kërkim për 2 sherre në Dajt e Lezhë, kapen 2 Dy të kërkuar për plagosje janë vënë në pranga dje nga policia e Tiranës. Në Zall-Dajt Tiranë është plagosur shtetasi Klodian Ramaliu, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, që si pasojë e plagëve ndodhet i shtruar në spitalin francez. Ndërkaq, rezultoi se autor është shtetasi Islam Llusha, 46 vjeç, banues në të njëjtin fshat. Sakaq, nga Seksioni kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit u arrit ekzekutimi i urdhërit të ndalimit të prokurorit për shtetasin A.Ndocaj, 16 vjeç, lindur në Lezhë, dhe banues Tiranë, pasi rezulton të jetë bashkëautor në ngjarjen e fundmarsit, ku në bashkëpunim me shtetasit Besard Seci, shtetasi Skerdilajd Hyka, Orineli Bacinofki dhe Jetmir Katana, pas një konflikti të çastit kanë qëlluar me sende të forta mprehëse shtetasin Gjergj Prenga, i cili si pasojë ka gjetur vdekjen.

Në Tiranë

Katër në pranga, një ishte në kërkim, 3 me kokainë Antidroga arrestoi dje një të kërkuar për trafik droge, si dhe ndaloi tri persona me kokainë. Kështu, nga operacioni “Hija e Vetmuar”, u bë arrestimi i personit në kërkim Ilirjan Papa, 40 vjeç, lindur në Kosovë e Madhe, Lushnjë dhe banues në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike dhe organizate kriminale”, i dënuar me 20 vjet burg. Papa u kap në afërsi të rrugës “Abdyl Frashëri”, ndërkohë, që gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ju gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” dhe një krehër me 9 fishekë kalibri 9 mm. Ndërkaq, në Tiranë u kapën vëllezërit Refik e Gentian Tota, respektivisht 33 e 26 vjeç, si dhe Reinald Pashollari, 28 vjeç. Ata u arrestuan gjatë operacionit “live” pasi me vete kishin 20 gr kokainë në një bar afër Stacionit të Trenit.

Akuzë për takim me Kryeministrin

Gjyqi mes gardistit e Dedës, fituesi shihet në fundmuaj Në fund të këtij muaji pritet të jepet vendimi se cili ka të drejtë mes vëllait të viktimës së 21 janarit dhe gardisit që ai e akuzon se ofroi para për një takim me Kryeministrin. Nga gjykata u vendos që më datën 29 prill të jepet vendimi për gjyqin mes Fatos Skejës dhe Hilmi Dedës, vëllai i protestuesit të vrarë, Hekuran Deda. Më herët Hilmi Deda kishte deklaruar se Skeja i pati ofruar para vetëm që të priste në një takim Kryeministrin Sali Berisha. Avokati i Skejës tha se “Deda ka shpifur dhe kërkojmë të gjobitet me vlerën e 2 milionë lekëve”.

Në kryeqytet i vogël personash, me banim në Juglindje të vendit ndodhen nën survejim dhe vëzhgim nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe SHISH, pasi dyshohet se deri vonë kanë pasur kontakte të ngushta me monstrën e Laprakës, Ardian Prrenjasin. Lajmi për survejimin e 3 deri në 5 persona, konfirmohet për gazetën “Metropol” nga burime të mirëinformuara pranë Policisë së Shtetit, të cilat shtuan se ky veprim

është ndërmarrë për të gjetur ndonjë lidhje të mundshme mes dyshimit të ekspertëve për pistën e trafikimit të Juljan Çelës. Ende asgjë nuk është e sigurtë, porse theksohet fakti se personat e skeduar, kanë pasur tendenca të mëparshme në fushën e trafikimit njerëzor, ku në Korçë herë pas here janë arrestuar persona që kanë trafikuar njerëz për në Greqi, kryesisht fëmijë. Po verifikohen imtë-

DROGA VLENTE 500 MIJË EURO

Grupi rumuno-shqiptar kapet me 25 kg heroinë RUMANI- Zyrtarët kundër krimit të organizuar në Rumani kanë arrestuar gjashtë persona me akuza të trafikimit të drogës në Piteshti. Grupi u kap në zotërim të 25 kg heroinë, 80 për

qind e pastër dhe thuhet se e kishin transportuar atë në rrugë tokësore nga Turqia në Gjermani. Gjashtë trafikantët ishin rumunë dhe shqiptarë, por nga raportet e medieve lokale nuk jepen emrat e

sisht të gjitha kontaktet e Prrenjasit me këta persona e bisedat apo takimet që mund të kenë zhvilluar, për të gjetur ndonjë lidhje të mundshme me rastin e Juljan Çelës. Ndërkaq edhe familjarët shpresojnë se Juljani është gjallë dhe prej kohësh po zhvillojnë kërkime private. Ekspertët dyshojnë se i mituri mund të jetë trafikuar në ndonjë qytet grek, ku shfrytëzohet për lypje, ose për ndonjë aktivitet të paligjshëm.

atyre që janë përfshirë. Heroinë me një vlerë prej 500.000 eurosh u sekuestrua, megjithatë, çmimi mesatar në Gjermani, do të jepte një shifër prej rreth 900.000 eurosh. “Anëtarët e grupit kishin organizuar blerjen e 25 kg heroinë dhe po transportonin drogën nga rruga tokësore e rrezikut të lartë nga Turqia nëpërmjet Rumanisë në Gjermani”,- tha policia në një deklaratë.

Përplasi për vdekje një 22-vjeçar, kapet 23-vjeçari Një 23-vjeçar që përplasi për vdekje një 22-vjeçar që ecte me motor është arrestuar dje. Kështu, në pranga ra Memet Durmishi, 23 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi” duke drejtuar automjetin me targa TR 8651 N, është përplasur me mjetin motorik pa targa i markës “Burgman” me drejtues shtetasin Denis Duka 22 vjeç. Si pasojë e këtij aksidenti shtetasi Denis Duka, gjatë transportimit për në Spitalin Ushtarak ka gjetur vdekjen.

Edhe të mitur

Policia arreston disa persona për vjedhje Disa të kërkuar për vjedhje u arrestuan së fundmi në kryeqytet. Nga komisariati nr.3 u realizua kapja e shtetasit në kërkim Xhuliano Muça, 18 vjeç, lindur në Rrogozhinë dhe banues në Tiranë, pasi ishte dënuar për vjedhje. Po nga ky komisariat u kap Iriadi Gjyriqi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë, i kërkuar për vjedhje. Ndërkohë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Shuaip Alili, 18 vjeç, pasi kishte vjedhur një sërë sendesh elektoroshtëpiake. Nga komisariati nr.1 u arrit kapja e autorit të vjedhjes së disa kasetofonave, i cili dyshohet të jetë i mituri J.F, 15 vjeç, i dënuar tre herë, dy herë për vjedhje dhe një herë për shitje lëndësh narkotike.


AKTUALITET • E martë 23 prill 2013

»

07

REPORTAZH/NË FSHATIN POLIÇAN, KU NDËRTHUREN BLEGTORIA DHE TURIZMI

AKSIDENTI

Gjirokastër: Turizmi alternativ, potencial për zonat ndërkufitare

Po ktheheshin për në shtëpi

TELNIS SKUQI GJIROKASTËR - Dikur, rreth 400 vjet më parë, në fshatin Poliçan, 40 kilometra në juglindje të qytetit të Gjirokastrës, numëroheshin 700 familje me 3 mijë banorë. Sot, pas katër shekujsh, jetojnë vetëm 60 familje me 350 banorë. Poliçani, fshati që shtrihet në malin e Nemërçkës ka një peizazh natyror të mrekullueshëm dhe shumë banorë të tij, megjithëse jetojnë në qytet ia dinë vlerat kësaj zone që mbart një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit natyror. Panajot Kuro, 32 vjeç, ekonomist, banor i fshatit, thotë se asnjëherë nuk ka menduar të braktisë vendlindjen, edhe pse mundësitë i ka pasur. “Njerëzia këto vende i kërkon me qiri, ndërsa unë pothuajse e kam të shtruar”, thotë Kuro, duke nënvizuar se banorët e zonës janë të lidhur shumë me blegtorinë. Sipas tij, qumështi prodhohet me cilësi të lartë, falë bujarisë së natyrës, ndërkaq tregu është i sigurt. Biznesi “Grumbullimi i qumështit është ekskluzivitet i fabrikës së prodhimit të djathit “Gjirofarma”, ndërsa Rrapi i Poliçanit, 280-vjeçar, në lartësinë 750 metra mbi nivelin e detit, është vendtakimi i blerësit dhe shitësit”, tregon Kuro, duke shpjeguar se rrapi në formë ombrellore të rregullt ndodhet në qendër të fshatit, në gjendje vegjetative, është i lartë 30 metra, diametër 104 cm dhe perimetër 350 cm. Kuro mendon se fshati Poliçan ka potenciale të mjaftueshme për zhvillimin e turizmit natyror. Katër vite më parë, ka nisur të ndërtohet rruga e re Dhrimadhe-Pogon, me gjatësi 25 km, bashkëfinancim i qeverisë shqiptare me Bashkimin Evropian, me vlerën 1.2 milionë euro. Kuro thotë se banorët e zonës duhet të përmirësojnë që tani infrastrukturën hoteliere, pasi në të ardhmen sektori i turizmit natyror do të jetë konkurrues, ndërsa turistët gjithmonë kërkojnë të eksplorojnë zona të virgjra, duke nënkuptuar se fshati Poliçan është një destinacion i tillë. “Arti i kulinarisë është mjaft i pasur dhe prodhimet bujqësore janë BIO. Disa ditë më parë tre familje kosovare, rreth 12 veta, kanë ngelur pa gojë, u “embëlsuan” nga mishi i qengjit”, thotë Kuro, duke nënvizuar se ata ishin befasuar edhe nga natyra e gjelbër. Kuro thekson se klientët pëlqejnë një shërbim të thjeshtë, të shpejtë dhe çmim të arsyeshëm. Kjo jep shumë avantazhe dhe klientët paguajnë 30% më pak se sa në qytet. Prefektura e Gjirokastrës Mimoza Como, prefekte e

qarkut të Gjirokastrës, shprehet se prej një viti institucioni që ajo drejton, është duke zbatuar projektin “Krijimi, zbatimi dhe promovimi i rrjetit tematik për turizmin alternativ dhe zhvillimi i formave interpretuese” (NetRoutes), në kuadër të programit IPA, me vlerë rreth 200 mijë euro, prej të cilave 85% financim i Bashkimit Evropian dhe 15% Qeveria Shqiptare. “Objektivi kryesor i projektit është krijimi i kësaj zone ndërkufitare në një prej destinacioneve më të rëndësishëm turistike në Evropë, e cila bazohet në stimulimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe mjedisore të rajonit me fokus në interpretimin e burimeve potenciale turistike”, shprehet Como. Sipas saj, zona e projektit është lugina e lumit Vjosë, lum i cili rrjedh në malet e Greqisë dhe derdhet në brigjet shqiptare. “Në mënyrë më specifike në projekt marrin

pjesë gjashtë njësi vendore, tre nga Greqia (Bashkitë Konicës, Zagori dhe Pogonit) dhe tre nga Shqipëria, përkatësisht komunat Petran (Përmet), Lunxhëri dhe Pogon (Gjirokastër)”, thotë Como, ndërsa shton se projekti mbulon pesë veprimtari të ndryshme, përpunimin i dy studimeve për zhvillimin e turizmit alternativ, i cili do të vlerësoj burimet potenciale të turzmit rural; krijimi i rrugëtimeve interpretative tematike, që do të adresojë një temë specifik dhe do të fokusohet në një zonë me karakteristika të unifikuara; krijimi i shtatë qendrave të informimit; prodhimi dhe printimi i materiale audiovizuale, për të informuar dhe tërhequr vizitorët që kanë interesa të veçanta, si dhe organizimi i takimeve me operatorët turistike, të cilët do të specializohen në turizmin alternativ dhe tematik. Ornela Çuçi, koordinatore e projektit,

thotë se zonat në të dyja anët e kufirit kanë tradita dhe kulturë të ngjashme, duke përfshirë edhe disa monumente kulturore. “Mjedisi në të dyja zonat ndërkufitare është i pasur, me disa habitate dhe specie të rralla. Si rezultat i këtyre ngjashmërie, e gjithë zona është e bekuar me elementë të rrallë dhe unik për përbëjnë një interes për vizitorët vendas dhe të huaj, si dhe një eksperiencë të lartë shpirtërore”, pohon Çuçi. Çuçi specifikon se turizmi alternativ dhe tematik mund të bazohet në burime kulturore dhe natyrore. “Arkitektura e rajonit dhe strukturat e saj arkitekturore, si ura prej guri, shtëpi, kisha, alpinizmi, eksplorimi i shpellave, vozitja në lumenj, garat me xhipa etj., janë karakteristikat e këtyre zonave rurale”, shprehet Çuçi. Për të, zona e projektit është një vlerë e madhe kulturore dhe ekologjike.

Disa fshatra janë të mbrojtura me ligj për shkak të stilit të veçantë tradicioanle. Çuçi thekson se komunat në jug të vendit duhet të zhvillojmë forma të ndryshme turizmit, ashtu si zonat ndërkufitare greke, pasi të dyja shtetet fqinje kanë disa monumente kulture dhe fetare të ngjashme, si dhe habitate me vlera të mëdha ekologjike. “Ky projekt në kuadër të Programi IPA CBC, që parashikohet të përfundoj në muaj janar të vitit 2014 dhe, ka si qëllim regjistrimin dhe vlerësimin e burimeve turistike, shenjëstrimi i drejtimeve, krijimin e një rrjeti lokal (TATNework), zgjatjen e kohëqëndrimit të vizitorëv, rritjen e numrit të vizitorëve, si dhe të kontribuoj në zhvillimin e zonës përmes rritjes së të ardhurave të anëtarëve të komunitetit vendas e mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë nga turizmi tematik dhe alternativ”, përfundon Çuçi.

Me banim në Laç, akti në fshat të Matit

Identifikohet autori, në kërkim

I vë flakën vetes, rëndë në spital 33-vjeçari

Të shtëna me armë në mes të qytetit të Lezhës, plagoset një shtetas

MAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Stojan të Matit, ku një 33-vjeçar i ka vënë flakën vetes. Policia bën me dije se personi në fjalë është shtetasi Gegë Stojani me banim në Laç, i cili kishte shkuar në fshatin e Matit, ku ka kryer edhe aktin e rëndë. Mësohet se 33-vjeçari pasi është lyer me benzinë i ka vënë flakën vetes për shkaqe ende të panjohura. Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtark në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë policia e Matit po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve që e kanë çuar 33-vjeçarin të vetëflijohet.

LEZHË- Të shtëna me armë në qendër të qytetit, plagoset një person. Burime nga qyteti i Lezhës bëjnë me dije se shtetasi Kastriot Përgjegja ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me armë zjarri, ndërkohë të shtënat e armës kanë alarmuar qytetin mesditën e së hënës. Forca të shumta të komisariatit të Lezhës mbërritën menjëherë në vendngjarje. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ndërkohë bluzat e bardha bëjnë me dije gjendja e tij është e rëndë për jetën. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, Albert Përgjini, 30 vjeç dhe e ka shpallur në kërkim. Blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Vdes drejtori i shkollës, plagoset mësuesi ELBASAN- Një 55-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa udhëtonte me mjetin e tij tip fuoristradë në afërsi të fshatit Kajan pranë qytezës së Belshit bashkë me një person tjetër. Çelik Peqini, 55 vjeç, drejtor i shkollës “Seferan” me banim Belësh ka humbur kontrollin e mjetit Toyota me targë AA 247 FY duke dalë nga rruga e rënë disa metra poshtë. Mjeti është përplasur me bordurën prej betoni e më pas është rrotulluar disa herë duke rënë 10 metra në drejtim të liqenit të Belshit. Si pasojë e rrotullimeve ka pësuar goditje të shumta 55-vjeçari ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme pa pasur asnjë mundësi të transportohet drejt spitalit. 55-vjeçari po udhëtonte drejt Belshit dhe bashkë me të ka qenë edhe Besim Berani mësues në shkollën e Seferinat, i cili është dërguar në spital, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Çelik Peqini ishte drejtor i shkollës Seferan dhe po kthehej bashkë me kolegun e tij për në shtëpi. Ai gjithashtu ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Belësh si përfaqësues i PD-së. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes është duke hetuar për shkaqet e aksidentit. L. Lleshi

Plagosi 25-vjeçarin

Kapet i dyshuari, e qëlloi pse i ngacmonte kushërirën Policia e Elbasanit ndaloi Florian Lamçen 22 vjeç me banim në lagjen “Skënderbej” pasi dyshohet se më 18 prill në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në afërsi të banesës tentoi të vrasë me pistoletë Aldo Hitaj 25 vjeç. Dyshohet se ky i fundit i kishte ngacmuar kushërirën disa ditë më parë dhe kjo nuk është duruar nga 22-vjeçari që i ka zënë pritë dhe e ka qëlluar me pistoletë. Ndaj 22-vjeçarit është ngritur akuza e tentativës së vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Aldo Hidaj me banim në lagjen “Sulë Paprri” sapo kishte zbritur ngë një furgon i linjës Tiranë-Elbasan dhe po i drejtohej shtëpisë së tij kur është përballur me disa të shtëna. Mësohet se autorët i kanë bërë pritë duke e qëlluar 5 herë. I riu është plagosur vetëm nga një plumb, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi. Ai është transportuar në spitalin kirurgjik. L. Lleshi


08

« SPECIALE

E martë 23 prill 2013 •

FESTË DHE TAKIM NË 10-VJETORIN E SHOQATËS “TOMORRI” NË DURRËS

Ilir Meta: Treva e Skraparit dallohet për bujari e mikpritje Nga Durrësi Sulo Gozhina DURRËS – Kanë kaluar 10 vjet nga dita kur një grup nismëtarësh janë mbledhur në një bar-kafe dhe kanë vendosur krijimin e shoqatës “Tomorri” në qytetin bregdetar të Durësit. Janë banorët e trevës përreth malit të bekuar të Tomorit, malit të shenjtorit “Abaz Aliut”, ata që kanë kërkuar që të larguarit nga kjo trevë të mblidhen të paktën njëherë në vit në një bilanc pune, ndërsa për aktivitete të ndryshme thuajse çdo muaj. Pas vendosjes të këtyre pikave kontakti dhe orientimeve të veprimtarisë grupi nismëtar zgjodhi dhe kryetarin e parë Tomorr Agalliu. Që nga kjo ditë kam kaluar 10 vjet dhe shoqata tashmë është rritur në numër dhe në aktivitete, një të tillë dje ka organizuar shoqata “Tomori” në ambientet e barrestorant nënkalimi në hyrje të këtij qyteti. Pjesëtarë të këtij eventi festivë u bëmë pas një ftese dhe disa media vizive dhe ato të shkruara, ku gjetëm atë ngrohtësi duke prekur e ndjerë nga afër bujarin dhe mikpritjen e skrapalinjëve. Kryetari i saj aktual, Hajri Nuhu, ka përshëndetur pjesëmarrësit, si dhe miqtë e ftuar nga rrethinat e këtij qyteti. Janë më qindra skraparlinj, të zonave të Tomoricës, Qafë-Dardhës, Bogovës, Qafës së Devrisë, të fshatravë kufi Tomorricës, të trevës të Beratit, Roshnikut e shumë e shumë fshatrave e zonave të tjera që përfshihen rreth malit të shenjtë të Tomorit që sot kudo që ndodhen krenohen me këtë mal ku perënditë bëjnë kuvendin e tyre tek tyrbeja e shenjtorit Ali. Takimi Takimi i sotëm ka vijuar kryetari aktual i kësaj shoqate Hajri Nuhu ka për qëllim njohjen me anwtarët e rinj, takimin e brezave dhe këmbim mesazhe miqësie si e kanë për traditë dhe skraparasit dhe trevat që e rrethojnë. Tashmë shoqata jonë është rritur jo vetëm në numwr, por edhe në aktivitete ka cituar kreu i saj Nuhu, tashmë anëtarët e shoqatës e kalon numrin 350 të tillë, ndërsa ende ka skraparas, por dhe të rrethëve të tjera, zonave dhe trevave që përfshihen përreth Tomorrit që do të bashkohen në shoqatën tonë që ka për qëllim vetëm përcjelljen e mesazheve të miqësisë, traditën, bujarinë çka përmenda dhe më lartë. Dhjetë vjet është rruga për të cilën ka kaluar shoqata, janë ende mes nesh shumë nga nismëtarët Adriatik Muka, Myslim Hasani, Artan Zaimi, Ilir Malindi, Xhelal Qato, Avni Çuni, e të tjerë. Shoqata ka kryer një sërë aktivitetesh që kanë ngelur në mendjen tonë dhe si një vlerë mbresëlënse e kësaj shoqate, të cilat janë organizimi në vitin e kaluar të promovimit të

ganizuar nga krerët e shoqatës ishte e mbushur dhe muzika me këngët e Skraparit dhe të legjendës së tij “Demir Zyko” të intrepetuara nga këngëtari Dule Malindi tregon vërtet se festa ka filluar. Kënga “Mbeç more shok mbeç”, tregon vuajtjet në shekuj të trevës të Skraparit dhe të gjithë shqiptarve, kjo dhe këngë të tjera nga repertori i Dyle Malindit kanë ftuar në valle edhe shumë pjesëtarë të festës kryesisht të rinjtë djem dhe vajzat e pjesëmarrësve. Kënga, dollia me rakinë e mirë, gostitja me rehaninë e shkëlqyer të skraparlinjve, si dhe përgatitje të tjera të koktejlit dhe drekës festive kanë vazhduar për disa orë mes pjesëmarrësve. Nard Koka Kam kënaqësinë që të jem pjesëmarrës në këtë takim kaq festiv, ka përshëndetur durrsaku Nard Koka deputeti i këtij qyteti, por dhe mik i shoqatës “Tomorri” që në shumë raste dhe iniciatori i aktiviteteve të saj. “Jam dhe do të jem mik i kësaj shoqate dhe i pandashëm me të, në jetë. Më pëlqen miqësia, si dhe bujaria e kësaj treve që për mua janë sa mikpritës po dhe aq bujarë, ndërsa përshëndes dhe mikun tim kreun e LSI-së Ilir Meta, si dhe deputetin Nasip Naço, përshëndes gjithë pjesëmarrësit, si dhe organizatorët e saj edhe për ftesën për të festuar së bashku krijimin e 10-vjetorit të krijimit të kësaj shoqate.

librit “Sfidat e poetit” e autorit Nuri Dragoi, një libër për poetin intelektualin dhe themeluesin e kësaj shoqate Xhevair Spahiu. Mësuesit u mblodhën për mësuesin Nazif Musaj, veprimtaria sofra vëndreshare, koncerte me këngëtarët, Dule Malindi, Irini Qirjako, Nertila Vetro, Behar Spahiu, dhe ato të grupeve folklorike “Demir Zyko” e “Riza Cerova” janë kryer në një festa të vërteta. Këngët e tyre në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu” e në kompleksin “Florida”, kanë tërhequr qindra qytetarë dhe ajo që të bie në sy është edhe pjesëmarrja e grave dhe e të rinjve. Nga ana tjetër ekspozitat e piktorit Nuri Jaupi kanë sjellë të tjera vlera. Më pas Hajri Nuhu ka falënderuar dhe vlerësuar mbështetjen e miqve

të kësaj shoqate që kanë mbajtur gjallë veprimtarit e saj. Njëri prej të cilëve është dhe Fatos Çerenishti që vitin e kaluar mbështeti veprimtarinë e kësaj dege. Si Çerenishti janë dhe Neritan, Hajdari, Fatri, Mezini, Behar Caka, Leonadr Musaj. Po gjatë fjalës së tij Hajri Nuhu ka falënderuar për pjesëmarrjen në këtë takim të liderit të LSIsë, djalin e Skraparit Ilir Meta, djalin tjetër të Skraparit Nasip Naço, si dhe mikun e shtrenjtë të shoqatës Nard Koka. Për dy të parët në një prononcim për gazetën Nuhu ka pohuar se Skrapari ka nxjerrë figura historike e patriotike ashtu si në këtë rast ka nxjerrë dhe një Kryeministër të Shqipërisë, Ilir Meta, pa mbushur ende të 30at, një prokuror dhe ministër të veçantë për nga performanca

Nasip Naço. Një kujtim i bukur… Ambientet e bar-kafe nënkalimit në hyrje të qytetit të Durrësit duket se sot kanë marrë një pamje tjetër festive. Parkimi i mbushur me makina të ardhura nga qytetit e rrethinave të tij, por dhe të ftuar të tjerë nga qytetet Shijak, Kavajë e Tiranë tregojnë se në këtë lokal ka vërtet festë. Të dyja rrugicat e hyrjes dhe sheshi qendror para lokalit janë të mbushur me shumë të ftuar dhe anëtarë të shoqatës, të cilët familjarisht bashkëbisedonin me të pranishmit për zonën nga vinin, këmbenin biseda, përqafimet, të qeshurat dhe prenzantimi fëmijve me të njohurit tregon qartë takimin e brezave. Salla ku takim i or-

Ilir Meta “Sot në këtë ditë kaq të bukur me diell, në këtë lokal me kaq komoditet të këndshëm dhe në bregun e detit Adriatik, lashë të gjitha punët për të qenë pjesëtar në këtë takim kaq festiv me banorët e asaj treve sa bujare po dhe aq mikpritëse, që në kësi rastesh nuk njeh ditë pushimi. Unë i uroj organizatorët e kësaj shoqate për një event të tillë dhe ndonëse kam marrë pjesë në disa festa të tilla kryesisht të shoqatës “Tomori”, kjo e sotmja qenka ndryshe pasi këtu po shoh një pjesëmarrje masive dhe çka është më kryesorja në të tilla takime them se bashkëbisedojnë brezat për t’u njohur, për të mësuar e mos harruar traditat e kësaj treve, për të njohur të afërmit dhe bashkëfshatarët e larguar dhe për të çuar më përpara këtë traditë. Sot nuk do të merrem me politikë për t’ia lënë vendin një eventi kaq të këndshëm dhe festiv mes banorëve të trevës të Skraparit dhe të gjithë trevave të tjera për rreth Tomorrit malit

të shenjtë e të bekuar të Abaz Aliu. Ndaj ju uroj për një jetë më të mirë në familjet tuaja për fëmijët tuaj dhe gjithë të afërmve. Faleminderit për ftesën Hajri Nuhut dhe gjithë organizatorëve të takimeve të tilla, pasi teksa shijoj këtë takim të duket vetja se je në Tomorricë në Potom, Çelan, Vëndërsh Bogovë Tomorr Leshnje e kudo në vendet e bukura që ia ka falur natyra Skraparit dhe skrapalinjëve. Faleminderit ju përshëndes. Ndërsa gjej dhe rastin që të falënderoj dhe mikun tim Koka që thuajse është pjesëtar i kësaj shoqate dhe i vjen në ndihmë të saj. Nasip Naço “Që në fillim dua të them se takime të tilla vetëm të shtojnë jetën ndaj unë falënderoj organizatorët për ftesën, falënderoj pjesëmarrësit në këtë event sa festive po dhe kaq miqësor. Këtu takon nga do njerëz të njohur bashkëfshatar, të trevës tonë miq dhe shokë që kanë vite të larguar, por që mendjen e kanë atje në viset e tyre në zonat, fshatin apo qytetin nga vijnë. Shoqata “Tomori” ka bërë një organizim për përsosur pasi cilit do nga ne i jep mundësinë për t’u takuar e çmallur me njëri-tjetrin dhe për të mësuar e këmbyer edhe kulturën e marrë. Brezave që nuk kanë lindur atje, por që rrënjët i kanë nga trevat tona u tregojmë bujarinë, mikpritjen dhe miqësinë që dimë ta ruajnë kudo që të jemi. Faleminderit organizatorve që na ka ftuar në këtë event ndërsa falënderoj dhe Nard Kokën që ka bërë të mundur inicimin e disa eventeve të tjera, si dhe pohuan organizatorët e saj gjatë përshëndetjes. Pjesëmarrësit Këngë dolli dhe përshëndetje gjatë eventit shoqërojnë të gjithë festën. Janë shumë të moshuar, të cilit gjatë këtij takimi kanë përshëndetur organizatorët dhe kryesinë e shoqatës, të cilët kanë bërë të mundur takimin festiv, si dhe premtimet që këta të fundit kanë bërë për të tjera takime dhe aktivitete në të gjithë qytetet ku shoqata “Tomorri” ka shoqatën e saj. Pjesëmarrësit sollën episode nga puna që kanë bërë vite më parë, kryesisht ata të moshës së tretë, ndërsa këmbyen shumë mendime për traditën, kulturën e trevës nga vijnë. Takimi ka kaluar shumë mirë, ndërsa është mbyllur me pretendimin se të tjera evente presin në të ardhmen nga organizatorët e krerët e kësaj shoqate.


SOCIALE • E martë 23 prill 2013

35 fëmijë të prekur nga bruceloza, zmadhim të theksuar të mëlçisë

FORMAT

SËMUNDJA INFEKTIVE E BAGËTIVE TË IMËTA RREZIK NË VENDIN TONË

Erta Bode

SHENJAT

F

ëmijët nuk i kanë shpëtuar sëmundjes infektive të brucelozës. 35 fëmijë në vendin tonë janë regjistruar si të sëmurë që mbartin virusin e bagëtive të imëta, tek të cilët simptoma e parë është zmadhimi i mëlçisë. Mjekët thonë se grupmosha më e prekur janë fëmijët 5-10 vjeç, që kanë shumë kontakt me qumështin dhe që kujdesi prindëror ulet pak, duke marrë parasysh se trupi i fëmijës fillon të krijojë imunitet ndaj baktereve. Pavarësisht fushatave të gjera për vaksinimin e bagëtive të imëta kundër brucelozës, fëmijët nuk i kanë shpëtuar sëmundjes infektive. Mjekja infeksioniste Rajda Petrela tha se studimet më të fundit tregojnë se bruceloza është një nga sëmundjet që mbetet tepër shqetësuese për vendin tonë. “Duke marrë parasysh se shumë zona rurale merren me ndërtimin e staneve dhe rritjen e bagëtive të imëta, vaksinimi i tyre është tepër i domosdoshëm për të mos hapur këtë infeksion në qenien humane. Fëmijët janë më të prekurit, pasi organizmi i tyre është më shumë delikat dhe janë drejtpërdrejtë në marrëdhënie me

qumështin. Petrela këshillon të gjitha nënat që të kujdesen mirë për qumështin që u japin fëmijëve, duke i këshilluar ato që përdorin qumësht të drejtpërdrejt nga bagëtitë për ta zier mirë atë, si dhe ato që përdorin për fëmijët e tyre qumësht fabrike ta zgjedhin shkallën e pasterizimit sa më të lartë. Mjekja bën të ditur se sëmundja nuk u rrezikon jetën këtyre fëmijëve, por u hap problem serioze në shëndet. “Fëmijët e prekur nga

bruceloza nuk rrezikojnë jetën, por kanë një zmadhim të theksuar të mëlçisë, që sjell komplikacione të tjera, të cilat që në moshë të vogël hapin shumë problem në qarkullimin e gjakut dhe ka rrezik që me rritjen e moshës këta të prekur në fëmijëri të shfaqin probleme serioze të zemrës. “Unë u bëj thirrje veterinerëve të ushtrojnë kontroll të hollësishëm si dhe të nivelit të lartë, duke marrë parasysh riskun e rrezikut, si dhe mundës-

inë e drejtpërdrejtë që ata kanë në dorë për të reduktuar numrin e të prekurve nga bruceloza”, thotë Petrela. Ajo vë në dijeni se bruceloza është një sëmundje që mbartet nga bagëtitë e imëta, si p.sh. mishi apo qumështi. “U bëj thirrje nënave dhe grave në radhë të parë, meqenëse 98% e femrave shqiptare kanë lidhje të drejtpërdrejtë me gatimin, ta ziejnë mirë mishin dhe qumështin. Kjo është masa e parë që çdo grua duhet të

Forma tipike, e cila ka brenda saj formën akute dhe subakute. Së dyti është forma atipike, me dekurs atipik, e cila ka brenda brucelozën kronike, subklinike, hipertoksike. Ndërsa pjesa e tretë është bruceloza e organeve. Në këtë rast bruceloza prek organe të caktuara. Ajo prek shpretkën dhe sistemin e kockave. Kjo sëmundje nuk ka grup-mosha të veçanta, ajo mund të prekë çdo njeri në çdo lloj moshe.

Shfaqja e temperaturës së lartë gjatë natës është një temperaturë që shoqërohet me një djersitje të madhe gjatë natës, saqë pacientin e detyron të ndërrohet 2-3 herë. Duhet thënë se dhe djersa te këta pacientë është karakteristike, madje mban erën e kashtës. Një tjetër simptomë është dhe altrargjia - dhimbja e artikulacioneve, pra e kockave. Nga ana tjetër kemi dhe mialgjinë, e cila lidhet me dhimbjen e muskujve.

»

09

ISH TË PËRNDJEKURIT Nisin muajin e revoltës

Në protestë përballë memorialit Ish-të përndjekurit politikë dje kanë protestuar sërish përballë memorialit “Post-Bllok”. Ata kanë zgjedhur këtë vend si shenjë kujtimi nga burgu i Spaçit, ku janë vrarë e masakruar shumë persona. Ata deklaruan se “njeriu që luan me kocka njerëzish është kanibal politik”. Kjo ka qenë fjalia që ka udhëhequr protestën. Kjo është protesta e dytë që ata zhvillojnë, pasi e kanë përsëritur këtë para një jave përballë parlamentit, duke i kërkuar qeverisë së këtij vendi t’u japë dëmshpërblimin që u takon. Protesta e tyre e parë u frenua nga policia, kurse kësaj here ata kanë arritur ta përcjellin mesazhin e tyre pa u shqetësuar, duke dhënë alarmin se kjo është protesta e parë që hap muajin e revoltës nga ana e tyre, që do të protestojnë për 30 ditë rresht, derisa të marrin dëmshpërblimet që u janë vonuar.

ushtrojë për të mos rrezikuar familjarët e saj”, - apelon mjekja. Qytete që kanë numrin më të lartë të të sëmurëve me brucelozë janë Korça, Vlora dhe Saranda, të spikatura për stane dhe rritjen e bagëtive të imëta.

TË KTHEHEN NË PUNË MJEKËT E PUSHUAR PËR BINDJE POLITIKE

Sindikata e Shëndetësisë kërkon investime Spitalet publike janë lënë në harresë, shërbim i dobët Sindikata e Shëndetësisë është ngritur në një protestë dhe qëllimi i saj kanë qenë investimet në spitalet publike. “Ministria e Shëndetësisë ka harruar të investojë në spitalet publike dhe shërbimi që ofrojnë qendrat publike është shumë i dobët”, -bëjnë të ditur organizatorë të protestës. Një shenjë revolte kjo sindikatë ka shfaqur edhe për 50 mjek që janë pushuar nga vendi i punës për bindje politike, pikërisht në qytetin e Lushnjës. “Ne i bëjmë thirrje shtetit që institucionet e tij shtetërore t’i furnizojë, t’i fuqizojë. Pushohen punonjësit për bindje politike. Më vjen keq që pushohen

50 punonjës përnjëherësh në spitalin e Lushnjës. Më vjen keq që në disa qytete s’ka asnjë lloj furnizimi, si në rastin e Bulqizës, qytet minatorësh. Atje s’ka as kirurg, as reaminator, as aparate reangenti dhe shteti ka mosinteresim”, - tha Petrit Frangu, përfaqësues i Sindikatës së Shëndetësisë. Gjithashtu anëtarët e Sindikatës kanë ngritur zërin për kushtet e këqija që janë të detyruar t’u ofrojnë pacientëve, sepse në të tillë situatë i ka braktisur spitalet publike MSH, duke i shtyrë vetvetiu njerëzit të drejtohen drejt klinikave private, çka ul autoritetin e institucioneve publike si dhe besimin ndaj tyre.

NGA 4900 LEKË PËRKRAHJA SHKON NË 7600 LEKË

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në

Fondi rritet me 54% më shumë se vjet Përfitojnë përkrahje 9.69% e familjeve shqiptare Fondi i ndihmës ekonomike për vitin 2013 është rritur me 54 % në krahasim me atë të një viti më parë. Në vitin 2012 një familje që përfitonte ndihmë ekonomike merrte 4900 lekë, këtë vit po e njëjta familje do të përfitojë 7600 lekë. Këto të dhëna dalin nga MPÇSSHB si dhe ODA. Sipas këtyre rritje e ndihmës ekonomike ka ardhur si pasojë e zvogëlimit të numrit të familjeve përfituese, që është ulur me 30 % nga vjet. Nëse vjet përfitonin 99.715 familje, për vitin 2013 do të përfitojnë rreth 70 mijë familje. Ndihmë ekonomike përfitojnë familjet që nuk kanë

asnjë të ardhur, ose familjet që kanë shumë pak të ardhura dhe vlerësohen si në pamundësi të përballimit të jetesës. Në krahasim me gjithë numrin e familjeve të regjistruar në Shqipëri, familjet që marrin përkrahje zënë 9.69 % të tyre, pra 1/10 e familjeve shqiptare përfshihen në mjerim, duke pritur ndihmë nga shteti. Aktualisht Shqipëria ka të regjistruara 722 262 familje, nga të cilat 70 000 do të përfitojnë ndihmë ekonomike. Rritja më e shumtë ka ndodhur krahasuar me vitin 2008, kur përkrahja sociale, ose e njohur ndryshe asistenca për familjet në nevojë, ka qenë rreth 4200 lekë.

Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


10

« opinion

E martë 23 prill 2013 •

Marrëveshja Kosovë-Serbi e Brukselit si model unik në mbrojtjen e pakicave Nga dr. Enver BYTYÇI*

K

a kaluar më shumë se një vit kur udhëheqësi i koalicionit serb “Ndryshimi”, shkrimtari Vuk Drashkoviç, kërkonte me ngulm që Serbia të çlirohej prej Kosovës. Në një intervistë të tij për radion “Europa e Lirë” të datës 25 mars 2012 ai thoshte se “koalicioni parazgjedhor ‘Ndryshimi’ kërkon të ndalohet vrasja e Serbisë për hir të ruajtjes së asaj që është vetëm mirazh”, duke shtuar gjithashtu të vërtetën tjetër se “nuk mund të ndërtohet një Serbi europiane mbi themelet e Serbisë së Milosheviçit”. E thoshte këtë të vërtetë të pamohueshme një prej ish-anëtarëve të kabinetit të diktatorit Milosheviç. Vetëm dy muaj më vonë shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare në një intervistë për revistën beogradase “NIN” thoshte në substancë të njëjtën gjë: “Më parë në një pjesë të Ballkanit përdorej shprehja ‘çlirimi i Kosovës nga Serbia’. S’është ndonjë çudi që tani të thuhet ‘çlirimi i Serbisë prej Kosovës’”. Dhe deri në këto momente mendjet ballkanike qenë kapur fort pas idesë fikse se “e mira jote është e keqja ime” e për pasojë palët qenë të ndara në qëndrimet e tyre për ta zgjidhur një herë e përgjithmonë konfliktin shqiptaro-serb. Një vit më parë Beogradi organizoi zgjedhjet e veta edhe në Veri të Kosovës, ndërsa serbët lokalë vijonin që prej 13 vjetësh të refuzonin me dhunë integrimin në shtetin e Kosovës. Aq e tensionuar ishte situata në komunat me shumicë serbe, sa më 1 qershor të vitit 2012 ato demonstruan me dhunë kundër trupave të KFOR-it, duke plagosur dy prej tyre. Barrikadat ishin aty mbi urën e Ibrit e në afërsi të pikave kufitare, kontrabanda lulëzonte dhe serbët lokalë bënë përpjekje të panumërta që të sfidonin jo vetëm qeverinë dhe institucionet e Kosovës, por dhe praninë ndërkombëtare në zonë. Madje, u desh që një kontingjent prej 700 ushtarësh nga Gjermania dhe Austria të vinte në ndihmë të forcave aktuale të vendosura në Veri të Mitrovicës. Kjo situatë e trishtë u duk se do të përkeqësohej kur në Beograd u kurorëzuan në krye të pushtetit radikalët e ish-partisë së Sheshelit dhe ithtarët e anëtarët e partisë së Milosheviçit. Dy figurat kryesore, Tomislav Nikoliç, si president i vendit, dhe Ivica Daçiç, ish-zëdhënës i Milosheviçit, si kryeministër dhe ministër i Brendshëm, u panë me skepticizëm të madh e mosbesim. Pakkush besonte se ata do të sillnin ndonjë situatë ndryshe në marrëdhëniet rajonale dhe në raportet midis Prishtinës dhe Beogradit. Ishte krejt e arsyeshme të mendohej se Europa Juglindore me këto hije të së kaluarës së hidhur e kriminale do të përjetonte përsëri kriza të pamenduara. Frika se gjakderdhja do të rikthehej në Ballkan shoqëroi pjesën e parë të qeverisjes së radikalëve serbë të ardhur në pushtet. Por të premten e kaluar, më 19 prill 2013, në raundin e dhjetë të bisedimeve kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, nënshkruan në Bruksel atë që unë do ta quaja “Marrëveshja e Pajtimit për Veriun e Kosovës”. Marrëveshja e datës 19 prill është dhe do të mbetet e tillë sepse i jep fund një situate dhune e konflikti të pandërprerë midis shqiptarëve dhe serbëve në këtë pjesë të territorit të vendit. Jo në kuptimin që e përmend kryeministri Thaçi, sipas të cilit marrëveshja e Brukselit vjen për herë të parë pas një shekulli konflikt midis të dy popujve tanë. Konfliktin shqiptaro-serb e ka zgjidhur përfundimisht ndërhyrja e NATO-s më 24 mars të vitit 1999, në të cilin ka ndihmuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe rezistenca paqësore e Ibrahim Rugovës, prandaj dhe mund të thuhet se konfliktin shqiptaro-serb nuk e zgjidhi as Thaçi e as Daçiç. Ata thjesht formalizuan vullnetin e ndërkombëtarëve dhe i dhanë zgjidhje teorike krizës në Veri të Kosovës. Çdo interpretim tjetër është i pasaktë, jashtëkohor, jashtë kontekstit historik të zhvillimit të ngjarjeve, së paku prej fundit të viteve 1980 e këtej. Por le të kthehemi te përmbajtja e marrëveshjes së Brukselit. Ideja e bisedimeve në nivel politik përfaqësuar nga dy kryeministrat erdhi mediatikisht nga drejtorja për Europën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave Sabine Frizer në radion “Europa e Lirë”. Në maj të vitit të kaluar ajo u shpreh se rekomandonte që “dialogu (i deritashëm) të zgjerohet dhe të shndërrohet në dialog vërtet politik, ku Beogradi, Kosova dhe serbët e Veriut do të bisedonin për mënyrat se si mund të sigurohet që Veriu të integrohet më me efikasitet në Kosovë dhe eventualisht të bisedohet edhe për rrugën e njohjes së Kosovës nga Serbia. Më pas erdhën një e nga një dhjetë raunde bisedimesh midis Kosovës dhe Serbisë. Këto bisedime i udhëhoqi e ndërmjetësoi Bashkimi Europian përmes shefes së Diplomacisë e të Sigurisë, baroneshës britanike Ketrin Eshton. Të dyja palët patën vështirësi në bisedime e sidomos në arritjen e marrëveshjeve. Serbia për shkak të mentalitetit të ngrirë rreth mitit për Kosovën, ndërsa Kosova për shkak të papërgjegjshmërisë së udhëheqësve shtetërorë, të cilët pa nevojë u kishin premtuar shqiptarëve se kurrë nuk do të bisedonin me Serbinë për çështje politike. Kështu, në Prishtinë ishte krijuar edhe një pengesë tjetër, artificiale, veç pengesave objektive, të cilat ndanin dy vendet në konflikt. U bënë nëntë raunde bisedimesh. Në raundet e para u nënshkruan disa marrëveshje të ndërmjetme, siç ishte ajo për implementimin e marrëveshjes së kufijve e të doganave. Nënshkruesit, përkatësisht kryeministrat Thaçi dhe Daçiç, u përballën me kritika të shumta në vendet që përfaqësuan. Më pas u erdhi radha bisedimeve për normalizimin e gjendjes në Veri, shkurt, për integrimin e kësaj pjese të vendit në institucionet e Kosovës. Kjo përpjekje filloi në raundin e shtatë dhe përfundoi me një marrëveshje në raundin e dhjetë, gati në zgrip, kur bisedimet do të deklaroheshin si të dështuara. Pa u zgjatur në histori të tilla, ne shohim tashmë të jetë arritur dhe nënshkruar një marrëveshje, të cilën e kanë miratuar me shumicë votash të dy parlamentet. Sipas kësaj marrëveshjeje, është krijuar Asosacioni/Bashkësia me shumicë serbe në Kosovë, në të cilën bëjnë pjesë katër komunat e Veriut të Mitrovicës, përkatësisht vetë komuna e re e Mitrovicës së Veriut si dhe komunat e Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin-Potokut. Është lënë hapësirë juridike që në këtë bashkësi të bashkohen gjithashtu komunat e tjera me shumicë serbe në jug të Ibrit. Sipas marrëveshjes, strukturat e Asociacionit/Bashkësisë do të ndërtohen në bazën që e parasheh statuti aktual i Asociacionit të Komunave Serbe.

Presidenti, zëvendëspresidenti, Kuvendi dhe Këshilli do të kenë në mbikëqyrje zhvillimin ekonomik, të arsimit, të shëndetësisë dhe të planifikimit urban e rural. Këto janë kompetencat eksplicite të kësaj Bashkësie. Por duhet shtuar se, edhe po të mos krijohej ky asosacion, komunat vetë do t’i mbartnin kompetenca të tilla, çka do të thotë se marrëveshja në fjalë është refleksion i vetë ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës. Thjesht, të tilla atribute kalojnë nga komuna te bashkësia. Megjithatë, parashihet që Bashkësia e Komunave të Serbëve në Veri të ketë njëkohësisht kompetenca të caktuara në fushën e rendit e të ligjit. Në pikën gjashtë të marrëveshjes thuhet: “Duhet të ketë një forcë policore të quajtur Policia e Kosovës. Të gjithë policët në Veri të Kosovës duhet të integrohen në strukturën e Policisë së Kosovës. Pagat do t’i marrin vetëm nga Policia e Kosovës.” Në pikën tetë shtohet se “do të ketë një komandant rajonal të policisë për katër komunat me shumicë serbe” dhe se “komandanti i këtij rajoni duhet të jetë serb shtetas i Kosovës i nominuar nga Ministria e Brendshme nga një listë e dhënë nga 4 kryetarët e këtyre komunave në emër të Asociacionit”. Në pikën nëntë thuhet se “përbërja e policisë në Veri duhet të reflektojë përbërjen etnike të popullatës në 4 komunat”. Nëse lexojmë me vëmendje edhe këto dy pika të marrëveshjes, atëherë kuptojmë se asgjë përtej planit të Ahtisarit nuk është dhënë për serbët në Veri të Mitrovicës. Projekti i pavarësisë së Kosovës, i cili ka marrë emrin e hartuesit të tij, presidentit Ahtisari, parashikon të njëjtat kompetenca sa i përket policisë dhe strukturave të saj në komunat me shumicë serbe. Policia në Veri, ashtu si në të gjithë territorin e Kosovës, do të veprojë në respektim të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës si dhe të hierarkisë shtetërore. Ndërkaq pika dhjetë dhe njëmbëdhjetë i kushtohet sistemit të drejtësisë në komunat e Veriut me shumicë serbe. Edhe në këtë rast garantohet një sistem drejtësie i integruar në kornizën ligjore të shtetit të Kosovës, ndërkohë që kërkohet nga Gjykata e Apelit e Prishtinës që ajo të ngrejë nën drejtimin e kontrollin e saj një panel me shumicë të gjyqtarëve serbë për t’u marrë me çështjet juridike të Veriut. Ky panel do të ketë një staf administrativ si dhe gjyqtarë, të cilët do të vendosen në Mitrovicën Veriore. Në marrëveshje nuk flitet për forcat e sigurisë, gjë për të cilën janë shprehur garantë forcat e KFOR-it përmes një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Rasmusen. Në pikën shtatë përcaktohet thjesht përbërja etnike e strukturave të sigurisë së vendit, duke rekomanduar ruajtjen e këtyre raporteve. Por pas tërheqjes së KFOR-it është e sigurt se përgjegjës për sigurinë e gjithë territorit të Kosovës do të jenë Forcat e Sigurisë të këtij vendi. Pra, marrëveshja e Brukselit është një hap i madh në drejtimin e duhur, pasi zgjidh shumicën dërmuese të problemeve dhe çështjeve shtetërore, duke konfirmuar sovranitetin dhe integritetin shtetëror të Prishtinës dhe institucioneve të saj në të gjithë territorin. Veriu i Mitrovicës i ka të gjitha shanset, nëse marrëveshja zbatohet mirë, që të integrohet në sistemin politik e juridik të shtetit të Kosovës. Marrëveshja e19 prillit në Bruksel duket se është orientuar drejt zgjidhjes së konfliktit të brendshëm, duke përcaktuar rregullat e lojës në politikat e brendshme, me qëllim integrimin e serbëve të Veriut në strukturat shtetërore të vendit. Ajo nuk flet për ndonjë lidhje të veçantë me Beogradin, edhe pse në dokumentin e Ahtisarit kjo është e parashikuar. Në marrëveshjen e Brukselit nuk jepen të drejta si ato që ka Republika Srpska, e cila ndikon dhe bllokon vendimmarrjen e qeverisë federale të Bosnjë-Hercegovinës. Por serbët e Veriut kanë protestuar një ditë më pas, duke kundërshtuar kategorikisht autoritetin e Prishtinës në këtë pjesë të vendit. Kanë protestuar gjithashtu një grup të rinjsh në Beograd, si dhe nuk janë pajtuar më firmat e dy kryeministrave disa udhëheqës të opozitës në Beograd e në Prishtinë. Ish-kryeministri serb Vojisllav Koshtunica e ka kritikuar ashpër këtë marrëveshje e po ashtu lideri i “Vetëvendosjes” në Kosovë Albin Kurti e ka quajtur marrëveshjen si shërbim të pushtetit të Thaçit e në kundërshtim me interesat e shqiptarëve në Kosovë e në Luginën e Preshevës. Sipas Kurtit, “dialogu politik i Thaçit i sakrifikoi edhe shqiptarët në veri të Ibrit, edhe ata në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc për hir të pushtetit të këtij në Prishtinë”. Por lideri i “Vetëvendosjes” nuk ndalet vetëm në këtë konstatim. Ai thotë se “marrëdhënia ndërmjet shtetit të Kosovës dhe këtij Asociacioni serb që u formua nga Thaçi e Daçiç është e ngjashme me marrëdhënien ndërmjet shtetit të Bosnjës dhe Republika Srpska-s atje”. Në të vërtetë marrëveshja e Brukselit eviton krijimin e një autonomie të tillë, e cila mund të bllokojë Kosovën në vendimmarrjen e saj. Pikërisht kjo e bën atë të shihet si një sukses, së pari të Bashkësisë Ndërkombëtare, para së gjithash të SHBA-ve e Gjermanisë, si promotorë të saj, por dhe të qeverisë dhe institucioneve të Prishtinës. Megjithatë, duhet thënë se marrëveshja lë hapur mundësinë e interpretimeve e keqinterpretimeve, dhe kjo do ta vështirojë ndoshta zbatimin e saj në terrenin konkret. Pala e Kosovës kishte rastin të bënte më shumë presion për të përfituar atë që quhet “vendi i saj në OKB”. Unë besoj se është e mjaftueshme ajo që parashihet në pikën 14 të marrëveshjes, ku thuhet se “asnjëra palë nuk do të bllokojë ose inkurajojë të tjerët të bllokojnë palën tjetër në rrugën drejtë BE-së”. Kjo do të thotë se Serbia nuk ka obligime që t’i hapë rrugë pranimit të shtetit të Kosovës në OKB. Kjo do të thotë se Beogradi ka një mundësi më shumë për të penguar Prishtinën në arritjen e plotë të subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Sido që të jetë, klauzola e pikës 14 i rrit shanset për shtimin e njohjeve. Më së pari do të duhet të reflektojnë pesë vendet e Bashkimit Europian. Tri prej tyre, përkatësisht Sllovakia, Rumania dhe Greqia, kanë dhënë sinjale të qarta se mund ta rishikojnë çështjen e njohjes së shtetit të Kosovës pas marrëveshjes pajtuese midis Prishtinës dhe Beogradit. Por asnjë sinjal nuk kanë dhënë Qiproja dhe Spanja. Njohja prej këtyre vendeve është kusht i domosdoshëm për të ndërtuar marrëdhënie subjektiviteti ndërkombëtar midis BE-së dhe Kosovës. Nëse këto vende e njohin Kosovën, atëherë asaj i hapet rruga për t’u pranuar gjithashtu në NATO, pasi katër prej tyre, përjashtuar Qipron, janë njëkohësisht anëtare të Aleancës së Atlantikut. Pranimi në NATO i jep

fund presionit të Beogradit, sipas të cilit Forcat e Sigurisë të Kosovës nuk do të duhej të vepronin në Veri të Mitrovicës. Ndërkaq efekti i njohjes së subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës u rrit kur Parlamenti Europian vendosi që prej këtij momenti të mos përdorej më fusnota referuese për Rezolutën 1244 dhe GND-në. Sa u përket disa pikave të tjera të marrëveshjes, ato kanë të bëjnë me detyrime të ndërsjella, të cilat vijnë si obligim i ndryshimeve politike, ekonomike e sociale në favor të integrimit në shtetin e Kosovës. Është për t’u parë se si do të shkojë procesi i zgjedhjeve lokale, i parashikuar këtë vit. Ndërkaq duhet provuar nëse Beogradi do të përpiqet në të ardhmen të organizojë zgjedhje parlamentare e presidenciale në Kosovë. Evitimi i këtyre proceseve është i domosdoshëm për realizimin e plotë të objektivave të Marrëveshjes së Brukselit. Kurse tërheqja e forcave serbe të sigurisë është një çështje tjetër, e cila kërkon një monitorim të plotë, sepse Beogradi ende nuk është civilizuar aq shumë politikisht sa të përpiqet të ndërtojë marrëdhënie korrekte me fqinjët e tij. Ka shumë mundësi që edhe më tej këto forca të jenë prezente në një mënyrë tjetër në territorin e Kosovës dhe të përpiqen të destabilizojnë vendin. Nëse ndodh kjo, atëherë forcat radikale serbe do të motivohen më shumë për një qëndrim destruktiv në këtë vend e në rajon. Për këtë arsye është e domosdoshme që presioni ndërkombëtar dhe monitorimi të arrijnë që asnjë individ i pjesëtarëve të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme dhe të segmenteve të tjera të Serbisë të mos jetë më i pranishëm në territorin e Kosovës. Sa u përket banorëve në Veri, të cilët kanë udhëhequr institucionet paralele, kanë ndërmarrë akte dhune ose kanë shkelur ligjet e shtetit, është obligim i EULEX-it të hetojë veprimtarinë e tyre dhe të bëjnë që ligji të zbatohet me korrektësi, për të dhënë kështu sinjalin e qartë se kjo duhet të ndodhë me domosdo dhe në Prishtinë e në qytetet e tjera në Jug të Ibrit. Ndërtimi i një Kosove demokratike, ku sundon ligji nuk mund të ketë sukses pa ndëshkimin e krimit në Veri e në Jug të vendit. Të painkriminuarit do të integrohen në pushtetin e ri që do të dalë përmes zgjedhjeve të reja lokale. Kjo duhet konsideruar si një proces normal, pa paragjykime dhe pa nxitur pakënaqësi e urrejtje. Megjithatë, duhet marrë në konsideratë fakti se serbët e Veriut të Mitrovicës do të vijojnë ta kundërshtojnë për një kohë marrëveshjen e Brukselit. Por zgjidhja tashmë është më e lehtë, nëse Beogradi u bashkohet përpjekjeve të Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare për integrimin e tyre në shtetin e Kosovës. Aq serbë sa jetojnë në Veri të vendit e kanë vështirë të kundërshtojnë për një kohë të gjatë, nëse atyre u ndërpritet çdo ndihmë nga qeveria e Serbisë. Ndërkohë nuk mund të besohet se një pjesë e udhëheqësve lokalë, sidomos të atyre që janë mësuar të jetojnë përmes kontrabandës dhe shpërblimeve të majme, mund ta kenë mbështetjen e opozitës radikale të Vojisllav Koshtunicës e për pasojë edhe të rezistojnë në përpjekjet për të kundërshtuar sovranitetin e Prishtinës në këtë pjesë të vendit, kështu që nuk bëhet fjalë për një pajtim final midis shqiptarëve në Kosovë dhe serbëve. Problematikat do të jenë të natyrave të ndryshme. Pajtimi, në fund të fundit, nuk është e nuk mund të jetë një akt, ai është një proces relativisht i gjatë. Më së fundi pajtimi do të arrihet kur qeveria e Serbisë të hedhë hapa të tjerë në këtë drejtim. Para së gjithash ajo duhet të kërkojë ndjesë për krimet dhe masakrat që janë bërë në Kosovë dhe duhet të angazhohet për të ndihmuar ndriçimin e së vërtetës, sado e hidhur të jetë ajo për palën serbe. Vetëm dënimi publik i këtyre krimeve mund të rikthejë frymën e besimit midis të dyja palëve. Ndërkohë riformulimi i kushtetutës së Serbisë dhe heqja nga preambula e saj e definicionit se “Kosova është Serbi” do të ishte hapi i parë praktik për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Njohja reciproke është dhe mbetet akti final i normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve në konflikt. Shumë personalitete ndërkombëtare, midis tyre edhe ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Guido Westerwelle si dhe presidenti i Komisionit Europian, Barroso, e kanë konsideruar nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar nga kryeministrat Thaçi dhe Daçiç si një “ngjarje historike”. Ndoshta kjo është e tillë sa i përket kthesës që do të marrë qëndrimi politik dhe orientimi europian i Serbisë. Përfundimisht ajo do të kyçet në integrimet europiane e më pas edhe ato atlantike. Por veç këtij efekti tejet pozitiv për Europën asgjë nuk mund të konsiderohet si historike. Me mbështetjen e SHBA-ve dhe vendeve kryesore të BE-së Kosova kishte mundësi të shumta që ta rivendoste sovranitetin e saj në Veri të Mitrovicës dhe Serbia nuk do të kishte asnjë mundësi të reagonte. Por kostoja do të ishte e lartë për të dyja palët, ndoshta më e lartë për Beogradin sesa për Prishtinën. Kështu që marrëveshja thjesht e ka lehtësuar këtë proces jo vetëm në dobi të shqiptarëve, por dhe në dobi të serbëve, të cilët marrëveshja i bën autonomë në ndërtimin dhe zgjidhjen e problemeve të përditshme. Autonomia e serbëve në Veri të Mitrovicës është e një modeli të ri, specifik dhe unik, sepse bëhet fjalë për një numër shumë të vogël të minoritetit serb në Kosovë. Prandaj Prishtina dhe Tirana duhet të fillojnë të bëjnë presion mbi qeverinë e Beogradit e në bashkësinë ndërkombëtare që të drejtat që kanë fituar 40 mijë serbët e Veriut të Kosovës të mbarten te 70 mijë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve kudo në rajon u lind e drejta që të këmbëngulin të realizojnë pa kushte së paku aq të drejta sa kanë serbët në Veri të. Para së gjithash të gjitha komunat shqiptare në Maqedoni kanë nevojë të rivlerësojnë dhe ridimensionojnë marrëdhëniet me shtetin maqedonas dhe të kërkojnë kompetenca lokale të nivelit të marrëveshjes së Brukselit. Ndërkaq këto klauzola shkojnë edhe në favor të myslimanëve të Sanxhakut, të hungarezëve të Vojvodinës dhe pakicave të tjera në Serbi e në Ballkan. Në këtë kuptim, marrëveshja e Brukselit mund dhe duhet konsideruar si një marrëveshje historike, sepse krijon modelin dhe precedentin e parë të ndërtimit të marrëdhënieve të shteteve ballkanike e më gjerë me minoritetet, sado pak të jenë ato në numër. Përtej Serbisë këtë marrëveshje mund ta përdorin shqiptarët e Malit të Zi, ata të Çamërisë, si dhe minoriteti maqedonas e turk në vendin më jugor të rajonit, anëtaren e BE-së - Greqinë. *Drejtor ekzekutiv i Institutit të Europës Juglindore, Tiranë


opinion • E martë 23 prill 2013

»

11

Vllahët, historia e një populli krenar që nuk ishte kurrë një shtet Nga Viron BEZHANI

E

dhe pse pa një shtet zyrtar të tyre, një nga popujt më të vjetër në Europë, vllahët kanë arritur të mbijetojnë brez pas brezi, shekull pas shekulli, për të mbërritur deri në ditët e sotme ashtu fisnikë dhe kokëlartë, duke i bërë ballë çdo vështirësie. Lufta e vllehve për mbijetesë ndër shekuj për të drejtat e tyre kombëtare, për ruajtjen e traditave dhe besimit të tyre është pa dyshim një fakt shumë domethënës dhe që vlen për t’u admiruar. Një popull që është nëpërkëmbur me brutalitet dhe egërsi në kërkim të lirisë dhe së drejtës. Edhe pse në vështirësi të mëdha, ata kanë arritur të lënë gjurmë kudo që kanë jetuar, kryesisht në vendet e Ballkanit, si në Greqi, Maqedoni, Rumani, Bullgari, ish-Jugosllavinë dhe natyrisht në Shqipëri. Pikërisht kjo shpërndarje e tyre në disa vende të Ballkanit i bën ata të veçantë, pasi nuk kanë një shtet të tyren dhe për të ruajtur zakonet e tyre ata kanë dashur të luftojnë kudo që kanë qenë. Megjithëse nuk kanë pasur një unitet kombëtar, pasi qendrat e tyre të banimit kanë qenë të veçuara e të largëta, vllahët kanë pasur ndër shekujsh marrëdhënie të caktuara mes tyre. Tradita e marrëdhënie që nuk u prekën edhe kur Ballkani u pushtua nga turqit. Ekzistenca e vllehve në Ballkan daton që në shekullin e 6-të të erës sonë, me ndërtimin e një numri të madh fortesash dhe vendesh strategjike, të cilat ekzistojnë ende edhe sot. Ata kanë gjuhën e tyre, një dialekt i veçantë i rumanishtes, po ata flasin edhe gjuhën e vendit ku jetojnë. Por studime të ndryshme thonë se ata kanë ekzistuar në Gadishullin Ballkanik kohë më parë. Fakt është se ata janë një popull me histori të lashtë, madje ka edhe nga ata studiues që thonë se vllahët kanë origjinë ilire. Gjithsesi, vllahët janë sot të shpërndarë në një territor shumë të gjerë në Ballkan

dhe mendohet se kanë një popullsi që i kalon 1 milion banorë. Vllahët, edhe pse të shpërndarë në zona të ndryshme të Ballkanit, kanë arritur të ruajnë traditat e zakonet e tyre, veçanërisht në veshje e dialektin e gjuhës së tyre. Ata kanë mbijetuar, edhe pse kanë bërë luftëra të ashpra e të vazhdueshme për t’i shkombëtarizuar. Duke qenë se kanë qenë të shpërndarë në territore të ndryshme në Ballkan, ata nuk kanë mundur dot kurrë që të realizonin ëndrrën e tyre për një bashkim kombëtar. Grupet e ndryshme vllahe, sipas vendit ku jetojnë, kanë edhe emrat e tyre që njihen nga të gjithë. Sot në Shqipëri i gjen në fshatrat e Gramozit, në Korçë, në Përmet, në rrethinat e liqenit të Ohrit dhe atij të Prespës, në Resnjë si dhe në disa qytete kosovare si Prizren, Pejë dhe në Shkup të Maqedonisë. Ata janë një popull që kanë lëvizur gjithnjë, ndaj dhe sot vendbanimet e tyre janë të shumta. Në Shqipëri ata janë vendosur fillimisht në juglindje të vendit, për të lëvizur më pas në Shqipërinë e Mesme dhe atë Perëndimore. Marrëdhëniet e vllehve me Shqipërinë gjithnjë janë konsideruar të mira dhe për këtë ka dokumentacione e fakte, që kryesisht datojnë në kohën kur në Jugun e Shqipërisë sundonte Ali Pashë Tepelena. Qëndrimi i tij ndaj vllehve ka qenë i favorshëm dhe i ka përkrahur gjithnjë në betejat e shumta që ata kanë bërë, në luftërat e tyre për liri dhe të drejtat e tyre. Vllahët janë një popullsi që kryesisht jetonin në zonat malore, ndaj dhe puna e tyre ka qenë kryesisht blegtoria e bujqësia. Për pasojë, famë të madhe kanë prodhimet e tyre të qilimave, batanijeve e velenxave. Që në kohët e hershme një numër i madh i fiseve vllahe në vendin tonë janë strehuar në krahinën e Zagorisë, në Leshnicë, Llaka, Suli, Baisa, Grebenisht, Makrini etj. Gjatë viteve të komunizmit edhe vllahët u përfshinë në vor-

bullën e politikave socialiste, ku u sekuestruan kopetë e tyre dhe pronat e tyre u bënë pjesë e kolektivizimit. Gjithsesi, politika ndaj vllahëve nuk ishte armiqësore, pasi ata u mbështetën nga shteti i atëhershëm dhe iu nënshtruan programeve shtetërore për jetën e tyre sedentare. Ndërkohë që me ardhjen e demokracisë edhe për ta janë krijuar mundësi të reja për të ardhmen. Sot ata janë qytetarë të barabartë të Shqipërisë, e megjithëse në një pjesë të tyre ka harruar traditat, shumica vijojnë ende të ruajnë doket e zakonet e lashta, duke i transformuar disi për t’iu përshtatur kushteve. Ata kanë ruajtur traditën e kostumeve kombëtare, si kostume të jetës së përditshme apo të festave kombëtare. Por me kalimin e shekujve edhe traditat e tyre kanë pësuar një sërë transformimesh dhe veshjet e tyre sot shihen gjithnjë e më rrallë. Duke qenë se popujt e Ballkanit kanë pak a shumë zakone të ngjashme, edhe ato të vllahëve kanë ngjashmëri me popujt e tjerë të Gadishullit, ndonëse me kalimin e viteve zakonet e tyre kanë pasur edhe infulenca nga jashtë. Vllahët shqiptarë kanë ruajtur shumë besëtytni nga zakonet e vjetra të trashëguara, të cilat, edhe pse kanë ardhur drejt zhdukjes, kanë mbetur të gjalla ende edhe sot. Zakone që u kanë bërë ballë luftërave të shumta për mbijetesë, ngjarje që kanë tronditur e ndryshuar rrjedhën e historisë së Europës e ku natyrisht të përfshirë ka qenë edhe populli vllah, ndonëse i ndarë në vende të ndryshme të rajonit. Është pikërisht kjo histori plot ngjarje, këto zakone e tradita të ruajtura edhe sot brez pas brezi që e bëjnë këtë popull kaq fisnik dhe që tregon e konfirmon pasurinë e tyre të madhe shpirtërore. Vllahët kanë kaluar shumë vështirësi e drama në jetën e tyre, por ata kanë ditur të ecin përpara dhe të tregojnë se janë krenar në këtë rrugëtim të gjatë disashekullor dhe sot janë pjesë e qytetërimit europian.

Partizanët e qytetit të kuq

K

omuniteti i një qyteti që gjatë historisë ka pasur emra të ndryshëm, por që gjithmonë është identifikuar me qytetin e gjakut ose të Jakut, rezulton të mos ketë qenë asnjëherë më i lodhur se sot. Kurrë më parë kaq i ndrydhur, me kaq shumë derte e me shpresat që s’i kanë. Nuk kam pasur rastin të vë shami të kuqe në qafë si pionierët e Titos ose postpartizanët, por di që një vit kam mësuar gjuhën serbe, ende pa e njohur mirë shqipen. Mbaj mend se isha e fiksuar dhe e terrorizuar njëkohësisht nga fotografia e Titos në klasë. Nuk e di nëse ishte një grykës i madh, apo këtë e kishin shpikur partizanët e vegjël. Në klasë përuleshim para tij e në mëhallë “zhgërryheshim” duke qeshur përreth tij. Ishim pionierët e vegjël dhe loja me Titon qe sekreti ynë. Sekretet me lojën e partizanëve qenë të shumta. Që nga eshtrat që i kërkonim në përmendoret e tyre deri te lavdia e heroizmi për ta. Edhe “banderat” ku qenë varur heronjtë e heroinat partizane. Të gjitha qenë brumë loje e kënaqësie për postpartizanët. Kjo qe fëmijëria në qytetin e kuq dhe lavdia e nami i saj që u obliguam ta mbanim të gjithë. Nga i gjithë nami i qytetit të Gjakovës sot ka mbetur diçka si një pikë parfumi në fund të shishes, si një ekstrakt i fuqishëm, aroma e të cilit është ngulur në kujtesë nga kujtimet e të tjerëve, të cilin mund ta nuhasësh vetëm për nostalgji. I zhdukur me kohën dhe sot i kthyer në paradoks. Shpirti i këtij paradoksi në thelbin e tij është si shpirti i një kufome, që, siç thonë besëtytët, netve sillet nëpër qytet, nëpër qoshet e në gërmadhat e tij. Është për të ardhur keq. Nuk kam dashur të fyej askënd, ndonëse mund të fyej shumë njerëz, duke thënë se është për të ardhur keq që qyteti është shndërruar në var-

Nga Blerina GAXHA

rin e tij. Që njerëzit e tij jetojnë në gërmadhat dhe hirin e së shkuarës. Në traditat, kulturën dhe identitetin e dikurshëm, të cilave, ndonëse akoma mund t’u besohet, kanë ngelur në dekadat e shkuara. Gjakova mund të jetë shembulli i shkëlqyer se si përdhoset një qytet dhe se si shkelet nderi i banorëve të tij. Ata që çdo ditë e gdhijnë në “qytetin e kuq” janë të lodhur, siç jemi të lodhur të gjithë nga gjërat e zakonshme e përditshmëria e egër. Janë të lodhur që në asnjë ditë të mos kenë një adresë ku mund të shkojnë e të kthehen. Një adresë pune e një adresë për të fituar bukën. Duan sfida e mundësi. Asnjërën nuk kanë. Nëse është njohur si qytet i kulturës, kultura në të sot është gati e padukshme. Edhe kjo si disa pika në fund të shishes, të cilën askush më nuk e mbush. Ka mbetur vetëm shija e dikurshme dhe rrëfimi për të. Nëse është njohur si qytet me ekonomi të zhvilluar, gërmadhat e fabrikave të saj janë në hyrje e në dalje të qytetit, ku sillen vetëm qentë endacakë. Por qentë endacakë nuk enden vetëm fabrikave.

Qyteti i dikurshëm sot është skelet i vetes së tij. Mund të jetë e tmerrshme të flasim për hakmarrje, sepse vetë hakmarrja është e tmerrshme, por a mund të jetë që ata që sot e kanë fuqinë po i hakmerren qytetit… duke e vrarë atë përditë? Liderët e atjeshëm do të duhej t’i besojnë më shumë etikës. Të kuptojnë më shumë se kur bëjnë mirë apo keq. Se ndoshta njeriu në këtë jetë i merr shpërblimet dhe ndëshkimet dhe të mos besojnë vetëm në kësmetin e mekanizmat e tij. Është krejt e pazakonshme dhe me të plasë “mushkëria e zezë” kur nostalgjia për të shkuarën e rëndë komuniste të “Gjakovës së kuqe” të vret të sotmen dhe të ardhmen. Është jo vetëm për të ardhur keq, por për të vajtuar vrasjen e shpirtit të një qyteti. Janë ndërruar bajraktarët e tij, por në 15 vjetët e fundit secili ka qenë më i zi se tjetri, secili më i huaj se tjetri. Komuniteti i një zone që gjatë historisë ka pasur emra të ndryshëm, por që gjithmonë është identifikuar me qytetin e gjakut ose të Jakut, rezulton të mos ketë qenë asnjëherë më i lodhur se sot. Kurrë më parë kaq i ndrydhur, me kaq shumë derte e me shpresat që s’janë. Në këtë qytet janë përmbysur pashallarë edhe kur “zojat menç kanë dalë”, janë ndjekur pushtuesit e tij, edhe këta të fundit që për shumë familje kanë lënë zi në shpi, por fatkeqësia është bërë më e madhe kur bajraktarët e demokracisë janë shndërruar në lugetër të qytetit. Atëherë kur ata kanë filluar “shpinë e vet me e vjedhë”. Është për ta vajtuar, kur njerëzit e një qyteti me më shumë se 500 vjet robëri thonë se përpos lirisë gjithçka është më keq se dikur. Askush nuk e di me saktësi se në ç’masë, por është shumë e dukshme që njerëzit kanë ikur nga qyteti, duke i dhënë peshë refrenit “ku shkojnë gjakovarët, pse n’Gjakovë nuk rrijnë”.


12

« gossip

E martë 23 prill 2013 •

3 mënyra

Middleton do të zhvendoset te prindërit kur të lindë Dukesha e Kembrixhit Kate, ka shprehur dëshirën se do të jetojë për të paktën një muaj në shtëpinë e prindërve të saj, pas lindjes së fëmijës. Duke thyer kështu një nga rregullat e pallatit mbretëror, Kate mendon se fëmija do të ndihet i mbrojtur dhe i sigurt me familjen e saj, dhe se askush nuk mund ta zëvendësojë nënën e Kate për dhënien e mësimeve ndaj kujdesit dhe rritjes së fëmijës. Prindërit e Kate kanë blerë së fundmi një shtëpi rreth 5milionë paund, me shumë hapësirë dhe me të gjitha kushtet e përshtatshme për fëmijën e Kate dhe princit William.

Transformimi i Jamie Foxx Jamie Foxx vjen për publikun ashtu siç nuk e keni parë kurrë më parë. Protagonisti i “Django Unchained” pothuajse nuk njihet në sheshxhirimin e filmit “Spider Man 2”, i veshur me rroba të thjeshta dhe me paruke që bën të duket sikur i kanë rënë flokët. 45-vjeçari interpreton në këtë film inxhinierin Max Dillon, i cili kur goditet nga një rrufe duke punuar në një linjë elektrike transformohet në personazhin negativ Electro. Në filmin “Spider Man 2” do të interpretojnë gjithashtu Andrew Garfield dhe Emma Stone. Regjisori i filmit është Mark Webb.

për të folur në mënyrë

që ai t’ju dëgjojë

M

eshkujt kanë një mënyrë ndryshe të dëgjuari nga ajo që femrat bëjnë. Meshkujt dëgjojnë rreth nevojave që ata kanë. Një nga problemet kryesore në marrëdhënjet në çift, është mungesa e komunikimit, ku i shtyn çiftet të ndjejnë se nuk dëgjohen nga partnerët e tyre. Femrat janë ato që e ndjejnë më shumë këtë gjë. Shpesh herë ato ndihen si të neglizhuara dhe se injorohen bisedat që ato thonë. Në fakt është një problem i komplikuar. Meshkujt janë ndryshe nga femrat. Ata dëgjojnë dhe reagojnë ndaj

informacionit ndryshe, kanë vështirësi për të dëgjuar informacionin, pa u përpjekur për ta zgjidhur atë. Nëse jeni femër, ju nuk mund të flisni me partnerin tuaj si kur flisni me shoqen tuaj. Po çfarë duhet të bëni që të dëgjoheni nga partneri dhe ai të jetë i përqëndruar në ato që thoni? Ja disa këshilla: Jeni direkte. Meshkujt janë mësuar të dëgjojnë gjërat për të cilat ata kanë nevojë të dëgjojnë. Në një bisedë mes shokësh, një mashkull tregon vetëm ato detaje të problemit që nevojiten të zgjidhen, ndryshe nga femrat të cilat kanë tendencën të përshkruajnë gjithë detajet. Kjo është e panevojshme dhe e bën historinë më të vështirë për t`u ndjekur.

Audi vjen me Publikohet kënga e Rita Orës me Snopp Lion Më në fund, kënga e shumëpritur e Rita Orës me Snopp Lion (Dogg) doli në treg këtë fundjave. E titulluar “Torn Apart” dhe pjesë e albumit “Reincarnated” e reperit të famshëm amerikan, kenga e dy artisteve i dedikohet nje historie të dështuar dashurie. Kënga, e cila pritet të shnderrohet në një prej hiteve të veres, dallohet për faktin se përfshin tre rryma muzikore brenda saj, “R&B”, “rap” dhe “raggae”. Videoklipi i këngës së përbashkët të 22-vjeçares me origjinë kosovare është xhiruar në muajin janar në Tajlandë dhe shërbeu për lindjen e një ndienje të fortë miqësie midis dy artistëve. Përveç Orës, albumi i ri i Lion përfshin bashkëpunime edhe me Chris Brown, Busta Rhymes dhe “T.I”.

S

ipas shkrimeve të revistës ‘Car & Driver’, zhvillimi i super-veturës hibride të Audi-s, po bëhet nën emrin e koduar. Bëhet fjalë për veturën e cila për nga ana teknike, do të bazohet në modelin R18 e-tron (hibridi i parë që ka fituar garën Le Mans), dhe të cilin e lëviz sistemi hibrid të cilin e përbën motori 3.7 V6 TDI me 550 kuaj fuqi. Pra ky novitet pritet të jetë si një para-udhëheqës i ofertës së Audi-s dhe tregues i arritjeve teknologjike të këtij prodhuesi gjerman. Ai do të jetë konkurrent direkt i modeleve LaFerrari dhe Mclaren P1.

Uluni në anën e partnerit tuaj. Bisedat ballë për ballë me meshkujt shikohen si kërcënim. Ata shmangin kontaktin me sy, kjo i lejon ata të dëgjojnë edhe më mirë. Komunikimi ballë për ballë është më efektiv në momente intime, ku flisni pak dhe komunikoni më shumë me sy. Tregoji nevojat që keni. Në mënyrë që mos i humbisni durimin tregojini nevojat tuaja dhe se sa e rëndësishme është të ndjeheni e dëgjuar. Një dëgjim empatik dhe i vërtetë i dikujt tregon se sa të interesuar janë për ju. Që të komunikosh duhet të dish të dëgjosh dhe duke patur parasysh këto teknika marrëdhenja juaj do të përmirësohet.

Scorpion

hibrid


gossip • E martë 23 prill 2013

»

13

Rihanna në ‘luftë’ me Ciaran

Bieber ribashkohet me Selenën?

Witherspoon

në telashe me policinë

Reese Witherspoon është arrestuar të premten për shkak të sjelljeve të padisiplinuara pas arrestimit të burrit të saj Jim Toth. Agjenti i talenteve raportohet se është ndaluar nga policia për shkak të vozitjes në gjendje të dehur, ndërsa ndaj situatës në mënyrë të pasjellshme raportohet se ka reaguar edhe aktorja. Ylli i Hollywoodit fillimisht kishte qëndruar në veturë, por më pas ishte frustruar dhe disa herë kishte dalë për t’i pyetur policës nëse e dinë se “kush është ajo”. Në përgjigjen e policisë se “nuk e di kush është” ajo është përgjigjur: “Do ta kuptosh se kush jam... Do ta shohësh veten në lajme kombëtare”. Dyshja më pas janë lëshuar, ndërsa aktorja ka bërë edhe një kërkim-falje publike gjatë të dielës.

Q

ë nga viti 2011, këngëtaret Rihanna dhe Ciara, janë në “luftë”, duke e përbaltur njëra tjetrën sa herë që kanë mundësi. Dhe tensionet mes tyre ishin shtuar edhe më shumë kur Ciara kishte filluar romancën me reperin Future, i cili më herët i ishte vardisur Rihannas por edhe ia kishte kushtuar asaj një këngë. Dhe kjo e kishte zemëruar aq shumë Rihannan, sa vazhdimisht e kishte sulmuar dhe ofenduar në forma të vrazhda. Por as kjo e fundit nuk ka qëndruar duarkryq dhe i është përgjigjur me të njëjtë masë. “Nuk e di se çfarë drogash përdor ajo, por i dëshiroj gjithë të mirat. Më vjen keq për të”, ka deklaruar Ciara, duke komentuar grindjen me kolegen e saj. Por Rihanna sërish e ka përqeshur në Twitter, duke e ngacmuar Ciara-n se nuk është një yll i muzikës siç pretendon. “Ciara një yll i muzikës? Jo, kjo nuk është e vërtetë. Ajo nuk është një yll. Është një asgjë. Dhe do të mbetet një asgjë”, është shprehur Rihanna në llogarinë e saj në Twitter. Në vitin 2011 Rihannan e kishte zemëruar deklarata e Ciaras se nuk ka qenë tepër e sjellshme gjatë një takimi. Edhe pse njëherë Rihanna i kishte propozuar armëpushim Ciaras, kjo e fundit e kishte refuzuar, duke thënë se gjërat kanë shkuar tepër thellë që ato të mund të pajtohen. “Nuk mundesh të flasësh gjëra të shëmtuara dhe pastaj të mundohesh të pajtohesh. Kjo nuk është në rregull. Unë as që dua t’ia di për Rihannan. Nuk është një tip i imi dhe është larg nivelit tim. Nuk dua kurrfarë kontakti me të”, është shprehur Ciara. Ndërsa tani Rihanna e ka quajtur atë një femër të paarsimuar, kjo për faktin se Ciara e kishte ndërprerë shkollimin qysh e re. “Nuk mund të bisedosh me një femër të paarsimuar siç është Ciara. Prandaj çdo tentim do të ishte i kotë”, ka përfunduar Rihanna.

Ky është momenti që kanë qenë duke e pritur fansat e Justin Bieberit dhe Selena Gomezit. Justin Bieber, 19 vjeç në “Twitter” postoi një fotografi ku shihej ai me ish të dashurën e tij Selena Gomez, 20 vjeç, duke hapur spekulime se ata janë ribashkuar. Në foto, këngëtarja e hitit “Love You Like A Love Song” shihet me një buzëqeshje të lehtë dhe sikur po planifikonte ta puthte Bieberin në qafën e tij, shkruan Daily Mail. Bieber menjëherë e fshiu fotografinë por dyshja tashmë ka përhapur spekulime për një ribashkim të mundshëm pasi që disa ditë më parë, ata në Oslo të Norvegjisë janë parë duke u puthur.

Tom Cruise nuk ka frikë nga lëndimet

Amber Rose bën tatoo fytyrën e të dashurit të saj Një mënyrë për të treguar dashurinë e madhe ndaj të dashurit, është të pikturuarit e fytyrës së tij në trup. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Amber duke dhënë kështu një deklaratë të madhe për dashurinë ndaj të fejuarit të saj Wiz Khalifa, duke pikturuar fytyrën e tij në krahun e saj. Ajo e ka bërë publike tatoon në twitter nëpërmjet një fotoje shoqëruar me postimin dashuri e vërtetë Amber Wiz.

Aktori me famë botërore, Tom Cruise, nuk brengoset nga lëndimet gjatë xhirimit të filmve, pasi thjesht hidhet nëpër skenat e rrezikshme aksion pa u ankuar. Cruise i cili është i famshëm për filmat e tij të jashtëzakonshëm aksion, kurrë nuk është frikësuar nga lëndimet dhe asnjëherë nuk është ankuar për rrezikshmërinë. “Tom thjesht shkon aty dhe i hyn rreziqeve e lëndohet, ndërsa nuk dëshiron që të na mbajë afër e as të ankohet. Ai punon deri në 2:00 të mëngjesit dhe nuk ndalet, ai është perfeksionist total”, është shprehur Andy Norman, këshilltari i Cruise për skenat e rrezikshme.


14

« bota

E martë 23 prill 2013 •

SHKENCA

Mes eksperimentit, marrëzisë dhe magjisë

Adam Gopnik

K

ur profesioni yt është të shkruarit, me kalimin e kohës do të mësosh që disa tema do të marrin reagime të vendosur. Madje ka shumë gjasa që të kesh sigurinë se do i marrësh disa reagime, që përpara se të ulesh e të shkruash diçka. Nëse shkruan diçka për Shakespearen, do të marrësh shumë letra dhe emaile prej atyre që ne i quajmë të krisurit (dhe i ju i quani lehësit), që shpjegojnë se Shakespeare nuk i ka shkruar dramat dhe tragjeditë që, çdo kush që jetonte në kohën e tij, ka thënë se i ka shkruar. Nëse shkruan diçka për skandalin e burgjeve amerikanë, do të të dërgohen letra, shumë prej tyre nga ato që ta bëjnë zemrën copë, prej njerëzve që janë burgosur gabimisht – dhe do të marrësh madje shumë letra edhe prej atyre, për të cilët je njëqind për qind i sigurtë se janë burgosur me të drejtë. Është një goxha punë e madhe të gjesh se çfarë përgjigjesh duhet t’i kthesh secilit prej këtyre. (Bashkëshortja ime ka një rregull të thjeshtë – bëhu i mirë me ata që pritet të dalin nga burgu). Por reagimi më i çuditshëm, është nëse shkruan dhe nxjerr një përfundim të artë për një periudhë historike apo një figurë historike. Do të marrësh shumë letra dhe emaile që të thonë se ajo gjëja më se e qartë që t’i ke menduar se e ke ditur, është krejtësisht e gabuar. Nëse shkruan për Botticellin si piktor i Rilindjes së Italisë, do të të thonë me një vetësiguri të habitshme se në fakt nuk ka pasur asnjëherë një rilindje në Itali, ku ai të ishte pastaj pjesë e saj. Nëse shkruan për Abraham Lincolnin dhe emancipimin, do të të bombardojnë, me letra që të thonë se Lufta Civile në Amerikë në të vërtetë nuk u luftua për çështjen e skllavërisë. Inkuizicioni spanjoll ishte një organizatë dashamirëse që bënte vetëm verifikim faktesh, Edmund Burke nuk ishte një konservator... E kështu me radhë. Lista është shumë e gjatë. Këto letra dhe emaile vijnë më shpesh nga ata gjysmë të ndriçuarit, disa prej të cilëve akademikë profesionistë, se sa nga ata të krisurit, apo lehësit. Mund të dallosh gjysmë të ndriçuarit nga ata që lehin për arsye se lehësit nuk e kanë idenë se sa pak dinë, ndërkohë që gjysmë të ndriçuarit dijnë aq sa për të menduar se dinë shumë, por nuk dinë mjaftueshëm për të thënë se cilën pjesë e asaj që dinë, ia vlen në fakt që ta dish.

Jo shumë kohë më parë, për shembull, unë shkruaj një ese për Galileon e madh, si dhe për fillimet e shkencës moderne. Shpjegova, ose të paktën u përpoqa të shpjegoj, se ajo që e bëri veprën e tij shkencë, me të drejte e quajtur e tillë, nuk ish fakti që ai kish gjithmonë të drejtë për universin (shpesh ishte shumë gabim), por se ai besonte në kërkimin e mënyrave për të gjetur se çfarë ishte e drejtë, duke vrarë mendjen se çfarë do të ndodhte në botë, nëse ai nuk do të ishte. Një histori e këtij kërkimi është e famshme. Kur ai donte të gjente nëse Aristoteli kish pasur gabim kur kish thënë se një trup i vogël do të binte me një shpejtësi të ndryshme nga një trup i madh, ai nuk e kërkoi përgjigjen në një libër të vjetër që fliste për objekte në rënie të lirë. Në vend të kësaj, ai hodhi gjyle me përmasa të ndryshme nga Kulla e Pizës, dhe, pasi u sigurua që nuk kish njeri poshtë saj, pa se çfarë ndodhi. Gjylet ranë në tokë në të njëjtën kohë. Kjo histori mund të jetë legjendë – ndonëse fillimisht u rrëfye nga dikush që e njihte shumë mirë Galileon – por është një legjendë që tregon për nga e vërteta. Ne e dimë me siguri se ai tentoi shumë prej atyre që në dukje ishin aventura e që kanë rezultuar po kaq vendimtare. Ai shihte yjet dhe planetet, si dhe mënyrën se si gjylet binin mbi anijet në lëvizje – dhe ndryshonin mendjen e tij. Ne e quajmë metoda eksperimentale, dhe nëse shkenca e ka një esencë, pikërisht kjo duhet të jetë. Në vitin 1632 Galileo shkroi një libër të madh – Dialogu për Dy Sisteme Botërorë. Është një prej librave më të mirë që janë shkruar ndonjëherë pikërisht për arsyen se është një lloj regjistri i një temperamenti, i një lloji padurimi dhe nervozizmi që i shtyn njerëzit të hedhin gjyle nga kullat e larta dhe të rrinë e të shohin çfarë ndodh teksa ato bien. Ai sajoi një personazh budalla për librin, që e quajti Simplicio, si dhe dy njerëz të mençur për të debatuar me të. Shakaja është që Simplicio është më i dituri ndër të tre – budallai që mendon se është i mencuri (ai gjysmë i ndriçuari që përmenda më lart), i cili ka lexuar shumë, por thjeshtë përsërit me pikë e me presje ato që ka thënë Aristoteli. Është erudit dhe injorant. Galileo nuk ishte naiv për eksperimentet. Ai e vinte gjithmonë theksin në rëndësinë e vështrimit të vetvetes. Por ai gjithashtu dëshiron të të bindë se ndonjëherë është e rëndësishme jo të shohësh vetë, jo thjeshtë t’u besosh syve të tu, dhe se duhet të punosh për të kuptuar kuptimin e vërtetë të asaj që je duke parë.

Por në çdo faqe të atij libri të mrekullueshëm, ai përpiqet që të imagjinojë një test vendimtar – hedhjen e një gjyleje nga direku i një anijeje, apo gërmimi i një grope në tokë dhe vështrimi i Hënës – për të të ndihmuar të argumentosh në lidhje me universin. Ka një moment fantastik, mund të jetë madje motoja e revolucionit industrial, kur Salviati, njëri prej alter ego-ve të tij, thotë: “Pra, Simplicio, ose hajde me argumenta dhe demonstrime e mos na sill më tekste dhe autoritete, pasi debatet tanë janë për Botën e Prekshme, dhe jo për Letrën”. Në atë esenë që shkrova për Galileon, unë e krahasova me John Dee, magjistarin e famshëm anglez, alkimist dhe astrolog gjithashtu, i cili ishte një prej bashkëkohësve të tij dhe që ishte njëkohësisht një konsulent i Mbretëreshës Elisabetë I. Ai kish lexuar çdo gjë që kish për të lexuar në kohën e tij dhe dinte çdo gjë që duhej ditur në ezoterikën e kohës së tij, por nuk dinte ato gjëra që ia vlente t’i dije. Dinte shumë gjëra për Kopernikun, për shembull, por nga ana tjetër e kaloi gjysmën e jetës në përpjekje për të folur me engjëjt, si dhe për të afruar demonët që të ndërhynin e ta ndihmonin që të shndërronte plumbin në flori. Epo, me sa duket, John Dee, magjistari dhe astrologu ka admiruesit e tij – madje ka faqet e internetit, klubet e fansave, njësoj si Harry, si Liam apo si Justin – dhe ata morën përsipër të debatonin me mua për kauzën e John Dee alkimistit. Si guxon ti të kritikosh John, këmbëngulnin fansat e tij, disa prej tyre gjysmë të ndriçuar, disa të tjerë, thjeshtë lehës. A nuk ishte ai një njeri i ditur, veçanërisht pikërisht për ato tema – yjet, orbitat dhe objektet në rënie – me të cilat merreje dhe Galileo? Përse duhet të

përjashtohet ai nga shkenca? Ishte pikërisht pjesa ku unë doja të vija theksin. Dhe mendoj që ia vlen ta përsëris. Revolucioni shkencor nuk ishte një zgjatim i erudicionit. Ai përfshinte atë që mund ta quajmë një qasje e “rendit të dytë” ndaj erudicionit. Thënë më thjeshtë, është praktika

njerëzore e sfidimit të një ideje për të cilën të gjithë mendojnë se është tabu, dhe ta bësh këtë pa pikë frike. Dee ishte një njeri i mësuar – shumë i mësuar, në fakt shumë i mësuar, në kokën e të cilit vërtiteshin gjithëfarësoj gjërash, disa budallallëqe dhe disa të çmendura po t’i shohësh në retrospektivë, por të gjitha të ngjeshura si mbeturina në një kosh plehërash. Mbi të gjitha, puna e tij është e mbushur me shpjegime të mbinatyrshëm – me engjëj e djaj dhe mallkime astronomikë. Galileo, prerazi nuk besonte tek magjia. Ai nuk kish kohë për shpjegime të mbinatyrshëm të çfarëdolloji – në fakt, kur gabohej, siç bëri kur hodhi poshtë idenë që Hëna shkakton dallgët, kjo ndodhte sepse i rezistonte shpjegimit të duhur për arsye se ai thjeshtë tingëllonte shumë i çuditshëm apo magjik. John Dee besonte në disa gjëra që tani i përkasin shkencës – por edhe në njëqind të tjera që nuk i përkasin. Dhe asnjëherë në jetë ai nuk e bëri pyetjen thelbësore: a është kjo ide e marrë, apo është reale? Njerëzit më të mençur të kohës së tij dinin më shumë. Ben Jonson shkroi librin e tij, Alkimisti, për dikë tamam si Dee. Dhe ai e quajti alkimistin e tij Subtle, pikërisht për të theksuar që mund të ishe shumë i mprehtë por edhe shumë budalla njëkohësisht. Historia na ka mësuar se shkenca nuk ka ndodhur në një shpërthim. Alkimia dhe astrologjia u zhvilluan me ngadalë dhe me kalimin e kohës u shndërruan në kiminë dhe astronominë. Galileo madje fitoi edhe ca para në kohën e tij duke përgatitur horoskopë për të pasurit.

Nuk kishte vija të shndritshme. Në fakt ndonjëherë shkenca u smbraps në astrologji dhe alkimi, në supersticiozen dhe okulten. Dihet mirë që Isak Njutoni e kaloi gjithë jetën duke kërkuar Gurin Filozofik. Por shkenca nuk rrëshqiti asnjëherë në fund fare. Ky zakoni i ri i hedhjes së gjërave ngakullat për të parë se sa shpejt binin, kjo metodë eksperimentale, ishte siguria që nuk do të ndodhte kjo rrëshqitje. E vërteta nuk varej më nga prestigji, apo nga inteligjenca, apo edhe nga integriteti i një personi. Prandaj ishte Galileo që qeshi i fundit përballë inkuizitorëve. Po përse këto gjëra janë të rëndësishme, përveçse për historianët, lehësit, apo gjysmë të ndriçuarit? Kanë rëndësi sepse sa herë që e bëjnë shkencën më ezoterike nga sa është në të vërtetë, ne e bëjmë jetën moderne – e cila varet nga shkenca – më të ndërlikuar nga sa nevojitet që të jetë. Lavdia e shkencës moderne është që, ndërkohë që shumë pak vetë mund t’i kuptojnë teoritë e saj të veçanta, çdokush mund të kuptojë qasjen e saj të veçantë – është thjeshtë afirmimi i përjetshëm i eksperiencës mbi autoritetin, dhe i debatit mbi dogmën. Kur ne këmbëngulim, siç e bëjnë sot të gjithë psikologët e fëmjëve, se çdo fëmijë është një shkencëtar i vogël, nuk nënkuptojmë që ai ka dije ezoterike në një gamë të gjerë temash, apo që flet me ëngjëjt, apo e shndërron plumbin në flori. Nënkuptojmë që ajo bën një teori për mënyrën se si do të bien blloqet e saj dhe pastaj i shtyn me dorë për ta testuar. Dhe dija e saj për këtë gjë rritet me ritme të shpejtë. Shkenca është pikërisht orvatja e asaj fëmije, teksa ngrihet në këmbë për të parë botën. Duhet të ketë një shenjë në Kullën e Pizës: “Ju lutem, mos hidhni sende që nga kjo kullë”. Kjo shenjë është memoriali më i mirë që mund të kishte ndonjëherë Galileo. Por... sigurisht nuk jam i sigurtë që shenja është aty. Do më duhet të shkoj dhe ta shoh vetë.


bota • E martë 23 prill 2013

»

15

I

dyshuari për shpërthimet e javës së kaluar në maratonën e Bostonit është ende në spital dhe i paaftë për të folur. Një zyrtar i organeve të rendit tha se nëse Dzhokar Tsarnaev nuk do të ishte kapur dhe vëllai i tij nuk do të ishte vrarë, mund të ishin ndërmarrë sulme të tjera terroriste. Komisioneri i Policisë së Bostonit, Ed Davis, thotë se të dyshuarit kishin armë dhe lëndë plasëse dhe ka gjasa të kishin plane për sulme të tjera përveç shpërthimit gjatë maratonës: “Kemi arsye të besojmë, bazuar në provat e mbledhura nga skena e ngjarjes, nga materiali plasës dhe mjetet që përdorën, se ata kishin plane për sulme të tjera”. Zoti Davis foli në emisionin televiziv “Face the Nation” të rrjetit CBS, ku dha hollësi për gjendjen shëndetësore të të dyshuarit Tsarnaev: “Ai është në gjendje të rëndë për të qëndrueshme. Nuk kemi qenë në gjendje ta marrim në pyetje. Një ekip special i FBIsë do të vijë për ta marrë në pyetje”. Komisioneri i policisë tha se shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje, përfshirë motivin e sulmit. Disa ligjvënës republikanë kanë ngritur idenë e gjykimit të Tsarnaevit si luftëtar armik. Por Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, Mike Rogers, nuk është dakord me këtë propozim: “Ai është qytetar i Shteteve të Bashkuara. Kjo i garanton të gjitha mbrojtjet e Kushtetutës amerikane”. Por në komentet për emisionin “Meet the Press”, zoti Rogers sugjeroi se prokurorët duhet të shtyjnë për më vonë këshillimin e të dyshuarit mbi të drejtat e tij kushtetuese dhe dërgimin e një avokati, në mënyrë që ta kenë më të lehtë të grumbullojnë të dhëna me rëndësi për sigurinë publike. “Jam i mendimit se FBI ka një periudhë kohe për të identifikuar kërcënimet që ekzistojnë. Nuk e dimë nëse ka mjete të tjera plasëse të vendosura diku. Nuk e dimë nëse ka individë të tjerë të rrezikshëm”. Po në komentet për rrjetin CBS, guvernatori i shtetit Masaçusets, Deval Patrick, tha se bostonasit po i kthehen rutinës. Ai tha se ka rëndësi jetike që aktivitete si Maratona e Bostonit duhet të vazhdojnë dhe amerikanët nuk duhet të bien pre e frikës. Terrorizmi Ekspertët e sigurisë thonë se amerikanët janë më të sigurt nga terrorizmi që pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, në të cilat u vranë gati 3 mijë njerëz. Megjithatë, ata thonë se shpërthimet vdekjeprurëse në maratonën e Bostonit kanë vënë në pah vështirësinë e mbrojtjes së njerëzve ndaj sulmuesve, të cilët janë të vendosur të vrasin civilë. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, forcat e sigurisë kanë bërë përparime të mëdha në mbrojtjen e civilëve, thonë

SHBA Sulmet e maratonës nuk ishin të vetmet Ekspertët e sigurisë thonë se amerikanët janë më të sigurt nga terrorizmi që pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, në të cilat u vranë gati 3 mijë njerëz. Megjithatë, ata thonë se shpërthimet vdekjeprurëse në maratonën e Bostonit kanë vënë në pah vështirësinë e mbrojtjes së njerëzve ndaj sulmuesve, të cilët janë të vendosur të vrasin civilë

ekspertët. Dhjetëra komplote janë parandaluar, zakonisht para se të rrezikonin publikun. “Nëse shtrohet pyetja, a është Amerika një objektiv më i vështirë për terrorizmin ndërkombëtar se sa para 11 shtatorit 2001, përgjigja është po”. James Carafano është ekspert i sigurisë në Fondacioninin Heritage. “Shumica e suksesit është e bazuar në punën e mirë të shërbimeve të zbulimit, përpjekjeve të mira proaktive kundër terrorizmit, identifikimin e njerëzve, të cilët janë të interesuar të kryejnë akte dhune, infiltrimi brenda këtyre grupeve të njerëzve dhe marrja e informa-

cioneve rreth tyre para se ata të përbëjnë një kërcënim”. Zoti Carafano thotë se ky sukses është arritur pjesërisht falë ndryshimit të FBI-së nga një agjenci e zbatimit të ligjit kombëtar në një organizatë që i ka dhënë përparësi të lartë luftës kundër terrorizmit. Ai gjithashtu thotë se Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka përmirësuar ndjeshëm sigurinë e aeroporteve dhe kufijve të vendit. Por shpërthimet në maratonën e Bostonit tregojnë se sa e vështirë është mbrojtja e publikut nga të gjitha sulmet. Michael O’Hanlon është analist në Institutin Brookings. “Mendoj se duhet të pranohet

se nganjëherë ky lloj sulmi do të jetë i mundur. Vitet e fundit, kemi pasur një numër rastesh, në të cilat sulmuesit kanë qenë afër realizimit të sulmeve”. Sulmi i fundit terrorist ndodhi në vitin 2009 kur Majori i ushtrisë Nidal Hassan vrau 13 njerëz në Fort Hood të Teksas. Ai kishte lidhje me AlKaidën në Gadishullin Arabik. Por një numër komplotesh për sulme me bomba kanë dështuar ose janë parandaluar. Disa muaj pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, Richard Reid nuk arriti të aktivizonte një bombë të vendosur në këpucë në një avion udhëtarësh. Në ditën e Krishtlindjeve të vitit 2009, Umar Farouk

Abdulmutallab dështoi në përpjekjet për të aktivizuar eksplozivët që kishte vënë në trup gjatë një fluturim drejt Detroitit. Në të njejtin vit autoritetet arrestuan një emigrant afgan nën dyshimet për organizimin e një komploti për sulm me bombë në metronë e Nju Jorkut. Para 3 vjetësh, sheshi “Times Square” në Nju Jorkut u evakua pas zbulimit të një makine bombë. Ndërkohë që analistët thonë se zyrtarët kanë mësuar si të mbrojnë njerëzit në tubime të mëdha publike, ekziston një kufij mes asaj që është praktike dhe asaj që është e efektshme. “Ata ndoshta nuk mund ta ndalojnë medoemos një sulmues të vendosur. Në të vërtetë duhet të mbështetesh tek identifikimi dhe gjetja e personit para se ta parandalosh atë”. Sipas zyrtarëve të antiterrorizmit, ata duhet të jenë të saktë gjithnjë, ndërkohë që terroristët duhet të kenë sukses vetëm një herë për të realizuar qëllimin e tyre. Atentatori “i heshtur” Zyrtarët amerikanë thonë se i dyshuari për shpërthimet në maratonën e Bostonit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, dhe nuk mund të flasë për shkak të plagëve që ka marrë në zverk dhe në gjuhë, ndërsa përpiqej t’u shpëtonte autoriteteve të rendit. Kryetari i Bashkisë së Bostonit, Thomas Menino, tha për rrjetin televiziv ABC se Dzhokhar Tsarnaev ka pësuar plagë në zverk dhe në fyt, duke e bërë shumë të vështirë që të flasë. Zoti Menino tha se nuk dihet ende nëse autoritetet “do të

jenë në gjendje ta marrin këtë individ në pyetje”. Ndërkohë po dje, një faqe interneti xhihadiste, e përdorur nga një lëvizje islamike e themeluar nga një militant çeçen, mohoi çdo lidhje me shpërthimet vdekjeprurëse në maratonën e Bostonit, për të cilat fajësohen dy të dyshuar çeçenë. Në deklaratë thuhet se Muxhahedinët e Kaukazit nuk luftojnë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të thuhet: “Ne jemi në luftë me Rusinë, e cila është përgjegjëse jo vetëm për okupimin e Kaukazit, por edhe për krime makabre kundër myslimanëve”. Hetuesit amerikanë po shtyrtojnë një vizitë që njëri prej dy të dyshuarve bëri në Çeçeni dhe në Dagestan, që të dyja republika me popullsi kryesisht myslimane në Kaukazin verior të Rusisë dhe me aktivitete militante. Të dhënat e udhëtimit tregojnë se 26-vjeçari Tamerlan Tsarnaev, i cili vdiq të premten nga një shkëmbim armësh zjarri me policinë, qëndroi 6 muaj në Dagestan vitin e kaluar. Vëllai i tij i vogël, 19-vjeçari Dzhokhar Tsarnaev, u kap nga policia të premten pas një operacioni 24 orësh, madje vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe nën mbrojtje të përforcuar në një spital të Bostonit. Prokurorët federalë ende nuk kanë finalizuar akt-padinë që do të ngrenë ndaj tij. Vëllezërit Tsarnaev, me origjinë çeçene, erdhën zonën e Bostonit kur ishin të vegjël. Pjesëtarë të familjes dhe miqtë të tyre kanë shprehur mosbesim që ata qenë në gjendje të kryenin një krim të tillë të rëndë.


16

« studimi

E martë 23 prill 2013 •

Bota emocionale Nga Doc. Dr. I. S. Larti

E

mocionet, janë pjesë e pandarë e jetës sonë të cilat na shoqërojnë që nga momenti lindjes. Për këtë thuhet se, emocionet janë gjuha jonë e parë. Ato, janë shumë të rëndësishme në jetën tonë, ku gjendje të ndryshme emocionale ndikojnë në mënyrë pozitive ose negative në trupin e njeriut. Emocionet, luajnë rol të rëndësishëm në të gjithë veprimet dhe sjelljet e njeriut, si p.sh. në zgjidhjen e problemeve, në të kuptuarit, apo në memorizimin e përmbajtjeve të caktuara. Kjo do të thotë se, kur truri ynë nga emocione intensive, apo aftësitë tona konjitive mund të bëhet më produktiv, pa mohuar faktin se, në mjaft raste ato edhe mund të dëmtohen prej tyre. P.sh një aktivizim i fortë emocional i provokuar, mund të prishi funksionin normal të trurit dhe mund të ndikojë në vënien në lëvizje të kujtesës së punës. Si te çdo njeri, qoftë ky dhe nxënës, kursant, student, kërkues maseri etj, në qoftë se, ka rezultate të dobëta në mësime, ose në punë, ariet te ata që të aktivizohet një gjendje emocionale që provokon një seri pasojash negative sidomos, në të mbajturit mend. Përcaktimi i konceptit “emocion” ka qenë një nga dilemat që ka zënë vend në studimet e psikologëve të ndryshëm që në hershmëri. Kjo shpjegohet edhe me faktin se psikologë të ndryshëm kanë dhënë përkufizime të ndryshme për emocionet, por gjithsesi është pranuar ideja se ato janë aq dimensionale sa që, nuk mund të shpjegohen vetëm me faktin se “zemra rreh fort” apo “sytë shkëlqejnë”. Shpesh dëgjojmë të thuhet se, pa emocione jeta dhe aktiviteti njerëzor nuk do të kishte kuptim, dhe në fakt besohet të jetë e vërtetë sepse emocionet konsiderohen edhe si faktorë motivues të njeriut që e vënë atë në lëvizje për të reaguar në një mënyrë të caktuar. Në këtë kontekst mund të themi se: Edhe pse emocionet kanë natyrë intime, edhe pse janë më personale se rrobat që ne veshim, është e nevojshme dhe duhet të jemi më të informuar rreth emocioneve dhe gjendjes psikologjike që ne përjetojmë, për të kuptuar më mirë se çfarë ndiejmë dhe se cila është gjendja jonë emocionale? E gjitha kjo do të na ndihmojë për të ruajtur një ekuilibër shpirtëror, si dhe të sigurojmë një përshtatjeje sa më të mirë, të organizmit tonë ndaj këtij stimuluesi.

A-Shumëllojshmëria e emocioneve Në shkencën e psikologjisë në mënyrë shkencore, emocionet përcaktohen si: një përgjigje apo reagim ndaj një ngacmuesi i cili, shkakton te individi eksitim fiziologjik, ndjenjë subjektive, interpretim kognitiv dhe sjellje të dukshme. Emocionet, janë të shumëllojshme, por dy janë grupet bazë që ato klasifikohen: pozitive dhe negative ose në një formë tjetër, nxitëse ose irrituese, psh. zemërimi mund të veprojnë në dy forma. Mund të ushqejë pasivitetin ose të nxisë veprimtarinë e organizmit. Darvini ka treguar një rast që një person, i përdorte për qëllime të mira ndjenjat negative. Sa herë që ai ndodhej në një gjendjeje lodhjeje të madhe i paaftë për të vazhduar punën, fillonte të shpikte në mendjen e tij zemërata imagjinare që ta inatoste veten dhe të vazhdonte punën. Dhe forma tjetër e klasifikimit është frenuese ose shtypëse. Të gjitha këto ndjenja komplekse që përjetohen veprojnë në organizmin e njeriut. Psh. ndjenjat pozitive si: humori i mirë, pasionet, gëzimet, hareja, entuziazmi, kënaqësitë etj., mobilizojnë energjitë, e shtojnë dhe e lehtësojnë punën, veprimtarinë, ndihmojnë për të bërë një mënyrë të mirë jetese. Psh. emocioni i dashurisë ka një efekt kurues në trupin e njeriut. Ai ndikon dhe çmohet konkretisht në jetë dhe nga njëherë pse jo dhe në çastet kritike të njeriut. Është vërtetuar se, njerëzit që kanë vuajtur nga kanceri, por që kanë dashuruar, kanë jetuar dy herë më gjatë se kancerozët e tjerë që jetonin vetëm me frikën e vdekjes. Kur jemi gazmorë e të lumtur, kur jemi të dashuruar apo bëjmë me pasion dashuri, dëshira për të jetuar më gjatë është më e madhe dhe jeta merr një vlerë të veçantë. Emocionet pozitive, mund të neutralizojnë veprimin e të ashtëquajturëve hormonet e stre-

Emocionet i japin ngjyrë jetës, dashurisë...! sit. Është vërtetuar se pesimistët janë të rrezikuar 25% më shumë nga vdekja para se ata të mbushin 65 vjeç. Kurse optimistët nuk e kanë fare këtë rrezik Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Uiskinsit, optimistët kanë në trupin e tyre një nivel më të lartë të qelizave vrasëse të frikës. Kjo aktivizon sistemin imunitar dhe gjithë organet e trupit të njeriut. E kundërta ndodh me emocionet negative. Fatkeqësitë, vuajtjet shpirtërore, neveria etj. ndikojnë për ta frenuar dhe për ta shtypur psikikën. Frika kundërmon një erë të keqe, kurse depresioni i vazhdueshëm të shpie në varr. Merret me mend, sesa e dobëson forcën e trupit frika dhe depresioni. Njerëzit që kanë përjetuar në fëmijërinë e tyre trauma të rënda shpirtërore, si, vdekjen e ndonjë prindi, apo divorcin e prindërve, përdhunimin etj janë tepër të ndjeshëm ndaj emocioneve negative dhe streseve. B-Dimensionet e shprehjes së emocioneve. Çdo emocion shoqërohet me reagime të ndryshme fiziologjike gjë që pasohet me luhatje të dukshme të frekuencave të zemrës, të frymëmarrjes, të presionit të gjakut, të pulsit. Madje ndikimi i emocioneve në organizëm dhe veçanërisht në rrjedhjen e proceseve fiziologjike është aq i madh sa që është bërë gati si legjendë. Tregohet një histori, se si një mjek, filozof dhe poet i Azisë së Mesme, u muar me përcaktimin e sëmundjes së një princi. Princi po tretej në sytë e njerëzve, kishte humbur gjumin dhe oreksin dhe ishte bërë indiferent ndaj çdo gjëje. Mjeku e kuptoi se i riu ishte dashuruar pa shpresë. Ai e morri princin për dore në një mënyrë të tillë që t’ia ndiente pulsin dhe e shëtiti nëpër rrugët e qytetit. Kur kaluan pranë një shtëpie të varfër pulsi i princit nisi të rrahë fort. Mjeku e solli të atin e djalit te ajo shtëpi dhe i tha: “Këtu jeton arsyeja e sëmundjes së djalit tënd. Në rast se ti, do që ai të shërohet, martoji ata”! Me anë të kësaj legjende tregohet se pulsi është një shprehje tepër e hollë e emocioneve të njeriut. Ndryshime të tjera fiziologjike janë shpeshtësia e frymëmarrjes, tendosja e muskujve, rritja ose ftohja e temperaturës së trupit në varësi të emocionit që përjetohet. Emocionet shprehen edhe nëpërmjet modifikimeve trupore apo modifikimeve të muskulaturës së fytyrës siç mund të jenë psh.: zmadhimi i bebes së syrit, rrudhosja e ballit, shtrëngimi i dhëmbëve, përplasja e duarve etj. Është zbuluar se mund të realizohen rreth shtatëmijë (7000 ) kombinime të muskujve. Sytë si pjesë e rëndësishme e fytyrës, marrin pjesë aktive në shprehjen e emocioneve me anë të cilave japim dhe marrim informacione të ndryshme. Është arritur në rezultatin se syri i majtë kupton emocionet. Ai ka më shumë kapacitet, në krahasim me syrin e djathtë, që të kuptojë emocionet e atyre që na shikojnë. Kjo ndodh se. syri i majtë është i lidhur me qendrën e emocioneve të sistemit nervor, pra me anën e djathtë të trurit dhe kjo e lejon të dallojë tipin e emocioneve të atyre që kemi përballë. C-Ndikimi i emocioneve në organizëm Studimet theksojnë se në shprehjen e emocioneve merr pjesë jo vetëm truri, veçanërisht korja e tij që ka rëndësi për interpretimin emocional si dhe hipotalamusi që koordinon motivacionin me emocionet, por i gjithë trupi merr pjesë në një mënyrë apo në një tjetër

sepse emocioni që përjetohet jep një ngacmim të përgjithshëm apo një lloj aktivizimi trupor. Të gjitha ndjenjat e ndërlikuara që përjeton njeriu shoqërohen me ndryshime të çuditshme kimike në qelizat nervore dhe në gjak. Truri është një organ kryesor që merr pjesë në emocione. Korja e trurit ka rëndësi për interpretimin e emocioneve. Sistemi limbik, veçanërisht hipotalamusi dhe amiglada luajnë një rol jetik për emocionin. Sistemi limbik merr pjesë në emocionet që janë të domosdoshme për të mbijetuar. Gjithashtu sistemi nervor simpatik na nxit në raste rreziku, dhe na përgatit që të ndeshemi ose t’i shmangemi rrezikut. D-Emocionet shkaktare të sëmundjeve. Mjekët e vjetër kinezë, mjaft mirë e kanë ditur se emocionet luajnë rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Ato janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje të llojllojshme, madje edhe te njerëzit shumë të fortë. Mjafton që të godasin në vendet më të ndjeshme të organizmit dhe sëmundja fillon të marrë hove. Të gjitha sëmundjet e shkaktuara prej gjendjeve psikike apo çrregullimeve të saj, në mjekësi quhen sëmundje psikosomatike. Këto sëmundje shfaqen në relacionin shpirttrup. Siç mund të jenë krizat e panikut, stresi, depresioni. Përveç klasifikimit klasik të ndjenjave, ka edhe dy kategori të tjera që ndikojnë shumë në gjendjen e organizmit. Një ndër to është frustracioni, që është një gjendje shumë e fortë emocionale, që vjen si rezultat i pengesave që bllokojnë një sjellje që sapo ka iniciuar. Frustracioni mund të karakterizohet nga ndjenja e keqardhjes, mjerimit, mungesës së besimit, plogështisë, pasigurisë. Një lloj tjetër është stresi, një situatë e vështirë emocionale dhe që shoqërohet me rritje të tensionit të gjakut, muskujve, syve, sekretimet e shumta të gjëndrave, ndryshime në veprimtarinë e zemrës dhe të frymëmarrjes, dobëson kujtesën dhe në përgjithësi dobëson sistemin imunitar. Është vërtetuar se njerëzit depresivë vuajnë më shumë nga zemra dhe sëmundjet e enëve të gjakut, kanë kocka të thyeshme dhe janë më të prekshëm ndaj sëmundjeve onkologjike. Emocione që vijnë nga stresi, janë të pa kontrolluara. Stresi si faktor kryesor i emocionit i shkakton edhe dëm sistemit nervor ku paraqiten mos kontrollimet që nxisin për diçka organizmin e njeriut, pa varësisht në çfarë aspekte paraqiten ato. Kjo nxitje ndryshe quhet edhe si bio-katalizator. Hipofiza është një nder organet e cila ndodhet mbi trurin e madh dhe kontrollon te gjitha emocionet. Faktori kryesor i një emocioni jo kontrollues është nervoza, ku bëhet një ç’rregullim i materieve organike. Përsa i përket asaj që përcaktuar te meshkujt për këtë çështje, duhet me patjetër që të krahasohen emocionet e dy gjinive të kundërta, ndonëse, gjinia femërore është me e ndjeshme ndaj dhe marrim shembuj nga vetvetja, kurse meshkujt qe e konsiderojnë veten si gjini me e fortë, ne disa aspekte e kane nga emocionet të cilat i nxisin për veprime fizike. Në dy krahasimet e emocioneve femërore dhe mashkullore që janë po thuajse të ngjashme, arrijmë deri tek pika kulminante ku mund te themi se emocioni mund te ilustrohet edhe me veprime, nga fakti se si ndjehesh, ashtu dhe vepron... E-Inteligjenca emocionale Shumica e autorëve të cilët, i këshillojnë lexuesit se si t’i zhvillojnë vlerat e fshehura, duke iu propozuar atyre të hyjnë në kontakt me emocio-

net e tyre. Pse është kaq e rëndësishme? Sepse, emocionet tona përbëjnë një faktor që influencon në pjesën më të madhe mënyrën se si ne reaksionojmë, marrim vendime, raportohemi te sistemi ynë i vlerave dhe mënyrën se si komunikojmë me të tjerët. Në këtë mënyrë ne arrijmë t’i kontrollojmë emocionet tona dhe e thënë ndryshe mund t’i kemi gjërat nën kontroll. “Inteligjenca emocionale, është aftësia për të perceptuar dhe shprehur, si dhe për të asimiluar emocione gjatë të menduarit, pra, për të kuptuar prizmin emocional dhe për të rregulluar emocionet tona dhe të të tjerëve” (Salovey, Mayer, Carusa) Na këtë këndvështrim na është thënë gjithmonë: Që të mos i shprehim emocionet tona, veçanërisht në publik sepse kjo do të thotë papjekuri. Se njeriu është një krijesë e arsyeshme. Tani shfaqen disa njerëz të shkencës të cilët na thonë se njeriu është qenie e emocionueshme si çdo qenie tjetër në tokë. Atëherë kë të besojmë? Deri më sot emocionet janë konsideruar: Si diçka nga të cilat duhet të shpëtojmë për të mos pasur pakënaqësia. Që emocionet mund të edukohen dhe të mirat e përfituara nga kjo gjë mund të jenë të mëdha. Inteligjenca emocionale risjell imazhin për botën e njeriut. Që emocionet janë burimet më të rëndësishme të njeriut. Suksesi në punët e përditshme dhe ato në jetën shoqërore varen nga inteligjenca emocionale. Kërkimet kanë treguar se suksesi ynë në punë ose në jetë varet 80% nga inteligjenca emocionale dhe vetëm 20% nga intelekti. Inteligjenca emocionale na lejon që të jemi më krijues dhe t’i përdorim emocionet për të zgjidhur probleme. Inteligjenca emocionale ka tre komponentë: Njohja e vetë emocioneve. Drejtimi i tyre dhe kuptimi. Dhe marrja në konsideratë e emocioneve të të tjerëve. Disa prej emocioneve tregojnë për gjëra që ne nuk do donim t’i dëgjonim, pjesa më e vështirë është se si të mësojmë t’i drejtojmë ato sa më mirë në mënyrë që të arrijmë qëllimet e duhura. Në këtë mënyrë është esenciale të kuptohet fakti që çdo emocion ka anën pozitive dhe negative të tij. Nëse ana negative e inatit është e lidhur me


studimi • E martë 23 prill 2013

»

17

Grafiku i emocioneve

faktin që i largon njerëzit që na rrethojnë, sepse tensionon trupin dhe prish arsyen. Ana pozitive e tij ka të bëjë me vetëmbrojtjen e individin dhe aftësinë për ta vënë në lëvizje atë. Dhe pasi këto etapa të kenë kaluar, atëherë mund të flitet për kuptimin dhe marrjen në konsideratë të ndjenjave të atyre që na rrethojnë. Të provosh të zhvillosh inteligjencën emocionale, është shumë e rëndësishme, për këto arsye kryesore: Krijon lidhje më të mira të personit, me njerëzit që e rrethojnë. Bëhet shtytëse për një krijimtari të lartë. Shfaqen aftësi të mira për tu motivuar vetë personi si dhe për të motivuar ata me të cilët punon ai. Stimulohen aftësi më të mira për të udhëhequr të tjerët. Është shumë e rëndësishme të dish të drejtosh, t’i kontrollosh emocionet. Një rol kryesor në këtë aspekt luan të qenit e njeriut optimist. Optimizmi hyn në emocionet pozitive. Gjendja e lartë shpirtërore, të qeshurit me shpirt, bisedat gazmore, humori, stimulojnë sekretimin në organizmin e njeriut të hormonit kortizol, i cili forcon sistemin imunitar dhe mbrojtës të trupit të njeriut. Me fjalë të tjera, mund të thuhet se, duke ditur njeriu se si të reagojë pozitivisht në momente më pak të mira, pra, nëpërmjet kalimit të pengesave, atëherë, mund të themi se, kjo paraqet një drejtim dhe avantazh të shkëlqyer të emocioneve tona. Inteligjenca emocionale nuk është një e dhënë fikse. Ajo edukohet dhe përmirësohet. Pikërisht këtu qëndron edhe leverdia e edukimit. Përgjithësisht njerëzit me inteligjencë te lartë dinë të komandojnë emocionet e tyre më mirë, gjithashtu ata dinë dhe të shpëtojnë nga stresi, si dhe të mos arrijnë të lëshojnë veten gjatë shpërthimeve emocionale dëshpëruese. Kjo nuk ka të bëjë me fshehjen e emocioneve sipas teorive Konfuciane. Konfuci pikërisht merret me manipulimin e emocioneve negative dhe mosnxjerrjen të tyre në sipërfaqe. Aristoteli ka përshkruar njeriun super. Sipas tij ai duhet të ketë pasur edhe EQ të lartë, sepse nuk binte pre e emocioneve pozitive apo negative. Në qoftë se dikush do ta fyente, ai do ta kalonte fyerjen tangjent. “ Atë - cilëson Aristoteli - nuk e prekin emocionet”….. Të ndjesh, është një dhunti që nuk e posedojnë të gjithë njerëzit. Emocionet i japin ngjyrë jetës, dashurisë prandaj janë ato te cilat e bëjnë të veçantë secilin, prej nesh. Një studiues cilëson: ”Nuk do të doja që emocionet të më shtyjnë përpara pa kontroll, por asnjëherë,

s’do të doja të mos përjetoja gjithë atë mrekulli që nganjëherë, vetëm emocionet ta ofrojnë. Emocionet përcjellin dhe janë pjesë përbërëse e sjelljes dhe e përjetimit të njeriut, ne për çdo moment përjetojmë më pak ose më shumë ndjenja të fuqishme të gëzimit, pikëllimit, dashurisë, ngushëllimit, simpatisë, krenarisë, mendjemadhësisë, të turpit, falënderimit, brengosjes, frikës, pritjes, shpresës etj. Të gjitha këto dhe shumë ndenja të tjera që i përjeton njeriu janë të lidhura me objekte, persona, ose situata të caktuara që janë shkas i drejtpërdrejt ose i tërthortë i përjetimeve. Për emocionet ka mendime dhe formulime nga më të ndryshmet si: Emocionet nuk paraqiten vetvetiu, pra, pa shkas, ato janë procese psikike në të cilat shprehet vlera që për përjetuesin kanë një realitet objektiv. Emocionet janë pjese përbërëse e sjelljes dhe e përjetimit të njeriut... emocionet nuk paraqiten vetvetiu, pa shkas. Ato shkaktohen me ndonjë ngjarje nga rrethina të caktuar. Emocioni është një shtytje nervore i cili e bën një organizëm të veprojë. Emocioni është një gjendje mendore e fuqishme dhe e pandërgjegjshme që shoqërohet shpesh nga ndryshime fiziologjike si gëzimi, dashuria, keqardhja, urrejtja, nderimi etj. Emocioni është edhe një gjendje mendore ngacmuese apo shqetësuese dhe ndijuese. Quajini si të doni... quajini emocione, quajini ndjenja, pasione, gjendje shpirtërore, turbullime të mendjes... e të tjera, quajini si të doni por duhet pa tjetër t`i vlerësoni në një farë mënyre dhe mos i groposni. Ndryshe rrezikoni që t`ju shpërthejnë në duar dhe do të ndjeheni të rraskapitur, nëmos të traumatizuar. Kemi dy mendje, njëra për të menduar e tjetra për të ndjerë. Megjithatë, arsyeja po mposht gjithmonë e më shumë ndjenjën. Shpesh emocionet konsiderohen të bezdisshme dhe sikletshme, por edhe si impulse qe duhen mposhtur duke u quajtur dhe si dobësi të kota, sidomos nga ana e djemve. Në këtë aspekt ka dhe një farë paragjykimi... të tillë si: Përse vallë përpiqen disa që të edukojnë veten për të kontrolluar emocionet, që t’i minimizojnë ato dhe të mos lejojnë të shfaqen? Pse duhet që meshkujt, meqë mbahen si seksi i fortë, të tregohen “të fortë” edhe në këtë aspekt? Mos ndoshta ky analfabetizëm i zemrës po na shndërron në budallenj e të pandjeshëm? Prof. Niko Frijda (1988) një nga psikologët më të fuqishëm të kohës ka bërë të ditur disa ligje të emocionit si: Ligji i kushtëzimit të emocionit nga situata shpall se ne situata të ndryshme emocionet shfaqen me nivele te ndryshme. Jo gjithmonë reagojmë njësoj karshi te njëjtit fenomen. Pra emocioni kushtëzohet nga gjendja në të cilën ndodhemi. Ligji i shqetësimit shpall se emocionet shfaqen si përgjigje ndaj ngjarjeve që janë te rëndësishme për qëllimet dhe motivet e individit. Sa më e rëndësishme është ngjarja, aq më i fuqishëm është emocioni Ligji i realitetit të dukshëm tregon se emocionet shkaktohen nga ngjarje të cilat individi i percepton si reale. Ligji i ndryshimit lidhet atë që emocionet rrjedhin ne përgjigje te ndryshimeve te pritura nga individi ne kushte te volitshme ose te pavolitshme. Ligji i përshtatjes shpjegon se kënaqësia e vazhdueshme bën që ndjenja pozitive të humbas. Nuk mund te jemi pra ne gjendje te përhershme kënaqësie. Gjendjet emocionale duhet te alternohen për te marre kuptim. F-Çrregullimet emocionale Çrregullimi emocional është pjesë e çrregullimeve psikologjike që mund të vihen re që në moshë të vogël. Ai shoqërohet shpesh me prishje të theksuara të humorit dhe të ekuilibrit emocional, shfaqet përmes niveleve të larta të frikës, të ankthit të fobive apo dhe të varësive të ndryshme që krijon individi. Çrregullimi emocional bëhet shkak për devijim të gjendjeve emocionale nga normalja. Disa nga çrregullimet emocionale mund të përmendim: • Çrregullime të ankthit të përgjithësuar • Çrregullimet afektive • Mania Për të shpjeguar se si emocionet marrin pjesë në procesin e e jetës dhe veprimtarisë studiuesi

Grafiku i emocioneve

7

6 5 4 3 2 1 0 2 4 6 8 10 12 14 16 18 20 22 24 26 28 Pritja: Shënon etapën e parë të ciklit emocional. Individi për të marrë, thithur informacionin, duhet të shohë(1996) ngjarjen. Dhe në pastajmen të përgjigjet apo përshkruajëmë ngjarjen dhetipat të marrë ndikime sistematike tepër sitek depreDemetriu e quan atëtënjë cikël qëpret kalon rezultatin apo vlerësimin. Kjo gjendje sjell shqetësim,sivë, apati, dhe shkaqe për tensione të brendshëm. ndërkohë që provat me tipa ankthiozë kanë nëpër katër etapa kryesore: Çudia ose mahnitja: Kapërcimi i pritjes mund të përjetohet pozitivisht edhe negativisht, si një dhënë rezultate qëpor tregojnë se kujtesa nuk • Pritja element që sjell qartësi individit (kur është i suksesshëm), porndikime mund edhe të ndodhë që dhe mos është nën të tilla. • Çudia apo mahnitja përgjigjet mirë, apo të kryejë një punë mirë (s`është i suksesshëm) ai ngatërrohet dhe çoroditet Çrregullimetdhe emocionale ndikojnë edhe mbi • Tundimi për gjykimin. Individët e shqetësuar emocionalisht, • gjithçka. Shkëputja lehtëqëndrimet prej atyre që janë Tundimi: Mund të përjetohet diçka që të tërheq, qëmund të nxittë dheveçohen që të forcon pozitive ndajnë gjendje dhe se si gjykojnë, Pritja: e eparë të që ciklit dijes. Por Shënon edhe mundetapën të ndodhë kundërta të shmangë aponormale të largon nganga një mënyra përmbajtje e caktuar, duke u çdo nisurveprimtarie nga vlerësimet emocional. Individi marrë, thithur informapra krijohet situatapër përtëqëndrime negative ndaj dijes ose ndaj tjetër. dhe gjykimet që japin për ngjarjet që përjetojnë. cionin, duhet të shohë ngjarjen. nëqë, të pastaShkëputje: Kjo fazë ka të bëjë Dhe me atë kur individi përpiqet të dalë ose të largohet gradualisht prej depresivë janë të bindur në jmen pret të përgjigjettëapo përshkruajë gjendjes emocionale përjetuar. Mbylljangjarjen e këtij cikli të Personat çon përsëri te pritja ose te më fazapak e parë. si dhe të marrë rezultatin apo vlerësimin. Kjo gjykimet e veta në raport me personat e tjerë. Por Inteligjenca emocionale apati, nuk është e dhenë Ajo edukohet dhe tregojnë përmirësohet. Pikërisht e fundit se nuk është këtu plotëgjendje sjell shqetësim, dhenjë shkaqe përfikse.studimet qëndrontë edhe leverdia e edukimit. sisht kështu. Edhe pse depresivët, duke qenë se tensione brendshëm. Çudia ose mahnitja: Kapërcimi i pritjes mund janë më pak pozitivë për predispozicionet e tyre, Individët me çrregullime të ankthit të përgjithësuar jetojnë për një kohë të gjatë me një gjendje të përjetohet pozitivisht por edhe negativisht, si ata janë më të vëmendshëm për gjykimet që psikike të papërcaktuar, pa kuptuar ndonjë objekt apo situatë konkrete që i shqetëson emocionalisht. një element që sjell qartësi individit (kur është i shprehin si dhe tepër të bindur për ato që thonë. suksesshëm), por mund edhe të ndodhë që dhe Shenjat më karakteristike të ankthit të përgjithësuar janë: Përfundime mos përgjigjet mirë, apo të kryejë njëshqetësim punë mirë Rritje e tensionit muskulor, dridhje, i vazhdueshëm dhe lodhje, hiperaktivitet, mosmbushje Në përfundim të trajtimit të dhe emocioneve (s`është i suksesshëm) dhetëaizemrës, ngatërrohet dhemarrje mëndsh, me frymë, rrahje të shpejta djersitje, tharje e gojës, të dridhura urinim mund të themi se: emocionet janë shprehje e çoroditet përpagjumësi gjithçka. etj. i shpeshtë, Tundimi: Mund të përjetohet diçka që të jetës aktive të shoqëruara përgjithësisht me tërheq, që të nxit dhe që të forcon qëndrimet vetëdijen e një gjënjeje të këndshme apo7të pozitive ndaj dijes. Por edhe mund të ndodhë e hidhur. Emocioni është një prishje ekuilibri, kundërta që të shmangë apo të largon nga një një shqetësim me kohëhëzgjatje të ndryshme. përmbajtje e caktuar, pra krijohet situata për Emocioni kur është i fortë mund të shkaktojë rriqëndrime negative ndaj dijes ose ndaj çdo vep- tje të lëvizshmërisë (p.sh inati apo entuziazmi), ose përkundrazi ose frenim (p.sh frika, dashuria rimtarie tjetër. Shkëputje: Kjo fazë ka të bëjë me atë që, kur me shikim të parë) e pra emocioni vepron herë si individi përpiqet të dalë ose të largohet gradu- ngacmues dhe herë si narkotik. Pasojat e tij mbi alisht prej gjendjes emocionale të përjetuar. trupin mund të shkojnë deri në gjendje sinkope, Mbyllja e këtij cikli të çon përsëri te pritja ose te por në të shumtën e rasteve shfaqen me tharje buzësh, me skuqje apo zbehtësi të fytyrës, me faza e parë. Inteligjenca emocionale nuk është një e purpuriqie të lëkurës (mish pule). Disa mendojnë se emocioni është një shenjë dhenë fikse. Ajo edukohet dhe përmirësohet. Pikërisht këtu qëndron edhe leverdia e edukimit. mospërshtatjeje ndaj realitetit, në të vërtetë ai Individët me çrregullime të ankthit të mund të konsiderohet i tillë vetëm kur “shkaku”, përgjithësuar jetojnë për një kohë të gjatë me nuk përputhet me kundërveprimin, pra kur një një gjendje psikike të papërcaktuar, pa kuptuar shkaku shumë të dobët i përgjigjet një “kundërvepndonjë objekt apo situatë konkrete që i shqetë- rim” a “motiv”, shumë i madh, si rezultat i një kontrolli të pamjaftueshëm të qendrave cerebrale. son emocionalisht. Në përgjithësi emocioni mbetet një Shenjat më karakteristike të ankthit të çekuilibrim kalimtar që tregon përpjekjet që bën organizmi për t`iu nënshtruar rrethanave. përgjithësuar janë: Në varësi të natyrës së shqetësimit të krijuar Rritje e tensionit muskulor, dridhje, shqetësim i vazhdueshëm dhe lodhje, hiperaktivitet, mosm- kemi emocion, shok (shprehje kjo , tashmë e bushje me frymë, rrahje të shpejta të zemrës, vjetërsuar e cila është zëvendësuar me shpredjersitje, marrje mëndsh, tharje e gojës, të drid- hjen “shok emocional” dhe emocion-ndjenjë, që zgjat më shumë se i pari, por është më i hura dhe urinim i shpeshtë, pagjumësi etj. Personat me çrregullime afektive shoqëro- shpërhapur (p.sh emocioni moral, emocioni eshen me tepri emocionale dhe me depresion. Kësh- tetik, euforia e të tjera). Natyra e emocionit për një kohë të gjatë tu psh. në gjendje depresioni emocionet qëndrojnë për një kohë të gjatë në një pikë të ulët. Individi është konsideruar si një kundërveprim (p.sh plogështohet, humbet çdo interes për jetën, mbyl- shoh një ari, kam frikë (emocion), iki me vrap. Në veprën e tij “Skica e një Teorie për Emociolet tej mase në vetvete, përjeton gjendje të rëndë shpirtërore dhe e gjitha kjo mund të shoqërohet net”, Sartri cilëson se: “Emocioni nuk është kundërveprim, por një formë qëndrimi që bën me ndjenjën e të qenit pa vlerë. Mania përfaqëson një ngritje emocionale të njeriu disi të hutuar, pra është ai (emocioni), që paarsyeshme, një eksitim të tepruar, aktivitet të e prodhon dhe që e mban atë (p.sh njeriu është shtuar dhe optimizëm jorealist. Mania mund të i detyruar të pranojë gabimet e tij, apo të marrë shprehet edhe në formën e një çrregullimi bipolar një nisiativë me përgjegjësi që të “inatoset”, me që karakterizohet nga luhatje të skajshme ose qëllim që ta mohojë gjendjen ku është futur”. Pra në kontekstin e trajtimit të emocionit nga kahe ekstreme të gjendjes së përgjithshme emocionale. Në gjendje të tillë, individi kalon nga mund të konkludjmë se: Emocioni është një një eksitim i madh, i tepruar në melankoli të tepruar. qëndrim magjik, një përpjekje për të ndryshuar Në shkencën e psikologjisë është pranuar botën, vetëm me forcat e veta psikike. Në këtë këndvështrim, teza më e fundit teza se çrregullimet emocionale janë të lidhura në mënyrë të dukshme me vëmendjen dhe ku- është se, shkarkimi i emocioneve provokon një jtesën e individit, pasi këto kanë një ndikim të katarsis të shëndetshëm në nivel fiziologjik dhe psikologjik te çdo individ. fortë dhe sistematik tek ai. Çdo emocion ka një kuptim, zbulon një qëllim, Shumë studime tregojnë se është vëmendja ajo që ushtron ndikim sistematik te tipat me që mund të jetë edhe përgjegjshmëri. Shkurt, ankth, ndërkohë që te depresivët ndikimi i saj ne jemi përgjegjës për emocionet tona, ato janë një shprehje e zgjedhjes që bën perështë më i vogël. Me kujtesën ndodh e kundërta. Ajo shfaq sonaliteti ynë.


18

« dossier

E martë 23 prill 2013 •

Vitet 1970-1980

Diktatura në aksion për betonimin, shkatërrohen dhe tokat bukës Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

N

ë këto vite një punë e dendur u bë me tunelizimet. Në dosjen 99, viti 1966 të Sekretariatit të MMP në promemorie për vendosjen e fortifikimit të vendit, që i dërgohej Mehmet Shehut, shkruhet: “Pajisja fortifikuese e vendit me objekte tip tunel ka filluar në mënyrë të organizuar dhe në shkallë të gjerë në vitin 1963. Në bazë të planit, deri në vitin 1967 do të kompletohet hapja e tuneleve në brezat e mbrojtjes, rajonet e përqendrimit, pikat e drejtimit, depot e materialeve të të gjitha llojeve etj., ndërsa betonimi i tyre mbetet për t’u zgjidhur në të ardhmen. Disa të dhëna e fakte të sjella, po të llogariten nxjerrin punën kolosale që është bërë me gjak nga ushtria. Në korrik të vitit 1965 janë hapur 20 km., ndërsa në shtator të vitit 1965 u hapën 90 km. tunel, u betonuan 900 ml etj. Hipokrizia e këtyre “arritjeve” reflektohej në letrat e falënderimit dhe entuziazmi në punë që shprehnin ushtarët në çdo jubile dërguar udhëheqjes. Kështu, p.sh., është qesharake letra e dërguar nga ushtarët e repartit 3202 Elbasan Ministrisë së Mbrojtjes Popullore ku shkruhej: “Me frymë revolucionare dhe në kuadrin e 20-vjetorit të çlirimit zotohemi se në Labinot do të hapim 10 km. tunel, 8000 m3 shkëmb, 2500 m3 beton... Në Xibrakë, në Mirakë etj. ballë për ballë me armiqtë, do të dalim fitimtarë”. Në fund të letrës aprovuar nga mbledhja e kolektivit Brigada e tretë xheniere me firmën e komandës. Në fakt, asnjë nuk dinte se çfarë ishte dërguar në instancat e larta. Në vitin 1967 hapja e tuneleve, kryerja e betonimeve, hapja e rrugëve të reja, hapja e tuneleve me seksion të gjerë u dyfishuan. Karakteristikë kanë qenë në këto vite shqetësimet e reflektuara në mjaft relacione e informacione për mangësitë taktiko-operative nga ana gjeologjike dhe të pastudiuara, duke i bërë ato të pashfrytëzuara, si për shembull, në malin e Robit, Bardhoc, Doftir etj. Njëkohësisht këto vite shënuan të paktën deri në 50 të vdekur nëpër tunele që shembeshin. Vitet 1970-1980 Disa karakteristika: - Betonimet u bënë masive nën tokë - U bënë mjaft gabime në vendosjen e qendrave të zjarrit nga pikëpamja tekniko-operative. Në majë të maleve dhe në thellësi të vendit për tërheqje të përkohshme strategjike u përgatitën mjaft baza të luftës partizane në funksion të operacionit të kalimit nga lufta e shkallës së parë në luftën e shkallës së dytë. U krijuan detashmente të fortifikimit, ndërmarrjeve të prodhimit për xhenion e deri në kryerjen e punës prodhuese në objektet e fortifikimit nga të gjithë oficerët. Faktet e dokumentet që flasin janë të shumta, por po veçojmë disa prej tyre: Dosja 29, viti 1971 bën fjalë për urdhrin e ministrit të Mbrojtjes për krijimin e ndërmarrjes prodhuese në funksion të xhenios me një aktivitet mjaft të gjerë. Viti 1970 përfshin një dendësi hapje tunelesh me një dendësi fantastike , që u përballua nga 400 mijë km për ton transport nga mjetet e pushtetit. Viti 1973, kur ndihen “ftohjet” me kinezët Sipas dosjeve dhe shkresave të lokalizuara arkivore më tipike lexojmë:

“Punimet fortifikuese për vendosjen e qendrave të zjarrit të repartit 2961 në kodrat e Gramshit si dhe shpronësimet e tokave në Linzë... Në vendin ku do të hapen tunele dëmtohet toka e bukës. Nevojitet të shpronësohen për fortifikimin një sipërfaqe prej 1500 m2 dhe 2 ha tokë me dafina. Në Zadrimë është betonuar 1600 ml. Pista e mbjellë është 1200 ml. të na jepni 2000 dollarë për të blerë pjesë këmbimi, pasi kinezët as që kanë ndër mend të na i dërgojnë.” Fenomene të tjera tipike të këtij viti ishin: Në Korpusin e Mbrojtjes Bregdetare u përfshinë të gjithë në hapjen e tuneleve për pika mbështetjeje togash dhe betonimin e 15 rajoneve, 2-3 pozicione zjarri e baterie, 6 pozicione zjarri bateri artilerie kundër tanke). Përfundoi së hapuri 80-130 pika mbështetjeje toge dhe betonimi i 10-14 rajone mbrojtjeje toge, 6 pozicione zjarri bateri artilerie, depoja e karburantit dhe betonimi i 1-3 pozicioneve zjarri bateri për njeri. Mbrojtja kundërajrore tunelizoi raketat, skuadriljen e helikopterëve. Tunelet e Poliçanit u betonuan vendkoman-

da) e Ministrisë, uzina dhe vende riparimi të teknikës luftarake. Në Zadrimë u bë betonimi i pistës, vendqëndrimi, rrugët e lëvizjes dhe vendfurnizimi i aerodromit të Gjadrit. Në Palermo do të ndërtohet pontiku i pistës së vendkomandës, depo karburanti dhe tunelizimi nën ujë. Për ndërtimin e këtyre objekteve do të përdoren 31000 tonë çimento (përveç Zadrimës dhe Palermos), 2800 tonë hekur, 7200 m3 lëndë druri dhe 5000 km transport. Punimet operative të kryhen 10 orë në ditë. Fenomen tjetër që bie në sy nga burimet arkivore: Bateria bregdetare e Ujit të Ftohtë nuk realizon stërvitjen mbi 700 orë, sepse pretendojnë që bëjnë 6-7 ditë punim. Forcat aktive, të ashtuquajtura “bërthama” dhe ato me biografi të keqe në 4 batalione janë 90 vetë, të cilët do të përdoren për punime xheniere, jo për stërvitje. Të tillë vetëm në Grupimin e 6 operativ të Tiranës janë 225 vetë në një objekt, ndërsa në Grupi-

min e 8 operativ të Elbasanit janë 294 vetë. Mbrojtja kundër ajrore nga 258 vetë ndërsa 3 korpuse nga 250 vetë; në Korpusin Mbrojtje Bregdetare Fier vetëm 105 veta. Kurse në bregdet duhen tunele me ballë të gjerë 3x3 m. etj. Për sa më sipër, në këtë situatë, letra e Petrit Dumes dërguar Beqir Ballukut është një e vërtetë e pazbardhur. (Dosja 275, më 14. 6. 1973). Kjo dosje përmban: “Është momenti që kjo kritikë të bëhet për arsye se tani kjo punë po zien në kuadrot kryesore, të cilët jashtë dijenisë dhe aprovimit tuaj dhe timit kanë marrë materialin. Veç kësaj pavarësisht se materiali nuk pranohet, këto koncepte janë në kokën e këtyre shokëve që luajnë një rol shumë të rëndësishëm në përpunimin e teorisë dhe praktikave të artit tonë ushtarak dhe në qoftë se ne do të bëjmë lëshime për fortifikimin në dëm të stërvitjes”. (Them e pazbardhur, sepse nuk është përmendur as në gjyqin e tyre. – A.K.) Vazhdon përplasja e çështjes: Fortifikim apo stërvitje për luftë. Kërkesat për fortifikim bëhen gati të papërballueshme. Janë të arkivuara me dosje e shkresa për vitin 1973, kërkesa e probleme të kësaj natyre: Për nevojat e fortifikimit, të shpronësohen tokat në Linzë. Për vitin 1975: “Nga shtatori të gjithë oficerët, specialistët të kryejnë punën drejtpërdrejt në prodhim në objekte fortifikuese.” Si rezultat, për vitin 1976 tipike u bënë kërkesat për të përballuar fortifikimin, 18 herë më tepër sesa nevoja. Në dosjen 20 të vitit 1973 merr përparësi në punimet fortifikuese metoda e aksionit me forcat e lira, forcat vullnetare etj., duke angazhuar nga ekonomia mjaft forca të popullsisë. Punimet fortifikuese shpronësuan edhe toka buke. Kështu, në dosjen 108 viti 1973 theksohet: “Në vendin që do të hapen tunele dëmtohet tokë buke... nevojitet të shpronësohen për fortifikime një sipërfaqe prej...” Mjerë populli ç’ka hequr! Në dosjen 93 të vitit 1976 theksohet reali-


dossier • E martë 23 prill 2013

zimi i detyrave në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë për mbulimin e rajoneve të desantimit, ku theksohet: “Deri tani janë prodhuar 90 mijë kunja betoni me shtiza metalike për vreshta, që përfaqësojnë 30% të planit vjetor”. Po kështu, së bashku me Ministrinë e Industrisë të bëhet shpërndarja e vinçave traktor me bigë 10-tonëshe. Në të 24 rrethet e vendit jepet plani i punimeve fortifikuese me popullatën. Sa për argument: transhe 20 km. montim 5000 copë qendra zjarri, hapje gropash 10.000 copë e pasojnë; kështu, dhjetëra e dhjetëra zëra, që zënë me mijëra forca pune nga ekonomia. Nga fondi i degës së fortifikimit dosja 23, viti 1976. Aktekspertimi mbi ngjarjen e ndodhur në repartin 9009 Gramsh mbi vdekjen e qytetarit ushtar Gëzim Mendu Basha në fshatin Dritaj të Gramshit, si pasojë e montimit në linjat e tensionit të lartë. Arsyeja - moszbatim ose mosnjohje e rregullave të sigurimit teknik etj. etj. shpjegime boshe rreth 5 faqe, por njeriu iku dhe mbyllet çështja pa nxjerrë përgjegjësinë nga hetuesi i Degës së Punëve të brendshme Librazhd L.Y. Pra, në çdo vit si këto ngjarje për marrjen e jetës mesatarisht del numri 48. Sa për argument, nga studimi i dokumenteve lexojmë: Në vitin 1971 janë 46 te vdekur dhe 142 të plagosur, si p.sh. më datë 5.3.1971 në repartin 3780 në Farkë u rrëzua tuneli dhe zuri ushtarin Nazif Babaj nga Gramshi, i cili ka dëmtuar rëndë shtyllën kurrizore. Dhe vazhdojnë në këtë mënyrë me dhjetëra sakatime të njerëzve në punë e sipër. Kështu, më 23.8.1971 në Regjimentin Kundër Ajror Durrës, nga rrëzimi i tunelit vdiqën ushtarët Xhevit Bezati, Mehdi Hoxhallari, Ilmi Hanizoj. Të tilla ngjarje në vitet 1973-1974 vetëm nga tuneli “kanë rënë në krye të detyrës” 140 vetë, njëra ngjarje më e shëmtuar se tjetra. Punimet e kryera nga popullata sa vijnë e rëndohen me emërtime të ndryshme, të vetëquajtur joaksione, jo vënie në gatishmëri të qendrave të zjarrit e deri të alarmeve gati për luftë. Kështu, në informacionin që ndodhet në dosjen 15 të vitit 1976 mbi punimet që kryhen nga popullsia për rrethet e Jugut jepen prodhimet e qendrave

të zjarrit dhe pozicionet e zjarrit të artilerisë në formë aksioni. Në dosjen 24 të Drejtorisë së Fortifikimit në vitin 1976 jepen fondet për ndërtimin e shtigjeve, sipas rretheve, dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës, ku vetëm për 12 rrethe jepet shuma prej 5 milionë lekësh brenda 3 muajve. Mjaft urdhra për popullatën jepen në mënyrë të tillë: “Do të vendosen shigjeta hekuri në formë bajonete në vreshtat e desantimit. Jepen adoptimet që do të bëjnë ndërmarrjet bu-

jqësore të rretheve nga Ministria e Bujqësisë për prodhimin e hunjve prej betoni. Në dosjen 8 të Drejtorisë së Përgjithshme të Xhenios, në urdhërim 1072 nga ministri i Bujqësisë, Pirro Dodbiba dhe me firmën e zv.ministrit të Mbrojtjes, vetëm për vitin 1976 jepet porosia e prodhimit dhe e vendosjes së 500 mijë shtyllave prej be-

toni në rajonet “vreshtat e desantimit”. Puna vullnetare e popullsisë në fshat e në qytet për fortifikimin e vendit është në Letrën e Këshillit të Ministrave, nr. 333, dt. 12.2.1976, për organizimin masiv të njerëzve dhe heqjen nga ekonomia. Në shkresën 393 KQ i Partisë u ka dhënë direktivën më 12.2.1976 MMP, komiteteve ekzekutive në rrethe që në punimet fortifikuese për mbrojtjen e vendit të marrë pjesë vullnetarisht i gjithë populli në këto drejtime:

Për hapjen e transheve dhe hendeklidhjeve, gropave të qendrave të zjarrit, montimin e qendrave të zjarrit, hapjen e rrugëve në tokat kodrinore e malore për të kaluar mjetet e transportit, për hapjen e tuneleve, të pozicionit të zjarrit të artilerisë etj. Punimet xheniere me punë vullnetare të masave punonjëse të kryhen nga

»

19

popullsia në tërë brezat e mbrojtjes në qytet e në fshat, të cilat do të punojnë në vendet e populluara në kushte që në darkë të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Puna vullnetare për punime xheniere të bëhet pa prekur planin e shtetit ose fondin e pagave të aprovuara. Kërkesat për punë vullnetare i paraqesin komandat e njësive në shtabin e mbrojtjes së rrethit në bashkëpunim të ngushtë me organet udhëheqëse të qendrave të punës, të kooperativave, organizatave bazë të partisë dhe vendosin përfundimisht për zbatimin e tyre. Në këto direktiva theksohet se puna do të bëhet nga masat punonjëse, ndërsa veglat e punës duhet t’i sigurojë vetë qendra e punës dhe kooperativa bujqësore dhe këto punime të kryhen në stinët jo shumë të zëna në bujqësi. Paga do të jepet vetëm për disa specialistë, deri në 6600 lekë mesatare vjetore. Firmosur në formë porosie nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, Mehmet Shehu. Pra, në vitet 1970-80 popullsia ka mbajtur peshën e fortifikimeve në prodhimin e tyre, ndërsa forcat aktive të ushtrisë në zbatimin e tyre. Në dokumentet që disponojmë janë të dhëna për mijëra kilometra tunele, mijëra kilometra transport e pjesëmarrje njerëzish, saqë po t’i hysh llogarive, përfaqësojnë shuma kolosale; bëhet fjalë për miliarda lekë. Kjo punë, me një ritëm të çmendur solli edhe dëmet e veta në krijimin e stoqeve, të cilat, me kalimin e kohës u bënë të panevojshme për përdorim. Kështu, p.sh., mjaft para dhe punë ka vajtur për dhjamë qeni. Një punë mjaft e rëndë është bërë nga grupet me forca aktive të ushtarëve me biografi të keqe; në veçanti në këto vite kap shumën e 1500 vetave në gjithë grupimin e 6 të Tiranës, grupimin e 2 të Elbasanit, MKA dhe korpusin bregdetar të Fierit. Nuk po ndalemi se çfarë punimesh janë bërë, sepse ato janë tamam punë prej skllavi dhe nuk duan koment. Vitet 1980-90 kanë si karakteristikë pakësimin e forcave, sepse nuk kishte burime nga vende “socialiste”. Përparësi mori harxhimi i rezervave dhe ekonomitë ndihmëse; puna u përqendrua në mbledhjen e bimëve medicinale dhe rritjen e bagëtive; objektivi shtrohej sa derra janë shtuar dhe jo çfarë ha e si jeton ushtari. Ashtu si e tërë Shqipëria, u fut në tufëzim edhe ushtria. Prokop Murra, ministër i asaj kohe, e ktheu ushtrinë në kooperativë bujqësore nëpër pika hapjeje. Lexojmë dosjet e vitit 1986: mijëra lekë nga Drejtoria e Investimeve të Fortifikimit bëjnë fjalë për eliminimin e prodhimeve stoqe dhe kthimin në hekurishte për kombinatin metalurgjik në Elbasan, të cilat ishin prodhuar prej vitesh. Pra, edhe shkeljet ligjore për këto vite kanë caktuar të fajshëm nga ata që punuan sipas urdhrave nga lart. Pa u zgjatur, ushtria vitet ’90 i mbylli me ulje të tempit të fortifikimit dhe frymëmarrja e popullsisë u lehtësia vetëm nga mungesa e parave, deri atëherë të destinuara për mbrojtjen. Vitet 1990 - 1991 përmbajnë si karakteristikë dekompozimin e një ushtrie të lodhur e të copëzuar, të fryrë me kuadrot nga klasa punëtore, fshatarësia kooperativiste, të nxjerra nga shkolla e Zall-Herrit me kurse të shkurtra, ose të veshur oficerë, dhe nga ushtarë të dalluar. Mjaft oficerë, të mbetur në vite nëpër majat e maleve, shtojnë mijëra kërkesa e lutje për çmobilizim, transferim për vitet e humbura, kërkuan pak qytet nga fshatrat ku i kishin degdisur. Kishin rënë në kuotën zero nga niveli arsimor dhe ushtarak, ishin kthyer në bujq me uniforma ushtarake. II. “Interesimi” i partisë dhe i shtetit për njeriun e ri Ishte paradoks ajo që partia dhe shteti gjatë viteve të shkuara është interesuar së tepërmi për jetën e njeriut e se gjoja ka ushtruar kujdes për mirëqenien e mirërritjen e njeriut si dhe gjoja shqetësimi i shfaqur nga organet e partisë e të shtetit. Le ta ilustrojmë këtë me disa fragmente nga broshura me siglën “sekret”. Jeta e njerëzve para së gjithash” të kryeministrit të asaj kohe, M. Shehu, lidhur me diskutimin e mbajtur nga ky i fundit mbi aksidentin e ndodhur në gërmimet e hyrjes së tunelit hekurudhor të Lezhës, në dhjetor të vitit 1979. Këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave e thirra unë me iniciativën time për të shqyrtuar një çështje shumë të rëndësishme. Për thirrjen e saj mora shkak nga katastrofa që ndodhi dy ditë më parë gjatë punës për hapjen e tunelit të hekurudhës në Lezhë, ku na u vranë 7 vetë dhe u plagosën disa të tjerë. Në katastrofën që ndodhi në Lezhë, më 19 dhjetor 1979, Ministria e Ndërtimit u alarmua, por mbasi ndodhi katastrofa.


20

«

Kulturë

Studentët e Arteve “rrëfime nga vendi i shqiponjave” “Rrëfime nga vendi i shqiponjave” është motoja që ka bashkuar një grup studentësh të Universitetit të Arteve në një ekspozitë me punime në grafikë dhe skulpturë në Galerinë e Vogël në Tiranë. Punët përpiqen të flasin për situata të caktuara të së shkuarës apo të tashmes duke pasur në qëndër fenomene ngacmuese për artistët e rinj. “Janë elemente shqiptare që vijnë në mënyra të ndryshme. Secili nga ne ka

Ë

shtë çelur në Gjirokastër edicioni i 10-të i Kampit Rajonal të Restaurimit. Organizuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij me mbështetjen e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Gjirokastër, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Qendrës Historike të Gjirokastrës, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Ministria e Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe pronarët e monumenteve, në kamp këtë vit vijnë 36 profesionistë të rinj nga Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Shqipëria. Këta profesionistë të rinj nga Ballkani do të përjetojnë gjatë 14 ditëve të Kampit eksperienca shumë të vlefshme, duke filluar nga prezantimet e ligjëruesve të njohur nga Mbretëria e Bashkuar, Italia, Greqia, Suedia, si dhe të specialistëve të njohur shqiptarë. Gjatë ditëve të Kampit, pjesëmarrësit do të përfshihen gjithashtu në riparimet e 5 monumenteve të kulturës në Gjirokastër. Gjatë punës ata do të udhëhiqen nga mjeshtërit vendas në bashkëpunim me mjeshtër nga Kosova. Qëllimi i Kampit është që t’u jap mundësinë profesionistëve të rinj të njohin njëri-tjetrin, të zbulojnë teknikat dhe materialet tradicionale të ndërtimit, duke i përdorur ato në shërbim të ruajtjes së autenticitetit të monumeneteve. Filozofia e kësaj mënyre pune mbështetet në rritjen e ndërgjegjësimit mbi praktikat e mira të restaurimit, si dhe promovimin e tyre nëpërmjet mjeshtërve të vjetër që u transmetojnë dijen profesionistëve të rinj në sajë të punëve praktike që përfshijnë një gamë të gjërë aktivitetesh, që nga studimi i monumentit deri tek teknikat e rafinuara të riparimit. Këtë herë 5 monumentet ku do të punojnë pjesëmarrësit e Kampit do të jenë shtëpitë e Skëndulajve, Babametove dhe Muhedinëve, të dyja monumente të Kategorisë së Parë, si dhe shtëpitë e Sinanajve dhe Kokobobo, të dyja monumente të Kategorisë së Dytë. Riparimet që do të bëhen në këto shtëpi janë sugjeruar nga pronarët e tyre dhe nga zyra e DRKK në Gjirokastër, duke pasur parasysh kryerjen e ndërhyrjeve më emergjente që kërkojnë secili nga këto 5 monumente. Ky Kamp i dhjetë i Restaurimit është rezultati i një traditë 6-vjeçare të organizmit të këtij

sjellë diçka nga frymëzimi i tij, ka sjellë punë të ndryshme, e cila na bashkon me vendin tonë”, thotë studenti Ledian Roçi. “Ornamentet kostumografisë tonë janë aq të bukura siç është një trup femre aq femëror. Është lënë shumë pas dore nga të rinjtë e sotëm dhe nuk e njohin mjaft mirë kostumografinë tonë që është veçanërisht shumë e bukur”, shprehet një tjetër student, Zana Rropulli. Ndërsa për Andi

Xhemën, “Në të kundër të asaj çfarë bën politika, mundohet t’i trajtojë pak ftohtë gjërat. Kurse kjo është aspirata e vetë popullit tonë që e tregon qartë dëshirën për të qenë ikonë”. Ekspozita e cila solli mediume dhe forma të ndryshme synon që të vërë në pah talentin që spikat nga këta 10 studentë. Kuratori i ekspozitës Genc Mulliqi i ka zgjedhur këto krijime më së shumti për idetë origjinale të secilit.

Edicioni i dhjetë i kampit rajonal të restaurimit Në Gjirokastër në datat 20 prill - 4 maj 2013

E martë 23 prill 2013 •

PREMIERA

“Skica për dramë, konflikt dhe personazhe” Përtej tradicionales me forma teatrore Emigracioni, largimi, arratisja, ikja, revolta, refuzimi, vdekja, braktisja, ëndrrat, pamundësitë, boshi dhe të tjera histori të ngjashme me to janë boshti mbi të cilin regjisori Enton Kaca ka ndërtuar shfaqjen e tij më të fundit, e cila do të vijë premierë më 2 Maj në sallën “Kadri Roshi” të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Me tema të përzgjedhura nga disa tekste të ndryshme, këngë, poema, ngjarje konkrete, filma, poezi, video, ngjarje historike dhe politike, performanca vjen pas një diskutimi me drejtuesit e Teatrit Kombëtar dhe Tirana New Theater, për të konceptuar një shfaqje skenike të një standardi ndryshe nga repertori tradicional i Teatrit Kombëtar, për të krijuar një klimë të favorshme pune me të rinj profesionistë të mediumeve të ndryshme artistike dhe për të krijuar hapësira më të larmishme për audiencën e Teatrit Kombëtar dhe teatrit në përgjithësi në Shqipëri. Kjo shfaqje është e konceptuar kryesisht tek lëvizja, dance theater dhe forma të tjera tradicionale teatrore. E quajtur “Skica për dramë, konflikt dhe personazhe”, performanca e kompanisë teatrore Tirana New Theater në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar do të dalë në skenë më 2 Maj për t’u shfaqur për tre javë rresht në TK. Me regji të Kacës, koreografia mban firmën e Elton Cefës dhe Klaudia Zaçes. Balerinë: Milena Nurka, Klaudia Zaçe, Sueda Hoxha, Elton Cefa, Ardit Logu. Aktorë: Egzona Ademi, Dorjan Ramaliu. Art design: Gentian Shkurti. b.g

95-vjetori i Ibrahim Kodrës, përkujtohet në Galeri Studiuesit Varvarica dhe Drishti sugjerojnë një rrafsh të gjerë studimi

Këtë herë 5 monumentet ku do të punojnë pjesëmarrësit e Kampit do të jenë shtëpitë e Skëndulajve, Babametove dhe Muhedinëve, të dyja monumente të Kategorisë së Parë, si dhe shtëpitë e Sinanajve dhe Kokobobo, të dyja monumente të Kategorisë së Dytë. lloji aktiviteti edukativ në Shqipëri. Por këtë vit, për herë të parë, Kampi Rajonal i Restaurimit, një model i zhvilluar në Gjirokastër, do të zbatohet dhe në Serbi, Kosovë dhe Bos-

një dhe Hercegovinë. Gjithësej ky vit do të ketë 6 kampe, 4 në vendet e sipërpërmendura dhe dy në Shqipëri. Për Kampet në Shqipëri, Trashëgimia Kulturore pa Kufij i organi-

zon ato në bashkëpunim me DRKK Gjirokastër, ZAKGJ, IMK dhe MKRS dhe financohen nga mbështetja suedeze për zhvillim me fondet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë.

DITA E LIBRIT, DISKUTIM PËR ROLIN E TIJ Me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, sot në mesditë, në ‘Librarinë Friend’s Book House’, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë organizojnë një veprimtari mbi librin dhe rolin e tij në shoqërinë e sotme. Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm z. Visar Zhiti, ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku ndërmjet të tjerave, përveç aspektit festiv, do të diskutohet edhe për rritjen e vëmendjes për lexim dhe për probleme të piraterisë në botimet shqiptare.

Mund të konsiderohet si babai i pikturës moderne shqiptare, por Ibrahim Kodra nuk njihet sa duhet për të gjithë ata që zgjedhin ta studiojnë. Kjo është arsyeja pse në 95-vjetorin e lindjes së piktorit të njohur nga Ishmi, por që jetoi e krijoi në Milano të Italisë, kritikët zgjedhin të bëjnë apel. Sipas Suzana Varavaricës dhe Ylli Drishtit, krijimtaria mjaft produktive e Kodrës, rreth 60-vjeçare, duhet të pasqyrohet në një monografi. Studiuesit shprehen se në shtëpinë muze të Kodrës në Milano ka mjaft materiale mbi jetën e tij, të cilat duhet të përfshihen në një botim të tille në bashkëpunim mes shqiptarëve dhe italianëve. Njohësit e mjeshtrit shprehen se pas vitit 2003, pikturat apo veprat e Kodrës kanë ngjallur interes tek koleksionistët shqiptarë, duke krijuar kështu një grupim të atyre adhuruesve që tashmë koleksionojnë firmën Ibrahim Kodra. Mjeshtri i ngjyrave u nda nga jeta në vitin 2006, ndërsa një vit më parë Galeria Kombëtare e Arteve çeli ekspozitën “Shqipëria Fantastike” duke ekspozuar veprat e fondit, ato të Italisë dhe të koleksionistëve. Në fondin e GKA-së ka vetëm 4 vepra që i përkasin fillimeve të krijmtarisë së Kodrës, më 1938. Fondacioni “Ibrahim Kodra” në Milano disponon vetëm pak prej qindra tablove të kompozuara nga Kodra, ndërkohë që shumë prej tyre janë shitur kur ai ka qenë ende gjallë. Kodra ka lënë pas mbi 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara. Ai ka hapur ekspozita në vende të ndryshme të botës me piktorët më të njohur bashkëkohorë, si: Picasso, Dali, Matta, Ernest, Levi.

“The Guilt Trip” premierë në Tiranë Barbra Streisand e Seth Rogen në një udhëtim së bashku! Për tetë ditë, tre mijë milje, të cilat afrojnë këta dy aktorë, ajo në rolin e nënës dhe ai në rolin e djalit. Diva Barbra Streisand e simpatiku Seth Rogen qëndrojnë në krah të njëri tjetrit në komedinë “The Guilt Trip” që fillon projeksionet sot në kinema. Filmi i studios Paramount Pictures është shkruar nga Dan Fogelman, i cili ka shkruar edhe skenarin e filmit “Crazy Stupid Love” dhe drejtuar nga regjisorja Anne Fletcher, njëherësh aktore dhe koreografe, por e njohur si regjisore në filmat “Step Up”(2006), 27 Dresses (2008) dhe “The Proposal” (2009). Seth Rogen interpreton një krijues që ndërmerr një udhëtim mjaft të rëndësishëm për karrierën e tij. Gjatë një ndalese në shptëpinë e nënës së tij, ai vendos që ta ftojë në udhëtim. Sa më shumë që zgjat udhëtimi aq më shumë që të dy kuptojnë se kanë mjaft të përbashkëta. Dhe sigurisht një surprizë nuk do të mungojë në fund të këtij udhëtimi. Skenaristi Fogelman është shprehur në media se e ka shkruar skenarin pasi një udhëtimi të vërtetë me nënën e tij. “The Guilt Trip” është një film udhëtimi plot humor dhe çifti Barbra Streisand dhe Seth Rogen është vlerësuar si një çift mjaft simpatik në ekranin e madh. “The Guilt trip” do të ndajë ekranin me premierën e fundjavës së shkuar, “Olympus has fallen”.


Kulturë

• E martë 23 prill 2013

Nga Tim Neville THETH, SHQIPËRI Stinët po ndryshonin shpejt dhe ngrohtësia që unë e merrja si e mirëqenë ishte venitur, ndërkohë që nata mbështolli kodrat. Tërhoqa batanijen rreth qafës dhe dëgjoja qentë që lehnin poshtë. Tashmë kishte kaluar mesnata, me vetëm pak orë deri në lutjen e mëngjesit. Peter Grubb, pronari i një qendre furnizimi të quajtur “Row Adentures” me bazë në Idaho, ishte ulur në qoshe duke shikuar hartat nën dritën e ambazhurit të punës. Ne ishim në dhomën 305 të Hotel Rosi, një bllok ndërtesash në ngjyrë të verdhë të çelët në Gusinje, një komunitet kryesisht musliman në ish-Republikën Jugosllave të Malit të Zi. Në jug të qytezës, një shteg shkëmbor ngjitet pandërprerë drejt gojëve vampirike të majave gëlqerore. Të nesërmen do të ndiqnim atë shteg dhe do të rrëshqitnim virtualisht pa u vënë re në Shqipëri. Kjo do të kishte qenë gjëja më idiote nëse do të kishte ndodhur në vitet 1980, kur Shqipëria ishte Korea e Veriut e Evropës. Që nga Lufta e Dytë Botërore deri me vdekjen e tij më 1985, lideri Komunist Enver Hoxha e ndrydhi Shqipërinë në një shtet shtypës vetmitar. Ai çrrënjosi disidentët, e jashtëligji fenë dhe uli moshën për ekzekutime në 11. “Mësuesi i madh” i vulosi hermetikisht kufinjtë dhe e distancoi veten nga komunistët e tjerë. “Ne kemi luftuar bark-bosh dhe këmbëzbathur, por pa iu përkulur askujt”,- iu ankua ai njëherë Nikita Krushovit, liderit sovjet. Goditja e fundit në zemër e Hoxhës dhe kolapsi i Komunizmit përshëndetën fillimet e fundizolimit të Shqipërisë, dhe në vitet në vazhdim kufinjtë e tensionuar të rajonit që ndan Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën u bënë ai lloj vendi që do t’i dëshiroje t’i vizitoje. Paratë nga ndihmat, remitancat dhe stabiliteti relativ kanë ndihmuar në krijimin e një klase të mesme dhe turizmi në rajon ka filluar të gjallërohet. Guidat çojnë grupe me kanoe nën urat prej guri në Malin e Zi, drejtojnë ngjitjet malore rreth siteve arkeologjike të Shqipërisë, si dhe drejtë pistave të skive në Kosovë. Hotele të rinj mbushin me gjallëri të freskët vendtakimet komuniste, edhe pse uji nuk është gjithmonë i ngrohtë. Zoti Grubb, i cili realizon rreth shtatë udhëtime në vit në Kroaci, kishte kohë që mahnitej me bukuritë magjepsëse të këtij rajoni pak të zhvilluar të Ballkanit. Rreth një vit më parë ai mësoi për një mënyrë intriguese të re për ta eksploruar atë, në këmbë. Majat e shtigjeve të Ballkanit, një projekt i kordinuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunime Ndërkombëtare, dhe përfshirja e grupeve të tjera (që përfshijnë shoqatat e grave, zyrat turistike dhe organizatat mjedisore joqeveritare), zyrtarisht u hap vitin e kaluar si një shteg prej 190 kilometra ose 120 milje, i projektuar për të nxitur turizmin dhe punën në grup mes fqinjësh historikisht në grindje. Shtegu në vetvete lidh enklavat myslimane, katolike dhe ortodokse, si dhe sllavët dhe fiset e shumta shqiptare në tre parqe të përbashkëta kombëtare, secili tregues i një rajoni me bukuri të pallogaritshme. Muret e shkëmbinjt të kullave (gërthasin) për qindra metra në një qiell të pafajshëm. Shtëpitë e fermerëve bashkohen së bashku si asterë në luginat. Ujqërit dhe rrëqebujt shkelin gjatë peisazheve të mbuluara nga gjelbërimi. Nuk do të kish pasur përafrime të vërteta nëse banorët e zonave nuk do t’i kishin kthyer shtëpitë stërgjyshore në bujtina fshatare që ofrojnë shtretër, dhjath të bërë vetë, mish dhe raki. Edhe ecjet nëpër kufij të largët dhe jo të natyrshëm tashmë janë të ligjshme, falë një sistemi të ri lejesh vënë në efiçencë verën e shkuar. Zoti Grubb donte vetëm

»

21

GAZETA “INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE” NË RUBRIKËN “WEEKEND TRAVEL”: MAJAT E BALLKANIT: SHTEGËTIM PËRGJATË ALPEVE SHQIPTARE

Malet ofrojnë rrugën e mirëpritur për të lundruar lirisht midis botëve furgon po na priste në fillim të një rrugë me gurë, e cila bashkohej me një rrugë të asfaltuar vetëm pak javë më parë. Efekti qe i vrullshëm. Shtëpiat me trarë druri të zhveshur dukeshin sikur kishin mbirë gjithandej. Për të qenë i sigurt, Shqipëria ka pasur disa momente dinamike në rrugëtimin e saj kapitalist. Në vitin 1997, shqiptarët humbën 1.2 miliardë dollarë nga kursimet e tyre në firmat piramidale, të cilat ndezën një revoltë kundër qeverisë dhe rezultuan në rreth 2000 të vdekur. Një raport i vitit 2012 nga International Transparency, e renditi korrupsionin në një nivel njësoj me shtetin Afrikan Niger, në të cilin ushtarët në vitin 2011 u arrestuan sepse kishin komplotuar për vrasjen e Presidentit, i cili kishte filluar investigimet për korrupsionin. Edhe turizmi, i cili pothuajse është trefishuar në 6 vitet e fundit, nga rreth disa udhëtarë të rregjisruar të gatshëm për të eksperimentuar para se t’i ofronte një udhëtim të vërtetë. Vetëm shtatë shoqërues nga Teksas dhe unë u rregjistruam. Tani, i ulur në dhomën e hotelit, z.Grubb nxorri hartën dhe ofshau. Dukej nervoz. Do na duhej të drejtoheshim drejt thellësive të Alpeve shqiptare, të mirënjohura si male të namura, disa prej majave më akullnajorë të Evropës, pas Alpeve zviceriane dhe majave më të larta të Alpeve dinarike. I tërë shtegu do të mund të përshkohej për 10 ditë, por ne kishim në dispozicion vetëm pesë ditë për të përshkuar pjesë të saj. Ditë të ngjeshura dhe maja të vëshitra na prisnin. “Kjo mund të jetë më avangardë seç e kisha menduar”, tha Z. Grubb, dhe fiku dritën. Ishte errët kur arritëm në Gusinje, por mëngjesi agoi ndritshëm dhe ngrohtë. Mali Rosi 2522 metra i lartë, emrin e të cilit e mbante dhe hoteli në nder të tij, ngrihej në veri-lindje, ndërkohë që mali Jezerca, 2.694 metër i lartë, ngrefosej si lord në jug. Ne zbritëm në një ndalesë në Luginën Ropojana, një tjetër skup i përrallave të pishave valëzuese dhe kreshtave të vijëzuara. Këtu shtegu filloi seriozisht. Një shqiptar nga Thethi, i cili ishte dhe objektivi ynë 20 km larg, mendohej të ishte nisur nga fshati në orën 3 në mëngjes, me kuaj për të mbajtur ngarkesat tona, por nuk kishte asnjë shenjë të tij. “Në rregull, mirë se erdhët në gërmën “A” në udhëtimin e aventurës”, tha zoti Grubb, duke kruar mjekrën e tij të kuqe. Ai propozoi të vetmin plan logjik B: gjërat që na nevojiten t’i mbledhim në bagazhin ditor dhe takohemi me çantat tona dy ditë më vonë. Teksanët dukeshin shumë më pak të mërzitur dhe zbrisnin duke iu ngazëllyer peisazhit magjepsës. Shkëmbinjtë e bardhë si mermeri ankoheshin nën këmbët tona, ndërkohë që marshonim drejt një livadhi në mes të një pylli ahu. Një hutë performoi një tetë me pertesë mbi kryet tona. Copëza guri gëlqerore në ngjyrë të artë në gri shtinin lart si rraketa. Nga të gjitha imazhet që kisha patur për këtë zonë, asnjëra nuk ishte më e bukur se kjo. Herët nga pasditja ne kishim kapërcyer Shtegkalimin e Pejës, një pjesë e zhveshur shkëmbi dhe e rrahur nga era. Barrakat e gurta pa jetë qëndronin si roje me dritare pa xhama ku vareshin pjesë të grisura mushamaje. Bunkerët

në formë kubeje me foletë ku vendoseshin mitralozët dhe çatitë të hapura si qepë të pjekura fortifikonin pikat më të larta. Duke ju druajtur një pushitmi nga të gjitha drejtimet, Hoxha kishte ndërtuar 700,000 bunkerë në një shtet më të vogël se Maryland. “Mirë se erdhët në Shqipëri” – tha me zë të lartë guida ynë, malazezi 28-vjeçar, Semir Kardovic, duke imituar armën e zjarrit. Ngjitja në qafë kishte qenë e vështirë, por zbritja në Theth ishte brutale. Ne rrëshqisnim poshtë e më poshtë, herë me gjunjë nëpër luginën akullnajore. Ne ecëm drejt njërës prej tyre, një shtëpi pushimi që dukej si e kohës së Mesjetës, me dritare të ulta dhe muri prej guri. Atë natë lodhja u shkri nën batanijet e ngrohta me të cilat ishim mbuluar, dhe u zgjova nga aroma kundërmuese e specave te pjekur. Pas një mëngjesi me vezë, gjizë dhe reçel, hodhëm mbi shpinë çantat tona dhe u drejtuam drejt fshatit të Valbonës, rreth 14 km në lindje. Zona ishte shumë shkëmbore dhe e thepisur saqë turqit otoman, të cilët ishin myslimanë nuk kishin pasur mundësinë të kontrollonin rajonin siç bënë në shumicën e vendeve të Ballkanit për 500 vjet. Kështu që Thethi, ashtu si dhe Valbona janë akoma zona katolike. Mali Arapit, me majën prej 2217 metra, dukej sikur më ngrinte mua lart, ndërsa përshkoja urën prej druri dhe fillova të ngjitem përmes drurëve prej panje, frashërit dhe shkozës. Shumë shpejt shtegu ra në 760 metra në një pellg të gjerë të hedhur. Një

1 milion turistë të huaj në 2.7 milionë në 2012 sipas shifrave shqiptare, nuk ka mundur t’i shpëtojë disa paragjykimeve. “Shqipëria është një vend ideal për të blerë shumë lëndë narkotike në mënyrë ilegale-një domosdoshmëri për çdo pushim në Shqipëri!” komentonte një lexues anonim në një artikull të shkruar vjet në Southeast European Times, rreth bumit turistik në vend. Një tjetër komentonte se vetë shqiptarët do të preferonin të largoheshin në Greqi apo Itali se sa të ngujoheshin në vend. Mëngjesin tjetër plani ynë synonte të shtegtonim nga Valbona drejt kthimit për Mal të Zi por ky plan ndryshoi. Pasi dy ditë shtegtim ishin goxha lodhje për grupin tonë - të paktën 16 orë - dhe shtegtimi na kishte dërrmuar fare. Kështu që ne ecëm me makinë dhe ndaluam në një vend diku afër fshatit Çerem, ku ngarkuam bagazhet tona në kuaj të freskët dhe u drejtuam drejt një vendi më të lehtë për t’u kalu-

ar. Përgjatë rrugës lamë pas mbetjet e një Opel Frontera që kishte shpërthyer nga një minë toke ca muaj më parë. “Mos u shqetësoni” na tha Semiri me një ndjenjë humori, “Ishte minë kundra tanku, duhet të jeni shumë të rëndë për ta shpërthyer atë”. Kapërcyem një hendek dhe mbërritëm në Mal të Zi dhe shumë shpejt mbërriti një automjet Pinzgauer. Një Land Rover i bardhë me fjalët Policia në anën e saj e shoqëronte. Oficeri nuk shfaqi asnjë interes në dokumentet tona. Madje, inspektori Gutic kishte ardhur të na ofronte një udhëtim më të rehatshëm për në qytetin e Plavës, qyteti më i madh në një distrikt prej rreth 13,100 banorësh, e cila ndjehej si një metropol trokëllues (i zhurmueshëm) pas Shqipërisë. U ulëm në një kafene me wi-fi, blemë patatina dhe çokollata dhe eksploruam një kullë të vjetër prej guri ku dikur familjet në gjak banonin për të mbrojtur veten gjatë natës. Kishim dhe dy ditë të tjera për të shtegtuar dhe të dyja ato i realizuam. Në ditën e 4-të ne shtegtuam për mbi 10 km nga kasollet jashtë Plavës drejt një rruge që të çonte në një zonë skish me teleferik të quajtur Boga, një zonë shqiptare në Kosovë që ishtë rrafshuar nga lufta e vitit 1999, por shumë shpejt ishte rindërtuar. Kaluam natën në shtëpi alpine të reja dhe zbuluam se në dimër kushtonte vetëm 1 euro për të lëvizur me teleferik. Ditën e fundit u ngjitëm në majën Hajla 2400 m dhe ecëm përgjatë rrëpirave të gjata dhe të ngushta të majës ku kisha vënë një këmbë në Kosovë dhe një në Mal të Zi. Prej andej mund të shihja fusha të Serbisë nga lindja dhe malet e Sharrit që kornizonin Maqedoninë në jug. Natën e fundit e kaluam si grup në Dubrovnik, Kroaci ku arritëm pas një udhëtimi të gjatë me autobus nga Rrozaja e Malit të Zi. Qyteti i vjetër ishte shumë tërheqës, ndriçonte nga pasqyrimi i detit, por që nuk kishte asgjë për të zbuluar. Rrugët ishin shumë të shkëlqyera dhe menytë shumë elegante. U ktheva

në hotel për të bërë dush dhe u befasova kur më doli uji shumë i nxehtë. I gjithë shtegëtimi ynë nuk ishte më shumë se 55 km, por shtegtimi në majat e Ballkanit nuk kishte lidhje shumë me distancën se sa me ndërveprimin dhe me këtë shëtitje me autobus do të kisha kaluar kufirin më të dyshimtë të udhëtimit atë midis udhëtuesit dhe turistit. Shtegtimi më kishte njohur me një pjesë mjaft të rrallë të Evropës ku vetë mendimi për të ecur lirshëm midis botëve është akoma një dhuratë po aq e ëmbël ashtu si pija jote e parë. Një Evropë e re e egër po aq mahnitëse kishte prezantuar veten dhe për ta përjetuar atë mu desh vetëm të lidhja këpucët. E gjithë kjo një ditë mund të zhduket dhe kështu të nesërmen në mëngjes pasi të tjerët u larguan për në Teksas, hypa në një taksi dhe ju drejtuam jugut deri aty ku nuk mund të ecte më makina. Pastaj hodha çantën në kurriz dhe u ktheva drejt Shqipërisë.


22

« SPECIALE

E martë 23 prill 2013 •

Këshilli Kontrollues gjatë mbretërisë së Zogut (1928-1939)

Nga Gëzim ZILJA

D

uke parë që problemet e shumta të zhvillimit të Shqipërisë po hasnin vështirësi të panumërta, u krijua përshtypja se një sistem demokratik europian ishte i parakohshëm për t’u zbatuar në vend. Për këtë u nxit mendimi se në Shqipëri nevojitej një qeveri e fortë e centralizuar, monarkiste. Megjithëse eksperienca europiane, sidomos pas Luftës së Parë Botërore i konsideronte mbretëritë si të tejkaluara dhe jo të përshtatshme, Ahmet Zogu, në këtë drejtim shkoi kundër Europës. Në qershor të vitit 1928 u shpërnda Dhoma e Deputetëve dhe Senati dhe u kërkua thirrja e një asambleje kushtetuese me pretekstin e rishikimit të kushtetutës. Kjo asamble në shtator të vitit 1928 e shpalli Shqipërinë mbretëri trashëgimtare, parlamentare dhe demokratike, kurse Ahmet Zogun e shpalli mbret me titullin mbretëror “Zogu I, mbret i shqiptarëve”. Duke e shpallur veten mbret të të gjithë shqiptarëve Zogu linte hapur shtegun për një rishikim të kufijve të banuar nga shqiptarë, veçanërisht me Jugosllavinë e Greqinë, që padrejtësisht ishin shkëputur nga Shqipëria gjatë caktimit të kufijve pas shpalljes së pavarësisë. Prej vitit 1928 deri më 1939 Shqipëria u drejtua nga një monarki konstitucionale. Në hyrje të statutit themeltar të mbretërisë shqiptare thuhej: “Kombi shqiptar, i lirë dhe kryelartë, me plot shpresa dhe lumturi për kohën e ardhme, me dëshirë të patundshme e plot gjallëri për forcimin e përjetshëm të Bashkimit Kombëtar dhe për sigurimin e zhvillimit paqësor të atdheut e të së mirës së përgjithshme të popullit, duke respektuar traditat historike të

kombit, të cilat padyshim i sigurojnë brezit të ardhshëm një mbarëvajtje të meritueshme, në asamblenë e dytë kushtetuese, më datën 1 dhjetor 1928 vendos dhe dekreton këtë

statut (Statuti Themeltar i Mbretërisë, hyrje). Kushtetuta e ndarë në dhjetë tituj përcaktonte qartë Shqipërinë si mbretëri të trashëgueshme pavarësinë, tërësinë e saj tokësore, flamurin

shqiptar, gjuhën zyrtare, pozicionin e feve dhe si kryeqytet Tiranën. Caktohej ndarja e pushteteve, ai legjislativ, përmbarues dhe gjyqësor, si dhe funksionimi dhe marrëdhëniet midis tyre. Në kushtetutë, në artikullin (nenin) 71 thuhet: “Mbreti është kreu më i lartë i shtetit. Ai zotëron të gjitha kompetencat dhe të drejtat e fronit, të dhëna në këtë statut, të cilat i ushtron me anë të ministrave sipas dispozitave të këtij statuti. Ai është komandanti më i lartë i forcave tokësore detare dhe ajrore të shtetit. Një nen më poshtë thuhej: “Mbreti është i pacenueshëm dhe i papërgjegjshëm. Ministrat e tij janë përgjegjës” (po aty fq. 7). Megjithëse i jepte kompetenca të mëdha dhe e bënte të paprekshëm mbretin, kushtetuta e vitit 1928 në raport me detyrat dhe të drejtat e Këshillit Kontrollues bëri hapa para. Ndryshimi themelor ishte se ajo e konsideronte atë si një organ të pavarur, gjë që përputhej me konceptet moderne perëndimore të organizimit të Kontrollit Shtetëror. Në kushtetutë ka gjithsej gjashtë nene, ku jepen detyrat dhe të drejtat e këtij organi të pavarur. Më 1.04.1929 aprovohet nga parlamenti ligji “Mbi organizimin dhe funksionimin e Këshillit Kontrollues”. Në nenin e tij të fundit thuhet: “Ky ligj hyn në fuqi qysh prej prillit 1929 dhe qysh prej kësaj date anulohet dekretligja 20 maj 1925 dhe çdo dispozitë në kundërshtim me këtë ligjë.” Me përfundimin e hartimit të “rregullores së parë të brendshme të Këshillit Kontrollues” kryeministri në detyrë, Pandeli Evangjeli, ia dërgon mbretit, i cili e dekreton më 1.06.1930 (AQSH f 186 v.1942 D175). Në kushtetutën e mbretërisë lidhur me Këshillin Kontrollues po citojmë nenin 155, që thotë: “Kontrollimi preventiv si dhe kontrollimi konsumtiv i gjithë të ardhurave dhe harxhimeve të shtetit bëhen prej Këshillit Kontrollues. Çdo vit Këshilli Kontrollues i paraqet parlamentit një raport të përgjithshëm që përmban llogaritë e vitit të kaluar dhe shënon çrregullimet që mund të kenë ndodhur në administratat e ndryshme të shtetit në zbatim të buxhetit. Këshilli Kontrollues, megjithëse me një numër të pakët njerëzish, filloi menjëherë punën për kontrollin e financave të shtetit. Në vitin 1928 kemi raportin e parë të këtij Këshilli mbi “Budgetin Konsuntiv i të hymevet dhe të dalunavet të vjetit financiar1926-1927 mbas kontrollit të bamun nga Këshilli Kontrollues” (AQSH, f. 186. D.9.V1926). Këto raporte do të vazhdonin rregullisht deri në kohën kur Shqipëria pushtohet nga Italia në prill të vitit 1939. Vendimi për Kontrollin Financiar të buxhetit të shtetit të viteve 1926-1927mban firmën e Kolë Thaçit si kryetar Llambi Aleksit dhe Laç Gerës si anëtarë dhe prokuror Ilia Kota. Krahas veprimeve abuzive në realizimin e buxhetit dhe tejkalimit të shpenzimeve në raport vihen në dukje mangësi të shumta të kuadrit ligjor, por njëherësh bëhen vërejtje dhe propozime për rregullimin e tyre në të ardhmen. Për mangësitë e konstatuara theksohet mosrealizimi i të ardhurave, propozohet mosvënia e taksave të prapambetura në vitet pasardhëse, por falje e tyre, veçohen dobësitë e strukturave në vjeljen e taksave sidomos në bashkëpunim me Këshillin Kontrollues me Ministrinë e Financave etj. Në raport theksohet midis të tjerave: “Por sa për taksa e tatime të prapambetura, për të cilat nuk asht më asnji shpresë se do të nxirren Ministrija e Financavet sa më parë të disponojë ligjërisht anulimin e tyre që të mos figurojnë ma në Budghet preventivë e konsuntivë...” (Raport 1926-1927.fq.14). Në 1 dhjetor të vitit 1928 shfuqizohet kushtetuta e vitit 1925, duke ia lënë

vendin kushtetutës së Mbretërisë Shqiptare. Në faqen 13 të kushtetutës mbretërore në kapitullin mbi Këshillin Kontrollues neni i parë (art 153) do të lexojmë: “Financat e shtetit kontrollohen prej Këshillit Kontrollues, i cili në ushtrimin e detyrës është i pavarur.” Në këtë mënyrë, Këshilli Kontrollues merr atributet e një institucioni që përputhet plotësisht me konceptet organizuese të vendeve perëndimore. Tri nene më poshtë theksohet se “Këshilli Kontrollues çdo tre muaj me një raport të veçantë i parashtron mbretit gjendjen financiare të shtetit përmes Kryeministrisë”. Këshilli Kontrollues do të vazhdonte të përbëhej nga kryetari dhe dy anëtarë. Një vit më vonë, më 1.04.1929, parlamenti aprovoi “Ligjën mbi organizimin dhe funksionimin e Këshillit Kontrollues”, ligj që shfuqizoi dekretligjin e 20 majit të vitit 1925. Në art. 1, të “Ligjës mbi organizimin e funksionimin e KK-së” thuhet midis të tjerash: “...Detyrat e prokurorisë pranë Këshillit Kontrollues kryhen prej nji prokurori... Emnimi i kryetarit, anëtarëvet dhe prokurorit ka një fuqi prej shtatë vjet.” Pra, në këtë ligj në përbërje të Këshillit Kontrollues futet prokurori, gjë që nuk figuron në kushtetutën e vitit 1925 (Flet. Zyrt. nr 29 v.1929 fq. 2). Më 3.02.1931 aprovohet “Rregullorja e brendshme e Këshillit Kontrollues”, firmosur nga mbreti, kryeministri Pandeli Evangjeli, ministri i Brendshëm Musa Juka, ministri i Arsimit Hilë Mosi, ministri i Financave Kolë Thaçi, ministri i Punëve Botore I. Dibra dhe ministri i Ekonomisë Medi Frashëri. Vendosja e kaq shumë firmave mbi këtë rregullore tregon rëndësinë e madhe që i jepte mbreti institucionit të Këshillit Kontrollues. Rregullorja përbënte një hap tjetër cilësor për ndryshimet në KK jo vetëm në strukturë, në detyrat dhe të drejtat e tij, por dhe në marrëdhënie me institucionet e tjera, përfshi edhe atë të mbretit. Kjo përbënte jo vetëm një ndarje të re të sektorëve kontrollues, por dhe një specializim të mëtejshëm për sa i përket kontroll-revizionit të shtetit. Në rregulloren e brendshme përcaktohet qartë puna e prokurorisë. Në art. 4 thuhet: “Prokurorisë i përket ndjekja e çështjeve penale dhe e akteve për të cilat sipas ligjeve duhet të shfaqet mendimi. Në dallim me rregulloret dhe ligjet e deriatëhershme specifikohen në detaje detyrat dhe të drejtat e kryetarit, të anëtarëve, të kontrollorëve, prokurorit dhe kryesekretarit të Këshillit. Në Rregullore që me sa duket është e fundit deri më 1939, vit kur Shqipëria pushtohet nga Italia, vërejmë dhe element të kodit etik mbi orarin lëvizjet në orarin e punës, marrëdhëniet midis punonjësve, fshehtësinë e të dhënave, respektin ndaj superiorëve etj. Raportet e Këshillit Kontrollues me përmirësimet e herëpashershme të legjislacionit paraqiten më të plota dhe më të specializuara. Ato përfshijnë kontrollin në të gjithë veprimtarinë financiare të mbretërisë shqiptare si dhe mbledhjen e taksave, shpenzimet e parashikuara, abuzimet e ndryshme, masat e marra për parandalimin e tyre etj. Kështu, në “Raport mbi budgetin konsuntiv t’ushtrimit financiar 1929/1930” midis të tjerave theksohet: “...Ky kshiëll asht’ përpjekë si e si ta ndalojnë hovin e sa keqpërdorimeve që mund të ndollshin o me kast, o prej gabimit të padijenijet sepse dobija e shërbimi i vlefshëm nuk janë vetun të nxanit e të gjetunit e gabimeve e keqpërdorimeve të zyrtarëve të Shteit por janë ato ndalime e shtrëngime që zyrtarët e shtetit i bajnë vedit tuej e ruejt prej çdo shpërdorimit dhe prej friget se bjen në dorë t’organeve të Kontrollit të Shtetit.”


SPORT • E martë 23 prill 2013

ROURA: DO LUAJMË PËR FITORE NË GJERMANI Përpara ndeshjes së madhe që do të luhet sot në darkë mes Bajernit të Mynihut dhe Barcelonës, drejtuesit e klubit katalanas tregohen shumë të kujdesshëm në deklaratat e tyre, duke thënë se e vlerësojnë maksimalisht kundërshtarin. Kështu, zëvendëstrajneri Xhordi Roura, i cili flet edhe në emër të teknikut Vilanova, shprehet se takimi i sotëm do të jetë shumë i vështirë, por Barcelona i ka të gjitha mundësitë edhe për të fituar që në takimin e parë. “Sigurisht që është një ndeshje shumë e vështirë. Bajerni i Mynihut ka treguar një formë perfekte jo vetëm në Ligën e Kampioneve, sikurse është rasti i Borusias, por edhe në kampionat, duke u bërë praktikisht një ekip i pathyeshëm. Megjithatë, unë mendoj se ndeshja e sotme do

E

vropa është gati të presë duelin e titanëve, sonte në mbrëmje (20:45) në Mynih ku do të jenë përballë Bajerni dhe Barcelona. Të dyja skuadrat kanë dominuar kampionatet përkatëse dhe tani kanë përcaktuar objektivin e radhës, Ligën e Kampioneve. Problemi më i madh i Bajernit në këtë ndeshje pritet të jetë Lionel Mesi. Pavarësisht se prania në fushë e argjentinasit është pikëpyetja më e madhe, trajneri i bavarezëve Jup Hajnkes e ka llogaritur në fushë mesfushorin e Barçës. “Jam i bindur se Mesi do të jetë në fushë. Ka qenë i dëmtuar, por ndaj Bajernit do jetë në fushë. Ndaj ne duhet të marrim të gjitha masat.”

të jetë shumë e fortë dhe do të përqendrohet në mesfushë, aty ku ne shpresojmë të fitojmë terren”,- u shpreh Roura. Ndërkaq, Roura u shpreh se ndeshja do të ndahet vetëm nga detaje të vogla, pasi në

tërësi mendon se do të jetë e barabartë. “Ekipi që do të shfrytëzojë më mirë ato pak raste që do t’i krijohen, do të fitojë”,- tha Roura. Ndërkaq, në lidhje me Lionel Mesin, Roura u shpreh se për momentin nuk

mund të japë asnjë përgjigje. “Është e pamundur që të jap një përgjigje nëse Mesi do të luajë apo jo. Unë mund të them që ai është në gjendje të mirë, por do të vendoset nga stafi teknik nëse ai do të jetë në fushë apo jo. Nëse Mesi nuk ndihet gati për të luajtur një ndeshje të plotë, atëherë ne nuk do e sforcojmë në asnjë mënyrë”,- u shpreh Roura. “Por edhe nëse Mesi nuk luan, jam i bindur se Bajerni e di mirë që Barcelona është një ekip i madh dhe nuk i var shpresat vetëm tek Mesi. Ne do të mundohemi të fitojmë që në takimin e parë, por natyrisht edhe barazimi nuk do të ishte negativ në Gjermani. E shoh Bajernin me shumë vetëbesim, që mund të jetë diçka e mirë për të karikuar lojtarët, megjithatë, të mos harrojnë kë ekip kanë përballë”,- mbylli Roura.

Hajnkes i bën llogaritë me Mesin në fushë Trajneri i Bajernit ka bërë gati strategjinë e tij për të mposhtur Barcelonën. Bavarezët shpresojnë të mos marrin gol në “Allianz Arena”

Ksavi: Do të shohim një Mesi të madh në fushë Kapiteni i katalanasve, Ksavi Hernandez, është shprehur para sfidës së madhe se takimi i sotëm ka një rëndësi të madhe për Barcelonën. Ndërkaq, ai siguron se në fushë do të kemi një Mesi të madh, të aftë për t’u përballur me ekipin dominues në Gjermani. “Sigurisht që është një ndeshje e vështirë, por edhe shumë e rëndësishme. Por unë mund të them se ne do të japim maksimumin dhe nuk do t’i lëmë shumë hapësira kundërshtarit. Përsa i përket Mesit, ai është padyshim lojtari më i madh në botë dhe jam i bindur që do të shohim një Mesi të madh në fushë. Nuk dua të flas shumë për kundërshtarin pasi e respektojmë, por ata nuk duhet të harrojnë se kush është Barcelona”,- u shpreh kapiteni katalanas.

Mesi në dyshim deri në moment të fundit

Lionel Mesi është ende në dyshim nëse do të luajë për ndeshjen e sotme ndaj Bajernit të Mynihut, apo tekniku Vilanova nuk do të rrezikojë shumë dhe ta ruajë për takimin e dytë. Megjithatë, Barcelona ka vuajtur sa herë Mesi nuk ka qenë në fushë, sidomos ndaj ekipeve të mëdha, ndaj dhe gjërat nuk janë të qarta nëse argjentinasi do të aktivizohet. Mesi pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen e parë në çerekfinales ndaj PSG dhe nuk është rikuperuar ende plotësisht nga ai.

Kjo e sotmja do të jetë vizita e katërt e Barcelonës në Mynih dhe historia nuk është se flet shumë për spanjollët. Në tri vizitat e mëparshme Barcelona nuk ka fituar asnjëherë në kryeqendrën e Bavarisë, dy barazime dhe një humbje, por edhe në Barcelonë bilanci nuk është më i mirë me tri takime, dy humbje dhe një fitore, ajo 4:0 në vitin 2009. Për herë të parë dy skuadrat janë përballur në gjysmëfinalet e kupës UEFA në vitin 1996. Në ndeshjen e parë në Mynih, Barcelona barazonte 2:2, ndërsa Bajerni u kualifikua në finale pasi fitoi në Barcelonë 1:2. Në sezonin 1998-1999, në fazën në grupe në Champions, Barcelona u mund në Mynih 1:0 dhe 1:2 në Barcelonë. Ndërsa përballja e fundit i referohet sezonit 2008-2009, në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Barcelona fitoi 4:0 në “Camp Nou” me dy gola të Mesit dhe një të Eto e Tieri Henri, duke i shkaktuar Bajernit një nga humbjet më të thella në histori në kupat e Evropës. Ndeshja e dytë në Mynih u mbyll 1:1 me gola të Riberi për Bajernin dhe Keita për Barcelonën.

Lahm: Një festë futbolli Kapiteni Lahm dhe mesfushori Havi Martinez kanë shoqëruar trajnerin Hajnkes në konferencën për shtyp të Bajernit përpara sfidës ndaj Barcelonës. Kapiteni i bavarezëve ka theksuar progresin e bërë nga skuadra e tij. “Barcelona është skuadra më e mirë në botë, por ne jemi përmirësuar së tepërmi vitet e fundit. Mendoj se këto dy ndeshje do të jenë një festë e futbollit”- ka thënë Lahm.

Pike: Koha kur fitonin vetëm gjermanët ka perënduar

drojë besnik stolit të tij. Asnjëherë nuk kemi menduar gjatë për kundërshtarin që kemi pasur përballë. Ne kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

23

Barcelona nuk ka fituar kurrë në Mynih

Mungon Manxhukiç, balotazh Gomez-Pizaro “Është një mungesë e rëndësishme. Megjithatë e quaj veten me fat, pasi kam në dispozicion edhe dy sulmues të tjerë klasi. Do të bisedoj me të dy dhe më pas do të marr një vendim.” Nga ana e saj gazeta gjermane “Bild” ka saktësuar se Mario Gomez do ta nisë që nga minuta e parë.

Martinez: Nuk na intereson kundërshtari, i marrim përpara “Bajerni duhet t’i qën-

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

duam të vazhdojmë marshimin tonë”- ka thënë spanjolli i Bajernit. Për ndeshjen mes Bajernit dhe Barcelonës

të gjitha biletat janë shitur. Gjysmëfinalja e kthimit do të zhvillohet më 1 maj në “Camp Nou”.

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike gjatë një interviste për gazetën “AS” është shprehur i entuziazmuar në prag të përballjes me Bajernin. Ai gjithashtu ka vlerësuar shumë Lionel Mesin: “Ai i bën gjërat më të thjeshta për ne ndaj rivalët nuk e duan në fushë.” Duke iu kthyer ndeshjes Pike ka shprehur besimin e tij se Barcelona mund ta eliminojë Bajernin. “Bajerni është një rival i madh, por askush nuk duhet të harrojë se Barcelona mbetet po ashtu një skuadër e madhe. Besoj se shprehja e famshme se futbolli luhet 11 kundër 11, por në fund fitojnë gjithnjë gjermanët ka perënduar”- ka thënë Pike.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E martë 23 prill 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.