Metropol 23 nentor

Page 1

»5

Ekspertët verifikojnë manipulimin e vlerës

Hetim tregut të vajit, dyshohet për çmim të vendosur me marrëveshje E martë

22 tetor 2012

Viti VIII, Nr. 2803 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Kërcënimi

Përdhunuesi i 8-vjeçares, e shoqa u vetëvra në Greqi Jetimët: Berisha na la takim. Anagnosti kishte 2 fëmijë. Me dosje penale në shtetin fqinj. Flet nëna e vogëlushes: 47-vjeçarin e njoha 9 muaj më parë. Jetonim në një shtëpi »9

Po nuk patëm zgjidhje, futemi në grevë urie

»8

Ish-pronarët

Gjykata Kushtetuese bllokon lirimin e shtëpive »5

Pasuritë e paluajtshme

Dy ditë para afatit kushtetuesja vendos pezullimin

Hipoteka verifikon dosjet e pronave të regjistruara

Shoqata e qiramarrësve paraqet ankesën për aktin normativ

Rastet kur do të pezullohet pasuria dhe kur refuzohet regjistrimi nga e para. Si do të veprohet me rastet e proceseve të mëparshme gjyqësore

»2

Strategjia e PS Grupe pune për zonat e nxehta zgjedhore

Afatet që do të ndiqen dhe procedura për kundërshtimin enti i banesave kërkon daljen nga shtëpitë brenda 10 ditëve

Koordinatorët do të synojnë problemet shoqërore sipas qyteteve, të rinjtë dhe elektoratin gri

»3

studimi i kompanisë

“Shell” nis kërkimin për naftë në Shqipëri. Zonat ku do shpohet

»4

Opinion Nga Artur Nura

Nga Gazment Koduzi

Shkishërimi dhe Kush e ka radhën shteti laik »11 për t’u “djegur?»10

koalicionet parazgjedhore

»3

Meta-Idrizi bëjnë pakt për çështjen çame dhe zonat alarmi nga ekspertët

Antidroga: Heroina po përzihet dhe me bar miu Përdoruesit rrezikojnë jetën. Linjat e shpërndarjes së drogës në Evropë. Në vendin tonë 10 mijë përdorues »7

Bota Nga veriu në jug, ata që s’e duan euron »14 emil Maurice, miku hebre i Hitlerit »22


Banesat e mbetura

Porositë për banesë

Porosia me përqindje

Pronari i tokës

02

« POLITIKË

Në rastin kur në një pallat të ri pronari i tokës nuk është shpërblyer nga ndërtuesi, por me të ka një marrëveshje këmbimi, në zyrat e hipotekës objektet do të regjistrohet sipas akteve noteriale. Kështu, pasi ndërtesa të jetë regjistruar në karabina si e tërë, pronari i truallit duhet të paraqesë aktin noterial, ku do të jetë e specifikuar pjesa apo pjesët që i takojnë. Pas kësaj për të lëshohet certifikata në karabina. Hipotekat do të regjistrojnë në karabina dhe kontratat noteriale në të cilat nuk është përcaktuar konkretisht sipërfaqet që i jepet pronarit të tokës, porositësit apo investitorit. Në këtë rast ZRPP-ja do të vendosë regjistrimin në bashkëpronësi. Por në rast se palët në përfundimin e objektit nuk do të jenë dakord për ndarjen e sipërfaqeve dhe zonave përkatëse, kryeregjistruesi do t’i drejtojë palët në zgjidhjen në rrugë gjyqësore Pasuritë e individualizuara sipas akteve noteriale të lidhura ndërmjet subjekteve porositëse dhe investitorit, të përcjella nga autoriteti përkatës i planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit apo të paraqitura për regjistrim në ZRPP nga subjektet e interesuara, regjistrohen në pronësi të porositësit. Mosmarrëveshjet ndërmjet investitorit dhe porositësit zgjidhen në rrugë gjyqësore. Në këtë rast padia shënohet në regjistër. Në rast se në momentin e regjistrimit në karabina për objektin nuk ka akte noteriale as për porosi dhe as për këmbim me pronarin e truallit, banesat apo sipërfaqet e tjera të objektit regjistrohen në emër të investitorit. Nëse për to ka një veprim ligjor, shitblerje, dhurimi apo këmbimi, akti shënohet në regjistër. Në këtë rast sipërfaqa në fjalë kalon në emër të personit me të cilin është lidhur marrëveshja e re.

E martë 23 tetor 2012 •

NË RASTET KUR NË GJYQ NUK KA QENË NJËRA NGA PALËT, PEZULLOHET PRONA

Hipoteka nis verifikimin e pasurive Rastet kur nga zyra e regjistrimeve nuk pranohen dokumentet I PËRKOHSHËM Të drejtat e reja

Karabinatë regjistrohen si pronë e patundshme

Z

yrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme pritet të nisin një proces verifikimit të regjistrimit të pasurisë. Ndërkohë do të nisë një rregullore e re për hipotekimin apo refuzimin e dokumenteve për regjistrimin e pronës. Megjithatë, në vendimin e ri të qeverisë, i botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, do t’i jepet përparësi në rastin e mbivendosjeve pronave që janë regjistruar të parat në hipotekë, si dhe ato që kanë vendime gjyqësore të formës së prerë. Por në rastin e fundit do të shihet nëse dhe në gjykatë janë ndjekur në rregull procedurat, duke i hapur kështu rrugën e një verifikimi ligjor të së drejtës. Refuzimet Sipas udhëzimit për përcaktimin e elementeve të akteve që verifikohen nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të procedurës për nxjerrjen e urdhrit të regjistruesit dokumentet refuzohen në nëntë raste. Kështu, kur për pronën në konflikt nuk ka vendimi gjyqësor të formës së prerë; kur sipas vendimit të gjykatës në dhënien e vendimit është vënë në lëvizje me kërkesë, përveç rasteve të çeljes së trashëgimisë; kur në pjesën urdhëruese të vendimit (dispozitivi) të gjykatës përcaktohet se është vendosur vërtetimi i faktit juridik të pronësisë, këtu përjashtohen rastet të dhënies së vendimit para datës së hyrjes në fuqi të Kodit të Procedurës Civile (1 nëntor 1994), nëse nuk krijon mbivendosje me titujt e tjerë. Kur të dhënat për pasurinë nuk janë të plota e nuk kanë të përcaktuara, minimalisht kufijtë dhe pozicionin gjeografik të pasurive të paluajtshme (vendndodhjen e pronës/numrin e regjistrimit në regjistrat hipotekorë

PËRCAKTIMI I PLOTË Regjistrimi i fitimit apo i kalimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, të njohura ose të fituara me anë të ligjit, vendimit gjyqësor, aktit administrativ apo me parashkrim fitues, në zbatim të neneve 44 dhe 45 të ligjit nr.33/12, datë 21.3.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme pas verifikimit të plotë të elementeve të aktit që njeh ose përmban fitimin e së drejtës së pronësisë për efekt të plotësimit të kushteve të regjistrimit të përcaktuara në nenin 193 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Përveç përjashtimeve të përcaktuara me ligj zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme bëjnë veprime në regjistrin e një pasurie të paluajtshme vetëm kur ato rrjedhin nga tituj pronësie të pronarit të fundit të saj të regjistruar më parë në regjistër.

Kur akti që njeh ose përmban fitimin e së drejtës së pronësisë, është akt administrativ, punonjësit e ZRPPsë, që përpunojnë kërkesat individuale për regjistrim, procedojnë duke verifikuar: a) elementet e formës në përputhje me përcaktimet e pjesës VI të Kodit të Procedurave Administrative dhe të ligjeve apo akteve nënligjore përkatëse që rregullojnë regjimin e tyre; b) ekzistencën e regjistrimeve të mundshme ekzistuese të pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, që është objekt i kërkesës për regjistrim, në favor të personave të tjerë, fizikë ose juridikë, përveç palëve të përcaktuara në aktin administrativ, të cilat nuk kanë qenë palë në procesin administrativ; c) nëse në aktin administrativ të dhënat për pronën pasuri e paluajtshme janë të plota dhe lejojnë regjistrimin e saj.

ose kadastralë të pasurisë, kufitarët e pronës dhe/ose sipërfaqet). Kur në aktet noteriale nuk plotësohen elementet e formës, kur në aktet administrative nuk kanë përfunduar afatet ligjore për ankimin administrativ dhe gjyqësor, nuk plotësohen elementet e formës, ekzistojnë regjistrime të pronësisë për pasurinë e paluajtshme në favor të personave të tjerë, fizikë ose juridik. Dhe në rastet kur dokumentet e paraqitura për regjistrim krijojnë mbivendosje me një pasuri të regjistruar më parë. Pezullimi Në vendim parashikohet

se, kur një nga palët nuk është thirrur si palë në gjykim, kërkesa për regjistrim pezullohet dhe për pasurinë e paluajtshme, që përbën objektin e saj, regjistruesi lëshon urdhër për regjistrimin e kufizimit në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshme. Në këtë rast regjistruesi merr masat për njoftimin e këtyre subjekteve në përputhje me dispozitat e ligjit të sipërpërmendur. Kur mbaron afati i kufizimit mbi pasurinë e paluajtshme, zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme vijon trajtimin e kërkesës për regjistrim.

RISHIKIMI

Pronat e fituara në gjyq me shtetin Subjektet që kanë përfituar pronën dhe e kanë regjistruar atë në hipotekë pas një procesi gjyqësor me shtetin, do të jenë nën vëzhgimin e regjistruesve. Kështu, dosjet e tyre do të rishikohen nëse janë zbatuar në rregull procedurat e fitimit të pronësisë. Kjo duke verifikuar nëse në gjyq ka qenë përfaqësuesi i shtetit dhe nëse e ka mbrojtur ai interesin e shtetit apo ka parregullsi në proces. “Nëse pasuria mbi të cilën gjykata ka disponuar sipas vendimit figuron pronë shtetërore ose në emër të një institucioni a enti publik, procedohet duke verifikuar nëse ka qenë palë në gjykim pikërisht ai institucion a ent publik që ka pasur të drejtën e pronësisë mbi pasurinë (nenet 18 e 90 të Kodit të Procedurës Civile) dhe Avokatura e Shtetit (neni 79/a i Kodit të Procedurës Civile, shkronja “a” e pikës 1 të nenit 1 të ligjit nr. 8551, datë 18.11.1999 “Për Avokaturën e Shtetit”, i ndryshuar)”, përcaktohet në vendimin e qeverisë.

Bankat do të njohin si pronë të patundshme dhe një apartament që është në fazën e ndërtimit. Në vendimin e qeverisë të botuar në Fletoren Zyrtare objektet e reja do të regjistrohen që në fazën e karabinasë. Ndërkohë çdo individ që do të pronotojë në to do të marrë në dorë dhe një certifikatë pronësie të përkohshme. Por me regjistrimin e objektit dhe kompanitë ndërtuese do të jenë të detyruara që të përfundojnë punimet sipas akteve ligjore. Kjo pasi me këtë veprim çdo afat i shtyrë do të shoqërohet me sanksione. “Pas regjistrimit të karabinasë regjistruesi lëshon dokumente të përkohshme për njësitë e individualizuara të objektit në favor të zhvilluesit, në cilësinë e investitorit ose pronarëve të truallit apo blerësve a porositësve të njësive individuale, që përbëjnë strukturën e regjistruar si karabina. Dokumentet e përkohshme të lëshuara janë të vlefshme vetëm për efekt të kreditimit dhe garantimit të kredive të dhëna nga bankat apo subjekte të tjera kredituese në favor të zhvilluesit të pronës apo të subjekteve me të cilat ky i fundit ka lidhur aktet noteriale të përmendura në pikën 4 të kreut II dhe/ ose pikën 4 të kreut III të këtij udhëzimi”, - thuhet në vendimin e marrë. Në këtë rast edhe bankat mund të bëjnë vlerësimin e objektit për të dhënë kredi. Në këtë rast objekti bllokohet në llogari të bankës dhe mbi të nuk do të kryhen veprime të tjera shitblerjeje pa u shlyer huaja. Kur objekti të kalojë nga regjistrimi i përkohshëm karabina në atë të përhershëm, sipërfaqja e pronotuar do të kalojë në emër të porositësit, por në regjistër sërish do të mbetet e shënuar bllokimi i veprimeve të shitblerjes në llogari të bankës që ka lëshuar kredinë. Vetëm pas shlyerjes së plotë të detyrimeve hipoteka do të heqë bllokimin në emër të bankës.


POLITIKË • E martë 23 tetor 2012

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, dhe ai i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kanë nisur bisedimet për daljen në zona të përbashkëta zgjedhore si dhe arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi në pika të përbashkëta. Mësohet se Meta dhe Idrizi janë takuar dje në mbrëmje vonë në një nga lokalet e Bllokut. Temë e bisedës kanë qenë koalicionet parazgjedhore si dhe zgjidhja e çështjes çame. Të dyja partitë në programet e tyre kanë vendosur zgjidhjen e çështjes çame. Dallimi është në faktin se LSI-ja ka vendosur prioritet integrimin në BE dhe paralelisht me këtë zgjidhjen e çështjes çame. Ndërkohë PDIU-ja kërkon si prioritet zgjidhjen e çështjes çame e më pas ecjen e sigurt drejt integrimit. Gjithsesi, duke parë se kanë tema të përbashkëta, Meta dhe Idrizi kanë hedhur hapat e parë të një bashkëpunimi. Kjo edhe pse deri tani janë në një koalicion qeverisës. Deri tani as LSI-ja dhe as PDIU-ja nuk kanë bërë të qartë nëse në zgjedhjet parlamentare do të dalin në një koalicion me PD-në apo do të konkurrojnë më vete. Gjithsesi, nuk përjashtohet që parti të ndryshme të bëjnë koalicione në zona të ndryshme.

Berisha-Borisov: BE, Bullgaria votë pro Shqipërisë

VEÇ SHTYLLAVE RAMA KËRKON NDARJEN SIPAS PROBLEMATIKAVE

PS me strukturë koordinuese për votat dhe bindjen e elektoratit N

gritja dhe forcimi i strukturave të posaçme në zonat ku Partia Socialiste ka shënuar në vijimësi rrjedhje të elektoratit është një nga çështjet e strategjisë elektorale të kësaj force politike. Në funksion të organizimit dhe funksionimit si një makinë elektorale, me qëllimin e vetëm për fitore në zgjedhjet parlamentare të 2013-s, lidershipi socialist ka zgjedhur që veç shtyllave kryesore në të cilat do të përqendrohet procesi parapërgatitor për fushatën elektorale të punojë me grupe punë të posaçme në zona që përbëjnë një sërë problematikash në funksionimin e PS-së. Problematika Strukturat drejtuese dhe anëtarësia e PS-së nuk shfaqet e njëjtë në të gjithë vendin, dhe kjo e pritshme për një parti që, dhe pse e madhe, vazhdon të jetë në opozitë për 8 vjet me radhë, përfshirë këtu dhe përplasjet brenda llojit. Nisur nga panorama e përgjithshme në bazë, kupola rozë ka nisur punën për identifikimin e këtyre problematikave dhe zonat në të cilat pozicioni i PS-së përballë elektoratit shfaqet rrezikshëm. Momentalisht bëhet e ditur se orientimi kryesor i lidershipit socialist lidhet me zonat ku PS-ja ka pësuar në vazhdimësi rrjedhje votash, kjo për shkak të largimit të përfaqësuesve të PS-së drejt partive të tjera. Konkretisht janë disa zona jo të pakta në numër që drejtues të PS-së si në nivel lokal, ashtu dhe në atë qendror kanë lënë radhët e kësaj partie dhe i janë bashkuar LSIsë. Kjo ka sjellë dhe një ulje në shifra të mbështetjes. Strategjia Evidentimi i zonave ku PS-

03

Idrizi e Meta pak për çështjen çame dhe koalicionet

RICIKLIMI I ZGJEDHËSVE

Kryesia e PS-së rreth një javë më parë ka vendosur që të zhvillojë një riciklim të figurave politike në fushatën elektorale. Në këtë kuptim, deputetët apo figura të njohura nuk do të kandidojnë në zonat e tyre elektorale, por do të vendosen në zona të tjera, kjo për t’i detyruar ata që të punojnë edhe më shumë me zgjedhësit, apo duke rritur më shumë ofrimin e votave, pasi elektorati i një zone do të njihet me figura që më parë nuk ka mundur t’i kontaktojë. Sipas kësaj strategjie, kjo do t’u krijojë kandidatëve më shumë mundësi për të zhvilluar idetë e tyre në fushatë apo për të krijuar strategji të cilat do të rritin numrin e votave.

»

DY KATEGORITË NË QENDËR TË PS Elektorati i cilësuar “gri” dhe të rinjtë janë vendosur në fokusin e selisë rozë. Kjo pasi të rinjtë janë ende të lëkundur në votën e tyre, ndërsa tek elektorati gri është më e thjeshtë krijimi i pakënaqësive. Në këtë synim PS-ja do të kërkojë marrjen e sa më shumë votave të reja, ose të paktën të frenojë që ky elektorat të shkojë drejt forcave politike që janë në pushtet. Për sa u përket të rinjve, duket se Rama ia ka lënë në dorë organizimin Erion Velisë. Kjo dhe falë eksperiencës së tij në organizimet e bëra në shoqatën “Mjaft” apo dhe në rishikimin e statusit të FRESSH-it. Në krye të Tiranës është vendosur një tjetër nga figurat e reja, Sajmir Tahiri. Kjo duke sjellë dhe perceptimin se PS-së është më shumë drejt figurave të reja. Sa i përket elektoratit gri, PS-ja tashmë ka nisur një fushatë propagandistike duke denoncuar ministritë apo dhe duke krijuar situata pakënaqësie në shoqëri.

Zonat e nxehta për të majtën, qytetet dhe qarqet e rrezikuara Fieri, Berati, Lushnja, Shkodra, Elbasani dhe Korça janë disa nga qytetet më të mëdha që do të kërkojnë më shumë angazhim prej socialistëve. Burimet kanë bërë të ditur se pikërisht për to po punohet dhe do të kontribuohet më shumë prej strategëve të selisë rozë. Fieri dhe Berati me kohë kanë treguar se janë bastione të socialistëve, por vitet e fundit me garimin e LSI-së më vete si dhe me vendosjen e figurave të forta nga partitë e djathta kanë sjellë një shembje të cilësimit “bastion”, madje në Berat PS-ja doli vetëm me një deputet më shumë se e djathta. Kurse në Fier LSI-ja duket se ka rimarrë terrenin pas largimit të Dritan Priftit prej kësaj force politike. Nga ana tjetër, Lushnja dhe Elbasani gjithnjë e më shumë janë duke treguar paqëndrueshmëri të votave për të dyja kampet. Por gjithsesi janë zona me numër të madh votuesish, gjë që sjell vëmendje të madhe, duke parë se partitë llogaritin fitore ose humbje me diferenca të vogla ndaj njëra-tjetrës. Në të njëjtën situatë ndodhet dhe zona e Korçës, ku palët thuajse ndahen në vota të barabarta. Pavarësisht se në të tria qytetet kryetari i bashkisë është i Partisë Socialiste, votat në këshillat bashkiakë tregojnë se asnjëra nga palët nuk është fituese e plotë. Për sa i përket Shkodrës, e cila njihet si mbështetëse kryesore e së djathtës, PS-ja pretendon rritjen e numrit të votave. Kjo duke ringritur shqetësimin e përmbytjeve apo dhe atë të nivelit të papunësisë.

ja ka rrjedhje votash apo një mbështetje të vogël në elektorat është vetëm njëra anë e punës, pasi paralelisht grupet e punës duhet të nisin takimet për përmirësimin e situatës. Kështu, strategjia elektorale e PS-së veç asaj çfarë është zbardhur deri tani mbi mënyrën

e organizimit dhe funksionimit të partisë deri në zgjedhjet e 2013-s, përfshin dhe ngritjen e strukturave të reja për t’u ardhur në ndihmë atyre ekzistuese apo në disa raste dhe dublimit të tyre. Kjo nisur nga fakti se në zona ku deputetët e zgjedhur nën siglën e PS-së

dhe më pas janë larguar apo dhe përjashtuar nga radhët e saj, siç është rasti i deputetit Kastriot Islami, koordinatorët socialistë në këto zona kanë preferuar që grupet e punës për fushatën elektorale të përfaqësohen nga anëtarë të rinj dhe jo ata që kanë qenë më parë.

Kryeministri Berisha u shpreh pro konsensusit të mundshëm mes mazhorancës dhe opozitës për tri kushtet e BE-së, por vetëm nëse ai do të realizohet brenda kuadrit kushtetues. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Bullgarisë, Boiko Borisov, kreu i qeverisë shqiptare tha se gjithçka varet nga opozita, nëse do t’i votojë apo do t’i bllokojë tri ligjet. “Ne ofrojmë konsensusin më të madh të mundshëm brenda kuadrit kushtetues. Unë shpresoj dhe besoj se nuk ekziston pengesa për t’u votuar ato. Ky është një proces që kërkon gjithëpërfshirje, ky është thelbi i integrimit”, - deklaroi Berisha. Nga ana tjetër, homologu i tij bullgar garantoi mbështetjen e vendit të tij si anëtar i BE-së si dhe eksperiencën e saj në rrugën e anëtarësimit. “Ne do t’i japim një kontribut të madh Shqipërisë në procesin e bisedimeve që do të vendoset mes shtetit tuaj dhe BE-së, do t’ju ndihmojmë me eksperiencën tonë pozitive dhe negative. Bullgaria do të japë votën pro”, - tha Borisov, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendit tonë. Kryeministri i Bullgarisë u prit dje në një takim edhe nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Ujësjellësi nis blerjen e hidrocentralit të Lanabregasit Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës do të blejë hidrocentralin e Lanabregasit me një vlerë prej 15 milionë euro. Hidrocentrali ka një kapacitet prej 5 megavatë. Për blerjen do të marren 15 milionë euro kredi. Energjia e prodhuar nga ky hidrocentral do të përdoret për depot e ujit, stacionet e pompimit. Ekspertët bëjnë të ditur se ky veprim do të sjellë uljen e kostove dhe për rrjedhojë edhe çmimin e tij për konsumatorët. E drejta për të marrë kredi u miratua në Kuvend me votat e mazhorancës. Deputeti socialist Eduart Shalsi tha se “i gjithë ky transaksion nuk synon rritjen e efikasitetit apo të efiçencës së HEC-it në Lanabregas, por është thjesht një mënyrë që me paratë që do të marrë të mbushin një tjetër grope në buxhetin e shtetit”. Nga ana tjetër, drejtori juridik i METE-s, Zamir Stefani, u shpreh: “Ligji për transformimin e ndërmarrjes shtetërore në shoqëri tregtare i jep të drejtë ministrit të Ekonomisë të jetë përfaqësuesi i pronës publike. Baza tjetër ligjore e kësaj kontrate është për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, ligji nr. 9901, i ndryshuar. Nëpërmjet këtij ligji ke të drejtë, mund të bëjnë transaksione nga dhënia me hua, falje etj.”

Vjosa, Drini i Zi dhe Osumi pika për energjinë e rinovueshme Në Shqipëri së shpejti do të ndërtohen hidrocentrale mbi lumin Vjosë, Drin i Zi, Osum si dhe projektet e HEC-eve të vogla, që aktualisht programojnë një kapacitet të instaluar mbi 2000 MW. Ky vendim u morë në takimin e 10-të ministral të Komunitetit të Energjisë, që u zhvillua në Budva të Malit të Zi. Në këtë takim mori pjesë dhe ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto. Ai informoi për projektet e mëdha të që po planifikohen dhe po ndërtohen në Shqipëri në fushën e energjisë së rinovueshme. “Hartimi i strategjisë rajonale të energjisë dhe përcaktimi i projekteve prioritare me interes shumëplanësh është një arritje shumë e rëndësishme e këtij takimi”, - u shpreh ministri. Në këtë takim u diskutua dhe për projektet për lidhjen e të gjitha vendeve të rajonit me rrjetin europian të gazit natyror, gjë që do të krijonte hapësira të reja në diversifikimin e burimeve të energjisë. Para disa ditësh qeveria e Italisë, e Greqisë dhe e Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen për projektin TAP. Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Moldavia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Ukraina, Kroacia e Bullgaria janë vendet nënshkruese të Traktatit të Energjisë.


04

« EKONOMI

E martë 23 tetor 2012 •

DREJTORI ANDY BROWN: GJITHMONË E KEMI DITUR SE NË SHQIPËRI KA NAFTË

Nafta, Shell nis kërkimet në Shqipëri Puna do të nisë me “Shpiragu 2”, në afërsi të fshatit Mbjeshovë në Berat “Ne gjithmonë e kemi ditur se në Shqipëri ka naftë”, kështu është shprehur për “Bloomberg”, Andy Brown, drejtori ndërkombëtar për prodhimin në kompaninë “Shell”. “Royal Dutch Shell Plc (RDSA)”, kompania më e madhe në Evropë e naftës ka deklaruar se po zgjeron hartën e saj të kërkimeve në jug të kontinentit. Kompania ka fituar projekte në Shqipëri, Turqi dhe Ukrainë gjatë 12 muajve të fundit. “Veçanërisht jemi duke u angazhuar në pjesën jugore të Evropës”, theksoi Brown. Gjatë 12 muajve të fundit kompania ka fituar projekte në Shqipëri, Turqi dhe Ukrainë. Kompania anglo-holandeze, në maj i pagoi 50.3 milionë dollarë kompanisë “Petromanas Energy Inc”. (PMI), për të blerë 50 për qind të Bllokut 2 dhe 3 në Shqipëri. Ky bashkëpunim është nënshkruar për shpimin e pusit “Shpiragu 2”, në afërsi të fshatit Mbjeshovë, në komunën e Sinjës, në rrethin e Beratit. Drejtuesit e dy kompanive janë optimistë se ky vit mund të rezultojë “vit zbulimi” për burime të reja të naftës në Shqipëri”. Vendimin për t’u përfshirë në këtë projekt, kompania “Shell” e mori pas një studimi nga i cili ka rezultuar se rezervat e naftës në Shqipëri janë të konsiderueshme dhe në thellësi jo shumë të mëdha. Kompania “Shell” është përgatitur për një fazë të dytë kërkimesh deri në 8 mijë metra nën tokë, si dhe për nisjen e një studimi sizmik të zonës dhe dixhitalizimin e të dhënave, në

Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2011 në vendin tonë u prodhuan 840 mijë ton naftë, ndërsa parashikimet për këtë vit janë që prodhimi të arrijë në 1 milion ton.

Pavarësisht investimeve të kryera në sektorin e prodhimit, Shqipëria është ende larg kuotave të viteve ‘70, kohë që njihet si momenti më i artë i nxjerrjes së naftës.

Ndonëse nuk ka vlera të sakta të rezervave të naftës në Shqipëri, Drejtoria e Gjeologjisë deklaroi pak kohë më parë se 44 milionë ton naftë janë ende të pashfrytëzuara.

PRIVATIZIMI Pritet që procesi të zgjasë 2 muaj

“Albpetrol”, sot bisedimet për kontratën e privatizimit Sot pritet të nisin bisedimet ndërmjet drejtuesve të konsorciumit “Vetro Energy” dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë për hartimin e kontratës së privatizimit të “Albpetrol”. Burime zyrtare bëjnë të ditur se, këto bisedime të zgjasin një muaj, ndonëse ministria pritet të kërkojë edhe një muaj shtesë, pra në total dy muaj për përpilimin përfundimtar të kontratës së shitjes. Me mbylljen e këtyre procedurave, nga gjysma e dytë e muajit dhjetor, ose në fillim të vitit të ri, kontrata do të paraqitet për miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Për të derdhur 80% të vlerës së ofertës prej 850 milionë eurosh, konsorciumi “Vetro Energy” do të ketë rreth një muaj kohë afat. Ndërsa, gjatë kësaj jave, është ngrirë për llogari të qeverisë shqiptare në degët e gjigandit bankar “BNP Paribas” 20% e vlerës së ofruar për privatizimin e “Albpetrolit”. Konsorciumi do të investojë në pesë vitet e para 220 milionë dollarë për transformimin e teknologjisë së përdorur në nxjerrjen e naftës dhe trajnimin e punonjësve. Shfrytëzimi i burimeve natyrore të naftës dhe gazit ka pasur rendiment të ulët për shkak të teknologjisë së vjetër të përdorur dhe mungesës së investimeve. Fushat e Patos-Marinzës dhe Kuçovës me 1400 puse, konsiderohen si ndër më të pasurat në Evropë, me rezerva që i tejkalojnë 400 milionë ton.

kuadrin e një studimi rajonal që po zhvillon kjo kompani. Në tregun botëror të energjisë, nafta e Shqipërisë konsiderohet në pikën kulmore të saj pas dështimit të kërkimeve të kompanive të mëdha globale të botës gjatë viteve 1990, pasi tashmë po regjistrohet rritje e interesit për naftën shqiptare. Kompanitë raportojnë të dhëna të ndryshme, por interesi, sipas analistëve të këtij tregu, vlerësohet të jetë në trend rritës. Drejtues të dy kompanive janë optimistë se ky vit mund të rezultojë “vit zbulimi” për burime të reja të naftës në Shqipëri. “SHELL”

ka planifikuar të zgjerojë hartën e shpimeve edhe në zona të tjera, duke nisur nga zonat e Shkodrës, Lezhës, Elbasan dhe në Berat. Sipas tyre, pritet që në muajt në vijim të ketë rezultate pozitive nga shpimet për kërkim nafte, pasi studimet e kryera inxhinierike dhe gjeologjike janë premtuese për nxjerrjen e naftës në vendburime të reja, të papërdorura më parë. Ndërkohë në korrik, “Shell” dhe “Total Sa” (FP) ranë dakord për të investuar 1.9 miliardë dollarë në fushën Tempa Rossa në zonën e Basilikata në jug të Italisë. “Shell” gjithashtu

ka dy licenca të tjera kërkimi në Itali. Turqia, e cila pjesën më të madhe të energjisë e importon, kërkon të zbulojë naftë dhe rezerva gazi që të sigurojë furnizimin e vendit dhe të zëvendësojë importin, që i kushton vendit 50 miliardë dollarë në vit. Në Turqi “Shell” po kërkon gaz bashkë me kompaninë shtetërore “Petrolleri AO” në zonën e Dadas. “Shell” gjithashtu po kërkon edhe në thellësi të detit Mesdhe, në jug të Antalias. Italia, e cila importon 84 për qind të energjisë së saj, planifikon të dyfishojë prodhimin e brendshëm deri në vitin 2020.

ERE NIS BISEDIMET ME INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE

Licensa e CEZ, shtyhet sërish mbledhja Pritet të vendoset formula për marrjen e aksioneve Enti Rregullator i Energjisë ka shtyrë për herë të tretë mbledhjen ku do të diskutohej heqja e licencës së shoqërisë “CEZ Shpërndarje”. Ky ishte lajmërimi i katërt brenda pak kohe nga ana e ERE-s për zhvillimin e mbledhjes, por duket se konsulenca me institucionet ndërkombëtare bëri që kjo mbledhje të shtyhej sërish, por këtë herë në një afat të pacaktuar. Drejtori juridik i Entit Rregullator të Energjisë, Eduard Elezi, sqaroi dje për mediet se pse ERE vendosi ta shtyjë mbledhjen për nisjn e procedurave për heqjen e licencës së CEZ, për në një afat të pacaktuar. “Arsyeja e shtyrjes së mbledhjes për të tretën herë vjen nga fakti se janë ende në proces përpunimi të dhënat, ndërsa po bëjmë konsultime me institucionet ndërkombëtare”, theksoi ai. Elezi sqaroi se gjithashtu, se “po bëhen monitorime në tre kompanitë energjetike CEZ, OST dhe KESH. Kemi

ngritur grupe pune në terren në të tre kompanitë”. Sipas Entit Rregullator, problemet kryesore kanë të bëjnë me anashkalimin, nga ana e “CEZ Shpërndarje”, e detyrimit për importimin e sasisë totale të humbjeve në rrjet, si dhe faturat ende të papaguara ndaj dy shoqërive të tjera, KESH dhe OST. Pak ditë më parë Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë ka argumentuar edhe motivet që kanë çuar deri

në këtë vendimi ekstrem, për të diskutuar heqjen e licencës së CEZ-it. Arsyeja kryesore që po ndikon në heqjen e licencës për kompaninë CEZ është mosimportimi i energjisë për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes. Ndërkohë janë konstatuar edhe një sërë shkeljesh të tjera që janë moslikuidimi i kompanive në sektorin energjetik të KESH dhe OST-së dhe mungesa e investimeve.

KOMISIONI PS, akuza qeverisë

Shitja e Lanabregasit, kalon me debate Hidrocentrali i Lanabregasit do të blihet nga Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës me një vlerë prej 15 milionë eurosh. Projektligji i privatizmit u miratua dje vetëm nga deputetët e mazhorancës në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ndërsa opozita akuzoi se ky privatizimin bëhet vetëm për të mbushur arkën e burxhetit të shtetit. “Ligji për transformimin e ndërmarrjes shtetërore në shoqëri tregtare, neni 4, i jep të drejtë ministrit të Ekonomisë të jetë përfaqësuesi i pronës publike, pra i legjitimohet të kryejë këtë lloj transakioni”, tha Zamir Stefani, drejtori juridik i METE-s. Të majtët deklaruan se ky privatizim, ka vetëm një synim dhe ai është shtimi i të ardhurave në buxhet në këtë situatë të përkeqësuar ekonomike dhe jo përmirësimi i furnizimit me ujë të kryeqytetasve. Hidrocentrali i Lanabregasit ka një kapacitet 5 megavat. Ujësjellësi do të marrë kredi në vlerën 15 milionë për të blerë hidrocentralin.

Takimi kombëtar

Fermerët, gati skemë e re subvencionimi Ministria e Bujqësisë ka gati skemën e re për subvencionimin e fermerëe dhe të agropërpunimit. Zv/ministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia, ka bërë të ditur se baza ligjore është gati dhe se brenda pak javëve pritet plotësimi me akte nënligjore. “Qëllimi i takimit të sotëm është që të promovojmë dhe nxisim iniciativat e kooperimit në sektorin bujqësor në Shqipëri. Bujqësia shqiptare karakterizohet përgjithësisht nga fermat e vogla, me sipërfaqe të vogël toke, shpeshherë dhe me nivel të ulët mekanizimi’, deklaroi Fasllia. Ai u bëri thirrje fermerëve që të bashkohen, pasi do të ishte një mundësi për të përballuar këto probleme. Ndërkaq, në fillim të vitit të ardhshëm do të ndërmerret hapi i dytë me skema të veçanta mbështetjeje për të forcuar procesin e kooperimit dhe bashkëpunimit te fermerët, përpunuesit dhe agropërpunuesit. Do të ketë iniciativa mbështetëse financuare si ato që ne aplikojmë për fermerët individualë sot.


EK0NOMI • E martë 23 tetor 2012

»

05

MË 29 TETOR NË KËTË GJYKATË ËSHTË VENDOSUR TË DËGJOHET SHOQATA E QIRAMARRËSVE

Shtëpitë e pronarëve, seancë në Kushtetuese Edhe nëntë ditë kanë mbetur nga skadimi i afatit për lirimin e banesave

M

ë 29 tetor Gjykata Kushtetuese do të dëgjojë Shoqatën e Qiramarrësve në Shtëpitë Shtetërore ish-Pronë Private, të cilët kanë kërkuar shfuqizimin e Aktit Normativ, i cili i detyron këta të fundit që brenda datës 1 nëntor të dalin nga shtëpitë e pronarëve. “Shoqata e Qiramarrësve në Shtëpitë Shtetërore Ish- Pronë Private” kërkon prej gjykatës shpalljen si antikushtetues të këtij aktit normativ, pasi bie ndesh me të drejtat kushtetuese dhe me qëndrimin e mbajtur nga Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj të mëparshme në lidhje me këtë kategori qytetarësh. Deri në atë kohë, kërkohet pezullimi i zbatimit të Aktit Normativ deri në shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese. Ankuesit pretendojnë se me anën e këtij Akti Normativ kërkohet që kësaj kategorie qytetarësh, që banojnë me qira në banesat e ish-pronarëve, t’u imponohen zgjidhje të reja, haptazi të pafavorshme, e cilësisht të dallueshme nga ata të mëparshmet. Sipas tyre, në rregullimet e mëparshme ligjore shteti kishte obligimin e zgjidhjes së strehimit të kësaj shtrese duke i bërë pronarë, ndërsa aktualisht

APELI Drejtuesit e Entit Kombëtar të Banesave po vazhdojnë t’u bëjnë thirrje personave që jetojnë në shtëpitë e pronarëve që të aplikojnë sa më shpejt për të marrë kredi. Sipas tyre, ata duhet të ndjekin në mënyrë të përshpejtuar të gjitha procedurat për të përfituar kredi me interes 0% për një fat deri në 30. Nga ana tjetër pronarët e shtëpive të zëna duhet të ndjekin procesin dhe që në çdo moment të jenë në kontakt me Entin Kombëtar të Banesave.

LISTA Lista fillestare e atyre që jetonin në shtepitë e pronarëve ishte 4400 persona, por pas verifikimit të gjendjes financiare dhe civile të këtyre familjeve kjo listë zbriti në 3289 persona. Të gjithë këta persona mund të marrin kredi me interes zero në mënyrë që të bëjnë të mundur lirimin e shtëpive të pronarëve. Sipas të dhënave të entit, peshën kryesore në këtë listë e zënë Bashkia Tiranë me 908 raste, Durrës me 869 dhe Shkodër me 605 raste.

me këtë Akt Normativ të Këshillit të Ministrave, shteti largohet nga obligimi i tij për strehimin e kësaj kategorie shtetasish. Kjo përpjekje nuk është e para në historinë e kësaj shoqate para Gjykatës Kushtetuese. Dy përplasje të tjera më dy ligje të mëparshëm kanë ndodhur më 2005 dhe 2007. Në të dy rastet Gjykata Kushtetuese ka pranuar

kërkesat e tyre, duke shfuqizuar ato ligje pasi nuk ishin nxjerrë në përputhje me parimet kushtetuese. Nga ana tjetër sipas të dhënave nga Shoqata e Pronarëve një numër fare i vogël personash kanë aplikuar për të marrë kredi me interes zero dhe sipas atyre që kanë deklaruar nga ana tjetër vetë banorët nuk do të pranojnë që të lirojnë

banesat e zëna. Aktualisht janë me 3289 persona që jetojnë në shtëpitë e pronarëve dhe akti normative u jep mundësi të marrin kredi të buta me afat shlyerje 30-vjeçar dhe normë interesi zero. Pas dërgimit në bankë të emrave të personave që jetojnë në shtëpitë e ishpronarëve që do t’i lirojnë ato brenda datës 1 nëntor.

PROCESI Për ata që nuk lirojnë banesën do të jetë Përmbarimi Gjyqësor ai që do të ekzekutojë urdhrat dhe që do të kthejë pronën te pronari legjitim. Pas ekzekutimit të titullit ekzekutiv, kategoria e të pastrehëve trajtohen me strehim në banesa sociale nga këshillat bashkiakë, duke pasur përparësi në programet e banesave sociale për qira. Këshillat bashkiakë, brenda datës 15 nëntor 2012, ftohen të planifikojnë numrin e banesave, kur objektet janë me fonde të tyre.

RRITJA E ÇMIMIT ËSHTË BËRË NË MËNYRË TË MENJËHERSHME

Konkurrenca, hetim tregut të vajit Në tregun shqiptar operojnë vetëm dy kompani

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin mbi tregtimin e vajit vegjetal. Vetëm pak ditë pasi ka nxjerrë rezultatet mbi hetimin në tregun e kompanive të sigurimeve, AK njofton se në bazë të një ankese mbi rritjen e çmimit të vajit vegjetal në treg, ka hapur procedurat e hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vajit vegjetal, pasi ka konstatuar se nga aktorët në treg ka pasur kufizim të konkurrencës, duke rritur artificialisht çmimet e këtij produkti. Sipas monitorimit të tregut të bërë nga Autoriteti i Konkurrencës, oferta për vaj vegjetal në tregun shqiptar sigurohet nga importi i vajit të rafinuar dhe nga prodhimi në vend i vajit vegjetal (rafinimi i vajit të papërpunuar të importuar). Treguesit e përqendrimit në këtë treg janë shumë të lartë për vetë faktin se janë vetëm dy ndërmarrje prodhuese. Tregu i shitjes me shumicë përfshin si ofertën nga ndërmarrjet prodhuese, ashtu edhe ndërmarrjet importuese të vajit vegjetal. Nga analiza e çmimeve të paraqitura në an-

ÇMIMET Çmimet e shitjes me shumicë nuk kanë reflektuar në kohë zbritjet dhe kanë reaguar menjeherë ndaj rritjes së çmimeve të blerjes në tregjet ndërkombëtare. Sipas këtyre të dhënave, sjellja e ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari në tregun e prodhimit/importit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal, mund të përbëjë kufizim, shtrembërim apo pengim të konkurrencës, ka konstatuar Autoriteti. Për këtë arsye AK vendosi të miratojë hapjen e hetimit paraprak në tregun e prodhimit/importit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal.

kesë, si dhe të rezultuara nga monitorimi u konstatua se: ka marzhe të njëjta të rritjes së çmimit në afate të përafërta kohore; rritja e çmimit njoftohet më përpara në kohë se të ndodhë realisht kjo rri-

tje; është vënë re mungesë oferte për një periudhë të shkurtër dhe furnizimi me çmime të rritura pas kësaj periudhe; rritja e çmimit të vajit vegjetal është reflektuar në tregun e shitjes me pakicë.


E martë 23 tetor 2012 •

Të gjithë të dënuarve që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas pikës 1, të këtij neni, u zbritet ¼ e dënimit të mbetur, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji. Në rastin e personave të dënuar për shkak të përsëritjes së të njëjtës vepër penale, nuk do të aplikohet zbritja sipas këtij paragrafi. Pra, përjashtohen nga ky ligj të gjithë të dënuarit me burg përjetë, për vrasje, drogë, përdhunim e vepra të rënda penale.

DËSHMIA 23-vjeçari

PËRJASHTIMET

Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit ose të bëjë zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë për të gjithë personat që plotësojnë kriteret sipas dispozitave të këtij ligji. Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimet e humanizmit, arritjes së qëllimit të dënimit, rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, si dhe mbrojtjes së interesit publik. Pra, janë parë me imtësi të gjithë të burgosurit si dhe dosja e tyre penale.

PARIMET

06

« AKTUALITET

“Presion pronarit me granatë, s’më pagoi”

PAS SHËNKOLLIT E KRUJËS GREVA E URISË PËRFSHIN EDHE BËNÇËN E PEQININ

Amnistia, në grevë mijëra të burgosur Kriteret për të përfituar amnisti, të tjerët nuk përfshihen

290

Mariglen Mulla

P

o shkon në mijëra numri i të dënuarve që për të përfituar amnisti kanë hyrë në grevë urie në disa burgje të vendit. Të dënuar për vepra të ndryshme penale refuzojnë ushqimin, veçanërisht në burgjet e Shën Kollit, Bënçes dhe Peqinit. Rreth 700 të burgosur në Shën-Koll janë në grevë urie dhe kërkojnë ndryshimin e amnistisë për 100-vjetorin e Pavarësisë, ndërkohë që protestojnë edhe për ndërprerjen e gjatë të energjisë elektrike për rreth 10 orë në ditë. Ndërkaq, në burgun e Bënçës në Tepelenë, janë rreth 160 të burgosur, të cilët prej 4 ditësh kanë nisur grevën e urisë, duke refuzuar ushqimin. Sakaq, në institutin e ekzekutimit të dënimeve penale në Peqin rreth 200 të dënuar të godinës kanë nxjerrë jashtë frigoriferët dhe ushqimet në shenjë protestë dhe u kanë bërë thirrje për solidarizim edhe të dënuarve të tjerë. Greva në burgun e Peqinit është cilësuar si e paligjshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Duket se oreksi i të dënuarve në burgjet shqiptare s’ka të sosur, pasi me të marrë vesh për amnistinë për 100-vjetorin e Pavarësisë, me qindra të burgosur në disa burgje të vendit, kanë vendosur të hyjnë në grevë urie. Burgu i FushëKrujës ishte pikënisja e këtij zinxhiri greve urie, tashmë me 3 hallka, ndërsa pritet që këto orë thuajse të gjitha burgjet në vend të organizohen për

TË BURGOSUR

Nga aplikimi i amnistisë përfitojnë 290 persona që gjenden në sistemin e burgjeve, 928 të rritur dhe 452 të mitur që ndodhen nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës dhe janë me masa alternative dhe 876 persona, të cilët deri në datë 31.08.2012 kanë qenë në hetim për veprat penale, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në dy vjet ose çdo lloj dënimi tjetër të lehtë.

të ndjekur shembullin e “kolegëve” të tyre. Kriteret për përfitimin e amnistisë Plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji, personat e dënuar ndaj të cilëve aplikohet një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, me përjashtim të personave të dënuar për veprat

penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji. Personat e dënuar me gjobë, për pjesën e pashlyer të saj, pavarësisht masës së gjobës, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji, personat e dënuar me burgim, të cilëve në datën 28 nëntor 2012, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 1 vit, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji, të dënuarat femra, që në datën 28 nëntor 2012 janë baraz ose mbi moshën 55

vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji, të dënuarit meshkuj, që në datën 28 nëntor 2012 janë baraz ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji, të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 77, 78, 79 e 101, të Kodit Penal.

55-60 MOSHA

Në kategorinë e personave që përfitojnë amnisti bazohet në kriteret që nga lloji dhe masa e dënimit deri në dy vjet, koha e mbetur e dënimit deri në 1 vit, mosha aktuale e personit të dënuar 55 vjeç për gratë dhe 60 vjeç për burrat dhe mosha e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale nën 18 vjeç.

DY RASTE NË KRYEQYTET, 74-VJEÇARI “I RREZIKSHËM” KANOS DJALIN 40 VJEÇ

Babai kanos me armë të birin, djali rreh të atin Në Paskuqan 29-vjeçari rreh të atin, arrestohet nga policia Policia e Tiranës ndaloi dje një 29-vjeçar që kishte rrahur të atin dhe një 74-vjeçar që kanosi me pistoletë të birin. Nga burimet e policisë mësohet se u bë ndalimi i shtetasit Albert Topalli, 29 vjeç, banues në Paskuqan. Prokuroria e Tiranës e kërkonte sepse gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë kishte vendosur masën e sigurimit “arrest në burg”. Ai akuzohet për veprën penale të

parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal “Pengim ose shtrëngim për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë”, pasi ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij Aqif Topalli, 56 vjeç. Ndërkaq, nga komisariati nr.4 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Mahmut Kurushi, 74 vjeç, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i dënuar disa herë për tentativë vrasje, armëmbajtje e kanosje.

Arrestimi i tij u krye pasi rreth orës 21.30 në rrugën “Kongresi i Manastirit” pall.46/6 është ndaluar nga shërbimet e rendit, pasi kishte kanosur me një armë pistoletë tip “bereta”, të cilat i mbante pa leje, djalin e tij shtetasin Ilir Kurushi, 40 vjeç, me arsim i mesëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma me gjithë fishekë. I moshuari akuzohet sipas neneve 278 dhe 84 të Kodit Penal.

ITALI- Policia italiane zbuloi dje shkakun që një shqiptar 23 vjeç sillej vërdallë me një granatë dore. Dje marangozi 23-vjeçar ka rrëfyer para policëve se “Doja t’i bëja presion punëdhënësit tim sepse s’më paguan prej disa kohësh. Më ka borxh mijëra euro, pasi ai falimentoi. Kam 4 fëmijë për të ushqyer”. Natën e së shtunës, më tetor 20, një ekip policor i stacionit në Chiari ka vërejtur një shqiptar që sillej në atë vend në një mënyrë të dyshimtë. Karabinierët kanë vendosur kështu ta kontrollojnë atë dhe e gjetën atë në posedim të tre dozave kokainë që e kishte fshehur në pantallona, me një total prej 2 gramë. Por, sipas medieve italiane, ajo që e bënte të veçantë këtë arrestim nuk ishte kokaina, por një granatë dore, e tipit “ananas”, fshehur në xhaketë. Pajisja është një granatë dore e prodhimit M75 modeli ish-jugosllav, në mënyrë të përkryer dhe efikas. Hetimet janë në vazhdim për këtë rast, sepse po përcaktohet se ç’lloj bombe është. Ndodhet i arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, zdrukthëtar me profesion, i cili tha se ishte në posedim të bombës për t’i bërë presion ish-punëdhënësit të tij. Momentalisht shqiptari, identiteti i të cilit nuk është përmendur në raportimet e medieve italiane është akuzuar për mbajtje të drogës dhe mbajtje të paligjshme të eksplozivëve.

Vdes 59-vjeçari

Depresioni, hidhet nga kati i katërt Ditën e djeshme një 59-vjeçar në kryeqytet i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit afër Drejtorisë së Tatimeve, ndërsa shtetasi Sotiraq Përmeti mësohet ta ketë kryer aktin e rëndë në kushtet e depresionit. Mësohet se viktima ka humbur jetën 15 minuta pas rënies nga lartësia, ndërsa ka rezultuar i kotë dërgimi i tij në spital. Ndërkaq, për këtë ngjarje vijojnë hetimet e policisë.


AKTUALITET • E martë 23 tetor 2012

»

07

EKSPERTËT E ANTIDROGËS E KANË GJETUR KËTË PËRBËRËS GJATË ANALIZAVE

Alarmi, heroina tani përzihet edhe me bar miu, rrezik jete Mariglen Mulla

T

rafikantëve të heroinës tashmë nuk u mjafton përzierja e drogës me paracetamol, kafeinë apo pluhur tulle, por moda e fundit është ta forcojnë me bar miu. Ky fakt tepër tronditës ka dalë të dritë gjatë analizave laboratorike të sasive të vogla të heroinës që është bllokuar kohët e fundit në kryeqytet, nga ku rezulton se bari i miut është një përziers konstant që është gjetur në përbërje të drogës më vdekjeprurëse në planet. Lajmi për gjetjen e kësaj substance të rrezikshme në heroinë, mësohet për gazetën “Metropol” nga burime të Antidrogës, të cilat konfirmojnë prezencën e saj në disa raste sekuestrimesh. Duke iu referuar burimeve të sipërcituara, një ndër qëllimet e futjes së kësaj lënde në heroinë është forcimi i drogës. E përzier në sasi të vogla bari i miut shkakton efekt më të dëshiruar te përdoruesi, i cili nuk e ka idenë se çka në përbërje të heroinës. Duket se tashmë rreziku i kalimit të heroinës për në Evropë nga Afganistani, Irani, Turqia e më pas 2 nënrrugët e Ballkanit apo në rrugën e Mëndafshit që e mënjanon Ballkanin, i ka bërë trafikantët që të mos mjaftohen më me kafeinën apo paracetamolin, si dy përziersit kryesorë të kësaj droge. Pak vite më parë u zbulua pluhur tulle në përbërje të kësaj droge, por duket se kohët e fundit atë po e konkurron bari i miut, duke e bërë kështu heroinën më tepër të rrezikshme se çka qenë. Tashmë rreth 10 mijë përdoruesve të heroinës në Shqipëri, që e blejnë rreth 700 lekë një dozë, u duhet t’i bëjnë mirë hesapet para se të shpojnë damarët, duke injektuar helmin e përditshëm. Këmba-

Tashmë rreth 10 mijë përdoruesve të heroinës në Shqipëri, që e blejnë rreth 700 lekë një dozë, u duhet t’i bëjnë mirë hesapet para se të shpojnë damarët, duke injektuar helmin e përditshëm

400 kartele furnizojnë Evropën me drogë (linja AfganistanTurqi-Ballkan-Evropë) dhe 100 miliardë dollarë është xhiroja vjetore e trafikantëve të Evropës. Nga 500 deri në 1000 lekë shitet një dozë heroinë në Shqipëri.

Nga 40.000 deri në 60.000 mijë është numri i përdoruesve të drogës në Shqipëri, ndërsa 10 mijë persona vdesin në vit në Evropë nga përdorimi i drogave. Ndërkaq, 200 mijë njerëz vdesin në botë nga përdorimi i drogave.

ITALI- Dhëndrrit i ka humbur vjehrri nga sytë për dhjetë minuta dhe nga ai moment nuk e gjeti dot më. Gjithçka ndodhi në mes të Piancastagnaio dhe Abbadia San Salvatore në Itali. Alarmin ua ka dhënë vetë dhëndrri dy policive dhe zjarrfikëseve, ndërsa janë mbledhur dhjetëra vullnetarë që do t’u bashkohen dy njësive të kërkimeve të Sienës dhe Pizës. Dhëndrri dhe vjehrri jetojnë në Ponte San Giovanni (Perugia) dhe vendosën për të shkuar në pyllin e Amantias që të kërkonin kërpudha. Në këtë moment i moshuari shqiptar me inicialet H.M, 81 vjeç është larguar për pak metra dhe prej atij momenti dhëndrri nuk e ka parë më. Pensionisti vuan nga humbja e kujtesës.

Të lajmëruar nga dhëndrri, aty mbërritën me dhjetëra efektivë të policisë, zjarrfikëseve dhe vullnetarë, të cilët vijuan kërkimet për gjetjen e të moshuarit, por ende s’ka të reja. Pistat e vendndodhjes aktuale të të moshuarit ende mbeten të papërcaktuara, ndërsa nëpër pyllin e Amantias vijohet kërkimi i 81-vjeçarit shqiptar.

Shqiptari kapet me 55 kg drogë në makinën me targa të Torinos KËRKESA DHE RRUGA E KALIMIT Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vitit 2009, kërkesa botërore për opium është rreth 5000 ton në vit. Kjo sasi është shumë më e vogël nga ajo që në fakt prodhohet, çka do të thotë se një sasi e madhe e lëndës nuk hidhet në “treg”. Rezervat e opiumit të paligjshëm tashmë mendohet se i kalojnë të 10000 tonët, çka është mjaftueshëm për të “kënaqur” për 2 vjet rresht të gjithë të varurit nga heroina në botë. Heroina kalon për në Evropë nga Afganistani, Irani, Turqia e më pas 2 nënrrugët e Ballkanit apo në rrugën e Mëndafshit që e mënjanon Ballkanin.

nat e alarmit bien së pari për shtresat më vunerabël si romët, fëmijët apo të varfrit, të cilët rrezikojnë seriozisht jetën, pasi joshen kryesisht nga çmimet e lira. Tanimë në botë trafikantët e mëdhenj e kanë reduktuar në 35 për qind pastërtinë e heroinës, duke e lënë në dorë

të fantazisë së blerësve mesatarë 65 për qindëshin tjetër të përbërjes. Për shkak se në botë përdoruesit kërkojnë të paktën 5 mijë ton në vit heroinë, trafikantët përfitojnë nga kërkesa e lartë dhe herë pas here eksperimentojnë me “kaviet”, prej të cilave pasurohen tepër shpejt.

Vranë argjendarin, Italia ekstradon 2 shqiptarë I lidhën edhe nënën, e rrahën derisa vdiqën nga plagët katër muajsh në burg. Ata të dy, së bashku me Alfons Gjergjin, i arrestuar në Romë, në natën në mes të 5 dhe 6 prillit kanë hyrë në shtëpi në kërkim të bizhuterive të floririt. Ishin grumbulluar të paktën 150,000 euro të fshehura në laboratorin e vjetër dhe ky fakt kishte rënë në veshin e Gjokës, i cili e kishte mësuar këtë detaj nga e dashura e tij prostitutë në rrugët e Pantanos. Kështu ata lidhën ish-argjendarin Sergio dhe nënën e tij duke i detyruar të durojnë dhunën fizike, aq mizorisht sa u ka shkaktuar të dyve vdekjen. Për shqiptarët, në qershor, u lëshua një urdhër-arresti për vrasje të dyfishtë dhe plaçkitje.

Në pyll dhëndrrit i humb vjehrri 81-vjeçar, s’ka kujtesë

Hashashi ishte ndarë në 48 pako

PROSTITUTA INFORMOI SHQIPTARIN PËR 150 MIJË EURO NË LABORATOR

ITALI- Shteti fqinj ekstradoi dje nga Tirana 2 shqiptarë të akuzuar për vrasjen e një ish- argjendari dhe nënës së tij të moshuar, gjatë një grabitjeje të dhunshme prillin e këtij viti. Sipas medieve italiane, në Peruxhia pritej në aeroportin Fiumicino që te vinin nga Shqipëria, Artan Gjoka dhe Ndrec Laska. Ata janë dy anëtarët e tjerë të grupit që natën në mes të 5 dhe 6 prillit sulmuan shtëpinë e Sergio Scoscias dhe Maria Raffaelli në Cenerente, në veri të qytetit, gjatë një grabitjeje që përfundoi me vdekjen e ish-argjendarit dhe nënës së tij të moshuar. Të dy shqiptarët janë ekstraduar vetëm pas gati

Në kërkim të të moshuarit shqiptar

ITALI- Policia bllokoi 55 kg hashash që me gjasë kishte ardhur nga Shqipëria, pasi në pranga ra poseduesi i saj, një 22-vjeçar shqiptar. Sipas medieve italiane, të shtunën pasdite, gjatë shërbimeve që synojnë luftimin e drogës në Ravenna, vëmendja e patrullës së Policisë së Shtetit është tërhequr nga një kamionçinë “Peugeot”, me targa të Torinos,

me një qese të dukshme në pjesën e sediljeve të prapme. Pasi e kanë ndjekur rreth Ravenës, është rritur kurioziteti nga oficerët e Antidrogës, të cilët kanë vendosur të ndërmarrin një aksion të mëtejshëm ndjekjeje. Më pas ata ndaluan makinën, ku gjetën 44 çanta me drogë. Ngarkesa përbëhej nga rreth 55 kilogramë marihuanë, e ndarë në 48 pako. Policia në Ravenna konfirmoi se ajo ishte drogë dhe për këtë arsye u arrestua shtetasi shqiptar, R.S, 22 vjeç. Ai rezuloi t’i kishte respektuar rregullat e qëndrimit në Itali dhe u prangos me urdhër të prokurorit publik të Ravenës, ku ndodhet në burgu për t’u pyetur për drogën para autoriteteve gjyqësore.

Polaku 33-vjeçar shpëton nga vdekja

Shqiptari i ngul thikën në zemër bashkëjetuesit të gruas ITALI- Shqiptari 47 vjeç qëlloi me thikë bashkëjetuesin polak të gruas së tij shqiptare. Ai e rrëmbeu me makinë dhe e çoi në një shtëpi, ku i lidhi këmbët dhe më pas i nguli thikën 5 a 6 herë. Mediat italiane raportuan se mëngjesin e djeshëm, një 45-vjeçar shqiptar nga xhelozia për të shoqen u përpoq të vriste polakun 33-vjeçar, partner aktual i gruas së tij, një 37-vjeçare shqiptare, e cila është duke u ndarë nga shqiptari 47 vjeç. Ajo që njoftoi policinë në Civita Castellana, ishte gruaja shqiptare, e cila tha në telefon se “Ai do të vrasë partnerin tim”. Ish-burri, ndërkohë, kishte shkuar për të gjetur partnerin e gruas dhe duke e kërcënuar atë me një

thikë e ka marrë në makinë për ta dërguar në një vilë të fshehtë në zonën Falerii. Pasi e lidhi nga këmbët 33-vjeçarin polak, filloi ta godasë me një thikë 15 cm e madje është përpjekur ta vriste rivalin, duke e qëlluar në zemër, por pa arritur t’i sjellë vdekjen. Shqiptari u kap, por vazhdon të mohojë faktin e tentativës për vrasje.


08

« SOCIALE

E martë 23 tetor 2012 •

NË NJË MUAJ EVIDENTOHEN DHJETËRA FARMACI TË PALICENSUARA

Abuzimet, denoncohen 40 farmaci Jaupllari: S’ ka ndërhyrje nga Ministria e Shëndetësisë Shumë prej farmacive të kryeqytetit vijojnë të abuzojnë me shitjen e barnave. Nga kontrollet e ushtruara në më shumë se 400 subjekte janë konstatuar shkelje të rënda, duke përfshirë edhe evidentimin e farmacive të palicensuara. Kreu i Urdhrit të Farmacistit, Arian Jaupllari, ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se 40 farmaci janë denoncuar me shkelje të rënda vetëm gjatë muajit të fundit. Sipas tij, situata paraqitet problematike në kryeqytet, ku janë të përqendruara pjesa dërrmuese e farmacive të konstatuara me shkelje. Kontrollet treguan se në të gjithë vendin 10 farmaci vepronin pa licensë, shkelje për të cilat Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka marrë asnjë masë. “Në disa farmaci u konstatuan se ishin

të palicencuara dhe shërbente personel jofarmacist. Është më shqetësues në Tiranë, ku janë konstatuar 5 subjekte farmaceutike të palicensuara. Edhe në Peshkopi janë konstatuar katër subjekte të palicensuara, që i janë dërguar Ministrisë së Shëndetësisë dhe pushtetit vendor. Deri më sot ne nuk kemi asnjë informacion se çfarë po ndodh”,

- deklaron kreu i Urdhrit të Farmacistëve, Arian Jaupllari. Një tjetër shqetësim i konstatuar nga kontrollet është dhe fakti se nëpër shumë farmaci barnat dhe medikamentet shiten nga vetë mjekët e qendrave shëndetësore në mënyrë krejt të jashtëligjshme. Jaupllari shton se këto shkelje vijnë të gjitha si pasojë e liberalizimit pa kriter të tregut farmaceutik.

RECETAT

Lidhjet e paligjshme mjek–farmacist Lidhjet e paligjshme mes mjekëve dhe farmacistëve po monopolizojnë tregun e ilaçeve. Ky shqetësim është ngritur nga kreu i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Arian Jaupllari. “Mjekë të papërgjegjshëm të punësuar pranë qendrave shëndetësore i orientojnë vetë pacientët se në cilat prej farmacive duhet të drejtohen për të blerë barnat. Në disa raste u japin receta me rimbursim që kapin vlera më të mëdha dhe i drejtojnë në farmaci ku marrin përqindjen e tyre. Persona pa asnjë lidhje me profesionin bëhen pronarë farmacish dhe shërbejnë nga mëngjesi deri në darkë në subjektet farmaceutike të tyre, duke eliminuar kështu rolin e farmacistit”, - deklaron Jaupllari.

Studimi, mungojnë specialistët në poliklinika

Konstatohen mangësi në ofrimin e shërbimeve nga mjekët e familjes Poliklinikat vuajnë mungesën e mjekëve specialistë. Në një anketim të bërë së fundi është konstatuar se shumë prej mjekëve të familjes nuk i respektojnë protokollet klinike në trajtimin e shumë sëmundjeve, veçanërisht atë të diabetit. Mbi 200 mjekë të familjes të qendrave parësore janë bërë pjesë e një anketimi, rezultatet e të cilit kanë dëshmuar se një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk zbatonin si duhet rregullat për diagnostikimin e sëmundjes së diabetit, madje duke shfaqur mangësi edhe në kryerjen e vizitës mjekësore siç duhet. Konkretisht gjetjet e studimit treguan se mbi 50% e mjekëve të familjes në qendrat shëndetësore te pacientët me

diabet të tipit 2 nuk e bëjnë kontrollin e këmbëve sa herë që këta pacientë paraqiten për vizitë. Ndërsa kontrollin e syve apo lipidogramën, nuk e kryenin rreth 30% e mjekëve. “Rezultatet erdhën që një pjesë e konsiderueshme e mjekëve kishin njohuri dhe e praktikonin, por një pjesë tjetër goxha e madhe nuk kishin njohuritë e mjaftueshme. Për të ditur se sa e kuptojnë ç’është lipidograma dhe sa e rëndësishme është në këtë rast, sa janë normat të glikemisë në të dyja nivelet, esëll dhe pas ushqimit, dhe si duhen ato të vlerësohen”, - bën të ditur kreu i qendrës shëndetësore numër 6 Ramiz Kërnaja. Sipas tij, mjekët e familjes duhet të trajnohen vazhdimisht që të ofrojnë shërbime sa më cilësore.

Rrezikojnë kalimin në vitin pasardhës

ALIA: NË PRITJE TË NEGOCIATAVE ME KRYEMINISTRIN BERISHA

Zbatimi i statusi, jetimët afat deri në fundjavë, më pas nis greva Pranvera Kola

N

ëse dikasteret qeveritare nuk ndërrojnë mendje deri në fundjavë, edhe greva e jetimëve do të jetë fakt i kryer. Ky është limiti i fundit kohor që Shoqata e Jetimëve u lë në dispozicion strukturave shtetërore që të reflektojnë për masat që duhet të marrin mbi zbatimin e statusit të jetimit, në mënyrë që ata të mos lihen më në mëshirë të fatit. Për vite me radhë kjo kategori është përballur me kushte të vështira jetese. Kjo situatë shkon kundër përcaktimeve të detajuara në statusin e jetimit që është miratuar nga Kuvendi prej vitesh. Në një prononcim të dhënë për gazetën “Metropol” kreu i shoqatës së jetimëve, Kadri Alia, ka deklaruar se, nëse negociatat e pritshme me kryeministrin Berisha do të dështojnë, e vetmja zgjidhje për situatën e tyre mbetet greva e urisë. “ Pak ditë më parë Kryeministri Berisha na premtoi se do të ulej për të diskutuar me ne shqetësimet e ngritura mbi kushtet e vështira të jetesës që po kalojnë jetimët. Në kemi lënë afat deri në mbyllje të javës për t’u ulur në bisedime. Nëse nuk do të gjendet gjuha e përbashkët për të negociuar mbi problematikat që po hap moszbatimi i statusit të jetimit, e vetmja zgjidhje mbetet vijimi i grevës së urisë. Ne kemi përgatitur çdo gjë për vijimin e grevës, gjithmonë nëse nuk do të gjejmë gjuhën e përbashkët të negociatave me Kryeministrin, sikundër na premtoi se do ta rishihte situatën tonë”, - deklaron Alia. Më

“Kryeministri Berisha na premtoi se do të ulej për të diskutuar me ne shqetësimet e ngritura mbi kushtet e vështira të jetesës që po kalojnë jetimët. Në kemi lënë afat deri në mbyllje të javës për t’u ulur në bisedime. Nëse nuk do të gjendet gjuha e përbashkët për të negociuar mbi problematikat që po hap moszbatimi i statusit të jetimit, e vetmja zgjidhje mbetet vijimi i grevës së urisë. Ne kemi përgatitur çdo gjë për vijimin e grevës, gjithmonë nëse nuk do të gjejmë gjuhën e përbashkët të negociatave me Kryeministrin, sikundër na premtoi se do ta rishihte situatën tonë”

Shans i dytë për provimet e mbartura te Fakulteti Ekonomik Studentët e Ekonomikut që rrezikojnë stazhin apo marrjen e diplomës për shkak të disa provimeve të pamarra do të kenë edhe një shans ë dytë. Burimet zyrtare të Fakulteti Ekonomik pranë Universitetit të Tiranës bëjnë me dije se për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie studentësh janë vendosur dy data të reja në dispozicion për të shlyer këto detyrime. Nga ky shans mund të përfitojnë “të gjithë ata studentë të vitit të parë që për 1 ose 2 provime nuk plotësojnë 20 kredite për të kaluar në vitin e dytë, ata të vitit të dytë që për 1 ose 2 provime nuk plotësojnë 60 kredite për të kaluar në vitin e tretë, studentët që kanë përfunduar vitin e tretë, por u kanë mbetur pa shlyer një ose

dy provime si dhe të gjithë studentët e sistemit katërvjeçar”. Dhënia e provimeve të pamarra është përcaktuar për në datat 27 dhe 28 tetor rreth orës 16:00, por për të përfituar nga kjo mundësi e shlyerjes së provimeve të mbetura këta studentë më parë duhet të bëjnë regjistrimin brenda afateve të përcaktuara. Konkretisht është vendosur që regjistrimi do të kryhen pranë sekretarive mësimore të departamenteve përkatëse të lëndëve që studenti ka të pamarra deri në mbyllje të 24 tetorit. Kandidatët që nuk regjistrohen në afatin e përcaktuar nuk do të kenë më shans për t’i dhënë këto provime në këtë sezon, duke rriskuar kalimin në vitin pasardhës apo dhe marrjen e diplomës.

Bashkëpunimi mbi përmirësimin e shërbimeve

Sigurohet mbështetja e USAID-it për politraumën te Spitali Ushtarak

tej ai shton se me Ministrinë e Punës janë ndërprerë të gjitha marrëdhëniet për shkak të neglizhencës që ky institucion tregon në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet kjo shtresë. Alia bën të ditur se zhvillimi i grevës nuk ka lidhje me politikën, por është e vetmja formë proteste e mbetur përballë jetesës së vështirë të jetimëve dhe mosrespektimit të statusit të tyre. Një ndër çështjet më problematike mbetet strehimi. Sipas kreut të shoqatës së jetimëve, janë me qindra

jetimët e strehuar në konvikte e strehëza të sajuara sa për të futur kokën, ndërkohë që nuk kanë asnjë punë apo të ardhur tjetër mujore për të siguruar jetesën. Në vështirësi janë edhe shumë të rinj që pas mbarimit të shkollës janë të detyruar të lënë konviktet dhe të mbeten në mes të katër rrugëve. Masa ekstreme e grevës merr shkas edhe nga ngjarjet më të fundit, ku jetimët e strehuar në konviktin e shkollës së hoteleri-turizmit prej ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike dhe të ujit.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar ndihmën e USAID-it për një shfrytëzim sa më të mirë të politraumës në Spitalin Ushtarak. Duke filluar nga janari i 2013-s ky shërbim do të kalojë plotësisht në varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Thirrja për ndihmë është bërë gjatë takimit të zhvilluar ndërmjet ministrit të Shëndetësisë Vangjel Tavo dhe kreut të USAID-it në Tiranë, Jim Barnhart. Kërkesa për ndihmë është bërë në nivel ekspertësh për analizimin e gjendjes së shërbimit aktual të politraumës pranë Spitalit Ushtarak, ndihmë për hartimin e protokolleve dhe shfrytëzimin maksimal të këtij shërbimi. Barnahrt e ka siguruar ministrin Tavo për mbështetjen,

duke deklaruar se “projekti i teletraumës sapo ka mbaruar vlerësimin. Besoj se ekspertët amerikanë kanë bërë një punë të mirë. Raporti mbi këtë vlerësim është drejt fundit, priten rezultatet. Një kopje të raportit shpresojmë ta keni ju, zoti Ministër, javën që vjen.” Duke vlerësuar marrëdhënie e bashkëpunimit dhe kontributin e dhënë nga USAID-i në vendin tonë, ministri Tavo deklaroi gjatë takimit se “ “telemedicina për ne ka qenë një ndihmë e madhe. Do të doja që nga pesë spitale rajonale që kemi aktualisht shtrirja të arrijë deri në 12 spitale. Disa nga këto arritje Ministria e Shëndetësisë do t’i shtrijë dhe në spitale të tjera, duke shfrytëzuar kapacitetet e saj financiare.”


AKTUALITET • E martë 23 tetor 2012

»

09

PANAJOT ANAGNOSTI KA 2 FËMIJË QË JETOJNË NË VENDIN FQINJ

DELVINE- Përdhunimi i një vajze vetëm 8 vjeç në fshatin Krane të Delvinës ka lënë të tronditur banorët e këtij fshati, të cilët kanë rrëfyer se dinin disa histori për pedofilin Panajot Anagnostin. Pothuaj të gjithë kanë filluar të flasin një ditë pas denoncimit të skandalit të përdhunimit të vajzës dhe arrestimit të pedofilit 47-vjeçar që jetonte bashkë me të ëmën dhe dy fëmijët e saj. Martesat e dyshimta Panajot Anagnosti ka qenë i martuar dy herë zyrtarisht nga martesa e parë ka dy fëmijë që jetojnë në Greqi dhe fqinjët tregojnë se gruaja e parë e tij është vetëvrarë duke u hedhur nga shinat e trenit në Athinë. Po sipas tyre Panajot Anagnosti rezulton person në kërkim në shtetin fqinj për një vepër penale. Ata pohojnë se dhjetë muaj më parë Anagnosti u njoh në rrugën e fshatit me Klementina Caushin dhe dy fëmijët e saj. Denoncimi për ngjarjen ka ardhur nga nëna e vajzës, e cila dyshonte se para disa ditësh shtetasi Panajot Anagnosti kishte abuzuar seksualisht me vajzën e saj. Nëna e të miturës Klementina Çaushi ka pohuar se është njohur me Panajotin në kohën kur po përjetonte një krizë nga martesa e saj me babain e dy fëmijëve. Ajo tregon që dhuna dhe varfëria e detyruan të jetonte te Panajoti bashkë me fëmijët e saj. Në këto dhjetë muaj gruaja pohon se për fëmijët saj është kujdesur edhe babai i Panajotit, Kosta Anagnosti i larguar drejt Janinës pas arrestimit të të birit. Menjëherë pas denoncimit dhe hetimeve paraprake mëngjesin e së dielës është arrestuar 47-vjeçari Panajot Anagnosti, nën akuzën e “marrëdhënieve seksuale me të mitur”. Përdhunimi Ndërkohë raporti i ekzaminimit mjeko-ligjor ka konfirmuar se është kryer marrëdhënie seksuale me vogëlushen 8-vjeçare L.C. i dyshuari i vetëm dhe i arrestuar nga policia është Panajot Anagnosti, bashkëjetuesi i nënës me dy fëmijët e mitur një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 8 vjeç. Nga informacionet e policisë bëhet e ditur se gruaja 30-vjeçare është kthyer pak më herët nga puna, pasi punonte në një fabrike vaji në një fshat afër dhe ka konstatuar se me vajzën është abuzuar në dhomën e tyre të gjumit, në një shtëpi shumë të varfër. Gruaja ka shkuar mesditën e së shtunës, në komisariatin e policisë Delvinë, ku dhe ka denoncuar se dyshonte që shtetasi Panajot Anagnosti, me të cilin bashkëjetonte prej disa muajsh, kishte abuzuar me të bijën e saj, vetëm 8 vjeç. Në thëniet e saj para oficerëve

Rrëfimi i së ëmës në polici Panajot Anagnostika qenëimartuardyherë zyrtarisht.Ngamartesa eparëka 2 fëmijë që jetojnë në Greqi dhe fqinjët tregojnë se gruaja e tij është vetëvrarë duke u hedhur në shinat e trenit.

Nëna e të miturës pohon se është njohur me Panajotin në kohën kur po përjetonte një krizë nga martesa e saj me babainedy fëmijëve.Ajotregonqë dhunadhevarfëriaedetyruantëjetontemetë.

Nëkëtodhjetëmuajgruajapohonsepërfëmijët sajështëkujdesuredhe babaiiPanajotit,Kosta Anagnosti,iciliështë larguarmenjëherëdrejt Janinëspasarrestimit tëtëbiritpërt’ishpëtuar marrjesnëpyetje.

U ktheva më herët nga puna, vajza prej ditësh nuk fliste e nuk hante Nga informacionet e policisë bëhet e ditur se gruaja 30-vjeçare është kthyer pak më herët nga puna, pasi punonte në një fabrike vaji në një fshat afër dhe ka konstatuar se me vajzën është abuzuar në dhomën e tyre të gjumit, në një shtëpi shumë të varfër. Gruaja ka shkuar mesditën e së shtunës, në komisariatin e policisë Delvinë, ku dhe ka denoncuar se dyshonte që shtetasi Panajot Anagnosti, me të cilin bashkëjetonte prej disa muajsh, kishte abuzuar me të bijën e saj, vetëm 8 vjeç. Në thëniet e saj para oficerëve të Krimeve, e ëma shprehej se kishte vënë re prej dy ditësh që vajza ishte mbyllur në vetvete, ishte e frikësuar e nuk mësonte. Duke parë këto shenja, ajo ka pyetur vajzën e saj, e cila më pas kishte treguar se Panajot Anagnosti kishte kryer me të marrëdhënie seksuale dy ditë më parë, pra në datën 18 tetor.

të krimeve, e ëma shprehej se kishte vënë re prej dy ditësh që vajza ishte mbyllur në vetvete, ishte e frikësuar e nuk mësonte. Duke parë këto shenja, ajo ka pyetur vajzën e saj, e cila më pas kishte treguar se Panajot

Anagnosti kishte kryer me të marrëdhënie seksuale dy ditë më parë, pra në datën 18 tetor. Ndërkohë arrestimi i pedofilit 47-vjeçar është kryer ditën e dielë pasi ai ishte fshehur në fshatin Mesopotami.

Përpiqet të inskenojë filmin, vetëvaret fëmija 10 vjeç Një 10-vjeçar nga FushëBulqiza është gjetur i vdekur mesditën e djeshme në oborrin e shtëpisë së tij. Policia sqaron se fëmija është vetëvarur me litar, ndërsa trupi i tij u gjet nga familjarët, të njoftuar nga shoku me të cilin po luante V.Sh. Ky i fundit ka njoftuar me telefon për ngjarjen banorët e tjerë të zonës, pasi nuk ka mundur ta ndihmojë 10-vjeçarin, për shkak të moshës së vogël. E gjithë ngjarja është zhvilluar në sytë e vëllait më të vogël të viktimës, i cili është i vogël dhe frekuentonte kopshtin. Ndërkohë policia pas hetimeve të kryera ka sqaruar se vetëvarja ka ndodhur pasi 10-vjeçari ka inskenuar bashkë me shokun e tij një skenë filmi ku luhej një pjesë vetëvarjeje. “Fëmija bashkë me një djalë tjetër më të vogël kanë qenë duke luajtur. Fëmijët kanë improvizuar skenën e një filmi, kanë vënë një karrige dhe kanë lidhur një litar, më pas ndodhi ajo që ndodhi…”, rrëfejnë banorë dhe të afërm të djalit 10 vjeç. Shoku tjetër nuk ka mundur t’i japë ndihmën e parë duke parë bashkë me vëllain e vogël të viktimës të gjithë ngjarjen e tmerrshme. Të afërmit shtojnë se prindërit e viktimës nuk kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes. Nga dëshmitë

e mbledhura, 10-vjeçari me iniciale V.Sh kishte marrë leje në shkollë për t’u kujdesur për vëllain e vogël, pasi babai i tij kishte shkuar të blinte një dash për Kurban Bajramin, ndërsa e ëma ndodhej në Bulqizë në një ceremoni mortore.

E gjithë ngjarja është zhvilluar në sytë e vëllait më të vogël të viktimës, i cili është i vogël dhe frekuentonte kopshtin. Ndërkohë policia pas hetimeve të kryera ka sqaruar se vetëvarja ka ndodhur pasi 10-vjeçari ka inskenuar bashkë me shokun e tij një skenë filmi ku luhej një pjesë vetëvarjeje. “Fëmija bashkë me një djalë tjetër më të vogël kanë qenë duke luajtur. Fëmijët kanë improvizuar skenën e një filmi, kanë vënë një karrige dhe kanë lidhur një litar, më pas ndodhi ajo që ndodhi…”, rrëfejnë banorë dhe të afërm të djalit 10 vjeç.

SKENA

Përdhunuesi i 8-vjeçares, gruaja e parë vrau veten në Greqi

Po luante me shokun e ngushtë dhe vëllain

Sipas tyre, ishin nën terror psikologjik

Ish-të burgosurit: I japim fund grevës, por jo luftës për kauzën tonë

Ish të përndjekurit politikë i japin fund grevës së urisë që filloi saktësisht një muaj më parë. Në mbyllje të saj përfaqësuesit e grevistëve thanë se nuk do u japin fund protestave dhe kërkesave për dëmshpërblim. Ata ndihen të zhgënjyer për indiferentizmin e institucioneve dhe e konsideruan të padrejtë deklaratën e Berishës, se greva kishte motive politike. Ditët e fundit grevistët shprehën shqetësimin e tyre për heqjen nga çadra të lëngjeve, shqetësim që u përcoll edhe nga institucioni i Avokatit të Popullit. “Falënderojmë qytetarët, mediat, ekipet mjekësore, partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen. Kërkojmë që kërkesat tona të shqyrtohen dhe për këtë kërkojmë ndihmën e ambasadorëve të akredituar këtu”, thanë grevistët. “Në Shqipëri po

shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut. Disa politikanë kanë lëshuar fyerje ndaj ish të përndjekurve”, u shpreh Tufa. Ndërkohë pak më herët se ish-të burgosurit të deklaronin mbylljen e grevës, një tjetër grevist i shtruar në spital pas disa shqetësimeve shëndetësore nuk është lejuar të kthehet në grevë. Vendimi për mbylljen e grevës erdhi jo shumë pas deklaratës së kryeministrit Berisha i cili u shpreh se nuk negocion me grevistët pasi kjo grevë është politike dhe që mbron interesa partiakë. Por në fund të gjithë ish të burgosurit janë shprehur se greva ka mbaruar, por jo lufta për mbrojtjen e kauzës së tyre. Ndërkohë po sipas tyre kjo grevë i çori maskën Sali Berishës, ndërsa theksuan se vazhdimi i grevës ishte i pamundur pasi ndaj tyre u ushtrua terror psikologjik dhe se policia u hoqi çajin dhe ujin.


10

« opinion

E martë 23 tetor 2012 •

Kush e ka radhën për t’u “djegur” zoti Rama? Nga Gazment KODUZI

K

ur zoti Rama bëri një rrëmujë të madhe për zgjedhjet lokale në vjeshtën e vitit 2006 me preteksin e certifikatave të falsifikuara, kundërshtarët e tij e lidhën këtë me frikën e humbjes së postit të kryebashkiakut. Por tashmë pothuajse të gjithë e kanë të qartë se ishin provat e para të mekanizmave për djegien e proceseve dhe figurave të ndryshme politike. Risjellim në mëndje shmangien e figurës së zotit Blushi, i cili ishte negociatori me mazhorancën për zgjidhjen e ngërçit të certifikatave, kur në fund të procesit zoti Rama dogji gjithë punën e zotit Blushi si dhe pozicionin e tij në Partinë Socialiste, ku dhe sot e kësaj dite nuk e ka rifituar dot. Ndërsa në vitin 2008, kur zoti Rama u soll urtë e butë karshi mazhorancës dhe u bë iniciatori dhe formuluesi i ndryshimeve kushtetuese, opinioni publik e perceptoi si një hap drejt normalizimit të sjelljes së tij politike, por jo si një preambulë të një procesi për djegien e shumë figurave politike të socialistëve. Kështu këto ndryshime, duke analizuar koalicionin me të cilin hyri në zgjedhjet e vitit 2009 si dhe situatat politike të mëvonshme, kishin për qëllim djegien e figurës politike të zotit Berisha, zotit Meta dhe gjithë figurave të tjera politike me përvojë, me qëllim krijimin e një elite të re politike nën urdhrat e zotit Rama. Mirëpo i kishte bërë llogaritë gabim, pasi shqiptarët ia dogjën planet e zotit Rama me anë të votës në 28 qershor 2009! Por inati dhe planet e djegëse të zotit Rama nuk kanë të sosur. Meqenëse nuk dogji dot figura politike, filloi zbatimin e planit për djegien e fatit të Shqiptarëve në rrugën për liberalizimin e vizave. Për këtë qëllim përdori si pretekst hapjen e kutive, sepse komisionerët e Partisë Socialiste në

KZAZ “ishin shitur”, duke futur në grevë urie deputetë dhe aktivistë të PS-së sipas konceptit më të fundit që ai e tha hapur “si në kooperativë”. Kjo grevë u bë edhe qesharake përmes dy situatave absurde: e para, ishte këngëtarja Elsa Lila, që iu bashkua grevës dhe bërtiste: “Dua të shoh votën time”, ndërkohë që nuk kishte votuar, sepse kishte qenë në Itali në kohën e votimeve; dhe e dyta, ishte rasti i zotit Blendi Klosi, si person që vuan nga diabeti, theu ligjet e mjekësisë duke mos ngrënë për ditë me radhë. Megjithëse ky aksion vazhdoi me aksione të tjetra politike, si “hap kutitë, lësho vizat” dhe “paralajmërimin” ndaj ndërkombëtarëve, që “nëse hiqni vizat për shqiptarët, atëherë ata do të dynden në dyert e vendeve të tyre”, zoti Rama, fatmirësisht, nuk arriti të digjte mundësinë e shqiptarëve për përmbushjen e ëndrrës së tyre për të udhëtuar pa viza në Europë. Por ai nuk ndali në këtë zjarrvënie edhe pas dështimeve me votë apo me aleatë. Kështu, menjëherë pas dhjetorit 2010, kur shqiptarët fituan lirinë e lëvizjes, më 21 janar 2011 zoti Rama vuri në zbatim planin për djegien e Kryeministrisë dhe të Kryeministrit. Aq shumë ishte i dashuruar pas planit të tij të djegies, saqë nuk dëgjonte as këshillat e miqve ndërkombëtarë për tejkalimin e situatës së krijuar, duke kundërshtuar edhe këshillat e ardhura nga titullarë të qeverisë amerikane. Populli ynë ka një proverb: “Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda”, që mori kuptim pas zgjedhjeve lokale të majit 2011, në të cilat zoti Rama mori përgjigjen nga votuesit tiranas, duke e djegur si qytetar të parë të Tiranës. Por strategjia me djegie e zotit Rama nuk përfundon në janar 2011, por vazhdon në vjeshtën 2012, në prag të vendimit të Këshillit të Europës për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimi Europian. Këtë radhë ai dirigjoi përmes

njerëzve të tij grevën ku iu vu zjarri njërit prej pjesëmarrësve në grevën e urisë të një grupi të ish-persekutuarish. Kjo dëshirë për të djegur u zbulua nga dy fakte: në çastin që shoku i grevës i vuri flakën zotit Ndreca ishin të pranishëm vetëm televizione pranë zotit Rama, si dhe inati i një gazetareje-beniamine e tij, kur pyeti zotin Fyle: “Si ia jepni statusin e vendit kandidat Shqipërisë kur në të njëjtën kohë një grevist i vë flakën vetes?”. Duket sikur nëpërmjet zjarrit të radhës zoti Rama kishte si synim të digjte jo vetëm shansin e Shqipërisë për perspektivën europiane, por ai ka projektuar edhe djegien e figurës të ish- persekutuarve politikë në sytë e popullit, duke i përshkruar këta si persona që për lekë i vënë flakën vetes, si grup shoqëror që përfaqësohen nga njerëz që kanë përfituar nga qeveria e Partisë Demokratike dhe kanë abuzuar me çfarë kanë fituar, ku disa prej pjesëmarrësve në grevë kanë kryer edhe vepra penale pas viteve ’90. Pas gjithë këtyre akteve djegieje që zoti Rama ka kryer, çdokush me të drejtë pyet: kujt i vjen radha për t’u djegur? Me sa duket, fushëbeteja do të jenë zgjedhjet e përgjithshme 2013. Bashkimi Europian ka vënë si kusht zgjedhje të lira e të ndershme për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Nëse zoti Rama humb zgjedhjet, pasi të gjitha shenjat këtë tregojnë, ka gjasa që të luajë rolin e viktimës dhe të pretendojë për vjedhje vote si në vitin 2009, duke djegur shansin e shqiptarëve që të nisin rrugën drejt bashkimit me Europën, duke dhënë mesazhin ndaj shqiptarëve se “ju më dogjët karrierën politike, unë ju djeg të ardhmen europiane”. Deri në verën 2013 qëndron në ajër pyetja 100-milionëshe: kush do djeg dhe kë, shqiptarët po djegin Ramën apo anasjelltas?

Në Berlin nuk ka Bllaca

Q

ë Kosova i ka dy Bllaca, e dimë të gjithë. Atë të parën, kur e përditshmja më e madhe në Evropë (për nga tirazhi dhe numri i lexuesve) “Bild Zeitung” në fund të marsit të vitit 1999 në treg hodhi ballinën e famshme me kolonat e shqiptarëve drejt Bllacës, duke e pyetur “Tigrin” në Beograd: “Kah po i çon?”. Një asociacion i drejtpërdrejtë në deportimet e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bllaca i dytë është ky dëshmitari i famshëm. Simboli i dështimit të OKB-së, BE-së dhe partive e kastave politike të Kosovës për të parandaluar dhe zbuluar të gjitha vrasjet monstruoze, përgjimet, shantazhimet dhe çka jo tjetër... që për vite të tëra vazhduan edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë një gur në supet e ndërgjegjes së secilit njeri që e do këtë vend. E ky vendi ynë është kaq i vogël dhe çon aq pak peshë në skenën dhe skemat e sotme politike globale, saqë vetmia e madhe nëpër të cilën ajo vazhdon të kalojë, nganjëherë ndihet edhe kur nuk kemi me çka merremi pos me veten. Ose thënë edhe më mirë, kur nuk duam, nuk dimë, por para së gjithash nuk po mund të merremi me problemet esenciale: ballafaqimin me të kaluarën, ngritjen e vetëdijes për shtetin e së drejtës dhe problemet e mëdha aktuale ekonomike, politike, s’na mbetet gjë tjetër pos që disi edhe të gëzohemi kur na ngjajnë dyluftime rexhepiano- jakupiane... Fakt është që Kosova tashmë ka kaluar nga fazat e saj historike në stadin e saj më të ri: histerinë. Një mori histerikësh, të cilët çdo mëngjes e mbrëmje shpallin fundin e botës, gjatë ditës hurrpatin kafe e më pas mish të pjekur me ndonjë raki rrushi e tender a honorar dhe në aksham-pazar vazhdojnë të besojnë e propagandojnë apokalipsin e së nesërmes. Që pozat e Prishtinës kanë sindroma të një shoqërie posttraumatike, është një fakt me të cilin katedra sociologjike perëndimore apo laboratore e studio shkrimtarësh e regjisorësh me penat e kamerat tyre nga Amerika përmes Evropës vëzhgojnë dhe tregojnë me vëmendje e reflektime impresive. Janë episode të cilat njeriun mund ta çojnë drejt mendimit që kemi të bëjmë me një shoqëri, ose vërtet të dergjur mentalisht e shpirtërisht apo edhe një kaosistan, nga i cili mund

Nga Beqë Cufaj

të dilet vetëm pasi të jetë rrënuar çdo gjë. Kur çdo normë etike dhe profesionale ta ketë humbur fillin e saj. Me mbrapshti dhe pafytyrësi. joseriozitet dhe meskinitet. Një shembull të freskët e kishim fundjavën e kaluar, kur në eter hidhej se “ambasada në Berlin” paguan për marketingun e ambasadorit dhe tjerëve. Dhe vazhdonte rrëfimi për atë se si një gazetar gjerman (imeili i të cilit kishte rënë në duart e biçim gazetarit) kishte kërkuar para për marketing. Po, po, për marketing. Pyetja: cila është ajo ambasadë, kompani, qeveri e bile edhe ne vdekatarë të zakonshëm, që nuk marrim imeila e SMS ku na kërkohen para?! Ai gjermani, pra, kishte bërë intervista me Enver Hoxhajn, Kadri Veselin, Albin Kurtin e shumë e shumë të tjerë (gazetari mund ta kishte shënuar, për shembull, po kështu që edhe tekste të asaj gazete, ku ai e bënte zbulimin e tij epokal ishin botuar po në portalin në fjalë të po atij gazetari dhe atë po në gjermanishte). Dhe kjo është e tëra. Ky ishte zbulimi. Pa hyrë kush kujt provon t’ia fusë këtu, duhet parë përtej syzave të joprofesionalizmit, thënë shqip, amoralitetit amatoresk që askush, asnjë ambasadë kurrë nuk mund ta ndalë, nëse ka gazetarë perëndimorë që provojnë të lobojnë për shtetin. Dhe imazhin të cilin e kemi siç e kemi. Apo e kemi pikërisht pse kemi këso biçim gazetarie!? Që mrekullia të mos përfundojë me kaq dhe të bindemi që asgjë nuk është e rastësishme, disa orë më pas, kur u miza u bë buall, një portal tjetër, po me nam e salltanet, i bashkëngjitej rrëfimit të parë me zbulimin që në Berlin na u paska instaluar “ambasada e SHIK”-ut. Edhe kjo s’do koment. Të na vijë dita që edhe në Berlin ndonjë të diel të na dalë ndonjë Bllacë?! Që Berlini madh, i fuqishëm dhe pathyeshëm nëpër filtrat e tij të akreditimeve të ketë lejuar diplomatë nga Kosova me të kaluar SHIK!? Natyrisht që s’e keni kuptuar ju! Berlini i ka lejuar ata me demek, sepse e ka aleat SHIK-un, - thonë të parët. Jo, jo, Berlini i ka lejuar ata/ato të akreditohen, sepse duan ta shohin si funksionon SHIK-u?! E kështu me radhë, e kështu me radhë. Sepse budallallëqet tona s’kanë kufi. Ambasada e Kosovës në Berlin është përfaqësia e Kosovës në këtë shtet mik. Dhe të gjitha ato vajza e ata djem

që punojnë aty shërbejnë për shtetin e tyre në një vend mik. Kaq. Sepse, po qe se do të ishte ndryshe dhe po qe se do të niseshim nga kritere bizare dhe banale që provojnë të hidhen në eter, atëherë nuk do të na dalë diplomate e diplomat i ri i shtetit të Kosovës, që s’do të jetë i dikujt... Nga partia, paria, krahina e katundi. Pa hyrë aty kush kënd e ka çuar, si kanë hyrë e dalë, por pa harruar që të gjithë i kanë fajet pse është si është... më ka rënë t’i takoj shumë e shumë prej këtyre djemve e vajzave që janë diplomate e diplomatë të Kosovës gjithandej në kryeqytete të Evropës. Dhe ua them: janë të mrekullueshëm! Të gjithë. Pa përjashtim. Sepse i shërbejnë shtetit të tyre më shumë sesa që ai shtet e meriton. Më shumë se sa ai shtet bën për ta. Më shumë se sa ai shtet i mbron e përkujdeset për ta. Dhe çka është edhe më me rëndësi, nuk më intereson as përkatësia e tyre (ish) partiake, as religjioze, as krahinore. Janë “ushtarët” tanë me kollare dhe për këtë edhe imazhi i Kosovës ... Më i miri që ky vend sot për sot e ka. E nëse Prishtina, Republika, provon t’u hedhë gurë e dru prej atje, nuk mund t’i spërkatë, sepse është e pamundshme që Bllaca të arrijë deri në Berlin. Sistemi bllacesk i përfoljeve e përgojimeve, parafjalëve e pasthirrmave, projektimeve e survejimeve e për fat të keq edhe propagimeve si të sipërpërmendurat mund të arrijnë. Për ca çaste. Për egon e atyre që i kanë lëshuar. Për të ngelur aty ku janë: në botën e tyre të vogël dhe cenuar... nga ndonjë tender a Bllacë. Sepse SHIK e Bllacë nuk gjeni dot në Berlin. Për t’u kthyer po te “Bild Zeitung”, e cila, nëse në vitin 1999 pyeste “Tigrin”, ku i çonte 1 milion shqiptarët e Kosovës dhe me këtë dridhte tokën e Evropës... më 10 shtator të vitit 2012 këtë ambasadorin e shtetit të Kosovës, Xhakaliun, e shpallte “Fitues të ditës” dhe popullin e vendin tonë e përgëzonte për pavarësinë e plotë me fjalët në gjuhën shqipe “urime”. Ta ketë paguar për marketing kjo “ambasada e SHIK”ut në Berlin edhe “Bild Zeitung”-un? Zor. Sepse buxheti vjetor i BILD-it është po aq sa i shtetit të Kosovës. Prandaj Bllacën ta lëmë aty ku e ka vendin. Kurse diplomatët e shtetit tonë t’i lëmë ta bëjnë punën e tyre. Sepse në Berlin(a) nuk ka Bllaca. Marrë nga www.zeri.info


opinion • E martë 23 tetor 2012

»

11

Shkishërimi dhe shteti laik Nga Artur NURA

O

pinioni publik shqiptar po tronditet në vazhdimësi nga ngjarje tragjike me dimensione të frikshme të vrasjes, të cilat domosdoshmërisht duhet të na kthejnë si individë, familje dhe shoqëri me më shumë vëmendje nga jeta dhe për jetën. Një tjetër vajzë e re 18-vjeçare është vrarë në mënyrën më të paimagjinueshme njerëzore dhe kjo ndodh pas vrasjesh të tjera për hakmarrje, apo gjakmarrje, të cilat ekzekutohen qartësisht në mënyrë krejt kaotike. Një pjesë e tyre teorikisht i referohen Kanunit, të cilin pjesa më e madhe e këtyre ekzekutuesve të tij nuk e njohin, por vetëm e bëjnë pjesë të jetës së tyre nga goja e tjetrit. Duke iu referuar termit “gojor” jo rastësisht, kujtojmë se edhe ai tjetri po ashtu si ai vetë që ka vrarë për Kanun e ka mësuar nga një tjetër si ai gojarisht. Kjo ndodh si dikur në ndërtimin e Kanunit, që është transmetuar gojë më gojë, ndërsa sot ai është i shtypur dhe publikuar në mijëra kopje edhe në gjuhë të huaja e mund të gjendet on-line. Kanuni gjithashtu është konspektuar në terma të caktuar edhe në auditorë universitetesh. E gjithë kjo ndodh në një vend ku pretendohet se punohet për shtetin e së drejtës, i cili, për fat të keq, funksionon shumë dobët.

zor siç është vrasja, nuk solli pak reaksion te një pjesë e shoqërisë shqiptare. Ata apo ato iu referuan shtetit tonë laik dhe ndarjes së Kishës nga pushteti politik. Shqetësimi formal i tyre konsistonte në faktin se ky aktivizim ndoshta dëmton shtetin, por nuk pyetën veten dhe të tjerët se për cilin shtet bëhet fjalë: për atë pjesë që nuk është funksionale dhe si rrjedhim sjell vdekje (vrasje), apo ngatërruan dhe ata shtetin me pushtetin si shumica e njerëzve të thjeshtë? Sigurisht që Kisha Katolike është një lloj ambasade e shtetit të Vatikanit, por pa dyshim që ajo ndihmon në mënyrë të pazëvendësueshme konstitucionin shpirtëror të individit, të familjes dhe të shoqërisë. Sigurisht që ky dimension fetar është element pushteti, por është vërtetuar tashmë se shoqëria pa të shkon drejt vetëshkatërrimit dhe komunizmi shqiptar është fakti më domethënës që e konfirmon këtë pohim. ***

*** Kësaj situate makabre së fundi iu kundërvu me të drejtë edhe Kisha Katolike duke vënë në veprim në mënyrë publike një norme të kodit të së drejtës kanonike: atë të shkishërimit. Në fakt, me këtë akt kishtar brezi im dhe më të rinjtë se unë janë njohur vetëm nëpërmjet letërsisë së realizmit socialist. Në atë kohë diktatura qartazi, për të mos pasur konkurrent në pushtetin e saj, kishte mbyllur dhe shkatërruar kishat dhe xhamitë dhe e kishte shpallur të ndaluar fenë, ndaj dhe letërsia e atij sistemi e përcillte këtë norme të Kishës Katolike me nota negative dhe sarkazëm. Sot një gjë e tillë tingëllon e paimagjinueshme, por akti normativ i Kishës, edhe pse qartazi për t’iu kundërvënë një dimensioni krejt antinjerë-

Personalisht besoj se duhet nisur nga përgjegjësitë politike për të arritur në një rezultat pozitiv ndaj institucionit të jetës. Në fakt, Kryeministri i Shqipërisë, zoti Sali Berisha, vetëm dy ditë pas këtij akti të Kishës Katolike dhe vrasjes së shefit të komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj kërkoi që parlamentit t’i propozohen ndryshimet ligjore ku të përfshihet dënimi me burgim të përjetshëm për ata që vrasin efektivat e policisë, për hakmarrje dhe për gjakmarrje. Kryeministri i kërkoi ministrit të Drejtësisë që sa më parë të dërgojë në parlament propozimin ligjor për këtë ndryshim të domosdoshëm. Një veprim i tillë duhet komplimentuar, por duke nxitur që të veprohet deri në zbatimin e kësaj iniciative politike të kryeministrit. *** Kisha Katolike pas një ngjarjeje të rendë, që solli vdekjen e tre personave të pafajshëm, reagoi duke e shkishëruar personin vrasës pa analizuar arsyet e mundshme të këtij akti makabër. Me të drejtë vrasja nuk duhet të gjejë asnjë justifikim. Në filozofinë e krishterimit në jetë është kthyer vetëm Krishti, askush tjetër nuk mundet, ndaj duhet ruajtur jeta pa justifikime. Duhet thënë se sipas Kishës Katolike vetëm autoriteti shtetëror mund ta ndalojë përfundimisht gjakmarrjen. Për këtë arsye klerikët u janë drejtuar njëkohësisht organeve gjyqësore shtetërore që të japin maksimumin e dënimit për ata që kryejnë vrasje, në veçanti vrasje me motive gjakmarrjeje dhe të jenë sa më të rreptë në dhënien e dënimit duke mos bërë zbritje të viteve të vuajtjes së dënimit. Por çfarë është bërë deri tani në këtë drejtim nga ana laike e shtetit? Ne nuk kemi akoma vullnetin politik të Kryeministrit të konvertuar në vullnet juridik dhe ministrinë përkatëse që ta ketë dërguar pranë legjislativit atë. Kemi një amnisti, nga e cila do të përfitojnë 2546 persona të dënuar, por akoma jo propozimin ligjor apo projektligjin që do penalizojë hakmarrjen dhe gjakmarrjen si krim që duhet dënuar vetëm me burgim të përjetshëm.

Lufta e gjelave në Kuvend

N

ë luftën e fundit të “gjelave” në Kuvend, kush më shumë e kush më pak, dolën të ishin edhe arrogantë edhe të papërgjegjshëm, e jo pak prej tyre edhe “ngrehalucë” e hipokritë. Ministri i Brendshëm do të duhej të kërkonte falje ose të shkonte nga detyra, ndërkaq kryeparlamentari të japë llogari për rebelizmin e tij prej babaxhani. “Disa nga mashkujt e shpisë (PDK) kanë nisë me e pi duhanin msheftë”. Secila shtëpi i ka disa meshkuj të këqij dhe që e pinë duhanin fshehtas. PDK-së këta meshkuj i kanë dalë për fushë. Por, bajrakun e kanë marrë dy eksponentë të rëndësishëm të partisë, Bajram Rexhepi dhe Jakup Krasniqi, të cilët inatet dhe animozitetet personale e raportet e tyre në parti, i kanë bartur atje ku nuk kanë guxuar, në institucionet e shtetit. Edhe njëri edhe tjetri janë përfshirë nga emocionet, thua se janë, ose në rininë e hershme kur “nefci” ta drejton mendjen, ose në vjeshtën e jetës së tyre, kur njerëzit edhe njëherë bëhen fëmijë. Nëse ministri i Brendshëm Rexhpi kishte rënë “pre” e arrogancës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që po thonë të kishin vendosur ta pinin kafen e zezë në ndërtesën e Qeverisë, pikërisht në ditën kur nënshkruhej shitja e Distribucionit të KEK-ut, ai do të duhej, që të paktën atë ditë, të mos dilte nga zyrat. Të rrinte aty e të reflektonte. T’i thërriste gjithë këshilltarët e tij dhe disa të tjerë më të mençur se ata, dhe t’u kërkonte “yrnekun” për të dalë nga bataku në të cilin kishte rënë.

Nga Muharrem Nita

Ai do të duhej ta kishte kuptuar menjëherë se e kishte menderosur, sepse ministri i Brendshëm, nuk komandon me policinë, për asgjë dhe asnjëherë, përpos nëse kjo nuk do të rregullohej me një vendim të posaçëm të qeverisë dhe, pse jo, të kërkonte edhe falje. Por në vend të kësaj, ai kishte rënë akoma më thellë në baltën e gjallë që e përpinte poshtë e më poshtë, duke thënë se policia do të mund të përballej me të gjithë, që nga presidenti e poshtë... Përplasja e ministrit të Brendshëm me deputetët “arrogantë” të VV, ishte bartur edhe në Kuvendin e Kosovës, duke u shndërruar në një “luftë gjelash”, të cilët më shumë sesa flisnin, kakarisnin. Jakup Krasniqi, pas gafës së parë ku kishte thënë se deputetë të të gjitha partive ishin zgjedhur me vota të vjedhura, duke harruar se nga kush ishe zgjedhur dhe kush e kishte nominuar për të qenë kryetar i po këtij Kuvendi, e bënte gafën e dytë. Duke e marrë pronësinë mbi Kuvendin, ai përplasej me të tijët, dhe “ babaxhani i luftës” , i jepte të drejt vetes që disa nga ministrat t’i quante edhe rrugaçë, thua se i kishte “mbaruar” vetë dhe ata të ishin bijtë e tij. Turp e faqja e zezë... Në luftën e fundit të “gjelave” në Kuvend, kush më shumë e kush më pak, dolën të ishin edhe arrogantë edhe të papërgjegjshëm, e jo pak prej tyre edhe “ngrehalucë” e hipokritë. Ministri i Brendshëm nuk pati kurajë të thotë “kam gabuar sepse nuk i kam peshuar mirë fjalët që thash” dhe ose të kërkonte falje ose të jepte dorëheqje. Kryetari i Kuvendit, ta pranonte se e kishte shkelur rregulloren e punës së Kuvendit, duke i dhënë të drejt vetes që të bëhej “mbreti i parlamentit” dhe përtej kësaj të thoshte “ma bëni

hallall o burra se më pshtoi një pordhë”, sepse cilësimi që ai u bënte ministrave, që nuk ishin zgjedhur prej tij, mbante erë. Ose deputetët e Vetëvendosjes, (disa syresh) të thoshin hapur se e kishin plan që ta bënin hallakamë qeverinë dhe kryeministrin, dhe të mos bëheshin hipokritë e t’i binin “niçar” e të thoshin se kishin vendosur të hynin në ndërtesën e qeverisë për ta pirë “kafen e zezë”. Lufta e gjelave dhe kakarisja në Kuvend, kanë lënë plot hesape të palara të cilat kërkojnë shpëlarje. Përpara se ministri i Brendshëm Rexhepi, ta vazhdojë atë që ai e cilëson “mision të tijin”, duhet ta sqarojë komandën e tij “të largohen për dy minuta” dhe të sqarojë nëse Policia e Kosovës e kishte pushtuar Kuvendin një ditë më pas. Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, ndërkaq, duhet ta marrë fjalën menjëherë e ndoshta në seancë të jashtëzakonshme, e ta thotë hapur se ajo që kishte thënë për “ministrat rrugaçë” ishte “tepër” për një kryetar parlamenti, qoftë ai edhe Jakup Krasniqi vetë. Dhe më në fund, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka përgjegjësi edhe para elektoratit të vet, edhe para qytetarëve të Kosovës, që hesapet e palara në parti, t’i lajë atje e të mos i bartë në institucionet e vendit. Dikush nga deputetët luftarakë, guxoi të thoshte se edhe përplasjet e fundit në Kuvend, ishin rezultat i proceseve demokratike, ndoshta në një përpjekje për të fshehur “primitivizmin” parlamentarë, por që realisht kjo nuk mund të jetë atu-ja për t’i ikur përgjegjësisë. Prej të gjithë atyre që kanë folur gjatë javës në Kuvend, dikush duhet t’i hajë fjalët e veta, sepse ato as “thiu” nuk i përpin.


12

« gossip

E martë 23 tetor 2012 •

Tradhtia bashkëshortore:

Meshkujt e kanë në gen

Makina e ndërtuar me trupa njerëzish Emma Hack ka ndërtuar një makinë me trupat e lyer të 17 personave. Artistja ka përdorur 12 meshkuj dhe 5 femra për të formuar figurën e një makine të aksidentuar. Trupat e këtyre njerëzve janë lyer me blu, të bardhë dhe të zezë për të krijuar këtë vepër artistike. Emma, e cila ka pikturuar këngëtarin Gotye në videoklipin e këngës ‘Somebody Tha I Used To Know’, ka shpenzuar 18 orë për të ndërtuar makinën e “shkatërruar”. Australiania është shprehur: “Teknikisht është puna më e vështirë që kam bërë ndonjëherë, por jam shumë e lumtur me rezultatin.”

Beyonce dhe Jay-Z të dashuruar si ditën e parë Ata tashmë janë prindër të vajzës së tyre 10muajshe, por kjo nuk do të thotë se çifti ka hequr dorë nga argëtimet e të shtunave. Çifti ka shijuar disa momente vetëm në një restorant në NYC, ku Beyonce dukej e mrekullueshme me panatallona lëkurë dhe një bluzë bardh e zi. Jay-Z dhe Beyonce kanë përkrahur fushatën e Obamas, i cili bëri të ditur se e ka këshilluar Jay-Z se si mund të jetë një baba i mirë. “Jam siguruar se Jay e ndihmon Beyoncen me fëmijën dhe nuk ia le gjatë gjithë kohës asaj apo vjerrës, gjithashtu Obama ka treguar se kënga e tij e preferuar nga këngë e rreperit është kënga e parë. Beyonce dhe Jay-Z konsiderohen si miqtë të mirë të çiftit presidencial. Gjithashtu ata u cilësuan nga Forbes si çifti me fitime më të mëdha në botën e showbusiness-it.

T

radhëtia është një normë, jo një perjashtim prej saj. Gjithmonë e më shumë njerëz janë duke pranuar të pasurit lidhje të hapura pikërisht për këtë arsye, për të patur marrëdhenie seksuale me më shumë se një partner”, shkruan sociologu në studimin e tij. Anderson testoi 120 meshkuj të diplomuar përpara publikimit të studimit, hetero dhe homoseksuale, duke nxjerrë perfundimin se 78% e tyre kishin tradhëtuar të pakten një herë partneren edhe atëherë kur

ishin të dashuruar. “Krijimi dhe rritja e një familjeje është nje faktor emocional dhe jo seksual. Kjo do të thotë se meshkujt mund të jenë prinder shumë të mirë, por jo partnere besnike. Rregullat që eliminojnë monogaminë kane krijuar nje lloj kriminalizimi të një aspekti natyror gjenetik dhe mendor tek meshkujt”, shkruan me tej në studimin e tij sociologu. “Dëshirat tona fizike nuk vdesin, thjesht fshihen ose ndërrojnë formë nga një partner tek tjetri. Një marrëdhënie e vertetë nis atëhere kur vdes seksi. Ndryshe, do të jete seksi udhëheqësi i mendimeve të

verteta. Megjithatë, tradhëtia, pavarësisht se si denohet, në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje me ndienjat pasi ato janë dy sfera të ndryshme”. Në artikullin e tij, Anderson shkon me tej, duke kritikuar normat e shoqërise moderne, të cilat sipas tij, jane tepër shtrenguese dhe kanë vendosur një standart të pamundur realizimi nga meshkujt. Pavaresisht punimit të sociologut, ekzistojnë studime të mëparshme që e kundershtojnë këtë version. Sipas njërit prej tyre, tradhëtia llogaritet në një në dy persona, ndersa diferenca midis meshkujve dhe femrave nuk është e dukshme.

Konsumoni barishte për reduktimin e rrudhave Kim Kardashian feston ditëlindjen në Venecia Shoë girl Kim, ka festuar 32-vjetorin të shtunën në Venecia bashkë me të dashurin e saj Kanye. Kanye ka surprizuar Kim me një udhëtin në Itali disa ditë para ditëlindjes së saj, duke shijuar Romën dhe tani Venecian duke qëndrua në një hotel luksoz Cipriani. “Italia është shumë e bukur, ditëlindja më e mrekullueshme që kam kaluar”, ka shkruar në tëitter Kim. Por ka spekulime se Kanye mund t`i propozojë në çdo moment pavarësisht se Kim nuk ka finalizuar divorcin me Kris. Një burim tregon se Kanye është duke u menduar edhe për unazën, dhe është çështje kohe që Kanye ta propozojë Kim, mendohet se kjo do jetë para përfundimit të pushimeve. Ata janë bërë për njëri-tjetrin dhe Kanye dëshiron ta kalojë jetën me Kim, ka thënë burimi. Kim gjithashtu së fundmi ka pohuar se nuk mund ta mendonte veten me asnjë tjetër përveç Kanye, se përveçse ai është i dashuri i saj është edhe shoku më i mirë i Kim.

Nuk është gjithmonë e nevojshme të përdorni produkte të shtrejnta kozmetike dhe farmaceutike për të pasur një lëkurë të bukur. Me produkte natyrale mund të arrihet një gjë e tillë. Sipas studimit ngrënia e barishteve, jeshillëqeve, pakëson përhapjen e rrudhave. Konsumimi i një sasie të rregullt të barishteve është shumë e shëndetshme për lëkurën duke e bërë atë sa më natyrale. Vullnetarët të cilët morrën pjesë në studim konsumuan çdo ditë për katër javë barishte të mbushura me gjethe jeshile, ku 90% e tyre treguan ndryshime të dukshme në fytyrë. Më shumë se 70% e grave të testuara kishin ndryshime pozitive në rrudhat e fytyrës. Pothuajse gjysma e tyre kishte reduktuar dhe zonat e kuqe dhe me njolla të fytyrës dhe 81% vunë re se poret ishin bërë më pak të dukshme. Ushqime të tilla si majdanozi, spinaqi, koperi dhe të gjitha jeshillëqet e tjera janë të pasura me vitamina A,C dhe E, kalcium dhe hekur që kontribuojnë për një fytyrë të shëndetshme. Një analizë vizuale është bërë para dhe pas studimit, ku rezultatet ishin evidente se ushqimet jeshile kishin përmirësuar lëkurën e pjesëmarrësve në studim.


gossip • E martë 23 tetor 2012

»

13

Madonna me armë në skenë Nicole Kidman heq dorë nga ‘Nymphomaniac’

Banderas

dhe Griffith ende shijojnë martesën

Kohët e fundit është përfolur mjaft se do të shkurorëzohen, por ‘pëllumbat e dashuruar’ me një shëtitje relaksuese kanë dëshmuar të kundërtën. Antonio Banderas me Melanie Griffith kanë bërë pazar në Erewhon dhe me përkushtim i ka ndihmuar bashkëshortes së tij rreth bartjes së shportave. Buzëqeshjet në fytyrat e tyre dhe pëshpëritjet kanë dëshmuar që thashethemet rreth ndarjes së tyre nuk janë të vërteta - Antonio dhe Melanie ende janë duke shijuar martesën e tyre që zgjat më shumë se 16-vjet. Aktorja 54-vjeçare, Melanie dhe Banderas tre vjet më i ri, u martuan në vitin 1996 dhe nga ky kurorëzim kanë vajzën, Stella del Carmen. Kujtojmë, thashethemet rreth shkurorëzimit të tyre janë shfaqur në media pasi është shfaqur në publik një video në të cilin shihet Antonio Banderas duke vallëzuar me aktoren indiane, 35-vjeçaren Mallika Sherawat, e cila video është xhiruar në qershor të këtij vitit gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

P

erformanca e dhunshme në koncertin e mbajtur në një qytet i cili nuk ka harruar ende masakrën e kinemasë që la 12 të vdekur, nuk ishtë një gjetje e zgjuar e Madonna-s. Këngëtarja 54-vjeçare zhvilloi një koncert në Denver. Ajo u ngjit në skenë me një pistoletë lodër për këngën “Gang Bang”. Mes vargjeve të këngës është pjesa “…qëllova të dashurin tim në kokë”. Pikërisht në këtë moment në projektorin gjigant në skenë u ilustrua “vrasja” përfshirë këtu edhe efektin e gjakut. Kjo nuk u prit mirë nga të pranishmit në koncert por edhe nga kritika dhe artistë të tjerë. “Denveri është ende i tronditur nga çmenduria e James Holmes që vrau 12 vetë dhe plagosi shumë të tjerë në sulmin e kinemasë gjatë premierës së filmit të fundit të Batman dhe nga krimi monstruoz ndaj një 10 vjeçarje gjatë muajve të vjeshtës, ende të pazbardhur”, thonë ata duke shtuar se zgjedhja e Madonna-s ishte e gabuar. Pistoletë është bërë pjesë e skenografisë së këngëtares që pas plagosjes së 14-vjeçares pakistaneze Malal nga talebanët. 14-vjeçarja sfidoi ekstremistët duke vijuar frekuentimin e shkollës. Ajo është shndërruar në një simbol të qendresës ndaj ekstremizmit.

Nicole Kidman pranoi gjatë verës ofertën për të qenë protagonistja kryesore e filmit ‘Nymphomaniac’, projekti më i ri i regjisorit Lars von Trier që analizon eksperiencat seksuale të një gruaje nimfomaniake. Por, aktorja e famshme hollivudiane ka ndërruar mendje dhe ka hequr dorë nga roli kryesor në këtë film erotik. “Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, Nicole nuk ndihet rehat me skenat erotike që kërkon Von Trier. Tashmë që po dalin detaje të ndryshme në media, ajo ka frikë se polemikat mbi këtë film mund të ndikojnë për keq tek imazhi i saj”, u shpreh një burim për ‘The Hollywood Reporter’. Disa muaj më parë, Shia LeBeouf, i cili e ka pranuar rolin në këtë film, është shprehur se skenat e seksit do të jenë 100% reale.

Daniel Craig nuk dëshiron të jetë yll

Adele bëhet nënë Këngëtarja Adele është bërë zyrtarisht nënë. Ajo ka sjellë në jetë ditën e premte, fëmijën e saj të parë i cili është djalë, emri i të cilit dhe detajet e lindjes nuk janë bërë ende publike. Sipas Mail online, Adele dhe i dashuri i saj Simon Konecki janë shumë të lumtur dhe të emocionuar për ardhjen e fëmijës. Adele bëri të ditur lajmin e shtatzanisë në facebook në fillim të qershorit duke i`u kërkuar fansave të respektonin privatësinë dhe këtë kohë të çmuar mes tyre. Më pas u përhapën lajme për një martesë të mundshme mes këngëtares dhe Koneckit, por ishte menjëherë reagimi i Adele e cila e mohoi.

Ylli i filmave “James Bond”, Daniel Craig, nuk i pëlqen të trajtohet si “yll”. Aktori britanik thotë se, pavarësisht famës së tij, ai nuk ka dallim me askënd tjetër dhe nuk dëshiron të trajtohet i tillë. “Nuk mund t’i bëj të gjitha gjërat që dua, por bëj një jetë normale. Familja ime dhe miqtë e mi më trajtojnë si gjithmonë. Dua njerëzit të më trajtojnë sa më normalisht që munden. Çdokush që nuk më trajton ashtu, ndjehem rëndë”. “Nuk është se më pëlqen të dal dhe të jem seks-simbol. Mendoj, është mirë sigurisht, por e turpshme. Më pëlqen të shkon në palestër çdo ditë pasi jam në fizioterapi çdo ditë. Por kur shkoj në pushim, ha dhe pi çfarë dua”, ka thënë Craig.


14

« bota

E martë 23 tetor 2012 •

Nga veriu në jug, ata që s’e duan euron Në veri ashtu sikurse në jug. Në vendet e pasur dhe në vendet e varfra. Rritet lëvizja e atyre që janë kundër monedhës së përbashkët. Dhe vë në rrezik Kontinentin që sapo mori çmimin “Nobel për Paqen”

U

n cafe, por favor”. “Son 200 pesetas”. “Peseta?” Nuk është një ëndërr, por një bashkëbisedim real që mund të dëgjosh në El Alamo, në Spanjë. Çmimi nuk është më ai i 11 viteve më parë: përpara euros, një kafe kushtonte 80 peseta, gjysmë euro dhe tani kushton 1.2. Pak rëndësi ka, është monedha që vlen: në këtë vend me 9 mijë banorë në jugperëndim të Madridit është rikthyer në modë “rubia”, “bjondia”, siç thirrej dikur me dashuri peseta. Është rikthyer në më shumë se 70 bare dhe dyqane. Sot, me krizën që shtrëngon gjithnjë e më shumë, ajo dashuria e dikurshme është shndërruar në një nostalgji depërtuese, një ndjenjë që i prek të gjithë: në muajt e fundit bjondia është rishfaqur me goxha bujë edhe në Villa-mayor de Santiago, në provincën e Cuencas dhe në vende të tjerë në Kastijë, në vendet e Ulët dhe në Andaluzi. “Ideja na lejon të ndihmojmë njerëzit dhe kapërcejmë krizën”, shpjegon Angel Sanchez Moreno, i punësuar në industrinë në El Alamo. “Bashkëqytetarët tanë dhe ata të vendeve fqinjë vijnë këtu dhe përdorin pesetat që i kishin ende në shtëpi”. Sipas Bankës së Spanjës ka ende në qarkullim peseta në një vlerë prej 1.7 miliardë eurosh, mund të këmbehen deri në 2020, gjithmonë nëse euro do të jetë ende në jetë. Në Volos, një qytet port që ndodhet 320 kilometra në veri të Athinës nuk e kanë ndjerë që ta zhvarrosin dhrahminë, nuk ka asnjë nostalgji për të, por paguhet në Tem, një valutë alternative që sigurohet duke shkëmbyer shërbime, nga leksionet e jogës deri tek ata të informatikës. Në thelb është një formë shkëmbimi, e nisur nga poshtë dhe që ka përfshirë tashmë më shumë se një mijë ortakë. Në tregun e Volosit më mirë të kesh Tem se sa Euro. Greqia dhe Spanja janë nervat e zbuluar të krizës, vendet që duke shpërthyer nga brenda apo nga jashtë mund të thithin Italinë dhe të anojnë eurozonën dhe ku, bashkë me Portugalinë, janë më të shumta viktimat e masave shtrënguese të vendosura për të mbrojtur monedhën e përbashkët. Por jo vetëm në këto lartësi euro është një totem dëmprurës: në Evropë, në jug dhe në veri, në atë të të varfërve, ashtu sikurse në atë të të pasurve, është gjithçka një rikthim në të kaluarën, një

BE kërkon ndryshime

N

ë darkën me gatime vjeshte kryetarët e shteteve dhe të qeverive u përpoqën të gjenin një linjë të përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të bashkimit monetar dhe ekonomik. Pjesëmarrësit e takimit diskutuan deri natën pa marrë vendime thelbësore. Ato do të merren në dhjetor në takimin e nivelit të lartë të BE-së, tha Angela Merkel, në fillim të takimit të Bruskelit. Presidenti francez Francois Hollande mendon ndryshe dhe tha se tani duhet marrë vendimi për futjen në janar të 2013 të kontrollit të përbashkët mbi bankat. Hollande u kthye në avokat të shteteve të vogla jugore që ndodhen në krizë. Këto vende kanë nevojë sa më parë për kontrollin mbi bankat, sepse do të marrin nga fondi i shpëtimit të euros, kapital të ri për bankat e tyre të shkatërruara. Por ky kapital do të jepet vetëm kur bankat të kenë kontroll të përbashkët. Gjermania, Finlanda dhe Holanda, pra vendet veriore të BE-së frenojnë këtë proces. Kancelarja Merkel përsëriti shprehjet e ministrit gjerman të Financiave Wolfgang Schäuble: “Thellësia para shpejtësisë”. Në fakt ekzistojnë një seri problemesh ligjore të komplikuara me kontrollin mbi bankat. Britania e Madhe dhe Danimarka që nuk duan ta fusin kurrë monedhën e përbashkët, kritikojnë faktin që kontrolli mbi bankat, do të vendoset tek Banka Qendrore Evropiane. Kjo bankë është përgjegjëse vetëm për euron, argumentojnë diplomatët nga këto vende. Shërbimi juridik i Këshillit të BE-së, pra përfaqësisë nga të gjitha vendet anëtare, ka rezerva ligjore kundër konstruksionit të planifikuar të ngrihet, njofton gazeta “Financial Times”. Mbase duhet ndryshuar statuti themelor i Bankës Qendrore Evropiane. Punonjës të lartë qeveritar nga delegacioni gjerman nuk pranojnë që kontrolli mbi bankat të fillojë nga puna që në janar të 2013-ës. Kjo është vendosur në takimin e nivelit të lartë të qershorit. Franca, Spanja dhe Italia këmbëngulin që të bëhet. Kryeministri luksemburgas, Jean-Claude Juncker, tha se nëse nuk arrihet marrëveshje për vendimet e marra, atëherë ekziston nevoja e bisedimeve. Shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, i cili do të ngarkohet me kontrollin mbi bankat, pati thënë javën e kaluar se kontrolli mbi bankat mund të ngrihet gjatë vitit 2013, dhe pas një viti të futet komplet në punë. Si kompromis midis qendrimit francez dhe gjerman është duke u arritur për qartësimin e kuadrit ligjor për kontrollin mbi bankat. Vendimi kur duhet të fillojë të punojë vërtet nuk është arritur ende. Në vitin 2014 do të vendosen nën mbikëqyrje e përbashkët 6000 banka të Bashkimit Evropian, thuhet nga delegacioni francez.

kthim në marka, franga, lira. Një nacionalizëm monetar që shoqërohet nga rilulëzimi i një ndjenje të përhapur antigjermanike dhe stereotipesh të ligës së ulët (veriu punëtor kundër jugut dembel), të mbushur edhe me elementë fetarë, protestantë kundër katolikëve. Eshtë imazhi i një Evrope aspak të bashkuar që bën kontrast me atë të Kontinentit që sapo ka fituar çmimin “Nobel për Paqen”. Ksenofobi Geert Wilders do të donte sërish Florinën apo të paktën nxjerrjen e një monedhe të re: Neron, me N e Netherlands që do i jepte

krijesës një vulë nacionalizmi. Marine Le Pen lartëson frangën, të njëjtën gjë bëjnë për Belgjikën flamingu Vlaams Belang. Dëshirë për shilinga për miliarderin austro-kanadez Frank Stronach. Sapo është rikthyer në atdhe, ka themeluar Team Stronach for Austria, dhe tani është në avantazh në sondazhe pikërisht me strategjinë e tij anti euro. Ka pastaj nga ata që euron do të donin ta mbanin ende, por pa të ashtuquajturit Piigs. Është rasti i Timo Soini, udhëheqësi i finlandezëve të vërtetë – tashmë me 19 për qind në sondazhe, i cili është

kundër çfarëdolloj shpëtimi që lidhet me Greqinë dhe Portugalinë, bankat apo qeverinë spanjolle. Në të njëjtën gjatësi vale është edhe bavarezja CSU, aleate e Merkelit, dhe austriakët e Fpo dhe Bzo. Një grup ku do të donte të hynte edhe italiani Maroni, i cili ka nxjerrë nga arkivat pozicionin që kishte Carroçio deri në vitin 1998: një Itali veriore që përdor monedhën e të pasurve dhe pjesa tjetër e vendit jashtë. Për momentin kritikët vazhojnë të flasin në hava dhe vetëm eurodeputetët italianë Borghezio, Speroni dhe Allam, bashkë me kolegen franceze


bota • E martë 23 tetor 2012

Udhëheqësit e BE-së optimistë për Greqinë

U

De Villiers dhe britanikun Farage, kanë provuar që të protestojnë në institucione. Në mars depozituan në Parlamentin evropian një deklaratë të shkruar mbi domosdoshmërinë “e braktisjes së euros në favor të monedhave nacionale” që megjithatë nuk bëri shumë rrugë në Strasburg, një simptomë kjo që tregon se si shtytjet janë shumë të ndryshme për nga origjina, forca dhe motivimi. “Fenomeni nuk është i ri”, shpjegon Yves Meny, politolog ekspert i populizmave dhe ish-drejtor i shkollës evropiane të Firences. “Që përpara

krizës ishte një pjesë e madhe e popullsisë evropiane që ishte kundër monedhës së përbashkët, pastaj me krizën kundërshtimi shpërtheu, i nxitur nga një përzierje ideologjie dhe refleksesh nacionaliste që bëhen bashkë duke gjetur tek simboli më i lehtë, euro, armikun”. “Gjithmonë”, vazhdon të reflektojë Meny, “lëvizjet populiste janë armiqësore ndaj qeverive dhe shpeshherë edhe kundër bankave, por jo kundër monedhave. Në Evropë, armiqësia ndaj euros i ka zënë vendin asaj kundër bankave, një armiqësi që përforcohet

për faktin që janë më të varfërit ata që paguajnë faturën e krizës”. Më parë, kush i thoshte “jo” euros e bënte për arsye teknike, të karakterit politiko-monetar si britanikët, danezët dhe suedezët, që nuk duan të humbasin pavarësinë monetare. Pastaj ishin ata që ndiheshin viktimë e rritjes së çmimeve që vinte prej futjes së euros, jo për monedhën në vetvete, por për mungesën e kontrollit. Një ndjenjë e shfrytëzuar shumë mirë nga Fronti Nacional në Francë dhe gjithashtu nga Lega Nord që, veç të tjerash ankohet për pamundësinë

dhëheqësit evropianë i dhanë fund një takimi dyditësh të nivelit të lartë në Bruksel, ku arritën marrëveshje për emërimin e një mbikëqyrësi të vetëm për bankat e eurozonës, duke filluar nga viti tjetër. Ndërkohë po sot, udhëheqësit e Bashkimit Evropian shfaqën shenja optimizmi për Greqinë. Udhëheqësit evropianë vlerësuan përparimin që ata thonë se ka bërë Athina drejt reformimit të ekonomisë dhe balancimit të buxhetit. Por mes tyre ka ende shqetësime se Greqia mund të mos jetë në gjendje të paguajë këstin e kredisë edhe pse ka marrë dy paketa shpëtimi. Ata shqetësohen se Greqia madje mund të detyrohet të largohet nga eurozona. Meqenëse deri tani, huadhënësit ndërkombëtarë nuk kanë nxjerrë ndonjë raport, nuk mund të merret asnjë vendim lidhur me vazhdimin e ndihmës për Greqinë. Dje, një ditë pas një tjetër proteste kundër masave shtrënguese, e cila u shndërrua në dhunë, atmosfera në rrugët e Athinës ishte më e qetë. Por shkurtimi i shpenzimeve qeveritare është në qendër të kritikave. Antonis Dremecikas, i cili ka dalë në pension në moshën 68 vjeç, pas 54 vitesh punë, ankohet për masat shtrënguese që kanë shkaktuar pakësimin e pensioneve dhe rritjen e taksave. “Rruga ku po ecën Greqia nuk është ajo drejt përparimit, por drejt greminës. Është turp të shkohet nga kësti në këst. Ata po na turpërojnë kur na thonë: ejani të merrni këstin. Dhe nën këtë trysni, ata na detyrojnë të marrim masa. Këto nuk janë masa zhvillimi, por masa mjerimi”. Të tjerë shprehin besim se Kryeministri grek Antonis Samaras do të ketë sukses në marrjen e këstit të ardhshëm të kredisë. “Unë besoj se ai do të ketë sukses dhe se ndoshta evropianët do të bien dakord, sepse nuk kanë nga ja mbajnë”, thotë një tjetër banor i Athinës. Theodore Krintas, drejtor menaxhues në firmën “Atica Wealth Management”, tha se prirjet në tregun e bursës afirmojnë se Greqia është në rrugën e duhur: “Besoj se ky afirmim, që Greqia është në rrugën e duhur, pason mesazhet e mëparshme të udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe pak a shumë tregjet po e prisnin diçka të tillë. Tregjet tani do të përqendrohen te kësti tjetër për Greqinë”. Kreditorët e Greqisë, Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane, javët e fundit kanë qenë të angazhuar në negociata të vështira për shkurtimet buxhetore të vendit. Grupi i kreditorëve, i njohur si troika, ka thënë se nuk do të japë kredi të reja po nuk u morën masa të reja shkurtimesh. Pa këto kredi, Greqia mund të mos jetë në gjendje të paguajë dhe të largohet nga eurozona. Athina ka bërë thirrje për një zgjatje dy-vjeçare të programit të saj për rimëkëmbjen ekonomike që përfundon në vitin 2014. Por kreditorët kanë frikë se një zgjatje e tillë mund të jetë e kushtueshme për ta.

Meqenëse deri tani, huadhënësit ndërkombëtarë nuk kanë nxjerrë ndonjë raport, nuk mund të merret asnjë vendim lidhur me vazhdimin e ndihmës për Greqinë. Dje, një ditë pas një tjetër proteste kundër masave shtrënguese, e cila u shndërrua në dhunë, atmosfera në rrugët e Athinës ishte më e qetë. Por shkurtimi i shpenzimeve qeveritare është në qendër të kritikave për zhvlerësimin e monedhës, duke dëmtuar kështu konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Përveç këtyre lëvizjeve të të djathtës ekstreme ishte dhe kundërshtimi historik i të majtës si ai i komunistëve grekë dhe portugezë, që vazhdojnë të mbeten marksistë-leninistë të ethshëm dhe kundër bashkim-

it monetar ndryshe nga shokët e tyre spanjollë dhe italianë, që me kalimin e viteve e pranuan euron. Deri këtu, gjithçka pak a shumë është nën kontroll. Panoramën e prish kriza. “Kanë lindur forma të reja opozicioni”, vazhdon Meny, “si ajo e ekonomistëve liberalë gjermanë që kanë përqafuar profecinë e një

»

15

dekade më parë nga kolegët e tyre amerikanë, sipas të cilëve eurozona nuk do u mbijetonte ndryshimeve dhe pabarazisë mes ekonomive që e përbëjnë. Në optikën e tyre euro bëhet simboli i transferimit të burimeve nga Gjermania në Klbin e Mesdheut dhe duhet të hiqet nga qarkullimi”. Në këtë kontekst ndërfuten “fenomene të oportunizmit politik”, saktëson Meny, si ata që flasin për dalje nga euro apo ata ekstremistë që zbulojnë krejt papritur si armë politikën ekonomike, duke harruar armiqësinë ndaj imigrantëve apo islamit. Megjithatë, nuk është e thënë që oportunizmi të hspërblejë: Wilders për shembull ka humbur pothuajse gjysmën e vendeve në zgjedhjet e fundit në Holandë. Ka edhe një kritikë të re nga e majta, për të cilën euro identifikohet me politikat për ta mbajtur në jetë. Alexis Tsipras lideri i Syrizas në Greqi, socialistët e Emile Roemer në Holandë, Jean Luc Melenchon dhe Frnt de Gauche në Francë dhe Indignados në Spanjë nuk e duan euron, por nuk duan domosdoshmërin të hedhin tutje fëmijën. Tsipras thotë: “Objektivi ynë nuk është sigurisht dalja nga euro, ne duam më shumë një ribërje të eurozonës dhe të BE mbi parimet e demokracisë dhe kohezionit social”. Fjalë për ndryshim që nuk fshehin megjithatë se si edhe tek e majta luajnë me monedhën e përbashkët. Paradoksi është që bëhet fjalë për një lojë puro teorike: dalja nga euro nuk parashikohet nga rregullat e bashkëjetesës. Me Traktatin e Lisbonës u bë e mundur braktisja e BE-së, por jo eurozonës, e megjithatë flitet gjithnjë e më shumë për këtë mundësi, për Athinën. Eric Dor, profesor i universitetit të Lille, ka botuar një “Manual për të dalë nga euro”, 13 faqe ku analizon problemet ligjore dhe ekonomike të operacionit. Konkluzionet janë që mund tëbëhet “por do të duheshin negociata” që në BE nuk janë asnjëherë të shpejta. Kohë të zgjatura që sjellin një situatë pasigurie të tilla që e rrisin edhe më shumë koston e braktisjes. Dhrahmia e re (por edhe peseta apo lireta e re), paralajmërojnë analistët e Ubs, Citigroup dhe Rabobank, mund të zhvlerësohen nga 40 në 60 për qind në krahasim me euron, aq sa ta bëjnë kafenë në El Alamo të kushtojë 300 peseta dhe jo më 200. Një kafe shumë e hidhur, aq sa t’i bëjë të papërtypshëm nga pikëpamja sociale efektet pozitive të zhvlerësimit, por që është ende pak gjë në krahasim me furtunën që mund të shkaktojë një rikthim në të kaluarën: largim kapitalesh, kolaps i sistemit bankar, mungesë likuiditetesh, mbyllje e sipërmarrjeve dhe, falë ndërlidhjes bankare, një prekje e shpejtë e vendeve të tjerë. Pa harruar që një herë që thyhet tabuja e daljes nga euro, do të nisnin spekulimet për pjesëtarin tjetër të klubit që nxirret në dritare. Në thelb është fundi i euros dhe i Evropës. Kafeja në El Alamo? Më mirë ta paguajnë 1 euro e 20.


16

« AKTUALITET

E martë 23 tetor 2012 •

“Zhduken” tokat bujqësore, mbi to ndërtohen godina

Jo arë, po godina... Komunat më problematike sa i përket dëmtimit të tokave bujqësore janë ato përreth Bashkisë Elbasan. Sipas Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Mbrojtjes së Tokave, komuna Bradashesh, Shirgjan, Tregan, por edhe Bashkia Belësh janë më shqetësueset për këtë fenomen gjithmonë e më shqetësues që po “zhduk” sipërfaqe të tëra të tokave bujqësore. Shefik Bishqemi, Drejtor i përgjithshëm i Planifikimit të Territorit dhe Mbrojtjes së Tokave në qarkun e Elbasanit shprehet se ky fenomen është bërë problematik së fundi. “Toka bujqësore janë zaptuar tashmë nga ndërtimet pa leje. Ndërtimet dhe zhdukja e tokave vjen nga faktorë të ndryshëm si ato natyrorë, por edhe nga faktorët njerëzor siç janë ndërtimet pa kriter. Komunat më problematike janë komunat që janë më afër qendrave urbane siç janë komunat Tregan, Shirgjan, Bashkia Belësh dhe Bradashesh. Këshilli i Qarkut i ka kërkuar zyrave të urbanistikës në komuna që të marrin masa”, u shpreh Bishqemi. Bëhet fjalë

Inspektoriati akuzon vendorët Inspektorati ndërtimor urbanistik ka akuzuar zyrat e urbanistikës të komunave për lejimin e vazhdimit të ndërtimeve pa leje. Sipas kryeinspektorit, Kujtim Hazbiu, këto zyra lejojnë ndërtimet pa leje vetëm me një vendim të këshillave të komunës. Këto njësi nuk japin informacionin e duhur dhe në shumë raste sjellin ankesa për disa persona dhe për pjesën tjetër heshtin duke krijuar pakënaqësi. Kemi njoftuar të gjitha komunat për detyrimin ligjor që kanë për bashkëpunimin me Inspektoratin Ndërtimor të Këshillit të Qarkut. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik në qarkun e Elbasanit ka kryer 154 inspektime gjatë një viti nga të cilat janë mbajtur 54 kontrolle për prishjen e objekteve pa leje. Ky inspektorat ka ekzekutuar 41 vendime dhe 15 janë në procedura për prishje. Hazbiu u bëri thirrje të gjithë pronarëve që mos të realizojnë ndërtime pa leje ne të kundër do t’u prishen.

për qindra hektarë të zhdukur nga ndërtimet, erozioni, por edhe shpyllëzimet. Shpyllëzime Ndërkohë këtë vit është shfaqur frikshëm dhe fenomeni për të kthyer sipërfaqet pyjore në territore të mbjella me arra apo ullinj. “E keqja e kësaj pune është se për këto mbjellje nuk ka asnjë studim dhe

FESTIMET

ZHDUKJA

ELBASAN- Qarku i Elbasanit po përballet me një fenomen tepër shqetësues. Komunat që njihen për sipërfaqe më të madhe të tokave bujqësore tashmë nuk mund të llogariten më të tilla për shkak të ndërtimit të qindra objekteve pa leje brenda këtyre sipërfaqeve pa asnjë kriter duke zhdukur kështu shumë sipërfaqe toke që më parë mbillej apo shfrytëzohej për prodhim.

MOSNDËRHYRJA

në shumicën e rasteve bimët rrezikojnë të mos prodhojnë kurrë. Kryesisht janë shpyllëzuar sipërfaqe me shkurre dhe drurë të ulët. Zonat më problematike janë ato kodrinore. Kështu komunat ku janë dëmtuar shumë sipërfaqe pyjore janë Shushica, Tregani, Klosi, Paprri në rrethin e Elbasanit, si dhe komuna të tjera në nivel qarku”, deklaron specialisti pranë Drejtorisë së Pyjeve Çerçiz Shabani. Lidhur me përgjegjësinë, z. Shabani thotë se territori pyjor tash-

më i ka kaluar në administrim komunave dhe këto të fundit në vend që ta mbrojnë sipërfaqen pyjore nxisin fermerët që t’i kthejnë ato në territore të mbjella. “Komunat ishin të papërgatitura për të marrë në administrim pyjet pasi ende nuk kanë një strukturë që të kujdeset për mbrojtjen e tyre”. Në shumë raste banorët kanë përdorur edhe zjarrin për të shpyllëzuar sipërfaqe të tëra që më pas janë shfrytëzuar për mbjelljen e frutorëve apo ullinjve.

FENOMENI

SHPYLLEZIMET

LEDIA LLESHI

KOMUNAT

SHPYLLËZOHEN SHUMË HEKTARË E MBILLEN DRUFRUTORË PA PRODHIM

Komunat më problematike sa i përket dëmtimit të tokave bujqësore janë ato përreth Bashkisë Elbasan. Kështu sipas Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Mbrojtjes së Tokave, komuna Bradashesh, Shirgjan, Tregan, por edhe Bashkia Belësh janë më shqetësueset për këtë fenomen gjithmonë e më shqetësues që po “zhduk” sipërfaqe të tëra të tokave bujqësore. Ndërtimet dhe zhdukja e tokave vjen nga faktorë të ndryshëm si ato natyrorë, por edhe nga faktorët njerëzor siç janë ndërtimet pa kriter. Komunat më problematike janë komunat që janë më afër qendrave urbane. Këshilli i Qarkut i ka kërkuar zyrave të urbanistikës në komuna që të marrin masa, pasi janë qindra hektarë të zhdukur nga ndërtimet, erozioni, por dhe shpyllëzimet. Këtë vit është shfaqur frikshëm dhe fenomeni për të kthyer sipërfaqet pyjore në territore të mbjella me arra apo ullinj. E keqja e kësaj pune është se për këto mbjellje nuk ka asnjë studim dhe në shumicën e rasteve bimët rrezikojnë të mos prodhojnë kurrë. Kryesisht janë shpyllëzuar sipërfaqe me shkurre dhe drurë të ulët. Ndërkohë zonat më problematike janë ato kodrinore

DROGA

Pavarësia, mbulohet me flamuj maja e malit Tomor nga të rinjtë gramshiotë

Kapet hajduti i varëseve, sulmoi dy gra një ditë më parë

Kapen 142 kg drogë, ndalohet një shqiptar dhe një pakistanez

ELBASAN- Në këtë 100-vjetor të Pavarësisë, Tomori është pushtuar nga flamujt shqiptarë. Nuk kanë munguar nismat e veçanta në këtë prag 100-vjetor të Pavarësisë në qarkun e Elbasanit. Një grup të rinjsh nga qyteti i Gramshit kanë organizuar një veprimtari të veçantë duke u ngjitur në majë të malit të Tomorit e duke vendosur atje një flamur të madh kombëtar. Para se të niseshin për udhëtimin e veçantë qindra flamuj u valëvitën në qytet duke krijuar një dekor të veçantë. Ngjitja në majën e malit nuk ka qenë e lehtë, pasi janë dashur 4 orë në këmbë për të arritur në vendin e caktuar. Gjithashtu protagonistët kanë ngritur një kamping me çadra në malin e Tomorit dhe aty kanë kaluar natën për të arritur objektivin e majës më të lartë. Pasi kanë arritur në lartësinë e 2416 metra, ata kanë vendosur një flamur me përmasa të mëdha dhe mes gëzimit kanë uruar gjithë shqiptarët për festën. Aktivitete të kësaj natyre janë organizuar më parë edhe në Elbasan ku një grup alpinistësh fiksuan flamurin kombëtar në majë të malit të Bukanikut. Festimet për Pavarësinë pritet të mbahen në të gjithë qytetet e Shqipërisë.

ELBASAN- Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte kthyer në shqetësimin më të madh të banorëve për vjedhjet e kryera. Komisariati i policisë konfirmoi se është vënë në pranga Gëzim Vogli 25 vjeç pasi një ditë më parë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Klinikës Dentare” ka vjedhur me dhunë një shtetase. Sipas policisë, ai ka hequr me forcë nga qafa një varëse floriri një 31-vjeçareje me inicialet Dh. B. Pas kësaj vjedhjeje sipas policisë në të njëjtën ditë ky shtetas i ka vjedhur varësen prej floriri edhe një 20-vjeçareje po në të njëjtën zonë. Sipas agjentëve, i riu ishte vënë në survejim pasi akuzohet edhe për vjedhje të tjera. Pasi i vidhte ai i shiste varëset në argjendaritë që grumbullojnë flori të përdorur. Një tjetër i dyshuar për tentativë vjedhjeje është vënë në prangat e policisë. Një 40-vjeçar është vënë në pranga, pasi bashkë me një të mitur 14 vjeç kanë tentuar të vjedhin hekur për skrap tek një ndërmarrje shtetërore në Elbasan. Ndërkohë blutë e Elbasanit shprehen se është shtuar vepra penale e vjedhjes, por dhe e zbulimit. L. Ll

IGUMENICE - Sekuestrohen 142 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë, në kufirin shqiptaro-grek, ndërkohë që janë vënë në pranga dy persona, një shqiptar dhe një pakistanez. Sipas policisë, droga është sekuestruar në një automjet në fshatin Placio të Igumenicës, ndërkohë që dyshohet se ka kaluar kufirin përmes fshatit Janjar të Sarandës. Pas ndalimit të automjetit të parë, brenda të cilit është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov i mbushur me fishekë, policia ka ndaluar një automjet të dytë që drejtohej nga një pakistanez 34 vjeç, i cili kontrollonte rrugën deri në Athinë. Policia ka vënë në pranga edhe drejtuesin e mjetit të parë, një 28-vjeçar shqiptar. Trafiku i drogës nëpërmjet këtij aksi është shdnërruar në rutinë për policinë shqiptare dhe atë greke. Survejimi dhe kontrolli kryhet pothuajse përditë nga blutë e dy vendeve për të ndaluar çdo lëvizje narkotikësh kryesisht nga Shqipëria drejt Greqisë. Vetëm pak ditë më parë brenda një dite u kapën në jug të vendit rreth 3.7 ton marijuanë që po tentohej të dërgohej drejt Greqisë në rrugë tokësore.

DHUNA Arrestohet lojtari

Harizi godet gjyqtarin anësor KUÇOVË- Në mbasditen e ditës së dielë blutë e komisariatit të Kuçovës kanë arrestuar në flagrancë futbollistin e ekipit të Memaliajt Donald Seferit Harizi, 22 vjeç, të cilin më pas e kanë dërguar në dhomat e shoqërimit pranë ambienteve të këtij komisariati. Burime të bluve të këtij komisariati bëjnë me dije se arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë për arsye se pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Skrapari – Memaliaj, gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes goditi me grushte drejtuesin anësor të ndeshjes, Rezart Zhuli. Ky i fundit pasi mori mjekim në spitalin e Kuçovës, u largua për në banesë. Po gjatë qëndrimit në dhomat e shoqërimit futbollisti i Memaliajt, 22-vjeçari Harizaj është marrë nën hetim. Ndërsa anësori i ndeshjes, Rezart Zhuli, në momentin që ka lënë spitalin ka bërë dhe denoncimin për dhunën e ushtruar ndaj tij nga futbollisti Harizaj. Më pas kanë qenë oficerët e Policisë Gjyqësore ata që kanë përgatitur dosjen dhe akuzat përkatëse për futbollistin Harizaj. Pas ndalimit të futbollistit 22-vjeçar materialet i’u referuan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Berat, për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237, i Kodit Penal. Ngjarja për të cilën futbollisti mori masën e ndalimit ka ndodhur në ambientet e stadiumit “Naftëtari” në Kuçovë. Sapo kryesuesi ndeshjes i ka rënë bilbilit për përfundimin e takimit Skrapari – Memaliaj 22-vjeçari ka shkuar në drejtim të anësorit të ndeshjes dhe e ka qëlluar me grushte duke e rrëzuar pa ndjenja në tokë. Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e punonjësve blu, të cilët kanë ndaluar dhunën e mëtejshme ndaj anësorit duke ndërhyrë në moment dhe ndaluar futbollistin në fjalë. Janë dashur më shumë se tre orë që pacienti të përmendet dhe të dalë jashtë rrezikut për jetën e më pas punonjësit blu kanë marrë denoncimin e Zhulit.


speciale • E martë 23 tetor 2012

U

dhëtimi pa viza në Evropë u bë i mundur vitet e fundit për shumë shtete fqinje të BE-së. Por kjo liri e re ka të ngjarë që të kufizohet përsëri, për shkak të rritjes së kërkesave për azil. “Liria e lëvizjes pa viza nuk duhet të çojë në abuzim të azilit”, thotë ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich dhe bën thirrje për rivendosjen e regjimit të vizave dhe procedura më të shpejta të azilimit. Edhe vende të tjera të BE-së, si Franca, vendet e Beneluksit dhe Austria kanë shprehur kërkesa të ngjashme - po ashtu edhe Britania e Madhe. Britanikët mund të ndryshojnë më lehtë sistemin e vizave se sa vendet e tjera të BE-së, sqaron Anneliese Baldaccini nga Amnesty International: “Gjermania nuk mund ta bëjë këtë sepse ekziston sistemi i përbashkët i vizave. Por Britania e Madhe nuk është pjesë e zonës Shengen, kështu që ata janë në një pozitë tjetër”. Zona Shengen përfshinë shumicën e vendeve të BE-së, por edhe Islandën, Zvicrën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë. Atje vlen liria për të udhëtuar pa kontroll të pasaportave dhe regjim të vizave. Kushdo që dëshiron të hyjë nga jashtë brenda zonës Shengen duhet parimisht të ketë një vizë. Por në vitet e fundit, BE-ja ka zbutur kërkesat e saj për viza për shumë vende. Klauzola të reja për kufizimin e lirisë së qarkullimit pa viza Kështu për shembull nga dhjetori i vitit 2009 serbët dhe maqedonët nuk kanë nevojë për viza. Megjithatë, pasi që në vitin 2012 rreth 7000 njerëz nga këto dy shtete kanë kërkuar azil në Gjermani, heqja e vizave tani është vënë përsëri në pikëpyetje. Yves Pascouau punon

»

17

nga vendet e Ballkanit, të cilët udhëtojnë për në shtete të tjera të Bashkimit Evropian”.

Viza për Ballkanin?

BE rishqyrton liberalizimin për Qendrën e Politikave Evropiane. “Politika e vizave, e cila ndiqej në Ballkan ishte një politikë e liberalizimit të vizave. Negociatat, të cilat po zhvillohen tani kanë për qëllim futjen e klauzolave të reja për kufizimin e lirisë së qarkullimit pa viza. Kjo mund të jetë e mundur, nëse konstatohet një rritje anormale e azilkërkuesve nga vendet e caktuara, por që me të vërtetë nuk kanë të drejtë për azil”. Në vitin 2011, Komisioni Evropian propozoi të ashtuquajturën “klauzolë të

sigurisë”. Aktualisht për të diskutohet edhe në Parlamen-

tin Evropian. Dhe në takimin e ardhshëm të Këshillit të

Ministrave (25.10.2012), pra takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së në Luksemburg duhet gjithashtu të negociohet në mënyrë që rregullat e reja të miratohen së shpejti. Anneliese Baldaccini nga Amnesty International i ka ndjekur negociatat nga fillimi: “Diskutimi për këtë mekanizëm ka filluar, unë besoj, në momentin kur refugjatët tunizianë mbërritën në Itali në vitin e kaluar dhe më pas udhëtuan për në vende të tjera evropiane. Ai gjithashtu kishte në fokus edhe azilkërkuesit

Gabimet e së shkuarës

Maqedonia rrezikohet nga vendosja e vizave Ministrat e Brendshëm të BE-së do të diskutojnë më 25 tetor për rivendosjen ose jo të regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë. Shkak për këtë është bërë rritja e numrit të azilkërkuesve nga këto vende. Pas kërkesës së pesë vendeve anëtare të BE-së për shqyrtimin e rikthimit të regjimit të vizave për Maqedoninë dhe Serbinë për shkak të rritjes së numrit të azilkërkuesve nga këto dy vende, institucionet e Maqedonisë kanë ndezur alarmin dhe po shqyrtojnë seriozisht këtë çështje. Sipas zëvëndësministrit të Brendshëm të Maqedonisë, Xhelal Bajrami, në vendkalimet kufitare gjatë këtij viti janë ndaluar të dalin 6. 500 persona që supozohet të kenë tentuar të largohen nga vendi për të kërkuar azil në ndonjë vend të BE-së. Qeveria e Maqedonisë ka ndërmarë masa konkrete për të parandaluar keqpërdorimin e liberalizimit të regjimit të vizave. Është rritur fushata informuese duke zhvilluar takime të shpeshta me qytetarë. Shanset për të fituar azil në vendet e BEsë për qytetarët e Maqedonisë janë zero.

Po ashtu janë bërë ndryshime edhe në Kodin Penal ku parashihen sanksione për ata qytetarë që keqpërdorin liberalizimin e vizave”, thotë ministri Bajrami. “Ligji për pasaportat pësoi ndryshime ku parashihet që të gjithë ata qytetarë, të cilët kthehen nga vendet e BE-së dhe që kanë keqpërdorur liberalizimin e vizave, të njëjtëve t’u meret pasaporta në afat prej një viti” . Azilkërkuesit më të shumtë janë romë Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur edhe procedurat penale ndaj disa agjencive turistike të vendit, të cilat dyshohen se kanë bërë në mënyrë ileagale transportin e azilkërkuesve potencial në vendet e BE-së. Sa i përket numrit të saktë të azilkërkuesve nga Maqedonia në vendet e BE-së ai nuk dihet, meqë sipas konventave ndërkombëtare nuk jepet identiteti i personit që kërkon azil. Policia maqedonase ka bërë analizë për azilkërkuesit vendas.“Mbi 80 apo 90% e azilkërkuesve nga Maqedonia në vendet e Evropës janë të komunitetit rom”, thotë

Xhelal Bajrami. Informimi duhej bërë në kohën e duhur Duke komentuar mundësinë e rikthimit të vizave politikologia Sonja Stojadinoviq vlerëson se faji për një situatë të tillë qëndron te pala maqedonase: “Realisht pala maqedonase u përqëndrua vetëm në plotësimin e kushteve teknike për të fituar liberalizimin e vizave, por mungoi puna konkrete me informimin e qytetarëve se cilat janë pasojat nga keqpërdorimi i liberalizimit të vizave”, shprehet Stojadinoviq. Politikollogu Zdravko Savevski thotë se institucionet e kanë vështirë të parandalojnë tërësisht keqpërdorimin meqë vetë regjimi i vizave mundëson qarkullimin e lirë të qytetarëve. Sipas tij mbetet që institucionet e vendit në vazhdimësi të promovojnë dhe të edukojnë qytetarët se çfarë do të thotë liberalizimi i vizave dhe përmes kësaj qytetarët të kuptojnë se fitimi i statusit të azilantit ekonomik në vendet e BE-së për qytetarët e Maqedonisë nuk ekziston. Marrë nga Dojçe Vele

Xhelal Bajrami

Cilat janë kriteret për rivendosjen e regjimit të vizave? Kriteret që do të çojnë në rivendosjen e regjimit të vizave tashmë ndodhen në tryezë, sqaron Yves Pascouau nga Qendra e Politikave Evropiane: “Ato kanë të bëjnë me numrin e njerëzve që hyjnë në një ose më shumë shtete anëtare: pra krahasohet numri i hyrjeve me numrin e atyre që dorëzojnë kërkesën për azil, si dhe numri i kërkesave për azil që përfundojnë me përgjigje pozitive. Nëse një shtet anëtar konstaton se ka një çekuilibër në mes të numrit të hyrjeve dhe aplikimeve të miratuara për azil, ai ndoshta fillimisht do të zhvillojë një dialog me shtetin përkatës prej nga vijnë ata njerëz. Dhe pastaj ai mund të fusë sërish regjimin e vizave”. Por, si mund të përshtaten këto përpjekje me sistemin e përbashkët evropian të azilit, që duhet të zbatohet deri në fund të vitit? Njeriu duhet të bëjë dallimin në mes të rregullave mbi të drejtën e azilit dhe rregullave për lirinë e lëvizjes dhe migrimit, sqaron Yves Pascouau: “Kjo është një mënyrë për të plotësuar rregullat për lirinë e vizave duke futur përkohësisht në përdorim regjimin e vizave. Por kjo nuk i liron shtetet anëtare nga detyrimi që t’i përmbahen në të gjitha rastet rregullave për mbrojtjen e azilkërkuesve: pra, nëse dikush vjen nga një vend i Ballkanit dhe gëzon të drejtën për azil, sepse ai ka frikë për shembull për jetën e tij, atëherë shtetet anëtare duhet të shqyrtojnë kërkesën e tij për azil për të parë nëse në vendin e tij të origjinës jeta e tij është në rrezik”.


18

N

«

jë akademi përkujtimore në nderim të Artistit të Popullit Feim Ibrahimi ka mbledhur bashkë muzikologë, artistë dhe kompozitorë. Kolegët e tij shprehën vlerësime të mëdha për vendin e Feim Ibrahimit në muzikën tonë, të cilin e cilësuan si themelues të muzikës moderne shqiptare. Qëllimi i këtij aktiviteti është përkujtimi i kësaj figure qendrore të muzikës shqiptare të shekullit XX. Ndërkohë bashkëshortja e kompozitorit Ibrahimi, Vera Ibrahimi, shprehu shqetësimin për fatin e partiturave, pasi ato paraqesin një nevojë emergjente për dixhitalizim. “Është një problem që e kam ngritur këtë problem, por bie në vesh të shurdhër. Kjo sepse bëhet fjalë për investime të mëdha. Nuk flas vetëm për Feimin, por për të gjithë kompozitorët. Por kjo bëhet vetëm me një sipërmarrje nga ana e shtetit”, vërejti Vera Ibrahimi, ndërsa vijoi lidhur me partiturat. “Gjithësecili i ruan në kushtet e shtëpisë, imagjinoni se në ç’parametra janë, kurse një pjesë që ruhet në arkivin e radios apo në TKOB, as ato nuk kanë kushtet e nevojshme arkivore”. Sipas Ibrahimit, nëse nuk do ndërhyet, veprat do të thërrmohen. “Dhe kjo fjalë nuk është ekzagjerim, sepse letra është letër dhe lapsi është laps. Eksperiencat e arkivave kanë treguar se nëse nuk ruhen në kushte optimale, në temperatura të caktuara, shumë shpejt do të prishen. Dhe kur them shumë shpejt nuk kam parasysh nesër, por në periudha më të gjata. Dhe këta kompozitorë që përbëjnë vlera kombëtare, të paktën disa prej veprave madhore të tyre të dixhitalizohen”, vijoi ajo. Ibrahimi bëri të ditur se tashmë është kompjuterizuar muzika e baletit “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, kjo falë punës së bërë nga nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe një pjesë nga vajza e artistit, Etrita Ibrahimi. “Ajo është muzikante dhe fatmirësisht njeh mirë edhe kompjuterin. Por janë gjithnjë iniciativa sporadike dhe jo të organizuara në projekte”, theksoi bashkëshortja e kompozitorit. Ajo foli edhe për të drejtën e autorit që “në Shqipëri nuk funksionon fare”. “Tek ne është inekzistente. Gjithçka luhet, gjithçka transmetohet dhe e drejta e autorit... në qiell”. Si bashkëshortja e artistit, Vera Ibrahimi bëri publike për herë të parë edhe korrespondencën e artistit të viteve të fundit 1994-1997. Partitura, letërkëmbime dhe botime të artistit Ibrahimi u ekspozuan për pjesëmarrësit, ndërsa në fund u interpretuan pjesë muzikore të kompozuara nga Feim Ibrahimi. Mes tyre ishin fragmente nga filmat me muzikë të Feim Ibrahimit: “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Kur zbardhi një ditë”, “Pylli i lirisë”, “Shembja e idhujve”,“Ballë për ballë”, etj. Për të pranish-

Kulturë

mit interpretoi edhe vajza e kompozitorit Ibrahimi, pianistja Etrita Ibrahimi-piano solo, “Tokata” dhe Eriona Gjyzeliromanca “Peisazh i pyllit të rralluar”, me poezi të Dritëro Agollit. “Ka shumë. I kam klasifikuar në vite dhe sipas personaliteteve muzikore, sepse ka korrespondenta të gjata, që i kam vendosur në dosje të veçanta, ka të tjera që kanë 2-3 letërkëmbime”, tha Ibrahimi, ndërsa shpjegoi se ky letërkëmbim është korrespondenca e kompozitorit me personalitete të huaja ku shihet interesimi i tij për muzikën shqiptare. “Nuk janë korrespondenca thjesht personale, por që synojnë përfshirjen e muzikës shqiptare në atë evropiane”.

Nën censurë… Gjatë aktivitetit u përmend disa herë nga diskutantët se Feim Ibrahimi ka guxuar, ka rrezikuar dhe është censuruar, fakt që sipas bashkëshortes së tij ai e ka vuajtur shumë. Sipas saj ishte ky shkaku që në moshën 43 vjeç ai u sëmur nga zemra prej së cilës edhe vdiq. “Njëri prej kardiologëve tanë më të mirë që ishte sot i pranishëm këtu, dr. Pandeli Çina, që e ka ndjekur në vazhdimësi, e ka parë se sa ka vuajtur Feimi. Pas çdo vepre, kritike, ka vuajtur tepër, por ama kur ulej për të shkruar, do të shkruante siç donte ai. Gjithmonë thoshte: krijimtaria është si fëmija i paligjshëm, që kur ti nuk e pret ai të del e të thotë: jam këtu. Kështu që nëse bën diçka të vogël, dikur do të ekzekutohet. Ja këtë ninullën që luajtën sot, unë nuk e kisha dëgjuar kurrë dhe nuk dua të më vijë turp thoshte, për atë që kam shkruar”, kujton Vera. Ajo kujton se në ato vite kanë qenë të ndaluara dy vepra madhore të tij, “Koncerti nr. 2 për piano dhe orkestër” dhe “Koncerti për oboe dhe orkestër”, të dyja të ndaluara në ’75-ën e që janë luajtur vetëm një herë. “Koncerti për piano dhe orkestër është luajtur vetëm nj herë në ’95-ën nga ime bijë, pra pas 20 vjetësh dhe nuk është luajtur më, për arsye nga më të ndryshmet. Kurse koncerti për oboe dhe orkestër është luajtur vetëm një herë. Mbeti vetëm premierë”. Mes veprave të shumta të kompzotorit ka edhe vepra të papërfunduara që duan kohë nga ana e krijuesve. “Ka shumë raste të tilla, që kompozitorët kanë lënë vepra përgjysmë dhe janë dishepujt e tyre që janë marrë me këto vepra. Tek ne, akoma nuk po ndodh kjo. Jo vetëm me Feimin”, komenton bashkëshortja Ibrahimi, ndërsa thotë se deri tani për këto vepra nuk ka pasur interes. “Nuk kanë kohë të merren me to. Ne po jetojmë në kohët më të çuditshme. Kemi shumë dashamirës, që na janë gjendur pranë, por në këtë drejtim...Jeta sot është bërë shumë e shpejtë dhe kushdo gjëmon për krijimtarinë e vet, pa u ndalur të shohin nëse mund të bëjnë diçka për këto që kanë mbetur...”. Blerina Goce

E martë 23 tetor 2012 •

Partiturat e Feim Ibrahimit NË RREZIK SHKATËRRIMI

Ekspozohen partiturat dhe letërkëmbimet e kompozitorit. Akademi përkujtimore në nderim të Artistit të Popullit

KUSH ISHTE Feim Ibrahimi njihet si kompozitori i filmave shqiptarë me temë heroike si: “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Kur zbardhi një ditë”, “Pylli i lirisë”, “Shembja e idhujve”, “Ballë për ballë”, Ibrahim Feimi (1935–1997). Kompozitor, “Artist i Popullit”, Ibrahimi lindi në Gjirokastër. U diplomua në Konservatorin Shtetëror të Tiranës (1966). Pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (1966–1977) dhe zv/drejtor (1973–1977), sekretar për muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve e të Ar-

tistëve (1977–1991), drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit (1991–1993), pedagog në Konservatorin e Tiranës. Kompozoi gati në të gjitha format e gjinitë muzikore, që nga lirikat vokale, muzika e dhomës e deri në muzikën skenike (baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, 1986). Disa nga krijimet e tij të viteve ‘70, si Koncertet nr. 1 e 2 për piano dhe orkestër, u karakterizuan nga prirje të qarta për pasurimin e gjuhës muzikore me mjete të reja bashkëkohore, që u shprehën më tej

në veprat e krijuara në vitet ’90, si: “De profundis” (për elektroakustikë), trioja e harqeve “Vikamë”, Simfonia Tragjike për recitues, soprano dhe orkestër. F.I. në v. 1990 themeloi Komitetin Kombëtar të Muzikës, të cilin e drejtoi për katër vjet; më 1992 organizoi koncertin e parë të Muzikës së Re. Një pjesë e mirë e veprave të tij janë luajtur edhe jashtë vendit. Ka fituar disa çmime të rëndësishme kombëtare dhe Çmimin e Republikës të shkallës së tretë e të dytë. Vdiq në Torino (Itali).


Kulturë

• E martë 23 tetor 2012

Puthje në

“OPERA”

“Migjeni, ky uragan”, filmi dokumentar kushtuar shkrimtarit Millosh Gjergj Nikolla ka pasur premierën e tij në kinemanë ABC në Prishtinë. Dokumentari mbështetet mbi dëshmi autentike, në rrëfimet e personave që kanë pasur kontakte me shkrimtarin e madh, por gjithashtu pasqyron jetën, veprën dhe virtytet njerëzore që ka pasur si shkrimtar dhe mësues. Ideatorja dhe skenaristja e dokumentarit, gazetarja Tefta Radi deklaroi se pas një pune hulumtuese, përmes këtij dokumentari vijnë edhe fakte të reja e të panjohura më parë për shkrimtarin. Sipas saj, të gjitha së bashku zbulojnë shkrimtarin Millosh Gjergj Nikolla, që jetoi pak, por la pas një vepër të plotë që u parapriu kohërave. Ajo shpjegon se figura e tij vjen në dokumentar si një qenie e madhe sociale, me gjenialitetin e mendjes, të penës, më historitë e dhimbjes e të dashurisë. “Motivet që më shtyn të bëj këtë dokumentar për Migjenin janë të shumta. Së pari, që e dashuroj Migjenin dhe krijimtarinë e tij. Së dyti, kam burim mirënjohjeje, njerëz nga familja Radi që kanë punuar me Migjenin në Pukë. Gjithashtu, unë kam punuar disa vite në Pukë, kam hulumtuar rreth tij, kam pasur fatin të njihem më nxënësit e tij, që mbeten dëshmitarët e fundit të viteve 1930, më mirë se ata askush nuk mund të dëshmoj. Jam përpjekur të sjell dëshmi autentike, megjithatë nuk mund të them se kam arritur gjithçka, sepse kërkimet për Migjenin mund të vazhdojnë, të tjerë dokumentar mund të bëhen, të tjera të dhëna dhe fakte mund të rrinë”, ka thënë Radi. Në dokumentar nuk mungojnë edhe dëshmitë e trashëgimtarëve të familjes Nikolla, mbesës Angjelina Ceka dhe nipit Gjergj Pero. Mjaft fakte interesante sjellin edhe studiuesit Moikom Zeqo, Adriatik Kallulli e të tjerë. Mbesa e Migjenit, Angjelina

“Il bacio di Tosca”, është dokumentari i shfaqur dje në Akademinë “Marubi” rreth jetës në “Casa di Riposo per Musicisti” (Shtëpi pushimi për Muzikantë) në Milano, shtëpia e parë e kujdesit për këngëtarët

e operës në pension, themeluar nga kompozitori Xhuzepe Verdi më 1896. Filmi portretizon jetën e sopranos Sara Scuderi dhe artistëve të tjerë në këtë shtëpi, si ata rijetojnë dhe riluajnë rolet që i bënë ata të famshëm.

»

19

Filmi ka marrë çmimin “Georges Delerue” për muzikën më të mirë për dokumentar në “Ghent International Film Festival” në 1985 dhe çmimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Dokumentarit në 1986.

Uragani Migjeni

“LAMTUMIRË MUBARAK”, udhëtim në Egjipitin e para revolucionit

Egjipt! Vjeshtë 2010, përpara zgjedhjeve! “Goodbye Mubarak!” na çon në këtë vend dhe në këtë kohë, ku zbulojmë një prag revolucioni, i cili tashmë zien në sipërfaqen e shoqërisë egjiptiane. “Goodbye Mubarak!”, ky është filmi dokumentar që do të shfaqet nesër në Tiranë si një aktivitet nën organizimin e Institutit të Medies. Për disa javë, stafi i dokumentarit udhëton në gjithë vendin, duke na njohur me aktivistë, politikanë dhe njerëz të zakonshëm. Ndërkohë që aktivistët e rinj të medieve sociale marrin meritën për demonstratat, dokumentari “Goodbye Mubarak!” tregon se sa i thellë ishte kundërshtimi ndaj regjimit disa muaj para revolucionit. “Goodbye Mubarak!” është një portret i vyer i një momenti thelbësor për shoqërinë egjiptiane. E pranishme gjatë shfaqjes së filmit do të jetë edhe regjisorja e dokumentarit, Katia Jarjoura.

Turne për 100-vjetorin e Pavarësisë Qendra Kombëtare Kulturore e fëmijëve në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësiosë në bashkëpunim me Teatrin e Kukullave ka zhvilluar një turne në disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë dhe në Kosovë. Sipas drejtoreshës artistike, Nigda Dako, përmbyllja e këtij turneu është menduar të bëhet në qytetin e Vlorës, aty ku u ngrit edhe flamuri i pavarësisë. Në Shkodër, Durrës dhe Prizren krahas performimit të fëmijëve të rretheve artistike është shfaqur edhe pjesë nga “Toka e Shqipeve”. Ndërsa në kuadër të 100 vjetorit, Qendra ka përgatitur një program që ka në thelb simbolikën e 100-vjetorit.

Në nëntor festivali mbarëkombëtar i dramës shqipe

Ceka, e cila sjell dëshmi të reja nga jeta e shkrimtarit, thotë se edhe në të kaluarën ka pasur disa dokumentarë të shkurtër televiziv që i janë kushtuar Migjenit. Mirëpo, sipas saj, dokumentari i Tefta Radit, “Migjeni, ky uragan”, është më i plotë dhe i realizuar në mënyrë perfekte. “Mendoj se ky dokumentar është më i plotë, është trajtuar me dashuri, dhe Tefta edhe si një mësuese që ka qenë në Pukë dhe duke njohur

psikologjinë dhe traditat e Pukës, ka hyrë në brendësi të viteve dhe jetës së Migjenit, në kohën kur ai ishte mësues në Pukë”, ka thënë Ceka. Në dokumentar, një vend të rëndësishëm zënë edhe interpretimet e aktorëve shkodranë Enver Hyseni, Merita Smaja e Paskualina Gruda. Shkrimtari, Millosh Gjergj Nikolla, apo ndryshe i njohur si “Migjeni”, ka lindur më 13 tetor në vitin 1911në qytetin e Shkodrës, ndërsa vdiq më 1938,

në moshën 27-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë në një spital në Torino të Italisë. Migjeni ishte poet dhe prozator shqiptar i shquar i viteve 1930 dhe konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Ai shquhet me veprat e tij, përmes së cilave i këndoi dhimbjes, mjerimit, por edhe të ardhmes që do të ishte, sipas vizionit të tij, ndryshe.

Në fillim të muajit nëntor, trupat shqipfolëse mblidhen në skenën e Teatrit Kombëtar të Tiranës. Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, TK zhvillon Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe. Tashmë në TK kanë nisur përgatitjet për premierën “Ëndrra e Ismail Qemalit”, që do të çelë festivalin. Në këtë festival do të konkurrojnë rreth 18 trupa teatrore shqipfolëse. Në këtë aktivitet do të përfshihen jo vetëm teatrot profesionistë të Shqipërisë dhe Kosovës, por dhe teatrot kombëtarë shqipfolëse të rajonit si ato të Shkupit, Tetovës, Podgoricës. Teatri Kombëtar do të prezantohet në festival me premierën “Ëndrra e Ismail Qemalit”, me protagonistë aktorin Fatos Sela, si dhe aktorët Roland Trebicka, Bujar Asqeriu, Naun Shundi, Dritan Boriçi, Anila Bisha, Mërkur Bozgo, Sokol Angjeli, Alfred Bualoti, Fadil Kujofsa, Amos Zaharia. Platforma e regjisorit Spiro Duni synon që ky dramatizim të shkojë drejt një teatri poetik. Vepra dominohet nga figura e Ismail Qemalit e trajtuar në tërë dimensionin e tij. Që në fillim të këtij viti, TK e ka shpallur Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe si një nga prioritetet e këtij viti jubilar.

MITROVICA, 60 MIJË EURO PËR KOPJEN E SHTATORES SË ISA BOLETINIT Skulptori durrsak Idriz Balani nuk do ta ketë të vështirë ta shkrijë në bronz Isa Boletinin. Pak ditë pas inaugurimit të shtatores së heroit në fshatin e tij të lindjes, Isniq të Deçanit, Balani i është përveshur punës që ta realizojë kopjen e saj. E për këtë punë komuna e Mitrovicës do ta paguajë gjashtëdhjetë mijë euro. Për veprën origjinale e tij, të inauguruar javën që shkoi, komuna e Deçanit kishte paguar 87 mijë e 700 euro. Skulptori nga Durrësi ishte përzgjedhur të realizojë shtatoren me tenderin e parë të komunës së Mitrovicës “Punimi dhe vendosja e shtatores së Isa Boletinit”. Por tenderi ku Balani kishte konkurruar me kompaninë “PMN” në ko-

rrik ishte anuluar pas ankesës së kompanisë konkurruese “Kos-ing” të skulptorit Luan Mulliqi. Në ankesën e “Kos...” ishte thënë se është bërë shkelja e nenit 28 të Ligjit të Prokurimit Publik, meqë autoriteti kontraktues nuk ka parashtruar specifikimet e detyrueshme teknike në dosjen e tenderit. “Në dokumentacionin e tenderit nuk ceket lartësia e shtatores, kualiteti, si dhe materiali (bronz apo gur). Mungojnë edhe specifikimet që shtatorja duhet të jetë ide origjinale e jo kopje e ndonjë skulpture, e cila është punuar dhe vendosur në ndonjë qytet tjetër”, ka qenë një nga pikat e ankesës. Në ftesën e dytë për tender që u realizua në shta-

tor të këtij viti, Kuvendi Komunal i Mitrovicës i kishte bashkangjitur në dosje specifikimet e detyrueshme. Por edhe pas tenderit të dytë, komisioni i formuar nga komuna e Mitrovicës, kishte shpallur fitues të njëjtën kompani. Skulptori Idriz Balani nuk e ka mohuar faktin që shtatorja e Isa Boletinit është e njëjta me atë që është vendosur në Isniq të Deçanit. “Shtatorja e Isa Boletini që do të vendoset në Mitrovicë është e njëjtë me atë që u inaugurua në Isniq, pra është kopje e asaj të parës. Do të jetë në bronz, identike me të parën”, ka thënë ai. Sipas Balanit, kjo ka qenë zgjedhje e komunës së Mitrovicës.


20

« dossier

E martë 23 tetor 2012 •

Maliq Agolli

(Kërçishti), ose Aga Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

I

nderuari Avni Agolli, duke mos e transmetuar deri në fund rrëfimin e qartë, më la si amanet një bllok të zi mbushur me shënime referencash, kujtimesh të mbledhura ndër vite, me dëshirën e mirë se një ditë do të dilnin në dritën e botimit. Më duhet t’u qëndroj besnik atyre shënimeve origjinale, edhe pse mjaft episode u treguan gojarisht në atë gjendje tepër të rënduar shëndetësore. “Nga ta filloj?” - më pyeti Avniu me vështrim dyshues për rrënjët e familjes së tij. Ky ekuivok e kishte arsyen se, po të fillonte herët nga të parët e tij, e ndiente se zor të arrinte në ditët tona. Po kështu edhe po të niste nga fundi, nuk kishte besim. Por thjesht kuraja për t’i dalë deri në krye të të parëve. Megjithatë, tregimi u bë fare natyrshëm, sepse i kishte në kokë, por edhe me bllokun e zi përpara sa herë që ngjarja kërkonte një kujtesë më të përqendruar apo saktësi të ndodhive të tyre. Qetë-qetë fillon: “Familje me prejardhje të hershme në Dibër, afërsisht para katër shekujsh. Në Kërçisht të Dibrës nga një prejardhje pari dhe të shquar për atdhedashuri, burrëri e urtësi lindi më 1870 Maliq Agolli, i cili shpesh thirrej me mbiemrin ‘Kërçishti’. I pari, sheh Murat beu, dhe i biri i tij, Aliu, vendosen në Kërçisht, një vend rrëzë malit, i mbrojtur me daljen në pyll, ku nuk të kapte dot pushtuesi. Nga ajo pak kulturë turke që kishte, e quanin “aga”, por edhe nga pasuria në katër fshatrat ku kishte influencë: Kërçisht i Poshtëm, Kërçisht i Epërm, Erbel dhe Dovolan. I mbeti mbiemri “Agolli” për Aliun fillimisht nga rrënja aga, domethënë agai i atyre fshatrave. Nga brezi në brez jetonin banorë myslimanë dhe ortodoksë nga Maqedonia (edhe sot janë 3-4 familje) si Bogdani, Kamuri, Jovani etj. Me këto familje kemi kaluar mjaft mirë. Trashëgimtarët e parë të familjes së Aliut janë: Rushit Agolli (Aga), i cili vritet në Dibër të madhe më 1840 në luftë kundër turqve; po kështu edhe i biri, Jashar Agolli, i cili edhe ky bie në luftë po kundër turqve, duke lënë si trashëgimtar të parë Maliq Agollin (1870-1922), me të cilin zë fill historia e Agollëve të Dibrës. I ati i Maliqit, Jashari, zotëronte një sasi të konsiderueshme toke, të cilën e shfrytëzonte me kujdes, pasi shtëpia e tyre duhej të priste vazhdimisht miq e atdhetarë. Në referatin e mbajtur nga historiani Ilmi Sadiku në tetor 1994 dhe botuar në vëllimin e dytë të librit “Dibra dhe etnokultura”, në fq. 243-244 shkruhet: “Në këtë mjedis Maliqi mori edukatën familjare dhe atdhetare. Ndonëse interesat ekonomike e lidhnin me pushtetin osman, ai kurrë nuk bëri kompromis në dëm të çështjes kombëtare. Jeta dhe vepra e tij në dobi të atdheut është e lidhur ngushtë me popullin, në mes të të cilit ai shfaqi cilësitë e një njeriut matur, të zgjuar dhe trim. Në fund të shekullit XIX Maliqi kishte një bashkëpunim të dendur me krerët, patriotët dhe malësorët dibranë. Në burime të ndryshme mësojmë se në fillim të shekullit XX mori pjesë në lëvizjen dibrane për konstitucion e më pas në Kongresin e Dibrës të 23 korrikut 1909. Në luftën për çlirimin kombëtar futet në lidhje me krerët patriotë, si Dine e Izet Maqellara, Nazif Grazhdani etj. Për krah tyre e luftëtarëve dibranë figura e tij bëhet e dimensioneve të mëdha. Autoritetet pushtuese, duke parë te Maliqi një njeri me kredibilitet në zonë e më gjerë, i ofruan ofiqe, por ai u përgjigj se për të më me rëndësi është me i shërbye atdheut. Gjatë kryengritjes antiosmane të vitit 1912 Maliqi së bashku me krerët e tjerë në krye të bashkëfshatarëve mori pjesë në luftimet e Dibrës së Madhe, duke shfaqur aftësi organizuese dhe drejtuese në fushën e betejës. Gjatë Luftës Ballkanike Maliqi, me një sasi të konsiderueshme nacionalistësh u organizuan

pritë trupave serbo-bullgare në grykën e Rashkës. Këtu së bashku me Sadulla Strazimirin e Dullë Kasën u bënë një qëndresë të fortë rreth 600 komitëve serbë. Fronti i tij kryesor i qëndresës është në Presojancë e në Jançe, ku trupat serbobullgare jo vetëm u shpartalluan, por pësuan mbi 400 të vrarë e qindra të tjerë të plagosur. Pas shpalljes së pavarësisë dhe me okupimin e Dibrës dhe të trojeve shqiptare nga serbët bëhen përpjekje për rekrutimin e Maliq Agollit, duke i ofruar përsëri para dhe ofiqe, por pa sukses. I pyetur atëherë pse e kishte thirrë naçallniku serb, ai u përgjigj: “Me marrë paret e tradhtisë, e unë nuk e duroj dot poshtërsinë”. Maliqi me rreth 150 vullnetarë është në dispozicion të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës dhe kundërshtare e vendosur e esadizmit. Me një intuitë largpamëse të admirueshme kuptoi cili ishte esadizmi, rreziku që paraqiste ndaj atdheut dhe u distancua prej tij duke e rreshtuar veten përkrah krerëve të tjerë patriotë, si Elez Isufi, Jusuf Xhelili, Dine Maqellara, Ramadan Cami, Mersin Dema etj. Të dhëna tërthorazi dëshmojnë se ai vrau veglën e serbëve, agjentin esadist Arif Hiqmetën. Qëndrimi i tij patriotik vazhdoi pa ndërprerje edhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Në mars të 1917-s me atdhetarë e krerë zhvilloi veprimtarinë kombëtare si në Elbasan me Ahmet Daklin etj. Së bashku me këta krerë hetoi nga afër barbarizmat serbe, ndaj ngriti zërin pranë qeverisë së Durrësit, duke kërkuar prej saj të bënte presion ndaj fuqive të mëdha për të mbrojtur këta njerëz (muhaxhirët), të dënuar fizikisht, moralisht dhe ekonomikisht. Në vitin 1918 bashkë me Izet bej Maqellarën është në krye të një komisioni arsimor, duke kontribuar në çështjen e shkollës shqipe. I lidhur me një rreth familjar që mbante marrëdhënie të mira me krerët e të vobektëve, Maliqi shfaqet me veprimet e tij edhe si demokrat i vendosur. Ai mbështeti Kongresin e Lushnjës dhe qeverinë e dalë prej tij, duke qenë delegat i Dibrës.

Në periudhën e lëvizjes për demokraci, bashkërisht me patriotët demokratë, dha kontributin e tij në mbrojtje të qeverisë së Tiranës. Në shtator të vitit 1921 së bashku me krerët e tjerë të Dibrës ai insistoi pranë qeverisë kombëtare për një ndihmë efektive të saj në drejtim të luftës së dibranëve kundër serbëve në Fan – Lurë, e cila për të ishte një vendim me rëndësi të madhe strategjike. Këtu u përfshi në ngjarjet politike të kohës, duke përkrahur krahun përparimtar e demokrat. Pas kësaj Maliqi bën një jetë të qetë, pa poste e grada, por i respektuar nga të gjithë. Kështu, mes luftës për liri e pavarësi kombëtare u rrit dhe u afirmua Maliq Agolli si atdhetar, luftëtar trim e demokrat i shquar. Këto cilësi të edukatës me bashkëfshatarët u përpoq t’ua transmetonte të bijve, sidomos Aliut. Vdiq në tetor të vitit 1922”. Për sa më sipër, figura e Maliq Agollit në kthesa historike ka qenë me aktivitet kryesor të kohës së bashku me titullarët e Dibrës në zgjidhjen e çështjeve kombëtare. Kuptohet që veprimtaritë konkrete i përkasin të pandara nga këto evenimente historike shqiptare.

Në një simpozium mbajtur në Nju-Jork (SHBA) në prill 1976 nga emigracioni shqiptar mbi veprën patriotike të Maliq Agollit (Aga) është botuar një shkrim në gazetën “Atdheu” (1976). Disa fragmente (pa përsëritur momente të jetës që i dhamë më sipër) do të mund ta plotësonin më mirë këtë figurë historike, që është publikuar më parë. Kuptohet që për Shqipërinë e E. Hoxhës Maliqi etiketohej thjesht “reaksionar”, duke u shoqëruar me një heshtje nga njëra anë dhe me një “zhurmë” marramendëse nga figurat komuniste dibrane që ishin në majën e piramidës shtetërore totalitare nga ana tjetër. Për këto fragmente, të botuara në gazetën “Atdheu” të Nju-Jorkut janë oponenca reale ndaj deformimeve të bëra në adresë të figurës së Maliqit edhe me dijeninë e Lleshëve, Ndreve apo Xhuglinëve. Midis fragmenteve të këtij materiali mbajtur në atë simpozium lexon: “Gjatë shekullit 19 lanë gjurmë të pashlyera mjaft dukshëm si prijësa në të gjitha betejat e Dibrës antiosmane. Ndër ta mund të përmendim Reshat Agollin, Jashar Agollin, të cilët dhanë edhe jetën për çlirimin kombëtar nga sundimtarët e huaj. Reshat Agolli (Aga) ishte njëri nga prijësit e Fushë-Shehajt më popullor dhe pjesëmarrës në të gjitha betejat e zhvilluara kundër turqve, ku edhe vritet në përpjekje në njërën prej tyre në qytetin e Dibrës së Madhe. Por vendin e tij e zë i biri, Jashar Agolli, i mbrujtur me vetitë e të atit. Në bashkëpunim me krerët e kohës ai u bë tepër i rrezikshëm për sundimtarët osmanë, kur në kuvendin e Krifcës shfaqi mendimet e veta. Në këto kushte ata (armiqtë – A.K.) u përpoqën me çdo mënyrë për eliminimin e tij. Në vitin 1882, kur po kthehej nga një takim që kishte bërë me krerët e vendit, dikush e spiunon dhe forcat turke i zënë pritë në afërsi të fshatit dhe e vranë në befasi.” “Pinjoll i kësaj dere ishte Maliq Agolli. Edhe pse i ati e la tepër të vogël, ai nuk mungoi të dalë në pah qysh në moshë tepër të re...” “E për Maliqin shpëtimi i trojeve kaq të rrezikuara ishte gjëja më primare. Ai këtë e kuptonte shumë qartë, dhe kjo kërkonte bashkimin e të gjitha forcave mbarëkombëtare. Në një bashkim të tillë do të mund t’u bënin ballë pushtuesve lakmitarë serbo-bullgarë në zonat tona lindore dhe atyre greke në Jug të vendit. Lidhjet e tij nuk ishin vetëm në Dibër me krerët e vendit, si në Dibër të Madhe e Fushë-Shehri, por u shtrinë në të gjithë malësitë e saj, si me Dine e Izet Maqellarën, Mersin Demën, Llan Kaloshin, Isuf Xhelilin, Elez Isufin, Dan Camin etj. Figura e Maliqit pati dimensione edhe më të mëdha, duke i kaluar kufijtë e Dibrës. Në Mat u lidh me Xhemal Zogollin (Zog), në Elbasan me Ahmet Daklin, në Kosovë me Hoxha Kadrinë e Bajram Currin, me Dërrallën në Tetovë etj.

Veprimtaria e Maliqit për çështjen kombëtare në 10-vjeçarin e fundit të shekullit XIX dhe derisa vdiq në tetor 1922 qe shumë aktive. Atë e gjejmë në krye të dibranëve si një udhëheqës e luftëtar trim e me intuitë, por edhe si një demokrat të vërtetë. Maliq Agollin e gjejmë në të gjitha betejat që Dibra e dibranët bënë kundër pushtuesve si osmanë edhe serbo-bullgarë e çdo pushtuesi tjetër. Ai përballoi me shumë trimëri shumë beteja të ashpra të zhvilluara si ato të Prerionicës, Jançes, Rekës, Zhurit, Vllanicës etj. Serbët, duke parë te Maliqi njeriun e pamposhtur, u përpoqën ta blinin me para apo ofiqe si shumë të tjerë, por ai çmonte dhe donte me tepër atdheun dhe kombin duke mos bërë asnjë kompromis. Maliqi nuk mori pjesë në Vlorë më 28 nëntor 1912 si delegat, por ai me 150 burra dibranë të udhëhequr prej tij u vu në dispozicion të qeverisë së Vlorës të udhëhequr nga Ismail Qemali. Me gjithë thirrjet që iu bënë nga Esat Toptani, ai u distancua prej tij, duke u bashkuar me krerët patriotë, si Mersin Dema, Dine Begu, Isuf Xhelili, Elez Isufi etj. Maliq Agolli ishte delegat i fshatit Kërçisht dhe zona që përfaqësonte në Kongresin e Dibrës për gjuhën e arsimin shqip, që u zhvillua më 23 korrik 1909. Dhe fill pas kësaj Maliqi ndërton në Kërçisht shkollën fillore, ku mësues ishte Isak Efendi Shehu nga Dibra e Madhe. Kjo shkollë hapi dyert më 1911 dhe fëmijët mësonin së pari gjuhën shqipe, por dhe atë fetare. I lajmëruar nga Dibra e Madhe nga miqtë e tij, si Shaban Ballanca, se Arif Hiqmeti me eskortën e tij po nisej për në Shkup, Arifi, një spiun e kriminel i dërguar nga serbët posaçërisht për të nënshtruar Dibrën, bëri krime nga më barbaret mbi vendasit, sa edhe sot e kujtojnë si koha e Arif Hiqmetit. Maliqi mori informacion, zbriti në afërsi të Rohurtushit në Rekë dhe e vret si hakmarrje për krimet që kishte kryer në shërbim të serbëve ndaj dibranëve. Maliqi së bashku me Dine begun ishin delegatë në Kongresin e Lushnjës më 1920, si përfaqësues të Fushë-Shehrit”. Avni Maliqi, i nipi i Maliqit (i të birit Ali Maliqi), ka të mbartur në kujtesën e vet (një bllok të zi) mjaft materiale historike që lidhen me gjyshin e vet, Maliqin, sepse, siç m’u shpreh atë ditë në shtrat, “nuk më përkasin vetëm mua si familje”. Këtë prejardhje të familjes Agolli nuk e kemi studiuar më parë me paraardhësit e sheh Muratit, për faktin e ngarkesës historike në brezat pasardhës, të cilët ishin pa eksploruar e aq më pak ekspozuar. Prandaj këto figura tipike si Maliqi e Aliu, që janë edhe në shumë vende të tjera të Shqipërisë, nuk janë zbuluar si përfaqësues të vërtetë, që vunë interesin e vendit mbi çdo


dossier • E martë 23 tetor 2012

interes individual apo familjar. Kjo sakrificë pa përfitime, por në rezultante të interesave të vendit është më e rëndësishmja në këtë këndvështrim, që duhet të mbetet pikë referimi në histori. Këta nuk duhet të lihen në harresë dhe të nënvleftësohen nga palët politike të kundërta, edhe pse u ulet “lavdia” e regjimeve aktuale në pushtet. Prejardhjen e familjes Agolli e kam marrë nga zanafilla e saj, te sheh Murat beu, i cili është edhe ndërtuesi i xhamisë në fshatin Allajbeg prej më se katër shekujsh, kur ai ishte edhe komandanti i garnizonit turk të Fushë-Sheherit, ku sot është komuna e Maqellarës. Ky terren ka një dendësi popullsie me 22 fshatra dhe një fushë mjaft pjellore. Nga lindja kufizohet me vargmalin e Kërçishtit, 2700 m i lartë. Këtu ka qenë streha mbrojtëse sa herë që suleshin në të papritur invazionet e huaja turke e sllave. Në perëndim të kësaj fushe gjarpëron Drini i Zi, i cili përshkon Dibrën mespërmes. Në jug është kufiri, që u vendos përafërsisht nga fuqitë e mëdha, duke e ndarë Dibrën në dy pjesë. E kjo ndarje ka qenë fatkeqësi kombëtare, që e vuajmë aktualisht. Pikërisht në këtë trevë fillon historia e Agollëve, brenda asaj Dibre që gjithmonë ka qenë e pandarë nga dëshira për të jetuar e lirë. Bashkëkohësit e xhamisë “Allajbeg” kanë treguar se sheh Murati e ndërtoi vetë për efekt që garnizonit t’i krijohej mundësia e faljes së bashku me popullin. Si komandant garnizoni martohet me një dibrane, me të cilën lindi një djalë, që ia vunë emrin Ali. Mbas 12 vjetësh sheh Muratit i vdes gruaja, që i la vetëm Aliun. Ai martohet për së dyti me një shqiptare tjetër, me të cilën lind një djalë tjetër, të cilit ia vunë emrin Muharrem. Sheh Murati po e përgatiste djalin e parë, Aliun, për jetën, duke i dhënë njëfarë kulture dhe për të qenë jo nën trysninë e njerkës. Mirëpo një ditë në çardak njeka e qëllon me pëllëmbë Aliun 17-vjeçar. Aliu, i prekur në sedër, e shtyn nga çardaku njerkën e vet duke i thyer këmbën. Njerka ulëtin. Doli sheh Murati dhe pyeti: “Çfarë ngjau?” Aliu nga frika e ndëshkimit largohet dhe strehohet te njerëzit e nënës, të cilët banonin në Kërçisht të Maqellarës. Aliu, për t’u mbrojtur, shkonte në rrëzë të malit dhe fshihej nëpër pyll për të mos e kapur njeri (një përvojë kaçakshe kjo). Ai nuk u afrua më me të atin. Me atë pak kulturë turke që kishte marrë nga i ati Aliu, i vendosur për të punuar në Kërçisht, arrin të fitojë autoritet me zotësinë e vet, duke filluar ta quanin aga. Pak si për të qeshur, por “aga” i mbeti titull thjesht ngaqë po pasurohej deri në 4 fshatra: Kërçisht i Poshtëm dhe i Epërm, Erbel dhe Dovolan.

Sipas gojëdhënës dhe shpjegimit etimologjik, u transformua nga “Aga” në “Agolli”. Gradualisht u bë sundues i kësaj zone, domethënë në kuptimin si pari e vendit – agai i zonës. Brezat që e trashëguan e forcuan këtë pasuri, por mbi të gjitha u dalluan si njerëz të pamëshirshëm ndaj pushtuesve turq për çlirim kombëtar. Zonë e myslimanizuar, por maqedonasit ortodoksë të ndodhur në këtë trevë kanë qenë mjaft të mbrojtur nga Agollët e Kërçishtit. Me ortodoksët nuk është bërë krushqi, por vëllazëri për shkak të mbrojtjes historike të njëri-tjetrit nga okupatorët. “Kështu, për shembull, - tregonte Avniu, - një komshie e familjes sonë ishte maqedonasja me emrin Tone, e cila ishte bërë “motër” me babanë tim, Aliun, i cili e martoi me të vëllanë e Ivan Kamurit.” Tërë traditat, ritualet, Pashkë apo Bajram, dasmë apo rast mortjeje bëheshin bashkë si myslimanë, ashtu dhe ortodoksë. Asnjë ndasi nuk bënte pleqësia, ku edhe kryeplaku nuk kishte rëndësi para këtyre marrëdhënieve. Mishe Velaj, kryeplak në këtë zonë, mbeti i tillë derisa vdiq. Maqellaras ishte, madje një djalë e ka në Tiranë. Pra, të pandarë në urime e ngushëllime me njëri-tjetrin kanë qenë Agollët me ortodoksët maqedonas. Pra, ky ishte Aliu i Parë, sepse gjurmë për të tjerë fëmijë të sheh Muratit nuk kemi gjetur. Jeta i shkëputi, por edhe Maqellara ndahet nën urë e mbi urë. Mespërmes Agollët trashëguan këtë zonë disa breza deri tani. Nën urën ndarëse janë më të vonshëm se Agollët Fiqiri Dine, për shembull, i ardhur si fis këtu në Maqellarë prej Mirdite. Miqësi me këto breza nga Aliu i Parë kemi ruajtur lidhje dhe influencë. 1. Nga Dibra e Madhe, përfshirë Hamel Krist, Spas, Bamusht, Topsisht, Erebara etj. 2. Me Cen Elezin (të birin e Elez Isufit), Kaloshët etj. Në qytetin e Dibrës së Madhe jepnin e merrnin me tregti, por dhe të një civilizimi kulturor e historik. Si familje Agolli, trashëgimi nga një pinjoll i vetëm, që ishte Aliu i Parë, u bë në tre breza. 1. Rushit Agolli (Aga), i cili vritet në moshë të re në afërsi të Dibrës së Madhe (vendi quhet Këlleç Babë – teqe). Vritet në luftë me turqit më 1840. Ky lë si trashëgimtar një djalë të quajtur Jashar, i cili mbeti jetim në moshën 12 vjeç. Jashari mori situatën në dorë kundër turqve dhe u vra në pritë po prej turqve. Ishte Jashari vetë i tretë, që u varros atje ku ka mbetur toponimi “Varet Diskut”. Pasardhësi i Jasharit është vetëm Maliq Agolli. Ashtu siç u përmend më parë, Maliq Agollin e ndeshim delegat të zonës mbi urë (10 fshatra) në çështjen e madhe të Alfabetit. Alfabeti më

1908 në Manastir dhe më 1909 në Dibër pati për jehonë vetëm të parin, ndërsa Kongresin e Dibrës e kanë lënë në hije. Pse? Në Kongresin e Dibrës pati përfaqësues nga katër vilajetet dhe plotësoi të gjitha mangësitë e Kongresit të Manastirit, sepse u vendos për germat latine dhe shqip, jo turke, pa asnjë hezitim. Kongresi i Dibrës së Madhe ishte vula shqiptare, ku mbi 35 delegatë votuan për alfabetin shqip. Kjo për faktin e papublikuar se në Manastir ka qenë evazive turqisht apo shqip, ndërsa në Dibër të Madhe 25% turqisht dhe 75% shqip, siç u dha verdikti i përfaqësuesve. Këtë e ka lënë në kujtimet e tij Maliq Agolli si dhe në dorëshkrim Hilmi Sadiku, historian dibran për këtë çështje. Influenca e Maliq Agollit u shtri në Dibër, sepse edhe krushqia e miqësia u zgjeruan në rrugë martirësh. Maliqi u martua dy herë, Gruaja e parë ishte Xhibe Strazimiri, e cila i lindi katër vajza e asnjë djalë. Për të mos “mbyllur derën”, siç thotë populli i atyre anëve, Xhibja me iniciativën e vet kërkoi dhe zgjedh për martesë të dytë për Maliqin të bijën e Asllan (Llan) Kaloshit. Maliqi me gruan e dytë, Hajrije Kaloshi (Maliqi), pati katër fëmijë të tjerë, dy djem e dy vajza, që ishin Ali, Ferik, Naze dhe Nazmie Maliqi. Maliqi e la Aliun, djalin e madh, më 1922 në krye të familjes; Naze Maliqi u martua te familja Ndreu, ndërsa Nazmia u martua te familja Lleshi. Fëmijët me gruan e parë Maliqi, pasi vdiq më 1922, i kishte vetëm vajza, bënë këtë krushqi me familjet e Dane Markajt dhe Latif Krifcës në Peshkopi, në Dibër të Madhe me familjen e sheh Besimit, që ishte kryefetar i teqeve të Dibrës dhe Myftar bej Shemsiu në Dibër të Madhe. Pra, në të dyja anët e kufirit të ndarë të Dibrës janë nga oxhaku i Maliqit fëmijët e tij, duke pasur edhe krushqi me familjet e parisë së vendit. Në një ngjarje tipike për vendin e kohën ndodhi një fakt i njohur tashmë në ato anë. Tone maqedonasja, siç e përmendëm më sipër, për të shpëtuar fëmijët e Maliqit nga serbët, që i dogjën shtëpinë, por që fëmijët e tij mund të pësonin të njëjtin fat, i mori me vete dhe së bashku me vajzën e vet, për të mos u kapur nga serbët, i fshehu në kashtë (vend bazë ushqimi për kafshët), duke u shpëtuar kështu jetën. Prandaj, këtë ngjarje nuk e harruan asnjëherë Maliqët, duke qenë përherë mbrojtës të familjeve ortodokse maqedonase jo vetëm në Kërçisht, por në tërë zonën dibrane. Për këtë flet letra e kryepeshkopit të Kishës Autoqefale Shqiptare, Kristofor Kisi, dërguar personalisht Ali Maliqit. Edhe pse Maliq Agolli më 1913 ishte përballur me veprimtarinë serbe të majorit të saj Nikollë Kërçishti, me dëme të mëdha në ato zona, kur atje mbeti i vëllai i Nikollës, quajtur Gjorçe, jo vetëm nuk e ekzekutoi për hakmarrje ndaj tradhtisë së

»

21

të vëllait, por nuk lejoi asnjë katundar ortodoks të Kërçishtit e përqark që të ndëshkohej, edhe pse Nikolla në përkrahje të serbëve u dogji fshatin. Njëri nga krerët e Dibrës, që njihej për cilësi të tilla e që nuk e fëlliqte veten me hakmarrje, ishte Maliqi. Edhe më parë kishte treguar me vepra se as me para nuk u ble nga qeveria serbe; ndërsa raste të tjera tregonin se si nga paria e Dibrës janë blerë nga serbët. Në këtë pikë Maliqi qëndron figura më e pastër dhe e papërlyer falë karakterit të tij burrëror për t’i shërbyer vendit me veprime të ndershme. Kur binte fjala për Maliqin, im atë, Aliu, me një dashuri të madhe, deri në devocion, fliste: “Maliq Agolli, kur gjithë krerët e Dibrës morën florinjtë e kralit të Serbisë më 1913 që të hiqnin dorë nga kundërshtimi i vendosjes së kufirit që të vendosej sipas shtratit të Drinit, Maliq Agolli iu përgjigj naçallnikut serb kur e thirri. Megjithatë, ai e dinte fare mirë se gjithë krerët i kishin marrë këto para. - Zoti naçallnik, nuk e di pse m’i dërgon këto para krali dhe pse duhet të shpërblehem kur unë e di fare mirë se nuk i kam bërë ndonjë shërbim. - Ai t’i dërgon si njeri i nderuar në Dibër dhe nuk do që ti të ndahesh nga krerët e tjerë të Dibrës. - Zotni, unë do t’i pranoja këto para dhe do të kërkoja vetëm hatëre kur t’i kem shërbyer apo kryer ndonjë punë. Këto para unë i quaj haram, dhe harami nuk më ecën në shtëpi, prandaj i bëj selam kralit. Maliq Aga është njeri fetar dhe nuk e pranon haramin dhe shumë faleminderit për respektin që ka për mua. Kështu, ngrihet e del meqenëse jashtë e prisnin shoqëruesit. Gjatë rrugës, meqë e dinin pse ishte thirrur, Munir Erebara e pyeti: - Pse s’i more parate? Ja, lejove ta digjnin Kërçishtin. Apo do ta ndërtoje shumë më të mirë? Ai u përgjigj: - Tani do ta digjnin më me egërsi se e kanë djegur edhe herë të tjera dhe hallall e paçin. Por unë nuk dua pare tradhtie, të cilat do të m’i lidhnin duart e mbyllur gojën për t’i dalë zot vatanit. E unë nuk e shes lirinë time e të shqiptarëve për pesë para të qelbura që ofrojnë ata që duan të na zaptojnë trojet e të na bëjnë robër të tyre. Kështu do të kemi më tepër kurajë e burrëri e do t’u ruajmë nderin familjeve tona. Kjo bëri që më 1913 Komisioni Ndërkombëtar i dërguar nga fuqitë e mëdha të qëndronte më se dy javë në shtëpinë e Maliq Agës, i cili nuk e pranonte një ndarje të tillë, duke ngritur më këmbë gjithë zonën përreth, gjë që e bëri kufirin të devijohej aty ku është sot e jo përgjatë rrjedhjes së Drinit. “Këto të dhëna në “bllokun e zi”, - thekson Avni Maliqi, - janë nga burimet e dëshmive të Munir Erebarës, Qamil Strazimirit, Dalip Kadriut, Llan Qokut etj. Kjo bëri që në vitet në vazhdim Maliqit t’i digjet shtëpia tre herë nga shovinistët serbë. Ajo që tërheq vëmendjen është një këngë e dëgjuar prej një bashkëvendësi, Ameston Toçi”, shprehet Avniu. Krisi pushka ndër Manjan Ngre bajrakun o i lumi Llan. Qai Llan Elezi përdredh musteqet Pyet Maliqin ku i kemi zeqet1. Në fushë të Nishit tue na i ndreqë Në fushë të Nishit mun ke ura Shkupi llogores pa kësula. Maliq Aga me manxer të mbretit Shumë po i grin asqerët serbit Ty moj Dibër, moj jallane Pak u duke por shumë u bane. Po thërrasin shkinat olele Kjo Dibra nuk paska fe, S’paska fe e s’paska din Shumë asqera po na i grin. Ta dijë mirë pjella e moskovit Tokën e babës kemi din e fe Se këtë ka për fe shqiptari Fe e din ma të mirë nuk ka As do të ketë jo kurrë shqiptari. Tokën e babës kemi të shtrenjtë, Nuk e lëshojmë e nuk e shesim E për të asnjë s’do mbesi. Për pa ra mbi ne kiameti. Qai Man Cila i Topojanit Shyqyr Zotit s’paska thanë Maliq Agën për me e vramë Shpeshherë pritën ia kam zanë. (vijon numrin e ardhshëm) 1. Zeqe – varre


22

« histori

E martë 23 tetor 2012 •

P

ikërisht në vitin 1935, kur Adolf Hitleri po arrinte kulmin e fuqisë së tij, del në sipërfaqe skandali, i cili rrezikon të rrënojë çdo gjë. “Pastruesi” kryesor i Hitlerit për çështje racore, Emil Maurice, njëri nga udhëheqësit më të respektuar të Partisë Naziste, me kartelën e anëtarësimit me nr. 99, njeriu numër dy në radhët e SS-së (Hitleri ishte njeriu numër një), truproja i Hitlerit dhe miku i tij shumëvjeçar me prejardhje është hebre. Është pranvera e vitit 1935 në Gjermaninë e drejtuar prej dy vjetësh nga udhëheqësi nazist Adolf Hitler. Planet e tij po rrjedhin siç ishte paraparë: kryesonte i papenguar me grusht të hekurt, opozita ishte shkatërruar, ndërsa histeria antihebreje ishte afër të arrinte kulmin. Por pikërisht në këtë kohë del në skenë skandali, i cili rrezikon të rrënojë çdo gjë. “Pastruesi” kryesor i Hitlerit për çështje racore, njëri nga udhëheqësit më të respektuar të Partisë Naziste, me kartelën e anëtarësimit me nr. 99, njeriu numër dy në radhët e SS-së (Hitleri ishte njeriu numër një), truproja i Hitlerit dhe miku i tij shumëvjeçar me prejardhje është hebre. Për shkak të mikut të tij të vjetër Hitleri do të shkelte të gjitha parimet e tij antisemitiste. Për shkak të tij rrezikoi edhe reputacionin e tij arian. Madje, u grind edhe me shefin e SS-it, Henrih Himlerin. Dhe përkundër të gjitha këtyre gjërave ai nuk kishte asnjë pikë mëshire ndaj hebrenjve. Përkundrazi, vetëm pas katër muajve Hitleri prezantoi në Gjermani ligjet famëkeqe të Nurembergut, të cilat në fakt vulosën fatin e mbi 6 milionë hebrenjve. Rrëfimi fillon në vitin 1919, kur austriaku 30-vjeçar Adolf Hitler njihet me Emil Maurice, dy vjet më të vjetër, me prejardhje franceze. Të joshur nga retorika antisemitiste e Partisë së Punëtorëve Gjermanë, që të dy anëtarësohen në parti. Hitleri si anëtari i 55-të, ndërsa Maurice si i 99-i. Dy miqtë e rinj ngritën në hierarkinë e partisë, e cila kishte ndërruar emrin në Partia Nacional-Socialiste e Punëtorëve të Gjermanisë. Në vitin 1920 Maurice emërohet kryesues i grupit SA në kuadër të partisë, i cili kishte për obligim të kryente punët e ndyra dhe përgjegjës për siguri gjatë tubimeve të nazistëve. Tre vjet më vonë Maurice bëhet truproja i parë i Hitlerit, i cili në ndërkohë ishte vendosur në krye të nazistëve. Ndërmjet Hitlerit dhe Maurices vendoset një lidhje më e fuqishme Pas puçit të dështuar të Mynihut në vitin 1923, Hitleri dhe Maurice arrestohen nën akuzat për tradhti dhe dënohen me burg. Popullariteti i Hitlerit po shënonte rritje të vazhdueshme, prandaj ai dhe Maurice kishin status të

Maurice,

miku hebre i Hitlerit

Emil Maurice (me kapele), Karl Hanke (në qendër), Adolf Hitler, Julius Schaub privilegjuar në burg. Pjesa më e madhe e fotografive të bëra në atë periudhë e paraqet Hitlerin dhe Mauricen si shokë të pandashëm. Hitleri në burg qëndroi vetëm një vit dhe pas lirimit të tij së bashku më Mauricen formon njësinë famëkeqe SS. Hitleri merr kartelën e anëtarësimit me nr. 1, ndërsa Maurice me nr. 2, por Maurice mbetet truprojë dhe vozitës i Hitlerit. Në shoqërinë paranoike gjermane të asaj kohe filluan të përhapën spekulimet se Hitleri ishte homoseksual dhe se ai nuk po mundte t’i bënte ballë bukurisë së truprojës së tij. Këtë teori sot e mohojnë pjesa më e madhe e historianëve dhe ekspertëve, edhe pse disa të tjerë theksojnë se “homoseksualiteti i Hitlerit është dëshmuar”. Ndoshta Hitleri dhe Maurice nuk kanë qenë homoseksualë, por ata kanë

I panjohur, Joseph Goebbels (në mes) Emil Maurice (me pushkë) ndier dashuri për të njëjtën femër - Angela Raubalin, mbesën e Hitlerit, vajzën e gjysmëmotrës së tij. Geli, siç e quanin, kishte vetëm 17-vjeçe kur në vitin 1929 shkoi për të jetuar te “xhaxha Adolfi”. Edhe pse kishte lidhje gjaku me të, Hitleri u dashurua me të, por për shkak të karrierës së tij politike nuk deshi të martohej. Po kur Geli më në fund u

dashurua, zgjedhja e saj nuk ishte Hitleri. Hitleri u tërbua nga xhelozia kur kuptoi se Geli ishte dashuruar me mikun e tij më të ngushtë Emil Mauricen. Hitleri e shkarkoi Mauricen, ndërsa Gelin e shndërroi në një të burgosur: asaj nuk i lejohej që të dilte pa përcjellje nga banesa e saj në Mynih. Nën ndikimin e trysnisë psikologjike nga ana e Hitlerit,

Emil Maurice

Geli bëri vetëvrasje më 18 shtator të vitit 1931 me pistoletën e Hitlerit. Vitet kaluan dhe plagët u shëruan. Maurice vazhdoi të përparojë në shërbimin SS. Në pranverën e vitit 1935 ai vendosi të martohej. Të gjithë anëtarët e SS, për shkak të pastërtisë racore, duhej të kërkonin leje për t’u martuar dhe duhej të dëshmonin se deri në vitin 1750 nuk kanë pasur paraardhës hebrenj. Por pas kontrollit u dëshmua se Emil Maurice kishte një paraardhës hebre - stërgjyshin e tij, Sharl Maurice Shvarzenberger, i cili kishte themeluar teatrin “Talia” në Hamburg. Henrih Himleri, shefi i SS, kërkoi dëbimin e Maurices nga SS, por Hitleri as që desh të dëgjojë. Në fund gjetën një kompromis: Maurices iu lejua që të mbetet në SS si “arian nderi”, titull të cilin ia dha personalisht Hitleri. Në anën tjetër Himleri hoqi të gjitha fotografitë dhe dokumentet e Maurices nga SS dhe ndaloi që pasardhësit e tij apo ndonjë anëtar i familjes së tij të pranoheshin në SS.

Me titullin “arian nderi” Maurice pati një jetë të mirë si shërbyes shtetëror. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ka shërbyer dy vjet si oficer në forcat ajrore, ndërsa pas kapitullimit të Gjermanisë naziste ai për katër vjet iu nënshtruar procesit të denacifikimit. Maurice ka vdekur në vitin 1972. Disa vjet më vonë familja e tij shiti për 26 mijë dollarë të gjitha kujtimet e Maurices nga periudha e nazizmit. Blerësi theksoi se familja ka shitur këto gjëra me insistimin e njërit prej djemve të Maurices, i cili u konvertua në hebre ortodoks. Pas skandalit në lidhje me prejardhjen hebraike të Maurices, Hitleri nuk ishte në gjendje të mbante lidhje të ngushta me mikun e tij, por nuk e kishte harruar. Disa ditë para se të bënte vetëvrasje në Berlin, duke u ankuar se nuk kishte vrarë më shumë hebrenj, Hitleri në dhomën e tij kërkoi ngushëllim në dy fotografi: atë të nënës së tij, Klares, dhe mikut të tij të vjetër Emil Maurice, hebraikut që e ka dashur.


SPORT • E martë 23 tetor 2012

Durimi ka arritur kulmin. Pas humbjes së 5-të në 8 javë kampionat drejtuesit e Milanit kanë vendosur të “hakmerren” ndaj skuadrës, duke e mbajtur të grumbulluar për një javë. Nuk ka pushime për askënd, ky është plani i drejtuesve për të dalë nga kriza. Drejtuesit mendojnë se lojtarët e kanë humbur motivimin për shkak të rezultateve negative dhe për t’u rikthyer protagonist drejtuesit kanë vendosur që ta mbajnë skuadrën të bashkuar. Ky është vendimi i Milanit, ndërsa i trajnerit Masimiliano Alegrit është që të lërë jashtë formacionit ndaj Malagas, në Ligën e Kampioneve mesfushorin Kevin Princ Boateng. Ganezi i cili ka qenë jashtë forme në këtë fillim sezoni, pritet të ulet në stol, pas zhgënjimit të radhës në sfidën ndaj Lacios. Boateng, i cili ka shkëlqyer sezonin e kaluar, po kalon një makth të vërtetë në këto 8 javë të para të sezonit. 7 ndeshje në kampionat dhe dy në Ligën e Kampioneve sjellin një bilanc me zero gol të realizuar

MILANI “BURGOS” LOJTARËT dhe një numër i madh topash të humbur. Pa Ibrahimoviçin, që garantonte pasa të sigurta dhe hapësira të shumta, Boateng duket i “humbur” në fushë. Në ndryshim nga sezoni i kaluar mungon organizmi dhe grinta në fushë që e bënë aq të dashur për publikun. Gjithashtu mungojnë golat dhe asistet. Dhe në këtë mënyrë Alegri ka vendosur që në Malaga, në sfidën që mund të jetë e fundit për trajnerin, të mos ketë vend mesfushorin ganez. Për sa i përket skuadrën, askush nuk e ka pritur mirë vendimin e drejtuesve për të qëndruar në “Milanelo” për një javë, por askush nuk ka marrë guximin të kundërshtojë për shkak të rezultateve negative. Ndeshja kundër Malagës do të jetë e rëndësishme, jo vetëm për fatin e Alegrit, por dhe për atë të Milanit në Ligën e Kampioneve. Galiani: Skuadra duhet të reflektojë Administratori i deleguar i Milanit,

Adriano Galiani, gjatë një interviste për gazetën “Corriere della Sera”, ka konfirmuar faktin se ishte ai njeriu që mori vendimin për të lënë të gjithë grupin e kuqezinjve në grumbullim për plot një javë, deri në fundjavë pas takimit të radhës në kampionat kundër Xhenoas. Galiani ka shpjeguar se e ka marrë këtë vendim që skuadra të reflektojë dhe njëkohësisht të reagojë pas krizës që po kalon në kampionat. “Përgjegjësi për këtë vendim, thuajse drastik, jam unë, - ka deklaruar Galiani. Nuk e di nëse ky vendim do të rezultojë efikas, por të paktën për diçka do të vlejë, gjatë këtyre ditëve lojtarët do të kenë të gjithë kohën e mundshme për të menduar dhe për të reflektuar. Personalisht mendoj se Milani do të reagojë dhe do të dalë nga kriza duke filluar nga ndeshje e radhës.”

Prandeli i hap rrugën rikthimit të Kasanos në kombëtare Trajneri i Italisë, Çezare Prandeli i hap dyert një rikthimi të mundshëm në kombëtare të sulmuesit të Interit, Antonio Kasano, pasi ky i fundit me “zikaltërit” ka arritur të ofrojë një paraqitje mbresëlënëse në këtë fillim sezoni

T

rajneri i Italisë, Çezare Prandeli i hap dyert një rikthimi të mundshëm në kombëtare të sulmuesit të Interit Antonio Kasano, pasi ky i fundit me “zikaltërit” ka arritur të ofrojë një paraqitje mbresëlënëse në ketë fillim sezoni. Kasano nuk luan në kombëtare që nga finalja e Euro 2012 me Spanjën, por cikli i tij me fanellën e “axurrëve”, duket se nuk ka përfunduar. Për t’i dhënë shpresë talentit barez mendon vetë trajneri i Italisë, Çezare Prandeli, i cili në një deklaratë për shtyp u shpreh: “ Në ketë çast ai ka kryer zgjedhje të ndryshme, megjithatë, dyert e kombëtares nuk janë të mbyllura për asnjë.” Më pas trajneri ka folur dhe për episodin e shëmtuar që ndodhi në Livorno. “Duhet të indinjohemi. 20-persona nuk mund të prishin një eveniment të bukur si futbolli.”- u shpreh ai. Duket se një rikthim i Kasanos në kombëtare mund të vijë më shpejt nga çfarë mendohet, dhe nëse futbollisti i Interit, do të vazhdojë të ruajë formën e shkëlqyer të periudhës së fundit në kampionat, atëherë dyert e Italisë, mund të rihapen sërish për të. Ndërkohë Prandeli, nuk harron të komentojë dhe paraqitjen e shkëlqyer me fanellën e Italisë ndaj Danimarkës të Mario Balotelit, i cili tashmë ka hyrë në zemrën e tij. “Mario është një djalë i ri, i cili duhet të përmirësojë mënyrën e tij të të sjellurit. Por nëse bën të flasë për vete të gjithë median si pasojë e paraqitjeve të tij të shkëlqyera atëherë kjo është diçka jashtëzakonisht e shkëlqyer. Të rinjtë shohin tek ai diçka ndryshe, kanë nevojë të ëndërrojnë dhe ai në disa çaste mund t’i bëjë ata të ëndërrojnë.” Prandeli nuk ka lënë pa folur dhe për polemikën mes De Rosit, Osvaldos dhe Zemanit. “Nuk e di se çfarë kuptimi kishte deklarata e tij, por ne kemi shumë respekt për trajnerët e skuadrave të tjera. I kam thënë gjithnjë futbollistëve, që fjalëve tu përgjigjen me vepra në fushën e lojës.”-përfundoi trajneri i Italisë. kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

»

23

Juventus, shifra “të frikshme” Të mahnitshëm në fushë, por të mahnitshme janë edhe statistikat. Kampionët e Italisë po kalojnë një formë të jashtëzakonshme dhe kjo shihet qartë edhe tek rezultatet. Meritë për këtë skuadër fitimtare ka trajneri Antonio Konte, i cili ka hedhur bazën. Pas fitores 2 : 0 kundër Napolit, Juventusi ka marrë e vetme komandën e Serisë A, duke lënë pas vetes Napolin dhe të gjitha skuadrat e tjera. Juventusi i Antonio Kontes vazhdon të mos njohë humbje në kampionat. Është vetmja skuadrën që në 47 ndeshje të luajtura nuk numëron asnjë humbje. Këtë vit Juventusi ka edhe sulmin dhe mbrojtjen më të mirë. “Zonja e Vjetër” ka shënuar plot 19 gola dhe ka pësuar vetëm 4-t. Bie në sy se këtë sezon janë 12 lojtarë të ndryshëm që kanë shënuar për bardhezinjtë. Ndërsa më e rëndësishmja është se Juventusi këtë sezon numrin 6 pikë më shumë se zonin e kaluar. Një fakt ky që tregon se edhe këtë sezon bardhezinjtë e kanë “prenotuar” Serinë A.

Partizani përmbys Pogradecin, është i dyti Në “Selman Stermasi” ndeshja e fundit e javës së tetë të Kategorisë së Parë mbyllet me fitoren e të kuqve. Përballë Pogradecit ata bëjnë të pamundurën dhe kthejnë ndeshjen përmbys. Edhe pse në disavantazh me një gol të Pengut në minutën e 40-të, ata arrijnë të fitojnë takimin dhe të marrin vendin e dytë në klasifikim. Të kuqtë ia kanë dalë t’i barazojnë shifrat me Gjokën, në minuan e 47-të, dhe të sigurojnë fitoren me golin e Linit, në minutën e 76të. Duhet thënë se liqenorët e kanë treguar potencialin e tyre edhe në këtë transfertë delikate e të vështirë për këdo, teksa i kanë mbyllur 45 minutat e para në epërsi. Gjithçka ka ardhur si pasojë e një lojë më të qartë taktikisht e miqve, të cilët janë munduar të shfrytëzojnë me efikasitet hapësirat e të kuqve në prapavijë. Hapësira të cilat kanë qenë të dukshme, për shkak se Partizani është derdhur në sulm që në fillim të sfidës, në kërkim të golit dhe të fitores. Partizani ka arritur ta gjejë shpejt barazimin, me rifillimin e pjesës së dytë, teksa Gjoka do të konkludonte në portën pogradecare, duke rihapur ndeshjen. Përpjekjet e të besuarve të Nikolin Çoçllit kanë qenë të shumta në pjesën e mbetur të lojës, por nuk ia kanë dalë të gjejnë epërsinë deri në minutën e 76-të, kur Lini do t’i dërgonte në “qiellin e shtatë” të tijtë, bashkë me tifozërinë e kuqe, tepër entuziaste dhe që nuk rreshti së përkrahuri skuadrën e zemrës. Ky sukses vlen shumë, sepse tej tri pikëve tepër të çmuara sjell me vete edhe vendin e dytë në klasifikim. Lushnja e vendit të parë nuk është larg tashmë, por vetëm tri pikë. Eshtë mbrojtur me fanatizëm Pogradeci, i cili duke parë presingun gati asfiksues të të kuqve, ka menduar t’ia bëjë më mirë hyzmetin barazimit, se sa të dalë duarbosh nga kjo transfertë, por nuk ka rezistuar dot deri në fund. Pas kësaj jave, liqenorët mbeten në kuotën e 15 pikëve, aq sa ka edhe Tërbuni me Mamurrasin, gjithnjë në ndjekje të kreut dhe javën pasuese, do të presin në fushën e tyre Lushnjën. Me këtë fitore, Partizani ka në llogarinë e vet 16 pikë, duke u pozicionuar në vendin e dytë të Kategorisë së Parë dhe javën e ardhshme luajnë me Mamurrasin.

Klodian Duro pezullohet tre takime Klodian Duro është pezulluar tre takime nga komisioni i disiplinës së Tiranës. Ka qenë ky vendimi i marrë nga klubi Tirana. Mësohet se klubi pasi ka dëgjuar palët dhe pranuar faljen e Duros ka marrë një vendim të butë. “Klubi i futbollit Tirana “Sh.a.” lidhur me çështjen Lekbello-Duro deklaron se: Pas analizimit të kësaj çështjeje Komisioni i Disiplinës bazuar në nenet 18 dhe 20 e vijues së Rregullores së Brendshme të Klubit“ për lojtarët, trajnerin, stafin teknik, personelin mirëmbajtjes dhe subjektet e tjera të ekipit të parë profesionist të KF Tirana “Sh.a.” vendosi që lojtari Klodian Duro të mos grumbullohet në 3 ndeshjet e ardhshme të KF Tirana, duke filluar nga ndeshja Tirana – Skënderbeu. Stërvitja e lojtarit Duro do të vazhdojë të kryhet në vendet dhe oraret e caktuara nga trajneri dhe stafi teknik. Komisioni deklaroi që lojtari K.Duro ka kryer shkelje të Rregullores së brendshme të Klubit të Futbollit Tirana, duke mos ju bindur urdhrave te trajnerit gjata procesit stërvitor. Nga ana tjetër, lojtari në cilësinë, pranoi fajësinë duke shprehur gatishmërinë për t’ju bindur udhëzimeve të ardhshme të trajnerit dhe për të ndihmuar ekipin në vazhdimësi, gjë e cila ndikoi në uljen e masës së dënimit”.

politika: ALBANA LIKA, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E martë 23 tetor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.