droge shefit te krimeve, emrat e EKP, parku i dashurise

Page 1

»5

Një botë për një zemër

Baçi: Më 2013 një EKO dhuratë për kardiopediatrinë E hënë

24 dhjetor 2012 Viti VIII, Nr. 2856 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Pemët me drita

Histori me kurora, na Tirana deri natën vonë ishte një herë një mbret nën festë. Krijohet » 5

bote & histori

• Evropë, nuk ka humbur e gjithë shpresa • Ç’do të bënim pa gjenitë »13-17 • Ekonomia SHBA, “Motori” i globit duhet të ndizet

parku i të dashuruarve

Skema mafioze në Gjirokastër zbulohet rastësisht nga Logli Gjendet në bagazh 11 kg hashash, do e akuzonin pas kotrrolleve Hetohet mundësia e përfshirjes së kolegëve në manipulim Policia sekuestron tjetër linjë të trafikut të lëndëve narkotike

Shefit të Krimeve Drogë në makinë për ta akuzuar

»8

Krijimi i Sigurimit

»2 Urdhërat e para të Koçi Para mbylljes së vitit Xoxës: Mblidhni sa më Deputetët e PS raport Ramës për situatën zgjedhore shumë injorantë »18-19

Reagon Sejko

Enti i Banesave

Emrat e familjeve që do të lënë banesat, pronarët që i marrin Hapat që do të ndiqen në kthimin e plotë të shtëpive të sekuestruara që prej viteve të diktaturës. Si veprohet në rast refuzimesh »6

»9

Përplasjet në gjykata

Në Tiranë 1300 raste të dëmit ekonomik dhe të pronës

Kënga fituese e Festivalit të 51 e kopjuar nga Serbia »12 Nga Enver Bytycci

Çfarë përfaqëson plani serb për Kosovën »10


02

« politikë

E hënë 24 dhjetor 2012 •

Faza parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të 2013

Deputetët e PS-së informojnë lidershipin socialist D

eputetët e Partisë Socialiste do t’i raportojnë lidershipit socialist për punën e bërë deri tani në funksion të parapërgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 2013-s. Përpara mbylljes së këtij viti deputetët dhe të deleguarit e PS-së në qarqe do të informojnë kupolën rozë me ecurinë e deritanishme të këtij procesi. Respektimi i hapave të përcaktuar në strategjinë elektorale dhe rezultati mbi to do të jenë pjesë përbërëse e këtij raportimi. Informimi Në bazë të detyrave të dhëna për të gjithë deputetët e grupit parlamentar socialist dhe të ngarkuarit e kryesisë së Partisë Socialiste për zbatimin e strategjisë elektorale të kësaj partie, lidershipi socialist pritet të kërkojë informacion mbi ecurinë e deritanishme të procesit. Secili nga deputetët sipas zonave përkatëse deri në fund të kësaj jave do të raportojë lidershipin socialist për zonën përkatëse. Edhe pse në fillesat e zbatimit të saj, strategjia elektorale mbart në vetvete piketa jo pak të rëndësishme, pasi në këtë fazë po punohet pikërisht për ngritjen e makinerisë elektorale. Ndërkohë porosia e veçantë për ligjvënësit socialistë ka qenë kontakti gjatë gjysmës së javës me elektoratin, me qëllim që të qartësohet si pozicioni i Partisë Socialiste në Kuvend, ashtu dhe alternativa socialiste. Duke synuar që elektorati të jetë pjesë e fushatës elektorale, socialistët kanë si qëllim që bashkë me shabanin elektoral të startojnë

Deklaratat e pasurisë së familjes kryeministrore

Balla: Argita edhe Shkëlzeni prona vetëm falë babit kryeministër Partia Socialiste nuk resht me akuzat për pasuritë e familjes kryeministrore. Deputeti Taulant Balla deklaroi se opozita do të vazhdojë denoncimin pavarësisht deklaratave të ardhura nga fëmijët e Kryeministrit. “Jam thellësisht i keqardhur që Argita dhe Shkëlzen Berisha reaguan dje vetëm duke shpifur për kryetarin e Partisë Socialiste dhe nuk sqaruan si e kanë vënë pasurinë e tyre përrallore. Aq më keq që kërcënuan me një tjetër proces gjyqësor, në vazhdën e gjyqeve që kanë hapur me opozitën në një përpjekje të dështuar dhe të kotë për të na mbyllur gojën”, - vuri në dukje Balla. Për këtë arsye, deputeti socialist vijoi me kundërpërgjigjen ndaj këtyre deklaratave. “Unë do të doja t’ju tregonin sot shqiptarëve se si mund të bëhen edhe ata aq të pasur pa qenë fëmijët e Saliut. Se, siç e dimë ne dhe mbarë shqiptarët, e di edhe Argita edhe Shkëlzeni se këto para dhe këto prona i kanë vënë vetëm falë babit kryeministër. Ai është kryeministri më i korruptuar në këta 100 vjet të shtetit shqiptar. Prandaj, o kalamajtë e babit, ju mund të hapni gjyqe sa të doni, madje dhe mund t’i fitoni ato me ushtarët e korruptuar të babit në gjykata, por s’mund ta mbuloni të vërtetën e hidhur të qeverisjes së stërkorruptuar të babit tuaj, prej së cilës keni përfituar dhe përfitoni përditë”, - deklaroi Balla, duke i paralajmëruar: “Ju ka mbetur edhe pak kohë, muaj, javë e ditë derisa të përballeni me drejtësinë e vërtetë e të pavarur, që punon për Shqipërinë e shqiptarët e jo për babain tuaj.”

Anëtarësimet në forumet rinore

FRPD u bën thirrje të rinjve të Tropojës për mbështetje

takimet me qytetarët, e sidomos me pjesën gri të votuesve, për të bindur votuesit se është pikërisht kjo alternativa që ata duhet të mbështesin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Takimet Por pavarësisht se delegimi ka qenë i përcaktuar nga kryesia e Partisë Socialiste, afrimi i zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit 2013 ka ndikuar që të deleguarit, e kryesisht deputetët, të punojnë në zonat e tyre, në të cilat janë zgjedhur prej vitesh dhe ata vetë kanë konsoliduar mbështetjen e

strukturave të partisë, por dhe të elektoratit. Në këtë mënyrë, skema e rishpërndarjes së anëtarëve të kryesisë së Partisë Socialiste në qarqe duket e dështuar disa muaj para zgjedhjeve. Pakënaqësitë e fillimit për këtë rishpërndarje nuk janë rikuperuar, për pasojë disa nga anëtarët e kryesisë të mos shkojnë në qarqet ku janë deleguar, por të vijojnë punën në qarqet ku ata u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e vitit 2009. Deputetët Erion Braçe, Pandeli Majko, Arben Malaj, por dhe kolegë të tjerë të tyre vijojnë të mos

respektojnë vendimin e kryesisë, duke zhvilluar takime në qarqet e mëparshme. Ethet e listave të kandidimit gjithmonë e më shumë mbërthejnë përfaqësuesit socialistë. Të ndodhur përballë nisjes së procesit të propozimeve për përbërjen e listave për kandidatë, deputetët aktualë intensifikojnë takimet me strukturat në bazë. Ndërkohë në takimin që do kenë me lidershipin socialist atyre do t’u duhet të informojnë mbi ecurinë e procesit parapërgatitor për zgjedhjet parlamentare për zonat ku ata janë përgjegjës.

Vijon fushata për anëtarësimin e të rinjve nëpër partitë politike. Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka zhvilluar dje zgjedhjet për drejtuesit e saj në degën Tropojë. Gjatë zgjedhjeve për të përcaktuar drejtuesin e fushatës për të rinjtë në qytetin verior të vendit kryetari i FRPD-së, Gert Bogdani, deklaroi se kontributi i të rinjve në zgjedhjet e ardhshme do të jetë vendimtar dhe se ata do të hedhin poshtë murin e bllokues të integrimit. Bogdani u bëri ftesë të rinjve të qytetit që të bëhen pjesë edhe më aktive gjatë fushatës së ardhshme, duke paralajmëruar kështu një betejë të fortë ndërmjet forumeve rinore të partive politike. Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar të rinjve të FRPD-së Bogdani theksoi rëndësinë e punës dhe mbështetjen e të rinjve të FRPD-së në përçimin e mesazhit politik dhe arritjeve tek të rinjtë shqiptarë. Gara për anëtarësimin e të rinjve në forumet rinore të partive politike ka filluar prej kohësh. Kjo gjë bëhet edhe më e dukshme në afrimin e zgjedhjeve, pasi të rinjtë e anëtarësuar në forca të caktuara politike janë tepër të rëndësishëm në përcaktimin e rezultatit të zgjedhje. Kjo pasi pjesa më e madhe e elektoratit shqiptar i përket një moshe relativisht të re dhe votat e tyre janë një plus shumë i madh për partitë që të marrin sa më shumë mandate në qarqet e vendit.

PD presion Ramës për akuzat e hedhura për familjen Berisha Akuzat e PS për pasuritë e familjes kryeministrore

Fëmijët e Berishës e ftojnë Ballën të përballen në gjyq Opozita: Përse jemi kundër shkarkimit (55 karaktere) Të gjendur nën akuza të përditshme për pasuritë e tyre nga ana e Partisë Socialiste, dy fëmijët e Kryeministrit Berisha dhe dhëndri Jamarbër Malltezi vendosën që të thonë fjalën e tyre mbi ardhurat për të cilat kauzohen. “Në lidhje me spekulimet e fundit të zotit Balla sqarojmë se të ardhurat tona janë të gjitha nga burime të ligjshme dhe të deklaruara në organet përkatëse. Të gjitha të ardhurat janë derdhur në rrugë bankare dhe për to janë shlyer, po në rrugë bankare, të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi. Sa më sipër, vërtetohet lehtësisht nga deklarimet vjetore të pasurisë në ILDKP, institucion i cili hetoi dhe konstatoi vërtetësinë e deklarimit

tonë të pasurisë ndër vite, por dhe deklarimet pranë organeve tatimore mbi të ardhurat personale vjetore”, - vihej në dukje në deklaratën e tyre të vënë në dispozicion për mediet nga ana e tyre. Ndërkohë që po në këtë linjë ata i kujtuan deputetit Balla

se të ardhurat e tyre janë të deklaruara, të kontrolluara e të gjetura në rregull. “Ndryshe nga shefi i zotit Balla, i cili, pasi betonoi Tiranën me miliona metër katrorë ndërtim dhe u akuzua publikisht nga ndërtuesit se u kish kërkuar miliona euro në

shkëmbim të lejeve të ndërtimit, deklaron si kursime jete 3 mijë euro dhe se jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj te mami, meqë është i pastrehë”, - theksohej në deklaratë. Njëkohësisht në deklaratë, që mban autorësinë e Argita e Jamarbër Malltezit dhe të Shkëlzen Berishës, deputeti Balla ftohet të paraqesë akuzat e tij në gjykatë. “Për sa u përket trillimeve të vazhdueshme të zotit Balla, kundër të cilit janë hapur nga persona të ndryshëm disa procese ligjore për shpifje, që prej një jave kemi pritur që ai të japë argumente për akrobacitë e tij spekulative. Meqë këtë ai nuk e bën, do t’i japim mundësinë të paraqesë argumentet e tij në gjykatë. E ftojmë të mos i shmanget si frikacak përballjes në gjyq”, - u shprehën ata.

Çështja e 20-shit: “Do të hidhet dritë mbi këtë ngjarje” Pas akuzave të bëra nga Partia Socialiste mbi të ardhurat e familjes së Kryeministrit, PD-ja do të rihap çështjen e njëzetpërqindëshit për kryetarin e opozitës. Në një deklaratë për mediet të Partisë Demokratike thuhet se forca kryesore e mazhorancës do të rihapë hetimet për Edi Ramën, ku sipas saj ai është shkaktari i vendosjes së gjobave ndaj bizneseve. “Partia Demokratike e siguron atë se do të hedhë dritë mbi të gjitha shumat marramendëse për gjobat 20-përqindëshe, për të cilat është akuzuar haptas nga ndërtues dhe biznesmenë të Tiranës si dhe vjedhjet e tjera të anturazhit, të cilat Rama mendon se mund t’i zhurmojë duke shpifur dhe trilluar për të tjerët”, - thuhet në komunikatë. Kjo kundërakuzë e PD-së erdhi disa ditë pasi anëtarët e forcës kryesore opozitare në vend filluan të hidhnin akuza dhe hije dyshimi mbi të ardhurat financiare që posedojnë familjarët e Kryeministrit Sali Berisha. Krahas kësaj në komunikatë vijojnë akuzat për Ramën, duke e cilësuar si shkaktarin kryesor të mosmarrjes së statusit kandidat për shkak të politikës bllokuese. Krahas kësaj, sipas PD-së, Rama është i vetmi politikan shqiptarë që është i akuzuar publikisht për korrupsion. “Njeriu që sot është politikani i vetëm i akuzuar direkt dhe publikisht për gjobat me miliona euro të vendosura prej tij kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, deklaron për vite me radhë pasurinë e tij prej 3 mijë euro dhe fsheh kështu nga frika dhe tmerri pasuritë e tij, akuzon familjarët e Kryeministrit për të ardhurat e tyre, që të gjitha të tatuara me burime të qarta dhe të deklaruara në institucionet e vendit”, - thuhej më tej në deklaratë.


politikë • E hënë 24 dhjetor 2012

Rishpërndarja e mandateve nuk gjen votat e nevojshme për miratim

KQZ, dy vendime në Kolegjin Zgjedhore Ndarja e ZAZ-ve e bllokuar, vendimet miratohen 4 me 3 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mundur të miratojë vendimet për ndarjen e ZAZ-ve dhe për rishpërndarjen e mandateve, pasi këto vendime duhen miratuar me një shumicë të cilësuar nga anëtarët e Komisionit, pra nga 5 vota. Propozimet e bëra nga Partia Demokratike janë miratuar në KQZ me një shumicë të thjeshtë votash dhe si rrjedhojë ajo nuk kanë hyrë në fuqi.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të disa forcave politike. Konkretisht dy prej tyre janë propozuar nga PS-ja, një nga LSI-ja, një nga PBDNJ-ja dhe kryetarja së bashku me dy anëtarët e tjerë janë të propozuar nga PD-ja. Kjo ka bërë që në një pjesë të madhe të vendimeve anëtarët të mos bien dakord me interesat partiake.

Partitë

Bllokimi i vendimeve

Votat

Ervin Koçi

Ndryshe nga sa ka funksionuar më parë, KQZ-ja duhet t’i miratojë vendimet me një shumicë të cilësuar. Pra, propozimet e partive politike apo dhe çështjet që janë për shqyrtim në rend dite duan më shumë sesa 4 vota “pro”, ndryshe nga sa ka funksionuar më parë, ndaj dy çështje do të shkojnë për shqyrtim në Kolegjin Zgjedhor.

K

olegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë në javët në vijim dy ankimimet e Partisë Demokratike që nuk morën dot votat për t’u miratuar në KQZ. Vendimet kanë të bëjnë me rishpërndarjen e mandateve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe ndarjen e re të zonave të administrimit të zgjedhjeve që me propozimin e ri do të bëhen 89 nga 66 që ishin në zgjedhjet e 2009-s. Të dyja vendimet e rëndësishme nuk kanë marrë më shumë se katër vota “pro” dhe duke qenë se kërkonin shumicë të cilësuar, do të marrin fuqi pas ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor. Bllokimi i vendimit për ndarjen e zonave të administrimit zgjedhor erdhi si pasojë e mospërputhjes së kërkesave të palëve politike dhe të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në mbledhjen e fundit të ditës së premte dy prej anëtarëve të KQZ-së të propozuar nga Partia Socialiste kërkuan që numri i ZAZ-ve të mos ishte më i madh se 75. Kjo kërkesë e tyre erdhi për arsye se ata u druheshin grupimeve të militantëve nëpër ZAZ, duke bllokuar procesin e numërimit të votave dhe manipulimin e tyre. Krahas kësaj nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, kërkoi që të mos shtohej numri i zonave të administrimit zgjedhor në qarkun e Fierit, ku kërkoi që ZAZ-të të mos shtoheshin, me argumentin se sillte një kosto shumë të madhe financiare, pasi zgjedhjet në këtë qark do të zhvillohen në mënyrë elektrike. Ndikimet politike nuk i kanë lënë pas edhe anëtarët e rinj të KQZ-së, kjo pasi fryma e bashkëpunimit që ishte ndërmjet anëtarëve të KQZ-së në fillet e saj është zhdukur dhe tani palët kanë filluar të ndjekin politika bllokuese. Çështja e rishpërndarjes së mandateve të deputetëve është një ndër pikat që ka shkaktuar

LSI për votat Anëtari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi dje se kjo forcë politike nuk është në bashkëpunim me asnjë parti politike, por votat e saj shërbejnë për të bërë transparencë në zgjedhje. “LSI-ja në të gjitha rastet, qoftë në lidhje me ngritjen e ZAZ-ve, qoftë në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor, as nuk ka bashkuar dhe as nuk ka ndarë votat me kurrkënd. Ne të parin kemi pasur pozicionin se shtimi i ZAZ-ve do të ndihmonte për një administrim më të shpejtë dhe më efektiv të zgjedhjeve, duke evituar mbingarkesat dhe vonesat në nxjerrjen e rezultateve. Në të dytin kemi votuar në emër të transparencës, pra një transparence që eviton dhe eliminon çdo lloj dyshimi, rezerve apo pakënaqësie të thellë, çka do të shënjonte negativisht zgjedhjet e ardhshme”, - deklaroi anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili.

më shumë bllokim ndërmjet anëtarëve të KQZ-së dhe partive politike. Sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim, çështja e rishpërndarjeve të mandateve duhet kryer me një kujdes të jashtëzakonshëm. “KQZ-ja duhet të punojë me efektivitet maksimal, sepse nuk ka kohë për të humbur, për të plotësuar të gjitha standardet e duhura për realizimin e zgjedhjeve

në mënyrë më korrekte dhe shembullore më 23 qershor, ndaj dhe ne kemi apeluar për t’u zhbllokuar situata e fundit në KQZ dhe të gjithë duhet të punojmë me një frymë bashkëpunimi dhe konsensusi për këtë qëllim”, - tha Ilir Meta, kryetar i LSI-së. Bllokimi i disa prej vendimeve të KQZ-së do të çonte në një shkelje ligjore të afateve të përcaktuara nga

»

03

FRD Bamir Topi

“Të largojmë stalinistin e fundit” Kreu i FRD-së, Bamir Topi, e ka cilësuar kryeministrin e vendit “stalinisti i fundit”, që partia e tij së bashku me simpatizantët e saj do ta rrëzojnë atë. Në përfundim të takimeve dhe hapjes së degëve në rrethe Fryma e Re Demokratike ka organizuar në Tiranë aktivitetin përmbyllës. Gjatë fjalës së tij kreu i kësaj partie, Bamir Topi, tha se në zgjedhjet e ardhshme do të largojë stalinistin e fundit në Europë, duke u shprehur se qeveria është kthyer në kërcënim. “Qeveria e sotme nuk ka më asgjë për të ofruar për qytetarët përveçse makinacioneve të panumërta për të zgjatur ditët në pushtet. Ajo ka humbur legjitimitetin dhe është kthyer në një kërcënim për ju, familjet tuaja dhe të ardhmen tuaj”, tha Topi. Kreu i FRD-së foli dhe për buxhetin e vitit të ardhshëm, që u miratua në fillim të javës në Kuvend. Ai e quajti një përpjekje të qeverisë për të fituar kapital politik në dëm të qytetarëve, duke argumentuar në këtë mënyrë edhe votën “kundër” të deputetit i vetëm i kësaj partie në Kuvend Gazmend Okeda, i cili e cilësoi FRD-në si partinë antibllokuese.

ligji për caktimin e numrit të ZAZ-ve si dhe për rishpërndarjen e deputetëve. Kjo e dyta është bërë molla e sherrit ndërmjet të gjitha palëve politike, ku sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme rezulton se lëvizjet demografike të këtyre 4 vjetve kanë çuar në një ulje të mandateve në Korçë dhe Berat, çka është kontestuar nga LSI-ja dhe PS-ja.

PDIU kërkon bashkëpunimin me medien për miratimin e rezolutës

Idrizi preson ndaj deputetëve për rezolutën Çamët, mediet karta e fundit për miratimin e rezolutës Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idirizi, nëpërmjet një komunikate për shtyp kërkon që mediet të ushtrojnë më shumë preson për çështjen e rezolutës çame. Në komunikatë thuhet se mediet duhet të jenë më aktive për këtë çështje kaq të ndjeshme, të ushtrojnë më shumë preson ndaj deputetëve, në mënyrë që edhe ata të mos rinë të heshtur dhe ta votojnë atë. “Siç e kemi thënë dhe publikisht në një rast tjetër, ky dokument është dokument i bashkimit

Rezoluta çame ka si kryefjalë të saj rikthimin e pronave të popullsisë shqiptare, të cilat i janë marrë gjatë gjenocidit të ushtrisë greke mbi ta.

dhe jo i ndarjes. Nëse ne krijojmë rreth tij një front unik, konsensual, tërësor të kombit, atëherë ai do miratohet. Ai mund të miratohet me mazhoranca të lodhura gjithfarëshe, po nëse krijohet ky front, atëherë deputetët s’mund të rijnë indiferentë përpara këtij presioni të frontit kombëtar. Do të kemi kështu votim thuajse unanim të rezolutës. Por ka dhe diçka tjetër jashtë nesh. Nëse ky front kombëtar, ku mediet janë shumë të rëndësishme, është shumë i zëshëm,

edhe fqinji do të fillojë të mendojë”, - thuhet në letër. Kjo letër e kësaj partive vjen pas apeleve të shumta të bëra për të miratuar rezolutën çame të hartuar nga kjo parti. Kjo rezolutë u la jashtë punimeve të parlamentit shqiptar kur u hartua kalendari i punimeve për dy javët e fundit të muajt dhjetor. Kjo gjë solli që çështja për shqyrtimin e rezolutës çame të kalojë për në muajin janar, ku do të hartohet edhe programi i punimeve të Kuvendit për fillimin e vitit të ardhshëm.


E hënë 24 dhjetor 2012 •

Bozdo: Po monitorojmë situatën. Punonjësit përgjegjësi për defektet

“CEZ të mos justifikojë ndërprerjet” Nuk do lejohen kufizime për festat. Energjia e siguruar nga KESH-i

Q

25 për qind

Kriza ekonomike që po kalon e gjithë bota ka bërë që të gjithë operatorët turistike të paraqesin oferta të larmishme me çmime që janë relativisht 20 deri në 25 për qind më të ulëta se një vit më parë.

4

milionë Shqipëria është kthyer tashmë në një destinacion të rëndësishëm turistik. Gjatë këtij viti numri i turistëvë të huaj që kanë vizituar vendin tonë është rreth 4 milionë turisë, rreth 500 mijë më shumë se vjet.

Festat e fundvitit dhe ulja e ndjeshme e temperaturave kanë bërë që konsumi ditor i energjisë elektrike të arrijë në nivelet maksimale. Sipas të dhënave të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, konsumi gjatë këtyre ditëve ka arritur deri në 26 milionë kwh energji në ditë. Pjesa më e madhe e këtij konsumi po përballohet nga prodhimi vendas në masën 20 milionë, ndërsa 6 milionë kwh po importohen. Ky prodhim kaq i lartë po bëhet i mundur edhe për shkak të situatës së mirë në hidrocentralet e kaskdadës së lumit Drin, ku në liqenin e Fierzës niveli ka arritur në 175 m. Po kështu e njëjta situatë pozitive po vijon edhe në hidrocentralet e Komanit dhe të Vaut të Dejës.

bërë përgjegjëse kompaninë e shpërndarjes CEZ për mungesën e energjisë elektrike tek konsumatorët shqiptarë. Zv.ministri i Ekonomisë, tha se qeveria shqiptare ka importuar energji duke plotësuar kështu të gjitha nevojat në vend, por është sistemi i shpërndarjes që ka shkaktuar ndërprerjet e furnizimit me energji. ”Ditët e fundit, përsëri jemi ndeshur me raste jo të pakta të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve familjarë dhe jofamiljarë.

Përgjegjës për këtë situatë të shkaktuar, në kushtet kur energjia nuk mungon aspak, është kompania “CEZ Shpërndarje”, e cila problematikën e rëndë të brendshme të saj e ka transmetuar tek konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë”, deklaroi Enno Bozdo, zv. ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës. Një javë më parë Enti Rregullator i Energjisë gjobiti me 430 milionë lekë CEZ-in, për ndërprerjet kolektive të konsumatorëve dhe se nuk ka mbuluar humbjet e energjisë në sistem.

Enti Rregullator i Energjisë kundërshton shitjen e aksioneve që kompania CEZ Pragë ka deklaruar se do të bëjë në janarin e ardhshëm. Drejtori juridik i Entit, Eduard Elezi, sqaron se nuk mund të merret një vendim i tillë vetëm nga CEZ grup në momentin që 24 për qind e aksioneve janë në pronësi të shtetit shqiptar. Nëse të dyja palët nuk bien dakord, ky vendim automatikisht i takon Entit Rregullator të Energjisë. Nga ana tjetër CEZ ka dorëzuar pranë ERE-s pretendimet lidhur me heqjen e licencës dhe tashmë Enti Rregullator është duke hartuar relacionin i cili do të shpallë përfundimisht vendimin nëse kompanisë çeke do t’i hiqet apo jo licenca para datës 17 janar.

Tregu i këmbimit

Euro e mbyll sërish javën pranë 140 lekëve Monedha vendase është kuotuar në pozita relativisht të dobëta ndaj monedhës evropiane gjatë kësaj jave. Euro ka arritur kuotën më të lartë ndaj lekut të mërkurën, kur u këmbye me 139.99 lekë. Më pas euro është zhvlerësuar lehtë ndaj monedhës vendase, por gjithsesi ka qëndruar në pozita të forta. Në të kundërt, monedha amerikane, dollari ka humbur pikë ndaj lekut gjatë kësaj jave, duke shënuar nivelin më të ulët të mërkurën, ku u kuotua vetëm me 105.6 lekë, për ta marrë disi veten më pas. Lëvizjet në kursin e këmbimit gjatë kësaj jave kanë qenë më shumë reflektim i luhatjeve në bursat ndërkombëtare. Euro e mbylli javën duke u këmbyer në nivelet e 1.317 ndaj dollarit. Gjithsesi, forcimi i euros në tregjet ndërkombëtare, në këmbimet vendase është reflektuar më shumë përmes një nënçmimi të dollarit, sesa një mbiçmimi të monedhës së përbashkët ndaj lekut. Javën e ardhshme pritet që leku të jetë relativisht i fortë si rrjedhojë e afrimit të festave dhe rritjes së prurjeve nga remitancat.

Ofertat e reja turistike janë ulur me rreth 20 deri në 25 për qind në raport me një vit më parë

Kriza ul çmimet, shqiptarët jashtë vendit për festa Interes nga të huajt për Shqipërinë. Malaj: Kujdes me çmimet për festat Kriza ekonomike ka shtyrë operatorët turistikë në rajon dhe vendet e Bashkimit Europian të ulin çmimet. Kjo situatë e re e çmimeve ka nxitur shqiptarët të rrisin numrin e prenotimeve për të kaluar jashtë vendit festat e fundvitit, ndërkohë që ndryshe nga vitet e tjera tendenca e re janë vendet ku bëhet ski. Sipas të dhënave të operatorëve turistikë në vendin tonë, këtë fund viti rezulton se çmimet e ofertave të reja janë ulur me rreth 20 deri në 25 për qind. “Ofertat kryesore janë oferta turistike në vendet rajonale dhe ato në vendet europiane. Një tendencë janë destinacionet turistike të qendrave të skimit. Ka oferta shumë joshëse në Kolashin në Malin e Zi, në Mavrovë, në Pelister dhe Popovashapka në

Të ardhurat nga turizmi sinjalizojnë këtë vit vlera më të larta se gjatë vitit që shkoi. Sipas shifrave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, prurjet nga turizmi rezultuan 181 milionë euro për tremujorin e parë, nga 171 milionë euro që ishin po në këtë periudhë të 2011-ës. Në fakt, shifrat e këtij viti nuk kanë diferencë të lartë në krahasim me ato të një viti më parë, por në kushtet e një krize të qartë ekonomike në Europë, mjafton që tendenca është pozitive.

Maqedoni, si dhe shumë kombinacione interesante siç është ai Kroaci- Venecia apo ParisAmsterdam- Bruksel, BudapestVjenë”, sqaroi dje për “AS”, Sadik Malaj, Kryetar i Unionit të Operatorëve Turistikë. Por paralelisht me këtë fluks të largimit të sh-

qiptarëve në vendet fqinje, vihet re një shtim i kërkesave edhe në njësitë akomoduese në Shqipëri, ku kryesisht vijnë shqiptarë nga vendet e rajonit, por edhe ata kroatë, bullgarë e maqedonas, por çmimet në vendin tonë mbeten të shtrenjta. “Mund

Të ardhurat

everia shqiptare ka siguruar nga importi të gjithë sasinë e nevojshme të energjisë elektrike, në mënyrë që për festat e fundvitit të mos ketë ndërprerje. Zv.ministri i Energjitikës, Eno Bozdo, fajësoi CEZ për ndërprerjet e pajustifikuara që janë vërejtur kohet e fundit në të gjithë vendin. Bozdo i kujtoi CEZ se ministria po e monitoron rreptësisht dhe nuk do të tolerojë asnjë. “Të reagojë me urgjencë për të riparuar çdo defekt apo problem tjetër të furnizimit me energji elektrike. Të marr masa për plotësimin e bazës materiale të saj sepse METE nuk do të pranojë në asnjë mënyrë që mungesa e transformatorëve, kabllove rezervë, pjesëve të kabinave elektrike apo pajisjeve të tjera të domosdoshme të ndikojnë në furnizimin me energji elektrike të qytetarëve apo bizneseve”, deklaroi Bozdo. Energjia që qeveria shqiptare po importon është e mjaftueshme jo vetëm për javën e fundit të 2012-s por dhe muajt e vitit të ardhshëm, njoftoi Bozdo. Ndërkaq ai theksoi se çdo punonjës do të mbajë përgjegjësi individuale para ligjit, nëse ndërpritet energjia. “I bëjmë thirrje çdo punonjësi, çdo tekniku, çdo specialisti që është pjesë e sistemit të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve, të zbatojnë me përgjegjësi personale ligjin dhe vetëm ligjin. Të përmbushë detyrat sipas funksionit që kryen për të siguruar furnizimin normal me energji elektrike të të gjithë vendit”, vijoi Bozdo. Për sa i përket ndëprerjeve të energjisë elektrike, Bozdo ka

Valutat

Turizmi shqiptar gjatë këtyre viteve po vazhdon të njohë rritje të njëpasnjëshme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, kryesisht vizituesit e vendit tonë janë nga vendet e Rajonit si dhe nga Çekia dhe Bullgaria. Duker iu referuar çmimeve që ofrojnë venet fqinje për turizmin kryesisht në muajit verës, sërish vendi ynë vijon t’i ketë ato më të ulëta duke u kthyer në një destinacion atraktiv jo vetëm për plazhet që ofron.

të tërheq vëmendjen për disa nga subjektet hoteliere, akomoduese apo të restoranteve që menuja e darkës gala është shumë e rënduar, por edhe goxha e shtrenjtë. Duhet të shikojmë nga eksperienca përreth mënyrën e organizimit, pa-

Rritja

04

« ekonomi

varësisht se ne e bëjmë shumë më festive, shumë më të plotë, por nganjëherë edhe më të shtrenjtë se vendet përreth”, theksoi Malaj. Paketat turistike në vendet e BE-së përshijnë tur në dy- tre kryeqytet kryesore të Europës.


sociale • E hënë 24 dhjetor 2012

»

05

Zbukurimet e festave tërheqin të gjitha grupmoshat

Dekori i Tiranës mbledh vizitorët deri në orët e vona të natës

Falënderojmë AMC-në dhe qytetarët

Baçi: Më 2013 një EKO dhuratë për kardiopediatrinë

Erta Bode

D

eri në orët e vona të natës zbukurimet e Vitit të Ri në Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” tërheqin vëmendjen e njerëzve. Trotuaret e bulevardit përshkohen nga këmbësorë të grup-moshave të ndryshme- ku spikatin moshat e reja dhe mosha e mesme. Tendencat e fundit janë shëtitjet përgjatë bulevardit për të shijuar zbukurimet e bëra nga Bashkia. Nga ora 22:30 deri më 23:30 qytetarë të ndryshëm gjenden rreth pemëve të zbukuruara duke pozuar nën dritën e aparatit fotografik. Fëmijët e vegjël shoqërohen nga prindërit ose gjyshërit e tyre dhe argëtohen me dritat shumëngjyrëshe dhe nga kafshët-lodra që ndriçojnë nga skeleti i tyre me drita. Nuk mungon në krahë të sheshit “Skënderbej” një shtëpizë “Santa House’s”, e cila vizitohet nga fëmijët, ku blejnë dhe shijojnë ëmbëlsirat dhe pije të ndryshme. Vajza të veshura me kostumin e babagjyshit u shërbejnë fëmijëve për atë që dëshirojnë, duke i bërë të ëndërrojnë më shumë nga sa ofrohet brenda kuadratit të shtëpisë. Fëmijët janë vizitorë të rregullt gjatë paradites, por nuk mungojnë edhe darkave, pasi kanë dalë nën shoqërinë e prindërve të tyre. Gjatë paradites me fat është edhe pema e Vitit të Ri në sheshin “Nënë Tereza”, e cila vizitohet më shumë. Në orët e pushimit të rinjtë mblidhen rreth pemës për të pozuar apo për të shkëmbyer batuta, duke nxehur dhe më tej aromën e festave. Dhe, ashtu siç është bërë e modës, fotot e tyre qarkullojnë në rrjetin social “Facebook”, duke pasuar me komentet nga të afërmit. Në mbrëmje kjo atmosferë zhvendoset në sheshin “Skënderbej”. Pema që është në këtë shesh, 22 metra, bëhet dhe më madhështore nga vezullimi i dritave dhe pamjet që i japin zbukurimet e tjera. Pranë pemës shikon grupe të ndryshme vizitorësh, të cilët në shëtitjen e tyre ndalen për të kundruar pamjen e darkës. Çifte me fëmijë, të rinj, grupe shoqërore, madje ndodh që ndonjë çift i moshës së thyer të ketë ende fuqinë dhe dëshirën për të shëtitur i gjen aty. Njerëzit i gjen vetëm duke qeshur, fëmijët duke u përkëdhelur me lajka, të rinjtë duke përqafuar njëri-tjetrin, ndërsa çiftet e moshuara shtrëngojnë nga krahu njëri-tjetrin. Kjo është atmosfera festive në kryeqytet pas orës 24, rrugët boshatisen, familjarët vijojnë me programin e tyre, ndërsa fëmijët përkunden në gjumë nga ëndrrat e bukura dhe rrugët bien qetësi për t’u shkelur vetëm nga makinat dhe vizitorët e jetës së natës. Ndonjë borie makine gris natën e përgjumur. Makinat frenojnë

Çiftet festojnë në parkun me drita

Rikthehet moda e stolave në parkun përpara Muzeut Parku përpara Muzeut Kombëtar është më i preferuari për moshat e reja. Në orët e para të natës stolat e parkut mbushen nga çifte që preferojnë qetësinë e pëshpërimave dhe romanticitetin e dekorit për festat e fundvitit. Aty është krijuar një ambient që sjellë romanticitet në jetën në çift. Gjithçka që përqafohet nga dritat të jep imazhin e një vezullimi mahnitës. Rreth orën 23:00-01:00 e gjen parkun më të ri të Tiranës të ndezur nga ëndërrtat dhe përqafimet e të rinjve, sigurisht pa e tepruar. Duket se në këtë park fjalët e dashurisë përputhen me ambientin dhe pëshpërimat janë tingujt e vetëm që të kap veshi. Aparatet fotografike që mbajnë në duar fiksojnë çastet e bukura që ata kalojnë, duke u bërë kujtime në raport me të ardhmen. Stina e dimrit dhe festat i mbajnë më afër çiftet, që bëjnë të pamundurën për të shijuar çastet e tyre dhe energjinë, që ndërthuret me moshën e tyre dhe emocionet e ndjenjave.

me të rinjtë e kthyer nga parti, ku kanë qenë për të kaluar disa, ndalojnë të bëjnë edhe ndonjë fotografi pranë pemës së zbukuruar. Janë momente që ata i rezervojnë në arkivat e ndërrimit të viteve gjatë jetës së tyre. Kjo është atmosfera festive në bulevardin “Dësh-

morët e Kombit”, ku të gjitha moshat gjejnë vetveten me zbukurimet e festave të Vitit të Ri, të cilat duket se kanë sjellë një harmoni mes brezave dhe kanë sjellë një argëtim më shumë në jetën e banorëve të Tiranës, duke u kthyer në një qendër vizitash.

Përmirësimi i kontrolleve gjatë shtatzënisë dhe menjëherë pas lindjes shpëton jetë. Nën këtë moto e ka mbyllur shoqata “Një Botë për një Zemër” takimin me mjekë neonatalë dhe kardiopediatër për vitin 2012. Sipas kreut të kësaj shoqate, Agim Baçit, viti që po mbyllet ka shënuar një hap të rëndësishëm në trajnimin e stafeve të materniteteve dhe qendrave shëndetësore lidhur me evidentimin në kohë të defekteve të lindura në zemër. “Përmes mbështetjes së AMSHC-së u bë i mundur organizmi i trajnimit për mjekë nga dy maternitetet e Tiranës nga shumica e qendrave shëndetësore në Tiranë si dhe nga Elbasani e Durrësi. Kjo ka qenë vetëm faza e parë, pasi në janar 2013 shpresojmë ta shtrijmë këtë praktikë trajnimesh për të bërë të mundur diskutimin me sa më shumë mjekë të metodologjive të ekzaminimit për gratë shtatzëna dhe për fëmijët e sapolindur”, - u shpreh për gazetën “Metropol” z. Baçi. Çdo vit në Shqipëri lindin afërsisht 300 fëmijë me defekte në zemër, ku pjesa më e madhe kërkon ndërhyrje kirurgjikale në vitin e parë të jetës. Madje, disa e kanë të nevojshme ndërhyrjen që në javët e para, e varur kjo gjithnjë nga lloji i diagnozës. “Ne në bashkëpunim me një grup të gjerë mjekësh po përpiqemi që të evidentojmë llojet e diagnozave, shpërndarjen e tyre, operacionet si dhe shkaqet që kanë çuar në humbjet e ndonjë jete, me qëllim që të hartohet një politikë sa më konkrete lidhur me këta fëmijë”, - shprehet Baçi, duke treguar se pas tre vjetve që është ngritur shoqata ka mundur të ndërtojë një bashkëpunim të frytshëm me mjekët. Aktualisht në QSUT kryhen mbi 100 raste ndërhyrjesh në vit nga 20 raste që kryheshin deri më 2010. Ndërkohë drejt Italisë janë nisur vetëm rastet shumë të komplikuara. “Synimi ynë është që të gjejmë të gjitha

rrugët për të garantuar pajisjet e duhura për ekzaminim dhe ndërhyrje, me qëllim që të gjithë fëmijët të mund të kurohen në QSUT”, - shprehet kreu i shoqatës “Një Botë për një Zemër”. Kjo shoqatë propozoi në shtator të këtij viti përpara anëtarëve të Komisionit parlamentar të Shëndetësisë gjatë një seance të drejtuar nga kryeparlamentarja Topalli ndryshimin e protokollit të kontrollit për të sapolindurit, me qëllim kontrollin në zemër sa më parë për të sapolindurit për të shmangur evidentimet e vonuara, që sjellin pasoja deri të parikuperueshme. “Ne kemi kërkuar mbështetje nga qytetarë dhe biznese për të gjetur pajisje për kardiopediatrinë dhe kardiokirurgjinë pediatrie, me qëllim që të ndërtohet një infrastrukturë e mjaftueshme në QSUT, që çdo fëmije t’i vihet në ndihmë në kohën e duhur. Falënderojmë AMC-në dhe të gjithë ata që kanë mbështetur këtë iniciativë të shoqatës, që mund të realizojë shumë shpejt këtë iniciativë”, - tha Baçi, duke falënderuar njëkohësisht edhe angazhimin e mjekes shqiptare në Boston Lindita Çoku për mbështetje të kësaj iniciative për pajisjen e kardiokirurgjisë pediatrie me pajisjet e duhura. “Ne besojmë se komunikimi me mjekë homologë nga Italia apo mjekët shqiptarë kardiologë në botë do të jetë një ndihmë edhe më e madhe për mjekët shqiptarë për të bërë të mundur që t’i jepet zgjidhje çdo rasti që mund t’u paraqitet mjekëve në Tiranë”, - shprehet Baçi, duke theksuar se shoqata ka pasur një bashkëpunim të frytshëm me mjekët Arben Baboçi, Altin Veshti, Numila Kuneshka, Eduard Tushe, Arketa Pllumi, Enkelejda Prifti, të cilët kanë mbajtur peshën kryesore për të zhvilluar këto trajnime. “Pa dyshim që ka qenë puna e mjekëve që u ka dhënë jetë projekteve të shoqatës, ndaj i gjithë angazhimi ynë është t’u vijmë në ndihmë me sa më shumë pajisje për ekzaminim dhe të asistimit para dhe pas operacioneve”, - shprehet Baçi.


06

« sociale

E hënë 24 dhjetor 2012 •

Ish-pronarët do të kenë të drejtën e gëzimit të pronës

EKB: Familjet që do të lënë shtëpitë

Berine

Klara S Benussi

Drita Kaceli

Valeria B Vrioni

Korça pronar

Gezim Ballshi

Osman

Arjan Q Cukaj

Nevrez Panariti

Petrit Ballshi

Haxhire Heri

Nazmi Ballshi

Enti Kombëtar i Banesave ka miratuar listën e familjeve që do të detyrohen të boshatisin banesën ku jetojnë për t’ua kthyer pronarëve të vërtetë. Vendimi merret pas paraqitjes së kërkesës nga vetë pronarët, emrat e të cilëve janë paraqitur prej EKB-së. Sipas ligjit, në rast se familjet nuk do të lënë banesat, atëherë çështja do të shkojë në gjykatë, ku do të kërkohet marrja e titullit ekzekutiv. Titujt tashmë kanë nisur të ndahen prej Ministrisë së Transporteve dhe EKB-së. Nga ana tjetër, për personat që do të lënë shtëpitë do të jepen kredi me interesa zero me qëllim blerjen e apartamenteve. Deri tani rreth 320 qiraxhinj kanë paraqitur kërkesën për kredi me interes zero.

Dhurata

Tirana qeraxhinj

Iqmet Myrteza

Arben Ballshi

Alaska Kaceli

Gezim M Lleshi

Qefsere Frasheri

Lulezim Sh Osmani

Korça qiraxhinjte

Hysen Hima

Medije Borova

Qazim Rita

Lefter Koroveshi

Natalia Rama

Ikbal

Dije Rita

Ilirjan Malo

Xhemal Jakupi

Myzejen Kaceli

Bardhyl Taci

Zenel Binjaku

Kujtim Beqiri

Eva Toska

Sofie Taci

Ilir Kaceli

Gerond Taci

Durrresi pronare

Anafon Gjika

Paqize Pelivani

Bledar taci

Thoma Fora

Spiro Blialo

Fadil Kacelli

Sokrat Bare

Osman Dollija

Kol Bushati

Jalldos Kaceli

Ilir Qorrmehmeti

Mustafa Dollija

Yzedin Cela

Ballkize Kaceli

Margarita Radovani

Lumnije Doci

Shefqet Shabani

Vjollca

Osman Mete

Ganimet Haveriku

Fitnete Ademi

Serije

Ylli Celo

Emin Fani

Elvira Vojo

Renis

Sulltane Tafa

Dorina Kalemi

Andrea Mele

Sonila Kaceli

Kushtrim Alikaj

Agim Nallbani

Xhemal Qesja

Vita B. Shtylla

Stavri Paco

Shkodra pronar

Mitat Toska

Adriana Rrufa

Fatmir Ashikja

Mirvjen Kaceli

Mustafa Ballshi

Haxhi Him

Xhemaile Kadiu

Tirana pronar

Kadri Murat Toska

Nazif Vata

Mauricio Bega

Ermal

Ilirjan F Bardhi

Ingri Bega

Buron Kaceli

Arben F Hoxha

Vlora qiraxhinjte

Adriana Rrufa

Shkodra Qiraxhinjte

Anesti Bega

Heroina Kaceli

Mihase A Toska

Gjergji Qendro

Enrieta Cullhaj

N.Hoxha

Vangjel Bega

Lunika

Julian B Benussi

Hava Q Ribaj

Riza Bega

Vera

Hartine S Benussi

Bashkim Xhafa

Emrat pas verifikimit të të dhënave në Ministri

ISSH miraton listën e pensioneve suplementare ISSH-ja ka miratuar 88 ish-ushtarakët që do të përfitojnë pensionin suplementar. Kërkesat janë miratuar pas verifikimit të të dhënave në Ministrinë e Mbrojtjes ose në atë të Brendshme dhe ndërkohë janë miratuar kërkesat për pension suplementar apo të parakohshëm. Gjithashtu bëhet e ditur se po vijon procedura e verifikimit të emrave që kanë kërkuar rishikimin e masës së përfitimit sipas ligjit.

Emer

Atesia

Mbiemer

Rajoni

Adriana Rrufa

S.Elezi Durresi Qiraxhinjte

A.Uruci

Gazmor

Caush

Potka

Korca

Perparim

Teki

Kolasi

Tirana

Gege

Preng

Gjergji

Durresi

Petrit

Ramiz

Bega

Tirana

Gjergj

Dod

Gjoka

Shkoder

Preng

Mark

Kola

Lezha

Gjergj

Kol

Preçi

Lezha

Qamil

Gani

Lako

Tirana

Gjok

Prel

Lini

Lezha

Qamil

Isuf

Sula

Lezha

Habip

Novruz

Hitaj

Vlora

Qani

Hago

Bejdo

Tirana

Hasan

Boro

Bedini

Vlora

Qemal

Ali

Bisha

Lezha

Hazbi

Qazim

Llakaj

Elbasani

Qerem

Bendo

Hoxha

Vlora

Hysen

Beqir

Meta

Lezha

Rasim

Vehap

Kerxhaliu

Shkoder

Hysni

Bajram

Mataj

Durresi

Rexhep

Kalem

Picari

Tirana

Ilirjan

Xhebro

Ballaj

Vlora

Robert

Mihallaq

Shtika

Tirana

Ilmi

Memo

Islamaj

Vlora

Rrahman

Hazbi

Carkonji

Lezha

Islam

Hasan

Hushi

Elbasani

Sabah

Rushit

Bashi

Tirana

Jak

Ded

Ndoj

Lezha

Sabri

Seit

Selamaj

Vlora

Jaup

Ramadan

Jaupi

Tirana

Sami

Mujo

Zalli

Lezha

Kol

Gege

Lleshaj

Lezha

Sami

Zenel

Limaj

Vlora

Kristo

Vasil

Gjini

Vlora

Sefer

Xhemal

Vasku

Elbasani

Kurt

Islam

Alia

Lezha

Sejfulla

Hysen

Seli

Lezha

Lida

Dhimiter

Grazhdani

Korca

Shahin

Latif

Muca

Durresi

Luc

Ndrek

Bala

Lezha

Shege

Novruz

Agalliu

Tirana

Agim

Abdyl

Babarama

Durresi

Luftar

Hasan

Pipa

Tirana

Sherif

Xhafer

Balliu

Vlora

Agim

Ferit

Caushi

Tirana

Lush

Sokol

Dedaj

Lezha

Shkelqim

Diko

Zeqo

Tirana

Agim

Lame

Seraj

Vlora

Luviq

Pjeter

Zefi

Lezha

Shkelqim

Rexhep

Bashllari

Tirana

Agron

Tofik

Muhametaj

Vlora

Maksut

Musteak

Callo

Korca

Shtjefen

Njac

Shtjefni

Lezha

Alush

Namik

Ahmetaj

Tirana

Marenglen

Ferik

Çano

Lezha

Simo

Rako

Kristani

Lezha

Apostol

Kristul

Jançi

Lezha

Mehmet

Rexhep

Brahimi

Lezha

Sinan

Bajram

Elezi

Tirana

Azem

Brahim

Dervishi

Tirana

Merita

Gavril

Ademi

Tirana

Sofokli

Nasho

Bonja

Korca

Bahri

Shyqeri

Kalaci

Shkoder

Muharrem

Mehmet

Ballaqeni

Durresi

Sokol

Jovan

Pecani

Korca

Bajram

Hysni

Mataj

Durresi

Myslym

Petref

Muxabelliu

Tirana

Sokol

Spiro

Gjergo

Lezha

Barjam

Muço

Bregasi

Vlora

Myzejen

Islam

Xhemali

Vlora

Tahir

Osman

Lishi

Shkoder

Beshir

Maliq

Nazaj

Vlora

Ndrek

Lek

Gurra

Lezha

Thoma

Ilia

Toto

Lezha

Dede

Shan

Gjergjndreaj

Durresi

Ndue

Bib

Sulejmani

Lezha

Tish

Kol

Tukaj

Lezha

Dylbere

Islam

Cenolli

Tirana

Ndue

Gjin

Kabali

Lezha

Trifon

Qirjako

Kllapi

Tirana

Fatmir

Halil

Laçi

Lezha

Nesti

Mitre

Lapi

Tirana

Viktor

Pashuk

Rajta

Lezha

Flamur

Xhaferr

Bici

Lezha

Njazi

Hilmi

Çobani

Vlora

Vjollca

Stavri

Dhamo

Tirana

Fran

Aleksander

Marina

Lezha

Pashko

Gjin

Bacaj

Lezha

Xhemal

Hysen

Sinanaj

Tirana


speciale • E hënë 24 dhjetor 2012

G

rupet e turistëve gjermanë, kinezë apo amerikanë, që mbushin sportelet e aeroportit ndërkombëtar të Sousanit, nuk duhet të mashtrohen lehtë. Sigurisht që fotot e kujtimeve me ushtarët e kufitarit janë një imazh që deri pak kohë më parë do t’u kishin kushtuar shumë shtrenjtë vizitorëve. Por pas atij normaliteti në dukje fshihet një vend i mbyllur hermetikisht, ku fluksi i informacionit kalon nën censurë dhe rregulli mbetet gjithmonë i njëjtë: të evitohet që materiali antirevolucionar dhe kapitalist të qarkullojë në shtëpitë e popullit koreanoverior. Pyongyang ka vetëm një vit që drejtohet nga Kim Jongu, lideri i ri dhe shenjat e para të ndryshimit politik dhe social në vendin më të izoluar në botë janë të dukshme. Edhe pse sfida e fundit ndaj botës - raketa e lëshuar vetëm dy ditë më parë - tregon se Koreja e Veriut mbetet ende një kërcënim serioz për Perëndimin. Pas 20 minutash me makinë, surpriza e parë janë grataçelat e xhamit, që i japin hijeshi kryeqytetit. “Shumë prej pallateve gri të Moskës së Azisë janë shembur, - tregon me krenari njëri prej banorëve, - dhe në vend të tyre përgjatë brigjeve të lumit Taedong do të jetë qyteti i ri. Dhe kjo ka ndodhur vetëm brenda 14 muajve.” Në rrugët e Pyongyang taksitë janë akoma prodhim i vjetër sovjetik, por nuk mungojnë tipat “Toyota” dhe “Mercedes”, që vetëm pak kohë më parë ishin një tabu. Është shenjë e përmirësimit të cilësisë së jetesës në një vend sigurisht në krizë të rëndë, por që ngadalë po përpiqet të transformohet. Para shtëpisë së lindjes së Kim Il-Sungut disa vajza të reja mbajnë në duar çanta të firmës, sigurisht false, “Made in Kina”, ndërsa disa miq të tyre bisedojnë në telefon. Shenja normaliteti për perëndimorët, por të paimagjinueshme për Pyongyang deri disa vjet më parë. Shumë pak veta mund t’ia lejonin vetes një darkë në restorant, ndërsa celularët, kompjuterat dhe aparatet fotografike ishin simbol i kapitalizmit të egër, armikut më të madh për të luftuar. Po ashtu jo rrallë sheh fëmijë me bluzat e heronjve të “Ualt Disnejt”, adoleshentë të veshur në stilet japoneze, pikërisht ashtu siç mund të jetë në Londër apo në Nju-Jork. Për çudi, në një restorant të distriktit Chung-Guyok, prodhohet edhe pica, ndërsa disa metra më tutje dy lokale përpiqen të ofrojnë meny me ushqim italian: lazanjë dhe makarona të llojeve të ndryshme. Edhe në stadiumin “1 Maji” spektaklet tradicionale të kërcimit, që ngrinin në qiell forcat koreanoveriore të ushtrisë dhe garën nukleare, kanë ndry-

»

07

Korea e Veriut, jeta në vendin e ndaluar, ngjashmëritë tronditëse të diktaturave shuar. Edhe televizioni shtetëror u përshtatet kohërave, duke kufizuar përhapjen e filmave të zakonshëm të periudhës sovjetike bardhezi, me telenovela të prodhuara në studiot e filmit në Pyongyang: me subjekt histori dashurie mes punëtorit të thjeshtë dhe vajzës fshatare. “Agrikultura mund ta shpëtojë këtë vend”, - tregon Friedrich Theodhor i “FAO”-s, që kujdeset me projektet për të përmirësuar kushtet fiziomekanike dhe biologjike të terrenit. Dhe hapja e tregjeve të vogla private në lagje të ndryshme të kryeqytetit, tezga ku bujqit mund të shesin 30 për qind të prodhimit të tyre me çmime të vendosura nga shteti, konfirmojnë se si reforma të vogla në njëfarë mënyre mund të përmirësojnë ekonominë e shkatërruar të këtij vendi. Pastaj është edhe lideri i ri, Kim Jong Un, një idhull për koreanoveriorët, ashtu si gjyshi dhe babai i tij, që aty e shohin edhe si një njeri shumë të hapur ndaj Perëndimit. Megjithatë, ai ka një stil shumë të ndryshëm nga ish-pleqtë e familjes së tij: viziton apartamente, pi alkool në shenjë miqësie me popullin, shkon në koncerte dhe për më tepër premton se do të lejojë që edhe interneti të vijë shumë shpejt në këtë vend. Me kufizime të mëdha, vetëm në kompjuterët e disa universiteteve, prej disa kohësh studentët mund të kenë akses në ueb për të bërë kërkime për qëllime studimi. Por edhe kjo është shenjë e një ndryshimi të vogël. Shenja, detaje të vogla, që ndoshta do të bëjnë diferencën. Ashtu si kafeneja vjeneze e hapur në sheshin “Kim Il Sung” pas kullës “Juche”. Hapja e një lokali të ri nuk përbën aspak lajm, por këtu në Pyongyang po. Tregon për një ekonomi që do të hapet me botën. Gjithsesi, era e ndryshimit këtu në Korenë e Veriut do të duhet të fryjë për një kohë shumë të gjatë. Çmenduria e armatimeve Koreja e Veriut më 13 dhjetor lëshoi një satelit në hapësirë, në atë që konsiderohet si hapi më i rëndësishëm i programit raketor të vjetër katër dekada në vendin komunist më të izoluar të botës. Ndërsa ndër vite shpenzimet e tepruara ushtarake e kanë futur ekonominë koreanoveriore në kolaps dhe i kanë kushtuar jetën milionave të vdekur nga uria, një vlerësim tregoi se

vetëm kostoja e lëshimit të dy raketave gjatë vitit 2012 do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar nevojat ushqimore të banorëve koreanoveriorë për pesë vjetët e ardhshëm. Një studim i autoriteteve koreanojugore vlerësoi se Peniani i ka dedikuar 1,3 miliard dollarë programit të tij raketor gjatë këtij viti. Sipas përllogaritjeve, raketa dhe sateliti i lëshuar të mërkurën e shkuar si dhe raketa me rreze të gjatë e lëshuar në muajin prill i kanë kushtuar Koresë së Veriut 600 milionë dollarë, ku shtohen 400 milionë më shumë për ndërtimin e platformës dhe infrastrukturës së lëshimit dhe 300 milionë dollarë më shumë për shpenzimet e tjera shtesë të lidhura me programin. Një shumë e tillë mund të sigurojë me çmimin e tregut 4,6 milionë tonë grurë, që do të zgjidhte problemet me tollonat dhe mungesën e bukës në vend për të paktën pesë vjetët e ardhshëm. Koreja e Veriut, një vend me 25 milionë banorë, ka një prodhim të brendshëm bruto 40 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të raportit të përvitshëm të “CIA”s. Kjo do të thotë se PBB-ja e shtetit komunist është përafërsisht dy herë më e lartë se ajo e Shqipërisë, që nga ana tjetër ka vetëm rreth tre milionë banorë rezidentë, që i bën shqiptarët mesatarisht 4-5 herë më të pasur se një koreanoverior. Si rrjedhojë e shpenzimeve të tepruara ushtarake, vlerësohet se në Korenë e Veriut, ku pagat variojnë nga 50-100 dollarë në muaj, tre milionë banorë janë vazhdimisht të kërcënuar nga uria. Drejtuesit e saj e paraqesin para popullit si shtetin më të fuqishëm në botë, por realiteti në Korenë e Veriut, që konsiderohet si një prej vendeve më të varfra në botë, është vërtet i dhimbshëm. Mjafton të shohësh disa foto të përditshmërisë së banorëve të këtij vendi të fotografit David Gutenfelder, një fotoreporter perëndimor, për të kuptuar se në çfarë ferri jetojnë këta njerëz. Ngjashmëritë janë tronditëse me ato çka përjetonin shqiptarët gjatë diktaturës: rrugë me baltë, qytete pa ngjyrë, mungesë e theksuar e minimumit të jetesës, njerëz të paveshur e të paushqyer, që detyroheshin të viheshin në radhë dhe të thërrisnin: “Rroftë partia!”.


08

« aktualitet

GJIROKASTER- Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Gjirokastrës. Shefi i krimeve në komisariatin e këtij qyteti ka zbuluar drogë, të tipit hashash, në bagazhin e makinës së tij, tip Benz. Burimet policore shprehen se droga i është vënë Adriatik Logli për shkak të detyrës.

E hënë 24 dhjetor 2012 •

Policia: Është vënë për shkak të detyrës. Bllokohen dhe 220 kg hashash

Shefi i krimeve të Gjirokastrës gjen drogë në bagazhin e makinës

Vendosja e drogës Sapo ka tentuar të lëvizë me mjetin e tij, Adriatik Logli, ka zbuluar sasinë e drogës në mjetin e tij dhe ka njoftuar menjëherë sallën operative mbi këtë ngjarje, teksa është bërë e ditur se makina ndodhej e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila deklaron se ka gjetur prova të autorëve, që kanë vendosur sasinë e drogës në automjetin e shefit të krimeve, Logli. Sipas burimeve policore, dyshohet se vendosja e 11 kg hashashi në bagazhin e mjetit, është bërë për shkak të detyrës dhe se autorët kanë tentuar të përfshijnë në një skandal shefin e Komisariatit të Gjirokastrës, Adriatik Logli. Drogë në Gjirokastër dhe Durrës Të paktën 220 kg hashash u bllokuan dje në afërsi të fshatit Jorgucat, ndërsa një person u shpall në kërkim, njoftoi policia e Gjirokastrës, në jug të vendit. “Lënda narkotike u bllokua në automjetin tip “benz”, me targa fals, ndërsa drejtuesi u largua”, thuhet në komunikatën e policisë. I njëjti burim tha se drejtuesi i automjetit nuk i është përgjigjur policisë për të ndaluar, ndërsa lënda narkotike kishte origjinë nga Lazarati dhe kishte si destinacion Greqinë. Policia tha se aktualisht aksioni për ndalimin e transportuesit vazhdon, ndërsa një procedurë penale ka nisur. Gjatë këtij viti, policia e Gjirokastrës ka bllokuar në afërsi të kufirit shqiptaro-greke, mbi 11 ton hashash, me 30 persona të ndaluar dhe 25 të shpallur në kërkim. Ndërkaq në Tiranë te “Zogu i Zi” u kap Rald Halilaj 19-vjeç me 20 gr hashash.

ELBASAN- Ngjyrat janë notat, ëndrra e saj është pianoja dhe dashuria më e madhe është muzika. Vasilika Duni është 22 vjeç dhe ka lindur e verbër, por kjo nuk e pengon. Ajo është një vajzë aktive që sapo ka mbaruar Universitetin e Arteve në piano dhe tashmë vazhdon nivelin Master. E takojmë në banesën e saj pranë pianos, me të cilën është dashuruar e gjithë familja. Ajo është vajzë mjaft inteligjente që rrezaton mirësi e transmeton energji pozitive. Vasilika tashmë është kthyer në shembull të përkushtimit dhe të mos dorëzimit para vështirësive, për të gjithë muzikantët e rinj. Duke qeshur ajo shprehet se fle dhe zgjohet me pianon, madje edhe në ëndërr shikon sesi të perfeksionojë më mirë pjesët dhe i përgatit të gjitha me një përkushtim të rrallë. Pasioni Dy kompozitorët e saj më të dashur janë Johan Sebastian Bah dhe kompozitori shqiptar Tonin Arapi. “Për kompozitorin e huaj kanë folur shumë, ndërsa unë mund të flas për Tonin Arapin. Ai është një kompozitor që ka shkruar muzikë me ëmbëlsinë kushtuar popullit tim. Nëse e pyet se kush është muzika që të shlodh dhe i kalon mërzitja, Vasilika të sjell në mëndje Sonata e Hënës, e Ludvig Van Bethoven. E kush nuk e ka dëgjuar qoftë edhe një herë. Dhe menjëherë Vasilika i afro-

U gjendet hashash

Operacion antidrogë, arrestohen 3 persona

Fluksi i festave të fundvitit

Mbërrijnë 8 mijë emigrantë në portin e Durrësit DURRES- Tetë mijë pasagjerë kanë mbërritur brenda ditës së dielë nga porti i Durrësit. Afrimi i festave të fundvitit ka bërë të rritet ndjeshëm numri i pasagjereve që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës. Fluksi që sipas autoriteteve të portit është i lartë,

ka shkaktuar dhe një lloj vonese në nisjen e trageteve. Pasagjerë kanë zbritur në port me automjetet e tyre e autobusë, ndërsa një pjesë janë këmbësorë. Gjashtë tragetet që kanë transportuar pasagjerët janë nisur menjëherë drejt porteve italiane, pikërisht

për shkak të një numri të konsiderueshëm njerëzish që kanë prenotuar të rikthehen në Shqipëri në fundvit. Për të lehtësuar procedurat, sportelet e përpunimit të dokumenteve dhe bagazheve të pasagjerëve dhe automjeteve janë dyfishuar.

ELBASAN- Policia ka realizuar operacionin policor të radhës në luftën kundër narkotikëve. “Weekend 10” është quajtur operacioni i koduar që ka bërë të mundur arrestimin e dy personave nën akuzën e “përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë bënë të ditur se gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Xhoni Karaj, 24 vjeç, pasi seksioni kundër narkotikëve gjatë një kontrolli ushtruar ndaj tij i ka gjetur 50 doza lënë narkotike të llojit cannabis sativa. Ndërkohë që gjatë një kontrolli ushtruar në banesën e shtetasit Alkond Bengasi, në fshatin Kusarth, të rrethit të Elbasanit, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kilogram kannabis sativa. Mësohet se dy shtetasit e mësipërm e tregtonin lëndën narkotike në lagje të ndryshme të qytetit pasi e blinin me shumicë. Operacioni antidrogë vazhdon ende në zona të tjera të qytetit të Elbasanit. Agjentët antidrogë janë përqendruar sidomos në zonat më të frekuentuara nga të rinjtë për të survejuar shpërndarësit e narkotikëve. L. Lleshi

Vasilika Duni, 22 vjeç: Fle, ëndërroj dhe zgjohem me pianon e muzikën

Pianistja e verbër që shkruan vetë partiturat në brail Sapo ka përfunduar Akademinë e Arteve, pedagogët: Vullnet i admirueshëm het pianos e luan disa fragmente që të bëjnë pjesë të kësaj bote mjaft të bukur me ngjyrat e muzikës. “Familja është mbështetja ime më e madhe. Nuk do të bëja dot asgjë pa atë. Nëna ime është vërtetë një heroinë me të gjithë përkushtimin dhe sakrificat që bën. Vështirësia më e madhe për mua janë partiturat. Do të duhet t’i shkruaj në brail”. E kështu na tregon të gjitha partiturat që ka shkruar në brail dhe të cilat duhet t’i mbajë në mëndje më pas për të luajtur piano. Mjaft e vështirë kjo pjesë, por ajo është një vajzë shumë inteligjente dhe nuk e mposht asnjë vështirësi. Nëse e vendos që do ta realizojë atëherë nuk ka vështirësi që e ndal. Mësueset që e ndjekin shprehen se ajo është shembull përkushtimi e pasioni. Luan pastër në piano dhe harxhon orë të tëra derisa të arrijë maksimumin. Nuk dorëzohet dhe kjo është një cilësi e admirueshme që e kanë të paktë persona. Vasilika ka marrë leksionet e para të pianos në Institutin e njerëzve që nuk shikojnë në Tiranë. Aty është lidhur me instrumentin dhe më pas është rikthyer në Elbasan ku ka mbaruar shkollën “Onufri” po në piano. Me

përkushtimin e saj ka vazhduar Akademinë sot Universiteti i Arteve dhe këtë vit ka fituar të drejtën e studimeve Master. Ndihmë të verbërve si ajo... Të gjithë këtë rrugëtim ajo e bën për një qëllim, t’i japë leksione pianoje njerëzve që nuk shikojnë. “Kam dëshirë të jap leksione pianove në Institutin e të Verbërve dhe t’i jap mësime pianoje të verbërve që kanë dëshirë, por që e kanë të vështirë në kushtet e sotme dhe në mungesën e partiturave”. Tek Vasilika i gjen të kombinuara të gjitha cilësitë në mënyrë perfekte. Ajo nuk është vetëm një pianiste, ajo bën një jetë aktive, merret me sport dhe ka një shoqëri të gjerë. Verbëria nuk e ka mposhtur për asnjë moment dhe është një shembull për rininë e sotme, e cila ndoshta e ka humbur qëllimin në rrëmujën e kohës mes gjërave pa vlerë. Të gjithë ata që e njohin nuk kanë si t’i shpëtojnë një përkufizimi pozitiv për Vasilika Dunin. Ajo është një rast i rrallë ku dashuria për pianon ka bërë të kalohet çdo vështirësi qoftë edhe mungesa e shikimit. Ledia Lleshi


aktualitet • E hënë 24 dhjetor 2012

»

09

Rekord vjedhjet, ulen rastet e gjyqeve për korrupsion dhe pastrimin e parave

Në sitën e gjykatës për një vit kaluan 1272 krime ekonomike dhe ndaj pronës Pasqyrë statistikore e seancacave për krime ekonomiko-financiare dhe ato kundër pronës, të gjykuara nga 1 janari deri më 19 dhjetor në gjykatën e Tiranës.

Mariglen Mulla

P

ër një vit në kryeqytet janë gjykuar gjithësej 1272 vepra penale me natyrë ekonomiko-financiare, si dhe krime kundër pronës. Kjo shifër del nga pasqyra e statistikave që publikon zyrtarisht gjykata e Tiranës në faqen e saj zyrtare, ndërsa këtu përfshihen vetëm ato krime që kanë në qendër fenomenet ekonomiko-financiare dhe krimet kundër pronës, pavarësisht nga rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Ndërkaq, të dhënat i përkasin periudhës kohore nga fillimi i 2012-ës deri më 19 dhjetor të po këtij viti dhe aty përfshihen edhe gjykime që janë mbartur që më parë, por janë gjykuar brenda këtij afati kohor. Në listën e veprave penale apo kundërvajtjeve të gjykuara këtë vit përfshihen krime si vjedhejet e natyrave të ndryshme, mashtrimet, falsifikimet, korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, etj. Mes kësaj liste spikat numri i lartë i rasteve të gjykuara për vjedhje, si dhe një numër tepër i vogël i gjyqeve që janë zhvilluar për persona të akuzuar për korrupsion. Vjedhjet, shifra rekord Ajo që vihet re qartazi është numri prej 730 raste vjedhjesh të gjykuara sivjet. Kështu, nga numri prej 730 vjedhjesh në total, janë gjykuar 621 raste të pastra vjedhjesh, ku të akuzuarit janë gjykuar kryesisht për grabitje të kalimtarëve, mjeteve, banesave etj. Duke iu referuar 730 seanacave gjyqësore, 47 prej tyre kanë pasur në fokus grabitjet me armë dhe dhunë. Ndërkaq, 2 raste u gjykuan për dhunim banese, një rast për sigurim të mjeteve për vjedhje, si dhe 6 seanca gjysësore u zhvilluan për përvetësim të parave ose mallrave të vjedhura. Për vjedhje të energjisë elektrike ose impluseve telefonike u gjykuan 15 subjekte dhe 28 të tjerë përfunduan në gjyq sepse vodhën duke shpërdoruar detyrën. Falsifikimet, mashtrimet Për këtë vit në gjykatën e Tiranës janë gjykuar gjithësej 168 dosje që kanë pasur në qendër falsifikimet. Tetë raste u përkasin monedhave, 101 të tjera janë vetëm falsifikime dokumentesh, 4 raste për falsifikime dokumentesh shkollore, 38 çështje për falsifikime të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave, 20 dosje për falsifikim të vulave, stampave apo formularëve, si dhe 3 raste për falsifikim të akteve të gjendjes civile. Ndërkaq, për mashtrimet, numri total shkon në 167 raste të gjykuara. Nga këto 160 dosje u përkasin mashtrimeve klasike me shuma të hollash që nuk janë kthyer më kurrë, 3 raste mashtrime

1272 raste gjithësej 730 dosje vjedhjesh gjithësej 621 vjedhje(kalimtarë, prona, etj) 47 grabitje me dhunë 2 raste dhunim banese 1 sigurim i mjeteve për vjedhje 6 përvetësime të mallrave të vjedhura 15 vjedhje të energjisë elektrike ose impluseve telefonike 28 vjedhje duke shpërdoruar detyrën 168 dosje falsifikimesh gjithësej 8 falsifikime monedhash 101 falsifikime dokumentesh 4 raste dokumente shkollore 38 letërnjoftime, pasaporta, etj 20 vula, stampa, formularë, etj 3 akte të gjendjes civile 167 raste mashtrimesh gjithësej 160 raste mashtrime klasike 3 mashtrime kompjuterike 4 mashtrime me kredi 21 raste korrupsioni gjithësej 1 korrupsion aktiv në shtet 1 korrupsion aktiv në privat 1 korrupsion në drejtësi

Krimet kundër pronës Në këtë vit 70 dosje patën në fokus krimet kundër pronës. Për shkatërim të pronës, u gjykuan 18 raste dhe 4 të tjera për shkatërrim të pronës me zjarr. Ndërkaq, 2 raste u gjykuan për shkatërrim të pronës nga pakujdesia dhe nga një rast patën shkatërrimet e rrugëve, rrjetit elektrik dhe ujësjellësit. Pesë gjyqe pati për ndërtime të paligjshme dhe me nga një rast u shoqëruan rastet e shkatërrimeve të objekteve të kultit si dhe pushtimi i tokës. Ndërkaq, 31 dosje u gjykuan për riprodhin të padrejtë të veprës së tjetrit dhe 4 të tjera për botim të veprës së tjetrit me emrin e vet.

6 korrupsion pasiv në shtet 12 ushtrim ndikimi të paligjshëm 16 shpërdorim detyre 8 raste veprime arbitrare 2 refuzuan deklarimin e pasurisë 1 shkelje e barazisë në tendera 70 krime kundër pronës gjithësej 19 shkatërrim prone 4 shkatërrime me zjarr

Kontrabanda, pastrimi i parave Për veprën penale të kontrabandës u gjykuan 40 raste, ku nga këto 18 i përkasin kontranbandës me mallra të tjera, 21 raste për tregtim dhe transportim të mallrave kontrabandë dhe një rast për ruajtje apo depozitim të mallrave kontrabandë. Ndërkaq, për veprën penale të pastrimit të parave apo siç cilësohet ligjërisht si pastrim i produkteve të veprës penale u gjykuan 9 raste gjithësej.

2 shkëtërrim nga pakujdesia 1 shkatërrim i rrugëve 1 shkatërrim i rrjetit elektrik 1 shkatërrim ujësjellësi 5 ndërtime të paligjshme 1 shkatërrim i objektit të kultit

Punësimi, tatim-taksat, etj Për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë u gjykuan dy raste gjithësej këtë vit. Për punësim të paligjshëm u gjykuan 3 dosje. Ndërkaq, për mospagim të taksave dhe tatimeve pati 10 raste dhe për mosdeklarim në kufi të të hollave dhe sendeve personale pati 10 çështje të gjykuara. Për fshehje të të ardhurave pati një rast, për moskryerje të detyrave nga organet tatimore u gjykuan 2 raste, ndërsa për organizim të llotarive të pajeluara u gjykuan 22 çështje. Një rast u gjykua për ekspertim të rremë, si dhe një çështje tjetër kishte në fokus mosnjoftimin për ndryshim të vendbanimit.

1 pushtim toke 31 riprodhim i veprës së tjetrit 4 botime të veprës së tjetrit 2 shkelje të rregullave në punë 1 ekpertim i rremë 1 mosnjoftim për ndryshim vendbanimi 22 raste lotari të palejuara 2 moskryerje të detyrave nga tatimet 1 fshehje e të ardhurave

kompjuterike, si dhe 4 dosje të mashtrimeve me kredi. Korrupsion e shpërdorim detyre Për këtë vit janë gjykuar gjithësej 21 raste që kanë pasur në fokus persona apo raste korruptive. Kështu, me nga një çëshje e mbyllën këtë vit sektori privat e publik për

sa i përket korrupsionit aktiv. Një rast i vetëm është për korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të lartë të drejtësisë, ndërsa për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike janë 6 raste. Për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike janë gjykuar

12 raste. Ndërkaq, 16 dosje patën në qendër shpërdorimin e detyrës, ndërsa 8 të tjera u gjykuan për veprime arbitrare. Sakaq, 2 raste ishin për refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë, si dhe një rast për shkelje të barazisë në tendera.

10 fshehje të sendeve në kufi 10 mospagim të taksave e tatimeve 3 raste punësim i paligjshëm 40 raste kontrabandë gjithësej 18 kontabandë me mallra të tjera 21 tregtim i mallrave kontrabandë 1 rast ruajtje i këtij malli 9 raste pastrim parash gjithësej


10

« opinion

E hënë 24 dhjetor 2012 •

Çfarë përfaqëson plani më i ri serb për Kosovën?

P

residenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, parlamenti serb dhe kryeministri i këtij vendi, Ivica Daçiç, kanë publikuar prej ditësh një “plan të ri” për zgjidhjen e konfliktit shqiptaroserb në Kosovë. Ky dokument erdhi në piskamë pasi të dy kryeministrat luajalë, Thaçi dhe Daçiç, nënshkruan në Bruksel marrëveshjen që rregullon administrimin kufitar midis dy vendeve në konflikt. Ndërkohë plani serb është konsideruar si “një model” për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Me qëllim që të mos perceptohet si një herezi, ku platforma më e re e Serbisë është krahasuar herë me zgjidhjen në Katalonjë të Spanjës e herë me statusin e serbëve në Bosnjë-Hercegovinë. Është sponsorizuar një elaborim i gjerë dhe i thellë i idesë së modeleve vetëm e vetëm që në Bruksel askush të mos trembet nga kërkesa e Serbisë për të krijuar një entitet shtetëror brenda shtetit të Kosovës. Gazeta “Blic” e Beogradit njoftonte se Brukseli dhe Uashingtoni e kanë kritikuar këtë projekt, por asnjëri prej këtyre kryeqyteteve nuk e ka shpallur publikisht qëndrimin e tij kritik. Thjesht kanë sjellë në vëmendje se “Nikoliç dhe Daçiç e përdorin planin aktual për konsum të brendshëm”, madje disa thonë se edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, “po e përdor retorikën e tij kundërshtuese për përdorim të brendshëm”. Që të dyja palët kanë si objektiv manipulimin politik të opinionit. Kjo dukuri ka qenë, është dhe do të jetë e dukshme në gjithë spektrin politik ballkanik. Kështu ndodh në Shqipëri, në Maqedoni, në Greqi, në Mal të Zi, Bosnjë e nuk ka pse të mos ndodhë edhe në Kosovë e në Serbi. Modelet e dështuara si “argument” i planit të ri serb Por në të gjithë këtë ballafaqim politik për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare konfliktit në Kosovë e për Kosovën dalin disa hamendje, ose abstraksione, siç quhen në fjalorin filozofik. Më së pari ka nevojë të shpjegohet çfarë përfaqëson platforma serbe e krahasuar me rastin i Katalonjës dhe atë të Republikës Srpska të Bosnjë-Hercegovinës. Sipas modelit katalonjas, do të duhej që serbët e Kosovës në Veri të saj e në komunat ku ata përbëjnë shumicën të merrnin të gjitha të drejtat e administrimit në fushën e arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, policisë, të ekonomisë, energjisë, telekomunikacionit si dhe në atë të medies. Shkurt, gjithë procesi i administrimit në këto komuna do të zhvillohej jashtë programeve politike e ligjore të qeverisjes qendrore të Prishtinës, çka nënkupton nën mbikëqyrjen dhe autoritetin de facto të Beogradit. Ndërkohë duhet vënë në dukje fakti se Katalonja ka planifikuar një referendum për pavarësinë e saj për vitin 2014, proces i cili nënkuptohet edhe në rastin e serbëve të Kosovës, së paku të pjesës veriore të saj. Ndërsa sa i përket modelit të Republikës Srpska të Bosnjës dhe krahasimeve me këtë model, platforma e Beogradit për Kosovën parashikon krijimin e dy dhomave të pushtetit legjislativ. Sipas projektit, dhoma e komunave serbe do të bllokojë ligjet dhe formimin e institucioneve të Kosovës përmes parlamentit. Pra, parlamenti do të funksionojë nëse atë e jetojnë disa komuna me shumicë serbe, edhe pse këto komuna përbëhen prej një ose dy fshatrave. Tashmë përvoja e Bosnjë-Hercegovinës është e njohur dhe Bosnja është shndërruar përfundimisht në peng i udhëheqësit serb të Bosnjës, Dodik, shkurt Sarajeva de facto është peng në duart e Beogradit. Në rastin e Kosovës edhe Prishtina parashikohet të vihet nën protektoratin e Beogradit. Më shumë sesa për Bosnjë-Hercegovinën Nikoliç dhe Daçiç kanë parashikuar që Kosova të jetë e demilitarizuar, të mos ketë ushtrinë e saj, ndërkohë që çështjet e sigurisë t’i administrojë një forcë mbrojtëse e Bashkimit Europian. Ky është thelbi i planit të Serbisë për Kosovën, përveç kërkesës së pranuar nga Prishtina për një status special të objekteve fetare e historike serbë në territorin e Kosovës. Ndonëse plani më i ri është kundërshtuar në Prishtinë, vetë serbët në Veri të Mitrovicës e shohin me skepticizëm. Blerim Shala, një nga politikanët dhe analistët më të formuar të Kosovës, i thoshte gazetës “Koha ditore” se, nëse Daçiç do të këmbëngulë në autonominë e Veriut të Kosovës, atëherë delegacioni shqiptar do të tërhiqet nga bisedimet. Shala është njëkohësisht koordinator i “përhershëm” i këtyre bisedimeve. Dikur (1995) e kishte ngarkuar me këtë detyrë presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, së fundi e ka emëruar si koordinator kryeministri aktual Hashim Thaçi. Thaçi, nga ana e tij, e ka quajtur ëndërr të parealizuar planin e fundit serb për Kosovën. Ndërsa për deputetin kosovar të parlamentit të Serbisë dhe liderin e serbëve të Kosovës Marko Jakshiq platforma e Serbisë për mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë është e vonuar, pasi ajo është shpallur pas nënshkrimit të marrëveshjes për kufijtë. Ndërkaq Jakshiq e kritikon përmbajtjen e saj, pasi, siç thotë ai, kjo platformë nuk i përmbahet bindshëm rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Çfarë përfaqëson platforma e Beogradit? Nga kjo paraqitje lind detyrimi të shpjegohet se çfarë përfaqëson platforma e Serbisë për Kosovën. Historikisht Serbia përfaqësuesit e saj shtetërorë, politikë, akademikët, autoritetet kryesore të Kishës, madje dhe shtabet ushtarake e policore të saj, kanë hartuar memorandume, platforma, projekte dhe plane të pafundme për Kosovën. Të gjitha pa përjashtim, përfshirë dhe dokumentin e fundit të Daçiçit dhe Nikoliçit, kanë pasur dhe kanë synim shtrirjen e sundimit të Serbisë në Kosovë dhe në territore të tjera të banuara nga shqiptarët. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë viktimat e terrorit të projektuar në plane e projekte të panumërta e të njëpasnjëshme prej vitit 1844 e deri në vitin 1999. I pari plan për asgjësimin e shqiptarëve daton aty nga mesi i shekullit XIX me “Naçertanien” e kryeministrit dhe

Nga dr. Enver BYTYÇI*

ministrit të Serbisë Ilia Garashanin. Pas tij janë formuluar dhe zbatuar disa projekte të tjera nga Cvijiç, Gjorgjeviç, Pashiç... Por kulmin e ka shënuar memorandumi i akademikut Vasa Çubrilloviç i 7 marsit 1937, me të cilin shqiptarët përfundimisht u klasifikuan si “mish i huaj në trupin e Serbisë”. Jo më pak racist ishte gjithashtu memorandumi i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë Dobrica Qosiç i viti 1986. Ndërsa plani i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë i janarit 1999 projektoi vrasjen dhe asgjësimin fizik të të gjithë shqiptarëve, duke e konsideruar si një aksion të papërfunduar më parë nga pasardhësit e Milosheviçit. Ky i fundit u bë publik para disa muajsh përmes një deklarimi të ish-ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, e cila pranonte se kopjen e këtij dokumenti të zbuluar nga shërbimi i fshehtë e vendit të saj ia kishte dorëzuar asokohe ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Joshka Fisher. Se çfarë kishin në platformë këto projekte shqiptarët tashmë i kanë përjetuar në kurriz. Nëse ne harrojnë kaq shpejt mizoritë serbe në shpinën tonë, nëse harrojmë dhjetëra mijë viktimat e qindra mijë të shpërngulurit në bazë të këtyre platformave, atëherë duhet të pranojmë se kemi probleme me kujtesën historike, me vetëdijen e subkoshiencën tonë. Duhet të pranojmë se meritojmë të ndëshkohemi nga çdo lloj pushtuesi, jo vetëm nga pushtues barbarë të tipit çfarë janë dëshmuar serbët në Kosovë, sepse në gjykimin tim plani i ri i Serbisë nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim nga të gjitha planet dhe platformat e mëparshme. Dikush mund të thotë se kjo nuk është e vërtetë, pasi gjuha dhe modelet duken si atraktive dhe jo asgjësuese për Kosovën. Mund të arsyetohet se kohët kanë ndryshuar dhe se bashkësia ndërkombëtare është garante e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Përvoja negative e Bosnjës është e mjaftueshme për të njohur faktin se bashkësia ndërkombëtare i përmbahet parimit të legalitetit dhe nëse palët bien dakord, çdo krizë, çdo ngërç, të gjitha pengesat për Kosovën bëhen dhe vlerësohen si legjitime. Po nëse dikush niset nga forma e shfaqjes, atëherë do të duhet të pranojë se jo pak platforma të tjera antishqiptare të formuluara në Beograd nuk ishin marrë seriozisht në Perëndim, pasi ata i kishin lexuar me nota melankolie planet serbe për asgjësimin fizik të shqiptarëve. Do të përmend vetëm një shembull: askush nuk e mori shumë seriozisht memorandumin e vitit 1986 të Akademisë së Shkencave të Serbisë (Jugosllavisë). Por ai dokument nxiti dhe solli urrejtjen dhe konfliktin më të egër midis popujve, para së gjithash midis shqiptarëve dhe serbëve. Kombi serb vuan edhe sot indoktrinimin që solli ai memorandum, sipas të cilit “shqiptarët përbëjnë kërcënim për Serbinë”. Dhe mbi të gjitha, nëse analizojmë përmbajtjen e referendumeve asgjësuese për shqiptarët të hartuara në Beograd, dokumenti i fundit nuk bën përjashtim në këto synime. Madje, fryma e tij është po aq antishqiptare, raciste dhe motivuese sa plani i Çubrilloviçit. Platforma e re serbe nuk niset nga parimi i mbrojtjes së të drejtave të serbëve në Kosovë, sepse ato të drejta janë projektuar në planin “Ahtisari” dhe janë reflektuar gjatë këtyre pesë vjetve në pavarësi. Asnjë pakicë tjetër në botë nuk i ka të zhvilluara të drejtat e tij siç i kanë serbët në Kosovë. Pasojat e politikës “së re” serbe në Kosovë Platforma e re serbe, njësoj si ato të mëparshmet, niset nga parimi i armiqësisë dhe qëndrimit racist kundër shqiptarëve. Në të gjitha programet serbe kundër Kosovës ka qenë projektuar prezenca e Serbisë në këtë vend. Të njëjtën gjë bën edhe platforma e shpallur së fundi. Të gjitha projektet kishin në objektiv fillimisht asgjësimin e lirive politike, kombëtare e sociale të shqiptarëve dhe të njëjtin objektiv ka projekti i fundit i Beogradit. Me këtë projekt shqiptarët, të cilët përbëjnë 90 për qind të popullsisë, vihen në mëshirën e një komuniteti që përbën vetëm 6 për qind të kësaj popullsie. Sipas të gjitha projekteve të dikurshme, më parë se t’u merrej shpirti, shqiptarëve u grabitej liria politike, fetare, kulturore, gjuhësore dhe ekonomike. Kështu ndodh dhe me projektin e fundit të Nikoliçit dhe të Daçiçit. Ai ngjason plotësisht me ligjet e Milosheviçit pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 1989, ligje me të cilat jeta e shqiptarëve në Kosovë u kushtëzua nga dhuna e pakicës serbe në këtë vend e mbështetur prej Beogradit. Pra, çështja se çfarë përfaqëson platforma e fundit serbe nuk ka dritëhije, është krejt e qartë, e lexueshme dhe pasojat e saj janë gjithashtu tragjike. Nëse analizojmë pasojat, atëherë do të duhet të kuptojmë se me këtë plan Kosova bëhet de jure vasale e Serbisë. Vasalizimi vjen nga të gjitha pikat e planit, nga autonomia substanciale, nga vetoja e serbëve, nga mosfunksionimi i shtetit si një tërësi territoriale, nga bllokimi i ligjeve të zhvillimit e të integrimit dhe nga shumë aspekte të tjera. Beogradi merr përgjegjësitë dhe kompetencat e plota për ta administruar dhe kontrolluar jo vetëm komunitetin serb, por gjithë jetën politike, ekonomike e sociale në Kosovë, deri tek telekomunikacioni. Ai dokument i zhvleftëson të gjitha marrëveshjet e derisotme që cilat janë nënshkruar nën mbikëqyrjen e Brukselit dhe ndërkohë ende nuk janë implementuar. Përmes serbëve Serbia do të jetë e pranishme njësoj si në kohën e Milosheviçit në të gjithë territorin e Kosovës, do të kontrollojë të gjitha institucionet e saj. E nëse nuk i kontrollon, do t’i bllokojë ato deri në asgjësimin përfundimtar të pavarësisë e të lirisë së shqiptarëve. Pasi të asgjësojë pavarësinë dhe lirinë e shqiptarëve, ajo do të përdor politikat që përdor sot në Luginën e Preshevës për t’i degdisur në Perëndim e për ta boshatisur vendin prej tyre. Madje, nëse i vjen rasti, do të përdor ushtrinë dhe gjithë potencialin luftarak për t’i masakruar, asgjësuar dhe dëbuar shqiptarët. Dhe shpeshherë thuhet se rasti është mbreti i botës. Kush mendon se bota në një të ardhme të largët nuk ndryshon, ai gabon. Ndërkohë ndryshimet nuk vijnë gjithmonë në favorin e shqiptarëve. U dashtë që të presim një shekull për të ardhur të koha

jonë, por kohën tonë do të duhet ta mirëpërdorim. Përulja dhe përgjumja e Prishtinës Nga kjo arsyetoj se në të gjitha rastet kur Serbia dhe Beogradi kanë hartuar plane e programe për asgjësimin e shqiptarëve, ne shqiptarët kemi pritur në derën e thertores si cjapi te kasapi. Nuk kemi mundur të bëjmë as rolin e viktimës, me qëllim që dikush në Europë me shpirt njerëzor së paku të na mëshironte. Kjo ka ndodhur se kemi bërë cubin pa qenë thuajse asnjëherë të tillë. Më ngjan se historia po na përsëritet edhe në këto kohë të vështira, kur Serbia kërkon me çdo kusht rikthimin e saj në Kosovë. Kur presidenti kroat ironizoi para disa ditësh përuljen e udhëheqësve politikë të Prishtinës ndaj faktorit ndërkombëtar, ai nuk e bëri këtë se i urren shqiptarët. Përkundrazi, Josipeviç paralajmëroi se përulja do ta rikthejë de fakto Kosovën nën sovranitetin e Serbisë. Mësimet që na jep Bosnja janë shumë të qarta. Ky vend është bllokuar dhe nuk mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Republikës Srpska. Në Marrëveshjen e Dejtonit parashikohet përdorimi i vetos dhe tashmë serbët bëjnë lojë të tillë që ta lodhin komunitetin ndërkombëtar deri në atë masë sa të pranojë vullnetin e serbëve të Bosnjës për t’u shkëputur nga Bosnjë-Hercegovina dhe për t’u bashkuar me Serbinë. E njëjta gjë po ndodh me Kosovën. Beogradi e ka lodhur komunitetin ndërkombëtar me krizën e stërzgjatur. Asgjë më shumë të mos kenë bërë, udhëheqësit politikë dhe diplomatët serbë ia kanë arritur ta imponojnë te shumë protagonistë të diplomacisë dhe politikës perëndimore idenë se “mjaft më me Kosovën, tashmë duhet imponuar një zgjidhje, qoftë kjo edhe një zgjidhje e keqe për shqiptarët”. Ndërkaq në Prishtinë që prej kohës kur ndërroi jetë Ibrahim Rugova askush nuk qe në gjendje të shfrytëzojë epërsinë morale të shqiptarëve në dobi të aspiratës dhe kërkesës për pavarësi të plotë e të pakontestueshme të Kosovës. Gjithçka mund të themi, por kontestimi për një kohë kaq të gjatë i pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës nga ana e Serbisë ka ndodhur kryesisht për fajin e udhëheqësve politikë të Prishtinës. Unë i kam kontestuar publikisht të gjitha veprimet e dhunshme të lëvizjes “Vetëvendosje”, por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë të drejtë kur thonë se “udhëheqësit e korruptuar nuk mund t’i realizojnë aspiratat e shqiptarëve për liri e pavarësi”. Nëse një vend si Kosova udhëhiqet nga hajdutët dhe të korruptuarit, atëherë ai vend vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit, gjë që nuk ndodh me vendet njëmendësisht të pavarura. Korrupsioni dhe implikimi i politikës në trafiqe i ka shtuar asetet serbe kundër Kosovës, por edhe e ka lehtësuar palën serbe në dialog me Prishtinën. Ky është fakt, dhe kjo duhet të marrë fund. Sa më shpejt, aq më mirë. Llogaritë dhe hilet e politikanëve të Beogradit Në Beograd mund të llogaritin se jo të gjitha pikat e planit asgjësues të lirisë së shqiptarëve mund të pranohen. Por Nikoliç dhe Daçiç do të ishin të kënaqur nëse realizojnë qoftë dhe një pjesë të pikave të planit të tyre antishqiptar. Mjafton të ngulin “gozhdën e Nastradinit” në trupin e Kosovës. Ata mund ta dinë, p.sh., se nuk mund ta ndalojnë krijimin e ushtrisë së Kosovës, por çfarë roli do të kishte ushtria në një vend ku politikisht sundon Serbia?! Nëse vëmë re qëndrimet e Daçiçit, shohim pelegrinazhin politik të tij. Aty ka cinizëm, hile, hipokrizi, mashtrim të klasit të parë. Sapo u evidentua çështja e zhdoganimit dhe doganimit në kufi, ai paralajmëroi se do të tërhiqej nga bisedimet, nëse nuk gjendej një zgjidhje. Dhe zgjidhja u gjet. Kamionët me mallra mund të hyjnë në veri të Kosovës, por një thes miell nuk lejohet të kalojë pa doganë nga Vërmica në drejtim të Kukësit dhe anasjelltas. Kjo do të thotë se qeveria e Kosovës qeveris me dy palë ligje, me dy modele, me dy masa. Që këtu fillon shkatërrimi i shtetit dhe i shtetbërjes. Dhe nuk janë domethënëse 100 milionë euro dëme që shkakton moszhdoganimi në Jarinjë sa është domethënëse vënia në pikëpyetje e ekzistencës së shtetit të pavarur e sovran të Kosovës. Duke lëshuar këtu, duke lëshuar aty, qeveria e Kosovës po e lëshon përditë e më shumë sovranitetin e saj në duart e Nikoliçit dhe Daçiçit. Atë që këta dy udhëheqës të Serbisë nuk mundën ta fitojnë me luftë, megjithëse masakruan dhjetëra mijë shqiptarë, duket se kanë ndër mend ta arrijnë “me paqe”. Para dy ditësh Daçiç bëri dhe një lojë tjetër. Ai gjoja iu hakërrye disa kritikëve në partinë e tij milosheviçiane për vërejtjet që ata i bënë udhëheqësit të tyre rreth politikës për Kosovën. Për të qetësonte partnerët ndërkombëtarë, të mërzitur me planin e ri për Kosovën, Daçiç u tha atyre: “Mjaft më! Kosova është Serbi, të shpëtohet çka mund të shpëtohet.” Brenda një fjalie ai tribloloi në kuptimësinë e saj. Në një anë qetësoi Perëndimin, nga ana tjetër dha mesazhin se plani i ri serb është në tavolinë. Nga e gjithë kjo analizë më duhet të vij në përfundimin se planet serbe hartohen në Beograd e zbatohen në Kosovë. Dikur ato i zbatonin serbët pa pyetur shqiptarët, ndaj dhe shqiptarët mundën të bindin botën se janë viktimat e terrorit serb. Ndërsa në kohët e sotme, nëse bëhet qoftë dhe lëshimi më i vogël, plani më i ri serb do të mund të zbatohet në Kosovë vetëm me lejen e shqiptarëve. Kjo e ndërlikon shumë situatën ndër ne, sepse bota nuk do të na lejojë as të qahemi. Do na thonë: “Ju jeni problemi”, “Ju jeni e keqja”, “Me ju nuk bëhet” dhe më në fund do të humbasim çdo mundësi që miqtë tanë ndërkombëtarë të na mbështesin në udhën e lirisë, të zhvillimit e të integrimit. Mundet që dikush të bëjë thirrje për “luftë” kundër Serbisë, po çfarë vlere do të ketë kjo?! A mund ta risjellë lufta paqen?! Më duhet të them se kemi një histori humbjesh në luftëra dhe ndërkohë shoh se kam ndjesinë e dhimbshme se do të humbasim jo pak edhe në paqe, pa dashur të luaj rolin e pesimistit të pandreqshëm. * Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Tiranë.


opinion • E hënë 24 dhjetor 2012

»

11

Letër të hapur për një ish-president Nga Reshat KRIPA*

S

I nderuar zoti Topi,

hkak për këtë letër të hapur u bë një shkrim në “Gazetën shqiptare” nr. 5860, datë 22 dhjetor 2012 mbi fjalimin që keni mbajtur në prezantimin e degës së partisë suaj në Tiranë. Në editorialin “Pushteti të konsumon” të kësaj gazetë lexoj lajmin: “Në qeverinë e Berishës, sa më i korruptuar, aq më lart ngjitesh”. I shtyrë nga kureshtja, hap faqen pesë, ku është ky shkrim dhe lexoj titullin: “Topi: Berisha, stalinisti i fundit, duhet ta heqim” dhe midis të tjerash, në një shkrim të shkurtër lexoj: “Në qeverisjen e sotme të Sali Berishës, sa më i korruptuar të jesh, aq më shumë ngjit shkallët e karrierës në qeveri, në administratë, në sistemin e drejtësisë e në listat për deputet të partisë.”. Ditët e fundit politikanët tanë i kanë mbërthyer ethet e zgjedhjeve. Të gjithë, të majtë dhe të djathtë, nuk lënë më vrer pa derdhur mbi kundërshtarët e tyre politikë. Nëpër faqet e shtypit të përditshëm lexon lloj-lloj epitetesh që këta politikanë përdorin në shërbim të linjës që ata përfaqësojnë. Një gjë e tillë është e natyrshme në një situatë të tillë, por çudia qëndron në atë që disa politikanë harrojnë nga kanë ardhur dhe akuzat e tyre, po t’i analizosh me gjakftohtësi, bien mbi vetë ata. Një gjë e tillë ndodhi edhe me fjalën tuaj. Le ta analizojmë. Natyrisht, kur dëgjon një fjalim të tillë, një lexues i zakonshëm thotë me veten e tij: “Bobo, të mjerët ne në çfarë bote jetojmë!” Një nga këta lexues jam edhe unë. Edhe mua për një çast më duket sikur jetoj në një botë ku nuk të sheh syri veçse politikanë dallaveraxhinj dhe servilë, gjykatës dhe punonjës administrate të korruptuar deri në fyt dhe vetëm fare pak individë të ndershëm. Po kur kthjellohem, në mendje më lindin mendime të tjera, të cilat nuk jam në gjendje t’i shpjegoj, ndaj do të doja t’ju pyesja: kur është bërë e tillë qeveria e Berishës, pasi jeni larguar ju nga posti i Presidentit të Republikës, apo ka qenë edhe më parë e tillë? Në rast se do të ishte varianti i parë, do të kisha qenë dhe unë dakord me ju, por një gjë e tillë më duket e pamundur, pasi si ka mundësi që një qeveri që ka qenë model - kjo sipas vetë deklaratave tuaja të asaj periudhe - të korruptohet brenda një kohe kaq të shkurtër prej jo më shumë se gjashtë muajsh? Kështu që mbetet varianti i dytë, kur kjo qeveri paska qenë përbërë nga elementë të korruptuar. Atëherë më lindin mendime të tjera dhe këto dua t’i shpreh. Ju, zoti Topi, karrierën tuaj në Partinë Demokratike e nisët si shumë të tjerë: si një anëtar i zakonshëm i saj dhe me kohë filluat ngritjen tuaj në përgjegjësi të ndryshme, si ministër, nënkryetar i partisë, kryetar i grupit parlamentar, për të përfunduar si President i Republikës. Si mundët t’i kalonit këto shkallë të karrierës suaj? Mos vallë edhe ju paskeni qenë i korruptuar? Një gjë të tillë ju e pohoni vetë kur thoni se në qeverinë e Berishës rruga e vetme për t’u ngjitur ishte korrupsioni. Po zoti Oketa, mos vallë ishte i korruptuar kur arriti deri në postin e zëvendëskryeministrit të Shqipërisë? Po zoti Biberaj, që arriti deri kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, mos ishte i tillë? Mund të vazhdoja edhe më tej, por besoj se mjafton vetëm me këto tre shembuj për sot. Ajo që më tërheq më tepër vëmendjen në fjalën tuaj, të cituar më sipër, është fakti se edhe në sistemin

e drejtësisë, gjithmonë sipas jush, duhet të jesh i korruptuar që të bësh karrierë. Por ju, mor zotni, keni qenë kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ishit ju së bashku me nënkryetarin tuaj, që sot drejton Aleancën Kuqezi, që propozonit se kush do të emërohej në gjykatat e rretheve, ato të Apelit apo Gjykatën së Lartë dhe atë Kushtetuese. Në këto gjykata edhe sot e kësaj dite janë pothuajse po ata gjyqtarë që i keni emëruar ju. Si e lejuat ju, drejtuesi kryesor i tyre, që në krye të gjykatave të të gjitha shkallëve të ishin njerëz të korruptuar? Një logjikë e tillë të shpie në atë që edhe ju paskeni qenë të korruptuar. Kam marrë vesh se në partinë tuaj janë edhe disa ish-të përndjekur politikë. Unë nuk u përkas atyre njerëzve që vjellin vrer karshi të tjerëve, të cilët, ndonëse janë të shtresës së tyre, kanë mendime të ndryshme me ta. Unë nuk mund të them se ata nuk janë të përndjekur, pasi kjo do të ishte e barabartë sikur të thosha edhe për veten time, por di se në gjirin e të përndjekurve politikë ka pasur edhe nga ata që bënin “hosana baraba”, siç shkruante Noli i madh. E pra, disa nga këta tipa mundën të mbaronin shkollat e larta, madje të shkonin edhe për specializim në Romë apo vende të tjera, në një kohë kur ati i tyre kishte qenë i dënuar politikë. Pse kjo mundësi nuk iu dha fëmijëve të mi, pikërisht vajzës sime të vogël, nxënëse me rezultate të shkëlqyera, që, kur u paraqit në konkursin për shkollën e baletit, nuk e fitoi vetëm e vetën pse ishte bija e një të dënuari politik? A mund të ma jepni përgjigjen e kësaj pyetjeje? Për të thënë të vërtetën, kam pasur gjithmonë besim te personaliteti juaj. Për këtë mund të bindeni nëse do të lexoni shkrimin tim të datës 18 korrik 2007 në gazetën “Tema” nr. 2134 me titull “Besoj te Bamiri”. Po ju citoj vetëm një frazë nga ky shkrim: “Bamir Topi ka krijuar një ndjenjë besimi dhe respekti me veprimtarinë e tij politike të deritanishme. Kam besimin gjithashtu se ai do të dijë të manovrojë me zgjuarsi në marrëdhëniet midis dy krahëve të politikës, duke u bërë një gjykatës i denjë në raportet ndërmjet tyre.” Por nuk ndodhi kështu. Veprimtaria juaj si President i Republikës nuk e justifikoi besimin t i m . Kjo u duk

që kur nuk pranuat të nënshkruanit ligjin e lustracionit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ligj i cili u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, e përbërë nga gjykatës që ndëshkoheshin pikërisht nga ky ligj. Në rast se e shihni të arsyeshme, lexoni shkrimin tjetër timin me titull “Jemi edhe ne, i nderuar zoti President”, botuar në gazetat “Metropol” nr. 2224 dhe “55” nr. 330 (4395) datë 30 nëntor 2010, për të cilin ju as që denjuat të përgjigjeshit. Më lejoni të citoj disa fragmente nga ky shkrim: “Vitin e kaluar ish-kryetari ynë pati një takim me ju, ku ju kërkoi që në listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë të përfshiheshin edhe propozimet tona. Ne atëherë ju propozuam pesë kandidatura, të gjitha të goditura dhe sipas kritereve të caktuara. Keni bërë shumë propozime, por kandidaturat tona nuk paskan pasur vend. Në të kundërt, kandidatura të tilla si ajo e Vangjel Kostës, që në ndërgjegjen e tij mban dënimin politik të Agron Ficos, Adnan Ballës dhe Kastriot Marës apo të tjerëve, që Kuvendi i Shqipërisë i hodhi poshtë, dërgoheshin nga ana juaj për emërim. Ne jua themi hapur, i nderuar zoti President, nuk kemi qenë dakord me ju edhe kur dekoronit ata që na vranë dhe na masakruan. Më lejoni të përmend këtu prokurorin Skënder Breca (paçka se më vonë e anuluat atë vendim), apo gjykatësit Njazi Jaho dhe Fatmira Laskaj. Nuk kemi qenë dakord edhe kur dekoratën e akorduar martirit Havzi Nela, me rekomandimin e cilit të ashtuquajtur “të përndjekur politikë” ia dorëzuat ish-gruas së tij, që ligjërisht e kishte ndarë disa vjet më parë se ai të ekzekutohej, duke lënë në hije vëllezërit, që kishin sakrifikuar. Para disa muajve lexuam në medien elektronike një njoftim se një delegacion i Kombeve të Bashkuara i paska kërkuar Shqipërisë të dënojë krimet e komunizmit. Lidhur me sa më lart, është ngritur komisioni i hetimit të krimeve të komunizmit. Ne mendojmë se duhet ta ndihmojmë këtë komision me të gjitha mundësitë tona, por ndihma nuk mund të bëhet kur në organet e drejtësisë vazhdojnë të qëndrojnë ende ish-persekutorët tanë.” Mos harroni! Dua t’ju pyes, i nderuar zotni, si nuk ju drodh dora kur nënshkruat dekorimin e kriminelëve, që kishin çuar në ekzekutimin e martirëve të Spaçit Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, apo të Qafës së Barit, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli, njëlloj si paraardhësi juaj me dekorimin e vrasësit të poetit Havzi Nela? Si nuk pyetët të paktën ndonjërën nga shoqatat e të përndjekurve politikë më parë? Ju thoni se i përkisni shtresës së të përndjekurve politikë, atëherë si i kryet këto veprime? Edhe për këto, po patët kurajë duhet të përgjigjeni. Këto mendime më lindën kur lexova fjalët tuaja në shkrimin e botuar në “Gazetën shqiptare”, ndaj dua t’ju bëj edhe disa pyetje të tjera: prse u larguat nga partia që ju ngriti në majat më të larta të hierarkisë shtetërore dhe partiake? Mos vallë do të kishte qenë më e arsyeshme, më dinjitoze dhe më e ndershme të kishit qëndruar në gjirin e saj dhe atje ta zhvillonit luftën për demokratizimin e mëtejshëm të kësaj partie? A e dini se jeni i vetmi ish-president Republike që themeloni një parti tjetër politike, rivale të partisë së cilës i përkisnit deri atëherë, qysh disa muaj më parë se të mbaronit mandatin e presidentit? Përgjigjen këtyre pyetjeve, po mundët, jepjuani ju. Me sinqeritet Reshat Kripa * Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës


12

« kulturë

E hënë 24 dhjetor 2012 •

Kënga fituese e Festivalit të 51 e kopjuar nga Serbia

Sejko: Janë të ndryshme

K

ënga fituese, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion është plagjiaturë dhe kopje e një kënge serbe. Kënga fituese e Festivalit të 51-të të Radiotelevizionit Shqiptar, me titull “Identitet” duket e njëjtë në një prej motiveve të saj muzikore me një këngë serbe, “Plavi safir”. “Identitet” ka muzikë dhe madje interpretim të njëjtë me këngën “Plavi safir” (Safiri i kaltër), e kompozuar dhe e interpretuar nga grupi i njohur “Bajaga”. Sipas rregullave të EBU Eurovision, këngët plagjiaturë s’kualifikohen nga gara. Reagimi nga Bledar Sejko “Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas shumë vitesh të miat në muzikë vlerësohem për herë të parë me çmim të parë, realisht për shumë faktorë prisja çmim, por jo të parin. Pjesëmarrja ime si konkurrent në festivalin e madh për herë të fundit ka qenë në 1992 me Thunder Way “Legjenda e Heroit” ku na vlerësuan me vendin e fundit. Mendoj se i detyrohem dhe asaj pjese të publikut që nuk ka pëlqyer këngën ose që mendon që unë atë e kam vjedhur që të bëj disa sqarime jo për të vendosur nderin tim në vend si muzikant, por sepse mendoj që puna nuk mbaroi me Festivalin pasi tani na pret edhe një betejë tjetër, Eurosongu. Për këtë me duhet të them: 1) Për motivet e këngës jam mbështetur në folklorin shqiptar dhe më saktësisht në atë të valleve të Tropojës, të valleve Çame dhe disa krahinave të Jugut gjë që duket qartë nga prezenca e lodrave (daulleve), çiftelisë zëvendësuar me kitarën, isos së jugut zëvendësuar me sektorin e violinave, dhe thirrjet e veriut “hej” përshtatur me korin. 2) Kam dëgjuar këngën serbe të cilën disa shqiptarë po publikojnë ‘Plavi safir’ 1988 dhe ju them nga njohuritë e mia si kompozitor që kënga ka një intro, një strofë, një bridge, një refren dhe një mbyllje. Kënga ime nuk ka asnjë nga këto komponentë të ngjashme me këtë këngë përveç 3 notave të intros, të cilat me kombinim përsërisin njëra-tjetrën ose më saktë këta shqiptarë duhet më mirë të thonë që kompozitori serb ka vjedhur 3 notat e para të këngës “Kur bie fyelli çiftelia” të kënduar nga këngëtarja jonë e madhe Vaçe Zela”. Nëse e ndjek këngën, kupton se ngjashmëria e vijës melodike dhe një pjesë e interpretimit përputhen, porse orkestrimi që i ka bërë këngës Sejko, bën dallim mes dy këngëve pasi ajo shqiptare paraqitet më ritmike dhe me shpërthime vokale të shumta.

Përjashtimi për plagjiaturë

Nata e tretë e Festivalit filloi me një lajm tjetër të bujshëm. U përjashtua nga Festivali i 51-të në RTSH kënga e kompozitorit Arion Muka, interpretuar nga Ani Çuedari. Pas një shkrese nga drejtori artistik i Festivalit, ku denoncohej plagjiatura, juria e përbërë nga shtatë anëtarë, pasi dëgjoi dy variantet, vendosi që kënga të përjashtohet nga finalja. Pas këtij përjashtimi, juria vendosi që në finale të prezantoheshin 17 këngë nga 18 të parashikuara, pa e zëvendësuar atë me asnjë konkurrent të mbetur jashtë. “Më lër një ëndërr”, sipas verifikimeve që bëhen lehtësisht edhe në YouTube, është kopjuar nga këngëtarja J-Min nga Koreja Jugut.

Çmimet e Festivalit të 51-të të RTSH-së

Kënga fituese “Identitet’, e kënduar nga Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjura Vendi i dytë “Love”, e kënduar nga Anjeza Shahini Vendi i tretë Kënga ‘Kush ta dha këtë emër’, prezantuar nga Hersi Matmuja

Konkurrentët e natës finale

Xheni&Enxhi Kumrija Adrian Lulgjura

Selami Kolonja

Bledar Sejko

Rosela Gjylbegu

Hersi Matmuja

Kejsi Tola

Grupi LNYX

Vesa Luma

Anjeza Shahini

DR.Flori dhe Fabi

Kelly

Merland Kademi

Bojken Lako

Rezarta Smaja

Valon Shehu

Ardian Bujupi

Flaka Krelani

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


bota EVROPE

»

• E hënë 24 dhjetor 2012

s p e c i a l e

13

Histori me kurora, na ishte një herë një mbret... Ç’do të bënim pa gjenitë

»17

»14-15

Ekonomia SHBA, “Motori” i globit duhet të ndizet

»16

Nuk ka humbur e gjithë shpresa

T

regtarët” e kiametit po hanë fjalët e tyre. Greqia nuk është larguar nga euro. Monedha nuk ka pësuar kolaps. Dhe nuk ka gjasa të ndodhë as në 2013. Villem Buiter i Citigroup ka riparë shifrat e tij për Grexit-in nga 90% në 60%. Këtë javë S&P, një agjenci rating-u ngriti notën e Greqisë madje në B-. Megjithatë, pesimistët nuk i mbivlerësuan problemet e euros, aq sa nënvlersuan vullnetin politik për të bërë sa duhet për të ndalur shpërbërjen e euros – ndonëse pa bërë sa duhet për të riparuar të metat strukturore. Traktati i Mastrihtit i Bashkimit Evropian krijoi një monedhë të përbashkët pa një shtet të përbashkët. Çdo shtet supozohej të ishte përgjegjës për buxhetin e tij, si dhe për politiakt ekonomike, me rregulla (shpesh të injoruara) për të mos lejuar hyrjen shumë në borxhe. Do të kishte paketa shpëtimi, ose të hapura (nga anëtarët), opse të fshehura (nga Banka Qendrore Evropiane). Megjithatë, gradualisht ndreqja e problemeve financiare është bërë më shumë një sipërmarrje kolektive. Po të kish qenë në ferrin e Dantes, euro do të ish zhvendosur nga rrethi i tetë, në të tretin. Por shpëtimi është ende larg. Ndihmon fakti që fondi i përkohshëm i shpëtimit i përdorur për të ndihmuar Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë është bërë i përhershëm, duke marrë formën e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (MES). Ndihmon edhe fakti që eurozona është riangazhuar për të ndihmuar mëkatarin e saj të parë, Greqinë. Tashmë po lëshohen paratë e premtuara prej kohësh. Targetet fiskalë janë lehtësuar disi. Dhe kushtet e huave të Greqisë janë zbutur. Në momentin e duhur (ndoshta pas zgjedhjeve në Gjermani), ky ristrukturim i butë do të shndërrohet ndoshta në një falje totale tëborxheve. Edhe problemet në Spanjë dhe Itali kanë nxitur një ndarje

Për të ardhmen e afërt, eurozona do të bazohet më shumë në një sistem të modifikuar të Mastrihtit, me rregulla më të forta, më shumë para in extremis dhe një bankë qendrore më aktive, se sa në një federalizëm të vërtetë fiskal. Kjo mund të mjaftojë për mbijetesën e euros, por jo lulëzimin e saj. Në rastin më të mirë, rimëkëmbja në vendet e periferisë do të jetë e ngadaltë, edhe nëse ata realizojnë reforma të thella. Në rastin më të keq, mungesa e një plani afatgjatë do të jetë një ftesë për tregjet që të ritërheqin euro nëpër rrathët e ferrit financiar

të përgjegjësive dhe riskut për bankat. Vetëm gjashtë muaj pasi liderët e eurozonës premtuan të prishin “rrethin vicioz mes bankave dhe shteteve”, ministrat e financave më 12 dhjetor miratuan kuadrin ligjor për një mbikëqyrës të vetëm të

bankave. Pasi të fillojë punën, MES mund të lejohet të rikapitalizojë direkt bankat. Hapi i radhës është një mekanizëm i përbashkët për të ristrukturuar bankat me probleme, me një burim të përbashkët parash. Unioni bankat mund t’u duket

kritikëve se po ecën ngadalë, por sipas standardeve të BE po krijohet me shpejtësi marramendëse. Eurozona po lë pas tashmë edhe obsesionin e saj me rregullat fiskalë edhe më të shtrënguar. Në qershor të vitit tjetër udhëheqësit do të debatojnë propozimet për shtetet që të firmosin “kontrata” ku angazhohen të bëjnë reforma strukturore, ku shteteve në nevojë mund t’u ofrohen para për të lehtësuar rrugën drejt ndryshimeve të dhimbshëm. Megjithatë, veprimi më i rëndësishëm në 2012 ishte premtimi i presidentit të BQE, Mario Draghi, për të bërë “cdo gjë që duhet” për të ndalur shpërbërjen e euros. BQE tha se ishte gati të blinte bono afatshkurtëra të shteteve në telashe në sasi të pakufizuara, sa kohë që këta angazhohen të bëjnë reforma dhe MES gjithashtu angazhohet të blejë bono. Që atëherë, kostot e huamarrjes për Italinë dhe Spanjën kanë rënë shumë. Gjithë këto janë të mirëpritura, por ka rrezik nga vetëkënaqësia. Fillojmë me BQE. Përkushtimi i saj është ende i patestuar. A do të kërkojë ndihmë Spanja? A do të bjerë dakord Gjermania? A ka një limit të fshehur për ndërhyrjen e BQE? Nëse eurozona heziston të përdorë krahun e madh të BQE, tregjet mund të sprapsen sërish. Për momentin, rritja e stabilitetit duhet të

ndihmojë ekonominë. Por BQE thotë se eurozona hyri në recesion në fund të 2012 dhe do të rimarrë veten shumë ngadalë në 2013. Recesioni është më i thellë në periferi dhe papunësia po rritet ende. Nëse nuk kthehet rritja ekonomike, deficitet do të jetë më e vështirë të mbyllen, barra e borxhit do të rirtet dhe bankat do të mbeten të dobëta. Recesioni i zgjatur dhe papunësia e lartë shkaktojnë frikë edhe për një reagim të ashpër politik. Greqia është gjithmonë e luhatur. Në Itali është thyer pasiguria. Kryeministri teknokrat, Mario Monti, po largohet dhe zgjedhjet e reja priten në shkurt. Paraardhësi i tij, Silvio Berlusconi është rikthyer në skenë, duke denoncuar shkurtimet e shpenzimeve dhe “hegjemoninë e Gjermanisë”. Shpëtimi i Qipros, që do të finalizohet në fillim të 2013, do të jetë jo pa probleme. Janë të shumtë ata në BE që nuk pëlqejnë taksat e ulëta të Qipros dhe lidhjet e saj me Rusinë. Fati i euros do të varet shumë edhe nga zgjedhjet e shteteve kredidhënës, mbi të gjithë Gjermania. Afrimi i zgjedhjeve atje për në vjeshtë 2013 do ta bëjë Merkelin gjithnjë e më të matur për të hedhur sasi të mëdha parash gjermane. Thirrjet e francezëve për eurobono të përbashkëta u hodhën poshtë muaj më parë. Një ide alternative franceze,

për të krijuar një buxhet qendror të eurozonës për të ndihmuar zbutjen e tronditjeve ekonomike, u hodh poshtë në samitin evropian më 13 dhe 14 dhjetor. Këta dhe propozime të tjerë ishin pjesë e “planit” të Komisionit Evropian për reforma afatgjata, si dhe një road map të ngjashëm, por më të kufizuar të hartuar nga Herman Van Rompuy, president i Këshillit Evropian. Në kulmin e krizës, udhëheqësit e BE ndien të domosdoshme që të parashtronin një vizion afatgjatë për të risiguruar tregjet. Tani që ka rënë presioni, ka ikur dhe vizioni. “Nuk ka vdekur. Është në letargji”, thotë Alexander Stubb, ministër për Evropën në Finlandë. Por ai pranon se shanset për një ndryshim të madh të traktatit për të ribërë euron po bien. Për të ardhmen e afërt, eurozona do të bazohet më shumë në një sistem të modifikuar të Mastrihtit, me rregulla më të forta, më shumë para in extremis dhe një bankë qendrore më aktive, se sa në një federalizëm të vërtetë fiskal. Kjo mund të mjaftojë për mbijetesën e euros, por jo lulëzimin e saj. Në rastin më të mirë, rimëkëmbja në vendet e periferisë do të jetë e ngadaltë, edhe nëse ata realizojnë reforma të thella. Në rastin më të keq, mungesa e një plani afatgjatë do të jetë një ftesë për tregjet që të ritërheqin euro nëpër rrathët e ferrit financiar.


14

« bota

B

ota ka një nevojë të madhe për gjeni. Kurrë, si në kohëra krizash, mendjet që shkëlqejnë kanë aftësinë që të sjellin një kthesë, një zhvillim. Nëse të kaluarën kërkoheshin shenjtët për të bërë mrekullira, sot besohet tek mendjet e mëdha inteligjente. Rrënja e fjalës gjeni, nga latinishtja genere, pra “të gjenerosh”, në fakt flet vetë. Gjenitë janë në gjendje të krijojnë ide madhështore, për të cilat askush tjetër nuk kishte menduar më parë, dhe pas të cilave është e pamundur të kthehesh pas në kohë. Janë vizionarë, inovatorë, pionierë. Mjafton të mendosh se sa e ndryshme do të ishte historia pa ta. Nuk do të kishim njohur asnjëherë mendimin e Platonit apo Aristotelit, nuk do të kishim parë kryevepra si kishëza Sistine e Mikelanxhelos, nuk do të kishim dëgjuar asnjëherë Simfoninë e Pestë të Bethovenit apo nuk do të kishim lexuar Komedinë Hyjnore të Dantes. Pa gjeni si Isak Njutoni, Galileo Galilei apo Carls Darvini do të besonim ende që toka është e sheshtë, Dielli rrotullohet përreth nesh dhe Zoti krijoi njeriun sipas pamjes së tij, ditën e gjashtë. Nuk do të kishim as edhe një ide të largët të universit, nëse nuk do të kish lindur Albert Ajnshtaini. Dhe duhet të falënderojmë shpikës si Tomas Edison, Nikola Tesla, Alan Turing, çdo herë që përdorim abazhurë, kompjutera, radio, telefona celularë dhe teknologji të tjera.

Mendje superkrijuese Po çfarë kanë të përbashkët njerëz që janë kaq të ndryshëm? Talentin mbinatyror? Apo një koeficient të lartë inteligjence? Pra, cila do të ishte shifra e gjenialitetit? “Gjeniu është i tillë për arritjet e tij të paharrueshme, apo më saktë për krijimin e diçkaje origjinale, materiale apo mendore, që shkakton admirim dhe vlerësim të ekspertëve të fushës dhe shpesh herë nga e gjithë bota”, thotë Edoardo Boncinelli, profesor i Filozofisë në Universitetin VitaSalute San Raffaele të Milanos. Pra, e përbashkëta e të gjithëve këtyre është krijueshmëria e spikatur. “Të gjithë gjenitë janë jashtëzakonisht shumë krijues dhe pjellorë”, vazhdon Boncinelli. “Nuk kanë vetëm një ide të mirë, por një ortek të tërë”. Marrim për shembull një fenomen të padiskutueshëm si Volfgang Amadeus Moxart. Filloi të komozojë muzikë kur ishte 5 vjeç, një moshë kur normalisht fëmijët nisin të shkarravisin gërmat e para: kur vdiq në moshën 35 vjec, në 1791, kishte kompozuar qindra pjesë. Ajo që e dallon gjeniun nga thjeshtë “personi krijues” është se rezultatet e të parit hapin një rrugë të re, lënë shenjë një herë e përgjithmonë. Mendimi magjik Janë formuluar shumë teori mbi mendimin krijues. Sipas disa psikologëve, iluminimi paraprihet nga një fazë përgatitore (gjatë të cilës formulohet problemi) dhe nga një fazë inkubacioni (gjatë të cilës ndodh një elaborim i pandërgjegjshëm), deri kur mbërrihet tek “shpërthimi”. Një tjetër shkollë mendimi thotë që mendjet krijuese polarizohen mes dy skajeve: të ashtuquajturit “inovatorë konceptualë”, gjenitë e rinj, ata që bëjnë kërcime të spikatur në disiplinën e tyre, duke shënuar një frakturë të dukshme me të kaluarën; dhe “inovatorët eksperimentues”, domethënë ata që vazhdojnë me prova dhe me gabime deri kur arrijnë perfeksionin në moshë të pjekur. Sido që të jetë, krijueshmëria është ngushtësisht e lidhur me aftësinë për të arsyetuar jashtë skemave. “Think different”, thoshte slogani

E hënë 24 dhjetor 2012 •

Ç’do të bënim pa

gjenitë

Isak Njutoni

Pa gjeni si Isak Njutoni , Galileo Galilei apo Carls Darvini do të besonim ende që toka është e sheshtë, Dielli rrotullohet përreth nesh dhe Zoti krijoi njeriun sipas pamjes së tij, ditën e gjashtë. Nuk do të kishim as edhe një ide të largët të universit, nëse nuk do të kish lindur Albert Ajnshtaini. Dhe duhet të falënderojmë shpikës si Tomas Edison, Nikola Tesla, Alan Turing, çdo herë që përdorim abazhurë, kompjutera, radio, telefona celularë dhe teknologji të tjera

i famshëm i Steve Jobs. Ta quajmë mendimi anësor, divergjent, analogjik. “Në thelb, është aftësia për të bërë asociime të pazakontë, të bashkosh elementë të largët mes tyre dhe të krijosh dicka që nuk është bërë më parë”, thotë Alberto Oliverio, neurobiolog i Universitetit La Sapienza, në Romë. “Ky lloj arsyetimi ndodh zakonisht në hemisferën e djathtë, ndërkohë që në të majtën mbizotëron mendimi logjik-racional”. Shkëndija Po si ndodh shkëndija? Në vitet e fundit, neuroshkencat janë përpjekur t’i japin përgjigje pyetjes më intriguese. “Nga një pikëpamje biologjike, njerëzit gjenialë kanë një veprimtari shumë intensive në nivel strukturash të thella”, shpjegon Oliverio. “Këto sillen si një lloj mbështjellëseje idesh: dërgojnë vazhdimisht në drejtim të korteksit, deri kur ky përzgjedh ato të duhurat”. Një grup studiuesish të universitetit të Çikagos kanë arritur të fotografojnë “blicin” e gjeniut: kur mbërrin, ndizet një zonë e lokalizuar në lobin e djathtë. Në revistën shkencore PLOS Biology shkencëtarët e kanë quajtur pika “E”, si Eureka!, thirrja e Arkimedit tek dilte lakuriq nga vaska e banjës së tij, kur gjeti parimin e trupave notues. “Procesi krijues favorizohet nga një nivel i ulët aktiviteti mendor, një si lloj gjumi me sy hapur. Artistë dhe shpikës janë më të aftë të ecin sipas mendimeve primarë, ku mbizotërojnë fantazia, vizionet e ëndrrave, analogjitë e lira”, shpjegon Oliverio. Për këtë arsye idetë më të mira vijnë atëherë kur i pret më pak. Truri

përfiton nga qëndrimi stand-by për t’i përftuar. Veç kësaj, është e mundur që mendjet e mëdha të kenë diçka strukturalisht të ndryshme. Në fundin e viteve nëntëdhjetë, studimi i trurit të Ajnshtainit sugjeroi një farë shtytjeje. Për habi, truri i tij rezultoi më i vogël (afro 1200 gramë peshë, krahasuar me 1500 që është mesatarja), por kishte lobin ballor veçanërisht të zhvilluar dhe mungonte një çarje, e ashtuquajtura “e çara e Silvios”, që mund të ketë favorizuar një komunikim më të mirë mes zonave të trurit. Veç kësaj, shkencëtari mendohet të ketë patur një numër më të madh qelizash gliale, që çojnë ushqyes tek neuronet, një korteks cerebral më të hollë por me një dendësi më të madhe, dhe disa zona më të gjera krahasuar me trurin normal. E vështirë të mendosh që këta pak dallime astronomikë kanë mjaftuar për ta bërë një gjeni absolut. Ndoshta duhet të kënaqemi me atë që thoshte ai vetë: “Nuk kam asnjë talent të veçantë. Jam thjeshtë thellësisht kurioz”. Megjithatë, disa kërkime shkencorë sugjerojnë që, ndonëse dimensionet e trurit nuk janë një faktor shumë i madh për inteligjencën e një personi, diferencën ndoshta e bën vëllimi i materies gri në disa zona të korteksit, sidomos në zonën paraballore (vendi i mendimit kompleks, i personalitetit dhe i aftësisë për planifikim dhe koordinim). Jashtë kohe Një gjendje gjithësesi shumë e rrallë, aq sa ka nga ata që mendojnë se era e gjenive të mëdhenj ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Gjenitë

bashkëkohorë, sidomos ata në fushën e shkencës, duhet të jenë të superspecializuar dhe të ngjisin shkallë shumë të larta përpara se “të ngjiten mbi shpatullat e gjigandëve”. Si mund të ekzistojë sot një figurë eklektike, brilante në 360 gradë, si Leonardo, që ishte piktor, skulptor, arkitekt, inxhinier, anatomist, muzikant dhe shpikës? “Gjeniu universal ka qenë gjithmonë më shumë unik se sa i rrallë”, thotë Oliverio. “Në pjesën dërrmuese të rasteve, spikat një anë e vetme e inteligjencës, e llojit logjikmatematik apo artistik-letrar, por kultivimi i interesave të tjerë, përtej disiplinës së cilës i përket, mbetet stimuli më i fortë për krijueshmërinë”. Nëse duam të rilançojmë atë që një herë e një kohë e quanim “gjeniu italik”, duhet t’ia nisim pikërisht prej këtu. Duhet t’u mësojmë fëmijëve dashurinë për kulturën. Duhet t’i ndihmojmë të zhvillojnë fantazinë, krijueshmërinë dhe antikonformizmin. Për të menduar si të mëdhenjtë duhet dhe pakëz marrëzi. T’i lëmë të ëndërrojnë. Ndoshta një ditë, njëri prej tyre, do të dijë sërish se si ta ndryshojë botën. Një dhunti hyjnore? Fokalizojmë fjalën gjeni, dhe menjëherë mendojmë për një mendje të jashtëzakonshme apo një person që ka një talent shumë të madh. Mendojmë për një qenie të jashtëzakonshme, por njerëzore. E megjithatë, në origjinë gjeniu ishte një Zot. Termi italian genio, francez genie, anglez genius, spanjoll genio, gjerman genie e ka burimin nga latini genius, që për romakët ishte hyu që mbikqyrte lindjen e njeriut. Gjurmë të këtij hyu gjenden edhe tek fjala ingenium, që në latinisht nënkupton si natyrën, karakterin e një personi, edhe gjeninë, inteligjencën e tij. Historia e idesë së gjeniut e ka pra fillesën në Romën e lashtë, për t’u zhvilluar gjatë Rilindjes dhe duke mbërritur në një maturim të saj gjatë shtatëqindës. Në të vërtetë, romakët, duke qenë se kishin genius-in e tyre, nuk thelloheshin shumë në këtë argument. As nuk e bënë këtë grekët e lashtë, me përjashtimin e Aristotelit që reflektoi mbi raportin mes temperamentit melankolik dhe individët e spikatur. Pas heshtjes së gjatë të Mesjetës, mendimi aristotelian u mor nga humanisti Marsilio Ficino, themelues në Firence i Akademisë Neoplatonike. Në librin e tij “De triplici vita” (1489) filozofi analizonte lidhjen mes melankolisë dhe gjeniut, duke arritur në konkluzionin që temperamenti melankolik është tipari dallues i krijuesve. Në shekujt e mëvonshëm, termi “gjeni” nisi të përhapet dhe të tregojë krijueshmërinë njerëzore në fusha nga më të ndryshmet. Deri kur, më në fund, në Shtatëqindën, kish ardhur koha për të elaboruar teoritë e para. Një prej teksteve më domethënës të epokës është “Refleksione kritike mbi poezinë dhe pikturën” (1719) i historianit dhe filozofit Jean-Baptiste Du Bos. Studiuesi e interpretonte gjeninë si faktor të lindur të krijueshmërisë të lidhur me një “dispozicion pozitiv të organeve të trurit, një simetri të mirë të tyre si dhe një gjak të një cilësie të mirë në gjendje t’i sigurojë mendjes fuqinë e nevojshme për imagjinatën”. Për herë të parë pohohej qartësisht se mendja njerëzore tërheq aftësi, si imagjinata dhe fantazia, që kapërcejnë limitet e arsyes. Një njeri që ka vetëm një inteligjencë të lartë nuk do të jetë asnjëherë një gjeni (për këtë në fakt sot bie dakord edhe shkenca): për të qenë gjeni duhet të dish të imagjinosh apo të krijosh me mendje atë që arsyeja nuk është në


bota • E hënë 24 dhjetor 2012 në botë asnjë vlerë. Ndërsa talenti zakonisht krijon vlera dhe çmohet në vetvete si një vlerë. Tek talenti ka masë dhe ritëm. Tek gjenialiteti ka gjithmonë një mungesë mase. Natyra e gjenialitetit është gjithmonë revolucionare”. Sot, ajo që mbetet nga kjo histori e gjatë e mendimit janë dy mënyra të ndryshme për të interpretuar gjenialitetin: gjenia si talent natyror dhe krijon në mënyrë origjinale; gjenia si forcë krijuese e pamasë dhe e parregull. Në të dy rastet, ajo që dallon gjenine është aftësia krijuese. Pak rëndësi ka nëse ka origjinë hyjnore apo njerëzore: mbetet një dhuratë e vyer nga e cila vetëm pak qenie njerëzore mund të përfitojnë. Gottfried Mind ishte një djalosh i vogël dhe i vonuar. Nuk dinte të shkruante, nuk kishte as idenë më të vogël mbi matematikën dhe ishte në gjendje të shprehte vetëm koncepte bazë. Një ditë (jemi në fundin e 700), duke vëzhguar piktorin Sigmund Hendenberger teksa pikturonte një skenë fshati, u ndal në një detaj dhe tundi kokën: “Kjo nuk është mace”, tha. Piktori buzëqeshi dhe i dha në dorë lapsin. Djaloshi nuk u impresionua. Dhe bëri një kryevepër. Mind, që më vonë u bë për të gjithë Rafaelo i maceve, ishte një idiot savant, një term që do të futet një shekull më vonë nga mjeku John Landon Doën (i njohur sepse

gjendje ta konceptojë. Dhe çfarë bën një mendje e madhe me një imagjinatë të madhe? Shpik. Siç shkruante Alexander Gerard në librin e tij “En Essay on Genius” (1774): “Gjenia është ndoshta aftësia e shpikjes, përmes të cilës një njeri është i kualifikuar të realizojë zbulime të reja në shkencë apo të prodhojë në art vepra origjinale”. Sipas Gerard, kjo aftësi natyrore dhe e lindur e shpikjes, që në fushën artistike merr formën e krijimit të një vepre origjinale dhe në atë shkencore ka tiparet e një zbulimi të ri, mund të kultivohet përmes kulturës, por mbetet në fund të fundit një dhunti apo një talent i lindur, që “dija” nuk mund ta krijojë. Gjenialiteti pra është diçka e lindur, një dhuratë e natyrës apo hyjnore, që nuk mund të përftohet dhe as transmetohet, dhe kjo siguri është ruajtur e pandryshuar edhe në teoritë e mëvonshme filozofike. Me apo pa rregulla Aty nga fundi i Shtatëqindës, mbi gjeninë u zhvilluan dy shkolla mendimi. E para vinte nga lëvizja kulturore gjermane Sturm und Drang (Stuhi dhe shtytje) dhe thoshte që gjenia është teprim, e parregullt dhe bie ndesh me gjithë ligjet. Gëte shkruante: “Duhet kohë para se të thuash që gjenia është ajo forcë e individit që ofron ligje dhe norma përmes veprimit dhe veprës. Në atë kohë perceptohej vetëm si forcë që kapërcen ligjet ekzistues, duke përmbysur rregullat dhe duke u shpallur e pakufi”. Nga ana tjetër shfaqej gjithnjë e më autoritar zëri i një prej mendimtarëve që më shumë se të gjithë ka punuar për gjenialitetin, gjermani Immanuel Kant. Në vitin 1790, tek “Kritika e gjykimit” ai elaboroi idenë e gjenisë si talent për krijim që “i jep rregullat artit”. Sipas filozofit, vepra e artit (arti, asnjëherë shkenca. Për Kant gjenia ndeshet vetëm në krijimin artistik) është një produkt i ri, absolutisht origjinal, që nuk varet nga aplikimi i thjeshtë i rregullave ekzistues. Dhe duke qenë se talenti i përket pikësëpari natyrës, gjenia është një dhuratë që kjo ia bën njeriut. Kështu, kur gjeniu vepron me “gjeninë” e tij, është njësoj sikur natyra të veprojë përmes tij. Aq sa mendja gjeniale “nuk di” si vepron: është e frymëzuar nga dhuntia e saj, bën mrekullisht atë që bën, por nuk di të shpjegojë “si”. Në Europën e tetëqindës rikthimi tek ndjenjat fetare reflektohet edhe në spekulimin filozofik mbi gjenialitetin. Filozofi dhe kritiku letrar gjerman Fridrih Shlegel është një prej teoricienëve më të mëdhenj të kësaj qasjeje të re: për të gjeniu është një figurë e spikatur dhe pothuajse hyjnore që bashkon përsosmërinë me botën, infinitin me finitin, hyjnoren me njerëzoren. Krijueshmëria e gjeniut, sipas Shlegelit nuk është më ajo e gjenisë, as e talentit. Eshtë më shumë një forcë krijuese hyjnore që kapërcen limitet e njeriut dhe racionalitetit të tij. Për këtë arsye gjenialiteti mund të jetë në kufijtë e marrëzisë. Artisti krijues nuk është më ai që “i jep rregullat artit”, por një individ i pazakontë në gjendje të rrokë një të vërtetë superiore, të hyjë në komunikim me absoluten. Edhe në mendimin e Artur Shpenhauerit kthehet tema e ekscentricitetit: mendimtari i madh gjerman shihte gjeniun si një individ të jashtëzakonshëm, shumë i ndryshëm nga njeriu i zakonshëm dhe kaq i marrë sa të harronte fizikalitetin e tij, trupin e tij, nevojat e tij të vogla e të përditshme për t’u braktisur në një lloj deliri estetik dhe vizionar. Me Romanticizmin, rruga e gjeniut dhe ajo e njeriut me talent të madh u ndanë. Nikolaj Berdjaev në veprën e tij të 1916 “Sensi i krijimit” shkruante: “Natyra gjeniale mund të konsumohet pa mishëruar

»

15

në një kohë shumë të shkurtër. Ishte pikërisht historia e tij që frymëzoi personazhin e Raymond Babbit në filmin Njeriu i Shiut, i cili i dha një Oscar interpretuesit të tij, Dustin Hoffman. Por prej nga vijnë këto superfuqi? Në të kaluarën mendohej që këto aftësi të jashtëzakonshme ndoshta ishin një dhuratë nga Perëndia që u jepte personave të lindur pa fat. Sot, hipotezat janë të tjera. Aftësitë e kujtesës dhe ato matematikore në disa raste duket se janë të kushtëzuara nga aftësia për të shoqëruar ngjyra dhe emocione me informacione “të ftohtë” si numrat: është e ashtuquajtura sinestezia, një gjendje e rrallë që sjell kontaminimin e shqisave. Më në përgjithësi mendohet se kush lind me aftësinë e kujtesës së rrallë ka prirjen të zhvillojë edhe aftësi të tjera: tek shumë savantë është vërejtur një dëmtim në hemisferën e majtë, e cila lidhet me arsyetimin logjik dhe gjuhën, gjë që mund të kompensohet me një fuqizim të hemisferës së djathtë, më kreative, më muzikore dhe e pajisur me dhunti hapësinore. Një pikë nisje për të tentuar një shpjegim është fakti që të paktën në gjysmën e rasteve, savant-ët vuajnë nga autizmi. Në themel të kësaj gjendjeje mendohet të jetë aftësia për të kuptuar përmes imitimit: pra,

Galileo Galilei

Albert Ajnshtajn

Carls Darvini

i ka dhënë emrin sindromës që lidhet me trisominë e kromozomit 21) për ata individë që, përveç disa aftësive shumë të zhvilluara, kanë përgjithësisht aftësi mendore më të vogla se sa mesatarja. Savant (mbiemri idiot u braktis shumë shpejt) ishin edhe binjakët njujorkezë George dhe Charles Finn, që kanë jetuar në shekullin e kaluar dhe që janë mbiquajtur “kalendarët njerëzorë”: ishin në gjendje të thonin se në cilën ditë të javës qëllonte çfarëdolloj date në një hapësirë kohe prej tetëdhjetë mijë vitesh; arrinin veç të tjerash të kujtonin kushtet meteorologjike të çdo dite të jetës së tyre. Për nëse i pyesje “sa bëjnë dy edhe dy”, qëndronin të heshtur, dhe shihnin përreth të hutuar. Savant ishte edhe “I verbëri Tom” Wiggins, një afro amerikan i verbër dhe i vonuar mendërisht që megjithatë i binte pianos si një virtuoz i pakrahasueshëm: i mjaftonte të dëgjonte një melodi vetëm një herë për ta riprodhuar pastaj në mënyrë të përsosur. Superfuqia më e shpeshtë mes Savantëve, ka qenë gjithmonë kujtesa: që nga kujtimi deri në perfeksion i të gjithë rrjetit të autobusëve të një qyteti deri tek memorizimi i faqeve të tëra të listave telefonike, e deri në ripdohimin e itinerarëve të përshkuar gjatë udhëtimeve të ndryshëm, duke përfshirë edhe kthesat djathtas apo majtas. Më i famshmi ka qenë ndoshta Kim Peek (që ndërroi jetë në 2009), i cili ishte në gjendje të kujtonte fjalë për fjalë librat që lexonte (me një shpejtësi mbresëlënëse). Vec të tjerash kryente llogaritje komplekse

kush vuan nuk e ka prirjen natyrore për të nxënë si të tjerët dhe kështu është i detyruar të zhvillojë strategji alternative të të nxënit. Nuk është rastësi që “ishujt” e inteligjencës superiore duket se janë të përqëndruar në sektorët që mund të fuqizohen pa ndërvepruar me askënd (kujtesa, muzika, piktura, sensi i kohës...) Kjo vlen mbi të gjitha për sindromën e Asperger, ajo formë e autizmit në të cilën kompromentohen aftësitë sociale por jo aftësitë perceptuese dhe konjitive. “Asperger”-ët janë të tërhequr prej arsyetimit abstrakt, si ai matematik, dhe nga të gjithë veprimtaritë që synojnë të rendisin gjërat, si klasifikimet. Në të kundërt janë të painteresuar për ndërveprim me qenie të tjera nejrëzore, mesazhet e të cilëve, shpesh të bazyar në kuptime të dyfishtë dhe lojë fjalësh, janë të pakuptueshëm për ta. Eshtë e lehtë të nuihasësh që, me një botë mendore kaq të ndryshme, truri do të ndjekë një rrugë të paparashikueshme, deri në atë pikë sa të zhvillojë aftësi që mund të duken si superfuqi. Sipas disa spekulimeve mendohet të kenë qenë të prekur nga sindroma e Asperger disa prej gjenive më të mëdhenj të të gjithë kohërave, mes të cilëve Isaac Neëton në Shtatëqindën dhe Albert Einstein në Nëntëqindën, biografitë e të cilëve zbulojnë aftësi të jashtëzakonshme të lidhura me një prirje shumë të rrallë sociale. Pothuajse me siguri ka vuajtur prej saj kimisti skocez Henry Cavendish (17311810). Thuhet se hapte muret për të kaluar nga një dhomë e shtëpisë në tjetrën pa u vënë re.


16

N

« bota

ë frontin ekonomik, 2012 ishte një vit i përzier rritjeje të kujdesshme, befasish dhe hapash prapa. Ishte gjithashtu një vit lufte politike dhe trazirash globale, një kohë për të zgjidhur çështjet e mbetura dhe qëndrimet ideologjike. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Mil Arcega, megjithë shenjat e përparimit, rimëkëmbja ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera vazhdon të jetë e ngadaltë dhe e dobët, ndërsa fillon viti i ri. Në Shtetet e Bashkuara, përqindja e papunësisë ka rënë në nivelin më të ulët në katër vitet e fundit, tregu i shitblerjes së shtëpive është stabilizuar dhe tregjet financiare janë rimëkëmbur. Por ndërsa viti 2012 po mbyllet, është e qartë se rimëkëmbja nuk ka qenë aq e fuqishme sa ç’ishte shpresuar. Shtetet e Bashkuara nuk janë të vetme. Në përpjekje për të rregulluar ekonomitë e dëmtuara, ekonomisti konservator Richard Rahn thotë se qeveritë në gjithë botën vazhdojnë të shpenzojnë më shumë sesa të fitojnë. “Nëse vendet do të shpenzonin brenda mundësive, duke e mbajtur rritjen e shpenzimit në pothuajse të njëjtin nivel sa edhe rritjen ekonomike, nuk do të përballeshim me këtë krizë globale ekonomike”. Të tjerë thonë se matematika nuk është aq e thjeshtë. Një rast është për shembull Greqia ku masa të rrepta ekonomike, si kusht për një paketë të dytë shpëtimi kanë sjellë një recesion të thellë që ekonomisti Desmond Lachman thotë se kërcënon Eurozonën. “Ne po imponojmë masa shumë të rrepta financiare. FMN-ja e ka pranuar se këto masa nuk kanë funksionuar, megjithatë evropianët po këmbëngulin për të njëjtat masa që u shkaktuan probleme në vitin 2012, kështu që diçka duhet të ndryshojë”. Por lëshimet nuk do të jenë të thjeshta, veçanërisht në Washington. Pavarësisht nga javët e negociatave intensive, Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi ende nuk kanë arritur një marrëveshje për “katastrofën financiare”. Kushtet i referohen kombinimit të shkurtimeve të thella të shpenzimeve dhe rritjes automatike të taksave që fillojnë më 1 janar nëse nuk arrihet marrëveshje. Nëse nuk arrihet kompromis për pakësimit të borxhit kombëtar 16 trilionë dollarësh, ekspertët thonë se ekziston mundësia e recesionit. Problemi nuk është ekonomia amerikane, por një sistem politik jofunksional, thotë avokati i reformës fiskale Robert Bixby. “Mosfunksionimi politik është një rrezik më i madh sesa problemet ekonomike”. Duke pasur parasysh natyrën e tregtisë, një tronditje në ekoniminë më të madhe të botës do të kishte një efekt domino. Bruce Stokes është ekonomist në Qendrën Peë të Studimeve. “Një shprehje thotë se nëse ne na zë rrufa, botën e kap i ftohti prandaj nëse ne zhytemi në rececion, mendoj se të gjithë do të vuanin pasojat”. Pavarësisht nga përparimi i kohëve të fundit në Evropë, FMN-ja e ndryshoi parashikimin global për 2013-ën, duke përmendur rritje më të ngadaltë në tregjet në zhvillim. Kreu i Rezervës Federale Ben Bernanke thotë se kjo nuk është e pashmangshme. Ai u kërkoi ligjvënësve të tregojnë udhëheqje në kohë të pasigurta. “Pasiguri të tilla, vetëm do të thellohen nga mosmarrëveshjet dhe vonesat. Ndërsa bashkëpunimi dhe idetë për të sjellë qartësi fiskale, dhe në veçanti një plan për zgjidhjen e çështjeve afatgjata të buxhetit pa dëmtuar rimëkëmbjen mund të kon-

E hënë 24 dhjetor 2012 •

EKONOMIA SHBA “Motorri” i globit duhet të ndizet Shtetet e Bashkuara nuk janë të vetme. Në përpjekje për të rregulluar ekonomitë e dëmtuara, ekonomisti konservator Richard Rahn thotë se qeveritë në gjithë botën vazhdojnë të shpenzojnë më shumë sesa të fitojnë. “Nëse vendet do të shpenzonin brenda mundësive, duke e mbajtur rritjen e shpenzimit në pothuajse të njëjtin nivel sa edhe rritjen ekonomike, nuk do të përballeshim me këtë krizë globale ekonomike”. Të tjerë thonë se matematika nuk është aq e thjeshtë. Një rast është për shembull Greqia ku masa të rrepta ekonomike, si kusht për një paketë të dytë shpëtimi kanë sjellë një recesion të thellë

tribuonin në një vit pozitiv 2013 për Shtetet e Bashkuara”. Të dyja palët duket se po i afrohen kompromisit sipas së cilit taksat e amerikanëve më të pasur do të rriten. Por ndërsa një vit ikën dhe tjetri vjen, bota po pret të shohë nëse një vend i polarizuar politikisht, e ka ende vullnetin për të përballuar problemet që mund të kenë pasoja për pjesën tjetër të globit. Obama sfidë Kongresit Presidenti Barak Obama u ka thënë udhëheqësve të Kongresit të punojnë për arritjen e një marrëveshjeje për të parandaluar katastrofën fiskale, pra ngritjet e taksave më një janar dhe shkurtimin drastik të shpenzimeve që shumë ekonomistë thonë se do t’i shtynin përsëri Shtetet e Bashkuara në recesion. Paraqitja e zotit Obama në konferencë shtypi dje erdhi në valën e një pesimizmi të theksuar se marrëveshja mund të mos arrihet dhe pasi shumica e anëtarëve të Kongresit u lartuan nga Uashingtoni për pushimet e Krishtlindjeve. Të enjten, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bejnër, vendosi të paraqiste për votim një plan alternativ për taksat. Por ai nuk arriti të fitonte mbështetjen e republikanëve për propozimin e tij për ngritjen e taksave për ata që kanë të ardhura mbi një milion dollarë dhe u detyrua ta tërhiqte projektligjin, një disfatë kjo e turpshme për të. Presidenti Obama tha se kishte folur me zotin Bejnër në telefon dhe se ishte takuar gjithashtu me udhëheqësin e shumicës në Senat, Henri Rid. Presidenti u bëri thirrje atyre të gjejnë një zgjidhje të ndërmj et m e para fundit të vitit. “Brenda pak ditëve të ardhshme, unë u kam kërkuar udhëheqësve të Kongresit të punojnë për një paketë që të parandalojë ngritjen e taksave për shtresën e mesme të amerikanëve, për të vazhduar sigurimet e papunësisë për dy milionë amerikanë dhe për të krijuar kushtet për veprimet e mëtejshme si për rritjen ekonomike, ashtu edhe për uljen e deficitit. Ky është një objketiv i arritshëm. Kjo mund të realizohet në 10 ditë”. Duke thënë se “askush nuk sigu-

ron 100 për qind të çfarë dëshiron”, zoti Obama tha se me gjetjen e një zgjidhjeje të ndërmjetme, të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, ai do ta nënshkruante në ligj menjëherë para 1 janarit. Më herët, Bejnër mbajti përgjegjës përsëri Presidentin Obama për shmangien e katastrofës fiskale dhe Senatit të kontrolluar nga demokratët. “Prandaj nëse Presidenti dhe Kongresi nuk marrin masa, taksat do të ngrihet për pothuajse të gjithë amerikanët dhe shkurtimet shkatëruese të buxhetit të mbrotjes do të hynë në fuqi brenda 10 ditëve”. Senator Rid i bëri thirrje zotit Bejnër të lejojë votimin në Dhomën e Përfaqësuesve të propozimit të Presidentit Obama për ngritjen e taksave për ata me të ardhura 400 mijë dollarë në vit ose më shumë dhe tha se Bejnër nuk duhet të fajësojë zotin Obama ose demokratët. “Të na fajësosh neve për tradhtinë që ndodhi atje, zoti kryetar, është e pabesueshme”. Analistët paralajmërojnë për pasoja të rënda në ekonominë amerikane dhe në besimin e botës ndaj Uashingtonit nëse Uashingtoni nuk është në gjendje të zgjidhë divergjencat. Alan Blainder është profesor i ekonomisë dhe çështjeve publike në Universitetin Princeton dhe ish kryetar i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara. “Nuk i sjell asnjë të mirë vendit, veçanërisht një vendi të madh si Shtetet e Bashkuara, që të bëhet qesharak në sytë e botës dhe ne jemi bërë qesharakë në sytë e botës”. Profesori i ekonomisë në Universitetin Harvard, Martin Feldshtain, paralajmëron se Shtetet e Bashkuara mund të zhyten përsëri në recesion. “Nëse ekonomia jonë do të shkojnë përsëri në recesion, veçanërisht në një recesion të rëndë, do të dëmtohen importet nga pjesa tjetër e botës dhe për këtë ata shqetësohen, dhe natyrisht që ato do të kenë ndikim edhe në tregjet financiare”. Pas deklaratave të zotit Obama dje, një zëdhënës i Kryetarit Bejnër tha se Presidenti nuk ka paraqitur një plan të balancuar për uljen e deficitit, por Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve “ka shpresë” se do të kthehet pas Krishtlindjeve me përpjekejt për të gjetur një zgjidhje. Pasi i sfidoi ligjvënësit për të hartuar një plan të ndërmjetëm fiskal, Presidenti Obama u largua nga Shtëpia e Bardhë për në Havai për pushime me të shoqen, Mishellë Obama dhe vajzat, Sasha and Malia.


bota • E hënë 24 dhjetor 2012

»

17

N

a ishte një herë një mbret... Madje, ishin tre: një mbret-prift, një mbret-luftëtar dhe një mbret-perëndi. Janë modelet bazë të monarkisë, ndoshta forma më e lashtë e qeverisjes. Por fytyrat e kësaj figure paraprirëse të historisë kanë qenë në fakt shumë më tepër. Nuk dimë se si quhej i pari njeri i kurorëzuar. Por dimë që qytetet e lindur mes Nilit dhe Mesopotamisë më shumë se 6 mijë vite më parë qeveriseshin nga sovranë. Dhe që ai monarku i parë (nga greqishtja, “ai që qeveris i vetëm”) ka qenë ndoshta një shaman apo një prift. Paraardhësi i faraonëve egjiptianë, “Mbreti Akrep” i kronikave gjysmëlegjendare të Luginës së Nilit i njihte sekretet e vërshimeve të Lumit të shenjtë, të cilat dinte t’i parashikonte dhe si rrjedhim edhe ti shfrytëzonte. Kontrolli mbi rubinetin e prosperitetit egjiptian i siguroi atij një vend në majën e piramidës sociale. Ishin ata si ai që nisën të përdorin një prej shenjave më të lashta dhe më të përhapura të pushtetit: skeptrin, në formën e shkopit apo bastunit të komandës. Një shkop magjik që bashkën tokën dhe qiejt. Dinastitë Mbreti Luan ishte edhe paraardhësi i parë i asaj që disa egjiptologë e quajnë “dinastia zero”. Dhe nuk ka monarki pa dinasti. “Edhe monartkitë siç i kemi njohur prej shekujsh në perëndim bazoheshin në norma shumë të ngurta të linjës së vazhdimësisë”, pohon Maqria Antonetta Visceglia, docente e historisë moderne në Universitetin La Sapienza të Romës dhe autore e librit “Rite të oborrit dhe simbole të mbretërive”. “Vdekja e mbretit shënonte gjithmonë një moment pasigurie. Funerali mbretëror shërbente pikërisht për të projektuar në mënyrë publike sovranin e ri dhe për të shpallur vazhdimësinë e pushtetit”. Shpallja që në Francë shënonte kalimin nga një sovran tek tjetri (“Mbreti vdiq! Rroftë mbreti”) ishte në fund të fundit një shmangie e atij boshllëku të pushtetit. Sepse të mbeteshe pa monark ishte pak si të mbeteshe pa perëndi. Hyjnorë Gjithmonë në zonën mes Egjiptit dhe Mesopotamisë ndodhi që mbretiprift u ngrit nga një ndërmjetës mes njerëzve dhe hyjnive, në një perëndi në vetvete. Shumë shpejt edhe tek popujt që udhëhiqeshin nga luftëtarë, si ititët dhe persët, mbreti luftëtar i origjinës u shndërrua në një lloj perëndie. E madje edhe në Romë ku nga monarkia e kohëve të hershme (ndoshta me prejardhje etruske) ishte kaluar në qeverisje republikane, në fund të fundit ngrihej në qiell imperum (e drejta për të komanduar) duke u frymëzuar nga shembulli lindor. Hapin e madhe bëri Oktavian Augu=sti i hyujnizuar si Jul Cezar në vitin 42 para Krishtit. Por, prototipi ishte io mëhershëm: Aleksandri i Madh (356-323 para Krishtit). NJë model shumë efikas sepse lejonte, falë karizmës perandorake dhe ceremonive publike, që të mobilizoheshin masa të mëdha njerëzish. “Aleksandri ishte në të vërtetë pasardhësi i tiranëve grekë të shekullit IV para Krishtit, që ndoshta përfaqësonin eksperimentin politik me sukses më të madh pas krizës së demokracive (Athinë) dhe oligarkive (Sparta)”, shpjegon Mario Vegetti, një prej historianëve italianë më autoritarë sa i përket historisë së botës së lashtë. “Kishte hipur në fron

HISTORI ME KURORA

Na ishte një herë një mbret... Fitoret dhe humbjet, stili i qeverisjes dhe çuditë e burrave dhe grave që janë shndërruar në simbole absolutë të pushtetit. Origjina dhe fytyrat e shumta të një protagonisti absolut të pushtetit: monarkut si një pasardhës i ligjshëm i mbretit të Maqedonisë, por prestigji dhe pushteti i tij buronin nga pushtimet ushtarake dhe nga efikasiteti i qeverisjes. Për t’u bërë i pranueshem për popujt lindorë që kishte pushtuar kërkoi mbështjellën fetare, duke u prezantuar në Egjipt si bir i perëndisë Amon, ndërsa në Persi si mbret i hyjnizuar”. Pa mbret? Megjithatë, jo të gjithë shtetet e lashtësisë kishin sovranë. “Greqia, përpara Aleksandrit të Madh nuk njihte regjime monarkikë”, vazhdon Vegetti. Ndonëse dallimi mes mbretit (i legjitimuar nga prejardhja dinastike) dhe tiranit (mbajtës i një pushteti të paligjshëm) ishte i njohur në epokën klasike, gjuha e zakonshme shpesh herë nuk bënte dallim mes basileus (sovran) dhe tyrannos. Monarku absolut që nuk prekej fare prej ligjit konsiderohej si karakteristik në botën orientale. Aristoteli thoshte se të gjithë vartësit e Mbretit të Persisë gjendeshin në kushte skllavërie dhe tmerri e frika nga tirania ishin kaq të forta saqë vetë Perikliu (shekulli V para Krishtit) u akuzua për sjellje despotike nga ana e athinasve. Historiiografi Tucididi e përcaktonte regjimin e tij si “në teori një demokraci, por në fakt qeverisja e njeriut më të mirë”. Por Perikliu duhej të kishte gjithmonë kujdes sa i përket sjelljeve të tij në ansamblenë e qytetarëve, reagimeve të së cilës i druhej shumë”. Po ç’mund të thuhet për mbretërit që takojmë tek Iliada dhe tek Odisea? Agamemnoni, Nestori apo Uliksi ishin trashëgimi të një epoke në të cilën demokracia, në Greqi, ashtu sikurse kudo tjetër, nuk njihej ende. “Ishin mishërimi i fundit i wanax, mbreti i qytetërimit Mikenas (shekulli XVII-XII para Krishtit): një replikë, në shkallë të zvogëluar e sovranëve lindore”, vazhdon Vegetti. “Wanax mbretëron-

te në një shoqëri ku burokracia mbretërore kontrollonte veprimtarinë ekonomike, administronte drejtësinë, dominonte rrethinat. Por pushteti i saj ishte i kufizuar nga një klasë priftërinjsh nga e cila me shumë gjasa varej pushteti dhe ligjshmëria e saj”. Të parazgjedhur Pra, pak a shumë kuptimi i mbretërisë ka qenë gjithmonë i shoqëruar me shpjegimin: ruajtje e traditës dhe vazhdimësi e dinastisë. Në fakt nuk kishte mbret pa ritin që e shoqëronte në legjitimimin e tij dhe ku vihej theksi sidomos në karakterin e shenjtë të tij. Më i rëndësishmi i këtyre riteve, me origjinë shumë të largët, por i perfeksionuar në Mesjetë, ishte ai i konsakrimit: “Artikulohej në faza të ndryshme: veshja, betimi, dorëzimi i flamurit dhe kurorëzimi”, thotë Maria Antonetta Visceglia. “Ishte një rit kalimi të pushtetit që transformonte protagonistin (princin zakonisht) duke e shndërruar në persona mixta¨ një njeri që kishte diçka hyjnore në vetvete”. Shumë rite konsakrimi parashikonin, përpara dorëzimit të simboleve, vajimin: një lloj pagëzimi mbretëror. “Që atëherë, mbretërit “barbarë” visigotë vajiseshin përpara se të hipnin në fron, por riti e ka origjinën që në konsakrimin e Pipinit të Shkurtër, 791”. Sovranët e Francës dhe të Anglisë pas vajimit thuhej se përftonin edhe fuqinë e shërimit, me prekjen e tyre, nga disa sëmundje. “Nga ana tjetër, jo të gjithë “vajiseshin”: nuk bëhej kjo me mbretërit e Kastijës dhe Aragonës, as edhe ata të Spanjës. Në çdo rast, mbretërit perëndimorë nuk bëheshin asnjëherë mbretër-priftërinj si homologët e tyre bizantinë”. Edhe sepse në Evropë ekzistonte tashmë një sovran absolut, i cili bashkonte pushtetin spiritual dhe atë tokësor: Papa. Kundërfuqi Hyjnor apo gjysmëhyjnor, po

të vëresh me kujdes asnjë mbret nuk ka qenë me të vërtetë “i vetmi në komandë”. Pushteti mbretëror duhej të bënte llogaritë edhe me kundërpushtetet apo kundërfuqitë, të forta në një slalom mes komplotesh dhe uzurepatorësh. Faraonëve u kundërvihej kleri i qyteteve të shenjtë (Menfi, Abidos, Karnak). Perandorëve romakë u kundërvihej aristokracia e senatorëve. Ata bizantinë kishin të bënin me peshkopët. Nga ana tjetër, Papa (i vetmi monark absolut që është ende në fuqi në perëndim) që me fillimin e viteve një mijë ngriti një kurth të suksesshëm ndaj sovranitetit të perandorëve gjermanë. Ndërsa në Angli, ishin baronët që vunë në frerë pushtetin e mbretit me anë të Magna Carta-s (1215), që është praktikisht embrioni i monarkisë kushtetuese. Madje edhe sovranët e Francës (të paktën deri në “revolucionin absolutist”) të Luigjit XIV kishin të bënin shumë me eminencat gri, si kardinalët Richelieu dhe Mazarino. “Sipas disa historianëve, absolutizmi është një mit, një legjendë”, shpjegon Visceglia. “Pushteti i sovranit ishte i kufizuar nga ai i rendeve të tjerë shoqërorë: privilegjet e fisnikërisë, gjykatat e drejtësisë, të drejtat e profesioneve, ushtrisë dhe bashkimeve të qytetarëve, instancave të parlamenteve”. As edhe ancien regime nuk ishte monolit: ishte një shoqëri komplekse, e përfshirë nga konfliktet. “Prej këtyre konflikteve, institucioni monarkik pësoi ndryshime gradualë: e demonstruan në mesin e viteve 600 revolta kundër absolutizmit e dinastisë Stuart në Angli (Karli I kishte shpërndarë Parlamentin), Fronda franceze dhe revolucioni i vitit 1789”. Përplasje që transformuan, në një periudhë afatgjatë shumë mbretëri në monarki parlamentare dhe sovranët e tyre në krerë “të thjeshtë” shteti. E megjithatë, miti i “Mbretit të Madh” vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj

dite në atributet që ne i japim persait Kir, “i Madhi”, Aleksandrit dhe Karlit “të Madh”, Frederikut dhe Pietrit “të Madh”. Modele “Të mëdhenj” ishin një kohë sovranët që shndërroheshin në modele për t’u ndjekur nga pasardhësit e tyre”, shpjegon eksperti. “Si mbretëritptofetë të Testamentit të Vjetër, “të drejtët” David dhe Solomon, apo themeluesi i perandorisë së parë që bashkoi Lindjen dhe Perëndimin, Aleksandri i Madh. Nga figurat e tyre të idealizuara burojnë tiparet kryesorë të sovranitetit të bazuar në parimin e madhërisë dhe mbi virtytet e drejtësisë dhe barazisë, por edhe ata të shenjtërisë”. Pushtimet ushtarakë dhe diplomatikë kishin rëndësi, por fatin e një monarku të mirë e bënte mbi të gjithë shenja e mirë që kish lënë pas për pasardhësit. “Madhështia në arkitekturë ishte tashmë shenjë madhështie”, pohon Visceglia. “Por të lëvdoje dhe ngrije lart një mbret si të shenjtë, kjo qe një shenjë që po lartësonte të gjithë dinastinë. Kështu, fama e një monarku ndërtohej pas vdekjes së tij, duke i atrubuar kronaka dhe portrete, apo edhe episode çudibërës. Sovranët e të tjerëve, nga Amerika në Kinë Figura e mbretit është universale. Bëjnë përjashtim popujt nomadë (që megjithatë kanë pasur edhe ata mbretër-luftëtarë të mëdhenj, si huni Atila apo mongoli Genghis Khan). Përtej oqeanit, në perandorinë e Inkasve në Ande mbreti, Qhapaq Inca konsiderohej me origjinë hyjnore dhe si i tillë edhe nderohej. Pak a shumë në të njëjtën periudhë në Meksikë mbretëronte një tjetër perandor, ai i Aztekëve. Ndërsa Majat ishin të organizuar në qytete-shtete që përgjatë historisë së tyre mijëvjeçare qeveriseshin nga sovranë të dinastive. Edhe në Azi, monarkitë me trashëgim kanë qenë gjithmonë në plan të parë: nga India e perandorisë Moghul tek Kina, mozaik etniko-politik i “homogjenizuar” vetëm nga centralizimi prej figurës gjysmë hyjnore të perandorit, deri tek mbretëria Khmer në Kamboxhia. Mbreti-luftëtar i stepave orientale ishte në fakt Khani i Madh i perandorisë mongole. Absolutizmi i tij i bazuar në forcën ushtarake shërbeu si model për carët rusë dhe perandorinë e tyre centraliste.


18

« dossier

E hënë 24 dhjetor 2012 •

Ngritja dhe mitizimi i institucionit famëkeq

F

Nga Albert Kotini antazma e komunizmit krijoi demonët e vet për frikësimin e një populli të tërë për t’i larguar nga besimi te Zoti, te virtyti dhe mandej të rreshtohej për një shoqëri utopike e inekzistente. Kështu ishin të bindur si delet e partisë, ku barinjtë ishin nga raca e shërbimit sekret, ndërsa ujqër do të konsideroheshin ata që rrezikonin lirinë, demokracinë e këtij lloj individi. Koçi Xoxe në funksionin e drejtorit të Mbrojtjes së Popullit, sipas dokumentit të këtij dikasteri me numër 991/3, porosit: “Të mblidhni sa më shumë rreth vetes injorantë, fshatarë, çobenjë mali për t’i përdorur si të doni në emër të vijës së partisë...” Edhe vetë Koçi Xoxe si i tillë u zgjodh. Të kuptohet mirë se të papërgjegjshmit janë armiqtë organikë të lirisë. Këta lloj të papërgjegjshëm janë dy tipash: ata që kanë frikë nga të tjerët dhe ata që kanë frikë nga vetvetja. Në të dyja rastet përfundimi është i njëjtë: sa më tepër të këqija prej frikës së marrjes së pushtetit të kenë bërë, aq më të sigurt e më të kënaqur ndihen ata kur ky pushtet mbijeton edhe nën tokë, por i ripërtërirë si krim apo hajdutëri. Shtetin enverist e panë si një at të madh, duke iu lutur për t’i bekuar mëkatet e bëra. Kjo sepse sigurimsi, në vend që të ketë besuar ndonjëherë te liria, ka besuar kurdoherë në mitin e tundimit amoral. Ata besojnë gjithmonë në ekzistencën e disa lloj substancave, apo siç quhen, të kospiracioneve, deri në ata kufij që nuk mund të jetosh dot ndryshe. I vetmi shpëtim i tyre është nëntoka, jeta e urithit, duke përfituar nga “shteti demokratik babaxhan”, si fenomen pa ligje e rregulla. Oh, sa mirë! Mëkatet e vjetra të shtyjnë tek të rejat, sepse tundimi i pasurisë shfaqet për hajdutë e kriminelë si një fryt i pandaluar, edhe pse imagjinata është kategorikisht e pranishme në zonën e ferrit. Kjo imagjinatë e sigurimsit penetron në një situatë të re në të gjitha shijet e jetës. Kështu, më kujtohet një sigurims që deklarohet me krenari për bizneset e veta, fëmijët në SHBA dhe në Europë dhe që e kalonte kohën me lojërat e fatit. Në pyetjen që i bëra më tregohej i “çiltër”, se tashmë e mahnitnin muzika e huaj, dashuritë me zoçkat dhe nuk mbaronte së treguari... Kur në përkujtesën ngazëlluese të tij e ngacmova për faktin se për këto kënaqësi të tij kishte dënuar me vdekje mjaft të rinj (i njohur me emra dhe mbiemër si i tillë), menjëherë m’u shfaq në një shpërfillje befasuese aktuale se “këto gjëra fatale duhet të ndalohen për t’u publikuar”. Sigurimsi e quante hapjen e dosjeve një lloj kryqëzate ndaj kohës së djeshme, njëlloj sikundër drogës së sotme.” Çudi, - i thashë, - mjaft sigurimsa janë të konvertuar në biznesmenë fitimprurës të drogës apo të shkrirë në drejtësinë shqiptare!” Në këtë mënyrë i lexova këtë paragraf nga buletini numër 2, sekret me numër 000 896, muaji shkurt 1967: “Ministria e Punëve të Brendshme dhe organet e saj kanë një platformë që u ka caktuar Partia, të cilën, me përjashtim të pikave speciale, që përcaktojnë mënyrën sekrete të veprimeve, duhet ta njohë udhëheqja e Partisë në rreth, përndryshe ajo nuk ka as si i kontrollon, as si i ndihmon organet e punëve të brendshme.” Vallë për këto pika speciale, që kanë ekzekutuar sigurimsit në të gjitha strukturat e shtetit tonë do të ngelen të pazbardhura për t’u futur në morg?! Sigurimsit përvojën e tyre gjakatare ia injektuan shoqërisë edhe në vitet 1991-2006, kohë në të cilën është sjellë vetëshkatërrimi i tyre, por më tepër mosdenoncimi i mëkateve në popull. E vetmja gjë që mund të bëjnë këta të papërgjegjshëm të sëmurë është të shtrojnë pyetjen: a mund të bashkëjetohet në një pavijon për t’u kuruar në shoqërinë shqiptare? Nga cili këndvështrim kulturor dhe shoqëror, unanimitet mund të diskutohet me ta? Bashkësia demokratike është ajo e formuar nga individët, të zotët, që të shkulin këta urithë e të ngrenë lartësitë e një mirëkuptimi të reformës. Në një demokraci moderne duhet të ekzistojë një bazë e vetme që e bëjnë ligjet. Mbi këtë bazë të vetme ndërtohet shumëllojshmëria e formave të jetës. Pa u zgjatur për kohën çështja shtrohet: a bëhen dot njerëz sigurimsit? Është e qartë se një embrion apo një fetus nuk është një fëmijë nga i njëjti motiv për të cilin një vezë

Sigurimi i Shtetit,

të gjithë nën syrin e partisë nuk është një pulë. Mirëpo pularia e sigurimit ka bërë shumë vezë, që dikush, sapo e ka ngrënë një omëletë nga këto vezë, harron se janë vezë gjarpri. Kështu situata përkeqësohet, në rast se pas “shpërthimesh me mina” në ndonjë vend dalin me mijëra gjarpërinj, të cilët mund të kenë shekuj në strofujt e tyre, për të kërkuar gjahun e gjakun. Kur vdes ndonjë sigurims, populli thotë: “Iku dhe një hale nga kjo botë”, sepse shkatërruan racën shqiptare, si një kategori sociale të biotipit kriminel të vetvetes dhe shoqërisë. Autopsia gjen tipare të veçanta në këto morgje, por jo te zorrët e ngatërruara të tyre, por te koka e spiunëve, e për shkencëtarët e antropoligjisë përcaktohen si një fenomen i rremë shoqëror. Spiunët kanë cilësi që nuk të shohin në sy, por mbi të gjitha mund të vrasin edhe njeriun e shtëpisë. Sipas mendimit analitik, që dallon një njeri spiun nga një njeri i ndershëm, historia e antropologjisë evoluimin e saj nëpër këto ambiente të rrezikshme të sistemit komunist e quajti “stalla e ngrohtë”, ku edhe Niçja zgjodhi kaviet e veta njerëzore për studim. Gjenetikisht spiuni përbën edhe elementin e dyzuar njerëzor të njerëzve, ku venomet gjenetike përgatiten në epruveta të veçanta të njeriut të ri, që s’ka të bëjë fare me AND-në e sotme. Këta lloj prodhime spiunësh të ushqyer me “rasat” të çdo lloji morën ne luftën e klasave edhe një seleksionim të tillë racash, sa do ta kishte zili edhe vetë Darvini, që e studioi evolucionin e tij midis kafshëve. Spiuni gjenetik në shoqërinë shqiptare ka dhënë kështu një pasurim shkencor për këtë fushë, sidomos aktualisht, ku diskutohet përmbysja e teorive të Frojdit apo të Darvinit si çështje biologjike. Kur je i rritur si element spiuni në enklavën 50-vjeçare enveriste, eksperimentet e përshtatjes së postdiktaturës, sipas gjeneve të kësaj vazhdimësie, bëhen të papranueshme për ekzistencë. Ata janë vetëm të përgatitur dhe të denjë për vepra sa më makabre, kjo sepse trashëgojnë reflekse të lindura, të cilat kultivojnë jetesën më të keqe në shoqëri. Si të tillë, ata duhen pastruar sa më shpejt për të mos infektuar shoqërinë, sepse aq sa mund të ndahet hidrogjeni, aq mund të kuptohen metaforat e misticizmit që të servir spiuni drejt të panjohurave akoma më të rrezikshme. Shkrimtari i periudhës së realizmit socialist Drago Siliqi, u thirr me shpejtësi për t’u bërë bashkëpunëtor i Sigurimit. Dragoja u tregua i zgjuar dhe e shprehu këtë kërkesë në organizatën bazë të Partisë, të cilët u befasuan. Pa e zgjatur se ç’ndodhi, shkrimtari shpëtoi pa u bërë bashkëpunëtor, sepse u mbajt te parimi “partia mbi të gjitha”. Kështu, çështja e bashkëpunëtorëve të Sigurimit është e ndërlikuar, sepse është ndryshe kur pranon vullnetarisht të bëhesh i tillë dhe ndryshe kur të vënë koburen te koka nëpër burgje, apo më keq kur të futin provokatorë profesionistë të rekrutuar. Me detyrim janë të rekrutuarit e parë nëpër burgje, të cilët nuk i kanë rezistuar dot dhunës, të çdo forme. Për sa u përket bashkëpunëtorëve vullnetarë, ata janë subjekt i studimeve për njerëzit me vese, deri në qenien kriminelë. Janë bërë legjendë e deri në mitizim sigurimsit profesionalë, si Nevzat Haznedari, Skënder Kosova, Vaskë Koleci, Niko Ceta e qindra të tjerë në mënyrat e tyre mizore të rekrutimit për bashkëpunëtorët. Nocioni i zbulimit të grupeve armiqësore në historinë e Sigurimit ka të bëjë me një imagjinatë frike, që sjell në mendjen e një të sëmuri psikik paranojak, ku spiunohej me qëllim të posaçëm njëri-tjetri, pa objektiva profesionalizmi. Kështu janë tri grupe ku aktualisht zien debati brenda vetë spiunëve. Grupi i parë përfshin ish-funksionarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri tek ekzekutivi i tyre në bazë. Këta janë eprorët e gjithë veprimtarisë së Sigurimit në çdo qelizë të popullit, të cilët justifikohen se në këto funksione i vuri partia. Grupi i dytë përfshin të gjithë linjën


dossier • E hënë 24 dhjetor 2012

sigurims-hetues-prokuror-gjyqtar për të bërë “drejtësinë” e po kësaj partie. Grupi i tretë përfshin të gjithë bashkëpunëtorët e vegjël dhe të mëdhenj, por që kontrollohen nga dy grupet e mësipërm. Mirëpo në krahasim me tri grupet e mësipërme agjentura e rekrutuar prej të huajve po spostohet nga “trajtimi” i kësaj ligjshmërie, kur kalohet lehtas fakti kombëtar që një ish-sigurims ka marrë edhe dosjet informative me vete jashtë shtetit, ose jashtë strukturës formative shtetërore. Konceptualisht historia e dosjeve nuk mund të evidentohet nga subjekte te dyshimta të saj. Ka një eveniment shoqëror edhe sot e kësaj dite, që përmendet si vendngjarje pozicioni historik i Enver Hoxhës, duke i dhënë karakter shtetëror lukunisë së dosjeve që mbolli imagjinata e këtij diktatori. Dihet se në këtë rast nuk mund të kemi burim të së drejtës shtetërore, po nëse ndonjë deputet si Paskal Milo publikon nevojën e njohjes historike të ish-diktatorit, atëherë le të sigurohemi se historia nuk është kriminalogji. Kështu historiani-deputet Paskal Milo ka një të shkuar me dosje, e cila konfiguron këto të dhëna: dy djemtë e dajës të arratisur në Greqi, ndërsa daja e vet ka vdekur në burg; fisi i nënës është cilësuar “kulak”, ndërsa babai ka qenë partizan dhe oficer rezervist, duke punuar në detyra deri kryetar i zyrës së PTT-së në Tiranë; ka pasur të afërm në SHBA. Paskalit i është dhënë bursë për në Universitet, dega filologji dhe pastaj si mësues në shkollën 11-vjeçare të Himarës. Po kështu edhe i vëllai, Sokrat Koço Milo, mbaroi me bursë Fakultetin e Inxhinierisë elektrike në vitin 1960. Atëherë, duke ditur faktin e pakontestueshëm që shkolla ishte element biografik, mund të dyshojmë se figura e Paskal Milos nuk ka ndonjë ndryshim nga ajo e ish-diktatorit. Mitizimi i Sigurimit të Shtetit me origjinë sllave Rusët kanë qenë në Shqipëri si njerëz të Revolucionit të Tetorit, por në mënyrë ilegale që në vitet 1917–1919. Kështu, sipas një ngjarjeje të ndodhur realisht, është treguar nga e bija Ibrahim Gjakovës në vitin 1986 kjo situatë: Në mënyrë ilegale vjen në Durrës për të kaluar në Rusi një person i panjohur për Ibrahim Gjakovën, të cilin e takoj për ndihmë në cilësinë komandantit të xhandarmërisë në Durrës. Ibrahim Gjakova u bë më vonë anëtar i KONARE-së. Këtij rusi të panjohur Ibrahimi i jep dy xhandarë me vete dhe udhëzime për t’u kujdesur rrugës për në Gjakovë, e prej këtej të mbërrinte në Rusi. Dhe kështu ndodhi. Në vitin 1925 Ibrahim Gjakova shkon me Fan Nolin, pas dështimit të revolucionit, në Vjenë dhe aty thirret nga ambasadori rus për t’u takuar në legatë. Në këtë legatë ruse në Austri Ibrahimit i jepen 100 napolona flori dhe falënderimi për ndihmën që i dha një rusi në Durrës. Ky njeri i panjohur ishte Beria. Ky i fundit i thotë të dërgonte tre studentë në Moskë. “I çova, - thotë Ibrahim Gjakova, - Ali Kelmendin dhe Sejfulla Malëshovën, sepse nuk kisha një student të tretë.” Kështu, për të folur mbi organizimin agjenturial në Shqipëri, specifika e saj nis pas Revolucionit të Tetorit për të sjellë bolshevizmin në Shqipëri. Për sa i përket Luftës Antifashiste, agjentura komuniste e krijuar më 20 mars 1943, u intensifikua dhe organizua në veçanti pas Konferencës së Mukjes, me një intensitet të OZNA-s jugosllave, për goditjen fshehurazi të gjithë nacionalistëve shqiptarë që pretendonin kufijtë etnikë. Janë me dhjetëra dosje që dokumentojnë të gjithë ata shqiptarë të likuiduar nga sigurimi shqiptar, që në radhët e Ballit Kombëtar, të cilët pretendonin në veçanti Kosovën. Po kështu, më saktë mund ta përmbledhim një evoluim të shkurtër të jetës së sigurimit në këto tri metoda praktike: 1. Nga 20 marsi i vitit 1943 deri në fund të vitit 1948 ka funksionuar si agjenturë, e rekrutimit edhe nëpër burgje nën devizën “asnjë bashkim të burgosurve ordinerë me ata politikë, sepse infektohen”. Këtë infeksion të nacionalistëve me komunistët agjentura serbe e ka pasur shumë merak në të gjithë Luftën Antifashiste në Shqipëri, e argumentuar kjo në të gjitha vrasjet prapa shpine dhe vëllavrasjet që kanë ndodhur, gjithashtu. Mirëpo argumentimin më të mirë të diktimit të OZNA-s ndaj Sigurimit shqiptar e japin fakte të tilla të dokumentuara si vijon: Në fondin arkivor të Brigadës III Sulmuese, viti 1945, dosja 29, jepen 87 emra kosovarësh që kanë dezertuar nga kjo Brigadë dhe që iu dorëzohen OZNA-s. Pothuajse në të gjitha dos-

jet e divizionit V-VI sulmues shqiptar në Kosovë, përmbahen të dhëna për operacione të përbashkëta me Armatën V jugosllave për kapjen dhe asgjësimin e forcave nacionaliste kosovare, të cilat informoheshin dhe drejtoheshin nga OZNA. Ka aq shumë shembuj e dokumente, saqë brezat do të kishin se ç’të mësonin nga emblema historike mbi këtë çështje. Po kështu OZNA, dhe më vonë UDB-ja, në bashkëpunim me Sigurimin shqiptar ka një mal me ngarkesa kriminale që kanë të bëjnë, me eliminimin e patriotëve të Kosovës, nga njëra anë, por edhe të ashtuquajturve “emigrantë kosovarë” në Shqipëri. Në librin “Materiale të sesionit I shkencor të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tipografuar si tekst në 250 kopje dhe i konsideruar “tepër sekret” më 25 tetor të vitit 1969, nga faqja 7-83 jepen të gjitha bëmat e Sigurimit dhe UDB-së si një “lavdi” që iu anatemua Koçi Xoxes, atëherë si ministër i Punëve të Brendshme. Porse kjo ide përbën një alibi faktike mbi realitetin e ngjarjeve kriminale në vend, që duhet studiuar dhe dokumentuar nën vërtetësinë e dyshimit.

2. KGB-ja, e krijuar në mars të vitit 1954, i quajtur “Komiteti i Sigurimit të Shtetit” në BRSS, në historikun e shërbimit sekret rus, që e ka zanafillën në vitet 1565-1572, në kohën e Ivanit të Tmerrshëm, determinoi menjëherë në Shqipëri në vitin 1948. Metoda e parë u ndie në përpunimin e të burgosurve, por me një devizë të re, ku të ishin të bashkuar të burgosurit politikë dhe ata ordinerë. Kjo e quajtur në mënyrë figurative “gulashi rus”. Në këtë periudhë ekzistojnë mjaft dokumente të Sigurimit të Shtetit të reflektuara në gjyqet alibi për “tradhtarët”, në veçanti ata antirusë. Në vitin 1956 revolucioni hungarez e frikësoi Enver Hoxhën dhe për këtë i vuri detyrë Sigurimit që të pastronte Tiranën nga antisovjetikët. Ekzistojnë mjaft dosje që përmbajnë shtimin e radhëve të bashkëpunëtorëve nëpër burgjet shqiptare të kundërshtarëve të regjimit dhe të vullnetarëve rekrutë jashtë saj. 3. Me prishjen e marrëdhënieve me sovjetikët Sigurimi shqiptar përvetësoi metodat kineze, të cilat konsistonin në dukuri të tilla ku dënohej një ordiner dhe futej në kategorinë e të dënuarit

»

19

politik si i rekrutuar. Ka shumë dosje të tilla në funksion të metodës së rekrutimit nga Sigurimi. Kështu, p.sh., Eqerem Kavaja, kur doli nga burgu, kishte dhënë një deklaratë për një të burgosur ordiner se kishte ngrënë me të bukë. Kjo i shërbeu këtij të fundit të merrte edhe statusin e të burgosurit politik, edhe pse njihej si i rekrutuar i Sigurimit. Një spiun politik është tepër i rrezikshëm, sepse dihet që një status të tillë mund ta marrin shtetasit që përfitojnë vetëm nga një akuzë politike. Kështu kanë dalë nga burgu mjaft të burgosur ordinerë, të cilët mbushin radhët e të burgosurve politikë, duke punuar akoma për Sigurimin, që sidoqoftë është ende mental. Në lidhje me këto metoda të rekrutimit kinez të burgosurit politikë kishim krijuar antisigurimin, që lajmëronte nëpër burgjet e tjera për ata që dyshonin. P.sh, në vitet 1980-1985 të burgosurit Osman Kazazi dhe Hafiz Koçi përgatitën një trakt në burg për të inkurajuar të burgosurit, sepse për çdo 2-3 ditë varnin veten apo i varte Sigurimi. Historiku i burgjeve që nga viti 1946-1990 është mbushur plot me ngjarje të rekrutimit nën autoritetin e drejtorëve të burgjeve, që ishin nën urdhrin e plotët Sigurimit të Shtetit. Drejtori i parë i burgut 313 të Tiranës ka qenë Aristidh Qendro (zjarrist - grupi komunist), të cilin e pushkatoi Enver Hoxha në fillim të vitit 1945. Pastaj erdhi si drejtor Janaq Karapataqi, i cili mbahet mend për mirë nga të burgosurit. Në vitin 1947 ishte Thanas Dhimo. Në këtë kohë u rekrutuan mjaft spiunë, në veçanti ata që ishin me Ballin dhe të ashtuquajtur “reaksionarë të Veriut”. Pa e zgjatur zhargonin, mund të themi se kanë mbetur si tmerri i Sigurimit nëpër burgje emra të tillë si Maqo Pecani, Skënder Kosova, Nesti Kerenxhi etj. Bile Skënder Kosova në kujtimet e tij për Shefqet Bejën thoshte me mburrje se të gjitha ia kishte bërë këtij njeriu për ta thyer, por ai nuk foli deri në varje. E theksova çështjen e burgjeve sepse nuk është folur asgjë për faktin e këtyre bashkëpunëtorëve të rekrutuar nëpër këto birucat e hetuesisë në mënyrën më shtazarake për t’u pasur zili edhe nga studiuesit më të mirë të shkencës së psikologjisë kriminale. Pikënisja e metodave më shtazarake të krimit komunist që ka iniciuar Sigurimi mund të studiohet në ngjarjen e 12 nëntorit 1944 në bodrumet e hotelit “Bristol” të Tiranës, ku informatorët e parë të Këshillit Nacionalclirimtar çuan në vrasjen pa gjyq të Ismail Petrelës, Vasil Kokalarit, Mumtaz Kokalarit, Nebil Çikës e plot 12 vetë, duke i lënë të qelbeshin në bodrum, aq sa Koçi Xoxe dha urdhër të varrosen natën pas dhjetë ditësh, sepse, sipas tij, na u qelb Tirana e çliruar. E këto vrasje i bënte Kristo Themelkoja. Po kështu mbahet e fshehur edhe masakra e Shipskës, ku Nevzat Haznedari e frikësoi popullin e asaj krahine aq shumë, sa edhe sot nuk flasin se si është e vërteta e 170 vetave të pafajshëm. Pas prishjes me kinezët Sigurimi i Shtetit u bë simbiozë e gjithë përvojës së mëparshme dhe deri në vitin 1990 informacionet e bashkëpunëtorëve funksiononin në çdo farefis, lagje e qendër pune, saqë planëzimet për t’u dënuar, si një sukses i zbulimit dhe kundërgoditjes që jepte partia, ishin qs nuk kishte muaj pa të burgosur. Janë mbi 500 faqe informacione të ushtrisë të vitit 1974-1975 për spastrimin e grupit tradhtar të Beqir Ballukut dhe me qindra dosje që shoqëruan spiunët për spiunët e mëparshëm, të cilët Enveri i futi për të ngrënë kokën e njëri-tjetrit. Le të përballemi me një fakt tronditës. Është fjala për dhomën numër 14 në bodrumin e Ministrisë së Brendshme, ku Mehmet Shehu dhe Kadri Azbiu kishin përgatitur dosjet, duke përshirë edhe vetë Enver Hoxhën. Gjuetia e njerëzve më keq se në këtë cep të globit nuk kishte se ku të mbërrinte. Krijime dosjesh të pakuptimta, por të etura për më shumë gjak e ndjenjë humane nga nervat e kriminelëve. Agjencia Amerikane e Zbulimit Kombëtar (CIA) në platformën e saj të rekrutimit ka si qëllim përfshirjen e shpirtrave të lirë, atdhetarë që mund t’i shërbejnë në çdo situatë kombit. Nuk besohet ajo që ka ndodhur në Shqipëri gjatë diktaturës, duke u vlerësuar asimilimi i taktikës kombëtare nga elementët shtetërorë, pasi nuk konfigurohet asnjë territor ku veprimtaria njerëzore të këtë ushtruar apo dokumentuar ekzistencën e saj shoqërore, duke zhdukur entitetin institucional. Kemi të bëjmë kështu me një metamorfozë prehistorike, që ka pak gjasa të ketë ndodhur, si një manifestim i diversitetit natyror, por që i ashtuquajturi “Sigurim” na e trashëgon si rrezikun potencial, të cilin mbarë bota e konsideron terrorizëm.


20

«

Titulli: Kërkime prehistorike Autori: Dr. Muhamet Bala Monografi

K

ohët e fiundit, shtëpia botuese “Toena” botoi monografinë e Dr.Muhamet Bela, “Kërkime prehistorike në bashkimin e Drinit”. Në rreth 360 faqe përfshihen dhe foto e tabela të ilustruara, në të cilat trajtohet në mënyrë të hollësishme kultura prehistorike dhe ilire në pellgun e Drinit (Dardania Perëndimore). Kjo monografi përbën një ndihmesë në plotësimin akoma më të gjerë të kuadrit të zhvillimit prehistorik e protohistorik të kësaj treve dhe në përgjithësi të zonave tona verilindore. Qëllimi i kësaj monografie është që të paraqesë në mënyrë sa më të plotë të dhënat e fituara nga gërmimet e bëra në disa vendbanime të hapura, shpellore, të fortifikuara dhe varreza tumulare të këtij rajoni dhe, njëkohësisht, të trajtojë, për aq sa e lejon lënda arkeologjike e zbuluar, disa probleme me karakter kulturor, etnik dhe ekonomiko-shoqëror. Monografia është rezultat i një pune kërkimore e studimore disavjeçare të kryer në terren dhe kabinet dhe mbështetet mbi një lëndë relativisht të pasur e të larmishme të zbuluar në katër vendbanime prehistorike dhe protohistorike e katërmbëdhjetë tuma të gërmuara nga ana e autorit, si dhe nga gërmimet e studimet sistematike të kryera në trevën dardane nga kolegë të tjerë. Lënda arkeologjike përbëhet nga qer-

Librari

amikë, nga lloje të ndryshme armësh të punuara prej bronzi e hekuri, si dhe stoli bronzi, qelqi, qelibari etj. Me interes të veçantë janë ndjekur edhe botimet arkeologjike mbi kulturën ilire në tërë shtrirjen e saj e në truallin ku kanë banuar ilirët, brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, veçanërisht në trevën iliro-arbërore të Kosovës, si dhe mbi kulturat fqinje bashkohëse, si të Maqedonisë etj. Monografia përbëhet nga pesë kapitujsh. Në kapitullin e parë jepet një vështrim mjaft i hollësishëm gjeografik, gjeofizik dhe ekologjik për territorin e Drinit, i ndjekur nga një historik i kërkimeve arkeologjike të kësaj zone. Objekt i kapitullit të dytë janë studimet e vendbanimeve neolitike, eneolitike dhe ato të bronzit, të cilat pasohen nga vendbanime të epokës së hekurit të hershëm. Këtij kapitulli i përkasin vendbanimi neolitik i Kolshit,vendbanimi prehistorik i Pusit të Thatë, vendbanimi shumështresor i Vlashnjës, si dhe vendbanimet e Korishës e Pogragjës. Tërhiqet vëmendja në faktin se studimi i këtyre vendbanimeve është me shumë interes, pasi lënda arkeologjike e zbuluar në to krahas materialeve të neolitit dhe eneolitit, ka ofruar dhe materiale të epokës së bronzit e hekurit, gjë që na jep mundësi të ndjekim që në fillimet e tij procesin e formimit të kulturës ilire në Dardani, kulturë e mirëpërfaqësuar sidomos në varrezat tumulare të kësaj zone.

Prehistoria

në pellgun e Drinit

Materiali dhe dokumentacioni arkeologjik i këtyre vendbanimeve është synuar të jepet sa më i plotë. Njëkohësisht, jemi përpjekur ta përshkruajmë dhe analizojmë atë sa më mirë, për të arritur në konkluzione sa më të sakta në lidhje me pozitën kronologjike dhe vlerësimin e kulturës së këtyre vendbanimeve në stadin aktual të kërkimeve tona të kësaj zone. Materialet që sillen nga këto vendbanime hedhin dritë mbi disa periudha pak të njohura në zonën e bashkimit të dy Drinave. Në një situacion stratigrafik mjaft mirë të preçizuar, jepet dekumentacioni eneolitik dhe ai i bronzit të hershëm të kësaj zone, i cili ndonëse akoma i kufizuar, hap perspektiva për një studim të mëtejshëm të këtyre dy periudhave të lidhura ngusht me fillimet e procesit etnogjenetik të dardanëve ilirë. Në kapitullin e tretë janë trajtuar vendbanimet shpellore të Dajçit, qytezës së Krumës, Vlashnjës dhe Radacit. Gjatë trajtimit të kulturës së këtyre vendbanimeve përshkruhen jo vetëm materialet e zbuluara, por arrihet në pëfundime të rëndësishme mbi kohën e banimit të shpellave të cilat, me sa duket, kanë pasur banim sezonal. Në kapitullin e

katërt i kushtohet vëmendje vendbanimeve të periudhës protohistorike, mes të cilëve analizohen vendbanimi i fortifikuar i Dajçit, Gradishta e Bardhocit, vendbanimi në Kodrën e Pecës, qyteza ilire e Rosujës në qarkun e Kukësit, si dhe vendbanimet e Hisarit të Kastërcit, Hisarit të Nashecit dhe vendbanimit të Hereqit në Kosovë. Në kapitullin e pestë janë parashtruar rezultatet e kërkimeve në varrezat tumulare të Çinamakut, Krumës, Bardhocit, Kënetës, Myç-Hasit, Bjeshkës së Krumës, Mujajve, Fajzave, Bujanit, Mamëzit, Romajës, Përçevës, Rugovës, Banjicës së Pejës, Dibiçakut, Shirokës etj. Fillimisht, janë parashtruar për çdo tumë veçmas të dhënat e fituara lidhur me dërtimin e tyre, me tipet e varreve dhe mënyrën e varrimit, të cilat diqen nga katalogu i varreve dhe i gjetjeve. Pjesën kryesore të këtij kreu e zë analiza tipologjike e materialit areologjik e ndarë në tre grupe: qeramikë, armë dhe stoli. Mbi bazën kësaj analize tipologjike e kronologjike është bërë datimi i varreve që përmmbanin tumat dhe është përcaktuar koha e ngritjes dhe e vazhdimit të përdorimit të tumave në zonën e Dardanisë

dhe i larmishëm, në tërësinë e kulturës tumulare të trevës dardane. Në ketë këndvështrim trajtohen sidomos të dhënat e përftuara nga materiali izbuluar në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Shqipërinë Verilindore. Një vëmendje e veçantë i kushtohet, gjithashtu, përkatësisë etnike dardane të kësaj kulture, si dhe përkatësisë ilire të dardanëve.

Titulli: “Dhelpra shpërblen lepurin” Autori: Vangjus Saro Fabula

Titulli: Vizion Strategjik, Amerika dhe Kriza e Fuqisë Globale Origjinali: Strategic Vision, America and the Crisis of Global Power Gjinia: Shkenca politike Autori: Zbigniew Brzezinski Shqipëroi: Virgjil Muçi, Jorgji Qirjako jat e bjerrjes së brendshme dhe të jashtme të Amerikës, si Amerika shpërdoroi mundësinë e vetme globale, dhuruar nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Anasjelltas, cilat janë mundësitë e ripërtëritjes dhe çfarë orientimi gjeopolitik është i nevojshëm për të ringjallur rolin botëror të Amerikës? 3. Cilat mund të ishin pasojat gjeopolitike nëse Amerika do humbte pozitën e fuqisë më të madhe botërore, kush mund të ishin viktimat gjeopolitike pothuajse të menjëhershme pas këtij ndryshimi, si do të ndikonte ai ndryshim mbi problemet e shkallës globale të shekullit të njëzetenjë, si dhe a do mundet Kina të marrë nga viti 2025 rolin qendror të Amerikës në çështjet botërore? 4. Me vështrim përtej vitit 2025 , cilat duhet të jenë synimet gjeopolitike afatgjata të Amerikës së rilindur dhe si do mundet Amerika së bashku me aleatët e saj tradicionalë evropianë të angazhojë Rus-

Perëndimore. Në përfundim të kapitullit të pestë, në bazë të materialit që dhanë tumat, trajtohen disa probleme kulturore dhe etnike. Këtu bëhen përpjekje për të përcaktuar vendin që zë kultura e epokës së hekurit, kohë së cilës i përket numri më i madh i varreve që përmbanin tumat, si dhe një material i pasur

Vangjush Saro në një libër me fabula

Amerika dhe kriza globale

Bota sot është bërë ndëraktive dhe e ndërvarur. Gjithashtu, për herë të parë ajo është bërë një vend ku problemet e mbijetesës së njerëzimit kanë filluar t’i bëjnë hije konflikteve ndërkombëtare të zakonshme. Fatkeqësisht, fuqitë e mëdha ende nuk kanë mundur të gjejnë përgjigje të përbashkëta globale ndaj sfidave të reja gjithnjë e më të vështira për mirëqenien e njerëzimit: atyre me natyrë mjedisore, klimatike, shoqërore dhe ekonomike, të ushqimit ose demografike. Pa stabilitetin gjeografik të domosdoshëm, çdo përpjekje për të mundësuar bashkëpunim global të nevojshëm është e dënuar të dështojë. Duke mbajtur parasysh sa më sipër, ky libër përpiqet t’i japë përgjigje katër pyetjeve të rëndësishme: 1. Cilat janë pasojat e ndryshimit global të kalimit të fuqisë nga Perëndimi në Lindje dhe si ndikohen nga realiteti i ri i zgjimit politik të njerëzimit? 2. Përse “joshja” amerikane është në rënie, cilat janë shen-

E hënë 24 dhjetor 2012 •

inë dhe Turqinë për zgjerimin dhe forcimin e Perëndimit? Njëkohësisht, si do të mundet Amerika të gjejë ekuilibrin në Lindje midis nevojës për bashkëpunim të afërt me Ki-

nën dhe faktit që roli konstruktiv i Amerikës në Azi as nuk duhet të jetë i orientuar vetëm nga Kina dhe as nuk duhet të shtojë ngatërrime të rrezikshme në konfliktet aziatike?

Shkrimtari satirist Vangjush Saro, i cili ka botuar 15 libra për fëmijë e të rritur, vjen së fundi te lexuesit me një përmbledhje me fabula. Libri i tij më i ri titullohet “Dhelpra shpërblen lepurin” dhe është edituar nga Shtëpia Botuese ERIK në Tiranë. Autori është i njohur për prurjet e tij në fushën e humorit e të satirës. Një pjesë e mirë e fabulave të këtij libri, përpos një sërë tregimesh humoristike, janë botuar edhe më parë në shtypin periodik; por krahas tyre, i janë ofruar lexuesit një sërë fabulash të reja. Ashtu si në gjithë krijimtarinë e vet, edhe në këtë libër, V.Saro trajton tema korente dhe përcjell mesazhe që zbulojnë aspekte e probleme të jetës së përditshme. Krahas stigmatizimit të kotësisë e mendjemadhësisë, si edhe veseve e shfaqjeve të tjera qesharake të jetës, fabulat e këtij vëllimi rrahin edhe probleme të “ngjërimit” politik, të trajtuara përmes metaforave dhe analogjive të spikatura. Të tilla janë fabulat “Oqeani dhe varka”, “Dhelpra shpërblen lepurin”, “Sekreti”, “Patat dhe pulat”, “Në pyllin rrëmujë”, “Fija e barit bën not”, etj. Libri “Dhelpra shpërblen lepurin” i drejtohet një spektri të gjerë lexuesish, para së gjithash edhe të vegjëlve. Me këtë libër, shkrimtari dhe publicisti Vangjush Saro ishte pjesëmarrës edhe në Panairin e 12 të Librit në Tiranë. “Dhelpra shpërblen lepurin” është edhe një tjetër detaj në portretin artistik të këtij autori, që ashtu si në fushën e publicistikës, qëllon me mjetet kritike, duke aspiruar për një shoqëri edhe më të mirë e të përparuar.


• E hënë 24 dhjetor 2012

Titulli: Përralla nga bota, vëllimi i parë (kopertinë e trashë) Origjinali: Mon premier Larousse des contes du monde Gjinia: Përralla Shqipëroi: Anida Kisi

Përralla nga bota

Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: “Baba Jaga” nga Rusia, “Arushi i Nënës Plakë” nga Groenlanda, “Kekediuru dhe Magjistarja” nga Afrika, “Perla e Dragoit” nga Kina dhe “Zogu i zjarrtë dhe Ujku Gri” nga Rusia. Fragmente nga libri Baba Jaga Na jetonte dikur, pranë një pylli të errët, një vajzë e vogël që e quanin Vasilisa. Nëna e saj vdiq dhe i ati u martua me një grua zemërligë. Sapo ai kthente krahët, njerka e trajtonte vogëlushen shumë keq. Një ditë, kur i shoqi nuk ndodhej në qytet, ajo përfitoi nga rasti që ta hiqte qafe Vasilisën. -Kam nevojë për pe dhe për një gjilpërë se do të qep sot në darkë, - i tha ajo. – Shko dhe merrja borxh tezes tënde, motrës sime që jeton në pyll. Arushi i Nënës Plakë Në një vend të ftohtë, të mbuluar nga bora dhe akulli, shumë afër Polit të Veriut, jetonte dikur një grua e varfër eskimeze, e moshuar dhe e vetme, e cila nuk kishte fëmijë. Kur burrat e fshatit ktheheshin nga gjuetia, i jepnin gjithmonë mish dhe dhjamë. Në shumicën e rasteve i jepnin mish foke ose balene, nganjëherë edhe mish ariu polar. Një ditë, gjahtarët vranë një arushë polare dhe e sollën në fshat. Kur filluan ta copëtonin për ta ndarë mes njëri – tjetrit, ata zbuluan në barkun e saj një arush të vogël krejtësisht të ngrirë. Kekediuru dhe Magjistarja Në një vend në perëndim të Afrikës, një grua ishte shtatzënë kur, papritur, dëgjoi në zë që vinte nga barku i saj: -Nënë, më lind! – i thoshte një zë fëmijëror. Për disa çaste, ajo mbeti pa fjalë nga habia, pastaj u përgjigj: -Një fëmijë që qenka i zoti të flasë që në bark të nënës, si nuk qenka i zoti të lindë vetë?! Atëherë, fëmija erdhi në jetë pa ndihmën e askujt. Pastaj, ai vështroi të ëmën dhe i tha: -Nënë, më laj! Ajo iu përgjigj: -Ai që mund të lindë vetë, mund edhe të lahet vetë. Fëmija u la krejt vetë. Pastaj i kërkoi nënës së tij që t’i vendoste një emër. Ajo iu përgjigj se zgjedhjen ia linte atij. Ai e quajti veten Kekediuru, që do të thoshte: “Ai që nuk ka frikë nga magjistaret”. Perla e Dragoit Shumë kohë më parë, në Kinë, jetonte pranë një lumi një djalë i vogël. Ai u rrit vetëm me nënën e tij, një grua e varfër, e cila ishte gjithmonë e sëmurë. Çdo ditë, ai duhet të bënte çmos që të siguronte pak ushqim, sa për të mbajtur frymën gjallë. Nga mëngjesi në mbrëmje, i ngjitej malit për të mbledhur erëza dhe fruta pylli, që i këmbente me pak oriz ose vezë te fshatarët. Një vit prej vitesh, vera qe shumë e nxehtë dhe ra kaq pak shi, sa bari dhe frutat u thanë. Djaloshit iu desh të ecte shumë derisa, më në fund, gjeti një tufë erëzash të freskëta e plot aromë në breg të lumit. Ai mblodhi një dorë të mirë kur, papritur, vuri re një sferë të shkëlqyeshme pre sedefi mbi tokë, mes barërave. Zogu i Zjarrtë dhe Ujku Gri Në njërën nga mbretëritë e Rusisë mbretëronte një car, i cili kishte tre djem: Dimitrin, Vasilin dhe Ivanin. Cari kishte një kopsht të jashtëzakonshëm dhe njëra nga pemët e këtij kopshti i bënte frytet e mollës të arta. Por një ditë, një hajdut i mistershëm filloi të vinte çdo natë dhe të vidhte mollët e arta. Cari u mërzit sa s’thuhet. Ai thirri të bijtë e tij dhe u tha: -Djemtë e mi të dashur, një fatkeqësi e madhe më ka rënë në kokë! Nëse njëri prej jush arrin ta kapë hajdutin e mollëve të arta, do t’i fal gjysmën e mbretërisë.

Librari

»

21

Jeronim Stilton në tri libra Titulli: Jeronim Stilton, Larg ato putra, more surrat gjizë! Origjinali: Giu le zampe, façia di fontina! Gjinia: Roman Shqipëroi: Agim Doksani Titulli: Jeronim Stilton, Dorëshkrimi misterioz i Nostramiusit Origjinali: Il misterioso manoscritto di Nostratopus Gjinia: Roman Shqipëroi: Agim Doksani Titulli: Jeronim Stilton, Një superfurgon ngjyrë djathi Origjinali: Un camper color formaggio Gjinia: Roman Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë bestseller! Po si kështu, nuk i njihkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... histori për t’u pirë në kupë... Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit! “Larg ato putra, more surrat gjizë!” Ç’po ndodh kështu? Kush është ky që vërtitet nëpër qytet dhe hiqet si të ishte Jeronim Stilton dora vetë? Kush është ky që bën turli marifetesh për të më marrrë Jehonën e Brejtësit? Më ngectë kaçkavalli në fyt, s’mund ta përfytyroja që... Jeronim Stilton ka lindur në Miushëri, është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar. Drejton “Jehonën e Brejtësit”, gazeta më e famshme e Ishullit të Minjve. Është fitues i Çmimit Miucer për skupin “Thesari misterioz i zhdukur”. Librat e tij janë përkthyer në 35 gjuhë të botës dhe vetëm në Itali janë shitur më shumë se 20 milionë kopje, si dhe më shumë se 45 milionë në mbarë botën!.

Rrëfim historik për Evropën Titulli: Përralla nga bota, vëllimi i dytë (kopertinë e trashë) Origjinali: Mon premier Larousse des contes du monde Gjinia: Përralla Shqipëroi: Anida Kisi Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: “Princi Rubin” nga Inda, “Popokatepteli dhe Ikstla” nga Meksika, “Aladini dhe llamba e mrekullueshme” nga Arabia dhe “Ylli i këputur” nga India. Fragmente nga libri Princi Rubin Na ishte njëherë në një fshat të Indisë një brahman, domethënë një prift, i cili i kalonte ditët në tempull, duke u kujdesur për nderimet që i duheshin bërë Zotit. Një ditë, ndërsa ecte mbi një rrugë me kalldrëm, ai vuri re diçka që ndrinte në mes të gurëve. U përkul dhe pa një gur të kuq. Iu duk shumë i bukur, e mori, e futi në xhep dhe vazhdoi rrugën. Pastaj arriti pranë një tregtari që shiste misër. Aroma e misrit të pjekur i solli ndër mend që nuk kishte ngrënë prej shumë orësh. Por nuk kishte asnjë rupi në xhep. Kështu që i kërkoi shitësit që t’i jepte një misër në këmbim të gurit të kuq. Popokatepteli dhe Ikstla Shumë kohë më parë, në Meksikë mbretëronte Montezuma, perandori i aztekëve. Ashtu si Zotin, atë e kishte frikë dhe e admironte i gjithë populli i tij: të gjithë ata që i afroheshin duhet të ishin të zbathur. Perandori hante krejt i vetëm në një dhomë të artë dhe jetonte i zhytur në një luks të pashoq. Montezuma kishte disa vajza, të cilat ishin rritur pa luks: ashtu si të gjitha vajzat azteke, ato kishin mësuar të endnin dhe të punonin në Kalmekak, shkolla e Tempullit. Njëra nga vajzat e perandorit quhej Ikstla. Ajo jo vetëm që ishte shumë e bukur, por edhe shumë e guximshme dhe shumë e zgjuar. Aladini dhe llamba e mrekullueshme Na ishte njëherë, në një qytet të largët të Arabisë, një rrobaqepës i varfër të cilin e quanin Mustafa. Djali i tij 13-vjeçar, Aladini, nuk donte të punonte dhe e kalonte gjithë ditën duke bredhur lart e poshtë me moshatarët e tij. I ati ishte përpjekur shumë që t’ia mësonte edhe atij zanatin, por më kot...

Sapo largohej pak, Aladini shkonte e luante me shokët e tij. I drobitur nga hallet, rrobaqepësi u sëmur dhe vdiq. Nëna e Aladinit e shiti punishten e të shoqit dhe filloi të tirrte pambuk, sa për të nxjerrë bukën e gojës. Por, më gjithë gjendjen e vështirë, Aladini vazhdonte të jetonte pa e vrarë mendjen dhe pa punuar fare. Kështu e shtynte kohën, derisa një ditë, kush ishte 15 vjeç, takoi në rrugë një njeri të çuditshëm. Ylli i këputur Shumë kohë më parë, një natë të bukur vere, dy vajza indiane kishin dalë fshehurazi nga kasollja e tyre për t’u shtrirë jashtë mbi bar. Ato po kundronin qiellin plot me yje dhe imagjinata e tyre fluturonte pa fre. -Shiko atje lart, atë yllin atje! Sa më pëlqen! – tha Vajza e Parë. -Mua më pëlqen ai tjetri, atje tutje, - u përgjigj Vajza e Dytë, duke treguar yllin me gisht. Atëherë, Vajza e Parë tregoi me gisht yllin më të shndritshëm mes të gjithë yjeve të qiellit e tha me zë të lartë: -Jo, ja ku është ylli im i parapëlqyer, është më i shndritshmi. Shiko sa i bukur është! Dua të martohem me të!

Titulli: Lindja e Evropës, historia e Epokës Mesjetare Origjinali: Nascita dell’ Europa Gjinia: Histori Autori: Roberto S. Lopez Shqipëroi: Kujtim Ymeri Për iluministët e vjetër e të rinj, një mijë vjet midis shekujve V e XV pas K., qenë kohë e injorancës dhe partikularizmit, e skllavërisë dhe e feudalizmit. Por jo e gjithë epoka në mes u prek apo, nga ana tjetër, trajtoi dukuri të panjohura ose të paracaktuara të zhdukeshin me ardhjen e epokës moderne. As formula romanitke e “epokës së besimit” nuk është me vend, sikurse është përdorur për kaq shumë momente të tjera të historisë se Perëndimit. Është lindja e një vetëdijeje evropiane, ajo që e dallon Mesjetën nga çdo epokë tjetër. Për herë të parë popuj që jetonin ndërmjet Portugalisë e Rusisë, midis Arktikut e Mesdheut identifikohen në një qytetërim të përbashkët, të ushqyer nga trashëgimi të lashta dhe nga spiritualiteti i kirshterë. Pra, një “fakt shpirtëror”, por i kuptueshëm vetëm nën dritën e kushteve materiale, që e kanë shoqëruar e ndihmuar. Popujt e Evropës qenë krijuesit e një shoqërie të re, më të begatë e më të barabartë se ajo e lashtësisë: një hipotezë që Roberto S. Lopezi e verifikon në ecurinë e historisë ekonomike, të zhvillimit të teknikave dhe sistemeve të reja prodhuese, sipas mësimeve të historianit të madh francez, Fernand Braudel. Lindja e Evropës është një afresk unitar, fryt i një hipoteze të fuqishme historiografike, që privilegjon të përditshmen ndaj ndodhive të personazheve e ndaj betejave. Transformimet thelbësore zbulohen në evoluimin e mendësisë së shtresave të ndryshme, në shenjat e para të atdhetarisë, në ndjeshmërite e ndryshme fetare, në përshtatjen e institucioneve politike e shoqërore ndaj kushteve të reja historike. Pa shpërfillur historinë e qytetërimeve të veçuara, si ato të vendeve skandinave, apo të kulturave të zhdukura ose të përndjekura, siç ishte ajo hebraike, që bashkë me gjithë këtë kanë krijuar shpirtin e një kontinenti.


22

« zodiac

Dashi Nuk do jeni fare tolerantë me të dashurin tuaj këtë jave dhe do ia ngrini shpesh nervat. Mos pretendoni që në këto kushte ai t’iu përkëdhelë dhe t’iu ledhatojë. Ëndrrat e beqarëve do jenë vështirë të realizohen. Mundohuni të merreni me diçka tjetër sepse në dashuri nuk do keni fat. Mos kërkoni hua gjatë kësaj jave sepse situata financiare do vijë duke u përkeqësuar. Kursejini ato para që keni. Jupiteri dhe Plutoni do merren me shëndetin kështu që juve nuk do ju mungojë as forca dhe as energjia. Edhe nëse do keni ndonjë shqetësim të vogël do e kaloni me lehtësi. Shmangni yndyrën e tepërt. Në punë do filloni të punoni në grup dhe do arrini majat! Familja pa probleme. Demi Jeta sentimentale, e influencuar pozitivisht nga planetet do të jetë edhe me harmonike nëse tregoheni të sinqertë dhe bëni më shumë lëshime kundrejt partnerit. Beqarët do dëgjojnë zemrën kësaj herë dhe arsyen do e lënë pas. Do përjetoni goxha emocione! Financat nuk do të tronditen por ju nuk duhet të ecni me sy mbyllur dhe të bëni shpenzime pa fund. Tek shëndeti do ndikojë vetëm Dielli i cili do ju japë më tepër gjallëri dhe energji. Nuk do keni probleme! Në punë do jetë një javë mjaft aktive dhe e qëndrueshme. Edhe personat që punojnë me ju do ju japin ide të vyera për projektin që keni nisur. Përfitoni! Nëse jeni të martuar duhet të merreni pak me fëmijët. Binjakët Pasionante ashtu si jeni do e bëni partnerin të ndihet si mbi re. Do kaloni disa momente që vështirë se mund të harrohen lehtë. Ata që janë vetëm do kenë një tërheqje të madhe nga dikush që do takojnë. Pranoni ta njihni edhe më mirë atë! Situata financiare do ndërlikohet aq shumë saqë do mendoni se nuk mund të dilni nga ajo situatë. Kërkoni ndihmën e një miku që është specialist në këtë fushë. Rezistenca fizike do jetë e mirë, por gjithsesi duhet të bëni kujdes nga gripi. Përfitoni sa më shumë nga ambienti i mirë profesional që do ju krijojnë planetet. Edhe për pak do arrini aty ku keni ëndërruar. Bëni durim! Familjarët do ju mbështesin për gjithçka. Gaforrja Do e kritikoni partnerin gjatë kësaj periudhe për mungesë të gadishmërisë kundrejt jush. Nga ana tjetër nëse arrini të mposhtni frikën dhe shqetësimet për të ardhmen së bashku çdo gjë do shkojë më së miri. Për beqarët do jetë një javë relativisht e qetë dhe nuk do ketë të reja. Plutoni do ju bëjë menaxhues më të mirë të financave dhe nuk do hasni probleme me to. Gjithsesi maturia duhet të mbizotërojë! Mërkuri do merret me shëndetin dhe do e përmirësoje atë. Kujdesuni edhe ju pak më shumë nga i ftohti i stiëes. Vendosmëria për të arritur atje ku doni në jetën profesionale do të shtohet edhe më tepër këtë javë. Keni shumë ambicie! Në familje do jetë qetësi.

Luani Gjatë kësaj jave, marrëdhënia me partnerin tuaj nuk do jetë edhe shumë e qetë. Duhet thënë që do jeni të paparashikueshëm dhe të pavendosur. Tregohuni më të matur me ato që do thoni. Dashuria do i hedhë beqarët në krahët e atij që më pak kishit menduar. Epo jeta ka edhe të papritura! Plutoni do ju mbrojë financat dhe do ju bëjë të tregoheni më të kujdesshëm me shpenzimet e tepruara. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Disa që kanë ndonjë sëmundje kronike do të kenë probleme të vogla por nuk duhet të shqetësohen. Do kalojnë shpejt! Në punë gjërat do shkojnë mirë por duhet të bëni kujdes nga xhelozia e kolegëve. Saturni do e mbrojë jetën familjare Virgjëresha Bëni kujdes nga konfliktet që mund të lindin midis jush dhe partnerit. Edhe debatet më të vogla, për gjëra elementare mund të marrin një kthesë të rrezikshme. Beqarët duhet të përgatiten për një fluturim në qiellin e dashurisë. Do keni një javë plot të reja! Mendohuni dy herë para se të bëni shpenzime sepse situata financiare nuk paraqitet fort e mirë. Energjia nuk do ju mungojë por kjo nuk do të thotë që ju mund të punoni pa pushim. Kujdes, sepse mund të lindin edhe probleme me shëndetin. Në punë do ju mburrin shumë por ju nuk do arrini ato që keni menduar. Gjithsesi nga fundi i javës yjet do ju japin një dorë. Familja duhet të marrë një vendim të rëndësishëm.

E hënë 24 dhjetor 2012 •

Javor Horoskopi

Shigjetari Çiftet do të kalojnë një javë të paqëndrueshme. Saturni rrezikon t’ju hapë një plagë të vjetër dhe ajo do ju dhembë. Kujdes! Ka shumë mundësi që një miqësi e nisur para disa kohësh të kthehet në një lidhje dashurore. Mendohuni mirë nëse kjo është ajo që dëshironi apo jo. Jupiteri do ua shtojë të ardhurat dhe meqë janë festat para mund të shpenzoni edhe pak më shumë. Me Marsin që do ndikojë fuqishëm në shëndetin tuaj, një gjë është e sigurt: do keni energji me shumicë, mjafton të dini ta kanalizoni! Në punë nuk duhet të filloni një projekt pa marrë parasysh të gjitha pasojat që mund të shkaktojë, pozitive apo negative qofshin ato. Në familje do keni një ambient të ngrohtë. Bricjapi Të gjithë ata që kanë krijuar tashmë një lidhje do kalojnë një javë të qetë. Do mendoni edhe pak për të ardhmen dhe idetë që do ju japë partneri do ju pëlqejnë mjaft. Për beqarët do jetë periudhë stimuluese sepse do sjellë takime mjaft të rëndësishme. Bëni kujdes me transaksionet financiare sepse nga kjo varet e ardhmja juaj. Ju mund t’ia dilni! Të nxitur nga Marsi, do jeni më delikatë përsa i përket shëndetit dhe do kini shpesh dhimbje koke. Ata që vuajnë nga migrena do kenë më tepër probleme. Ndajeni jetën private nga ajo profesionale këtë javë. Mos flirtoni me kolegët sepse do lindin probleme me shefat tuaj dhe me kolegët. Në familje do mbizotërojë tensioni.

Peshorja Grindjet ndërmjet jush dhe partnerit tuaj do jenë të shpeshta gjatë kësaj jave. Mos e teproni me asgjë dhe mundohuni që të dy të qetësoheni. Beqarët kësaj here do kenë të gjitha kushtet e nevojshme për të takuar dashurinë ideale. Përfitoni! Nuk do tregoheni të matur me shpenzimet kësaj here. Bëni kujdes sepse gabimi më i vogël mund t’i përkeqësojë shumë gjërat. Rezistenca fizike do jetë e mirë. Me ndihmën e Plutonit do i kaloni edhe problemet që keni hasur kohët e fundit. Në planin profesional nuk do shkojë çdo gjë ashtu si e prisnit. Do jeni pak të çorientuar dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Hidhini hapat një nga një! Edhe në familje do keni disa probleme.

Ujori Planetet do jenë në anën tuaj përgjatë kësaj jave. Edhe pse nuk do keni shumë kohë që ta shpenzoni me partnerin tuaj, ato pak orë që do kaloni do jenë të lumtura. Beqarëve do ju duket më e padurueshme se kurrë vetmia. Mos e humbni shpresën sepse Venusi ju ka rezervuar surpriza në ditët e fundit. Plutoni do ju bëjë më të paduruar për të përmirësuar buxhetin. Kujdes, sepse nuk mund të keni menjëherë gjithçka doni! Shëndeti nuk do ketë asnjë problem të madh përveçse do ndiheni pak të lodhur. Mos e lëshoni veten! Në punë do i arrini më shpejt sesa kishit menduar objektivat tuaja. Falenderojini edhe miqtë që ju mbështetën! Në familje klima pak e trazuar.

Akrepi Jeta në çift do jetë pak e lëkundur gjatë gjithë javës. Debatet do jenë të shpeshta kështu që tregohuni shumë të kujdesshëm! Beqarët do mund të krijojnë edhe një lidhje të fortë nëse tregohen të vëmendshën dhe e gjejnë personin që do sjellin planetet. Ruajeni pak fshehtësinë sepse do ju duhet! Perspektivat duken të mira në planin financiar. Do arrini t’i rregulloni problemet që keni pasur. Bravo! Jupiteri dhe Saturni do ju ndihmojnë të ruani një ekulibër shëndetësor. Bëni kujdes vetëm me ushqimin! Në punë do tregoni një kreativitet impresionues. Për më tepër Urani do iu mbushë me ide dhe projekte të reja. Ambienti në familje do jetë i animuar.

Peshqit Influenca e planeteve në sektorin e dashurisë nuk do sjellë qëndrueshmëri, por vetëm turbullira. Mos ia thoni familjes të gjitha problemet që keni sepse jo vetëm që nuk do ju ndihmojnë dot, por dhe do i shqetësoni ata. Beqarët do ëndërrojnë shumë por nuk do e gjejnë këtë javë personin e duhur. Tek financat do ndikojnë tre planete dhe do ju sjellin përmirësim të tyre. Kujdes me shpenzimet e tepruara! Marsi do merret me shëndetin tuaj, kështu që nuk do keni për çfarë të shqetësoheni. Edhe situata profesionale do fillojë të përmirësohet falë mbështetjes që do ju japë Mërkuri. Tregohuni edhe pak më diplomatë dhe dinakë! Me familjarët do keni një komunikim të mirë.


sport • E hënë 24 dhjetor 2012

Murinjo i mat pulsin presidentit të Realit dhe bën lëmsh Madridin Trajneri portugez prej kohësh i ka kërkuar drejtuesve afrimin në skuadër të një portieri të ri si dhe të brazilianit Lukas Mura, por klubi ka refuzuar. Sipas tifozëve, trajneri po provokon duke kërkuar që ta largojnë

D

iskutimet për lënien në stol të kapitenit Kasijas vazhdojnë në Madrid. Madje mund të thuhet se ato sapo kanë nisur, pasi pritet të vijojnë gjatë. Kjo duke nisur dhe nga pesha që mban në skuadër portieri i Realit dhe i Spanjës. Megjithatë duhet thënë se vendimi i së shtunës marrë nga Murinjo nuk ka qenë një vendim i momentit, por një vendim i menduar prej shumë kohësh. Gazeta spanjolle “Marca” që është shumë pranë Realit të Madridit është munduar të zbulojë më shumë detaje rreth vendimit të Murinjos që duhet thënë se ka çuditur opinionin sportiv jo vetëm në Spanjë, por në të gjithë Evropën. Sipas gazetës “Marca” për të gjetur përgjigjen e përse-së së vendimit të Murinjos duhet kthyer prapa në kohë. Ajo e Malagës ishte një çështje e gatuar kohë më parë, që gjatë merkatos së verës. Dhe Murinjo ka shfrytëzuar këtë moment delikat që po kalon Reali, për t’i përçuar një mesazh të qartë numrit një të klubit Florentino Perez. Trajneri portugez ka vendosur t’i masë pulsin presidentit dhe të provokojë një tjetër veprim nga ana e numrit një të klubit. Duke iu kthyer historisë së verës, kujtojmë se gjatë merkatos Murinjo i ka kërkuar presidentit Perez të paktën dy përforcime. I pari ishte braziliani Lukas Mura dhe tjetri duhej të ishte një portier, i cili duhet të shtonte konkurrencën për Iker Kasijasin. Por siç dihet askush prej këtyre kërkesë-dëshirave të Murinjos nuk u plotësua nga presidenti Perez. Në klub sigurisht që u bënë vlerësimet e rastit, por kur erdhi puna tek portieri në Madrid ishin të bindur se Antonio Adan mund të ishte fare mirë zëvendësi i Kasijasit – ndoshta me këtë lidhet dhe deklarata e Murin-

23

Tek Interi lind ideja Borrielo Prej kohësh trajneri i Interit, Andrea Stramaçioni është në kërkim të zëvendësuesit të Diego Militos, por ende nuk e ka gjetur. Në muajin e fundit kanë dalë në pah emra të ndryshëm, por për momentin zikaltrit nuk kane arritur asnjë marrëveshje me asnjë lojtarë apo skuadër. Tashmë emri më i nxehtë është ai i Marko Borrielos. 29-vjeçari nuk ishte i pranishëm në “San Siro” në barazimin 1 : 1 me Interit, por mund të rikthehet në këtë stadium shumë shpejt. Sulmuesi napolitan, i cili nuk ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e Xhenoas, në veçanti me drejtorin sportiv Foski, pas një vonese në stërvitje, me shumë mundësi në janar do të ndryshojë ambient. Interi, që është në kërkim të zëvendësuesit të Militos, po vëzhgon me shumë kujdes këtë pistë. Një transferim i mundshëm i tij në Milano nuk është i thjeshtë, por mund të bëhet më i lehtë, nëse zikaltrit do të fusin në marrëveshje kartonin e qendërmbrojtësit Silvestre. Presidenti i Xhenoas, Preciozi e ka kërkuar edhe më parë bashkëpronësinë e ish-mbrojtësit të Palermos, duke i ofruar presidentit zikaltër, Masimo Moratit 3.5 milionë euro. Atëherë Morati nuk e ka pranuar këtë ofertë, por tani që zikaltrit janë të interesuar për Borrielon, në marrëveshje mund të futet edhe Silvestre. Gjithsesi, mundësia më e madhe është që Borrielo të transferohet tek Interi në formën e huazimit, sepse Delneri nuk ka ndonjë simpati të madh ndaj tij. Trajneri i Xhenoas, edhe pse nuk ka shumë sulmues në dispozicion, nuk dëshiron të mbështetet tek Borrielo. Për zikaltrit kjo nuk është hera e parë që interesohen për Borrielon. Për transferimin e napolitanit në Milano në fakt është folur edhe gjatë verës së kaluar. Nëse kjo marrëveshje do të arrihet, Borrielo do të jetë një ndër të paktët lojtarë në Itali që do të ketë luajtur me të gjitha skuadrat e mëdha, pasi nuk duhet harruar se më parë ai ka mbajtur veshur fanellën e Milanit, Romës, Juventusit dhe tani pritet të veshë edhe atë të Interit. Nëse edhe kjo marrëveshje do të dështojë, alternativa e mundshme është Flokari. Ky i fundit nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të Lacios, Petkoviç, i cili i ka bërë të qartë se duhet të ndryshoj skuadër nëse dëshiron të luaj.

Galiani në Brazil për të shitur Paton & Robinjon

jos pas humbjes të shtunën në mbrëmje kundër Malagës kur trajneri portugez theksoi se sipas opinionit të tij Adan është më i mirë se Kasijas. Sa për Lukas Murën, me shumë mundësi lojtari i Sao Paolos në janar do të firmosë për PSGnë për një shifër prej 43 milionë eurosh. Në Madrid ishte e pamundur të shpenzoheshin kaq shumë euro për brazilianin, ndaj drejtuesit zgjodhën rrugën për të sjellë Luka Modriçin te kampionët e Spanjës. Pasojat e një “përplasje” të tillë mes klubit dhe trajnerit janë reflektuar të shtunën kur

Kasijas ka përfunduar në stol. Dhe për më tepër Murinjo nuk e ka fshehur aspak vendimin e tij duke thekuar se ai ishte thjesht për arsye teknike. Por për momentin në klub duken të qetë dhe askush nuk pritet të ndikojë në vendimin e Murinjos për sa i përket formacionit që portugezi hedh në fushë. Lexuesit e “AS-it”: Murinjo po provokon shkarkimin e tij Nga ana tjetër gazeta tjetër e Madridit, “AS” ka hedhur në faqen e saj online një sondazh në lidhje me vendimin

e Murinjos për të lënë jashtë skuadre kapitenin Kasijas. Në këtë sondazh kanë votuar plot 63 mijë përdorues, 93% e të cilëve mendojnë se e gjithë kjo është një provokim i trajnerit Murinjo. Sipas lexuesve të “AS-it” Murinjo po provokon shkarkimin e tij nga drejtuesit e klubit. Sipas tyre kjo vërtetohet edhe nga vetë deklarata e tij në fund të ndeshjes kur është shprehur se nuk ka ndër mend të largohet vetë nga Madridi. Për Murinjon ky është sezoni i tretë në Madrid, ndërsa kontrata e tij me Realin zgjat deri në vitin 2016.

Shtypi i Madridit i ashpër me Murinjon

Reagimi i Perezit, asnjë fjalë vetëm largim

Askush në Madrid nuk e ka vrarë mendjen për humbjen e Realit në Malaga. As më pak shtypi pro Realit, kjo ndoshta për faktin se tashmë kampionati është një çështje e mbyllur. Por sigurisht ajo që ka bërë më shumë bujë dhe ka zënë vendin kryesor ka qenë vendimi i trajnerit të Realit për të lënë në stol kapitenin Kasijas. Kështu gazeta “Marca” në faqen e parë të saj shkruan: “Murinjo bëhet qesharak”. Gazeta tjetër e Madridit “AS” në faqen e parë shkruan: “Sfidë dhe humbje. Po tani çfarë do të na dhurosh më zoti prokuror?”

Televizioni “Canal+” që ka transmetuar dhe ndeshjen ndërmjet Malagës dhe Realit të Madridit, në një moment ka përcjellë te teleshikuesit reagimin e presidentit Florentino Perez kur ka marrë vesh se Kasijas nuk ka qenë në 11-shen titullare. Nga sa ka transmetuar “Canal +” në momentin që Perez ka parë në telefonin e gazetares formacionin e skuadrës ku mungonte Kasijas nuk ka folur vetëm është larguar duke bërë rrudhur fytyrën në shenjë mos-aprovimi të vendimit të Murinjos.

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

politika: Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Ervin Koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

E ardhmja e Aleksandre Patos dhe e Robinjos nuk do të jetë më e lidhur me Milanin pas festave të fundvitit. Dy brazilianët janë të pakënaqur dhe kanë kërkuar të largohen nga Milano, për të nisur një aventurë të re në vendlindje. Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani ka pranuar se nga janari e tutje, Pato dhe Robinjo nuk do të jenë më pjesë e Milanit. Ai ka treguar se po bëhet gati të udhëtojë drejt Brazilit për të kontaktuar me klubet që dëshirojnë dy lojtarët, në mënyrë që të mbyllë sa më shpejt transferimin e tyre dhe të planifikojë të ardhmen e skuadrës. Për Paton ka treguar interes skuadra e Korinthias, e cila i ka bërë një ofertë zyrtare kuqezinjve prej 15 milionë eurosh. Ndërsa Robinjo me shumë mundësi do të rikthehet në “shtëpi”, tek skuadra e Santos, e cila mund të shpenzojë maksimalisht 10 milionë euro për të siguruar edhe njëherë kartonin e tij. “Udhëtimi në Brazil është programuar prej shumë muajsh. Do të jetë udhëtim pune dhe jo pushime, pasi janë dy marrëveshje që duhen mbyllur. Bëhet fjalë për Robinjon dhe Paton që kanë kërkuar të largohen, - ka konfirmuar Galiani. Unë e kam që tani të qartë se çfarë do të ndodh. Për Robinjon kemi theksuar gjithmonë se ai nuk do të largohet, por problemi qëndron se është vetë lojtari që dëshiron të ndryshojë ambient.” Por, në të njëjtën kohë Galiani ka bërë të qartë se Milani nuk do të qëndrojë duarkryq nëse do të largohet Robinjo e Pato. Në lidhje me këtë çështje numri dy i kuqezinjve është shprehur: “Sigurisht që do të bëjmë disa lëvizje, pasi të sistemojmë të ardhmen e Patos dhe Robinjos.” Në fund Galiani ka folur edhe për humbjen përballë Romës, që ka ndalur një seri pozitive të Milanit. Kuqezinjtë po kalonin një formë të mirë dhe po grumbullonin pikë të rëndësishme në renditje, por përpall verdhekuqve janë hipnotizuar. “Na vjen keq se kemi bërë shumë gabime, edhe pse krijuam edhe ne shumë raste. Kemi gabuar shumë në mbrojtje, sidomos duhet të përmirësohemi te goditjet standarde, - ka deklaruar Galiani. Kemi pësuar 14 gola në këtë mënyrë dhe tani duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje. Tani shohim vendin e dytë më shumë se vendin e tretë. Jemi 9 pikë ndaj Lacios dhe duhet të afrohemi. Një humbje mund të ndodhë, kemi bërë shumë pikë në ndeshjet e kaluara. Mua më djegin më shumë pikët e humbura me Atalantën dhe Sampdorian.”

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E shtunë 22 dhjetor 2012 •

Nuk është kjo liria që kërkoje?..


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.