Gazeta Metropol

Page 1

»9

Pretendimet e Shpresa Beçajt

“Rroga e gjyqtarëve është arsyeja kryesore e korrupsionit në sistemin e drejtësisë” E martë

24 korrik 2012 Viti VIII, Nr. 2725 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Dossier/ Xhevat Korça

Karburantet

Ngrihet bursa, tregtarët vrapojnë të rritin çmimin në treg

Babai i Liri Gegës: Të më kishe arrestuar kur ndërhyra për time bijë

»16-17

bote & histori

»5

Spiunazh/ “Kurthi i mjaltit”, përdorimi i grave nga agjenturat »14

Konflikti Kadare-Hoxha

Nexhmijes nuk i gjendet adresa, nuk paraqiten avokatët »8

Studimet jashtë MASH njehson diplomat e 130 të rinjve, ja lista e plotë e emrave »6

Thirrja e SHBA Edmond Vlashaj Të luftojmë korrupsionin e emërimeve në drejtësi »4

Imunitetet të hiqen më 6 gusht, Rama: Jo pa kushtet tona

Opinion Nga Agim Popoçi

Nga Bujar Nallbani

Shqetësimet e Malos dhe Isit?!

Ditët monotone të një presidenti

»11

»2

Rita Ora Foto erotike të këngëtares gjatë pushimeve në Miami Beach »12

Ambasadori Aleksandër Arvizu pas një takimi me lidershipin e PS-së ka bërë thirrje për votimin e ligjit për heqjen e imunitetit. Rama është shprehur edhe një herë se heqja e imunitetet duhet të bëhet së bashku me reformën në drejtësi. Berisha: Rama po mban peng vendin për shkak të një kupole të ngushtë njerëzish

Mesazhi i fundit i ish-presidentit

»3

Topi: Jam për rotacion politik, ju përfaqësova denjësisht

»10


02

« POLITIKË

E martë 24 korrik 2012 •

KUSHTI I SOCIALISTËVE PËR AMENDIMIN KUSHTETUES, REAGON DIPLOMACIA AMERIKANE

Imuniteti, Rama refuzon kërkesën e SHBA-ve Seanca parlamentare e 6 gushtit, ambasadori Arvizu takim në selinë e PS-së

L

idershipi socialist ka refuzuar t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Shteteve të Bashkuara për të votuar më 6 gusht pro amendimit të Kushtetutës për heqjen e imunitetit. Këtë refuzim Partia Socialiste e ka kushtëzuar me një reformë të institucioneve të drejtësisë, argument ky që është hedhur poshtë nga SHBAtë sa kohë që për të ndërhyrë në ligjin themeltar të shtetit është e rëndësishme që të realizohet një reformë e tillë, pa qenë e nevojshme të caktohet një afat. Ndryshe nga heqja e imunitetit, i cili tashmë ka një limit të përcaktuar për votimin e tij. Një qëndrim i tillë i palëve u bë i njohur dje pas takimit që ambasadori Aleksandër Arvizu zhvilloi me kreun e PS-së Edi Rama. Takimi Heqja e imunitetit dhe afrimi i datës 6 gusht, ditë në të cilën Kuvendi duhet të miratojë ndërhyrjen në Kushtetutë për të hequr një mbrojtje të tillë për të gjithë zyrtarët dhe gjyqtarët e vendit, ka bërë që ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu t’i drejtohet selisë rozë për të zhvilluar një takim me kryetarin e socialistëve Edi Rama. Ky takim më së shumti erdhi si pasojë e deklaratave zyrtare të bëra nga kryetari socialist, i cili ka kushtëzuar në mënyrë të plotë votimin për heqjen e imunitetit me një reformë kushtetuese për përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë. Për rreth një orë Rama dhe Arvizu kanë biseduar mes tyre, duke trajtuar pikërisht këtë çështje. Qëndrimi “Partia Socialiste nuk do të

Historiku

Oli Xhiliga

Qëndrimet “rebele” të lidershipit socialist kanë detyruar jo pak herë përfaqësuesit e diplomacisë së huaj të akredituar në Tiranën zyrtare që të ulen në tryezën e bisedimeve me drejtuesit e Partisë Socialiste për të trajtuar çështjet e nxehta të politikës. Kjo traditë u ndoq dhe me kërkesën për amendimin e Kushtetutës lidhur me heqjen e imunitetit, ku ambasadorët ndarazi, por dhe së bashku, kanë zhvilluar tri takime me kryetarin e PS-së Edi Rama.

“Reformë kushtetuese për forcimin e institucioneve të drejtësisë”

Arvizu: Reforma në drejtësi të diskutohet në shtator ose tetor

Kryetari i PS-së ka refuzuar ta quajë kushtëzim veton që partia e drejtuar prej tij i vë votimit për heqjen e imunitetit, si pjesë e ndarë nga reforma në drejtësi. “Ne nuk kemi vendosur kushte dhe as nuk bëjmë pazar me këtë proces. Ne kemi paraqitur një vizion, të bindur se vendit i duhet një reformë kushtetuese në funksion të forcimit të institucioneve të drejtësisë dhe të rritjes së efektshmërisë së luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Jemi të gjithë dëshmitarë se korrupsioni është ulur këmbëkryq dhe i ka rrënjët e veta në këmbët e tryezës së qeverisë së Shqipërisë”, - u shpreh Rama lidhur me një çështje të tillë.

Në vlerësimin e ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu propozimet e bëra nga PS-ja për reformë kushtetuese që lidhen me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë janë çështje që mund të trajtohen edhe në shtator. E rëndësishme, sipas tij, nuk është koha, por që ato të trajtohen. “Çështjet më të gjera nuk mund të sqarohen përpara 6 gushtit, por nuk shoh arsye pse këto çështje të mos trajtohen gjatë shtatorit ose në fillim të tetorit, por është e rëndësishme që të trajtohen”, - vuri në dukje Arvizu. Në gjykimin e tij vetëm heqja e imunitetit nuk mjafton për të luftuar korrupsionin, ndaj duhet të punohet dhe me hapat e tjerë në reformën në drejtësi.

arnojë Kushtetutën në gusht dhe të bëjë pastaj arnime të tjera në shtator”, - me një deklaratë të tillë u shfaq dje kryetari Rama pas përfundimit të takimit me ambasadorin Arvizu. “Ne duam një diskutim, i cili të jetë i plotë për të gjitha çështjet dhe pastaj në fund të

OPOZITA PS e shqetësuar për mungesën e të dhënave

Propozimi, shërbimi statistikor nën Kuvendin e Shqipërisë Partia Socialiste ka shfaqur dje shqetësimet e saj lidhur me gjendjen e vështirë ekonomike. Por sipas saj kjo situatë rëndohet edhe më shumë kur institucionet e caktuara me ligj nuk deklarojnë të dhënat e sakta mbi ecurinë në sektorin ekonomik e social. “Gjendja ekonomike e vendit bëhet përherë më e vështirë, përherë e më e rënduar. Informacionet që vijnë nga burime të tërthorta e provojnë këtë gjë. Qoftë krizën e sipërmarrjeve, qoftë vështirësitë e buxheteve familjare. Megjithatë, praktikisht institucionet zyrtare përgjegjëse për të informuar publikun me të vërtetat se çfarë ndodh në vend nuk po zbatojnë detyrimet ligjore”, - u shpreh sekretari për programin në PS Ilir Beqja gjatë një komunikimi me mediet. Sipas tij, për institucione normale në një vend që do të shkojë në BE moszbatimi i afatit dhe i detyrave është shpërdorim i detyrës. “Caktimi i disa afateve për disa tregues do të thotë se është gjykuar me qetësi se janë tregues të rëndësishëm. Po çfarë sjell realisht? Sjell fshehje të realitetit, ndërkohë orienton keq operatorët apo agjentët ekonomikë, të cilët nuk kanë informacion të plotë, koherent dhe të përditësuar për atë çfarë ndodh në vend, në mënyrë që të marrin edhe ata vetë vendime në funksion të planeve të tyre të biznesit”, - vlerësoi Beqja, i cili bëri me dije se me ardhjen në pushtet të PS-së do ta kalojë gjithë funksionimi i shërbimit statistikor nën Kuvendin e Shqipërisë.

këtij diskutimi secila palë voton ose nuk voton atë çka konsideron të nevojshme ose të panevojshme. Shqiptarët le të gjykojnë”, - u shpreh Rama. Nga ana e tij ambasadori shprehu qartë qëndrimin e institucionit që ai përfaqëson në Tiranën zyrtare. Sipas tij, momentalisht

duhet të votohet pro nismës për heqjen e imunitetit dhe më pas të trajtohet e të diskutohet mes palëve reforma në drejtësi. Në vlerësimin e ambasadorit amerikan debati mbi heqjen e imunitetit në Kuvend ka në themel draftet e EURALIUS dhe PACA. Ndaj apeli i SHBA-

ve, sipas ambasadorit Arvizu, është i qartë: më 6 gusht deputetët të vendosin për të mirën e vendit. “Shpresojmë që të dyja partitë të bashkëpunojnë, në mënyrë që të përfshijnë disa prej këtyre ideve që u parashtruan ditën e shtunë. Të mund të hartohet një draft që

të mund të ketë të gjitha idetë e bashkërenditura si dhe një draft që do të jetë gjerësisht i pranueshëm prej partive, në mënyrë që kjo të mund të shërbejë si një hap përpara për Shqipërinë”, - u shpreh ambasadori amerikan pas përfundimit të takimit.

MINISTRI PANARITI DHE MARAGOS DISKUTOJNË MBI REKOMANDIMET E BE-së

Reforma në drejtësi me rëndësi për integrimin “KE asistencë për të përmbushur në kohë detyrimet” Reforma në drejtësi dhe realizimi i saj vijon të jetë një kërkesë permanente e faktorit ndërkombëtar. Një fakt i tillë u evidentua edhe gjatë takimit që ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti zhvilloi me shefin e njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit pranë Komisionit Europian, Vasilis Maragos. Gjatë takimit ministri Panariti theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat dhe në tërësi procesi i integrimit evropian janë objektivat më madhorë të qeverisë shqiptare dhe në këtë kuadër shprehu besimin se vendi do të arrijë të kualifikohet si kandidat në BE brenda vjeshtës së këtij viti. Ministri vuri në dukje përpjekjet

Zoti Maragos siguroi se Komisioni Europian do të ofrojë të gjithë asistencën e duhur për të përmbushur në kohë angazhimet e marra nga pala shqiptare në rrugën drejt BE-së.

që vijojnë për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian dhe shprehu bindjen se brenda kohës në dispozicion do të arrihet masa kritike e progresit, që do të bindë Komisionin dhe vendet

anëtare se Shqipëria meriton të ecë përpara në rrugëtimin e saj evropian. Nga ana e tij Maragos vlerësoi përpjekjet e bëra deri tani nga pala shqiptare dhe theksoi se vazhdimi i reformave për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri janë shumë të rëndë-

sishme edhe në perspektivën e marrëdhënieve Shqipëri-BE. Njëkohësisht gjatë bisedës me ministrin Panariti ai siguroi se Komisioni Europian do të ofrojë të gjithë asistencën e duhur për të përmbushur në kohë angazhimet e marra nga pala shqiptare.


POLITIKË • E martë 24 korrik 2012

»

03

KRYEMINISTRI BERISHA AKUZA NDAJ LIDERSHIPIT SOCIALIST

“Standardi i sundimit të pakicës, Rama bllokon imunitetin” Oli Xhilaga

S

undimi i pakicës është standardi që po përpiqet të vendosë kryetari i PSsë Edi Rama, duke synuar që t’i zgjedhë ai drejtuesit e institucioneve. Ky ishte konstatimi i ardhur dje nga Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, i cili ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë lidershipin socialist si bllokues të amendimit kushtetues për heqjen e imunitetit. Në deklaratën e tij kreu i mazhorancës ka radhitur dhe arsyet se pse vjen një bllokim i tillë nga ana e opozitës parlamentare. Akuza “Zoti Rama mban peng imunitetin për shkak të një kupole të ngushtë prej tre-katër vetash në Partinë Socialiste, të cilët, duke e ditur qartë se me këtë kurs ajo parti i largohet horizontit të pushtetit me shpejtësi të madhe, duan ta diktojnë marrjen e pushtetit nga pakica nëpërmjet Kushtetutës së pakicës bllokuese. Kjo praktikë është absolutisht e papranueshme”, - u shpreh Kryeministri Berisha lidhur me një çështje të tillë. Gjithashtu, duke argumentuar një qëndrim të tillë, kreu i ekzekutivit risolli në kujtesë bllokimin për dy vjet të zgjedhjes së Avokatit të Popullit. “Për Ramën rëndësi ka pazari dhe në shkëmbim të kësaj kërkon atë që ndodhi me Avokatin e Popullit, institucionin e të cilit e mbajti dy vjet pa kryetar. Ai kërkon që të gjithë krerët e institucioneve: kryetari i Gjykatës Kushtetuese, i Gjykatës së Lartë, të gjithë gjyqtarët e këtyre gjykatave, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, proku-

VLERËSIMI Në seancën dëgjimore të Këshillit të Legjislacionit doli e qartë si drita e diellit se drafti i paraqitur nga PD-ja është autentik, besnik i draftit të bazuar në ekspertizën e ekspertëve ndërkombëtarë dhe përbën standardet më të avancuara të kohës.

EVIDENTIMI

“Zoti Rama mban peng imunitetin për shkak të një kupole të ngushtë prej tre-katër vetash në Partinë Socialiste, të cilët, duke e ditur qartë se me këtë kurs ajo parti i largohet horizontit të pushtetit me shpejtësi të madhe, duan ta diktojnë marrjen e pushtetit nga pakica nëpërmjet Kushtetutës së pakicës bllokuese. Kjo praktikë është absolutisht e papranueshme” rori i përgjithshëm, Presidenti i Republikës të emërohen me mekanizmin e Avokatit të Popullit, çka do të thotë ose zgjedhje e tyre në zyrat e Fidelit, ose mbetje e institucioneve pa kokë”, - u shpreh Berisha. Kjo sepse, sipas tij, standardi i tij është sundimi i pakicës. “Në rast se Presidenti e kryetari i Gjykatës Kushtetuese bllokohet nga pakica, kryetari i Gjykatës së Lartë emërohet

nga pakica, prokurori i përgjithshëm emërohet nga pakica, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit emërohet nga pakica, atëherë pse të mos emërohet edhe qeveria nga pakica?! Ky është varianti i sundimit dhe i diktatit të pakicës mbi shumicën”, - deklaroi kreu i mazhorancës. Ftesa Megjithatë, nga ana e Kry-

PSD E PSV ‘91 REAGOJNË PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE

eministrit nuk mungoi dhe apeli i radhës për opozitën lidhur me heqjen e imunitetit. “E ftoj edhe një herë zotin Rama që të amendojmë Kushtetutën për imunitetin. Edhe një herë të vendosë interesin e qytetarëve të thjeshtë para interesit të një kupolë. Imuniteti i intereson vetëm atij që kërkon ta përdorë si mburojë për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme”, - vuri në dukje Berisha.

“Nuk ishte PS-ja ajo që lëvizi nga pozicioni i saj, por lëvizëm ne dhe shkuam te pozicioni i saj. Por ata që bllokojnë sot heqjen e imunitetit, i befasoi kjo lëvizje, pasi menduan se ne duam të kemi imunitet. Kjo i nxori kundërshtarët tanë tërësisht të pambrojtur.”

NDERIMI Grupi parlamentar i PD-së e nisi mbledhjen e djeshme të tij me një minutë heshtje në nderim të kujtimit të poetit të madh të letrave shqipe Ali Podrimja, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Berisha shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të poetit.

LSI APEL PARLAMENTARËVE PËR TË HEQUR IMUNITETIN

Milo: Berisha nis gjuetinë e shtrigave Meta: Pro çdo varianti për imunitetin Koçi: Për Kushtetutën të vendosin qytetarët Aleatët e Partisë Socialiste i shohin të nxituara ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Referuar debatit më të fundit në skenën politike, atë të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, në të cilën PS-ja, ndryshe nga PD-ja, ka përfshirë dhe ndërhyrjen për heqjen e imunitetit, kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo, e ka cilësuar të rrezikshme një nismë të tillë, për vetë faktin se tashmë vendi ndodhet përballë zgjedhjeve parlamentare. “Gjatë muajve të ardhshëm do të fillojë fushata elektorale e pse jo mund të fillojë dhe një gjueti shtrigash nga mazhoranca në radhët e opozitës, me qëllim që gjoja në emër të plotësimit të standardeve dhe kushteve, gjoja në emër të luftës kundër korrupsionit të mund të goditen opozita dhe

të krijohet një regjim terrori paraelektoral për funksione tashmë të njohura e të përdorura nga mazhoranca aktuale”, - vuri në dukje Milo. Nga ana e saj PSV ‘91 e ka shumëpritur bashkimin e PSsë me qytetarët dhe jo me Berishën për këtë çështje jetike për demokracinë. Sipas kësaj partie, integrimi europian i vendit nuk mund të lejohet të kthehet në një fasadë për të fshehur varfërinë demokratike dhe financiare. “Data 6 gusht mbetet ende varianti zyrtar i Kuvendit për heqjen e imunitetit, në një kohë që opozita kërkon votimin e tij në vjeshtë. Shmangia e pakontrollueshmërisë dhe monopoleve të pushtetit duhet të jetë drejtimi kryesor i luftës ndaj korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës politike. Vendit i duhet një Kushtetutë e Re e miratuar nga qytetarët”, - u shpreh kreu i PSV-së ’91, Petro Koçi.

“Më 6 gusht të mund të realizohet votimi” Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbështesë çdo variant për heqjen e imunitetit. Një konfirmim i tillë u bë i ditur nga vetë kreu i kësaj partie Ilir Meta, i cili shprehu besimin e tij se janë të gjitha mundësitë që të votohet më 6 gusht. “Janë të gjitha mundësitë që më datën 6 gusht të mund të realizohet votimi për heqjen e imunitetit. Ne do të mbështesim variantin më të mirë të mundshëm. Është e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje për heqjen e imunitetit. Propozimet e LSI-së kanë pasur për qëllim të shtyjnë procesin e imunitetit përpara”, - vuri në dukje Meta gjatë prononcimit të tij mbi një çështje të tillë. Kreu i LSI-së ishte i pranishëm në tryezën e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim mbi problematikat dhe sugjerimet që ofron ky forum në kuadër të mirëfunksionimit

të maturës shtetërore. Në këtë tryezë u diskutuan problematikat dhe sfidat me të cilat ndeshet aktualisht matura shtetërore. Në vlerësimin e Metës duhet të avancohet me masa të reja progresi në fushën e arsimit. “Progresi i arritur deri tani duhet shoqëruar më tej me masa të tjera, me politika të tjera, me një administrim më të mirë të të gjithë këtij procesi, të gjithë përgatitjes së nxënësve, në mënyrë që ne të nxjerrim nga shkolla e mesme të rinj me një formim solid për të ardhmen në universitet, e jo vetëm për në universitet, por edhe në çdo fushë tjetër apo çdo profesion tjetër”, - u shpreh Meta gjatë kësaj tryeze, ku u dëgjuan përfaqësuesit e kësaj fushe, e cila synon që përmes debatit të mund të jepen vlerësimet e duhura për sistemin arsimor.


04

« POLITIKË

E martë 24 korrik 2012 •

ISH-KREU I SHTETIT MESAZH SHQIPTARËVE: U PËRPOQA T’JU PËRFAQËSOJ DENJËSISHT

Presidenti Topi: Jam për rrotacion politik Zëra brenda së djathtës konfirmojnë përfshirjen e tij së shpejti në FRD

B

amir Topi lë detyrën e tij si President i Republikës së Shqipërisë. Dje, në ditën e tij të fundit si kreu i shtetit, Topi ka uruar Presidentin e ri Bujar Nishani dhe u është drejtuar të gjithë shqiptarëve me një mesazh: “Unë e uroj publikisht Presidentin për sukses e mbarësi dhe ftoj të gjithë qytetarët, aktorët politikë dhe institucionet të jenë në mbështetje të vullnetit për përmbushjen e detyrave të tij kushtetuese. Shqipëria ka nevojë për stabilitet demokratik, për unitet dhe ikje nga ndasitë politike përjashtuese, për dialog e bashkëpunim, për reforma dhe forcim të institucioneve kushtetuese, për politika të urta, të mira dhe qytetare dhe në këtë rrugë ka nevojë për kontributin dhe fjalën e gjithsecilit, për më shumë mirëqenie dhe demokraci cilësore e funksionale.” Mesazhi Bamir Topi në deklaratën e tij për shtyp drejtuar shtetasve që përfaqësoi deri dje, bëri një rezyme të punës së tij në postin më të lartë shtetëror. Ai u shpreh se është përpjekur për të mbajtur premtimin e dhënë në betimin e tij, për të qenë presidenti i të gjithë sh-

PRESIDENTI

Dekorohet Shaban Murati me titullin “Mjeshtër i Madh” Bamir Topi në ditën e fundit të mandatit të tij si President dekoroi diplomatin dhe publicistin Shaban Murati me urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Ceremonia e rastit u zhvillua në Presidencë dhe në motivacionin e dekorimit thuhej: “Për shërbimin e çmuar që i ka bërë shtetit shqiptar në veprimtarinë e tij si diplomat duke i vënë dijet dhe aftësitë e tij në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe të forcimit të imazhit e pozitës së vendit tonë në botën e jashtme.” Shaban Murati prej 12 vjetësh është analist i çështjeve ndërkombëtare dhe ka shërbyer si ambasador në disa vende. Ai është autor i 5 librave me temë të çështjes së Kosovës e çështjeve rajonale.

qiptarëve dhe për të vepruar me ndershmëri dhe mbi vlera qytetare. “Me ndërgjegje zgjodha të lë mënjanë modelet e konfliktit formal dhe të dëgjoj e trajtoj me gjithë seriozitetin e duhur të gjitha mendimet, kërkesat dhe kritikat racionale, duke ofruar zgjidhje kushtetuese për gjithçka që përbën interes qytetar, publik e shtetëror”, - tha Topi gjatë fjalës së tij. Ndërsa sot ai do të jetë një qytetar i thjeshtë

i Republikës së Shqipërisë, zëra ende të pakonfirmuar nga e djathta bëjnë me dije se ish-presidenti Topi do të jetë pjesë e rëndësishme e partisë më të re në vend, Fryma e Re Demokratike. Pas thirrjeve për stabilitet ekonomik dhe politik, frymë mirëkuptimi mes palëve politike Topi duket se u zhvesh për pak sekonda nga përfaqësimi si simboli i unitetit kombëtar: “Shqipëria ka nevojë për stabilitet demokratik,

ALIBEAJ VOTON KUNDËR: NUK KAM KONSIDERATË PËR PUNËN

Artan Zeneli në Gjykatën e Lartë Kandidatura e tij u hodh poshtë katër vjet më parë Komisioni i Ligjeve miratoi dekretin e Presidentit Bamir Topi për emërimin në Gjykatën e Lartë të Artan Zenelit, i cili aktualisht mban detyrën e kryetarit të Gjykatës së Tiranës. Por votimi në Komisionin e Ligjeve nuk ishte unanim. Mes votave pro të Partisë Demokratike spikati vota kundër e deputetit Enkelejd Alibeaj. Ndërsa Partia Socialiste abstenoi. Alibeaj votoi kundër duke shprehur konsideratë të ulët për meritën e gjyqtarit Zeneli. Kandidatura e tij 4 vjet më parë u rrëzua nga mazhoranca në bllok me disa dekrete të tjera të presidentit, me argumentin se kreu i shtetit nuk ishte konsultuar me Kuvendin.

Për të dytën herë zoti Topi nuk u konsultua kur çoi të njëjtin emër, me të njëjtën procedurë në parlament, gjë që sipas deputetit Alibeaj është një arsye tjetër pse voton kundër. Megjithatë, kryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, tha se Kuvendi e ka fituar këtë betejë kushtetuese me Presidentin Topi, pasi ka marrë në favor vendimin e Gjykatës Kushtetuese për bashkëpunim mes institucioneve në dekretimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Ai u shpreh se shpresonte që Presidenti i ri të korrigjojë gabimet kushtetuese të paraardhësit të tij Bamir Topi.

PRESIDENTI BUJAR NISHANI NIS SOT ZYRTARISHT DETYRËN

Rama: Kush të dëshirojë le të shkojë Ceremonia e betimit në Kuvend, PS vendos sot Bujar Nishani do të nisë sot zyrtarisht detyrën e tij në krye të institucionit të Presidencës. Kështu, gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy ceremonitë përkatëse, të cilat do të çojnë në zyrën e Presidencës ish-ministrin e Mbrojtjes Bujar Nishani, i zgjedhur nga Kuvendi pak kohë më parë për të drejtuar një institucion të tillë. Gjatë pasdites së sotme do të bëhet betimi në Kuvend i Presidenti Nishani, për të kaluar më pas në ceremonialin e rastit në Pallatin e Brigadave. Por, ndryshe nga mazhoranca, përzgjedhje e së cilës ishte vetë kandidatura

dhe më pas votimit i emrit të Nishanit, që do të jetë në seancën e betimit, opozita do të vendosë sot si për pjesëmarrjen në Kuvend, ashtu dhe për ceremoninë e më pasme. Deri ditën e djeshme Partia Socialiste ende nuk kishte një qëndrim zyrtar mbi pjesëmarrjen në seancën e posaçme për betimin e Presidentit të ri, si dhe në ceremoninë që do të organizohet në nder të tij. Ndërkohë për prezencën në ceremoni Rama preferoi që përmes një prononcimi të shkurtër të linte në dëshirë të përfaqësuesve socialistë pjesëmarrjen pas marrjes së ftesave.

për reforma dhe forcim të institucioneve kushtetuese. I ndërgjegjshëm për këto nevoja dhe vlera demokratike, mbetem në mbështetje të plotë të rotacionit demokratik, energjive dhe prurjeve të reja në krye të shtetit, në institucione, në parti politike dhe në sistemin politik përfaqësues. Postet politike e shtetërore shkojnë e vijnë, por qytetarët dhe shteti janë e mbeten aty si pasuria më e madhe.”

Kontributi, Ardian Klosi nderohet me “Mjeshtër i Madh” Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i akordoi dje publicistit dhe përkthyesin Ardian Klosit (pas vdekjes) me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Në faqen zyrtare të Presidencës njoftohet se dekorata jepet me motivacionin si vlerësim për kontributin e Klosit. “Intelektualit të shquar antikonformist, që ia kushtoi gjithë veprimtarinë e tij si publicist, studiues, veprimtar shoqëror, krijues e përkthyes çështjes së demokracisë në vend, duke e konsideruar atë si rrugën drejt drejtësisë shoqërore, së vërtetës, moralit e progresit, ndaj dhe refuzoi deri në fund të jetës kompromisin me atë lloj politike që i bie ndesh këtij qëllimi.” Klosi u gjet i vdekur më 27 prill në banesën e tij.

MBLIDHET TRYEZA E ORGANIZUAR NGA LËVIZJA “ALTERNATIVA CIVILE”

Vlashaj: Të luftojmë korrupsionin në emërime në sistemin e drejtësisë

Korrupsioni në emërimet në gjyqësor mblodhi në një tryezë të rrumbullakët përfaqësues të shoqërisë civile, aktorë të ndryshëm të sistemit të drejtësisë etj. Tryeza u organizua nga lëvizja “Shqipëria e Re” dhe “Alternativa Civile” dhe u fokusua te mungesa e transparencës në emërimet dhe transferimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si një proces që lë shumë hapësira për korrupsion. Kryetari i lëvizjes “Shqipëria e Re”, Edmond Vlashaj, u ndal në disa nga problematikat kryesore. Ai propozoi se sistemi i drejtësisë duhet të jetë i verifikueshëm dhe transparent. Sipas tij, tryeza e organizuar për të pestën herë radhazi synon të propozojë për institucionet që kanë fuqi vendimmarrëse. “Për ne rëndësi ka të kthjellojmë sistemin e drejtësisë mbi rregulla strikte dhe transparente. Tavolina jonë është propozuese. Ne nuk qëndrojmë në nivelin e konstatimit, por synojmë të propozojmë për ata që kanë fuqi vendimmarrëse. T’i shndërrojnë në ligje këto propozime, që të jenë korrigjuese. Mosmbajtja e përgjegjësisë, mungesa e verifikueshmërisë së atyre që kanë poste në drejtësi

ka çuar në degradimin e sistemit të drejtësisë, i cili mund të korrigjohet”, - tha Vlashaj. Tryeza është vlerësuar nga gjykatës, avokatë dhe pjesëtarë të shumtë të shoqërisë civile, të cilët kanë mbështetur idenë e verifikueshmërisë së emërimeve dhe transferimeve të gjyqtarëve. Drejtori i Qendrës për Demokratizimin e Institucioneve, Ilir Aliaj, tha se është shumë e vështirë të bëhet transparent procesi i emërimeve në gjyqësor. Ndërsa publicisti i njohur Andrea Stefani u ndal te sistemi amerikan, duke iu referuar si një rast tipik ku populli zgjedh gjyqtarët. Sipas tij, ky duhet të jetë një shembull edhe për vendin tonë. Edhe kryetari i Shoqatës së të Verbërve në vend, Sinan Tafaj, mbështeti propozimet e bëra për transparencë në sistemin e emërimit. Sipas tij, e gjithë shoqëria lëkundet midis vlerës dhe antivlerës. “Transparenca është e rëndësishëm për të funksionuar mirë gjyqësori. Kam përshtypjen se ligji shihet si mund të zbatohet dhe si mund të shkelet. Drejtësia nuk është burimi i tërë të këqijave, mendoj se jemi midis vlerës dhe antivlerës”, - përfundoi ai.


EKONOMI • E martë 24 korrik 2012

»

05

PREJ DY DITËSH NJË LITËR NAFTË SHITET ME 185 LEKË, BENZINA ME 189 LEKË

PROCESI

Karburantet, çmimi rritet me 13 lekë

Zgjidhja e re

N

ga dita e djeshme të gjithë drejtuesit e automjeteve janë përballur me çmime të rritrura të karburanteve në të gjithë pikat e shitjes me pakicë. Pas një rënie prej gati 10 lekësh për litër si për naftën, ashtu edhe për benzinën ditën e djeshme, çmimet u kthyen sërish në nivelin e muajit maj. Dje çmimi i naftës ka kapur vlerën e 185 lekëve për litër, ndërsa benzina 189 lekë për litër, duke pësuar kështu një rritje mesatare prej 13 lekësh për litër në raport me javën e kaluar. Ashtu si gjithmonë në vendin tonë, menjëherë pas dhënies së sinjaleve për rritje të çmimit në bursë, tregtarët kanë ndryshuar çmimet në tabelat e tyre. Por i habitshëm është fakti se gjatë kësaj kohe kur në bursa çmimi u ul ndjeshëm, në Shqipëri ulja pasqyrohej vetëm me 4-5 lekë për litër, ndërkohë që rritja e çmimit u bë menjëherë me 13 lekë për litër. Aktualisht çmimi i karburanteve në tregjet ndërkombëtare është në nivelin e muajit maj, muaj në të cilin filloi edhe rënia e parë e çmimit të arit të zi prej gati dy vjetësh rritjeje. Kështu, nafta në bursat evropiane tregtohet me rreth 106, 87 dollarë, nga 95 dollarë që ishte në fillim të muajit. Mësohet se shkak

për këtë rritje çmimesh është bërë ndërhyrja e tre vendeve më të mëdha prodhuese të karburantit, që kanë deklaruar se do të ulin prodhimin. Ka mjaftuar vetëm kjo deklaratë që tregjet të tronditen dhe të sjellin një rritje të menjëhershme të çmimit për fuçi me rreth një dollarë. OPEC u zotua për të eleminuar mbiprodhimin në mënyrë që të rrisë të ardhurat për vendet anëtare të saj. Ndërkohë rritja e madhe e çmimeve të karburanteve në vend solli edhe uljen e konsumit të tij nga ana e qytetarëve. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga të dhënat e Doganave. Gjatë janarit të këtij viti importi i karburanteve është ulur me afro 30 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke bërë një krahasim me një vit më parë, në janar të vitit të 2011 janë importuar 27 429 ton karburante nga 18 640 ton të importuar janarin e këtij viti, që përkthehet në afërsisht 9 mijë ton më pak. Rënia e importit është një tregues se qytetarët po konsumojnë më pak karburant. Duke ndjekur ecurinë e tregut, rezulton se në 1 vit, çmimi i naftës në vend është rritur mesatarisht 30 lekë për litër, që e ka bërë të vështirë për drejtuesit e mjeteve të konsumojnë të njëjtën sasi karburanti.

LEHTËSIMI Berisha: Përparësi shkurtimi i kohës për biznesin

QKL, sistem të ri online për gjurmimin e dokumenteve Të gjithë biznesmenët apo qytetarët që aplikojnë për një leje apo licencë, tashmë do të mund të informohen përmes faqes së internetit të Qendrës Kombëtare të Licencimit, ku mund të gjurmojnë gjithashtu dokumentet e tyre. Sistemi i ri elektronik, i inauguruar me prezencën e Kryeministrit Sali Berisha, parashikon që çdo aplikues të ketë mundësinë të ndjekë çdo hap të procesit, që nga momenti i paraqitjes së personit në këtë qendër, deri në marrjen e vendimit, aprovimin ose jo të lejes apo licencës. Kryeministri Berisha, tha se, kjo risi do të lehtësojë ndjeshëm bizneset, si dhe do të nxisë më tej investimet. Qendra trajton 1/3-ën e licencave, por sipas Berishës, qëllimi i qeverisë është që në këtë qendër të mbahet minumi i mundshëm i licencave dhe lejeve. “Ju duhet t’i sugjeroni qeverisë se cilat janë licencat dhe lejet që duhet të kalojnë në vetëdeklarim, cilat janë masat e gjurmueshmërisë për të shkurtuar afatet e përgjigjeve ndaj jush për t’u dhënë atë që është me e çmueshmja për bizneset, kohën”, deklaroi ai. Gjithashtu, sistemi parashikon edhe miratimin në heshtje të aplikimeve, në rastet kur institucionet nuk japin përgjigje brenda afatit të përcaktuar. Gjithashtu, duke qenë se Shqipëria dixhitale mbetet një nga projktet më të mëdha të kësaj qeverie, kreu i ekzekutivit bëri me dije se do të vijojë e njëjta përpjekje për vendosjen e sistemit të gjurmimit dhe në insititucione të tjera.

Tregtarët e pikave të karburanteve, shprehen se, fitimi për ta është minimal dhe po mbetet çmimi në nivele të larta për shkak të taksës së importit prej 7 lekësh për litër. Megjithatë, duhet thënë se karburanti në Shqipëri rrallë herë mund të njohë një rënie “simbolike” të çmimit, pasi në shumicën e rasteve çmimi vjen gjithnjë në rritje dhe tregtarët justifikohen me rritjen në bursat ndërkombëtare, si dhe mbivlerësimin e dollarit.

Konsumatori shqiptar duhet të paguajë tarifa të larta për karburantin edhe për shkak të penalizimit që i bëhet industrisë përpunuese vendase. Shpeshherë ekspertët e hidrokarbureve janë shprehur se, duhet hequr tatimi i naftës bruto në import, për t’i dhënë një shtysë përpunimit në vend dhe duke e nxjerrë në treg me një kosto më të ulët. Shqipëria njihet si vend me rezerva të konsiderueshme nafte, por mungojnë politikat mbështetëse.

Penalizimi

Ervin Koçi

Tregtarët

Vetëm pas dy muajsh rënie çmimi kap sërish vlerat e mëparshme

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore FTESE PER OFERTE (IFB) Datë: 23 Korrik 2012 Nr i Kontratës: MADA/OFID/CË-Impl/ËS Razëm /2012/ Financuesi(t): IFAD, QSh 1. Republika e Shqipërisë ka marrë kredi nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD) dhe (Fondi i OPEC për Zhvillimin Ndërkombëtar (OFID) për të mbuluar kosto të programit për një Zhvillim të Qëndrueshëm për Zonat Rurale Malore (SDRMA) dhe synon të përdorë pjesë të fondeve për të mbuluar pagesa të ligjshme në kontratën për: EMERTIMI I PUNIMEVE CIVILE: NDËRTIMI I UJËSJELLËSIT NË FSHATIN RAZËM, KOMUNA SHKREL, MALËSI E MADHE Numri i Kontratës: MADA/OFID/CË-Impl/ËS Razëm /2012/ 2. Në këtë kontekst, Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore bën ftesë për oferta të mbyllura për ekzekutimin e punimeve civile të përmendura më sipër. 3. Paketa e plotë e Dokumentacionit të Tenderit mund të merret në zyrat e Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë, pas paraqitjes së një kërkese me shkrim dhe një pagese të pakthyeshme në “cash” prej 1500 Lekë. Ofertuesit e interesuar mund të marrin informacion të mëtejshëm në të njëjtën adresë. 4. Për të marrë informacion për këtë punim dhe kushtet lokale, ofertuesit inkurajohen të marrin pjesë në një takim që zhvillohet para ditës së tenderit përpara dorëzimit të ofertave siç është specifikuar në Letrën e të Dhënave. Marrja pjesë në këtë takim nuk është e detyrueshme. 5. Ofertat do të jenë të vlefshme për një periudhë 60 ditore nga dita e hapjes së Ofertës dhe duhet të dorëzohen tek Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë në ose para afatit të mëposhtëm, kohë në të cilën do të hapen ofertat në praninë e ofertuesve që dëshirojnë të marrin pjesë Data: 23 Gusht 2012 Ora: 10.00 6. Oferta duhet të dorëzohet bashkë me siguracionin e ofertës (vetëm në formën e një garancie bankare) në një vlerë jo më të vogël se 2 % e vlerës të ofertës, e kryer në favor të Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore. 7. Ofertuesi që tërheq ofertën gjatë periudhës së vlefshmërisë së saj dhe/ose refuzon të pranojë lidhjen e kontratës pasi është përzgjedhur dhe/ose dështon të dorëzojë certifikatat e kërkuara të sigurimit do të skualifikohet për të marrë pjesë në oferta të tjera për një periudhë një vjeçare dhe siguracioni i ofertës do t’i konfiskohet. 8. Siguracioni i performancës dhe shuma e depozituar për periudhën e përgjegjësisë mbi defektet (10%) do të konfiskohet në rast se ofertuesi dështon të kryejë punën sipas kontratës. 9. Afati përfundimtar për tërheqjen e dokumentacionit do të jetë data 15.08. 2012, ora 16.00. Zonave Malore.

Bonot, sot ankandi i parë në euro Qytetarët mund të investojnë paratë e tyre këtë verë për një afat 12 mujor, duke marrë pjesë në ankandet shtetërore të bonove të thesarit. E reja, kësaj here, është se kapitali tashmë mund të investohet edhe në euro. Ankandi i parë pritet të zhvillohet sot, më 24 korrik. Sipas njoftimit të dikasterit të financave shuma e përgjithshme e shpallur është 15 milionë euro. Ankandi i nesërm do të pasohet me një tjetër ankand në euro që do të zhvillohet më 21gusht. Ministria e Financave fton veçanërisht emigrantët që të bëhen pjesë, duke investuar në mënyrë të sigurtë kursimet e tyre. Këto ankande janë pjesë e strategjisë së menaxhimit të borxhit publik, për diversikimin e monedhës, si dhe për diversikimin e atyre që mbajnë borxhin publik. Pra, në këtë mënyrë edhe qytetarët bëhen pjesë e mbajtjes së borxhit të përgjithshëm publik, duke investuar paratë e tyre, por në të njëjtën kohe edhe duke përfituar.

Kontrolli në pika

Lojërat e fatit, konfiskohen 320 automate Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit ka konfiskuar, gjatë kontrolleve të kryera për periudhën qershor-korrik, afro 320 automate të lojërave të fatit. Pas kontrolleve intensive që janë gjatë kësaj periudhe ka rezultuar se kompani të lojërave të fatit ushtronin aktivitet në mungesë të dokumenteve përkatëse për këto makineri. Në kushte të tilla njësia e mbikëqyrjes së lojërave të fatit ka bërë konfinskimin e makinerive pa dokumente dhe më pas ka bërë asgjësimin e plotë të tyre. Sipas ligjit për lojërat e fatit, jo më pak se 50 për qind e xhiros duhet të përfitohet nga lojtarët. Makinat jashtë standardeve lejojnë organizatorët e lojërave të fatit që të përcaktojnë vetë marzhe shumë të ulëta të fitimit përmes modifikimeve mekanike të pakontrolluar. Sipas Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit, kontrollet dhe asgjësimet bëhen me qëllimin e vendosjes së rregullave në treg.


06

« SOCIALE

E martë 24 korrik 2012 •

MATURANTËT NUK KANË MUNDUR TË PLOTËSOJNË DJE FORMULARIN A-2 Maturantët janë përballur me radhë të gjata pritjeje për plotësimin e formularit A-2. Ndonëse dita e djeshme shënonte çeljen zyrtare të plotësimit të formularit, maturantët janë përballur me vështirësi dhe orë të tëra pritje, pasi ky formular nuk ishte ende gati. Vetëm pas mesditës maturantët kanë mundur të marrin një përgjigje nga drejtuesit e shkollave, të cilët u kanë komunikuar se është shtyrë për sot plotësimi i formularit. “Nuk e dimë se çfarë problemi ka. Nuk na kanë dhënë asnjë arsye. Do të marrim formularin për t’u ambientuar në shtëpi dhe nesër nga ora 9:30 do ta plotësojmë formularin e

Ngec formulari A-2, pasi nuk bëhet gati në kohë, plotësimi nis sot rregullt”, - ka deklaruar gjatë paradites së djeshme një nga maturantët që ishte në pritje të procedurës për plotësimin e formularit A-2. Njëkohësisht edhe Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se sot gjithçka do të jetë gati dhe janë marrë masat që formulari të shpërndahet dhe të nisë plotësimi i tij. Procedurat e aplikimit online të formularit A-2 do të realizohet për dy ditë me radhë në qytetin e Tiranës,

pasi kryeqyteti ka numrin më të madh të maturantëve. Për siguri më të madhe maturantët mund ta plotësojnë këtë formular dhe në formë manual, me shkrim dore. Për herë të parë përzgjedhja do të bëhet online. Për arsye sigurie dhe për probleme të tjera që mund të lindin, maturantët duhet ta plotësojnë formularin A-2 edhe me dorë. “Çdo maturant do ta ketë formularin mbi tavolinë, i cili do të jetë në

raste ekstreme, të themi ndërprerje aksidentale e energjisë elektrike, por neve na shërben pastaj plotësimi me dorë, për një double check (kontroll të dyfishtë)”, - ka bërë të ditur Arben Fagu, drejtor Agjencisë së Pranimeve. Në formular janë renditur preferencat e degëve ku duan të studiojnë nëpër universitetet e vendit dhe duhet të shënojnë 10 preferencat sipas rendit të degës më të preferuar.

PS AKUZON MAZHORANCËN PËR DËSHTIM TË SKEMËS SË PENSIONEVE

Pensionet në rrezik, ndryshime raportit kontribues e përfitues Pranvera Kola

M

angësitë dhe problematikat e shfaqura në mbledhjen e kontributeve shoqërore po e thellojnë edhe më shumë deficitin në skemën e pensioneve. Shkak për këtë ngërç po bëhet zgjerimi i shpejtë i përfituesve, teksa numri i kontribuesve mbetet ende në nivele të ulëta. Kundrejt mangësive që po vënë në rrezik skemën e pensioneve, drejtuesit e Ministrisë së Punës, duke kërkuar edhe konsensusin e opozitës, kanë vënë në dukje nevojë emergjente të reformimit të kësaj skeme. Zëvendësministrja e Punës Filloreta Kodra e thirrur në seancën dëgjimore të komisionit parlamentar të punës, duke pranuar mangësitë konfirmoi se si pasojë e evazionit në skemën e pensioneve rreth 1 për qind e prodhimit të brendshëm bruto rezulton deficite, situatë e cila sa vjen e po përkeqësohet. Sipas ekspertëve të sigurimeve, skema e pensioneve do të ishte e siguruar vetëm nëse tre të punësuar do të derdhin kontribute shoqërore për të paguar një pensionist, skema e pensioneve në vend do të ishte e garantuar. Ndërsa raporti aktual i kontribuuesve dhe përfituese mbetet në nivele kritike, pasi një i punësuar paguan për një pensionist. Në këto kushte, zgjerimi i skemës së kontribuesve shfaqet si domosdoshmëri për reformën që duhet të zbatohet në skemën e pensioneve. Deputetët e opozitës kanë akuzuar mazhorancën për dështim te skemës se pensioneve ne Shqipëri. “Kjo gjendje treguese e sistemit dhe sidomos qëndrueshmëria e brishtë financiare e tij evidenton përsëri domosdoshmërinë e ndërmarrjes së masave për reformimin e sistemit si dhe kontributin e të gjitha palëve politike për të realizuar një reformë që do

Përmirësimi i skemës nëpërmjet reformës Ndihma nga sistemi shumëkolonësh 1. Sistemi shumëkolonësh do të krijojë një sistem të qëndrueshëm afatgjatë. Ky sistem do të reduktojë subvencionin e buxhetit të shtetit dhënë për sistemin e pensioneve aktuale dhe për rrjedhojë do të ulen shpenzimet publike për skemën e pensioneve 2. Rritja e nivelit të të ardhurave për pensionistet, pasi do të përfitojnë nga dy kolonat e detyrueshme (first and second pillar) dhe kolona e tretë vullnetare. Kolona e dytë do të krijojë mundësinë për përfitimin e një pensioni më të madh, pasi do të bazohet në kontributet e akumuluara gjatë gjithë veprimtarisë ekonomike të tij (punësimit). 3. Diversifikimi i riskut, duke e ndarë atë në disa kolona 4. Rritja e transparencës për sa u përket të drejtave për pension, pasi çdo individ do të ketë mundësinë të kontrollojë sasinë e kontributeve të paguara, ku janë investuar dhe fitimi i realizuar nga kontributet e tij të akumuluara. 5. Rritja e nivelit të kursimit të popullatës në periudhën afatgjatë, dhe rrjedhimisht rritja e kapitalit vendas për t’u investuar në ekonomi, e cili do të sjellë një zhvillim ekonomik për vendin në tërësi. t’i rezistojë kohës. Përgatitja e sistemit për të kaluar drejt një sistemi shumëkolonësh nëpërmjet forcimit dhe reformimit të skemës aktuale, nxitjes dhe zhvillimit të fondeve private, si kolona të treta të sistemit të përgjithshëm të sigurimeve shoqërore për të siguruar

një mbrojtje sociale sa më efikase për moshat e treta, si dhe krijimi i kolonës së dytë, e cila duhet të jetë e detyrueshme, por që menaxhohet nga subjekte të licencuar privatë”, - tha Filloreta Kodra. Deputetët e opozitës thanë në komision se përgjatë tre vjetve të fundit ata nuk janë

njohur asnjëherë me dokumentin për reformimin e skemës së pensioneve. Deputetja Eglantina Gjermeni dhe kreu i Komisionit të Punës, Ethem Ruka, dhanë fakte për gjendjen e rëndë të kësaj skeme, që po rëndon gjithnjë e më shumë mbi shqiptaret. “Nëse nuk kemi gabuar, po flitet që kontribuojnë rreh 1.2 persona për të mbajtur një pensionist. Ky raport është shumë i ulët. Për ta balancuar skemën duhet të shkohet pak a shumë te 3.5 deri në 4 veta që punojnë për të mbajtur”, - pohoi Ruka. Nga ana tjetër, drejtori juridik i Ministrisë së Punës, Astrit Kuka, shpjegoi se këtu ndikon informaliteti, masa e ulët e kontributit që paguhet mbi pagën. Fakti që 50 për qind e popullsisë jeton në fshat, ku paguhen siguracione minimale dhe emigracioni i lartë. I pyetur nga deputetët e majtë se çfarë është parashikuar në reformën e re të skemës së sigurimeve për kategoritë e vështira, zëvendësdrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, tha se kjo do të zgjidhet përmes skemave profesionale.

Titujt e studimit të fituar jashtë vendit

MASH njeh diplomat e 130 studentëve për muajin korrik Ekuivalentohen titujt e studimeve të larta për 130 kandidatë e diplomuar jashtë vendit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar gjatë ditës së djeshme listën e re të diplomave të fituara jashtë vendit që kanë kaluar me sukses gjatë këtij muaji procedurat e njohjes nga komisioni i posaçëm në këtë institucion. Më poshtë do të gjeni listën me emrat e personave që duhet të tërheqin certifikatën e njohjes të lëshuar nga MASH gjatë këtij muaji. Dosja e një aplikanti për njohje diplome duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme: formatin e aplikimit të plotësuar; diplomën ose certifikatën ose vërtetimin e diplomimit; listën e notave ose suplementin e diplomës; dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit për shtetasit shqiptarë dhe të huaj, si dhe mandatpagesën. MASH ka bërë të ditur se tarifa për procedurat e njohjes është 2500 lekë. Dokumentet pranohen origjinale ose fotokopje të noterizuara. Dokumentet për shtetasit e huaj duhet të jenë të përkthyera e të vërtetuara. Procedurën e plotë e gjeni të detajuar në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit www.mash.gov.al. 1. Adelina Greca 2. Adrian Hoxha 3. Aferdita Huta 4. Agustin Cinari 5. Aida Domi 6. Aikaterini Rammata 7. Alban Aliaj 8. Alban Beqiri 9. Albana Kollari 10. Albana Manopulli 11. Aldo Shkembi 12. Aleksander Marleci 13. Alfred Kalaj 14. Ali Osman Topal 15. Ana Duka 16. Ana Seva 17. Andi Cakerri 18. Andia Puka 19. Anila Dauti 20. Anjeza Nurce 21. Bardhi Hoxha 22. Besjan Meco 23. Bledar Horeshka 24. Brunilda Neziri 25. Christos Zoras 26. Darjan Konomi 27. Defrim Cela 28. Deshira Huqi 29. Dimitrios Leonidas 30. Dorina Bombaj 31. Dorina Pupe 32. Dritan Axhami 33. Dritan Bekteshi 34. Edi Kokici 35. Edlira Nasi 36. Eduart Manaj 37. Ejon Petriti 38. Eleana Basho 39. Elidon Habilaj 40. Elisa Pazaj 41. Elona Ajdari 42. Elvana Bilalaj 43. Elvin Hysa 44. Emilian Mustaqe 45. Eneja Cenolli 46. Entela Cela 47. Enton Drogu 48. Ergin Zaloshnja 49. Erisela Fejzulla 50. Ermal Xhaka 51. Ermira Dollma 52. Erogen LLukaj 53. Erson Mata 54. Ervin Nina 55. Esmeralda Gjata 56. Etleva Ibrahimaj 57. Eugen Gace 58. Eugenio Allegra 59. Fatbardha Myftari 60. Fatjon Tyto 61. Fatos Bellaja 62. Florian Cota 63. Florian Cullhaj 64. Gazmend Paja 65. Gentian Tata

66. Georgios Vartholomatos 67. Gert Hyka 68. Gert Reka 69. Gezim Bexhdilli 70. Gjergji Jano 71. Gulio Gherardini 72. Hekuran Deliu 73. Hertis Kapidani 74. Irena Hysenaj 75. Irida Hasa 76. Irisa Thoma 77. Ivana Hajdini 78. Jonada Cenolli 79. Juliana Zagorcani 80. Katerina Tangu 81. Kico Mitre 82. Klajdi Jace 83. Kleitia Vaso 84. Klodian Celepija 85. Klodiana Binaj 86. Klodiana Nogu 87. Kostantin Jerondati 88. Lavdosh Japupaj 89. Ledjana Kamberi 90. Lejdina Xhafa 91. Lilika Papa 92. Lorena Pleqi 93. Loriana Boni 94. Lorina Bekteshi 95. Mahir Xhafa 96. Maisara Albari 97. Manjola Mukavelati 98. Manjola Rembeci 99. Manlio Schettini 100. Marenglen Kapxhiu 101. Marenglen Kasmi 102. Maria Ovrenovic 103. Maria Vardi 104. Mateo Balli 105. Melson Sula 106. Merlinda Bajo 107. Migen Matraku 108. Mimoza Caca 109. Miranda Basha 110. Morisina Hoxha 111. Nuri Alacacioglu 112. Perlat Sylisufi 113. Petrit Zharova 114. Ramona Parisi 115. Romna Hoxha 116. Saimir Suma 117. Scialpi Paola Valentina 118. Sedat Mahmudaj 119. Selvie Sylisufi 120. Sokrat Kreku 121. Sonila Jojic 122. Sonila Myftaraj 123. Sonilda Murataj 124. Sotir Shuka 125. Stela Shehu 126. Sumeje Murati 127. Teuta Panozaqi 128. Tylai Aydin 129. Vetmir Sinani 130. Visar Erkoci


aktualitet • E martë 24 korrik 2012

»

07

Avokatja: nuk e kthen romanin. gjyqi për dorëshkrimin

S’gjendet adresa e Hoxhës, shtyhet gjyqi me Kadarenë

Digjen disa hektarë në Priskë

Dogji një kodër në Kamzë, kapet 34-vjeçari. Zjarr në Dajt Një 34-vjeçar që i kishte vënë zjarrin një kodre në Kamzë u prangos, teksa një zjarr ka rënë dje në malin e Dajtit. Shërbimet e komisariatit nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ardjan Hasani, 34 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Bathore të Tiranës. Arrestimi i tij u bë sepse në datë 21.07.2012, rreth orës 20.00, ka vendosur zjarre në një kodër në fshatin Cerkrezë-Kamzë, duke e djegur tërsisht atë. Materialet procedurale, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal, i kaluan Prokurorisë. Ndërkaq, flakët e zjarrit kanë përfshirë dje një zonë me kullota pranë fshatit Priskë, në malin e Dajtit në Tiranë. Ndërkohë që, forcat e shërbimit zjarrfikës dhe punonjësit e parkut kombëtar të Dajtit janë mobilizuar menjëherë dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Sipas informacioneve paraprake të policisë, flakët kanë djegur një sipërfaqe prej 5 hektarësh me shkurre. Paraprakisht mendohet se, flakët janë pasojë e praktikës së blegtorëve për të djegur kullotat gjatë verës me synimin për të pastruar vendin nga shkurret, por policia ka nisur një hetim për të kapur shkaktarët. Dje janë djegur dhe disa hektarë na fshatin Priskë të komunës Dajt.

Aksidenti në rrugën Kavajë-Durrës

Mariglen Mulla Për shkak se nuk u gjet adresa e Nexhmije Hoxhës, u shty seanca e parë përgatitore e gjyqit civil mes ish-bashkëshortes së Enver Hoxhës dhe shkrimtarit Ismail Kadare. Ky i fundit e ka paditur gruan e ish-diktatorit në gjykatën e Tiranës sepse pretendon se ajo mban ende në sirtarët e shtëpisë së saj dorëshkrimin orgjinal të veprës “Dimri i Vetmisë së Madhe”. Eksperti i gjykatës që merrej me këtë dosje ka njoftuar gjyqtarin e çështjes Bledar Abdullain, duke iu drejtuar me fjalët se “Adresën tek ish-ndërmarrja e pularisë, në Laprakë, e verifikova, por nuk e gjeta dot”. Ndërkaq, në dalje të procesit, avokatja e shkrimtarit të njohur, Flonja Tashko u shpreh se “Zoti Kadare kërkoi kthimin e dorëshkrimit orgjinal të veprës “Dimri i Vetmisë së Madhe”, që ndodhet në posedim të zonjës Hoxha. Ne, në emër të zotit Kadare, i jemi drejtuar zonjës Hoxha për të siguruar kthimin, por zonja Hoxha nuk e kthen. Edhe Arkiva e Shtetit dhe Muzeu Kombëtar i janë drejtuar për të kërkuar kthimin e dorëshkrimit orgjinal, por nuk ia kanë arritur dot”. Nga

ana e saj gruaja e diktatorit Enver Hoxha pretendon se libri i është dhuruar vetë nga shkrimtari. Por avokatja Tashko reagoi duke thënë se “Nuk ka asnjë provë qoftë dhe përmes një deklarate që të vërtetohet se Kadare ia ka dhuruar Hoxhës dorëshkrimin”. Ndërkaq, ishte vetë avokatja Tashko që njoftoi shtyrjen e seancës për ditën e enjte, për shkak se nuk u paraqitën avokatët e Hoxhës, ndërsa shtoi se për këtë çështje janë vënë në dijeni organe si arkivi i shtetit dhe persona që mund të kenë dijeni. I shkruar në 1971shin, e botuar një vit më pas, romani u prit keq nga kritika komuniste dhe nuk u lejua të publikohej. Vetëm pas një rishikimi të autorit, nën titullin e ndryshuar “Dimri i Madh” romani u botua në 1978-ën. Kërkesëpadia Në kërkesë-padinë drejtuar gjykatës thuhet se “E paditura gjatë një vizite në shtëpinë e shkrimtarit konstatoi se shkrimtari kishte një shtëpi të vogël dhe nuk kishte kushtet e duhura për të ruajtur dorëshkrimin. Për këtë arsye ajo i kërkoi shkrimtarit që të vendoste përkohësisht

dorëshkrimin në arkivën e partisë, për ta ruajtur nga ndonjë dëmtim i mundshëm. “Shkrimtari nuk e kundërshtoi këtë kërkesë dhe pranoi, pasi si mund të kishte kundërshtuar shkrimtari kërkesën e gruas së diktatorit Enver Hoxha dhe një nga njerëzit më të pushtetshëm në Shqipëri, një fjalë e të cilës mjaftonte për të shkatërruar përfundimisht jetën e shkrimtarit dhe familjes së tij. Më 23 nëntor 2010 paditësi i është drejtuar të paditurës me anë të një letre duke i kërkuar kthimin e dorëshkrimit të veprës, por e paditura ka kundërshtuar të kthejë dorëshkrimin, të cilin vazhdon ta mbajë në posedim në mënyrë të paligjshme. Si përfundim duke marrë parasysh kërkesat e ngutshme, i kërkojmë gjykatës të urdhërojë inventarizimin e dorëshkrimit orgjinal të veprës “Dimri i Vetmisë së Madhe”, sekuestrimin e tij, si dhe lënien përkohësisht në ruajtje pranë një institucioni të pavarur deri në përfundim të gjykimit”. Në konkluzion kërkohet gjithashtu detyrimi i Nexhmije Hoxhës për t’ia kthyer dorëshkrimin orgjinal në posedim të autorit Ismail Kadare, në mënyrë që të rifitojë të gjitha të drejtat e autorit.

Historiku i dhimshëm i çiftit, frika nga përgjimet dhe nga braktisja ITALI - Orët e fundit kanë nxjerrë hipoteza të reja dhe fjalë ofenduese të shkruara në muret e shtëpisë, ende të lyer me gjak. Shkrimi i fundit, i zbuluar nga policia është më i tmerrshmi “Kalova 5 vite si skllavja jote”. Ky shpërthim është firmosur nga Fitnete Mehmeti, e nënshkruar nga gruaja shqiptare, e cila vrau burrin e saj italian Antonio Manco e më pas preu damarët. Duket se po merr formë një këndvështrim i ri mbi të cilin do bazohet shkaku që mund ta ketë shtyrë gruan të bëjë aktin e çmendur. Italiani 73-vjeçar kishte folur me miqtë se kishte paguar një topograf për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm për ta kaluar shtëpinë e tij në emër të shqiptares. Martesa e tyre ishte celebruar në Shqipëri dhe në Itali, nuk do të garantohej ndonjë mbrojtje ligjore për gruan kur burri i saj të vdiste. Gruaja ishte e shqetësuar në lidhje me këtë situatë, sepse kishte frikë se do mbetej e pastrehë. Situata

Shkrimi në mur i shqiptares që vrau burrin italian “Isha 5 vjet skllavja jote”

Viktima Antonio Manco e zbuluar kohët e fundit, me sa duket e ka goditur rëndë gruan dhe e ka nxitur atë të shkonte në zyrën e një avokati. Ky mund

të ketë qënë një motiv, por megjithatë burri i saj, ishte i gatshëm të mbronte të ardhmen e gruas, me të cilën u martua

pesë vite më parë. Të shkruara me laps, janë gjetur në muret e banesës, shenja që flasin se personi vuan nga një lloj frike. Fjalë fyese janë shkruar dhe në disa raste të pakuptimta për burrin e saj dhe familjen e tij. “Tani do të fluturojmë së bashku në qiell”. Pastaj ndoshta kishte frikë se ai do ta linte në mes të rrugës. Ajo ishte e pasigurt në vetvete, e trembur. Nëse dikush, për shembull do t’i jepte diçka për të pirë ajo e refuzonte, duke u përgjigjur se kishte frikë se mos e helmonin. Ai thoshte se dëgjonte zëra ose imagjinonte se dikush kishte instaluar pajisje përgjimi në shtëpi. Ekspertët megjithatë shtojnë se nuk është e pamundur që ajo ka vepruar nga xhelozia. Megjithatë, shkaku i vërtetë i masakrës ende mbetet mister.

Përplasi për vdekje vajzën, arrestohet 34-vjeçari Policia vë në pranga një 34-vjeçar nga Bathorja që përplasi për vdekje një kalimtare 29 vjeçe nga Rrogozhina. Kështu, parmbrëmë, rreth orës 23.30, nga shërbimet e komisariatit të policisë së Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ardian Cara, 34 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Bathore. Arrestimi i tij u bë sepse pardje rreth orës 15.20, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa Y117ODN, në segmentin rrugor Kavajë-Durrës, në rrugën dytësore përballë fabrikës së dyshekëve “ALTIA FLEX”, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale A. S., 29 vjeçe, lindur dhe banuese në Rrogozhinë, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grabiti dyqanin e shumicës

Shkoi nga Dajti në Priskë për të vjedhur, policia e ndalon Nga Dajti shkonte në Priskë për të vjedhur një dyqan shumice, por kapet nga policia. Shërbimet e komisariatit nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin J. Myrtaj, 18 vjeç, banues në komuna Dajt të Tiranës. Arrestimi i tij u bë, sepse pardje rreth orës 03.30, në fshatin Priskë e Madhe, është kapur në flagrancë nga shërbimet e komisariatit nr. 4, duke vjedhur dyqanin pikë shumice me mallra ushqimorë, në pronësi të shtetasit S. Sh. Në cilësinë e provës materiale autorit në momentin e kapjes i’u sekustruan mjetet që i kishte përdorur për të thyer derën e dyqanit, një levë, një palë pinca, një troko dhe një thes. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Policia kap 3, vodhën tel në Kavajë

“Banda e kombinatasve” shkon për të vjedhur tel, njëri vdes Një 21-vjeçar, pjesë e bandës së hajdutëve të Kombinatit që vidhin tel elektrik në Kavajë, mbeti i vdekur nga korenti, ndërsa 3 të tjerë u vunë në pranga nga policia. Duke iu referuar burimeve zyrtare të policisë së Tiranës mësohet se më datë 22.07.2012, rreth orës 13.30, nga shërbimet e komisariatit të policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Eduart Rama, 30 vjeç dhe Shkëlzen Osmanaj, 23 vjeç, të dy banues në Kombinat. Arrestimi i tyre u bë, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin në datë 12.07.2012 rreth orës 08.00, kanë vjedhur 3 karpata teli prej rreth 800 m, të linjës elektrike që furnizon fshatin Methasanaj, komuna Sinaballaj, Kavajë. Ndërkaq, pardje, rreth orës 13.30, nga shërbimet e komisariatit të policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrance i shtetasit Erenik Çelaku, 24 vjeç, banues në Kombinat. Arrestimi i tij u bë, pasi në bashkëpunim me shtetasin Zamir Alimani, 21 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, pardje rreth orës 03.30, kanë tentuar të vjedhin një sasi teli të linjës elektrike në fshatin Koçaj, Komuna Sinaballaj, Kavajë. Materialet ju kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Kavajë, parashikuar nga neni 134 dhe 22 të Kodit Penal.


08

« AKTUALITET

SHPRESA BECAJ KËRKON QË ISH-GJYQTARËT SUPREMË TË EMËROHEN DIREKT NË APEL

N

uk e donte për vete rritjen e rrogës Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, pasi për pak muaj ajo do ikë nga ky post, por propozoi që derisa ajo dhe gjykatësit supremë të dalin në pension, të marrin të njëjtën rrogë. “Që të luftohet korrupsioni do të thotë të ketë pavarësi, integritet, qëndrueshmëri, të mos kemi frikë të japim vendimet. Nëse një gjykatë do ketë pavarësi, ajo do të jetë një institucion dinjitoz. Sa i takon asaj se Shpresa Becaj dëshiron të rrisë pagën e vetë, kjo nuk më shkon fare ndërmend, sepse unë jam edhe pak muaj aty dhe nuk do jem më kryetare gjykate”,-deklaroi dje Becaj gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar në Komisionin e Ligjeve me kërkesën e Partisë Socialiste, në diskutimin e projektligjit për Gjykatën e Lartë. Por edhe pse deklaroi se nuk e kishte për veten e saj rritjen e rrogës Becaj u shpreh se “ish-anëtarët, e Gjykatës së Lartë (Becaj do të bëjë pjesë në këtë kategori pas pak muajsh), jo vetëm duhet të zënë vend në Gjykatat e Apelit pa konkurs, si gjithë të tjerët, por edhe derisa të dalin në pension të paguhen me rrogën e anëtarit të Gjykatës së Lartë”. Pra, sipas më të lartës gjyqtare të Shqipërisë, korrupsioni luftohet vetëm nëpërmjet rritjes së pagave të gjyqtarëve supremë, çka vetvetiu shfaq një hije dyshimi për mënyrën sesi kanë rrjedhur gjërat deri më sot me të “varfërit gjyqtarë që janë paguar kaq pak, por që “për pak sa e luftuan korrupsionin”. Duke propozuar që ata të kenë paga 10 për qind më të larta se ministrat, nga barazia që ekziston aktualisht,

E martë 24 korrik 2012 •

Kryegjyqtarja: Shtesë rroge 10% më shumë se ministrat, emërim në Apel “Zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, me votë të cilësuar” Për pjesën sesi zgjidhen këta gjyqtarë Becaj propozoi që Presidenti të mos konsultohet me grupet parlamentare përpara se të nxjerrë dekretin, por me kryetarin e kësaj gjykate dhe me ministrin e Drejtësisë. “Zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese me votë të cilësuar për mua është shumë e rëndësishme. Nëse do

të ndërhyhet në Kushtetutë, duhet parë problematika e qëndrueshmërisë në detyrë, apo mënyra se si zgjidhet problematika e karrierës së gjyqtarëve të lartë”,- tha Becaj. Ndërkaq, ajo shtoi se “është krijuar ideja që ekziston kultura e pandëshkueshmërisë së subjekteve të posaçëm. Duhet të kemi parasysh që pikënisja fillon që te emërimi

nga ana e Parlamentit e këtyre gjykatësve, të cilët do të jenë gjykatësit më të lartë të pushtetit. Duhet të kemi gjykatës, të cilët e meritojnë që nuk mund t’i shërbejnë vetëm një force që ka dhënë verdiktin për t’i zgjedhur, por këta gjykatës kanë ardhur për të kryer një mision për të gjykuar në mënyrë të barabartë për të gjithë subjek-

tet, qofshin me pushtet ekonomik. Sado të fuqishëm të jenë, detyra e tyre është që të zbatojnë ligjin në mënyrë korrekte dhe pa u ndikuar nga presionet. Të mos harrojmë dhe të bëjmë sikur ne nuk i dimë se nga janë preisonet. Preisone jo vetëm tek ne që jemi në një demoraci e brishtë dhe e re, por edhe në vendet me shtet ligjor mbi 200-vjeçar”.

“Pati vende vakante për 4 vjet, sot do të kishim 3000 çështje më pak”

çka rritet në të njëjtin proporcion edhe për kryetarin e këtij institucioni, Becaj mendon se rritja e pagave i jep zgjidhje çështjes së shumëpërfolur të korrupsionit në gjyqësor, veçanërisht në Gjykatën e Lartë. Kryetarja e Gjykatës së Lartë ka paraqitur edhe një amendament tjetër, i cili u siguron anëtarëve të Gjykatës së Lartë që u mbaron mandati, vende të sigurta në Gjykatat e Apelit,

kudo që ata ta kërkojnë. “Pra, me të rënë nga maja e pemës, gjyqtari duhet të mbahet të paktën në degë, pa rënë fare përtokë”. Këto propozime janë hedhur poshtë nga Ministria e Drejtësisë dhe misioni Euralius, duke mos pranuar arsyetimin e Gjykatës së Lartë se të tilla ndryshime do t’u jepnin anëtarëve të këtij organi më shumë pavarësi apo integritet në dhënien e drejtësisë.

Gjatë seancës së gjatë dëgjimore në Komsionin e Ligjeve, Becaj tha se konflikti politik mes partive dhe institucioneve, i ka shkaktuar gjykatës për shkak mungesave në staf, plot tre mijë çështje të mbartura. Ajo paraqiti kërkesën për të çuar në 21 numrin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga 17 që janë aktualisht dhe nga 19 që propozon qeveria, si domosdoshmëri për të vënë në funksionim Gjykatën Administrative. “Për 4 vjet rresht numri i vakancave ka qenë i pamenaxhueshëm duke bërë një studim dhe një përllogaritje të çështjeve, të cilat duhet të ishin gjykuar, sikur këto vende të ishin plotësuar, ne sot do të kishim tre mijë çështje më pak. Duhet të kemi gjykatës, të cilët e meritojnë këtë detyrë, që nuk mund t’i shërbejë vetëm një force që mund të ketë dhënë verdiktin për të zgjedhur”, tha Becaj, e cila u kërkoi deputetëve më tepër staf, pasi

shtimi i numrit të gjyqtarëve aq sa parashikon drafti i Ministrisë së Drejtësisë, është i pamjaftueshëm sipas saj, madje bllokues, pas krijimit të kolegjit administrativ. “Ne kemi 12 mijë çështje sot. Nëse do të krijojmë një kolegj ju do të shtoni dhe do të merrni nga anëtarët gjyqësues të Gjykatës së Lartë. Atëherë i bie do të merren pesë dhe nuk do të na krijohen kolegjet e tjera”, tha ajo. Kryetarja e Gjykatës së Lartë kërkoi të rreptësohen kriteret e përzgjedhjes të anëtarëv të gjykatës dhe shtimi i viteve pune që juristi duhet të përmbushë për t’u bërë pjesë e saj. Një tjetër kërkesë që Becaj kërkoi të shtohej në ligj ishte dhe mundësia e një apelimi të vendimeve të Gjykatës së Lartë. Pa ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë, të paktën për sa i përket rritjes së numrit të anëtarëve të saj, nuk mund të nisë nga funksionimi në janar Gjykata Adminstrative.

Qeveria jep 12 rekomandime për luftën ndaj krimit e korrupsionit Lufta kundër kriminalitetit për vitin 2012, e pasqyruar në 12 rekomandimet e Këshillit të Ministrave, u trajtua dje në takimin në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme. Kështu, Kryeprokurorja Ina Rama dhe Zv/ministri i Drejtësisë, Ermal Dobi, në prani edhe të përfaqësuesve të qeverisë i prezantuan këto 12 pika, ku thelbi qëndron në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkaq, burimet zyrtare të Prokurorisë thanë se në takim u vërejtën edhe “përplasjet” e zakonshme mes akuzës dhe gjykatës, ku prokurorët thanë se në asnjë rast një vendim gjykate nuk është më i lartë se një kërkesë e Prokurorisë. Ndërsa Kryeprokurorja Ina Rama kërkoi që të bëheshin analiza më të plota nga inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë. Në fjalën e tij, Dobi, u shpreh se rekomandimet e dhëna janë mbështetur nga materiale të ndryshme të referuara nga institucione të ndryshme të shtetit, si dhe në përputhje me strategjitë e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave si strategjia për forcimin e shtetit të së drejtës, për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, respektimin e të drejtave të të dënuarve dhe nga strategjia për një qeverisje sa më transparente. “Këto rekomandime, janë gjykuar gjerësisht nga Ministria e Drejtësisë dhe ne shprehim mbështetjen

tonë si institucion për punën tuaj në përmbushjen e tyre”,- tha Dobi. Më tej, drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe drejtuesit e prokurorive të rretheve, duke vlerësuar rekomandimet si një material të vlefshëm në punën e prokurorëve dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore,

Këshilli i Ministrave janë të adresuara mirë, dhe është pozitiv fakti që ato e vënë theksin në rritjen e bashkëpunimit midis institucioneve. Duke i vlerësuar pozitivisht rekomandimet e dhëna, Ina Rama, vërejti disa mangësi në analizën e disa problematikave që kanë shër-

diskutuan dhe çështje të veçanta që kanë të bëjnë me problematika të ndryshme të aktivitetit të përditshmëm, me qëllim përmirësimin e tyre dhe rritjen e bashkëpunimit midis institucioneve. Në këtë rast u theksua se nuk ka asnjë rast që gjykatat të kenë dhënë një vendim më të lartë nga sa ka kërkuar prokurori i çështjes. Gjithashtu gjatë diskutimeve u ngritën edhe çështje të karakterit teknik dhe administrativ. Në përfundim të takimit, Prokurorja e Përgjithshëme Ina Rama u shpreh se rekomandimet e përcjella nga

byer si bazë në prezantimin e disa prej rekomandimeve që kanë si bazë inspektimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë. “Analizat e plota do të shërbenin për të qartësuar se kush është përgjegjegjës për këto problematika dhe që në këtë mënyrë do të shërbente për të parë se çfarë duhet të përmirësojë më mirë Prokuroria në punën e saj. Pavarësisht këtyre, Prokuroria shqiptare do të ketë gjithë impenjimin maksimal për përmbushjen e rekomandimeve të dhëna dhe për të marrë rezultate të vlefshme në objektivat e saj”,-tha Ina Rama.

12 REKOMANDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE 1. Forcimi i shtetit të së drejtës për të garantuar pavarësinë, efiçencën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve të sistemit të drejtësisë për përmbushjen e detyrimeve të Rekomandimit nr. 7 të Planit të Veprimit për integrimin evropian dhe për përmbushjen e detyrimeve të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë. 2. Forcimi i luftës kundër korrupsionit lidhur me ndjekjen dhe dënimin e çështjeve të korrupsionit në të gjitha nivelet për përmbushjen e detyrimeve të Rekomandimit nr. 8 të Planit të Veprimit për integrimin evropian dhe për përmbushjen e detyrimeve të Strategjisë Antikorrupsion. 3. Forcimi i bashkëpunimit të Prokurorisë me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për procedimin e veprave penale në fushën e doganave dhe ato që lidhen me taksat e tatimet në funksion të unifikimit të praktikave në të gjitha prokuroritë. 4. Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar duke rritur bashkëpunimin me partnerët rajonalë dhe koordinimin e agjencive të zbatimit të ligjit në këtë fushë për përmbushjen e detyrimeve të Rekomandimit nr. 9 të Planit të Veprimit për integrimin evropian dhe për përmbushjen e detyrimeve të Strategjisë kundër Krimit të Organizuar. 5. Përmirësimi i trajtimit të të drejtave të të ndaluarve në rajonet e policisë, në qendrat e paraburgimit dhe në burgje, forcimi i ndjekjes gjyqësore të çështjeve për keqtrajtim, si dhe zbatimi i rekomandimeve

të Avokatit të Popullit në këtë drejtim për përmbushjen e detyrimeve të Rekomandimit nr. 12, të Planit të Veprimit për integrimin evropian dhe për përmbushjen e detyrimeve të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë. 6. Zbatimi rigoroz i rregullave procedurale mbi afatet e hetimit paraprak, si premisë bazë e një procesi të rregullt ligjor të mbrojtur nga nenet 28, 31 dhe 42 të Kushtetutës, si dhe nga neni 6 i KEDNj-së. 7. Respektimi rigoroz i të drejtave themelore të subjekteve të procedimit penal dhe në veçanti, të të ndaluarve dhe të arrestuarve në çdo fazë të procedimit penal: në hetimet paraprake, në gjykim dhe në ekzekutimin e vendimeve penale si pjesë e rëndësishme e procesit të rregullt ligjor. 8. Respektimi i detyrimeve ligjore për kryerjen e veprimeve të rregullta e të vijueshme hetimore në ushtrimin e ndjekjes penale. 9 . Respektimi i detyrimit kushtetues dhe ligjor për fillimin e ndjekjes penale nga Prokuroria, që është organi i vetëm kushtetues me atributin për të ushtruar ndjekjen penale dhe për të ngritur akuzë në procesin penal. 10. Respektimi i detyrimit ligjor për ndjekjen e një politike të drejtë penale dhe në veçanti e politikës së dënimit. 11. Respektimi i detyrimit ligjor për rregullshmërinë e mbajtjes dhe administrimit të statistikave dhe regjistrimit të veprave penale. 12. Ngritja e seksioneve në Prokurori për hetimin e krimeve kompjuterike dhe trajnimi vazhdues i prokurorëve në këtë drejtim.


AKTUALITET • E martë 24 korrik 2012 Nis hetimi penal

Asnjë i dëmtuar

Dhunonte vazhdimisht gruan, arrestohet 45-vjeçari

Eksploziv makinës, dyshime për hakmarrje

ELBASAN- Një 45-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi është denoncuar për dhunë ndaj bashkëshortes. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Nazmi B. 45 vjeç me banim në Peqin është ndaluar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë prej disa kohësh ndaj bashkëshortes së tij Sh. Bakalli 40 vjeç. Policia ka marrë një kallëzim pasi bashkëshortja e 45-vjeçarit është përballur sërish me dhunën ndaj saj. Paraprakisht deklarohet se akuza mbetet në dëshminë e saj. Policia po heton për të zbardhur rastin dhe grumbullimin e provave ndaj burrit dhunues. Dhunimi i bashkëshorteve është një shqetësim gjithmonë prezent dhe rastet paraqiten herë pas here, por në pak raste përfundojnë me gjykim. Bashkëshortet e dhunuara në shumicën e rasteve i tërheqin kallëzimet për shkak të presionit familjar, por edhe të opinionit publik. Të pakta janë ato raste që përfundojnë në gjykatë me ndarjen e çiftit.

SHKODËR- Një makinë ka shpërthyer në mesnatë në Shkodër, pranë qendrës së qytetit. Policia deklaron se automjeti Audi, AA 522 BA, i cili ishte parkuar në një nga rrugicat e lagjes “3 heronjtë” ka shpërthyer në mesnatë, duke shkaktuar panik të madh tek banorët e zonës. Sipas policisë, mjetit i është vendosur një sasi eksplozivi në pjesën e përparme të tij. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke shkaktuar jo vetëm dëmtim të mjetit, por dhe të xhamave në banesat pranë. Mjeti mësohet se është në pronësi të shtetasit S. Cerjani, ndërsa burime jo zyrtare shprehen se po vijojnë hetimet për zbuluar autorët dhe motivet që çuan në vendosjen e lëndës plasëse. Një pistë mbetet hakmarrja për disa konflikte të vjetra që kishte i dëmtuari me persona të tjerë. Pas shpërthimit banorët e zonës kanë dalë të alarmuar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë e Shkodrës.

RRITET EKSPORTI E ÇMIMET. SPECIALISTI: PRODHUESIT MË TË KUJDESSHËM

Prodhimet bujqësore, fermerët lëshojnë dorën te hormonet LEDIA LLESHI ELBASAN- Prodhimet e stinës në qarkun e Elbasanit shiten tashmë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe madje në Serbi. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Bujqësisë në Elbasan, këtë vit është dyfishuar eksporti i këtyre prodhimeve dhe sidomos eksportohet në sasi të konsiderueshme të perimeve si domatja, shalqi, speca, kastraveca etj. Ka gjithashtu një rritje të madhe të eksportit për prodhimet medicinale. Përgjegjësi i Shërbimit Këshillimor pranë Drejtorisë së Bujqësisë, Neshat Sadiku, thotë se kjo rritje ka sjellë rritjen e çmimeve këtë vit. Pra, fermerët i shesin më shtrenjtë perimet edhe pse cilësisht ato mund të mos jenë më të mirat. Sipas tij është rritur domatja, e cila një vit më parë është tregtuar me 30 lekë këtë vit nuk ka zbritur 50 lekë kg. Kastraveci vjet ishte 20-25 kg, ndërsa këtë vit ka shkuar 40 deri në 45 lekë kg. Eksportet dhe fermerët Por e gjithë kjo kërkesë është përballur edhe me një tendencë të fermerëve për të përdorur stimulues, të cilat i pjekin më shpejt prodhimet e tyre. “Ka pasur raste të reklamimit të disa produkteve që nuk janë cilësore. Ne kemi

KORCË- Pas humbjes së rreth 55 pikturave, 27 prej të cilave të piktorit të popullit Vangjush Mio, një tjetër skandal del në dritë. Skulptorë dhe artisë të qeramikës në Korçë kanë denoncuar zhdukjen e veprave të tyre nga kjo galeri. Ata sqarojnë se veprat e tyre ruheshin në Muzeun Popullor Etnografik, por pas shkatërrimit të tij, punimet u çuan në Galerinë e Arteve. Artistët bëjnë përgjegjës drejtorin e qendrës kulturore “Vangjush Mio”, Vladimir Topi, ndërsa deklarojnë se nuk e dinë me

Neshat Sadiku

vendosur kritere në rast të përdorimit të hormoneve. Kemi rekomanduar edhe me fletëpalosje edhe sasinë e hormoneve dhe pesticideve që duhen përdorur pasi në rast të ekzagjerimit pasojat janë në cilësinë e këtyre prodhimeve”. Por Drejtoria e Bujqësisë mbetet vetëm në kuadrin e monitorimit dhe këshillimit të fermerëve, por jo në ndalimin e tyre. Specialistët thonë se fermerët në rast të përdorimit të hormoneve mbi parametrat e lejuara duhet t’i shkatërrojnë, por në fakt i shohim në treg me bukurinë e jashtme dhe

mungesën e shijes madje me çmim sikur të ishin të cilësisë së parë. Asgjësimi duhet të bëhet nga strukturat e varura nga Ministria e Bujqësisë, por askush nuk di të thotë pse nuk funksionon ky sistem. Disa të tjerë shprehen se duhet vendosur sistemi i gjobave që ky fenomen të ndalet. Fermerët nxitojnë stimulimin për t’i nxjerrë më herët me një çmim të shtrenjtë duke fituar kështu mbi konsumatorin. Standarde jashtë BE-së?! Drejtoria e Bujqësisë pranon rritjen e eksportit në ven-

det e rajonit që janë jashtë BE-së, por ende në Bashkimin Evropian nuk eksportojmë produkte të stinës dhe kjo për shkak të cilësisë. Sadiku thotë se grupet e certifikimit që janë në vendin tonë po bashkëpunojnë me grupet e vendeve të BE-së me qëllim që të plotësohen standardet e kërkuara. “Kemi arritur eksportin të vajit të ullirit dhe bimët medicinale. Kemi tre shoqata që prodhojnë produkte Bio, të cilat këto të eksportohen në vendet e BE. Fermerët kanë interes t’i eksportojnë pasi çmimet janë mjaft të leverdisshme. Ata janë trajnuar dhe është trefishuar eksporti i bimëve medicinale pra ka një rritje të vazhdueshme pasi dhe kërkesa është e lartë”. Po kështu është duke u investuar për uljen e importit gjatë stinës së dimrit. Shteti jep kredi me interes zero për dhomat frigoriferike që do të bëjnë të mundur që të kemi prodhime vendi edhe gjatë stinës së ftohtë duke zvogëluar importin”. Të gjithë të dhënat pozitive për eksportin e prodhimeve të stinës ndikojnë tek konsumatori vendas. Ai këtë vit ka si ofertë perime jo shumë cilësore me çmime gati 50% më të shtrenjta dhe aq më tepër të stimuluara me hormone gjë që tani për tani nuk ka një mënyrë për t’i ndalur.

»

09

Prelud i shpalljes së Pavarësisë në vend

Përkujtohet 100-vjetori i kuvendit të Sinjës BERAT- Aktiviteti mbi përkujtimin e 100-vjetori të kuvendit të Sinjës mbledh në Berat deputetë, historianë dhe pushtetarë vendorë, ndërsa është zbuluar dhe pllakata në përkujtim të nismëtarëve që mundësuan zhvillimin e këtij kuvendi. Zhvillimet e kuvendit të Sinjës do të kujtohen në historinë tonë për rëndësinë që patën për fatin e Shqipërisë. Dje janë zhvilluar në këtë qytet një sërë aktivitetesh që nisën me një simpozium historik që është zhvilluar në ambientet e qendrës së kulturës “Margarita Tutulani” për të vijuar më pas me një tjetër aktivitet që është zhvilluar në fshatin Sinjë. Të pranishëm, deputetë dhe drejtues vendorë ndoqën një ekspozitë fotografike që hedh dritë mbi historikun 100-vjeçar, të njërit nga tre kuvendet e zhvilluar në Shqipëri, i cili i hapi rrugën më pas shpalljes së pavarësisë. Më pas aktiviteti ka vijuar në fshatin Sinjë ku 100 vjet më parë pas disa muajsh u nënshkrua memorandumi me 12 pika i nënshkruar më 23 korrik 1912 dhe njihet si një nga tre kuvendet ku kërkohej ndër të tjerash administrim nga shqiptarët, shkolla shqipe, memorandum, i cili i hapi rrugën më pas aktit të shpalljes së pavarësisë. S. Gorrica

Ndërkohë pushtetarët festojnë

Shiu fik zjarrin në malin mbi lagjen “Goricë” BERAT- Shiu që ka filluar të bjerë në mesditën e djeshme ka bërë që të gjitha vatrat e zjarrit në qarkun e Beratit të fiken dhe me kryesorja po në mesditën e djeshme është shuar dhe vatra e zjarrit me më shumë 4 km gjatësi në malin Partizani apo më mirë mali mbi lagjen muzeale “Goricë”. Rënia e shiut për më shumë se 1 orë pa ndërprerje ka bërë që të fiket zjarri që për tre ditë pa ndaluar ka shkrumbuar më shumë se 100 ha më pisha, ndërsa të dy zjarret në harkun kohor të një viti kanë shkrumbuar rreth 156 mijë rrënjë pisha 50- vjeçare. Por duket se pushtetarët kanë anashkaluar zjarret që shkrumbuan për tre ditë të gjithë zonën e kurorës së kalasë duke festuar me një kafe mbërritjen e shiut në kafenetë e qytetit. Në fakt më të gëzuar në këtë rast kanë qenë ushtarët e repartit të Poshnjes, të cilit me lopata xheniere dhe me mjete rrethanore kanë mundur të shpëtojnë nga flakët e zjarrit krejt lagjen “Goricë”, por më shumë rreshtin e sipërm të shtëpive karakteristike, të cilave zjarri u kishte trokitur në derë. Po të njëjtën gjë kanë bërë edhe zjarrfikësit që në pamundësi të rrugëve i janë ngjitur malit pa pasur me vete ndihmën e boteve të ujit duke luftuar me flakët e zjarrit me mjete rrethanore. S. Gorrica

KORÇË, THELLOHET SKANDALI I GRABITJES SË VEPRAVE ARTISTIKE

Zhduken dhe skulptura në Galerinë e Arteve Qeramikëpunuesit: Drejtuesit e institucioneve heqin fajin nga vetja saktësi kohën e zhdukjes së veprave të tyre. “Pata një fitim personal shumë të pasur me punë artizanale të vogla, të cilat u zhdukën dhe nuk e dimë ku janë dhe kush i mori. Kisha 45 punime. Marrja në disponim e veprave u bë me drejtorin që u vendos në qendrën kulturore.

Pasi ai krijoi sharlatanizëm kudo që shkoi”, deklaroi skulptori Llazi Tili. “Përafërsisht kam pasur rreth 140 objekte. Më vonë nuk e di si vajti fati i tyre. Unë edhe për ato punime që bëra nuk jam paguar”,- u shpreh qeramikpunuesi Vasillaq Kolevica. “Hani i Manas-

tirit iu kthye ish-pronarëve dhe mesa di unë vlerat e tyre u morën pastaj nga Bashkia dhe u dërguan në ambiente të ndryshme më duket në bodrumet e pallatit të kulturës”,- tha ish-punonjësi i muzeut popullor Kliti Kallamata. Ndërkaq, drejtori aktual i Qendrës Kul-

turore, njëkohësisht edhe i Galerisë së Arteve, Vladimir Topi, deklaron se pjesa më e madhe e veprave të muzeut ruhen në galeri. “Është nxjerrë një urdhër nga zoti Gjergji Duro që është bërë një s’kualifikim i qeramikës dhe është mbajtur procesverbali dhe sipas të

gjithë rregullave janë ekzekutuar. Kemi fondin e muzeut të kulturës popullore dhe fondet e tjera”,- deklaroi drejtori i Qendrës Kulturore Vladimir Topi.


10

« opinion

E martë 24 korrik 2012 •

Ditët monotone të një presidenti

Z

Nga Bujar Nallbani

akonisht burrat e shtetit lënë gjurmë edhe pasi ikin. Ata mbeten në kujtesën kolektive si njerëz që bënë diçka, thanë diçka, qoftë një shprehje të caktuar, e kjo sjell vetvetiu gjurmën e tyre. Po kjo vlen për ata njerëz që e çanë vetë rrugën e tyre, nuk u katapultuan dhe nuk erdhën në një vend të caktuar nga pista tjera, por vetëm nga profili i tyre. Sot kujtohen aspekte nga jeta e Çurçillit e nga Sharl dë Goli apo figura të tjera. Realiteti shqiptar njerëz të tillë i ka me pakicë, në mos fare. Pse? Njerëz të tillë me një profil amorf si Bamir Topi, as mish, as peshk, nuk kanë pasur mundësi të ndërtojnë staturën e shtetarit, jo se fati nuk i ka përkëdhelur, po sepse ata këtë miklim të fatit e kanë kuptuar si pozicion të komoditetit dhe të botës së tyre të ngushtë shpirtërore. Presidenti Topi, sapi erdhi në karrigen e presidentit me votëbesimin e PDsë, e hoqi menjëherë nga mendja këtë, madje arriti të votojë edhe për të majtën. Ai mendoi se si mund të krijonte një parti, se si mund të planifikonte rrugët e së ardhmes duke shfrytëzuar mundësitë që të jep karrigia. Me pak përjashtime, është në mendësinë e njerëzve mediokër mosmirënjohja dhe tradhtia, mendësi që shtjellohet me idenë e keqe se sa do të fitoj pastaj, sa do të punoj dhe jo anasjelltas. Kështu, duke i dhënë mundësinë vetes si shpërndarës dekoratash, Presidenti dekoronte njerëz të panjohur, me kontribute të dyshimta në demokraci ose pa kontribut. Po kjo për të nuk kishte rëndësi, rëndësi kishte kopertura e gjërave dhe jo çfarë sillte realiteti në tërësinë e tij, në thellësi të problemeve dhe të të vërtetave të pakontestuara. Vetëm këto të vërteta s’ka dashur t’i njohë Presidenti, duke i paragjykuar gjërat, sepse ato nuk çonin ujë te mulliri i tij. Po cili është mulliri i tij? Është mulliri që bluan misrin e kuq të komunizmit, është mulliri i ëndrrave të thara, që mundohet ta marrë ujin nga zgafellat e së keqes. Ky president, që erdhi nga e djathta e që tani pretendon se ka ngritur një parti të djathtë, jo vetëm që nuk i respektoi ëndrrat dhe principet e së djathtës, por nuk u mor vesh se çfarë tha, madje i ironizoi të djathtët, krijoi realitete virtuale duke spekuluar sikur përkrahte të djathtët e të persekutuari, duke u dhënë merita atyre njerëzve që nuk i pranonte opinioni publik. Dhe në këto raste loja e tij e kamufluar jo vetëm që s’pinte ujë, por qe një lojë që i bën vetë të djathtët të mendohen e duhet të mendohen mirë para se të atashojnë në detyra të larta e të rëndësishme njerëz të tillë, sepse në Shqipëri njeriun e nis për engjëll dhe të del djall. Atashimi i njerëzve të tillë, që stisin të vërtetat, duhet të marrë fund, e natyrisht kjo përvojë e realiteteve jetësore duhet të vlejë, në mënyrë që politika shqiptare dhe realizmi politik të ndihen sa më afër e të përputhen për të arritur standarde të reja, që ne të mos vuajmë nga njerëz të tillë amorfë si Topi, që topin e politikës e zvarriti në fushën e saj duke bërë autogola të trishtë. Konkretisht, mua, Bujar Nallbanin, ky president më refuzon dhënien e dekoratës, ose mban një heshtje, njëfarë komploti të heshtur ndaj vlerave të mia, duke anashkaluar propozimin dinjitoz të vërtetë dhe të vlershëm të Shoqatës së të Pushkatuarve Politikë me kryetar Gjoç Gjoçin. Ai bën sikur harron gjithë vlerësimet dhe referencat e dhëna për aktivitetin dhe kontributin tim në rrëzimin e komunizmit dhe për këtë s’besoj të provojë ndonjë ndjesi të fortë, sepse, kur unë vija kokën në thes dhe kryeja atentatin e parë ndaj monumentit të Stalinit, Topi flinte e zgjohej me ëndrrën që komunizmi të mos rrëzohej, ndonëse e kishte marrë ferra uratën. Ishte marsi i vitit 1990 kur dinamiti tronditi figurën e gjakatarit Stalin, kur intervistat e mia te “Zëri i Amerikës” sillnin kumte e mesazhe shpresëdhënëse dhe atëherë çfarë bëje ti, zoti Topi, kjo dihet: s’bëje asgjë, sikur s’ke ditur të bësh ndonjë gjë, veçse të rregullosh punët e tua me veprimet e një mikroborgjezi të provincës. Për këtë veprim historiani i madh anglez Montefiore do të shprehej

duke më dhuruar librin për Stalinin: “Atë që bërë ti atëherë duke rrëzuar Stalinin, unë po e bëj tani pas njëzet vjetësh.” U befasova nga këto fjalë, jo se më dedikoheshin mua, po thashë me vete se si kishte mundësi që një i huaj t’i dinte aq mirë gjërat, më mirë se pusht-pushtetarët tanë, të cilët bëjnë sikur jetojnë çdo ditë me hallet dhe problemet tona. Por pas tronditjes së çastit, pas atyre fjalëve plot miradije e respekt, arrita në konkluzionin se të huajt e njohin mirë realitetin shqiptar, atyre u intereson vetëm e vërteta si dëshmi, janë pa komplekse dhe kanë gjerësi në pikëpamje të vlerësimit. Kjo nuk është thjesht një edukatë e tyre, po një princip pune, prej nga vjen pastaj edukata, finesa dhe respekti. Montefiore dinte shumë mirë shkrimet e shumta që janë shkruar për personin tim, intervistat e mia, qëndrimet e mia e mbi të gjitha rëndësinë domethënëse të këtij akti, kur në Ukrainë Stalinin e rrëzuan pas njëzet vjetësh demokraci. Nëse një veprim nuk gjykohet në kohë, duke marrë peshën dhe rëndësinë e realiteteve që përcjell, atëherë ky veprim nuk ka sesi të gjykohet në çdo kohë. Po në realitetin e sotëm shqiptar veprime dhe akte të tilla madhore, që atëherë jo kushdo i bënte, siç duket i prishin punë dikujt, atij që nuk do të përcillet e përkrahet siç duhet roli i njerëzve që vunë kokën në rrezik dhe shpejtuan proceset demokratike me veprën e tyre. Natyrisht, shumë njerëz e kanë gjetur veten në fusha e drejtime të krijuara përmes zotësisë së tyre, por atyre patjetër u duhet dhënë një sadisfaksion moral nga institucionet e vlerësimit dhe kjo është shenjë e dinjitetit dhe e vlerës, dhe këtë nuk mund ta bënte Topi, edhe pse iu kërkua atij. Arsyet që thamë më lart dhe ato që do të rreshtohen më poshtë e gjejnë çdo shpjegim jashtë këtij shpjegimi, po nuk mund të gjejnë të vërtetën e trishtuar se si është e mundur që në institucionet tona të vegjetojnë njerëz të tillë, njerëz që siç hyjnë në to dalin, e kur kthehen në njerëz të zakonshëm, bëhen aq të parëndësishëm, sa të duket se nuk kanë qenë kurrë në ato shkallë të hierarkisë së drejtimit. Kjo është një mallkim që vjen nga mungesa e formësimit të personalitetit, nga rendja drejt pushtetit si një parajsë, ku të duhet të marrësh vetëm të mirat nga dehja prej një lavdie false, që nuk e kupton sa qesharake është etj., etj. Në një mendësi u gjend edhe Presidenti Topi, duke harruar demokratët e vërtetë, duke harruar mbështetësit e tij, aktivistët e parë të demokracisë, ata njerëz që në kohë të vështira u përleshën dhëmb për dhëmb me kuçedrën e kuqe, morën plagë nga ajo dhe sot janë dinjitozë e kryelartë, pavarësisht se njerëz si Topi kalojnë herë pas herë nëpër institucionet tona si një ëndërr e ligë, e keqe dhe trallisëse. Pra, ku ishe? Hiçgjëkundi. Çfarë bërë? Aq sa s’mundi. Mundi të bënte ca gjëra për vete, një parti gjoja si frymë demokratike, ku del grahma e atyre njerëzve që kanë gogësirë për një kohë të gjatë pas darkave të shijshme e rrogave të majme e tani gjasme vijnë të na japin një frymë të re, po dihet çfarë fryme vjen prej gogësimës. E njeriu që gogësiu më tepër duke mos i besuar as vetes se ishte president na qenkësh njëherë zoti Topi, personazh i një përralle të trishtë të realitetit shqiptar, i cili, edhe pse na u proklamua si i djathtë, nuk i përfilli të dënuarit politikë dhe aktivistët e demokracisë, e që duke ardhur nga një parti e fuqishme, së cilës i ktheu shpinën, befas u kujtua se duhej krijuar një parti tjetër, si një trampolinë për t’u katapultuar tjetërkund. Po besoj se kësaj radhe ëndrrat e tij të mykura s’do ecin, sepse ai nuk e ka treguar integritetin e një shtetari realist. Ka dekoruar pinjollë të diktaturës, njerëz me kontribute të dyshimta, vetëm e vetëm që të njolloste ata njerëz që i dolën në ballë demokracisë, të dekurajojë realizmin përcaktues në sistemin e vlerave të një shoqërie moderne, demokratike, siç është pjesërisht shoqëria shqiptare. Ditën kur të dorëzojë karrigen me siguri do të ndihet pak keq, se nuk pati mundësi të dekoronte një komunist më tepër e të shtonte edhe një njollë tjetër në sistemin e vlerave.


opinion • E martë 24 korrik 2012

»

11

Shqetësimet e Malos dhe Isit?! Malos i ka ngelur peng pse ia shiti shtëpinë një minoritari, sepse ajo ishte pasuria e tij e vërtetë në Gjirokastër, ndërsa Isit pse ia dhuroi librin “Dimri i vetmisë së madhe” shefes djallëzore. Ai gërthet nga Parisi jo për Ali Podrimen e vdekur, por për librin që nuk po shitet(!).

M

aloja kishte shumë plane me shtëpinë e tij. E pse të mos ia shes një gjirokastriti, qoftë ai edhe minoritar, që nuk ka letrat e Kreshos, por të Nexhmijes? Sakllamë janë ato, s’kanë tendencë greke, se nuk kishte kohë njeri për ato gjëra, se aty ishte frika dhe gjaku. Por Isi nuk ishte dakord, ishte bërë njeri i madh, shumë më i madh nga ç’e kishte menduar, mik me Enverin, vartës i Nexhmijes, truri i Frontit Popullor e së fundi edhe qytetar i Parisit. E meritonte një shtëpi-muze. E ku di Maloja ç’është muzeu! Duke parë e duke bërë, por lindin shqetësimet tjera, del në dritën e diellit edhe “Dimri i vetmisë së madhe”, ama nuk po shitet me qindra mijë kopje. E kohë të arta ishin ato, radhë për bukë e qumësht, ama edhe radhë për librin e Isit. Kishte lezet! Po si do t’i bëhet halli i “Dimrit…”? Sot s’ka më as radhë qumështi e as libri të Isit. Nuk është kot Nexhmija gjallë, do t’i jap zgjidhje kësaj pune, edhe pse nuk është më shefe e madhe. Mëkatet e saj do të ngjallin interesin e lexuesit, edhe pse jo, as përmbajtja e as libri i kohërave të arta të Isit, por kush ia ka fajin zonjës të diktatorit, që merr dhurata nga më të ndryshmet, madje edhe dorëshkrimin e librit “Dimri i vetmisë së madhe”? Po Isi vazhdon të jetë i fortë edhe pa shefen e saj, sepse ai sot, nëse u referohemi statistikave, duke marrë parasysh edhe ato të regjimit të kaluar, ngelet shkrimtari më i lexuar shqiptar. Si i tillë, ka luksin edhe të padisë, madje edhe ishshefen e tij, sepse sot i duhet dorëshkrimi se s’bën. Kur kjo betejë e famshme për nxitjen e shitjes së librit që po vajton nëpër sirtarët e librarive filloi, në Parisin e Isit zhduket shkrimtari i madh, ose më i madhi i poezive shqipe, Ali Podrimja. Maloja ndien dhimbje si gjirokastrit që është, por Isi nuk bëhet i gjallë. Jo, jo, edhe pse nuk është zhdukur Rexhep Qosja, por i madhi Ali Podrimja. Kot që lajmëron agjencia franceze “Presse” ose TV “5 Monde”, halli është si të shitet libri që do të prodhohet nga arkivi i zonjës të diktatorit. E Tirana dhe Prishtina zyrtare le të vazhdojnë vajtimin ashtu si dhe shkrimtarët e kryeqendrës shqiptare që ndajnë dhimbjen me familjen Podrimja, që vazhdon e përpëlitet se si ta sjellë trupin e pajetë të Alit të madh. Maloja si Maloja “Të jesh shqiptar/e vdekja të të mos gjejë/ edhe në skaj të botës,/e pamundur është…”, - kështu shkruante shumë kohë më parë Ali Podrimja. Ca nga këto gjëra i kuptonte Maloja, por Pse duhet të shkojë shqiptari në skaj të botës kur aty është Gjirokastra? E bukur, e qetë, edhe pse Tahir kushoja na u ngatërrua kot me ca vrasje. Ndoshta edhe s’ka faj, punë komunistësh, por duhet heshtur, mbyllur gojën, e besa të kalohet edhe në korsinë e komunistëve të devotshëm, aty ku është Nexhmija dhe patrioti Enver. Mbaroi edhe lufta, “Rroftë Enveri!” gërthisnin ca budallenj, gjykonte Malua, jo me zë, po Enveri s’di të shkruajë, ama kjo Nexhmija është e penës, lexon madje edhe redakton. Kjo do t’i shërbejë jo një shkrimtari, por Lidhjes së Shkrimtarëve; jo vetëm Marksit dhe Leninit, por institutit të frymës marksiste-leniniste dhe jo vetëm popullit, por Frontit Popullor. Nuk u martua kot, jo, Nexhmija me të, mund të merrte edhe Bahri Omarin, po kujt i hynte ai në punë, aq sa Bedri Spahiu vetëm për të dëgjuar dhe vrarë kishte lindur. Po mirë që të ka dhënë Zoti prirjen e të shkruarit, miqësinë me Nexhmijen dhe shitjen e librave ende pa iu tharë boja e shtypshkronjës, po kujt i duhet ajo shtëpi në Gjirokastër? Maloja si Maloja, mendon ta shesë e një minoritar seç i ishte honepsur. “Tirana m’i dha të gjitha, - mendonte Maloja, - do të më lërë të shkoj edhe në Paris, e unë mendoj për

Nga Agim Popoçi

një shtëpi, e ku? Në qytetin e një mijë shkallëve. E punë shqiptarësh, po le të numërojnë këta shkallë, se nuk është bërë kot Parisi, jo!” Iu terruan sytë Malos, nuk e mendonte se do të bëhen të njohura shtëpitë e Zekatëve, Skendulatëve, Babametos, Hani i Zagorisë, Dulajve etj., se UNESKO-ja do të interesohet për këtë qytet të bukur shqiptar e shtëpia e Malos asgjëkund. Lërë mos e pyet! Por aty është Isi… E more Malo, je penduar, e dimë, por për fat aty është Isi. Do ta bëjë të njohur shtëpinë e Kadaresë e ti Malo merru me minoritarë. Do të vijnë shqiptarë nga e gjithë bota në Gjirokastër dhe do të kërkojnë shtëpinë e Kadaresë, aty ku u rritë pena e njohur shqiptare, me të cilën mburret Çamëria e Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Kosova, Saranda e Shkodra. Do të kujtohen qindra mijë libra të shitur dhe një stil i paparë botëror e ti Malo kujtoi ditët e tua, kafenë e Gjirokastrës dhe respektin gjirokastrit, të cilin Isi jo vetëm nuk e ka, por as që i duhet. Njeri i madh sot është ai, o Malo! Në Paris Isi parisien do të punojë dhe jetojë, edhe pse librat nuk shiten si më parë. Nuk ndihmojnë as shfaqjet disidente të kohë pas kohëve, as kundërshtitë e shpikura antiqeve r i t a re ndaj të shoqit të Nexhmijes. Por ja që ca të vërteta edhe dalin e, si për dreq, Nexhmija vazhdon të jetë gjallë, të flasë e madje të shkruajë edhe libra kujtimesh! “Jeta ime me Enverin” e titullon ajo librin e saj, por ama aty shkruan për të gjithë: për ata që ishin e nuk ishin shkrimtar, për ata që dhuruan e nuk dhuruan libra e, për dreq, foli edhe për Isin. Të

hëngrët mortja, pop se nuk flet për Malon, moj zonjë, po drejt e për Isin?! Po ju që shitët nuk shkruat libra, o komunistë të mjerë, ato i qëndisi me doçkën e tij vetë Isi! Ky që e lutin për President të të gjithë shqiptarëve e nuk denjon dot, skicon, shkruan dhe boton libra. Del kohë pas kohe dhe thotë se po e ndihmon botën shqiptare, e kjo botë që çdo ditë e më shumë po i rrudhet, pret në radhë për librin e tij. As për “Dimrin e vetmisë së madhe” nuk është aq i interesuar. Nuk e kuptoi se ishte shkruar në kohën e Enverit, apo dinte gjë për Nexhmijen? Nejse, se rregullohet kjo punë. Nexhmija do të shpallet fajtore, sepse origjinalin ajo e mban dhe nuk po e lëshon dot nga dora. As Isit nuk ia dha, sepse zonja e diktatorit thotë se dhurata nuk kthehet. Ndoshta Nexhmija nuk e ka kuptuar, por Isi vazhdon të jetë i madh dhe, si i tillë, si ajo, ashtu dhe gjykatat shqiptare, për të janë të vogla. “Dimri i vetmisë së madhe” në ditët e nxehta të korrikut u bë edhe tema e ditës, ca nga vapa e më shumë nga ndikimi i Isit. Qëllimi i tij dihet se nuk njeh kufij, madje mediet shqiptare detyrohen ta bëjnë këtë edhe në ditën kur zhduket në Paris shkrimtari i njohur shqiptar Ali Podrimja. Është quajtur dhe quhet Ali, poezitë e tij janë përkthyer në të gjitha gjuhët e botës, po ku e gjeti të vdes tani? Këtë nuk ia fal Isi. Mirë ishte në “La voix de la Méditerranée”, festival ky i njohur i poezisë, pse duhej njeriu të shetiste maleve? Po ja që ndodhin edhe të tilla gjëra, nuk është vetëm “Dimri i vetmisë së madhe” në këtë botë. Njeriu që i kushtoi poezi edhe Francës e Parisit, zhduket. Policia e Lodèves alarmohet, medirt franceze flasin për njeriun e famshëm shqiptar të poezisë, “l’Express”, “Le Parisien”, “Midi Libre”, “Hérault”, “Le Dépeche.fr” raportojnë për zhdukjen dhe më pas fatkeqësisht edhe për vdekjen, pavarësisht se disa homologe shqiptare të Tiranës shpikën sklerozën e Ali Podrimes. Ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamet Kullashi, po bënte përpjekjet maksimale për ecurinë postmortore, Tirana dhe Prishtina zyrtare dërguan mesazhe ngushëllimi, ashtu siç bën edhe kolegët e tij shqiptarë, po ku është Isi?! “Tagesspiegel“, “Neue Westfälische”, “Spiegel Online“, “T Online” dhe DPA gjermane flasin për një vdekje të mistershme të njeriut të famshëm të poezisë. Lajmi u përhap në gjithë botën perëndimore, ndërsa diplomati Kullashi së bashku me të djalin e të ndjerit, Petrit Podrimen, po përpëliten me procedurat e shtetit francez, i cili paralëjmëron një ekspertizë mjekoligjore sa më shpejt që është e mundur. Për nder të poetit Ali Podrimja, në qytetin ku po zhvillohej festivali i poezisë “La voix de la Méditerranée” zhvillohet edhe një ceremoni, vetëm nga goja e Isit nuk ka fjalë ngushëllimi. Dita e “Dimrit të vetmisë së madhe” erdhi, por jo edhe Nexhmija, ngushëllimet për Ali Podrimen e madh vazhduan, ndërsa gojët e liga filluan komentet se mos i ndjeri i kishte ndonjë “borxh” Isit, sepse u shfaq edhe Dritëro Agolli. Jo çdo shqiptar, çdo shkrimtar, çdo lexues i poezisë së Podrimes e di se për të vetëm Kosova ishte gjaku i tij, që nuk falet. Familjarët duhet të krenohen për njeriun e tyre, që nuk ishte i pasur, por as i pangopur. Modestinë e tij edhe përmes poezisë do ta kujtojnë që të gjithë shqiptarët, nga Gjirokastra në Mitrovicë, tokë për të cilën ai nuk kishte kompromis, edhe pse ishte i vetëdijshëm se në të jetojnë si Maloja, ashtu edhe Isi. “Tokë me nda nuk kam, Hasmit në pi... të s’ëmës Me vdekjen duhet me u msue Qençe nuk jetohet ma…”


12

« gossip

E martë 24 korrik 2012 •

“Cicërima” që ndryshon përgjithmonë botën e

smartphone

Ju prezantojmë të pasmet e Adelina Berishës Adelina Berisha që kur ka lënë adoleshencën mund të krenohet edhe për diçka tjetër – të pasmet e saj seksi. Këtë e tregojnë edhe fotot e saj të fundit të cilat ajo i poston në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale, përderisa të pasmet e saj zënë vend qendror në videoklipet që kngëtarja reklamon. Përveç stër-reklamimit te vitheve, kur kemi parasysh edhe foton e famshme (për të cilën këngëtarja thotë se i është montuar nga motrat Koçi), foto ku Adelina shfaqet pa të brendshme në një koncert, atëherë mund te themi se Adelina po e rrit famën jo vetëm më zë por edhe më gjëra të tjera – normalisht shumë seksi.

Victoria nuk ka dëshirë për të kënduar me grupin Fansat e Spice Girls mezi presin që të shohin performancën e grupit në ceremoninë mbyllëse të Olimpiadës së Londrës. Megjithatë Victoria Beckham ka rënë dakord që t’i bashkohet grupit vetëm për një herë dhe se nuk do të performojë më me katër vajzat e tjera. Një burim tha për MailOnline se Geri është shprehur me fjalët: “Pas Olimpiadës as nuk do t’i flas më me gojë Victoria-s. Mel B kishte të drejtë, ajo ka humbur dëshirën për të qenë në grup”. Lajmet bëjnë të ditur se Victoria mban distancë me grupin, që e bëri të famshëm dhe kjo tashmë është dicka që duket qartë. Në paraqitjen e fundit për mediat, Victoria dukej që ishte veç të tjerave, sidomos kur vajzat dolën në foto. Ajo rrinte e tërhequr nga katër vajzat e tjera. “Spice Girls kanë marrë shumë ftesa për të performuar vitet e fundit, por impenjimet profesionale dhe familjare kanë bërë që Victoria të mos jetë e pranishme. Paraqitja ne ceremoninë mbyllëse të Olimpiadës është dicka shumë e mirë, por nuk ka shumë për të spekuluar për më pas”, tha një zëdhënës i Victoria-s për MailOnline.

Roberts jo fort e kënaqur me trupin e saj Shumë gra 44-vjeçare do të donin ta kishin trupin e saj, por Julia Roberts, ndoshta nuk është shumë e kënaqur me pamjen e saj. Ndërsa ndodhet në Hawaii për pushime me familjen e saj, Julia u shfaq e mrekullueshme, me fizik të tonifikuar. Aktorja hollivudiane po shijon pushime me binjaket 7-vjeçare Hazel dhe Phinnaeus dhe djalin 5-vjeçar Henry.

N

jë aplikim që transmeton të dhënat nëpërmjet sinjaleve dixhitale si cicërimat e zogjve synon të lehtësojë mënyrën se si përdoruesit e smartphone shkëmbejnë imazhet dhe të dhënat e tjera midis tyre. I quajtur “Chirp”, aplikimi lëshon një cicërimë robotike prej dy sekondash, që paraprin nisjen e shkarkimit të të dhënave. Softueri u zhvillua nga “Animal Systems”, një kompani e varur nga Kolegji Universitar i Londrës. Për përdoruesit përdorimi do të jetë falas, por të gjitha kompanitë e celularëve që do të shtojnë këtë aplikacion në listën e shërbimeve të tyre, do të duhet të paguajnë një kuotë. Aktualisht, përdoruesit e celularëve kanë kufizime në dërgimin e fotografive, linqeve në internet apo mesazheve të kufizuar me 140 karaktere. Aplikime të tjera si “Android Beam”, “Bump”, “Datasync” apo “Dropbox” i lejon përdoruesit që të shkëmbejnë të dhëna nëpërmjet teknologjive si “bluetooth”, “wi-fi” apo linqe që depozitohen në memorien e përgjithshme të pajisjes. Megjithatë, “Chirp” ka avantazhin që mund të dërgojë me shpejtësi të dhëna në disa celularë apo kompiutera të ndryshëm, pa pasur nevojë që të kenë një lidhje pa kabëll apo që pajisjet të jenë afër. Nëse njëri prej përdoruesve të cilit i dërgohen të dhënat nuk është në linjë, atëherë në momentin që do të jetë i disponushëm do t’i lajmërohet që ka një material të dërguar nga “Chirp” dhe mund ta shkarkojë

kur të dojë. “Kjo është absolutisht unike”, deklaroi shefi ekzekutiv i firmës, Patrik Bergel, për “BBC”. “Ne kemi arritur të zgjidhim problemin e pasjes së smartphone apo pajisjeve të tjera afër, në mënyrë që të shkëmbehen të dhënat. Tashmë, transmetimi nuk do të varet nga largësia dhe njëkohësisht, një numër i caktuar pajisjesh mund të komunikojnë mes tyre në të

Shumica e femrave mendojnë se meshkujve u pëlqejnë femrat e grimuara, me flokë të rregulluara dhe të veshura me kosto të lartë. Keni menduar se i tërheq vetëm pamja fizike? Shkaku i stereotipave, pjesëtaret e gjinisë së bukur shpesh janë nën presion se gjithmonë duhet të jenë apo të duken të përsosura. Edhe pse ndoshta tingëllon paksa e çuditshme, meshkujt te femrat shpeshherë nuk e vërejnë grimin apo të brendshmet, për të cilat ka shpenzuar një pasuri të tërë. Pjesëtarët e gjinisë së fortë pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe ato natyrore. Keni menduar se e tërheq vetëm pamja fizike? Nëse provoni ta poshtoni me komente, buzëqeshje, do ta kuptoni se ky është çelësi i suksesit. Inteligjenca, vetëbesimi, pjekuria emocionale, do t’ua bëjnë meshkujve me dije se nuk munden pa ju, jo diçka tjetër. Nëse jeni veshur më thjeshtë, ai me ju ndjehet më rehat, e nëse vini e grimuar së tepërmi dhe me rroba të shtrenjta, do ta frikësoni.

njëjtin moment, duke përdorur vetëm zërin”. Një aplikacion që do të shfrytëzojë tingujt e zërit, tingulli unik i “Chirp” do ta lejojë atë që të punojë me volum relativisht të ulët edhe në vendet më të zhurmshme, si pabe, diskoteka apo rrugë të mbipopulluara. Rëndësia e aplikacionit është edhe më e madhe duke marrë parasysh se aim und të punojë edhe me sistemin e adresave publike

apo transmetimeve në radio, duke pasur një fuqi të madhe potenciale për t’u shfrytëzuar nga kompanitë që duan të reklamojnë bizneset e tyre nëpërmjet nisjes së kuponëve, mesazheve apo videove të ndryshme. Aktualisht, “Chirp” është një aplikim që funksionon vetëm për “iPhone”, ndërsa shumë shpejt, ai do të jetë i disponueshëm edhe në smartphone “Android”.

Femrat inteligjente dhe të thjeshta më tërheqëse për meshkujt


gossip • E martë 24 korrik 2012

»

13

Foto erotike e

Rita Orës

Cruise

rikthehet në punë Tom Cruise mbërri në Londër ditën e dielë, pasi kaloi tre ditë së bashku me vajzën e tij, Suri në Nju Jork. 50-vjeçari, i cili është në Britani për të xhiruar një film të ri, dukej i lodhur ndërsa doli nga makina dhe u takua me stafin. Takimi me Surin ishte i pari për Cruise që prej shpalljes së divorcit nga bashkëshortja e shtatë viteve të fundit, Kate Holmes. Duket se 50-vjeçari nuk ka pritur mirë as zërat se Holmes e ka hedhur pas krahëve martesën dhe se është rikthyer përkrah ish-të dashurit të saj, Clein. Gjithsesi, menjëherë pas përfundimit të xhirimit të filmit “Oblivion” në Islandë, Cruise është zhvendosur për në Angli për xhirimet e “All you need is kill”. Me sa duket, hollivudiani është i vendosur të mbushë kohën e tij me sa më shumë punë, ndërsa përpiqet të hedhë pas krahëve zhgënjimet e divorcit.

K

ëngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, postoi në një rrjet shoqëror disa fotografi të sajat me pushime, të cilat mund të ishin të denja për këngën që e katapultoj në krye të “hit-parade” botëror, “Hot right now”. 21-vjeçarja e lindur në Prishtinë, u shfaq provokuese, ndërsa postoi në “Twitter” imazhet e dy mikeshave të saj që e puthnin në vende intime, gjatë qëndrimit në një plazh në Majemi. Një tjetër imazh i mëparshëm shfaqte këngëtaren dhe mikeshat e saj duke pozuar normalisht, momente përpara fotografisë me doza erotike. Rita Ora, mbiemri i vërtetë i së cilës është Sahatçiu, mund të jetë përpjekur që nëpërmjet këtyre imazheve të bëjë xheloz të dashurin e saj, Rob Kardashian, i cili e ka patur të vështirë të gjejë kohë për t’iu bashkuar në pushime. Megjithatë, pavarësisht spekulimeve të shumta për lidhjen e tyre, Rita vazhdon të mohojë gjithçka, duke e konsideruar pinjollin e familjes Kardashian si një mik të afërt.

Colin Farrell, “tërheqja më e madhe” turistike në Kankun Dikur, Colin Farrell ishte po aq i famshëm për stilin e tij të shthurrur të jetesës, po aq sa për filmat më të famshëm në të cilat ka interpretuar, si “Phone Booth” apo “Minority Report”. Megjithatë, që kur vendosi që të lërë alkoolin, në favor të seancave rigoroze në palestër, rezultatet janë bërë të qarta. Aktori hollivudian u pa në një formë të shkëlqyer, në plazhet e Kankunit, në Meksikë, ku ai është duke kaluar pushimet buzë detit. 36-vjeçari me origjinë irlandeze, fitoi vëmendjen e plazhit, duke shëtitur me kraharorin e tij të zbuluar në plazh, ndërsa u shoqërua në këto shëtitje edhe nga motra e tij Claudine, e cila njëkohësisht është edhe ndihmësja e tij personale.

Vitet “ngecin” për Lopez

Romancë e Kutcher dhe Kunis Duket se Ashton Kutcher dhe Mila Kunis po ecin përpara me lidhjen e tyre. Çifti është fotografuar duke u puthur dhe përkëdhelur, ndërsa Kunis është e pranishme në sheshxhirimin e filmit biografik për Steve Jobs. Pavarësisht se çfarë ndodhi së fundmi me ish-bashkëshorten Demi Moore, Ashton duket se tani ka përqendruar vëmendjen se Mila. Çifti duhet ta konfirmojë statusin e lidhjes me njëri-tjetrin, e megjithatë faktet tregojnë se ata janë bashkë.

Me veshje pas trupit, me ngjyra të theksuara e transparente, Lopez nisi turin e saj të ri të koncerteve nëpër shtetet amerikane. Ndalesa e parë ishte Nju Xhersi. Si gjithmonë, Jennifer Lopez di të bëjë për vete fansat e saj, por ndryshe nga herët e tjera, në koncertin e fundit të mbajtur në Nju Xhersi, 43-vjeçarja u shfaq në superformë e plot energji, ndërsa kostumografia “nxehu” akoma më shumë spektatorët. Koncertet janë një dhuratë për të gjithë fansat e portorikanes e cila të martën më 24 korrik mbush 43 vjeç. Megjithatë, vitet për J.Lo, nënë e dy binjakëve, vitet s’kanë “s’ecin” dhe këtë e tregojnë edhe pamjet nga koncerti i fundit.


Emri i koduar, Cindy Në vitin 1986 Mordechai Vanunu, një teknik izraelit që kish punuar në impiantin bërthamor të Dimonas, i zbuloi gazetave angleze se Izraeli kishte nëj arsenal bërthamor. Pohimet e tij jo vetëm që binin ndesh me ata zyrtarë të vendit, që shfaqnin një lloj ambiguiteti të pazgjidhshëm, por sipas tij, mund të verifikoheshin në çdo kohë. Sigurisht, gazetat angleze iu vunë të gjitha punës për të të bërë bashkë të gjithë versionin e rrëfimeve të Vanunu. “Sunday times” bëri më të mirën dhe i ofroi një strehim të sigurtë, ndërkohë që përpiqej të verifikonte detajet e historisë së rrëfyer prej tij. Pushime romane. Megjithatë, një ditë Vanunu u deklaroi "gorillave" të dërguar nga gazeta se kishte njohur një vajzë me të cilën po projektonte një fundjavë romantike në Romë. Gazeta nuk mundi ta mbajë me zor, por ishte nëj gabim shumë i rëndë. Mikesha e re e Vanunu nuk ishte siç thoshte një studente amerikane, por një agjente e Mossadit: Cheryl Ben Tov, me emrin e koduar Cindy. Detyra e saj, më shumë se sa të joshte Vanununë, ishte që ta nxirrte atë jashtë nga Mbretëria e Bashkuar: duhej të largohej dyshimi nga një komplot izraelit, gjë që do të ishet e pashmangshme nëse ai do të zhdukej në vendin ku kërcënonte se do të zbulonte gjithçka. Sapo mbërriti në Romë, Vanunu u rrëmbye nga agjentë të Mossadit, u dgorua dhe u dërgua me anije në Izrael, ku u gjykua për tradhti. Pasi u dënua, qëndroi në burg për 18 vjet, 11 nga të cilët në izolim. Pasi u lirua në 2004, ai është megjithatë i detyruar që të strehohet në Jeruzalem

TEKNIKA SPIUNAZHI “Kurthi i mjaltit” Markus Wolf

S

a kohë do të ekzistojë spiunazhi, do të ketë Romeo që do të pushtojnë viktima të pavetëdijshme". Deklaratën e ka bërë një ekspert i vërtetë në materie, ish kreu i shërbimeve të fshehtë të Republikës Demkratike Gjermane, Markus Wolf, ideatori i krijimit të një grupi spiunësh të specializuar në joshjen e "Xhuljetave". me një fjalë, ndonjëherë për të bërë luftë, duhet të bësh ... dashuri. Për të futur në kurth dikë apo për t’i marrë informacione, nuk ka gjë më të mirë se sa t'i shfrytëzosh vetminë apo dëshirat seksuale. e dëshmon këtë suksesi konstant i një arme të vjetër të spiunazhit, honey trap, "kurthi i mjaltit": në praktikë, një agjent që përdor artin e dashurisë për të futur në kurth një kundërshtar. Sigurisht, nuk mund të përjashtohet apriori që një marrëdhënie e nisur në këtë mënyrë të mund të transformohet në dashuri të vërtetë. Por zakonisht, një ditë të bukur viktimat zbulojnë se nuk janë dashnorë të parezistueshëm, por buratinë më të ngjashëm me një bashkëshort klasik: domethënë, ai që është gjithmonë i fundit që e merr vesh që po e tradhëtojnë.

E martë 24 korrik 2012 •

Mordechai Vanunu

14

« bota

dhe nuk mund të takojë të huaj, të përdorë internetin apo të përdorë një telefon celular. Dhe Cindy? Ajo jeton bashkë me bashkëshortin dhe dy bijat në SHBA, ku ka pasur sukses si agjente. Pronash të paluajtshme. Legjendarja Mata Hari Edhe pse është e njohur si një nga spiunet më legjendare të Shteteve të Bashkuara, ndoshta Mata Hari nuk kishte aspak të bënte me spiunazhin. Pat Shipman, autore e një biografie të saj, këmbëngul se më shumë se sa një femër kurthesh, ajo ishte një njeri i sinqertë që në fakt u fut në kurth nga njerëz prej të cilëve nuk donte informacione, por thjeshtë dashuri. Që e vogël, holandezja Margaretha Geertruida Zelle kish qenë e preferuara e babait dhe ishte rritur me dëshirën për t’i pëlqyer seksit të fortë. Në vitin 1893, në moshën 16-vjeçare, u dëbua nga shkolla për shkak të nëj marrëdhënieje me drejtorin. Dy vjet më vonë njohu kapitenin Rudolf MacLeod: i gjatë, bukurosh dhe shumë më i madh se ajo. Tërheqja ishte e menjëhershme: u martuan tre muaj më vonë dhe u transferuan në Java në Indonezi, por martesa u fundos shumë shpejt dhe

ajo, pa para, vendosi të transferohet në Paris. Këtu, pas disa takimesh "me pagesë", gjeti punë në një cirk. Jepte shfaqje duke ekzekutuar vallërzime që i kish mësuar në Lindje: me emrin Mata hari, "Syri i ditës", ajo u bë e famshme dhe fitoi,m përveçse teatrot më të mëdhenj të Evropës, një seri të gjatë dashnorësh. Mes tyre, një diplomat gjerman në Hagë, Alfred von Kremer (por disa historianë e njohin si Karl Kramer). Ishte ai që i dha, në vitin 1916, 20 mijë franga, një detyrë të fshehtë dhe nëj emër të koduar: H21. Mata Hari mori paratë, por - me sa duket - nuk mori seriozisht detyrën. Madje, pasi u kthye në Paris pranoi që të bëhej spiune për Francën, në këmbim të një kompensimi astronomik prej 1 milion frangash. Për punën e saj ka shumë dyshime: disa thonë se ajo nuk dha asnjëherë asnjë informacion, shumë e zënë me fitimin dhe dashurinë, ndërkohë që të tjerë thonë se ishte pikërisht fakti që spiunoi si për gejrmanët, ashtu edhe për francezët që ishte fatal për të. në çdo rast, kur në Gjermani nisën të dyshojnë për lojën e dyfishtë, dërguan një telegram të koduar me udhëzime për agjenten H21, duke përdorur megjithatë një kod të vjetër

të dekriptuar tashmë prej francezëve, të cilët zbuluan kështu identitetin. Mata Hari u arrestua më 13 shkurt 1917. Kundër saj mungonin provat solide për veprimtari spiunazhi. Megjithatë, shkruan Shipman, Mata Hari kishte nëj faj: "Ishte nëj grua e bukur, udhëtonte e vetme, ishte e pasur, dhe e dëshiruar. Edhe gjatë procesit gjyqësor pranoli se kishte shumë dashnorë. Pra, ishte imporale dhe tek ajo nuk duhej besuar". Zelle u ekzekutua në 15 tetor 1917. Atë mëngjes u vesh me kujdes, përshëndeti ekzekutorët dhe refuzoi të mbulojë sytë. Klima e Luftës së Ftohtë Për Jevgeni Ivanovin, diplomat rus në Londër në fillim të viteve gjashtëdhjetë, jeta me siguri dukej si një festë: ishte i pashëm, i shoqërueshëm, shumë popullor në trupin diplomatik dhe mysafir i shpeshtë në festat e Stephen Ward, i njohur për ftesat që u bënte grave më të bukura të Londrës. Mes trye ishte Christine Keeler, një vajzë e emancipuar që u bë shumë shpejt e dashura e tij. Pak kohë më vonë, Christine nisi të frekuentojë edhe sekretarin e shtetit John Profumo, i martuar. Por Ivanov nuk ishte nëj tip xhelozi, edhe sepse,

sipas disa hipotezave, ishte ai vetë që rganizonte për llogari të shërbimeve të fshehtë rusë takime me persona me ndikim, të cilët përgjoheshin ose filmoheshin në fshehtësi. Problemi lindi sidomos kur në 1963, marrëdhënia mes Profumo dhe Keeler përfundoi në gazeta. Skandali, nga një tradhti banale mori shumë shpejt notat e një rasti spiunazhi. Pavarësisht mungesës së provave, Profumo u detyrua që të japë dorëheqjen, edhe pse gjithmonë mohoi që të kishte zbulkuar sekrete. Keeler fitoi shumë para për shkak të rrëfimeve të saj për shtypin: bleu edhe një apartament pranë Pallatit Mbretëror, por vetëm pas pak vitesh humbi pothuajse gjithçka në investime të gabuar. Ivanov u thirr në Moskë, prej ku nuk pushoi asnjëherë së talluri me të gjithë historinë e spiunazhit duke e quajtur një barcaletë. Profumo u fal nga bashkëshortja, por karriera e tij politike ishte mbyllur tashmë. Vdiq në 2006, në moshën 91-vjeçare. Berberi homoseksual Gazetarit Jeremy Wolfenden i takoi ndoshta të humbasë jetën për shkak të një honey trap. Por në versionin mashkullor. Pas studimeve në Eton dhe Oksford, ai ish bërë korrespondent i “Daily Telegraph” në Moskë. Por kishte dy dobësi që e bënin nëj "pre të lehtë": homoseksualiteti, i papranueshëm në mesin e viteve gjashtëdhjetë (edhe pse babai i tij, lordi John Wolfenden ndonëse i neveritur nga prirjet e të birit ishte njeriu që bëri të legalizohet homoseksualiteti në Mbretërinë e Bashkuar) dhe pasionin për pijen. Kurthi i tij ishte një berber në shërbim të ministrit të Tregtisë së jashtme në BS: takimet e tyre u dokumentuan nga një fotograf i fshehur prapa një dollapi në Hotel Ukrainë, atje ku takoheshin. Me ato fotografi KGB synonte të detyronte Wolfenden që të bënte spiunin për rusët. Por gazetari vendosi që t’ia rrëfejë gjithçka ambasadës angleze në Moskë. Kështu, sapo u kthye në shtëpi në Londër për një pushim të shkurtër, ai u thirr nga një zyrtar i kundërspiunazhit i cili i sugjeroi që të bashkëpunojë me rusët, por të lajmëronte anglezët për operacionet që kryente për llogari të tyre. Por, loja e dyfishtë i rriti stresin, si dhe e bëri të vazhdojë e të pijë më shumë. Gjatë nëj pritje në ambasadën angleze

në Uashington ai takoi përsëri zyrtarin e mI5. Mendoi që e ndiqnin kudo. Gjithnjë e më i tensionuar nisi ta humbë shpesh. Vdiq në vitin 1965 në moshën 31-vjeçare: kufoma e tij u gjet në banjë, me kokën e deformuar për shkak të përplasjes me murin. Incident apo krim? Spiunët romeo E quanin njeriu pa fytyrë. Markus Wolff, njeriu që për shumë vite nuk lejoi ta fotografonin, ishte nëj prej anëtarëve më brilantë të shërbimeve të fshehtë të Gjermanisë Lindore. Për këtë arsye konsiderohet modeli frymëzues i John Le Carre për personazhin e "karla| mjeshtëri i kundërtspiunazhit sovjetik në librat e tij për luftën e ftohtë (edhe pse autori e ka mohuar gjithmonë). Në fillimin e viteve pesëdhjetë, Wolf kishte kuptuar se vdekja e miliona burrave gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte favorizuar karrierën e shumë grave në qeveri, në tregti dhe në industrinë e Gjermanisë Perëndimore. Shumë prej tyre ishin të vetme dhe të gatshme të binin në krahë don zhuanësh. Për këtë arsye Wolf organizoi një departament të veçantë të Stasit të destinuar për agjentët më të pashëm dhe inteligjentë: spiunët "Romeo". Duke joshur gratë me pushtet, në një pikë Romeot mundën të infiltrojnë deri në sekretarinë e Helmut Schmidt, Kancelar i Republikës Federale Gjermane në vitet shtatëdhjetë. Nga lindja në perëndim. Mekanizmi i ideuar nga Wolf funksionoi deri kur kundërspiunazhi i Gjermanisë Perëndimore gjeti një mënyrë për të identifikur agjentët e Republikës Demokratike Gjermane para se këta të kishin suksese: vëzhgimi i modelit të prerjes së flokëve të tyre. Në fakt, kur hynin në republikën Federale vazhdonin të kishin një prerje praktike në krahë, në vend të modelit kapelon që ishte në modë në perëndim. Karriera e Wolf përfundoi me ribashkimin e Gjermanive. Në 1993 u akuzua për tradhti, por në apel kjo u hodh poshtë për arsye se u konkludua që Markus Wolff kish vepruar në favor të atij që dikur ishte vendi i tij. Një proces i dytë për një rrëmbim të kryer nga STASI solli një dënim me dy vite, më pas i pezulluar. Vdiq në moshën 83-vjeçare, ditën e përvjetorit të 17 të rënies së Murit të Berlinit.


BOTA • E martë 24 korrik 2012

60 vjet më parë, më 23 korrik 1952, hyri në fuqi në Evropë Montanunioni. Komuniteti Evropian për qymyrin dhe çelikun ishte bërthama e Komunitetit Ekonomik Evropian, që u krijua në vitin 1957 me traktatet e Romës. Nga Komunitetit Ekonomik Evropian u krijua në fillim të viteve 1990-të Bashkimi Evropian. Montanunion, në të cilin bënin pjesë Franca, Italia, Gjermania, Belgjika dhe Holanda e Luksemburgu, u propozua nga ministri i atëhershëm i Jashtëm francez, Robert Schuman. Pesë vjet kishin kaluar që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe RFGJ-ja nuk kishte festuar as njëvjetorin e saj, kur ministri i Jashtëm francez, Robert Schuman, propozoi administrimin e përbashkët të prodhimit të qymyrit dhe të çelikut. Plani Schuman ishte një revolucion: Një zyrë mbinacionale do të ngarkohej me kompetenca vendimmarrëse. Marrëdhëniet gjermano-franceze ishin të ngarkuara me mosbesim: A do të binte Gjermania përsëri si pas Luftës së Parë Botërore në megallomani nacionaliste dhe do të kërcënonte fqinjët e saj? Apo horrori i luftës dhe i vrasjeve do t’u jepte dorë forcave demokratike dhe paqedashëse dhe ato do të mundësonin pajtimin? “Evropa duhet të pushojë së qeni një vend betejash, ku palët armike mbyten në gjak. Nga ky vetëdijësim i paguar kaq shtrenjtë, ne duam të ecim në rrugë të reja, që na çojnë në një Evropë të bashkuar dhe në paqe”. Kështu u shpreh Robert Schuman, një nga pionierët e pajtimit, i cili kishte atdhe Gjermaninë, Luxemburgun dhe Francën dhe kishte përjetuar të dyja luftërat botërore. Schumann kishte lindur në perandorinë gjermane me gjuhë amtare atë të Luksemburgut. Ai jetoi, studioi dhe punoi në Luxemburg, Bon, Mynih, Berlin, Strasburg dhe Metz. Kur Alsazas-Lorena pas Luftës së Parë Botërore 1919 nga Gjermania i kaloi Francës, Schuman mori nënshtetësinë franceze. Në Francë ai filloi karrierën politike. Megjithëse ai gjatë gjithë jetës e foli frëngjishten me theks, pak pas Luftës së Dytë Botërore ai u bë Kryeministër i Francës dhe më vonë ministër i Jashtëm. Si i tillë ai ndërmori një iniciativë, që e ka ndryshuar Evropën deri sot e kësaj dite. “Qeveria franceze propozon që të vendosë prodhimin gjerman dhe francez të qymyrit dhe të çelikut nën një administrim të përbashkët”. Me propozimin për një Montanunion me qarkullimin pa doganë të mallrave ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, që duhej të ishte e hapur edhe për vende të tjera, Schuman donte të ankoronte bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe lidhje të forta ndërmjet dy vendeve, dikur të armiqësuara. Te kancelari Konrad Adenauer ai gjeti një partner në anën gjermane, i cili ndiqte të njëjtat qëllime. “Hekuri dhe çeliku kanë luajtur një rol fatal në dekadat dhe shekujt e fundit në luftërat e popujve evropianë kundër njëri-tjetrit, sepse të gjitha armët ishin prej hekuri dhe çeliku. Tani hekuri dhe çeliku duhet t’i bashkojnë popujt evropianë në një terren të përbashkët të veprimit dhe mendimit”. Plani Schuman, themelimi i mëvonshëm i Montanunion-it konsiderohen sot si momenti i lindjes së Komunitetit Evropian, sepse në deklaratën e tij ministri i Jashtëm francez parashikonte integrimin e mëvonshëm të shteteve të tjera anëtare. Bindja

»

15

QYMYRI & HEKURI Në origjinë të Evropës së bashkuar

e tij ishte, që Montanunioni do të çonte në një Union më të madh dhe më të fortë: “Ky propozim vë për herë të parë në jetë një federatë evropiane, e cila është thelbësore për sigurimin e paqes”. Megjithatë, në fillim të viteve ‘50të nuk ishte pjekur ende koha për zgjerimin e planeve të Schuman-it. Dy vjet më vonë ai dha dorëheqjen nga funksioni i ministrit të Jashtëm, sepse nuk ishte në gjendje të reali-

A ka ende shpresë për shpëtimin e Greqisë? “Trojka do të vijë, për të qëndruar”, lexon në titujt e gazetave greke. Me fjalë të tjera këtë herë inspektorët e Bashkimit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Qendrore Evropiane (BQE), do t’i marrin mirë nën lupë përpjekjet për reforma në Greqi. Klasa politike në Athinë i ka anashkaluar disa reforma, apo i ka shtyrë për shkak të fushatës së fundit elektorale. Tani treshes i duhet të flasë fjalë të qarta me një koalicion qeveritar të paqëndrueshëm, që ka ardhur në detyrë, me qëllim që të rinegociojë kërkesat për kursime, ose të paktën afatet për zbatimin e tyre. Në radhë të parë do të ketë lehtësime tatimore për rrogat e ulëta dhe klasën e mesme në rast të një rinegocimi. Dhe kjo ështe mjaft e mundshme, beson Vassilis Korkidis, president i Shoqatës Greke të Kompanive Tregtare (ESEE). Trojka ka përcaktuar kursimet, por për realizimin e tyre na ka lënë kryesisht dorë të lirë. Ne mund t’i arrijmë edhe me masa alternative objektivat e kursimeve, pa pasur nevojë të rrisim taksat”, pohon Korkidis. Përmes taksave më të ulëta do të ishim në gjendje të vëmë nën kontroll edhe evazionin e shfrenuar fiskal. Gjithsesi do të ishte një gabim tragjik, nëse qeveria tashmë do të përpiqej, të ulte në përgjithësi

zonte idenë e Bashkësisë Evropiane. U deshën edhe shtatë vjet, derisa shtetet evropiane qenë të gatshme, që të angazhoheshin për lidhje më të ngushta me anë të marrëveshjes së Romës. Por përpjekjet e Schuman-it u shpërblyen: Ai u bë presidenti i parë i Parlamentit Evropian. Adenauer pati thënë më vonë, se Schuman që në vitin 1950 kishte qenë një vizionar i madh evropian: “Ai pa më tej, nga sa shihja unë, kur

propozoi Montanunion. Mos mendoni se ai e ka propozuar Montanunion për arsye ekonomike! Ajo ishte një çështje e rëndësishme politike”. Dhe ishte fillimi i një bashkimi që thellohej, që sot përfshin 27 shtete me rreth një miliardë qytetarë. Montanunion nuk ekziston më. Marrëveshja fillestare e vitit 1952 skadoi pas 50 vjetësh. Rregullat e Montanunion-it vazhduan në vitin 2002 në marrëveshjet e reja të BE-së.

TROJKA NE ATHINE A ka shpresë Greqia?

pagat dhe rrogat”, thotë Korkidis. Sipas informacioneve të shtypit grek, Trojka është pajtuar me këtë analizë dhe do ta mirëpriste atë, nëse qeveria ndërmerr hapa për të realizuar reformat strukturore dhe kërkon nga të pasurit që të paguajnë, në vend që të shkurtojë rrogat dhe të rrisë taksat. Këtë e di mirë edhe ministri i ri i Financave, Yannis Stournaras, i cili tani është nën presion të dyfishtë, sepse në njërën anë donatorët kërkojnë reforma dhe masa konsolidimi, me qëllim që të sigurohen objektivat e kursimit për vitin 2012. Nga ana tjetër shkurtimet e tjera në bllok janë politikisht të parealizueshme. Prandaj Stournaras negocion me homologët e tij për shkurtime të buxhetit në shumën prej njëmbëdhjetë miliardë eurosh, për ta qetësuar trojkën në prag të ardhjes së saj, me qëllim që ajo t’i hyjë me dëshirë rinegocimit të programit të kursimit. Në diskutim janë një ligj i thjeshtuar fiskal, privatizimet, si dhe stimujt për sipërmarrjet e mesme. Kishte ardhur koha, mendon shefi i ESEE, Korkidis. “Shpesh dëgjojmë se klasa

e mesme është shtylla kurrizore e ekonomisë sonë, por në realitet ne jemi vetëm shtylla kurrizore e sistemit tonë tatimor. Një sistem tatimor i thjeshtë i planifikuar për kohë të gjatë do të jetë një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur”, thotë Korkidis. TVSH-ja duhet të zvogëlohet, sidomos në produktet bazë ushqimore. Përveç kësaj duhen vënë një barazpeshë në pagat, taksat dhe çmimet. Ndihmë fillestare për sipërmarrësit e mesëm grekë jep Banka Evropiane e Investimeve (EIB): 1,4 miliardë euro do të rrjedhin deri në vitin 2015 në një fond garancie për sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm, tha në fundjavë në Athinë shefi i bankës, Werner Hoyer. Edhe qeveria merr në gusht ndihmë për t’i paguar Bankës Qendrore Evropiane (BQE) një obligacion shtetëror me vlerë prej 3,6 miliardë eurosh. Shqetësim shkaktoi në Greqi një raport i revistës gjermane “Der Spiegel”, sipas së cilit kjo është ndihma e fundit e Evropës për shtetin e varfër, i cili ka mundësi që në fillim të shtatorit të

Adenauer pati thënë më vonë, se Schuman që në vitin 1950 kishte qenë një vizionar i madh evropian: “Ai pa më tej, nga sa shihja unë, kur propozoi Montanunion. Mos mendoni se ai e ka propozuar Montanunion për arsye ekonomike! Ajo ishte një çështje e rëndësishme politike”. Dhe ishte fillimi i një bashkimi që thellohej, që sot përfshin 27 shtete me rreth një miliardë qytetarë. Montanunion nuk ekziston më. Marrëveshja fillestare e vitit 1952 skadoi pas 50 vjetësh. Rregullat e Montanunion-it vazhduan në vitin 2002 në marrëveshjet e reja të BE-së

nxirret në falimentim. Përfaqësues të mediave greke e kundërshtojnë këtë njoftim, si Giorgos Papous, redaktor i stacionit të madh televiziv të Athinës, TV MEGA: “Për këtë çështje ministri grek i Financave ka hyrë në kontakt me përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ata i janë përgjigjur, se raporti i “Spiegelit” nuk është i vërtetë”. Pritet që të premten e ardhshme 27.07. 2012 troika të paraqitet për herë të parë te Kryeministri Antonis Samaras, qëndrimi i të cilit për kursin e kursimeve është ende i paqartë. Megjithëse gjatë fushatës zgjedhore Kryeministri konservator fliste për rinegociim, ai sot flet vetëm për “përmirësim”, apo “shtrirje kohore” tö programit të kursimeve. Sipas mendimit të ekspertëve lideri i majtë i opozitës Alexis Tsipras po fiton mbështetje më të madhe të elektoratit. Ai kërkon rinegocim në rrafsh politik. Idenë e tij Tsipras e shpjegoi në fundjavë në një aktivitet të të Majtëve Evropianë në Greqinë veriore: “Ne do të shkonim në samitin e BE dhe do të thonim: Njerëz lini lapsat mënjanë, ne nuk e ndjekim politikën tuaj të asketizmit. Dhe pastaj do të thonim: Ose shpërbëni Evropën, ose ne qëndrojmë në sallë dhe negociojmë tri, katër ditë rresht, nëse është nevoja. Që të gjejmë një rrugëdalje”.


16

« dossier

E martë 24 korrik 2012 •

Greva e urisë e Patriotit Xhevat Korça dhe fjalët e babait të liri Gegës në Burg

Beso Gega: Duhej të më kishe arrestuar dhe mua kur ndërhyra për time bijë Nga Prenjo Imeraj

B

(Tregim i Jetuar)

urgu kështjellë famëkeq komunist i Burrelit, do të mbetet në historinë e kombit shqiptar si një njollë e zezë, ku u burgosën, vuajtën tmerret e torturave çnjerëzore, vdiqën e u groposën pa varre, disa nga bijtë më të mirë, nacionalistët më besnikë, antikomunistët më të vendosur dhe intelektualët, më të formuar nëpër universitetet më të njohura të Europës dhe më tej. Aty hoqën të zitë e ullirit, përveç Xhevat Korçës edhe Koço Tasi, Vissarion Xhuvani, Mihal Zallari, Sokrat Dodbiba, Gjergj Kokoshi, Salih Vuçiterni, Sami Bitincka, Nino Kurti, Aleksandër Çurçia, At Pjetër Mëshkalla, Dom Shtjefën Kurti, Gjon Shllaku, Tefik Mborja, Hysni Alimerko, Tahir Hoxha, Leonidha Kume, Qemal Vrioni etj. Zoti Tomorr Dosti, ish i burgosur politik në burgun e Burrelit, me banim në Tiranë tregon: “Ishim duke ecur nëpër “pajtoz”, në orarin e shetitjes, së bashku me Engjëll Çobën e ndjerë. Na afrohet njëri nga të burgosurit dhe na thotë se, Xhevat Korça kishte shpallur grevën e urisë. Na ra si bombë! Kur Engjëlli e mblodhi veten foli: Po hupim një nacionalist të madh. Xhevati kur e thotë fjalën nuk e kthen mbrapsht !” Po kush ishte ky burrë, për të cilin po shqetsoheshin gjithë të burgosurit politikë, ndërsa drejtoria e burgut, duke e marrë si lojë, fillimisht heshti? Ky burrë ishte Profesor Xhevat Korça, i lindur në Korçë më 10 janar 1893. Pas mësimeve fillore në qytetin e lindjes, vijoi gjimnazin me emër të Janinës. I mbrujtur me ndjenja atdhedashurie u aktivizua me armë në dorë në çetat liridashëse të Themistokli Gërmenjit dhe Spiro Bellkamenit, duke luftuar kundër pushtuesve turq dhe çetave shoviniste të andartëve grekë, të cilët kryenin herë pas here krime çnjerëzore ndaj banorëve të trevave shqiptare. Pjesëmarrja në ato çeta do t’i kushtonte Xhevatit dënimin me vdekje si prej turqve edhe prej grekëve. Pas shpalljes së Pavarësisë, në sajë të interesimit të Themistokli Germenjit mbështetur edhe prej Bajram Currit, së toku me disa djem të tjerë, u dërguan nga qeveria shqiptare e atëherëshme për studime në Vjenë, ku Xhevati u rregjistrua në Fakultetin e Shkencave Historike. Rezultati përfundimtar i atyre studimeve ishte i shkallës më të lartë. Gjatë atyre studimeve Xhevat Korça nuk u nda nga aktiviteti patriotik. Më 15 dhjetor 1918 Xhevati së bashku me studentët e tjerë shqiptarë Jani Basho, Remzi Baçi, Nush Bushati, Raqi Buda, Fuad Asllani, Gjovalin Gjadri dhe Luigj Kakariqi i dërguan presidentit amerikan Ëilson një lutje, për të marrë në dorë të drejtat e kombit shqiptar. Në vitin 1922 Xhevat Korça ngarkohet nga qeveria shqiptare në Shkodër për të themeluar gjimnazin shtetnor laik të atij qyteti, duke aktivizuar në atë gjimnaz midis të tjerëve edhe profesorët: Anton Paluca, Kostaq Cipo, Kolë Margjini, Gabriel Meksi, Gjergj Kokoshi dhe Simon Rrota. Si përkrahës i qeverisë së Fan Nolit, pas ardhjes së Ahmet Zogut në fuqi, Xhevat Korça me gjithë familje, u detyrua të largohej nga Shqipëria dhe të emigrojë në Beograd. Duke gjetur aty përkrahjen shkencore të prof. Henrik Bariqit, që ishte albanolog i shquar, u caktua fillimisht lektor i gjuhës shqipe në kursin-seminar të atij profesori. Në vitin 1925 u caktua lektor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, ndërsa në vitin 1927-28 mbajti kursin”Gjuha Shqipe për fillestarë”. Mbas tre vjetësh qëndrimi në Beograd, u bë e pa mundur të qendronte më tutje aty, pasi Zogu pat dërguar dy herë njerëz për ti bërë atentat. U vendos familjarisht si emigrant në Vjenë, ku e vazhdoi punën këmbëngulëse e të palodhur në përkthimin e dokumentave të Arkivit të Shtetit austriak që hidhnin dritë mbi historinë tonë kombëtare, gjë për të cilën punoi plot dhjetë vite me

Xhevat Korça

FUNDI I NJE KORIFÉU “TI XHEVAT PO E MBYLL JETËN ME KAPAK FLORINI. EDHE UN KISHA DASHTË M’E PASË KËT GUXIM SI EDHE TI, POR FATKEQESISHT NUK E KAM AT BURRNI. PRANDEJ QINDRO E MOS U LËKUND NE VENDIMIN T’AND”! radhë. (Dokumentat e përkthyera nën titullin “Acta et Diplomata Austro-Hungarie, ndodhen në Arkivin s Shtetit në Tiranë në fondin Xhevat Korça). Pas atentatit që Azis Çami dhe Ndok Gjeloshi i bënë Zogut në Vjenë, Xhevat Korça bëri ç’ishte e mundur që ata të mos gjykoheshin në Vjenën konservative dhe monarkike ku ata do të dënoheshin më rëndë, por me miqt’e tij bënë të pamundurën që gjykimi të bëhej në ndonjerin prej qyteteve industrialë me shpresën se opinioni qytetar republikan e demokrat do t’u shërbente të akuzuarve si mbrojtje që të dënoheshin jo me ashpersin’e menduar. Në këtë kohë bëri bujë të madhe gjesti trimëror i Xhevat Korçës, i cili pa ju dridhur qerpiku, ftoi në duel një avokat austriak. Gazetari në fjalë jo vetëm që Xhevat Korçën e kishte quajtur agjent provokator, por edhe shqiptarët e ikur nga Shqipëria në artikullin e tij i cilësonte si të shitur tek Jugoallavia. Dueli nuk u realizua sepse avokati i trembur i kërkoi falje publike Profesor Xhevat Korçës, madje në të njëjtën gazetë dhe me të njejtën gjatësi shkrimi sikurse edhe ai i pari. Gjatë atyre ditëve ankthi, ndërsa e shoqia e trimit qante duke i thënë se, po e linte rrugëve të Europës me fëmijë të vogël,

ai i përgjigjej: “Nuk ka asnjë vlerë jeta jonë po lamë që të na nëpërkëmbin ne si shqiptarë!” Për shkak të jetës shumë të shtrënjtuar në Austri, gjatë krizës së viteve 30, Xhevati familiarisht u vendos në Fiume të Italisë. Megjithëse Zogu në ato vite ofroi një amnisti për kundërshtarët e tij të dikurshëm, Xhevati qëndroi deri në fund konseguent dhe, nuk ra ndesh me parimet e tij liberale e demokratike. Kur radioja italiane komunikonte pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939, gazetarët Italianë që shkuan për ta intervistuar në banesë si emigrant politik antizogist, e gjetën Xhevat Korçën duke qarë me ngashërime për humbjen e lirisë. Duke ruajtur etikën morale u drejtohet gazetarëve me urtësi: “Ju lutem na lini në hallin tonë dhe largohuni nga banesa ime. Ju na e pushtuat vëndin!” Po atë ditë Xhevat Korça kapërxeu urën që ndante Fiumen italiane me qytetin jugosllav Sushak, ku çensura fashiste nuk arrinte për të kontrolluar shërbimet postare dhe i telegrafoi Mbretit Zog, kundërshtarit politik të hershëm, që të hapte kufijtë për t’i lejuar patriotët e ikur të kthehshin e t’a mbronin bashkarisht atdheun. (Këto dy dëshmi janë të

dokumentuara nga dëshmitarja Zonja Lejla Bumçi në Gjygjin Special të viti 1945 me kryetar Koçi Xoxin dhe prokuror Bedri Spahiun). Në vitin 1940 ai do të pranojë emërimin si anëtar i Këshillit të Shtetit së bashku me Riza Danin, Sejfi Vllamasin, Omer Nishanin, Fuad Asllanin, Dhimitër Beratin etj. që në fakt nuk kishte as edhe një funksion juridik por vetëm teknik. Gjatë nji mbrëmjeje që kishte organizuar Mëkëmbësia me intelektualë shqiptarë, Xhevat Korçës i afrohet Ndihmësi i Mëkëmbësit të Mbretit, Lorusso Attoma dhe i thotë: -Profesor, nga ju presim tashti, si kundërshtar i regjimit të Mbretit Zog që kini qenë të na shkruani për fashizmin dhe për të mirat që po i sjell ai Shqipërisë. Situata u bë e nderë dhe, askush nuk pipëtinte në grupin ku ata ndodheshin, se të gjithë e njihnin Xhevatin, që e thoshte haptas atë çka mendonte. Kur ai foli, tha : -Zoti Attoma duhet ta dini se që më 7 prill 1939 penës s’ime i është thyer maja-! Intelektualët, midis të cilëve aty pranë ishte edhe Omer Nishani, heshtën. Për çudinë e të gjithëve ky njeri, që pas luftës u bë president i Shqipërisë komuniste, dy ditë më vonë do të shkruante në gazetën “Tomori” një artikull të gjatë që përfundonte me këto fjalë: Kur miku i tij Mustafa Kruja u emërua kryeministër në vitin 1942, Xhevat Korça pranoi postin e Ministrit të arësimit, por me dy kushte: 1-Gjuha italishte të hiqej si gjuhë e detyruar prej shkollave fillore të Shqipërisë dhe Kosovës. 2-Të lirohen prej kampit të internimit të Ventotenes në Itali të gjithë arsimtarët shqiptarë të internuar si kundra-italianë. Kuptohet që pas gjithë këtyre ngjarjeve dhe për faktin tjetër që, dikur Xhevat Korça kishte qenë anëtar i KONARE-s, fashistët italianë të mos kishin besim tek ai. Gjenerali Dalmazzo, K/Komandanti i forcave italiane në Shqipëri, kishte lëshuar një qarkore tepër sekrete për ta gjurmuar në çdo lëvizje si person me tendenca komuniste gjë që nuk qëndronte fare, pasi veprimtaria e Xhevat Korçës ishte vetëm atdhetare shqiptare. Patrioti Beso Gega I qé lutur Xhevat Korçës ta ndihmonte për të liruar nga burgu fashist të bijën Liri Gega, duke i thënë se ajo ishte vetëm kundra-italiane dhe jo komuniste. Xhevati ndërhyri tek ministri i Brendshëm Mark Gjomarkaj si edhe tek kryeministri Mustafa Kruja, i cili e njihte mirë Beso Gegën si patriot, për të nxjerrë Liri Gegën prej burgut. Kryeministri hezitoi shumë pasi e dinte veprimtarinë terroriste komuniste të Liri Gegës por megjithatë e liroi. Për ironi të fatit vite më vonë, kur u bënë bashkë në burgun e Ri në Tiranë, Beso Gega tërë seriozitet i drejtohet Xhevat Korçës: -Ti mirë e ke që je në burg. Ti tradhëtove jo vetëm detyrën tënde kur ma lirove vajzën nga burgu, por duhej edhe mua të më kishe arrestuar në vënd, kur ndërhyra për të-. Xhevati vetëm se u habit nga ato fjalë, pasi ai nuk e dinte se komunstja Liri Gega e kishte mohuar babain e saj. Gjatë veprimtarisë së tij si minister Xhevat Korça bëri çkishte në dorë së bashku me kolegët e tij për themelimin e Institutit të Studimeve Shqiptare që, nën drejtimin e Mustafa Krujës, mblidhte figura të shquara si Ernest Koliqi, Xhevat Korça, Anton Paluca, Aleksandër Xhuvani, Lazër Shantoja, Karl Gurakuqi, Anton Harapi, Dhimitër Beratti etj. Qëllimi i atij Instituti ishte krijimi i një bërthame akademike për ti shërbyer shkencës së albanologjisë dhe më vonë edhe themelimit të një universiteti shqiptar. Ishte vendim i kësaj Kryesije Instituti që përmëndëm më lart, caktimi si Gjuhë e Njësuar Normative Shqipe e folura e qytetit të Elbasanit gjë e cila u ligjërua sapo Mustafa Kruja u bë Kryeministër dhe Xhevat Korça ministër i Arësimit ku, me qarkoren, (Nr.61-datë 20 Shkurt 1942), drejtuar të gjitha shkollave të mesme të Shqipërisë e të nënëshkruar nga vetë ministri i Arësimit Xhevat Korça, njoftoheshin drejtorit’e atyre shkollave rreth Gjuhës Normative Shqipe dhe urdhëro-


dossier • E martë 24 korrik 2012 heshin të përdoreshin si tekste zyrtare Sintaksa edhe ai i Gjuhës Shqipe me autor Atë Justin Rrotën. E nuk mund të mos zihet në gojë edhe se si, përgjatë diktaturës, kurrë nuk u zu në gojë fakti se jo pak, por tridhjetë vite para atij që u quajt Kongresi i Drejtshkrimit, (20 – 25 Nëntor 1972), në shkollat e Shqipërisë mësohej Guha e njësuar Normative Shqipe! Vrasja e Qazim Koculit në Vlorë e shtyti Mustafa Krujën dhe Xhevat Korçën të japin dorëheqjen në shënjë proteste, se mendohej që italianët kishin gisht në vrasje, pasi Qazim Koculi kishte qenë komandant ushtarak i kryengritësve në Luftën e Vlorës më 1920. Ardhja e regjimit komunist në Shqipëri në nëntorin e vitit 1944 e gjeti Xhevat Korçën jashtë politikës, në shtëpinë e vet në Tiranë. E arrestuan bashkë me djalin e tij të madh Gencin, pasi ky i fundit ishte inkuadruar në batalionin nacionalist “Besnik Çano” e kishte luftuar në Kosovë kundër çetnikëve dhe partizanëve jugosllavë. Në prill të vitit 1945 Xhevat Korça doli përpara gjyqit special të kryesuar nga Koçi Xoxe dhe me prokuror Bedri Spahiun. Qëndrimi i tij ishte më se dinjitoz. E akuzuan si tradhtar dhe i shitur tek Italia fashiste. Xhevati tërë bindje i u drejtua trupit gjykues: -Po të gjeni qoftë edhe një rrjesht të vetëm të shkruar, apo një fjalë të thënë pro fashizmit nga ana e ime, do ta pranoj pa as edhe një kundërshtí dënimin më të rëndë që do të vendosni-. -Ke shpërdoruar fondet e F.A.P.I.-t, (fondet e Ministrisë së asaj kohe), ulëriti prokurori! Kur Xhevat Korça paraqiti dokumenta se, nga ai fond u dha nga një rrogë shtesë gjithë arsimtarëve pa përjashtim, si në Shqipëri edhe në Kosovë, prokurori komunist u ndie përsëri: -E ke bërë për ti afruar arsimtarët me fashizmin! Xhevat Korça me zë të lartë iu drejtua Prokurorit: -Paskeni konsideratë të lartë për mësuesit shqiptarë, me që mendokeni se me një rrogë u korruptuakan dhe ndërruakan idealet e tyre- ! Për Xhevat Korçën trupi gjykues komunist vendosi dënimin me vdekje (ishte dënimi i katërtë me vdekje se përveç turqve dhe grekëve e patën dënuar edhe austriakët). Në fakt, më vonë dënimi kapital iu kthye me burgim të përjetshëm dhe e futën në burgun kështjellë të Burrelit, të cilin e përballoi me trimëri e qëndrueshmëri të pa shoqe si edhe dinjitet të lartë. Tregonte dikur një bashkëvuajtës, Tomor Alikua: Në vitin 1949 Xhevat Korça ndodhej i shtruar në spitalin e burgut së bashku me një farë Teme Shehu. Një oficer i lartë i Sigurimit që shkoi për inspektim, u thotë të burgosurve me ironi: -Ku jini o baballarë të Kombit… Xhevat Korça hazër xhevap i a ktheu: -Le t’ua lemë historianëve për të gjykuar-! Ai drejtues i lartë në ministrinë e Punëve të Brëndëshme dha urdhër dhe menjëherë e nxorrën Xhevat Korçën nga spitali edhe e kthyen në burg. Xhevati vërtet vuante vetë, por më shumë vuante për bashkvuajtësit e tjerë të burgut. Përpara syve të tij, për çdo ditë parakalonin të vdekur, që varrmihësit gardianë me një batanie i groposnin tek qershia famëkeqe e burgut të çfarosjes të Burrelit. Ishin djem e pleq fatkëqinj që nuk i duronin dot torturat dhe kushtet e tmerrëshme të atij burgu kobsjellës… Të burgosurit në burgun e Ri të Tiranës kanë pasë dëshmuar për një bisedë interesante të zhvilluar në qeli midis Mehmet Shehut dhe Xhevatit, mbas Gjygjit Special, gjatë së cilës u dukën qartë jo vetëm guximi e burrëria e Xhevat Korçës por edhe inteligjenca dhe kultura e tij në krahasim me atë drejtues famëkeq të hierarkisë komuniste. Si Ministër i Punëve të Brëndëshme vete Mehmet Shehu të vizitojë burgun e Ri. Kur u fut në kaushin ku ndodhej edhe Xhevati, të cilin e njohu dhe i drejtohet me keto fjalë : -E more Xhevat Korça, u binde më në fund se ne luftuam për kauzën e drejtë kurse ju e kishit gabim-? Xhevati replikoi diçka për këtë çështje e pastaj diskutimi u pleks duke i u drejtuar njëri tjetrit, Memeti me Xhevat, kurse ky i fundit me Zoti Ministër. Në vazhdim fillojnë e diskutojnë marksizmin teorik. Mehmeti ulet në krevatin portativ të të burgosurit dhe në vazhdim, i habitur nga përgatitja teorike e Xhevat Korçës në fushën e fillozofisë materialiste, fillon i drejtohet me profesor. Pas kësaj edhe Xhevati fillon e

i drejtohet ministrit në emër, Mehmet. Jo vetëm të burgosurit e kaushit por edhe shoqëruesit e Ministrit nuk pipëtinin por, ndiqnin me kureshtje debatin. Pas një çasti diskutimit shtyhet në fushën e zbatimit të Revolucionit të Tetorit në Bashkimin Sovjetik. Mehmet Shehu dëgjon me vëmëndje si diskuton Xhevat Korça dhe pas pak i drejtohet duke e pyetur: -Po ti profesor, si e njihke kaq mirë Revolucionin e Tetorit-? Ai shtangu kur Xhevat Korça i u përgjigj “… E ke lexuar ti Mehmet librin “Dhjetë Ditë q’e Tronditën Botën” të John Reed-it ? E pra dije se unë e kam përkthyer”. Atëherë Mehmet Shehu kthehet dhe i thotë “... duke e njohur kaq mirë teorinë komuniste si u gabove e nuk u bëre me ne? Atëbotë i kthehet Xhevat Korça dhe i thotë : “ Pikërisht pse e njoh kaq mirë si teorinë edhe zbatimin në Rusi të kësaj teorije, u bëra antikomunist i vendosur!” Situata u tensjonua menjëherë. Mehmet Shehu u zverdh në fytyrë, u ngrit vrik në këmbë, i hodhi Xhevat Korçës një shikim tërë urrejtje dhe u largua pa e përshëndetur. Jeta e burgjeve ishte e tmerrëshme. Aty mungonin edhe sendet më elementare për një jetesë minimale të atyre njerëzve të mjerë. Por burgu tashmë famëkeq i Burrelit shquhej si i veçantë mes të gjithëve. Xhevat Korça me kurajon që e karakterizonte i drejtohet një ditë drejtorit të burgut lidhur me mungesën e plotë të të drejtave të burgosurve sa i takon përkujdesjes shëndetësore, duke e paralajmëruar se në qoftë se nuk merren masa për t’i përmirësuar ato, ai do t’i jepte fund jetës së tij me grevë urie. Por

ç’është burrëria e gjithashtu nuk e kuptoni se çdo të thotë fjalë e dhënë. Po paçi faqen e zezë!” Drejtori priti deri të nesërmen me shpresë se i burgosuri do ta kthente mendjen. Por kur hafijet e tij i thanë se Xhevat Korça nuk pranon ta ndryshojë vendimin e marrë, nga njëra anë u nxori familjarëve haber se nuk do kishte takim nga që ishte marrë një masë disiplinore kundër Xhevat Korçës, ndërsa nga ana tjetër njoftoi menjëherë drejtorinë e përgjithëshme të burgjeve për këtë rast të pa precedent. Dy ditë më vonë Kadri Hazbiu sosi në Burrel dhe të burgosurin e pabindur e shoqërojnë në drejtori. Dëshmija që vazhdon është dhënë nga Avokat Xhevdet Kapshtica si edhe nga zoti Reis Hasho, të dy bashkëvuajtës në të njajtin kaush me Xh.Korçën. Fillimisht Kadri Hazbiu kishte filluar ta marrë me të mire Xhevat Korçën duke i bërë edhe premtime, po kur u bind se i burgosuri qëndronte i pa lëkundur në vendimin e tij, filloi nga presionet dhe kërcënimet. Xhevat Korça e dëgjoi i heshtur deri në fund dhe në vazhdim foli tërë vendosmëri: “Dëgjo këtu more Kadri Hazbiu!! Ti e ke kot që mundohesh të më thyesh me presione. Unë, me vendimin që kam marrë, nuk jam më në mes të gjallëve e si pasojë as që ekziston për mua as ti e as Enver Hoxha! E di se si më duket mua tani Enver Hoxha? I vooogël”(dhe aviti gishtin tregues gadi sa nuk e cikte gishtin e madh të dorës) e i thotë se”kaq të vogël e shikoj unë tashti E. Hoxhën! Po kij mëndjen se pikërisht ty ai ka për t’a hequr kokën nga trupi!” Të burgosurit e kaushit filluan të shqësohen çdo ditë e më tepër për jetën e bashkëvuajtësit

drejtori injorant dhe indiferent i burgut i mori ato fjalë si lojë dhe, nuk u dha fare rëndësi. Qëlloi që pas dy ditësh u paraqitën tek dera e burgut bashkëshortia e Xhevatit me njërin nga djemtë. Patën sjellë edhe pak ushqime për njeriun e tyre të dashur, aq sa me fukarallëkun e tyre mundnin t’i ruanin për t’i çuar në burg. Ata nuk e dinin se ai ishte futur në grevë urie. Me këtë rast, hafijet e burgut e njoftuan drejtorin, i cili vetëm në atë çast e mësoi se, Xhevat Korça kishte filluar grevën e urisë. I alarmuar shkon në kaushin ku ndodhej Xhevat Korça dhe i bën presion të burgosurit, i cili jo vetëm nuk lëkundet në vendimin e tij, por i kthehet drejtorit: “Unë kam bërë e kam thënë se do t’ju kundërvihem me grevën e urisë, e vetmja armë që kam, dhe nuk heq dorë nga ajo. Po lermëni t’i takoj për herë të fundit gruan dhe djalin.” Drejtori i bindur se do ta thyente, nuk pranon, dhe i thotë të mendohej deri të nesërmen. Duke e shikuar drejtorin me mospërfillje Xhevat Korça i thotë: “Ju nuk dini as

të tyre. Ai as hante dhe as pinte. Organet filluan të dobësohen, fuqitë dalë e nga dalë po i shteroheshin, por mendia gjithmonë e kthjellët. Filluan t’i afroheshin me radhë, e t’i luteshin për ta ndërprerë grevën e urisë, për hir të jetës, të families por edhe të tyre, që tani ishin si vëllezër në vuajtje e mendime. Xhevat Korça vetëm heshtëte, duke vazhduar në qëndrimin e tij promethean. Miqtë më në fund i drejtohen Patër Mëshkallës, një klerik shumë i nderuar dhe me kulturë të gjërë, për të cilin dihej se Profesor Xhevat Korça kishte shumë konsideratë. Duke filluar nga dita e pestë e urisë, Patër Mëshkalla nuk flinte natën, por i rrinte tek koka mikut të tij. Dukej dhe ndihej se ai dhe Avokat Xhevdet Kapshtica ishin më të shqetësuarit për jetën e Xhevatit. Ditën Patër Mëshkalla ecte nëpër kaush me duar të kryqëzuara dhe lutej për jetën e mikut të tij derisa më në fund vendosi: U afrua me ngadalë tek qoshja e Xhevatit, u ul në gjunjë e duke i a lëmuar kokën i lutet me përgjërim: “Xhevat, të lutem mos i a shit

»

17

shpirtin shejtanit tue dekë në grevë ûje. Kishte me kênë nji mëkat!” Xhevat Korça me zë të zvargur po bindës përgjigjet: “Padre, të kam ditur mik i cili nuk do që të turpërohem. Si mi thua këto fjalë tashti që po më lenë forcat fizike, do të më lerë llogjika e si pasojë edhe vullneti, e ti më fton të bëhem lojë e këtyre rojeve të burgut të tallen e të thonë se unë nuk e mbajta dot fjalën?” Patër Mëshkalla u prek thellë, e përqafoi Xhevat Korçën e të dy të përlotur u ndanë nga njëri tjetri! Në atë burg ishte edhe Gjergj Kokoshi, një ish koleg dhe i njohur i vjetër i Xhevat Korçës, por fillimisht me idera të dyshimta e komuniste. Duke filluar nga dita e parë kur e sollën Gjergj Kokoshin në Burgun e Burrelit, Xhevat Korça nuk i kishte folur as një herë Gjergjit. Arësyeja ishte thjeshtë politike. Kur gjatë viteve të luftës ai kishte qenë profesor në gjimnazin e Tiranës, kishte nxitur shumicën e nxënësve të dilnin partizanë në mal në luftë kundër okupatorit. Për Profesor Xhevat Korçën, Profesor Gjergj Kokoshi kishte ndikuar në triumfin e komunizmit në Shqipëri e bile fillimisht, duke qenë edhe në postin e Ministrit të Arsimit në qeverinë e Enver Hoxhës, e prandaj as i fliste me gojë. Të gjithë ishin të preokupuar për këtë fakt sepse asnjërit nuk i vinte mirë, që dy intelektualë të njohur, tani bashkëvuajtës në të njëjtin burg , të mos i flisnin njërit tjetrit. Avokat Xhevdet Kapshtica pat ndërhyrë një herë tek Xhevati për ti folur Gjergj Kokoshit dhe përgjigja e Profesor Xhevat Korçës kishte qenë e prerë: “…Nuk e kuptoj fare rëndësinë që i jepni faktit në se i flas unë Gjergjit apo jo. Unë e kuptoj se me sa duket, Gjergji e ka kuptuar gabimin e tij në radhitje të tijën nga ana e së ashtuquajturës Nacional-Çlirimtares, po ç’rëndësi ka ky pozicionim i tij sot? Ai e nxiste rininë të mbushte radhët e çetave partizane aso kohe dhe me mish e me shpirt u predikonte një të ardhme, të cilën sot, ai vetë Gjergji, e kuptoi se ishte e gabuar! Po kujt i shërben ky kthjellim i vonuar i tij? E keqja u bë dhe pendimi i Gjergj Kokoshit nuk i vlen më askujt e aq më pak historisë!...” Në ditët e fundit të jetës së Xhevat Korçës, i nxitur nga të burgosurit e tjerë, Gjergj Kokoshi pranoi të shkonte e t’i fliste Xhevat Korçës e kështu t’a bindëte të hiqte dorë nga greva e urisë. Gjergji pranoi dhe u drejtua me hap të ngadalshëm për nga qoshja ku prehej i dobësuar Xhevat Korça. Gjithë të burgosurit e tjerë po ndiqnin me vemendje te madhe lëvizjet e profesor Gjergj Kokoshit. Kureshtja ishte e madhe se si dhe ç’farë do t’i thoshte profesor Xhevat Korçës në çastet e fundit të jetës së tij Gjergj Kokoshi për t’ia mbushur mëndjen të hiqte dorë nga greva e urisë ? Pasi qendroi pak çaste në këmbë, duke kundruar me dhëmbje kolegun e tij, u përkul dhe i foli miqësisht duke i a zgjatur dorën. Dora i ngeli e shtrirë për disa çaste. Më në fund Xhevat Korça vendosi dhe i a dha dorën. Ata që e ndiqnin skenën menduan se më në fund Gj.Kokoshi do të ishte shkaku që t’a bindëte Xh.Korçën të hiqte dorë nga greva e urisë. Mirëpo Gjergj Kokoshi vazhdoi : “Ti Xhevat po e mbyllë jetën me kapak florini. Edhe un kisha dashtë me e pasë ket guxim si edhe ti por fatkeqsisht nuk e kam at burrni. Prandej qindro i fortë e mos u lëkund në vendimin t’and”! I a shtërngoi për të fundit herë dorën dhe u largua. Të gjithë të burgosurit e kaushit e përjetuan jo vetëm me dhimbje por edhe me krenari fjalën e Gjergj Kokoshit, që ishte njëkohësisht jo vetëm vlerësim për karakterin e Xhevat Korçës, por edhe një lloj pendese dhe faljeje, sado që tepër e vonuar, ndaj atij njeriu të pa epur. Xhevat Korçës më në fund i shteruan forcat. Pak ditë më vonë nga kjo ndodhi, ai e dha frymën e fundit mbështetur në gjoksin e Avokat Xhevdet Kapshticës. Kështu pushoi së rrahuri zemra e Profesorit dhe Nacionalistit të shquar, njëkohësisht antikomunistit të vendosur Profesor Xhevat Korçës. Ishte një rast i pa precedent. Kurrë ndonjëherë më parë nuk pat ndodhur që ndonjë i burgosur politik të vdiste me greve urie. Atje në burgun kështjellë komunist të Burrelit, Xhevat Korça i ngriti vetes një monument pavdekësie. Për ironin e fatit, vite më vonë, Mehmet Shehu do vritej apo “vetëvritej” pa lavdi. Kadri Hazbiut shokët e tij komunistë do t’i a prisnin gjuhën dhe pastaj kokën, kurse përmendorja e Enver Hoxhës, pas vdekjes, do të tërhiqej zvarrë rrugëve të Tiranës, si shprehje e urrejtjes ndaj njeriut më të urryer të Kombit Shqiptar. Prandaj Profesor Xhevat Korça e meriton plotësisht të quhet: Korifé i Nacionalizmit të Ndritur Shqiptar.


« LETRA

18

n o t j Fe

E martë 24 korrik 2012 •

“VENDE PUNE, ME SHUMICË”

Nga BAME VESHTI

S

hkak për këtë shkrim u bë prishja e qetësisë, “kopesë së qenëve”, tek habitati i tyre porsa merr kthesën pas godinës së Fizikës Bërthamore. Isha ngarkuar bashkë me gruan me qeska, mbushur me tranguj, domate, speca, patëllxhane etj. -Blejmë në mbrëmje, se i nxehti dhe fuqia blerëse ulen,- më thotë gruaja një ditë. Ramë dakord dhe, pasdite morëm rrugën për te tregu i shumicës. Ecnim pa folur në rrugën me gropa dhe bënim kujdes kur shkëmbeheshim me makinat që shkonin e vinin në drejtim të malit të Dajtit dhe Teleferikut, se mos rrota e ndonjërës binte në gropë dhe ne na takonte të bënim dush veror. Ishim vendosur në kolonë për një, jo nga qejfi, por nga halli se trotuaret mungojnë dhe, po të harrosh e mos të jesh i vëmendshëm, të hipën përsipër ndonjë gomë makine ose, më e pakta, dëgjonë burinë te këmbët e tua me gjithë forcën e saj që të lë të hutuar për minuta të tëra. Sapo morëm kthesën, përpara nesh doli një tufë qenësh. Nuk ishin pak, por 12. Gruaja kërceu përpjetë dhe më kapi prej rripit të pantallonave. Kthej kokën dhe e pyes se për çfarë më ndalojë ! -Nuk e shikon tufën e qenve ? - që u janë turrur qeskave dhe po ushqehen, kujdes se po shkel ndonjërin, - bërtiti gruaja me një zë të mbytur, që dukej se dilte nga fundi i ndonjë miniere. -Mos u shqetëso grua, se mua më njohin qentë, se me ta shkëmbëhem çdo mëngjes para orës gjashtë kur nisem për në punë. Gjatë ditës, ata, para se të mbylleshin vrimat e murit rrethues, fshiheshin brenda territorit të godinës së Fizikës Bërthamore, por, me mbylljen e tyre, shkojnë poshtë atyre pemëve që, me sa duket, po përgatitet për parking, e bien në gjumë deri sa vjen mbrëmja. Qentë janë në hall, për shkak se, sapo merret vendim për tjetërsimin e destinacionit të pronës së pronarëve, atyre u duhet të gjejnë vendbanime të reja. -Pastaj, ti nuk ke përse të kesh frikë, se ata janë duke ngrënë dhe, vetëm kur ka ushqim për të gjithë, ata janë të qetë. -Mirë e ke ti, mirë, po bëj kujdes se të ngulin ndonjë dhëmb dhe, hajde të bredhësh spitaleve. Apo nuk duan lekë ato infermieret e doktorët për të bërë tetanosin. Në spitale, nuk ka më rafte për të mbajtur barna dhe ato i gjen vetëm në farmaci private. -Jemi të siguruar grua, mos u bëj merak për sëmundjet që mund të na kapin gjatë jetës. -Po, po, i siguruar je, po ruhu mos biesh pre e ndonjërit prej tyre se, nuk do t’ia dijë njeri për sigurimin tënd. Gruaja vazhdonte në të sajën! -Sikur nuk e ke provuar, ti mor burrë kur u shtrove në spital. Sapo hipe në shtrat, infermierja më dërgoi që të blej vigon, serum dhe, pastaj, gjithë mjekimet që rekomandoi mjeku, e, në fund, sig-

urisht edhe bakshishin….. -E di grua e di, por mos u shqetëso…. Heshtje…Pasi u larguam një copë rrugë, që nuk përbënte rrezik, gruaja foli: -Sa shumë na janë shtuar këta qentë mor burr! -Shikoji, shikoj mirë, se ka dhe një lloji tjetër veç qenve. Nuk i ke vënë re se janë me trup më të vogël. -Uaa ! - foli gruaja, - shiko, shiko se si u ushqekan bashkë macet dhe qentë. -Si duket kanë rënë në konsensus dhe kanë ndarë territorin, kanë lidhur “kontrata” midis tyre dhe bashkëjetojnë. -Po ky është një rast i rrallë, more burrë, sepse ne dimë që, së bashku, bashkjetojnë vetëm lloje, por ja që këtu te këta koshat bashkëjetokan së bashku gjini, që janë armiq me njëri-tjetrin. -Territori fitohet me luftë dhe, siç duket, kanë qenë në pozita të barabarta dhe kanë vendosur konsensus. -Kjo të jetë arsye? - vazhdoi gruaja në të sajën. -Po, po, kjo është njëra arsye. Kurse tjetra është se është shtuar baza ushqimore dhe kur ka ushqime nuk ka grindje, por rezultatin do e shohim në vjeshtë, se do kemi lindje të mbara si nga lloji i maceve dhe ai i qenëve. -Eh, konkurrenca, konkurrenca ! - vazhdoi gruaja nën zë. -The gjë, grua ?! -Jo, jo, -u përgjigj ajo. -A nuk e shikon grua se, në fillim të pranverës ishin dy kosha e 3-4 qenë dhe, më pas erdhën dhe 2 mace dhe tani, është rritur numri i tyre mbi bazën e shtuarjes së ushqimit dhe numrit të banorëve në lagjen tonë. -Po, po e shikojë se, kompromisi qënka ndërtuar mbi bazën e mirkuptimit, -foli gruaja si nëpër dhëmbë, ku paskan ndërtuar aleancë dhe llojet e ndryshme. Po pse mor burr nuk gjejnë gjuhën e përbashkët dhe njerëzit si qentë e macet, foli gruaja gjithë mëllëf ?! -Nuk di ç’të them grua, por shiko rrugën se mos pengohesh! -Eh, sa interesante është bota e kafshëve ! E vendosin menjëherë kompromisin, kurse njerëzit…? -Janë shtuar koshat grua, është rritur dhe numri i punonjësve. Është ulur papunësia në maksimum. Pak kohë më parë ishin të punësuara dy gra që mblidhnin kryesisht materialet e hekurit të riciklueshme. Me ardhjen e pranverës, çelën lulet, pallatet u suvatuan dhe filluan të populloheshin me banor të rinj e të hapeshin lokalet e parë. Doemos, u shtua konsumi, u rrit mirqenia. -U shtua konsumi, - foli gruaja. -U rrit fuqia blerëse në dyqanet e lagjes sonë. U rrit numri popullsisë, po u rrit fuqia blerëse, u shtuan plehrat dhe mbetjet e tjera të materialeve ushqimore. U rrit numri i koshave dhe u shtua kopeja e qenëve dhe e maceve. Pa filloi

ndërzimi dhe përditë te koshat njerëzit nuk u prishnin qetësinë banorëve të përherëshëm. Vetëm të punësuarit e riciklimit të mbetjeve urban nuk shqetësohen, ata rrinë gju më gju me banorët e përhershëm. Para syve të tyre ata bënin dashuri dhe si për çudi me rritjen e numrit të qenëve dhe maceve filluan të shtohen dhe të punësuarit e punonjësve në koshat që u shtuan në fillim të verës. Dy punonjëse grumbullojnë shishet plastike, dy të tjera, gomën, dy gra me fëmijët e vegjël plasmaset dhe çdo mbetje që mund të futet në punë si rroba, çanta, çadra etj. Sa mirë që merren vesh me njëri-tjetrin mor burr, as një herë nuk i shikon të grinden. Nuk i thonë shaka mor zotrinj, u shtua popullësia, u hapën vende të reja pune. U shtuan lokalet, u rrit konsumi. Ee, foli gruaja ashtu mbuturazi dhe lagja jonë do zhvillohet dhe nuk do rrij baltë e gurë, se ja shiko burr e hodhën çakullin, po asfaltin nuk po e hedhin. Mos u mërzit grua se dhe muri i fizikës u lartua, pa u bë dhe me kangjella dhe pasi të lyhet me bojë do vinë punonjësit e asfaltit, pasi ta kenë ngjeshur njerëzit dhe makinat ta asfaltojnë se mungojnë rrulat. Po, përse mor burr nuk ka rrula ndërrmarrja e asfaltimit? Rruga me çakull pas Fizikës Rruga: Shefqet Kuka I ka të zëna grua me punë të tjera dhe nuk do sjelli rrulin ndërmarrja e asfaltit këtu për një km rrugë! Gruaja vazhdoi në të sajën: -I ke parë burrë që nga një lokal që shet kafe janë bërë tre. Pa lëre, lëre nuk u del territori që kanë blerë brenda, po na kanë zaptuar dhe tortuaret me këto dreq çadrash. -Po dhe konsumi i birrës u rrit, u shtua numri i klientëve, gëzojnë qentë, gëzojnë dhe punonjëset që rrinë gjithë ditën e ditës non stop 12 orë pranë koshave dhe mbledhin e mbledhin pa pushim material sa dhe makina e grumbullimit të mbeturinave tani po vjen një herë në tre ditë. Në lagjen tonë në çdo kryqëzim gjenden nga pesë-gjashtë kosha, për nga katër të punësuar, bëjni llogarit vet se sa shumë është rritur numri i të punësuarve në lagjen tonë. Nuk i thonë kot futet teknologji e re shtohen vendet e punës. -Sa mirë, - foli gruaja gjithë trishtim, - e kanë gjetur veten ata që grumbullojnë mbetjet dhe nuk lodhen shumë dhe në fund të fundit janë vetëpunësuar dhe nuk besdisin as shtetin të kërkojnë punë dhe siguracione…. Po moi grua po janë ata njerëzit me ngjyrë që zvarriten si gjarpërinjtë, punojnë si buajët dhe nuk përbuzin njëri-tjetrin, por vetëm para gotës së rakisë bëhen tigra e luan... -Kanë fituar imunitet, foli gruaja nëpër dhëmbë. Punojnë pa doreza, pa maskë dhe përsëri ndihen të fortë…..

AMANETET QË NUK FLENË Nga TAULANT GRABOVA*

G

jithë jetën ahqipëtarët kanë vuajtur me shekuj ndaj të gjithë pushtuesve dhe okupatorëve të huaj. Por kanë ditur të bëjnë ballë dhe t‘ia dalin çdo lloji shtypjeje e terrori si psikologjik, ashtu edhe moral. Por terrori më i madh është kur të vjen e keqja nga njerëzit e një gjaku dhe një kombi. Më `41 –shin lindi partia “Terrorriste” Komuniste, që do të kishte vazhdimin më gjakatarë në historinë e njerëzimit, me modelet e kohës, të ashtuquajtura pseudo-atdhetarë që kishin sjellë lirinë. Me një tufë injorantësh dhe të pashkolluar, një tufë kaçakësh dhe kriminelësh u mblodhën dhe më `44 kur mbaroi lufta në të gjithë botën, ndërsa në vendin tonë filloi një luftë më e madhe se ajo që kaluam, lufta kundër okupatorit të jashtëm tashmë ishte me një emër të ri, lufta mes shqipëtarëve, mes njëri- tjetrit, ku e keqja zuri vendin e së mirës, ku liria u shtyp me dhunë dhe me ligj, ku e drejta dhe liritë themelore të njeriut si qënie e gjallë, nuk egzistonin më as si nocion, por tmerri më i madh ishte vrasja dhe pushkatimi, hakmarrje luftë për pushtet, inteligjenca e vërtetë u vra e u pushkatua e u zëvendësua me injorancën e me kriminelë të etur për gjak. Çdo pronë e vënë me gjak u mor dhe u nda nga një tufë uqërish të babëzitur kush e kush të merrte sa më shumë. Në mes të kulturës të porsa marrë formë dhe artit evropian që ishte ngritur në atë kohë zunë vend legjenda urbane dhe mite të ideologjisë së kuqe, që kurrë nuk kishin ndodhur apo jetuar në historinë e kohës. Kriminelët e kuq u bënë heronj dhe ata që kishin qënë vërtetë heronj, jo vetëm që u poshtëruan, por sot nuk kanë një varr dhe nuk dihen ku janë eshtrat e tyre. Feja dhe liria fetare u kthye në makth për ata që ishin rritur dhe bashkëjetuar me të, por dhe për ata që e mbronin apo edhe për të tjerët që e ndiqnin atë rrugë. Shumë prej tyre u varën apo u zhdukën. Shumë intelektualë, shkencëtarë dhe njerëz me dije u

pushkatuan sepse vetëm kështu kriminelët e kuq mund të jetonin më gjatë e më shumë pa pasur koncepte të sakta dhe të plota për fenomene apo dukuri që vetëm njerëz më potenciale të larta mund t’i shpjegonin, duke humbur kështu ndjenjën e kundërshtisë se vetëm ata dinin si t`i bënin dhe zgjidhnin më mirë gjërat e kohës, duke u vetshpalluar shkencëtarë të koncepteve “boshe”. Shumë pronarë të mëdhenj u shtetëzuan dhe shtëpitë e tyre i morën kriminelët e kuq dhe i bënë “çerdhe” partish, e komitete ku do të qaheshin të ashtuquajturat “hallet e popullit”. Askush nuk mundet me hollësi tregojë për padrejtësitë e atij regjimi që të ruajtura brez pas brezi me fantizëm na kujtojnë vuajtjet e vërteta të popullit fukara dhe pseudovuajtjet e atyre që u pasuruan në kurriz të fukarenjëve dhe të të nënshtruarve të kohës dhe regjimit. Viti `91, ishte viti i ringritjes së ëndrrës për liri, për lirinë e mohuar dhe të panjohur ndonjëherë nga asnjë regjim në botë. Erdhi me shumë bujë demokracia që ne kishim ëndërruar, por dhe me shumë premtime të mëdha. Po çu`bënë vallë këto të fundit? Të gjitha ngelën në letër dhe nuk u bë asnjë gjë nga ato që u thanë e u ëndërrua aq shumë. Ku janë vëllezërit që u internuan e pushkatuan? Ku janë prona që u morë dhe u grabitën? Ku janë eshtrat e etërve, shkencëtarëve dhe intelektualëve që pushkatoheshin rrugëvë pa fund e pa krye? Ku janë ata që vdiqën në burgjet e sistemit kriminalë të kuq? Ne fëmijët e kësaj shtrese vazhdojmë të kërkojmë eshtrat e baballarëve, vëllezërve, motrave, nënave, klerikëve, shkrimtarëve të pushkatuar, pronën e të parëve të vënë me aq gjak dhe mund, drejtësinë mbi terrorin psikologjik dhe vuajtjet në burgjet famëkeqe të familjeve tona. Ku janë këto të gjitha pse nuk u bënë realitet. Me këto amanete të trashëguara brezë pas brezi si një histori e gëdhendur me gjakun e mijëra e mijëra njerëzve pa varre, erdhëm ne fëmijët e tyre me shpresën se do të vinte një ditë dhe do të

vihej çdo gjë në vendin e duhur, do të merte çdo gjë dënimin e duhur për të gjitha ato krime të bërë ndaj këtyre qenieve njerëzore të pafajshme, që sot nuk u gjen dot as një plllakatë. Pse kjo shtresë vazhdon të jetë njësojë si në 50- vitet e mëparëshme, por me mënyra të reja dhe forma të ndryshme. Njerëzit tanë janë rrugëve pa prona dhe pa shtëpi koke, jetojnë me vuajtje dhe mjerimin e kanë te dera çdo ditë që kalon. Ku e kanë pasurinë e prindërve të tyre? Ku e kanë një vend të mirë pune që të rrojnë e të vënë drejtësinë e të parëve të tyre në pjedestalin e duhur. Ku janë heronjtë e kësaj shtrese që vuajti kaq shumë dhe akoma nuk dihen vlerat e vërteta Eh more vëllezër të vuajtjeve mos prisni më kotë të dhurohen nga këta pushtetarë ndonjë gjë për mirqënien tuaj. Por eja të bëhemi bashkë në kërkim të të drejtave tona, jo me mëshirë se mund të na i japin një ditë, po t`i kërkojmë me insistim dhe t`i marrim se na takojnë. Fëmijët e të kuqve janë akoma në pushtet politik dhe ekonomik, e nuk kanë ndërmend asnjëherë që të drejtat tona të na i japin. Për ta ne jemi akoma fëmijët e kulakëve dhe të persekutuarve të pashpresë e robër të punës së drejtë dhe të ndershme, që ata nuk ditën ta bëjnë kurrë, sepse nuk e dinë se çdo të thotë të punosh me ndershmëri. Eja të mblidhemi në Qëndrën Rinore Antikomuniste dhe t`i kërkojmë të gjitha këto të drejta kudo që ato janë nga Veriu në Jug, nëpër Shqipëri e në Kosovë, e ne të gjithë të bashkuar të mundohemi t`i vendosim në vendin e duhur dhe ku i takon kësaj shtrese kaq intelektuale dhe bujare dhe me themele demokracie të vërteta. Ejani tek Qëndra Rinore Antikomuniste për të thënë që ne si mburojë kemi gjakun që as nuk shitet e as nuk blihet dhe amanetin e atyre që nuk jetojnë më, por që presin që ky amanet t`u plotësohet si një thirrje nga shpirti i tyre i drejtë dhe i lirë, si një ëndërr e hazdisur në fluturim dhe thirrje për plotësim. *Kryetar i Qendrës Rinore Antikomunsite


LETRA • E martë 24 korrik 2012

»

19

MEDITIME NË 100VJETORIN E PAVARËSISË Nga RESHAT KRIPA

N

jëqindvjetori i shpalljes së Pavarësisë Kombëtare po afron me gjithë madhështinë e kësaj dite historike. Për herë të dytë, pas periudhës së asaj të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, shqiptarët panë të lind shteti i tyre i lirë, shteti i tyre i pavarur. Në këtë ditë historike unë meditoj. Para syve më shfaqen rrugët disa shekullore të këtij kombi deri sa mbërriti në atë ditë të lumtur. Më dalin para rrugët e përgjakura nëpër të cilat u detyrua të ecë ky komb. Por më dalin edhe figurat e shquara të atyre burrave, disa të mbivlerësuar dhe disa gati të harruar, të asaj periudhe madhështore të rilindjes shqiptare. Nuk e di, por ndjeva një krenari kur Presidenti i Republikës i dha, ditëve të fundit, qytetit tim, Vlorës dhe firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë titullin “Nderi i Kombit”. Dyzet firmëtarë, dyzet burra të shquar të vendit që përfaqësonin Vlorën, Shkodrën, Gjirokastrën, Dibrën, Beratin, Pejën, Korçën, Gjakovën, Durrësin, Plavën e Gucinë, Elbasanin, Ohrin e Strugën, Përmetin, Krujën, Lushnjen dhe shqiptarët e Bukureshtit. Ata përfaqësonin gjithë Shqipërinë Etnike për të cilën shqiptarët kishin vite që kishin ëndërruar dhe derdhur gjak. Një krenari të tillë e kisha ndjerë edhe në vitin 1962, në pesëdhjetëvjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, kur regjimi totalitar i dha qytetit tim titullin “Qytet Hero”, megjithëse në listën e firmëtarëve të asaj kohe, me urdhër të diktatorit, ishin hequr shumë nga firmëtarët e vërtetë dhe zëvendësuar me të afërmit e lakejve të komunizmit dhe një gjë e tillë më hidhëronte së tepërmi. Pak më lartë thash se meditoj. Çfarë ëndërroj? Në këtë vit jubilar do të kisha dashur që atdheu të ngrinte një memorial dhe pranë tij një varrezë madhështore, në njerën nga kodrat e qytetit tim ose edhe në kodrat e kryeqytetit, ku të preheshin eshtrat e dyzet firmëtarëve martirë të kësaj dite historike. Dëgjoj Kryeministrin shqiptar të deklarojë se së shpejti do të sjellin në Shqipëri eshtrat e Mbretit Zog dhe familjes së tij. Natyrisht e përshëndes këtë vendim. Ata e meritojnë një nder të tillë. Por, a nuk do të ishte në nderin e kombit shqiptar të kishte në gjirin e tij edhe të gjithë martirët e Pavarësisë. Ata aktualisht prehen në të gjitha skajet e globit tokësor, që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në Turqi, Vjenë dhe ku e di unë se ku tjetër, për të përfunduar të shpërndarë në Shqipërinë mëmë. Madje ka midis tyre edhe nga ata që nuk kanë ende një varr ku të përulen me respekt bijtë e këtij vendi, pasi komunizmi i la qëllimisht pa një vend ku të prehen të qetë. Pikërisht këto meditoj tani. Hap kompjuterin dhe lexoj për aktivitetin e tyre. Një jetë e tërë në shërbim të atdheut. Ndaj edhe unë e ndjej për detyrë të shkruaj për ta. Natyrisht nuk mund të shkruaj për të gjithë, pasi shkrimi do të dilte pa fund. Po shkruaj për aktivitetitn e katër prej tyre, për katër nga krerët e asaj kupole që solli Pavarësinë e Shqipërisë, madje për ta vetëm shkurtimisht sa për dijeni, pasi ata njihen nga të gjithë.

1949 – Kryetar i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e lirë”. 3 tetor 1949 – Ndërron jetë. Varri i tij ndodhet ende në New York (SHBA). Rexhep Mitrovica 1910 – Pjesëmarrës në Kongresin e Dytë të Manastirit 28 nëntor 1912 – Delegat i Pejës, Gjakovës dhe Plavës e Gucisë në Kuvendin e Vlorës. Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. 1920 – 1924 – Anëtar i Komitetit të Kosovës për degën e Durrësit. 1921 – 1923 – Ministër i Arsimit në qeverinë shqiptare. 1925 – 1939 – Emigron jashtë vendit Shtator 1943 – Iniciator dhe Kryetar i Komitetit Qëndror të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit Nëntor 1943 – qershor 1944 – Kryeministër i Shqipërisë 1944 – Emigron fillimisht në Austri dhe më vonë në Turqi. 1967 – Ndërron jetë në Turqi. Varri i tij ndodhet ende në Stamboll. Qazim Kokoshi 1900 – Anëtar i klubit “Labëria”. 28 nëntor 1912 - Delegat i Vlorës në Kuvendin Kombëtar. Firmëtar i Aktit të Pavarësisë 1913 – Nënprefekt në Lushnjë. 1914 – Kryesekretar i Prefekturës Vlorë. 1920 – Së bashku me Osmën Haxhiun dhe Qazim Koculin bën pjesë në treshen udhëheqëse të luftës së madhe patriotike të Vlorës kundër pushtuesve italianë. 1921 – Deputet i Parlamentit shqiptar 1924 – Bashkohet me lëvizjen e Fan Nolit. 1925 -1928 – Emigron në Itali 1932 – 1936 – I burgosur për pjesëmarrje në lëvizjen e Vlorës kundër politikës së Mbretit Zog.

Mid-hat Frashëri 1908 - Boton në Selanik gazetën “Liria”. 14 – 22 nëntor 1908 – Kryetar i Kongresit të Manastirit dhe Nënkryetar i Komisionit të Hartimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. 28 nëntor 1912 – Delegat i Elbasanit dhe i Pejës, Gjakovës, Plavës dhe Gucisë, si dhe Përmetit në Kuvendin e Vlorës. Firmëtar i Aktit të Shpalljes së Pavarësisë dhe Ministër i Botores në qeverinë e parë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemal Bej Vlora. 1923 - 1925 – Ministër Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Athinë. 1927 – Boton revistën “Dituria” dhe hap librarinë “Lumo Skëndo”. 4 prill 1929 – Si asnjë nga paraardhësit apo pasardhësit e tij lë testamentin, me anën e të cilit i linte shtetit shqiptar gjithë pasurinë e tij të tundshme dhe të patundshme për ngritjen e një Instituti Albanologjik në Tiranë. 1939 – Ideator i traktit të parë nacionalist për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe etnike që u bë baza e dekalogut të ardhshëm të Ballit Kombëtar, themeluar në nëntor 1942 ku ai ishte Kryetar i tij. 1 – 2 gusht 1943 Kryeson delegacionin e Ballit Kombëtar në Konferencën e Mukjes ku së bashku me delegacionin e Frontit Nacionalçlirimtar vendosën për vazhdimin e luftës kundër okupatorit deri në fitoren e Shqipërisë Etnike. Kopje e Aktit të Pavarsisë e bërë nga Lef Nosi

1943 - Pas vrasjes së Reshit Çollakut, (burri i vajzës së tij) internohet në Bergamo Itali. 1945 – Kthehet në Shqipëri. Arrestohet dhe dënohet si armik i popullit 1946 - Vdes në burgun e Vlorës. Për të ende nuk ka ende një varr. Lef Nosi 1909 – Kryetar i klubit “Vllaznia” dhe themelues e Kryetar i shoqërisë “Afërdita” në Elbasan. Figurë qëndrore e organizimit të Kongresit Arsimor të Elbasanit, si dhe hapjes së shkollës së parë normale në Shqipëri më 1 dhjetor 1909. 25 mars 1910 – Boton gazetën “Tomori”. 28 nëntor 1912 - Delegat i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës. Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Ministër i Postë-Telegrafit në Qeverinë e Ismail Qemal Bej Vlorës. 1937 – Boton fletoren “Dokumenta Historike” ku ndodhet edhe Akti i Shpalljes së Pavarësisë. 1939 – Internohet nga pushtuesit italianë në Itali 14 shtator 1943 – Anëtar i Asamblesë Kushtetuese që shkëputi Shqipërinë nga Italia dhe e shpalli të pavarur. 1945 – Arrestohet nga komunistët dhe dënohet me vdekje me pushkatim. Ekzekutohet në vitin 1946 në “Kodrën e Priftit”. Edhe për të ende nuk ka një varr. Përmenda vetëm këta, pasi mund të shtoja edhe të tjerë firmëtarë si Bedri Pejani, Salih Gjuka, Aristidh Ruci, Eqerem Bej Vlora, Mustafa Kruja, Myfit Bej Libohova, Hajredin Cakrani, Xhelal Koprencka e të tjerë. Lista është e gjatë, dyzet firmëtarë. Të gjithë meritojnë respekt dhe nderim në këtë përvjetor. Por përmenda vetëm katër, pasi kanë diçka specifike që nuk e kanë të tjerët. Këta ose prehen larg atdheut për të cilin u sakrifikuan, ose nuk kanë një varr ku të afërmit ose kombi mbarë të përulet dhe t’u sjellë një tufë me lule. A e kanë të drejtën e një varri në atdheun e tyre? Natyrisht që po. Kush duhet t’i sjellë eshtrat e atyre që dergjen jashtë atdheut? Kush duhet t’i gjejë eshtrat e atyre që ende nuk kanë një varr? Kush duhet të ngrejë një varrezë model për martirët e pavarësisë? Natyrisht që shteti shqiptar. Është detyra e tij ta kryejë këtë detyrë. Para një viti një miku im me banim në Paris më tha se ishte i gatshëm të investonte për të sjellë eshtrat e Mid-hat Frashërit në Shqipëri. Unë u entusiazmova me këtë gatishmëri. Cili nacionalist i vërtetë do të kursente për të sjellë eshtrat e Midhat Frashërit apo Rexhep Krasniqit? Cili nacionalist do të kursente për të gjetur eshtrat e Lef Nosit apo Qazim Kokoshit? Nuk besoj se mund të ketë nacionalist të vërtetë që të mos jetë i gatshëm. Do të doja që emrat e tyre të ndiheshin në çdo qytet të Shqipërisë. Do të doja të t’i shihja nëpër libra dhe gazeta, nëpër radio dhe televizione, por, për fat të keq, faqet e librave dhe radiove e televizioneve janë mbushur me ata që e zhytën këtë vend në errësirën mesjetare. Do të doja t’i shihja të përjetësoheshin në përmendore dhe memoriale në sheshet kryesore të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera por, për fat të keq, sheshet janë të mbushura me përmendore komunistësh që i bënë varrin këtij kombi. Do të doja që emrin e tyre ta mbanin institucionet më të rëndësishme të vendit, por përsëri për fat të keq, edhe këto institucione mbajnë emrat e atyre që për ideal kishin internacionalizmin proletar dhe jo idealin kombëtar. Në këtë jubile të madh do të doja që eshtrat e atyre që prehen larg atdheut të kthehen më në fund në truallin e tyre. Mjaft lënguan në dhe të huaj. Megjithëse ai vend i priti dhe i respektoi, vendi i tyre është Shqipëria. Do të doja që të gjendeshin eshtrat e atyre që nuk kanë një varr dhe të vendoseshin në një varrezë ashtu siç u takon. Ata u sakrifikuan për shtetin shqiptar dhe është ky shtet që duhet t’u jap shtratin e prehjes së përjetëshme. Kjo do të jetë vepra më monumentale që duhet të bëjë shteti shqiptar. A do ta bëjë vallë? Nuk e di. Është në nderin e tij një gjë e tillë. Këtë kërkesë e bëjë unë, një qytetar i thjeshtë. Por kjo është edhe dëshira e pjesës dërmuese të shqiptarve. Vitet do të kalojnë. Brezat e ardhshëm që do të vijnë do të përulen me respekt të madh përpara kujtimit të atyre që u bënë themeluesit e të parit shtet shqiptar. Në të kundërt, mjerë Shqipëria që do të mbetet pa historinë e saj më të lavdishme.


20

« dossier

E martë 24 korrik 2012 •

Epoka e ngjizjes kombëtare për pavarësi

E

Nga Albert Kotini voluimi historik i idesë kombëtare deri në vitet 1911-12, ka qenë kushtezuar përveç shkaqeve të brendshme edhe nga një politikë ballkanike jo në interes të Shqipërisë, në veçanti nga fqinjët. Periudha e rilindjes shqiptare që nga Lidhja e Prizrenit (10 qershor 1878), shkon deri në luftën ballkanike të viteve 1912-13. Kjo luftë ballkanike, filloi me synimin për të copëtuar Shqipërinë që mbahej si territor-mall nga turqit, sepse ndesheshin edhe interesat e shteteve të mëdha. Deri në zgjedhjen e Vilhelm Vidit, sipas kompromisit AustriItali, Shqipëria u vu nën mbrojtjen e Fuqive të Mëdha. Shqipëria nuk erdhi në këtë periudhë historike me tagrat e saj etnike, por e vonuar dhe e penguar nga fqinjët e saj. Pse? Mbas pushtimit turk, shqiptarët provuan në histori për liri luftëra ndaj pushtuesit, që nga vitet 1571, e deri 1737, të cilat dështuan edhe pse Kisha Romane e perëndimit, ndihmoi moralisht për të qenë pjesë e saj. Islamizimi përfshiu tërë territorin shqiptar, duke “prodhuar” vezirët më të mëdhenjë të atij shteti otoman, si p.sh, Qyprilinjtë etj, të cilët e mëkembën këtë shtet deri në fund të shekullit XVII. Mehmet Kyprilli (1585-1691), Ahmeti (i biri nga 1626-1676), dhe Mustafa (1695). Mbas këtij viti, perandoria otomane nuk pati më kompromis e qetësi stabilizimi edhe për faktin e kundërvënien e ashpër europiane, deri në shkatërrimin e saj. Traktati në Karlovicë (viti 1699), me Austrinë, evitoi kërcënimin e mundshëm në Veri të Europës edhe pse Rusia, donte të kishte dalje në Detin e Zi, për ineteresat e veta kombëtare. Testamenti i Pjetrit të Madh, flet si një dokument i pabotuar, synimin drejt Stambollit. Katerina II, mbasi vuri këmbën në Krime të detit të Zi, filloi rivalitetin me Austrinë, për të depërtimin politik në Ballkan. (Ka një serë traktatesh e mendimesh, për ekulibrin midis tyre në këtë trevë). Që në vitin 1710, Pjetri i Madh, joshte Malin e Zi, të bashkohej me të në lirinë e të krishterëve orthodoksë të shtypuur nga të “pafetë”. U bë pretekst kjo lidhje shpirtërore –politike, që të bashkohej një vend i vogël si Mali i Zi me Carin e Moskës. Kjo për faktin se edhe para Katerinës II, marredhëniet e Rusisë me Gadishullin Ballkanik, përjashtuar disa raste, kishin patur vetëm karakter kishtar. Nga fundi i shekullit XVIII, del me anije lufte në Detin Mesdhe (1770), ku agjenti i parë i Rusisë, del në Beograd në 1807, d.m.th, tri vjet mbas kryengritjes së parë, që bënë serbët kundër Stambollit. Ajo që quhet “çudi e parë”, ishte pikërisht lutja e parë, që serbët i drejtuan Rusisë,dhe mban datën 1804, e cila nisi nga territoret austriake, kur metropoliti Stratimiroviç, në një memorandum drejtuar ministrit rus të Jashtëm, përmende “Mëkembjen e Mbretërisë Serbo-Kroate”, nën një Dukë të Madh të Rusisë. Katerina II me një proklamatë mbretëror ftonte “të gjitha komunitetet ortodokse të kombit grek e sllav” të bashkoheshin për ndihmë në dëshirën “për t’u liruar nga zgjedha e të pafeve”. Mirëpo, Rusia nuk kishte atë kohë aq parasysh interesat e “ të beslidhurve të vet”, sesa hallet e veta. Mos ti kishin mbyllur shtigjet ndërlikimet e politikës europiane, Rusia do ta fillonte luftën kundër Stambollit që gjatë shekullit XVIII. Mali i Zi, si shteti sllav më i vogël në Ballkan, gëzonte nga ana psikollgjike e financiare ndihmën e Rusisë, edhe pse në traktatet ruso-turke nuk zihej me gojë. Ky shtet që mbas betejës së Fushë –Kosovës (viti 1389), deri në shekujt XVI-XVIII, ishte në vilajetin e Shkodrës, dhe praktikisht dijti gjithmonë të ruante pavarësinë e vet, pa njohur asnjëherë autoritetin e sulltanit. Në shekullin XVIII, Mali i Zi bëhet shëmbull i aspiratave kombëtare të sllavëve të Jugut, dhe kur Napoloni, me Traktatin e vitit 1805, në Presburg, pushtonte Dalmacinë, ai me ndihmën e Carit Aleksandër shtinte në dorë përsëri grykat e Kotorrit. Mirëpo, me Paqen e Tilësit, Napoleonit iu hoqën përsëri këto territore. Pavarësia e Malit të Zi mund të quhej e siguruar që nga fitorja e Pjetrit I, kundër turqve më 1796. Kjo kohë, ishte njëkohësisht edhe e iluminizmit të kryengritjeve franceze, të cilat ndezën aspiratat kombëtare kundër pushtimeve napoleniane. Kjo periudhë i ndihmoi edhe kombet e Ballkanit, ku shpirti i genit të tyre u bë kisha ortodokse. Natyrisht nuk është vendi për analizë, sesi ia doli Mali i Zi për të vepruar kundër pushtuesit otoman. Mirëpo, përbën një fakt historik, që do studiuar për këtë periudhë, për këtë privilegj midis kombeve ballkanike. Në vitin 1852, me pëlqimin e Austrisë dhe Rusisë, Mali i Zi ka qenë sunduar deri në atë kohë prej një princi ipeshkov, por që filloi të sundohej nën një Princ të dinastisë Petroviç Njegush. Pra, princi nuk ishte më ipeshkov, që nga Danili, nipi i Pjetrit II. Serbisë i doli shansi të lirohej nga zgjedha

turke, me Karageorge e Miloshobrenoviç (1815-1830). Greqia e ndihmuar shumë prej shqiptarëve, dhe e përkrahur nga Fuqitë e Mëdha, për të pasur kufinjtë e vet në vitin 1829. Rusia një vit më parë (1828), kishte shkuar deri në Adrenopojë, duke rrezikuar territoret e vetë Turqisë në Europë. Sulltani njohu pavarësinë e Greqisë në vitin 1832. Rumania, kishte në fron princin Karl, në vitin 1832, prej sërës gjermane, Hohemzollera, me influencë në tërë Lindjen, por që formalisht rinte e varur nga Sulltani. Rilindja e Bullgarisë, erdhi më ngadalë, dhe më me vështirësi, sepse ishte diçka mu në Thunder të dy armiqve të mëdhenj për çdo lëvizje kombëtare: derës së Stambollit dhe të Fanarit që ishte vegël e saj. U ngritën komitët në Edesë dhe në Bukuresht, u celën shkolla kombëtare në vitin 1856. Stambolli dha fjalën për disa reforma, por nuk u bë gjë. Në vitin 1860, bullgarët për modum facti nuk deshën të degjonin më patrikun e Stambollit dhe tentuan të provonin bashkimin me Romën, por e kundërshtuan rusët. Çudi! Historia riciklohet në këtë rast. Të gjitha tentativat bullgare të bëra, që në kohën e Stefan Dushanit e këtej për t’u bashkuar me Kishën Romane shkuan bosh. Fatkeqësisht, historia na tregon se në Lindje, ishte si provë bashkimi, përjashtuar ndonjë rast sporadik, ndonjë çete apo individi të veçantë, kur u përzje polítika, atëherë u prish çdo punë më Kishën Romane. Në 1870, rimëkëmbet ezarkati bullgar, por me seli në Stamboll dhe nisin përsëri trazirat. Më i ndershmi u tregua Stambulov, që më vonë u bë diktator, ndërsa turqit, iu përgjigjën kësaj lëvizje me mizori të madhe. Mid’hat Pasha u mundua, tu hidhte hi syve më vëniën e konstitucionit anglez në Turqi. Këtë kohë historike e shfrytëzoi Rusia, mbasi Turqia nuk e kishte fare mëndjen për ta ulur armiqësinë ndaj Malit të Zi. Këtu më 24 prill, 1877, Aleksandri I i shpallte luftë duke mësyrë drejt Stambollit, por iu desh të ndalej që të mirte këtë qytet, sepse i vajti një veto (notë) prej Fuqive të Mëdha. Pastaj erdhi Traktati i Shën Stefanit, që krijonte një Bullgari, tepër të madhe. Nga kundërshtimi i Europës, sidomos të Anglisë, bie ky Traktat dhe vjen Kongresi i Berlinit, ideuar nga Bismark dhe Lordi Salisbury. Gjithmonë u rilind një Bullgari, edhe u njoh si kombet sllave në Ballkan. Bashkë me Greqinë, mund të thuhet se e kishin thyer pushtimin, duke patur në krye Fuqitë e Mëdha, në fitimin e kërsesave të tyre. Kishte mbetur nën kthetrat e Perandorisë Turke vetëm një popull: populli shqiptar. Kur erdhi agimi i këtij kombi? Që në kohën e luftës ruso-turke, nuk mund të thuhet se kishte kudo në Shqipëri, një zhvillim vërtet kombëtar. Në Malet e Veriut, vijonin akoma, si mijëra vite më parë një jetë klanesh a fisesh, ku Stambolli kishte një autoritet sa për emër. Katolikët, shumica e të cilëve mbetën të rrethuar (sllavët në Veri, ndërsa muslymanët në fusha dhe qytete), nuk kishin mundur të bënin të tyren, idenë e një lirimi kombëtar. Si nënshtetas, flisnin në përgjithësi, si besnikë ndaj Stambollit, aq sa kjo nuk ju prekte në tagra të tyre, dhe nuk e çanin kokën, sado që besimi katolik, shpesh pengohej nga ky okupim gjatë ushtrimit dhe zbatimit si besim. Ndërsa prej shqiptarëve muslymanë, dolën vali e vezira, që e bënin të dridhej froni i Kalifit, por kryngritjet e tyre ishin shkaktuar vetëm prej lakmive vetiake e aspak për liri e pavarësi, filli i së cilës gjendej në shpirtin e çdo shqiptari. Pra, nuk ishte frut i një zhvillimi progresiv të ndjesisë kombëtare. Ali Pashë Tepelena i Janinës dhe Bushatllinjtë e Shkodrës, ishin si një meteor apo si një stuhi rrënuese, por nuk paraqitën asnjë vullnet, as dëshirat e popullit. Shkurt, ishte shekulli XIX dhe ata shqiptarë trima që ngrihehishin dhe bënin fli veten për Greqi, ndërsa për kombin e vet, nuk mendonin aspak. Erdhi dhe i zgjoi Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit, kur u kujtuan se çfarë po i kërcënohej tokave të tyre dhe sesi po e shpartallonin pjesë-pjesë, edhe ai bashkim i shenjtë, i fiseve të tyre. Disa prej qendrave më me kulturë, dhe që ndoshta kur dëgjuan gjemimin e topave, në kohën e rilindjes së popujve ballkanikë e kuptuan, se ç’po ndodhte me vendin e tyre, Shqipëri. Duke parë rrezikun, ranë në ujdi, krerët e maleve, dhanë kushtrimin. Nuk kishte më simpati për Greqinë, që donte Epirin, dhe u pa se kishte ardhur dita për tu kujtuar sllavëve në mend se para se të preknin Shqipërinë nën mbulesën e veprimit kryqtar, kundër të pafeve, duhet të uleshin mirë në kuvend, me të bijtë e shqipes. Traktati i Shën Stefanit, ishte një kërcënim, sepse Ohëri e Manastiri (gjithë vilajeti), u mbajtën si tokë e shënjtë e Shqipërisë, kur bullgarët e rusët, nuk kishin se çfarë kërkonin aspak. Kongresi i Berlinit, lindur prej kërkesave europiane, ishte mjaft në kohë sa për të çuar në vend, një pjesë

të dëshirave të nacionalistëve të parë të Shqipërisë, por gjithmonë nuk u kënaqën me vërejtjet që i bënë traktatit të mëparshëm, ndaj atyre diplomatëve, që bënin si të mos dinin se ka diku Shqipëri. Lidhja e Prizrenit, ishte ajo që tregoi se kishte Shqipëri, e se kjo Shqipëri nuk e kishte aspak ndër mend të vdiste aq shpejt. Ishte kjo Lidhje, si një “mollë sherri” që iu hodh Kongresit të Berlinit. Çfarë mund të studiohet edhe për Kogresin e Berlinit në këtë 100 vjetor të pavarësisë? Kongresi i Berlinit është trajtuar deri më sot nga historiografia shqiptare në mënyrë klasore dhe si pikë reference antishqiptare. Në fakt, ky kongres ndaloi për nje vit, në mënyrë urgjente të prerë të gjitha të këqijat, që vendosi Traktati i Shën Stefanit nën presionin e Rusisë, dhe plotësimin e orekseve sllavë të Ballkanit. Kjo, sepse në këtë Kongres të Berlinit, nuk u prekën territoret shqiptare që përfshiheshin në të katër vilajetet e Janinës, Manastirit, Shkupit, dhe Shkodrës. Shteti otoman, mbas Kongresit të Berlinit, pati një rrugëdalje për territorin shqiptar, atë të mirëkuptimit me AustroHungarinë dhe Gjermaninë, të cilat në fund të fundit, e treguan veten edhe në 15 nëntor 1912, kur vendosën përkrahjen totale të pavarësisë sonë. Për të shkruar drejtë dhe me korrektësi edhe ngjarjet mbas Kongresit të Berlinit, kërkohet që ato të zhvishen nga ngarkesat e pansllavizmit, në idetë tona kombëtare deri më 28 nëntor 1912 (pavarësia e njohur). Kështu, nuk mund të flasim mbi pavarësinë e fundit dhe më të cunguar në Ballkan dhe Europë, që pësoi vendi ynë pa ndriçuar realisht edhe rrugëtimin e saj historik. Disa pika që duhen shkruar për së mbari, kanë të bëjnë me Kongresin e Berlinit, edhe në të drejtën historike që çoi në pavarësinë tonë. Një kompozim diplomatik euro-

pian ishte Kongresi i Vjenës i vitit 1815, ku ishin të ftuar të gjitha mbretëritë, apo siç quhen “shtatë krajlat” për malesorët e Ballkanit, për të diskutuar fatin e popujve të tyre, sipas kritereve të dinastive. Për këtë kongres nuk është folur fare në historiografinë shqiptare, sepse nuk u përfaqësua si të gjithë kombet e tjera të Ballkanit, dhe kjo për vetë fajin e shqiptarëve. Pas këtij kongresi u vendosën ministrat dhe burrat e shtetit, të cilët u turrën pas interesave të vendeve të tyre me një egoizëm cinik. Atje po mendohej si do të ndahej “trashëgimia” e shtetit otoman. Sipas historianit rumun Jorga (Hist. des Etates bals. faqe 367, e sjellë prej Seton Watson, “The rise of nationality” faqe 113), shkruhet: “Duke shfrytëzuar nga ana e Fuqive të Mëdha të tagreve historike të turqve, mënjeherë u morën ato vendime…”. Shqiptarët në atë kongres nuk patën përfaqësues për të mbrojtur dhe fituar këtë tagër historik për kombin e tyre, për të kundërshtuar përfaqësuesit e vendeve fqinjë dhe pa u ndarë nga popujt e tjerë ballkanikë. Kjo për faktin se diplomatët apo titullarët e politikës europiane nga mosnjohja e kërkesave shqiptare, vijuan edhe 30 vjet pas këtij kongresi, që të merrnin parasysh vetëm ngjarjet si prova të këtyre kombeve ballkanike, të cilët trajtuan në dobi të tyre atë status quo, që nuk kishte çfarë të bënte tjetër gjë, veçse të premtonte reforma për shqiptarët, d.m.th “fjalë që i merrte era”. Ministri britanik Disraeli, pati një qendrim tërë ekuivok, sepse nga njera anë i premtonte Austrisë pushtimin e Bosnje –Hercegovinës, dhe nga ana tjetër Turqisë i kishte dhënë fjalën se do të përkrahej, po të futej Rusia në Armeni, por me kushte që Anglia të mbante Qipron si shpërblim. Bismarku ishte në realitet motorri i fshehtë i gjithçkaje.


dossier • E martë 24 korrik 2012

Deri sa vdiq Alessandri II (1881), ai u përkujdes vetëm si të mbante miqësinë e tre mbretërive që shkatërronin Poloninë, pastaj u lidh me Austro-Hungarinë, dhe kur Italia u prish me Francën për çështjen e Tunizisë, e përdori këtë rast për të rimëkëmbur Trilidhjen. Ndërsa, Rusia e Aleksandrit III, mbante krahun e Francës. Në këtë kohë, doli një rivalitet Austri-Rusi, që shkaktoi politikën e ndjekur, deri në vitin 1914. Po cilat ishin nenet e Traktatit të Berlinit? Shpesh për t’u bërë të zbtatueshme, këto nene u ndryshuan edhe pse kryesonte Bismarku, Lord Beasconsfield i Anglisë, që këmbënguli ndryshime për këto nënshkrime deri më 13 korrik 1878. Në këtë kohë Rusia, pushtonte Besarabinë, që iu ishte shkëputur rishtaz Rumanisë, dhe fitonte Batoum, Ardahan e Kars. Bosnje-Hercegovina nuk donte të bashkohej me AustroHungarinë, prandaj u pushtua prej kësaj së bashku me Sanxhakun e Novipazarin. Anglia, mbas një traktati të fshehtë (4 qershor 1878) do të merrete në dorë, e do të shtronte Qipron, ndërsa Rusia të mbante Batoum e Kars, gjoja për t’i mbrojtur këta popuj nga kërcënimet tokësore, që vinin nga Azia. Franca u përpoq të futej në Tunizi, ndërsa Italia lakmonte Tripolin e Shqipërinë. Gjermania mundi të sillte me shumë praktësi, jo pushtime tokësore, por interesa të veta të miratuara në miqësinë e Sulltanit, duke i trajtuar si hapa me shumë rendësi, për politikën e saj drejt orientit. Greqia donte Kretën, Thesalinë, Epirin, e deri një pjesë të Maqedonisë, por deri në atë kohë nuk fitoi gjë. Rumania ishte shpërblyer keq me shkëputjen e Besarabisë jugore, me një pjese Dobruzhës, por u ishte njohur pavarësia e plotë e saj. Serbia e Mali i Zi, mbas shumë zhurme që bënë i fituan pothuajse gati gjithçka, ju pat caktuar atyre, prej Traktatit të Shën Stefanit. Bullgarisë, nuk u mbeti vetëm 1/3, midis Danubit e Ballkanëve, në sundimin turk. Rumelia, do ti kthehej përsëri sulltanit, që zotohej për të vënë një qeveritar të krieshtertë, pranuar nga Fuqitë e Mëdha. Maqedonia mbeti e paprekur. Kështu pa kaluar viti 1914, kur “paqja me armë” u prish nga lufta mund te flitet sesi u realizua idea kombëtare në Shqipëri me pikënisjen nga Kongresi i Berlinit e më pas. Më pas duhet të ndalem pak tel Lidhja e Prizrenit. Për këtë çështje është shkruar mjaft, por për mendimin tim aspak si një testament historik kombëtar. Disa krerë të popullit shqiptar aspiruan një zgjim kombëtar dhe iu përgjigjën me këtë frymë Lidhjes se Prizrenit, ndaj Kongresit të Berlinit. Serbia u vërsul për ti pushtuar ato territore që i dha kongresi, ndërsa Mali i Zi, Greqia priste kohën për të vepruar në Epir dhe Plavë-Guci. Shkaku i kësaj pengese kërkohej tek Lidhja e Prizrenit e cila nxori në dritë të drejtën shqiptare. Mirëpo, duhen zbuluar më qartë idetë e nacionalistëve për tu përputhur plotësisht me ngjarjet deri në gjendjen e shqiptarëve para Kongresit të Berlinit nën shtetin otoman. Të zbulohet sesi u bë zhvillimi ynë kombëtar, duke marrë shkak vendimet e këij kongresi apo si një nxitje e shtetit otoman për interesat e veta?! Ka mjaft botime, sa armiqësore, p.sh si Spiridion Gopçevic që tregohet krejt i njëanëshëm për historinë e shqiptarëve, por që jep fakte interesante mbi lojën politike-ushtarake të Lidhjes në Shkodër. Në këtë burim edhe pse të pabesueshme nga një armik i çështjes shqiptare, përsëri hulumtimi i veçantë të çon më në brendësi të Lidhjes. Kështu, Valiu i Shkodrës, Hysen Pasha, sipas porosive të Stambollit kërkoi të ngrinte një “mur çeliku” në mbrojtje të shqiptarëve, kundër lakmive të Malit të Zi, për tokat e dhena nga Kongresi i Berlinit. Lumo Skëndo e hedh poshtë këtë akuzë (Shih: “Hylli i Dritës” vëll III, viti 1922, faqe 409). Lidhja shihet si e ngritur vullnetarisht prej shqiptarëve, ndërsa Stambolli e përkrahu më vonë. Kush ka të drejtë? Mund të shkruhet se Stambolli e nxiti dhe i dha shkak që mund të qendrojë si tezë. Po ashtu mund të shkruhet se për qëllime kryengritëse të Lidhjes, ishin idetë e nacionalistëve tanë për të bërë një komb më vete, si shtet të pavarur. Është e vërtetë, se për këtë qëllim të fundit u bashkuan myslymanë, katolikë e ortodoksë. Kësaj teze i qëndroj edhe unë. Mirëpo, ka një ringjallje sllave, aktuale, në tërë botimet e këtij fillim shekulli për atë ç’ka shkruar Gopceviç, se: “Ortodoksët kishin interes për të mos e ndjekur propogandën kombëtare për çlirim. Lidhja, bile edhe në Veri të Shqipërisë, ka përfshirë vetëm vilajetin e Shkodrës”. Kjo

ndarje është sa diabolike, dhe aq e pafaktuar nga historia, por që nuk mund të nënvleftësohet nga historiografia aktuale. Sipas shkrimeve të asaj kohe, gjykimi i idesë kombëtare të Lidhjes së Prizrenit u bë mbi baza fetare, por që nuk u argumentua nga rrjedhja e ngjarjeve, mirëpo, përsëri ka tentativa për ringjallje të tyre në aktualitet. Katolikët sipas atyre mbështetën miratimin e Lidhjes me ndihmën e Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë, duke dëshiruar një mbretëri të pavarur nën një arqidukë austriak e nën mbrojtjen e asaj monarkie. Sipas projektit “Corti”, si shembull në vend të Plavës e të Gucisë, që ishin në short, mund të leshonin tokat e Cemit dhe fusha e liqenit deri në Hot, të cilat u propozuan nga Italia, por që nuk u pranuan nga Lidhja. Themelore del fakti, se çështjen shqiptare, si katolikët e veriut, ashtu edhe tërë muslymanët e Shqipërisë së Mesme, shprehën dëshirën që këtë ta merrte në dorë Austria. Ky fakt nuk e deformon çështjen si katolike apo muslymane, porse Habsburgët e kanë trajtuar Shqipërinë në themel kombëtar. U bë lëshimi i Plavës dhe i Gucisë, për Malin e Zi, nën presionin e Fuqive të Mëdha. Mirëpo, Ali Pashë Gucia, qeveritar i asaj krahine, organizoi qendresë me armë, kundër vendimit të Kongresit të Berlinit, për t’ia dhenë këto territore Malit të Zi. Mbasi siguroi ndihmën e Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Dibrës, dhe në marrëveshje me Italinë, bëri riorganizimin e mbrojtjes të krahinës në mënyrë të armatosur. Kështu, që Haxhi Osman Pasha, ia dorezoi kalanë e Tuzit, Fuqive të Lidhjes në verën e vitit 1880. Pa u zgjatur mbi këto qendrime, të kësaj natyre që mori Lidhja ushtarakisht e njëjta gjë u organizua edhe për mbrojtjen e kufinjëve greko-shqiptare si në Prevezë e në Janinë, duke çuar si përfaqësues të Lidhjes në bashkim kombëtar Abdyl Frashërin. Lidhja filloi me një “besë” për një mision të veçantë në të katër vilajetet, që përfshinin tërë territorin administrativ kombëtar të Shqipërisë, duke përjashtuar të gjithë sllavo –helenët dhe projektuan Manastirin si kryeqytet. Kur Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, morën detyra funksionale, si kryetar i qendrës kombëtare u zgjodh Ymer Prizreni, ndërsa Abdyl Frashëri e Mehmet Ali Vrioni u caktuan si përfaqësues të Lidhjes në Europë, para Fuqive të Mëdha: Itali, Francë, Angli, Gjermani e Austri, të cilëve i paraqitën një memorandum në frengjisht (viti 1879). Ky është një nga dokumentet e parë të rilindjes kombëtare. Në këtë dokument argumentohet nga ana historike, gjeografike, etnografike dhe ekonomike, kundër kërkesave të fqinjëve për territoret shqiptare. Mirëpo, sulltan Abdul Hamiti kishte vendosur e dhenë urdhër, për ta shkatërruar Lidhjen, ta shpërndante duke u burgosur anëtarët e saj. Disa historianë e kanë shkruajtur se për ti mbushur mendjen, në Veri të Shqipërisë, sulltani dergoi Muhtar Pashën, por kjo nuk

është e vërtetë, sepse sipas Lumo Skëndos (fq. 467, vepër e cituar), Muhtari ishte i zenë me caktimin e kufinjëve greko-shqiptarë. Në vend të tij kishte shkuar Dervish Pasha, një bullgar prej sllavëve të fshatit Lavçe, i blerë prej tyre dhe me 30 000 vetë “stabilizoi” punët në Kosovë, lëshoi Ulqinin në vend të Plavës dhe të Gucisë për Malin e Zi. Lidhja u shkatërrua. Anëtarët kryesorë të saj u burgosën e u interrnuan. Në 27 nëntor 1880, Ulqini u dorëzohet Fuqive të Mëdha, duke shënuar edhe fundin e historisë të Lidhjes Shqiptare. Nuk është e pavend që në këtë 100 vjetor të vihet në dukje se Lidhja vijoi edhe pas luftës së armatosur, për tu rimëkëmbur në idenë e saj kombëtare për liri, duke krijuar në Stamboll shoqëri letrare, që ishin moralisht rruga e iluminizmit për pavarësi. Pra, u zgjodh misioni kulturor, dijes, gjuhës shqipe në tërë rilindjen tonë kombëtare, edhe pse koha i sygjeroi të niset edhe mbrojtja me armë. Emra si Vaso Pasha, Jani Vreto, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri, Poga, Sami e Naim Frashëri etj, rritën aktivitetet e tyre në Bukuresht e Sofie, ku ndjeheshin të lirë nga Fanari dhe shteti otoman për të krijuar elitën tonë të rilindjes. A e deshironte Stambolli idenë tonë kombëtare? Turqia e shihte si kërcënim nacionalizmin shqiptar dhe zgjodhi mjetet e luftës kundër saj: politika divide ed impera dhe shpata. Sulltan Hamiti në atë gjendje që ishte shteti otoman e kuptoi se nuk mundej të përdorej më shpata, të cilën e kishte përzemër në të tilla raste, por zgjodhi dredhitë, pastaj mizoritë. Idetë kombëtare u mbollën si në Bukuresht, Sofie, Kajro, Paris, Vjenë, Bruksel, Londër, Boston nga bijtë e saj. Ndërsa fqinjët bënin presion ndaj Stambollit në të gjitha mjetet për plotësimin e interesave të veta. Maqedonia dhe Shqipëria, do të mbeteshin si shesh lufte për destabilizimin e tërë Ballkanit. Rusia vetëm priste rastin, ndersa Austria e Gjermania, për një “Drang Nach Osten”, d.m.th, as që e çanin kokën që tu prishej strategjia e tyre për influencë në tërë Lindjen, para kërcënimeve të Rusisë, por synonin deri Lindjen e largme. Kështu, austrohungarezët hapën dy rrugë hekurrudhore në drejtim të Selanikut dhe të Bagdatit, por më tepër me synime politike pa e atakuar shtetin otoman në vendet arabe të asaj perandorie. Pra, me Ballkanin dhe vendet arabe të shtetit otoman, Austria nuk synonte asnjëherë që ti pushtonte, por që të kishte mirëbesimin e tyre. Prandaj edhe nuk u shpejtua shëmbja e shtetit otoman, bile Austria pushtoi Sanxhakun e Novipazarin e bëri me qëllim që të mos bashkohej Serbia me Malin e Zi, dhe për të mbajtur larg vendeve sllave Shqipërinë. Me Shqipërinë nën Turqi, Austria nëpërmjet konsujve të saj, kishte liri të plotë, duke hapur shkolla dhe për të mbrojtur veriun në emër të katolikëve. Italia, donte të konkuronte për influencë edhe ajo në Shqipëri, por njëkohësisht kërkonte

»

21

edhe pushtime në Afrikën e Veriut. Nga katër vilajetet e Shqipërisë, administrimi do të kryhej pa u shpërbërë më tej, dhe ky ishte synimi i Austrisë dhe i Gjermanisë. Ndërsa shteti otoman e donte këtë status quo shqiptare, por duke penguar idetë kombëtare të saj. Prandaj nuk lejonte shkolla në gjuhë shqipe, etj. Ia la tërë veprimtarinë e saj shqiptare të organizohej sipas Kanunit, dhe të lirë për çdo traditë të tyre pa asnjë pikësynim asimilimi, por vetëm të ishin besnikë ndaj sulltanit. Këmbëngulte të mos zgjerohej fryma e nacionalizmit shqiptar, aq sa edhe emri i Skëndërbeut quhej blasfemi. Gjakmarrja u nxit midis vetë shqiptarëve, ndërsa ata që quheshin intelektualë ishin të lirë të shkonin jashtë shtetit ototoman dhe po të ktheheshin duhej të provonin besnikërinë ndaj Sulltanit. Çdo nacionalist për Sulltanin u shpall i dyshimtë. Jo vetëm kaq, por idetë kombëtare u ngatërruan qëllimisht edhe nga fqinjët. Penguan çdo gjë për gjuhën dhe kulturën shqiptare duke punuar në Jug, me minoritarët grekë, në Maqedoni, me minoritarët bullgarë, dhe kur kryengritja e vitit 1908 e turqve të rinj nxori kostitucionin, gëzimi i shqiptarëve qe i madh, por zhgënjimi erdhi shpejt. Kështu që kur vijmë në prag të pavarësisë, kryengritjet e vitit 19081911, ishin tepër të fuqishme, sepse idea kombëtare më në fund, kishte kurorëzuar përpjekien e një vetëdije për pavarësi dhe aspak për autonomi. Pikërisht në këto vite, do të qendrojë më shumë në këto dosierë, për faktin se çështja shqiptare, ose do të zhdukej, ose do të mbijetonte si ekzistencë. Megjithëse, shteti otoman i rriti privilegjet dhe liritë, përsëri kjo joshje nuk u pranua më edhe pse ishte tepër sfiduese, për pashallarët e vendit tonë që ta këmbenin me pavarësinë dhe lirinë e atdheut. Turqit e rinj, as që e kishin ndërmend të jepnin liri për gjuhën shqipe, ndersa prova e fundit e tyre ishte shtypja mizore e Durgut Pashës, ndaj kryengritjeve në Kosovë e në Dibër në vitin 1910. Kështu që kryengritja e vitit 1911 erdhi vetëm era barut e asnjë tolerim, për çdo lloj privilegji turk. Mirëpo, kryengritjet shqiptare, fqinjët e tjerë ballkanikë donin ti shfrytëzonin për të vepruar në shembjen e shtetit otoman, ku shqiptarët të quheshin si pjesë e saj. Dihen ngjarjet për rrethimin e Shkodrës dhe të Janinës, por edhe ajo që nuk është zbardhur akoma në historiografinë shqiptare, dhe që në këto dossier që pasojnë do të ndalemi konkretisht. Ka të bëjë më këto rezultante: Që nga Kongresi i Berlinit të gjitha vendet fqinjë kanë patur synime shovene dhe aspak të një fqinjësije të mirë dhe reciproke. Vetëm Austro-Hungaria dhe Gjermania ndalën dorën e Serbisë-Malit të Zi dhe Greqisë, d.m.th të “Besëlidhjes” për ta copëtuar këtë vend. Bile Austro-Hungaria me vrasjen e princ Ferdinantit me të shoqen më 28 qershor 1913, i shpall luftë më 4 gusht 1913 Serbisë. Drama shqiptare e pavarësisë, do referuar më mirë në dokumentacionet e Vjenës, si p.sh më 15 nëntor 1915, ku çështja shqiptare u shqyrtua në Këshillin e Shtetit të Austro-Hungarisë. Pikërisht disa pjesë, të mara nga ky protokoll, pasojnë dosierin, por avokatia e doktor Helmer (austriak), është e rrallë, dhe shumë e vlefshme, pothuajse e vetme që e pozicionon Austro-Hungarinë në ndihmën totale për pavarësinë e Shqipërisë. Këtë fakt e pohon edhe imzot Lazer Mjeda, atëherë Arqipeshkv i Shkupit i cili në ato ditë të kësaj mbledhje shtetërore gjendej në Austri, nga data 14 -18 nëntor. Atje ishin edhe antishqiptarët, sidomos sllavë, që përgatisin terrenin, që çështja shqiptare të mos zgjidhej deri në pavarësimin e saj. Mirëpo, imzot doktor Helmer, bindi tërër delegatët e kësaj mbledhje, ku delegatët morën vendimin sipas ministrisë së Punëve të Jashtme hungareze, të mbronin Shqipërinë, me çdo kusht e sakrifica të Austro-Hingarisë të cilat përkonin me interesat e vetëqeverimit shqiptar. Përfundimisht, lufta ballkanike tregoi, jo vetëm padrejtësitë e Konferencës së Londrës për pavarësinë e cunguar shqiptare, por edhe qendrimin pro shqiptar të Austrisë dhe Gjermanisë. Ndërsa Turqia, nuk ishte më e fuqishme. Shtetet fqinjë treguan veprime shovene e deri në mizori për pushtimin e territoreve edhe mbas konferencës së Londrës, gjoja nën emrin fetar apo të lashtësisë. Ajo që duhet të shprehet qartë e më plotësisht në historiografinë shqiptare sot, si një cilësi vetiake e vendit tonë, është se ideologjia kombëtare u ngrit mbi besimet fetare. Drejtimet shtetërore janë drejtime politike midis vendeve dhe kombësisë, si parim i njohur latin. Pra, rregullat e veprimtarisë potlike mbi kufinjtë shqiptarë janë një shprehje e padrejtë e ligjeve ndërkombëtare të vendosura sipas oreksit të tyre. Mirëpo, këto logjikisht nuk i korespondojnë vetqeverisjes shqiptare, e cila kishte probleme në organizimin juris causa dhe casus beli për të mbrojtur virtytet e funksionit shtetëror dhe politik të kombit shqiptar. Çështja e arsyetimit është baza thelbësore në të gjithë veprimtarinë civile të një shteti, dhe ky arsyetim, nuk duket se ishte i pjekur, i unifikuar dhe mbarëkombëtar në viset shqiptare. Fragmentet historike duket se kanë qenë pasojë e diçiturave mesjetare mbi sjelljen diplomatike dhe njohjen e teorisë bazë të së drejtës ndërkombëtare mbi “zonat e influencës”. Megjithatë, shqiptarët duhet të krenohen me ekzistencën, antropologjinë, folklorin e pasur, etnografinë dhe linguistikën, që janë shprehje e psikollogjisë tonë kombëtare në shekuj. Më duhet të kujtoj vrasjen e princ Ferdinantit dhe shpalljen e luftës nga Austro-Hungaria. Ky akt tregon sesa larg dhe afër, kanë qenë tabutë e sigurisë në lidhjen midis kombeve dhe të drejtës për ekzistencë, sa barbare kanë qenë shtetet kundrejt natyrës fisnike të drejtësisë dhe të zhvillimit, po ashtu në kundërshtim me krahinat e vjetra të historisë së Shqipërisë. Debati për çështjen e historisë, kësisoj është i hapur si vetë filozofia e popullit shqiptar.


22

« SPORT

E martë 24 korrik 2012 •

Presidenti Topi dekoron ekipin e Tiranës Një nder i madh i është bërë klubit të futbollit “Tirana” dhe disa prej emrave më të mëdhenj që ka nxjerrë ekipi bardheblu në historinë e tij, nga presidenti në largim, Bamir Topi. I njohur si një dashamirës i futbollit, por edhe si një tifoz i deklaruar i Tiranës, ditën e fundit si president i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ua rezervoi klubit të Tiranës dhe ish-futbollistëve të shquar bardheblu, të cilët kanë shkruar historinë e futbollit shqiptar. Kreu i shtetit dekoroi me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” skuadrën 24 herë kampione të Shqipërisë për kontributin e madh që ka dhënë rritjen

dhe zhvillimin e talenteve të futbollit në vendin tonë, për titujt e shumtë të fituar si dhe për pjesëmarrjen rekord në Kupat e Europës, si asnjë ekip tjetër shqiptar. Ishfutbollistë dhe drejtues të Tiranës, një pjesë e të cilëve nuk jeton më, u nderuan me titullin “Mjeshtër i Madh”. Presidenti në largim, Bamir Topi, e nisi ceremoninë më nderimin e figurave të tilla si Selman Stërmasi, Adem Karapici e Skënder Halili, që janë pionierët e futbollit kryeqytetas dhe atij shqiptar, për të kaluar tek “yjet” e mëvonshme si Fatmir Frashëri, Ali Mema, Petrit Dibra dhe Agustin Kola, pa

harruar të madhin Arben Minga, i ndarë nga jeta para disa vitesh. Presidenti Topi u shpreh si ndihej i privilegjuar që ka pasur rastin të nderojë një ekip të madh si Tirana, që mund të konsiderohet edhe si skuadra që ka bërë disidencë me futbollin shqiptar. Për Fatmir Frashërin, ish-futbollistin dhe trajnerin e shquar të Tiranës, titulli i marrë nga presidenti Topi është edhe për punëtorin e fushës dhe tifozët e zjarrtë bardheblu. Kujtomë Tirana është skuadra me më shumë trofe në vendin tonë, me 24 tituj kampion dhe 15 Kupa të Shqipërisë.

BEKIM BALA largohet për 70 mijë euro

Bekim Bala nuk është më lojtar i Tiranës. Sipas burimeve pranë klubit bardheblu Bala dhe Tirana kanë arritur më në fund të gjejnë gjuhën e përbashkët për largimin e tij për vlerën e 70 mijë euro

Klodian Duro një muaj pa futboll Rezultoi më i rëndë se sa dukej dëmtimi që ka pësuar para pak ditësh mesfushori i Tiranës, Klodian Duro. Dje Duro ka kryer rezonancën magnetike e cila nxori në pah gradën e rëndë të dëmtimit. Sipas mjekëve mesfushori i kombëtares nuk do të jetë në gjendje të luajë para një muaji. Fillimisht u mendua se dëmtimi i Duros nuk ishte edhe aq i rëndë, por ja që tani futbollistit elbasanas do t’i duhet që të qëndrojë në infermieri për një kohë jo të vogël. Ky dëmtim i ka ardhur në një kohë të keqe Klodian Duros. Mesfushori me shumë përvojë nuk po kalon një periudhë të mirë tek Tirana, pasi trajneri Rubio nuk e ka në planet e tij dhe për këtë ai ishte duke studiuar ofertat që i kishin ardhur nga klubet e tjera. Vllaznia kishte bërë ofertën më serioze dhe kalimi i tij tek klubi shkodran dukej çështje ditësh. Tani pas dëmtimit të Duros, nuk dihet nëse shkodranët do të jenë më të interesuar për të, edhe pse sipas llogarive ai mund të jetë gati për fillimin e sezonit, por do të ketë humbur fazën përgatitore.

Hysa lojtar i Vllaznisë Vilfor Hysa është blerja më e re e klubit shkodran në merkato e verës. Dje sulmuesi tiranas ka rënë dakord për gjithçka me drejtuesit e Vllaznisë. Në fakt kishte kohë që Vllaznia e kërkonte Hysën, por palët nuk e kishin gjetur gjuhën e përbashkët dhe dje janë ulur sërish në tavolinën e bisedimeve. Aty Hysës i është bërë oferta e fundit dhe sulmuesi e ka pranuar. Hysa është lojtari i tetë që ka marrë Vllaznia në këtë merkato verore. Blerja e Hysës është shumë e rëndësishme, pasi me te shkodranët kanë siguruar sulmuesin që e kërkonin me kaq ngulm. Ish-lojtari i Laçit sezonin e kaluar mbahet si një nga sulmuesit më të mirë dhe me të kuqeblutë kanë kompletuar repartin e avancuar. Në fakt drejtuesit e Vllaznisë kanë qenë duke biseduar për të marrë për sulmin kroatin Pero Pejiç, por bisedimet me të nuk kanë ecur në rrugë të mbarë. Vllaznia i ofronte Pejiçit një rrogë prej 55 mijë euro, por kroati kërkonte më shumë. Në këtë mënyrë drejtuesit e klubit kuqeblu, pas miratimit edhe të trajnerit Shpëtim Duro kanë preferuar Hysën, që është gjithashtu një sulmues shumë cilësor.

Skënderbeu me besim tek ëndrra

B

ekim Bala nuk është më lojtar i Tiranës. Sulmuesi shkodran ka mbi një javë që është larguar nga bardheblutë për t’u provuar me çekët e Spartës së Pragës dhe tani duket se çdo gjë ka marrë fund pozitivisht për të. Sipas burimeve pranë klubit bardheblu Bala dhe Tirana kanë arritur më në fund të gjejnë gjuhën e përbashkët për largimin e tij. Klubi bardheblu do të paguhet me 70 mijë euro për kartonin e sulmuesit dhe në këtë mënyrë e ka lënë atë të lirë. Po i njëjti burim ka konfirmuar

për “Metropol Sport” se Bala do të niset sot drejt Çekisë ku do të firmosë me Spartën e Pragës. Në këtë mënyrë Bala nuk do të luajë me Tiranën në ndeshjen e kthimit me Aalesundin, ashtu siç nuk luajti as në të parën. Tani bardheblutë me paratë e siguruara nga largimi i sulmuesit shkodran do të kërkojnë një zëvendësues cilësor për të në sulmin bardheblu. Gjithsesi me këtë çështje drejtuesit e Tiranës do të merren pas përfundimit të impenjimeve evropiane. Kjo është tentativa e dytë për të luajtur jashtë Shqipërisë e Balës. Sulmuesi shkodran, pasi

zhvilloi një sezon shumë të mirë me Vllazninë (2009-2010) është larguar në 2010 drejt Turqisë, ku ka luajtur me skuadrën e Gençerbilisë. Por aty bala nuk gjeti hapësirat e duhura dhe në 2011 u kthye në Shqipëri tek Tirana. Tani nga bardheblutë shkodrani do të tentojë edhe një herë karrierën evropiane, këtë herë në Çeki. Sparta e Pragës është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit çek. Nga kjo skuadër kanë dalë shumë lojtarë që më pas kanë bërë karrierë në klube shumë të mëdha në Evropë, çka shpreson të realizojë edhe Bekim Bala.

Ekipi korçar luan në orën 20:30 sot një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tij. Pas fitores 1:0 në Korçë nda Debrecenit, Skënderbeu do të kërkojë sot në Hungari që të shkruajë historinë. Korçarët mjafton që të mos humbasin dhe janë të kualifikuar për në turin tjetër, çka do të ishte një arritje e madhe dhe historike për Skënderbeun dhe jo vetëm. Korçarët nuk kanë asnjë problem dëmtimi dhe sipas burimeve pranë ekipit korçar trajneri Levi tashmë i ka bërë gati planet për këtë sfidë. Trajneri i Skënderbeut me shumë gjasa do të luajë me një skemë më mbrojtëse në krahasim me ndeshjen e parë, duke pasur vetëm një sulmues, i cili do të jetë Sebino Plaku. Në këtë mënyrë Daniel Xhafaj do të ulet në stol. Në fakt edhe në ndeshjen e parë u pa qartë se Plaku ishte më në formë, jo vetëm për golin e shënuar, por edhe për lojën që zhvilloi. Ndërsa përsa i përket moralit ai në kampin korçar është mjaft i lartë. Që në fillim në Hungari së bashku me stafin teknik kanë qenë edhe drejtuesit kryesorë të klubit me në krye presidentin Zeqo që i kanë qëndruar pranë ekipit.


zbavitje • E martë 24 korrik 2012

(METROPOLITANI) Fjalekryq 1

2

3

4

5

6

7

8

9

16

17

18

22

19

28

33

29

11

20

23

27

13

26

31

32 35 38

41 45

42

46

47

52

48

53

54

57

58 63

64

67

42. Diftong në duar. 44. Chris këngëtar. 45. E ka simbolin Cr një i tillë. 47. Një enë... dheu. 48. Shanaj, aktor e regjisor. 51. Punon me... nivel. 54. Ai i kaltër është toka. 56. Mbyllin një sirtar. 57. Ishin bij të të shtatëve kundër Tebës. 58. Eshtë skuadra bardheblu. 60. Mali ku ngeci Arka e Noes. 63. Fillojnë romanin. 64. Shenjtori i Seviljes. 66. Eshtë kryelartë. 67. Rrëzon akuzën një e tillë. 68. Sistemi Monetrar Europian. 69. Janë pjesë të telefilmit.

61

62

69

4. Emri i Descartes. 5. Svevo, shkrimtar italian. 6. Kapen të parat. 7. Eshtë tokë e punueshme. 8. Unë dhe ti. 9. Bëri 12 trimëri. 11. Eshtë princ arab. 12. Eshtë maçok. 13. Muhammad, alias Cassius Clay. 14. Sergio i I miri, i shëmtuari, i keqi. 15. Thoshte Hapu Sezam. 19. Atdheu i Sean Connery. 20. Janë lagje segregacioni. 25. Catherine aktore. 26. Në krye të noterëve. 28. Mund të jetë viral. 29. Film i Alan Parker. 30. Kështu del ai që nuk ka gisht në jë çështje. 31. Eshtë Haxhi që... pendohet. 34. Ruajnë pa ujë.

VERTIKAL 1. Janë diletantët. 2. Merren për shembull. 3. Ka një mister.

35. Në hyrje të sallës. 37. Një veshje për geisha. 39. Janë figurat si hiperbola. 41. Mund të jetë me djegie të brendshme. 43. Eshtë vend ku prehen martirë. 45. Eshtë i organizuar me... banda. 46. Dragua kur nuk dua. 49. Mund të jetë... kusi. 50. Buenos në Argjentinë. 51. Parashtesë e... madhe. 52. Janë në kupë. 53. Mbyllin një dritare. 54. Eshtë vota në favor. 55. Croft e Angelina Jolie. 56. Qytet rumun. 58. Burton regjiosor. 59. Një mendim. 61. Një pjesë e anomalisë. 62. Pak titanike 65. Inicialet e Seagal, aktor. 66. Ekstreme në kallëp.

Luani Nese keni nje lidhje, sot do e perforconi ate dhe do jeni me te sigurte per te ardhmen. Do ndiheni me te lumtur dhe do kaloni momente te paharrueshme. Beqareve do iu ndodhin gjerat si me magji. As vete nuk do e kuptoni sesi jeta juaj do filloje te ndryshoje teresisht. Mos u tregoni te pamatur me shpenzimet sot nese nuk doni qe buxheti te marre tatepjeten. Beni shume kujdes!

Peshorja Do e perforconi edhe me shume lidhjen tuaj sot dhe do mund te ndreqni edhe mosmarreveshjet qe keni pasur. Beqaret duhet te perfitojne sa me shume nga takimet qe do bejne dhe t’i njohin me mire personat qe do takojne. Saturni do ua permiresoje edhe financat. Me ne fund do ndiheni te qete ne kete plan dhe do mund te blini ate qe keni kohe qe e mendoni.

Fjalëkryqi pa skemë, fjalëkryqi i kampionëve 1

Duhet të nxini 26 kuti

A

R

T

R

R

I

A

L

V

P

R E

E

E

L

P

9 10 11

Ujori

12 N

R

L EE AD N I

M S AOR NI

N

O

U

L

C

A

S

T

E

L

L

A

L

V

A

T

A

B

I

R

E

C

L

A

E

C

A

N

T

A

R

O

T

T

O

N

E

N

O

E

I

G S

T

I

S

IA E S B R A N R S B M G R N A U PTA R

R

O

BB

O A S C Y HT J A C Q U N N E U D H A I N S B R U N NI I M I CO

B

R

SL K U

R

O

S

D CI

S C

M

A

zv/kryeredaktor: Blerina spaho Mariglen Mulla

8

M

D

12

7

S

R

11

6

A

E

10

Venusi do te favorizoje sektorin qe lidhet me dashurine dhe takimet, ndersa Merkuri do te perforcoje me teper dialogun dhe besimin tek njeri tjetri. Per beqaret do kete shume te reja. Disa do takojne dike te vecante dhe disa te tjere do kuptojne se po ndiejne dicka per nje mik te vjeter. Hena do e prishe pak ekuilibrin financiar dhe mund te perballeni me veshtiresi nese nuk tregoheni te matur.

E

R

9

Shigjetari

C

A

8

5

O

D

7

4

R

E

6

Gaforrja Ambienti ne jeten ne cift do jete i ngrohte sot. Ju do jeni pasiononte dhe do kaloni momente te mrekullueshme me ate qe keni ne krah. Beqaret nga ana tjeter duhet te tregohen te kujdesshem. Qe te mos krijoni nje lidhje te merzitshme reflektoni mire para se te njiheni me dike. Financat do jene te mbrojtura. Mundohuni vetem te shpenzoni me kursim qe ato mos tronditen.

Virgjëresha Nen influencen e Saturnit do jeni gati te beni edhe leshime sot ne menyre qe gjerat te shkojne me se miri me partnerin tuaj. Mund te merrni edhe vendime te rendesishme qe mund te ndryshojne njehere e pergjithmone te ardhmen tuaj. Beqaret do bejne takime interesante. Me financat duhet te tregoheni te kujdesshem sepse gabimi me i vogel mund t’iu prishe shume pune.

Akrepi Mjedisi yjor nuk do jete shume i favorshem per ata qe jane ne cift dhe do ndihen shpeshhere te vetmuar. Flisni me partnerin tuaj sepse vetem keshtu mund t’i ndryshoni gjerat. Beqaret nuk do kene fat dhe do vazhdojne me jeten e perditshme. Edhe ju keni nje pjese te fajit sepse jeni te pavendosur. Situata financiare nuk eshte shume e qendrueshme prandaj prisni edhe disa dite para se te merrni vendime.

3

P

V

5

2

D

E

kryeredaktor Armand Maho

s t a f f

E

4

S

AE K C A U S H T T A Z O E O I E D R E S IP OK

H

IV

V BE R K R I O I O N O E M L E J T U A EA BS I I N

T

C L A

E L

I

A M S

P

R R

T

D U

T O N

F

I

A

S

E G U L L T

T O K E R

I

I

V A

S

A L

A

F

E T

E

E T T

I

R R

A T

A G R

C O EA O S I V I N C I E R A T H A R R E N E L AA T R M

I

N

E

Z R

A

O P

E R

A

I

A N I

E S V A E

T

T A L E T

A N

I

V E L L O T

I M E

E L

I

politika: albana lika, herion mesi, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

pergjigje

S T

3

1

VERTIKAL 1 Inicialet e Morricone-s. -Kufizojnë një vendim. -Një qen i famshëm i kinemasë. 2 Një game me SuperMario. -Një i parë në manastir. 3 Një ndryshim total i formacionit nga traineri. -Në krye të titullarëve. 4 Eshtë një figurë shtetërore. 5 Eshtë edhe ajo e kampionëve. -Një pleh kimik. 6 Një Christian i modës. -Një zakon që bëhet. 7 Nannarella e kinemasë. 8 Kush del... del më këpucë të kuqe. 9 Mbante fjalimet katilinaire. -McBein shkrimtar. 10 Një pjesë e senatorëve. -Falen pa fe. -Në radhë të parë. 11 Kush ka ka zët. -Ekstreme në etje. -Emri i Clapton. 12 Në hyrje të oazit. -Ajri i... Londrës. -Ylli i Nostradamus.

pergjigje

HORIZONTAL 1 Në krye të evidencës. -Inicialet e Newman, aktor. -Giuliana de, aktore. 2 Janë legjendat. -Përfundojnë brenda. -Një ngjyrosës flokësh. 3 Ishte shpata e Rolandit. 4 Janë variante... që tregohen. -Fillojnë tatëpjetën. 5 Shkruhet për veprën e një personazhi. 6 Konak pa binjake. -Luisa e e kompozuar nga Verdi. 7 Vërshon nga krateri. -Jean, dramaturg francez. 8. U vra i pari. -Një pije... dry. 9. Ishte veshja e Nënë Terezës. -Eshtë ylli Alfa Scorpii. 10. Ekstreme në start. -Fitnete këngëtare. -Garfunkel i muzikës. 11 Një Hill, aktor. -Mbyllin një manastir. 12. Mund të jetë nofkë. -Një as te Barcelona.

2

Jupiteri do iu sjelle fat ne planin sentimental. Bashkepunimi do te perforcohet dhe gezimi do te mbreteroje edhe njehere ne jeten tuaj ne cift. Edhe jeta e beqareve do behet me e animuar. per njehere te vetme shprehini sa me shume deshirat sepse ka mundesi t’iu plotesohen. Ne planin financiar do merrni iniciativa dhe do e menaxhoni me kujdes buxhetin. Cdo gje do shkoje mire.

Ne jeten sentimentale te cifteve nuk do ndodhe ndonje gje e rendesishme sot. Mundohuni te mos e humbisni komunikimin dhe bashkepunimin. Beqaret do hapin nje faqe te re ne librin e ndjenjave. Emocionet do jene te shumta dhe kenaqesite te medha. Fati do iu buzeqeshe edhe ne planin financiar. Do mund te kryeni edhe ndonje shpenzim me teper e do ndiheni mire nga kjo.

66 69

Dielli do ua beje edhe me te bukur jeten tuaj ne cift sot. Do filloni te planifikoni edhe te ardhmen dhe jeta sentimentale do jete goxha e mire. Beqaret do kene aventura kalimtare por nuk do mund te takojne dot personin qe kane enderruar prej kohesh. Ne planin financiar do mund te kryeni transaksione te rendesishme dhe ky sektor do filloje te stabilizohet. Me ne fund do ndiheni me te qete.

Binjakët

56 60

68

HORIZONTAL 1. Një tragjedi e.. Theodore Dreiser. 10. Eshtë e artë ajo e të parit. 16. Janë vlerat me... para. 18. Në fund të ndeshjes. 21. Kanë qafa për t’u kaptuar të tilla. 22. Dashurohet nga Nemorino. 23. Mbyllin një hark. 24. Eshtë edhe ai i lajmeve. 27. Eshtë e qepur me... makinë. 28. Një apache në... hava. 32. Një pjesë e nobelistëve. 33. Organizma Lokale Mallakstër. 34. Mund të përmbysë një regjim. 35. Fillojnë seleksionimin. 36. Skuadra merengue. 37. Eshtë ekonomia e... tregut. 38. Fillojnë tatëpjetën. 39. Inicialet e Bunuel regjisor. 40. Mbyllin portet. 41. Punon në galeri.

55

65

Demi

44 50

59

Dashi

39

43

49

23

15

25

37

40

14

21

24

30

12

34

36

51

10

»

Pozicionimi i Venusit do ndikoje per mire ne lidhjen tuaj. Gjithcka do ece per se mbari dhe ne drejtimin e duhur. Nese keni shume kohe bashke, nuk do lejoni qe rutina te vazhdoje. Nese jeni ne kerkim te personit ideal, sot do keni nje takim i cili mund t’ua plotesoje deshiren. Kujdes me sektorin financiar. Nese vazhdoni t’i shpenzoni parate pa menduar do ngeleni me xhepat bosh.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

Bricjapi Nese jeni ne cift, dita do jete e merzitshme dhe pak e veshtire per t’u kaluar. Partneri nuk do beje ato qe ju prisnit. Beqaret duhet ta shfrytezojne sa me shume kete te enjte plot me endrra te bukura. Nga fundi i dites disa deshira edhe mund te konkretizohen. Jupiteri do iu sjelle fat ne planin financiar por ju duhet te dini si ta shfrytezoni ate. Maturia do iu ndihmonte edhe me teper.

Peshqit Nese prej disa kohesh, marredhenia juaj me partnerin ka qene e pastabilizuar, sot do mund te merrni fryme lirisht. Saturni do i largoje te gjitha debatet dhe mosmarreveshjet. Nga ana tjeter, Marsi, planeti i deshirave do te influencoje jeten sentimentale te beqareve. Do ia kaloni mire, por dashuria e madhe nuk do te vije as sot. Ne planin financiar mos merrni asnje vendim. Buxheti jo mire. www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E martë 24 korrik 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.