MAndati Fidel Ylli, prostata, strehimi

Page 1

»10

Bisedë me Simon Vrushon

Në muret e Kalasë së Beratit gjetëm murin e Jerusalemit E shtunë

26 janar 2013

Viti IX, Nr. 2881 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Bajrush Morina

Prokuroria heton shkaqet e përmbytjes në Durrës e Fier Rrëfimi i gazetarit për Dyshime se nuk u morën masa për të përballuar situatën. Dokumentet e vendorëve në sitën e hetuesve

»8

qëndrimin në qelinë nr.26 të Gjykatës së Hagës »16-17

Mandatet e PS PD kërkon largimin e Fidel Yllit

»2

Kreditë për banesë

Shtohen 1026 familje që do të përfitojnë nga skema me 3 % Olldashi: Do të rishpërndahet dhe fondi i mbetur nga viti i shkuar. Procedurat që do të ndiqen nga aplikuesit e rinj

»7

Sheh Karbunara

E vërteta e kërkesës drejtuar E. Hoxhës për Bahri Omarin Ekzekutimi ditën e 70-vjetorit të lindjes. Më parë i vranë të birin në këmbët e tij. Rrëfimi nga Shemsi Karbunara »18-19

Flet mjeku Kim Drrasa

Prostata dhe të ftohtët, kategoritë më të riskuara. Këshillat Preparatet që duhen përdorur për të shmangur sëmundjen dhe për të ulur ndikimin gjatë stinës së ftohtë »4

m Reagon deputeti: Ka , vendimin nga ILDKP resi s’ka konflikt inte

zhKërkesa e plotë e ma imin orancës për verifik tit e mandatit të depute

Debati për numrin e votave

Kontratat e Fidel Yllit për dhe procesi gjyqësor bllokimin nga KRKT-ja

»3

KQZ kthen në rend dite ndarjen e mandateve Përplasja me ÇEZ-in

Intervistë

Shqipëria hedh në gjyq kompaninë, Nga Floreta Faber kërkon dëmshpërblim për humbjet Biznesi Pas kompanisë çeke edhe qeveria nis procedurat për të kërkuar paratë e munguara në buxhetin e shtetit »7

Policia luftë me krimin

Në vitin 2012 u rrit numri i vrasjeve brenda familjes në qytetin e Beratit»9

amerikan me vëmendje në Shqipëri dhe në Ballkan »6


02

« politikë

E shtunë 26 janar 2013 •

Demokratët thonë se rasti i deputetit Fidel Ylli është shumë i ngjashëm me atë të ish-kolegut të tij Ilir Beqja, i cili humbi mandatin e deputetit pasi gjykata Kushtetuese pranoi argumentet e tyre se ai kishte përfituar fonde nga pushteti lokal edhe pasi kishte marrë mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rrjedhimisht, Beqaj e humbi mandatin e tij të deputeti, pasi kishte kryer një shkelje ligjore, e cila nuk e lejonte të ushtronte detyrën si deputet.

Nuk mund të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse. Nuk mund të ushtojë veprimtari private që krijojnë të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ekspert i çështjeve të ndryshme, avokatisë, noter dhe nuk mund të jetë i punësuar me kohë të plotë në institucione të tjera. Nuk mund të zotërojë në mënyrë aktive as një aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg.

“Dy vendime gjykate të fituara, KKRT mban pezull licensën e radios”

Fidel Ylli: Gjithçka është brenda ligjit Reagon socialisti: PD hedh shashkën e radhës për të sulmuar PS Ervin Koçi

Partia Demokratike

D

eputeti socialist Fidel Ylli e ka konsideruar kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e mandatit të tij si të jashtëligjshëm. Në një prononcim për gazetën “Metropol” deputeti Fidel Ylli thekson se kërkesa e paraqitur nga PD-ja për pezullimin e mandatit të tij për shkak të përfitimit financiar nga pasuri publik është e pavlefshme. Konkretisht Ylli mbështetet te dy vendime gjykate, të cilat e shpallin atë jopërfitues nga radioja ku ai është aksioner. Ligji Sipas ligjit të parandalimit të konfliktit të interesit, gjatë ushtrimit të funksioneve publike thuhet se deputeti shkel ligjin kur ai është përfitues i parave nga pasuri publike. Neni 28, që përcakton edhe kufizimet për deputetët, thekson se “nuk mund të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse. Nuk mund të ushtojë veprimtari private që krijojnë të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ekspert i çështjeve të ndryshme, noter dhe nuk mund të jetë i punësuar me kohë të plotë në institucione të tjera. Nuk mund të zotërojë në mënyrë aktive

Kërkesë për pezullimin e Fidel Yllit Për herë të dytë brenda dy vjetësh deputetët e Partisë Demokratike i kërkojnë Kuvendit të Shqipërisë që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin për heqjen e mandatit të një tjetër deputeti socialist. Në një njoftim zyrtar thuhet se “një grup deputetësh demokratë kanë konstatuar papajtueshmërinë me Kushtetutën të mandatit të deputetit socialist Fidel Ylli. Sipas demokratëve, zoti Ylli ka shkelur nenin 70 të Kushtetutës, pasi në dhjetor të vitit 2009, kur kishte disa muaj që ishte shpallur deputet, kishte në pronësi një radio. Demokratët thonë se frekuencat e radiove dhe të televizioneve janë pasuri publike dhe Kushtetuta e ndalon që deputetët të kryejnë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit. Sipas deputetëve të mazhorancës, pas katër muajve në shkelje të hapur me Kushtetutën dhe ligjet e vendit deputeti socialist Fidel Ylli ka bërë një shitje fiktive të radios, duke e kaluar atë në pronësi të së motrës në fund të dhjetorit 2009.

Ligji për pezullimin e mandatit të deputetit

PD, deklarata

Rama të tregojë çmimin e tokës Partia Demokratike i ka kërkuar sërish kreut të PS-së të bëjë transparente për publikun çmimin e vërtetë të blerjes së vilës së tij në 8 mijë metra katrorë tokë. Nëpërmjet një komunikate për mediet zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, theksoi se kryetari i PS-së duhet të deklarojë saktësinë e çmimit të tokës së blerë në malin e Dajtit. “Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po i fshihet dhe po shmang prej disa javësh transparencën për një sërë aferash të tij korruptive personale dhe familjare dhe nuk po mban premtimin publik për të zbardhur aferat e tij. Unë jam sot këtu për t’i bërë thirrje zotit Rama t’i tregojë publikut çmimin e vërtetë të blerjes së vilës së tij në 8 mijë metra katrorë tokë në një zonë ku toka është blerë nga qytetarë të tjerë jo 2 dollarë, siç deklaroni se e keni blerë ju, por së paku 22 e më shumë dollarë, çmime shitjeje këto të regjistruara në dokument zyrtare”, - deklaroi Vorpsi.

Akuza e Shalsit Deklarimi i ILDKP-së asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg”, - thuhet nga ligji. Në këto argumente deputeti Fidel Ylli thekson se ai nuk ka bërë shkelje të ligjit, pasi sipas tij radioja ku ka qenë aksioner nuk ka qenë asnjëherë dominuese në treg, ndaj nuk përbën rast për pezullim mandati. Rrjedhimisht edhe kërkesën e bërë nga deputetët e Partisë Demokratike Ylli e konsideron absurde. “Kjo

është një shashkë i radhës që PD-ja hedh për të sulmuar opozitën dhe deputetët e saj. Gjithçka është brenda normave ligjore. Unë kam qenë pronar i një radioje lokale, “House of Arts”, kam marrë licencën që në vitin 2002. Brenda të gjithë rregullave, duke parë dhe ligjin, kur kam bërë deklarimin e pasurive, kam deklaruar se jam aksioner i vetëm i një radioje lokale dhe kërkova pranë KKRT-së për të rinovuar licencën”, - deklaron Ylli. Krahas

kësaj deputetit socialit akuzoi KKRT-në se nëpërmjet një vendimi të jashtëligjshëm ka pezulluar licensën e radios ku ai është aksioner për një periudhë katërvjeçare. Nëpërmjet dokumentacionit të dhënë nga deputeti thuhet se radio “House of Arts” ka fituar dy vendime gjykate, ku i jepet e drejta e rinovimit të licencës dhe se deputeti Ylli nuk ka shkelur ligjit, pasi s’ka konflikt interesi gjatë ushtrimit të funksioneve publike.

Shefi i qeverisë vijon fushatën elektorale: Fitore e sigurt në zgjedhjet e 23 qershorit

Berisha në Elbasan: Ne jemi ndryshimi, Rama mashtrimi Akuza e Kryeministrit ndaj rivalit: Ka vënë pasuri me konflikt interesi Kryeministri i vendit, Sali Berisha, vijoi dje fushatën zgjedhore të partisë së tij në Elbasan, ku theksoi se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë një fitore e garantuar për PDnë. Sipas kreut të qeverisë, ndryshimi që paraqet Partia Demokratike është real dhe e cilësoi deklaratën e rivalit të tij Edi Rama si mashtrim. Me moton “Ne jemi ndryshimi, përpara!”, Berisha nuk la pa akuzuar Ramën se fsheh pasuritë e vëna me konflikt interesi. “Ne jemi ndryshimi, kurse ai është mashtrimi. Ne jemi ndryshimi sepse çdo ditë përballemi me lumin e

Vorpsi

shqetësimeve tuaja, të halleve dhe derteve tuaja, kurse tjetri e ka mendjen te pallatet e familjes, e ka mendjen te fshehja e pasurive, te rezidenca në Malin e Dajtit dhe pronat e familjes së tij. Ne i themi atij se edhe mund të ndërtosh pallate të paligjshme duke shfrytëzuar pushtetin, por në kasafortën e PS-së nuk mund të futësh pallatet dhe lejet e ndërtimit në konflikt interesi”, - tha Berisha. Sipas Berishës, Rama në ndryshim prej tij, bën gjithçka vetëm për karrige e pushtet. “Ne besojmë te ju, ne jemi ndryshimi. Ne bëjmë gjithçka

të ulim taksat, bëjmë gjithçka të lehtësojmë bizneset tuaja, të nxitim iniciativën tuaj, kurse shoku, që e ka mendjen te pallatet e familjes, bën gjithçka ku të dojë. Dogji shqiptarët për karrigen e tij, për pushtetin tij, pushtet të cilin nuk do ta gëzojë kurrë sa të jeni ju”, - theksoi shefi i kabinetit qeverisës. Berisha ishte i pranishëm në Elbasan, pasi dje ishte 22-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike në këtë qytet. Veç akuzave ndaj Ramës, Berisha përmendi edhe arritjet e qeverisjes së tij në këta tetë vjet, që e konsideroi të suksesshme.

PS kundër shitjes së HECE-ve Opozita ka kontestuar sërish privatizimin e katër hidrocentraleve. Sipas deputetit Eduard Shalsi, veç çmimit dhe më i papranueshëm është fakti se pse duhej që të shiteshin hidrocentralet përderisa shteti del me humbje nga ky proces. “Argumenti ynë ka të bëjë më faktin se qeveria shqiptare brenda një kohe të shkurtër ka shitur nga njëra anë HEC-in e Lanabregasit me çmim 1 milion euro dhe me fuqi 1 megavat dhe nga ana tjetër 4 HEC-et për 109.5 milionë euro, që do të thotë 1 megavat fuqi të instaluar. Të mos harrojmë se qeveria shqiptare ka marrë kredi për të modernizuar teknologjinë e hidrocentraleve të Bistricës dhe vetëm pak vjet më parë, kredi të cilën pas shitjes do të vazhdojnë ta paguajë shteti shqiptar. Pikëpyetjet e diferencave të çmimeve deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje serioze. ‘Po pse duhen shitur këto HEC-e?’ - pyet sot me të drejtë çdo shqiptarë? Çfarë fitojnë dhe çfarë humbasin? Qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjëherë publike bilancet dhe pasqyrat financiare të këtyre HECeve”, - tha Shalsi.


politikë • E shtunë 26 janar 2013

Kërkesa e Bibës miratohet, të hënën rishqyrtohet çështja

KQZ fut përsëri në rend dite ndarjen e mandateve

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka deklaruar se do të paraqesë për votim variantin e paraqitur nga administrata e KQZ-së në muajin nëntor. Sipas vendimit të hartuar nga vetë KQZ-ja, do t’i hiqet një mandat qarkut të Beratit dhe atij të Korçës dhe do t’u shtohen qarkut të Tiranës dhe të Durrësit. Ky vendim në fillim nuk u miratua nga anëtarët e KQZ-së, pasi për ta nuk kishte informacion të mjaftueshme për të marrë një vendimmarrje.

Ervin Koçi

Krahas kërkesës së tre anëtarëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë edhe dy vendime të tjera. Konkretisht do të marrë për miratim projektvendim “Për miratimin e strategjisë së trajnimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23 qershor 2013” si dhe projektvendim “Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës së KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 qershor 2013”,

Sipas Kodit Zgjedhor, KQZja mblidhet me kërkesë të kryetarit ose dy anëtarëve të tjerë. Kërkesa e paraqitur nga Denar Biba dhe e firmosur nga dy anëtarët e tjerë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Albana Shtylla dhe Jani Jani, e detyron KQZ-në që të mblidhet dhe të ketë në rend dite kërkesën e paraqitur nga dy ose më shumë anëtarët e tjerë. Kjo kërkesë e propozuar nga anëtarët e opozitës do të rishqyrtohet pas dështimit të miratimit të parë.

K

omisioni Qendror i Zgjedhjeve fut në rend dite ndarjen e mandateve. KQZ-ja ka njoftuar se ditën e hënë ky institucion do të marrë përsëri në shqyrtim çështjen e mandateve. Ky vendim erdhi pas kërkesës së bërë nga tre anëtarët e KQZ-së, Denar Biba, Albana Shtylla, Jani Jani, të cilët theksuan se duhet të rimerret në shqyrtim nga KQZ-ja caktimi i skemës së mandateve. Edhe pse kjo kërkesë e tre anëtarëve të propozuar nga opozita është futur në rend të ditës, përsëri ka gjasa që të mos shqyrtohet ditën e hënë, pasi kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka deklaruar më parë se institucioni që ajo drejton e ka kryer detyrën dhe tani i takon Kuvendit që të marr një vendim lidhur me këtë çështje. Kërkesa Edhe pse kërkesa e tre anëtarëve të propozuar nga opozita ngjan si shkelje ligjore, pasi këtë çështje e ka marrë në shqyrtim dhe Kuvendi, institucioni që organizon zgjedhjet në vend ka të drejtë ta shqyrtojë përsëri atë. Kjo vjen për arsye se nuk ka një vendim të dalë nga Kuvendi i Shqipërisë mbi këtë çështje. Krahas kësaj KQZ-ja është një institucion i pavarur, që nuk merr direktiva nga asnjë institucion tjetër, gjë kjo që i jep kompetencën që të shqyrtojë përsëri ndarjen e skemës së mandateve. Nënkryetari i Komisionit Qendror Zgjedhjeve, Benar Biba, deklaroi ditën e mërkurë se kishte hartuar një kërkesë që e detyron KQZ-në të futë në rend dite çështjen e përcaktimit të skemës së mandateve. Këtë kërkesë ai e prezantoi gjatë seancës dëgjimore që zhvilloi në Komisionin e Ligjeve, deklaratë kjo që irritoi kryetarin e Ligjeve Ilir Rusmali. Sipas tij, kërkesa që kërkon të bëjë Biba është

e jashtëligjshme, pasi Kuvendi e ka marrë në shqyrtim këtë kërkesë. Çështja e mandateve që prej një muaji ka filluar të vërë në kundërshti palët politike në vend si dhe anëtarët e KQZ-së. Mosmarrja e një vendimi në kohën kur ky vendim u hodh në votim në tavolinën e KQZ-së çoi në kaosin e krijuar ndërmjet institucioneve në vend.

LSI Mazhoranca në unanimitet është e vendosur se ndarja e mandateve në bazë të ligjit i takon tashmë Kuvendit të Shqipërisë dhe s’mund të shqyrtohet në KQZ. Nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani, ekspert për çështjet zgjedhore, shprehen se ligji nuk është për të marrë në konsideratë pendesat politike të palëve, por për t’u zbatuar. Por për Ylli Manjanin pretendimi i socialistëve se me formulën e 2009-s nuk sigurohet barazia e votës është i pabazuar, pasi sipas tij këto deformime u mundësuan në Kodin Zgjedhor, i cili u miratua vetëm nga 2 partitë e mëdha.

Idrizi takohet me presidentin, të zgjidhet çështja çame

Nishanit i prezantohet rezoluta Presidenti: Çështja çame në frymën e bashkëpunimit Kreu i shtetit, Bujar Nishani, mbështet zgjidhjen e çështjes çame në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, duke u bazuar në instrumentet ndërkombëtare përkatëse si dhe garantoi angazhimin e tij të plotë institucional në mbështetje të kësaj çështjeje. Në një takim me një përfaqësi të partisë “Drejtësi, Integrim dhe Unitet” (PDIU) dhe shoqatës “Çamëria”, të kryesuar nga deputeti Shpëtim Idrizi, kreu i shtetit u njoh në detaje me motivin dhe përmbajtjen e rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame, e cila tashmë është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka filluar procedurat e shqyrtimit. Në takim kreu i shtetit nënvizoi kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë në interes të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon. “Tashmë ky moment kulmor në historinë e shtetformimit shqiptar që lamë pas u shërbeu të gjitha grupimeve në vend për të përcaktuar më

Meta Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me ambasadorin e Greqinë në Tiranë, Leonidas Rokanas. Si përfaqësues i njërës prej forcave më të rëndësishme politike në vend, Meta theksoi marrëdhënien e mirë ndërmjet dy vendeve, duke ulur në këtë mënyrë frymën negative që është kruajua ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Në përfundim Meta theksoi se prioriteti i LSI-së mbetet kontributi në ruajtjen e stabilitetit të vendit dhe bashkëpunimi konstruktiv si brenda vendit, ashtu dhe mes vendeve të rajonit.

mirë rrugën që duhet ndjekur në funksion të çështjes kombëtare. Kjo do të arrihet duke mos harruar të kaluarën, duke e kujtuar atë, por duke parë drejt objektivave të së

ardhmes”, - shpreh kreu i shtetit. Ndërsa kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, shprehu bindjen se kjo rezolutë do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

»

03

SHBA Biberaj

Hand: Korrupsioni në Shqipëri shqetësues Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike Aleksandër Biberaj zhvilloi dje një takim me këshilltarin e Komisionit të Helsinkit në SHBA Robert Hand. Gjatë takimit Hand shprehu shqetësimin e tij lidhur me korrupsionin në vendin tonë, duke e cilësuar si një mangësi të madhe. Krahas kësaj këshilltari i Helsinkit i deklaroi Biberajt shqetësimin që Komisioni kishte për çështjen e 21 janarit dhe bëri thirrje që të vendoset drejtësia. Hand gjithashtu e vuri theksin te çështja e zgjedhjeve në Shqipëri. Në emër të përfaqësuesit të Komisionit të Helsinkit në SHBA Hand kërkoi që këto zgjedhje të përmbushin standardet dhe të jenë të lira dhe të ndershme. Na ana e tij Biberaj njohu këshilltarin politik të Komisionit të Helsinkit me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për klimën parazgjedhore si dhe për tendencat e kryeministrit dhe të maxhorancës për të manipuluar zgjedhjet, korrupsionin e lartë të shtrirë në të gjitha nivelet e administratës publike, retorikat nacionaliste si dhe mungesën e shtetit ligjor.

FRD në Laç

Topi: Berisha jashtë realitetit Fryma e Re Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim të hapur me qytetarët e Laçit. Në fjalën e tij kryetari i FRD-së, Bamir Topi, akuzoi Kryeministrin Berisha se ka humbur kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe problemet e tyre, duke jetuar në një botë krejtësisht virtuale dhe duke bërë deklarata qesharake, që në vetvete janë dramatike. Ai përmendi përzgjedhjen e zhvillimit ekonomik që bën qeveria e sotme duke i ndarë shqiptarët në qytetarë të dorës së parë dhe qytetarë të dorës së dytë, ndërkohë që sipas statistikave 40% e njerëzve marrin ushqime me listë. Topi u shpreh se kryetari i FRD Fryma e Re Demokratike do të ketë një program ekonomik real dhe sa më afër qytetarëve. Për sa u përket zgjedhjeve të 23 qershorit Topi theksoi se rezultatet e tyre do të jenë surprizë për partitë e vjetra, por jo për qytetarët e nëpërkëmbur.


04

« sociale

Nga Prof. as. dr. Kim M. Drasa

U

lja e temperaturave dhe shtimi i lagështirës ndikojnë në rritjen e frekuencës së urinimit në të dyja sekset, problematikë e cila më e theksuar shfaqet te mosha e tretë. Nga të gjitha këto çrregullime ajo që duhet përmendur më shumë është retensioni urinar akut (RUA), që çon në bllokimin komplet të urinimit te pacientët me HPB ose, siç thuhet ndryshe, me zmadhim të prostatës. Në këto kushte, gjatë kësaj kohe kujdesi duhet të jetë maksimal, në mënyrë që të shmangen komplikacionet e rënduara që mund të prekin pacientin. Për këtë mjeku urolog prof. as. dr. Kim M. Drasa jep këshillat për të trajtuar në kohë këto çrregullime. Retensioni urinar akut (bllokimi komplet i urinimit te pacientët - RUA) Retensioni urinar akut vlerësohet si pamundësia e plotë dhe e papritur që pacienti të urinojë vetë. Kjo gjendje është shumë tronditëse (shokuese) për pacientin dhe familjarët e tij. Gjithashtu RUA konsiderohet si një komplikacion i rëndësishëm i hyperplazis beninje prostatës (HPB) dhe mund të ndodhë në 0.4-25% të burrave, situatë të cilën ne e vërejmë në praktikën e përditshme që hasim në urologji. Faktorët e rrezikshëm të zhvillimit të retensionit urinar akut kanë lidhje me ashpërsimin e simptomave të traktit të poshtëm urinar, reduktimin e fluksit urinar, volumin e prostatës, volumin e urinës reziduale si dhe mosha e vjetër e pacientit. Sipas një studimi të kryer në Olmsted (SHBA), u konfirmua se ndodhia e retensionit urinar akut ishte më e madhe në pacientët me simptoma të traktit të poshtëm urinar, të moderuara ose të rënda në krahasim me ato që ishin me simptoma të lehta ose të mesme. Një tjetër pikë që duhet theksuar është edhe fakti se evidentimi i këtij çrregullimi shtohet gjithnjë e më shumë me rritjen e moshës, kështu që më të prekur nga ky komplikacion janë burrat në moshën 60 vjeç e sipër. Me gjithë përcaktimet e mësipërme të faktorit të rrezikshmërisë për mekanizmin preciz, nga i cili ky çrregullim precipiton, nuk është akoma komplet i kuptueshëm. Në bazë të të dhënave të gjera klinike për paraqitjen e këtij çrregullimi mendohet se kjo gjendje zhvillohet të paktën duke kaluar një nga tri proceset specifike. Konkretisht ka disa kondita që kërkojnë presion më të lartë të fshikëzës urinare për të filluar ciklin e urinimit. Kjo mund të zhvillojë një obstruksion mekanik të thjeshtë, p.sh. një trup i huaj, një obsesion dinamik, siç është rritja e tonusit të muskulaturës së lëmuar ose të strijuar, ose të dyja së bashku në një kohë. Njëkohësisht bllokimi i urinimit mund të vijë edhe si rezultat i një ndërprerjeje ose të inervimit sensor të murit të fshikëzës urinare, si dhe nëpërmjet furnizimit motor të muskulaturës së vezikës urinare. Ndërkohë ka edhe raste të tjera kur ky bllokim mund të shoqërohet me mbimbushjen e vezikës urinare. Trajtimet mjekësore Ndikimi në trajtimin mjekësor mund të lidhet me efektin që ka mbi tre faktorët e rëndësishëm të rrezikut që shkaktojnë këtë çrregullim, siç janë: madhësia e prostatës, rritja e sasisë së urinës reziduale, si dhe

Prostata dhe

të ftohtët Kategoritë e riskuara, preparatet që duhen për të mbajtur nën kontroll sëmundjen gjatë stinës së ftohtë

E shtunë 26 janar 2013 •

episodet e mëparshme të shfaqjes së kësaj problematike. Më poshtë po japim klasifikimet përkatëse për secilin faktor. Konkretisht madhësia e prostatës duhet të kurohet me dudasteridi (avodort) dhe finasteridi (5 alfa reductaze inhibitor), që kanë treguar se reduktojnë madhësinë e prostatës tek burrat deri në 20 apo 30%. Në 5 vjet studimi, 300 pacientë morën finasterid 5 mg ose avodart 0.5 mg çdo ditë. Volumi i prostatës u reduktua 20-30 për qind. Ndërkohë 3% e këtyre pacientëve paraqiten praninë e bllokimit urinar. Tashmë dihet se volumi i prostatës lidhet me nivelin e PSA-së. Studimet tregojnë se avodarti dhe finasteridi redukto-

jnë deri në 63% rrezikun e ndodhisë së këtij bllokimi, veçanërisht gjatë stinës së ftohtë te burrat me nivel PSA, më të madh se 1.4ng/ml. Kjo tregon se pacientët me zmadhim të prostatës dhe me nivel PSA të lartë janë më të predispozuar për t’u prekur nga ky bllokim. Për këtë duhet të theksojmë se pacientët që mjekohen me avodart kanë rrezikshmëri më të ulët për t’u prekur nga bllokimi i rrugëve urinare. Megjithatë, në të gjitha rastet për çdo komplikacion të shfaqur pacientët fillimisht duhet të konsultohen vetëm me mjekun urolog dhe pas vizitës specifike përcaktohet diagnoza e saktë trajtuese. Preparatet që reduktojnë volumin e urinës Referuar faktorit të dytë, që ka të bëjë me rritjen e urinës reziduale, përdorimi i Alfa 1- Blocker (Omnic Ocas), ka treguar se redukton volumin e urinës reziduale në një trajtim 6-mujor. Sipas një studimi personal, me këtë preparat u trajtuan rreth 754 pacientë. Efekti më i mirë i trajtimit me Omnic Ocas u vu re në kategoritë e pacientëve që kishin urinë reziduale më të lartë se të tjerët. Në këtë rast nuk u pa ndonjë lidhje e qartë midis moshës dhe urinës reziduale ose fluksit të urinës dhe urinës reziduale. Bllokimi i urinës te këta pacientë u reduktua në masën 3-4%. Ky përfundim përputhet dhe me rezultatet e studimit të Olmsted, SHBA. Trajtimet për bllokimet e mëparshme Ndërsa lidhur me faktorin e tretë,

që ka të bëjë me bllokimet e mëparshme që pacienti mund të ketë kaluar, pohohet se ka të dhëna të pakta prej studimeve të mëparshme me trajtimin për kohë të gjatë me medikamente antiprostatik që të sigurojnë që bllokimi i urinës të mos ndodhë asnjëherë. Gjithashtu edhe në studimin personal është vënë re që ka pasur raste që kanë pësuar bllokim të urinës edhe gjatë kohës që kanë qenë nën mjekim të zgjatur, ku flitet për më shumë se dy vjet. Trajtimi në këto raste është bërë me medikamente të llojit antiprostatik. Në SHBA ky bllokim konsiderohet si një nga indikacionet kryesore për trajtimin e pacientëve me rezeksion transuretral të prostatës, e cila realizohet në më shumë se 25-30% të 250 000 procedurave të kryera çdo vit në këtë vend. Mirëpo këtu duhet të theksojmë se nga përdorimi i këtij trajtimi në rastet kur nuk kryhet si rezultat i shfaqjes së bllokimit urinar te pacienti, gjendja shoqërohet me një rritje të sëmundshmërisë. Në dy studime shumë të mëdha bashkëkohore njerëzit që iu nënshtruan trajtimit mbas shfaqjes së bllokimit urinar manifestuan një rrezik më të lartë të komplikacioneve intraoperatore, transfuzionit të gjakut, komplikacionet pas zhvillimit të operacionit dhe vdekjen në spital. Këto të fundit krahasuar me rastet ku pacientët që iu nënshtruan rezeksionit transuretral të prostatës vetëm për përmirësimin e shenjave të traktit të poshtëm urinar pa pasur këtë bllokim të urinës. Këshillat për një trajtim sa më të kujdesshëm të këtij çrregullimi Trajtimi mjekësor për rastet e pacientëve me prostatë të zmadhuar ka një impakt në historinë natyrale të sëmundjes. Pacientët që pësojnë RUA asnjëherë nuk duhet t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale me operacion ose me rezeksion transuretral të prostatës pa kaluar minimumi 3 muaj nga dita që pacienti ka pësuar bllokimin e urinës. Gjithashtu duhet të dimë se preparatet finasteridi dhe specifikisht avodarti mund të reduktojnë volumin e prostatës dhe kështu çojnë drejt reduktimit të rrezikut për të ndodhur bllokimi i daljes së urinës. Njëkohësisht ky trajtim ndihmon edhe në eliminimin e nevojës për ndërhyrje kirurgjikale, që në raste të caktuara mund të bëhet edhe të rrezikshme. Po ashtu edhe përdorimi i alfa bllokuesit, terazosines e veçanërisht Omnic Ocas, Prostacure, Tamsu Genericon mund të reduktojnë rrezikun e RUA së parë dhe të përsëritur. Trajtimi i pacientëve me Omnic Ocas si dhe avodart si dhe mirtygil në një kohë në pacientët që janë me kateter uretral sigurojnë që pacienti të heqë kateterin uretral permanent dhe të mos ketë nevojë asnjëherë për ndërhyrje kirurgjikale, trajtim me rezeksion transuretral të prostatës, ose dhe kirurgji të hapur, e cila ka të bëjë me heqjen e prostatës nëpërmjet ndërhyrjes. Kohët e fundit kam aplikuar një variant të ri në trajtimin e pacientëve me bllokim akut të urinës. Ky trajtim konsiston me këtë skemë: kur hiqet kateteri uretral herën e parë pacienti nuk urinon, atëherë i fus kateteri uretral 2 numra më të mëdhenj, pra nga nr. 18 kalon në nr. 20 e po qe se ndodh prapë, i vendos nr. 22. Vetëm këtë javë kam shpëtuar 5 pacientë me këtë lloj të ri trajtimi. Këtu duhet të theksohet se nga momenti që pacientit i hiqet kateteri duhet të pritet 6-7 orë dhe në qoftë se nuk urinon, atëherë i rivendoset kateteri.


sociale • E shtunë 26 janar 2013

»

05

Zhvillimi i saj në varësi të kushteve të shtetit

Tirana në 21 komunitetet më inteligjente në botë Erta Bode

P

ër herë të parë Tirana renditet në 21 komunitetet më të zgjuara në rang botëror midis Filadelfias, Torontos dhe Rio-de-Zhanejros. Komuniteti i Tiranës është vlerësuar nga “Intelligent Community Forum” (ICF) si një nga institucionet më serioze që zhvillon studimin social dhe ekonomik të komuniteteve të ndryshme në mbarë botën. Ky rezultat vjen pas analizës që i është bërë kryeqytetit tonë në përfshirjen e tij në shumë fusha sociale për përmirësimin e jetesës së kryeqytetasve, shqiptarëve dhe të huajve. Në bazë të këtij forumi quhen komunitete inteligjente ato komunitete që nëpërmjet sfidave ose vizionit arrijnë të kuptojnë sfidat e mëdha që kanë sipërmarrjet ekonomike me infrastrukturën e komunikimeve me brez të gjerë dhe që kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të krijuar një ekonomi të aftë që të përparojë nëpërmjet kësaj infrastrukture. Pika thelbësore e këtij vlerësimi për Tiranën ka qenë përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Në analizën e këtij forumi theksohet se komuniteti i Tiranës është vlerësuar se ka arritur të kuptojë sfidat e mëdha që sjell nevoja e përdorimit të TIK me brez të gjerë për bizneset dhe qytetarët, si dhe ka ndërmarrë hapa konkretë në krijimin e një ekonomie të aftë për të përparuar nëpërmjet infrastrukturës moderne të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Është cilësuar si hap tejet i rëndësishëm përfshirja e kësaj teknologjie në të gji-

Mediu: Fondi Rajonal për Pyjet në mbrojtje të mjedisit Fondi Rajonal për Pyjet është një projekt që do të synojë vendi ynë në mbrojtje të mjedisit. Për shkak të shfrytëzimit pa kriter të tyre, erozionit dhe djegies së pyjeve, Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, ka bërë të ditur se projekti për fondin është një hap për ruajtjen e resurseve natyrore dhe për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra. Ministri deklaroi nga Turqia se Shqipëria do të mbështesë krijimin e Fondit Rajonal për Pyjet. Sipas tij, Shqipëria po ndjek një strategji në mirëmenaxhimin e pyjeve, ku rol kryesor luajnë bizneset private. Roli i tyre do të ndikojë në përmirësimin e turizmit malor për stinën e dimrit. Ministri i Mjedisit theksoi se duhet shfrytëzuar mundësia që natyra jep për të pasur një zhvil-

lim ekonomik, duke theksuar se bizneset private me të ardhurat fitimprurëse që do të sigurojë, do të ndikojnë në krijimin e fondit rajonal. Mediu ka vlerësuar bashkëpunimin me agjencinë turke për mbështetjen që ajo po jep për këtë fond, duke dhënë dhe ide projektuese për mbrojtjen e pyjeve. Vëmendje po u kushtohet planeve për menaxhimin sa më të mirë të situatave të zjarreve apo të katastrofave natyrore. Rrezikshmëria e pyjeve tona është erozioni, për reduktimin e të cilit do të ngrihet një fidanishte shtetërore. Do të bëhet rehabilitimi i terreneve të degraduara dhe pyjeve të djegura, si dhe do të ngrihet një laborator për të zhvilluar luftën biologjike kundër dëmtuesve të pyjeve.

Nis rikonstruksioni i Rrugës së Dibrës Tirana Është streha e të vetmit inkubator biznesi dhe ka parë një rritje domethënëse në numrin e bizneseve të reja në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë reklamat, dizajnin, shërbimet kompjuterike, mediet dhe botimet. Strategjia kombëtare e zhvillimit fokusohet në zgjerimin e bazës së bizneseve nga të vegjël në të mesëm, duke përfshirë mikrosipërmarrjet dhe nxitjen e një kulture sipërmarrëse. Është qendra tregtare dhe prodhuese e vendit, ku ndodhet gjysma e të gjitha kompanive shqiptare dhe ¾ e kompanive të huaja. tha industritë, bizneset dhe në përdorimet vetjake të individëve, madje dhe për zbatimin e reformës “Shqipëria dixhitale”. Vlerësimi që i është bërë komunitetit të Tiranës është në varësi edhe të vet vendit tonë. Madje,në këtë analizë është theksuar se me rënien e sndimit svjetik në Europën Lin-

Është rritur shpejt shtrirja e rrjetit të internetit, madje me çmime shumë të ulëta. Qëllimi i vendit është të bëhet një qendër teknologjike për rajonin, me normën e penetrimit të broadband të barabartë më atë të BE-së dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit po shndërrohet në një sektor kryesor për ekonominë. Është shtëpia e industrive në rritje të këpucëve dhe veshjeve, produkteve bujqësore, minierave, naftës, gazit dhe turizmit. Me një normë të ulët të penetrimit të internetit krahasuar me BE-në, tregu i internetit në vend ofron potencial të lartë rritjeje.

dore në fund të viteve 1990 ky kryeqytet, i një prej vendeve më të varfra të kontinentit, filloi një udhëtim me rreziqe drejt shekullit të 21-të. Inteligjenca, për të cilën është vlerësuar komuniteti i kryeqytetit tonë, ka ecur paralelisht edhe me zhvillimin e vet Shqipërisë. Indikatorët e “Doing Bussines”

të Bankës Botërore treguan se Shqipëria ka ecur me hapa të mëdhenj drejt përmirësimit. Nëse në vitin 2007 Shqipëria renditej në vendin e 137 për zhvillimin, në vitin 2010 arriti të kapë vendin e 82-të. Dhe në vitin 2009 arriti vendin e dytë më të lartë midis 10 reformatorëve kryesues në botë.

AMF: Gjatë 2012 të ardhurat nga primet arritën rreth 8,951 milionë lekë

Tregu i sigurimeve u rrit me 7.4 për qind Rënia në tregun e jetës, shkak mungesa e kreditimit Tregu i sigurimeve gjatë vitit 2012 është përmirësuar disi. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ky treg njohu një rritje vjetore me 7.38 për qind, ose rreth 8,951 milionë lekë. Rritja erdhi në masën më të madhe nga aktiviteti i jo-jetës, që u rrit me 10.9%, ndërsa sigurimi i jetës pësoi një rënie me 17.4% të të ardhurave nga primet. Rënia në tregun e jetës pati si shkak kryesor uljen e kreditimit nga bankat e nivelit të dytë në vend, duke sjellë edhe një rënie të ndjeshme të produktit kryesor të sigurimit të jetës, atë të debitorit. Ndërsa kontributin kryesor pozitiv në rritjen e të ardhurave në aktivitetin e jo-jetës e dha sigurimi i detyrueshëm i makinës. Rritja e tarifave që u

Projekti do të luftojë faktorët e dëmtimit

sigurimi Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 48.86% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 51.14 për qind të totalit të tregut.

detyrimi aplikua në fillim të vitit të kaluar ka ndihmuar që të ardhurat nga ky produkt të rriten rreth 53%. Kontribut pozitiv në rritjen e tregut dhanë edhe produktet e sigurimit të pronës dhe të shëndetit. Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimeve për vitin 2012 u rritën me afro 28%

Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimeve për vitin 2012 u rritën me afro 28 për qind krahasuar me një vit më parë. Kështu, kompanitë e sigurimeve kanë paguar një shifër bruto prej rreth 2,823 milionë lekë më shumë se viti 2011.

krahasuar me një vit më parë. Sigurimi i detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta vazhdon të mbajë peshë kryesore dhe në rritje. Vitin e kaluar, dëmet nga sigurimi i detyrueshëm motorik përbënin 64% të totalit, nga 59% që ishin në vitin 2011. Raporti total mes dëmeve dhe primeve arriti në 31.5%, nga 26.5% që ishte në vitin 2011. Sipas të dhënave, gjatë 2012 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,057,821 me një ulje prej 19% krahasuar me një vit më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën rreth 89.85% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e jetës me 9.83% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.32%.

Basha: Do të mundësojmë zhvillimin e pronës “së ngrirë” Gjatë inspektimit të punimeve përgjatë Rrugës së Dibrës kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, deklaroi se do të lejojë zhvillimin e pronës individuale. Ai tha se për shumë vjet banorëve të kësaj zone u është hequr e drejta e zhvillimit të pronave të tyre, ndaj ai do t’u japë përkrahjen e duhur në varësi të parametrave për hapësirat e banuara dhe ato publike. Rikonstruksioni i Rrugës së Dibrës është një tjetër investim që ka ndërmarrë Bashkia për t’u kthyer kushtet normale të jetesës banorëve në të gjithë kryeqytetin. “Projekti parashikon rehabilitimin e plotë të segmentit të Rrugës së Dibrës, me një gjatësi prej 1365 metra linearë. Rehabilitimi do të prekë të gjitha shtresat nëntokësore, do të bëhet rehabilitimi

i rrjetit të kanalizimeve të ujësjellësit, por çka është më e rëndësishme do t’u ofrojë qytetarëve të kësaj zone një rrugë me standarde europiane, e cila përgatitet të jetë arterie kryesore e qytetit jo vetëm në kuptimin që mbart sot, por dhe në kuptimin e transportit publik dhe në veçanti të parapërgatitjes për projektin e tramit, pasi është një ndër arteriet e rëndësishme të linjës Kinostudio–Kombinat”, - u shpreh Basha. Kryebashkiaku ka bërë të ditur se rikonstruksioni i rrugëve do të sjellë problem në qarkullimin e automjeteve, pasi do të ndalohet qarkullimi i tyre në rrugët ku po bëhen punime. Policia rrugore dhe ajo bashkiake do të marrin të gjitha masat për mbarëvajtjen e trafikut në këto akse.

Marrëveshje për trajnim profesional të jetimëve

200 jetimë do të ndjekin kurse profesionale dhe studime falas Ministria e Arsimit dhe Dhoma e Tregtisë do të nënshkruajnë marrëveshjen për punësimin e jetimëve. Të rinjtë jetimë, pasi mbushin moshën e qëndrimit nëpër shtëpitë sociale dhe institucionet përkatëse, kur dalin në jetë, e kanë shumë të vështirë sigurimin e një vendi pune. Situata e tyre po bëhet problematike, ashtu si e gjithë të rinjve shqiptarë, për të cilët politikat e punësimit janë tepër të varfra. Zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj deklaroi se kjo Ministri ka përgjegjësi t’i arsimojë dhe t’i edukojë profesionalisht të rinjtë jetimë për t’u siguruar atyre një jetë më të mirë. “Për të pasur një vend pune, duhet të kesh një profesion, ose të kesh ndjekur arsimin e lartë. Mundësitë financiare të tyre janë në 0 drejt këtij

investimi. Ne ndiejmë detyrimin të ndjekim politikat përkrahëse ndaj tyre”, - tha Malaj. Ajo konstatoi se Dhoma e Tregtisë do të mbështesë në projektet që do të ndiqen për të rinjtë jetimë. Përfaqësues të Shoqërisë Civile, pas një studimi të kryer në terren, kanë konstatuar se në vendin tonë 300 jetimë të moshës 14-21 vjeç kanë nevojë për arsim të mëtejshëm. Kjo është arsyeja që ata mbeten edhe të papunë. Malaj bëri të ditur se MASH ka negociuar me institucionet arsimore për të ndihmuar jetimet. Ajo tha se 200 jetimë do të ndjekin falas kurset profesionale dhe studimet e larta. “Kjo do të ndihmojë dhe në përkrahjen që i bëjmë gjithë rinisë shqiptare, si shtresa me përqindje më të lartë papunësie”, - përfundoi Malaj.


06

« Intervistë

Intervistë e Drejtoreshës Ekzekutive të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri (“AmCham”-American Chamber of Commerce), Floreta Luli-Faber, dhënë gazetës “Illyria” në SHBA dhe radios “Kosova” të Radio Televizionit të Kosovës

E shtunë 26 janar 2013 •

Biznesi amerikan me vëmendjen për treg të gjerë shqiptar dhe ballkanik

D

homa Amerikane e Tregtisë në Shqipëri dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kosovë biseduan mbi mundësitë për të ndihmuar bizneset anëtare që të operojnë më lehtësisht në tregjet e të dy vendeve. Drejtoresha Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Floreta LuliFaber, thotë se biznesi amerikan e ka vëmendjen për treg të gjerë rajonal, duke mos u nisur nga vende që kanë 2, 3 apo 4 milionë banorë. -Zonja Luli-Faber, çfarë synonte takimi i Dhomave Amerikane të Tregtisë të Shqipërisë dhe të Kosovës? “Takimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë së Shqipërisë dhe i Dhomës Amerikane të Tregtisë të Kosovës, ishte një takim jo i pari do të thoja mes të dy dhomave, por ishte shumë interesant për nivelin e takimit dhe çështjeve që u diskutuan. Ky ishte një takim në nivelin e bordeve dhe u bë me iniciativën e Dhomës Amerikane të Tregtisë të Kosovës. Takimi u zhvillua në Shqipëri, duke pasur pikësynimin për të parë se çfarë në fakt, mund të bashkëpunojmë më konkretisht midis të dy vendeve. U ra dakord në disa pika, që nga ato më formale do të thoja, që të kemi të paktën një herë në vit takime të këtij niveli dhe të kësaj natyre, të flasim për atë çfarë bëjnë Dhomat Amerikane të Tregtisë në secilin vend, por edhe më gjerë. Janë dy dhoma që flasin dhe që përgatisin dokumentacione në shqip dhe në anglisht dhe çfarë mund të shkëmbejnë gjithnjë e më shumë këto dy Dhoma Amerikane të Tregtisë”. -Besojmë se çështjet ekonomike janë të prekshme në të gjitha vendet, qoftë në Shtetet e Bashkuara, qoftë edhe në vendet më të vogla. “Ideja ishte që ne mund të flasim për shumë iniciativa të përbashkëta për shërbime që ne i ofrojmë anëtarëve tanë dhe komuniteteve të biznesit në vendet përkatëse; për iniciativa gjithashtu të përbashkëta që mund t’i shërbejnë njëkohësisht të dy vendeve. Së pari, është menduar që ne të kemi mundësi të bëjmë ndoshta një formë studimi, i cili nga të dy anët e kufirit të mund të na thotë se kush janë ato pika që e ndihmojnë më shumë bërjen biznes në të dy vendet, apo e zbehin, apo ka problematika në bërjen biznes ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe, pastaj gjithnjë e më shumë të flasim për mundësinë e investimeve të huaja, patjetër me fokus kryesor investimet amerikane, që do të vijnë mundësisht në rajon. Më tej, ne duke filluar ndërmjet këtyre dy vendeve, por edhe goxha më gjerë se kaq (tashmë është folur), pasi kemi filluar të flasim gjithnjë e më shumë për një takim ndërmjet “AmCham”-eve (Dhomave Amerikane të Tregtisë), të Shqipërisë, Ko-

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka zhvilluar një takim pune me organizatën homologe “AmCham Kosovë”. Dy dhomat amerikane kanë shfrytëzuar vizitën dy ditore të grupit nga Kosova për të biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të informacionit që do të ndihmojnë bizneset anëtare të operojnë më lehtësisht në të dy tregjet respektive. Gjatë takimit janë rrahur ide mbi mënyrën se si bizneset mund të unifikojnë nëpërmjet bashkpunimit e tyre dy tregjet duke hapur mundësira të shkëmbimeve tregtare dhe për rrjedhojë dhe të penetrimit të bizneseve në të dy tregjet. Anëtarët e të dy Dhomave Amerikane kanë shfaqur interes për të shkëmbyer informacion në lidhje me çështjet legjislative, fiskale dhe politikat e zhvillimit që zhvillojnë të dy vendet dhe që përbëjnë bazën për një bashkëpunim të sukseshëm. Gjatë bisedës është folur dhe për problematikat që bizneset hasin në tregjet analoge dhe rrugët për t’i zgjidhur ato. Problematika të adoptimit të bizneseve me tregun për shkak të legjislacionit, nivelit të taksave, kushteve që ofron tregu etj. Gjithnjë nën idenë e bashkpunimit që duhet të ekzistojë mes Dhomave Amerikane dhe në mënyrë specifike Dhomave Amerikane që operojnë në rajon është hedhur ideja e takimeve vjetore që do të përfshijnë edhe dhomat e tjera të rajonit për të krijuar hapësira rajonale të bashkëpunimit. Këto takime do t’i shërbejnë qëllimit të thithjes së investimeve të huaja në një treg të unifikuar rajonal dhe ofrimit të lehtësirave për ta. Për të konkretizuar bashkëpunimin mes dy “AmCham”-ve të Kosovës dhe të Shqipërisë është vendosur të procedohet mbi program pune njëvjeçar që do të përfshijë takime vjetore, shkëmbime informacioni dhe “B&B” mes bizneseve të dy vendeve. Anëtarët e Bordit Drejtue s të dy dhomave janë të angazhuar për të zhvilluar këtë frymë bashkëpunimi dhe për t’i shërbyer interesit dypalësh.

“Takimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë së Shqipërisë dhe i Dhomës Amerikane të Tregtisë të Kosovës, ishte një takim jo i pari do të thoja mes të dy dhomave, por ishte shumë interesant për nivelin e takimit dhe çështjeve që u diskutuan. Ky ishte një takim në nivelin e bordeve dhe u bë me iniciativën e Dhomës Amerikane të Tregtisë të Kosovës. Takimi u zhvillua në Shqipëri, duke pasur pikësynimin për të parë se çfarë në fakt, mund të bashkëpunojmë më konkretisht midis të dy vendeve.

sovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, në mënyrë se si mund të facilitojmë (lehtësojmë) në ardhjen e investitorëve amerikanë apo investitorëve të tjerë të fuqishëm, të cilët këtë rajon e shohin gjithnjë e më shumë si një treg të madh dhe të tërin, duke mos u nisur nga vende që kanë 2 milionë, 3 milionë, 4 milionë banorë, por ta shohin të gjithin si një treg të madh. Flasim për kompani që janë mësuar të punojnë me tregje të mëdhenj, janë mësuar që të punojnë me të tillë mënyrë. Kështu që, përse të mos i sjellim edhe ata në rajon!? E kemi të qartë që nuk është një investim, pavarësisht se nga cili vend vjen apo se në cilin vend do të bëhet. Problematika nuk është se ku do të vendosen ata. Problematika është që ato të punojnë mundësisht në mënyrë rajonale. Pra, çfarë mund të facilitojmë (lehtësojmë) ne në këtë proces”. -Në të gjithë bisedimet që zhvilluat me palën nga Kosova dhe në tërësi me çfarë vëreni në tregun e Shqipërisë, a keni përcaktuar pika të veçanta, detaje, të fushës ku do ta shtrini këtë bashkëpunim, aq më shumë që e kërkuat këtë takim bashkarisht? “Për momentin, folëm vetëm për ato gjëra që përmenda, duke u nisur nga studimi që mendojmë të bëhet së shpejti, të cilat mund “të na japin një dorë” se ku është më mirë që të fokusohemi. Ka pika të ndryshme, për të cilat mund të flasim. Për shembull; sistemet tatimore, sistemet doganore, çështjet e të drejtave të autorit, çfarë mund të ketë iniciativa të përbashkëta për të anashkaluar sa më shumë problematikat që ndeshim apo çfarë mund të ketë iniciativa të përbashkëta në mënyrë që problematikat të fillojmë t’i luftojmë ndoshta në të njëjtën mënyrë apo të përfitojmë nga eksperienca e njëri-tjetrit. Dhe, kjo është një eksperiencë, pra eksperienca e bashkëpunimeve rajonale dhe në mënyrë të veçantë patjetër Shqipëria me Kosovën. Këto janë eksperienca që vijnë shumë Dhoma Amerikane të Tregtisë. Për shembull, ndërsa ka

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kosovë diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit që do të ndihmojë bizneset anëtare të operojnë më lehtësisht në të dy tregjet respektive grupe të dhomave që tashmë ekzistojnë në të gjithë botën, që funksionojnë mbi bazë kontinenti do të thoja (siç kemi ne grupin e Dhomave Amerikane të Tregtisë në Evropë), të gjitha këto dhoma pra, kanë ndryshimet e tyre. Ka dhoma që janë 10-vjeçare, por ka edhe dhoma që janë 110-vjeçare në Evropë. Por, bashkëpunimi vjen nëpërmjet grupeve sidomos që janë në kufi me njeri-tjetrin, siç janë grupet e vendeve të Beneluksit (Belgjikë, Holandë, Luksemburg-Belgium-Netherlands-Luxembourg) apo siç janë grupet e Evropës së Veriut si për shembull Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe ato gjithmonë flasin për problematika që vijnë nga ndërbashkëpunimi nga njeri vend te tjetri, nga njeri kufi te tjetri, sepse janë probleme që edhe për investitorëve të huaj që vijnë në këto vende, në një farë mënyre e kanë atë... Pra, që vijnë në një vend, por shërbejnë edhe në tregun e vendit ngjitur (pranë, kufitar). Prandaj, janë eksperienca që ne duam t’i shfrytëzojmë maksimalisht në mënyrë që edhe t’i përdorim në mënyrën më të mirë të mundshme në këto vende”. -Ju folët për sistem doganor apo për sistemin tatimor në tërësi, mirëpo mos është e nevojshme që gjithçka t’i paraqitet qeverive respektive? Mos ndoshta kuadri ligjor është i mangët apo mos atykëtu për shkak të rrethanave që janë krijuar në Ballkan për vite me radhë, do të jetë vështirësisht e arritshme? “Jo, nuk janë. Ne në fakt po diskutojmë se çfarë mund të përfitojmë sa më shumë nga njeri-tjetri. Por, kur ka momente të caktuara, kur shihet e domosdoshme, pra pas studimeve të bëra, pas diskutimeve të bëra me grupet e interesit, kur shihet e domosdoshme që të kërkohen ndryshime ligjore, ne patjetër që për çdo çështje tjetër i drejtohemi qeverive të vendeve. Kështu që, këto janë faza të mëvonshme, për të parë se se cilat në mënyrë të përbashkët do të vendosim si prioritet apo cilën nga këto çështje do të ndjekim. Por, duket sikur po fokusohemi gjithnjë e më shumë që ndoshta diku nga prilli të kemi mundësi, apo nga muaji maj, që të zhvillojmë një takim rajonal ndërmjet katër vendeve. Ky takim do të bëhet në nivelin e bordeve dhe të stafeve të Dhomave Amerikane, në mënyrë që të diskutojmë të gjithë bashkë në mënyrë më të strukturuar se ku kemi ndër mend të shkojmë dhe çfarë duam të bëjmë. Shpresojmë që ky takim të bëhet me një format që me rotacion do të kalojë nga njeri vend te tjetri dhe secili vend mund të mbajë drejtimin për një vit të caktuar e bashkë me aktivitetin vjetor apo me aktivitete të tjera të ndërmjetme që do të vendosim të bëjmë”. -Zonja Luli-Faber, u falenderoj për bisedën! “Faleminderit shumë për këtë bisedë dhe për mundësinë që më dhatë”! Bisedoi: Denion Ndrenika


ekonomi • E shtunë 26 janar 2013

Haxhinasto me ambasadoren e Çekisë: Nuk preken marrëdhëniet mes vendeve

Çështja kundër “CEZ”-it në arbitrazh Shqipëria kërkon dëmshpërblim për dëmin ekonomik që la CEZ-i Brikena Dervishaj

Q

everia shqiptare do të kërkojë zyrtarisht pranë Arbitrazhit Ndërkombëtar dëmshpërblim për dëmin ekonomik që ka krijuar kompania “CEZ Shpërndarje” në sektorin e energjisë elektrike në vendin tonë, si dhe dëmtim të imazhit. Kështu është shprekur dje zëvendësministri i Ekonomisë, Enno Bozdo. Sipas tij, qeveria shqiptare do të ndjekë të gjitha rrugët për të arritur këtë qëllim. “Qeveria po përgatitet shumë seriozisht për të ndjekur të gjitha detyrimet dhe do të marrë dëmshpërbilim ekonomik që kjo kompani ka krijuar. Jemi të vendosur të ndjekim të gjitha hapat”, -tha zëvendësministi i Ekonomisë, Bozdo. Përplasja Duke e konsideruar ikjen e CEZ si “një largim problematik”, zëvendësministri i METE-s tha se “kompania do të menaxhohet nga shteti deri në përmirësimin e situatës dhe më pas do vendoset për të”. Bozdo sqaroi se “do të jetë qeveria që do të marrë një vendim mbi të ardhmen e kompanisë së shpërndarjes. Sektori i shpërndarjes së energjisë prej pak ditësh ka nisur të drejtohet nga administratori i caktuar nga ERE, Sahit Dollapi. Pas largimit të CEZ, Bozdo garanton se përparësi do të ketë furnizimi me energji i konsumatorëve. “Do të bëhet gjithçka që energjia të mos mungojë në asnjë moment në shtëpitë e qytetarëve”, tha ai. Enti Rregullator i Energjisë vendosi më datë 21 janar heqjen e licencave të kompanisë. Këto masa erdhën menjëherë pas vendosjes së gjobës ndaj “CEZ” prej 4 milionë eurosh, për rri-

Në kuadër të programit të kredive të lehtësuara që zbaton qeveria, gjatë vitit 2012 janë lidhur 430 kontrata kredie me bankën e përcaktuar, ndërkohë që përfitues të tjerë të miratuar nga bashkitë presin të kryejnë këtë procedurë.

Për këtë vit janë në total 505 familje që pritet të përfitojnë kredi me interes zero. Kështu, familja përfituese paguan vetëm vlerën e principalit të kredisë, ndërsa pjesën e interesit e mbulon komplet buxheti i shtetit.

CEZ do të kërkojë dëmshpërblim Grupi CEZ ka pohuar në një deklaratë zyrtare për shtyp, se do të kërkojë dëmshpërblim për heqjen e licencës në Shqipëri. Kompania çeke është shprehur se do të iniciojë procedurat për arbitrazh ndërkombëtar. Sipas njoftimit të CEZ, Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur që të heqë licencën e “CEZ Shpërndarje”. Sipas CEZ, këto hapa janë në shkelje me legjislacionin lokal dhe korporata do të protestojë në mënyrë formale kundër këtij vendimi. Ndërkaq, CEZ rrezikon humbjen e 200 mijë eurove në Shqipëri, sipas zëd-

hënëses së kompanisë në Pragë, Barbora Pulpanova. “Ne jemi tani duke marrë hapa drejt fillimit arbitrazhin ndërkombëtar”, tha Pulpanova, e cila shtoi se “në këtë pikë është e paqartë se sa, mund të na kthehen”. Aksionet e CEZ në bursën ndërkombëtare kanë rënë ndjeshëm pas heqjes së licencës nga Enti Rregullator i Energjisë me 0,9%, ndërsa gjatë vitit kompania ka humbur 5,8% të vlerës së aksioneve të saj. “CEZ Shpërndarje” është çregjistruar në QKR si një biznes që operon në Shqipëri.

Ekspertët

Mbledhja

Pas heqjes së licencave të “CEZ Shpërndarje”, ekspertët e sektorit të energjisë gjykojnë se kalimi i kompanisë nën administrimin shtetëror ishte gjëja më e duhur që duhej bërë. Madje, një nismë ka qenë e vonuar, duke parë performancën e dobët me të cilën ka performuar kjo kompani në vendin tonë, sidomos kohët e fundit, me mungesën dhe kufizimet e theksuara të energjisë. tje të humbjeve në rrjet, duke arritur në nivelin 50 për qind, për mosrealizim të planit të investimeve dhe garantimit të furnizimit pa ndërprerje. Kompania nuk reagoi për masat e ndërmarra dhe e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës së ngarkuar energjetike është heqja e licencës së shërbimit të shpërndarjes.

Marrëdhëniet mes vendeve Problematika e kompanisë “CEZ Shpërndarje” nuk duhet përzier me marrëdhëniet shumë të mira politike që Shqipëria ka me Çekinë. Këtë mesazh ka përcjellë ministri i METE-s, Edmond Haxhinasto, gjatë takimit të djeshëm me ambasadoren e Çekisë, znj. Bronislava Tomasova. Sipas tij, kjo çështje ka një

Shqipëria mori pjesë në mbledhjen e gjashtë së Task Forcës të Komunitetit të Energjisë në Vienë. Në takim u diskutuan projektet e përzgjedhura nga kërkesat e qeverive të vendeve të komunitetit të energjsë. Shqipëria përfaqësohej me 7 projekte, lidhur me linjat e interkonjeksonit, zhvillimin e burimeve të prodhimit nga energjitë e rinovueshme dhe sektori i gazit. natyrë komerciale, ndaj çdo thirrje për t’i përzier këto dy problematika është e dëmshme dhe nuk i shërben askujt”, – ka shtuar ai. “Problemi i shoqërisë CEZ Shpërndarje, tha ministri Haxhinasto, është një problem i karakterit komercial, lindur nga mospërmbushja prej saj i detyrimeve kontraktuale dhe ato që rrjedhin nga kuadri ligjor e

rregullator në vend”, - nënvizoi Haxhinasto. Ministri i Ekonomisë, theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE synon përsosjen e standardeve të tregut të lirë dhe kuadrit rregullator dhe jo përkeqësimin e tyre. Ministri gjithashtu theksoi se tregu shqiptar është shumë i përshtatshëm për të tërhequr investimet e huaja në vend.

Lëvrimi i kredive të reja pasi të shpërndahen ato që mbetën nga 2012

Këtë vit 1026 kredi me interes 3 për qind MPPT: Rishpërndarja e kredive sipas kërkesës së aplikuesit Me nisjen e vitit të ri 2013, bashkitë duhet të shpërndajnë kreditë e mbetura nga viti paraardhës, në mënyrë që të procedohet me lëvrimin e kredive të reja. Për 2013-n, numri i familjeve që do të përfitojnë një kredi me interes 3 për qind do të jetë 1026, ndërsa në vitin 2014, numri i familjeve do të arrijë 1120. Ministria e Transporteve dhe Punëve Publike pritet të nxjerrë së shpejti një urdhër për rishpërndarjen e kredive të buta bazuar në kërkesat e aplikantëve sipas bashkive. Për vitin aktual, pa marrë parasysh kreditë e mbetura nga viti 2012, numri i kredive të lehtësuara parashi-

kohet të jetë 1 591 përfitues. Përqindja e interesit të subvencionuar do të varet nga kategoria e familjes që aplikon për strehim. Për 2013-n, numri i familjeve që do të përfitojnë

një kredi me interes 3 për qind do të jetë 1026, ndërsa në vitin 2014, numri i familjeve do të arrijë 1120. Një tjetër kategori që do të përfitojë kredi të butë është ajo e punonjësve

dhe funksionarëve të lartë të administratës, të cilët përfitojnë një kredi me interes 4 për qind, ndërsa pjesën tjetër ua paguan buxheti. Për vitin aktual parashikohet që familjet që i përkasin kësaj kategorie të jenë 78. Janë në total, 4 mijë kredi të buta në dispozicion për të gjitha bashkitë e vendit për t’u përdorur në trajtimin e familjeve të pastreha që kanë aplikuar pranë tyre. Sipas të dhënave nga Ministria e Transporteve, numri total i familjeve që do të përfitojnë kredi të lehtësuara sipas qyteteve, të cilat nuk janë shpërndarë të gjitha gjatë vitit të kaluar, është 4836.

»

07

maqedoni Ish-ministri i METE-s

Ruli: Ja pse u refuzua projekti i Ansar Çështja e biznesmenit Zafar Ansar vijon të shkaktojë reagime nga të gjitha krahët e politikës, si dhe nga të gjithë ata që kanë pasur dijeni për propozimin që ai ka bërë prezent, për ndërtimin e një HEC-i në Shqipëri. Në lidhje me këtë të fundit, ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka theksuar dje se “ishte i paleverdisshëm për shtetin shqiptar”. Reagimi i zotit Ruli, sot në pozicionin e ministrit të Bujqësisë, vjen në vijim të disa lajmeve të dala gjatë ditëve të fundit në disa gazeta dhe televizione, ku i është bërë jehonë akuzave të hedhura nga biznesmeni Zafar Ansar. “Në cilësinë e ish-ministrit të Ekonomisë, në kohën për të cilën flet z. Ansar, pra duke pasur dijeni të plotë në lidhje me të vërtetën e kësaj “Çështjeje”, dëshiroj të sqaroj opinionin publik. Ministria e Ekonomisë që unë drejtoja, si dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, pasi janë njohur dhe kanë shqyrtuar propozimin (dhe jo projektin) e paraqitur nga Zafar Ansar janë prononcuar në mënyrë të qartë në atë kohë, duke e konsideruar të paleverdisshëm dhe aspak në dobi të shtetit shqiptar, për shkak të kushteve të ekskluzivitetit që Ansar kërkonte të vendoste, si dhe çmimeve të disfavorshme që ai pretendonte”, - thekson Ruli. Sipas tij, kjo, dhe vetëm kjo, ka qenë arsyeja e refuzimit të projektit. “Ishin këto kushte që vendoste Ansar, që e bënin këtë propozim të tijin, ndër më të paleverdishmit dhe më të papranueshmit që kanë mbërritur në adresën tonë. Çdo arsye tjetër e servirur këto kohë, është thjesht spekulim i qëllimshëm dhe dashakeq. Deklaratat që bën sot biznesmeni në fjalë, janë kaq absurde dhe të pavërteta, saqë e vetmja gjë që vjen në mendje, që mund të ketë shtyrë Z. Ansar për t’i nxjerrë nga goja, është kthimi i “borxhit” ndaj atyre që e bënë konsull nderi para vitit 2005”, - përfundon zoti Ruli.


08

« aktualitet

E shtunë 26 janar 2013 •

nuk morën masa për përballimin e situatës metereologjike

Prokuroria heton lokalët për përmbytjet në Fier dhe Durrës

Nënshkruan Ristani

Ministria, marrëveshje policimi me suedezët, vlera 3 milionë euro Zëvendësministri i Brendshëm, Arben Ristani, dhe përfaqësuesja e ambasadës së Suedisë në Tiranë Këshilltarja Lisa Fredriksson nënshkruan dje në ambientet e Ministrisë së Brendshme marrëveshjen e posaçme “Mbi Programin e Policimit në Komunitet. Marrëveshja ka vlerën e disa miliona eurove (gati 3 milionë euro), dhe ka për qëllim mbështetjen e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit Shqiptar drejt arritjes së standardeve euroatlantike në fushën e agjencive ligjzbatuese. Programi ka dy objektiva kryesorë: 1 - Përmirësimi i aftësive të Policisë së Shtetit (PSH) në sigurimin e rendit dhe të sigurisë në një mënyrë të qëndrueshme, në përputhje me parimin e ofrimit të shërbimeve. 2 - Rritja e besimit dhe dëshirës së individëve dhe komuniteteve për të bashkëpunuar në mënyrë aktive me PSH për të ulur krimet.

Mungonte gjyqtari

Nis me shtyrje gjyqi ndaj Tabakut, gjyqtarit të Durrësit Në seancën e parë gjyqësore është shtyrë gjyqi ndaj gjyqtarit Neritan Tabaku, i vënë në akuzë për lirimin e Ilir Xhakjas, vrasësit të Komisarit të Shijakut, Adem Tahiri. Shkak për shtyrjen e seancës së planifikuar për paraditen e djeshme, është bërë mungesa e gjyqtarit Bujar Krasniqi. Njoftimi për shtyrjen e gjyqit u bë nga kryesekretarja e gjykatës. Mësohet se Krasniqi gjatë kësaj jave ka qenë i angazhuar vetëm për seancat ku jepet masa e sigurisë. Duke qenë se ka pasur një seancë tjetër në të njëjtin orar, është bërë e pamundur zhvillimi i seancës ndaj Tabakut. Gjyqtari Neritan Tabaku akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas prokurorëve liroi dhe më pas vonoi zbardhjen e vendimit për Ilir Xhakjen, i cili më pas vrau kryekomisarin Adem Tahiraj në Shijak.

E kishte kërcënuar më parë Mariglen Mulla

P

rokuroritë e rrethit gjyqësor Durrës dhe Fier kanë nisur hetimet për përmbytjet e ditëve të fundit nga shirat në këto qytete dhe rrethinat e tyre. Në një njoftim zyrtar thuhet se “Organi i Prokurorisë vendosi të nisi kryesisht hetimet, bazuar në denoncimet e qytetarëve të shumtë nga këto zona, të mbërritura në Prokurorinë së Përgjithshme, përfshirë edhe në adresën elektronike denonco@ pp.gov.al. Prokuroria dyshon se autoritetet lokale nuk kanë përmbushur detyrën e tyre për marrjen e masave për përballimin e situatave metereologjike”. Ditët e fun-

dit është rënduar së tepërmi situata në qarkun e Fierit dhe Durrësit, ku qytetarë të shumtë kanë pësuar përmbytje në shtëpitë dhe pronat e tyre. Hetimet Ndërkaq, Prokuroria njofton se “Hetimet për të vërtetuar dyshimet mbi rastet e “Shpërdorimit të detyrës” po zhvillohen në disa institucione, në Shtabin e Emergjencave Civile pranë Prefekturave të Qarqeve, po ashtu edhe në Bashki, Komuna dhe agjenci të tjera që kanë për detyrë mirëmbajtjen e sistemeve kulluese dhe që kanë përgjegjësi për menaxhimin e situatave të tilla atmosferike. Po ashtu,

objekt hetimi janë edhe vendimmarrjet për punime, të cilat kanë dëmtuar apo bllokuar kolektorë e kanale kulluese në këto zona. Për llogari të hetimit do të shfrytëzohen edhe informacionet e institucioneve përgjegjëse lokale për masat e marra, për personat përgjegjës dhe për zbatimin e rregullave teknike dhe ligjore në rast të situatave të vështira atmosferike”. Kjo masë e Prokurorisë ka ardhur si pasojë e neglizhencës së shfaqur nga autoritetet vendore, të cilat kanë lejuar një degradim të situatës deri në pikën që të krijohen disa përmbytje masive në rrethin e Fierit dhe të Durrësit, ku situata ka qenë tepër shqetësuese.

Italiani plumba në trotuar shqiptares, bashkëjetonin ITALI - Një shqiptare është vrarë parmbrëmë me 4 plumba pistolete në Itali. Policia tha se një grua shqiptare 47-vjeçare është qëlluar në qendër të qytetit Vercelli. Ndërkaq, mësohet se Donika Xhafa ka qenë duke ecur në trotuar kur befas është qëlluar pas shpine me 4 plumba pistolete, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë, autori i vrasjes është shtetasi italian me të cilën viktima bashkëjetonte prej pak kohësh. Ai është Raffaele Vorrano, 59 vjeç, i cili pak orë më pas krimit është vetëdorëzuar në polici. Ai e kishte kërcënuar disa herë shqiptaren se do ta vriste dhe ajo e kishte denoncuar në polici këtë fakt.

Me sipërfaqe 1395 m2 në total. gjithësej janë 17 (tetë) grupe

Drejt përfundimit kopshti i ri në Zall-Mner të Kamzës

Fondacioni “Vodafone Albania”

Mbështetje projektit për integrimin e jetimëve shqiptar “Balkan Youth Link Albania”, në kuadër të realizimit të projektit “Integrimi i të rinjve jetimë shqiptarë në jetën shoqërore dhe ekonomike”, mbështetur nga Fondacioni Vodafone Albania, organizoi një takim për lancimin e rezultateve studimore dhe nismave konkrete për fuqizimin social dhe ekonomik të të rinjve jetimë, të moshës 14 – 25 vjeç në mbarë vendin. Në këtë takim morën pjesë të ftuar dhe partnerë si: Zv/ministre e Arsimit dhe Shkencës znj. Nora Malaj, Zv/ ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale zj. Klajda Gjosha, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania z. Albi Greva, Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror znj. Kozeta Mesiti, Komisionere për mbrojtjen kundër diskriminimit zj.Irma Baraku, CEO e “Glorius Skills” znj. Xhenisa Kapxhiu, etj. Ndërkohë për të diskurtuar mbi çështjet e rëndësishme që adreson projketi për këtë target grup u diskutua në lidhje me kornizën ligjore që siguron mbrojtjen e të rinjve jetimë dhe mekanizmat inovative për përfshirjen e këtij grupi në jetën sociale dhe ekonomike të vendit dhe mbi standardet e mbrojtjes sociale të të rinjve jetimë në Shqipëri dhe rekomandime për integrimin efektiv të këtij grupi në jetën sociale të vendit.

Infrastrukturës arsimore në Kamëz i shtohet edhe një objekt i ri. Bëhet fjalë për kopshtin që është drejt përfundimit në Zall-Mner. Pas vitit 2012, në të cilin u përuruan tri shkolla të reja të standardeve bashkëkohore, viti 2013 vjen me disa projekte të reja, duke nisur me këtë kopsht. Për zonën ku ndodhet, kopshti ka një rëndësi të jashtëzakonshme, duke sjellë një impakt tejet pozitiv për një nga zonat më të populluara të qytetit të Kamzës. Duke synuar standarde bashkëkohore, projekti i hartuar parashikon një ndërtesë 3-katëshe, me 17 grupe nukli dhe me mjediset ndihmëse të nevojshme, të përcaktuara sipas kërkesave të specialistëve të kësaj fushe. Kopshti ka një sipërfaqe 1395 m2 në total. Muret e jashtme të grupeve të fëmijëve parashikohen me termoizolim. Në çdo kat ka 5 nukle grupi të fëmijëve; në katin e dytë dhe të tretë ka 6 grupe. Pra, gjithësej janë 17 (tetë) grupe. Në çdo kat është parashikuar një mjedis i përbashkët, në korridore - holl, që do të jetë vendi i ngrënies për fëmijët, duke larguar ngrënien nga mjediset ku fëmijët rrinë e luajnë ditën. Mjediset e ngrënies mund të shërbejnë edhe për aktivitete të tjera të veçanta. Ato janë të lidhura direkt me kuzhinën nëpërmjet sporteleve. Sporteli

i kalimit të sipërm lidhet me kuzhinën poshtë me një ashensor. Holli pritës bën komunikimin me mjediset e administratës. Te kati përdhes janë dhoma e prindërve, mjeku, psikologu dhe një dhomë personeli. Lavanderia parashikon një dhomë me lavatriçe dhe hekurosje. Në katin e dytë ndodhet drejtoria, dhoma për personelin. Një shkallë ndodhet në qendër, e cila bën lidhjen e kateve dhe një tjetër shkallë

emergjence mund të ndihmojë shërbimin e çerdhes, duke bërë që të shfrytëzohet edhe tarraca e ndërtesës. Pjesa e shërbimit ka edhe komunikimin e veçantë me jashtë, aty ku edhe mund të bëhet furnizimi i kuzhinës. Çdo grup ka gardërobën-pritje, një tualet për grupin, dhomën e lojës apo ndenjes, një zonë të fjetjes, ku mund të rrinë krevatet të shtruara ose të mbledhura dhe lozhë të nevojshme për daljen e fëmijëve.


aktualitet • E shtunë 26 janar 2013

»

09

Shtyhet miratimi i buxhetit të vitit 2013

Banesat me qira, këshilli bashkiak miraton listën e familjeve përfituese

Policia në luftë me krimin. Përpjekje për reformim cilësor

Berat, rritet numri i vrasjeve brenda familjes gjatë 2012-s SULO GOZHINA BERAT - Është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë analiza e punës së vitit 2012. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë, objekti kryesor gjatë gjithë vitit për punonjësit blu ka qenë përkushtimi i të gjitha efektivave në zbulimin e parandalimin e krimit, lufta ndaj krimit të organizuar, krimit brenda familjes, krimi ekonomik, shkatërrimi i pronës, si dhe vjedhjet e krimet e tjera ordinere. Në takim Drejtori i Policisë të qarkut të Beratit, Altin Qato, i emëruar në këtë detyrë vetëm tre muaj më parë tha se gjatë 12 muajve të viti 2012, zbulueshmëria ka qenë në masën 88%. Gjatë vitit 2012 në juridiksionin e qarkut tonë janë evidentuar dhe referuar në Prokurori 773 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 679, ose 88 % e tyre. Janë implikuar 844 persona, nga të cilët 199 janë ndaluar apo arrestuar, ndjekur në gjendje të lirë 638 persona, dhe janë shpallur në kërkim 7 të tillë. Më shumë krime Në dinamikën krahasuese rezulton se me të njëjtën periudhë të vitit 2011, për 2012 kemi një rritje të veprave penale me 37 të tilla dhe zbulueshmëri të njëjtë. Në raportin e tij Drejtori i Policisë të Qarkut të Beratit, Altin Qato, më pas ka evidentuar në shifra sipas sektorëve të drejtorisë dhe të komisariateve arritjet dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera negative të shoqërisë shqiptare. Sektori kundër Trafiqeve e Narkotikëve ka evidentuar 53 vepra penale, ka zbuluar 53 me 66 autorë, ka ndaluar apo arrestuar 22, ka lënë në

timin ligjor të ngjarjeve të mbartura nga vitet e kaluara. Janë rifilluar hetimet për ngjarjet dhe është bërë dokumentimi i tyre ligjor dhe materilaet janë për gjykim. Po të bëjmë një krahasim me vitin e kaluar do të shonim se në 2011 kanë rifilluar hetimet për 4 ngjarje, ndërsa për vitin 2012 janë 13 ngjarje të rifilluara më shumë dhe 8 ngjarje më shumë të dokumentuara. Nga sektori i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorin e rrethit gjyqësor Berat mbi bazën e një plani ka vazhduar studimi i të gjitha dosjeve hetimore të pezulluara dhe kanë rifilluar 5 dosje nga të cilat 2 për vrasje dhe 3 për vjedhje, dhe janë veçuar 3 për studim të mëtejshëm.

gjendje të lirë 44 duke rezultuar me zbulueshmëri 100%. Komisariati i Policisë Berat ka evidentuar 315, zbuluar 258, autorë 330, ndaluar arrestuar 70, gjendje të lirë 257, shpallur në kërkim 3, zbulueshmëria 82%. Po të bëjmë një krahasim me vitin 2011 janë evidentuar 281, zbuluar 218, autorë 296, ndaluar, arrestuar 90, gjendje të lirë 197, shpallur në kërkim 9, zbulushmëria 77%. Në analizën krahasuese vihet re një rritje e evidentimit të veprave penale me 34 vepra dhe një rritje e zbulueshmërisë me 5%. Dhuna në familje Janë evidentuar gjithsej 149 raste të dhunës në familje, për të cilat janë hartuar kërkesë paditë për lëshimin e urdhërave të mbrojtjes apo urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes dhe janë dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Nga këto janë refer-

uar materiale hetimore në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Berat 33 raste, zbuluar 33, autorë 37, ndaluar/arrestuar 3, ndërsa janë ndjekur në gjendje të lirë 34. Po kështu janë lëshuar 98 vendime për Urdhra të Mbrojtjes, nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat, janë pajtuar 2 raste gjatë procedurave në gjykatë, janë tërhequr 2 raste nga kërkesë padite e tyre. Nuk janë lëshuar vendime për Urdhra të Mbrojtjës nga gjykata në 38 raste. Krahasuar treguesit me 12-mujorin e vitit 2011 konstatohet se janë evidentuar 102 raste të dhunës në familje për të cilat i janë referuar materialet Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, pra për 2012 janë evidentuar 47 raste me shumë. Veprat e mbartura Gjatë kësaj periudhe një punë e mirë është bërë edhe për studimin dhe dokumen-

Kultivimi i bimëve narkotike Në bazë të Planit Operacional të Drejtorisë së Përgjithshme “Për kontrrollin, monitorimin, evidentimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike “Canabis Sativa”, është bërë Plani Operacional i Drejtorisë së Policisë Qarkut, “Për kontrrollin, monitorimin, evidentimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike “Canabis Sativa”, e janë konstatuar 417 rrënjë bimë narkotike ku dhe është bërë asgjësimi i tyre. Pas referimit të materialit nga Drejtori i Policisë, Altin Qato, në analizë kanë përshëndetur të ftuarit ka qenë zëvendësdrejtori i Rendit i Drejtorisë së Përgjithshme, Ilia Nasi, si dhe të ftuar të tjerë nga Prokuroria, gjykata e pushteti vendor, të cilët në fjalën e tyre kanë evidentuar arritjet dhe bashkëpunimin që duhet të kenë në luftë kundër krimit dhe trafiqeve.

ELBASAN - Këshilli bashkiak zhvilloi mbledhjen e parë të vitit duke miratuar një sërë pikash të rendit të ditës, ndër të cilat edhe strukturën organizative të administratës së bashkisë për vitin 2013. Shtesa e vetme në të ishte specialisti për dhunën në familje. Kreu i Bashkisë z. Qazim Sejdini u shpreh se nuk do të ketë rritje page në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave për punonjësit për shkak të situatës financiare. Kjo rritje sipas tij do të shikohet në periudhën në vazhdim. Pas këtyre sqarimeve këshilltarët votojnë unanimisht Strukturën e Bashkisë Elbasan për vitin 2013. Sakaq duke parë mungesën në sallë të disa prej këshilltarëve të djathtë, si dhe duke e konsideruar si pikën më të rëndësishme për miratim atë të Projekt-Buxhetit 2013, Sejdini i propozoi Këshillit Bashkiak, që kjo pikë të kalojë për miratim në mbledhjen e radhës. Ky propozim u miratua nga të gjithë këshilltarët. Një ndër pikat më me interes qytetar ishte pika 4 dhe 4/1. Të gjithë këshilltarët pasi u njohën me listën emërore të përfituesve u sqaruan nga kreu i komisionit të strehimit se me tërheqjen e njërit prej përfituesve lista ka vijuar me përfituesin e radhës. Po kështu është mbyllur procesi i kompensimit për 6 familje, në truallin e të cilave janë ndërtuar 4 pallateve. Nëkryetari i bashkisë, Dritan Cepa, tha se pronarët janë kompensuar dhe bashkia nuk ka asnjë detyrim ndaj tyre.

Lista e përfituesve • • • • • • • • • • • • •

Kafaze ASLLANI Nazmije KAÇKINI Dalip KALLO Majlinda GJELI Maksim RRAPANJ Aurela HOXHOLLI Diana LAMÇJA Elsa RRODHE Vitori REXHA Luljana BERDUFI Arjan BEQIRAJ Drita BEDHIJA Ardjan KALLO

• • • • • • • • • • • • •

Agron SHANI Ylli ZYLA Kosta RIBAJ Asan LAHO Gëzim LULI Ismet BICA Ardian BRAHO Enver KASNECI Bashkim HOXHA Alma QOSJA Lizeta XHABEJA Niko BALUKJA Muhamet NUREDINI

Haxhinasto e përfaqësuesit në ish-kombinat

“Finmecanica” interesohet për metalurgjikun në Elbasan ELBASAN - Një nga grupet më të mëdha industriale në Itali “Fin Mecanica”, i cili pritet të nisë financime në sektorë të ndryshëm të vendit e veçanërisht në Elbasan duke shfrytëzuar territorin e ish-Kombinatit Metalurgjik që zotëron infrastrukturë ideale për këto investime. Për këtë qëllim përfaqësuesit e këtij grup së bashku me ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, vizituan konkretisht këto ambiente për t’u njohur nga afër me mundësitë reale të investimeve. Ministri nënvizoi se “Elbasani ofron mundësi të mëdha investimesh për shkak të zonës industriale, infrastrukturës, pozicionit gjeografik duke e favorizuar atë për ta kthyer në një qendër të rëndësishme për tregun kombëtar e atë rajonal”. Sipas tij, lehtësirat dhe mbështetja e qeverisë shqiptare për investitorët e huaj kanë qenë maksimale dhe dhënia me koncesion për 1 euro të terrenit i metalurgjikut ka rritur interesin e këtyre investitorëve. Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto, ka komentuar edhe gjendjen e krijuar mes dy vendeve Shqipërisë dhe Çekisë pas heqjes së licencës kompanisë CEZ. Ai u shpreh se “aktiviteti komercial i ÇEZ nuk mund të kompromentojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe këtë ja kam bërë të qartë edhe ambasadores çeke në tiranë”. Sipas tij, “situata erdhi nga performanca e dobët e vetë kompanisë çeke e në këtë mes qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje.

Shkak amortizimi. Nuk e dëgjoi njeri

Shembet kasollja e vjetër, vdes nën rrënoja 13-vjeçari BULQIZË - Një 13-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën, pasi është zënë poshtë nga kasollja e bagëtive. Ngjarja është shënuar në fshatin Gjuras të këtij rrethi dhe konfirmohet nga banorët e zonës dhe kryeplaku i fshatit. Sipas tyre, viktima është 13-vjeçari Rafael Hoxha. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se fëmija ishte duke luajtur brenda në kasollen e bagëtive rreth 20 metër larg shtëpisë, por është zënë poshtë pas shembjes se saj. Gjithashtu mësohet se i mituri ka qëndruar për më shumë se një gjysmë ore nën rrënoja, pasi në momentin e ngjarjes asnjë nga familjaret e tij nuk ndodhej në banesë. Shkak i shembjes se godinës ka qenë amortizimi i saj, ndërsa policia ndodhet ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave që i morën jetën të miturit.


10

« speciale

Nga Sulo Gozhina BERAT - Biseda me publicistin Simon Vrusho, nëpunës në Prefekturën e Qarkut Berat, në kuadër të 27 janarit, Ditës së Holokaustit / Ditës së Kujtesës/, ngërthen një sërë aspektesh: kontributin e Beratit për strehimin e shpëtimin e hebrenjve në Luftën II Botërore; numri i të shpëtuarve është 600, rreth 1/3 e gjithë të shpëtuarve në Shqipëri; ai flet edhe për kalendarin e tavolinës “Berat 2013” konceptuar e realizuar prej hebrejes Natasha Korn; flet për librin e tij “Hebrenjtë e Beratit” etj. U konfigurua edhe për probleme më të zgjeruara rreth librit hebraik: Faqe e re - Kalendari 2013, të cilën po e përshkojmë më të zgjeruar. Z. Vrusho, si një publicist i njohur, si studiues, autor i librit të vlerësuar “Hebrenjtë e Beratit” shquheni në këtë temë si për stilin, ashtu dhe për origjinalitetin e trajtimit të saj, si për informacionin, ashtu edhe për freskinë gjuhësore. Keni në këtë fushë edhe shkrime, edhe tema në konferenca shkencore, edhe libër. Ç’ mund të evidentohet si e re këtë vit, në kuadër edhe të Ditës së Holokaustit? Sepse, vërtetë, është shkruar jo pak për këtë temë të Beratit nga beratasit dhe më gjerë... Janë disa këndvështrime në ato çka thatë. Po, janë jo pak studiuesit, publicistët, gazetarët e Beratit apo beratas jashtë Beratit që kanë shkruar për praninë shekullore të hebrenjve në Berat, si dhe për shpëtimin e mbi 600 prej tyre në Luftën II Botërore, në kohën e Holokaustit, shifër që dëshmon se qyteti i Beratit ka strehuar 1/3 e numrit të përgjithshëm të hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri. Studiues si: Asllan Sulo, Agim Mehqemeja, Marela Guga, Ajet Nallbani, Dritan Çoku; publicisti i mirënjohur Arshin Xhezo botoi kohët e fundit një trajtesë të thelluar, interesante për fisnikërinë shpëtimtare beratase që ofroi strehë e mikpritje për hebrenjtë; autorë të tjerë si: Ylli Polovina, Namik Selmani, Luan Shmilli janë fokusuar në këtë fushë; gazetarë: Eriola Azizolli, Denisa Kona, Namir Lapardhaja, Zylyftar Plaku, Rushan Dosti, Halit Tafa, Abedin Kajo, Elham Pasha,Fatbardh Hoxha, Dilaver Xhelili, etj. kanë shkruar gjatë këtyr 20 vjetëve të fundit, por kjo temë, gjithësesi, mbetet e pashteruar. Pjesë e këtij kontributi janë dhe gazetarë të TV lokale “Onufri”, “Berati”, “Glob” si: Sokol Ferro, Mimoza Haxhialiu. Efti Mboqe etj. Sigurisht, detaje të rinj, episode të reja, që lidhen me hebraiken në Berat kanë dalë në dritë, gjë që do t’i shtjellojmë gjatë bisedës, por unë doja të thoshja, së pari se detaji më domethënës që i shtohet, si të thuash, librit hebraik të Beratit, është Kalendari dekorativ i tavolinës Berat 2013, ja ky kalendar simpatik që shihni në tavolinën time të punës. Çfarë kalendari është ky si konceptim, si realizim? Është realizim i hebrejes rusoamerikane, Natasha Korn, ( një hebreje globale, si të thuash), mbështetur në pikturat, imazhet fine të arkitektes

E shtunë 26 janar 2013 •

Bisedë me Simon Vrushon, autor i librit “Hebrenjtë e Beratit”. Si e koncepton një hebre kalendarin e tavolinës “Berat 2013” ?

Në muret e Kalasë së Beratit gjetëm mur Jerusalemi...

urbaniste, Rezarta Pilafi. Rezarta, apo Rezi, siç e thërrasin shkurt, ka kryer studimet për 8 vjet në Universitetin e Voronezhit, Rusi, duke qenë në grupin e ekselentëve. Mbrojti masterin me një temë që kishte në fokus Beratin dhe Gjirokastrën, si dy qyteteshembuj të ndërtimeve në terrene të vështira, pra një temë që përmban edhe elementin atdhetar. Vitin e kaluar, me një projekt zone muzeale të Beratit, ishte një nga përfaqësuesit e Shqipërisë në Bienalen e arkitekturës në Venecia, një nga evenimentet më të rëndësishme të ekspozimit të arkitekturës nga vende të ndryshme të botës, veprimtari që zgjat 3 muaj. Por le të kthehemi tek hobi i Rezit që nga fëmijëria: vizatimi, piktura, hobi që nuk iu nda as në Voronezh. Me dhjetëra piktura, një pjesë dhuruar studenteve ruse, por njëra iu dhurua dekanit të fakultetit ndërkomëtar, Vladimir Sherbakov, që e mban në zyrën e tij. Por prapë realizoi piktura të tjera, kur rasti e sjell, në shtator 2009, që në një veprimtari të njihej me një ruse me origjinë hebreje, martuar në Amerikë e që tani punon, banon, jeton në Shqipëri: Natasha Korn, një specialiste në fushën e dizenjimit. U bënë bashkëpunëtore, u bënë mike. E ishte ideja e znj. Korn që në tetor 2012 për të dizenjuar kalendarin e vitit 2013 me piktura të përzgjedhura të Rezit, ide që tani qëndron e materialuar mbi tavolinë. Janë 13 piktura, 12 për secilin muaj të vitit, kurse një për kopertinën. Njëra foto më tërheqëse se tjetra: Rezarta punon si arkitekte, urbaniste, specialiste restauratore pranë sektorit të arkitekturës, artit dhe arkeologjisë në Drejtorinë rajonale të Kulturës Kombëtare Berat. Berati ka qenë shtysa e parë e rrugëtimit të saj për t’u formuar si arkitekte. Ka një ambicie: ajo do që të dëshmojë edhe mbresat, edhe ëndrrat që i ka

dhuruar ky qytet... Po bëhen tre vjet nga botimi i librit tuaj, pesë vjet nga Konferenca e mbajtur në Berat për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës II Botërore. Personazhi kryesor i librit Dr. Zino Matathia u bë Qytetar Nderi i Beratit... Dr. Zino Matathia mund të quhet mjeku i tre shteteve: Shqipëri, Izrael, Maqedoni. Në këtë të fundit, bashkë me ekipin e madh spitalor ushtarak izraelit, Dr. Zino mbërriti në mars 1999 në ndihmë dhe shërbim të mijëra e mijëra kosovarëve të dëbuar. U impenjua në maksimum, si një detyrim human, por dhe si një detyrim moral, mirënjohës për gjithçka kanë bërë shqiptarët për hebrenjtë gjatë shekujve e veçanërisht në shekullin XX. Në Berat ai ka shërbyer për 14 vjet me radhë, 1966-1980, si mjek, si drejtor i spitalit të Beratit, periudhë kur nuk ka qenë kursyer, duke shkuar dhe në Skrapar, dhe në fshatra të Beratit, madje dhe në Tomor. Prej 1991 është në qytetin Kamiel, në Izrael, por e ka zakon që, ashtu sikurse dhe shqiptaro-hebrenjtë e tjerë, çdo 28 nëntor të mblidhen familjarisht, në sajë dhe të shoqatës së miqësisë Izrael-Shqipëri e ta valëvisin flamurin kuqezi në mes të Tel Avivit, por vitin e kaluar, këtë flamur kuqezi, si i ftuar i qeverisë shqiptare në festimet e 100-vjetorit të Pavarësië, Dr. Zino e valëviti në Berat, Vlorë dhe Tiranë. Në këtë klimë ai u vlerësua dhe si ALBANIAN EXELLENCE. Para dy vjetësh është organizuar një konferencë shkencore në Universitetin e Elbasanit, kushtuar Ditës së Holokaustit, ose ndryshe quhet Memory Day, ku ju Z.Vrusho keni parashtruar kumtesën “Kujtesa e pashkruar e atyre që mbrojtën hebrenjtë”. Po. Kam folur rreth librit tim, për

pritjen e librit. Mjaft qytetarë beratas më kanë thënë se nuk i kemi ditur shumë nga këto gjëra; dinim vetëm diçka përciptas, diçka të përgjithshme, me të dëgjuar në mënyrë sporadike e spontane. Libri ka informacion të panjohur më parë nga qytetarët e zakonshëm, që veç profesionit bazë, nuk e kanë leximin profesion të dytë. Por libri u prit shumë mirë në Berat, të cilit në promovime e publikime në median e shkruar e atë elektronike, si TV „Onufri“, „Berat“, „Glob“, etj. I është bërë dhe një publicitet në maksimale. E kanë vlerësuar si libër tërheqës, i shkruar me stil poetik e modern, libër interesant, të bukur, befasues etj. Shkrimtari e poeti i mirënjohur, Visar Zhiti, miku im i vjetër që prej 40 vjetësh nga Instituti i Shkodrës, ka thënë se libri „Hebrenjtë e Beratit“ ka gjithë lëndën e një romani. Por libri tjetër, më i gjerë, pret të plotësohet me gjetje, me zbulime të reja, siç kam gjetur unë një toponim, të pa njohur më parë. Qafa e Çifutit. Por, mund të thuhet se Berati e mbart në vetvete një libër solid, një libër hebraik multidimensional, me shumë autorë, një antologji ku nuk ka faqe të fundit, derisa aty është shënuar: vijon... Z.Vrusho, tërheq vëmendje, interes të dukshëm tema hebraike jo vetëm në media, por edhe në jetën shoqërore, bisedat e përditshme? Cili është opinioni juaj? Po, shumë. Interesimi, kureshtja janë të prekshëm lehtë. Hapja e ambasadës së Izraelit, patjetër që ndikon në këtë sens. Para ca kohësh isha te libraria e Abdylit, një librari e njohur në Berat prej 15 vjetësh për të parë furnizimet e reja, por nuk kishte tërhequr gjë. Por si gjë të re më kumtoi që vajzës së tij Rezartës i kishte dalë lotoja për në New York, ku ajo do të punësohet tek një studio arkitektësh ku ka zhvilluar dhe praktikën, në kohën e studimeve në Voronezh, në Rusi. E dyta gjë e re ishte ajo që Abdyli kishte dëgjuar një natë më parë në TV Ora News, tek emisioni “Tonight” i Ilva Tares ku kishte qenë i ftuar ambasadori izraelit në Tiranë, David Cohen, i cili kishte thënë se kur dal në rrugë dhe shoh fytyra njerëzish, më duket vetja si në Izrael. Po këtë, vazhdoi Abdyli, e ka thënë Zhak Atali, i cili është shprehur se i vetmi vend ku hebrenjtë u asimiluan ka qenë Shqipëria. I thashë se unë e kam përmendur në libër faktin e konvertimit në ortodoks, por dhe në myslimanë, madje njëri më ka thënë kohët e fundit se në Berat njoh mysliman që i ka thënë se të

parët e tij kanë qenë hebrenj, por që janë konvertuar. Provë në favor të Zhak Atalisë. Temë interesante. Biseda interesante bëhen në Berat dhe me hebrenj, izraelitë që vijnë si turistë, por që, duhet thënë, se si numër duhet të ishin më të shumtë. Më ka ndodhur të takohem me një grup të tillë para disa kohësh, shoqëruar nga përkthyesi Gjolek Mera. Ishin pensionistë, të gjithë të lindur në Izrael, nga prindër të vajtur atje nga Polonia, Hungaria, Letonia, Rusia, Iraku. Berati iu kishte pëlqyer, sidomos ansamblet muzeale: Kala, Mangalem, Goricë. Njëri prej tyre tha se në Kala, në muret e saj, pranë themeleve të saj, kam parë mur Jeruzalemi. Kishte prej tyre të lidhur me kompani turistike izraelite që kanë kontakte e shërbime anekënd botës, në Australi, Amerikë, Kanada. Kishin bërë foto interesante për Beratin, sikurse dhe për Krujën, Elbasanin, Pogradecin etj. dhe që ua shpërndanin kompanive të ndryshme turistike. Vijnë izraelitë në Berat, shkojnë beratas në Izrael për tregti, turizëm, miqësi, shkëmbim përvojash në agrokulturë, specializime, kurime etj. Njoh jo pak nga këta beratas, kur, dikur stërgjyshërit e tyre shkonin me karvane deri në Jeruzalem, ndërsa këta të sotmit me avionë. Madje u fol dhe u shkrua ca kohë edhe për një binjakëzim të Beratit me Kamielin, por, me ç’duket, si u fol dhe u shkrua dhe u harrua. Sidoqoftë, tema hebraike, nga dikur tabu, sot ka hapësirat e saj normale, të natyrshme, ku ecën kujtesa, mendimi, vizioni. Të paktën, në këto 20 vjet, në Berat e kanë prekur apo trajtuar këtë temë mbi 20 autorë. Dhe normaliteti arrihet, sipas meje, kur kjo tëmë, përveçse si ekskluzive, e veçantë, speciale, kur ajo përfshihet natyrshëm me temat e tjera, siç ecim natyrshëm te rruga me emrin “Hebrenjtë”. Kjo më kujton reportazhin “BERATI QYTETI I BARDHE” përgatitur nga gazetari Agron Bala, reportazh që u transmetuar para disa javësh, reportazh që ka në fokus vlerat qytetare e muzeale që përfaqëson e mbart Berati në shekuj, por ajo që ndodh për herë të parë në reportazhe të kësaj natyre është se është folur edhe për praninë shekullore hebreje në Berat e strehimin e shpëtimin e tyre në vitet e Luftës II dhe, pikërisht në vendin ku ka ka qenë lagjja hebreje, në qendër të qytetit, aty ku rruga mbart natyrshëm emrin “RRUGA HEBRENJTË”. Kjo trashëgimi po trajtohet si komponent i natyrshëm i traditës beratase gjë që në trajtesat e mia unë e kam vënë theksin edhe tek kjo optikë, natyrshmëria.


opinion • E shtunë 26 janar 2013

»

11

A janë kosovarët kundër bashkimit me Shqipërinë?

Z

ërat për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm nuk datojnë nga sot, por gjatë gjithë historisë është folur e shkruar për bashkimin e trojeve shqiptare. Të ndarë për shumë vjet, shqiptarët në shekullin XXI ndihen më të sigurt dhe më të bashkuar se kurrë. Autostrada nacionale “Ibrahim Rugova” dhe abetarja e përbashkët janë dy segmentet më të rëndësishme që i bashkojnë shpirtërisht dhe fizikisht shqiptarët në tërë hapësirën shqiptare, të cilët për më shumë se një gjysmë shekulli e patën të ndaluar të flasin e të jetojnë të lirë në vëllazëri me njëri-tjetrin. Ideja e popullit të Kosovës për bashkim kombëtar është përcjellë ndër vite e gjenerata në Kosovë. Ka më shumë se një decenie kur presidenti historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova shpalosi idenë për ndërtimin e Rrugës së Kombit. Politikanët e sotshëm, që u detyruan ta bëjnë realitet idenë e Rugovës, atëbotë jo vetëm që bënin shaka, por nuk besonin asnjëherë se rruga që lidhë Kosovën me Shqipërinë do të bëhej realitet. Ka të tillë që vepruan njësoj edhe kur u dha ideja për hartimin e abetares së përbashkët shqiptare. E për më keq ironizuan edhe idenë e Kryeministrit Sali Berisha për dhënie të shtetësisë shqiptare për gjithë shqiptarët kudo që janë, ironizuan edhe iniciativën e tij për një kombëtare të futbollit. Lexoni dekretin e vitit 1992 Bashkimi Kombëtar ka qenë, është dhe do të mbetet aspiratë e çdo shqiptari që i thotë vetes “shqiptar”. Ndonëse mbetet një rrugë e gjatë derisa të realizojmë aspiratat e rilindësve dhe patriotëve tanë drejt bashkimit kombëtar, megjithatë përfaqësues të subjekteve politike në Kosovë, por dhe historianë vlerësojnë se kombi shqiptarë asnjëherë në historinë e tij nuk ka qenë më i bashkuar, më i sigurt për të ardhme e tij që meriton. Për më tepër, Kryeministri i shtetit shqiptar, Sali Berisha, është më i vendosur se kurrë të punoj për projektin e bashkimit të kombit shqiptar dhe tregimin e vlerave të qytetërimit evropian. Me të drejtë ai ka deklaruar se iniciativa e tij për t’u dhënë shtetësi të gjithë shqiptarëve etnikë që aplikojnë për një gjë të tillë e ka zanafillën në vitin 1992, vit kur, siç tha ai, nuk kishte kaq shumë reagime. “Lexoni dekretin e vitit 1992. Ky dekret fjalë për fjalë shpreh atë që deklarova. Atëherë nuk kishte reagim, por tani që po ecet drejt atij procesi ka reagim”, - deklaroi Kryeministri Berisha pas reagimeve që dolën rreth iniciativës së tij për dhënien e shtetësisë për gjithë shqiptarët.

Nga Lirie HAJDARI

Demaj: Bashkimi kombëtar është çështje e politikave Se shqiptarët e Kosovës që nga viti 1913, kur kanë mbetur nën sundimin e Serbisë, kanë bërë luftë për çlirim e bashkim kombëtar, këtë e argumenton më së miri historiani dr. Frashër Demaj. Madje ky fakt, sipas tij, është sanksionuar me rezolutë edhe në Konferencën e Bujanit (31 dhjetor 1943 dhe 1-2 janar 1944). Historiani Demaj pohon se kalimi nga koncepti politik për “çlirim e bashkim kombëtar” është transformuar në koncept për “Republikën e Kosovës” për shkak të rrethanave politike konkrete, partneritetit të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare dhe për shkak të gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë së partnerëve kryesorë të popullit të Kosovës, si SHBA-ve dhe vendeve kryesore të Bashkimit Europian: Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia. Por, siç thotë ai, ideja për bashkim është përcjellë vite me radhë dhe për të realizuar këtë synim është derdhur gjak. “Ideja e popullit të Kosovës për bashkim kombëtar është përcjellë ndër vite e gjenerata në Kosovë dhe asnjëherë nuk është kontestuar. Fundja, populli i Kosovës kë dhënë jetë për t’u realizuar ky synim fisnik, që mund të nxisë në reagime ekstreme vetëm qarqet albanofobe kudo qofshin ato”, - u shpreh Demaj. Nga ana tjetër, idenë e kryeministrit shqiptar për bashkimin kombëtar, por dhe për mundësinë e dhënies së shtetësisë shqiptare, ai e quan një ide kreative politike, të cilën e parapëlqen secili shqiptar. Sado që mendohet se bashkimi kombëtar është i vështirë në rrethanat aktuale, sipas z. Demaj iniciativat e Kryeministrit Berisha janë rruga e duhur që çojnë drejt bashkimit. “Bashkimi kombëtar i shqiptarëve në një shtet të përbashkët, në çfarëdo mënyre të rregullimit shtetëror, për rrethanat aktuale është shumë i vështirë, për të mos thënë i pamundur të ndodh. Gjithashtu është gabim të mendojmë se ky bashkim është një akt. Bashkimit kombëtar i paraprijnë një varg aktivitetesh e aktesh paraprake deri në finalizimin e plotë. Një nga hallkat e rëndësishme në zinxhirin e rrugëtimit për bashkim kombëtar është edhe ideja e Kryeministrit Berisha për shtetësi, pasaporta, bashkëpunim kulturor, arsimor sportiv, integrim shpirtëror etj”, - u shpreh ai. Ai kërkon nga analistët dhe opinionistët që të mos e luajnë rolin e papagallit, pasi bashkimi kombëtar nuk është çështje që u takon analistëve, por çështje kryekëput e politikanëve. “Ideja e bashkimit nuk duhet keqinterpretuar e as dejonizuar. Fundja, bashkimi ose jo nuk është çështje analistësh, ajo është çështje e politikave dhe pretendimeve politike madhore të liderëve të një kombi si

në rastin konkret lidershipit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Kosovës, që me kalimin e kohës duhet të krijojnë parakushte që populli të vendosë me referendum për çështje madhore, gjithmonë në përputhje me mundësitë dhe potencën politike e diplomatike të shqiptarëve në kuadrin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, - vlerëson Demaj. Zërat e vetmuar kundër bashkimit kombëtar Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim, parti kjo që më 28 nëntor të vitit që shkoi lançoi aksionin “Një komb, një pasaportë”, aksion ky që tregoi dëshirën e madhe të shqiptarëve të Kosovës që të jenë shtetas të Shqipërisë, zërat kundër bashkimit në një shtet të vetëm i quan të vetmuar. “Çështja e bashkimit nuk është vetëm çështje e vullnetit politik, por e vullnetit të popullit shqiptar, sepse si në Republikën e Shqipërisë, ashtu dhe ata të Kosovës janë për bashkim kombëtar. Ndërsa zërat kundër bashkimit kombëtar janë zëra të vetmuar”, - tha Murati. Madje, duke parë vullnetin e shumicës për bashkim, ai është më se i bindur se për këtë çështje nuk ka nevojë as të mbahet referendum. Të vetmin problem pse shqiptarët sot nuk mund të bashkohen ai e sheh te faktori ndërkombëtar. “Ne duhet të punojmë që ato pengesa t’i heqim me mençuri pa rënë në konflikt me ndërkombëtarët, por realisht kjo nuk ka të bëjë me vullnetin e popullit shqiptar, sepse vullneti i tij tash e 100 vjet është për të jetuar në një shtet pa e dëmtuar askënd, por për ta konsoliduar vetveten në një njësi shtetërore”, - vlerëson ai. Pajisjen me pasaportë shqiptare, formimin e një ekipi kombëtar, por dhe përdorimin e një kodi telefonik ai e konsideron si të drejtë të të gjithë shqiptarëve. Pa dashur të paragjykoj nëse iniciativat si këto janë pjesë e fushatës zgjedhore, ai thotë se këto nuk janë pengesa në Kosovë, por të drejta që duhet të realizohen e për të cilat duhet të punohet edhe më shumë nga dy qeveritë. E për zyrtarë të lëvizjes “Vetëvendosje” kundër bashkimit kombëtar janë ata individë që frikësohen nga humbja e statusit social. “Shqiptarët janë pro bashkimit kombëtar, dhe këtë e tregojnë të gjitha sondazhet që janë bërë deri më tash në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë. Ndërkaq zhurmë kundër bashkimit kombëtar po bëjnë vetëm disa individë që kanë frikë se do ta humbin statusin e tyre social në shoqëritë e ndara, në të cilat “veprojnë e punojnë” dhe kësisoj me qëndrimet e tyre herë me vetëdije e herë pa vetëdije, vihen në shërbim të qarqeve të ndryshme antishqiptare, që janë kundër bashkimit kombëtar”, tha Erzen Vraniçi, zyrtarë për informim në “Vetëvendosje”.


12

« gossip

Ndahen Marc Anthony dhe modelja Shanon De Lima Marc Anthony është single përsëri. Sapo është ndarë me modelen joshëse nga Venezuela Shanon De Lima, me të cilën ka qënë i liudhur për një vit. Arsyeja e ndarjes është mbajtur sekret, por një burim ka treguar për People se ata kanë kaluar një kohë të bukur me njëri-tjetrin, por nuk ka funksionuar më. Marc dhe Shanon janë shfaqur për herë të parë publikisht në Janar të vitit që lamë pas. Kujtojmë se Marc ka qënë martuar me J. Lo për shtatë vjet, dhe u ndanë në Korrik të 2011. Të shohim kush do të jetë bukuroshja e rradhës për Marc Anthony, pasi këngëtari di të zgjedhë vetëm femra joshëse.

Natalie Portman do të zhvendoset në Paris Natalie Portman do të lerë shumë shpejt SHBA, për të ndjekur burrin e saj koreograf në Paris, pasi Benjamin Millepied, i është ofruar një punë si drejtor i kërciumit në pallatin eOperas dhe Baletit në Paris.Millepied do të fillojë punën e re në Shtator të 2014. Kërcimtari dhe koreografi ka bërë të ditur se do të zhvendoset bashkë me Natalie dhe djalin e tyre. Kjo është një mundësi shumë e mirë për çiftin për të filluar një jetë të re.Millipied dhe Portman janë takuar gjat filmit”Black Sëan”, në 2009. Ai ishte koreografi i performancës së aktores. Çifti solli në jetë fëmijën në Qershor të 2011 dhe u martuan në Gusht të 2012.

E shtunë 26 janar 2013 •

Ekspertët rekomandojnë vrapimin me barkun bosh

S

tërvitja herët nëmëngjes me barkun bosh ndihmon për të djegur deri 20% kalori, tregoi një studim i ri. Sipas kërkuesve të Universitetit të Northumbrias në Britaninë e Madhe, kushdo që arrin të përballojë urinë me të cilën zgjohemi dhe vë trupin në lëvizje me vrapim apo stërvitje të një lloji tjetër, arrin të përfitojë 20% më shumë efekte pozitive në reduktimin e dhjamit, krahasuar me të njëjtin ushtrim në një moment tjetër të ditës. Studimi i grupit kërkimor u fokusua në 12 persona, të cilëve iu kërkua që të realizonin të njëjtat ushtrime në orën dhjetë të mëngjesit, disa herë pa ngrënë dhe herë të tjera pasi kishin konsumuar mëngjes, gjatë një periudhe të caktuar kohe. Drejtuesit e këtij studimi, doktorët Emma Stevenson dhe Javier Gonzales zbuluan se ata që stërviten në mëngjes pa ngrene, nuk përjetojnë rritje oreksi gjatë ditës, për të kompensuar aktivitetin e mëparshëm. Djegia e kalorive dhe dhjamit, jo vetëm që është më e lartë, por mëngjesi pas stërvitjes shuan oreksin, duke bërë efektet edhe më të prekshme për organizmin. Ndërkohë, tek ata që konsumojnë mëngjes përpara se të stërviten, stërvitja shërben për të djegur kaloritë e konsumuara pas zgjimit dhe si rrjedhojë, përjetojnë ndienjën e urisë shpejt pas përfundimit të aktivitetit, duke ndikuar në një drekë më të rëndë që redukton efektet pozitive të sportit.

Tradhtitë e Kim Kardashianit Lidhja mes Kim Kardashianit dhe Kanye Westit ka nisur që në kohën kur vajza e spektakleve shoqërohej publikisht me ish-in e saj, lojtarin e futbollit amerikan, Reggie Bush. Kështu rrëfen një ish-mik i Kanye West, këngëtari Consequence. Ai thotë se Kim dhe Kanye takoheshin në mënyrë të fshehtë të paktën 3 vjet para se lidhja e tyre të shndërrohej në diçka serioze. Gjatë rrëfimit në një radio amerikane, Consequence thotë madje se ai vetë ka shoqëruar me makinë disa herë Kanye West nëpër hotelet ku Kim e priste për t’u takuar fshehurazi me reperin, pas krahëve të të dashurit të asaj kohe, Reggie Bush. Në 2009, pasi Kim Kardashian u nda me futbollistin, u martua befas me basketbollistin Kris Humphries, me të cilin po befas u divorcua vetëm 72 ditë më vonë.

Mënyra të sukseshme për të lënë duhanin Rihanna nxjerr foto me marijuanë 24-vjeçarja ka postuar një foto në Insagram duke konsumuar marijuanë. Në foto ajo shfaqet me sy të mbyllur, e veshur me një bluzë ngjyrë floriri dhe duket sikur është në mes të meditimit. Me një pamje të lodhur ose të përhumbur. Ndoshta ajo nuk e ka konsumuar vërtet, por sido qëtë jetë Riri duhet të qëndrojë larg fotove të tjera. Ajo ka treguar edhe herë të tjera se nuk ka turp për shpërndarjen e fotove të tilla. Më përpara ajo është parë me Chris Broën duke konsumuar marijuana në plazh. Burime të afërta me Rihannan thonë se këto foto nuk vërtetojnë probleme të sjelljes së saj.

Një nga varësitë më të mëdha është duhanpirja, por lënia e duhanit është vendimi më i mirë që ju mund të merrni. Duhan pirja mund t`iu çojë në shumë probleme si sëmundje të zemrës, goditje, tension të lartë të gjakut, infertilitet dhe mund të shkaktojë kancer. Për të shmangur këto, shansi më i mirë është prerja një herë e përgjithmonë e këtij zakoni të keq. Ja cilat janë disa mënyra që do ju ndihmojnë: Keni një plan të përcaktuar • Ndiqni këshillën e miqëve dhe familjes • Hyni në një program ku mund të gjeni suportin e të tjerëve që janë në të njëjtin situatë me ju • Merruni me aktivitet fizik do ju ndihmojë të mos pini duhan dhe të menaxhoni stresin • Shmangi zakonet shoqëruese të duhanit si alkolin dhe kafen


gossip • E shtunë 26 janar 2013

Naomi

»

13

Campbell Më e lumtur tani që kam lënë alkolin

Michael Buble do të bëhet baba

Sandra Bullock

Michael Buble do ta ruajë “The last dance” për anëtarin më të ri të familjes që do të jetë një fëmijë. Këngëtari dhe gruaja e tij, 25 vjeçarja Luisana Lopilato, janë në pritje të fëmijë së tyree të parë. Çifti bëri të ditur lajmin në 24 Janar, përmes një mesazhi. Buble është martuar me Luisanan në një ceremoni të vogël në Buenos Aires në 2011. Edhe pse Buble e ka shprehur herët dëshirën për t`u bërë baba, ndoshta tani ka qënë momenti ideal për të krijuar familjen e tyre.

me skulpturë prej dylli

Aktorja Bullock tani ka një motër binjake, jo në jetën reale por në muzeun Madame Tussauds, në Las Vegas. Statuja është realizuar në perfeksion aq sa Bullock duket si e gjallë, duke iu bashkuar kështu figura të yjeve të tjerë të njohur si Brad Pitt, Angelina Jolie, Leonardo DiCaprio, MattheëMcConaughey, George Clooney dhe Cameron Diaz. Ajo është përshatur me një fustan të kuq të ngushtë dhe me flokë ngjyrë kafe të gjatë të hedhur nga njëra anë. Bullock ende nuk ka dhënë asnjë koment për statujën e saj. Aktorja do të vijë në kinematë amerikane me komedine “The Heat”. Ajo gjithashtu do të shfaqet edhe me dramën “Gravity”, ku të dy filmat priten të dalin këtë vit.

S

upermodelja Naomi Campbell rrëfen se heqja dorë nga alkoli e bërë një njeri më të lumtur. Bukuroshja e cila ka një histori për probleme të sjelljes, tani më është e bindur se konsumimi i alkolit e bënte atë një njeri të tjetërsuar. Pas ndryshimeve madhore të sjelljes që ajo ka bërë, insiston se është një njeri tjetër. ‘Shumë njerëz mendojnë se më njohin mua sepse më shikojnë andej këtej në kopertina të ndryshme revistash, por kur unë nuik punoj, kam një jetë si gjithë të tjerët. Përpiqem të jetoj një jetë private dhe një jetë të qetë. Gjithashtu edhe udhëtimet në shtëpitë e saj që ndodhen në Moskë, Londër dhe New York e bëjnë atë të lumtur. Më pëlqen të shikoj gjëra të reja dhe të kaloj kohë me njerëzit që dua’, ka thënë Campbell.

Rita Ora në fushatë bamirësie

Lady Gaga dhe Tony Bennett, duet swing Dy vite pas ‘The Lady is a Tramp”, Lady Gaga dhe Tony Bennett kthehen të këndojnë së bashku për një projekt të ri muzikor. ‘Nuk mund të pres më shumë për albumin tonë së bashku, ai është thesari im”, ka shkruar Miss Germanotta në Twitter, duke konfirmuar kështu bashkëpunimin e tyre për ‘ARTPOP”. Data e daljes së diskut nuk është caktuar ende, për shkak të disa vonesave të produksionit.

Rita Ora është përfshirë së fundi në projekte bamirësie. Ajo po mbështet së fundi një projekt i cili synon t’i japë fund urisë në botë. Rita ka pozuar së fundi më një T-Shirt, në të cilin shkruhet edhe sloganin me të cilin është bërë e njohur fushata “Enough Food For Everyone”, transmeton Panorama. Rita i është bashkuar një numri të madh personazhesh të famshëm, të cilët synojnë të rrisin vetëdijen popullore, si dhe të japin ndihmën e tyre në uljen e urisë në vendet e varfra.


14

« bota

E shtunë 26 janar 2013 •

Kinë-Japoni normalizojnë marrëdhëniet?

Dy vite pas revolucionit

Egjipti ende vuan

M

ë 25 Janar mbushen dy vjet nga revolucioni egjiptian që rrëzoi Presidentin Mubarak. Një aktivist i orëve të para rrëfen për dhunën, Vëllazërinë Myslimane dhe gjendjen në Egjipt. Sheshi “Tahrir” mbetet i bllokuar: Tela me gjemba dhe thasët e rërës në rrugët anësore ende duan të pengojnë protestat. Në sheshin dikur të gjelbër janë vendosur çadrat e bardha të demonstruesve. Edhe në përvjetorin e dytë të revolucionit, sheshi “Tahrir” sërish është qendër protestash kundër pushtetit - sot kundër Vëllazërisë Myslimane. Ibrahim Kenderian është 26 vjeç. “Ditën e Zemërimit”, siç njihet tanimë 25 janari i vitit 2011 ai e përjetoi në Aleksandri. Prej andej u përhapën demonstratat në të gjithë vendin. Ibrahimin e tërhoqi kryeqyteti Kajro. Më 28 Janar, Kenderian u bë pjesëtar i një marshimi gjithnjë në rritje të protestuesve në drejtim të sheshit “Tahrir”. Gjatë rrugës dhuna shpërtheu duke e kthyer këtë protestë në një nga gjakderdhjet më të mëdha të revolucionit egjiptian. “Policia vuri në përdorim gjithçka kishte: Plumba gome, gazin lotues. Erdhi një moment që ata u drejtuan me transportuesit e trupave brenda turmës për të shtypur demonstruesit”. Një makinë e tillë shtypi dy të rinj para syve të Ibrahim Kenderianit. Por demonstruesit panë se ishin të panumërt dhe nuk ndalën derisa mbërritën në sheshin “Tahrir”. Shumë demonstrues e paguan me jetën guximin e tyre në këtë ditë historike.

egjiptianë të tjerë. Vërtet Mubaraku u rrëzua, ushtria u mënjanua nga politika e përditshme dhe u organizuan zgjedhjet. Por ndërkohë në pushtet kanë ardhur islamistët. Ata kanë kufizuar liritë dhe të drejtat, dhe me Kushtetutën e re e kanë ndarë më dysh shoqërinë egjiptiane. Ndërkohë nuk janë shënuar aspak përparime në luftimin e varfërisë. “Ata nuk kanë ndryshuar asgjë. Ata nuk janë të aftë dhe nuk dëgjojnë askënd. E njerëzit vdesin - ata duan thjesht të jetojnë, të kenë ushqim për të jetuar”.

Dhuna vazhdon Por rrëzimi i Mubarakut nuk e ndali dhunën e lidershipit kundër egjiptinëve që vazhduan luftën për liri dhe drejtësi sociale. Deri më sot dhuna vazhdon. Kenderian u arrestua vitin e kaluar gjatë një përleshjeje në rrugë. Policët e goditën brutalisht, ndërsa kriminelë në bashkëpunim me policinë i vodhën sendet me vlerë. Më pas ai u torturua me orë të tëra. Ibrahimi është i zhgënjyer si shumë

Sistemi social në gjendje të mjerueshme Pak metra larg rrugës, ku Ibrahim Kenderian u arrestua para një viti ka pasur një shpërthim gazi. Një pjesë e madhe e familjes së kujdestarit të pallatit ku banonte Ibrahimi, humbi jetën. Ai vetë sapo është kthyer nga spitali. Një gjendje e mjerueshme, rrëfen ai. Nuk ka as jastëkë, as ushqim, vetëm pisllëk. “Ne kemi një ministër Shëndetësie. Çfarë bën ai?” Ibrahim mendon

Një i dërguar i Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe mbërriti të premten në Pekin për t’u takuar me Presidentin Xi Jinping, në një përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve të acaruara mes dy superfuqive aziatike. Kina dhe Japonia, prej më shumë se një viti janë përfshirë në një betejë të ashpër diplomatike, në lidhje me sovranitetin e një grupi ishujsh të diskutuar në detin e Kinës Lindore. Marrëdhëniet e tensionuara kanë shkaktuar protesta të shumta popullore në të dy vendet, ndërsa në Kinë janë shoqëruar edhe me një bojkot të gjerë të produkteve japoneze. Natsuo Yamaguchi, i dërguari japonez në Kinë, i dorëzoi Presidentit Xi një letër nga Kryeministri Abe, por përmbajtja e dokumentit nuk u zbulua për mediat. Megjithatë, Yamaguchi theksoi se të dyja palët ranë dakord se është e domosdoshme që midis dy vendeve të vazhdojë të mbahet dialogu. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Kinës, mësohej se Presidenti Xi i kërkoi përfaqësuesit japonez që

Tokio të angazhohet seriozisht në bisedime, “për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dy vendet”. Përplasja e gjatë midis Kinës dhe Japonisë për sovranitetin e arkipelagut të Senkakut, të ndodhur në një pozion thuajse të baraslarguar nga dy superfuqitë aziatike, u intensifikua pasi Japonia bleu ishujt nga pronari i tyre i ligjshëm më parë gjatë vitit te shkuar. Pekini e konsideron këtë mënyrë të fitimit të sovranitetit mbi territorin si ilegale dhe një “precedent të rrezikshëm” ndërkombëtar. Gjatë dhjetorit, Kina parashtroi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara një shpjegim të detajuar të të gjithë pretendimeve të saj territoriale mbi territorin, bazuar mbi fakte historikë dhe gjeologjikë, që paraqesin Senkakun si një vazhdim të natyrshëm të territorit kinez. Zona detare, e cila përbëhet nga grupi i ishujve “mikroskopikë”, ka fituar një rëndësi të veçantë pasi studimet e fundit treguan se në tokën nënujore ndodhen rezerva nafte dhe gazi.

Siri, dezertojnë në Turqi katër kolonelë Katër kolonelë të ushtrisë siriane dezertuan ditën e premte, duke kaluar së bashku me familjet e tyre kufirin për në Turqi. Lajmi u raportua nga e përditshmja më e madhe turke “Hurryet”, e cila citoi burime zyrtare. Kolonelët, drejtues të operacioneve të rëndësishme ushtarake në luftën kundër kryengritësve ndodheshin në një grup prej 79 civilësh, të cilët kaluan kufirin në orët e para të mëngjesit. Sipas mediave turke, funksionaret e lartë të ushtrisë siriane janë vendosur nën mbrojtje në një kamp refugjatësh të luftës. Paraprakisht, në dorezimin e tyre ata cituan shkeljet gjithmonë e më të rënda ndaj të drejtave të njeriut dhe ligjeve të luftës si arsyen e dezertimit të

tyre. Nëse lajmi do të konfirmohet zyrtarisht, dezertimi i kolonelëve do të përbënte një groditje të rëndë kryesisht për moralin e ushtrisë dhe milicisë së Bashar al-Assad, të cilat kanë humbur të paktën 15 mijë efektivë të vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë të plagosur, dezertorë apo rob lufte gjatë 22 muajve të luftës civile. Në total, sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi 60 mijë sirianë kanë humbur jetën në luftën siriane që prej fillimit të saj në mars 2011, mbi gjysmë milionë banorë kanë gjetur shpëtim në vendet fqinje dhe pothuajse katër milionë të tjerë janë zhvendosur brenda Sirisë, duke provokuar një krizë humanitare në vend.

Në Afrikë armatim iranian se pikërisht mospërparimi do të bëjë që njerëzit të kuptojnë, se politikanët e Vëllazërisë Myslimane nuk janë shenjtorët që ata prisnin t’u sillnin mrekullinë. Ata nuk janë në gjendje të ndryshojnë situatën. “E mira është që ata vetë po e rrëzojnë vetveten. Ata do të pengohen me këmbët e veta, si Mubaraku. Kjo është pozitive. Unë mendoj se tani ka ardhur koha të kërkojmë një figurë lider të këtij revolucioni”. Zhgënjim nga opozita Opozita egjipitiane në këto dy vite ka qenë thellësisht e përçarë. Ajo bashkohet vetëm në një pikë - kur vjen puna tek vlerësimi për Vëllazërinë Myslimane, që për opozitën është e rrezikshme dhe e paaftë. Ibrahim Kenderian është i zhgënjyer nga politikanët e njohur opozitarë si Mohamed El-Baradei apo Hamdien Sabahi. Më parë El-Baradei gëzonte të gjithë mbështetjen e demonstruesve. Por ai asnjëherë nuk e mori iniciativën apo nuk pati një vizion të qartë, kritikon aktivisti egjiptian Ibrahim Kenderian.

Në zonat e përfshira në konflikte të përgjakshme në Afrikë si Sudani, Republika Demokratike e Kongos dhe Bregu i Fildishtë janë transportuar për vite me radhë municione pa etiketë apo ambalazhim. Pas një pune 6- vjeçare kanë mundur të zbulojnë origjinën e tij. Zëri i Amerikës citon një raport të ri të publikuar këtë muaj sipas të cilit, municionet në fjalë vijnë nga Irani, edhe pse Kombet e Bashkuara kanë vendosur një embargo armësh mbi republikën islamike. Plumbat iraniane të gjetura në të gjithë Afrikën, ndoshta nuk ishin të cilësisë më të mirë që vendi mund të ofronte. Të gjitha janë prodhuar gjatë të njëjtës periudhe trevjeçare në fillimin e dekadës së fundit. Bëhet fjalë ndoshta për surpluse ushtarake apo mbetje të cilësisë së dobët, të shitura me ulje çmimi për cilindo që kërkon muncione të lira. Plumbat e një cilësie të ulët mbeten sidoqoftë vdekjeprurës, thotë raporti, dhe ato

iraniane përdoren në mbarë Afrikën e kanë përfunduar në duart e grupeve të rrezikshme duke nisur nga milicia e tmerrshme Tutsi në Kongo e deri tek terroristët e lidhur me Al Kaedën në Magrebin islamik. Dokumenti tregon gjithashtu se Teherani ndihmon në menaxhimin e fabrikës së armëve Yarmouk në kryeqytetin sudanez Kartum, ku ndodhen një grup kontenierësh me municione, shënjestra e një sulmi ajror në muajin tetor që me të gjithë gjasat ishte vepër e Izraelit. Sipas një kabllogrami të 2006-s, të bërë publik nga Wikileaks, kjo fabrikë ka qenë e përfshirë edhe në prodhimin e materialeve kimike dhe biologjike për Iranin e Sirinë. Një arritje e madhe për hetuesit u shënua në vitin 2010, kur forcat e sigurisë kapën në portin Apapa në Lagos të Nigerisë 13 kontenierë me 240 ton municione. Fatura e shkarkimit tregoi më vonë se kontenierët ishin dërguar nga Irani me etiketën “materiale ndërtimi”.


bota • E shtunë 26 janar 2013

»

15

Referendum për energjinë atomike në Bullgari

R

reth 6.5 milionë votues bullgarë japin votën e tyre më 27 janar në referendumin për zgjerimin e energjive të rigjenerueshme. Vëzhguesit: Votimi është matje forcash mes dy forcave kryesore politike para zgjedhjeve. Nuk dihet nëse referendumi i parë në historinë post-komuniste të Bullgarisë do të jetë i vlefshëm. Sipas ligjit, pjesëmarrja në referendum nuk duhet të jetë më e ulët se në zgjedhjet e fundit parlamentare - për këtë referendum kjo do të thotë arritja e kuotës minimale 60,2%. Sondazhet aktuale parashohin një shumicë pro zgjerimit të energjisë atomike. Megjithatë, vëzhguesit thonë se pjesëmarrja do të jetë shumë më e ulët se 60% - pra referendumi mundet të dështojë. Çështja për të cilën do të vendoset: Duhet të vazhdojë zhvillimi i energjisë atomike në Bullgari përmes ndërtimit të një centrali të ri atomik? Debati për këtë çështje ka vite që vazhdon. Para anëtarësimit në BE në vitin 2007, Bullgaria vendosi nën presionin e BE-së, që katër nga gjashtë repartet e centralit atomik në Kosloduj pranë Danubit të mbyl-

i mendimit, se një plebishit i tillë është shpërdorim i fondeve publike. Pasi çështja që në fillim lidhej vetëm me ndërtimin e centralit atomik Belene është riformuluar me ndikimin e shumicës parlamentare për arsye taktike. Bullgarët nuk e kanë më të qartë se çfarë pasojash ka një “Po” apo “Jo” e tyre. Arndt: “Për vendime të përgjegjshme janë krijuar parlamentet. Nuk besoj se zgjidhja në një çështje të komplikuar madje për vetë njerëzit e fushës do të vijë me ndihmën e referendumit”.

len, për shkak se ishin kategorizuar si të rrezikshme. Shpërdorim i fondeve publike? Në vitin 2008 qeveria socialiste e Bullgarisë bashkë me koncernin rus, “Atomstrojeexport” vendosi ndërtimin e një centrali të ri atomik në Belene, po ashtu pranë Danubit. Koncerni energjretik gjerman RWE ishte fillimisht po ashtu partner në këtë projekt, por ai u tërhoq kur kostot e ndërtimit shkuan në stratosferë - me një rritje prej 11

Referendumi në Britani, shumica kundër BE-së Britania e Madhe do të dilte nga Bashkimi Evropian, nëse referendumi i premtuar nga Kryeministri Cameron për rishikimin e marrëdhënieve me Evropën do të mbahej gjatë kësaj jave. Sipas sondazheve të publikuara në mediat britanike, në varësi të anketimeve të ndryshme, ekziston një shumicë nga 3-10% e qytetarëve që mbështesin ndërprerjen e marrëdhënieve me Brukselin, por të gjitha sondazhet konkludojnë në pikën se nëse referendumi do të mbahej sot, Britania do të mbështeste votën kundër. Më parë gjatë javës, Kryeministri Cameron premtoi një referendum për të vendosur qëndrimin ose largimin nga BE-ja, nëse forca politike që ai përfaqëson do të fitojë një mandat të dytë qeverisës në zgjedhjet e përgjithshme të 2015-s. Një kompani sondazhesh testoi gjatë ditëve pas deklaratës së Cameron opinionin publik për këtë çështje dhe arriti në përfundimin se 40% e qytetarëve janë kundër qëndrimit në BE, 37% janë pro dhe pjesa tjetër e konsiderojnë veten të pavendosur. Ndërkohë, e përditshmja “Times” shkruante se në bazë të anketimeve të saj, duke përjashtuar të pavendosurit, nëse një referendum do të mbahej sot, 53% e britanikëve do të kërkonin daljen nga “familja e kombeve evropiane”. Ndienjat euroskeptike janë forcuar ndjeshëm në Britani, ndikuar nga vështirësitë ekonomike që ka krijuar në vend kriza e Eurozonës, monedhës që përdorin partnerët kryesore ekonomikë të Britanisë. Premtimi i Cameron për mbajtjen e një referendumi u kritikua ashpër nga opozita, që e konsideroi këtë lëvizje si të vonuar dhe me qëllime tërësisht elektorale. Britania përballet me një tjetër referendum në vitin 2014, ai që do të vendosë nëse Skocia do të fitojë ose jo pavarësinë nga Mbretëria e Kurorës së Bashkuar.

miliardë eurosh. Qeveria e sotme konservatore e Bullgarisë e bllokoi projektin, me pasojën e një padie nga ana e koncernit rus në një gjykatë ndërkombëtare që trajton pajtimin dhe ndërmjetësimin e konflikteve të biznesit dhe kërkesën e një dëmshpërblimi në vlerë 1. miliard euro. Ndërkohë socialistët ia kanë dalë të mbledhin 500.000 firmat e nevojshme për të organizuar referendumin. Marco Arndt, përfaqësues i fondacionit gjerman Konrad Adenauar në Sofje është

Luftë politike mes dy kampeve partiake Për Kryeministrin konservator, Bojko Borissow, sjell vetëm avantazhe anashkalimi i pyetjes direkte për projektin Belene, por pyetja vetëm për zhvillimin e energjisë atomike. Së pari, sepse ai vetë pas shumë diskutimesh është pro rikonstruktimit të centralit të vjetër atomik në Kosloduj - pra një “Po” në referendum nuk është thjesht një miratim për projektin e ri Belene, por mund të interpretohet edhe si një miratim për centralin e vjetër të Koslodujit. Së dyti, opozitarët socialistë që kanë

SHBA: Gabuam në Mali Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranuan se gabuan në procesin e trajnimit të trupave maleze, të cilat po luftojnë ndaj kryengritjes së militantëve islamikë në veri të vendit. Gjenerali Carter Ham, kryekomandanti i trupave amerikane në Afrikë, pranoi se “mjerisht, Pentagoni nuk ka mundur të stërvisë trupat maleze sipas vlerave, etikës dhe disiplinës ushtarake”. Deklarata e Ham i referohej një seri abuzimesh, me protagonistë trupat ushtarake, që luftuan gjatë një mësymje franceze ndaj disa qyteteve në territorin e kontrolluar nga fondamentalistët. Disa ditë më parë, shtypi ndërkombëtar raportoi se trupat e ushtrisë së rregullt të Malit realizuan një seri ekzekutimesh të civilëve të lidhur me militantët dhe robërve të luftës në zonat e rivendosura nën kontroll. Ndërkohë, vala e bombardimeve franceze u përqendrua të premten në qytetin verior të Gaos, i konsideruar si një prej bastioneve më të fuqishëm të militantëve. Franca vendosi të ndërhynte në Mali në datën 11 janar, pas një kërkese të Bamakos zyrtar, i vendosur nën presion nga një avancim në dukje i pandalshëm i trupave islamike. Që prej atëherë, kombinimi i bombardimeve franceze, i operacioneve të forcave komando, në bashkëveprim me trupat qeveritare maleze, lejoi një mësymje të gjerë mbi territorin e mbajtur nga rebelët dhe rikthimin e disa qyteteve kryesore nën administrimin e qeverisë. Në dhjetë muajt e fundit, të fuqizuar nga armatimet e siguruara gjatë krizës libiane (2011-12), tre grupime të fuqishme islamike arritën të vendosnin veriun e Malit nën administrimin e tyre. Një prej shteteve më të varfër në botë dhe i kufizuar në veri nga shkretërira e Saharasë, Mali ka një sipërfaqe të përafërt me atë të Francës, Gjermanisë e Italisë marrë së bashku, e një popullsie prej 14,5 milionë banorësh, por aktualisht, qeveria ka kontroll vetëm mbi gjysmën jugore të Malit.

iniciuar referendumin, nuk mund ta kthejnë një “Po” të referendumit në kapital politik para zgjedhjeve të korrikut - sepse edhe konservatorët pozicionohen pro projektit të centraleve atomike, në këtë rast atij të Koslodujit. Vëzhguesit thonë se Kryeministri e ka fiksuar, ndërkohë një investor në horizont - një investor amerikan. Dhe me këtë shtrohet edhe një çështje gjeopolitike: Do të orientohet Bullgaria në drejtim të energjisë nga SHBA apo nga Rusia? Varësia nga sektori rus është ende shumë e madhe. Në të gjitha projektet energjetike, Bullgaria varet nga Rusia - edhe në ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” - kjo varësi është prezente. Politologu, Parva Simeonov shprehet se referendumi as nuk mund ta zgjidhë çështjen kardinale të ekonomisë bullgare, “varësinë e njëanshme nga Rusia”. Si konservatorët, ashtu edhe socialistët janë të mendimit se shumica e bullgarëve më 27 janar do të votojë pro energjisë atomike sepse ajo është më e lira. Vendimtare megjithatë do të jetë pjesëmarrja e votuesve. Për këtë parashikimet nuk janë edhe aq optimiste.

Australia u bën thirrje shtetasve të largohen nga Bengazi Australia u ka bërë thirrje shtetasve të vet që menjëherë të largohen nga Bengazi i Libisë, duke cituar “një kërcënim të menjëhershëm specifik ndaj perëndimorëve”, lidhur me aksionin ushtarak francez në Mali. Kjo thirrje e Australisë u bë një ditë pasi Britania, Gjermania dhe Holanda, po ashtu, u bënë thirrje vërejtjen shtetasve të tyre të largohen nga Bengazi. Britania, Gjermania dhe Holanda, i kanë këshilluar shtetasit kundër udhëtimit në Bengazi të Libisë, e veçanërisht pas vrasjes së ambasadorit amerikan dhe tre amerikanëve të tjerë, gjatë sulmit në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Bengazi, më 11 shtator 2012. Këto vende njoftojnë se situata në këtë pjesë të Libisë përbën kërcënim për sigurinë e tyre dhe risku që ata të jenë viktima të ndonjë sulmi të ekstremistëve islamikë është i madh. E para që lëshoi një alarm të tillë ishte Britania. Në njoftimin për gjithë shtetasit e saj, Londra kërkoi largimin e menjëhershëm nga Bengazi të gjithë britanikëve, ndërsa nuk këshilloi edhe udhëtimin në shumë zona të tjera të Libisë për shkak të sigurisë së tyre. Vendet perëndimore i tremben mundësisë së një sulmi të ngjashëm si ai i In Amenas në Algjeri ku të paktën 37 të huaj gjetën vdekjen. Libia shihet si zonë e lirë veprime për shumë organizata terroriste të lidhura ose jo me Al Kaedan, të cilat kanë paralajmëruar se do të godasin interesat dhe shtetasti perëndimorë në gjithë Afrikën pas ndërhyrjes ushtarake të Francës në Mali. Parisi vendosi të ndërhyjë ushtarakisht në vendin e Afrikës Perëndimore për të ndalur avancimin e rebelëve ekstremistë islamikë drejt kryeqytetit të vendit. Përfshirja e Francës tërhoqi me vete edhe vende të tjera evropiane dhe Shtetet e Bashkuara që kanë ofruar ndihmë logjistike, ndërsa vendet e rajonit po kontribuojnë me trupa në terren.


16

« intervistë

E shtunë 26 janar 2013 •

Jeta e një gazetari prapa grilave të Tribunalit të Hagës

Bajrush Morina:

Tribunali i Hagës, qelia ime nr. 26

N

Bisedoi Gazmend KAJTAZI

uk ka shkuar në burg pse ka shkruar diçka të ndaluar, por edhe prapa hekurave të qelisë së burgut të Tribunalit të Hagës lapsin dhe zanatin e gazetarit e ka marrë me vete. Është me profesion gazetar, por është akuzuar për “krime lufte”. Gazetari Bajrush Morina është përballur me Tribunalin e Hagës dhe gjithë sfidën e tij e ka përmbledhur në librin “Tribunali i Hagës, qelia ime nr. 26”, një libër i parë i shkruar prapa hekurave të Tribunalit. - Zoti Morina, në fund të vitit të kaluar ju publikuat librin tuaj të dytë me titull “Tribunali i Hagës, qelia ime nr. 26”. Pse iu kthyet edhe një herë Tribunalit, kur dihet se 4 vjet më parë jeni përballur me Tribunalin, përkatësisht trupin gjykues të kësaj gjykate ndërkombëtare? - Eh, nuk i jam kthyer Tribunalit në vitin 2012. Por katër vjet më parë unë u përballa me Tribunalin e Hagës, me të gjitha peripecitë e hetimit, gjykimit e dënimit të kësaj Gjykate Ndërkombëtare. Gjatë gjithë kësaj rropatjeje unë pata me vete armën time profesionale - lapsin. Gjithçka që përjetoja në periudhën mbi 18-muajore me Tribunalin, në fund ngushëlloja veten duke hedhur në letër ato që i kisha përjetuar gjatë kësaj kohe. Lapsi ishte zgjidhja ime e vetme, ishte ngushëllimi im i fundit. Gjatë hetimeve e kisha të ndaluar të kontaktoja, madje edhe miqtë e mi; e kisha të ndaluar të flisja për hetimet, madje edhe me më të afërmit e mi. Gjatë vuajtjes së dënimit e kisha të ndaluar të flisja lirisht në telefon

me familjen time, sepse e dija se po më përgjohej telefoni. Edhe pas përfundimit të vuajtjes së dënimit në kohëzgjatje prej tre muajsh unë e kisha të ndaluar të shkruaja për gjithë “konfliktin” tim me Tribunalin e Hagës. Po ndërsa të gjitha këto i kisha të ndaluara, shkrimin apo hedhjen e shkronjave në letër e në kompjuter nuk ma ndalonte dot as prokuroria e as gjykata. - Ju shkruanit në notesin tuaj apo në kompjuterin tuaj edhe atëherë kur e kishit të ndaluar të flisnit apo të shkruanit për ta publikuar? - Po, por lapsin nuk ma ndalonin dot. As kompjuterin tim në shtëpi nuk ma kontrollonin dot. Unë i hedhja në letër sa isha në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Sheveningen, të gjitha detajet e jetës sime prapa grilave, ndërsa i shkruaja në kompjuter edhe shumë detaje që më përcollën edhe gjatë kohës së hetimeve apo gjatë gjithë procedurës së përcjelljes së lëvizjeve të mia nga policia e UNMIK-ut në një periudhë kohore prej rreth 18 muajsh. - Në të njëjtin pavijon me Sheshelin, Stanishiçin, Pavkoviçin, Gjorgjeviçin etj. Pse i keni shkruar të gjitha këto përballje me Tribunalin kur e keni ditur paraprakisht se i kishit të ndaluar? - Shihni, unë nuk kam pas qare pa e derdhur në letër apo pa e hedhur në kompjuter gjithë mllefin, nervozen, stresin tim. Duke shkruar më bëhej sikur e nxirrja të keqtë e shpirtit tim përjashta. Mbushesha e ngushëllohesha gjithë ditën kur më vinin policët e UNMIK-ut për kontroll te dera; kur i vëreja tinëzisht duke më përcjellë se mos po largohesha nga hapësira gjeografike e Prishtinës (sepse e kisha të ndaluar të lëshoja komunën e Prishtinës, pasi paraprakisht më mba-

nin në polici edhe pasaportën time të UNMIK-ut). Më vinte të plasja nga inati pse i kisha të gjitha këto kufizime kur i dija veprimet e mia, të cilat nuk kishin të bënin me asnjë veprim kriminal, vrasje, djegie, dëbim apo veprime të kësaj natyre. Por unë kisha të njëjtin tretman juridik “të dyshuarit për krime lufte”, njësoj si të gjithë gjeneralët serbë të dyshuar, të akuzuar e të dënuar për krime lufte në ish-Jugosllavi. Pra, së paku isha në të njëjtin pavijon me Sheshelin, Stanishiçin, Pavkoviçin, Gjorgjeviçin etj. - Në librin tuaj e keni përmendur këtë detaj. Si është ndjenja e takimit me gjithë këta serbë të dyshuar, të akuzuar e të dënuar për krime lufte në ish-Jugosllavi dhe në Kosovë? - Është ndjenjë e tmerrshme! Në përurimin e librit tim në Bibliotekën Kombëtare kam thënë se “Bajrush Morina djalë azgan, ra n’hapsane pa e vra askënd!” Është një parafrazim i një kënge të folklorit burimor. Më pas miku im i nderuar Agim Vatovci më përqafoi me mallëngjim. Më ka bërë nderimin më të madh ky burrë i Kosovës. Në fakt, unë thashë të vërtetën. As nuk kisha vrarë kënd, as nuk kisha marrë pjesë në ndonjë masakër gjatë kohës së luftës, e madje e pranoj se nuk i kisha parë me sytë e mi as masakrat e policisë e paramilitarëve serbë gjatë luftës në Kosovë. Gjithçka që kisha parë me sytë e mi ishin fotografitë e mikut tim, fotoreporterit Iliaz Bylukbashi, fotografi të familjes Jashari, Shaban, Hamëz e Adem Jashari dhe të 40 e ca familjarëve të tjerë, të cilët, pasi u vranë e u masakruan, u lanë në një depo të materialit ndërtimor në dalje të Skenderajt. Janë fotografi të tmerrit. Natyrisht, kisha përjetuar tmerret e krimet e luftës gjatë bashkëbisedimeve


intervistë • E shtunë 26 janar 2013

me familjarët e atyre që u masakruan në Qirez e Likoshan. Por vetë nuk kisha marrë pjesë në krime. Ndërkohë që në ftesën e nënshkruar nga Karla del Ponte unë dyshohesha për krime lufte. Nejse.. Katër ditë kam rezistuar që të mos takohem me Sheshelin e të tjerët. Më tepër nuk kam mundur të rezistoj. Kur ditën e pestë drejtori i burgut na ftoi mua e Astrit Haraçinë në zyrën e tij, na kumtoi lajmin “e gëzueshëm”. Na tha: “Prej sot jeni të lirë si të gjithë të burgosurit e tjerë.” - “Çka? - e pyeta me nervozizëm drejtorin. - Do të thotë që ne të takohemi me Sheshelin e të tjerët? Jo, unë jo, kurrë!” – i thashë në fytyrë, ende pa e marrë përgjigjen nga drejtori i burgut. Ndërhyri Astriti dhe i tha drejtorit: “Ani, nuk ka problem. Mbajeni Bajrushin brenda në qeli, nëse ky nuk do të jetë i lirë dhe në qëndrim gjithëditor me të burgosurit e tjerë.” Ndërkohë edhe drejtori i burgut nuk i mori seriozisht fjalët e mia dhe që të tre së bashku zbritëm në pavijonin C, ku ishin të gjithë serbët, që për mua ishin të njohur si emra dhe personifikime të krimeve të ndryshme, ndër të tjera edhe në Kosovë. Drejtori na prezantoi, ndërsa ish-shefi i UDBsë, Ivica Stanishiç, përkthente nga anglishtja në serbisht fjalët e drejtorit. Drejtori iku dhe ne mbetëm “në shoqëri” me më shumë se 10 serbë, gjeneralë e kryepolicë të akuzuar e të dënuar edhe për krime lufte në Kosovë. Prej këtij momenti do të ishim së bashku për rreth 3 muaj, madje duke kaluar së bashku edhe natën e Vitit të Ri 2008. - Gjeneralët serbë janë lisa të rrëzuar përtokë apo pula të lagura nga shiu? Në librin tuaj i përshkruani këta gjeneralë si lisa të kalbur, si pula të lagura. Vërtet ishin të tillë, apo kështu dukeshin nga perceptimi juaj? - Ka diçka të vërtetë në të dyja shpjegimet. E para, ata vërtet janë lisa të rrëzuar përtokë, janë zhveshur nga çdo pushtet, janë të zhveshur nga uniformat e tyre, pra janë si ato pulat e lagura në shi. Mbase ky është një perceptim personal i çastit, sepse ashtu kam dëshirë t’i shoh ose kam pasur dëshirë t’i shoh ashtu siç i kam parë, por vërtet ata më nuk janë gjeneralë, janë civilë e mbi të gjitha janë të dënuar për krime lufte. Janë të dënuar me më shumë se 15, 20 e 30 vjet burg e ndonjëri edhe me burgim të përjetshëm, shpirtërisht të dëshpëruar e fizikisht të dërmuar. Pothuaj të gjithë prej tyre e dinë se nga qelitë e burgut të Tribunalit do të dalin në arkivole, sepse të dënuar më shumë se 20 vjet nuk besojnë se do të kanë ymër që do të kryejnë burgun të gjallë. Prandaj ata vërtet janë lisa të rrëzuar përtokë apo pula të lagura nga shiu.

- Domethënë ju keni qenë gjithë kohën bashkë me gjeneralët serbë të akuzuar e të dënuar për krime lufte? - Po, për 92 rresht. Madje, kemi luajtur edhe futboll shqiptarë me shkije. Unë, Astriti e Lah Brahimaj dhe një gardian bëhej “shqiptar” me neve. Shtyheshim bukur shumë. Lahi luante ashpër, Astriti bëhej nervoz se e mbaja topin shumë dhe kisha dëshirë t’ua shtija topin mes dy këmbëve. Me keqardhje them se shpesh na mundnin ata... - Të kthehemi edhe një herë te fillimi i përballjes suaj me Tribunalin. Në fakt, a mund të na thoni pak më shkoqur për se u gjykuat dhe u dënuat nga Tribunali? - Më vjen të qesh para se t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Jam dyshuar për krime lufte. Së paku kështu më ka akuzuar Karla del Ponte. E vërteta është kjo: unë vërtet e kam takuar një mik timin, i cili duket se ka qenë dëshmitar i mbrojtur në procesin “Haradinaj e të tjerë!” E kam takuar në një vend të tretë. Kemi biseduar si miq të njohur. Nuk e kam kërcënuar, tamam puna. Me pak fjalë, i kam thënë se në Tribunalin e Hagës nuk e kanë vendin shqiptarët, kushdo qofshin ata. Nga dy takimet, që kanë zgjatur rreth dy orë, kemi folur për shumëçka tjetër. Jemi përshëndetur si miq. Kemi komunikuar më pas si miq. Por dy muaj pas takimit tim në “vendin e tretë”, diku në Evropë, në selinë e UNMIK-ut nga zyra e Tribunalit m’u dorëzua ftesa për intervistë me prokurorët e Tribunalit si i dyshuar për krime lufte (!). - Si e mori vesh Tribunali për këtë takim? - Eh, këtu qëndron krejt arsyeja ime pse e kam shkruar këtë libër! Gjatë procesit hetimor e gjyqësor mora vesh se “miku im” më kishte incizuar me mikrofon të fshehur në trup, më kishte përcjellë me rreth 30 policë civilë të “vendit të tretë”, më kishin përcjellë e përgjuar madje edhe në aeroplan, në hotel, në restorant, kudo që kam lëvizur në qytetin e “vendit të tretë”... - Çka është ky “vendi i tretë”, pse nuk ia përmendni emrin? - Sepse nuk dua të luajë letra në burgun e Tribunalit të Hagës përsëri me Sheshelin e të tjerët. Sepse e kam të ndaluar të përmend edhe emrin e “mikut” tim, edhe vendin e takimit. Kështu më ka sugjeruar avokati im Jens Dieckmann edhe pas përfundimit të procesit gjyqësor. Prandaj, siç e kam thënë edhe në librin tim “Trubunali i Hagës, qelia ime nr. 26”, librin jam detyruar ta censuroj për arsye të disa dokumenteve, incizimeve të përgjimeve, dëshmi të procesit gjyqësor, të dëshmisë së

“dëshmitarit të mbrojtur” etj. - A keni marrë ndonjë porosi nga Ramush Haradinaj, nga familja e tij apo nga ndonjë i afërt i tij për të takuar “dëshmitarin e mbrojtur”, siç e quani ju? - Eh, tash po don me hy llugave si hetuesit e Tribunalit!... - Nëse e merrni si pyetje prej hetuesi, nuk keni nevojë të përgjigjeni. - Jo, jo! Pse të mos përgjigjem. Unë tashmë e kam kryer “gripin” e Hagës. E vërteta është se unë nuk kam shkuar krye në veti ta takoj “mikun” tim. Nuk e kam ditur se ai është dëshmitar i mbrojtur, madje nuk e kam ditur as se në cilin vend të Europës jeton. Por e vërteta tjetër është se unë kurrë dhe asnjëherë nuk kam marrë asnjë porosi dhe madje nuk jam takuar para se të takoj “mikun” tim me asnjë nga pjesëtarët e familjes Haradinaj. Madje, që t’ju them një detaj, unë kurrë nuk e kam takuar dorë për dore Ramush Haradinajn, as sot e kësaj dite. Pra, as para se të takoja “dëshmitarin e mbrojtur”, as pasi e kam takuar këtë “dëshmitar”, e madje as tash pas lirimit të Haradinajt nga Tribunali. Na ka ftuar një natë për darkë të gjithë kryeredaktorët e medieve, por unë kisha një obligim familjar dhe nuk pata mundësi të merrja pjesë në atë darkë. Ndoshta një herë tjetër, kur të bëhet kryeministër... ha-ha-ha!... - Librin e nisni me një ftesë të pazakonshme. I ftoni lexuesit që të

»

17

mos e lexojnë librin... - Po, është e vërtetë. Unë rashë në hapsane pa e vra askënd, ndërkaq unë rashë në kurth të “mikut” tim pa më lajmëruar, pa e ditur. Unë flisja lirisht me “mikun” tim, si miku me mikun. Ai kishte mbajtur një mikrofon në trup, dhe kjo më ka prekur në sedër. Kam shkruar gjithçka që kam ndier prej ditës kur kam marr ftesën e hetuesve të Tribunalit në shtator të vitit 2007 e deri më 23 korrik të vitit 2009, kur më është vërtetuar përfundimisht dënimi në kohëzgjatje prej tre muajsh, ndërsa Astriti Haraçia u shpall i pafajshëm. Por unë nuk dua që sfidën time ta përjetojnë duke lexuar edhe lexuesit e mi. Bile unë i kam bërë një propagandë të keqe librit: u kam thënë lexuesve “mos e blini librin dhe mos e mbani në bibliotekën tuaj”, edhe pse librin e kam nxjerrë në shitje dhe kushton vetëm pesë euro. - Por librin e botuat shumë vonë, pothuaj tre vjet pas përfundimit të procesit tuaj gjyqësor me Tribunalin? - Po, është e vërtetë. Meqenëse rasti im në njëfarë mënyrë ndërlidhej me rastin e Ramush Haradinajt e të tjerëve, unë nuk doja që libri im të shërbente eventualisht si argument nga prokuroria. Prita derisa Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm dhe e botova librin. - Edhe një pyetje në fund. Sikur ta kthenit filmin e jetës edhe një herë, a do ta bënit të njëjtin veprim? - Eh, tash po më detyroni të bëhem patriot me zor. Kam pasur dy dilema, të cilat i kam debatuar dhe i kam zgjidhur vetëm me bashkëshorten time për dy javë rresht para se të merrja rrugë për në “vendin e tretë”. E para, po të mos shkoja dhe po të dënohej Ramush Haradinaj në gjykimin e parë, mbase një pjesë të fajit do ta bartja gjithë jetën: “Pse nuk e ndihmova kur pata mundësinë?!” E dyta, unë nuk e kam bërë veprimin tim për asnjë interes timin personal, material apo të themi patriotik. Nuk e kam bërë as për Ramush Haradinajn, sepse, siç ju thashë, as sot e kësaj dite nuk e kam takuar ndonjëherë dorë për dore. E kam bërë për kryeministrin e Kosovës. Atëherë bashkë me bashkëshorten time kemi gjykuar se nuk do të ishte mirë të dënohej kryeministri i Kosovës. Dhe nga pozicioni i sotëm kohor mund të them se kemi gjykuar drejt, pavarësisht faktit se në jetën time nuk e kam paramenduar se do të përballesha me Tribunalin, do të dënohesha, do ta kaloja natën e Vitit të Ri 2008 me kriminelët më të mëdhenj të ish-Jugosllavisë, disa prej të cilëve përgjakën edhe popullin tim, e dogjën Kosovën dhe më dëbuan mua dhe një milion shqiptar nga trojet tona etnike. Por e kam përjetuar edhe këtë sfidë të jetës.


18

« dossier

E shtunë 26 janar 2013 •

Sheh Karbunara, e vërteta e kërkesës drejtuar Enver Hoxhës për faljen e Bahri Omarit Nga Albert Kotini

N

ë librin e Enver Hoxhës “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re”, Tiranë 1984, faqe 488-492, mund të lexosh versionin e sajuar për Syrja Selfon etj. Më kryesore lexohet mbi tjetërsimin e së vërtetës për figurën e sheh Karbunarës, i cilësuar shumë dinak, ballist, armik i popullit… “miqtë e tij Kolë Tromara, Ali Këlcyra…, u futën hapur në shërbim të pushtuesit”, dhe vijon duke e shkruar për takimin e tij me sheh Karbunarën në kohën e zhvillimit të gjyqit special në mars 1945, ku u dënua edhe Bahri Omari. Enveri thekson se sheh Karbunara na i paska zënë rrugën kur po kthehej nga Berati në Tiranë për të ndërhyrë që Bahri Omarit të mos t’i ndodhte gjë. Enveri jo vetëm nuk zbriti nga makina, por e bëri qepaze me fjalët “tradhtar” e “armik i popullit” pa lëvizur nga makina… Mashtrimi kontestohet nga nipi i tij Shemsi Karbunara, me të cilin u ballafaqova jo vetëm në kujtimet që ai vet i kishte jetuar ndoshta në moshë të vogël, por të trashëguara nga babai i tij, Rizai, dhe arkivi familjar mjaft i pasur. Kongresi i Lushnjës, si vepra nga më sublimet për Shqipërinë “Sheh Karbunara, - e nisi tregimin Shemsiu, u pushkatua ditën e 70-vjetorit të lindjes më 16.10.1947 (ditëlindja më 1877) bashkë me të birin, Hysenin, të cilin ia vranë para syve, duke i rënë te këmbët... Ishin të gjithë të dënuarit me pushkatim të lidhur me njëri tjetrin dhe u qëlluan me breshëri. Polici Gaqo nga Korça, i zhveshur, më vonë më tregoi: “Sheh Karbunarën nuk e kapi plumbi, si të gjithë të tjerët. Vetë Josif Pashko, si prokuror, i thotë Shehut se “çfarë do të bëjmë me ty”. Shehu: “Zbato ligjin!” (në atë kohë ligjet e falnin këtë rast), atëherë Josifi nxjerr revolen dhe qëllon”. Nuk e varën sheh Karbunarën vetëm e vetëm se ishte klerik mjaft i njohur dhe do të kishte një reagim jo të mirë ndërkombëtar për Shqipërinë. “Nejse, - vijoi Shemsiu, - deri në vrasjen e gjyshit kam qenë 14 vjeç, aq sa mbaj mend, por kryesoret nuk më la babai t’i harroj. Të gjitha akuzat janë alibi, të sajuara nga hetuesit, sepse sheh Karbunara, nuk ishte një fetar me shkollë dosido, siç e trajtonin ata. Ai kishte mbaruar Ruzhdien e Beratit, mësoi edhe gjuhët arabisht, persisht, anglisht, pastaj në universitetin e Stambollit për teologji, mbaroi shkëlqyeshëm duke përvetësuar edhe gjuhë të tjera. Kur u kthye nga Turqia, në Shqipëri, shkoi përsëri për studime për shkencat politike arabe dhe filozofi në Teheran. Në Shqipëri erdhi më 1910, aktivizohet për çështjet e pavarësisë, aq shumë, sa xhonturqit, e internojnë në Peqin. Sapo i vdes i ati, sheh Rushiti, si trashëgimtar, veshi petkun e Shehut, dhe e vijon detyrën e nderuar të klerikut në teqenë e Karbunarës. Unë, (Shemsiu), jam i 14-ti brez, shelerësh të familjes Karbunara, që të gjithë me shkollë të lartë. Sheh Karbunara, ka qenë, i njohur dhe mik me Ismail Qemalin, që në Turqi dhe di që ka firmosur ndër të parët mëvetësinë, më 28 nëntor 1912, (çështja është e diskutueshme për mua dhe të tjerët, në aspektin e dyshimit, që emrin e sheh Karbunarës e kanë zëvendësuar me Ferid bej Vokopolën, kjo për faktin, se të gjithë e dinin në atë kohën këtë meritë të Shehut, por që në Stamboll, ai njihte edhe vëllezërit Frashëri. Naim Frashëri erdhi nga Saranda në Berat, para vitit 1905, dhe ka ndenjur si mik, në shtëpinë e sheh Karbunarës. Po kështu është i njohur fakti, por i keqinterpretuar në filmin për Ismail Qemalin, sepse në Lushnjë ishte përgatitur një kusht nga osmanllinjtë për Ismail Qemalin, kur të kalonte për në Vlorë, dhe roli i sheh Karbunarës ishte në dërgimin e kunatit të vëllait të vet, Musa Çokut, tek Ismaili për të ndryshuar rrugën për nga Divjaka. Nuk ka qenë Ismail Qemali, siç thuhet në film, tek familja e Dervish Biçakut. Sheh Karbunara, së bashku me patriotët e Lushnjës, ka ngritur flamurin pas Tiranës, më 27 nëntor 1912. Kam

(Ulur nga e majta) Bahri Omari, Sheh Karbunara, Luan Omari, Shefqet Korça. (Lart nga e majta) Qamil Çela, Muharrem Vllamasi, Lek Margjini dhe Beqir Vela qenë i vogël, por mbaj mend, se deri më 1944, në shtëpinë tonë, pritej si mik i veçantë i biri i Ismail Qemalit, Seiti etj. Aktiviteti. Reflektohet në mjaft dokumente për Konferencën e Paqes në Paris më 19191920, protestat, dërguar fuqive të mëdha dhe një korrespondencë e dendur kundër copëtimit të Shqipërisë me shumë personalitete të Europës, të cilat, përgatiteshin në teqenë e Karbunarës. Kongresi i Lushnjës ka një veçori, sepse është ideuar, mbrojtur dhe hapur nga sheh Karbunara, ka pasur mik të idealit, Aqif pashë Elbasanin, Abdyl Ypin (të cilin e vranë më 1919 në Rusi, kur qeveriste Fejzi Alizoti). Mblidheshin në teqenë e Karbunarës, ku ka qenë prezenti i qeverisë angleze Ideni. Ideni, ka ndenjur 1 muaj në teqenë e Karbunarës, dhe ka një kontribut të veçantë për këtë kongres. U tentua, që kongresi të bëhej në Tiranë, Durrës, Elbasan, por asnjë nuk e morri përsipër, veç sheh Karbunarës, për ta mbrojtur me forcat e Myzeqesë dhe Dumresë. Kongresi, u përgatit po në shtëpinë e Karbunarës, organizimi për delegatët nga e gjithë Shqipëria, Kosova e Çamëria dhe u zgjodh shtëpia e Shaqir Fugës, si më e madhe dhe më e sigurt. Erdhën delegatët nga e gjithë Shqipëria. Ahmet Zogu, erdhi me 1500 forca nga Mati dhe në bashkëpunim me forcat e sheh Karbunarës, bënë mbrojtjen e kongresit. Ahmet Zogu ka ndenjur në shtëpinë e sheh Karbunarës, sepse e kishte mik të ngushtë... U hap kongresi më 20 janar 1920. ora 10:00, ku i pari e hapi me një lutje fetare sheh Karbunara,

pastaj mirëseardhjen e bëri Ferid bej Vokopola, ndërsa fjalën e mbajti Aqif pashë Elbasani. Këto punime, në dokumentet origjinale faktojnë se, kur Xhaferr Ypi, delegat i Durrësit, propozoi Lushnjën, meqenëse mori iniciativën e kongresit, ti jepet për nderim, e drejta e përfaqësimit, veçanërisht, në senat, atëherë “delegati i Lushnjës, i përndershmi sheh I. Karbunara iu fal nderës mbledhjes së kombit e thotë se “Lushnja nuk bani për shpagim, por e quajti detyrë”. Atëherë z. Eshref Frashëri, delegat i Korçës, propozon t’i shkruhet popullit të Lushnjës një letër falënderimi…” U diskutua për kryeqytet. Disa thoshin Berati, Elbasani, Durrësi. U miratua propozimi i sheh Karbunarës, i përkrahur nga Abdi bej Toptani, Mytesim efendi Këlliçi, që kryeqytet të bëhej Tirana, dhe kështu u vendos. Kontribut të veçantë për Kongresin patën Ahmet pashë Elbasani, Ahmet Zogu, sheh Karbunara etj. Deputet, njëkohësisht senator i Lushnjës për qeverinë e parë të Tiranës ishte Llazi Bozdo, ndërsa mbajtësi i thesarit të shtetit ishte sheh Karbunara. Kur u largua pas revolucionit të vitit 1924 si fanolist, ia dorëzoi me procesverbal të rregullt Rauf Ficos, sepse emigroi jashtë Shqipërisë. Megjithatë, Zogu e ka ndihmuar shehun, i cili ndenji pak në Francë, pastaj në Zara të Italisë (sot e Kroacisë), ku ishte bashkë me Riza Danin. Në Zara u internua prej Musolinit në ishullin e Çineçitasë. Shehu i ka kërkuar audiencë Musolinit, i cili e priti menjëherë. Nuk dihet se çfarë biseduan, vetëm se babai im më tha: “Shehu i kërkoi Musolinit

ta priste si politikan të mirë, në qoftë se nuk dëshironte që ta linte të largohej menjëherë në një shtet tjetër. Mirëpo Musolini u befasua nga kultura e lartë e shehut dhe i tha që të zgjidhte, kur të donte, por në Itali. Atëherë sheh Karbunara zgjodhi Barin, sepse ishte më afër vendit të tij. Aty jetoi për 13 vjet, nuk veproi asnjëherë kundër Zogut. As Zogu nuk e ngacmoi asnjëherë, bile i dha roja personalë të paguar prej tij për 13 vjet rresht. Njëkohësit Zogu i ka çuar fjalë me sheh Ali Pazarin menjëherë pas vitit 1924 se jo vetëm e kishte falur, por i kërkonte të kthehej në Shqipëri. Mirëpo përgjigja e shehut ishte: “Nuk kam gjë me ty, por më kanë vrarë vëllanë dhe unë jam fetar e s’mund të bëjë gjak” (do vriste Ferid Vokopolën, se, megjithëse, kishin qenë shumë miq të vjetër, ishte krijuar një hasmëri e re). Kur Abdurrahman Krosi së bashku me princeshat shkoi në Gjermani, Francë, në Egjipt, rrugës për në Gjermani, takoi Fan Nolin me porosi të Zogut dhe i thotë: “Të bën të fala naltmadhënia, por mbylle sqepin, sepse dua të mos e prish me dy figurat e mëdha fetare... ri, i qetë si sheh Karbunara”, nxori nga valixhja një sasi të madhe ari dhe e porositi Nolin që t’i ndante me sheh Karbunarën. Nga ana tjetër, edhe sheh Karbunara e dinte këtë fakt. Kur Fan Noli erdhi në Bari për të kryer porosinë, shehu i thotë: “Çdo gjë që do të më tregosh ti e di. Më bëhet qejfi që prite dhe përcolle Krosin, se ashtu ishte nderi i shqiptarit.” Sheh Karbunara tërë arin e harxhoi me emigrantët në nevojë, për vete mbajti një gjysmë napoloni flori, jo se ishte pasanik. Fan Noli pas kësaj shkon në SHBA dhe bën jetën e tij. Di që Zogu i ka caktuar rrogë edhe Fan Nolit. Shehu në Itali merrte një pension simbolik si refugjat politik, por në fakt e ka ndihmuar i vëllai i tij Musai. Pushtimi i Shqipërisë më 7 prill 1939 Kthehen nga Italia, mjaft refugjatë, si Bahri Omari, Muharrem Vllamsai, Beqir Velo, Lekë Margjini, Kolë Tromara, Qamil Çela, A. Këlcyra, Xhevad Korça etj. Me ndërhyrjen e Maliq Bushatit, ish-kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, sheh Karbunara vjen në korrik të vitit 1939, vetëm me traget nga Durrësi dhe vendoset në Karbunarë. I biri, Hyseni, kishte ndërtuar një shtëpi të re, ngjitur me atë shekullore të vjetër. Shtëpia e vjetër, teqeja, ekzistonte që nga viti 1608 dhe do të ishte një muze kombëtar për vlerat që përmbante. Gjeneza e Karbunarëve vinte nga Mehmet Alltuni, i pari asaj teqeje. Këtë miqësi shekullore me familjen Alltuni nga Kavaja dhe njëkohësisht me familjet e mëdha të vrionasve, si p.sh me Qemal bej Vrionin në Fier, Seit bej Vrionin në Berat, sheh Karbunara nuk do t’i ndërpriste asnjëherë. Në kohën e luftës miqtë e tij i propozuan shehut që të merrte pjesë si anëtar i qeverisë, por përgjigja e tij ka qenë mohuese se “jam plak e nuk punoj dot”. I afruan pension të veçantë, por nuk pranoi, por bënte një jetë të thjeshtë fetare në Karbunarë dhe në kryesinë e Tiranës. Gjatë luftës pothuajse të gjithë miqtë e tij u bënë funksionarë në Tiranë, por shehu donte vetëm lirinë, çlirimin nga okupatori dhe demokraci për Shqipërinë. Me familjen e Mustafa Gjinishit Ka një lidhje krushqie, sepse me të vëllanë e tij, Rexhep Gjinishin, i kishte dhënë të bijën për


dossier • E shtunë 26 janar 2013

dolën nga fshati, e vrau me plumb prapa kokës.

grua, por njëkohësisht ishte edhe mik i ngushtë i babait të Mustafait, Ademit. Ademi më 1928 ishte deputet i Elbasanit, kishte 3 fëmijë: Rexhepin, Mustafain dhe Xhemilen. Rexhepi, kishte mbaruar liceun e Korçës, Mustafai tekniken e Fulcit, ndërsa Xhemilja për mami në Bari të Italisë. Kjo familje, ishte patriotike dhe me kulturë, por në vitin 1923, Ademin e vranë, (ishte mik i Aqif Pashë Elbasanit, por kundërshtar i Vërlacëve) dhe këta fëmijë mbetën jetimë. Mustafa Gjinishi u burgos në vitin 1935, si pjesëmarrës në kryengritjen e Fierit, ndërsa Rexhepi i sëmurë shkoi në Austri dhe për kurim, ndërsa në Bari, te vjehrri tij sheh Karbunara, nuk u shërua dot dhe vdiq. Aty la gruan dhe të birin, Petritin, që ishin njerëzit e sheh Karbunarës. Mustafa Gjinishi arratiset për në Jugosllavi dhe kur fillon lufta italo-greke kthehet në Shqipëri. Me një fjalë, dera e Gjinishëve u mbyll dhe e vetmja mbështetje për ta u bë sheh Karbunara. Kryengritja e Fierit futi në burg dhe mjaft njerëz të Shehut, si p.sh. Ahmet Shehun, djalin e xhaxhait të tij, dhe disa kushërinj të vet. Të gjithë morën pafajësinë, përveç Ahmetit, që u dënua me burgim të përjetshëm, por që u amnistua nga Zogu më vonë. Në burg me ta ishte edhe Qemal bej Vrioni. Shehu në këtë kohë njihej si patriot demokrat, nacionalist i shquar, dhe ishte për reformën agrare në vitin 1920. Kështu që, kur Italia pushtoi Shqipërinë, shehu, erdhi tek i biri në Tiranë, Hyseni dhe e ndihmoi luftën e shqiptarëve në të gjitha fushat. Më 14 qershor 1942, martohet Hyseni, kur e fton kryeministrin dhe disa ministra, si miq të vjetër që kishte. Qëndrimi politik i Shehut, nuk ishte, as me komunistët, as me ballistët, e as me zogistët, por për një parti demokratike, pluraliste, në veçanti, simpatizonte Mysine Kokalarin (socialdemokrate). Ndihmoi luftën nacional-çlirimtare, duke influencuar tek fshatrat e Myzeqesë e Dumresë për strehim e ushqim të partizanëve. Episod. Kur e gjithë udhëheqja partizane, ishte në Dumre, në fshatin Rasë, e Shehu ishte në Tiranë, i vjen një letër, nga Mustafa Gjinishi, se i duheshin ushqime. Shehu, i dërgon këto me të birin Rizain, kur në fakt Azis Pasha, refuzoi t’i dërgonte ndihmë partizanëve nga frika. E theksoj këtë, se në vitin 1947, po ky Azis Pasha, bërtiste, që kam ndihmuar partizanët, dhe nuk i pëlqyen që mori 100 dynym tokë nga më të mirat, (edhe këto prona e jonë), sepse na paska bërë shumë për luftën! Si e mbaj mend vet, unë gjyshin tim gjatë luftës Më merrte, pothuajse, gjithmonë, ku shkonte gjatë luftës. Një herë në kafe “Kursal”, akoma pa u çliruar Tirana në vitin 1944, më thotë: “Të lë baba shkopin, të vjen e të merr Hyseni”. Gjyshi kishte kuptuar e dëgjuar në gjermanisht, disa zëra, që do të vinin ta arrestonin, dhe kështu ndodhi. Pronarët e kafenesë, Fuati dhe Mynyr Halimi, shokë të Shehut që në Bari, më ndihmuan, që të merrte për në shtëpi Hysenin. Menjëherë, u lajmërua Ibrahim Biçaku (kryeministër dhe djali i Aqif pashë Elbasanit), për burgosjen e Shehut. Ibrahim Biçaku, arrinte vetëm t’i ndalonte gjermanët, për ta dëbuar Shehun.

Në këtë kohë organizohet arratisja e Shehut nga burgu, duke bashkëpunuar me drejtorin, një polak gjerman, me ca para dhe ndërhyrje duke u strehuar pas arratisjes, në shtëpinë e Reis Selfos në Tiranë. Hyseni ishte baxhanak, me vëllanë e Reisit, Syrja Selfon. Gjermanët të alarmuar e kërkuan, por nuk e gjetën. Seit Selfo, i biri i Seit Selfos, është gjallë edhe sot, dhe, e di mirë që për 20 ditë, e kanë strehuar në bodrum, Shehun. Prej këtej e marrin Shehun dhe e çojnë në Dajt me kuaj dhe rrugës, për dy muaj udhëtim lëvizin fshehurazi me Mustafa Gjinishin, nga Qafë-Molla–Librazhd, Çermenikë, Dumre-Elbasan. Kthehet në Karbunarë, kur gjermanët ishin tërhequr matanë Shkumbinit. Pak më parë, kishte ndodhur një ngjarje tragjike, për familjen e Sheh Karbunarës… Ibrahim Asko, kushëriri i Shehut, hodhi ca pushkë dhe gjermanët kujtuan, se ishin partizanë. Kthehen, vrasin në shtëpi, djalin e vëllait të Shehut (Muratin) Tajfu Shehun, Ibrahim Haskon, Sabri Haskon, dhe të birin Rexhahi Hasko. Gjithsej 4 veta nga një familje dhe një Italian, punë-

tor. Shpëtoi vetëm familja 14 vjeçare Muçan Hasko. Mbas kësaj vrasjeje, gjermanët, u larguan. Pra, u vranë 4 nipër të Sheh Karbunarës. Pas kësaj ngjarje, Hyseni iku nga shtëpia me Shefqet Bejën, ndërsa e shoqja u strehua bashkë me Mahmudenë dhe djalin e saj Petrit Gjinishin në shtëpinë e sheh Ali Pazarit. Kur u larguan gjermanët, atëherë u rikthyen përsëri në shtëpi. Disa episode të shkurtra gjatë luftës Në Karbunarë erdhi Baba Faja me të fejuarën e vet Fahrijen, Spiro Moisiu, e ndonjë tjetër. Kur, ulen për drekë, Shehu radhit në krye Fahrijen, e jo Baba Fajën, i cili i prekur i thotë: Çfarë bën? Shehu i thotë: Këtë darkë e kam për Fahrijen. Qeshën. Në vitin 1944, u vra Mustafa Gjinishi. Në familjen tone, e bija e Shehut, ishte e kunata e tij, dhe u hap mortja. Ndërsa Xhemilja, e motra e Mustafa Gjinishit, ishte me çetën e Myslym Pezës. Atëherë populli nën zë fliste se e vrau Liri Gega kur doli nga shtëpia e Ramiz Trepçes në Peshkopi. Atje ishin bashkë Liri Gega, dy anglezë dhe, kur

Vjen çlirimi i plotë i Shqipërisë Fillon me raprezialje, kundër bejlerëve dhe agallarëve... Më 2 dhjetor 1945, e thirrën Sheh Karbunarën për deputet, por nuk pranoi. Mirëpo, Shefqet Beja e Sejfulla Malëshova, ndërhynë që të pranonte si deputet i Lushnjës. E donte e tërë Myzeqeja dhe si i tillë fitoi në atë legjislaturë. Filluan intrigat, por kurrsesi, jo siç e tregon Enveri në librin e tij. E vërteta është kjo: Kalonte Enveri rrugës, me makinë Berat-Lushnjë, dhe ndalet, kërkon një civil dhe e thërret për të kërkuar takim me Sheh Karbunarën, i cili kishte teqenë, jo më larg se 300 m nga rruga. Vjen Sheh Karbunara dhe i takon të gjithë, përveç Koçi Xoxes, që mbeti brenda në makinë, ndërsa të tjerët zbritën dhe e nderuan. Enveri, u shkëput me Shehun, 30 m larg, nga makina dhe, se çfarë biseduan, asnjë nuk e dinte. Gjyshi, i është shprehur babait tim, se i kërkoi Enverit, që të mos e merrte më qafë Bahri Omarin. Enveri, iu shpreh, se do ta shikonte. Gënjen Enveri, se gjoja Shehu i erdhi vet tek makina dhe të tjera pallavra, sepse ata biseduan në mënyrë të përzemërt dhe jo me përbuzje. Pse? Kishin lidhje të vjetra miqësie, dhe kjo lidhje e kishte bazën tek familjet Selfo nga Gjirokastra dhe kushurinjtë e Enverit. Gjatë luftës, Enveri në Tiranë, është ushqyer dhe mbajtur nga familja Selfo (Reizi, Syrjai, Haliti), të cilët, ishin tregtarë të mëdhenj të manifakturave. Ndërsa, Hysen sheh Karbunara ishte baxhanak me Syrja Selfon. Mirëpo, edhe për këta, gënjen në këtë libër Enver Hoxha, dhe në fakt, ai vrau Syrja Selfon dhe Hysen sheh Karbunarën në të ashtuquajturën “grupi i deputetëve”. Reiz Selfon e pushkatoi më vonë në grupin e ambasadës e sovjetike dhe familjen ia internoi në Lushnjë, por nga internimi i marrin Çerçizin, djalin e Reiz Selfos dhe ia pushkatojnë. Arsyeja? Arrestimet dhe sekuestrimet Hysen Sheh Karbunara në vitet 1945-1947 ishte pa punë, por e ndihmonte baxhanaku i vet Syrja Selfo që merrej me tregti. Si ndodhi arrestimi? Një javë para arrestimit, Hysenit, një person i hiqej si mik, aty në Karbunarë. E quanin Uan Bano, i cili i futi një revolver poshtë jastekut dhe aty gjoja sigurimi i gjeti armën. Gjyshi, Sheh Ibrahim Karbunara, - tha: “Tani morëm fund”. Vërtetë, pas ca ditësh rrethuan shtëpinë për arrestimin e sheh Karbunarës. Hyri brenda, e ndërsa shehu, - iu tha: “Unë jam deputet”. Të është hequr imuniteti. Lexo shkresën! Atëherë, na futën në një dhomë të gjithë rreth 20 veta dhe filluan kontrollin e shtëpisë bashkë me Rizain (babain tim) për çdo gjë. Në komonë e nënës time ishin bizhuteritë e pajës, mjaft të dhuruara nga i ati (ish oficer madhor në Turqi, Dalip Kreshpani që merrte pension nga ai vend). E mbyllën me dyll që të mos prekej. Morën Sheh Karbunarën, Llaqi Janon (sigurims), Rizain, e duke sekuestruar tërë bizhuteritë, disa vjeçare, shkojnë tek Kuinxhiu (argjendari), i cili i pa për vlerësim. Përgjigjja e tij ishte: “Nuk i vlerësoj dot, janë vlera të jashtëzakonshme”. Vetëm një kapele e zbukuruar me 500 napolona ari të paktën, ishte e qepur, perla e vathë brilant, unaza e ora... një thesar i vërtetë, i grave të kësaj shtëpie qindra vjeçare. Drita, gruaja e Hysenit, trashëgonte nga e ëma me derë fisnikërie egjiptiane mijëra napolona ar si vlerë. Personi, që i mori këto nuk bëri asnjë procesverbal, as nuk e dimë fatin e tyre. Në Lushnjë, kur më internuan dhe punoja si gjeometër e kam parë unazën e gjyshit tim, mjaft me vlerë e të veçantë në gishtin e Llaqi Janos... dy herë të fundit, më 1998, kur ishim në radhën e qumështit bashkë, u mundua ta fshihte dorën, kur e kuptoi që e zbulova unazën e gjyshit tim, që mbante në dorë ish sigurimsi. Çështja është: këtë pasuri, kush e ka marrë?! Vetëm halla Mahmudi Gjinushi ka pasur mbi 500 copë napolona ari. Dënimi fars Për gjyqin e grupit të deputetëve, në vitin 1947, dihet alibia e sajuar. Për sheh Karbunarën u çuditën të gjithë. Filloi e mbaroi me “jo”, ndaj të gjitha akuzave. Torturat më çnjerëzore: i zhveshur lakuriq, e lanin me ujë akull, dhe pastaj i fusnin edhe vezë të ziera në sqetull. Gjyshi ka qenë shumë trim dhe ndonëse plak nuk pranoi

»

19

asnjë akuzë deri në fund të hetimit, ndërsa Hyseni, i biri foli dhe tha ato që i kërkoi hetuesia sepse nuk qëndroi dot më. Pretenca Sheh Karbunara u cilësua fillimisht kryetar i grupit të deputetëve, dhe u dënua me varje. Si klerik kaluan të parin. Kryetar u cilësua më pas Shefqet Beja, i cili gjithashtu u dënua me varje, pas tij Sulo Klosi dhe të tjerë. E morën përkrahu sheh Karbunarën... E ekzekutuan, se ku nuk e dimë, por edhe sot e kësaj dite nuk kemi asnjë varr për të. Islam Spahiu, - thotë: “Kam qenë në atë sallë gjyqi, ku u dha pretenca për Sheh Karbunarën, të cilit nuk i lëvizi qerpiku i syve, dhe në sallë u dëgjua vetëm lëvizja e tespiheve, kur iu komunikua dënimi me pushkatim”. Raprezaljet ndaj familjes Karbunara Riza Karbunara (babai i Shemsiut), u mor në burg në qershor të vitit 1950 në Lushnjë dhe u torturua... Deri para vrasjes së Sheh I. Karbunarës (1947), punonte në Komitetin Ekzekutiv të Lushnjës, si përgjegjës i botores e pastaj i shëndetësie... Asnjë veprimtari e tij nuk ka qenë kundër luftës nacional-çlirimtare. Atëherë, u kërkua preteksti, për ta dënuar të birin e “armikut”. I dhanë si plan të mbillte 20 dynym pambuk, për 5-6 ditë, që nuk kishte mundur të realizohej, as më frymën e zotit. Menjëherë, e quajtën sabotator, e burgosën si kulak e armik. I kërkojnë florinj të tjerë, edhe pse ky i thotë të vërtetën, që nuk kemi pasur ar, sepse kemi qenë teqe shekullore bukëdhënëse. U dënua, me tre vjet pa asnjë provë. Kur doli nga burgu në 1953, e internuan nga Tirana në Lushnjë, ndërsa vëllezërit e tjerë i internuan në Vlorë. Për vete, tregon Shemsiu, mbarova shkollën për gjeometër, në Tiranë, dhe banoja, tek gruaja e xhaxhait të pushkatuar (Hysenit), Drita. Në 1964, e internuan edhe atë më vajzën në Rapës të Lushnjës. Në 1966, na riinternuan si familje në Çermë të Lushnjës, por banuam në Dushk për 25 vjet. Gjatë të gjithë kësaj kohe jetova, si të gjithë të përndjekurit politikë. •Vaji i vdekjeve nuk na u nda. Kur ndodhi pushkatimi i Sheh Ibrahim Karbunarës dhe Hysenit, vdiq edhe nipi Beqir Çela. Për të mbuluar vajin, se për pushtetin komunist kishin vdekur armiqtë dhe ne nuk duhej të vajtonim, atëherë Rizai, djali i hallës Petrit Gjinishi dhe unë bëmë synet Hasinin... Për këdo që vinte vajin e mbulonim me “gëzimin” e synetllëkut. Na erdhën, plot miq në ngushëllim, që nga dr. Skënder Topulli, ish-dentist i Envr Hoxhës. Pjesëtarët e familjes Karbunara u bënë punëtorë të thjeshtë e në punë të rëndomta. Përsëri në vitin 1982, në Lushnjë, bëhet mbledhje në Karbunarë, kur vjen instruktori i partisë Edip Hajdari dhe e thërrasin Rizanë, Tajfurin, për t’i diskretituar…Kësaj radhe preteksti ishte: Rizai na shkruante nuska. Mirëpo përgjigjja ishte e Rizait për të sjellë personin që mund të kishte bërë qoftë dhe një nuskë. Aty ngecën. Për Tajfurin ishte akuza: “Nusja jote del si zonjë me karrocë për fëmijë”. Rreth e rrotull, ishin mbledhur mjaft prej atyre, që rronin vetëm me vjedhje dhe aspak me punë, të cilëve iu kthyem: “Ne punojmë punëtorë, me një pension të vogël dhe kërkoni të na futni në burg përsëri, ndërsa Ju, që rroni vetëm me të vjedhur, dhe e keni vendin në burg, po na demaskoni”. Babai, nuk mbajti dot më, iu prish gjaku, dhe, as në operacion për prostatën nuk e lejuan ta bënin, por e lanë të vdiste më 4 gusht 1982. Megjithatë, respekti në popullin e Lushnjës mbas vitit 1991, u shfaq hapur për të gjithë familjen Karbunara, edhe kur vajza ime, Elinara Shehu, këndoi atje, të gjithë e përqafuan, si bijën e tyre. Epilog Të flasësh për miqtë e sheh Karbunarës janë plot pothuajse të gjithë baballarët e kombit, nacionalistët dhe miqtë e Fan Nolit. Ka pasur korresponencë edhe me Çurçillin, të cilat, si të gjithë dokumentet e tjera, u dogjën nga italianët gjatë luftës. Ka qenë kjo korrespondencë një vazhdimësi dhe lidhje me personalitetet e shquara nga Turqia, Persia, Italia, Franca, SHBA-të, që do të ishte një listë e gjatë emrash. Ishte, ndër tri poliglotët më të shquar të kohët, Faik Konica (17 gjuhë), Fan Noli më pak, ndërsa sheh Karbunara 13 gjuhë. Që të bisedoje me sheh Karbunarën kultura dhe thjeshtësia e tij e vlerësojnë plotësisht si euridit. Nga pengjet e jetës, sheh Karbunara kishte mbi të gjitha djegien e shtëpisë së vjetër në vitin 1942. Dhe për këtë është shprehur: “Më vjen keq që m’u dogjën dokumentet, shkrimet e mia, sidomos libri i shtëpisë që nga viti 1668… Historia e vet Lushnjës”.


20

«

Kulturë

J

anë dëshmi “të gjalla” të një aventure të bukur dhe disi të rrezikshme të ndërmarrë në atë që njihet si maja më e lartë e botës. Udhëtimi i tyre i nisur disa kohë më parë në Alpe, u kurorëzua me ngjitjen në majën e Everestit, ndërsa tani emocioni ndahet edhe me një publik më të gjerë që nuk mundi të ishte atje përmes videosh dhe fotografive. Alpinisti Fation Plaku prezanton në Galerinë e Universitetit të Arteve, “FAP”, ekspozitën e tij me xhirime dhe shkrepja të bëra gjatë kësaj ekspedite të veçantë. Një nga pjesëmarrësit që ngjiti Everestin vitin e kaluar, ai prezanton emocionin në këtë ekspozitë të çelur dje e që do të vijojë deri më 3 shkurt. “Rreth 18 muaj më parë, fill pas kthimit nga mali Elbrus i masivit të Kaukazit, ku dhe ndodhet pika më e lartë e kontinentit tonë, unë isha një nga ata anëtarë të Shoqatës Dajti Alpino-Turistik që filluan të përgatiten, për të synuar ngjitjen e pikës më të lartë të planetit tonë, majës Everest”, shprehet Plaku, ndërsa shpjegon se fillimsht kjo ngjitje ishte konsideruar prej tyre një synim, “ngase askush nuk e dinte, sikundër edhe sot askush nuk e di, se cila është ajo “sasi” stërvitje dhe ajo “cilësi” stërvitje që të mundëson ngjitjen e majës Everest”. “Por tek e fundit trajneri ynë krijoi një plan stërvitor, si dhe një linjë stërvitore kolektive të mpleksur me stërvitjen individuale të secilit, që ne na çoi në një sukses ekipor, të cilin askush nuk e mendonte kur u nisëm, më 2 prill 2012, drejt majës më madhështore të rruzullit”, vijon Plaku. Kështu, grupi iu afrua majës shumë ngadalë deri sa u vendos në Kampin

E shtunë 26 janar 2013 •

Art dhe alpinizëm

Aventurë në Everest

Bazë në 5.000 lartësi. “Gradualiteti i fitimit të lartësisë është një nga parimet bazë të arritjes së suksesit për të qëndruar në majën e Everestit. Ne jetuam pesë javë në rrëzë të majës, duke e parë atë për çdo ditë kur në qiell nuk kishte re apo mjegull. Ne u sëmurëm dhe u shëruam jo një herë

nga komplikacionet në organizëm, të cilat krijohen nga mungesa e oksigjenit deri sa e ‘detyruam’ organizmin tonë të punonte me pak oksigjen”, vijon rrëfimin e tij alpinisti. Dhe më 20 maj të vitit që lamë pas trupi i tyre kishte arritur maksimumin e mundshëm të aftësive punuese në kushtet e ajrit të

holluar të Himalajave, si dhe e kishin ngarkuar veten psikologjikisht për të pasur zemër dhe vendosmëri që ‘të sulmonin majën’. Kësht u nisën dhe patën sukses: më 25 maj 2012 maja Everest ishte nën këmbët e këtyre alpinistëve shqiptarë! “U kthyem nga maja duke përjetu-

ar ndjenjën se kishim realizuar aventurën më fantastike të kësaj bote! U kthyem krenarë që thyem rekordin botëror të ngjitjes në lartësi, rekord i cili qëndron gjithnjë atje, atje ku kanë shkuar para nesh shumë alpinistë dhe ku për çdo vit do të shkojnë të tjerë aventurierë që ta synojnë”, shprehet krenar Plaku. Ai nënvizon sërish se ditët e qëndrimit në lartësitë e Himalajave ku dominon kunji i rruzullit tonë u shoqëruan me shumë sakrifica fizike, emocionale, gastronomike, shëndetësore, etj. “Ato u shoqëruan me përpjekje që shkonin në skajet fizike dhe emocionale të secilit. Për të treguar pjesën time në këto përpjekje, të cilat besoj se çdo individ e ka të vështirë t’i për së dyti, kam ndërtuar këtë ekspozitë që t’u përcjell jo vetëm anën time të historisë Everest, por njëherësh t’u përcjellë atë ego për arritje, atë shtysë për eksplorim që e ka mbartur nga brezi në brez raca njerzore dhe që e shtyn edhe sot shoqërinë e kësaj toke ta tregojë në çdo fushë të jetës, elementë këto që e kanë bërë jetesën dhe mirëqënien të ecin përpara”, shpjegon alpinisti, ndërsa vijon se ajo çfarë do t’i tregojë banorëve të Tiranës dhe çfarë kërkon t’i përcjellë është një mesazh për jetën i mësuar nga Everesti: “Ti Mundesh!” Ekspozita e ideuar nga Plaku përbëhet prej 100 fotosh duke pasqyruar të gjithë ngjitjen deri në majën e botës. Përveç fotove, Plaku ka përgatitur dhe një dokumentar ku shihem disa sekuenca kryesore në majën e malit. Gjithashtu pjesë e ekspozitës është edhe ekspozimi i të gjitha veshjeve dhe pajisjeve speciale të përdorura gjatë ekspeditës, të cilat përdoren vetëm në lartësitë mbi 7000 m. b.goce

Restaurimi rrezikon vlerat e Hamamit dhe 750 mijë euro Faza e tretë e punimeve për renovimin e Hamamit të Madh të Prishtinës është ndalur përkohësisht, pasi ekspertë të Institutit të Monumenteve dhe Muzeut Rajonal të Prishtinës, kanë kërkuar një gjë të tillë nëpërmjet një raporti të hartuar pas vizitës që ky institucion i ka bërë objektit 500-vjeçar, të enjten në mesditë. Komuna e Prishtinës ka urdhëruar ndaljen e punimeve. Hapësira e jashtme dhe e brendshme e Hamamit, sipas këtij raporti që e ka siguruar “Koha Ditore”, del që po suvatohen me llaç çimentoje, përdorimi i të cilit nuk lejohet në restaurimin e

monumenteve. Raporti i nënshkruar nga drejtori i këtij Instituti, Haxhi Mehmetaj, i është dërguar Ministrisë së Kulturës, Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe komunës së Prishtinës. Kjo e fundit është edhe bartëse e projektit të renovimit të Hamamit, i cili ka nisur qysh në vitin 2007. Kompania, e cila po kryen punimet e fazës së tretë dhe komuna e Prishtinës thonë se nuk ka kurrfarë shkeljesh dhe se gjithçka po punohet sipas projektit të hartuar në vitin 2009. Për ekspertët e trashëgimisë, alarmojnë se nëse vazhdohet me ritmin e njëjtë të puni-

meve, Hamami rrezikon të humbasë vlerat e trashëgimisë kulturore. E kësisoj të shkojnë huq edhe 750 mijë eurot, që janë shpenzuar deri më tani për renovimin e Hamamit. Mesditën e së enjtes, Mehmetaj së bashku me një grup ekspertësh parë nga afër punimet në Hamamin e Madh të Prishtinës. “Kemi vërejtur që muret e hamamit nga ana e brendshme dhe nga ana e jashtme janë duke u suvatuar dhe ‘arnuar’ më llaç çimentoje (betoni) gjë që është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe ligjet për monumente të trashëgimisë kulturore”, thuhet në raport.


Kulturë

• E shtunë 26 janar 2013

Artan Korenica, ekspozitë fotografike në Rumani

»

21

Ekspozita e fotografit gjakovar, Artan Korenica, e titulluar “Mos më shiko me përbuzje”, përfshin gjithsej 40 fotografi të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ekspozita nga dje po shfaqet për publikun rumun në ambientet e Muzeut Kombëtar të Bukureshtit dhe do të qëndrojë e hapur deri më 1 shkurt 2013. Fotografi Artan Korenica filloi realizimin e projektit më shumë se një vit më parë, i inspiruar nga ngjarje të vërteta të diskriminimit të komuniteteve të lartpërmendura. Siç thotë, ai ka ndjerë obligim që përmes punës së tij artistike të bëjë një hap të vogël kundër diskriminimit të njerëzve.

“Les Miserables”

mbërrin në Tiranë

N

dërsa është në pritje të verdiktit nga Bafta dhe Oskar për 17 nominimet në këto dy gara të rëndësishme kinematografike, “Les Miserables” (Të mjerët) ka filluar që dje projeksionet shqiptare në kinema. Me kritika pozitive, arkëtime të bujshme dhe tre statuja Golden Globes, dy nga të cilat për aktorin më të mirë Hugh Jackman dhe për aktoren më të mirë joprotagoniste, Anne Hathaway muzikali “Les Miserables” po përjeton ditët e tij të famës, ndërsa gjeografia e projeksioneve është shtrirë thuajse në mbarë botën. Filmi, i vlerësuar nga Golden Globe si prodhimi më i mirë në gjininë e komedisë dhe muzikalit, është një produksion britanik i realizuar nga regjisori i Tom Hooper, i njohur për filmin “Fjalimi i mbretit”. Ai është shkruar nga William Nicholson, Boublil, Schönberg dhe Herbert Kretzmer, ndërsa në rolet kryesore janë aktorët e njohur Hugh Jackman, Russell Crow, Anne Hathaway, apo Amanda Seyfried. Në krah të tyre interpretojnë edhe aktorët Sasha Baron Cohen edhe Helena Bonham Carter. “Les Misérables” është përshtatja kinematografike e

muzikalit të shkruar në vitin 1980 nga Claude-Michel Schönberg (muzika) dhe Alain Boublil (teksti). Ky ishte muzikali më i gjatë në historinë e West End që

zuri vend në ekranin e madh që u bazua në romanin e fashmëm të Viktor Hugo. Në Francën e gjysmës së dytë të shekullit 18, protagonisti i historisë Jean

Valjean, sapo ka dalë nga burgu. Me një emër të rremë, bëhet një sipërmarrës fatlum dhe kryetar i bashkisë së një qyteze franceze. I përndjekur nga inspektori Javert, është i detyruar që të lëvizë vazhdimisht, duke marrë me vete jetimen Kozeta, të cilën e rrit si bijën e tij. Deri më 21 janar “Les Misérables” arkëtoi mbi 131 milionë dollarë në Amerikën e Veriut dhe mbi 150 milionë dollarë në mbarë botën. Gjatë fundjavës së parë të projkesioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filmi theu rekordin e javës së që mbahej nga një muzikal dhe që ishte vendosur nga “High School Musical 3: Senior Year”. “Les Misérables” ka marrë edhe shumë kritika pozitive. “Daily Telegraph” e ka vlerësuar si një prodhim ku efektet speciale japin emocione të forta. Pozitivet media është treguar ndaj aktrimit të Anne Hathaway sidomos në performancën e saj me baladën “I Dreamed a Dream” të krahasuar me Jennifer Hudson në “And I Am Telling You I’m Not Going” tek “Dreamgirls”. Dhe në fakt Anne ia ka dalë të fitojë Golden Globes si aktorja më e mirë joprotagoniste sikundër është nominuar në të njëjtën kategori edhe në çmimet Bafta dhe Oskar.

Rusët tallin Kareninën angleze Kritikët e filmit në Rusi, kanë tallur filmin britanik “Ana Karenina”, duke thënë se filmi është i ekzagjeruar, për shkak të zërave dhe grupin e aktorëve të huaj që këndonin rusisht. Ata kanë përmendur edhe shprehjen e fytyrës së Keira Knightley, aktorja që ka rolin kryesor në këtë film. Kështu shkruan në numrin e sotëm “Daily Telegraph”. Gazeta citon të përditshmen ruse “Trud” që tha se Ana Karenina angleze është shumë e dobët në peshë, një pikëpamje të përbashkët që si duket e ndajnë shumë kinematografë duke pasur parasysh trupat e femrave ruse. Kritikë të tjerë ishin edhe më pak bamirës. Lidya Maslova, një kritike për gazetën “Kommersant”, tha se shprehja e Knightleyt ishte “mbi-energjike” dhe portretizimi i saj bëri që Karenina të duket “shumë e sigurt për veten”. Ajo po ashtu tha se flokët e aktores duken si “koka e Meduzës me gjarpinj”. Sipas gazetës, kritikët në Moskë, gjithmonë i kanë shikuar me përbuzje përpjekjet e Perëndimit që të realizojnë në ekran klasikët rusë. Versioni i David Lean, i vitit 1965 i “Doctor Zhivagos” me Omar Sharifin si protagonist, u përqesh kur u shfaq për herë të parë në Rusi në vitin 1990. Tolstoy publikoi librin “Anna Karenina”, i cili konsiderohet të jetë një nga romanet më të bukura që i ka shkruar ndonjëherë në vitin 1877. Ai tregon historinë e një gruaje të përmbajtur – që përshkruhet të ketë “figurë të plotë” – dhe aferën e saj të trazuar me një aristokrat të pasur, të quajtur, Count Vronsky. Në filmin e ri, regjisori britanik Joe Wright tregon ngjarjen në një teatër, një mënyrë që kritikët britanikë dhe amerikanë e kanë vlerësuar si një mjet të ri për të eksploruar tema të romanit për dhimbjen, besnikërinë dhe dashurinë. Disa komentues rusë ranë dakord, shkruan gazeta. Ata thanë se drama – e përshtatur nga Tom Stoppard, që gjithashtu ka në kast aktorin e famshëm Jude Law, që mban rolin e bashkëshortit të Kareninas, ishte inovative dhe nuk duhet të krahasohet me librin. Por, Dmitry Bykov, një poet i njohur dhe figurë opozitare e Rusisë, tha se Joe Wright ka qenë “mospërfillës, përçmues dhe egocentrik” në përdorimin e njërit prej klasikëve më të mëdhenj të Rusisë për një “eksperiment të panatyrshëm”, dhe thotë se ka “pështyrë mbi kuptimet e fshehura të librit”. “Daily Telegraph” thotë se zoti Bykov ka thënë se “duhet të futet një embargo parlamentare për të gjitha punët e ardhshme të aktores Keira Knightley”. “Filmi i Wrightit mund të blihet apo të shfaqet në Rusi vetëm nëse shteti është në një çmenduri të plotë morale”, kishte thënë poeti. Wright dhe Knightley nuk janë përgjigjur në kritikat ruse, përfundon artikullin gazeta.


22

« speciale

E shtunë 26 janar 2013 •

Botë komplotesh apo mohim i realitetit? E

dini më të fundit? Epidemia e gripit A ishte një mashtrim, që shkencëtarët, qeveritë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e kanë sajuar për të pasuruar kompanitë që prodhojnë vaksina. Dhe nuk ka rëndësi që gripi kishte të gjitha karakteristikat e një sëmundjeje epidemike, që ka provokuar vdekjen e mijëra personave apo që zakonisht lëshimi i alarmit për një epidemi nuk është një sistem i mirë për të fituar para. Një grup eksponentësh politikë europianë kanë mbështetur këtë teori komploti, e cila qarkullon edhe në ambiente të tjera. Ky është vetëm rasti më i fundit i negacionizmit, refuzimit sistematik të shkencës për t’i lënë vend iluzionit. Shembujt e mundshëm janë të shumtë: mohohet evolucioni, ngrohja globale, rezultatet e kërkimeve mbi dëmet e duhanpirjes, AIDS-it, efikasiteti i vaksinave dhe tashmë edhe gripi. Pse? Çfarë i shtyn njerëzit të mohojnë realitetin? Ja një hipotezë: negacionizmi është në pjesën më të madhe, një fryt i sensit të përbashkët dhe pothuajse të gjithë negacionistët janë persona normalë, që bëjnë thjesht atë që u duket më e drejtë. Të gjitha këto lloj lëvizjesh kanë shumë gjëra të përbashkëta: përdorin të njëjtat strategji; konsiderohen mbrojtës kurajozë të të shtypurve kundër një elite të korruptuar, e cila komploton në dëm të qytetarëve për të fshehur të vërtetën apo për të përhapur një gënjeshtër; përgjithësisht thonë se komploti i shërben realizimit të një projekti të fshehtë, qoftë kur bëhet fjalë për shtetin asistencial, për pushtimin e ekonomisë botërore, përforcimin e pushtetit të qeverive ndaj qytetarëve, të fitimit apo të ateizmit. Këto aspekte të përbashkëta shpjegojnë shumë për shkaqet e fenomenit. Pikësëpari negacionizmi gjen terren pjellor mbi të gjitha në sektorët ku duhet të besohet në atë që thonë shkencëtarët. Nuk mund të mohohet efikasiteti i antibiotikëve, sepse është vërtetuar se funksionojnë. Por mund të mohohet efikasiteti i vaksinave, sepse na kanë thënë se parandalojnë sëmundje që asnjë prej nesh nuk i ka parë, asnjëherë (pikërisht sepse vaksinat funksionojnë). Edhe në rastin e ngrohjes globale, të evolucionit dhe të raportit mes duhanit dhe kancerit duhet të besojmë fjalën e shkencëtarëve, të mjekëve dhe të ekspertëve të tjerë, që shpeshherë konsiderohen të ftohtë dhe arrogantë. Shumë njerëz e përjetojnë këtë fakt si një kërcënim personal. Vitin që kaloi, në Teksas eksponenti i një komisioni shtetëror që kërkon futjen e teorisë kreacioniste në programet shkollore ka thënë: “Dikush duhet t’u kundërvihet ekspertëve.” Pika kryesore është pikërisht kjo ndjesi e humbjes së kontrollit mbi jetët tona. Janë të shumtë ata që hedhin poshtë provat e furnizuara nga ekspertët dhe preferojnë shpjegimet që, ndonëse nuk mbështeten nga asnjë provë, të paktën në dukje rivendosin një lloj forme kontrolli. Të gjitha teoritë negacioniste duken si tentativa për të rifituar një minimum pushteti mbi një natyrë tërësisht të ndryshme. Kjo shpjegon arsyen pse për autizmin u vihet faji vaksinave dhe jo një shkaku natyror të panjohur, pse këmbëngulet në kreacionizmin apo pse refuzohet fakti që sjellje që njëherë e një kohë konsideroheshin normale, si për shembull, duhanpirja apo djegia e karbonit, janë në të vërtetë të rrezikshme. Zakonisht personat që besojnë në këto teori nuk janë as dashakeqë dhe as armiq të shkencës. Përkundrazi, kanë prirjen që t’i quajnë shkencore shpjegimet që japin. Nuk është e nevojshme të jenë të pandershëm për të mohuar. Mjafton të arsyetohet duke ndjekur logjikën e zakonshme përmes anekdotave dhe shkurtimeve konjitive. Shpjegimet negacioniste mund

të shprehen në një gjuhë shkencore, por bazohen në prova anekdotike dhe synojnë tërheqjen emotive të rifitimit të kontrollit. Greg Poland, përgjegjës i repartit të vaksinimeve në klinikën “Mayo” në Minesota si dhe drejtor i revistës “Vaksina”, kritikon ashpër ata që kritikojnë vlefshmërinë e vaksinave. I quan “shkencërisht analfabetë”, sepse nuk janë në gjendje të kuptojnë koncepte si ai i probabilitetit. I akuzon se arsyetojnë në bazë të emocioneve dhe anekdotave. “Përdorin shkurtime mendore, - thotë Poland. - Im bir u bë me autizëm pasi bëri vaksinën, kështu që duhet të jetë faji i vaksinës.” Një reagim emotiv ndaj atyre që perceptohen si dëme të shkaktuar prej vaksinës mposht të gjitha statistikat. Seth Kalichman, një sociopsikolog i Universitetit të Konektikatit, ka mundur ta vëzhgojë fenomenin nga një pozicion i privilegjuar: është infiltruar për një vit në grupet që mohojnë AIDS-in. Pothuajse të gjithë personat që ka njohur kanë qenë normalë dhe të sinqertë. “Negacionizmi i përgjigjej një nevoje, shpjegon ai. - Për personat e sëmurë me AIDS është një strategji mbijetese, ndonëse është e gabuar.” Kalichman është i bindur se negacionistët nuk kufizohen që të arsyetojnë si një njeri i rrugës. “Në mënyrën e tyre të të menduarit ka një brishtësi që i bën të besojnë te persona dashakeqë. Pjesa më e madhe jona nuk do të arrinte, edhe po të donte. Të përpiqesh të kuptosh pse dikush beson te këta të paturpë, mund të na ndihmojë të gjejmë një zgjidhje.” Kalichman është i bindur se nxitësit e lëvizjeve negacioniste kanë probleme psikologjike më të rënda sesa ndjekësit e tyre. “Demonstrojnë të gjitha simptomat e paranojës”, - shpjegon Kalichman: zemërimin, paaftësinë për të duruar kritikat, si dhe atë që psikiatrit e quajnë një sens të ekzagjeruar të rëndësisë së tyre. “Në fund të fundit, është një problem shëndeti mendor. Për këtë arsye lëvizjet negacioniste kanë aq shumë karakteristika të përbashkëta, në mënyrë të veçantë faktin që kanë një teori komploti.” Sipas Kalichman, negacionistët nuk rrëfejnë gënjeshtra, por janë të mbërthyer në kurthin e atij që studiuesit e neurozës e quajnë “mendim mosbesues2: “Stili konjitiv i negacionistëve nis nga një ndjesi e realitetit të deformuar. Është një prej arsyeve pse të diskutosh me ta është tërësisht e kotë. Të gjithë ne e përshtatim botën me sensin tonë të realitetit, por kush është mosbesues e shtrembëron me një instransigjencë krejt të pazakontë.” Nuk janë vetëm strategjitë dhe psikologjia e përbashkët që mbajnë të bashkuara format e ndryshme të negacionizmit, ekzistojnë edhe lidhje formale mes grupeve. Shumë lëvizje negacioniste lindin si tentativa të sipërmarrjeve për të vënë në dyshim rezultatet e kërkimeve që rrezikojnë interesat e tyre. Industria e duhanit ka nisur të ushqejë teoritë e

komplotit në vitet shtatëdhjetë, duke rekrutuar shkencëtarë të prirur për të prodhuar të dhëna të shtrembëruara dhe duke financuar institute kërkimore në dukje të pavarura si dhe lëvizje false qytetarësh. Një prej këtyre qendrave kërkimore ishte “l’Advancement of sound science coalition (Tassc)”, i krijuar në vitin 1993 nga Filip Morris. “Tassc” nuk merret vetëm me duhanin. Pasi siguroi fonde nga “Exxon”, filloi që të vërë në dyshim edhe teoritë shkencore mbi ndryshimet klimatikë. Këto lidhje mes lëvizjeve negacioniste janë të shpeshta. Institute të ndryshme kërkimesh, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, janë të financuar si nga industria e naftës, ashtu dhe nga ajo e duhanit dhe kanë marrë pozicione negacionistë ndaj duhanpirjes dhe ngrohjes globale. “Tassc” u detyrua që të mbyllet, pasi u zbulua identiteti i saj i vërtetë, por u zëvendësua nga “JunkScience”, që përveçse sulmon kërkimet dhe studimet mbi duhanin dhe klimën bën ftesa edhe që të mos besohen shkencëtarët që përdorin të dhëna statistikore apo që flasin për gjëra që “mund të jenë” të vërteta, pra praktikisht të gjithë shkencëtarët. Nuk është habi që disa industri janë të gatshme të shtrembërojnë realitetin për të mbrojtur interesat e tyre. Por tentakulat e mohimit të organizuar arrijnë më larg. Shumë personazhe me ndikim që mohojmë ndryshimet e klimës, për shembull, mohojnë edhe evolucionin. Kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara janë bërë fushata për të futur në programet shkollore mësimin jo vetëm të kreacionizmit, por dhe të çështjes shumë të debatuar të ngrohjes globale. Këto pozicione janë përsosurisht në një linjë me preokupimet e së djathtës politike dhe fetare në Shtetet e Bashkuara dhe mohimi i merr shpesh nxitjet nga një program politik preciz. Disa kreacionistë kanë pohuar në mënyrë eksplicite se shkenca e klimës dhe teoria e evolucionit u referohen një “ideologjie të së majtës, e cila promovon statalizmin, moralizmin e shtetit asistencial dhe materializmin”. Personat që mbështesin një teori komploti kanë tendencën që të mbështesin edhe të tjera. Dan Kahan i fakultetit juridik në “Jale” ka zbuluar se opinionet e qytetarëve për çështjet si aborti dhe martesa mes personave të të njëjtit seks bëjnë të mundur që të parashikohet edhe mendimi i tyre për çështje si shkenca dhe klima. Kjoë, sipas Kahan, vjen për shkak të faktit që konservatorët kanë prirjen të jenë në favor të kompanive private dhe nuk pranojnë idenë se janë këto që e dëmtojnë planetin. Por negacionizma të tjerë të bëjnë të mendosh se psikologjia ka më shumë rëndësi sesa ideologjia. Pra, nuk ekziston asnjë lidhje e dukshme mes konservatorizmit e refuzimit të vaksinave dhe AIDS-it dhe mohimi i grupit të ri A ka dalë nga një grup i majtë që ishte kundër industrisë së vaksinave.

Megjithatë, ekzistojnë disa lidhje që të bëjnë të mendosh për një projekt më të madh. Xhon Mur, një studiues i kolegjit mjekësor “Weill Cornell” në Nju-Jork, i cili studion virusin HIV, shpjegon se ka një mbivendosje të fortë mes negacionistëve të vaksinave dhe atyre të AIDS-it. Të dyja lëvizjet marrin financime të dyshimta, për të cilat nuk dihet asgjë. Është edhe rasti i revistës së Shoqatës së Mjekëve dhe Kirurgëve Amerikanë, një lob në favor të mjekësisë private. Revista promovon pothuajse të gjitha kauzat negacioniste. Në dy vjetët e fundit ka botuar artikuj në të cilët mbështetet ideja se testet e HIV-it nuk pikasin virusin HIV, se duhanpirja pasive nuk të dëmton, se ngrohja globale nuk përbën një rrezik dhe se propozimi për një regjistër të vaksinimeve në Shtetet e Bashkuara “synon të krijojë një infrastrukturë kompjuterësh që në të ardhmen mund të përdoret për qëllime të tjera”. Ka botuar edhe shumë artikuj, në të cilët thuhet se vaksinat shkaktojnë autizëm. Mbetet të shtrohet pyetja nëse aktivistët që mohojnë ngrohjen globale dhe evolucionizmin po përpiqen të diskreditojnë të gjithë komitetin shkencor, duke përhapur skepticizëm kundrejt vaksinave dhe AIDS-it. Karakteri konservator i mohimit mund të shpjegojë edhe aftësinë e tij për të pushtuar zemrat dhe mendjet. Linguisti konjitiv George Lakof i universitetit të Kalifornisë në Berkelej këmbëngul se konservatorët kanë qenë gjithmonë më të zotë sesa progresistët në shfrytëzimin e anekdotave dhe emocioneve për të bindur zgjedhësit. Progresistët kanë prirjen të mendojnë se përballë të dhënave të verifikuara dhe numrave të sigurt njerëzit do të nxjerrin pashmangshmërisht konkluzionet e drejtë. Veç kësaj, besojnë se anekdotat janë prova të papranueshme dhe mendojnë se është imoralitet t’u bësh apel emocioneve. Shkencëtarët arsyetojnë si ata. Por kundër emocioneve dhe anekdotave, thjesht prezantimi i provave ka pak fuqi. Dhe gjërat i përkeqëson fakti që zakonisht shkencëtarët reagojnë ndaj negacionizmit me zemërim dhe mospërfillje, dhe kjo i bën të duken edhe më arrogantë. Edhe Greg Poland arriti në një konkluzion të ngjashëm. Disa herë ai ka provuar të përdorë anekdotat dhe emocionet duke folur me një publik jospecialistësh. “Marr përgjigje shumë pozitive, por jo nga njerëzit më të informuar, që i shohin argumentet e mia si një manipulim”, [ thotëai. Shkencëtarët që luftojnë negacionizmin duhet të nxjerrin mësimin se mund të fitojnë vetëm pasi të kenë kuptuar se si të flasin me “analfabetët shkencorë”, që janë pre të lehta për negacionistët. Në lojë është shumë. Ashtu si shumë krijues vaksinash, Poland ka marrë deri kërcënime me vdekje. “Më vijnë telefonata anonime nga njerëz që thonë: ‘Shpresoj që t’i keni të sigurt fëmijët’.” Të tilla ka marrë edhe Faye Flam, një gazetare e “Philadelphia Inquierer”, e cila merret me tema që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike. Negacionizmi ka pasur viktimat e tij. Mohimi i AIDS-it ka bërë që të vdesin 330 mijë afrikanojugorë. Mohimi i dëmeve të duhanpirjes ka vonuar ndërhyrjet për të parandaluar vdekjen e shkaktuar nga pirja e duhanit. Mohimi i vlefshmërisë së vaksinave u ka dhënë jetë të re sëmundjeve vdekjeprurëse si poliomieliti. Dhe mohimi i ndryshimeve klimatike po vonon ndërhyrjet për të ndalur ngrohjen globale. Reagimi kundër tentativave për të luftuar epideminë e gripit mund të dekurajojë përgatitjet për krijimin e virusit të ardhshëm. Shkenca është mënyra më e mirë për të kuptuar botën dhe rreziqet e saj, por për të reaguar duhet mbështetja popullore. Për këtë arsye lëvizjet negacioniste janë një rrezik.


sport • E shtunë 26 janar 2013

Kategoria Superiore e 78-ta në botë Instituti i statistikave dhe historisë së Futbollit e pozicionon kampionatin shqiptar në vendin 78 në klasifikimin e përgjithshëm të ligave më të forta për shekullin e 21. Liga shqiptare, edhe pse i përket një vendi europian, ku futbolli është shumë më i zhvilluar se në çdo Kontinent tjetër, vazhdon të jetë në nivele ulëta, duke lënë pas vetëm ligat e vendeve të tilla si Sudani, India, Sin-

gapori, Armenia apo Jordania, ndërsa më mirë se kampionati shqiptar klasifikohen ligat e Kuvajtit, Zimbabves, Maqedonisë, El Salvadorit apo e Katarit. Në këtë klasifikimin janë përfshirë 130 liga nga e gjitha bota, teksa kategoria superiore lë pas vetë 52 liga. Këtë renditje e kryeson liga angleze, më pas vjen ajo Spanjolle, Italiane, Braziline, Gjermane, Franceze dhe Argjentinase. Sa i përket

renditjes së ligave më të forta europiane për shekullin e 21, kampionati shqiptar renditet i 40-ti nga 48 gjithësej. Më të dobëta se kampionati shqiptar renditen ligat e Armenisë, Islandës, Azerbajxhanit, Bosnjë Hercegovinës, Kazakasitanit, Uellsit, Luksemburgut dhe Maltës. Pra edhe një herë tjetër tregohet qartë se Superiorja jonë vazhdon të jetë në vendet e fundit në Europës.

Murinjo: Tek Interi? Pse jo Zhoze Murinjo nuk e ka përjashtuar një rikthim të mundshëm tek Interi. Trajneri portugez ka pak gjasa që të vazhdojë edhe sezonin tjetër tek Reali i Madridit dhe ka kohë që qarkullojnë shumë zëra për skuadrën e ardhshme të tij. Në një intervistë për “Rai Sport” Murinjo, i cili ka mbushut 50-vjeç para pak ditësh, ka deklaruar se do të vazhdojë karrierën si trajner për një periudhë të gjatë dhe nuk e përjashton aspak një rikthim të mundshëm në drejtimin e Interit. “Besoj se do të vazhdojë edhe për 20 vite të tjera që të punojë si trajner, sepse dua që të arrijë edhe shumë gjëra. Të riktheme tek Interi? E pse jo”, ka deklaruar Murinjo.

Një lajm aspak i mirë i ka mbërritur dje trajnerit Zeman nga stafi mjekësor i Romës. Në momentin që Matias Destro kishte gjetur një formë shumë të mirë dhe trajneri po e preferonte si titullar në sulmun verdhekuq, tashmë do t’i duhet të bëjë gati dy muaj pa të. Sulmuesi në ndeshjen me Interin është dëmtuar në gjurin e majtë dhe duhet që të operohet brenda këtyre ditëve. Sipas mjekëve koha e rikuperimit në raste të tilla është të paktën dy muaj.

Sulmuesi francez ka pranuar dje ofertën e bardhezinjve dhe pritet që brenda pak ditësh të mbërrijë në Torino për të firmosur kontratën 6-mujore. Po kështu vazhdojnë bisedimet edhe me sulmuesin e Lionit

UEFA vendos: Evropiani 2020 në 13 shtete

UEFA ka konfirmuar se kampionati evropian i vitit 2020 do të zhvillohet në 13 qytete të ndryshme. Edhe më parë kishte ndodhur që Evropiani të zhvillohej në vende të ndryshme, Poloni dhe Ukrainë së bashku, Holandë e Belgjikë së bashku, Zvicër e Austri së bashku, por Evropiani i vitit 2020 do të jetë unik. Autoriteti më i lartë i futbollit në Evropë ka vendosur për një ndryshim rrënjësor. Kampionati i vitit 2020 do të zhvillohet në 13 shtete të ndryshëm dhe secili shtet do të përfaqësohet vetëm me një qytet. Sakaq ende nuk është përcaktuar se ku do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja – ato do të zhvillohen vetëm në një stadium – ku në garë janë Londra, Roma, Madrid, Berlini dhe Stambolli. Stambolli në fakt vlerësohet si një nga favoritët kryesorë për finalet e Evropianit, por kjo do të ndodhë vetëm nëse ky qytet nuk do të përzgjidhet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për organizimin e Lojërave Olimpike të vitit 2020. UEFA gjithashtu duket se ka në plan që disa ndeshje të evropianit të vitit 2020 të luhen në stadiume me kapacitet të vogël, jo më shumë se 30 mijë vende. Ndërkohë që 10 stadiumet e tjera duhet të kenë kapacitet jo më pak se 50 mijë vendesh. Stadiumet që do të presin çerekfinalet duhet të jenë të paktën 60 mijë vendesh, ndërsa stadiumi që do të presë dy gjysmëfinalet dhe finalen e madhe duhet të ketë një kapacitet prej më shumë se 70 mijë vendesh. Duhet thënë se përcaktimi i 13 stadiumeve ku do të zhvillohen finalet e evropianit të vitit 2020 do të bëhet në shtator të vitit 2014. Euro 2016 Nga ana tjetër UEFA ka përcaktuar 10 stadiumet ku do të luhen finalet e kampionatit evropian të vitit 2016 që do të zhvillohet në Francë. Qytetet që do të presin këto finale janë: Bordoja, Lensi, Lila, Lioni, Marseja, Nisa, Parisi, Saint Denis (Stade de France), Sent Etieni dhe Tuluza.

N

Ujkani borxh tek Interi? javësh po stërvitet me PSG nën drejtimin e Ançelotit dhe sipas informacioneve të Juventusit gëzon një gjendje të mirë. Vazhdojnë bisedimet për Lopez Edhe pse ka siguruar shërbimet e Nikolas Anelka, Juventusi po vazhdon të interesohet për Lisandro Lopezin. Drejtuesit e klubit juventin kanë kohë që kanë marrë aprovimin e lojtarit, por po vazhdojnë ende bisedimet me Lionin, që ka kushte pak të larta financiare. Tashmë që ka marrë Anelkan, juventinët janë në gjendje që të bëjnë më mirë pazar me Lionin dhe sipas mediave italiane bised-

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

23

Roma humbet Destron, dy muaj jashtë

Anelka tek Juventusi, pritet edhe Lopez ikolas Anelka do të vazhdojë karrierën e tij tek Juventusi. Ky lajm është bërë i ditur dje nga të gjitha mediat italiane. Sipas tyre Anelka ka pranuar ofertën e Juventusit dhe mbeten vetëm disa detaje të vogla për të zyrtarizuar marrëveshjen. Në radhë të parë pritet që FIFA të ratifikojë prishjen e kontratës së lojtarit francez me kinezët e Shangai Shenhua dhe më pas do të zhvillohen vizitat mjekësore. Gjithsesi, sulmuesi mund të quhet lojtar i bardhezinjve, pasi ai ka rënë dakord për gjithçka me klubin italian. Anelka do të ketë një kontratë 6-mujore me Juventusin, pra deri në fund të sezonit për të cilën do të paguhet me 600 mijë euro. Por, kontrata e francezit ka disa klauzole me bonuse, nga të cilat ai nëse rezulton i suksesshëm me bardhezinjtë mund të arrijë të dyfishojë fitimet financiare. Përshembull në rast se ai luan në 12 ndeshje merr edhe 200 mijë euro, po fitoi Juventusi kampionatin dhe Anelka është titullar do të marrë edhe 200 mijë te tjera dhe mund të marrë edhe 300 mijë euro plus, në rast se “Zonja e Vjetër” fiton Ligën e Kampioneve. Aftësitë e sulmuesit francez janë të njohura, por pikëpyetjet që ngrihen për të janë se sa ai do të jetë në formë, pasi ka kohë që nuk luan dhe nëse karakteri i tij problematik do të sjellë telashe tek bardhezinjtë. Gjithsesi drejtuesit e Juventusit shpresojnë që Anelka të jetë një tjetër rast si ai i Pirlos, që shumëkush e cilësonte si të mbaruar, por tashmë e kërkojnë të gjithë. Sa për formën sportive, francezi prej disa

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

imet janë në rrugë të mbarë.

dy sulmuesit e Juventusit.

Matri ose Kualiarela drejt Fiorentinës Në rast se Lopez vjen tek Juventusi, atëherë me shumë gjasa një nga sulmuesit aktualë të Juventusit do të largohet. Sipas mediave italiane një nga dy sulmuesit që nuk kanë bindur ende trajnerin Konte dhe qëndrojnë më shumë në stol, Matri ose Kualiarela do të largohen nga “Zonja e Vjetër”. Destinacioni i sulmuesit që do të largohet, qoftë Matri apo Kualiarela është Fiorentina. Klubi vjollcë është në kërkim të një sulmuesi dhe trajner Montela ka shprehur dëshirën që të marrë një nga

Pirlo nuk luan as me Xhenoan Edhe një ndeshje tjetër i duhet të bëjë Juventusit pa Andrea Pirlon. Fantazisti italian nuk ëhstë rikuperuar as për ndeshjen e sotme dhe kështu bardhezinjtë duhet të luajnë pa të në takimin me Xhenoan. Por, lajmi i mirë për trajnerin Konte është se do të ketë në dispozicion dy lojtarë shumë të rëndësishëm, që ishin në dyshim. Bëhet fjalë për Xhiovinkon e Bonuçin, të cilët janë të grumbulluar. Po kështu edhe Matri, që ishte me temperaturë, është i grumbulluar për këtë ndeshje.

politika: Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Ervin Koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Dëmtimi i Luca Castellazzi-t ka detyruar Marco Branca-n, drejtorin teknik të Interit, që të kërkojë në merkato një portier që mund të jetë një alternativë e vlefshme përkundrejt titullarit slloven Samir Handanoviç. Emri më i nxehtë sot në qarkullim është ai i Samir Ujkanit, numri 1 i Palermos që duhet të qëndrojë si rezervë në Siçili, duke parë që te skuadra e Zamparinit ka mbërritur Stefano Sorrentino nga Kievo. Interi ka ndërmend ta kërkojë në formë huazimi nga Palermo për të arritur të marrë orët e ardhshme ish lojtarin e Novaras që do të pranonte pa asnjë hezitim një transferim në Milano.

Cana i skualifikuar mungon në Serinë A Lorik Cana do të mungojë në ndeshjen e sotme mes Lacios dhe Kievos. Futbollisti shqiptar është i skualifikuar për shkak kartonësh dhe nuk do të luajë në ndeshjen e radhës së Serisë A. Shqiptari tashmë është kthyer në futbollist bazë të skuadrës së Lacios tani që luan në repartin e mbrojtjes.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E shtunë 26 janar 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.