Moisiu intervista, plani i Tiranes, PD le mandatet

Page 1

»20-21

Teoritë konspirative

Historitë e 10 shoqërive sekrete më të famshme në botë E martë

25 dhjetor 2012 Viti VIII, Nr. 2857 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Arkimedi dhe të tjerë

Ndarja e mandateve, PD Gjenitë, stereotipat e heq dorë nga ndryshimet gënjeshtërt, si do të Nuk paraqitet ankimin në Kolegjin Zgjedhur. Palët lënë të hapur mundësinë e ridiskutimit në komisionin e zgjedhjeve »3

ishte bota pa ta

»14-15

Alfred Moisiu Si u realizuan spastrimet në ushtri dhe zbulimi i gjeneral Halim Xhelos

Plani urbanistik

Pse Enver Hoxha akuzoi Hito Çakon dhe Petrit Dumen

Koeficienti në 50%, minibashkisë nr. 8 i hiqet zona monumentale

a Ndikimi i daljes ng ës traktati i Varshav për Shqipërinë

Basha: Nuk do të lejohen ndërtime te Liqeni Artificial, pishinat dhe kompleksi “Dinamo”. Mazhoranca miraton e vetme buxhetin

»4

Sigurimi i Shtetit Enver Hoxha kërkon rekrutimin 100 mijë bashkëpunëtorëve Në vitet 1944-1945 u kërkua thithja e sa më shumë informacioneve rreth popullsisë. Synohej tërheqja e shtresës së varfër »18-19 100-vjetori

Do të kthehen në atdhe koka e Ali Pashës dhe eshtrat e Frashërllinjve Kryeministri kërkon nisjen e bisedimeve për t’i nderuar në tokën shqiptare. Jepen fondet e kërkuara »2

Ishte i dehur

Qëllon me çifte vëllain, më pas nga tronditja vret veten»9

Intervistë më i ish-presidentin mb i kujtimet në ushtr

»6-7

OMONIA kundër Greqisë

»3

Heqja e pensioneve për minoritarët tensionon shoqatat Përplasja për konkurrencën

Urdhri: Të ulet çmimi i sigurimit të automjeteve Mbikëqyrjes Financiare i kërkohet të »5 zhvlerësojë vlerën minimale të urdhëruar më parë për kompanitë. Reagojnë ofertat

Opinion Nga Luan Kurti

Askush nuk e thotë një fjalë për ato

»10

Nga Behgjet Pacolli

Zotërinj, respektoni kushtetutën! »10


02

« politikë

E martë 25 dhjetor 2012 •

DEPUTETI Balla: Ministria e Integrimit 1.1 milion euro për fishekzjarrë

“Projektligji i ri lë hapësira për korrupsion” Akuza në Komisionin e Integrimit për reklamat shtetërore Socialistët në Komisionin parlamentar të Integrimit kanë akuzuar qeverinë për aferat kurrptive që ajo ka bërë nëpërmjet prokurimeve publike. Ditën e djeshme opozita abstenoi për ndryshimet e sjella nga qeveria në ligjin për prokurimin publik, duke e cilësuar atë si të nxituar dhe se nuk i shmang dot aferat korruptive që mund të ndodhin. Kry-

etari i Komisionit, Ditmir Bushati, tha se ligji lë qëllimshëm shumë hapësira abuzimi me paratë e buxhetit të shtetit. Të majtët referuan disa raste të publikuara edhe në media, kur ministri apo ente shtetërore kanë shpërndarë para publike pa tender. Deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar qeverinë se ka shpenzuar 17 milionë dollarë për reklama

duke ua dhëne medieve pranë ekzekutivit. Veç kësaj Balla theksoi se Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar 150 milionë lekë, prej të cilave i ka prokuruar pa tender një repart ushtarak. Një ndër akuzat e tjera drejtuar qeverisë në Komisionin parlamentar të Integrimit ishin edhe fondet e shpenzuara nga Ministria e Integrimit, ku

socialistët akuzuan Ministrinë se ka shpenzuar 1.1 milion euro për blerje fishekzjarrësh si dhe raste të tjera flagrante. E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjja e demokratëve, duke i cilësuar akuzat e opozitës si të pa vërteta. Ata u shprehën se paratë që shpenzohen nga qeveria duke mos kryer prokurime publike janë të papërfillshme, është një shumë

Kryeministri kërkon shtyrjen me tre muaj të festimeve të 100-vjetorit

Tre muaj festime shtesë për 100-vjetorin Ngarkohet Bumçi për kthimin e kokës së Ali Pashës Ervin Koçi

Një ndër propozimet e bëra nga Kryeministri Berisha ditën e djeshme në mbledhjen e komitetit të 100-vjetorit të pavarësisë ishte edhe ngritja e një muzeu në sheshin “Demokracia”, vend ku është vendosur edhe shtatorja e Adem Jasharit. Berisha kërkoi që kjo lëvizje të hyjë në histori jo vetëm nëpërmjet kronikave televizive, por dhe nëpërmjet një muzeu, i cili sipas tij duhet të ngrihet në vendin ku ka nisur ajo vetë. “Bëmë shumë mirë që shtatoren e prijësit të kësaj lëvizjeje e vendosëm në djepin e saj, por një shqyrtim në zgjerim të nderimit të saj a duhet bërë në atë shesh, a duhet bërë në Muzeun Kombëtar, këtë jua lëmë historianë, specialistëve”, - theksoi Berisha.

K

ryeministri Berisha pranoi dje në mbledhjen e Komitetit të 100-Vjetori të Pavarësisë se një pjesë e premtimeve nuk është realizuar dhe se festimet do të shtyhen për tre muaj. Këtë kohë ai e përcaktoi në mënyrë që qeveria të ndërmarrë disa prej premtimeve të bëra si dhe të riatdhesojë trupat e figurave që kanë lënë gjurmë në historinë e kombit. “Kërkoj të zgjatet afati i këtij aktiviteti edhe për 3 muaj, më pas vendi hyn në fushatë elektorale. Kjo për t’u dhënë përgjigje disa projekteve që kemi rënë dakord. Të ndërtohet muzeu i Spaçit në homazh të shtypjes më çnjerëzore që përjetuan shqiptarët në njërin prej kampeve më të egra të Shqipërisë dhe Europës”, - tha Berisha. Konkretisht Kryeministri i ka kërkuar ministrit të Kulturës Aldo Bumçi që të punojë për të kthyer në atdhe eshtrat e Sami Frashërit, duke e cilësuar atë si njeriu që hartoi doktrinën e shqiptarisë. “Sami Frashëri është gjeni i doktrinës së shqiptarësisë si doktrinë perëndimore. Libri i tij është dokumenti themelor i së sotmes dhe së ardhmes shqiptare. Problemi është me familjarët dhe së dyti është personalitet shumë i rëndësishëm për vendin mik, Turqinë, pasi ka dy vepra themelore të një rëndësie të veçantë për gjuhën e tyre. Sidoqoftë, do të bëjmë përpjekje serioze për kthimin e tij në Shqipëri. Duhet të bëjmë gjithçka të bindim familjarët se ai vërtet është krenaria më e madhe për ata familjarë, por ai është për një komb”, - tha Berisha. Krahas eshtrave të Sami Frashërit Berisha kërkoi që në atdhe të kthehet edhe koka e Ali Pashë Tepelenës. Edhe pse Kryeministri e pranoi edhe vetë se kjo kërkesë është e çuditshme, ai theksoi se kjo gjë duhet ndërmarrë pasi është një nga njerëzit që ka lënë më shumë gjurmë në historinë e kombit. “Është një nga figurat dhe personalite-

Krahas eshtrave të Sami Frashërit Berisha kërkoi që në atdhe të kthehet edhe koka e Ali Pashë Tepelenës. Edhe pse Kryeministri e pranoi edhe vetë se kjo kërkesë është e çuditshme, ai theksoi se kjo gjë duhet ndërmarrë pasi është një nga njerëzit që ka lënë më shumë gjurmë në historinë e kombit. tet me peshën më të veçantë, nuk mund të them në historinë tonë kombëtare, se ai ishte histori tjetër, po nëse marrim historinë pas vdekjes së Skënderbeut, historia jonë u transferua në tërësinë e saj në Stamboll, ne po shkonim drejt harresës historike. Ali Pasha me të gjithë veprimtarin e tij i dëshmoi botës se shqiptarët nuk kanë vdekur, se

janë një komb i pamposhtur. Jo rastësisht më i fuqishmi i asaj kohe, Napoleoni, do të tregonte interes shumë të madh për pashain e Janinës, që filluan ta shpallin si Bonapartin e Ballkanit, - u shpreh Berisha. - Sulltani kërkoi që kokën e tij t’ia çonin në tepsi në Stamboll, dhe kjo ndodhi, nuk është legjendë. E bëri që të sigurohej se është vrarë, por kjo

Një ndër kërkesat e bëra dje nga Kryeministri Berishës ndaj ministrit të Kulturës Aldo Bumci ishte edhe kthimi në atdhe të eshtrave të gruas së Ismali Qemalit, duke e quajtur të domosdoshme që ajo të prehet së bashku me Ismail Qemalin. “Zoti Bumçi, ne duhet të marrim të gjitha masat që edhe bashkëshortja e Ismail Qemalit të prehet së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo, nëna e dhjetë fëmijëve, duhet bërë çdo gjë që të kthehet nga varrezat në Spanjë, ku e degdisi fati, dhe të ndajë jetën e ashpër me bashkëshortin, që e deshi aq shumë dhe që iu përkushtua aq shumë. Duhen parë të gjitha problemet si duhet të zgjidhen, po bëhet studimi dhe ajo duhet të sillet aty”, - tha Berisha.

pak rëndësi, rëndësi ka që ne duam të kthejmë kokën e tij. A do ta varrosim në Tepelenë apo në Muzeun Kombëtar, kjo duhet të vendoset”, - ka shtuar Kryeministri. Ai gjithashtu kërkoi që të punohet për kthimin edhe të eshtrave të Mithat Frashërit, të cilin e cilësoi si një nga njerëzit më mendjendritur të historisë sonë, dhe të bashkëshortes së

Ismail Qemalit. Për realizimin e këtyre angazhimeve nuk ka përqindje sigurie, por e sigurt është se do të përhapin debat. Ashtu si në deklaratën e vitit 2009, kur shprehu angazhimin për rikthimin në atdhe të eshtrave të Nënë Terezës dhe India e kundërshtoi me forcë, edhe deklarata për eshtrat e Sami Frashërit pritet të sjellë reagim nga ana e Turqisë.

jashtëzakonisht e vogël në buxhetin e shtetit. Ndërsa ndër ndryshimet në ligjin për prokurimet publike veçohen vlerësimi i firmave me pikë dhe jo me ofertën më të ulët, siç ka funksionuar më parë, duke e bërë procesin më konkurrues, pasi kompanitë duhet të plotësojnë edhe kritere të tjera veç ofertës më të lartë. Çështja e konfliktit të interesit ka marrë një zgjidhje në projektligjin e ri, pasi sipas tij, nëse ndonjë kompani është i njohur apo i afërt me ndonjë nga anëtarët e komisionit të prokurimit, ai nuk skualifikohet automatikisht, por i lihet mundësi që të ndryshohet stafi i komisionit për atë çështje.

PD

“Rama njeriu më i korruptuar” Vijojnë kundërakuzat e PD-së për kryetarin e opozitës Edi Rama. Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi, e akuzoi Ramën si një ndër njerëzit më të korruptuar në vend, që bashkëpunon në fshehjen e pasurive të anëtarëve të tjerë të PS. “Njeriu që nga frika dhe tmerri fsheh pasuritë e që prej 5 muajsh fle te Dash Peza dhe 7 muaj te halla apo tek tezja, se deklarohet i pastrehë pasi ka ndërtuar qyteza me mbi 54 pallate, akuzon familjarët e Kryeministrit për të ardhurat e tyre, të deklaruara në çdo qindarkë të tyre në institucionet e vendit. PD-ja garanton Ramën se mund të gënjejë vetveten se ka fshehur pasuritë e qytezave të ndërtuara me Fidelët e tij, apo se është i pastrehë”, theksoi Silvi Bardhi, zëdhënësja e PD-së.

Përurohet shtatorja e ish-mbretit Zog Shtatorja e ish-mbretit Zog u përurua dje në një ceremoni të posaçme në bulevardin “Zogu i Parë”, pranë stacionit të trenit në Tiranë. Ministria e Kulturës nuk ka dhënë sqarime se pse është zgjedhur data 24 dhjetor për vendosjen e shtatores, datë e cila shënon fundin e qeverisjes së shkurtër të Fan Nolit, i cili erdhi nëpërmjet kryengritjes, dhe rikthimin e konsoliduar të Ahmet Zogut. Por nga ana e tij Kryeministri Sali Berisha e cilësoi ish-mretin Zogu i parë një nga burrat më të mëdhenj të kombit shqiptar. “Pas shpalljes së pavarësisë ky pasardhës i familjeve më të shquara shqiptare në vitet më të vështira të vendit qëndroi i palëkundur në mbështetje të Ismail Qemalit, në mbështetje të ndërtimit të shtetit të shqiptarëve”, tha Berisha.


politikë • E martë 25 dhjetor 2012

në fuqi varianti i 2009. PS lë të hapur mundësinë e rishpërndarjes

PD heq dorë nga ankimimi për mandatet e deputetëve

Qarku i Kukësit mbetet i pacenuar për nga numri i mandateve të deputetëve për arsye se numri i popullsisë në këtë qark është rritur dhe ka siguruar numrin e votuesve për të mos pësuar ndryshime.

Skenarët e mundshëm Nga gjasat e deritan-

Qarku i Durrësit do të shtohej me një deputet, për arsye se popullsia në këtë qark është rritur nga lëvizja demografike e popullsisë si dhe nga mbushja e moshës së votimit nga të rinjtë. Rrjedhimisht në këtë qark do të kandidonin për deputet 23 deputetë nga 22 që ishin në zgjedhje te shkuara parlamentare. Por ky ndryshim nuk u bë, pasi vendimi nuk u miratua në KQZ.

ishme skenarët e mundshëm për zgjidhjen e çështjeve të mandateve është që palët të pajtohen me sistemin e zgjedhjeve të shkuara parlamentare, pra ato të vitit 2009. Kjo gjë mund të vijë për faktin se këto mandate në vitin 2009 janë bërë me

Në qarkun e Tiranës ishte parashikuar që të kandidonin 33 deputetë, duke shtuar një mandat nga sa ishte në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Duke mos u miratuar vendimi i KQZ-së, në Tiranë nuk do të ketë shtim të numrit të deputetëve, sado që në këtë qark numri i popullsisë votuese është rritur në krahasim me qarqet e tjera.

konsensus nga të gjitha palët politike në KQZ. Një rrugë tjetër është që KQZ-ja të marrë kompetenca më të mëdha, duke e hedhur për në shqyrtim përsëri çështjen e rishpërndarjeve të mandateve. ashtu siç deklaroi edhe Gjonçaj. Një tjetër çështje të cilën PD-ja

Fieri

D

emokratët hoqën dorë dje nga apelimi i vendimit në Kolegjin Zgjedhor për çështjen e rishpërndarjes së mandateve, vendimi i cili nuk u miratua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës së votave. Pra, ka lënë në fuqi variantin e vjetër të shpërndarjes së mandateve të deputetëve për qarqet zgjedhore. Në përfundim të afatit ligjor për të ankimuar këtë vendim përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjonçaj, theksoi për gazetën “Metropol” se Kolegji Zgjedhor nuk ka tagër për të marr një vendim të tillë dhe se i vetmi institucion i vendit që mund ta bëjë këtë është KQZ-ja. “Kolegji Zgjedhor maksimalisht mund të orientojë dhe një herë çështjen pranë KQZ-së, por nuk mund të shprehet në përmbajtjen. Do të jetë KQZ-ja që nëpërmjet transparencës, përgjigjes ndaj kërkesës së dy anëtarëve do të realizojë dhe vendimin përfundimtar: atë të ndarjes së mandateve për t’ia kaluar më tej Kuvendit”, - tha Genc Gjonçaj, përfaqësues i PSsë në KQZ, duke lënë të hapur mundësinë e rishpërndarjes së mandateve të deputetëve nëpër qarqet e vendit. Kjo gjë e pohuar nga ai bie në kontradiktë me Kodin Zgjedhor, i cili parashikon që për të gjitha vendimmarrjet e KQZ-së para dekretimit të datës së zgjedhjeve afati për ta ankimuar në Gjykatë është 30 ditë, duke i dhënë në këtë mënyrë një kompetencë më të madhe KQZ-së. Po sipas Gjonçajt, pasi të miratohet në KQZ, vendimi do të shkojë për miratim në Kuvend.

Tirana

Qarku i Korçës është një tjetër do t’i hiqej një mandat deputeti dhe do t’i shtohej qarkut të Durrësit. Edhe në këtë rast kjo lëvizje do të bëhej për uljen e numri të popullsisë në këtë qytet.

Ervin Koçi

Durrësi

Qarkut të Beratit do t’i hiqej një mandat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke e shtuar atë në Qarkut të Tiranës për arsye të lëvizjes demografike të popullsisë dhe rritjes së numrit të tyre.

Qarku i Fierit është i vetmi ku zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të bëhen në mënyrë elektronike. Duke mos u miratuar vendimet për fillimin e kontraktimit të kompanive që do të sjellin pajisjet për kryerjen e zgjedhjeve, do të çojë në vonesa në procesin e votimit si dhe në shkeljen e afateve ligjore.

»

03

Vlerësimet 100-vjetori

Reagimi i Ramës për deklaratën e Berishës Vendimi për të shtyrë edhe tre muaj funksionimin e Komitetit Ndërministror për 100-Vjetorin e Pavarësisë ka sjellë dhe reagimin e kreut të PSsë Edi Rama. Nga profili i tij në “Tuiter” lideri i opozitës ka komentuar një vendim të tillë të bërë me dije dje nga vetë Kryeministrit Berisha. “Kryeministri shtyn tre muaj 100- vjetorin- Në kushtet e rrënimit ekonomik i ka mbetur vetëm ripërtypja e historisë në publik. 2013 është viti i ndryshimit”, - shkruan Rama në “Tuiter”. Një qëndrim i tillë erdhi pas deklaratës së kreut të ekzekutivit, i cili kërkoi zgjatjen edhe për 3 muaj të Komitetit Ndërministror të 100-vjetorit me arsyetimin për t’u dhënë përgjigje disa problemeve të tjera të papërfunduara, kthimit në atdhe të eshtrave të Sami e Mithat Frashërit dhe kokës së Ali Pashë Tepelenës. Ndërkohë po në profilin e tij në këtë rrjet social kreu socialist uroi të gjithë besimtarët e krishterë dhe ortodoksë për Krishtlindjet. Këtë urim Rama e përcolli përmes një fotografisë së një pikture abstraksioniste.

mund ta çojë në Gjykatë është ajo e numrit të ZAZ-ve, pasi edhe në këtë rast nuk është marrë dot vendimi me 5 vota “pro”, pasi anëtarët e KQZ-së të propozuar nga mazhoranca kanë votuar variantin me 89 ZAZ, ndërsa anëtarët e tjerë mbështesin variantin me 75 ZAZ.

Balla sërish akuza për pasurinë e Argitës dhe të Shkëlzenit

Heqja e pensionet të minoritarëve tensionon komunitetin

PS: Duan të përbaltin Edi Ramën

OMONIA reagon kundër ligjit grek

Selia rozë: Paratë u siguruan nga pushteti i babait

Jo implikimeve të tjera financiare për Epirin

Për Partinë Socialiste deklarata e selisë blu lidhur me transparencën që socialistët po bëjnë për pasurinë e familjes kryeministrore ishte një reagim dëshpërues. “Përsëri Saliu nuk dha shpjegime, po vetëm vazhdoi avazin e tij të baltës në adresë të kryetarit Edi Rama. Në fakt, s’ka edhe shumë faj, sepse s’ka se si t’i justifikojë fëmijët e tij që në deklarimet e tyre kanë lënë shumë boshllëqe. Tani ka dalë edhe ky 1.3-miliardëshi i dollarëve të arratisur ilegalisht nga Shqipëria gjatë qeverisjes së tij, 1.3 miliard dollar që ia kanë vështirësuar shumë justifikimet Saliut. Por ne s’ia zgjidhim dot Saliut hallin që sjell me vete pasuria e bërë përmes abuzimit me pushtetin. Është e qartë si drita e diellit se pasuria përrallore e fëmijëve të tij, që është pasuria e tij, në fakt, kërkon shpjegim”, -

vuri në dukje deputeti i PS-së Taulant Balla gjatë deklaratës së djeshme për shtyp. Deputeti socialist, duke vazhduar në po këtë linjë, shtoi dozën e akuzave. “Ose kjo pasuri është vënë falë pushtetit të babit kryeministër, ose pastaj Argita dhe Shkëlzeni zotërojnë një shkop magjik të bërjes së parasë e të pronave, që s’ka pse të mos e përdorin për të pasuruar çdo shqiptar. Sepse kështu ndihmojnë edhe babin që të mos i varfërojë e rrënojë më tutje shqiptarët me paaftësinë e me babëzinë e tij. Nejse, për sa kohë Argita dhe Shkëlzeni nuk na e tregojnë shkopin magjik, atëherë mbetet vetëm pasurimi falë pushtetit të babit”, - u shpreh Balla, i cili sfidoi sërish familjen kryeministrore, duke i ftuar që t’u argumentojnë shqiptarëve përfitimin e pasurisë së deklaruar.

Kreu i OMONIA-s në Korçë, Ligoraq Karamelo, kundërshtoi ashpër vendimin e qeverisë greke për shkurtimin e pensioneve të minoritarëve. Kështu, ligji grek parashikon prerjen e pensioneve për 18 mijë minoritarë nga Shqipëria. Një vendim i tillë u kundërshtua edhe nga Karamelo. Në gjykimin e kreut të OMONIA-s ky ligj dëmton interesat ekonomike të minoritarëve, prandaj qeveria greke duhet ta rishikojë. “Nuk e kemi pritur mirë këtë vendim. Mendojmë se do të dëmtohen interesat ekonomike të minoritarëve, prandaj i bëjmë thirrje qeverisë greke ta rishikojë. I kemi dërguar edhe lutje zyrtare qeverisë greke”, - vuri në dukje Karamelo lidhur me një çështje të tillë. Ndërkohë më herët OMONIA përshëndeti interpelancën e deputetit grek të Demokracisë së Re Jani Mihelaki, i cili bëri thirrje për të mos u

shkurtuar pensionet e minoritarëve grekë në Shqipëri. “Ne mirëpresim nismën e deputetit Mihelaki në lidhje me rastin e pensioneve të OGA-së. Zoti Mihelakis tregoi edhe një herë ndjeshmëri për vuajtjet e grekëve. Ne i kuptojmë vështirësitë që po kalon atdheu vitet e fundit dhe mbështesim përpjekjet e bëra nga populli grek dhe qeveria për përmirësimin ekonomik. I dërgojmë një apel shtetit grek dhe palëve politike në qeveri të bëjnë përpjekje të ngjashme, që të mos ketë implikime të tjera financiare për Epirin e Veriut”, - vlerësohej në deklaratën e OMONIA-s sa i takon këtij qëndrimi. Një ligj i imponuar nga trojka në Greqi parashikon prerjen e pensioneve për 18 mijë minoritarë nga Shqipëria, të cilët që nga viti 1998 merrnin çdo muaj një pension minimal prej 330 euro.


04

« sociale

E martë 25 dhjetor 2012 •

Basha: Investime dhe me mbështetjen e partnerëve. Tri shtyllat kryesore

Buxheti i bashkisë kalon pa opozitën Vendoset tatim i posaçëm për antenat e kompanive celulare

K

ëshilli Bashkiak ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës, buxhetin për vitin 2013. Për herë të parë, Bashkia e Tiranës ka vendosur afate të qarta, se kur nis dhe kur mbaron një investim, duke i prerë rrugën punëve që nisin dhe s‘mbarojnë kurrë. „Hartimi i këtij buxheti, i cili merr në konsideratë prioritetet e 11 njësive bashkiake, pa dallim përkatësie politike të drejtuesve të tyre, por duke u nisur nga interesi qytetar, kërkesat e qytetarëve, të cilët kanë rritur besimin tek vendosmëria e Bashkisë së Tiranës, për të dëgjuar zërin e tyre, por edhe konsultimet me ekspertë të fushave të ndryshme dëshmojnë transparencën në hartimin e tij dhe adresimin e saktë të problematikës në këtë buxhet“, u tha në prezantim. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, bëri të ditur se rreth 8% e investimeve publike kanë ndryshuar pas konsultimeve me qytetarët. Investimet Për Bashën janë tre shtylla që e bëjnë të rëndësishëm këtë buxhet. Këto tre shtylla janë “zhvillimi ekonomik dhe punësimi në qytetin Tiranës, cilësia e jetës në çdo cep të qytetit të Tiranës me theks të veçantë në lagjet ku jetojnë qytetarët dhe zhvillimi i perspektivës së Tiranës moderne. Ashtu si një vit më parë, edhe sivjet konceptimi nis tek të 11 kryetarët e minibashkive, të cilët përfaqësojnë tre forcat kryesore në këtë sallë”, tha Basha. Sipas tij, këto reflektojnë projektet që kanë dërguar të 11 kryetarët e minibashkive, pa asnjë përjashtim. Ky buxhet prej 80 milionë dollarësh, për herë të parë përfshin një fond të veçantë, për të nxitur hapjen e biznesve të reja nga të rinj nën moshën 35-vjeçare. Me këtë propozim të Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha synohet rritja e mirëqenies dhe punësimi i të rinjve të kryeqytetit. Kreu i Bashkisë Lulzim Basha ka bërë të ditur se tek buxheti i Bashkisë nuk përfshihen investimet strategjike, sikundër një ndihmë në realizimin e disa projekteve do të japë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.“Ndërtimi i bulevardit të ri apo zgjerimit nga Stacioni i Trenit deri tek lumi i Tiranës dhe terminali multimodal, të treja kryhen me financime të huaja. Dy prej tyre koncesione dhe grant dhe tjetri shpresojmë së shpejti një marrëdhënie huaje me interesa të përshtatshme dhe me interesa afatgjatë. Ndërsa po kështu, për projektet e nisura dhe për projektet që do të nisin nuk kemi përmendur një nga eksponentët kryesore të suksesit të çdo bashkie kryeqytetase dhe ky është bashkëpunimi me qeverinë qendrore, qeveri e cila sot ka një instrument për gjithë pushtetin vendor, Fondin e Zhvillimit të Rajonit, fond në të cilin ky qytet dhe kjo bashki ka dhe do të ketë akses, sepse

Kreu i bashkisë thekson se do të hiqet mbrojtja si zonë muze

Basha: Do të ndërtohet te minibashkia 8, nuk preket Liqeni Zona e cilësuar si e mbrojtur nga ndërtimet në njësinë bashkiake numër tetë në Tiranë do të lejohet të ndryshojë. Lajmi është bërë i ditur dje prej kreut të bashkisë Lulzim Basha. “Minibashkisë numër 8 i bie etiketimi muzeale. Ka mbetur peng i një insistimi të pakuptueshëm të zonës muze”, tha Basha. Sipas tij, në zonë ka pasur shtëpi që kanë pasur tre katër banorë dhe sot kanë arritur në katë kurora. Ndërsa

sistematikisht ka transformime duke humbur karakterin e lagjeve të dikurshme. Ndaj ai thekson se nuk ka pse të mbetet më zonë muzeale. Sipas Bashës, më parë në zonë ka pasur vetëm disa zona të veçanta, por që nuk kanë rezistuar. Ndaj dhe ka rënë përcaktimi si zonë muzeale. Në lidhje me ndryshimet dhe ndërtimet që do të lejohen Basha bëri të ditur se janë caktuar koeficient të zhvillimit që do të përkthehen në

pallate 7-8 kate. “Zonës i hiqet kjo damkë dhe i jepet mundësia për zhvillim”, tha Basha. Por kreu i bashkisë bëri të ditur se nuk do të preket hapësira e gjelbërt te parku i Liqenit Artificial. Madje nuk do zhvillohet as pishina e as klubi “Dinamo”. Ndërsa pranë lumit të Lanës do ndërtohet kolektori i ujrave të zeza. |Por është nën skarpatë. Ujrat e zeza do të qarkullojnë në komunën e Kasharit në impiantin e përpunimit”, tha Basha.

ofron dhe merr bashkëpunim në interes të qytetarëve, e merr dhe e meriton jo sepse Lulzim Basha dhe Kryeministri i vendit janë të së njëjtës parti politike, por sepse ky qytet meriton një mbështetje proporcionale me atë që i jep buxhetit të shtetit, me atë që i jep ekonomisë së vendit“, nënvizoi Basha. Ndërkohë këshilltarët e majtë janë deklaruar kundër buxhetit dhe planit urbanistik. Kreu i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi, e konsideroi këtë draft-buxhetin e bashkisë si të parealizueshëm, duke e etiketuar atë si një buxhet të mjerueshëm.

Investimet në shërbimet publike parashikojnë:

Antenat e celularëve Në diskutim u tha se do të merren masa dhe në lidhje me antenat e celularëve të vendosura në pallate. “Dy milionë lekë në vit, do të jetë taksa që do të vendoset për çdo antenë që kanë mbi pallate. Përfaqësues socialist në këshill kundërshtuan vendimin e Bashkisë së Tiranës, duke akuzuar se me taksa të padrejta Bashkia po përpiqet të mbushë arkën bosh. Basha, duke iu përgjigjur akuzave të këshilltarëve socialistë kryetari i Tiranës, sqaroi se destinacioni i tarifës për antenat e celularëve do të shkojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. “Nuk bëhet fjalë për një praktikë të re. Destinimi i tarifës do të shkojë 100% për ambientin dhe kushtet ku jetojnë qytetarët e Tiranës”, tha ai.

Ndërtimi i 3 çerdheve të reja;

Rehabilitimin e rikonstruksionin të 73.2 km rrugë nëpër blloqe banimi; Ndërtimin dhe përmirësimin e rreth 128,250 m2 sipërfaqe të gjelbërta dhe ambiente çlodhëse; Ndërtimin e 10 këndeve të reja sportive; Krijimin e rreth 10,000 m2 hapësira për parking automjetesh; Ndërtimin i kolektorit të ujërave të zeza me gjatësi 3.5 km; Mbjelljen e rreth 24 640 pemëve në lulishte dhe përgjatë rrugëve të reja; Ndërtimin e rreth 65 km rrjete inxhinierike (kanalizime të ujërave të bardha e të zeza); Sigurimin e një ndriçimi sipas standardeve bashkëkohore, për rreth 300 ha blloqe banimi; Shtimin e sipërfaqeve të varrezave publike me 2 ha Programi i tretë buxhetor është arsimi parauniversitar dhe edukimi, ku do të ndërhyhet në 32 objekte arsimore:

Rikonstruksioni i 5 çerdheve ekzistuese; Rikonstruksioni i 4 kopshteve; Ndërtimi i 5 kopshteve të reja; Rikonstruksioni i 14 shkollave 9- vjeçare; Ndërtimi i 3 shkollave të reja 9- vjeçare; Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme; Ndërtimi i 2 shkollave të mesme të reja; Rikonstruksion i shkollës speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara; Ndërtimi i 4 palestrave të reja dhe rikonstruksioni 2420 m 2, palestra ekzistuese; Shtimi i 34 laboratorëve të rinj në sistemin shkollor të Tiranës;

•Këshilli Bashkiak vendosi sot, që të ulë me 30% taksat për luleshitësit dhe librashitësit. Propozimi i Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha ka marrë dhe miratimin e këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak. Ky vendim dëshmon dhe njëherë, se Bashkia nëse ka vullnet, ka mundësitë ligjore për të reduktuar barrën fiskale për biznesin e vogël dhe të mesëm, deri në masën 30%. •Në këtë mbledhje u miratua heqja për një vit e taksave për 30 subjektet e biznesit të vogël që u dëmtuan nga zjarri në Tregun Ushqimor me shumicë, pranë ish - Kombinatit Ushqimor dhe vendosja e një takse të përkoshshme për antenat e telefonisë celulare.

Propozimi Shfrytëzimi

Koeficientet e ndërtimit deri në 70 për qind Koeficienti i shfrytëzimit në Tiranë do të jetë në 50 për qind. Ky ishte propozimi i bërë nga Bashkia e kryeqytetin për zhvillimin në ndërtime. Ndërsa ka qenë Maksim Begeja që ka kërkuar rritjen në 70 për qind të shfrytëzimit. Kjo është kundërshtuar nga Njazi Kosovrasti. Sipas tij, Tirana është e ndarë në mbi 400 mininjësi dhe me studimin konkret të të gjitha zonave do të mbërrijë në këshillin bashkiak propozimi për koeficientin e shfrytëzimit. Ndërkohë qëndrimin e tij kryebashkiaku Lulzim Basha është shprehur se me këto përcaktime i jepet fund epokës së sekserëve. Kjo pasi plani do të saktësojë se ku dhe si do të realizohet ndërtimi në Tiranë, dhe kjo sipas Bashës shmang një herë e mirë ndikimin e paligjshëm për ndërtime.

Festë në pediatri

“Vodafone Albania” feston me fëmijët e sëmurë Atmosfera e festave të fundvitit u ndie shumë e ngrohtë edhe në pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënën Tereza”. Pacientët e vegjël kanë lënë për disa orë shtratin e spitalit dhe i janë bashkuar shfaqjes së mrekullueshme të teatrit të kukullave dhe numrave të shpejtësisë që ka sjellë iluzionisti për fëmijët. Tashmë e kthyer në traditë, kompania “Vodafone Albania” në bashkëpunim me shoqatën “Together For Life” kanë risjellë buzëqeshjen dhe harenë e fëmijëve në pediatri. Fëmijët e disa pavijoneve në pediatri, si pavijoni i alergologjisë, i diabetit dhe sëmundjeve të tjera u mblodhën në sallën e madhe të pediatrisë për të kaluar një ditë ndryshe nga të tjerat në spital. Fëmijët u kënaqën shumë dhe së bashku me ta u bashkuan edhe infermieret dhe mjekët e pediatrisë, të cilët nuk u shkëputën asnjë çast nga shfaqja. Madje, ata theksuan se këto aktivitete janë shumë pozitive për fëmijët, pasi i ndihmojnë që të shkëputen nga rutina e mjekimit, qoftë edhe për disa orë, duke i përfshirë emocionalisht në aktivitetet argëtuese. Babagjyshi i Vitit të Ri ka shpërndarë lodrat e tyre të preferuara.


ekonomi • E martë 25 dhjetor 2012

»

05

Procesi do të zhvillohet edhe me një kompani

Fituesit e tenderave, PS: Mos zgjidhni ofertën më të ulët

Për të eleminuar abuzimet që mund të bëjnë agjentët me sigurimin e automjetit prej muajit nëntor polica e sigurimit të automjeteve paguhet nëpërmjet sistemit bankar.

Paketa e re i kushton vëmendje vendndodhjes, që do të thotë se në qytetet me frekuencë më të shpeshtë aksidentesh shoferët të paguajnë më shumë për t’u siguruar.

Kompanitë të llogaritin veçmas primin e rrezikut

Sigurimi i makinave, AK-ja rekomandim për çmimin minimal A utoriteti i Konkurrencës ka nxjerrë një rekomandim që synon të thyejë kartelin e çmimeve për tarifat e sigurimit të detyrueshëm motorik. Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare i rekomandohet që primi i rrezikut ose çmimi minimal i detyrueshëm për sigurimin e makinës të mos jetë i njëjtë për të gjithë tregun, por të llogaritet veçmas për secilën kompani, sepse caktimi i të njëjtit prim rreziku sjell pasoja për konkurrencën në treg. Pikërisht kjo ka qenë dhe baza e rritjes dhe unifikimit të çmimeve në tregun e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike që nga shkurti i vitit të kaluar. Kompanitë e sigurimit e justifikuan rritjen e njëkohshme dhe në të njëjtën masë të çmimeve me ndërhyrjen e AMF, që përcaktoi një prim minimal rreziku për të gjitha shoqëritë. Por, vendosja e çmimeve të njëjta u cilësua nga Autoriteti i Konkurrencës si marërveshje e ndaluar dhe shkelje e ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, me rrjedhojë gjobitjen e të gjitha kompanive të sigurimit në përpjestim me pjesën e tregut në këtë produkt. Veç të tjerash, Autoriteti i Konkurrencës bëri përgjegjës Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, që duke ju vendosur të gjitha shoqërive një prim rreziku dhe një nivel provigjionesh teknike të përbashkët, nxiti një sjellje të bashkërenduar dhe fiksim të çmimeve. Nga vlerësimi ligjor, Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se primet e rrezikut për llogaritjen e nivelit të provigjoneve të sigurimit të detyrueshëm, duhet të llogariten më parë në mënyrë të pavarur nga secila prej shoqërive dhe më pas të mi-

Propozimi

Tarifat e reja, gati ndryshimi i ligjit

Shumë shpejt për caktimin e tarifave të sigurimit të automjeteve do të përdoret një metodologji që do të mbajë parasysh një gamë të gjerë detajesh, që nga standardet e rrezikut që paraqet çdo subjekt, te vendndodhja e tij gjeografike, deri tek të dhënat teknike të mjetit e te historiku personal i të siguruarit. Edhe çmimi që do t’u vendoset siguracioneve të makinave do të jetë shumë i detajuar. Një nga aspektet më të rëndësishme të projektligjit është të sigurohen mjetet e duhura për të garantuar shoqëritë e sigurimit të mbajnë rezerva të mjaftueshme për përgjegjësitë që ato kanë ndërmarrë, duke e konceptuar në dy forma: e para, ndërtimi i një procesi për të verifikuar nëse provigjonet për dëme janë të mjaftueshme për situatat e njohura; dhe e dyta, ndërtimi i një procesi për të siguruar që biznesi dhe risqet e rinovueshme sigurohen me çmime teknikisht të pranueshme. Projekti do të ketë në vëmendje dhe disa përmirësime që mund t’i bëhen Qendrës së Informacionit të Sigurimit të Detyrueshëm Motorik, me fokus dhe ngritjen e fazës së tretë të saj, sistemin Bonus-Malus. Po kështu do të bëhet i mundur dhe zhvillimi i një strategjie për menaxhimin e numrit të të pasiguruarve.

Vlera e dëmeve u rrit 17 për qind

Të dhënat për 7-mujorin, kompanitë paguajnë më pak dëme Për shtatë muajt e parë të këtij viti, vlera e dëmeve në segmentin e sigurimit motorik është rritur me rreth 17% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Por, në thelb, treguesi më domethënës në përcaktimin e çmimeve është raporti mes dëmeve dhe primeve, që për të njëjtën kategori është ulur në 39%, nga 42.6% që ishte një vit më parë. Kjo tregon në fakt se këtë vit kompanitë e sigurimit kanë paguar më pak dëme në raport me primet e arkëtuara, çka deri tani e bën të pajustifikuar rritjen e çmimeve. Veç të tjerash, në vlerat aktuale prej 39%, raporti dëme-prime në Shqipëri është tejet i ulët krahasuar me vendet e tjera, ku në shumë raste është më i lartë se 100%. Por ajo që është më shqetësuese në fakt është se kompanitë e sigurimeve vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të bashkërenduar. Për këtë arsye përveç gjobave, Autoriteti i Konkurrencës ka ofruar edhe një zgjidhje për hartimin e tarifave të reja për të cilat të përdoret edhe sistemi i pikëzimit në bazë të aksidenteve të drejtuesve të automjeteve.

ratohen nga AMF-ja, në mënyrë individuale për secilën shoqëri që operon në treg. Nga ana tjetër vetë kompanitë e sigurimeve kanë përgatitur një sërë ndryshimesh në kuadrin rregullator, përmes të cilit përcaktohen tarifat e sigurimit të automjeteve. Ndryshimet e propozuara nga

kompanitë vijnë në një kohë kur AMF-ja po punon për ndryshimin e kuadrit rregullator që përcakton tarifat e sigurimeve të automjeteve, ku do të përfshihen elemente si: vendndodhja e mjetit, lloji ose fuqia e tij motorike, mosha dhe gjinia e drejtuesit dhe historiku i tij i dëmeve.

Opozita kërkon ndryshimin e sistemit të pikëzimit për kompanitë pjesëmarrëse në tendera. Deputetët e majtë në Komisionin e Ekonomisë u shprehën se përzgjedhja e ofertave më të ulta merr pikët më të shumta, por ka ndikuar në cilësinë e punëve publike. Por mazhoranca e ka hedhur poshtë këtë pretendim. “Në praktikë do të ndodhë që do të evitohen shumë kontratat, negocim pa publikim për nevojat e fillimvitit, të cilat hartohen nga autoritetet, apo lidhen nga autoritetet kontraktore për të përmbushur nevojat e fillimit të vitit, deri sa fondet t’u çelen, dhe derisa ata të fillojnë një procedurë normale prokurimi referuar legjislacionit në fuqi për prokurimin”, tha Klodiana Cankja. Sipas opozitës, shpallja fituese në tendera të vlerave më të ulëta nga kompanitë pjesëmarrëse në projektet e financuara me fonde publike, shpesh fsheh favorizime ndaj firmave klienteliste. “Krijohet ideja sikur ju vini dhe ndryshoni një nen shumë të rëndësishëm që është çelja e fondeve në momentin që çelet buxheti, për të përshpejtuar tenderimin meqë vijmë në një vit elektoral”, tha Mimi Kodheli, deputete e PS-së. “Patjetër duhet parë mundësia që të mos kemi më atë strukturim që

kemi vënë re për pikëzimet, 80 për qind oferta më e ulët dhe elementët e tjerë që përbëjnë ofertën të kenë më pak pikë, të kenë 20. Po të shikohet dhe në funksion të shkallës së realizimit teknik të projektit se sa duhet të jetë ky diapazon mes çmimit më të ulët dhe kushteve teknike të domsdoshme për zbatim”, u shpreh Ilir Bejtja, deputet i PS-së. Debatet u bënë gjatë ndryshimeve që iu bë ligjit të prokurimeve publike, i cili parashikon shkrirjen e institucionit të Avokatit të Prokurimeve Publike, pasi ai dublon punën e Komisionit të Vlerësimit. Me anë të këtyre ndryshimeve do të bëhet e mundur që tenderat publikë të zhvillohen edhe nëse në garë është vetëm një operator ekonomik. Sipas ndryshimeve të propozuara nga Agjencia e Prokurimve Publike, tashmë fondet për nisjen e tenderave do të çelen sapo të aktivizohet buxheti.

Shkaku i problemeve, bllokimi i llogarive

Kompania “CEZ”: Mbetemi të angazhuar për furnizimin me energji

Kompania që menaxhon sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri “CEZ Shpërndarje” deklaron se mbetet e angazhuar për të garantuar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike për klientët e rregullt. Duke iu referuar deklaratave të Ministrisë së Energjetikës një ditë më parë ku kompanisë iu kërkua furnizimi pa ndërprerje përgjatë festave të fundvitit, kjo e fundit shprehet se po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për t’ju përmbajtur këtij angazhimi. Por bllokimi i vazhdueshëm i llogarive bankare të kompanisë nga institucionet shtetërore, përfshi ERE-n, KESH-in dhe OST-në, sipas kompanisë CEZ, e ka bërë pothuajse të pamundur kryerjen e çdo shpenzimi operativ për mirëmbajtjen e rrjetit dhe riparimin e defekteve. “CEZ Shpërndarje prej disa muajsh e ka informuar

ERE-en dhe autoritetet përkatëse, përfshi Ministrinë e Energjetikës, mbi situatën e vështirë me të cilën kompania do të përballej nëse nuk merreshin masat përkatëse për të ndryshuar aktet rregullatore me efekte shkatërruese për financat e shoqërisë dhe rrjedhimisht në cilësinë e shërbimit te ofruar. Në letrën tonë dërguar ERE-s javën e shkuar, shoqëria njoftoi se “si rrjedhojë e situatës së vështirë ekonomike, shoqëria ka informuar se mund të mos jetë financiarisht në gjendje të parandalojë përkeqësimin e nivelit të shërbimeve që ofron, përfshi furnizimin me energji, përgjatë javëve në vazhdim”, shprehet kompania CEZ në deklaratën e saj. Në fund të deklaratës, “CEZ Shpërndarje” thekson se ka mobilizuar të gjithë teknikët e vet, në mënyrë që çdo defekt i mundshëm të riparohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo deklaratë e kompanisë CEZ vjen një ditë pasi zëvëndësministri i Energjetikës, Enno Bozdo, kërkoi nga operatori privat i furnizimit me energji elektrike, që të marrë masa për përballimin e kërkesës në rritje gjatë festave të fundvitit, duke e cilësuar këtë si një detyrim të kompanisë.


06

« intervistë

E martë 25 dhjetor 2012 •

Blerina GOCE

A

utokracia, pavarësisht lëvozhgës që mban, metodat e punës i ka të njëjta. Problemet e trajtuara në librin tim tregojnë jo thjesht historitë e diktaturës, por mendoj se ato duhet të na bëjnë të mendojmë mirë se asnjëherë nuk mund të thuhet se çdo gjë e arritur mund të quhet e sigurtë. Më pëlqen të përmend një thënie të Julius Fuçik: “Njerëz jini vigjilentë”. Kujtimet e tij ishin jo thjesht dëshira për të rrëfyer, por edhe një nevojë për t’i thënë gjërat qetësisht e në mënyrë jo ekstremiste. Alfred Moisiu në një farë mënyre pohon se ajo çfarë i dallon kujtimet e tij është pikërisht realizmi, duke lënë mënjanë improvizimin sipas bindjeve apo porosive, aq shpesh të zakonshëm në raste të ngjashme. Pas botimit të vëllimit të parë të kujtimeve, ish-presidenti Alfred Moisiu vjen me librin e dytë të kujtimeve, Volumi i 2-të (1958-2002). Në këtë botim, Moisiu flet kryesisht për punën dhe jetës e tij në radhët e ushtrisë. Duke vërejtur se “Ushtria shqiptare ka pasur një histori tragjike”, Moisiu ndalet në momente të veçanta dhe kujtime lidhur me të. Ai flet për shkëputjen e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, masat drastike që u morën në ushtri pas vetvrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të Kadri Hazbiut etj. Ai rrëfen edhe për peshën e atij që e cilëson “bishti i sigurimit”, i cili e ka ndjekur për vite e vite me radhë deri në fillimet e demokracisë. Në shumë prej këtyre momenteve, Moisiu vizaton paralele me gjendjen “e tranzicionit” që sipas tij Shqipëria po kalon sot.

Vini para lexuesit me pjesën e dytë të kujtimeve tuaja. Pse ndjetë nevojën të komunikonit me lexuesin përmes tyre? Që në fillim, kur kam paraqitur librin e parë, kam deklaruar se kujtimet e mia do të jenë në tre volume, sipas periudhave të ndryshme- Volumi i 1-rë (1929-1958); Volumi i 2-të (1958-2002); Volumi i 3-të (20022007). Radha e botimit ka qenë jo sipas numrave. Kështu pas volumit të parë është botuar i treti. Arsyeja ka qenë, sikurse e kam deklaruar në intervistat e mia, sepse asnjeri nuk ka ndonjë kontratë sesa të gjatë e ka jetën, kështu që mendova se periudha e qëndrimit në krye të shtetit shqiptar ka qenë më e rëndësishmja për jetën time dhe nuk mundet që t’i toleroja vetes që të mungonin kujtimet e kësaj periudhe. Dhe kështu bëra, por fati e desh që m’u dha kohë për të shkruar edhe kujtimet për kohën 1958-2002, që kishte mbetur e zbuluar. Më duhet të them se volumin e parë e kisha filluar prej shumë kohësh, që para se të merrja detyrën e kryetarit të shtetit. Shtysa kryesore, që më detyroi të ulesha të shkruaja kujtimet, ka qenë fakti se mjaft shkrime që kanë dalë në qarkullim, si kujtime ose si studime të ngjarjeve dhe periudhave të ndryshme tek ne, por për fat të keq duhet thënë se janë ekstremiste o në njërin apo tjetrin krah. Pra, shumë pak realizëm kanë brenda, në to më tepër spikat improvizimi sipas bindjeve apo porosive. Pikërisht për këtë mendova se është më mirë që njeriu kur flet për protoganizmin e tij, si dhe për ngjarjet që ka qenë bashkëkohës, t’i thotë ato vetë, sigurisht kur i ka vënë detyrë vetes të paraqesë vetëm realitetin e fakteve. Kolona e kujtimeve të mia të angazhimit në politikë, në jetën

Alfred Moisiu:

“Spastrimet në ushtri pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut” Letra anonime e gjeneral Halim Xhelos. Si u zbulua dhe e pagoi familjarisht gjenerali nga diktatori dhe Partia

publike, në profesion dhe në marrëdhëniet familjare e shoqërore, përbën një dëshmi të sinqertë për probleme, etapa dhe ngjarje historike, të cilat për shkak të funksioneve zyrtare, mendoj se nuk janë më vetëm personale. Ato tashmë janë për publikun dhe i përkasin publikut. Si pikësynim kam pasur që kujtimet të bazohen mbi rrëfimin në vetën e parë, duke i parë ngjarjet në kohën dhe formën që kanë ndodhur, jo në largësi e rrethana të reja. E ndiej veten të lehtësuar që arrita t’i përfundoj shkrimet e mia në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, duke i konsideruar edhe si një kontribut me këtë rast. Në një pjesë të rëndësishme të këtyre kujtimeve ju rrëfeni për fillimet e punës suaj në ushtri. Ç’mund të veçoni nga kjo periudhë? Po, libri i dytë i është dedikuar kryesisht punës dhe jetës timë në radhët e ushtrisë. Dëshiroj t’u kujtoj lexuesve se, unë kam kaluar më se 40 vjet të jetës time i veshur me uniformën ushtarake. Por duhet të them se ushtria shqiptare ka pasur një histori tragjike, megjithëse gjithmonë shumica në radhët e saj ka qenë e përbërë nga njerëzit më të ndershëm, më patriotë dhe më të përkushtuar për detyrën e tyre në interes të atdheut. Me këtë nuk dua të nënvleftësoj intelektualët e tjerë, por kjo është e vërteta e patjetërsueshme. Ky libër përmbledh jo vetëm kujtime e vlerësime që lidhen me punën time në ushtri gjatë kohës së diktaturës, por edhe reagime të pjesës përparimtare të kuadrove të

ushtrisë në atë periudhë, persekutime të bërë nga diktatura. Mandej më pas kam përshkruar dhe zhvillimet demokratike në vendin tonë, pra janë ngjarje që i përkasin periudhës kohore prill 1958 deri në qershor 2002. Për këtë periudhë, sidomos për atë gjatë viteve të sistemit komunist, ekzistojnë paqartësi e boshllëqe të mëdha që lidhen kryesisht me fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Duke qenë një nga aktorët kryesore në jetën ushtarake, protagonist në ngjarje të veçanta, por edhe subjekt në ngjarje të tjera, libri im hedh dritë mbi shumë aspekte ende të panjohura të organizimit politik e ushtarak të kohës. Çështje të tilla si fortifikimi, politikat mbrojtëse në periudhën komuniste dhe zhvillimet e të ashtuquajturit “Puç Ushtarak” në vitin 1974, spastrimet në ushtri pas vetvrasjes së Mehmet Shehut dhe likuidimit të Kadri Hazbiut, të cilat mendoj se janë çështje me interes, si për publikun, ashtu edhe për studiuesit e kësaj fushe. Ndaj duke i mbetur respekt logjikës, mbi të cilën janë inspiruar vendimmarrjet politike e shtetërore të kohës, në librin tim trajtohen gjerësisht këto ngjarje dhe aktiviteti i lidhur me to. Pra, në këtë libër janë paraqitur ngjarjet kryesore të ushtrisë si gjatë viteve të monizmit, ashtu dhe gjatë periudhës së parë të zhvillimeve demokratike, pas fitores së Partisë Demokratike në vitin 1992. Një kapitull të veçantë në kujtime zë dalja e Shqipërisë ‘de fakto’ nga Traktati i Varshavës dhe ndryshimet në ushtri pas kësaj. Ç’vlerë ka sipas jush ky moment? Shqipëria u bë anëtare e Traktatit të Varshavës që në vitin 1955, me fillesat e këtij pakti. Kur në vitin 1961, marëdhëniet midis PPSH-së dhe PK të BRSS-së u prishën, më shumë si pasojë e shenjave që po dukeshin, mbi përpjekjet e Hrushovit për të zëvendësuar edhe në Shqipëri drejtuesin e partisë në pushtet, edhe në marrëdhëniet ushtarake u vu re një ftohje që vinte duke u rritur. Largimi nga Pasha Limani i flotës sovjetike në qershor të vitit 1961 shënoi praktikisht daljen “defakto” të vendit tonë nga pakti. Në kushtet e krijuara, pas daljes de fakto të Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, ishte e rëndësishme që të përcaktohej strategjia e mbrojtjes së vendit. Kjo bëri që gradualisht, stërvitje pas stërvitjeje, të shtoheshin njësitë dhe korpuset e ushtrisë shqiptare. Bazuar në përvojën e Luftës së Koresë dhe asaj të Vietnamit, si luftra të zhvilluara pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ju vu shumë rëndësi shfrytëzimit në maksimum të vetive natyrale të terrenit, fortifikimit maksimal të tij, përgatitjes masive të njrëzve për luftë, shkurtimit të kohës së mobilizimit, si dhe aftësimit për kryerjen e shpejtë dhe të fshehtë të manovrimit të trupave. Kështu Shqipëria u bë i pari vend i Lindjes që u shkëput nga Traktati i Varshavës, por kjo nuk u shfrytëzua si moment i volitshëm për të kthyer drejtimin e zhvillimit të ngjarjeve, pasi qëllimi kryesor ishte sesi të forcohej pushteti i kastës në fuqi dhe jo si të zhvillohej vendi më mirë dhe më shpejt. Duken si zhvillime përafërsisht të ngjashme me ato që po na ndjekin edhe në këto vite të tranzicionit. Si u formësuan këto ndryshime në ushtri pas daljes së letrës së hapur të KQ-së të PPSH-së? Krijimi i kushteve të reja kërkonte që të merreshin masa jo vetëm për të ndryshuar konceptet operativostrategjike të mbrojtjes, për shtimin e


intervistë • E martë 25 dhjetor 2012 njësive ushtarake, por të rritej siguria se ushtria do të qëndronte besnike e partisë. Për këtë qëllim u morën edhe disa masa të rëndësishme organizative në rrugë partie, sikurse qe “Letra e Hapur” në fund të vitit 1965, e cila pati jehonë për zhvillimet e mëtejshme në ushtri. Të tilla ishin: rikthimi i komisarëve politikë në ushtri, heqja e gradave ushtarake, futja e komiteteve të partisë në instancat ushtarake të njësive të ushtrisë, krijimi i shkollave të lira ushtarake nën moton e njohur nga revolucioni rus i Tetorit “Ushtria e Popullit Ushtar”, etj. Kjo ideja e fundit, megjithëse iu atribua Leninit, i cili dhe e kishte paraqitur në vitet 1920, praktikisht në ushtrinë sovjetike nuk u aplikua, pasi sepcialistët ushtarakë nuk ranë dakord, ndërsa tek ne u bë motiv lëvizës për ndërtimin e ushtrisë, që në fakt kishte qëllim tjetër. Qëllimi i vërtetë i këtyre masave, në radhë të parë ishte për ta vënë ushtrinë plotësisht nën kontrollin e partisë, në mënyrë që të shmangej çdo mundësi për ndonjë grusht shteti. Letrën e hapur, në aparencë dukej sikur të gjithë ushtarakët e mirëpritën, por në intimitet me njëri tjetrin, vendosjen e komisarëve politikë dhe të komiteteve të partisë, apo heqjen e gradave e disa masa të tjera, ushtarakët nuk i vlerësonin si të nevojshme. Në kundërshtim të kësaj letre ishte edhe shefi i sigurimit të ushtrisë në atë kohë, gjeneral Halim Xhelo, i cili mori kurajon t’i drejtohej KQ të PPSH dhe personalisht Enver Hoxhës me një letër anonime, por që u zbulua dhe ai me gjithë familjen e pagoi shumë shtrenjt. Karriera juaj ushtarake numëron disa pozicione, si: komandant brigade në Kavajë, drejtor në Ministrinë e Mbrojtjes, në drejtorinë e Fortifikimit, në detyrën e zëvendësministrit etj. Ç’mund të kujtoni prej gjithë këtyre pozicioneve të veçanta e ç’mund të veçoni? Detyra ime fillestare në ushtri ka qenë ajo më e ulta, komandant toge, e cila e pasuroi shumë përvojën time si oficer komandues veçanërisht për punën me njerëzit, aftësi që në ushtri ka qenë dhe mbetet shumë e rëndësishme. Sigurisht koha që shërbeva në Kavajë si komandat i Brigadës speciale të Urave të Rënda, ka qenë kulmi i arritjeve të mia të punës dhe të artit të drejtimit. Ajo kohë më ndihmoi të lidhem së tepërmi me bashkëqytetarët e mi në Kavajë dhe të njoh më nga afër virtytet e atij populli punëtor, mikpritës dhe mjaft miqësor me ata që e duan dhe e vlerësojnë sinqerisht. Gjatë asaj kohe dhashë një kontribut të madh për fillimin e punës dhe drejtimin e ndërtimit të stadiumit të qytetit, gjë që Kavajës i mungonte, pavarësisht nga traditat e saj të njohura futbollistike. Në detyrat ë tjera të mëvonshme, megjithëse ishin më të larta, nuk e ndjeva kënaqësinë e punës që përballova gjatë qëndrimit në Kavajë. Mes gjithë gjërave, të cilat kujtoni është edhe transferimi juaj në Burrrel dhe emërimi si shef i xhenios së brigadës atje. Ç’mund të thoni për këtë periudhë? Po, masat drastike që u morën në ushtri pas vetvrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të Kadri Hazbiut, ranë edhe pothuajse mbi gjithë kuadrot kryesore të ushtrisë të asaj kohe. U duk qartë që besimi i partisë në pushtet tek kuadrot e “vjetra” kishte shkuar pothuajse në zero. Enver Hoxha donte të kishte si drejtues në ushtri njerëz që kishin ardhur jo si pasojë e aftësive dhe kontributit të tyre, por si vlerësim direkt i besnikërisë së tyre ndaj partisë. Ka qenë një nga peri-

Krijimi i kushteve të reja kërkonte që të merreshin masa jo vetëm për të ndryshuar konceptet operativostrategjike të mbrojtjes, për shtimin e njësive ushtarake, por të rritej siguria se ushtria do të qëndronte besnike e partisë. Për këtë qëllim u morën edhe disa masa të rëndësishme organizative në rrugë partie, sikurse qe “Letra e Hapur” në fund të vitit 1965, e cila pati jehonë për zhvillimet e mëtejshme në ushtri. Të tilla ishin: rikthimi i komisarëve politikë në ushtri, heqja e gradave ushtarake, futja e komiteteve të partisë në instancat ushtarake të njësive të ushtrisë, krijimi i shkollave të lira ushtarake nën moton e njohur nga revolucioni rus i Tetorit “Ushtria e Popullit Ushtar”

udhat më të vështira të jetës time, sepse pasojat i pësuan edhe fëmijët, në mosdhënien e të drejtave të studimit, si dhe peripeci të tjera të vështirësive morale dhe ekonomike. Që nga ajo kohë deri në vitin fillimin e ndryshimeve demokratike, e ndjeja gjithmonë pas vetes bishtin e sigurimit, gjëra këto që i kam përshkruar në librin tim. Për fat, nga grupi ynë nuk u arrestua njeri, megjithëse ishim me dosje të gatshme, pasi sikurse ka deklaruar vetë Ramiz Alia, ishte marrë një vendim për të mos shtuar akoma më tej në mënyrë artificiale armiqtë e partisë. Ndërkohë që ngjarje vërtet për t’u kujtuar janë ato të lidhura me të ashtuquajturin “puç ushtarak”… Në gusht 1968 Bashkimi Sovjetik, bazuar në të drejtën e Paktit të Varshavës, invadoi Çekosllovakinë ushtarakisht. Këto zhvillime e alarmuan seriozisht udhëheqjen e lartë të vendit, e cila menjëherë vendosi që të shpallë juridikisht tërheqjen nga Traktati i Varshavës, nëpërmjet deklaratave politike dhe vendimit të Kuvendit të Shqipërisë megjithëse de fakto kjo, sikurse e përmendëm më lart, kishte ndodhur që në vitin 1961. Kështu Shqipëria u bë vendi i parë që u largua zyrtarisht nga Pakti i Varshavës.

Në të njëjtën kohë u morën masa për vënien në gatishmëri të ushtrisë shqiptare, nga frika e ndonjë invazioni të vendit tonë nga forcat e Traktatit të Varshavës. Në ushtri u krijua një psikozë e rëndë, jo vetëm për marrjen e masave të gatishmërisë, që çuan në lodhjen e njerëzve, të cilët qëndruan pranë reparteve pa u shkëputur për një kohë të gjatë, por edhe si pasojë e disa raprezaljeve që filluan të nxiten me qëllim, për të goditur çdo mendim ose ndjenjë tkurrjeje ndaj forcave të Bashkimit Sovjetik dhe të Traktatit të Varshavës. Krahas kësaj, në parti u forcua lufta midis klaneve dhe udhëheqësi kishte filluar të mendonte mbi periudhën mbas tij, kujt do tja linte partinë në mënyrë që familja të vazhdonte e qetë punën e saj. Për pasojë, me djallëzi u krijua miti i “materialit të zi” që në fakt i nxiu jetën qindra njerëzve të pafajshëm. Enver Hoxhës i leverdiste, që me këtë rast të lante hesapet me gjeneralët kryesorë të ushtrisë, që kishin autoritet të padiskutueshëm jo vetëm në ushtri, por edhe në popullsinë e disa zonave të vendit, ku kishin kryer luftën. Mosmarrëveshjet, midis Petrit Dumes dhe Beqir Ballukut, që fillimisht u trajtuan si kundërshti të metodës së punës, më vonë

»

07

u paraqitën si kundërshtime parimore. Këtë e kapi Enver Hoxha, i cili e stërholloi dhe doli në përfundimet që i duheshin atij. Ndërsa në fjalën e tij të 14 tetorit : - Të pastrojmë me fshesë të hekurt punën armiqësore të Beqir Ballukut, Hito Çako me Petrit Dumen u shpallën publikisht armiq të partisë. Jo vetëm kaq, por në mënyrat më të habitshme u artikulua se ata kanë qenë bashkëpuntorët më të afërt të Beqir Ballukut, për të rrëzuar Enverin nga pushteti. Gjëra që asnjë njeri serioz nuk i besoi, pavarësisht se çfarë thuhej. Në ato situata, dukej qartë, se po të rrëshqiste këmba, çfarë nuk të vërvisnin mbi shpinë! Të ngarkonin edhe me atë që kurrë nuk të kishte shkuar në mendje për ta bërë. Fenomene të përafërta vërehen edhe në demokraci, kur udhëheqësi i partisë në pushtet “i ngrin” njerëzit, kur ata nuk i binden. Autokracia, pavarësisht lëvozhgës që mban, metodat e punës i ka të njëjta. Problemet e trajtuara në librin tim tregojnë jo thjesht historitë e diktaturës, por mendoj se ato duhet të na bëjnë të mendojmë mirë se asnjëherë nuk mund të thuhet se çdo gjë e arritur mund të quhet e sigurtë. Më pëlqen të përmend një thënie të Julius Fuçik: “Njerëz jeni vigjilentë”.


08

« aktualitet

E martë 25 dhjetor 2012 •

Dëshmitë e 6 femrave të grabitura prej Viktor Gushit

“Me pistoletë në kokë donte t’i mbushja qesen me lekë” Mariglen Mulla

T

epër i shpejtë kur grabiste dhe pistoletën nuk na i ndante nga koka”. Kështu rrëfyen dje, thuajse njëzëri, 6 dëshmitare para gjykatës penale, për krimet e Viktor Gushit. Tepër të ngjashme ishin përshkrimet e momenteve e tmerrit, kur përpara fytyrës kishin një pistoletë dhe një njeri të maskuar që u kërkonte para. Ndonëse rrëfimet u dëgjuan dje prej tyre, dukej sikur ngjarjet e 2009-ës sapo kishin ndodhur, për shkak të emocioneve të përjetuar nga femrat e sulmuara nga Gushi, me qëllimin e vetëm të grabitjes së parave. Dëshmitë Elisa Bele i tregoi gjykatës se i pandehuri Viktor Gushi duke parë orën kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të drejtoreshës së bankës. Më pas e kishtë kërcënuar vajzën se do ta qëllonte po të mos mbushte qesen me lekë. Mes të tjerave Bele tha se “Ai ishte i maskuar dhe me doreza në duar, kur ia mbusha qesen, më tha hidh akoma lekë. Unë hidhja dhe ai duke u nxituar me thoshte hidh prapë. Kisha pistoletën në kokë dhe ai moment ishte i tmerrshëm”. Ndërkaq, pavarësish se po ritregonte një ngjarje të 2009, gjurmët e saj ishin të dukshme. Të njëjtën skenë, por për grabitje të tjera treguan në procesin me dyer të mbyllura edhe dëshmitaret Suela Bregu, Anita Bonata dhe Enida Greca, të cilat nuk harruan të theksojnë se

Njëri 20, tjetri 22 vjeç

Grabitjet me dhunë në rrugë, prangosen 2 të rinj Dy të rinj që grabisnin me armë janë prangosur së fundmi nga Seksioni kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë. Kështu, në pranga ra Klajdi Llazari, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, sepse në “Rrugën e Durrësit”, përballë ish-ambasadës jugosllave, është kapur në flagrancë, pasi i kishte vjedhur me dhunë dy telefona celularë në dyqanin servis telefonash, pronarit të këtij dyqani. Përveç celularëve të vjedhur atij iu sekuestrua edhe një thikë. Ndërkaq, në pranga ra edhe Geraldo Kasa, 22 vjeç, lindur e banues në Durrës, sepse në vendin e quajtur Parku Rinia është kapur në flagrancë, pasi i ka vjedhur një shtetaseje një kamera të markës “Canon” së bashku me çantën e kësaj kamere.

Dyshohet se ishin të dehur

Tre persona godasin policët, një tjetër përplas oficerët

grabitësi Gushi ishte shumë i shpejtë në veprimet që kryente dhe i mjaft agresiv. Në një rast ai kishte qëlluar me shkelm rojën e një filiali në kryeqytet, pasi punonjësi nuk ishte shtrirë në tokë, ashtu siç e kishte urdhëruar Gushi. Gushi Avokatja Vjollca Pustina i tha gjykatës se të gjitha këto dëshmi që shpjegojnë serinë e grabitjeve të bankave janë të panevojshme, pasi klienti i saj Viktor Gushi ka pohuar vetë skemën që ndiqte kur grabiste. Në fakt, Gushi ka rrëfyer me detaje të gjitha grabitjet që kishte kryer, ku kryesisht i mëshonte faktit se gjithçka përpiqej ta kryente në 3 minuta gjithësej, pasi ishte në dijeni se aq

“Ai ishte i maskuar dhe me doreza në duar, kur ia mbusha qesen, më tha hidh akoma lekë. Unë hidhja dhe ai duke u nxituar me thoshte hidh prapë. Kisha pistoletën në kokë dhe ai moment ishte i tmerrshëm”

Lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë

Akuza për trafik droge në Itali, edhe Apeli burg për Paro Laçin Edhe Gjykata e Apelit e la në burg aksionerin e Klubit të Futbollit “Partizani”, Paro Laçin, i akuzuar dhe dënuar për trafik droge në Itali. Në fillim të muajit dhjetor Laçi u arrestua për llogari të drejtësisë italiane, me akuzën se rezulton në listën e personave të kërkuar në Itali për trafik droge. Rreth një vit më parë, Paro Laçi u lirua nga akuzat për korrupsion, pasi qëndroi nëntë muaj në qelitë e paraburgimit. Paro Laçi dyshohej se në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë tentuar të ndikojnë tek gjykatësit e Apelit në Shkodër, për lirimin nga burgu të të dënuarit Altin Vigani (Prekndreaj) i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Sipas Prokurorisë të pandehurit Dhurata Kume, Bledar Kume, Agron Arusha dhe Edmond Temali kishin premtuar një përfitim të parregullt në shumën prej 125 mijë eurosh, me qëllim që të ndikonin tek gjykatësit e Apelit Shkodër, për të shpallur të pafajshëm të dënuarin Artur Vigani. Ndërkaq, Paro Laçi është shoqëruar edhe më parë në polici. Në një rast ai u akuzua se i dërgoi një mesazh kërcënues një futbollisti. Ndërkaq, ai ndodhet në pritje të ekstradimit në Itali.

kohë i duhej para se të mbërrinte policia. Viktor Gushi për policinë, para se të kapej njihej me nofkën “njeriu i së premtes”, sepse ajo ishte dita e tij me fat. Madje ai i lutej Zotit që të mos bënte keq kur grabiste. Ai akuzohet për 15 vepra penale, ku më të rëndat janë vrasja e arkëtares Leonora Kaloci dhe argjendari Rrapo Sinanaj. Ndërkaq, akuzohet edhe për plagosje të rëndë me dashje në 3 raste. Pak kohë më parë Gushi kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, pasi kishte pranuar akuzat, por gjykata ka vendosur të zhvillojë për të gjykim të zakonshëm. Ai ka kërkuar mëshirë nga gjykata dhe ndjente keqardhje për humbjet e jetëve gjatë grabitjeve.

Dy vëllezër dhe një mik kundërshtojnë me dhunë punonjësit e autopatrullës “Shqiponja”, ndërsa një shofer aksidenton lehtë oficerët e komisariarit nr 3. Nga komisariati nr.2 u bë arrestimi në flagarancë i shtetasve Adriatik dhe Ylber Qershori, të dy nga 33 vjeç dhe Denis Koçi, 33 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë gjykatës së Tiranës dyshohet se në gjendje të dehur në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë kundërshtuar dhe goditur me dhunë punonjësit e autopatrullës “Shqiponja”, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Nga komisariati nr.3 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Uljan Kolgjegja, 33 vjeç, banues në Tiranë, sepse në “Rrugën e Durrësit”, duke drejtuar automjetin e tij me targë TR 110 C TX, ka aksidentuar duke i plagosur lehtë oficerët e policisë të komisariatit nr.3 Tiranë.

Punonjësi i komunës Yrshek

Kapet i dënuari për vjedhje duke shpërdoruar detyrën Një punonjës i komunës së Yrshekut është ndaluar nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik në Tiranë, pasi Apeli e kishte dënuar me 5 muaj e 10 muaj burg për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Kështu, u ndalua Behar Balashi, 44 vjeç, lindur e banues në Katund të Ri, Yrshek, sepse Prokuroria më datë 6 dhjetor të këtij viti ka dërguar shkresën për ekzekutimin e Vendimit Penal nr.1237, dt.26.11.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 5 muaj e 10 ditë burg, për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 135 dhe 25 të Kodit Penal.

Vdes Ballo, objektiv i sulmit dyshohet Fisniku

Shënjestër e atentatit shqiptari që u plagos, dyshim për larje hesapesh ITALI - Objektivi i atentatit që i mori jetën një shqiptari dhe plagosi një tjetër, ishte pikërisht shqiptari i plagosur. Këto të dhëna u mësuan dje nga policia në Foggia, në vazhdimin e hetimeve në vrasjen e Amir Ballos, qytetarit shqiptar, 42 vjeç, i vrarë para dy netësh në San Severo. Sipas rikonstruksionit të ngjarjes, Ballo ka qenë në makinë së bashku me një bashkëqytetarin e tij, Orgies Fisnikun. Të dy ishin duke udhëtuar në bordin e një makinë tip “Audi A3” dhe duke kaluar rrugës në periferi të qytetit, nga një motor ose makinë, kanë zbritur dy shqiptarë të tjerë, të cilët i qëlluan me armë. Plumbat në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit i sollën vdekjen e menjëhershme Ballos, ndërsa serioze janë kushtet fizike për Fisnikun, e cili u dërgua në spitalin “Masselli Masci” dhe më pas është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin “San Giovani Rotondo”. Hetimet nuk e përjashtojnë mundësinë që objektivi i sulmit ishte Fisniku, ose më mirë i njohur si “Oreste”, pasi shqiptari ishte i njohur tashmë për policinë. Ndërkaq, pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve rivale.


aktualitet • E martë 25 dhjetor 2012 Gjykata e Matit jep detyrim paraqitjeje dhe për 2 të akuzuar të tjerë në këtë skemë

Korrupsioni, lirohet kryekomunari dhe shefi i financës Pak ditë më parë u lanë të lirë edhe 2 drejtues të tjerë vendorë MAT- Akuzat për korrupsion e shpërdorim detyre për disa kryekomunarë në Mat, duket se janë rrëzuar në gjykatë për mungesë provash. Dje është dhënë masa detyrim paraqitje për kreun e komunës Rukaj, Hamit Xhakrosa, dhe shefin e financës së kësaj komune Gani Ruka, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim së bashku me disa kryekomunarë të tjerë. Pak ditë më parë kjo gjykatë la të lirë për mungesë provash dy kryetarët e komunave Xibër e Gurrë, përkatësisht Lutfi Çeka e Mustafa Çelami. Prokurori i çështjes ka

deklaruar se do apelojë për të akuzuarit që ata të kthehen në burg. Hamit Xhakrosa, me detyrë kryetar i komunës Rukaj dhe Lutfi Ceka me detyrë kryetar i komunës Xibër u akuzuan për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohet se ishin përfshirë në një skemë mashtrimi me fondet publike. Për këtë çështje u akuzuan edhe disa persona të tjerë, përkatësisht nëndrejtori i spitalit të Burrelit, Behar Metra, Etion Isufmani, me detyrë shef finance në spitalin e Burrelit, shefi i financës në komunën

Rukaj, Gani Ruka, si dhe Hajredin Bardhi, shef finance në komunën Baz. Gjithçka lidhet me disa prokurime me vlera të zhvilluara pranë autoriteteve kontraktuese që u përkasin komunave Derjan, Rukaj, Xiber, Gurre, Suç, Baz, Drejtorisë së Shëndetit Publik Mat, Drejtorisë së Spitalit Burrel, Qendrat Shëndetësore Rukaj, Derjan, Macukull, Ulëz, etj. Por, në të njëjtën kohë, ka rezultuar se subjekti i njohur me emrin tregtar “Yllka Selita”, në periudha të ndryshme, që përkojnë nga viti 2006 e deri më tani, ka marrë pjesë në mënyrë fiktive në prokurimet me vlera të vogla të zhvilluara pranë Autoriteteve Kontraktuese që u përkasin komunave Derjan, Rukaj, Xiber, Gurre, Suç, Baz, Drejtorisë së Shëndetit Publik Mat, Drejtorisë së Spitalit Burrel, Qendrat

»

09

Shëndetësore, Rukaj, Derjan, Macukull, Ulëz, etj. Prokuroria e Matit beson se procedurat kryheshin në mënyrë fiktive vetëm me qëllimin që të bëhej i mundur kalimi i fondeve të përcaktuara për shërbime apo blerje të mallrave të ndryshëm. Të gjitha fondet pasi kalonin në llogarinë bankare të shtetases ‘Yllka Selita’ transferoheshin në një llogari tjetër dhe konkretisht tek llogaria bankare e shtetasit, Dritan Farrici. Nga hetimi është provuar fakti se shtetasi Dritan Farrici të gjithë shumat e parave që kalonin në llogarinë e tij i tërhiqte nga banka dhe më pas ua jepte shefave të financave ose kryetarëve të autoriteteve kontraktuese, duke mbajtur në çdo rast 10% të çdo shume që tërhiqte, konstatoi Prokuroria e Përgjithshme.

Ngjarja në Pishkash të Libazhdit. Grindja pas konsumit të alkoolit

Qëllon me armë vëllain, pendohet dhe vetëvritet LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pishkash të rrethit të Librazhdit ku një shtetas, pasi është dehur në lokal ka qëlluar me çifte familjarët e tij. Pas kësaj ai ka kuptuar çka kishte bërë dhe i ka kthyer vetes armën duke mbetur i vdekur në vend. Ngjarja Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës të së dielës duke u gdhirë e hënë kur Ilmi Mekshi 34 vjeç, pasi kishte pirë në një lokal në fshat, ka shkuar në shtëpi dhe ka kërkuar armë gjahu që të qëllojë. Pasi familjarët kanë debatuar me të, ai ka shkuar tek një fqinj dhe ka marrë atje një çifte me fishekë saçmeje. Banorët dhe të afërm të viktimës thonë se ai u ka drejtuar armën familjarëve të tij dhe ka shtënë duke lënë të plagosur vëllanë Petrit Mekshin. Ky i fundit ka tentuar ta ndalojë, por ka mbetur vetë i plagosur rëndë. Një version i ngjarjes ëshë se i plagosuri ka bërë fjalë me vëllain pasi ai kishte pirë duke e qortuar. Ky ka qenë dhe momenti i acarimit që ka shtyrë drejt një ngjarjeje fatale për familjen Mekshi. Ilmi Mekshi ka mbushur armën dhe ka filluar të qëllojë drejt familjarëve të tij. Vëllai Petrit Mekshi ka tentuar ta ndalojë, por ka qenë e pamundur dhe një e shtënë ka bërë që ai të mbetet i plagosur. Pas gjithë kësaj ngjarjeje duket se i riu ka ardhur në vete dhe me armën e gjahut është vetëqëlluar duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë vëllai tij është transportuar drejt spitalit të Librazhdit ku edhe ka marrë mjekimin e parë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë vëllai i tij 34-vjeçar ka përfunduar në morgun e spitalit.

La jetimë 3 fëmijë, njëri i sapolindur asokohe

Dhunoi për vdekje gruan 3 vjet më parë, arrestohet VLORË-Policia arrestoi 3 vjet pas krimit shtetasin Maksim Hodaj, 43 vjeç, i dënuar me 20 vite burg për vrasjen e bashkëshortes, Irena Hodaj. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 3 qershor të vitit 2009, pak km larg qytetit të Vlorës në fshatin Armen. Hodaj, në atë kohë 40 vjeç ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur. Sapo ka mbërritur në banesë, ai ka filluar të ushtrojë dhunë me mjete të forta ndaj bashkëshortes së tij Luljeta Hodaj, e cila ka ndërruar jetë në vend. Luljeta Hodaj, gjendej e vdekur me një plagë të rëndë në kokë, që e kishte marrë gjatë përplasjes në mur. Krimi ndodhi në sy të 3 fëmijëve, vajzës 13-vjeçare, djalit 12 vjeç dhe një foshnjeje 8-muajshe. Pas krimit të shëmtuar, Hodaj u arratis për t’u kapur pas 3 vitesh kërkim nga policia.

I sekuestrohen 30 mijë euro Hetimet Nga dëshmia e familjarëve të tij gjithçka ka ndodhur si pasojë e pijes së të riut. Ai kishte qenë emigrant dhe ishte i fejuar. Fillimisht policia e lajmëruar për ngjarjen ka marrë në pyetje të vëllain e viktimës,

por më pas ai është lënë i lirë, pasi janë sqaruar të gjitha rrethanat se si ka ndodhur kjo ngjarje. Mësohet se është sekuestruar arma e gjahut e llojit çifte që ishte në pronësi të shtetasit Shahin Polisi, fqinj me viktimën. Nuk dihet ende si

ai arriti ta marrë armën dhe hetimet vazhdojnë për mënyrën se si ka ndodhur gjithçka që ka tashmë një të vetëvrarë dhe një të plagosur. Arma e krimit është dërguar për ekzaminim në laborator shkencor për të mësuar dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja në Kolsh, 8 km larg Kukësit. Përplaset kamioni me fuoristradën

Aksident, vdesin 3, plagosen 2 Kamioni kaloi trasenë, u përplas me mjetin tjetër KUKES- Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Kukës- Kalimash. Burime nga policia konfirmojnë se dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, në afërsi të fshatit Kolsh, 8 kilometra larg qytetit të Kukësit. Por njëri prej të plagosurve ka humbur jetën pak minuta më vonë, sapo mbërriti në spitalin e Kukësit, duke e çuar në tre numrin e viktimave të këtij aksidenti. Sipas policisë, mjetet e aksidentuara janë një kamion dhe një makinë tip fuoristradë, ndërkohë që dyshohet se përplasja është shkaktuar nga kamioni, i cili ka kaluar në trasenë tjetër të rrugës. Mëso-

het se dy prej viktimave, shoferi Lekë Markgjoni dhe 23-vjeçari Mirjam Doda, si dhe dy të plagosurit Gjelosh Lata 40 vjeç dhe Sokol Pulaj 27 vjeç, të gjithë nga Derveni i Fushë Krujës, udhëtonin në fuoristradën me targa AA 486 ED dhe ktheheshin nga Kosova në drejtim të Tiranës. Viktima e tretë është shoferi i kamionit, Ilmi Pira. Ndërkaq njëri prej të lënduarve është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa tjetri ndodhet në reanimacionin e Kukësit. Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Në aksident mësohet se janë përfshirë gjithashtu edhe mjete të tjera, të cilat kanë pësuar dëmtime.

Ndalohet për drogë, akuzohet edhe për pastrim parash ELBASAN- Shërbimet e policisë Tiranë në bashkëpunim me ata të Elbasanit ndaluan S. Roçi 28 vjeç nga Elbasani, pasi gjatë kontrollit ju gjendën disa doza lëndë narkotike. Nga verifikimet e kryera nga shërbime të specializuara rezultoi se ky shtetas akuzohet edhe për veprën penale të pastrimit të parave. Në dy llogari bankare ju sekuestruan 30.000 euro. Rasti është nën hetim. L. Lleshi

Gjyqi për zhdukjen e veprave të Mios

Punonjësit dëshmojnë në gjyq: Ruheshin në ambiente të këqija KORÇE- Ambientet ku ruheshin pikturat e Vangjush Mihos, por edhe të tjerat, sipas punonjësve të Qendrës Kulturore, të cilët njëherazi kanë bërë edhe inventarizimin, nuk kanë qenë të përshtatshme, por kanë shtuar gjithashtu se nuk janë specialist dhe njohës të pikturës. Në seancën e radhës të gjyqit për zhdukjen e dhjetëra pikturave të Vangjush Mios, para gjykatës kanë dëshmuar komisionerët e inventarit. Dëshmitarët e thirrur Mimoza Balli, Vaske Niço dhe Kristin Tona thanë se nuk kanë njohuri të posaçme për pikturat dhe se inventarizimi ka qenë thjesht faktik dhe kanë dhënë versione të ndryshme në lidhje me datën e saktë të inventarizimit të ndodhur në muajin maj të këtij viti. Gjyqi do të vijojë në seancën e radhës me të tjerë dëshmitarë, mes tyre pritet të jetë edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi.


10

« opinion

E martë 25 dhjetor 2012 •

Askush nuk e thotë një fjalë për ato

N

ë këtë shtetin tonë amë të pamoralshmit japin leksione morali pa pushim. Flasin për kombin, për atdheun, për integrimin, për sovranin e për ç’t’u vijë për mbarë, duke fyer ndërgjegjen, inteligjencën e njerëzve, duke prekur me gjuhët dhe duart e njollosura pafajësinë, ëndrrat e kristalta, përmbushja e të cilave përbën qëllimin më të epërm të jetës sonë. Dhe duke dashur të hiqen përparimtarë, njerëz të kohës, liberalë për t’i bërë qejfin Europës, jo rrallë cekin edhe çështje tabu, duke dashur të ndryshojnë perceptimin tonë për homoseksualizmin, paradat gej etj. Pa dashur të merrem sërish me kategoritë në fjalë, nëse kanë apo jo të drejtë të manifestojnë, të kërkojnë akses publik (gjë për të cilat jam shprehur më herët), të bie në sy një fakt shumë sinjifikativ: shprehet keqardhje për këto kategori, madje nga njerëz intelektualë, të cilët syrgjynosin, etiketojnë si provincial të gjithë ata që s’kanë qenë dakord me paradën, me shoun e paradokohëve. Ani se kjo pjesë ishte shumica, në emër të së “drejtave të mohuara”, pakica (liderët), anatemoi me kuç e me maç, duke shprehur padurimin, mungesën e tolerancës, kërkoi të shfaqej protagoniste, na përcolli nga faqet e gazetave dhe disa ekrane mediesh një lloj agresiviteti të pajustifikueshëm. Suporti i disa politikanëve dhe ndonjë ambasadori (me demek ne duhet të ndjekim shembullin e vendeve të tyre) nuk është se e bën apriori çështjen, kauzën e tyre të drejtë. Çdo popull ka veçanësitë e veta, disa pika dhe çështje për të cilat e quan herët ose të pavend të diskutohet, ose së paku e di se ku i pikon çatia, por mendon t’i bëjë gjërat me sira, të vërë prioritetet, përpiqet ta përtypë në heshtje “hallin që i ka rënë mbi krye”, për të cilin nuk është se ndihet komod, krenar. Thonë se barku mban shumë përbrenda dhe askush nuk të detyron të nxjerrësh zorrët në tavolinë, të prishësh rehatin, qetësinë e të tjerëve. Po nëse do të bënim një paralelizëm midis homosek-

Nga Luan KURTI

sualëve dhe prostitutave, do të kuptonim qëndrimin e padrejtë me dy standarde. Për të parët u fol dhe flitet prej kaq kohësh me një lloj devocioni, simpatie, kurse këto të dytat nuk i zë njeri me gojë, sikur të jenë lebroze. Kjo vetëm e vetëm për arsye të një perceptimi të gabuar, të një frike të cilitdo se do ta quajnë heretik, njeri të padëshiruar dhe mundet që të ketë sanksione. Pse them “perceptim i gabuar”? Duhet të ndajmë dy kuptime të ndryshme për termin në fjalë, të jemi në gjendje të bëjmë dallimin midis “kurvërisë” (më falni për cilësimin) dhe “prostitutës”. Në rastin e parë kuptojmë tradhtinë bashkëshortore, pasionin që përmban në thelb shfrimin, përmbushjen e instinktit, shpërfilljen për çdo rregull dhe normë shoqërore, mendësinë tribale të zotërimit të sa më shumë “pronave”, të së drejtës së pakufishme, kurse në rastin e dytë kemi të bëjmë kryesisht me një plagë shoqërore të vetë sistemit, të pamundësisë për t’u siguruar të gjithë anëtarëve akses në tregun e punës dhe të sigurimeve. Prostitucioni edhe më herët është cilësuar “profesion”, një zgjedhje më së shumti e detyruar sesa e dëshiruar. Nëse do të kishim statistika, pyetësorë të saktë në lidhje me rrethanat, kushtet që shpunë këto kategori vulnerabël të përfshiheshin në këtë lloj tregu, jam i bindur se do të arrinim në përfundimin apo në etiketimin: “pamundësi”. Çdo rrëfim do të ishte pjesë e një mozaiku të dhimbshëm, një produkt shkaqesh dhe pasojash, një dramë që në bërsinë e vet përbën dramën e kohës sonë. Për më tej, të abuzuarat shihen si “djallushe”, si njerëz pa integritet, kurse abuzuesit, shpesh të kollarisur dhe me portofole të gjera, plot më para të thata apo me bankënota valutore, nderohen, u harrohen mëkatet, madje perversitetet u njihen si vlera, shprehje liberalizmi, privatësie. Jo pa shkak në një sërë vendesh prostitucioni është i legalizuar. Përveçse pranimit, njohjes së pamundësisë për të siguruar start të njëjtë për të gjithë anëtarët, mundësi të barabarta, ka në këtë sjellje edhe qëllime pragmatiste, shëndetësore, sociale etj. Madje,

shumë analistë, politolog problemin financiar, konsiderimin si mall me shumë vlerë e shohin si nxitësin e parë të këtij fenomeni. Mundet të jetë edhe kështu. Prostitucioni është një industri me xhiro vjetore qindra miliona, biliona dollarë (euro), me shtrirje në të gjithë botën. Në vendet e mësipërme një prostitutë punon, paguan taksat rregullisht, sigurimet dhe përfiton pension pleqërie. Ajo dashur pa dashur është pjesë e problemit, por edhe e zgjidhjes, e zhvillimit në komunitet. Kontributi i saj nuk injorohet. Në një moshë dhe kohë të caktuar ajo mund të ngrejë biznesin, të jap bamirësi, të ndërtojë strehëzën e saj të pleqërisë, pa pasur frikë dhe pa u marrë në gojë nga askush. Paralelisht ajo kufizon sëmundshmërinë, seksin e pakontrolluar dhe ndikon pozitivisht (deri diku) në zvogëlimin e numrit të divorceve, të shkatërrimit të familjeve, ku aventura kthehet në një lidhje paralele afatgjatë, në një minë me sahat, që mund të shpërthejë nga çasti në çast. Po të kthehemi në terrenin konkret, vërejmë se shumë vajza shqiptare janë trafikuar dhe trafikohen jashtë kufijve, “milen” nga elementë apo grupe mafioze, që s’kanë as minimumin e respektit dhe i trajtojnë si kafshë pune. Ato nga këta tutorë kanë të ardhme të pasigurt dhe kontributi i “mundit” të tyre përfundon s’di se ku, financon s’di se çfarë. Ndoshta ka ardhur koha ta shohim më me realizëm këtë problem dhe të gjejmë zgjidhjet ligjore të duhura, ta nxjerrim problemin nga zgafellat e heshtjes, kotësisë, të dukjes pompoze se jemi ndryshe nga popujt e tjerë. Mbase kjo është dhe një pikë e dobët e turizmit elitar që ne prej kohësh mëtojmë të ndërtojmë. Në konceptin dhe filozofinë së cilës i përkas unë jam puritanist, do të doja me gjithë zemër që prostitucioni (shfrytëzim i njeriut nga njeriu, i të fortit, të pasurit ndaj të pambrojturit, të vobektit) të mos ekzistonte as si mendësi. Por realiteti është kokëfortë dhe imponon shpeshherë zgjedhje të padëshiruara. As globalizmi nuk e ka përjashtuar nga planet e tij këtë kategori “fisnikesh”, “Evash” të nëpërkëmbura.

Zotërinj, respektoni Kushtetutën!

A

shtu si dhe herën kur Agjencia kundër Korrupsionit filloi sulmin publik kundër meje, dhe tash që Prokuroria e EULEX-it vendosi si të pabazë çdo akuzë të kësaj Agjencie, unë isha në punë. Isha në udhëtim në shërbim të Kosovës, dikur në Nju-Jork, këto ditë në Ruanda dhe shtete të tjerë të skajit më jugor të Afrikës. Mendova ndoshta nisur nga mirësia ime karakteristike, se ata që kishin ndërmarrë sulmet, këtë herë do heshtnin.Dihet që EULEX-i nuk ka ndonjë anësi politike apo personale në favor të askujt. Dihet që EULEX-i ofron një trupë profesionale të hetimit, të gjyqësisë, të luftës ndaj krimit shumë më të aftë sesa homologët e Kosovës, me gjithë mirëkuptimin për bashkëkombësit tanë që punojnë në kushte të vështira. Dihet që EULEX-i zhvilloi hetime profesionale, duke marrë seriozisht ndërmarrjen më të fundit kundër meje, që rezultoi në një fiasko propagandistike.Siç e pohojnë përfaqësues të Agjencisë, EULEX-i ka ekspertët, ka mundësinë për lidhje ndërkombëtare, ka hetues me eksperiencë, ka gjithçka duhet për një trupë hetuese kudo në Perëndim. Atëherë si mund të kenë të drejtë dhe ata që më akuzuan, edhe ata që më dhanë të drejtë? Ndaj kjo që po ndodh është me të vërtetë e turpshme. I mirëkuptoj ata që me sy të errësuar nga urrejtja për mua, vënë në lëvizje makinën e baltës dhe të shpifjes, duke bluar të njëjtën krunde, të njëjtën muzikë të shëmtuar antinjerëzore. “Ne thamë, ne akuzuam, ne mendonim, Pacolli duhet të ketë faj, sepse ne mendojmë, sepse ne e dimë, sepse të tjerët nuk e dinë” - muzika e tyre vazhdon. I njoh do individë në Kosovë, që për të vënë në lëvizje këtë makineri, për të bërë të besueshme akuza të fabrikuara ndaj meje në kuzhinat e tyre mediatike, mund t’i shpallin luftë Amerikës, dhe jo më Europës. Aq të verbër janë këta njerëz në urrejtjen e tyre, sa kanë trilluar dhe trillojnë lloj- lloj konspiracionesh të Perëndimit që më mbron mua dhe shkel ligjin! Të akuzosh EULEXin se më mban anën, do të thotë të besosh se Perëndimi bën konspiracione së bashku me mua. Por e kam të vështirë të imagjinoj dikë që është në krye të një institucioni, që vazhdon të bëhet vegël e këtyre instrumentave të verbër të urrejtjes. Çdo të thotë një banalitet si ai nxjerrë nga goja e shefit të Agjencisë që e barazon prokurorinë me pushtetin gjyqësor? A kanë kulturë minimale juridike ata që drejtojnë institucionet te

Nga Behgjet Pacolli

ne? Prokuroria nuk është pushtet gjyqësor, çështja nuk shkoi në gjykatë fare: Prokuroria tha se çështja nuk ekziston! Si kërkojnë respekt për institucionet, ca njerëz që i personalizojnë ato, që e barazojnë institucionin me veten e tyre? Nëse këta njerëz kanë konceptin e institucionit, atëherë duhet ta dinë që ka një rrugë që institucionet të jenë të besueshme: t’i shërbejnë ligjit, të jenë të pavarur. Në rast të kundërt, ata bëjnë diçka të paligjshme, dhe do shihen si vegla të dikujt, që për ndjenjë rivaliteti politik, zilie, smire, do të më sulmojë mua. Këta njerëz në të vërtetë nuk kanë ndjenjë dhembshurie as për institucionin dhe as për shtetin e Kosovës. Kjo, sepse sulmi kundër meje, ndikon në punën time në shërbim të Kosovës, në lobimin për njohje, ku imazhi i zyrtarëve është shumë i rëndësishëm. Këtë herë nuk mund të duroj pa reaguar Unë jam njeri pune dhe sigurisht s’kam kohë të merrem me çdo lloj ndërmarrje kundër meje, që motivohet nga urrejtja, zilia, rivaliteti politik, apo ndonjë diçka më të pavlerë se kaq. Ndoshta kjo mungesë kohe diku interpretohet si dobësi, që ushqen spiralen e urrejtjes, zilisë, rivalitetit politik, apo ndonjë diçkaje të ngjashme. Dhe duke ditur këtë, jam mësuar të duroj. Por këtë herë, jo! Për shkak të punës që kam bërë, përmasave të saj, më është dashur të përballem me baltën publike. Përpara meje kanë dështuar të gjithë ndërmarrjet mediatike apo legale kryesisht jashtë Kosovës, ku ajo e drejtuara nga Prokurorja që dështoi me turp kundër Kosovës, Karla del Ponte. Nuk ka asnjë akuzë të vërtetuar ndaj meje, në gjithë eksperiencën time të madhe ndërkombëtare, as dhe për shkelje të rregullave të parkimit. I kam përballuar të gjithë këto fiasko propagandistike me qetësinë e njeriut korrekt dhe që e njeh forcën e ligjit. Por sot që dikush dështoi në ndërmarrjen e vet, të iniciuar me urdhër, apo me dëshirën e vet - e di ai, jam i habitur me kokëfortësinë e këtyre njerëzve. Si guxon dikush nga brenda institucioneve të Kosovës, pasi kanë folur organet kompetente, që i kanë thënë: hesht se s’ke të drejtë, të vazhdojë të thotë se kam të drejtë ? A e kupton ky zotëri se shkel Kushtetutën, parimin e ndarjes së pushteteve, se vazhdon të dhunojë institucionin që drejton, të cenojë personalitetin e zyrtarit dhe të qytetarit? Populli ynë marrë në tërësi, pra duke përfshirë dhe Shqipërinë

zyrtare, ka njohur politikanë aventurierë dhe megalomanë që i jepnin këshilla Amerikës, Rusisë dhe Kinës, madje dhe i kërcënonin me forcën e armëve. E kam fjalën për Enver Hoxhën. I kuptoj proletarët e penës, apo shefat e tyre që i thonë njerëzve të Europës se nuk dinë të bëjnë punën e vet, por si guxon dikush që s’përfaqson veten, por shtetin e Kosovës të vazhdojë me kokëfortësinë e tij provinciale ?Ka një arsye thelbësore që më bën të reagoj përballë kësaj kokëfortësie, paditurie, mllefi, çka i vendos këta njerëz kundër Europës. Lobimi në Nigeri, lobim ekonomik Në rastin e lobimit në Nigeri, është jetësuar në formën më të shkëlqyer, më efektive, ai lloj lobimi që unë zbatoj shpesh, dhe që nesër do studiohet në manualet e diplomacisë: lobimi ekonomik. Në kryerjen e këtij lobimi, mua më ndihmon qoftë bagazhi i madh i njohjeve politike, për shkak të eksperiencës si njeri biznesi, qoftë bagazhi i njohjeve në katalogun e bankave të mëdha, ndërmarrjeve gjigande ndërkombëtare. Në kryerjen e këtij lobimi, në një kontinent si Afrika që ka hyrë në një rrugë intensive zhvillimi, në njerin nga shtetet më të mëdha të Afrikës dhe të botës, këto dy elementë janë thelbësorë. Unë kam arritur të zgjedh në mënyrën më të mirë të mundshme, interesat ekonomike të këtyre vendeve, me nevojën tonë për njohje ndërkombëtare, për zgjerim të hartës së miqve për të bërë diplomaci dhe biznes të perëndimit me ta. Rasti i Nigerisë është rasti më i shkëlqyer i suksesit tim në lobim. Pse? Sepse unë dita ta përktheja punën time jo thjesht në sukses diplomatik, por dhe në mundësi për aktivitet ekonomik për ndërmarjet e Kosovës si nënkontraktorë të kompanive perëndimore, diçka që përkthehet në të ardhura, në punësim etj. Përpara këtij suksesi, të arritur përkundrejt një diplomacie si ajo serbe, që e bazon ndikimin e vet në Afrikë pikërisht tek ekonomia, unë prisja mirënjohje. Nuk prisja as logje kafehanesh, se nuk na mbërriti nota verbale, dhe as sulme të shëmtuara mediatike dhe gjoja institucionale si këto. I durova deri sa EULEX-i foli. Foli ligji. Kur flet ligji, atëherë të tjerët duhet të heshtin. Këta njerëz nuk mund të vazhdojnë të ushqejnë Serbinë me argumente për të ma ndalur mua në punën time lobuese. Këta njerëz duhet të merren me punën e tyre, të merren me elefantin që kanë përballë, dhe jo të kërkojnë qimen në kashtë, për ta bërë dru të madh.


opinion • E martë 25 dhjetor 2012

»

11

Europa cungon liritë fetare

K

ur shumica e njerëzve mendojnë Europën Perëndimore, ata shohin një demokraci të ngulitur mirë, ku liritë themelore mbrohen fuqishëm. Për pjesën më të madhe ky portret është i saktë. Megjithatë, kur është fjala për lirinë fetare, viti dhe dekada e kaluar janë përshkuar nga tendenca që sfidojnë këtë imazh. Ndërkohë që vitit 2012 i afrohet fundi, një numër vendesh vazhdojnë të kufizojnë praktikën dhe shprehjen fetare, që nga veshja fetare e deri te ritualet themelore jetësore, siç është rrethprerja. Kufizime të tilla jo vetëm që komprometojnë të drejtat e mbrojtura ndërkombëtarisht, por nxitin një mjedis në të cilin njerëzit fetarë dhe anëtarët e pakicave fetare ndihen si të huaj në shtëpitë e tyre. Këto shkelje janë çuditërisht të përhapura. Për shembull, Franca dhe Belgjika ndalojnë studentët në shkollat shtetërore dhe punëtorët e qeverisë, që të veshin “simbole të dukshme fetare”, ndalojnë shaminë islame, çallmën, kryqet e mëdha të krishtera dhe kapelën hebraike. Franca dhe Belgjika ndalojnë mbulesën e tërësishme në publik, ndërsa Zvicra, Holanda dhe shtete të tjera europiane kanë diskutuar për ndalime të ngjashme. Kufizimet mbi veshjet islamike ekzistojnë në disa shtete zvicerane dhe gjermane për mësuesit. Suedia, Zvicra, Norvegjia dhe Islanda ka kohë që e kanë ndaluar therjen e kurbanit, që te hebrenjtë njihet si “kosher” dhe te myslimanët “hallall”. Pas protestave në Gjermani këtë vit kundër një vendimi të gjykatës së shkallës së parë për të kriminalizuar rrethprerjen, parlamenti gjerman po shqyrton një ligj që e lejon këtë praktikë. Përpjekjet kundër rrethprerjes vazhdojnë në pjesët e tjera të Europës. Partia e Qendrës e

National Interest

Norvegjisë, një parti e vogël në parlament, ka kërkuar që rrethprerja të kriminalizohet, ndërsa ombudspersoni për fëmijë ka sugjeruar se myslimanët dhe hebrenjtë të zëvendësojnë rrethprerjen me një “ritual simbolik jokirurgjikal.” Në Gjermani dhe Suedi autoritetet qeveritare u kanë thënë prindërve të krishterë dhe hebraikë se nuk mund t’i mësojnë në shtëpi fëmijët për arsye fetare. Qeveritarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë shtyrë mbylljen e agjencive katolike të adoptimit, për shkak se ndiqnin kritere fetare në vendosjen e fëmijëve në familjet birësuese. Çfarë po e shkakton këtë rritje të kufizimeve? Të paktën dy faktorë janë në lojë, njëri historik dhe tjetri demografik. Faktori i parë, fatkeqësisht, është historia e Europës Perëndimore dhe e shtetit të madh fetar. Rritja e shteteve laike bëri shumë pak për të ndryshuar idenë e monokulturës fetare – thjesht vetëm u përfshi edhe sekularizmi si një nga monokulturat. Faktori i dytë është diversiteti fetar në rritje i rajonit, duke përfshirë një popullsi myslimane në rritje. Veshjet dalluese të myslimanëve konservatorë kanë ushqyer

frikën nga tjetri si dhe dyfishimin e kundërshtimit ekzistues ndaj shprehjes publike fetare. Ndërsa qeveritë përmendin nevojën për sigurinë kombëtare, kufizimet në lirinë e shprehjes fetare rrezikojnë të sjellin një rezultat të kundërt. Ato nxitin një hendek ndërmjet qeverive dhe qytetarëve myslimanë, duke shuar shpresat për bashkëpunim, aq të nevojshëm për të parandaluar radikalizmin, dhe promovon asimilimin e vlerave demokratike dhe të identitetit në komunitetet myslimane. Përpjekjet për t’i mbrojtur vlerat e përcaktuara, ligjet qeveritare dhe politikat duke ndaluar shprehjet fetare dhe praktikat specifike, shkelin të drejtat e njeriut. Veprime të tilla sfidojnë standardet e njohura ndërkombëtare të lirisë fetare të përcaktuara në traktatet e Kombeve të Bashkuara dhe të mbrojtura edhe nga dokumentet europiane për të drejtat e njeriut nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe procesi i Helsinkit. Këto standarde garantojnë të drejtën jo vetëm të besimit, por dhe të manifestimit të tij, individualisht ose në bashkësi me të tjerët, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, riteve, praktikave dhe mësimdhënies. Kufizimet në rritje në praktikën fetare dhe të shprehjes në Europën Perëndimore lindin nga inkurajimi i një klime të mostolerancës ndaj grupeve fetare. Myslimanët, në disa raste, dukshëm janë në shënjestër. Kjo atmosferë gjithnjë e më armiqësore shkakton diskriminim privat dhe ndonjëherë edhe dhunë, kundër anëtarëve të këtyre grupeve. Nëse llamba e lirisë duhet të mbahet e ndezur, europianët perëndimorë duhet të pranojnë se epoka e konformitetit për monokulturë zyrtare – laike ose fetare – është para fundit. Vitin e ardhshëm këto shtete duhet të përqafojnë diversitetin e tyre fetar dhe të akordojnë lirinë fetare për të gjithë.

Një ditë pas

S

ikur civilizimi maja të kishte mbijetuar pushtimin e konkuistadorëve spanjollë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë dhe sikur të kishte vazhduar zhvillimin i papenguar deri në ditën e sotme, majatë në këto çaste ende do të ishin duke kremtuar përfundimin e një periudhe kalendarike mijëravjeçare, të llogaritur me saktësi të pabesueshme nga shkencëtarët e tyre të lashtë, dhe fillimin e së resë. Dita e tyre e kremtes së madhe këtë mëngjes, sipas kohës sonë, edhe në zonën e tyre kohore është në përfundim dhe data e frikshme 21 dhjetor 2012, pasi e ka përshkuar tërë globin, po shkon përfundimisht në histori, duke lënë pas vetëm kujtimet e hidhura për një profeci të frikshme. Jemi gjallë, pra. Toka, ndonëse e brishtë dhe e bukur – siç thonë ata që e kanë parë nga Hëna - është ashtu siç ka qenë prej kohësh dhe të gjitha parashikimet se në këtë ditë do të ndodhë fundi i botës dolën të rreme. Lajmi se botës nuk do t’i ndodhte asgjë me fillimin e kësaj date kishte arritur që më parë nga hemisfera lindore e globit, duke shënuar ndoshta komunikimin më interesant ndër meridianë gjatë tërë historisë së njerëzimit. Tashmë sigurisht që keni lexuar për porositë simpatike në “Tuiter”, të cilat në çastet e para të ditës së re i kanë dërguar banorët e Zelandës së Re: “Fundi i botës nuk ka ndodhur. Sinqerisht, Zelanda e juaj e Re”; “Në Zelandën e Re

Nga Dush GASHI

tash është e premte, por bota nuk mbaroi”; “Hej, botë! Sot është 21 dhjetori në Zelandën e Re dhe bota është akoma këtu. Do të jeni të sigurt nesër, Amerikë.” Në marrëzinë e përgjithshme Kosova doli të jetë shumë racionale. Në dallim prej shumë njerëzve në të gjitha anët e botës, të cilët përkundër shpjegimeve të shumta të argumentuara të shkencëtarëve dhe përkundër mendjes së shëndoshë, e pritën me ankth këtë datë, ndër kosovarët nuk është vërejtur ndonjë shqetësim, pale më ndonjë shfaqje paniku, apo - larg qoftë! - vetëvrasjeje. Madje, nuk ka ngjarë as për mahi që ndokush të kërkojë ndonjë vend të sigurt për të futur kokën, siç bënë rusët, duke hyrë thellë nën dhe në një strehimore të ndërtuar për mbrojtje nga lufta bërthamore. Askush nuk kërkoi ndonjë mal shpëtimtar, si francezët atë Pic de Bugarach, në të cilin besohet se ekziston një anije aliene, e cila do t’i shpëtojë në çastin vendimtar; apo si serbët, të cilët vërshuan kah mali Rtanj, për të cilin po ashtu besohet se emeton një energji të çuditshme mbrojtëse dhe forma e tij piramidale është gjurmë për vizitën e alienëve të lashtësisë. Hiq kundërshtimet e profecisë aty-këtu, po ashtu me argumentin irracional teologjik, kosovarët mendjekthjellët nuk patën nevojë as që udhëheqësit e tyre, për shembull presidentja Atifete Jahjaga apo kryeministri Hashim Thaçi, të detyrohen të aktrojnë ndonjë Stephen Hawking a ndonjë ekspert të NASA-s,

siç u detyrua të bëjë presidenti rus Vladimir Putin, i cili për të qetësuar popullin e tij tha: “Po, Tokës do t’i vijë fundi, por vetëm pas nja katër miliardë e gjysmë vjetësh, për aq sa parashihet të ketë jetë Dielli ynë. Kosovarët, megjithatë, mund të mos jenë aspak më racionalë se popujt e tjerë. Është “kiameti” i vogël, po i përditshëm, i vështirësive të ekzistencës, i cili bën të mos e kenë luksin të merren me dofarë profecish të shpikura nga ata që kanë nge. Përndryshe, po të ishin më të shquar për mendim kritik, zor se do të kishim udhëheqës kaq joracionalë, ilustrimin më të mirë për të cilët na e dha një prizrenase e moshuar në takimin e qytetarëve me kryetarin e komunës: “Sot më ka pyetur nipi se mos do të bëhet kiameti të premten, por unë i thashë se ku ka kiamet më të madh se të jetosh kështu pa ujë!” As të mos ju shkojë mendja se zonja ka qenë shpirtngushtë, sepse që vendbanimet e Dukagjinit, rrëzë Alpeve shqiptare, të mos kenë ujë, është po aq irracionale sa të thuash se nuk ka rërë në shkretëtirë, akull në Arktik apo kripë në Detin e Vdekur. Nëse llamba e lirisë duhet të mbahet e ndezur, europianët perëndimorë duhet të pranojnë se epoka e konformitetit për monokulturë zyrtare – laike ose fetare – është para fundit. Vitin e ardhshëm këto shtete duhet të përqafojnë diversitetin e tyre fetar dhe ta akordojnë lirinë fetare për të gjithë.


12

« gossip

E martë 25 dhjetor 2012 •

Rihanna dhuron miliona për bamirësi Këngëtarja Rihanna ka dhuruar për spitalin Mbretëresha Elizabeth, në Barbados, 1.75milionë$ në kujtim të gjyshes së saj Clara, e cila u nda nga jeta në Qershor të këtij viti. Ajo ka vizituar spitalin bashkë me të ëmën. Rihanna ka thënë se kjo është një ndihmë që jep për këtë spital, një formë filantropie, duke insistuar në modernizimin e programeve në mënyrë që të ruhen jetë njerëzish. Donatimi i saj ka shkuar për departamentin e radiologjisë, i cili do të riquhet qëndra Clara Braithëaite.

Ashton Kutcher dhe Demi Moore divorcohen zyrtarisht Më në fund Kutcher ka firmosur për divorc pas ndarjes një vit më parë nga Demi Moore. Çdokush do të mendonte se Demi do të ishte e shkatërruar, por si pas një burimi 50 vjeçarja, nuk mund të ishte më e lumtur. Sipas një mikes së Demi, aktorja kishte planifikuar të divorcohej nga Ashton Kutcher që ditën e ndarjes së tyre, por nuk dihet arsyeja pse ajo nuk e bëri. Ndoshta ka të bëjë me disa probleme financiare mes të dyve që ka parandaluar divorcin më parë. Një gjë është e sigurt se Kutcher i dha mundësinë Demit të firmost e para, dhe meqë Demi nuk po e bënte, ishte ai që i dha fund zyrtar ndarjes së tyre. Demi është shumë e kënaqur për divorcin. Ndoshta veprimi i Kutcher ka lidhje me planet e tij për t`i propozuar Mila Kunis, gjatë festave.

Kate dhe William thyejnë traditën e Krishtlindjeve mbretërore Princesha Kate dhe Princi William do të kalojnë Krishtlindjet në familjen e Kate, duke thyer kështu traditën mbretërore, duke festuar në Pallatin e mbretëreshës Elizabeth në Sandringham. Çifti do t`i bashkohet prindërve të Kate, Carol dhe Michael Middleton në shtëpinë e tyre në Bucklebury. Ky vendim është miratuar edhe nga mbretëresha si dhe burri i saj Philip. Motra e Kate, Pippa Middleton ka treguar së fundmi nëpër revista të ndryshme, se si do të kalohen Krishtlindjet në familjen e saj. Krishtlindjet do të jenë të qeta në familjen Middleton, ka thënë Pippa. Gjithashtu ajo ka rrëfyer se si ajo dhe Kate, shpenzonin fundjavat e Dhjetorit duke bërë kartolinën e tyre të Krishtlindjeve.

Duhani

shkurton jetën dhe gjumin

Q

ë duhani është i dëmshëm për shëndetin kjo tashmë dihet botërisht, por studiuesit vitet e fundit janë thelluar në studimin e fenomeneve negative që sjell duhan-pirja në aktivitetin e përditëshëm të organizmit. Dy studime të vecanta të publikuara së fundmi, një anglez dhe tjetri japonez flasin për një diferencë të madhe

në vitet e jetës “të kursyera” nga mospirja e duhanit. Kështu, studiuesit anglezë arritën në përfundimin se lënia e duhanit shpëton mesatarisht 8 vite jetë për meshkujt dhe 10 vite për femrat, ndërsa ata japonezë flasin për 2 dekada të shpëtuara nga femrat nëse lënë duhanin. Në studimet e publikuara në British Medical Journal thuhet se lënia e duhanit në moshën 30-vjeçare redukton rrezikun me 97 përqind, ndërsa lënia në moshën 40-vjeçare, e redukton atë 52 përqind.

Ndërkohë një studim paralel i Universitetit të Nju Jorkut tregoi se duhanpirja, mes shumë efekteve negative, shkakton edhe gjumë të parehatshëm, e në shumë raste personat duhanpirës kërcënohen të vuajnë nga pagjumësia, sidomos pas moshës 60-vjeçare. Studiuesit amerikanë thonë se nikotina ka ndikim afat-shkurtër dhe afatgjatë për gjumin. Sa më gjatë të pihet duhani, thonë ata, aq më të mëdha janë risqet që personat duhanpirës të vuajnë nga pagjumësia.

Intensiteti i dhimbjes është i lidhur me genet

G Kylie Minogue & Jason Donovan ribashkohen pas 23 vjetësh Kylie është bashkuar me bashkëpunëtorin e saj Jason Donovan, në Londër në një performancë të tyren pas 23 vitesh, pasi kanë kënduar bashkë. Kylie dhe Jason janë ngjitur në skenën e Arena O2, për të festuar karrierën e muzikantit Stock Aitken Waterman, i cili është dhe tekstshkruesi i këngës së tyre ‘Especially For You’. Dyshja ka emocionuar publikun, me performancën e tyre të shumëpritur prej vitesh. Kylie është bashkuar me Donovan në 1980 dhe në 1988, ajo është shkëputur për të ndjekur një karrierë muzikore të vetën, duke u ndjekur dhe nga Donovan një vit më vonë. ‘Especially For You’ është kënduarn në 1989 nga çifti, e cila u bë një hit i madh.

enet janë përgjegjëse për intesitetin e dhimbjes. Ky është rezulati i një studimi të fundit. Njerëzit që niejnë më pak dhimbje, mund të kenë një grup genesh, të cilat punojnë sëbashku për të rregulluar dhimbjen. Tashmë është e mirënjohur se njerëzit të cilët janë më të ndjeshëm ndaj dhimbjeve, janë më të predispozuar për të zhvilluar dhimbje kronike, që mund të zgjasin më shumë se gjashtë muaj. Sipas Dr. Frances Ëilliams, dhimja kronike ëstë një ngarkesë sinjifikative personale dhe social-ekonomike, ku 1 në 5 njerëz, kanë të njëjtin eksperiencë dhimbje. Për të identifikuar intesitetin e dhimbjes, u testuan 2500 vullnetarë. Rezultatet e studimit treguan modele të ndryshme të varianteve gjenetike në secilin grup. Njerëzit që ishin më sensitivë , kishin më pak varacione në ADN, e tyre, se sa ata të cilët ishin jo sensitivë. Ky studim tregon vlerën e bashkëpunimit mesh shkencës dhe industrisë. Gjithashtu studimi vuri në duke edhe efektet që kanë dhimbjet kronike në jetën e njerëzve. Një pjesë etyre në këto kushte ndihen depresantë dhe shpesh herë kanë pasur veprime suicidale. Identifiki i trtamentit të dhimbjeve ka qënë një prioritet i shoqatave të shëndetsisë për vitin 2011-2014.


gossip • E martë 25 dhjetor 2012

»

13

Megan Fox

ka gjoksin më të bukur

Kristen Stewart ka konfirmuar se do të marrë pjesë në një seri tjetër të filmit “Snow White and the Huntsman”, por tani regjisor nuk do të jetë ish i dashuri i saj, Rupert Sanders. Kristen ka konfirmuar lajmin që po dominon mediat botërore, për shkak se pikërisht në këtë film, serinë e kaluar regjinë e kishte për detyrë Rupert Sandres, me të cilin aktorja e tradhtoi të dashurin Robert Pattinson, teksa edhe regjisori e tradhtoi bashkëshorten e martuar. “Oh, do të jetë fantastike. Jo, jam aq e ngazëllyer, është vërtet bukur. Ka mundësi që të ketë një film të dytë dhe unë u gëzova shumë vetëm me gjasat e lëre më tani që është konfirmuar”, ka thënë Kristen.

Anne Hathaway,

shtatzënë?

Thuhet sa aktorja Anne Hathaway po pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e saj, Adam Shulman. “Anne ka dhënë sinjale të qarta se është shtatzënë. Nuk pi me alkool, flet vetëm për ngjyrat e dhomës dhe ka nisur të marrë informacione nga mikeshat e saj, të cilat janë bërë nëna në kohët e fundit, për pediatrit më të mirë”, ka thënë një burim i afërt me aktoren, për “Star Magazine”. Po kështu, burimi ka treguar se aktorja e “Les Miserables” është shumë e entuziazmuar për faktin se Adami do të jetë një baba i mrekullueshëm dhe se Anne mezi pret derisa të lindë. Hathaway u martua pak muaj më parë me Shulmanin.

Kristen Stewart sërish në rolin e borëbardhës

L

eslie Mann është shprehur se Megan Fox ka gjoksin më të bukur që ajo ka parë ndonjëherë. Aktorja komike ka interpretuar së bashku me bukuroshen brune në filmin komedi ‘This Is 40’ dhe e ka parë nga afër kolegen e saj duke u mahnitur aq sa për ta thënë në një intervistë për ‘Yahoo Movies’. “Megan ka gjoks të mrekullueshëm. Më të bukurin që kam parë ndonjëherë”, theksoi Mann, e cila interpreton në film një pronare dyqani, ndërsa 26-vjeçarja Fox luan rolin e shitëses. Në një skenë, Mann prek gjoksin e Fox pasi e ka të pamundur ta besojë që është i vërtetë. “Unë i mbroj shumë aktoret e reja dhe doja që ta xhironim këtë skenë sa më shpejt sepse ajo ndoshta ndihej në siklet. E dija që rreth e rrotull kishim djem që po e çlironin fantazinë në ato momente, kështu që ia vesha shpejt bluzën”, deklaroi Mann.

Emma Roberts e quan Jennifer Aniston gjeni Emma Roberts ka patur shansin të punojë me shumë aktorë të kategorisë së parë, por asnjë nuk e arrin Jennifer sipas saj. Roberts ka treguar për eksperiencën e saj në "We're The Millers", dhe pse puna me Aniston ishte një ëndërr që u bë realitet. ‘Jennifer është një gjeni. Unë kam qënë fanse e saj për shumë kohë, dhe të punoja me të ishte një ëndërr që u bë realitet”, ka thënë ajo për Aniston.

Rita Ora, artistja e re më e mirë në Britani Superylli shqiptar, Rita Ora, ka fituar një çmim nga revista më e madhe britanike, “The Sun”, pas sukseseve të saj të jashtëzakonshme vitin që po lëmë pas.The Sun ka publikuar çmimet e britanikëve më të mirë të vitit në atë që tabloidi quan “Bizzare Awards” dhe që është rubrika e showbizit.Rita radhitet në mesin e më të mirëve, duke fituar çmimin e artistit më të mirë të ri të vitit. Krahas Ritës që kanë fituar çmimin e “The Sun” janë Robbie Williams që ka fituar çmimin e mashkullit më të mirë të vitit, teksa Emeli Sande është shpallur femra më e mirë e vitit. Sportisti më i mirë është shpallur Andy Murray, ndërsa filmi më i mirë i vitit sipas kësaj të përditshmeje vritanike është “Skyfall”.


14

« bota

I

marrë, rebel dhe i izoluar. Gomar në shkollë, i pavëmendshëm, skorbutik. Janë të gjithë atribute që duket se shkojnë shumë mirë me gjeniun. Kush nuk e ka në mendje pamjen e Ajnshtainit? Apo shpërthimet e karakterit të Moxartit dhe Van Gogut? E megjithatë, jeta e mendjeve të mëdha të të kaluarës përgënjeshtron pothuajse gjithmonë stereotipet. Duke filluar nga ai më i zakonshmi, sipas të cilit inteligjencat e jashtëzakonshme shoqërohen pothuajse gjithmonë me marrëzinë. “Biografët shkojnë dhe nxjerrin në pah dobësitë e karakterit të gjenive, duke krijuar përshtypjen që ata janë psikologjikisht të brishtë”, thotë Cesare Cornoldi, docent i Psikologjisë në Universitetin e Padovës dhe autor i shumë librave mbi inteligjencën dhe të kuptuarit; “ne besojmë sepse imagjinata jonë zakonisht goditet më shumë prej përjashtimi në jetën e këtyre personave, se sa nga normaliteti”. Më pas, për të përforcuar këtë ide shërbejnë historitë ekzemplare, si ajo e matematicienit të madh rus Grigorij Perelman, i çmendur pasi zgjidhi supozimin e Poincare, të cilin shkencëtarët përpiqeshin ta zgjidhnin prej një shekulli. Pasi refuzoi një çmim prej një milion dollarësh që iu ofrua nga Clay Mathematics Institute në Cambridge, dhe nuk u paraqit që të marrë medaljen Fields, shpërblimi më i lartë që i njihet një matematicieni, Perelman jeton sot në varfëri bashkë me nënën e tij të moshuar në një lagje famëkeqe të Shën Petërsburgut, bishet si barbon dhe refuzon çdo lloj kontakti me ata që kërkojnë t’i afrohen. E megjithatë, rasti i tij është përjashtim më shumë se sa një rregull. Tre studiuesit e tjerë që fituan medaljen Fields bashkë me të janë tashmë profesorë universitetesh të afirmuar. Ashtu sikurse dhe 50 matematicienët që e kanë marrë këtë çmim nga viti 1936 e deri sot, të cilët kanë mbuluar të gjithë detyra të rëndësishme akademike. Pakëz marrëzi Por klishetë përgënjeshtrohen mbi të gjitha prej numrave të mëdhenj. Si ata të një studimi të Karolinska Institute në Stokholm, që ka marrë në pyetje të gjithë popullsinë suedeze me objektivin për të verifikuar nëse me të vërtetë nivele të rritur të krijueshmërisë dhe inteligjencës janë më të zakonshëm mes të sëmurëve psikiatrikë se sa mes popullsisë në përgjithësi. Përgjigja është jo. Jo vetëm nuk ka asnjë lidhje mes gjenisë dhe sëmundjes mendore; por përkundrazi, thuhet në studim, “mendjet krijuese kanë një probabilitet më të vogël që të vuajnë nga skizofrenia, depresioni, çrregullimet e ankthit, autizmit, mungesës së vëmendjes, abuzimit me alkool dhe drogë, apo për të kryer vetëvrasje”. Dhe motivi është çuditërisht banal. “93 për qind e personave që kanë ndonjë mani thonë se kanë vështirësi për të çuar përpara një projekt”, shpjegon Simon Kyaga, që ka koordinuar studimin. “Sëmundja mendore në fakt kompromenton motivimin dhe ambicien, cilësi që janë në fakt thelbësore për të arritur suksesin personal”. Duke thënë këtë, Kyaga përgënjeshtron edhe një tjetër klishe mes gjenive: atë pra, që atyre u vjen gjithçka e lehtë, për shkak të ndonjë aftësie pothuajse të mbinatyrshme. Nuk është aspak e vërtetë. Për të pikturuar Les demoiselles d’Avignon Pikaso bëri më shumë se 500 boca. Ajn-

E martë 25 dhjetor 2012 •

Gjenitë

Stereotipat e gënjeshtërt

shtaini u mor 9 vjet me elaborimin e teorinë e relativitetit të përgjithshëm duke nisur nga relativiteti i ngushtë botuar në 1905. Dhe Carls Darvin punoi me idenë e tij të evolucionit për disa dekada përpara se të mbërrinte në formulimin përfundimtar, në 1859. Giacomo Leopardi, i rishkruante vargjet e tij dhjetëra herë për të gjetur kombinimin e duhur mes tingullit dhe kuptimit. Të keqkuptuar dhe rebelë Pra, angazhimi është themelor me qëllim që talenti të afirmohet dhe të njihet, gjë që zakonisht ndosh shumë shpejt. Pavarësisht mitit të krijuar për gjeniun e keqkuptuar dhe që nuk ka shkuar mirë në shkollë, në të vërtetë “në shumicën e rasteve gjenialiteti identifikohet dhe kultivohet që në fazën e fëmijërisë”, thotë Katherine Uollett, studiuese e University College në Londër. Shembujt janë të shumtë. Moxarti – që kishte padyshim një farë çrregullimi të personalitetit – ka qenë një gjeni muzikor që kur ishte fëmijë. Dhe aftësia jashtë të zakonshmes në dizenjim dhe në pikturë nisi që të shfaqet shumë herët edhe tek Pikaso dhe tek Leonardo Da Vinci. Shkrimtari i ardhshëm gjerman, Volfgang Gëte (i cili ka pasur një kuocient të inteligjencës, të vlerësuar aposteriori, prej 210, pra më i larti i historisë), shkëlqente që fëmijë në të gjitha lëndët, dhe që në moshën 15-vjeçare ai njihte dhe fliste shumë mirë latinishten, greqishten, frëngjishten dhe italishten, i binte pianos, ishte shumë i aftë në skermë dhe në kalërim. Dhe në fund Ajnshtaini ka qenë gjithmonë i zoti në matematikë dhe në fizikë, dhe ai u përjashtua në provimin e parë

për pranimin në Politeknikun e Zyrihut përpara se ngelej pas në lëndët e tjera. Sigurisht, përjashtimet ekzistojnë: Stephen Hauking dhe Alessandro Manzoni, respektivisht fizikani më i madh që është ende gjallë dhe një prej shkrimtarëve më të mirë italianë, konsideroheshin si dembelë nga mësuesit e tyre. Ndërkohë që Carls Darvin, i detyruar që të rregjistrohej për mjekësi, mungonte në leksione për të kaluar ditët në mes të natyrës dhe në ajër të pastër. Edhe në këtë rast, megjithatë, është e vështirë të flasësh për “gomerë”: bëhet fjalë më shumë për talente që e konsideronin shkollën shumë të lehtë, apo që – në rastin e Darvinit – ishin të vendosur që të ndiqnin prirjen e tyre, pavarësisht kostos, që ishte përplasja me prindërit dhe konvencionet sociale. Prej rastesh të tillë ka rezultuar miti i gjeniut rebel dhe të izoluar, edhe ky fals. Në fakt, pasi kanë gjetur rrugën e tyre, të mëdhenjtë e të kaluarës zakonisht janë ndërfutur shumë mirë në shoqëri, dhe risitë e zbulimet tek të cilat ata kanë qenë protagonistë kanë ardhur edhe prej përballjes me artistë apo shkencëtarë të tjerë. Asnjë zbulim nuk vjen krejt papritur, nga fija e flokut. Ka qenë kështu për Leonardon, i cili jetoi në një periudhë kur inxhinieria po pësonte një zhvillim shumë të madh, për Ajnshtainin i cili nisi nga zbulimet e fizikanëve të tjerë të fillimit të Nëntëqindës, për Galileon, që mbante lidhje të ngushta me astronomët e kohës së tij, dhe për shumë të tjerë. Supermendje E megjithatë, pasi përgënjesh-

trohen stereotipet, mbetet fakti që duhet të ketë diçka të veçantë në personalitetin e gjenive. Një koeficient inteligjence shumë më i madh se sa mesatarja nuk mjafton dhe madje, në disa raste nuk është as i domosdoshëm. “Inteligjenca e lartë dhe gjenia nuk identifikohen”, shpjegon Cesare Cornoldi. “Gjeniu ka shpesh, por jo domosdoshmërisht një inteligjencë të lartë, ndërkohë që duhet të zotërojë në një masë të madhe talente specifikë, të kombinuar me tipare krijues dhe me karakteristika si vazhdimësia, bindja në mjetet dhe në objektivat e veta. Është bërë një studim mbi biografitë e njerëzve të famshëm, dhe mes karakteristikave të gjetura ka qenë një aftësi e jashtëzakonshme për të punuar në kushte të vështirë dhe bërë punë të vështira, interesa të gjerë, kundërshtim i dogmave dhe një vetëvlerësim shumë i lartë”. Gjithë kësaj i shtohet pastaj praktikimi konstant i materies në të cilën shkëlqen, aftësia e jashtëzakonshme për të mbledhur detaje dhe papajtueshmëri, si dhe aftësia për t’u përqëndruar për një kohë të gjatë në një problem specifik. Këto tre veçanti ndeshen edhe tek autistët, dhe kanë bërë të mendohet që këta të fundit zotërojnë një inteligjencë që shkon përtej të zakonshmes. Tema është delikate, dhe është sigurisht e vërtetë që disa individë autistë, të ashtuquajturit savant, janë shumë të aftë në dizenjim, apo kanë aftësi matematikore si dhe një memorie të jashtëzakonshme. Megjithatë, kërkimet mbi këtë temë kanë prirjen që të përjashtojnë që bëhet fjalë për gjenialitet, dhe nënvizojnë rëndësinë e praktikës ngulmuese në plazmimin

e trurit dhe për ta bërë atë shumë efikas në zhvillimin e një detyre të caktuar. Diçka e ngjashme u ndodh taksistëve të Londrës, që për të marrë licencën duhet të demonstrojnë se njohin përmendësh pothuajse 25 mijë rrugët e kryeqytetit britanik, si dhe adresën e pothuajse 20 mijë vendeve. Aftësia e jashtëzakonshme e taksistëve të Londrës nuk është në fund të fundit shumë e ndryshme nga ajo e savant-ëve, por nuk mjafton sigurisht për t’i bërë ata gjeni. Ka persona me aftësi të jashtëzakonshme, kujtesë të pabesueshme, aftësi matematikore dhe artistike të paimagjinueshme për njerëzit e zakonshëm. Origjina e këtyre aftësive është një prej mistereve të shumtë që rezervon ende truri i njeriut. “Shumë prej këtyre personave me aftësi të veçanta vuajnë nga autizmi apo një gjendje e caktuar e sindromës savant”, shpjegon Carlo Alberto Marzi, i departamentit të shkencave neurologjike, neuropsikologjike, morfologjike dhe motore të Universitetit të Veronës. “Por nuk është kështu për të gjithë. Jill Price, për shembull, ka një kujtesë autobiografike të pabesueshme, por nuk shfaq asnjë shenjë autizmi dhe ka një jetë normale. I tiji është ndoshta rasti më misterioz”. Sindroma savant është një gjendje shumë e rrallë në të cilën persona me çrregullime të rëndë mendorë kanë aftësi të jashtëzakonshme në disa fusha, që krijojnë një kontrast të fortë me paaftësinë e tyre për të kryer veprime që për të tjerët janë normalë. Lidhet shpesh me autizmin, por jo të gjithë ata që kanë sindromën savant janë edhe autistë: ndonjëherë vuajnë nga shqetësime të tjerë apo dëme të sistemit nervor. “Nuk dihen shumë gjëra për këtë sindromë”, vazhdon Marzi. “Ekziston hipoteza që, nëse ka probleme diçka në mekanizmat vetërregullues të trurit, mund të manifestohen fenomene të veçantë. Në mungesë të të dhënave të sakta shkencore, krijohet përshtypja që prania e një anomalie të rëndë arrin që, në disa raste, “të çlirojë” funksione që më parë janë mbajtur nën kontroll”. Po tek muzika, Tony De Blois është një muzikan jo i zakonshëm. Ka nisur të luajë muzikë kur ishte vetëm 2 vjeç, në garazhdin e shtëpisë, me një organo të vogël. Sot, në moshën 37 vjeç, është në gjendje të luajë në nivele të ndryshëm 22 instrumente, që nga piano tek violina, nga fizarmonika tek saksofoni, nga flauti indian tek kitara. Një aftësi mbresëlënëse, sidomos kur mendon që De Blois është i verbër që në lindje dhe që në moshën 5 vjeç u diagnostikua me autizëm. Në vijim, kur ishte 15 vjeç, u njoh si savant i lindur. Pavarësisht verbërisë dhe shqetësimeve të tjerë prej të cilëve vuan, të cilët i kufizojnë aftësitë sa i përket kryerjes së veprimtarive të përditshme, është diplomuar me nota maksimale në një shkollë prestigjoze muzike në Boston. Luan kryesisht jazz dhe është veçanërisht i zoti në improvizim: veç kësaj, ka një kujtesë të jashtëzakonshme për muzikën dhe luan përmendësh 8000 këngë. Është një muzikant i suksesshëm, i njohur edhe jashtë SHBA. Në fakt, një studim anglez ka demonstruar se kjo aftësi është e lidhur me një zhvillim më të madh të zonave të trurit që janë përgjegjëse për kujtesën. Dhe një fenomen i ngjashëm është vërejtur tek violinistët, që kanë më të zhvilluar një zonë të korteksit të trurit që drejton gishtat e dorës së majtë, me të cilët preken kordat. Natyrisht ka qenë kështu edhe për Paganinin. Por gjenialiteti i tij varej nga tjetër gjë.


bota • E martë 25 dhjetor 2012

ARKIMEDI “Më jepni një pikë mbështetjeje dhe unë do të ngre botën”, i tha dijetari Arkimed mbretit Geroni II i Sirakuzës. Mbreti e vuri menjëherë në provë dhe i dituri pranoi: pa në kantierin e portit anijen Syracosia, e mbushur me çfarëdolloj malli për t’ia dërguar mbretit të Egjiptit dhe shpiku një sistem levash dhe karrocash me të cilat, mes befasisë së të gjithëve, ngriti anijen pa pasur nevojë që ta shtynte në det me punën e skllevërve. Do të mjaftonte kjo anektodë, apo ajo tjetra, sipas së cilës gjeti zgjidhjen e një problemi teksa ndodhej brenda vaskës së një banke publike dhe rendi lakuriq nëpër rrugë duke thirrur Eureka! (e gjeta), për të krijuar idenë e gjenisë së Arkimedit të Sirakuzës: jo vetëm një prej matematicienëve më të mëdhenj të lashtësisë dhe shpikëszbulues, por një mjeshtër i shkencës-spektaklit, i aftë të shushaste të mëdhenjtë e kohës, miq dhe kundërshtarë, duke vënë dijen e tij në shërbim të qytetarëve. Vepra e tij shkencore, kryqëzohet me atë të qytetit të tij. I lindur në Sirakuzë në vitin 287 para Krishtit dhe me shumë gjasa bir i astronomit Fidia, i cili i transmetoi pasionin e madh për shkencat, i riu Arkimed studioi në Aleksandrinë e Egjiptit, ku ishte nxënës i Euklidit. Mes viteve 264 dhe 250 realizoi shpikjen e tij të parë: një planetar, që u bë i famshëm në të gjithë botën e lashtë dhe që ishte në gjendje të stimulonte lëvizjen e dukshme të Diellit përreth Tokës. Më pas studioi lëngjet dhe forcat duke realizuar shtytjen e famshme që ngrinte ujin, një odometër (paraardhësi i lashtë i numëruesit të kilometrave), si dhe një orë të saktë ujore. I parapriu llogaritjes së integraleve dy mijë vite para Njutonit dhe Leibnicit, por sukseset e tij më të mëdhenj i përkisnin fushës së gjeometrisë. Në vitin 240 shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme matematikore: “Mbi spiralet” dhe “Mbi sferën dhe cilindrin”, në të cilat llogariste se vëllimi i një sfere është sa dy e treta e vëllimit të cilindrit që e rrethon, një zbulim për të cilin ai ishte kaq krenar sa që kërkoi që të paraqitej si epitaf në varrin e tij. Veç kësaj ai përllogariti katër shifrat e para dhjetore të fi-së (3,1416). Sipas Plutarkut, Arkimdei ishte kaq i magjepsur prej gjeometrisë saqë harronte të hante: kur skllevërit e tërhiqnin zvarrë në banjë për ta larë dhe vajosur, ai vizatonte në hi figura gjeometrike. Megjithatë, jeta publike e thirri në mbrojtje të qytetit. Kur, me shpërthimin e luftës së dytë kartagjenase konsulli romak Marcello rrethoi Sirakuzën nga toka dhe nga deti, fshatarët e terrorizuar shkuan të gjejnë shpëtim tek burimi më i çmuar që kishin: gjenia e Arkimedit. Në fakt, matematicieni shpiku dhe perfeksionoi makina të jashtëzakonshme lufte: kata-

»

15

Si do te ishte bota pa ta... në Indi. Ndryshe nga paraardhësit e tij të famshëm, përfshirë Eratostenin, që kishin matur perimetrin e Tokës duke vëzhguar Diellin njëkohësisht nga dy vende të ndryshëm, Al Biruni i hapi shkencës një rrugë të re: zgjodhi në fakt një metodë të re të bazuar në përllogaritjen trigonometrike të këndit drejt horizontit që, bashkë me lartësinë e malit, i mundësoi të përllogariste me saktësi përkulësinë e Tokës. Gjë që i mundësoi si pasojë të maste perimetrin dhe rrezen e saj. Entuziasmi i tij për shkencën sintetizohet në këtë shprehje të famshme, që i pëlqente ta përsëriste shpesh: “Allahu është i gjithëdijshëm dhe nuk e justifikon injorancën”. Pikërisht siç i ndodhi Arkimedit, për nder të tij, disa shekuj pas lindjes, emrin e tij e kanë marrë një asteroid (9936 Al Biruni) dhe krateri Al Biruni që ndodhet në Mare Marginis në Hënë.

pulta dhe hedhëse gurësh për të bombarduar anijet e armikut, grepa të fuqishëm hekuri për t’i ndalur dhe fundosur, pasqyra për t’u vënë flakën. Fama e tij ishte aq e madhe sa që konsulli Marcello, kur pushtoi qytetin, urdhëroi që t’i falej jeta. Por mjeshtri sirakuzian, sipas legjendës, u vra gabimisht nga një ushtar.

Abu Rayhan Al Biruni Një prej shkencëtarëve më të mëdhenj të epokës së artë të Islamit, dhe një prej më të mëdhenjve të të gjithë kohërave, edhe pse pak i njohur në Perëndim, ishte Abu Al-Rayhan Muhammad Ibn Ahmad al-Biruni (973-1048). Ishte astronom, matematicien, fizikan, historian, gjeograf, udhëtar, gjeolog, kartograf, antropolog, astrolog, filozof, farmacist. Shkrimtar i spikatur, brenda jetës së tij firmosi 146 vepra, ndër të cilat 35 libra astronomie, 15 libra matematike (8 aritmetike, 5 gjeometrie, 2 trigonometrie), 23 libra astrologjie, 16 letërsie, 10 topografie dhe kartografie, 4 libra që i përkisnin astrolaboratorëve, 9 libra gjeografie, 2 libra mjekësie dhe farmacologjie, 4 libra historie, 3 libra feje dhe filozofie, dhe dy libra për veprimtarinë minerare. I përpirë nga kurioziteti, Al Biruni ka qenë edhe një udhëtar i palodhur dhe një poliglot shumë i aftë: fliste persishten, arabishten, sanskrinishten, greqishten e

lashtë, dhe kishte një njohje edhe të siriakes, hebraishtes dhe latinishtes. Një ikonë e vërtetë e “gjenisë universale” pra, që përfshin në vetvete prototipin e studiuesit të epokës së artë të Islamit, aq sa ka marrë nofkën Al Ustadh “Profesori”. I lindur në Corasmia, një rajon i lashtë në veriperëndim të Persisë, sot në Uzbekistan, në atë kohë nën kalifatin arabo-islamik të Abasidëve, Al Biruni ishte një talent i hershëm: kur ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç përllogariti lartësinë e qytetit të Kath duke u bazuar në lartësinë maksimale të dukshme të arritur nga Dielli, në moshën 22 vjeç publikoi një studim mbi projeksionin e hartave. Shumë shekuj përpara pjesës tjetër të botës, ai përshkroi rrotullimin e Tokës përreth boshtit të saj, Rrugën e Qumështit, bëri përllogaritje të sakta të gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike, dhe si fizikan përcaktoi peshën specifike të 18 elementëve. Përdori edhe algjebrën për të formuluar ekuacione trigonometrikë dhe përdori astrolabion për të përcaktuar këndet. Por kontributi më i njohur i shkencëtarit pers për gjeninë universale ishte vepra e tij kolosale e matjes së Tokës. Arriti në fakt të masë rrezen e Tokës 6339,6 kilometra, duke përmirësuar vlerësimin 6314,5 km të kryer nga Eratosteni në vitin 230 para Krishtit dhe duke qenë shumë pak larg vlerave të sotme (6356,7 kilometra është masa e rrezes polare) që u realizuan në Perëndim vetëm në shekullin XVI, gjysmë mijëvjeçari më vonë. E jashtëzakonshme ishte dhe mënyra si e realizoi: pa instrumente përllogaritës, në majën e një mali

Marie Curi Nëse shkenca ka arritur të shpjegojë strukturën më intime të materies, dhe të gjejë një përgjigje për jetën dhe vdekjen e yjeve, të përllogarisë moshën e Tokës me disa miliarda vite dhe jo disa mijëra si shkruhet në Bibël, kjo ka ardhur falë zbulimit të radioaktivitetit. Pra, mbi të gjitha falë Marie Sklokovska Curie, më e njohur si Madame Curie. Historia e saj është vërtetë unike dhe ajo është demonstrim se si gjenia është frut i një vull-

neti të fortë dhe të patundur: ishte një ndër të parat gra që fitoi famë mbarëbotërore në një fushë shkencore mashkullore, e para grua që siguroi një vend në katedrën e Universitetit Sorbona në Paris, një universitet shumë prestigjioz. Por mbi të gjitha, ishte e para grua që mori një çmim Nobel, në 1903, në Fizikë, dhe i pari person që mori disa vite më vonë një të dytë, në Kimi, në 1911. Por e saja, ka qenë mbi të gjitha një aventurë shkencore dhe njerëzore e jashtëzakonshme. E lindur në Varshavë, në Poloni, më 7 nëntor 1867, nga një nënë pianiste (e cila vdiq nga tuberkulozi kur ajo ishte më pak se 11 vjeç) dhe një baba docent në Fizikë në liceun publik të qytetit, Marie ishte një enfant prodige: pasi përfundoi shkollën e lartë kur ishte 15 vjeç, për tetë vite të tjerë punoi si guvernante për të financuar studimet e mëtejshëm të saj dhe të motrës. Në moshën 23 vjeç i hipi një vagoni treni të klasit të katërt me vetëm 40 rubla në xhep, dhe duke qenë se Universiteti i Varshavës nuk ishte i hapur për gratë, u transferua në Paris për të studiuar në Sorbonë. U diplomua në Fizikë dhe Matematikë; këtu pati takimin e jetës së saj: Pierre Curie, docent i Fizikës në të njëjtin universitet, që në vitin 1895 u bë fillimisht bashkëshorti i saj, më pas “shok laboratori” dhe baba i dy bijave të saj, Irene (fituese e çmimit Nobel për fizikën në 1935) dhe Eve. Me pak mjete dhe shumë mundime, të dy Curie iu dedikuan me mish e me shpirt kërkimit dhe patën nuhatjen gjeniale që shkatërroi konvincionet e kohës: radioaktiviteti ishte një cilësi atomike, dhe nuk vinte pra nga jashtë, por nga brenda trupave. Edhe prej fatit, duke analizuar një mineral arritën të izolojnë dy elementë radioaktivë deri në atë moment të panjohur: poloniumin, i pagëzuar kështu për nder të atdheut të Marie, dhe radiumin. Një zbulim i shpallur në një buletin të Akademisë së Shkencave

të Francës në korrik 1898, për të cilin Marie, bashkë me bashkëshortin e saj dhe Henri Becquerel, zbulues i radioaktivitetit, morën çmimin më të lartë të mundshëm: Nobel për Fizikën “për shërbimin e jashtëzakonshëm në kërkimin për elementët radioaktivë”. Bashkëshortët Curie i dhuruan njerëzimit rezultatet e kërkimeve të tyre, duke mos patentuar elementët, as poloniumin dhe as radiumin, gjë që do u jepte atyre pasuri të jashtëzakonshme. Tre vjet më vonë, Pierre vdiq për shkak të një aksidenti, por Marie vazhdoi përpara: vazhdoi kërkimet, zuri vendin e bashkëshortit në Sorbonë dhe në 1911, e vetme, fitoi çmimin e dytë Nobel “për kontributin për progresin e kimisë përmes zbulimit të radiumit dhe poloniumit”. Marie e pagoi shtrenjtë gjeninë e saj. Edhe sepse nuk kishte një karakter të lehtë: fama e irritonte, e bënte të humbiste kohë. Kandidatura e saj për Akademinë e Shkencave të Francës në 1910 u refuzua, ndonëse kish fituar Nobelin, dhe shtypi e vuri në shënjestër duke sulmuar talentin e saj si shkencëtare. Miqësia me fizikanin e ri Paul Langevin, i martuar e me fëmijë, konfirmoi idenë që shkenca nuk u shkonte për shtat grave, pasi i bënte “imorale”. Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore i dedikoi çdo përpjekje Francës, duke bredhur në spitale me një prej makinave të shpikura prej saj, të pajisura me rreze X. Disa vite më vonë, Marie u sëmur me leucemi, shkaktuar prej ekspozimit të saj ndaj radioaktivitetit dhe vdiq në 1934 në senatoriumin e Sancellemoz, në Savojën e Epërme. Gjatë një takimi, një vit para se të vdiste ajo tha këto fjalë për veten: “Një shkencëtar në laboratorin e tij nuk është vetëm një teknik, është edhe një nxënës i vënë përpara fenomeneve natyrorë që e impresionojnë si një rrëfenjë zanash... Njerëzimi ka nevojë për njerëz të veprimit, por edhe për ëndërrimtarë”.

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e Provës”, znj. Marsida Karriqi është fitues i konkursit për pozicionin SPECIALIST, NË SEKTORIN E ADMINISTRIMIT TË PRONAVE NË DREJTORINË E ADMINISTRIMIT DHE SHITJES SË PRONAVE NË MINISTRINË E FINANCAVE


16

« dossier

E martë 25 dhjetor 2012 •

Vitet 1944 - 1948

Nga Albert Kotini Pse duhet të hapen dosjet mbi një bazë ligjore?

K

oncepti dhe nocioni spiun është sa legal aq edhe ilegal, që, kur pleksen qëllimisht, e përlyejnë negativisht shoqërinë. Justifikimi se “kështu ka qenë sistemi” për kategorinë e dosjeve eliminohet duke zbatuar ligjin, sepse ndryshe nuk mund të bëhesh i besueshëm edhe për demokracinë. Çështja e hapjes së dosjeve synon jo për të goditur politikisht palët pozitëopozitë, por për të likuiduar pasojat e krimeve të komunizmit edhe në këtë fushë të fshehtë apo të “sekretuar”. Zhgënjimet janë totale, që sjellin jo vetëm mosbesim në demokracinë reale, por dhe konservim të nostalgjisë enveriste, duke prodhuar përfitues primitivë në të dyja sistemet antagoniste. Kur në krye të institucioneve politike, shkencore, letrare, mediatike janë pseudonimet e një informatori, agjenti, strehuesi, rezidenti, ndërsa suflerë shefat legalë të tyre, atëherë ankthi i mosbesimit shoqëror është sëmundje që nuk mund t’i zbulohet enkas terapia për kurim. Megjithatë, edhe kur shoqata e të burgosurve politikë në fillimet e demokracisë ka kërkuar që të ketë të paktën 20 deputetë në parlament, qysh prej Osman Kazazit, sipas njohjes së tyre, akti ishte tjetër gjë. Në histori mund të zbulohen spiunë ilegalë, që në fakt janë studiuar nga brezi i ri si të ishin patriotë, ndërsa në letërsi arrihet deri aty sa të shkruhet libri me titull “Kur më çuan në çel” dhe prifti të trajtohet si një i burgosur i dënuar për përdhunimin e motrës. Në politikë dhe në medie propagandohet si fakt pazëvendësueshmëria e tyre në sferat e larta. Një kuartet harqesh apo simfoni e tillë zërash të spiunëve ilegalë dhe legalë mbizotëron kontrollin e shoqërisë për çdo gjë e në çdo gjë me tonacionin e tyre të lartë. Si pasojë fshehja e së vërtetës ka ndryshuar funksionimin real të strukturës shoqërore. Kështu, fabula jetike e spiunit e bën të frikësuar popullin nga shteti i vet, kur e përjeton këtë fakt. Kjo sepse prapa këtij shteti apo kësaj demokracive që po serviret, duket sikur “leje kalimet” për të dalë në krye të punëve janë në duart e atyre që i kanë dosjet apo matrikulën e tyre në zotërim. Institucionet shfaqen jo pak herë si ilegale për të aftët e të ndershmit dhe legale për hajdutët dhe të pandershmit. Kështu, spiuni është transformuar si vlerë përdorimi edhe në fushën e krimit, në veçanti kur u kanoset botimi i dosjeve. Konfrontimi reciprok është shfaqja e kësaj komedie spiunësh. Autorët dhe aktorët e kësaj drame i kanë inskenuar mirë rolet e tyre. Më 1833 studiuesi F. Galton themeloi bazat e eugjetikës, si “shkenca” që jep recetat e përmirësimit të njeriut në rrugë biologjike. R. Fisher, një nga themeluesit e gjenetikës së popullimeve më 1981, duke ligjëruar para universitetit të Kembrixhit propagandonte krijimin e një race të jashtëzakonshme në ishullin britanik, duke shfrytëzuar si material të parë cilësitë e gjigantëve të tillë si Darvini dhe Shekspiri. Mirëpo biosociologjia e spiunit shqiptar u krijua nga laboratorët e Sigurimit me këshilltarë të OZNA-s, UDB-së, KGB-së, të cilat i dyzuan në mënyrë komplekse të tillë, që sot nuk ia shpjegon dot sjelljen. Spiunët u rritën, u përgatitën me idenë për të qenë kurdoherë në krye të punëve dhe këtë hierarki “vlerash” të klonuar nga këta laboratorë, erdhën si shpërblim i punëve të pista. Ja pse duhen hapur dosjet, për t’i njohur dhe për t’i zbritur këta nga “idhuj” në urithë të shoqërisë. Kështu do të krijohet hapësira reale e shanseve të barabarta. Unë, për vete, kam qenë anëtar i komisionit “Mezini” në vitin 1996 dhe mjaft pseudonime, po të më lejonte ligji, do t’i konkretizoja me koordinata të sakta nëpër institucionet e mësipërme, por e theksoj këtë, se, siç thotë populli, këta janë “hem qerosë, hem fodullë”. Merre me mend se si ndihet një i burgosur politik kur hetuesi i tij është akoma gjykatës apo deputet dhe me arrogancë ai flet më keq se në qelinë e burgut. Një arsye kjo mjaft humane për t’u hapur dosjet. Matja e dëmit të spiunëve reflektohet në fizionominë e çdo krijese njerëzore që e ka pësuar nga kjo. Në dokumentacionin e gjykatave zbulohen dëshmitarë të rremë, të cilët janë të përzier me dhe pa dhunë prej Sigurimit, por që nuk mund të justi-

sigurimi urdhëron rekrutimin e 100 mijë bashkëpunëtorëve

fikojnë mospublikimin e tyre. Pse? 1. Për të seleksionuar vetë dëshmitarët si viktima të Sigurimit apo të vetes së tyre për dëmin e sjellë tjetrit, mbi të gjitha kur tashmë është koha që ka provuar faljen prej të burgosurve. Asnjë prej të pësuarve nuk është hakmarrë ndaj këtyre bashkëpunëtorëve, ndërsa ka ndodhur e kundërta, që mbas 17 vjetësh janë ringjallur talljet ndaj viktimave, duke u paraqitur si një nonsens tipik shoqëror. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. 2. Strategjia amorale e asaj strukture të spiunëve mbas viteve 1991 u sintetizua në përhapjen dhe prodhimin e një pjellorie tjetër tip krimesh, për të cilat ka shembuj e fakte pa mbarim. Biografia e mirë u bë burim pasurie, ndërsa ajo e keqe u konservua si e varfër. Psikanaliza e shoqërisë në pendimin spiunëve nga njëra anë dhe për faljen e viktimave në anën tjetër ka kërkuar klimën, tashmë joformale për t’u hapur dosjet. Secila palë ka frikë të hapen dosjet për çdo lloj motivacioni, kur tashmë opinioni publik e ka shumë të qartë. Në këtë llojshmëri sekretesh për dosjet akoma nuk po lihen të lirë nga dymendësia, si nga mentaliteti akoma sundues që rreken spiunët të kenë, ashtu dhe nga vetvetja e subkoshiencës tashmë të përbuzur, po nga vetvetja e spiunit, e cila në këtë kaos përpiqet që t’i shpëtojë së vërtetës. Kjo falë edhe pleksjes së krijuar nga politika e vjetër tepër revanshiste dhe e hedhur në sulm me një synim të vetëm, që të përlyejë viktimat me baltën e të gjithë spiunëve. Kjo metodikë jo vetëm djallëzore, që është e argumentuar deri më sot, është bërë një kërcënim për të gjitha familjet shqiptare, sepse për hatër të nipave dhe mbesave mjaft viktimave u duhet të heshtin kur u tunden dosjet e rekrutimit, edhe pse mjaft prej tyre janë

bërë me pistoletë te koka. Që të mos jenë viktimat më tepër të frikësuara se vetë xhelatët e tyre, domosdoshmëria e hapjes së dosjeve është e pashmangshme. 3. Dosjet duhet të hapen edhe për një synim madhor: që të çlirohet shteti nga autorët dhe aktorët irrealë, që e vënë atë në funksion, sepse ndryshe humbet besueshmëria në shoqëri. Që të shpëtojë shteti, për të mos i shërbyer një grupi apo një mentaliteti partiak, jashtë interesave kombëtare, patjetër duhet të bëhet pastrimi, si në sferat e larta, duke i nxjerrë lakuriq para publikut, në rast se ata nuk dorëhiqen vetë. Ky pozicion bëhet i qartë dhe i pastër si një operacion akut aktual, për t’u rreshtuar në Europën demokratike, sepse pa u prerë fijet e vjetra, në veçanti të çdo lloj agjenture antikombëtare të prodhimit vendas në lidhje edhe me agjenturat e vjetra të huaja, nuk mund të jesh më njeri i devotshëm i kësaj shoqërie, sepse nuk ka krim më të rëndë sesa tradhtia ndaj vendit tënd. Kështu, autoritetet sovrane të kombit e të vendit do të kenë synim thelbësor hapjen e dosjeve, spastrimin nga këto agjentura të huaja dhe të diferencohen ata që numërohen me gishta, të cilët i kanë shërbyer atdheut, e kanë dashur Shqipërinë dhe provohet që jetën e kanë dhënë për të. Hapja e dosjeve do të dallojë mirë patriotin nga tradhtari, heroin nga krimineli, dëshmorin nga mashtruesi. Pastrimi dhe jo denigrimi me anën e dosjeve sjell në politikën e brendshme të vërtetën, të drejtën, besimin e bindjen e një transparence të shtetit për zgjidhjen e çështjeve reciproke në shoqëri. Shqipëria është një shtet i ri demokratik, që ka nevojë jo për antagonizmat e pandërprerë (spiunët që mbajnë nën trysni

viktimat dhe shoqërinë), por të gjithë të ardhmen. Kjo ka vlerë historike për t’u shkëputur nga tradita e luftës pa fund midis shqiptarëve, sepse është humbur mjaft për të ardhmen. Po kush do t’i hapë dosjet? Spiuni është dhe duhet të jetë profesion. Dëmi që i vjen interesit kolektiv nga çdo subjekt, qoftë ky spiun, dënohet nga ligji penal. Hija e frikës e përdorur deri më sot, si p.sh. në revistën e MPB-së “Në shërbim të popullit”, botuar deri në vitin 1990, nuk është gjë tjetër veçse emblema e syrit vigjilent, si një fiksion pa vlerë publike. Shqipëria ka një parcelë spiunazhi, që është familja. Një anakronizëm i çuditshëm për kohën e sotme, pasi më pas çdo gjë është metodë. Në vitet e diktaturës nuk mund të flitet për spiunë, por për një sëmundje efektive, e njohur sot si psikozë maniakale. Dëshira dhe etja për pushtet e detyrojnë njeriun të ketë një tablo të qartë për punën e tij. Sot kjo gjë arrihet, sipas një aspekti ligjor. Hija e shërbimeve sekrete, që rëndomë përdoret edhe në organet ndërkombëtare, si p.sh. rastet e shpërdorimeve në Irak nga CIA nuk janë në të vërtetë siguria e informacionit që kërkon publiku, sepse një akt i tillë “thyhet” shumë shpejt nga televizioni lokal. Mund të themi se në ditët e sotme spiunët kanë marrë një karakter protokollar. Çështjet e pushtetit janë në rënie. Shoqëria i ka zgjidhur problemet e veta. Dosjet në Shqipëri, si çështje, janë thjesht një alibi psikologjike, që ka atrofizuar jetën sociale, si pasojë e diktaturës. Dukuria njeri-dosje nuk është një veprim sociologjik, e për rrjedhojë nuk mund të jetë një ligj i arsyeshëm, kjo po ta shohësh në aspektin unik të rregullit. Manifestimi i vullnetit kolektiv është lufta e përhershme e shoqërive. Në këtë kontekst, të ashtuquajturat “dosje” janë në kontradiksion me natyrën politike të shtetit. Kjo i mëshon idesë se nuk i intereson kurrkujt një alibi jashtë gjyqësore. Në planin e brendshëm, kur shoqëria është kërcënuar në mënyrë fiktive, si një modus vivendi, nga njerëzit me dosje (ish sigurimsit), mund të rishikohet në një kuadër të posaçëm ligjor, pasi kështu e kërkon kushtetuta. Në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut sanksionohet se çdo akt poshtërimi çnjerëzor e denigrues i lidhur me një shoqëri politike përbën krim. Madje, një kontekst për ta diskutuar të gjithë fenomenin. Dosjet që kanë sjellë një pasojë poshtëruese në shoqëri nuk kanë se ç’t’i japin më sistemit politik. Në këtë mënyrë, proporcionalisht të gjithë qytetarët e mundshëm, sot e kanë një dosje së funksionuari të diktaturës së shtetit, që “gëzon” besimin e publikut për të qenë gjyqtar, prokuror, polic apo merreni me mend, që sikur të jenë edhe të zgjedhurit e publikut. Këtu shfaqet një përjashtim për njerëzit me cilësi të rralla morale. Në fund të fundit, askush nuk mund të cenohet në lirinë e tij për të qenë civil në jetën qytetare dhe jo më të kërcënohet hap pas hapi me njollat e errëta të së kaluarës. E drejta civile është një akt qytetar, ndërsa e drejta penale është një akt shtetëror. Si mund të procedohet me dosjet? Thjesht dhe vetëm duke e bërë pub-


dossier • E martë 25 dhjetor 2012

mund të thuhet për herë të parë që kushtëzohet nga vetë magnituda politike e kohës. Atëherë impresioni që krijon tendenca e prognoza heterogjene e zhvillimit shqiptar mbi dosjet që e kanë stërvitur në maksimum qenien tonë psikike, krijon një homegjenezë që mund të konsiderohet e favorshme për politikat e integrimit. Shqiptarët tanimë janë çliruar nga pendesa sociale e së kaluarës. Sot ata ofrojnë një mentalitet shumë të mirë për të qenë vend investimesh kapitale.

like, pa asnjë lloj interesi për të denigruar tjetrin. Ka edhe një sekret: dosjet në vetvete nuk janë krim, por një metodologji e caktuar në sferën epokale të diktaturës shqiptare. Njerëzit i kryenin këto deponime nëpër dosje jo si një obligim moral dhe ligjor, por si një instinkt politik. Nuk ka interes shoqëror që të rrojë me të kaluarën e hidhur të saj, sepse çdo etapë evolucioni rregullohet me të mirat e saj. Këto rrethana ia kanë nxirë jetën tjetrit për rreth 50 vjet. Po të mos hapen dosjet, cilat mund të jenë pasojat? Nëse ekziston një kuadër i posaçëm dosjesh, atëherë ato duhen studiuar në fakultete si çështje arsimore. Dhe jo thjesht botime në gazeta, duke u abuzuar me lirinë e shprehjes, që dashje pa dashje krijohet një kronikë e paarsyeshme vizionare në kundërshtim me integrimin europian. Thelbi i të studiuarit përfshin kryesisht degët sociologjike, sipas interesave, duke filluar që në shkollat mesme, për të vlerësuar se çfarë ka ndodhur në shoqëri e se sa peshon ky kontekst deponimesh etj. Të përdoren për t’u çliruar nga kjo normativë e vjetër. Çështje të tilla, si p.sh. ato që i përkasin kriterit të besueshmërisë, nuk duhet në asnjë rast të cenojnë të vërtetën. Mund të ketë njerëz me dosje, subjektivisht të besueshëm, por të pavërtetë. Qëllimi i hapjes apo moshapjes së dosjes nuk lidhet me nxirjen apo zbardhjen e personit. Kryesore është që dosjet të hapen për ta pastruar shoqërinë jo nga një kategori e caktuar njerëzish sesa nga një mënyrë adekuate e veprimit dhe ndërveprimit politik. E vetmja arsye është që të gjithë gjenden të barabartë në ushtrimin e lirive dhe të drejtave të tyre në shoqëri dhe s’ka një memorie selektive midis shqiptarëve. Akti kriminal në pikëpamje shtetërore është çështje racore. Dënohet krimi dhe jo shoqëria. Jashtë çdo motivi politik e diskriminues instituohet dëshira e madhe e popujve për t’i eliminuar këto, kështu që edhe vetë dosjet nuk janë profecia e krimit, por një pengesë e sofistikuar në luftën ndaj krimit. Askush të mos besojë se do të ndodhë mrekullia nga europianizimi apo forma të tilla si nanoizimi i shoqërisë. Problemi qëndron te vetitë e shqiptarëve për të qeverisur. Nuk ka asnjë presion të mbinatyrshëm, praktikisht që të krijojë stabilitetin e paqes në këtë vend. Nuk është çështja e maturimit të dosjeve shqiptare, pasi arkivistika shqiptare është një fotografi kriminale. Nuk i ka lënë vend një shumëllojshmërie, një dinamizmi, por i është nënshtruar një statizmi të dyshimtë për interesat publike. Pavarësisht nga thelbi i pushtetit diktatorial shqiptar, ku thembra e Akilit ishte injoranca popullore, mungesa e nocioneve elementare, në fakt institucionale, sepse dosjet janë edhe një atribut pasuror që përdoret në fushën komerciale. Dihet se në të drejtën kontraktore, që lidhja e një kontrate i takon subjektit. Në rastet kur subjekti është enigmatik e kur në rastet e tjera ai është zhdukur, ekonomia e tregut mund të bazohet në dosjet e vjetra. Kjo pasi e drejta publike në Shqipëri i afrohet më shumë animusit të vjetër të dosjeve sesa një subjekti ligjërisht të tatueshëm në vend. Ky pllakat dosjesh vret

në subkoshiencën tonë, objektin material. Kur kontratës i mungon morali i saj, atëherë është i ndaluar edhe imoraliteti i palëve. Siç duket epërsia teorike, si dorëzanës përbën një rrezikshmëri të mbartur e të sigurt, sepse prek edhe interesat buxhetore të shtetit. Dosjet i hap vetëm ligji. Rrezikun e përcakton vetëm publiku, ndërsa ligji në këtë rast parandalon dhe dallon krimin. Karakteri juridiksional i ligjit i ekspozon të gjitha dosjet dhe nuk lë vend për një pjesë ose një kategori të caktuar. Jo domosdoshmërish njerëzit dënohet fizikisht, pasi për këtë spektër gjykimi është dënimi moral. Dikush ka fyer rëndë dinjitetin e tjetrit, dhe kjo nuk mund të tolerohet. Ligji për hapjen e dosjeve të Sigurimit rregullon pikërisht këtë: ndërton figurën e subjektit civil në një shoqëri demokratike. Vonesa dhe paaftësia intelektuale pa hezitim vjen edhe nga pamundësia objektive për t’iu kundërvënë jo trashëgimtarëve të vërtetë të diktaturës së proletariatit, por thelbit të çështjes, që është paranoja familjare, që errëson deri në kapitullim arsyen qeverisëse. Teza

Pak kronologji Sigurimi u krijua më 20 mars 1943 dhe deri në vitin 1948 pati frymëmarrjen jugosllave që në Luftën Antifashiste me njerëzit e besuar të zëvendëskomisarëve dhe shefave informativë, të cilët u bënë kopje e funksionimit të OZNA-s dhe UDB-së. Në vitet 1949-1960 u këshillua me KGBnë, pastaj në vitet 1961-1971 me ato kineze. Emrat si Koçi Xoxe, Nevzat Hasnedari, Skënder Kosvava, Niko Çeta, Vangjo Mitrojorgji etj. u bënë tmerri i qelive nëpër burgjet e diktaturës. Metodat e rekrutimit të Koçi Xoxes u bënë nga radhët e komunistëve, pastaj metodat sovjetike u bënë nga radhët e të përndjekurve politikë, ndërsa ato kineze nga radhët e ordinerëve, duke i futur midis rreshtave politike. Një konglomerat i vërtetë studimor i Sigurimit të Shtetit. Mbas çdo prishjeje “vëllazërimi” struktura të reja organizimi dhe metoda të ndryshme rekrutimi pasuruan dosjet e bashkëpunëtorëve, aq sa studimi i veseve dhe karaktereve të njerëzve ishte i veçantë. Rrallë u zgjodhën nga Sigurimi i Shtetit nivele intelektuale, por me origjinë fshatare e punëtore. Vlera e historike e spiunit të këtyre kohëve qëndron për të zbardhur vrasjet që nga Lufta e Dytë Botërore e deri në vitet aktuale, sepse shumë enigma të të vrarëve na kanë lënë nëpër dosje patriotët si tradhtarë dhe e kundërta. Nuk mjafton arkivi i dosjeve për të zbuluar këto enigma të historisë, por janë edhe vetë dosjet e gjalla si për kriminelët, ashtu dhe për viktimat, të cilët duhet t’i njohë shumë mirë shoqëria, si peshë specifike e morale. Duhen njohur e zbuluar në shoqëri jo për bestseller, mister dhe kuriozitet, siç shpërndahen në eter, por në thelb me të vërtetën që e dinë vetëm spiunët, për të mos i marrë me vete në varr. Kështu rrëfehen si para priftit ose Hoxhës për mëkatet e bëra. Kështu që pastërtia bëhet edhe para Zotit. Faktet flasin për vrasje pa gjyq, me dhe pa prova, ku prapa fshihet dëshmitari spiun ose klouni i tyre. Në buletinet e Ministrisë së Brendshme tregohet se gjatë viteve 1944-1948 rreth 100 mijë bashkëpunëtorë u detyruan me dhunë e terror nga këshilltarët e Rankoviçit dhe oficerëve injo-

dhe antiteza: teza-hapja e dosjeve; antitezanepotizmi. Kjo përzierje efektive dhe transparente duhet luftuar drejtpërdrejtë dhe konkretisht. Mund të barasvlerësohet me luftën kundër HIV-AIDS-it për të cilën pranohet që nuk është gjetur antidoti, ndoshta se vetë njeriu ka frikë për ta gjetur atë apo më saktë nuk i intereson ta gjejë atë. Në një plan më të gjerë veprimi shoqëria europiane sot mund të konsiderohet si një komunitet që temat historike të këtij lloji, në kultin e regjimeve jodemokratike, i konsideron një perde të hekurt. E megjithatë mund të perifrazohet konteksti i linjës së vërtetë me thënien: “Unë isha gjallë kur vdiq Stalini!” Shqipëria ka substratin e saj historik, vlera e të cilit madje

rantë të Sigurimit të Shtetit. Për këtë mjafton të lexosh aktkonferencën shkencore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të vitit 1968 dhe buletinet periodike të Komitetit Qendror. Faktohet se mjaft grupe agjenturore u dogjën pas prishjes me sovjetikët. Në mjaft raste historia famëkeqe e Sigurimit të Shtetit zbulon idhuj që duhet të bien dhe mjaft të groposur që duhet të zëvendësojnë përmendoret e tyre. Shembujt janë të mjaft, të cilat dikur muzeu i Ministrisë së Brendshme i kishte si qendër edukimi për të gjithë të rinjtë. Porse poetët Trifon Xhagjika apo Hivzni Neli u pushkatuan apo u varën për disa rreshta; po ashtu vrasja e Nebil Çikës. Në vend të këtyre emrave rrugët tona mbajnë emrat e kriminelëve

»

17

si Him Kolli apo Ndreko Rino me shokë. Tallja e historisë është: të hapen dhe të mos hapen dosjet. Ky diskutim pa fund i ka lodhur njerëzit, sepse trysnia e trashëguar ka gjeneruar handikapin e një synimi për të shpërbërë elementin shqiptar në vend, që ta ribëjnë atë me koordinatat e kohës. Shoqëria shqiptare, si një zhvillim jo krahasues, por në proces studimor, ka nevojë të njohë këtë histori për të kuptuar vetveten se çfarë i ka ndodhur e po ndodh me të realisht. Njerëzit shqiptarë kanë qenë objekt e subjekt i një traume psikologjike. Dihet se edhe sistemet më tirane të shoqërisë njerëzore kanë pasur kohët e tyre për t’u instituar, ndërsa këto ndodhi kanë mbetur fatale. Dëmin më të madh e kanë sjellë edhe faktet, që në parlament shpesh bëjnë ligjin njerëz, që heqin interesa nga dosjet dhe mbi të gjitha, dëshirojnë që të pengohet hapja e tyre. Njëkohësisht të përndjekurit ngrenë si problem të përhershëm se edhe komunistët kanë informuar në organizatën bazë të partisë për çdo gjë që dëgjonin. Mendoj se kjo gjithëpërfshirje vetëm çorodit dhe është pa vlerë, sepse në protokollet e organizatës-bazë të partisë nuk është thënë gjë më tepër nga ato që Sigurimi ka raportuar më parë. Kjo çoroditje shtyhet më tej dhe çfarë kanë thënë pionierët, gratë, anëtarët e frontit në organizatat e tyre në çdo mbledhje apo takim. Kështu që kjo lloj “hapje” dosjesh është një injektim për ta bërë Shqipëri një shoqëri spiunësh, ku të gjithë janë të përlyer. Njëkohësisht çështja e atyre që i është djegur dosja nuk mund të ndërlikohet apo kalohet lehtë, sepse ligji e ka saktësuar atë në sanksionet përkatëse. Hapje dosjesh mund të bëhen publikisht edhe për t’i rehabilituar zyrtarisht në shoqëri viktimat apo edhe spiunët e “pafajshëm”, që nuk kanë denoncuar apo dënuar kurrkënd. Për sa u përket dosjeve të agjentëve tanë jashtë jam i mendimit se është bërë një dëm kombëtar, sepse asnjë vend në botë këto nuk mund të asgjësohen, pasi këto lloj dosjesh kanë specifikën e vazhdimësisë dhe unitetit. Fenomenet e evidentuara në mjaft krahina të vendit duhet të evitojnë përplasjen e zonave apo enklavave të quajtura dikur “reaksionare” apo “revolucionare”. Enigmë dhe në heshtje mbetet e gjithë arma e divizionit të mbrojtjes së popullit, si origjina e Sigurimit të Shtetit, të cilët në bashkëpunim me komandat e vendit kanë bërë mjaft vrasje shqiptarësh të quajtur antikomunistë. Enigmë mbetet gjoja në histori bashkëpunimi i Sigurimit Shqiptar me OZNA-n në Kosovë, Mal të Zi dhe Dibër në vrasjen e nacionalistëve shqiptarë, që nuk donin “bashkim vëllazërim” me serbët. Ja që hapja e dosjeve ka historinë e vet shumëdimensionale dhe koordinatat e sistemit të sigurimit enverist kanë nevojë të shkatërrohen gjenetikisht te këto lloj individësh ngaherë të dyshimtë. Një fakt historik mund të analizohet në këtë mënyrë për Luftën Antifashiste. Janë etiketuar volume të tëra për vrasje të spiunëve, p.sh. të Ballit Kombëtar, si kundërshtarë politik. Asnjë provë nuk ekziston, p.sh., për vrasjen e Dhimitër Fallos si spiun nga komunistët. Njëkohësisht në tetor të vitit 1943 deri në mars të vitit 1944, kur u zhvillua Operacioni gjerman i Dimrit, sipas dokumenteve dhe ballistëve që janë gjallë sot argumentojnë: “Po të ishim spiunë ne të Ballit, në këtë Operacion të Dimrit, kur partizanët u shpartalluan dhe ne i strehuam nëpër qytete duke i shpëtuar dhe jo duke i dorëzuar. Ne i njihnim shumë mirë partizanët, sepse deri në Mukje punonim e luftonim bashkë, kështu që nuk ka pse të na ngelte në histori damka e tradhtarit dhe e spiunit.” Njëkohësisht një kriter tjetër që duan viktimat ka të bëjë me kriterin kombëtar të vlerësimit të vlerave, sepse jemi të përjashtuar të gjithë nga të qenit të vërtetë për ato që na kanë ndodhur. Nëpër burgje ka ekzistuar edhe antisigurimi, me Osman Kazazin në krye. Dokumentacioni i dosjeve të spiunit është një problem tjetër. Mjaft prej atyre që janë ruajtur përmbajnë të dhëna pa vlerë, disa janë alibi dhe mjaft bashkëpunëtorë nuk jepen realisht në rekrutimin e tyre. Çfarë godet hapja e dosjeve? 1. Testamentin e kuq të ruajtjes së “sekretit” për t’i marrë deri në vdekje. 2. Mbulimin e fakteve për të mos u studiuar metodat psikologjike që u përdorën nga këta dado të shoqërisë sonë, në mënyrë që gjoja viktimat të mbesin pa u kuruar. Përfundimisht, kjo çështje kërkon një zbatim serioz të ligjit, jo thjesht si një kërkesë e Këshillit të Europës, po për t’u shëruar një herë e mirë nga thelbi i krimeve të komunizmit ish-Sigurimi i Shtetit shqiptar.


18

« speciale

Nga Ahmet Çollaku I nderuar akademik Kopi Kyçyku,

N

uk e di me cilën valencë t’ju thërras më parë: me atë të profesorit apo të doktorit; me atë të akademikut apo me atë të shokut a mikut, apo me atë të gjeologut? Ju falënderoj shumë që pranuat të bëjmë këtë dialog, ku personi i parë jeni ju, shumë ndryshe nga unë. Është një kënaqësi e papërfytyrueshme, një tundim i madh. Ju u përkisni fushave të studimeve akademike. Nëse pasuritë natyrore janë krijuar nga natyra dhe menaxhohen nga njerëzit, këto tuajat kryhen dhe menaxhohen nga ju me një punë intelektuale titanike. Në këtë drejtim ju i keni shokët të rrallë jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej saj. Gjithsesi, bëni gjithçka për Shqipërinë. Jeni një mozaik brenda një perle. Akademiku Kopi Kyçyku i do njerëzit. Ai i qëndron fjalës së shenjtores sonë Nënë Terezës “nëse ndaleni të gjykoni njerëzit, nuk do të gjeni kohe t’i doni”. Personalitete si ju numërohen me gishta. Unë jam admiruesi juaj. Ka shumë si unë që ju admirojnë, sepse ju nuk shtireni; ju jeni si një orë e madhe që kolaudon të gjitha orët e tjera, me qindra apo me mijëra. Ju keni kohë edhe të qeshni, të hidhni edhe romuze, se kështu ju i qëndroni asaj që thotë artisti se “dita më e humbur nga të gjitha është ajo në të cilën nuk kam qeshur”. Zakonisht, për këto ju mbaheni mend më lehtë. Ku nuk e gjen akademikun Kopi! Vetëm në fushën e futbollit të luajë me top nuk e gjen. Numri i njerëzve që njeh ai është më i madh se i një qyteze. Po t’i shtojmë edhe të huajt, nga e gjithë bota? Do të ngelemi pa mend! Akademiku Kopi Kyçyku për vlerat e mëdha vetjake, të testuara në veprimtarinë letrare, gjuhësore dhe në zbulimet historike, është një pikë referimi, kurse citimet apo referencat e tij janë ekuacione algjebrike të paderivuesheme. Me sa kam kuptuar, akademik Kopi nuk i është qasur politikës. Siç duket, ai i është përmbajtur me përpikëri Albert Kamysë, që shprehej: “Fatkeqësisht, politika dhe fatet e njerëzimit merren në dorë nga individë mediokër dhe pa ideale. Njerëzit e mëdhenj nuk i futen kurrë politikës.” Shkurt, shqiptari Kopi Kyçyku në ekranet elektronike është një ikonë e madhe, ndërsa nëpër salla, rrugë e parqe, apo duke udhëtuar jashtë, është një “përbindësh”. Ai është “shkundur” dhjetëra herë nëpër intervista të shkurtra dhe të gjata, nga të katër anët, por ai nuk mbaron kurrë së lëshuari fruta, ashtu si ritmet në Boleron e Moris Ravelit. - Po e filloj me Pogradecin, me këtë qytet jo larg fshatit tim, Rrajcës. Kur vij këtu, ndihem gjithmonë i drithëruar nga bukuria sublime. Këtu nuk ngopesh së vështruari rreth e qark, së thithuri ozon, sepse bota përtej po mbytet nga smogu. Shkurt, si qëndron Pogradeci në shpirtin tuaj si ndjesi poetike dhe lirike? Kopi Kyçyku - Duke ju shprehur mirënjohjen për nderin e madh që po më bëni përmes marrjes së kësaj interviste, lejomëni, miku dhe kolegu im i vyer Ahmet, të huazoj karakterizimin sa lakonik gjithaq të saktë që sapo i bëtë Pogradecit. Shqiptari i madh Vasil Zhapa pati thënë se vendlindja është pikëtakimi i shenjtë i njeriut me Zotin. Këtë të vërtetë të pakundërshtueshme e përjetoj si kur ndodhem në Pogradec, ashtu dhe - madje shumë më shumë - kur jam larg tij. Pogradeci është pjesë e pandashme e krejt qenies sime fizike dhe shpirtërore. Ai është njëherazi realitet dhe poezi, truall dhe ëndërr. - E mendoni kthimin një ditë në Pogradec? Kthim për t’u çlodhur, për të përsiatur për fëmijërinë në kontekst me familjen, fqinjët, miqtë, shokët, me qytetin, pasqyruar këto edhe në artin tuaj? - Katër vjetët e fundit - jo vetëm beharet, por dhe dimrat - i kalova pikërisht në Pogradec, me mendimin jo vetëm për t’u çlodhur, për të përsiatur e për t’u çmallur me banorët e tij: farefis, shokë, miq, fqinj, por për të ndenjur atje deri në fund të jetës. Rrethana gjithfarësh, që nuk është rasti t’i zbërthej këtu, më diktuan që pas mbledhjes së një pasurie të madhe të dhënash, që do të përpunohen në laboratorin tim krijues, të marr sërish udhën e mërgimit. Por një gjë mund ta them me siguri: dikur do të rikthehem përfundimisht atje ku pashë së pari dritën, tani për tani nuk jam në gjendje ta përcaktoj, por uroj që ajo ditë të jetë sa më e afërt. Edhe ele-

E martë 25 dhjetor 2012 •

Kopi Kyçyku

Ja si i kam njohur Lasgush Poradecin dhe Dhimitër Shuteriqin

Kopi Kyçyku fanti, kur ndien që po e lënë fuqitë, kthehet në strofkën ku ka lindur. - Pse zgjodhët Rumaninë për të shpalosur talentet tuaja, kur me atë bagazh mund të shkonit edhe në vende të tjera shumë më të zhvilluara, siç kanë vepruar mjaft të tjerë para dhe pas jush? - I dashur Ahmet, unë e ti kemi studiuar në të njëjtën shkollë të lartë, në të njëjtin fakultet në kërthizë të Bukureshtit. Koha që kaluam atje ishte e shkurtër, por mbresat që na la mund të krahasohen me pirjen e vetëm disa gllënjkave ujë në shkretëtirë, të cilat ta fashitin etjen për një çast, ama pastaj ta shtojnë pa kufi. Kisha mall për Rumaninë, të cilën, mbase jo rastësisht, e patën parapëlqyer edhe kolosët pogradecarë e mbarëshqiptarë, Lasgushi e Mitrushi. Kështu, me të shkuar për studime në Bukuresht dy djemtë e mi e me t’m’u krijuar mundësia për të dhënë mësim në universitetin shtetëror të kryeqytetit rumun, pranova pa ngurrim. Këtë vendim e mora edhe duke pasur parasysh se me rumunët kemi mjaft pika të përbashkëta e na lidh një miqësi e hershme, e pacenuar as sot e kësaj dite. Sa për vendet e tjera shumë më të zhvilluara, sapo ua zëmë emrin në gojë, na kujtojnë para së gjithash mirëqenien lëndore. E pra, unë paratë nuk i kam fetishizuar asnjëherë. I kam quajtur gjithmonë si një të keqe të domosdoshme. Në fund të fundit, hamë që të rrojmë, nuk rrojmë që të hamë. - Jeni perfeksionuar në shumë gjuhë të huaja, cilën gjuhë do të radhitnit pas gjuhës shqipe? - Italishten, rumanishten, frëngjishten... Pasojnë të tjerat. - A takohet arti me shkencat konkrete, fjala vjen me gjeologjinë? - Arti ka në themel fantazinë, shkenca ka konkretësinë. Por jo vetëm kanë lidhje mes vedi, por edhe ndërplotësohen. Me gjeologjinë ilustrimin e kam më të lehtë: që të jesh kërkues i mirëfilltë i thellësive, duhet ta dashurosh natyrën e vendit tënd, të kesh shpirt poeti. - A keni ndonjë kujtim apo mbresë që nuk e keni rrëfyer deri më sot me të madhin Lasgush? - Miku ynë i përbashkët, i ndjeri Dhimitër Xhuvani, që na donte të dyve, ngulte këmbë që të vilja nga goja e Lasgushit sa më shumë perla. Mblodha jo pak, por ja që ma mori në kthesë arkitekti Petraq Kolevica, i cili botoi një libër aq të bukur për Lasgushin, saqë nuk mbeti gjë e madhe për mua. Gjithsesi, për t’i dhënë përg-

jigje pyetjes suaj mund të përmend një bisedë me Lasgushin në korrik 1966 tek po dilnim nga kisha e Shën Prokopit në fshatin Vërdovë, jo larg Pogradecit. Ishte edhe i ndjeri profesor Dh. S. Shuteriqi, atëkohë në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, i cili na foli me minuta të tëra për ikonat e Kostandin Shpatarakut, të varura në muret e asaj kishe. Kur dolëm jashtë, Lasgushi më mërmëriti (fjalë e parapëlqyer për të): “O kushëri, ky na mbajti një konferencë të tërëpër piktorin, pa thënë asnjë llaf për shenjtorin! Po shenjtori e frymëzoi Shpatarakun, ay ia bëri penelin shpatë!” - Kohën me studimet dhe me punën në gjeologji e quani kohë të humbur, apo edhe kjo shkencë aplikative e pasuroi spektrin tuaj? - Gjeologjia më hapi një dritare të madhe për ta këqyrur botën deri në thellësitë abisale. Por me të ka kohë që nuk merrem drejtpërdrejt. Natyrisht, lexoj jo rrallë vepra të kësaj fushe dhe materiale të tjera që lidhen me të, përfshi artikuj shkencorë, si ata që boton t’i herëpashere, me kompetencë dhe me dhembshuri atdhetare për çka po ndodh me pasuritë e nëntokës sonë, në veçanti me naftën, arin e zi! Jam anëtar i Shoqatës së Përgjithshme të Inxhinierëve të Rumanisë (AGIR) dhe në simpoziumet e përvitshme të saj marr pjesë me kumtesa, të cilat janë botuar në përmbledhjet përkatëse. - Çfarë pasurie nëntokësore dhe rezerva ka zona e Pogradecit? - Ka vendburime hekur-nikeli, kromitesh dhe qymyresh. Me sa di, rezervat industriale për të tria mineralet e mësipërme meritojnë të jenë në qendër të vëmendjes të qeverisë shqiptare, por mjerisht, siç e keni theksuar fort në shkrimet që keni botuar në shtyp, edhe gjendja dhe mënyra e trajtimit të problemit madhor të pasurive të nëntokës në rrethin e Pogradecit nuk është aspak më e mirë se në zona të tjera mineralmbajtëse. - Ju keni qenë në malin e Shebenikut, që i përket Rrajcës, çfarë mund të thoni për të? - Në masivin ultrabazik të Shebenikut kam kryer praktikën e diplomës, të cilën e mbrojta me një temë që trajtonte daljet e kromiteve dhe praninë e mikroelementeve në to. Kam dëgjuar me kënaqësi se disa pjesë të temës sime janë konsultuar nga specialistët që janë marrë gjatë viteve të mëvonshme me zbulimin e detajuar dhe shfrytëzimin e kromiteve në Shebenik, konkretisht në Përroin e Govatës, në Përroin e Gobillës etj. - Cilin vend të botës do të dëshironit ta vizitonit përsëri? - Indinë, ku jam akademik nderi qysh më 1997. - Në një gazetë lokale kam lexuar një shkrimin tuaj brilant për elitën në përgjithësi. Si e gjykoni pozicionin dhe vetëveprimin e elitës së sotme shqiptare? - Që ta meritojë cilësimin “elitë”, ajo duhet të sillet e të veprojë si e tillë në të gjitha drejtimet: dijet t’i vërë me përkushtim atdhetar në dobi të kombit, pa u ndikuar as për nga larg nga erërat politike që fryjnë nga të katër anët, duke ndërruar kah jo rrallë sipas interesave të ngushta, meskine. - Cili është studimi juaj që e mendoni si më të mirin e që do t’ua rekomandonit edhe të tjerëve? - Këtë e le tërësisht në dorë të atyre që kanë pasur mirësinë dhe durimin të më lexojnë. Theksoj se në nivelin e punimeve të mia janë shkruar e botuar edhe shumë të tjera nga kolegë të mi, në të gjitha fushat. Kështu që, duke lexuar ç’kam shkruar unë, jo medoemos kanë për të përfituar ndonjë gjë të madhe, sikurse edhe duke mos lex-

Lasgush Poradeci uar nuk kanë për të humbur ndonjë gjë të madhe. - Ju keni studiuar për gjeologji. Si e shpjegoni gjeologjikisht formimin e liqenit të Pogradecit, të kësaj parajse që hipsometrikisht ndodhet 695 metra mbi nivelin e detit? - Ky liqen, me sipërfaqe 360 km katrorë, me thellësi maksimale 286 metra dhe ku objektet


speciale • E martë 25 dhjetor 2012

Dhimitër Shuteriqi

mund të shihen me sy të lirë deri në thellësinë 100 metra, është me origjinë tektonike. - Ju jetoni në Rumani prej disa vjetësh. Çfarë fenomene negative të përbashkëta ka midis dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Rumanisë? - Korrupsioni, papunësia, qëndrimi i papërgjegjshëm i klasës politike ndaj fateve të vendit,

dobësimi i tri prej shtyllave të shoqërisë: arsimi, shëndetësia, drejtësia. - Si e gjykoni procesin e privatizimit të pasurive nëntokësore të Shqipërisë, më konkretisht të naftës? - Si nga pikëpamja e konceptimit, ashtu dhe e mënyrave e mjeteve të realizimit, procesin e privatizimit të pasurive nëntokësore të Shqipërisë e quaj të dështuar dhe antikombëtar. - Po shteti rumun si e ka zgjidhur këtë problem? - Diçka më mirë, por jo aq sa për ta marrë si shembull që do të duhej ta ndiqnim. - Cilin shkrimtar rumun të të gjitha kohëve pëlqeni më shumë? - Poetin kombëtar Mihail Eminesku (1850– 1889), dashamirës e simpatizues i shqiptarëve. - A ka ndryshuar parku “Çishmixhiu”, aty në qendër të Bukureshtit? - Ka ndryshuar, por pa cenuar magjinë e dikurshme që ia ke njohur edhe ti, i dashur Ahmet. - Po godina e Institutit tonë të Naftës e të Gazeve (IPGG) aty është, apo ka ndërruar vend? - Me përjashtim të Gjeofizikës, pra të fakultetit tënd, pjesa tjetër është mbartur gjetiu: gjeologjia e naftës, shpim-shfrytëzimi, utilazhet e naftës, teknologjia e prodhimit të naftës kanë shkuar në Ploiesht, ndërsa minierat në Petroshan. - Ju keni pësuar aksident të rëndë në një pus miniere, jeni shtruar edhe në spital. Si u përfshi në bisedë kjo ngjarje midis Dritëro Agollit dhe shkrimtarit turk Jashar Qemal? - Kur po e përcillte Jashar Qemalin në aeroportin e Tiranës pas një vizite dyjavore në vendin tonë, Dritëroi, për të cilin kam respekt të veçantë, i tha: “Kyçyku di gjuhë pa hesap ngaqë, kur ra në një pus miniere, iu çlirua një vidë: burgjia e gjuhëve. Ishte një shaka që Dritëroi e përsëriste shpesh dhe me të cilën të gjithë të pranishmit, që ndërroheshin shpesh, shqyheshin së qeshuri. Por këtë radhë dikush nuk qeshi, dhe ky ishte pikërisht Jashar Qemali. Dritëroi kujtoi se Stefan Vuçani nuk bëri përkthim të saktë dhe kërkoi t’ia përsëriste Jasharit pyetjen edhe një herë. “Anlladëm, anlladëm!” (E mora vesh, e mora vesh!), - u përgjigj shkrimtari i madh turk. Pastaj shtoi me ironi miqësore: “Stefan efendi, thuaju se do ta anuloj nisjen. Do të qëndroj edhe ca ditë që të shkojmë të biem bashkë me kryetarin, Dritëro aganë, në pusin e Kyçyk beut, që të na vihet në lëvizje burgjia e gjuhëve.” Dhe nuk i qeshi buza derisa u hipi shkallëve të avionit. - Mësimi i gjuhëve të huaja, sipas jush, është punë, aftësi apo proces metodik? - Të tria bashkë. - Ju bëni shaka, hidhni romuze... Humori është dhunti e njerëzve të zgjuar, a ka qëlluar ndonjëherë t’ju ketë sjellë telashe?

- Më ka ndodhur që të qesh ngaqë nuk kam qarë dot. Më ka ndodhur edhe të bëj shaka pa kripë. Rëndësi ka që asnjëherë nuk e kam bërë me qëllim të keq. Nuk kanë munguar as rastet kur ndonjë nga “të sulmuarit” e mi të ketë reaguar brutalisht, por më pas është tulatur. - Ju mbani Urdhrin e Kavalierit të Shën Silvestrit, ç’është ky urdhër? - Shën Silvestri ka qenë papë, që u shenjtërua në fillim të shekullit XVII, ashtu si Papa Gjon Pali II në ditët tona. Pata fatin që ky nder m’u bë krahas Rita Levi Montalçinit (e fesë mozaike), nobeliste në mjekësi dhe gjeneral armate Roko Panuncit (katolik), komandant suprem i Forcave Logjistike të Ushtrisë Italiane. - Ç’është Kongresi i Shpirtërimit Rumun? - Është një forum ndërkombëtar, me pjesëmarrje të gjerë të personaliteteve rumune ose me prejardhje të tillë, nga të gjitha vendet e botës. Ky kongres, që ka në themel të tematikës trashëgiminë kulturore, traditat e virtytet e kombit rumun e lidhjet historike e tradicionale të tij me kombet e tjera, mbahet çdo vit në kryeqytetin shpirtëror të Rumanisë dhe të rumunëve të kudondodhur, në Alba Iulia, ku më 1918 u bë bashkimi i të gjitha principatave rumune. Në të 16 edicionet e këtij kongresi, qysh në fillim e në vazhdimësi, jam zgjedhur një nga zëvendëspresidentët e tij. Ky është nder i pazakontë, po të mbajmë parasysh se jam i vetmi i huaj në këtë post. Kongresistët kanë pranuar pa ngurrim që të më paraqitin ashtu siç jam, pra përfaqësues të intelektualëve shqiptarë. - Në një intervistë të gjatë që keni dhënë kohë më parë, ju shpreheni shumë qartë se gabimet në politikë janë krime. Keni gjë konkrete për politikën shqiptare? - Natyrisht. Sa herë që bëhen gafa me pasoja të rënda, duke dëmtuar të sotmen dhe duke errësuar të ardhmen e kombit e të atmëmëdheut, kemi të bëjmë me krime. Përgjegjësia për këto veprime bie mbi politikanët e të dy krahëve. - Është një shqiptar “terrible”, do ta quaja unë: Kasem Trebeshina, i cili qëndron diku, si njeri i vetmuar. Çfarë mund të thoshit për vlerat që ka në fushat e artit? - Për herë të parë e kam takuar në Prishtinë, ku ishim ftuar në seminarin ndërkombëtar të gjuhës shqipe. Më pëlqeu modestia e këtij njeriu, që ka vuajtur për shkak të vertikalitetit të tij në gjithçka që ka menduar e vepruar. Por kryesorja janë veprat e tij, sa të vëllimshme gjithaq dhe cilësore. - Si e shpjegoni atë që thonë disa të tjerë se ju më shumë ju kuptojnë dhe ju çmojnë të huajt sesa shqiptarët? - E kam konstatuar me dhimbje këtë të vërtetë, por nuk e shpjegoj dot, siç nuk e shpjegoj dot as qëndrimin e akullt ndaj tim biri, Ardianit, edhe ai akademik europian, shkrimtar

»

19

dygjuhësh, autor i rreth njëzet romaneve në gjuhën shqipe dhe i po aq të tjerëve në gjuhën rumune, i cilësuar nga kritika e specializuar si një nga tri penat më të shquara të letërsisë rumune. Njëkohësisht Ardiani është i pari i huaj në historinë e arsimit të lartë rumun që është zgjedhur rektor i një universiteti të rëndësishëm të Rumanisë, bash në Bukuresht. - A do të ishte interesante sikur librin “Zinxhiri i anktheve” ta rishkruanit për t’u hapur në ato situata ku mendoni se keni akoma për të thënë, akoma për të përshkruar situata, karaktere, aksione, dashuri dhe urrejtje? Me “Zinxhiri…” mendoj se keni rastin më të mirë të shpalosni më me frytshmëri edhe artin tuaj, ngaqë njerëzimi është lodhur dhe mërzitur me formën pseudoklasike të të shkruarit. “Arti zbulon”, - më duket se ka thënë dikush. - Çka sapo thatë, është një grishje dhe nxitje që më bëni me dashamirësi prej miku të vërtetë për t’iu rikthyer temave të rrahura tashmë, duke u dhënë frymëmarrje më të gjerë, si dhe qëmtimit e zhbirimit të të tjerave, që ende nuk i kam shtjelluar. - Jeni besimtar? - Po, Ahmet! U bëra besimtar i thekur sidomos pas kapërcimit të disa vështirësive, të cilat me kalem “tokësor” nuk ishin të mundura as të përballoheshin, pa le të kapërceheshin! - Si vazhdon të vlerësohet revista juaj shumë simpatike “Haemus”? - Përderisa vazhdojmë ta botojmë me çdo kusht, kjo vjen edhe si jehonë e vlerësimeve inkurajuese e dashamirëse që na bëhen nga lexuesit anembanë botës. - Çfarë keni në shtyp, në dorë dhe në mendje? - Dy monografi, një vëllim poetik, një përkthim, një tekst universitar... -Miku im, mos jeni shumë i shpërndarë? - Keni plotësisht të drejtë. Duhej që, si në luftë, “grushtin” kryesor ta jepja në mes të frontit, jo në gjithë gjerësinë e tij. Krahas temperamentit tim këtu kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë, që lidhen me punët e ndryshme që më është dashur të kryej gjatë jetës. Tani, edhe sikur të desha të ndryshoj, është vonë, i dashur Ahmet! - Çfarë do të ndodhte sikur emrat e identifikuar me rrokje në librin tuaj “Zinxhiri…” të shkruheshin të plotë? - Siç mund ta keni vënë re, emrat “me zarar”, pra të politikanëve të të gjitha kahjeve e ngjyrave, i kam vënë të plotë, ndërsa disa të tjerëve, të fushave të ndryshme, ua kam “censuruar”. Këta kanë qenë dhe kanë mbetur të mbrapshtë ndaj meje, ndaj të tjerëve, por dhe ndaj vetvetes dhe jetës në përgjithësi. I kam emërtuar me rrokje, me emra të përgjysmuar, ngaqë i konsideroj gjysmënjerëz. Nga ana tjetër, synoj që këto kujtime të përcjellin një kumt mirësie: lexuesit të dënojnë veprimet e këtyre të paudhëve pa marrë vesh se si quhen. - Çfarë dini për pogradecarin Qani Çollaku? - Ka pasur ide përparimtare, demokratike, që guxoi t’i shfaqte me zë të lartë pikërisht në vitet kur diktatura ishte ngjitur në kuotat më të epërme të egërsisë. - Si e ndërtoni planin ditor? - Në pajtim me kërkesat dhe detyrat që më ngarkohen ose që i ngarkoj vetes. - Cili është pasioni juaj pas studimit? - Leximi, dëgjimi i muzikës, i paraprirë nga himni i flamurit dhe nga kënga atdhetare “Dragonjtë e Shqipërisë”. - Çfarë do t’u thoshit për Vitin e Ri 2013 shqiptarëve në përgjithësi dhe të rinjve në veçanti? - Të gjithëve urimin tradicional: “Nga mot gëzuar!”, ndërsa të rinjve edhe këto: “Jini të drejtë e të ndershëm dhe mos harroni se mbi ambiciet dhe intrigat, mbi lakminë dhe smirën qëndron përjetësia e kombit, qëndron dashuria për atdheun. Aty duhet ta lini pikëpjekjen gjithmonë, paçka se hera-herës nuk mirëkuptohemi me njëri-tjetrin!”. - Nga do t’i vijë e mira kësaj Shqipërie, nga vetë shqiptaret, nga elita, nga të huajt, nga resurset natyrore apo nga rinia? - “I zoti e nxjerr gomarin nga balta”, - na mëson populli. Dhe ky zot jemi të gjithë: të rinj e të moshuar, qytetarë e fshatarë, punëtorë e intelektualë. Po nuk deshëm veten, si mund të presim të na duan të huajt? - Si e mendoni Shqipërinë pas dy dekadave? - Shumë më të pasur ekonomikisht e sidomos shpirtërisht! - Faleminderit dhe suksese! - Faleminderit edhe juve!


20

« speciale

E martë 25 dhjetor 2012 •

1. “Skull and Bones” rdhri i “Skull and Bones” është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si U “Vëllazëria e Vdekjes”. Është një prej shoqërive

sekrete studentore më të vjetra në SHBA. Është themeluar në vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur vetëm për pak njerëz të elitës. Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe në ditët e sotme. Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të diele në një ndërtesë që e quajnë “Varri”. Sipas Judy Schiff, arkiviste në librarinë e Universitetit të Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet ’70, por ritualet kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj shoqërie, kur studionin në Jeil, si dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të famshëm e të pushtetshëm.

Teoritë konspirative mbi vëllazëritë e fshehta me anëtarë të famshëm

10 shoqëritë sekrete

më të famshme

2. Fremasonët

L

ozha e Madhe Masonike u krijua në vitin 1717, kur katër grupe lozhash të vogla u bashkuan. Nivelet e anëtarësimit fillimisht ishin të shkallës së parë dhe të dytë, por në vitin 1750 ato u zgjeruan për të krijuar dhe një shkallë të tretë. Kur një person arrin në gradën e tretë quhet “Master Mason”. Masonët i kryejnë takimet e tyre të rregullta sipas një rituali të caktuar. Kjo përfshin shumë referenca ndaj simboleve arkitekturore, siç është kompasi dhe katrori. Ato i referohen zotit si “Arkitekti i madh i universit”. Masonët përdorin shenja dhe shkëmbim duarsh për të hyrë në takimet e tyre, si dhe për të identifikuar veten ndaj njerëzve të tjerë që mund të jenë masonë. Për t’u bërë mason duhet të rekomandohesh nga një mason tjetër.

3. “Rosicrucian” rdhri “Rosicrucian” besohet se ka qenë ideja e një grupi protestantësh gjermanë në vitin 1600, kur U u botuan tre dokumente: “Fama Fraternitatis Rosae

Crucis”, “Confessio Fraternitatis” dhe “Martesa kimike e Rosenkretuzit kristian anno 1459”. Dokumenti i parë tregon historinë e një alkimisti misterioz, i cili udhëton në pjesë të ndryshme të botës për të përftuar njohuri sekrete. Dokumenti i dytë flet për një vëllazëri sekrete alkimistësh, të cilët po përgatiteshin të ndryshonin faqen politike dhe intelektuale të Evropës. Anëtarët e kësaj vëllazërie pretendojnë se origjina e tyre është më e lashtë se këto dokumente. Sot ka shumë grupe të tilla dhe secili pretendon të ketë lidhje direkte me origjinalin.

Nga “Skull and Bones”, “Illuminati”, Kalorësit Templarë e deri tek “Opus Dei”

S

hoqëritë sekrete kanë shërbyer gjithnjë si burim kundërshtish duke krijuar mjaft teori konspirative mbi to. Pjesa më e madhe e këtyre teorive pretendojnë se shoqëritë sekrete kanë pak a shumë të njëjtin qëllim, i cili është ai i udhëheqjes së botës. Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura dhe vazhdojnë të veprojnë prej më gjatë se një shekulli. Edhe pse anëtarët e shumë prej tyre janë të njohur, ritet dhe ajo çfarë ndodh në takime nuk bëhet asnjëherë publike.

Anëtarësimi në këto shoqëri përgjithësisht bëhet me anë të rekomandimit të një anëtari ekzistues. Shoqëritë kërkojnë që anëtarët të kryejnë një betim, sipas të cilit të premtojnë se do mbështesin organizatën, do ruajnë sekretet dhe se do mohojnë anëtarësimin në organizatë. Një prej shoqërive sekrete më të famshme është ai i “Skull and Bones”. Urdhri i “Skull and Bones” është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si “Vëllazëria e Vdekjes”. Është një prej shoqërive sekrete studentore më të vjetra në

4. “Ordo Templis Orientis” TO (Urdhri i tempullit të Lindjes) fillimisht u modelua si vëllazëri masone, por në drejtimin e të O vetëquajturit “bisha e madhe”, Aleister Crowley, filloi të ndiqte parimet e sistemit të tij fetar të quajtur Thelema. Anëtarësimi është sipas disa shkallëve dhe gjatë këtij procesi përdoren shumë rituale. Kjo vëllazëri, aktualisht ka mbi tre mijë anëtarë në gjithë botën. Vetë Crowley ka krijuar një meshë specifike për vëllazërinë. Rituali kryhet sipas një stili të caktuar dhe për këtë përdoren priftëresha të virgjëra, fëmijë dhe priftërinj. Gjatë meshës thërriten zotat e lashtë egjiptianë, si dhe djalli dhe në një pikë priftëreshat kryejnë një ritual të zhveshur.

SHBA. Është themeluar në vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur vetëm për pak njerëz të elitës. Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe në ditët e sotme. Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të dielë në një ndërtesë që e quajnë “Varri”. Sipas Judy Schiff, arkiviste në librarinë e Universitetit të Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet ’70, por ritualet kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj shoqërie, kur studionin në Jeil, si dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të famshëm e të

5. Urdhri hermetik i agimit të artë rdhri i Agimit të Artë është krijuar nga dr. William Robert Woodman, William Wynn Westcott dhe U Samuel Liddel MacGregor Mathers. Të tre këta kanë

qenë fremasonë dhe anëtarë të shoqërisë “Societas Rosicruciana in Anglia”. Sistemi i besimit të Agimit të Artë vjen më së shumti nga misticizmi kristian, hermeticizmi, besimet e Egjiptit të lashtë, alkimia, teozofia, magjia dhe shkrimet e Rilindjes. William Yeats dhe Aleister Crowly janë dy prej anëtarëve më të famshëm të këtij grupi. Dokumentet themelore të urdhrit njihen si Dokumentet e Koduara. Ato përfshijnë 60 faqe që përmbajnë rite magjike.


speciale • E martë 25 dhjetor 2012

»

21

8. Grupi Bilderberg y grup është pak i ndryshëm nga të tjerët sepse nuk ka anëtarësi zyrtare. Anëtarët e këtij grupi K janë njerëz me influencë të madhe, të cilët takohen

çdo vit në mënyrë sekrete. Çështjet e diskutuara mbahen sekret. Struktura e takimeve i ngjan një konference dhe zakonisht takimet kryhen në hotele me pesë yje në vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrja në takim është vetëm me anë të ftesave. Takimi i parë u krye në vitin 1954 në hotelin “Bilderberg” në Holandë. Edhe pse axhenda dhe lista e pjesëmarrësve është publike, nuk është akoma e qartë nëse këto detaje bëhen të ditura nga vetë grupi apo jo.

pushtetshëm. Një tjetër shoqëri sekrete është ajo e lozhës masonike. Lozha e Madhe Masonike u krijua në vitin 1717, kur katër grupe lozhash të vogla u bashkuan. Nivelet e anëtarësimit fillimisht ishin të shkallës së parë dhe të dytë, por në vitin 1750 ato u zgjeruan për të krijuar dhe një shkallë të tretë. Kur një person arrin në gradën e tretë quhet “Master Mason”. Dokumente të shoqërive të fshehta Masonët i kryejnë takimet e tyre të rregullta sipas një rituali të caktuar. Kjo përfshin shumë referenca ndaj sim-

boleve arkitekturore, siç është kompasi dhe katrori. Ato i referohen zotit si “Arkitekti i madh i universit”. Masonët përdorin shenja dhe shkëmbim duarsh për të hyrë në takimet e tyre, si dhe për të identifikuar veten ndaj njerëzve të tjerë që mund të jenë masonë. Për t’u bërë mason duhet të rekomandohesh nga një mason tjetër. Një tjetër shoqëri sekrete e njohur është ajo e Kalorësve Templarë. Kalorësit Templarë janë një degëzim i masonëve dhe nuk kanë lidhje direkte me Kalorësit Templarë origjinalë, një grup ushtarak

6. Kalorësit Templarë alorësit Templarë janë një degëzim i masonëve dhe nuk kanë lidhje direkte me Kalorësit TemK plarë origjinalë, një grup ushtarak fetar i formuar

në shekullin e 12-të. Anëtarët e kësaj shoqërie nuk pretendojnë lidhje direkte me vëllazërinë mesjetare, thjesht një huazim simbolesh. Për t’u bërë anëtar i këtij grupi, një person duhet të jetë Mjeshtër mason kristian. Kjo organizatë është e veçantë dhe jo thjesht një shkallë e lartë e masonerisë. Urdhrat e huazuar nga shoqëria mesjetare përshkruhen si “urdhra përkujtimorë” ose gradë. Gjithësesi, disa masonë ose jo të tillë, madje dhe anti-masonët insistojnë se disa rite masonike kanë influencë direkte nga templarët.

fetar i formuar në shekullin e 12-të. Anëtarët e kësaj shoqërie nuk pretendojnë lidhje direkte me vëllazërinë mesjetare, thjesht një huazim simbolesh. Për t’u bërë anëtar i këtij grupi, një person duhet të jetë Mjeshtër mason kristian. Kjo organizatë është e veçantë dhe jo thjesht një shkallë e lartë e masonerisë. Urdhrat e huazuar nga shoqëria mesjetare përshkruhen si “urdhra përkujtimorë” ose gradë. Gjithësesi, disa masonë ose jo të tillë, madje dhe anti-masonët insistojnë se disa rite masonike kanë influencë direkte nga templarët.

7. “The Illuminati” jë lëvizje mendimtarësh të lirë që ishin dega më radikale e Iluminizmit, pasuesit e së cilës N morën emrin “Illuminati” u themelua më 1 maj

1776 në Igolstadt (Bavaria e epërme) nga Adam Weishaupt. Edhe pse ishte ilegale, shumë intelektualë me influencë dhe politikanë progresistë e konsideruan veten anëtarë. Fakti se kjo shoqëri nuk kërkonte besimin në një qenie supreme e bëri atë të famshme në mes ateistëve. Ka shumë teori konspirative, sipas të cilave “Illuminati” vepron akoma sot e kësaj dite dhe menaxhon veprimet kryesore të qeverive të botës me dëshirën për të krijuar një qeveri mbarë botërore të bazuar në principe humaniste dhe ateiste.

9. Paria e Sionit as botimit të librit “Kodi i Da Vinçit” të Dan Brown emri i kësaj shoqërie ka ngjallur shumë kërshëri P në mbarë botën. Në fakt, ky grup është krejtësisht

fiktiv. Ishte një rreng i krijuar në vitin 1956 nga një pretendent i fronit francez, Pierre Plantard. Letrat ekzistuese që datojnë në vitet ’60 dhe që Plantard, De Cherisey dhe De Sede i kanë shkruar njëri-tjetrit konfirmojnë se të tre ishin përfshirë në këtë rreng, duke përshkruar skemat e mbrojtjes së tyre ndaj kritikave dhe si do të mund ta vazhdonin këtë mashtrim. Pavarësisht kësaj, ka nga ata që besojnë se Paria ekziston dhe funksion edhe në ditët e sotme.

10. “Opus Dei” pus Dei” është një organizatë e kishës katolike që thekson besimin katolik se jeta e zakonshme O është rruga drejt shenjtërisë. Anëtarët e kësaj

organizate jetojnë në qendra speciale. Urdhri u themelua në vitin 1928 në Spanjë nga prifti katolik, Josemaria Escriva, me aprovimin e papa Piut XII. Pjesa më e madhe e organizatës prej rreth 87.000 anëtarësh të të dyja gjinive janë njerëz të thjeshtë që drejtohen nga një prelat i zgjedhur nga një mbledhje e përgjithshme e pranuar nga Papa.


22

T

«

ë jesh shkrimtar, do të thotë t’i kthehesh së shkuarës. Çka në një tjetër formë do të thotë që në thelb të jesh nostalgjik. Të paktën kështu e përjeton të shkruarin Besa Myftiu, e cila nuk ngurron të perifrazojë një shprehje të Kamysë, sipas së cilës “të gjithë jetojmë nga e shkuara dhe shkatërrohemi po nga e shkuara”. Por nostalgjia e Myftiut e lidhur me të shkuarën është pozitive dhe ajo e sheh atë që ka ikur me buzëqeshje. Kështu shprehet ajo për medien. E vendosur prej vitesh në Zvicër, artistja shqiptare rikthehet shpesh në vendin e vet dhe gjendet thuajse gjithmonë këtu, përmes atyre që shkruan. Dje, për të parën herë në këtë fundviti ajo pati një takim dhe “ndarje mendimesh”, siç e cilësoi, me miqtë e saj gazetarë. Veprat më të fundit të saj, “Rrëfime nga vendet e Harruara”, “Miq të humbur”, historia e veprave të saj, si mundi të shkruajë dhe të ketë sukses në gjuhën frënge ishin disa nga “rrëfenjat” miqësore të Myftiut. Vetëm disa ditë më parë, autorja ka prezantuar në Tiranë përmbledhjen me tregime “Drejt së pamundurës”, në epilogun e të cilit ajo shpjegon se si autorja bëhet edukatorja e nënës së vet duke e frymëzuar që të shkruajë edhe ajo një libër. Dhe frymëzimi i Besës vërtet është frymëzues… Shkrimtare, skenariste, gazetare, përkthyese, Besa Myftiu sot është pedagoge në Gjenevë, ku jep lëndën e të shkruarit, e të kompozuarit tregime. “U mësoj të rinjve se si të shkruajnë histori që kanë ndodhur. Kam dhënë mësime edhe për forcën e ndikimit që ushtrojnë shkrimtarët dhe artistët në jetën e njeriut. Turpi, faji, dashuria, emocionet, këto janë tematikat universale që i shkëpus për t’i diskutuar me të rinjtë. Këto janë dy lëndë që edhe mua vetë më duken mjaft interesante”, shprehet Myftiu, ndërsa vëren se në fakt ndjehet e realizuar, pasi punon me njerëz që e dëgjojnë. Nuk dimë nëse e njëjta gjë do të mund të thuhej për kohën kur Myftiu jetonte në Tiranë, e kur poezitë e saj nuk botoheshin sepse ishin shumë “intime”. E megjithatë, ajo përpiqej të jetonte me artin edhe në mënyra të tjera. Shumëkush mund të bëjë lidhjen nëse përmendim se skenari i filmit “Unë e dua Erën”, ku interpreton Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa, mban firmën e Besa Myftiut. Në atë kohë ajo fliste për femrën në Shqipëri, atë që paragjykohej për hir të dashurisë, për faktin se ishte shtatzënë, por nuk ishte e martuar dhe nuk kishte një burrë në krah… Edhe sot, Besa, duket se shqetësohet akoma për femrën, gruan. Mjafton të përmendim filmin e saj të fundit, “Yllka”, në qendër të të cilit autorja vendos sërish një femër e ku

Kulturë Besa Myftiu, “Të (pa)mundurat” e një artisteje

interpreton edhe vetë. Për të femra shqiptare ka avancuar në dukje, por në brendësi sheh ndryshime, të cilat janë përtej disa kufijve që sipas saj një femër duhet të ketë. “Nëse dikur po të vishje minifund, të dilte emri në fletërrufe, sot minifundi është në masë, madje ndonjëherë edhe i ekzagjeruar”, thotë Myftiu në një intervistë, ndërsa shton se i pëlqen që femrat të jenë më të kontrolluara në veshje dhe më të lira në mendime. Autorja që shkruan në frëngjisht, në kërkim të asaj mënyre komunikimi ku ndihet më e lirë, edhe romanin e saj të parë e ka shkruar në frëngjisht. Ato që shkruan i shqipëron më pas në një mënyrë të vetën, që nuk mund të quhet saktësisht e verbërisht përkthim i

asaj çfarë ka shkruar më parë. Kjo mënyrë të shkruari ka bërë që të përpiqet të shohë në mënyrë më të distancuar gjërat e t’i përjetojë mbase më me pozitivitet, të ndërtojë librat e vet, në shumicën e rasteve të lidhura ngushtësisht me të kaluarën shqiptare e para viteve ’90-të, atë të komunizmit. “Më vonë nuk u shqetësova ta gjeja lirinë e të shkruarit në shqip sepse në të vërtetë e ndieja këtë liri në frëngjisht. Në romanin tim kisha disa personazhe shqiptarë, njerëz që unë i kisha njohur më parë, fqinjë e të afërm. Nisi rastësisht. Nisi për dy arsye. Së pari, sepse krijova në mendjen time romanin, lexuesi i të cilit do të ishte krejtësisht i panjohur, publikun ideal, atë që nuk di asgjë. Dhe së dyti, sepse kur je jashtë dhe shkruan me një

gjuhë tjetër, gjithçka që është e dhimbshme, kthehet dhe e humb atë peshën e rëndë që ka. Të shkruaja për të shkuarën në frëngjisht, për mua ka qenë e thjeshtë për t’i parë gjërat me pozitivitet sesa në shqip, të njëjtat situata më dukeshin më të vrazhda, sepse në atë gjuhë ato kishin ndodhur dhe në atë mënyrë e shkuara dhembte”, shpjegon autorja. E lindur dhe shkolluar në Tiranë, Besa Myftiu është larguar në Zvicër në vitin 1991. Mësoi frëngjishten, mori një diplomë gjuhe dhe nisi të punojë si psikanaliste dhe historiane pranë Mireille Cifali. Librin “Drejt së pamundurës” ajo ia kushton pikërisht zonjës Cifali. Jep mësim në Universitetin e Gjenevës në Fakultetin e Shkencave Pedagogjike. Gjithçka e ka shkruar në gjuhën frënge. Është autore e vëllimit poetik “Des amis perdus” botur në dy gjuhë; e romaneve “Ma Légende” (L’Harmattan, 1998, me parathënie të Ismail Kadaresë), “Confessions des lieux disparus” (Editions de l’Aube, 2008, me parathënie nga Amelie Nothomb, dhe “Amours au temps du communisme” (Fayard, 2011); e përmbledhjes me tregime “Le courage, notre destin” (Editions Ovadia, 2007). b.g

Dibra: Letërsia është atdheu im “Kombi im është letërsia. Atdheu im është letërsia. Dhe në këtë kontekst dashuria ime ndaj kombit dhe ndaj atdheut, shprehet me dashurinë që pafundësisht e kam ndaj gjuhës”, ka thënë shkrimtari Ridvan Dibra, vetëm pak minuta pasi ka pranuar shpërblimin vjetor për letërsi “Rexhai Surroi”. Ky çmim thotë se mund të kthehet në “Nobel” për shqiptarët. Për të dëshmuar dashurinë ndaj gjuhës, Dibra thotë se me veprën “Legjenda e vetmisë” ka bërë përpjekje që të hartojë një statujë të vogël ose siç dëshiron ta quajë njëfarë blatimi për gjuhën shqipe. Teksa ka dalë për të pranuar shpërblimin, të shtunën në kryeqytetin e Kosovës, ai ka thënë: “Më të lehtë është shkruaj një roman sesa të mbaj një fjalim”. Ndonëse tingëllon si batutë me origjinë nga Shkodra, Dibra thotë se as aty nuk i vë vetes kufij. “Kërkoj që vepra ime të lexohet kudo ku ka shqiptarë dhe në fakt kjo ka ndodhur. Unë edhe sot e kësaj dite nuk e di, e nuk e kam të qartë në kam më shumë lexues në Shkodër, në Tiranë, në Tetovë apo në Prishtinë. Pra, vepra ime nuk kërkon kufij”, thotë Dibra.

E martë 25 dhjetor 2012 •

“Ana Karenina”, sot në kinema në Tiranë Historia e famshme e Ana Kareninës, heroinës së romanit të Leon Tolstoit vjen në ekranin e madh të kinemasë. Prej sot, filmi i regjisorit Joe Wright, me protagoniste Keira Knightley fillon projeksionet në kinema, në Tiranë. Filmi e çon publikun në Rusinë e shekullit të 19-të ku aristokratja Ana Karenina fillon një lidhje dashurie me Kontin Vronski, si një rrugë zgjidhjeje ndaj një martese jo të lumtur. Por ndërsa përpiqet për një jetë më të mirë, ajo gjen vetëm një jetë të ndërlikuar. Filmi risjell një histori të fortë dashurie që eksploron fuqishëm kapacitetin e dashurisë, që buron nga një zemër njerëzore. Ana Karenina në këtë version të ri, interpretohet nga aktorja britanike Keira Knightley, e njohur për rolet e saj në filmat “Piratët e Karaibeve” dhe Atonement”. Por nëse mendohet se Ana Karenina është një personazh i lexuar tashmë, deklaratat e aktores, tregojnë se në brendësi të personazhit të saj, ka pikëvështrime të ndryshme. “Ajo ishte e pafajshme dhe kishte plotësisht të drejtë dhe çdokush tjetër e kishte gabim, ndërsa ajo ishte viktima”,- ka thënë aktorja. “Unë e kujtoja atë gjithnjë si një heroinë. Ndaj kur po xhironim filmin u shokova me të vërtetë”, shtoi aktorja e cila pohon se pasi ka lexuar sërish skenarin kishte ndryshuar opinion. “Sipas mendimit tim, Tolstoi e urrente atë. Ndoshta mund ta kem gabim, por kështu mendoj”. Por edhe pse me dy këndvështrime të kundërta, aktorja mendon se Ana e saj është jashtëzakonisht tërheqëse. “Janë pikërisht këto ndjesi që e bëjnë atë kaq joshëse dhe tronditëse”. Përballë Keirës janë aktorët e njohur Jude Law në rolin e Aleksej Karenin dhe Aaron Taylor në rolin e të dashurit të saj, kontit Vronsky. Filmi është nominuar për Golden Globe mes 22 kandidimeve në konkurrime të ndryshme, është vepra e pestë e regjisorit Joe Wright me një skenar të shkruar nga fituesi i Oskarit, Tom Stoppard, i njohur për skenarin e “Shakespear in love”. Filmi, i vlerësuar pozitivisht nga kritika veçanërisht për këndvështrimin e ndryshëm që regjisori ka sjellë me këtë prodhim të vitit 2012. Nga revista “Time” ai është vlerësuar një nga dhjetë filmit më të mirë të vitit që po mbyllet.

“Princesha Teutë”, Krishtlindje mes fëmijëve të sëmurë Pas premierës dhe disa shfaqjeve gjatë këtij muaji “Princesha Teutë” realizon në ditën e Krishtlindjeve, shfaqjen e saj kushtuar fëmijëve të sëmurë. Për të tretin vit radhazi, aktorët e mirënjohur Shegushe Bebeti, Sokol Myzeqari, Jorida Marsi, do të luajnë shfaqjen e tyre në Pavijonin e Onkologjisë, në Spitalin Pediatrik të Tiranës. Shfaqja nën kujdesin e dr. Bardh Spahisë dhe realizuar nga Qendra ART- BLU do të jepet para fëmjëve të sëmurë që gjenden në këtë pavijon, sot në mesditë. Dhe sikundër është bërë tashmë një traditë, bashkë me argëtimin fëmijët do të kenë edhe nga një dhuratë. “Princesha Teute” u shfaq në skenën e Teatrit të Komedisë më datën 21 nëntor 2012. Shfaqja bën fjalë për një mbret trim dhe të mençur, i cili udhëheq me drejtësi dhe urtësi. Një shtrigë e keqe dhe ziliqare, e cila e urren mbretin i bën një magji vajzës së tij të vetme dhe e vendos në gjumë të përjetshëm. Mbreti i dëshpëruar përhap lajmin se kush do të arrijë ta zgjojë vajzën e tij do të martohet me të dhe kështu tre trima një nga veriu, një nga jugu dhe një nga Shqipëria e Mesme tentojnë ta zgjojnë. Shfaqja është tradicionale shqiptare sepse është me muzikë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, kostumet e kukullave janë popullore nga gjithë Shqipëria dhe në dasmë flitet shumë për traditat tona. Qëllimi i producentes të shfaqjes, Monika Lubonja, është që fëmijët të njihen me traditën, kulturën, muzikën e zakonet tona, t’u mësojnë atyre çfarë është besa dhe si ta mbajnë atë, sa e bukur është muzika jonë popullore e qytetare, vallet tona e kostumet shumëngjyrëshe. Kjo shfaqje është vënë në skenë nga regjizori italian Paolo Comentale, i cili është drejtor artistik i Teatrit “Casa di Pulcinella” Bari-Itali. Kukullat janë bërë nga mjeshtrja italiane Lucrezia Tritone, por kostumet janë realizuar në Shqipëri. Muzika është kompozuar nga Sokol Marsi, ndërsa personazhet interpretohen nga aktorët Shegushe Bebeti, Sokol Myzeqari dhe Jorida Marsi.

Promovohet libri “Pellazgoilirët” Në hapësirat e komunës së Sarajit u bë promovimi i librit “Pellazgo-Ilirët”, i autorit Abedin Krosi. Në këtë vepër voluminoze autori nxjerr në pah fakte historike për zanafillën e popullit shqiptar nëpër shekuj. Kjo është vepra e parë e botuar në Maqedoni. Me rastin e promovimit kryetari i komunës, Bekim Murati, tha se kjo vepër është e pasur me fakte historike dhe gjurmime arkeologjike për historikun e popullit shqiptar ndër shekuj, dhe shtoi se ky libër do të jetë një nxitje dhe motivacion për autorët e gjeneratave të reja. Veprën “Pellazgo- Ilirët” për botim e ka mbështetur shtëpia kulturore “Koço Racin”, pranë qytetit të Shkupit.


sport • E martë 25 dhjetor 2012

Konte: Dua të bëhem si Murinjo e Guardiola Antonio Konte ka ide të qarta për të ardhmen e tij. Fillimisht trajneri sheh interesat e “Zonjës së Vjetër”, pasi dëshiron të ngrejë sa më lart emrin e bardhezinjve, mundësisht duke fituar një Ligë Kampionesh, ndërsa më pas do të shkojë për të drejtuar jashtë Italisë, me shpresën që një ditë të bëhet një trajner po aq i madh sa Pep Guardiola dhe Zhoze Murinjo. “Nëse do të isha lojtar, do të më pëlqente të kisha një trajner si Konte, do të më ndihmonte të shihja futbollin në një këndvështrim tjetër, - ka deklaruar Konte. Futbolli që aplikoj unë është ai që ka rregull. Më shumë se Murinjo e Guardiola? Ata janë në piedestal, unë punoj për t’u ngjitur në të njëjtin niv-

el. Unë e studioj futbollin nga pikëpamja teknike, taktike, psikologjike, fizike dhe ajo e administrimit. Edhe në shtëpi, kur lexoj libra, zgjedh ato që më ndihmojnë në profesionin tim.” Në intervistën e dhënë për “Tuttosport”, Konte ka folur edhe për të ardhmen, ku nuk e fsheh dëshirën që një ditë të drejtojë jashtë Italisë. “E ardhmja? Të shohim. Për mua ky është kurorëzimi i një ëndrre. Dua që për shumë vite të drejtoj Juventusin dhe të fitojë gjithçka me këtë skuadër dhe më pas të drejtoj një skuadër të madhe jashtë Italisë. Në Itali do të më pëlqente të merrja drejtimin e kombëtares, por ky është një hap i mëvonshëm.” Për sa i përket vitin 2013, trajneri i bardhezinjve

i ka vënë objektiv vetes të rifitojë kampionatin italian dhe të synojë t’i afrohet sa më shumë Ligës së Kampioneve. “Ky Juventus është më i fortë se vitin e kaluar. Edhe në Ligën e Kampioneve do të bëjmë maksimumin, - ka theksuar Konte. Selltikun do ta përballojmë sikur të ishte Reali apo Barcelona, pasi mendjemadhësia do të na masakronte. Është e pamundur të mos e mendojmë kalimin. Do të ishte një krim pasi jemi aty, do të luftojmë. Unë ëndërroj, ashtu si edhe lojtarët që kam në dispozicion. Vitin e kaluar kemi bërë një ëndërr realitet, duke fituar kampionatin edhe pse nuk ka konsideronin favorit. Këtë vit do të ëndërrojmë Championsin.”

“Furtunë” në Korçë Pezullohen e përjashtohen nga Josa deri tek punëtori i fushës

Presidenti Ardian Takja pezullon stafin teknik dhe shkarkon gjithë stafin administrativ. Motivacioni: “Është dekonspiruar oferta për Nuredin Orelesin”. Flitet edhe për inate me donatorët e tjerë

N

jë pazar i prishur duket se është thelbi i pezullimit të stafit teknik dhe shkarkimit të të gjithë stafit organizativ dhe administrativ tek Skënderbeu. Vetëm pak orë pasi ishte publikuar në një të përditshme sportive një ofertë 600 mijë eurosh për Nuredin Orelesin, presidenti Ardjan Takja ka vendosur të bëjë “katarsis”në drejtimin e klubit. Me motivacionin “disinformim”, por në fakt me idenë se mund të bëhet fjalë për një dekonspirim që ka sjellë prishjen e pazarit për shitjen e Nuredin Orelesit dje ai ka marrë një vendim ekstrem. Deri në një vendim të dytë është pezulluar stafi teknik, duke nisur nga trajneri Mirel Josa e deri tek doktori i skuadrës. Por ata që e kanë pësuar më shumë kanë qenë pikërisht punonjësit e administratës së klubit. Nga shefi e deri tek punëtori i fushës janë shkarkuar nga puna. Motivacioni është i njëjtë. Disinformim dhe dekonspirim. Një absurditet sepse në momentin kur gjithçka shkonte si mos më mirë tek korçarët që janë të parët kudo dhe të pamposhtur, vinë ndëshkimet “alla-komuniste”. Gjithsesi nga ajo që mund të kuptohet është fakti se për administratën nëse nuk ka kthim pas për stafin do të ketë prapaktheu, ose të paktën ndonjë mund të ndëshkohet ndërsa të tjerët nga janari do të vazhdojnë punën normalisht. Dy versione: Probleme me donatorët ose pazar i prishur me Dinamon Dy janë versionet që lëvizin këto orë në ambientet gaze-

23

Tifozët e Realit të bindur: Murinjo ikën Pas gazetës “AS” edhe gazeta tjetër e Madridit “Marca” ka hedhur një sondazh në lidhje me opinionin e tifozëve të Realit për trajnerin Zhoze Murinjo. Rreth 10 mijë lexues të gazetës kanë votuar në këtë sondazh, nga ku ka rezultuar se më shumë se 82% e tyre janë mendimit se trajneri Murinjo do të largohet nga Reali i Madridit. Tashmë duket se trajneri portugez ka humbur dhe besimin e tifozëve.

Zemra e De Rosit rreh vetëm për Romën Pavarësisht polemikave, zërave për një largim nga Italia, zemra e Daniele De Rosit rreh vetëm për Romën. Mesfushori italian i ka në gjak ngjyrat verdhekuqe. Këtë gjë e ka thënë sa herë që për të është folur për një largim nga Roma, por tani e ka konfirmuar sërish. “Trigoria është shtëpia ime dhe nuk e shoh veten larg Romës. Kam lindur këtu dhe mendoj që gjëja e duhur është të luaj për Romën. Kam gjithçka për të qenë i lumtur”, - ka deklaruar De Rosi. Për shkak të polemikave me trajnerin Zeman, mediat italiane kanë theksuar se pas janarit e ardhmja e De Rosit do të jetë larg Romës për të nisur një aventurë të re tek Mançester Siti, apo Paris SG. Këto zëra nuk e shqetësojnë aspak De Rosin, i cili qetësisht në lidhje me këtë çështje është shprehur: “Nuk e kam çuar asnjëherë në mend të luaj për një skuadër tjetër. Qëndrimi në Romë është diçka fantastike. Jam mësuar të ndjej presionin e një qyteti si Roma, jam rritur me të. Është diçka që të shoqëron, edhe pse je një tifoz i thjeshtë. Kohët e fundit kanë ndryshuar shumë gjëra, duke nisur nga pronarët, trajneri dhe lojtarët. Por gjithmonë ekziston dëshira për të bërë më të mirën. Për pronarët e rinj, Roma është një projekt afatgjatë dhe shpresoj që të arrijmë të fitojmë diçka të rëndësishme. Këtë vit e kisha të vështirë të gjeja hapësirat që kam pasur. Megjithatë duhet të punoj në fushë dhe të jem më shumë profesionist dhe jam i sigurt që pas janarit do të gjejë më shumë hapësira.”

Robinjo drejt Flamengos

tareske dhe futbollistike. Njëri më intrigues se tjetri. I pari ka të bëjë me faktin se në marrëveshjen e Orelesit mund të jetë pjesë Dinamos, e cila gjithmonë ka mbajtur një pjesë të kartonit për çdo lojtar që ka larguar. Një ofertë jo e treguar në mënyrë të sinqertë, që më pas

është bërë publike në media, mund të ketë prishur ekuilibrat e marrëveshjes mes Skënderbeut, ofertuesit dhe Dinamos. Pista e dytë ka të bëjë me faktin se mes donatorëve dhe Takes dhe pjesës tjetër të financuesve ose më saktë me zëvendëspresidentin Ardian

Kollçaku ka një përplasje dhe ndoshta kjo shumë e madhe mund të jetë bërë mollë sherri mes palëve. Gjithsesi të gjitha këto janë hamendësime. E vërteta është çimentuar mes mureve të klubit, që prej mesditës së djeshme nuk ka asnjë të punësuar.

Duro mes Shkodrës dhe Partizanit Skuadra dhe drejtuesit e Partizanit po presin me padurim mbylljen e kontratës së trajnerit Shpëtim Duro me Vllazninë. Kjo ngaqë ata duan ta marrin për vete. Bisedimet thuhet se kanë kohë që kanë nisur dhe ajo që pengon është vetëm mbyllja e kontratës që trajneri ka në Shkodër. Por Duro nuk ka ndër mend të largohet vetë nga kuqeblutë. Ai pret vetëm që ta shkarkojnë dhe nga kjo të marrë dëmshpërblimin për kontratën e prishur nga ana e klubit. Ai në fakt edhe vetë nuk ka dëshirë më të qëndrojë tek Vllaznia. Humori i është prishur dhe kjo nuk është e vështirë

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

të dallohet. Nga ana tjetër, edhe ai duket se mendjen e ka tek Partizani. Shpëtim Duro ka qenë i ftuar në festën që klubi Partizani ka organizuar me rastin e festave të fundvitit. Në foto, është presidenti aktual Lulëzim Dallaku, drejtori teknik Hasan Lika, drejtori i Akademisë Genc Tomori dhe pjesëtari i stafit teknik Perlat Musta. I vetmi pa funksion ndër to është Shpëtim Duro që duket se është “trajneri-hije” i kësaj skuadre. Megjithatë kjo nuk mund të thuhet ende. Ditët e para të janarit mund të konfirmojnë shkarkimin e tij nga Vllaznia dhe më pas, mund të nisë punë tek Partizani.

politika: Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Ervin Koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Ashtu si Ronaldinjo në vitin 2011, edhe Robinjo është pranë transferimit nga Milanit te skuadra e Flamengos. Ky fakt është konfirmuar nga administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galiani, në momentin kur ka zbarkuar në Rio De Zhaneiro në Brazil. “Po Flamengo është një nga hipotezat e mundshme”, - kanë qenë fjalët e tij para gazetarëve që e kanë pritur me shumë kureshtje në aeroport për të mësuar se cili është destinacioni i dy sulmuesve brazilianë të Milanit, Patos dhe Robinjos. Pritet që gjatë ditës së sotme, ai të fillojë bisedimet pikërisht me skuadrën më të famshëm brazilian, për të provuar të mbyllë marrëveshjen për shitjen e Robinjos, për të cilin është i interesuar edhe Santos. Megjithatë, Robinjo duket se nuk e ka problem të transferohet te Flamengo, pasi tërhiqet nga ideja të luajë për këtë skuadër kaq të famshme. Ndërkohë, çështja e Patos është më pak e komplikuar, pasi për lojtarin aktualisht interesohet vetëm, Korinthians. Kjo skuadër është gati të afrojë sulmuesin si “dhuratë” për tifozët pas fitores së Botërorit të Klubeve, me shpresën që tashmë të luftojë për titullin kampion në Brazil.

De Laurentis premton blerje të reja Penalizimi me dy pikë në renditjen e përgjithshme dhe skualifikimi i kapitenit Paolo Kanavaro, e kanë shtyrë presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis të futet në merkato. Ai u ka premtuar tifozëve se do të investojë për emra të rinj, me të cilët do të provojë të rivalizojë Juventusin në kampionat. “Gjatë merkatos së janarit do të bëjmë blerje të mëdha për të luftuar për kampionatin, - ka deklaruar De Laurentis. Kemi disa objektiva, por preferoj të flasë vetëm kur të bëhen konkrete.” Mësohet se në planet e Napolit është anësori i majtë i Udinezes, Armero dhe Silvestre, kartonin e këtij të fundit e mban Interi. Mediat italiane theksojnë se Napoli i ka nisur kontaktet si me Interin dhe me Udinezen dhe për të bërë të mundur blerjen e tyre është gati të shpenzojë një shumë të konsiderueshme parash. Në fund De Laurentis ka folur edhe për Kavanin, për të cilin ka theksuar se nuk do të largohet: “Gjatë merkatos së verës kam refuzuar një ofertë prej 55 milionë eurosh për Kavanin. Uruguajani është simboli i Napolit. Ai është një kampion, i cili nuk ka çmim në merkato.”

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E martë 25 dhjetor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.