metropol 25 maj

Page 1

»16-17

Lufta dhe pas çlirimit

Si jepeshin urdhërat nga Nexhmije Hoxha gjatë diktaturës E premte

25 maj 2012

Viti VIII, Nr. 2674 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ismail Kadare

Nis kontrolli për » Debatet e mia universitetet private me Drashkoviçin për

14-15

Katër grupe të posaçme do të verifikojnë dokumentet e regjistrimit dhe ato të ndjekies së orëve mësimore për të gjithë institucionet »4

Kosovën e Ballkanin

bisedimet Matura Letërsia me disa teste, skema sipas programeve të shkollave

Tragjedia në Himarë

Shqiptarë nga të gjithë trojet në Elbasan për homazhe

Rregulla të ndryshme për gjimnazistët që kanë përfunduar shkollën vitin që shkoi. Nisin konsultimet për provimet përfundimtare »4

Koment Nga Arian Kadiu

Pesë dritare të ngushta Kuptimi i fjalës “demokraci”, ndonëse kanë kaluar shumë...

»10

Nga Reshat Kripa

Meditim para mozaikut Një ditë isha ulur në lulishten para Muzeut Historik... »11

»9 Policia jep versionin zyrtar: Shpejtësia dhe reagimi i vonuar nga ana e shoferit, shkaktarët e aksidentit. Nisen drejt Austrisë 2 vajzat

Emrat e PD që konkurrojnë për president »2-3

astrit Patozi: Do bëhen të gjitha bisedimet për gjetjen e kompromisit. Berisha, Patozi dhe Spaho nisin negociatat. Sot takimi me LSI për gjetjen e marrëveshjes. Prova e parë do të realizohet më datën 30 maj. Mbetet pezull pakti për reformën zgjedhore, pikat e debatuara

Botohet libri i Ylli Polovinës

Noizy u kthen kusurin, këngë të re për Baba Stars • Bleona Qerreti përkrah Steven Seagel në “True Justice 2” • Gjyste Vulaj: S’bëj operacion plastik pa mbushur 50 vjeç • Rovena Stefa fushatë për të rritur lindjet e shqiptarëve

»20-21 »9

Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut, marrëdhëniet dhe konfliktet


02

«

POLITIKE E premte 25 maj 2012 •

KONFERENCA E KRYETARËVE MIRATON NISJEN E PROCEDURAVE

Kuvendi më 30 maj mblidhet për votimin e parë për presidentin Herion Mesi

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT

G

ara presidenciale në Shqipëri nga dje mund të quhet zyrtarisht e hapur. Kuvendi do të mblidhet të mërkurën e ardhshme, më datën 30 maj, për votimin e parë për kreun e ri të shtetit. Është ky vendimi marrë dje në Konferencën e Kryetarëve, e cila me unanimitet të plotë miratoi nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Në përputhje me afatin kushtetues për nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, para fillimit të seancës së djeshme plenare thirri Konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare, duke shënuar zyrtarisht hapjen e procesit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Konferenca e Kryetarëve vendosi që të mërkurën e ardhshme, më 30 maj, Kuvendi të mblidhet në një seancë të posaçme për votimin e parë për presidentin e ri të vendit. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, konfirmoi se të mërkurën e 30 majit, në orën 10:00, Kuvendi do të zhvillojë raundin e parë të votimit për presidentin e ri. Ndërkohë në përfundim të mbledhjes kryetari i kuvendorëve demokratë, Astrit Patozi, megjithëse shprehu besimin se kreu i vendit do të zgjidhet që në raundin e parë, tha se, nëse kjo nuk arrihet, atëherë do të jetë sërish Konferenca e Kryetarëve që do të caktojë një tjetër ditë. “Shpresojmë që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë. Nëse nuk

- Rregullorja parlamentare (neni 109) përcakton se presidenti zgjidhet në përputhje me nenet 86, 87 dhe 88 të Kushtetutës, me votim të fshehtë dhe pa debat. - Konferenca e Kryetarëve cakton datën e votimit për çdo raund votimi të përcaktuar në Kushtetutë. Sekretariati për Procedurat dhe Votimet është komisioni i votimit, i cili në këtë rast organizon dhe shpall publikisht rezultatin e votimit. - Komisioni i Ligjeve shqyrton nëse kandidatët për president i plotësojnë kushtet e përcaktuara në Kushtetutë dhe i paraqet raportin seancës plenare sipas afatit të përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve. - Sipas Kushtetutës (neni 87), procedura për zgjedhjen e presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit. Sipas këtij neni, presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. - Për zgjedhjen e presidentit Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat.

ndodh, do mblidhet sërish Konferenca dhe do të caktojë raundin e dytë”, - u shpreh Patozi. Ai bëri me dije gjithashtu se Konferenca e Kryetarëve vendosi që të mos cenojë programi i veprimtarisë normale të Kuvendit. Kalendari i miratuar nga Konferenca e Kryetarëve do të vazhdojë normalisht. “Konferenca e Kryetarëve vendosi që të mos cenojë axhendën normale të Kuvendit, që nuk duhet të interferohet me procedurat e zgjedhjes së presidentit”, - përfundoi deklaratën e tij Astrit Patozi. Ndërsa kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, nuk dha

asnjë deklaratë për mediet pas mbledhjes së Konferencës. Pas ndryshimeve që iu bënë tekstit të Kushtetutës në prill 2008, në raundin e pestë të votimit në Kuvend kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash. “Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se 3/5-at pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet president kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit”, - thuhet në Kushtetutë.

Berisha shmang Ramën për presidentin Ende është shumë e paqartë se çfarë do të ndodhë me kreun e ri të shtetit. Me nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri, nga sot pritet që Partia Demokratike të nisë takimet konsultative me aleatët e saj në qeverisje. Kreu i mazhorancës la dje të hapur mundësinë e zgjedhjes së një kandidati konsensual më 30 maj. Nga ana tjetër, në deklaratën e tij në Kuvend Berisha la të nënkuptohej se nuk do të kishte një takim kokë më kokë mes tij dhe kreut të opozitës Edi Rama. Nëse do të vijojnë negociatat mes palëve, kreu i mazhorancës theksoi se ato do të jenë në rang delegatësh apo grupe ekspertësh. Por një takim mes tij dhe Berishës nuk do të ketë gjatë kësaj jave lidhur me përzgjedhjen e një kandidature konsensuale për kreun e ri të shtetit. Unë nuk jam për show, por për një proces, siç e kam deklaruar, të negociueshëm dhe kushtetues. Unë them se është një proces i negociueshëm dhe kushtetues. Do të ulemi këtu në Kuvend. Sot kryesia mandaton përfaqësuesit e PD-së jo për show, por për negociata” - tha dje Berisha.

KOMISIONARI PËR ZGJERIMIN U KUJTON PD E PS PREMTIMIN PËR AFATIN

Ndërkombëtarët apel politikës për reformën Volfart takon Ramën: Teksti i Kodit i shkëlqyer, votojeni Kreu i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Volfart, e quajti të shkëlqyer tekstin e reformuar deri tani të Kodit Zgjedhor nga Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore. Gjithashtu ai vlerësoi edhe punën e mirë të palëve për realizimin e kësaj reforme dhe kujtoi se draftit i ka mbetur vetëm hapi i fundit për t’u finalizuar: ajo i votimit në Kuvendit e Shqipërisë. “Në fakt, drafti i Kodit Zgjedhor, i përpiluar tashmë, përbën një tekst të shkëlqyer dhe nevojitet vetëm një hap final për t’u marrë në nivel politik, deri tani është bërë një punë mjaft konstruktive”, - tha ambasadori Volfart. Ai i bëri këto deklarata pas takimit që pati me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama në selinë e këtij të fundit një orë para nisjes

së punimeve të seancës parlamentare. Ky takim vjen pak kohë para nisjes së punimeve të Kuvendit, në rend të ditës të të cilit ishte parashikuar të votohej drafti i Kodit të ri Zgjedhor. Ndërkohë edhe Brukseli u tërheq vëmendjen drejtuesve të partive politike

për mosmbajtjen e premtimit për përfundimin e reformës zgjedhore më 24 maj, afat ky i caktuar nga vetë partitë politike në marrëveshjen e nëntorit të vitit të kaluar. Zëdhënësi i komisionerit për Zgjerimin, Peter Stano, tha se reforma mbetet boshti

themelor i marrëveshjes se nëntorit, e cila duhet të mbyllet sa më shpejt. “Reforma zgjedhore është boshti themelor i marrëveshjes politike të nëntorit të vitit kaluar. Edhe ne e kemi theksuar shumë herë se marrëveshja politike e nëntorit duhet zbatuar plotësisht, sepse kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me përmbushjen e kritereve nga Shqipëria. Ne kemi nxitur dhe inkurajojmë Shqipërinë dhe udhëheqësit e saj politikë për të plotësuar këtë dosje sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne mendojmë se Shqipëria nuk duhet të humbasë më kohë, sepse koha nuk është e mjaftueshme për të përmbushur të gjitha ndryshimet që nuk janë realizuar ende në Kodin Zgjedhor”, - tha zëdhënësi i komisionarit Fyle.

Zyrtari i KiE-së takon krerët e lartë të vendit

Janglang: Shqipëria të ketë prioritet minoritetet Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, në takimet që pati me drejtues të vendit tha se respektimi i minoriteteve duhet të jetë prioritet i Shqipërisë gjatë mbajtjes së kryesimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit Europian. Ai e cilësoi çështjen e të jetuarit në diversitet si një ndër sfidat më të mëdha të gjithë Europës dhe në këtë kontekst vlerësoi vëmendjen që vendi ynë i ka kushtuar kësaj çështjeje gjatë presidencës. “Kjo ka qenë një nga temat kryesore të punës së Këshillit të Europës që nga dita që unë kam marrë postin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës në vitin 2009. E dimë të gjithë se Europa po kalon kohë të vështira për sa i përket krizës dhe problemeve ekonomike, gjë q qëndron në krye të axhendës europiane. Por do të vijë një kohë kur këto probleme ekonomike do të zgjidhen dhe sërish një nga sfidat kryesore të Europës do të jetë çështja e të jetuarit së bashku në diveristet”, - tha ai në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto. Ndërsa Haxhinato në fjalën e tij veç të tjerash parashtroi qëndrimin kombëtar të Shqipërisë, sipas të cilit Kosova të jetë sa më parë anëtare e Këshillit të Europës. “Gjatë presidencës sonë do të kërkojmë dhe realizojmë bashkëpunimin më të ngushtë midis Këshillit të Europës dhe Kosovës, me qëllim që shoqëria kosovare të përqafojë në mënyrë më të konsoliduar vlerat më të rëndësishme të Këshillit të Europës: bashkëjetesën, respektin ndaj minoriteteve etj. Gjithashtu krijohet një mundësi konkrete që institucionet në Kosovë të forcohen, duke pasur parasysh standardet, parimet më të larta demokratike që ka Këshilli i Europës”, - tha kreu i diplomacisë shqiptare. Ndërsa Jaglang për çështjen e Kosovës tha se anëtarësimi i saj varet nga vullneti i shteteve anëtare, por e vlerësoi mjaft të rëndësishëm faktin se Këshilli i Europës duhet të krijojë një platformë të qartë për forcimin e standardeve të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve në Kosovë, pavarësisht konsideratave të ndryshme për statusin e saj. Ndër prioritetet e Këshillit të Europës gjatë kryesimit të radhës nga Shqipëria për 6-mujorin në vijim një vend të veçantë zënë të rinjtë dhe roli i tyre i rëndësishëm në proceset demokratike dhe zhvillimore, ashtu edhe integruese, fuqizimi i mëtejshëm i dialogut me rajonet fqinjë, në veçanti me vendet e së ashtuquajturës “Pranvera Arabe”. Jangland u takua dje edhe me Kryeministrin Berisha, Presidentin Topi dhe kryeparlamentaren Topalli.


POLITIKE •E

premte 25 maj 2012

»

03

SOT TAKIMI BERISHA-META PËR PRESIDENTIN

Patozi: Meta t’i qëndrojë marrëveshjes, të votojë kandidatin tonë

Albana Lika

PALËT AKUZOJNË NJËRA-TJETRËN PËR MOSREALIZIMIN NË AFAT

Dështon pakti PD-PS për reformat PS, Ruçi: U shkel afati. Patozi: PS bllokuese Seanca e djeshme plenare nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë së Himarës, ku humbën jetën 13 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Pas kësaj fjalën e mori kreu i grupit parlamentar i PS-së Gramoz Ruçi, i cili ngriti shqetësimin e opozitës për shkeljen e afatit të ndërkombëtarëve për përmbylljen e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare. “Klasa politike shqiptare po voton sot kundër ftesës për statusin kandidat të vendit. Sot data 24 ishte një datë tjetër që i kanë përcaktuar Shqipërisë. Na kanë thënë në mënyrë taksative se reformat duhet të bëhen para datës 24, ndryshe Shqipëria në raport me Brukselin do t1ë ketë konseguenca”, - u shpreh Ruçi. Sipas tij, opozita ka kërkuar transparencën e zgjedhjeve. “Meqë kryeministri i ka për zemër rekomandimet e ODIHRit, atje shkruhet e zezë mbi të bardhë rikompozimi i KQZ-së, që kryeministri bën sikur nuk e lexon”, - vijoi më tej Ruçi. Në replikë me Ruçin, kreu i kuvendorëve të PD-së, Astrit Patozi, deklaroi se është opozita ajo që po i bllokon reformat në vend. “Që reformën parlamentare dhe zgjedhore ta përmbyllim sot e ka kërkuar zoti Fyle, me qëllim që të mos e përdorni për zgjedhjen e presidentit. Të gjithë e dimë se ethet presidenciale janë të forta e këto reforma dalin në plan të dytë pastaj. Ju po bllokoni reformat, ndaj nuk zbatohen rekomandimet e Fyles. Për presidentin ne i kemi

Debati për tragjedinë e Himarës

votat”, - tha Patozi, i cili u bëri thirrje edhe një herë të bëhen bashkë e të votojnë çështjet e miratuara në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Pas këtij debati fjalën e mori Kryeministri Sali Berisha, i cili duke iu referuar akuzave të Ruçit u shpreh: “ODIHR-i kërkon të fillohet me një studim-pilot. Kërkoni që Avokati i Popullit të propozojë kryetarin e KQZsë. Mos e lëndoni atë. Ai erdhi nga selia e PS-së, e votuam me zëmër të hapur. Ka një problem të fundit, që është çështja e dy komisionerëve. Nëse ka opozitë që në raste të caktuara funksionon kundër saj, sigurisht që jeni ju. Ju kërkuat që 80% e vendimeve të jenë 5 me 2, sepse kërkoni të keni minorancë bllokuese. Kanë mbetur disa vendime me votim 4 me 3 e tani kërkoni të ngrini themelin e gjithë këtij sistemi dypartiak. Kjo nuk bëhet. Ka një vendim gjykate. Vendimi i gjykatës është vendimi i Kolegjit Zgjedhor”, - tha Berisha.

Menjëherë pas minutës së heshtjes në lidhje me tragjedinë e Himarës kreu i kuvendorëve socialistë, Gramoz Ruçi, theksoi se e gjithë klasa politike duhet të nxjerrë përgjegjësitë që i takojnë. “Organet kompetente duhet të bëjnë punën e tyre, por politika duhej të kishte bërë shumë në planin legjislativ për të parandaluar dhe për të pakësuar aksidente të tilla”, - u shpreh Ruçi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i reut të grupit të PD-së Astrit Patozi, i cili në replikën e tij deklaroi se opozita ngatërron politikën me fatkeqësitë. Patozi u shpreh se opozita disa herë ka përdorur fatkeqësitë për qëllimet e saj. “Kush e përdhos kodin e vdekjes, mban përgjegjësi, jo vetëm politike, por dhe njerëzore. Kjo vjen nga e një forcë politike që s’e ka bërë vetëm një herë, por ju them se politika e hienës nuk shpërblehet. E keni bërë me përmbytjen në Shkodër, me Kosta Trebickën, doni ta bëni edhe me tragjedinë e Himarës”, - tha Patozi.

K

ryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, u shpreh dje i bindur se Ilir Meta dhe deputetët e LSI-së do të votojnë presidentin e propozuar nga mazhoranca. Në një intervistë të emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Patozi tha se sot do të ketë një takim mes grupit negociator të PD-së të udhëhequr nga vetë Berisha dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, për këtë çështje. “Pse paragjykoni që zoti Meta nuk do të pranojë asnjë kandidat nga mazhoranca. Nuk ka asnjë arsye ta bëjë këtë. Presidenti mund të jetë i gjithëpranuar, ose një President që i përket mazhorancës pra Partisë Demokratike, ose një President nga e majta. Mundësia e parë mirëpritet prej nesh. Mundësitë e tjera Meta i ka shumë të thjeshta. Nëse thotë i qëndroj marrëveshjes, do të thotë që të vijë tek Presidenti tek mazhoranca. Ose të shkojmë te zgjedhjet, ose të shkojmë te një aleancë fluide, por nuk kam arsye të besoj se do t’i hyjë kësaj aventure”, tha Patozi. Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se për momentin mazhoranca nuk do të nxitohet të propozojë një emër kandidati, pasi nuk i ka 84 votat, siç e përcakton Kushtetuta për tre raundat e para. Në këndvështrimin e Patozit, mazhoranca do të presë që procesi të hyjë në fazën kur kërkohen 71 vota për të propozuar një kandidaturë presidenciale. Patozi u shpreh i sigurt se në këtë pikë e djathta i ka votat që i duhen “Ju më thoni a kam 71 vota, unë them që kam 73 vota. Deri në vitin 2013 kemi marrëveshjen e koalicionit ku përfshihet dhe zgjedhja e Presidentit”, tha Patozi. Berisha Më herët krytari i PD-së

Anëtarët e kryesisë mbi 40 vjeç që plotësojnë kriteret për president Ridvan Bode Jozefina Topalli Ilir Rusmali Sokol Olldashi Fatos Beja Genc Ruli Edi Paloka Bujar Nishani Mimoza Hasekiu Liri Dibra

mblodhi kryesinë e kësaj partie, ku lajmëroi fillimin e negociatave me aleatët dhe partitë e tjera parlamentare për çështjen e presidentit. Berisha lajmëroi se negociatorë të procesit do të jetë ai, kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi, si dhe deputeti Edmond Spaho. Në fjalën e tij Kryeministri tha se, presidenti do të zgjidhet nga mazhoranca dhe përkatësisht anëtar i kryesisë së PDsë. “Çdo bashkëpunëtor i imi është i denjë për të kryer detyrën e Presidentit të Republikës”, u shpreh Berisha. Për sa i përket negociatave me PS-në, Berisha tha se është i gatshëm të pranojë dhe një kandidaturë të PS-së. “Kam informacion nga përfaqësues të Partisë Socialiste se nuk do e votojnë Presidentin. Rama përdor këtë moment për të bllokuar refor-

Margarita Qirko Marieta Zaçe Halit Shamata Ilir Bano Jemin Gjana Omer Stringa NEGOCIATORËT Sali Berisha Astrit Patozi Edmond Spaho mat. Unë e pranoj një kandidaturë jopolitike nga Partia Socialiste, por kundërshtari im nuk e pranon një kandidaturë nga Partia Demokratike. Etja presidenciale është një sëmundje virale, por ka dallim mes ëndrrës dhe etheve presidenciale. Ajo që dua të theksoj është se në këtë proces të përfshihet edhe opozita, pasi ëndrra presidenciale ka nevojë për realizim”, tha Berisha. Kryeministri Berisha nuk preferoi të japë asnjë emër kandidati. Ndërkohë mësohet se ditën e sotme, Berisha dhe grupi negociator do të zhvillojë një takim me kreun e LSI-së, Ilir Meta, pikërisht për këtë çështje. Votat e Metës janë vendimtare në këtë proces, pasi asnjë krah i politikës nuk arrin dot të sigurojë dhe numrin minimal prej 71 votash për presidentin.


04

«

Kanë iniciuar tashmë konsultimet finale mbi përgatitjen e maturantëve për provimin e parë të detyruar të maturës për letërsinë e gjuhën shqipe, që do të zhvillohet në mbyllje të javës së ardhshme. Dita e nesërme do të shënojë marrjen e një vendimi zyrtar për ngujimin në AKP të ekspertëve të përzgjedhur, që do të hartojnë tezat e provimit për këtë lëndë. Në kushtet e izolimit të plotë për rreth një javë këta ekspertë do të detajojnë 25 pyetjet që do të ketë secila nga variantet e tezave të provimit. Kjo pasi do të jenë disa lloje testesh, në varësi të profilit të shkollës së mesme dhe programit lëndor që maturanti ka kryer. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj, ka bërë me dije se maturantët që kanë mbaruar procesin mësimor para vitit 2012 (që janë më të paktë në numër), për të dhënë këtë provim do të testohen mbi te-

SOCIALE E premte 25 maj 2012 • MATURANTËT E VJETËR DO TË TESTOHEN PËR PROGRAMET E VITEVE TË SHKUARA

Letërsia me disa teste sipas programeve lëndore Gati urdhri për “izolimin” e hartuesve të testeve në AKP LLOJET E TESTITEVE PËR LETËRSINË

STRUKTURA E TESTEVE TË LETËRSISË

Maturantët që kanë mbaruar procesin mësimor para vitit 2012 (që janë më të paktë në numër), për të dhënë këtë provim do të testohen mbi temat mësimore të programeve të viteve përkatëse. Ndërsa për maturantët e 2012-s, të cilët janë brezi i parë që mbarojnë sistemin arsimor të mesëm trevjeçar, tezat e provimit do të hartohen në varësi të programeve lëndore që ata kanë zhvilluar në shkollat e tyre. Në këto kushte, edhe për këtë vit testet e provimit të letërsisë dhe gjuhës shqipe janë të diferencuara në varësi të programit lëndor që maturanti ka kryer. Teza e provimit do të përmbajë rreth 25 pyetje, ndërsa numri i nxënësve që do të testohen është rreth 43600.

mat mësimore të programeve të viteve përkatëse. Ndërsa për maturantët e 2012-s, të cilët janë brezi i parë që mbarojnë sistemin arsimor të mesëm trevjeçar, tezat e provimit do të hartohen në varësi të programeve lëndore që ata kanë

zhvilluar në shkollat e tyre. Në këto kushte, edhe për këtë vit testet e provimit të letërsisë dhe gjuhës shqipe janë të diferencuara në varësi të programit lëndor që maturanti ka kryer. Teza e provimit do të përmbajë rreth 25 py-

Provimi do të ketë në përbërje dy fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturologjik), të marra nga një autor i huaj dhe një shqiptar. Struktura e pyetjeve do të jetë e tillë që të përfshijë të tria nivelet e vështirësisë. Përmbajtja e testit është e detajuar në 3 pjesë. Tek e para do të ketë tekst joletrar, që do të ketë 40 % të pyetjeve, që u takojnë njohurive të gjuhës shqipe, ndërsa dy pjesët e tjera të teksteve letrare, që do të kenë secila 30 % të pyetjeve, do të jenë rreth fragmenteve letrare.

etje, plotësimi i saktë i të cilave do t’u siguronte nxënësve 50 pikë, që përbëjnë vlerësimin maksimal. Për të siguruar një të drejtë studimi në shkollat e larta publike dhe private edhe për këtë maturantët duhet të marrin nota kaluese

në të gjitha provimet e detyruara dhe ato më zgjedhje. Vetëm në këtë mënyrë ata mund të pajisen me diplomën e maturës, që konfirmon mbarimin e shkollës së mesme, si dhe i lejon ata që të vijojnë garën më tej për pranimet në

shkollat e larta publike. Janë rreth 43 600 kandidatë që do të futen në provimin e letërsisë. Struktura e pyetjeve do të jetë e tillë që të përfshijë të tria nivelet e vështirësisë. Njëra nga pyetjet me zhvillim është ese.

4 GRUPE KONTROLL NË UNIVERSITET PRIVATE.

Dyshimet tek privati, në sitë diplomat e regjistrat e pranimeve Janë shpërndarë në terren katër grupe kontrolli, që pas verifikimeve që do të bëjnë në universitetet private do të dalin me një raport përfundimtar për abuzimet e konstatuara. Zbardhja e këtij raporti, mbi vlefshmërinë e pranimeve, diplomave të lëshuara apo cilësisë dhe standardeve të procesit mësimor për të gjitha universitetet private, do të bëhet publik në përfundim të qershorit

private, të cilat gjatë viteve të fundit kanë njohur lulëzim të vrullshëm. Sipas ligjit të arsimit të lartë, Ministria e Arsimit gjatë gjithë vitit akademik duhet të dërgojë grupe inspektorësh në universitet jopublike për të kontrolluar vërtetësinë e dokumentacionit. Ndërhyja për monitorimin e të gjitha universiteteve private në vend erdhi menjëherë pas atij të Këshillit të Ministrave mbi pezullimin përkohë-

sisht të licensës së shkollës së lartë universitare jopublike, “Kristal”. Ky vendim pezullon për një vit pranimet e reja në këtë universitetet për ciklet e studimit ‘bachelor’ e master. Për studentët që vijojnë aktualisht studimet te “Kristali” bëhet me dije se do të vazhdojë mësimin deri në diplomim e ciklit që po ndjekin. “Kristali” për një vit do t’i nënshtrohet inspektimeve të vazhdueshme për cilësinë e diplomave.

Pezullimi i përkohshëm i licensës për “Kristalin” përcakton se për një vit nuk duhet të pranojë asnjë student të ri në të dyja programet e studimit, ndërkohë gjatë gjithë kohës do të jetë nën vëzhgim. Lidhur me fatin e qindra studentëve që janë regjistruar, bëhet me dije se do të vijojnë rregullisht procesin mësimor deri në mbylljen e programeve studimore që frekuentojnë.

Në verifikim diplomat e lëshuara dhe regjistrat RAPORTI NË QERSHOR

S

kandali i shitjes së diplomave, që solli pezullimin e përkohshëm të licensës për universitetin “Kristal”, ka detyruar strukturat e Arsimit që të kalojnë në sitë veprimtarinë e të gjitha universiteteve private në vend. Deri në fund të muajit qershor këto universitete do të kalojnë në sitën e grupeve të kontrollit, të gjitha procedurat e pranimeve ndër vite me verifikimin e plotë të dosjeve dhe regjistrave, diplomave të leshura, respektimin e organigramës e rregullave për zhvillimin e procesit mësimor. Burime pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se janë shpërndarë në terren katër grupe kontrolli, që pas verifikimeve që do të bëjnë në universitetet private do të dalin me një raport përfundimtar, rezultatet e të cilit do të përcaktojnë masat penalizuese që do të ndërmerren kundrejt abuzimeve. Zbardhja e këtij raporti, që ka nisur të hartohet tashmë, mbi vlefshmërinë e pranimeve, diplomave të lëshuara apo cilësisë dhe standardeve të procesit mësimor për të gjitha universitetet private, do të bëhet publik në përfundim të qershorit. Për vite me radhë është përfolur për shkelje të shumta, veçanërisht sa u takon pranimeve që bëjnë strukturat private të arsimit të lartë, por deri në shpërthimin e skandalit të blerjes së diplomës nga shtetasi italian “Renco Bosi” nuk janë publikuar nga monitorimet shkelje të evidentuara. Gjatë gjithë kësaj kohe është komunikuar nga Ministria e Arsimit se grupe të caktuara kanë monitoruar veprimtarinë e universiteteve private në vend, por në asnjë rast nuk kishin zbardhur shkelje, apo ndërhyrë me marrjen e masave ndëshkimore. U desh shpërthimi i këtij skandali në shtypin italian për të shkundur strukturat përgjegjëse në monitorimin e veprimtarisë së universiteteve

SHITJA E DIPLOMËS

Pranvera Kola

Pas skandalit të shpërthyer janë ngritur 4 grupe kontrolli me ekspertë të arsimit të lartë, që do të kalojnë në sitë edhe një herë të gjitha procedurat e pranimeve dhe zhvillimit të procesit mësimor në universitetet private në vend. Verifikimet tashmë po bëhen për të gjitha diplomat e lëshuara nga universitetet, studentët e regjistruar ndër vite si dhe organigramën, ku do të verifikohen të gjithë regjistrat e fakulteteve, struktura dhe ndjekja e rregullave në zhvillimin e procesit mësimor sipas përcaktimeve që bën ligji i arsimit të lartë.

Përcaktimet e ligjit të arsimit të lartë për shkeljet Ligji i arsimit të lartë në nenin 45, “Organizimi i studimeve në institucionet private të arsimit të lartë”, detajon në pikën tre dhe katër se institucionet private të arsimit të lartë duhet të paraqesin çdo fillim viti akademik gjendjen financiare të institucionit, përbërjen e stafit akademik, si dhe tarifat e shkollimit për vitin në vazhdim për secilin program studimi. Për institucionet private të arsimit të lartë që nuk respektojnë këtë ligj si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, merr masa konkrete deri në pezullimin e veprimtarisë së tyre për një periudhë deri në dy vjet (mospranim të studentëve të rinj) apo heqjen e licensës.

Licencimi dhe akreditimi i 44 universiteteve private Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Kombëtare e Akreditimit të arsimit të lartë, në vend numërohen rreth 44 universitete private, që ofrojnë studime në programe të caktuara të nivelit ‘bachelor’ dhe ‘master’. Pavarësisht sigurimit të licencës, shumë prej këtyre universiteteve ofrojnë programe të shumta studimi, të cilat nuk janë të akredituara, por ka edhe programe që nuk gëzojnë licensën përkatëse. Në faqen zyrtare të kësaj agjencie gjendet lista e plotë e strukturave private të identifikuara sipas statusit të licensimit, ndërsa për akreditimin e tyre nuk ka asgjë.


EKONOMI •E

premte 25 maj 2012

»

05

RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN PËR LIRINË DHE DISKRIMINIMIN

DASH: Korrupsion pa ndëshkim, Hetimi i 21 janarit i ngadaltë H etimet e ngadalta për 21 janarin, zgjedhjet e kaluara, problematika e korrupsionit, etj ishin në fokus të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili publikoi dje raportin për të drejtat e njeriut në Shqipëri për vitin 2011. Zgjedhjet lokale të 8 majit, ngjarjet e 21 janarit, korrupsioni i shtrirë më tepër si fenomen, gjendja në burgje dhe qëndra paraburgimi, vrasjet nga bandat, gjakmarrja, punësimi i fëmijëve, diskriminimi i komunitetit të personave gay, lesbikë e homoseksualë, etj, ishin trajtuar gjerësisht në raportin prej 21 faqesh të DASH. Korrupsioni Raporti thekson se korrupsioni në qeveri dhe në sistemin gjyqësor mbetet problem serioz, ku vërehet se ligji parashikon dënime penale për korrupsionin zyrtar, por megjithatë qeveria nuk ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive, dhe për këtë arsye zyrtarët shpesh mbeten pa u ndëshkuar. Në raport thuhet se “Korrupsioni në degën e ekzekutivit ishte përhapur dhe i përhapur. Ligji parashikon dënime penale për korrupsionin zyrtar, megjithatë, qeveria nuk ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive, dhe zyrtarët e angazhuar shpesh në praktikat e korruptuara pa u ndëshkuar. Korrupsioni në drejtësi është mjaft i përhapur. Imuniteti i gjerë gëzuar nga gjyqtarët ndalon prokurorët të hetojnë akuzat për korrupsion, deri sa ti bëhet një kërkesë publike Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të hequr imunitetin e gjyqtarit të akuzuarit, dhe për të marrë miratimin e tij”. 21 janari e zgjedhjet “Në fillim të këtij viti u shënua një incident në të cilin

forcat e sigurisë së qeverisë vranë 4 persona. Më 21 janar trupat e Gardës së Republikës qëlluan në drejtim të protestuesve gjatë një demonstrate të dhunshme përpara Kryeministrisë. Prokuroria e Përgjithshme hapi hetimet për vrasjet. Hetimet vijuan shumë ngadalë. Deri nga fundi i vitit asnjë gardist apo zyrtar i qeverisë nuk është paditur për rolin e tij në vrasjet nga të shtënat”,thuhet në raport. Për zgjedhjet lokale të 8 majit raporti thotë se “Polarizimi i theksuar në mjedisin elektoral u karakterizua nga incidente mashtrimi, votë e diskutueshme gjatë numërimit duke penguar të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar lirisht qeverisjen e tyre”. DASH theksoi në draft se vendimi i KQZ për përmbysjen e rezultatit fillestar për kryetarin e Bashkisë së Tiranës

u cilësua gjerësisht partiak dhe minoi besimin në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij. Gjithashtu raporti thekson se ka pasur raportime që mjaft punonjësve të administrates iu kërkua të merrnin pjesë në mitigjet elektorale. Liria e fjalës dhe e shtypit Raporti thotë se “Kushtetuta siguron lirinë e fjalës dhe të shtypit, dhe qeveria përgjithësisht i respekton këto të drejta në praktikë, megjithatë pati raportime se qeveria dhe bizneset kanë ndikim dhe ushtrojnë presion medies. Mediat e pavarura kanë qenë aktive dhe përgjithësisht të pakufizuara, edhe pse ka pasur raste të presionit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik mbi mediat, duke përfshirë kërcënimet kundër gazetarëve. Në raste, presioni politik dhe

mungesës së fondeve të kufizuara, mediat e shkruara të pavarura, si dhe gazetarë kanë raportuar se kanë praktikuar vetë-censurën”. Diskriminimi e dhuna në burgje “Dhuna në familje, diskriminimi kundër grave, fëmijëve, abuzimi dhe diskriminimi në bazë të statusit të pakicave etnike dhe të orientimit seksual, apo identitetit gjinor, mbeten shenja të forta të shkeljes së të drejtave të njeriut. Vazhdojnë të raportohen raste të trafikimit të qenieve njerëzore”,- thuhet në raportin e DASH. Më tej vijon “Rrahjet dhe keqtrajtimet e policisë gjatë ndalimit të shtetasve të dyshuar apo marrjes në pyetje, mbeten probleme të rëndësishme. Mosndëshkimi i policisë për abuzimet fizike vazhdon”.

ALARM FALS PËR BOMBË TE PARKU “RINIA”, DISA KLIENTË IKIN PA PAGUAR

Kavajsi “tërbon ‘Tajvanin’”: Do bëj katastrofë Policia: E ndaluam, telefonoi me celularin 068 51 60 873 Sapo mbërriti mesdita e djeshme, një kavajs vendosi ta “tërbojë“ Tiranën, kur lajmëroi në polici se kishte vendosur një bombë te “Tajvani”, duke ia arritur ta zbraste këtë komples për 2 minuta. Alarmi rezultoi i rremë dhe personi që telefonoi në sallën operative të Vlorës, por me banim në Kavajë është shoqëruar në polici. “Te ‘Tajvani’ do ndodhi katastofa, do hidhen të gjithë në erë”,- dyshohet të këtë thënë kërcënuesi. Fillimisht Patrullat e Përgjithshme bllokuan rrugët që të lidhin me “Tajvanin”, duke ndaluar kalimtarët, ndërsa kompleksi u zbraz nga klientët. Grumbuj njerëzish dilnin nxitimthi të pakënaqur nga ikja e detyrueshme,

ndërsa disa të tjerë përfituan nga rrëmuja për të mos paguar lekët e mallit që kishin konsumuar. Më pas në vendngjarje mbërriti Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, i cili bisedoi me pronarin. Ky i fundit dukej i shqetësuar. Më pas mbërritën shërbimet e policisë së komisariatit nr.3 të Tiranës, duke rrethuar dhe evakuar banorët përreth. Erdhën edhe ekspektë të Njësisë Speciale të Antiekspolzivit, bashkë me qentë antiminë, ekspertë kriminalistë, specialistë të luftës kundër Akteve Terroriste, zjarrfikës, etj të cilët kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale. Pas kryerjes së telefonatës, nën drejtimin e drejtuesve të

policisë së kryeqytetit, grupi hetimor ka bërë identifikimin e telefonatës nga ku rezulton se, thirrja telefonike është bërë nga qyteti i Kavajës, me numër celulari 068 51 60 873, poseduesi i të cilit është shoqëruar dhe po merret në pyetje në ambientet e komisariatit të policisë së Kavajës. Pas kontrollit të imtësishëm rezultoi se alarmi ishte i rremë. Policia dyshon se telefonata është bërë për “t’i prishur punë Tajvanit”. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë qënë dhe do të jenë të vendosur për të luftuar me rigorozitet çdo lloj forme krimi, duke goditur në kohë dhe vendosur përpara drejtësisë subjekte të veprës penale.

Mediat italiane për heqjen e licencës së “Kristal”

“Si përherë, u desh perëndimori të rregullojë gjërat në Shqipëri” ITALI- Mediat e shtetit fqinj i kanë bërë jehonë lajmit të heqjes së licencës së universitetit “Kristal”, pas skandalit të diplomës së Renzo Bossit, djalit të Umbertos. Pak a shumë thelbi i artikujve të djeshëm të të përditshmeve italiane ishte se “Si përherë, duhet një perëndimor për të rregulluar gjërat në Shqipëri”. Hetuesit kanë thënë se kjo diplomë është blerë nga një person, i cili nuk e di gjuhën shqipe dhe që nuk e kishte mbaruar shkollën ende në Itali. Mediat italiane hedhin dyshimet se me dhjetëra italianë të tjerë mund të jenë diplomuar në universitetet private shqiptare. Ndërkaq, në Shqipëri është vendosur pezullimi i pjesshëm dhe i përkohshëm i licencës së shkollës së lartë universitare jopublike, universiteti “Kristal”, për të gjitha programet në të dyja ciklet e studimit, që ofron ky institucion i arsimit të lartë. Shkolla e lartë universitare jopublike, universiteti “Kristal”, gjatë periudhës së pezullimit, nuk do të pranojë studentë të rinj në asnjë nga programet e studimit që ky universitet ofron. Periudha e pezullimit të licencës së këtij institucioni të arsimit të lartë zgjat për një vit, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Shkolla e lartë universitare jopublike, universiteti “Kristal”, ndërmerr masat e duhura që studentët e regjistruar pranë këtij institucioni të vijojnë apo të përfundojnë studimet në programet përkatëse, sipas kohëzgjatjes normale. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, gjatë periudhës së pezullimit, merr masat për ushtrimin e inspektimit periodik, çdo tre muaj, në këtë institucion, për përmirësimet e bëra në përmbushjen e standardeve shtetërore të cilësisë. Sakaq, Umberto Bossi, senatori italian, është nën hetim për mashtrim të shtetit për rimbursimet zgjedhore të marra nga ana e Legga Nord në vitin 2010, por edhe dy djemtë e tij. Në raportin e vitit 2011, shifra e abuzimeve është 18 milionë euro. Në hetim janë edhe dy djemtë Renzo dhe Riçardo që do përgjigjen para ligjit për shpërdor fondesh. Tashmë janë zhvendosur në Itali hetimet për diplomën e Renzo Bosit, djali i Umberto Bossit, kreut të Lega Nord. Sipas burimeve të Prokurorisë së Tiranës, njësia taks force pranë këtij institucioni që po drejton hetimet, para disa ditësh i është drejtuar me një letër-porosi palës italiane, ku kërkohet informacion për diplomën e pjekurisë së Renzo Bosit, për të verifikuar autenticitetin e diplomës së dorëzuar pranë universitetit “Kristal”, në bazë të të cilit është kryer edhe regjistrimi pranë këtij universiteti. Ndërkaq hetimet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme pranë universitetit jo publik “Kristal”, ku prokurori i çështjes ka sekuestruar disa prej regjistrave të nevojshme në hetimet. Ndërsa janë marrë në pyetje edhe drejtues të stafit pedagogjik, të cilët kanë sqaruar procedurat e regjistrimit pranë universitetit, dhe se si funskionon ky universitet. Renzo Bossi rezulton të jetë regjistruar në universitetin “Kristal” për vitin akademik 2007-2008, por sipas organit të akuzës ai nuk ka shkelur asnjeherë në tokën shqiptare dhe është diplomuar pranë universitetit “Kristal” për Menaxhim-Biznesi në tetor të vitit 2010. Diploma u zbulua në një kasafortë.


06

«

EKONOMI E premte 25 maj 2012 •

METODOLOGJIA E RE E ÇMIMEVE, E DOMOSDOSHME PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR

Pronat, çmimet e reja gati në qershor Kanë nisur konsultat për hartimin e metodikës së re të pronave Ervin Koçi

Përveç pjesës së dosjeve të patrajtuara asnjëherë, një çështje që kërkon zgjidhje dhe që prej muajsh është bllokuar është edhe ajo e rivlerësimit të vendimeve të mëparshme të komisioneve apo agjencive rajonale, për të cilat ka pasur pretendime dhe dokumente shtesë për pronësinë e vërtetë të pronës së kërkuar.

DOSJET

Aktualisht, në Ministrinë e Drejtësisë është ngritur grupi i punës që po merret me metodologjinë e re të çmimeve të pronave. Kur kjo të ketë përfunduar, do të miratohet në qeveri. Ndryshe nga procesi aktual i vlerësimit, qeveria do të autorizojë një institucion të posaçëm për përcaktimin e çmimeve të kompensimit.

PROCESI

Ç

mimet e reja të pronave, ato që do të shërbejnë për kompensimin e financiar të ish-pronarëve, sipas vlerës së tregut, pritet të jenë gati brenda një kohe të shkurtër. Kjo për vetë faktin se çmimet e reja dhe metodika e vjetër është shfuqizuar tashmë me hartimin e ligjit të ri dhe kësisoj është e nevojshme baza e shifrave të reja për kompensimin financiar të vitit 2012. Ndërsa, Ministria e Drejtësisë ka deklaruar publikisht se metodologjia e re e pronës pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave në fund të muajit qershor, përfaqësues të ish- pronarëve shprehen se gjatë kësaj periudhe po zhvillohen konsulta të gjera me ekspert të Ministrisë së Drejtësisë me qëllim finalizimin e një metodike në interes të subjekteve. Agim Toro, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, deklaron se ishte e nevojshme ndryshimi i metodikës së vjetër, pasi vlera e tokave kishte evoluar, si pasojë e zhvillimit urban që kishin pësuar në vite. Ndryshimet në ligjin për kompensimin e pronave u miratuan së fundmi në seancë plenare, dhe i hapën rrugë miratimit të metodologjisë së re dhe përllogaritjes së formulës që do të çojë në çmimet e reja reale. Në vazhdim të procesit, pritet që Këshilli i Ministrave të miratojë metodikën dhe çmimet e reja të kompensimit, me të cilat kanë të drejtë të njihen subjektet e shpronësuara. Sipas ndryshimeve që ka bërë Këshilli i Ministrave, vlerësimi i

pasurive të paluajtshme sipas kësaj metodike do të kryhet bazuar në çmimin e tregut, llojin e pasurisë së paluajtshme dhe qëllimin e përdorimit të pasurisë së paluajtshme. Ndërkohë lidhur me këtë metodikë drejtuesit e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, deklaruan se në vende të caktuara formula e vjetër nuk arrinte të jepte një produkt logjik, kishim çmime që lëviznin në mënyrë anormale të papranueshme, për logjikën dhe për trendin në treg të asaj prone, të cilat do të merren përsipër të rregullohen. Ndërkohë metodologjia e re nuk do të cenojë ata që tashmë e

kanë përfituar këtë kompensim, përveçse në rastet kur konstatohen shkelje ligjore. Lidhur me këto ndryshime mësohet se metodologjia e re ka në themel të saj standardin ndërkombëtar. Sipas AKKP-së, ajo do të jetë më fleksibile dhe më reale, pasi vlera e pronës, ashtu si e çdo produkti tjetër është e ndryshueshme në varësi të vendit, kohës dhe kushteve të tjera të tregut. Sipas procedurës së re të vlerësimit, treguesit bazë të vlerës së pasurisë së paluajtshme do të përcaktohen dhe do të miratohen të veçanta për tokën, ndërtesat dhe strukturat inxhinierike.

LUAND BREGASI, TAKIM ME AMBASADORIN ITALIAN MASSIMO GAIANIN

“BiznesAlbania”, mbështje për biznesin në Itali Investitorët italianë po e shikojnë vendin tonë si Kina e afërt për shkak të mundësive dhe lehtësirave që ofron për të bërë biznes. Massimo Gaianin, ambasador i Italisë në vendin tonë, deklaroi gjatë një takimi me kreun e “BiznesAlbania” se “në vendim tim tani Shqipëria po shihet si Kina e afërt, për shkak të lehtësive që ofron për investitorët italianë, pozitën gjeografike, krahun e lirë të punës, gjuhën e komunikimit”.

Gjithashtu Bregasi foli edhe për disa nga veprimtaritë kryesore të realizuara nga “BiznesAlbania” në mbrojtje dhe advokim të organizatave anëtare, si dhe i tregoi ambasadorit mik axhendën e miratuar tashmë të veprimtarive të saj për vitin në

vijim, duke u ndaluar më pas në lidhjet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare që kjo organizatë ka me simotrat e saj në rajon e Evropë, por sidomos në vizitën e fundit të një delegacioni të “BiznesAlbania” në Bruksel dhe takimin me autoritetet më të larta

“BiznesAlbania” do të bashkëpunojë me organizatat homologe në Itali në ndihmë të biznesit shqiptar. Bregasi dhe ambasadori Massimo Gaianin ranë dakord për një axhendë të përbashkët në të ardhmen, për një bashkëpunim të plotë e të gjithanshëm mes organizatave homologe të sipërmarrjes dhe subjekteve të të dy vendeve. U diskutua për organizimin e “Ditës së Biznesit” Shqipëri-Itali, për një sportel unik të sipërmarrjeve të të dy vendeve.

të “BusinessEuropë” etj. Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaianin, duke falenderuar për këtë pritje dhe fjalën prezantuese të Bregasit, tha se qeveria e tij është e interesuar për të zhvilluar këto raporte të njohura bashkëpun-

PAKTI

Italia, interes për rritjen e dialogut mes bizneseve

MUNDËSITË

Presidenti i “BiznesAlbania”, Luan Bregasi, priti në një takim të veçantë, me kërkesën e tij, ambasadorin e Republikës së Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaianin, i shoqëruar nga sekretare e parë e ambasadës dhe shefe e Zyrës Tregtare, znj. Raffaella Valentini. Në fillim të takimit, presidenti i “BiznesAlbania” i tha ambasadorit të vendit mik se biznesi shqiptar ka pasur dhe ka marrëdhenie të mira me ambasadën në Tiranë. Bregasi e falenderoi ambasadorin për interesimin që ka treguar për organizatën që ai drejton, sidomos pas takimit me znj. Valentini, të realizuar pak kohë më parë. Ai e informoi gjerësisht për vendin dhe rolin e “BiznesAlbania” si dhe mënyrën e funksionimit të saj. “BiznesAlbania” nuk u krijua me urdhër të dikujt, por si një nevojë e biznesit për të forcuar rolin dhe kontributin e klasës, së maturuar tashmë, të sipërmarrjes shqiptare”, i tha Bregasi ambasadorit mik. “Shoqatat që përbëjnë ‘BiznesAlbania’-n ishin të forta, por nuk ishin të fuqishme; tashmë ato janë të tilla”, shtoi ai.

imi. “Duke qënë partneri i parë ekonomik i Shqipërisë, me rreth 30 për qind të shkëmbimeve tregtare dypalëshe, Italia është e interesuar për një dialog në rritje mes shoqatave të biznesit të të dy vendeve dhe institucioneve reciproke”, tha ambasadori Gaianin.

GJENDJA Tre mujori i parë

Raiffeisen Bank, 541 milionë euro fitim Raiffeisen Bank International AG (RBI) shënoi një fitim të konsoliduar prej 541 milionë euro në tremujorin e parë të 2012, i cili përfaqëson një rritje prej 100.4 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. “Pavarësisht mjedisit sfidues, në arritëm të ruanim suksesin e një viti më parë me rezultatet e tremujorit tonë të parë. Edhe me heqjen e disa efekteve negative ne mund të jemi të kënaqur me fitimin që kemi arritur”, tha Herbert Stepic, Drejtor Ekzekutiv i RBI. Fitimi para taksës i RBI u rrit me 69.1 për qind në 685 milionë euro dhe fitimi pas taksës u rrit me 87.9 për qind ose 574 milionë euro. Ndërkohë, fitimet për aksion u rritën nga 1.13 euro në tremujorin e parë të 2011-ës me 1.39 euro në 2.52 euro. Të ardhurat e RBI në tërësi u zhvilluan pozitivisht pavarësisht një rënieje të lehtë në të ardhurat operative, të cilat arritën në 1,295 millionë euro në tremujorin e parë të 2012. Nga njëra anë, kjo erdhi si rezultat i provigjioneve më të ulta neto për humbjet nga kreditë e këqija, të cilat ranë në 26.5 për qind, si dhe nga lëvizjet pozitive ëe treg. Ndërkohë, provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija u ulën më tej krahasuar me një vit më parë, me 27 për qind ose 55 milionë euro në 153 milionë euro, duke qenë se situata është përmirësuar veçanërisht në CIS dhe segmentet e Korporatave të Grupit. Në Ukrainë, provigjionet për klientët individë u reduktuan ndjeshëm për arsye të cilësisë së përmiresuar të portofolit dhe të ardhurave më të larta nga mbledhja e kolateraleve. Në segmente të tjera, provigjionet gjithashtu shënuan rënie të lehtë ose mbetën në të njëjtin nivel si në 2011. Ndërkohë, kthimi nga kapitali para taksës, i cili është vendimtar për një vlerësim të performances së biznesit, u rrit me 9.5 pikë përqindjeje, kryesisht si rezultat i fitimit më të lartë. Për sa i përket shpenzimeve të përgjithshme administrative ato mbetën ekzaktësisht në të njëjtin nivel krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në 753 milionë euro. Të ardhura më të ulta, gjithsesi tregojnë që raporti kosto/të ardhura u rrit me 2.0 pikë përqindjeje.


»

EKONOMI •E

premte 25 maj 2012

07

SHPËRFILLET BIZNESI NË LIGJIN E RI TË AKCIZAVE

Akciza, kryesore për buxhetin. Opozita: Keni përfitime vetjake Ervin Koçi

K

uvendi miratoi dje projektligjin “Për akcizën” pa bërë në të ndryshimet e kërkuara nga grupet e biznesit. Ndryshe nga sa parashikonte varianti i parë, në të u bë ndryshimi që zbatimi i ligjit të fillojë më datë 1 tetor 2012 dhe jo në datën 1 korrik 2012 që ishte vendosur në fillim. Diskutimi i projektligjit nuk ishte i parashikuar në rendin e ditës dhe për këtë arsye ngjalli një debat të ashpër ndërmjet përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe anëtarëve të mazhorancës. Deputeti Socialist, Erion Braçe, reagoi duke thënë se ky veprim është bërë në mënyrë të qëllimshme. Pavarësisht këtyre kundërshtimeve, Kuvendi vijoi procedurat për miratimin e ligjit të ri për akcizat. Ministri i Financave, Ridvan Bode, theksoi se ky draft zgjidh probleme të administrimit fiskal të akcizës dhe është bërë në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian. Deputeti socialist Arben Malja tha se ligji nuk zgjidh çështjet që pretendon qeveria. Ligji u miratua me 68 vota pro të mazhorancës, ndërsa opozita e bojkotoi votimin. Opozita Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, kundërshtoi në Kuvend ndryshimet në p/ ligjin “Për akcizat” për impaktin në garancitë e likuiditetit si një nga pikat më të debatueshme. “Është koha që qeveria dhe Komisioni i Ekonomisë të studiojnë nga afër të gjithë elementët, që kanë të bëjnë me parapagimin dhe me krizën e likuiditeteve”, tha deputeti socialiste. Malaj vijoi duke thënë se është më shqetësues fakti se si po ndikohet në ambientin e biznesit. “Vendi është i prekur nga impaktet negative të krizës globale dhe akoma më shumë nga impaktet e keqqeverisjes. Është për t’u habitur që një vend si Shqipëria, që vetëmburret se ka taksa më të ulëta në botë vazhdon të klasifikohet si vendi më problematik në pagimin e taksave”, theksoi Malaj duke ju referuar cilësisë në përgatitjen e ligjit dhe cilësinë e administratës fiskale. Sipas tij, ligji “Për akcizat” ka të bëjë edhe me elementë të politikave fiskale edhe me elementë të administrimit fiskal. Më pas ai vijoi duke thënë se “Së pari, qeveria tenton që gjithnjë e më tepër të përdorë teknologjitë e reja në përmirësimin e administrimit fiskal thjesht dhe vetëm si një avantazh të saj dhe jo si një avantazh të ambientit të biznesit, madje disa kosto shtesë i kalojnë biznesit”. Ministria e Financave Ministri Ridvan Bode vlerësoi në Kuvend se, drafti “Për akcizat” që zëvendëson atë aktual

Leku zhvlerësohet ndaj dollarit

Dollari në nivele historike, Euro pëson rënie të lehtë Dollari amerikan ka regjistura dje një tjetër rritje në tregun monetar, duke shënuar një forcim të pazakontë në tregun e këmbimit valutor. Një dollar është këmbyer me 111.05 lekë, 0.71 lekë më shumë, duke arritur kështu një tjetër nivel historik, së paku gjatë 2 viteve të fundit. Për dy vjet dollari amerikan është luhatur në nivelet e 95-108 lekësh, ndërsa tani ai ka arritur një nivel shumë të ndryshëm nga situata e viteve të fundit. Forcimi i monedhës amerikane vjen si pasojë e rritjes së tij në bursat ndërkombëtare, pas dobësimit të euros nga “ethet” greke, por edhe përmirësimit të tregut të shtëpive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga ana tjetër, monedha

evropiane ka regjistruar një dobësim të lehtë kundrejt lekut. Ky zhvlerësim i lehtë ka ardhur si pasojë e lëvizjeve që ka pësuar kjo monedhë në tregun ndërkombëtarë, e cila ka reflektuar edhe në këmbimin vendas. Një euro është këmbyer sot me 139.57 lekë, 0.04 lekë më pak se një ditë më parë. Në tregjet ndërkombëtare, euro ka arritur në nivelin më të ulët të dy viteve të fundit, duke zbritur poshtë 1.26 dollarë për një euro. Euro pritet që të pësojë edhe të tjera ulje për shkak të fillimit të sezonit turistik në vend, pasi do të futen më shumë kartëmonedha evropiane dhe për pasojë do të ketë një zhvlerësim të monedhës evropiane.

Vijon projekti i vodafone

Mbi 1000 pacient të ekzaminuar nga Telemjekësija

Nenet e kundërshtuara nga bizneset NENI 23/ MASA E GARANCISË 1. Depozituesi i miratuar është i detyruar të depozitojë një garanci në masën 100% të detyrimit të akcizës të produkteve të depozituara. Nëse garancia jepet nga subjekte të tjera, shuma e garancisë së dhënë nga depozituesi i miratuar zvogëlohet në të njëjtën shumë. Depozituesit e miratuar, dërguesit e regjistruar, pritësit e regjistruar, janë të detyruar të garantojnë në masën 100% detyrimin e akcizës edhe për të gjitha operacionet e tjera me pezullim të detyrimeve të akcizës. Autoriteti doganor ka të drejtë të përjashtojë nga detyrimet e përcaktuara në pikën 1 dhe 2 të këtij neni, institucionet buxhetore. NENI 26/ DORËZANIA Dorëzanësi merr përsipër me shkrim të paguajë personalisht dhe/ose bashkërisht me depozituesin e miratuar, pritësin e regjistruar, dërguesin e regjistruar shumën e borxhit të garantuar që duhet paguar. Dorëzanësi duhet të jetë një person i tretë i vendosur në Republikën e Shqipërisë dhe i pranuar nga autoritetet doganore.

Mënyra e re e tatimit të akcizës

Ndryshimet kryesore që ka ligji i ri i akcizave Ligji i ri ndryshon tërësisht konceptin mbi administrimin e taksës së akcizës. Ajo kufizon prodhimin e pijeve alkoolike për përdorim vetjak, pasi nëse kalohet limit i caktuar produkti fillon të tatohet. Taksat do të vendosen në varësi të volumit (gradës alkoolike), sikurse, ndër të tjera, i detyron kompanitë të parapaguajnë taksat dhe pullën, duke vendosur garanci bankare. Financat thonë se ligji i përshtatet BE-së, kurse biznesi shprehet i indinjuar mbi ndryshimet, pa marrë në konsideratë kërkesat. Më shumë se sa kosto për ndërmarrjet private, të konsoliduar tashmë, ajo çfarë shihet me shqetësim nga ekspertët e fushës lidhet me efektet e ligjit te prodhuesit e vegjël vendas, si për konsum vetjak, ashtu dhe për tregtim. Me dyshim shihet edhe fakti i administrimit të taksës, e cila nga tatimet, ka kaluar tërësisht te doganat. Duke nisur nga data 1 tetor të këtij viti do të hyj në fuqi ligji i ri i akcizave.

të 2003-shit sjell përmirësim të dukshëm në administrimin e taksës së akcizës nga doganat”. “P/ligji sanksionon gjithë përmirësimet, pasi në të ardhmen taksa e akcizës do të jetë kryesore në të ardhurat e buxhetit të shtetit si në çdo vend”, tha Bode, sipas të cilit, më e reja është kalimi i akcizës në një administratë të vetme, tek doganat si i vetmi administrator, që dëshmon prezencën e tij

në çdo njësi, në prodhues dhe importues. Sipas Bodes, “akciza është taksë e veçantë dhe e ndjeshme si për konsumatorët, edhe prodhuesit dhe tregtuesit e tyre”, dhe “përmirësimi në mbledhjen e akcizës është thelbësor në këtë ndryshim ligjor”. Ai u shpreh se ndryshimet ligjore synojnë të përafrojë standardet e kërkuara nga BE dhe unifikimin e procedurave dhe standardeve.

Projekti “Telemjekësia përmes celularit” vijon zbatimin në zonat e thella të vendit. Deri më sot, numri i fshatrave në të cilën ka gjetur zbatim projekti kalon shifrën 80 dhe numri i pacientëve të ekzaminuar është mbi 1000. Projekti i Telemjekësisë, i financuar nga Fondacioni Vodafone Albania ka filluar të zbatohet në terren qysh prej muajit mars 2012. Projekti shërben si ndihmë për sistemin shëndetësor shqiptar duke shënjestruar kryesisht moshat e treta dhe personat me aftësi të kufizuara që jetojnë në këto zona të thella. Projekti mundëson realizimin e një numëri ekzaminimesh mjekësore të tilla si spirometër, ekg, oksimetër,

matje tensioni arterial dhe glukoze dhe më tej konsultimin e rezultateve me mjekë specialistë. Të dhënat e testeve transmetohen në kohë reale përmes rrjetit Vodafone. Puna në terren kryhet nga mjekë të Kryqit të Kuq në bashkëpunim me strukturat e drejtorive të Shëndetit Publik në këto zona, ndërsa konsultimi i rezultateve të testeve realizohet nga mjekë specialistë të spitalit “Hygeia” në Tiranë. Projekti parashikon të mbulojë rreth 400 fshatra në zonat më të thella të Shqipërisë sipas përzgjedhjes së kryer nga ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë. Projekti vijon të zbatohet dhe të ketë rezultate pozitive tek pacientët që kanë përdorur telemjekësinë.

Monitorim i pagesave në industri

EITI dëshmi për transparencë në industrinë nxjerrëse Ka nisur tashmë puna për hartimin e raportit të dytë të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse, EITI, në Shqipëri. Ky raport do të përfshijë të dhëna mbi veprimtarinë në miniera e kompanitë e naftës në vendin tonë, për vitet 2010-2011. Analiza dhe rezultatet do të përqëndrohen te shifrat, që qarkullojnë në këtë industri si: pagat e punonjësve, pagesat që kryhen për llogari të komunitetit, si dhe të ardhurat që i kalojnë buxhetiti të shtetit. Që prej pak kohësh, pagesat në industrinë nxjerrëse në Shqipëri po kalojnë nën një monitorim serioz e ndërkombëtar. Sipas raportiti të parë mbi pagesat e bëra nga këto kompani, rreth 93% e të ardhurave të

qeverisë, që janë raportuar, vijnë nga sektori i naftës dhe ai i gazit. Të dhënat i referoheshin vitit 2009, që është edhe vitit i parë, i cili u analizua nga eskpertët ndërkombëtarë. Një iniciativë e tillë nisi me kerkesë të vetë Kryeministrit të Shqipërisë në vitin 2008. Kjo nismë konsiston në zbardhjen e të gjitha përfitimeve, pagesave dhe xhiros që qarkullon në industrinë nxjerrëse, ku përfshihen mineralet si: nafta, gazi, gurët gëlqeror, gurët dekorativ, uji etj, pra çdo gjë që nxirret nga toka. Në këtë nismë apsirojnë të përfshihen të gjitha vendet, nëntoka e të cilave është e pasur dhe ku industria e nxjerrëse është për rrjedhojë e zhvilluar.


08

« reklamë

E premte 25 maj 2012 •

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

Adresa: Sheshi Skëndërbej nr.5 Tel: ++355 42 380 793; Fax: ++355 42 232 389

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Bulevardi “Bajram Curri” – Rruga “Ali Demi” Faza e II” Tiranë. Subjekti kërkues i këtij objekti është Bashkia e Tiranës. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në bazë të Vendimin nr.138, datë 23.03.2000, të Këshillit të Ministrave “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar. Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen

titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). Pronarët për të cilët në kolonën shënime në tabelën e publikuar, është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZRPP”me çertifikatë pronësie , do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë të rifreskuar pranë Bashkisë së Tiranës (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”). Pronarët e pasurive për të cilët është bërë shënimi “Bllokim hipotekor në favor të BTA” do të likujdohen për efekt shpronësimi pasi të jetë hequr barra hipotekore. Për pasuritë për të cilat është bërë shënimi

“Rikonfirmim” me pronar të pa vërtetuar, personat të cilët pretendojnë pronësinë duhet të aplikojnë për regjistrimin e këtyre pasurive, në të kundërt nuk do të kompensohen për efekt shpronësimi. Për pasurinë për të cilën është bërë shënimi “Verifikim” sqarojmë se do të verifikohen të dhënat pranë ZVRPP-së Tiranë. Për pasurinë me shënimin “Rikonfirmim” sqarojmë se do të kërkojmë edhe njëherë konfirmimin e titullit të pronësisë pranë ZVRPP-së Tiranë. Për pasurinë në “Proçes Regjistrimi” pronari përkatës do të likujdohet për efekt shpronësimi pas përfundimit të këtij proçesi si dhe në bazë të dokumentacionit që do dorëzojë pranë Bashkisë së Tiranës. Vlera totale e shpronësimit është 123 619 047. 2 (njëqind e njëzet e tre milion e gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyzet e shtatë pikë dy) lekë.

BASHKIA TIRANE

DREJTORIA E KONTROLLIT TE ZHVILLIMIT TE TERRITORIT BULEVARDI “BAJRAM CURRI” - RRUGA “ALI DEMI”, FAZA E II-TE

Llogaritjet paraprake për shpronësim të pasurive që preken nga ndërtimi i segmentit blv.”B.Curri” - “A.Demi”

Nr.

Pronari

Nr. Z.K

Pas.

Truall Sip. m² Çmimi

Objekt Vlera në Sip. m² lekë

1

Sabrie, Genci dhe Bashkim Burreli

8150

8/507

175

2

Pronar i Pavertetuar

8150

8/271

162.4

3

Pronar i Pavertetuar

8150

8/270

79

4

Bashkepronaret Fazlla

8150

8/634

380

29829 11335020

5

Drita Lama; Esma Bimo; Isa Gorica dhe Flutura Myftiu

8150

8/420

7.6

29829

226700.4

6

Riza Hasanaj

8150

8/419

40

29829

1193160

29829

Cmimi

Vlera ne leke

29829 4844229.6

81 123843.2 10031299.2

29829

48 123843.2

5944473.6

197 123843.2 24397110.4

41 123843.2

5077571.2

8150

8/64ND

8

Bashkepronaret Kycyku, Balla, etj (9 BP) Bashkepronaret Kycyku, Balla, etj (9 BP)

8150

8/741

9

Bashkepronaret Pengili

8150

8/269

50 123843.2

10

Njazi dhe Mynevere Cuadari Bashkepronaret Zhupani, Hyka dhe Fida

8150

8/614 8/557ND

96 123843.2 11888947.2

7

11

TOTALI

8150

163 123843.2 20186441.6 120

29829

3579480

90 123843.2 964

28755156

Statusi

Pershkrim

Totale Leke

Juridik i Prones

i vecante

Konfirmuar nga ZVRPP/Certifikate 5220075 pronesie

5220075

2356491

Vlera

766

6192160

11145888 94863891.2

14875528.8

Rikonfirmim

8300964.6

Rikonfirmim ZVRPP/Certifikate 35732130.4 pronesie Konfirmuar nga ZVRPP/ne proces regjistrimi 226700.4

6270731.2

Verifikim Konfirmuar nga ZVRPP/Certifikate pronesie 20186441.6 ZVRPP/Certifikate 3579480 pronesie

6192160

Rikonfirmim Konfirmuar nga ZVRPP/Certifikate 11888947.2 pronesie ZVRPP/Certifikate 11145888 pronesie 123619047.2

Bllokim hipotekor ne favor te BTA Sip.totale objekti 81m2 (shtepi perdhese) Sip.totale objekti 48m2 (ndertese) 196.7m2 (banese 1kt) objekti nuk preket Sip.totale objekti 41m2 (ndertese) 163m2 (ndertese 1 kt/3 dhoma me nga nje depo secila)

Sip.totale objekti 50m2 (dy dhoma) m2) + bodrum. Sip totale (1-kt +bodrum) 96m2. Sip.totale 90m2 ndertese (shtepi)


AKTUALITET •E

premte 25 maj 2012

AKSIDENTI HIMARË/ SHUMË QYTETARË MBËRRIJNË NGA GJITHË TROJET SHQIPTARE

Nxënës nga Malisheva homazhe në UE Ngushëllojnë familjet e prekura dhe ambasadori Arvizu dhe Topi LLEDIA LLESHI ELBASAN- Solidarizim në nderim të studentëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të Himarës ka pasur dje edhe nga mësues e nxënës të shkollave të trevave shqiptare në Maqedoni e Kosovë. E veçantë do të ishte vizita e një grupi nga Malisheva, pikërisht nga zona ku ishin viktimat e aksidentit të 2004-ës. Kryetari i komunës, profesorë dhe familjarë të viktimave kanë vendosur lule në fotografitë e studentëve që humbën jetën në aksidentin e rëndë. Ata u shprehen se ndjehen pranë këtyre familjeve edhe për faktin se ata vetë janë prekur nga një tragjedi e ngjashme, plagët e së cilës nuk janë mbyllur ende. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme dhjetëra nxënës të shkollës “Ashim Agushi” nga Ladërishti i Strugës në Maqedoni, kanë kryer homazhe në universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Të edukuar e me mjaft rregull, ata kanë nderuar viktimat e këtij aksidenti. Por edhe pse dhimbja ka qenë e thellë edhe në viset shqiptare përtej kufirit, sërish ata shprehen se do të vijojnë rregullisht ekskursionet dhe ekspeditat në Shqipëri. Drejtori i shkollës së “Laborishtit”, Sabri Dauti, shprehet se “Ishte vetë dëshira e nxënësve dhe e familjeve të tyre që të kryenin homazhe për studentët që humbën jetën në këtë aksident”. Në emër të familjeve dhe nxënësve ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet. Homazhe nga Arvizu dhe Topi Pas kryerjes së ceremonisë në Elbasan në kuadër të aktiviteteve në vitin e 50-të të Korpusit të Paqes i ngritur që nga viti 1961 nga presidenti John Kenedy, ambasadori Arvizu ka bërë homazhe në Universitetin e Elbasanit. “Lajmi i keq i kësaj të hëne na përfshiu të gjithëve. Unë mendova për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre dhe u luta perëndisë që të mos ishin prekur nga kjo tragjedi ato familje që takova disa javë më parë këtu në Elbasan. Por edhe pse nuk ishin të tyre këto vajza ishin të një familje, mbesa të dikujt. Shpresoj përmes veprave tona ne të mund t’ju tregojmë se nuk ka mik më të besueshëm që Shqipëria ka sesa Amerika. Ju keni përjetuar gëzime e tani përjetoni këtë dhimbje”. Ambasadori gjithashtu ka përcjellë edhe një mesazh ngushëllimi teksa është gjunjëzuar para fotografive të 11 vajzave të aksidentuara të hënën në Himarë. “Dua të them se nuk flas vetëm në emër të stafit të ambasadës në Shqipëri, por në emër të të gjithë amerikanëve. Jemi thellësisht të trishtuar që njerëz të rinj kaq të bukur kanë humbur jetën në këtë mënyrë. Dhimbja është kaq e madhe saqë është e papërfytyrueshme për t’u mbajtur paramendoni ju që

VERSIONI ZYRTAR I POLICISË SË SHTETIT SQARON DETAJE TË AKSIDENTIT NË HIMARË

Policia: Shpejtësia e madhe shkaktoi aksidentin Zyrtarisht policia tha se “Segmenti rrugor është një rrugë e rregullt me të gjithë parametrat, i pajisur me sinjalistikën e nevojshme, si dhe me parmakët metalik anësor mbrojtës. Shpejtësia e lejuar për këtë segment rrugor është 20 km/orë. Ka dhe tabela paralajmëruese që tregojnë se rruga ka një pjerrtësi 10%, si dhe tabela të tjera që paralajmërojnë se kemi të bëjmë me kthesa të dyfishta. Nga këqyrja e automjetit nuk keni pasur mundësi t’i njihni këta njerëz. Lutem për shpirtrat dhe ngushëllojmë familjet e tyre. Jam mirënjohës që shumë kanë mundur të mbijetojnë dhe lutemi për një shërim të shpejtë të tyre. Më ka bërë shumë përshtypje që si populli është ndjerë për këtë aksident të tmerrshëm. Ndoshta kjo është trashëgimia që shohim të gjithë. Të gjithë njerëzit u bënë njësh në këtë tragjedi. Sërish edhe një herë ngushëllimet e mia më të thella”. Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, i cili ka përcjellë edhe një herë ngushëllimin për familjet e studentëve të aksidentuar. “Zoti ju dhëntë forcë në përballimin e kësaj tragjedie. Duke i bërë thirrje pedagogëve dhe strukturave jo vetëm universitare me shumë përkujdesje të mbijetuarat të kenë një suport të mjaftueshëm për ta kaluar sa më lehtë këtë shok psikologjik”, tha Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Ndërkohë homazhet dje kanë vijuar përgjatë gjithë ditës në hollet e këtij Universiteti.

konstatohet ndonjë dëmtim tek sistemi i drejtimit të automjetit, pra ka qenë në rregull në momentin e aksidentit. Gjendja teknike e gomave ishte e rregullt, ndërkohë goma e krahut të majtë rezulton të jetë çarë në momentin e kontaktit me bordurën mbrojtëse dhe nuk ka pasur një skopjim të gomës. Nga këqyrja e gjurmës së frenimit në vendin e ngjarjes rezulton se në momentin e aksidentit sistemi i frenimit të autom-

jetit ka funksionuar, por nuk ka qenë i suksesshëm në eleminimin e aksidentit, pasi bazuar në provat e fiksuara në vendin e ngjarjes dhe gjurma e frenimit, shpejtësia ka qenë më e madhe se ajo e lejuar në këtë aks rrugor dhe drejtuesi i mjetit ka reaguar me vonesë për të ulur shpejtësinë e mjetit të mësipërm. Shkaku kryesor i këtij aksidenti ka qenë mosrregullimi i shpejtësisë në këtë aks rrugor nga drejtuesi i mjetit”.

AKSIDENTI TRAGJIK, TRANSPORTI U BË PASDITEN E DJESHME

Nisen drejt Austrisë dy vajzat Trajtimi tek ushtaraku si nxori dot nga koma Pas shumë përpjekjesh, dy vajzat që janë në gjendje të rëndë shëndetësore prej plagëve të marra në aksidentin tragjik të Himarës janë nisur pasditen e djeshme drejt Austrisë me një avion çarter sanitar për trajtim më të specializuar mjekësor. Trajtimet disaditore të bëra nga specialistët e Spitalit Ushtarak nuk kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy vajzave nga gjendja e komës. Kjo ka bërë që strukturat shëndetësore t’i nisin ato Austrisë, ku mundësitë për trajtimin e tyre janë më të mëdha. Avioni sanitar, i ulur rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme në pistën e Rinasit, ku më pas ka e para vajza nga Lushnja, Eriselda Gubere, e

cila ka dëmtime të shpretkës, hemorragji të brendshme, dëmtime të veshkës unike, si dhe të disa vertebrave të zonës së kurriz. Më pas ka mbërritur edhe Florie Peci, që ka dëmtime në kokë, trup dhe shtyllën kurrizore, shembje në gjoks dhe në bark. Nga Spitali Ushtarak në aeroport transporti i dy vajzave është bërë nga ambulanca të pajisura me të gjitha pajisjet e reanimimit të shoqëruara nga mjekët. Gjendja shëndetësore e 12 të plagosurave të tjera, që ndodhen në Spitalin Ushtarak, vazhdon të jetë nën vlerësimin e mjekëve. Parametrat shëndetësorë të pesë studenteve që po trajtohen ende në Vlorë janë përmirësuar.

»

09

BOTIMI Libri i Ylli Polovina

“Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut” BERAT – Shkrimtari dhe studiuesi i njohur beratas, Ylli Polovina, sjell për lexuesin veprën e tij më të fundit historike “Gjon Muzakaj i Beratit përballë Skënderbeut”. Një vepër që vjen në seri të vepra të mëparshme në fushën e historisë për rolin dhe kontributin e familjeve të njohura gjatë periudhës së pushtimit osman në vend, siç është dhe familja e njohur Muzaka. Ky botim i çmuar në fushën e historisë vjen në mënyrën më befasuese ku veçohen moment, ndriçohen fakte dhe jepen informacione për një nga familjet më të rëndësishme beratase, familjen Muzaka. Libri është prezantuar dje në qytetin e Beratit nga vetë autori dhe djali i këtij qyteti Ylli Polovina. Ai e prezantoi veprën e tij që ka dal në treg vetëm një muaj më parë mesditën e djeshme në një takim mes miqve të librit në bibliotekën “Vexhi Buharaja”. Pjesëmarrës kanë qenë në këtë prezantim libri pushtetarë lokalë, nxënës shkollash dhe artdashës së librit. Libri me anë të një studimi të mirëfilltë historik synon të sjellë më shumë informacione historike, por që vijnë bukur me një gjuhë letrare mbi rolin, kontributin për një nga familjet më të njohura të kohës në këtë qytet, por dhe më gjerë familjes Muzaka, marrëdhëniet me prijësin e shqiptarëve, Skënderbeun. Në detajet në librin e tij “Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut” autori Polovina hedh dritë mbi ngjarjen e 26 korrikut të vitit 1455, fajësinë e princit Mojsi Golemi dhe më pas pajtimin e tij pas rikthimit nga Turqia, Otomane. Po në këtë libër autori përshkuan njëra pas tjetrës ngjarjet duke u bazuar në zhvillimin e tyre në datat konkrete të ndodhisë në gjysmën e mijëvjeçarit ku dhe kanë jetuar princërit e Shqipërisë dhe Skënderbeu. Libri ndodhet në libraritë e qytetit, ndërsa shumë bashkëqytetarë e kanë përgëzuar autorin për punën e tij hulumtuese me plot përkushtim dhe pasion për të sjellë për bashkëkohësit fakte mbi periudhën ndoshta më të lavdishme të shqiptarëve. Sulo Gozhina


10

« koment

E premte 25 maj 2012 •

Pesë dritare të ngushta Vështrime sociologjike urbane

K

uptimi i fjalës “demokraci”, ndonëse kanë kaluar shumë vjet që është shtruar këmbëkryq te ne, edhe sot e gjithë ditën dendur paraqet vetëm njërin nga kuptimet: atë të lirisë. Fjala “demokraci” do të ishte e mangët nëse nuk kuptohet se ajo mbart në vetvete edhe kuptime të tjera përveç personales, individuales. Liria, privatësia, personalja janë fjalë shumë të bukura dhe tepër të nevojshme në jetën e njeriut, sepse të sigurojnë të drejta, të drejta, vetëm të drejta. Në anën tjetër, harrohet ajo që tingëllon ndryshe: harrohet se veç të drejtave çdo njeri, çdo individ ka edhe detyra, sepse këtë ia kërkon jeta e të tjerëve dhe komunikimi në komunitet. Detyrat, që ndonëse minimizohen, por që janë të shumta, deri diku mbase edhe të vështira, çdo njeri është i detyruar t’u bindet, t’i plotësojë. Veçse jo të mbulohet me to, ta ketë si një lloj alibie për të thënë se “filan autor mendon kështu dhe ne i referohemi atij”. Ku janë ikonat? Shfaqjet artistike, numrat e ndryshëm të varieteve e spektakleve dhe shumë ngjarje të tjera artistike, përfshirë edhe drama, festivale kombëtare, ndeshje sportive bashkë me shumë dukuri të tjera (evente, sikurse thirren rëndom nga ata që nuk e njohin gjuhën kombëtare standarde) pëlqehen nga njerëzit dhe një pjesë tubohet aty. Mirëpo kur jepen kronika të llojeve nga më të ndryshmet (informative, të zgjeruara apo shtrohen tryeza debati ose opinione të çfarëdollojshme etj.) për këto ngjarje tepër të zakonshme në jetën e një vendi dëgjon shprehje të çuditshme. Kjo madje vihet në gojën e paraqitësve të programeve, që janë të detyruar t’i thonë. Mbase më e palakmuara dhe më e shpërdoruara është fjala e famshmja “ikonë’’: ikonë e kinematografisë shqiptare, ikonë e teatrit, ikonë e festivaleve, ikonë e zërit më të bukur, e lojës më të pëlqyer, ikonë e TOB-it, ikonë e aksh sporti, pa u zgjatur në shembuj. Deri këtu s’ka asgjë të keqe, po kur sheh, për shembull, se “ikonat” janë ca aktore të reja në moshë, që mbase edhe pedagogu nuk ua di emrat, ose që mbase kanë dalë në skenë, por s’njihen të kenë dhënë vlera të vërteta, që të mbeten apo të spikatin në ngjarje me përmasa botërore e ndonjë edhe kombëtare, mbetesh i zhgënjyer kur ta paraqesin “ikonën”. Kështu, në trupën e Teatrit tonë Kombëtar ka pasur mbase ikona të tilla të kalibrit të lartë, që numërohen vetëm me gishtat e njërës dorë, por të ketë me tonelata “ikona” është e pajustifikuar dhe nuk është në dobi të askujt. Përkundrazi, e nëpërkëmbim artin, e shpërdorojmë dhe bëjmë të zhvlerësohet në sytë e publikut. Cilët janë “malokët”? Po e nisë me një ndodhi fare të vogël. Një të diel, herët, aty rreth orës 7:00, po zbrisja nga një rrugicë pranë korpusit të UT-së dhe kisha kaluar sheshin e shatërvanëve. Në krah më kaloi një makinë luksoze, që mund ta kishe zili. Atë mëngjes, çuditërisht, rruga ishte e pastër dhe zor se gjeje ato llomishte që mblidhen në mbrëmje. Nuk e pashë personin që voziste me të, por makina s’kishte të sharë, markë e re, e fundit. E ndoqa me sy, kur te kryqëzimi i parë, nga xhami i makinës doli një dorë. Dora e vozitësit bëri një hark dhe hodhi në tokë një paketë cigare të bërë shuk. Cilët janë këta malokë, që kanë makina të tilla, por që në të vërtetë robtohen e punojnë deri në 12 orë në ditë? Shumë prej tyre kanë arritur të bëjnë një jetë normale, por shumica asgjë më shumë nuk kanë. Është lakuar disa herë kjo shprehje me esencë pezhorative, se përdoret pa kriter e pa vend, kur duhet e kur s’duhet. Kur nisa të shkruaja këto radhë, me një synim të përcaktuar, m’u kujtua një tregim që unë, si autor, e kam përfshirë në tekstet shkollore aktuale, konkretisht në një klasë të fillores. Është një histori që nuk është e panjohur. Po e tregoj shkurtimisht në variantin tim: Aty flitet për një njeri arrakat, të pasjellshëm, madje sharjet i kishte sikur të jepte bukë e djathë e që ua kishte prurë prindërve dhe të tjerëve në majë të hundës. Dikur djali iku pa adresë dhe të gjithë gati psherëtinë, se u liruan nga ky njeri i pagdhendur. Po ku bariste ky njeri? A ishte bërë me makinë luksoze dhe gjezdiste kuturu? Ku është edukata, respekti? Këto dy fjalë kanë dhe s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. Jo

Nga prof. dr. Arian KADIU

fonetike, por lidhje të fortë logjike. Ka qenë një dukuri e pashkruar, por e njohur dhe e përhapur. Kur hipje në autobusin urban, çdo i ri dhe e re lëshonin vendin kur dikush ishte më i madh se ata në moshë. Madje, kjo ishte e padiskutueshme kur bëhej fjalë për mosha të vjetra. Kam pasur rastin të udhëtoj shumë shpesh me urbanët e Tiranës e kryesisht në gjysmëunazën që shkon për në spitalin “Nënë Tereza”. Zakonisht hipi në urbanët përballë ish-ekspozitës “Shqipëria Sot” dhe makina ngjitet lart. Ndeshen dy dukuri. Ka vajza dhe djem që të ulur në sedilje e që flasin pa pra me telefon. Madje, disa “flasin” edhe kur celularët i kanë të fikur. Pranë ka të moshuar që udhëtojnë më këmbë të mbajtur në hekurat. Vajzat vazhdojnë bisedat apo bëjnë sikur bisedojnë në celular, gjithmonë të kthyera përgjysmë nga dritarja. Ajo “nuk e ka parë” njeriun e moshuar, që dëshiron të ulet. Kështu vazhdon deri në fund të udhëtimit, ku vajza, studente ose gjimnaziste, do të ndalojë. Mbase vajzat e arsimuara në shkollat e Tiranës janë tepër të sjellshme, nuk i sheh kurrë të ulura në sedilje kur urbani është plot. Pa dashur mendon me keqardhje: “Ç’bëjnë këta të rinj e të reja në familjet e tyre me prindërit e tyre? Nuk bëhet fjalë për studentet e studentët e universiteteve private kur u duhet të rrugëtojnë me autobusë të linjave të ndryshme. Asnjeri nuk denjon të të thotë: “A dëshironi të uleni?”. Dukuria e dytë. Ka njerëz në moshë jo të madhe, rreth 40-45 vjeç. Ngado qofshin, menjëherë ngrihen më këmbë dhe të lirojnë vendin. M’u kujtua edhe shprehja popullore sa e vjetër aq edhe bashkëkohore që fitoi qytetarinë kur nisën të shtohen të rinjtë që vinin nga shkollat e larta, që silleshin keq, nuk kishin etikë në marrëdhënie me njerëzit e tyre, me të tjerët që s’i përfillnin, ndonëse e njihnin njëri-tjetrin shumë mirë. Mbase prej këtej doli edhe shprehja “shkolla të jep njohuri, por nuk të jep edukatë”. Përshëndetjet jashtë kohës Në të gjithë botën shprehjet me etikë janë të zakonshme. Kështu, njerëzit e kulturuar u drejtohen të tjerëve me fjalët: “mister”, “maramë”, “sinjora”, “ledi” etj., sipas vendit ku ndodhen. Këto përshëndetje nuk janë vetëm tipar i një shtrese të kulturuar. Edhe në filma a në jetën reale shprehjet me etikë, shfaqje e edukatës së hershme, janë të zakonshme. Ne shqiptarët trashëgojmë disa shprehje, që na i impononte trysnia e madhe e “shokëve” të Partisë. Tashmë, kur njerëz të moshave të ndryshme që të drejtohen me fjalët “xhaxha” ose “xhaxhi” të ngjanë sikur është bërë një zëvendësim artificial i fjalëve të dalajashtë mode “shok” e “shoqe”. Përpos tyre, sikur na mbeten në derë gjithashtu edhe fjalët e tjera të llojit “xhaxha” dhe “xhaxhi”. Në krahina të veçanta edhe në kohët më të këqija, kur edhe anekdotat e barcaletat duhej të miratoheshin nga Komiteti i Partisë, shprehjet që tregonin respekt për të tjerët e kulturë për vete janë përdorur jo rrallë. Fjalët “zotrote”, “imzot” nuk ishin vlera të vogla, por as të imponuara. Ishin fjalë respekti për të tjerët dhe shfaqje e kulturës për ata që i përdornin. Në Gjirokastër zonjat e sojme gjirokastrite fjalën “zotrote” e kishin të zakonshme dhe ishte pjesë e fjalorit aktiv të tyre. Po këto s’ishin e s’janë të vetmet. Fjala vjen, edhe në Tiranë gratë e vajzat tiranase, kur të drejtoheshin, thoshin edhe: “Siç thotë edhe zotnija jote...” Po kështu ndodhte edhe në Korçë, në Shkodër, pa hyrë në hollësi. Këtu del një pyetje e vetme: deri kur fjalët e rëndomta, pa bukuri e nuanca respekti (“shok” e “shoqe”) do të zëvendësohen me fjalët e bukura që shfaqin kulturë? Për gjuhëtarët ka edhe një sëkëlldi të re: si do të thirren djemtë e rinj të moshës nga 17-20 vjeç nga një mesoburrë? Për vajzat kjo është zgjidhur me elegancë: “zonjushë”. Në të vërtetë, këta të rinj nuk mund të quhen “zotëri”. A shkon që të thirren “zotërosh”? Mbase jo, mbase po. Kërkohet një zgjedhje, jo zgjidhje. Ku flenë OJF-të? Po ju sjellë në kujtesë një lajm që e njihni, por që media e anashkaloi. Para disa ditësh në një nga mediet dëgjova një lajm që nuk bëri jehonë: një grup të rinjsh suedezë apo të tjerë, në turin e tyre në Ballkan apo diku gjetkë, u ndaluan në qytetin e Lushnjës. Pamja ishte e shëmtuar. Të ardhurit e huaj nisën të pastrojnë zhulin e rrugicave të Lushnjës. Ishte e shtunë dhe gra e vajza,

djem e burra shihnin nga ballkonet se si punonin të huajt. Ishte e shtunë, ditë kur shkollat, nëpunësit kanë pushim, prandaj ata shijonin peizazhin “piktoresk”, nga i cili i ndante një rrugë tri-katër metra e gjerë. Pritëm në lajme të na shfaqeshin edhe drejtuesit e OJQ-ve (u pëlqen t’i quajnë OJF, pra organizata jofitimprurëse), të cilat duhej ta kishin organizuar dhe ta drejtonin këtë aksion. Ato nuk dukeshin gjëkundi. Të tjerë i justifikuan se të rinjtë kishin ardhur vetë nga jashtë dhe deshën të japin ndihmë. “Do të shihni nesër se ç’do të bëjnë drejtuesit e përfituesit e OJQ-ve!” Asgjë gjersa u ndërmor një aksion kombëtar. Pra, të nesërmen tabloja ishte e njëjtë: të huajt punonin dhe ne bënim sehir. Pyetja e parë është: ku ishin OJQ-të (OJF-të)? Po drejtuesit vendorë e lokalë ku ishin? OJF-të (OJQ-të) marrin nga vendi dhe nga jashtë mjaft ndihma, të cilat kryesisht janë në të holla, valutë e huaj. Me ato para ata, pasi ndajnë të ardhurat e veta (kuptohet që asnjë prej tyre nuk punon si jofitimprurëse, duhet të organizojnë e të mbështesin veprimtari në dobi të komunitetit, pavarësisht nga emërtimet e ndryshme që serviren. Veprimtaria u kishte trokitur në derë të shtëpisë, ata vetëm duhej ta mbështetnin këtë. Mirëpo planet e tyre, që lypset të jenë shumë fleksibël, nuk i “lejuan” ta përcillnin këtë veprimtari. Madje, kur atje nuk kishte ndonjë titullar dikasteri, ato nuk mund të harxhonin para për t’u mbështetur nga të huajt. OJF-të nuk mund të përfshiheshin në këtë tubim të mrekullueshëm, pasi duheshin vetëm pak fond. Kur ata bëjnë konferenca e mbledhin tavolina të rrumbullakëta, derdhin me shumë para e valutë, përveç drekave e darkave. Të rinjtë punuan dy ditë dhe na pastruan mbeturinat që i kishin hedhur, mbase edhe jo banorët sehirxhinj, që shihnin spektakël, që e organizuan një grup të rinjsh ardhur nga... Lushnjarët mbahen dhe janë pastërtorë, por të huajt u lanë një mesazh, por jo vetëm atyre. Mos harroni qeset që fluturonin nga pallatet, ose të tjera që mbeteshin në derë të shtëpive. Për fat të mirë, në këtë kohë këto raste janë zvogëluar. Tani të rrokim shembullin e mirë, që ka pasur rrënjë të thella në Shqipëri. Asnjëherë nuk është vonë për të bërë diçka të dobishme në ndihmë të askujt dhe të gjithkujt. Vera po troket. Turistët planifikojnë t’i kalojnë pushimet te ne. Qeveria u ka rënë prej kohësh kambanave të alarmit. Ajo ka caktuar edhe fonde të posaçme për grumbullimin e plehrave. Shumë bashki e komuna flenë, ndërsa pisllëku u ka zënë pragun e derës. Më së fundi duhet thënë: ku janë OJF-të? Cilët janë nga komuniteti veprimtarët e tyre, që i kanë vetëm në letër, me qëllim që t’u marrin të huajve dhe qeverisë, si deri më sot, fonde në para e në valutë? T’i përveshim mëngët, të na hapen sytë, e vërteta të dalë siç është e ta shtojmë çdo ditë e më shumë. Shqipëria jonë është e bukur, por duke e mbajtur pastër e kthejmë në identitet, në një parajsë buzë detit, në prehër të maleve. Terma mjekësorë - Vështirësitë psikologjike të fëmijës shurdh - Psikopatalogjia e fëmijës shurdh: shurdhimi dhe prapambetja, sh. Dhe çrregullime të sjelles, sh. Autizmi fëmijëror. - Çrregullimet kryesore të shikimit, - Zhvillimi: psikomotor, njohës, afektiv, trajtimi psikopatologjik - Të folurit: disfazia, disfonia - Patologji të veçanta të të folurit: belbëzimi, perspektiva psikopatologjike, roli i familjes, paaftësia për të folur (mutizmi), mjetet e komunikimit joverbal, asimetritë në tru. - Vonesa mendore. Vonesa për shkak të faktorëve gjenetikë: sindroma Down, Phenyketomuria (PKU); sindroma Tuner, Klinefelter, Kretinizmi; sindroma fetal e akoolik, rubeola, sëmundja nga plumbi, Vonesa për shkak të faktorëve psikoshoqëror. - Sjellja. Çrregullimi i hiperaktivitetit, Simptomat, shpengimi - Faktorët, trajtimi. Sjellja dëmtuese. Simptomat, shpjegimet, faktorët, trajtimi. - Autizmi - Psikopatologjitë e sjelljes lëvizore: çrregullimet e ateralizmit, disgrafia, mangësia lëvizore, tiket. - Të nxënët - Integrimi shkollor i fëmijëve me aftësi të kufizuar.


koment • E premte 25 maj 2012

»

11

Meditim para mozaikut Në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë Nga Reshat Kripa*

N

jë ditë isha ulur në lulishten para Muzeut Historik Kombëtar. Vështroja përqark. Këmbësorë, makina, motoçikleta dhe tektuk ndonjë biçikletë qarkullonin rreth e rrotull. Vështroja dy simbolet e vjetra të Tiranës: orën dhe xhaminë dhe më kujtohej fëmijëria ime në rrugët e këtij qyteti. Vështroja monumentin e Heroit tonë Kombëtar dhe ndieja një krenari brenda vetes. Ndieja krenari pasi më kujtoheshin vargjet e Naimit të madh: Lumë ti, moj Shqipëri, thashë armët e tij kur i pashë, në Belvedere në Vjenë sikur pashë Skënderbenë! Vështroja lulishtet që janë ndërtuar kohët e fundit në këtë shesh, madje një e tillë është fare pranë vendit ku unë isha ulur. Vështroj dhe meditoj: “Këtu dikur ishte shtatorja e diktatorit. Ajo dukej sikur i bënte karshillëk Heroit Kombëtar, sikur i thoshte: «E kush je ti? Tani jam unë zot i këtij vendi, paçka se sheshi mban ende emrin tënd!» Por kohët ndryshuan. Populli e hodhi poshtë diktaturën dhe bashkë me të edhe shtatoren. U mendua që në vend të tij të ngrihej memoriali i viktimave të të përndjekurve politikë. E pse jo? Kur një i tillë është ngritur në Uashington, ku diktatura komuniste nuk ka sunduar për asnjë çast, pse të mos ngrihet te ne? Madje për ngritjen e një vepre të tillë është miratuar para gjashtë vjetësh, një rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë, por që, çuditërisht, ka mbetur në heshtje. Lulishtja e ndërtuar në vendin e tij është shprehja më e qartë e kësaj heshtjeje.” Vështrimi rrotullohet dhe qëndron në fasadën e muzeut. Në ballin e tij mozaiku, “një vepër e madhe artistike”, siç thonë krijuesit e tij. Vështroj dhe përsëri meditoj: “Pamja e këtij mozaiku më kujton Guliverin e famshëm në ishujt e liliputëve dhe të gjigantëve. Më kujton këtë personazh të njohur, pasi më duket sikur liliputët dhe gjigantët i shoh edhe në mozaik. Liliputët janë katër luftëtarët ilirë me shigjeta, shpata, shtiza dhe mburoja dhe dy përfaqësuesit e Rilindjes Kombëtare, një intelektual me libër dhe një luftëtar i lirisë me pushkë. Ndërsa gjigantët përfaqësohen nga pesë partizanët e partizanet ‘legjendare’, që mposhtin një ‘armik të egër’, me nga një yll të kuq në kapelat e tyre. Madje edhe flamurin gjigant e mban një partizan (dikur edhe ky flamur kishte një yll). Mua më kujtohet një këngë, që partizanët e kishin si himn të tyre: Bijt e Stalinit jemi ne, që derdhim gjakun an e mbanë,

sa të valojë përmbi dhe flamuri drapër e çekan! Atëherë, a mos duhej të ishte në ballë të mozaikut flamuri drapër e çekan, për të cilin paskan luftuar dhe dhënë jetën partizanët “trima” dhe që do të valonte përmbi dhe? Në qendër të mozaikut dy përfaqësuesit e Shqipërisë socialiste: punëtori dhe kooperativistja, me gjokset përpara dhe me kazmë e pushkë në dorë. Para sysh më del përsëri një këngë e atyre viteve: Në njërën dorë kazmën, atdheun ndërtojmë, në tjetrën dorë pushkën, fitoret mbrojmë! Harronin ditëzinjtë se kazma është simbol i shkatërrimit, ndërsa pushka simbol i dhunës. A nuk shkatërroi sistemi totalitar çdo gjë të shëndoshë që kishte ndërtuar ky popull ndër vite? A nuk ngriti në vend të tij të ashtuquajturin “njeriu i ri”, që nuk ishte gjë tjetër veçse hajduti, përdhunuesi, gënjeshtari, mashtruesi, trafikanti, që do të trafikonte edhe shpirtin e tij për hir të idealit utopist komunist? A nuk ishte pushka ajo që hapi kaq e kaq varre të pafajshmish” Bëj edhe një krahasim tjetër. “Ndërsa liliputët e një epoke disa dhjetëra shekullore zënë një të tretën e sipërfaqes së mozaikut, dy të tretat e tjera të saj i zënë gjigantët e një periudhe jo më shumë se një gjysmëshekullore. Dhjetëra shekuj histori të barazuara me një gjysmë shekulli. Krahasimin bëjeni vetë.” Këto meditoja duke vështruar mozaikun para Muzeut Historik Kombëtar. Meditoja dhe do të doja të pyesja: ku është periudha historike, do të thosha, më e ndritura në historinë e kombit tonë, e Gjergj Kastriotit Skënderbeut? 25 vjet lufte të pandërprerë dhe fitoresh të vazhdueshme kundër një armiku që përfaqësonte perandorinë më të madhe të botës. Një epope e vërtetë e një kombi. Por në mozaikun-simbol të Shqipërisë kjo periudhë mungon. A duhet korrigjuar? Ku është periudha e pashallëqeve të mëdha shqiptare, periudha e katër vilajeteve, që nuk reshtnin përpjekjet për një Shqipëri të pavarur, periudha për të cilën kënga thotë: Sos u përpoqe për vete, po për katër vilajete! Po kjo a duhet korrigjuar? Ku është periudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur shqiptarët e katër vilajeteve u bashkuan për të luftuar për trojet e tyre dhe kur udhëheqësi i saj, Abdyl Frashëri, shiti

pasurinë e tij për të udhëtuar në Europë në mbrojtje të interesave të vendit? A duhet pasqyruar edhe kjo? Ku është periudha e pavarësisë, kur burrat më të zgjedhur të kombit u mblodhën për të shpallur Shqipërinë “më vehte dhe të mosvarme”, duke realizuar kështu ëndrrën për të cilën ishte derdhur aq dhe aq gjak? Në mozaik kjo mungon. A duhet pasqyruar? Ku është kontributi i nacionalizmit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore? Pse lihet në heshtje kjo çështje? Ku është shtypja dhe diskriminimi i paparë i ushtruar nga sistemi totalitar kundër nacionalistëve dhe gjithë atyre që mendonin ndryshe nga ai? Po këto a duhen pasqyruar? Së fundi, dhe kjo jo nga rëndësia, por pasi e lashë qëllimisht për tani. Ku janë Kosova dhe Çamëria? Pse nuk përfshihen në mozaik? Mos nuk i quani “truaje shqiptare”? A e dini se në historinë e pavarësisë shqiptare betejat më të mëdha për liri janë zhvilluar në Kosovë? A e dini gjenocidin grek kundër çamëve, gjenocid që përfundoi me shpërnguljen forcërisht nga vatanet e tyre? Atëherë, pse nuk janë pasqyruar në mozaik? A duhen pasqyruar? Këto pyetje më erdhën ndër mend duke kundruar mozaikun. Ndaj pyes: a duhet të qëndrojë më ai mozaik? Në këto ditë të njëqindvjetorit të pavarësisë a e nderon apo e fyen qëndrimi i atij mozaiku këtë ditë historike? Unë mendoj se e fyen, ndaj duhen marrë menjëherë masat për shpërnguljen e tij dhe ndërtimin e një vepre tjetër memoriale për të përkujtuar të gjitha periudhat e historisë së vendit. Kohë për një gjë të tillë ka. Deri tani ka munguar vetëm vullneti. Jo shumë kohë më parë, ish-drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, i nderuari Beqir Meta, e ngriti këtë problem, por zëri i tij u shua nga klithmat e zërave të korbave të zinj. Historinë e Shqipërisë nuk mund ta përfaqësojnë dy vjet me më tepër luftë civile se kundër armikut dhe dyzet gjashtë vjet diktaturë të tmerrshme. Shqipëria ka një histori të shkëlqyer, që do t’ia kenë zili shumë nga popujt e tjerë të botës. Nuk jam as arkitekt e as piktor, as arkeolog e as historian. Jam një qytetar i zakonshëm, që më dhëmbin sytë kur shoh atë mozaik, që përdhunon historinë tonë dhe bashkë me të edhe kombin. Për këtë i drejtohem drejtorit të muzeut, zotit Luan Malltezi. U drejtohem historianëve të vërtetë shqiptarë dhe jo sharlatanëve të historisë. U drejtohem të gjithë politikanëve, të djathtë dhe të majtë, por më tepër u drejtohem politikanëve që i përkasin shtresës sonë dhe u them: hiqeni atë turp nga faqja e Muzeut Historik Kombëtar. Ngrijeni zërin deri në kupë të qiellit për arritjen e këtij qëllimi fisnik, në mënyrë që të arrijmë në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare krenarë dhe me kokën lart. Në të kundërt ajo do të mbetet një njollë e zezë e historisë së këtij kombi. Ky do të jetë turpi ynë.


12

« gossip

E premte 25 maj 2012 •

Kontrollimi i shpeshtë i e-maileve përbën rrezik për shëndetin Shumë njerëz e kanë të vështirë të rrinë më shumë se një minutë pa parë mesazhet të ardhura në postën elektronike. Por sipas një studimi të ri, injorimi i mesazheve, pakëson stresin dhe ndihmon zemrën. Studiuesit të cilët monitoruan njerëzit që punonin në zyra, vunë re se ata ishin në një gjëndje alerte gjatë ditëve të cilët kontrollonin postën elektronike. Atyre të cilëve ju tha që të mos kontrollonin postën për pesë ditë kishin rrahje të qeta të zemrës. Drejtuesit e studimit janë duke i bërë thirrje punëdhënësve që të marrin në konsideratë zbatimin e urdhërit për të marrë “pushimet” në kontrollin e postës për të ruajtur shëndetin e punonjësve.

Komplimentet Rihanna

tregon muskujt

Rihanna me performancën e saj me këngën “Ëhere have you been” në finalen e American Idol ka treguar një trup të tonifikuar dhe kofshë me muskuj. 24 vjeçarja bëri një performancë të shkëlqyer, e rrethuar nga balerinë duke ndezur skenën më një energji që vetëm Rihanna di ta sjellë. Rihanna ka dy trajnerë personalë që e ndihmojnë atë të rrijë në formë, duke u ushtruar 25 minuta në ditë. Trajneri i saj ka treguar se Rihanna ruan elegancën duke ndjekur një dietë të kujdesshme, dhe vetëm një herë në ditë i lejohet të hajë menunë e saj të preferuar. Dieta e Rihannas është e pasur me karboidrate të shëndetshme si perime dhe fruta, arra dhe avokado,proteina dhe pije pa sheqer. Dieta dhe ushtrimet kanë dhënë rezultat në trupin e këngëtares, ku është paraqitur më e tonifikuar se kurrë.

qe meshkujt duan të dëgjojnë

P

ërgjithësisht meshkujt ndryshe nga femrat, kërkojnë komplimenta, ose pëlqejnë ato komplimenta që kanë të bëjnë me egon e tyre. Komplimenta të llojit që ndihmojnë në rritjen egos. Ja disa prej tyre që ata duan të dëgjojnë nga femrat: “Asnjë nuk më bën të qesh ashtu siç më bëni ju”. Meshkujt e pëlqejnë sensin e humorit dhe duan të dinë se sa ju e vlerësoni këtë gjë. Kjo deklaratë ka më shumë efekt se sa thjesht “Ju më bëni të qesh”, sepse transmeton tek ai ndjenjën se është djali më gazmor që ju njihni duke i përforcuar egon mashkullore. “Ju më jepni këshillën më të mirë”. Meshkujt nuk duan vetëm që t`i pyesni dhe t`iu kërkoni ndihmë për zgjidhjen e problemeve, por ata duan të dinë se ju jeni një dëgjuese dhe dini të vlerësoni atë që ai thotë. “Ke krahë sexy”. Nëse një mashkull harxhon shumë kohë në palestër, ai dëshiron që puna e tij të vihet re. Kështu që përpiquni të koplimentoni tricepsat dhe bicepsat e krahut të tij.

Kim dhe Kanye në festivalin e filmit në Kanë Kim Kardashian dhe i dashuri i saj Kanye kanë marrë pjesë në festivalin e filmit në Kanë 2012, ku Kaney paraqiti filmin e tij premierë “Cruel Summer”. Filmi tregon historinë e një hajduti makinash Lamborghini që bie në dashuri me një vajzë arabe të verbër, babai i të cilës do ta lerë të martohet, nëse ai mund ta ndihmojë vajzën të shikojë përsëri. Kanye emocionuar ka treguar se ëndrra e tij u bë realitet. Por pas këtij eventi çifti nuk ka lënë asnjë sekondë pa shpenzuar bashkë. Ata kanë kaluar një ditë të këndshme duke eksploruar qytetin dhe duke ngrënë akullore.

“Këto pantallona të rrinë bukur”. Meshkujt nuk e kanë shumë zakon që të komplimentohen për veshjet, por ai do të pëlqente të dëgjonte se është një objekt seksi.

“Ju më bëni të ndihem femër”. Ky është një kompliment që i jep krenari mashkullit, bejani atij të ditur se po sillet ashtu siç duhet me ju, duke bërë lëvizjet e duhura si

një fitimtar. “Ndihem e sigurt kur jam me ty”. Nuk ka rëndësi se sa e pavarur ju jeni, mashkulli kërkon të dijë se ju ndiheni e mbrojtur përkrah tij.

Jessica Simpson, dasmë më 12-12-12 Jessica Simpson është duke planifikuar një dasëm speciale dimërore në 12-1212. Këngëtarja e hitit “The Irresistible”, e cila i dha jetë djalit Maxwell në 1 Maj, tani është duke u përqëndruar tek martesa. Një vit më parë, kur ajo zbuloi se ishte shtatzënë, Simpson dhe Johnson planifikuan të shkëmbenin unazat në 11-11-11, dhe tani ata janë duke bashkuar zemrat e tyre në një datë tjetër magjike. Ceremonia do të zhvillohet në Hawai ku Simpson ka punësuar një organizues për t`u marrë me ceremoninë dhe recepsionin.

Ronan Keating i depresuar pas ndarjes Ylli i Boyzone, Ronan Keating ka kaluar muaj të tmerrshëm pas ndarjes me gruan e tij Yvonne, pas 14 vitesh martesë. Ai ka rrëfyer se ka qënë një nga gjërat më të vështira që i është dashur të luftojë në jetë. Pas ndarjes nga Yvonne, gruan me të cilën ka tre fëmijë, ai ka kaluar në një gjëndje depresive duke mos ngrene gjatë gjithë kohës. Por tashmë ai është duke i rregulluar marrëdhëniet me të për hir të fëmijëve. “Ne përpiqemi të mbetemi miq, dhe gjëja më e rëndësishme është që fëmijët janë të lumtur”, është shprehur Keating. Ata fillimisht u ndanë në vitin 2010 mes akuzave se Keating kishte pasur një lidhje me një balerin, por çifti e vazhdoi romancën mes tyre disa muaj më vonë.


gossip • E premte 25 maj 2012

sĂƐĂ WĂǀŬŽǀŝđͲ͞ ĂŶĂƐ͟ ͞^ƌĜĂŶ sĂůũĂƌĞǀŝđ Ŷģ ŐũLJƐŵģŶ Ğ ƉĂƌģ ƚģ ǀŝƚĞǀĞ ŶģŶƚģĚŚũĞƚģ ŵďģƌƌŝƟ ŶŐĂ ĂƐŬƵŶĚ ĚŚĞ Ƶ ĂĮƌŵƵĂ ƚĂŵĂŵ Ɛŝ ĚƵŚĞũ Ŷģ ůĞƚģƌƐŝŶģ ƐĞƌďĞ ĞĚŚĞ Ɛŝ ƉŽĞƚ͕ ƉŽƌ ĚŚĞ Ɛŝ ƉƌŽnjĂƚŽƌŝ ŝ Ŷũģ ƐĞŶƐŝďŝůŝƚĞƟ ŵĞůĂŶŬŽůŝŬ ŝ ƟƉŝƚ ƉŽƐƚďƵŬŽǀƐŬŝĂŶ ĚŚĞ ƉŽƐƚŬĂƌǀĞƌ͖ ƵƐŚƚƌŝŵĞƚ Ğ Ɵũ ƉŽĞƟŬĞ ĚŚĞ ƉƌŽnjĂŝŬĞ Ɖģƌ ƚŵĞƌƌĞƚ ǀĞƚũĂŬĞ͕ ƉŽƌ ĚŚĞ ŵƌĞŬƵůůŝƚģ͕ ĚŚĞ të gjitha bashkë për historinë e egër të robërimit ishin ato që i bënë për vete shumë lexues-ndërsa shpeshherë shkrimtarin e tyre a lanë shumë poshtë në kohët e këqija, kur ishte kaq e nevojshme dhe kaq e shëndetshme. Në rrethanat e ndyra që mbizotërojnë tani dhe që prishin jetën ƚŽŶģ͕ sĂůũĂƌĞǀŝđ ģƐŚƚģ Ŷũģ ŶŐĂ njģƌĂƚ Ğ ƉĂƌģ ƚģ Ŷũģ ƚũĞƚƌŝ ͛ ƌĞnjŝ ƚģ humbur’”.

Komo

^ƌĜĂŶ sĂůũĂƌĞǀŝđ Ŷģ Ŷũģ ŝŶƚĞƌǀŝƐƚģ ĚŚģŶģ Ɖģƌ ͲϵϮ

“E kuptova ngaqë të gjithë zogjtë ndaluan. Ai ishte një, i madhi, atje sipër, mbi gjithë ne të tjerët. U ndjeva si të isha thjesht një bretkosë. DƵŶĚĞũ Ɖģƌ ƚģ ŐũŝƚŚĂ͕ ĕĨĂƌģ ǀĞƚģ njŽƟ donte. Asnjëherë s’kam qenë aq pa łĂůģ͘ /ƐŚĂ ŝ ǀŽŐģů͕ ĂƐŚƚƵ Ɛŝ ũĞƚĂ ŝŵĞ dhe bashkë me çdo gjë të jetës sime dhe të gjitha të tjerat tek unë, me gjithë iluzionet tek unë, të gjitha që ŵģ ŬŝƐŚŝŶ ŶŐũĂƌģ ĚĞƌŝ ŵģ ĂƚģŚĞƌģ͘ / gjithë ai ajër me të cilin isha mbushur u shkul jashtë. Trupi m’u lëshua krejt ŶŐĂ ƚŵĞƌƌŝ ĚŚĞ ŵƌĞŬƵůůŝŵŝ͘ / ŚĂƌƌŽǀĂ dylbitë. Kjo shqiponjë më ra në tru dhe më hodhi poshtë me vetëm ŇƵƚƵƌŝŵŝŶ Ğ ŶŐĂĚĂůƚģ ŵďŝ ƚĞƌƌŝƚŽƌŝŶ Ğ vet. Dhe shkrova. - Shqiponja e Madhe e Artë, një, e vetme, e madhërishme, e stërmadhe, mbi Monte San Prima, mbi liqenin Komo.

^ŝ Ŷģ ůŝďƌĂƚ Ğ Ɵũ Ŷģ ƉƌŽnjģ͕ ƉŽƌ ĞĚŚĞ Ŷģ ƉŽĞnjŝ͕ ^ƌĜĂŶ sĂůũĂƌĞǀŝđ ĂƌƌŝƟ ƚģ ŶĚģƌƚŽũģ ƐŚƵŵģ ƐŚƉĞũƚ ƚŽŶŝŶ Ğ Ɵũ ƚģ ŬŽŵƵŶŝŬŝŵŝƚ͕ ŵĞ Ŷũģ ƐŝŶƋĞƌŝƚĞƚ ƚģ ĚƌĞũƚƉģƌĚƌĞũƚģ Ƌģ ŝ ĮƚŽŶ ůĞdžƵĞƐŝƚ͘ <LJ ƚŽŶ ŝ ůĞũŽŶ ĂƟũ ƚģ ũĂƉģ Ŷũģ ĮũĞ ƉƌŽnjĂŝŬĞ ĞĚŚĞ Ŷģ ƉŽĞnjŝ ĚŚĞ ƚģ ŵďĞƚĞƚ Ŷģ ƚģ ŶũģũƚģŶ ƌĞĂůŝƚĞƚ Ŷģ ƚĞŵĂƚ Ğ ŶũģũƚĂ ĨĂŬƟŬĞ͕ ĚŚĞ ǀĞƚģŵ ŵĞ Ŷũģ ŵĂŶŽǀƌŝŵ ƚģ lehtë të ritmit përsëri të na tregojë historinë e ashpër të vetmisë, ĞŬnjŝƐƚĞŶĐģŶ ďƌĞŶĚĂ ŬƵĮũǀĞ ƚģ njŐũĞĚŚƵƌ͘ DŽĚĞƐƚĞ͕ Ŷģ ĨĂŬƚ͘​͘​͘ Η

dĞŽĮů WĂŶēŝđ ͲsƌĞŵĞ

^ƌĜĂŶ sĂůũĂƌĞǀŝđ ůŝŶĚŝ Ŷģ ĞŽŐƌĂĚ ŵģ 1967. Ka merituar çmime letrare në Serbi dhe jashtë saj, që prej viteve ’90, me romanin “Gjethja mbi koren e bukës”. sģnjŚŐƵĞƐ ŝ ŵƉƌĞŚƚģ ŝ ĨƵŶĚŝƚ ƚģ ƉŽƚĞƌƐŚģŵ ƚģ ƐŚĞŬƵůůŝƚ ƚģ ƐŚŬƵĂƌ͕ Ŷģ ƐƟůŝŶ ďĂůůŬĂŶĂƐ͕ Ăŝ Ƶ ũĞƉ ůĞdžƵĞƐǀĞ ƚģ Ɵũ Ŷũģ ƌƌģĮŵ ĞŬŽŶŽŵŝŬ͕ një ĮĐƟŽŶ që hulumton drejt e në zemrën e problemeve më të rëndësishme që ƐŚƋĞƚģƐŽũŶģ ďƌĞnjŝŶ Ğ Ɵũ͗ ĞŬnjŝůŝŶ͕ ǀĞƚŵŝŶģ ĚŚĞ ŝĚĞŶƟƚĞƟŶ͘ ZŽŵĂŶĞƚ Ğ Ɵũ ƚģ ƚũĞƌĂ ũĂŶģ “Njerëz në tryezë”, 1994; “Ditari i Dimrit”, 1995; “Ditari i një Dimri tjetër”, ashtu si edhe librat me poezi “Xho Frezeri dhe 49 poezi”, 1997 dhe “Xho Frezeri dhe 49 [+24] poezi”͕ ϭϵϵϳ͘ Wģƌ ƌŽŵĂŶĞƚ Ğ Ɵũ “Ditari i një dimri tjetër” dhe “Komo”, ai është nominuar për çmimin Bank Austria Literaris͘ sĞƉƌĂƚ Ğ Ɵũ ũĂŶģ ƉģƌŬƚŚLJĞƌ Ŷģ suedisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Srđan Valjarević

“Unë arrij të shkruaj vetëm për atë që e njoh mirë me mënyrën sesi i shikoj vetë gjërat. ŚĞ͕ ũĂ Ɛŝ ģƐŚƚģ ŵģŶLJƌĂ ƐĞƐŝ ƵŶģ ŝ ƐŚŽŚ ŐũģƌĂƚ͗ çdo person dhe secila histori është në të ŶũģũƚģŶ ŬŽŚģ ŚƵŵŽƌŝƐƟŬĞ ĚŚĞ Ğ ǀģƐŚƟƌģ ngaqë kështu është edhe vetë jeta...Dhe, në këtë botë, ashtu si ajo vetë është, tragjedia më e madhe humane, njerëzit thjesht mund të jenë të këndshëm dhe groteskë në mënyrën sesi i bëjnë vetë gjërat. Natyrisht, e shikoj vetveten në kokën e të gjithë njerëzve gazmorë dhe kjo është mënyra më e lehtë për mua dhe njëkohësisht edhe më ngacmuesja për të shkruar. Në të vërtetë është e vetmja histori që unë di”.

Komo

Srđan Valjarević roman

Çmimi 700 lekë

»

13


14

« intervistë

E premte 25 maj 2012 •

Ismail Kadare: Debatet e mia me Drashkoviçin. Problemet në rajonin e Ballkanit

N

jë nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet per revistën “NIN” për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta njihte Kosovën”. Ju jeni një nga shkrimtarët më të njohur të botës sot. Ka gati dyzet vjet që e keni fituar këtë status, sidomos në Perëndim, por, kohët e fundit, edhe në vendet e ish-Lindjes. Kritika botërore është treguar bujare me ju. Krahasimet me Homerin, Danten, Kafkën nuk mungojnë. Këto vlerësime tepër të larta për veprën tuaj, për rolin emancipues të saj a i përjetoni edhe si një rritje përgjegjësie përpara opinionit të vendit tuaj, atij ballkanik dhe atij botëror? Së pari desha t’ju theksoj se unë jam shkrimtar dhe përgjegjësia ose jo përgjegjësia ka lidhje, në radhë të parë, me letërsinë. Të tjerat janë rastësi. Nuk jam kundër rolit zbutës, emancipues të letërsisë, por desha të them se nuk është letërsia ajo që mund të ndreqë problemet e kësaj bote. Ndoshta mund të ndodhte kjo, me kusht që letërsia të prishte veten e vet… Vura re se në listën e pyetjeve tuaja, ka disa për çështjet e sotme, sidomos ato në Ballkan. Unë ju kuptoj dhe nuk jam kundër t’ju përgjigjem, veç do t’ju lutesha t’i merrni fjalët e mia brenda kushtëzimit që përmenda më lart. Që të jem më i rrokshëm: ju përmendët pak më lart disa emra të mëdhenj, çka sot do të ishte kënaqësi për çdo shkrimtar. Por krahasimet, përveç që gjykohen shpesh si të pasakta, qëllojnë të jenë edhe të rrezikshme. Ja, për shembull, pak njerëzve iu shkon ndër mend se Homeri ka qenë i pari dhe për fat i vetmi kolos i poezisë që s’kishte as më të voglën rezervë kundër luftës! Sipas ligjeve të sotme, do të ndalohej kudo. Dhe kjo që sapo thashë s’është aspak fantazi, ngaqë disa ditë më parë u hap lajmi se OKB-së iu kërkua të ndalonte, për arsye të ngjashme, Dante Aligierin! Natyrisht që do të ishte mirë që OKB-ja, më shumë se të fantazonte kundër poetit, të lexonte si duhej Danten, për të mësuar prej tij se si duhen dënuar krimet kundër njerëzimit, gjë që Dante e ka bërë më mirë se ajo! Ju keni botuar një ese të rëndësishme “Mosmarrëveshja”, e cila është konsideruar me të drejtë si një nga majat e mendimit shqiptar. Ky libër, duke folur për “raportet e vështira të shqiptarëve me vetveten”, trajton gjerësisht raportet e popujve të Ballkanit me njëri-tjetrin, me Europën, si dhe të kësaj të fundit me ta. Në këtë libër ju jeni i ashpër me vendin tuaj, por po ashtu me fqinjët e tij ballkanas, me grekët, serbët, osmanët, shkurt, me të gjithë. Është si një pasqyrë e pamëshirshme që ju vini përpara të gjithëve. A mendoni se kolegët tuaj ballkanas do të ndërmerrnin të njëjtin aksion ndaj popujve të tyre? Do ta dëshiroja shumë një gjë të tillë. Do të ishte e mirë për të gjithë ne. Më lejoni të përsëris idenë se ka një të mirë të përbashkët dhe ka një të keqe të përbashkët në Ballkan. Pikërisht këtë ne jemi të paaftë tani për tani ta dallojmë. Mendjet tona janë kapur ende nga kurthet e vjetra: e keqja jote është e mira ime. Dhe e kundërta. Klasat politike në Ballkan e kanë vështirë të dalin nga ky kurth. Ato nuk kanë as aftësinë e as vizionin për një gjë të tillë. Ata kalojnë nga krekosja nacionaliste, në përulje kozmopolite. Europa e bashkuar nuk e ka lehtë të merret vesh me gadishullin e vet problematik. Por ndoshta s’duhet t’i vëmë edhe shumë faj. Të mos harrojmë se ajo ka edhe tre gadishuj të tjerë veç vetes! Të kthehem te çështja e Europës. Ndjesia për të është disi e ndryshme te ballkanasit. Është i njohur admirimi i pakusht i shqiptarëve për Europën dhe SHBA-në. Kjo ndoshta vjen ngaqë humbjen e

Europës ne e kemi përjetuar më tragjikisht se të tjerët. Qysh në vitet 30-të një poeti ynë ka shkruar se ne “e duam Perëndimin me një dashuri tragjike”. Ky tragjizëm u theksua gjatë izolimit komunist. Ju, sllavët e Ballkanit, jeni më të përmbajtur, dhe kjo ndoshta vjen se ju bashkë me Europën keni familjen sllave, ndërsa ne s’kemi fis tjetër. Këtu do të shtoja se admirimi nuk mjafton pa mirëkuptimin. Mendoj se ballkanasit duhet të ndihen të nderuar që Europa merret seriozisht me ta. Natyrisht që Europa me përmasat e saj kontinentale mund të krijojë keqkuptime. Mendoj se një nga keqkuptimet ose më saktë një nga keqinterpretimet e mendimit europian mund të jetë marrëdhënia e çdo vendi me vetveten. Duket sikur, për të shmangur rrezikun e nacionalizmit, që është vërtet një rrezik për këdo, e sidomos për Ballkanin, Europa përkrah njëfarë shkombëtarizmi. Me fjalë të tjera, duket sikur ajo na thotë: të këqijat tuaja vijnë ngaqë e doni më shumë se ç’duhet vendin tuaj. Mendoj se këtu është keqkuptimi. E keqja nuk vjen ngaqë ballkanasit e duan shumë kombin, por ngaqë e duan keq. Po ta donin vërtet vetveten, do t’i donin edhe të tjerët. Rrjedhimisht, këshilla e Europës do të duhej të ishte: s’është puna ta doni më pak veten, por ta doni më mirë. Këtë pak a shumë kam trajtuar, ndër të tjera, në librin e fundit. Ju keni hyrë në letërsinë europiane dhe botërore, duke u nisur nga Gadishulli ynë Ballkanik. A është i mallkuar Ballkani për keqkuptime? Mendoj se nuk ka as zona e as popuj të mallkuar. Nuk jemi ndonjë planet shtrigash për ta marrë seriozisht një gjë të tillë. Thirrja e njohur ­“qenkemi të mallkuar” është dykahëshe. Ana pozitive e saj është ajo e protestës. Ana negative, dorëzimi para së keqes. Pse ju nuk e keni konsideruar asnjëherë veten si disident? Sepse kështu është e vërteta. Për fat të keq, spekulimet me fjalën “disidencë” janë të pafundme. Disidencën, kundërshtimin publik të një rendi, doktrine apo shteti Shqipëria komuniste nuk e ka njohur. Nuk dëshiroj të merrem me pse-në e kësaj dukurie, sepse letërsia nuk ka nevojë për këtë. Letërsia si një botë paralele, pra e pavarur, ka ligjet dhe paktet e saj, që ndryshojnë nga ato të shoqërisë. Do të përsëris vetëm njërën, mosnjohjen e votës, bazën e demokracisë. Ngaqë nuk zgjidhen me votim, shkrimtarët s’kanë detyrime të veçanta, politike, zgjedhore, ndaj askujt, veç ndërgjegjes së vet. Në qoftë se do të kishin një tejçim (transferim) të tillë parimesh, një pjesë e letërsisë antike dhe asaj të mesjetës do të përjashtohej nga tempulli, për arsye të emancipimit të munguar. (Dënimi i vonë i skllavërisë në Europë, ose heqja e bujkrobërisë në Rusi, më 1860!) Siç po e shohim s’është

vetëm Dante Aligieri që ka probleme. Ç’do të bënim me të tjerët? Ç’do të bënim, për shembull, me një shkrimtar jo fare gjenial, por sidoqoftë të madh si Turgenjevi, i cili hynte e dilte në sallonet e Parisit, por ndërkaq andej nga Rusia e largët, vinte lajmi se kishte nja pesë mijë bujkrobër në çifligun e vet!? Në librat tuaj, sidomos te “Mosmarrëveshja”, ju përfshini të gjithë kulturën e këtij rajoni, historinë, pasionet, folklorin, politikën dhe fatkeqësitë e tij. Nga vijnë gjithë këto konflikte? Këto pyetje bëhen kudo nga shumë njerëz, nga shumë zyra, në shumë gjuhë. Në pamje të parë duken shumë të thjeshta, shumë të qarta, madje krijojnë padurim për t’u dhënë përgjigje. Mirëpo fill pas kësaj, vjen përshtypja e dytë: prapa qartësisë befas bie mjegulla e dyshimit: kur gjërat janë kaq skandalisht, kaq mizorisht të qarta, pse nuk vjen zgjidhja? Çfarë na pengon? Në një mbledhje ndërkombëtare shkrimtarësh në Zvicër, pas rënies së komunizmit, më kujtohet një shkrimtar që priste me padurim të merrte fjalën, për të rrëfyer për vendin e vet ish-komunist. Ditën e dytë, kur i erdhi radha të fliste, befas pati një hutim e një tronditje, shkaku i së cilës kishte qenë lajmi i porsambërritur nga vendi i vet për një manifestim studentësh nën parullën çoroditëse: “Poshtë populli!”. Më vjen ndër mend kjo sa herë dëgjohen thirrjet pesimiste për Ballkanin pa të ardhme. Ato përsëriten shpesh, gati-gati si një propozim që i ngjan atij të studentëve të lartpërmendur, me parullën “Poshtë ballkanasit!” ose “Në djall ballkanasit, bashkë me ëndrrën e tyre europiane!”. Kam qenë gjithmonë kundër këtij lloj cinizmi, të shoqëruar me ca erëza nazike, për t’u bërë më i përtypshëm. Ne jemi këtu për tjetër gjë. Në radhë të parë, për të bërë të kapshme idenë se ç’është përparimi i njerëzimit, pjesë e të cilit është përparimi ynë ballkanik. Ne me vështirësi po ndahemi nga ca ëndrra të marra, ca misionarizma qesharake. Ne e kemi vështirë të kuptojmë se s’ka popuj misionarë në Ballkan dhe s’besoj të gjenden të tillë kurrkund. Se misionarizmi grek, që e ka mendjen ende te çlirimi i Kostandinopojës, është po aq qesharak sa ai serb, që synon distancën Beograd-Tokio, dhe se po aq, në mos më qesharak se këta të dy, ka qenë misionarizmi shqiptar për mbrojtjen e marksizëmleninizmit në shkallë planetare. Tabloja e gadishullit sot, sa ç’duket e ndërlikuar mund të jetë e thjeshtë. Në Ballkanin e tkurrur, të sotëm, pas vetëtërheqjes së Sllovenisë e të Kroacisë (nganjëherë Rumanisë gjithashtu i duket se është tërhequr), janë tre popuj që e mbajnë veten dhe, me sa duket, ashtu janë vërtet, si më të pashmangshmit: grekët, shqiptarët, sllavët. Nuk janë vetëm tre popuj bashkë në zonat e veta, por

janë tri qytetërime, me tri kultura, me tri gjuhë (madje secila me alfabetin e vet: latin, cirilik dhe grek). Ballkanet nuk mund të përfytyrohen, qoftë dhe pa njërin prej këtyre përbërësve. Të ngulur prej shekujsh në këtë rajon të Europës, ekzistenca e asnjërit prej tyre nuk mund të kushtëzohet prej tjetrit. Në rast ndërlikimesh, me hir apo me pahir, jemi të detyruar të merremi vesh. Ju duket një vizion i zymtë? Mendoj se ajo që kemi përjetuar para ca vitesh nuk ka qenë më pak e frikshme. Që t’i kthehemi një vizioni më shpresëdhënës, duhet thënë se një drejtpeshim ka qenë vendosur megjithatë historikisht në Ballkan. Sot, në kushtet e Bashkimit Europian, tutor i pranuar prej të gjithëve, ky drejtpeshim është shumëfish i siguruar. Që të rikthehem te treshja drejtpeshuese ballkanase: greke, sllave, shqiptare, besoj se jeni në një mendje me mua se askush nga këta tre popuj, për asnjë arsye e për asnjë rrethanë nuk mund të shkulet prej gadishullit problematik. Gjithë puna është që kjo të kuptohet. Pra, pyetja mund të shtrohet thjesht: a kuptohet kjo? Është lehtë të thuash po. Ndërkaq, më vështirë është që të guxosh të zbresësh në thellësi, për të gjetur rrënjët e së keqes dhe kjo jo për të ringjallur mllefe të vjetra, por për t’i prerë ato. Ka një doktrinë në Ballkan, një draft të vitit 1938, që kërkon haptas dëbimin e njërit prej këtyre tre popujve prej gadishullit. Ky draft është shkruar prej një akademiku të njohur me emrin Vasa Çubrilloviç dhe titullohet: “Dëbimi i shqiptarëve”. Në këtë program, bashkë me idenë se jeta e kombit serb nuk do të ishte e sigurt asnjëherë përbri shqiptarëve në Ballkan, e vetmja zgjidhje jepej dëbimi i këtyre të fundit. Ky dëbim duhej të niste me shqiptarët e Kosovës. Ka shumë vite që e kam lexuar këtë draft. Nuk di ndonjë rast që të jetë dënuar në Jugosllavi e më pas në ish-Jugosllavi. Një projekt kriminal i padënuar është më i rrezikshëm se një organizatë e fshehtë terroriste. Më 1999, pra 60 vite më pas, gjithë bota pa vënien në jetë të këtij projekti: “dëbimin e famshëm” të shqiptarëve, çka ishte edhe shkaku që Jugosllavia u ndëshkua. Dënimi i rrënjëve të së keqes është i detyrueshëm për të gjithë. Në qoftë se do të zbulohej një doktrinë e ngjashme në vendin tim, në Shqipëri, do të pranoja publikisht jo vetëm turpin për mosdënimin e saj, por edhe turpin për vonesën e dënimit. Të kthehemi te keqkuptimet, te roli i shkrimtarëve. Ju keni pasur rastin të njiheni me shkrimtarë nga ish-Jugosllavia, serbë, kroatë, malazezë. Keni folur me ta, keni këmbyer mendime. Ç’mund të na thoni më tepër? Përgjigje 6. Me sa duket, shkrimtarët gjithashtu nuk janë engjëj. Nuk përjashtohet që në zona të tilla pasiononte si gadishulli ynë, ata gjithashtu ndonjëherë mund ta humbin orientimin. Po e theksoj fjalën ndonjëherë. Pra, është fjala për humbje të përkohshme dhe asnjëherë për orientim themelor. Nuk e kam pasur të vështirë të takoj shkrimtarë jugosllavë, të flas me ta, madje kam pasur miqësi, si në rastin e më të njohurit prej tyre në Perëndim, Danilo Kish. Jemi miqësuar qysh në vitin 1984, në një forum ndërkombëtar shkrimtarësh. Në atë kohë, Titoja kishte vdekur, kurse E. Hoxha ishte ende gjallë. Danilo Kish përfaqësonte shkrimtarët jugosllavë, unë ata shqiptarë. Ndërkaq, armiqësia shqiptaro-jugosllave ishte në lulëzim (nëse fjala “lulëzim” mund të përdorej për armiqësinë). Kjo nuk na pengoi të miqësoheshim, aq sa, gjatë një shëtitjeje me anije, një koleg francez apo gjerman tha se nuk po iu besonte syve që një shkrimtar shqiptar e një jugosllav kishin më shumë se një orë që jo vetëm bisedonin si dy miq, por edhe buzëqeshnin. Një tjetër shkrimtar me të cilin kam këmbyer pikëpamje, por pa u takuar kurrë, ka qenë Vuk Drashkoviçi. Mund të them se aq sa ç’jam marrë vesh me Danilo Kishin për gjithçka, po aq s’jam marrë vesh me Drashkoviçin për asgjë. Një letër e hapur e tij, e vitit 1987, në gazetën “Le monde diplomatique” të Parisit, ka qenë hapja e një polemike pesëmbëdhjetëvjeçare, ndoshta ende të pambyllur sot midis nesh. Drashkoviçi, me sinqeritet, siç thoshte, si kolegu kolegut, më këshillonte të hiqja dorë nga pikëpamjet e mia për çështjen e Kosovës, shkurt të hiqja dorë, sipas tij, prej ashpërsisë, rebelëve, prishësve të paqes, shkatërruesve të kulturës, vrasësve të Pushkinit (!) etj., etj. Përgjigjja ime, pa qenë ndonjë model i elegancës, ishte në kundërshtim të plotë me të. Në fund, shkrimet tona mbylleshin me shpresën se Europa do të besonte njërin dhe nuk do të besonte tjetrin. Në të vërtetë, ashtu edhe ndodhi. Midis këtyre dy rasteve të skajshme, kam njohur shkrimtarë të tjerë të ish-Jugosllavisë, me pikëpamje të njëjta ose të kundërta me të miat. Shkrimtari më asnjanës, ai që, si të thuash, qëndronte në mes, ishte Milorad Paviç. E kam takuar disa herë, por ai fliste aq pak, saqë ishte e vështirë t’ia kuptoje qëndrimin. Në


intervistë • E premte 25 maj 2012 krye kam menduar se ruajalistët, si ai, flisnin zakonisht pak. Pastaj kujtova se ndoshta nuk bisedonte me mua për shkak të etnisë. Kur një koleg gjerman na prezantoi më në fund, ai tha veç një fjalë: “ju njoh”. Por edhe fjalë mund ta merrje si të doje, për mirë ose për keq. Me një fjalë, asnjanësi e pastër! Me ç’mënyrë mund t’i ndihmojmë këta dy popuj që të zgjidhin konfliktet e tyre? Përse artistët dhe shkrimtarët nuk shërbejnë si ndërmjetës (urë) ndërmjet tyre? Përgjigje 7. Siç e thashë edhe më parë, letërsia mund të ndihmojë, por ajo ka nevojë për një kuptim bazik të gjërave. Çështja është sa e ndërlikuar, aq e thjeshtë. Kosova është një vend i banuar nga një shumicë shqiptare. Dihet se në planetin tonë, vendet, trojet, qytetet nuk përcaktohen as nga drurët, as nga kaprojtë, as nga ndonjë shenjë tjetër që ndodhet sipër tyre, por nga njerëzit. Shkurt, toka dhe njerëzit mbi të shkojnë bashkë. Kosova banohet nga shumicë shqiptare, rrjedhimisht, në të gjitha kuptimet ajo konsiderohet në radhë të parë shqiptare. Ndërkaq, ka një vizion që e kundërshton këtë. Sipas tij, Kosova është serbe, pavarësisht se njerëzit i ka shqiptarë. Te kjo mospërputhje e ka burimin gjithçka. Për fat të mirë të njërës palë dhe për fat të keq të tjetrës, mospërputhja është e pandreqshme. Ka qenë një kohë kur ajo lejohej, por ajo ishte koha e kolonive. Siç e dimë, ajo kohë ka vdekur përgjithmonë. Kosova ishte një koloni, një absurd i fundit në Europë. Ndaj dhe Europa ndërhyri me vonesë, por brutalisht, për të normalizuar një gjendje, koha e së cilës kishte mbaruar. Që të kthehem te mospërputhja: tokë-njerëz. Për ta përligjur atë është shpenzuar shumë energji, diçka për të cilën ballkanasit janë mjeshtra. Nuk është vendi në këtë intervistë për trajtimin e këtij ndërlikimi, që ende vazhdon. Fillon me rrënjët, më saktë me çështjen kush ka ardhur i pari në Ballkan e kush pas tij. (Me fjalë të tjera, ardhësi i parë të përcaktohet si zot i ligjshëm i truallit, e i dyti të shkojë ku të dojë!) Sa për argumente, këto ishin çështja e Kosovës si djep i Serbisë dhe kujtimi i luftës së Kosovës 1389. Të dyja lidheshin bashkë, por për të tjerat ishin jo fort bindëse. Trualli ku është bërë një betejë, qoftë edhe fatale për një popull, nuk mund të përcaktojë, qoftë edhe pjesërisht “djepin” e tij. Po të kujtojmë historinë e Europës, betejat më të mëdha janë bërë zakonisht në troje të huaja, betejat e Cezarit për shembull, ose Waterlo-ja, pa përmendur mongolët, të cilët ku ngryseshin, nuk gdhiheshin. Në rast të tillë, bota e sidomos Europa jonë do të kishte kaq shumë djepe, saqë do të bëhej lëmsh. Veç kësaj, beteja e famshme e Kosovës nuk është ajo që mësohet në një pjesë të shkollave të Ballkanit. Thelbi i saj është ndryshuar për t’ia përshtatur politikës së sotme. Janë ndryshuar, për shembull, pjesëmarrësit në aleanca, kush luftonte kundër kujt, që është thelbi i një lufte, e kështu me radhë. Motivi i dëbimit të një populli, i projektuar qyshkur, i padënuar asnjëherë, u shfaq lakuriq, i mbështetur në mënyrë skandaloze edhe tek ajo luftë, në kohën që duhej të ndodhte e kundërta: lufta e vitit 1389 mund të ishte baza e një miqësie historike. Zoti Kadare, ju keni qenë dakord për ndëshkimin e Serbisë? Po. Dhe ende sot ruaj të njëjtin mendim. E di që këto fjalë mund t’ju duken jo të njerëzishme, sidomos në gojën e një shkrimtari, por para se të nguteni, më dëgjoni deri në fund. Ndëshkimi i Serbisë ka qenë një dramë dhe si të tillë e kam menduar qysh në fillim. Më lejoni të përsëris diçka që kam përshtypjen se e kam thënë një herë. Kam qenë duke dhënë një intervistë direkt në TV-in shqiptar nga Parisi, pikërisht në kohën që nisi bombardimi. Kronika mund të gjendet lehtë, pra mund të vërtetohet. Gjatë intervistimit, gazetarja befas e ndërpreu të folurën, për të thirrur: ah, sapo erdhi lajmi, atje, në Serbi, ranë bombat e para… Dhe aty për aty shtoi: Ç’mund të thoni tani, në këtë çast, si një koment i parë… z. Kadare? Fjalët e mia të para ishin: kjo më trishton, shpresoja tjetër gjë. Kjo ka qenë ndjesia e parë, jo veç e imja, por e përgjithshme. Asnjë shenjë triumfalizmi nuk pati në Shqipëri dhe, besoj në Kosovë, për këtë bombardim. Njerëzit ishin të shqetësuar, dhe ishte logjike. Do të kishte shkatërrime, do të kishte të vrarë, pa dyshim. Serbë në radhë të parë, por edhe shqiptarë. Gra dhe fëmijë, midis. Dhe prapë nga të dyja anët, ashtu siç edhe ndodhi në të vërtetë. Pyetjen ma kanë bërë disa herë gazetarët në ato ditë të paharrueshme. Arsyetimi im ishte ky: bombardimi ndëshkues ishte, pa dyshim, diçka tepër e trishtueshme. S’ishte e lehtë për një shkrimtar të thoshte “po” për një bombardim të tillë. Aq më tepër që të tillë deklaratë do ta bëja në Paris, e më pas në Strasburg. Por bindja ime nuk mund të ndryshonte. Përpara nesh po kryhej vërtet një gjë mizore, një bombardim nga ajri, por ky veprim i skajshëm mizor, po bëhej për të ndaluar diçka më të skajshme dhe më mizore: një masakër. Kështu u gjykua ajo

që po ndodhte në Kosovë. Për ca rrethana tragjike, kjo ishte e vetmja mënyrë për të ndaluar të keqen. Historia e njerëzimit rrallë, tepër rrallë, ka njohur një bombardim të pashmangshëm, të nevojshëm. Por historia e njerëzimit nuk ka njohur kurrë një masakër të nevojshme. Ndaj, në mungesë të një zgjidhjeje tjetër, me shumë dhembje do të lejohej përdorimi i bombave. Ky ka qenë arsyetimi im. Mendoni se popujt e Ballkanit kanë nxjerrë mësime nga këto konflikte pa fund? Popujt ndoshta. Për elitat s’jam i sigurt. Sidomos ato politike. I ashtuquajturi emancipim i tyre është tepër i ngadaltë, për më tepër i cekët, shpesh i rrejshëm. Disa prej tyre mund të ndryshojnë stilin e të shprehurit, por thelbin kurrsesi. Për shembull, tani ata s’guxojnë të brohorasin për “spastrim etnik”, por kjo s’pengon të thonë: “nuk e lëmë Kosovën!”

T’i kthehemi sërish pyetjes, cilat mund të ishin mënyrat e daljes nga ky ngërç? Njohja e së vërtetës. Në fundin e mijëvjeçarit, në Ballkan ndodhi një dramë. Kur një dramë mbaron, që ajo të mos përsëritet, fill pas uljes së perdes, duhet të ndodhë shqyrtimi i ngjarjes. Shqyrtim do të thotë, në radhë të parë, dënimi i fajit. Procesi kulmon me shqyrtimin e ndërgjegjes, çka do të thotë, me brerjen e saj, pra me pendimin. Në rastin e konfliktit të fundit ballkanik, procesi, për fat të keq, u ndërpre në mes. U ndëshkua faji me anë të bombave, por thelbi, ndërgjegjja fajtore, pothuajse nuk u prek. Cilat janë fajet e të dyja palëve në këtë konflikt? Fajet e serbëve, fajet e shqiptarëve? Ndryshe nga ç’mund të mendohet, nuk e kam fare të vështirë të flas për gabimet dhe fajet e shqiptarëve. Në mendimin shqiptar, në shtyp, në botime, në librat e mi, duke përfshirë edhe këtë të

Ç’do të thotë kjo shprehje? Ç’ndryshim thelbësor ka shprehja “dëbimi i shqiptarëve” nga “nuk e lëmë Kosovën”? Kjo shprehje do të thotë se “ne nuk pranojmë përbri nesh një popull tjetër”. Këto deklarata nuk janë ato të bregliqenit Wansse të 1942-shit, por bëhen në mes të Europës së sotme, madje në prag të diskutimit për pranimin e Serbisë në EU. Nuk e di nëse zyrtarët e lartë europianë, baronesha Ashton për shembull, për të përmendur vetëm njërën prej tyre, janë në dijeni të këtij patetizmi. Keqkuptimet e thella kërkojnë zgjidhje serioze dhe jo sa për të larë gojën. Pyetja që shtrohet sot përpara një vendi ballkanik (në këtë rast, Serbisë) është: a e njeh ajo fqinjin shqiptar? Nëse e pranon, le ta njohë menjëherë. Nëse nuk e pranon, le të parashtrojë zgjidhjen e saj. Një Kosovë serbe? Por Kosova ndërkaq, siç e thashë, për nga njerëzit është shqiptare. Për nga toka është planetare. Për nga kujtimet serbo-shqiptare. Pyetja shtrohet fare thjesht: Ç’do të bëhet me shqiptarët sipas zgjidhjes serbe? Të kthehen në serbë? Të ikin? Të dëbohen? Ja, pra, u kthyem te fillimi me bomba. Jam i bindur se mendimi i heqjes dorë nga xanxa (obsesioni) i Kosovës është i pranishëm në shoqërinë serbe. Kjo është një gjë pozitive. Kjo është në të mirën dhe vetëm në të mirën e Serbisë. Është koha për një zëvendësim idesh. Më parë në një pjesë të Ballkanit përdorej shprehja çlirimi i Kosovës nga Serbia. S’është ndonjë çudi që tani të thuhet çlirimi i Serbisë prej Kosovës. Prej brengës për të, prej pengesës, prej pezmit, prej gjumit të prishur. Është jashtë çdo dyshimi se do të ishte pozitive njohja pa ngurrim e Kosovës. Madje, do të kishte qenë edhe më mirë sikur Serbia do të kishte qenë e para që ta bënte një gjë tillë! Ju mund të qeshni, por e kam seriozisht. Disa vite më parë ndodhi një ngjarje, jo fort e komentuar, por e rrallë në historinë e moralitetit botëror. Portugalia, ish-sunduese e një vendi të vogël, Timorit lindor, pati një ndarje aspak idilike me të. Megjithatë, pas pavarësisë së Timorit, kur erdhi puna që ky i fundit pati një problem të brendshëm dramatik, Portugalia ishte e para dhe e vetmja që, midis shpërfilljes botërore, dha alarmin. Më shumë se një javë, shteti, parlamenti, gjithë shoqëria portugeze, u ranë kambanave që bota të ndihmonte ish-koloninë e saj. Portugalia e bëri këtë duke ndier një borxh moral për vendin që e kishte sunduar dikur. Krahasimet janë zakonisht të pasakta. Dy shtetet ballkanike, i vjetri, Serbia, dhe i riu, Kosova, e kanë më lehtë mirëkuptimin, qoftë edhe për arsyen se, ndërsa Portugalinë e ndanin nga Timori lindor mijëra kilometra, Serbinë nuk e ndajnë nga Kosova veç disa hapa. Dhe veç kësaj i përkasin të njëjtit kontinent europian.

fundit, është folur kaq shumë për to, saqë mund të krijohet përshtypja se një nga mjeshtëritë që shqiptarët njohin më mirë është ajo e gabimeve. Në rastin e Kosovës, jemi të detyruar të jemi veçanërisht seriozë. Ndodhi një ndeshje e rreptë jo midis shtetit shqiptar dhe atij serb, por një ndeshje e këtij të fundit me shqiptarët e Kosovës, pra me gati një të tretën e kombit shqiptar. Kjo është veçantia e parë e kësaj lufte: një shtet kundër një popullsie, ose po të doni, një popullsi kundër një shteti. E gjitha kjo s’mund të përmblidhet në ca fraza drejtpeshuese të tipit: të dyja palët kanë kryer prapësira. Ky simetrizim nuk fsheh veç një racizëm të tërthortë, që i fyen të dyja palët: ç’mund të pritej nga një kacafytje ballkanikësh (për të mos thënë tribush). Drama e Ballkanit meriton një shqyrtim të thellë dhe kjo aspak për të poshtëruar ndonjërin prej popujve, por përkundrazi, për respekt ndaj të gjithëve, duke përfshirë natyrisht edhe popullin serb. Drejtësi, në radhë të parë, do të thotë përpjesëtim. Përpjesëtimi i fajit, i goditjes, i kundërgoditjes hakmarrëse e kështu me radhë. Secila palë të përgjigjet për krimet e veta. Ju kujtoni se kam ndonjë arsye të më dhimbsen kriminelët e vendit tim? Po ju them të kundërtën: janë ata që më së shumti e kanë dëmtuar dhe po e dëmtojnë vendin të cilit i përkas, kulturën, gjuhën në të cilën unë shkruaj. Kemi ardhur këtu te thelbi i çështjes: hetim ndaj gjithkujt për gjithçka. Jam e bindur që ju e kuptoni fare mirë ndjeshmërinë e veçantë të serbëve lidhur me monumentet kulturore në Kosovë. Dhe ju e kuptoni, pa dyshim, dëshpërimin që shkaktoi djegia e tyre. E kuptoj fare mirë dhe iu jap të drejtë. E keni fjalën për kishat serbe në vitin 2004. Së pari, pa asnjë lëkundje po them se ishte një akt monstruoz. Ndërkaq, po aq pa lëkundje po shtoj se përpara se të jetë një akt antiserb, ai ka qenë, në radhë të parë, një akt antishqiptar. Ishte goditja më e rëndë që iu bë Kosovës së lirë. Ishte një përpjekje për ta ftohur Kosovën me Europën, me gjithë aleatët perëndimorë. Për t’i bërë jehonë tezës së Millosheviçit se shqiptarët e Kosovës nuk luftonin për liri, por për besimin fetar. Për të shkaktuar tek europianët pendim për ndërhyrjen në Kosovë. E kam dënuar qysh në minutën e parë këtë barbari. Shumica dërrmuese e kombit shqiptar, kudo që ai ndodhej, ishte logjike që do ta dënonte dhe ashtu ndodhi vërtet. Qeveria e Kosovës kërkoi ndjesë përpara opinionit ndërkombëtar dhe mori vendimin e menjëhershëm për rindërtimin e kishave të djegura. Ndërkaq, për një habi të madhe nuk kam dëgjuar të bëhet ndonjë hetim për këto djegie kaq të bujshme. Hetimi dhe kapja e fajtorëve do të ishin shumë të rëndësishme. Nga pala shqiptare u hodh dyshimi për një provokacion të rëndë. Historia jep shumë shembuj për provokacionet e shkaktuara me anë të djegies së tempujve.

»

15

Një zhurmë jo më të vogël ka shkaktuar çështja e trafikimit të organeve. Për këtë ka një hetim, por ai po zvarritet. Jam i sigurt se shqiptarëve normalë nuk do t’u vinte fare keq të kapeshin e të dënoheshin ca djegës kishash fanatikë, ose ca sadistë a psikopatë që merren me trafik organesh. Si në çdo popull, midis shqiptarëve ka provokatorë, mjafton të kujtoj vrasësit e dy aviatorëve amerikanë në Frankfurt. A mund të përfytyrohej që shqiptarët do të miratonin shqiptarin kriminel që vrau dy ushtarakë aleatë, nga ata që ndihmuan Kosovën? Ndërkaq, hetimi dhe dënimi i krimeve nuk mund të bëhet jashtë një vizioni të plotë të dramës. Bota është tmerruar nga 800 foshnjat shqiptare nën pesë vjeç, të vrara me thikë gjatë konfliktit. Të dhënat e botuara në shtypin anglez dhe francez nuk janë të ndonjë shqiptari, por të gazetarit serb Miroslav Filipoviç. Nuk po zgjatem me mijëra përdhunimet, me tmerre të tjera. Procesi duhet të bëhet ndaj gjithkujt, për gjithçka. Keni folur disa herë për ndihmesën e kulturës në të gjitha këto çështje. Por kohët e fundit jeni kritikuar në shtypin shqiptar për një qëndrim jo luajal ndaj gjuhës serbe. E di këtë gjë. Për t’i thënë gjërat haptas, jam kritikuar për diçka, e cila, edhe po të ishte pjesërisht e vërtetë, tingëllonte kaq monstruoze, saqë do të më njolloste me turp për tërë jetën. Nuk do të merrem me shpifjen vulgare të dy zuzarëve shqiptarë. Mjafton t’ju them se jam një shkrimtar i njohur botërisht, dhe nëse do të lëshoja andej-këndej thënie të tilla raciste, do të më ishin mbyllur dyert gjithkund. Kam nderim për gjuhët e njerëzimit, sepse ato janë, veç të tjerash, atdheu im i dytë, në të cilin unë jetoj natyrshëm, ashtu si midis popullit tim. Një arsye më tepër është se, si përdorues i gjuhës shqipe, të vetmes gjuhë në Europë, që u ndalua me dekret prej shtetit osman, kam një dhimbsuri të veçantë, gati gjenetike, për të. Kjo ndjesi vetvetiu është shtrirë mbi gjuhët fqinje, të cilat, edhe pse më pak se shqipja, kanë përjetuar kufizime prej të njëjtit pushtues. Për shkak të rusishtes, që e njoh mirë, ngaqë kam qenë student në Moskë, kuptoj pak serbisht. Më lejoni t’ju them se si profesionist, pra si njohës i universit gjuhësor, midis familjes së gjerë sllave, e çmoj serbishten si një nga idiomat më të përshtatshme për rrëfimin letrar. Sipas meje, kjo ndoshta vjen nga përkitja e hershme e kësaj gjuhe me përmasën misterioze, transcendentale, që antikiteti gjuhësor i gadishullit e ka pasur me tepri. Në veprën tuaj, ju keni shumë motive antike, si dhe një libër për teatrin grek, të përkthyer në disa gjuhë të botës. Raportet e Shqipërisë me Greqinë fqinje, kanë qenë nxitëse apo frenuese në këtë rast? Raportet kanë qenë përgjithësisht frenuese, si gjatë komunizmit, ashtu dhe sot, pas rënies së tij. Shqipëria me Greqinë nuk kanë qenë asnjëherë fqinjë shembullorë. Popuj të vështirë, mosdurues ndaj njëri-tjetrit, të pamësuar të bëjnë lëshime, që i janë përgjigjur ashpërsisë me ashpërsi, krekosjes me krekosje, racizmit me racizëm. E megjithatë, nuk i përmenda këto për t’i bërë jehonë klishesë së njohur për ballkanasit e pandreqshëm. Do të besoja të kundërtën. I përmenda këto për të thënë se, pavarësisht këtij acarimi shekullor, logjika e jetës i ka çuar këta dy popuj drejt një ideje shpëtuese që u përmend në fillim të kësaj interviste. Ideja shpëtuese është bindja se asnjëri nga këta dy popuj nuk e shkatërronte dot tjetrin. Heqja dorë prej iluzionit të mbrapshtë të mposhtjes së tjetrit, kaq qenë hapi më i madh drejt pozitivitetit në Ballkan. Sa për motivet antike në veprat e mia, qoftë gjatë komunizmit, qoftë pas tij, ato nuk janë trajtuar për të ndrequr punë politikisht, e aq më pak për të prishur. Letërsia botërore është vetvetishëm pozitive, ndërtuese. Si shkrimtar jam veçanërisht i ndjeshëm nëse në një ceremoni zyrtare të një vendi fqinj do të mallkoheshin shkronjat e alfabetit që përdor. Kjo ka ndodhur, por kjo s’më krijon asnjë ndjesi negative ndaj letërsisë antike të këtij vendi. Përkundrazi, edhe ajo vetë, dy mijë e ca vjet më parë, e ka dënuar këtë barbari të ardhshme. Ndaj unë, dhe jo vetëm unë, por të gjithë ne, shkrimtarët e sotëm ballkanas, e quajmë, e ndiejmë letërsinë antike si aleaten tonë të madhe kundër mbrapshtisë. Në një intervistën tuaj ku keni folur për admirimin tuaj ndaj letërsisë antike greke, pyetjes se a do të mund të shkruanit, po ta sillte rasti, diçka të ngjashme për poezinë e fqinjëve serbë, i jeni përgjigjur pozitivisht. Madje keni shtuar se do ta konsideronit një gjë të tillë si një përkryerje të ndërgjegjes suaj krijuese. I përmbaheni ende sot këtij pohimi? I përmbahem plotësisht. Ndoshta kjo përgjigje do të shkaktonte një nënqeshje mosbesuese. E megjithatë, po e përsëris pohimin tim. Unë shpresoj se në këtë zonë të Europës, do të vendoset më në fund qytetërimi europian. Dhe atëherë as pyetja juaj e as përgjigjja ime nuk do të tingëllonin befasuese.


16

« dossier

E premte 25 maj 2012 •

Ex katedra, ex libris: Gjendje konfliktuale mendore e Shqipërisë Nga albert kotini (vijon nga numri i kaluar)

K

Si jepeshin porositë nga Nexhmije Hoxha? am përpara materialin “Përfundime të përgjithshme” prej 36 faqesh të daktilografuara, që shprehin platformën e mbylljes së “Historisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare” të viteve 1939-1944, që është epilogu i punës 30-vjeçare të katër volumeve të kësaj historie. Për të mos lënë shteg për dyshime apo më drejt për keqinterpretime, do të shtroj në dy plane ballafaqimin e shënimeve origjinale të N. Hoxhës përbri problemit konkret që bëhet fjalë në këtë material. Kështu, nis me porositë e N. Hoxhës në korrespondencën e saj me Shyqyri Ballvorën në këtë mënyrë: “Shoqja Nexhmije, më falni për shqetësimin. Në faqen 35, në vendin ku është treguar me shigjetë, kemi menduar të vëmë një citat nga fjala e shokut Ramiz Alia në mitingun e përmotshëm të varrimit të shokut Enver Hoxha. Citati është pak i gjatë, por është i plotë dhe i domosdoshëm. Vërejtjet tuaja po i realizojmë. Me respekt Shyqyri Ballvora, Tiranë, më 24.10.1989”. Sipas kësaj letre me një kaligrafi të pastër N.Hoxha i shkruan: “Citati është shumë i mirë, por është shumë i gjatë. Sikur s’përdoren kaq të gjatë. Vendosni vetë. Veçse për shokun Enver kishit në konkluzione, mos rëndohet shumë, duhet të hiqni nga ato që kishit vënë. Ruani masën.” Në letrën përfundimtare që N.Hoxha i dërgon Shyqyri Ballvorës për materialin në përgjithësi shkruan: “Shoku Shyqyri, e lexova. Si vërejtje të përgjithshme kam se mund të ishte më i sintetizuar, d.m.th. më e shkurtër sesa është, dhe një gjuhë më tërheqëse. Idetë trajtohen e përsëriten si në tekst, nuk gjen ndonjë gjë të re. Megjithatë, nuk mund të them të bëhet tjetër, edhe kështu qëndron. Unë e di që do të më thoni se kjo është gjuha (e kërkuar) shkencore. Nëpër të kam bërë ndonjë vërejtje. Diskutoni dhe vendosni. Unë këto ditë jam krejt e zënë me përgatitjet për konferencën e Partisë në rrethin që do të vete. Punë të mbarë! Nexhmije Hoxha, 23 tetor 1989.” Po cilat janë disa nga vërejtjet konkrete të saj? Në material shkruhet në faqen 4: “Nocioni ‘popull’ mori një kuptim e përmbajtje të re të plotë, si tërësi e klasave e shtresave që morën pjesë aktive në Luftën Nacionalçlirimtare e revolucionin popullor dhe tashmë, pas çlirimit të vendit, i ndienin dhe i kuptonin se detyra të mëdha, të reja, duhet gjithashtu të zgjidhnin për forcimin e Shqipërisë se re demokratike popullore.” Shënimi i Nexhmije Hoxhës për këtë çështje është: “Se mos kufizohet nocioni ‘popull’, jo vetëm pjesëmarrëse aktive. Kjo qe më e kufizuar se masa që dha mbështetjen (ka një dallim me pjesëmarrësit aktivë)”. Në faqen 5 shkruhet nëse ky unitet nuk ishte as i brishtë, as amorf, por i fortë e i pathyeshëm, sepse gjen mbështetje në ideale të larta themelore, që shprehin interesat e larta të popullit, kërkesat e zhvillimit historik të Shqipërisë në rrugën e zhvillimit e përparimit politik e shoqëror. N. Hoxha shkruan për këtë problem të nënvizuar nga ajo se: “Pse ta fiksojmë me një karakteristikë ose kurs, më mirë me këtë që thuhet më poshtë”, duke miratuar si vijon: “Ky unitet është i fortë e i pathyeshëm, sepse mbështetej në themele organizative të konsoliduara në Frontin Nacionalçlirimtar, të krijuar me iniciativën e nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Shqipërisë.” Ndërsa për shkrimin në vazhdim “Bashkimi i vendit, i masave të gjëra të popullit në Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, i udhëhequr nga PKSH-ja, përbën një nga fitoret më të mëdha historike të arritura nga populli shqiptar si rezultat i Luftës Antifashiste NAÇL, i udhëhequr nga populli shqiptar, si

“Shoqja Nexhmije, më falni për shqetësimin. Në faqen 35, në vendin ku është treguar me shigjetë, kemi menduar të vëmë një citat nga fjala e shokut Ramiz Alia në mitingun e përmotshëm të varrimit të shokut Enver Hoxha. Citati është pak i gjatë, por është i plotë dhe i domosdoshëm. Vërejtjet tuaja po i realizojmë. Me respekt Shyqyri Ballvora, Tiranë, më 24.10.1989”. Sipas kësaj letre me një kaligrafi të pastër N.Hoxha i shkruan: “Citati është shumë i mirë, por është shumë i gjatë. Sikur s’përdoren kaq të gjatë. Vendosni vetë. Veçse për shokun Enver kishit në konkluzione, mos rëndohet shumë, duhet të hiqni nga ato që kishit vënë. Ruani masën.” Në letrën përfundimtare që N.Hoxha i dërgon Shyqyri Ballvorës për materialin në përgjithësi shkruan: “Shoku Shyqyri, e lexova. Si vërejtje të përgjithshme kam se mund të ishte më i sintetizuar, d.m.th. më e shkurtër sesa është, dhe një gjuhë më tërheqëse. Idetë trajtohen e përsëriten si në tekst, nuk gjen ndonjë gjë të re

rezultat i luftës antifashiste NAÇL dhe revolucioni popullor”. N. Hoxha bën vërejtje: “Ka vend për sintetizim të frazave. Sikur në paragrafët ka përsëritje të ideve me fjalë të tjera”. Në faqen 17 shkruhet: “Ndërmjet popullit kryengritës shqiptar dhe popujve kryengritës të Jugosllavisë e të Greqisë u krijua një aleancë e vërtetë luftarake, u vendosën marrëdhënie vëllazërore”. N. Hoxha bën vërejtjen: “Diskutojeni: kështu në një plan do t’i trajtojmë marrëdhëniet si me Jugosllavinë dhe Greqinë? Ka vend për dallim.” Në faqen 19 shkruhet: “Te populli shqiptar kanë ngjallur neveri shtrembërimet që po i bëhen sot Luftës së tij Antifashiste Nacionalçlirimtare në Bashkimin Sovjetik. Mareshal, gazetarë dhe historianë sovjetikë, me qëllime të caktuara e reduktojnë këtë luftë në disa partizanë shqiptarë.” Vërejtja është: “Sa është i saktë ky qëndrim nga ana e tyre dhe nga ana jonë?” Më poshtë, po këtu shkruhet: “Ky qëndrim i sovjetikëve sot kundrejt Luftës NAÇL të popullit shqiptar e të ndonjë populli tjetër në Ballkan është refleks i asaj teze të propaganduar për ndarjen e zonave të ndikimit, e përhapur shumë në historiografinë perëndimore, sipas së cilës gjoja J.V.Stalini, paska bërë pazarllëqe me Çurçillin e Ruzveltin në Teheran e në Jaltë për ndarjen e vendeve ballkanike e të Evropës Lindore, sidomos Bashkimit Sovjetik, Britanisë së Madhe e SHBA”. N. Hoxha për këtë çështje jo vetëm nënvizon dhe vë në pikëpyetje të madhe, por pranon: “Ndarja e zonave është fakt. Por si është bërë, s’dihet, ka spekulime”. Përsëri për këtë çështje, që “të djeg në histori”, shkruhet në këtë përfundim: “Partia Komuniste,

Këshilli i Përgjithshëm NAÇl, i gjithë populli kryengritës shqiptar qëndron vërtet më afër me BS sesa me Britaninë e Madhe e me SHBA-në, orientoheshin shumë nga politika dhe strategjia e drejtë e luftës çlirimtare të partisë bolshevike e të qeverisë sovjetike, sepse shikon te BS aleatin besnik të popullit shqiptar, që do ta ndihmonte atë jo vetëm në çlirimin vendimtar, por dhe në vendosjen e forcimin e pushtetit popullor, kurse te Britania e Madhe dhe SHBA, vini re se qeveritë e tyre nuk kishin hequr dorë nga qëllimet e tyre hegjemoniste e imperialiste. Megjithatë, nuk kishin mundur kurrë të futeshin në sferën ose zonën e ndikimit të BS, as të ndonjë fuqie tjetër të madhe ose të vogël, sepse në parim e në praktikë ishin kundër politikës me përmbajtje imperialiste, të ndarjes së vendeve e popujve të vegjël në sfera dhe zona ndikimi e kontrolli të njërit ose tjetrit shtet më të madh.” Shënimi në origjinal i N. Hoxhës mbas nënvizimit që ajo bën është i tillë: “Përmbajtja e këtij paragrafi nuk do të tjerrë kaq. Vërtet s’kishim menduar të futeshim nën BS si zona ndikimi (ishin të tjera motive, që na afronin me BS, për të cilat është folur). Kjo është bërë me gjuhën e sotme dhe nuk shkon”. Në faqen 20 të përfundimeve të përgjithshme shkruhet: “Shqetësim të jashtëzakonshëm treguan qeveria angleze e amerikane, duke u nisur nga logjika e tyre imperialiste që Shqipëria të mos futej në zonën e ndikimit sovjetik”, por të tërhiqej me çdo mënyrë në zonën e “ndikimit britanik ose amerikan”. Mendonin se shqiptarët nuk mund të bënin dot pa ndihmën britanike dhe të SHBA-ve, se pas luftë Shqipëria nuk do të ishte në gjendje


dossier • E premte 25 maj 2012 të qëndronte më këmbët e veta. N. Hoxha këtë mendim për të mbetur në histori e miraton tekstualisht kështu: “Kjo mund të mbetet se është sipas logjikës së tyre” dhe nuk jep asnjë shpjegim për të vërtetën e zonës së influencës që ishte futur Shqipëria që gjatë luftës NAÇL, por politizoheshin faktet për të shmangur realitetin e ngjarjeve të kësaj çështjeje”. Në faqen 26 për këtë paragraf të futur në “Histori”, se “Shqipëria është vendi i parë në Europë ku Italia fashiste edhe pas pushtimit, filloi të zbatojë në mënyrë të plotë strategjinë e saj ekonomike, që rridhte drejtpërsëdrejti nga synimet e saj politike imperialiste. Italia fashiste e shikonte Shqipërinë jo vetëm si një vend me mundësi të mëdha ekonomike, që do të luante një rrol të rëndësishëm në sistemin autarkik italian, por dhe si një vend kolonizimi, që do të gëlltiste me qindra mijë italianë”. N. Hoxha anash dhe me laps plumbi shkruan në formë urdhri: “Diskutojeni dhe një herë dhe vendosni vetë. E gjithë pjesa për politikën e Italisë e Gjermanisë (faqe 26-30) këtu duhej vënë, pasi kemi folur për fitoren mbi fashizmin. Po për shfrytëzimin e ekonomisë shqiptare nga pushtuesit italianë e gjermanë gjatë Luftës, që jepen në këto faqe të materialit. Nexhmije Hoxha shtron pyetjen: “A është bërë krahasimi me dokumentet zyrtare që u janë dhënë gjermanëve lidhur me riparimet etj?”. Në fakt, të dhënat që jepen në histori janë superlative, por ballafaqimi i tyre me dokumentet gjermane del se jo vetëm nuk puqen, por nuk puqen as me dokumentet zyrtare të shtetit socialist, që kërkonte dëmshpërblimin pas lufte. Pra, ky shqetësim i udhëheqjes partiake m-l për të mos falsifikuar edhe dokumentet e tyre në histori shprehte shqetësimin konkret për këtë çështje. Kështu për probleme të tilla, që duhej të konkretizohen para se të lihen në histori, kërkohen të dhëna nga disa lloj dokumentesh origjinale të të dyja palëve, që ato vërtetojnë nga afër realitetin e ndodhur në ato vite. Çështje të tilla, që sot ka mundësi të kristalizohen më drejtë nën dritën e dokumenteve, do t’i trajtojmë si probleme të veçantë për t’i zgjidhur sa më me objektivizëm shkencor nga materialet tona të nivelit kombëtar. Në faqen 35 N.Hoxha nënvizon këtë fragment: “Krijimi i PKSH-së në valën e Luftës NAÇL përbënte ngjarjen më të rëndësishme dhe kushtin vendimtar që lufta e popullit shqiptar të merrte karakter të organizuar dhe të përcaktoheshin qartë qëllimet e synimet e saj.” Për këtë nënvizim shkruan: “Mirë se duhet mbyllur me Partinë, por të mos përsëritim idetë që janë përdorur në fillim.” Pak rreshta më poshtë jep detyrën se “këtu do të futet citati i shokut Ramiz”. Në mbyllje të materialit përfundimtar N. Hoxha nënvizon rreshtat: “Lëvizja Antifashiste u njoh botërisht si pjesëtare e këtij koalicioni, në kuadrin e të cilit populli shqiptar dha kontributin e tij për shkatërrimin e fashizmit.” Mbi këtë vlerësim të historisë për këtë çështje N. Hoxha shkruan tekstualisht kështu: “A u fol për përpjekje anglo-amerikane për të na mohuar këtë të drejtë (nuk u ftuam në San-Francisko, debat në Konferencën e Paqes në Paris etj). Për operacionet nuk do të flitet. Diskutoni dhe vendosni, n.q.s nuk pret koha. Unë s’kam fare kohë këto ditë. Për ndonjë gjë të karakterit politik në marrëdhëniet ndërkombëtare pyesni shokun Sofo Lazri”. Ajo i mbyll me firmën e saj të gjitha kërkesat veriake. Lidhur me këtë platformë të historisë veçojmë dy tipare: së pari, literatura që shoqëron këto konkluzione në çdo referencë nuk janë dokumente arkivore, por të tilla që kanë të bëjnë me citate të shkëputura, si pikë referimi nga Enver Hoxha, vëllimi i dytë, botim i dytë, Tiranë 1981, f. 419, 554; vepra vëllimi I, botim i dytë, Tiranë 1993, f. 971; vepra II, vëllimi I, Tiranë 1984, f. 597, 519, 537-598-599, 600, 601-634; Enver Hoxha, “Rreziku angloamerikan për Shqipërinë”, Tiranë 1982, f. 19; E. Hoxha përgjigje notës së gjeneralit Uillson, 12 korrik 1944; PPSH, “Dokument kryesore”, vëllimi I, f. 149; E. Hoxha, fjala në Përmet me rastin e 20-vjetorit të Përmetit; E. Hoxha vepra, vëllimi

17, f. 34. Pra, mund të konludojmë se çfarë historie po shkruhej nga një metodë e tillë, edhe këto të pasqyruara në vitet 1983-1984 në botimet e dyta të E.Hoxhës, mbasi kaloi në ventilim të fundit prej parashikuesit “gjenial” në ISM-L. Së dyti, çështje të historisë që kërkojnë vërtetim mbi bazën e dokumenteve, por dhe kur këto ekzistojnë, por nuk i përgjigjeshin vijës së partisë, ato shkruhen me fjalë të përgjithshme pa e nxjerrë në dritë realitetin e ngjarjeve. Vallë brezave dhe për të ardhmen nuk do t’u jepen ashtu siç kanë ndodhur? Ja disa fragmente, siç janë paraqitur në këtë “histori” të formës përfundimtare si teza: “Krijimi i PKSH-së përbënte jo vetëm gurin e themelit të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, por dhe pikën kulmore të saj. PKSH-ja i vuri vetes detyrë të bashkonte, të organizonte e të udhëhiqte masat e gjëra në luftën me rëndësi vendimtare për fatet e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë. Ky “nacionalizëm tradicional borgjez” historikisht falimentoi më 7 prill 1939. Vija dhe politika e PKSH-së ishte në kudërshtim të plotë me “nacionalizmin tradicional borgjez” të klasave të pasura sunduese, të cilat pavarësinë e vendit e kishin vënë gjithmonë në funksion të lidhjeve të miqësisë me këtë apo atë shtet të madh ose grup shtetesh”. Përfundimi kryesor i Luftës Antifashiste NAÇL dhe i revolucionit popullor ishte jo vetëm se populli doli në krye të zhvillimit historik të Shqipërisë, por njëkohësisht i edukuar, i udhëhequr nga PKSH-ja ai ishte bërë plotësisht i ndërgjegjshëm se me çlirimin e vendit dhe krijimin e Shqipërisë së re demokratike popullore, siç ishte tashmë sot i plotfuqishëm i fateve të tij etj”. Një nga përfundimet më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e të revolucionit popullor ishte dalja e popullit në krye të vendit me një unitet të çeliktë, të paparë ndonjëherë në historinë e tij. Përfundimi tjetër ishte fakti që PKSH-ja orientoi drejt për ngritjen e një aparati shtetëror demokratik dhe nuk priti çlirimin e plotë të vendit që ky aparat të merrte në dorë qeverisjen e vendit… Pra, duke i njohur Anglinë dhe SHBA si aleatë në luftën e përbashkët kundër fashizmit dhe duke vlerësuar kontributin e këtyre dy fuqive në luftë kundër shteteve fashiste PKSH-ja dhe Fronti NAÇL nuk harronin synimet e tyre për të siguruar hegjemoninë në botë pas mbarimit të luftës.

Bashkimi Sovjetik u gjend përballë fashizmit për të mbrojtur fitoret e mëdha të Revolucionit të Tetorit dhe për të ndihmuar popujt të çliroheshin nga robëria fashiste. Në planet angleze e amerikane për rregullimin e Ballkanit pas luftës parashikohej gjithashtu edhe plotësimi eventual i pretendimeve tokësore të monarkive serbe e greke në dëm të Shqipërisë. Veçanërisht e ngushtë ka qenë lidhja e Luftës Antifashiste

Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar me luftën çlirimtare të popujve fqinj të Jugosllavisë e Greqisë, u vendosën marrëdhënie vëllazërore. Gjoja J. V. Stalini paska bërë pazarllëqe me Çurçillin e Ruzveltin në Teheran e në Jaltë për ndarjen e vendeve ballkanike e të Evropës Lindore midis Bashkimit Sovjetik, Britanisë së Madhe e SHBAve. PKSH-ja shikonte te Bashkimi Sovjetik aleatin besnik të popullit shqiptar, që do ta ndihmonte jo vetëm për çlirimin e vendit, por dhe në vendosjen e forcimin e pushtetit popullor, kurse te Britania e Madhe dhe SHBA-të vinte re se qeveritë e tyre nuk kishin hequr dorë nga qëllimet hegjemoniste imperialiste. Sipas strategjisë së aleatëve anglo-amerikanë, Lufta Nacionalçlirimtare dihej të kryente vetëm detyra ushtarake dhe aspak politike, në mënyrë të veçantë këto reparte s’duhej të kryenin asnjë veprim kundër forcave kolaboracioniste të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, sepse sipas tyre veprime të tilla donin të sillnin “luftë civile”, e cila ishte kudër planeve të aleatëve. Shtabi i Luftës Nacionalçlirimtare s’pranonte as urdhër, as kontroll, as strategji të aleatëve të jashtëm. Anglo-amerikanët nuk donin të njihnin qeverinë e përkohshme popullore të dalë nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, as kur kjo u krijua në Kongresin e Përmetit, as kur u shndërrua në qeveri demokratike të Shqipërisë, sepse nuk donin të pranonin sovranitetin e popullit shqiptar dhe krijimin e shtetit të ri shqiptar të pavarur të demokracisë popullore, të lindur kundër vullnetit të tyre. Populli shqiptar angazhoi në luftë 15 divizione italiane e gjermane dhe nxori jashtë luftimit rreth 70 mijë armiq. Gjatë viteve të pushtimit kanë hyrë në Shqipëri fonde që kapin shumën prej 2.134.649.00 franga shqiptare dhe kjo shumë është përdorur për qëllime ushtarake, për ndërtime kazermash, aeroportesh, fortifikatash, rrugësh dhe për plotësimin e nevojave të tjera ushtarake. Rezervat e arit shqiptar prej afro 3 tonësh (monedha e shufra), që arrinte shumën prej 8.064.826.000 franga ari, mbeti i mbyllur në bankën e Rajhut në Berlin. Pas luftës ky ar u vu nën kontrollin e komisionit trepalësh për arin. Nga rreth 2500 fshatra e qytete që kishte Shqipëria, 1850 u dogjën e u shkatërruan me gati 100 000 ndërtesa. Mbi 20 000 veta u vranë nga forcat pushtuese gjermane. Sipas llogaritjeve të bëra nga ekspertët, pushtimi ushtarak i tru-

pave të Rajhut i shkaktoi Shqipërisë një dëm të përgjithshëm me vlerë mbi 2 miliardë dollarë amerikanë, sipas vlerës së vitit 1938 të llogaritur në këtë shumë interesat. Shqipëria zë një ndër vendet e para në botë për humbje e dëmtime të të mirave materiale gjatë L Luftës së Dytë Botërore.” Pak a shumë të tilla definicione kategorike futen në histori, të cilat përshijnë jo vetëm

»

17

çështje që nuk trajtohen drejt, por deformohen dhe dëmtojnë bazën shkencore të luftës sonë antifashiste. Të tilla probleme si: “Nacionalizmi, PKSH dhe populli, Kosova dhe PKSH-ja, ndërhyrja anglo-amerikane apo aleatët ndaj Shqipërisë, dëmet e luftës të ngritura në superlativë, çështja e pushtetit demokratik pas luftë etj., mbulohen nga sofizmi dhe jo nga transparenca. Prandaj ristudimi mbi baza arkivore dhe reale i historisë të luftës sonë antifashiste, do parë në disa plane. Së pari, lindja e Luftës Antifashiste, si luftë kombëtare dhe zhvillimi i saj deri në Mukje të vitit 1943, me një bashkim atdhetar, kërkon vlerësimin e të gjitha betejave në emër të luftëtarëve të lirisë dhe jo në emër të komunizmit. Së dyti, kthesa historike në vitin 1944 nën influencën ruso-jugsllave, konferenca e Moskës, e Teheranit, e Jaltës, shënoi kthimin e shinave të luftës drejt Moskës dhe Beogradit, duke shkaktuar edhe vëllavrasjen për çështjen e pushtetit bolshevik pa mbaruar Lufta Antifashiste. Së treti, shkrimi i “Historisë së Luftës Antifashiste me veprat e Enver Hoxhës të botuara në vitet 1983-1984 dhe retushimi i volumeve në vitet 1988-1989, sipas direktivave të Partisë, në fakt i takon të quhet Histori e PKSHsë, në vend që t’i vihet emri “histori e Luftës Antifashiste shqiptare”. Partia nuk është komb, atdhe, por ajo pjesë fanatike e komunizmit që shkëputi popullin tonë nga bota e përparuara dhe e qytetëruar. Për pasojë dhe niveli i kësaj historie përmblidhet në një grumbull lëvdatash për PKSH-në, Enver Hoxhën për unitetin partipopull, për pushtetin diktatorial e deri atributet e pafund për ata që gëzuan luftën pas çlirimit. Megjithatë, këtu kemi të bëjmë vetëm me çështje termash që morën përmasa shoqërore nën efektin e diktatit, por që në fakt nuk krijojnë pasoja juridike. PKSH-ja nuk ishte parti e zgjedhur, por një trillim mashtrues nën propagandë, që njerëzit mësuan t’i thërritnin në grup. Çdo gjë tjetër sigurisht që nuk ka koment, pasi kriminelët e historisë shqiptare përfshihen në fushën e kundërt të marrëdhënieve shtetërore, mbizotëruese në çdo shoqëri. Llojshmëria e fjalëve të përdorura nga goja e kriminelëve nuk mund të ketë ideologji në shërbim të njerëzve, por një akt që dhunon me izolacion një popull të tërë. Në vijë juridikë çdo fakt i përmendur më lart është kriminal, i paligjshëm, përndryshe do të konsiderohej në kuptim të plotë, si fakt juridik. Konkluzionet që nuk shërbejnë për asgjë në raport me shoqërinë, janë motivi i krimit në vënin totalitarist përkundrejt popullit të vet. Rendi shtetëror shqiptar përbëhej më parë nga veçoria e sekularizmit, që nuk impononte rregulla të veçuara, por përjashton mundësinë e akteve ilegale, separatiste, dokeve e zakoneve që nuk krijonin integritetin shtetëror. Në këtë mënyrë PKSH-ja ishte një nga ato cilësi që sollën qëllimin kriminal gjatë viteve të ekzistencës së çdo lloj forme të saj. Dosier apo ringjallje e Enver Hoxhës Në të gjitha shkrimet për zbulimin dhe goditjen e grupeve armiqësore, është treguar edhe një cektësi e analizës jo të sakta për sa u përket shkaqeve dhe pasojave të të gjitha ngjarjeve shoqëruese të tyre. Kështu, funksionimi i mekanizmit të spastrimeve të gjurmëve edhe pas eliminimit të çdo armiku, p.sh., në krye të ushtrisë kanë qenë testi i provës ndaj partisë së Enver Hoxhës për çdo pasardhës. Në lidhje me fshesën e hekurt në plenumin e 12të të KQPPSH-së apo “materialet e zeza” të viteve 1974-75 etj., që janë shkruar edhe prej meje më parë, kanë nevojë që të jepen jo vetëm më të plota, por dhe më të argumentuara për kohën më të demokratizuar që jetojmë sot. Ajo që është servirur për herë të parë për këto çështje ka të bëjë jo me një informacion të tipit konstatues, që zakonisht i përket fazës fillestare të publikimit, por në fakt të futjes më thellë të fenomeneve të ndodhura sa më afër realitetit dhe mbi të gjitha mbi mënyrën e likuidimit të “pasojave armiqësore”, sidomos po nga ata që nuk vonuan të quheshin “armiq” në vijim. (vijon numrin e ardhshëm)


18

«

BOTA SPECIALE E premte 25 maj 2012

Eurozona “PESHON” daljen e Greqisë

G

jashtëmbëdhjetë vende të Eurozonës po vlerësojnë ndikimet financiare që mund të ketë një dalje e mundshme e Greqisë nga monedha e përbashkët evropiane. Ndonëse shprehin shpresë që Greqia nuk do të largohet nga Eurozona, gjithnjë e më shpesh kohët e fundit, udhëheqësit evropianë kanë diskutuar rreth mundësisë që qeveria e Athinës t’i japë fund përdorimit të Euros dhe të rikthejë në qarkullim monedhën e mëparshme të vendit, Dhrahminë. Analistët kanë shprehur shqetësimin se një dalje e Greqisë nga Eurozona mund të dëmtonte rëndë tregjet ndërkombëtare financiare dhe t’u shkaktonte miliarda dollarë humbje bankave evropiane, nëse Greqia do të shpallte falimentimin dhe nuk do të ishte në gjendje të paguante borxhet. Zyrtarët bënë të ditur të mërkurën se zyrtarë të lartë financiare të Eurozonës kanë rënë dakort që 16 vendet anëtare të përgatisin plane paraprake për ndikimin që mund të kishte mbi vendin e tyre dalje e Greqisë nga Eurozona. Fqinjët evropianë të Greqisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar miratuan në fillim të vitit një paketë ndihmash prej miliarda dollarësh për Greqinë, duke e kushtëzuar ndihmën me zbatimin nga Greqia të masave të ashpra financiare, që u kundërshtuan ashpër nga grekët gjatë votimeve. Pas zgjedhjeve të përgjithshme në fillim të muajit, klasa politike e përçarë greke nuk arriti të for-

mojë dot një qeveri dhe zgjedhjet do të përsëriten muajin e ardhshëm.

Analistët kanë shprehur shqetësimin se një dalje e Greqisë nga Eurozona mund të dëmtonte rëndë tregjet ndërkombëtare financiare dhe t’u shkaktonte miliarda dollarë humbje bankave evropiane, nëse Greqia do të shpallte falimentimin dhe nuk do të ishte në gjendje të paguante borxhet. Zyrtarët bënë të ditur të mërkurën se zyrtarë të lartë financiare të Eurozonës kanë rënë dakord që 16 vendet anëtare të përgatisin plane paraprake për ndikimin që mund të kishte mbi vendin e tyre dalje e Greqisë nga Eurozona

Syriza: Ne jemi konsensusi Dy mesazhe solli në Paris dhe Berlin kryetari i partisë së majtë greke Syriza: “Ne duam ta mbajmë euron, dhe programi i kursimeve e bën Greqinë një fuçi pa fund”. Aleksis Cipras ka efektin e një magneti. Si të hënën në Paris, ashtu edhe të martën në Berlin e njëjta pamje: sallat në të cilat kishte ftuar në konferencë për shtyp kryetari i aleancës së majtë Syriza në Greqi, ishin mbushur plot. Në sallën e konferencave për shtyp në Berlin këtë mund ta përjetosh një ose dy herë në vit, pikërisht atëherë kur Kancelarja u përgjigjet personalisht pyetjeve të gazetarëve. Greku Cipras është ylli i ri në politikën e Evropës dhe tërheq në radhë të parë me kundërshtitë e tij: ai është një radikal i majtë, që si Kryeministër synon të rinegociojë kushtet e kredive për vendin e tij, por që dëshiron edhe të mbajë euron. Udhëtimet në Paris dhe Berlin Aleksis Cipras i kishte planifikuar me kujdes. Në kryeqytetin gjerman ai u takua me krerët e Partisë Socialdemokrate (SPD) dhe partisë E Majta. Në zgjedhjet parlamentare në Greqi më 17 qershor ka shumë gjasa që aleanca e majtë Syriza të rezultojë forca kryesore politike dhe pas kësaj do duhet të krijojë qeverinë.

Tri javë e gjysmë para këtyre zgjedhjeve kryetari i Syrizës do të shfrytëzojë mediet në Gjermani dhe Francë për të shpjeguar pozicionin e tij dhe për të korrigjuar sa mundet imazhin e krijuar për të. Dhe më tej: në dy vendet më të rëndësishme të BE-së Cipras synon të përballet me frikërat e politikanëve dhe qytetarëve se një qeveri e Syrizës me politikën e saj do të vinte në pikëpyetje

kursimeve sipas Cipras kanë bërë që Produkti i Brendshëm Bruto i Greqisë të bierë me 20 për qind, ndërkohë që papunësia është rritur në 25 për qind dhe një pjesë e madhe e popullsisë greke është varfëruar. Nëse kreditorët edhe më tej do të ngulin këmbë në reduktimin e pensioneve, rritjen e taksave dhe vendosjen kontributeve të tjera, atëherë vendi nuk ka asnjë shans për rritje.

stabilitetin e Eurozonës: “Ne nuk jemi një forcë politike, që kërkon të çojë Evropën drejt një katastrofe, edhe pse kjo është ajo që paraqesin mediet në Greqi dhe disa në Evropë. Përkundrazi ne jemi një forcë thellësisht proevropiane”. Objektivi më i rëndësishëm i vizitave të tij në Francë dhe Gjermani është rinegociimi i marrëveshjeve të kredisë, që Greqia ka lidhur me BE dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Masat e urdhëruara të

Gabime Cipras të habit me një apel: “Ne u drejtohemi qytetarëve gjermanë, taksapaguesve gjermanë dhe i pyesim: edhe për sa kohë do t’i hidhni paratë tuaja në një fuçi pa fund? Ju nuk mund të investoni vazhdimisht në një program joefektiv”. Nëse kjo do të vazhdojë atëherë Greqia brenda pak muajsh do të ketë nevojë për një paketë të tretë kredish dhe një reduktim të dytë borxhesh.

“Ne nuk pretendojmë asgjë absurde, absurde është kur qeveritë evropiane ngulin këmbë në një gabim. Ai duhet të korrigjohet”. Por “si” Aleksis Cipras nuk e thotë. Ai nuk paraqet një program konkret. Ndoshta nuk dëshiron të japë premtime para zgjedhësve grekë. Këta zgjedhës, thotë kryetari i partisë së majtë, me votën e tyre i kundërshtuan qartë kushtet e kredive. Ata i ndëshkuan dy partitë që mbështesin masat e kursimeve: konservatorët e Nea Dimokratia dhe para së gjithash sociademokratët e PASOKut. Vullneti i zgjedhësve ishte i qartë, thotë Cipras dhe pranon të marrë përgjegjësitë që i jep kjo votë. Por nëse Greqia nuk i përmbush kushtet, kreditë do të ndalen dhe vendi duhet të dalë nga Eurozona, i thuhet Cipras. Ai reagon me një kritikë të qartë ndaj Kancelares gjermane Angela Merkel: “Evropa nuk përbëhet nga qiradhënës dhe qiramarrës. Ne grekët nuk ndihemi si qiramarrës, por si anëtarë të mirëfilltë të Eurozonës. Askush nuk ka të drejtë të ndihet pronar. Ne të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë tona”. Por a është ai vetë i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë ndaj Evropës? Po, thekson Aleksis Cipras. Ata të cilët nuk e pranojnë kërkesën e tij për rinegociim të kredive duhet të kenë të qartë opinionin e popullsisë greke dhe partive greke: “Syriza është konsensus”.


BOTA SPECIALE •E

premte 25 maj 2012

P

rogram për rritje ekonomike sipas mënyrës franceze apo kurs gjerman kursimesh? Euroobli­gacione apo po­litikë kombëtare borxhesh? Pyetje të rëndësishme, të cilat mbetën të hapura pas samitit të BE-së. “Më shumë rritje” ishte teza e Presidentit të ri francez, François Hollande, në takimin e nivelit të lartë të BE-së të mërkurën (23.5.2012). Forcim i tregut të brendshëm dhe reforma të reja strukturore, janë receta e Kancelares gjermane Angela Merkel. “Ndryshimi qendror është në gjetjen e një ekuilibri të ri mes kursit të kursimeve me reforma nga njëra anë dhe impulseve për rritje nga ana tjetër”, kështu e përshkruan Janis Emanuilidis nga instituti European Policy Center (EPC) në Bruksel, raportin mes argumenteve të Kancelares gjermane dhe Presidentit francez.

19

As NDRYSHIM kursi dhe as KOMPROMIS

Konflikt për obligacionet evropiane

Shumë diferenca Kështu për shembull Gjermania refuzon një dhënie direkte kredish shteteve të veçanta nga Banka Qendrore Evropian (ECB), ndërkohë që Hollande dhe të tjerë janë për këtë opsion. Refuzimi gjerman do të vazhdojë, mendon Stefan Seidendorf nga Instituti Gjermano-Francez në Ludvigsburg: “Rinegociimi i statuteve të ECB-së nuk shtrohet për diskutim për palën gjermane. François Hollande dëshiron t’i zgjerojë detyrat e bankës, por nuk pranon të rinegociiojë Marrëveshjen e Lisbonës”. Euro-obligacionet e kërkuara nga Hollande, pra obligacionet e përbashkëta shtetërore, përkrahen ndër të tjera nga shefi i Eurogrupit Jean-Claude Juncker dhe Kryeministri i Italisë Mario Monti. Por Angela Merkel i refuzoi përsëri qartë euroobligacionet, duke iu referuar rregullave në fuqi, të cilat nuk lejojnë marrjen e përgjegjësive financiare të shteteve të tjera. “Trysnia mbi Merkelin në rritje” Janis Emanuilidis nga EPC në Bruksel e sheh megjithatë Kancelaren gjermane nën trysni sa i takon euro-obligacioneve, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në nivel evropian. “Numri i partnerëve që i kërkojnë ato është në rritje”. Edhe në Gjermani po shtohet numri i ekspertëve, të cilët mendojnë se janë të nevojshëm tituj të përbashkët borxhi në Evropë, thotë Emanuilidis. Trysni ushtrohet edhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz. Në fillim të samitit të BEsë ai kritikoi emetimin së fundi me normë interesi 0 për qind të obligacioneve shtetërore gjermane, ndërkohë që vende të tjera në Evropë duhet të paguajnë më shumë se 6 për qind. “Kjo disbalancë shkatërron Bashkimin Evropian. Për këtë arsye debati për euroobligacionet është edhe një

»

debat se si duam të mbijetojmë në këtë union”, u shpreh më tej Schulz. Luftë elektorale kombëtare në parketin evropian Kancelarja gjermane Merkel nuk pranon të prekë as paktin fiskal, siç kishte kërkuar gjatë fushatës së tij elektorale Presidenti francez Hollande. Por Hollande gjendet ende në fushatë elektorale, pasi në qershor në Francë zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Presidenti i ri francez duhet të tregojë rezultate: pakti për rritje ekonomike i kërkuar prej tij është tashmë punë e mbaruar. Në këtë sfond samiti i majit karakterizohej nga konfrontimi, edhe pse para takimit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive në nivel ministrash

u kërkuan linja të mundshme kompromisi, thotë Stefan Seidendorf nga Instituti Gjermano-Francez. Diferencat gjermano-franceze në të kaluarën kanë rezultuar në kompromise me rreze mbarevropiane, thotë eksperti. “E rëndësishmë është vetëm që tani të shfrytëzohen shumë shpejt instrumentet e njohur për gjetjen e kompromisit”, thotë Seidendorf. Duhet hyrë pa vonesë në marrëdhënie pune për të dhënë së shpejti propozime të përbashkëta. Në samitin e ardhshëm të BE-së në fund të qershorit priten rezultate më konkrete. Zgjedhjet përcaktuese të fatit të Greqisë Deri atëherë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në

Greqi do të ndikojnë edhe në politikën e Evropës. Pas fitores në zgjedhjet e majit të partive që kundërshtojnë prerë kursin e kursimeve të kërkuar nga BE-ja, në radhë të parë e aleancës së majtë Syriza, në Evropë po shtohen zërat që diskutojnë daljen e Greqisë nga Eurozona. Në samit Greqisë iu premtua ndihmë e re, si dhe u shpreh dëshira që vendi të mbetet në Eurozonë. Megjithatë, kryetarët e shteteve dhe qeverive e paralajmëruan Greqinë që të respektojë marrëveshjet me Trojkën. Një dalje e Greqisë nga Eurozona nuk është e vështirë vetëm juridikisht; edhe pasojat politike dhe ekonomike do të ishin fatale për Greqinë dhe të paparashikueshme për BE, mendon eksperti Janis Emanuilidis.

Italia dhe Franca janë kapur sërish në idenë e vjetër të obligacioneve evropiane. Kancelarja Merkel është kundër tyre dhe me sa duket ka harruar që në sirtar fle një propozim shumë më i mirë. Konflikti ekziston prej aq kohësh sa ekziston kriza e borxheve në zonën e euros. A duhet Bashkimi Monetar që të fusë obligacione të përbashkëta meqenëse ka një monedhë të përbashkët? Përgjegjësinë për këto borxhe nuk do i mbajnë shtete të veçanta, anëtarë të klubit të euros, por i gjithë Bashkimi Monetar. Ky propozim nuk është i ri, siç duket aktualisht. Një nga përkrahësit më të fortë të kësaj ideje ka qenë ministri italian i Financave, Giulio Tremonti. Kurse ministri gjerman i Financave refuzoi në mënyrë kategorike. Në atë kohë ministri quhej Peer Steinbrück dhe jo Wolfgang Schäuble. Kjo ka ndodhur në vitin 2009, kur euro festonte dhjetëvjetorin e suksesit të madh dhe obligacionet shtetërore që kërkonte Tremonti nuk kishin asnjë shans. Me kalimin e kohës ideja është shfaqur herë pas here. Ajo ka shkaktuar edhe tani diskutime. Krah Italisë, edhe Franca kërkon që të ulë kostot e rifinancimit të huave të tilla, ndërkohë që përqindjet e interesit për shembull për Gjermaninë do të rriteshin nëse bashkoheshin kreditë. Presidenti i ri francez Francois Hollande mori ditën e martë (22.05.2012) përkrahjen e OECD-së, Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, e cila kërkon një pakt zhvillimi. Ideja nuk është e mirë Si masë afatshkurtër për nxitjen e zhvillimit ekonomik në gjithë BE-në, OECD propozon shprehimisht dhënien e borxheve shtetërore të siguruara bashkarisht, për të ndihmuar rikapitalizimin e sektorit bankar dhe për të krijuar një ofertë më të lartë kredish. Në vijim të zhvillimit të mëtejshëm të zonës së euros obligacionet evropiane mund të ndihmojnë në rritjen e besimit tek sektori privat, thuhet në vëzhgimin e OCDE-së për koniukturën. Disiplina e fortë buxhetore dhe konsolidimi i suksesshëm janë të domosdoshme për masa të tilla shtesë. Kjo nuk është ide e mirë, thonë kryesisht ato vende të klubit të euros, të cilat mund të hedhin në tregjet e kapitaleve para të freskëta me përqindje të ulët interesi. Dhe këtu nuk bën pjesë vetëm Gjermania. “Unë nuk kam mirëkuptim nëse Austria do të duhet të paguajë dyfishin e përqindjeve të interesit, në krahasim me deri tani”, thotë për shembull ministrja austriake e Financave, Maria Fekter. “Sa kohë që disiplina buxhetore nuk respektohet krejtësisht, sa kohë që nuk arrihet stabilizimi, nuk mund të ketë ndikime direkte mbi mënyrën si shtetet drejtojnë ekonominë dhe cilat masa fiskale vendosin. Për kaq kohë unë nuk do të hiqja dorë nga kreditë austriake”. Eksperti për çështjet e buxhetit të partisë së demokratëve liberale, Otto Fricke, i vlerëson obligacionet evropiane “në kundërshtim me Kushtetutën”. Disavantazhet janë të shumëllojshme: “Obligacione evropiane do të thotë se Gjermania duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha borxhet në rritje në Evropë, për presionin e reformave në vendet e krizës, kostot vjetore të përqindjeve të interesit do të rriten për Gjermaninë të paktën me 15 miliardë euro dhe e gjithë Evropa do të vazhdojë të futet në borxhe”, thotë Fricke. Sigurim i plotë pa vetëpjesëmarrje Argument i rëndësishem kundër obligacioneve evropiane është i ashtuquajturi “moral hazard”. Kushte të favorshme përqindje interesi do të ftonin vendet e mpira në periferi të Bashkimit monetar të vazhdonin bizneset si deri tani. “Obligacionet evropiane janë si një lloj sigurimi i plotë pa pjesëmarrje vetjake”, gjykon Alexander Graf Lambsdorff, kryetar i demokratëve liberalë ne Parlamentin Evropian. Përkrahësit e obligacioneve evropiane kanë futur në diskutim faktin që edhe vetë Këshilli gjerman i Eskpertëve në raportin për zhvillimin ekonomik të vitit të kaluar ka propozuar obligacionet evropiane. Të ashtuquajturit Pesë të Urtit futën në lojë një fond evropian për amortizimin e borxheve, i cili parashikon po ashtu përgjegjësi të përbashkët.


20

« thashetheme vip

E premte 25 maj 2012 •

Gjyste Vulaj:

Jo operim estetik para të 50-ve Rovena

Stefa

dëshiron të bëjë shumë fëmijë

Votat për Rona Nishliun në faqen zyrtare të Eurovizionit

Serbë e shqiptarë, “luftë” komentesh me njëri-tjetrin Eurovizion ka hapur një votim për të gjithë votuesit nga interneti. Kush këngë duhet të fitojë këtë vit Eurovizionin? Rona Nishliu mban vendin e parë deri tani: Linku i votimit është ky: http://www.eurovisionstar.com/5-which-countrywill-win-the-2012-esc-vote-now. Ndërkohë në you tube ka një luftë komentesh nga serbë dhe shqiptarë. Në videon e youtube të hedhur nga kanali zyrtar i Eurovizion, duket se nuk kanë të reshtur komentet nga shqiptarë dhe serbë, të cilët shahen me njëri- tjetrin. Zilia dhe inati i serbëve ka bërë që të reagojne ndaj Ronës në Eurovizion. Çdo sekondë postohet nga një koment i ri. Për më shumë shihni videon.

Bleona Qereti përkrah Steven Seagal në serialin amerikan “True Justice 2” Bleona Qereti para pak kohësh ka lajmëruar fansat e saj se kishte përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah Steven Seagal. “Sapo mbarova ‘True Justice 2’ me Steven Seagal! Kam folur shqip në shumicën e kohës! Shpresoj së shpejti të vij në Shqipëri me Steven”,- ka shkruar këngëtarja. “Albaniac” ka kryer një kërkim të shkurtër dhe ka mësuar se lajmi është mëse i vërtetë! Bleona do të interpretojë në rolin e Lunës, në serialin televiziv “True Justice”, sezoni i dytë i të cilit do të fillojë transmetimet në muajin nëntor në kanalin me pagesë “Reelz”, ndërkohë që momentalisht në këtë kanal po transmetohet sezoni i parë. Seritë e këtij seriali gjithashtu po publikohen në DVD me episode si filma të veçantë. Bleona në këtë serial do të interpretojë përkrah Steven Seagal dhe flet shpesh herë shqip.

Leonora shëmton veten me balluke Këngëtarja, e cila sapo ka realizuar një spot për një kompani kafeje të njohur në Kosovë, tashmë paska ndryshuar edhe stil të flokëve. Është kjo Leonora Jakupi, e cila në ditëlindjen e mikeshës së saj, grimierës Sellmës, është parë siç po e shihni edhe në këtë foto me balluke, të cilat më shumë e shëmtojnë se sa e rregullojnë artisten. Nuk e dimë nëse ka qenë preferenca e mikes së saj, apo e Kacit që këngëtarja të ndryshojë look, por këtë herë nuk ia kanë qëlluar, duke e shëmtuar këngëtaren.

G

jyste Vulaj, kengëtare me paraqitje seksi në skenë, dëshiron të lindë një djalë. Disa ditë më parë, ajo ishte shprehur se ishte tmerrësisht e dashuruar dhe e lumtur në martesën me bashkëshortin e saj. Këtë martesë të lumtur, Gjystja e vërteton me 18 vite e kaluara me bashkëshortin e saj Sokolin, ndërsa është shprehur se “Në 18 vjet martesë, përveç Sokolit s’më ka prekur asnjë mashkull tjetër”. Porse tani Gjyste Vulaj shfaqet me një pohim tjetër: dëshiron të bëhet nëna e një djali. Këtë dëshirë, ajo e ka shprehur në një intervistë për “Zëri”-n, ndërsa shton se një gjë të tillë e dëshiron edhe vjehrra e saj. Ja si shprehet Gjystja… Gjëja më pozitive e vetes tënde? Sinqeriteti dhe thjeshtësia, këtë ma veçojnë të gjithë. Historia juaj më e keqe e dashurisë? Nuk kam qejf edhe aq buzët, ca gjëra duhet t’i lemë për vete, mbyllur në arkën e tinëzive tona. Për çfarë nuk po mendon në këtë moment? Gjithçka anësova në harresë, jam kyçur e tëra në intervistë me ju (qesh). Kur keni qarë për herë të fundit? Mbrëmë, jam një tip që qaj shpesh. Atëherë na trego arsyen e qarjes? Shikova një film dramë me një temë dashurie dhe u emocionova shumë e në realitet qava më shumë se edhe kur më kishte vdekur gjyshi nga dajat. Çfarë do të kishit ndryshuar në jetën tuaj? Disa gjëra po, por s’jam e sigurt, ndoshta do kisha preferuar që të jem më e guximshme, në aspektin për t’u bërë pasqyrë, mostër disa njerëzve shpirtkëqinj me të cilët shyqyr takohem rrallë. Shpesh njerëzve që e di se nuk më duan dhe nuk më kuptojnë nuk ju flas, nuk bëj muhabet, nuk lidhem me ta, sepse jemi si dy botë të ndryshme. Përfundimisht dëshirat e tilla të mbesin dëshira të atyre rasteve, ndërsa unë të mbes kjo që jam. A besoni se një ditë do të bëheni kryetare e shtetit? Nuk e shoh veten si kryetare të një shteti, s’merrem me politikë dhe për këtë fakt s’kam menduar kurrë (qesh). Nuk pajtohem me politikën tonë që po lë popullin tim prapa, si të them, për fat të keq “ne shqiptarët jemi e zeza e vetes”, siç thotë një fjalë popullore. Tani që kemi gjithçka në dorë, pse kaq

ngadalë? Pse duhet neve si popull gjithmonë të kemi në majë të gjuhës fjalën “Pse”. Ku na çon kjo “pse”? Deri kur kjo “pse”? A thua s’janë të duhurit në pozicion a por “s’dimë nga t’ia fillojmë”?! Kisha për të ndryshuar shumë gjëra lidhur me zhvillimin, pikë së pari shoqëror. Jemi larg nga mentalitetet ndërkombëtare të zhvilluara. E di, s’jemi të vetmit, kemi shokë, por kur do të dalim, sepse shumë po flasim për ikjen nga konservimi, por prapë se prapë, një hap para, një prapa! Mendoni se në muzikë ngrihet më shumë në kult qenia mashkull apo qenia femër sot? Në muzikë s’ka korrupsion, “s’ka femër, mashkull”, ka vetëm talent, gjeni në këtë fushë, i cili me aftësitë e duhura, me çdo gjë që i përket muzikës për t’u kompletuar, për t’u kurorëzuar më profesionist. Dhe vetëm profesionistët janë ata që admirohen dhe gëzojnë fjalën ‘Hallall të qoftë se na kënaqe ose të këndoftë zemra. Këto gjëra e gëzojnë çdo këngëtar/e pas shfaqjes, kuptohet në prezantimin live e jo nga një paraqitje, imponim televiziv, siç thuhet: “shou pa pare”. Populli dallon çdo gjë, madje dhe çdo imtësi për të veçuar të mirën, kualitetin në fushën e muzikës, por veçon edhe bukurinë fizike, atë që krijon natyra. Në cilën pjesë të trupit keni bërë ndërhyrje kirurgjike estetike? Do t’ju tregoj atëherë kur të ndërhyj. Për atë se çfarë s’më pëlqen tek vetja është veç fobia nga pamja e të ardhmes në pleqëri. Kur shikoj fotografitë e gjyshes sa e re, sa e bukur ishte dhe shikoj gjyshen sot 83-vjeçare inatosem me këtë ‘jetë të rrejshme’. Dhe i them gjyshes: ‘sot jam e re, por unë s’do të plakem si ti. Ajo pa mbaruar unë mirë, më thotë: t’u thaftë goja. Ishallah i mbush 100, pastaj i them, ooo gjyshe: s’do të plakem si ti, unë s’do të kem rrudha si ti’. Gjyshja qesh dhe thotë: rrudhave dhe vdekjes nuk ju shpëton dot. Pastaj unë i them që sot ka mundësi të ndryshme që i ka shpikur njeriu dhe me ndërhyrjen e një kirurgu mund ta ndryshojë lëkurën tende dhe të mos kesh asnjë rrudhë. Kështu do të bëj unë kur të më afrohen të 50-at. Cila është dëshira juaj e ardhshme? Kur t’ia lindi vjehrrës një nip, atëherë s’do të kem më dëshira, por do të dëshiroj të jetoj gjatë dhe bukur me ato që kam.

Këngëtarja promovon video-projektin më të ri “Djepi” dhe organizon konferencë shtypi me temë “Rritja e lindshmërisë- vitaliteti i kombit shqiptar”. ovena Stefës si duket i pëlqen të bëhet nënë R e jo nënë dosido, por nga

ato me shumë fëmijë. Edhe pse këngëtarja nuk është e martuar dhe nuk ka asnjë fëmijë, ajo organizon projekte lidhur me lindshmërinë shqiptare dhe shtimin e popullsisë së kombit tonë, ndërsa promovon këngën e saj më të re. Kjo nismë më shumë se artistike ngjason si nismë social-atdhetare, ndërsa artistja, nën emrin e menaxheres së saj (të motrës) organizon konferencën për shtyp me temë “Rritja e lindshmërisëvitaliteti i kombit shqiptar”. Për ata që dyshojnë, të binden se këngëtarja e ka seriozisht dhe nuk tallet, ndërsa i bën publicitet një aktiviteti të tillë! Fundja me një gur ajo vret… disa zogj! Më 31 maj ajo organizon në Prishtinë, ku dhe jeton prej kohësh, të ashtuquajturin “video-projekt” (kështu cilësohet ai në njoftimin për medien), me titull “Djepi”. Vetë stafi i Stefës bën të ditur se “Qëllimi i konferencës është informimi i mbarë opinionit publik shqiptar për këtë vepër artistike që mbart një mesazh të rëndësishëm për shoqërinë tonë. Kënga “Djepi” sensibilizon familjet shqiptare për shtimin e lindjeve si rrugë e sigurt që çon drejt zhvillimit të kombit”. Ehhh… Rovena! Kjo vajzë duket se e ka marrë seriozisht këtë çështje me rëndësi madhore, si dikur thirrjet që i bëheshin popullit në periudhën e Skënderbeut, të Rilindjes apo momenteve të ngjashme historike. Për më tepër, Rovena si duket e ndjen që asaj vetë i ka ardhur koha për t’u bërë nënë... Edhe pse sensibilizimin nuk e nis me nga vetja me “vepra konkrete”, përveç videove e këngëve.


thashetheme vip • E premte 25 maj 2012

»

21

Orgesa Zaimit i vjedhin iPhone-in në “Top Channel” Orgesa Zaimit i kanë vjedhur iPhone-n, e kjo jo në autobus, as në ndonjë rrugë të mbipopulluar apo të harruar në ndonjë qoshk. Por pikërisht në studiot e “Top Show”-t, mbrëmjen e së mërkurës. Vetë artistja e ka bërë publike diçka të tillë në statusin e saj në facebook ku shkruan: “Po ju lajmëroj se sot në orën 20:00 fill pasi dola nga studio e Top Show më vodhën, në befasi duke fol në tel., iPhone en... Ai djali që e ka marrë jo vetëm i daltë në grykë, por mos paftë ditë të bardha përveç drogës që pi...!!”. Këngëtarja, e cila tani është edhe shtatzanë dhe në pritje të një vajze, shprehet se është

tronditur shumë nga ngjarja dhe “shyqyr që ishte me aq”. Ajo bën të ditur se nuk i kishte vënë kod iPhone-it të saj dhe tallej gjithnjë kur shihte njerëz që i kishin vënë kod. Porse tani e kupton se kjo masë paraprake nuk qenka aq e kotë. “Nuk i kisha vënë kod kur hapej dhe tallesha gjithnjë kur shihja njerëz që vënë kod edhe e hëngra. Nejse, depozitova nr tim dhe tani të pres për ndonjë lajm pas 25 ditësh”, thotë Orgesa, e cila falenderon miqtë dhe fansat e saj për suportin dhe i këshillon të gjithë ata që kanë iPhone “mos t’i nxjerrin nëpër rrugë duke folur në telefon”.

Afërdita e dashuruar në “Fiat”, si Jenifer Lopez Pak kohë më parë këngëtarja Elvana Gjata kishte thënë se i pëlqente shumë të kishte makinë “Fiat”, ndërsa ëndrrën e ka bërë realitet këngëtarja Afërdita Dreshaj, e cila, siç e shihni në foto, e ka blerë një makinë të re “Fiat 500”, veturë kjo që e ka edhe Jenifer Lopez, por nuk besojmë në të njëjtin çmim. Mësuam gjithashtu se bukuroshja e Malit të Zi është bërë imazh i një birre në Tiranë. Si duket, pas eleminimit nga spektakli ‘Dancing with the Stars’, ka pasur shumë dhurata, por se nga kush e mori makinën nuk e dimë ende.

Çiljeta

“foto-imazh” për dyqanin e saj

Ja ku është gati edhe fotoja ku do të reklamohet për dyqanin e saj të rrobave, këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Fotoja është realizuar mjaft mirë nga fotografi i njohur Renuar Locaj, dhe ku duket portreti i bukur i këngëtares seksi. Ndërsa mendohet se dyqani i saj është gati për t’u hapur në një nga lagjet e njohura të Tiranës me emrin “Just Çiljeta”, gjatë këtyre ditëve. Vajza e skenës vetëm pak kohë më parë është ndarë nga i dashuri i saj, ndërsa urojmë që ky biznes të jetë një ogur i mirë ngushëllimi për këngëtaren.

Tuna, ‘fashion’ në klipin e ri

Noizy,

“një Selam” për BabaStars N

oizy ka lançuar këngën e tij më të re, një projekt apo si quhet ndryshe ‘diss’ drejtuar kundër gjithë ‘labelit’ BabaStars. Kënga është e ‘rëndë’ me fraza të ndryshme agresive drejtuar natyrisht ndaj anëtarëve të ‘labelit’ BabaStars, të cilët po ashtu kohë më parë ia dedikuan një këngë reperit nga Shqipëria. Konflikti i fundit me anë të këngëve ka lindur pas konfliktit fizik mes reperëve në aeroportin e Zyrihut, që rezultoi me polemika të shumta dhe me pa qartësi të shumta se kush e kë e rrahu. Ja ç’thotë Noizy në këngën e tij mes të tjerash: “Ta mar-

Edhe pak ditë dhe do të kemi një video të re të këngëtares Altuna Sejdiu. Ndërsa më poshtë mund të shihni një foto që vjen nga xhirimet e klipit, që mban titullin “I asaj”, videoklip i realizuar nga produksioni kosovar “Entermedia”. Tuna vjen këtë herë siç shihet shumë “Styling”, falë edhe stilistit të saj nga Tirana, Niko Komanit. Këngëtares i është realizuar edhe një set shumë interesant fotografik nga mjeshtri Avni Selmani, fotografi të cilat artistja do t’i lançojë së shpejti. Titulli i këngës së re të Tunës është shumë ngacmues, pikërisht në momentin që ish-bashkëshorti i saj ka vendosur sërish të fejohet dhe nuk është më i këngëtares, por i asaj tjetrës.

rin vesh si/ Nëse unë vij prej rruge ti vjen prej ferri/ Nëse ti je një artist bëje realitet, lyhu me buzëkuq dhe dil ne televizor/ Mos u hiq si t’jesh gankster se ty nuk t’ shkon/Mos ndrroni stil se doni të bëheni si noizi/ ndërsa un s’e kam msu por ma fali zoti./Kurr nuk bëj gjasme as nuk gjej shkaqe/ Nëse une jam kanabis ti je manushaqe/ Mos bëni vetëvrasje, ju jeni kolopuça/ Një selam nga shqipnia an e mban/ që ta marri vesh kjo bota se si bohet hallakam.” Kjo do të thotë se lufta mes Noizy-t dhe “Baba Stars” vazhdon….

Genta vjen ‘house’ dhe ‘latino’ me Dj Blunt & Real 1 Këngëtarja atraktive Genta Ismajli ka përfunduar xhirimet e klipit më të ri, ndërkohë që do të vijë me një këngë shumë ritmike, në bashkëpunim me Dj Blunt dhe Real 1. Fotoja më poshtë është nga xhirimet e kësaj videoje që është realizuar nga produksioni “Rec Production”, në stacionin e trenit në Shkup, midis shumë adhuruesve të saj, që do të jenë pjesë e klipit. Muzika është ‘house’ dhe pak latine, ndërsa teksti i këngës është shkruar nga Big Basta. Videoklipi pritet të dalë në treg nga fundi i majit, apo fillimi i qershorit, ndërsa këngëtarja edhe këtë herë është veshur shumë provokative.


22

«

SPORT

Antonio Konte do të vazhdojë të jetë trajner i Juventusit edhe për tre sezone të tjera. Më fund, Konte ka firmosur dje kontratën e tij të re me Juventusin, e cila parashikon qëndrimin e tij tek skuadra juventine edhe për tre sezone të tjera, deri më 30 qershor 2015. Ky lajm sigurisht ka gëzuar të gjithë palët e përfshira, këtu edhe tifozët, të cilët kanë insistuar për qëndrimin e Kontes pas suksesit të madh të arritur në Serinë A. Nën drejtimin e Antonio Kontes, Juventusi arriti të fitojë mbas shumë sezonesh Serinë A, duke u rikthyer në ajkën e futbollit italian. Juventusi vajti gjithashtu edhe në finale të Kupës së Italisë, por pa mundur ta fitojë atë përballë Napolit, duke u mundur 2:0. Gjithsesi, Kupa pak rëndësi ka për Juventusin, pasi është Seria A ajo që vlen më tepër në futbollin italian. Jo vetëm Kaq, por Konte arriti ta mbyllë sezonin në kampionat pa asnjë humbje, duke shënuar një rekord më vete.

E premte 25 maj 2012

Konte rinovon me Juventusin edhe për tre vjet të tjera Konte: Objektivi, rikonfimimi Pas rinovimit të kontratës, Antonio Konte shprehet shumë i emocionuar, duke nënvizuar vlerësimin që i është bërë nga i tërë komuniteti juventin. “Kjo është një ditë e bukur e cila i jep vazhdimësi ëndrrës time. Ka pasur një mirënjohje të thellë për punën time, dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë komunitetin dhe presidentin, u shpreh tekniku i Juventusit. Rinovimi me tre vjet të tjera më ka dhënë një kënaqësi të madhe dhe një stimul të rëndësishëm. Më në fund ia arritëm që të fitonim kampionatin. Sfida për sezonin e ardhshëm është të rikonfirmohemi në Itali, dhe të fillojmë sfidën e re në Europë, ku duhet të kërkojmë të kthehemi edhe aty në nivele shumë të larta”.

Juventus në lojë për Drogba Klubi italian është hedhur në sulm për sulmuesin e Çelsit. Drejtuesit e Juventusit i kanë bërë një ofertë sulmuesit nga Bregu i Fildishtë me një rrogë prej 80 mijë sterlina në javë, diku tek 5 milionë euro në vit, por edhe një sistem me bonuse plus

Di Mateo: Kontratë afatgjatë ose largohem Historitë kanë ndryshuar te Çelsi pas fitimit të Ligës së Kampioneve. Nëse deri në finale ishte thjesht një trajner i përkohshëm, tashmë Roberto di Mateo është ai që i vë kushte londinezëve. Madje, tekniku italian ka kërcënuar me largim nëse drejtuesit nuk i ofrojnë një kontratë afatgjatë. Por Roberto Di Mateo mund të mos jetë i vetmi që mund të largohet nga Çelsi, pasi Bosingva dhe Kalu janë gati të ndjekin teknikun kampion Evrope. Di Mateo është dukur i lodhur pas diskutimeve të shumta dhe ka lënë të kuptohet se nuk ka ndër mend të pranojë një ofertë 12 mujore nga bosi rus i Çelsit Roman Abramoviç. Madje ish-lojtari i Lacios dhe i Çelsit është i bindur se me punën që ka bërë meriton më shumë se një trajtim i tillë. Ai ka kërcënuar se do të largohet, pasi nuk mund të pranojë të jetë sërish një trajner-prove edhe për një tjetër sezon tek Çelsi.

Teknologjia në provë për ndeshjen Angli-Belgjikë Ideja e shumëpërfolur për përdorimin e teknologjisë në vijën e portës pritet të testohet më 2 qershor në “Uembli” të Londrës gjatë miqësores që Anglia do të zhvillojë kundër Belgjikës. Të gjithë testet në këtë takim do të monitorohen nga Laboratori Federal Zviceran për Materialet, Shkencën dhe Teknologjinë (EMPA). Megjithatë këto teste, kjo teknologji nuk do të ketë asnjë ndikim në vendimet e gjyqtarit në këtë ndeshje. Nëpërmjet një deklarate për shtyp FIFA ka bërë të ditur se: “Këto teste mund të ndikojnë në një vendim të mëvonshëm të FIFA-s për futjen e teknologjisë në futboll. Për takimin Angli-Belgjikë ku do të përdoret kjo teknologji gjithçka do të jetë e monitoruar dhe askush nuk do të ketë akses veç pjesëtarëve të EMPA-së dhe FIFA-s.”

D

rejtuesit e Juventusit po përpiqen të bëjnë një goditje të befasishme në merkato. Aty ku dukej se e ardhmja e Didier Drogba ishte e “vulosur” në Kinë, Juventusi po përpiqet që t’ia rrëmbejë nga duart sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, kinezëve të Shangai Shenua. Pas tetë viteve tek Çelsi, që u mbyllën me mënyrën më të lavdishme duke fituar Ligën e Kampioneve, Drogba deklaroi se do të largohet nga londinezët. Oferta e Shangai Shenua për një rrogë prej 10 milion sterlina në vit nuk mund të refuzohej nga sulmuesi afrikan. Por, ja që tani hyn në lojë Juventusi për ta futur në

Cicat sulmojnë sërish evropianin dilemë Drogbanë. Sipas gazetës angleze “The Sun”, klubi italian i ka bërë një ofertë joshëse lojtarit. Kuptohet Juventusi nuk mund të paguajë aq shumë sa kinezët, por drejtuesit e klubit bardhezi në ofertën e tyre kanë ndërthurur një paketë joshëse edhe nga ana ekonomike. “Zonja e vjetër” ofron një rrogë prej 80 mijë sterlina në javë, diku tek 5 milionë euro në vit, por edhe një sistem plus me bonos. Drejtuesit e klubit torinez kanë hartuar një skemë në bazë të së cilës, në rast se Juventusi dhe Drogba kanë një sezon të suksesshëm, përfitimet e sulmuesit mund të shkojnë me bongur edhe 10 milion sterlina. Nga ana tjetër intrigimi më i madh për sulm-

uesin nga Bregu i Fildishtë është se bëhet fjalë për një klub të madh si Juventusi, që jo vetëm luan në Ligën e Kampioneve, por ka edhe ambicie të mëdha dhe po investon. Pra, me bardhezinjtë Drogba do të luajë në një kampionat prestigjioz si Seria A dhe në Champions, domethënë do të jetë përsëri në qendër të vëmendjes, çka është shumë e shumë më lart sesa në “padukshmërinë” e Kinës së largët. Në rast se realizohet kjo blerje duhet thënë se do të ishte një sukses nga drejtuesit e klubit bardhezi. Kjo sepse Juventusit këtë sezon i ka munguar një golashënues i mirëfilltë, çka Drogba mund ta kryejë më së miri, pasi vlerat e tij nuk vihen në dyshim.

Tjetër sulm topless për kampionatin evropian të futbollit, i treti brenda pak ditësh. Një aktiviste e grupit “Femen” me një të shkruar “Fuck Euro” ka sulmuar kupën e Evropës në qytetin e Lvivit në Ukrainë ku kupa është ekspozuar për publikun.

Totenhemi largon Barcelonën nga Bejl Totenhemi ka vendosur t’i ofrojë një kontratë të re yllit uellsian Garret Bejl për ta bindur atë të mos largohet nga Londra. Sipas “The Sun” drejtuesit kanë vendosur t’i ofrojnë një pagesë prej 70 mijë paudësh në javë mesfushorit për të cilin janë të interesuar disa skuadra, Barcelona në radhë të parë.


SPORT •E

premte 25 maj 2012

KUQEZINJTË

»

23

Kapllani kalon tek FSV Frankfurt E kishin larguar nga skuadra edhe pse Augsburgu qëndroi në Bundesligën 1. Por Edmond Kapllani nuk është dorëzuar. Sulmuesi shqiptar që nuk është grumbulluar me kombëtaren menjëherë ka lëvizur dhe ka gjetur skuadrën e tij të re. Ajo quhet FSV Frankfurt dhe do të jetë shtëpia e radhës e durrsakut. Pra pas shumë peripecish Edmond Kapllani kthehet në Bundesligën 2. Ai ka ka kaluar një eksperience aspak të lumtur në radhët e Augsburgut. I larguar nga kjo skuadër me përfundimin e sezonit, ai nuk ka vonuar të gjejë një skuadër të re që i ka besuar menjëherë atij, duke i premtuar një vend në formacionin titullar sulmuesit të kombëtares shqiptare. “Edmond Kapllani ka aftësitë fizike dhe futbollistike të bëhet një sulmues i suksesshëm te FSV Frankfurt. Ai e ka treguar këtë me golat e shumtë të shënuar në 8 vitet që është aktivizuar në dy ligat profesioniste gjermane. Ne jemi të lumtur që arritëm të siguronim praninë e tij në ekipin tonë”, ishin fjalët e shefit të klubit, Uve Stover. “Shpresoj që në dy vitet e ardhshme, me golat e mi, të arrij të përmbush objektivat e FSV”, deklaroi futbollisti shqiptar pas hedhjes së firmës në kontratë. Është bërë e ditur se Kapllani do të mbajë fanellën me numrin 10 në radhët e skuadrës së tij të re. Sulmuesi ka regjistruar në karrierën e tij 53 ndeshje dhe 3 gola në Bundesligë, ndërsa në Bundesligën 2 ai regjistron 112 ndeshje dhe 37 gola. Kapllani ka qenë pjesë e pandashme e kombëtares shqiptare të futbollit dhe në periudhën kur ajo drejtohej nga Oto Bariç fitoi vendin e titullarit në formacion. Por rënia e formës dhe kalimi në zëvendësues te ekipet ku aktivizohej në Gjermani bënë që futbollisti të largohej gjithnjë e më shumë nga ngjyrat kuqezi, ndërsa duket se për momentin nuk është në planet e përfaqësueses shqiptare. Përfundimisht Edmond Kapllani një nga lojtarët shqiptarë që ishte pa skuadër është sistemuar në Bundesligën 2.

gati për sfidën e Stambollit

S

hqipëria e Xhani De Biazit po mbyll përgatitjet për ndeshjen e Stambollit me Iranin. Skuadra e De Biazit edhe dje ka zhvilluar stërvitje në Durrës dhe është gati për sfidën e së dielës. Kombëtarja shqiptare vijon itinerarin e ngjeshur si pjesë e përgatitjeve për eliminatoret e Botërorit 2014 që do të nisin në shtator. Nëse fitorja 2-1 kundër Katarit u luajt nën efektin e tragjedisë së Himarës dhe suksesi i dedikohej pikërisht viktimave të saj, për kapitenin Lorik Cana, sfida e ardhshme ndaj Iranit do të vlerësohet maksimalisht nga kuqezinjtë. “Me rëndësi fituam, treguam dhe gjërat e mira dhe gjërat që duhet ti përmirësojmë, por fitoren jemi të kënaqur. Ne kishim dhe shumë mendjen në Shqipëri për çfarë ndodhi në Himarë dhe humbjen e madhe që pësoi gjithë vendi. U munduam që ta bëjmë detyrën tonë. Ndeshje të rëndësishme, sepse nuk kemi shumë ndeshje për fazën kualifikuese për kampionatin botëror sepse një ndeshje e marrim me rëndësi dhe i kushtojmë rëndësi pavarësisht kundërshtarit”, tha Lorik Cana, kapiten i kombëtares. Ashtu si Katari edhe Irani është një kundërshtar i panjohur për përfaqësuesen e drejtuar nga De Biazi, por miqësorja është e rëndësishme për skuadrën shqiptare që ka nisur një proces rinovimi. “Irani është një skuadër që ka marr pjesë në eliminatore të kampionatit botëror dhe do jetë ndeshje e fortë”, tha Ervin Bulku, mesfushor i kombëtares. “Përveç fitores zhvilluam një ndeshje të mirë, krijuam mjaft raste. Ekipi është i koncentruar për të zhvilluar një ndeshje si kundër Katarit. Besoj se do arrijmë diçka pozitive”, u shpreh Jahmir Hyka, mesfushor i kombëtares. Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Xhani De Biazi është grumbulluar mesditën e së enjtes në Durrës, ku do të zhvillojë seancat e fundit përgatitore përpara se të udhëtojë drejt Stambollit.

Erkand Qerimaj, pozitiv në testin antidoping Peshëngritësi shqiptar Ekand Qerimaj ka rezultuar pozitiv në testin antidoping që i është nënshtruar në europianin e Antalias, aty ku ai doli kampion Europe në peshën 77 kg. Sipas një shkrese të dërguar me 4 maj të këtij viti në adresë të Federatës, Federata Botërore e Peshëngritjes njofton se pas testeve të bëra në urinën e Qerimajt është gjetur një substancë e familjes “Metyl hexanamine” e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011. Sipas udhëzimeve të Federatës Botërore, substanca të kësaj familjeje gjenden në nutrimentet ushqimore, në mënyrë tipike ato që janë të dizenjuara për të rritur energjinë apo për humbjen e peshës. Kampioni Qerimaj ka bërë dy analiza, njëra e befasishme 8 ditë para europianit dhe tjetra ditën e garimit. Në të dyja këto teste Qerimaj ka deklaruar se përdorte vitamina Badi Sërxh. Në të parën ku i është nënshtruar në Shqipëri, përgjigja ka dalë negative ndërkohë që në të dytën me po të njëjtat vitamina dhe substanca ai ka rezultuar pozitiv. Një nga elementet e kësaj vitamine është edhe substanca në fjalë e cila i përket stimuluesve të dobët. Erkand Qerimaj ka kërkuar në Federatën Botërore të Peshëngritjes të dëgjohet në panel nga gjyqtarë që caktohen me short. Për mungesë kohe dhe dokumentacioni Qerimaj është përfaqësuar nga sekretari Ilir Kraja dhe doktori i ekipit kanadez, shqiptaro-kanadezi Alban Merepeza. Tashmë Erkand Qerimaj pret përgjigjen përfundimtare nga Federata Botërore e Peshëngritjes.

Dashi

Demi

Binjaket

Gaforrja

Luani

Virgjeresha

Peshorja

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Peshqit

Ka rrezik te krijohet tension ne jeten tuaj ne cift sot dhe te gjitha keto sepse ju doni t’i impononi vullnetin tuaj partnerit. Atij i ka ardhur ne maje te hundes. Beqareve do iu jepen mundesi shume te mira per te gjetur personin e endrrave. Kapeni shancin. Ne planin financiar iu duhet te beni sakrifica te medha per te stabilizuar buxhetin. Shpenzoni me pak dhe hiqni disa lek menjane.

Duke qene se do jete Jupiteri ai qe do ndikoje me se tepermi ne jeten tuaj ne cift, nuk do mund te keni nje dite te qete. Secili prej jush do mbroje mendimet e veta dhe nuk do pranoni ate qe do iu thote partneri. Kujdes! Beqaret do kene mundesi me shumice per takime por nuk do parapelqejne te fiksohen diku. Ata qe jane treguar te pamatur me financat do kene probleme te medha.

Nen influencen e Venusit, jeta juaj ne cift do filloje te stabilizohet. Do jeni me realiste dhe do beni edhe leshime kur duhet. Beqaret duhet me patjeter te ndryshojne sjelljen e koheve te fundit nese duan te bejne per vete ate qe iu pelqen. Ju mundeni! Tregohuni me vigjilente me financat dhe mos beni cmenduri me shpenzimet. Situata mund te perkeqesohet me shume sesa ju mendoni.

Klima ne cift nuk do jete shume e ngrohte dhe do e keni te veshtire t’i pranoni gabimet. Nga ana tjeter personat e divorcuar do kene mundesi te njohin dashuri te reja. Para se te merrni vendime te rendesishme qartesohuni njehere me veten tuaj. Beqaret do kene raste te shkelqyera. Shfrytezojini! Ne planin financiar situata mund te perkeqesohet duke qene se do shpenzoni jashte mase.

Urani dhe Merkuri do iu sjellin harmonine ne cift gjate kesaj dite. Ata qe sapo jane lidhur do kalojne momente te mrekullueshme dhe te mbushura me pasion te zjarrte. Beqaret do kene me shume se kurre nevoje te joshin pa pushim. Mos dilni jashte realitetit. Jo gjithcka do shkoje mire me financat. Duhet me patjeter te beni nje menaxhim me te mire te tyre dhe te tregoheni sa me te matur.

Jeta juaj ne cift do jete me e animuar dhe me e bukur gjate kesaj dite. Kujdes! Mos perfitoni nga zemergjeresia e partnerit dhe te kerkoni gjithmone e me shume, ndonjehere edhe jashte mundesive te tij. Beqaret do ndihen ende mire ashtu si jane dhe nuk do kerkojne te kene dike prane. Me financat do keni disa probleme te vogla. Merrni masat menjehere dhe gjithcka do rregullohet.

Saturni do iu premtoje cifteve qendrueshmeri dhe siguri. Secili do mbaje pergjegjesite e veta dhe nese keni femije do kujdeseni bashkarisht per ta. Nese jeni beqare, pritet te shfaqet nje person interesant me te cilin te krijoni nje lidhje te qendrueshme dhe jetegjate. Financat nuk do perbejne problem. Mundohuni te tregoheni edhe sa me te matur me shpenzimet qe te ndiheni edhe vete te qete.

Ju qe jeni ne cift do afroheni me shume me partnerin tuaj dhe do i shprehni me shume ato qe ndjeni. Do provoni edhe gjera te reja me ate qe keni ne krah. Nese jeni vetem do tregoheni me te hapur ndaj aventurave dhe nuk do e keni problem edhe sikur ato te jene kalimtare. Ne planin financiar do beni transaksione te rendesishme duke qene se situata do jete goxha e stabilizuar.

Te gjithe planetet do te ndikojne tek jete sentimentale e cifteve. Ata do iu nxitin te permiresoni lidhjen tuaj dhe te largoni komplekset. Nese jeni beqare do e keni te veshtire edhe vete ta kuptoni se cfare doni ne te vertete. Nese nuk doni thjesht nje aventure prisni edhe pak kohe. Jupiteri do sjelle fat dhe sukses ne planin financiar. Nese keni per te bere transaksione mund te tentoni.

Ne jeten ne cift ka rrezik te kete furtuna te forta. Do debatoni per gjithcka dhe do e keni te veshtire te pranoni gabimet. Ndryshoni sjellje sepse gjerat mund te shkojne edhe me keq. Beqaret nuk duhet te hezitojne te pranojne ftesat nese vertet duan te krijojne nje lidhje. Ne planin financiar situata do jete optimiste por mos merrni vendime te medha. Prisni edhe pak kohe.

Persa i perket jetes ne cift do refuzoni te beni disa zgjedhje te domosdoshme dhe kjo do shtoje dozat e rutines. Nuk do merrni kenaqesine qe keni pritur prej kohesh dhe kjo per shkakun tuaj. Edhe beqaret do e kene te veshtire te krijojne nje lidhje duke qene se personat qe do takojne nuk do ua mbushin mendjen. Perspektivat per te rritur financat do jene te mira. Me ne fund do ndiheni te qete ne kete fushe.

Venusi do jete planeti me pozitiv i jetes sentimentale te cifteve. Do jeni me sensuale dhe ne mbremje do kaloni momente pasiononte prane atij qe dashuroni. Beqaret duhet te vendosin njehere se cfare duan ne te vertete, pastaj te hidhen ne veprim. Edhe pse po afrohet fundi i muajit financat tuaja jane te mira ne krahesim me ato cka iu thone miqte per veten. Kujdes me shpenzimet

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E premte 25 maj 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.