borxhi, Kostandin Boshnjaku, bota speciale

Page 1

»6

Zgjedhjet në Maqedoni

Shqiptarët përçahen dhe për të drejtën e votës, nis numërimi E hënë

25 mars 2013

Viti IX, Nr. 2930 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ish-ushtarakët

Rinia e (pa) lavdishme ISSH miraton emrat e e Winston Churchillit bote & histori

• Qipro, sa shumë telashe nga një ishull i vogël • Boris Berezovski, vdekja e një (ish) oligarku »13-17 • Rusi/ Putin dhe rikthimi i kozakëve

rezervistëve që përfitojnë pensionin suplementar »4

Borxhi shqiptar »5

Ndryshon eurobondi, bie niveli i huasë

Pensionet

Kushtet e përfitimit të ish-kooperativistëve Ekspertët e ISSH-së shpjegojnë plotësimin e viteve të mbetura, si dhe procedurat që duhet të ndiqen sipas rasteve

»4

Kostandin Boshnjaku

Si u persekutua drejtori i parë i Bankës, miku i Ajnshtajnit PS e kundërshtoi propozimin për marrëveshjen e bërë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, për njësimin e dinarit me lekun

»18-19

Opinion Nga Elvis Kotini

Pasojat e skandaleve gjyqësore »10 Nga Nebil Çika

Trupa e re elektorale si përgjegjësi e Berishës »11

Riemetimi nga qeveria pritet të jetë me kosto më të ulët

Rama vijon prezantimin

Ofertat nga 77 institucione financiare ndërkombëtare

»3

Dekania Kushi në ekipin garues të socialistëve për Elbasanin

Zhdukja e Julian Çelës

Trafiku, në survejim grupi i dyshuar nga juglindja e Shqipërisë Ankth në familjen e 11-vjeçarit pas gjetjes së një batanie në Sharrë. Vijojnë kërkimet në pikën e grumbullimit të mbeturinave »7

Përplasja me LSI

Vasili: Ndahemi me PS për humorin mbi shëndetësinë Kreu socialist tërhoqi vëmendjen për sjelljen e bluzave të bardha ndaj të sëmurëve. LSI prezanton programin »3

Propozimet e Halimit

Gjyqtarët do të kenë pagë jo më të ulët se 100 mijë lekë në muaj

»7


02

« POLITIKË

E hënë 25 mars 2013 •

SYNIMI I SELISË BLU ËSHTË HAPJA E 250 MIJË VENDEVE TË REJA PUNE

Fushata e PD-së, kryefjalë mbetet punësimi Premtimet e selis blu për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit Ervin Koçi

F

illimi i fushatës elektorale ka sjellë premtimet elektorale nga Partia Demokratike, në mënyrë që të fitojë votat e zgjedhësve. Premtimet e bëra nga Kryeministri Sali Berisha nuk janë shumë të ndryshme nga fushata elektorale e vitit 2009. Kryefjale e kësaj fushata mbetet punësimi, por ndryshe nga vitit 2009, kur Berisha theksoi se do të hapte 180 mijë vende të reja pune, këtë vit ai e ka përqendruar atë në një shifër më të lartë - 250 mijë vende të reja pune në një mandat tjetër qeverisës. Krahas premtimit për hapjen e vendeve të reja të punës, që është pika më e dobët për votuesit shqiptarë, duke parë edhe shkallën e papunësisë, një tjetër premtim, që është gjithashtu një nga endurat e shqiptarëve, është dhe integrimi i vendit në Bashkimi Europian, që ai synon ta bëjë nëpërmjet referendumit. Premtimet e Berishës kanë qenë më konkrete për sektorin privat në vend. Kështu, shefi i ekzekutivit në daljet e tij të shpeshta publike pa premtuar heqjen e taksave për çdo sipërmarrës që investon në turizmin malor. Krahas kësaj një premtim elektoral që u miratua para zgjedhjeve ishte heqja e TVSH-së për të gjitha makineritë që përdoren në sektorin e bujqësisë. Lehtësi të tjera fiskale për biznesin Berisha i ka paraqitur edhe si reformat e mëdha të qeverisë. Në mbledhjen e qeverisë të tri javëve më parë shefi i ekzekutivit ka theksuar se kabineti që ai drejton ka miratuar katër reforma. E para ishte ajo e heqjes së taksave për të gjitha makineritë që kanë si synim rritjen e prodhimit. Veç kësaj një nismë tjetër e premtuar nga Berisha ishte dhe heqja e të gjitha detyrimeve tatimore për të rinjtë. Konkretisht vendimi kishte të bënte me heqjen e tatimit mbi të ardhurat, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për çdo të ri që punësohet në sektorin privat për një hark kohor prej tre vjetësh. Veç kësaj ky premtim parashikonte edhe pagimin e trajnimit për këta të rinj. Investimet Si çdo fushatë zgjedhore, edhe në këtë të tanishmen kreu i selisë blu nuk mund të linte pa bërë edhe premtimet në sektorin energjetik, që me sa duket është konkretizuar që tani. Konkretisht shefi i selisë blu theksoi se në mandatin e tjetër qeverisës do ta bënte Shqipërinë një superfuqi të prodhimit të energjisë elektrike. Kësisoj më 20 mars në mbledhjen e qeverisë u firmos edhe kalimi i aksioneve të kompanisë austriake që po merret në ndërtimin e HEC-ve në kaskadën e lumit Devoll, te një tjetër kompani prestigjioze norvegjeze, e cila ka famë në të gjithë Europën në ndërtimin e hidrocentraleve, duke e konkretizuar premtimin që tani.

PUNËSIMI

BIZNESET

Kryefjala e premtimeve elektorale të kryetarit të Partisë Demokratike ka të bëjë me punësimin. Sipas tij, gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar do të bëjë të mundur hapjen e 250 mijë vendeve të reja pune. Në fushatën zgjedhore të vitit 2009 kreu i ekzekutivit theksoi se do të hapte 180 mijë vende të reja pune, ndërsa këtë fushatë për zgjedhjet e 23 qershorit numri i vendeve të reja të punës është rritur në 250 mijë, duke mos e ndryshuar kryefjalën e premtimeve elektorale, që është punësimi.

Premtimet e Kryeministrit Sali Berishës kanë qenë më konkrete për sektorin privat në vend. Kështu, shefi i ekzekutivit në daljet e tij të shpeshta publike pa premtuar heqjen e taksave për çdo sipërmarrës që investon në turizmin malor. Një premtim elektoral që u miratua para zgjedhjeve ishte heqja e TVSH-së për të gjitha makineritë që përdoren në sektorin e bujqësisë. Lehtësi të tjera fiskale për biznesin Berisha i ka paraqitur edhe si reformat e mëdha të qeverisë përpara zgjedhjeve parlamentare.

IDRIZI Rezoluta çame

Kushti i katërt për integrimin në BE Kryetari i partisë “Drejtësi, Integrim dhe Unitet” u bëri thirrje gjithë deputetëve që të votojnë 4 ligjet e integrimit, ku i katërti, sipas tij, është rezoluta për çështjen çame. “Që të shkojmë në Bashkimin Europian, dhe këtë e kam një thirrje për të gjithë klasën politike shqiptare, nuk kemi thjesht dhe vetëm për të votuar tri ligje; ne kemi për të votuar katër ligje: tri ligjet e njohura dhe rezolutën për shqiptarët e Çamërisë. Në qoftë se, fatkeqësisht, nuk arritëm të ishim bashkë për të votuar tri ligje që na bashkonin me Europën, le të bëhemi bashkë për Çamërinë, për Shqipërinë dhe të votojmë rezolutën e Shqiptarëve të Çamërisë”, - tha Idrizi. Këto thirrje kreu i PDIUsë i bëri gjatë një takimi me anëtarët e Klubit të Patriotëve të Rinj të këtij qyteti. Duke u ndalur edhe te zgjedhjet e 23 qershorit, Idrizi shprehu bindjen se në legjislaturën e ardhshme forca që ai drejton do të përfaqësohet me 5 deputetë.

Deklarata e Shalsit BERISHA

Premtimet elektorale të bëra deri tani nga PD • Heqja e TVSH-së për të gjitha makineritë që do të përdoren në sektorin bujqësorë. •Heqja e të gjitha detyrimeve fiskale për makineritë dhe ndërmarrjet që kanë si synim rritjen e prodhimit. •Heqja e të gjitha detyrimeve tatimore për 3 vjet për çdo të ri që do të punësohet në sektorin privat. •Ndërtimin e hidrocentraleve në kaskadën e lumit Devoll. •Ndërtimin e Rrugës së Arbrit. •Heqja e taksave për çdo sipërmarrës që do të investojë në turizmin malor. •Krijimi i 250 mijë vendeve të reja pune në katër vjetët e mandatit të ardhshëm qeverisës. •Ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës shkollore. •Ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë te sheshi i Namasgjasë. • Heqjen e çdo tarife doganore për të gjitha mallrat që përdoren në industrinë e fasonit. • Vendosjen e rrjetit më të shpejtë të internetit 4G, si dhe hapjen e protalit “Mobile Albania”. •Integrimin e vendit në Bashkimin Europian. • Në katër vjetët që vijnë qeveria ka ndër mend të marrë përsipër hartimin e projekteve të mëdha turistike, për t’ua ofruar këto vendeve dhe kompanive që kanë mundësi financiare.

TURIZMI Gjatë një takimi që kreu i ekzekutivit zhvilloi dje me biznesmenët e qytetit të Durrësit theksoi se qeveria do të heqë të gjitha taksat për çdo sipërmarrës që do të investojë në sektorin e turizmit malor. Sipas Kryeministrit, qeveria ka ndërtuar 504 kilometra rrugë që të çojnë në destinacionet turistike dhe se kjo nismë e radhës e qeverisë do të mundësoj edhe shtimin e investimeve në turizmin malor, duke e përcaktuar këtë si një nga potencialet më të mëdha të vendit. “Do të heqim çdo lloj takse për ata që investojnë në zonat malore”, - ishte një tjetër premtim i bërë nga Kryeministri Berisha. Sipas tij, asfaltimi i rrugëve që çojnë në destinacionet malore janë përparësi të qeverisë së tij. Veç kësaj ai theksoi se gjatë qeverisjes së tij janë bërë investime të mëdha në sektorin e turizmit, dhe këtë gjë e dëshmon numri në rritje i turistëve.

TREFISHOHET NUMRI VËZHGUESVE PARTIAKË PËR 23 QERSHORIN

KQZ i paraprish shkeljeve ligjore Shtyhet testimi i numërimi elektronik i votave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i parapriu shkeljes së radhës të Kodit Zgjedhor me afatet e përcaktuara për implementimin e aparaturave që do të bëjnë të mundur zgjedhjet teknologjike. Nëpërmjet një deklarate për mediet zëdhënësja e institucionit theksoi se vonesat kanë ardhur për shkak të kompleksitetit që kanë këto aparatura, por pa dhënë detaje lidhur me shkeljet ligjore. Shkelja e radhës e Kodit Zgjedhor që po bën KQZ-ja është testimi i aparaturave që do të bëjnë numërimin votave në qarkun e Fierit. Sipas Kodit Zgjedhor, testimi duhej bërë 90 ditë përpara ditës së zgjedhjeve, që përkon më datën 24 mars. Meqenëse 24 marsi ishte

ditë e diel, kjo shtyhet për sot, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka parashikuar një procedurë të tillë në mbledhjen që do të zhvillohet sot, duke lënë vetëm vendimet e rendit të ditës. Kësisoj, implementimi i aparaturave që do të bëjnë numërimin e votave në qarkun e Fierit është një hap larg

dështimit, pasi institucioni ka parashikuar që këto të bëhen në javën e dytë të prillit, rreth 20 ditë më vonë se ç’ishte parashikuar në Kod. Zgjedhjet parlamentare do të jenë nën mbikëqyrjen e rreptë jo vetëm të ndërkombëtarëve, por dhe të partive politike. Ndryshe nga zgjedhjet e 2009-s, në qershor do të rritet numri i vëzhguesve që koalicionet do të kenë të drejtë që të kenë pranë KQV-ve apo KZAZ-ve. Nëse më parë koalicionet kishin të drejtën vetëm të një vëzhguesi, në zgjedhjet e qershorit numri i tyre do të trefishohet, duke e rritur edhe më shumë numrin e vëzhguesve, ku përveç atyre partiakë janë edhe ata ndërkombëtarë.

PS: Industria dështim i qeverisë Dështimet në sektorin e industrisë janë një tjetër arsye se pse shqiptarët nuk duhet të votojnë Berishën në zgjedhjet e 23 qershorit. Ishte deputeti i PS-së Eduart Shalsi që gjatë një deklarate për shtyp shtoi një tjetër arsye në listën e 100 të tillave, duke argumentuar se pse vjen një thirrje e tillë për votuesit shqiptarë. “Kur na ndajnë vetëm 91 ditë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët me votën e tyre do ta çojnë në pension këtë qeveri e këtë kryeministër, dëshiroj t’ju kujtoj një tjetër dështim dramatik të Sali Berishës: dështimin për të zhvilluar përmes strategjive, lehtësirave e stimujve industrinë shqiptare. Jo vetëm kaq, por me politikat që ka ndjekur, me mënyrën se si është sjellë me sipërmarrjet private Sali Berisha i ka zhytur në krizë edhe ato pak industri ekzistuese, siç janë fasonët apo ndërmarrjet agropërpunuese”, - u shpreh Shalsi. Sipas socialistëve, qeverisja aktuale premtoi lehtësira fiskale për 8 vjet me radhë, por mashtroi sepse në këta 8 vjet legjislacioni fiskal ka ndryshuar 74 herë, duke ngjallur konfuzion e duke krijuar kosto të papërballueshme në kohë e në para.


POLITIKË • E hënë 25 mars 2013

»

03

RAMA FTON AKADEMIKËT TË JENË PJESË E LISTËS SË KANDIDATËVE PËR DEPUTET

Kushi në ekipin garues të PS për Elbasanin Kreu i PS-së vijon prezantimin e emrave të rinj të së majtës Afrimi i zgjedhjeve ka shpeshtuar dhe anonçimin e emrave të rinj në listën e kandidatëve për deputetët të Partisë Socialiste. Kjo e diel ofroi sërish një emër të ri, kësaj radhe nga bota akademike. Ishte Evis Kushi, dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, kandidatja e PS-së për qarkun e Elbasanit. Duke marrë shkas nga fusha nga vjen Kushi, kryetari i PS-së, Edi Rama, ftoi botën akademike shqiptare që të marrë shembull nga ajo e të aktivizohet në politikë. Sipas tij, kandidimi i Kushit në Elbasan bën dallimin mes ekipit të tij “Për Rilindje” dhe një skuadre kukullash të lodhura, siç po shfaqet aktualisht kampi kundërshtar. “Më 23 qershor duhet të zgjedhin edhe mes dy skuadrash: mes një skuadre të lodhur kukullash të pronarit të PD-së dhe skuadrës sonë kombëtare të

KANDIDATURAT ZYRTARE Lidershipi socialist vijon procesin e përzgjedhjes dhe të prezantimit të emrave të rinj që do të përfshihen në listën shumemërore të kandidatëve për deputetë që do të garojnë nën siglën e PS-së në zgjedhjet e 23 qershorit. Kështu, Evis Kushi ishte e gjashta kandidate për deputete që iu shtua dje listës së PS-së. Para saj Rama ka prezantuar Alfred Pezën, Parid Carën, Vexhi Muçmatën, Ilirian Celibashin e Shkëlqim Canin. “Rilindjes”. Sot unë jam i bindur se ne po i japim Elbasanit një arsye më shumë dhe shumë të fortë jo vetëm për ta zgjedhur, por dhe për ta besuar deri në fund skuadrën tonë. Me mirënjohje unë e përshëndes

dhe e falënderoj dekanen e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit Evis Kushi për shembullin e shkëlqyer që po i jep botës akademike shqiptare duke u përfshirë drejtpërdrejtë në përpjekjen për një rilindje shqiptare”, - vuri në dukje Rama. Nga ana e saj Kushi ka ndryshuar mendim për politikën dhe në prani të kreut socialist shpjegoi pse deri dje qëndronte larg saj. “Gjatë gjithë këtyre viteve unë i kam qëndruar larg politikës për shkak të problematikave që ajo ka shfaqur në realitetin shqiptar. Për shkak të problemeve të vështira dhe situatës në të cilën ndodhet vendi ynë, duhet që patjetër me anë të politikës dhe sidomos përmes alternativës së PSsë ne të gjithë të përpiqemi të japim një kontribut më shumë”, - u shpreh ajo.

LSI PREZANTON PROGRAMIN, SHPREHET KUNDËR PS PËR SHËNDETËSINË

Petrit Vasili: Rama e vlerëson shëndetësinë me programe humori Ervin Koçi

L

ëvizja Socialiste për Integrim është shprehur kundër deklaratave të Ramës lidhur me sistemin shëndetësor në vend. Gjatë një konference për shtyp nënkryetari i LSIsë u pyet lidhur me akuzat e bëra nga Rama se qytetarët duhet të shkojnë në spitale me batanije, ngrohëse dhe ilaçe, Vasili u shpreh se këto janë thënie joserioze. “Besoj se jemi të ndarë qartë nga ato që janë vlerësime programore për një sistem të caktuar si shëndetësia përkundrejt programeve humoristike, portokalli apo të tjera programe artistike të njohura në Shqipëri, të cilat kanë të tjera synime. Besoj se këtu jemi të ndarë në këtë çështje”, - theksoi nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë konferencës për shtyp numri dy i LSI-së ripërsëriti qëndrimin e deputetit të kësaj force politike Nasip Naço lidhur me kushtet e vendosura nga PS-ja për koalicionet. Sipas tij, deklarata e Naços ishte më se korrekte për nga kushtet e vendosura nga Partia Socialiste. “Komunikimi i zotit Naço ka qenë korrekt dhe unë ndaj të njëjtin mendim me të. Sigurisht që LSI-ja vazhdon të jetë dhe do të mbetet gjithë jetën partia e parimeve dhe ulja në tavolinë me këdo partner politik për çdo çështje, në radhë të parë për integrimin, do të kishte kritere të forta politike, parimore dhe asgjë tjetër jashtë këtyre kritereve. Për sa i takon çështjes së numrave kam thënë edhe gjetkë se këto janë çështje kombinacionesh numerike, trajtimesh, mënyra mbledhjesh, shkëmbime votash, që nuk kanë lidhje më Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ata forca që i ndërtojnë

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor

PBDNJ skeptike, Dule: Militantët cenojnë standardet Rrënja e së keqes në të gjitha proceset e dështuara politike dhe administrative ka qenë administrimi i procesit zgjedhor, dhe kjo rrënjë qëndron ogurzezë po aty. Ky është konstatimi i ardhur dje nga ana e kreut të PBDNJsë, Vangjel Dule, lidhur me problematikën që shoqëron në vijimësi proceset zgjedhore në vend. Sipas tij, militantët partiakë janë gati edhe në komisionet zgjedhore që do të ngrihen për zgjedhjet e radhës që të grabitin sërish vullnetin e sovranit. “Rrjedhimisht ka shqetësim një shqetësim real dhe serioz. Vetëm një vullnet i padëshmuar deri tani politik mund të na garantojë zgjedhje të lira, të ndershme, të barabarta dhe të pakontestueshme, të cilat do të japin edhe produktin mbi të cilin mund dhe duhet që të mbësh-

tesim përpjekjen tonë të ardhshme për europianizimin e vendit”, - vlerësoi Dule, nga qyteti i Korçës. Njëkohësisht, duke shfaqur skepticizmin e tij mbi një atmosferë të tillë, Dule e konsideroi si jo të drejtë frymën me të cilën po përcillet dhe krijimi i aleancave zgjedhore. “Aleancat që po tentohen aktualisht janë thjesht dhe vetëm si teknikisht me qëllim që të arrihet një shumicë qeverisëse, duke shpërfillur anën thelbësore që është ajo programore”, - vlerësoi Dule. Në këtë kontekst, kreu i PBDJN-së komentoi dhe vizitën e sotme në Tiranë të komisionerit për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle. Në gjykimin e tij, fakti që vendi ka dështuar në realizimin e axhendës lokale ngjall shqetësimin europian dhe më gjerë.

Socialistët shigjetojnë programin e PD KONVENTA E 9 PRILLIT Sipas numri dy të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Konventa Kombëtare, që do të mbahet më 9 prill, do të përcaktojë koalicionet e kësaj partie për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit. Ai theksoi se në Konventë do të diskutohen kriteret e koalicionit qeverisës, i cili, sipas tij, duhet të mbështetet në programin qeverisës që kanë partitë e tjera. “LSI-ja, duke pasur prioritet madhor programin e saj elektoral, do të diskutojë gjerësisht dhe do të marrë mirëkuptimin e të gjithë të zgjedhurve të saj për të shkuar te shqiptarët pikërisht me një ofertë elektorale të vërtetë dhe konkrete, realiste dhe me këmbë në tokë, duke i bërë ata që vërtet të besojnë se këtu ka analizë të madhe edhe politike, edhe të karakterit teknik, edhe të karakterit shkencor, duke krijuar më së fundi risinë e programeve elektorale”, - është shprehur Vasili.

besojnë se kjo mund të jetë mënyra për të bërë politikë”, theksoi Vasili. Programi i LSI-së Dalja publike e numri dy të LSI-së u bë për arsye se u prezantua edhe përfundimi i programit qeverisës të kësaj force politike për zgjedhjet e 23 qershorit. Ai e konsideroi programin e hartuar nga LSI-ja si realist, pasi mbështet në shtyllën kryesore që është punësimi dhe

integrimi i vendit në BE. “Çdo element i programit tonë ka pasur një kalkulim të kujdesshëm lidhur me efektet financiare dhe me mundësitë financiare të drejtpërdrejta për realizimin e tij, duke e bërë tërësisht realist dhe me “këmbë në tokë” këtë program dhe duke bërë që objektivat elektorale të këtij plani të realizohen në katër vitet e ardhshme të qeverisjes”, - tha ai. Krahas kësaj ai e komentoi vizitën e komisionarit për Zgjer-

imin e BE-së, Stefan Fyle, një mundësi të mirë që palët politike të gjejnë konsensusin për të miratuar ligjet e BE-së dhe për të bërë një hap përpara drejt integrimit. “Takimi i zotit Fyle është i mirëpritur. Është një personalitet shumë i rëndësishëm i Brukselit i lidhur me integrimin, përcjell vetëm pozitivitet. Unë pak ditë më parë e kam ringritur çështjen e integrimit si një çështje madhore, që s’mund të zbehet nga asgjë tjetër”, - tha ai.

Kodheli: Premtimi i Berishës për punësim është demagogji “Programi i PD-së dhe premtimi i Berishës për hapjen e 250 mijë vendeve të reja pune nuk është gjë tjetër veçse demagogji”, - kështu u shpreh deputetja e PS-së Mimi Kodheli, duke e bazuar qëndrimin e saj në të dhënat zyrtare të vetë INSTAT-it mbi një çështje të tillë. Ligjvënësja socialiste sqaroi se në programin e fundit të Kryeministrit Berisha u premtua se do të hapeshin 160 mijë vende të reja pune, por sipas INSTATit rezulton të janë hapur 51 mijë vende pune më pak. “Kjo do të thotë se Kryeministri jo vetëm nuk i ka mbajtur premtimet, dhe për këtë nuk

e ka të drejtën morale për të qeverisur, por më tej kjo do të thotë se premtimet e Berishës nuk janë asgjë më shumë veçse demagogji, e cila me shumë gjasa nuk do të mund të realizohet. Premtimet e qeverisë nuk kanë qenë të lidhura vetëm me vendet e punës, që në mënyrë absolute nuk janë mbajtur, dhe kjo është arsyeja që e djathta nuk mund të vazhdojë më të qeverisë shqiptarët”, - vlerësoi Kodheli. Deputetja socialiste konstatoi gjithashtu se nuk mund të ketë rritje ekonomike pa hapjen e vendeve të punës. Ky realitet, sipas saj, e bën situatën në vend alarmante.


04

« EKONOMI

E hënë 25 mars 2013 •

EKSPERTËT E ISSH-së PËRGJIGJE PËR ÇELJEN E PENSIONIT

Ish-punonjësit e kooperativës, kushtet si lidhet pagesa mujore D

alja në pension është një moment i rëndësishëm, pasi duhet të plotësohen jo vetëm kriteret ligjore të moshës dhe viteve të punës, por edhe masa e kontributeve. Me ndryshimet e herë pas hershme të ligjit, apo vendimeve të qeverisë në momentin e lidhjes së një pensioni është i domosdoshëm konsultimi me një ekspert të degës së Sigurimeve Shoqërore. Në një komunikim me qytetarët që kërkojnë infomacion ekspertët e ISSHsë janë përpjekur të sjellin një shembull konkret për një person që ka qenë punonjës në një kooperativë bujqësore. Ish-punonjës i kooperativës bujqësore Pyetje: Jam një qytetar i datëlindjes 22.03.1947. Aktualisht jam në pension pleqërie. Në dokumentacionin e paraqitur për caktimin e pensionit, përveç periudhës së punës në ish-KB për vitet 1967 – 1990 (gjithsej nga realizimi i normës vjetore 21 vite pune), si dhe 8 vite në marrëdhënie me shtetin (pas vitit 1995), kam paraqitur edhe vërtetimin e vuajtjes së dënimit me internim për motive politike për periudhën 1984 – 1990 (6 vite). Pensioni më është caktuar pension i pjesshëm kooperative. Meqenëse nuk jam i bindur për mënyrën e caktimit të pensionit, ju lutem më sqaroni rreth kësaj çështjeje. Përgjigje. Sipas datëlindjes suaj, 22.03.1947, iu ka lindur e

Në qershor përzgjedhja mes dy projekteve

Votohet sot marrëveshja për gazsjellësin TAP në Kuvend Kuvendi pritet të votojnë në seancën e sotme marrëveshjen trepalëshe Shqipëri-Itali-Greqi për gazsjellësin Trans Adriatik. Marrëveshja mes tre vendeve është miratuar nga qeveria dhe shqyrtuar nga komisionet kuvendore ku u votua konsensualisht, çka lë të kuptohet se edhe në seancë plenare votimi do të jetë konsensual. Në marrëveshjen që pritet të votohet nga Kuvendi, votim i cili është konfirmuar edhe nga vetë Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në rrjetin social, tre shtetet shprehin mbështejen e tyre për projektin e gazjellësit TAP dhe detajojnë gjithashtu edhe detyrimet e secilit shtet kundrejt projektit. Për sa i përket Shqipërisë, në rast se projektit TAP do të përzgjidhet për transportimin e gazit nga Azerbajxhani drejt Evropës, atëherë investimet do të arrijnë vlerën e 1 miliard dollarëve. Po ashtu, në këtë projekt është parashikuar që në Shqipëri të punësohen të paktën 20 mijë persona. 38 komuna në të gjithë Shqipërinë që përfshijnë rrethin e Korçës, Fierit dhe Beratit do të preken nga tubacionet ku do të kalojë gazsjellësi TAP, nëse finalizohet si fitues. Në qershor konsorciumi i Shah Denizit do të vendosë përfundimisht se cilin projekt do të zgjedhë për të sjellë gazin nga Azerbajxhani në Evropë.

Mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së

Masat, BSH-ja rregullore e re për rrezikun e kredisë

drejta për të përfituar pension pleqërie në datën 22.03.2012. Për të përfituar pension të plotë pleqërie mbështetur në nenin 92 dhe 31 të Ligjit, duhet të kishit 35 vite pune. Neni 96, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” ka parashikuar që personat krahas periudhës së sigurimit në ish-kooperativat bujqësore kanë dhe jo më pak se gjysmën e periudhës së sigurimit që kërkohet në vitin përkatës, sipas nenit 92 të këtij Ligji, në marrëdhënie pune me

shtetin, përfitojnë pension pleqërie sipas dispozitave të këtij ligji. Sipas Ligjit nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, periudha e vuajtjes së dënimit me internim për motive politike njihet si periudhë pune në marrëdhënie me shtetin. Pra, gjithsej ju llogariten 29 vite pune, nga të cilat 14 vite pune në marrëdhënie me shtetin, ndërsa pjesa tjetër 15 vite pune në ish- kooperativë bujqësore. Meqenëse, sipas përcaktimit

të bërë në nenin 96, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, nuk kaloni periudhën e sigurimit prej 17 vitesh e 6 muajsh të nevojshme për të përfituar pension pleqerie nga puna në marrëdhënie me shtetin, pensioni ju është caktuar pension i pjesshëm pleqërie nga puna në ish-kooperativë bujqësore. Llogaritja e pensionit të pjesshëm të pleqërisë është bërë në raport me periudhën e përgjithshme të sigurimit prej 29 vitesh, nga 35 që kërkohen për pension të plotë pleqërie.

Banka e Shqipërisë po merr masa për ndryshimin e kuadrit ligjor dhe lehtësuar situatën e kreditimit në vend. Disa nga masat e bëra publike në tryezën me drejtuesit e sistemit bankar janë ato të kolonës së tretë të prezantuar, ose e quajtur kolona prudenciale. Sipas guvernatorit Ardian Fullani, kolona prudenciale do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë në gjallërimin e kredisë. “Në themel të këtyre masave qëndrojnë ndryshimet rregullative, që mundësojnë uljen e kërkesave për aktive likuide të bankave dhe ndryshimin e koeficienteve të rrezikut, të strukturës së investimeve për të mbështetur kredidhënien”, - është shprehur Fullani. Ndërkaq, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të datës 27 mars 2013 mësohet se do të diskutohen disa ndryshime në rregulloret “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”, “Për administrimin e rrezikut të kredisë” dhe “Për administrimin e rrezikut të likuiditetit”. Gjithashtu do të miratohen edhe Pasqyrave Financiare të Bankës së Shqipërisë për vitin 2012, realizimi i Buxhetit të Bankës së Shqipërisë në vitin 2012, ecuria e rezervës valutore dhe portofoleve të investimeve për periudhën janar - shkurt të vitit 2013.

REAGON MINISTRI I PUNËVE PUBLIKE, SOKOL OLLDASHI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE

NJOFTIM Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kujton të gjithë të zgjedhurit dhe nëpunësit publikë që 31 Marsi i vitit 2013 është afati i fundit për deklarimin e interesave private periodike vjetore për vitin 2012. Në formularin e ri të deklarimit, krahas ndryshimeve (shtesave dhe pakësimeve) të interesave private, duhen plotësuar dhe shpenzimet mbi 500.000 lekë për arredim, shërbim shëndetësor, arsimin dhe pushime, të realizuara gjatë periudhës Tetor-Dhjetor 2012, si dhe duhen bashkëlidhur dokumentat justifikues për pasuritë, të ardhurat dhe detyrimet (sipas ndryshimeve në ligjin e deklarimit të pasurive, tetor 2012). Formulari i ri i deklarimit të interesave private mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e ILDKP www.hidaa.gov.al.

Ju rikujtojmë që çdo tejkalim afati në dorëzimin e formularit të deklarimit të interesave private dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë.

Olldashi: Rama në Gines, i mat rrugët me metra katrorë “Rama në Gines. Është i vetmi politikan që është parë e dëgjuar që rrugët i mat me kilometër katrorë, llafet e tij me kilogramë dhe rreshtat e paloprogramit me decibel”. Kështu është shprehur dje ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, pas deklaratave të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama në Korçë. “Edi Rama llafosi prapë për rrugët mbrëmë. Të themi të vërtetën, llafosi si e ëma e Zeqos kur binte nga maja e thanës. Por, të paktën, ai ishte zbavitës mbrëmë, si gaztor. Tregoi llogje më shumë se Portokallia. Fati i zi i atyre që ishin mbledhur të molloiseshin me të e që prisnin që z.Rama të fliste me mend në kokë e jo me gisht në “tunel”. Nuk është humor, që rrugët kanë krijuar 45 mijë vende punë çdo vit, dhe më lejoni të jem i qartë me z.Rama”, tha Olldashi. Sipas tij, qeverisja demokratike ka krijuar 58 mijë vende pune në infrastrukturë, çdo vit. “Z.Rama mendon se rrugët nuk sjellin vende pune, ai i trajton rrugët si barcaleta.10 mijë km rrugë dhe qytetarët që udhëtojnë në to, nuk janë barcaleta. Këto rrugë tashmë janë prekur nga qytetarët, të cilët e

ndjejnë impaktin e tyre, duke u mundësuar hapjen e bizneseve të reja, shkurtimin e kohës së udhëtimit dhe hapjen e tregjeve të reja për fermerët, manifakturën dhe gjithë sektorin prodhues të vendit”, - nënvizoi Olldashi. Ai bëri me dije se Shqipëria ka 18 mijë e 300 km rrugë. “Z.Rama bën gabim që citon shifra, veçanërisht tani që nuk i shënon më në dorë dhe, domosdo, s’i mban dot edhe mend. Sepse, teksa hazdis nëpër Shqipëri duke shpalosur numrat që shpik vetë, ai edhe i sheh, edhe i përdor këto rrugë. Shyqyr Zotit që s’i ha dot më sysh. Dikush duhet t’i tregojë z.Rama diferencën mes zonave dhe distancave, mes kilometrave dhe metrave, sepse në faqen e tij në Facebook, ai flet për rrugët me metra katrorë, ndërkohë që rrugët maten me km dhe jo me metra katrorë. Nëse z.Edi Rama di ndonjë rrugë që ne kemi ndërtuar, që është një km katror e gjerë, ne i kërkojmë mirësisht të na e tregojë”, - tha Olldashi. Sipas tij, shtrimi i rrugëve do të jetë pjesë e punës së kësaj qeverie sepse rrugët krijojnë vende të reja pune dhe paga më të mira.


EKONOMI • E hënë 25 mars 2013

Eurobondi shqiptar, riemetimi nga qeveria me kosto më të ulët Brikena Dervishaj

Emetimi Republika e Shqipërisë emetoi Eurobond-in e saj të parë në tregjet ndërkombetare financiare më 4 nëntor 2010. Eurobond-i është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se një vit i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare, pra jashtë kufijve të vendit që e emeton atë. Në momentin e emetimit, yield-i (norma e interesit) ishte 7.625%. Ky instrument financiar është i ngjashëm për sa i përket strukturës, me obligacionet që qeveria shqiptare nxjerr në tregun vendas përmes ankandeve të letrave me vlerë, por dallimi kryesor qëndron sepse: (i) tregtohet ekskluzivisht në tregjet ndërkombëtare financiare, dhe jo në tregun vendas (ii) është emetuar në euro dhe jo në lekë. Duke qenë se yield-i lëviz në kahun e kundërt të çmimit, për mbajtësit e Eurobond-it është me interes që interesi të ulet ose të paktën të mbetet afër atij fillestar, në mënyrë që çmimi të ngrihet gjë që do të rezultojë në fitim në rastin e shitjes. Edhe për emetuesin e Eurobondit, është më mirë që interesi të jetë më i ulët, pasi kjo ul koston potenciale të rifinancimit, nëse emetuesi dëshiron të futet në treg për të riemetuar borxh.

Ofertat për blerjen e Eurobondit erdhën nga 77 institucione financiare, nga mbi 20 të gjitha anët e botës, dhe duke përfshirë edhe kompani të vendosura në SHBA, Hong Kong, Arabia Saudite, vendet skandinave. Një numër i madh bankash të huaja me aktivitet në Shqipëri gjithashtu bënë ofertat e tyre, duke mbështetur transaksionin. Bankave Alpha, Intesa dhe BKT iu dha statusi i “co-manager” për mbështetjen e lartë.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

OFERTAT

Analiza Duke analizuar grafikun e ecurisë së yield-it që prej nëntorit 2010, vihet re se yield-i është rritur në mënyrë të ndjeshme në periudhën shtator-dhjetor 2011, gjatë pikut të krizës qeveritare në Eurozonë dhe uljes së kërkesës për borxhin e qeverive më pak të sigurta dhe me renditje të ulët. Norma e interesit gjatë kësaj periudhe arriti maksimumin prej 11.975%. Në këtë moment nëse qeveria shqiptare do të dëshironte të rifinanconte borxh në Euro në tregjet ndërkombëtare, kuponi do të ishte rreth 12%.

EMETIMI

P

Eurobondi i parë i Shqipërisë është listuar dhe tregtohet në Bursën e Londrës prej nëntorit të 2010. Ministria e Financave arriti të realizojë emetimin e Eurobondit të parë me sukses, duke bërë që tregu i kapitalit të huaj t’i hapë dritën jeshile Shqipërisë. Bankat drejtuese të transaksionit të Eurobondit, Deutsche Bank dhe JP Morgan kanë blerë emetimin shqiptar në vlerë 300 milionë euro dhe me një çmim kuponi prej 7.5 për qind.

05

LISTA E ISH-USHTARAKËVE

ODA: PERFORMANCA E EUROBONDIT SHQIPTAR 2010-2013

erformanca e Eurobondit shqiptar në tregun e huaj është përmirësuar ndjeshëm në muajin shkurt 2013. Aktualisht, qeveria shqiptare do të kishte një kosto më të ulët riemetimi borxhi, krahasuar me emetimin fillestar. Kështu shprehen ekspërtët e OpenData Albania, në një analizë të tyre lidhur me performancën e eurobondit shqiptar që nga 2010, kohë kur u emetua e deri në 2013. Sipas tyre, pas dhjetorit 2011, yield-i ka rënë duke arritur normën më të ulët në 5.37 për qind gjatë shkurtit të vitit 2013. “Ulja nuk ka ardhur për arsye të përmirësimit të kushteve të ekonomisë shqiptare, por për shkak të optimizmit të përgjithshëm në treg për borxhin qeveritar me norma të larta interesi. Kjo ka përmirësuar performancën e Eurobondit shqiptar”, - theksohet në analizën e ODA-s.

»

EMER

ATESIA

MBIEMER

Agim

Nuredin

Arapi

Agim

Rrahman

Habazaj

Arqile

Kristaq

Avrami

Avdyl

Nebi

Agastra

Azem

Bajram

Kulici

Bahir

Sadik

Sharka

Bashkim

Fejzi

Dyrkanji

Belul

Isuf

Korca

Beqir

Hasan

Koci

Donika

Hysen

Haxhiaj

Duro

Hate

Ormeni

Edlira

Ali

Bahja

Fatos

Shemsi

Zhulali

Ferhat

Tajar

Nazari

Ferrik

Dino

Mareja

Ferrik

Sabri

Filaj

Fetah

Muslim

Mahmutaj

Flamur

Qemal

Nezha

Fran

Zek

Biba

Fuat

Taip

Islami

Galip

Qamil

Cela

Gezim

Brahim

Bega

Gezim

Hysen

Lila

Gezim

Musatfa

Merkuri

Gjon

Zef

Hila

Gjovalin

Gjin

Deda

Halit

Hazbi

Haliti

Hasan

Isuf

Juka

Hasef

Xhevdet

Hoxha

Hatem

Tefik

Molla

Haxhi

Selman

Smakaj

Hekuran

Jonus

Brami

Hydai

Balil

Bari

Hysen

Ramazan

Domi

Idriz

Hysen

Shehi

Islam

Shahin

Shahini

Jak

Pjeter

Cara

Jorgji

Ndoni

Lako

Kapllan

Hamid

Guni

Kol

Nik

Vukcaj

Kristaq

Dhimitraq

Petro

Kristo

Lame

Caci

Kujtim

Hasan

Resulaj

Llazar

Ramadan

Xoxe

Luan

Shefqet

Minga

Lutfi

Jashar

Bardhi

Lutfi

Xhafa

Zotaj

Mici

Lipi

Llupo

Miti

Nasi

Perriu

Mustafa

Qamil

Hoxha

Myslim

Ali

Bilcari

Ndini

Taqo

Duka

Ndoc

Fran

Hila

Ndue

Gjelosh

Gecaj

Neim

Harun

Shkurta

Nikolla

Stavro

Xharo

Njazi

Muim

Murataj

Nush

Gjok

Luli

Paskal

Vasil

Mamillo

Pellumbesha

Pellumb

Zotaj

Petrika

Llazi

Shore

Pirro

Dhori

Rrapi

Prend

Ndue

Frroku

Qamil

Abdyl

Alla

Remzan

Saho

Alimemaj

Rustem

Rrapush

Gorreja

Sabri

Faslli

Cota

Sadik

Selman

Baxhija

Sait

Reshit

Hotaj

Seit

Dyl

Malaj

Selami

Tramo

Kardhashi

Selim

Veiz

Alla

Shaban

Mustafa

Rarani

Shkelqim

Xhemil

Kurti

Shpetim

Ramazan

Herri

Shpetim

Shahin

Zyferi

Shpresa

Rifat

Drabovniku

Skender

Beqir

Hoxha

Skender

Nazif

Muke

Skender

Ramadan

Mandija

Vangjel

Jovan

Mino

Vaso

Koco

Pesha

Xan

Haxhi

Alla

Xhafer

Hamit

Spahiu

Xhevair

Muhamet

Lezi

Xhevat

Shyqyri

Haxhillari

Xhezar

Telha

Shabanllari

Ylli

Ali

Pashaj

Zani

Medi

Dalipi


06

« RAJON

E hënë 25 mars 2013 •

ZGJEDHJET LOKALE NË MAQEDONI, NUK SHËNOHEN INCIDENTE

Menduh Thaçi jashtë listave të zgjedhësve Pjesëmarrja në votime 57 përqind, priten rezultatet dhe fituesit

N

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE – PJESËMARRJA E VOTUESVE DERI NË ORA 17.00

ë ora 19.00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet gati në mbarë vendin, me përjashtim të vendvotimeve ku akoma qytetarët presin për të votuar. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka informuar se në bazë të dhënave paraprake nuk janë regjistruar incidente dhe parregullsi gjatë procesit të votimit. 57,5 për qind numri i votuesve deri në ora 17.00 Komisioni Shtetëror Zgjedhor bëri të ditur se deri në ora 17 kanë dalur në votime 57,5 për qind e votuesve për zgjedhjet lokale në Maqedoni. Nënkryetari Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi, në konferencën e radhës, ka njoftuar se për zgjedhjet lokale për kryetar të komunave në Maqedoni , deri në ora 17:00 kanë votuar 57,57 për qind e votuesve me të drejtë vote, raporton agjencia e lajmeve INA. “Zgjedhjet lokalë po zhvillohen në atmosferë të qetë dhe demokratike. Qytetarët e Maqedonisë në ditë e sotme treguan maturi dhe pjekuri dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor ka qenë shumë normale, me përjashtim të disa anomalive të vogla të cilat janë tejkaluar më intervenimin dhe ndërmjetësimin tonë”, deklaroi Jakupi. Ai tha se, numri i qytetarëve është shumë më i madh në krahasim me vitet e kaluara. Sipas tij në zonat e banuara me shqiptarë përqindja e votuesve është mbi 50 për qind. “Në komunat e banuara me shqiptarë jehona e votuesve është mjaftë e madhe. Në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe disa komuna tjera deri në ora 17:00 numri i votuesve ka arritur mbi 50 për qind. Ndërsa në komunën e Kërçovën mbi 70 për qind. Në këto komuna procesi zgjedhor është zhvilluar i qetë dhe pa incidente,” shtoi Jakupi. Ai bëri të ditur se rezultatet preliminale për zgjedhjet e sotme lokale do të publikohen para mesnatës, ndërsa qytetarët mund ti përcjellin rezultatet online përmes portalit të KSHZ-së dhe portaleve tjera informative.

NR. I VOTUESVE VOTUAN Haraçinë

8.535

4.691

PËRQINDJA 55,32%

Vrapçishtë

23.427

11.176

47,72%

Gostivar

75.139

36.511

48,61%

Dibër

16.936

7.736

45,73%

Zhelinë

20.829

8.340

40,07%

Kërçovë

48.075

34.521

71,85%

Likovë

22.852

10.566

46,48%

Saraj

28.444

14.367

50,63%

Strugë

56.341

32.549

57,81%

Studeniçan

13.944

7.185

51,61%

Tetovë

77.570

39.372

50,79%

Çair

55.566

24.548

44,26%

Tearcë

20.657

9.536

46,19%

Kumanovë

88.708

46.239

2,21%

“Lufta” për Kërçovën e Strugën LIDERI I PDSH-së THAÇI ËSHTË FSHIRË NGA LISTA E VOTUESVE Kryetari i PDSH-se Menduh Thaçi nuk ka mundur të votojë dje në vendvotimin e tij pasi emri i tij është fshire nga listat e votuesve. “Nuk isha në listën zgjedhore edhe pse dokumentin e kam biometrik, kam pasaportë biometrike. Ministria e punëve të brendshme, njësia rajonale e Tetovës nuk e ka informuar entin statistikor se unë kam dokument biometrik dhe kam

të drejtë të votoj. Kjo na shtyn të dyshojmë se shumë çështje janë të parregullta, sipas informacioneve që kemi në shtabin tonë, në shumë komuna ka me qindra njerëz të cilët kanë dokumente të rregullta por nuk janë në listat zgjedhore. Shpresoj që gjithçka do të jetë në rregull por kjo është një sinjal shumë i keq për mundësinë e manipulimit të procesit zgjedhor”, ka thënë Thaçi për media

MAQEDONIA VOTON Në ora 7:00 janë hapur vendet e votimeve në të gjithë territorin e Maqedonisë. Maqedonia ka votuar dje për kryetarët dhe këshilltarët e komunave në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Qytetarët në vendin e votimit kanë marrë nga dy fleta votimi, përveç në qytetin e Shkupit ku morën katër fleta. Në komunat tjera qytetarët marrin fleta votimi për kandidatin

për kryetar komune, dhe për këshilltar, kurse në Shkup marrin për kandidatin për kryetar komune dhe këshilltarë të komunës ku jetojnë, si dhe për kandidat për kryetar dhe këshilltar të qytetit të Shkupit. Votimi është i fshehtë dhe që ai të fitojë duhet të fitojë 51 për qind e votave nga 33 për qind e qytetarëve që kanë dalë në votime.

Shqiptarët e Strugës janë të bindur se me dalje masive në votime, do të ruajnë drejtimin shqiptar të këtij qyteti. ”Situata është dukshëm delikate dhe faleminderojmë televizionin tuaj që është këtu në gjithë ato momente të vështira që ka kaluar ky qytet. Mendoj që nuk do të ketë problem në lidhje me këshillin dhe me kryetarin e komunës nëse shqiptarët dalin masivisht në zgjedhje dhe uroj, pavarësisht cilin opsion ata vendosin, le të dalin sa më shumë në zgjedhje”, deklaroi Agim Poshka, këngëtar dhe qytetar i Strugës. ”Nëse nuk dalim në votime sigurisht do ta humbim Strugën, do të dalim masivisht dhe do të fitojmë”, shprehet një tjetër qytetar. Rreth 65 për qind e popullsisë në Strugë është shqiptare. Por, partitë maqedonase, duke pasur parasysh faktin që një numër i madh i struganëve punojnë në shtetet e Europës Perëndimore dhe SHBA, janë unifikuar rreth kandidaturës së Vladimir Koçovskit, për t’ia marrë shqiptarëve udhëheqjen e këtij qyteti. Për dallim nga maqedonasit, partitë shqiptare kanë dalë me dy kandidatë. Bashkimi Demokratik për Integrim ka kandiduar për Strugën, Arben Llabenishtin, ndërsa Partia Demokratike Shqitpare, Zijadin Selën. Megjithatë, kjo ndarje nuk i shqetëson shqiptarët të cilët thonë se, nuk do të lejojnë që Struga të udhëhiqet nga një kryetar joshqiptar. ”Duhet të dalin shqiptarët masivisht, të dëshmojnë peshën e votës, që të mos humbet Struga, sepse këto janë trojet tona dhe nuk janë trojet e tyre. Një i huaj të vendosë për trojet tona është gjë e papëlqyer”, thonë qytetarët. Ndërkohë, edhe në Kërçovë është paralajmëruar dalje masive e shqiptarëve ne zgjedhje. Mijëra shqiptarë janë kthyer në vendlindje, për të votuar kandidatin Fatmir Deharin, i cili ka gjasa reale që të bëhet kryetari i parë shqiptarë në Komunën e Kërçovës.


AKTUALITET • E hënë 25 mars 2013

»

07

MJEKËSIA LIGJORE: MBETJET, JO TË ÇELËS. PËRRENJAS, FAMILJA KA FRIKË

Dyshimi se Çela u trafikua, survejim grupit nga Juglindja Mariglen Mulla

N

jë grup i vogël personash, me banim në Juglindje të vendit ndodhen nën survejim dhe vëzhgim nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe SHISH, pasi dyshohet se deri vonë kanë pasur kontakte të ngushta me monstrën e Laprakës, Ardian Prrenjasin. Kërkimet në Sharrë vijojnë, kurse Mjekësia Ligjore nxjerr raportin paraprak. Në Përrenjas, familja e monstrës përgatitet për të ikur në Greqi, pasi ka frikë nga hakmarrja. Të survejuarit Lajmi për survejimin e 3 deri në 5 persona, konfirmohet për gazetën “Metropol” nga burime të mirëinformuara pranë Policisë së Shtetit, të cilat shtuan se ky veprim është ndërmarrë për të gjetur ndonjë lidhje të mundshme mes dyshimit të ekspertëve për pistën e trafikimit të Juljan Çelës. Ende asgjë nuk është e sigurtë, porse theksohet fakti se personat e skeduar, kanë pasur tendenca të mëparshme në fushën e trafikimit njerëzor, ku në Korçë herë pas here janë arrestuar persona që kanë trafikuar njerëz për në Greqi, kryesisht fëmijë. Po verifikohen imtësisht të gjitha kontaktet e Prrenjasit me këta persona e bisedat apo takimet që mund të kenë zhvilluar, për të gjetur ndonjë lidhje të mundshme me rastin e Juljan Çelës. Sharrë e Mjekësia Ligjore Ndërkaq, dje në Sharrë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 11-vjeçarit. Për batanijen e gjetur, monstra ka deklaruar se bëhet fjalë për të njëjtën që ia kishte dhuruar

Një gjyqtar që fillon punën, ditën e parë nuk mund të ketë një pagë më të vogël se 100.000 lekë në muaj. Ky ishte lajmi i mirë për gjyqësorin shqiptar, që vetë ministri i Drejtësisë Eduard Halimi e publikoi dje në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Sipas Halimit, një rrogë më e mirë për gjyqtarët, do të ndikojë në reduktimin e korrupsionit. E pikërisht për korrupsionin në drejtësi ka folur shpesh herë EURALIUS, misioni evropian që mbështet drejtësinë, teksa perceptimi i publikut për pagesat nën dorë në gjyqe, është i lartë. Halimi tha se “Gjyqtari i Krimeve të Rënda do të paguhet jo më pak se 120.000 lekë në muaj, ndërsa gjyqtari në Gjykatën e Apelit (minimalisht 7 vjet gjyqtar karriere) nuk mund të ketë pagë më të ulët se 140.000 lekë në muaj. Një gjyqtar i Shkallës së Parë mund të qëndrojë gjithë jetën në atë gjykatë dhe të mos ketë mundësi për të shkuar

Policia greke publikon fotot e emrat e shqiptarëve GREQI- Dje, policia greke publikoi fotot dhe identitetet e 8 shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallasë. Në kërkim tashmë janë shtetasit Edison Lika, Flaulant Luli, Ilir Kupa, Marjan Kola, Klement Cala, Admir Murataj, Fatos Sulaj dhe Ermal Lita. Tetë shqiptarët u arrasitën ditën e shtunë, kur një grup prej 10 personash qëlluan me armë gardianët e burgut, duke plagosur 2 prej tyre. Mes të burgosurve të arratisur kishte edhe të kombësive të tjera. Katër shqiptarë u kapën, ndërsa 8 të tjerët janë në kërkim.

“Lufta” për ngacmimin e femrës, kapet 26-vjeçari Dje u kap shtetasi në kërkim Kristo Horanlli, 26 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë. Ai ishte në kërkim që nga 31 tetori i kaluar për “vrasje me dashje”, e mbetur në tentative dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai dyshohet se rreth një vit më parë ka tentuar të vrasë me armë zjarri në afërsi të Kodrave të Liqenit në Tiranë shtetasin Fatmir Garunja, 44 vjeç. Tashmë janë arrestuar edhe 3 të tjerë si të implikuar. Gjithçka ndodhi pas ngacmimit të një femre, çka solli përleshjen me kallashnikovë e pistoleta.

Kamzë, fëmija 4 vjeç humb për 2 orë, e gjejnë

vëllai, me të cilën mbështolli trupin e pajetë të Çelës. Mjekësia Ligjore, ndonëse e rezervuar shprehet se mbetjet kockore, nga vëzhgimi i parë, nuk rezultojnë të jenë të vogëlushit. Ekspertët thanë se shenjat e gjetura nuk korrespondojnë me atë të 11-vjeçarit Juljan Çela. Megjithatë, mjetet e ushtrisë dhe një grup punëtorësh vazhdojnë kërkimet në landfilin e Sharrës për të vërtetuar deklaratat e Ardian Prrenjasit. Ekspertiza ka hedhur poshtë, dyshimet në lidhje me sendet e gjetura gjatë kërkimeve në vendin ku pedofili Ard-

ian Prrenjasi pretendon se i ka hedhur. Kërkimet kanë vazhduar edhe dje, ndërsa punëtorët po bëjnë verifikimet në zonën ku u gjendën batanijet dhe kockat. Në të njëjtën kohë kërkimet vazhdojnë bazuar edhe në grafikun e mbajtur nga kompania për zonat ku janë hedhur mbeturinat e fundit të nëntorit. Frikë nga hakmarrja Familja e Ardian Prenjasit është tashmë e frikësuar për një hakmarrje të mundshme nga dy famljet Cani dhe Çela. Vëllai Besnik Prenjasi tha se po

bën gjithçka për t’u larguar nga Shqipëria drejt Greqisë pasi familja e tij ndihet e pambrojtur. Prindërit e Ardianit në vitin 1960 janë zhvendosur nga fshati Libonik i Korcës drejt qytetit të Prrenjasit për një jetë më të mirë. Ardian Prenjasi është fëmija i gjashtë i familjes Prenjasi dhe ka lindur në qytetin e Prrenjasit. Ai nuk ka qenë asnjëherë më parë i martuar. E motra, Zana shprehet me mllef se, “Vetë e bëri vetë ta pësojë, ne si familje as fytyrën nuk duam t’ia shikojmë, as në burg nuk do shkojmë ta shohim, vizitojmë apo ta ndihmojmë”.

Për dy orë ka humbur kontaktet me familjarët një fëmijë 4 vjeç, por policia e gjeti. Dje është denoncuar në polici zhdukja e një fëmije 4 vjeç në zonën e Institutit në Tiranë. Kallëzimi është bërë nga familjarët e tij në komisariatin numër 5, ndërsa menjëherë kanë nisur kërkimet. Anesti Patoshi ka humbur para dy orësh, por pas kërkimeve të policisë ai është gjetur rreth 300 metra larg vendit ku ishte zhdukur. Pasi u gjet, vogëlushi iu dorëzua familjarëve në Kamzë.

Burg pedofilit që puthi me zor një 12-vjeçare “Arrest me burg” vendosi dje gjykata e Tiranës për një pedofil 64 vjeç, i cili kishte puthur me zor një 12-vjeçare, në ashensorin e pallatit. Kështu, dje togat e zeza të kryeqytetit lanë në burg 64-vjeçarin Myzafer Sala, nga Tirana, pasi të enjten ishte kapur nga disa persona, teksa tentonte të puthte me zor një vajzë vetëm 12 vjeçe. Prokurori Naim Tota kërkoi izolimin e tij në qeli, ç’ka gjeti pranimin nga togat e zeza, të cilat lanë në burg 64-vjeçarin.

MINISTRI HALIMI PROPOZON: KRIMET E RËNDA, 120 MIJË, APELI 140 Pagat e gjytarëve më 2002-shin

“Gjyqtarët, jo më pak se 100 mijë në muaj”

Në ligjin nr. 299, datë 27 qershor 2002 thuhet se “Në Gjykatën e Apelit Civil dhe në Gjykatën Ushtarake të Apelit: Kryetari 83.400 lekë, zv/kryetari 69.950 lekë dhe gjyqtari 65.850 lekë. Në gjykatën e rrethit Tiranë: Kryetari 65.850 lekë, zv/kryetari 58 180 lekë e gjyqtari 53 790 lekë. Në gjykatat e rretheve: Kryetari 58.180 lekë, zv/kryetari 53.790 lekë e gjyqtari 50 490 lekë”.

Rritja e pagave ul korrupsionin, propozimet për vjetërsitë

në një Gjykatë Apeli edhe për faktin se numri i gjyqtarëve të apelit është sa 1/5e numrit të atyre të shkallës së parë, por ai duhet të përfitojë pagën e gjyqtarit të apelit nëse ka një

PAGAT E GJYTARËVE MË 1999-ËN Në ligjin nr. 235, datë 22 maj1999 thuhet se “Paga mujore e anëtarëve të Gjykatës së Lartë është: Kryetari 83 600 lekë e anëtari 79400 lekë. Në gjykatën e Apelit Civil dhe në Gjykatën Ushtarake të Apelit: Kryetari 62 700 lekë, zv/ kryetari 52 580 lekë dhe gjyqtari 49.500 lekë. Në gjykatën e rrethit Tiranë: Kryetari 49.500 lekë, zv/kryetari 43.730 lekë e gjyqtari 40.430 lekë. Në gjykatat e rretheve: Kryetari 43 730 lekë, zv/kryetari 40.430 lekë e gjyqtari 37.950 lekë”. vjetërsi deri 25 vjet në karrierë. Një gjyqtar në Gjykatën e Apelit mund edhe të mos shkojë në Gjykatën e Lartë, sepse numri i gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë është sa 1/5 e atyre të apelit, por ai duhet të përfitojë pagën e gjyqtarit të Gjykatës

së Lartë nëse qëndron në këtë detyrë për më shumë se 25 vjet”. Sondazhi i Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë, para pak muajsh botoi një pyetësor, ku rreth 70 për qind e të anketuarve ishin të pakënaqur me pagën.

Krahasimet me pagat e gjyqtarëve evropianë Pas vitit 2005, ekspertët e EURALIUS-it kanë deklaruar, se paga minimale e një gjyqtari në Letoni është 818 euro në muaj, 1060 euro në muaj në Lituani, 1436 euro në muaj në Hungari, si dhe 2400-2779 euro në muaj në Greqi, Itali etj. Ndërkaq, në 2009-ën, raporti i plotë i evropianëve nxorri në pah “grykësinë”, ku gjyqtarët shqiptarë për korrupsion renditeshin me vendet si Rumania, Ukraina e të tjera, ndërkohë që nuk mundin t’ia kalojnë fqinjëve tanë Maqedonas, Malit të Zi apo Serbisë. Grafiku i hartuar për këtë shtresë arrin vijën e rrezikut të korrupsionit (T=5.0), ku paga e gjyqtarëve korrespondon me shumën financiare prej rreth 1400 euro në muaj. Kjo shifër është përfshirë në përmbledhjen e të gjithë treguesve të përdorur në këtë studim. Dallohet qartë se kurba e diagramës ka tre segmente me tipike në lidhje me pagat. Segmenti i parë mbulon transparencën e ulët dhe pagat e ulëta të gjyqtarëve, (në më pak se 1000 euro në muaj). Sipas EURALIUS, më 2009-ën, paga e kënaqshme për gjyqtarët do të ishte 1638 euro në muaj.


08

« SPECIALE

E hënë 25 mars 2013 •

FLET ANËTARI I KOMITETIT DREJTUES DHE KOORDINATORI I LSI-SË: I MIRËPRITUR ÇDOKUSH QË DO TË KONTRIBUOJË

Gledion Rehovica: LRI, forca dominuese e të rinjve në qarkun e Beratit Sokol Gorica

cialistët e morën në zgjedhjet vendore. Lëvizja Socialiste për Integrim mori mbi 4200 vota dhe dolëm forca dominuese për rrethin e Kuçovës dhe rrethinat e tij komunat Kozare e Perondi. Ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme koordinimi i punës mes strukturave në këto takime kanë përshëndetur kryetare e LGI-së Krenare Çollaku, si dhe kryetari LRI-së Ilir Llangosi. Në të dy fjalimet kanë spikatur për gruan forca e madhe dhe organizuese në veprimet e saj politike.

BERAT- “Lëvizja Rinore e Integrimin në qarkun e Beratit ka marrë atë performancë, për të qenë forca e lëvizjes, vizionare dhe dominuese e rinisë në të gjithë trevën tonë. Kështu do të mbetet edhe lëvizja e gruas integruese, e cila përbën forcën lidere për nga numri i antarësimeve në këtë qark. Në të dyja këto forca ndihmëse, bashkëpunuese e partnere të LSI-së, të cilat nën drejtimin e kësaj të fundit e të udhëhequra nga programi i saj kanë arritur të kenë një vizion politik të përcaktuar nga lideri jonë Ilir Meta. Ajo që tregon këtë vizion është angazhimi e anëtarësimi i qindra e mijërave të rinjve e grave e vajzave në strukturat e LGI-së dhe të LRI-së në Berat, Kuçovë e Skrapar”, thotë anëtari i Komitetit Drejtues dhe koordinatori i LSI-së, Gledion Rehovica. Takimet E përpos këtyre mendimeve fundjava ka qenë shumë e ngjeshur në takime me strukturat e Lëvizjes Rinore integruese dhe atë të LGI-së në të dy qytetet Berat e Kuçovë, si dhe në rrethinat e tyre. Në të gjitha takimet në qytetin e Beratit, Rehovica është shoqëruar nga dyshja drejtuese e LRI-së, Rinald Frashëri e Ledion Dervishaj, ndërsa në qytetin e Kuçovës Rehovica është shoqëruar në takimet nga kryetari i LSI-së për qytetin e naftëtarëve Selfo Kapllani e Krenare Çollaku, si dhe nga drejtuesi i LRI-së Ilir Llangozi. Takimi i parë me strukturat ka qenë ai një nga lagjet më të mëdha të qytetit të Beratit, Uznovë. Në të gjitha takimet ka spikatur harmonia, solidariteti e puna në grup për të përhapur në këtë rast përvojën e përfituar nga të rinjtë edhe në politikë, madje në këtë lagje që deri dje mbahej si bastioni i socialistëve në disa lagje të këtij rajoni, kjo e fundit ka rënë në minorancë. Tashmë takimin me strukturat e të rinjve në këtë rajon nuk e bëjnë vetëm në organizime rajonale, por ajo ka zbritur në bazë për të thënë se LSI-ja është parti e të gjithëve dhe për të gjithë. Puna jonë në këtë rajon ka thënë kryetari i LRI-së Ledjon Dervishaj është e përqendruar në terren atje ku janë banorët, ku janë votuesit tanë. Atje ne bashkëbisedojmë me ta jo vetëm për votat që na duhen më 23 qershor, por në vijim bëjmë dhe zbërthimin e programit të forcës tonë politike, bisedojmë për problemet dhe hallet tona familjare pra jemi të shkrirë bashkë me ta shoqërisht. Kjo ka bërë që rreth këtij programi në strukturat tona të mblidhen shumë të rinj e të reja ka vijuar më pas Rinald Frashëri kryetari i LRI-së të rrethit të Beratit. “Përvojën e fitu-

ar në takime mund ta përhapin në të gjitha strukturat rinore të LRI-së pasi të rinjtë nuk duan shumë politikë, edhe pse janë pjesë përbërëse e saj, por edhe takime festive siç ishte ai i Kutalllisë e në shumë komuna e lagje të qytetit. Tashëm ne jemi shumë dhe më shumë duhet të bëhemi për të qenë forca dominuese në të gjithë

qarkun e Beratit. Kjo do të ndikojë dhe në zgjedhjet e 23 qershorit. Unë ju bëjë thirrje dhe të rinjve të tjerë që të vijnë dhe të bashkohen me ne, në radhët tona pasi në takimin tjetër të bëjmë krahasimin sa ishim dhe sa u bëmë, kjo do të vijë edhe falë punës tonë me cilin çdo të ri që pranon dhe është i gatshëm të bashkëpu-

nojë dhe me përshëndetjen për të rinjtë e sapoanëtarësuar”, ka përfunduar fjalën e tij Frashëri. Takime të tjera kanë qenë ai i të rinjve Velabisht, si dhe takimi mbresëlënës ai i Kutallisë ku dhe ishte kthyer në një takim festiv, pasi të rinjtë takimet politike edhe pse janë pjesë përbërse e saj i kanë kthyer dhe në takime festive,

me këngë muzikë e vallëzim. Kjo përvojë ka bërë që radhët e LRI-së të mblidhen me qindra të rinj e të reja, pra djem e vajza. Në Kuçovë Më pas takimet me LSInë, LRI-në e LGI-në ka vijuar për Rehovicën në rrethin e Kuçovës në ambientet e një bar-kafeje ku të rinj e të reja kanë këmbyer përvojën e deritanishme mes të rinjve të këtij qyteti që në 4 vitet e fundit ka fituar në përvojë jo vetëm në organizimin e strukturave, por dhe në afrimin e të rinjve në radhët e LRI-së. Selfo Kapllani ka cituar në takimet se LSI-ja e Kuçovës tashmë nuk është më si në fillimet e saj, ajo tashmë është rritur në numër dhe në performancë, ka krijuar dinjitetin e saj politik, ndërsa LRI-ja është pjesë përbërëse e saj dhe se tashmë kanë të ngritura struktura në të gjitha lagjet e qytetit, në fshatrat e komunave dhe në të gjitha minilagjet. Ndërsa organizimi do të jetë struktura pranë qendrave të votimit që të rinjtë, gratë dhe gjithë anëtarësia e LSI-së, por dhe simpatizantët e saj të jenë të orientuar ditën e votimit. Përvoja e fituar ka vijuar Kryetari i LSI-së të rrethit të Kuçovës, Selfo Kapllani, ka bërë që tashmë Kuçova të mos jetë më bastion i socialistëve. “Ka ikur koha kur Fino thoshte unë xhaketën të varë në Kuçovë dhe dal deputet, këtë përgjigje so-

Gledion Rehovica Në këto takime Gledion Rehovica ka cituar: LSI-ja është parti e të rinjve dhe të rejave e simpatizantëve dhe anëtarëve të saj, këtë e kanë treguar këto 5 vjet përvojë me bazë që nga 2004-a mbështetur në programin e saj dhe në politikëbërësen e liderit tonë Ilir Meta. Dhe ndryshimet duken ato janë tashmë të prekshme, janë realitet në qarkun tonë kemi bashki e komuna që administrojmë, kemi pjesëmarrës dhe dominues në shumë këshilla bashkiak në komuna e në disa bashki. Pra, ky është ndryshimi, partinë nuk e bënë sigla, por individi, sjellja dhe imazhi, por dhe programi politik, reflektimi në sjellje, mentaliteti e individëve dhe përkrahja që ata marrin, kombinimi i punëve dhe dëgjimi i zërit të tyre. Këtu dallon LSI-ja nga partitë e tjera, pasi ka një sjellje dhe një mentalitet tjetër, tek Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka egoizëm, nuk ka përbuzje, ne i afrojmë në qarkun e Beratit të gjithë qytetarët të rinjtë e të reja, gratë etj që kanë, dëshirë të kontribuojnë tek forca jonë politike duke u ditur dhe respektuar kontributin e tyre. Kjo ndodh pasi në qarkun e Beratit është vetë alternativa e besueshme dhe e tillë në të gjithë Shqipërinë. Ne kemi në përbërjen tonë me mijëra anëtarë e simpatizantë, intelektual të mirëfilltë etj. Sot Lëvizja Socialiste për Integrim ka krijuar identitetin e saj, kjo ka bërë që njerëzit të kenë dhe kanë besim tek forca jonë politike. Ne nuk jemi PS-ja dhe as PD-ja as ndonjë parti tjetër fantazmë që jeton në sajë të realitetit virtual dhe reklamave televizive. Kjo ndasi tregon se Lëvizja Socialiste për Integrim di të koordinojë punët me mes strukturave, anëtarve dhe simpatizantëve të saj. LSI di të organizojë strukturat dhe të tregojë maturi politike kjo falë liderit tonë Ilir Meta që ka ditur të drejtojë këtë forcë politike sa dominuese në politikën shqiptare po dhe aq shpresëdhënëse në elektoratin shqiptar. Ndërsa për sa u përket takimeve dhe organizimit të strukturave për këtë po punojmë që në zgjedhjet e qershorit të dalim fitimtare”.


AKTUALITET • E hënë 25 mars 2013

»

09

POLICIA: 105 MILIONËT U GRABITËN SIPAS PLANIT TË ORGANIZUAR

Arkëtarja, inxhineri e shoferi vodhën lekët Më 19 mars u godit roja i njësisë nr 5, Tiranë Vetë punonjësit e minibashkisë 5 dhe 10 në kryeqytet realizuan grabitjen e 105 milionë lekëve të vjetra nga arka e minibashkisë nr 5. Dje, policia e Tiranë prangosi autorët e dyshuar të organizimit të vjedhjes me dhunë. Zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini, deklaroi në një konferencë për shtyp se janë arrestuar shtetasit Ermonela Hekuri, 40 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë me detyrë arkëtare në minibashkinë Nr 5, Dorian Leci, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë me detyrë inxhiner ndërtimi (urbanistika) në minibashkinë nr.10 dhe

Orion Midha, 34 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Tiranë, ish-shofer në minibashkinë nr.10. Sipas policisë, të tre këta shtetas dyshohet se në

bashkëpunim me njëri-tjetrin, si dhe me persona të tjerë që do rezultojnë në vijim të hetimeve, kanë organizuar dhe vjedhur me dhunë shumën prej

105 milionë lekëve të vjetra. Nga veprimet e deritanishme të policisë janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale shuma prej 25 milionë lekësh të vjetra të paketuara nën siglën e Thesarit të Shtetit dhe të një banke të nivelit të dytë në Tiranë, nga ku dyshohet se është tërhequr shuma e parave nga arkëtarja e njësisë Nr. 5 Tiranë. Grabitja ka ndodhur më 19 mars, kur kanë goditur me mjete të forta në kokë rojen e natës së njësisë bashkiake shtetasin K.Terziu, 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Arrestimet në kryeqytet

Pranga hajdutëve të marketit kalimtarëve dhe të shtëpive Nga komisariati i policisë nr.1 Tiranë dhe Strukturat kundër Vjedhjeve me Dhunë, u arrit realizimi i operacionit “Hija e Natës”, duke ndaluar shtetasin Zhënklaudio Sallaku, 18 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se është autor i një sërë vjedhjesh me dhunë të çantave dhe sendeve personale të qytetarëve të ndryshëm. Nga Seksioni i Vjedhjeve me Dhunë u arrit të ndalohet personi në kërkim Lorel Meta, 23 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se më datë 15 mars 2013 të këtij viti tentuar të vjedhë me dhunë në Rrugën e Qelqit Kombinat, një supermarket. Në pranga ra edhe Marsel Hysa, 19 vjeç, banues në Shkozë Tiranë. Ky shtetas dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të banesave kryesisht në zonën e Shkozës në Tiranë.

Asnjë i ndaluar

Grabitet gjatë natës argjendaria, dëmi në vlerë të madhe

SHTATË NË PRANGA, DY NË KËRKIM. KLIENTËVE U KËRKOHEJ 50 MIJË LEKË ORA

Shfrytëzonin minorenet për prostitucion, shkatërrohet rrjeti LEDIA LLESHI

ELBASAN- Një argjendari është grabitur gjatë orëve të natës në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën e “Blinave” që lidh universitetin “Aleksandër Xhuvani” me qendrën e qytetit. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në argjendarinë në pronësi të Gazmend Dyrmës dhe kanë grabitur bizhuteritë. Ka qenë vetë pronari i argjendarisë që ka konstatuar vjedhjen kur ka hapur dyqanin e tij si çdo mëngjes. Vjedhja mendohet të jetë kryer nga adoleshentë, pasi është përdorur një dritare e vogël. Nuk dihet ende vlera e lekëve të mallit të grabitur në argjendari. Pronari ka deklaruar se mungon një sasi e konsiderueshme që ai e linte brenda dyqanit pasi merrej edhe me riparime. Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre. Kjo është hera e tretë e vjedhjes së dyqaneve të bizhuterive dhe punishteve të floririt në Elbasan. Policia po punon për kapjen e autorëve.

ELBASAN- Shtatë persona të moshave të ndryshme kanë ranë në prangat e policisë të akuzuar si pjesë e një rrjeti shfrytëzimi prostitucioni që ofronte minorene të moshës 15-16 vjeç për të moshuar apo biznesmenë në këmbim të parave. Një orë kushtonte 5 mijë lekë të reja për një vajzë të mitur të ofruar për seks dhe shuma ndryshonte nëse ajo ishte e virgjër. Operacioni i koduar “Zogjtë e Natës”, ka ardhur nga një hetim i disa muajve dhe ka zgjatur të paktën dhjetë orë. Sipas komunikimit zyrtar të policisë, në pranga kanë përfunduar shtatë shtetas Miglen Toska 22 vjeç, K. Rapollari 16 vjeç, Fabjo Ullorja 31 vjeç, Sokol Gula 34 vjeç, Nikolla Kallajxhiu 45 vjeç, Vasil Nosi 58 vjeç dhe Artur Gula 30 vjeç. Si prostituoheshin të miturat... Sipas policisë, grupi ishte i mirëorganizuar, kishte shërbim taksi e hotele të posaçme ku zhvillonte aktivitetin. Mësohet se vajzat shfrytëzoheshin për prostitucion me një çmim të pabesueshëm ndaj klientëve, që gjithmonë ishin të moshuar nga bota e biznesit dhe emigrantë. Sipas policisë ishin pikërisht të rinjtë e këtij grupi që gjenin vajzat dhe deri në hotelet apo lidhjet me klientët funksiononte një rrjet i tërë i organizuar. Aktiviteti i tyre dokumentohet të paktën prej një viti nga ana e policisë që mësohet se ka arritur t’i kapë në flagrancë disa prej të prangosurve, ndërsa kanë qenë përgjimet që kanë përfshirë të arrestuarit e tjerë për këtë vepër penale. Nga kontrolli i banesave të personave të ndaluar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, si

Transportohet për në Spitalin Ushtarak

Plagoset rëndë punonjësi i fabrikës së kromit Bulqizë BULQIZE - Një punonjës i fabrikës së kromit në Bulqizë është plagosur në punë, pasditen e djeshme. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se punëtori Xhevair Koçi, u lëndua aksidentalisht gjatë procesit të punës, dhe u nis me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e tij është tepër e rëndë. Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e incidentit. Sipas kolegëve të tij, ai u aksidnetua në vendin e punës dhe menjëherë i është dhëna ndihma e parë për t’i shpëtuar jetën. Mjekët ende nuk kanë dhënë asnjë shpresë për punëtorin, pasi është paraqitur në gjendje tejet të rëndë.

Policia ndalon 4 shtetas Sipas policisë, grupi ishte i mirëorganizuar, kishte shërbim taksi e hotele të posaçme ku zhvillonte aktivitetin. Mësohet se vajzat shfrytëzoheshin për prostitucion me një çmim të pabesueshëm ndaj klientëve, që gjithmonë ishin të moshuar nga bota e biznesit dhe emigrantë. Sipas policisë ishin pikërisht të rinjtë e këtij grupi që gjenin vajzat dhe deri në hotelet apo lidhjet me klientët funksiononte një rrjet i tërë i organizuar. dhe një sasi fishekësh automatiku. Në përfundim të operacionit të gjithë të arrestuarit do të përgjigjen për akuzën e

shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. Aktualisht nuk ka femra të proceduara për ushtrim prostitucioni.

Vazhdojnë kërkimet për dy pjesëtarët e tjerë të grupit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit.

Kam 201 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar IGUMENICE- Një sasi droge u kap ditën e djeshme në kufirin shqiptaro-grek, Igumenicë. Nga policia janë sekuestruar 201 kilogramë marijuanë. Sekuestrimi i drogës është bërë i mundur nga policia greke, ku kanë përfunduar në pranga 4 shtetas grekë, të cilët po transportonin drogën. Trafikantët e kishin ndarë lëndën narkotike në 195 pako dhe e kishin futur në 7 çanta. Monedhat që të ndaluarit kanë pasur dhe bashkëpunëtorë shqiptarë, të cilët kanë dorëzuar drogën dhe më pas janë larguar. Gjithsesi policitë e të dy vendeve kanë nisur hetimet për të zbuluar.


10

« opinion

E hënë 25 mars 2013 •

Pasojat e skandaleve gjyqësore

T

itulli ekzekutiv përbën rekuizitë administrative dhe nuk do të ishte e mundur që një vendim gjyqësor, i njohur si pushtet kushtetues, të konsiderohet akt administrativ i dyfishtë, duke u quajtur “titull ekzekutiv”. Kjo për dy arsye: a) vendimi gjyqësor është ekstrakt juridik, që mbrohet nga Gjykata e Lartë; b) detyrimi i debisë lidhet me ekzekutimin kontraktor dhe jo me aktin gjyqësor mbi të cilin është vendosur shuma e kredisë, masa e detyrimit apo çmimi i interesave. Ne nuk mund të quajmë “titull gjyqësor” vendimin gjyqësor, pasi në të gjitha rastet aktet zyrtare janë në kompetencën ekzekutive urdhërdhënëse të shtetit dhe i nënshtrohen të njëjtit rregull zbatimi për arsye administrative dhe jo mbi arsye gjyqësore, pasi akti do të përbënte kufizim të të drejtave nga një instancë juridike (gjykata), që e ka për detyrë të mbrojë liritë kushtetuese të shtetasit. Nëse gjykata merr një vendim, që quhet posaçërisht “titull ekzekutiv”, kjo do të ishte më keq akoma, pasi vendimi gjyqësor është i pavarur në arsyetim dhe bindje, në pushtet dhe autoritet kushtetues, nga njëra anë, dhe nuk mund të shndërrohet në një instrument dhune, nga ana tjetër, formë administrative që prek sferën ekzekutive dhe sistem pagesash ndaj zyrave të përmbarimit të shtetit. Forca ekzekutive ose urdhrat që ngrihen mbi këtë bazë janë çështje e masës në shifra, sasi dhe cilësi, karakteristika teknike dhe njësi të njohura. Madje, vetë Këshilli i Ministrave njihet si njësi administrative. Por a mund të quhet gjykata “njësi administrative” kur ka dy palë në proces? A mund të ketë debat juridik ndaj çështjeve gjyqësore me bazë përmbarimin e shtetit, kur shqyrtimi i debisë kërkon detyrimisht procesin e rregullt gjyqësor me të gjitha palët në proces dhe nuk mund të kërkojë kufizime të njëanshme me urdhra ekzekutivë? Vënia e gjykatës në rrugën e titullit ekzekutiv, në mënyrë të shprehur apo në mënyrë ekzekutive, vë në dyshim sistemin e gjykimit, aktin e drejtësisë, pushtetin gjyqësor dhe cenon rëndë të drejtat civile të shtetasit. Kjo pasi gjykata nuk është një kuti e thjeshtë zyrtare, por version i lirë mbi faktet dhe kulturën e formimit qytetar. Konfondohet në këtë mënyrë dukuria administrative e qeverisë, forca ekzekutive, parimi i efektivitetit normativ dhe cilësia e qartësisë zyrtare, duke i kaluar atribute policore gjykatës. Gjykata nuk bën gjë tjetër me titullin ekzekutiv veçse urdhëron vënien në zbatim të detyrueshëm të vendimit të saj: vendimit gjyqësor. Po si? A ka gjykata polici? Jo, policinë e ka në dorë Ministria e Brendshme në rastin civil dhe prokuroria në rastin penal. Pse, atëherë, gjykatat duhet të marrin urdhra ekzekutivë për të vënë me forcë në detyrim karakterin material dhe kushtetues të së drejtës, që është e shprehur në vendimin gjyqësor? Kjo është e pavlefshme edhe kur bëhet kronikë “udha merr dhenë”. Vendimi gjyqësor shprehet një herë të vetme dhe ndalohet gjykimi dy herë për të njëjtën çështje. Parim viziv, ose Res Judicata. Vendimi gjyqësor përbën të gjitha atributet e formimit në kompetencë dhe ligje, duke i dhënë të drejtë palës në gjykim që ka paraqitur arsyen më të mirë. Pse u dashka të kufizohet një arsye e tillë e garantuar me ligj dhe sidomos me fakte? Pse gjykata duhet të vendosë “titull ekzekutiv” për veten e vet, si për t’u thënë palëve se vendimi është jo vetëm i drejtë, por edhe i zbatueshëm? A nuk përbën dhuna element të padisë gjyqësore, akuzë penale apo diskrecion pozitiv në jurisprudencë? Një gjë është e sigurt: nuk ka gjykim mbi ekzekutimin e vendimit gjyqësor me titull apo pa titull, përveç apelimit, rekursit apo rishikimit aposteriori mbi faktet quotidiane. Kjo pasi gjykata do të shkelte kompetencat që i njeh Kushtetuta, si pushtet gjyqësor, dhe do ta konsideronte atë jo vetëm të tillë, por edhe një pushtet që vendos me dhunë praktikat e veta juridike, pikërisht aty ku ato janë për të garantuar të drejtat dhe liritë. Janë këto versione metodike për qytetarët, pasi problemet me përmbarimin kanë prekur të gjithë shtetasit dhe kanë qenë armë negative në duart e partive politike për shpërdorimin e pushtetit zyrtar. Një armë që lë pa kokë e pa këmbë të pazgjidhura jo vetëm çështjen e pronës, por dhe sfidën monetare ndaj pasurisë, që sot vlerësohet nga bankat. Dikur unë kam marrë vendime me “titull ekzekutiv”, por që herën e parë në takimin e parë gjyqësor e kam ndier veten të frustuar jo vetëm si gjyqtar (pasi me hiqnin nga puna), por edhe si qytetar, duke tejkaluar pozitën statike të shtetasve që kishin të drejta ekzekutive. Bëhej fjalë për disa urdhra ekzekutivë mbi kioska tek ishparku “Rinia”, apo disa akte të pamoralshme të rivlerësuara nga Ministria e Ekonomisë mbi pagesat e faturave të energjisë. Por sot unë nuk mund të jem dakord me këto nëpërkëmbje zyrtare, pasi aktet janë të shprehura gabimisht edhe në ligj. Kështu, në Kodin e Procedurës Civile, neni 609/2, sanksionohet se “kur titulli ekzekutiv është një vendim gjyqësor, debitori mund të kundërshtojë ekzekutimin e titullit vetëm për fakte të ngjara pas dhënies së këtyre vendimeve”. Po si është e mundur që njeriu të bëhet për budalla, kur asnjë fakt nuk mund të quhet i vlefshëm pasi gjykata ka folur?! Si mund të ndryshohet një vendim gjykate përveçse me apelim në një gjykatë më të lartë thjesht dhe vetëm se disa fakte të reja kanë ndodhur pas dhënies së

Nga Elvis KOTINI

vendimit gjyqësor? Rasti është skandaloz, pasi si në rastin kur gjykata merr tagrin e titullit ekzekutiv, si në rastin kur ngatërrohet me fakte të ekzekutimit, situata është tërësisht jashtë funksionit. Asnjë gjykatë nuk mund të mbahet pezull vetëm se disa fakte kanë dalë ndryshe shqyrtimit gjyqësor. Kjo do të sillte destabilitet juridik (parim normativ) dhe do të cenonte principin e formës së prerë të çdo vendimi gjyqësor. Dhe, si pa të keq, neni 609/2 thotë se nuk ka formë të prerë thjesht se akti është në likuidim, përmbarim apo se vendimi gjyqësor që ka vendosur obligimin ligjor nuk është i drejtë. Asnjë fakt nuk mund të ndodhë pas vendimit edhe për arsye të gjësë së gjykuar ose shqyrtimit me drejtësi dhe barazi të të gjitha fakteve publike. Asnjë fakt nuk mund të ndodhë pas vendimit gjyqësor për efekte të lidhura me vendimin gjyqësor, pasi rasti nuk do të kishte lidhje me çështjen e gjykimit, por me përmbarimin. Çfarë ndodh kur ka probleme me ekzekutimin e vendimit? Kjo përbën goditjen e aktit administrativ në vetvete, si akt normativ ose individual, por jo direkt vendimin gjyqësor. Kjo tregon edhe hallkën lidhëse midis qeverisë dhe administratës shtetërore dhe përjashton gjykatën si instrument me të tjera kompetenca juridike dhe politike. Goditja e aktit administrativ është çështje gjyqësore, nën kompetenca të seksionit administrativ pranë një gjykate që shqyrton përputhjen e qëllimit zyrtar me ligjshmërinë e aktit administrativ (ora). Por kjo sjellje thjesht ligjore nuk mund të detyrojë qytetarin të godasë vendimin gjyqësor, ose më keq akoma, atë që quhet “titull ekzekutiv” (dublimi gjyqësor), për një objekt tjetër administrativ dhe që nuk ngarkon me përgjegjësi drejtësinë e vendimit të marrë gjyqësor. Neni 609/2 bie direkt edhe në aspektin se çdo padi mbi pavlefshmëri absolute titujsh privatë ose publikë, zyrtarë ose juridikë është e paparashkrueshme dhe nuk mund të kufizohet për fakte para gjyqësore ose mbi fakte pasgjyqësore. Bëhet ky sqarim literal edhe për t’i dhënë një goditje përmbarimit privat sot, një organ që konkurron sistemin e drejtësisë duke sjellë më shumë burokraci dhe duke mënjanuar kriterin politik të qeverisjes, që është përgjegjësia administrative ndaj sjelljes gjyqësore, spektri formal dhe unifikues. Drejtimi qeveritar është një drejtim i rregullt dhe nuk duhet të kundërshtohet apo të komplikohet nga instrumente të absencës, prandaj një gjyqtar nuk mund të arrestohet nga një gjyqtar tjetër (KLD), një urdhër ekzekutimi nuk mund të nxirret nga gjykata për gjykatën, ashtu si dhe faza njohëse duhet të formojë fazë ekzekutive për shtetin dhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Teoria e përmbarimit është një çështje efektive e ngritur për të mundësuar likuidimin pasuror të kompanive gjatë falimentit, si dhe për të lejuar rrjedhën normale të bankimit financiar. Do të ishte abc-ja që gjobat monetare të konsideroheshin çështje e përmbarimit, ku njohja e detyrimit është edhe e drejta respektive për çdo qytetar, gjyshet tona dhe familjen në përgjithësi. Por kjo teori mbi presionin financiar që bëjnë këto zyra jo vetëm që i ka lënë shteg legjitimitetit gjyqësor në mënyrë sociale, por ka formalizuar se vendimet gjyqësore janë të drejta, garantojnë rilevimin pronësor dhe pasuror, duke e shndërruar problemin nga administrativ në një zbatim gjyqësor. Duke vënë në dyshim shumicat mazhoritare të kapitalit, planbizneset kontabile si dhe aftësinë e taksapaguesit në përgjithësi. Pse gjykatat duhet të përfshihen në tregun aksioner më shumë sesa ndaj një çështjeje falsifikimi, falimenti a pronësie? Presioni monetar është në kompetencë të Bankës Kombëtare, në respekt të së cilës vepron Ministria e Financës për shërbime dhe depozita pasurore të shtetit. Definitivisht unë do t’i lidhja sanksionet monetare apo implementimin e përmbaruesit gjyqësor me statusin hipotekor të pasurisë. “Ones Top Shop” nuk është gjë tjetër veçse një numër rendor hipotekor, që tregon aftësinë e pronës për kreditim. Nga pikëpamja fiskale zyrat e përmbarimit formojnë tabela financiare dhe në gjuhën ekonomike të gjithë tabelat mbi fiskun tatohen. Prandaj procesi përmbarimor është në vetvete një akt koncensionar ndaj ndërmarrjeve në nevojë, që nuk paguajnë dot taksat dhe mbi këtë arsye tatohet pasuria. Çfarë pune ka një gjykatë një nen civil apo një titull ekzekutiv kësisoj? Shërbimet pasurore maturohen në semestra fiskalë dhe këto vlejnë ndonjëherë sa thesari i shtetit, elementi kyç mbi të cilin emisionohet kuota më e rëndësishme financiare, printohet kartëmonedha likuide dhe vendoset çmimi mbi bonot e tregtimit, privatizimet si dhe çekun aksioner. Faza e zbatimit në këtë mënyrë nuk duhet të formojë ndryshime të statusit pronësor dhe duhet të konsiderohet një çështje e njohur potenciale, inspektoratin ekonomik, çmimin e blerjes si dhe mbylljen e bilancit (akt official). I gjithë procesi kontabël njësohet me vlerën prej 0.02 % në buxhet. Numri “8”, si integrali lidhës në bilancin midis të hyrave dhe deficitit buxhetor, përcakton edhe nivelin ekonomik të matematikës së aplikuar në vend. Kjo pasi thyesa pjesëtohet me numrin “a7”, duke shkaktuar “shah mat” në vlerën e barazimit në bilanc. Një burokraci e dukshme mbetet seanca përgatitore në gjykimin civil të çështjeve. Kjo seancë nuk është gjë tjetër veçse aktpadia pranë gjykatës. Pse diskutohet kësisoj mbi përgatitje të padisë, reformimit të kushteve gjyqësore apo deri në refuzimin paraprak të kërkesës së paditësit? Një akt-

padi është në të kundërt e drejtë padie, d.m.th. interes i ligjshëm (0.5%) dhe dokumentacion zyrtar. Në këtë mënyrë, nuk është e nevojshme që të vihet në dyshim akti i padisë, por është e detyrueshme që të shqyrtohet kriteri i drejtësisë në seancë. Me fjalë të tjera, unë jam për pranimin eventual të shqyrtimit gjyqësor, pa vendosur përgatitje të panevojshme mbi aktin e padisë, pasi sjellja do të cenonte paanësinë dhe pavarësinë e një procesi në themel. Cila është ajo seancë përgatitore që do të mund të vendoste rrjedhën e procesit? Kjo praktikë është një cilësi e kaluar e ndihmës juridike, ku shteti komunist i nxiste qytetarët drejt autoritarizmit shtetëror. Çfarë rëndësie ka një gjykatë përgatitore mbi të drejtat pasurore, private dhe kushtetuese të paditësit? Qytetari që bën një padi prezumohet se e ka të drejtën sipas interesit juridik tek i cili ai bazohet. Kjo nuk ka nevojë të verifikohet dhe të rikthehet nga një gjykatë e çastit, pasi synimi bazë lidhet me rivendosjen e së drejtës në planin liritë dhe rekuizitat absolute në gjykime. Po e krahasojmë rastin me një biznes që ndodhet pranë Universitetit të Drejtësisë, Tiranë, dhe që ka më shumë se dy vjet që nuk funksionon rregullisht. Pra, është i mbyllur për klientët si treg shitje. Duke qenë se u deshën kaq kohë që të rikonstruktohej, mund të shtrohen disa pyetje mbi ushtrimin e aktivitetit privat në rrugët e qytetit. A është ruajtur emri tregtar i këtij biznesi? Pse nuk është vënë në shërbim të qytetarëve prej një kohe të gjatë, kur tregu në këtë rast është në një vend të dukshëm dhe mund të prishë imazhin e Bashkisë së qytetit? Për sa i përket emrit tregtar, problemi lidhet direkt me licencën (shuma fillestare), por në rastin e shërbimeve të luksit Bashkia duhet të marrë masa që çdo biznes të paraqesë formën e detyrueshme të shërbimit jo vetëm si aktivitet, por edhe si zbukurim urbanistik. Prandaj mosfunksionimi i formës në biznes përbën jo vetëm evazion fiskal, por dhe një nënvleftësim të ofertës publike për bizneset e tjera, të cilat mbahen me shërbimin qytetar dhe me reklamën. Le të vijojmë studimin tonë me gjykatën, para së cilës të gjithë qytetarët duhet të dëgjohen, që nga çasti i paraqitjes së padisë deri në marrjen e vendimit në themel (përfundimtar). Kjo pasi gjykatat janë instrumente të shtetasve dhe jo një mal i pamundur për t’u kapërcyer, që herë ngatërrohet me interesin shtetëror dhe herë me interesin e palës më të fortë. Për të ruajtur vlerën e padisë mjafton sistemi i drejtë dhe i barabartë mbi çështjet dhe jo paragjykimi përgatitor i fakteve. Kështu, pasi kisha paraqitur një kërkesëpadi për shpifje ndaj shtypit, gjykata e Tiranës më refuzon kërkesën e gjykimit qysh në të ashtuquajturën “seancë përgatitore”, duke më kërkuar që të paguaja taksën e padisë. Deri këtu unë nuk jam kundër taksave dhe thashë i çuditur se “unë nuk e bëj veten për një mijë lekë (sot 12 mijë lekë), si shërbim arkëtimi që buron nga nevojat e vetë gjykatës (Ministria e Financave)”. - “Jo, - më tha gjyqtarja, - duhet të paguash 1% të vlerës së padisë.” Këtu unë u shtanga, se vlera e padisë sime ndaj shtypit (princip) ishte 16 milionë lekë, nga të cilat unë do të paguaja ndoshta 1.60 milionë dhe në shërbim të parapaguar. Këtu u ndala dhe u shpjegova gjyqtarëve se padia është shkaktim dëmi dhe pa u përcaktuar dëmi dhe fajtori unë nuk mund të parapaguaj mbi një kërkesë financiare që e kam bërë vetë. Kjo nënkupton gjykim të plotë dhe të gjithanshëm të çështjeve mbi fakte bazë dhe arsye shtesë që mund të lindin nga gjykimi civil. Nga ana tjetër, asnjë dëm moral nuk mund të formojë përqindje arkëtuese apo taksë shtetërore për çdo qytetar më vete dhe në kundërshtim me tabelën analoge të çmimeve të shtetit. Nomenklatura e çmimeve formon edhe kriterin bazë të Ministrisë së Financave mbi tatimin shtetëror, si akt që buron nga tregtimi i mallrave dhe jo nga shpërblimet gjyqësore në dobi të paditësit. Gjykata në këtë rast konfondon interesin e palëve në proces dhe vlerën monetare që është në llogari të qytetarit me tatimin pasuror mbi çdo shërbim gjyqësor dhe institucional që është në ngarkim të shtetit. Këtë shifër prej 160 milionë lekësh unë e kisha nxjerrë nga dëmtimi i imazhit publik të figurës së gjyqtarit (1000.0 lekë), që më ishte bërë mua nga shtypi, duke më quajtur “kriminel” etj. Çfarë është imazhi publik? Zakonisht njihet si perceptimi i publikut për germën “A”, d.m.th. ngjyra e bardhë deshifron të gjitha ngjyrimet e tjera analoge, ku futen subjekti zyrtar dhe politik, kultura e formimit qytetar dhe morali civil. Psikika është një emocion (qen) që duhet njohur, kështu që, duke qenë se unë punoja si gjyqtar, këtu imazhi lidhet me pozitën e gjyqtarit dhe jo të magjistratit si diplomë. Madje, fakti është interesant, pasi unë kisha respekt për funksionin e gjyqtarit dhe jo për figurën e magjistratit. Nga pikëpamja likuide shuma e kërkuar prej meje bazohej edhe në rrogën progresive të zyrtarit shqiptar, e cila shkonte nga 300 mijë lekë në 2.5 milionë lekë. Duke bërë zbritjen për çdo çështje, mund të dilet në një kundërshpërblim në rastin e përcaktimit të fajit në gjykatë. Pra, si është e mundur të mbahet 1%-shi për çdo interes moral që ka shkaktimi i dëmit, a thua se sfera e qarkullimit monetar buron nga procesi i fajit dhe jo nga liberaliteti i çmimeve? Për këto dhe të tjera çështje kërkohen reforma në drejtësi dhe punë rentabël në llogaritje, ku gjyqtarët duhet të njohin rregullat, aq më tepër kur bëhet fjalë për kolegët e tyre. Moral quhet statusi shoqëror dhe politik i njeriut.


opinion • E hënë 25 mars 2013

»

11

Trupa e re elektorale si përgjegjësi e Berishës Nga Nebil ÇIKA

F

ushata elektorale ka hyrë në një fazë interesante, ndërkohë që tonet e saj paralajmërojnë një ashpërsim të fortë deri në ditën e zgjedhjeve. Në këtë start duket se krerët e dy partive kryesore kanë zgjedhur jo vetëm programe, por dhe strategji të ndryshme elektorale, një element ky i rëndësishëm për produktin që ata presin të përfitojnë më 23 qershor. Zoi Rama ka zgjedhur që bashkë prezantimin e programit të tij elektoral të promovojë edhe disa prej kandidaturave për deputetë, njerëz formalisht jashtë radhëve të partisë, ndërkohë që po përpiqet të konkretizojë edhe koalicionin elektoral, kryesisht me parti të njohura të majta, pa mundur të sjellë ndonjë ndryshim apo surprizë në këtë aspekt. Me pak fjalë, PS-ja në këtë faze të fushatës elektorale duket më e avancuar se PD-ja, për të cilën nuk mund të thuhet se ka hyrë seriozisht në fushatë. Kjo stepje apo vonesë e PD-së krahasuar me PS-në besohet të jetë pjesë e strategjisë elektorale të zotit Berisha, i cili e ka përqendruar komunikimin me publikun tek arritjet e qeverisë së tij në këtë mandat qeverisës si dhe zhvleftësimin e programit elektoral të kundërshtarit të tij, ndërkohë që trupa elektorale me të cilën do të paraqitet në zgjedhje është ende një enigmë edhe për strukturat e larta drejtuese të PD-së. Nuk dihet saktësisht çfarë synon me këtë strategji elektorale zoti Berisha, por dihet fare mirë se në këto zgjedhje, pavarësisht ligjit zgjedhor, që favorizon siglat partiake, rëndësi parësore do të marrin kandidaturat për deputetë, interesimi, madje edhe spekulimi për të cilat ka qenë i madh si nga media, ashtu dhe nga opinioni publik. Sigurisht, spekulimi ka qenë i lidhur me lëvizjet politike të zotit Berisha, por edhe tek analizat e skemës politike, që pritet të përcaktojë rregullat për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë, gjithnjë në kushtet e një logjike që synon fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit. Një nga më të përfolurit si risi në kandidaturat për deputetë të PD-së, Eduard Selami, u pa pothuaj në krah të Berishës në festimet e 22 marsit në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, gjë që nënkupton garantimin e përfshirjes së tij në listat për deputet, madje në zonë të sigurt, gjë

që kishte qenë e diskutuar si nga strukturat e PD-së, media dhe opinioni publik. Futja apo më mirë të themi rifutja e zotit Selami në politikë përmes një televizioni shumë të afërt me Kryeministrin Berisha ishte një paralajmërim serioz për kandidimin e tij si deputet, por ajo që duket se i vuri kapakun ishte shfaqja e tij shumë pranë Berishës disa ditë me parë në mitingun e PD-së. Ka edhe shenja të tjera të kapura si sinjale domethënëse nga sjellja politike e Berishës, që interpretohen si përcaktime apo vendim për kandidatë të veçantë për deputetë, por besoj se asgjë nuk mund të konsiderohet e sigurt deri në çastin kur Kryeministri të artikuloje emrat e tyre. Sigurisht që në PD ka një grup njerëzish që në saje të detyrave dhe posteve në parti apo qeveri e kanë të garantuar kandidimin në zonat e sigurisë, por shumica e trupës aktuale të deputetëve, por dhe e strukturave partiake që pretendojnë kandidimin, nuk mund të konsiderohen të sigurta. Sigurisht që askush nuk e di se çfarë do të vendosë me saktësi zoti. Berisha, por besohet gjerësisht se për të mbërritur te një fitore e tretë e pretenduar PD-së i duhen pa tjetër ndryshime në listën e përfaqësimit politik në zgjedhjet e 23 qershorit. Besoj se këto ndryshime duhet të jenë duke u menduar nga zoti Berisha dhe priten vetëm listat për t’u marrë vesh nga publiku, që në këtë prag zgjedhjesh është shumë i interesuar për to. Duke këmbëngulur që politika e përfaqësimit, e thënë ndryshe, trupa elektorale, do të bëjë diferencën në këto zgjedhje, mendoj se ky do të jetë edhe procesi më delikat, njëherazi dhe më serioz i strategjisë elektorale të zotit Berisha. Strukturat drejtuese të PD-së dhe grupi parlamentar i saj, si baza ku do të zgjidhen kryesisht përfaqësuesit e rinj elektoralë, janë tashmë në katër vjet veprimtari të testuar, të vlerësuar nga lidershipi, i cili pa tjetër duhet të ketë përcaktuar një mendim, që pritet të përkthehet në vendim në ditët ne vazhdim. Çelësi i suksesit është fakti se sa ky mendimi i zotit Berisha për përfaqësuesit e rinj elektoralë të PD-së do të qaset me mendimin e elektoratit për të njëjtën gjë. Në katër vjet deputetë të qarqeve të ndryshme kanë pasur gjithë kohën e mundësinë të shfaqin performancën dhe vlerën e tyre politike dhe aktualisht dihet sa u vlen lëkura, gjë që pritet të jetë testi parësor i për-

caktimit të vazhdimësisë apo jo të tyre politike e elektorale. Por përveç kësaj ka edhe zhvillime specifike që nuk shkojnë me zhvillimet logjike që pritet ta detyrojnë zotin Berisha të bëjë manovrime me emrat për të ruajtur raportet me elektoratin, njëherazi edhe kuotat e nevojshme elektorale për një mandat të tretë. Besoj se si sukseset, ashtu dhe dobësitë e qeverisjes do të reflektohen në përzgjedhjet e kandidaturave për deputetë. P.sh, nëse infrastruktura rrugore apo liberalizimi i vizave janë nga sukseset kryesore të qeverisë, sigurisht që dhe njerëzit që drejtuan e realizuan këto suksese duhet dhe pritet të jenë kandidatura të vlerësuar nga elektorati dhe një mundësi e mirë e PD-së për ta kthyer suksesin e qeverisjes në vota për 23 qershorin. Të njëjtën vëmendje nga elektorati pritet të kenë politikanët dhe drejtuesit e politikave dhe sektorëve që konsiderohen si dobësi të kësaj qeverisjeje. P.sh., nuk mund të konsiderohet, në mos i pranueshëm, i suksesshëm, drejtues politikash e institucionesh përgjegjëse për veprimtari qeverisëse apo shërbimesh që kanë çaluar apo dështuar gjatë kësaj periudhe qeverisjeje e që mund të kenë efekt negativ në raportet me elektoratin. Drejtues të sektorëve të tillë si p.sh., regjistrimi i pasurive, kthimi i pronave etj., ku pakënaqësia e publikut është e madhe për faj apo jo të tyre të tyre do të ishte një vetëvrasje politike e elektorale, sidomos në qytetet e mëdha dhe zonat turistike ku këto çështje janë realisht një problem për qytetarët. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për deputetët e përfaqësuesit e tjerë politikë që nuk kanë folur apo nuk kanë mundur të lobojnë e ndihmojnë zonat e tyre elektorale me ligje që i favorizojnë apo investime të ndryshme, njerëz që nuk i duhen as politikës lokale, por as politikës së madhe në Tiranë. Këto që thashë janë vetëm nja dy gjëra nga ajo analizë e madhe që mund dhe duhet të bëjë lidershipi i PD-së. Sigurisht që ka shumë argumente e shembuj të tjerë për kriteret apo arsyet me të cilat zoti Berisha pritet të përcaktojë, por dhe të justifikoje para elektorit ekipin e ri elektoral të PD-së, që bashkë me suksesin në qeverisje dhe programin e ri elektoral pritet të bëjë diferencën më shumë se politike në zgjedhjet e 23 qershorit.

Shkolla e Enverit

B

ajram Shatrit e Erlehta Matos mund të mos iu pëlqejë muzika rock, por kjo nuk ua jep të drejtën që të të njëjtën ta klasifikojnë si kriminale në tekstin shkollor nga i cili mësojnë nxënësit kosovarë. U deshën tetë vjet që më në fund të dalë në shesh “gabimi teknik”, siç u kualifikua nga Shatri. Për gjithë këto vjet nuk doli profesor, prind, nxënës a zyrtar ministrie që të vërejë maskarallëkun. Për më tepër, vetë Shatri pranoi se nuk e kishte lexuar atë pjesë, gjë që të bën të dyshosh se ai, thjesht, e ka vënë emrin në një tekst të servuar nga kolegia e Tiranës. Më shumë se shfryrjen e mllefit nga rockerët dhe rockdashësit, skandali i “rockut kriminal” nxjerr në shesh probleme të tjera shumë më të mëdha. Athua sa e sa të tilla “gabime teknike” zënë vend në tekstet shkollore, çfarë përmbajtje edukative iu servohet nxënësve, kush janë ata tipa recensentësh e redaktorësh të cilët japin nënshkrimet që libra të tillë të publikohen, kush janë ata tipa zyrtarësh ministrie që, gjithashtu, me lehtësi të padurueshme japin dritën e gjelbër dhe kush janë ata profesorë që nuk dinë ose nuk duan të reagojnë në të tilla raste. Pra, debati rreth një pasusi të vetëm në një tekst libri është vetëm maja e ajsbergut, në kohën kur mungojnë debatet e domosdoshme për çështje të ndryshme të rëndësishme të shoqërisë. Më skandaloze sesa vetë përmbajtja e pasusit që fliste për kriminalizimin e rock’ut ishin arsyetimet e autorëve të librit - njëri tha se kishim të bënim me një gabim teknik dhe se në vend të fjalës

Nga Imer Mushkolaj

“kriminale” do të duhej të ishte “komerciale”, kurse tjetri se teksti qenka keqinterpretuar. Arsyetime fëmijërore që ta fyejnë inteligjencën dhe nuk iu beson askush, ashtu siç askënd nuk e bind reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe premtimi se ajo pjesë teksti do të hiqet nga libri, thua se me këtë veprim përmirësohet gabimi. Në këtë rast kemi problem me konceptin e aurorëve ndaj asaj që kanë shkruar, e jo me gabime teknike a logjike. Kemi problem me qasjen e dikujt që shkruan libra, e që në shekullin XXI merr guximin të trajtojë diçka në mënyrën siç është trajtuar shekullin e kaluar. Kemi problem me qasjen e Ministrisë së Arsimit, e cila mjaftohet me një reagim të thatë e kurrfare, në vend që ta inicojë debatin e hapur për problemet e mëdha me të cilat përballet sistemi arsimor në vend. Nuk ma heq kush nga mendja se pasusi i shumëdiskutueshëm nuk është gjë tjetër veçse copy-paste i ndonjë pasusi nga librat e kohës së Enver Hoxhës, kur rock muzika konsiderohej e rrezikshme, dekadente. Ashtu si nuk mund ta kuptoj se si dikush mund ta vendos emrin si bashkautor në një libër, e të mos e ketë idenë se çfarë ka shkruar tjetri. Siç nuk më hyn në kokë se si ka mundësi që profesorët të shpjegojnë atë njësi mësimore pa pikë problem dhe nuk kërkojnë zgjidhje alternative, në kohën kur mundësitë janë më të mëdha se kurrë. *** Libri i Edukatës Qytetare për klasën e dhjetë është botuar në vitin 2004, në kohën kur Ministria e Arsimit udhëhiqej nga Rexhep Osmani. Por, për mua pak çon peshë se kush ka qenë ministër

atëherë ose pas tij. Problemi nuk është te personat, por te sistemi - te një sistem vlerash të dyshimta, të paqëndrueshme, vlerash të përmbysura. Te sistemi që nuk njeh debatin si mënyrën më demokratike të sjelljes së vendimeve, te sistemi i cili lejon që fëmijët të edukohen me urrejtje, dezinformata e rrena. Problemi qëndron te ndjenja e inferioritetit e provuar te shumë autorë tekstesh nga Kosova, karshi kolegëve të tyre nga Tirana. Siç është edhe rasti i Abetares unike, të shumëreklamuar, e në të cilën kontributi i autorëve kosovarë është i papërfillshëm, për të mos thënë se mungon fare. Siç mund të jetë rasti edhe me librin Edukata Qytetare. Sepse, ekziston bindja se gjithçka që vjen nga andej është në rregull, pavarësisht se mund të jetë huqje e madhe. Është e dhimbshme që në vend se për arritje shkencore, në Kosovë diskutohet për përmbajtje skandaloze tekstesh mësimore, për diploma e tituj shkencorë të falur a të blerë, për injorancë akademike e akademikë injorantë, për ndryshim historie me dekrete politike e për politikë arsimi me protagonistë politikanët, e jo shkencëtarë e akademikë të mirëfilltë. Është e dhimbshme që në vend se të shkojë përpara dhe t’i ndjek trendet bashkëkohore, shkolla kosovare ushqen modelin e Shkollës së Enverit - modelin e shkollës së mbushur plot klishe, paqartësi, paradokse e injorancë, që funksionon në një sistem thuajse të izoluar, veç në letër demokratik, por jo edhe në praktikë. Modelin e shkollës ku ligjërojnë plot partizanë partish, shokë drejtorësh e ministrash dhe ish-komandantë, për të cilët deri vonë shkolla ishte gogoli vetë. Modelin e Shkollës Enveriane.


12

« zodiak

E hënë 25 mars 2013 •

javor

horoskopi Dashi

ngrohtë. Ata që kanë pasur probleme të mëdha do bëjnë mirë t’i japin fund lidhjes sepse do ndihen më te qetë. Për beqarët priten dashuri me shikim të parë, vetëm se duhet të dilni sa të mundni jo të mbylleni në shtëpi. Në planin financiar ju pret një periudhe delikate. Ulini sa të mundni shpenzimet. Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë. Nuk do keni shqetësime, përveç ndonjë dhimbjeje të lehtë koke në ditët e fundit të javës. Mbase kjo do jetë pasojë e lodhjes në punë. Në punë shikoni mirë ku do shkelni sepse disa kolegë do mundohen t’iu prishin punë. Besimi tek të tjerët duhet të jetë zero. Familja nuk do ketë problem.

Lidhja juaj do jetë mjaft e trazuar gjatë kësaj jave. Nuk do i rezistoni dot tundimit për të filluar aventura kalimtare dhe kjo do sjellë mosmarrëveshje të forta, mbase edhe ndarje. Beqarët do kenë një ditë të gëzueshme edhe pse nuk do e gjejnë ende personin që kanë në mendje. Në planin financiar do merrni një shumë të majme nga një i afërm dhe nuk do keni probleme. Për shëndetin nuk duhet të shqetësoheni. Do jeni në formë të shkëlqyer dhe plot energji. Edhe ata që kohët e fundit kawne pasur shqetësime me tensionin apo zemrën do jenë më të qetë. Mërkuri do ua qartësojë mendimet në punë dhe do ju shtyjë të ndiqni rrugën e duhur. Edhe pse konkurrenca do jetë e forte ju do dilni fitimtarë. Në familje duhet të respektoni më shumë mendimet e njëri-tjetrit.

Shigjetari

Do ju mungojë sensi i humorit gjatë kësaj jave dhe do tregoheni jashtë mase strikt në çift. Yjet këshillojnë të ndryshoni sa më parë sjellje nëse nuk doni që partneri të shohë dikë tjetër. Të gjithë mund të jenë të mërzitur, por arroganca nuk durohet gjatë. Beqarët nuk do ndalen së kërkuari derisa të gjejnë një person interesant. Në fakt mendohet që të enjten të kenë një takim të veçantë. Mos bini në tundim dhe të blini objekte luksoze. Financat nuk do jenë të qëndrueshme dhe do keni probleme të mëdha. Për një shëndet të mirë ju duhet të ndiqni disa rregulla strikte. Hani në mënyrë të shëndetshme, merruni me pak sport, çlodhuni dhe mundohuni të rralloni duhanin. Në punë do e përballoni konkurrencën e fortë dhe do arrini shpejt atje ku keni planifikuar. Jeta familjare do jetë e mirë.

Demi

Gjatë kësaj jave duhet t’ia shprehni më tepër ndjenjat partnerit tuaj dhe nuk duhet ta lini për asnjë moment të ndihet i vetmuar. Ka rrezik që ai të hidhet shumë shpejt në krahët e një tjetre. Beqarët nuk duhet t’i humbasin shpresat deri në ditën e fundit. Disa persona interesantë do bëhen pjesë e jetës suaj. Klima në sektorin e financave do jetë e ngrohtë. Nuk pritet të keni as problemin më të vogël nëse tregoheni të matur me shpenzimet. Për një shëndet akoma më të mirë duhet të bëni më shumë aktivitet fizik dhe të hani shëndetshëm. Në planin profesional do ju buzëqeshë fati. Disa do merren edhe me disa sindikata apo punë zyrtare. Çdo gjë do shkojë sipas parashikimeve. Në familje duhet të bëni më tepër lëshime që t’ia kaloni mirë.

Binjakët

Këtë javë do qëndroni më shumë kohë pranë partnerit dhe do filloni të mendoni për të jetuar bashkë. Në fakt kjo do ishte gjëja më e mirë sepse edhe karakteret apo zakonet njihen më mirë. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për flirte apo për aventura. Përfitoni sa të mundni nëse doni të përjetoni emocione të mëdha. Në planin financiar planetet do ju krijojnë mundësinë të bëni investimet e duhura. Do keni fat! Bëni pak pushim pas pune nëse doni që mos keni probleme shëndetësore. Nga ana tjetër shmangni disa ushqime të shijshme, por të dëmshme për organizmin. Në punë do filloni një projekt afatgjat i cili do ju bëjë të ndiheni të plotësuar. Disa do bashkëpunojnë edhe me disa kolegë në mënyrë që të arrijnë rezultate më të favorshme. Jeta familjare do jetë e qetë.

Gaforrja

Do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni këtë javë dhe do kaloni momente të papërsëritshme së bashku. Shfrytëzojeni çdo orë dhe çdo minutë pranë tij. Nëse jeni beqarë dhe doni të gjeni princin e kaltër, mos u mbyllni në shtëpi, por dilni dhe njihuni me persona të rinj. Edhe shoqëria mund t’iu ndihmojë në këtë fushë. Në planin financiar do jenë të privilegjuar. Kujdes duhet të bëjnë vetëm ata që janë të fiksuar pas lojrave të fatit. Në sektorin e shëndetit duhet të tregoheni pak më të kujdesshëm dhe të këshilloheni me mjekun për çdo shqetësim të vogël që do keni. Në planin profesional do jeni optimistë dhe entuziaste për të ardhmen. Nëse vazhdoni të jeni kërkues do arrini të realizoni shpejt projekte të rëndësishme. Jeta familjare nuk do jetë problematike

Luani

Venusi do jetë i pozicionuar keq këtë javë në jetën tuaj sentimentale. Do i kaloni me vështirësi mosmarrëveshjet dhe do tregoheni të dy kokëfortë. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë aspak personave që do i propozojnë. Më mire bëni edhe pak durim që të gjeni personin e duhur. Në planin financiar do ju ofrohet një mundësi e mirë për ta përmirësuar buxhetin, por fillimisht duhet të bëni disa sakrifica. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Stresi do bëjë punën e vet dhe do keni shqetësime. Mundohuni të qetësoheni dhe të qëndroni për pak kohë vetëm. Në punë më në fund do e zgjidhni një çështje të rëndësishme që iu shqetësonte

prej kohësh. Ditët e fundit të javës do jenë ato më të suksesshmet. Jeta familjare do jetë si gjithmonë.

Virgjëresha

Këtë javë do merreni më shumë me punën e me angazhime të tjera dhe do e lini pas dore partnerin. Kujdes, nëse do t’u jepet mundësia ai mund t’iu tradhtojë. Për beqarët do jetë javë e qetë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Nuk do e gjeni as këtë periudhe shpirtin tuaj binjak. Me Saturnin në anën tuaj duhet të përgatiteni për ndryshime rrënjësore në plani financiar. Do i shlyeni edhe borxhet e kahershme. Shëndeti nuk do jetë shumë i qëndrueshëm. Të shumtë do jenë personat që do vuajnë nga problemet dermatologjike. Shmangni çokollatat dhe sheqerin e rafinuar. Në punë do ua njohin të gjitha meritat. Edhe pse do lodheni shumë për të arritur ku dëshironi. Gjithçka do ju shpërblehet. Në familje atmosfera do jetë shumë e ngrohtë.

Peshorja

Me bekimin e yjeve, jeta juaj në çift do jetë mjaft harmonike gjatë kësaj jave. Nuk do e lini për asnjë moment pas dore partnerin dhe nuk do debatoni kot së koti. Beqarët do kenë disa takime. Meshkujt nuk duhet të tregohen më shumë sesa duhet të sigurtë ne vetvete sepse do zhgënjehen. Në planin financiar do jetë Mërkuri ai që do ju gjendet pranë dhe do ju sjellë fat. Disa do kenë përfitime nga një lotari. Nëse nuk doni të keni probleme shëndetësore, mësohuni të çlodheni herë pas here. Stresi në punë mund t’ju dëmtojë më shumë sesa mendoni. Në planin profesional do jeni më të privilegjuarit. Jo vetëm që do përfundoni me sukses një projekt të nisur, por do merrni edhe një propozim mjaft të rëndësishëm. Jeta familjare do jetë e kënaqshme.

Akrepi

Do vazhdoni të tregoheni të sinqertë me partnerin gjatë kësaj jave dhe ambienti në çift do jetë gjithmonë i

Bricjapi

Do bënit mirë të flisnit sinqerisht me partnerin tuaj gjatë kësaj jave dhe të merrni vendimet e duhura. Nëse nuk ndjeni më të njëjtat gjëra për të është më mirë si për ju si për ate t’i jepni fund lidhjes. Nëse keni pasur disa debate të vogla, por ndjenjat janë ende të forta, mundohuni t’i zgjidhni me qetësi. Beqarët do kenë disa takime, por në fakt ato do ua ndërlikojnë më tepër jetën. Në planin financiar, duke dashur të pasuroheni shpejt, do bëni disa gabime të pafalshme. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Më tepër kujdes duhet të bëjnë personat që kanë probleme kardio-vaskulare. Shmangni konsumimin e mishit dhe gjalpit. Jeta profesionale do jetë e mirë. Gjithçka do shkojë sipas planeve. Në familje mos u tregoni autoritare.

Ujori

Do i adhuroni ndryshimet në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Nën influencën e Uranit do komunikoni më tepër me partnerin dhe do kuptoheni mirë për gjithçka. Priten momente të veçanta dhe mjaft emocionuese. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm sepse përndryshe do përballen me zhgënjime. Financat do jenë delikate sepse ju do shpenzoni jashtëzakonisht shumë. Shëndeti do jetë më i mirë sesa mendonit. Nuk do keni aspak nevojë të shkoni tek mjeku sepse ju vetë do kujdeseni për organizmin tuaj. Nuk do prekeni as nga gripi dhe as nga ndonjë lloj sëmundje tjetër. Në planin profesional do jeni shumë të matur dhe të mençur. Nuk do ecni kuturu, por çdo gjë do e bëni me plan. Jeta familjare do jetë e ekuilibruar dhe pa problem.

Peshqit

Nëse jeni në çift, këtë jave do ju konkretizohen disa nga dëshirat më të zjarrta. Partneri do mundohet me sa të mundet t’ua bëjë qefin që ju të ndiheni sa më mirë. Beqarët do kenë disa takime impresionuese, por nëse duan t’i bëjnë për vete personat që do kenë pranë duhet të tregohen të sinqertë. Financat do jenë paksa delikate, prandaj shpenzoni me kujdes. Mos mendoni vetëm për të tashmen sepse do keni vështirësi në të ardhmen. Marsi do jetë i pozicionuar mirë në sektorin e shëndetit. Nuk do keni asnjë problem edhe pse ju nuk do kujdeseni aq sa duhet për veten. Në punë të gjithë do habiten nga arritjet tuaja. Në fakt është këmbëngulja dhe serioziteti ato që ju kanqe çuar kaq larg. Familja do kalojë një javë të zakonshme.


bota

»

• E hënë 25 mars 2013

s p e c i a l e

K

ur Uinston Churchill hyri në Parlament pas zgjedhjeve të përgjithshme të 1900, ai ishte 26 vjeç, dhe tashmë i famshëm. Ishte regjistruar ose kishte shërbyer në jo më pak se 4 konflikte të përgjakshme, në Kubë, Afganistan, Sudan dhe Afrikën e Jugut – dhe ka diçka të frikshme mënyra se si skenat e aventurave të tij të hershme do të vazhdonin të na faniteshin më shumë se një shekull më vonë. Këta kishin qenë materiale për pesë librat që ai tashmë i kishte botuar (një prej tyre ishte romani i tij i vetëm, Savrola), si dhe copëza gazetarie. Ai shijoi aventurat dramatike në Luftën e Botërorëve, u burgos përpara se të arratisej, dhe më pas u rikthye t‘i tregonte botës për këto aventura, duke lëvizur në të gjithë vendin me një leksion plot slide – Power Point-i i asaj kohe, prej druri – me titull “Lufta siç unë e pashë“. Ky i fundit do të ishte edhe nëntitulli i vëllimeve të mëvonshëm të kronikave të Luftës së Dytë Botërore. Përpara se të bëhej deputet ai u nis për të bërë më shumë para (ndonëse më pak se shpresonte) në një tur nëpër Amerikë për të dhënë leksione. Më tej, iu rikthye skenës politike. Dhe çfarë kthimi... I zgjedhur si konservator, ai sulmoi partinë e tij dhe më pas kaloi nga liberalët në vitin 1904. Më pak se dy vjet më vonë, liberalët fituan zgjedhjet e përgjithshme dhe Churchilli do të mbante poste ministrorë për dhjetë vitet e ardhshëm. Në 1908 ai ishte në kabinet; në 1911 ai ishte Lord i Parë i Marinës. Dhe deri në fundin e 1915, pasi kishte udhëhequr flotën më të madhe mbi Tokë, në fillimin e luftës më të madhe që kish parë historia, karriera e tij kishte pësuar kolaps. Një 40-vjeçar me një të ardhme të madhe prapa krahëve. Kjo është historia dramatike e rrëfyer tek “Young Titan“. Michael Shelden ka bërë emër si biograf letrar, me një seri librash mbi brezin e jashtëzakonshëm të shkrimtarëve anglezë të lindur pikërisht në atë dekadë të parë të shekullit të kaluar kur Churchilli po përgatitej për karrierën e tij: Graham Greene, Cyril Connolly dhe George Orwell. Libri i tij i ri është një shkëputje, por që bën dallim. Ai ofron një portret të gjallë të një të riu teksa formohet, aq ambicioz sa edhe i aftë, dhe i dhënë pas parasë: asnjë njeri në moshën e tij,

që kam jetuar 23 vjet pa ty“, i tha ajo Churchillit. Aventurieri i jashtëzakonshëm Wilfrid Scawen Blunt, ai vetë një i dhënë pas grave, me siguri kishte të drejtë kur pa tek Churchill-ët një çift të lumtur jashtë të zakonshmes. Në vitet që mbulon libri Young Titan, Clementine lindi dy vajzat e mëdha dhe djalin, Randolph, i cili do të shndërrohej në një problem. Ndërkohë që Shelden na fut në disa prej kontradiktave më të hidhura të asaj periudhe plot turbulenca, si dhe rolin e Churchillit në to, që nga e drejta e votës për gratë deri tek sundimi në Irlandë, ai neglizhon disa kauza të tjera të mëdha politike të epokës. Por pastaj vetë Churchilli, pa ndonjë instikt apo bindje fetare, kishte shumë pak interes ër betejën e ashpër për edukimin sektarian që vendosi konservoatorët dhe Kishën e Anglisë nga njëra anë kundër Liberalëve dhe kishëzave kundërshtuese. Pavarësisht gjithë kësaj, personaliteti i paqëndrueshëm i Crhuchillit është e vështirë që të kategorizohet ideologjikisht; Shelden e bën të qartë që ai ishte një politikan instiktiv dhe jo reflektiv. Disa prej instikteve të tij ishin të mirë. Ai ishte gjithmonë një imperialist dhe, sipas standardeve tanë, një racist, por ai dënonte “vrasjen e vendasve dhe grabitjen e tokave të tyre“. Ai nuk ishte një egalitarian social, por ai bëri “punën e kazmës“, siç thotë Shelden, për Ligjin Kombëtar të Sigurimeve të vitit 1911, që hodhi themelet për mirëqenien sociale të mëvonshme. Ai ishte për rendin dhe ligjin, përfshirë ndëshkimin kapital. Por ai vetë ka thënë se “më rëndoi shumë“, kur iu desh

»14

Qipro, sa shumë telashe nga një ishull i vogël

»17

Rusi/ Putin dhe rikthimi i kozakëve

Rinia e (pa) lavdishme e Winston Churchillit

i mburrej ai të ëmës, “nuk do të kish mundur të fitonte 10 000 stërlina pa kapital në më pak se dy vite“. Siç e përshkruan Shelden, Churchilli kërkonte një grua ashtu sikurse dhe karrierë e para, dhe fillimisht pa shumë sukses. Ai jetonte nën hijen e të atit, Lord Randolph Churchill, i cili kishte shkatërruar në mënyrën më të keqe të mundshme karrierën e vet politike dhe pastaj, në moshën 45 vjeç, kur Winston ishte 20, kish vdekur prej sifilizit. Pastaj ishte Lady Randolph, me emrin e lindjes Jennie Jerome of Brooklyn, nëna xhepshpuar, paksa e krisur dhe shumë irrituese e Churchillit. Nuk ka të dhëna për dëfrime të tepruara beqarie të Winstonit, dhe si Sheldeni, por edhe shumë autorë të tjerë mund të konkludojnë që qejfet nuk ishin prirja e tij. Ajo që dihet është që Pamela Plowden dhe Ethel Barrymore e kishin lënë, përpara se ai të takonte Clementine Hozier. Churchill kishte formuar tashmë një miqësi të ngushtë me Violet Asquith, bija e Kryeministrit dhe Violet nuk kishte ndonjë mendim të mirë për Clementine kur Churchilli u martua me të në vitin 1908. Por kjo mund të ketë qenë xhelozi, dhe Clementine më vonë rezultoi të ketë qenë një prej zgjedhjeve më të mira që Churchillli ka bërë në jetën e tij. “Pyes veten se si kam bërë

13

Boris Berezovski, gossip vdekja e një (ish) oligarku

që të firmosë dënimin e parë me vdekje kur ishte Sekretar i Punëve të Brendshme dhe, siç ka thënë George Orwell më vonë, ai ishte miku më i mirë që kanë patur ndonjëherë të burgosurit, jashtëzakonisht human në shqetësimin e tij pë mirëqenien e burrave dhe fëmijëve që mbaheshin në burgjet e pista të Britanisë. Të thuash se ky libër i admirueshëm është më mirë se trilogjia e William Manchester, kompletuar kohët e fundit nga Paul Reid, nuk është se thua shumë, por në disa drejtime krahasohet fare mirë me disa prej veprave të tjera për Churchillin. Sigurisht që ka edhe këtu boshllëqe. Churchilli ishte një njeri që gjithmonë e ndante më dysh opinionin, me admirues të ngrohtë dhe kritikë të fortë, dhe Shelden priret nga admirimi. Por ai mund të kish bërë më shumë për të shpjeguar mospëlqimin dhe mosbesimin që frymëzonte Churchilli, i cili shihej si një oportunist pa parime (“i llojit amerikan“, ishte epiteti që i vishej më shpesh kur e kritikonin). Churchilli është veçanërisht i vështirë të mbrohet në kohën e “Qëndrimit të Fundit“, siç e quan Shelden kapitullin përmbyllës pas nisjes së Luftës së Madhe në 1914. Ai i kushton jo më shumë se një paragraf fushatës fatkeqe në Galipoli, për të cilën Churchilli ishte jo vetëm mbështetësi kryesor, por që për pak sa nuk solli edhe fundin një herë e mirë të karrierës së tij: “Me një befasi të habitshme, karriera e tij meteorike shpërtheu në ajër“. Ne mund të jemi mirënjohës që ajo më vonë u rigjallërua, por ky rrëfim shpjegon për të rrëfyer përse ajo po shkonte drejt fundit.

»16

Prelud i një Kryeministri

A

fër mesnatës, në një të shtunë në maj 1941 një valë avionësh u shfaqën mbi Londër, me siluetat e tyre përkundrejt një qielli të ndriçuar prej Hënës. Teksa kaluan zhurmshëm mbi Urën e Westminster, rrugë të tëra shpërthyen në flakë, zjarret u ndezën pranë Westminster Abbey, dhe predhat tronditën kullën e Big Ben. Shumë shpejt flakët po përfshinin sallën e Dhomës së Përfaqësuesve. Çatia u shemb, galeritë po ashtu dhe një rrebesh me hekura dhe suva zuri poshtë rreshtat e karrikeve me lëkurë ngjyrë të gjelbër, ku aq shumë debate ishin zhvilluar gjatë dekadave. Vetëm muret e djegur mbetën në këmbë. Ditën tjetër në pasdite, ndërkohë që pjesë të Londrës vazhdonin të digjeshin dhe era e tymit ndihej ngado, Winston Churchilli erdhi në Parlament që të inspektonte dëmet. Kjo ishte pranvera e dytë e luftës së Adolf Hitlerit kundër Britanisë së Madhe, dhe Churchilli po mbushte vitin e parë si Kryeministër. Për befasinë e të gjithëve, kulla e orës – ndonëse e nxirë dhe e mbushur me shenja predhash – i qëndroi sulmit, dhe akrepat e Big Ben vazhdonin të rendnin. Duke qenë se sulmi kishte ndodhur gjatë natës, vetëm pak njerëz kishin qenë në ndërtesë, dhe numri i të vdekurve ishte i kufizuar në tre, përfshirë dy policë. Por, në të gjithë Londrën, numri i viktimave ishte i tmerrshëm, me më shumë se tre mijë të vrarë apo të plagosur. Do të rezultonte nata më e keqe e Blitz-it. Teksa lëvizte nëpër rrënoja, Churchilli i ndal pranë disa trarëve të djegur dhe i hodhi një vështrim solemn shkatërrimit rretherrotull. Pa çati, rrënojat ndriçheshin me një rreze të zbehtë drite që mezi hynte brenda, ndërsa ajri ishte i trashë me pluhur. Nuk kish asnjë relike për të shpëtuar, asgjë të re për të mësuar për metodat e armikut. Në një kuptim, ky ishte thjeshtë më e fundit në një listë të gjatë ndërtesash që vuanin furinë e luftës moderne. Por, sigurisht, këtu kishte një viktimë më të madhe – ishte goditja e drejtpërdrejtë mu në zemër e jetës politike britanike. Me një sulm të vetëm bombarduesit e Hitlerit kishin shembur shtëpinë e një ansambleve më të rëndësishme demokratike. Siç do të thoshte vetë Churchilli më vonë „Dhoma jonë e vjetër e Përfaqësuesve është bërë copë e çikë“. Humbja ishte personale. Kryeministri kishte kaluar një pjesë të madhe të jetës në këtë sallë, duke filluar me paraqitjen e tij në të si anëtar i ri 40 vite më herët, kur ishte një djalosh i ri me flokë të kuqe, sytë ngjyrë blu dhe një fytyrë djaloshare. Këtu, siç do të thoshte edhe vetë, ai mësoi „zanatin e tij“. Në këtë ndërtesë babai i tij – Lord Randolph Churchill – kish qëndruar si aleat i Disraelit dhe kundërshtar i Gladstone. Në Galerinë e Grave nëna e tij e lindur në Amerikë – Jennie e pathyeshme – kish parë me krenari teksa i biri mbante fjalimin e parë. Kish debatuar këtu me miq dhe me armiq – që nga ditët e para të shekullit kur i kishte bërë ballë makinerisë politike të Joseph Chamberlain deri në kohët më të vona kur kishte sfiduar gjykimin e djalit më të vogël të Joe, Beville, i cili e kish nënvlerësuar aq shumë Hitlerin në vitet tridhjetë. Këtu ai kishte shijuar momente triumfi dhe kish pësuar humbje; kish mbajtur fjalime brilantë dhe, ndonjëherë, ndonjë fjalim të kotë; kish fituar admirimin e shumëkujt; dhe kishte zemëruar jo pak vetë. Në një rast të paharrueshëm në fillim të karrierës së tij një kundërshtar kishte kërcyer përpjetë gjatë një debati të ashpër, kish marrë vëllimin e Spikerit të Dhomës ku përmbaheshin rregullat e debateve dhe e kish hedhur në drejtim të tij, duke e goditur në fytyrë, e duke i shkaktuar një plagë prej ku shumë shpejt nisi të rrjedhë gjak. Gjatë krizës së abdikimit të vitit 1936, kur ishte përpjekur të ofronte fjalë mbështetjeje për Eduardin III, ulërima proteste kishin mbushur Dhomën, duke e bërë të heshtë, si dhe duke nxitur disa ta parashikonin se karrierës së tij politike i kishte ardhur fundi. Historisë i pëlqejnë fituesit dhe pamja e një Churchilli të moshuar, fitimtar ka lënë për një kohë të gjatë në hije historinë e djaloshit plot ambicie që doli në skenë dhe kuptoi se kishte arritur më shumë se sa duhej dhe që u largua nga detyra me reputacionin të bërë copë. Megjithatë, në shumë drejtime, periudha e hershme është më shumëngjyrëshja e karrierës së tij politike dhe ajo është kyçe për formimin e karakterit të tij. Ishte një kohë e gjallërishme, e mbushur me dramë, intrigë politike, kurajë personale dhe llogari të bëra keq. Churchilli mendoi se shansi i tij për madhështi do t‘i vinte herët në jetë dhe për një njeri kaq të pandalshëm dhe plot ambicie, pritja e gjatë ishte e vështirë të durohej. Në kohën kur u bë Kryeministër në moshën 65 vjeç, ai ishte më shumë se gati për detyrën dhe ishte në gjendje t‘i ofronte botës pak a shumë atë që ajo pret prej heronjve të saj – përveç ngazëllimit dhe efektin magjepsës që vetëm rinia e ka. Nuk ka asnjë dyshim se burri i madh që qante mes rrënojave të të kaluarës së tij parlamentare ishte një udhëheqës më i mirë sepse kish kaluar një jetë të tërë duke u përgatitur për rolin e tij. Por ka pasur një periudhë në të njëzetat dhe tridhjetat e tij – në epokën e largët Eduardiane – kur suksesi ia kish bërë me sy në skenën botërore dhe kur energjia e një karakteri më të ri dhe të vrullshëm ishte nën komandën e tij. Aventurat dhe përvojat e hidhura të atyre viteve të parë ishin themelore për të formuar njeriun që triumfoi në Luftën e Dytë Botërore. Karriera e Winstonit të ri filloi me ëndrra suksesi që nxitën një ngjitje politike spektakolare, por që përfundoi me dështime dramatikë duke krijuar një rënie po aq spektakolare. Në moshën 40-vjeçare ai konsiderohej një njeri që i kish lënë pas tashmë ditët e tij më të mira. Shlyerja e premtimit të rinisë do të bëhej sfida e madhe e jetës së tij më vonë.


14

« bota

P. Pomerantsev* A. Kovalev

Ë

shtë viti 2007. Boris Berezovski, i njohur si “Kumbari i Kremlinit” dhe armiku i betuar i Vladimir Putinit, ka shkuar të bëjë pazar në butikun londinez të “Dolce & Gabbana”. Duke dalë nga dyqani vëren që Roman Abramovic “oligarku i padukshëm” dhe një prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus, është duke blerë në dyqanin e Hermes, që ndodhet përballë. Berezovski ka shtatë vite të gjatë që e pret këtë rast. Duke u rrëshkitur truprojave të Abramovicit, hyn në dyqan. “Kam një dhuratë për ty”, i thotë me ton triumfues ish-beniaminit të tij. “Kjo është për ty, nga ana ime!” Oligarku më i madh në moshë i hedh një copë letër njeriut që një herë e një kohë e konsideronte pothuajse si birin e tij, por ky bën pak prapa me trup dhe dokumenti – një padi në një çështje private prej 5.6 miliardë dollarësh, më e madhja që është parë ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar – përfundon përtokë. Është fillimi i një historie që ngjan me një skenar holliudian, me kastin e vet të miliarderëve, jahteve të blinduar, vrasjeve, valixheve të mbushura me para dhe intrigave politike. Vënë në skenë në një sallë të gjykatës së Londrës, kjo çështje hedh dritë mbi lojërat e pushtetit në Rusi, mbi ngjitjen e Putinit dhe konsolidimin e regjimit të tij. Vetë Berezovski është shprehur se “kjo është një histori shumë ruse, me shumë vrasës. Dhe ku vetë Presidenti është pothuajse një vrasës”. Historia fillon në korrik 1994 gjatë një udhëtimi turistik në Karaibe organizuar nga disa prej njerëzve më të pasur të Rusisë. Në ata vite, Berezovski ishte oligarku më i famshëm i vendit. Ish-profesor matematike, ai e kuptoi me shpejtësi se si të bente zgjedhje te suksesshme në ekonominë postkomuniste, dhe fitoi para duke shitur makina të huaja. Është një prej sipërmarrësve të paktë në rrethin e ngushtë të Presidentit Boris Jelsin. Të pasur e megalomanë Megjithatë, suksesi i tij ka një çmim. Duart e Berezovskit janë të mbuluara me plagë: një muaj përpara udhëtimit i shpëtoi për fije një tentative për ta vrarë. Një kilogram eksploziv kishte hedhur në erë makinën e tij, duke i prerë kokën shoferit. Në një Moskë të mbushur me gangsterë, ai kish qenë atentati i 53 që nga fillimi i vitit. Por, fakti që pa vdekjen në sy, e ndryshoi krejtësisht Berezovskin. Oligarku u bind që për ta bërë Rusinë një vend të sigurt ku të bënte biznes, duhej të siguronte pushtet politik. I vetëdijshëm për faktin që televizioni mund të ndikojë të politika, merr kontrollin e kanalit më të madh në vend. Por ka nevojë për para që ta

E hënë 25 mars 2013 •

Oligarkë në luftë Vrasje. Intriga politike. Valixhe të mbushura me para. Beteja ligjore që ndodhi në Londër mes Boris Berezovskit dhe Roman Abramovicit kujton dramën e një filmi spiunazhi holliudian. Si dhe hedh dritë mbi 20 vitet e fundit të historisë ruse

menaxhojë. Për këtë arsye, gjatë udhëtimit në Karaibe nuk bën gjë tjetër veçse studion projekte dhe harton plane. Në bordin e jahtit Berezovski i njeh pothuajse të gjithë. Përveç një djali: në pamje të parë i druajtur dhe pak si i lerosur Roman Abramovic, një 28-vjeçar me një buzëqeshje dinake, është 20 vite më i vogël se Berezovski. I mbetur jetim që fëmijë, Abramovic ishte rritur nga një dajë, dhe falë nuhatjes së tij për biznes kishte çarë dhe ishte bërë një biznesmen i suksesshëm nafte. Në bordin e jahtit përfiton nga rasti që të bëjë për vete oligarkun më

të moshuar. “Abramovic është shumë i zoti për të bërë për vete njerëzit”, do të konfirmonte më vonë Berezovski me një farë hidhërimi. “Di si të shfaqet i përulur”. Abramovic propozon një plan që do ta ndihmojë Berezovskin të përballojë shpenzimet e kanalit të tij televiziv. Nëse Kumbari do të përdorë lidhjet e tij në Kremlin për të favorizur privatizimin e disa kompanive shtetërore të naftës, Abramovic do t’i blejë për t’i bashkuar më pas dhe për të krijuar një kolos energjetik. Të dy shtrëngojnë duart dhe vendosin kështu t’i japin jetë Sibneftit, një kompani që do të

vlejë deri 13 miliardë dollarë. Por asgjë nuk hidhet në letër: nuk ka dokumente mbi këtë marrëveshje. Thelbi i çështjes është pikërisht ajo çfarë vendoset në ato momente. 18 vjet më vonë, detajet e asaj marrëveshjeje janë, bashkë me një akuzë për kërcënim nga Abramovic, objekti kryesor i çështjes gjyqësore londineze. Berezovski këmbëngul që sipas marrëveshjes pronësia e kompanisë ishte e ndarë 50 me 50 për qind. Abramovic pohon që Sibneft ishte ekskluzivisht e tija. Ajo që askush nuk e konteston është që pas udhëtimit

vetëm mënyrën për ta shtyrë përpara. Në gjuhën time ky nuk është korrupsion”. Plani i bërë në Karaibe kishte funksionuar në mënyrë të përsosur. Dhe në vitin 1996, i mbështetur nga televizioni i Berezovskit, Jelsin arriti të sigurojë një fitore të pamundur. Ndërkohë, edhe Berezovski vazhdonte të shënonte suksese të njëpasnjëshëm: ishte bërë tashmë eminenca gri e vërtetë e administratës Jelsin. Ishte edhe njëri prej mysafirëve të paktë në ceremoninë e martesës së Rupert Murdoch dhe, sipas të dhënave të “Forbes”, në ata

vazhdimisht për t’i kërkuar para. I telefonoi nga Franca për t’i kërkuar 27 milionë dollarë për të blerë një kështjellë, dhe nga Londra për të blerë cingërima për kompaninë e tij. Një herë iu dërguan pesë milionë dollarë në valixhe të mbushura me kartëmonedha. Çdo vit, dhjetëra, ndonjëherë qindra milionë dollarë kalonin nga Abramovic tek Berezovski. Sipas këtij të fundit, transferimet e parave tregojnë që Sibneft ishte edhe pronë e tij. Ndërsa Abramovic këmbëngul se pagesat shërbenin për të ruajtur dashamirësinë e kumbarit të tij politik: ishin

turistik të 1994, Berezovski filloi të bëjë presion ndaj Presidentit Jelsin, që të hidhte në ankand kompanitë e naftës, të cilat i synonte Abramovic, duke thënë që me ato para do të mund të financonte një kanal televiziv, si dhe të kontribuonte për rizgjedhjen e tij në Kremlin. Ditën e ankandit, Berezovski kujton se kish negociuar ethshëm për të bindur një rival që të ofronte një shifër më të ulët në këmbim të disa favoreve, si dhe për të bindur një tjetër që të tërhiqej në këmbim të anulimit të të gjithë borxheve të tij. Nuk ishte korrupsion, u shpjegoi ai më vonë gjykatësve. “Gjeta

vite ishte mes dhjetë biznesmenëve më me ndikim në botë. Por atij nuk i mjaftonte. “Tek Berezovski kish një megalomani që e shtynte të kërkonte gjëra të vështira”, ka thënë Abramovic në proces. “Kishte ëndrrën për të rikthyer monarkinë. Sa më madhështor të ishte plani i tij, aq më shumë para kërkonte”. Kështu, ndërsa Abramovic merrej me drejtimin e Sibneft, Berezovski përdorte kanalin e tij televiziv për të fituar famë dhe ndikim. Gjë që nuk e pengonte të kalonte pak kohë duke bërë pazar. Sipas deklaravate, mes viteve 1996 dhe 2000 Berezovski e kontaktoi

paratë e “krisa”-s – mbrojtjes, në zhargonin e mafies ruse. Mbërrin Putin Në kohën e zgjedhjeve 1996, Berezovski e prezantoi Abramovicin tek Jelsini. Në festat e Jelsinit, kujton një mysafir, Abramovic përgatiste qebap në zgarë dhe mbushte gotat me verë: ishte aq i dhënë pas shërbimit për të tjerët sa që një mysafir e ngatërroi për kamarier. Por kjo disponueshmëri vlerësohej nga pjesëtarët e rrethit te Jelsin, të cilët vërenin dallimin me arrogancën e Berezovskit. Shumë shpejt, Abramovic u bë njeri i besuar, si dhe sponsori-


bota • E hënë 25 mars 2013

Vdekja e një (ish) oligarku Është një mister vrasja e oligarkut rus Boris Berezovski, 67 vjeç, ish-eminenca gri e Kremlinit dhe prej vitesh i vendosur në Britaninë e Madhe pas u bë një kundërshtar i zjarrtë i Vladimir Putinit. Berezovski u gjet i vdekur në banjën e shtëpisë së tij. Nuk përjashtohet që të jetë vetëvrarë, për shkak të borxheve, por policia ka bërë të ditur se mban hapur çdo hipotezë

S

hiritat e policisë mbajnë të bllokuar vilën në Ascot, ku manjati rus Boris Berezovski jetonte dhe ku u gjet kufoma e tij. Për Thames Valley Police bëhet fjalë për një vdekje të “pashpjeguar” për të cilën ka nisur një hetim, pavarësisht zërave të parë që flisnin për vetëvrasje. Në arrati prej telasheve ligjore dhe politikë në Rusi, Berezovski, 67 vjeç, ishte transferuar në Angli në vitin 2000 dhe në 2003 kish siguruar strehimin politik. Ishte ambientuar me shpejtësi: brenda pak muajsh qe bërë mysafir i pamungueshëm i festave të super të pasurve, protagonist i jetës së natës. Pronar i dy limuzinave si dhe një Rolls Royce të 1925, një avioni privat dhe një seri banesash shumë luksoze, ishte mik i disa anëtarëve të familjes mbretërore, ashtu si edhe i Alexander Litvinenkos, i helmuar në vitin 2006, si dhe i komunitetit të madh rus. Partner biznesesh në kohët e Moskës i Roman Abramovichit, ai kish hyrë në rrugën e përplasjes me pronarin e Chelesa në vitin 2008. Deri sa mbërriti në 2012 në Gjykatën e Lartë të Londrës ku e kish paditur për zhvatje, abuzim me besimin dhe shkelje të kontratës. Kishte humbur, gjykatësi e kish konsideruar një dëshmitar “jo të besueshëm” për të cilin e vërteta ishte “një koncept tranzitor dhe fleksibël”. Për Berezovskin ishte një goditje e tmerrshme. “E kish admiruar gjithmonë sistemin gjyqësor britanik që e konsideronte shumë të barabartë, dhe krejt papritur ish ndier i tradhëtuar, nuk priste të humbiste”, ka rrëfyer Bridget Kendall, eksperte e

zues i Jelsin, veçanërisht i vlefshëm për arsye se preferonte të qëndronte në hije. Në vitin 1998, një program televiziv që e quajti “portofoli i familjes Jelsin” nuk arriti të gjejë as edhe një fotografi të tijën: ngjitja e tij kish ndodhur në hije. Në vitet ’90 Abramovic nuk ishte i vetmi djalosh i manovruar nga Berezovski që po siguronte një pozicion në pushtet. Mes beniaminëve të tjerë të Kumbarit ishte një farë Vladimir Putin, ish kolonel në KGB, kaq i mërzitshëm saqë fitoi nofkën Tarma. I njohur se mbante veshur gjithmonë të njëjtin kostum me ngjyrë bizele, Putin kishte ndihmuar Berezovskin që të hapte një kompani koncesionare automobilësh në Shën Petërsburg. “Marrëdhënia jonë bazohej në interesa dhe objektiva të përbashkët”, ka deklaruar Berezovski gjatë procesit. Ishte pikërisht ai që e njohu Putinin me Jelsinin. Falë kontakteve të rinj, Putin kaloi me shpejtësi nga një detyrë e dorës së dytë në administratën e Shën Petërsburgut, në drejtimin e FSB, ish KGB. Ndërkohë, regjimi i Jelsinit dukej se po fundosej. Berezovski po hetohej për përvetësime të paligjshëm dhe rivalët nisën ta vënë në shënjestër. I shqetesuar, nisi

të kërkojë një pasardhës të besuar. Dhe shumë shpejt zgjodhi Putinin. Në gjykatë, Berezovski ka rrëfyer se e ka takuar fshehurazi Putinin në Biarritz, ku e bindi që të bëhej udhëheqësi i ri i Rusisë. Sapo i panjohuri Putin u bë Kryeministër në 1999, terroristët çeçenë shpërthyen një seri bombash në vendbanime të ndryshëm në vend, duke vrarë 293 vetë. Kanali i Berezovskit nuk hezitoi të mbështesë vendimin e Kryeministrit për të nisur luftën e dytë çeçene, duke e transformuar Tarman në një udhëheqës heroik. Dhe një vit më vonë, kur vendi shkoi në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ri, Berezovski mbështeti hapur Putinin, duke mbuluar me baltë kundërshtarët e tij. Kështu, Vladimir Putini përfundoi në Kremlin. “Çfarë mërzie”, i tha atëherë Berezovski Boris Nemtsovit, një politikani liberal. “Tani kam të gjithë vendin në xhep”. Megjithatë, Nemtsov e dinte se “Putin nuk do të harronte dhe falte asnjëherë mënyrën se si Berezovski e kishte krijuar”. Sapo u fut në Kremlin, presidenti i ri filloi të shfaqë karakterin e tij të vërtetë. Nisi një proces të centralizimit të pushtetit dhe urdhëroi oligarkët që të qëndronin larg

politikës. Ende i bindur për plotfuqishmërinë e tij, Berezovski deklaroi me tone pompozë së dëshironte të ndërtonte “një opozitë konstruktive ndaj autoritarizmit të ri”. Kur nëndetësja Kursk u fundos në Detin Barenc, kanali i Berezovskit sulmoi Putinin, duke e akuzuar se nuk kish ditur të shpëtonte marinarët në bord. Në vijim të këtyre kritikave, Berezovski u thirr në Kremlin. Ndryshe nga sa ndodhte zakonisht, Putini e la të presë. Kur pastaj e thirri, iu drejtua me “Ju”, gjë që nuk kish ndodhur asnjëherë më parë. Sipas rrëfimit të oligarkut, Putini i kërkoi të heqë dorë nga kanali i tij televiziv. Berezovski nuk pranoi, dhe shumë shpejt e gjeti veten nën hetim për korrupsion. Në atë pikë, Kumbari kuptoi se e kishte nënvlerësuar Tarman dhe në gusht të vitit 2000 u transferua në Francë. Shpresonte ende që Abramovici do ta ndihmonte që të luftonte Putinin. Por, Abramovic kishte ndryshuar flamur. Në gjykatë, Berezovski ka deklaruar se Putini u kërkoi të dyve që të kontribuonin për

çështjeve të jashtme në BBC që e kish intervistuar disa herë. Çështja u mbyll me një dëmshpërblim ligjor prej 105 milionë eurosh. Shoqja, Yelena Gorbunova, që i kish dhënë dy fëmijë, kish kërkuar një ndarje miliardere dhe u ish drejtuar gjykatave për të bllokuar shitjen e dy kështjellave në bregdetin francez, si dhe për të limituar shpenzimet e Berezovskit në 15 mijë euro në javë. Të mërkurën e kaluar biznesmeni kishte shitur një portret të Leninit realizuar nga Andi Uarhol për 180 mijë euro, kish mbyllur zyrën e Mayfair dhe kish nxjerrë në shitje Rolls Roycen. Dje erdhi lajmi për fundin e tij. “Në Londër ndihej shumë mirë, ishte një njeri brilant dhe shumë simpatik me një intelekt shumë të hollë që nuk duhej nënvlerësuar asnjëherë”, kujton Eduard Lukas, gazetar i të përjavshmes “Economist” dhe një i njohuri i tij. E nëse qarkullojnë zëra pë rnjë krizë depresioni, një udhëtim në Izrael që nuk i kish sjellë ngushëllimin që kërkonte, Lord Tim Bell, zëdhënësi i tij, e kujton si një “njeri inteligjent dhe të qeshur, gjithnjë i ngrohtë me miqtë, kolegët dhe vartësit”. Sipas zërave të pakonfirmuar, kufoma u gjet nga truproja në vaskën e banjës, por policia për momentin konfirmon që ambulanca është thirrur në 15:18 dhe që Berezovski ndërroi jetë pak minuta më pas. Një avokat i njohur moskovit, Alexandre Dobrovinsky i pari që e dha lajmin, ka shkruar në Facebook: “Më morën në telefon nga Londra. Boris Berezovski është vetëvrarë”. Policia angleze heton.

blerjen e një jahti 50 milionë dollarësh. Berezovski ka shpjeguar se nuk kishte pranuar, i sigurtë që Abramovic do të bënte të njëjtën gjë. Por me sa duket, Abramovici ia bleu jahtin Putinit nga xhepi i tij, duke i shpjeguar Presidentit se Berezovski kishte refuzuar të kontribuonte. “Mendoj se ai ka qenë momenti kur u prish marrëdhënia ime me Putinin”, ka thënë Berezovski në sallën e gjyqit. Megjithatë, sipas fjalëve të Kumbarit, tradhëtia e vërtetë e Abramovicit ka ndodhur në 2001. Në vend që të ndihmonte mentorin e vjetër që ndodhej në vështirësi, Abramovici iu kundërvu. Duke kërcënuar se do të shfrytëzonte lidhjet e tij me Putinin për të mbajtur në burg një prej miqve më të mirë të Berezovskit, ai i kërkoi Kumbarit që të blinte aksionet e tij në Sibneft me një çmim shumë të ulët. “Tashmë Abramovici po sillej si gangster”, ka komentuar Berezovski në gjykatë. “Më në fund e kuptova se sa i pamëshirshëm ishte”. I vënë në qoshe nga një njeri që dikur e konsideronte pothuajse si birin e tij, Ber-

ezovski shiti aksionet e tij në Sibneft për 2 miliardë e gjysmë dollarë, pothuajse 5 miliardë dollarë më pak se sa vlera reale e tregut. Po të dëgjosh Abramovicin, 2 miliardë e gjysmë dollarët që u derdhën në llogarinë e Berezovskit ishin për shërbimet politike që Kumbari i kish bërë. “I isha shumë mirënjohës Berezovskit. Pa ndihmën e tij nuk do të mundja të arrija disa rezultate”, deklaroi Abramovici në gjyq. Mërgimi dhe rënia Nga viti 2000 Berezovski jeton në Britaninë e Madhe, ku ka marrë strehim politik. Pasuria e tij po bie ditë pas dite. Sipas asaj që ai vetë thotë, njeriu që kontribuoi për të sjellë Putinin në pushtet, sot përpiqet me të gjithë mënyrat për ta rrëzuar. Megjithatë, rezultatet janë të dobët. Televizioni që një herë e një kohë ishte pronë e tij, dhe shumë gazetarë që e mbështesnin, sot e konsiderojnë si të keqen e madhe, si valvulën e shkarkimit të përgjegjësive për çfarëdolloj komploti.

»

15

Gjatë procesit, sa herë që gjatë rrëfimeve të tij kishte papajtueshmëri, Berezovski zinte kokën me duar në tentativën e dëshpëruar për të gjetur një formulë gjeniale për t’u shpëtuar kontradiktave të tij. Ndoshta matematicieni makiavelist ka mbetur i mbërthyer në dramat e tij. Akuzon Putinin dhe FSB se qëndrojnë pas sulmeve terroristë të 1999. Por këto akuza hedhin hije dyshimi mbi përfshirjen e tij në ngjitjen e Putinit. Ndërkohë, karriera e Abramovicit, njëri prej të preferuarve të Putinit, ka njohur vetëm ngritje. Sipas “Forbes”, sot ish pronari i Sibneft ka një pasuri prej 12 miliardë dollarësh, ndërkohë që Berezovskit i kanë mbetur disa qindra milionë. Dhe si të mos mjaftonte, edhe ai është transferuar në Britaninë e Madhe, ku veprimet e tij ndiqen me mjaft vëmendje nga mjetet e informimit. Në maj, Chelsea, skuadra e futbollit që ai financon, fitoi Champions League. Ndërkohë që Berezovskit i është dashur të shesë jahtin, Abramovic ka blerë një tjetër me sistem mbrojtjeje antiraketë, si dhe një nëndetëse emergjence. Kështjella e tij në rivierën franceze, që dikur i përkiste Eduardit VIII dhe Uallis Simpson, i bën të duken shumë të vogla pronat e ish mentorit të tij. Thuhet se Rupert Murdoch ka marrë pjesë në festën e tij të Vitit të Ri. Dhe kur Princi i Anglisë, Karli, ishte me vonesë për një ndeshje polo, atij iu huazua helikopteri i Abramovicit. Pavarësisht lodrave të kushtueshme dhe miqtë me ndikim, Abramovici vazhdon të ngjajë ende me një djalosh të zakonshëm, simpatik për të gjithë ata që takon, nga gazetarët liberalë deri tek ish funksionarët e KGB. Siç ka thënë dikur e bija e Jelsinit, “Abramovici di si të bëjë miq”. Dhe ç’bëhet me Sibneft, kompania e naftës në qendër të furtunës? Abramovic, që e kish blerë për 100 milionë dollarë, ia rishiti shtetit – ose më saktë, Gazpromit – për 13 miliardë. Berezovski humbi edhe në gjykatë. Pas një prej proceseve më të kushtueshëm në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, më 31 gusht 2012 gjykatësja Elizabeth Gloster i dha të drejtë Abramovicit, duke e quajtur kundërshtarin e tij “në thelb të pabesueshëm”. Pak minuta pas vendimit të gjykatës, Berezovski u tha gazetarëve: “Duket sikur vendimin e ka shkruar vetë Putini”. Megjithatë, këtë herë nuk u duk në gjendje t’i bindte se nuk ka dalë përfundimisht jashtë loje. Imazhi më emblematik i rënies së këtij oligarku, është një tjetër, një fotografi e shkrepur pak kohë më parë para ambasadës ruse në Londër: në të, shfaqet Berezovski, si një disident i vjetër e i izoluar, tip gjithnjë e më ekscentrik, që mban në duar një tabelë: “Unë të krijova, unë do të të shkatërroj”. *Peter Pmerantsev është producent televiziv dhe gazetar britanik me origjinë ruse. Aleksej Kovalev është drejtor i faqes së informacionit inosmi.ru.


16 P

« bota

ër fenë, për atdheun dhe për Carin. Gjithçka rigorozisht në këtë renditje. Motoja e vjetër e kozakëve flet më shumë se çdo gjë tjetër për këta figura legjendare të dalë krejt papritur nga librat e historisë dhe folklori i guidave turistike për të përshkuar me hap krenar dhe vështrim të egër rrugët e qyteteve ruse. Gradat, shiritat, rripat e fishekëve të praruar në kapotat e gjata vijnë më pas. Sa për t’i dhënë një prekje solemniteti dhe misteri një ringjalljeje të studiuar në tryezë me qëllimin ambicioz për të “rikthyer ligjin dhe rendin në vend”. Dhe bën një efekt të çuditshëm, mes kërcënueses dhe patetikes, t’i shohësh që vijnë vërdallë në orët e natës, si patrulla lagjesh me uniforma historike, gati për t’i dhënë një mësim ndonjë të dehuri pak si shumë të trashë apo për të sinjalizuar me zemërim policinë për sjellje “imorale” në trotuarët e periferisë. Por janë vetëm shtrembërime metropolitane. Si të shohësh një kauboj në Manhatan ose një samuraj mes gratacielave të Tokios. Në skenarë të tjerë më në unison me legjendën, përgjatë luginave jugore të Vollgës apo në brigjet e Donit gjithmonë të qetë, kozakët janë kthyer vërtetë. Ushtarakë dhe arrogantë në akademitë e tyre të reja, qendra stërvitore, shkolla fetaro-ushtarake të bekuara, dhe drejtuara nga vetë Patriarku ortodoks. Këtu uniformat me ngjyra, pantallona blu, me bende të kuqe që një herë e një kohë tregonin përjashtimin nga taksat, ngarkesat me kuaj nëpër stepat e pakufi, të kujtojnë pa asnjë ekuivo bëmat e taras Bulbas dhe të heronjve të tjerë të letërsisë së madhe ruse. Një rikthim, pas vitesh shtypje dhe harresë, për një popull luftëtar dhe rebel që ende përsërit se njeh vetëm dy autoritete: “Kalin poshtë nesh dhe Zotin sipër nesh”. Nuk është tamam një garanci besnikërie absolute ndaj shtetit, sic konstatuan shumë Carë nëpër shekuj, të shqetësuar prej bindjes së trazuar dhe të përhershme të kalorësve të tyre më të mirë. Por për Vladimir Putinin, që do aq shumë të “bonifikojë” zonat e vështira të Kaukazit islamik dhe separatist, kështu është shumë mirë. Atje poshtë, ku presioni i Islamit dhe presioni demografik i populsive armiqësore ndaj pushtetit të Moskës rrezikojnë in-

E hënë 25 mars 2013 •

RUSI

Rikthimi i kozakëve

tegritetin e perandorisë, një mbrojtje e organizuar e rishtërimit, si ajo e ofruar prej kozakëve trima, i shërben shumë mirë qëllimit. Putin ka besim. Deri tani i kish përdorur vetëm në luftën e vërtetë, gjatë pushtimit të territorit gjeorgjian në 2009, duke dërguar batalione kozakësh në Osheti dhe Abkazinë e Jugut. Tani i duhen për t’u shkaktuar frikë integralistëve islamikë të Çeçenisë, Dagestanit dhe kabardino Balkarias, dhe ndoshta, edhe borgjezëve të vegjël të qyteteve të mëdhenj që prej pak kohësh kanë nisur zakonin e nxitjes së manifestimeve të mëdhenj në sheshe kundër pushtetit. Ata e bëjnë me të njëjtin përkushtim si paraardhësit e tyre mbronin kufijtë jugorë të territorit të carit nga hordhitë tartare. Me devocion total ndaj Madonës së Donit, mbrojtëse e tyre, dhe me një listë armiqsh që të shkakton frikë: myslimanë, hebrenj, ateistë dhe prishës së rendit të vendosur. Dhe me këtë frymë dhe këto moto që formohen nxënësit shumë të rinj të shkollave të reja të kadetëve, apo të palestrave kristiane që ngrihen me ritme mbresëlënës nga Volgogradi deri në qytetet mbi lumin Terek. Atje ku, sic u premton prindërve një slogan shumë i përhapur, “formohen kozakët e shekullit XXI”. Që do të përpiqen t’u ngjajnë sa më shumë paraardhësve të tyre të shfaqur rreth 1200-ës, luftëdashës dhe të papmposhtur, në stepën e Evropës Lindore mes Ukrainës dhe Rusisë së Jugut. Dhe që armiqtë e tyre tartarë i quanin kazak, që do të thotë “aventurier i lirë”. Kalorës me aftësi deri tani të paarritshme, shpirt të lirë dhe shpata të gjata që përdoreshin

ndaj kujtdo, pa pikë mëshire. Fillimisht aleatë të princërve lokalë, më tej shërbyes të carëve, ata u bënë të famshëm për shkak të sistemit të brendshëm demokratik të pushtetit dhe për revoltat e forta kundër çdo lloj abuzimi. Luftëtarë impulsivë dhe jo të rregult, gjatë fushatës napoleonike në Rusi çmendën krejt skemat e një teoricieni të luftës si gjenerali Clausevic që militonte nën urdhërat e Kremlinit. Shumë prusian për të kuptuar shpirtin e egër rus të kozakëve, von Clausevic i quajti anarkistë diletantë ndonëse iu desh të pranojë që vetëm ata, me inkursionet e tyre në limitet e marrëzisë, kishin arritur t’i bënin ballë fuqisë së armatave franceze. Gjaknxehtë dhe të paparashikueshëm. Legjenda thotë që marrja e Pallatit të Dimirt, që në 1917 shënoi marrjen e pushtetit nga bolshevikët, u lehtësua nga një sprapsje e tyre. Refuzuan që të bashëkpunonin me një trupë vullnetare femërore në mbrojtje të banesës së carit, duke e lënë praktikisht të pambrojtur. Gjithësesi, pak më vonë u

kthyen nga ana e perandorit duke u reshtuar me Gardën e Bardhë në luftën civile që pasoi. Me marrjen e pushtetit, reagimi i padronëve të rinj të Kremlinit ishte i pamëshirshëm: kozakët u dëbuan, u asgjësuan, dhe në një pjesë të madhe u detyruan të largohen jashtë vendit në atë që Stalini e pagëzoi si “fushata e dekozakësimit të vendit”. Dhe duke qenë se feja e krishterë vjen përpara gjithçkaje, mijëra luftëtarë u reshtuan në radhët naziste në 1941 duke marrë pjesë në pushtimin e BRSS me qëllimin për “t’ia rikthyer Zotit”. Kalëronin në drejtim të kundër stepat e tyre duke mbajtur, gjatë ditës një kryq të thyer në uniformë, dhe në perëndim ikonat e shenjta të fshehura në veshjet e luftimit. Fatkeqësia dhe masakrat e burrave, grave e fëmijëve që pasuan duket se i dhanë fund një legjende që zgjati më shumë se nëntë shekuj. Të detyruar të shkonin në rezervat indiane në provincat më të urbanizuara të Kaukazit, të shpëtuarit e kozakëve kanë qenë për vite të tërë një thirrje për turistë që shfaqnin aftësinë e tyre, në kërcimet e famshëm apo në stërvitjen e kuajve, në spektakle melankolikë të organizuar nga agjenci udhëtimi apo shtetërore. Duke mos qenë një etni e vërtetë, por vetëm ndarje e një mënyre të jetuari, janë shkrirë me pjesën tjetër të popullsisë duke filluar të humbin dalëngadalë zakonet dhe ritet e një herë e një kohe. Për t’i rivitalizuar mendoi presidenti i parë i periudhës post sovjetike, Boris Jelcin me një dekret që i rehabilitonte dhe i shpallte “viktima të represionit sovjetik”. Por ai që vendosi t’i çojë në zakonet e vjetër ishte Vladimir Putini, duke parë tek ata rimishërimin e vlerave të lashta që duhet ta ndihmojnë të mrohet nga separatizma dhe kontestime. Një punë metodike, e filluar me riintegrimin në ushtri, financimin e institucioneve lokalë, ndërhyrjen spirituale dhe ekonomike në Kishë dhe autorizimin e ushtrisë së patrullave urbane. Dhe kozakët janë kthyer. Të fortë, skenografikë dhe të sigurtë në forcën e tyre. Shqetësues për shumëkënd. Varet si duhet ta lexosh definicionin e shkrimtarirt të madh Isaak Babel, i pushkatuar me urdhër të Stalinit: “Kafshë me parime”.


bota • E hënë 25 mars 2013

»

17

N

jë gamilje dhe një kalë të projektuar nga një komision. Është një batutë jobujare ndaj gamiljeve, kafshë që përshtaten mirë në një mjedis të vështirë. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për programet e shpëtimit të eurozonës. Ai i propozuar për Qipron, që u hodh poshtë nga Parlamenti i Nikosias më 19 mars, nuk do të lejojë eurozonën të dalë pa trauma nga kriza e saj. Përkundrazi, ky telash i krijuar është një shembull i mirë se si nuk duhet të përballen problemet e sektorit financiar dhe të borxhit publik. Pikë së pari shohim përse ishte i pashmangshëm ristrukturimi i bankave. Qipro është e zhytur fort në borxhe, dhe në të njëjtën kohë ka një sektor bankar shumë të madh për t’u shpëtuar. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, në 2012 borxhi publik qipriot arriti në 87 për qind të GDP, dhe pa paketën e shpëtimit do të arrinte 100 përqindëshin në vitin 2017. Vlerësimi mbi borxhin publik të ishullit është shumë më poshtë se sa niveli i besueshmërisë: nuk është për t’u habitur, duke parë që sektori bankar është shtatë herë më lartë se GDP. Institucionet e kreditit janë një hap larg kolapsit. Por është Banka Qendrore Evropiane që ka hequr spinën, duke kërcënuar se nuk do të pranojë më titujt shtetërorë qipriotë si garanci për të dhënë likuditete. Bankat duhet të rikapitalizohen, por Nikosia nuk mund ta bëjë e vetme. Pa taksën mbi depozitat bankare, paketa e shpëtimit do të ishte 17.2 miliardë euro, domethënë pothuajse sa 70 për qind e GDP, dhe borxhi publik do të arrinte në 160 për qind të GDP, një barrë krejt e papërballueshme (në fakt edhe paketa e shpëtimit që sapo u hodh poshtë duket e papërballueshme sepse do ta çonte borxhin publik në 130 për qind të GDP). Sipas programit, borxhi publik qipriot duhet të verifikohet në 100 për qind të GDP deri në 2020: por për të arritur këtë objektiv do të duhen hua me kushte të pranueshëm dhe një shtrëngim drastik i shpenzimeve publikë. Mbetet e mundshme mundësia e një ristrukturimi të borxhit. Si thotë Hamleti: nëse nuk do të jetë më vonë, është tani. Nuk ka alternativë ndaj shtetëzimit të bankave? Po: një rikapitalizim i drejtpërdrejtë i bankave nga ana e eurozonës. Kjo do të kish ndodhur nëse unioni bankar do të ishte tashmë në funksion. Por nuk është kështu, ndoshta sepse vendet me bazë të fortë nuk duan të jenë të detyruar që të ndihmojnë sisteme bankarë të menaxhuar keq, si për shembull ai vendstrehimi offshore për kapitalet rusë, domethënë sistemi bankar qipriot. Unioni bankar nuk do të ndodhë përpara se të spastrohen gabimet e të kaluarës dhe përpara se të krijohen mekanizma të rinj. Atëherë i kthehemi pyetjes

QIPRO

Sa shumë telashe nga një ishull i vogël

Qipro është e zhytur fort në borxhe, dhe në të njëjtën kohë ka një sektor bankar shumë të madh për t’u shpëtuar. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, në 2012 borxhi publik qipriot arriti në 87 për qind të GDP, dhe pa paketën e shpëtimit do të arrinte 100 përqindëshin në vitin 2017. Vlerësimi mbi borxhin publik të ishullit është shumë më poshtë se sa niveli i besueshmërisë: nuk është për t’u habitur, duke parë që sektori bankar është shtatë herë më lartë se GDP

mbrojtjen e depozitave nën njëqind mijë euro, taksa mbi depozitat e tjerë do të rritej shumë më tepër. Është e padrejtë? Jo. I vetmi argument në drejtim të kundërt është që qeveria, si përfaqësuese e kontribuesve, ka krijuar një sektor bankar të rrezikshëm dhe kontribuentët duhet të mbajnë një pjesë të kostove. Megjithatë, ndërhyrja e shtetit në banka krijon rreziqe. Masat në diskutim janë një lojë ekuilibrizmi mes atyre që druhen se mos krijojnë panik dhe të tjerëve që duan me çdo kusht të përballen me nyjën e lojës morale. Rezultati mund të jetë më e keqja e dy

Edhe kjo është e qartë. Atëherë, pyetja është: kush duhet t’i mbajë humbjet dhe deri në çfarë mase? Me sa duket, me këmbënguljen e Presidentit qipriot Nicos Anastasiades, humbjet duhet të bien edhe në depozitat deri në njëqind mijë euro, limiti maksimal i fiksuar për garancinë e depozitave në eurozonë. Kjo masë ka ndryshuar, dhe për arsye të vlefshme. Por të mos prekësh depozitat më të vogla do të thotë që të rrisësh tërheqjen mbi depozitat mbi njëqind mijë euro në 15 për qind. Diçka pozitive. Por Rusia nuk ishte dakord. Dhe nuk ishte as Qipro. Një pikëpyetje e madhe është përse kontribuesi qipriot duhet të shpëtojë bankat? Pa paketën e shpëtimit dhe me

botëve. Shtrydhja e kursimtarëve mund të shkaktojë një dyndje në sportele në vendet e tjerë. Në të njëjtën kohë kontribuesit mbajnë gjithësesi një pjesë të rëndësishme të kostove të falimentimeve. Gjithë kjo shkakton shumë frikëra. E para ka të bëjë me vetë marrëveshjen. Goditja e depozitave të garantuara do të ishte një gabim i rëndë. Por goditja e disa depozitave nuk është një gabim. Sado jopopullore që të jetë, është e domosdoshme, në Qipro dhe jo vetëm. Një tjetër frikë është e lidhur me faktin që taksa do të godiste pa përjashtim, pa bërë dallim mes bankave, duke dekurajuar madje klientët e mëdhenj që të mbikëqyrin aftësinë paguese të institutit të tyre.

nëse ajo që u propozua ishte e drejtë. Përgjigja është po, por vetëm deri në një farë pike. Shumëkush këmbëngul se çdo lloj taksimi i depozitave është një vjedhje. Është marrëzi: banka nuk është një sënduk. Banka është një menaxhues pasurish që premton t’u rikthejë klientëve paratë e tyre. Por ky premtim nuk mund të mbahet gjithmonë pa ndihmën e një shteti me aftësi paguese. Kush i çon paratë e veta tek bankat duhet të jetë i vetëdijshëm. Është e pamendueshme që bankat të mund të punojnë pa risqe humbjesh. Në rast të kundërt, borxhi i bankave do të ishte automatikisht një borxh i shtetit. Por nuk mund të lejohet që një veprimtari private të luajë bixhoz me paratë e kontribuesve.

Një dilemë e tmerrshme

P

or frika më e madhe vjen prej “Rrobat e reja të bankierit”, një libër i Anat Admati i Universitetit të Stanfordit, dhe Martin Helluig, i “Max Planck Institute”. Bankat kanë një aftësi të përthithjes së humbjeve kaq të limituar saqë janë gjithmonë në prag të humnerës. Rasti qipriot është një shembull ekstrem: 68 miliardët e depozitave janë të mbrojtura vetëm prej obligacioneve të pagarantuara prej 2.7 miliardësh. Kjo strukturë i vendos autoritetet përpara një dileme të tmerrshme: të shpëtohen gjithë bankat, të bëhen të vlefshëm modelet më me rrezik të menaxhimit, dhe në rastin më të keq, vënia në rrezik e aftësisë paguese të qeverive; ose refuzimi për të shpëtuar duke rrezikuar shpërthimin e një depresioni brenda dhe paniku jashtë. Eurozona duhet ta bëjë sektorin financiar shumë më robust, duke rritur kërkesat për pasuritë e depozitat, ose duhet të bëjë bashkë bilancet e shteteve dhe të bëjë rregullat më pak të ngurta, për të garantuar një vigjilencë të përshtatshme në të gjithë eurozonën, si dhe një mbështetje të duhur nga ana e financave publike. Gjëja më e frikshme nuk është që Qiproja e vogël ka qenë në telashe, por që nga Qipro lindin rreziqe më të mëdhenj. Bankat janë të rrezikshme kudo, por në Evropë vazhdojnë që të jenë një kërcënim për mbijetesën e eurozonës. Gjithë kjo duhet të ndryshojë, dhe shumë shpejt.


« Dossier

18 Kostandin Boshnjaku

E hënë 25 mars 2013 •

Si u persekutua drejtori i parë i Bankës pas ’45-s, miku i Ajnshtajnit

Nga Albert Kotini

K

a qenë mjaft e vështirë të shkruaje mbi personalitetin e Kostandin Boshnjakut pa studiuar arkivin e tij familjar, te mbledhur me aq përkushtim prej Tino Boshnjakut. Ky i fundit është nipi i Kostandin Boshnjakut (djali i vëllait të tij), që ka përgatitur një monografi ende të pabotuar me titull: “My name. My pride. My enemy”. Hezitimi për ta botuar, vjen nga fakti spekulativ e mashtrues që i është bërë Kostandin Boshnjakut, nga mjaft pseudo njohës të historisë dhe vetëm për hir të brezave të ardhshëm mbi të vërtetën detyrohet ta botojë, Tino thjesht për të birin e vet, si një trashëgimtar Boshnjaku… Kuptohet që edhe në këtë thesar arkivor me vlera kombëtare, nuk mund të “pikturohet” i gjithë portreti erudit,, idealist, konsekuent e atdhetar i kësaj figure të deformuar nën etiketën komunist e deri aventurier. E motivoj kështu, se nga masa e fakteve të dokumentuara reflektohet ne të gjitha ngjarjet e rëndësishme të kombit e të shtetit shqiptar një pjesëmarrje aktive e Kostandin Boshnjakut, në krah të forcave progresive të kohës. I dërguar nga shteti shqiptar në Bashkimin Sovjetik, e ka përfaqësuar vendin e tij denjësisht dhe për këtë ekzistojnë praktika pune të dokumentuara të tilla, që nuk mund të lejojnë një pështjellim shkrimesh spekulimesh për idealet e para rinore për një jetë më të mirë. Është tjetër se si precipitoi ky mashtrim historik kaq i bukur i bolshevizmit. Kostandin Boshnjaku, kur e pyetën në cilësinë e gazetarit në Holandë, duke e marrë për rus nga gazetarë holandezë, iu përgjigj atyre se “komunizmi është një iluzion për çështjen njerëzore”. Kostandin Boshnjaku nuk e donte komunizmin e predikuar në veçanti nga Stalini dhe serbët dhe për këtë flet fakti që nuk ka shkruar asnjë vepër për të. Në vitin 1924, shkruan me shumë respekt dhe vlerësim për Uillsonin për atë ç’ka bëri në konferencën e paqes më 1920, për Shqipërinë, por edhe për Leninin mbi qëndrimin që ai mbajti mbi denoncimin e traktatit të Londrës më 1915, për çështjen shqiptare. Ai thekson se “nuk na intereson sa vepra janë shkruar për Leninin, por vetëm çfarë ka bërë për Shqipërinë”. Për ta kuptuar më saktë mendimin politik, ekonomik dhe shkencor të Kostandin Boshnjakut, duhet t’i referohemi kushteve historike, të gjithë aktivitetit të tij. Kostandin Boshnjaku përfshihet në ajkën e intelektualëve për tërë mozaikun e komunistëve të ardhur nga Franca, Italia, Gjermania, apo Austria në Shqipëri duke ruajtur bindjen e vet e në shërbim të çështjes shqiptare. Në këto rrethana ndikuese, kur përhapja e ideve komuniste e viteve 1917-1939, bëhet e domosdoshme, lokalizimi i veprimtarisë së Kostandinit deri në vitin 1924, pasi vetëm në vitin 1939, ai kthehet në Shqipëri për të marrë pjesë kundër fashizmit. Për personalitetet e historiografisë shqiptare, të quajtur të majtë apo të djathtë ka një metamorfozë negative paragjykimi në vlerësimin real të veprës të komunistëve të parë, ndaj atyre që zëvendësuan pas vitit 1939. Nuk mundet të identifikohen si “komunistë”, Pilo Peristeri, Miha Lako etj, me prejardhje teneqexhinj, rrobaqepës, apo këpucarë, me emra të tillë si Kostandin Boshnjaku, Sejfulla Malëshova, Tajar Zavalani, Koço Tashko, Dhimitër Fallo, Llazar Fundo, Niko Xoxe etj. Këta të fundit, i sakatuan duke i përçarë në grupe me akuzën e fraksionistëve duke i zëvendësuar me punëtorë e fshatarë të varfër kundër këtyre intelektualëve, që gjithsesi mendonin për kombin dhe shtetin shqiptar. Në këtë luftë Enver Hoxhën e ndihmuan partia komuniste jugosllave dhe partia komuniste greke. Dimensionet e arsyetimit në logjikën e historisë enveriste e kanë rënduar së tepërmi peshën e vonesës shkencore për trajtimin kombëtar edhe të idealistëve të majtë shqiptarë. I majtë apo i djathtë, peshën

Kostandin Boshnjaku

e vlerës në historiografi e mat emëruesi kombëtar. Cili ishte në të vërtetë Kostandin Boshnjaku? Nga moria e dokumenteve dhe fakteve të kohës po ndalem në këto momente kryesore: Kostandin Boshnjaku lindi në 1888, në Lunxhëri të Gjirokastrës. Studimet i kreu në një institut tregtar në Greqi. Për disa vjet punoi në banka franceze e ndërkombëtare në Odesë dhe Petërburg (Leningrad). Më 1914 qeveria e Princ Vidit e emëroi drejtor të thesarit dhe të borxhit shtetëror. Gjatë Revolucionit të Tetorit ndodhej në Rusi dhe ndoshta është i vetmi intelektual shqiptar që i ka përjetuar nga afër ngjarjet tronditëse të Rusisë sovjetike. U kthye në atdhe, por pas dështimit të revolucionit të 1924, u shtrëngua të emigrojë (në Austri, Zvicër, Gjermani, Francë, Bullgari Rumani). Gjatë kësaj kohe ka pasur miqësi me intelektualët demokratë e republikanë, si Noli, Ymer Dishnica, M. Ivanaj, H.Xhelo, S. Malëshova, Asdreni, Faik Konica etj. Ky i fundit në vitin 1922 i pati sugjeruar Nolit në letër, se Boshnjaku ishte personaliteti më i volitshëm për t’u emëruar ambasador në Greqi. Zogu më 1927, e dënoi me vdekje në mungesë. Kur policia e Vjenës e arrestoi më 1929, me rastin e

Kostandin Boshnjaku dhe bashkshortja e tij, austriakja atentatit kundër Zogut, për lirimin e tij ndërhyn Ajnshtajni, Anri Barbys, Noli etj. Boshnjaku kishte një kulturë të gjerë në lëmin e ekonomisë, në veçanti të asaj bankare. Zotëronte një kompetencë shkencore. Ishte poliglot: Dinte greqishten e vjetër dhe të re, turqishten, frëngjishten, rusishten, gjermanishten. Anglishten, që i fliste rrjedhshëm, sepse ka banuar në këto vende. Kishte një penë të mprehtë, prej publicisti serioz. Ishte plot dinjitet, i matur e me fjalë pak dhe që dëgjohej dhe iu imponohej për respekt të tjerëve. Kur flasim për mendimin politik të Kostandinit, kemi të bëjmë me të gjithë idetë e KOMINTERN-it të asaj kohe, të cilat fatkeqësisht nuk janë botuar, apo ç’është më e keqja nuk janë të plota, as në fondin e arkivit të shtetit dhe për pasojë ato janë keqinterpretuar nga e gjithë historiografia enveriste. Kjo për arsye që sistemi komunist shqiptar i ngritur dhe i shëmbur vetëm si një vlerë e diktatorit. Njëkohësisht është fakt që gjatë sekuestrimeve të bibliotekave mjaft të pasura të Kostandin Boshnjakut, Sejfulla Malëshovës dhe të gjithë të tjerëve të kësaj plejade, akoma nuk flitet për fatin e tyre. Frika e zbulimit dhe studimi i tyre qëndron në përmbysjen e gjithë lavdisë enveriste të pseudokomunizmit gjakatar. Në vitet 1924 deri në 1939 Kostandin Boshnjaku nuk u aktivizua në asnjë prej grupeve komuniste me qendër në Korçë, Shkodër apo Tiranë edhe pse pyetej për mendimin e tij nga elita intelektuale e asaj kohe. Kështu p.sh në një letër të dt.13 tetor 1924, në gjuhën rusisht, nënshkruar nga Vardaras (Ivan Vlladetiç), një komunist i dërguar ilegal, si delegat i KOMINTERN-it në Shqipëri shkruhet: “Ai (Vardaras) ka biseduar me Boshnjakun, që e di gjuhën ruse, për organizatën e çerdheve komuniste në Shqipëri, si baza e krijimit në të ardhmen të komiteteve të partisë shqiptare. Boshnjaku e mori përsipër realizimin e kësaj detyre. Në tjetër vend nuk figuron aktiviteti i tij politik në lidhje me grupet komuniste në Shqipëri. Abuzimi që bëhet në lidhje me këtë fakt të KOMINTERN-it, nuk ka të bëjë me praktikën e tij të punës, e cila flet ndryshe. Kostandin Boshnjaku, siç e thamë u kthye në Shqipëri në vitet 1939, dhe mori pjesë aktive ne luftën antifashiste duke u zgjedhur anëtar i kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm ANÇ (një nga 16 anëtarët e saj) dhe deputet më 2 dhjetor 1945. U emërua drejtor i përgjithshëm i bankës së shtetit, por menjëherë pas promemories, u hoq nga posti dhe në fillim të vitit 1947, u arrestua nën akuzën se bënte pjesë si kryetar opozitar në “grupin e deputetëve”, duke u cilësuar agjent i anglo-amerikanëve. U dënua me burgim të përjetshëm. Përfitoi nga amnistia në vitin 1949, por mbeti i survejuar, i persekutuar moralisht dhe ekonomikisht. Nuk i dhanë as punë shtetërore, as pension, i hoqën triskën e frontit, triskën e ushqimeve etj. Por jetonte privatisht me përkthime. Vdiq më 1953, në spital kur ishte i shtruar për kurim


Dossier • E hënë 25 mars 2013

Margaret Shmid, me të cilën u njoh në vitin 1925 nga hipertensioni. Ajo që vlen të theksohet sot dhe që është lënë në hije, si një vlerë e vyer e mendimit shkencor ekonomik është “promemoria”, të cilën më 22 dhjetor 1945, e dërgon rezervat vetëm për ministrat. Kjo promemorie po të botohet e plotë në dy faqe e gjysmë të saj është një ese shkencore që zbulon fare mirë se çfarë lloji “komunisti” ishte Kostandin Boshnjaku. Për herë të parë këtë promemorie e botuan ne mënyrë fragmentare dhe me shumë respekt autorët Fatos Arapi dhe Trim Gjata në vitin 1992, dhe që prej asaj date nuk është përmendur më. Le ta lexojmë të plotë këtë promemorie: “Promemorie mbi rrugën që duhet të ndjekë sot ekonomia jonë. – Sot, kur shteti ynë është mjaft i konsoliduar dhe gjendet në kondita të mira politike si të jashtme ashtu dhe të brendshme kujdesi më i madh i yni duhet të jetë si të përparojmë ekonomikisht. Po në këtë drejtim ne nuk kemi bërë mjaft punë dhe mund të themi që në politikën tonë ekonomike ne nuk jemi konsekuent, gjë që jep përfundime të dëmshme për ekonominë e vendit. E kam fjalën në iniciativën private nga njëra anë dhe në ekonominë e sektorit shtetëror nga ana tjetër. Rreth këtyre dy ekonomive ka një konkluzion mjaft të madh. Jam i mendjes, që ne iniciativës private duhet ti japim rëndësi të madhe, duhet ta inkurajojmë dhe sidomos të mos ta shqetësojmë herë pas here, se pa iniciativë private, d.m.th, pa sektor privat, d.m.th pa punën e tërë popullit shqiptar nuk mundet të bëhet as prodhim, dhe kuptohet vetvetiu, as rindërtim, as ndërtim dhe as një përparim me ekonominë tonë. Iniciativë private, d.m.th puna që bën e tërë Shqipëria: puna e katundarit, puna e zanatçiut dhe shkëmbimi i prodhimit të kësaj pune prej tregtarit të vogël, prej tregtarit të mesëm dhe prej tregtarit të madh. Sa për ekonominë e sektorit shtetëror, kësaj ekonomie ne nuk duhet ti japim më tepër rëndësi, se sa ajo që ka në realitet, në barazim me ekonominë e përgjithshme dhe nuk duhet të mundohemi që këtë ta ngremë artificialisht në dëm të ekonomisë private, pasi një gjë e tillë do ta bënte parazitare. Pastaj duhet ta dimë që sektori ynë shtetëror përbëhet prej disa trashëgimeve që na ka lënë Italia, dhe këto nuk janë realizime të ardhura nga zhvillimi gradual i ekonomisë sonë, e cila gjendet në fazën e saj primitive. Ne, fjala bie, u kemi dhënë tapi buqëve dhe i kemi bërë pronarë e nuk i kemi shtetëzuar ose kolektivizuar tokat. Kjo është bërë tamam ashtu si duhet bërë. Në gjendjen tonë të sotme, ashtu duhet bërë. Po këtë linjë duhet ta mbajmë kudo. Ne që gjendemi në një vend ku akoma disa mbeturina të matriarkatit, shumë të patriarkatit dhe më shumë të feudalizmit, e që sot jemi, alfa të revolucionit tonë borgjez, nuk duhet t’i injorojmë se ku gjendet ekonomia e jonë, se atëherë nuk bëjmë punë revolucionare. Ne duhet të jemi objektivë dhe të jemi konsekuentë. Duhet ta lëmë katundarin ta shesë prodhimin e tij lirisht dhe tregtarin, t’i bëjë po ashtu lirisht shkëmbi-

met, duke paguar taksat, duhet të favorizojmë, çdo shoqërim që ka për qëllim prodhimin, shkëmbimin ose industrializimin. Të bëhen shoqëria të vogla e të mëdha: kolektive, anonime. Le të bëhen dhe banka prej privatëve. Neve nuk na janë aspak të rrezikshme. Po, kuptohet vetiu që do të favorizohet forma e kooperativave, gjersa këto nuk janë artificiale dhe janë në baza të forta. Përgjithësisht ne duhet të kemi për qëllim shtesën e prodhimit dhe pasurimin e atyre që punojnë. Sado që të pasurohen këtu brenda, le të pasurohen, mjaft që kapitalet ose fitimet të mos i nxjerrin jashtë. Sa për ekonominë e sektorit shtetëror, ajo duhet të organizohet, në baza tregtare. Një ekonomi shtetërore nuk duhet të ushqehet nga buxheti, por duhet t’i japë buxhetit fitime. Ata që do të punojnë në të tilla organizata ekonomike, duhet të mësojnë nga privatët, si punohet dhe si fitohet, se po të japin zarare, nuk ka kuptim që të ekzistojnë të tilla organizata. Ministritë nuk duhet të merren me tregti dhe nuk duhet t’u ndërhyjnë atyre, që merren me organizata ekonomike shtetërore, se tjetërsoj s’bëjnë dot as punën e tyre të ministrive dhe u prishin punë dhe të tjerëve. Kush është ngarkuar me një punë ekonomike duhet lënë të bëjë punën e tij në qetësi, që të mundë ta përmirësojë dhe ta zhvillojë. Këta nuk duhet të ndryshohen dendur, se i bënet dëm punës. Problemet ekonomike duhet të zgjidhen, sipas ligjeve të tyre dhe çdo mënyrë tjetër zgjidhjeje bën dëm. Jam i bindur se, kur të caktohet mirë rruga e mësipërme, e cila unë kujtoj, se është ajo ku duhet sot të shkojë ekonomia jonë, kjo në një kohë shumë më të shkurtër do marrë një hov të madh dhe do të përparojë, duke vënë n’eksploatim të shpejtë pasuritë tona të panumërta dhe do ta shtyjë përpara rindërtimin, ndërtimin dhe pasurimin e vendit tonë”. K. Boshnjaku. Merita e K. Boshnjakut qëndron në veçanti në kundërshtimin ndaj marrëveshjes së bërë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, për njësimin e dinarit me lekun, edhe një fakt të tillë të përjetuar nga miku i tij i burgut Nexhmedin Ballka, i cili tregon: “Kur e bënë drejtor të përgjithshëm të bankës së shtetit, Kostandini më vjen në shtëpi e më thotë: nuk kisha ndër mënd të vija, por erdha sepse Jugosllavia ka kërkuar që Banka Shqiptare të varej nga banka e saj. Kjo do të thotë që të tëra përqindjet e fitimit t’i marrë Jugosllavia dhe ne do të humbasim miliona dollarë. Ka një ligj ndërkombëtar, se kur një shtet blen dhe bën porosi, në atë bankë ku bëhet kjo marrëveshje mbahet dhe përqindja e fitimit që e merr shteti i tij. Do të bëjmë një gjë: të vësh në dijeni Nako Spiron. “Kur ia thashë këto Nakos, - thotë Ballka, - ai më këshillon që të heshtë, sepse e pëson edhe ti edhe unë.” Në fakt kjo marrëveshje nuk u realizua në praktikë, por dihet që Nako Spiro dhe Kostandin Boshnjaku e pësuan më vonë. Enver Hoxha, edhe pse këshillohej për problemet ekonomike nga Kostandin Boshnjaku e futi në burg me grupin e deputetëve. U dënua 101 vjet dhe kur u prish me Jugosllavinë, u hoq penalizmi për të gjithë ish komunistët, si Nexhmi Ballka, Sajfulla Malëshova, edhe më ndërhyrjen e sovjetikëve. Se cili është Enver Hoxha për Kostandin Boshnjakun, janë të dokumentuara letrat, të cilat janë botuar në veprën 2 botimi i parë viti 1968, faqe 113, kur i drejtohet Nako Spiros në mars të vitit 1924, dhe e përmend vetëm inicialin B. Po me këtë inicial janë dhe letrat e drejtuar N. Spiros në 1944 ndërsa më 7 prill 1944, për herë të parë Enver Hoxha i drejtohet me mbiemër Boshnjak (I dashur shok Boshnjak!). Enver Hoxha nuk e përfshin në veprat e tij Kostandin Boshnjakun, asnjëherë me emër të plotë, sepse dihet që do të jepte shpjegime rreth ideve, e vlerave këshilluese dhe motivit pa arsye

që e dënoi atë. Si kurdoherë Kostandin Boshnjaku nuk i ka thirrur asnjëherë në emër Enver Hoxhës, por djali i xha Cenit, sepse ishte 20 vjet më i madh se ai, e me një kulturë që nuk mund të komunikonte dot niveli mediokër i Enver Hoxhës. Kostandin Boshnjaku mori pjesë në luftën antifashiste, por nuk mund të pajtohej me udhëheqjen e partisë komuniste shqiptare, si një “komunist” i atij rangu, por tregonte ekuilibër, një qëndrim mbi partiak, sepse mbi të gjitha vlerësonte vëlla çdo shqiptar, ballist apo legalist dhe asnjëherë serbin apo grekun. Kosta Boshnjaku i është përgjigjur Enver Hoxhës se: “Ne luftën nuk e bëjmë për hakmarrje. Vështroni e mos bëni atentate”. E, si njeri principial e mjaft konsekuent në bindjet e veta ka qënë shumë i dhëne pas çështjeve kombëtare, të cilat pasqyrohen në shkrimet e veta, por të trajtuara me një frymë konsensuale për tu bërë më e mira. Ndikimi i pasuesve të Enver Hoxhës, ka qenë i dëmshëm edhe në vitet 1991-2006, për ta lënë në heshtje, ose për ta deformuar me akuza false personalitetin e Kostandin Boshnjakut, deri në gjërat intime te familjes së tij. Është turp që ata e kanë lënë të anatemuar si aventurier dhe të pamartuar. Në fakt, certifikata e martesës mban numrin 125, të zyrës së gjendjes civile, komuna e Prezës, në datën 21 korrik 1940, dhe ka bashkëjetuar me të vetmen grua austriake, zn. Margarete Schmid, qysh nga viti 1925, të njohur në Vjenë. Sipas burimeve intime, Kostandin Boshnjaku nuk donte fëmijë për mungesë baze ekonomike, por edhe për faktin se do të lëvizte nëpër botë, duke punuar për Shqipërinë. Ai e dënonte bashkëjetesën, por në rastin e tij nuk e quante aventurë, sepse ky koncept ekzistonte për botëkuptimin e vjetër shqiptar të kohës. Është mjaft domethënës një shkrim i Kostandin Boshnjakut, në gazetën “Shqipëria e re” në mars 1934, faqe 4, ku kritikon parlamentin shqiptar që kishte nxjerrë ligjin “Për ndalimin e martesave me va-

jza të huaja”. Po në këtë vit, nga Varna e Bullgarisë, dërgon një letër të hapur për të gjithë kolonitë shqiptare me pseudonimin, I.G. Coni. Në këtë material prej dy faqesh, del në sipërfaqe jo vetëm niveli, mendimi i lartë social i autorit, por mbi të gjitha vlerësimi bashkëkohor dhe aspak bolshevik i çështjes shqiptare për tu zgjidhur, e cila ka vlerë përdorimi dhe sot. Në rrethet intelektuale të kohës Kostandini vlerësohet dhe respektohet, nëpërmjet korrespondencave, dediki-

»

19

meve të shprehura në librat e dhuruara prej tyre, të cilat janë faksimile në arkivin familjar. Këto provojnë, që Kostandini është një personalitet që ka besuar në bindjet e veta për të vërtetën dhe jo në idetë e komunizmit bolshevik. Principet e veta demokratike nuk i shkeli asnjëherë, dhe kjo është e provuar me faktin se asnjëherë nuk ka punuar në jetën e tij për interesat e huaja. Akuza që i bëhet aktualisht, por edhe më parë si pro rus nuk provohet në asnjë vepër të tij, por provohet e kundërta, se me cilët ka pasur marrëdhënie në Evropë dhe në botë. Me një kulturë pragmatiste të kohës së vet, vlerësonte nobelistin anglez Rudiard Kipling (shkrimtar për letërsi e poezi), por mbi të gjitha respektohej nga e gjithë elita intelektuale e kohës, që nga Konica, Hasan Prishtina, Sjefulla Malëshova e deri te Nako Spiro me shokë. Bile ekziston një letër, ku imzot Bumçi, i shpreh falënderimet në emër të princeshës Sanije (motra e Zogut), për kurën e dobishme të mjekësisë popullore që ai këshilloi për shërimin e saj. Kopstandin Boshnjaku njihej në këto rrethe intelektuale dhe mendoheshin shumë kur diskutonin me të në lidhje me historinë e përbotshme, për të cilën kishte njohuri të shkëlqyera, por mbi të gjitha për mjekësi natyrale, ku autorë si Fric Gilesn, i dhuronin në maj të vitit 1937, me përkushtimin gjermanisht një vlerësim dinjitoz në lidhje me dijet në këtë fushë. Por nuk mungonin edhe kundërshtarët mediokër e hileqarë te cilët e sulmonin prapa krahëve dhe asnjëherë përballë, si në shtyp ashtu edhe në takimet e punës me ta. Për të theksuar është një letër, që Çatin Saraçi, nga Vjena më 5 qershor 1929, në cilësinë e konsullit i dërgon Reuf Ficos në Tiranë (atë kohë ministër mbretëror i punëve të jashtme). Reuf Fico e kishte mik dhe i njihte shumë mirë Kostandin Boshnjakun, kështu që intrigat e Çatin Saraçit, nuk pinin ujë në lidhje me akuzat, që informonte në dëm të Kostandin Boshnjakut. Jeta tragjike e Kostandin Boshnjakut reflektohet edhe pas daljes së tij nga burgu. Kur së bashku me të shoqen e mrekullueshme të jetës ushqeheshin vetëm me përkthimet, që ai bënte dhe që i shtypte me makinë shkrimi e shoqja. Ashtu si Kostandin Boshnjaku, edhe Sejfulla Malëshova që ishte një nga miqtë e tij më të ngushtë, apo Koço Tashko, Tajar Zavalani e mjaft korifenj të tjerë të mendimit shqiptar, të cilët patën një fund të pamerituar prej Enver Hoxhës, kanë nevojë të studiohen nga burimet origjinale dhe në asnjë mënyrë nga ato të deformuara apo të falsifikuara nga makineria harbute e propagandës enveriste. Kostandin Boshnjaku në Durrës kishte një vëlla, ku ndenji pak kohë në kushte shumë të vështira. Një ditë e takova- më tregoi Nexhmedin Ballka e ai më çoi tek porti detar. Atje shoh Demir Godellin si përkthyes...Enver Hoxha iu kishte gjetur fundin njerëzve më me shkollë më me kulturë, më atdhetarë, duke iu veshur atyre, xhaketën e komunistit që ai vetë e kishte bastarduar dhe mbi të gjitha duke iu eliminuar të gjitha të vërtetat e këtyre personaliteteve që nuk bënë asnjë krim por vetëm vepra për ta parë Shqipërinë në ecjen bashkëkohore për një mirëqenie realisht demokratike. Janë aq shumë materiale, fotografi, libra dhe botime mbi Boshnjakun, sa që duhet të dalë ne dritë medoemos, që inteligjenca dhe rinia jonë te këtë se çfarë të mësojë nga këta njerëz të anatemuar si komunistë. Këtu duhet theksuar se nuk mund të njëvlerësohet elementi ideologjik me subjektet e krimit social si Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Shefqet Peçi, Kadri Azbiu dhe soj e sorollop, që s’kanë asgjë të përbashkët me ata idealistë, ose siç quhen sot nëpër Europë, e majta mbi baza demokratike. Thelbi i personaliteti të Kostandin Boshnjakut është respektimi i bindjeve të vetvetes nën moton: “E vërteta mund të mos na bëjë zengjinë, por do të na bëjë të lirë”.


20

«

Librari

Shkodra, një qytet me statute TITULLI: “Një qytet me statute, Shkodra në gjysmën e parë të shekullit XIV” AUTORI: Dr. Ermal Baze

L

ibri “Një qytet me statute, Shkodra në gjysmën e parë të shekullit XIV” është botimi i radhës i historianit dr. Ermal Bazes, pedagog në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës. Historiani Baze, i cili është i specializuar për periudhën e Mesjetës, është ndalur në një nga periudhat më pak të ndriçuara të historisë së kombit shqiptar. Duke u bazuar mbi Statutet e Shkodrës, dr. Baze ka hedhur dritë mbi mënyrën se si funksiononte qyteti i Shkodrës në shekullin XIV, duke nxjerrë në pah karakterin e theksuar të kulturës evropiane që mbizotëronte. Ky botim ka marrë kritika shumë pozitive nga historianët më në zë të Historisë të Shqipërisë, madje njëri prej tyre, prof. dr. Pëllumb Xhufi ka shkruar parathënien e librit. “Zbulimi dhe botimi i Statuteve të Shkodrës në vitin 2002 është një nga ngjarjet më të mëdha shkencore e kulturore të dekadave të fundit për Shqipërinë. Historianëve, juristëve, etnografëve, antropologëve, arkitektëve, urbanistëve e, pse jo, edhe politikanëve, iu vu në dispozicion një instrument i jashtëzakonshëm për të njohur se si jetonte dhe si ishte organizuar në shek. XIV-XV një bashkësi qytetare,

veçanërisht e zhvilluar, siç ishte qyteti i Shkodrës, qytet që kishte arritur një shkallë të tillë autonomie, sa të vetëqeverisej mbi bazën e ligjeve të veta (Statuteve), njëlloj si qytetet më të zhvilluara të Europës. E megjithatë sot 10 vjet pas botimit të parë të Statuteve të Shkodrës, ky dokument unikal i qytetërimit evropian shqiptar, nuk njihet sa duhet e nuk ka hyrë në repertorin e shkencave humane në Shqipëri. Libri që sot na ofron studiuesi i ri, Dr. Ermal Baze, pedagog në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, është përpjekja e parë serioze për të rikthyer në vëmendje të botës akademike e të publikut të gjerë Statutet e Shkodrës, këtë monument të kulturës shqiptare, duke e valorizuar atë, duke i kthyer paragrafët e ngjeshur e shpesh here të padepërtueshëm të Statuteve, në fakte, institucione e kategori historike...Nga e tërë kjo analizë gjithëpërfshirëse, lexuesi përfiton një model të panjohur deri me tash të organizimit e funksionimit të një qyteti-komune të arealit shqiptar, që ishte gjatë gjithë mesjetës një pol zhvillimi e qytetërimi. Dr. Baze ka meritën e madhe, që nëpërmjet një zbërthimi të hollë e të mençur të lëndës dokumentare që ofrojnë vetë Statutet e Shkodrës, si dhe nëpërmjet shfrytëzimit të një mase të madhe dokumentacioni e literature të dorës së parë,

ka mundur të hedhë drite të re në skutat e organizimit, funksionimit e të jetës se përditshme të këtij qyteti-emblemë të Shqipërisë mesjetare, si dhe ta inkuadrojë historinë e kulturën e tij në një kuadër

më të gjerë shqiptar, ballkanik e evropian. Dhe me këtë i ka dhënë një kontribut me vlerë historiografisë shqiptare te Mesjetës”, ka shkruar ndër të tjera në parathënien e këtij libri prof. dr. Pëllumb Xhufi.

Kristoforidhi, të dhëna të reja për rilindësin e madh TITULLI: “Kristoforidhi: një vështrim rinjohës” AUTORE: Fatbardha Nergjoni GJINIA: Monografi dhe dokumente RECENSUES: Albert Riska, Zhulieta Daja REDAKTOR: Naim Zoto Zbulohen të dhëna të reja për një nga rilindësit më të mëdhenj shqiptarë, Kostandin Kristoforidhi përmes monografisë së titulluar “Kristoforidhi - një vështrim rinjohës”, publikuar këto ditë nga shtëpia botuese “Naimi”. “Jam përpjekur të bëj maksimumin, - thotë autorja Fatbardha Nergjoni, duke shfrytëzuar materiale të Kristoforidhit në Arkivin Qendror Shqiptar dhe në arkiva të tjerë, si muzeu i Elbasanit, arkiva familjare, fonde të rralla biblioteke, etj. Një pjesë e materialeve sidomos të lidhura me të birin e Kostandin Kristoforidhit dalin në dritë për herë të parë”. Dëshmi interesante vijnë nga pasardhësit e K. Kristoforidhit dhe nga dokumente apo vepra që mund të konsiderohen edhe të rralla sot. Në këtë studim monografik janë konsultuar dhe ofrohen për lexuesit të dhëna nga fondi “Kristoforidhi”, fondi “Lef Nosi”,

mbi të birin e Kristoforidhit, Filipin, i cili, sipas autores së librit, për angazhimin e tij, ndjenjat patriotike dhe përpjekjet për të ndjekur rrugën e të atit, “ka të dhëna të jetë edhe një shkrimtar i pazbuluar në letërsinë shqiptare”. Veç kësaj, autorja, me një zell për t’u vlerësuar, që mund të shpjegohet dhe me profilin e saj si gazetare, ka arritur të krijojë mirëbesim dhe në trashëgimtarë të tjerë të burimeve që i takojnë dorës së vetë Kristoforidhit ose dhe të letërkëmbyesve me të: veprimtarë të periudhës romantike dhe postroFoto e K. Kristoforidhit, mantike. Kështu, dorapublikuar për herë të parë në libër dorës është krijuar një koleksion dokumentesh fondi “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip”, fondi “Komi- që, të shpërndara siç kanë sioni për kremtimin e 25 vje- qenë deri më tani nëpër zyra torit të Mëvetësisë” në AQSH, e familje andej e këndej, duke fondi i mbetur i shtëpisë-muze përligjur vetëm prej tyre titultë Kristoforidhit në Elbasan lin e studimit: “Një vështrim dhe fondi familjar i pasard- rinjohës”. Me sa duket, ky ka hësve të Kristoforidhit. Me in- qenë dhe qëllimi i monografisë: teres është fondi “Lef Nosi” për që të ndryshohet mendimi se Kristoforidhin dhe në mënyrë Kristoforidhin e njohim, nuk të veçantë të fondit të familjes ka më ç’thuhet për të, sidomos Deliana. Në këtë studim vjen në pikëpamjen e lidhjeve të tij për herë të parë një vështrim me albanologë dhe shoqata

ndërkombëtare. Ndryshimi i mendimit nis qysh me gjenealogjinë e Kristoforidhëve, me historinë e patronimit, me përhapjen e tyre në Elbasan e gjetkë, me lidhjet farefisnore nëpër Shqipëri dhe me të dhëna biografike të atij vetë. Nga pasuria arkivistike që ka shtuar Fatbardha Nergjoni në punimin e saj marrin rëndësi sidomos çfarë është trashëguar nga pasardhësit e Kristoforidhit, familja e Filip Kristoforidhit: fotoja e vetme e protagonistit të studimit (e qarkulluar dhe në filatelinë dhe në kartë-postalet shqiptare), shumë letra dhe vlerësime prej intelektualëve shqiptarë të Rilindjes dhe të periudhës shtetërore, shënime të panjohura, të dhëna shtesë për jetëshkrimin e tij, informacione për vepra të kthyera tashmë në rrallësi librore, të reja për lidhjet që ai kishte me Shoqërinë Biblike Botërore. Për të shëndetësuar argumentin e saj dhe për të theksuar pjesën e ndihmesës vetjake studiuesja ka përveçuar kontributet e studiuesve të mëhershëm për Kristoforidhin, që prej biografit të parë të tij Simon Shuteriqi, vepra e të cilit gati-gati është harruar, deri tek A. Xhuvani e brezi i studiuesve të fundmë si Xh. Lloshi.

E hënë 25 mars 2013 •

NIKOLA MADZIROV

Hijet po na ikin Një ditë do të takohemi si anije letre dhe bostan që ftohet në lumë. Shqetësimi i botës do të jetë me ne. Me pëllëmbë diellin do ta errësojmë dhe me fener do të afrohemi. Një ditë era nuk do ta ndryshojë drejtimin. Mështekna gjethe do të dërgojë TITULLI: “Gur i zhvendosur në këpucët tona tek pragu. GJINIA: Poezi Ujqërit do të nisen AUTORI: Nikola Madzirov pas dëlirësisë sonë. Fluturat do të lenë pluhurin SHQIPËROI: Milena Selimi në fytyrat tona. Një plakë çdo mëngjes do të rrëfejë për ne në sallën e pritjes. Dhe kjo që po them tashmë është thënë: presim erën si dy flamuj në kalim kufiri. Një ditë të gjitha hijet do të na ikin. Shumë gjëra ndodhën Shumë gjëra ndodhën ndërsa Toka rrotullohej mbi gishtin e Zotit. Telat u çliruan nga largpërçuesit dhe tani po lidhin dashuritë. Pikat e oqeanit padurim shtresoheshin mbi muret e shpellave. Petalet e luleve u ndanë nga mineralet dhe u nisën pas aromës. Nga xhepi i pasmë u përhapën fletushka nëpër dhomën tonë të tejdukshme gjëra të parëndësishme që kurrë nuk do t’i kishim bërë po të mos i kishim të shkruara.

Qielli po hapet Trashëgova një shtëpi të pashënuar, disa fole të shkatërruara dhe të çara në mur si damarë dashnori të eksituar. Në to fle era dhe fjalët e mungesave të kondensuara. Është verë dhe kundërmon erë trumzë e shkelur. Murgjit po përfundojnë tespihet, qielli hapet, për të sjell një rrymë ere në shpirtrat tanë. Pemët janë të gjelbra, ne - të padukshëm dhe vetëm kështu mund të shihen fëmijët tanë të palindur dhe nata që engjëjt i bën akoma më të pastër.

Kur koha do të mbarojë Mbetje nga një shekull tjetër ne jemi. Prandaj nuk mundem për shtëpi të flas, as për vdekje dhe dhimbje të përgatitura. Asnjë rrëmihës pa leje deri më sot nuk i ka zbuluar muret midis nesh, as të ftohtin në eshtrat nga mbetjet e gjithë shekujve. Kur koha do të mbarojë, për të vërtetën do bisedojmë ahere dhe në ballin tonë xixëllonjat do të formojnë yjësi. Asnjë profet i rremë thyerje gotash nuk ka parashikuar, as prekje dy pëllëmbësh – dy të vërtetash të mëdha që uj’ të pastër rrjedhin. Mbetje nga një shekull tjetër ne jemi. Si ujqër, para nishanit të përjetshmit faj, në peizazhet e vetmisë së zbutur zhytemi.


• E hënë 25 mars 2013

Nga honi i jetës tek ëndrrat e bardha të një princeshe TITULLI: “Princesha” AUTORI: Jean Sasson ROMAN Prof. dr. Hektor VESHI

H

abia nga çka mëson mbi jetën e popullit arab në Arabinë Saudite kur lexon librin me titull “Princesha”, shkruar nga Jean Sasson, shkrimtare amerikane, dhe botuar në Shqipëri nga SHB “Ombra GVG” 2011, ia le me vështirësi vendin shpresave të bardha të një princeshe nga ai vend, për mbarë popullin e vet dhe kryesisht, për jetën e grave e të vajzave. Në përfundim të leximit të këtij libri tronditës, është pak të pyesësh veten: në cilën botë jetojnë njerëzit e këtij vendi; dielli ndriçues deri përvëlues në atë pjesë të tokës “parajsë perëndie”, si nuk arrin t’ua ndriçojë trurin dhe mendjen burrave për t’i përafruar sado pak me veten njerëzit e seksit tjetër- nënat, gratë, motrat? Robër të çfarë psikologjie janë ata që, sipas fjalëve të princeshës Sultana, heroina kryesore e librit, “gratë e vajzat shpërfillen nga baballarët, urrehen nga vëllezërit dhe abuzohen nga bashkëshortët?” Nuk është faji i fesë myslimane për pozitën e ulët të femrës në atë vend, siç mund të mendojë dikush. “Profeti Muhamed ka predikuar vetëm butësi e drejtësi ndaj atyre të seksit tim”, pohon diku Princesha. Ai e urrente praktikën e vrasjes së foshnjave, një zakon i rëndomtë në ato kohëra që praktikohej nga ato familje të cilat donin t’i hiqnin qafe vajzat e padëshiruara. Në fjalët e tij ndjehet qartë shqetësimi për mundësinë e abuzimit dhe indiferentizmit ndaj femrave dhe saktëson: “Zoti e sjelltë në parajsë atë që lind vajzë po nuk e varros të gjallë, nuk e urren dhe nuk i do më shumë djemtë se sa vajzat.” “Meshkujt që erdhën pas profetit Muhamed, në vend që të ndiqnin shembullin e fjalët e tij,-thuhet në libër, parapëlqyen të ndjekin zakonet dhe traditat e shekujve të errësirës”. Ja, çelësi i së keqes! - mendojmë, si një nga lexuesit, kurioz dhe i habitur, madje i mbushur me keqardhje ndaj pësimeve e ndëshkimeve që subjektivisht bien mbi gratë, mbi të gjitha gratë, por sidomos mbi vajzat dhe gratë e thjeshta. Por “fati”- mal i rëndë nuk kursen edhe gratë e vajzat e familjeve me jetë materiale përrallore siç janë ato të familjeve të oborrit mbretëror. Pikërisht prej andej, prej lartësive marramendëse të hierarkisë pasurore e pushtetore, njëra prej princeshave vrojton e përvuajtur, me mendje të kthjellët e zemër të ndjeshme edhe jetën e femrave të thjeshta, vendëse apo të huaja, të punësuara në familjet saudite për të nxjerrë bukën e gojës; bukën aq të hidhur, të faljes së gjakut, djersës e trupit-nderit (!) thjesht për të ndihmuar familjet në vende të tjera arabe aty rrotull, apo, deri larg në Filipine. Një skicim i shkurtër i këtyre vuajtjeve, që pa frikë mund të quhet “pusi i thellë, tmerrësisht i errët i jetës së vajzave e grave, pas leximit të librit, mund të përvijohet: Femra qysh kur lind nuk regjistrohet, ajo nuk arsimohet përveçse i kërkohet të mësojë Kuranin. Ajo është e detyruar të mbulohet me copë të zezë kokë e këmbë sapo ndjen që u bë grua sepse i vijnë “zakonet” (menstruacionet); kjo gjendje i korrespondon moshës nga 12-14-16 vjeçe. E,

në vend që të ndjejë se natyra, zoti i madh, po i krijon mundësi ta kuptojë ç’është natyra, gëzimi nga bukuritë e natyrës dhe vetë drita e diellit të jetës, detyrimisht duhet ta shohë gjithçka zi, një e zezë që vuloset nga babai apo i afërti më i madh ose më i vogël, p.sh. vëllai, me sjelljen e kandidaturës për t’u martuar. E ky dhëndër mund të jetë edhe disa herë më i madh në moshë, p.sh. nusja 15 vjeçe, dhëndëri 60 vjeç (gjashtëdhjetë); sikur të mos jetë mjaft kjo e keqe, vajza mund të bëhet nusja e tretë, e katërt… ligjësi e njohur dhe e pranuar gjerësisht. Në jetën familjare nusja duhet të pranojë plotësisht pushtetin e burrit që, përveç se jeton me të në ¼ e ditëve të javës, muajit, rregull që thyhet në se gruaja nuk është e bukur, në lindjen e fëmijëve, do të vijojë seria e tyre derisa ajo të lindë djalë. Djali, edhe i vogël, qysh foshnjë gëzon të drejta absolute brenda familjes, madje edhe për të shkuar në xhami, ku vajzat e gratë nuk lejohen të shkojnë. Me dhimbje, vetë princesha Sultane pas peripecish të papara e të pangjara për të pasur familje normale, pa dy-

Po fytyra e tutelës mbi gruan si do të përshkruhej? Përsëri, bazuar te libri, shënojmë: E përgjithshmja gati absolute është: “Mos e trego fytyrën”, që vijon me “mos fol me të panjohur dhe më tej, kur je e martuar “mos pretendo për të drejta…deri edhe divorci realizohet (tepër rrallë, pavarësisht nga rrethanat deri të papërfytyrueshme!) vendos përfundimisht vetë burri! E, në qoftë se, cenon sadopak këto kode të rrepta, dënime fatale të presin! Kur

21

themi fatale, kemi parasysh vetëm dënimin me vdekje, e cila realizohet nga vetë të afërmit- burri, vëllai, por edhe nga bashkëbanorët e fshatit apo të lagjes. Forma? Janë tri: mbulimi me gurë, mbytja në ujë, mbyllja në vetmi në kafaze pa asnjë fije drite… Përmes rrëfenjave të librit “Princesha” tregohen mjaft raste që ilustrojnë këto forma makabre ndëshkimesh, pa asnjë shkallëzim, për rrethana lehtësuese ose për ruajtje të jetës. Po kur, dikush, e ndodhur diku për studime të larta, njihet me dikë dhe, siç është ndjenja e papërballueshme e dashurisë, e rrëmben edhe vajzën saudite, çfarë ndodh? Në libër tregohet me emër rasti i një vajze që studionte në një universitet të Londrës me inkurajimin dhe mbështetjen e gjithanshme të prindërve, e cila bie në dashuri me një bashkëstudent amerikan, ndërkohë që aksidentalisht i vdesin prindërit dhe iu mbaruan edhe paratë e, me garanci e shpresa se do t’i falej ky “faj i rëndë” u kthye në vendlindje. Por… xhaxhai që nuk kishte pasur asnjë meritë në rrugën për t’u bërë e

Faktorët rëndues për këtë pjesë, riprodhuese dhe tragjike (!) të jetës së grave në atë vend, përbëjnë një koracë gati të pathyeshme. Ajo fillon tek trajtimi i tyre shpërfillës në lindje, vazhdon me trajtimin shpërfillës të çdo kërkese në krahasim me djemtë gjatë fëmijërisë, forcohet me injorimin e nevojës për arsimimin. Ajo survejohet në çdo sjellje- i ndalohet të zbulojë fytyrënbotën e sheh vetëm me ngjyrë të zezë (!),i ndalohet çdo këmbim shikimi me të huaj, po ashtu edhe këmbimi i ndonjë mendimi; Vëzhguesit e rreptë fillojnë nga shërbëtorët në familje, tek rojet e posaçme deri tek arma shtetërore e sigurimit, mutaua. Dhe, për çdo shkelje dënimet janë të rënda, fare pak më të ulëta se ndëshkimet e tmerrshme ( tri format e sipërtreguara) e, rrjedhimisht, fare pak gra përfundojnë në vdekje natyrale. tre shemra, rrëfen: “ Kishte rënë muzgu. Disku i zjarrtë i diellit po zhytej dalëngadalë në horizont. Për besimtarët myslimanë kishte ardhur koha për lutjen e katërt të ditës. E ulur në ballkonin e dhomës së gjumit, shihja tim shoq e tim bir, tek largoheshin nga oborri i madh i pallatit tonë në drejtim të xhamisë. Me ta u bashkua edhe një grumbull tjetër burrash që u përshëndetën me njëri-tjetrin shumë përzemërsisht. Nuk ia shqita sytë djalit tim që e doja si sytë e ballit derisa e pashë të futej në xhami bashkë me të atin, por pa mua. E, të mendosh që ai ishte mishi i mishit tim, gjaku i gjakut tim. Në atë çast u ndjeva krijesa më e vetmuar e rruzullit tokësor.”

Librari

»

shkolluar apo kuadër i lartë ajo vajzë, e “varrosi të gjallë” atë, në një dhomë të izoluar, pa dritare, veshur me të zeza edhe nga brenda, pa mundësi të shihte apo të fliste me njeri, duke lejuar t’i futej brenda hapësirës vetëm ushqim dhe ujë derisa të jepte frymën e fundit. As shteti, as shoqëria nuk mund ta ndihmonte vajzën e gjorë, atë vajzë që, pa i kërkuar askujt asnjë ndihmë, hodhi njëherësh dy hapa: të shkollohej mbi nivelin e të tjerave dhe që provoi në “liri” ndjenjën hyjnore të dashurisë me një person që pa, njohu, i pëlqeu dhe e zgjodhi siç ia dha syri dhe zemra e vet… Nga ana tjetër, libri tregon se sa shumë dhe paturpësisht sillen burrat e atij vendi me gra kategorish morale deri më të shthururat, edhe duke iu vjedhur syrit të bashkëshorteve e fëmijëve, shkojnë për pushime e me shërbim në vende të huaja evropiane e arabe, sidomos në Egjipt, ku të pasurit zotërojnë edhe vila luksoze. Dhe, nuk ka si mos ndjesh keqardhje të thellë kur mëson se, pas vdekjes, gratë varrosen diku në vend të hapur, në tokat ranore, e lihen atje pa asnjë shenjë varri si mundësi për nderim e kujtim nga të dashurit. Njeriu, nëna e fëmijëve, personi me të cilin burri ka kaluar edhe kushedi sa momente dehjeje nën

shfrimin e energjive trupore për qejfe seksuale, sapo jep frymën, përfundon e harruar sikur të ishte… grimcë rëre! Faktorët rëndues për këtë pjesë, riprodhuese dhe tragjike (!) të jetës së grave në atë vend, përbëjnë një koracë gati të pathyeshme. Ajo fillon tek trajtimi i tyre shpërfillës në lindje, vazhdon me trajtimin shpërfillës të çdo kërkese në krahasim me djemtë gjatë fëmijërisë, forcohet me injorimin e nevojës për arsimimin. Ajo survejohet në çdo sjellje- i ndalohet të zbulojë fytyrënbotën e sheh vetëm me ngjyrë të zezë (!),i ndalohet çdo këmbim shikimi me të huaj, po ashtu edhe këmbimi i ndonjë mendimi; Vëzhguesit e rreptë fillojnë nga shërbëtorët në familje, tek rojet e posaçme deri tek arma shtetërore e sigurimit, mutaua. Dhe, për çdo shkelje dënimet janë të rënda, fare pak më të ulëta se ndëshkimet e tmerrshme ( tri format e sipërtreguara) e, rrjedhimisht, fare pak gra përfundojnë në vdekje natyrale. Por a ka reagime apo kundërshtime ndaj kësaj jete të grave në atë vend? Në roman gjejmë forma përpjekjesh që iu ngjajnë ëndrrave të bardha të heroinës kryesore, princeshës Sultane. Kështu, ajo ve në dukje reagimin e dikujt nga sera e familjes mbretërore që, kur po vendosej të hapej një qendër televizive, u vu në krye të kundërshtarëve një pinjoll po nga familja mbretërore!! Televizion- gjithkush në botë e di se do të thotë: mundësi për këdo e kudo, të të hapen sytë të shohësh e të dëgjosh ç’është e si është bota dhe njerëzit e saj, si veprojnë e çfarë synojnë për secilin e të gjithë bashkë, burra e gra…! Kjo ndofta ishte menduar si forma apo hapi i parë i synimeve për të ndryshuar sadopak gjendjen. Kjo ndodhte në fillim të viteve ’70. Por kundërshtimi i këtij hapi nga princi ishte aq i forte sa ai ra nën breshërinë e plumbave të forcave progresive. Hapi i mëtejshëm u ndërmor apo më saktë,e shpalli për ta ndërmarrë, vetë mbreti Fajzal, të cilin princesha Sultane, personazhi kryesor i librit, e përmend, për dëshirën e tij të madhe, ta fuste

popullin e vet, qoftë edhe me të shtyrë (!) në shekullin e ri!... Por… edhe ai bie vetë nën breshërinë e plumbave!! E megjithatë! Dëshira e ndrydhur, por edhe aftësia e grave në një drejtim gati të habitshëm për psikologjinë konservatore të burrave shfaqet në një situate lufte diku afër, në Katar. Prej atij vendi hynë si refugjate mjaft gra, arabe edhe ato, me makinat e tyre që mbushën kryeqytetin Riad dhe me to u bashkuan edhe nja dyzet apo pesëdhjetë gra saudite, edhe me makinat që i drejtonin vetë! Shfaqja me kurajë e kësaj aftësie të tyre ishte si një dallëndyshe gëzimi për emancipimin e të gjitha grave vendëse. Por, pasi kaloi stuhia e luftës e të huajat u larguan, gratë vendëse iu nënshtruan një terrori të fortë e gjykimeve të rrepta. Por kujtimet nuk fshihen, shembujt e tjerë nuk mungojnë. Për çka realizoi ajo e gjeti forcën e kurajën te vetja, por edhe në mundësi të tjera, si njohja nga afër me botën e qytetëruar, me persona të huaj me dije e psikologji të përparuar siç ishte edhe misionarja që diti të dëgjojë, të vlerësojë e të hedhë në art problemet; jo pak ndikoi edhe shembulli, mirësjellja e paimponuar e të punësuarve nga vende të përparuara demokratike, etj. Miqësimi me njërën nga këto misionare i krijoi mundësinë të rrëfehej për vete e të tregonte për jetën e grave të tjera që kishte parë e njohur, nga të cilat,ajo, një grua amerikane e ditur dhe e dhembshur, mundi të shkruante aq bukur romanin e famshëm “Princesha”. Kurse vetë autoren do ta quaja ”zëri më i fuqishëm aktualisht, i një gruaje, për të drejtat e grave kudo në botë dhe emancipimin e tyre”. Libri “Princesha”është një zgjedhje e goditur në serinë e krijimeve artistike bashkëkohore, i botuar si zakonisht, me cilësi të lartë nga SHB “Ombra GWG”, ku përkthimi i bukur gjuhësor gjen pasqyrim në konceptimin tërësor estetik të tij Tiranë, Mars 2013


22

« SPECIALE

E hënë 25 mars 2013 •

GJENERATA E humbur e Irakut

A KORRUPTOHEN GJERMANËT?

K

ur bombat e para ranë më 20 mars të vitit 2003 në Bagdad, nëna e Malek Huseinit, e kapluar nga paniku, mblodhi tre fëmijët e saj afër vetës. “Motrat e mia dhe unë nuk e dinim se çfarë po ndodhte, ne vetëm qanin”, i kujtohet këtij të riu ajo ditë. Atëbotë ai ishte 13 vjeç. Së bashku me fqinjët familja e tij u strehua në një kthinë të vogël, në bodrumin e shtëpisë. Për gati dy javë ata u strehuan aty për shkak të bombardimeve. Për të ngrënë vetëm një herë në ditë mund të haje. Kur nuk kishte bombardime, babai dilte nga shtëpia, ndërsa Maleku duhej të kujdesej për motrat. Me këngë për fëmijë ai i qetësonte motrat e tij. “Dridhesha nga frika, por nuk guxoja ta shprehja frikën time, kjo ngaqë isha më i madhi”, thotë ai. Dhjetë vjet më vonë, Malek qëndron ulur në një qebaptore në Karade, një nga lagjet paksa më të mira të Bagdadit. “Ishte e drejtë përmbysja e Saddam Huseinit nga ana e amerikanëve. Ata nuk janë fajtor për atë që jeta ime është shkatërruar”, thotë ai. Më pas, ai ngriti fanellën e tij të kuqe. Disa shenja në barkun e tij janë dëshmi për atë ditë në verën e vitit 2005, kur jeta e tij pësoi një ndryshim radikal. Ai kishte qenë duke udhëtuar me disa kolegë të tij në një rrugë në jug të Bagdadit, kur automjeti i tyre u ndal nga disa persona të armatosur. Ata hapën zjarr dhe Malek u qëllua nga shtatë plumba. Malek kishte fat, ai i mbijetoi plagëve të rënda, por frika nuk e lëshoi kurrë më. “Për muaj të tërë nuk kam fjetur si duhet, kisha ankthe dhe nuk doja të dilja nga shtëpia”, rrëfen ai. Në lagjen në të cilën shiitët dhe sunitët kishin bashkëjetuar në mënyrë paqësore për dekada me radhë, filloi lufta e përgjakshme mes pjesëtarëve të dy degëve të ndryshme të Islamit. Gjatë kësaj orgjie të dhunës Malek humbi pesë të afërt në vitet 2007 dhe 2008. “Varrimet, në të cilat imamët e urrejtjes bënin thirrje për hakmarrje, u bënë përditshmëri. Irakianët u shndërruan në kafshë”, - thotë Malek me zë të ulët. Maleku nuk u kthye kurrë më në shkollë. “Pas invadimit amerikan babai im humbi vendin e punës, ngase ka qenë anëtar i partisë

së Saddamit. Aty u bë e qartë se unë duhej të nisja të fitoja para”, - thotë ai. Fillimisht shiti pemë dhe perime në treg, e më pas punoi në një restorant të pulave. Familjes i nevojitej çdo dinar, thotë Malek, aq më tepër pasi babai i tij pranoi në familje edhe dy vajza të një familje tjetër, prindërit e të cilave u vranë në vitin 2008. Ata që flasin në Bagdad me njerëz të ri rreth të 20-ave, dëgjojnë të njëjtat rrëfime, të mbushura me tregime për vdekjen, vuajtjet dhe brutalitetin e pabesueshëm. Sidomos djemtë më të mëdhenj të familjeve irakiane u desh që të heqin dorë pas luftës nga shkollimi, për të mbajtur familjet e tyre. Malek është i mendimit se ai madje ka pasur fat. Megjithatë, ai si punëtor në restorant fiton rreth 16 euro në ditë. “Me këto para jetojmë disi, por nuk kam mundësi të kursej”, - thotë ai. Gjendja e rinisë irakiane është një tragjedi, të cilës i është kushtuar deri me tani më pak vëmendje, por ajo gjatë viteve në vijim mund të ketë pasoja dramatike. “Në Irak kemi një gjeneratë të humbur pas luftës. Krahas traumës së luftës, shumica prej tyre lanë shkollën në vitin 2003 dhe nuk arritën të zënë sërish hapin”, - thotë aktivistja Hana Edva. Shifra zyrtare për nivelin e papunësisë nuk ka. Niveli i analfabetëve vlerësohet se është ngritur në 20 për qind. “Është ky një turp për vendin tonë”, - thotë Edva. Ajo ka është në dijeni të shumë rasteve të ngjashme si ai i Malekut. Në shtëpinë e vogël të familjes së saj në Bagdad ajo kryeson një organizatë në ndihmë të të rinjve të traumatizuar. Kërkesat për kurset e kompjuterit janë të mëdha. “Që nga lufta qeveria nuk është kujdesur për gjeneratën e që e përjetoi atë, pasi që ishte e përqendruar vetëm te forcat e sigurisë dhe luftimin e terrorit. Këta të rinj nuk kanë sot ndonjë pikë reference, prandaj nuk është çudi që shumica e irakianëve largohen nga vendi”, - thotë Edva. Ajo ka shumë ide të mira për atë se si mund të ndihmohen të rinjtë. Nga qeveria e re demokratike e vendit ajo nuk pret shumë. “Pushtetarët e tanishëm po pasurojnë veten, në vend që të investojnë në edukimin e irakianëve”, thotë ajo. (Der Spiegel)

Pasojat e korrupsionit për zhvillimin e vendeve të varfra janë të mëdha, akuzon edhe ministri gjerman për Zhvillim Dirk Niebel. Por sa i madh është dëmi që vjen nga korrupsioni në Gjermani? Një udhëtim për kënaqësi për punonjësin e ndërmarrjes apo një paketë me verë për mjekët. Korrupsioni në Gjermani ka shumë forma. Në Këln një pjesë e materialit prej çeliku i ishte shitur një tregtari skrapi cili e kishte planifikuar për ndërtimin e metrosë. Por vetëm një pjesë e këtij materiali ishte përdorur, çfarë bëri që kjo të ndikonte më pas në shembjen e arkivit të Këlnit në mars të 2009. Nga ky aksident dy persona humbën jetën. Korrupsioni në fakt krijon çdo vit dëme të madha të ekonomisë së vendit. “Megjithatë, shifra të sakta për këtë nuk ka, - thotë komisari për kriminalistikë dhe specialist për korrupsionin dhe kriminalitetin në ekonomi, Uve Dolota. - Por sipas vlerësimeve në fushën e shëndetësisë për çdo vit dëmi arrin në 20 miliardë euro, në fushën e ndërtimtarisë ai arrin deri në 50 miliardë euro. Peter fon Blomberg i mban shifrat për sektorin e ndërtimit shumë më të larta. Fon Blomberg është ekspert për korrupsionin në organizatën ‘Transpareny International’, një strukturë kjo që kujdeset për më shumë transparencë dhe përgjegjësi në shoqëri. Në përgjithësi ka vazhdimisht shumë më tepër korrupsion, megjithëse një progres është bërë”, - theksoi ai. Mashtrimet janë shtuar tani më shumë Arsyeja për këtë është rritja e vëmendjes së autoriteteve dhe mbyllja e disa boshllëqeve ligjore Në këtë mënyrë nuk ka më privilegje fiskale për shumë firma. Deri në 1999 sipërmarrjet që punonin jashtë Gjermanisë ryshfetet që i merrnin si “provizion” dhe që i paguanin në Gjermani si “shpenzime të nevojshme”, mundnin t’i hiqnin nga tatimet. Kjo i takon së kaluarës. Përveç kësaj prokurorët që kujdeseshin kryesisht në kriminalitetin e ekonomisë, dhe që sipas Fon Blomberges janë ekonomistët kontrollues do të informojnë prokurorinë për

dyshimet tyre për korrupsion. Tek mjekët që marrin honorarë për një jave pushim në Gjirin Persik sepse ka dhënë medikamente speciale për përdorim, është deri diku e qartë. Medikamentet më të shtrenjta përfshijnë shpenzime, që të gjithë qytetarët duhet t’i paguajnë nga kontributet e tyre financiare nëpër arkat e sigurimeve shëndetësore. Komisari për korrupsion, Uve Dolota është pak optimist për këtë. Megjithatë, ai pranon edhe që korrupsioni sot është futur më shumë në ndërgjegjësimin e publikut. Korrupsion ka kudo. Vështirësia tek evidentimi i dëmit që shkakton korrupsioni qëndron në faktin se si ai duhet llogaritur. Korrupsionit të mos i jepet shans. Ekspertja për kriminalistikë në Bilefeld Brita Banenberg bën të ditur se shanset i japin

mundësi vjedhësve. Një pushtet pa kontroll përfundon gjithmonë në abuzime. Se si kjo duhet ndryshuar, e tregojnë ndërkohë shumë firma. Lidhja gjermane e qyteteve dhe komunave ka dhënë një shembull të mirë për këtë. Tashmë në vitin 2002 kjo shoqatë kishte rënë dakord për një program gjithëpërfshirës në luftën kundër korrupsionit. Ndër të tjera këtu bëhet fjalë për instancat që janë përgjegjëse për dhënien e kontratave(tenderave) publike, të cilat do të zëvendësohen rregullisht me të reja. Përveç kësaj vendimet do të mbikëqyren qartë përmes principit të shumë syve. Megjithatë, se sa rezultat të mirë ka kjo, mbetet e diskutueshme. Fakt është se virusi i korrupsionit gëlon edhe më tej, qoftë në politikë, në fushën e ndërtimtarisë apo në sport.


SPORT • E hënë 25 mars 2013

Kombëtarja “dehet” nga suksesi, e gdhin rrugëve Pas fitores së madhe në Norvegji, kuqezinjtë me shumë të drejtë sapo kanë mbërritur në Tiranë kanë vërshuar nëpër klubet e natës për të festuar. Shumica e lojtarëve të kombëtares kanë festuar në disa lokale të natës te zona e ishBllokut, ku janë mirëpritur nga të pranishmit si heronj. Kjo shkelje e vogël e jetës sportive është e toleruar edhe nga trajneri De Biazi, i cili u kishte dhënë pushim lojtarëve për ditën e djeshme. Trajneri italian i ka toleruar lojtarët si për shkak të fitores së madhe në Norvegji, por edhe se kombëtarja nuk ka ndeshje për eliminatoret të martën, por vetëm

»

23

Në Francë i druhen Spanjës: Po vjen një dem i plagosur

një miqësore. Kuqezinjtë luajnë miqësoren me Lituaninë, ndeshje që pas fitores në Norvegji është lënë paksa në plan të dytë nga ana mediatike. Por. Kjo nuk ndodh me trajnerin e kombëtares. Sipas stafit të kombëtares kuqezinjtë do të grumbullohen sot në Durrës në ambientet e “Tropikalit”. Trajneri De Biazi ka programuar dy stërvitje, një paradite dhe një pasdite. Nga lojtarët e kombëtares sonë për këtë ndeshje nuk do të jetë Hamdi Salihi, të cilit iu dha leje të largohej për në Kinë, për t’iu bashkuar skuadrës së tij. Po kështu në dyshim është edhe Armend Dallku, i cili ka një dëmtim.

Shtypi francez e ka pritur me gëzim barazimin e Spanjës me Finlandën që i ka mundësuar kombëtares së drejtuar nga Deshamp të kapë vendin e parë në grup. “Nuk e prisnim një dhuratë të tillë” komentonte “L’Equipe” duke iu referuar barazimit të kampionëve të botës. “Një tërmet për kampionët e botës” thekson “Le Parisien”. Por përtej titujve të tillë, shtypi francez ka nisur t’i bjerë fort kambanave të alarmit për kombëtaren e “gjelave”. Pothuaj i gjithë shtypi francez komenton se: “Franca duhet të bëjë shumë kujdes nga Spanja. Ata janë si një dem i plagosur. Ndaj në Paris do të jetë shumë më e vështirë pasi Spanja do të vijë vetëm me një qëllim, të fitojë”. Për më shumë shtypi francez shton: “Spanja nuk mund të ketë harruar kaq shpejt futbollin e saj”.

“Ekipet e vogla evropiane të hiqen nga FIFA”

Bierhof: Botërori në Brazil i pamundur, jug-amerikanët nuk e lëshojnë

Media e famshme angleze, “DailyMail” i ka kushtuar një artikull të gjatë faktit që shumë skuadra evropiane, si San Marino, apo Lihtenshteini apo edhe Luksemburgu, duhen hequr nga kompeticionet e rëndësishme. Arsyetimi është i thjeshtë, këto skuadra vetëm humbasin në 99% të ndeshjeve. E gjithë kjo vjen pas fitores shkatërruese të Anglisë 8:0 ndaj San Marinos. Megjithatë, FIFA më parë ka thënë se çdo shtet ka të drejtën e përfaqësimit në futboll, dhe duket se nuk ka ndërmend të ndryshojë rregullat.

Vetel fiton mes spektaklit dhe polemikash

Menaxheri i kombëtares gjermane ka lëshuar një deklaratë surprizë pothuajse një vit para fillimit të kampionatit botëror në Brazil

M

enaxheri i kombëtares gjermane, Oliver Bierhof ka lëshuar një deklaratë surprizë pothuajse një vit para fillimit të kampionatit botëror në Brazil. Në prag të ndeshjes kualifikuese në grupin C të martën në mbrëmje në Nyrenberg përballë Kazakistanit ishkampioni i Evropës në vitin 1996 ka frenuar euforinë e gjermanëve, por dhe të shumë skuadrave evropiane që synojnë titullin botëror në vitin 2014. “Për skuadrat evropiane titulli botëror në Brazil duket diçka e pamundur. Në Amerikën e Jugut do të ketë më shumë se një kundërshtar dhe kjo do ta bëjë rrugën e tyre shumë të vështirë. Skuadra jugamerikane kanë avantazhe të mëdha në vitin e ardhshëm”- ka deklaruar menaxheri i Gjermanisë. Analiza e Bierhofit ka qenë e thjeshtë, bazuar kryesisht në historinë e botërorëve të luajtur në Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut ose në Amerikën Qendrore. Asnjë skuadër evropiane nuk ka mundur të fitojë një titull botëror në kontinentin Amerikan – këtu përfshihen të tri ndarjet, Amerikë e Veriut, e Mesme dhe e Jugut.

Tifozët kundër Deklarata e lëshuar nga menaxheri i kombëtares gjermane ka ngjallur jo pak reagime në shtypin e këtij vendi. Sakaq, gazetat gjermane në versionet e tyre online kanë hedhur një sondazh në lidhje me këtë opinion të Bierhofit. Dhe rezultatet tregojnë se ka pothuajse një baraspeshë mes atyre që besojnë se Gjermania mund ta fitojë titullin në Brazil dhe atyre që e shohin të pamundur realizimin e këtij objektivi. Megjithatë 51% e votuesve mendojnë se Gjermania mund t’ia dalë t’i shkojë deri në fund botërorit, ta fitojë atë. Ndërsa 49% duket se përkrahin qëndrimin e Bierhofit.

MURINJO NË LONDËR! Trajneri i realit të Madridit, Zhoze Murinjo ka qenë të dielën në Londër së bashku me familjen e tij. Duke përfituar nga ditët e pushimit në Madrid, tekniku portugez ka qenë të shtunën në Setubal në përurimin e një ekspozite me rastin e 50 vjetorit të lindjes, ndërsa të dielën ka udhëtuar drejt Londrës. Ai pritet të kthehet sot në Madrid për të nisur nga puna. Por prania e Murinjos në Londër ka ngjallur diskutime të shumta, veçanërisht në rrjetet sociale që e lidhin këtë vizitë në kryeqytetin britanik me rikthimin e mundshëm të tij tek Çelsi. Vetë Murinjo kishte deklaruar nga Portugalia se destinacioni i tij i ardhshëm në karrierë do të jetë një nga vendet ku ai ka punuar më parë. E Londra është një prej tyre.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Gara e djeshme e zhvilluar në Malajzi padyshim që ka qenë një spektakël për të gjithë të pranishmit, pavarësisht se Alonso u largua nga gara që në fillim. Në fakt gara e djeshme mund të cilësohet si një nga garat më interesante të viteve të fundit. Sebastian Vetel me Red Bull ka fituar Çmimin e Madh të Malajzisë dhe ka rimarrë që tani kreun e renditjes së kampionatit, por kjo garë do të kujtohet edhe për polemikat që pritet të krijojë në skuadrat e Red Bull dhe Mercedes. Garën e dominoi Mark Ueber, falë një strategjie mjaft të mirë dhe një makine të balancuar në mënyrën e duhur. Por dëshira e Sebastian Vetel për të fituar garën për pak solli një incident mes dy makinave Red Bull në momentin kur gjermani parakaloi shokun e tij të skuadrës pasi ai kaloi shumë ngjitur me murin e bokseve dhe mund të shkaktonte një përplasje tragjike. Parakalimi nuk ka kënaqur Ueber si dhe drejtuesit e skuadrës Red Bull të cilët kanë kritikuar gjermanin edhe nëpërmjet radios, edhe pas garës, ndërsa situata dukej shumë e tensionuar mes tij dhe Ueber që e ka injoruar plotësisht. Vendi i tretë është caktuar me urdhër skuadre, pasi Mercedes ka zgjedhur që të çojë në podium Luis Hemilton para Niko Rosberg, i cili e ndoqi nga shumë afër shokun e tij të skuadrës duke u ankuar vazhdimisht se mund ta kalonte pa probleme. Gjatë garës ndodhi edhe një incident mjaft i veçantë për Hemilton, i cili gaboi bokset dhe forca e zakonit e çoi në mënyrë të gabuar në bokset e ish-skuadrës MekLaren për të ndërruar gomat. Zhgënjimi i garës është padyshim Fernando Alonso, i cili duroi vetëm një xhiro në pistën malajziane, pasi një kontakt me Vetel në kthesat e para dëmtoi pjesën e përparme të makinës. Piloti spanjoll vendosi të qëndronte në pistë sa më gjatë duek mos hyrë në bokse, por sa filloi xhiro e dytë, pjesa e përparme përfundoi poshtë makinës dhe e nxori aty përfundimisht jashtë pistës. “Nderin” e Ferrarit e mbrojti Felipe Masa që arriti të çonte makinën e tij në vendin e 5-të. Vendet 6 dhe 7 i shkuan dy makinave Lotus, me Groszhan që mposhti shokun e skuadrës, Raikonen. Hulkenberg mori vendin e 8-të pas një gare të shkëlqyer me Sauberin e tij, i ndjekur nga Perez me MekLaren dhe Vernje me Toro Roso që mbyllën zonën e pikëve. Me kaq mbyllet zona e pikëve, teksa kjo garë do të mbahet me siguri mend gjatë.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E hënë 25 mars 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.