votat e 2005, aplikimi te perndjekur, korrupsioni

Page 1

»9

Intervistë me n

“Shembja e idhujve” është trilogji, si e imagjinoj përfundimin E enjte

25 prill 2013

Viti IX, Nr. 2958 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Pakti PS-LSI

Infermierët e korruptuar Ndryshon kryetari i s’denoncohen asnjëherë Ligji dënon si ata që marrin ryshfet, ashtu dhe ata që japin. Vetëm tri raste të pezullimit të licensës dhe 100 ankesa »6

»11

këshillit, replikat dhe sharjet gjatë mbledhjes

Koalicionet n në Formula e Kodit kthe në lojë partitë që nuk ka më shumë se 200 vota

al Meta: Askush nuk e nd tetit. më rotacionin e push AK nuk pranon paktin

itë Rreziku që prek part e mëdha nga dalja më iut vete e Topit dhe Spah

Dëmshpërblimi

Të përndjekurit, rihapen Afatet, shtohen përfituesit Vendimi i komisionit trepalësh do të quhet i vlefshëm në paraqitjen e dosjes. Qeveria rishikon ligjin, kategoritë që do të përfitojnë

»3

Ruajtja në votime

KQZ u jep të drejtën e anëtarëve LSI-së, PBDNJ del forcë e tretë Pas republikanëve edhe Meta kërkon rishikimin e vendimeve. Palët bëjnë thirrje për të rimandatuar anëtarët e mbetur në KQZ »2-3

Opinion Nga Viron Bezhani

Dera e mbyllur e sportit »11 Nga Redan Bushati

FRD dhe sprova përpara qytetarit

»11

»4-5

Votat që kanë marrë partitë në vitin 2009 Qëndrimi i ambasadorit Arvizu

»2

Palët të gjejnë zgjidhje për situatën e anëtarëve të KQZ

Diktatura fsheh shifrat

Me dhjetëra ushtarë të vrarë nga puna në tunele, bilanc lufte Në fondin arkivor të KQ të PPSH (Drejtoria Politike) ka një mal me informacione e relacione dërguar Hysni Kapos dhe Mehmet Shehut. Disa prej tyre tërheqin vëmendjen e udhëheqjes »18-19

E rrahën me karrige

Skema e vrasjes në Itali, Bledari joshi priftin më pas… »8 Të rinjtë shqiptarë mohojnë akuzën dhe vjedhjen e 300 mijë eurove. Si u njohën me priftin homoseksual

Lotot dhe bastet

Tashmë do të lejohet shitblerja e biletave online, rastet kur ndalohen

»7


02

« POLITIKË

E enjte 25 prill 2013 •

AMBASADORI I SHBA APELON PËR ARRITJEN E MARRËVESHJES

Konstatimi

alët politike duhet të ulen për gjetjen e një zgjidhjeje që do të mundësojë një KQZ sa më funksionale. Ky ka qenë apeli që ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu përcolli dje nga Korça, i cili kërkoi nga klasa politike të zhbllokojë sa më shpejt të jetë e mundur situatën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas diplomatit amerikan, për realizimin e zgjedhjeve të mira duhet të ketë një KQZ funksionale, jo një KQZ të bazuar në maskaradë. Ambasadori Arvizu ka rikujtuar edhe një herë faktin se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. “Të gjithë duan që ato të zhvillohen, dhe populli shqiptar meriton që të zhvillohen zgjedhje të mira. Në mënyrë që të kemi zgjedhje të mira, duhet të kemi një KQZ funksionale. Më lejoni që ta përsëris: që të kemi zgjedhje të mira, duhet të kemi një KQZ funksionale, jo një KQZ të bazuar në maskaradë. Duhet të jetë rezultat i një konsensusi dhe një marrëveshje politike, pasi të gjitha pjesët janë aty në vend”, - vuri në dukje ambasadori Arvizu. - Cili është opinioni juaj lidhur me ngërçin në KQZ? Sa i besueshëm do të jetë procesi, nëse do të shkojmë në zgjedhjet e 23 qershorit me përfaqësimin e tanishëm të këtij institucioni? - Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Të gjithë duan që ato të zhvillohen, dhe populli shqiptar meriton që të zhvillohen zgjedhje të mira. Në mënyrë që të kemi zgjedhje të mira, duhet të kemi një KQZ funksionale. Më lejoni që ta përsëris: që të kemi zgjedhje të mira, duhet të kemi një KQZ funksionale, jo një KQZ të bazuar në maskaradë. Duhet të jetë rezultat i një konsensusi dhe një marrëveshjeje politike, pasi të gjitha pjesët janë aty në vend. Afati i kohor është ora 6:00 pasdite. Ne i dimë si duken pak a shumë koalicionet dhe pastaj është e rëndësishme, pasi nuk ka mbetur shumë kohë. Dhe sa më shpejt që të dyja palët të vijnë së bashku dhe të rikonstituojnë KQZ-në dhe prej kësaj do të mund të ndodhë edhe formimi i 89 KZAZ-ve. Për këtë arsye është e nevojshme që rregullat të mund të njihen, të cilat, fatkeqësisht, kohët e fundit nuk janë ndjekur. Por është e rëndësishme që Kodi Zgjedhor të mund të ndiqet sa më parë të jetë e mundur, megjithatë gjëja më e rëndësishme është vullneti politik. Askush nuk po flet për bojkot, askush nuk po flet për zgjedhje të vonuara, por duhet të ketë gjithëpërfshirje. - Çfarë zgjidhjeje mund të ketë për zhbllokimin e një

Apeli

Arvizu: Palët politike të nxitojnë për rikonstituimin e KQZ P

“Nuk ka mbetur shumë kohë dhe është me rëndësi që palët të mblidhen bashkë dhe të ristrukturojnë KQZ-në dhe pas kësaj të ndërtohen 89 KZAZtë, kodi i sjelljes lidhur me zgjedhjet, kush do të jetë në qendrat e numërimit, pra të gjitha këto duhet të ndodhin. E rëndësishmja është që edhe opozita të jetë pjesë e kësaj, edhe qeveria, koalicioni qeverisës duhet të jetë pjesë”, - vlerësoi Arvizu lidhur me një çështje të tillë. “Është me rëndësi që të zbatohen rregullat. Për fat të keq, nuk janë ndjekur kohët e fundit. Është me rëndësi që Kodi Zgjedhor të zbatohet sa më shumë që të jetë e mundur. Gjëja më e rëndësishme është vullneti politik. Askush nuk po flet për bojkot, askush nuk po flet për zgjedhje të shtyra. Duhet të ekzistojë gjithëpërfshirja, palët të mos lejojnë që të ketë një farsë”, - nënvizoi Arvizu gjatë këtij konstatimi.

Rama e Gjiknuri vizitë në Vjenë

Në fokus problematika e zgjedhjeve të 23 qershorit Kreu i PS-së, Edi Rama, së bashku me sekretarin për çështjet zgjedhore Damian Gjiknuri ishin dje në Vjenë, ku janë takuar me kreun e OSBE-së Lamberto Zanieri. Ishte vetë Rama që njoftoi këtë vizitë nëpërmjet një postimi në “Tëitter”. “Drekë pune në Vjenë me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Lamberto Zanier. Zgjedhjet si provë për Shqipërinë dhe kriza e KQZ-së objekt i bisedës së frytshme”, - shkruante Rama. Gjithashtu gjatë vizitës së tij në Vjenë të Austrisë kryetari i Partisë Socialiste është takuar me presidentin austriak Heinz Fischer. Një takim të tillë Rama zgjodhi që ta publikojë sërish në profilin e tij në rrjetin social “Tëitter”. Kreu socialist e cilësoi presidentin e Austrisë si një mik të mirë të shqiptarëve. “Një takim i paharrueshëm me një zotëri të madh, presidentin austriak Heinz Fischer, mik i mirë i Shqipërisë, që më mikpriti si s’ka më mirë”, - informoi Rama në “Tëitter”.

situatë të tillë, kur shohim që partitë nuk po ulen për të bërë propozimet përkatëse? - Është pak e vështirë që të futemi në specifika të kësaj gjëje. Mendoj se e rëndësishme është që edhe opozita duhet të jetë pjesë e kësaj zgjidhjeje, edhe qeveria dhe

koalicioni i saj qeverisës duhet të jenë pjesë e kësaj zgjidhjeje. Ne nuk kemi formulën magjike, nuk mendoj ndoshta që ka një të tillë. Ndoshta mund të ketë më shumë sesa një zgjidhje, por zgjidhja është e mundur, nuk është kaq e vështirë dhe presim që të ndodhë.

Thirrjet e ndërkombëtarëve për KQZ-në

Hysi: PS e gatshme të ulet me PD për gjetjen e zgjidhjes Partia Socialiste shprehu gatishmërinë për gjetjen e një zgjidhjeje për të garantuar besueshmërinë e zgjedhjeve. Nisur nga situata e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas dorëheqjes së tre anëtarëve të majtë në këtë institucion si dhe thirrjet e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e ngërçit, PS-ja i kërkoi mazhorancës qeverisëse të reflektojë me qëllim gjetjen e zgjidhjes që do të bënte të mundur rinovimin e besimit për KQZnë. “Çdo ditë e më tepër po bëhet e qartë për të gjithë shqiptarët se tentativa e Sali Berishës për të rrënuar KQZnë është kthyer në një burim alarmi për të gjithë miqtë e partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Ne si PS jemi të gatshëm të punojmë për të gjetur një zgjidhje që do të garantonte integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve të 23 qershorit”, - u shpreh deputetja e PS-së Vasilika Hysi. Ndalur në këtë çështje, Hysi shtoi se “e ftojmë kryeministrin në ikje që në këto momente të dëgjojë zërin e arsyes dhe shqetësimin që nuk vjen vetëm nga Partia Socialiste dhe opozita, por nga të gjithë partnerët

strategjikë të Shqipërisë në këto momente delikate për vendin tonë”. Sipas saj, çdo ditë e më tepër po bëhet e qartë për të gjithë shqiptarët se tentativa e Sali Berishës për të rrënuar KQZ-në është kthyer në një burim alarmi për të gjithë miqtë e partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. “Njëri pas tjetrit, ambasadorë, zyrtarë të lartë, komisionerë e miq të tjerë të shqiptarëve në BE dhe SHBA kanë deklaruar se rrëmbimi i anëtarit të KQZ-së nga mazhoranca e Sali Berishës është i pambështetur në ligj dhe ka komprometuar rëndë besueshmërinë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të 23 qershorit”, - deklaroi Hysi. Deputetja socialiste rikujtoi se dy ditë më parë në të njëjtën linjë ishin edhe komisioneri Fyle, ambasadori Arvizu, drejtori i Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit Xhonatan Mur, të cilët theksuan rëndësinë jetike të mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme më 23 qershor, por dhe koston e papranueshme që do të kishte për vendin cenimi i standardeve më të larta ndërkombëtare dhe europiane në këto zgjedhje.

KQZ, ikin komisionerët e PBDNJ-së

Miratohen ndryshimet në KZAZ, LSI rimerr anëtarët e saj PBDNJ-ja është tashmë zyrtarisht jashtë komisioneve zonale të administrimit zgjedhor. KQZ-ja vendosi largimin e 89 anëtarëve të partisë së Vangjel Dules nga KZAZ-të dhe vendosjen në vend të tyre të komisionerëve të LSI-së, të shkarkuar një ditë më parë po me vendim të KQZ-s. Të gjitha subjektet politike u deklaruan të kënaqurâ nga kjo vendimmarrje, e cila sipas tyre risjell balancat e humbura. Por sipas PD-së e njëjta skemë që risjell LSI-në dhe largon PBDNJ-në duhet të ndiqet dhe për KQZnë. “Menjëherë kërkova që administrata të kryente të gjitha procedurat dhe ta kishim sot në mbledhjen e ditës. Kjo është KQZ-ja e ligjshme, kjo është KQZ-ja që punon, zoti Manjani”, - deklaroi kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi. Ndërsa përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti, u shpreh: “Të gjitha veprimet e bëra qoftë nga Kuvendi i Shqipërisë, qoftë nga nisma që u mor dje nga PR-ja kemi të bëjmë me situata ligjore, prandaj ju uroj që pas kësaj të vendoset normaliteti pranë KQZ-së, ashtu siç po vendoset në të gjitha nivelet”. Përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj, theksoi dje në mbledhjen e KQZ-së

se ndryshimi i balancave në komisionet e niveleve të dyta është diçka e ligjshme, ndërsa ndryshimi i anëtarëve në KQZ-së i hoqi legjitimitetin institucionit. “Por një gjë nuk duhet ngatërruar: ndërhyrja e dhunshme e Kuvendit, që i hoqi legjitimitetin KQZ-së me këtë që po ndodh kështu. Janë dy gjëra të ndryshme. Ndërhyrja e Kuvendit ishte për të siguruar numrat dhe për të ndryshuar arbitrin, sepse i mungonin numrat në KQZ, kjo është krejt gjë tjetër”. Në diskutimet e bëra dje në KQZ anëtarja e propozuar nga Partia Demokratike, Vera Shtifni, theksoi se institucioni po vepron jashtë rregullave administrative, duke e cilësuar vendimin e marrë dje si një nder për procesin zgjedhor. Sipas saj, që vendimi të miratohet, duhej të kishin kaluar së paku 24 orë.


POLITIKË • E enjte 25 prill 2013

EKZEKUTIMET PËR MOTIVE POLITIKE PA GJYQ, DRITË JESHILE PËR KOMPENSIMIN

Ligjërohen vendimet e komisionit trepalësh Ndryshon drafti për ish-të përndjekurit politikë gjatë sistemi komunist

Dëmshpërblimi

Q

everia ka miratuar dje një ndryshim në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe personave të ekzekutuar pa gjyq. Sipas ndryshimit të bërë në draft, si dokument vërtetimi për ekzekutimin e peronave pa gjyq janë edhe vendimet e gjykatës të lëshuara pas datës 10 tetor të vitit 1991, që faktojnë rastet se kur janë kryer ekzekutimet për arsye politike pa vendime gjykate. Krahas kësaj ndryshimi i bërë në draftin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe personave të dënuar pa gjyq konsiston edhe në ligjërimin e të gjitha vendimeve të marra nga komisioni trepalësh i ngritur në vitin 1992, i cili ka bërë verifikimin e shumicës së rasteve kur personat ishin dënuar me vdekje pa vendime gjykate. Ky komisioni u ngrit për arsye se dokumentet zyrtare për këto krime të ndodhura gjatë periudhës komuniste nuk ekzistonin dhe vërtetimet janë bërë në bazë të dëshmive të bëra nga ish-të përndjekur politikë që i mbijetuan diktaturës komuniste. Sipas vendimit të qeverisë, shfuqizohet pika në të cilën përcakton si klasifikim të pabazuar në ligj vendimin e komisionit trepalësh duke i konsideruar këto materiale si të ligjshme. “Pika 7 e shkronjës “B”, “Shqyrtimi i kërkesës”, shfuqizohet: “Klasifikimi si i pabazuar në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, i ndryshuar, dhe në ketë vendim për mungesë provash bëhet edhe për rastet

Problematika

Ervin Koçi

Çështja e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë është një nga problemet e pazgjidhura gjatë këtyre viteve të vendosjes së sistemit demokratik në Shqipëri. Këto probleme kanë ardhur për arsye se shumica e vendimeve të marra nga byroja e sistemit komunist kanë qenë të padokumentuara dhe për pasojë një pjesë e mirë të personave që janë ekzekutuar pa gjyq nuk janë vërtetuar. Krahas kësaj edhe shuma e dëmshpërblimit është tejet e lartë për buxhetin e vendit. Ministria e Financave publikoi dje emrat në radhët e ish-të përndjekurve politikë që përfitojnë këstin e dytë të dëmshpërblimit. Bëhet fjalë për 1000 përfituesit e rinj që do të marrin paratë për shkak të viteve të burgut që kanë kryer gjatë regjimit komunist. Në radhën e personave që presin të dëmshpërblehen janë ende shumë ishtë përndjekur, të cilët pritet të miratohen nga Këshilli i Ministrave, gjë që kërkon ende shumë kohë për të përfunduar.

REZULTATI I DËMSHPËRBLIMEVE SIPAS ODA Edhe pse parashikimet në buxhet kanë qenë gjithnjë tepër optimiste për dhënien e dëmshpërblimit të ish-të dënuarve që prej 2005-s, kohë kur ka nisur ky proces, jo gjithnjë është arritur që paratë të shkojnë te përfituesit. Shkaqet janë nga më të ndryshmet. Në një hulumtim të saj Open Data Albania ka analizuar të dhënat e buxhetit që nga 2005 e deri në 2013. Sipas saj, janë vetëm dy vjet kur është realizuar shuma e parashikuar. Bëhet fjalë për 2008-n, që sipas ODA-s është viti në të cilin është realizuar 100% shuma e parashikuar në buxhetin fillestar. Ndërkohë viti 2009 paraqitet shumë mbështetës për këtë kategori, por realizimi është rreth 69%. “Nga 3.17 miliardë që ishin fondet pas rishikimit të buxhetit, realizimi faktik ishte vetëm 2.2 miliardë”, - thekson ODA.

kur dosja përmban si dokument provues vendimin e komisionit trepalësh apo vërtetimin e faktit të vrasjes pa gjyq, të dhënë me vendim gjykate të lëshuar pas datës 1.10.1991”, - thuhet në vendimin e qeverisë. Tani edhe individët që janë ekzekutuar për

motive politike pa gjyq dhe që u është vërtetuar kjo nga komisioni trepalësh kanë mundësi që të marrin dëmshpërblimin financiar nga qeveria shqiptare, pasi nga vendimi i marrë dje në mbledhjen e qeverisë shfuqizon pikën në të cilën këto konsta-

time të komisionit quhen si të pabazuara në ligj. Rrjedhimisht, të gjitha dokumentet e mbledhura nga ky grup pune quhen të ligjshme, duke i hapur kështu dritën jeshile kompensimit financiar për ekzekutimin e të afërmeve pa vendim gjykate.

DEMOKRATËT VOTOJNË LELÇAJN SI ANËTARË NË KLD. OPOZITA: KANDIDATURA KORNIZË E QARTË POLITIKE

Nishani hedh poshtë dekretin e Topit, Lulo në Kushtetuese Ligjet miratojnë dekretin e Nishanit. Zaganjori në krye të Gjykatës së Lartë Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje dy dekrete të Presidentit Bujar Nishani për emërimin e Xhezair Zaganjorit në krye të Gjykatës së Lartë dhe të Fatos Lulos si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Dekreti i dytë i Presidentit hodhi poshtë vendimin e paraardhësit të tij Bamir Topi, i cili rreth një vit më parë dekretoi Artan Hoxhën si anëtar të Gjykatës së Lartë, vendim ky që ka rreth një vit që fle në sirtarët e Kuvendit. Anëtarët e opozitës të pranishëm në Komision u larguan në kohën e shqyrtimit të këtyre çështjeve, duke i konsideruar ato si jo të ligjshme me argumentin se po hidhet poshtë një dekret presidencial pa u votuar në seancë plenare. Sipas njoftimit të Presidencës, thuhet se ky ndryshim i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese ka ardhur për arsye se Kryetarja e Kuvendi i ka dërguar një shkresë

TAHIRI Pas miratimit të Lulzim Lelçajt në postin e anëtarit në KLD-së, deputeti socialit Sajmir Tahiri ironizoi këtë kandidaturë duke thënë: “Emërimet e fundit janë shenja më e qartë se si kosto për pushtetin qytetarët duhet të paguajnë uzurpimin politik të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe KLD-së. Lulzim Lelçaj është pigmenti i Jozefinës në Kuvend dhe sot po e çon në KLD. Pas Lefterie Lleshit, ish-këshilltare e Jozefinës, pas Vera Shtjefnit, gruaja e Lulzim Lelçajt, që Jozefina e çoi në KQZ, tani Lulzimi na kapërcen në KLD. Turp!”

Presidenti të Republikës, të cilit i ka kërkuar një dekret për postin vakant në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas Kuvendit vendimi i ish-presidentit Bamir Topi është ezauruar. Krahas këtyre dy dekreteve mazho-

ranca në Komisionin e Ligjeve miratoi edhe propozimin e një grupi deputetësh demokratë për emërimin e Lulzim Lelçajt si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të zëvendësuar vendin bosh që la Lefterie

Lleshi, e cila disa muaj më parë u emërua në krye të KQZ-së. Por ky propozim i demokratëve nuk u përkrah nga opozita, e cila e cilësoi emërimin e Lelçajt si të pavlerë. “Duke filluar nga Presidenti i Republikës, nënkryetari i

KLD-së e për të vazhduar me të tjerët, dhe sot me kandidaturën e Lulzim Leçajt, mendoj që KLDja thjesht vazhdon në mënyrë rutinë të përfaqësojë një politikë të caktuar”, - tha deputeti i PS-së Pandeli Majko.

»

03

QEVERIA Skena e subvencioneve

Rimbursimi i fermerëve me para në dorë Fermerët do të kompensohen financiarisht për shpenzimet që kryejnë për naftën dhe inputet bujqësore. Qeveria mori këtë vendim pas shqetësimit të fermerëve se ata nuk përfitojnë nga heqja e TVSH-së për inputet. Sipas kreut të qeverisë Sali Berisha, kjo është mënyrë më e drejtë për subvencionim e fermerëve, dukë shprehur se shmangen rastet e abuzimit. “Ky vendim që marrim sot ka vetëm një qëllim: fermerëve t’u kompensohet direkt TVSH-ja e plehrave kimike, TVSH-ja e të gjitha inputeve, përfshi këtu akcizën e naftës”, - deklaroi Berisha. Për sa i përket naftës, Kryeministri shpjegoi se pse nuk u vendos heqja e akcizës, një skemë e aplikuar më herët nga socialistët. “Ne bëmë mirë që ndaluam atë skemë, grabitje të pasurisë kombëtare. Ndërkohë që ne në mënyrë të vazhdueshme kemi qenë në kërkim të një skeme transparente për të ndihmuar fermerët tanë”, u shpreh Kryeministri.

Berisha ftesë Ramës

Emigrantët të votojnë në vendin ku jetojnë Kreu i qeverisë, Sali Berisha, i kërkoi dje kryetarit të opozitës Edi Rama që të votojë draftin që i lejon emigrantët që të votojnë në vendet ku ata jetojnë. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë Berisha shprehu gatishmërinë e tij për ta miratuar këtë draft që në seancës e sotme plenare. “I them zotit Rama se është në nderin dhe dinjitetin tonë t’u japim atyre mundësi të votojnë aty ku janë, siç bëjnë kombe të tjera të qytetëruara. I them zotit Rama se në vendin fqinj (ku ishte dhe mashtronte duke dëshmuar se është i mbrujtur me gënjeshtrën në mënyrë të pashpresë - dhe për burrin nuk ka dobësi më të madhe, sesa gënjeshtra, është toksina e karakterit të burrit. Gratë nuk gënjejnë, zakonisht. Është e provuar sinqeriteti i tyre) pikërisht vota e bashkëpatriotëve italianë nga Argjentina ka përcaktuar rezultate zgjedhjesh. Ndaj, zoti Rama, çlirohu nga fobitë dhe ta vendosim në parlament që nesër ose ditën e hënë dhe përgjegjësinë e merr qeveria, nëse ajo nuk krijon kushtet që ata të votojnë aty ku janë”, tha Kryeministri.


04

« POLITIKË VLORË

E enjte 25 prill 2013 •

LEZHË

GJIROKASTËR

DURRËS

PD

42216

5 deputetë

PD

41754

4 deputetë

PD

21149

2 deputetë

PD

69536

7 deputetë

PS

75299

7 deputetë

PS

31456

3 deputetë

PS

30875

3 deputetë

PS

63076

6 deputetë

PD

184468

16 deputetë

PD

28650

3 deputetë

PD

72888

6 deputetë

PD

43011

4 deputet

PS

194495

16 deputetë

PS

15075

1 deputetë

PS

103502

10 deputetë

PS

26718

2 deputetë

TIRANË

FIER

KUKËS

SHKODËR

DIBËR

ELBASAN

KORÇË

BERAT

PD

68581

7 deputetë

PD

63461

6 deputetë

PD

71973

7 deputetë

PD

27267

3 deputetë

PS

44827

4 deputetë

PS

70119

6 deputetë

PS

813450

7 deputetë

PS

54252

5 deputetë

PS E PD FIRMOSIN DHE ME PARTI QË NUK KANË MË SHUMË SE 250 VOTA NË GJITHË SHQIPËRINË

Koalicionet ngjallin partitë e vogla fantazëm Kalkulimi për mandatin e 71. Rreziku nga FRD për të djathtën dhe AK për të majtën Ervin Koçi

Anketimi i Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare

T

ashmë që thurja e koalicioneve dhe ndarja e partive politike ka përfunduar, palët kanë nisur të kalkulojnë dhe mundësitë që kanë për të sjellë fitoren ose humbjen në zg Kampi i djathtë Por diferencën tashmë duket se do ta sjellin dy partitë e reja politike – FRDja dhe AK-ja. Kështu, ndaj PD-së nuk është më LZHK-ja që do të marrë vota nga e djathta, por është ish-nënkryetari i selisë blu Bamir Topi, që do të garojë më vete për të arritur përfaqësimin në parlament. Por sistemi elektoral duket se e pengon që të marrë deputet në çdo zonë, ndaj dhe votat që do të jenë pro tij do t’u zbriten Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Gjithsesi, Topi shpreson të marrë mandat deputeti në Tiranë, Durrës dhe në Korçë. Nëse ai do të arrijë të jetë pjesë e parlamentit, atëherë partia e tij mund të jetë deçizive në vendosjen e qeverisë në katër vjetët e ardhshëm. Gjithsesi, dje Berisha ka firmosur marrëveshjet e fundit, duke afruar si parti me një numër të konsiderueshëm votash, si PR, PLL dhe PDIU, ashtu dhe parti që thuajse nuk ekzistojnë, por në zona të ndryshme mund të marrin deri në 22 vota. Kampi i majtë Nga ana tjetër, PS-ja nuk ka arritur të bindë që të fusë në vathë vetëm AK-në e Kreshnik Spahiut. Pikërisht janë bisedimet e fundit me të që e rrezikojnë më shumë PS-në për rrëshqitje të votave. Ndërkohë ndryshe nga katërvjeçari i shkuar, LSI-ja ka bashkuar forcat me

Qytetarët më shumë besim te media sesa tek institucionet

PS-në për të arritur një shumicë në parlamentin e ardhshëm. Po ashtu në kampin e majtë vihet re afrimi i një numri të madh të partive komuniste apo dhe socialiste. Ndërsa nga shikimi i listave vëren se ekzistojnë disa forca demokristiane, republikane apo dhe të integrimit dhe zbatimit të ligjit. Ndarja Duke u bazuar në tabelën e ndarjes së votave të katër vjetve më parë, sërish mund të shkojmë drejt rrezikut të një qeverie të paqëndrueshme dhe që do të jetë e varur nga presionet që

Ftes ODHIR-it për rritjen e numrit të vëzhguesve. “Faktojmë standardet”

Berisha: Nuk ka ndryshime anëtarësh në KQZ Kryeministri Berisha gjatë një takimi të zhvilluar dje me strukturat e Partisë Demokratike theksoi se ndryshimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk do të bëhen, duke hedhur poshtë të gjitha mundësitë për ndryshimin e anëtarëve të KQZsë. Ai theksoi se nuk do të mbështesë asnjë nismë në të cilën kërkohet konstituimi i KQZ-së, duke ia adresuar fajin për situatën e krijuar në KQZ kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Sipas Berishës, Rama kërkoi që të ndryshonte KQZ-në, por nuk ia arriti dot, duke ironizuar edhe shkarkimin e Jani Janit si anëtar i KQZ-së. “Nuk do të ketë asnjë ndryshim në Kodin Zgjedhor në ndryshimin e anëtarëve. Lojën që bën me përfaqësuesin e minoriteteve, loja që i bënë Jani Janit as në romanet nuk e lexon. E ngriu, e shkriu dhe më pas e hoqi nga KQZ-ja. Viktima e pamerituar në këtë mes politik është Jani Jani. Dua të garantoj shqiptarët se këto do të jenë zgjedhjet me standardet më të larta” - theksoi Berisha. Për ta vërtetuar këtë ai u bëri ftesë përfaqësuesve ndërkombëtarë të OSBE-ODHIR që të sjellin një numër sa më të madh vëzhguesish, në mënyrë që të faktohen standardet në zgjedhje. “Ftoj OSBE-ODHIR-in që të sjellë një numër më të madh vëzhguesish dhe të faktojë se sa qesharak janë pretendimet e opozitës”, - u shpreh shefi i selisë blu.

vijnë nga situatat momentale. Ndërkohë shenjat tregojnë se numri i votuesve do të mbesë i njëjtë. Gjithsesi, thellimi i mundshëm i votave apo qëndrimi në të njëjtët nivele do të duket që të nesërmen e zgjedhjeve. Në Fier votimi elektronik do të shënojë rezultatin e parë. Pavarësisht se është një bastion i PS-së, qëndrimi i pandryshuar i mandateve apo dhe kapërcimi në favor të njërës apo tjetrës palë do të jetë shenjë e fortë treguese. Sërish do të jenë kandidaturat surprizë ato që mund të lëvizin në zona të ndryshme numrin e votave.

Demokracia shqiptare në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 2013-s ishte tema e studimit të Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare, i cili gjatë ditës së djeshme bëri publik edhe rezultatet kryesore të tij. Sondazhi u zhvillua në 12 qytetet kryesore të vendit, nga ky rezultuan 1200 pyetësorë të vlefshëm. Edhe pse ishte i radhitur në kategoritë e fundit të pyetësorit, nuk mund të mos binte në sy niveli i ulët i besimit të qytetarëve tek institucionet e dala nga vota e sovranit dhe tek ato kushtetuese. Të anketuarit më shumë se në çdo institucion kishin besim te media e më pas te shoqëria civile, për të kaluar te qeveria. Ndër problemet dhe shqetësimet më të prekshme për të anketuarit ishin ato ekonomike. Të ardhurat ekonomike dhe papunësia përbënin nivelin më të madh të të anketuarve, e evidentuar kjo në masën 42 për qind të tyre. Madje dhe pabesueshmëria për përmirësimin e pritshmërive në këtë drejtim ishte po në nivele të larta, ku 32 për qind e të intervistuarve ishin shprehur pesimistë për ndryshimin e situatës. Përballë një situate të tillë, 61 për qind e të anketuarve synonin emigrimin. Po ashtu dhe problematika në sistemin drejtësisë shënonte një nivel të lartë tek të anketuarit që besonin se për të pasur drejtësi njerëzit duhet të paguanin ryshfet, dhe kjo ishte në masën 75 për qind të të intervistuarve. Ndërsa sa i takon procesit zgjedhor studimi saktësonte se 72 për qind e njerëzve do të jenë pjesë e zgjedhjeve. Ndërsa pjesa e të anketuarve që nuk do të votojnë e bazojnë vendimmarrjen në bindjen e tyre se edhe me zgjedhjet e reja nuk do të ndryshojë realiteti.

TAKIM ME STRUKTURAT E LSI-së NË KAVAJË

Ilir Meta: Askush nuk e ndal dot rotacionin Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar dje një takim me komitetin drejtues të LSI-së në qytetin e Kavajës. Qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimi për përgatitjen e LSI-së së Kavajës për zgjedhjet e 23 qershorit. Në fjalën e tij Meta tha se tashmë mbeten edhe 60 ditë për ndryshimin e madh që pret vendi. Sipas tij, askush nuk e ndal dot më rotacionin e pushtetit, që është bërë një domosdoshmëri. Sipas tij, ky rotacion është i paevitueshëm dhe i sigurt në zgjedhjet e 23 qershorit, pasi vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik, një balancë të re pushtetesh. “Vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik, ka nevojë për një balancë të re pushtetesh, ka nevojë për një realizëm shumë më të madh për të përballuar problemet e mëdha ekonomike, financiare dhe sociale. Ka të bëjë me garantimin e një të ardhmeje të sigurt europiane të vendit tonë. Një e ardhme që ka qenë e cenuar nga zvarritja dhe nga stanjacioni që ka përjetuar

procesi i integrimit europian, ku siç vihet re nga dita në ditë një burim i madh i këtij ngërçi ka qenë dhe mbetet përqendrimi i pushteteve në duart e një force politike të vetme. Pra, rotacioni është bërë i domosdoshëm, është bërë i paevitueshëm dhe është tashmë një emergjencë, të cilën do ta zgjidhim të gjithë së bashku me votën e 23 qershor”, - tha Meta. Duke folur për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi se ky koalicion është më i madhi në historinë e vendit dhe është një koalicion

gjithëpërfshirës. Sipas tij, është një koalicion që i shërben gjithë vendit, së ardhmes së tij evropiane. “Ky koalicion është më i madhi në histori, është një koalicion gjithëpërfshirës, jo thjesht për të garantuar fitoren, sepse fitorja është e sigurt, por edhe fryma e bashkëpunimit nuk duhet të jetë thjesht në kornizën PS-LSI, por tek të gjitha forcat që duan të kontribuojnë për të ardhmen e Shqipërisë. Mendoj se domosdoshmëria e këtij koalicioni vjen nga interesi i brendshëm dhe nga një domosdoshmëri që vendi të kalojë në një fazë më të lartë, të një stabiliteti më solid, por edhe të një perspektive më të shpejtë europiane. Energjia dhe vizioni ynë i përbashkët jam i bindur se do të sjellin një ritëm të ri në reformimin e vendit, institucioneve, të ekonomisë dhe të shoqërisë sonë, me qëllim integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian”, - tha ndër të tjera në fjalën e tij në takimin e zhvilluar me komitetin drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kavajë lideri i LSI-së, Ilir Meta.


POLITIKË • E enjte 25 prill 2013 KOALICIONI I DJATHTË BERAT Partia Demokratike Partia Republikane Partia për Drejtësi dhe Integrim Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Partia Agrare Ambientaliste Partia “Lidhja Demokristiane” Partia “Lëvizja e Legalitetit e Shqipërisë” Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare” Partia “Bashkimi Liberaldemokrat” Partia Demokristiane e Shqipërisë Partia “Balli Kombëtar Demokrat” Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen Partia e të Drejtave të Mohuara e Re Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” Partia Konservatore Shqiptare Partia “Ora e Shqipërisë” Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar” Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian” Partia e të Drejtave të Mohuara Partia “Lëvizja Shqipëria e Re” Partia “Demokracia e Re” Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë” Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” Partia Civile e Shqipërisë Balli Kombëtar Totali

Totali 21805 4179 94 134 102 96 77 167 237 124 30 ? 35 14 9 23 19 16 35 ? 72 ? ? ? 92 27267

DIBËR Partia Demokratike 34230 Partia Republikane 1933 Partia për Drejtësi dhe Integrim 30 Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 1491 Partia Agrare Ambientaliste 351 Partia Lidhja Demokristiane 24 Partia “Lëvizja e Legalitetit e Shqipërisë” 2181 Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare” 235 Partia “Bashkimi Liberaldemokrat” 933 Partia Demokristiane e Shqipërisë 1138 Partia “Balli Kombëtar Demokrat” 18 Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen ? Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 48 Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” 32 Partia Konservatore Shqiptare 49 Partia “Ora e Shqipërisë” 21 Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar” 96 Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian” 96 Partia e të Drejtave të Mohuara ? Partia “Lëvizja Shqipëria e Re” ? Partia “Demokracia e Re” 98 Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”? Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” ? Partia Civile e Shqipërisë ? Balli Kombëtar 7 Totali 43011 DURRËS Partia Demokratike Partia Republikane Partia për Drejtësi dhe Integrim Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Partia Agrare Ambientaliste Partia “Lidhja Demokristiane” Partia “Lëvizja e Legalitetit e Shqipërisë” Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare” Partia “Bashkimi Liberaldemokrat” Partia Demokristiane e Shqipërisë Partia “Balli Kombëtar Demokrat” Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen Partia e të Drejtave të Mohuara e Re Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” Partia Konservatore Shqiptare Partia “Ora e Shqipërisë” 146 Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar” Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian” Partia e të Drejtave të Mohuara Partia “Lëvizja Shqipëria e Re” Partia “Demokracia e Re” Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë” Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” Partia Civile e Shqipërisë Balli Kombëtar Totali ELBASAN Partia Demokratike Partia Republikane Partia për Drejtësi dhe Integrim Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Partia Agrare Ambientaliste Partia “Lidhja Demokristiane” Partia “Lëvizja e Legalitetit e Shqipërisë” Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare” Partia “Bashkimi Liberaldemokrat” Partia Demokristiane e Shqipërisë Partia “Balli Kombëtar Demokrat” Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen Partia e të Drejtave të Mohuara e Re Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet “ Partia Konservatore Shqiptare Partia “Ora e Shqipërisë” 76 Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar” Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian” Partia e të Drejtave të Mohuara Partia “Lëvizja Shqipëria e Re” Partia “Demokracia e Re” Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë” Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” Partia Civile e Shqipërisë Balli Kombëtar

60569 2812 1965 577 466 77 668 320 287 186 305 ? 123 93 277 35 25 ? ? 234 ? ? ? 371 69536 57035 3253 931 371 2733 77 765 596 1095 2441 1624 ? 126 243 39 55 61 ? ? 281 ? ? ? 171

71973

FIER Partia Demokratike 55841 Partia Republikane 3781 Partia për Drejtësi dhe Integrim 4687 Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 2062 Partia Agrare Ambientaliste 1763 Partia “Lidhja Demokristiane” 52 Partia “Lëvizja e Legalitetit e Shqipërisë” 2769 Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare” 432 Partia “Bashkimi Liberaldemokrat” 83 Partia Demokristiane e Shqipërisë 52 Partia “Balli Kombëtar Demokrat” 114 Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen ? Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 134 Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” 102 Partia Konservatore Shqiptare 19 Partia “Ora e Shqipërisë” 97 Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar” 31 Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian” 20 Partia e të Drejtave të Mohuara ? Partia “Lëvizja Shqipëria e Re” ? Partia “Demokracia e Re” 152 Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë” ? Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” ? Partia Civile e Shqipërisë ? Balli Kombëtar 697 Totali 72888 GJIROKASTËR Partia Demokratike 18527 Partia Republikane 940 Partia për Drejtësi dhe Integrim 31 Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 156 Partia Agrare Ambientaliste 141 Partia “Lidhja Demokristiane” 34 Partia “Lëvizja e Legalitetit e Shqipërisë” 37 Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare” 218 Partia “Bashkimi Liberaldemokrat” 42 Partia Demokristiane e Shqipërisë 113 Partia “Balli Kombëtar Demokrat” 189 Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen ? Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 39 Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” 22 Partia Konservatore Shqiptare 14 Partia “Ora e Shqipërisë” 9 Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar” 10 Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian” 6 Partia e të Drejtave të Mohuara ? Partia “Lëvizja Shqipëria e Re” ? Partia “Demokracia e Re” 74 Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë” ? Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” ? Partia Civile e Shqipërisë ? Balli Kombëtar 547 Totali 21149 KORÇË Partia Demokratike 56303 Partia Republikane 2368 Partia për Drejtësi dhe Integrim 47 Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 374 Partia Agrare Ambientaliste 616 Partia “Lidhja Demokristiane” 226 Partia “Lëvizja e Legalitetit e Shqipërisë” 323 Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare” 293 Partia “Bashkimi Liberaldemokrat” 772 Partia Demokristiane e Shqipërisë 347 Partia “Balli Kombëtar Demokrat” 131 Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen ? Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 233 Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” 61 Partia Konservatore Shqiptare 7 Partia “Ora e Shqipërisë” 36 Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar” 24 Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian” 635 Partia e të Drejtave të Mohuara ? Partia “Lëvizja Shqipëria e Re” ? Partia “Demokracia e Re” 233 Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë” ? Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” ? Partia Civile e Shqipërisë ? Balli Kombëtar 432 Total 63461 KUKËS Partia Demokratike 25596 Partia Republikane 1301 Partia për Drejtësi dhe Integrim 11 Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 159 Partia Agrare Ambientaliste 189 Partia “Lidhja Demokristiane” 17 Partia “Lëvizja e Legalitetit e Shqipërisë” 594 Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare” 368 Partia “Bashkimi Liberaldemokrat” 22 Partia Demokristiane e Shqipërisë 45 Partia “Balli Kombëtar Demokrat” 78 Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen ? Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 36 Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” 4 Partia Konservatore Shqiptare 1 Partia “Ora e Shqipërisë” 11 Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar” 28 Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian” 31 Partia e të Drejtave të Mohuara ? Partia “Lëvizja Shqipëria e Re” ? Partia “Demokracia e Re“ 155 Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë” ? Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” ? Partia Civile e Shqipërisë ? Balli Kombëtar 4 Totali 28650 LEZHË

Partia Demokratike 32400 Partia Republikane 1108 Partia për Drejtësi dhe Integrim 25 Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 155 Partia Agrare Ambientaliste 1709 Partia “Lidhja Demokristiane” 1557 Partia “Lëvizja e Legalitetit e Shqipërisë” 1059 Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare” 352 Partia “Bashkimi Liberaldemokrat” 465 Partia Demokristiane e Shqipërisë 1340 Partia “Balli Kombëtar Demokrat” 649 Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen ? Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 208 Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” 10 Partia Konservatore Shqiptare 400 Partia “Ora e Shqipërisë” 19 Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar” 95 Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian” 13 Partia e të Drejtave të Mohuara ? Partia “Lëvizja Shqipëria e Re” ? Partia “Demokracia e Re” 106 Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë” ? Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” ? Partia Civile e Shqipërisë ? Balli Kombëtar 84 Totali 41754 SHKODËR Partia Demokratike 56515 Partia Republikane 2962 Partia për Drejtësi dhe Integrim 53 Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 489 Partia Agrare Ambientaliste 2919 Partia “Lidhja Demokristiane” 2739 Partia “Lëvizja e Legalitetit e Shqipërisë” 266 Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare” 373 Partia “Bashkimi Liberaldemokrat” 118 Partia Demokristiane e Shqipërisë 3337 Partia “Balli Kombëtar Demokrat” 270 Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen ? Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 68 Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” 330 Partia Konservatore Shqiptare 66 Partia “Ora e Shqipërisë” 202 Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar” 52 Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian” 21 Partia e të Drejtave të Mohuara ? Partia “Lëvizja Shqipëria e Re” ? Partia “Demokracia e Re” 135 Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë” ? Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” ? Partia Civile e Shqipërisë ? Balli Kombëtar 666 Totali 68581 TIRANË Partia Demokratike 161 332 Partia Republikane 6131 Partia për Drejtësi dhe Integrim 1671 Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 4439 Partia Agrare Ambientaliste 1368 Partia “Lidhja Demokristiane” 813 Partia “Lëvizja e Legalitetit e Shqipërisë” 1772 Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare” 1088 Partia “Bashkimi Liberaldemokrat” 893 Partia Demokristiane e Shqipërisë 1826 Partia “Balli Kombëtar Demokrat” 420 Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen ? Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 291 Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” 129 Partia Konservatore Shqiptare 47 Partia “Ora e Shqipërisë” 104 Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar” 356 Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian” 108 Partia e të Drejtave të Mohuara ? Partia “Lëvizja Shqipëria e Re” ? Partia “Demokracia e Re” 474 Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë” ? Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” ? Partia Civile e Shqipërisë ? Balli Kombëtar 1206 Totali 184468 VLORË Partia Demokratike Partia Republikane Partia për Drejtësi dhe Integrim Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Partia Agrare Ambientaliste Partia “Lidhja Demokristiane” Partia “Lëvizja e Legalitetit e Shqipërisë” Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare” Partia “Bashkimi Liberaldemokrat” Partia Demokristiane e Shqipërisë Partia “Balli Kombëtar Demokrat” Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen Partia e të Drejtave të Mohuara e Re Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” Partia Konservatore Shqiptare Partia “Ora e Shqipërisë” Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar” Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian” Partia e të Drejtave të Mohuara Partia “Lëvizja Shqipëria e Re” Partia “Demokracia e Re” Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë” Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” Partia Civile e Shqipërisë Balli Kombëtar Totali Totali në 12 qarqe Koalicioni i majtë Partia Socialiste

30.310 1.222 4932 350 940 361 200 240 61 1807 349 ? 65 27 139 42 229 10 ? ? 97 ? ? ? 835 42216 734954

Partia Socialiste e Vërtetë ’ Partia Socialiste e Moderuar Partia Komuniste Shqiptare Partia e Punës Shqiptare e Reformuar Partia Komuniste Shqiptare “8 Nëntori” Partia për Prosperitet Demokratik Partia Aleanca Arbnore Kombëtare Partia për Unitet Kombëtar Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Partia e Gjelbër “PGJ) Partia e Çështjeve Shqiptare Partia “G-99” Partia “Ardhmëria Shqiptare” Partia për Drejtat e Emigrantëve Partia “Rruga e Lirisë” Partia Kristiandemokrate Partia Reformatore Demokratike Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet Partia Socialpunëtore e Shqipërisë Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane Partia e Punës e Shqipërisë Partia Ambjentaliste Partia e Bashkimit Popullor të Pensionistëve Shqiptarë Partia e Pajtimit Kombëtar Partia Shqiptare “Atdheu” Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar Partia “Mendimi i Djathtë Liberal” Partia “Lëvizja Demokratike për Ndryshim” Aleanca Popullore Aleanca Demokristiane Partia “Demokracia Sociale” Partia Socialdemokrate Lëvizja Socialiste për Integrim Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” BERAT Partia Socialiste 39390 Partia Socialiste e Vërtetë ’91 285 Partia e Gjelbër (PGJ) 20 Partia “G-99” 3324 Partia për Drejtat e Emigrantëve 10 Partia “Rruga e Lirisë” 255 Partia Reformatore Demokratike 15 Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” 12 Partia “Demokracia Sociale” 812 Partia Socialdemokrate 912 Lëvizja Socialiste për Integrim 8844 Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” 214 Totali 54252 DIBËR Partia Socialiste 21168 Partia Socialiste e Vërtetë ’91 120 Partia e Gjelbër (PGJ) 15 Partia “G-99” 340 Partia për Drejtat e Emigrantëve 24 Partia “Rruga e Lirisë” 16 Partia Reformatore Demokratike 57 Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” 9 Partia “Demokracia Sociale” 273 Partia Socialdemokrate 600 Lëvizja Socialiste për Integrim 3774 Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” 253 Partia “Ligj dhe Drejtësi” 69 Totali 26718 DURRËS Partia Socialiste 49252 Partia Socialiste e Vërtetë ’91 579 Partia e Gjelbër (PGJ) 38 Partia e Çështjeve Shqiptare Partia “G-99” 769 Partia për Drejtat e Emigrantëve 28 Partia “Rruga e Lirisë” 18 Partia Reformatore Demokratike 29 Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” 179 Partia “Demokracia Sociale” 597 Partia Socialdemokrate 1115 Lëvizja Socialiste për Integrim 9655 Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” 469 Partia Ligj dhe Drejtësi 348 Totali 63076 ELBASAN Partia Socialiste 67653 Partia Socialiste e Vërtetë ’91 409 Partia e Gjelbër (PGJ) 43 Partia “G-99” 1173 Partia për Drejtat e Emigrantëve 44 Partia “Rruga e Lirisë” 47 Partia Reformatore Demokratike 27 Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” 38 Partia “Demokracia Sociale” 613 Partia Socialdemokrate 2453 Lëvizja Socialiste për Integrim 7016 Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” 1548 Partia Ligj dhe Drejtësi 281 Totali 813450 FIER Partia Socialiste Partia Socialiste e Vërtetë ’91 Partia e Gjelbër (PGJ) Partia “G-99” Partia për Drejtat e Emigrantëve Partia “Rruga e Lirisë” Partia Reformatore Demokratike Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” Aleanca Demokristiane Partia “Demokracia Sociale” Partia Socialdemokrate Lëvizja Socialiste për Integrim

85696 371 38 1209 22 20 16 13 1025 3261 10857

»

05

Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” 677 Partia Ligj dhe Drejtësi 297 Totali 103502 GJIROKASTËR Partia Socialiste 24037 Partia Socialiste e Vërtetë ’91 544 Partia e Gjelbër (PGJ) 11 Partia “G-99” 670 Partia për Drejtat e Emigrantëve 16 Partia “Rruga e Lirisë” 6 Partia Reformatore Demokratike 7 Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” 16 Partia “Demokracia Sociale” 839 Partia Socialdemokrate 956 Lëvizja Socialiste për Integrim 1005 Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” 2699 Partia Ligj dhe Drejtësi 69 Totali 30875 KORÇË Partia Socialiste Partia Socialiste e Vërtetë ’91 Partia e Gjelbër (PGJ) Partia “G-99” Partia për Drejtat e Emigrantëve Partia “Rruga e Lirisë” Partia Reformatore Demokratike Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” Partia Demokracia Sociale Partia Socialdemokrate Lëvizja Socialiste për Integrim Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” Partia Ligj dhe Drejtësi Totali

58289 263 36 909 49 26 15 29 649 1767 4572 2949 566 70119

KUKËS Partia Socialiste Partia Socialiste e Vërtetë ’91 Partia e Gjelbër (PGJ) Partia “G-99” Partia për Drejtat e Emigrantëve Partia Reformatore Demokratike Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” Partia “Demokracia Sociale” Partia Socialdemokrate Lëvizja Socialiste për Integrim Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” Partia Ligj dhe Drejtësi Totali

8774 44 2 102 0 13 3 213 4469 1214 170 24 15075

LEZHË Partia Socialiste 21992 Partia Socialiste e Vërtetë ’91 1419 Partia e Gjelbër (PGJ) 13 Partia “G-99” 368 Partia për Drejtat e Emigrantëve 15 Partia “Rruga e Lirisë” 407 Partia Reformatore Demokratike 72 Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” 16 Partia “Demokracia Sociale” 249 Partia Socialdemokrate 2339 Lëvizja Socialiste për Integrim 2566 Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” 369 Partia Ligj dhe Drejtësi 1631 Totali 31456 SHKODËR Partia Socialiste 34294 Partia Socialiste e Vërtetë ’91 453 Partia e Gjelbër (PGJ) 13 Partia “G-99” 564 Partia për Drejtat e Emigrantëve 22 Partia “Rruga e Lirisë” 28 Partia Reformatore Demokratike 46 Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” 11 Partia “Demokracia Sociale” 2317 Partia Socialdemokrate 2538 Lëvizja Socialiste për Integrim 2813 Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” 1313 Partia Ligj dhe Drejtësi 415 Totali 44827 TIRANË Partia Socialiste 162757 Partia Socialiste e Vërtetë ’91 1034 Partia e Gjelbër (PGJ) 182 Partia “G-99” 2582 Partia për Drejtat e Emigrantëve 92 Partia “Rruga e Lirisë” 80 Partia Reformatore Demokratike 175 Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” 81 Partia “Demokracia Sociale” 1622 Partia Socialdemokrate 3613 Lëvizja Socialiste për Integrim 17552 Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” 3916 Partia Ligj dhe Drejtësi 809 Totali 194495 VORË Partia Socialiste 58194 Partia Socialiste e Vërtetë ’91 1027 Partia e Gjelbër (PGJ) 26 Partia “G-99” 979 Partia për Drejtat e Emigrantëve 54 Partia “Rruga e Lirisë” 52 Partia Reformatore Demokratike 23 Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” 30 Partia “Demokracia Sociale” 1186 Partia Socialdemokrate 2677 Lëvizja Socialiste për Integrim 3810 Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” 6432 Partia Ligj dhe Drejtësi 809 Totali 75299 Totali në 12 qarqe 1523144


06

« SOCIALE

E enjte 25 prill 2013 •

Infermierët tanë janë të papërgjegjshëm dhe përfitojnë nga njerëzit. Halli që u bie njerëzve apo shpejtësia me të cilën duan ta zgjidhin u kushton atyre lekë nën dorë drejt xhepave të infermierëve, që e marrin rrogën e tyre shtetërore dhe janë të detyruar të zbatojnë çdo shërbim që mban profesioni i tyre kundrejt pagesës zero nga pacienti apo njerëzit e tij. Kjo është një shkelje që bëhet çdo ditë në të gjitha spitalet shtetërore nga çdo infermier. Njerëzit, kanë apo nuk gjendje financiare, janë të detyruar të bëjnë gati lekët pa hyrë në spital.

Në bazë të të dhënave të Urdhrit Farmacistit, bëhet e ditur se asnjë shkelje nga mjekët nuk vihet re në spitalet dhe klinikat private. Të gjithë pacientët që hyjnë aty, të mësuar tani, madje i kthyer në zakon, u drejtojnë lekë nëpër xhepa infermierëve, të cilët nuk i pranojnë asnjëherë, duke bërë të ditur se ata paguhen për këtë punë dhe, nëse i marrin ato lekë, humbin vendin e punës. Pra, në klinikat dhe qendrat spitalore të sektorit privat infermierët janë të ndërgjegjshëm se mitmarrja është shkelje e ligjit.

TRI RASTE TË DENONCUARA KUNDREJT 100 ANKESAVE TË URDHRIT TË FARMACISTIT

Njerëzit fshehin mitmarrjen e infermierëve Skënderi: Të ndryshojë ligji, të mos preken ata që denoncojnë Erta Bode

N

jerëzit nuk kanë guximin të denoncojnë ryshfetin që u japin infermierëve të punësuar nëpër spitalet publike. Pa përjashtim të gjithë infermierët më shumë se 3 herë në ditë futin në xhepat e tyre ryshfete që njerëzit ua japin të detyruar, sepse ndryshe nuk e kryejnë si duhet shërbimin e tyre. Lajmin e bën të ditur presidenti i Urdhrit të Farmacistit Sabri Skënderi, i cili është alarmuar nga kjo situatë. Ai bën të ditur se gjatë 5 vjetve të fundit ka pasur vetëm 3 denoncime për infermierët që kanë marrë mitmarrje, kur nga krahu tjetër vetëm 3-mujorin e fundit janë paraqitur 100 ankesa në institucionin e Urdhrit të Farmacistit. Skënderi shpjegon se kjo është një situatë kritike vetëm në spitalet shtetërore, sepse në spitalet dhe klinikat private situata është krejt e kundërta. Duke u bërë apel njerëzve që të denoncojnë sa më shumë këto raste, duke i shërbyer komunitetit, Ministrisë së Shëndetësisë për të sjellë një korrektësi dhe për të ulur korrupsionin, ai paralelisht kërkon të ndryshohet ligji për mitmarrjen e infermierëve. “Ligji që dënon mitmarrjen e infermierëve ka diçka që pengon njerëzit për të denoncuar këto

3

DENONCIME Gjatë këtyre 5 vjetve të fundit ka pasur vetëm tri raste infermierësh që janë denoncuar për mitmarrje, duke marrë lekë nën dorë për shërbimin. Paralelisht 4 infermierëve të tjerë u është pezulluar e drejta e ushtrimit të profesionit për 3 muaj në rastet kur janë kapur në flagrancë.

100 ANKESA

Drejt Urdhrit Farmacistit janë paraqitur 100 ankesa vetëm këta 3 muajt e fundit për infermierët që shkelin ligjin duke pranuar ryshfete në krye të detyrës, si dhe në anën tjetër se, nëse nuk u japin lekë, rasti anashkalohet dhe pacienti bëhet vula-vula me shpimet nga shiringat.

TOTOZANI “Prokuroria të kthejë sytë nga mashtrimet”

Avokati i Popullit i njëanshëm, mbron të pastrehët Institucioni Avokati i Popullit ka mbrojtur sërish banorët që duhet të lirojnë banesën, duke akuzuar Zyrën e Përmbarimit, Policinë dhe Entin e Banesave për moskorrektësi dhe mashtrim. Igli Totozani, drejtuesi i këtij institucioni, gjithmonë ka ndjekur rrugën e mbrojtjes së personave që duhet të lirojnë banesat të cilave u ka dalë një pronar. Çuditërisht, Totozani asnjëherë nuk merr mundimin të dalë në mbrojtje të pronarëve që u është zënë prona për vite me radhë nga persona të tjerë dhe s’kanë pasur të drejtë të zotërojnë pronën që me ligj rezulton të jetë e tyre. Totozani i bëri thirrje prokurime që të shqyrtojë rastet, pasi po abuzohet nga Zyra e Përmbarimit si dhe nga Enti i Banesave duke nxjerr në rrugë njerëz të paaftë për të mbijetuar, pa një strehë, duke iu referuar konkretisht rastit të 16 familjeve që u përleshën me policinë.

raste. Në ligj thuhet se do të dënohen me masë të barabartë si infermieri që merr lekët ashtu dhe pacienti apo njeriu që ia jep. Kjo i bën njerëzit të mos denoncojnë rastet, duke iu ruajtur masës ndëshkuese që do të marrin për vete”, shpjegon Skënderi. Faktikisht, në bazë të ligjit është ndarë dënimi i barabartë për të dyja palët, duke marrë parasysh se t’i ofrosh para një njeriu që është duke ushtruar profesion-

in e tij dhe për të cilin paguhet njëherë është absurde dhe për këtë duhet të dënohet dhe ai që jep e jo vetëm ai që merr. Mirëpo në Spitalet tona situata është me kokëposhtë. Ankesat në Urdhrin e Farmacistit tregojnë se në rastet kur njerëzit nuk japin lekë sepse nuk kanë, i shikojnë infermierët të drejtohen drejt shtatit tjetër dhe kur zihen ngushtë e duhet të vizitojnë pacientin, i cili s’i ka dhënë ryshfet, bëjnë sikur s’i

gjejnë dot damarin dhe e shpojnë 4 herë, ia bëjnë gjilpërën fort, ose i mundojnë për një përgjigje analize të vijnë lart e poshtë në spital disa herë. Në këto raste pacienti ose i afërmi i tij është i detyruar të fusë 500 lekë në xhepin e infermierit. Nga shumë njerëz që ankohen bëhet e qartë se vetëm minimumi i ryshfeteve që marrin gjatë gjithë muajit për turnet e shërbimit shkon sa dyfishi i rrogës me të cilën paguhen.

10 PLANBIZNESET MË TË MIRA TË STUDENTËVE TË EKONOMIKUT

Basha: Grant 2500 $ për studentët Berisha: Vlerësohet shpirti konkurrent për biznes Bashkia e Tiranës ka shpërndarë sot një grant prej 2500 dollarësh për 10 planbizneset më të mira të studentëve të Fakultetit Ekonomik të Tiranës. 300 studentë morën pjesë në një garë të ndarë në 60 grupe, me 5 veta grupi, dhe krijuan një plan për një biznes ideal në tregun e punës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, sipas vendimeve të jurisë, ndau sot grantin, duke theksuar se kjo është një mbështetje për të inkurajuar studentët të punojnë në grupe dhe të vlerësojnë konkurrencën e tregut të punës. Basha e ka quajtur këtë konkurs një impuls të ri për zhvillimin ekonomik, punësimin dhe vetëpunësimin e të rinjve të kryeqytetit. I pranishëm

gjatë këtij evenimenti ka qenë dhe Kryeministri Sali Berisha, i cili përgëzoi këtë sipërmarrje. Kryeministri tha se ndezja e një gare të tillë dhe konsolidimi i këtyre praktikave është jashtëzakonisht i rëndësishëm, është një interes madhor për dinamizimin dhe fleksibilizimin e tregut të punës, si një faktor jetik në performancën e një ekonomie. Brenda muajit maj pritet të nisë jetësimi i fondit të garancive të vëna në dispozicion nga Bashkia e Tiranës për të rinjtë nën 35 vjeç që do të hapin një biznes të ri. Këto janë forma të nxitjes së kreditimit për të rinjtë e kryeqytetit, të cilët do të ndërtojnë këtu jetën e tyre.

ARSIMI “Sami Frashëri”

Konvertim studimesh në Gjermani Në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë janë rreth 150 të rinj që studiojnë gjermanisht lëndët bazë, ndërkohë që çdo vit pranohen rreth 56 nxënës nëpërmjet një konkursi të veçantë, ku kriteret janë përzgjedhur si nga pala shqiptare, ashtu dhe nga ajo gjermane për të vazhduar studimet në Gjermani. Ky numër është konstant, pavarësisht kërkesave të shumta që kanë të rinjtë shqiptarë për të zgjedhur gjermanishten. “Nxënësit me provimet gjermane që japin në Shqipëri, që është DSD2, që është provimi i gjuhës gjermane sipas nivelit C1 dhe matematikën në gjuhën gjermane, atëherë krahas këtyre dy provimeve të detyruara të maturës shtetërore ata mund të japin dhe një lëndë të tretë, që është gjeografia në gjuhën gjermane, bën që matura e nxënësve shqiptarë të ekuivalentohet plotësisht me maturën e nxënësve gjermanë”, - thotë Tatjana Vucani, specialiste në MASH.

Klasat e mbipopulluara

Fillorja me dy mësues në zonat urbane Shtatorin që vjen për të gjitha klasat e fillores që do të kenë numër të lartë nxënësish, zakonisht në zonat urbane, Ministria e Arsimit ka propozuar nga dy mësues për të gjithë nxënësit e fillores nga klasa e parë në klasën e gjashtë. Kjo për arsye të një kontrolli më të mirë, për moslodhje të mësuesve si dhe për të bërë të qartë ndarjen e lëndëve shoqërore me ato shkencore. Pikërisht mësuesit e një klase do të ndahen në këto drejtime, duke ditur që klasat mbingarkohen dhe përpos monotonisë duhet dhe qetësi që një mësues për 6 orë është e pamundur ta arrijë. Lajmin e konfirmoi drejtori i Arsimit Publik Parauniversitar Fatmir Vejsiu, i cili e shikon këtë si një përputhje me kurrikulat e reja si dhe për më shumë rezultate në nxënësit e fillores.


EKONOMI • E enjte 25 prill 2013

»

07

KOMISIONI I EKONOMISË DISKUTON KUFIZIMET PËR SHOQËRITË

Lojëra fati edhe në internet, tatimi deri 2,7% e xhiros Brikena Dervishaj

S

hqiptarët do të mund të luajnë “kumar” edhe nga shtëpia nëpërmjet internetit. Kazinotë elektronike janë risia më e re e parashikuar në ligjin për “Lojërat e fatit”, të cilat janë diskutuar dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Sipas këtyre ndryshimeve do të lejohet krijimi i kazinove elektronike në distancë në vendin tonë, si një treg i ri e lojërave të fatit. Ministria e Financave garanton mbikëqyrjen e këtij tregu të ri, duke rritur edhe garancinë për mbrojtjen e qytetarëve. Tatimi i shërbimit Tatimi për lojërat e fatit që luhen në rrjetin elektronik do të jetë deri në 2.7% të xhiros vjetore. Ndryshimet në ligj mbrojnë lojëtarin dhe i garantojnë atij tërheqjen e fitimit. Tatimi mbi kazinotë elektronike do të jetë sipas këtij ligji, 0.5% e të ardhurave nga arkëtimet e NJMLF, 2% të të ardhurave nga arkëtimet si tatim loje dhe 0.2 % të të ardhurave nga arkëtimet për bashkitë dhe komunat ku zhvillohet aktiviteti. Por ky ligj ka parashikuar edhe kufizime për këtë treg të ri. Drejtori i njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave, Besnik Çobaj, tha se, nuk do të lejohet më kryerja e importit të makinerive me lojëra fati nga subjekte të palicencuara. Diskutimet Sipas ndryshimeve të ligjit, nuk do të lejohet hapja e kazinove pranë filialeve bankare.

BONOT E PRIVATIZIMIT Bonot e privatizimit kanë vlerë përdorimi deri më 31 dhjetor 2014. Shtyrja e afatit të bonove është shqyrtuar dje në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave. Shtyrja e bonove të privatizimit është bërë me qëllim që ato të mund të përdoren nga qytetarët në procesin e legalizimit të banesave, blerjen e aksioneve në kompanitë shtetërore dhe në procesin e privatizimit strategjik. Nga 1 Janari 2012 deri më 31 Mars 2013, bonot janë përdorur në masë të gjerë, duke arritur në një vlerë prej 700 milionë lekë, kryesisht në procesin e legalizimit të banesave. Sipas të dhënave, prej vitit 1991, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave i janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë. Afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2014, ndërsa ishte parashikuar të përfundonte deri në fund të 2013.

Kompanitë që operojnë online janë të detyruara që, të mundësojnë aksesin në këto lojëra vetëm për ata individë që janë mbi 18 vjeç. Drejtori i Njësisë së Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave, Besnik Çobaj deklaroi se xhiro e lojërave të fatit është ulur dhe nga ana tjetër janë rritur arkëtimet, si pasojë e uljes së evazionit fiskal. Por nuk dha ndonjë shifër konkrete lidhur

me kërkesën e deputetëve të opozitës për masën e uljes së evazionit. Opozita akuzoi se qeveria se nuk arrin të kontrollojë lojërat e fatit, duke hedhur poshtë pretendimet për ulje të evazionit fiskal. Licencimet Sipas të dhënave zyrtare pranë njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit rezultojnë të licencuara 23 kompani ka-

zinosh elektronike, 7 kompani bastesh sportive dhe 10 kompani bingosh. Për licencimin në kategorinë e kazinosë elektronike, kërkohet që shoqëria të jetë shoqëri aksionere, e pajisur me NIPT dhe kapitali themeltar nuk duhet të jetë më i vogël se 10 milionë lekë, si dhe një fond të ngurtësimit për fituesit e lojës nga 50 mijë për çdo makinë, por jo më shumë se 5 milionë lekë.

TREGTIA U DOMINUA NGA EKSPORTI I ENERGJISË DHE MINERALEVE

INSTAT: Në mars eksportet u rritën me 21% Deficiti tregtar arriti 19 miliardë lekë, rritje me 8 për qind Eksportet shqiptare vijuan rritjen e tyre drejt tregjeve të huaja në muajin mars, ndërsa u ulën importet krahasuar me një vit më parë. Instituti i Statistikave bëri me dije dje se në mars u eksportuan 19 miliardë lekë mallra, me rritje 21.4% më shumë se muaji shkurt. Shifrat e publikuara nga INSTAT tregojnë njëkohësisht se rritja e eksporteve është e ndjeshme edhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera e mallrave të eksportuara, ku kryesisht përfshihen, mineralet, lëndët djegëse, energjia elektrike dhe ushqimet, ka arritur vlerën e 19 miliardë lekëve. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë kohe ka pasur një rritje më të lehtë të importeve, krahasuar me shkurtin 2013,

PARTNERËT EVROPIANË Në muajin Mars tregtia me vendet e Bashkimit Evropian arriti në 70.6 për qind, ku partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia, ndërsa vërehet zgjerim i tregjeve në vendet e tjera. Sipas INSTAT-it, tregtia me Italinë është në masën 41 për qind, ndërsa me Greqinë, 7.1 për qind. Disa nga partnerët tregtarë me të cilët eksportet shënuan rritje janë Austria, Greqia, Gjermania, Italia, Kosova. Edhe për importet vërehet rritje me vende si Gjermania, Italia, Kosova, Kina, Turqia.

duke arritur në 38 miliardë lekë. Ndikim në rritjen e eksporteve shqiptare dhanë ato të grupeve “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 72%, “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me 17.7%, “Ushqime, pije, duhan” 10.5%. Në muajin mars u importuan 38 miliardë lekë mallra me rritje 14.4% në krahasim me shkurtin dhe ulje

14.2% në krahasim me marsin e 2012-tës. Rritje pësuan importet e grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 38.8%, “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me 38%, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” 17.1%, “Tekstile dhe këpucë” 13.6%. Duke analizuar të dhënat duket se deficiti tregtar gjatë marsit është frenuar

në nivelin 19 miliardë lekë me rritje 8.1% krahasuar me muajin paraardhës dhe me ulje prej 14,9 për qind krahasuar me marsin e 2012-tës. Referuar shifrave për periudhën JanarMars 2013, në tre muajt e fundit deficiti tregtar ka ardhur në rritje. Ndërsa po ta krahasojmë me muajt e fundit të vitit 2012 shifrat janë në rënie.

Udhëzimi për importuesit dhe prodhuesit

Nga 15 qershori, duhan i grirë të tregtohet me pullë akcize Duke filluar që nga data 15 qershor, asnjë produkt “duhan i grirë” nuk do të lejohet të qarkullojë apo tregtohet pa pullën e akcizës. Ministria e Financave me anën e një udhëzimi ka saktësuar se pullat e akcizës për duhanin do të vendosen në pjesën e pasme dhe të përparme të paketës. Pullat e akcizës për prodhuesit e tjerë të duhanit, siç janë purot dhe duhani i grirë do të vendosen mbi paketimin përkatës. Sipas udhëzimit, produkti “duhan i grirë” lejohet të tregtohet vetëm i ambalazhuar në paketime deri në 500 gr, me përjashtim të rasteve kur është i destinuar drejt një magazine fiskale, magazine doganore ose eksport. Udhëzimi thekson se

janë të detyrueshme të pajisen me pullë të gjitha paketimet e duhanit të grirë, deri në 500 gram. “Importuesit dhe prodhuesit e duhanit të grirë kanë afat deri në datën 15 maj 2013 për deklarimin e stokut pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe porositjen te furnizuesi i pullave të akcizës për pajisjen e të gjithë stokut me pullë (me akcizë të paguar ose jo)”, - thekson udhëzimi i Ministrit të Financave. Pas përfundimit të këtij afati, pra 15 majit dhe deklarimit përkatës asnjë importues apo prodhues nuk do të lejohet të shesë apo të shpërndajë produktin “duhan i grirë” pa pullën e akcizës sipas këtij udhëzimi.

Investimi në fabrikën e bakrit për 2012

Mima: Investimet për FushëArrëzin, në 55 milionë dollarë Ministri i Ekonomisë, Florjon Mima, u takua në Fushë - Arrëz me zyrtarët e Fabrikës së Pasurimit të Bakrit, lidhur me gjendjen e punonjësve, investimet e huaja dhe sigurimin e biznesit në Shqipëri. Mima mirëpriti zotimin e kompanisë koncensionare turke “Ber Alb” për të hapur një fabrikë të re pasurimi të bakrit që thuajse dyfishon numrin e punonjësve. “Pa hyrë në detaje do të doja vetëm t’u siguroja që reformat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare do të vazhdojnë me një ritëm të lartë. Ne do të bëjmë gjithçka për të garantuar suksesin e investitorëve të huaj në Shqipëri”, - tha ministri Mima. Ai shprehu keqardhjen për protestën e dhunshme të datës 15 prill dhe e quajti atë

“të papranueshme”, ndërsa garantoi mbështetje të plotë të banorëve. Ministri u interesua veçanërisht për mbetjet e koncentratit që përdoret në procesin teknologjik në fabrikë dhe ndikimin mjedisor, veçmas në ujërat për vaditje në zonë. Mima mori garancinë nga përfaqësuesit në takim se analizat dëshmojnë tërësisht parametra normalë të ujit dhe brenda standardeve. Pas takimit ministri Mima i shoqëruar nga zëvendësministri Neritan Alibali inspektuan fabrikën dhe u interesuan mbi ecurinë e pasurimit të bakrit, kushtet e punës dhe sigurinë teknike. Deri në vitin 2012 investimet kanë arritur në 55 milionë dollarë nga 14,942,500 të parashikuara.

Përzgjidhen 13 projekte për konvertim

Bode: Projektet synojnë nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rural Qeveria shqiptare dhe ajo italiane kanë përzgjedhur 13 projektet e para që do të përfitojnë nga programi i konvertimit të borxhit për zhvillim, projekte me një vlerë totale prej 4.5 milionë eurosh. Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se në përzgjedhjen mes 93 projekteve të paraqitura u ndoqën dy kritere kryesore vlerësimi: vizibiliteti i efekteve sociale dhe qëndrueshmëria në kohë e tyre. Ambasadori Italian, Massimo Gaiani, shprehu kënaqësinë për masivitetin e projekteve që u paraqitën në program, por edhe për cilësinë e lartë të tyre. “Jemi të kënaqur nga mënyra si u prit programi i konvertimit të borxhit. Kemi pasur shumë aplikime, të

gjitha shumë cilësore. Dua të falënderoj ata që morën pjesë në përzgjedhjen e projekteve, sepse kanë shfaqur profesionalizëm të lartë. Brenda një kohe shumë të shkurtër, rreth një muaj, u arrit një përzgjedhje efikase e projekteve, në përputhje me kriteret e programit”, tha Gaiani. Projektet e përzgjedhura fituese janë të orientuara në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rural, me arsimin dhe me mbështetjen sociale. Në bazë të skemës së konvertimit, një pjesë e borxhit për disa kredi te akorduara nga qeveria italiane, nuk do t’i paguhen kësaj të fundit, por do të depozitohen në një llogari fondi kundërparti (CPF). Pagesat në këtë fond do të bëhen në njëmbëdhjetë këste.


08

« aktualitet

E enjte 25 prill 2013 • Në pranga 13 persona për vjedhje, mes tyre shumë të mitur

Vjedhje, dhunë e drogë, 18 arrestime në Tiranë Një ndalohet për drogë, katër për dhunë e armëmbajtje pa leje Policia ka arrestuar në kryeqytet brenda 24 orëve të fundit 13 shtetas për vjedhje dhe 5 të tjerë në kërkim për plagosje, armëmbajtje pa leje apo drogë. Nga komisariati nr.4 është bërë arrestimi i 26-vjeçarit Arion Gjergo dhe Elton Metës, 28 vjeç, sepse kanë vjedhur një çantë në mjetin “Toyota” me targa AA 139 CB, në rrugën “Niko Avrami”. Ata janë autorë të një sërë vjedhjesh të ndodhura në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku spikat grabitja e makinës së USAID, tip “Jeep”, me targa TR 4246 K, ku kanë vjedhur një aparat fotografik, si dhe një shumë parash. Po nga ky komisariat u bë ndalimi i shtetasit, Arjan Haklaj,43 vjeç, pasi ka rezultuar si autor i vjedhjes në pallatin “Nesim” sh.p.k . Nga komisariati nr 1 u kap personi në kërkim, Ndue Nikaj, 40 vjeç, me kartelë të “kuqe” , pasi ka shkaktuar dhunë në familje. Nga komisariati nr.3 u bë

arrestimi i Oltion Klosit, 23 vjeç, sepse në rrugën “Gjergj Legisi” është konfliktuar me armë me shtetasin Gabriel (Alfred) Këputa, i cili është larguar në momentin që shkoi policia dhe u shpall në kërkim. Klosit iu kap pistoleta. Nga komisariati nr.5 u ndalua Roland Demaj, 34 vjeç, sepse dyshohet se në rrugën “Isuf Gervadha”, në Kamzë ka qëlluar me armë zjarri disa herë në ajër. Nga komisariati nr.6 u kap Dritan Xhepa, 34 vjeç, sespe i kishte vjedhur celularin shtetasit Fejzo Selami. Po nga ky komisariat u bë arrestimi i dy 17-vjeçarëve K.Vrapi e I.Avillari, sepse në rrugën “Teodor Keko”, janë kapur duke vjedhur material ndërtimi. I njëjti komisariat kapi Lorenc Shabanin, 23 vjeç, duke vjedhur 4750 lekë të reja në një dyqan, në rrugën “Haki Stërmilli”. Në pranga ra edhe Elkjer Tafçiu, 28 vjeç, sepse po vidhte 6 dritare duralumini në rrugën

“Thoma Goxhaj” dhe Shkëlqim Tosku, 34 vjeç, sepse u kap me 6 kapsolla detonatorë, një kallëp lëndë plasëse tritol, dhe një pajisje elektroparalizuese. Mbi vjedhjen e motorit të shtetasit Kastriot Cerri, u gjet motori tip “scuter Keeëay Matrix” 150ç, me targa greke IKZ 781 dhe autorë rezultojnë dy 16-vjeçarët A.T dhe R.D, teksa ky i fundit u shpall në kërkim. Ndërkaq, u gjend edhe një tjetër motor i vjedhur nga 16-vjeçari G.T. Në pranga ra edhe 17-vjeçari I.A, pasi ka vjedhur një celular. Policia e kryeqytetit prangosi 33-vjeçarin e kërkuar Arlind Kozeli, banues në Tiranë. Në kuadër të operacionit të koduar “Pranvera II”, u arrit kapja e tij në afërsi të rrugës “Ali Demi” në Tiranë në një banesë të marrë me qira. Ai ishte i kërkuar nga drejtësia shqipëtare, për trafik të lëndëve narkotike, i dënuar me 5 vjet burg.

Detajet nga hetimet e italianëve një ditë pas arrestimeve

Joshja e prifit nga Bledari, skema e grabitjes dhe vrasja Mariglen Mullai ITALI - Me qindra herë policia e ka dëgjuar këtë regjistrim, ku dallohet çdo zhurmë: Televizori që transmetonte telefilmin “Walker Texas Ranger” me Chuck Norris (një rastësi makabre ishte ai episod i 28 dhjetorit të kaluar, ku u vra prifti). Tingujt e dyerve që hapeshin e mbylleshin, fjalët midis dy vrasësve, thekset e ndryshme të shqiptarëve dhe më pas vijnë klithmat e dëshpëruara për ndihmë nga Don Mario del Becaro, të cilat veniteshin gjithnjë e më shumë, i lidhur dhe i rrahur mizorisht në atë karrige, me shiritin ngjitës të lidhur në gojë dhe me çorapen në fyt. Por disa tinguj ishin vendimtarë, si ato të telefonave celularë. E kështu harmonizimi i të dhënave të ofruara nga printimet dhe ekzaminimi i qelizave, nuk la jashtë emrin e parë: Bledar Haxhillari, shqiptarin 29 vjeç, banues në Prato, Fermi. Dhe ai është personi kyç në këtë krim të tmerrshëm, pasi cilësohet si “organizatori”. Nga njohja te vrasja Në fakt shkëndijat për këtë masakër i kishte dhënë vetë prifti Don Mario, i cili pak javë para se të vritej kishte denoncuar Hening Lover, i cili kishte jetuar në shtëpinë e tij për gati 4 muaj, duke i marrë qindra euro në ditë (mbi 20 mijë euro pranoi vetë italiani në gjyq). Më vonë Don Mario nuk ka bërë më shumë dhe kishte kërkuar ndihmë nga karabinierë, për të parandaluar grabitjen, pasi rezulton se Bledari ishte i dashuri i motrës së Loverit. Kështu, Bledari është paraqitur te Don Mario më 27 dhjetor, kur kunati Lover ishte në burg (natën e 18 dhjetorit,

Gjykata 30 mijë lekë gjobë Ballës për gjyqin me Pollon Deputeti i PS-së Taulant Balla u shpall dje fajtor nga Gjykata e Tiranës, pas akuzave në Kuvendin e Shqipërisë në tetor të vitit 2011, për korrupsion kundër ministrit Genc Pollo, për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat. Gjykata e Tiranës ka dënuar deputetin socialist me 30.000 lekë gjobë. Balla do të paguajë edhe shpenzimet e 17 seancave gjyqësore të zhvilluara gjithsej. Menjëherë pas vendimit avokati i Ballës deklaroi se drejtësia shqiptare po vepron me 2 standarde duke theksuar se “deputetët e PS dënohen, ndërsa ata të mazhorancës jo”. Pollo tha se lekët do t’i dërgonte te Kryqi i Kuq dhe ndihej i kënaqur që deklatarat e Ballës kishin rezultuar shpifje. Ndërkaq, Balla tha se “Ashtu siç edhe e prisja, sot në gjykatën e Tiranës u shpall një vendim tjetër i gatuar në aneksin e kuzhinës së Sali Berishës kundër opozitës. Gjyqtari nuk kishte si të jepte vendim tjetër, megjithëse edhe vetë e kuptoi gjatë seancave gjyqësore se gjithçka kam thënë është e vërtetë. Edhe këto ditë po tenderon me shpejtësi dhe fshehtësi rrjetin dixhital të televizionit prej 25 milionë eurove. Në fund dua ta falenderoj gjyqtarin, i cili vlerësoi se dinjiteti moral i Genc Pollos vleka 30 mijë lekë”.

Zaganjori bën betimin si anëtar i Gjykatës së Lartë

Don Mario del Becaro

kur theu derën e famullisë), si për të zënë vendin e tij, duke synuar dobësitë e “pulës me vezë të arta”, pasi pastori ishte bujar me të gjithë. Ndërkohë, heton dhe e pyet nëse ka me vërtetë shumë të holla. Ai e pyet nëse ekziston një vend të sigurtë dhe nëse po, si hapet, me kode ose çelësa. Ai u paraqit me një emër të rremë Aleksandër Hasa dhe madje vetëregjistrohet te

celulari i Don Marios e prej aty telefonon shokun e tij Fation Krajën, 27 vjeç, rezident në Montalese, i arrestuar pardje. Ai kishte dokumente të rregullta dhe ka punuar në një furrë buke në Montale. Pra, ky gjest bëri që policia ta zbulonte identitetin e njërit prej kryerësve të vrasjes së Don Marios. Më vonë u mësua se Kraja kishte ikur në Shqipëri më 1 janar dhe u kthye për

Pashkë, ku e ndiente veten të sigurtë. Bledari, disa orë para vrasjes, e bindi Don Marion që t’i jepte ca para dhe ta shoqëronte te stacioni i autobusit në Prato. Ndërsa prifti po vishej për të dalë jashtë fytyra, aty mbërrijnë menjëherë Gramozi, vëllai i Bledarit dhe Kraja. “Hajdeni”,u thotë Bledari bashkëpunëtorëve, të cilët i fsheh në katin e sipërm të famullisë. Bledari e Don Mario hipin në makinën “Fiat Punto” të priftit dhe largohen. Dy të tjerët mbeten vetëm dhe filluan të kontrollonin kudo, në kërkim të parave, sendeve me vlerë dhe kasafortës. Por Don Mario kthehet herët dhe darkon me një mik. Dy shqiptarët presin derisa miku largohet, ndërsa Don Mario gjen një xhup dhe shkon te Maria Palumbo, për t’u siguruar se do të dërgohej për pastrim kimik. Ky ishte akti dhe shansi i fundit i shpëtimit për Don Marion. Në vend të kësaj, prifti kthehet në shtëpi dhe disa momente më vonë u sulmua egërsisht dhe u vra.

Dje, përpara trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë, u zhvillua ceremonia e betimit të gjyqtarit të ri Xhezair Zaganjori. Anëtari më i ri i Gjykatës së Lartë, u betua solemnisht se do t’i qëndrojë kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi duke respektuar rregullat e etikës profesionale. Gjatë fjalës së mbajtur me rastin e kësaj ceremonie solemne në ambienetet e Gjykatës së Lartë, Kryetari i Kolegjit Civil Ardian Dvorani u shpreh se “jemi duke përjetuar një proces të qëndrueshëm të rritjes graduale të ndërgjegjësimit juridik të të gjithëve mbi domosdoshmërinë e njohjes dhe të respektimit të detyrimeve e të drejtave që na burojnë nga Kushtetuta e ligji. Jam i bindur që ndaj të njëjtin mendim me ju se, ardhja në përbërjen e Gjykatës së Lartë e kolegut Xhezair Zaganjori, nuk përbën thjesht një procedurë rutinë përtëritje të vendeve vakante që krijohen në gjykatën tonë pas mbarimit të mandatit të kolegëve të mëparshëm. Prof.Dr. Xhezair Zaganjori u dekretua nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjyktës së Lartë me dekretin nr. 8065 datë 22.03.2013 e më pas mori pëlqimin dhe nga Kuvendi.

Kosovari rrëmben gruan dhe fëmijët, arrestohet ITALI - Një kosovar u kap pasi sekuestroi në Toskanë, gruan e tij dhe dy fëmijët e vegjël. Ai është bllokuar nga policia e trafikut në Palmanova, në Udine. Policia tha se ai është një shtetas shqiptar nga Kosova, i moshës 31 vjeç dhe jeton në Trieste. Ai tashmë është i akuzuar për rrëmbim. Gruaja kishte ikur nga Trieste dhe mbante fëmijët, pasi burri e kishte rrahur. Gruaja kishte shkuar te një e afërm në provincën e Arezzos, ku kishte paraqitur gjithashtu një ankesë në polici, por i shoqi e rrëmbeu për disa kohë.


INTERVISTË • E enjte 25 prill 2013

Intervistuar nga Sead Cena Pas gjithë kësaj krijimtarie, si ndiheni? Ndiheni një shkrimtar i suksesshëm? Këtë pyetje nuk duhet të ma bësh mua. A e din pse? Është vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Në qoftë se suksesi matet me diapazonin e botimeve dhe të shpërndarjes, unë jam shumë i pasuksesshem. Në qoftë se suksesi është publiciteti pompoz në television, unë jam tepër i pasuksesshëm. Në qoftë se suksesi është lavdia e pamerituar, unë përsëri jam shumë i pasuksesshëm. Kur shkruani, doni që libri juaj të jetë i suksesshëm, të shitet dhe të përhapet pafund? Nuk është ky qëllimi im, sepse ato të ashtuquajturit “bestseller” nuk janë librat më të mirë, janë thjeshtë librat më të shitur. Një pjesë e madhe e këtyre veprave që përkthehen në shqip, janë libra trotuaresh. Është një shkrimtare amerikane, të cilës për fat të mirë ia harroj emrin, e cila ka tetë libra të përkthyer në shqip. Nervozohem kur shoh vajza apo djem të ri që e kërkojnë në biblioteka këto libra. Të gjithë librat e saj janë “bestseller”. A duhet të ketë një lloj organi kolegjial apo disa njerëz të caktuar që të drejtoj lexuesit drejtë veprave të mira? Kjo nuk mund të bëhet, sepse jemi në një ekonomi tregu dhe tregu ka ligjet e veta. Ligji nuk është e vlefshmja dhe e bukura, ligji është fitimi. Çfarë quani ju letërsi të mirë? Pa mëdyshje letersia ruse. Nuk ka figura që të krahasohen me Dostojevskin, Tolstojin, Gogolin, Cehovin dhe Turgenjevin. Disa herë unë i kam kontrabalancuar me shkrimtarët e Evropës perëndimore. Vetëm Balzaku mund t’i përballoj këto shkrimtar, deri diku edhe Hugoi. Shpesh kam pyetur veten: “Përse këta shkrimtar rus kanë bërë letërsi të madhe”? Sepse ato ishin banorë të një vendi që kishte kontradikta të mëdha sociale. Në Evropën perëndimore kishte vite që ishte zhdukur bujkërobëria. Në Rusi vazhdonte gleba. (Gleba është prona mbi tokën dhe mbi ata që punojnë tokën). N.q.s pyesje atëherë një pronar latifondiste rus, “Sa hektar tokë ke?”, ai thoshte: “Kam 10 mijë shpirtëra”. Pra, kishte 10 mijë muzhik (skllevër) që punonin për të. Për ta përmbledhur, letërsi të madhe unë quaj atë letërsi, e cila shpreh në mënyrë artistike kontradiktat e kohës. A mund të bëhet letërsi e madhe nga vendet e vogla? Vendet e vogla e kanë pak të vështirë, por n.q.s vendet e vogla kanë eksponantë të mëdhenj që jetojnë me ide të mëdha, mund të bëjnë letërsi të madhe. Shembulli më konkret është Migjeni. Z. Ridvan Dibra (shkrimtar) ka thënë për ju: “Ky autor, me një fat të hidhun personal, ka vazhduar të shkruaj me sukses edhe pas viteve 90’. Skender Drini mbetet një prej rasteve tipike të autorit të pavlerësuar si duhet nga mendimi e gjykimi kritik. Kjo, siç duket, edhe pse jeton në Shkodër. Aq sa të duket sikur Shkodra e Tirana nuk janë 120 kilometër, por 1 200 kilometra larg...” Është e vërtetë kjo gjë? Ndiheni i pavlerësuar? Pse duhet të merrem me këtë gjë? A e di ti që Mjeda nuk është i përkthyer? Dhe nuk besoj ta ketë

»

09

Intervistë me Skender Drinin Emisioni “TË GJITHË FLASIN!” KRIJIMTARIA: LETËRSI PËR FËMIJË Tregimet e së shtunës - tregime - 1965 Do të luajmë pas luftës - tregime - 1967 Tregime për botën tonë - tregime - 1967 Kompania e katërt - roman (Botimi I ‘73) - 1967 Tregime të zgjedhura për fëmijë - tregime - 1977 TREGIME Kumbimet e reja të pyjeve - 1972 Tregimet e veriut - 1977 Rruga e njeriut - 1990 I racconti del Nord ( Tregimet e Veriut) përkthimi Pavlina Nasca, Bari, Itali, 2007 ROMANE Shqipja e kreshtave tona (Vol.I) - 1967 Shqipja e kreshtave tona (Vol.II) - 1970 Shqipja e kreshtave tona - Prishtinë, 1970 Kënga e dritës - 1970 Njeriu gjigant - 1973 Shembja e idhujve - 1975 Midis dy kohëve - 1978 Vraje tradhtinë - 1978 Kirurgët - 1984 Bajram Curri - Biografi e letrarizuar - 1984 Tanush Martini - 1990 Ishulli i qetë - Prishtinë, 1996 Shfytyrimi - EuroRilindja, 1996 Eklipsi i hënës - 1998 Kthim në vetvete - Publicistikë analitike Shekulli i Kosovës - 2000 Përballje - 2002 Nata është grua - 2004 Korbi - shtëpia botuese “Globus R”-Tiranë, 2007 Sonambul - shtëpia botuese “Ilar” -Tiranë, 2008 Klas - 2008 Parajsa e gjenive - shtëpia botuese “Ilar” -Tiranë 2009 Planet i lodhur – 2011

ndjerë veten keq. Ju vjen keq që nuk keni marrë asnjë titull nga bashkia? Jo. Thjeshtë nuk janë kujtuar. Pse duhet të më vijë keq?! A i lexoni librat e kolegëve tuaj? Unë jam shumë seleksionues. Jo për mendjemadhësi, por nuk kam kohë të harxhoj kot. Mua as në promovime nuk më thërrasin, sepse e dijnë që nuk u shkoj. Nuk u shkoj sepse nuk mund të lavdëroj kot. Pse duhet të lavdëroj kot? E kam të vështirë të lavdëroj kot. Po të heshtësh e ke të vështirë? Nganjëherë është më e vështirë të heshtësh. Çfarë mendimi keni për Zotin? Nuk mund të shprehësh një mendim qiellore me një mendim tokësor, me një gjuhë tokësore. Romani juaj “Shembja e idhujve” u kthye në film një vit pas botimit. Në atë kohë, e shihnit si arritje këtë gjë? Ishte një lëshim që më bëri regjimi mua. Sepse nuk kam qenë i dashur për atë regjim. Se kam thënë kurrë këtë, sepse unë nuk merrem me të kaluarën. Filmi në krahasim me librin është më i dobët. Romainin “Shembja e idhujve” unë e kam konceptuar si triologji. Pjesa e dytë është romani “Midis dy kohëve” dhe pjesën e tretë nuk e kam shkruar akoma dhe nuk e di se si do ta shkruaj. Di vetëm finale, të cilën po e dekonspiroj, faqja e fundit; “mësuesi i Kalcës, Naimi dhe arqipeshkvi, të dy në burg, të dy në të njëjtën qeli, të dy duke pritur

pushkatimin. Arqipeshkvi i zgjat dorën Naimit dhe vdesin të kapur dorë për dore”. Akoma nuk kam vendosur të ulem dhe ta shkruaj, mbase është frika e nivelit artistik. A do jem në gjendje ta mbaj në atë nivel? Si e perftyroni lexuesin tuaj? Lexuesi im më thotë: “Ti je i vështirë! Duhet t’i kthehesh edhe njëherë librave tuaj”. Shumë ma thonë këtë gjë. Ndoshta ngaqë në librat e mi ka patjetër një rrjedhë të karakterit filozofik. Kur shkruani, a mendoni për lexuesin? Rrallë mendoj. A duhet të vij lexuesi te shkrimtari apo të shkoj shkrimtari te lexuesi? Unë mendoj se lexuesi duhet të shkoj te shkrimtari. A ka ndonjë moment kur një shkrimtar duhet të heq dorë nga shkrimi? Kur të shoh se nuk ka më se çfarë të thojë. Çfarë mendimi keni për Ismail Kadarenë? Mendoni se është shkrimtari më i mirë? Është fatmirësi që ekziston. Duke qenë jashtë, Ismaili ka qenë një lloj ambasadori i çështjes shqiptare. Është shkrimtari më i mirë. Mendoj që ka edhe dy apo tre shkrimtar që janë në nivele shumë të larta. Ju jeni 77 vjeç. Në këtë moshë, cili është raporti juaj me kompjuterin? Revoltohem shumë kur mosha juaj i referohet internetit. Nuk është gjithçka interneti. Leximi në kompjuter është 30% - 40% më i

ngadaltë se sa leximi në libër. Unë nuk mund ta vendos kompjuterin përpara librit, nuk dua ta vendos. I referohem edhe unë ndonjëherë kompjuterit (internetit), kur dua të gjej ndonjë vendodhje apo të saktësoj ndonjë datë, por krejt tangent. Po në shkrimin e librave tuaj e përdorni kompjuterin? Po e përdori. Në atë pikë kompjuteri është një fatmirësi. Është shumë praktik dhe fiton goxha kohë. Për të qenë një shkrimtar i madh, a duhet të kesh një dramë fizike apo shpirtërore, të kesh një vuajtje apo një brengë të madhe? Kjo është pjesërisht e drejtë. N.q.s shkrimtari ka një dramë brenda familjes, ajo ngacmon dhe mpreh sensibilitetin njerëzor, i cili tek shkrimtari është më i pazakontë se tek njeriu i zakonshëm. N.q.s drama është e përhershme, sensibiliteti është i përditshëm dhe bëhet bashkëvuajtës me shkrimtarin. Sensibiliteti kthehet në vuajtje. Si e gjykoni tendencën që kemi ne (qytetarët e Shkodrës) për t’iu referuar të shkuarës sonë, si një periudhe e ndritur? Por kjo mund të qëndrojë edhe në rang kombëtar. Shpesh jemi nostalgjik të tepruar. Të mbështetesh tek arkivi nuk është keq, por ta bësh arkivin simbolin aktual të jetës tënde është shumë e gabuar. Por tani dëgjohet më rrallë kjo gjë. Sikur kemi filluar të shohim më larg, drejt së ardhmes. Ajo që mua më shqetëson është rinia. Për çfarë arsyeje? I është larguar shumë librit. Kur them libër, kam parasysh kulturën. Ndoshta rinia është bërë shumë praktike, ndoshta është bërë shumë pragmatiste. Kjo nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe, por

unë nuk po shoh ndonjë shkëlqim. Natyrisht që rinia po shkollohet në masë dhe nuk është gjë e keqe. Edhe në qoftë se shkon në shkollë vetëm për të hapur dhe mbyllur derën e klasës, përsëri i vjen era shkollë. Është si të shkosh në tempull, edhe në qoftë se nuk lutesh, je në tempull. Gjithsesi, energjitë dhe aspiratat e rinisë duhet të jenë më të mëdha. Këto energji duhet të kanalizohen aty ku ka nëvojë shoqëria. Unë kam parasysh të riun si intelektual. Ju shqetëson fakti se çfarë mendojnë të huajt për ne (shqiptarët)? Personalisht nuk shqetësohem. Madje jam arrogant me ta, përpara se ato të jenë arrogant me mua. Ndoshta bëj gabim. A kemi se çfarë t’i tregojmë një turisti të huaj që vjen në Shqipëri? Po, kemi. Shumë modestisht, por kemi. Ndoshta për të sotshmen nuk kemi shumë për t’i treguar, por ata janë gjahtar të së kaluarës. E kaluara jonë është e ndrituar aq sa është e ndrituar, pa e hipoborlizuar, pa thënë që ne kemi qenë më trimat. Të jetuarit e jetës, ju ka pëlqyer gjithmonë? Ndoshta një ndër fatkeqësitë e njeriut është që ai vjen në botë(jetë), pa dëshirën e tij dhe pa lejen e tij. Kjo është diçka e pazgjidhshme, por është handikapi i madh që ka njeriu me veten. Në qoftë se ke disa ideale, jeta është e këndshme për ta jetuar. Unë i kam këto. Cila nga aforizmat që keni shkruar, është më e preferuar për ju? Tani nuk më kujtohen shumë. Po them një, e cila lidhet me aktualitetit ekonomiko - social. Varfëria për fenë është virtyt, për kapitalizmin paaftësi dhe për socializmin barazi.


10

« SPECIALE

E enjte 25 prill 2013 •

CILËT ISHIN PERIODIKËT DHE THEMELUESIT E GAZETAVE, QËLLIMI I TYRE

100 vjet më parë, si lulëzoi shtypi elbasanas Çështja kombëtare, zhvillimi i arsimit dhe i kulturës ishte tema e shkrimeve LEDIA LLESHI

dhe luftoi prirjet shoviniste të fqinjëve ballkanikë. Mbajti qëndrim kritik kundër qarqeve feudale, institucioneve shtetërore, pushtetarëve, deputetëve etj. Motoja e gazetës ka qenë “”Mpron lirin e njësinë e vërtetë”. Në numrin e parë është botuar edhe programi me këtë moto. Gazetën e përgëzon në numrin e parë me një shkrim edhe Aleksandër Xhuvani. Kjo është e para gazetë që ka nxjerrë edhe një shtojcë letrare. Ndër bashkëpunëtorët e saj kanë qenë Xhuvani, Matraxhiu, Th. Floqi, Simon Shuteriqi etj.

E

lbasani ka pasur një traditë të pasur në shtypin e shkruar në fillim të shekullit të XX. Shumë patriotë u angazhuan për të hapur gazeta dhe revista kryesisht në shërbim të çështjes kombëtare. Gazeta “Tomorri” e Lef Nosit nis serinë e botimeve që i shërbyen çështjes kombëtare qysh në vitin 1910. Më pas do të ishin gazeta “Shkumbini” i drejtuar nga Filip Papajani ,“Fjal e lir” me drejtor Emin Matraxhiun, gazeta “Elbasani” në nëntor 1922, me drejtues Ahmet Hastopalli, “Ura e Shkumbinit” mars 1923-1924, me drejtues Ahmet Dakli, “Ku vemi” janar 1924 me drejtues Salih Çeka. Këto janë një pasuri mjaft e madhe për Bibliotekën Publike “Qemal Baholli” të qytetit të Elbasanit. Gazetat e fillimshekullit XX Ndër gazetat më kryesore të kohës, çështja kombëtare ishte qendra e shkrimeve, zhvillimi i arsimit, kulturës, por edhe kritikat ndaj pushtetit vendor, kronikë e ngjarjeve të kohës nuk mbeteshin pas. Shumica e autorëve kanë shkruar me pseudonim dhe nuk ishin gazetarë të thjeshtë, por patriotë të angazhuar dhe me peshë në qytetin e Elbasanit. Fondi i periodikut të vjetër në bibliotekën “Qemal Baholli” shkon rreth 1000 koleksione. Një pjesë e mirë i këtij fondi është trashëgimi e ishbibliotekës personale të Lef Nosit. Nosi ka një meritë të madhe pasi të gjithë jetën e tij ia kushtoi arsimit, kulturës dhe çështjes kombëtare. Ai themeloi gazetën “Tomorri” në vitin 1910 duke vijuar më pas me “Kopshti Letrar” e njohur si revista e parë me vlera njohëse për komunitetin e sotëm. Kjo revistë e viteve 1918-‘19 shpalosi vlerat e inteligjencës elbasanase duke u dhënë atyre një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e këtyre vlerave. Më tej vazhduan gazeta “Shkumbini” e vitit 1921 e drejtuar nga Filip Papajani e më pas Emin Matraxhiu. Kjo gazetë me një emërtesë domethënëse përshkohej nga një frymë demokratike. Filip Papajani kishte si qëllim etikën e të vërtetës. “Elbasani” është edhe gazeta e radhës e drejtuar nga Ahmet Hastopalli e vitit 1922. Kjo gazetë kishte si synim njohjen me ligjet dhe drejtësinë duke u renditur në mbështetje të beut të madh të asaj kohe Shefqet Verlaci. Por periodikët nuk kanë humbuar në këto vite. Kështu gazeta e re një vit më vonë do të ishte “Ura e Shkumbinit” me simbolikë bashkimin e dy dialekteve nëpërmjet kësaj ure për një zhvillim dhe kulturë të përbashkët. Salih Çeka do të vazhdonte në rrugën e themelimit të gazetave të reja ku kishte si

qëllim demokratizimin e arsimit, për një arsim fillor të detyruar, falas, të barabartë e laik. Vitet e arta për shtypin elbasanas do të vazhdoheshin edhe nga zhvillimet e madh arsimore. Kështu shkolla Normale do të kishte një revistë të sajën me shumë rëndësi për kohën. Revista “Normalisti” ishte ndër të parat në vend që trajtoi në faqet e saj se si të përsosej mendimi pedagogjik dhe psikologjik i organizmit të orëve të mësimit. Kjo revistë stimulonte mendimin krijues të nxënësve.

kombit. Do të jetë krejt indipendent...Do të përpiqet tue pasun për udhëheqë të drejtën e të vërtetën”.

Ku Vemi Gazetë e përjavëshme e drejtuar nga Salih Çeka. Është

gazetë mbajti anën e forcave demokratike që realizuan Lëvizjet e Qershorit 1924 dhe mbështeti luftën e tyre për çrrënjosjen e mbeturinave të feudalizmit. U rendit ndër gazetat më përparimtare të kohës, të cilat luftuan për dekokratzimin e arsimit që ai të ishte laik e të drejtohej nga shteti. Në programin e saj

“Shkumbini” Gazetë e përjavshme politike e letrare e drejtuar nga Filip Papajani. U botua për herë të parë në vitin 1921 në Elbasan. Dhe vijoi për 47 numra

“Tomorri” Është renditur e fundit, por është gazeta e parë në Elbasan. Ajo është botuar nga Lef Nosi në vitin 1910. Ishte e para gazetë politike letrare dhe dilte tre herë në muaj me drejtim të qartë patriotik dhe atdhetar. Numri i parë doli më 10 mars e vijori deri në 13 korrik 1910. Kjo gazetë e drejtuar nga Lef Nosi shtypjen në shtypëshkronjën Bashkimi i Kombit në Manastir. Programi i saj ishte çështja kombëtare, shkollat shqipe dhe mbarëvajtja e Normales. Botoi pjesë të veprave të Hann, Kristoforidhit, shkrime të Gurakuqit e Xhuvanit. Në një nga numrat e kësaj gazete botohet edhe një thirrje drejtuar shqiptarëve. “Thirrje: Vëllezën shqipëtarë” Lef Nosi i bën thirrje qytetarëve elbasanas që të sjellin pranë shoqërisë “Afërdita” vegla muzikore për ngritjen e bandës muzikore të qytetit, me anë të së cilës të përhapi ndjenjat e larta për sh-

hapur në vitin 1924 dhe 10 numrat e parë janë botuar në Elbasan dhe më pas është transferuar në Tiranë. Kjo

shkruhej: “Do të kryejë detyrën si nji organ politik me arsye, me artiku të posaçëm e teknikë përpara kuvendit të madh të

deri në 20 janar 1922. Më pas u drejtua nga Emin Matraxhiu. Me shkrimet e saj propagandoi çështjen kombëtare

qiptarët e këtyre anëve. Po në këtë numër gjendet edhe një reklamë, ajo e reklamimit të librarisë Nosi në Elbasan.

ndiqen nga pseudonime për arsye të kohës apo të vetë personave. Gazeta ka pasur dy faqe dhe ka dalë pikërisht në 10-vjetorin e pavarësisë. Të gjitha shkrimet i dedikohen 28 nëntorit 1922.

Disa nga periodikët më të rëndësishëm Gazeta “Elbasani” Ishte një gazetë e përjavshme politike, shoqërore dhe letrare e drejtuar nga Ahmet Hastopalli. Numri i parë i kësaj gazete regjistrohet në 25 nëntor 1922 dhe vijoi deri në numrin 52 në tetor të vitit 1925. Në programin e saj të botuar në numrin e parë është përcaktuar qartë deviza e gazetar për të përkrahur qytetërimin, i cili “mund të jetë i vërtetë, i natyrshëm e i dobishëm, vetëm kur t’i mbështetet zakonit e tradicionit domethënë shpirtit të kombit”, shkruhet në program. Në ballafaqimet politike ka mbajtur krahun e Shefqet Verlacit. Janë botuar shkrime ku trajtohet çështja e ruajtjes së pavarësisë dhe bashkimit kombëtar. Në këtë gazëtë kanë dhënë kontribut me shkrimet e tyre personalitete si Ndre Mjeda, Haki Stërmilli, Ahmet Gashi, Aleksandër Xhuvani, Nikolla Ivanaj, Dhimitë Berati, Shefqet Daiu, etj. Shumë shkrime


AKTUALITET • E enjte 25 prill 2013

»

11

DURRËS, VIKTIMA U QËLLUA SAPO ZBRITI NGA MJETI I TIJ PARADITËN E DJESHME

Vret 27-vjeçarin në rrugë, arrestohet autori Policia: Shkak i sherrit dyshohet se ka qenë një femër, u gjetën provat DURRES- Nje shtetas 27-vjeçar është qëlluar dje për vdekje në rrugë në një lagje të qytetit të Durrësit. Viktima është Refik Lila, i cili është qëlluar tre herë me pistoletë sapo ka zbritur nga autovetura e tij tip Ford Fokus me targa të huaja. Ndërkohë policia e Durrësit tha se ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur në këtë qytet ditën e sotme. Burimet zyrtare thanë se policia ka punuar me intensitet dhe brenda një kohe të shkurtër arriti të grumbullojë prova të mjaftueshme që dokumentojnë identitetin e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur paraditen e djeshme në lagjen Nr.18 të qytetit. Sipas

burimeve zyrtare, autor është Ardit Hyska dhe se shkak i sherrit mesohet se ka qenë një femër. “Nga tërësia e veprimeve procedurale dhe provave shkencore të administruara në vendin e ngjarjes, u identifikua dhe u arrestua si autor i dyshuar i kësaj ngjarje 28-vjeçari Ardit Hyska, lindur në Tiranë e banues në Durrës; shtetas me precedentë të mëparshëm për vepra penale kundër personit e pronës”, theksoi policia. Sipas saj, shtetasi në fjalë dyshohet se rreth orës 11.00 të ditës së djeshme në lagjen Nr.18 të qytetit ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vrarë shtetasin Refik Lila, 27 vjeç. Shërbimet e Policisë të mbërritura

në mënyrë të menjëhershme në vend kanë siguruar dhe menaxhuar vendin e ngjarjes në funksion të grumbullimit të provave për hetimin. Ndërkohë strukturat për hetimin e krimit në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit kanë vijuar punën për identifikimin e autorit të ngjarjes. Lidhur me këtë hetim, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e krimit, pistoletë e markës Beretta, kalibri 7,65 mm, e cila ishte fshehur prej autorit pas ngjarjes; autovetura e markës Benz me targa AA 307 AB, e përdorur prej tij për largim nga vendi i ngjarjes, kapela dhe bluza e përdorur gjatë kryerjes së veprës.

DEBATE TË NXEHTA MES PALËVE, SEJDINI I KUJTOHET ÇËSHTJA E ARKIVOLIT

PS-LSI nisin “revanshin”, zgjidhet kryetar i ri për këshillin bashkiak LEDIA LLESHI ELBASAN- Ka nisur nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë Elbasan revanshi PS-LSI për marrjen e drejtimit të Këshillave nëpërmjet rikonfigurimit të mazhorancave në këto këshilla. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak PS-LSI bashkuan votat për të zgjedhur kandidatin e tyre dhe zëvëndësuar drejtuesin e institucionit vendimmarrës. Mbledhja ka filluar me kërkesën e PS-së për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak Blendi Himçi. I pari e ka marrë fjalën kryetari i këshilltarëve të PS-së, Roland Çerepi, i cili i kërkoi Këshillit Bashkiak që të shkarkojë kryetarin në fuqi duke propozuar kandidaten e tyre. Kryetari i këshilltarëve të djathtë Mati Çela u shpreh se kjo që po ndodhte nuk ishte aspak normale pasi ishin votat e së majtës ato që zgjodhën kryetarin bashkiak në zgjedhjet që shkuan. Ai e ka cilësuar këtë veprim të pastër politik. Kryetari i Qarkut Eugen Isaj u shpreh se e gjithë kjo që po ndodhte në Elbasan ishte mesazhi më i keq për qytetarët e këtij qyteti. Ai u kërkoi të pranishmeve që të jepnin një mesazh qytetar përtej politikës së madhe, për të gjithë Shqipërinë që aleancat në qendër të mos ndikojnë në bazë pasi janë në dëm të komunitetit. Rizgjedhja Kryetari i bashkisë Qazim Sejdini nënvizoi se prishja e ekuilibrave në këshill nuk do të cenojë qeverisjen e madje ka theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë. Deputeti Luçiano Boçi nënvizoi faktin se Elbasani ka dëshmuar gjithnjë për një bashkëpunim të shkëlqyer fetar e intelektual dhe se vendimi që po merret është arbitrar dhe cenon edhe një tolerancë politike që ka ekzistuar në Elbasan. Prezencën e së djathtës ai e ka argumentuar vetëm për të respektuar votën

e qytetarëve elbasanas që dalin të zhgënjyer nga aleanca e re. Koordinatori i PS-së Ben Blushi u shpreh se ky është një mocion i Parlamentit lokal që zotëron shumicën në këshill e që është shprehje e votës qytetare. Ai tha se e majta do ta drejtojë më mirë bashkinë dhe pas 23 qershorit PS të gjithë Shqipërinë. Ai ka nënvizuar se e djathta duhet të mësohet të jetë në opozitë për të mirën e vendit. Më pas e kanë marrë fjalën edhe de-

putetët Ilir Bejtja dhe Aurel Bylykbashi. Ky i fundit ka replikuar ashpër me kryetarin e bashkisë Qazim Sejdini duke i kujtuar atij edhe çështjen e arkivolit që ka pasur me ish-kandidatin e LSI-së për Elbasanin. Pas gjithë këtyre diskutimeve e ka marrë fjalën kryetari Blendi Himçi, i cili deklaroi se jepte dorëheqjen, pasi ky ishte akti qytetar që mund t’u tregonte qytetarëve elbasanas në këto rrethana. Ai e ka cilësuar sa komike

aq dhe tragjike situatën në gjithë Shqipërinë. Ndërkohë me shumicë votash kryetare e re e Këshillit Bashkiak është zgjedhur Desantila Tahiraj me 29 vota pro nga 36 votues. 9 këshilltarë nuk ishin të pranishëm në votim dhe i përkisnin kryesisht PD-së. Mjaft këshilltarë të djathtë nuk morën pjesë në votim duke mos u paraqitur dhe me kandidatë të tyrin. Tahiraj ka falënderuar koalicionin për rilindjen dhe ka theksuar se do t’u shërbejë qytetarëve.

Për një rrugë kalimi në territor

Bulqizë, përplaset policia e rendit me atë private BULQIZE - Përplasje mes policisë private dhe asaj të rendit në zonën D, në minierën e Bulqizës. Shkak sipas policisë së rendit, është bërë moslejimi i kalimit të makinave të kromit të kompanive të tjera, në territorin e firmës “Tur Alba”, nga kjo e fundit. Paraditen e djeshme, kompania “Tur Alba” ka bllokuar dy automjete të firmave të tjera, ç’ka ka sjellë edhe përplasjen. Policia e Bulqizës ka ndërhyrë në këtë situatë, duke e konsideruar të padrejtë veprimin e kompanisë në fjalë, që sipas policisë u kërkon shuma të konsiderueshme në këmbim të kalimit. Kompanitë e tjera janë të detyruara të kalojnë në zonën e firmës “Tur Alba”, pasi kjo është e vetmja rrugë kalimi drejt galerive të tjera. Ndërkaq, firma pretendon se ndërhyrja e policisë së Bulqizës ditën e sotme është e padrejtë, ndërsa ka depozituar një kallëzim penal në gjykatën e rrethit.

DEBAT Debati Bylykbashi Sejdini: Do ta ktheni fjalën kundër Durim Hushit tani që e keni aleat Deputetët kanë gjetur rastin për të sulmuar njëri-tjetrin dhe kryetarin e bashkisë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Aurel Bylykbashi ishte i pari që do të sulmonte LSI dhe më pas kryebashkiakun Qazim Sejdini. “PD sakrifikoi duke mbështetur të paktën ju këtë nuk duhet ta bëni për hir të kësaj. Ne jemi treguar jashtëzakonisht korrekt me ju se ju dhamë 20% të pushtetit. Pse nuk tregoni arsyen e vërtetë të këtij koalicioni. Po t’i hyjmë hesapeve zbardhni një marrëveshje lokale sa veta do të hiqni nga puna për të futur ata që vijnë nga krushqia me LSI. Hajde krahasojmë periudhën e z. Turku dhe periudhën tuaj këto 5 vjet. Sejdini: Unë po kënaqem që po të dëgjoj për herë të fundit ty. Z.Sejdini ju e ngatërroni politikën me raportet njerëzore. Dëshiroj t’ju uroj të jetë të gjatë para se t’ju bëj një pyetje. A do ta lejoni ish-kundërshtarin tuaj apo ish-mikun tuaj Durim Hushi t’jua prek arkivolin larg qoftë, sepse kështu keni deklaruar. Sa i përket investimet pranoni dhe deklaroni se keni marrë mbështetje se unë do të rreshtoj të gjitha fondet që janë marrë për bashkinë Elbasan. Pranoni këtu që kjo rrugë Tiranë Elbasan që do bëhet është një zhvillim për këtë qytet. Sejdini: Herët e tjera jemi larguar, por sot vendosëm të rrimë të dëgjojmë deri në fund. Mendova që ke reflektuar pak. Edhe për një fakt sepse kërkon të kandidosh përsëri për deputet. (Nuk më pengon dot edhe sikur të jem i 14-ti). Unë nuk po numëroj ditët e mia si kryetar bashkie siç po i numëron ti. Se kush është modeli i ri i rilindjes së vjetër këtë e thonë qytetarët. Ja dhamë ato 8 mijë vota plus kush ka pasur ndonjë pikëpyetje. Nëse kam punuar ose jo qytetarët do më vlerësojnë, por nuk është faji im që t’i nuk njeh gjendjen. Nuk është faji im që ju nuk i njihni ligjet dhe që nuk i kupton ato. Na keni masakruar totalisht me investimet. Ka 4 vjet që nuk marrim asnjë një grosh nga qeveria. Dikush përmend fushën e plehrave, por ne jemi ende pa fushë plehrash edhe pse kemi tentuar bashkë të gjithë. Vetëm një gjë duhet thënë se kur nuk jeni ju i pranishëm mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë më të qeta dhe punohet për të mirë të qytetit. Në pamundësi për të pasur foltoren atje në Parlament ju gjeni mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të mbajtur fjalime e për të bërë politikë. Jeni ju që ishit kryetar PD, që shkarkuat Bujar Kllogjerin nga kryetar këshilli. Ju paralajmëroj. (E ke gabim nuk ishte me ne në 2009 është më përpara). Pavarësisht po ju e bëtë. E keni bërë rrugë këtë punë e vini flisni tani. Sa herë janë ndërruar partitë. Sa për marrëveshjen, të rrish i qetë se nuk kemi asnjë marrëveshje. Nuk kemi bashkëpunim pa kushte. Po dal edhe tek puna e arkivolit. Nuk kam ndërmend ta them ty, por ato që i kam thënë i qëndroj e do të jemi këtu. Të tjerët e dinë sa e mbaj fjalën dhe sa e respektoj veten. Jam qytetar i Elbasanit dem babadem e këtu do jem. Nuk punoj për sot që të mos dal nesër në rrugët e qytetit, por punoj që të dalë me nipërit i qetë. Qazim Sejdini pavarësisht ndonjë ferre që i del përpara nëpër këmbë dhe që nuk arrin as ta grisë.


12

« gossip

E enjte 25 prill 2013 •

Viti i parë i martesës

më pak i

lumtur

Penelope Cruz nudo për filmin e ri Penelope Cruz ka xhiruar një skenë gjysmë-nudo në filmin italian “Venuto al Mondo”. Aktorja e famshme spanjolle ka xhiruar skenën e “nxehtë” me aktorin Emile Hirsch dhe fotot e para janë publikuar nga ‘The Sun’. Filmi tregon historinë e një nëne beqare e cila çon djalin e saj në Sarajevë, aty ku bashkëshorti i saj vdiq në luftën e Bosnjes 16 vite më parë. Kujtesa e çon në momentet intime me partnerin e saj Diego, i cili ndenji në Sarajevë kur ajo u largua nga qyteti me djalin e vogël. 38-vjeçarja Penelope Cruz është e martuar me aktorin spanjoll Javier Bardem dhe ka një djalë 2-vjeçar. Në shkurt u mësua se aktorja po pret fëmijën e saj të dytë.

Pink anulon koncertin Këngëtarja Pink është detyruar që të anulojë koncertin e saj në Brimingham për shkak të problemeve me frymëmarrje dhe një infeksioni në vesh. Këngëtarja amerikane shprehu zhgënjimin e saj për anulimin e koncertit, por i ka siguruar fansat se do e bëjë të pamundurën që të mbajë pjesën e mbetur të koncerteve në Britani të Madhe, shkruan The Sun. Pink u ka kërkuar falje fansave për anulimin e saj përmes “Twitterit” dhe shkroi, “Me pendimin më të madh më është dashur të anulojë koncertin tim të parë në Birmingham”, ka shkruar ajo. “Por unë kam një infeksion në vesh dhe probleme me frymëmarrje. Jam një person që nuk i kam në qejf anulimet e koncerteve mirëpo u kërkojë falje edhe atyre që nuk janë të bindur për sëmurjen time”.

S

tudimi më i ri i Qendrës për cilësinë e jetës në Australi tregon se çiftet në vitin e parë të martesës janë më pak të lumtur. Në këtë studim morën pjesë rreth 2.000 australianë. Lumturia e çifteve u mat në shtatë fusha,si shëndeti, arritjet dhe lidhjet në dashuri. Të anketuarve u ishte kërkuar që këto segmente të

jetës së tyre ti vlerësonin nga shkalla 0 deri në 100 dhe rezultati mesatar ishte rreth 75 pikë. Personat që sapo ishin martuar mesatarisht kishin 73.9 pikë. Në vitin e dytë të martesës pikët ishin shtuar në 78.4, ndërsa për ata që kishin 40 vjet martesë, rezultati ishte 79.8 pikë. Udhëheqësja e studimit Melisa Weingberg, konsideron se në çiftet e porsa martuara lumturia zvogëlohet për shkak se ata ballafaqohen më një tjetër realitet.

Tetris Barrymore me show televiziv gatimi Drew Barrymore po futet në botën e televizionit pasi ka nënshkruar për të prodhuar një garë të re gatimi. “Dua të jetoj në Itali gjatë verës dhe të bëj një shkollë gatimi derisa jam atje”, ka thënë Barrymore së fundi. Aktorja është marrë me punë kuzhine që kur është martuar ma burrin Will Kopelman dhe që kur është bërë nënë e vajzës Olvie vitin e kaluar dhe është bërë aq e obsesinuar me gatimin sa ka përcjellë çdo emision televiziv. Por, sipas revistës Marie Claire, obsesioni i saj ka shkuar aq larg sa ajo ka vendosur të dalë prapa skenave për të krijuar shoun e saj të titulluar “Knife Fight”.

V

odafone Red për klientët me kontratë: revolucion në tregun shqiptar të komunikimeve elektronike. Përdorimin e lojës elektronikeTetris tek sytë e njeriut ka një efekt shumë pozitiv. Kështu, sipas doktotëve kanadezë, kjo lojë stërvit sytë dembelë. Një ekip i McGill University zbuloi se loja popullore me mozaikun me tulla mund të stërvisë syrin dhe të bëjë që sytë të punojnë së bashku. Eksperimenti i kryer mbi 18 të rritur funksionoi më mirë se metoda tradicionale evendosjes së një fashoje tek syri i mirë për ta bërë më të dobtin të punojë më shumë. Tani studiuesit duan të provojnë nëse testi do të funksionojë tek fëmijët që kanë të njëjtin problem. Studimet janë në zhvillim e sipër.


gossip • E enjte 25 prill 2013

»

13

Tamara

Ecclestone në gjyq për një Lamborghini Shakira “e pushtuar” nga Milani

Jennifer Aniston

shtyn dasmën

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux e kanë shtyrë datën e dasmës për në verë pasi nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje për madhësinë e festës së tyre. Aniston, 44-vjeçare, dëshiron një dasmë më të madhe, derisa Theroux, 41, dëshiron një më të vogël, të ngushtë, dhe ata tash e kanë lënë të kurorëzohen gjatë verës, se sa të bëjë një ceremoni pranverore. “Jen dhe Justin kanë qenë krejtësisht të qetë për planifikimin e dasmës. Ata mezi presin dasmën, por kanë ide të ndryshme për vetë ceremoninë”. “Nuk ka të bëjë me ta si çift, ata janë tmerrësisht të dashuruar. Secilën herë që i sheh ata, ata i kanë krahët mbi njëri-tjetrin”. “Jen dëshiron diçka më të madhe me shumë miq të saj, Justin do të dëshironte diçka më të intime. Në këtë aspekt, presim që dasma të zhvillohet në fund të verës, para Vikendit të Ditës së Punës”, ka thënë burimi.

E

Shakira është e ngazëllyer me rolin e saj të nënës dhe pëlqen djalin e saj Milan ta marrë me veti kudo që shkon. 36-vjeçarja dhe burri i saj, futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, djalin Milan Pique Mebarak, në muajin janar dhe këngëtarja është e pushtuar nga foshnja, sa nuk mund të ndahet. “Të qenit nënë është një pushtim i këndshëm. Është diçka sureale. Është një përvojë krejtësisht e re për mua, dhe sapo e zbuloj atë sekondë pas sekonde”, ka shkruar Shakira në Twtter.

bija e pronarit të Formulës 1, Tamara Ecclestone, do të përballet në gjykatë me ish-të dashurin e saj, për pronësinë e një “Lamborghini” me vlerë 380 mijë stërlina. 28-vjeçarja kërkon që ish-i dashuri, Omar Khyami, t’i rikthejë asaj makinën që ajo i dhuroi në prillin e shkuar me rastin e ditëlindjes, pak kohë përpara se të ndaheshin. Një agjent burse, Khyami u nda nga Ecclestone pasi asaj i ra në dorë një video, në të cilën ai ishte në një moment intim me një vajzë tjetër. Sipas Tamarës, nuk kishte mundësi që video të ishte e vjetër, pasi ai mbante në dorë një byzylyk që ajo i kishte blerë me vlerë prej 30 mijë stërlinash. Nga ana e tij, ish-i dashuri mbrohet me faktin se makina ishte një dhuratë dhe se ka përdorur pronësinë mbi automjetin, për të marrë borxh një shumë prej 250 mijë stërlinash. Deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, makina do të qëndrojë e bllokuar.

Alicia Keys pushime në Bahamas

Shndërrimi i Denise Richards 10 vite nga “James Bond, The World is Not Enough”, roli që e bëri të famshme për format dhe bukurinë e saj, Denise Richard është transformuar radikalisht. Nga fotot e publikuara aktorja 42-vjeçare duket e dobësuar në mënyrë ekstreme, aq sa vështirë të njihet. Duke ditur që aktorja dhe modelja nuk është e angazhuar në ndonjë rol filmi që i kërkon të dobësohet, mediat gossip në Shtetet e Bashkuara hamendësuan për probleme shëndetësore për të. Por një burim pranë 42-vjeçares tha për Huffington Post se Denise gëzon shëndet të plotë dhe se ajo gjjithmonë kështu ka qenë, përvec faktit se është një nënë e vetme që duhet të rrisë 3 vajza dhe vitet kalojnë.

Këngëtarja 32-vjeçare, Alicia Keys është dukur e mrekullueshme me bikini teksa po shijon disa pushime me familjen në ishujt Bahamas. Pas lindjes së djalit të saj të parë, ajo ka rikthyer format perfekte të trupit. Alicia është martuar me Swizz tre vjet më parë dhe e përshkruan martesën e saj të bukur dhe të mrekullueshme. Ajo ka treguar se është bërë më e përgjeshme si në jetën personale dhe atë familjare. Këngëtarja pohon se burri i sja Swizz, ka një efekt pozitiv dhe energjik tek ajo.


14

« bota

E enjte 25 prill 2013 •

Në janar të vitit 2012, Tsarnaev, një shtetas rus, udhëtoi në Rusi. Ai qëndroi gjashtë muaj atje duke vizituar miqtë dhe të afërmit në Çeçeni dhe Dagestan, dy republikat ruse që janë përballur me nivelin më të lartë të dhunës nga grupet islamike në vitet e fundit. Pas kthimit të tij në Shtetet e Bashkuara korrikun e kaluar, për një kohë të gjatë ai u mor në pyetje nga zyrtarë të imigracionit në aeroportin e Nju Jorkut. Në Boston, ai kishte krijuar një faqe publike në YouTube me video që shprehnin mbështetjen për xhihadin dhe luftën e shenjtë islamike Hetuesit në Dagestan

SULMET/ BOSTON

P

as sulmit me bombë në Boston, Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë premtuan se do të përmirësojnë shkëmbimin e informacionit mbi çështjet e sigurisë. Javën e kaluar, dy vëllezër me përkatësi etnike çeçene kryen sulme me bomba dhe me armë në Boston. Këtë javë, ekspertët e sigurisë në Rusi dhe Shtetet e Bashkuara po debatojnë arsyet e mos identifikimit të sinjaleve paralajmëruese në dy vitet e fundit. Në Moskë, Andrei Soldatov, drejton faqen e internetit Agentura.ru, e cila merret me studimin e shërbimeve ruse të sigurisë. “Rusia dhe Amerika nuk bëjnë punë të mirë kur bëhet fjalë për shkëmbimin e informatave të ndjeshme”. Mark Galleotti është profesor në Universitetin e Nju Jorkut dhe ekspert i shërbimeve ruse dhe amerikane të sigurisë. “Nuk keni nevojë ta doni një vend tjetër për të realizuar shkëmbimin e informacioneve me të”. Ky diskutim i drejtpërdrejt është dëshmi e re se ka patur paralajmërime të qarta rreth prirjeve radikale islamiste të Tamerlan Tsarnaev-it, vëllait të më të madh të të dyshuarit Dzokhar Tsarnaev. Në vitin 2011, me kërkesë të Rusisë, FBI-ja mori në pyetje Tamerlan Tsarnaevin, analizoi udhëtimet e tij jashtë vendit dhe aktivitetet e tij në internet. FBI-ja thotë se asgjë substanciale nuk u zbulua gjatë këtij kontrolli. Në janar të vitit 2012, Tsarnaev, një shtetas rus, udhëtoi në Rusi. Ai qëndroi gjashtë muaj atje duke vizituar miqtë dhe të afërmit në Çeçeni dhe Dagestan, dy republikat ruse që janë përballur me nivelin më të lartë të dhunës nga grupet islamike në vitet e fundit. Pas kthimit të tij në Shtetet e Bashkuara korrikun e kaluar, për një kohë të gjatë

Përse nuk u “kapën” sinjalet paralajmërues H

etuesit amerikan kanë shkuar në republikën ruse të Dagestanit për të intervistuar prindërit e dy të dyshuarve për shpërthimet e javës së kaluar në maratonën e Bostonit. Zyrtarët e ambasadës amerikane thanë se ekipi i hetuesve po punon me qeverinë ruse. Një nga të dyshuarit, Tamerlan Tsarnaev, bëri një vizitë gjashtë mujore në Dagestan dhe Çeçeni vitin e kaluar. Hetuesit kërkojnë të dine në se i dyshuari pati kontakt me ndonjë radikal gjatë udhëtimit të tij. Ligjvënësit amerikan diskutuan të njëjtin udhëtim dje, ndërsa ngritën shqetësime rreth ndarjes së informacioneve të zbulimit mes agjencive federale të sundimit të ligjit. Senatori Lindsey Graham tha se FBI i tha atij se nuk ishte në dijeni të udhëtimeve të Tsarnaevit në atë kohë. Shefja për Sigurinë Kombëtare, Janet Napolitano, i tha Komisionit të Zbulimit të Senatit se agjencia e saj ishte në dijeni të udhëtimit, por se një paralajmërim i FBI-së për Tsarnaevin kishte skaduar në kohën që ai ishte kthyer. FBI-ja e kishte intervistuar Tsarnaev në vitin 2011 me kërkesën e Rusisë, por nuk gjeti ndonjë lidhje me terrorizmin në atë kohë.

ai u mor në pyetje nga zyrtarë të imigracionit në aeroportin e Nju Jorkut. Në Boston, ai kishte krijuar një faqe publike në YouTube me video që shprehnin mbështetjen për xhihadin dhe luftën e shenjtë islamike. Disa imazhe të treguara në këto video kishin simbole të Emirateve të Kaukazit, grupi kryesor islamik i armatosur në Rusinë jugore. Në shtator të vitit të kaluar Tsarnaev paraqiti kërkesën për shtetësi amerikane. Kërkesa e tij u shty pasi Departamenti i Sigurisë Kombëtare zbuloi se ai ishte marrë në pyetje nga FBI-ja. Disa javë më vonë, sipas NBC News, autoritetet ruse përsëri kontaktuan FBI-në në lidhje me Tamerlan Tsarnaevin, duke thënë se ai ishte

takuar me një militant të njohur në Dagestan. Rusët thonë se nuk kishin njohuri për vazhdimin e hetimeve mbi këtë çështje. Vladimir Milov është një politikan i moderuar i opozitës ruse. “Ata u paralajmëruan nga rusët mbi veprimtarinë e këtyre njerëzve dhe nuk vepruan. Mendoj se është një dështim i tmerrshëm. Ata nuk arritën të gjenin ndonjë gjë të dyshimtë në këtë rast dhe ajo çoi në këto pasoja tragjike”. Të premten e kaluar, Presidenti rus Vladimir Putin e telefonoi Presidentin amerikan Barack Obama. Sipas Kremlinit, të dy presidentët ranë dakord të përmirësojnë shkëmbimin e informacioneve. Por ekspertët janë skeptikë. “Problemi është se me ka-

limin e viteve është ndërtuar një nivel i konsiderueshëm i dyshimit në të dyja anët. Autoritetet amerikane dyshojnë se rusët thjeshtë do t’i etikojnë si elementë të Al-Kaidës ose elementë me prirje të ngjashme njerëzit që thjeshtë ata nuk i duan. Edhe rusët ndjejnë se amerikanët, ashtu si fuqitë e tjera perëndimore, nuk u japin atyre informacione për të luftuar problemet e tyre të brendshme”. Përveç kësaj, thonë ekspertët, shërbimet amerikane dhe ruse të sigurisë mund të kenë humbur hapin me kohën, duke kërkuar anëtarë të njohur të organizatave terroriste. Të dielën, organizata Emiratet e Kaukazi, mohoi çdo lidhje me sulmin në Boston, duke theksuar se ajo është në luftë

me Rusinë e jo Amerikën. Disa analistë sugjerojnë se Tamerlan Tsarnaev mund t’i përshtatet profilit të një sulmuesi të “vetëm”, një radikali i cili e ka mësuar vetë ideologjinë dhe teknikat terroriste nga interneti. Zoti Soldatov thotë se shërbimet ruse dhe amerikane të sigurisë ende mund të besojnë ndryshe. “Njerëz të tillë që mund të jenë të përfshirë në akte të terrorizmit duhet të jenë të lidhur disi me organizatat terroriste, të cilat duhet t’u sigurojnë atyre mbështetje financiare, përkrahje logjistike, eksplozivë, trajnimime dhe gjëra të tjera. Kur forcat e sigurisë nuk arrijnë të gjejnë lidhje të këtij lloji, atëherë ata thjeshtë mund të mendojnë se nuk

kanë të bëjnë me një çështje shumë serioze”. Profesor Galleotti nuk është dakord me këtë vlerësim. “Këta sulmues të vetëm janë pikërisht ata njerëz, të cilët nuk rekrutohen nga të tjerët, ata vetë-rekrutohen. Dhe kjo është një sfidë e madhe sepse identifikimi i tyre është shumë i vështirë”. Në rajonin e Kaukazit Verior në Rusi, rrjetet kryengritëse mund të jenë më reale. Të hënën, zyrtarët rusë publikuan të dhënat e fundit të dhunës nga ekstremistët islamikë. Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, 47 sulme me armë automatike dhe bomba kanë shaktuar vdekjen e 39 njerëzve dhe plagosjen e 105 të tjerëve. Viktimat ishin kryesisht ushtarë ose policë.


bota • E enjte 25 prill 2013

»

15

GREQI N

ë një pikë janë të një mendimi të gjithë analistët politikë. Deri në shpërthimin e krizës së borxhit demokracia në Greqi ka funksionuar më mirë se kurrë më parë. Dhe pikërisht në kohët e krizave grekët nuk duhet ta minimizojnë këtë arritje, porosit sociologu dhe publicisti Ilias Katsoulis. “Pas rrëzimit të diktaturës ushtarake në vitin 1974 Greqia mori rrugën e një demokracie të tipit perëndimor, në të cilën partitë politike qeverisin me radhë”, thotë 76-vjeçari. Deficite të mëdha në demokraci nuk janë shfaqur kurrë, përkundrazi. Madje mund të flasësh për “shumë demokraci”, kur greva të mëdha paralizojnë herë pas here gjithë vendin. Edhe këshilltari politik Levteris Kousoulis e sheh demokracinë të ankoruar fort në Greqi, gjë të cilën ai e lidh edhe me pranimin e vendit në BE në vitin 1981. Megjithatë, ai thotë se Greqia është katandisur në një demokraci partish. “Politika bëhet këtu pre e partive”, kritikon Kousoulis. Megjithëse, demokracia është e paimagjinueshme pa partitë, nuk duhet të ndodhë që institucionet demokratike të dobësohen nga interesat partiake. Plotfuqishmëria e partive në Greqi i ka hapur të gjitha dyert klientelizmit, beson politologu, që ka studjuar në Francë. Klientelizmi politik vihet re edhe në një fushë tjetër. Kur qeveria greke regjistroi para dhjetë vjetësh të gjitha iniciativat qytetare dhe organizatat joqeveritare, ishin gjithsej 45.000 grupime. Shumica e këtyre grupeve u themeluan nga burokratët dhe funksionarët e partive vetëm sa për dukje, sepse donin të përfitonin nga financimi shtetëror, shpjegon sociologu Ilias Katsoulis. Pasoja: Iniciativat qeveritare me qëllime serioze e kanë të vështirë, që të tërheqin vëmendjen e publikut dhe besueshmërinë.

Edhe roli i mediave greke në krizën politike shihet me sy kritik nga shumë ekspertë. Ata nuk janë të pafajshëm në këtë situatë dhe shpesh madje të ndërlidhur me interesat politike dhe ekonomike të pushtetit, shpjegon Levteris Kousoulis. “Një iniciativë, që prezanton ide të reja, bëhet vetëm atëherë e njohur, nëse ajo mbështetet në strukturat e pushteti ekzistues dhe në oligarkitë partiake”, ankohet këshilltari politik. Sipas anketimeve, grekët ndodhen në një dilemë: Nga njëra anë politikanët e vjetër bëhen përgjegjës për shkatërrimin ekonomik, nga ana tjetër pikërisht këta politikanë duan ta nxjerrin vendin nga kriza. Çfarë duhet bërë? Shumë politologë presin një periudhë kalimtare, në të cilën peisazhi partiak të fragmentohet dhe të rinovohet. Kjo tendencë u vu re në zgjedhjet e vitit 2012, kur konservatorët dhe socialistët humbën më shumë se 15 për qind të zgjedhësve. Prej kësaj përfitojnë forca të reja si e Majta Demokratike, që operon si parti e re në koalicionin nën drejtimin e shefit të konservatorëve Antonis Samaras dhe angazhohet për “më shumë Evropë”. “Ne besojmë në një Evropë federale dhe duam të punojmë me maturi”, thotë deputetja Maria Giannakaki. Deri tani evropianët e kanë venë qerren para kalit dhe kanë krijuar një bashkim monetar pa realizuar më parë një bashkim të vërtetë ekonomik. Por copëzimi i peisazhit të stabilizuar partiak dhe rënia e partive politike, që lidhet me të, fsheh në vetvete rreziqe. Që nga viti 2012 në Parlament ka zënë vend një parti neonaziste, e cila sipas sondazheve del forca e tretë politike në vend. Në vitin 2014 në zgjedhjet evropiane e djathta ekstreme mund të hyjë edhe në Parlamentin Evropian. “Dëshiroj që sukseset e tyre zgjedhore të jenë vetëm të

Demokracia në udhëkryq

përkohshme”, thotë politikania e re Giannakaki. Por sondazhet flasin për fat të keq ndryshe. Ato mund të forcoheshin, në qoftë se demokracia nuk reagon në kohën e duhur. Evropa, fundi i diktatit? Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, kërkon zbutjen e kursit të ashpër të kursimeve. Kjo politikë ka humbur tashmë përkrahjen politike dhe sociale në Evropë. Deklarata të papritura të Presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Në një fjalim të hënën në Bruksel, Barroso u shpreh se doktrina e kursimeve ka mbërritur tashmë në limitet e saj. Parimisht ajo është e drejtë dhe duhet të vazhdojë, ka thënë Barroso, por ai konstaton se kjo politikë nuk gëzon më përkrahjen e nevojshme politike dhe sociale për të qenë e suksesshme. Me këto deklarata Barroso renditet në një radhë me një sërë poli-

tikanësh dhe ekonomistësh evropianë, që kërkojnë fundin e kësaj politike strikte. Mediet gjermane, “Die Welt” dhe “Der Spiegel”, konstatojnë se sfondi i këtyre deklaratave janë të dhënat e fundit të publikuara të hënën nga autoriteti evropian i statistikave, Eurostat. Sipas tyre 27 vendet e Bashkimit Evropian në vitin 2012 kanë arritur një shumë borxhesh prej 576 miliardë eurosh. Programet e kursimeve nuk kanë ndryshuar aspak trendin e thellimit të borxheve. Përkundrazi shkurtimet kanë shtuar prolemet buxhetore, sepse ato kanë penguar rritjen ekonomike. Barroso kërkoi që vendeve jugore në krizë t’u jepet më shumë kohë për të ulur deficitin publik nën kufirin e lejuar 3%. “Mund të bisedojmë për këtë, se sa shpejt duhet të ndodhë kjo”, citojnë mediat gjermane Barroson. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte rekomanduar

javën e shkuar që të zbutet kursi i kursimeve. Në vendet jugore të Evropës aktualisht nuk ekziston më mirëkuptim për kursime të mëtejshme. Prandaj ministri i Financave të Spanjës, Luis de Guindos, deklaroi në fudjavë se projektbuxhetet, që do të prezantohen këtë javë në Spanjë e vënë theksin më shumë tek rritja ekonomike dhe më pak tek kursimet. Ministri spanjolli i Financave, Luis De Guindos Jurado, do ta verë theksin te rritja ekonomike. Ministri spanjolli i Financave, Luis De Guindos Jurado, ta verë theksin te rritja ekonomike. “Ajo, që do të paraqesim, është një ekuilibër më i mirë mes uljes së deficitit buxhetor dhe rritjes ekonomike”. Fuqia ekonomike në eurozonë në tërësi në fund të vitit 2012 është ulur për pesë tremujorë radhazi. Kursimet e ashpra kanë bërë që si konsumatorët ashtu edhe firmat të reduktojnë sa më shumë shpenzimet, duke e çuar kështu papunësinë në vlera rekord, 12,0% në eurozonë. Për këtë arsye, presidenti i Komisionit Evropian hapi perspektivat, që me vende të veçanta të arrihen marrëveshje për ndryshimin e shpejtësisë, me të cilën do të arrihen stabiliteti buxhetor. “Komisioni Evropian ka propozuar, por këtë do ta vendosë Eurogrupi dhe Ecofin, që të zgjerojë hapësirën kohore, brenda së cilës do të duhet të reduktohet deficitet buxhetore”, është shprehur Barroso. “Duhet të gjejmë zgjidhje të përshtatshme për secilin vend. Nuk mund të ndjekim një program, që parasheh një masë konfeksioni njësoj për të gjithë”.


16

« dossier

E enjte 25 prill 2013 •

Vitet 1970-1980

Diktatura fsheh shifrat Me dhjetëra ushtarë të vrarë nga puna në tunele, bilanc lufte

Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

N

ë fondin arkivor të KQ të PPSH (Drejtoria Politike) ka një mal me informacione e relacione dërguar Hysni Kapos dhe Mehmet Shehut. Disa prej tyre tërheqin vëmendjen e udhëheqjes: Komanda e rep. 6801, 9901 Shkodër dhe 5344 Tiranë i dërgojnë një relacion Hysni Kapos dhe Mehmet Shehut me nr. prot. 287, më dt. 20.I.1974: “Mbi vrasjen aksidentale të dy fëmijëve dhe plagosjen e 3 të tjerëve në poligonin e fshatit Gruemirë të Shkodrës. Kështu, nga një predhë minë e plasur e mortajës 60m/m gjetën vdekjen 2 fëmijë dhe 3 të tjerë u plagosën rëndë. Ngjarja ndodhi kur fëmijët, duke mos njohur rrezikun që paraqesin predhat e paplasura, i kanë marrë në duar dhe janë ngjitur lart pllajës, duke i goditur herë pas herëve pas gurëve. Më në fund, djegorja është vënë në funksionim dhje predha ka plasur, duke vrarë dy fëmijë, Agim Isufaj vjeç 13, nga katundi Luraj dhe Musa Arifi, vjeç 14, nga katundi Gjorm. Plagosen 3 fëmijë: Shyqyri Isufaj, Mustafa Arifi, Skënder Buka. Nga analiza doli se kush ka bërë qitje zbulohet që nga 18 predhat e harxhuara 6 prej tyre nuk kanë plasur. Për këtë është urdhëruar shefi i shtabit të artilerisë së njësisë, Dosti Serjani, të organizojë plasjen e këtyre predhave. Në procesverbal është fiksuar se u gjetën të gjitha predhat e paplasura etj. Mashtrimi është burimi kryesor i viktimave. Mbajnë përgjegjësi oficerët Rakip Muhameti, Novruz Fejzullahu dhe Dosti Serjani. Përgjegjësi mbajnë edhe Eqerem Kajo e komandanti i ushtarëve, Shero Shanaj. Të tre oficerët e mësipërm jepen për ndjekje penale; të tjerët me masa të ndryshme. Ndërsa Komiteti i Partisë mbrojti nga gjyqi dy të tjerët dhe gjithë fajin ia ngarkuan Dosti Serjanit për jetën e 3 fëmijëve. - Reparti 8001 Shkodër: Nr. prot. 472, më 30.3.1974 jep relacionin mbi plagosjen e 7 nxënësve të shkollës së ulët mekanike bujqësore të Shkodrës në poligonin e qitjes në fshatin Bardhoj. Shkuan në vend komandanti i korpusit, Tefik Ruci, shefi i aparatit politik, Gaqo Stefo, shefi i Sigurimit, Vaskë Korçari, prokurori ushtarak, Shuaip Shaze, shefi i shtabit të artilerisë, Fadil Nanaj. Sipas programit ushtarak për qitje mësimore me nxënësit dhe meqenëse kjo shkollë nuk ka në organikë zëvendësdrejtor për stërvitje ushtarake, këtë detyrë e kryente zv.drejtori i shkollës veterinare, oficeri Fuat Bala. Në kohën e masave për qitje nxënësi Bilal Neziri gjeti një predhë të cilën, duke mos e njohur, e mori në dorë dhe ua tregon shokëve. Pastaj e hodhi në tokë përpara vetes së tij; predha pëlciti dhe plagosi 7 vetë që ishin afër oficerit Agim Brahimi, datëlindja 1956, duke e plagosur rëndë, i cili edhe vdiq në sallën e operacionit. Zef Nikolla plagoset në këmbën e djathtë (nuk dihet në ç’gjendje e ka); plagosen, gjithashtu, Ramiz Rushi nga Kruja, Hysni Petani nga Vlora, Luigj Palushi nga fshatrat e Shkodrës, Bilal Neziri nga fshatrat e Burrelit, Xhelal Pire nga Peshkopia etj. Nga verifikimi i analizës nuk u mor asnjë masë, sepse asnjë firmë nuk kishte për poligonin. Për këtë u njoftua sh. Hysni Kapo me nr. prot. 946, dt. 2.4.1974.

Vdiq një oficer dhe 4 nxënës u plagosën. Motivi i justifikimit: “... mund të jenë lënë predhat nga ushtritë e ndryshme të okupatorëve, por mund të hidhen edhe nga elementë keqbërës dhe armiq të klasës, me qëllim që të diskreditojnë përgatitjen ushtarake të popullit dhe të fusin panik” etj. - Mehmet Shehut e Hysni Kapos, me shkresën nr. 2315 prot. dt. 14.8.1974 relatohet se: “Më 27.7.1974 në rajonin e Saukut, duke punuar me përgatitjen e sheshit për betonimin e ballit të një tuneli, rrëzohet balli dhe gjejnë vdekjen ushtarët Bardhyl Hysolli dhe Lekë Gjini të rep. 3700 Tiranë. Nga analiza e Komitetit të Partisë për ngjarjen u dënuan fajtorët, u anuluan punimet për 4-5 ditë në të gjithë ushtrinë. - Më 3.8.1974 në ofiçinën e Brigadës së Durrësit, ushtari Thoma Ngjela u godit nga tensioni elektrik duke pësuar vdekjen.

- Më dt. 5.8.1974 gjatë fluturimit në regjimentin e aviacionit të Qytetit Stalin ndodhi një ngjarje ajrore, që përfundoi me vrasjen e pilotit Veiz Kovaçi i klasit III, mbaruar Shkollën e Aviacionit në vitin 1970. Për këtë ngjarje Komiteti i Partisë dhe MKA morën masa. - Më datë 5.8.1974 oficeri Xhemal Kraja dërgoi ushtar Ali Kurtin për të marrë dëborë. Ushtari Ali Kurti gjatë lëvizjes në një greminë rrëshqet dhe gjen vdekjen. -Më dt. 7.6.1974, në rajonin Çengelaj në afërsi të Peqinit mbytet nënoficeri rezervist Islam Kodra i brigadës së xhenios Elbasan. Ishin në mbledhjen 5 ditore stërvitore. - Shoku Hysni Kapo, me shkresën nr. 2462, dt. 22.8.1974 i relatohet për dy ngjarje: Së pari: Në Korpusin e Shkodrës, dt. 20, një ushtar, në fshehtësi (ishte artiljer) futet në tank, e vë në lëvizje dhe shtyp një ushtar tjetër, i cili

po flinte para zinxhirëve të tankut. Së dyti: Më dt. 21.8.1974, ora 8oo në një tunel ishte bërë plasje dhe, në mënyrë befasuese, në orën 12oo u shemb një masiv gurësh duke zënë dy ushtarë, të cilët vdiqën dhe 3 të tjerë u plagosën. Masa: Dërguan komision: U mblodh Komiteti i Partisë i Korpusit; masa politiko-ideologjike etj. -Më 25.9.1974 në K1K MBD Fier nënoficeri Besnik Gjomema urdhëron 6 ushtarë të shkojnë e të vjedhin dërrasa në ndërmarrjen gjeofizike për t’i bërë tako për AVL. Ushtarët, megjithëse i kishin thënë se këtë punë nuk e bënin dot, pranuan për të zbatuar urdhrin. Në afërsi të ndërmarrjes ushtari Rexhep Isufi takon në linjë të tensionit të lartë, që ishte këputur, dhe mbeti i vdekur në vend. Partia çështjen ia kaloi hetuesisë. -Informacion për vetëvrasjen e nënoficerit Ibrahim Cakoni. Relacioni me nr. 3243 prot. dt. 30.10.1974: “Ka vrarë veten në shtëpinë e tij. Një vajzë e ka në Shkollën Pedagogjike të Tiranës, një djalë në kurs për oficer rezerve. Banonte me dy vëllezërit e tjerë, me të cilët ka shkuar shumë mirë. Ibrahimi ka kërkuar vazhdimisht strehim në Burrel, i është premtuar se do t’i jepej në pallatin që do të mbaronte së shpejti. Në kohën e vetëvrasjes, në dhomën ku ai flinte së bashku me fëmijët e tij flinte edhe mësuesja e fshatit. Vajza e tij ka deklaruar se kishte 4 vjet që nuk flinte me të shoqen. Hetimet vazhdojnë. Në informacionin me nr. prot. 3449 dt. 2.12.1974 dërguar Mehmet Shehut: “Më 1.12.1974 ora 2200 u vranë ushtarët Astrit Nazari nga Fieri, Adem Bilo Meta nga Tepelena. Rrethanat e vrasjes: Në orën 2200 po çonte para fjetores duke ndërruar shërbimin, ushtar Adem Metën që takon ushtarët Astrit Nazarin dhe Ramadan Sinanin. Astriti afrohet dhe bën shaka duke luajtur me duar me ushtar Adem Metën, që do të shkonte rojë. Në këto rrethana zbrazet arma dhe vret ushtar Astritin. Pas ngjarjes, ushtar Ademi tenton të vetëvritet. Përgjegjësi i ndërresës i merr atij armën, por ai ikën me vrap dhe hidhet në greminë, ku mbeti i vdekur. Ngjarja po vazhdon të hetohet. Komandanti i truprojës u dha për ndjekje penale. Bilanci: Ngjarje të jashtëzakonshme të kësaj natyre, në 6-mujorin e parë të vitit 1974 ndodhën 84 raste ku pati 23 të vdekur, 85 të plagosur dhe dy raste rënie zjarri e djegie ushtari.


dossier • E enjte 25 prill 2013

Bilanci i vitit 1973, krahasuar me vitin 1974 i të njëjtës periudhë: 73 raste, ngjarje me 34 të vdekur. Një fushë mjaft e relatuar ishte për veprimtarinë armiqësore, agjitacion e propagandë Janë me dhjetëra informacione e relacione, ku mjaft probleme ngrihen në buletinet e organeve të Sigurimit të Shtetit. Vetëm në muajin janar 1974, për veprimtari armiqësore u dënuan me dhjetëra oficerë, si p.sh. oficeri Dionis Robo, i cili e hapte televizorin në stacionin jugosllav, duke u shprehur: “Mua emisionet jugosllave më pëlqejnë”. Në këtë rrjet janë mjaft ndjekje penale. Vetëm në muajin mars 1974 për veprimtari armiqësore dënohen oficerët Zhani Osmanlliu, Ali Llanaj, Sotiraq Bitri, Petrit Pulaj, Demir Tafa etj. Lënda e parë për Komitetin dhe organizatën e Partisë u bënë oficerët e dyshimtë. Relatohej se: “Seit Kazazi qysh në nëntor 1973 është në verifikim të parullave armiqësore. Oficer Kristaq Papa po verifikohet për parulla armiqësore. Oficeri Hasan Pashai për pa-

rullën e paverifikuar. Këto parulla janë goditur, sipas rastit, në mbledhje të ndryshme, duke ruajtur sekretin e punës të organeve të Sigurimit të Shtetit”. “Për shprehjen e tij armiqësore të përdorur nga oficeri rezervist Pal Vorfi, është njoftuar Komiteti i Partisë të Rrethit Mirditë”. “Dhjetëra oficerë të rep. 3780 Farkë, të rep. 1880 të Qytetit Stalin kanë luajtur me lekë”. Por na rezulton se nuk kanë luajtur me para”. Atëherë, vihet shënimi i Hysni Kapos: “Provoni! Në qoftë se s’kanë luajtur me para, atëherë të bëjnë autokritikë në kolektiv”. Në vitin 1974, për veprimtari armiqësore ka mjaft të dhëna, të cilat nuk ka përse të publikohen sot, ngaqë janë tepër qesharake. Në vitet 1973-1974 tipike janë vetëvrasjet dhe aksidentet e çuditshme Nga këto aksidente automobilistike rezultojnë 47.8% të vdekur. Po nga të dhënat e 6-mujorit I të vitit 1973 numri i të vetëvrarëve dhe të vetëplagosurve është fatal. Shkaqet zbulohen nga “puna e dobët” e organizatës bazë të Partisë për edukimin e këtyre

njerëzve”. Se: “Të vetëvrarët kanë shkuar deri në këtë akt, sepse gjatë jetë ushtarake kanë manifestuar vese negative si p.sh. vjedhje ushqimesh dhe, duke mos i rezistuar opinionit, arritën deri aty sa të vrasin veten. Kështu p.sh. ushtari Bashkim Luzi, efektiv i repartit 3002 Elbasan, kreu vetëvrasje. Shkaku ishte se ai kritikonte dhe për këtë rrinte i mbyllur, i mënjanuar, asnjeri nuk i qëndroi afër dhe jo vetëm kaq, por shokët, kur u pyetën, nuk e dinin fare këtë të metë fiziologjike të tij. Duke rënë në pesimizëm, ai shkoi deri në vetëvrasje”. “Ushtari Selami Tomuzi në Elbasan, vetëvritet më 14.7.1974. sipas letrës që ka lënë, ankohej për komisarin e grupit, se i ishte qepur që do ta fuste në burg. Më 14.4.1974 u zu me shokun e tij. Komisari i brigadës dha urdhër që të hiqej nga shërbimi dhe të dënohej për thyerje disiplinore, ndërsa komisari i grupit nuk e hoqi nga shërbimi dhe i komunikoi që të vazhdonte të rrinte me shërbim. Para se të merrte shërbimin dhe të kryente aktin pa biseduar me shokët, u ka thënë: “Këtë radhë më erdhi fundi; do të më fusë brenda, por, po më dënuan, unë një ditë përpara do të vras veten”. Shokët e tij nuk reaguan...”. Ndër 14 rastet e vetëvrasjes , tregohet për punë të pakët edukative që bëhet me njerëzit si: “... kanë pasur sedër mikroborgjeze, nuk kanë pasur guxim të ballafaqohen në kolektiv e të bëjnë autokritikë për veset që kanë manifestuar...”. U dha detyra slogane: “Mbledhje e kolektivit, autokritikë etj”. Shembujt e mësipërm janë produkt i shumë ngjarjeve dhe fenomeneve të tjera të çuditshme Këto i gjen të regjistruara me detaje në Fondin e Drejtorisë Politike, me të cilat u morën në punën “me njerëzit” në ushtri. Kështu, në mënyrë statistikore kemi: -Nga data 1.I.1971 deri më 31.12.1971, 168 ngjarje, prej të cilave 46 vdekje dhe 122 të plagosur. -Nga data 1.I.1972 deri më 1.12.1972 janë regjistruar 144 ngjarje, prej të cilave 49 vdekje

»

17

dhe 95 të plagosur. -Nga data 1.I.1973 deri më 1.12.1973 pati 191 ngjarje, nga të cilat 56 vdekje (vrasje, vetëvrasje, mbytje, djegie etj.) dhe 135 plagosje. -Nga data 1.I.1974 deri më 12.9.1974 pati 141 ngjarje, nga të cilat 42 vdekje dhe 102 plagosje. Për vitet 1971 deri më 12.9.1974 shuma e përgjithshme rezulton: 644 ngjarje, nga të cilat pati 193 të vdekur. Këto viktima janë të kësaj natyre që relatohen: Më 8.II.1971, ndodhi vetëvrasja e ushtarit Kolë Bala, por ka qenë 5 vjet në burg para se të shkonte ushtar. Më 8.3.1971 ushtari Beshir Shehu vetëplagoset me motivin: “U kritikua nga kolektivi”. Më dt. 6.5.1971, ora 20.50’ u rrëzua avioni “Jak” në Shkollën e Aviacionit, ku ranë pilotët Kaso Petoshoti dhe Shyqyri Balla. Më 14.5.1971 u mbyt ushtari Bajram Gjoni. Më 28.6.1971 vetëplagoset Ylli Hasanbelliu, sepse u zu me komisarin. Arratisen nga punimet në Ksamil, më 12.9.1971, ushtarët Ymer Xhaferri dhe Hasan Sharra. Më 1.10.1971 plagoset në tunel ushtari Petrit Sula. Më 22.10.1971 vetëplagoset ushtari Jorgo Zengo me pistoletën e oficer Saliut sepse e ka fyer. Po këtë ditë u plagos rezervisti Rrapush Akulli. Më 24.12.1971 vetëvritet ushtari Bektash Tahiri, sepse u gjet në gjumë dhe i tha përgjegjësit të rojës ta ndizte një cigare dhe më pas vetëvritet. Më 18.8.1972 plagoset në tunel ushtari Tomor Kokoshi i batalionit të sigurimit të MMP. Më 1.11.1972 vdes nga shembja në tunel ushtari Muharrem Kapaj i K2K. Më 9.11.1972 plagoset në tunel ushtari Përparim Nene. Bilanci në vitin 1972: të plagosur 11; të vdekur po 11. Bilanci për vitin 1973: plagosje 11, të vdekur 5. (Të dhëna jo të plota). Më 1.3.1973 plagoset në tunel ushtari Ramazan Myzeqari i brigadës së xhenios Elbasan. Më 1.3.1973 plagoset në tunel Niko Piciri i Grupimit Tiranë. Më 17.3.1973 plagoset në tunel ushtari Abaz Musta i Grupimit Tiranë. Më 15.6.1973 plagoset në tunel rezervisti Gjet Zef Mata i K9K Shkodër. Më 22.6.1973 vdes në tunel Llambro Binjaku i Grupimit të Tiranës. Më 25.7.1973 vdes në tunel ushtari Petrit Liofsha dhe plagosen Hysni Likmeta dhe Ilirian Metalla të K4 të MBM (Rep. 9302). Më 20.7.1973 vdes nga shembja e tunelit ushtari Qetsor Bere dhe plagoset Zagoll Rezhda i K3K. Më 20.8.1973 u plagos ushtari Esat Hafizi i rep. 9333 të K4K të MBD. Më 25.9.1973 vdes nga shembja e tunelit rezervisti Qemal Kapo dhe plagoset rezervisti Jani Altobahi i rep. 3202. Më 25.5.1974 u plagos në tunel një kursant për oficer në K7K Burrel. Më 27.7.1974 vdiqën në tunel ushtarët Lekë Gjini dhe Bardhyl Bardhi. Bilanci për vitin 1974: Plagosje 1 dhe vdekje 2. Gjithsej, për vitet 1972-1974: Të plagosur 23, të vdekur 18. Të dhënat e tjera mbeten sekret. (vijon nga numri i kaluar)


18

« opinion

E enjte 25 prill 2013 •

Vëllezërit nga Jugosllavia dhe miqtë nga Kosova

Q

ë historia përsëritet, ky është tashmë një fakt i njohur, por që së majtës shqiptare do t’i duheshin veten dy dekada për t’u rikthyer në identitet këtë pak shqiptarë do ta kenë besuar e aq më pak do ta kenë shpresuar. Dy ditë më parë opinioni publik shqiptar pa të ndodhte ditën për diell atë që në mënyrë aq të ngjashme ka ndodhur në 8 nëntor të vitit 1941 me themelimin e PKSHsë. E majta shqiptare është ribashkuar nën bekimin e vëllezërve Jugosllavë, duke firmosur në Shkodër koalicionin Rama-Meta, një traktat që ka vetëm një qëllim: rikthimin në pushtet. Ajo që duket problem nuk është bashkimi i së majtës shqiptare, por rikthimi i saj në skemat historike të funksionimit politik me bekimin e kumbarit, gjithashtu historik: ish-komunistëve jugosllavë. Pa dyshim kjo aleancë e deklaruar botërisht flet vetë për lidhjet e pashkulura të së majtës (me prejardhje ish-komuniste) me të majtën ishkomuniste jugosllave, një aleance historike të cilën shqiptarët në të gjithë hapësirën etnike e njohin e ia kanë parë sherrin për më shumë se 50 vjet rresht. Rikthimi, apo më mirë rideklarimi publik i aleancës së vjetër politike midis së majtës shqiptare dhe asaj jugosllave, është pasojë e pamundësisë tashmë të provuar për të ardhur në pushtet pa ndihmë nga jashtë, në mënyre të veçantë nga fqinjët sllavë, gjë që nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri. E majta shqiptare u bashkua, organizua dhe erdhi në pushtet në vitin 1944 me ndihmën e drejtpërdrejtë të komunistëve jugosllavë, një fakt tashmë i njohur e i pranuar botërisht. Mund të thuhet pa frikë se kjo aleancë më shumë se politike i ka kushtuar kombit tonë më shumë se gjithçka tjetër në historinë e tij shekullore. Me porosinë, por dhe me përvojën e komunistëve jugosllavë lufta çlirimtare e popullit shqiptar u kthye në lufte civile e vëllavrasëse, ndërsa maja komuniste shqiptare u vu në dispozicion të qëllimeve dhe veprimeve antishqiptare të padronëve të saj jugosllavë, duke tradhtuar kështu interesat kombëtare e duke kryer vepra të rënda kriminale ndaj kombit dhe popullit në shkëmbim të pushtetit politik. Janë të njohura krimet dhe pasojat e kësaj aleance antishqiptare, që vazhduan për gjysmë shekulli mbi shqiptarët në trojet e tyre etnike krime të klasifikuara, siç thashë më lart, si e keqja më e madhe që i ka ndodhur ndonjëherë këtij kombi në të gjithë historinë e ekzistencës së tij. Bashkëpunimi, të paktën ai i hapuri, midis ish-komunistëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë u duk sikur mori fund me rënien de jure të diktaturës komuniste më 1992, por, me sa duket, një realitet i tillë edhe tani pas 20 vjetësh nuk rezulton i vërtetë. Më 1944 ishte suksesi i parë i aleancës komuniste shqiptaro-jugosllave, por sigurisht nuk është i vetmi. Një tjetër ardhje tipike komuniste në pushtet e së majtës shqiptare me ndihmën e jugosllavëve ishte ajo me kryengritjen e armatosur e vitit 1997. Çdokush mund të kthejë për pak kokën mbrapa e të kujtojë turmat dhe bandat e armatosura në Vlorë dhe krejt Jugun e vendit, që shkatërronin çdo shenjë të shtetit shqiptar duke marshuar e pozuar para medieve ndërkombëtare me tre gishtat lart, simbol i nacionalizmit serb, ndërkohë që opozita serbe denoncoi në atë kohë një financim prej 30 milionë USD që qeveria e Milosheviçit kishte shpenzuar për të sponsorizuar trazirat e ‘97-s në Shqipëri. Kjo përforcohet edhe nga fakti që e majta ua ktheu nderin dhe besoj se të gjithëve na kujtohet takimi Nano-Milosheviç në Kretë në vitin 1998, ku në kulmin e represionit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë ai deklaronte se kryeqytet i Kosovës ishte Beogradi. Ndoshta historia e vitit 1944 do të ishte përsëritur po të mos ishte ndërhyrja e vendeve euroatlantike, udhëheqjet e të cilave korrigjuan gabimin e vitit 1944, kur fatet e

Nga Nebil ÇIKA

Shqipërisë dhe të shqiptarëve i lanë në duart e ish-komunistëve jugosllavë të Titos. Me gjithë pamundësinë për një përsëritje identike të historisë, viti 1997 është prova se majtët shqiptarë e kanë të pamundur të vijnë në pushtet në rrugë tjetër përveç asaj të dhunshme e me ndihmën e vëllezërve të tyre jugosllavë. Dihet fakti që ish-komunistët shqiptarë nuk kanë ardhur kurrë në pushtet me votë apo me vullnet të shumicës së shqiptarëve, por me dhunë e sidomos me ndihmën e fqinjëve tanë sllavë. Në këto kushte, kemi të gjithë të drejtën ta konsiderojmë marrëveshjen e Shkodrës midis Ramës e Metës si një përpjekje të tretë të ish-komunistëve për të ardhur në pushtet sërish me ndihmën e aleatëve a vëllezërve historikë të tyre ish-komunistëve jugosllavë. Nuk e di sa e suksesshme do të rezultojë kjo përpjekje e tretë, por di me siguri të them se përbën një rrezik kombëtar, pasojat e dy të tillave të mëparshme shqiptarët i njohin mirë. PSE apo ish-LKJ?! Këta janë edhe të pacipë e të pakufi në mashtrimet e tyre demagogjike. E paraqitën takimin e Shkodrës si samit të Partisë Socialiste Europiane, por në fakt salla ishte e mbushur me socialistë shqiptarë dhe socialistë të vendeve të ish-Jugosllavisë- pjesë të ish-Lidhjes Komuniste Jugosllave, të copëtuar e të transformuar në socialistë serbë, sllovenë, kroatë, maqedonas, malazias, boshnjakë etj., pas rënies së komunizmit dhe prishjes së Federatës Jugosllave. Nuk kishte asnjë përfaqësues socialistë apo socialdemokrat perëndimor, madje as grekët e PASOK-ut nuk i kishin begenisur. Të gjithë sllavë e ish-komunistë, siç thashë, vëllezër e kumbarë politikë historikë të ish-komunistëve të Shqipërisë. Kishte edhe antishqiptarë aktivë të njohur, si ish-presidenti serb Voisllav Koshtunuica, por kjo për të majtët shqiptarë nuk bën diferencë. Ç’bëri Titoja, Mugosha, Popoviçi, Milosheviçi apo Koshtunica? Të gjithë janë për ta kumbarë politikë, faktorë ndihmës dhe shpresa e vetme për të ardhur në pushtet, të tjerat pak rëndësi kanë për aleancën Rama-Meta. Në takimin e Shkodrës u konsiderua si sukses bashkimi i së majtës shqiptare nën bekimin e Koshtunicës dhe të ish-komunistëve të tjerë jugosllavë. E njëjta gjë, i njëjti sukses ka ndodhur e është arritur edhe më 8 nëntor të vitit 1941 në Tiranë nën kujdesin e komunistëve jugosllavë. Popoviçi, Mugosha etj. bashkuan grupet komuniste shqiptare të përçara, siç ishin deri para pak ditësh edhe Rama me Metën. Kaq u desh që PKSH-ja të kthehej atëherë në fuqinë më të madhe e më të keqe në historinë tonë kombëtare, gjë që u përsërit me të njëjtën egërsi më 1997 e që po na troket sërish në derë si një kërcënim serioz. Por sot nuk jemi as më 1941 e as më 1997. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe rruga e saj euroatlantike duket e përcaktuar dhe e garantuar mirë e sigurisht që nuk ka asnjë shans të kalojë nga Beogradi dhe ish-Jugosllavia. Ka pak apo aspak shanse që mbështetja ish-jugosllave të ndihmojë kthimin në pushtet të së majtës, me gjithë bashkimin e garantuar prej tyre. Përkundrazi, kjo duket se është një shenjë alarmi, por dhe

një motiv për shumicën e shqiptarëve, që nuk e kanë lejuar të majtën të vijë në pushtet asnjëherë me votën dhe vullnetin e tyre, gjë që pritet të jetë edhe këtë herë mënyra e vetme e marrjes së pushtetit. Vëllezërit nga Jugosllavia dhe miqtë nga Kosova! Që zoti Rama ka ekskluzivitetin e teorisë së kthimit në identitet kjo është një gjë e njohur, por besoj se kryevepra e tij në këtë zhanër është rikthimi në identitet i së majtës ish-komuniste shqiptare. Me një projekt të qartë ai ktheu në origjinë të majtën shqiptare politikisht, gjenetikisht dhe historikisht. Riktheu si fillim Bllokun me familjet dhe emrat e njohur të tij. Riktheu filozofinë nga taksa e njohur si vepër e dajës së tij Spiro Koleka më 1945 deri te politika e retorika e “vëllezërve nga Kina dhe miqve nga Kosova” të artikuluar hapur nga komunistët shqiptarë në tribunat e kongreseve të PPSH-së gjatë kohës së diktaturës komuniste. Fakti që Rama vetëm pak ditë para takimit të Shkodrës zgjodhi të deklaronte faktin se do të realizonte një “traktat miqësie” me Kosovën flet për një veprim të ndërgjegjshëm përçarës e diferencues midis dy pjesëve më të mëdha të kombit e të qëllimshëm të tij në këmbim të përkrahjes në luftën e tij për pushtet nga ish-komunistët jugosllavë, gjë që duket se e konfirmoi publikisht pikërisht në qendër të Shkodrës. Edhe zgjedhja e Shkodrës dhe e Budvës për realizimin e një skenari të tillë duket një veprim simbolik. Pikërisht në këtë hapësirë ka ndodhur masakra e Tivarit, një nga krimet më të mëdha të bashkëpunimit dhe aleancës së komunistëve shqiptarë e jugosllavë. Siç po duket, raportet midis së majtës ish-jugosllave e asaj shqiptare kanë lëvizur pak apo aspak që nga viti 1941 e këtej. Kanë lëvizura e janë transformuar pareshtur me kushtet e reja të rënies së komunizmit, logot e retorika, por jo qëllimet dhe përfitimet reciproke nga kjo lidhje historike, që tani i mungon vetëm ylli i përbashkët në flamuj. Ndoshta prania e Koshtunicës dhe e ish-jugosllavëve të tjerë në bekimin e bashkimit të së majtës shqiptare do të ishte injoruar fare, po të mos ishin kolegët tanë të Kosovës, që e zbuluan dhe denoncuan publikisht një fakt të tillë. Ky demonstrim i lidhjeve ish-komuniste shqiptaro-jugosllave duhet të jetë një sinjal alarmi për aleatët tanë euroatlantikë, të cilët, të djegur nga qulli, duhet t’i fryjnë patjetër kosit, nëse duan të garantojnë kursin euroatlantik të Shqipërisë. Në vitin 1944 ishte “pakujdesia” e tyre që i la shqiptarët dhe territoret e tyre për 50 vjet nën pushtetin gjakatar të aleancës politike e ushtarake sllavo-komuniste, për riparimin e pasojave të së cilës kanë paguar e po vazhdojnë të paguajnë shuma të konsiderueshme edhe tani, 70 vjet më vonë. Rilindjen e kujt? Si përfundim, dua të theksoj faktin se aleanca Rama-Meta dhe bekimi ish-jugosllav i saj i dha fund edhe spekulimit publik e mediatik me “Rilindjen” e Edi Ramës. Tani çdo keqkuptim apo keqinterpretim ka marrë fund dhe nuk besoj se ka shqiptar të mos e ketë kuptuar se çfarë nënkupton dhe tenton të realizojë me projektin politik të pagëzuar me guxim si “Rilindje”. Siç ka deklaruar vetë Rama, “Rilindja” e tij ka shumë dimensione, por askujt nuk i kishte shkuar mendja se dimensioni i parë i saj do të ishte ky bekim i bashkimit të së majtës nga e majta ish-komuniste jugosllave, një riprodhim i asaj që ka ndodhur 73 vjet më parë. Besoj se për çdo shqiptar që ka vendosur të votojë me mendje më 23 qershor është e thjeshtë për të shmangur çdo paqartësi për “Rilindjen” dhe autorët e saj. Mjafton vetëm të kemi guximin t’i bëjmë vetes pyetjen retorike: rilindjen e kujt ftohemi të votojmë?


opinion • E enjte 25 prill 2013

»

19

Dera e mbyllur e sportit

T

ë merresh me sport është shumë e vështirë, dhe këtë e dinë të gjithë ata që e kanë praktikuar atë qoftë edhe një ditë të vetme. Por akoma më e vështirë është të vijosh të merresh me sport kur vendos t’u bësh ballë edhe pengesave të shumta. Dhe ato pengesa nuk janë vetëm kundërshtarët në një stadium, pallat sporti, palestër apo pistë atletike. Për fat të keq, ata janë kudo dhe më të “vështirët” për t’u mposhtur janë pikërisht ata që nuk duken. Ata që qëndrojnë të fshehur si një hije në një tavolinë zyre dhe nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar dhe përkrahur sportin, por qëndrojnë të fshehur dhe harrojnë se janë në atë tavolinë për të qenë në krahë të atyre që çdo ditë bëjnë sport. Përkundrazi, ata vetëm premtojnë pa fund, madje edhe sot vijojnë të flasin për sportin pa e ditur se çfarë është ai. Kjo tashmë po ndodh rëndom në Shqipëri, pasi pikërisht ata që kanë për detyrë të ndërtojnë politika sportive në vend janë strukur dhe nuk dinë as vetë se ku janë fshehur. Për këtë arsye sporti sot në vendin tonë është lënë në mëshirë të fatit dhe ata njerëz që janë pranë MTKRS-së apo edhe më lart, Kryeministri e gjetkë, dalin nga guaska e tyre vetëm për të bërë premtime dhe për të dhënë medalje. Po ku janë ata në ditët e shumta të ftohta të dimrit, apo në vapën e padurueshme të verës, kur sportistët bëjnë çdo ditë stërvitje? Sportistë e trajnerë, që përballen çdo ditë me pengesat e zakonshme, duhet të durojnë edhe neglizhencën e atyre që bëjnë sport dhe që nuk ndihmojnë, përkundrazi, pengojnë. Dhe ato nuk janë pengesa të kalueshme si të një gare atletike, por pengesa më të mëdha, që i krijojnë vetë njerëzit. Dhe premtimi apo mashtrimi i radhës i kësaj qeverie nis sërish me fjalët “në 4-vjeçarin e ardhshëm”, ndërkohë që në kaq shumë vjet nuk ka bërë asgjë për sportin dhe zhvillimin e tij, madje gjithçka ka mbetur në ajër. Edhe një nismë që MTKRS-ja e nisi, siç është ligji i sportit, la shumë për të dëshiruar, madje dështoi. Një ligj që e bëri edhe më shumë çorap sportin në Shqipëri, duke ngatërruar edhe më shumë situatën, në vend që ta zgjidhte atë, duke mos lejuar një liri veprimi. Një ligj i sportit që duket se u krijua për ministrin e Sportit dhe jo për sportin, një ligj ku shteti kontrollon gjithçka dhe nuk u jepet frymëmarrje federatave, liri veprimi dhe frymëmarrje në këtë kaos të sotëm. Premtime të shumta, dosje pa fund në sirtarë me projekte që vetë federatat i kanë dër-

Nga Viron BEZHANI

guar dhe asgjë konkrete, ose shumë pak. Në fakt, sot “e rëndësishme është të jesh mirë me planin”, siç thotë edhe batuta e një filmi. Dhe MTKRS-ja e sotme më shumë se kurrë është mirë me planin, pasi dosjet janë të shumta, por, që për fat të keq, flenë prej vitesh. Asgjë nuk bëhet qoftë edhe për të hequr pluhurin që ka zënë ato dosje, apo edhe vetë njerëzit që i mbajnë ato në zyra. Në ato dosje ndoshta flenë edhe kërkesat e shumta për të ndihmuar Elis Gurin para se ai të na linte dhe të shpallej kampion me Bullgarinë. Dhe MTKRS-ja sërish hesht. Premtimet e vazhdueshme për zhvillimin e sportit, që për fat të keq vijojnë edhe sot nga Kryeministri e drejtuesit e sportit, janë kthyer në një gangrenë për vendin tonë, një gangrenë që nuk e lë sportin të ecë përpara, përkundrazi, e mbyt edhe më shumë atë. Të gjithë njerëzit e sportit duan të punojnë çdo ditë për të arritur rezultate, por shteti nuk kthen as kokën për t’i parë e ndihmuar. Drejtuesit e sotëm të sportit apo të shtetit shqiptar nuk ngurrojnë të shkojnë e të japin medalje apo të krenohen kur ato i marrin me aq mund sportistët tanë. Rrahin gjoksin dhe krekosen, po pas disa minutash struken sërish kur dëgjojnë se ata sportistë që u shtrënguan duart i kanë lënë pa paguar. Dhe ngrenë supet dhe bëjnë sikur nuk dinë gjë, duke ia hedhur topin njëri-tjetrit dhe nuk dinë të japin drejtim. Të ftojnë në dyert e tyre për të trokitur, por atë derë nuk e hapin kurrë, pasi kanë frikë nga e vërteta e hidhur. Vetëm pak ditë më parë federatat njohën fondin grant të këtij viti, një fond që vetëm sa i mban gjallë ato dhe që kishte lënë

pezull të gjithë aktivitetin kombëtar. Kryeministri premton se do të ketë një plan për zhvillimin e sportit, por “harron” të paguajë sportisten e tij më të mirë. Dhe sërish sporti qëndron i fundit, i shumëpërfolur dhe i akuzuar, pasi është vetë shteti ai që duhet ta përkrahë atë dhe ta ndihmojë me politika nxitëse, që e ka lënë pas dore. Nuk mjafton kurrë një premtim elektoral, por duhet punë, shumë punë, madje më shumë sesa bën një sportist dhe trajneri i tij për t’u dhënë mundësi këtyre të fundit që të fitojnë. Duhet t’u krijojmë kushtet më minimale për të konkurruar si të barabartë dhe më pas po, të krenohemi për atë që kemi bërë. Deri tani gjithçka e arritur është meritë vetëm e këtyre sportistëve dhe trajnerëve të tyre, që kanë fituar dhe triumfuar kudo vetëm falë pasionit të tyre, dëshirës për të nderuar Shqipërinë kudo që kanë garuar. Ne duhet t’i falënderojmë ata që pranojnë të na japin dorën, pasi gjithçka e kanë bërë me forcën e tyre. Tashmë sporti dhe njerëzit që merren me sport kanë nevojë më shumë se kurrë të ndihen të përkrahur dhe të dashuruar nga vetë njerëzit që drejtojnë sportin në këtë vend. Nëse këta sportistë sot e dashurojnë sportin edhe mes shumë vështirësive, kështu duhet të bëjnë edhe njerëzit e fshehur pas tavolinave, të cilët dikur kanë qenë vetë sportistë. Pa sport nuk ka shtet, nuk ka krenari dhe civilizim, pasi ai është mjedisi ku të gjithë ne çlodhemi dhe kalojmë kohën në mënyrën më të mirë të mundshme. Të përkrahësh sportin nuk do të thotë vetëm të japësh disa fonde më shumë, por edhe të dish të menaxhosh burimet njerëzore që ky sport të jep. Jo vetëm t’i menaxhosh ato duke i ftuar në mbledhje partie për të fituar elektorat, por të dish t’u krijosh atyre mundësi për të qenë gjithnjë kampionë. Sa pak palestra e mjedise sportive ka në vendin tonë, dhe kjo është për të ardhur keq, pasi rinia dhe sporti janë së bashku në rrugëtimin e tyre, por fatkeqësisht janë edhe kaq larg njëri-tjetrit. Megjithëse ata janë së bashku në të njëjtën ministri, qëndrojnë shumë larg, i ndan një humnerë, pasi askush nuk arrin t’i bashkojë. Sporti duhet ta bëjë këtë gjë, pasi ai afron rininë, i përket më së shumti rinisë dhe e largon atë nga veset. Por këtë gjë sporti ynë nuk po e bën dot, më saktë njerëzit që e drejtojnë këtë sport. Sporti lëngon ende, nuk po gjen dot identitetin e tij, pasi pa identitet janë edhe njerëzit që e mbajnë peng atë. Sporti është i të gjithëve, ndaj nuk duhet t’i kthejmë krahët e ta harrojmë, pasi ai më shumë se kushdo na bën krenarë që jemi shqiptarë.

FRD dhe sprova përpara qytetarit

N

jë lëvizje e vështirë, sidomos nga pikëpamja elektorale, por që mban kartën e moralit dhe pacenueshmërisë njollosëse. Fryma e Re Demokratike, një parti e qendrës së djathtë, që drejtohet nga ish-presidenti i vendit Bamir Topi e që në përbërje të saj ka mjaft emra të rëndësishëm të së djathtës, si Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Besnik Mustafaj etj., bëri zgjedhjen më të drejtë: atë të pritshme në masë nga qytetarët, por të gabuarën, nga ana tjetër, kjo e përllogaritur në termat elektoralë. Shqipërinë pas viteve ’90 e ka kapluar një klimë e tillë bipartizane, ku në një demokraci të brishtë si jona sjell dëme të pallogaritshme. Mirëpo kjo s’do të thotë që partitë e tjera apriori janë më konstruktive se këta që kanë formuar këtë klimë të tillë të gjymtë. Megjithatë, sa më shumë të shtrihet mundësia e për-

Nga Redan BUSHATI

faqësimit, aq më mirë do të jetë edhe për qytetarin, gjithmonë kur bëhet fjalë për një vend ku vota nuk cenohet. Në këtë kontekst, Fryma e Re Demokratike mbetet një alternativë më vete, e panjollosur, e paprovuar e mbi të gjitha, së paku në dukje, me figura që vijnë nga shtresat intelektuale të shoqërisë, nga ishpronarë dhe ish-të përndjekur në kohën e monizmit. Se cila është ndjeshmëria e qytetarëve ndaj kësaj force të re politike në vendin tonë kjo mbetet për t’u parë më 23 qershor. Ama një problem i mprehtë për këtë subjekt politik do të jetë masmedia, e cila, e endur në dy koalicionet, që kryesohen nga dy partitë më të mëdha në vend prej 23 vjetësh, do të mundësojë një kohë relativisht të shkurtër për këtë pol të tretë. Po ashtu mospasja e komisionerëve nuk jep aspak garanci për mbrojtjen e votës së FRD-së në një klimë të tillë mosbesuese ndaj proceseve zgjedhore në vendin tonë. Përpos këtyre deficiteve të mëdha, FRD-ja ka një elektorat bazë që më së shumti vjen nga

radhët e të zhgënjyerve prej mospërfaqësimit dinjitoz nga PDja dhe në tërësi nga e ashtuquajtura “e djathta shqiptare”. Një lëkundje besimi dhe distancimi që, për hir të së vërtetës, ka nisur gradualisht qysh pas zgjedhjeve të vitit 1996. Pikërisht në këtë pjesë të terrenit do të epet FRD-ja. Se sa efektive do të tregohet, kjo varet më së shumti nga puna e bërë dhe që vijon të bëhet në bazat e partisë, kryesisht në ato qarqe ku e djathta përbën edhe shumicën, si Shkodra, Kukësi, Dibra etj. Në fund të këtyre radhëve të pakta, shi në çastin kur lidershipi i FRD-së ka publikuar pozicionin e saj elektoral në këto zgjedhje parlamentare, pa dashur të bëj rolin e fallxhorit, gjykoj se Fryma e Re Demokratike praktikisht nuk mund të marrë më shumë se 2-3 deputetë. Kjo pasi sistemi është i tillë, klima është bipartizane dhe kultura masive popullore nuk përqaset me një alternativë të re, e cila ndofta mund të përfaqësojë siç duhet interesin qytetar.


20

«

Kulturë

Gruaja në tërësinë e vet është objekt frymëzimi për piktoren franceze Beartrice Richard de Saint Jean. Nënat dhe fëmijët kanë ngacmuar së shumti imagjinatën e saj krijuese, ndërsa arti i saj vjen plot ngjyra dhe abstraksionizëm. Sot, artistja franceze rrëfen artin e saj edhe në Tiranë, në galerinë FAB të Universitetit të Arteve. Për pesë ditë, deri më 30 Prill, Beartrice Richard de Saint Jean, do të prezantojë punët e veta personale. Prirja artistike e de Saint Jean është e hershme. Ajo organizon ekspozitën e saj të parë në moshën dymbëdhjetë vjeçe në spitalin e Grenoble. Në vitin 1981, ajo vazhdon studimet në fakultetin e Arteve të Bukura në Nimes. Profesorët e saj janë themeluesit e lëvizjes artistike Support-Surface: Claude Viallat, Vincent Bioules dhe Patrick Seytour. Më pas hapat e saj e çojnë në Guadeloupe, SaintClaude. Aty ajo hap studion e saj dhe i përkushtohet tematikës së zgjimit artistik të fëmijëve. Në këtë mënyrë, pikturat e saj mbushen me diell e ngjyra. Ato pasqyrojnë bollëkun e bimësisë dhe

Q

ë nga fundi i komunizmit në Shqipëri, një numër në rritje i punëve pa çmime të vendosura janë vjedhur në kishat ortodokse. Tani, një vjedhje që ka lënë afreske historike të shkatërruar ka shkaktuar më në fund trazirë. Me thika dhe sëpata, hajdutët e artit shkatërruan afreske historike në një kishë të vogël në qytetin e Elbasanit në Shqipërinë qendrore në Janar. Duke u përpjekur për të hequr pikturën murale, ata përfunduan duke e bërë copash atë. Në Shkurt, grabitësit zbarkuan në mënyrë të ngjashme në një kishë në Jug të Himarës. Kishat në të dyja rastet ishin ortodokse, të dekoruara pasurisht së brendshmi, gjë që është veçanërisht tërheqëse për hajdutët e artit. Shumë nga punët e shkatërruara ishin nga Onufri, një piktor i famshëm ikonash i shekullit XVI dhe një artist i mirënjohur i Mesjetës në Shqipëri. Vjedhjet ngjallën zemërim të madh në media, veçanërisht mes arkeologëve. Por problem nuk është i ri: “Për 20 vjet, ikonat dhe sendet e tjera me vlerë historike janë vjedhur vazhdimisht nga ambientet e brendshme të kishës ortodokse në jug të Shqipërisë. Në 1990 ishin më shumë se 12,000 ikona të inventarizuara në vend. Sot asnjë nuk e di se sa kanë mbetur”, ankohet profesori i arkeologjisë dhe restauratori Gjergj Frashëri. Sipas opinionit të tij, shteti bën shumë pak për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore – asnjë prej hajdutëve të artit nuk është kapur dhe nuk është vendosur para drejtësisë. Gentian Stratoberdha, arkitekt dhe drejtor i departamentit të trashëgimisë kulturore në Kishën Ortodokse të Shqipërisë, thotë se në vitet e fundit, madje edhe koleksionistët e njohur privatë kanë organizuar ekspozita në Shqipëri në të cilat janë shfaqur objekte kulturore nga kishat. Megjithatë, origjina e këtyre punëve mbetet së shumti e paqartë. “Edhe sikur të duam të mohojmë ekzistencën e tyre, ka një treg të zi sekret – shitësish dhe klientësh, të cilët janë të interesuar për të tilla gjëra”.

Kundër vandalizmit kulturor Shumë nga ikonat e shitura janë sjellë nga ultësira e rrafshit të Myzeqesë, fushat në qendër të Shqipërisë, ku kishat ortodokse ishin të dekoruara në mënyrë të veçantë me afreske mesjetare. “Atje, të paktën 13 kisha janë vjedhur. Nuk ka më ndonjë objekt real të kishës”, thotë Stratoberdha. Madje edhe ikonostasi – muri ikonë tre dyersh ndërmjet kishës dhe Altarit, është vjedhur nga këto kisha ortodokse. Deri tani, ka qenë e vështirë të ketë reagim publik për lajme të tilla. Por kjo ndryshoi pas dëmtimit të afreskeve të Onufrit.

BEARTRICE RICHARD DE SAINT JEAN

Artistja franceze, ekspozitë në Tiranë

bukurinë e ishullit. Më vonë, Béatrice kthehet në metropol dhe gjen rrënjët e saj në Provence, Avignon. Pikërisht këtu stili i saj fillon të shpërtheje. Subjektet e pikturave të saj janë të ndryshme. Por veç të tjerave, një temë është më e dashura për të, ajo Virgjëreshës dhe Fëmijës. Pesë vjet më vonë, pas rikthimit në Nice, Béatrice afeksionon temat fetare deri aty sa bëhet tema e saj e preferuar. Engjëjt janë tashmë bashkudhëtaret e saj dhe shkëlqimi i tyre ndriçon pikturat e saj në një qiell gjithmonë dhe më në blu. Në Afrikë ku ajo kalon një vit, Béatrice de Saint-Jean vazhdon kërkimin me subjektin e pikturave të saj të nënave dhe fëmijës nga e gjithë bota: Azi, Evropë, Amerikës së Jugut

dhe natyrisht Afrikës. Mbas kthimit në Francë, ajo shkon në Neuilly dhe fillon një fazë të re në studimin e saj duke kaluar në art më abstrakt. Kuadrot e saj punohen me të dy duart në të njëjtën kohë. Ata përfaqësojnë Vibrimet. Në Shqipëri që nga viti 2009, Béatrice Richard – de Saint Jean vazhdon punën e saj në fushën e artit abstrakt. Njëkohësisht, ajo eksploron përsëri artin figurativ duke marrë si temë gruan franceze të viteve njëzet-gjithashtu të njohura si vitet magjepsëse. Ndër ekspozitat kryesore të saj përmendim: 1986-1991: Marché Saint Antoine-Pointe à Pitre, Centre des Arts - Pointe à Pitre. 19911996: Aumônerie Saint- Jacques Gordes, Palais des Papes- Avignon, Galerie Sérignan- Avignon. 1997-1999: Forum de Nice-Nice, Crèche de la Méditerranée- Nice. 1999-2007: Eglise de la TrinitéParis, Bistrot du Curé- Paris, Galerie Bansard- Paris. 2007-2009: 28 Bis- Neuilly sur Seine, Paroisse Sainte Isabelle- Neuilly sur Seine. 2010-2012: Hotel de Paris – Tiranë, Akademia e Arteve- Tiranë.

Vjedhja e artit kishtar varfëron kulturën shqiptare

Në disa protesta, “Forumi për Mbrojtjen Kulturore” denoncoi indiferencën e shtetit dhe madje kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit. Protestat e shtynë Ministrinë e Kulturës në veprim dhe do të monitorojnë tani me kamera 51 kisha të zgjedhura. Ato do të instalohen në fund të Prillit. Por Stratoberdha thotë se këto, gjithashtu, mund të dëmtohen apo vidhen – dhe kjo duhet të merret në konsideratë. Për më tepër, sistemi i kameras nuk punon “në kisha që ndodhen në zona të largëta që mund të arrihen nga policia vetëm pas dy orëve”, tha ai. “Qeveria shqiptare duhet të mbrojë këto monumente kulturore me forca sigurie të armatosura”. “Humbja e identitetit tonë” Paradoksalisht, punët e artit fetar ishin më të sigurta gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri se sa sot – edhe pse ushtrimi i fesë ishte i ndaluar në shtetin e parë ateist në botë dhe kishat madje ishin shkatërruar. Shteti i konsideronte punët e artit si thesare kombëtare që duhen mbrojtur. Sot, zor se kujdeset dikush për artin dhe vlerat kulturore, thotë piktori dhe restau-

ratori Hasan Nallbani. “Kur isha akoma duke mësuar në universitet, të vizitoja këto kisha me studentët ishte pjesë e programit mësimor. Por sot, shumë studentë shqiptarë vetëm kanë dëgjuar për piktorin Onufri për herë të parë përmes kësaj vjedhjeje”. Stratoberdha kritikon indiferencën e pjesëve të gjera të shoqërisë përkundrejt artit dhe shumë raste të vjedhjes së artit. Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore të ortodokse kristiane është një humbje e madhe jo vetëm për anëtarët e këtij besimi, por për të gjithë qytetarët në Shqipërinë shumë-besimëshe, pohon Stratoberdha. “Ne po humbim identitetin tonë. Mbase disa qytetarë janë indiferentë sepse ata ndjehen shumë larg nga trashëgimia kulturore ortodokse për shkak të dominimit të tyre vetjak apo besimit fetar”, thotë ai. Por njerëzit nuk duhet të shohim diçka vetëm nga perspektiva e besimit të tyre fetar, thotë ai, por më shumë “si trashëgimi kulturore kombëtare e njerëzve shqiptarë”. Nëse kjo do të pushonte së ekzistuari, testament i 1 500 vjetëve histori do të zhdukej bashkë me të. DW.DE (Përshtati: B.Go.)

E enjte 25 prill 2013 •

Shqiptarët e serbët në Kosovë mësojnë histori krejtësisht të kundërta Nxënësit serbë dhe shqiptarët dhe të gjithë të tjerët, që mësojnë me planprogramet kosovare, 14 vjet pas luftës s’kanë gati asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Sipas DW, historia që mësohet në shkolla, është diametralisht e kundërt. Jelena Petroviq, profesoreshë e historisë në gjimnazin “Miladin Mitiq” në Lapje Selo afër Prishtinës, thotë se bazuar në planprogramin e Republikës së Serbisë, me të cilin punon ajo, shpërbërja e Jugosllavisë trajtohet në kuadër të ngjarjeve evropiane, shpërbërjes së Bllokut Lindor, Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovakisë dhe bashkimit të Gjermanisë. “Interesi i fuqive të mëdha ishte që të shpërbëhej Jugosllavia, para së gjithash kjo ka qenë në interes të Gjermanisë. Kurdo që bashkohet Gjermania, ajo ndjek një politikë ekspansioniste, që do të thotë zgjerim. Për fat të keq, rruga e saj për në Lindje ende kalon përmes territorit tonë. Situata aktuale ka qenë, që Serbia të pranojë bazat ushtarake dhe kontrollin e botës, që ka Perëndimi ... Serbia nuk deshi t’i pranojë ato, shqiptarët pranuan dhe menjëherë fituan mbështetjen ndërkombëtare”. Nga ana tjetër, nxënësit që ndjekin mësimin me planprogramin e Kosovës, këtë periudhë e mësojnë si kapitull mbi popullin shqiptar. Demonstratat e vitit 1981 kontribuan në shpërbërjen e Jugosllavisë “Rënia e Jugosllavisë lidhet edhe me demonstratat e vitit 1981. Ato përshpejtuan shpërbërjen e një shteti diktatorial dhe të një sistemi totalitar. Politika serbe ishte organizatore e këtij totalitarizmi, luftës, masakrës dhe ndoshta asaj që theksohet pak më shumë sepse është ende e freskët në kujtesën e tyre - vuajtjeve të kësaj lufte. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) përmendet vetëm në një kapitull. Mësuesit megjithatë janë shumë të kujdesshëm duke vënë theksin te paqja dhe marrëdhëniet e mira ndëretnike”, thotë Beqir Letaj, profesor i historisë dhe zëvendësdrejtor i shkollës së mesme “Gjon Buzuku “në Prizren. Ndërsa Petroviq kujton, dhe kështu shkruan edhe në librin e historisë, se çështja e Kosovës, por edhe e Shqipërisë së Madhe, nisi në vitin 1878, kur u mbajt Lidhja e Prizrenit. Ajo çfarë ka ndodhur në vitin 1990 ishte vetëm “kulmi i këtyre ngjarjeve”. Në mësimin e historisë, lufta e Kosovës përcillet “vetëm në aspektin informativ” dhe UÇK paraqitet si një “organizatë terroriste”. “Shqiptarët i përmendim në kuadër të Konferencës së Bujanit, Lidhjes së parë dhe të dytë të Prizrenit. Periudhën e pasluftës rreth shpërnguljes së populisë, demonstratave ... Ata përmenden edhe kur mësohet për Kushtetutën e vitit 1974... Ne i përmendim ata edhe në kuadër të Luftës së Parë Ballkanike dhe se si ata krijuan shtetin e Shqipërisë. Domethënë, ata në përgjithësi nuk kanë marrë pjesë në luftë, por ky ka qenë interesi i fuqive të mëdha. Në mënyrë që Serbia të mos kishte qasje në det, u krijua Shqipëria”, thotë Petroviq. Pak vëmendje për historinë e serbëve Edhe profesori Letaj thotë se historisë së serbëve i kushtohet pak vëmendje. Nemanjiqët, për shembull nuk janë studiuar në mënyrë specifike si para luftës në Kosovë. “Kur i referohemi historisë mesjetare të shtetit të Arbërisë dhe Perandorisë Bizantine, sipas këtij kapitulli, në bazë të dokumenteve bizantine, Kosova përmendet si Shqipëria veriore. Thuhet se në vitin 1190 shteti i Rashkës shfrytëzoi vdekjen e një sundimtari në Konstandinopojë dhe për herë të parë pushtoi Prishtinën, Prizrenin duke shkuar deri në Lezhë të Shqipërisë. Thuhet po ashtu se të gjitha vendet e banuara me popullsi shqiptare, Greqia dhe Bullgaria ishin nën sundimin e Car Dushanit në vitin1331. Gjithashtu theksohet se nga viti 1345 deri në vitin 1348 Prizreni ka qenë qendra kryesore e shtetit të Car Dushanit dhe pas disa kohe kryeqyteti është zhvendosur në Shkup”. Edhe studentët, varësisht nga përkatësia e tyre etnike janë të ndarë gjithashtu. Ndonëse në tekstet shkollore në mënyrë “informative” flitet në lidhje me shpërthimin e konfliktit në Kosovë në vitin 1999, secili për vete ka të vërtetën e vet. Ata gjithashtu kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket statusit të Kosovës. Për Angjela Lekiq, maturante në gjimnazin e Laplo Selës nuk ka dilemë: Të ndarë edhe nxënësit “Kosova është pjesë e Serbisë dhe do të jetë gjithmonë. Përpjekjet e këtyre politikanëve të tanishëm gjoja për të bërë Kosovën të pavarur unë mendoj se nuk do të kenë kurrë sukses, sepse ne jetojmë këtu dhe nuk do të largohemi nga këtu”. Ndërsa nga pikëpamja shqiptare e Ron Kastratit, maturant në gjimnazin e Prizrenit nuk ka dilemë sa i përket kësaj çështje: “Kosova ka fituar statusin e saj. Dihet që ajo është shtet i pavarur dhe sovran. Nuk kanë pasur e as nuk do të kenë sukses përpjekjet e Serbisë për të anuluar atë, që është arritur këtu”.


Kulturë

• E enjte 25 prill 2013

BIBLIOTEKAT UNIVERSITARE MË TË BUKURA NË BOTË

Biblioteka e Universitetit të Coimbra-s, Portugali

Q

ë para 1537-ës, vit kur universiteti u vendos përfundimisht në Coimbra, pasi u transferua nga Lisbona, një bibliotekë në qytet ishte. Ajo quhej Livraria de Estudo (Bibliotekë studimi). Bazuar në inventarët e 1513ës dhe 1532-it, më shumë se 120 volume manuskriptesh ruheshin në atë bibliotekë. Pas rithemelimit të universitetit më 1537, Livraria de Estudo u riinstalua dhe u hap për studentët dhe profesorët, 4 orë në ditë. Statutet e 1559-ës flasin për 6 orë në ditë dhe ato të 1571-it dhe 1597-ës e quajnë atë Livraria pública para lentes, estudantes e quaisquer pessoas outras (Bibliotekë publike për lektorët, studentët dhe këdo tjetër). Më 1705 biblioteka u mbyll dhe afërsisht 20 vjet më pas një bibliotekë e re u hap: Biblioteca Joanina (emërtuar sipas mbretit João V). Pas reformës që u bë në vitin 1901, ajo u quajt Biblioteca Central da Universidade (Biblioteka Qendrore e Universitetit). Arkitektura aktuale e bibliotekës, Biblioteca Geral da Universidade de Coimbra, u bë më 1924 dhe ndërtesa e saj kryesore është që prej 1962-it. Biblioteka është e ndarë në dy ndërtesa: Biblioteca Joanina (librat para 1800ës) dhe qendra kryesore Edifício Novo (Ndërtesa e re, 1962) me mbi 1 milion libra, thuajse nga të gjitha fushat e mundshme të studimit, 4 kate dhe mbi 7000 m2. Biblioteka është e hapur çdo ditë nga 9:00 në 22:45. Biblioteka e Librit të Rrallë dhe Manuscripteve Beinecke, Yale University, New Haven, Connecticut, ShBA Një nga ndërtesat më të mëdha në botë, kushtuar e gjitha librave të rrallë dhe dorëshkrimeve. Biblioteka ka hapësirë në kullën qendrore për 180 000 vëllime, ndërsa nëntoka ruan 600 000 volume; ajo tani ka rreth 500 000 volume dhe miliona manuskripte. Kontrolli i temperaturës dhe lagështisë sigurojnë që materialet e ruajtura të jenë të mbrojtura për brezat e ardhshëm. Ndërtesa prej mermeri Vermont dhe graniti, bronzi dhe xhami është dizenjuar nga Gordon Bunshaft, e firmës së Skidmore, Oëngs dhe Merrill. Puna për ndërtesën filloi më 1960 dhe u përfundua më 1963. Faqet e jashtme prej mermeri të bardhë me gri janë rreth 7 mm të trasha dhe kornizohen nga një granit gri Vermont Woodbury. Këto panele e filtrojnë dritën kështu që materialet e rralla mund të ekspozohen pa rrezik. Nga jashtë, gjithsesi, gjeometria e fortë e gurit arrin të dominojë hapësirën që zë ndërtesa në Hewitt University Quadrangle, mes fqinjëve neo-Klasike dhe neo-Gotike. Një derë xhami rrotulluese siguron hyrje publike për në Bibliotekën e Beinecke. Pas hy-

rjes, vizitorët shohin kullën e xhamtë të librave që ngjitet mes për mes qendrës së ndërtesës. Dy shkallë zbresin nga të dyja anët në katin e mesëm. Bashkë me katin hyrës, kati i mesëm funksionon si një vitrinë për të rrotulluar ekspozitat që vënë në pah koleksionet e pasura të Beinecke-s. Bibla e Gutenberg-ut, libri i parë Perëndimor i shtypur nga një makinë lëvizëse shkrimi, dhe “Zogjtë e Amerikës” e Audubon janë të ekspozuara gjatë gjithë kohës në këtë bibliotekë. Biblioteka e Universitetit të Salamanca-s, Spanjë Universiteti i Salamanca-s (Spanjisht: Universidad de Salamanca) ndodhet në qytetin Salamanca, perëndim i Madrid-it, në komunitetin autonom të Castilla e León. Ajo është themeluar më 1134 dhe i është dhënë akti themelues mbretëror nga mbreti Alfonso IX më 1218. Ai është universiteti më i vjetër në Spanjë dhe i treti më i vjetër në Evropë ende i hapur. Ai ishte instituti i parë në Evropë që mori titullin formal “Universitet”, ky titull u njoh nga mbreti Alfonso X më 1254 dhe u njoh nga Papa Alexander IV më 1255. Origjina e tij, si gjithë universitetet e vjetra, ishte një Shkollë Katedrale, ekzistenca e së cilës daton që më 1130. Biblioteka Trinity College, “The Long Room”, Dublin, Irlandë Është biblioteka më e madhe në Irlandë. Si një “bibliotekë copyright”, ajo ka të drejta ligjore për materialet e publikuara në Republikën e Irlandës; ajo është gjithashtu e vetmja bibliotekë irlandeze që ka të drejta të tilla për Britaninë e Madhe. Biblioteka është gjithashtu shtëpia e Book of Kells-it të famshëm, që përmban katër ungjij nga Testamenti i Ri në latinisht. Dy nga katër vëllimet janë në ekspozim publik, ku gjithmonë njëri është i hapur në një faqe tipike teksti. Vëllimet dhe faqet e ekspozuara ndryshojnë rregullisht. Bibliotekari, Robin Adams, është kryetari i Grupit të Shoqatës së Bibliotekarëve të Universiteteve Irlandeze. Stafi dhe studentët e Universitetit të Dublin-it kanë gjithashtu akses në bibliotekat e Spitalit Tallaght dhe Shkollës Irlandeze të Ekumenikëve, Milltown. Old Library, St. John’s College, Cambridge University, Cambridge, Britani e Madhe Biblioteka e Kolegjit është e ndarë në dy sektorë. Libraria e Vjetër daton nga 1624 dhe mban dorëshkrime historike, libra të rrallë dhe letra personale. Biblioteka moderne ruan librat që jepen hua dhe periodikët aktualë, si dhe kompjuterë dhe facilitete të tjera për të punuar, te të cilat anëtarët kanë akses 24 orë. Hapësira e saj ka rafte me nga 42 kate. Biblioteka Filologjike e Univer-

sitetit të Lirë, Berlin, Gjermani Biblioteka Filologjike (Philologische Bibliothek) është komponenti më i ri i kampusit të Universitetit të Lirë në Berlin. Ajo u dizenjua nga arkitekti i njohur Norman Foster, si një tru njeriu dhe u çel më 2005. Biblioteka është bërë epiqendra e kampusi të universitetit Dahlem dhe një peizazh arkitektural në Berlin. Ajo ka 700 000 volume. Biblioteka Qendrore, Universiteti i Teknologjisë, Delft, Holandë Biblioteka e UT Delft, ndërtuar më 1997, është dizenjuar nga zyra e arkitekturës me qendër në Delft, Mecanoo. Ajo ndodhet pas sallës së madhe të universitetit. Çatia e bibliotekës është e mbuluar me bar, i cili shërben si një shkëputje natyrore. Struktura ngrihet që nga toka në një anë, duke lejuar që mbi atë të ecësh deri në majë të ndërtesës. Biblioteka kulmon me një kon çeliku, që i jep formë unike. Muri, përballë Aulas, është plotësisht i mbushur me xham. Biblioteka ka fituar Çmimin Çeliku Kombëtar Holandez më 1998, në kategorinë e ndërtesave të çelikut. Dhoma e Leximit e Bibliotekës Harper, Universiteti i Chicago-s Qendra e të Mësuarit Cathey kombinon dhomat hijerënda të leximit të ish-Bibliotekës Harper brenda një hapësire të rinovuar për mësim individual dhe të përbashkët. Dhoma Kryesore e Leximit shumë e vjetër, është dizenjuar për studim të qetë, individual. Qendra gjithashtu ka Common Knoëledge Café, klasat e rinovuara së fundmi të Teknologjisë së Informacionit të Harper-it Perëndimor, si dhe një stacion USITE me 10-terminale dhe një stacion printimi Canon. E gjithë sipërfaqja është afërsisht 28 mijë metra katror. Dhoma Veriore e Leximit ka programin e tutoriatit të kolegjit dhe tutorët e shkrimit akademik nga e diela deri të enjten, nga ora 19.00- 23.00. Sa u hap në vjeshtë të 2009-ës me emrin Harper Memorial Library Commons, hapësira është kthyer shpejt në një vend dinamik të jetës sociale dhe intelektuale. Mjediset mundësojnë për studentët kalimin e lehtë nga puna formale në studimin informal në grup, të ndjekin seminare shkrimi akademik, të marrin ndihmë nga tutorët, ose të takojnë miq apo staf të fakultetit në Café. Më 1 qershor, 2012, biblioteka Harper Commons iu rikushtua themeluesit Arley D. Cathey. Biblioteka Memoriale Frederick Ferris Thompson, Vassar College, Poughkeepsie, NY Kur Vassar u hap më 1865, biblioteka ishte thjesht një dhomë e vetme me një koleksion prej vetëm tre mijë libra. Më 1893 Frederick Ferris Thompson, një nga aksionerët e Vassar, i dha kolegjit një shtrirje në hollin qendror që shërbeu si një bibliotekë deri sa ndërtesa e re Thompson përfundoi më 1905 nga Mary Clark Thompson si një memorial për bashkëshortin e saj. Bujaria e vazhdueshme e zonjës Thompson mundësoi zgjerimin e bibliotekës më 1918 dhe më 1924 trashëgimia e saj për kolegjin u bë një garanci për mbështetjen e tij. Biblioteka George Peabody, Universiteti Johns Hopkins, Baltimore, Maryland Dikur e përshkruar si katedrale e librave, Peabody Stack Room është një hapësirë e lartë me kate të ndërmjetëm, me dysheme mermeri bardhezi dhe pesë ballkone zbukurues që ngrihen shumë metra drejt tavanit me dritë natyrale. Biblioteka është themeluar nga filantropisti që i ka dhënë emrin në vitin 1857 dhe 300 000 vëllimet i takojnë fesë, artit britanik, gjuhëve romane dhe letërsisë, si dhe gjeografisë.

»

21

ESE

Ekzistencë hijeje e pa kuptimtë

Dr. Ilir Muharremi Si, nga dhe qysh mund të them se njoh vetveten, gjakun, muskujt, egon, të gjitha që më shtyjnë të mendoj, apo t’i zhvesh ngadalë. Ajo që mund të pohoj apo ta argumentoj, është momenti dhe vdekja, ombrellat e përjetësisë, këtu lind shumimi dhe krijohet diçka për të vazhduar. Në esencë këtë diçka prapë e kap me mëdyshje, sepse mendja, inteligjenca, vetëdija, zhvillohet me kohën, ose koha nuk mund t’i zë të zgjedhurit. Nuk dua t’i iki vetes, nuk jam hije e vetes, nuk kërcënohem nga hijet, të cilat si ofshama me dihatje puqen mbi mua. Shushujza është kërcënim për individin egoist, i cili nuk ndikohet nga kënaqësitë e instinktit. Unë jam instinkti im, ndjenja ime, egoja, peneli i shpirtit, por prapë dyshoj në atë që më kërcënon, ajo që më bënë më lehtë për të jetuar është e mira dhe dashuria, por jo dhimbja kërcënon lartësitë, e vështira për të ngritur gurin në maje sprovon ekzistencën time absolute, që vështrohet nga absurdi. Unë dhe bota, unë dhe fryma lirshëm aterojmë, u zgjidhem ngaqë kështu dëshiruam, por për çfarë? Askush nuk gjen përgjigjen, vërtitet si një palaço, bënë skena, teatër fjalësh, shprehjesh, por prapë pyetje, enigmë, pa përgjigje, dhe çka ndodh? Pyetje të cilat lindin pafundësinë, dhe krijojnë ngjyra ,mbi përjetësinë, e cila nuk ka faj nga ajo që e kërcënon. Përse duhet të lindim ne? Përse duhet ta luajmë në jetë? Përse nuk ishim? Por, u ndodhem tash. Aksidentalisht. Ndoshta si pasojë, por jo si kënaqësi. Apo si kënaqësi që viktimizohet e aspak nuk shërohet. Ne jemi këta, shfrytëzojmë frymën, ushqejmë trupin, urinojmë, e kthejmë atë që e hamë, prapë duhet të kthehemi, aty nga kemi ardhur, ose u humbëm rastësisht, por po të ishim rastësisht, do të jetonim rastësisht mbi këtë univers enigmatik, i cili në shpirt ka zinxhirin e vlerave që nuk mund t’i këpusësh. Shprehje budallenjsh filozofosh, të cilët përpiqen t’i ikin, por prapë janë shembje e vlerave ideale. Vdekja, ajo është armiku, perandoria pa kohë, nuk ka shpartallim, në momentin kur u përcaktova, edhe vdekja ngre dolli me jetën time si një figurë, imazh, i cili jeton dikund thellë në kokën time. Çdo gjë mbaj me vete, por nuk ja u di arsyen. Por, ç’kuptim do kishin të gjitha vlerat sikur të dinim se çfarë janë? Kjo është ajo që na obligon, detyron, të jetojmë në oazën e përjetësisë enigmatike. Dhimbje, enigmë, përjetësi. Asgjë dhe gjithçka, por prapë pyetje. Lehtësisht shkruaj, por prapë nuk e paraqesë atë që e ndjejë në thellësi, sepse diçka tjetër është ajo thellë, e zbehtë del në letër, pëlhurë, apo në ndonjë art tjetër. Unë, shndërrohem si një viktimë, skllav i ndjenjave, shpirtit, trupit. Diçka tjetër isha dje, diçka tjetër jam sot, por prapë jam ky i njëjtë që shkruaj, nuk ndryshoj asgjë në thellësi, ajo kujdeset për vetën, jeton qetësisht. Jeta është një faqe e historisë, e shkurtër për të jetuar gjatë, e pa menduar për të ardhur, ose asgjë momentalisht, predikim për të menduar, gjykim për tu përballuar, ose piun i dirigjimit të përjetësisë. Përjetësisë egoiste, individuale, që ec dhe prapë ec mbi atë ose nën atë që duhet, por duhet. Çfarë ndodh duhet të ndodh, ndoshta ka ndodhur, do të ndodh, sërish do të ndodh, andaj, unë interpretoj, vetveten, ekzistencën, ndoshta absurde, postmodern, shërimin e vetës. Shërimi nuk ndodh nga përvoja, apo nga ndonjë terapi, por kuptim dhe zëvendësim i asaj që kërcënon. Ajo shtypet, e pafuqishme, sërish jeton. Si do që të jetë prapë jeta jeton, vdekja vazhdon procedurën. Ne dergjemi si kufoma të gjalla mbi jetën, e dimë vdekjen dhe frikësohemi sepse më e bukur, më pragmatike, na duket fryma apo jeta. Prapë jemi të huaj, vetmitar dhe hije për jetën tonë. E duam të përjetshme, por nuk dimë kuptimin e gjakut, zemrës, frymës, trupit, të cilat na shoqërojnë, ndoshta edhe ato nuk kërkojnë përgjigje, përgjigja më e kthjellët është lozja, me atë që na vije, ngaqë duhet të vije, ose nëse nuk duhet të vije, mund ta ndryshojmë, por sikur ta ndryshojmë, nuk do ta zotërojmë, prapë jemi viktimë e aksidentit, dhe duhet të jetojmë si sakrificë e jetës, për të ardhur të finalen-vdekjen. A mund të konstatojmë se jetuam dikur, dhe jetojmë prapë, ishim më nuk jemi, me një shenjë libri, pikture, poezie, e cila jeton me emrin tonë, por ne ku ikëm?! Pse erdhëm për të ikur, pse nuk qëndruam absolutisht mbi absoluten, por u shpikëm si relativë. Asimetrikë ndaj simetrisë, e cila është reale. Jemi simetrikë, për të shpikur asimetrinë. Ndoshta e tëra duhet të ndodh, edhe ky shkrim është planifikuar të vazhdoj apo të qesë pikën e fundit, për të më lexuar dikush. Të vulosë ekzistencën time për të cilën edhe pas vdekjes do kërkoj shpjegime, por prapë nuk do të dijë se për çfarë isha në këtë tokë. Nuk do e quaj lavire, e cila vazhdon të prodhojë fëmijë pa arsye, vetëm për të vazhduar dhe neve për të na shfrytëzuar si materie, qenie e gjallë, e cila ka humbur kujtimin e lindjes, ndoshta asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë realitet për t’u kujtuar tashmë. Çdo gjë fillon nga fillimi, por edhe ai fillim nuk është fillim, zemra ime nuk rreh për herë të parë në lindjen time. Jam hije, i panjohur i huaj për zemrën, trupin, vlerën, ekzistencën time në tërësi, e cila qëndron e bashkuar me të gjitha forcat lëvizëse. Nga mendja nuk mund ta nxjerr të pamundurën, sepse e mundura është në këtë botë. Ajo është vijëzuar në kokën time të kthjellët, dhe kështu jemi egoist, të ditur, të vendosur ndaj vetës, por prapë pa ndonjë përgjigje nga vetja. Nuk na duhet fama, sepse ajo shkatërron individualitetin tonë, të mëdhenjtë nuk janë të famshëm për vetën, edhe pse prodhojnë mendime të ëmbla sikurse fici që bie nga pema. Unë do jem gjithnjë akull, i ftohët, qetësisht i zhytur në qenien time, e cila nuk më tregon asgjë për të vazhduar. Përpiqem, përpiqem, ta hulumtoj atë thesarin të cilin e posedon gjithkush, ngaqë jemi familje mbi këtë univers të brishtë, të paarsyeshëm, të palogjikshëm mbi logjikën. Të paarsyeshëm mbi arsyen, të etur mbi etjen, të ftohët ndaj nxehtësisë, të bardh ndaj të zezës, gjithnjë e kundërta për t’u relaksuar dhe për të krijuar at që nuk mund të krijojmë, por vetëm të kuptojmë. Jemi ujëra të zezë nën ujërat pa ngjyrë.


22

K

« speciale

isha Ortodokse Serbe formalisht e ka shkarkuar nga detyra një peshkop të njohur 74-vjeçar për shkak të skandalit seksual, në kuadër të të cilit janë përfshirë orgji dhe dhunime të djemve dhe vajzave të mitura. Ky peshkop është Vasilije Kaçavenda, që ka shërbyer në qytetet Tuzlla dhe Zvornik në Bosnjë-Hercegovinë. ​Para një muaji ai ishte tërhequr nga detyra e tij kishtare për shkak të dyshimeve në rritje, sepse kishte shfrytëzuar pozitën e vet për organizimin e orgjive të shpeshta dhe kishte dhunuar djem e vajza të mitura. Kisha Ortodokse Serbe e ka miratuar dorëheqjen e tij, pasi këtë javë janë publikuar videot, në të cilat ai duket se është përfshirë në aktivitete seksuale me djem të rinj. Vendimi i Sinodit të Shenjtë të kësaj kishe që ta pranojë dorëheqjen e tij duket se është pranimi i parë i pakënaqësisë në Kishën Ortodokse Serbe me akuzat e tmerrshme që më tepër do t’i përkisnin një gjykate të perandorit Kaligula sesa dioqezës Ortodokse. Bojan Jovanoviç, ish-studenti i teologjisë në Bijelinë të Bosnjë-Hercegovinës, ku ishte selia e dioqezës së peshkopit Kaçavenda, thotë se ai kishte parë një numër të orgjive të organizuara nga peshkopi 74-vjeçar, në të cilat kishin marrë pjesë edhe klerikët e tjerë dhe biznesmenë. Jovanoviç thotë se zoti Kaçavenda personalisht kishte kërkuar nga ai që të gjejë fëmijë të rinj për qëllime seksuale. “Ata u përpoqën disa herë që të më vinin në situatë komprometuese ose të më tërheqin mes grupit të tyre. Peshkopi po ashtu ka sugjeruar se duhet ta përdorë shkollën ku ka dhënë mësim për t’i sjellë atij fëmijë deri në moshën 10 vjeç, por natyrisht që ai ka refuzuar. “Unë po ashtu isha dëshmitar kur murgjit nga manastiret e tjera i sillnin studentët e teologjisë, të cilët do ta kalonin natën me peshkopin. Një mëngjes njëri prej tyre më thirri dhe më luti që ta hapja derën e dhomës së peshkopit, në mënyrë që ai të mund t’i merrte gjërat e tij”, - tha Jovanoviç. Peshkopi Kaçavenda kishte tërhequr interesimin e opinionit me stilin luksoz të jetës dhe lidhjet me liderët e kohës së luftës Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mlladiçit. Disa njerëz tashmë janë paraqitur me akuza kundër peshkopit, përfshirë edhe një vajzë myslimane, e cila tha se Kaçavenda e ka detyruar atë të kalojë në fenë e krishterë dhe pastaj e ka dhunuar kur ajo ishte 16-vjeçare. Në vitin 2010 thashethemet u forcuan kur u paraqitën fotografitë në të cilat peshkopi merrte poza afër striptistit të njohur beogradas Dejan Nestoroviç, i cili kishte pranuar se ka pasur marrëdhënie personale me Kaçavendën. Por kultura e heshtjes brenda Kishës nuk

Profil

E enjte 25 prill 2013 •

Kisha Ortodokse Serbe në ethet e skandaleve seksuale

mbijetoi shumë gjatë. E përditshmja beogradase “Blic” kishte raportuar se i ka parë videot pornografike, që duket se e paraqesin peshkopin Kaçavenda të angazhuar në seks oral dhe aktivitete të tjera seksuale me të rinj në lokacione të ndryshme. Tash Kaçavenda, i larguar nga Kisha, mund të ballafaqohet me akuza të shumta në gjykatë. Avokati nga Bijelina, Dushko Tomiç, thotë se ai ka mbledhur dëshmi nga shumë njerëz që pretendojnë se ishin abuzuar seksualisht nga peshkopi. Midis këtyre dëshmive gjenden edhe ato të dy klerikëve dhe të nënës dhe gjyshërve të një personi, Miliq Bllazanoviq, student i teologjisë, i cili si 16-vjeçar nuk kishte mundur të avanconte nga Kaçavenda dhe më vonë kishte vdekur nën rrethana misterioze në një manastir të izoluar. Avokati

Tomiq thotë se vendimi për largimin e Kaçavendës nga shërbimi duhet të jetë vërejtje edhe për anëtarët e tjerë të Kishës Ortodokse Serbe dhe elitës politike se askush nuk është mbi ligjin. “Kur i lexova të gjitha informacionet dhe të gjitha raportet nga njerëz të ndryshëm që ai i kishte abuzuar, nga njerëzit që ai u kishte shkaktuar aq shumë vuajtje, unë isha i shokuar si besimtar ortodoks dhe si njeri. Si mundet ky person të jetë ende i pranishëm në jetën publike?!” “Kaçavendea ishte bërë politikan dhe të mos harrojmë se ai është gjeneral i armatës së Serbisë, të mos harrojmë se ai është shok i ngushtë me Millorad Dodikun, president i Republikës Serbe në Bosnjë, dhe me shumë biznesmenë dhe ndërmarrës me ndikim. Të gjithë ata tash kanë probleme të mëdha.”, - tha

avokati Dushko Tomiq. Kaçavenda i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për keqbërje dhe është kërcënuar me padi ndaj atyre që e kishin “njollosur dhe përgojuar”. Duke e pranuar dorëheqjen e tij, Kisha nuk e ka përmendur fjalën “skandal”, duke thënë se peshkopi vetëm po tërhiqej për shkaqe shëndetësore. Por rënia e tij e qartë nga pozita me gjasë do t’i forcojë kritikët e Kishës Ortodokse Serbe, e cila tashmë ka pësuar një varg të skandaleve me abuzim seksual të klerikut tjetër, peshkopit Pahomije, i cili ishte akuzuar për abuzim seksual të katër të miturve në periudhën 1999-2002. Kisha Ortodokse Serbe, me seli në Beograd, e ka mbajtur heshtjen strikte ndaj të gjitha akuzave për abuzim seksual, ndërsa patriarku Irinej zëshëm i ka kundërshtuar planet për marshin e homoseksualëve në Beograd, duke thënë se një ngjarje e tillë do të ishte një “hije morale” në vendin e tij. Qëndrimi i tillë i Kishës ka nxitur krahasime fatkeqe me mënyrën se si Vatikani i ka menaxhuar skandalet e veta me abuzimet seksuale. Sociologu nga Beogradi Mirko Gjorgjeviç thotë se udhëheqja e Kishës Ortodokse tash një kohë të gjatë mendon se është e paprekshme, edhe nëse në dritë dalin dëshmi të shumta. “Kisha jonë u përpoq t’i fuste gjërat nën qilim. Në rastin e peshkopit Pahomije shteti thjesht po pret që e gjithë situata të vjetrohet, megjithëqë mendohet se fenomeni i pedofilisë në Kishë dhe shoqëri është shumë i përhapur. Problemi është se në vendin tonë, me përjashtim të disa rasteve të dukshme, opinioni është në gjumë ose i frikësuar dhe nuk ka guxim të ballafaqohet me këto probleme”, - thotë Gjorgjeviq. Peshkopi Grigorije nga Zahumle në Hercegovinë, njëri nga pesë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, ka kërkuar kujdes në gjykimin e gjërave, duke thënë se hetimet e Kishës për këtë çështje “nuk mund të bëhen shpejtë”. “Sugjerimet e mia për besimtarë janë që të mos gjykohet askush derisa e vërteta të dalë në shesh. Kur të mësojmë se cila është e vërteta, sipas fesë sonë, dhe ky është paradoks i religjionit tonë, ne nuk duhet ta urrejmë personin, por duhet ta duam atë dhe të lutemi për të. Por gjykata do të bëjë punën e vet”, - tha peshkopi Grigorije.


SPORT • E enjte 25 prill 2013

Ferguson ka gati 120 milionë për Ronaldon Mançester Junajtid, pasi siguroi titullin kampion në Angli disa javë para përfundimit të sezonit, është gati të shpenzojë shuma marramendëse gjatë merkatos së verës për ndërtimin e një skuadre, me të cilin do të tentonte të fitonte Ligën e Kampioneve. Sër Aleks Ferguson ka projektuar shpenzimin e rreth 120 milionë sterlinave për blerjen e disa lojtarëve shumë të rëndësishëm, si Kristiano Ronaldo, Radamel Falkao apo Robert Levandoski, para që mund të sigurohen nga shitja e disa prej elementëve të rëndësishëm të “Djajve të Kuq”, si dhe nga të ardhurat që sigurohen nga biletat në “Old Trafford”. Sipas prestigjiozes britanike “The Sun”, Junajtid është gati të

lejojë largimin e Luis Nanit për 15 milionë sterlina dhe të Anderson për 10 milionë. Edhe pse Ferguson e vlerëson shumë sulmuesin meksikan Javier Fernadez, 24-vjeçari ka mbetur i pakënaqur nga aktivizimi në pjesën më të madhe të ndeshjeve si zëvendësues.

Për të kanë shfaqur interes skuadra të ndryshme nga Primera Division, ku përfshihet edhe Real Madrid, ndërsa çmimi i kartonit të tij vlerësohet 22 milionë sterlina. 25 milionë sterlina Mançesteri mund të përfitojë edhe nga shitja e Runit te Paris SG, edhe

pse 27-vjeçari ka edhe dy vjet kontratë me “Djajtë e kuq”. Me rreth 70 milionë sterlina të siguruara nga shitja e katër futbollistëve plus 50 milionë të ardhura nga shitjet e biletave në “Old Traford”, Ferguson do të ketë në dispozicion parat e mjaftueshme për të blerë lojtarët që ai dëshiron. Në fakt plani i përkryer i Ferguson është të rikthejë në Angli Kristiano Ronaldon, të cilin ai vet e ka shitur tek Reali për 93 milionë euro. Portugezi i ka dhënë shenjat se dëshiron të larohet nga Spanja dhe Ferguson është gati t’i hap derën. Një emër tjetër është edhe Radamel Falkao, i cili luan me Altetikon e Madridit. Për të arritur tek kolumbiani, Mançesteri duhet të bëjë gati 50 milionë euro.

Dortmundi shkatërron Realin Gjermanët dhe në veçanti Levandovski i kanë dhënë një leksion Realit të Madridit, të cilin e kanë mundur me rezultatin 4 : 1. Tashmë “Uembli” është vetëm një hap larg për skuadrën e Klop, pasi spanjollët vetëm ndonjë mrekulli do t’i shpëtonte Mikail Rrogozi

R

eali është gjunjëzuar. Në Gjermani Dortmundi ka bërë komandën. Skuadra e Drejtuar nga Jurgen Klop i ka dhënë një leksion spanjollëve, të cilët i ka mundur me rezultatin 4 : 1. Mund të thuhet se kjo sfidë është e Levandovskit, i cili ka qenë në ditën më të mirë. Polaku, sigurisht me ndihmën e skuadrës, ka shënuar katër herë në portën e spanjollëve, të cilët për të tretin viti radhazi duket se nuk do të shkojë në finale. Golin e vetëm për Realin e ka shënuar Ronaldo, por ai nuk ka mjaftuar. Reali është vërtet në telashe, sepse vetëm një mrekulli do t’i shpëtonte. Në Spanjë, skuadra e drejtuar nga Murinjo duhet të fitojë me katër gola diferencë, sepse kjo është mënyra e vetme për të shkuar në finale. Dortmundi ka qenë në një nga ditët më të mira dhe ka treguar se ka forcë jo vetëm për të shkuar në finale, por edhe për të fituar këtë trofe. Murinjo ia ka besuar këtë takim Higuainit, i cili ka pasur mbështetjen e Ronaldos, Ozil dhe Modriç. Nga ana tjetër në sulmin e Dortmundit ka luajtur vetëm Levandovski, i cili ka pasur pas shpinës Gëcen dhe Rois. Ndeshja ka nisur me një ritëm shumë të lartë, ku vendasit menjëherë kanë humbur një mundësi për të shënuar me polakun. Gjithsesi Levandovski e ka shlyer gabimin duke shënuar në minutën e 8-të pas një krosi në zonë të Gëce. Reali gradualisht e ka rritur lojën, por e ka pasur të vështirë të gjejë

23

Juve, 4 vite kontratë për të bindur Ibrën Ndonëse është nisur si një lojë, gjithçka mund të bëhet realitet. Zllatan Ibrahimoviç mund të largohet nga Paris SG në fund të sezonit dhe të rikthehet tek Juventusi, skuadra e parë me të cilën ka luajtur në Itali. Në lidhje me këtë lajm ka pasur sinjale gjatë gjithë javës, por drejtuesit e Juventusit kanë hedhur poshtë gjithçka. Por, me afrimin e merkatos së verës, kanë dalë në pah edhe sinjale të tjera të forta për rikthimin e suedezit në Torino. Ndonëse Ibra konsiderohet si tradhtar nga tifozët, pasi është larguar nga Juventusi në momentin më të vështirë, kur skuadra ka rënë në Serinë B për shkak të skandalit të futbollit, gjithçka mund t’i lihet të pas dhe suedezi të veshë fanellën me ngjyrat bardhezi. Kjo marrëveshje duket e mundur për disa arsye dhe mund të thuhet se nëse në mes është menaxheri Mino Raiola, gjithçka bëhet realitet. Gazeta italiane, “Corriere dello Sport” ka nxjerr në pah detaje të rëndësishme, pasi ka theksuar se Juventusi e ka hartuar strategjinë se si do të bindë suedezin të rikthehet në Itali. Duke i’u referuar kësaj gazete, bardhezinjtë kanë menduar t’i ofrojnë një kontratë të gjatë, 4-vjeçare, nga e cila ai do të përfitojë 7 milionë euro në vit. Ndonëse Ibra aktualisht përfiton 12 milionë euro në vit tek Paris SG, ai mund të ul pretendimet, pasi tashmë konsiderohet si një veteran, sepse është 32 vjeç. Nëse Ibra do të jetë dakord me rrogën dhe kontratën, për gjithçka tjetër do të merret Raiola. Ky i fundit është gati të gjejë një marrëveshje me Paris SG, që e ka blerë Ibrën në merkaton e verës nga Milani. Raiola beson se për një shumë prej 20 milionë eurosh, apo diçka më pak, Parisi do të pranojë ta shesë suedezin, pasi nuk është e drejtë ta mbajë lojtarin pa dëshirën e tij. Parisi ka shpenzuar 21 milionë euro për Ibrën dhe normalisht mund ta lërë të lirë për 20 milionë euro. Gjithsesi kjo është çështje që i përket Raiolës, për të cilin asnjë marrëveshje nuk është e pamundur. Viali: Me Ibrën problemet e Juves marrin fund Xhianluka Vialli beson se me Zllatan Ibrahimoviçin problemet e Juventusit do të marrin fund në sulm. Viali, i cili e ka veshur fanellën e Juventusit prej vitit 1992 deri në vitin 1996, ka pranuar se Edinson Kavani i Napolit mund të jetë një alternativë edhe më e mirë, për shkak të moshës së tij, por ka theksuar se “Zonja e Vjetër” mund të rivalizojë sërish në Evropë, në qoftë se rikthet Ibrahimoviç. “Unë mund ta imagjinoj Ibrën të rikthehet te Juventusi. Në qoftë se mund të zgjidhja, do të preferoja Kavanin për shkak të moshës së tij, por Ibrahimoviçi mund të jetë një përgjigje ideale për të gjitha problemet e Juves, - ka deklaruar Viali. Me ardhjen e Ibrës do të shohim një Juventus, që jo vetëm do të mbretërojë në Itali, por do të bëhet shumë konkurrues edhe në Evropë, si dikur. Shumë gjëra ndryshojnë kur ke Ibrën në skuadra. Ai është në gjendje të zgjidhë i vetëm situata të caktuara.”

Suarez 10 javë pezullim! Një dënim ekzemplar është dhënë nga drejtuesit e Premier Ligës dje paradite. Kështu, Luis Suarez është dënuar me 10 ndeshje pezullim nga Federata Angleze e Futbollit, për gjestin që bëri të dielën, ku kafshoi Branislav Ivanoviç të Çelsit. Gjyqtari nuk e ndëshkoi incidentin në fjalë gjatë ndeshjes, pavarësisht protestave të mbrojtësit të Çelsit, por për këtë ngjarje ka hyrë në fuqi prova televizive. Ndonëse Suarez pranoi fajin para autoriteteve të FA, këta të fundit e kanë cilësuar si të pamjaftueshëm dënimin standard prej 3 ndeshjesh. Lojtari, ashtu si edhe drejtuesit e Liverpulit, po mendojnë që të apelojnë këtë vendim të dhënë ndaj tij, siç u konfirmua edhe nga drejtori i përgjithshëm i klubit, Ian Air. “Si klubi, ashtu edhe lojtari, janë të tronditur dhe të zhgënjyer nga rreptësia e vendimit të Komisionit. Por do të presim shpjegimin me shkrim para se të bëjmë ndonjë koment tjetër”, tha ai. Shtypi britanik bëri të ditur se Ivanoviç mund të hapte edhe çështje civile ndaj Suarez, por mbrojtësi ka vendosur të mos bëjë kallëzim penal ndaj tij, ndonëse kafshimi klasifikohet te “sulmi ndaj shëndetit”. barazimin. Spanjollët kanë provuar me Ronaldon me gjuajtje standarde, por portieri vendas ka qenë i vëmendshëm. Gjithsesi në momentin më të mirë të gjermanëve, Reali ka gjetur barazimin. Në minutën e 43-të Higuain ka përfituar nga një gabim i Humels dhe më pas e ka nxjerrë Ronaldon vetëm me portën, ku ka pasur si detyrë vetëm të shtyjë topin në rrjet. Në pjesën e dytë Dortmundi është futur me një mentalitet tjetër në fushë dhe ka arritur

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

të gjunjëzojë spanjollët. Për avantazhin ka menduar sërish Levandovski në minutën e 50-të, ndonëse mbrojtësit e Realit kanë pretenduar për një pozicion jashtë loje. Polaku së bashku me Rois kanë qenë në ditën më të mirë dhe kanë bërë që Reali të vuajë në çdo moment. Në minutën e 55-të polaku ka qenë sërish protagonist me një super gol me një gjuajtje nga brenda zonës, duke e dërguar topin aty ku Diego Lopez nuk mund ta

ndalte dot. Emocionet në këtë sfidë nuk kanë përfunduar me kaq. Në minutën e 66-t Rois ka fituar një penallti, e cila është shndërruar në gol nga Levandovski, heroi i kësaj sfide. Murinjo ka hedhur në fushë Benzeman, Kakan dhe Di Marian në vendin e Modriç, Higuain dhe Alonsos, por nuk ka mundur të ndryshoj rrjedhën e kësaj sfide. Tashmë spanjollëve nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të besojnë tek mrekullia në “Santiago Bernabeu”.

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Çelsi gati 46 milion euro për Falkao Falkao me shumë mundësi do të veshi bluzën e Çelsit sezonin e ardhshëm. Kështu, Çelsi beson se ka arritur më në fund të garantojë firmën e Radamel Falkao, për të siguruar shërbimet e sulmuesit kolumbian. Bisedimet mes përfaqësuesve të tij dhe klubit londinez vazhdojnë prej shumë muajsh, por tani duket se kanë mbetur për t’u caktuar vetëm detaje të vogla, pasi pjesa kryesore e marrëveshjes është arritur. Sipas mediave angleze, kjo është arsyeja pse Çelsi ka vendosur të heqë dorë nga ndjekja e Edinson Kavanit, që u ishte propozuar nga menaxheri i lojtarit, pasi duan të përqendrohen plotësisht të sigurimi i Falkaos. Paga bazë për Falkaon do të jetë 200 mijë paund në javë, ndërsa kartoni i tij pritet të kushtojë plot 46 milion paund.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E enjte 25 prill 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.