Kthehen shqiponjat, matura, arbereshet ne sigurim

Page 1

»18

Vrasja e Qemal Stafës

Si u transportua trupi në spital dhe identifikimi prej italianëve E mërkurë

26 dhjetor 2012 Viti VIII, Nr. 2858 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Elbasan

Miratohen emrat e familjeve Psikiatriku kthehet që do të marrin kredi strehimi në godinë strehimi Bashkia e Tiranës konfirmon 342 emrat që do të përfitojnë nga fondi i posaçëm. Hapat për nënshkrimin e kontratës

Ministria e Arsimit

»5

për 60 persona

»7

Kthehen “Shqiponjat”

Si do ndryshojnë diplomat e shkollës së lartë të marra para vitit 2010 Njehsimi i krediteve dhe marrja e vërtetimit për nivelin master. Për maturantët të dhëna për universitetet private

»4-5

Agjentura komuniste Enver Hoxha rekrutoji në sigurimin e shtetit arbëreshët Udhëtimi i posaçëm në Sicili në vitin 1960. Gjendja e shqiptarëve dhe marrëveshjet për t’i afruar me pushtetin diktatorial »16 diskriminimi

Feminizmi dhe multikulturalizmi, zgjidhja për konfliktin gjinor Diskriminimi pozitiv si zgjidhje për t’i vënë gjerat në vend? Ballafaqimi i rrymave për të drejtën e femrave »20-21

Vrasja në Kavajë

E ëma nuk pranon të marrë nga morgu trupin e 44-vjeçarit »8

Të drejtë për gjoba e arreste

»8 Rikthehen trupat e veçanta për sigurinë në qytete

Edhe për Krishtlindje

Në fundvit policia blindon rrugët me se kontrrolle në ak

re Kompetencat hetimo ave që do t’i jepen forc Elitë të Rendit

»3

Deputetët takime në zona për fushatën zgjedhore Administrata

Rishikohen shpërblimet për punën e mirë Ministria e Financave rishikon fondin e veçantë që iu la titullarëve mbi performancën në detyrë »2

Opinion Nga Nebil Çika

Raporti me historinë dhe kursi nacionalist i Berishës »10 Nga Elvis Kotini

Inteligjenca “Y”»11


02

« ekonomi

E mërkurë 26 dhjetor 2012 •

Nuk lejohet përfitimi i bonusit nga fondi i veçantë

Administrata, qeveria heq shpërblimet për performancën P 10 unonjësit e administratës nuk do të përfitojnë këtë vit bonus për punën e kryer gjatë një viti dhe për performancën e dëshmuar. Pak ditë pasi për të gjithë punonjësit e administratës u shpërnda shpërblimi i përvitshëm prej 10 mijë lekësh, qeveria ka nxjerrë një vendim tjetër që parashikon se fondi i veçantë nuk do të përdoret për shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë apo për shpërblime që parashikohen në akte të tjera ligjore apo nënligjore. Megjithëse problemet me të ardhurat që ka buxheti i shtetit, shpërblimi në vlerën e 10 mijë lekëshit është dhënë edhe vitin që shkoi dhe tashmë ka zëvendësuar pagën e 13-të, e cila për shkak të efekteve që ka dhënë kriza në të ardhurat buxhetore nuk po jepet prej më shumë se dy vitesh. Shpërblimet në fundvit, të kthyera tashmë në traditë për administratën shtetërore, janë të siguruara që në fillim të vitit, kur qeveria miraton buxhetin dhe fondin e veçantë prej 5 për qind për të gjitha entet buxhetore. Fondi i veçantë në njësitë e qeverisjes së përgjithshme krijohet në masën 5 për qind të fondit të pagave. Fondi i pagave, për efekt të llogaritjes së fondit të veçantë, përfshin vetëm fondin e pagave për numrin faktik organik të punonjësve buxhetorë. Fondi i veçantë, i përllogaritur, përdoret nga drejtuesit e njësive të qeverisjes së përgjithshme për shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë, për shpërblimin e punonjësve në fund të vitit kalendarik dhe për shpërblime

Mijë lekë

Sipas ligjit për buxhetin e vitit 2012, në administratën shtetërore figurojnë të punësuar 88 mijë e 640 punonjës, të cilët po përfitojnë të gjithë nga vendimi i qeverisë për shpërblimin në masën 10 mijë lekë. Përkundër një viti të vështirë financiar siç është pranuar edhe nga vetë qeveria, sërish vendimi për të dhënë një shpërblim për punonjësit e administratës ka mbetur i njëjtë.

2

Mijë lekë

të tjera, të parashikuara me akte të tjera ligjore apo nënligjore. Vitet e mëparshme, punonjësit e administratës përfitonin shpërblime mbi bazën e 4 niveleve të vlerësimit. Punonjësit që vlerësoheshin me performancë shumë të mirë në punë përfitonin një pagë shpërblim në fund të vitit, ndërsa ata që vlerësoheshin me performancë të mirë 70 për qind të pagës. Vendimi në fjalë ka ardhur pasi pavarësish situatës së rënduar financiare

shpesh herë drejtuesit e institucioneve shtetërore përzgjedhin një numër të caktuar punonjësish për të shpërblyer me një pagë në fund të vitit. Ndërkohë që nuk dihet ende se si do të operohet me ndërmarrjat shtetërore sh.a, të cilat përcaktojnë me anë të këshillit mbikëqyrës nëse u japin një pagë shpërblim punonjësve të tyre, pasi rezulton se tashmë një pjesë e titullarëve e ka firmosur tashmë urdhërin për të dhënë një pagë shpërblim.

Rreth 576 186 persona, të cilët përfitojnë pensione apo edhe të tjerë që marrin përfitime nga trajtimet e veçanta përfituan këtë vit shpërblimin në masën 2 mijë lekë. Pas një shkëputje dyvjeçare, Kryeministri, Sali Berisha, e riktheu sërish vendimin për shpërblimin për pensionistët. Sipas të dhënave Financave, në total efektet financiare të këtij vendimi llogariten në 1 165 milionë lekë.

Pavarësish thirrjeve të BSH-së, bankat vijojnë masat shtrënguese

Tkurren kreditë, qytetarët i kërkojnë në lekë Rritja e kredisë në lekë në kahun pozitiv të politikave Pavarësisht apeleve të njëpasnjëshme të Bankës së Shqipërisë, sërish bankat e nivelit të dytë po japin më pak kredi, duke vijuar kushtet shtrënguese në kreditim. Por nga ana tjetër, gjatë tremujorit të tretë të vitit po vihet re një tendecë e qytetarëve dhe bizneseve për të marrë kredi në lekë. Huaja në monedhën vendase preferohet më shumë pasi interesi konsiderohet më i ulët. Ndërsa në valutë, interesi i kredisë rritet për shak edhe të luhatjes së kursit të këmbimit. Sipas shifrave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në fund të tetorit, portofoli i kredisë në valutë ra në 62 për qind të totalit, nga 65 për qind që ishte në fund të vitit të kaluar. Ndonëse kredia në valutë vazhdon të

Kredia në lekë Kreditimi në monedhën vendase gjatë tremujorit të tretë, vijon të shfaqë një performancë të mirë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia në lekë tregon për një normë rritjeje vjetore prej 16.6 për qind, e ndikuar plotësisht nga ecuria e portofolit të kredisë së bizneseve. Kredia në lekë për individët ka qenë e ulët, ndërsa kredia e bizneseve në lekë është mbështetur kryesisht nga kreditimi për nevoja likuiditeti në lekë të bizneseve dhe më pak nga kreditimi për nevoja të investimeve.

ketë epërsi, një nga pasojat e krizës është shtytja e kredisë drejt monedhës vendase. Kreditë në valutë për kredimarrësit me të ardhura në lekë vlerësohen me një koeficient më të lartë rreziku për qëllimin e mjaftueshmërisë së kapitalit të bankave. Rritja e kredisë në lekë është në kahun pozitiv të politikave të

Bankës së Shqipërisë, për të ulur kreditimin në valutë. Por niveli i kreditimit në ekonomi, mbetet i ulët sipas raporti të Bankës, për 3-mujorin e tretë të vitit. Kredia për ekonominë në tremujorin e tretë të vitit, ka shfaqur ngadalësim të normës vjetore të rritjes, e cila shënoi 6.5 për qind, nga 10.8 për qind dhe 12.2 për qind

që shënonte përkatësisht në fund të tremujorit të parë të këtij viti dhe në fund të vitit të kaluar. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, në një masë të madhe, ky ngadalësim reflekton kërkesën e ulët të sektorit privat për financim, të kushtëzuar nga aktiviteti i dobët ekonomik në vend dhe pasiguritë për të ardhmen.

Në vend të parë renditet Bosnjë Hercegovina

Rënia e të ardhurave, Shqipëria renditet e fundit në rajon Edhe pse niveli i të ardhurave në buxhetin e shtetit nuk po realizohet sipas parashikimit dhe çdo muaj po thellohet deficiti, ky zë në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm përsëri është parashikuar me rritje nga dikasteri i Financave. Referuar ligjit të buxhetit të shtetit 2013, totali i të ardhurave parashikohet në nivelin 360.7 miliardë lekë, me një rritje prej 5.8% kundrejt të ardhurave të pritshme për vitin 2012, ose në nivelin 25.2% të PBB. Të ardhurat buxhetore përfaqësojnë të ardhurat e një vendi nga taksat dhe tatimet për kryerjen e investimeve dhe shpenzimeve nga ana e institucioneve publike. Në rastin e Shqipërisë, të ardhurat buxhetore gjatë viteve të fun-

dit kanë ardhur duke u ulur në raport me PBB-në. Shqipëria ka të ardhurat buxhetore ndaj PBB-së më të ulta në rajon, me përafërsi 26%. Ndërkohë në vend të parë renditet Bosnja me 46% e ndjekur nga Mali i Zi me 43%. Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më të madhe të të ardhurave buxhetore gjatë dhjetëvjeçarit të fundit është Greqia, ndërsa vendi me rritjen më të madhe është Kosova. Të ardhurat buxhetore bazohen në tatimet dhe taksat e mbledhura nga një shtet gjatë një periduhe kohore të caktuar. Ato ndikohen nga niveli i tatimeve dhe nga aftësia e shtetit për t’i mbledhur këto tatime dhe për të ulur evazionin fiskal.

Interesi mesatar i ponderuar në 6.35%

Bonot e Thesarit, viti 2012 mbyllet me interesa të ulëta Bonot e Thesarit ruajtën interesa të ulëta edhe në ankandet e parafundit të këtij viti, duke e mbyllur vitin 2012 në vlera minimale. Interesi mesatar i ponderuar për bonot me maturim 12mujor ra sërish në nivelin 6.35 për qind, nga 6.38 për qind që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Ndërsa për bonot me maturim 3-mujor interesi u rrit lehtë në 5.02 për qind, nga 5 për qind që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Ashtu edhe siç pritej, kërkesa modeste e qeverisë dhe oferta e lartë e tregut po i mban interesat e borxhit publik të ulëta deri në fund të vitit. Tashmë të rejat nga tregu i bonove priten të shfaqen në vitin

e ardhshëm, duke pasur parasysh që është edhe vit zgjedhor. Huamarrja e qeverisë pritet të jetë më e lartë, çka do të rrisë kërkesën për financim dhe interesat me shumë të ngjarë do të rriten. Nga ana tjetër, zgjedhjet e përgjithshme, përveçse do të shoqërohen me shpenzime të shtuara publike dhe do të rrisin kërkesën për borxh, mund të sjellin edhe më shumë pasiguri te investitorët. Të gjithë këta faktorë përkthehen në norma më të larta interesi. Interesi më i lartë i borxhit publik do të ndikojë edhe interesat e kreditimit të sektorit privat, ku kredia në lekë pritet të jetë mesatarisht më e shtrenjtë krahasuar me gjysmën e dytë të këtij viti.

Ruli: Së shpejti vetëm “Made in Albania”

Përmbyset raporti, 60% e mishit të pulës prodhim vendas Mbi 60 për qind e mishit të pulës në treg është prodhim vendas, ndryshe nga dy vite më parë ku raporti tregtar tregonte të kundërtën, atë të mishit të importit. Ministri Ruli ka vizituar një ndër pularitë në periferi të Tiranës ku tha se investimet e bëra vitet e fundit në agroindustri janë një tregues i mirë i zhvillimit të biznesit. “Vetëm për prodhimin e mishit të pulës, sot jemi në një realitet krejt tjetër nga 5-6 vjet më parë. Sot rreth 17 mijë ton të mishit të pulës, për më tepër të atij të freskët prodhohet në vend dhe rreth 11 mijë ton vijnë nga importi. Pra, balanca ka ecur në favor të prodhimit vendas, rreth 60 për qind e kërkesës konsumatore plotësohet nga prodhimi

vendas. Sigurisht ky realitet nuk ka qenë para 5-6 viteve, ku pjesa më e madhe e prodhimit të pulës vinte nga importi”, tha ministri Genc Ruli. Ministri i Bujqësisë premtoi mbështetje për këtë sektor dhe tha se në një kohë të shkurtër në treg do të kemi vetëm prodhim vendas, si dhe do të realizohet eksport i mishit “Made in Albania”. Në periferi të Tiranës është ndërtuar një prej thertoreve më moderne të shpendëve. Me një investim prej 1.6 milionë eurosh u hap thertorja me një kapaciteti prej 1 mijë e 500 krerë në orë. Aktualisht aty theren rreth 3 mijë – 3 mijë e 500 pula në ditë. Teknologjia është moderne e prodhuar në Danimarkë dhe në këtë investim janë rreth 32 të punësuar.


politikë • E mërkurë 26 dhjetor 2012

»

03

Politika e ndarë edhe për Krishtlindje

Mesazhet e urimit me thirrje elektorale Politika dhe drejtuesit e saj nuk mundi t’i bashkojë dhe vetë festa e Krishtlindjeve. Edhe pse mesazhet në këtë festë të madhe për besimtarët e krishterë, ortodoksë e protestantë bëjnë apel për paqe, bashkim e mirëkuptim, kjo për politikën nuk bën punë. Ky apel mbetet i tillë vetëm sa thuhet, por nuk mund të përqafohet prej tyre, me sa duket është e pamundur. Të shpërndarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, përfaqësuesit politikë urojnë besimtarët, edhe pse kjo mbetet në kuadër deklaratash për ta, ose me mirë urimin e tyre e përçojnë në formë predikimi për të tjerët dhe jo për veten e tyre. Por kësaj atmosfere i shtohet edhe përfshirja e me-

sazhe politike në urime. Në këtë mënyrë, edhe në këtë Krishtlindje politika nuk ka braktisur traditën e saj, duke u dhënë nota politike mesaz-

heve të tyre të urimit për besimtarët. Pas vizitave të rastit, liderët politikë ku më shumë e ku më pak i kanë trajtuar mesazhet e tyre më shumë si

në rrafshin politik, e më konkretisht me pritshmërinë për secilin kamp politik. Urimi i Kryeministrit Berisha i përcjellë pas vizitës në Katedralen Ortodokse në Tiranë, përfshinte në dominancë notat politike. Më pak i drejtpërdrejtë nga ana politike ishte urimi i kreut socialit Edi Rama, cili nga Korça e vlerësoi të rëndësishme një rilindje për të gjithë shqiptarët. Nuk harruan të përcillnin mesazhe të tilla edhe Presidenti i Republikës dhe drejtuesit e tjerë të forcave parlamentare. Por ishte kreu i ekzekutivit ai që në një kundërvënie të hapur me opozitën aktuale shprehu bindjen se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do të përqafojnë në shumicë alternativën e kampit të djathtë.

Socialistët në punë dhe për festat e fundvitit

Deputetët në takime me strukturat, trajnim për fushatë E dhe pse në ditët e fundit të vitit, përfaqësuesit socialistë vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e Partisë Socialiste. Të përqendruar në takimet me anëtarësinë dhe elektoratin, të gjithë deputetët janë në zonat e tyre elektorale për të prezantuar programin si dhe për të koordinuar punën në respektim të detyrimeve për bashkëpunim me pushtetin vendor.

Takimet Kontakti derë më derë do të karakterizojë të gjithë fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Po nëse kjo do të jetë në dominancë gjatë fushatës, paraprakisht duhet që strukturat socialiste të përgatitin terrenin për mbarëvajtjen e saj. Për këtë arsye deputetët socialistë, të ndarë sipas zonave përgjegjëse, kanë intensifikuar takimet me strukturat drejtuese të PS-së. Kështu, edhe pse në atmosferë festash, ligjvënësit socialistë duhet të realizojnë detyrat e vëna në ngarkim nga lidershipi socialist, për më tepër që janë përpara përfundimit të limitit të dorëzimit të një raport final mbi mbarëvajtjen e procesit parapërgatitor për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Përpara mbylljes së këtij viti deputetët dhe të deleguarit e PS-së në qarqe do të informojnë kupolën rozë për ecurinë e deritanishme të këtij procesi. Respektimi i hapave të përcaktuar në strategjinë elektorale dhe rezultati mbi to do të jenë pjesë përbërëse e këtij raportimi. Detyrat Trajnimi i përfaqësuesve socialistë në bazë si dhe re-

Mesazhi i Presidentit Nishani

“Të bashkohemi në këtë Krishtlindje të 100-vjetorit” Presidenti Bujar Nishani u uroi Krishtlindjen të gjithë besimtarëve shqiptarë. “Kjo ditë e shenjtë e kalendarit të krishterë, e cila simbolizon ditën e lindjes së Krishtit dhe të forcimit të besimit në Zot, rilind në zemrat e mbarë besimtarëve përjetime të gëzimit dhe të shpresës për të ardhmen, ku të gjithë, me dëshirë e besim, bashkohemi në qëllimet më fisnike e në vlerat më të larta njerëzore”, shkruhej në mesazhin e urimit të kreut të shtetit. Në këtë festë të rëndësishme për besimtarët Presidenti apeloi për shumë vëmendje ndaj njerëzve në nevojë, për ata që ndihen të vetmuar, ata që kanë humbur shpresën dhe besimin për një të ardhme më të mirë. Duke vlerësuar traditën e historike dhe kulturore të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, kreu i shtetit theksoi se kjo pasuri shumëshekullore na mëson të mbështetemi te mirëkuptimi, besimi, bashkëpunimi dhe ndjenja e solidaritetit me njëri-tjetrin. “Këtë Krishtlindje e festojmë në një moment të veçantë për kombin tonë, në 100-vjetorin e Pavarësisë, ndaj le të tejkalojmë çdo pengesë artificiale dhe të bashkojmë të gjitha energjitë për të ecur bashkërisht në rrugën e përparimit dhe begatisë njerëzore. Zoti qoftë me ne shqiptarët në këtë rrugë! Gëzuar Krishtlindjen!” - përfundon mesazhi i Presidentit Nishani.

Kryeministri uron besimtarët

Berisha: Në Krishtlindjet e ardhshme të bashkuar “Ne po festojmë Krishtlindjet edhe në vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë, që na gjeti më të bashkuar se kurrë. Shqiptarët që nga fillimi i ekzistencës së tyre e deri më sot janë ndier më të bashkuar. Ideali i bashkimit kombëtar në këtë 100-vjetor erdhi më i fuqishëm se kurrë. Jam i sigurt se Krishtlindjet e tjera do të jemi shumë më afër bashkimit kombëtar dhe idealeve kombëtare. Ata që shembën kishën, mbeten në rrënojat e atyre mureve. Ky është muri i fundit i bllokimit dhe do të konsiderohet si një mur letre në vitet që vijnë.” Ky ishte mesazhi i Kryeministrit Berisha për të gjithë besimtarët e krishterë, ortodoksë e protestantë. Sipas kreut të ekzekutivit, në këtë ditë feste të shenjtë dhe të bekuar kremtohet lindja e Krishtit, prijësit dhe burrit që me moralin e tij ndikoi në moralin e qytetërimit perëndimor. “Urova Fort Lumturinë e Tij Janullatos në këtë kishë madhështore në këtë katedrale, e cila dekada më parë ishte e ndërtuar madhërishëm aty ku sot është hotel “Tirana”. Në udhëtimin tim të parë në Tiranë një nga gjërat që vizitova ishte dhe kisha ortodokse në qendër të qytetit. Në memorien time më e madhja kishë. E rrafshuan barbarisht bllokmenët komunistë në një akt të njëjtë me Neronin”, - u shpreh Berisha gjatë urimit të tij.

Politika uron Krishtlindjet

Rama e Topi urojnë nga qyteti i Korçës

krutimi i vullnetarëve me synimin e qartë që në këtë fazë të parë të mund të përçojnë qartësisht te zgjedhësit atë çfarë përfaqëson alternativa socialiste. Siç mësohet, pjesë e strategjisë elektorale e PS-së është edhe “Ushtria e vullnetarëve të fitores në terren”, e cila sipas lidershipit socialist së bashku me programin do të bëjë të qartë se pse duhet votuar PS. Kështu, veç deputetëve duhet të jenë pikërisht dhe këto struktura ato që do zbërthejnë në takimet elektorale programin e Partisë Socialiste. Por këto takime shfaqen dhe më të in-

tensifikuara në këtë fund viti edhe nga sondazhet që kanë bërë vetë socialistët, ku rezultatet nuk janë të kënaqshme, jo drejt një humbjeje, por në një rezultat gati në balancë me mazhorancën aktuale, gjë e cila do të detyronte selinë rozë të ftonte në koalicion subjekte politike që nuk do të kishte dëshirë që t’i kishte pjesë të koalicionit të saj. Të ndodhur përpara një situate të tillë, edhe pse ende herët për t’i marrë për të mirëqena, lidershipi socialist ka kërkuar një punë më të madhe nga të gjitha strukturat nga qendra në bazë. Për këtë arsye duhet

një bashkëpunim i frytshëm dhe me pushtetin vendor, ku janë të zgjedhur pikërisht përfaqësuesit e PS-së. Por ky bashkëpunim është i përqendruar më së shumti në evidentimin e shkeljeve në listat zgjedhore, ku duke qenë se qytetet kryesore janë me drejtues socialistë të shihen me rigorozitet të gjitha lëvizjet fiktive të popullsisë. Megjithatë, kryesore për këtë fazë është pikërisht forcimi i strukturave socialistë dhe përthithja e sa më shumë vullnetarëve, të cilët do të jenë në krye të fushatës derë më derë me votuesit shqiptarë në çdo zonë.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe ai i FRD-së, Bamir Topi, kanë zgjedhur dje që të bëjnë urimin e tyre për Krishtlindje nga Korça. Pasi vizitoi selinë e klerit ortodoks në Korçë, kryetari socialist Edi Rama gjatë një prononcimi për shtypin e vlerësoi të nevojshme një rilindje për të gjithë shqiptarët.“Uroj të gjithë shqiptarët që ditët që do të vijnë të jenë ditët e plotësimit të ëndrrave të tyre. Ne besojmë në një rilindje dhe të gjithë e dini se kjo është e domosdoshme për të gjitha shtresat dhe për të gjitha moshat, si për të moshuarit, ashtu dhe për të rinjtë”, vuri në dukje Rama. Kryesocialisti Rama ka zhvilluar më pas një vizitë në komunitetin katolik të Korçës. Kreu i FRD-së, Bamir Topi, zhvilloi një vizitë në Mitropolinë e Korçës, ku është pritur nga hirësia e tij imzot Johani, ku u ka uruar të gjithë shqiptarët për Krishtlindjet. Po kështu dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, uroi të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes pas vizitës që zhvilloi në Kishën Autoqefale Ortodokse. “Është një moment gëzimi, reflektimi. Të gjithë duhet të përcjellin paqe, sepse ai ishte qëllimi i shërbyesit të njerëzimit”, - u shpreh Topalli. Nuk kanë munguar urimet për këtë Krishtlindje dhe nga kryetarit i LSI-së, Ilir Meta, dhe ai i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.


04

M

« sociale

inistria e Arsimit, për t’u ardhur më shumë në ndihmë maturantëve dhe studentëve, ka bërë publike pyetjet që drejtohen më shpesh. Kështu, problemi i vlerësimit të diplomave katërvjeçare të shkollës së lartë, regjistrimi në universitete publike apo private janë bërë pjesë e sqarimit të Ministrisë. Gjithashtu është saktësuar edhe procedura që do të ndiqet për fondin e ekselencës. Kush dhe si mund të aplikojë për fondin e ekselencës? Në bazë të VKM nr. 554, datë 7. 07. 2010 “Për fondin e ekselencës për mbështetje financiare të studentëve e shkencëtarëve të rinj të shkëlqyer”, i ndryshuar, si dhe udhëzimit nr. 24, datë 30.07. 2010 “Për përcaktimin e kritereve, masës dhe procedurave për përfituesit nga fondi i ekselencës për studentët e shkencëtarët e rinj të shkëlqyer” të ministrit të Arsimit dhe Shkencës studentët dhe shkencëtarët e rinj të shkëlqyer mund të aplikojnë për të përfituar nga fondi i ekselencës: a) bursa të posaçme për studentë që bëjnë studimet e doktoratës jashtë shtetit; b) bursa të posaçme për studentë që ndjekin studime “Bachelor” ose “Master” në njërin prej 15 universiteteve më të mira të botës, si dhe ata që janë pranuar e kanë përfituar bursë të pjesshme në shkencat inxhinierike, teknologji informacioni, matematikë, fizikë dhe bioteknologji në universitetet e njohura perëndimore; c) bursa të posaçme për shkencëtarë të rinj që bëjnë studimet e postdoktoratës jashtë shtetit; d) çmime/shpërblime për studentë fitues në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare; e) çmime/shpërblime dhe mbështetje financiare për botime shkencore me nivel të lartë shkencor, të vlerësuara edhe jashtë vendit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall çdo vit hapjen e procedurave të aplikimit për fondin e ekselencës, duke përcaktuar edhe afatin e dorëzimit të dokumenteve. Ky njoftim shpallet në faqen zyrtare të MASH www.mash.gov. al. Aplikimet janë individuale dhe klasifikimi i kandidatëve është transparent dhe publik. Kriteret e përgjithshme për përzgjedhjen e kandidatëve janë të përcaktuara në udhëzimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 24, datë 30. 07. 2010 “Për përcaktimin e kritereve, masës dhe procedurave për përfituesit nga fondi i ekselencës për studentët e shkencëtarët e rinj të shkëlqyer”, i shpallur në faqen zyrtare të MASH-it. Nëse një person ka mbaruar studimet në sistemin 4-vjeçar (ose 5-vjeçar), ç’nivel diplome ka? Çfarë duhet të bëjë që diploma e tij të njehsohet sipas ndryshimeve të fundit të ligjit? Në mbështetje të nenit 99/2 të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, diplomat e studimeve universitare që kanë zgjatur së paku 4 vjet akademike (tetë semestra), të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ekuivalente me diplomën universitare “Master i shkencave” dhe “Master i arteve të bukura”. Diplomat e nivelit të dytë (DND) dhe diplomat e integruara të nivelit të dytë (DIND) që kanë grumbulluar në studimet universitare së paku 300 kredite, të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ekuivalente me diplomën universitare “Master i shkencave” dhe “Master i arteve të bukura”. Ku duhet të merret një vërtetim se diploma e shkollës së lartë e lëshuar para vitit 2010 në Republikën e Shqipërisë është e nivelit “Master i shkencave”? Në dispozitat kalimtare (neni 99/2) të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, janë përcaktuar ekuivalencat e diplomave të lëshuara para hyrjes në fuqi të tij. Ligji është i njohur dhe i zbatueshëm për të gjithë. Ky ligj nuk kërkon që studenti që është diplomuar përpara hyrjes në fuqi të amendimeve ligjore të kryejë ekuivalencën dhe të pajiset me një vërtetim. Për rastet specifike, kur studentit i kërkohet një gjë e tillë, p.sh. për vazhdimin e studimeve

E mërkurë 26 dhjetor 2012 •

Ministria e Arsimit përgjigjet mbi pyetjet që drejtohen më shpesh

Si do të vlerësohen diplomat 4-vjeçare të universiteteve? Në varësi të licensës, institucionet e arsimit të lartë mund të jenë universitete, akademi, shkolla të larta apo kolegje. Universitetet ofrojnë programe të të gjitha cikleve të studimit (bachelor, master dhe doktoratë), përfshijnë shumë disiplina studimore dhe janë të orientuara për nga kërkimi shkencor e aplikativ. Akademitë gjithashtu ofrojnë të gjitha ciklet e studimit, por ato janë të kufizuara në një ose dy disiplina studimore, si në atë të kulturës, të mbrojtjes apo të një profesioni të caktuar dhe bëjnë kërkime të aplikuara (applied research) apo kërkime artistike (artistic research). Shkollat e larta ofrojnë programe studimi në ciklin e parë dhe të dytë në një sërë disiplinash, por janë kryesisht të kufizuara në mësimdhënie dhe në kërkime të aplikuara. Kolegjet profesionale ofrojnë vetëm programe studimi të ciklit të parë dhe studime profesionale 2-vjeçare e janë të kufizuara në mësimdhënie dhe trajnim profesional.

jashtë vendit, ai duhet t’i drejtohet institucionit të arsimit të lartë ku ka përfunduar studimet për të bërë verifikimin dhe ekuivalencën e diplomës. Në rast se një maturant kërkon të regjistrohet në institucionin e arsimit jopublik iks, ku mund të mësojë nëse është i njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës? - Institucionet e arsimit të lartë jopublik (privat) njihen në Republikën e Shqipërisë pas licensimit nga Këshilli i Ministrave. Licencimi i IAL-ve private dokumentohet me një vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu është shumë e rëndësishme të dini se IAL-të private duhet të kenë miratim të programeve të studimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Miratimi i programeve nga MASH-i dokumentohet me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës. - Përpara lëshimit të diplomës IAL-të duhet të jenë të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Akreditimi dokumentohet me urdhër të ministrit për akreditimin e programit dhe të institucionit. - Për t’u informuar mbi statutin e njohjes së institucionit apo të programit të studimit, lutemi t’i drejtoheni faqes së internetit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë: www.aaal.edu.al. Po në rastet kur kërkon të regjistrohet për programin iks në një institucion, si mund të mësojë që ky program është i njohur në Republikën e Shqipërisë? - Në Republikën e Shqipërisë programet e studimit fillimisht duhet të miratohen nga MASH-i. Dokumentacioni që dëshmon njohjen është urdhri i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, i cili përmban numrin dhe datën e lëshimit, si botohet në Fletoren Zyrtare. - Përpara lëshimit të diplomës programi i studimit duhet të jetë i akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Akreditimi dokumentohet me urdhër të ministrit për akreditimin e programit dhe vendimin e Këshillit të Akreditimit. - Për t’u informuar mbi statutin e njohjes së programit të studimit, lutemi t’i drejtoheni faqes së internetit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë: www.aaal.edu.al. MASH u përgjigjet pyetjeve më të shpeshta 2 Po kur kërkon të studiojë në një institucion të arsimit të lartë? Disa institucione kanë emërtime të ndryshme, disa quhen “uni-

versitete”, disa “shkolla të larta” apo “akademi” e të tjera “kolegje”. Ku qëndron ndryshimi te këto emërtime dhe a është ky relevant për zgjedhjen time? - Në varësi të licensës, institucionet e arsimit të lartë mund të jenë universitete, akademi, shkolla të larta apo kolegje. Universitetet ofrojnë programe të të gjitha cikleve të studimit (bachelor, master dhe doktoratë), përfshijnë shumë disiplina studimore dhe janë të orientuara për nga kërkimi shkencor e aplikativ. Akademitë gjithashtu ofrojnë të gjitha ciklet e studimit, por ato janë të kufizuara në një ose dy disiplina studimore, si në atë të kulturës, të mbrojtjes apo të një profesioni të caktuar dhe bëjnë kërkime të aplikuara (applied research) apo kërkime artistike (artistic research). Shkollat e larta ofrojnë programe studimi në ciklin e parë dhe të dytë në një sërë disiplinash, por janë kryesisht të kufizuara në mësimdhënie dhe në kërkime të aplikuara. Kolegjet profesionale ofrojnë vetëm programe studimi të ciklit të parë dhe studime profesionale 2-vjeçare e janë të kufizuara në mësimdhënie dhe trajnim profesional. - Zgjedhja juaj duhet të udhëhiqet nga interesat dhe perspektivat tuaja për të ardhmen. Në varësi të interesit tuaj për t’u përqendruar në studime profesionale apo për të vazhduar më tej në kërkimin shkencor ju mund të zgjidhni një kolegj profesional, shkollë të lartë apo universitet. - Statuti ligjor i institucionit si universitet, akademi, shkollë e lartë apo kolegj profesional miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. - Për t’u informuar mbi statutin dhe njohjen e IAL-së, lutemi t’i drejtoheni faqes së internetit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë: www.aaal.edu.al. Një student në shkollën e lartë jopublike iks dëshiron të transferojë në shkollën tjetër jopublike ipsilon apo universitetin publik. A mund ta realizojë këtë dhe si? - Në Shqipëri sistemi i arsimit të lartë është i bazuar mbi normat e vendosura nga procesi i Bolonjës. IAL-të jopublike i kanë të organizuara programet e studimit me kredi (ECTS – European Credit Transfer System). Kreditet mund të transferohen nga njëra shkollë në tjetrën dhe njohja e krediteve realizohet nga institucioni pritës. - P.sh., programi i


sociale • E mërkurë 26 dhjetor 2012

Për herë të parë kryeqyteti do të ketë plan rregullues

K

ëshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e fudit miratoi 342 familjet që përfitojnë nga projekti për subvencionimin e interesave të kredisë dhe 30 familje në nevojë që do të trajtohen me bonus strehimi, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë. Prej këtij vendimi familjet që kanë marrë votën e këshilltarëve kanë të drejtën e lidhjes së marrëveshjeve me bankat për të marrë kredinë të cilën 70 përqind të interesave e paguan bashkia dhe 30 për qind e paguan vetë familja. Gjithashtu në këtë mbledhje u miratua krijimi i Qendrës Komunitare Shkozë si dhe ndryshimi i strukturës organizative, me qëllim për t‘u ardhur sa më shumë në ndihmë personave në nevojë të qendrave sociale: “Të qëndrojmë së bashku” dhe “Shtëpia e Përbashkët”. Me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, në një nga linjat me problematike, Kinostudio – Kombinat, Këshilli Bashkiak ka miratuar propozimin e Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, për nisjen e procedurave, për dhënien ne administrim të një operatori privat, të kësaj linje e cila është e vetmja linjë publike në Bashkinë e Tiranës. Por në këtë mbledhje iu dha rrugë dhe planit të parë rregullues të kryeqytetit. Pas një pune afro një vjeçare, Bashkia e Tiranës prej dje ka projektin për zhvillimin e qytetit i cili është hartuar nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, ka marrë miratimin e qytetarëve të Tiranës dhe grupeve të interesit. Në themel të këtij plani vihet për herë të parë interesi i qytetarëve të Tiranës, autoktonë apo të ardhur qofshin. “Natyrisht, atë që sekserët e merrnin dhe që ne e shohim sot, të përkthyer në pasojat e zhvillimit pa plan në qytet, ne do ta përkthejmë pikërisht në këto objektiva; më shumë sipërfaqe publike, më shumë sipërfaqe e gjelbër, mundësi më të mira zhvillimi dhe të jeni të sigurtë se vetëm lajmi i hartimit të planit ka çliruar tashmë energji pozitive tek investitorët e huaj dhe vendas dhe ka ringjallur besimin e atyre agjencive, me të cilat kooperojmë për çështje të tilla të rëndësishme si ujrat e kanalizimet, ambienti etj. Plani është një akt historik, që ndodh pas 23 vitesh” - theksoi Kryebashkiaku Lulzim Basha në mbledhje. Në hartimin e këtij plani janë përfshirë ekspertët më të mirë që vendi ka, të ndarë në grupin teknik dhe grupin strategjik. Plani urbanistik ka azhornuar realitetin siç është sot sepse Tirana ka një dinamikë të shpejtë zhvillimi dhe reflekton të gjithë standartet bashkëkohore të zhvillimit dhe me standarte nënkuptohen direktivat kryesore në këtë fushë, të BE. Kreu i Bashkisë Basha ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, për ndërtime në digën e Liqenit Artificial të Tiranës apo reduktimin e hapësirave të gjelbra.

studimit “Bachelor” është i organizuar me 180 kredite. Nëse një student në vitin e parë që ka mbledhur 60 kredite, dëshiron të kalojë në një tjetër IAL, atëherë, në varësi të njohjes që i bën institucioni pritës, ky student mund të vazhdojë vitin e dytë, pra të plotësojë 120 kredite në institucionin pritës. - Transferimet në universitetet publike janë të kufizuara për nga numri nëpërmjet kuotave të miratuara nga MASH. Lutemi të informoheni pranë universitetit dhe fakultetit përkatës për hollësi të mëtejshme. Një nxënës në shkollën e mesme a mund të regjistrohet në një shkollë të lartë jopublike pa përfunduar me sukses provimin e maturës shtetërore? - Jo. Ju duhet të keni përfunduar me sukses të gjitha provimet e maturës shtetërore për t’u regjistruar në një institucion të arsimit të lartë. Vetëm atëherë mund të pajiseni me diplomë të Maturës dhe do të mund të regjistroheni në një IAL. Po kur ka përfunduar shkollën e mesme jashtë shtetit, a mund të regjistrohet në një institucion të arsimit të lartë jopublik

Bashkia miraton familjet që marrin kredi strehimi

»

05

Task-Forca e Bashkisë së Tiranës kontroll në tregje

Vasili: Çmimet nuk pësuan rritje Task-forca e Bashkisë së Tiranës ka vijuar edhe dje inspektimet në tregjet e kryeqytetit për t’i prerë rrugën abuzimit me çmimet. Në tregun e ish-uzinës “Dinamo” grupit të punës i është bashkuar edhe zv.kryetari i Bashkisë së Tiranës Petrit Vasili. Ai tha se situata vazhdon të mbetet në parametra normalë. “Sot janë riverifikuar dy raste të shkëputura, me një luhatje të lehtë çmimi, e cila është rikthyer në normalitet, - tha Vasili. - Gjithsesi, do të doja të bëja me dije se i tërë grupi ynë i inspektimit, përfshirë këtu të gjithë komponentët që e përbëjnë, do të veprojnë në këto pak ditë që kanë mbetur deri në mbylljen e festave me shumë ashpërsi për këdo që do të tentojë të ndërmarrë veprime të karakterit spekulativ dhe sigurisht që një veprim spekulativ me çmimin do të thotë edhe fshehje nga fitimet që krijohen dhe janë jashtë syve të publi kut, ndaj për këtë gjë do të veprohet shumë rreptë, duke sekuestruar edhe mallin e kujtdo që tenton të bëjë një veprim të tillë, pasi sigurisht kërkon të fshehë edhe fitimet, edhe paligjshmërinë e tyre”, - shtoi ai. Ndërkaq bëhet e ditur se strukturat bashkiake janë të parapërgatitura dhe të gatshme që, nëse do të ndodhte qoftë edhe një situatë ku çmimet do të lëvizin, aktivizimi i tregut alternativ mund të bëhet brenda pak orësh. “Pra, i gjithë mekanizmi në tërësinë e tij, në të gjithë trupat tona të inspektimit është në vëmendjen maksimale dhe me të gjithë seriozitetin e ashpërsinë e duhur, që fenomeni i shëmtuar i spekulimit me çmimet të mos ndodhë për asnjë arsye dhe kushdo që do të guxonte ta bënte një veprim të tillë do të përballet shumë fort me përfaqësuesit tanë të ligjit dhe kontrollorët”, - tha Vasili.

Shoqata e Arkitektëve kërkon marrëveshje me Bashkinë e Tiranës

në Shqipëri dhe si? - Regjistrimet bëhen nga vetë IAL-të. Por institucioni i arsimit të lartë jopublik duhet të bëjë vlerësimin e njësueshmërisë së diplomës së lëshuar jashtë shtetit me provimin e maturës shtetërore në Republikën e Shqipërisë. Hollësitë u janë njoftuar IAL-ve private nëpërmjet një udhëzimi. Ndër të tjera kërkesa për vlerësimin e diplomës duhet të përmbajë: diplomën e shkollës se mesme dhe një vërtetim nga autoritetet përgjegjëse të mbikëqyrjes së arsimit se kjo diplomë i jep të drejtën nxënësit të ndjekë studimet universitare. Lutemi të keni parasysh se procedurat për vlerësim kanë një afat të caktuar shqyrtimi dhe marrje në dorëzim. Kam mbaruar shkollën e lartë jopublike iks dhe jam diplomuar. Nga vendi i punës apo shteti i huaj më kërkojnë të dëshmoj se kjo diplomë njihet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Shqipërisë. Ku mund ta marr këtë dokument? - Sipas ligjit të arsimit të lartë, diplomat e lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë njihen vetëm kur janë të akredituara dhe kur

ato janë akredituar përpara lëshimit të tyre. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikon në faqen e internetit apo Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë të gjitha urdhrat për akreditimin e programeve të studimit. Gjithashtu IAL-ja që lëshon diplomën duhet të pajisë të diplomuarin me një fotokopje të urdhrit të akreditimit dhe vendim të Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë. Diploma gjithashtu ka të shënuar datën e lëshimit të urdhrit të akreditimit dhe numrin e tij. - Për ata që e dëshirojnë këtë dokument për efekt të përdorimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të interesohen pranë përfaqësisë diplomatike të vendit përkatës ose të paraqesin një kërkesë pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Vini re! Një pjesë e përfaqësive të huaja diplomatike i ndërmarrin vetë verifikime të tilla. - Në përgjithësi këto urdhra janë të disponueshme në faqen e internetit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (www.aaal.edu.al), prandaj lutemi të mos i drejtoheni menjëherë MASH.

Shoqata e Arkitektëve kërkon një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës. Urbanistët dhe arkitektët profesionistë të kësaj shoqate ndihen të zhgënjyer për mospërfshirjen e tyre në asnjë projekt. Pas miratimit të planit urbanistik, përfaqësues të kësaj shoqate thonë se përpara zbatimit të tij duhet marrë mendimi dhe eksperienca e tyre. “Kryeqyteti ynë pritet të ndryshojë me ndërtesa moderne të një moshe që pikërisht miraton dhe preferon këtë ndryshim. Ne kërkojmë një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës. Ishim ne të parët që ngritëm zërin për një plan urbanistik kur kryeqyteti filloi të përfshihej nga ndërtime pa kriter. Ndryshimet tashmë janë të dukshme dhe lind nevoja për të pasur një eksperiencë. Ne kërkojmë përfshirje në nivel lokal dhe qendror”, - tha Agron Jano, kryetar i Shoqatës, që theksoi se shoqata ka 21 vjet që është ndërtuar dhe i duhet dhënë besim.


06

« aktualitet

E mërkurë 26 dhjetor 2012 •

Blerim Minka, nga piktura monumentale tek pikturat murale për fëmijë

Elbasan, piktori që sjell në mur filmat e animuar LEDIA LLESHI ELBASAN- Blerimi tregon se që fëmijë e ka pasur pasion pikturën. Vazhdimi i arsimit tek Onufri dhe më pas në akademi bëri që ai të vazhdonte rrugën drejt pikturës. “Prirja dhe pëlqimi im ishin drejt pikturës monumentale, të përmasave të mëdha, për shkak të lirshmërisë e kënaqësisë së veçantë që më ofron realizimi i tyre. Një tjetër motiv për mua është dëshira për të sfiduar hapësirën duke u përballur me kompozimin e figurave të përmasave të mëdha. Format e thjeshtuara, linjat dhe ngjyrat e plota, të rrafshëta, me karakter dekorativ të pikturave të mija më orientuan në përqasje të artit monumental. Si një art me profil publik, madje nganjëherë edhe me karakter të theksuar urban, për shkak të funksionit utilitar, si pjesë e pandashme, bashkë ndërthurur arkitekturës, është dhe do mbetet për mua preferenca ime e veçantë”. Pikturat murale Piktura murale për fëmijë që janë kryesisht pikturat e animuara dhe ato dekorative janë vetëm një pjesë e shumëllojshmërisë së profileve të artit monumental tregon ai, ndërsa e përcakton këtë lloj arti si utilitar në shërbim të

fëmijëve. Në këtë fushë e ka ndihmuar mjaft mësimdhënia, si dhe fakti i të qenit pranë fëmijëve dhe perceptimit të tyre për pikturën. “Pikturat murale për fëmijë i shoh si një pjesë e veçantë e artit figurativ, përveç të tjerash edhe për faktin e eksperiencës së punës si mësues i artit figurativ me fëmijët. Piktura ndikon drejtpërdrejt në aspektin shpirtëror te fëmijët që është një pjesë shumë e rëndësishme e shëndetit të tyre. Për këtë arsye, në përvojën time disa vjeçare mësimdhënëse qoftë në sistemin shkollor para universitar, por edhe në Fakultetin e Shkencave të Edukimit të degës së ciklit të ulët dhe parashkollor kam prekur tendencën bashkëkohore, mësimore të ndërthurjes së dijeve të marra nga fëmijët me artin pamor d.m.th sidomos me pikturën dhe vizatimin. Qëllimi i pikturave në ambientet ku rrinë dhe mësojnë fëmijë është përfshirja e tyre në procesin e të soditurit dhe të shpjeguarit të asaj që shikojnë dhe që i tërheq më tepër vëmendjen, qoftë for-

mat, ngjyrat, personazhet apo përshkrimi i fabulës së pikturës. Përveç anës pedagogjike të këtij procesi, pikturat stimulojnë tek fëmijët reagimet psiko-sociale të përfshirjes në biseda në

grup, të të shprehurit hapur të emocioneve dhe të ndjesisë të kënaqësisë në shprehjen cilësore të gjendjes së tyre shpirtërore”. Blerim Minka

është i njohur për pikturat e kartonëve dhe të fabulave më të njohura të botës së filmave për fëmijë. Ai veç kopshteve pikturon edhe dhomat e fëmijëve, një tendencë e re kjo e familjeve të reja. “Kam pikturuar disa murale për fëmijë qoftë në ambiente shtëpie, kryesisht dhoma gjumi, por edhe ambiente të brendshme dhe të jashtme kopshtesh privatë. Në fakt kërkesa për këtë lloj pikture është në rritje edhe nga persona që duan të zbukurojnë shtëpitë e tyre. Pikturat për dhomat e gjumit të fëmijëve janë të preferuara për arsyen e thjeshtë se prindërit kërkojnë të plotësojnë dëshirat e fëmijëve të tyre e t’i bëjnë që të ndihen sa më mirë”. Si punë të tij të fundit ai përmend kopshtin e qendrës “Një ëndërr më shumë” dhe kopshtin më të ri në qytetin e Elbasanit “Emaus” ku përveç ambienteve të brendshme ka pikturuar edhe fasadën e jashtme të tij. Pikturat në fasadën e jashtme krijojnë një ndjesi tepër të kënaqshme dhe ndikojnë shpirtërisht edhe tek fëmijët e tjerë që nuk frekuentojnë këtë kopsht. “Si piktor, jam i lumtur që përveç kënaqësisë që më dhuron puna, t’u ofroj kënaqësi edhe njerëzve të tjerë dhe të kontribuoj në zbukurimin e qytetit të Elbasanit”, përfundon artisti që sjellë botën e filmave të animuar nëpërmjet pikturës.

abonohuni në:

gazetametropol.com Për informacion kontaktoni në tel: 04 233 991 fax: 04 233998

Ka gjithmonë një herë të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në “Metropol” dhe “Metropol Sport”. Ne përcjellim të vërtetën tuaj. Abonimet kryhen pranë redaksisë së gazetës dhe në të gjitha agjencitë e shpërndarjes së shtypit në Tiranë dhe në rrethe

METROPOL


aktualitet • E mërkurë 26 dhjetor 2012

»

07

Drejtori: Gjithmonë i mbingarkuar. Shfaqen probleme të ndryshme

Elbasan, 60 pacientë të psikiatrikut e përdorin godinën vetëm si strehë LEDIA LLESHI ELBASAN- Spitali Psikiatrik Sadik Dinçi në Elbasan vazhdon të jetë i mbingarkuar edhe gjatë stinës së dimrit. Kjo mbingarkesë është mbartur për shkak se prej rreth 13 vjetësh strehohen edhe personat që kanë prapambetje mendore. Drejtori i këtij spitali, Kamber Balla, thotë se situata e mbingarkesës është bërë gjithmonë problematike për shkak se personeli është i mbingarkuar, por sipas tij kjo e ka një zgjidhje që po vonon nga institucionet përkatëse. Kështu në këtë spital janë strehuar persona me prapambetje mendore që nuk marrin kurim, por thjesht jetojnë aty dhe mbajnë të angazhuar një personel që në rast se do të largoheshin ata, do të shfrytëzohej për pavijonet e tjera dhe mbingarkesa do të ulet. Mbingarkesa “Dy pavijone të këtij spitali prej viteve 95 funksionojnë me të sëmurë me prapambetje mendore, të cilët ligjërisht nuk i takojnë këtij spitali. Nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale është arritur së fundi të sigurohen ambiente të përshtatshme për trajtimin e kësaj kategorie që nuk duhet të jetë në spitalin psikiatrik. Janë rreth 60 të sëmurë, një pavijon me femra dhe një pavijon me meshkuj që marrin shërbimet e këtij spitali dhe kjo është një ngarkesë e madhe për ne. Ministria e Punës duhet t’i gjejë një banesë apo shtëpiza ku ato të kalojnë jetën, pasi nuk kanë nevojë për mjekim dhe automatikisht nuk trajtohen nga Ministria e Shëndetësisë. Për këtë arsye ne

Festat e fundvitit

Fluks emigrantësh në Kakavijë dhe Kapshticë KORÇË- Fluks udhëtarësh në dy pikat kufitare të Kakavijës në Gjirokastër dhe Kapshticës në Korçë. Mësohet se në 24 orët e fundit në doganën e Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri 5100 persona dhe 1265 mjete. Po nga kjo doganë, kanë lënë Shqipërinë 3265 persona me 734 mjete. Policia jonë kufitare në këtë pikë punon me katër sportele në hyrje dhe po me 4 në dalje, ndërsa policia greke punon me tre sportele si në hyrje dhe në dalje. Ndërsa nga pika kufitare e Kapshticës raportohet të kenë hyrë në 24 orët e fundit 4458 persona me 1154 mjete.

Po transportohej nga Kakavija

Gjendet drogë brenda në një tortë, arrestohet 1

Janë rreth 60 të sëmurë, një pavijon me femra dhe një pavijon me meshkuj që marrin shërbimet e këtij spitali dhe kjo është një ngarkesë e madhe për ne. Ministria e Punës duhet t’i gjejë një banesë apo shtëpiza ku ato të kalojnë jetën, pasi nuk kanë nevojë për mjekim dhe automatikisht nuk trajtohen nga Ministria e Shëndetësisë. Për këtë arsye ne kemi edhe një mbingarkesë që shkon 320 apo 330 pacientë në muaj. kemi edhe një mbingarkesë që shkon 320 apo 330 pacientë në muaj. Me lirimin e këtyre edhe personeli mjekësor mund të shpërndahet në pavijonet e tjera dhe ne nuk do të ndjejmë më mungesë personeli. Aktualisht edhe personeli është i paktët për numrin e pacientëve

që ka ky spital”. Edhe pse është kërkuar zgjidhje dhe janë hapur strehëza për personat me prapambetje ato kanë strehuar shumë pak persona me prapambetje. Dy shtëpiza funksionojnë aktualisht pranë qendrës Balashe dhe në Cërrik. Këto shtëpiza janë mbështet

nga OBSH, por kërkojnë fonde për të shtuar numrin e personave të strehuar dhe personelin. Deri në një zgjidhje përfundimtare personat me prapambetje mendore do të bashkëjetojnë me personat me probleme mendore në spitalin “Sadik Dinçi” në Elbasan.

Inspektorati veterinar: Nuk duhet të theren kafshët në kushte skandaloze

Kontrolli i mishit, 12 gjoba thertoreve të parregullta Apeli për konsumatorët: Konsumoni mish të vulosur nga IVU ELBASAN- Inspektorati Veterinar Ushqimor ka intensifikuar kontrollet në këto ditë festash të fundvitit. Vetëm gjatë ditëve të fundit janë vendosur 12 gjoba ndaj tregtarëve të mishit. Përgjegjësi i këtij inspektorati, Ramazan Çeka, thotë se kontrollet janë përqendruar në pikat e përpunimit të sallamit, baxhot dhe sidomos dyqanet e mishit. “Është shumëfishuar puna, pasi është rritur përpunimi dhe tregtimi i këtyre produkteve në këtë periudhë. Ne kemi bërë një punë të detajuar me produktet shtazore. Në qendër të kësaj pune kanë qenë kasapët që tregtojnë mish brenda territorit të bashkisë. Ky mish është kontrollu-

ar, por ka edhe raste për subjekte të kësaj natyre që nuk shkojnë dhe i therin në thertoren e Elbasanit. Për këtë arsye kemi vendosur edhe 12 gjoba për një periudhë të shkurtër. Qëllimi ynë sigurisht nuk është vendosja e gjobave. Efekti i këshillimit tonë para vendosjes së gjobës ka qenë pozitiv dhe shumë dyqane kanë vazhduar therjet në thertoren e specializuar. Mishi nga kjo thertore është i vulosur dhe i certifikuar duke qenë kështu shumë më i sigurt për konsumatorët. Çeka deklaroi gjithashtu se kontrollet intensive do të vazhdojnë deri në ditën e fundit të vitit duke garantuar cilësinë për konsumatorët elbasanas. L. Lleshi

KAKAVIJE - Të paktën 30 kg marihuanë u bllokuan në Kakavijë, ndërsa një person u ndalua, njoftoi dje policia kufitare e Gjirokastrës, në jug të vendit. “Lënda narkotike, e ndarë me 42 pako me pesha të ndryshme, u zbulua dje rreth orës 17:00, në pjesën e poshtme të automjetin tip “Benz”, me drejtues Bilal Hoxha, 24 vjeç, lindur dhe banues në Fier, tashmë i ndaluar”, thuhet në komunikatën e policisë. Policia saktësoi lënda narkotike me origjinë nga Lazarati kishte destinacion Athinën. “Një procedurë ligjore për paraburgimin e 24- vjeçarit aktualisht ka nisur, ndërsa provat materiale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, tha policia. T. Skuqi

Traversat prej druri, të kalbura

Del nga shinat treni TiranëShkodër, asnjë i dëmtuar TIRANË-Treni për pasagjerë i linjës Tiranë-Shkodër ka dalë nga shinat, por fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të Ishmit. Nga këqyrja në vendin e ngjarjes rezultoi se traversat prej druri në këtë zonë janë tërësisht të kalbura. Ekspertët thonë se amortizimi i hekurudhës ka sjellë dhe aksidentin e djeshëm. Pas daljes nga shinat të treni, pasagjerët kanë zbritur të alarmuar, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ishte plagosur.

Nëna e 3 fëmijëve, depresive

Vetëmbytet në rezervuarin e fshatit 53-vjeçarja Gjendet e mbytur në liqen një 53-vjeçare me banim në fshatin Hardhi e Butë të zonës së Belshit. Nurije Kuqja, 53 vjeç pak kilometra larg qytetit të Belshit, është vetëmbytur në liqenin e Çestijes. Mësohet se viktima ka qenë me bashkëshortin e saj duke punuar dhe kur do ktheheshin në shtëpi, i thënë bashkëshortit se do të vonohej dhe pak dhe ai të vazhdonte përpara. Por kur vonesa e gruas ka qenë e gjatë, që familjarët të shqetësohen dhe e kanë kërkuar gjatë gjithë natës për gruan e humbur. Vetëm në mëngjes vetë ata e kanë gjetur të pajetë në breg të liqenit dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Grupi hetimor i policisë, paraprakisht ka konkluduar se 53vjeçarja është vetëmbytur pasi ajo vuante edhe nga depresioni. Nënë e tre fëmijëve kishte kohë që kishte shfaqur shenja depresive dhe një ditë më parë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në liqen. Ajo dyshohet të jetë vetëmbytur, por nuk përjashtohet edhe mundësia të ketë rrëshqitur në ujë. Gruaja vuante nga depresioni dhe për këtë arsye familjarët mendojnë se ajo është vetëflijuar. Gjithësesi agjentë të policisë po hetojnë për të mësuar rrethanat e ngjarjes dhe për ta klasifikuar më pas në regjistrat e Drejtorisë së Policisë si ngjarje aksidentale apo vetëvrasje. L. Lleshi


08

« aktualitet

E mërkurë 26 dhjetor 2012 • Zv/drejtori: Qytetarë, kujdes me fishekzjarret, jo të dehur me makina

Fundvit, ”blindohen” rrugët, policë në çdo aks Masat e bluve kryeqytetas për festa, në mbrojtje disa objekte

Zv/drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Erzen Breçani

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë me kalimin në shërbim të përforcuar ka marrë një sërë masash për festat e fundvitit, ku parashikohet garantimi i qetësisë në rrugë dhe ambiente të tjera. Ndërkaq, sipas zv/ drejtorit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Erzen Breçani, do të ketë patrulla policie në çdo aks rrugor, si dhe do të merren në ruajtje objekte të rëndësisë së veçantë. Kështu, strukturat e policisë kanë planifikuar dhe kanë marrë masa për parandalimin e ngjarjeve kriminale apo ngjarjeve të tjera që cenojnë rendin e qetësisë publike. Masa të veçanta janë planifikuar në drejtim të parandalimit, zbulimit dhe goditjes në kohë të çdo lloj tendence kriminale, rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të ngjarjeve aksidentale si dhe sigurimin e

rendit dhe qetësisë në të gjithë territorin e qarkut të Tiranës e në veçanti në qëndrat tregtare, bulevardet, sheshet kryesore, si dhe në lokalet ku qytetarët do të festojnë ndrimin e viteve. Më tej do të vazhdohet me sigurimin e ambasadave, rezidencave të tyre, objekte të rëndësishme, duke përfshirë edhe në nënstacionet elektrike e depot e ujit. Ndërkaq, do të bashkëpunohet me shërbimet e emergjenës si ambulancat, zjarrëfikësit, etj. Policia e Tiranës ka planifikuar masa dhe do të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkoolike. Këto kontrolle do të ushtrohen kryesisht në

orët e vona të natës dhe gjatë netëve që shoqërojnë festat e fundvitit, duke ngritur grupe kontrolli të organizuara në vende të ndryshme, si në qytet, ashtu dhe në linja. Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, duke u nisur nga përvoja dhe analiza e viteve të kaluara, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarreve. Theksohet gadishmëria maksimale e shërbimeve policore, për të kaluar gëzueshëm festat e fundvitit, ndërsa blutë kërkojnë bashkëpunimin e mirëkuptimin e qytetarëve për të mos shkaktuar incidente të mundshme. Ndërkohë, policia vë në dispozicon numrat telefonik për të denocuar çdo veprim të paligjshëm apo ngjarje aksidentale në numrat telefonik pa pagesë numrat 129 dhe 126.

garantimi i rendit, gjobat në rrugë dhe kompetencat hetimore

Tiranë, rishfaqen “Shqiponjat”, roli e funksioni i repartit Elitë Mariglen Mulla

K

y fundvit u pa si momenti i duhur për rishfaqjen e “Shqiponjave” në rrugët e Tiranës, porse kësaj radhe këta policë janë pjesë e autopatrullës që do të cilësohet si Elitë. Kështu, pas RENEA-s, që ndërhyn në momente të vështira, janë “Shqiponjat” ato që jo vetëm do të garantojnë rend e qetësi në Tiranë, por do të kenë edhe kompetenca hetimore për rastet e lehta që mund të paraqiten, si dhe mund t’u vënë gjoba shoferëve që shkelin ligjin apo mund të përhapen në shtresa të ndryshme të komunitetit, për të qenë më pranë qytetarit që ka nevojë. Qytetarët kryeqytetas i kujtojnë ende patrullat “Shqiponja” që ishin pararendëse të Patrullave të Përgjithshme, për t’u larguar nga skena aty rreth vitit 2006. Disa operacione për arrestimin e të kërkuarve e bënë të njohur këtë seksion, ndërsa rikthimi i repartit Elitë vjen me implemementimin e Strukturës së Re të Policisë më datë 21 dhjetor të këtij viti. Djemtë që do të shërbejnë pranë repartit Elitë kanë kaluar eksperienca të gjata pranë radhëve të Policisë së Shtetit, në komisariate, pranë drejtorisë apo edhe te Patrullat e Përgjithshme, teksa plotësojnë parametra fizike dhe inteligjence që kërkohen për t’u rekrutuar aty. Seksioni i Autopatrullës elitë “Shqiponja” do të funksionojë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, por do të shtrijë funksionin e saj në Tiranë, në mbështetje të shërbimeve të tjera policore të sektorëve dhe komisariateve në kryeqytet. Funksioni dhe kompetencat Shërbimi Elitë “Shqiponja” është krijuar si një strukturë e

Vrasja e Kavajës, sqarohen motivet

Nëna e viktimës nuk tërheq nga morgu trupin e 44-vjeçarit Nuk e ka duruar dot faktin që ia shfrytëzonte nënën si prostitutë dhe njëkohësish bashkëjetonte me të. Ky mendohet të jetë shkaku i vrasjes së pardjeshme në Kavajë, ku 20-vjeçari e theri 44-vjeçarin Artur Kollçaku dhe plagosi shoqëruesin e tij. Ndërkaq, nëna e viktimës nuk pranoi ta tërhiqte trupin e pajetë të djalit nga morgu, teksa vetë autori i sapoliruar nga burgu është shpallur në kërkim. Burimet pranë policisë së Kavajës thanë se vrasja e dy netëve më parë në qytetin e Kavajës ka pasur si shkak shfrytëzimin për prostitucion nga ana e viktimës, Artur Kollçaku, 44 vjeç, të nënës së autorit të vrasjes, Elvis Kollçaku, 20 vjeç. Policia e Kavajës bën të ditur se i riu sapo kishte dalë nga burgu dhe i shoqëruar nga Aldo Gryka, 35 vjeç, kishte shkuar në lokalin e viktimës që ndodhet pranë fabrikës së qelqit në Kavajë. Aty ka nisur një debat që ka përfunduar në grushte dhe më pas në përdorimin e thikës. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend 44-vjeçari, Artur Kollcaku, nëna e të cilit, nuk ka pranuar të tërheqë nga morgu i spitalit të Kavajës trupin e të birit. Ndërsa të plagosur kanë mbetur Elvis Kollçaku, Aldo Gryka dhe një shoku i viktimës, 44-vjeçari, Sajmir Thikaj. Ata ndodhen në spitalin rajonal të Durrësit dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën. Elvis Kollcaku, i cili sapo ishte liruar nga burgu, së bashku me shokun e tij Aldo Grykën ka shkuar në lokalin ku qëndronte viktima Artur Kollcaku, bashkëjetuesi i nënës së tij dhe ka nisur sherrin me të. Ne këtë sherr, i cili ka degjeneruar më pas me thika u përfshi edhe shoku i tij, si dhe personi që ishte i shoqëruar me 44-vjeçarin, Sajmir Kikaj. Në këtë përleshje me thika, Elvis Kollcaku ka qëlluar 44-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që janë plagosur në sherr e sipër edhe dy shoqëruesit e viktimës dhe të autorit.

Shkak shkëndija elektrike

Zjarr në magazinën e abazhureve, s’ka viktima nevojshme për të rritur performancën e shërbimeve policore për realizimin e misionit. Ndërkaq, do të shërbejë për identifikimin, vlerësimin dhe zgjidhjen e shpejtë të problemeve që shqetësojnë komunitetin, përmes partneritetit. Ndër detyrat dhe shërbimet direkte përmendet ruajtja e rendit publik, parandalimi dhe goditja e kriminalitetit, ruajtja dhe sigurimin e objekteve, sigurimi dhe shoqërimi i personave të arrestuar apo ndaluar si dhe përmirësimi i performacës së punës së policisë. Gjithashtu “Shqiponjat” garantojnë ruajtjen e rendit publik nëpërmjet kontrollit të territorit, si dhe sigurojnë ruajtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së shtetasve. Ndërkaq,

ky repart mbikëqyr garantimin e zbatimin e ligjshmërisë në të gjithë zonën apo identifikon nevojën për ndihmë të parë, duke ofruruar apo siguruar këtë ndihmë. Më tej identifikon pasojat e incidentit te viktimat, dëshimtarët apo personat e tjerë, për të identifikuar nevojën për ndihmë apo mbështetjen e duhur nga agjenci të tjera. Ndërkaq, reparti Elitë vendos gjoba sipas detyrimeve të percaktuara në akte ligjore duke kryer detyra në rolin e agjentit konstatues e verifikues në fushën e qarkullimit rrugor për mbikëqyrjen e kontrollin e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor në qendrat urbane. Gjithashtu “Shqiponjat” krijojnë dhe përmirësojnë

marrëdhëniet dhe kontaktet me komunitetin në zonën e patrullimit, si dhe me institucione të tilla si; spitale, shkolla, institucionet shtetërore, subjektet ekonomike shtetërore dhe private etj, në funksion të parandalimit të krimit dhe rritjes së parametrave të sigurisë publike. Ndërkaq, dy funksionet e fundit të këtij reparti do të jenë mbështetja e strukturave të administratës publike apo jo publike, kur pengohen gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ligjor si dhe do të kryejnë veprime procedurale apo hetimore, duke marrë rolin e agjentit dhe oficerit të policisë gjyqësore, sipas Kodit të Procedurës Penale për disa vepra penale të lehta të Kodit Penal.

Mëngjësin e djeshëm një magazinë është shkrumbuar tërësisht në Tiranë. Flakët e zjarrit ranë rreth orës 05:00 në një magazinë me abazhurë, pranë ish-uzinës “Dinamo”. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Rreziku ka qenë i madh pasi ngjitur me të ka pasur dhe dyqane të tjera dhe shtëpi banimi. Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit, ndërkohë që dyshohet flakët janë shkaktuar nga një shkëndije elektrike, pasi rrjeti i magazinës ishte i amortizuar. Policia po verifikon dëmet në magazinë.

Drejtori juridik

Amnistia ka ulur numrin e të dënuarve e të paraburgosurve Ikja e 520 personave që përfituan nga amnistia e burgjeve në 100-vjetorin e pavarësisë ka sjellë rezultatet e saj, duke ulur ndjeshëm numrin e personave në paraburgim apo edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit. Sipas drejtorit juridik të Drejtorisë së Burgje, Arben Tusha, amnistia ishte ndihmë mjaft e madhe për të ulur mbipopullimin kryesisht në ambientet e paraburgimit. Ai e ka shprehur këtë në një prononcim për mediet. Perveç amnistisë, situata e mbipopullimit është problematike në disa prej burgjeve shqiptarë.


rajon • E mërkurë 26 dhjetor 2012

»

09

Cërvenkovski: Nikola Gruevski është si Slobodan Milosheviç

Bisedimet me Haradinajn për bashkëqeverisjen

K

ryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka refuzuar ofertën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. I pyetur se a do të jetë kryeministër edhe në vitin 2013, ose deri në fund të mandatit tuaj, kryeministri Thaçi jep këtë përgjigje për gazetën “Bota Sot”: “Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të kaluara. Kam mandatin e plotë të Kuvendit të Kosovës dhe legjitimitetin e plotë qytetar. Do ta ruaj dhe do ta kultivoj besimin që qytetarët e Kosovës kanë treguar ndaj meje kur jam nominuar kandidat për kryeministër. Këtë kontratë me qytetarë me asnjë çmim, me asnjë post, me asnjë marrëveshje politike nuk e lëndoj. Andaj, do t’i kryejmë obligimet tona kushtetuese dhe ligjore. Partia Demokratike e Kosovës po fuqizohet çdo ditë e më tepër me reformat që është duke i bërë, natyrisht me koalicionin qeverisës që është aktiv, është dinamik. E kam theksuar edhe më herët dhe e përsëris se ky kabinet qeveritar është më i miri në historinë politike të Kosovës dhe do të vazhdojmë punën tonë ekzekutive”. Në kërkesën që të komentojë ofertën e Ramush Haradinajt për të udhëhequr qeverinë në një koalicion të mundshëm PDK-AAK, kryeministri Thaçi është përgjigjur se “Ramushi më tepër ka ofruar një vullnet se sa një ofertë”. “Ofertën e prezanton partia që i fiton zgjedhjet dhe u ofron partnerëve të mundshëm për koalicion, andaj e mirëpres vullnetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të z. Haradinaj që të jenë pjesë e një partneriteti strategjik ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mbi bazën politike të koalicionit qeverisës aktual”, ka thënë Thaçi. Nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala, është partneri i Thaçit në bisedimet me Serbinë. Por, kryeministri nuk mendon se ky fakt është

Hashim Thaçi: Nuk e lë postin e kryeministrit

dëshmi se Aleanca është pjesë e koalicionit, e as se e ka “blerë” Shalën. “Edhe unë në vitin 20052007 kam qenë pjesë e Ekipit të Unitetit. As nuk më kishin blerë, as nuk isha shitur, por i mora përgjegjësitë e mia kushtetuese, ligjore, duke respektuar legjitimitetin qytetar. Andaj, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë obligimet e veta kushtetuese dhe ligjore dhe të përgjegjësive qytetare për të ndihmuar shtetndërtimin, konsolidimin dhe forcimin e shtetit”, thekson Thaçi. Në pyetjen se a mendon që përfaqësuesi i LDK-së, si partia e dytë në vend, duhet të jetë pjesë e ekipit, kryeministri i Kosovës pohon se LDK-ja fillimisht kishte shprehur “gatishmërinë që ta mbështesë procesin”. “Ishte një premtim edhe para faktorit të brendshëm, edhe para faktorit amerikan, edhe në takimin që kemi pasur me sekretaren e Shtetit znj. Clinton dhe baroneshën Ashton. Pastaj ata ndryshuan qëndrimin. Nuk mund të mbesim të bllokuar ose të

paralizuar nga ndryshimi i pozicionit të tyre”. Në lidhje me dialogun me Serbinë dhe takimet me kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic, Thaçi thotë se gjithçka që diskutohet prezantohet edhe në Kuvend, para gjithë spektrit politik dhe opinionit publik qytetar. “Natyrisht se njerëzit mund t’i kenë rezervat e tyre dhe unë individët e ndryshëm edhe i kuptoj. Por, mendoj se me këshilla, me sugjerime, me rekomandimet, por edhe me vërejtjet e tyre të sinqerta i kanë kontribuar këtij procesi që të jemi më të konsoliduar, më të fuqishëm, por edhe më të koordinuar edhe si qeveri, edhe si opozitë”. Përkitazi me platformën serbe për bisedime, Thaçi thotë se ai “plan qysh sot është i vdekur”. “Nuk e ka asnjë vlerë dhe është për konsum të brendshëm nga ana e presidentit Nikolic... Kurrë ai dokument nuk do të prezantohet në ndonjë tavolinë ku marrin pjesë përfaqësuesit legjitimë të shtetit të Kosovës. Ne e kemi Kushtetutën tonë, ligjet tona dhe dokumentin e

presidentit Ahtisaari”, deklaron ai. Kur është fjala për veriun e Kosovës, Thaçi thotë se “atje do të ketë rend e ligj, do të ketë demokraci, do të ketë zgjedhje të lira, do të ketë investime socio-ekonomike”. “Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, është i njohur ndërkombëtarisht dhe pretendimi për ndarje të Kosovës, ndonjë autonomi apo status special, është shuar njëherë e përgjithmonë më 25 korrik 2011”, thotë Thaçi, duke shtuar se nuk do të ketë legalizim të strukturave jolegjitime të Serbisë që aktualisht janë në veri. “Në janar do të diskutohet për herë të parë në mënyrë serioze për dëbimin e tyre nga Kosova ku do t’i marrin përgjegjësitë edhe NATO, edhe EULEX-i, ndërsa do të punohet për adaptimin e njerëzve që merren me shëndetësi, edukim, në mënyrë që të punohet në përputhshmëri me dokumentin e presidentit Ahtisaari. Nuk do të ketë të drejta me standarde të tjera në jug, me standarde tjera në veri, për një komunitet të caktuar. Të drejtat do të jenë të respektuara dhe të vlerësuar sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”. Në lidhje me zgjedhjet në PDK, kryeministri i Kosovës, njëherazi kryetar i kësaj partie, thotë se “ka zhurmë edhe mediale, por një zhurmë pozitive”. Ndërsa, sa i përket faktit se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, Jakup Krasniqi, nuk është pjesë e këtyre zhvillimeve, Thaçi thotë: “Lidershipi i PDK-së ka marrë pjesë në kuvendet komunale. Disa kanë qenë më aktivë e disa më pak. Natyrisht se ne që kemi qenë me përgjegjësi institucionale kemi qenë më pasivë... Vendimet e Partisë, të Kryesisë, janë respektuar nga të gjithë”.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski deklaroi sot se lideri i opozitës Branko Cërvenkovski po vazhdon të sillet në stilin e ish-diktatorit libian Gadafi. “Ai vazhdon në stilin e Gadafit. Jeton në botën e tij dhe me dhunë po synon të marrë pushtetin. Unë nuk kam dëgjuar ndonjë kërkesë nga ai, përveç asaj se do të kthehet në pushtet dhe këtë edhe publikisht nuk e fsheh. Sjellja e tij është shqetësuese”, deklaroi Gruevski. Sipas tij, sjelljet e djeshme të opozitës i krijuan një fotografi të keqe Maqedonisë. Akuzat e tilla të Gruevskit vijnë pasi që ai u akuzua si Milosheviçi nga ana e liderit të opozitës Branko Cërvenkovski.

BDI: Mos të kërcënohet funksionimi i shtetit Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një deklarate me shkrim shpreh shqetësimin e thellë për zhvillimet e fundit në dhe jashtë ndërtesës së Kuvendit të Maqedonisë. “Këto ngjarje në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në drejtim të asaj që është përcaktim i përbashkët i të gjithë subjekteve politike dhe qytetarëve të Maqedonisë. Në këtë drejtim vlerësojmë se dallimet dhe konfrontimet politike në asnjë mënyrë nuk guxojnë te kërcënojnë funksionet themelore të shtetit si dhe mirëqenien dhe rahatin e qytetarëve në vend”, thuhet në deklaratën e BDI-së. BDI konsideron se miratimi i buxhetit shtetëror është një prej parakushteve bazike për funksionimin e shtetit, andaj, ky dokument assesi nuk duhet të jetë vegël e luftës për përfitimin e pikëve politike. “Rrezikimi i funksioneve themelore të shtetit dhe të institucioneve të sistemit është në kundërshtim të drejtpërdrejt me rekomandimet e qarta të këshillit të ministrave të BE-së që tre mujori i parë i vitit 2013 t’i përkushtohet ekskluzivisht dinamizimit të reformave edhe zgjidhjes së kontesteve, e gjithë kjo si parakusht për hapjen e negociatave për aderim në BE dhe anëtarësim në NATO”, thuhet më tej në deklaratë. BDI Fton subjektet politike të bllokut opozitar maqedonas që në favor të qetësimit të situatës , të ulin tensionet me të vetmin qëllim të krijimit të ambientit për vazhdimin e reformave dhe plotësimin e rekomandimeve të përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të ministrave të BE-së. BDI thekson se do të angazhohet më të gjithë kapacitetin e vet në drejtim të tejkalimit të situatës së krijuar në institucionin ligjdhënës së RM-së.

Ivanov keqardhje për ndodhitë në Parlament Presidenti i Maqedonisët Gjorge Ivanov ka shprehur keqardhje ndodhitë e djeshme jashtë dhe brenda Parlamentit të Maqedonisë. Keqardhje ai ka shprehur edhe për skenat e pahijshme me përfaqësuesit e mediave. Sipas tij çdokush në këtë shtet ka të drejtë të respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe askush në këtë shtet nuk duhet të pengohet gjatë kryerjes së obligimeve profesionale. Sipas tij, madje të gjitha subjektet politike duhet të shërbejnë për realizimin e interesave të qytetarëve. “Ndodhi ajo që paralajmërova gjatë fjalimit tim vjetor. Nuk mundet e tërë shoqëria, të jetë penge një sjellje të papërgjegjshme. Kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve dhe për funksionimin e papengesë të shtetit, atëherë nuk ka vend për interesa parciale”, shkruan në reagimin e tij Ivanov. Sipas tij, në demokraci mund të ekzistojnë miq politik dhe armiq politik, por aktorët politik nuk guxojnë të shihen nën prizën e armiqve. “Qytetarët presin zgjidhje, dhe jo problem. Por zgjidhjet duhet të gjinden në institucionet e shtetit nga ana e atyre që janë zgjedhur për atë”, theksohet në reagimin e presidentit Ivanov.


10

« opinion

E mërkurë 26 dhjetor 2012 •

Zemërimi i një eurodeputeteje përballë murit të heshtjes së politikës shqiptare Nga Genc MLLOJA

Z

onja Marije Cornelissen, deputetja nga Holanda në Parlamentin Europian, nuk ka marrë përgjigje nga asnjë politikan shqiptar për shqetësimin e madh të shprehur prej saj në një artikull me titull në formë pyetjeje: “A po zveniten perspektivat e Shqipërisë për në Bashkimin Europian?”, të botuar në portalin “Public Service Europe” më 21 dhjetor 2012. Edhe pse në prag të festave të fundvitit, Marije Cornelissen, e cila është deputete që përfaqëson Grupin e të Gjelbërve (Aleancën e Europës së Lirë) në Parlamentin Europian, ka marrë mundimin të shprehte publikisht zemërimin mbi dështimin e takimit të 6-të ndërparlamentar Shqipëri-BE të parashikuar në datat 19 dhe 20 dhjetor të këtij viti. “Kreu i delegacionit shqiptar u detyrua të anulonte takimin, sepse asnjë prej deputetëve nuk ishin të interesuar për të”, - ankohej znj. Cornelissen, duke e thënë troç se dukej se ata ishin të interesuar për festat e fundvitit. Por para shkrimit të eurodeputetes, pikërisht në ditën kur pritej hapja e takimit, zoti Fatos Beja, kryetar i delegacionit parlamentar të Partisë Demokratike në pushtet, do të deklaronte se takimi ishte anuluar, se çdo gjë ishte thënë, nuk kishte asgjë për çfarë të bisedohej(!). “Parlamenti Europian ka shprehur opinionin e vet mbi Shqipërinë, progresin e integrimit dhe rekomandimet përkatëse. Çfarë mund të thuhet tjetër përveç asaj çka ka thënë rezoluta e Parlamentit Europian

dhe komunikimi me Këshillin e Ministrave të BE-së?” - deklaronte në formë pyetje zoti Beja atë ditë kur Tirana duhej të priste delegacionin e Parlamentit Europian. Por eurodeputetja nuk është dakord me këtë logjikë dhe për më shumë ajo ndien ofendim, sepse janë njoftuar në çastin e fundit për këtë shtyrje. Megjithatë, ajo shprehet se nuk do të kishte vepruar si politika shqiptare. “Sikur unë të isha deputete shqiptare dhe do të doja të ndërmerrej një hap tjetër drejt statusit, unë patjetër që do të isha atje (në takim)”, - arsyeton eurodeputetja, e cila si e gjithë struktura e Bashkimit Europian e ka kuptuar se tash për tash politika shqiptare nuk ka nge të merret me procesin e integrimit dhe me eurodeputetë si Marije Cornelissen. E meqë ua ka blerë mendjen politikanëve të Tiranës, ajo deklaron: “Ajo çfarë kam frikë është se fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme në qershor 2013 ka filluar tashmë në front të gjerë dhe kësisoj nuk do të ketë mendim të arsyeshëm në politikën shqiptare derisa këto zgjedhje të zhvillohen.” Gjithë ky shqetësim serioz eurodeputetes ka rënë në veshë të shurdhër, çka ajo e kupton, dhe kjo është një ndër arsyet pse i thotë gjërat haptas duke marrë mundimin t’i drejtohej shtypit. Mendoj se ajo më shumë se politikanëve shqiptarë do të kishte dëshiruar t’i drejtohej opinionit të gjerë publik të Shqipërisë, qytetarit të thjeshtë për t’ua bërë me dije se kush po e pengon procesin e integrimit në Bashkimin Europian, që arriti kulmin me

humbjen e mundësisë së tretë për të marrë statusin e vendit kandidat. Ajo do të dëshironte t’u kujtonte se lufta për pushtet, me sa duket, është më e rëndësishme se axhenda europiane për politikën shqiptare. Megjithëse e ndodhur para murit të heshtjes, eurodeputetja nuk e humb durimin, duke shpresuar se politikanët e mazhorancës dhe të opozitës do të kthehen pasi të kenë pushuar mirë “të etur dhe të gatshëm për të rifilluar bashkëpunimin (me BEnë), që Shqipëria të ecë përpara lidhur me reformat dhe procesin e anëtarësimit.” Kam frikë se zonja Cornelissen mund të zhgënjehet përsëri edhe pas festave të këtij fund vitit, sepse viti elektoral i 2013 praktikisht ka nisur për politikën shqiptare. Mbetet thjesht të shihet sa vend do të ketë në programet e Partisë Demokratike, të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim axhenda europiane. Dhe domosdo jo me fjalë propagandistike, sepse këto janë konsumuar (e prandaj z. Beja tha se “nuk kemi çfarë të themi”), por me vepra që duhet të jenë në frymën e kësaj axhende europiane dhe jo si shtojcë e programeve dhe interesave të ngushta të politikës shqiptare. Vetëm me këto vepra do ta qetësonin znj. Cornelissen, Parlamentin Europian dhe të gjitha strukturat e Bashkimit Europian, që nuk po lodhen duke u kërkuar politikanëve shqiptarë të bëjnë “detyrat e shtëpisë”, që të çohet më tej integrimi evropian, i dëshiruar fort prej shqiptarëve të thjeshtë.

Raporti me historinë dhe kursi nacionalist i Berishës

V

endosja e shtatores së mbretit Zogu i I në Tiranë përbën, pa dyshim, një kulm të festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë dhe natyrisht edhe të rishikimit të historisë sonë kombëtare. Më shumë sesa shtatorja e mbretit në vëmendjen e opinionit publik zuri vend fjalimi mbresëlënës i Kryeministrit Berisha, i cili ndoshta për herë të parë vuri pikat mbi “i” në një prej raporteve më të paqarta deri tani të tij dhe partisë se tij, siç është raporti me historinë. Edhe me parë z. Berisha ka vlerësuar rolin e Ahmet Zogut në konsolidimin e shtetit shqiptar, mirëpo fjalimi i djeshëm u shtri dhe në çështje tabu, siç ishte i ashtuquajturi “revolucion” i vitit 1924 i njohur ndryshe “revolucioni i Nolit”. Pa dyshim, grushti i shtetit i 1924s për marrjen për herë të parë të pushtetit me dhunë në historinë e shtetit shqiptar, gjë që do të përsëritej me përmasa tragjike nga komunistët më 1944 deri në 1990 dhe sërish prej tyre në vitin 1997. Berisha e quajti lëvizje të “një grupi aventurieresh”, por në histori ky moment përbën goditjen e parë ndaj shtetit demokratik shqiptar pikërisht në fillimet e konsolidimit të tij. Zgjedhja nga Ministria e Kulturës e ditës së organizimit të ceremonisë së përurimit të statujës së mbretit Zog në përvjetorin largimit të qeverisë së paligjshme të Fan Nolit përbën gjithashtu një simbolikë të qartë historike e politike, që shkon natyrshëm me filozofinë e djathtë politike, drejt së cilës duhet të orientohet edhe më shumë PD-ja dhe kreu i saj, Kryeministri Berisha. Por duket se kjo qasje e drejtë historike e z. Berisha nuk mbaron këtu. Në takimin e radhës me komisionin e festimit të 100-vjetorit të pavarësisë Berisha ka befasuar sërish shqiptarët kur deklaroi nderimin dhe kthimin në atdhe të eshtrave të patriotëve e burrave të shquar të racës shqiptare, si Sami bej Frashëri, Ali Pashë Tepelena e veçanërisht Mithat bej Frashërit. Argumentimi i Kryeministrit i këtyre vendimeve të qeverisë ishte, pa dyshim, bindës dhe figurat në fjalë e meritojnë plotësisht nderimin dhe vendin e tyre në histori. Nderimi më shume se për ata shkon për Kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij, që me ketë qasje të re

Nga Nebil Çika

në raportin me historinë po i shlyen një borxh jo vetëm elektoratit të djathtë, por krejt shqiptarëve që duan e respektojnë vendin dhe historinë e tyre. Mendoj se ky raport me historinë dhe kursi patriotik i spikatur në këtë 100-vjetor të pavarësisë e kanë futur politikën e PD-së dhe të vetë Berishës në hullinë që elektorati i djathtë shqiptar ka vite që e kërkon dhe e shpreson. Besoj se ky kurs ka mundur të normalizojë në një masë të madhe raportin e PD-së me të djathtën elektorale, antikomuniste e nacionaliste, raport që në këta tetë vjet qeverisjeje është tronditur dukshëm për shkak të politikave shpeshherë të majta, të detyruar edhe nga kushtet e koalicionit me një parti tipike të majtë siç është LSI-ja e Ilir Metës. Duhet thënë se ka qenë autoriteti i padiskutueshëm politik i Berishës te elektorati i djathtë e sidomos shpresa e tij për të mbërritur te një qëndrim politik si ky i sivjetmi i z. Kryeministër, që ka arritur të eliminojë hendekun që PD-ja po krijonte me bazën elektorale të saj, që pa dyshim janë antikomunistët dhe nacionalistët. Por qëndrimi e sidomos retorika nacionaliste e Berishës ka amortizuar edhe qëndrime të dyshimta të politikanëve të tjerë të rëndësishëm brenda PD-së, siç janë disa qëndrime rreth zonjës Topalli, prej së cilës nuk është pritur një sjellje e tillë edhe për shkak të origjinës politike e gjenetike. Sigurisht, ndryshimi i vendeve në qëndrime politike, sidomos në raportin me historinë midis Berishës dhe Topallit e bën edhe më të spikatur figurën e sjelljen politike të Kryeministrit në këtë kurs të ri të tij. Pa dyshim që ky rikthim jo vetëm historik në hullinë e filozofisë politike të së djathtës historike e bën Kryeministrin sa të vlerësuar nga elektorati i djathtë dhe ai patriotik shqiptar, aq të kundërshtuar e në shënjestër të kundërshtarëve të tij politikë, kryesisht internacionalistë, trashëgimtarë politikë e gjenetikë të politikave antishqiptare dhe armiqve të atyre që z. Berisha po ngre sot në panteonin e historisë kombëtare. Menjëherë pas vendosjes së shtatores së mbretit Zog I dhe premtimin e rikthimit të eshtrave të patriotëve të tjerë mediet, politikanë e historinë të majtë reaguan, duke nxjerrë nga sirtarët të njëjtat akuza që kishin përdoru-

ar edhe kur i shërbenin si të tillë diktatorit Hoxha: Zogu tradhtar, Mithad Frashri po ashtu, ndërsa rikthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës e konsiderojnë të paplotë dhe duan të kthehet nga Janina edhe trupi i tij. Po ndërsa historianët komunistë ngrenë versionin e marrjes edhe të trupit nga Janina, Berisha ishte shumë i qartë në përcaktimin e tij: “Kërkojmë kthimin e kokës së pashait nga Turqia”. Pa dyshim që ky është një detyrim historik, pasi koka duhet të kthehet në atdhe, ndërsa trupi është prehur përgjithmonë në dheun e të parëve. Dua t’u kujtoj atyre që duan të kthejnë edhe trupin nga Janina se ky qytet dhe krejt Çamëria janë troje etnike shqiptare dhe në kohën e pashait edhe grekët i njihnin botërisht si të tillë. Varri i Ali Pashë Tepelenës në Janinë është një nga gurët më të rëndë të sinorit dhe prova më e madhe historike e njohur nga bota se Janina, Çamëria e troje të tjera të ngelura në shtetin grek janë prona shqiptare. Berisha mund të kishte kërkuar të sillej edhe trupi, por ai duket i qartë për atë që kërkon. Deklaratat e tij për kufijtë historikë “nga Preveza në Preshevë” dhe sipërfaqen 67 mijë km katrorë të Shqipërisë që donin të bënin 100 vjet më parë baballarët e kombit tonë lënë qartësisht të kuptohet se e drejta dhe orientimi i ri i politik i shqiptarëve është të shkojmë te varri i Aliut në Janinë e jo ta sjellim atë këtu. Nëse e kam kuptuar, këtë ka parasysh edhe z. Berisha kur kërkon kthimin vetëm të kohës së Pashait pashait të madh shqiptar. Si përfundim, dua të theksoj se rikthimi i eshtrave të Mithat bej Frashrit është qëndrimi politik më i papritur, por edhe më domethënës i Kryeministrit. Pa mohuar rolin e të atit dhe xhaxhallarëve të tij të ndritur, Mithat bej Frashri ishte sintezë e të treve atyre. Ai pa ata e sidomos ata pa atë nuk mund të marrin kuptim të plotë në historinë e Shqipërisë. Por jo vetëm kaq. Me rikthim e eshtrave dhe vëmendjen në vend të nderit që i takon Mithat Frashërit Berisha ka korrigjuar apo vënë në vend një qëndrim politik e filozofik të partisë së tij, qëndrim që duhej të kishte qenë i tillë që nga dita e parë e themelimit në vitin 1990. Por, siç thotë populli ynë, është shumë më mirë vonë se sa kurrë.


opinion • E mërkurë 26 dhjetor 2012

»

11

Inteligjenca “Y”

N

ë gjurmët e krimit mbahet parasysh efekti pozitiv që ato kanë në pasojën kriminale, domethënë objekti është i lidhur me fajtorin ose me objektin. Pështyma, gjaku, fijet e flokut, djersa janë disa nga elementet e ekzaminimit kriminalistik, me anë të të cilave përveç përkatësisë së gjurmës nuk pritet ndonjë vlerësim absolut nga gjykata. Pra, megjithëse këto elemente janë të inkuadruara si të vlefshme për objektin kriminal, nuk mund të jenë përcaktuese në provueshmërinë e krimit. Të qenët përcaktues lidhet me gjurmën fizike, siç janë gjatësia trupore, gjatësia e këmbës, distanca e qitjes, kufoma e sigurt dhe identikiti i kriminelit. Në rilevimin teknik analizat mbi gjakun apo pështymën janë analiza të ngjyrimit dhe kështu mund të arrihet në një reliev të përafërt me fabulën kriminalistike. Çfarë ndodh për pabazueshmëri në prova, a mund të kontrollohet kriminaliteti në llojin e vet gjyqësor? Pabazueshmria në prova njihet edhe si “të drejtat e mbrojtësit”, liri e kushtëzuar nga tiparet kriminale dhe në përputhje me etikën. Dokumentimi i veprimtarisë kriminale nuk është një provë e rastësishme në vetvete, por lidhet me tërësinë e akteve të specializuara mbi procesin penal, sipas shkallës dhe dritës në vendimmarrje. Por mund të ndodhë që, me gjithë dokumentimin e veprimeve hetimore, personi të dalë i pafajshëm mbi arsye legjitimiteti, pasi provat e grumbulluara nuk përbëjnë dyshimin bazë mbi fajësinë. Percentualiteti i këtij dyshimi shkon nga 2040% për gjykatën dhe pjesa tjetër lidhet me dëshmitë apo bindjen e trupit gjykues mbi koherencën e sjelljes organike në shoqëri. Për rastet e provave të qarta mund të flitet njëkohësisht për flagrancë kriminale, pavarësisht se akti mund të ketë muaj i pazbuluar. Ora e krimit është e lidhur me mjekësinë ligjore dhe jo me vendimin e gjykatës, pasi gjykata ka për detyrë të gjejë nëse dyshimi rëndon mbi fajtorin. Ky dyshim lidhet me tiparet e çështjes dhe jo me faktorë mikroambientalë, ideologjikë apo paranojakë. Mesazhi më i rëndësishëm në sjelljen e drejtësisë penale lidhet me efektin se edhe fajtori përfaqëson një provë më shumë në analet e kriminalistikës gjyqësore. Marrja e detajit kriminal nuk buron detyrimisht nga vendi i ngjarjes, por nga eteri i çështjes, pasi edhe një provë periferike apo tërësisht jashtë zonës së krimit mund të provojë karakterin dinamik të veprës. Shkaku kriminal është dhe dyshimi më i besueshëm në përcaktimin e antropologjisë së fajit. Nëpërmjet shkakut provohet dëmi dhe sipas këtij dëmi mund të arrihet në bazën provuese, e cila llogaritet me milimetra linear apo kap rreth 0.01%, domethënë një të qindtën e reaksionit metafizik. Kjo shumë nxirret me lehtësi nga statistikat kriminale dhe llogaritja e veprimtarisë që shkon nga 2-3 % koeficiencë, nisur nga rregullimi legjislativ që i bëhet çështjeve. Pra, askush nuk mund të përfitojë as nga të drejtat e kriminelit, nëse nuk ka lidhje me çështjen. Baza kriminalistike lidhet me formimin e rendit hapësinor të çështjes, por akti mund t’i korrespondojë lehtësisht një kubi, një katrori, një rrethi apo një trekëndëshi. Këto njihen edhe si “versionet hetimore mbi bazë teknikën kriminalistike”. Parimi organik i përpunimit të provave nuk është thjesht një qëndrim laboratorik, por lidhet me strukturën e lëndës, e cila ka si raport dyshimin 3:1, domethënë midis këtyre shifrave mund të gjejmë një efekt të caktuar po aq të vlefshëm. Edhe sipas teorisë së Ajnshtajnit mund të arrijmë në konkluzione pamore në fushën penale mbi forcën e rëndesës në krim, detaje dhe fuqi provuese. Kemi përcaktuar në këtë mënyrë detyrat tona si shtetas, duke mos e monstrualizuar krimin mbi bazë teknike, por duke i dhënë përparësi zhvillimit psikologjik të qenies. Krimineli mund të jetë më i rrezikshëm se krimi që bën, pasi krimi lidhet vetëm me pasojën, që është tipar i llogaritshëm nga forcat policore, ndërsa fuqia e kriminelit lidhet me fuqinë shoqërisë. Duke u dhënë kështu një përgjigje rubrikave shumëvjeçare që përcjellin kryesisht sistemet ideologjike mbi llojshmëri kriminaliteti në vite dhe dekata, kur fajtori mund të jetë një grup shoqëror apo një fraksion parlamentar, efekt që lidhet detyrimisht me prirjen e kriminelit ndaj një çështjeje të veçantë. Parimi metafizik se trupat shtyjnë njëri-tjetrin, është edhe versioni më i besueshëm policor në kapjen e kriminelit. Krimineli nuk përbën një dukuri jashtë ligjeve dhe, si i tillë, gjendet brenda nesh. Brenda rrjetit që njeh dhe respekton rregullat e komunikimit dhe vlerën informative. Në këtë mënyrë nuk ka raste të panjohura, që nga Pentagoni (SHBA) e deri në kriteret e rrezikut kriminal. Kodi gjenetik i shoqërisë civile në këtë formë është i lidhur me procesin e njohjes në vijë të drejtë apo të tërthortë, sipas trashëgimisë ligjore apo sipas kuptimit kulturor të

Nga elvis kotini

grupit. Mjafton të hiqet një halë nga peshku dhe do të kuptojmë se kemi të bëjmë me një vrasje. Meqë ra fjala, vrasjet kryen me dashje dhe pa dashje. Lloji i tyre dënohet në masa të ndryshme dënimi sipas Kodit Penal, por të gjitha elementet e tjerë veç dashjes quhen motive kriminaliteti. P.sh., paramendimi është motiv kriminaliteti në krimin e vrasjes, pasi nuk lidhet me viktimën, por me fajtorin dhe qëndrimin e tij psikik, arsye që mund të kenë çuar autorin në vrasje. Këto arsye janë të orientuara sipas rolit akuzator të shoqërisë, pasi mbajnë në vetvete kuptimin demokratik të sjelljes civile dhe politike, por që rezultati lidhet me alternativat 2:1 ose 3:1. Pra, të gjitha raportet shoqërore, pavarësisht nga karakteri emocional apo ideologjik, i referohen rezultatit fizik të njohjes. Në këtë mënyrë, një shembull pozitiv lidhet me hetimin kriminal nga hetues apo policë të ndryshëm. Klasifikimi zyrtar i një hetuesi i referohet “metrit linear” të masës ekstreme në shkeljen e predispozitave të ligjit penal. Në këtë formë një hetues ipsilon nuk duhet të kalojë gradën e kapitenit II në analizë dhe përgatitje dokumentacioni penal. Kapiteni I është prokurori, ndërsa klasifikimet e tjera në drejtësinë penale lidhen me forcën ekzekutive të shtetit sipas gradave në sistem. Duke i dhënë një garanci periferike hetimit, kemi përcaktuar edhe një vlerë potenciale të vetë krimit, efektet e të cilit nuk i kalojnë atributet e mbledhjes së provave nga togeri në aksion dhe legjitimitetin e tyre nga hetuesi (kap. II) në analizë. Nëse krimi ka karakter të organizuar, këtu bëhet fjalë për informacion dhe njohja informative lidhet me gjendjen kriminale në përgjithësi. Ky status kriminaliteti, sado shkëmbim informativ që të ketë, goditet me legjislacion, duke mos cenuar parimin e hetimit nga kapiteni II (hetues) dhe vlerën zyrtare të sjelljes kushtetuese nga kapiteni I (prokuror). Unë nuk jam dakord me nxjerrjen në faqet e para të gazetave të drogës apo elementeve jashtëgjyqësore qysh në fazën policore. Personaliteti i kriminelit është elementi që i duhet komunitetit dhe jo llojshmëria e elementeve medikolegalë dhe kriminalë që lidhen me çështjen. Në këtë mënyrë, të gjitha deklarimet në shtyp mbi elemente kriminaliteti duhet të bëhen me autorizimin e gjykatës dhe në vlerë gjyqësore, pasi cenojnë rëndë rendin publik, kulturën informative, përhapin panik dhe ulin ndjeshëm debatin politik. Kuptohet se puna e specializuar mbi lëndë të rrezikut penal i takon policisë dhe sekuestrimeve që ruhen në kasafortë, por bërja publike e tyre vë në dyshim rolin institucional që ka hetimi, policimin në komunitet si dhe dhënien e drejtësisë mbi shkakun penal. Ne duhet të heqim dorë nga përgjithësimet dhe t’u nënsh-

trohemi kufizimeve ligjore, pasi edhe ushtari mund të vritet në front, pavarësisht nëse gjenerali ka luajtur një rol pozitiv apo të keq. Le të bëjmë një eksperiment teorik mbi llojin e kriminelit, fytyrën mistike që ai bart. Kemi dy subjekte: një me maskë dhe një pa maskë. Deri tani ne dimë shkakun dhe ndjenjën e përgjithshme të reagimit potencial. Ky shkak lidhet me kontaktin midis dy personazheve në veprim. Distanca midis tyre lidhet me rregullat e përgjithshme të sjelljes. Faktori ambiental na bën të besojmë se goditjet e afërta janë më të rëndësishme sesa goditjet nga larg. Kjo është një punë e njohur nga hetuesit, duke nisur dyshimet mbi objektin, pavarësisht se krimineli e ka një emër. Skica e vendit të ngjarjes, që përdoret sot nga policia jonë, është një pjellë e orientuar nga policia sovjetike, e cila nga ana e saj ka tërësisht shkollë gjermane, ku roli i skicës përbën edhe modusin më të rëndësishëm hetimor, si një karakteristikë me vlerë psikike. Është psikika që na intereson neve, është psikika element më i rëndësishëm sesa krimineli apo hetuesi, prandaj skica kriminalistike shpjegon edhe shpejtësinë mesatare në kryerjen e kriminalitetit nga dora e krimit. Psikika lëviz në distancën negative, domethënë nga lart poshtë, dhe kjo përbën figurën e reagimit kriminal, përcakton shpejtësinë e njohjes dhe afërsinë e pasojës. Nëse një krim ndodh një herë në vit, atëherë ky është edhe shpjegimi psikik mbi ngjarjen dhe jo 48 orët procedurale apo arkivimi i çështjes. Nga natyra njeriu është qenie e sigurt dhe dyshimi lidhet kryesisht me krimin. Është dyshimi alternativa negative ndaj qenies dhe jo e kundërta. Kjo përfaqëson inteligjencën profesionale në këto lloj çështjesh, por nuk duhet të diktojë vorbullën e përgjithshme të sjelljes civile. Le të vijomë me shembuj: Janë sekrecionet që shoqërojnë vrasësin si para vrasjes, ashtu dhe pas vrasjes. Tiparet kriminale përbëjnë tabelën e njohjes policore në raste dhe veprime të ndryshme me karakter të dhunshëm. Çfarë ndodh me informacionin publik në vrasjet? Përderisa krimineli ka sekrecionet e tij, edhe publiku ndjek sekrecionet në të njëjtën mënyrë si krimineli, duke arritur kështu në një identikit zyrtar mbi çështje të ngjashme dhe duke i dhënë një dorë edhe gjykimit semitist, që ndodh në gjykata mbi fajin. Për të përkufizuar drejtë procesin e sigurisë, duhet pranuar se një shtet policor që njeh motivet e krimit, e ka në dorë çështjen e kontrollit demokratik. Raporti 2 me 3 është edhe shifra zyrtare e sigurisë, pra, sa herë hyn dyshi tek treshi, po aq herë hyn krimi te ligji. Filmimet policore mbi ambientin civil të sjelljes qytetare duhet t’i referohen veprës penale, domethënë veprimeve që bën çdo shtetas në kundërshtim me Kodin Penal. Tej këtij Kodi përgjimet, filmimet apo survejimet cenojnë rëndë privatësinë e shtetasve, barazinë para ligjit dhe papërdoshmërinë e thënieve sipas akuzës. Roli diskreditues që është bërë vitet e fundit nga shteti, i referohet sistemit komunist, ku njerëz për një fjalë goje dënoheshin me akuzën e agjitacion e propagandës, duke thyer rregullat e mirëbesimit, pavarësisht se shtetasi nuk kishte faj. Kjo njihet gjithashtu si përdorim i opinionit publik për të marrë sa më shumë karrige në parlament, apo për të zyrtarizuar një figurë të re informative. Prandaj përdorimi i filmimeve me shtetas të ndryshëm nuk do të thotë procedim disiplinor për qytetarët e një vendi, por një procedim penal nëse ka. Policia dhe qeveria e një vendi nuk ka nevojë për ngjyrosje publike apo për të marrë miratimin e publikut për të kapur dhe dënuar një fajtor. Kjo do të cenonte nderin e armës dhe fuqinë ekzekutive të punonjësve të shtetit. Personaliteti i njeriut ka karakter në të gjitha aspektet e njohjes profesionale, prandaj nuk duhet të konfondojmë provat me autorizimin për ndjekje penale. Provat janë të lidhura me të drejtat civile të shtetasit, ndërsa autorizimi penal me krimin. Këto sqarime i bëj vetë që kur kam pasur rastin si gjyqtar të ha dreka e darka me personazhe të dënuar nga shteti italian, por që për pamundësi objektive nuk është bërë i mundur ekstradimi i tyre. Një gjyqtar atë punë ka, pra të kontaktojë dhe të dënojë kriminelët. Në fund të fundit, edhe kriminelët janë të barabartë para ligjit, kanë të drejtë të kenë avokat dhe mund të dalin të pafajshëm pavarësisht qëndrimit politik. Xhon Goti, ikona e mafies amerikane, quhej ndryshe edhe “Teflon Don”, për shkak se shumë akuza ndaj tij nuk merreshin parasysh nga drejtësia. Unë gjykoj se më mirë krimi të ketë një fytyrë sesa të konsiderohet anonim, larje hesapesh, apo terrorizëm i brendshëm. Pra, të drejtën e akuzës e ka shteti, të drejtën për të të quajtur “kriminel” e ka shteti dhe askush tjetër. Edhe fotografia në këtë mënyrë është provë gjyqësore, po aq e vlefshme sa teknika hetimore mbi frikën. Kështu besohet se ndjenja e frikës zë më shumë rrënjë te krimineli sesa ndjenja e dyshimit.


12

« gossip

E mërkurë 26 dhjetor 2012 •

Prezantuesja e RTK-së ‘kërcënon’ Arian Çanin? Hoti: Do vras dhe Putinin Prezantuesja e Radio Televizionit të Kosovës, Erleta Hoti, si duket është inatosur shumë me drejtuesin e emisionit “Zonë e Lirë”, saqë e ‘kërcënon’ publikisht për publikimin e ‘mëkateve’ të këtij të fundit në Kosovë. “Dedicated to Arian Cani. Po vazhdove me këto budallallëqe televizive, do kesh dhuratë për Vit te Ri një storie ekskluzive për të gjitha mëkatet e tua që ke bërë në Kosovë. Jo ketë vit, por sa herë që kë qenë këtu. Me foto, fakte dhe data. Kaq!”, shkruan Erleta në postimin e saj në Facebook. Por se duke parë se citimi ka marrë dhenë Erleta ka përgënjeshtruar në faqen e saj. “Erleta Ukshin Hoti kërcënon Putinin me atentat! Thash ta qes si status, mos po i duhet kujt me e bo lajm”, shprehet vetë ajo. Erleta para pak muajsh është divocuar nga këngëtari Kastro Zizo, i cili është mik i Arian Çanit, dhe njëri nga protagonistët më të shpeshtë të emisionit të tij televiziv ‘Zonë e Lirë’. Ende nuk dihet çfarë ka shkatuar zemërimin e drejtueses së Radio Televizionit të Kosovës, por kujtojmë se ndarja e Erletës me Kastro Zizon, ndodhi pikërisht pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në ‘Zonë e Lirë’, ku Zizo kishte bërë sjellje të pahijshme, të cilat ishin vlerësuar si të papranueshme nga Erleta. Zizo kishte kërkuar falje për sjelljet e tij, por Erleta vendosi t’i jape fund martesës.

‘Ezeli’ ndahet nga e dashura, i fiksuar pas “Shehrazades” është përfolur se i famshmi Kenan Imirzalioglu (i njohur për rolet e Ezel dhe Mehmet Kosovali) do të martohet me aktoren dhe modelen, Ozge Akbulut, të cilën e ka tradhtuar në secilin moment të mundshëm, aktori turk përfundimisht e ka ndërprerë lidhjen, ndërsa shkak i kësaj ndarjeje thuhet të jetë e bukura Berguzar Korel (e njohur për rolin e Shehrazades). Kur produksioni i njohur “Ay Yapim” i ofroi Kenanit rolin kryesor te seriali “Karaday”, aktori nuk është menduar aspak për ta pranuar, ndërsa nuk e ka ditur se para kamerave do t’i duhet të bëjë dashuri. Kur me kalimin e kohës i kanë treguar se i kanë gjetur dhe partneren kryesore për serialin dhe ajo është bashkëshortja e Halit Ergenc (aktori qe luan sulltan Sulejmanin), ‘Ezeli’ ka qenë shumë i lumtur, jo vetëm për faktin se Berguzar është një nga aktoret më të njohura në Turqi, por edhe për shkak se ai çmendet pas sharmit të saj. Aktorja e famshme aq shumë e ka joshur aktorin sharmant, saqë të gjithë kanë menduar se aktori do të lërë kokën pas saj, derisa ajo do të ndihet në siklet. “Berguzar është një grua e martuar dhe nuk dihet si do të reagojë në veprimet e Kenanit, disa herë është munduar që gjërat t’i marrë si me shaka për shkak të bashkëshortit të saj Halitit, por Kenani nuk dorëzohet. Gjithmonë i jep komplimente dhe e fton për kafe ose drekë”, theksojnë për mediat turke pjesëtarë të ekipit të xhirimit, duke shtuar se Shehrazadja në shumë raste ka refuzuar insistimet e Kenanit. “Gjithmonë gjen shkaqe për t’i ikur takimit me të, kur ai e fton për kafe ose darka, i thotë se ka lënë takime me bashkëshortin për të shkuar diku. Me të vërtetë është shumë e sjellshme ndaj tij, nuk dëshiron të shkaktojë tensione, por pikëpyetja është se deri kur do të zgjasë kjo”, tregojnë më tej burimet, ndërsa transmeton Panorama Plus. Nga burime afër aktores Berguzar, mediat turke kanë mësuar se ajo nuk dëshiron aventurë me Kenanin. “Ai duhet të jetë i vetëdijshëm se ajo është e martuar dhe s’mund të ketë asnjë shans në këtë drejtim, si duket ai është shumë i dashuruar”, kështu ka treguar për mediat atje një aktor tjetër, ndërsa shton se prindërit e Kenanit janë çmendur kur kanë dëgjuar se djali i tyre ka ndërprerë lidhjen me Ozgen.

Japoni, “të dashur” me qera për 280 euro Japonia është e njohur për shërbimet e shumta që u ofron meshkujve të vetmuar, të cilët e kanë mundësinë që të “marrin me qira” një femër për forma të ndryshme të argëtimit. Këtu nuk është fjala për prostitucionin, sepse shërbimi ‘Moe Date’ ofron vajza që do të aktrojnë gjithë ditën se janë në lidhje romantike me meshkujt, ndërsa shërbimi ‘Soine-ya’ ofron vajza, të cilat do t’ju përkëdhelin derisa shikoni ndonjë film. Tani, shërbime të ngjashme u ofrohen edhe femrave. ‘Soine-ya Prime’ femrave të vetmuara u ofron meshkuj të rinj të cilët vetëm do të flenë bashkë me to në krevat, pa kontakt intim. Ky shërbim u ofron meshkuj për gjithçka femrave të vetmuara, përveç seksit – duke filluar nga fjetja në krevatin e njëjtë, përkëdhelja, darkat romantike, pastrimi i shtëpisë dhe përgatitja e ushqimit në shtëpinë e tyre. Të punësuarit e kanë të ndaluar që t’i prekin klientet në vendet e papërshtatshme, e kanë të ndaluar që të bëjnë dush të përbashkët, të puthen, të fotografohen ose të kontaktojnë në mënyrë private. Çmimi fillestar për shërbim shtatorësh kushton 280 euro, ndërsa shërbimi maksimal prej 12 orësh, kushton 450 euro.

Lordi Snowdon dhe Princesha Margaret duke shkuar në bordin e aeroplanit përpara vizitës në Kopenhagen, shtator 1964

KGB spiunonte familjen mbretërore britanike

I

sh-krerët e KGB-së, shërbimit sekret të ish-Bashkimit Sovjetik, pranuan për herë të parë publikisht se përgjatë viteve të Luftës së Ftohtë kanë përgjuar anëtarë të familjes mbretërore britanike. Viktimë e përgjimeve të spiunëve të Moskës ka qenë Princesha Margaret. Ishagjenti i KGB-së, Vadim Goncharov rrëfen se për përgjimin e Princeshës është përdorur telefoni, çakmaku, paketa e cigareve, madje edhe ora e dorës që ajo mbante. Gjithçka ka ndodhur në Kopenhagen të Danimarkës në vitin 1964, thotë Goncharov. Misioni ynë ishte zbardhja e bisedave apo skandaleve të mundshme të princeshës për t’i përdorur ato më pas në dëmtimin e moralit

britanik, shton ai. Vetë Goncharov ka vdekur prej disa vitesh, por rrëfimet e tij u botuan në librin e analistit të inteligjencës, Gennady Sokolov me titullin “The Kremlin vs The Windsors” (Kremlini kundër Familjes Mbretërore).

Në libër përmendet edhe një përpjekje e dështuar në vitin 1953 për të përgjuar kryeministrin e ardhshëm britanik, Harold Wilson kur ky i fundit ndodhej në Moskë. Sipas autorit të librit, KGB infiltroi disa agjente të maskuara si prostituta në hotelin ku u vendos Wilson. Për publikun u botuan disa foto të shkrepura nga dhoma, por fytyra e kryeministrit të ardhshëm britanik nuk mund të shihet. Kundër-spiunazhi britanik kish rënë në gjurmët e përgjimeve të mundshme të KGB-së, sidomos përgjatë viteve ‘7080. Me rënien e komunizmit, Londra kërkoi më shumë informacion se cfarë është përgjuar, por në vitin 1994, rusët mohuan akuzat e përgjimit të familjes mbretërore.

Edhe CIA “fshikullon” regjisoren Bigelow

V

azhdon të fshikullohet filmi mbi zbulimin dhe ekzekutimin e sheikut të terrorit, që mban firmën e regjisores Kathryn Bigelow. Pas tre senatorëve amerikanë, kritikat e radhës i ka lëshuar shefi në detyrë i CIA-s, Mark Morell. Qëndrimin e tij shefi i shërbimeve të inteligjencës e ka bërë në faqen zyrtare të internetit të Langley-t. “Ideja që teknikat e ashpra të marrjes në pyetje, si waterboarding, kanë qenë çelësi për sulmin ku u vra Bin Laden, është një farsë”, ka thënë Morell. “Normalisht nuk do të kisha bërë komente për një film të Hollivudit, por mendoj se është e rëndësishme të trajtosh këtë film, që flet për një nga evenimentet më të rëndësishme të historisë sonë”, thotë Morell. “Ky film, që tregon gjuetinë për sheikun e terrorit përmes punës 10-vjeçare të burrave dhe grave të agjencisë sonë, merr përsipër liçenca artistike, edhe pse prezantohet si i realizuar me shumë kujdes”, shprehet më tej shefi i CIA-s. Morell dëshiron që spektatorët të dinë se “Zero Dark Thirty” është një dramatizim dhe jo një pasqyrim real i fakteve të ndodhura. “Edhe gjuetia për Bin Laden ka qenë fryt i punës së qindra agjentëve dhe jo të fare pak atyre që tregohen në film”, thotë më tej ai. Morell është një nga dy kandidatët në vijën e parë për postin e kreut të CIA-s, i lënë bosh pas dorëheqjes së David Petraeus. Kandidati tjetër është Michael Vickers, nënsekretar në Pentagon për shërbimet sekrete, që dyshohet se ka qenë dhe spiuni i regjisores Bogelow për “Zero Dark Thirty”.


gossip • E mërkurë 26 dhjetor 2012

»

13

Sean

Penn

Adoleshentja

më e gjatë në botë E futur në librin e rekordeve si adole shentja më e gjatë në botë, Elisany da Cruz Silva ka një ëndërr, të bëhet modele. Në normat e pasarelave, në mënyrë që të konsiderohesh për të sfiluar, një vajzë duhet të kalojë gjatësinë e 170 apo 175 centimetrave, gjatësi të cilën 17-vjeçarja e ka kaluar që në fëmijërinë e saj të hershme. Në fakt, braziliania është e gjatë pikërisht 208 centimetra, çka e bën atë adoleshenten më të gjatë të njohur në histori dhe një prej personave më të gjatë që jetojnë në botë. Pavarësisht anomalisë së saj, Elisany da Cruz Silva, historia e së cilës u publikua të hënën në të përditshmen “Daily Mail”, nuk është e ndryshme nga bashkëmoshataret e saj. Ajo ka një të dashur 22-vjeçar, të cilin duhet të ulet 40 centimetra për ta puthur dhe një familje të zakonshme, me një motër me parametra normalë, nënën të cilën e ndihmon me punët e shtëpisë dhe një shtëpi, tavanin e së cilës për pak e arrin me kokë. Shtati i pabesueshëm i 17-vjeçares është shkaktuar nga një tumor në gjendrën e saj të hipofizës, që ndikoi për prodhimin e një sasie të vazhdueshme të hormonit të rritjes. Kur mjekët zbuluan tumorin e saj dhe e hoqën atë, tashmë ishte tepër vonë për 17-vjeçaren që të ndalonte rritjen. Sipas mjekëve, deri në një moshë të pjekur, Elisany mund të vazhdojë të rritet edhe disa centimetra.

bos i viteve ‘50 në “Gangster Squad” Klum dhe Seal bashkohen për Krishtlindje

S

ean Penn, Josh Brolin, Ryan Gosling, Nick Nolte dhe Emma Stone janë protagonistët e “Gangster Squad”, filmi që në sallat amerikane do të dalë më 11 janar dhe pak më vonë në ato evropiane. Me regji të Ruben Fleischer, filmi tregon historinë e një skuadre policësh që ka si detyrë të ndalë gangsterin Mickey Cohen, që me aktivitetet e tij kriminale po e çon qytetin e Los Anxhelesit në degradim. I frymëzuar nga ngjarje reale të ndodhura në vitet ’40 dhe ’50 në LA, filmi është një homazh për llojin e filmave “gangster/noir” dhe tregon atë epokë plot atmosferë, modë dhe një stil jetese mes “glamour” dhe dhunës. “Gangster Squad” përmban një mori elementesh, me personazhe që përfshihen në shkëmbime zjarri, sherre dhe vrasje mizore. Megjithatë, asnjë aktor i intervistuar për këtë film nuk ka dashur të flasë për çështjen e armëve në Shtetet e Bashkuara, aq më tepër pas masakrës në shkollën elementare në Konektikat. Regjisori Ruben Fleischer thekson se nuk janë filmat ata që nxisin dhunën, edhe pse ka vendosur të presë një skenë kryesore të filmit, një shkëmbim zjarri në një kinema. Vendimi u mor pas të shtënave të regjistruara në një kinema në Aurora të Kolorados, korrikun e kaluar, motiv për të cilin dalja e filmit, e parashikuar për në shtator, u shty për në janar.

Në fillim të këtij viti Seal dhe Heidi Klum patën një divorc jo dhe aq miqësor, por këngëtari dhe modelja kanë vendosur të ribashkohen me rastin e Krishtlindjeve për hir të fëmijëve të tyre. Seal dhe Klum gjenden aktualisht në Los Angeles dhe do të kalojnë festat së bashku me 4 fëmijët Leni, Henry, Johan dhe Lou. Një burim tha për ‘New York Post’: “Ata po mundohen të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre.” “Edhe pse Heidi Klum ka një marrëdhënie me truprojen e saj për momentin, Seal nuk është dorëzuar dhe mendon se mund ta rifitojë sërish ish-bashkëshorten e tij. Flasin në telefon rregullisht”, shtoi po i njëjti burim.

Kutcher e Kunis mendojnë për martesë

Kate Upton, poza me bikini në acar Kate Upton, një nga femrat më seksi të planetit, tregoi se është edhe trime pasi në temperatura disa gradë nën zero ka realizuar një set fotografik me bikini. Modelja bukuroshe i realizoi fotot për revistën ‘Sports Illustrated’. Ajo u dërgua në Antarktidë në mënyrë që në sfond të dukeshin ajzbergët. Në momentin që Upton merr poza në të ftohtë pothuajse e zhveshur, mund të shihen fotografët rrotull saj të mbështjellë mirë me xhupa. Kate Upton është bërë e famshme pikërisht nga revista ‘Sports Illustrated’ dhe tashmë është një nga modelet më të vlerësuara në qarkullim.

Vetëm disa ditë pasi Ashton Kutcher kërkoi zyrtarisht shkurorëzimin nga Demi Moore, ai ka vendosur që pushimet e fundvitit t’i kalojë me familjen e tij, ku e ka ftuar edhe të dashurën e re, Mila Kunis. Mediat amerikane raportojnë se kjo është dëshmi që lidhja mes tyre është mjaft serioze dhe, sipas deklaratave të miqve, ata dy veçmë flasin për martesë. Huffington Post citon një mik të aktorit të ketë thënë se ai kishte pritur që Demi ta bënte hapin e parë për divorc, ndërsa ajo e kishte zgjatur, gjë që i ka penguar të dashurës së tij dhe në fund, Kutcher vendosi ta dërgonte kërkesën në gjykatë.


14

« bota

E mërkurë 26 dhjetor 2012 •

P

ilotët kamikazë të Japonisë, si dhe sulmet e trye vetëvrasës kundër anijeve luftarake amerikane në vitin e fundit të Luftës së Dytë Botërore mbeten një prej kujtimeve më terrorizues të kësaj lufte. Sot, shtatë vjet pasi pilotë kamikazë (këtë herë terroristë islamikë) vranë me mijëra vetë në Nju Jork dhe në Uashington, dhe teksa terroristët kamikazë vrasin me mijëra civilë të pafajshëm në të gjithë botën, është e rëndësishme të theksohet se historia e tregon qartë që, ata të cilët përdorën në mënyrë sistematike mjetet vetëvrasës të luftës, në fund të fundit e humbën luftën. Kamikazët, që do të thotë “Erë hyjnore” ishin përpjekja e fundit e Japonisë për të ekuilibruar disi avantazhin teknologjik dhe material gjithnjë në rritje që forcat amerikane kishin teksa përparonin drejt Japonisë. Aktika e sulmeve të kamikazëve u sugjerua më 19 tetor të vitit 1944, nga zëvendës admirali Onishi i Marinës Japoneze, në kohën kur ai u ngarkua që të komandonte sulmet nga ajri kundër flotës së madhe pushtuese amerikane të Filipineve. Pasi mori detyrën, Onishi kuptoi se kishte në dispozicion më pak se 100 avionë në gjendje pune për ta përmbushur atë. Nuk ekzistonte asnjë mënyrë për të fundosur, apo qoftë edhe për të dëmtuar rëndë flotën amerikane sipas taktikave tradicionale, kështu që admirali kish nevojë për një shumëfishues forcash, një mënyrë për të arritur një fuqi sulmuese shumë herë më të madhe, nga ajo forcë që kish në dispozicion. Zgjidhja ishte e qartë. Armët e komanduara ofrojnë një saktësi dhe rrezikshmëri shumë herë më të madhe se sa armët e pakomanduara, duke prodhuar kështu një dëm shumë më të madh për njësi armatimi dhe për sulm. Armë të tilla tashmë ekzistonin dhe ato kishin më shumë se një vit që ishin vënë në veprim, por jo në Japoni. Forca Ajrore Gjermane po përdorte me sukses bombat Fritz-X të komanduara me rreze lazer kundër anijeve luftarake dhe aeroplanmbajtëseve që nga shtatori i vitit 1943, por Japonia nuk e dispononte një armë të tillë, dhe kështu admirali Onishi propozoi që pilotë vullnetarë të pilotonin avionët e tyre të pajisur me bomba përgjatë të gjithë rrugës deri në një përplasje shpërthyese me anijet luftarake në shënjestër. Ata do të shërbenin si një sistem drejtimi njerëzor, duke u kthyer kështu në “bomba inteligjente”. Në kuptimin e drejtpërdrejtë që ka kjo fjalë... Taktika e re u përshtat në mënyrë të menjëhershme. Një numër i madh pilotësh, fillimisht të kualifikuar dhe pilotë me eksperiencë dhe më vonë edhe kadetët e tyre me një stërvitje minimale u thirrën për të dalë vullnetarë. Ata u caktuan të bëhen pjesë e grupit të “Sulmit Special”, emri zyrtar i njësive të pilotëve kamikazë. Qëllimi dhe motoja e tyre ishte: “Një pilot – një anije”. Për të rritur mundësitë që pilotët kamikazë të penetronin me sukses në perimetrin e ngjeshr të mbrojtjes së Marinës Amerikane të përbërë nga avionë gjuajtës dhe anije me kundërajrorë, dhe për të arritur në anijet kryesore që ndodheshin në qendër, mundësisht tek aeroplanmbajtësit, japonezët përqëndruan shumicën e sulmeve të kamikazëve gjatë betejës së Okinavës në dhjetë valë sulmesh. Në këto valë sulmesh pati një përzierje të sulmeve me kamikazë me ata tradicionalë, në një përpjekje për të

madje që përpara se të lëshoheshin nga avionët bombardues. Në total u lëshuan afro 5000 pilotë kamikazë, shumica në betejën e Okinavës, e cila konsumoi pjesën më të madhe të burimeve njerëzore dhe materiale të fuqisë ajrore japoneze. Rezultati i këtyre përpjekjeve të tyre ishin 36 anije amerikane të fundosura dhe 368 të dëmtuara. Mizoria dhe egërsia që përjetonin tek shihnin njëra pas tjetrës valët e sulmeve të pilotëve kamikazë që afroheshin vetëtimthi në mesin e një breshëri predhash kundërajrore, si dhe shpërthimet e mëdhenj që pësonin i terrorizoi amerikanët, por fushata e kamikazëve nuk e arriti qëllimin e vet strategjik të ndalimit të përparimit të amerikanëve. Sulmet ajrore të amerikanëve u përqëndruan tashmë kundër bazave ajrore të kamikazëve në jug të Japonisë, me qëllim reduktimin e numrit të tyre. Japonia e humbi betejën e saj të fundit, pavarësisht sakrificës së madhe të luftëtarëve të vet fanatikë dhe e humbi luftën.

KAMIKAZET

“Era hyjnore” e lindjes Historia tregon se, të gjithë ata që kanë përdorur taktika vetëvrasëse në mënyrë sistematike dhe të përsëritur e kanë humbur luftën e tyre, dhe shpjegimi për këtë është i thjeshtë. Ata i kanë përdorur sepse ishin shumë më të dobët se armiqtë e tyre, teknologjikisht, ekonomikisht e si rrjedhojë edhe ushtarakisht, përndryshe nuk do t’u duhej të luftonin në këtë mënyrë bombardua rëndë mbrojtjen amerikane. Këto valë të mëdha sulmesh, që u pagëzuan me emrin Kikosui (Krizantema pluskuese) ishin gjithashtu të koordinuar me operacionet japonezë të marinës dhe ata në terren gjatë betejës së Okinavës, e cila ishte edhe beteja e fundit e madhe. Në të parën e këtrye valëve të sulmeve kamikazë, 355 pilotë kamikazë sulmuan flotën amerikane pranë Okinavës, bashkë me 341 avionë jokamikazë dhe në bashkëpunim me një sulm detar, i cili përfshiu edhe superanijen luftarake Jamato. Rezultati këtij sulmi masiv nga ajri ishte gjashtë anije të fundosura dhe dhjetë të dëmtuara rëndë. Kur Japonisë i mbaruan avionët e zakonshëm për pilotët kamikazë, avionë më të ngadaltë stërvitorë u përdorën. Një tjetër avion që u përdor ishte Okha (lule qershie), arma më e fundit e Japonisë. Okha ishte e projetuar në mënyrë të veçantë si një raketë kamikaze. Ishte nëj avion i vogël-raketë me një mbushje rakete prej 1200 kg tek hunda, i cili transportohej nga një avion bombardues dhe lëshohej 20-30 milje larg nga shënjestra, aty ku piloti kamikaz ndizte predhën e raketës dhe e drejtonte atë nga shënjestra. Në pikiatën e vet përfundimtare, Okha arritne një shpejtësi prej 576 milje në orë, shumë më e shpejtë se çdo lloj avioni tjetër, por shumica e tyre u qëlluan dhe eleminuan nga avionët gjuajtës amerikanë,

Të tjerët Shpresa e dëshpëruar e japonezëve se lufta vetëvrasëse ishte mënyra e duhur për të shmangur humbjen, bëri që ushtria dhe marina japoneze të përshtasnin taktika dhe armë të tjera të luftës vetëvrasëse. Në terma ushtarakë, ideja ishte e ngjashme në shumicën e rasteve, përdorimi i qenieve njerëzore për të drejtuar në mënyrë precize një armë të fuqishme shpërthyese deri tek shënjestra, me qëllim që të realizohet një goditje e drejtpërdrejtë vdekjeprurëse. Duke bërë këtë, ata synonin ta shndërronin një armë të thjeshtë në një “bombë inteligjente” të komanduar. Japonezët përdorën edhe këto armë e taktika vetëvrasëse, të gjitha me më pak sukses se sa sulmet e avionëve të drejtuar nga kamikazët: •Motobarkat me eksplozivë – një përshtatje japoneze e motobarkave origjinale italiane me eksplozivë. Ndërkohë që komandot detarë italianë përdornin motobarkat me eksplozivë të pajisura me sedilje të posaçme, të cilat hidheshin jashtë në rast sulmi, japonezët i përdornin ato si armë vetëvrasëse. U prodhuan mijëra të tilla, por shumcia u ruajtën për pushtimin e pritshëm të Japonisë. Ato fundosën tetë anije amerikane. Kjo armë u përdor shumë herë gjatë Luftës së Dytë Botërore, si me sedilje që nxirreshin jashtë, ashtu edhe si armë vetëvrasëse. Hera e fundit që janë përdorur ishte kur më 12 tetor 2000, terroristë kamikazë të Al-Kaedës përdorën një të tillë për të sulmuar dhe dëmtuar rëndë destrojerin amerikn USS Cole në Aden, Jemen. •Silurët vetëvrasës – Kjo armë në fakt u parapriu sulmeve me avionë të komanduar nga kamikazë. Të quajtur “Katen”, këta ishin silura të zmadhuara, të përshtatura me një kabinë të vogël, si dhe një periskop për atë që i komandonte, si dhe me karburant dhe oksigjen shtesë si dhe një kokë rakete me 1530 kilogramë mbushje. Ato lëshoheshin nga një nëndetsëse apo anije e modifikuar. U prodhuan qindra të tilla, por ato arritën të fundosin vetëm dy anije amerikane. •Nëndetëse të shkurtra vetëvrasëse – me një normë shumë të lartë humbjeje gjatë përdorimti të tyre fillestar, më vonë u prodhua një model vetëvrasës, që mbante eksplozivë në vend të silurave. •Zhytës kamikazë që mbanin ek-


bota • E mërkurë 26 dhjetor 2012 splozivë – nuk para u përdorën shumë dhe dëmtuan vetëm një aeroplanmbajtëse. •Këmbësorë kamikazë që mbanin mina antitank – arma vetëvrasëse e ushtrisë japoneze. Qëllimi dhe motoja e tyre ishte “Një ushtar – një tank”. •Në përgjigje të zbarkimit të amerikanëve në Okinava, që pritej të ishte hapi i fundit përpara një pushtimi të potë të Japonisë, Komanda e Lartë e Japonisë urdhëroi më 6 prill 1945 që taktikat e luftës kamikaze të zbatoheshin nga të gjithë degët dhe njësitë e forcave të armatosura japoneze. Ditën tjetër, pas kësaj komande, superanija japoneze e luftës, Yamato, anija më e madhe luftarake e ndërtuar ndonjëherë dhe e pajisur me armën më të madhe që ishte prodhuar deri atëherë, u dërgua në një mision vetëvrasës vetëm vajtje në Okinava. Qëllimi i saj ishte jo vetëm të shkatërronte sa më shumë anije amerikane që të ishte e mundur, por edhe të haste qëllimisht në tokë në Okinava me qëllim që fundosja e saj të ishte e pamundur, kështu që do të ishte në gjendje të vazhdonte të luftonte deri kur të shkatërrohej plotësisht. Plani dështoi kur madhështorja Yamato u pikas dhe më pas u fundos nga një sulm masiv nga ajri, përpara se të mbërriste në Okinava. •Një tjetër taktikë vetëvrasëse e përdorur në këtë frymë ishte me avionë gjuajtës që përplaseshin me bombarduesit e rëndë amerikanë, në vend që të hapnin zjarr kundër tyre. Gjermania naziste stërviti gjithashtu dhe vuri në përdorim pilotë kamikazë pak përpara dorëzimit. Njësia e parë kamikaze japoneze, Skuadroni Leonidha, u krijua si një skuadron vullnetarësh brenda degës së misioneve specialë ajrorë të Luftwaffes. Arma e saj ishte një version i komanduar nga njeriu i rakets gjermane V-1. Njësia u stërvit dhe arriti statusin operacional, por miratimi për ta përdorur atë në luftime nuk u dha asnjëherë, kryesisht për shkak se në dispoziion kishte armë të tjera të përparuar gjermane ajërtokë, që e bënte operacionin një humbje të panevojshme të jetëve të pilotëve. Arsenali gjerman i armëve të përparuara ajër-tokë përfshinte bomba të radiokomanduara, raketa të radiokomanduara, si dhe Mistelin, një bombardues mesatar pa pilot me një mbushje të madhe bërthamore që pilotohej nga një pilot i ulur në kabinën e një avioni gjuajtës i montuar mbi bombarduesin pa pilot. Pasi komandonte bombarduesin drejt shënjestrës finale, piloti shkëpuste gjuajtësin dhe rikthehej në bazë, ndërkohë që bombarduesi pa pilot përplasej dhe shëprthente kur ndeshte shënjestrën. Në kontrast të thellë me pilotët kamikazë që kishin kryer stërvitje minimale, këta bombardues pa pilot komandoheshin nga pilotë me shumë eksperiencë, të cilët arritën vërtetë një përqindje të lartë suksesi, duke fundosur anije dhe shkatërruar ura strategjike. Njësia tjetër kamikaze gjermane, e cila mori pjesë në fakt në luftime ishte gjuajtsi 300 i Luftwaffes (JG300), i cili u porosit pak përpara fundit të luftës për të përdorur taktikën goditëse kundër bombarduesve të rëndë të aleatëve. Kjo taktikë u përdor vetëm disa herë dhe nuk ishte shumë e suksesshme. Shpjegimi ushtarak dhe kulturor Arsyetimi ushtarak për përdorimin e mjeteve vetëvrasës të luftës, të të gjithë llojeve, si historikisht ashtu edhe sot është i thjeshtë. Kur planifikojnë sulme kundër atyre që konsiderohen shënjetra armike me vlerë të madhe, planifikuesve ushtarakë

shpesh herë u mungojnë burimet e përshtatshme ushtarake që nevojiten për të pasur sukses. Kjo mungesë normalisht plotësohet me shkathtësi dhe talent ushtarak, si dhe nga një sakrificë më e madhe prej ushtarëve. Por në rastet ekstremë, dhe nëse misioni nuk anulohet për shkak të mungesës së burimeve, kërkohen veprime ekstreme, masa që nuk do të përdoreshin nëse do të ekzistonin alternativa më të mira. Kjo është e vërtetë si për një planifikues që planifikon të sulmojë një shënjestër ushtarake, ashtu edhe për një udhëheqës terrorist që planifikon të kryejë vrasje në masë ndaj civilëve. Sa kohë që kishin forca ushtarake relativisht të shumta, qoftë edhe të papërshtatshme, japonezët nuk përdorën taktikat vetëvrasëse. Sakrifica po, por jo vetëvrasje. Ata nisën të përdorin kamikazët vetëm atëherë kur disavantazhi i tyre u bë kaq i dukshëm e rëndues, saqë edhe sakrifica e ushtarëve të zakonshëm nuk mjaftonte, dhe një armë e re radikale do të ishte thelbësore. Në mungesë të saj, ata përdorën pilotët kamikazë. I njëjti lloj arsyetimi vlen për terroristët vetëvrasës. Në sulmin e parë të Al Kaedës në Qendrën Botërore të Tregtisë, atentatorët përdorën një autobombë dhe jo shoferë kamikazë. Duke qenë se ai atentat nuk arriti dot qëllimin e misionit, i cili më vonë edhe u zgjerua madje, dhe përderisa arsenali i Al Kaedës nuk përmban ndonjë raketë apo avion bombardues, mënyra e tyre e vetme për të shkatërruar Qendrën Botërore të Tregtisë dhe Pentagonin me burimet që kishin, ishte të shndërronin avionët e mëdhenj civilë në raketa gjigande të komanduara nga pilotë kamikazë. Ideja që masa të tilla ekstreme përdoren vetëm kur planifikuesit ushtarakë vlerësojnë se kjo është alternativa e tyre e vetme, dhe jo thjeshtë një çuarje dëm e ushtarëve të motivuar demonstrohet qartë nga përdorimi selektiv i taktikave kamikaze nga ana e atyre që e bëjnë, apo që e kanë bërë në të kaluarën. Dy shembuj: •Ndonëse gjermanët stërvitën pilotë kamikazë dhe i përgatitën për përdorim armët e tyre, ndonëse përdorën pilotë kamikazë kundër bombarduesve të rëndë, gjermanët praktikisht e braktisën këtë armë në favor të Mistelit, një alternativë më premtuese dhe në fakt më e suksesshme. •Pasi tronditën botën e lirë me një seri sulmesh kamikazë anembanë botës, terroristët e Al Kaedës demonstruan qartë, përmes një serie sulmesh jokamikazë se ndonëse janë të prirur të hidhen në erë, e bëjnë këtë vetëm kur e konsiderojnë të domosdoshme. Elementi tjetër i rëndësishëm i luftës kamikazë është arsyetimi kulturor. Lufta kamikaze përdoret vetëm nga shoqëri njerëzore, të cilat përballen me një rrezik të menjëhershëm që ata e perceptojnë si kaq të madh, saqë besojnë se mund të shkaktojë shfarosjen e tyre, qoftë kulturore ose fizike, apo një shkatërrim të ngjashëm masiv. Në një situatë të tillë, dorëzimi, apo qoftë edhe një kompromis me armikun thjeshtë nuk është një opsion. Dhe nëse situata ushtarake është e tillë që nevojitet lufta kamikaze, atëherë shumë ushtarë që besojnë se ata ose famijet e tyre janë gjithësesi të dënuar, dalin vullnetarë për misione vetëvrasës. Nuk është marrëzi, është një sjellje normale dhe e arsyeshme në një situatë ekstreme, e cila ose është demonstruar, ose pranuar teorikisht nga të gjithë kulturat njerëzore. Mbani mend aktorin Bruce Willis dhe Harry Stamper në filmin “Armageddon”? – një njeri që shpërthen një

»

15

bombë dhe bashkë me të hedh në erë veten për të shpëtuar njerëzit që do dhe njerëzimin nga shfarosja, në mungesë të alternativave të tjera. Është një shembull i përsosur i një ushtari vetëvrasës amerikan. Pjesa më e rrezikshme dhe tragjike në këtë arsyetim të taktikave kamikaze të luftës është se rreziku që i shtyn shoqëritë njerëzore të përdorin taktikat vetëvrasëse është i perceptuar, dhe perceptimi mund të jetë fals, dhe mund të jetë i influencuar. Publikut japonez iu shpëla truri për vite të tërë nga liderët e vet fanatikë, që të besonte se një humbje, e para në hsitorinë e gjatë japoneze të izolimit, do të shkaktonte shfarosjen e popullit japonez. Numri i madh i viktimave mes pilotëve japonezë kundër një force shumë të madhe të armikut, që gjithashtu vrau një numër shumë të madh miqsh dhe të afërmish të tyre në shtëpi, bindi edhe më tej shumë pilotë japonezë se ky rrezik ishte realë. E një perceptim të tillë të situatës së tyre, preferenca që të vdesin pak më herët si pilotë kamikazë me qëllim që të shpëtonin shumë të tjerë ishte një zgjidhje e kollajshme për shumë prej tyre. Rreziku nuk është e thënë të jetë ushtarak. Për terroristët fanatikë të Al Kaedës dhe popullsisë që i mbështet ata, me një kulturë që është jo vetëm dhunshëm jotolerante, por edhe disi ksenofobe, siç ishin japonezët, prania e huaj në tokën e trye, qoftë edhe e civilëve dhe penetrimi i muzikës së huaj, modës, letërsisë, medias dhe sidomos ideve të huaja moderne, të gjitha perceptohen si një rrezik kulturor i patolerueshëm e madje edhe si sulm i qëllimshëm. Kështu ata kryejnë një Luftë Botërore kundër atyre që i perceptojnë si armiq, dhe në mungesë të armëve të përparuara që kanë armiqtë e tyre ata nuk hezitojnë aspak të përdorin taktikat vetëvrasëse të luftës aty ku e konsiderojnë të domosdoshme, për të vrarë civilë, si dhe për të blerë bileta avioni drejt shënjestrave të tyre si një zëvendësues i volitshëm i armëve me rreze të gjatë veprimi. Duhet të kujtojmë se historia tregon se, të gjithë ata që kanë përdorur taktika vetëvrasëse në mënyrë sistematike dhe të përsëritur e kanë humbur luftën e tyre, dhe shpjegimi për këtë është i thjeshtë. Ata i kanë përdorur sepse ishin shumë më të dobët se armiqtë e tyre, teknologjikisht, ekonomikisht e si rrjedhojë edhe ushtarakisht, përndryshe nuk do t’u duhej të luftonin në këtë mënyrë.


16

« dossier

E mërkurë 26 dhjetor 2012 •

Nga Albert Kotini

P

rej datës 13 deri më 22 prill 1960 isha në ishullin e Sicilisë dhe në qarkun e Kozencës në Kalabri për të shoqëruar shokët e ardhur nga Tirana për të vizituar këto zona lidhur me gjetjen e dokumenteve historike dhe letrare mbi veprimtarinë e arbëreshëve. Gjatë kësaj kohe vizituam këto vende: në Palermo Piana degli Albanes, në Kosenza, S.Demetri Corona, Machia Albaneze,Lungro, Frascinete, Ejanina, Plataci, Vacarizio Albanese, S. Basile dhe Acauqformoza. Pjesën më të madhe të kohës qemë të shoqëruar nga një prift, i cili jep mësimin e shqipes në universitetin e Barit, dhe në pjesën më të madhe vizitat u bënë nëpër priftërinjtë, sepse ata janë të vetmit sot për sot që merren me ruajtjen e gjuhës dhe me mbledhjen e dokumenteve historike dhe letrare, kanë kohë më tepër se të tjerët dhe ka mbetur traditë nga e kaluara. Në Palermo Në Palermo shkova me avion nga Roma. Zbritëm në fushën e re të aviacionit, që është nderuar kohët e fundit në perëndim të qytetit dhe larg tij, rreth 30 km. Aeroporti ishte i vogël dhe në të mund të uleshin aeroplanë dymotorësh, katërmotorëshit nuk uleshin dot aty, por në atë të Boca di Falco. Në aeroport nuk kishte avionë të tjerë, por ishte një repart i aeronautikës. Në bazë të të dhënave të shtypit, aeroporti është ndërtuar si aeroport ndërkombëtar i Palermos, por nuk është i përshtatshëm dhe shoqëritë e huaja nuk duan që të dërgojnë avionët e tyre për t’u ulur, sepse në periudhën e dimrit e sidomos në tremujorin nëntor-janar dhe më pak në shkurt, nga erërat e mëdha nuk lejohet ulja e aeroplanëve. Ka zëra se ky aeroport do t’i jepet ushtrisë, aeronautikës, por akoma nuk është vendosur se kush do ta marrë. Në aeroport akoma vazhdojnë punimet për zgjatjen dhe zgjerimin e pistës, po kështu dhe ndërtimin e pistave të manovrimit. Për ta lidhur aeroportin me qytetin, po ndërtohet një autostradë gjatë bregut të detit. Si në rrugë, ashtu dhe në aeroport punimet vazhdojnë me gjithë kritikat e bëra më parë dhe kohët e fundit. Siç thashë më lart, aeroporti është i vendosur në perëndim të qytetit dhe në breg të detit, nga jugu i tij është një kodër e madhe dhe që bën të mos mbrohet nga erërat e tjera. Shërbimi i pasagjerëve nga aeroporti në Palermo bëhet me anë të autobusëve të shoqërisë “Alitalia”. Me mbrinjen në qytet, pa zënë vend në hotel, u interesova të gjeja personin që më kishte dërguar një letër. Mbasi u orientova në qytet dhe kontrollova nëse isha i ndjekur, shkova në adresën e letrës. Atje nuk gjeta personin që kërkoja dhe që nuk njihesh fare. Këtu dyshova se mos letra ishte bërë nga ndonjë person tjetër me qëllim provokimi dhe u largova nga zona. Me të zënë vend në hotel, u vura në ndjekje, ashtu siç ishin edhe dy shokët e tjerë të ardhur aty nga Bari. Qyteti i Palermos, si gjithë qytetet e Jugut të Italisë, nga ana e pikëpamjes ekonomike është i varfër, lagje të tëra gjatë bregut të detit rrojnë në mizerje dhe me vjedhje e peshkim. Megjithëse kjo varfëri është në kontrast me pasurinë që ka ishulli dhe aq më tepër si kryeqendër. Në darkë u takova me dy shokët dhe në mëngjesin e datës 14 u nisëm me autobus për në Piana Degli Albanesi, që është rreth 40 km nga Palermoja dhe në zonën malore. Fshati ishte i varfër dhe popullsia e tij e përbërë nga arbëreshë merrej me bujqësi dhe blegtori. Aty morëm kontakt me shokë të partisë dhe me klerin, mbasi këta të fundit kanë një shkollë dhe një bibliotekë të pasur. Në biseda me shokët dhe me njerëz të tjerë rreth situatës u tha atyre se këtu po ngrihen edhe baza. Në biseda u mësua se në zonën e tyre nuk ka asnjë punim ushtarak dhe asnjë repart të tillë me përjashtim të stacionit të karabinierisë, që sa qëndruam aty nuk na u ndanë fare. Në veri të fshatit është një liqen, tek

Kur arbëreshët i donte agjentura për enverizmin Raport mbi udhëtimin në Sicili dhe Kalabri i cili kanë ndërtuar edhe një hidrocentral, që furnizon me energji elektrike krahinën. Kanë ndër mend të ndërtojnë edhe një hidrocentral tjetër. Ky hidrocentral është i shoqërive elektrike të ishullit. Në darkë u kthyem në Palermo dhe në orën 22:30 u nisëm me tren për në Kozencë. Në mëngjesin e datës 15 u ndodhem në Mesina, ku kaluam edhe ngushticën. Si porti i Palermos, ashtu dhe porti i Mesinës janë të mëdhenj dhe mundet të hyjnë anije edhe të tonazhit të madh. Në Mesinë kishte 4 anije ushtarake të rojës së kufirit dhe anije të tjera transporti. Me kalimin në bregun kontinental të çdo mjeti nga ana e rojeve të financës bëhet kontrolli për çështje kontrabande dhe më tepër për kripën, se, siç dihet, kjo është monopol e meqenëse prodhimi i vitit të kaluar nuk ka plotësuar nevojat e vendit. Italia

është detyruar që të importojë kripë dhe prandaj kontrolli më i madh bëhet për këtë lëndë. Në Kozencë mbërritëm në orën 19:00 të datës 16 dhe nga data 17 filluam vizitat në fshatrat arbëreshe të kësaj krahine. Duhet theksuar se në këtë krahinë është shumica e arbëreshëve të Italisë dhe të vendosur në pjesën dërrmuese në zonat malore të vendit dhe në afërsi të detit Jon. Në krahasim me fshatrat e Italisë Qendrore ose Veriore gjendja ekonomike dhe kulturore e këtyre fshatrave është më e keqe, kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori, një numër i vogël nga fshati Lungro, Acquaformoza dhe Fermi punojnë në kriporet e Lungros (miniera). Në fshatrat e Kozencës të banuara nga arbëreshët, megjithëse në gjendje ekonomike jo të mirë, ka një farë zhvillimi kulturor, të rrallë janë fëmijët që nuk e venë në shkollë. Për sa i përket mikpritjes, është karakteristikë në drejtim të vizitorëve shqiptare, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike të afrohen dhe flasin me dashuri për Shqipërinë si vendin e të parëve të tyre. Kjo është një anë e mirë edhe për punën tonë, sepse, në rast se do të ketë të dhëna se në atë zonë bëhen punime që ne na interesojnë, me një vizitë legale në këto zona dhe që është e justifikuar, mundet të mësohen të dhëna të sakta dhe të vlefshme. Popullsia e këtyre vendeve edhe me rastin e okupimit të Shqipërisë nga fashizmi në pjesën më të madhe kanë mbajtur qëndrim dhe bile ka ndodhur që edhe nga kleri kanë dashur t’i internojnë. Ka shumë njerëz të gatshëm të ndihmojnë në çdo gjë, sidomos nga shkencëtarët u shkrua si fillimi në informacionit A/d/. Nga bisedat e bëra me ta në të gjitha fshatrat doli që në zonën e tyre nuk janë kryer punime të rëndësishme me karakter ushtarak. Thuhet se në Silla, në një nga majat më të larta, ka një stacioni radar të aeronautikës, por nuk dihej me siguri pse në atë zonë ka edhe antena të televizionit për atë zonë. Për sa u përket punimeve të tjera me rëndësi, jo vetëm nuk dinin gjë, por ishin të sigurt se nuk duhej të kishte në krahinën e tyre. Këto punime thoshin se mundet të kryhen në Jug në krahinë të Katanzaros ose të Rexhoi-Kalabreze, krahina për të cilat nuk dinin shumë gjëra. Siç thashë edhe më lart, dashuria dhe patriotizmi i tyre për vendin tonë është një anë

pozitive për punën tonë, megjithëse nga ato zona lëvizin shumë pak dhe më rrallë. Lëvizja e jonë më e dendur në këto zona mund të influencojë pozitivisht në mbajtjen gjallë të dashurisë për vendin tonë, patjetër udhëtime të tilla do të bëhen me autorizimin e Ministrisë sonë të Jashtme, edhe pse shpenzimet janë të shumta, mbasi duhet qëndruar disa ditë. Një masë tjetër qe do të mbajë gjallë patriotizmit dhe lidhjet shpirtërore me vendin tonë është edhe dërgimi sa më shumë i materialeve që botohen te ne, sidomos librat shkollor, gjë për të cilën dhanë fjalën edhe dy shokët që ishin dhe që janë kompetentë të çështjeve. Në zonat që shkuam, sidomos në Palermo dhe Kozencë, janë këto reparte dhe organe ushtarake: Në Kozencë 151 Regiment Fanterise AVELINO dhe distretoja e komanda ushtarake. Gjatë gjithë qëndrimit dhe lëvizjeve tona si në zonën e Palermos, ashtu dhe në atë të Kozencës kemi qenë të ndjekur. Në Palermo njerëzit që na ndiqnin qëndronin në sallën e hotelit dhe me daljen tonë na viheshin mbrapa. Në Kozencë jo vetëm që ishim të ndjekur, por sipas të dhënave të shokëve u nderuan gjatë kohës edhe portieri e njerëz që jepnin çelësat e dhomave, të cilët u zëvendësuan nga të policisë dhe dinin të gjitha lëvizjet tona. Meqenëse lëvizjet në fillim i bënim me autobus, mundet të ketë pasur njerëz që na ndiqnin ndërmjet pasagjerëve, ndërsa kur lëvizjet i bënim me makinën e priftit Ferrari, nuk kishim njerëz pas, por meqenëse lëvizjet tona diheshin dhe kudo gjenim përpara karabinierë në fshatrat që shkonim. Gjatë gjithë qëndrimit tonë në këto zona vetëm në Shën Demetrio-Korona disa elementë të djathtë dhe fashistë hynë në bisedë dhe donin të provokonin një bisedë të tillë. Ne iu shmangëm, kështu që nuk e zgjatëm bisedën me ta. Është e natyrshme që, kur shkon në ndonjë vend për punë dhe vendosesh në hotel, me t’u regjistruar, vetë njerëzit e hotelit vënë në dijeni organet e policisë dhe ata organizojnë ndjekjen. Ndjekja bëhet e hapët dhe duket qartë njeriu që të ndjek. Distanca e qëndrimit të tij varet nga rruga që ndjek, por ajo sillet në maksimum deri 30 metra dhe më afër. Si përfundim, mund të thuhet se në zonat e banuara nga italo-shqiptarë ruhen zakonet e vendit tonë, ka dashuri të madhe për Shqipërinë, dhe kjo është pozitive, se në biseda me ta merr të dhëna që ne na interesojnë për zonën e tyre dhe që ata janë të gatshëm të bisedojnë hapet. Gjatë bisedave duhet pasur patjetër parasysh kujdesi dhe trajtimi i çështjeve për t’i nxjerrë atje ku donin, pa u dhënë të kuptojnë se ti ke qëllim të mësosh për ato.


histori • E mërkurë 26 dhjetor 2012

»

17

Mbreti Ahmet Zogu, shtetari reformator që çimentoi themelet e Pavarësisë Nga Dylejman Karaj

P

ër paradoks në fund të sistemit komunist më 1990, krahina e Matit kishte vetëm 900 krerë të imta dhe 100 gjedhe të cilat krijonin të ashtuquajturat tufëzat e socializmit enverian-100 herë më pak se më 1939..! Në vitet e Mbretërisë Shqiptare në krahinën e Matit numëroheshin rreth 6000 ekonomi fshatare e qytetare me afro 37.000 banorë të shpërndara në 80 fshatëra të krahinës dhe në qytetin e Burrelit. Në ato vite kishte 4000 hektarë tokë të punueshme që i binte mesatarisht nga 6.5 dynym për frymë. Duke qenë një zonë me kushte shumë të mira për zhvillimin e blegtorisë në fundin e viteve ‘30, krahina numëronte afro100.000 krerë dhen e dhi, mesatarisht nga 15 krerë për çdo familje, 11.000 krerë gjedhë që ishin baraz me 1.6 krerë për ekonomi, kurse kafshë ngarkese kishte 1750 syresh. (Për paradoks në fund të sistemit komunist më 1990, krahina e Matit kishte vetëm 900 krerë të imta dhe 100 gjedhë të cilat krijonin të ashtuquajturat tufëzat e socializmit enverian). Ndërsa në fund të viteve ‘30, në krahinën e Matit kishte më shumë se 40.000 rrënjë hardhi në prodhim, mbi 90.000 rrënjë pemë frutore në prodhim, si arra, mollë, kumbulla, qershi, dardha, mana, gështenja etj, etj,. Në vitet e begata të Mbretërisë së Mbretit Zog, në krahinën e Matit ishin mbjellë me drithëra buke rreth 32.3 ha, me perime 31.8 ha, me duhan 52.3 ha etj. Të gjitha këto pasuri të marra së bashku kishin krijuar, ndër familjet e Matit në ato vite, kushte shumë të mira jetese, me përjashtime të rralla. Pronësia mbi tokën ishte bazuar mbi aftësitë dhe mundësitë e cdo familje dhe e trashëguar nga njëri brez tek tjetri në mënyrë të lirë dhe të drejtë. Ajo punohej dhe gëzohej prej të zotëreve të saj pa shtypje dhe dhunë shtetërore. Kryqi i Kuq, një institucion i rëndësishëm bamirësie, në krye të të cilit qëndëronte një nga motërat e Mbretit Zog, Princesha Sanije, zotëronte gjithashtu 277 hektarë tokë të punueshme. Nga ky fond toke i Kryqit të Kuq, përfitonin pa shpërbëlim drithëra buke dhe prodhime të tjera bujqësore e blegtorale mbi 33 familje të varfëra në të gjithë krahinën. Familjet e mëdha dhe patritotike të Matit si: Zogollët, Abdurrahman Krosi në Burgajet, Isuf Selmani në Derjan, Kadiu e Myrtja në Lis, Allamanët e Sata në Kurdari, Çela në Patin, Valterët e Vinjollit, Metrat në German, Cen Doda e Skën-

deri në Klos, Kola në Macukull, Shahini në Bejnë, Çollaku në Fullqet, Kadiu, Likursi, Karaj dhe Lezi në Gurrë, Dervishët në Gjon, Canët në Lenë, Fejzat në Val të Martaneshit etj, etj. Këta familje zotëronin prona të patundshme kryesisht toka bujqësore, kullota dhe pyje si dhe mbarështonin bagëti të imta dhen e dhi, gjedhë, kafshë ngarkese etj. Në pronat e këtyre familjeve ishin punësuar me dhjetëra bujq, të cilët paguheshin kënaqshëm sipas ligjeve të kohës. Në fushën e tregëtisë dominonin tregtarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj. Ndër tregëtaret e mëdhenj, me emër të mirë për ndershmëri e korrektësi, përmenden krutanët Ferra dhe Roshi të cilët kishin marrë përsipër furnizimin e qytetit, të fshatarëve të krahinës, të shkollave, xhandarmërisë, të burgut etj. Ata zotëronin edhe shërbimin interurban Burrel-Tiranë dhe anasjelltas. Furnizonin gjithashtu dyqanet e vogëla të fshatërave me artikuj të ndryshëm të cilët për kohën ishin cilësore dhe me çmimet të arsyeshme dhe të përballueshme për të gjithë. Familjet fshatare të Matit në vitet 1912-1939 jo vetëm që punonin të lirë tokat e tyre me mjetet e kohës, prodhonin drithëra buke, bulmet, fruta e perime, por pagunin edhe taksat në mënyrë periodike dhe me një korrektesë të admirueshme. Në vitet e Mbretit Zog në krahinën e Matit u hapën rrugë të reja, kanale vaditëse, u ndërtuan objekte ushtarake etj. Natyrisht në disa zona të thella, si në ato të Bazit, Perlatit, Selitës etj, kishte edhe mjaft varfëri, skamje e mjerim. Kushtet e këqia ekonomike dhe të mungesës së zhvillimit në tërësi kishin favorizuar përhapjen e shumë sëmundjeve ngjitëse kronike si të zgjebës, sifilizit si në Perlat, German, Frankth, të sëmundjes së malarjes në Prosek, Perlat e Kokërdhok të Bazit, të tuberkulozit në Bushkash etj. Këto sëmundje kishin shtuar vdekshmërinë tek fëmijët dhe të rriturit ende pa kaluar 5060 vjetët. Në periudhën e viteve ‘20-‘30të e gjithë krahina kishte një mjek dhe dy ambulanca, që shërbenin me profesionalizëm dhe përkushtim. Zhvillimi i bujqësisë bëhej me mjete tradicionale. Pyjet dhe kullotat ruheshin dhe shfrytëzoheshin me kriter dhe me shumë kujdes pasi ato konsideroheshin si resurse të rëndësishme për mjedisin dhe për ekonominë për të gjitha breznitë njerëzore. Ligjet për mbrojtjen e këtyre resurseve natyrore ishin të

qarta, të rrepta dhe të zbatueshme. Industria e atyre viteve ishte e pakët dhe përfaqësohej vetëm nga disa sharra uji për prerjen e lëndës drusore, si në Masdejë, Balgjaj, Martanesh etj. Kishte 126 mullinj me ujë, kovaçë, nallbanë, samarxhinj, profesionistë të lirë si muratorë, marangozë, rrobaqepësa etj. Në të gjithë krahinën kishte 12 shkolla me 712 nxënës, kishte 122 xhami, kisha në çdo fshat të banuar nga komunitetet katolike, dy teqe etj. Ndër veprat e tjera të mëdha të ndërtuar nga qeveria e Mbretit Zog në krahinën e Matit ishin edhe Sarajet në Burgajet, vilat e pushimit dhe spitali për sëmundjet pulmonare në Qafë-Shtamë, ndërtimi i nënprefekturës dhe ndërtesa të tjera administrative në qytetin e bukur të Burrelit. U ndërtua ujësjellësi i Shënmërisë rreth 7.5 km i gjatë dhe me një kosto prej 88.700 franga ari, projektimi i një kanali vaditës nga Klosi në Burgajet, ndërtimi i objekteve të kultit në Burrel, ndërtim i burgut, si dhe shkolla për xhandarmërinë. Në vitet 30 një urë e rëndësishme u ndërtua mbi lumin e Matit me asistencën e shtetit italian, e cila lidhte qytetin e Burrelit me Sarajet e Burgajetit, pazarin e Lisit, me katundet e anës Veri-Lindore të krahinës, pazarin e Klosit me të gjithë fshatërat dhe me tutje me Dibrën, nëpërmjet Qafë-Murrës etj. Këto vepra të ndërtuara në kohën e lavdishme të Mbretërisë Shqiptare i qëndërojnë për mrekulli kohës edhe në ditët e sotme duke i shërbyer komuniteteve përktatëse, jo vetëm në Mat, por në të gjithë Shqipërinë. Mati që deri në

vitin 1922, kishte për qendër të nënprefekturës Lisin kishte nën juridiksionin e vet, krahinën e Klosit, të Xibrit, të Rranxës, Bazit, Perlatit, të Qendrës, Derjanit, Selitës, Muhrës, Lurës e Katër Grykëve. Më vonë qendër e krahinës u bë Burreli, i cili zhvillimin si një qendër e rëndësishme urbane e nisi në vitet ‘30-‘34-ër. Ndërsa në shkurtin e vitit 1939 qyteti i Burrelit mori dritë elektrike nga një termocentral i ndërtuar veçanërisht për këtë qëlim. Qeveria e Mbretit Zog e konceptoi projektimin dhe ndërtimin e qytetit si një qendër me vlera historike e turistike, për shkak të vendndodhjes përballë Sarajave të Naltmadhnisë në Burgajet, vendi ku lindi dhe u rrit, shtetari reformator që çimentoi themelet e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërtoi shtetin ligjor, projektoi akset kryesore të zhvillimit modern të Shqipërisë. Mbreti Zog, krahas gardës aktive me Hysen Selmanin komandant, kolonel Allaman Çupi, major Murat Basha si dhe dhjetëra oficerë të tjerë krijoi edhe një gardë rezervë duke thirrur nën armë njerëz të zgjedhur kryesisht nga familjet me vlera të spikatura patriotike dhe me kontribute në betejat për pavarësinë e Shqipërisë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Këta burra të fortë e të mençur, të zgjedhur veçmas nga “dera e mirë” i shërbenin me besnikëri Mbretit dhe Ligjit. Të tillë ishin Dyle Sal Ceni, Isuf Selmani, Bilal Kola, Sul Kurti, Rahman Hysa, Rustem e Haxhi Kurti, Abaz Kadiu, Sali Karaj etj. Në pragun e luftës së dytë botërore, krahina e Matit trashëgoi tradita të pasura nga lëvizjet kombëtare kundur pushtuesëve të huaj për çlirimin kombëtar, ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit. Populli i Matit, ashtu si të gjithë bashkëkombësat e tjerë, ka luftuar me heroizëm në të gjitha kohërat për të mbrojtur trojet amtare. Trashëgimia e pasur që kishte krahina e Matit në luftërat shekullore për liri, pavarësi e përparim shoqëror, ashtu si gjithë popullit shqiptar, ndikoi në mënyrë të ndieshme në brezin e ri që u rrit gjatë viteve ‘20-‘30-të, të shekullit të XX-të. Odat e burrave ishin kuvendet e para ku të rinjtë sidomos djemtë merrnin mësime për Atdheun, për historinë, për trimat dhe luftërat e tyre, për familjet e mëdha, patriotike dhe me emër. Po ashtu dhe nga ambienti shoqëror i kohës, të rinjtë e këtyre viteve u edukuan me ndenjat e dashurisë për Atdheun, për lirinë dhe me urrejtjen kundër pushtueseve të huaj.


18

« histori

E mërkurë 26 dhjetor 2012 •

Disa të vërteta rreth teorive të komplotit për vrasjen e heroit Nga Halit AGA

F

jala e lirë dhe e drejta e fjalës mbi vepra, çështje apo dhe rreth studimeve për historinë dhe deformimet e saj mund dhe është i lirë të flasë gjithkush dhe të shprehë mendimet e tij mbi diçka apo sipas variantit që ai vetë e ka dëgjuar apo e ka lexu ar diku, e të tjera si këto, por kurrkush nuk duhet të mendojë se nuk ekziston e vërteta mbi gjithçka ekziston në këtë botë. E nisa në këtë formë ndoshta pa ndonjë synim që të përmend emra si shumëkush mund të mendojë apo të dëshirojë, pasi gjithkush ka të drejtën e tij të shprehë mendimin e tij të lirë e pa censurë. Duke pasur parasysh gjithë ato debate apo më mirë të themi tymnaja, mora lapsin e thashë “po mundohem edhe unë të tregoj një të vërtetë mbi Qemal Stafën”, ashtu siç e kam dëgjuar këtu e 50 e ca vjet më parë nga persona që e kanë parë me sytë e tyre dhe e kane marrë nga ferrat matanë lumit të Tiranës, duke e dërguar në spital me një karrocë me kuaj, e cila shërbente për transportin e zhavorrit në shtëpi e ndërtesa të ndryshme sipas kërkesave të qytetarëve. Po ashtu ngjarja do të përshkruhet me detaje, ashtu siç është thënë nga personat e ndodhur në ato fusha duke punuar, pa asnjë shtesë apo zbukurime të tjera dhe ku shumica e thënieve janë autentike dhe të paprekura. 5 maj 1942, ditë e martë. Në familjen Biciri zhvillohej një mbledhje e një grupi ilegalësh komunistë, ku merrte pjesë edhe Qemal Stafa, që për hir të së vërtetës, duhet thënë se askush nuk e njihte. Identifikimi i tij është bërë nga agjentët e SIMI-it në spital, të cilët kanë mbërritur në kohën që kufoma është futur në spital nga persona që e dërguan atje me karrocën e zhavorrit, e cila i përkistem me sa më kujtohet, një pjesëtari të fisit Gurabardhi. Pasi përfundon mbledhja a takimi e grupit komunist, mendohet, ose më mirë me thënë dyshohet, se ky takim drejtohej nga vetë Enver Hoxha. Kjo në fakt është thënë, por më vjen keq që nuk e përshkruaj me fort saktësi, pasi kam qenë shumë i vogël, megjithëse në shënimet e personit që i ka lënë e janë të pacenuara thuhet se i parafundit ka dalë Enver Hoxha. Megjithatë, unë këtu e them me rezervë, duke besuar se dikush tjetër do ta plotësojë këtë boshllëk, i cili në fakt nuk besoj se ka ndonjë rëndësi në sqarimin e kësaj vrasjeje të planifikuar mirë dhe të detajuar. Por një gjë është e qartë: sipas dëshmitarëve, i fundit nga kjo shtëpi ka dalë T. M. E pas kësaj nuk ka zgjatur dhe drejt shtëpisë së Picarëve afrohen disa milicë, të cilët Qemali i ka parë nga dritarja dhe ka arritur të kalojë nga dera e pasme, duke marrë përmes fushës me perime dhe arrin midis rrugicës që lidhte rrugën “5 Maji” sot me pjesën

Qemal Stafën Dr. Ismet Gega (1879–1952)

Dr. Ismet Gega, personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare Nga prof. dr. Pajtim BEJTJA ëtë vit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë krahas personaliteteve politike është mirë të kujtojmë edhe ato të K fushave të tjera që kanë dhënë ndihmesa të shquara në të

e njohën në spital agjentët e SIMI-it tjetër, tek ajo që quhej “Fusha e Lugëve”, ku sot ndodhen magazinat e tregtisë. Pikërisht nga kjo rrugicë po kalonte rastësisht një patrullë pa ndonjë qëllim të caktuar, e cila bënte kontrollin rutinë, mirëpo Qemal Stafa, sapo i sheh, i trembur ia jep vrapit, duke menduar se patrulla ishte aty për ta arrestuar. Patrulla dyshoi dhe milicët i bëjnë thirrje të ndalojë, por Qemali e shton vrapin, duke iu afruar bregut të lumit. Aty hasi në shumë pengesa, pasi në mes të arës ishte një kanal, që shërbente si një lloj lugu për kalimin e ujit nga njëra anë e përroit në anën tjetër. Pas gjithë këtyre pengesave Qemal Stafa arrin të futet në lumë, që ishte shumë i ftohtë për shkak të një pranvere relativisht të freskët të atij vitit. Në çastin që Qemali hyn në ujin e ftohtë të lumit, patrulla, e cila e ndoqi mbrapa, i bën thirrje të ndalojë. Ç’është e vërteta, Qemali ndaloi, por nxori një bombe dhe e hodhi mbrapa në drejtimin nga po vinte patrulla. Pas hedhjes së bombës njëri nga milicët e qëllon dhe plumbi e merr nga pas shpinës duke e dëmtuar rëndë. Mezi arriti të kalojë lumin e ftohtë e të dalë në breg pranë një ferre, ku jep shpirt. Në mënyrë të

pashpjegueshme, pas kësaj milicia largohet, pa u afruar as të shohë se kë kishte qëlluar. Një person që po punonte në arën e tij afrohet dhe, për hir të së vërtetës, e gjen të vdekur. Menjëherë u bën thirrje kushërinjve të tij dhe karrocierit që ta ndihmojnë për ta nxjerrë që andej. Për ta personi i vrarë nuk dihej kush ishte dhe duhej shmangur edhe përgjegjësia e vrasjes në tokë të tyre, por ndërkohë edhe milicët kishin njoftuar se në atë vend kishte ndodhur një vrasje. Por kanë qenë pikërisht këta persona që arritën ta dërgojnë në spitalin e Tiranës, ku nuk vonoi të vijnë agjentët e SIM-it, që e identifikuan sipas fotografive që kishin në skedat e tyre dhe thanë se personi i vrarë ishte Qemal Stafa. Kjo është pak a shumë ngjarja e treguar nga persona prezentë në vendngjarje, por që për një mori arsyesh kam hezituar t’i përmend me emra në ketë shkrim. Duke u kërkuar ndjesë edhe pasardhësve të Qemal Stafës, i cili nuk kish se ç’të jepte më shumë se jetën e tij për vendin e tij dhe të mirën e kombit, për këtë përmendje të këtij djali, që ishte vërtet krenaria e rinisë shqiptare të asaj kohe dhe vetëm vrasja e Qemal Stafës

dhe emir i tij i mirë bëri që të nisë njohja e Partisë Komuniste tek të rinjtë dhe në popull. Nuk di të them nëse ka gisht dikush në vrasjen e tij apo jo, pasi gjithmonë kjo vrasje ka qenë e mbuluar me një tis komploti. Vetë Enver Hoxha ka pasur gjithmonë një lloj kompleksi nga figura e Qemal Stafës, por jam i mendimit se përpos perversitetit të tij nuk ka guxuar t’i dalë kundër e jo më ta spiunojë për një mori arsyesh. E para, se i druhej një informacioni që mund të rridhte nga zyrat fashiste drejt komunistëve të tjerë, ku reputacioni i Stafës ishte i madh; dhe e dyta, Partia Komuniste ishte në fillimet e saj dhe Hoxha ishte tepër i dobët dhe i panjohur për ta promovuar atë. Thjesht Qemal Stafa në atë kohë i duhej e ndoshta vdekja e tij i ndodhi e papritur, pasi pati dhe një lloj çorganizimi të rinisë komuniste në atë kohë. Natyrisht, me këtë rrëfim s’kam aspak ndër mend të mbroj figurën monstruoze të tij, por në vazhdën e teorive të komplotit që ekzistojnë rreth kësaj ngjarjeje, e ndjeva si detyrim të tregoja ato që kam dëgjuar rreth saj. Nga ana tjetër, besoj se ka ardhur koha që brezave t’u thuhen disa të vërteta ashtu siç kanë ndodhur.

mirë të vendit dhe të popullit tonë. Në fushën e mjekësisë një personalitet i tillë ka qenë mjeku kirurg Ismet Gega. Lindi në Gjirokastër në vitin 1879 në një familje me tradita atdhetare e me veprimtari të drejtpërdrejtë politike. I ati, Veseli, ka qenë deputet i Perandorisë Osmane. Pas mbarimit të shkollës fillore dhe plotore në vendlindje, Ismeti kreu shkollën e mesme dhe Fakultetin Ushtarak të Mjekësisë në Kostandinopol (Stamboll). Studimet i përfundoi në vitin 1905 dhe me gradën “kapiten i klasës II” u caktua mjek karriere në ushtrinë turke, ku punoi deri në vitin 1912. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 1913 u kthye në atdhe dhe hyri në shërbimin ushtarak kombëtar me gradën “kapiten i klasës I”. Në vitin 1914 u caktua drejtor i spitalit të Vlorës, të cilin e themeloi. Në prill të vitit 1921 u gradua “major” dhe u emërua shef i seksionit të shëndetësisë pranë Ministrisë së Luftës. Në vitin 1922 dha dorëheqjen nga ushtria dhe punoi si mësues shkencash në Gjimnazin e Shtetit dhe në Medresenë e Lartë të Tiranës. Në vitin 1923 u emërua drejtor i spitalit të shtetit në Gjirokastër, të cilin e themeloi. Në dhjetor të atij viti u rimor në shërbim ushtarak me vendim të Këshillit të Lartë të Shtetit Shqiptar dhe u emërua drejtor dhe mjek operator me gradën “major” në Spitalin Ushtarak të Shkodrës. Nisi punën në fillim të vitit 1924 dhe qëndroi në Shkodër deri në qershor të vitit 1925, kohë kur u nxor në lirim. Në nëntor të vitit 1925 u dërgua përsëri në Vlorë si mjek i bashkisë. Në vitin 1928 u emërua anëtar i Këshillit të Shëndetësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë dhe u zgjodh anëtar i asamblesë bashkiake të Tiranës. Në prill të vitit 1932 u thirr përsëri në shërbim ushtarak, në spitalin e përgjithshëm ushtarak të Tiranës, ku punoi mjek kirurg deri në vitin 1935, kur u gradua “nënkolonel” dhe për merita të veçanta drejtuese u emërua drejtor. Nuk u pajtua me pushtimin e Spitalit Ushtarak nga italianët, dhe kjo qe një nga arsyet e largimit nga kjo detyrë më 7 prill 1939. U emërua inspektor higjiene në ushtri deri në vitin 1940, kur u përjashtua nga shërbimi, si dhe shumë oficerë të tjerë. Më pas u rithirr në shërbim ushtarak, por nuk pranoi. Me kërkesën e tij doli përfundimisht në pension më 20 mars 1944. Në prill të atij viti, duke qenë në pension, u gradua “kolonel”. Vdiq më 27 mars 1952 në Tiranë. Doktor Ismeti ka qenë mjek me horizont shumë të gjerë. Si njohës i disa gjuhëve, ishte në dijeni të çdo gjëje të re që ndodhte në botën mjekësore. Në vitet 1933 e 1935 botoi librin “Mjeku i shtëpisë” në dy vëllime, me rreth 700 faqe, duke derdhur në të dijet e shkencës mjekësore të kohës dhe përvojën e madhe vetjake. Në parathënien e librit ai shkruan me modesti: “...I lutem gjithkujt të mos ngutet nga nakari (smira, P. B.) të kritikojë poshtë e nalt të metat që do t’i takojë aty-këtu në këtë libërzë, por të ketë zili, të kapij pendën në dorë, të lodhë pak trutë e të pregatitë një libër ma të mirë e ma të dobishëm, sepse kështu mund t’i bajë shërbime atdhetarëve.” Libri u tërhoq gjerësisht nga familjet shqiptare të asaj kohe dhe në shumë prej tyre ruhet ende. Në vitin 1937 ai u përfshi në librin biografik “Who’s Who” (“Kush është ky”), in Central and East Europe (published by the Central European Times Publishing Co Ltd., Zurich, 1937), bashkë me figura të tjera shqiptare të shquara të kohës. Doktor Ismeti është dalluar jo vetëm për aftësitë e larta drejtuese dhe profesionale, por dhe për shpirtin njerëzor të tij të shfaqur gjerësisht. Ishte një njeri i dashur, i zgjuar, hokatar, i mbrujtur me dhembshuri ndaj njerëzve, që vuanin dhe me respekt për kolegët. Vizitonte falas të sëmurët e skamur dhe u shpërndante ilaçe falas atyre; u jepte përvojë mjekëve të rinj dhe interesohej për t’i specializuar ata në Firence të Italisë. Dr. Ismet Gega nuk pranoi ofiqe turke, por erdhi në atdhe kur e thirri nevoja e shpëtimit kombëtar dhe qëndroi këtu, duke shkrirë dijet dhe energjitë e tij në të mirë të mjekësisë shqiptare dhe të popullit të vet. Akordimi nga mbreti Zogu I i dekoratës së lartë “Komandar i Urdhënit të Skënderbeut” më 27 gusht 1938 tregon se dr. Ismet Gega ishte në ballë të mjekësisë shqiptare të asaj kohe. Do të ishte në nderin e spitalit të Vlorës që të mbante emrin e themeluesit të tij të shquar, dr. Ismet Gegës. Tiranë, 18 dhjetor 2012


• E mërkurë 26 dhjetor 2012

Profil

speciale

»

19

A vdiq Jezusi me të vërtetë?

Myslimanët besojnë se ishte komplot Aisha Stacey

I

deja e vdekjes së Jezusit në kryq është qendrore në besimin e krishterë. Prezanton bindjen se Jezui vdiq për mëkatet e njerëzimit. Kryqëzimi i Jezusit është doktrinë jetësore në krishterim. Megjithatë, myslimanët e mohojnë tërësisht këtë. Para se të përshkruajmë se çfarë besojnë myslimanët rreth kryqëzimit të Jezusit, do të ishte me dobi të kuptohej se si reagojnë ata rreth nocionit “mëkati origjinal”. Kur Adami (Ademi) dhe Eva (Havaja) hëngrën nga pema e ndaluar në parajsë, ata nuk u joshën nga një gjarpër. Ishte Djalli që i lajkatoi dhe mashtroi ata, pas së cilës ata vepruan sipas vullnetit të lirë dhe bën gabim në gjykim. Eva (Havaja) nuk mbart e vetme barrën e këtij gabimi. Së bashku Adami (Ademi) dhe Eva (Havaja) realizuan mosbindjen, u penduan dhe u lutën për falje nga Zoti. Zoti me mëshirën dhe urtësinë e Tij të pafund i fali ata. Islami nuk ka koncept të mëkatit origjinal: çdo person mbart përgjegjësi për punët e veta. “Dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatin e tjetrit...” [Kuran, 35:18]. Nuk ka nevojë për Zotin, djalin e Zotit apo qoftë edhe për profet të Zotit të sakrifikojë veten për mëkatet e njerëzimit, me qëllim që të fitojë falje. Islami refuzon plotësisht këtë pikëpamje. Themeli i islamit bazohet në të diturit të vërtetuar se asgjë nuk duhet adhuruar veç Zotit. Falja buron nga një Zot i vetëm; pra, kur një person kërkon falje, ai duhet t’i kthehet Zotit i nënshtruar me pendim të vërtetë dhe të lutet për falje, duke u betuar se nuk do ta përsëris mëkatin. Atëherë dhe vetëm atëherë mëkatet do t’i falen. Në dritën e të kuptuarit islam të mëkatit origjinal dhe faljes ne mund të shohim se islami na mëson se Jezui nuk erdhi të shlyej fajet për mëkatet e njerëzimit, për më tepër, qëllimi i tij ishte të riafirmojë mesazhin e profetëve para tij. Që është: “…Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos Allahut. Allahu është Ai, i plotfuqishmi, i vetëdijshmi…“ [Kuran 3:62]. Myslimanët nuk besojnë në kryqëzimin e Jezusit, as edhe se ai ka vdekur. Kryqëzimi Mesazhi i Jezusit u refuzua nga shumica e autoritarëve izraelitë dhe romakë. Ata që besuan, formuan një grup të vogël pasuesish rreth tij, të njohur si dishepuj. Izraelitët komplotuan kundër Jezusit dhe bënë një plan për ta vrarë. U vendos që të vritej publikisht, në

mënyrë veçanërisht të tmerrshme, e njohur në Perandorinë Romake si kryqëzimi. Kryqëzimi konsiderohej mënyrë e turpshme e vdekjes dhe qytetarët e Perandorisë Romake ishin të përjashtuar nga ky lloj dënimi. Ishte dizajnuar jo vetëm të zgjasë agoninë e vdekjes, por dhe të gjymtojë trupin. Izraelitët planifikuan këtë vdekje për Mesinë - Jezuin e tyre, të dërguarin e Zotit. Zoti me mëshirën e tij të pafund parandaloi këtë ngjarje të neveritshme duke vendosur pamjen e Jezusit në një tjetër dhe e ngriti Jezuin të gjallë, me trup e me shpirt, në qiell. Kurani heshtë për detajet se kush ishte ky person, por ne e dimë dhe besojmë një gjë të sigurt se ai nuk ishte profeti Jezu. Myslimanët besojnë se Kurani dhe tregimet e vërteta të Muhamedit a.s. përmbajnë gjithë njohurinë e nevojshme që i duhet njerëzimit për të adhuruar dhe për të jetuar sipas urdhrave të Zotit. Për këtë, nëse detaje të vogla nuk janë sqaruar, ashtu është sepse Zoti në mençurinë e tij të pafund ka gjykuar se këto detaje nuk janë në interesin tonë. Kurani sqaron me fjalët e vet Zotit komplotin kundër Jezusit dhe planin e Tij për të mbikaluar izraelitët dhe ta ngritur Jezuin në qiell. “E ata i kurdisën një dredhi, Allahu iu kundërvu dredhisë së tyre, Allahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi.” [Kuran, 3:54].

“Madje për shkak të thënies së tyre: “Ne e kemi mbytur Mesiun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut”. Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan, por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth tij janë në dilemë për të e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzionojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. Përkundrazi, Allahu e ngriti atë pranë Vetes. Allahu është i plotfuqishëm, i dijshëm.“ [Kuran 4:157-158] Jezui nuk vdiq Autoritetet izraelite dhe romake nuk ishin në gjendje t’i bënin keq Jezusit. Ai, Zoti pra, e mori Jezuin në Parajsë dhe e pastroi atë

nga deklaratat e pavërteta të bëra në emër të Jezusit. “O Isa, Unë po të marr ty, po të ngriti tek Unë,

po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan.” [Kuran 3:55] Në vargjet e mësipërme, kur Zoti thotë “do ta marrë” Jezuin, Ai përdor fjalën arabe mutevefike. Pa e kuptuar qartë pasurinë e gjuhës arabe dhe pa njohur nivelet e kuptimit në shumë fjalë, është e mundur të keqkuptohet domethënia e Zotit. Sot në gjuhë arabe fjala “mutevefike” ndonjëherë përdoret për të treguar vdekjen, ose edhe gjumin. Megjithatë, në këtë ajet kuranor është përdorur kuptimi origjinal dhe në tërësi fjala nënkupton atë se Zoti e ngriti Jezuin tek Ai tërësisht. Kështu, ai ishte i gjallë në këtë ngritje, trup dhe shpirt pa asnjë lëndim ose të metë. Myslimanët besojnë se Jezui nuk ka vdekur dhe se ai do të kthehet në këtë botë në ditët e fundit para Ditës së Gjykimit. Muhamedi a.s. u tha shokëve të tij: “Si do të jetë kur djali i Marisë / hz. Mrjemes, Jezui zbret në mesin tuaj dhe ai do të gjykojë njerëzit sipas ligjit të Kuranit dhe jo sipas ligjit të Ungjillit.” [Sahihu i Buhariut] Zoti na përkujton neve në Kuran se Dita e Gjykimit është ditë së cilës nuk mund t’i shmangemi dhe na këshillon se kthimi i Jezusit është shenjë e afërsisë së saj. “E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kiametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe ejani pas meje kjo është rrugë e drejtë.“ [Kuran 43:61]. Pra, besimi islam rreth kryqëzimit dhe vdekjes së Jezusit është i qartë. Kishte komplot për ta kryqëzuar Jezuin, por nuk pati sukses. Jezui nuk vdiq, por u ngrit në qiell. Në ditët e fundit që na ofrojnë te Dita e Gjykimit Jezui do të kthehet në këtë botë dhe do të vazhdojë mesazhin e tij.


20

N David MILLER

«

Kulturë

ë demokracitë bashkëkohore perëndimore i kushtohet një vëmendje e veçantë debatit rreth pozitës së grave dhe grupeve të pakicave kulturore. Feministët dhe multikulturalistët shpesh pohojnë se çështjet që i shqetësojnë ata, – çështje që kanë të bëjnë me natyrën e identitetit vetjak, me atë nëse është e mundur të heqim një vijë ndarëse mes jetës publike e asaj private, respektimin e dallimeve kulturore, – i kanë zëvendësuar çështjet rreth pushtetit, demokracisë, lirisë dhe drejtësisë, të cilat unë i trajtova në kapitujt e mëparshëm. Në të vërtetë, vetë natyra e politikës ka ndryshuar gjatë këtij procesi: tanimë politika nuk ka edhe aq shumë të bëjë me atë se çfarë ndodh brenda institucioneve shtetërore, se sa ka të bëjë me atë se çfarë ndodh mes njerëzve, – meshkujve e femrave, të bardhëve e njerëzve me ngjyrë, të krishterëve e myslimanëve, – gjatë bashkëveprimeve të tyre të përditshme. Rrjedhimisht, filozofia politike duhet rishkruar duke marrë për bazë një fokus kryekëput ndryshe. Unë besoj se pretendime të tilla janë të tepruara. Përndryshe çështjet e ngritura nga feministët dhe multikulturalistët janë natyrisht tepër të rëndësishme, dhe duhet të sjellin një ndryshim rrënjësor në të menduarin tonë politik. Por ato as sesi nuk mund t’i zëvendësojnë çështjet më të kahershme, të cilat mbeten po aq të ngutshme sa ç’ishin në kohën e tyre. Në vend të kësaj ato duhet t’i japin këtyre çështjeve një dimension të ri. Synimi im është të hulumtoj se deri në ç’shkallë pretendimet feministe dhe multikulturaliste mund të ndryshojnë të menduarin tonë të pushtetit politik, demokracisë, lirisë dhe caqeve të saj, si dhe drejtësisë. Një mënyrë se si mund të ruhet perspektiva e duhur lidhur me këtë çështje është duke shtruar pyetjen se cilat janë rrethanat që e sollën feminizmin dhe multikulturalizmin në qendër të debatit politik. Ose nëse e përmbysim pyetjen, si ka mundësi që për shumë shekuj marrëdhëniet gjinore dhe pozita e grupeve të pakicave etnike, rëndom nuk gjenin vend në traktatet e mendimit politik? Mund të tundohemi lehtë që ta konsiderojmë këtë si një lajthitje gjigante, apo të pohojmë se klasat sunduese i mbajtën këto çështje qëllimisht jashtë agjendës politike. Pa dyshim është e vërtetë, sidomos në rastin e feminizmit, se filozofia politike në të kaluarën shkruhej nga burra që e merrnin si të mirëqenë faktin se nënshtrimi i gjinisë femërore ndaj asaj mashkullore ishte diçka e natyrshme, se gratë nuk duhet të luanin asnjë rol në jetën politike, e kështu me radhë (kishte edhe përjashtime rastësore, – John Stuart Mill-i ishte një prej tyre, – por këto ishin të pakta dhe tepër larg njëra-tjetrës në kohë). Kjo ndodhte sepse askush nuk dilte në mbrojtje të një qëndrimi të kundërt. Megjithëse pas në kohë, ne mund t’i kritikojmë ashpër paraardhësit tanë për shovinizmin e tyre, – dhe të shumtë janë librat e shkruar duke ndjekur këtë qëndrim, – është më me vlerë dhe në njëfarë mënyre më e ndershme të shtrojmë pyetjen se cili është ai aspekt i shoqërisë sonë që e shtyn atë t’i marrë parasysh kaq seriozisht argumentet e feministëve dhe multikulti-

E mërkurë 26 dhjetor 2012 •

Feminizmi dhe

multikulturalizmi

Femrat dhe pakicat etnike, të keqpërfaqësuara në shkallët më të larta të shoqërisë. Diskriminimi pozitiv, e vetmja mënyrë për t’i vënë gjërat në vend?! (1) ralistëve. Si ka mundësi që ne vërejmë gjëra që paraardhësit tanë kaq paturpësisht nuk arritën që t’i vërenin, – për shembull, se nuk ka asnjë arsye që t’i ndalojë femrat për të pasur të njëjtat shanse karriere si edhe meshkujt? Besoj se përgjigja e kësaj pyetjeje ka të bëjë më atë se jetojmë në shoqëri të themeluara mbi përkushtimin ndaj lirisë dhe barazisë, por që deri tani nuk kishin dëshmuar të njëjtin përkushtim në rastin e grave dhe pjesëtarëve të kulturave pakicë. Ne besojmë fort se kushdo duhet ta jetojë jetën sipas zgjedhjeve të tij/saj, me disa kufizime; gjithashtu besojmë po kaq fort se kushdo ka të drejtë për

pohuar se posaçërisht feministët janë duke luftuar në anën e atyre që e kanë fituar tashmë betejën. Shpesh, qëllon që lexojmë për një femër të punësuar në ndonjë institucion të madh financiar që hedh në gjyq firmën ku punon vetëm sepse aksionet e saj me vlerë të përcaktuar kushtojnë ca milionë më pak se sa ato të kolegëve të saj meshkuj, dhe mendojmë se asaj nuk i nevojitet aspak kjo gjë, duke e ditur se sa mirë është nga gjendja ekonomike. Ky reagim është i drejtë në një aspekt, por i gabuar në një tjetër, ngaqë harron se sa e vështirë është përvoja e të qenit i diskriminuar në një shoqëri të përkushtuar ndaj trajtimit të bara-

moderne kur shtrojmë pyetjen për formën që duhet të ketë pushteti politik, në fakt jemi duke pyetur se si duhet themeluar shteti. Por shumë feministë e kanë vënë në dyshim këtë mënyrë të të kuptuarit të politikës. Ata kanë pohuar se është vështirë në mos po e pamundur të hiqet një vijë ndarëse mes sferës publike, ku njerëzit angazhohen në marrëdhënie politike ndërmjet tyre, dhe sferës private, ku marrëdhëniet janë apolitike. Me fjalë të tjera ata e shohin politikën si një fenomen shumë më të përhapur, një fenomen që ndikon çdo aspekt të jetëve tona. Kjo sfidë përmblidhet në sloganin “personalja është politike”.

trajtim të barabartë, qoftë duke iu garantuar të drejta të barabarta, qoftë duke iu ofruar shanse të barabarta. Duke pasur parasysh këto bindje, kemi të bëjmë më një problem politik tepër shqetësues, atëherë kur një pjesë e shoqërisë gëzon më pak liri vetjake ose nuk trajtohet në mënyrë të barabartë nga institucionet ekzistuese shoqërore e politike. Kështu për shembull, kur grave u mohohet e drejta për të ndërthurur në mënyrë harmonike karrierën me jetën familjare, një e drejtë kjo që u ofrohet meshkujve, ose kur pjesëtarët e pakicave etnike kanë më pak mundësi punësimi në krahasim me shumicën, kjo do të thotë se këto kategori sociale nuk po trajtohen si pjesëtarë plotësisht të lirë e të barabartë të shoqërisë së tyre. Mund të tundohemi lehtë për të

bartë, diçka që ka të bëjë me të ndjerit i nënvleftësuar si person, paçka se sa i lartë është standardi i jetesës. Feministët luftojnë për transformimin e shoqërisë në një të tillë ku femrat gëzojnë liri dhe barazi të plotë, dhe jo të pjesshme apo sa për emër. Multikultiralistët shprehin pretendime të ngjashme në emër të grupeve etnike, fetare, etj., pjesëtarët e të cilave ndihen të diskriminuar, apo kultura e të cilëve nënvleftësohet nga shumica mbizotëruese. Ekzistojnë disa versione për secilin qëndrim, por në vend që t’i përshkruaj mekanikisht ato mendoj se është më mirë të hulumtoj sfidat që feminizmi dhe multikultiralizmi i drejtojnë koncepteve të parashtruara në kapitujt e mëparshëm. Le t’ia nisim me çështjen e pushtetit dhe autoritetit politik. Në shoqëritë

Dhe sipas kësaj, nëse dëshirojmë të flasim për pushtetin politik, nuk duhet të përmendim vetëm pushtetin që shtetet ushtrojnë mbi shtetasit e tyre, por edhe pushtetin e meshkujve mbi femrat. Ajo çka i jep të drejtë kësaj sfide është fakti se meshkujt, jo vetëm në të kaluarën, por në njëfarë mase edhe sot, kanë ushtruar pushtet mbi femrat. Këtë, ata e kanë arritur duke i mbajtur ato nën varësi ekonomike (femrës i është dashur që të mbështetet mbi meshkujt fitues të ardhurash për të mbijetuar), pjesërisht duke përhapur pikëpamje për rolin e duhur të femrës në jetë, pikëpamje të cilat janë pranuar prej vetë femrave, dhe pjesërisht nëpërmjet shtrëngimit fizik, – femrat kërcënoheshin me pësimin e dhunës po qe se nuk i bindeshin urdhrave të

meshkujve. Çka u tha më sipër është një përgjithësim i marrëdhënieve ndërgjinore, domethënë nuk mund të thuhet se të gjithë meshkujt pa përjashtim i kanë përdorur tre metodat e mësipërme për t’i mbajtur nën zgjedhë femrat, – jo për ndonjë gjë, por gratë gjithmonë e kanë gjetur një mënyrë për ta luftuar sundimin mashkullor, – megjithëse bëhet fjalë për një lloj pushteti që ka mbetur i padukshëm për filozofinë politike. Kur filozofët politikë si Hobbes-i shkruajnë për luftën për pushtet dhe se si duhet kontrolluar ajo, ata kanë parasysh vetëm marrëdhëniet mes meshkujve – duket sikur çështjes së marrëdhënieve ndërgjinore t’i ishte dhënë zgjidhje qysh atëherë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që domosdoshmërish duhet të fillojmë t’i konsiderojmë këto marrëdhënie si të ishin politike. Ndonëse politika ka të bëjë me pushtetin, – kush duhet ta ketë atë, dhe si duhet mbajtur nën kontroll, – jo çdo marrëdhënie pushteti mund të konsiderohet politike. Le të sjellim këtu disa shembuj nga jeta e përditshme – pushteti i mësuesit/ mësueses mbi nxënësit, pushteti i një punëdhënësi mbi të punësuarit, pushteti i një gjenerali mbi ushtarët e tij. Në çdo rast, pala e parë mund ta detyrojë të dytën që të sillet sipas dëshirës së tij/saj, pjesërisht duke ushtruar pushtet të pranuar vullnetarisht nga nxënësit/të punësuarit/ ushtarët, pjesërisht sepse është në gjendje t’iu kanoset atyre me pasoja aspak të këndshme, – dënim, pushim nga puna, gjyqin ushtarak, – po qe se urdhrat e tij/saj nuk zbatohen. Kështu që përse këto marrëdhënie nuk janë politike? Atëherë duhet të reflektojmë për atë se çfarë e bën politikën një fushë kaq të dallueshme të jetës njerëzore. Së pari, edhe pse ka të bëjë me marrjen dhe zbatimin e vendimeve, për marrjen e këtyre vendimeve zbatohet një metodë e veçantë, – duke u dhënë interesave dhe grupeve të ndryshme shoqërore mundësinë për t’u shprehur lidhur me këto vendime. Kjo metodë nuk duhet të jetë patjetër demokratike, – politika bëhet edhe në oborret mbretërore, – dhe as e pastër nga ana morale, – kanosjet dhe pazarllëqet janë pjesë përbërëse e saj, ashtu siç janë edhe debati bashkë me negociatat. Por atëherë kur një diktator i ka duart e lira të imponojë vullnetin e tij pa pasur nevojë që të dëgjojë mendime të tjera apo të konsultohet me palët e interesuara, nuk ka më politikë. Së dyti, pushteti politik prek pothuajse çdo fushë të jetës njerëzore. Megjithëse mund dhe duhet ta kufizojmë atë, duhet të vijëzojmë sfera të lirive vetjake ku vendimet politike nuk guxojnë të ndërhyjnë – vetë vijëzimi i këtyre sferave është një veprim politik. Dhe politika është gjithashtu mjeti përmes të cilit përcaktohet pushteti që mund të ushtrojnë njerëz të ndryshëm në fusha të ndryshme të jetës. Pra, i takon vendimit politik të përcaktojë se deri ku shkon pushteti i mësuesit/ mësueses mbi nxënësit e tij/saj, se ç’të drejta dhe detyrime përkatëse duhet të kenë punëdhënësit e të punësuarit, se si duhet dhe nuk duhet të veprojnë gjeneralët gjatë drejtimit të një ushtrie. Në qoftë se politika i përmban këto tipare dalluese, atëherë mund ta formulojmë ndryshe sfidën feministe ndaj pushtetit politik. Ajo se çfarë janë duke theksuar feministët lidhur me marrëdhëniet meshkuj-femra nuk ka edhe aq të bëjë me natyrën e tyre qenësore politike, se sa me paaftësi-


• E mërkurë 26 dhjetor 2012 në e politikës për t’i menaxhuar këto marrëdhënie. Pushteti politik në formën e tij të deritanishme nuk ka përcaktuar parametra të pranueshëm për marrëdhëniet veçanërisht intime që ekzistojnë mes gjinive. Ky dështim reflektohet në disa mënyra: nuk u ka ofruar femrave siguri fizike të mjaftueshme, posaçërisht një mbrojtje efikase nga dhuna brenda mureve të shtëpisë, nuk ka garantuar gëzimin nga ana e femrave të të drejtave të barabarta, si edhe meshkujt në disa fusha të rëndësishme të jetës, dhe nuk u ka siguruar femrave liri vetjake të mjaftueshme (pak më tej do ta shpjegoj se çdo të thotë kjo). Janë pikërisht këto dështime të politikës që i kanë lejuar meshkujt që të ushtrojnë pushtet mbi femrat në jetën private; kjo është edhe arsyeja se përse për shekuj me radhë femrat ishin pothuaj tërësisht të përjashtuara nga politika në kuptimin konvencional të fjalës. Kjo na çon drejt e tek kritikat feministe dhe multikulturaliste ndaj mënyrës se si zbatohet demokracia aktualisht, por përpara se t’i trajtoj këto, dëshiroj të ndalem sërish në çështjen e lirisë. Liria zakonisht kuptohet si një sferë e mbrojtur veprimi brenda së cilës kushdo ka mundësinë dhe mjetet për të vendosur se si do ta jetojë jetën e tij/saj. Feministët – duhet thënë që argumente të ngjashme janë sjellë edhe nga multikulturalistët, – e kanë sfiduar këtë nocion në dy fronte. Së pari, duke pohuar se femrat në realitet gëzojnë shumë më pak liri në sferën private nga sa pretendojnë filozofët politikë. Së dyti, duke pohuar se sjellje të cilat mund të konsiderohen “të vetëpërqendruara” (duke përdorur kështu frazën e Mill-it) faktikisht ndikojnë negativisht mbi interesat e femrës. Pamë se liria ka të bëjë me një numër të madh zgjedhjesh në dispozicion të dikujt, por po ashtu edhe me aftësinë për të zgjedhur mes tyre. Në të kaluarën, zgjedhjet në dispozicion të shumicës dërrmuese të grave ishin haptazi mjaft të kufizuara. Zgjedhjet e tyre ishin mjaft të kufizuara: ato martoheshin, rrisnin fëmijë, ishin të punësuara brenda ekonomisë shtëpiake ose në një vend pune tjetër të lidhur ngushtë me të. Shek.XX shënoi ndryshime rrënjësore për sa i përket aspektit të jashtëm të lirisë së femrës. Jo vetëm që të gjitha vendet e punës u hapën të paktën formalisht për femrat, por tani atyre iu dha mundësia që të bënin zgjedhje të mirëfillta në sferën e marrëdhënieve personale – nëse dëshironin të martoheshin, apo nëse vërtetë ia vlente të angazhoheshin në marrëdhënie heteroseksuale, nëse dëshironin të kishin fëmijë, e kështu me radhë. Kjo nuk do të thotë që ato gëzonin të drejta të barabarta me meshkujt në të gjitha këto fusha, sepse liria, siç e pamë në atë kapitull, ka të bëjë edhe me kostot që i bashkëngjiten mënyrave të ndryshme të veprimit, dhe shumë shpesh femrave i duhej të përballonin kosto shtesë kur për shembull ato vendosnin ta ndërthurnin rritjen e fëmijëve me një karrierë profesionale. Sidoqoftë, çështja më delikate ka të bëjë me anën e brendshme të lirisë, me aftësinë për të zgjedhur. Feministët pohojnë se femrat mbeten skllave të normave kulturore të kahershme të shoqërisë së tyre edhe atëherë kur ato nuk janë më të shtrënguara fizikisht për t’iu përmbajtur atyre. Këto norma kanë të bëjnë me paraqitjen e jashtme të femrës, mënyrën e saj të sjelljes, marrëdhëniet që ajo mund të vendosë me meshkujt, e kështu me radhë. Këto norma nguliten në psiken e femrës qysh në moshë të njomë dhe vështirë se mund të çrrënjosen më pas. Padyshim, femrat bëjnë zgjedhje

të mirëfillta në shumë fusha të jetës, – punësim, besim fetar, stil jetese në një kuptim më të gjerë, – por gati përherë brenda caqeve të vendosura nga ideja mbizotëruese e femërisë. Dhe kjo çon drejt pasojave shkatërrimtare – për shembull, mania për formën fizike mund t’i shtyjë adoleshentet drejt anoreksisë, bindjet rreth rolit të burrave dhe grave mund t’i detyrojnë femrat që të pranojnë, pa e kuptuar, një ndarje tmerrësisht të padrejtë të detyrave shtëpiake, e kështu me radhë. Ajo çka e vështirëson zgjidhjen e këtij problemi është fakti se ai ndërthuret me çështje të tjera, për të cilat vetë feministët nuk janë të një mendimi: çështja është nëse meshkujt dhe femrat kanë në thelb natyra të njëjta, ose ndryshimi mes tyre është kaq i madh, saqë gjithmonë do të kemi dallime të theksuara mes mënyrave se si dy gjinitë duan ta jetojnë jetën. Nëse kjo e dyta është e vërtetë, atëherë nuk bën të nxitohemi duke supozuar se kur femrat vendosin të ndjekin disa norma kulturore të caktuara, zgjedhjet e tyre janë gjithmonë false. Kjo nuk do të thotë se duhen pranuar normat e sjelljes që për shembull i shtyjnë adoleshentet të vdesin nga uria. Por, ndofta ka gjasa që natyra femërore është me e prirë për t’u përkujdesur për pamjen e jashtme se sa ajo mashkullore, rast në të cilin liria e tyre nuk dëmtohet aspak nga fakti se zgjedhjet e bëra në këtë fushë të jetës janë të ndryshme nga ato të meshkujve. Si mund ta përcaktojmë nëse ndryshimet e vërejtura ndërgjinore në zgjedhje janë thjesht pasojë e normave kulturore që duhen ndryshuar, apo janë pasqyrë e dallimeve thelbësore të rrënjosura në natyrën

vetë feministëve. Pakicat kulturore – ato grupe identiteti etnik apo fetar i të cilave ndryshon nga ai i shumicës së shoqërisë së tyre, – përballen gjithashtu me pengesa në realizimin e lirive vetjake. Megjithëse në shoqëritë moderne liberale ata kanë shanse të njëjta shkollimi dhe punësimi, si edhe pjesëtarët e shumicës, duhet të përballojnë shpesh kosto shtesë për bërjen e këtyre zgjedhjeve. Për shembull, kërkesat për një vend të caktuar pune mund të formulohen në mënyrë të tillë që pakicat të mos arrijnë t’i përmbushin ato, – mund të përfshijnë një kod veshjeje që bie ndesh me kodin e tyre tradicional apo fetar të veshjes, java e punës të jetë e organizuar në mënyrë të tillë që e bën të pamundur praktikimin e besimit të tyre fetar, për shembull kur atyre iu kërkohet të punojnë në ditën e Shabatit, e kështu me radhë. Multikulturalistët pohojnë se shanset duhet të jenë të barabarta përtej një barazie thjesht formale. Problemi që paraqitet këtu është se kostot në thelb janë një çështje zgjedhjeje vetjake. Në qoftë se për arsye fetare, për shembull, zgjedh të mos ha mish derri, atëherë duket qartë që nuk kemi të bëjmë me një kufizim të lirisë vetjake, sepse është një kufizim i vetëimponuar. Kështu pra, për shkak të kodit tim të veshjes unë zbatoj një stil të caktuar të veshuri, çka sjell si rezultat që pak punëdhënës do të pranonin të më punësonin. Por, a mund të ndryshoj unë ndonjë gjë në këtë mes? Për shembull përse të mos e ndryshoj stilin tim të veshjes. Për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, duhet të vendosim nëse një kod veshje apo edhe ndonjë kërkesë tjetër për të fituar një vend pune, është diçka e domosdoshme për

Librari

shpërndarës droge, atëherë kjo mund të ndikojë, edhe pse në mënyrë të pandërgjegjshme, mbi mënyrën e veprimit të atyre që janë përgjegjës për marrjen e të tjerëve në punë apo për ngritjen e tyre në detyrë. Ajo çka nënkuptohet është se liria e shprehjes duhet kufizuar më tepër se sa mendonim fillimisht. Shprehja që dëmton interesat e grupeve më të pambrojtura duhet ndaluar. Pikërisht për këtë arsye disa feministë kanë kërkuar ndalimin e pornografisë; përfaqësuesit e pakicave fetare kanë bërë kërkesë për miratimin e ligjeve kundër blasfemisë, që ndalojnë bërjen e komenteve fyese ndaj feve të tyre, ashtu siç vepruan disa islamikë pas botimit të veprës “Vargje satanike” të Salman Rushdie-s. Këto pretendime janë burim shqetësimesh për ato shoqëri që janë fort të përkushtuara ndaj lirive vetjake. Në fund të fundit, a nuk është kaq e paçmuar liria, pikërisht sepse i lejon njerëzit që të sfidojnë traditat, të tronditin e të cenojnë, me qëllim që t’i nxisin të tjerët për të vënë në dyshim bindjet e tyre ekzistuese? Si mund t’i përshëndesim shprehje apo sjellje që fyejnë një grup njerëzish, dhe pastaj të kthehemi në krahun tjetër e të përpiqemi të ndalojmë shprehje e sjellje që fyejnë një grup tjetër? Ngaqë vija ndarëse mes formave të shprehjes që janë çliruese pavarësisht nga natyra e tyre fyese dhe formave të tjera të shprehjes që janë katërcipërisht fyese është shumë e vështirë për t’u hequr, mund të nxjerrim përfundimin se ligji është një instrument i papërdorshëm në këtë fushë – se në përgjithësi është më mirë t’i lëmë njerëzit të gjykojnë vetë se cila shprehje është e pranueshme dhe cila jo, me përjashtim të rasteve

Unë besoj se pretendime të tilla janë të tepruara. Përndryshe çështjet e ngritura nga feministët dhe multikulturalistët janë natyrisht tepër të rëndësishme, dhe duhet të sjellin një ndryshim rrënjësor në të menduarin tonë politik. Por ato as sesi nuk mund t’i zëvendësojnë çështjet më të kahershme, të cilat mbeten po aq të ngutshme sa ç’ishin në kohën e tyre. Në vend të kësaj ato duhet t’i japin këtyre çështjeve një dimension të ri. Synimi im është të hulumtoj se deri në ç’shkallë pretendimet feministe dhe multikulturaliste mund të ndryshojnë të menduarin tonë të pushtetit politik, demokracisë, lirisë dhe caqeve të saj, si dhe drejtësisë. e secilës gjini? Ky është një problem kaq kompleks, sa që rrugëdalja më e mirë që duhet ndjekur është ajo e John Stuart Mill-it, duke mbetur agnostikë. Ashtu siç shkruante Mill-i në veprën e tij “Nënshtrimi i femrave” (një nga shembujt e paktë të filozofisë politike feministe përpara shek. XX): Nuk e pranoj se dikush e di, ose mund ta dijë, natyrën e dy gjinive, duke u bazuar vetëm në mënyrën se si paraqitet marrëdhënia ekzistuese mes tyre. Në qoftë se meshkujt do të kishin qenë pjesë e një shoqërie pa femra, ose anasjelltas, apo nëse do të kishte ekzistuar një shoqëri e përbërë nga meshkuj dhe femra, në të cilën femrat nuk janë nën kontrollin e meshkujve, diçka do të mund të dihej konkretisht rreth dallimeve mendore dhe morale që mund të jenë pjesë qenësore e natyrës së tyre. Meqenëse na mungojnë këto prova, kemi arsye bindëse për të garantuar kushte të jashtme të lirisë të njëjta për meshkuj e femra, pra që zgjedhjet në dispozicion të tyre dhe kostot që duhen përballuar për bërjen e tyre janë të njëjta. Nëse veç kësaj duhet të përpiqemi të thyejmë zgjedhën e normave kulturore mbizotëruese për mënyrën e ndërsjellë të sjelljes së meshkujve e femrave, ose përndryshe, të garantojmë që normat tradicionale femërore të vlerësohen po aq sa ato mashkullore, – siç e thashë më sipër, kjo mbetet një çështje e debatueshme mes

vendin e punës në fjalë. Në disa raste, kërkesat që kanë të bëjnë me veshjen mund të vendosen për shkaqe sigurie. Në disa raste të tjera, kemi të bëjmë me kërkesa estetike, për shembull aktorët edhe valltarët duhet të jenë të gatshëm të veshin kostumet e përgatitura nga modelisti i spektaklit ku marrin pjesë. Por, nëse kodi i veshjes nuk është edhe aq i domosdoshëm për vendin e punës, atëherë pakicat kulturore kanë të drejtë të pretendojnë se pa braktisjen apo zbutjen e tij, liria e tyre për të zgjedhur një vend pune është e kufizuar. (Natyrisht, personat në fjalë duhet të provojnë që kodi i tyre i veshjes ka rrënjë shumë të thella kulturore, çka do të thotë se dhunimi i tij do t’iu kushtonte tepër shtrenjtë atyre.) Pra, po e vërejmë se si sfidat feministe dhe multikulturore mund të na detyrojnë ta rishikojmë jo idenë e lirisë në vetvete, por të kuptuarin tonë të kushteve në të cilat njerëzit janë vërtetë të lirë të zgjedhin rrugën e tyre në jetë. E njëjta gjë gjen zbatim kur hulumtojmë caqet e lirisë. Feministët dhe mulikulturalistët mund të pohojnë për shembull se mënyra se si përshkruhen femrat dhe pakicat kulturore nga mediat mund të ketë ndikim të madh mbi mënyrën se si ato trajtohen në jetën e përditshme. Për shembull, nëse gratë paraqiten si objekte seksi, ndërsa njerëzit me ngjyrë si kriminelë apo

ekstreme, siç është i foluri racist në vende publike. Kjo nuk e përjashton debatin publik rreth këtyre çështjeve, debat i cili mund t’i bëjë njerëzit më të vëmendshëm ndaj gjërave që për pakicat kulturore janë fyese ose cenuese. Në një shoqëri multikulturore respekti i përhapur për vlerat kulturore të grupeve të tjera është një e mirë e paçmuar. Njëherësh nuk duhet të biem viktimë e korrektësisë politike ligështuese. Aty ku kulturat përmbajnë elemente armiqësore ndaj lirisë dhe barazisë, – posaçërisht lirisë dhe barazisë së femrës, – nuk duhet hezituar aspak për të thënë të vërtetën, edhe nëse kjo i fyen pakicat në fjalë. Tashmë po i kthehem çështjes së demokracisë. Në shoqëritë me të drejtë vote universale, një çështje shqetësuese për feministët dhe multikulturalistët ka qenë mungesa relative e femrave dhe përfaqësuesve të pakicave kulturore në organet legjislative. Por përse duhet të ketë rëndësi kjo? Në anën tjetër pohohet se përfaqësuesit e zgjedhur votohen nga mbarë trupi zgjedhor dhe janë përgjegjës para tij, kështu që edhe kur nuk kemi shumë femra apo pjesëtarë pakicash të zgjedhur, interesat dhe shqetësimet e tyre me siguri do t’i përcillen njerëzve (të bardhë) që i përfaqësojnë ata. Me fjalë të tjera, nuk ka rëndësi se kush përfundon në Kuvend apo Parlament, por është parimi i llogaridhënies ai që qëndron mbi gjithçka.

»

21

Kjo përgjigje anashkalon faktin se në demokracitë ekzistuese, përfaqësuesit e zgjedhur kanë liri tepër të madhe për të vendosur lidhur me çështje për të cilat zgjedhësit e tyre nuk kanë pasur rast të shprehen. Kam trajtuar disa mënyra se si mund të thellohet demokracia, se si mund të garantohet një përfshirje më e gjerë e njerëzve të thjeshtë në marrjen e vendimeve, dhe nëse të mësipërmet do të viheshin në praktikë, atëherë njerëzit nuk do të ishin më edhe aq të shqetësuar se kush i përfaqëson ata. Por ama në kohërat që jetojmë, fakti se kush na përfaqëson merr rëndësi jetike, dhe në përkrahje të shtimit të pranisë së femrave dhe pakicave del argumenti, sipas të cilit ata që nuk i përkasin këtyre grupeve nuk arrijnë t’i kuptojnë plotësisht interesat dhe këndvështrimet e tyre. Kështu për shembull kur qëllon që një problem rreth ritualeve fetare mbërrin në Kuvend apo në Parlament, i cili për shembull ka të bëjë me diskriminimin në vendin e punës, ka tepër rëndësi që në atë organ të gjenden njerëz të aftë ta shpjegojnë domethënien e ritualit, rolin e tij qendror apo domethënien që ai ka për grupin në fjalë, e kështu me radhë. E njëjta gjë duhet të ndodhë kur paraqitet një problem veçanërisht shqetësues për femrat, për shembull një problem që ka të bëjë me lejen e lindjes apo kujdesin për foshnjat. Nuk është e domosdoshme që përfaqësimi të jetë patjetër në përpjesëtim me përqindjet e popullsisë. Ajo që ka më tepër rëndësi është fakti që çdo këndvështrim domethënës duhet të jetë i përfaqësuar mjaftueshëm në organet legjislative. Kjo rrjedh nga përkufizimi i kahershëm i demokracisë si një sistem për marrjen e vendimeve politike nëpërmjet diskutimit të hapur ku marrin pjesë tërë palët e interesuara. Këtu po supozohet se palët e përfshira janë të gatshme të dëgjojnë argumentet e palës tjetër, t’i shqyrtojnë ato sipas standardeve të drejtësisë, dhe t’i ndryshojnë pikëpamjet e tyre në përputhje me rrethanat. Sigurisht, demokracitë nuk funksionojnë kësisoj, por për grupet pakicë është tepër e rëndësishme që këto parime të vihen në praktikë, kuptohet, gjithnjë sipas mundësive. Tek e fundit, të gjithë ne jemi pjesëtarë të ndonjë pakice. Po qe se kushdo do të votonte sipas interesave të grupit ku bën pjesë, pakicat do të dalin përherë humbëse. Forca e argumenteve të tyre është e vetmja armë që zotërojnë. Kjo pikëpamje është kundërshtuar nga disa feministë dhe multikulturalistë, të cilët pohojnë se vetë nocioni i përdorimit të argumenteve logjike për zgjidhjen e problemeve e nxit sistemin që të anojë në favor të atyre që janë më të prirë për diskutime të këtij lloji. Ata pohojnë se femrave dhe grupeve pakicë mund t’u nevojiten forma shprehjeje më të zjarrta për të paraqitur argumentet e tyre; sipas tyre, disa çështje duhet t’iu lihen grupeve që ndikohen drejtpërdrejt prej tyre, çka do të thotë që çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën riprodhuese, – konsumi i kontraceptivëve, aborti, etj., – i duhen lënë femrave që t’i zgjidhin vetë. Për t’i dhënë zgjidhje problemit të përgjithshëm të pakicave, qeveritë duhet të jenë të gatshme t’i garantojnë disa të drejta themelore me Kushtetutë, pikërisht për t’i mbrojtur pakicat nga shumicat armiqësore në çdo rast. Gjithashtu hodha idenë se krijimi i trupave të veçantë kushtetues për t’u marrë me çështje të tilla, ashtu siç ndodh rëndom në një shtet federal, përligjet nga normat demokratike. Sidoqoftë, këtu ka një problem ngaqë shumë prej çështjeve që shqetësojnë femrat dhe pakicat kulturore zgjo-


22

«

Kulturë

jnë një interes të lartë në disa qarqe të tjera. Aborti është shembulli më i mirënjohur në këtë rast. Sado që dikush mund të tundohet për të menduar se kjo është një çështje që i përket vetëm femrave, nuk mund të anashkalohet fakti se grupet fetare në veçanti janë tepër të preokupuara për të, meqenëse besojnë se aborti sjell shkatërrimin e një qenieje njerëzore vërtetë të palindur, por që ka një shpirt. Ky shqetësim nuk mund të shpërfillet duke u etiketuar si i marrë, përveçse po të kihet aq guxim sa të shpërfillen në njëjtën mënyrë tërë pretendimet kulturore të rrënjosura në besime fetare. Kështu pra, e vetmja mënyrë për të ecur përpara është duke u përpjekur për të formuluar nëpërmjet debatit dhe konsultimeve një qëndrim për abortin që është pak a shumë i pranueshëm për palët kundërshtare, dhe kjo sërish nxjerr në pah nevojën për përfaqësimin e një game të gjerë këndvështrimesh brenda organit vendimmarrës. Më në fund mbërritëm në pjesën që i kushtohet çështjes së drejtësisë: si e kanë sfiduar feministët dhe multikulturalistët nocionin ekzistues të drejtësisë sociale, dhe si duhet reaguar ndaj këtyre sfidave? Dëshiroj të përqendrohem në dy çështje kryesore: drejtësia shtëpiake, – drejtësia mes meshkujve dhe femrave në jetën familjare, – dhe diskriminimi pozitiv, – masa që kanë për qëllim të përkrahin femrat dhe pakicat etnike në qasjen e tyre në arsimin e lartë dhe tregun e punës. Drejtësia sociale ka të bëjë me mënyrën sipas së cilës institucionet politike dhe shoqërore bëjnë shpërndarjen e përfitimeve dhe kostove ndërmjet individëve. I është kushtuar gjithnjë vëmendje sistemit të pronësisë dhe atij tatimor, garantimin publik të kujdesit shëndetësor dhe shkollimit, e kështu me radhë. Por a mund ta kufizojmë vëmendjen tonë vetëm tek efektet shpërndarëse të këtyre institucioneve publike? Feministët pohojnë se duhet të vëzhgojmë se ç’ndodh edhe brenda njësisë familjare, duke hulumtuar se si shpërndahen brenda saj përfitimet dhe kostot, dhe po ashtu cili është ndikimi i saj në shpërndarjen më të gjerë të vendeve të punës, të ardhurave, e kështu me radhë. Më saktësisht ata pohojnë se pa drejtësinë shtëpiake, drejtësia sociale do të mbetet vetëm një utopi e parealizueshme për femrat. Të shumtë janë ata që e pranojnë se historikisht brenda familjes, femrës i ka rënë roli më i vështirë, ngaqë familja e la femrën nën mëshirën e meshkujve të saj, të cilët jo vetëm që angazhoheshin pak ose aspak në kryerjen e punëve të shtëpisë, por gjithashtu kishin nën kontroll financat e familjes për shkak të statusit të tyre si fitues të ardhurash. Por ama, meqë tashmë femrat pak a shumë e kanë fituar pavarësinë e tyre në sferën publike, – ato kanë përfituar të drejta ligjore, të drejta politike, dhe qasje të barabartë në tregun e punës, – duhet që edhe marrëdhëniet meshkuj-femra brenda mureve të shtëpisë të ndryshojnë thellësisht: të dyja gjinitë tanimë bashkëveprojnë duke u nisur nga pozita të barabarta. Me fjalë të tjera, me arritjen e drejtësisë sociale (në kuptimin familjar) për femrat, drejtësia shtëpiake do të pasojë. Por kjo bindje optimiste nuk është parë ende të shfaqet në praktikë: nuk ka dyshim se pozita e femrës është përmirësuar në shumë fusha, por ka ende shumë pabarazi, sidomos në mënyrën se si ndahen punët shtëpiake mes meshkujve dhe femrave. Edhe atëherë kur të dy partnerët punojnë me kohë të plotë, femrave ende i takon pjesa e luanit për sa u përket detyrave shtëpiake. Duke pasur parasysh se këto

Pamë se liria ka të bëjë me një numër të madh zgjedhjesh në dispozicion të dikujt, por po ashtu edhe me aftësinë për të zgjedhur mes tyre. Në të kaluarën, zgjedhjet në dispozicion të shumicës dërrmuese të grave ishin haptazi mjaft të kufizuara. Zgjedhjet e tyre ishin mjaft të kufizuara: ato martoheshin, rrisnin fëmijë, ishin të punësuara brenda ekonomisë shtëpiake ose në një vend pune tjetër të lidhur ngushtë me të. Shek. XX shënoi ndryshime rrënjësore për sa i përket aspektit të jashtëm të lirisë së femrës. Jo vetëm që të gjitha vendet e punës u hapën të paktën formalisht për femrat, por tani atyre iu dha mundësia që të bënin zgjedhje të mirëfillta në sferën e marrëdhënieve personale – nëse dëshironin të martoheshin, apo nëse vërtetë ia vlente të angazhoheshin në marrëdhënie heteroseksuale, nëse dëshironin të kishin fëmijë, e kështu me radhë.

detyra nuk janë aspak të këndshme (kujt i pëlqen të hekurosë rroba apo të pastrojë dyshemenë me fshesë elektrike?), kjo duket krejtësisht e padrejtë. Femrat dalin më me humbje edhe për shkak të faktit se kur lindin fëmijë ato duhet të shkëputen për një kohë më të gjatë nga vendi i punës se sa kolegët e tyre meshkuj, dhe shpesh e vetmja mënyrë për kthimin e tyre në tregun e punës është zgjedhja e punëve me kohë të pjesshme, çka sjell që karriera e tyre është më e ngadaltë në krahasim me atë të kolegëve meshkuj. Duke i shtuar kësaj diskriminimin e hapur gjinor, fillojmë të kuptojmë shkakun e fenomenit të shpesh-vërejtur të femrave që sistematikisht fitojnë më pak se meshkujt, dhe që janë të përfaqësuara keq në majë të hierarkisë së profesioneve të tyre (ja pse kemi pak femra shefe korporatash, gjykatëse, profesoresha, etj.) Por nuk duhet të nxjerrim nxitimthi përfundimin se ngaqë meshkujt dhe femrat zënë pozita të pabarabarta në disa fusha, kjo përbën një pabarazi. Tek e fundit, disa rezultate të pabarabarta janë megjithëkëtë të drejta, – për shembull kur shkaktohen nga zgjedhjet e gabuara të njerëzve. Kështu që një përgjigje që duhet marrë në shqyrtim përsa i përket provave që sapo paraqita është se femrat kanë dhënë pëlqimin e tyre për disa rregullime që funksionojnë në të keq të tyre, – në kuadrin e marrëveshjes familjare ato kanë pranuar të bëjnë shumicën e punëve shtëpiake dhe të kenë karriera më pak të shkëlqyera se sa partnerët e tyre meshkuj. Por përse mund ta kenë pranuar këtë? Ndofta sepse ekzistojnë ende disa norma për rolet e ndërsjellta të femrave dhe meshkujve, norma sipas të cilave femrat kanë përgjegjësi më të mëdha për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe rritjen e fëmijëve, ndërkohë që meshkujt janë specializuar në përgjegjësitë për fitimin e të ardhurave jashtë shtëpisë. Kështu që ndonëse në praktikë shumica e gjerë e femrave në moshë punuese punësohet në tregun e punës, të dyja gjinitë kanë prirje ta konsiderojnë punën e tyre si një lloj bonusi, diçka që i shtohet përgjegjësive të tyre parësore. Por edhe pse femrat e pranojnë këtë këndvështrim, duket qartë se ai është kundër interesave të tyre në kuptimin e ekuilibrit të kostove dhe përfitimeve. Kjo normë është një relike e kohërave të kaluara, dhe megjithëse pranohet vullnetarisht kjo nuk do të thotë se është e drejtë (është e mirënjohur se edhe skllevërit i pranonin normat që sanksiononin skllavërinë e tyre). Të provosh se drejtësia shtëpiake mbetet ende për t’u arritur në shoqërinë tonë është një gjë; por të përkufizosh domethënien e drejtësisë brenda mureve të shtëpisë është diçka tjetër. A duhet të këmbëngulim se ndarja e barabartë e kostove dhe përfitimeve duhet të jetë një rregull absolut për të gjitha familjet, apo ka hapësirë që njerëzit të bëjnë rregullime specifike në përputhje me rrethanat e tyre? Ndofta kur të vijë koha që normat e vjetruara për vendin e duhur të femrave në familje të kenë dalë nga qarkullimi, parimi i marrëveshjes së lirë do të zërë vendin e merituar. Siç e vumë re më sipër, disa feministë këmbëngulin se ekzistojnë ndryshime të thella mes meshkujve dhe femrave, veçanërisht në lidhje me rolin e tyre në rritjen e fëmijëve, dhe e konsiderojnë barazinë e rreptë si një shtrëngim të femrave për t’u sjellë një mënyrë të tillë që e mohon natyrën e tyre prej nëne. Në qoftë se kjo do të ishte e vërtetë, drejtësia në mar-

E mërkurë 26 dhjetor 2012 •

rëdhëniet brenda mureve të shtëpisë duhet të jetë në pajtim me fleksibilitetin në jetën familjare, ku partnerët mund të zgjedhin të ndajnë punët brenda dhe jashtë mureve të shtëpisë në përputhje me preferencat dhe aftësitë e tyre vetjake. Më së fundi mbërritëm në pjesën e këtij kapitulli kur duhet të hulumtojmë çështjet që kanë të bëjnë me politikat e aksionit afirmues dhe diskriminimit pozitiv. Si feministët ashtu edhe multikulturalistët i kanë vënë në dyshim konceptet tradicionale për shanset e barabarta, sipas të cilave dikush duhet përzgjedhur për një vend pune ose bursë shkollimi ekskluzivisht duke u nisur nga meritat personale. Sipas tyre, në vend të kësaj drejtësia shtron nevojën për diskriminim pozitiv në të mirë të femrave dhe/apo pjesëtarëve të pakicave etnike, – me fjalë të tjera komitetet përzgjedhëse duhet të jenë të prira për t’i kushtuar vëmendje faktit nëse një kandidat i përket ndonjë prej këtyre kategorive. Politika të tilla kanë gjetur një zbatim të gjerë, si në universitete, ashtu edhe ndër punëdhënësit, por kjo nuk e ka shuar polemikën rreth tyre. Duhet të nxjerrim në pah dy arsye në mbështetje të politikave të diskriminimit pozitiv. Së pari, metodat standarde për matjen e “meritave” – për shembull rezultatet e testeve dhe notat e provimeve – kanë prirje të nënvleftësojnë aftësitë reale të femrave apo pjesëtarëve të pakicave. Kjo ndodh ndoshta sepse testet përmbajnë paragjykime të fshehura kulturore, ose ka gjasa që njerëzit kanë pasur shumë pak mundësi për të nxënë njohuritë që duhet të matin testet – për shembull ngaqë kanë pasur një shkollim të cilësisë së dobët. Aty ku kjo mund të provohet – është më lehtë në rastin e grupeve etnike të vobekta se sa në rastin e femrave, meqenëse vajzat dalin gjithmonë me rezultate më të mira në shkollë se sa djemtë – politikat e diskriminimit pozitiv përbëjnë një zgjidhje efikase për realizimin e shanseve të barabarta. Nuk ka dyshim për vlerën e këtij parimi: bëhet fjalë për metodën më të mirë për të garantuar përzgjedhjen në pozitat më të favorshme pikërisht të atyre që e meritojnë më tepër se të tjerët. Megjithatë, ekziston një arsye tjetër që ka të bëjë me çështje parimore. Kjo rrjedh nga fakti që femrat dhe pakicat etnike aktualisht janë jashtëzakonisht të keqpërfaqësuara në shkallët më të larta të shoqërisë, dhe e paraqet diskriminimin pozitiv si të vetmen mënyrë për t’i vënë gjërat në vend. Me fjalë të tjera, objektivi parësor i politikave sociale duhet të jetë krijimi i shanseve për femrat, njerëzit me ngjyrë, islamikët, e të tjerëve si këta, që të ngjiten në pozitat më të larta në biznes, profesione të ndryshme, shërbim civil, e kështu me radhë. Nga ky këndvështrim, drejtësia sociale nuk ka të bëjë thjesht me trajtimin e drejtë të individëve, por është gjithashtu një element i rëndësishëm grupor. Një shoqëri e drejtë është ajo në të cilën të gjitha grupet kryesore janë të përfaqësuara në sferat e ndryshme të shoqërisë pak a shumë në përpjesëtim me përqindjet e tyre të popullsisë. Le të hamendësojmë se është e vërtetë që shanset vetjake janë vërtetë të barabarta, – se njerëzit gjithmonë janë përzgjedhur për një punë apo një pozitë tjetër në bazë të meritave të tyre, dhe se ata kishin të njëjtat shanse për të zhvilluar aftësitë dhe zotësitë që janë pjesë e meritës, – por megjithatë, ndodhi që kishim grupe të shoqërisë që patën sukses më të madh dhe grupe të

tjera që pak a shumë dështuan, të parët zunë majat e organizimit shoqëror, të dytët përfunduan në shkallët e fundit të shoqërisë. A mund të themi se këto grupet e dyta ranë viktimë e padrejtësisë grupore? Këtë nuk mund ta themi në qoftë se pjesëtarët e këtyre grupeve vendosën në mënyrë të ndërgjegjshme që të mos aplikonin për punë më të mira. Por përgjithësisht, ka pak gjasa që kjo të jetë e vërtetë (ndonëse ekzistojnë edhe disa lloj punësh që grupe të caktuara i konsiderojnë të papëlqyeshme për arsye kulturore). Një shpjegim më bindës është ai se grupet, pjesëtarët e të cilave historikisht kanë zgjedhur punë të rëndomta, kanë pritshmëri të ulët dhe një ndjenjë të zbehtë respekti për veten, dhe për pasojë shumë pak pjesëtarë të këtyre grupeve besojnë se mund të bëjnë karrierë, – çka i nxit ata të mos i hyjnë rrugës së karrierës. Kjo gjendje duhet të na shqetësojë të gjithëve. Është keq si për grupet në fjalë, ashtu edhe për mbarë shoqërinë që statusi i tyre është i ulët dhe që pjesëtarët e tyre nuk janë në gjendje t’i shfrytëzojnë shanset që mund t’iu ofrohen. Politikat e diskriminimit pozitiv mund të na vijnë në ndihmë në këtë rast, duke i treguar pakicave se çfarë mund të arrijnë nëse i jepet shtysa e duhur fillestare, – për shembull, nëse pranohen në një universitet me emër. Njerëz të tillë do të shërbenin si një shembull për t’u ndjekur nga pjesëtarë të tjerë të grupit të tyre pakicë. Çka do të thotë që si përfundim politika të tilla mbase mund të përligjen duke pasur parasysh ndikimet e tyre në tërësi (afroamerikanët janë grupi që ka përfituar më tepër prej tyre). Por kjo nuk do të thotë se ato janë të nevojshme për të pasur drejtësi, ose që grupe me pak aspirata dhe aspak arritje mund të përshkruhen si viktima të padrejtësisë duke pasur parasysh vetëm këtë gjë. Faktikisht, mund të paraqitet edhe një konflikt vlerash në këtë rast mes trajtimit me drejtësi të gjithkujt dhe krijimit të mundësive për integrimin e pakicave etnike apo të tjera në jetën e shoqërisë më të gjerë. Jam shprehur se filozofët politikë duhet t’i rezistojnë tundimit, i cili është i përhapur mes politikanëve, për të supozuar se politika që ata parapëlqejnë nuk sjell flijimin e vlerave të tjera. Kështu që këtu më duket të nxjerr përfundimin se diskriminimi pozitiv është i drejtë vetëm atëherë kur çon në garantimin e një drejtësie të mirëfilltë mes individëve, – duke nxjerrë në dritë meritat reale. Në qoftë se ky i fundit shkon përtej këtyre caqeve, duke u kthyer në një mjet për të ngritur pozitën e përgjithshme të një grupi në raport me të tjerët, atëherë sado i dëshirueshëm që të jetë përgjithësisht, shndërrohet në diçka që nuk ka të bëjë më me drejtësinë. Në fillim hodha idenë se nuk guxojmë të mendojmë se feminizmi dhe multikulturalizmi janë duke zëvendësuar çështje më të kahershme të filozofisë politike, por ama ato duhet të na vijnë në ndihmë për t’i hulumtuar këto çështje nga një perspektivë e re. Shpresoj që tanimë ta kem përligjur idenë time. Feministët dhe multikulturalistët na dëftojnë se si të mendojmë ndryshe për pushtetin politik, lirinë, demokracinë dhe drejtësinë, dhe në veçanti na sfidojnë që të shprehemi se si duhen realizuar këto vlera në shoqëri të tilla me kaq larmi të madhe kulturore, ku femrat presin të trajtohen në mënyrë të barabartë me meshkujt. Shkrimet e tyre e pasurojnë filozofinë politike duke e sjellë atë në kontakt të drejtpërdrejtë me disa çështje jashtëzakonisht të debatuara aktualisht.


sport • E mërkurë 26 dhjetor 2012

Robinjo-Flamengo, mungon vetëm firma Pas administratorit të Deleguar, Adriano Galiani, në Rio de Zhanero ka mbërritur edhe Binjo, i cili pasi të festojë festat e fundvitit, do të firmos me skuadrën e Flamengos

R

obinjo ka fluturuar për në Rio de Zhanero për të festuar festat e fundvitit, por bileta e avionit për të ka qenë vetëm për vajtje. Braziliani, ndonëse është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Masimiliano Alegrit, dëshiron t’i jap fund aventurës me kuqezinjtë. Ka qenë vet Robinjo, i cili i ka kërkuar me ngulm administratorit të deleguar Adriano Galiani ta shesë. Ky i fundit ka mbërritur në Brazil, ku përveç Santos, ka pasur kontakte edhe me skuadrën e Flamengos. Mediat braziliane kanë bërë të ditur se mes Milanit dhe skuadrës më të famshme në Brazil, është arritur një marrëveshje paraprake dhe dy palët do të presin ditën e parë të janarit të bëjnë këtë lajm zyrtar. Mendohet se mes dy skuadrave është arritur një marrëveshje për 10 milionë euro. Për sa i përket detajeve të kontratës së Robinjos, ende nuk është bërë i ditur ndonjë detaj. Por, nga Binjo nuk ka hequr dorë as Santos. Këta të fundit kanë pasur kontakte të vazhdueshme me Galianin, të cilit i kanë bërë disa oferta. Nga kjo situatë kuqezinjtë mund të përfitojmë, sepse nga konkurrenca e madhe mes dy skuadrave braziliane mund të rritet çmimi i Robinjos. Gjithsesi shuma më e vogël që Milani pranon të shesë Robinjon është 10 milionë euro. Për sa i përket të ardhmes së Patos, pasi edhe për të nuk ka vend tek Milani, situata është më e thjesht. Në gjurmët e tij është vetëm skuadra e Korinthias, e cila pak ditë më parë i ka ofruar Milanit 15 milionë euro. Galiani e ka marrë në shqyrtim këtë ofertë, por qëllimi i tij është të

përfitojë sa më shumë para nga shitja e Patos. Në të njëjtën kohë mediat italiane kanë theksuar se nga shitja e Patos dhe Robinjos, Milani do të sjellë në Milano një sulmues të madh. Ëndrra mbetet Mario Baloteli, i cili nuk ka më një raport të mirë me drejtuesit e Mançester Sitit. SuperMario dëshiron të ndryshojë ambient, pasi këtë sezon nuk ka gjetur hapësira tek skuadra e

që shqetësojnë Realin e Madridit janë pak a shumë të ngjashme. Lojtarët e trajnerët janë të ndryshëm, por thelbi i problemeve nuk ndryshon shumë në formë e në përmbajtje. Në javët në vazhdim me shumë mundësi Perez do të qartësojë vendimin e tij për të rikandiduar në krye të Realit, por atij midis të gjithave i duhet të saktësojë rrugën që do të ndjekë, të vazhdojë me mbrinjon, ose të rikthehet në modelin e tij të mëparshëm të administrimit të lojtarëve. Por përpara se të marrë këtë vendim ai do të konsultohet me miqtë e tij, me ortakët si dhe me publik madrilen. Perez ka kuptuar diçka, Murinjo nuk do të largohet. Përkundrazi trajneri dëshiron të vazhdojë në krye por me një kusht, duke “prerë kokat” e mjaft lojtarëve të rëndësishëm. Shembulli më i qartë është ai i kapitenit Kasijas ku dhe gjërat kanë marrë një pamje shumë më serioze. Por nga ana tjetër problemet janë dhe në dhomat e zhveshjes dhe që prekin jo vetëm mar-

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

23

Borrielo nuk do të transferohet tek Interi Marko Borrielo nuk do të transferohet tek skuadra e Interit, ashtu siç është folur në ditët e fundit. Sulmuesi italian do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Xhenoas. Ky lajm është bërë i ditur nga presidenti i Xhenoas, Enriko Preciozi, i cili ka theksuar se është habitur kur ka lexuar në lidhje me largimin e Borrielos. “Nuk e kam, kuptuar se cili ka hapur fjalë për një transferim të Borrielos tek Interi gjatë merkatos së janarit, - ka deklaruar Preciozi. Borrielo nuk do

të largohet nga Xhenoa. Mund të sqaroj se në sfidën kundër Interit ai nuk është grumbulluar për arsye disiplinore, por kjo nuk do të thotë se ai do të largohet. Ai ka ardhur me vonesë në stërvitje dhe për këtë është ndëshkuar. Borrielo është një nga lojtarët më të mirë që kemi dhe nuk kemi asnjë arsye pse ta shesim. Gjithashtu mund të them se personalisht nuk kam pasur kontakte me Interin, por edhe nëse do të kisha, mund të sqaroj se nuk do të futesha në bisedime.”

Mesi: Dua ta mbyll në Barcelonë, im bir Tiago gjëja më e bukur në jetë time

Mançinit. Kjo marrëveshje mund të arrihet vetëm nëse Milani do t’i ofrojë skuadrës angleze 27 milionë euro, aq sa ata kanë paguar për të blerë kartonin e tij nga Interi. Ndërsa alternativa e dytë e kuqezinjve është Matri. Sulmuesi i Juventusit është formuar tek të rinjtë e Milanit dhe për një ofertë për 10 milionë euro, bardhezinjtë janë gati ta shesin.

Vendimi më i vështirë për Perezin, me lojtarët apo me Murinjon? Presidenti i Realit të Madridit Florentino Perez po përjeton një Dejavu, një nga eksperiencat e tij më të vështira në krye të klubit madrilen. Ai ndodhet në një moment kyç dhe kjo ndodh vetëm 6 muaj përpara zgjedhjeve ku mundësitë për t’u konfirmuar në krye të Realit janë reduktuar jo pak. Tani presidenti i Realit është para një dileme, të marra masa drastike, që duhet të jenë jo të menjëhershme, por që duhet të vijnë para fundit të sezonit, vendime që mund të ndikojnë në kursin e Realit të Madridit për vitet në vijim. Të shumta janë pyetjet për të cilat Perez duhet të gjejë një përgjigje. A është Murinjo pjesë e planeve të tij për projektin e ardhshëm që ka në kokë Perez? Do t’i japë lamtumirën lojtarëve kyçë ashtu siç ka kërkuar trajneri? Do të vazhdojë të mbajë fort lojtarët? Do t’i japë lamtumirën Kristiano Ronaldos? Gjashtë vjet pas lamtumirës së presidencës së bardhë në epokën e tij të parë në krye të Madridit problemet

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

rëdhënien me trajnerin Murinjo. Kristiano Ronaldo duket lart të qenurit i kënaqur në Madrid. Ai kërkon diçka që Reali nuk mund t’ia garantojë tani, ca më shumë para si për shembull Mesi tek Barcelona. Me ndjenjën se nuk merr trajtimin e merituar në Madrid, portugezi duket se do ta ketë të ështirë të vijojë më. Përtej tij problemet shtohen dhe më shumë kur në listë futen edhe Ozil e Benzema, pa lënë jashtë këtu edhe Serxhio Ramosin. Të gjithë këta lojtarë janë të bindur se nëse projekti “Murinjo” vazhdon ata do të largohen nga Reali. Trajneri portugez nuk mund të garantojë më qetësin dhe vazhdimësinë e projektit të tij. në këtë pikë Florentino Perez duhet të zgjedhë midis dy varianteve që duken qartë. Këtu nuk ka më rrugë të ndërmjetme. Koekzistenca ndërmjet dy fraksioneve është e pamundur në këtë moment. Rrugët janë, ose Murinjo fuqiplotë ose grupi i lojtarëve ku futen Serxhio Ramos, Kasijas, Ozil, Benzema dhe Kristiano Ronaldo.

politika: Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: Ervin Koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Lionel Mesi i shoqëruar nga e shoqja e tij dhe djali Tiago kanë lënë Barcelonën dhe ndodhen në vendlindjen e tij në Rozario, Argjentinë për të festuare festat e fundvitit. Për mesfushorin e Argjentinës dhe të Barcelonës viti që po lëmë pas ka qenë i mrekullueshëm. Mesi ka shkruar historinë me 91 golat e realizuar gjatë këtij vitit kalendarik. Bashkë me këtë Mesi ka bërë dhe urimin e përvitshëm, duke ia dedikuar urimin e parë trajnerit Tito Vilanova. “Dëshira e parë që më shkon në mendje shkon për trajnerin Tito Vilanova. I uroj atij shërim të shpejtë, sikurse i uroj shëndet të gjithëve.” Golat e rekordet Mesi është ndalur dhe tek arritjet e tij personale. Gola të panumërt, rekorde të lënë pas njëri pas tjetrit. Megjithatë një peng, që nuk ka arritur të fitojë aq shumë me Barcelonë në sezonin e shkuar. “E kam mbyllur vitin në mënyrën më të mirë, me gola e rekorde, por mund të kishte qenë edhe më i mirë, nëse do të kisha fituar ndonjë trofe më shumë me Barcelonën. E kam thënë shpesh dhe e përsëris se ajo që vlen më shumë është skuadra dhe arritjet e saj. Golat e mi pa titull nuk kanë rëndësi”- ka nënvizuar Mesi për gazetën katalanase “Mundo Deportivo”. Kontrata dhe dëshira për ta mbyllur tek Barcelona Lione Mesi është ndalur dhe te e ardhmja e tij. Argjentinasi pritet të firmosë një kontratë të re me Barcelonën që e lidh atë me katalanasit deri në vitin 2018. Sipas Mesit ky është dhe hapi i parë për realizimin e ëndrrës së vet për ta mbyllur karrierën në Barcelonë. “Ëndrra ime është ta mbyll karrierën në Barcelonë dhe ky rinovim është një hap më shumë në këtë drejtim.”

I biri Tiago Një nga momentet më të gëzuara për Mesin në këtë vit ka qenë pa dyshim ardhja në jetë e djalit të tij Tiago, i lindur në Barcelonë më 2 nëntor. Mesi e përshkruan kështu ardhjen në jetë të djalit Tiago: “Ardhja në jetë e Tiagos është gjëja më e rëndësishme që më ka ndodhur në jetë, një moment i papërsëritshëm në jetën time.” Pengu Lenë jetën private mënjanë, Mesi i është kthyer karrierës së tij sportive. Viti 2012 ka qenë i mbushur me emocione e suksese të mëdha për “pleshtin”. Por ka pasur dhe momente ku gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç do të kishte dashur. Një nga këto momente ka qenë eliminimi në gjysmëfinalen e Ligës së kampioneve kundër Çelsit, kur vetë ai humbi një 11 metërsh që mund të kishte rezultuar vendimtar në fatin e gjysmëfinales. “Sigurisht që e kujtoj mjaft mirë gjysmëfinalen ndaj Çelsit. Mendoj se për atë çfarë kemi paraqitur në të dy takimet e kemi merituar të ishim ne në finale, por... Tani na duhet të punojmë fort për të arritur në finalen e Uemblit dhe ta fitojmë atë. Ky është objektivi jonë dhe duam ta përmbushim.”

Dasajev: Kasijas portier i madh, por ndoshta është lodhur Legjenda e portës së Bashkimit Sovjetik (1979-1990) Rinat Dasajev – ka luajtur në kampionatin spanjoll me Seviljen në sezonet 1998-1991 – ka komentuar zgjedhjen më të fundit të trajnerit të realit Zhoze Murinjo për të ulur në stol portierin Iker Kasijas. “Edhe për mua si për shumë të tjerë ka qenë një surprizë. Kasijas është

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

një portier i madh, por ndoshta ai ndjehet disi i lodhur nga kompeticionet e shumta ku merr pjesë. La Liga, Champions Liga, Kupa e Botës, Kampionati Evropian janë ca si shumë”- ka thënë tashmë 55-vjeçari që ka luajtur në tri Botërorë me Bashkimin Sovjetik, duke arritur në finalen e Europianit të vitit 1988 të humbur ndaj Holandës.

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E mërkurë 26 dhjetor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.