Legalizimet, hetimi rames, ngritja e KLSH

Page 1

»9

LSI vijon fushatën në Berat

Nasip Naço: Programi ynë mbështetet te punësimi dhe arsimimi i të rinjve E shtunë

27 prill 2013

Viti IX, Nr. 2960 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Profili i një presidenti

Enver Hasa, oficeri që i Putin, cari i televizionit, shpëtoi dënimit me vdekje “Nuk e kisha kuptuar ende çfarë ishte komunizmi kur më akuzuan në vitin 1945 se isha anëtar i një organizate që po sabotonte zgjedhjet e 2 dhjetorit” »11

u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve 5 orë rresht»15

Sherri në Vjenë d të Kushtetuta: s’mun tingrihet komision he mor 4 muaj votimeve

Legalizimet

Ndërtimet pas 2006-s, Kollozi: Rrezikojnë 30 mijë objekte

n se Kushtetuesja përcakto kjo për çështje të veçanta t pikë mund të tejkalohe

tin Pd: incidenti me diploma e Ceka ka cënuar imazhin het Shqipërisë, vlen të heto

PD dorëzon kërkesën për hetimin e Ramës »3

Kreu i ALUIZNI-t ka kërkuar ndryshime në ligj, sipas tij duhet të futen edhe objektet që janë ndërtuar në distancë më të afërt se 100 metra nga rruga

»7

Qeveria e Vlorës

Si organizohej KLSH dhe cilët ishin drejtuesit e parë të tij Çfarë thoshte “Kanuni i Dëmeve të Qeverisë”, i ngjashëm me raportin që KLSH përgatit për t’ia dërguar Kuvendit

Intervista e Presidentit Nishani

»4-5

Zgjedhjet do të zhvillohen të lira dhe të ndershme

»18-19

Opinion Nga Suada Halilaj

Një dolli nga Portugalia për lirinë »16 Nga Sajmir Lolja

Sulltanat osman apo shqiptar? »17

Ish-deputeti i 1997-s

Komunisti Maks Hasani: Saliu s’njeh humbje, Rama nuk është atje ku duhet Deputeti i Beratit në vitet 1997-2001 flet për situatën politike dhe parashikimet e komunistëve për zgjedhjet e ardhshme: Të tillë deputetë si këta s’ka ç’i duhen Beratit »8

Ngjarja në Greqi

Abuzoi seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, pranga shqiptarit »10 Vajzat fillimisht u kanë treguar shoqeve për tmerrin që përjetonin. Pas hetimeve të policisë greke vihet në pranga babai pedofil 54-vjeçar

Raporti i ISHP-së

Ndërtimet po ndotin ajrin, tiranasit me mushkëritë më të rënduara

»6


02

« POLITIKË

E shtunë 27 prill 2013 •

PROGRAMI I PS PËR RENDIN DHE SIGURINË NË VEND

Rama: Të angazhuar për luftë pa kompromis kundër krimit Oli Xhilaga

G

jatë 10 muajve të parë të qeverisjes së pas 23 qershorit Partia Socialiste do të zhvillojnë një luftë pa kompromis me krimin, me qëllim rimarrjen e territorit nga krimi dhe kthimin e Policisë së Shtetit në shërbim të qytetarëve. Ky ishte premtimi i ardhur dje nga kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë prezantimit të programit “Për një Rilindje Shqiptare”. Në shpalosjen e kapitullit “Luftë kundër krimit” kreu i socialistëve i mëshoi dje me forcë faktit se PS-ja në qeveri pas 23 qershorit do të ristrukturojë tërësisht forcën e mbrojtjes dhe të goditjes së Policisë së Shtetit në funksion të paprekshmërisë së individit dhe të pronës. “Nuk ka më kohë për të reaguar me forcë dhe për të zhvilluar një luftë nga e cila duhen përfituar menjëherë dy gjëra: paprekshmëria e individit dhe pacenueshmëria e pronës. Për ne është e papranueshme që sot, kur dikush cenohet në sigurinë e tij gjëja e parë që i shkon ndër mend nuk është të telefonojë policinë, por menjëherë të kërkojë ndihmë te fqinjët, familjarët apo tek të njohur për të krijuar një çetë vullnetare në mbrojtje të sigurisë së tij, familjes së tij. Kjo është situata e humbjes së kontrollit të shtetit mbi territorin. Kjo është situata e të jetuarit të një shoqërie me krimin pranë dhe me shtetin, që ka braktisur detyrën”, - vuri në dukje Rama. Në këtë funksion kryetari i PS-së garantoi dhe angazhimin për ndryshimin e një situate të tillë. “Brenda 300 ditëve të para të qeverisjes ne do të zhvillojmë një luftë të paparë me krimin. Do të kthejmë Policinë e Shtetit në krye të detyrës dhe do t’u japim shqiptarëve një polici shteti si asnjëherë më serioze dhe më të gatshme për t’iu përgjigjur sfidave të kohës që jetojmë dhe do të shënojmë një fitore të rëndësishme në betejën me krimin. Ne nuk besojmë se lufta me krimin është luftë që mund të zhvillohet dhe përfundojë brenda 300 ditësh, por ne besojmë se mund të zmbrapsim krimin dhe të rimarrim në dorë kontrollin mbi territorin dhe të vendosim një ekuilibër të ri në raportin e forcave, ku krimi ka epërsi të papërballueshme”, - nënvizoi Rama. Krahas evidentimit e mangësive në realitetin mbi situatën e rendit dhe sigurisë në vend kreu i socialistëve dha dhe zgjidhjen që ofron forca politike e drejtuar prej tij. Në vlerësimin e lidershipit socialist është e papranueshme që territoret, pasuritë e shqiptarëve të shkatërrohen dhe Policia e Shtetit të mos ketë të bëjë me to. Ndaj në këtë pikë vjen dhe vizioni i

Socialistët në pritje të demokratëve

Çuçi: PD e ka radhën, ne propozuam riformatimin e KQZ Partia Socialiste vijon të mbetet në pritje të reagimit të mazhorancës parlamentare për propozimin mbi rikompozimin e KQZ-së. Në vlerësimin e nënsekretarit për çështjet elektorale, Bledar Çuçi, kriza e KQZ-së mund të zgjidhet me marrëveshje politike, zgjidhje që pritet nga mazhoranca. Por edhe nëse demokratët do të refuzojnë të ofrojnë zgjidhje për KQZ-në, socialistët duken të bindur se procesi do të garantojë numërimin korrekt të votës. Riformatimi i KQZ-së sipas formulës 3 + 3 dhe zgjedhja e kryetarit me konsensus do t’i rikthente legjitimitetin këtij institucioni. “KQZ-ja duhet të riformatohet duke pasur gjithmonë parasysh balancat që garanton deri diku Kodi Zgjedhor

për formatimin e saj. E gjithë ngarkesa e garancisë në këtë rast do të bjerë mbi anëtarin e shtatë, që është dhe kryetari i KQZ-së, dhe zgjedhja e tij duhet të jetë sa më konsensuale”, . vuri në dukje Çuçi. Për socialistët zgjidhja qëndron në Kod dhe nuk nevojitet ndryshimi i tij. Megjithatë, nëse nuk arrihet një marrëveshje për riformatim, socialistët do të ishin pro idesë së ndërhyrjes në ligjin elektoral. Konkretisht, sipas nënsekretarit socialist për çështjet zgjedhore nuk përjashtohet mundësia e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, nëse politika e vendos me marrëveshje që të bëhet një ndërhyrje në të. Kjo me qëllimin e vetëm që të mundësohet ngritja e një trupe zgjedhore që të garantojë procesin.

Rrugët e ndërtuara e të rikonstruktuara

Lame: Berisha mashtroi, nga 10 400 km u bënë vetëm 1515 km

“Rezulton se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes kupolës së Ministrisë së Brendshme dhe botës së krimit. Është një lidhje ku kalojnë rrugët e korrupsionit, rrugët e kontrabandës, rrugët e favoreve reciproke që shkëmbejnë mes njëra-tjetrës kupola e Ministrisë së Brendshme dhe bota e krimit. Ne do t’i mbyllim këto rrugë. Ne do t’i japim Ministrisë së Brendshme dinjitetin e humbur prej vitesh, por tanimë të nëpërkëmbur në mënyrën më të papërballueshme nga qenia në krye të saj të një personazhi që gabimisht gjendet në zyrën e Ministrit të Brendshëm, sepse duhej të ishte në skenën “Portokallisë”. Besoj se me gjithë nivelin e lartë që ka arritur “Portokallia”, nuk gjendet në Shqipëri një aktor që të mund të jetë në lartësinë e Ministrit të Brendshëm për të bërë të gajaset populli shqiptar.”

PS-së. “Një shtet, një polici” kjo është motoja e programit tonë “Për një Rilindje Shqiptare” në raport me rendin dhe sigurinë. Një polici që të jetë garanci për qytetarët dhe për territorin. Një polici që të jetë përgjegjëse për gjithçka ka të bëjë me këtë fushë për t’i

“Vendi është mbushur me policira, me inspektorate, me trupa që ruajnë pasurisë publike, të sigurisë publike dhe me radhë. Edhe këtu ne jemi dëshmitarë se polici mund të jetë 10 metra larg dikujt që po sharron një pemë dhe vazhdon të hajë fara i patrazuar fare nga fakti që një pasuri publike po shkatërrohet para syve të tij. Sepse për policin me atë sharrë duhet të merret dikush tjetër - pyjorja. Ndërkohë që ndalon dikë sepse po shkelet një rregull qarkullimi ose thjesht sepse duhet pyetur nëse i ka apo jo dokumentet. Dhe gjatë kohës që polici shikon dokumentet, ai që i jep automjetit hedh përtokë paketën e zbrazur të cigareve ose atë kanaçen e zbrazur, ose çfarëdo qoftë tjetër, ose gazetën “55”, që e ka përdorur për të mbështjellë bukën. Polici nuk i thotë asgjë, sepse atë e ka Inspektorati i Mjedisit.”

dhënë fund “e ka kush e ka”-së dhe për të mos lënë më që në hapësirën “e ka kush e ka”-së të gëlojë krimi, të gëlojë anarkia, të gëlojë rrumpalla dhe të mos ketë se kush të vërë dorë për të garantuar qetësi dhe sigurinë e qytetarëve dhe të familjeve që respektojnë ligjin

“E kemi thënë dhe ngulmojmë se një nga ndryshimet themelore mes nesh dhe atyre që e rrënuan Shqipërinë dhe e kanë sjellë në kushtet e një krize të përgjithshme ekonomike, sociale, demokratike është edhe ky: ata janë për taksën e sheshtë, që do të thotë shkatërrim i të varfërve dhe mbytje e shtresës së mesme, që do të thotë kush fiton më shumë paguan më pak dhe sa më shumë të fitosh, aq më pak paguan. Ne jemi për taksimin e ndershëm, që do të thotë që pas 23 qershorit sa më shumë të fitosh, aq më shumë do të paguash; sa më pak të fitosh, aq më pak do të paguash. Nga sistemi i taksimit të ndershëm përveç pjesës që ka të bëjë me angazhimin tonë për rritjen e rrogave në të gjithë piramidën e shërbimit policor një polic i zakonshëm do të fitojë qysh në vitin e parë të qeverisjes sonë më shumë sesa një rrogë.”

dhe që kërkojnë nga shteti t’i mbrojë nga cilido që nuk respekton ligjin”, - deklaroi Rama gjatë fjalës së tij. Për kreun e PS-së në Shqipëri me taksat e qytetarëve paguhen shumë trupa, shumë forca për të ruajtur gjithçka dhe faktikisht nuk ruhet asgjë.

Mashtrimi me shifrat për ndërtimin e rrugëve në vend është një tjetër arsye për të cilën PS-ja kërkon nga votuesit shqiptarë që të dënojnë me votë qeverinë “Berisha”. Në funksion të fushatës denoncuese të PS-së “100 arsye për të mos votuar Berishën” anëtari i grupit të punës për programin e PS-së Artan Lame bëri me dije dje se së bashku me specialistët është përllogaritur çdo pëllëmbë rrugë e vendit dhe rezulton se gjithsej janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 1515 km rrugë, duke filluar nga ato me 4 korsi e deri te rrugët rurale me 1 korsi. “Autostrada (rrugë të kategorisë A) të ndërtuara: 0 km. Ato që ne në të folmen e përditshme i quajmë ‘autostrada’, jo me standardet

ruropiane, por as me Kodin Rrugor të RSH-së nuk janë të tilla. Rrugë kombëtare me 4 korsi (rrugë të kategorisë B), ose superstrada, gjithsej 135 km. Rrugë kombëtare me 1 dhe 2 korsi, ose rrugë të kategorisë C, gjithsej 560 km. Në përllogaritjet tona natyrisht që mund të ketë edhe ndonjë pasaktësi, por që nuk shkon më shumë se 50 apo 100 km gjithsej. Kjo për arsyen e thjeshtë se qeveria ka vendosur një terr informativ të plotë në këtë fushë. Në deklaratën e tij Kryeministrit Berisha është shprehu se “kemi ndërtuar 10 400 km rrugë të të gjitha llojeve”, por rezultoi se gjithsej janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 1515 km”, - u shpreh Lame pas analizës mbi këtë çështje.

LSI shprehet për ngërçin në KQZ

Meta: Përgjegjësia është drejtpërdrejt e mazhorancës Përgjegjësia për ngërçin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është vetëm e mazhorancës - ky ka qenë konstatimi i kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i cili duke folur në një konferencë për mediet pas takimit që pati me kreun Aleancës Popullore, Artur Dojaka, deklaroi se duhet rivendosur besimi dhe konsensusi mes dy forcave politike që kanë bërë Kodin Zgjedhor. E kjo sipas tij me qëllim zgjidhjen e ngërçit të krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në gjykimin e kreut të LSI-së qëndrimi i opozitës për KQZ-në është i konsoliduar. Ndaj sipas tij, në rast se ka vullnet, çështja që ka sjellë edhe reagimin e ndërkombëtarëve, mund të zgjidhet. Por duke qëndruar në këtë linjë, Meta

i mëshoi faktit se, meqenëse përgjegjësia për krizën është e mazhorancës dhe zgjidhja pritet prej saj. “Aktualisht kemi një situatë të papranueshme dhe përgjegjësia është drejtpërdrejt e mazhorancës, e cila dhunoi Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe KQZ-në. Zgjidhja e vetme është rivendosja e besimit dhe konsensusit mes dy forcave që kanë bërë Kodin. Dihet kush e prishi konsensusin në mënyrë të njëanshme dhe brutale. Është me rëndësi rivendosja e besimit dhe konsensusit. Opozita nuk e ka goditur dhe cenuar në mënyrë të njëanshme këtë institucion”, - vuri në dukje Meta. Ndërkohë Meta përjashtoi përfshirjen e figurave të saj në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së.


POLITIKË • E shtunë 27 prill 2013

ZBATIMI I KËRKESËS MBETET I PROTOKOLLUAR, VOTIMI I RAPORTIT NË SHTATOR

PD konkretizon komisionin hetimor Incidenti në Vjenë, demokratët depozitojnë kërkesën në Kuvend Ervin Koçi

N

jë grup deputetësh të Partisë Demokratike depozituan dje në Kuvend një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të incidentit diplomatik të ndodhur tri ditë më partë në Vjenë midis kryetarit të PS-së Edi Rama dhe diplomantit shqiptar Egin Ceka. Në projektvendim ende nuk është përcaktuar afati për këtë hetim që duan të ndërmarrin deputetët demokratë, për shkak se mbeten 10 ditë nga koha që Kushtetuta lejon për ngritjen e një komisioni hetimor. Kushtetuta thotë se Kuvendi nuk mund të ngrejë një komision hetimor 4 muaj para mbarimit të mandatit të tij, që përkon me datën 7 maj. Por Rregullorja e Kuvendit ka lejuar që grupi i deputetëve mund të protokollojë kërkesën dhe të vijojë hetimin, i cili nuk zgjat më shumë se 2 javë. Edhe ky afat kohor nuk e lejon që hetimi i kryer nga deputetët të hidhet në votim në seancë plenare, duke e lënë kërkesën e tyre të protokolluar, gjë që e detyron Kuvendin në legjislaturën e re që të ndërmarrë vijimësinë e procedurave të lëna pezull në legjislaturën e shkuar. Çështja e dytë është nëse një komision hetimor parlamentar mund të hetojë një çështje të tillë. Sipas demokratëve, megjithëse komisionet hetimore kanë për qëllim që nëpërmjet një çështje të veçantë të përmirësojnë legjislacionin ose të rritin kontrollin mbi qeverinë, ata referohen një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton se një çështje e veçantë është edhe një çështje me interes publik dhe sipas nismëtarëve

• Ngritja e një komisioni hetimor ndaj kreut të Partisë Socialiste Edi Rama erdhi pas incidentit diplomatik të ndodhur tri ditë më parë në Vjenë. Por varianti i ngjarjes ka ardhur në dy mënyra të ndryshme nga dy protagonistët, Egin Ceka dhe Edi Rama. Sipas diplomatit të ri shqiptar, Edi Rama e ka tërhequr nga veshi me gjithë forcën dhe i ka shkulur edhe flokët, ndërsa sipas kreut të opozitës Ceka e ka ofenduar rëndë dhe e ka shtyrë pasi kryetari i opozitës ka përfunduar fjalën e tij në Akademinë Diplomatike të Vjenës. Kjo është dhe një nga arsyet se pse është kërkuar ngritja e një komisioni hetimor për të zbardhur të vërtetën mbi ngjarjen.

të kërkesës ngjarja e ndodhur në Akademinë Diplomatike të Vjenës, ku thuhet se është përfshirë me veprimtari të dhunshme dhe fyese kryetari i opozitës, është një ngjarje me interes publik. Lidhur me përmirësimin e legjislaturës është bazuar pjesërisht kërkesa e PD-së, pasi vetë shefi i mazhorancës, Sali Berisha, theksoi se në mandatin e ardhshëm do t’i japë kryetarit të opozitës statusin e ministrit, që të pritet nga e gjithë trupa diplomatike shqiptare në vendin ku ai shkon për vizitë. Krahas kësaj, demokratët thonë se incidenti ka cenuar imazhin ndërkom-

bëtar të Shqipërisë dhe integritetin dhe dinjitetin e përfaqësuesve të trupit diplomatik shqiptarë në një territor të huaj, ndaj dhe kërkesa e tyre përmbush kushtet për ngritjen e një komisioni hetimor. “Qoftë edhe për faktin se për ngjarjen mund të ketë mosmarrëveshje për sa i përket dinamikës dhe impaktit të ngjarjes, një verifikim i plotë i saj është më se i nevojshëm si për rikuperimin e imazhit të vendit, ashtu dhe për rikuperimin e funksionit dhe veprimtarisë dinjitoze dhe brenda ligjit të shërbimit diplomatik shqiptar”, - thonë deputetët demokratë.

•Komisioni hetimor mund të ngrihet për të përmirësuar legjislacionin, dhe kjo është një nga pikat se ku mbështeten demokratët në kërkesën e tyre. Kjo vjen pasi kreu u qeverisë, Sali Berisha, theksoi në seancën plenare të ditës së enjte se do të ndryshojë statusin e kryetarit të opozitës në mandatin tjetër, ku sipas propozimit të Kryeministrit kreu i opozitës do të marrë statusin e ministrit dhe do të ketë një pritje më dinjitoze nga trupa diplomatike shqiptare e akredituar në vendet mike. Rrjedhimisht kjo kërkesë për hetimin e ngjarjeve të Vjenës sjell edhe një bazë më të fortë ligjore në kërkesën e demokratëve për të hetuar shefin e opozitës shqiptare.

TRAJNOHEN KOMISIONERËT PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT, MONITOROHEN NGA NDËRKOMBËTARËT

Komisioni i Venecies: Të plotësohen vendet në KQZ Kryetarja e KQZ-së kërkon bashkëpunimin e partive për të arritur standardet Mungesa e tre anëtarëve të opozitës në tavolinën e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve ka sjellë apelin e radhës të Komisionit të Venecies. Eksperti i institucionit ndërkombëtar Konrad Olszevski, i pranishëm në trajnimin e komisionerëve të KZAZ-ve, theksoi dje me gjuhën diplomatike se vendet e lëna bosh në KQZ duhet të plotësohen sa më parë. Konkretisht ai iu referua zbatimit të Kodit Zgjedhor, që në mënyrë indirekte i detyron partitë politike të opozitës parlamentare të bëjnë zëvendësimin e tre anëtarëve të larguar nga KQZ-ja. Krahas kësaj, eksperti i Komisionit të Venecies, që prej muajsh po asiston në të gjitha vendimmarrjet e KQZ-

LEFTERIJE LLESHI Sipas kryetares së KQZ-së Lefterije Lleshi, palët duhet të japin kontributin e tyre, në mënyrë që zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të jenë të drejta e dhe të ndershme. “Mbetem e bindur se pa bashkëpunimin e ngushtë dhe pa mbështetjen e të gjithë hallkave të këtij procesi asnjë palë nuk mund të realizojë në Shqipëri zgjedhje të lira, të ndershme, të barabarta, transparente dhe demokratike. KQZ-ja me të drejtë konsiderohet si autoriteti më i lartë përgjegjës për garantimin e procesit elektoral, por në fakt aktorët janë më të shumtë, sa janë të paneglizhueshëm edhe ndikimet e tyre. Unë përfitoj nga rasti të ftoj të gjitha palët t’i bashkohen vullnetit maksimal pozitiv që ka KQZ-ja për t’u dhënë shqiptarëve një proces të ndershëm, të drejtë, një klimë transparente dhe demokratike zgjedhore, një rezultat të pranueshëm nga të gjitha palët”, - tha Lleshi.

së, theksoi se partitë duhet të ndërgjegjësohen për rolin dhe detyrat e tyre në administrimin e zgjedhjeve. “Kodi Zgjedhor është reformuar dhe përmirësuar. Megjithatë, rekomandimi kryesor për zgjedhjet nuk ka pasur të bëjë me Kodin, por me rolin dhe de-

tyrat e partive politike, me anëtarët e tyre në të gjitha komisionet, në mënyrë që të sigurojnë zgjedhjet e duhura në Shqipëri. Pra, çështja s’ka të bëjë me ligjin, por me zbatimin e tij e me vullnetin e mirë të partive që të sigurojnë zgjedhje të ndershme, trans-

parente dhe të pavarura. Ne si ndërkombëtarë nuk mund të ndërhyjmë në vullnetin e partive për të bërë atë që duhet. Tekefundit, zgjedhjet nuk janë për partitë, por për votuesit”, - tha Konrad Olszevski, këshilltar zgjedhor në Komisionin e Venecies. Ky reagim

i ndërkombëtarëve ka vijuar që prej disa ditësh, pasi tre anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të propozuar nga opozita parlamentare u larguan nga detyra me argumentin e shkarkimit të anëtarit të LSI-së Ilirian Muho nga Kuvendi i Shqipërisë.

»

03

AKUZAT Përurimi i rrugës

Berisha: Rama arkitekt i humbjes Kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në përurimin e rrugës Bërxull–Domje në fshatin Domje. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë nuk la pa përmendur kundërshtarin e opozitës, të cilin e vlerësoi para të pranishmëve në këtë aktivitet si humbës dhe gënjeshtar. “Në çdo rast më lejoni dhe një herë t’i rikujtoj zotit Rama se gënjeshtra është frika e njeriut nga vetja e tij, se gënjeshtra është dobësia më e tmerrshme e burrit dhe se ti nga mëngjesi deri në darkë shpërndan vetëm gënjeshtra. Vëllezër, shkoi në Shkodër dhe u tha shqiptarëve se kjo qeveri ka ndërtuar gjithsej 600 km rrugë, sot nxori dordolecin e tij, që tha se kjo qeveri ka ndërtuar 1800 km rrugë. Po more, Shqipëria që endeni ju aq km ka, por Shqipëria që shëtitim ne ka 18 mijë km rrugë. “Le ta lëmë gënjeshtrën e tij në të shkuarën e tij. Por një gjë dua t’jua them: të jem i sinqertë me ju, nuk ka burrë në Shqipëri dhe arkitekt më të zot se ai për humbje njëra pas tjetrës”, - tha Berisha.

Rokada e gjyqtarëve

Nishani dekreton Brocin në Gjykatën e Lartë Presidenti i vendit, Bujar Nishani, ka vijuar rokadën në postet e gjyqtarëve të vendit. Ditën e djeshme ai ka dekretuar Artan Brocin si anëtarë të Gjykatës së Lartë, duke krijuar vakancën e radhës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pasi Broci gëzonte deri dje postin e anëtarit në KLD. Kjo lëvizje e Brocit nga KLD-ja në Gjykatën e Lartë erdhi pas vakancës së krijuar në gjykatën supreme, ku ish-anëtari Fatos Lulo u emërua në Gjykatën Kushtetuese. Që prej më shumë se 2 muajsh Nishani ka vijuar rokadat nëpër gjykatat e vendit, duke zgjatur mandatin gjyqtarëve të emëruar nga votat e PD-së nëpër gjykata të tjera të vendit. Konkretisht, në postin e kryetarit të Gjykatës së Lartë u emërua Xhezair Zaganjori. Krahas këtij në Gjykatën e Lartë u emëruan dy anëtarë të tjerë nga vakanca e krijuar me emërimin e dy ishgjyqtarëve në gjykatën supreme në Gjykatën Kushtetuese. Tani pritet edhe rokada tjetër me zëvendësimin e postit bosh në KLD.


04

« INTERVISTË

E shtunë 27 prill 2013 •

PRESIDENTI BUJAR NISHANI INTERVISTË PËR RADION GJERMANE “DOJÇE VELE”

“Zgjedhjet, nuk ka arsye pse të shkojnë keq, lidershipi politik është maturuar”

P

residenti i Republikës, Bujar Nishani, në një intervistë të dhënë për stacionin gjerman të lajmeve “Dojçe Vele” theksoi se retorika nacionaliste nuk i shërben as një vendi dhe se qeveritë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë nuk kanë si synim ndryshimin e territoreve. Sipas tij, retorika nacionaliste agresive sjell vetëm pasoja negative për të gjitha vendet e rajonit. Veç këtyre kreu i shtetit ahqiptar ka komentuar edhe marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për dy vendet drejt rrugës për në Bashkimin Europian. - Zoti President, le ta fillojmë bisedën pikërisht me ngjarjen më të madhe të ditëve të fundit: marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës. Sa e rëndësishme është kjo marrëveshje, veçanërisht për Shqipërinë, por dhe për të gjitha vendet e rajonit? - Nuk ka asnjë dilemë dhe asnjë dyshim se është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Nuk është aspak teprim të quhet edhe një hap historik për faktin e uljes në tryezën e bisedimit, si përfaqësues të dy vendeve, qeveritarët e Serbisë dhe qeveritarët e Kosovës, duke tejkaluar momentet shumë të dhimbshme të një të shkuare të afërt dhe duke promovuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të vështrimit të së ardhmes së përbashkët në kontekstin rajonal, në kontekstin e pajtimit, në kontekstin e orientimit drejt një rruge që për ne shqiptarët është e vetmja dhe pa alternativë, është rruga e integrimit në standardet, modelet dhe strukturat europiane. Së dyti, unë mendoj se është shumë e rëndësishme përveç këtyre dy vendeve edhe për të gjitha vendet e tjera të rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë, për faktin se rajoni i Ballkanit ka qenë gjithmonë një rajon në ngërç, në momente të veçanta dhe në marrëdhënie lufte, marrëdhënie spastrimesh etnike, gjenocidi, urrejtje. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të relaksojë tërë marrëdhëniet, në radhë të parë midis shqiptarëve dhe serbëve në përgjithësi, por edhe midis të gjithë nacionaliteteve të tjera të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë trashëguar nga e shkuara e largët dhe e afërt, doza të urrejtjes karshi njëri-tjetrit, të përplasjes, të luftës, të vrasjeve, të dhimbjes. Por parimet dhe trendi i zhvillimeve moderne të kohës, kërkojnë në mënyrë të padiskutueshme, pikërisht këtë marrëdhënie bashkëpunimi, bashkëjetese, dhe shkëmbimi jo vetëm të ideve dhe parimeve që sot promovohen në botën evropiane, por dhe të modeleve të zhvillimit ekonomik, që në fund të fundit janë konkluzioni i tërë asaj atmosfere, që synohet të krijohet përmes këtyre marrëveshjeve, përmes bisedimeve, përmes bashkëpunimit, krijimit të strukturave ligjore, funksionimit të shtetit ligjor, e kështu me radhë. - Zoti President, sikurse e përmendët, vendet në këtë rajon kanë pasur pikërisht këtë të kaluar me luftëra, me gjak, me dhunë e burgosje, gjenocid. Mendoni se sot janë shuar përfundimisht këto

plagë, këto pasoja në këta popuj, pra janë tejkaluar plagët, urrejtjet në këto vende? - Unë besoj se ne kemi nevojë për realizëm, sepse realizmi ndihmon të shërohen plagët e së shkuarës dhe të ndriçohen mendjet për të përcaktuar hapat e së ardhmes. Çfarë dua të them me këtë? Nuk është e lehtë që gjithçka të harrohet, të hidhet pas krahëve, sepse janë momente të dhimbshme, që kanë lënë pasoja të rënda për popuj e vende. Por unë besoj se edhe sakrificat e bëra nga viktimat e kësaj të shkuare kanë qenë pikërisht në funksion të arritjes së lirisë, të prosperitetit, të zhvillimit. Dhe, nëse do të përcaktonim përfundimisht për zhvillimin, për lirinë, demokracinë, atëherë zgjedhjet nuk janë të shumta. Zgjedhja është një dhe e vetme. Është pa dyshim mosharrimi i së shkuarës, si kujtesë dhe ndihmesë për të mos u përsëritur në të ardhmen, por mbi të gjitha si shërbesë për të përcaktuar hapat drejt këtyre parimeve, drejt këtyre idealeve, që vetë historia jo shumë e largët na provoi se nuk mund të arrihen aspak përmes luftërave, përmes urrejtjes, përmes ndasisë, përmes dhunës, përmes zjarrit, përmes viktimave, por mund të arrihen vetëm përmes bashkëpunimit, bashkekzistencës dhe përmes zbatimit të vlerave dhe parimeve që i kanë bërë sot të arritshme, modelet më të mira që ne synojmë, që është Bashkimi Europian. Dhe shembujt janë të gjallë dhe shumë të rëndësishëm, edhe midis familjes evropiane. Prandaj unë them që ndonëse e shkuara ka qenë e dhimbshme dhe nuk mund të harrohet, forca e individit, mençuria e një shoqërie, vitaliteti i një kombi dhe përcaktimi i një shteti, të gjitha këto duhet të orientohen pikërisht te këto parime dhe te kjo praktikë për të ndërtuar të ardhmen, të cilën neve na e sollën me një shembull konkret marrëveshja e arritur midis Kosovës dhe Serbisë dhe besojmë se është një domosdoshmëri zbatimi i saj në të ardhmen. - Megjithatë, janë vënë re disa tendenca nacionaliste dhe trazira, sikurse ishin pak kohë më parë në Maqedoni. Cila është përgjegjësia dhe roli i Shqipërisë në radhë të parë me vendet që kanë pakica shqiptare, si në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi etj.? Mos ndoshta këto veprime e kanë burimin pikërisht nga e kaluara, apo ende këto shoqëri s’janë pjekur politikisht për të ecur me hapin e kohës, siç udhëzon Brukseli, siç udhëzojnë parimet bashkëkohore? - Ka një të vërtetë. Askush, edhe nëse do të tentojë, nuk mund ta mohojë dot faktin se për shkaqe historike, që ne e i quajmë të padrejta, është një realitet që shqiptarët jetojnë në pesë shtete të ndryshme ballkanike. Ata jetojnë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, jetojnë dhe një pakicë në Luginën e Preshevës në Serbi. Por kjo nuk do të thotë që Shqipëria e sheh këtë si një mundësi për të rivendikuar, apo për të rinisur diskutimet apo tentativat për të ndryshuar kufijtë. Jo, aspak! Kjo as ka qenë dhe as është as plat-

formë akademike, dhe as një ide praktike e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Ne e kemi parë gjithmonë ekzistencën dhe jetesën e shqiptarëve në këto vende si një mundësi që shqiptarët aty ku jetojnë, të ndërtojnë të ardhmen e vendeve të tyre. Dhe ku jetojnë me nacionalitete të tjera, së bashku me nacionalitetet e tjera. Unë e kam vlerësuar shumë faktin që sot pesë vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shoqëria kosovare dhe institucionet e shtetit të Kosovës, treguan se dinë të funksionojnë dhe të implementojnë ato parime në një shtet multietnik, në respektin maksimal të të gjitha etnive të ndryshme që jetojnë në Kosovë. Gjithashtu kam pasur rastin të shpreh vlerësimin tim maksimal dhe i mbetem këtij vlerësimi për shqiptarët e Maqedonisë, të cilët janë një element shumë i rëndësishëm për vetë ekzistencën e shtetit maqedonas. E kam konsideruar bashkëjetesën e shqiptarëve dhe të maqedonasve, dhe kontributin e shqiptarëve dhe maqedonasve në shtetin e tyre të përbashkët në Maqedoni, si një domosdoshmëri dhe si një vlerë të madhe për të ardhmen e të dy nacionaliteteve, të shqiptarëve, maqedonasve dhe fëmijëve të tyre. Po kështu e kam vlerësuar shumë rolin stabilizues dhe paqësor që kanë luajtur shqiptarët në Malin e Zi. Natyrisht, kam vlerësuar shumë të gjithë kontributin e tyre për të ruajtur kulturën, gjuhën e tyre, për të ruajtur trashëgiminë e tyre kombëtare. Ashtu siç e kam vlerësuar shumë edhe rezistencën, them rezistencë, sepse kushtet kanë qenë të vështira nga pikëpamja e sigurisë dhe ekonomike veçanërisht, për shqiptarët dhe Luginën e Preshevës në Serbi. Por gjithmonë i kam mbështetur dhe vazhdoj t’i mbështes për të qëndruar dhe për të ruajtur fort trashëgiminë e tyre kulturore, trashëgiminë e tyre kombëtare, gjuhën, zakonet, por dhe ekzistencën e tyre në atë tokë të tyre ku jetojnë, ashtu siç kam inkurajuar dhe do të vazhdoj t’i inkurajoj autoritetet e Serbisë, që t’i trajtojnë edhe shqiptarët si qytetarë të barabartë dhe të njëjtë me të gjithë qytetarët serbë të Serbisë, veçanërisht në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe konsolidimin e sigurisë të qytetarëve të atij vendi, pavarësisht se ata i përkasin etnicitetit shqiptar. Në këtë kontekst do t’ju them që Shqipëria nuk ka pasur kurrë në të shkuarën dhe as nuk do të ketë kurrë në të ardhmen konflikte me fqinjët, nuk bëhet fjalë për pretendime territoriale, por për bashkëjetesë paqësore, sepse në fund të fundit harmonia midis njerëzve, pavarësisht etnicitetit, besimit fetar apo orientimeve të ndryshme sociale, politike të tyre, është e vetmja mënyrë që njeriu të jetojë në mënyrën më të mirë të mundshme. - Zoti President, sipas

statistikave zyrtare ndërkombëtare, por dhe në opinionin gjerman, vendet e Ballkanit kritikohen shumë për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Dhe sigurisht që ky korrupsion dhe krim i organizuar gjen hapësirë kur dhe vendet fqinjë ndihmojnë njëri-tjetrin, ashtu sikurse për të luftuar duhet të luftojnë bashkërisht. Konkretisht ju si President a keni projekte që të fshihet nga opinioni ndërkombëtar kjo njollë e errët për shqiptarët? - Çështja e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të vërtetë është një problem shqetësues dhe një problem real në Shqipëri, e në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në fakt, është një fenomen global, por në vende të tilla, siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë, ku institucionet e zbatimit të ligjit nuk janë në standardin e konsolidimit, siç janë në vendet e tjera të Bashkimit Europian, ky problem dhe ky shqetësim do jetë më evident dhe më agresiv ndaj jetës së qytetarëve dhe shoqërisë. Prandaj dhe kjo është një sfidë prioritare dhe shumë e rëndësishme për të gjitha këto vende dhe për institucionet tona. Së pari, kjo nis dhe duhet të konsolidohet me forcimin e institucioneve të zbatimit të ligjit. Unë kam pasur fatin të kem eksperienca shumë të vyera në administrimin e punëve të shtetit, qoftë si Ministër i Brendshëm, qoftë si Ministër i Drejtësisë. Nuk mund të mohojë askush hapat e ndërmarrë, përpjekjet e bëra për ta luftuar korrupsionin, për ta luftuar krimin e organizuar, herë-herë me rezultate, herë-herë me dështime, por mund t’ju them se unë jam i bindur në këtë eksperiencë që kam krijuar, që paralelisht me forcimin e institucioneve të zbatimit të ligjit, duhet të konsolidohen mekanizmat dhe procedurat që e ngushtojnë maksimalisht hapësirën për të përfituar në kuadrin e

korrupsionit apo për t’i lënë hapësirë gjenerimit të krimit të organizuar. Për të qenë më i kuptueshëm, po marr një rast. Në Shqipëri ka pasur një problem shumë të madh dhe një dozë të lartë të korrupsionit me pranimin në universitete më parë të studentëve, ku të pranoheshe në universitet, ishte një andrallë shumë e madhe për një gjimnazist, për një maturant, dhe për hir të së vërtetës dominonte abuzimi përmes aferave korruptive. Prej disa vjetësh tashmë, me procedurën që u zbatua, askush, as Presidenti i Republikës, as kryeministri i vendit dhe as biznesmeni më i pasur nuk kanë mundësi më të influencojnë se çfarë të drejte studimi apo dege do të përfitojë njëri apo tjetri, sepse është vetë mekanizmi që e bën të pamundur këtë. Kjo tregon se u reduktua dhe shkoi pothuajse në zero mundësia e abuzimit. Pra, këtu kemi një rast, dhe raste ka të shumta, kur procedura e ka eliminuar mundësinë e abuzimit. Dhe unë shpeshherë mundohem të studioj praktika dhe modele të vendeve perëndimore. Ky duhet të jetë një lloj objektivi jete për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Dhe do të jetë shumë i mirë, sepse në fund të fundit jemi kombe që i takojmë etnive të ndryshme, por mentalitetet nuk kanë shumë dallime, dhe do të ishte më efiçente nëse ne mendojmë për t’i implementuar, pse jo, edhe projekte dhe ide të përbashkëta. - Pikërisht në këtë drejtim duhet punuar edhe më shumë, pasi në fusha të tjera iniciativat e përbashkëta kanë qenë shumë të suksesshme. - Shumë të suksesshme! Veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar. Po të shikojmë vëmendjen që ka dhënë për shembull Bashkimi Europian, dhe këtu Gjermania është në vendin e parë, janë mjaft donacione dhe angazhime të vendeve të Bashkimit Europian, të cilët ofrojnë kontributet e tyre, ofrojnë paratë e taksapaguesve të vendeve të tyre, ofrojnë ekspertizën e tyre për të ndihmuar pikërisht këto fusha. Unë e kam gjetur me vend dhe kam pasur diskutim para pak ditësh edhe me përfaqësues të Fondacionit “Hans Seidel”, që ishin në Tiranë për të përfituar eksperiencën gjermane të institucioneve të ndryshme kryesisht në Gjykatën e Lartë shqiptare. Është dhe një mundësi shumë e mirë, sepse forcimi dhe konsolidimi i shtetit gjyqësor është shumë i rëndësishëm. Nuk është vetëm sinjal, por është edhe një mundësi reale, për të krijuar të gjithë modelet e mira dhe më të mirat e mundshme. Pra, në pyetjen tuaj, e cila është shumë thelbësore dhe shumë e rëndësishme ka dy gjëra që


INTERVISTË • E shtunë 27 prill 2013 janë shumë të qarta: e para, që janë të identifikuara problematikat dhe sfidat, dhe së dyti, zgjidhjet do të jenë më efektive dhe më të arritshme, pikërisht edhe me angazhime të projekteve rajonale, të cilat unë në çdo rast që do ta kem të mundur, do t’i nxis të ecin përpara. - Zoti President, le të ndalemi pikërisht në iniciativën për diasporën, një ide kjo që është vlerësuar shumë në diasporë, ku unë punoj dhe jetoj prej 22 vjetësh. Pak e vonuar, por, siç thotë populli, më mirë vonë se kurrë. Ndoshta ishte momenti që pritët që kjo diasporë edhe të piqet, të integrohet më shumë, që të jetë dhe më efikase në kontributin e saj për të dhënë për atdheun, apo ndoshta kishte ardhur momenti për diasporën, për ta vlerësuar, për ta tërhequr? Pra, kjo është një merita juaj personale, por pse e bëtë gjithë këtë, ose ku e gjetët motivin për t’u marrë seriozisht dhe konkretisht me diasporën? - Pyetja juaj ceku arsyet e mia të motivimit për ta iniciuar këtë nismë. Ju thatë që është e vonuar, por përtej kortezisë suaj, unë do të plotësoja se është e vonuar në ushtrimin e përgjegjësive tona si institucione. Sot është evidente më shumë se kurrë më parë se sa kapacitete të rëndësishme shqiptare kemi ne në diasporë, në të gjitha vendet, qytetarë të nderuar të atyre vendeve tashmë, me origjinë dhe kombësi shqiptare, të cilët kanë kapacitete shumë të larta intelektuale dhe qytetare, natyrisht që i shfrytëzojnë në interes të vendit ku jetojnë, të familjeve të tyre, por që e kanë të gjithë gatishmërinë dhe dëshirën e tyre për të ofruar për momente të caktuara për çështje të rëndësishme kombëtare këtë kontribut, këtë bagazh intelektual dhe shoqëror, edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Unë besoj se Presidenti i Republikës është personi dhe institucioni më i përshtatshëm për të koordinuar këtë angazhim, për të ofruar ftesën, që të gjitha këto kapacitete, në mënyrë të koordinuar, të japin mendimin e tyre, propozimet e tyre, të shfaqin idetë, se si Shqipëria të përparojë më mirë, se si shqiptarët të prezantojnë veten e tyre më mirë në raport me botën, në raport me Europën. Do të desha të tregohesha shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë me ju dhe me dëgjuesit e radios suaj, që është shumë prestigjioze edhe përbën një opinion shumë të rëndësishëm. Ne shqiptarët, fatkeqësisht, kemi një sfidë shumë të madhe, e cila lidhet me përgjegjësinë tonë të drejtpërdrejtë, sfidë e cila ka të bëjë me një diferencë që ekziston jashtë Shqipërisë midis perceptimit ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, me realitetin që ekziston në Shqipëri. Shqipëria nuk është një parajsë, ka problematika të ndryshme. Por, unë kam pasur rastin të konstatoj me mjaft vizitorë të ndryshëm, homologë të mi, të cilët vinin në Shqipëri me një ide dhe perceptim krejt ndryshe nga ai i realitetit që gjenin në Shqipëri. Natyrisht, këtu nuk bëhet fjala për të krijuar një imazh fiktiv apo të lustruar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por duhet të promovojmë vlerat e mira që ne kemi, duhet të promovojmë kontributet që ne mund të japim edhe në hapësirën europiane. Shpeshherë ne flasim për tolerancën e shkëlqyer fetare që ekziston në Shqipëri. Pakkush e njeh në thelb dhe në tërësi këtë vlerë të shqiptarëve në botën perëndimore dhe unë besoj që sot në momentet aktuale, kjo është një vlerë, e cila ka nevojë të promovohet në Perëndim, si një shenjë e modernizmit, shenjë e ecjes përpara, e paqes.

Pa diskutim jam optimist dhe është e udhës që kushdo që shprehet optimist për situata të tilla duhet të japë dhe argumente që të detyrojë besimin përkatës. Arsyeja dhe faktori kryesor i këtij optimizmi për mua është pjekuria dhe sjellja e shoqërisë shqiptare, e cila tashmë ka një nivel dhe stad për nga mënyra e të menduarit, mënyra e reflektimit dhe mënyra e sjelljes shumë të ndryshme krahasuar me pesë vite më parë, e pakrahasueshme me dhjetë vite më parë dhe e paimagjinueshme me njëzetë vite më parë. Askush nuk mund ta tërheqë më politikisht për hundësh shoqërinë shqiptare. Me këtë dua të them që e tërë superstruktura është e detyruar dhe do të jetë e detyruar të sillet në raport me këtë reagim që vjen nga shoqëria dhe kjo jep garancinë më të madhe për optimizmin që ekziston tek unë. Së dyti, zgjedhjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne që të gjithë bashkë: institucionet, shoqëria civile, media, duhet të konsolidojmë një mentalitet që ekziston prej vitesh, dekadash në perëndim, që zgjedhjet nuk janë një domain i partive politike

Shqipëria është një vend i vogël, i cili ka qenë në një izolim të tmerrshëm dhe të paimagjinueshëm për ata që nuk kanë jetuar në Shqipëri. Por sot Shqipëria ka dhe mjaft vende të bukura, të cilët mund të promovohen si vende turistike dhe të vizitohen, dhe të krijojnë afeksion të veçantë për turistë nga mbarë bota. Në këtë kontekst, ne duhet t’i promovojmë shumë më tepër këto vlera brenda realizmit që ato mbartin, brenda seriozitetit që ne kemi, por edhe në promovim të krenarisë që meritojnë. - Mendoni se diaspora do të ndihmojë në këtë rast? - Pa diskutim. Pse mendoj që diaspora do të ndihmojë shumë më tepër se sa shqiptarët dhe institucionet shqiptare në këtë sens? Së pari, sepse janë tërësisht të integruar në mentalitetin e vendeve dhe shoqërive ku jetojnë. Ne në Shqipëri ende nuk e kemi arritur këtë stad, kjo është një e vërtetë që nuk mohohet gjithashtu. Së dyti, mekanizmi që ata kanë dhe mundësia që kanë për të komunikuar dhe për ta prezantuar, është shumë e madhe, dhe është e dëshiruar prej tyre. Por kjo atyre u duhet mundësuar edhe nga pikëpamja institucionale. Po të shikosh donacionet që i janë dhënë Shqipërisë, Bashkimi Europian është në vendin e parë me qindra milionë euro të dhëna, dhe natyrisht donatori kryesor është Gjermania. Po të shikosh sot ka një prezencë të firmave private, bizneseve gjermane në Shqipëri, por është shumë larg asaj çka ne do të dëshironim dhe mundësisë që ekziston. Meqë jemi te pjesa e promovimit dhe të imazhit, një kompani private, një biznes ka nevojë të jetë i sigurt në investimin e tij, në pikëpamjen administrative, ligjore, në pikëpamjen e rendit publik e kështu me radhë. Jam i bindur se nuk dihet si informacion midis kompanive të mëdha dhe bizneseve të ndryshme gjermane fakti që, në Shqipëri mund të regjistrosh një biznes brenda 24 orësh, thjesht duke komunikuar përmes kompjuterit dhe me një kosto prej një euro. Pra, është një element që nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Jam i sigurt që, kjo nuk njihet sa duhet. Së dyti, flitet shumë dhe është e saktë problematika e madhe që ekziston me pronësinë, por nga ana tjetër jam i sigurt që nuk dihet aq sa duhet që, parlamenti ka miratuar një ligj i cili është në fuqi, që për çdo konflikt për pronësinë e një biznesi të huaj, përgjegjësitë i takojnë qeverisë shqiptare dhe për asnjë moment investitori nuk ngrin investimin, apo nuk ka moratorium gjatë investimit të tij gjatë kohës që konflikti për këtë pronësi është në proces e sipër dhe interesat e kompanisë private i përfaqëson qeveria shqiptare. Shqipëria njihet si një vend i vogël, i izoluar, si një vend që ka prodhuar emigracion të tmerrshëm etj., dhe nuk njihen resurset e mëdha që ka Shqipëria në minerale, në energji, në bujqësi, në blegtori. Pra, ka një kontradiktë midis perceptimit dhe realitetit. Edhe njëherë, nuk mund të ngul këmbë që jemi një realitet i shkëlqyer, një parajsë, por duhet të shkojmë drejt një realizmi prej asaj çka mund të ofrojë Shqipëria dhe shqiptarët dhe në atë çka mund të përfitojmë përmes këtij bashkëpunimi. Çështja kryesore e tërë këtij bashkëpunimi është zhvillimi ekonomik. Prandaj unë do të dëshiroj dhe do të tentoj maksimalisht sa herë të më jepet mundësia për të nxitur veçanërisht biznesin gjerman, të orientojë dhe të hedhë sytë dhe vëmendjen edhe ndaj Shqipërisë, edhe ndaj tregut shqiptar. Është një treg, i cili jo vetëm nga pikëpamja gjeostrategjike të nxjerr në portën, jo vetëm të vendeve të tjera ballkanike, por dhe në Azinë e afërme, menjëherë,

përmes alternimit të shkëlqyer që ka midis detit, ajrit dhe tokës në kuptimin e transportit dhe lëvizjes së mallrave dhe njerëzve, por dhe në faktin që është një shoqëri, e cila tej problematikave që ka, ka një dinamizëm dhe ambicie të një shoqërie të re, e cila në këtë bashkëpunim dhe me orientimin e duhur përshtatet shumë shpejt në atë që duhet të jetë. - Zoti President, Gjermania ka luajtur rol të madh në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka kontribuar në shumë fusha duke pasur një rol shumë të rëndësishëm. Sot si e shikoni rolin e Gjermanisë në aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE-së? - Sot është një fakt, i cili nuk ka nevojë as për dilema dhe as për dyzime. Roli i Gjermanisë është roli i udhëheqjes në Europë, në kontekstin jo vetëm ekonomik, por dhe të kontributeve në tërësi të dimensioneve të tjera. Modeli i Gjermanisë është modeli që inkurajon çdo komb, çdo vend tjetër në Europë besoj, por edhe përtej Europës. Gjermania ka ditur të tregojë jo vetëm forcën e zhvillimit të vendit të saj, por dhe të asistencës dhe të partneritetit për shumë vende të tjera brenda BE-së dhe jashtë BEsë. Për mua është një domosdoshmëri e rëndësishme vëmendja e Gjermanisë ndaj Ballkanit perëndimor. Unë pata një takim të shkëlqyer me Ministrin e Jashtëm Ëesterëelle, të cilit i kërkova një favor që konsistonte te dëshira ime që zoti Ëesterëelle, qeveria gjermane të mbajë në prioritetet e vëmendjes së saj Shqipërinë dhe shqiptarët gjithmonë. E cila m’u premtua me shumë miqësi nga ana e ministrit Ëesterëelle në emër të qeverisë gjermane. Shqipëria dhe ne si shqiptarë e kemi evidentuar gjithmonë këtë vëmendje, por është shumë e rëndësishme për ne që të vijojë të mbahet kjo vëmendje ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërësi. Unë mendoj se kontributi dhe ndihma shumë e madhe që ka dhënë Gjermania ndaj Shqipërisë është edhe si arsye e këtyre arritjeve, që kanë sot shqiptarët dhe Shqipëria në mjaft fusha. Ne duhet të shkëputemi nga modeli i donacioneve gjermane dhe të shkojmë drejt një modeli të ri të investimeve të bizneseve gjermane apo nga Gjermania në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit. Bota sot po bëhet shumë konkurruese, kështu që në këtë kontekst Europa ka nevojë të jetë e bashkuar; Europa ka nevojë të jetë e konsoliduar ekonomikisht, por dhe politikisht. Kështu që unë e shoh me shumë entuziazëm dhe me gëzim konsolidimin e këtij roli të Gjermanisë, i cili nuk është thjesht një rol pragmatist gjerman, por është një kontribut në tërësi për një Europë më solide në aspektin politik në radhë të parë, një Europë më të fortë ekonomikisht dhe një Europë më të organizuar dhe më të menaxhueshme në objektivat e saj afatgjatë për Ballkanin. - Së fundi, zoti President, ndalemi në zgjedhjet që zhvillohen pas dy muajsh, më 23 qershor. Në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE, ju personalisht, por dhe mbarë shqiptarët, diaspora, Gjermania dhe BE-ja i kanë sytë pikërisht në këto zgjedhje, që janë edhe test për vendin, një detyrë që duhet të kapërcehet me sukses. Keni besim, jeni optimist për këtë? - Pa diskutim jam optimist dhe është e udhës që kushdo që shprehet optimist për situata të tilla duhet të japë dhe argumente që të detyrojë besimin përkatës. Arsyeja dhe faktori kryesor i këtij optimizmi për mua është pjekuria dhe sjellja e shoqërisë

»

05

shqiptare, e cila tashmë ka një nivel dhe stad për nga mënyra e të menduarit, mënyra e reflektimit dhe mënyra e sjelljes shumë të ndryshme krahasuar me pesë vite më parë, e pakrahasueshme me dhjetë vite më parë dhe e paimagjinueshme me njëzetë vite më parë. Askush nuk mund ta tërheqë më politikisht për hundësh shoqërinë shqiptare. Me këtë dua të them që e tërë superstruktura është e detyruar dhe do të jetë e detyruar të sillet në raport me këtë reagim që vjen nga shoqëria dhe kjo jep garancinë më të madhe për optimizmin që ekziston tek unë. Së dyti, zgjedhjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne që të gjithë bashkë: institucionet, shoqëria civile, media, duhet të konsolidojmë një mentalitet që ekziston prej vitesh, dekadash në perëndim, që zgjedhjet nuk janë një domain i partive politike. Zgjedhjet janë një e drejtë themelore e qytetarëve të këtij vendi, e mundësisë së tyre për të shprehur vullnetin më të rëndësishëm dhe kryesor për një njeri, që ka të bëjë me mënyrën sesi do të udhëhiqet ajo shoqëri dhe si do të zhvillohet e si do të drejtohet ajo shoqëri. Këto nisin me hapin e parë për të krijuar infrastrukturën, dhe nëse shikojmë infrastrukturën që ekziston sot për zgjedhjet në Shqipëri, unë kam jo vetëm eksperiencën, por edhe argumentet e padiskutueshëm, se ekziston një infrastrukturë shumë e mirë, që Shqipëria të realizojë zgjedhje të drejta, të mira dhe të ndershme. Mbetet një sfidë, e kam thënë dhe herë të tjera. Nëse nga njëra anë kemi një maturi dhe një pjekuri të rritur të shoqërisë, një infrastrukturë të mirë, nga ana tjetër kemi një sfidë shumë të madhe që rrjedh nga ambiciet politike të lidershipit politik, e përkthyer në mënyrën e sjelljes politike të partive politike dhe të lidershipit politik duke filluar nga retorika. Jam kundër çdo retorike agresive, ndarëse, përçarëse. Kundër çdo retorike, e cila i shmanget thelbit që ka në parim por edhe implementim procesi zgjedhor, që është alternativa, doktrina dhe platforma qeverisëse dhe jo sulmi verbal, ironia therëse, apo retorika përçarëse. Kështu që në këtë kontekst, unë do të vlerësoja disa shenja pozitive që janë dhënë nga dy kampet e së djathtës dhe të së majtës, të cilët këtë prag fushate paraelektorale e kanë nisur duke shpalosur programe, duke shpalosur alternativa, duke menduar se çfarë është bërë, çfarë duhet bërë, si e shikon procesin e zhvillimit ekonomik njeri krah, si e shikon tjetri; cilat janë elementet ku do të mbështetet njeri, apo ku do të mbështetet tjetri. Dhe do t’i inkurajoja dhe këshilloja të vazhdojnë me fokus kryesor në këtë metodikë, në këtë sjellje elektorale për qytetarët shqiptarë dhe të largohen tërësisht nga retorikat e panevojshme, retorika të cilat ngarkojnë emocionalisht dhe psikologjikisht qytetarët dhe krijojnë një imazh jo të vërtetë ndaj Shqipërisë dhe ndaj shoqërisë shqiptare. Por kjo mbetet sfidë, e cila lidhet me përgjegjësinë, me përgjegjshmërinë, me pjekurinë, me qytetarinë, në radhë të parë të lidershipit politik, të tërë superstrukturës partiake dhe politike të forcave politike apo koalicioneve. Dhe unë besoj që ne duhet të shkojmë drejt të kuptuarit dhe të ushtruarit përmes sjelljes sonë se produkti i një gare elektorale do të na sjellë jo një fitues apo një humbës, por do të na sjellë një mazhorancë dhe një minorancë ku automatikisht mazhoranca ka përgjegjësi më të mëdha dhe minoranca ka përgjegjësi morale më të mëdha. Pra, unë shpresoj dhe mbetem në dozat e optimizmit tim edhe për këto fakte.


06

« SOCIALE

E shtunë 27 prill 2013 •

“Në vitin 2011 pm 10 ka qenë rreth 52 mg/m3 në qendër si mesatare vjetore, nga 40 që është norma. Kurse në vitin 2012 po kjo mesatare ka dalë rreth 34 mg/m3. Një nga masat e shpejta që duhet marrë është të pastrohen rrugët, të lahen më mirë, se këto ndikojnë në uljen e grimcave të ashpra dhe trafiku të jetë më i organizuar”, - thotë Agron Deliu, specialist i mjedisit pranë ISHP-së.

Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër të vendosë në qendrën e kryeqytetit dy monitorë elektronikë, të cilët do të monitorojnë në çdo sekondë të dhënat për ndotjen e ajrit në Tiranë. Monitorimi do të jetë me ngjyra si dhe me shifra për zonat përkatëse. Kjo do t’i shërbejë ndërgjegjësimit të banorëve për të parë se ku rrezikohet më shumë jeta e tyre dhe për të ulur trafikun në Tiranë.

CILËSIA E AJRIT ËSHTË PËRMIRËSUAR, GRIMCAT PM 10 JANË TË RREZIKSHME

ISHP: Ndërtimet ndotin ajrin e Tiranës Zonat më problematike qendra e kryeqytetit dhe kryqëzimet Erta Bode

N

është ajri dhe ku prek ndotjen më të lartë. Në matjet e fundit që ka bërë ISHP-ja ndotjet më të larta janë pikërisht qendra e kryeqytetit, kryqëzimet e mëdha, si “21 Dhjetori”, “Zogu i Zi”, kryqëzimi te dogana, kryqëzimi te “Birra Tirana” si dhe kryqëzimi pranë QSUT-së dhe tregut të madh industrial. “Monitorimi që do të bëhet me monitorët elektronikë do t’u shërbejë banorëve

për t’u treguar se ku janë më shumë të rrezikuar si dhe për të ndërgjegjësuar ata vetë, që janë pjesë e një trafiku të mbingarkuar, të bëjnë të pamundur për të eliminuar sadopak kalimin me makinë në ato kryqëzime”, - ka deklaruar Deliu. Gjithashtu ai u bën apel ndërtuesve të mos ndërtojnë në çdo orë të ditës, pasi jeta është më aktive gjatë ditës dhe njerëzit dëmtohen më shumë.

GRIMCAT Grimcat pm 10 dhe pm 2.5 rrezikojnë jetëgjatësinë e shqiptarëve, duke e shkurtuar atë me 1-2 vjet. Këto grimca konsiderohen prej OBSH-së si ndotësit më të rrezikshëm urbanë për shëndetin e njeriut. Shqipëria ka vlera mesatare 2 herë më të larta se vendet e BE-së dhe OBSH-ja e ka klasifikuar si vend të rrezikut shëndetësor për shkak të ndotjes së ajrit. Në bazë të studimeve vlerësohet se ky nivel ndotjeje do të ulë jetëgjatësinë 1-2 vjet, por do të rritë me afro 1400 raste të reja të sëmundjeve kancerogjene çdo vit.

FAMILJET E DËBUARA NGA PËRMBARIMI KANË HYRË NË GREVË URIE

Basha ofron ndihmë për strehimin e banorëve Bashkia do të mundësojë sistemimin e menjëhershëm në banesa Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka qenë dje i pranishëm në grevën e urisë të banorëve që u nxorën jashtë ndërtesave ku rrinin nga përmbarimi. Basha u ka premtuar atyre ndihmë të menjëhershme për strehim. Bashkia do t’u mundësojë sistemimin e menjëhershëm në banesa me qira derisa të ketë mundësi t’i sistemojë me 3 programet për strehim: banesat sociale, kreditë e buta ose bonusi i qirasë që ofron Bashkia e Tiranës. Basha tha se ndihma që do t’u ofrohet familjeve do të ketë donatorët e saj, pasi Bashkisë nuk i lejohet me ligj kjo ndihmë. Ai u premtoi banorëve se 3-4 muaj do të ndihmohen për të parë se cili nga 3 programet për ndihmë

Protesta

dërtimet e shumta, që e kanë shndërruar kryeqytetin, përveç zhvillimit të urbanistikës kanë sjellë një ndotje në shkallë të lartë të ajrit të Tiranës. Instituti i Shëndetit Publik ka matur cilësinë e ajrit gjatë gjithë vitit, duke nxjerrë raportin se është përmirësuar cilësia e ajrit, por është ende i lartë niveli i grimcave pm 10, që ndodhen në ajër. Sipas specialistëve të ISHP-së, intensiteti i lartë i këtyre grimcave është si pasojë e ndërtimeve të shumta në kryeqytetin tonë. Këto grimca janë rezultat i pluhurit dhe janë shumë të dëmshme për shëndetin e banorëve. Në matjet që janë bërë nga ky Institut vihet re se në vitin 2011 grimcat me diametër më të vogël se 10 mikron, PM 10 kanë qenë rreth 53 mg/m3, ndërsa mesatarja vjetore është 40 mg/m3. Në vitin 2012 kjo mesatare ka qenë 34 mg/m3. Grimcat janë gjithandej problem. Një nga masat e shpejta që duhet marrë jo vetëm në Tiranë, po dhe në rrethe, është që rrugët të pastrohen, të lahen më mirë, se këto ndikojnë shumë në uljen e grimcave të ashpra dhe trafiku të jetë më i organizuar”, - thotë Agron Deliu, specialist i mjedisit pranë ISHPsë. Deliu thotë gjithashtu se banorët e Tiranës jetojnë mes këtij pluhuri dhe e thithin atë pa e kuptuar se sa i dëmshëm është ai për organizmin e tyre. Nga një studim mjekësor është vënë re se banorët që kanë jetuar më shumë se 20 vjet në Tiranë në krahasim me banorët e rretheve dhe të zonave rurale i kanë mushkëritë më të zmadhuara e më të rënduara. Kjo ndodh për shkak të vështirësisë së thithjes së ajrit pikërisht nga grimcat pm si dhe nga ajri i papastër që thithin. Edhe mesatarja vjetore e vitit 2011, 40 mg/m3 dhe ajo e vitit 2012, që u regjistrua 34 mg/m3, janë më të larta se mesatarja evropiane dhe ajo e lejuara sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mesatarja europiane e grimcave pm shkon në 30-31mg/m3, ndërsa e lejuara është 26mg/ m3. Deliu bën të ditur se janë duke bashkëpunua me Bashkinë e Tiranës për marrëveshjen e monitorimit të ndotjes së ajrit. Së shpejti ISHP-ja dhe Bashkia do të bëjnë të mundur funksionimin e dy monitorëve elektronikë në qendrën e kryeqytetit për të treguar me ngjyra se sa i ndotur

do t’u përshtatet më shumë për të marrë të plotë ndihmën që atyre u takon. Pasi ka dëgjuar shqetësimet e banorëve dhe është interesuar për gjendjen e tyre shëndetësore, kryebashkiaku premtoi se Bashkia e Tiranës do të gjejë zgjidhje

për banorët, ndërsa brenda 24 orëve do të verifikojë dokumentacionin e pronarëve që pretendojnë godinën. Këto kanë qenë premtimet që Basha u bëri familjarëve për t’u treguar edhe një herë se është në ndihmë të banorëve të kryeqytetit.

Anëtarët e 14 familjeve që u nxorën jashtë nga pallati i tyre nga përmbarimi kanë nisur mesditën së enjtes grevën e urisë rreth banesës së tyre në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi”. Familjarët shprehen se ishin të pashpresë për të banuar dikun tjetër, ndaj kanë ndërmarrë aktin e grevës së urisë. Grevistët deklarojnë se do të qëndrojnë në këtë grevë derisa t’i jepet një zgjidhje problemit të tyre, sepse nuk kanë as mundësinë për të marrë një kredi.

MJEDISI Parku i ri

Parku Natyral Rajonal Ulëz Nisur nga vlerat e larta të biodiversitetit të zonës, komuna e Ulzës me ndihmën e Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe me mbështetjen financiare të ambasadës amerikane në Tiranë me vendim të këshillit të qarkut të Dibrës shpalli krijimin e Parkut Natyror Rajonal të Ulzës. Parku Natyror Rajonal ka një sipërfaqe prej 4206 ha, ku pjesën kryesore e zënë sipërfaqet me pyje dhe përfshin dy liqenet: atë të Ulzës dhe të Shkopetit, si zona të rëndësishme për konservimin e biodiversitetit, por gjithashtu edhe potencialin e madh për zhvillimin e ekoturizmit. Parku përfshin edhe një komunitet lokal të gjallë dhe aktiv, duke siguruar një përvojë të veçantë për vizitorët e shumtë të tij. Pas këtij aktiviteti në sheshin e qytezës së Ulzës u zhvillua një panair me gatime tradicionale dhe më pas një aktivitet nga qendra kulturore e Burrelit. Kështu, një tjetër park do të jetë në mbrojtjen e Ministrisë së Mjedisit për resurset që ai u ofron banorëve.

Vajrat e përdorura

11 gjoba me 500 mijë lekë Ministria e Mjedisit me komisionet saj të punës vendosën 11 gjoba me 500 mijë lekë për 11 subjekte që kanë problem në riciklimin e vajit të përdorur. Këto gjoba janë vënë për kushtet e shkelura për riciklimin e vajit, gjenerimin e tij si dhe për mbetjet portuale të vajrave të përdorura. Vajrat e përdorura janë kthyer në një rrezikshmëri të lartë në ndotjen e ambientit dhe shëndetin e njerëzve. Janë pezulluar gjithashtu 14 subjekte për standardizimin e lejes mjedisore, që merren gjithashtu me riciklimin e vajit të përdorur. Ministria e Mjedisit bën me dije se në shqyrtim tepër të rreptë janë dhe 18 subjekte të tjera, në të cilët janë konstatuar shkelje të ligjit si dhe të kushteve të papërshtatshme në amortizimin e mjeteve industrial që përdhen për riciklim, të cilat do të mbahen në shqyrtim derisa të ndërrohen. Gjithashtu po vëzhgojnë imtësisht dhe shoqatat importuese për kushtet që plotësojnë.


EKONOMI • E shtunë 27 prill 2013

DEBATE NË KOMISIONIN E VEPRIMTARIVE PRODHUESE, PS: PËR EFEKT ELEKTORAL

Legalizim i objekteve pas 2006-s Parashikohet shkurtimi i distancës nga 100 m në 25-30 m nga rruga Brikena Dervishaj

Q

250

MILIONË DOLLARË Në periudhën e dytë të kërkimit, kompania “San Leon Durrësi” Bv do të investojë rreth 250 milionë dollarë për një periudhë kohore 2 -vjeçare për puset e reja kërkimore në det.

2

PUSE Kompania San Leon do të shpojë pusin e parë kërkimor në vitin 2014. Plani i biznesit parashikon më shumë se 2 miliardë dollarë investime dhe shpimin e dy puseve kërkimore.

KUSH PËRFSHIHET Legalizimi i objekteve të ndërtuara në zonat informale ka përfshirë tre kategori kryesore ndërtimesh. Kategoria e parë e ndërtimeve, është ajo kategori, ku të gjithë janë pajisur menjeherë me lejen e legalizimit. Këto objekte janë ndërtuar në pronat e vetë pronarëve dhe, duke qenë se nuk kanë asnjë problem në plotësim dokumentacioni janë pajisur me leje legalizimi. Kategoria e dytë është ajo, ku janë ndërtime të bëra mbi tokën shtetërore, si dhe kanë tashmë dokumentacionin e gatshëm. Kategoria e tretë janë ato objekte, që janë ndërtuar mbi pronën e tjetrit. Sa i përket kësaj kategorie, ALUIZNI ka nisur bashkëpunimin me institucionet e tjera dhe është bërë kërkesë në ZRPP për listën e pronarëve të ligjshëm. Pasi të dorëzohen këto lista, do të fillojë kompensimi i subjekteve të shpronësuara dhe dhënia e tapive.

trit për territorin, Flamur Kuçi, projektligji heq nocionin për aksete kombëtare, që ekziston aktualisht. Në fund të diskutimeve deputetët kanë miratuar në parim projektligjin, i cili parashikon t’i japë fund njëherë e mirë procesit të ndërtimeve informale në vend. Pagesat Edhe këta persona do të

mund të përfitojnë nga kryerja e pagesave me bono privatizimi. Qeveria miratoi pak ditë më parë shtyrjen e afatit të bonove deri në 2014, afat që shkon në sinkron me afatin për legalizimet. Sipas vendimit të qeverisë, pagesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare të pasurisë, në proces legalizimi dhe me deri në 50 për

qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi. Për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur të detyrimit apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të bonove të privatizimit, mjafton një kërkesë me shkrim, pranë ALUIZNI-t, brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Fotografimi

Diskutimet Distanca nga rruga ka qenë pika e debatit mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Deputeti socialist Eduard Shalsi tha se drafti bëhet për efekte elektorale. Deputetët e PS-së vlerësuan se ky legalizim masiv ka faturë të lartë financiare, pasi nëse parashikohet zgjerim rruge, shpronësimet do të kenë koston më të madhe. Sipas kreut të ALUIZNI-t, Ardian Kollozi, projektligji legalizon pothuajse gjysmën e Shqipërisë që aktualisht është informale. Ai bëri të ditur se 30 mijë ndërtime penalizohen pasi nuk kanë respektuar distancat nga rruga. Kollozi, tha se, shtyrja e afatit nuk është për qëllime elektorale dhe se drafti nuk ka faturë financiare, pasi procesi vetëfinancohet nga tarifat që ka ligji. Sipas këshilltarit të Kryeminis-

Vetëdeklarimet

ytetarët që kanë ndërtuar banesa pa leje pas vitit 2006, do të mund t’i legalizojnë ato. Kështu këta persona do të kenë afat deri në 2014 për t’u bërë pjesë e procesit. Projektligji i hartuar nga qeveria, i diskutuar dje në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese parashikon shtyrje të afatit me një vit me synim legalizimin e kategorisë së ndërtimeve që janë në distancë të afërt me akset rrugore kombëtare. Sipas Kodit Rrugor aktual, ndërtimet që janë në distancë më pak se 100 m nga rrugët kombëtare nuk legalizohen, ndërsa parashikohet shkurtimi i distancës në 25-30 metra.

Janë rreth 270 mijë vetëdeklarime të bëra pas mbylljes të afatit ligjor dhe miratimit të ligjit të legalizimeve në 2006. Prej tyre janë kualifikuar rreth 240 mijë, ndërsa të tjerat janë s’kualifikuar për shkaqe kohore, pasi kanë ardhur pas afatit ligjor të deklaruar. Tirana është kryeqendra e ndërtimeve informale me rreth 92 mijë vetëdeklarime. Pas saj vjen Durrësi me 37 mijë ndërtime, Fieri me 27 mijë, Vlora me 24 mijë, Elbasani me 24 mijë, Korça me 11 mijë vetëdeklarime. Qeveria pritet të shpallë tenderin për zgjedhjen e kompanisë që do të kryejë fotografimin e dytë ajror të territorit, për të rifreskuar hartën dixhitale të ndërtuar rreth 5 vjet më parë. Aktualisht në të janë të pasqyruara objektet e ndërtuara pa leje dhe të deklaruara nga vetë qytetarët si ndërtime informale, ndërsa pritet të integrohen edhe rreth 80 mijë ndërtime të tjera, të cilat janë evidentuar nga Banka Botërore si objekte informale që nuk janë përfshirë në proces.

»

07

BASHKËPUNIMI Kontributi

“ALBtelecom” mbjell 100 pemë bli në Gjirokastër “ALBtelecom” kontribuon në mbjelljen e 100 pemëve bliri në Gjirokastër, në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti. Zv/ Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Osman Dinler, u shpreh se kompania ka ndërmarrë shumë projekte sociale. “Kompania jonë ka treguar gjithnjë ndjeshmëri ndaj çështjeve të shëndetit publik, ambientit, arsimit, etj. ashtu sikurse dhe Çalik Holding ka politikat sociale. Për “ALBtelecom” kjo çështje është po aq e rëndësishme sa dhe vetë shërbimet e nevojshme të telekomunikacionit dhe investimet prej 150 milionë eurosh që grupi Çalik ka bërë në Shqipëri”, - tha Dinler. Kryetari Flamur Bime ka falënderuar kompaninë për mundësinë e bashkëpunimit. “Ky partneritet, ky bashkëpunim nuk do të ndalet këtu. Ky park që ka nisur rehabilitimin do të bëhet një nga parqet më të bukura lokale, me ndriçim, stola, shërbime të ndryshme, terrene sportive dhe rrugë të reja rreth parkut”, - tha Bime. Aktiviteti zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës.

MINISTRIA E EKONOMISË FIRMOSI DJE MARRËVESHJEN PLOTËSUESE NË FUSHËN E HIDROKARBUREVE

Kërkimet për naftë në det, investimi 250 milionë dollarë Zgjerohet zona e kërkimit nga kepi i Rodonit deri në afërsi të Vlorës Zona detare në të cilin do të kërkojnë naftë kompania anglo-kanadeze, San Leon Durrës BV, do të zgjerohet më tej. Kërkimet do të kryehen nga zona e kepit të Rodonit në Durrës deri në afërsi të Vlorës. Parashikohet të investohen 250 milionë dollarë dhe hapja e një pusi të ri në 2014. Marrëveshja u nënshkrua mes zëvendësministrit të Ekonomisë, Enno Bozdo, dhe drejtuesit të kompanisë, Pol Salivan. “Sektori i kërkimit në fushën e konkurrencës së naftës dhe gazit ka si mundësitë dhe rrisqet e tij të biznesit, si në nivel lokal, ashtu edhe global. Ne shohim një oportunitet shumë të madh në Shqipëri, ku investimi ynë dhe të dhënat sizmike tre dimensionale na

inkurajojnë në punën tonë në të ardhmen. San Leon do të shpojë pusin kërkimor në vitin 2014, i cili ka munguar Shqipërisë që prej një dekade”, u shpreh Pol Salivan, përfaqësues i San Leon Durrës Bv. Për zotin Bozdo kjo marrëveshje tregon besimin në rritje të investitorëve të huaj. Kjo marrëveshje, e cila mund të konkretizojë zbulimin e vendburimeve të reja hidrokarbure, do të ketë impakt direkt në sigurimin e sasive të nevojshme të gazit, çka i hap rrugë projektit për gazifikimin e Shqipërisë. Ky plan investimi parashikon investime për më shumë se 2 miliardë dollarë. “Në këtë bashkëpunim me kompaninë “San Leon Durrësi Bv” për kërkim hidrokarbur në detin shqiptar, Ministria e

Ekonomisë ka pasur angazhim të plotë për të mbështetur një investim të tillë shumë të rëndësishëm në Shqipëri”, - u shpreh Bozdo. Kompania ka identifikuar disa struktura që mendohet të jenë të mbushura me hidrokarbur. Në stadin aktual për efekt të volumit të madh të punimit dhe kohës që i duhet për shpimin e puseve në det ka kërkuar zgjatjen e fazës së II-të të kërkimit. Arritja e rezultateve pozitive përmes shpimit të puseve të kërkimit nga kompania “San Leon Durrësi Bv” në Bllokun hidrokarbur “Durrësi”, që pritet të konkretizojë zbulime të vendburimeve të reja hidrokarbure, ku ka shumë mundësi zbulimi i rezervave të reja të gazit, pritet të ketë impakt në sigurimin e sasive të nevojshme të gazit.


08

« INTERVISTË

BERAT – Janë një sërë problemesh që duhen parë me kujdes dhe me seriozitetin më të madh të punës, jetës, ekonomisë e politikës – madje kjo që po u dallëdis mendjen disa deputetëve aktualë është se sipas tyre, vetëm ata kanë lindur për të qenë të tillë në Beratin e brishtë dhe gjithë trevën e tij. Janë këta deputetë që edhe pse kanë 20 vjet që tundin vetëm zinxhirin e qejfit sërish duan të kandidojnë pasi sipas tyre vetëm ata kanë lindur për të përfaqësuar këta banorë që mezi po mbajnë shpirtin me dhëmbë. Dhe ç’ka vlen të përmendet është se vetëm nëse nuk vihen për deputetë do t’i nxjerrin bojën Ramës e Saliut… Duket se këtyre deputetëve u ka marrë koka erë si Zheleznovit tek filmi Ballë përballë. Nga ana tjetër edhe dy kokat drejtuese të pozitës dhe opozitës të politikës Shqiptare, Saliut edhe Ramës kanë të njëtën sindrom, edhe këtyre duket se kanë përfunduar si Zhelezhnovi i famëshëm, teksa nuk pyesin fare për krerët e degëve të partive blu e rozë në rrethe dhe qarqe apo si dhe i thonë në gjuhën tonë popullore në bazë, sikur këta të fundit nuk egzistojnë fare, dhe për të mos i ofenduar sikur i kanë si gjahtari zagarët që këtij të fundit i fërshëllejn kur u duhet. Por le të vazhdojë atje ku e lashë tek kandidatët për deputetë, pasi nuk dua të them që në fillim të këtij prononcimi, por ka ardhur koha që me ardhjen e pranverës e të verës si dy stinë që i lënë vendin njëratjetrës po ashtu edhe këta deputetë duhet t’ju lënë vendin intelektualëve të rinj që treva jonë bujare dhe artdashëse i ka me shumicë dhe cilësorë. Me këtë dua të them se ka ikur koha e xhaketave të vjetra, madje mundet të them se mjaft më me deputetë të importuar. Kështu është shprehur ish deputeti Maks Hasani. Për këtë prononcim dhe për probleme të tjera që kanë filluar të agravohen në politikën shqiptare dhe në veçanti në politikën lokale këtu në trevën tonë, ne i morëm këtë intervistë Hasanit... Keni kohe pa u prononcuar në medien e shkruar dhe atë vizive, cila është arsyeja? Në radhë të parë ju falënderoj që erdhët dhe më takuat, ndërsa për sa i përket daljes apo prononcimit tim në media kjo nuk ka rëndësi, para ca kohësh ka ardhur një tjetër gazetar dhe kam thënë diçka për jetën ekonomike e pak atë politike. Pse pak për politikën? Jemi populli që ushqehemi shumë me politikën aq sa e kemi kthyer në politikë kafenesh, dhe kjo për mua ka shumë arsye mes të cilave ajo më kryesorja është ekonomia, papunësia që e ka mbërthyer këtë vend prej gryke dhe varfëria i ka vënë thonjtë e vdekjes në fyt. I gjendur në këto kushte të papunët nuk kanë se çfarë të bëjën tjetër veçse të mbushin kafenet dhe aty duke tymosur duhan merren me politikë, vendosin dhe i heqin nga lista e deputetët që do garojnë në këto zgjedhje 100 herë, madje fillojnë dhe grinden sikur ata vet i kanë për detyrë t’i vendosin apo t’i heqin. Për mua nuk kanë se çfarë të bëjnë tjetër, por harrojnë se janë padronët e politkës ata që bëjnë listat, ndërsa ne si popull kënaqemi me deputetët e importuar. Pse i quan deputetët e importuar? Sikur të mos mjaftojnë këta që kishim më parë dhe që për 20 vjet që nuk kanë bërë asgjë veçse vijnë, hanë e pinë dhe ikin si dallkaukë. Po t’i marrim me radhë do të shohim se në këta 20 vjet deputetët kanë ardhur fëmijë dhe janë rritur, të tjerët

E shtunë 27 prill 2013 •

ISH-DEPUTETI KOMUNIST MAKS HASANI: MJAFT MË ME DEPUTETË TË IMPORTUAR

Vera me xhaketa të reja në politkë, ka ikur koha e të vjetrave Jemi populli që ushqehemi shumë me politikën aq sa e kemi kthyer në politikë kafenesh, dhe kjo për mua ka shumë arsye mes të cilave ajo më kryesorja është ekonomia, papunësia që e ka mbërthyer këtë vend prej gryke dhe varfëria i ka vënë thonjtë e vdekjes në fyt. I gjendur në këto kushte të papunët nuk kanë se çfarë të bëjën tjetër veçse të mbushin kafenet dhe aty duke tymosur duhan merren me politikë, vendosin dhe i heqin nga lista e deputetët që do garojnë në këto zgjedhje 100 herë, madje fillojnë dhe grinden sikur ata vet i kanë për detyrë t’i vendosin apo t’i heqin. Për mua nuk kanë se çfarë të bëjnë tjetër, por harrojnë se janë padronët e politkës ata që bëjnë listat, ndërsa ne si popull kënaqemi me deputetët e importuar.

kanë ardhur të rritur dhe po largohen për në pension apo kanë dalë në pension nga Berati. Kjo është e padurueshme, mjaft më me kësi historish, ka ikur koha e deputetëve importues, kemi boll djem të mirë, intelektualë të zotë dhe inteligjentë. Kur isha deputet, kisha shumë deputetë të importuar kolegë që nuk dua t’i përmend, ç’rëndësi ka nëse ishin të mirë apo të këqinj rëndësi ka se populli ata nuk mundi t’i takojë asnjëherë, ndërsa shtëpia ime e dinë mirë të gjithë beratasit se u kthye në zyrë pritje, darkë e mëngjes, ditë pune e ditë pushimi. Ato vite ndodhi dhe një ngjarje për dy fëmijë tek pllakat e lumit Osum, dhe kam ndërhyrë që të vinte helikopteri i shëndetësisë t’i merrte, më thanë se të afërm të dy pacientëve kishin kërkuar numrin e deputetit të importuar, por nuk ja kishin gjetur, por dhe kur ja gjetën ai nuk u përgjigj asnjëherë. Këtu dua të shtoj dhe diçka më shumë pasi janë këta deputetë që edhe pse kanë 20 vjet që tundin vetëm zinxhirin e qejfit sërish duan të kandidojnë pasi vetëm ata kanë lindur për të përfaqësuar këta banorë që mezi po mbajnë shpirtin me dhëmbë. Si e shihni gjendjen ekonomike në këto momente? Nuk mendoja të më bënit këtë pyetje, ju jeni gazetar beratas i vjetër dhe e shihni dhe e prekni realitetin përditë. Berati është bërë një qytet xhep. Askush nuk interesohet për të. Shihi rrugë të shaktërruarra, brenda dhe jashtë qytetit, papunësi, pa pastërti një hallakatje e dy pushteteve vendorë dhe atij qendror. Listat kanë zënë rrënjë në dyqanet, biznese që mbyllen përditë, plehra që digjen, lumi që po u merr tokën përditë fshatarëve dhe bashkë me të edhe jetën. Askush nuk do t’ja dijë, madje si dhe më

tregojnë shumë banorë kanë shkuar tek deputetët, por nuk kanë mundur t’i takojnë, në fakt kanë të drejtë, të vesh në Tiranë për të takuar deputetin të duhen të paktën 20 mijë lekë të vjetra, madje edhe më shumë se mundet që takimin si pa të keq deputeti të lë për ditën tjetër se është i “zënë”, me punë. Si dhe kam dëgjuar në media më erdhi mirë që i vetmi deputet që kushtëzoj votën për rrugën është ai i Skraparit Naço Po për politikën ç’mendim keni? Mos e pyet, mysybet kur i thonë fjalës. Nuk ka më turp deputetët vijën 1 herë në 4 vjet, e them me bindje se ka fshatra që deputetët tanë të “nderuar”, që nuk kanë shkuar në shumë fshatra, ndërsa për t’i takuar këta banorë apo për të qarë një hall as që bëhet fjalë. Të tillë deputetë nuk kanë çi duhen trevës të Beratit. Deputët që herë vijnë si bosa e herë vijnë si fakira a thua se dhe ata po vdesin për një copë bukë. Më fal se nuk dua ta ulë kaq bisedën, por meritojnë më shumë këta ish kolegë. Vijnë në Berat hanë një drekë apo ku di unë dhe kthehen në Tiranë triumfues se kanë bërë në Berat me gazetarët një konferencë për shtyp duke sharë kahun tjetër. Këta nuk janë deputetë, këta i favorizon Saliu, pasi hanë në një çanak me të. Po të ishte më e fort Partia Komuniste cili do të ishte ndikimi i saj në politikën shqiptare? Ndryshe do të ishin punët, këta dallkaukët e politikës, si minjtë do të ishin fshehur, të tjerë në burg do të kishin përfunduar pasi kanë kohë që e kanë mbushur kupën dhe populli po i duron, por dhe durimi ka kufi. Partija jonë do të punonte për punësimin e

njerëzve, do të punonte për qetësinë, do të punonte për shkollimin e fëmijëve jo si tani që është bërë më diplomë edhe babai im (bie fjala). Ç’mendim keni për zgjedhjet e ardhshme ? Shumë problem do të jenë, nuk do të ketë qetësi pasi Saliu do të vuajë për t’i fituar, pasi ai nuk njeh humbje dhe kur humbet, nga ana tjetër Rama nuk është atje ku mendohet të jetë, këto partitë e tjera janë pa bel fare, shumë problem do jenë. Folët pak më lartë për xhaketat e vjetra dhe se ato duhet të ikin me ardhjen e verës, përse? Si përse, se kuptoj, s’është pyetje kjo unë fola pak më lartë se këta deputetë duhet të ikin, pra e thënë ndryshe këta janë si ato xhaketat e vjetra që fshatrarët kryesisht kur vjen vera i marrin dhe i hedhin tej se i kanë lodhur për kaq vite të mbajtura mbi kurris, boll me këto xhaketa sikur i kemi lënë si shumë, edhe ujë kur fle qelbet kështu janë bërë dhe këta deputet. Dikur në ato vite flitej për shumë fjalë të krijuara popullore dhe kryesisht për pushetin e korruptuar të Saliut. E pate dëgjuar kur flitej dy për Salën një për lalën dhe anasjellta. Sikur iku kjo, më pas doli sa njerëz keni në shtëpi për t’i ushqyer me bukë dhe tjetri përgjegjen, gruan dy fëmijët qenin dhe policin, tashëm më duket po thonë na u bë si burri i nënës deputeti. Kjo tregon se popullit i ka ardhur në majë të hundës, por nuk ka se ç’të bëjë, kanë frikë e thënë troç dikush se ka fëmijë në punë dikush tjetër ka vëllanë, gruan vetë e shumë probleme të tjera që janë të lidhura me njëra-tjetrën. Do durojmë mundet të them, por edhe durimi ka kufij. Faleminderit: Sulo Gozhina


AKTUALITET • E shtunë 27 prill 2013

»

09

DURRËS, I PLAGOSURI DËRGOHET NË GJENDJE TË RËNDË NË SPITAL

Pasi merr peng taksistin i pret veshin Në kërkim autori, person me precedentë të mëparshëm penalë DURRËS- Një taksist 31-vjeçar, merret peng për rreth 1 orë dhe dhunohet në shtëpinë e agresorit në Durrës. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se Isa Xhamani, 31 vjeç është marrë peng pasditen e djeshme nga shtetasi Sabri Verteniku rreth orës 15:00. Veterniku, person me precedentë penal, mësohet se i ka telefonuar taksistit nga banesa e tij në lagjen 14 në Shkozet të Durrësit duke i kërkuar që të shkonte ta mirrte pasi ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore

dhe donte të shkonte në spital. Taksisti, Isa Xhumani, ka shkuar në banesën e Sabri Veternikut dhe sapo është futur në banesë është qëlluar me levë në kokë, ndërkohë që agresori i ka prerë dhe njërin vesh me thikë dhe më pas e ka mbështjellë më pas në tapet. Veterniku pasi e ka dhunuar taksistin i ka vjedhur sendet personale, si unazat, portofolin dhe çelësat e makinës për t’u larguar më pas në drejtim të paditur me automjetin tip ‘Benz Mercedes’, ngjyrë gri, targë ‘Dr 2983 D’. Viktima fatmirësisht ka

mundur që të reagojë pavarësisht plagëve të marra duke qëlluar një xham të banesës dhe alarmuar fqinjët, të cilët kanë bërë denoncimin në polici. Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë mundur të dërgojnë taksistin në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit. Gjendja e të plagosurit mësohet të jetë e rëndë pasi ka dëmtime të rënda në trup dhe një vesh të prerë. Policia shpalli në kërkim shtetasin Sabri Verteniku dhe po punon për kapjen e tij.

SIPAS SEKRETARIT TË LSI-së, PROGRAMI MBËSHTETET NË PUNËSIM E ARSIMIM

Naço: Vijmë në këtë fushatë me premtime të zbatueshme Sulo Gozhina BERAT – Janë një sërë takimesh që sekretari politik për Lëvizjen Socialiste për Integrim të qarkut të Berati, Nasip Naço, po organizon së bashku me krerët e kësaj partie në të gjitha fshatrat e lagjet e qyteteve të këtij qarku. Takime intensive “Puna jonë nuk do të ndalet në strukturat e partisë si dhe me sjelljet e reja pranë saj ajo që në këtë prag të sapofilluar të fushatës është se puna jonë është përqëndruar në takimet që do të bëjmë në çdo familje të fshatrave e lagjeve të qyteteve të 25 njësive vendore që ka gjithë treva jonë. Unë dhe së bashku me ju do të bëjmë të qartë cilido votues apo dhe familje ku do të bëjmë takimet programin tonë politik, brenda të cilit përfshihet punësimi, si dhe arsimimi. Janë politikat e shtjelluara në detaj për të realizuar këto objektiva sa të nevojshme po dhe aq jetike për cilin do nga ne, për punësimi dhe përcilin do të ri për arsimimin. Prioritet do të ketë edhe puna në fshat ku do të përfshihen në detaj problemet që shqetësojnë çdo fermer për t’u ardhur më pas në ndimë si për subvencionimet në bujqësi, por dhe për një asistencë teknike më të zgjeruar. Puna jonë në këtë fillimfushate ka objektiva madhore dhe jo premtime boshe”, u shpreh për gazetën Nasip Naço. Për sa i përket ndërhyrjes në infrastrukturë, një shembull konkret në takimin me simpatizantë anëtarë dhe drejtues të strukturave të LSIsë të komunës Velabisht sekretari politik i kësaj partie solli investimet në rrugë, të cilat kanë filluar. Vetëm në komunën tuaj janë disa rrugë duke u ndërtuar si ajo e Starovë-Ura Vajgurore, Berat - Duhanas – Roshnik etj, premtime këto të bëra më parë dhe që po realizohen në këtë 6-mujor. Në të gjitha takimet sekretari politike

Në pranga 2 persona

Mashtronin qytetarët me shuma të mëdha, hiqeshin si ndërtues KORCE - Policia e Korçës zbardh një skemë mashtrimi të dy personave, të cilët prezantoheshin si ndërtues pallatesh duke u marrë shuma të mëdha parash qytetarëve, duke u premtuar dyqane dhe banesa. Në pranga ka rënë njëri prej mashtruesve, konkretisht Altin Uruçi, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij Stafanaq Curro, ndërsa ndiqet penalisht në gjendje të lirë Forri Curro 80 vjeç, i cili ndihmonte dy personat e tjerë. Operacioni është shtrirë në 4 qarqe të vendit, Korçë, Fier, Gjirokastër dhe Tiranë. Mësohet se personat në fjalë u paraqiteshin qytetarëve me emra të rremë dhe më pas u merrnin para, duke u premtuar banesa dhe dyqane, premtim që nuk mbahej kurrë e gjithçka përfundonte me zhdukjen e 2 mashtruesve. Gjithë hetimi nisi pas denoncimit të dy personave, të cilëve u ishte marrë shuma prej 220 mijë eurosh. Policia u bën apel qytetarëve të denoncojnë nëse u janë marrë para përmes mashtrimit.

Policia: Person i rregullt, pa konflikte I LSI-së për qarkun e Beratit u është përgjigjur dhe shumë pyetjeve për kualicionin e majtë, i cili për të do të jetë fitues dhe se në këtë koalicion gjen zbatim dhe programi i LSI-së i ideuar nga lideri i saj Iir Meta.

Po në të gjitha takimet Naco ka marë dhe mbështetjen nga anëtarët e simpatizantët e LSI-së. Vlen të përmendet se në të gjitha takimet në fjalë Naco është shoqëruar dhe nga antari i komitetit drej-

tues të kësaj partie Gledion Rehovica, i cili dhe ky i fundit i është përgjigjur shumë pyetjeve dhe ka shtjelluar para pjesëmarrësve në takim pjesë nga programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

VIKTIMA, 18-VJEÇARJA GJYSTE PAPLEKAJ VDIQ PA MBËRRITUR NË SPITAL

Polici vret kushërirën për një vijë uji Sherri nisi fillimisht për një vijë uji mes 2 grave TROPOJE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e djeshme në fshatin Lekbibaj të Tropojës. Një 18-vjeçare është vrarë me armë zjarri nga një punonjës policie, kushëri me të. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të sherrit të nisur për vijën e ujit. Fillimisht sherri për vijën e ujit ka nisur mes grave të dy familjeve dhe më pas ka precipituar, ku 18-vjeçarja Gjyste Paplekaj është qëlluar me armën e shërbimit nga kushëriri i saj Fran Paplekaj, duke mbetur e vdekur në vend. Burimet e policisë bëjnë me dije se autori është vetëdorëzuar pas krimit, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.

Vdes biznesmeni, i bënë atentat disa ditë më parë SHKODËR- Ndërron jetë biznesmeni Besnik Frangaj, i plagosur më 19 prill pas një atentati teksa kthehej në banesën e tij në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër. 45-vjeçari biznesmen në fushën e ndërtimit, u qëllua nga persona ende të paidentifikuar. Besnik Fangaj është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila ka zgjatur rreth 6 orë. Bluzat e bardha të spitalit të Shkodrës, pohuan se plumbat i kishin prekur organet jetike dhe gjenda e biznesmenit është kritike. Sipas grupit hetimor, 45-vjeçari, baba i një fëmije njihej si person i rregullt dhe nuk ka qenë i përfshirë më parë në ndonjë konflikt.

Vitkima, 30 vjeç nga Maliqi

Vdes druvari, e zuri poshtë pema që po priste KORÇË- Vdes aksidentalisht, ndërsa priste dru në pyll një 30-vjeçar në Maliq. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa 30- vjeçari me iniciale S.M ka qenë duke prerë dru në pyllin e fshatit Velcan, por është zënë poshtë nga një pemë. Plagët e marra i shkaktuan vdekjen të riut, i cili ka mbërritur i pajetë në spitalin e qytetit të Maliqit.


10

« aktualitet

E shtunë 27 prill 2013 • Ministri i Brendshëm: Isha në takim në njësinë nr 6, jo me shoferin e Frrokut

Flamur Noka padit Tahirin për fotot “Shpifje” “Përbaltja tregon panikun e Ramës para humbjes së 23 qershorit” Si përpëlitje të pashpresa të njerëzve të botës së krimit i ka cilësuar ministri i Brendshëm, Flamur Noka, fotot e pardjeshme që deputeti Saimir Tahiri publikoi në FB, ndërsa njoftoi se do ta padisë për shpifje në gjykatën e Tiranës. Përmes zëdhënësit Leonard Olli, ministri Noka mohon kategorikisht ndonjë lidhje të tij me shoferin e Arben Frrokut, të akuzuar për vrasjen e komisarit Lamaj, teksa thekson se bëhej fjalë për një takim në njësinë nr 6. Kështu, Olli njoftoi dje se “Jam para jush për të sqaruar opinionin publik lidhur me trillimin e radhës të shpifësit me pagesë, Saimir Tahiri, i cili ka publikuar dje në faqen e tij personale në facebook, foto të një takimi të ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, në

njësinë nr. 6, me shpifjen se është duke pirë kafe me shoferin e Arben Frrokut, autorit të dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, deklaron me përgjegjësi të plotë individuale dhe institucionale se në fotot e bëra publike, asnjë nga personat prezent në këtë takim, nuk kanë kurrfarë lidhjeje me individët e stisur nga shpifësi Tahiri, me të cilët kupola e krimit në Partinë Socialiste, ka pranuar publikisht se ka lidhje politike dhe biznesi. Ministri i Brendshëm i konsideron shpifje të tilla, si përpëlitje të pashpresa të njerëzve të botës së krimit, për të stisur tymnaja me qëllimin e vetëm, dëmtimin e hetimit dhe për të shpëtuar përballjen me drejtësinë, të ortakëve

të tyre politikë dhe të biznesit. I bëjmë me dije opinionit publik se asnjë tymnajë kasnecësh dhe shpifësish nuk do të mund të pengojë zbardhjen e krimit makabër, ku humbi jetën kryekomisar Dritan Lamaj dhe çuarjen e autorëve para drejtësisë. Ministri i Brendshëm shpreh bindjen e plotë se strategjia e shifjeve, përbaltjes dhe denigrimit publik, është rezultat i panikut të plotë që ka përfshirë z. Rama dhe “Rilindasit” e tij, para humbjes së thellë që i pret më 23 qershor. Gjithashtu, ministri i Brendshëm, z. Flamur Noka, do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe do të paraqesë padinë e tij, në gjykatën e rrethit gjyqësor, Tiranë ndaj shpifësit të pandreqshëm me pagesë, Saimir Tahiri”.

në Greqi, seks me vajzat 11 e 16 vjeçe, rrihte edhe djalin 20 vjeç

Pranga 54-vjeçarit, abuzoi seksualisht me 2 vajzat e tij Mariglen Mullai

N

jë dramë shqiptare abuzimesh seksuale brenda familjes u zbulua dje në Kretë të Greqisë, kur u prangos kryefamiljari 54 vjeç, sepse kishte përdhunuar dy vajzat e tij të vogla 11 dhe 16 vjeçe. Mediet greke raportojnë se një 54-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Hania të Kretës, për abuzim me vajzat e tij të mitura dhe për dhunë në familje. Duke iu referuar burimeve të policisë “Greek Repoter” shrkuan se 54-vjeçari nga Shqipëria, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua pas akuzave, se ka abuzuar seksualisht dy vajzat e tij 11 e 16 vjeçe, si dhe ka rrahur djalin 20-vjeçar. Abuzimet seksuale Veprimet e 54-vjeçarit janë zbuluar, kur vajza e tij më e madhe iu ka treguar shoqeve të saj situatën që përjetonin në familje. Të abuzuarat seksualisht ishin ajo dhe motra, ndërsa mbi vëllain ushtrohej dhunë fizike. Vajza më pas ka denoncuar në polici, duke thënë se së bashku me motrën janë abuzuar sistematikisht

Ardian Levanti

Vëllai kishte plagosur njërin

Policia: Ish-boksieri u vra për hakmarrje, kapet një Hakmarrje të pastër e ka cilësuar policia e Tiranës vrasjen e djeshme në kryeqytet, ndërsa në Rrëshen është prangosur një person. Ardian Levanti u vra në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pranë “Unazës së Re” me 7 plumba pistolete. Ndërkaq, në Rrëshen u kap Pjetër Gjini, vëllai i Zef Gjinit. Ky i fundit ishte plagosur me thikë më 29 mars në të njëjtin pallat nga Arianthi vëllai i Ardianit. Por më pas ai u lirua nga gjykata, për të ngjallur hakmarrjen që përfundoi me vrasjen e ish-boksierit 28-vjeçar. nga babai. Hetimet paraprake pas arrestimit zbuluan se 54-vjeçari rrihte edhe të birin 20-vjeçar, ndonjëherë edhe në prani të nënës së fëmijëve. Dje i arrestuari u dërgua në prokurori, ndërsa fëmijët do të marrin ndihmë psikologjike. Ndërkaq, ekspertët po verifikojnë edhe rolin e nënës së fëmijëve, nëse ajo prej vitesh

ka qenë në dijeni të abuzimeve seksuale dhe nuk ka denoncuar në polici. Nga ajo ç’ka dihet, rezulton se gruaja shihte me sytë e saj skenat e dhunës ndaj të birit, por policia dhe Prokuroria greke po hetojnë nëse ajo ishte kërcënuar nga 54-vjeçari se do ta vriste nëse i denonconte këto veprime makabre.

gjyqi drej kolapsit, Shtohen masat e sigurisë

Avokatët e Dritan Dajtit mungojnë sërish Për më shumë se 210 herë ka dështuar seanca ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009. Shkak për shtyrjen e djeshme të seancës gjyqësore është bërë sërish mungesa e dy avokatëve të caktuar kryesisht nga gjykata. Pavarësisht mungesës së tyre, trupi gjykues bazuar në një vendim të mëparshëm, tentoi të zhvillonte seancën vetëm me praninë e të pandehurit Dritan Dajti. Por ky i fundit ka refuzuar, duke braktisur sërish sallën e gjyqit. Ndërkohë edhe pse e gjithë procedura zgjati pak minuta, janë vënë re masa më të rrepta sigurie, duke

shtuar forcat e policisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi Dajti kalon përmes tunelit të kësaj gjykate. Seanca e radhës u caktua më 6 maj, ku do të mbrohet nga avokati Besnik Çerekja, zv/dekan i Juridikut. Pak ditë më parë komiteti disiplinor i avokatëve të Dhomës së Avokatisë u mblodh për të shqyrtuar masën disiplinore të Krimeve të Rënda për 42 avokatë, të cilët refuzuan mbrojtjen e Dajtit. Ndërkaq, mes Dhomës së Avokatisë dhe Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rëndë ka “shpërthyer” një debat i ashpër dhe janë shkëmbyer akuza për menaxhimin e kësaj humbjeje kontrolli për gjyqin ndaj Dajtit.

Precedentët Ky rast nxjerr në pah një seri të gjatë abuzimesh seksuale të prindërve me vajzat e tyre. Me dhjetëra raste janë regjistruar në Shqipëri vitet e fundit, por nuk kanë munguar edhe precedentët me shqiptarë që jetojnë në shtetet fqinje. Në Itali shënohet numri më i madh i rasteve të tilla.

Pranga autorit 18 vjeç

Sherr me thika pranë një shkolle, plagoset 15-vjeçari I plagosur ka mbetur një 15-vjeçar dje rreth orës 14:00 në afërsi të shkollës “11 Janari” në kryeqytet. Mësohet se pas sherrit me një 18-vjeçar, i mituri 15 vjeç është plagosur me thikë në këmbë. Sipas burimeve të policisë, 15-vjeçari është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 18-vjeçari është arrestuar. Nuk dihet ende nëse dy të rinjtë janë nënës të kësaj shkolle. Hetimet e policisë vijojnë për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, në afërsi të një shkolle 9-vjeçare.

Ngjarja tek “Irfan Tomini”

Hajduti vjedh 1 milion lekë në kazino, ikën Për herë të dytë brenda pak muajsh është grabitur një kazino në rrugën “Irfan Tomini”, në kryeqytet. Një person është futur në ambientet e kazinosë mesditën e djeshme dhe nën kërcënimin e armës ka detyruar punonjësit t’i jepnin paratë e xhiros. Pasi ka marrë paratë, i riu është larguar në drejtim të kodrave të Selitës, ku policia ka përqëndruar kërkimet për të bërë të mundur arrestimin e tij. Mësohet se grabitësi ka vepruar i vetëm dhe ka arritur të marrë në kazino rreth 1 milion lekë të vjetra.


PERSONAZH • E shtunë 27 prill 2013

»

11

KUR KOMUNISTËT E PARË KËRKONIN TË BËHESHIN MIQ ME TË DËNUARIT

ENVER HASA, OFECERI DHE SHKRIMTARI I PERSEKUTUAR

Z

otni Enver Hasa, oficeri me gradën toger, shkrimtar, e tregon kështu ferrin në jetën e tij: Jemi larguar nga Dibra dhe kemi ardhë me jetue në Shqipëri në Qershorin e vitit 1934. Kur arrita moshën shkollore më rastisi që klasën e parë ta bëja në Perlat, Kthellë me mësues Preng Pjetri, një mësues në një kullë pa banga, pa libra e fletore, por vetëm një rrasë të lëmuar e që shkruanim në të, po me një copë guri. Mësuesi kishte shkruar gërmat e alfabetit të mëdha e të vogla në një fletë letre e ne përpiqeshim t’i kopjonim. Kjo metodë pati suksesin e vet, se ne, nxënësit, që ishim 7 a 8, mësuam të shkruanim fjalë e fjali. Klasat e tjera, më të larta, ishin të rregullta me banga, libra e fletore. Mbasi mbarova klasat fillore u futa në Gjimnazin e Shtetit të Tiranës, ku kreva semimaturen dhe pastaj më duel bursa për në shkollën Ushtarake të Napolit dhe, bas tre vjetësh, u pranova në Akademine Ushtarake të Kavalerisë në Modena, Itali. Aty përfundova studimet dhe morra gradën nëntoger. Pastaj bëra një kurs njëvjeçar në Shkollën e Aplikacionit për armën e këmbësorisë dhe u ktheva në atdhe. Mbas një viti më erdhi grada toger. Nuk vonoi dhe Italia kapitulloi. Shqipëria kishte atëherë nën armë tre batalione, dy në Kosovë, në Pejë e Prishtinë dhe një në Ulqin. Unë u emërova në Pejë si komandant kompanie dhe kisha në kompaninë time 200 ushtarë kosovarë të stërvitur, domethënë që kishin kryer shërbimin ushtarak, por ishin të rithirrur. Batalioni kishte rreth 1000 ushtarë dhe ishte vendosur në barakat e përdorura më parë nga ushtria italiane. Unë nisa të shkruaj për gazetën “Lidhja e Prizrenit” , ku kisha një rubrikë timen të posaçme në faqen e parë “Kujtime të idhëta të Kosovës së mjerueme” dhe herë-herë shkruaja edhe në Tiranë në gazetën “Bashkimi i Kombit” rreth luftimeve në Kosovë, të cilat botoheshin si të shkruara prej “një të dërguari të posaçëm” gjithmonë me pseudonimin “En-Ha”. Kosova ishte e trazueme si gjithë Shqipëria, Ballkani dhe gjithë bota mbarë. Gjermanët nuk ndërhynin në luftime, ata ishin vetëm të preokupuar “të sigurojnë rrugët për një tërheqje të mundshme”. Brigadat serbe-malazeze të Titos na sulmonin herë mbas here, por ne ishim në gjendje t’i përballonim. Isha në Rozhajë kur kapiteni SS, Bendle rregulloi radion për të dëgjuar lajmet e ditës dhe u dha lajmi që trupat aleate kishin zbarkue në Normandi nën komandën e Feld

DISA FJALË HYRËSE Më 24 nëntor 1912, në sallën e Akademisë së Shkencave, grupimi “Miqtë e autorit” promovoi librin tim “100-vjet Pavarësi, 100 figura dibranësh”. Sikurse kuptohet nga titulli në këtë libër me përmasa encikopedike janë përfshirë 100 nga figurat më të rëndësishme dibrane, ku paraqitet veprimtaria patriotike, atdhetare, arsimore, ajo për mbrojten e çështjes kombëtare, për hapjen e shkollave dhe për mësimin e gjuhës shqipe. brenda dhe jashtë Shqipërisë. Libri i parë u prit shumë mirë nga lexuesit dhe nga shtypi, prandaj iu përgjigja pozitisht kërkesës për të përgatitur vëllimin e dytë. Ndërsa po mblidhja materiale për të, pata një telefonatë nga një mik. Njoftimi i tij ishte pak i çuditshëm dhe njëheras i mirëpriur. Në Korçë jeton një dibran, Enver Hasa, i cili kishte vuajtur burgun e komunizmit për pikpamjet e tij politike. Pasi kishte bërë mbi 19 vjet burg ishte liruar. Fillimisht ai kreu studimet në Itali, në shkollen Ushtarake të Napolit, Akademinë Ushtarake të Kavalerisë në Modena si dhe Shkollën e Aplikacionit. Kjo telefontë m’u duk e çuditshme, sepse nuk dija që në Korçë (mbase nuk isha i saktë) nuk banonin dibran nga Dibra e Madhe, sepse shumica e tyre ose kishin ardhur në Tiranë, duke populluar lagjen shumë të njohur të dibranëve, ose një pjesë jo e pakët kishin emigruar jashtë vendit. Dibranët dhe korçarët kanë karakteristika të përbashkëta, qoftë në organizimin e jetës familjare, pastërtinë, qoftë në gatimet e tyre. Nuk po flasë për mollët e njohura straking, që rriten hijshëm në Dibrën e Poshtme, ashtu edhe në Korçë, duke përflakur degët e blerta. Në të vërtetë, ky dibran i ardhur nga Dibra e Madhe ishte

Mareshalit amerikan Aizenhauer. Kapiteni e mbylli radion dhe lëshoi një mallkim “na erdhi fundi” më tha por duket se u pendue që u shpreh në atë menyrë dhe menjëherë shtoi “do t’i mbytim në det të gjithë me siguri”. Ndodhesha në Grykën e Rugovës, isha pararojë për të evituar ndonjë sulm partizan të befasishëm ditën e 15 gushtit të 1944, kur u bombardua Peja. Ishte dita e Shën Mërisë dhe serbët ishin të paralajmëruar për bombardimin. Përsërita fjalët e Bendlit “Erdhi fundi”. Mora gruan e vajzën e vogël që s’ishte më shumë se tre vjeç e u nisa e shkova në Prizren. Ato pak plaçka që kisha i lashë nën kujdesin e ordinancës, por kurrë nuk i morra më. Në Prizren, në mbramje, mora autobuzin për në Shkodër. Rruga ishte me rrezik se dilnin njerëz rrugës, e ndalnin makinën për të grabitur pasagjerët. Për fat s’na ndodhi kjo e keqe. Prej Kosove m’u desh të largohem si hajdut. U ktheva në Tiranë dhe hoqa rrobën ushtarake për të mos e veshur më kurrë, vura në tavolinë “Vullnetin” e Shopenhaurit, që më tërhiqte aq

vendosur e kish jetuar në Tiranë, por regjimi e transferoi në një fshat të Korçës, që të mos e ngrinte kokën më kurrë. Madje më befasoi edhe plotësimi që më bëri telefonuesi se ky i persekutuar ka botuar edhe libra: romane, novela, tregime. Kjo ma shtoi edhe më tepër kureshtjen dhe unë i telefonova dhe rashë në kontakt me këtë familje që kishte provuar mbi kurrizin e vet tërë vuajtjet e kalvarit të pafund të mundimeve të diktaturës. Kam kontaktur me djalin e tij Alban Hasën dhe materiale që më solli Enveri, me ndonjë ndërhyrje të vogël (vetëm gjuhësore) me lejen e tij, po ia paraqes lexuesit, i cili ka ç’të mësojë. Këto shënime jetësore janë shkruar bukur, me një stil tërheqës, ku jeta e tij shpaloset në gjithë nuancat e saj: herë drithëruese, me pak çaste të qeta, herë interesante, por gjithnjë të përpikta. Ai shkruan me një gjuhë të zhdëvjelltë, të pasur, me një vështrim realist të botës dhe të ngjarjeve jetësore Nuk i kam lexuar librat e tij, por jam i bindur se ai ka shkruar atë që ka ndjerë në shpirt, me dhimbje, me forcë, me dritare të ngusht qelie, por edhe me shpresë. Enver Hasa ende po shkruan. Ai nuk ka shkruar vetëm kujtime, të cilat i ka pëmbledhur, por edhe letërsi artistike. Të 10 librat e tij, në kohën e sotme, kanë mbetur e janë bërë pronë vetëm e lexuesve të etur për letërsi të vërtetë, lexuesve korçarë. Këto pak rreshta janë një grishje për t’i lexuar e vlerësuar librat e këtij shkrimtari, si dhe një homazh nderimi për përpjekjet e tij të vazhdueshme në lëvrimin e letërsisë, që pikon nga dashuria për jetën., ndonëse jeta e privoi rëndë. Nga, Prof. Dr. Arian KADIU

shumë dhe fillova të merrem me të. Ndërkohë u bë lufta e Tiranës, që ishte vetëm një farsë e paramenduar prej gjeneralit Dali Ndreu. U krijua triumfalisht qeveria me parakilimin e Enver Hoxhës me landikeleket e tij. UNRRA solli ushqime e veshmbathje. Erdhi gjenerali anglez Hodson si dhe Fullci me të bijën. U vendosën zgjedhjet më 2 Dhjetor 1946. Mbas “Gjyqit special,” Shqipëria u mbush me gjyqet popullore në çdo skaj. Në “Dajti” përnatë muzikë e valle. U krijua “Mbrojtja e Popullit” për të nënshtruar Veriun e pabindur. Unë kisha vendosur mos me u marrë ma me politikë, por të gjeja një punë të çfarëdoshme qoftë një dyqan. Unë nuk e kisha kuptuar ende se ç’ishte komunizmi! Një mbasdite, ishte vera e 1945, më vjen në shtëpi një ish kapiten që kishte një dyqan në rrugën e postës dhe më flet për një organizatë që qenka krijuar për të sabotuar zgjedhjet e 2 dhjetorit. Në të ndër të tjerë bënin pjesë edhe Qenan Dibra, Hivzi Golja, Talat Drini e të tjerë, unë menjëherë pranova pa marrë parasysh që në atë organizatë kishte dhe

bashkëpunetorë të sigurimit si Pjerin Shala, Abdulla Muça, Xhevat Piluka dhe u impenjova seriozisht për suksesin e organizatës. Sapo u shpall Republika dhe u abdikua monarkia, nisën arrestimet. Hetuesia zgjati gjashtë muaj, pasi në këtë organizatë ishte implikuar dhe misioni anglez që u largua nga Shqipëria në Maj të atij viti. Isha në birrucë me Selim Kërlukun ish kapiten. Ai një mbadite u zgjua nga gjumi e më thotë “sihariq, ke shpëtuar të pashë në ëndër: Para bashkisë ishte një turmë e madhe njerëzish, ti ishe në ballkon dhe u vare në të, të gjithë thirrën, ti bëre një lëvizje të shpejtë dhe u ktheve prapë në ballkon” dhe vërtet ashtu ndodhi, mua më ishte shënue dënimi me vdekje! Qenani, Telati, Ivziu u dënuen me vdekje me pushkatim, po ashtu dhe gjashtë të tjerë, të gjithë të Legalitetit. Mbaroi gjyqi dhe po prisnim me hipë në makina, ishim nda në dysh, ata që do të pushkatoheshin dhe të tjerët. Në këtë çast vjen njeri prej atyre të skuadrës së pushkatimit, një jevg që më vonë morra vesh se kishte qenë

KA BOTUAR VËLLIMET E MËPOSHTME: 1. Kur sundonte urrejtja 2. Rapsodia e Burgut të Burrelit 3. Mos hani nga kjo qershi 4. Gjurmë 5. Lirika 6. Horizonte 7. Te krojet e Korabit 8. Kujtime nga burgjet e kampet komuniste 9. Dritë e hije 10. Vogelushët Vijon veprimtarinë letrare e është në proces të botimit të librit tij të ri, i cili është një novelë që ka menduar ta titullojë “Gabriela”. korçar dhe më vuri grykën e automatikut dhe më thotë “të gjithë karrikatorin do ta kisha zbrazë në zemër, më shpëtove, qen bir qeni” Unë u habita nga ai qëndrim. E përmenda këtë episod, sepse 23 vjet më vonë, kur zura punë në komunalen e Korçës gjeta brigadier po këtë person. Natyrisht nuk u fol për episodin e dikurshëm, as nga ai e as nga unë. Ky person ishte velë nga komunizmi dhe pushteti popullor dhe kërkonte të miqësohej me mue!!! Nëntëmbëdhjetë vjet e dy muaj, Burg. Burrel, Kanali i Jubës, Ura Vajgurore, Berat, Fusha e Aviacionit Rinas, Uzina e Superfosfatit Laç. U lirova dhe s’dija ku të shkoj, më kishte mbetur vetëm shpirti. I zura derën një miku të vjetër të babës i cili po atë natë lajmëroi degën e brendshme. Për kujtimet e burgjeve dhe kampeve të diktaturës kam shkruar një libër. Natyrisht aty s’është thanë as një e qinta e vuajtjeve, tmerreve, torturave. Mbi të gjitha kërkonin të na bënin spiunë të njëri tjetrit. Edhe si u lirova, më propozuan të bëhesha spiun, të më krijonin kondita, të isha në kontakt me sekretarin e legatës

italiane. Unë, që kisha pësuar gjithë ato të këqia, tash duhej t’u puthja dorën! Natyrisht që nuk pranova dhe atëherë vendosën për arsye “urbanizimi” të më dëbojnë dhe prej Tirane në Vloçisht, Ndërmarje Bujqësore. U desh ndërhymja e Abdyl Këllezit që ishte atëherë në Byro që të pashaportizohesha në Korçë, ku punova në komunale, në grumbullimin e plehrave fekale deri sa dola në pension. U desh guximi i Azem Hajdarit dhe vullneti i mirë i studentëve të Universitetit të Tiranës që të zgjonte nga gjumi Ramiz Alinë. U përmbys diktatura e proletariatit, kjo krijesë makabre e krijueme prej Marksit e Engelsit dhe e aplikueme prej Leninit e Stalinit. Hapa në qilar gropën ku kisha dorëshkrimet, I mora dhe nisa prapë jetën time normale të ndërpreme sa e sa vite. Nuk mund të le pa kujtue se ne, dibranët, i kemi nje borxh Shqipërisë, Nexhmijen. Ajo pastë faqen e zezë! Pas përmbysjes së diktaurës filloi të botojë shkrimet e tij, një pjesë e të cilave të shkruara në fshehtësi në burgjet komuniste.


12

« gossip

E shtunë 27 prill 2013 •

S Kidman dhe Lee në jurinë e Kanës Nicole Kidman dhe Ang Lee janë mes anëtarëve të jurisë së konkursit të Festivalit të 66-të të Kanës, që do të mbahet në datat 15-26 maj dhe do të udhëhiqet nga Steven Spielberg. Anëtarë të tjerë do të jenë regjisori francez Daniel Auteul, regjisori rumun Cristian Mungiu, aktori austriak Christopher Waltz, regjisorja japoneze Naomi Kawase, regjisorja angleze Lynne Ramsay, si dhe aktorja indiane Vidya Balan. Ndërkohë, Sharone Stone bashkë me koleget Janet Jackson dhe Milla Jovovich do të drejtojnë mbrëmjen e bamirësisë në Kanë, me nismë të fondacionit që mbledh para në botën e kinemasë për të financuar kërkimet kundër AIDS-it. Evenimenti në fjalë do të mbahet më 23 maj, gjatë festivalit, ku të pranishëm do të jenë edhe Kenneth Cole, Jessica Chastain, Heidi Klum, Naomi Campbell, Carine Roitfeld dhe producenti Harvey Weinstein, i konsideruar si “motori” i mbrëmjes.

Konfirmohet filmi për Amy Winehouse Regjisori i filmit të njohur “Senna”, Asif Kapadia, do të jetë njeriu prapa projektit dokumentar të këngëtares së ndjerë britanike, Amy Winehouse. Faouc Features International thotë se filmi do të shfaqë imazhe të pa para ndonjëherë më parë të këngëtares e cila vdiq në vitin 2011 pas helmimit aksidental mek alkool. Edhe familja e winehouse ka konfirmuar filmin e ri, duke thënë se Asif Kapadia dhe producenti James Gay-Rees kanë shfaqur vizionin që do ta shfaqte Amyn në mënyrën më sensitive dhe më të sinqertë, pa e sensacionalizuar atë.

hpesh herë mund të pyesni veten pse jeni ju ajo që kujdeseni më shumë për lidhjen tuaj? Sipas një studimi, femrat përfshihen më shumë në një marrëdhënje romantike, ndërsa burrat vendosin partneret e tyre romantike në një pozitë të barabartë, por të largët. Ky studim tregon se femrat në përgjithësi, janë ato që investojnë më shumë në një lidhje se sa burrat, dhe mirëqënia dhe lumtuaria e tyre është më shumë e varur nga mënyra se si po shkojnë gjërat në këtë lidhje. Femrat janë biologjikisht të programuara për të qënë ushqyese. Ato janë të vetme me aftësi për të parashikuar nevojat e partnerëve, për t`u kujdesur për lidhjen si dhe të zgjidhin problemet. Kurse meshkujt janë biologjikisht të orientuar për të qënë protektorë dhe ofrues. Kjo nuk do të thotë që lidhja nuk është e rëndësishme për ta, por ata e tregojnë ndryshe, duke punuar shumë, duke siguruar një karrierë dhe duke mbajtur një distancë emocionale. Ju shpesh mund të pyesni veten si mund ta ndryshoni partnerin tuaj?, si ta bëni më të përfshirë atë në lidhje. Në fakt thjesht nuk mundeni, kështu që mos tentoni. Secili prej nesh ka pesë nevoja bazike. Të gjithë i kemi ato dhe fuqia e secilës është unike tek secili. Kjo do të thotë se të gjithë jemi të programuar gjenetikisht. Në një lidhje mund të shihet si shkaktar i prishjes së lidhjes mashkulli apo femra, duke vendosur se ai ose ajo është defiçente në një farë mënyre, dhe pastaj përpiqeni për ta bërë atë të ndryshojë. Jo se njerëzit nuk mund të ndryshojnë, ata munden por jo atëherë kur duam ne. Fakti është se meshkujt dhe femrat janë ndryshe. Ata kanë tendencën për të patur benefite të ndryshme në lidhje, por të dy palët janë të interesuar në intimitet.

Pse meshkujt janë më të distancuar

se femrat në një lidhje?

Femrat e reja adulte janë më shumë të fokusuara në nevojat për lidhje. Kjo manifestohet në dëshirën për të patur fëmijë, për të patur një shtëpi dhe për t`u përkujdesur për lidhjen. Kjo nuk do të thotë se femrave nuk i`u pëlqen të kenë një karrierë, por prioritet kanë lidhjen. Meshkujt janë më të

interesuar në nevojat e tyre sinjifikative. Ata përpiqen për të patur një vend në botë dhe për të patur impakt. Sigurisht që janë të interesuar për marrëdhënje, familje, por prioritet është fokusi tek puna. Këto diferenca e bëjnë marrëdhënjen interesante. Imagjinoni sikur të dy të ishit të fokusuar vetëm tek

lidhja. Sigurisht që do bëhej e mërzitshme dhe jo produktive. Kurse të përqëndruar në interesa të ndryshme, lidhja mund të jetë e suksesshme. E rëndësishme është që ju t`i njihni këto diferenca, t`i pranoni ato, dhe të vlerësoni atë që secili partner sjell dhe kontribuon në lidhje. Lejoheni secilin të jetë ai që është.

Gjurmët që “vunë në lojë” NASA-n

P Ben Affleck do të nderohet me titull doktorature nga Universiteti “Brown” Duke i shtuar edhe më tepër sukses karrierës së tij impresive, është vendosur që Ben Affleck të nderohet nga Universiteti i Brown me një titull doktorature, gjatë pjesëmarrjes së tij në 26 Maj. Affleck renditet një nga gjashtë njerëzit të cilët janë nderuar me këtë titull, përfaqësues të fushave të ndryshme si art, skenë dhe edukim. Affleck nuk do të mbajë fjalim gjatë ceremonisë, duke lejuar pjesëtarë nga stafi i shkollës për të bërë një gjë të tillë.

ublikimi i një imazhi ku tregohen gjurmë aktiviteti në Mars, për pak sa nuk u besua nga vetë shkencëtarët e NASA-s. “Curiosity” dërgoi në tokë imazhet e radhës nga planeti i kuq dhe në njërin prej tyre shiheshin qartë gjurmët e një makinerie që kishte kaluar mbi sipërfaqen e planetit. Gjithcka u bë më e besueshme kur u zbulua se gjurmët e trajketores së “Curiosity” me ato të dërguara në tokë që do të thotë se dicka tjetër kishte kaluar aty më parë. Por pas thellimit të hulumtimit u kuptua se bëhej fjalë për gjurmët e dy robotëve të nisur 9 vite më parë nga NASA, përkatësisht të Spirit dhe Opportunity. NASA humbi kontrollin e saj mbi “Spirit” në vitin 2009, kur mekanizmi ngeci në një terren me rërë, ndërsa Opportunity vazhdon rrugën e saj drejt kraterit të Endeavour.


gossip • E shtunë 27 prill 2013

»

13

Jessica Alba Kam mbajtur 2 korse natë e ditë për 3 muaj

Stewart:

Motra e Michael Jackson, La Toya, ka thënë se fantazma e pop-yllit po qëndron në shtëpinë e tij të fëmijërisë. Kjo 56 vjeçare beson se shpirti i Michael Jackson është duke kërkuar Princen, Parisin dhe Blanket, të cilët kanë jetuar me nënën e tij Katherine, shkruan sot The Sun. Motra e tij ka thënë se ai mund të dëgjohet duke kërcyer “Moonwallking”. “Unë nuk shoh asgjë, mirëpo e ndjej prezencën e tij”, ka thënë ajo. “Nëse Michael dëshiron të më tregojë diçka, unë mund të flas me të”, ka thënë La Toya.

Penny është gjithçka për mua

Rod Stewart thotë se bashkëshortja e tij Penny Lancaster është “gjithçka” për të. Rokeri tre herë i martuar, i cili ka tetë fëmijë me pesë gra të ndryshme, përshirë edhe dy me bashkëshorten e tashme, thotë se ai do të qëndrojë me modelen bionde “gjithë jetën” e mbetur dhe falënderon atë që i ka ndihmuar të kalojë periudhat më të vështira të jetës. “Ndjehem njëjtë për Pennyn sot siç jam ndjerë kur e kam takuar 13 vite më parë. Ajo është aq seksi dhe është mikesha ime më e mirë. Unë kam rëniet e mia. Por ato nuk zgjasin shumë pasi Penny më nxjerr nga ato”. “Ajo është gjithçka për mua – një grua e mrekullueshme, një nënë e mrekullueshme dhe një e dashur e mrekullueshme. Unë do të jem me të për gjithë jetën”, ka thënë Stewart.

Shfaqet fantazma e Michael Jacksonit

S

i një aktore e Hollywood it dhe një prej femrave më të bukura, Jessica Alba punon shumë për të mbajtur trupin e saj në formë. 31-vjeçarja, e cila është nënë e dy vajzave ka treguar për revistën “Net-A-Porter” se ka mbajtur për tre muaj natë e ditë dy korse në trup. “Ishte shumë e vështirë, jo çdo njeri e bën, mbajta veshur 2 korse natë e ditë, të cilat më bënin të djersija shumë, por ia vlejti”- është shprehur aktorja për këtë revistë.

Eminem gati për albumin e ri

Ke$ha fajëson Perez Hilton për lidhjet e saj të paqëndrueshme Ke$ha ka dhënë disa pikëpamje personale në lidhje me Perez Hilton, duke e fajësuar atë për lidhjet e paqëndrueshme që ajo ka patur më përpara. Sipas saj, Perez është e vetmja përgjegjëse për lidhjet e dështuara. Ke$ha bën të ditur se shkak i prishjes së lidhje së Perez në 2010, lidhje që kishte vërtet rëndësi për të erdhi si pasojë e fotove të saj nudo, që i dashuri i postoi në vitin 2010.

Eminem është duke punuar fort për të ardhur me një album të ri, pas albumit të tij që në 2010 “Recovery.” Lajmet bëhen të ditura nga Dr. Dre duke konfirmuar se albumi është duke përfunduar dhe se shumë shpejt do të bëhet e ditur data e lancimit. Disa zëra qarkullojnë se një mundësi është data 28 Maj, por ende nuk është konfirmuar gjë. Së fundmi Eminem është i angazhuar edhe me turin e tij në Europë deri nës mes të Gushtit. Me sa duket 2013 tingëllon si një sukses dhe risi në muzikën e Eminem.


14

« bota

E shtunë 27 prill 2013 •

Greqi: Rritet numri i akteve të dhunës me motive raciste S

Koretë, Seuli tërhiqet nga Kaesongu

Koreja e Jugut njoftoi se do të tërheqë të gjithë shtetasit e saj nga një kompleks i përbashkët industrial në Korenë e Veriut. Bëhet fjalë për punonjësit në kompleksin e Kaesongut, një zonë e përbashkët industriale ku veriorët sigurojnë krahun e punës, ndërsa jugorët teknologjinë. Peniani bllokoi hyrjen e punonjësve jugorë në këtë zonë pas sanksioneve shtesë të miratuara në Këshillin e Sigurimit që dënoi testin e tretë bërthamor të vendit komunist. Koreja e Jugut kërkoi rihapjen e kompleksit dhe për këtë ditën e enjte lëshoi një ultimatum prej 24 orësh për bisedime. Pas përgjigjes negative të Penianit për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, Seuli njoftoi tërheqjen e gjithë personelit të tij në Kaesong. Dikur kjo zonë u shndërrua në simbol të bashkëpunimit mes dy vendeve, de jure në luftë që pas ndarjes “së madhe” dhe mbyllja e saj, “mbylli” të gjitha portat hyrëse në vendin më të izoluar të botës.

ulme ndaj të huajve ka pasur edhe më parë, por kriza ekonomike në rritje e ka intensifikuan problemin vitet e fundit. “Vitet e fundit, edhe pse numri i akteve të dhunës me motive raciste nuk është rritur ndjeshëm, vërtet shqetësuese është intensiteti i tyre në rritje”, paralajmëron Kostis Papaioanu, kryetar i Komisionit grek për të Drejtat e Njeriut. Ai shton se gjithnjë e më shpesh autorët e krimit përdorin armë dhe duan që qëllimisht t’u shkaktojnë viktimat plagosje serioze ose madje dhe vdekjen. Komisioni është pjesë e rrjetit anti-racizist, grek i cili të mërkurën (24.4.) publikoi raportin vjetor. Ky përfshin 154 njoftime të dokumentuara për dhunën raciste në vitin 2012. Numri i vërtetë i incidenteve është ndoshta edhe shumë më i lartë, për shkak se rrjeti regjistron në statistikat e tij vetëm rastet e dhunës të denoncuara nga vetë viktimat. Dhuna drejtohet kryesisht kundër emigrantëve dhe të refugjatëve nga Pakistani, Afganistani dhe Iraku; por në mesin e viktimave, megjithatë ka edhe dy të qytetarë të BE-së, si dhe një shtetas grek.

“Racizëm strukturor” Papaioanu shprehet për “racizëm” strukturor në vend. Kjo do të thotë se dhuna me motive racore reflektohet gjithnjë e më shumë dhe në strukturat shtetërore, beson historiani dhe gazetari. Policia dhe autoritetet gjyqësore shpesh tregohen të dobët dhe ndonjëherë edhe jo të gatshëm për t’i ndjekur penalisht autorët. Sulme ndaj të huajve ka pasur edhe më parë, por kriza ekonomike në rritje e ka intensifikuar problemin vitet e fundit, shpjegon 47-vjeçari. Reza Golami, kryetar i shoqatës “Afganët e bashkuar” në Athinë, ankohet për rritjen e sulmeve ksenofobe dhe gjithashtu faktin se ligji grek për aziln u ashpërsua ndjeshëm në vitin 2010. Ky ligj ua bën bashkatdhetarëve të tij tani thuajse të pamundur për të kërkuar ligjërisht azil në Greqi, thotë me keqardhje Golami, i cili jeton vetë si azilkërkues në Athinë. Shumë afganë, të cilët vijnë rishtaz në vend flenë jashtë në qiell të hapur dhe si rezultat këta janë veçanërisht të ekspozuar ndaj sulmeve raciste. Shifra të larta të errëta Organizatat e refugjatëve thonë se shumë incidente dhe akte të dhunës raciste nuk raportohen fare, as tek autoritetet kompetente, as në spitalet publike. Arsyeja: shumica dërrmuese e viktimave jetojnë në Greqi pa dokumente dhe në rast se njoftojnë në polici ata mund t’i ekstradojnë nga Greqia. Aktivistët e të drejtave të njeriut bëjnë thirrje për leje qëndrimi për viktimat e dhunës raciste dhe kritikojnë praktikën aktuale të policisë që nga perspektiva e tyre i trajton viktimat si dhunues. Naim Elghandour, kryetar i “Shoqatës Muslimane të Greqisë”, shkon dhe më tej në kritikën e saj ndaj autoriteteve: incidentet raciste në shumë raste praktikisht mbulohen beson 44-vjeçari nga Egjipti, që ka marrë nënshtetësinë greke dhe sjell edhe disa shembuj për keqtrajtimin e emigratëve egjiptianë në Pire dhe mosdënimin e keqbërësve.

Izrael, ushtria heq bombat me fosfor

Gjunjëzimi jo i sinqertë i Nikoliçit ërkimi i faljes i presidentit të Serbisë, TomisK llav Nikoliç, për masakrën

e Srebrenicës nuk është i sinqertë. Ai është vetëm një hap në drejtimin e duhur, drejt pajtimit mes popujve. Është interesante që pikërisht Nikoliçi në një intervistë për Televizionin boshnjak BHT e pranon hapur fajin për krimet e serbëve në masakrën më të tmerrshme ndaj myslimanëve boshnjakë. Për dallim prej Boris Tadiçit me orientime pro perëndimore, i cili po ashtu ka kërkuar falje, Nikoliçi ka qenë një ultracionalist nga i cili Evropa nuk ka pritur një gjest të tillë. Nikoliçi ka kundërshtuar deri para disa vitesh hapur dorëzimin e Mlladiqit dhe Karaxhiqit në Hagë, ku akuzohen për krime lufte. Tribunalin e quante si të njëanshëm. Deklarata e tij si një përfaqësues i bllokut të djathë politik është një sinjal

i rëndësishëm brenda politik. Ndaj nuk është ndonjë befasi që ai kritikohet nga qarqet nacionaliste në vend. Mungesa e sinqeritetit Por çfarë pasojash mund të ketë ky kërkim falje për viktimat? Organizatat e viktimave janë të rezervuara. “Nënat e Srebrenicës”, kritikojnë Nikoliçin se nuk mund ta nxjerrë nga goja edhe fjalën genocid. Së pari duhet shikuar nëse Presidenti serb ka bërë përpjekje që të relativizojë dhe t’i barazojë krimet në hapsirat e ish - Jugosllavisë, të cilat kanë pasur edhe karakteristikat e gjenocidit. Në deklaratën e tij ka fjali relativizuese, ku mund të shtrohet pyetja e sinqeritetit të kërkimit falje. Këto dyshime duhet thelluar edhe për disa aspekte të tjera: Kur ai flet për “gjunjëzimin dhe kërkon falje për Serbinë”, Nikoliçi rri i ulur në kolltuk.

Pendimi i mirëfilltë duket ndryshe. Gjunjëzimi i ish-Kancelarit gjerman Willy Brandt në Varshavë para disa dekadash para përmendores së viktimave të nacionalsocializmit, ishte një gjest vërtetë i bindshëm. Ndaj ky gjest autentik ka shkruar edhe histori. Ai ka nevojë për më shumë se vetëm fjalë Fjalët e Nikoliçit mund të kuptohen vetëm në kontekstin e afrimit me Bashkimin Evropian. Qëllimi më i lartë është marrja e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës. Nën presionin e krizës së rëndë ekonomike, perspektiva e afrimit të qeverisë serbe me BE-në është më e rëndësishme se sa ndjesitë nacionale. Ndër këto ndjesi bën pjesë edhe bindja e përhapur se Tribunali i

Hagës është themeluar vetëm për të dënuar serbët, të cilët sipas tyre, kanë qenë viktima e vërtetë e shkatërrimit të ish - Jugosllavisë. Atij i duhen më shumë se vetëm fjalë për të ndryshuar këtë bindje të përhapur dhe për të mundësuar një proces të vërtetë të pajtimit. E domosdoshme është një përballje me historinë më të re dhe përgjegjësinë për

luftërat në ish-Jugosllavi. I domosdoshëm është shkëmbimi i të rinjëve që janë të gatshëm të shkëmbejnë mendime për prespektivën. Vetëm kur fjalët të pasohen me vepra mund të besohet se pajtimi me të vërtetë është i mundur dhe i dëshiruar. Vetëm atëherë viktimat e Bosnjë e Hercegovinës mund të pranojnë një kërkim falje.

Ushtria izraelite deklaron se do të ndalojë së përdoruari bombat me fosfor të bardhë, që krijojnë tym fosfori në fushën e betejës. Ushtria tha gjithashtu se bombat në fjalë do të zëvendësohen me të tjera të përbëra tërësisht me gaz, që do të kenë sërish efektin e tymit, por jo pasojat që lë fosfori. Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar vazhdimisht Izraelin për përdorimin e fosforit të bardhë gjatë konfliktit në Gaza, pasi shkakton efekte të dëmshme tek civilët. Edhe ligji ndërkombëtar e kufizon rreptë përdorimin e kësaj lënde gjatë luftës. Ushtria izraelite deklaroi se bombat aktuale përmbajnë sasi minimale fosfori të bardhë dhe do të hiqen nga përdorimi shumë shpejt. Tre vjet më parë, Izraeli premtoi se do të hartonte rregulla të reja për përdorimin e bombave të tilla, në përfundim të luftës në Gaza. Rreth 1400 palestinezë dhe 13 izraelitë mbetën të vrarë në konfliktin që zgjati tre javë. Gjatë ofensivës, Izraeli përdori municione me fosfor në zona të populluara, deklaroi atëherë OKB dhe organizata Human Rights Watch. Një pjesë e kompleksit të OKB-së u dogj pasi u godit nga një sasi lënde kimike që ndizet kur bie në kontakt me ajrin.


bota • E shtunë 27 prill 2013

»

15

Politikë me arkeologjinë

Gjermania e Turqia grinden për antikitetin rindja gjermano-turke për antikitetin është shkallëzuar. Lidhjet shkencore të krijuara në këtë fushë që prej G 150 vitesh po vendosen para provës. Akuzat për shovin-

P

residenti rus iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve për pesë orë rresht në televizion. Që nga parqet e lojërave deri tek investimet në ushtri, ai shprehu qëndrimet e tij për çështjet që shqetësojnë rusët. “Zoti President, ju lutem më siguroni se do të ndërtohet një park lojërash pranë shtëpisë time”, tha një vajzë nga Lindja e Rusisë. Vladimir Putin premtoi se do ta ndihmonte. Pas një ore agjencitë e lajmeve njoftuan se parku i lojërave do të ndërtohej dhe për këtë do kujdeseshin vetë drejtuesit lokalë. Kjo ishte vetëm një pjesë e vogël e asaj çfarë ndodhi mbrëmjen e së enjtes (25.04.2013) në televizionin shtetëror rus, ku Putin u përgjigj pyetjeve të qytetarëve të tij. Ai e zhvillon një gjë të tillë që prej vitit 2001, duke tërhequr një audiencë prej miliona shikuesish. Këtë herë ai vendosi një rekord të ri: programi zgjati 4 orë e 47 minuta. Pyetjet vinin me anë të telefonatave, mesazheve telefonike ose lidhjeve të drejtpërdrejta televizive në pjesë të tjera të vendit. Putin si babai i kombit Putin bëri një rezyme të punës së tij të realizuar pas një viti në Presidencë dhe ai tha se ishte shumë i kënaqur: numri i lindjeve dhe rrogat janë rritur, ndërsa ushtria është pajisur me armë të reja. Por ai ishte i revervuar sa i përket rritjes ekonomike, duke i vënë fajin pjesës tjetër të botës. “Kriza në Perëndim dhe në gjithë Evropën, ka lënë shenjë edhe tek ne”, tha ai. Shumë prej pyetjeve ishin rreth problemeve të jetës së përditëshme të qytetarëve rusë: çmimet në rritje, pensionet e ulëta dhe zyrtarët e korruptuar. Putin e prezantoi veten si babai i kombit, duke treguar që kujdeset për gjithçka. Kjo nuk është diçka e re sepse për vite me radhë ai ëshë sjellë si dikush që shqetësohet edhe për njerëzit e thjeshtë dhe shikon gjithashtu interesat personale. Kritika qeverisë Kishte edhe pyetje kritike, por dukshëm vetëm ato që

izëm dhe legjitimitet rëndojnë bashkëpunimin në terren. Arkeologjia ka të bëjë me politikën, këtë mund ta mësosh shumë mirë po të ndjekësh grindjen aktuale mes Turqisë dhe Gjermanisë. Drejtuesi i fondacionit për Pasuritë Kulturore Prusiane (Preußischer Kulturbesitz), dhe arkeologu Hermann Parzinger akuzon Turqinë për “një sjellje gati shoviniste” që nga dhjetori i vitit të shkuar. Ömer Çelik, që nga fundi i janarit, ministër Kulture i Turqisë shprehet në një intervistë për revistën “Spiegel” se pala gjermane duhet të kërkojë ndjesë dhe në të njëjtën kohë kërkon rikthimin e pesë objekteve antike nga muzetë e Berlinit. Sipas tij, këto objekte janë marrë ilegalisht nga Turqia. Ndërsa drejtuesi i fondacionit gjerman, Hermann Parzinger, e hedh poshtë çdo pretendim sidomos për tre objekte: “Torson e peshkatarit”, sarkofagun e mauzoleut të Haxhi-Ibrahim-Veliutm dhe një faltore nga shekulli i XIII. Të tre këto objekte kanë hyrë legalisht në Gjermani.

Putin, cari i televizionit

Legjitimiteti i thesareve antikë Por çfarë është legale dhe çfarë jo - kjo është një fushë e gjerë kur bie fjala për thesaret e antikitetit. Nga viti 1884 ka qenë e ndaluar me ligj nxjerrja jashtë Perandorisë Osmane e thesarëve antikë. Në të njëjtën kohë ekzistonte edhe një praktikë pune, që thesaret e nxjerra me bashkëpunim të ndaheshin, nga ana tjetër ka pasur një sërë lejesh të posaçme që lejonin nxjerrjen e thesarëve të caktuar, paralelisht me këto ekzistonte edhe tregu i zi i thesareve antikë. Pra, nuk është shumë e lehtë të sqarosh “legjitimitetin” e thesarëve në muzetë evropiano-perëndimorë. Shpeshherë kjo çështje kthehet në një çështje të moralit. Hermann Parzinger pranë torsos së peshkatarit, thesar antik që gjendet në Gjermani dhe kërkohet nga Turqia Hermann Parzinger pranë torsos së peshkatarit, thesar antik që gjendet në Gjermani dhe kërkohet nga Turqia. Para këtij sfondi tingëllon i habitshëm toni, me të cilin Turqia ka formuluar kërkesat e saj për kthimin e thesarëve nga Muzeu Britanik, apo Muzeu Metropolitan i Nju Jorkut. Që ministri turk i Kulturës flet për “kthim vetëm të asaj që na takon” flet për vetëbesimin e ri, disa mendojnë edhe të ekzagjeruar të Turqisë. Ndërkohë kush përpiqet të kuptojë grindjen e ndezur mes Gjermanisë dhe Turqisë hyn në një territor të minuar. As drejtori i fondacionit gjerman për Pasurinë Kulturore Prusiane, Parzinger dhe as drejtori i Institutit Arkeologjik Gjerman në Stamboll, Felix Pirson, nuk japin deklarata për këtë çështje. Përpjekje për sfinksin Që në vitin 2011, ministri i atëhershëm i Kulturës, Ertugrul Gynay, kërkonte kthimin e «Sfinksit të Hatushës», objekt 3000-vjeçar, i cili që nga Lufta e Parë Botërore gjendet në Muzeun e Berlinit për Artin e Azisë së Afërme. Ndryshe Turqia do t’i hiqte institutit gjerman të drejtën e gërmimeve arkeologjike. Një ultimatum klasik. Sfinksi iu kthye Turqisë, jo si rikthim ligjor, por si një gjest i vullnetit të mirë të drejtorit, Hermann Parzinger. Shpresat ishin për huazime afatshkurtra të disa veprave nga Turqia për një ekspozitë në Berlin, por asgjë nuk ndodhi. Sot Parzinger ankohet publikisht se Turqia nuk ka respektuar asnjërën nga premtimet e saj për intensifikimin e marrëdhënieve mes muzeve dhe bashkëpunimin arkeologjik.

Putini donte të dëgjonte. Ish-ministri i Financave Alexei Kudrin kritikoi qeverinë, por pa përmendur Kryeministrin aktual Dimitry Medvedev. Ai tha se ekonomia ruse ishte shumë e varuar nga eksportet

e gazit dhe naftës e qeveria po bën shumë pak për të ndryshuar një situatë të tillë. Putin u përgjigj me një buzëqeshje falso. Ai kundërshtoi thirrjet për dorëheqje të qeverisë, duke thënë se kabineti sapo është krijuar dhe ka ende kohë të tregojë veten. Medvedev nuk gëzon shumë popullaritet dhe muajt e fundit ka pasur spekulime se ai mund të japë dorëheqjen. Kur u pyet për korrupsionin në Ministrinë e Mbrojtes, ai theksoi se investigimet për këtë çështje kanë nisur kur ai hyri në zyrën e Presidentit. Ai shkarkoi ministrin e Mbrojtes Serdyukov në vjeshtën e vitit 2012. Ofertë për të folur me opozitën? Vetëm nga fundi i emisionit ai foli edhe për opozitën dhe protestat e saj. Këtë herë ai

nuk i ofendoi ashtu siç bëri në dhjetor të vitit 2011, ku i quajti “majmuna”. Ai tha se ishte gati për dialog me opozitën edhe pse nuk u tregua shumë konkret se si do ta bëjë një gjë të tillë. Ai u bëri thirrjë kundërshtarëve të tij të formojnë parti dhe të hyjnë në Parlament. Putin nuk përmendi blogerin dhe kritikun Alexei Navalny, i cili është i përfshirë në një proces gjyqësor në Kirov për një çështje korrupsioni. Ai tha se hetimet ndaj anëtarëve të opozitës nuk kanë arsye politike. Presidenti rus foli pak edhe për politikën e jashtme. Ai falenderoi SHBA-në për ndihmën që i dha Rusisë për anëtarësimin në Organizatën Botërore të Tregëtisë dhe sa i përket ngjarjes së Bostonit, shtoi se duhet një bashkëpunim më i mirë në luftën kundër terrorizmit.

Nacionalizëm dhe interesa ekonomikë Ndësa Ernst Pernicka, arkeolog gjerman që punon në Turqi, dhe drejtues prej disa vitesh i gërmimeve aerkeologjike në këtë vend, shprehet se është vështirësuar puna shkencore e arkeologëve gjermanë në Turqi. Për Turqinë ka më shumë interes konservimi i këtyre vlerave dhe përdorimi i tyre për qëllime turistike. “Rritja e nacionalizimit” dhe interesat ekonomikë janë arsyet e vështirësimit të punës për gërmimet arkeologjike është i mendimit edhe historiani turk, Edhem Eldem. “Fakti që arkeologjia është kompetencë e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, tregon këtë gjendje ambivalente”, shprehet ai. Në të njëjtën kohë Eldem kritikon moralin e dyfishtë të qeverisë. Po qe se ekzistojnë interesa ekonomikë, atëherë edhe qendra të rëndësishme të zbulimeve arkeologjike si Alianoi apo Hasankeif - të dyja po aq të rëndësishme sa Pompeji, sakrifikohen për një projekt digash. Alianoi ndërkohë është përmbytur, i njëjti fat e pret edhe qendrën Hasankeif. Shumë grupe shkencëtarësh arkeologë në Turqi punojnë vërtet nën drejtimin gjerman, por përbërja e tyre është shumëkombëshe. Dhe konsensusi se qendrat e trashëgimisë botërore janë detyrë e përbashkët ndërkombëtare nuk ekziston vetëm mes arkeologëve gjermanë. Po ashtu si ujdia tjetër që për thesaret antikë që dalin prej një vendi është e drejtë të shtrohet pyetja e prejardhjes së tyre.


« opinion

16

E shtunë 27 prill 2013 •

Dolli për lirinë Nga Suada HALILAJ

N

Portugali 1960

ë një kafene të rëndomtë të Lisbonës dy studentë nga Koimbra ngrenë një dolli në emër të lirisë. Pak minuta më vonë arrestohen dhe dënohen me shtatë vjet burgim për propagandë kundër sistemit kordonal të qeverisë portugeze, udhëhequr totalitarisht nga Antonio de Oliveira Salazar, një shufër politike e ashpër ndaj çdo armiku antishtet.

19 nëntor 1960

Trafalgar Square Londër Peter Benenson, një jurist anglez, shtrëngon në duar një kopje të “The Daily Telegraph” dhe ngul sytë në disa rreshta të kaligrafisë gazetareske, ku lajmi për burgosjen e studenteve me një akuzë kaq pamendueshmërisht banale, indinjon impotencën e tij si qytetar dhe si “jubilist” ligjor karshi gradës së paturpësisë pushtetare në një botë izolimesh. “Guxoni të hapni një gazetë mondane në një ditë çfarëdo të javës dhe do të lexoni se diku në botë dikush po vuan mbi shpatulla burgun, torturën apo ekzekutimin vetëm sepse mendimi, feja apo liria e tij e fjalës janë të papranueshme për qeverinë”, - është një nga citatet më të famshme të Peter Benensonit, i cili kërkon të zhvishen paradat e censurave, mediokriteteve dhe konformizmit absolut me tiraninë e një shekulli që do shiste çdo milimetër lëkurë vetëm për t’u verbuar një herë e mirë. “E nesërmja për disa ishte kohë e së ardhmes e për të tjerë një vakuum i thellë, ku prehri i së vërtetës do të mbetej gjithmonë një vetmi e boshtë, një bushiq paralelesh, midis qenies e mosqenies. Jeta e një njeriu, liria e tij nuk kanë etiketa çmimi, nuk mund të jenë privilegj i disave e ëndrra e disa të tjerëve. Një shoqëri nuk mund t’i shpëtojë gjymtimit institucional e kolapsit historik, nëse nuk mbjell parime të shëndosha e të barabarta për të gjithë. Një kohë e emancipuar, progresiste dhe dialoguese, për të justifikuar kronometrin e saj, duhet patjetër të ndërtojë pullaze të sigurta për gjithë popujt, pa hollësi “caprio espiratoriosh”. Një demokraci pa mbiemra të majmë duhet të shndërrohet në gardë të deleguesve së saj pa përjashtuar asnjë rrethanë a llogaritje diskriminuese, sepse, nëse kemi luftuar kaq shumë për të asfiksuar totalitarizmat dhe skenarët lakonikë të së kaluarës, sa tani i detyrojmë vetes një fitore bujare, jopiramidale. I ndier kaq plotësisht i vogël përpara një bote që tashmë nuk manovronte me fuqinë e njeriut të thjeshtë, por me bishtat e një reputacioni ndërkombëtar, në vitin 1961 Benenson i shkruan personalisht David Astor, editorit të ansamblit informues britanik “The Observer” dhe më 28 maj të të njëjtit vit boton artikullin “The forgotten Prisoners”, me të cilin tryezon të gjithë lexuesit të marrin një penë e një letër e të mos kursejnë asnjë fjalë në emër të çlirimit të dy studentëve portugezë. Artikulli gjithashtu lakuriqëson shkeljen e hapur të artikullit 18 dhe 19 të Deklaratës universale të të Drejtave të Njeriut dhe presionin direkt që abuzime të tilla bien mbi lirinë dhe opozitën politike të njerëzve të zakonshëm, e për më tepër një gjykimi primitiv përpara autoritete ligjore, që nuk respektojnë minimalisht rregullin e paanshmërisë në krye të detyrës. Pak kohë më vonë, në korrik të 1961, Peter Benenson bashkohet në një takim vendosës në Londër me 6 intelektualë të tjerë, anues të koordinatave të ndryshme politike, dhe së bashku lëvrojnë fushatën apo maratonën e shkrimit të letrave si “apel për amnisti”, që do rezultojë një dallgë gjigante kundër autokracisë së të gjitha kohërave. Më 30 shtator të 1962 organizata pagëzohet me emrin “Amnesty International” dhe brenda një harku të shpejtë ravijëzues do të gërshetohej me zërat, fatet, cenimet dhe padrejtësitë që miliona njerëz duronin mbi shpatullam duke ushtruar pa rezerva një kritikë urgjente kundrejt qeverive të të gjitha vendeve, si përgjegjësit bërthamorë të çdo jete garantuar “gabim”. “Më mirë të ndizet një qiri, sesa të mallkohet errësira”, - është kjo motoja katalizuese e amnistisë ndërkombëtare, së cilës në vitin 1977 i akordohet çmimi “Nobel” për fushatën kundër torturës dhe “United Nations Prize” për të drejtat e njeriut një vit më vonë, më 1978. Logoja simbolike, qiriu i qarkuar nga një tel me thumba frymëzon shpresën që mbahet gjallë edhe në një kamp të heshtur burgosjeje apo në terrin e një lufte që s’ka as kokë, as gjoks, as këmbë e në të njëjtën kohë është një lutje, një ndjesë e thellë për të gjithë ata njerëz që fatkeqësisht “Amnesty” nuk ka arritur t’i shpëtojë dot nga uzurpimet poteristike apo korrigjimet “patriarkale” të ardhura me vonesë. Personalisht rashë në kontakt me “Amnesty International” gjatë vizitës sime në Oslo, kapitalen gjeografike të Norvegjisë. M’u ofrua një mundësi, të cilën do ta mbaj mend gjatë, ndoshta më e madhja deri më sot. Aktualisht në zyrën e saj qendrore po bëj praktikën e stazhit universitar dhe shoh me sy e mi aktivizi-

min e tyre të përditshëm. Shoh se si buzëqeshin me përmbajtje kur në fund të një beteje ia dalin me sukses, por nuk bien asnjëherë në gracka kreditimi, sepse e dinë që ka shumë për t’u bërë për miliona të tjerë. Shoh se si krijojnë një terren pune mbuluar me përgjegjësi, synime të përbashkëta, altruizëm të rrallë, ideale që kisha kohë pa i parë kaq të mirëmbajtura. Shoh se jeta e tyre lidhet fort me jetën e dikujt tjetër, me shpresën se, në mos sot, nesër do t’ia dalin, me vullnetin për të ndalur njerëz në rrugë çdo ditë, për t’u folur me flakë të ndezur për fushatën e radhës e për të kërkuar mbështetjen e tyre. Shoh se si nuk u ndalet kurrë vrapi, as fryma, as energjia për të filluar gjithçka nga fillimi. Janë një korpus i jashtëzakonshëm intelektualësh, artistësh, kërkuesish shkencorë, studentësh, vullnetarësh, që të ftojnë në çdo tryezë, në çdo diskutim, në çdo mision, në çdo pauzë, duan të jesh aty edhe TI, si një skuadër e çeliktë. Falë saj, kam riordinuar në memorien time të varfër vizionin për je kohë, sigurisht jo të artë, në të gjitha trajtat e saj, por të paktën një kohë që ka rrëzuar gardhet fanatike të hartave, territoreve, okupimit të kulmeve apo zanoret e klasave (mendoja unë). Fatkeqësisht, vazhdojmë të notojmë me një fantazmë të gjallë të së kaluarës, në një shekull krejt të fikur e shkelmues i gjithkujt në emër të diktaturës së “sulltanëve” modernë. Sepse, nëse mendoni se jetoni në një vend më të mirë, falë klisheve “Peace and Love”, sigurisë të “së zezës mbi të bardhë”, arkivimit të disa shifrave kompjuterike apo “thertores” reklamuese të demokracisë në kupolë të përbashkët, besomëni se gaboheni rëndë, si edhe unë. Nëse mendoni se kampet e përqendrimit janë vetëm disa godina të shëmtuara, që demografojnë vite të pamençura, hidhini një sy perimetrave të sigurisë numër 14 në Korenë e Veriut, që kontrollon jetën e mijëra të pafajshmëve dhe askush (tekstualisht si 6 dekada më parë) nuk bën e nuk thotë asnjë. Nëse mendoni se legjenda hoxhiste, hitleriane apo staliniste ka dhënë shpirt në truprojën 1945, kthejeni kokën nga një burrë në një realitet paralel që nuk mund të kritikojë minimalisht “botën e gurtë”, në të cilën dashuron gruan e tij, edukon fëmijët e tij, jeton një jetë borduar me vija të trasha, përtej së cilës nuk mund të zgjasë duart me kallo të drunjtë. Nëse jeni të bindur se gijotina, litari në një dhomë të zbrazët, armët e holokaustit janë trashëgimi parodike e asaj që nuk na përket më, provoni të pyesni një grua në Palestinë apo Siri, jeta e së cilës nuk vlen më shumë se ajo e një mize bezdisëse mbi kokë. Turp! T e madhe shtypi. U e madhe shtypi. R e madhe shtypi. P e madhe shtypi. Ky shekull ndoshta më shumë se çdo tjetër meriton të translokohet në një laborator ekuipazhesh të sofistikuara për të lexuar më mirë lëkurën që mbart, lëkurën që ne i kemi ngjizur sui generis. Amnistia, ndryshe nga martirët e tjerë të paqes kontemporane (thua se paqja prehet në kallëpe të ndara), kërkon që zgjidhja e kalvareve të gjata të problemeve të sotme të mos jetë një stazh anemik, jofrymor dhe me një mekanizëm repetitiv. Përkundrazi, nuk golon vetëm përfundimin e një dosjeje të mbingarkuar shkrimesh, deklaratash, faktesh, që nuk mund të ndoten me qeliza justifikimi, por kërkon të instalojë në vetëdijen e secilit prej nesh domosdoshmërinë e shkëputjes një herë e mirë nga çdo dogmë “demode” nga çdo venë injorance dhe bindjeje kanunore, nga zgjidhjet e shpejta, të thjeshta, kacille, të pabluara mirë. Kërkon që ndryshimi të mos vijë nga istitucionalizmat topallë të një kohe që luhatet mes ndërtesave me ashensorë të lëmueshëm dhe luksit materialist të paragrafeve të ligjshme, por nga edukimi i të gjithë brezave që në rrënjë, nga një masivizim informacioni që ndihmon në përballjen me fluksin e kulturave të ndryshme e në njësimin e të drejtave. Sigurisht e gjithë performanca kushtetuese dhe

ligjore është një organ i padiskutueshëm në trupin e një shteti demokratik, por ajo që vërtet mund të luftojë këtë ankand të drejtash e privilegjesh është një ndërhyrje e menjëhershme në shkollimin, rehabilitimin dhe përgatitjen e atyre që në të nesërmet e ardhshme do të jenë burrat e gratë e dekadave të reja. “Amnesty” që nga ngjizja e aktivitetit të saj diplomatik e deri më sot i ka shkuar deri në fund çdo kauze të përveçme, çdo njeriu të pafajshëm të lënë vetëm në një qeli të ftohtë diku nëpër botë, çdo proteste të paqtë për barazinë midis të barabartëve, çdo revolucioni të çdo klase, duarve të litaruara nën akuza qesharake, çdo diktature, anarkie, demokrature. Amnistia ka qenë fale miliona mbështetësve e zërit të bashkuar, në fatin e të shumtëve, në të drejtën minimale njerëzore, te fajtori, tek i pafajshmi, sepse t’u mësosh “të mëdhenjve” se ka një shirit nën të cilin askush nuk duhet të përkulet, ndoshta është sfida e të gjitha kohërave, kudo qofshin shtrirë a paçin rënë. “Amnesty” u drejtohet pa mëndje të dyta, të gjithë kabineteve qeveritare, gjithë katalogut të intelektualëve, organizatave intergovernative, grupeve politike dhe jo vetëm atyre, privatëve, shtetërorëve, makinave dubluese të pushtetit, atyre që kontrollojnë gjithçka, atyre që japin përgjigje të kopjuara, aleancave, rotacioneve, nismave platonike. Fushatat e solidaritetit, ndërgjegjësimit dhe vënies në lëvizje të një serie pistash aktivizmi ambalazhojnë preliminaritetet e organizatës së pavarur. Në veçanti fokusohet në kampet që përfshijnë të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve; fundit të torturës në çdo sferë të ekzekutimit të saj; suprimimin e dënimit me vdekje; të drejtat e pashkelshme të refugjatëve; të drejtat e të burgosurve politikë ose atyre të ndërgjegjes; tutelimin absolut të dinjitetit human. Kërthiza e saj vazhdon të mbetet pavarësia ekonomike dhe neutraliteti politik karshi çdo lloj pushteti qeveritar. E gjithë kjo sepse amnistia merr jetë nga barazia e të gjithë njerëzve, përballë çdo kushtetute, në çdo vend të globit qoftë ajo, dhe sepse shënjestra e parë e kritikës së saj diplomatike është qeveria, që nuk ka nevojë për lajka dhe kallëzime hiperbolike, por për t’iu drejtuar gishti, atëherë kur detyra e saj shndërrohet në abuzim. “I dedikoj jetën time amnistisë” - kjo është ajo që Hafez Ibrahim shkruan në letrën e tij të falënderimit nga Jemeni. Në vitin 2004 Hafez u dënua me vdekje nga gjykata e Jemenit për përfshirjen në një vrasje kur ai ishte vetëm 16 vjeç. Falë një celulari të futur fshehtësish në qelinë e tij, ai i dërgon një mesazh të shkurtër një kërkuesi të amnistisë dhe menjëherë e gjithë vëmendja shndërrohen në mobilizim. Pas apelit dërguar presidentit të Jemenit, në tetor të 2007 Hafez Ibrahim gëzon faljen nga ana e familjes së viktimës dhe clirohet nga prangat e burgut. Në vitin 1971 shtetasi gjerman Volfgang Velsh dënohet me 10 vjet burgim me akuzën e arratisjes nga Republika demokratike Gjermane drejt asaj perëndimore. Lajmëron Amnestinë ndërmjet disa citimeve që shkruan në filtrat e cigareve dhe pa asnjë hezitim historia e tij merr dhenë. Një mori letrash nisen nga i gjithë globi drejt autoritete gjermane të Lindjes dhe më 24 mars 1971 Velsh fiton lirinë. Një tjetër rast është ai i muzikantit të famshëm nigerian Fela Kurti, një të burgosuri politik dënuar me 5 vjet heqje lirie për shkak te akuzës nga qeveria militare nigeriane për gjetjen e elementeve të thella politike në tekstet e këngëve të tij. 18 muaj pas dënimit, më 1986, falë këmbënguljes së organeve të “Amnesty”-së kudo në botë, Fela ecën më në fund i lirë e për shumë vjet me radhë do të dedikojë koncerte bamirësie në emër të amnistisë. Ka me qindra mijëra raste të tilla, t’i shkruaja të gjitha do më duhej e gjithë koha juaj, por ajo që “Amnesty” kërkon të bëjë është të mos evidencojë sukseset, por historitë në nevojë. Historitë që kalben brenda 4 mureve, brenda një shpirti të dobët, në sytë e gjithë atyre që ndeshim padashur rrugës, në jetët e padëgjuara të miliona të tjerëve. Gjymtyrët vizionistë të amnistisë ndërtohen mbi një botë të të gjithëve, ku integriteti fizik dhe mendor, e drejta e mendimit, shprehjes dhe ndërgjegjes, tutelimi ndaj çdo abuzimi, diskriminimi apo përjashtimi fetar, etnik, minoritar, meritojnë katedrën qendrore në çdo strukturë, institucion apo qenie njerëzore. Një grumbull vlerash demokratike nuk mund të ushqejë asnjë investim pozitiv në degët e një shoqërie moderne, nëse nuk sjell rreth vetes respektin reciprok, paanshmërinë dhe koperturën globale të të gjithëve, pa asnjë kompromis që gjeneron “dallime”. Gjithçka filloi me guximin e një burri të vetëm, që në një stacion të zakonshëm treni, me një gazetë të zakonshme në dorë bëri diçka përtej së zakonshmes: mori qëndrim. Andaj, nëse dini diçka, çohuni më këmbë. Nëse ndeshni një padrejtësi në sytë e njerëzve dhe heshtjen e tyre, çohuni më këmbë. Nëse dikush ka nevojë për ty, për mua, për ne, çohuni më këmbë. Gjithmonë më këmbë, për të mos u ndalur deri në të burgosurin e fundit, në dhunimin e fundit, në historinë e fundit.


opinion • E shtunë 27 prill 2013

»

17

Sulltanat osman apo shqiptar? Nga Sajmir LOLJA

G

azeta “New York Times” e datës 26 prill 1909 përcjell një lajm mbi sulmin e bërë nga turqit e rinj kundër sulltanit, i cili mbrohej nga 4000 ushtarë shqiptarë, dhe dorëzimin e tij. Ekzistenca e 4000 ushtarëve elitë shqiptarë në rrethin më të afërt të sulltanit tregon se ata i përkitnin majës së piramidës ushtarake shqiptare, që ishte nën petkun osman. Mijëra e mijëra të tjerë sulmonin sulltanin si “turq të rinj”, ndër këta ishte edhe Esat pashë Toptani. Mijëra e mijëra të tjerë ishin në kryengritje kundër osmanëve në tokat shqiptare, gjë që pas tre vjetësh solli pavarësinë e shtetit shqiptar. Pa llogaritur ushtarët me porosi, mijëra e mijëra ushtarë të tjerë shqiptarë ishin të shpërndarë në tërë tokat e zotëruara nga sulltanati osman dhe zbatonin urdhrat ushtarake të sulltanit edhe në luftimet në kufijtë e sulltanatit, edhe në shtypjen e kryengritjeve në tokat [edhe ato shqiptare] e zotëruara nga sulltanati. A nuk pati edhe mijëra e mijëra të tjerë në poste zyrtare të sulltanatit, që nga kryeministër e deri te nëpunësi i thjeshtë, të cilët në shumicën e rasteve vetëm vetes i shërbenin? Vetëm ata 4000 ushtarë elitë shqiptarë mund ta kishin kapur vetë sa hap e mbyll sytë tërë sulltanin e qeverinë e tij dhe më pas bashkë edhe me shqiptarët e tjerë mund të bënin tërë popullsinë e sulltanatit që edhe ëndrrat t’i kishin shqip. Ç’bënë e ku ishin ato forca, për shembull, kur u sulmua Shkodra dhe Janina gjatë Luftës së Parë Ballkanike më 1913? A i ka ndaluar interesi vetjak dhe shpirtvogëlsia ata ushtarakë e zyrtarë shqiptarë që të bëheshin bukëshkelës ndaj sulltanatit dhe të bëheshin kultivues të farës arbërore shqiptare? A janë ndier ata të shqetësuar, po të dëgjonin për një gjë të lartme, siç është ardhmëria e Shqipërisë arbërore? A kanë qenë të lidhur brenda vetes prej besës shqiptare që patën përdorur? A e kanë pasur ata ushtarakë e zyrtarë fuqinë, dëshirën, vullnetin, njohurinë dhe kuptimin për t’u kthyer apo për t’i shërbyer kudo ku ishin vendit të origjinës, Arbërisë, Shqipërisë, gjuhës shqipe? A ka mundësi ta kenë menduar atë? A mbeti jeta e vepra e tyre një mburrje vetjake, apo thashethem edhe sot e kësaj dite? Një shembull i mbarënjohur dhe heroik është ai i Gjergj Kastriotit, i cili, pasi u kthye, bashkoi princat shqiptarë dhe organizoi arbrit në një shtet arbëror. A nuk ishin shqiptarët e asaj kohe që edhe pas vdekjes së Gjergj Kastriotit e mbajtën vendin të lirë edhe 10 vjet të tjerë, deri kur ra kështjella e Shkodrës më 1478? A nuk ishin shqiptarët e periudhës së Gjergj Kastriotit që me luftën e tyre ngadhënjyese për liri, ndonëse me një çmim shumë të lartë njerëzor, krijuan një zjarr të lirë në shpirtin ilir, që nuk shuhet më? A nuk ishin shqiptarët e periudhës së Gjergj Kastriotit që i fituan të tëra betejat ushtarake për 25 vjet rresht kundër osmanllinjve,

duke ua hequr kështu përfundimisht atyre mundësinë e kalimit në gadishullin italian? Ndërsa shqiptarët treteshin në luftimet kundër osmanllinjve dhe përballeshin me varfërinë e shkatërrimet që sillnin luftimet, në gadishullin italian Rilindja Europiane ngjiste maja zhvillimi që edhe sot janë të paarritshme. Pa atë luftë mbrojtëse që bënë shqiptarët nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit dhe princave të tjerë, bie fjala, a do të kishte pasur Leonardo da Vinçi dhe vepra të tij? A janë mirënjohës italianët, europianët e mbarë bota për ato sakrifica që bënë shqiptarët për të mbrojtur zhvillimin njerëzor dhe kushtet e Rilindjes Europiane? E thënë ndryshe, shqiptarët humbën në fillim të shekullit XX atë që njihet tani si Turqi. Ashtu si më 1821-1832, kur për shkaqe të ngjashme dhe të një lufte fetare midis shqiptarëve të besimit mysliman dhe atyre të krishterë ortodoksë shqiptarët humbën atë që sot quhet Greqi. Si rrjedhojë, doli një shtet i përbërë nga shqiptarë ortodoksë fundamentalistë, që ndryshe njihen tani si grekë. A nuk ndodh edhe tani në Greqi që një grek e thotë në shqip “jam grek”? A nuk mendojnë “grekët” si tërë fundamentalistët e tjerë, kudo qofshin e kurdoherë, se duhet të ekzistojnë vetëm ata dhe se çdo gjë ka qenë e tyre apo u përket vetëm atyre? A nuk ugjërojnë serbët e grekët se aty ku është kisha serbe apo greke është tokë e shtet serb apo grek? Turqia e Greqia janë dy shtete që edhe sot si gjuhë zyrtare [të parë] duhet të kenë shqipen. A nuk ndodhën ato humbje te shqiptarët për shkak të menduarit e të jetuarit në nivel ekzistence, të lënies në mëshirë të fatit? A nuk ndodhën për shkak të qenit të harruar e të panjohur edhe nga të vetët, të izolimit nga njëri tjetri, të mungesës së rrugëve ndërlidhëse, e si rrjedhim të mosbashkimit me njëri-tjetrin? A nuk ndodhën për shkak të rënies në kurthet e pushtuesve dhe përçarjes së të ligjve e si rrjedhim gjendeshin të zvogëluar para fuqive të pushtuesve? A nuk ndodhën për shkak të hutimit mendor, të humbjes se vetëdijes kombëtare, të harresës së origjinës, të vogëlsisë shpirtërore, e cila i paaftësonte për të menduar e respektuar përtej vetvetes? A nuk ndodhën për shkak të përçarjes fetare të prodhuar prej organizimit “millet” të sulltanatit osman [në vazhdimësi të atij bizantin] që i organizonte njerëzit sipas besimit fetar? A nuk ndodhën për shkak të mungesës së një ideje, libri dhe shkolle qendrore kombëtare, të mungesës së një qendre apo rrjeti kombëtar që duhej të përkujdesej për qenien, sigurinë dhe natyralizimin kombëtar? A nuk ndodhën për shkak të mungesës së një gjuhe të përbashkët të shkruar dhe të përhapur nëpërmjet librave e shkollave kombëtare? Përpjekjet e rilindësve shqiptarë në shekullin XIX, e para së gjithash të arbëreshëve të Italisë së Jugut, të cilët qenë të parët që i ranë kambanës së zgjimit kombëtar, kanë qenë titanike. Po aq

titanike kanë qenë përpjekjet për formimin e një shteti shqiptar të pavarur më 1912, i cili u cungua më shumë se gjysma, edhe pse shqiptarët me vullnet të lirë deklaruan për një Shqipëri të pavarur sipas kufijve etnikë të përvijëzuar në katër vilajetet e dukshme shqiptare që ekzistonin brenda sulltanatit osman. A nuk ka qenë e pamundur dhe e papranueshme nga të tjerët të nxirrje në pah një komb si shtet më vete, ashtu siç e kërkonte Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 1878? A nuk ishte në atë kohë një Europë e besimit të krishterë që synonte të kthente mbrapsht shtrirjen e sulltanatit osman? A nuk vazhdoi sulltanati osman edhe për 500 vjet të tjerë traditën e Perandorisë Bizantine që t’i organizonte njerëzit, botëkuptimin, zakonet dhe mënyrën e tyre të menduarit sipas besimit fetar? A nuk ishte një sulltanat osman që lejonte të hapeshin vetëm shkolla fetare, vetëm për qëllime fetare, dhe jo shkolla kombëtare? A nuk ishte një Rusi cariste që nëpërmjet degës së besimit ortodoks të krishterë përpiqej të zbriste edhe në Jug të Europës? A nuk ishte një kohë që në Europën Juglindore arbërore shtetet po formoheshin dhe njiheshin prej Europës së krishterë dhe sulltanatit mysliman sipas kufijve të shtrirjes së kishave dhe shtetasit e krijuar po emërtoheshin sipas emrit të kishave përkatëse, bie fjala, asaj greke, bullgare, maqedonase, serbe, kroate, rumune? Sa për shtetin që njihet si Mal i Zi, emërtimi ndoqi këtë rrugë: nga Malsi u lexua Malzi prej kronikanëve venedikas u shpjegua Mal i Zi e u përkthye Monte Negro, një emër aspak sllav. A nuk ishte shekulli XIX kur fjala “turk” filloi të përdorej për herë të parë për ata njerëz në Anadoll të besimit mysliman që e mbështetnin më shumë sundimin osman? A nuk është hapi i parë për të zhdukur një popull fshirja e kujtesës së tij, shkatërrimi i librave, kulturës, traditës e historisë së tij? A nuk është hapi i dytë ai i caktimit të disave të shkruajnë libra e të përhapin rrëfime të reja të stisura për atë popull, i krijimit të ndjenjave, zakoneve dhe emocioneve të reja, i krijimit të një kulturë të re gjuhësore dhe të menduari, domethënë i shpikjes së një historie të re gjoja të trashëguar? A nuk ndodh më pas që shpejt ai komb, i mishëruar te njeriu i veçantë i kredhur në detin e interesave dhe ndjenjave vetjake të harrojë se çfarë është e çfarë qe? A nuk ndihmohet ky qëllim duke i ndryshuar germat me të cilat shkruhen emrat e njerëzve, duke vendosur prapashtesa tek ata emra, duke ndryshuar kështu shqiptimin dhe tingëllimin e atyre emrave? A nuk treten dallimet midis kombeve duke vendosur emra fetarë për të sapolindurit? A nuk vërtetohet thënia e shkrimtarit Viktor Hugo (18021885) se “një popull mund t’i bëjë ballë pushtimit të një ushtrie, por nuk mund t’i bëjë ballë pushtimit prej ideve”? A nuk peshon atëherë rëndë pyetja: të jesh rrënjë apo gjethe?


18

« dossier

E shtunë 27 prill 2013 •

PAVARËSIa DHE ELEMENTE TE KËSHILLIT KONTROLLUES NË VITET 1912-1924

Qeveria e Vlorës dhe fillesat e Këshillit Kontrollues, sot KLSH Nga Gëzim Zilja

S

hpallja e Pavarësisë Kombëtare ishte një ngjarje me rëndësi të madhe historike për fatet e vendit. Ajo i dha fund sundimit shekullor osman dhe i hapi rrugën zhvillimit politiko-shoqëror dhe ekonomik. Akti i pavarësisë i nënshkruar nga të gjithë delegatët në Vlorë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912 të cilin po e citojmë: “ Pas fjalëve që tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria me sot të bëhet më vehte, e lirë e e mosvarme. ”1 i krijoi mundësinë Shqipërisë që të nisi rrugën e zhvillimit të saj si shtet i lirë dhe i pavarur. Në këtë vështrim Qeveria Kombëtare e Vlorës u mundua të përpunonte dhe të vinte në jetë një politikë ekonomike demokratike. Për këtë qëllim kryetari i saj Ismail Qemal Vlora hartoi një program, me drejtimet kryesore ku do të mbështetej dhe do të zhvillohej ekonomia e vendit. Fitorja e Pavarësisë dhe krijimi i shtetit shqiptar shihej si një faktor i rëndësishëm që do të ndikonte në zhvillimin e tregut kombëtar dhe do të çonte vendin drejt krijimit të një shteti modern. Në politikën dhe veprimtarinë ekonomike të Qeverisë së Vlorës, pa dyshim një vend të rëndësishëm do të zinte problemi financiar. Çdo shtet, që të ndërmarrë një politikë ekonomike, duhet të sigurojë burimet e nevojëshme si dhe institutet e organizmat financiare që i japin mundësi të zbatojë një politikë të tillë. Në këtë drejtim, si në çdo gjë, Qeveria kombëtare filloi nga e para.2 Zbatimi i kësaj politike ekonomike, kërkonte të ardhura financiare, të cilat qeveria mendoi t’i siguronte, si nëpërmjet burimeve të mundshme të brëndshme, ashtu edhe me marrjen e ndonjë huaje të jashtme. Ato kërkonin gjithashtu një organizim të administratës ekonomike për ti siguruar dhe kontrolluar. Rëndësi marrin përpjekjet për ngritjen e institucioneve në këtë fushë ku kujdes do ti kushtohej financave dhe kontrollit të shtetit mbi to. Ndonëse, për kohën e shkurtër të veprimit të Qeverisë së Vlorës nuk u organizuan instuticione të veçnta, të njehsuara e të specializuara të kontrollit, përgjatë gjithë këtij segmenti të qeverimit, duhet pranuar se elementet kontrollues kanë vepruar dhe kanë qenë të lidhura ngushtë me sistemin administativ financiar. Po ti bëjmë një analizë sistemit të kontrollit në periudhën e Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës, pavarësisht mungesës 1 - K. Frashëri Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. (28 Nëntor 1912). Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë 2008, f. 92.; T.Selenica. “Shqipria më 1927”, Tiranë, v.1928, f. 1. 2 - “Qeverija e Përkohshme e Vlorës kishte kryeministër Ismail Qemal Vlorën, njëkohësisht dhe ministër të Punëve të Jashtëme (më 1 korrik 1913 Myfit Libohova u emërua ministër i Punëve të Jashtme). Qeveria përbëhej nga këta anëtarë: Dom Nikollë Kaçorri zëvendës kryeministër(deri më 30 mars 1913); Preng Bibë Doda zëvendëskryeministër (25dhjetor 1913); Myfit Libohova (Esat Toptani, korrik – shtator 1913; Hasan Prishtina, shtator - 20 nëntor 1913; Fejzi Alizoti, nëntor 1913) - ministër i Punëve të Brendshme; Mehmet pashë Deralla ministër i Luftës; Petro Poga ministër i Drejtësisë; Abdi Toptani (Aziz Vrioni), (tetor 1913 Gjergj Çako) - ministër i Financave; Luigj Gurakuqi ministër i Arësimit; Mit’hat Frashëri(deri më 30 mars 1913),(Pandeli Cale) - ministër i Punëve Botore; Lef Nosi ministër i Postë - Telegrafave; Pandeli Cale (Hasan Prishtina 15 shtator deri 10 tetor 1913), (Qemal Karaosmani nëntor 1913-22 janar 1914) - ministër i Bujqësisë, Industrisë dhe Tregëtisë. Qeveria e përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj. Botim i Drejtorisë së Përgjithëshme të Arkivave të Shtetit, Tiranë 1963, f. 62; K. Dervishi. Historia e Shtetit Shqiptar 19122005. Tiranë: Shtëpia Botuese 55. 2006, f.23.

Izedin Beshiri

Lame Kareco

Lac Gera

së një status-quo-je juridike e një shërbimi me mëvehtësi organizative, në shquajmë një mpiksje të funksioneve të kontrollit me funksionet e administrimit dhe menaxhimit financiar. Rëndësinë, me të cilën Qeveria e Vlorës e perceptonte instrumentin e kontrollit, e justifikojnë më së miri vendimet që ajo morri në Kuvendin Kombëtar. Ismail Qemali deklaroi vendimet e para dhe të nevojëshme që duhet të marrte kombi shqiptar të cilat qenë: Të bëhet Shqipëria më vete me një qeveri të përkohëshme, Të zgjidhet një pleqësi për ndihmë e kontroll të qeverisë, Të dërgohet një komision në Evropë për të mbrojtur çështjen shqiptare para mbretërive të mëdha”3. Ismail Qemali në Mbledhjen e Shtatë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës ka bërë shpjegimin përkatës të misionit, autoritetin dhe rolin e kësaj pleqësie, e cila është botuar në gazetën “Perlindja e Shqypëniës” organ i Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës4. Pleqësia përfaqësonte një formë të re organizimi një lidhje midis strukturave të ngritura nga kushtetutat moderne të kohës dhe traditës shqiptare. Kuvendi i Vlorës pranoi në parim se Pleqësia nuk do të ishte parlament, as senat dhe duhet të konsiderohej si organ këshillimi dhe kontrolli ndaj qeverisë.5 Konkretisht,“Që atëherë u tha se kjo Pleqësi, porsi “mandatareja”, ndërkëmbësja e kuvendit, do të bashkëpunojë me Qeverinë e hëpërhëshme, do ta kontrollojë dhe t’a këshillojë kur të jetë nevoja”6 Por Pleqësia nuk funksionoi asnjëherë si institucion. Dokumentet arkivore vërtetojnë se Kuvendi Kombëtar i Vlorës zgjodhi një pleqësi prej 18 vetësh (nën drejtimin e Vehbi Dibrës) si organ kontrolli e këshillimi. Kjo platforme rreth kontrollit të Kuvendit dhe Pleqësisë mbi Qeverinë ka qenë strukturuar që më parë në mëndjen e Kryetarit të qeverisë. Përvoja e gjatë e Ismail Qemali si statits dhe administrator në Perandorinë Osmane e orientoi atë të mendonte dhe të zbatonte parimin e funksionimit të pushteteve duke i dhënë vëndin e duhur pushtetit legjislativ që mëshirohej nga Kuvendi i Vlorës, i cili së bashku me Pleqësinë do të ushtronte kontroll mbi

qeverinë duke luftuar veprimet korruptive, të cilat ai i kishte luftuar mjaft mirë gjatë kohës në shërbim të administratës osmane. Madje, edhe në një intervistë dhënë gazetës “Die zeit” më 6.7.1911, gjatë kohës kur ai ishte pjesëmarrës në Kryengritjen antiosmane të vitit 1911, duke iu përmbajtur platformës së tij politike, në një nga 10 kërkesat e shqiptarëve që parashtronte në të, do të përmëndte dhe rregjimin e një administrimi të rregullt financiar. Këto qëndrime dhe kjo vijë e politikës financiare e administruese e Ismail Qemalit do të reflektohej dhe në politikat ekonomike të Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës, megjithë kohën e shkurtër të aktivitetit të saj. Në zbatim të këtyre politikave ajo krijoi organizmat përkatës të administratës ekonomike, të cilat do të përballonin zgjidhjen e detyrave të rëndësishme në fushën e zhvillimit ekonomik të vendit. Këto organizma u përcaktuan në Kanunin e Përtashëm të Administratës Civile, i cili ishte ligji më i rëndësishëm me karakter kushtetues i hartuar nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës (datë 25 nëntor 1913). Ai u botua në organin e saj zyrtar që ishte gazeta “Perlindja e Shqypëniës”.7 Ligji i Administratës civile paraqiste formën e organizimit të hallkave të veçanta të administratës kryesore si dhe detyrat e çdo hallke. Në këtë kanun drejtoritë kryesore që merreshin me ndjekjen e problemeve ekonomike kanë qenë Drejtoritë e Financës, të Drejtësisë, të Arsimit, të bujqësisë-tregtisë dhe punëve botore etj. Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile, ndriçonte skemën funksionalo-strukturore të aparatit të administratës qendrore dhe prefekturave. Detyrat e drejtorit të financës renditeshin në artikullin 23 të këtij Kanuni. Konstatojmë se në misionin e financës ka një harmonizim e gërshetim të funksionit kontabël-financiar dhe funksionit kontrollues, duke qenë një funksion i pandarë. Detyrat e drejtorit të financës formuloheshin si më poshtë: “të vëzhgojë ndarjen dhe pjestimin e ngarkesave publike. të bajë të mblidhen në kohën e duhur të ardhunat publike, gjobat dhe të ardhurat e tjera të ndryshme. të vëzhgojë monopolet që krijon qeveria kombëtare. të bajë të ruhen mirë pasunija e patundëshme arë, pyje dhe prona të tjera të shtetit; të bajë

3 “Përlindja e Shqipëniës”, Vlonë 18/31 kallënduer (janar) 1914. 4 “Përlindja e Shqipënies” 1/14 shkurt 1914, f. 5 5 A. Luarasi. “Çështje të historisë dhe të shtetit të së drejtës” Tiranë 1999. f. 309. 6 Procesverbal i mbledhjes së shtatë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës më 7 dhjetor 1913, botuar në “Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj” botim i Drejtorisë së Përgjithëshme të Arkivave të Shtetit, Tiranë 1963,

7 “Kanuni i Përtashëm i Administratës civile të Shqipëniës” botuar në gazetën “Perlindja e Shqipëniës”, viti I, Nr. 25, 9/22 vjesht e tretë 1913. Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj“ botim i Drejtorisë së Përgjithëshme të Arkivave të Shtetit, Tiranë 1963, dok. 343.

të shënohen mirë të pritëshmet e ligjëshme që i përkasin prefekturës; të kontrollojë llogaritë e përgjithëshme të prefekturës; të rregullojë dhe të paraqesë buxhetin e prefekturës”8 Detyrën e kontrolluesit brenda zyrës së financës e kishte Ndihmësi i Drejtorit të Financës, i cili ”ka të drejtë të kontrollojë llogaritë e zyrës”, specifikohet shprehimisht në artikullin 24/2 të Kanunit. Qeveria e Vlorës mori disa masa në drejtim të arsimit për administrimin e fondeve të vëna në dispozicion të këtij sektori. Nën vëzhgimin dhe mbikqyrjen e drejtorive të arsimit do të ishin sidomos të ardhurat e vakëfeve, të cilëve u kishte humbur qëllimi mirëbërës. Sipas përcaktimit në nenin 31 të Kanunit këto të ardhura do të përdoreshin “ për arsimin botuer, për shkollat e përgjithëshme të krahinës ku gjendet vakëfi dhe do të qeverisen prej këshillit të komunitetit nën drejtimin e drejtorit të arsimit”. Në një shkresë që i dërgohej myftiut të Vlorës, kërkohej verifikimi i llogarisë së vakëfeve, të ardhurat e të cilëve do të kalonin në arkën e Qeverisë. Për këtë, Qeveria ngarkoi një komision të veçantë me kryetar komisioni Ministrin e Arsimit Luigj Gurakuqin. Për vlerat që mbarte ky Kanun, u përshëndet gjerësisht. Gazeta “Atdheu” që botohej në Rumani, në numrin e saj të datës 30 vjeshtë e tretë 1913 nën titullin “Kanuni i përtashëm i administratës civile të Shqipëniës”, ndalej në mënyrë të posaçme në shtjellimin e kompetencave të Prefektit dhe në kuptimin e artikullit 13 të këtij Kanuni. ”Prefekti, - cilësonte artikulli 13,- meqë është i përgjegjshëm bashkë me drejtorin e financave për rangjet financore dhe veprimin e llogarive, ban të kqyret gjithmonë mënyra e të mbledhurit të gjithë ngarkesave dhe të ardhurave të Prefekturës, si dhe sjellja e veprimi i mbledhësve”. Në kushtet që kalonte Qeveria e Vlorës një ndër problemet kryesore të saj ishte problemi financiar, sigurimi i burimeve të nevojëshme financiare si dhe institucionet e organizmat përgjegjës financiar kontrollues do të ishin veprimi sinkron i Qeverisë së Vlorës. Mjafton të mbetemi në konstatimin e Aubrey Herbert 9, i cili e portretizonte në këtë mënyrë gjendjen e një pjese të vendit tonë në librin e tij “Ben kendim” (“Unë vetë” të botuar në vitin 1924): “Përçka i përkiste Shqipërisë veriore unë mendoja se gjendja ishte shumë kritike: shumë vende ishin shkatërruar dhe s’kishte të holla për të mbjellë misër”10. Ndërsa Plaku themelonjës i independencës shqiptare do ta përshkruante këtë situatë shumë të vështirë ekonomiko-so8 AQSH, fondi 245, dosja II/9 9 Personalitet politik anglez, drejtues i Komitetit anglo – shqiptar që e drejtoi së bashku me Edit Durhamin. Për shumë vjet iu përkushtua mbrojtjes së të drejtave të kombit shqiptar për një shtet të pavarur dhe mos copëtimin e trojeve të tij. Fjalor enciklopedik shqiptar. Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë. 2008, f. 909. 10 “Minerva”, viti 1933,faqe 15.


dossier • E shtunë 27 prill 2013

ciale me këto fjalë: “Në Shqipëri vështirësitë janë të mëdha. Gjenden zyrtarë që kanë humbur detyrat, ka gra të vea dhe bonjakë, ka muhaxhirë; asnjë ndihmë s’mund të merret nga jashtë dhe vendi vetë të holla s’ka” 11. Për të analizuar më mirë veprimet aktive të qeverisë me karakter financiar e kontrollues, po rreshtojmë disa aspekte specifike të këtyre veprimeve, gjithnjë duke i parë ato në rrafshin e zhvillimit dhe përparimit të sistemeve dhe përgjegjësive kontrolluese. Për këtë na kanë ndihmuar hulumtimet e bëra në Fondin e Arkivit Qendror të Shtetit nr. 245 / II ku janë sistemuar veprimet aktive të Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës. 1. Ndër masat e para e të menjëhershme që u morën pas Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, qe likuidimi i Bankës Bujqësore Osmane në Shqipëri. Kjo bankë që ishte një institut krediti bujqësor, në bazë të Statutit jepte hua me afate të shkurtra, të mesme dhe të gjata. Me rastin e likuidimit, gjithë nëpunësit e degëve të kësaj banke në Shqipëri u urdhëruan “të njohftonin llogaritë e tyre me hollësi e pa gabime”12. Qeveria kishte ngarkuar Ministrin e Bujqësisë të asaj kohe Pandeli Calen, që “të merrte sa më shpejtë masa për të nxjerrë në shesh gjendjen e arkës së Bankës Bujqësore me të holla efektive, sa ishte interesi e sa ishin kreditë e tjera”13 . Me likujdimin e kësaj Banke, deget dhe arkat e saj do të kalonin në varësi të Ministrisë së Bujqësisë “e cila i vuri vehtes si detyrë vetëm verifikimin dhe nxjerrjen e detyrimeve të prapambetura, por edhe këtu hasi në pengesa për shkak të mungesës së dokumenteve dhe pamundësisë për të arkëtuar shumat përkatëse”14. Esenciale në veprimet e Qeverisë, ishte ndërmarrja e hapave për kontrollin e të hyrave në thesarin e shtetit të sapoformuar. Në zonën ku ajo ushtronte kontrollin e saj, “vendosi që të ardhurat të kalonin në arkën e shtetit shqiptar, duke i dhënë kështu fund njëherë e përgjithmonë grabitjes fiskale nga ana e qeverisë otomane”15. 2. Vështirësitë dhe kërkesat e ngutëshme për zgjidhjen e urisë dhe sigurimin e drithit e detyruan Kryetarin e Qeverisë së Vlorës të shfrytëzonte çdo mundësi e burim të mundshëm dhe të bënte listimin e organizmave financiarë krahas me atributet e tyre përgjegjëse e kontrolluese, të dokumenteve, të lëvizjes së drithit e të hollave si dhe të tjera norma të miradministrimit të taksave, në kushtet e vështirësive ekstreme të sigurimit të drithit dhe të hollave. Në shkresën që i dërgonte Mydyrllëkut të Libofshës (datë 3 dhjetor 1912) ai kërkonte shlyerjen me rreptësi të detyrimeve të borxhlinjve kundrejtë arkës së shtetit. Ai tërhiqte 11 Po aty. 12 AQSH, F. 245/10,d. 1, fl.1 13 Po aty 14 K. Naska “Politika ekonomike e Qeverisë së Vlorës 1912-1914” botuar në “Studime historike”, Nr 1/1988, f.79. 15 Po aty.

vëmendjen se “lypset të sigurohen me drithërat që kanë për të dhënë për borxhet e tyre multezimët e çifligarët” dhe insistonte që për “ata multezimë që i detyrohen thesarit, të merret menjëherë prej tyre drithë përkundrejtë detyrimit të tyre”16. Në ligj janë dhënë kompetencat që u njiheshin prefektëve, nënprefektëve, krahinarëve dhe këshillave administrative. Neni 18 i Kanunit të Administratës Civile në përshkrimin e detyrave të Prefektëve,veçonte se prefekti mund “të urdhërojë të bëhet projekti i kqyrjes së rregjistrit të detyrimeve dhe buxheti i të gjithë godinave, ndërtimeve, udhëve dhe ujrave”. Qeveria nga ana e saj kërkonte që veprimtaria financiare në gjithë kapilarët e saj të dokumentohej dhe nxiste përdorimin e dëftesave financiare për çdo veprim të autorizuar. Roli i këtyre dëftesave nuk ishte thjeshtë për lënien e gjurmës së veprimeve, por dhe për kontrollin e rrugës së përshkruar nga dëftesa financiare dhe dokumenti financiar. Kontrolli i financave filloi me kompletimin e informacionit mbi gjendjet pasurore të arkave. Këtë veprim e shohim në një telegram të Ministrit të Bujqësisë drejtuar nënpunësave të doganave dhe bankës së bujqësisë së Korçës, Beratit, Gjirokastrës dhe qarqeve të tjera me anën e të cilës kërkohen të njoftohen mbi gjendjet e arkës. ”Porositeni të na njoftoni gjendjen e arkës suaj dhe pjesët e panxjerruna të kredive të lëshuara kundrejtë pronave të paluajtëshme ose në dorëzani solidare, si dhe gjendjen e arkës suaj veç e veç”.17 Në një telegram-shifër të Prefekturës së Beratit drejtuar Qeverisë së Vlorës rekomandohej që për të nxjerrë drithë e para nga popullata për ushtrinë, të dokumentoheshin veprimet dhe të aprovoheshin procedurat dokumentare nga organet më të larta. Kështu, “dëftesat e drithit që do t’i epet ushtrisë të aprovohen nga këshilla e administratës e nga dymbëdhjetë personalitete të zgjedhur nga partitë e dinjitarët e vendit dhe të shtuem tash vonë nismave të Këshillit Administrativ”18. 3. Krijimi i Bankës Kombëtare si institut i emisionit monetar dhe i kredidhënies. Meriton vëmendje e vëzhgim për rregullimin e instrumentit të kontrollit, Akti i Koncensionit për krijimin e Bankës Kombëtare Shqiptare, i nënshkruar midis Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës dhe përfaqësuesve të Bankës Tregtare të Milanos (“Banca Commerciale Italiana”) dhe te “Ëiener Bank Verein” të Vjenës. Në kapitullin VII të Aktit të Koncensionit, ndonëse thuhet se Qeveria nuk do të ngatërrohet në administrimin dhe studimin e punëve të bankës, është vendosur përcaktimi rigoroz se “Qeveria shqiptare do të emetojë dhe do të kontrollojë nxjerrjen e biletave të bankës, sikundër dhe të zbatuemit pikërisht të urdhnimeve e statuteve të rregullimeve që i përkasin shërbimit të nxjerrjes së këtyre biletave”19. Në themel të këtij akti qendronte kërkesa principale se Banka do të administrohej nga një Këshill dhe sipas legjislacionit në fuqi në Shqipëri. Në këtë mënyrë mendimi teoriko-praktik i Qeverisë së Vlorës mbi kontrollin e bankës u mishërua në këtë marrëveshje koncensionare. ”Ismail Qemali e konceptoi atë [bankën] si një institut që nuk duhej ti shpëtonte kontrollit…”20. Në këtë pozitë, emrohej një komisar i lartë nga Qeveria me misionin “të kontrollonte emetimin e biletave dhe respektimin e rreptë të dispozitave të statuteve dhe rregulloreve që i referoheshin shërbimit të këtyre biletave”. Por pas nënshkrimit të marrëveshjes nuk iu krijuan mundësi praktike Bankës Kombëtare që të zhvillonte veprimtarinë e saj, po kështu nuk i krijuan mundësi as Ismail Qemalit për të provuar saktësinë e zbatimit të programit të tij ekonomik. Banka Kombëtare e mbylli në qershor të vitit 1914 veprimtarinë e saj pa zhvilluar donjë veprimtari.21 4. Ndër masat ekonomike të Qeverise së Vlorës ishin shtetëzimet e 175 fshatrave, të cilët ishin çifligje të sulltanit dhe qeverisë turke prej 56.287 ha. Në të njejtën kohë ajo “shpalli një ligjë mbi kontrollimin e të gjithë tapive të pronarëve të tokave”. 16 AQSH, F. nr. 25 “Ferid Vokopola”,d. II/ fl. 65. 17 AQSH, F. 71,d. 1, fl. 80. 18 AQSH, F. 245, d. II/65. 19 “Perlindja e Shqipëniës”,Vlorë, 3 dhjetor 1913,viti 1, Nr 27. 20 K. Naska. Politika ekonomike e Qeverisë së Vlorës 1912-1914, botuar në “Studime historike”, Nr 1/1988, f. 80. 21 K. Frashëri. Monedha, krediti dhe banka në Shqipëri gjatë shekujve. Botimet Toena. Tiranë 2011, f.81.

5. Fillimet e këtij zhvillimi në vend, u shoqëruan me instalimin e një sistemi rregullash financiare dhe stabilizimin e mekanizmit kontrollues. Centralizimi i shumë veprimeve financiare, shtonte mundësinë e verifikimeve dhe inspektimeve financiare nga drejtoritë e financave. Në këtë kohë, futet gjerësisht në zbatim komponenti i autorizimit, si mjet i kontrolleve parandaluese, para faktit. Si shembull të kërkesës për autorizim dhe kryerje veprimi mund të sjellim telegramin e datës 5 mars 1913 të Prefekturës së Beratit për Qeverinë. “Lutemi me dhanë autorizimin për terheqjen e 700 groshëve nga ana e ushtrisë” 22. Situatë analoge shquajmë dhe në një telegram që financieri i Komandës në Elbasan, i niste komandës eprore në Shkodër. Aty shqiptohet : “Pres urdhnin e naltë tuejin për mënyrën e prishjes së kësaj shume [për 316.524 grosh]”23 .Krahas miratimit të ligjës për administratën civile, u përpiluan rregjistrat përkatës të nëpunësisë, që mbaheshin në Vlorë. Në këto rregjistra pasqyrohej funksioni i nëpunësit (posti i tij) si dhe paga për çdo post pune. Në një letër që ministri i financave të asaj periudhe i çonte degës së financës Vlorë përmendej : “Në një urdhën të marrë prej Kryetarit të Shtetit na thuhet se Namik Selimi simbas zotsisë dhe aftësive që ka, u emnue këshilltar i Ministrisë së Jashtme… me një rrogë 1500 grosh në muej. Prandaj duhet, në rregjistrat e duhura të zyrës s’uej, ashtu të shënohet”24. Vendosja e rregullit lidhej organikisht me përcaktimet e bëra në Kanunin e Administratës (artikulli 86) sidomos për nomeklaturën e emrimeve. ”Nëpunësit e financës, sekretarët e nënprefekturave, sekretarët e zyrave të ndryshme, sekretarët e këshillave dhe kryetagrambledhësit zgjidhen ndër kompetentët dhe emnohen me urdhnin e Ministrisë përkatëse”. Nga ana tjetër një mori masash shtrënguese disiplinore mund të binin mbi nëpunësin civil për shkelje apo parregullsi të qenësishme. “Nëpunësit për neglizhencën e gabimet e tyre në kryerjen e detyrave, simbas rregullores që do të vihet në fuqi, do të dënohen me vërejtje, me qortim, gjobitje ose pushim”. Për më tepër, dispozita e fundit e Kanunit të Administratës Civile vendoste rregullat për hetimin paraprak të nëpunësve. Konkretisht, kështu deklarohet në artikullin nr 87 të këtij Kanuni.“Hetimet e para për fajet që bëjnë nëpunësit për punët që ju ngarkohen kryhen nga zyra ku varet dhe po u vërtetua se është i pandehun, epet për gjygjin përkatës civil për tu gjykuar simbas shkallës së fajit”. 6. Fiksimi i udhëzimeve dhe urdhëresave mbi administrimin u shoqërua me procedura paralele dhe rregulla konsekuente për vijimin e procedurave që kishin të bënin sidomos me administrimin monetar. Në optikën dokumentare, veprimtaria financiare e kontrolluese në vitet 1913-1914, tenton korrektësinë dhe nënshtrimin para fuqisë hierarqike shtetrore të paravendosur (në praktika autorizuese ose urdhëruese). Meriton jo vetëm vëmendje, por dhe admirim rigoroziteti dhe korektesa me të cilën janë përçuar porositë shtetërore dhe janë ndjekur shkallët e autoritetit vendimarrës për çështje të veçanta me thelb financiar.25 7. Presionet para qeverisë së Vlorës, për zbatimin e një rregjimi të rreptë të kursimit dhe përdorimin me nikoqirllëk të të hyrave, vihen re në një shkresë që një komisoin i zgjedhur prej 14 antarësh i çonin Kryetarit të Qeverisë së Vlorës. Ato pasi nënvizonin nevojën e madhe për të ardhura shtetrore parashtronin kërkesën që “të ardhurat e shtetit të përdoren për gjërat e nevojëshme, duke bërë më të madhen ekonomi në të prishunat e padobishme” 26. Ky komision tërheq vëmendjen dhe shtron kërkesën para Qeverisë për të njohur çdo shpenzim (prishje buxhetore). II. Kanuni i Dëmeve i Qeverisë së Vlorës (13 maj 1913) Kanuni i Dëmeve i Qeverisë së Vlorës ishte një tjetër vlerë dokumentare me rëndësi, i lëshuar prej këtij autoriteti. Ai është një dëshmi e traditave më të herëshme dhe i vlerave të trashëgimisë kombëtare në fushën e normave të zakonit dhe rregullit mbi jetën e ekonominë shoqërore. Kanuni i Dëmeve është dhe një akt i rëndësishëm për dhënien e drejtësisë. Që në parathënien e tij ndeshemi me nocionin e “dëmit” dhe përkufizimin e kategorisë së “Çmuesit”. Simbas Kanunit, njeriu në qoftëse do të 22 AQSH, F. nr 245, d. II/65. 23 AQSH, F. 245, d. III, 3/1. 24 Po aty 25 AQSH. F. 245, d. VIII-2, fl. 83-123. 26 “Atdheu”, nr.28, 30 vjeshtë e parë 1913.

»

19

shkaktojë dëme (vetë apo me bagëti, vetiut a padashur) “do të dënohet pas këtij kanuni, nga ana e katundaries”27. Në mënyre të qartë, Kanuni të bën me dijeni faktin se kushdo që bën dëm detyrohet të zhdëmtoje vlerën e tij dhe ndëshkohet me “gjobë që nga dhjetë gjer në një qind franga”. Kanuni ndalej në hollësi në tre komponente të vlefshëm të veprimtarisë së çmuesve, që zbatohen në planin kontrollues edhe sot përgjatë veprimtarisë së përditëshme të kontrollit: Përzgjedhja e tre çmimësve, përpilimi i raporteve vlerësuese të nënshkruara mbi masën e dëmit dhe marrja e vendimit për zhdëmtim e gjobë simbas raportit të hartuar. “Neni 6. Cilido qytet dhe katund për të çmuar dëmet detyronet të zgjedhë tre çmimës të nderuarë me vota së bashku a me shumicë, në mars të çdo viti për një vit, dhe ata që pranohenë , do të vihen në be dhe do mos mbajnë anën kërrkujt nga an’ e katundaries. Detyra e çmimësit do të jetë të çmuarit e dëmeve…dhe do ti shkruajnë në raporto të nënshkruara prej tyre dhe prej dragatit. Nënshkrimi i dragatit do të jetë vetëm për vërtetim të prishjeve. Neni 7. Çmimësit si të japin në katundari raportën, kryekatundari do të mbledhë këshillë dhe për së shpejti do ti japinë vendimin për dëme, pas raportës, dhe për gjobë simbas rëndësisë së dëmit…dhe si ta nënshkruajnë, kryekatundari shkurtazi një letervendim e dërgon te kryeqeveritari dhe ai në xhandarmërin për të përmarruarë hë për hë”. Gjithashtu ne zbulojmë në këtë dokument parametra të pavarësisë së çmimësve, respektivisht për mosinfluencimin e tyre në dhënien e opinoneve efikase e të sakta mbi masën e dëmit pasuror. “Nga gjobat që do të mirrenë nga dëmësit, do të paguhen çmimësit dy gjer në katër franga në ditë, pas largimit të vendit që do të çmojnë… Katundari’ e çdo qytetit e katunit është detyruarë të paguajë çmimësit, më parë, pa vajtur në çmim”28 Këto dispozita, por me një gjuhë më lakonike e të perfeksionuar i takojmë dhe në “Kanonin e Dëmeve”shtypur - Shtypshkronja e qeverisë, Gjirokastër, 1920, i cili në versionin e publikuar mban nënshkrimet e Zv.Kryetarit të Qeverisë Myfid Libohova njëkohësisht dhe ministër i Punëve të Brendshme dhe Ministrit të Drejtësisë dhe Feve Petro Poga. Ribotimi i këtij versoni është bërë menjëherë pas vendimeve të Kongresit të Lushnjes më janar të vitit 1920. Po ti bëjmë një krahasim do të shohim se Kanuni i Dëmeve është ripunuar dhe në versionin e dytë na paraqitet me 25 nene nga 12 nene që kishte versioni i parë dhe me një organizim të brendshëm të ndarë në pesë pjesë dhe në nyjet e veçanta. Ne versionin e dytë të botimit përmbarimi i këtij Kanoni siç e kanë emërtuar do të qe nën urdhër të ministrit të Drejtësisë në dallim nga versioni i parë ku përmbarimi do të qe nën urdhërin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Bujqësisë. Kanoni i Dëmeve i ribotuar me ndryshime në nenin 5 përcaktonte shpehimisht se: “katundaritë e qyteteve dhe pleqësitë e katundeve do të gjykojnë mbi raporta që do apin çmimësit…vendimet e tyne do të ipen me vota të plota a me shumicë” 29. 27 “Perlindja e Shqipëniës”,18/31 kallënduer (janar)1914. 28 Po aty. 29 “Kanoni i Dëmeve”, Gjirokatër 1920, faqe 2-3. Konkretisht, ja se ç’parashikonte kjo dispozitë e Kanonit (faqe3):“Raportat e çmimësve do të jenë të nënshkruara nga çmimësit dhe nga ruajtësi për vërtetim të vendit që është bërë dëmi dhe këto rapporta do të jenë (bazi) themeli i vendimeve të këshillave të katundarive dhe të pleqësisë së katuneve dhe do të njihen për të drejta sa t’u provohete pa drejtësi e tyne. Në qoftë no një nga të dënuarit të provojë përpara një gjykatëse kompetente që raporta është dhanë me tinëzi (hile) ose me mashtrim (dolannderxhilek) atë here çmimesit dhe ruajtësit dënohenë me burg si mashtrues, pas kanonit të dënimit dhe me pagim të dëmit dhe të gjobës që është dënuar dëmësi, pa të drejtë, dhe të këtillë çmimes dhe ruajtës nuk do të përdorenë kurkund në të këtilla detyra”. Në pjesën e katërt (neni 17) të “Kanonit të dëmeve” të botuar në vitin 1920, fiksohen detyrat e çmimësve, që sintetizohen në tre bazamente esenciale: caktimi i dëmeve, shkrimi i raporteve vlerësues ku tregohet shuma e dëmit dhe nënshkrimi i raporteve.


20

«

Kulturë

Abaz Hado, piktura për Çamërinë Padrejtësitë që i janë bërë popullsisë çame nuk frymëzojnë vetëm lëvizjet politike, por edhe artistët. Piktori, Abaz Hado, ka realizaur një ekspozitë të tërë në hollin e Muzeut Kombëtar me titull “Çamëria jonë”. Grafika dhe teknika mikse, si vaj në kanavacë, pastel e akuarel, shprehin momente të forta të historisë së Çamërisë që nga masakrat e deri tek peisazhet e bukura të tokave çame që ndodhen në Greqi. Ndjesi dhe momente të forta tragjike të Çamërisë janë pasqyruar në këto krijime. Krahas anës tragjike dhe genocidit, Hado, përmes disa pikturash paraqet edhe disa pamje të qyteteve shqiptare të Çamërisë. Bukuria e kësaj krahine dallon për veçorinë e dritës, çka pasqyrohet edhe në këto punë. Ekspozita është e para e këtij lloji, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në shprehjen e origjinalitetit të një grafike dinamike që i japin frymë dhe koncept modern. Piktori është përpjekur të japë mesazhe të forta kombëtare, artistike, por edhe folklorike. Në tablo nuk mungojnë personazhe të njohur e të panjohur të historisë.

M

e gjithë largpamësinë e tij, virtyt i modernizmit të rallë që përfaqësonte, ndoshta as ai vetë nuk do të kishte përfytyruar rritjen e vazhdueshme të famës së veprës së tij, si dhe kremtimin sot të dyqindvjetorit të lindjes. Zyra për Bashkëpunimin Shkollor e Ambasadës së Italisë në Tiranë, në kuadër të Marrëveshjes “Iliria”, organizon në bashkëpunim me Liceun Artistik “J. Misja” të Tiranë organizoi dje koncertin, “Verdi, bashkëkohësi ynë”, për kremtimin e dyqind vjetorit të lindjes së Giuseppe Verdi-t. Verdi luajti kompozimin e parë në spinetën që një artizan i kishte riparuar pa pagesë, duke nuhatur talentin e atij djaloshi. Përcaktues për të ardhmen e tij ishte takimi me Antonio Barezzi-n, i cili e mbështeti duke paguar për studimet muzikore që e çuan Verdi-n aq larg Busseto-s, vendlindjes së tij. Ndoshta kurrë nuk e kishte menduar, ai që vinte nga një familje e thjeshtë bujqish, se vepra e tij do të arrinte suksesin që njohu, si në të shkuarën ashtu edhe në ditët tona. Verdi u duartokit në teatrot në Itali dhe Evropë, në Milano dhe Paris, ishte përfqësues i modernizmit që shënoi etapat e lindjes së Italisë si komb, duke krijuar kolonën zanorë të Rilindjes italiane. Aria “Va’ Pensiero” e operës “Nabuço” u bë himni patriotik kundër pushtuesit autriak dhe Verdi ishte ndër deputetët e parë të Italisë së Bashkuar pas vitit 1861, njëkohësisht ndjekës i Mazzini-t dhe Italisë së Re. Krijimet e tij u njohën nga të gjithë, jo vetëm nga borgjezia por edhe nga populli. Në vend-

Bibliotekë “on line”, dixhitalizohet fondi i Arteve Biblioteka më e madhe dhe më e vjetër e artit shqiptar, ajo e Universitetit të Arteve tashmë do të mund të shfrytëzohet “online” nga studentët, artistët, por edhe publiku i gjerë. Një projekt i financuar nga Banka Botërore, i nisur disa vite më pare, ka bërë të mundur krijimin e arkivës dixhitale dhe një koleksioni elektronik. Rektori i Universitetit të Arteve tha, se ky është një hap i rëndësishëm jo vetëm për rrjetin akademik, por dhe jetën artistike në përgjithësi. Pas dixhitalizimit, fondet e kësaj biblioteke bëhen të hapura dhe lehtësisht të përdorshme për artistët, pedagogët dhe studentët. Në këtë biliotekë të krijuar në vitn 1966 ndodhen mijëra dorëshkrime, një pjesë e të cilave, partitura origjinale të kompozitorëve shqiptarë, shirita muzikorë, koncerte, teza teorike, drama e ekpozita. Tashmë kërkimi në të do të bëhet në mënyrë elektronike, ndërsa shumë materiale do të mund të shfrytëzohen nëpërmjet internetit edhe nga shtëpia.

Dyqind-vjetori i Verdit,

koncert me liceistët

E shtunë 27 prill 2013 •

“Sonatat e dëshpërimit” në pianon e Petrollarit Pianistja Kristina Petrollari shfaqet në një recital me Hajden dhe Shubert. Koncerti i Petrollarit sjell në skenën e Arteve një program sonatash, jo dhe aq familjar për publikun tonë nga kompozitorët austriakë Jozef Hajden dhe dy pjesë premierë nga Franc Shubert. Siç pohojnë specialistët, një artist në skenë gjënë më të vështirë për të arritur ka përqendrimin. Dhe sonatat për piano solo, sidomos kur janë të gjata dhe të vështira si të Shubertit e kërkojnë përqendrim nga të dyja anët, nga ai që luan dhe ai që dëgjon. Kristina Petrollari luan sonatën e fundit në minor të Hajdenit që të tërheq si fillim në një gjendje të këndshme e të gëzueshme, e cila tretet në dëshpërim, dëshpërim që në dy sonatat e Shubertit kapërcen në fantazi. Kur e arrin pjekurinë një artist? Për pedagogen Kristidhi që sot shikon në skenë nxënësen e saj, Petrollari, njëherësh pedagoge në katedrën e pianos në Universitetin e Arteve kufijtë e interpretimit nuk janë të pafundme. “Tri pjesë për piano” u shkrua pak kohë para vdekjes së kompozitorit austriak Shubertit dhe është si një lloj testamenti i krijimtarisë së tij romantike, që trashëgojnë dhe luajnë sot instrumentistët dhe nxënësit e konservatorëve.

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale Festohet sot në Tiranë Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale, ditë e cila festohet në mbarë botën nga shumë shtete. Në kuadër të kësaj dite, Agjencia e Prodhuesve të Fonogramit (AMP) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve do të organizojë një tryezë të rrumbullakët, rreth problemeve të pronësisë intelektuale dhe të të drejtave të autorit në Shqipëri. Në këtë aktivitetet pritet të jetë i pranishëm, edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Ettore Sequi- Ambasador i BE në Tiranë, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe SporteveVisar Zhiti dhe grupe të ndryshme interesi.

“Duke pikturuar Shqipërinë dhe Greqinë” në MHK

lindjen e tij, në bujtinat e zonës së Parmës, këndohet Verdi përpara se të duartrokiten veprat e tij në teatrin Regio të qytetit. Për të festuar dyqind vjetorin e lindjes së “Mjelmës” së Bus-

seto-s në rang shkollor, Zyra për Bashkëpunimin Shkollor e Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe Liceu Artistik “J. Misja” i Tiranës, paraqitën dje koncertin, në bashkëpunim me Orkestrën

Sinfonike të Liceut dhe Korin, drejtuar nga Artan Liçaj dhe Besa Kaçinari, me pjesëmarrjen e Solistëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, pranë Universitetit të Arteve.

Pas 20 vitesh mungesë, piktori Bujar Arizi rikthehet në Tiranë me një ekspozite personale. Cikli prej 38 pikturash e ka pagëzuar me titullin “Duke pikturuar Shqipërinë dhe Greqinë” në Muzeun Historik Kombëtar. Peizazhet dhe karakteret, sipas piktorit kanë shumë ngjashmëri. Dy dekada më vonë Arizi flet me një gjuhë koloristike të pasur dhe krejt ndryshe. Frymëzimin e gjen te deti që i ngjason edhe me gjendjen njerëzore. Tingujt e dalë nga pianoja i ka fort për zemër dhe Mozarti , Shubert e Shopen e shoqërojnë gjithnjë në procesin e ngjizjes artistike. Ekspozita e çelur në Muzeun Historik Kombëtar qëndron e hapur deri më 2 Maj. Artisti ka marrë pjesë në ekspozita të shumta në Greqi, ku jeton prej vitesh gjithashtu është nderuar edhe me çmime të rëndësishme. Në 2011 ka përfaqësuar Greqinë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Bienale në Firence.


Kulturë

• E shtunë 27 prill 2013

21

Koleksioni i librave dhe gravurave për Ali Pashën

N

jë kast yjesh për një romancë komike! Robert De Niro, Diane Keaton, Susan Sarandon, Robin Williams, të gjithë së bashku në filmin, “The Big Wedding” që ka filluar projeksionet dje në kinema. Projeksioni i parë shqiptar përkon me premierën amerikane të filmit, ndërkohë që mësohet se projeksionet e para evropiane të “The Big Wedding” do të jenë pas datës 2 Maj. Filmi sjell historinë e një familjeje moderne që përpiqet të mbijetojë gjatë një fundjave dasme, por që rrezikon të shndërrohet në një dështim të vërtetë. Don e Ellie Griffin, një çift i divorcuar prej kohësh, që vijnë nën interpretimin e aktorëve Robert De Niro dhe Diane Keaton do të detyrohen që të shtiren si një çift i lumtur për hir të martesës së djalit të tyre të birësuar, por sidomos për shkak të nënës së tij biologjike, një ultrakonservatore që po udhëton nga ana tjetër e botës për të marrë pjesë në dasmë. Minutë pas minute, prindërit kalojnë peripecitë e gënjeshtrave të tyre dhe fshehja e të vërtetës bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta. Shkruar dhe drejtuar nga Justin Zackham, komedia amerikane, e xhiruar në Greenwich, në Connecticut, përfshin një kast të njohur aktorësh, ndër të cilët edhe yjet më të rinj të Hollivudit: Amanda Seyfried (e cila për të dytën herë luan rolin e një nuseje), Katherine Heigl e Topher Grace. Për t’u përmendur është edhe pjesëmarrja e aktorit Robin Williams, i cili interpreton me aktorin Robert de Niro sërish pas 23 vjetësh. Kështu dy aktorët e kalibrit Oskar rikthehen me një interpretim të përbashkët që nga “Awakenings”, drama e Penny Marshall. “Jam entuziast

»

“The Big Wedding”, premierë botërore në Tiranë Don e Ellie Griffin, një çift i divorcuar prej kohësh, që vijnë nën interpretimin e aktorëve Robert De Niro dhe Diane Keaton do të detyrohen që të shtiren si një çift i lumtur për hir të martesës së djalit të tyre të birësuar

Rona Nishliu mbështetje për Lulgjuraj Rona Nishliu, këngëtarja e pop jazz nga Kosova që përfaqësoi Shqipërinë në 2012 në Eurovision Song Contest në Baku, mbështet përfaqësuesin shqiptar në Eurovision 2013, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko. Në spektaklin popullor “E diela Shqiptare” në TV Klan, Adrian Lulgjuraj takoi artisten Rona Nishliu. Gjatë spektaklit Adrian foli për paraqitjen e tij në Suedi, ndërsa Rona ndau përvojën e saj në Eurovision. Më vonë Rona Nishliu interpretoi “Identitet” shoqëruarar nga muzika live dhe Adrian Lulgjuraj pati mundësinë të këndojë këngën e Ronës, Suus. Në fund të spektaklit ata performun këngën së bashku.

Tinguj hyjnorë në opera që kam mundësi të vazhdoj punën që kam nisur me filmin, “The Bucket list”, duke drejtuar aktorë të pjekur përgjatë një historie zbavitëse dhe komplekse të plotësuar edhe me pak seks

dhe karakter të keq personazh”, është shprehur në medien e huaj regjisori Justin Zackham. Komedia është një ribërje e filmit francez, “Mon frere se marie”, prodhim i vitit 2006.

DIALOGU NDËRFETAR, URË LIDHËSE PËR MIRËKUPTIMIN MES POPUJVE

Mbahet sesioni i 10-të i konferencës mbarëbotërore për besimet fetare Në kryeqytetin Doha të Katarit ka nisur punimet konferenca 3-ditore me temë: Dialogu Ndërfetar - sesioni i 10-të, me moton: “Eksperienca të suksesshme në dialogun ndërfetar”. Në këtë konferencë marrin pjesë rreth 500 përfaqësues të feve kryesore monoteiste në botë: Islamit, Krishterimit dhe Hebraizmit, nga 75 vende të botës. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Katarit (Kana) bëhet e ditur se, në këtë konferencë marrin pjesë ekspertë e specialistë në fushat e shkencave teologjike dhe teologjisë së krahasuar, si dhe përfaqësues të organizmave fetare dhe universiteteve të njohura, që punojnë në fushën e dialogut ndërfetar, për të prezantuar arritjet dhe eksperiencat e shënuara në këtë fushë. Në fjalën e hapjes, ministri i Drejtësisë së Katarit u shpreh se punimet e kësaj konference 3-ditore do të përqendrohen në katër fusha kryesore: fushën akademike, atë të drejtësisë, paqes dhe zgjidhjes së konflikteve, si dhe në fushën e kulturës dhe medias. Dr. Ibrahim Naimi, kryetar i bordit drejtues të Qendrës Ndërkombëtare të Dialogut Ndërfetar të Dohas, tha për mediet se kjo konferencë, së bashku me sesionet e kaluara në këtë fushë, plotëson objektivat e dialogut ndërfetar të filluar në kryeqytetin

Ekspozohet për herë të parë fondi dedikuar Ali Pashë Tepelenës në Bibliotekën Kombëtare. Koleksioni i pasur i librave dhe gravurave dedikuar figures së Ali Pashë Tepelenës është bërë publik për herë të parë në Ditën Ndërkombëtare të Librit. Fondi i shkruar nga të huajt që disponon Biblioteka Kombëtare është mjaft i pasur, por 1/ 5 e tij ekspozohen për publikun e gjerë në këtë ditë të shënuar. Ekspozita nis me librin e diplomatit anglez Williams Eton, një ndër të parët që vizitoi dhe njohu nga afër Ali Pashën që në vitet e para të ngritjes së tij në pushtet, për të vijuar me autorë të shumtë të huaj, ku Plasari kujton edhe Bukvilin që nuk e deshi këtë figurë. Këto botime shërbejnë për të joshur publikun dhe pse jo, për të ngacmuar botime të reja rreth kësaj figure, edhe pse ka 2 shekuj e gjysmë që flitet rreth tij. Në çeljen e kësaj ekspozite mori pjesë edhe ministri i kulturës Visar Zhiti, i cili shkeli për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare që në marrjen e këtij posti, pikërisht në festën e librit.

katarian që në vitin 2003. Më tej, ai falenderoi Emirin e Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al-Thani, për përkujdesjen e tij të veçantë ndaj këtyre sesioneve të dialogimit, përmes së cilave synohet gjetja e mirëkuptimit dhe vendosja e nocioneve të përbashkëta të dialogut mes feve me bazë hyjnore në gjuhën e përshtatshme shkencore, ku diskutohet mbi çështje që i shërbejnë të gjithë njerëzimit. Gjatë ditëve të konferencës do të mbahen edhe sesione të posaçme, për t’u njohur me eksperienca të suksesshme të teologëve në katër fushat e dialogut. Gjithashtu, në këtë konferencë do të ligjërojnë: sekretari i përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Shejh Muhjidin El-Kara Dagi; At Migel Anhel Xhaksob, zv/presidenti i Këshillit Politik për Dialogun Ndërfetar në Vatikan; Dr. Reshad Husejn, përfaqësuesi i presidentit Barak Obama në OKI; Shejh Ikrima Sabri, imami i xhamisë Al-Aksa; kryetari i Organit Suprem Islam në Palestinë; Tarik Ramadan, ekspert i shkencave islame, si dhe Geri Kampbell nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlen të përmendet fakti se, në këtë konferencë vendi ynë përfaqësohet nga Besnik Mustafaj ish-ministër i jashtëm, si dhe Dr. Ramiz Zekaj, Drejtor i Institutit

Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC). Qendra Ndërkombëtare për Dialog Ndërfetar u krijua si rezultat i një rekomandimi të ardhur nga Konferenca Ndërfetare në sesionin e saj të pestë në vitin 2007, ndërsa u hap zyrtarisht në maj të vitit 2008. Misioni i kësaj qendre është përpjekja për të arritur dialog konstruktiv mes ndjekësve të besimeve të ndryshme, në drejtim të mirëkuptimit dhe shfrytëzimit të parimeve të ndryshme fetare për të mirën e të gjithë njerëzimit. Vizioni i kësaj qendre është që të shërbejë si model kryesor në arritjen e bashkëjetesës paqësore në mesin e pasuesve të besimeve të ndryshme, si dhe të shërbejë si një referencë ndërkombëtare për dialog ndërfetar. Ndër qëllimet kryesore të kësaj qendre përmendim: Aktivizimin e vlerave fetare në gjetjen e zgjidhjeve për problemet dhe çështjet që shqetësojnë njerëzimin; zgjerimin e fushave të ndikimit të dialogut ndërfetar, të cilat përfshijnë aspekte të jetës që ndërveprojnë me fenë; rritjen e numrit të studiuesve, akademikëve dhe të atyre që kontribuojnë me punimet e tyre në marrëdhëniet mes vlerave fetare dhe çështjeve të jetës bashkëkohore; të qenit një institucion ndërkombëtar që siguron të dhëna akademike, arsimore etj.

Arqipeshkvia Metropolitane (1993- 2013), me rastin e 20- vjetorit të vizitës historike të Lumit Papës Gjon Pali II në Shqipëri më 25 prill 1993 e të shungurimit ipeshkvor të Arqipeshkvit Imz. Rrok Mirdita, me rastin e 20-vjetorit të shugurimit ipeshkvor të Arqipeshkvit Imz. Ramiro Ingles, Nunci Apostolik në Shqipëri, me rastin e 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos, nën kujdesin e veçantë të Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë – Durrës, organizojnë koncertin “Tinguj hyjnorë”. Solistë: Mariana Leka, Eriona Gjyzeli, Vikena Kamenica, Armaldo Kllogjeri, Armando Likaj, Kori “Pax dei”, Kori i shkollës së mesme Artistike “Jordan Misja” dhe Orkestra Filarmonike. Dirigjent Kori: Dritan Lumshi, Ermira Alliu. Mjeshtër kori dhe Dirigjent i Koncertit: Suzana Turku. Teksti letrar: Ermir Nika. Regjizor: Milto Kutali. Udhëheqës artistik: Isak Shehu. Në program materialet janë përzgjedhur nga: M. Koliqi, F. Handel, A. Vivaldi, J.S. Bach, W.A.Mozart, G. Verdi, P. Mascagni, etj.

“Shtëpia e Bernarda Albës” në Tepelenë, Ksamil dhe Gjirokastër “Shtëpia e Bernarda Albës” vazhdon turnen në Shqipëri, kryesisht në qytete të braktisura nga teatri. Këtë fundjavë, Teatri Shëtitës do të udhëtojë drejt jugut të vendit, për të shfaqur dramën e Lorkës në Tepelenë, Ksamil dhe Gjirokastër. Përkatësisht dje është shfaqur në Tepelenë, sot do të shfaqet në Ksamil dhe të dielën në Gjirokastër. “Shtëpia e Bernarda Albës” e regjisorit Kiço Londo ju bën pjesëmarrës në dramën e pasionit, pushtetit dhe mungesës së lirisë. 6 vajza në kërkim të pasionit erotik të ndrydhur. Një Bernardë, e obsesionuar nga konceptet e nderit dhe traditës. Një gjyshe e burgosur nga e bija. Në një ambient uji, vajzat ndjellin dëshirat seksuale. Bukuria korruptohet, sugjeron Lorka, në një ambient ku njerëzit nuk lejohen të shijojnë dhe përjetojnë pasionet e tyre. Interpretojnë aktoret e mirënjohura Luiza Xhuvani, Roza Anagnosti, Erjona Kakeli,Adriana Tolka, Mirela Naska, Ermira Hysaj, Esela Pysqyli dhe Klodiana Keco. Kostumografe: Berina Kokona, As/regjisor: Endri Çela. Teatri Shëtitës pas udhëtimit me “Shtëpinë e Bernarda Albës” në Vlorë, Shkodër, Burrel, Rrëshen, Patos, Sarandë do ta mbyllë turneun me shfaqjen për fëmijë “Udhëtim me diellin” të autores Milena Selimi me regji të Endri Çelës, në Peshkopi.


22

N

« speciale

umri i aplikantëve për pjesëmarrje në fluturimin e pilotuar në Mars që tani është mjaft impresionues”, - konfirmojnë organizatorët e këtij misioni të udhëhequr nga turisti i parë kozmik Denis Tito. Pranimi i aplikacioneve të kandidatëve do të fillojë vitin e ardhshëm. Ekspedita parashikon fluturimin rreth e qark Marsit, ndërsa përcaktimi i startimit nga Toka më 5 janar të vitit 2018 kushtëzohet nga pozicionimi i përshtatshëm i ndërsjellë i Marsit dhe Tokës. Pas 501 ditësh të dy pasagjerët ka shumë të ngjarë të jenë një çift i martuar, duhet të kthehen në Tokë. Denis Tito siguron se nuk do t’i dërgojë njerëzit në kozmos pa u bindur në sigurinë e plotë të misionit të tyre. Ndërsa midis ekspertëve pikërisht garantimi i saj vihet në dyshim. Së pari, fluturimi parashikohet të realizohet me anijen e modifikuar “Dragon”, por ajo ekziston vetëm në versionin e anijes transportuese të ngarkesave. Kurse modifikimi do të marrë më shumë se një vit. Më tej shumë ekspertë nuk janë të bindur në besueshmërinë e propozuar të mbrojtjes së ekuipazhit nga rrezatimi kozmik, shtresës së ujit dhe mbeturinave të veprimtarisë jetësore të njeriut deri në 40 cm. Dhe së fundi nuk është verifikuar orbita: në kurbën e presupozuar nuk kanë fluturuar as avionët pa pilot (drones). Rreziku më i madh e pret anijen gjatë kthimit pranë Tokës: do të lindë nevoja e frenimit të shpejtësisë marramendëse, të jashtëzakonshme prej 14 km për sekondë. Përveç kësaj në qoftë se anija do të hyjë në shtresat e dendura të atmosferës në një kënd pak më të madh nga ai i llogaritur, ajo do të digjet si një meteor. A do të jetë i aftë ekuipazhi, i përbërë nga njerëz joprofesionistë, për manovrime shumë të rafinuara, prezice në këtë rast? Rreziku është jashtëzakonisht i madh, por edhe persona të gatshëm për të fluturuar ka shumë. Mbi motivet e tyre përsiat specialisti psikoterapist rus Vladimir Malligin: “Këta njerëz i shtyn edhe fryma e aventurizmit, edhe dëshira për t’u bërë të famshëm, edhe synimi për të fituar para. Një analogji e thjeshtë: pushtuesit, kolonizatorët e Amerikës ishin kryesisht aventurierë. Studimet kanë treguar se ata madje dhe gjenetikisht janë të ndryshëm nga njerëzit e tjerë. Në veçanti me praninë e gjenomit

përgjegjës për sintezën e serotoninës. Ata janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre për shkak se mërzitja për ta është e barasvlershme me vdekjen. Medis e kandidatëve janë pa dyshim tifozët e sporteve ekstreme dhe traumatike, si dhe ëndërrimtarët, të cilët duan të jenë njerëzit e parë që do të shohin Marsin nga një lartësi prej vetëm 100 milje”, - thotë psikologu kryesor i projektit rus “Mars-500” Juri Bubejev. Në radhë të parë këta do të jenë banorë të qyteteve të mëdha, të lodhur nga monotonia e jetës së përditshme. Ka shumë mundësi njerëz me njëfarë krizash, që duan të marrin arratinë nga problemet mbytëse. Në “Mars-500” dhe eksperimente të tjera me izolim shumë pjesëmarrës kanë kërkuar që gjatë kësaj kohe, pra për 1.5 vjet apo 2 të distancohen nga problemet e veta dhe të kthehen kur ata të kenë gjetur tashmë zgjidhje pa prezencën e tyre. Tani projekti po kalon një fazë kritike: së shpejti do të bëhet e qartë nëse është reale apo jo të përgatitet startimi i anijes në datën e caktuar, deri tek e cila kanë mbetur më pak se 5 vjet. Nëse nuk do të arrihet të përgatitet deri në këtë afat kohor misioni, atëherë herën tjetër planetët (Marsi dhe Toka) do të pozicionohen në mënyrë të tillë kaq të përshtatshme vetëm në vitin 2031. Është e qartë se shumë gjëra janë të lidhura me financimin e projektit. Fondacioni jokomercial “Inspiration Mars Foundation”, i themeluar për financimin e misionit, duhet të mbledhë nga 1 deri në 2 miliardë dollarë. Një pjesë e kësaj shume do të shpenzohet për pagimin e honorareve vullnetarëve për fluturimin e tyre. Kostot e projektit Kompania private jokomerciale “Mars One” filloi pranimin e aplikimeve nga ata që dëshirojnë të jenë kolonët e parë në Mars. Sipas planeve të Bas Lansdorp, sipërmarrësit nga Holanda, dhe iniciatorit të projektit në fjalë, katër kolonistët e parë do të mbërrijnë në Planetin e Kuq pas 10 vjetësh, më 24 prill të vitit 2023. Ata do të mbeten atje përgjithmonë, pasi mundësitë dhe mjetet për t’u kthyer në Tokë nuk parashikohen në projekt. Meqë ra fjala, kjo do ta bëjë dhjetë herë më të lirë planin në tërësi. Çdo aplikant (pretendent) për biletën vetëm vajtje marsiane duhet të dërgojë një video mesazh 1-minutësh, në të cilin të argumentojë në

Profil P

i t e lan

ë t e j do të

mënyrë bindëse përse në rolin e kolonistit duhet të zgjidhet pikërisht ai ose ajo. Pranimi i videoklipeve nga e gjithë bota do të zgjasë dy vjet. Me qëllim që të eliminojnë njerëzit, që nuk kanë pikësynim serioz, organizatorët do të marrin një tarifë të vogël prej 25 $. Videoaplikime priten jo më pak se një milion. Në bazë të tyre do të përcaktohen kandidatët, ata do t’i ndajnë më pas në katërshe dhe do të fillojnë t’i përgatitin për fluturimin në Mars. “Marsianët” e ardhshëm do t’i mësojnë se si të gjejnë rrugëdalje nga një shumëllojshmëri e madhe situatash stresuese. Është parashikuar edhe “ngujimi” i tyre në maketin e bazës marsiane me një

a p s r a M a n i t des

vonesë të konsiderueshme të ndërlidhjes me “Tokën e madhe”, si në eksperimentin rus “Mars-500”. Deri në vitin 2022, viti i dërgimit të kolonëve të parë nga Toka, baza për koloninë në Mars tashmë do të jetë krijuar. Disa anije “Dragon” do të çojnë atje rezerva produktesh ushqimore, module për jetesë, sisteme mbështetëse të jetës dhe mjete robotike për lëvizje në sipërfaqen e Planetit të Kuq. “Mars One është një projekt mjaft i rrezikshëm, thotë psikologu rus Juri Bubejev. - Në çdo rast për njerëzit që deklarojnë se janë të gatshëm të qëndrojnë dhe të mos kthehen më në Tokë, me siguri do të vijë një moment

E shtunë 27 prill 2013 •

h s ë t e j v s pak

k i t s i r u t n o i c

kur ata do të ndryshojnë mendimin e tyre, ndërkohë që nuk mund të bëhet më asgjë për ta kthyer rrotën e historisë mbrapsht. Jam më se i bindur se në mendjet e tyre do të ndodhë rivlerësimi i hapit të ndërmarrë që në muajt e parë. Në qoftë se ata do të kenë biletë vetëm vajtje në Mars, Toka do të dëgjojë atëherë shumë thirrje të kota për ndihmë.” Juri Bubejev kujton se si në eksperimentet e mëparshme me izolim afatgjatë pjesëmarrësve të tij u propozohej të zgjidhnin gjellët e tyre të preferuara me qëllim që të përpilohej prej tyre menyja për 2 vjetët e ardhshëm. “Rezultoi se vetëm një muaj më

vonë personave të përfshirë në eksperiment u erdhën në majë të hundës pjatat e tyre të preferuara dhe se kishin nevojë për diçka tjetër. Në izolim njeriut i ndryshojnë jo vetëm shija, preferencat, por dhe vlerësimi i vendimeve të marra. Madje më tepër se kaq - ndryshojnë vetë tiparet e karakterit të individit”, - vazhdon eksperti. - Perceptimi i vetë faktit se ata kanë biletë vetëm për një rrugë - vajtje, ndryshon shumë gjëra. Këta do të jenë tashmë njerëz krejtësisht të tjerë nga ata që startuan nga Toka. Në rast të zhvillimit të ngjarjeve sipas skenarit negativ, pamundësia për të korrigjuar situatën në bordin e anijes nga Toka do të çojë në faktin se performanca e misionit të fluturimit do të reshtë së qeni prioritet.” Në adresë të kompanisë “Mars One” tashmë kanë ardhur 10 000 imeile nga persona të interesuar prej 100 vendeve të botës. Me sa duket, nga të gjitha ata mund t’i ndalojë vetëm forca madhore - kur kompania nuk do të arrijë të mbledhë dot 6 miliardë dollarë, të nevojshëm dhe si rrjedhojë realizimi i planit do të dështojë. Pjesa më e madhe e fondeve shpresohet të përfitohet nga personat e përfshirë në reality show-t televizivë, të cilat presupozohet të vazhdojnë edhe në formën e transmetimeve të drejtpërdrejta nga Marsi.


SPORT • E shtunë 27 prill 2013

Skuadra e Juventusit e ka kuptuar mirë se mbase me një ekip me pak lojtarë të njohur mund të fitohet dhe të dominojë në Serinë A, por jo më gjerë. Si pasojë, drejtuesit e skuadrës po kërkojnë të blejnë edhe yje, të afirmuar edhe në kompeticionet më të rëndësishme Evropiane. Juventus gati ofertën për Nanin Juventus kërkon më marrë portugezin Luis Nani, për të shtuar një tjetër yll në skuadër. Antonio Konte është i bindur se portugezi 26 vjeçar do të ishte një armë më shumë në skuadrën e tij dhe për këtë arsye ka autorizuar Marotën të fillojë bisedimet me futbollistin dhe Mançester Junajtid. Portugezi ka luajtur një rol krejtësisht episodik në këtë vit ku Mançester Junajtid u shpall kampion, pasi

JUVENTUS SEZONIN TJETËR ME YJE

është aktivizuar në vetëm 13 ndeshje ndërsa ka shënuar një gol. Për këtë arsye, ai ka kërkuar shpjegime nga Aleks Ferguson, ndërsa ka bërë të qartë se mund të largohet nga

“Old Traford”, ku ka një kontratë deri në vitin 2014. Nani dëshiron të luajë me vazhdimësi dhe Juventusi ia garanton një gjë të tillë, si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. Por këtu ka dy probleme shumë të mëdha, çmimin e tij dhe rrogën e lartë që kërkon. Mançester Junajtid kërkon 25 milion euro për futbollistin, ndërsa Juventus ofron vetëm 15, ndaj bisedimet gjatë kësaj vere pritet të zgjasin shumë nëse marrëveshja do të shkojë drejt konkretizimit. Nga ana tjetër duhet kënaqur Nani, i cili ka kërkesa shumë të larta për rrogën e tij, gjë që bënë të dështonte një transferim i mundshëm te Zenit Shën Petersburg në janar. Lojtari pretendon një rrogë prej më

shumë se 7 milion euro në sezon, shifër të cilën te Juventusi vështirë se do ta marrë. Megjithatë, klubi po shqyrton idenë e vendosjes së bonuseve të lartë në kontratë, duke i vënë një rrogë bazë prej 5 milion eurosh, por duke garantuar se do të përfitojë më shumë se 7 nëse ai “shkëlqen” me të vërtetë, siç pretendon portugezi. Jo vetëm Nani në listë Juventusi nuk po mendon vetëm për Nanin. Në listë për ofertë konkrete janë një numër i madh lojtarësh, teksa drejtuesit kërkojnë një sulmues tipik goli me çdo kusht për sezonin tjetër. Kjo do t’i siguronte Juventusit një tjetër nivel, duke parë që mesfusha funksionon shumë mirë.

Skënderbeu shpallet kampion

»

23

Miqësore Kosovë-Serbi? Ish-këshilltari i ish-presidentit serb Josip Tadiç, Nebojsha Krstiç hedh idenë për një miqësore në futboll mes Kosovës dhe Serbisë. Duke folur për mediet beogradase ai është shprehur se për qëllim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve si hap i parë do të mund të zhvillohej një ndeshje miqësore ndërmjet përfaqësueseve të dy vendeve. “Duhet t’i ndihmojmë të heqim të gjitha muret që na ndajnë, duhet të bashkëpunojmë, të bëjmë tregti, të investojmë në Kosovë dhe pse jo të luajmë futboll me njëritjetrin”, ka shkruar Krstiç në faqen e së përditshmes “Politika”.

Bild: Murinjo i tha Klopit që do shkojë tek Çelsi Murinjo mësohet t’i ketë thënë trajnerit të Borusias, Jurgen Klop, se do të largohet nga Reali i Madridit në fund të sezonit për të shkuar tek Çelsi. Këtë lajm e ka publikuar sot gazeta prestigjioze gjermane “Bild”, sipas të cilës, Murinjo ka kërkuar informacione edhe për Levandovskin, si dhe ka konfirmuar se Falkao do të bëhët pjesë e londinezëve në sezonin e ardhshëm. Bashkëbisedimi mes dy trajnerëve ka ndodhur para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampioneve, ku të dy janë parë duke shkëmbyer disa batuta dhe duke qeshur me njëri-tjetrin. Por sipas gazetës gjermane, biseda nuk ka qenë thjesht kortezi, pasi Murinjo ka bërë të qartë se do të largohet nga Real Madrid dhe se ka një akord me Roman Abramoviç për t’u kthyer përsëri në Londër.

Skënderbeu shpallet kampion për të tretin vit radhazi. Kuqebardhët kanë arritur të marrin tre pikë ndaj Kastriotit dhe kështu kanë hipotekuar titullin e katërt në historinë e futbollit shqiptar

“Le Parisien”: Ançeloti do të largohet nga PSG

S

kënderbeu shpallet kampion për të tretin vit radhazi. Kuqebardhët kanë arritur të marrin tre pikë ndaj Kastriotit dhe kështu kanë hipotekuar titullin e katërt në historinë e futbollit shqiptar. Skënderbeu është skuadra që këto tri vite ka dominuar futbollin shqiptar duke fituar kampionatin, këtë sezon me Ardian Takajn në krye dhe trajner Mirel Josën. Ky trofe, më i rëndësishmi në futbollin kombëtar shqiptar, mbetet në Korçë për të tretin sezon radhazi. Vetëm një pikë i duhej skuadrës së Mirel Josës për t’u rikonfirmuar kampion i Shqipërisë, por juglindorët nuk i kanë falur krutanët, duke i bërë në njëfarë mënyre “kurban” të festës së tyre. Goli i Ditmar Bicit, shënuar afër fundit të pjesës së parë me kokë, pas një goditjeje nga këndi, i ka zhbllokuar korçarët, pastaj ka menduar Sabien Lilaj për të “vulosur” gjithçka në minutën e 58-të dhe për ta ndezur atmosferën në stadium, e cila më tej ka vijuar dhe është përhapur në tërë qytetin juglindor, që jeton me futbollin. Skënderbeu e ka dominuar lojën dhe kanë qenë në mënyrë persistente ngulmues në portën e Osmanit, por sulmuesit dhe mesfushorët e krahut nuk kanë arritur të jenë dhe aq efektivë në rastet e krijuara. Nëse Plaku, S.Lilaj, Çaushajt e të tjerë do ta kishin shënjestrën më të kolauduar, epërsia e kuqebardhëve mund të kishte qenë edhe më e thellë. Megjithatë, fitorja ishte bindëse, objektivi madhor u arrit. Përveç marrjes së tri pikëve,

PSG duket se do të ketë largime të shumta sezonin e ardhshëm. Gazeta franceze “Le Parisien” ka bërë të ditur se Karlo Ançeloti u ka komunikuar të mërkurën drejtuesve të PSG se do të largohet në fund të këtij sezoni. “Karlo Ançeloti ka marrë një vendim. Në mirëkuptim me drejtuesit e klubit, trajneri italian ka vendosur të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni. Ai ka rënë dakord për largimin nga PSG pas një bisede me presidentin Naser Al-Khelaifi që u zhvillua të mërkurën”, shkruhet në gazetën franceze. Sipas të njëjtit burim, zyrtarizmi i largimit të trajnerit italian nuk do të kryhet derisa PSZH të garantojë titullin kampion në Francë. Sipas “Le Parisien”, Ançeloti është shumë pranë firmës me Real Madrid për të zënë vendin e Zhoze Murinjos, por për momentin nuk ka asgjë konkrete. Veç largimit të Ançelotit, priten edhe largime të tjera në rradhët e lojtarëve.

Skënderbeu rikonfirmohet për të tretin sezon radhazi kampion i vendit, duke pasur tashmë katër trofe të tillë në palmaresin e vet, duke llogaritur edhe atë të vitit 1933. Një sukses mëse i merituar i juglindorëve, me president Ardian Takaj dhe trajner Mirel Josa, në gjirin e të cilëve luajnë shumë prej lojtarëve më të mirë të kampionatit tonë. Po ashtu, “notën dhjetë” meriton tifozëria korçare, më e shumta në numër në kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

stadiumin e vet, por që nuk ka munguar ta përkrahë skuadrën e zemrës edhe në transferta. Dy javët e mbetura të kampionatit për kampionët e rikonfirmuar të Shqipërisë do të luhen tashmë sa për statistikë, sepse misioni u krye. Fazë e parë e shkëlqyer për korçarët, faza e dytë me pak oshilacione, por gjithsesi titulli nuk u vu në diskutim në asnjë moment, ishte plotësisht i merituar. 17 fitore, 4 barazime dhe tri humbje në

24 javë kampionat, me golaverazhin tejet pozitiv 39:10, apo përkthyer ndryshe në 55 pikë, tregojnë forcën reale të këtij Skënderbeu në krahasim me rivalët e tjerë në Superiore. Forcë të cilën duhet ta dëshmojë tashmë edhe tej kufijve, në angazhimet e veta europiane. Ky është misioni i radhës për kampionët e rinj dhe të vjetër tanët, që kanë kohë të mendojnë e përgatiten për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Guardiola nuk do Robenin Pep Guardiola, trajneri i ardhshëm i Bajernit të Mynihut, nuk dëshiron të ketë në skuadër Roben, por edhe Mario Gomez. Aludohet se tekniku spanjoll ia ka bërë të ditur këtë gjë drejtuesve bavarezë dhe tani Bajern po pret oferta për mëngjarashin hollandez dhe qendërsulmuesin gjerman pasi Guardiola nuk i ka në planet e tij për Bajernin e së ardhmes. Në të njëjtën linjë është edhe sulmuesi Gomez, i cili mesa duket edhe ai nuk pëlqehet nga ish-tekniku i Barcelonës. Gjithashtu Guardiola ka kompiluar edhe një listë me lojtarët që dëshiron t’i ketë sezonin e ardhshëm.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E shtunë 27 prill 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.