Metropol 29 maj 2013

Page 1

»4

Nuk u ftua Kosova

Presidenti Nishani bojkoton takimin me homologët në Ohër E mërkurë

29 maj 2013

Viti IX, Nr. 2987 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Konfliktet

128-vjeçarja shqiptare Adoleshentët seks pa “aplikon” për Guinness Zbulimi gjatë debatit në KQZ. E moshuara hap sherrin e votimit në zgjedhjet parlamentare. Thyen rekordin e moshës »4

»5

mbushur 15 vjeç, nënat të informuara mbi lidhjet

Sherri i KQZ Kompensimi

AKKP miraton emrat e rinj që përfitojnë nga fondi Agjencia miraton ndarjen e parave për tokat e zëna. Fondi u krijua nga procesi i legalizimeve. Tabela e plotë me emrat

»7

Thikë në zemër

E vret për lojën në mes të qytetit 15-vjeçarin Autor një 16-vjeçar problematik. Të dy minorenët me prindër të divorcuar. Flasin dëshmitarët. Goditja pas përplasjeve »9

Opinion Nga Arian Rexhepi

Kush ka lëvizur e kush është te e veta »16 Nga Thomas Friedman

Koha për Sirinë

»17

Mur ul palët për zgjidhjen »3

kë Bisedimet kok më ko likpër zgjidhjen e konf lëve tit, propozimet e pa

për Nesër shansi i fundit nit plotësimin e komisio me shtatë anëtarë

takim i posaÇëm me r Eduart selamin pë situatën politike

»2

Fushata elektorale

Rama kopjon skemën e Berishës për takimet në publik

Pas Luftës II Botërore

A ka vdekur vërtet Adolf Hitler? Dalin provat e reja Dy gazetarët publikojnë librin me studime për jetën e diktatorit gjerman në Argjentinë. Dyshimet mbi vdekjen në bunker »22

Bulevardi i ri

Bashkia hap procedurat për firmat ndërkombëtare për realizimin Pas miratimit të kredisë së posaçme hidhet hapi i parë për realizimin e projektit të zgjerimit të kryeqytetit »8

Zbulimi në gërmime

Një monedhë e Sulltanit përfshihet në thesaret e Durrësit të lashtë

»8


02

« POLITIKË

E mërkurë 29 maj 2013 • KREU I LSI-së INFORMON ZYRTARIN AMERIKAN PËR POZICIONIN NDAJ KQZ

Meta: Me rëndësi besimi dhe integriteti “Kontribut në respektimin e Kodit dhe për zgjedhje të lira” Votimi i tri ligjeve në Kuvend dhe funksionimi në mënyrë të plotë i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte pjesë e bisedës që zhvilloi pasditen e djeshme drejtori i Departamentit të Shtetit Xhonatan Mur me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë vizitës së tij dyditore në Tiranë zyrtari amerikan së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu, u drejtuan dje në selinë e LSI-së, ku zhvilluan një takim me kryetarin Meta. Ishte vetë ky i fundit që zgjodhi që të bënte me dije lid-

hur me temën e bisedës mes tyre. “Ishte kënaqësi të takohesha me drejtorin e Departamentit të Shtetit Xhonatan Mur dhe ambasadorin Aleksandër Arvizu për të shkëmbyer mendime rreth zhvillimeve më të rëndësishme në vend, në veçanti lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet e 23 qershorit. Shprehur kënaqësinë të dyja palët për mundësinë e miratimit të tri ligjeve ditën e enjte nga Kuvendi i Shqipërisë, si një akt i përgjegjshmërisë së përbashkët të të gjitha forcave politike ndaj së ardhmes europiane të vendit,

një e ardhme që përkrahet fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara”, - tha Meta. Sipas tij, gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me çështjen e KQZ-së, duke bërë të qartë dhe qëndrimin e LSI-së. “Interesi ynë është që të rivendoset besimi, konsensusi dhe integriteti i KQZ-së, por në çdo rast kam shprehur vendosmërinë tonë për të marrë pjesë në të gjitha proceset e tjera të administrimit zgjedhor, në të gjitha nivelet dhe për t’i kontribuar respektimit të Kodit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor më 23 qershor”, - u shpreh Meta.

KREU I PS-së NË PREZANTIME E TAKIME ELEKTORALE NË DEVOLL E POGRADEC

PBDNJ

Rama: Berisha punë si gjysh full-time

Vangjel Dule

“Koha që ai të heqë antiplumbin dhe çetën e 200 rojave”

K

undërvënie dhe ironi për kundërshtarin politik si dhe premtime pas 23 qershorit ishin çështjet që shoqëruan takimet e djeshme të kreut të PS-së Edi Rama në qarkun e Korçës. Ai prezantoi kandidatët në Devoll e Pogradec, ku u ul me qytetarët dhe parashtroi projektin e rilindjes së vendit. “Sali, shko tani bëj punën e gjyshit full-time, se edhe rrugët u lodhën me ty”, - ky ishte sugjerimi i kryetarit të PS-së Edi Rama për Kryeministrin Berisha. Në takimin elektoral në Devoll kryetari socialist ka ironizuar mesazhin që kreu i qeverisë u ka nisur qytetarëve në telefonat e tyre, duke u kërkuar sugjerime për mandatin e tretë. “U ka nisur mesazh gjithandej dhe thotë ‘më jepni sugjerime’. Më nisi edhe mua, imagjinojeni. Unë ia bëra sugjerimin, i thashë: “Sali, shko tani bëj punën e gjyshit full-time, se edhe rrugët u lodhën me ty.” Është koha që Saliu ta heqë antiplumbin, të shpërndajë edhe atë çetën e 200 rojave, të shkojë te fëmijët e fëmijëve dhe të bëjë gjyshin për këtë pjesë që i ka mbetur, se Shqipërisë nuk i duhet një gjysh me antiplumb, i duhet një Rilindje, i duhet skuadra kombëtare e PS-së”, - vuri në dukje Rama. Sipas tij, Shqipërisë i duhet programi që çliron energji të reja për të dalë nga kriza, për t’u ngritur më këmbë e për të vrapuar drejt ëndrrës europiane. Por në këtë takim me qytetarët devollinj Rama dha dhe një porosi, e lidhur kjo me blerjen e votës më 23 qershor. “Doganierëve merruani paratë, mos i ktheni prapa, merruani paratë, se janë paratë tuaja. Merruani paratë dhe kthejani shuplakën e votës pushtetit, që kërkon t’ju mbajë peng duke ju trajtuar si skllevër, skllevër të varfërisë, skllevër papunësisë, skllevër të braktisjes sociale. Mos u trembni fare se u heqin nga puna. Kush hiqet nga puna sot, do të futet menjëherë në punë pas 23 qershorit. Askush

PS NË FUSHATË ME MODELIN AMERIKAN, SHTON BORXHET NDAJ SERVISEVE

Bashkëbisedimet elektorale, Rama kopjon Berishën Fushata elektorale e ka ulur këmbëkryq me qytetarë, të rinj, fermerë dhe përfaqësues të fushave të ndryshme të jetës. Të cilësuara si tawnholl, këto lloj takimesh u nisën që më herët nga Kryeministri e po ndiqen tashmë nga kreu i partisë Socialiste Edi Rama. Zhvillimi i këtyre bashkëbisedimeve të nisura së fundi nga Rama duket qartazi një kopje e nismës së kundërshtarit të tij politik Sali Berisha. Përveçse kopje organizimi i tyre shton dhe faturën financiare të kampit socialist, faturë e cila vazhdon të risë nuk duhet të trembet më, nuk ka asnjë arsye për t’u trembur, ky pushtet ka rënë dhe është duke ikur. Fatkeqësi për ata që nuk dinë të ikin me nder”, - deklaroi kryetari i PS-së. Por në këtë fjalë ironia shoqëroi sulmin ndaj kundërshtarit të tij politik, e

kësaj radhe për lëvizjen nëpër Shqipëri. “Saliu merret përditë me autobusin tonë, merret përditë me autobusin tonë dhe e përgojon autobusin nuk e di për çfarë arsyeje. Por ajo që di me siguri është se më mirë me autobus si gjithë qytetarët se

borxhin e PS-së ndaj kompanive që kontraktohen në të tilla raste. Por kjo ndoshta jo për faj të strategjisë elektorale të kupolës rozë, por për shkak të modelit që po ndiqet në këtë fushatë zgjedhore. Një fushatë zgjedhore thuajse kryekëput si fushata e Obamës, ka bërë që dy kampet të ngjasojnë në mënyrën se si i organizojnë takimet elektorale. Të kontraktuar si nga PD-ja, ashtu dhe nga PS-ja, ekspertët amerikanë të specializuar në të bërit fushatë kanë këshilluar një performancë pikërisht të njëjtë me antiplumb si Saliu. Po çfarë ke bërë, more Sali, që të ruajnë kaq shumë, se nuk e kuptoj? Pse të mos marrësh dhe ti autobus? Pse të mos udhëtosh dhe ti me njerëz të lirë, vajza e djem që nuk duan t’ia dinë fare për presionet e drejtorëve të tu, me

me atë që ndoqën në dy garat për presidencialet në Amerikë. Por në rastin shqiptar bashkëbisedimet me grupe të ndryshme shoqërore u nisën nga kreu i mazhorancës dhe të marra tashmë nga kryetari i PS-së shfaqen si kopje e fushatës elektorale të Berishës. Ndërkohë veçse kopjim kampit socialist po i shtohet çdo ditë e më shumë borxhi ndaj serviseve që janë kontraktuar për të bërë të mundur takimet elektorale, siç janë ai i fonisë, i ndriçimit, i transmetimit të drejtpërdrejtë. deputetë që vijnë për të trokitur derë më derë e për të sjellë programin dhe zotimin për Rilindje. Jo me deputetë si ata që Saliu i ka sjellë Korçës, që nga Ridvani i doganierëve deri te Fatmiri i Gërdecit”, nënvizoi Rama.

Institucioni u dhunua nga Berisha Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, akuzoi kreun e mazhorancës si përgjegjës kryesor për situatën aktuale në KQZ. Pas një takimi që zhvilloi dje me përfaqësues të misionit të OSBE-ODIHR-it, Dule gjykoi se një situatë e tillë do të cenojë edhe zgjedhjet. “KQZ-ja është institucioni i dhunuar nga Berisha, nëpërmjet të cilit synon që të dhunojë edhe procesin zgjedhor. Situata e krijuar është e papranueshme nga çdo këndvështrim. Përgjegjësia konkrete ka emër dhe mbiemër, është Sali Berisha, që me çdo kusht dhe mënyrë kërkon që të cenojë edhe procesin zgjedhor të 23 qershorit. Është i njëjti emër që gjatë këtyre 22 vjetve e ka shndërruar procesin zgjedhor të drejtë, të lirë, të barabartë dhe të pakontestueshëm në mision të pamundur. Duhet reflektim i menjëhershëm, KQZ rikonstituim sipas barazisë. E vemja mundësi për zgjedhje normale”, - vuri në dukje Dule. gjatë fjalës së tij kreu i PBDNJ-së iu kundërpërgjigj dhe akuzave të Kryeministrit lidhur me dorëheqjen e ish-anëtarit të KQZ-së Jani Jani. “Anëtari i KQZ-së Jani Jani, si çdo qytetar i përgjegjshëm, nuk do të pranonte të bëhej palë me Berishën për të manipuluar procesin zgjedhor. Ne kemi bërë një pazar të vetëm, por me të gjithë mbështetësit tanë, qytetarët dhe komunitetet, që më 23 qershor të sjellim një realit tjetër, të ndryshëm nga ai që ka kultivuar Sali Berisha, ku do të respektohet vullneti i sovranit dhe që zgjedhjet të mos jenë më mision i pamundur në vendin tonë”, - sqaroi Dule lidhur me një çështje të tillë.


POLITIKË • E mërkurë 29 maj 2013

• Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, është takuar dje me Xhonatan Mur. Edhe pse qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri ka të bëjë me procesin zgjedhor, Mur ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet organeve të pushtetit gjyqësor në Shqipëri dhe ekspertëve amerikanë të USAID-it, OPDAT-it dhe JUST. Sipas tij, vazhdimësia e këtij bashkëpunimi do të sillte konsolidim të mëtejshëm të shtetit të së drejtës, me qëllim që publiku të fitojë besimin maksimal tek organet e drejtësisë dhe funksionimi normal i institucioneve.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje një takim me drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Xhonatan Mur. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime lidhur me rolin, gjendjen dhe funksionimin e institucioneve të pavarura të administrimit të zgjedhjeve, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe problematikën më të cilën ndeshet ai. Rama ndër të tjera vuri në dukje se PS-ja si promotore e integrimit të Shqipërisë në BE, është e gatshme të votojë për kuadrin ligjor të nevojshëm për këtë qëllim.

NGËRÇI NË KQZ PRITET TË ZGJIDHET PAS NEGOCIATAVE ME AMERIKANËT

Zgjedhjet, Berisha drekë pune me Mur Zyrtari i SHBA takim me krerët e partive politike në vend SEANCA

Ervin Koçi

K

ryeministri Berisha ka zhvilluar dje një drekë pune me drejtorin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për Europën Qendrore dhe Lindore Xhonatan Mur. Ky takim i Berishës me Mur vjen në një kohë kur vendi është në një ngërç total në procesin zgjedhor. Gjatë ditës së djeshme përfaqësuesi i DASH zhvilloi takime me krerët kryesorë të politikës shqiptare, si kryesocialistin Edi Ram dhe kryetarin e LSI-së Ilir Meta. Por takimi i tij me Berishën për nga mënyra e zhvillimit ishte më i rëndësishëm, pasi zgjati më shumë se me krerët e partive të tjera dhe mësohet se është diskutuar për të zgjidhur një herë e përgjithmonë ngërçin e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe pritet që në seancën plenare që do të zhvillohet të enjten të votohen edhe kandidaturat e PS-së. Shpresa për plotësimin e vendeve vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas tërheqjes së opozitës duket se ka mbetur të dorë të negociatorëve amerikanë, pasi edhe liderët e politikës shqiptare janë tejet të lidhur me qëndrimet e SHBA-ve. Kjo vërtetohet edhe më shumë me faktin se seanca plenare që ishte parashikuar që të zhvillohej ditën e hënë u shtz për të enjten vetëm që të zhvilloheshin më parë diskutimet me zyrtarin e lartë amerikan. Vizita e parë e Mur gjatë ditës së djeshme u zhvillua me kryetarin e Partisë Socialiste dhe pas kësaj ai deklaroi se shpreson që të shoh një KQZ me shtatë anëtarë, duke lënë të kuptohet se diskutimi ndërmjet tij dhe Ramës ka pasur si kryefjalë vetëm këtë çështje. “Sigurisht që neve do të na pëlqente të shikonim, siç e kemi thënë shpesh dhe siç e ka bërë të qartë edhe ambasadori ynë këtu, Alexandër Arvizu, dhe të sigurohemi që shqiptarët të kenë besim te procesi dhe institucionet zgjedhore dhe te rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit, që janë shumë afër. Por më shumë do të flas në fund të vizitës sime”, - tha Mur. Pas largimi të tij nga selia rozë doli njoftimi zyrtar i PS-së lidhur me takimin, ku u theksua: “Gjatë takimit u shkëmbyen mendime lidhur me rolin, gjendjen dhe funksionimin e institucioneve të pavarura të administrimit të

Kryeministri deklaroi para disa ditësh se do të mblidhte seancën plenare, e cila do të zhvillohej të hënën që lamë pas. Ky pohim i tij u hodh poshtë, pasi bëri kërkesë që seanca të mblidhet ditën e enjte. Sipas burimeve mësohet se seanca u shty për arsye të vizitës të drejtorit të DASH për Europën Lindore dhe Qendrore, pasi negociata e këtij të fundit do të jepnin një zgjidhje për sa i përket ngërçit të krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili zgjat që prej më shumë se një muaji.

QËNDRIMI Qëndrimi i amerikanëve lidhur me funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është se ky institucion duhet të funksionojë i plotë. Këtë qëndrim kanë mbajtur edhe ambasadorët e tjerë të akredituar në tiranë, të cilët njëzëri kanë kërkuar që partitë politike të gjejnë gjuhën e përbashkët në mënyrë që të kapërcehet kjo krizë. Me sa duket, politikanët shqiptarë po arrijnë një konsensus të imponuar nga ndërkombëtarët, pasi ata vetë që prej një muaji s’po gjenin një zgjidhje për plotësimin e KQZ-së.

TAKIM ME PËRFAQËSUESIN E LARTË AMERIKAN PËR ÇËSHTJEN E ZGJEDHJEVE

Selami: PD-së i intereson një KQZ me 7 anëtarë Pas takimit me kryetarin e PS-së Edi Rama zyrtari i DASH-it, Xhonatan Mur zhvilloi dje një takim me kandidatin e PD-së për deputet Eduard Selami. Takimi ndërmjet Selamit dhe Mur u zhvillua me dyer të mbyllura, por ish-kryetari i Partisë Demokratike deklaroi pas përfundimit të takimi se biseda ndërmjet drejtorit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Europën Qendrore dhe Lindore ishte fokusuar te procesi zgjedhor në vend. Krahas kësaj Selami theksoi se i kishte shprehur bindjen e tij Murit se qeveria është e angazhuar maksimalisht për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. I pyetur nga gazetarët nëse zyrtari i DASH-it kishte sugjeruar gjatë

zgjedhjeve, përfshirë Komisionin Qendror të zgjedhjeve dhe problematikën me të cilën ndeshet ai. Zoti Rama ndër të tjera vuri në dukje se Partia Socialiste, si promotore e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, është e gatshme të votojë për kuadrin ligjor të nevojshëm për këtë qëllim.” Ndërsa shtohet se “Zoti Mur rikonfirmoi

takimit ndonjë alternativë të mundshme për zgjidhjen e ngërçit në KQZ Selami u shpreh se çështja e institucionit të zgjedhjeve duhet të zgjidhet mbi bazën e legjislacionit shqiptar. “KQZ-ja është

angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-ve si përmes ambasadës në Tiranë, ashtu dhe kontributit konkret njerëzor dhe financiar për zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe në respekt të ligjit. Ai vuri në dukje se SHBA-të do të ndjekin nga afër të gjithë procesin si para, ashtu dhe pas zgjedhjeve duke bërë

një problem që na takon ne shqiptarëve që ta marrim mbi bazën e ligjit tonë. PD-ja është e interesuar për funksionimin e KQZ-së me 7 anëtarë”, - deklaroi Selami. Në këtë mënyrë ish-kryetari i PD-së la të kuptohet se angazhimet ndërmjet dy partive kryesore në vend për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është tejet maksimal. Krahas kësaj nga burimet brenda dy partive mësohet se negociatat janë duke vazhduar pa pushim, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje konsensuale nga të dyja palët. Tani pritet që në seancën plenare të së enjtes PD-ja, PS-ja dhe LSI-ja të votojnë anëtarët për të plotësuar vendet bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

thirrje dhe shprehur besimin se të gjitha palët do të mbajnë parasysh interesat më të mira të popullit shqiptar, të respektojnë ligjin dhe të njohin rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se procesi zgjedhor është i një rëndësie të veçantë”. Pasditen e djeshme drejtoi i DASH zhvilloi edhe një takim me kreun e LSI-së Ilir Meta. Pas përfundimit

të takimit Meta deklaroi se kishte biseduar me Mur edhe për çështjen e KQZ-së. “Bëra të qartë interesin tonë që të rivendoset besimi, konsensusi dhe integriteti i KQZ-së. Por në çdo rast kam shprehur vendosmërinë tonë për të marrë pjesë në të gjitha nivelet e tjera të administrimit zgjedhor më 23 qershor”, - tha Meta.

»

03

FRD Takim me fasonët

“Fasonët të rëndësishëm për ekonominë” Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, zhvilloi sot një takim me sipërmarrësit fasonë. Ai i përgëzoi të pranishmit në takim për aktivitetin dhe theksoi rëndësinë që ka veprimtaria e tyre për ekonominë dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare. Kryetari i FRD-së theksoi më tej se kjo lloj sipërmarrje u jep mundësinë të rinjve dhe të rejave të gjejnë hapësira ku mund të shprehin aftësitë e tyre, duke u formuar profesionalisht. Ai u ndal gjithashtu në problemet që has ky biznes në një vend si Shqipëria, ku akoma bizneset janë pre e politikave preferenciale të aplikuara nga shteti dhe institucionet e tij që t’ua bëjnë sipërmarrjen akoma edhe më të vështirë. “Fryma e Re Demokratike vlerëson jashtëzakonisht investimet e huaja dhe ndikimin pozitiv që ato kanë për ekonominë e vendit. E ardhmja e biznesit dhe e ekonomisë vjen vetëm duke aplikuar rregullat e ekonomisë dhe duke respektuar kuadrin ligjor”, - u shpreh Topi.

Republikanët

Mediu hap fushatën në Durrës Partia Republikane ka hapur dje fushatën e saj në qytetin e Durrësit. Në krye të këtij organizimi ishte vetë kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili gjatë fjalës së tij i ftoi qytetarët durrsakë që të votojnë për partinë e tij. Si argument për të bindur votuesit Mediu paraqiti çështjen e pronave, që është edhe një nga pikat kryesore të statutit të kësaj partie. Kryesuesi i listës së republikanëve për qarkun e Durrësit është ishsocialisti Agron Duka, i cili gjatë fjalës së tij u shpreh i bindur se forca politike ku ai merr pjesë do të fitojë mandate deputeti në këtë qark, pavarësisht se ky i fundit ka ndërruar kah politik. Gjatë aktivitetit në Durrës Mediu paraqiti platformën e partisë së tij, ku theksoi se me mandatin e ri që do të fitojë do të punojë që të zgjidhjet përfundimisht çështja e pronave. Krahas kësaj ai listoi arritjet e qeverisë në këta tetë vjet, pasi ky i fundit ka qenë pjesë e koalicionit qeveritarë.


04

« POLITIKË

E mërkurë 29 maj 2013 •

SPECIALISTI I PD-së POHON SE ËSHTË GJALLË, KA LINDUR NË VITIN 1885

Një 128-vjeçare aplikon për kartë identiteti PS-ja hedh akuza për vërtetësinë e listave të zgjedhësve Ervin Koçi

N

jë 128-vjeçare do të jetë votuese në zgjedhjet e 23 qershorit. Ky ishte konstatimi i bërë nga dy auditët e Komisionit Qendror të Zgjedhje gjatë publikimit të dy raporteve përfundimtare të tyre. Në këtë mendje ishin që të dy specialistët që monitoruan listat e zgjedhësve. Në bazë të vëzhgimeve të kryera rezultoi se një shtetase shqiptare 128-vjeçare është votuese në këto zgjedhje. Kur dy specialistët përfunduan raportimin e tyre, anëtarët e KQZ-së së bashku me përfaqësuesit ligjorë të partive politike u përfshinë në debat, pasi shifrat e paraqitura nga auditi i PS-së nuk përputheshin më ato të publikuara nga kolegu i tij demokrat. Njazi Kosovrasti, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, pyeti dy specialistët nëse në listat e zgjedhësve kishte persona që kishin vdekur dhe në këtë çast lindi debati për femrën që ka lindur në vitit 1885. “Do ta gjej se kush është ajo femra e datëlindjes 1885 që është pjesë e listave, meqë regjistri kombëtar e nxjerr si votuese. Më duhet se përbën një rast unik për në Europë”, - iu

DEBATI Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kaloi në debate të ashpra ndërmjet përfaqësuesit ligjor të PBDNJ-së dhe përfaqësuesit të PD-së. Ky debat erdhi pasi përfaqësuesi i partisë së Vangjel Dules deklaroi se në listat e zgjedhësve është një i afërm i tij i datëlindjes së vitit 1912, i cili ka vdekur 20 vjet më parë. Kjo sipas Kosovrastit është për t’u hetuar, pasi, nëse është e vërtetë, duhet të merret nën hetim kryetari i njësisë vendore, i cili ka bërë edhe listat e zgjedhësve.

DUBLIMET Përplasja e shifrave ndërmjet dy specialistëve që monitoruan listat e zgjedhësve ndodhi te rastet e dyshuara si të dubluara. Sipas auditit të PS-së Dashamir Cali, ky numër është mbi 27 mijë, ndërsa kolegu i tij demokrat Genti Malko pohoi se ky numër është zero. Këto shifra sollën përplasjen ndërmjet përfaqësuesve të PS-së dhe PD-së, ku Gjonçaj theksoi se Regjistri Kombëtar ka probleme të theksuara, ndërsa Kosovrasti pohoi të kundërtën.

BERISHA TAKIM ME SHOQATËN E TRANSPORTIT NË DURRËS

përgjigj Kosovrastit specialisti i Partisë Socialiste Dashamir Cali. Në këtë çast ndërhyri specialisti i Partisë Demokratike, i cili pohoi se e kishte identifikuar këtë person. “E kam gjetur unë këtë person, ka aplikuar për kartë identiteti”, - pohoi

Genti Malko, auditi i emëruar nga PD-ja. Ky pohim i specialistit solli një reagim në sallën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Genc Gjonçaj, i cili pohoi se ky rast është një abuzim në listat e zgjedhësve.

KQZ Fondet për partitë

Gjonçaj kërkon paratë për zhvillimin e fushatës Para se të fillonte mbledhja e KQZ-së, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj, kërkoi nga institucioni që të bëhet akordimi i fondeve që partitë përfitojnë në bazë të ligjit, duke hedhur akuza të forta mbi këtë proces. Sipas Gjonçajt, paratë janë të domosdoshme, pasi partia që ai përfaqëson nuk arrin të gjejë fondet për të zhvilluar fushatën elektorale. Ai akuzoi edhe PD-në se përdor fondet e buxhetit të shtetit për fushatë zgjedhore. Krahas kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje edhe disa pika të tjera që ishin në rendin e ditës, por që nuk përbën debat ndërmjet palëve. Konkretisht KQZ-ja miratoi tri institucione ndërkombëtare, të cilat kishin bërë kërkesë që të monitoronin zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Të tria këto institucione u miratuan pa debat nga dy partitë kryesore politike që janë akredituar në KQZ.

SHKAKU I BOJKOTIT MOSTHIRRJA E PRESIDENTES KOSOVARE

“Do të realizojmë zgjedhje të shkëlqyera” Presidenti Nishani bojkoton samitin në Ohër Pohimi për të hapur negociatat e anëtarësimit Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim në qytetin e Durrës me përfaqësues të Shoqatës së Transporteve, të cilëve ka premtuar mbështetjen e qeverisë. Ai tha se me marrjen e statusit të vendit kandidat do të ketë më shumë shanse edhe për transportuesit. Nisur nga kjo kreu i qeverisë premtoi se vendi do të bëjë gjithçka në këtë drejtim, duke filluar që nga procesi i zgjedhjeve, që sipas tij do të jetë i shkëlqyer. “Ne do të marrim statusin, i cili, siç e dini, u bllokua për arsye personale si në asnjë vend të Europës. Ne jemi të vendosur të bëjmë zgjedhjet më të mira, të shkëlqyera që të meritojmë statusin, më pas do të hapim negociatat për vend anëtar. Do të zbatojmë të gjitha detyrimet”, - tha ai. Shefi i qeverisë bëri të ditur arritjet e shënuara nga ky sektor vetëm gjatë 6 vjetve të fundit. “Dua të informoj shqiptarët se nga viti 2006 deri më 2012 vetëm njëri prej sektorëve të punës suaj, ai i eksporteve, është rritur nga 66 mld në 212 mld lekë në vitin 2012. Pra, rreth 3 herë është rritur. Kjo rritje është akoma më e madhe në vëllim në tonë. Më të mëdha se eksportet

janë importet, më të mëdha se to transporti i brendshëm. Qeveria do të bëjë përpjekje për kushte më të mira. Lëvizni në një rrjet rrugor të pakrahasueshëm me atë të pak vjetve më parë. Sot shërbeheni në një port me shërbime e kushte të tjera. Lidhjet ndërkombëtare të Shqipërisë janë shumëfishuar. Rritja e vëllimeve të transportit janë një sfidë e madhe për ekonominë dhe vendin. Qeveria është e vendosur t’ju mbështesë

brenda të gjitha mundësive. Do të bëjmë përpjekje për të lehtësuar barrën burokratike. Ne kemi pasur negociata me vendet mike kur ju hasni vështirësi. Katër vjetët që vijnë janë 4 vjet të një zhvillimi të pakrahasueshëm. Fillojnë mbi një stacion të ri, do kemi statusin e vendit anëtar në BE, do të hapen negociatat për integrimin e plotë në BE. Ne jemi në prag të zhvillimeve të mëdha, të lëvizim sa më shpejt”, - tha Berisha.

Presidenca shqiptare sensibilizohet me atë kosovare Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka bojkotuar samitin e krerëve të shteteve që marrin pjesë në samitin e SEECP-së, që do të zhvillohet në Ohër më datat 1-2 qershor. Shkak për këtë vendim është bërë fakti se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk është ftuar për të marrë pjesë në këtë eveniment në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të dialogut që mbizotëron në rajon dhe që lehtëson arritjen e synimit të përbashkët, atë të integrimit europian. Lënia e Kosovës jashtë samitit është bërë nën presionin e Serbisë, në kundërshtim të hapur me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe më konkretisht në shkelje të nenit 14 të marrëveshjes Thaçi-Daçiç të nënshkruar në Bruksel më 19 prill 2013. Problemi ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ka disa vjet që vazhdon, që kur shteti tjetër shqiptar shpalli pavarësinë e vet, gjë kjo që nuk është pranuar nga shteti serb. Kësisoj në çdo takim të nivelit të lartë ndërkombëtar krerët e Serbisë kanë nxjerr gjithmonë probleme për pjesëmarrjen e deleg-

acioneve kosovare në to. Rast i tillë ishte gjatë një mbledhje të OKB-së, ku delegacioni kosovar ishte i ftuar, gjë kjo që solli bojkoton e delegacionit serb. Edhe pse negociatat ndërmjet dy vendeve për njohjen e pavarësisë së Kosovën kanë më shumë se 1 vit që vazhdojnë në mënyrë intensive, sërish nuk po gjendet gjuha

e bashkëpunimit. Fillimisht u mendua se me marrëveshjen e nënshkruar në 19 prill Serbia do ta njihte pavarësinë e Kosovës, por kjo nuk u vërtetua, pasi ajo nuk po vihet në zbatim. Kjo gjë u vërtetua edhe me mosthirrjen e delegacionit kosovar në samitin e SEECP-së, gjë që solli bojkotin nga ana e shtetit shqiptar.


SOCIALE • E mërkurë 29 maj 2013

MË SHUMË PROBLEM SHFAQIN ADOLESHENTET DHE MOSHA E PARTNERIT

Adoleshentët, marrëdhënie seksuale qysh 15 vjeç Nënat të informuara për lidhjet e vajzave, s’marrin masa Erta Bode

A

doleshentët në Shqipëri kryejnë marrëdhënie në moshë të vogël. Prirja për të krijuar një lidhje dhe për të pasur një të dashur është çdo ditë e më e dëshiruar nga adoleshentët. Lidhjet e tyre sjellin edhe marrëdhëniet seksuale, që janë tepër të dëmshme për gjininë femërore. Femrave u ndodh të kenë një lidhje me një moshatarin e tyre, nën 18 vjeç, por në shumicën e rasteve partneri i tyre është mbi 20 vjeç. Ajo ç’ka tingëllon si absurde është përkrahja që gjejnë te nëna femrat e kësaj moshe. Konstatimet bëhen nga vetë psikologët që punojnë në shkollat e mesme si dhe nga infermieret, të cilat merren me vizitat e adoleshentëve në maternitetin “Koço Glozheni”. Punonjësit socialë nëpër shkolla shprehen se problemi më i madh i adoleshentëve është lidhja e tyre. “Nuk janë të përqendruar në mësime, nuk janë të përqendruar në provime, dhe as në idetë që mund të kenë për të ardhmen, nuk i shqetësojnë as problemet familjare aq shumë sa i shqetëson lidhja e tyre”, - shprehen punonjëset sociale. Ato tregojnë se femrave u kërkohet nga meshkujt të kryejnë marrëdhënie që në ditët e para të lidhjes. Për sa i përket moshës së partnerëve të tyre, adoleshentet tregojnë se e kanë kthyer në trend lidhjen me mbi 20-vjeçarët. Të afeksionuara pas lidhjes, pas faktit se dikush i do, ato nuk marrin parasysh se në këtë rast mund të jenë të shfrytëzuara, por kryejnë marrëdhënie pa e menduar dy herë. Në vizitat te gjinekologu ato shprehen se problemet që shfaqen pas marrëdhënies së parë i vënë në dyshime ato, sidomos infeksionet e organit seksual, që janë shumë të përhapura te femrat, të cilat nga mosinformimi kryejnë marrëdhënie të pambrojtura. “Marrëdhëniet në këtë moshë, kur trupi i adoleshenteve është ende në zhvillim, bën që ndalojë rritja e tyre dhe të kenë probleme të mëvonshme të mitrës si dhe në ciklin e tyre”, -tregojnë gjinekologët. Për sa i përket informimit të prindërve për këto marrëdhënie, punonjësit socialë dhe psikologët e shkollave shprehen se ruajnë fshehtësinë e adoleshentevë. “Raste shumë të rralla janë kritika jonë ndaj prindërve, kur shikojmë vajzat e tyre të jenë të paqëndrueshme në lidhje dhe kur ndërrojnë partnerët seksualë pikërisht që në këtë moshë të vogël. Kur nuk i japim dot zgjidhje, mundohemi të informojmë prindërit e adoleshentes, që edhe ata të punojnë në këtë situatë”, - thonë psikologët. Të pyetur se pse është kthyer në trend një lidhje për adoleshentët, psikologët përgjigjen se ka lidhje me ndryshimet që u ndodhin nga vetë mosha. Ata shpjegojnë se me emancipimin e shoqërisë një

“Nuk janë të përqendruar në mësime, nuk janë të përqendruar në provime, dhe as në idetë që mund të kenë për të ardhmen, nuk i shqetësojnë as problemet familjare aq shumë sa i shqetëson lidhja e tyre” lidhje shihet në radhë të parë si një vlerësim bukurie, sidomos nga femrat. Ndërkohë fakti që ato janë të paqëndrueshme për shkak të ndryshimeve të shumta që pësojnë në këtë moshë, i bën të gjejnë ngrohtësi dhe të ndihen të vlerësuara nga partneri i tyre. Psikologët thonë se në shumicën e rasteve nënat e dinë për lidhjen e vajzës, edhe për marrëdhënien e tyre, mirëpo përveç aprovimit dhe ndonjë shakaje nënat s’u japin asnjë këshillë vajzave. Ndërsa për djemtë është krejt qëndrim i kundërt. Përpos rrugëve të ndryshme që ka sot për informimin mbi seksin dhe lidhjet ata kanë një mbështetje nga baballarët. Psikologët shprehen se në 90% të rasteve të adoleshentëve meshkuj lidhjet në këtë moshë janë eksperienca, etapa që duhen kaluar, si dhe pjesë argëtimi për të shtyrë kohën. Ndërsa e parë nga femrat adoleshente, lidhjet në këtë moshë janë ndjenjë dhe një unifikim me shoqet e tyre.

PROBLEMET Nga psikologët dhe gjinekologët theksohet se problemet përfshijnë vetëm gjininë femërore, duke përjashtuar meshkujt, përveç rasteve të infeksioneve dhe SST-ve. Ndërsa adoleshentet shfaqin problem në paraqitjen arsimore, duke e lënë pas dore, duke mos u paraqitur në mësim dhe duke mos u kushtuar më rëndësi rezultateve. Për sa i përket shëndetit, shfaqin problem në devijimin e hormoneve të rritjes, në SST dhe në probleme të mëvonshme të mitrës dhe të ciklit të tyre. Nga ana psikologjike ato bëhen më të paqëndrueshme dhe i kushtojnë më tepër vëmendje pamjes së jashtme. Përballimi i forcës së ndjenjave si dhe i disfatave në lidhje, shpeshherë degradon sistemin e tyre nervor, që çon më vonë në shenja histerizmi dhe padurimi. Theksohet se përpos të gjithave ajo ç’ka është më e rëndësishme është kryerja e marrëdhënies seksuale me dëshirën e tyre kur partneri është mbi 18 vjeç, çka është e dënueshme me ligj.

KRUJA: MESATARE MBI 9, GRADË SHKENCORE, SPECIALIZIME JASHTË VENDIT

Hiqet provimi i mjekësisë, pedagogët me kritere Vendi i punës si pedagog sigurohet në bazë të kualifikimit Provimi për të fituar vendin e punës në Fakultetin e Mjekësisë del jashtë loje. Të emërohesh pedagog në Mjekësi tani nuk është më vetëm një provim, por një sërë kriteresh, që të bëjnë të kualifikohesh apo jo. Lajmin e bën të ditur rektorja e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë Jera Kruja, e cila tregon se skadoi rëndësia e provimit. “Për t’u bërë pedagog në Mjekësi duhet të kesh patjetër mesatare mbi 9, të jesh specializuar jashtë shtetit, të kesh gradë shkencore ‘doktor’, si dhe studime afatgjata në fushën e mjekësisë”, - ka bërë të ditur kriteret Kruja. Rektorja tregon se u hoq provimi,

për arsye se rezultati i tij manipulohej dhe një pedagog që nuk arrin kualifikimin me meritë nuk mund të nxjerrë mjekë të zotë në të ardhmen. Kruja tregon se janë spikatur shumë raste të ryshfeteve për të fituar provimin, madje dhe në presje dhjetore të rezultatit. Për këtë arsye provimi nuk do të zhvillohet më. E pyetur se sa efikase do të jenë kriteret, Kruja shprehet se një sërë kriteresh është shumë më transparente se përgjigjja e një provimi. “Edhe nëse ata kanë manipuluar në notën mesatare, kriteret e tjera janë të pamanipulueshme. Duhen pedagogë të aftë për mjekë sa më të mirë”, - bën të qartë

ajo. Aktualisht me kriteret e reja kanë përfituar vendin e punës si pedagog rreth 40 individë. Këta janë mjekë, të cilët me kriteret e reja përfitojnë të drejtën të jenë pedagog.

Jera bën të ditur se çdo mjek që plotëson këto kritere, pasi vërtetohen të gjitha nga sekretaria e Universitetit, u jepet e drejta të japin mësime për studentët e mjekësisë.

»

05

BASHKIA Gati çerdhja nr. 50

Basha: “Drejt Europës me standarde europiane” Çerdhja nr. 50 në njësinë bashkiake nr. 1 është gati të hapë dyert për të pritur 100 fëmijë, me kushtet më moderne nga të gjitha çerdhet e kryeqytetit. Rikonstruktimi i saj nga Bashkia e Tiranës përfundoi dhe tani fëmijëve do t’u ofrohet një shërbim më cilësor. Me një investim prej 15.6 milionë lekë, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin tërësor të saj. Kryebashkiaku Lulzim Basha, i pranishëm në përfundimin e punimeve në këtë çerdhe, ka theksuar se kjo cilësi e munguar prej vitesh në qytetin e Tiranës do të jetë standardi nga i cili Bashkia e Tiranës nuk do të ndahet në riparimin, rehabilitimin apo ndërtimin e çerdheve të reja. Çerdhes nr. 50 iu bashkëngjit një shtesë e pjesshme kati, duke shtuar hapësirën dhe rritur numrin e fëmijëve. Riorganizimi i ambienteve të brendshme të çerdhes ka mundësuar ambiente të veçanta për lojëra, fjetje, nyjave higjienosanitare, ambientit për latentët, kuzhinën, lavanderinë si dhe dhomat e mjekut dhe të psikologut. Është instaluar sistemi i ngrohjes qendrore me paleta, ndërsa muret e jashtme janë veshur me kapotë termike. Për karrocat u krijua një vendqëndrim i posaçëm në ambientet e jashtme, dritaret dhe dyert e reja janë vendosur plastike dhe po ashtu është ndërhyrë për sistemimin dhe gjelbërimin e territorit të jashtëm. Në zonën perimetrale të oborrit janë bërë trotuare, ndërsa në pjesën qendrore ka gjelbërim, ambient për të luajtur si dhe vendi i posaçëm për kaldajën. Basha u shpreh se këto janë standarde europiane, që do ta çojnë Tiranën në Europë, duke filluar aty ku hidhen hapat e parë. “Duke parë këtë përpjekje, e cila është vlerësuar, ne do të hedhim edhe hapa të tjerë në drejtim të rikonstruktimit apo ndërtimit të çerdheve të reja, si dhe përdorimit të energjisë së rinovueshme, konkretisht të paneleve diellore”, - u premtoi Basha prindërve të fëmijëve.


06

« EKONOMI

E mërkurë 29 maj 2013 •

MINISTRI I EKONOMISË MIMA NË FORUMIN “SHQIPËRIA, MODEL I RI ZHVILLIMI”

Sektori privat, gjeneratori i punësimit Mima: Mandatin e ardhshëm punësohen 250 mijë qytetarë Brikena Dervishaj

S

ektori privat do të jetë gjenerator i punësimit. Në mandatin e ardhshëm, sipas ministrit të Ekonomisë, Florion Mima, do të punohen rreth 250 mijë qytetarë. Këto deklarata, kreu i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës i bëri gjatë forumit organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, me mbështetjen e ambasadës amerikane në Tiranë “Perspektiva Ekonomike 2013-2017”. Punësimi Sipas tij, investimet publike në infrastrukturë do të ofrojnë mundësinë e punësimit të rreth 50 mijë qytetarëve. “Projekti TAP dhe gazifikimi i Shqipërisë do të punësojnë direkt rreth 20 mijë qytetarë dhe indirekt 50 mijë të tjerë”, - tha Mima. Një tjetër fushë që po njeh rritje dhe zhvillim është edhe teknologjia e informacionit. Ky sektor, sipas tij, në katër vitet që vijnë pritet të punësojë rreth 20 mijë qytetarë. “Ne vijojmë të mbështesim tezën se qeveria është punëdhënësi më i keq, ndaj fokusi ynë do të jetë hartimi i politikave dhe reformave në mbështetje të sektorit privat për punësimin e qytetarëve”, - deklaroi ministri i Ekonomisë. Politikat energjetike Ministri i Ekonomisë theksoi se dokumenti i ri i Strategjisë Kombëtare të Energjisë do të orientojë sektorin e energjisë drejt zhvillimit. Dokumenti shpreh në thelb përcaktimin e drejtimeve kryesore të zhvillimit të sektorit energjetik, të aftë për të garantuar një furnizim normal të konsumatorëve me energji, me kosto minimale dhe në mbrojtje të mjedisit. “Për të rritur sigurinë e furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike dhe duke pasur parasysh diversifikimin e burimeve energjetike, është parashikuar dhe ndërtimi i linjave të reja të interkonjeksionit me të gjitha vendet kufitare me Shqipërinë”, - nënvizioi Mima. Sipas tij, pozicioni strategjik që ka Shqipëria në rajon lejon ndërtimin e linjave të transmetimit si të energjisë elektrike dhe të lëndëve hidrokarbure në drejtimet Jug - Veri dhe Lindje –Perëndim. Parqet me erë METE ka dhënë 15 autorizime për ndërtimin e parqeve me erë dhe ka në procedurë shumë kërkesa për ndërtimin e parqeve të tjera eolike dhe Paneleve Diellore. Aktualisht, miratimi nga Kuvendi i Shqipërisë i ligjit të ri “Për energjitë e rinovueshme” parashikon shumë lehtësira për investitorët që dëshirojnë të angazhohen në përdorimin e këtyre teknologjive dhe ky ligj sipas ministrit Mima pritet

Rama për zgjidhjen e pronësisë • Agjenci e huaj e specializuar për zhvillimin e një operacioni publik për kthimin dhe kompensimin e pronave. Ishte kreu i PS-së, Edi Rama, që duke shpalosur qasjen e partisë së drejtuar prej tij mbi çështjen e pronësisë në forumin “Perspektiva ekonomike 2013-2017”, të organizuar nga Dhoma Amerikanë e Tregtisë, bëri me dije lidhur hapat që do të ndiqen në këtë drejtim. “Çështja e pronësisë në Shqipëri ka 3 elemente. Elementi i parë është pronari dhe raporti me pronën e kahershme. Elementi i dytë është fermeri dhe raporti me tokën, i treti i ardhuri dhe raporti me shtëpinë pa leje. Janë elemente të ndërthurura me njëri-tjetrin sa përpjekja për t’u kapur me njërin duke lënë tjetrin është jofunksionale. Ne do ta marrim çështjen në bllok. Të tria këto elemente duhet të jenë të vetëdijshme që zgjidhje nuk mund të kenë 100% ata dhe të lërë komplet pa zgjidhje dy elementet e tjera”, - vuri në dukje Rama. Sipas tij, PS-ja është në gjendje që të bëjë një operacion publik të rishikimit të kthimeve dhe kompensimeve korruptive. “Kemi kontaktuar agjenci të specializuara për bashkëpunim me ne. Do të bazohemi në shtënien në dorë të dokumenteve origjinale të pronësisë. Së dyti, jemi në gjendje të themi se do të bëjmë rishikimin e të gjitha koncesioneve dhe privatizimeve që janë si në dëm të publikut apo si prodhuese asetesh kriminale. Edhe për këtë jemi duke punuar me një agjenci shumë të specializuar ndërkombëtare. Këto do të na japin mundësi për të zgjidhur problemin e pronës”, - nënvizoi kreu socialist.

Berisha ftesë për gazësjellësin • Kur duhet edhe një muaj deri në përzgjedhjen e projektit fitues të gazsjellësit nga Kaspiku në Europë, Kryeministri Berisha i kërkoi konsorciumit “Shah Deniz” që vendimi për fituesin të bazohet në rregullat e tregut. Në konferencën “Shqipëria - një model i ri zhvillimi”, i cili mblodhi në Tiranë përfaqësues të projekteve më të rëndësishme në vend, Kryeministri sulmoi projektin rival “Nabuco”, si dhe vlerësoi punën për ndërtimin e gazsjellësit transadriatik. “Projekti më fizibël, më ekonomik, më i strukturuar është projekti TAP. Dua të theksoj këtu se edhe për ekuilibrat energjetike të Europës ky projekt duhet marrë me përparësi. Ndaj “Nabuco light”, i cili është një projekt në nxitim e sipër, është një projekt që lindi nga projekti “Nabuco big”. Me këtë nuk dua të them se nuk duhet të ndërtohen, por koha pret. Uroj dhe shpresoj që vendimi të jetë i bazuar mbi parimet e tregut. Ne nga konsorciumi nuk kërkojmë gjë tjetër veçse respektin e plotë të rregullave të tregut”, - tha Berisha.

NDËRTIMI I HEC-eve Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar në total 132 kontrata koncesioni për ndërtimin apo rehabilitimin e 384 hidrocentraleve, me fuqi të vendosur 1.633 MW dhe investim të përllogaritur në rreth 2,4 miliardë euro. Sipas ministrit Mima, aktualisht ka përfunduar ndërtimi i 17 hidrocentraleve me fuqi të instaluar 111 MW, përfshirë hidrocentralet Ashta 1 dhe Ashta 2 me fuqi të instaluar 56 MW. Gjatë vitit 2013 pritet të vihen në

t’i japë një hov zhvillimit të burimeve të energjisë së rinovueshme në vend. “Me këto kontrata koncesioni dhe ritme ndërtimi parashikohet që Shqipëria të plotësojë nevojat e saj për energji elektrike brenda vitit 2015. Studimet tregojnë se në kemi mundësi për të ndërtuar hidrocentrale deri në 4.500 MW fuqi të instaluar,

punë 31 hidrocentrale me një fuqi të instaluar 135 MW dhe prodhim vjetor të parashikuar 584.5 GWh. Gjatë vitit 2013 ka filluar puna apo janë në fazë fillimi ndërtimi hidrocentralet mbi lumin Devoll, me një fuqi të instaluar prej 279 MW dhe vlerë investimi rreth 940 milionë euro, hidrocentralet mbi lumin Fan i Madh dhe Fan i Vogël, me fuqi të instaluar 87,700 kw dhe vlerë investimi rreth 142 milionë euro, hidrocentralet mbi lumin Curraj, me

me një prodhim mesatar vjetor prej rreth 16 miliardë kWh, në një kohë që kërkesa aktuale është për rreth7 miliardë kWh”, - nënvizoi Mima. Në ndërtimin e burimeve të reja të prodhimit të energjisë, është parashikuar ndërtimi i disa termocentraleve që do të përdorin gazin natyror, i cili do të futet në Shqipëri nëpërmjet gazësjellësit të projektit Trans

fuqi të instaluar 97,570 kw dhe vlerë investimi rreth 100 milionë euro, hidrocentralet mbi lumin Osum, me fuqi të instaluar 152 MW dhe vlerë investimi 231 milionë euro. Këto vepra apo ato që do të ndërtohen në të ardhmen do të përfitojnë nga lehtësirat fiskale si përjashtimi nga TVSH-ja për asetet kapitale si për hekurin e çimenton, si dhe përdorimi i pronës shtetërore gjatë periudhës koncensionare për vetëm 1 euro.

Adriatic Pipeline (TAP). TAP-i Sipas Mimës, projekti TAP përbën investimin direkt të huaj më të madh, me 1 miliard euro. Projekti TAP do të japë kontribut në projektet rajonale të gazifikimit, si projekti i Gazsjellësit Ionian Adriatik (Projekti IAP), që do të lidhë projektin

TAP, me rrjetin ekzistues të gazit të Kroacisë dhe Bosnjën e Malin e Zi, apo projekti i propozuar për Gazsjellësin Shqipëri – Kosovë. Këto projekte konsiderohen si pjesë e Unazës së Gazit të Komunitetit të Energjisë që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillohet në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

BIZNESALBANIA Presidenti

Bregasi, takim me këshilltarin tregtar të ambasadës turke Presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi, zhvilloi një takim pune me Këshilltarin Tregtar të ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Muharrem Can, me kërkesë të këtij të fundit. Can shprehu dëshirën e Përfaqësisë Tregtare për vendosjen e kontakteve dhe rritjen e bashkëpunimit me organizatën BiznesAlbania. Ai tha se përfaqësia po punon shumë për shtimin e numrit të investitorëve turq në Shqipëri. Sipas tij, Turqia ka potenciale të mëdha investuese. “Ballkani, por sidomos Shqipëria dhe Kosova janë vende tërheqëse për investitorët turq. Ne kemi kërkesa edhe nga sipërmarrës të vegjël në fushën e shërbimeve që kanë interes të jenë prezent në Shqipëri. Krijimi i zonave industriale në qytetet e Shqipërisë janë atraktive për sipërmarrësit turq. Ndërkohë Turqia ka një eksperiencë të mirë në këtë fushë dhe institucionet tona mund të japin ndihmesën e tyre”,- tha Can. Bregasi foli për organizatën që drejton, duke përshkruar rrugën e rritjes dhe zhvillimit të saj, si dhe synimet për të ardhmen. “Brenda një kohe të shkurtër ne u rritëm dhe u zhvilluam për të realizuar një mision të rëndësishëm, jo vetëm si institucion përfaqësues i biznesit dhe në mbrojtje e promovim të interesave të tij, por edhe për t’i dhënë impuls zhvillimit ekonomik të vendit”, - tha Bregasi. Ai vlerësoi investimet aktuale turke në Shqipëri dhe gadishmërinë për të nxitur jo vetëm shkëmbimet tregtare, por edhe investime të reja në fushat me interes reciprok. Presidenti Bregasi i kërkoi Këshilltarit Tregtar të ambasadës turke bashkëpunim konkret nëpërmjet hartimit dhe nënshkrimit të një memorandumi bashkepunimi mes përfaqësisë tregtare dhe BiznesAlbania për të qenë më konkretë në bashkëpunimin dypalësh si misione biznesi, revitalizimin e këshillave ekonomike të përbashkëta. Can falënderoi për takimin dhe informacionin e shkëmbyer dhe shtoi se Përfaqësia Tregtare Turke do të marr hapa që ky takim i frytshëm të kthehet në hapa konkrete. Në takim merrnin pjesë edhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë, Koli Sinjari dhe Drejtori Juridik zoti Ermir Bregasi.


EKONOMI • E mërkurë 29 maj 2013

»

07

PARATË PËR PRONAT QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE

AKKP-ja: Lista e pronarëve që përfitojnë kompensim Brikena Dervishaj

A

gjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka publikuar listën me emrat e 26 personave që do të përfitojnë kompensim, pasi prona e tyre është prekur nga ndërtimet pa leje. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se janë 22 persona në fazën e parë të verifikimeve, që i përket datës 6 maj dhe 22 persona në fazën e dytë, që i përket datës 23 maj të këtij viti. Ekspertët e AKKP-së bëjnë verfikimet përkatëse sipas kërkesave të depozituara nga vetë të interesuarit për këtë proces, përpos emrave të miratuara dhe të shpallura në lista nga qeveria. Bëhet fjalë për kërkesat që përfitojnë nga kësti i parë, i dytë dhe i tretë i përcaktuar për kompesimin në të holla prej 47% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, të pronave që preken nga ndërtimet informale. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim. Kompensimet AKKP-ja bën kompensimet përkatëse bazuar në ligjin “Për Kthimin dhe Kompesimin e Pronës”, si dhe vendimit të qeverisë “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave”, dhe VKM-së “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompesimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”. Subjektet kanë paraqitur kërkesat përkatëse, me objekt kompesimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. Mbi këtë bazë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit të kërkesave të pronarëve që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë dhe të tretë, në masën prej 47% të shumës së përgjithshme në të holla. Në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave është përcaktuar edhe masa e shpërblimit për secilin pronar. Në përfundin të këtij procesi kësti parë, i dytë dhe i tretë është shpërndarë për 22 kërkesa me nga 47% secila, kërkesa të cilat janë të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Secili prej tyre është kompensuar në shumën e përgjithshme prej 22 417 772 lekësh. Brenda një viti Planveprimi i ri për kthimin

STRATEGJIA Strategjia e re për kthimin e pronave synon zgjidhjen e çështjeve të pronësisë deri në vitin 2020 dhe do të bazohet në parimin themelor të kompensimit fizik, pasi ai financiar është i pamundur me konditat aktuale të financave shqiptare. Në strategjinë e re janë parashikuar afate për zgjidhjen e disa çështjeve që kanë të bëjnë me pronësinë. Kështu, sipas këtij dokumenti, të gjitha pronat në proces legalizimi duhet të formatizohen brenda vitit 2013. Sipas strategjisë, brenda vitit që vjen duhet të ketë përfunduar edhe regjistrimi fillestar i pronave në masën 100% dhe krijimi i regjistrit elektronik publik të pasurive të paluajtshme, të konsoliduar. Afatet e reja diktojnë se brenda vitit 2014 të jetë dhënë përgjigje për njohjen e pronësisë për rreth 7000 dosje nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Prokuroria konfirmon mosnisjen e hetimeve

MPPT: Rama të kërkojë ndjesë publike për çështjen e reklamave Nuk do të ketë hetim për çështjen e reklamave për shpronësim publik që Ministria e Punëve Publike ka bërë në mediet kryesore në vend. Ky dikaster ka bërë me dije se ka marrë konfirmim për mosnisje të hetimit nga ana e organit të akuzës. “Sapo u njoftuam që Prokuroria e rrethit gjyqësor të Tiranës ka rrëzuar pretendimet e Partisë Socialiste, për shkeljen e ligjit në të ashtuquajturën çështja e reklamave dhe ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Nisur nga kjo, rikonfirmojmë faktin që Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka zbatur vetëm ligjin “Për shpronësim dhe marrje në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik”, i cili përcakton si detyrim publikimin e njoftimeve për shpronësim në dy gazeta. Përfundimisht të gjitha deklaratat e Partisë Socialiste janë spekulime pa baza, ndaj e ftojmë z. Rama që si detyrim ndaj qytetarëve dhe jo ndaj ministrisë, të kërkojë ndjesë publike”, - theksoi e ngarkuara për marrëdhëniet me shtypin në MPPT, Arminda Qylafku.

Kontrollet nisin pas 15 shtatorit

Halimi: Nga 1 shtatori zyrat e noterëve jo më pak se 20 m2 Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka urdhëruar riorganizim të zyrave të noterëve. Sipas urdhrit, zyrat noteriale nuk duhet të jenë më pak se 20 m2. “Zyra e noterit duhet të jetë me sipërfaqe të mjaftueshme për të lejuar ushtrimin normal të veprimtarisë së tij, por në çdo rast jo më e vogël se 20 m2 dhe të jetë e përshtatshme për të mbrojtur dokumentacionin nga ndikimi i agjentëve atmosferikë (si lagështia, pluhuri, dielli etj.) dhe nga zjarri”, - theksohet në ndryshimin ligjor të saktësuar me urdhrin e ministrit Halimi. Kështu të gjithë noterët ngarkohen të plotësojnë kushtet e parashikuara në këtë urdhër brenda datës 1 shtator 2013. Mospërmbushja e këtij detyrimi përbën shkelje disiplinore dhe passjell fillimin e ecurisë disiplinore ndaj noterit. Sipas urdhrit të Halimit, struktura përgjegjëse për veprimtarinë noteriale brenda datës 15 shtator 2013 do të kontrollojnë të gjitha zyrat noteriale duke paraqitur edhe një raport kontrolli ministrit të Drejtësisë.

Rivjen në qarkullim emetimi i vitit 2011 DIXHITALIZIMI Dokumenti i ri mbi zgjidhjen e problemeve të pronësisë parashikon që deri në vitin 2020 i gjithë zinxhiri i çështjeve të pronësisë të jetë i dixhitalizuar. Sipas draft-strategjisë së re për kthimin e pronave, krijimi i skemës efektive të kompensimit do të bazohet në një analizë të kujdesshme edhe të pasurive në pronësi të shtetit. Pikë qendrore e kësaj analize do të jetë reformimi i metodikës së hartës së vlerës së pasurive të paluajtshme, për të nxjerrë vlerën e pasurive bazuar në vlerën reale të tregut. Skema përfundimtare efektive e kompensimit do të bazohet në parimet e planifikimit urban afatgjatë. Në këtë kuadër do të bëhet ristrukturimi i AKKP-së në funksion të procesit të kompensimit pas një analize të funksioneve dhe efiçencës së saj dhe do të zgjerohen burimet për konsolidimin e fondit financiar dhe të fondit fizik.

dhe kompensimin e pronave, i cili është vënë në zbatim që në 2012, parashikon që kompensimi financiar për pronarët, prona e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale të kryhet disa herë brenda një viti. Ekspertë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave sqarojnë se plan-veprimi, rikonfirmon vullnetin e qeverisë për të zgjidhur finalisht çështjen e pronave. Një strategji e tillë sipas ekspertëve jep mundësi për të pasur një afat kohor për mbylljen e procesit kompensues. “Ne do të kryejmë kompensim sa herë që të kemi një fond, pa pasur nevojë të presim vendime të përvitshme të Këshillit të Ministrave”, sqarojnë ekspertët. Planveprimi i ri i qeverisë për kthimin dhe kompensimin e pronave ka nisur të implementohet nga janari i vitit 2013, ndërsa duke filluar nga viti 2014 do të fillojë praktika e re e kompensimit financiar për ish-pronarët.

EMRAT QË PËRFITOJNË KOMPENSIMIN NGA AKKP-ja EMËR

ATËSIA

MBIEMËR

QYTETI

Ramiz

Ismail

Dingu

Tiranë

Ridvan

Xhevat

Dani

Shkodër

Musa

Hekuran

Zaimi

Tiranë

Lavdije

Selman

Samarxhiu

Elbasan

Bujar

Bajram

Karaj

Tiranë

Filloreta

Stefan

Cemi

Tiranë

Ahmet

Ramazan

Fortuzi

Tiranë

Hysni

Reshit

Ferhati

Tiranë

Nexhatije

Jonuz

Bulaj

Shkodër

Alfrida

Tafil

Demoreti

Elbasan

Ilmije

Tafil

Balashi

Elbasan

Xhevdet

Tafil

Demoreti

Elbasan

Shefik

Tafil

Demoreti

Elbasan

Firdes

Tafil

Dosku

Elbasan

Zyra

Kadri

Qoku

Tiranë

Redin

Kadri

Nallbani

Tiranë

Myzejen

Xhemal

Shpori

Shkodër

Aida

Sofokli

Bezhani

Elbasan

Halil

Sejdi

Berisha

Elbasan

Ismail

Haki

Berisha

Elbasan

Valbona

Niman

Gërlica

Elbasan

Fatjon

Bujar

Hasa

Elbasan

Denis

Ibrahim

Harja

Elbasan

Genc

Hysen

Durrsi

Durrës

Arbëreshë

Eljaz

Mushani

Shkodër

Arbëreshë

Eljaz

Mushani

Shkodër

Banka e Shqipërisë: Nga data 3 qershor kartëmonedha 1000 lekë Nga data 3 qershor Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim kartëmonedhën 1 mijë lekëshe emetim i vitit 2011. “Kartëmonedha e re, me vlerë nominale 1000 Lekë, emetim i vitit 2011, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 1000 Lekë, emetim i vitit 1996, hedhur në qarkullim më 11.07.1997 dhe rishtypjeve të saj të vitit 2001, hedhur në qarkullim më 08.04.2002 dhe të vitit 2007, hedhur në qarkullim më 14.11.2008. Ndryshimet me emetimin e fundit janë ndryshimi i fillit të sigurisë, i cili bëhet nga 1.5 mm, 2 mm, viti i emetimit në trupin e kartëmonedhës që do të jetë 2011 dhe firma e drejtorit të Departamentit të Emisionit”, - thekson njoftimi i Bankës së Shqipërisë. Duke filluar nga data 3 qershor 2013, kartëmonedha me vlerë nominale 1000 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2011, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme.

Afishimi publik do të vijojë 45 ditë

ZRRP: Regjistrim fillestar për pasuritë e paluajtshme në Berat Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka filluar afishimi publik të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme për Beratin. Ky afishim bëhet në territorin e zonës kadastrale Nr. 8505, në adresën, bulevardi “Republika”, rruga “Prokuroria”. Periudha e afishimit publik do të vazhdojë 45 ditë. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi, është i rëndësishëm bashkëpunimi i të gjithë personave që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në lista. Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjnë plotësimet e t’i paraqesin brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ZVRPP-së Berat.


08

« AKTUALITET

E mërkurë 29 maj 2013 •

ZBULOHEN GJATË GËRMIMEVE NË AMFITEATËR 2 THESARE TË VEGJËL

Një monedhë e Sulltanit në thesaret e Durrësit ARTUR AJAZI

me sukses dhe falë kësaj pune, tashmë ato do të mund t’i nënshtrohen një studimi arkeologjik. Thesari i dytë përbëhet nga 23 monedha turke, të cilat janë prej argjendi me përzierje bakri. Ato kanë një vlerë këmbyese më të madhe në krahasim me monedhat e tjera. Një datim paraprak i tyre përcakton

DURRES- Gjatë gërmimeve arkeologjike të fundit që u bënë në Amfiteatrin e Durrësit, u zbuluan ndër të tjera dy thesare të vegjël me monedha. Këto thesare u përkasin dy periudhave të ndryshme kohore me diferencë të madhe nga njëri-tjetri. Thesari i parë përbëhet nga 8 copë monedha të periudhës së Bizantit. Ato janë prej bronzi dhe bëjnë pjesë në të ashtuquajturat monedha anonime, të përdorura në një shtrirje kohore rreth dyshekullore. Monedhat Sipas konstatimeve të para, mendohet që këto monedha t’i përkasin shekullit të XIIItë. Megjithatë, do të jetë një studim arkeologjik i detajuar i mëvonshëm që do të përcaktojë gjithçka. Monedhat u gjetën të bashkuara me njëra-tjetrën, mbi njëra-tjetrën, gjë që dëshmon se këto kanë pas qenë të futura në ndonjë qese të vogël. Ato ishin salduar bashkërisht nga produktet e korrozionit. Sipas Frederik Stamatit, shef i Laboratorit të Konservimit dhe Arkeometrisë, restaurimi u paraqit i vështirë, por u krye

vitet 1804 deri në vitin 1839, si vite të përdorimit të tyre. Nga thesari i monedhave turke ka një monedhë që është më e rëndësishme se të tjerat. Ajo është e dyta për nga madhësia dhe i takon vitit 1808. Tugra, e cila është një simbol i secilit sulltan, përmban shkrimin: “Mahmuti, i biri i Abdyl Hamitit. Gjithmonë fitimtar”. Kjo është një tip monedhe mjaft e njo-

hur dhe me shumë vlera. Ajo është e prerë në Stamboll dhe i takon kohës kur në Ballkan filluan marrëdhëniet kapitaliste. Asokohe gadishulli pati një zhvillim më të madh, më shumë tregti dhe rrjedhimisht më shumë monedha në qarkullim. Por, monedha për të cilën na flet Frederik Stamati, ka qenë një ndër tipet e monedhave më të qarkulluara në tregun shqiptar. Edhe këto monedha u gjetën njëra mbi tjetrën dhe kjo ka lënë të mendohet se kanë qenë të futura në ndonjë qese. Korrozioni i kishte salduar bashkërisht. Për t’i restauruar u desh një punë e kujdesshme nga ana e punonjësve të Laboratorit të Konservimit dhe Arkeometrisë, por pas realizimit të kësaj pune shumica e monedhave u bënë plotësisht të lexueshme. “Por pas ndërhyrjes restauruese u pa se disa prej tyre kishin nga një vrimë, pra ishin përdorur si në veshjet e grave”,- shprehet Stamati. Kjo është hera e parë që gjendet një thesar me monedha turke dhe kjo është shumë e rëndësishme. Tashmë është krijuar mundësia të realizohet një studim për një kategori moned-

Maratona ballkanike vjen në 2014 në qytetin bregdetar

Viziton Durrësin legjenda e atletikës botërore Robert Emmiyan

hash të pavlerësuara më parë. Thesaret janë të rëndësishme edhe kur janë të vegjël, duke qenë se na japin dëshmi të vyera për qarkullimin monetar dhe kohën kur ky është bërë ai qarkullim. Mbas gjetjes së këtyre dy thesareve shkon në katër numri i thesareve të zbuluara në Amfiteatrin e Durrësit, ku me sa duket banonte një pjesë e pasur e qytetit. Gërmimi arkeologjik në këtë zonë u krye në kuadër të bashkëpunimit shkencor midis qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Universitetit të Parmës. Drejtues i palës shqiptare ishte Prof.Ass.Dr.Afrim Hoti, kurse për palën italiane, Prof.Ass.Dr. Sara Santoro. Restaurimi i dy thesareve u krye në Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisë, pranë Qendrës për Studimet Arkeologjike. Sipas Stamatit, ka qenë vërtet e vështirë për të punuar me blloqe monedhash të krijuara nga korrozioni, të panjohura dhe aq më tepër që nuk dihej shkalla e prishjes së tyre dhe dëmtimi ishte shumë i mundshëm. “Zbërthimi i tyre u bë kimikisht dhe e gjithë puna u bë me kujdes dhe rezultoi plotësisht e suksesshme”.

DURRES- Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim legjendën botërore të atletikës njëkohësisht presidentin e federatës armene të atletikës Robert Emmiyan, si dhe presidentin e Federatës Bullgare të Atletikës dhe President i Shoqatës së Federatave të Atletikës të Ballkanit Dobromir Karamarinov. Në takim merrte pjesë edhe presidenti i federatës shqiptare të atletikës Gjergj Ruli. Në takim Dako i ka njohur legjendat e atletikës me resurset e qytetit të Durrësit, si dhe mbështetjen që i jep Bashkia e Durrësit sportit në përgjithësi. Dako ka biseduar me Emmiyan dhe Karamarinov në lidhje me realizimin e projektit, sipas të cilit në vitin 2014 maratona ballkanike do të zhvillohet në Durrës. Dako deklaroi se zhvillimi i kësaj maratone ballkanike vitin e ardhshëm në Durrës do të promovonte jo vetëm sportin, por edhe vlerat e traditat e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Maratona ballkanike, e cila gjeti mbështetjen e plotë të Bashkisë së Durrësit do të jetë një maratonë me përmasa gjigande ku do të marrin pjesë mijëra atletë nga shumë vende të Ballkanit dhe do të zhvillohet në Durrës në një itinerar turistik, pasi ajo do të nisë në amfiteatrin e qytetit dhe pasi të përshkojë të gjithë bregdetin e Durrësit do të përfundojë sërish në amfiteatër. Kjo do të jetë Ballkaniada e parë, që Shqipëria pret qysh prej 60 vjetësh. Të dy figurat e atletikës botërore ndodhen në Shqipëri në kuadër të turneut ndërkombëtar të atletikës që u zhvillua në Tiranë dhe që mban emrin e Robert Emmiyan, i cili është shpallur sportisti më i mirë i shekullit për Evropën. Në këtë turne merrnin pjesë 140 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnje Hercegovina, Rumania, Bullgaria, Armenia etj. Dako i ka akorduar dy legjendave të atletikës botërore Robert Emmiyan dhe Dobromir Karamarinov titullin Nderi i Qytetit për kontributin që japin këto dy figura jo vetëm në zhvillimin e sportit të atletikës, por edhe në promovimin e vlerave të qytetit të Durrësit, por edhe të Shqipërisë që do të arrijnë kulmin vitin e ardhshëm me zhvillimin e maratonës ballkanike në Durrës. A. Ajazi

BASHKIA E TIRANËS NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM–së nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM–në nr.196, datë 06.04.2001, pika 1, VKB-së nr. 8, datë 12.10.2011 “Mbi miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës” ndryshuar me VKB-në nr. 54, datë 24.12.2012 për “Një shtesë dhe ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.8, dt. 12.10.2011 për “Miratimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës”, dhe urdhrit nr. prot. 686, datë 27.05.2013 Bashkia e Tiranës shpall konkursin për vendin e lirë të punës në pozicionin Drejtor në Drejtorinë e Politikave dhe Edukimit Mjedisor në Drejtorine e Pergjithshme të Politikave të Zhvillimit dhe Promovimit të Qytetit. Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. PËRSHKRIMI I PUNËS: Menaxhon hartimin e zhvillimit te politikave, planeve, monitorimin dhe edukimin per mbrojtjen e mjedisit urban, ruajtjen dhe permiresimin e tij, parandalimin dhe pakesimin e rreziqeve ndaj jetes e shendetit te njeriut. Merr pjese ne hartimin e ketyre politikave per te siguruar permiresimin e vazhdueshem te cilesise se jetes se banoreve si dhe sigurimin e kushteve per zhvillimin e qendrueshem te qytetit te Tiranes dhe territoreve perreth. KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATIN • • • • • •

Të ketë kryer arsimin e lartë në Fakultetin e Filologjisë, preferohet dega histori-gjeografi Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fusha të ngjashme. Të kete diplome Master, preferohet dhe me doktoraturë. Të ketë njohuri të një gjuhë të vendeve të BE-së. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike. Të ketë aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe të punës në grup.

PARAQITJA E DOKUMENTAVE Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 01.07.2013, në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit këto dokumenta. • Kërkesë për aplikim • Curriculum vitae • Certifikatë personale me foto dhe përbërja familjare • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara • Certifikata kualifikimi (në rast se ka) • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit • Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore • Dokumenti për master, doktoraturë (në rast se ka), fotokopje e noterizuar • Dëshmi të gjuhëve të huaja Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e e diplomave apo certifikatave. Dokumentet duhet të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe. Konkurimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e procedurave administrative, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr. 8654, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligji 9131, datë 08.09.2003 për “Rregullat e etikës në administratën publike”, si dhe literature specifike për këtë pozicion pune. Këtë njoftim mund ta gjeni dhe në faqen e bashkisë www.tirana.gov.al dhe në tabelën e lajmërimeve për publikun.

Municipality of Tirana “CONSTRUCTION OF TIRANA NORTHERN BOULEVARD AND RELEVANT CIVIL WORKS” PROJECT Invitation for Prequalification 1. The Government of Albania has received a loan from the Abu Dhabi Fund for Development (ADFD) towards the cost of Tirana Northern Boulevard and River Rigeneration Project. 2. The Municipality of Tirana, hereinafter referred to as the “Employer” intends to prequalify firms for the following contract under this project: Construction of Tirana Northern Boulevard and relevant civil works. 3. It is expected that the Invitation for Bids will be made in June 2013. 4. Interested eligible Applicants may obtain further information from the Municipality of Tirana and inspect the Prequalification Document at the address given below, from 08:00 hours to 16:30 hours local time Monday to Friday. 5. The Prequalification Document, in the English language, may be receipted by interested Applicants on the submission of a written application to the address below. 6. Written applications according to the prequalification documents must be delivered to the address below at or before 14th June 2013. Time: 12:00 local time Tirana. The Employer reserves the right to accept or reject late applications Municipality of Tirana, represented by PIU Number and Street: Skanderbeg Square, Culture Palace First Floor City: Tirana Telephone: +355 4 238 245 Fax+355 4 238 245 E-mail: jorida.liko@tirana.gov.al


AKTUALITET • E mërkurë 29 maj 2013

»

09

MË 28 PRILL TË 1999 FLAMUR PISLI MORI PENG AUTOBUSIN GREK ME 15 PASAGJERË

Dosja “Pisli”, 14 vjet më pas apel për të vërtetën Babai 73-vjeçar shprehet se forcat policore shkelën konventat ndërkombëtare Nuredin Pisli, 73-vjeçari klosian që vuan për humbjen e djalit të tij, Flamur Pisli ka bërë apel sërish në këtë përvjetor për zbardhjen e të vërtetës së vrasjes së djalit të tij në Fikas të Elbasanit. Ai nuk kërkon para nga shteti për vrasjen e djalit, as hakmarrje, por shprehet se kërkon një kopje të dosjes së djalit të ekzekutuar më 28 prill 1999 në Elbasan. Ditën kur mori peng autobusin e kompanisë greke “Ktel” me 15 pasagjerë dhe u nis drejt vendlindjes në shenjë hakmarrje ndaj pronarit që jo vetëm nuk i kishte dhënë rrogën e dy viteve punë, por dhe e spiunoi në polici,

prej nga doli me plagë në trup. Janë përpjekur ta politizojnë ngjarjen, por familja Pisli thotë se e keqja nuk i ka ardhur nga forcat politike, por nga struktura të policisë, të cilat, sipas Nuredin Pislit, kanë shkelur çdo konventë ndërkombëtare kur i kanë ekzekutuar djalin. “Ka 14 vjet që ne jemi të shqetësuar pa masë se djali ynë nga disa persona të Policisë së Shtetit konsiderohet kriminel, ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe. Për djalin tim artistët grekë kanë përgatitur një film. Gazetarë të shumtë grekë, por edhe nga shtete të tjera, na kanë pohuar se konventat

ndërkombëtare nuk lejojnë ekzekutimin e një personi kur ai nuk vret njerëz. Ata kanë zbardhur plotësisht ngjarjen dhe kanë faktuar se djali im, Flamur Pisli, nuk ka vrarë askënd, madje sipas vëzhgimeve të kryera ai ishte një njeri normal që kërkonte t’u jepte një mësim të mirë pronarëve grekë që shfrytëzonin emigrantët shqiptarë, por nuk i paguanin ata. Kërkesa ime është e thjeshtë: Kërkoj të zbardhet e vërteta, sepse nga hetimet e para djali im është konsideruar si një njeri i rrezikshëm”, përfundon ai apelin e radhës, ndërsa bën homazhe në lapidarin e të birit. L. Lleshi

AUTOR NJË 16-VJEÇAR PROBLEMATIK. TË DY MINORENËT ME PRINDËR TË DIVORCUAR

Me thikë në brez rrugëve, vritet në mes të qytetit 15-vjeçari LEDIA LLESHI CËRRIK- Sulmon me thikë në zemër bashkëmoshtararin në një lokal pranë shkollës. Vdes 15-vjeçari arrestohet bashkëmoshatari që kreu krimin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10.15 në një lokal ngjitur me shkollën “7 Marsi” në lagjen nr. 3 e njohur si lagja e “Fermë” në Cërrik. Eri Fejzo 16 vjeç ka qëlluar me thikë duke i shkaktuar vdekjen shokut të tij Valentino Roçi 15 vjeç me banim po në të njëjtën lagje. Sipas dëshmitarëve dhe nxënësve të shkollës, dy adoleshentët kanë qenë duke luajtur në një lokal ngjitur me shkollën kur më pas janë grindur mes tyre. Askush nuk ka pritur që 16-vjeçari do të merrte një thikë dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në pak sekonda pa mundur të ndërhyjë njeri. Nga të dhënat e para 15-vjeçari Roçi ka qenë duke luajtur me letra në momentin kur i është afruar autori i ngjarjes duke e goditur menjëherë në pjesën e zemrës. Me gjithë ndihmën e dhënë Valentino Roçi humbi jetën gjatë transportit për në spital. Vetëm pak minuta pas ngjarjes policia ka ndaluar 16-vjeçarin Eri Fejzo dhe ka shoqëruar gjithashtu për në komisariat dëshmitarë okularë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Vrasja Mësohet se dy të rinjtë janë nga familje me prindër të divorcuar. Policia ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët kriminalë. Për krimin janë ngritur dy pista hetimi. E para është ajo e konfliktit për një vajzë, ndërsa pista e dytë ka lidhje me konfliktin e momentit për shkak të lojës me para që dy bashkëmoshatarët ishin duke luajtur. Policia e ka cilësuar ngjarjen si pasojë e depresionit të autorit dhe e shkaktuar nga një konflikt mes të miturve. Mësohet se

Aksidenti tek “4 Rrugët” e Shijakut

Arrestohet 17-vjeçari i mbijetuar, nuk kishte patentë makine Arrestohet 17-vjeçari, i vetmi i mbijetuar i aksidentit të 2 ditëve më parë tek “4 rrugët” në Shijak. Policia bën të ditur se ndalimi i shtetasit Xh. Ç., 17 vjec, banues në fshatin Sallmone Shijak Durrës, ka ardhur pasi ai ishte i papajisur me dëshmi për drejtim automjeti. Rreth orës 12.30, në aksin rrugor “Katër Rrugët”-Rrashbull, pranë karburant “Shahini”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip Mercedes Benz me targa DR 6165 D, është përplasur me bordurën që ndodhet para karburantit dhe më pas automjeti ka përfunduar i dëmtuar plotësisht në kanalin kullues të krahut të majtë të ketij aksi rrugor. Për pasojë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasit: Elton Çyrbja, 16 vjeç, banues në Sallmone Shijak, Luxhiano Hoxha, 17 vjeç, banues në Durrës. Nga ana e policisë u kryen veprimet e para procedurale dhe materialet iu përcollën Prokurorise së rrethit Durrës për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Kishte probleme për të udhëtuar jashtë vendit

Ndalohet 20-vjeçarja, aplikoi për pasaportë me identitet të rremë

Ngjarja ka tronditur thellë nxënësit dhe prindërit e tyre. Pasi kanë mësuar se çfarë ka ndodhur ata kanë nxituar për në shkollë për të shoqëruar fëmijët. Mësimi është ndërprerë dhe të gjithë i kanë pasur sytë nga lokali ku ndodhi ngjarja. Në atë moment ka qenë vetëm një grua që nuk ka pasur asnjë mundësi të ndërhynte kur vrasja ka ndodhur.

viktima 15-vjeçar Roçi jetonte me gjyshin. Ishte fëmija i 6 i një familje të divorcuar. Nëna e tij ishte larguar vite më parë duke i braktisur. Mësohet se ai kishte tre ditë që nuk paraqitej në shkollë. Për këtë mësuesja kujdestare kishte njoftuar të atin, por ai nuk ishte interesuar shumë për fëmijën e tij. Ndërkohë mësohet se autori i krimit gjithashtu jetonte me gjyshërit për shkak se edhe prindërit e tij ishin të divorcuar. Ai njihej si problematik dhe nuk shkonte në shkollë. Sipas dëshmisë së nxënësve, ai sillej keq, ishte i dhunshëm dhe hynte në shkollë e u kërkonte para nxënësve me qëllimin për t’i luajtur kumar. Sipas atyre që e njohin, ai kishte probleme psikike dhe për këtë arsye nuk vazhdonte shkollën. Ndërsa faktin që autori ishte problematik e kanë konfirmuar dhe banorët e lagjes. Ata kanë pohuar se adoleshenti që goditi me thikë

bashkëmoshatarin e tij, ka shfaqur dhe herë të tjera shenja dhune duke hyrë me forcë në shkollën 9-vjeçare edhe pse nuk ishte nxënës i saj. Ndërsa për viktimën mësohet se ishte nxënës shumë i rregullt dhe që nuk kishte pasur më parë probleme me bashkëmoshatarët e tij. Ngjarja ka tronditur thellë nxënësit dhe prindërit e tyre. Pasi kanë mësuar se çfarë ka ndodhur ata kanë nxituar për në shkollë për të shoqëruar fëmijët. Mësimi është ndërprerë dhe të gjithë i kanë pasur sytë nga lokali ku ndodhi ngjarja. Në atë moment ka qenë vetëm një grua që nuk ka pasur asnjë mundësi të ndërhynte kur vrasja ka ndodhur. Mësuesit dhe drejtori i shkollës janë marrë në pyetje nga policia për të shpjeguar çfarë kishte ndodhur me 15-vjeçarin Roçi, i cili duhet të ishte në shkollë.

Një 20-vjeçare nga Elbasani është ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim nga policia për falsifikim dokumentesh. Xh. M 20 vjeç mësohet se pak kohë më parë kishte aplikuar për pasaportë, por jo duke përdorur të dhënat e saj personale, por të një personi tjetër. Mësohet se vajza e ka bërë këtë për shkak se kishte probleme me dokumentet për të udhëtuar jashtë vendit. Mësohet se ajo ka përdorur identitetin e një të afërmi, por kjo është zbuluar gjatë verifikimeve nga ana e policisë. Tashmë ajo do të duhet të përgjigjet për akuzën e falsifikimit të dokumenteve të identifikimit. Rastet e aplikimit me identitetin e një personi tjetër nuk mungojnë dhe shkaku kryesor është ekspulsi nga vendet e Shengenit dhe probleme të tjera me dokumentacionin personal. Vajza tashmë do të përballet me vendimin e gjykatës për akuzën e ngritur duke rrezikuar burgim deri në një vit. L. Ll

Ngjarja te Mali i Robit

Policia ende asnjë të ndaluar për vrasjen e biznesmenit KAVAJË- Policia nuk ka ende asnjë të ndaluar apo ndonjë emër autori për vrasjen e ndodhur 2 ditë më parë tek Mali i Robit të Ervis Tafaruçit. Sipas bluve të këtij rrethi, në vendin e quajtur Mali Robit Kavajë, në rrugën nacionale Durrës – Rrogozhinë, në gjendje të ndaluar me sens lëvizje drejtim qytetit Kavajës në mjetin tip “Audi A3”, ngjyrë gri, me targa AA 933 GE, në sediljen e shoferit është vrarë me armë zjarri shtetasi Ervis Bashkim Tafaruci (Qarri) 33 vjeç, lindur dhe banues në lagjen 17 Durrës, i dënuar më parë. Menjëherë në vendngjarje u formua grupi hetimor, i cili aktualisht po punon me intensitet për zbardhjen e motiveve dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë gjatë këqyrjes së vendit ngjarjes janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës material 24 gëzhoja mod 56 kalibrit 7.62 mm.


10

« AKTUALITET

E mërkurë 29 maj 2013 •

MERR LEJE E BRAKTIS GJYQIN E TIJ. PROCESI DAJTI DREJT KOLAPSIT TË PLOTË

Dajti-gjykatës: S’kam para të paguaj avokatin Vetëm një avokat ka kërkuar 200 mijë euro për ta mbrotjtur Duke parë se i vetmi akokat që pranoi ta mbronte, kërkoi 200 mijë euro, Dritan Dajti, i dyshuari kryesor për masakrën e Durrësit, ku u vranë 4 oficerë policie, ka braktisur edhe dje seancën, duke u kërkuar gjyqtarëve t’i paguanin ndonjë avokat se ai nuk kishte mundësi. Kështu, edhe dje Dajti u largua sërish nga salla e gjyqit, pasi nuk u paraqit në gjykatë asnjë avokat mbrojtës. Gjykata kërkoi sërish që gjykimi të vijojë vetëm në prani të të pandehurit, por Dajti e braktisi seancën duke i kujtuar gjykatës se do të rikthehet vetëm kur t’i caktohet një avokat mbrojtës. Dajti nuk hezitoi të theksonte sërish se nuk ka mjete financiare për të paguar avokatin, çka sipas tij i mbetej gjykatës

për të paguar mbrojtësin që do t’i caktojë. “Nuk kam para të paguaj avokat, ndaj me lejën tuaj po largohem”,- i tha ai trupit gjykues. Përgjatë kësaj kohe vetëm avokati Ndue Pjetra ka pranuar mbrojtjen e Dajtit, duke kërkuar si shpër-

blim shumën prej 200 mijë eurosh, kërkesë e cila u rrëzua nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Edhe në seancën e 3 ditëve më parë, nuk ishin paraqitur dy avokatët kryesisht të caktuar nga gjykata. Në këto kushte, trupa gjyqësore caktoi

dy mbrojtës të rinj ligjorë dhe caktoi ditën e djeshme për seancën e radhës, e cila u shty sërish, pasi skema e zgjedhur nga Dajti, po funksionon më së miri dhe procesi po zvarritet pafundësisht. Tashmë kolapsi apo qorrsokaku ku është futur drejtësia shqiptare me këtë rast, mbetet ende enigmë, pasi Dajti po thyen çdo rekord të shtyrjeve të seancave, kur shifra ka kaluar 220-ën. Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi Dhomën e Avokatisë të gjente avokat, por kjo e fundit e akuzoi gjykatën për paaftësi, ndërsa nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa tha se Avokatura e Shtetit do të ishte zgjidhja që me ç’duket jo vetëm që s’po vjen, por do të mbërthejë gjatë drejtësinë shqiptare.

NDËRHYNTE TE MATËSAT ELEKTRIKË, PRANGA 24-VJEÇARIT NË TIRANË

Faturuesi i ÇEZ, për 300 mijë lekë ulte kilovatët e harxhuar Mariglen Mullai

N

jë punonjës i “Çez Shpërndarje”, për 300 mijë lekë të vjetra, e bënte sahatin e shtëpisë, që të tregonte më pak kilovatë sesa ishin harxhuar dhe për këtë u arrestua. Nga burimet zyrtare të policisë mësohet se, Sektori kundër Krimit Ekonomi dhe Financiar, pas një hetimi disa mujor, në kuadër të operacionit të koduar “Faturuesit”, bëri të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin në kushtet e flagrancës së shtetasit Semidion Daja, 24 vjeç, lindur në Berat e banues në Tiranë, me detyrë punonjës i kompanisë “Çez Shpërndarje” Tiranë. Skema e mashtrimit Duke iu referuar të njëjtave burime policore mësohet se, arrestimi i Dajës u krye pasi përgjatë kryerjes së një hetimi intensiv. Aty rezultoi se, gjatë kryerjes së detyrës si specialist pranë kompanisë “Çez Shpërndarje” Tiranë, ka ndërhyrë në matësat elektrikë të familjeve të ndryshme, duke bërë të mundur që shuma e kilovatëve për t’u paguar të jetë më e vogël se ajo që shpenzohej realisht. Gjatë shtrirjes së mëtejshme të këtij procedimi penal u konkludua se 24-vjeçari, për çdo ndërhyrje në matësat elektrikë, përfitonte duke ju marrë familjarëve të ndryshëm, nga 30.000 lekë. Aktualisht hetimi po vazhdon edhe për punonjës të tjerë të përfshirë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës. Kjo vepër penale parashikohet nga neni 259 i Kodit Penal. Hetimet për ÇEZ Prej kohësh, Prokuroria e Tiranës ka plotësuar dosjen që

Vejushë 2 herë me 2 vëllezër

I vëllai vdiq në ndërtim, ai pas martesës me kunatën vdes po atje ITALI- Një shqiptar vdes në punë, ndërsa ishte martuar me gruan e vëllait të tij, e mbetur vejushë për të njëjtën arsye, pra që i shoqi kishte vdekur në punë. Disa e quajnë fat, të tjerët thjesht fat i keq, por ky është fakt ajo çfarë ka ndodhur në një familje me origjinë shqiptare që banon prej vitesh në Castelcovati. Së pari, është regjistruar vdekja tragjike e një njeriu, 36-vjeçarit, Nazim Spaneshi, i cili vdiq pardje rreth orës 10:30 të mëngjesit. Për arsye të paqarta ra skela, e vendosur në një lartësi relativisht modeste, vetëm 5 metra. Përplasja me tokën i ka marrë jetën punëtorit. Vendi, në të cilin kompania e tij ishte duke punuar, ishte në Milano, në Cernusco. Edhe detajet e tregimit, për fat të keq, janë po aq tragjike. Nazim Spaneshi, në fakt disa vjet më parë u martua me Zendën, e cila deri në atë kohë ishte kunata e tij, një grua e ve, pasi burri i saj i parë vdiq në një aksident, në vendin e punës, në një kantier ndërtimi. Tashmë ajo ishte nënë e një djali 7-vjeçar, kur u martua me Nazimin, vëllain e ish-burrit. Nga martesa e dytë, Zenda kishte edhe një fëmijë disamuajsh. Momentalisht ajo mbetet vejushë 2 herë, e martuar 2 herë me 2 vëllezër që vdiqën të dy në ndërtim dhe nënë e dy fëmijëve pa baba.

Halimi: Hapësirë 30-ditore

Drejtësia, 50 studentë kanë nisur praktikën profesionale Ditën e djeshme, 50 studentë nisën praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë. “Diploma juaj është e vlefshme dhe mundi juaj për ta arritur atë gjithashtu”,-tha ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, gjatë prezantimit të këtij programi. Halimi u shpreh se mbështetja e brezave të rinj është thelbësore për të ardhmen e një vendi dhe qeverisja e hapur e mundëson këtë. “Është e rëndësishme që të rinjtë të njohin më nga afër mekanizmat se si punohet në ministri, se si qeveriset, si bëhen ligjet, si monitorohen institucionet, si bëhet oponenca e projektligjeve..etj”, theksoi Halimi. Ministri i Drejtësisë garantoi se dyert e Ministrisë do të mbeten gjithnjë të hapura për të rinjtë. “Studentë rrotull zyrave të ministrisë gjithnjë ka pasur, si rrjedhojë e bashkëpunimit me universitetet, por sot është institucionalizuar një program i ri me nismën e Ministrisë së Drejtësisë dhe do të zgjasë 30 ditë”, nënvizoi Halimi. Më tej ministri shtoi se “Ky program, është jashtë varësisë së universiteteve dhe është përpiluar për të qasur sa më mirë kërkesat e studentëve dhe pjesë e tij mund të jenë studentë që janë në përfundim të Faklutetit të Drejtësisë në Shqipëri, por edhe studentët shqiptarë jashtë vendit”.

Përgjakje në dushet e burgut

Për lojën e futbollit, therret i burgosuri shqiptar, shpëton

do ta dërgojë në gjykatë, në lidhje me abuzime të shumta të funksionarëve të kësaj kompanie, në kohën kur drejtohej nga çekët. Skema ishte pothuajse e njëjtë, pasi fatu-

ruesit janë kryesisht të dyshuarit kryesorë të abuzimeve, sepse me anë të mjeteve teknologjike dhe aparaturave speciale, ata mundësonin uljet e kilovatëve të harxhuar, ose

Nuk pranojnë amnistinë

Gërdec, 2 të plagosur padi nr 2 në Strasburg Mediut Dy nga të plagosurit rëndë nga shpërthimi i Gërdecit, i drejtohen përsëri Gjykatës të së Drejtave të Njeriut në Strasburg. Sipas tyre, përfshirja në amnisti e ish-ministrit të mbrojtjes Famir Mediu, ka çuar në shkelje të qarta të një numri të të drejtave të

garantuara nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Aplikantët Durdaj dhe Hazizaj i referuan historikun e gjykimit të tyre që pati fillesë në një procedim penal ndaj Fatmir Mediut në cilësinë e ministrit

në raste të tjera i rrisnin ato, në varësi të klientëve. Edhe vetë kryeprokurori Adriatik Llalla ka pranuar këtë dosje hetimore, ndërsa një hetim ndërkombëtar ka nisur për CEZ.

të Mbrojtjes, më 18 nëntor 2009, dy muaj pas pushimit të çështjes ndaj tij, më 14 shtator 2009. Më 7 nëntor 2012, Kuvendi miratoi një amnisti të përgjithshme me rastin festiv të 100- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Drafti ishte i paqartë për publikun se cilat vepra penale prekte dhe cilat përjashtonte, ndaj Gjykata e Lartë vijoi me gjykimin e çështjes në disa seanca në nëntor 2012. Më 28.12.2012 amnistia u publikua dhe hyri në fuqi.

GJENEVË- Një i burgosur me origjinë shqiptare u godit me thikë më 3 maj, teksa ndodhej në dush, në burgun “ChampDollon” të Gjenevës, duke rrezikuar jetën. Ngjarja është raportuar në “Tribune de Genève” nga Simon Ntah, avokati i tij. Nga hetimet e djeshme rezultoi se baza e sulmit të përgjakshëm ka qenë një “garë sportive”, e lindur në fushën e futbollit të burgut. Të dy burrat kishin filluar luftën gjatë një loje. Hakmarrja, megjithatë, erdhi më vonë. Shqiptari u gozhdua me një objekt të prodhuar me dorë, ndërsa ai ishte në dush me të burgosur të tjerë. Viktima, i ndodhur në burg për trafikimin e drogës, ashtu si edhe sulmuesit e saj që janë dënuar për drogë, ishte goditur në bark dhe këmbë. “Ai i detyrohet për shpëtimin e jetës tij, ndërhyrjes së një të burgosuri tjetër”,- thotë avokati. Sulmuesi, ndërkohë, ështe vendosur në një dhomë të sigurtë dhe incidenti është raportuar te autoritetet përkatëse të burgut e policisë.

Shkëmbimi i kokainës

Karabinierët, dëshmi për shitësin shqiptar të drogës ITALI- Tri karabinierë kanë gjurmuar një çështje droge dhe zbuluan, ndoqën dhe arrestuan shqiptarin Arsen Grabovaj, 29 vjeç. Ai ka përfunduar në burg më 31 janar, ku mbetet nën arrest, ndërsa dje në gjyq përpara gjyqtarit të vetëm të Gjykatës së Modicas, Antongiulio Maggiore, shqiptari u mbrojt nga Alessandro Angelo, i akuzuar për posedim dhe trafikim droge. Karabinierët theksuan dje në gjykatë se e kanë identifikuar shqiptarin, pasi ndoqën italianen me iniciale R.P.S, një narkomane e njohur, ndërsa ajo shkonte në sheshin “San Giovanni” për t’u takuar me shqiptarin që të blinte drogë. Të dy u arrestuan në flagrancë. Gruaja u gjet në posedim të një zarfi të vogël me 1,40 gramë kokainë, ndërsa Grabovaj kishte 190 euro.


intervistë • E mërkurë 29 maj 2013

»

11

Intervista/Flet kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi

Boçi: Investime të reja dhe vende pune K

andidati për deputet i PD-së në qarkun e Elbasanit Luçiano Boçi në një intervistë të dhënë për “Metropol” flet mbi projektet e PD-së për Elbasanin. - Zoti Boçi, ka nisur zyrtarisht fushata elektorale dhe partitë politike në harkun kohor të 30 ditëve do të shpalosin projektet dhe platformat programore me qëllim qeverisjen e vendit 4-vjeçarin e ardhshëm. Me çfarë oferte shkon Partia Demokratike para shqiptarëve për të kërkuar një mandat të tretë qeverisës? - PD-ja synon të çojë më tej programin e saj për një Shqipëri të zhvilluar dhe europiane, si shprehje e një projekti gjigant qytetërimi dhe si shprehje e realizimit të idesë së madhe të lirisë dhe demokracisë. Rritja e mirëqenies dhe e cilësisë së jetës së qytetarit kudo ku ai ndodhet, mbetet boshti themelor rreth të cilit ndërtohen të gjitha objektivat makro dhe mikro si dhe të gjitha ofertat e zgjidhjeve afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtra të parashikuara. Konsolidimi i ekonomisë nëpërmjet ruajtjes së trendit ngjitës së saj nëpërmjet stimulimit të bizneseve të niveleve të ndryshme, nëpërmjet tërheqjes më të shumtë të investimeve të huaja, nëpërmjet një politike taksimi favorizuese dhe përkrahje të pakufishme, ofrimit të një shkalle sigurie sipërore, nëpërmjet stimulimit të prodhimit bujqësor, rritjes së turizmit shumëplanësh përbën njërin prej drejtimeve kryesore programore. Pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj do të jetë shtimi i vendeve të reja të punës në sektorë të ndryshëm dhe për grup-mosha të ndryshme, si dhe mundësia e rritjes së nivelit të të ardhurave për kategoritë e ndryshme të pagave, përkthyer kjo në më shumë benifite për qytetarët: në një jetesë më të mirë, në pensione më të larta, në përkrahje sociale më të plotë. Investimet në infrastrukturë, sidomos atë rrugore, nuk kanë për të reshtur, pasi ajo është ndikuesja e drejtpërdrejtë e arritjeve ekonomike të çdo biznesi, të çdo fermeri, të çdo individi që kërkon që iniciativën e tij private ta kthejë në një investim të suksesshëm. Subvencionimi bujqësor do të njoh fushë aplikimi më të gjerë dhe njëkohësisht fonde më të shumta, me qëllim që fermeri shqiptar të ndihet i përkrahur nga shteti dhe i mbrojtur plotësisht nga ai. Në këtë drejtim shkon dhe insistimi për të përmirësuar me programe konkrete sistemin e vaditjes dhe të kujdesit për tokën. Përmirësimi i edukimit nëpërmjet vazhdimit të ndërtimeve dhe rikonstruksioneve shkollore paralelisht me përmirësimet logjistike të laboratorëve dhe bibliotekave, paralelisht me rritjen e teknologjisë dixhitale e te internetit dhe krahas standardizimit bashkëkohor të programeve mësimore do të njohë nivele të reja, nivele që i përgjigjen më së miri etjes së brezave për informacion dhe dituri. Arti dhe kultura parashikohen të kalojnë në procese vlerësimi dhe mbështetje maksimale si pasuri e shpirtit të kombit, pa të cilat identiteti ynë do të mbetej i cunguar dhe i pavlerësuar. Në synimet e tij europian programi ynë është i qartë dhe konkret: arritja e marrjes së statusit të vendit kandidat dhe aplikimi për anëtar me të drejta të plota. Paketa e ofertës sonë është reale, konkrete, e provueshme dhe e realizueshme dhe me një shkallë besueshmërie të lartë. - Cilat janë problematikat e zonës ku ju kandidoni në rrethin e Elbasanit dhe çfarë synoni të bëni në këtë zonë? - Elbasani mbetet një ndër qarqet më të investuara në këta katër vjet, investime që shkojnë nga lartësitë e Shebenikut në majat e malësisë Gramshit, vazhdojnë me kurorën e Elbasanit dhe zbresin në fushat e begata të zonës së Cërrikut, deri në kodrinat e liqenet e Dumresë. Dhe kurora mbretërore e të gjithave mbetet autostrada Tiranë-Elbasan, impaktet e së cilës do të prekin të gjitha fushat: ekonomike, arsimore, sociale e kulturore. Por asgjë nuk përfundon këtu. Do të vazhdohet me bajpasin e Elbasanit, sikurse me vazhdimin e lidhjeve nëpërmjet Mollasit me qarkun e Beratit, me një projekt rrugor të miratuar tashmë si dhe me lidhjen me qarkun e Lushnjës nëpërmjet Rrasës, dhe ky

Largimi i LSI-së nga koalicioni mazhoritar

“...Si pamundësi e bashkëjetesës të së mirës me të keqen. Largimi i kësaj të keqeje nga ne na ka dhënë një kredo politike më të fortë, e cila do të jetë një ndër arsyet e fitores sonë.” Statusi kandidat për në BE

“Bashkohen të dyja (PS-LSI) në një pikë: që nuk duan t’i miratojnë, sepse integrimi, që është në vetë emrin e LSI-së, që ishte në marrëveshjen me PD-në, që u rishkrua si gjë e vjetër me bojë të re në faqeputhjen me PSnë, mbetet kompleksi më i madh i së majtës tonë me xhaketë të re, por me shpirt të irnosur. Thënë shkurt, nuk e duan dhe pengojnë miratimin.” Për Ben Blushin

“E ftoj (Ben Blushin) të plotësojë formularin e aplikimit për anëtarësim në zyrat tona për hir të asaj që kurrë nuk e gjejmë te PS-ja: të nderit të fjalës së mbajtur, dhe jo të rreket të mësojë rrugët e problemet e Elbasanit me udhërrëfyes dhe të sillet në deklarata e intervista sipas shprehjes “hajde baba të të tregoj arat”. Autostrada Tiranë-Elbasan

“Elbasani mbetet një ndër qarqet më të investuar në këta katër vjet, investime që shkojnë nga lartësitë e Shebenikut në majat e malësisë së Gramshit, vazhdojnë me kurorën e Elbasanit dhe zbresin në fushat e begata të zonës së Cërrikut deri në kodrinat e liqenet e Dumresë. Dhe kurora mbretërore e të gjithave mbetet autostrada Tiranë-Elbasan, impaktet e së cilës do të prekin të gjitha fushat: ekonomike, arsimore, sociale e kulturore.”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

Adresa: Sheshi “Skënderbej”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK “Shpallje Kërkese për Shpronësim Publik Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i segmentot rrugor “Ura e Drinit – Ura e Bunës” (Hyrje e Qytetit Shkodër). Subjekti kërkues i këtij objekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me V.K.M. nr. 138, datë 23.03.2000 “Për kriteret tekinke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuri të pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar. Pronarët që kanë emrin në listen emëror edhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). Vlera totale e shpronësimit është 3.098.361 (tre million e nëntëdhjetë e tetëmijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) lekë. Lista e pronarit qe shpronesohen si rezultat I ndertimit te segmentit "Rruga Hyrese Shkoder" Nr.

Emri

Pronari Atsia

Mbiemri

1 SANDER PASHK LUANI TOTALI

ZK

Nr Pas

8581

18/699

Vlera

Shenime Proces Rikonformimi dhe rivleresimi 3098361 3098361

një projekt në zbatim e sipër. Si zonë me diversitet klimaterik e gjeografik Elbasani, më saktë fermeri i tij, do të vazhdojë të subvencionohet për kulturat e ullirit, arrorëve dhe pemëtarisë, pa harruar sistemin e serave dhe kulturat e tjera, që janë shumë cilësore në këtë hapësirë. Impaktet e këtyre: ulja e papunësisë mbetet objektiv për këtë qark. Kësaj do t’i vijë në ndihmë si stimulimi i biznesit në tërësi, si ai i të rinjve pa taksa, si ai i emigrantëve të kthyer pa taksa sikurse investimet gjigante në HEC-et në Banjë apo projekte të ngjashme energjetike dhe në sipërmarrje të tjera industriale, të agrobiznesit apo të aplikacioneve të ndryshme. I nvestimi infrastrukturor i Universitetit të Elbasanit do të vazhdojë me kampusin universitar, sikurse do të synohet zgjerimi i fushave të studimit dhe përmirësimi i produktit të diplomave dhe gradave të tij. Meqenëse pushteti lokal ka dështuar në objektivin e tij për t’i ofruar Elbasanit një ajër më të pastër, mbetet objektiv parësor ndërtimi i një landfilli, i cili është projektuar tashmë nga qarku dhe është në proces vlerësimi. - Zoti Boçi, brenda pak javësh përfundon ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan, investimi më i rëndësishëm i këtij 4-vjeçari qeverisës. Cili është mesazhi juaj për qytetarët e qarkut të Elbasanit dhe pjesës juglindore të vendit, po të sjellim në vëmendje se kryetari i PS-së, Edi Rama, dy vjet e gjysmë më parë urdhëroi deputetët të mos votonin buxhetin e ndërtimit të rrugës? - Mesazhin, në fakt, ne e kemi marrë tashmë nga qytetarët e qarkut të Elbasanit dhe më tej dhe në këtë pikë duket se na kanë tejkaluar bindshëm. Ata kanë dëshmuar hapur mirënjohjen e tyre për realizimin e këtij projekti-ëndërr në mënyrën si e kanë pritur atë, në mënyrën si na kanë pritur ne, në mënyrën se si kanë reaguar ndaj faktit të bllokimit të tij nga deputetët e majtë dhe jam i bindur se do ta demonstrojnë më së miri në mënyrën se si do të votojnë më 23 qershor. Kryesuesi i listës së PS-së në qarkun e Elbasanit, Ben Blushi, është shprehur më herët se do të anëtarësohej në PD nëse do të bëhej realitet tuneli i Kërrabës. Sot zoti Blushi është para faktit të kryer. E ftoj të plotësojë formularin e aplikimit për anëtarësim në zyrat tona për hir të asaj që kurrë nuk e gjejmë te PS-ja: të nderit të fjalës së mbajtur, dhe jo të rreket të mësojë rrugët e problemet e Elbasanit me udhërrëfyes dhe të sillet në deklarata e intervista sipas shprehjes “hajde baba të të tregoj arat”. - Si i vlerësoni polemikat brenda së majtës për kryeministrin në hije, pasi Rama dhe Meta kanë pretendime që cenojnë ambiciet e njëri-tjetrit? - Që as njëri e as tjetri nuk e meritojnë, nuk duhet dhe nuk mund të bëhen kryeministra. - Duke qëndruar sërish në kampin opozitar, si e komentoni largimin e LSI-së nga mazhoranca? Do të ndikojë negativisht kjo? - Si pamundësi e bashkëjetesës të së mirës me të keqen. Largimi i kësaj të keqeje nga ne na ka dhënë një kredo politike më të fortë, e cila do të jetë një ndër arsyet e fitores sonë. - Ilir Meta ka nisur një fushatë sulmesh ndaj qeverisë, duke deklaruar se duhet rotacion, pasi kjo qeveri ka dështuar në shumë sektorë. Si i komentoni deklaratat e tij, duke qenë se ka qenë dhe pjesë e qeverisë? - “Lëre, se nuk di çfarë flet” është një shprehje, por dhe që “nuk di çfarë politike të prodhojë” duhet të ishte vazhdimi i saj. Mendoj se ky është ilustrimi më i mirë i deklaratave të tij pa ngjyrë dhe pa pikë kuptimi. Kontradikta mes PS-së dhe LSI-së ka edhe lidhur me miratimin e 3 ligjeve të statusit, Por që bashkohen të dyja në një pikë: që nuk duan t’i miratojnë, sepse integrimi, që është në vetë emrin e LSI, që ishte në marrëveshjen me PDnë, që u rishkrua si gjë e vjetër me bojë të re në faqeputhjen me PS-në, mbetet kompleksi më i madh i së majtës sonë me xhaketë të re, por me shpirt të irnosur. Thënë shkurt, nuk e duan dhe pengojnë miratimin.


12

« gossip

“Iron Man 3”, në listën e top-five “Iron Man 3”, filmi i bazuar në novelën grafike me të njëjtin titull, ka zënë vendin e pestë në listën e filmave më fitimprurës të të gjitha kohërave. Episodi i tretë i sagës së njeriut të hekurt ka arkëtuar 1.14 miliard dollarë në mbarë botën, duke zbritur nga piedestali filmin e vitit 2011, “Transformers: Dark of the Moon”. “Avatar” dhe “Titanic” mbeten kampionët e fitimeve për të gjitha kohërat, pasi kanë fituar mbi 2 miliardë dollarë secili.“Avengers” dhe finalja e magjistarit “Harry Potter” renditen përkatësisht i treti dhe i katërti, me nga 1.5 dhe 1.34 miliardë dollarë. “Iron Man 3”, që u shfaq në prill në Britani dhe në maj në Shtetet e Bashkuara, është i treti me protagonist Robert Downey Jr, në rolin e luftëtarit të hekurt.

“Fast 6”, në majë të box office “Fast & Furious 6” ka debutuar fundjavën që kaloi në kinematë e Amerikës veriore duke zaptuar menjëherë vendin e parë në box office dhe duke arkëtuar më shumë se dyfishin e “The Hangover 3”. Episodi i radhës i filmit aksion, me aktorët Vin Diesel dhe Paul Walker, arkëtoi 122.2 milionë dollarë në katër ditë fundjavë, ndërsa “The Hangover 3” 52 milionë. Ndërkohë, më pas vazhdojnë “Star Trek: Into Darkness”, “The Great Gatsby” dhe “Iron Man 3”, të cilin vlerësimet e para e konsideronin si një rekordmen absolut. Sipas Hollywood.com, arkëtimet fundjavën që kaloi arritën në 323 milionë dollarë në total, që e bën fundjavën Memoriale për box office. Filmi i animuar i “Fox”, “Epic”, ishte një tjetër film që hyri këtë fundjavë duke u renditur i katërti me 34.2 milionë dollarë arkëtime. Filmi “Star Trek” i regjisorit JJ Abrams pritej të bënte 100 milionë dollarë në debutimin e tij në fundjavë, por filmi mori vetëm 82 milionë dhe u spostua pikërisht nga “Fast & Furious 6”. Në këtë episod, Vin Diesel interpreton liderin e bandës që rekrutohet nga agjenti amerikan, i interpretuar nga Dwayne Johnson, për të ndaluar një grup shoferësh-mercenarë që po terrorizojnë rrugët.

Rihanna bën banjo me bikini Sigurisht Rihanna bën një jetë luksoze mirëpo kur del në fotografi ajo nuk del pa bikini. Kështu ka ndodhur përderisa ajo është relaksuar në një banjo në Marok. Këngëtarja e hitit “Pour it Up”, është zhveshur në bikini të kaltërta ndërsa ka thirrur shoqen e saj më të ngushtë, Melissa Forde për t’i bërë fotografi. Rihana, ka bërë një seri fotografish që i ka postuar në faqen e saj në Istagram përderisa ajo është duke u relaksuar në brigjet e Spanjës para se të filloi turneun e saj “Diamonds” nëpër Europë.

E mërkurë 29 maj 2013 •

5 tipa meshkujsh nga të cilët duhet ikur sa më parë që të jetë e mundur

F

emrat gjithmonë u janë dorëzuar meshkujve të rrezikshëm. Fatkeqësisht, realiteti është shumë më i vrazhdë. Po ju paraqesim pesë tipa thyerje zemrash, të cilëve do të duhej t’u shmangeni, nëse nuk dëshironi t’ju thyhet zemra. Gruarët Po e vërejtët që djaloshi juaj i ri vazhdimisht “i mat” me sy femrat që ndodhen përreth jush, është koha ta pyesni veten: “A do të mjaftohet vetëm me mua?” Mashkulli i dashuruar nuk sillet në atë mënyrë, andaj po u gjendët në situatë të ngjashme, duhet të jeni e kujdesshme. Gënjeshtarët Edhe pse shumica konsiderojnë që gënjeshtrat e vogla janë të padëmshme dhe normale, mashtrohen. Personi i cili është i gatshëm të gënjejë në mënyrë që të fsheh apo t’i shmanget konfliktit, është i gatshëm edhe për gënjeshtra edhe më të mëdha. Sa më larg tipave të tillë, mos e merrni veten në qafë. Egoistët Nëse ju flet pothuajse për çdo ditë se si mund të jeni të lumtur që keni gjetur një mashkull siç është ai, është koha të gjeni dikë që nuk e lavdëron veten. Mos lejoni t’ju imponojë ndjenjën e inferioritetit.

Stewart në lidhje lesbike? Kristen Stewart raportohet se po gjen prehje në krahët e një femre, pas ndarjes nga i dashuri i saj Robert Pattinson. Aktorja është parë duke qëndruar shumë e afërt me zeshkane misterioze, në lagjen Silver Lake të Los Angelesit. “Kristen dukej e trishtuar. Femra vazhdonte të fërkonte shpinën e Kristen dhe ia kishte hedhur krahun sipër. Ato prekeshin shumë, dhe përfundimisht dukej se ishte më shumë se një miqësi”, ka thënë dëshmitari.

Christopher Lee incizon album metal Aktori i njohur, Christopher Lee, ka publikuar një album të zhanrit metal në ditëlindjen e 91-të, si dhuratë për vetveten dhe fansat e tij. Albumi i tij quhet “Charlemange: The Omens Of Death”, ndërsa e ka incizuar së bashku me Richie Faulkner nga bendi legjendar, “Judas Priest”. Pikërisht më 27 maj (në ditëlindjen e tij), albumi ka dalë në shitje. Lee është më së shumti i njohur për rolin e Draculas në disa filma horror, pastaj atë të Sarumanit në trilogjinë “The Lord of the Rings”, si edhe për karakterin e Dookut në “Star Wars”.

Shkelësit e fjalës Mashkulli i dashuruar dëshiron të kalojë sa më shumë kohën me pjesën e tij të bukur. Po ndodhi e kundërta, do të jetë sinjal që diçka nuk është në rregull. Nëse jeni të mësuar me heqjen dorë nga

Femrat me tatuazh, më ‘të lehta’ në takimin e parë

F

emrat me tatuazhe shihen si ‘të lehta’ dhe burrat do i afrohen atyre shumë më shpejt se sa vajzave të tjera, të bisedojnë me to fillimisht… dhe më pas për të kryer marrëdhënie seksuale. Askush nuk mund të jetë indiferent ndaj tatuazhit të një femre. Kur ti ke tatuazh, shihesh si shumë e disponueshme… Ndërsa të rinjtë kanë vlerësuar femrat me tatuazhe si më tërheqëse dhe më të lirshme… Ekipi francez nga Universiteti de Bretagne-Sud ka anketuar të rinjtë në plazhet Brittany dhe ka rezultuar se femrat tërheqëse kishin tatuazhet, ndërsa bënin banjo dielli 50% të kohës. Nëse ju jeni një femër me një tatuazh ju jeni më shumë gjasa për të fjetur me burrat në ditën e parë të njohjes, pohon një profesor francez. Ju shiheni edhe si më tërheqëse dhe më të arritshme. Jo rrallëherë femrat me tatuazhe paragjykohen duke u etiketuar si femra imorale, jo feministe, të ashpra, jo me vlerë. Për disa femra të tjera një tatuazh është një mënyrë e mirë për t`u kapur pas kujtimeve të së shkuarës, ose për të treguar dashurinë dhe mbështetjen për njerëzit e afërt dhe të dashur.

ai për të darkuar së bashku apo për t’u takuar për shkak të disa “gjërave të rëndësishme”, jini të gatshme për t’u ndarë. Ish-at Mashkulli, të cilin njëherë e keni braktisur apo ju ka

braktisur le të mbetet e kaluar. Përvojat e shumta të femrave nëpër tërë botën kanë treguar se si përpjekjet e sërishme pothuajse kurrë nuk kanë rezultuar të suksesshme. Pajtohuni me faktin se çdo gjë ka marrë fund dhe vazhdoni përpara.


gossip • E mërkurë 29 maj 2013

»

13

Little

Tony Ndërron jetë

Johnny Depp punëson të pastrehët

Radcliffe

mund ta luajë babanë e Harry Potterit

Daniel Radcliffe ka thënë se do të kishte dëshirë të madhe që të kthehej në rolin e babait të Harry Potter në ndonjë vazhdim të radhës të filmave të suksesshëm. 23-vjeçari u bë i njohur me rolin e Harry Potterit, të cilin e ka luajtur për dhjetë vite, deri kur u lansua edhe filmi i fundit në vitin 2011. Ai ka thënë se do të ishte e përsosur të luante babanë e karakterit që dikur e luajti vet dhe padyshim që do t’i pëlqente rikthimi në një vazhdim të “Harry Potter”, pasi ka fituar miliona dollarë me atë film. “Nuk ka më gjëra shkollore. Kthimi në karakterin e babait të Harryt? Do të ishte e përsosur”, ka thënë aktori për revistën Time Out.

K

ëngëtari i madh italian Little Tony ka ndërruar jetë në një spital të Romës. Këngëtari me emrin e vërtetë Antionio Ciacci, është i njohur edhe për publikun shqiptar për këngën e famshme “Cuore Matto”. Ai u nda nga jeta në moshën 72-vjecare për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Little Tonny ndodhej i shtruar në spital prej tre muajsh pasi vuante nga një tumor. Pas dhënies të lajmit të keq në rrjetet sociale me mijëra dashamirës të tij e kujtojnë për performancat e shkëlqyera ndër vite, por edhe për faktin se ai konsiderohej si Elvis Presley italian. Fillimisht ai është shfaqur për publikun në Sanremon e vitit 1961. Kënga “24 mila bacci” u klasifikua në vendin e dytë në atë konkurrim. Po në të njëjtin vit, ai regjistroi disa këngë për filma të ndryshëm të kinematografisë italiane. Sukses i madh diskografik ishte në vitin 1962 me “Il ragazzo col ciuffo”. Në të njëjtin vit, sjell për publikun edhe të famshmen “So che mi ami ancora”. E kështu vit pas viti, performancat e Little Tony-t njihnin vetëm rritje, por kulmi i vërtetë ishte kënga “Cuore Matto”, e cila fitoi Sanremon e vitit 1968 dhe më pas qëndroi për 12 javë në krye të klasifikimeve.

Johnny Depp u ka dhënë role dy personave të pastrehë në filmin e tij të ardhshëm “Transcendence”, pasi i ka parë ata në rrugë në Albuquerque, New Mexico. Aktori 49-vjeçar ka arritur ta bindë regjisorin e filmit të ri të zhanrit fantazi-shkencë, “Transcendence”, për të angazhuar dy njerëzit e pastrehë. “Johnny gjithmonë pëlqen të ndihmojë komunitetin ku ndodhet. Derisa kishte shëtitur në zonën rreth Albuquerque, ai takoi këta dy karaktere. Ai e telefonoi menjëherë regjisorin”, ka thënë burimi për The Sun.

Balotelli pajtohet me të dashurën

Fansi prek prapanicën e Beyonce Gjatë performancës së Beyonce Knowles në një koncert në Kopenhagë, këngëtarja ka vrapuar nëpër skenë dhe iu është afruar fansave. Këtë e ka shfrytëzuar njëri nga ta duke e goditur prapanicën e superyllit. Beyonce e ka kërcënuar atë se do ta thërrasë sigurimin dhe do ta nxjerrë jashtë, por më pas ka vazhduar këndimin.

Fanny Neguesha ia ka falur gabimet e mëparshme Mario Balotellit dhe ka vendosur t’i japë edhe një shans. Para ndeshjes kthyese gjysmëfinale ndërmjet Real Madridit dhe Borussua Dortmundit, futbollisti i Milanit pati deklaruar se do t’ia ofronte të dashurën e tij të gjithë ekipit madrilen nëse arrin që të kualifikohet në finale. Këto deklarime e lënduan Fannyn, e cila më pas e braktisi SuperMarion e njohur për skandale. Megjithatë, duket se ata i kanë tejkaluar mosmarrëveshjet dhe janë përsëri bashkë. Çifti është fotografuar në Milano duke u mbajtur për dore.


« bota

14 “Princër” modernë, sipas Makiavelit

E mërkurë 29 maj 2013 •

K

anë kaluar 500 vite që kur Nikolo Makiaveli shkroi “Princin”, guidën e tij për një udhëheqës hipotetik. Ka pasur një seri të jashtëzakonshme personazhesh në kulturën popullore që tashmë i kemi konsideruar si “Makiavelistë”. Fjala “Makiavelist” përshkruan pikë së pari një marrëdhënie me veprat e teoricienit fjorentin të shekullit 16, Nikolo Makiaveli. Por në përdorimin më të zakonshëm lidhet me cilësitë që njerëzit kanë grumbulluar pak e nga pak prej “Princit” të Makiavelit. Fjalori i Oksfordit në anglisht thotë: “Një person që praktikon pragmatizmin në kurriz të moralitetit; një intrigant apo një mjeshtër intrigash. Zakonisht përçmues si kuptim”. Në një tjetër fjalor thuhet: “Shenjuar prej dinakërisë, hipokrizisë apo keqbesimit”. Studiuesit shpesh herë janë shqetësuar prej interpretimeve të ashpër popullorë që i janë bërë veprës së Makiavelit, por karakteri i tij ka fituar jo pak lavdi në shumë personazhe të përsosur dinakë të ekranit. Ja disa prej tyre. 1. Tony Soprano – “The Sopranos” Bosi në film i familjes Soprano të krimit në veri të Nju Xhersit është një njeri i prirur të gënjejë, të mbysë apo të çajë rrugën e tij me armë në dorë me qëllim që të ruajë fronin e vet. Por kreu i familjes shpreh pakënaqësi me “Princin” dhe mënyrën se si kolegët e tij italianë të krimit zbatojnë veprën e Makiavelit. Ai lexon dhe përqafon “Artin e luftës” të gjeneralit dhe filozofit kinez, Sun Tzu, pasi këtë ia rekomandon terapisti i tij. “Shumica e atyre që njoh lexojnë atë Princin, Matchabelli. Një herë i kërkova Camellës të marrë librin me shënime, dhe ishte jo keq, por ky libri “Arti i luftës” i Sun tzu është shumë më i mirë sa i përket strategjisë”. Megjithatë, edhe një lexues rastësor i Princit do të shohë paralele me mënyrën e veprimit të Tony Sopranos. Pjesa më e famshme e Princit është ajo flet nëse është më mirë të të duan apo të të kenë frikën. “Mbi këtë, ngrihet një pyetje: nëse është më mirë të të duan se sa të të kenë frikën, apo më mirë të të kenë frikën se sa të të duan?”, shkruan Makiaveli. “Mund të përgjigjesh se duhet të urosh që të kesh të dyja, por për arsye se është e vështirë t’i bashkosh tek i njëjti person, është shumë më e sigurtë të të kenë frikën se sa të të duan, kur duhet të zgjedhësh njërën”. 2. Francis Urquhart – House of Cards Francis Urquhart (i njohur me inicialet e tij, FU), një politikan në serialin House of Cards, me një ambicie të pangijshme, i krijuar nga Michael Dobbs, është padyshim një supermakiavelist, me dhunti në artin e errët të politikës. I luajtur prej aktorit Ian Richardson në serinë televizive të viteve nëntëdhjetë, House of Cards, etja e Urquhart për pushtet, mungesa e mëshirës që ai shfaq si dhe zhdërvjelltësia e bëjnë atë një antihero klasik, që mbahet mend për frazën e famshme: “Ti mund ta mendosh kështu, unë nuk mundem të komentoj”. Lidhja me filozofin italian u tha qartë prej skenaristit Andreu

Davies. Në të kaluarën e tij, Urquhart ka dhënë mësim Rilindjen e Italisë përpara se të hyjë në politikë dhe është ekspert i familjes Medici dhe i Makiavelit. Ashtu si Princi, ai është më i interesuar për qëllimin se sa për mjetin. Ai është njëkohësisht njeri me parime të forta, i dhënë pas politikave sociale autoritare dhe një doktrine ekonomike strikte. Nga ana tjetër, ai është një njeri pa moral në të dhënit pas pushtetit. Pasi kandidati i tij për Kryeministër nuk i jep një post ministror kur vjen në pushtet, Urquhart vihet për të shkatërruar këdo që i del para teksa nis e thur një rrjet manipulimi. Përdor shantazhin, tradhëtinë dhe vrasjen. 3. Tom Ripley Për protagonistin amoral të romaneve të Patricia Highsmith dhe filmit të Anthony Minghella “The Talented Mr Ripley”, filozofi John Gray thotë se Tom Ripley është “një makiavelist i vërtetë”. “Ripley nuk lejon që sjellja e tij të komandohet prej emocioneve, por kurdo, kur është e mundur, ndjek një rrugë mashtrimi të kujdesshëm të planifikuar kohë më parë. Ai është gati të përdorë dhunë për të arritur qëllimet e tij, por vetëm kur llogarit se është e domosdoshme ta bëjë këtë dhe se do të jetë efikase. Ai është i shkëputur nga moraliteti tradicional dhe ka një maskë publike, e cila fsheh qëllimet dhe strategjitë e tij. Ripley është e kundërta e Makiavelit, në qëllimet e tij. Makiaveli donte që pamëshirshmëria të përdorej për qëllime politike – arritjen e një republike të vetëqeverisur – ndërkohë që Ripley është i pamëshirshëm me qëllim që të arrijë synime të pastër personalë – një jetë të pasur, të ngeshme, plot me lehtësira. Praktik-

isht, Ripley është Makiaveli, por për një epokë të privatizuar”. 4. Jago – Otello Ndërkohë që Tony Soprano, Francis Urquhart dhe Tom Ripley janë personazhe të këqinj për të cilët lexuesve dhe shikuesve u duhet shumë mund që të mos i pëlqejnë, Jago i Otellos është krejt i ndryshëm. “Jago është Makiaveli më i famshëm i Shekspirit, megjithatë ai nuk e pranon asnjëherë ndikimin e Makiavelit”, shkruan Profesori Gordon McMullan i Qendrës Shekspir në Kings College në Londër. “Ndryshe nga Mysafiri i Garter tek Gratë e Lumtura – i cili pyet troç: A jam unë politik? A jam delikat? A jam Makiavel? – Jago nuk pretendon ndikim prej tij, duke krijuar përshtypjen se i ka menduar vetë të gjithë veprimet e tij, dhe sigurisht, duke parë ekzekutimin e rrëmujshëm që i bën planit të tij në fund të tragjedisë, ai nuk ka arritur të ndjekë këshillën e Makiavelit për të ruajtur pushtetin, por në kurriz të të tjerëve. Por, në fund të fundit, Makiavelët britanikë janë të gjithë të prirur të dështojnë – shihni Barabasin e Cristopher Marlou tek “Hebreu i Maltës”, i cili përfundon i vdekur para audiencës – dhe Jago në çdo rast nuk është në pozitën për të ndjekur këshillën e Makiavelit, pasi ai thjeshtë nuk ka statusin, ai nuk ka atë pozicion pushteti tek i cili Makiaveli adreson këshillën e tij. Motivet e Jagos janë perverse, kontradiktorë në vetvete, dhe të komplikuar, mjafton të themi që kanë sfiduar përpjekjet e brezave të tërë të kritikëve për t’i zbërthyer – a e bën ai atë që bën për arsye se do një ngritje rroge, sepse mendon që Otello ka fjetur me gruan e tij, sepse është i dashuruar me vetë Otellon? T S Elliot ka vërejtur se ndikimi i Makiavelit ka qenë “historia e mënyrave të shumta se si ai është


bota • E mërkurë 29 maj 2013

Arti i rrezikshëm i qeverisjes

N

ikolo Makiaveli dha mendime të vlefshme rreth rregullave dhe parimeve të sjelljeve politike, duke i paraqitur mendimet e tij të pasistemuara në dy libra: “Princi dhe Debatet”. Tek Debatet, Makiaveli aprovonte Republikën Romake, duke shprehur entuziazmin për vetëqeverisjen dhe fitoren e lirisë. Tek Princi, theksi vihet mbi nevojën e një monarku absolute. Mendimi i Makiavelit në këto dy libra, shfaqet në paqëndrueshmërinë e tij. Makiaveli nxiti sunduesit, që të zhvillonin artin e mashtrimit, sepse ai ishte i bindur se vetëm individët mendjehollë dhe dinakë mund të mbijetonin në artin e rezikshëm të qeverisjes. Duke e bazuar mendimin e tij në analizën e hollësishme të sjelljeve aktuale të bashkëkohësve të tij, ai shpejt konludoi se të mendosh për sjelljet politike sipas rregullave morale, do të thotë të zbulosh veten përpara gjithë rreziqeve. Për këtë arsye, në vend të kërkesës për moral, ai futi indiferencën. Që njerëzit janë të këqinj, ishte një fakt më se i qartë për Makiavelin. Korrupsioni ishte deri në qarqet më të larta; bile edhe papët e ditëve të tij kishin një reputacion kaq të keq sa Makiaveli do të shkruante: “Ne italianët, që i jemi mirënjohës Kishës së Romës dhe priftërinjëve të saj, kemi filluar të bëhemi jo besimtar dhe jot ë mirë…”. “Në fakt, - thoshte Makiaveli – është e kotë të kërkosh diçka të mirë në vendet e korruptuara, siç është mbi të gjitha Italia”. Ky fakt i korrupsionit njerëzor ishte fillimi vendimtar i mendimit politik për Makiavelin. Një shoqëri e korruptuar në themelet e saj, kërkon një qeveri të fortë, e cila të drejtohet mundësisht nga një njeri i vetëm, sepse në të kundërt, ka ndodhur shumë rrallë, për të mos thënë asnjëherë, që një republikë apo mbretëri të ketë qenë e mirë organizuar apo e reformuar. Makiaveli supozonte dy standard sjelljesh; një për drejtuesit dhe një për njerëzit e thjeshtë. Sunduesi duhet të jetë i lirë të përshtasë veprimet e tij sipas çdo rasti pa ndier kufizimin e normave morale. Më tej rrjedha e mendimit makiavelist çonte në barazinë e së drejtës më të dobishme. Makiaveli ishte i ndërgjegjshëm për njohjen e gjendjes shpirtërore të njerëzve dhe besonte se paqëndrueshmëria e tyre mund të shfrytëzohej nga mendjehollët për t’u përshtatur nga sundimtarët. Më tej, ai thoshte: “Njerëzit janë mosmirënjohës, të paqëndrueshëm, fals, frikacakë, të pangopur dhe për aq kohë sa ju jeni i famshëm, ata janë plotësisht me ju…” Por kur sundimtari ka vërtetë nevojë për ndihmë, ‘ata të kthejnë krahët’. Ai vlerësonte dinakërinë më shumë se sa moralin. Makiaveli nuk ishte i pavëmendshëm ndaj disa arritjeve politike. Ai synonte tek ideja që sundimtarët duhej të zgjdhnin vetëm ato drejtime, që ju garantonin atyre një fitore të sigurt.

keqkuptuar” – domethënë, Makiaveli përshkruante se çfarë bënin, ose duhej të bënin, sundimtarët e qytetshteteve italianë për të qëndruar në pushtet, dhe ai nuk mbronte me forcë që këto ishin gjëra që ata duhej të bënin pa e vrarë mendjen për vlerat morale të veprimeve të tyre. I keqkuptuar apo jo, Makiaveli ka qenë një burim i pashtershëm për dramaturgët anglezë”. 5. Becky Sharp - Vanity Fair Ah, Miss Sharp, antihero i “Vanity Fair” të autorit Uilliam Thackeray. E mprehtë në emër dhe e mprehtë në natyrë, ajo shfrytëzon dhuntitë dhe mprehtësinë e saj për t’iu ngjitur shkallës sociale nëpërmjet të vetmes mënyrë që ka në dispozicion një grua në Anglinë e mbretit George: flirtimit strategjik. “Kini parasysh që Miss Sharp nuk kish të afërm që të organizonin këto çështje delikate për të, dhe se nëse ajo nuk gjente vetë një burrë, nuk kish njeri tjetër në botë që do të hiqte telashet nga duart e saj”, thotë rrëfyesi. Elegante dhe tërheqëse, Sharp është gjithashtu, siç thotë sërish rrëfyesi, “një vajzë e re me një zgjuarsi të jashtëzakonshme”. Ajo përdor këtë zgjuarsi dhe këtë bukuri me një efekt të konsiderueshëm. Për pjesën më të madhe të librit, mospëlqimi i saj për të birin, Raudonin e vogël, është i dukshëm. Por gjatë një takimi të familjes për Krishtlindje, kur sheh se “butësia e nënës ishte në modë”, ajo e thërreth për t’i dhënë një të puthur. Siç thotë Makiaveli tek Princi, sa kohë që dikush shfaqet sikur vepron virtytshëm, shumica e njerëzve do të besojnë në virtytin e tij. Megjithatë, kjo shfaqje publike e dashurisë nga Sharp zhbëhet kur i biri, pasi skuqet, i thotë: “Mami, po ti nuk më puth asnjëherë në shtëpi”.

6. Lord Varys dhe Lord Baelish – “Game of Thrones” Beteja mes Lord Varys (alias Merimanga) dhe Lord Petyr Baelish (alias Gishti i vogël) për t’ia kaluar njëritjetrit për Makiavelizëm është shumë e këndshme për fansat e “Game of thrones”. Varys është një eunuk sipas traditës më të mirë të historisë bizantine, të cilit i mungon si një lindje nga një derë e madhe ashtu edhe mundësia për të ecur përpara përmes një karriere ushtarake. Ai zgjedh që të mbrojë pasurinë dhe jetën e tij duke u siguruar që të jetë gjithmonë i dobishëm për ata që përndryshe mund të tundohen ta shkatërrojnë. Si kryespiuni i mbretit, nofka e tij Merimanga buron prej rrjetit të spiunëve që ai ka krijuar për të mbledhur copëzat e informacionit që i nevojiten për të manipuluar të tjerët dhe për të çuar përpara interesat e tij. Baelish është absolutisht i pamëshirshëm, dhe më hakmarrës se sa Varys. Kur një ndihmëse e tij zbulon informacion tek Varys, ai ia ofron atë mbretit sadist duke e ditur se ajo do të qëllohet për vdekje me shigjeta. Ai është ambicioz, në kërkim të statusit fisnik që i mungon. Ekspertiza kryesore e tij është në financë, një jehonë kjo e familjes Medici që, përgjatë disa brezash, e shndërruan fuqinë financiare në kontroll politik në Italinë veriore. Përveç kontrollit që i bën financave të pallatit, Gishti i vogël shfrytëzon edhe ai informacionin për të vendosur fraksionet e ndryshëm kundër njëri-tjetrit. “Kaosi nuk është gropë. Kaosi është një shkallë”, thotë ai. “Shumë prej atyre që përpiqen t’i ngjiten dështojnë, dhe nuk arrijnë të përpiqen më. Rënia nga shkalla i thyen. Dhe disa të tjerë, kur u jepet një shans që të ngjiten, refuzojnë. Ata kapen pas mbretërisë, ose perëndive, apo dashurisë. Iluizone.

Vetëm shkalla është e vërtetë. Dhe e vetmja gjë që mbetet është ngjitja”. 7. Satanai i Miltonit – Parajsa e Humbur “Satanai i John Miltonit – heroi rebel, karizmatik dhe tragjik – buron nga pena e një republikani radikal dhe të sinqertë që kishte lexuar dhe kuptuar shumë mirë veprën e Makiavelit”, shkruan Filippo Del Lucchese, lektor i shkencave politike dhe historisë në Universitetin Brunel. “Në shkrimet e hershme të Miltonit, si për shembull libri “Commonplace”, ai kishte vlerësuar Makiavelin për pozicionet e tij më radikalë, duke përfshirë idetë e tij se “kryengritjet popullore janë shans për rikthimin e lirisë dhe si pasojë nuk duhet të dënohen, pasi përgjithësisht ato nisin duke u bazuar në kauza dhe ankesa të drejta”. Makiaveli theksonte se është “e nevojshme, për një Princ, që të mësojë të jetë në gjendje jo të jetë i mirë, dhe ta përdorë këtë jo duke u nisur vetëm nga nevoja” – përmes Miltonit, ai gjeti jo më pak se sa një engjëll të rënë për ta dëgjuar.

8. Markezja Isabelle de Merteuil - Les Liaisons Dangereuses (Lidhjet e rrezikshme) Markezja Isabelle de Merteuil, e luajtur nga Glen Close tek Lidhjet e rrezikshme, bazuar në romanin e shekullit 18 me autor Pierre Choderlos de Laclos, është një gjysmë e një dysheje makiaveliste aristokratësh të shekullit 18 (tjetri është Vicomte de Valmont i John Malkovich). Duke përdorur seksin si armë për të pushtuar ata që ka përreth, markezja sajon një plan të ligë për t’u hakmarë ndaj një ish të dashuri duke shkatërruar virtytin e një gruaje të re me të cilën ai pret të martohet. Ajo përdor një tjetër ish të dashur – Valmont – për të bërë punën e pisët dhe për të joshur gruan e re, Cecile Volanges. Bota e markezes është një botë intrige, manipulimi dhe mashtrimi. Ashtu si Princi i Makiavelit, markezja është e neveritshme dhe karizmatike njëkohësisht. Një intrigante e përsosur, ajo nuk do të ndalet para asgjëje për të shkatërruar burra dhe gra, sa kohë që

»

15

ajo ruan kontrollin. Kur Valmont admiron mënyrën se si ajo i çon njerëzit që të bëjnë atë që ajo dëshiron, ajo shpjegon se si është “formuar” për të mbijetuar në një botë të dominuar prej burrave. “Kur unë dola në shoqëri, isha 15 vjeç. E dija tashmë se roli që isha e dënuar të kisha, domethënë të rrija urtë dhe të bëja atë që më thoshin, më jepte shansin e përsosur për të dëgjuar dhe vëhzguar. Jo atë që njerëzit më thoshin, që natyrisht nuk më interesonte, por gjithçka që ata përpiqeshin të fshihnin. Praktikova mënjanimin, shkëputjen. Mësova si të dukesha e gëzueshme, ndërkohë që nën tryezë ngulja një pirun në kurrizin e dorës. U bëra një virtuoze e mashtrimit. Nuk kërkoja kënaqësi, por dije. U konsultova me moralistët më striktë se si të shfaqesha, me filozofë për të gjetur se çfarë të mendoja, dhe shkrimtarë për të parë se çfarë mund të përfitoja dhe në fund, distilova gjithçka në një parim të thjeshtë: fito ose vdis”. Në një botë ku, sipas Makiavelit, kaq shumë njerëz janë të prirur drejt “të keqes”, të fitosh, dhe jo të vdesësh, kërkon adoptim të strategjive amorale. Megjithatë, nuk ka ngjashmëri mes mizorisë së të dyve. Mizoria, shkruante Makiaveli, ishte një e keqe e domosdoshme për të ruajtur rendin dhe e justifikuar para të mirës publike. Ndërsa Markezja duket se e përdor thjeshtë për kënaqësinë e saj. 9. Francis Ualsingham tek Elizabeth Jo Francis Ualsinghami i vërtetë, por ai i luajtur nga Geoffrey Rush tek Elizabeth, i Shekhar Kapur. Në versionin e filmit ai është një vrasës tinzar, por Ualsinghami i vërtetë ka gëzuar një reputacion si kryespiuni, që kontrollonte rrjetin informal të spiunazhit që mbronte Elisabetën dhe Anglinë gjatë një mbretërimi të mbushur me intriga. Ai kish shumë pak pendesë për torturimin që i bëhej katolikëve për t’u nxjerrë atyre dëshmi për komplote në pallat. Por në mjedisin moral të kohës, kjo gjë ishte tipike për një njeri në pozicionin e tij. Më shumë se sa një njeri i dobishëm, Ualsinghami i Rush duket se shijon manovrimet, duke nxitur ai vetë rënien e shumë të pafajshmëve. 10. Sonny LoSpecchio Një tjetër mafioz në listë. Filozofi britanik Bertrand Russell e ka quajtur Princin “një manual për gangsterë”, dhe në filmin e vitit 1993 të Robert De Niros “A bronx tale”, libri është i spikatur. Bosi i pamëshirshëm i krimit, Sonny LoSpecchio i thotë një adoleshenti që e ka bërë shok se ka lexuar Makiavelin në burg dhe e jeton jetën sipas mësimeve të tij. Konceptet që ai ka për lidershipin burojnë direkt nga Princi. LoSpecchio shpjegon rëndësinë e “disponueshmërisë” – qëndrimi afër territorit të tij. Kështu, thotë ai, aleatët e tij do të kenë “më shumë arsye për ta dashur”, sepse mund të besojnë në mbrojtjen e tij, ndërkohë që armiqtë e tij do të kishin më shumë arsye për t’u frikësuar prej tij “dhe do të mendohen dy herë, pasi e dinë që jam afër”. Adoleshenti e pyet: “Është më mirë të të duan apo të të kenë frikën?”, pyetje të cilës LoSpecchio i përgjigjet: “Pyetje me vend. Është mirë t’i kesh të dyja, por është shumë e vështirë. Por po të më duhej të zgjidhja, do të preferoja më mirë të më kishin frikën. Frika zgjat më shumë se sa dashuria”. “Hileja”, vazhdon ai, “është që të mos të të urrejnë”. Duket sikur flet vetë Princi, por këtu ngjashmëritë marrin fund. LoSpecchio përfundon i vrarë – diçka që një princ më i mençur do ta kishte shmangur.


16

« opinion

E mërkurë 29 maj 2013 •

Kush ka lëvizur dhe kush është tek e veta Nga Arian REXHEPI

T

endenca për t’u servilosur dhe për të treguar edhe një herë pragmatizmin tonë të zhgavur në ndjenja utilitariste e tregoi veten me konferencën islamike të mbajtur për rajonin. Konferenca me teme islamin në Ballkan në mijëvjeçarin e tretë mendoj se nuk duhej të mbahej në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit. Kjo do të ishte më e udhës. “Mos u përpiqni ta ktheni një mysliman në ortodoks dhe e kundërta, por përpiquni që një mysliman të bëhet edhe më i mirë brenda rregullave fetare, ashtu si një ortodoks të bëhet edhe më mirë brenda fesë së vet dhe po kështu edhe për një katolik. ” Ajo që u tha më lart mban vulën e Nënë Tereza, e cila me shembullin e saj na ka lënë një pasuri të madhe. Çfarë u vu re gjatë konferencës me temë islami në Ballkan? Është shumë e gabuar, dhe kundër çdo libri, përfundimi i punimeve duke caktuar objektiva për të ardhmen. Objektiva po për se? Cilët janë këta njerëz që marrin përsipër të ndryshojnë statistikat dhe përqindjet e njerëzve, njësoj si të jenë planet 5-vjeçare. Cili është ai person që i bën karshillëk Zotit dhe hyn në sekretet (kaderin) e tij, duke marrë përsipër që të rrisë peshoren në raport me botën. Besimi si tregues ka devotshmërinë, dhe kjo e fundit matet me veprime. Gjatë 5 shekujve që lamë pas jemi etiketuar mjaft në fe se kemi hyrë me dhunë. Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por nga objektivat që u caktuan në konferencë për të ardhmen mendoj se, edhe po ta sitësh, diçka do të ngelet. Madje shkojnë edhe më tej duke akuzuar islamin se fenë e ka përhapur me anë të shpatës, ndërkohë që feja nuk pranon dhunë. Për të arritur këto objektiva, mos duhet të ushtrojnë presion me anë të joshjes dhe pastaj të deklarojnë në fund të 5-vjeçarit se rezultati është njëqind me zero? Që të arrijmë objektivat duhet t’i referohemi historisë sonë të shkuar. Është fat që nuk na ka lënë kujtesa kombëtare. Ato mund të arriheshin me anë të punës, gjë që ishte e pamundur për shkak të mungesës së teknologjisë, për shkak të avarive e ndoshta edhe për shkak të mungesës së eksperiencës dhe shkollimit të mangët. Po në fund në kongres, që të tilla ka edhe islami, na duhen shifra, dhe ato duhen rrumbullakosur, ose duhen fryrë me dashje, paçka se realiteti është ndryshe. Njerëzit nuk marrin lëvdata, por shpërblime në kartëmonedha, dhurata të majme, ose në detyra, ngritje, prandaj janë të motivuar. Tjetër që ka më shumë të ngjarë është rritja në shifra nëpërmjet shpërblimeve, dhe këtu del ajo ndjenjë hedoniste që ne si popull e kemi të theksuar. Kjo më së miri ndodh po ta vësh re gjatë angazhimit tonë në kuadër të

detyrave që NATO-ja merr përsipër për të shërbyer në zona ku problemet e demokracisë kanë specifika. Ushtarët dhe oficerët shqiptarë japin bakshish që në misione ushtarake të jenë të pranishëm. Pse ndodh kështu? Shpërblimi që ata marrin është disa herë më i lartë se paga e një viti. Shkojmë pak më tej. Gjatë fundit të shekullit të 18-të dhe fillimit të shek. të 19-të principatat e para shqiptare, kryesisht në Veri të vendit, u joshën me para, toka dhuratë, poste dhe ofiqe, a thua se turqit e kishin sjellë me vete tokën e shqiptarëve. Si pari e vendit, jo e merituar, por e vënë me anë të forcës, ky respekt për vendin do të rezultonte fals. Kjo nuk është rruga për të arritur aty ku duhet. Pas ngjarjeve historike të nëntorit 1912 ishin po kjo kategori njerëzish që rendën pas parasë dhe u konvertuan në fenë tjetër, ose i mbanin që të dyja. Kur duhet, flet historia. Tani po shtroj pyetjen: kujt i shërben kjo gjendje? Shqipërisë kurrsesi nuk mundet. Po pse interesohen kaq shumë këta dashamirës? A nuk mendojnë se me një qëndrim të dyzuar po i prishin vetes punë? Gjatë ditëve të konferencës ajo çfarë u vu re ishte paraqitja e jashtme e njerëzve që kanë marrë përsipër të drejtojnë fenë islame. Dikush me kollare, dikush edhe pa mjekër, dikush pa të dyja, që është shumë i zoti, dhe dikush që i vinte zor pse ishte i pranishëm. Madje, dikush edhe me veshje trendi tendencë më e fundit, moderne dhe bashkëkohore. Kjo prekje në Shqipëri islamin e ka ndotur. Madje nga goja e imamëve ka dalë shprehja se “mjekra na ka lënë pas si 5 shekujt e shkuar”. Shohim në krahun tjetër dhe të ngjall respekt ndjenja e shërbesës , se rasti një herë jepet. Në raport me fenë islame, që e ka shumë herë më të lehtë, priftërinjtë katolikë dhe ata ortodoksë janë shumë herë më të zellshëm në adhurimin ndaj Zotit. Ajo çfarë shohim është se janë të devotshëm. Madje, ata janë lehtësisht të dallueshëm në ambiente publike, si kur të jenë edhe para Zotit, në qelë apo faltore. Rrugën me dëshirë e kanë zgjedhur dhe jo të imponuar. Për ta bërë publike prezencën e fesë, lëvizjet i bëjnë publikisht, hapur. Këmbëzbathur edhe në dimër, respekti dhe mirënjohja për ta buron nga shpirti. Kjo të shtyn të mendosh se rruga që kanë zgjedhur të afron më shumë me Zotin. Ndërkohë në krahun tjetër rezulton të jetë e kundërta. Imamët i përshtaten kohës dhe politikës, po nuk lëshojnë pushtetin. Zakonisht i shikon rrallë, sikur në Shqipëri të mos ketë islam, dhe për ta kjo nuk është çështje. Sigurisht që e dhe për xhematin (grupin) që e ndjek nga pas, ai shërben si shembull. Si rrjedhojë, kemi një cikël që mbaron pa filluar mirë ende. Kthim në origjinë apo identitet

është e njëjta gjendje. Është ky besim që serviret në forma dhe metoda si zgjidhje më perfekte. Njeriu asnjëherë nuk është me moral neutral. Për këtë arsye ai është gjithnjë ose me moral të vërtetë, ose me moral të rremë, ose me të dy, dhe kjo është ajo që duhet. Islami si fe është duke u zgjeruar, por jo kultura në vetvete. Të vdesësh si mysliman, por jo të jetosh i tillë është ajo çfarë ka ndodhur. Zhvillimet e vrullshme të vendit e kanë bërë myslimanin që të devijojë nga feja. Paqja për shqiptarin është vite-dritë larg, përderisa vendet mbështetëse s’kanë paqe midis tyre. Ekstremistët, për shkak të injorancës që ekziston në shoqëri, mbjellin frikën, tensionin, ankthin në të gjitha krahët, por më së shumti mbjellin brenda vetes dyshimin dhe përçarjen. Toleranca për sistemin e vlerave s’duhet të marrë fund në momentin që ne nuk jemi njerëz. Ajo që vihet re te meshkujt për sa u takon religjioneve është e njëjtë edhe te femrat. Respekti për veten dhe për atë çfarë përfaqëson religjioni për të arritur besimin është ajo çfarë po kërkohet. Besnikëria ndaj Zotit është çështje karakteri. Po flas për atë që shumëkush prej nesh e ndesh në jetën e përditshme. Përgjegjësia për njeriun e kësaj feje është maksimale. Tolerancë në çfarë dhe pse është kaq e ngutshme? Ajo çfarë predikojnë imamët në xhami është detyrim për ata vetë dhe çdo besimtar, por ajo që reklamohet në opinione është tolerancë përtej feve. Po çfarë ndodh sot në emër të tolerancës? Tolerancë mes feve do të isha shumë dakord, por jo tolerancë brenda fesë, aq më pak kur është fjala për moralin. Respekti dhe përgjegjësia janë ajo çka duhet për fatin e shumicës. Çfarë të tërheq te fetë e tjera është respekti dhe devotshmëria për t’iu përkushtuar Zotit. Po me sa duket kështu nuk ndodh në fenë islame. Gabohet dhe thellohet faji për detyrën që e zgjodhën vetë dhe jo dikush t’ua dhurojë përmes imponimit. Thënia se “nuk ka dhunë në fe” është lapidare. Niveli i përfaqësimit te fetë e tjera në raport me islamin është shumë i ndryshëm. Të tretur në masën e njerëzve sot ata janë të humbur. Ndërkohë të zbritura rregullat janë strikte. Feja nuk lë vend për hamendësime apo qoftë edhe për dëshira. Gjykimi ka rënë poshtë te mjekra, që është çelësi i suksesit ose i dështimit. Kjo është groteske. Frika është normale, por nga se duhet të ketë frikë një besimtar, e aq më tepër për tufën, një bari përgjegjës. Ajo çfarë duhet është që shqiptarët sot duhet të mendojnë me kokë të tyre. Shprehja e urtë se “myslimani gënjehet me fenë e vet” terrenin për mbarsje e ka gati. E padrejtë është të bësh të lejueshme atë që Zoti e ka ndaluar. Fati i njeriut është i paracaktuar. Këtu merr fund diskutimi.

Çohet peshë komuniteti i “Facebook”-ut

Ë

shtë krejt normale kur një sportist nga Kosovës, siç është Xherdan Shaqiri, ose një popstar, siç është Rita Ora, ose një qytetar krejt i zakonshëm si një zonjushë në Beograd, ta ndiejnë veten shqiptarë dhe në një rast të caktuar të mbështjellën me flamur, të rrinë pa frymë para tij, ose të ulen më gjunjë për ta puthur. Një diçka që nuk shkon përtej obligimit qytetar e kombëtar të secilit veç e veç. Ajo që është krejt e paarsyeshme, e në shumë situata krejt e shpifur, është çmenduria popullore sikur ka ndodhur hataja ose mrekullia vetë, pse një futbollist shqiptar e paska hapur edhe flamurin e Kosovës në një mejdan futbolli. Është në kulturën e popujve që t’i duan simbolet e tyre, që t’i mbrojnë ato e mbi të gjitha të krenohen me to, pavarësisht nëse mund të jenë për qejfin e tyre ose jo. Simbolet e shtetit nuk janë të bukura pse ato shpalosen nga njerëz me famë, megjithëse ata u japin vlerë atyre, ose pse futen në familjen e simboleve të kombeve

Nga Muharrem NITAJ

të tjera, por sepse janë simbole identiteti dhe ekzistence. Debatet për flamurin e Kosovës dhe për shtetin dhe për identitetin kanë qenë debate emocionalisht irracionale dhe aspak fisnike, sikurse është dileriumi që unë e pashë në 24 orët e fundit, pse një “tradhtar” i djeshëm qenka bërë “heroi” i sotëm vetëm pse e paska shpalosur një flamur. Kjo ma kujton luftën me ikonografi të shekullit të kaluar të popujve të ish-Jugosllavisë. Do të ishte krejt ndryshe sikur komuniteti i “Facebook”-ut dhe tifozët shqiptarë të futbollin europianë të çoheshin peshë se pse në familjen europiane të futbollit mund të anëtarësohet Gjibraltari, një vend me 30 mijë banorë e që nuk është shtet, e Kosova nuk mundet. Do të ishte qytetari dhe vlerë bashkë sikur jo vetëm këto komunitete, por edhe të tjerët të çoheshin peshë se pse Kosova ka mbetur i vetmi vend që i thuhet “no pasaran” për Europë. Të çohesh peshë për shpalosjen e një flamuri në Europë ose në Beograd, kjo ka fare pak rëndësi, i bie që të jetohet sot për nesër ose si arixhinjtë dhe cergarët dikur. Kjo nuk do të

thotë se tifozët ose të tjerët nuk kanë të drejt t’i gëzohen një akti shumë fisnik të Xherdan Shaqirit, por jo me aq turr! Nuk e di nëse është e mjaftueshme të thuhet “për herë të parë në historinë e ligës së kampionëve-flamuri i Kosovës prezent”, kur kjo herë e parë ka ndodhur e “kontrabanduar” nga vullneti i një njeriu. A do të thotë kjo se me këtë akt fisnik të Shaqirit tashmë ne kemi hyrë në historinë e futbollit europian akoma pa qenë pjesë e tij? Unë këtë nuk e honeps. Të dhënat e fundit flasin se Kosova e ka shkallën më të lartë të analfabetizmit në Europë, të korrupsionit, të krimit ekonomik, politik, ordiner, të të papunëve, shkallën më të lartë të fukarallëkut e të veremxhive dhe është poshtë, shumë poshtë në indeksin e të gjitha lirive. Përtej statistikave ka një trend në rritje me krejt çfarë po ndodhë në 15 vjetët e fundit në Kosovë, e posaçërisht me përmbysjen e standardit të vlerave. Kjo do të thotë se ka një milion arsye për t’u çuar peshë, prandaj nuk po arrij të kuptoj se me sa pak po kënaqet sovrani. Iku marsi edhe sivjet!


opinion • E mërkurë 29 maj 2013

»

17

Koha për Sirinë

N

jë mik arab më pati thënë se debati amerikan rreth përfshirjes në Siri i kishte kujtuar një proverb arab: “Po qe se e djeg gjuhën me qumësht, gjatë tërë jetës do të mbetesh duke i fryrë kosit”. Pasi u dogjëm në Irak dhe Afganistan, duke përcjellë me shqetësim të thellë periudhën pas revolucioneve në Libi, Tunizi dhe Egjipt, presidenti Obama me të drejtë po tregohet i kujdesshëm që të mos digjet në Damask. Tani kemi parë mjaft tranzicione arabe prej autokracisë dhe mund të marrim disa leksione të rëndësishme se çfarë nevojitet për ndryshime pozitive në këto shtete. Ne jemi duke i shpërfillur leksionet në dëmin tonë, posaçërisht leksionin e Irakut, të cilin secilido që ta harrojë, por është tejet i rëndësishëm. Siria është binjak i Irakut: një shtet artificial, që po ashtu lindi pas Luftës së Parë Botërore brenda vijave të tërhequra nga fuqitë imperialiste. Ngjashëm si Iraku, komunitetet përbërëse të Sirisë - sunitët, alavitët, shiitët, kurdët, druzët, të krishterët - kurrë nuk shprehën vullnet të jetojnë së bashku, nën rregullat e përbashkëta. Për këtë arsye, ngjashëm si në Irak, Siria është qeverisur gjatë pjesës më të madhe të historisë së saj moderne ose nga një fuqi kolonialiste, ose një autokrat. Në Irak ekzistonte shpresa se posa të largohej ky diktator me grusht të çeliktë shteti do të shndërrohej shpejt në një demokraci multisektare dhe shumëpartiake. Ngjashëm mendohej edhe për Egjiptin, Libinë, Tunizinë dhe Jemenin. Por tani shohim një dallim të madh midis Europës Lindore më 1989 dhe botës arabe më 2013. Në pjesën më të madhe të Europës Lindore sundimi autoritar komunist po shtypte aspiratat e mëdha dhe të rrënjosura thellë për demokracinë. Prandaj me largimin e komunizmit pjesa më e madhe e këtyre shteteve zgjodhën shumë shpejt qeveritë e reja, me ndihmën dhe inspirimin e Bashkimit Europian. Në anën tjetër, në botën arabe pesha e rëndë e autoritarizmit po shtypte aspiratat sektare, fisnore, islamike dhe demokratike, prandaj me largimin e kësaj peshe të katra u shfaqën përnjëherë. Por trendi islamik ka qenë më i fuqishmi - i ndihmuar dhe i inspiruar jo nga Bashkimi Europian, por nga xhamitë islame dhe organizatat hu-

Nga Thomas FRIEDMAN manitare në Gjirin Persik – ndërsa trendi demokratik ka qenë më së paku i organizuar, më së paku i financuar dhe më i brishti. Thënë troç, pjesa më e madhe e Europës Lindore doli të ishte si Polonia pas përfundimit të komunizmit, ndërsa pjesa më e madhe e shteteve arabe dolën të ishin si Jugosllavia pas përfundimit të komunizmit. Siç kam thënë, shpresa jonë dhe shpresa e demokratëve të guximshëm arabë që nisën të gjitha këto revolucione ishte se ato shtete arabe do të kalonin shumë shpejt nga Sadami te xhefersoni, pa mbetur të ngujuar te Khomeini, pra do të kalonin prej autokracisë në demokraci, pa mbetur të ngujuar në islamizëm apo në anarkizëm. Por për ta bërë një gjë të tillë ato kanë nevojë ose për një ndërmjetësues të jashtëm, që do të vepronte si mbikëqyrës i raporteve midis komuniteteve përbërëse (që kurrë nuk krijuan besim te njëra-tjetra), apo kanë nevojë për një Nelson Mandela të tyrin. Pra, fjala është për një figurë të jashtme, që do të shërbente si udhëheqës, inspirim dhe drejtues i një tranzicioni demokratik, që do të përfshinte të gjitha komunitetet. Amerika, siç e dimë të gjithë ne, e ka luajtur atë rolin e mbikëqyrëses së jashtme në Irak - me një paaftësi të madhe fillimisht. Por në fund SHBA-të dhe irakianët e moderuar e gjetën rrugën e duhur, duke mposhtur sunitët dhe shiitët ekstremistë, duke miratuar kushtetutën e re dhe duke mbajtur disa herë zgjedhje të lira, duke shpresuar në lindjen e Mandelës së Irakut. Por ata morën Nuri Kamal al Malikin, një shiit që në vend të ndërtimit të besimit me komunitetet e tjera vetëm po thellon ndasitë sektare. Dhjetëvjeçarët e politikës me shumën zero (“Jam i dobët, si mund të arrij kompromis/ Jam i fuqishëm, pse të bëj kompromis”) është vështirë që të tejkalohen. Të gjitha grupet militante dhe do të mbikëqyrnin tranzicionin drejt demokracisë. Unë besoj se. po qe se duam përfundimin e luftës civile siriane dhe futjen e Sirisë në rrugën drejt demokracisë, atëherë duhet një forcë ndërkombëtare, që do ta okuponte tërë shtetin, do të siguronte kufijtë, do të çarmatoste. Një gjë e tillë do të kushtonte dhe do të zgjaste shumë, ndërsa rezultati nuk do të ishte i garantuar. Por pa një lider sirian që do të bashkojë e jo të ndajë komunitetet, qëndrimi im është se gjithçka tjetër për-

pos një force ndërkombëtare do të dështojë, pasi nuk ka shtete vullnetare për një rol të tillë (natyrisht nuk po i përmend SHBAtë), supozimi im është se luftimet në Siri do të vazhdojnë derisa palët të lodhen. Ndërkohë kurdo që të identifikojmë rebelët “e mirë”, ne duhet t’i përforcojmë ata, duke dyfishuar në të njëjtën kohë përpjekjet tona diplomatike për të krijuar një udhëheqje më të besueshme opozitare të sirianëve të gatshëm për pajtim, që do t’ua siguronin të gjitha komuniteteve siriane se kanë vend të barabartë në kabinetin e ri. (Mos e nënvlerësoni se sa sirianë janë duke mbështetur Bashar al Asadin për shkak të frikës se pas tij do të vijë vetëm një Hobes apo Khomein). Në atë mënyrë, kur luftëtarët të lodhen, dhe të kuptojnë se nuk mund të ketë fitues apo humbës - një gjë kjo që të cilën Libani fqinj kuptoi 14 vjet pas fillimit të luftës civile - një plan për ndarjen e pushtetit do të mund të zbatohet. Madje edhe atëherë sirianëve do t’u duhet ndihma e jashtme për të qetësuar të gjitha palët gjatë tranzicionit, por ajo vështirësi do të tejkalohet kur t’i vijë koha. Ja ku është një alternativë që nuk do të ndodhë: njëra palë do të mposhtë tjetrën dhe ta vërë paqen në atë mënyrë. Kjo quhet “imagjinatë”. Nuk ka shumë kohë që aktivistët e një lëvizjeje apo të një partie, apo të një grupimi, ose të një koncepti e kishin ulur përtokë flamurin e Kosovës dhe e kishin lartësuar në po të njëjtin vend flamurin kombëtar, thua se ai ishte i vetmi vend ku mund të ngrihej ai flamur. Ato ditë dhe për çudi zhvillohej një luftë me flamurë nga po i njëjti soj që dikush e pati quajtur “horrat patriotë po luftojnë për votë”! Ishte koha kur njerëzit nuk kishin as ide, as koncept e as bole ta mbronin flamurin e vendit të tyre, pavarësisht se ai mund të dukej shumë më i pabojë se sa bajraku me shqiponjë. Për fatin e keq, është dashur të pritet të ndodhin disa ngjarje krejt sipërfaqësore, ose krejt të zakonshme, ose asgjë më të mëdha sesa shfaqjet televizive dhe masat popullore të fillojnë të shkrihen për flamurin e Kosovës, të derdhën si figurat në bronz, të fillojnë të mos e urrejnë ose dalëngadalë edhe ta duan dhe të japin një milion dëshmi se jetojnë aksidentalisht, se janë pa koncepte, se janë emocionalë e të paarsyeshëm dhe përtej kësaj akoma shohin ëndrra se fuqia e kombit matet me simbole e me ikonografi.

Lufta dhe prapaskenat për Trepçën

L

argimi i përfaqësueses amerikane nga bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, dorëheqja e kreut të kësaj agjencie, Blerim Rexhës, marrëveshja vetëm pak ditë më vonë mes kompanisë amerikane dhe qeverisë serbe për Trepçën, emërimi i Fadil Ismailit në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik nga Behxhet Pacolli në një kohë të shkurtë janë rrethana politike dhe ekonomike që ngjallin dyshime të mëdha për një skandal të përbashkët, i cili ka të bëjë kryekëput me Trepçën. Këto zhvillime në shikim të parë të lënë përshtypjen se kanë ndodhur për arsye të ndryshme, por në esencë, nëse analizohen zhvillimet dhe deklaratat e protagonistëve, problemi të çon drejt e tek Trepça. E para. Para pak ditësh Bernadete Roberts, përfaqësuesja e ambasadës së SHBA-ve në Bordin e Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dha dorëheqjen me arsyetimin se është e pakënaqur me mënyrën e privatizimit dhe menaxhimit të bordit të AKP-së nga ana e kryetarit të porsazgjedhur Blerim Rexha. Si ndodhi që përfaqësuesja amerikane pikërisht tash të jetë e pakënaqur me punën e AKP-së, kur dihet shumë mirë se në këtë Agjenci për vite me radhë kanë ndodhur shumë skandale, ndërhyrje politike, shitje të dyshimta, ku janë të përfshirë edhe zyrtarë të qeverisë së Kosovës, akuza për politikanë-sekserë në shitjen e grandit, vdekja e dyshimtë e ish-kreut të bordit Dino Asanaj. Për vite me radhë kjo përfaqësuese ka pasur një milion arsye të japë dorëheqje. Blerim Rexha dihet se ka qenë i dërguar politik në këtë bord, si rezultat ai personalisht nuk ka fuqi t’u thotë “jo” ndërhyrjeve politike, sepse është dërguar aty për të implementuar kërkesat e politikës, andaj këto rrethana e sqarojnë edhe pozicionin e tij të papeshë në këtë bord. E dyta. Pak ditë pas lajmit se përfaqësuesja amerikane u largua nga AKP-ja na doli se kompania “New Generation Power” nga shteti Illinois ka nënshkruar një kontratë me Ministrinë e Minierave dhe Resurseve Natyrore të Serbisë për bashkëpunim biznesi dhe teknik në kombinatin e Trepçës në Veri të Mitrovicës. Ministri serb Milan Baçeviç tha zyrtarisht se nënshkrimi i kontratës erdhi pas marrëveshjes së arritur mes Prishtinës dhe Beogradit. Pas bujës së madhe që bëri ky lajm ambasada amerikane reagoi duke sqaruar se

Nga Blerina GAXHA “ambasada amerikane në Prishtinë nuk është marrë me ‘New Generation Power’, por zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Uashington e kanë këshilluar këtë kompani se Kosova është shtet sovran dhe se qeveria e Serbisë nuk ka juridiksion mbi kompleksin e minierave të Trepçës”. Kurse drejtori i konsorciumit “New Generation Power” deklaroi se për arritjen e marrëveshjes ai ka bashkëpunuar ngushtë me Departamentin Amerikan të Shtetit. Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes me Beogradin do të nisë bisedimet edhe me qeverinë e Kosovës. E treta. Behxhet Pacolli ka kohë që e ka bërë të ditur haptazi interesin e tij për asetin më të vlefshëm të Kosovës - Trepçën. Që ai ia ka vënë syrin kësaj pasurie, nuk është ndonjë lajm. Ai tashmë ka dështuar si politikan dhe inkuadrimin e tij në institucione po e shfrytëzon për interesa biznesi, dorën në zemër ky ka qenë edhe qëllimi i tij qysh kur është futur në politikë. Në fund të fundit, ai është një biznesmen dhe mundësinë për të qenë në qeverisje ia ka dhënë me të dyja duart vetë kryeministri Hashim Thaçi. Për të realizuar planin e tij me shumë mjeshtri e dredhi ka mbledhur rreth vetes persona të dëshmuar në këtë zanat. Si parti në koalicion, AKR-së iu lejua të kërkojë ministri shtesë. Në këto rrethana politike në momentin më të duhur Pacolli i kërkoi Thaçit që në emër të riformatimit të qeverisë të merrte nën kontroll Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të vendit. Kjo ministri merret me privatizimin e aseteve publike. Tashmë u shit Distribucioni, gati ka përfunduar edhe shitja e PTK-së dhe ka mbetur aseti kryesor që ka Kosova - minierat e pasura të Trepçës. Pacolli që para dy vjetësh ka bërë publik planin për Trepçën, duke këmbëngulur se e ardhmja e këtij gjiganti të vendoset sipas planit të tij. Në vitin 2011 Pacolli kundërshtonte ashpër privatizimin e kësaj ndërmarrje, duke thënë se fillimisht në Trepçë duhet të investohet dhe të rritet prodhimi, duke e rigjallëruar atë dhe më pas të mendohet për një formë të partneritetit publikoprivat. Ai e arsyetonte këtë propozim duke thënë se do të ndihmonte kauzën e punësimit në afat të shkurtër dhe të përfitimit më të madh në të ardhmen. Ai atëkohë pati akuzuar partnerët e tij qeveritarë për kontrabandim ligjesh, duke drejtuar gishtin kah ministri i Zhvillimit Ekonomik

Besim Beqaj, i cili e ka sponsorizuar këtë ligj në qeveri e parlament dhe i cili i ka dhënë autoritet kësaj ministrie që të merret me privatizimin e këtij aseti. Kur e pa se tash kjo ministri do të merret me Trepçën, Pacolli vazhdimisht ka bërë përpjekje që të marrë në duar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Plani i tij i publikuar parasheh që princit të Kentit, Michael, t’i jepet ekskluziviteti për ta regjistruar Trepçën si kompani në Londër. Ndërkohë Trepça do të funksiononte edhe në Kosovë si kompani operacionale, duke planifikuar që pas disa vjetësh një pjesë e saj t’i nënshtrohet procesit të shitjes. Për kompanitë britanike të interesuara për Trepçën bëri të ditur në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” dy ditë më parë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Ian Cameron Cliff. Pra, Pacolli ka kohë që ia ka vënë lapsin kësaj pune. E katërta. Emërimi i Fadil Ismailit në krye të MZHE-së me kërkesë të Pacollit është fund e krye interes personal i Pacollit që përmes njerëzve të tij të përfitojë nga Trepça. Ismaili tashmë është dëshmuar se nuk e ka problem të shfrytëzojë pozitën e tij për interesa të kompanive private. I emëruar në kuadër të riformatimit të qeverisë “Thaçi”, për më shumë se dhjetë vjet me radhë ai i ka dhënë tender kompanisë që ka themeluar vetë, “Komtel”, në vlerë prej miliona eurove. Ismajli dyshohet për keqpërdorim të pozitave që ka mbajtur tash sa vjet me radhë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe në Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT). Gazeta “Zëri” ka gjetur se Fadil Ismajli ka fshehur se është aksionar edhe në disa kompani me kapital miliona euro duke mos i deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). Të gjitha këto rrethana janë tregues se lufta për Trepçën ka nisur dhe shumë partnerë duket se janë të përfshirë në këtë proces. E në të njëjtën kohë zhvillimet politike tentohen të kamuflohen, ndërsa pas tyre na dalin interesa të mëdha financiare. E Behxhet Pacolli, me sa duket, nuk e ka ndër mend ta lëshojë nga dora Trepçën. Rezervat minerale të rikuperueshme dhe të vlerësuara të Trepçës sillen nga 8 deri në 12 miliardë euro dhe ndërmarrja ka potencial për t’u bërë një nga fituesit më të mëdhenj të valutës së huaj në Ballkan. Kështu së paku thuhet në një dokument të përgatitur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) për Trepçën.


18

« dossier

E mërkurë 29 maj 2013 •

Kontributi i shtypit dhe i fesë islame në vitet 1920-1930

Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

M

bas kësaj Austria, që në atë kohë kishte okupuar Shqipërinë, internoi për arsye atdhetarizmi edhe Hoxhë Brutin me shumë krerë të tjerë bajraktarë, të cilët i dërgoi në Shauduna, ku vuajti më se 20 muaj. Hoxhë Bruti bashkë me bajraktarin e Hasit, Ramë Rexhën e krerë të tjerë ishin ftuar prej Ismail Qemalit për të ngritur flamurin dhe të lidhnin besën që të bëjnë Shqipërinë. Në fund ka luftuar kundër rebelëve krah për krahë me besnikët e lartmadhërisë së tij Zogu I në Krumë më 1923. Ka fituar betejën dhe është falënderuar me një telegram të veçantë për këtë heroizëm nga Zogu I. Ka vdekur në vitin 1924. * Sheh Selimi prej Shtiqnit. Sheh Selimi i Lumës ka kundërshtuar fuqishëm pushtimin turk, duke qenë kundër zakoneve për nizamë, mbledhje taksash etj. Disa herë ka marrë pjesë me armë së bashku më parinë e popullit në Prizren. Kryefjala e tij ishte: “Zoti ka urdhëruar çdo njeri të dojë vatanin e vet”. Ka vdekur në vitin 1906 në moshën 70-vjeçare. * Hoxhë Mehmeti nga katundi Shtiqën dhe kushëriri i Sheh Selimit. Dijetar, pjesëtar në parinë e vendit dhe imam në katundin e vet. Me ardhjen e Serbisë u arratis për një kohë të gjatë nëpër male, ndërsa me ardhjen e Austrisë emërohet nënmyfti i Lumës derisa vdiq në vitin 1927 në moshën 65-vjeçare. Në ketë krahinë janë dalluar edhe sheh Jemini nga katundi Çaj, që ka vdekur në vitin 1937 në moshën 90--vjeçare; sheh Rremi, prej katundit Kalisë; mulla Islami, prej katundit Novosajë e sheh Mahmuti, prej katundit Ceren. * Sali Seit – Ali Bujari. Ka lindur më 1864 në katundin Zemblak dhe ka vdekur më 19 dhjetor 1930. Mbaroi studimet e para në vendlindje, ndërsa në Korçë kreu shkollën qytetëse. Për të fituar një kulturë më të lartë, shkoi në Kostandinopojë, në shkollën normale superiore dhe njëkohësisht ndoqi mësimet fetare në Medresetë e atjeshme. Ndërsa vijonte mësimet e larta në Kostandinopojë ishte bërë njëkohësisht një nga dishepujt e Naim Frashërit, i cili ishte funksionar në ministrinë e arsimit turk. Naim Frashëri i ka dhenë mjaft libra shqip, duke ia maskuar nën kostumin fetar, që të mos diktohesh nga policia detektive e regjimit absolut. Ketë taktikë e vijoi për sa ishte si student në Stamboll dhe librat e tërhequra në ketë mënyrë, i ka shpërndarë nëpërmjet shokëve më besnikë. Mbasi mbaroi normalen, largohet nga Stambolli me idealet e nacionalizmit të inspiruara nga Naimi dhe ka shërbyer me detyrë si drejtor shkolle qytetëse nëpër vende të ndryshme të Maqedonisë, deri sa u shpall kushtetuta turke. Së fundi, po me këtë cilësi në Bilisht të Devollit. Si klerik punoi pa kursim, për zhvillimin e ndjenjave kombëtare. * Halim Bitincka, ka lindur në katundin Bitinckë në vitin 1880. Mësimet e para i mori në Korçë, dhe aty mbas mbarimit të këtyre mësimeve u njoh me veteranët, si doktor Haki Mborja, Orhan bej Pojanin, Mina Frashëri, Dhosi Havjarin, Mihal Gramenon dhe prej tyre mori mësimet e para në gjuhën shqipe. Në vitin 1914, meqenëse u emërua Hoxhë në katundin Dërrsnik të prefekturës së Korçës, punoi me të vetmin qellim për tu dhënë mësime shqip nxënësve të popullit, të cilën e vazhdoi si program deri në vitin 1906. Më 1907 u transferua dhe deri në fitimin e pavarësisë u persekutua dhe u ndoq rreptë nga regjimi turk. Islamizmi në Ballkan Në “Zani i naltë” nr. 8-9 gusht shtator 1936 shkruhet për myslimanët në Turqi dhe në Rumani. Në Greqi, për 4 shekuj nën sundimin turk kishin pasur një liri të plotë fetare dhe njerëzit ishin trajtuar, si të gjithë banorët e Turqisë, duke pasur detyra të larta edhe në qeveri e në çdo degë tjetër të shtetit turk. Turqit, i kanë ndërruar mjaft grekët duke i edukuar edhe në shkollat e tyre. Grekët janë munduar që në lashtësi të ishin të pavarur nga Turqia, të cilën e arritën qysh më 1829 në luftën ballkanike. Greqia fitoi edhe Kretën (1913). Popullsia e Greqisë në vitin 1929 ishte 7 milionë, prej të cilëve 140 000 ishin myslimanë, shumica turq, bullgarë, kaukazianë që banonin në Maqedoninë lindore dhe

Të dhënat e Turqisë: Nga 7 milionë bektashinj, 200 mijë janë në Shqipëri

Trakën Perëndimore. (Autori për myslimanet në Greqi nuk ka dijeni fare për shqiptarët e Çamërisë). Myslimanët, kanë një komunitet më vete në Greqi dhe përfaqësohen në parlament vetëm prej 4 vetash. Afërsisht në Greqi, janë 73 xhami, ku shërbejnë 250 imamë, myezinë etj. Ka mbi 100 shkolla fetare ndërsa në Selanik, kanë qenë 43 xhami. Por, me fitimin e pavarësisë ato u kthyen në kisha. Xhamia më e madhe është quajtur Amza Bej, që ndodhet në qendër të Selanikut, por e kthyen në kinema, pa prishur zbukurimet origjinale të xhamisë. Në qytetin Kavadha ka lindur Mehmet Ali Pasha, themeluesi i Egjiptit dhe ku është një xhami e bukur. Në Greqi ndodhen mjaft antika të mbetura nga koha otomane, si troje xhamish, ndërtesash e kështjellash. Shteti grek, subvencionon komunitetin mysliman me një shumë të vogël prej 533 mijë dhrahmish. Kanë lejuar vetëm një revistë fetare që del në gjuhën turke me alfabetin turk, por jo me atë të riun latin. Shumica e myslimanëve në Greqi janë fshatarë dhe disa janë tregtarë. Rumania deri në vitin 1877 ka qenë provincë turke, deri sa përfundoi lufta ruso-turke, mbas së cilës fitoi pavarësinë. Kufijëve të Rumanisë iu shtuan edhe ato të Besarabisë dhe të Transilvanisë. Popullsia rumune është 18 milionëshe dhe myslimanët përbëjnë më tepër se 200 mijë vetë, prej të cilëve shumica me origjinë turke, të cilët banojnë në Kostancë, Dobrunje etj... Po në “Zanin e naltë” nr. 6-7, qershor-korrik 1936, shkruhet për ish Jugosllavinë se: “Përparimi islam në Jugosllavi ka ecur shumë shpejt. Në veçanti në vitet 1918 deri 1923, kur 17 000 veta pranuan fenë islame. Profesori katolik i universitetit të Lubjanës e njihte Islamizmin. Po kështu dy majorë të armatës në regjimentin “Maqedonia”, baron Vladimir dhe baron Turkoviçi,

të cilët i përkisnin familjes princërore, e pranuan edhe ata Islamizmin. Djali i mbretit Aleksandër kishte si besnikë të vet roje myslimane, të cilët në gushtin e vitit 1929 i kane shpëtuar jetën

nga atentati që do t’i bente një bullgar. Edhe në vitin 1931 mbretëreshës rojat myslimanë kanë shpëtuar të birin e princ Tomislavit nga vdekja. Për këto motive familja mbretërore, ka treguar simpati, ndaj myslimanëve derisa ka vdekur në vitin 1934. Mjaft ceremoni madhështore janë kryer në xhaminë e Beogradit, prej kryetarit të komunitetit “dijetari i madh” (Reis –Ul –Ulema), Ibrahim efendi Maglilitch, ku ka marrë pjesë edhe mbreti Aleksandër, që i puthi dorën për nderim Ibrahim Efendiut përpara një populli... Në Bullgari në shekullin IV mjaft fise sllave u vendosën ne gadishullin ballkanik dhe u benë pjesë e perandorisë romake të Lindjes. Tre shekuj më vonë bullgarët, të cilët i përkasin racës së tartarëve, emigruan në Ballkan, mposhtën fiset sllave dhe formuan shtetin bullgar, duke pasur kryetar një mbret të tyre. Mbreti Borisi I, për shkaqe politike, në vitin 865, pat pranuar kristianizmin. Kjo mbretëri, u qeveris prej princave bullgarë deri në shekullin XIV, kur u pushtua prej turqve. Nën sundimin turk, bullgarët morën zakonet e otomanëve dhe Islamizmi në këtë kohë u përhap mjaft. Më 1876, u bë, kryengritja bullgare kundër pushtimit turk, e cila u shtyp, por Rusia, e zëmëruar nga Turqia i shpalli luftë. Si përfundim, Bullgaria fitoi autonominë nën kontrollin e qeverisë turke, ndërsa në vitin 1908, fitoi pavarësisë, duke zgjedhur për mbret Ferdinandin. Popullsia bullgare, është 5 milionë e gjysmë, prej të cilëve, 11% janë me origjinë turke. Sipas statistikave të vitit 1926, numri i islamëve në Bullgari është 700 mijë, ku shumica janë turq dhe vetëm 1/10 janë bullgarë. Myslimanët banojnë në qytetet kryesore të Bullgarisë, kryesisht në Sofje. Janë më tepër bujq dhe përfaqësohen në parlament me 10 deputetë. Ligjet bullgare kanë njohur lirinë fetare të myslimanëve dhe janë të lirë të administrojnë vakëfet, xhamitë, shkollat, si të dëshirojnë vetë. Në Bullgari ka një komunitet në krye të të cilit është kryemyftiu, Hysen Ahmedov, që banon në Sofje dhe emëron nëpunësit. Myslimanët kanë rreth 20 shkolla, sipas sistemit turk. Dhe, kanë ruajtur xhamitë me bukuritë e tyre antike. Të përmendura janë xhamia e Bvenjadashit në Sofje, mesxhidi i hijshëm i Biok-Xhamisë me 9 kubet e tij madheshtore të ndërtuara më 1494. Në “Zanin e naltë”, nëntor 1937 shkruhet me një respekt të veçantë për veteranët e klerit mysliman. Ky respekt, buron nga fakti, se kombi shqiptar është bërë edhe nga puna e klerit mysliman shqiptar, të cilat nuk kanë qenë pro pushtimit turk. Në shkrimet sqarohet se fenë islame e kanë sjellë në Turqi, arabët. Kjo fe e përhapur shumë në Shqipëri, që përpara kohës së Skënderbeut. Për ketë qëllim shkruhet se: “Influenca e fesë myslimane te bijtë e Shqipërisë nuk duhet të konsiderohet si një shenjë antikombëtare, sepse feja është një çështje individuale, që çdo person, duhet ta zgjidhë, sipas dëshirës e ndërgjegjes së vetë. Feja, është një institut, që ka për qëllim t’ia përgatisë njeriut jetën mbas vdekjes, në një mënyrë të lumnueshme. Për ketë shkak feja s’ka marrëdhënie me kombësi. Kjo është arsyeja që kombi shqiptar, me shumicë dërrmuese e pranoi fenë islame, megjithëse, ju komunikua nëpërmjet armikut kombëtar. Feja islame, ka një princip, për t’i vëllazëruar kombet e botës, por kjo fe, kaq e lartë nuk mundi ta afrojë shqiptarin me turkun, sepse turku, nuk ndoqi një politikë fetare e islame, por një politikë kombëtare turke. Prandaj, shqiptarët pranuan fenë islame, por qëndruan larg nga influenca kombëtare e turqve. Kështu, kemi, së pari Skënderbeun, i cili mori një edu-


dossier • E mërkurë 29 maj 2013

»

19

“Klubi i Shkupit, veçanërisht Nexhip Draga, në shtator të vitit 1908, futi gjuhën shqipe në shkollat shtetërore turke. Në disa shkolla fillore, në fshatra të Kosovës, si në Pakashticë, në Dumnicë, në Dumoshë etj., mësuesit e klerikët atdhetarë, si Mulla Zeka, Mulla Hamiti, Mulla Dema, Mulla Bajram Dumnica etj., bënë përçapje për të futur mësimin e gjuhës shqipe dhe për tu mësuar fëmijëve shkrim e këndim shqip. E ndodhur përballë kërkesave këmbëngulëse të popullsisë shqiptare, Ministria e Arsimit nxori në tetor të vitit 1908, urdhëresën, sipas së cilës, gjuha shqipe futej si lëndë mësimore në shkollat shtetërore turke, në ato fillore (mejtepet) dhe gjysmë të mesme (ruzhdije)”. Me rëndësi janë edhe studimet e autorit kosovar dr. Muhamet Piraku në librin “Myderiz Ymer Prizreni” (botuar në Sharre 2003). Të gjitha mbishkrimet dhe zakonet fetare shqiptare kanë evoluar së bashku me harmoninë sociale ne vend, deri ne vitin 1967, kur, deshi Zoti që të eliminoheshin kultet e besimit në vend.

katë islame dhe u rrit me morale islame, por nuk e harroi kombësinë shqiptare e bile e luftoi 25 vjet rresht për këtë kombësi. Mbas humbjes së Skënderbeut, kleri mysliman shqiptar, ishte nga ata që dhanë kontributin më të madh në ruajtjen e gjuhës kombëtare, sepse, ata mësimet, këshillat dhe predikimet fetare i bënë në gjuhën shqipe dhe nuk i lanë shteg shqiptarit të mësonte gjuhën e huaj. Kjo, është një politikë e lavdërueshme kombëtare që ka ndjekë kleri mysliman shqiptar. Përveç kësaj nga gjiri i këtij kleri, kanë dalë edhe shkrimtarë edhe poetë të shquar, si Nesimi i Beratit, Hasan Ziko Kamberi prej Starje, Ismaill Floqi dhe Hafiz Ali Ulqinaku. Dikush, mund të thotë që këta kanë shkruar me alfabetin arab. Mirëpo, këta i kanë dhënë popullit, që edhe gjuha e tyre shqipja mund të shkruhet e flitet shqip. Kleri mysliman, jo vetëm që ka nxjerrë shkrimtarë, lëvrues të gjuhës kombëtare, por ka nxjerrë edhe misionarë të palodhur të rrugës kombëtare. Në gji të klerit mysliman janë përfshirë, mjaft autorë të alfabetit kombëtar të Stambollit: Hoxhë Vokën e Dibrës, Tahri Efendi Gjakovën, Sait Efendi Shkupin, Hafiz Ali Korçën, Hafiz Ibrahim Dalliun etj. Situata e besimit fetar Autorët J. H. Gotfrei, drejtor i Zbulimit Detar Anglez, në vitin 1942, dhe E. G. N. Rushbrooke, drejtor i Zbulimit Detar në gusht të vitit 1945, kanë shkruar një seri manualesh gjeografike mbi vende të ndryshme të botës. Vetëm, deri në fund vitin 1918, dolën 18 volume të tilla, në Oksford dhe Kembrixh. Ky volum, është përgatitur nga Qendra e Oksfordit të Divizionit të Zbulimit Detar nën drejtimin e lejtënantkolonel K. Mase, si dhe profesorë gjeografie në universitetin e Oksfordit. Në kapitullin I shkruhet, çështjen e besimit në Shqipëri: “Shumë fise shqiptare e pranuan Islamin gjatë mbrojtjes së pashpresë të krahinave të tyre. Myslimanët, janë popullsi homogjene në Shqipërinë Qendrore, ku të gjithë ortodoksit ishin sunnus, duke përfshirë zbulimin e fundit të muhamedanëve dhe Koran si të fundit e zbuluar. Këto janë subjekte të interpretimit tradicional verior. Islami u përhap, nga fisi në fis dhe ku vija kufitare ishte saktë,

nga malet Prokletia (të mallkuara) në Verilindje, midis Gucisë dhe Shalës, ku shënojmë dhe limitin e futjes së otomanëve në Veri të Drinit. Në Shqipërinë Qendrore, futja e otomanëve turq si zotërues feudalë të pronave, çorganizuan strukturën fisnore dhe pakësuan anëtarët e fisit në bujkrobër. Bejlerët, kanë qenë të aftë të shtypin të pakënaqurit, përpara se ata të shpërthejnë në revoltë. Nën kushtet moderne dhe ve çamërisht me ndarjen nga Turqia, myslimanët, mbetën në mëshirën e fqinjëve kristianë. Frika e myslimanëve u zhduk. Në disa fise malësorësh, popullsia myslimane ishte më e madhe se ajo katolike. Xhamitë, dhe kishat kundërshtoheshin rrallë në qytet. Bektashinjtë: Sekti i bektashinjve është themeluar nga persiani Haji Bektash Veli, i cili vdiq më 1338. Doktrina shëmbëllente me atë të sektit Houroufi, udhëheqës mistik i tyre Fadh i ullah, i cili u vra më 1394. Të deklaruar, si myslimanë, bektashinjtë pinë verë, nuk i mbulojnë gratë e tyre dhe nuk kanë orare të caktuara për falje. Doktrinat e tyre mistike, zbatohen nga dervishët, të cilët, nuk kanë xhami dhe mblidhen në komunitetet e teqeve e merren me bujqësi. Disa nga parimet bektashizmit janë: Perëndesha Hyjnore, është jeta dhe shpirti i gjithçkaje. Njeriu është shprehja më e lartë e fuqisë hyjnore. Janë tolerantë, respektojnë gratë, mësojnë mbi industrinë, bamirësinë dhe përulësinë. Dervish Sari Sallteku, erdhi në Shqipëri nga Korfuzi para vitit 1400 dhe themeloi teqenë Sari Saltik mbi Krujë, së bashku me 6 veta të tjerë. Skënderbeu ishte bektashi, gjatë kohës së shërbimit në Turqi. Zhvillimi i bektashizmit në Shqipërinë e Veriut, u kontrollua nga Kara Mahmud Bushati në shekullin XVIII, por u favorizua nga Ali Pashai. Në lëvizjen kombëtare, bektashinjtë, të cilët ishin tolerantë të të gjithë besimeve, morën role drejtuese dhe hasën në zemërimin e myslimanëve sunni dhe bejlerëve fanatikë të tokave të ulëta, të cilat mbështesnin regjimin osman dhe kundërshtonin princin Uilliam Vid (1914). Në janar të vitit 1922, një asamble bektashiane u largua nga qendra e sektit në Ankara, por në shtator të vitit 1925, kur Republika e Turqisë i shtrëngoi rregullat fetare dhe i mbylli teqetë. Sekti i lartë i bektashinjve i vendosur në Tiranë

në 1929, u riorganizua si një sekt i pavarur brenda komunitetit mysliman. Nga 7. 370 000, bektashinj të njohur rreth 200 mijë janë shqiptarë, dhe këto shifra kanë rritje, veçanërisht, midis të rinjve. Kështu, ndërsa besimet në Shqipëri, kanë një shpërndarje gjeografike dhe historike. Atje, ku nuk është prishur struktura e komunitetit, ndjenja e nacionalizmit, është e shumë fortë; atje ku turqit, krijuan prona të mëdha feudale, bejlerët, megjithëse shqiptarë, janë myslimanë që sunduan një fshatarësi të pakënaqur, një pjesë e së cilës, iu drejtua për shpëtim Greqisë, ose çfarëdo lloj interesi tjetër të huaj, që do të largohet nga pronarët e tyre. Regjistrimet e vitit 1930, përmbajnë 688 288 myslimanë, 210 313 ortodokse dhe 108 184 katolikë. Sigla fetare shqiptare Institucionet fetare shqiptari i ka respektuar. Qytetërimi shqiptar e ka vlerën edhe nën këto besime shpirtërore e morale. Besimi në Zot, është reflektuar në zakone, tradita e folklor. Familja shqiptare, ka respektuar së pari besimet fetare, kanunet, zakonet për të gjithë, hierarkinë dhe të parin e vet që e përfaqëson në paqe dhe në luftë. Martesa është ngjarje e rëndësishme, si edhe mikpritja. Besa, nderi e burrëria, si tipare kryesore të shqiptarit, kanë qenë shfaqjet e natyrshme të shpirtit të tyre. Ibrahim Manzour Efendi, shkruan në “Memoires sur la Greece et l’ Albanie”, ne Bl. II, f. 33, se: “Shqiptarët, e mbajnë veten si më të parin komb të botës, e, përbuzin si turqit, si europianët”. Si çështje nderi, shqiptarët konceptonin punën, familjen, farefisin, vendlindjen e sidomos zakonet e të parëve. Me burrëri, kuptonin trimërinë në luftë, të mbrojnë të drejtat, të falin armikun, të dalin në kushtrim. Atdhedashuria te klerikët myslimanë, ortodoksë dhe katolikë ka qenë parësore. Lord, Hobhause në “Les Revendisatours de L’ Albanie” f. 17 shkruan, se: “Atdhedashuria, si karakteristikë e krahasuar me popullatën e Perandorisë Otomane, kishte veçori, se ata u bashkuan sipas parimit fetar, ndërsa populli shqiptar, nuk njohu lidhje tjetër veç gjakut, gjuhës, atdheut të përbashkët”. Në librin “Historia e popullit shqiptar” II, viti 2002, f. 389 shkruhet:

Ajo që shohim sot i përket të kaluarës “Shqipëria, çka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet”, formon mendimin më kuptimplotë të zhvillimit të popullit tonë. Ky lloj iluminizmi i kalon caqet e një botëkuptimi divers apo pervers, fetar apo etnik, por shpreh së gjalli shoqërinë shqiptare, si një kulturë e civilizimit. Çështjet e trajtuara midis rreshtave në periudhën e rilindjes shqiptare, i përkasin, në fakt, natyrës homogjene të zërit botëror të marrëdhënies jo mesjetare. Gëte mësoi derisa vdiq islamizmin, ndërsa dukuria e njohjes shenjtëroi të gjithë njerëzit e feve dhe besimeve të ndryshme, duke e pasur ketë mendësi në çdo skaj të botës. Këtu nuk dua të ndalem në llojshmërinë e besimeve, apo paragrafëve të shkruara në librat e shenjtë, por kam mundur të paraqes një shqipe të pastër përkundrejt “kryqëzatës” së qytetërimit midis besimeve të ndryshme, si në tokën e premtuar, ashtu edhe në tokën e shqiptarëve. Asnjë nga të dhënat biblike në materialet studimore nuk ka pasur për synim të tregojë, se ekziston një Zot tjetër, përveç besimit të njerëzve, porse kultura dhe zhvillimi i një populli, ka etapat e veta të kristianizmit apo Islamizmit, si forma të së njëjtës medalje. Ashtu si feja, edhe shkenca, pranohet se kanë qenë në kohën më të mirë të tyre, kur kanë ecur së bashku në ndermin e kësaj bote që ne gëzojmë sot. Ndërsa duke shfletuar psikozën e autorësisë mbi besimin e fesë islame, nuk shpjegohet aspak dëshira e popujve për luftë, por është kultura që mbizotëron dhe e tërheq vëmendjen, etjen e tyre drejt botëkuptimit dhe njerëzimit. Se është njëri elemente civilizimi, por më parë duhet të kemi njerëzimin e shkolluar dhe ideuar si në një projekt. Meqenëse, në çështjet e besimit nuk ka kufizime, duhet të jemi krenarë që njerëzit kanë mundur të pranojnë si shkencore shumë nga të dhënat fetare të kristianizmit, e më pas të Islamizmit, shumë prej virtyteve të tyre dhe përshtatjes më të mirë tipologjike dhe luftarake. Kur shkruhet, kështu për shpikjen dhe kohën e studimit të saj, mbahet në kriter, se faktet mbi to nuk kanë ndryshuar në asnjë situatë tjetër, si vetë kuptimi mbi ringjalljen. Kjo krijon në ketë mënyrë njerëzimin në terë subkulturën e tij, duke mos i lëne njerëzit në errësirën e shekujve, por duke i ndihmuar ata, që, nëpërmjet besimit të Islamit, por edhe në përqendrimin drejt biblës, të komunikojnë më Zotin. Kjo nuk i jep përparësi njërës fe, apo tjetrës, së paku, kur shkruhet, se “në disa elemente Islami qëndron më lart se kristianizmi”. Kjo gjë me siguri i referohet etapave të caktuara historike dhe jo luftës së shenjtë, apo shprehjeve kriminale midis turmave në shoqëritë. Të gjitha të mirat e fesë islame mund ti kuptojmë si një ndihmë kombëtare për Shqipërinë tonë, sepse edhe perandoria e mendjendriturve, pati urtësinë të shqipërohej nëpërmjet saj. Kjo nënkupton se feja e shqiptarit është shqiptaria dhe se çdo dëshirë e kulturë persiane, apo otomane midis shqiptarëve që drejtuan botën për një kohë të caktuar, nuk mund të dalë përmbi të gjitha ata shqiptarë të mëdhenj që sytë i kishin në Shqipëri. Kjo ndodh, se besimi ndaj zotit dhe vendit, gjeti shprehjen më të mirë në vendin Naimit. Ajo që shohim sot, mund të ndjehet, dhe unë, kam parë si Papën ashtu edhe Hoxhën, që të dy të veshur me të bardha, që ndodheshin në të njëjtin vend të shenjtë duke pasur magjinë e të folurit me Zotin.


20

«

Gjatë 3 ditëve të Festivalit Mbarëkombëtar “Pianisti i Ri”, juria testoi 112 pianistë dhe më pas u ndanë shumë çmime të I, të II dhe te III si dhe këto çmime kryesore: Dea Dani, Shkolla “Prenkë Jakova” Shkodër , u vlerësua me çmimin e parë, kategoria A. Orenc Graca, Elbasan, u vlerësua me Çmimin e I “Absolut’, kategoria B. Jonatan Verkuj, Tiranë, u vlerëua me Çmimi I “Absolut”, katego-

L

ëvizjet progresiste që zunë fill në vitin 2011 në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme tërhoqën vëmendjen e njerëzimit mbi Mesdheun, duke “rizbuluar” këtë djep të lashtë të qytetërimit botëror. Zgjerimi i vazhdueshëm i hapësirës demokratike është duke përftuar edhe një lloj të ri marrëdhëniesh ndërmjet shteteve, mbështetur në dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, duke nxjerrë në plan të parë diplomacinë kulturore dhe dialogun ndërkulturor e duke hequr dorë nga marrëdhëniet e vjetra të ndërtuara mbi forcën ushtarake dhe trysninë ekonomike. Lloji i ri i marrëdhënieve, që ofron një shans për paqen në botën e globalizuar, mund të gjejë një burim frymëzimi në botën e hershme të Levantit, - me “Levant” nënkuptohen territoret në Mesdheun Lindor, duke përfshirë edhe Sirinë, Libanin, Izraelin, Palestinën, Jordaninë, Irakun etj. Potenciali i Levantit është i madh, jo vetëm ngaqë prej mbi një mijë vjetësh ka qënë djepi i diplomacisë kulturore, por edhe sepse perandoritë romake, bizantine dhe otomane kanë krijuar aty, secila në mënyrën e vet, një hapësirë të gjerë shkëmbimesh, - mallrash dhe idesh, - me dialog kulturor. Ballkani dhe Evropa Juglindore, për një kohë të gjatë kanë qënë në kontakt me Afrikën e Veriut dhe me Lindjen e Afërme dhe banorët e kësaj zone kanë përvojë të pasur përsa i përket dialogut ndërkulturor. Zona e Mesheut Lindor e ka tërhequr gjithnjë Evropën Perëndimore sidomos qysh nga Rilindja, në periudhën e Romantizmit e deri në kohët moderne, ndërsa admirimi për Levantin nga ana e mjaft krijuesve të shquar pati si rrjedhojë krijimin e një numuri të madh veprash letrare, artistike dhe muzikore të pazakonta. Lidhjet kulturore ndërmjet vendeve ballkanike me

Kulturë “PIANISTI I RI”

vlerësua Joel Kakusi, Shkodër. Në koncertin e Finalistëve që përbën etapën e II të festivalit, interpretuan të gjithë këta pianistë si dhe pianistët fitues të Çmimit Absolut të vitit të kaluar, pra fituesit e edicionit të 17-të të “Pianisti i Ri”, zhvilluar më 2012. Ata së bashku me fituesit e Çmimeve Absolute të këtij viti kunkurruan për Çmimet kryesore të festivali . Pas koncertit juria vlerësoi me këto

vlerëson më të mirët ria C. Kejsi Coku, Tiranë, u vlerësua me Çmimi I “Absolut”, kategoria D Kosti Deti, shkolla “Tefta Tashko” Korçë, kategoria E. Përveç çmimeve të mësipërme u ndanë dhe çmimet si dhe çmime në emër të kompozitorëve: Me

E mërkurë 29 maj 2013 •

Çmimin “Mozart” u vlerësua Kejsi Coku, Tiranë. Me Çmimin “Beethoven” u vlerësua Mario Sula, Tiranë. Me Çmimin “Chopin”, u vlerësua Kosti Deti, Korçë. Me Çmimin “Liszt” u vlerësua Kosti Deti, Korçë. Me Çmimin “Schubert” u

çmime: Çmimi ‘Lola Gjoka’ për Kosti Deti, Korçë. Çmimi ‘Carola Grindea’ për Erli Lila, Durrës. Çmimi ‘Cesk Zadeja’ për Erdion Hoxha, Tiranë. Çmimi ‘Filippo Trevisan’ për Iva Zurbo, Tiranë dhe Çmimi ‘Orkestra RTSH’ që jep mundësinë fituesit të saj 9- vjeçar , Orenc Graca, Elbasan të luajë me orkestrën e RTSH-së në Koncertin e radhës më 8 Korrik 2013, që i është caktuar promovimit të talenteve të reja.

Simpozium Ndërkombëtar

PËR LEVANTIN

Romani i tretë i Bridget Jones në Tetor Romani i tretë i Bridget Jones, i titulluar “E çmendur rreth djaloshit”, do të publikohet më 10 Tetor, ka thënë botuesi britanik i Jonathan Cape. Dy romanet e para të Helen Fielding rreth beqares së pafat janë shndërruar në filma të njohur me aktorët Renee Zellweger, Colin Firth dhe Hugh Grant. Ditari i Bridget Jones, i botuar në vitin 1996 dhe vazhdimi me titullin “Skaji i Arsyes” në vitin 1999, janë shitur në 15 milionë kopje në 40 vende, transmeton REL. Botuesi ka thënë se libri i ri paraqet një fazë krejtësisht të re në jetën e Bridget. “Bridget është e vjetër, ajo mban ende ditar, por gjithashtu është zhytur në dërgimin e mesazheve dhe eksperimentimin në mediat sociale”, ka thënë ai.

Lloji i ri i marrëdhënieve, që ofron një shans për paqen në botën e globalizuar, mund të gjejë një burim frymëzimi në botën e hershme të Levantit, - me “Levant” nënkuptohen territoret në Mesdheun Lindor, duke përfshirë edhe Sirinë, Libanin, Izraelin, Palestinën, Jordaninë, Irakun etj.

ato të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut vazhduan deri në gjysmën e dytë të shekullit XX, madje edhe në periudhën e Luftës së Ftohtë e të regjimeve diktatoriale, përmes formimit të disa elitave intelektuale të shkolluara në universitetet e Evropës Juglindore dhe zhvillimit të shkëmbimeve kulturore të ndërsjella. Rimarrja e këtyre lidhjeve do të përbënte një rast të mirë që larmia e traditave t’u kundërvihet edhe prirjeve të skajshme për uniformizim në kontekstin e globalizimit të bazuar kryesisht në përfitime materiale, për një mënyrë jetese sa

më afër aspiratave të njerëzve. Gjithsa përmendëm më lart çuan në mbajtjen në Bukuresht, në periudhën 23-25 maj 2013, të Simpoziumit Ndërkombëtar: “Levanti, djepi i diplomacisë kulturore. Duke rizbuluar Mesdheun”, organizuar nga Akademia e Diplomacisë Kulturore e Berlinit, - me president Profesorin Emil Konstantinesku, ish-president i Rumanisë, - nga Senati dhe Qeveria e Rumanisë, Instituti Kulturor Rumun, Universiteti i Bukureshtit dhe Fondacioni Rumun për Demokraci. Në punimet e Simpoziumit të lartpërmendur morën pjesë shkencëtarë, politi-

kanë, profesorë, gazetarë, diplomatë, ekspertë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, artistë, nga të gjitha kontinentet. Në seancat plenare dhe në pesë seksione u paraqitën një numur i madh kumtesash me tematikë të gjerë e të larmishme, të të gjitha fushave, që shtjellonte probleme me rëndësi të madhe aktuale. Në “Deklaratën e Bukureshtit”, që u miratua nga pjesëmarrësit në Simpozium, u përcaktuan pikësynimet e ardhme, ndër të cilat rizbulimi në thellësi dhe vlerësimi i trashëgimisë së Levantit; ndërmarrja, mbështetja dhe realizimi i

një numuri aksionesh e dialogjesh politike, kulturore dhe humanitare në zonën e Mesdheut e më gjerë; nxitja e shteteve dhe popujve të kësaj zone për të pasur në qendër të vëmendjes respektimin e së kaluarës së përbashkët dhe ndërgjegjësimin për përgjegjësinë në ndërtimin e një të ardhmjeje me interes të përbashkët, në kontekstin e unitetit në diversitet. Në konkluzionet e formuluara në përfundim të punimeve të Simpoziumit, u vlerësua lart përmbajtja dhe cilësia e kumtesave të paraqitura nga profesorët e ftuar shqiptarë Rexhep Meidani dhe Kopi Kyçyku.


• E mërkurë 29 maj 2013

Lamtumirë Little Tony dhe 24 mijë puthjeve të tij Ka ndërruar jetë të hënën në mbrëmje këngëtari i famshëm italian Little Tony. 72-vjeçari ndërroi jetë pas një lufte tre mujore me tumorin, në klinikën romane të Villa Margherita, ku dhe ishte shtruar. Menjëherë në Tëitter kanë fijuar edhe ngushëllimet e fansave, dhe miqve të tij. “Lamtumirë ‘Cuore Matto”, shkruajnë fansat, duke e përshëndetur me këngën e tij më të njohur. Në të njëjtën rrjet social Sabi Guzzanti shkruan: Mbase për të bën dimër në pranverë”.

NJË FESTIVAL PËR FEMRAT FATALE

“Femmes Fatales” mbledh artistet në Prishtinë

Pas “Të gjithë me huqe”, në skenën e teatrit të Vlorës, “Petro Marko” do të ngjitet një pjesë e re teatrore. Është po regjisorja Eliona Thomoraj, regjisore dhe aktore në “Të gjithë me huqe”, e cila në fakt po përgatitet që menjëherës pas kësaj premiere të shfaqet te publiku me një tjetër pjesë. Përveç titullit “Mysafirët”, artistja nuk zbulon shumë për pjesën, por flet më gjatë për “Të gjithë me huqe”. Sipas saj, kjo e fundit është një pjesë aktuale që I shkon për shtat shoqërisë shqiptare në gjendjen ku ndodhet. “Mesazhi i veprës flet për altruizimin. Në këtë shfaqje janë gjashtë personazhe, dhe të gjithë me veshje të ndryshme. Me këtë vepër sjell në vëmendje që kriza globale është dhe kriza shpirtërore. Nuk mundesh të jetosh vetëm për vete, por dhe për të tjerët”, është shprehur Thomoraj. Angazhimi I saj në këtë vepër është I shumëanshëm. Përveç regjisë dhe lojës aktoriale ajo ka realizuar edhe skenografinë dhe kostumografinë e shfaqjes. Përsa I përket interpretimit teë saj në rolin e Blansh, Thomoraj e gjen të veçantë. “Blansh është një personazh që vuan nga nozofobia, frika se mos sëmuret nga çdo gjë, dhe është një personazh i veçantë”, thotë ajo.

Kulturë

»

21

VIJNË MYSAFIRËT

Hapet atelieja e Teatrit Kombëtar Spektakli “Ne vijmë për ajër”, një trupë të rinjsh performon melodinë e dhunës

P

o mbahet në Tetarin ODA në Prishtinë, Festivali Femmes Fatales. Ky është edicioni i parë i këtij festivalit rajonal të femrave artiste – Femmes Fatales, që bën bashkë artistet e hapësirës shqiptare. I çelur më 27 Maj, festivali do të vijojë edhe më 30 Maj. Për katër ditë do të shkëmbehen emocione dhe përvoja të artisteve femra jo vetëm shqiptare, por edhe nga rajoni, përmes shfaqjeve të filmave të shkurtër dhe dokumentarë, pjesëve teatrore, koncerteve, ekspozitave të fotografive, promovimit të librit, interpretimit të poezive, diskutimeve dhe prezantimeve të ndryshme. Aktivitetet e festivalit kanë vazhduar dje me prezantime dhe diskutime rreth filmave “Kthimi” të regjisores Blerta Zeqiri, “Ninulla” dhe “Kofja e zbrazët” nga regjisorja Antoneta Kastrati, si dhe filmi “Shkurta” nga regjisorja Arzana Kraja. Tema që ndërlidh që të tre këta filma është “Gratë në luftë”. Ndërkohë është bërë hapja dhe diskutimi rreth ekspozitës “Bogujevci”, të autoreve Saranda dhe Je-

hona Bogujevci, kurse pasdite është shfaqur filmi “Lufta e grave” nga Marika Griehsel, Suedi, për të vijuar në mbrëmje me shfaqjen e dramës “Kalimi i kufirit” i Dijana Milosociv. Dita e dytë e festivalit është mbyllur me “Poezi dhe dashuri” me interpretues Anisa Ismajli, Melihate Qena, Bislim Mucaj dhe Shengyl Ismajli dhe soliste: Egzona Ademi. Kitarë: Florin Fanaj, vallëzon: Arta Gashi dhe regjia Ilir Gjocaj. Edicioni i parë i festivalit të artisteve femra për të drejtat e njeriut, “Festivali Femme Fatales…” në Kosovë, organizohet nga ArtPolis. Hapja e festivalit është bërë me një fjalim përshëndetës nga drejtoresha e Festivalit, Zana Hoxha -Krasniqi dhe donatorëve. Më pas është vazhduar me një performanceë muzikore me koreografi nga solistet Kaltrina Miftari dhe Safet Berisha, balerina Teuta Krasniqi dhe ekzekutimi në piano nga Melos Buza. Në orën 21:00 të mbrëmjes së parë është hapur e ekspozitës “Ndërkohë” e Majlinda Hoxhës, kuratore e së cilës është Saranda Bogujevci.

Një magazinë në cepin e një pylli ku përjetojnë fundin e botës katër personazhe. Para se të vijnë te fundi, ata ia bëjnë të gjatë rrugën njëri-tjetrit. Atelieja e Teatrit Kombëtar si rrallë herë është hapur për performancën e një trupe të rinjsh që nën drejtimin e Qëndrim Rijanit nga Maqedonia luajnë mbrëmjen e martë e të mërkurë një tekst tragjik postmodern “Ne vijmë për ajër” i autorit amerikan Skot Omur. Kjo që po vuan është zonja Uormud – alias krimbi i durit. E kanë kapur dhimbjet e lindjes, së një keku mirëbërës për harmoninë kozmike. Zonja Uormud pretendon lart dhe egër si grua e shtypur dhe e dhunuar. Motrat Melodi dhe Laurel kanë secila nga një monolog për të thënë. Melodi jeton me kujtimin e babait që i braktisi duke u vetëvrarë. Laurel thërret të ëmën e mbyllur në psikiatri. Kujtimi i saj është vizion në formën e një maske të bardhë kineze që nuk dëgjon dhe as transmeton gjë. Kohen, djali me pamjen e pafajshme të ëngjëllit, hyn me muzikë në magazinë dhe helmon ç’gjen brenda me një bombolë gazi. Personazhet e Omurit nuk komunikojnë mes tyre, por si siamezët, çdo përpjekje për frymëmarrje normale e njërit nuk ndodh pa mundimin e tjetrit. Sa më e madhe të jetë përpjekja për shpëtim e njërit aq më të pakapërcyeshme i bën pengesat tjetri. Skena dhe kostumet e Teuta Resulit duhet t’i përgjigjen provokimeve dhe pasojave të dhunës, spazmave, konvulsioneve,

gulçeve, vrullit. Grupi realizues ka paralajmëruar publikun e ndjeshëm ndaj skenave të dhunës. Pjesa e Skot Omurit me titull “Gjëagjëzat kastrofike të dashurisë në hapësirën kozmike” është vënë në skenë

për herë të parë më 1994. E përkthyer nga aktorja Klodiana Keco, mban titullin “Ne vijmë për ajër”, siç e quan Qëndrim Rijani cilindo grupim të ri pranë ideve të tij për një teatër që vjen nga laboratori me aktorin.

Arti në Moskë udhëton me metro Një ritual i përvitshëm që tërheq me qindra kuriozë Arti nuk jeton vetëm në muze, por prej vitesh tashmë, në Moskë ai udhëton në metro. Të gjithë ata që udhëtojnë me metro mund të admirojnë riprodhime të veprave më të famshme të artit që janë në muze. Treni quhet “Treni i ngjyrave” dhe prej pak kohësh ka rinovuar koleksionin e tij, si ndodh çdo vit në muajin maj që nga viti 2007. Janë rreth 30 veprat e artit që ekspozohen, falë dhe idesë së një piktori rus, që ka gjetur mbështetjen e muzeve më të rëndësishëm në vend.


22

« speciale

H

istoria shpesh është shumë më e ndryshme nga ajo që na është servirur apo na serviret. Shpesh duhet të kalojë kohë që e vërteta të dalë në dritë. Gjithsesi, ajo një ditë del. Së fundi disa pretendime të reja thonë se Adolf Hitleri nuk e vrau aspak veten, sikurse thotë historia, por iku në Argjentinë, ku jetoi deri në moshë të moçme. Bëhet fjalë për pretendimet e hedhura në një libër të ri me titullin “Arratia e Adolf Hitlerit”, në të cilin thuhet se dëshmia për vetëvrasjen e Hitlerit është e rreme dhe se në fakt ai arriti që të shpëtonte në vitin 1945, për të nisur një jetë të re me gruan e tij Eva Braun. Libri është shkruar nga historiani dhe gazetari Xherard Uilliams dhe filmuesi i specializuar për historinë e luftës Siajmon Dansten. Megjithatë, këto pretendime janë quajtur qesharake nga një historian i famshëm, që i ka cilësuar tërësisht broçkulla. Ikja e Hitlerit me Braunin nga Berlini jepet shumë e detajuar në librin e ri. Autori i librit refuzon në mënyrë kategorike faktin se Fyhreri u vetëvra në bunkerin e tij në Berlin në vitin 1945 dhe se më pas Braun gjithashtu u vetëvra e helmuar. Sipas autorit të librit të ri, përmes fakteve sugjerohet se çifti u arratis në fund të Luftës së Dytë Botërore për të filluar një jetë të re në enklavën argjentinase të kontrolluar nga nazistët në Argjentinën fashiste. Autori i librit, që e ka bërë atë në bashkëpunim me një tjetër gazetar, thotë se Hitleri dhe bashkëshortja e tij sollën në jetë tri vajza para se Hitleri të vdiste në moshën 73-vjeçare në vitin 1962. Historiani, autor i librit, në një intervistë të fundit në televizionin britanik deklaroi se ai nuk kishte aspak për qëllim të rishkruante historinë, por nuk ishte e drejtë që të injoroheshin të gjitha provat e reja që ishin zbuluar për fatin ndryshe të Hitlerit. Ai pretendon se nuk ka asnjë provë mjekoligjore për vdekjen e Hitlerit apo të Eva Braunit dhe se rrëfimet e dëshmitarëve okularë që e kanë parë çiftin në Argjentinë janë befasuese. Libri gjithashtu thotë se shërbimet sekrete amerikane janë bashkëpunëtore në largimin e Hitlerit nga Gjermania dhe mbulimin e këtij fakti me vetëvrasjen e tij të sajuar dhe se mes tyre dhe Hitlerit pati një marrëveshje për akses të amerikanëve në teknologjinë shumë të zhvilluar që kishin nazistët. Autori i librit dhe bashkëpunëtori i tij thonë se edhe fragmenti i kafkës që pretendohet se ishte i Hitlerit dhe që aktualisht ndihet në duart e rusëve është pjesë e kafkës së një gruaje të re të moshës 40-vjeçare. Hitleri ishte 56 vjeç kur supozohet se vrau veten.

Profil

E mërkurë 29 maj 2013 •

A e ka vrarë vërtet veten

Adolf Hitleri?

Historiani dhe gazetari që kanë punuar për librin në fjalë e kanë zhvilluar kërkimin e tyre në terrenin e Argjentinës, duke intervistuar gjithë dëshmitarët okularë që e kanë parë Hitlerin dhe kanë qenë në dijeni të pranisë së tij atje. Sipas tyre, vetëm tani që Argjentina ka nisur të marrë frymë dhe të marrë më shumë formën e një demokracie kanë nisur të dalin në shesh gjërat dhe të vërtetat e fshehta. Megjithatë, sipas tyre, pavarësisht hapjes së Argjentinës, dy nga dëshmitarët e tyre kishin marrë kërcënime me vdekje, pasi u mor vesh se po dëshmonin për Hitlerin. Pretendimet e jashtëzakonshme janë marrë me të tallur nga historianët, nga ata që kanë

studiuar prej vitesh historinë e nazizmit dhe të personazheve famëkëqij të tij dhe që kanë shkruar libra të tërë në lidhje me luftën. Ata thonë se ideja që Hitleri nuk e vrau veten dhe se ka jetuar në Argjentinë është jo vetëm qesharake, por dhe një mashtrim i madh me historinë, pasi provat e marra janë marrë nga burime të dorës së dytë dhe të dyshimta. Për ta të gjitha teoritë se Hitleri nuk është vetëvrarë, por ka ndërtuar jetën në Argjentinë, janë shpifje fund e krye. Megjithatë, në lidhje me kafkën u jepet e drejtë autorëve të librit, pasi ka shumë mundësi që duke qenë se në bunker kishte shumë kufoma të jetë bërë ndonjë

ngatërresë. Një nga burimet më të sigurta ku historianët mbështetin pretendimin e vetëvrasjes së Hitlerit është rrëfimi i një njeriu të afërt të tij, që ende jeton sot në moshën 94-vjeçare, i cili thotë se e ka parë me sytë e tij ekzekutimin e Fyhrerit dhe helmimin e Eva Braunit më pas. Ndërkohë në pretendimin e tyre autorët e librit të fundit bazohen në ditët kyçe të vitit 1945, ndërsa aleatët po i afroheshin bunkerit të Hitlerit. Sipas autorëve të librit, në vend të Hitlerit ka qenë një sozi e tij dhe në vend të Eva Braunit ka qenë një aktore. Pikërisht në këtë kohë çifti i vërtetë mundi që të ikte nga Berlini fillimisht në Danimarkë, para se të ktheheshin në Travemunde në Gjermani. Prej aty pretendohet se fluturuan në një bazë ushtarake spanjolle të Reus, në Jug të Barcelonës, para se gjenerali Franko t’u jepte një avion, që do ta çonte çiftin në ishujt Kanari në Fuerteventura. Një ditë më pas të arratisurit hynë në bordin e një nëndetëseje dhe ndërkohë zëvendësuesit e tyre në Berlin u ekzekutuan dhe mbetjet e tyre u dogjën për të humbur të gjitha gjurmët. Libri në fjalë citonte edhe dokumente të klasifikuara të FBI-së, që flasin për arratinë e çiftit nga

Berlini drejt Amerikës së Jugut për të filluar një jetë të re. Në të përfshihet edhe dëshmia e pilotit që mendohet se ka drejtuar avionin, në të cilin ndodhej Hitleri dhe Eva Brauni kur ikën nga Europa në Argjentinë në Mar-de-Plata. Aty thuhet se çifti jetoi në një shtëpi prej druri në një fshat shumë të largët, ku jetuan me paratë e fituara nga shitja e bizhuve të vjedhura dhe arit të marrë me forcë. Libri i referohet një numri të madh burimesh, si kuzhinierëve dhe mjekëve, që pretendojnë se e kanë njohur liderin nazist para se ai të vdiste në moshën 73-vjeçare, më 13 shkurt të vitit 1962. Janë ata që pretendojnë se ADN-ja e Hitlerit vazhdon të jetojë te dy vajzat që ai dhe Eva Brauni sollën në jetë. Nëse kjo histori e Hitlerit është e vërtetë, atëherë ai nuk ka qenë i vetmi që ndoqi këtë rrugë, pra strehimin në Argjentinë, duke qenë se të njëjtën gjë bënë edhe disa prej njerëzve të tij të afërt, si Mengele, Eichmann dhe Barbie, të gjithë kriminelë

nazistë, që u strehuan dhe jetuan për një kohë shumë të gjatë në Argjentinë. Një film dokumentar i realizuar pikërisht mbi provat e mbledhura dhe të parashtruara në këtë libër nga dy autorët e tij është duke u përgatitur dhe do të transmetohet në fillim të vitit të ardhshëm. Në fakt, nuk është hera e parë që dëgjohen histori të tilla për shpëtimin e Hitlerit dhe strehimin e tij gjetkë me një tjetër emër. Zakonisht kanë qenë teoritë konspirative ato që e kanë mbështetur një ide të tillë për njeriun që çoi botën në çmendinë dhe kasaphanën e Luftës së Dytë Botërore. Të njëjtin pretendim përmes një libri e ka pasur edhe autori Abel Basti në vitin 2003. Ai thoshte të njëjtin variant, pra se Hitleri vazhdoi jetën e tij në Argjentinë. Sipas variantit të tij, Hitleri dhe Eva Braun shkuan në Argjentinë me një nëndetëse dhe jetuan për shumë vjet në afërsi të Shën-Karlosit në Bariloche, një vend turistik për ski rreth 100 kilometra larg Buenos-Ajresit. Përgatiti Astrit Domi


SPORT • E mërkurë 29 maj 2013

Zyrtare, Benitez firmos për Napolin Rafael Benitez është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit. Ashtu siç kishte premtuar, presidenti i skuadrës italiane, Aurelio De Laurentis, ka bërë publik lajmin nëpërmjet rrjetit social “Twitter”. “Rafa Benitez është trajneri i ri i Napolit. Një njeri me eksperiencë të madhe ndërkombëtare. Një lider”, ishte komenti i De Laurentis i cili ka postuar edhe një foto të tijën me Benitez, duke shtrënguar duart pas marrëveshjes që kanë arritur. Për trajnerin, që sapo fitoi Ligën e Evropës me Çelsin, është përgatitur një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 3.5 milion euro në sezon dhe do të ketë bonuse të larta në bazë të ar-

ritjeve. Ai do të ketë një detyrë të vështirë, të çojë Napolin më para dhe ta kthejë në një konkurrente të mirëfilltë për titullin kampion në Itali, si dhe të drejtojë ekipin në një fushatë të suksesshme në Ligën e Kampioneve. Pas komunikatës se De Laurentis ka ardhur edhe konfirmimi nga Benitez, i cili nuk i ka fshehur aspak emocionet për eksperiencën që e pret. Në Itali, Benitez ka drejtuar skuadrën e Interit, me të cilin ka dështuar, por gjithsesi kjo konsiderohet një çështje e mbyllur. “Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që kam marrë drejtimin e Napolit, - ka deklaruar Benitez. Mbi të gjitha për historinë e Napolit dhe

për qytetin. Jam shumë i lumtur që do të ndaj punën dhe pasionin tim me tifozët e Napolit, të cilët kanë treguar se e dashurojnë jashtë mase këtë fanellë. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe të mos zhgënjej tifozët dhe qytetin. Më pëlqejnë fakti që më konsiderojnë një armë më shumë brenda familjes së madhe napolitane. Kam marr shumë urime për aventurën e re që do të nisë, por në të njëjtën kohë kam ndjerë edhe mbështetjen e tifozëve, diçka që në vitet e fundit në Angli nuk e kam ndjerë. Napoli luan një futboll të bukur dhe së bashku do të provojmë të rritemi edhe më shumë dhe të fitojmë trofe.”

De Biazi jep gjysmë kombëtare Një listë e përgjysmuar me vetëm 18 futbollistë, nga ku 2 prej tyre janë debutues Jurgen Gjasula dhe Azdren Llullaku

X

hani De Biazi zbulon përgjysmë kombëtaren. Dje ai ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për sfidën e radhës ndaj Norvegjisë, por jo me të gjithë lojtarët. Një listë e përgjysmuar me vetëm 18 futbollistë, nga ku 2 prej tyre janë debutues Jurgen Gjasula dhe Azdren Llullaku. Ndërkohë mungesat e shumta në mbrojtje e kanë shtyrë trajnerin italian që të rikthej në përfaqësuese edhe shkodranin Admir Teli, që luan në Azerbajxhan me Karabak. Listës pritet t’i shtohen edhe 8 emra të rinj më datë 3 qershor, kur edhe do të kompletohet lista. Aty nuk janë përfshirë edhe prurjet e reja si Ergys Kaçe, Vullnet Basha apo edhe Amir Abrashi. Gjithashtu për shkak të dokumentacionit në listën paraprake mungon edhe mesfushori i Valadolidit, Valdet Rama. Gjithsesi lista e djeshme ka qenë shumë interesante sepse ende nuk është e plotë. Ajo do të plotësohet më datë 2 qershor me ata lojtarë të cilët kanë mundësi të marrin lejen e FIFA-s. Që prej datës 23, nën urdhrat e përgatitësit atletik, Alberto Bele, stërviten rregullisht Jurgen Gjasula, Tefik Osmani, Renato Arapi, Sabien Lilaj dhe Edgar Çani. Gjithsesi sot trajneri e ka nisur misionin Norvegji me një konferencë për shtyp në mjediset e FSHF-së, ku ka zbardhur edhe emrat e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen më kyçe të kësaj fushate kualifikuese. Sfida Ndeshja Shqipëri-Norvegji, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2014, do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Qemal Stafa”, në orën 20:30. Kuqezinjtë renditen të tretët në Grupin E, në kuotën e 9 pikëve në pesë ndeshje të luajtura deri më tani (3 fitore dhe 2 humbje, me golaverazh 6:5), aq sa ka edhe Islanda. Grupin tonë

23

Presidenti i Realit: Kristiano Ronaldo nuk ikën Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez i ka prerë udhën një largimi të mundshëm të mesfushorit Kristiano Ronaldo. Numri një i madridilenëve ka prerë shkurt, duke nënvizuar faktin se portugezi do të qëndrojë në skuadër, sepse rreth tij do të ndërtohet Reali i sezonit të ri. Në një intervistë, numri 1 i “Los Blancos” foli për situatën e portugezit dhe rinovimin e kontratës së tij. “Kristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë. Unë dëshiroj që ai të jetë më i paguari dhe të ndërtoj skuadrën përreth tij. Për të nuk ka pasur asnjë ofertë nga PSG”. Zërat për një transferim të Ronaldos larg Madridit kanë qenë insistues, pasi sulmuesi nuk ka kaluar një periudhë të lumtur në kryeqytetin spanjoll. “Kur biseduam i thashë që nuk dëshiroj ta shoh të trishtuar. Kaluam një moment shumë të keq, por më pas ai reagoi në mënyrë spektakolare. Murinjon e kam këshilluar që Ronaldo nuk është në shitje. Si mund të privohemi nga futbollisti më i mirë qe kemi, dhe që mund të bëjë diferencën? Kristiano ka qenë një shembull i mirë dhe nuk ka probleme me askënd. Është më i miri në botë dhe dëshiroj që të jetë më i paguari në botë”. Zidan Perez ka folur dhe për drejtorin e ri sportiv, Zinedin Zidan, që ka nënshkruar për Realin. “Nuk ishte e nevojshme ta paguanim. Për Karankën nuk e di të them nëse do të largohet apo jo, por të gjithë lojtarët më kanë thënë se Murinjo është trajneri më i mirë që kanë pasur”, tha Perez, i cili nuk zbulon asgjë në lidhje me trajnerin e ri. Jurgen Klop “Jurgen Klop është një trajner i mirë, më pëlqen shumë. Por ende nuk e dimë se cili do të jetë trajneri i ri, por duam që ky projekt sportiv të drejtohet nga Zidan, për të cilin uroj që një ditë të jetë trajneri ynë”. Merkato “Për Kakanë do ta vendosin Zidan dhe trajneri i ri. Ardhja e tij ka sjellë shumë përmirësime në aspektin ekonomik dhe shumë kontrata me sponsorët, por fatkeqësisht është dëmtuar shumë dhe gjithashtu mbërriti edhe Ozil. Por, Kaka është një njeri i jashtëzakonshëm.”

Juventus-Jovetiç, gati kontrata Stevan Jovetiç është shumë pranë Juventusit. Drejtuesit bardhezi janë takuar në Londër më menaxherin e malazezit, Ramadani, duke propozuar një kontratë 5-vjeçare për lojtarin. Jovetiç e ka mirëpritur ofertën e bardhezinjve, sepse nga kontrata e Juventusit ai do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, plus bonuset. Për të mbyllur marrëveshjen, megjithatë, duhet edhe konfirmimi nga ana Fiorentinës. Oferta e Juventusit është 18 milionë euro, por drejtuesit vjollcë pretendojnë minimalisht 30 milionë. Gjatë kësaj fundjave menaxheri i Jovetiç do të diskutojë me drejtuesit e Fiorentinës, të cilëve do t’i bëjnë të ditur se dëshira e klientit të tij është të transferohet në Torino. Ndërkohë edhe Juventusi është gati të bëjë diçka më shumë për të bindur Fiorentinën, duke futur në marrëveshje edhe lojtarë. Një prej tyre është Fabio Kualiarela, për të cilin vjollcat kanë treguar në marrëveshje. Për të arritur tek Jovetiç, Konte mund të sakrifikoj edhe të riun Marrone, ndonëse ai konsiderohet shumë premtues për të ardhmen. Super-rrogë për Vidal, 4 milionë euro Në të njëjtën kohë që Juventusi është në bisedime me Jovetiç, ka vendosur ta blindojë Arturo Vidal, duke sugjeruar një super-rinovimin deri në vitin 2018. Ai do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon, plus bonuset. Këtë vendim “Zonja e Vjetër” e ka marrë për shkak se mund ta humbiste kilianin, pasi në gjurmët e tij janë vënë skuadrat e mëdha, duke filluar nga Reali i Madridit.

LISTA E KOMBËTARES 1.Samir Ujkani – Chievo 2.Etrit Berisha – Kalmar 3.Orges Shehi – Skenderbeu 4.Admir Teli – Qaraback 5.Debatik Curri – Genclebirligi 6.Mërgim Mavraj -Greuther Furth 7.Renato Arapi – Skenderbeu 8.Tefik Osmani – Teuta 9.Armend Dallku – Vorskla 10.Jurgen Gjasula – Duisburg 11.Migjen Basha – Torino 12.Ansi Agolli – Qaraback 13.Armando Vajushi –Litex 14.Ervin Bulku – Sepahan 15.Sabien Lilaj – Skenderbeu 16.Azdren Llullaku – Gaz Metan 17.Erjon Bogdani – Siena 18. Edgar Çani – Catania

e udhëheq Zvicra e Xherdan Shaqirit me shqiptarë të tjerë, me 11 pikë. Të rinjtë Xhani De Basi e ka ftuar Vullnet Bashën në Kombëtaren Shqiptare, për ndeshjen kundër Norvegjisë. Para se të debutojë me ekipin kuqezi, 21-vjeçari duhet të pajiset me pasaportë shqiptare dhe të marrë lejë nga FIFA. Vullnet Basha do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare, kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

për ndeshjen kundër Norvegjisë, e cila do të zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’. De Basi për ndeshjen kundër Norvegjisë në ekipin kuqezi ka ftuar edhe kosovarin tjetër, Amir Abrashi, i cili luan me ekipin zviceran Grashoppers. Edhe Abrashit, sikurse Bashës, i duhet leja nga FIFA për të luajtur me Shqipërinë, pasi më herët ka luajtur me ekipin U-21 dhe U23 të Zvi-

PSG nuk hap rrugë për Ançelotin crës. Përveç Bashës e Abrashit, në listën e De Biazit për ndeshjen e 7 qershorit do të jenë edhe katër emra të rinj: Jurgen Gjasula (Duisburg), Ergys Kaçe (PAOK), Azdren Llulaku (Gaz Metan) dhe Ilir Berisha (Orebro). Edhe Norvegjia di se, është para një misioni tepër të vështirë në Tiranë, në një nga ndeshjet që konsiderohet figurativisht si për “jetë a vdekje”, kur ajo të përballet me Shqipërinë e De Biazit

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Ndërsa Reali pret me padurim afrimin e Ançelotit, lajme jo shumë të mira vijnë nga menaxheri Ernjesto Bronxeti. Ai ka nënvizuar faktin se për 9 herë kampionët e Evropës do të jetë shumë e vështirë për të arritur deri te Ançeloti. Kjo pasi në Paris nuk kanë ndër mend të hapin rrugë lehtë. “Po punoj për ta dërguar Ançelotin tek Reali. Eshtë hera e tretë që e tentoj këtë gjë, është ëndrra ime, por situata është shumë e vështirë, sepse PSG nuk ka ndërmend ta lërë të lirë. Për 2-3 ditë do të jemi në Paris për të biseduar dhe për ta qartësuar këtë situatë. Karlo ka kohë që kërkon të largohet. PSG po i krijon shumë pengesa. Ata donin Murinjon, por meqë Hoze ka firmosur për Çelsin, tani duan të mbajnë me çdo kusht Ançelotin”.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E mërkurë 29 maj 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.