Metropol 29 qershor

Page 1

»16

RRËFIMI I TË DËNUARVE POLITIKË NË NJË LIBËR

Botimi me “Zërat e mbijetesës” ose diktatura siç ka qenë E SHTUNË

29 QERSHOR 2013 VITI IX, NR. 3014 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Të bësh thonjtë

HIV-AIDS, gjithë popullata Kujdes nga xheli duhet t’i nënshtrohet testit Alarmi nga ekspertët: Është rritur ndjeshëm numri i të prekurve. Vetëm kontrolli i plotë »7 do të stabilizojë situatën

dhe tipsat, krijojnë sëmundje te femrat »6

NDAHEN POSTET ZGJEDHJET NË PD

Tre emrat që do të futen në garën për kryetar Bisedimet e zhvilluara në selinë blu pas përfundimit të kryesisë dhe largimit të Berishës. Reagimet e fansave në rrjetet sociale

»2-3

KAPEN 3 FEMRA

Vidhnin rroba të shtrenjta në Elbasan, i shitnin lirë në Tiranë Policia: Vështirësia qëndron te fakti se nuk i prishnin lekët, si bënin hajdutët e tjerë. Skema e zbulimit në kryeqytet »8

Opinion Nga JETMIR OLLDASHI

5 ministri REAGON DHORI KULE

Humbja e (pa) Pseudoatdhetarët pritur e Partisë dhe vapa Demokratike »11 zgjedhore »10 Nga ARTAN DUKA

Nga MIMOZA KUSARI (LILA)

Votë për të bërë histori

Forca e votës »10

Integrimin, Rendin Ekonominë, Arsimin dhe Transportet

»6

“Duhen ambiente shtesë për të përballuar numrin e studentëve” SALLA E GJYQIT

Nga ELONA BANO

»11

LSI merr »4

Flet Dajti: Duçkollari u vra pas krahëve, skena e krimit u ndryshua Ekspertët: U gjet një plumb në kokë i dalë nga arma e të akuzuarit. Gjyqi shkon drejt kaosit, pa zgjidhje mbrojtja »9

SHBA Zbulimi i përgjimeve Sara Harrison e dërguara e Asssange për të ndihmuar “urithin” »14


02

« POLITIKË

E shtunë 29 qershor 2013 •

KRYEMINISTRI LË I PARI SELINË E PD PAS MBLEDHJES

Kandidatët/ Basha, Bode, Topalli, Patozi diskutojnë procesin Ervin Koçi

V

etëm 10 minuta pas fjalës që mbajti në prezencë të medies Kryeministri Berisha ka lënë sallën e mbledhjes së kryesisë. I pyetur nga mediet nëse ishte diskutuar për emra, ai e mohoi kategorikisht. Berisha tha se është biseduar vetëm për mënyrën e organizmit dhe për ngritjen e komisionit që do të shqyrtojë kandidaturat, që do të dorëzohen deri javën e ardhshme. Kandidatura që do të vijnë me propozim ose individualisht nga anëtarët e PDsë, anëtarë ose jo të forumeve drejtuese. Pas Kryeministrit do të linin sallën e mbledhjeve dhe anëtarët e kryesisë, që nuk janë pjesë e klaneve, ose nuk kanë ambicie ose interes për zgjedhjen e kryetarit të ri. Diskutimet Në zyrën e mbledhjeve për të diskutuar do të qëndronin krerët e lartë të PD-së. Ridvan Bode, Jozefina Topalli, Lulzim Basha, Astrit Patozi, Sokol Olldashi, Majlinda Bregu, që me sa duket më shumë se nxjerrjen e ndonjë emri kanë diskutuar për procedurën e përzgjedhjes. Natyrisht që pesha më e madhe i mbetet sekretarit të përgjithshëm Ridvan Bode dhe sektorëve të organizimit. Megjithatë, burime në PD thanë për “Metropol” se porosia e Berishës ka qenë e qartë: askush prej atyre që kanë mbajtur poste të rëndësishme në Partinë Demokratike nuk do të ndikojë në votën e elektoratit. Duket se më i favorizuari në këtë proces është Lulzim Basha, i cili në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për zgjedhjen e kryesisë mori numër votash të barabarta me kryetarin e PD-së Sali Berisha. Selami vs Basha Megjithatë, mbetet e paqartë prania e Eduard Selamit në këtë proces. Ditën e parë të dorëheqjes tre kanë qenë personat që janë thirrur në zyrën e Berishës pas deklaratës së dorëheqjes: Lulzim Basha, Eduard Selami dhe Ridvan Bode. Natyrisht, janë thirrur një e nga një, por biseda ka pasur në qendër zgjedhjen e lidershipit të ri. Nga ana e tij Berisha duket se po pastron rrugën për pasardhësin e tij nga klanet apo pakënaqësitë që mund t’i vijnë për shkak të xhelozive të ndryshme. Duke qenë se është personi që e njeh më mirë atë parti, ka dy rrugë: ose të pastrojë selinë nga persona që mund të shkaktojnë konflikt, që është gjëja e fundit që i duhet aktualisht kësaj partie, ose të legalizojë klanet brenda PD-së. Por kjo e fundit duket më pak e arsyeshme, pasi pesha e këtyre klaneve është dobësuar pas humbjes, sidomos ajo e nënk-

LULZIM BASHA Lulzim Basha është ndër kandidatët më favoritë të Partisë Demokratike për kreun e saj. Aktualisht kryetar i Bashkisë së Tiranës. Erdhi në PD në vitin 2005 si anëtar i KOP-it dhe ka rezultuar i sukseshëm në të gjitha betejat e zhvilluara që atëherë. Mundi Arben Ahmetajn në një zonë të majtë në Tiranë në vitin 2007. Si kryetar i grupit të punës në qarkun e Elbasanit, mori 7 deputetë nga 14 gjithsej, ndërkohë që rezultoi fitues dhe në Bashkinë e Tiranës në vitin 2011.

EDUARD SELAMI Eduard Selami, i larguar prej gati 18 vjetësh, kthehet në mënyrë të papritur në vitin 2013 dhe futet në zonën e sigurt të kandidatëve të Elbasanit. Tentativat e tij të mëparshme, si ajo e vitit 2009, për t’u kthyer në PD rezultuan të pasuksesshme dhe ai u detyrua të kthehej. Kthimi i tij në vitin 2013 pa asnjë paralajmërim dhe ngjitja në kupolën e PD-së u bë në mënyrë të shpejtë. Pati mbështetjen personale të Berishës. Ndoshta mund të jetë dhe asi nën mëngë, pasi mbetet një figurë e panjollosur e demokratëve.

SOKOL OLDASHI Sokol Olldashi është një tjetër figurë e rëndësishme e demokratëve. I njohur si njeri i dorës së fortë, fitoi zgjedhjet në Shijak në vitin 2005 përballë ishministrit të Bujqësisë së asaj kohe Agron Duka. Në postin e ministrit të Brendshëm do të shënonte një sërë suksesesh në goditjen e bandave kriminale. Do të humbiste në garën për Bashkinë e Tiranës në vitin 2007, por do të rikthehej me një rezultat pozitiv në vitin 2009 në qarkun e Fierit, ku PD-ja mori 6 deputetë.

ryetares Topalli, e cila humbi një nga bastionet më të forta të PDsë, Shkodrën, ndërsa goditjen më të madhe do t’ia jepte rezultati i dobët në Postribë, vendi ku filloi lufta antikomuniste. Gjithsesi, pjesë e lojës është dhe Sokol Olldashi, një njeri i mirartikuluar në debate dhe me përkrahje të madhe në elektorat për shkak dhe të personalitetit të tij. Por asgjë nuk është vendosur dhe të gjitha janë hamendësime. Berisha tani për tani duket i tërhequr, pasi dihet se një imponim i tij do të deformonte garën. Ndërsa ka dhënë vetë dorëheqjen, duket se kërkon një zgjidhje sa më të mirë për partinë e tij. Ai do të jetë sërish aty, në grupin parlamentar të PD-së, se sa ak-

tiv kjo mbetet për t’u parë, por tashmë i duhet të mendojë për të ardhmen e partisë që e krijoi vetë dhe e mbajti në ditët më të vështira të saj. Kjo ndoshta ishte arsyeja që vetëm 72 orë pas zgjedhjeve dhe kur pa që humbja ishte e qartë dha dorëheqjen dhe shpalli reformimin e saj. Një shkundje që ndoshta duhej ta kish bërë me kohë, edhe në qeveri, dhe sot nuk do të ishte nevoja të jepte dorëheqjen. Zgjedhjet duhet të kenë përfunduar përpara se të fillojë legjislatura e re e Kuvendit, pasi kësaj opozite do t’i duhet të ketë të bëjë me një mazhorancë që mund të marrë çdo lloj vendimi pa i hyrë gjemb në këmbë, ndaj strategjitë e luftës duhen përcaktuar mirë, të tjerat i duhen lënë kohës.

RISHIKIMET E STATUSEVE DHE THIRRJA E MBËSHTETËSVE

Formula e zgjedhjes te PS e LSI Rama e Meta nisën kryesimin më 2005 Me një kohë të njëjtë në kryesimin e partive, Edi Rama e Ilir Meta ndahen në mënyrën se si janë zgjedhur në garat për drejtimin e tyre. Kështu, edhe pse jo në të njëjtën nivel rëndësie mes këtyre dy partive, ku Lëvizja Socialiste për Integrim u krijua pikërisht nga të pakënaqurit e mënyrës se si drejtohej Partia Socialiste nga Fatos Nano, vlen të veçohet se që nga viti 2005 e deri në zgjedhjet më të fundit brenda kësaj partie kryetari i saj është zgjedhur vetëm sipas parimit “një anëtar, një votë”. Ndryshe nga PS-ja, e cila u ka dhënë të drejtën vetëm delegatëve të Kongresit të thonë fjalën në këtë proces. Në vitin 2005 u zgjodhën përkatësisht kryetari i PS-së Edi Rama dhe ai i LSI-së Ilir Meta. Dallimi ishte i madh: Meta u zgjodh sipas parimit “një anëtar, një votë”, ndërsa Rama me ikjen e ishkryetarit Fatos nano u zgjodh nga Kongresi kryetar i Partisë Socialiste përballë kandidatit Rexhep Meidani me 297 vota kundrejt 151 që fitoi Meidani. Ishin pikërisht delegatët që votuan kundër “një anëtar, një votë” ata që mbështetën fuqishëm Ramën, në atë kohë dhe kryebashkiak i Tiranës. Megjithatë, e diktuar nga statuti, rifreskimi i kryetarit të PSsë veçojmë se dhe Rama është zgjedhur në zgjedhjet e 2005 si kryetar sipas parimit “një anëtar, një votë”, votim që i siguroi atij një mbështetje prej 99% të anëtarësisë. Në të gjitha rastet e tjera Rama është

votuar për kryetar i PS-së nga delegatët e Kongresit. Nga ana e tij Ilir Meta u zgjodh në krye të LSI-së në prill të vitit 2005, i zgjedhur sipas parimit “një anëtar, një votë”, duke u bërë lideri i parë në politikën shqiptare i zgjedhur me këtë parim demokratik. Meta u rikonfirmua në krye të LSI-së në zgjedhjet e fundit brenda kësaj force politike më 20 tetor 2012, ku mbi 31 mijë anëtarë të LSI-së votuan për kryetarin e tyre sipas parimit “një anëtar, një votë”. Ndryshimi I formatit të votimit të kryetarëve të partive në Shqipëri nisi me aplikimin e një projekti të NDI. Në kërkesat

bazë të projektit ka qenë evidentimi I të gjithë anëtarëve të partive politike. Kjo për të krijuar kushtet e një votimi të drejtë dhe të barabartë mes konkurrentëve. Ndërsa u kërkua që zgjedhjet me një anëtarë një votë të realizoheshin për të gjitha strukturat si dhe për kandidaturat për deputet. Por deri më tani vetëm LSI ka vendosur ta aplikojë për zgjedhjet e të gjitha strukturave edhe pse është Ilir Meta që ka dominuar drejtimin e kësaj force politike. Gjithësesi duket se PD do të ketë testin e parë për ti hapur më pasë rrugën një projekti të ri.


POLITIKË • E shtunë 29 qershor 2013

»

03

KREU I SELISË BLU TESTON ZGJEDHJET E PD-së NË RRJETIN SOCIAL “FACEBOOK”

Fansat e Berishës: Kryetar të ri duam Bashën Nuk mungojnë dhe emri i Topallit, Olldashit, Patozit dhe Dashamir Shehit “Të dashur miq, sot mbledhja e kryesisë së PD-së hapi zyrtarisht procesin e një fillimi të ri të fuqishëm dhe të suksesshëm të Partisë Demokratike. Ky proces, që filloi me dorëheqjen time, vazhdoi sot me hapjen e garës për zgjedhjen e liderit të ri të PD-së. Gara për kryetarin e ri të PD-së është e hapur për çdo anëtare apo anëtar të PD-së që dëshiron të marrë pjesë. Kryetari i ri i PD-së do të zgjidhet nga votimi direkt i anëtarësisë së PDsë. Përpara për një fillim të ri të fuqishëm dhe të suksesshëm të PD-së”. Ky apel i Kryeministrit Berisha dje në rrjetin social “Facebook” kishte marrë rreth 2 mijë komente deri në mbrëmje. Shumë prej fansave të Berishës që kanë komentuar në rreth 80 % të tyre kanë kërkuar si pasardhës të Berishës kryetarin e Bashkisë

Lulzim Basha, i projektuar dhe i hamendësuar prej kohësh si pasardhësi për këtë post. Natyrisht, ndër propozimet e fansave, shumë prej tyre dhe anëtarë të PD-së nga i gjithë vendi, janë dhe Olldashi, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, por dikush ka përmendur dhe em-

rin e Dashamir Shehit, një ishthemelues i PD-së, sot kryetar i LZHK-së, i zgjedhur deputet në listat e Partisë Demokratike. Natyrisht, kryetari i PD-së, Berisha, është një vëzhgues i mirë i komenteve në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, por nga ana e tij ka deklaruar pre-

razi se nuk do të ndërhyjë dhe nuk do të ndikojë në votimin e ardhshëm. Natyrisht, një ndërhyrje e tillë do t’i vinte kapak garës për kreun e PD-së, një garë që do t’i shërbejë çdo kandidati për të matur forcën e tij në elektorat, por dhe për t’u lënë hapësira strukturave dhe anëtarësisë që të zgjedhin atë që u duket më i arsyeshëm se mund të udhëheqë betejat në të ardhmen për marrjen sërish të pushtetit si në nivel lokal, ashtu apo në nivel qendror më vonë. Gjithsesi, këto janë vetëm hamendësime të fansave në rrjetet sociale, pasi hapësira virtuale me atë çka mendon vërtet baza, por dhe loja e kandidatëve të ndryshëm në fushatë, do të ndikojë së tepërmi në këtë proces, i cili mund të konsiderohet më i rëndësishmi për PD-në që pas themelimit të saj.

DY DITË PAS DORËHEQJES KREU AKTUAL I PD-së MBLEDH KRYESINË

Kryetari të zgjidhet sipas “një anëtar, një votë” “Analiza e humbjes do të bëhet nga lidershipi i ardhshëm dhe forumet” Ervin Koçi

V

etëm dy ditë pasi dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike kreu i saj, Sali Berisha, ka thirrur dje në orën 13:00 kryesinë e kësaj partie, ku ka propozuar ndryshme në statut dhe zgjedhjen sipas parimit “një anëtar, një votë” të kryetarit të ri të partisë. Kryeministri tha se humbja do të analizohet nga lidershipi i ri kësaj partie, ndërsa forumet aktuale dhe kryesia do të funksionojnë deri në zgjedhjet e reja. Sipas tij, kjo masë është e nevojshme për të përgatitur infrastrukturën zgjedhore Zgjedhjet Nga ana tjetër, kryetari historik i kësaj partie tha se nuk do të ndikojë në përzgjedhjen apo mbështetjen e njërës apo tjetrës kandidaturë. “Nuk ka rëndësi, - tha ai, - nëse kryetari i ri do të jetë brenda strukturave drejtuese të kësaj partie, do të vijë nga anëtarësia apo nga jashtë saj. Ai do të përzgjidhet nga sistemi “një anëtar, një votë” direkt nga anëtarët apo simpatizantët tanë. Kryetari i ri nuk do të ketë mbi shpinë historinë e kësaj partie, por trashëgiminë e saj”, u shpreh Berisha në fjalën e tij. Më tej kreu aktual i selisë blu shtoi se për sa kohë do të vazhdojë ky proces nuk do të bëjë gjueti fajtorësh në Partinë Demokratike. Për këtë arsye, tha ai, nuk kishte arsye që pa mbaruar zgjedhjet në selinë blu të dorëhiqej kryesia e Partisë Demokratike, një

Deklarata e Jozefina Topallit

“Nuk kandidoj për kryetare, s’e kam pasur asnjëherë ambicie”

akt që ai me sa duket nuk e ka pranuar Statuti Por parimi “një anëtar, një votë” nuk është parashikuar në statutin e kësaj partie, pasi kryetarin e zgjedh Kongresi. Por kreu i PD-së la të hapur mundësinë për ndryshimin e statutit të partisë, gjë që do t’i hapë rrugën përzgjedhjes me anë të këtij sistemi. Deri të premten e ardhshme të gjithë kandidatët do të kenë afat për të paraqitur pranë komisionit që do të ngrihet për këtë qëllim platformat, të cilat do t’i bëhen të ditura elektoratit me anë të prezantimit në bazë, por edhe medieve. Natyrisht, lideri i Partisë

Demokratike la të kuptohet se ai që do të përzgjidhet nuk do të ketë shkopinj nën rrota nga xhelozitë apo kundërshtitë që mund të vihen re për përzgjedhjen e figurës së tij. Kryeministri u shpreh i bindur se PD-ja do të dijë të ringrihet më e fuqishme pas kësaj humbjeje, duke sjellë në vëmendje se ka një tjetër betejë të rëndësishme pas dy vjetësh, atë të zgjedhjeve lokale. “Lidershipi i ri do të bëjë të gjitha analizat e kësaj humbjeje, e cila është serioze, shumëplanëshe, ndaj nuk do të kalojë pa një analizë. Ne nuk jemi parti e filozofisë së gjahut. Në rrafshin njerëzor ai që humbet ndihet njeriu më fatkeq. Ai ka bërë gjithçka për të

fituar, humbi nuk është mirë, por ne nuk bëjmë gjah kurrë. E kemi këtë punë si popull, duam koka turku, por nuk jam unë për këtë. Kjo është staliniste. Ne bëjmë analizat”, – tha Berisha. Në fjalën e tij kreu aktual i selisë blu nuk la pa përmendur dhe përbërjen e grupit parlamentar, që sipas tij ka mes tij njerëz me përvojë të gjerë administrative, që njohin qeverisjen dhe hartimin e ligjeve. Më tej Kryeministri u shpreh se duhet shmangur përçarja, por duhet bërë analiza e zgjedhjeve, dhe kjo nuk mund të bëhet nga lidershipi aktual, pasi nuk mund të jetë në moralin e tij, por do të bëhet nga lidershipi i ri, që do të zgjedhë forumet dhe kryesinë e partisë.

Nënkryetarja Jozefina Topalli ka qartësuar dje vendimin e saj për të mos kandiduar në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë. Në daljen e saj për mediet Topalli tha se s’ka qenë asnjëherë ambicia e saj për këtë post, duke hedhur kështu poshtë zërat e herëpashershëm që e shihnin atë si pretendente për të marrë karrigen e kryetarit. “S’do të kandidoj për kryetare e PD-së, nuk ka qenë ambicia ime. Jam krenare që kam punuar me Sali Berishën. Berisha është arkitekt i Shqipërisë moderne”, - tha Topalli. Nënkryetarja e PD-së, një ndër më të vjetrat në kupolën e PD-së, prej vitit 1996, në zgjedhjet e vitit 2013 kryesonte grupin e kandidatëve të Shkodrës, një bastion që rezultoi humbës. Pas daljes së rezultatit dalja e saj publike ishte pikërisht ditën kur Berisha kishte vendosur të shpallte dorëheqjen e tij nga të gjitha funksionet e PD-së. Hyri në selinë blu me lot në sy dhe nuk doli më nga zyra e saj edhe gjatë kohës kur Berisha lexonte deklaratën e dorëheqjes në sallën e konferencave. Burime në PD thanë atë ditë se ka qenë e para që ka kërkuar dorëheqjen, një akt që nuk është pranuar nga kryetari deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Duket se humbja e Shkodrës ia ka zbehur ambiciet zonjës Topalli, e atakuar shumë nga opozita si kryetare parlamenti, por e njohur si dorë e fortë e Kryeministrit në parti dhe në legjislativ. Nuk është çudi që pas humbjes dhe shkarkimit nga nënkryetare e PD-së ta shohim gjithnjë e më të tërhequr zonjën e hekurt të demokratëve.


04

« POLITIKË

F

itorja e shënuar në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit u ka dhënë mundësi dy partive kryesore të koalicionit të majtë që të jetësojnë marrëveshjen parazgjedhore mes tyre. Ajo çfarë ishte firmosur tashmë mes dy liderëve politikë lidhej pikërisht me përfaqësimin në nivelet e larta të LSI-së. Marrja e postit të Kryetarit të Kuvendit, shtimi i kompetencave të tij, sidomos në fushën e diplomacisë, si dhe drejtimi i dy ministrive të rëndësishme ishin tri pikat për të cilat PS-ja dhe LSI-ja patën rënë dakord në marrëveshjen e arritur mes tyre pas largimit të kësaj të fundit nga kabineti qeveritar i drejtuar nga Berisha. Por rezultati që pati Lëvizja Socialiste për Integrim i ndryshon raportet tashmë. Megjithatë, lidershipi socialist është përgatitur për të gjetur konsensusin me këtë parti, po dhe me përfaqësues socialistë që kanë jo pak peshë në PS, por që nuk iu garantua marrja e një mandati në zgjedhjet e 23 qershorit. Struktura Mësohet se lidershipi socialist ka gjetur një mënyrë për të minimizuar pakënaqësitë mes radhëve, e sidomos mes personave që kanë jo pak peshë në këtë parti. Premtimi për atë pjesë që nuk ishte pjesë e garës për mandatin e ligjvënësit për katër vjetët e ardhshëm është pikërisht këmbimi i kontributit të tij me një post ministror. Por të qëndruarit tashmë në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim duket se e kushtëzon pak numrin e ministrive që do të mund të drejtojë PS-ja. Për këtë lidershipi socialist ka menduar dhe zgjidhjen. Ndarjen e ministrive që para tetë vjetësh i bashkoi kampi i djathtë, shihet si një mundësi për të krijuar jo pak hapësira për menaxhimin e kabinetit të ri qeveritar, tashmë i mundësuar pikërisht nga fitorja e PS-së dhe koalicioni i drejtuar prej saj në zgjedhjet e 23 qershorit. Gjithashtu me ndryshimin e numrit të ministrive nuk përjashtohet mundësia e krijimit të një ministrie krejtësisht të re, që është ajo e Zhvillimit Rural. Kështu, mësohet se që përpara zyrtarizimit të aleancës së re mes PS-së e LSI-së drejtuesit e këtyre dy partive kanë rakorduar si mënyrën e bashkëpunimit mes tyre, ashtu dhe përfaqësimin në nivele ministrore apo të dyta. Marrëveshja Ajo që konfirmohet nga burime pranë selisë rozë lidhet pikërisht me faktin se ministritë që para tetë vjetësh i bashkoi Berisha, duke i drejtuar nga një ministër dhe nga disa zëvendësministra, tashmë do të ndahen, duke sjellë një kompozim të ri të kabinetit të ardhshëm qeveritar. Nga ana e saj LSI-ja pritet të mos heqë dorë nga Ministria e Energjetikës, këmbëngulje që mësohet se do të sjellë dhe ndarjen e METE-s në dy ministri, konkretisht në atë të Energjetikës dhe Ministrinë e Ekonomisë. Ndryshe shfaqet situata me dy ministritë e drejtuara në qeverinë “Berisha” nga LSI-ja: atë të

E shtunë 29 qershor 2013 •

LSI PARASHTRON MINISTRITË QË KËRKON TË KRYESOJË NË QEVERINË E RE

Integrimi, Transportet, Ekonomia dhe Arsimi Kabineti i ri, lidershipi socialist pritet të ndryshojë formatin aktual NDARJA E MANDATIT TË DEPUTETIT NGA AI I MINISTRIT Propozimi i PS-së për një ndarje mes mandatit të deputetit dhe atij të ministrit i është përgjigjur pozitivisht dhe LSI-ja. “Një ndarje të re të punëve mes legjislativit dhe ekzekutivit, duke i dhënë një vlerë të re mandatit të popullit sovran qoftë në pushtetin legjislativ, qoftë në pushtetin ekzekutiv, me qëllim që kontrolli parlamentar të marrë vlerën e munguar në këto dy dekada dhe përgjegjësia qeverisëse të fitojë një cilësi të re”, - shënonte pika e pestë e kartës së parimeve të firmosura nga këto dy parti. Sipas kësaj marrëveshje, PS-ja dhe LSI-ja nisin një zhvillim konstruktiv të bashkëpunimit mes tyre mbi parimet e kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë, respektit të të gjithë faktorëve institucionalë, politikë e shoqërorë, garantimit të lirive e të drejtave të opozitës dhe kërkimit të konsensusit sa më të gjerë në procesin vendimmarrës përmes gjithëpërfshirës e vendosjes së prioriteteve të procesit të ndërtimit të Shqipërisë europiane mbi çdo prioritet partiak

LSI MBLEDH KRYESINË

Meta: Një politikë e re bashkëpunimi me fokus qytetarët

KRERËT E PS DHE TË LSI NË TAKIM PËR BASHKËPUNIMIN PASZGJEDHOR

Rama kryeministër, Meta kryeparlamentar I kërkojnë qeverisë në detyrë të ndalojë prokurimet dhe koncensionet Lidershipi i PS-së dhe ai i LSI-së zbardhën zyrtarisht postet që do të kryesohen prej tyre duke filluar nga muaji shtator. Kështu, gjatë ditës së djeshme Rama dhe Meta u takuan për rreth 2 orë e 30 minuta për të vendosur piketat e planit të tranzicionit deri në hapjen e legjislaturës së re. Takimi Në bisedën mes tyre u ra dakord që në funksion të një ndarjeje të përgjegjësive për të përmbushur me sukses detyrimet që burojnë prej votës plebishitare të 23 qershorit për Aleancën për Shqipërinë Europiane kryetari i PS-së, Edi Rama, do të drejtojë qeverinë e re, ndërsa kryetari i LSI-së, Ilir Meta, do të drejtojë kuvendin e ri. Gjithashtu u vendos ngritja e një grupi të përbashkët pune nën drejtimin e sekretarit të programit të PS-së Ilir Beqja dhe anëtarit të kryesisë së LSI-së Edmond Haxhinasto. Ky grup pune do të nisë menjëherë nga puna për planin e detajuar të punës së 300 ditëve të para, që do t’i paraqitet publikut në muajin shtator, si dhe do të vendosë kontakte me grupet e interesit dhe ekspertë vendas e të huaj të nivelit më të lartë. Njëkohësisht dy krerët vunë në dukje faktin se është e nevojshme për t’i dhënë vendit një skuadër qeverisëse që do të sjellë një model të ri sjelljeje e veprimi në procesin qeverisës, si dhe një model të ri gjithëpërfshirës të parlamentarizmit, me një frymë bashkëpunuese jo vetëm me opoz-

itën, po dhe me shoqërinë në procesin ligjvënës. Po ashtu në takim u ra dakord për ecurinë e mëtejshme të konsultimeve për strukturën dhe përbërjen e qeverisë së re, për të cilën do të diskutojnë dhe me aleatët e tjerë. Vendimi Gjatë këtij takimi Rama e Meta vlerësuan si të nevojshme që në mbështetje të plotë të projektit TAP të krijohet një task-forcë, e cila duhet të bëhet operative për të ndjekur fazën përgatitore të projektit, si dhe për të organizuar në bashkëpunim me partnerët në këtë projekt procesin e kualifikimit të burimeve njerëzore vendase që do të përfshihen në fazën e realizimit të projektit. Por krerët e majtë shprehën shqetësimin se të dhënat më të fundit, sipas tyre, tregojnë se qeveria në detyrë nuk po bën thjesht kujdestarinë dymujore që imponon verdikti plebishitar i 23 qershorit, por po vazhdon në një inerci që nuk është në dobi të vendit e të qytetarëve. Prandaj dy liderët e koalicionit fitues vendosën të bëjnë apel për urtësi e përgjegjshmëri nga ana e Kryeministrit në detyrë dhe e qeverisë së tij, në mënyrë që të mos ndërmerren hapa që bien ndesh me etikën e një qeverie kujdestarie. Dy krerët kërkuan që të ndalen prokurimet e reja, të mos merren vendime për koncesione të reja të pasurisë publike, të garantohet që administrata të mos përfshihet në veprime antiligjore apo joetike të orës së fundit me arkën e shtetit.

“Lëvizja Socialiste për Integrim doli me rezultate pozitive nga këto zgjedhje, por ato na ngarkojnë me më shumë përgjegjësi”, - ky ishte qëndrimi i kreut të LSI-së Ilir Meta pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, takimi i parë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Por në këtë dalje për medien Meta, duke falënderuar votuesit që mbështetën këtë forcë politike dhe koalicionin e majtë, vlerësoi si të rëndësishme pikërisht rikthimin e besimit të qytetarëve duke përmirësuar qeverisjen e vendit. “Unë kam besim se kemi hyrë në një situatë të re dhe bashkëpunimi me PS-së dhe me forcat e tjera progresiste për LSI-në është strategjik e afatgjatë dhe në interes të qytetarëve, në funksion të anëtarësimin të BE. Ne arritëm të kemi mazhorancë legjitime, por besoj se qytetarët shqiptarë e ndiejnë në këto pak ditë, pasi kanë votuar për Aleancën për Shqipërinë Europiane, që nga votat ka dalë mazhorancë e përgjegjshme, me frymë të gjerë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirje, dhe kjo frymë do të jetë e pandalshme”, - u shpreh Meta gjatë fjalës së tij. Kreu i LSI-së bëri me dije se në takimin me kreun e PS-së Edi Rama nuk kanë folur për postet ministrore, pasi kjo pikë nuk përbën shqetësimin kryesor. “Nuk është diskutuar asnjë çështje e kësaj natyre, se nuk janë preokupimet dhe shqetësimet tona as si aleancë dhe as si LSI në mënyrë specifike. Çështja e bashkëqeverisjes nuk është një çështje përqindjesh, përkundrazi, është çështje vullneti të përbashkët për të nisur në Shqipëri një politikë të re mbi bazën e bashkëpunimit dhe në funksion të interesit të përgjithshëm të publikut, të qytetarëve”, - deklaroi kreu i LSI-së lidhur me një çështje të tillë.

Jashtme dhe atë të Shëndetësisë, dikastere këto që janë të pamundura të lëshohen nga PS-ja. Për të plotësuar oreksin e LSI-së lidershipi socialist në qeverinë e re do të bëjë ndarjen e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve, Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Pritet që këto dikastere të mos funksionojnë më në këtë

format, duke u ndarë dhe ndryshuar dhe emërtimet. Mësohet se të njëjtin fat do të ketë dhe Ministria e Inovacionit. Po nëse në marrëveshjen parazgjedhore LSI-ja kishte rënë dakord që të drejtonte dy ministri, tashmë ky numër pritet të shkojë në katër. Nuk përjashtohet dhe shtimi i numrit nga ana e LSI-së, pavarësisht asaj se çfarë mund të pranojë PS-ja. Megjithatë, ajo që bëhet e ditur lidhet me faktin se LSI-ja ka kërkuar kryesimin e Ministrisë së Integrimit, të Transporteve, të Ekonomisë dhe Mistrisë së Arsimit.


EKONOMI • E shtunë 29 qershor 2013

»

05

AKTI NORMATIV ENDE NUK KA KALUAR NË FLETOREN ZYRTARE

Rritja e pagave e pensioneve, shtesat do të merren në gusht Brikena Dervishaj

P

ensionistët dhe buxhetorët pritet që të përfitojnë nga rritja e përfitimeve të tyre mujore, pasi qeveria miratoi rritjen e tyre nga 1 korriku. Premtimi i cili u bë në formën e një akti normativ, të miratuar rreth dy javë më parë nga qeveria, do të kalojë për diskutim në Kuvendin e ri atë të shtatorit. Gjithësesi, qeveria në ikje e ka planifikuar në fondet e saj që në fillim të vitit si shpenzim, rritjen e pagave dhe pensioneve, me një efekt financiar prej 2.5 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit të cilat do të nisin të ndahen në muajin gusht. Ky fond është parashikuar që në miratimin e buxhetit në fillim të vitit, në zërat politika të reja pagash me vlerë 1 miliard lekë dhe politika të reja pensionesh në vlerë 1.5 miliardë lekë. Që prej vitit 2005 qeveria ka ndjekur politikën e rritjes së pagave dhe të pensioneve. Ndarja e përfitimeve E ndërsa akti normativ merr fuqi ligjor pas miratimit në Fletoren Zyrtare do të jetë gjysma e dytë e korrikut dhe muaji gusht, si afate për hartimin e projekteve konkrete për shpërnadarjen e përfitimeve. Të paktën kështu theksojnë burime nga institucionet përkatëse që merren me këtë çëshjte, sië është dega e thesarit në Ministrinë e Financave, si dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, që mbulon pjesën e pensionistëve. Shifrat konkrete për çdo kategori përfituese hartohen nga specialistët e Financave dhe më pas dërgohen në institucionet e varësisë. Akti normativ Në mbledhjen e qeverisë

KATEGORITË “Të gjitha kategoritë e pagave të tjera, edhe gjatë vitit 2013 pritet të pësojnë të njëjtin trend rritës, duke mbështetur me precedencë rritjen e pagave të ulëta”, - theksojnë burimet. Rritje më të moderuar, siç edhe është bërë traditë pritet që ta kenë pagat e larta, duke mundësuar kështu ngushtim të mëtejshëm në diferencimin e pagave që ka ekzistuar në vitin 2005. “Rritja më e fundit e pagave është pjesë e programit të qeverisë për rritjen e mëtejshme të mirëqenies sociale, duke inkurajuar veç të tjerash edhe trendin pozitiv të kërkesës konsumatore në treg”, shprehen burimet zyrtare. Rritja e pagave mundësohet nga krijimi i një trendi pozitiv në ekonominë shqiptare, stabiliteti makro dhe qëndrueshmëria e ritmi pozitiv i të ardhurave në buxhetin e shtetit për periudhën tetëmujore, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

u premtua se nuk do të rriten pagat e funksionarëve të lartë, nga Presidenti i Republikës deri te pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm në ministri. Ndërsa, për sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë, që përfshin dhe numrin më të madh të përfituesve kjo rritje është parashikuar të jetë 3 - 4%. Rritja e pagave dhe pensioneve edhe

për këtë vit do të nisë nga 1 korriku është dhe muaji kur hyn në fuqi vendimi, por pritet që përfitimet të ndahen në muajin gusht. Nga ky vendim pritet të përfitojnë të punësuarit në administratën publike dhe pensionistët e fshatit dhe të qytetit. Falë vendimeve të qeverisë pagat e arsimtarëve dhe mjekëve janë dyfishuar

gjatë këtyre tetë viteve, duke siguruar mirëqenien e tyre, si dhe çdo punonjësi tjetër që ka përfituar nga rritja e pagave. Ekspertë pranë Ministrisë së Financave theksojnë se, rritja e pagave dhe e pensioneve i atribuohet stabilitetit makroekonomik të Shqipërisë, edhe në një periudhë të ashpër krize ekonomike në rajon e më gjerë.

TË DHËNAT NË RRITJE ME GATI 14% KRAHASUAR ME TREMUJORIN E PARË 2012

BSH: 206 milionë euro për udhëtime jashtë Shifrat dhanë ndikim negativ në bilancin e pagesave Më shumë udhëtime jashtë vendit dhe më shumë para të harxhuara prej shqiptarëve në resurset turistike të huaja. Këto janë të dhënat që vijnë nga Banka e Shqipërisë, në raportin e saj vjetor, por edhe përgjatë muajve të parë të këtij viti, lidhur me shpenzimet për turizëm. Kështu, shqiptarët shpenzuan rreth 206 milionë euro për udhëtime jashtë vendit gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet për udhëtime jashtë ishin më të ulëta krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2012, por në rritje me afro 14% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Pavarësisht

nga kriza ekonomike, shqiptarët duket të shpenzojnë shuma të konsiderueshme për udhëtime jashtë vendit. Për herë të parë që nga viti 2011, bilanci tremujor neto

i të ardhurave valutore nga udhëtimet rezultoi negativ. Kjo do të thotë që shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtime jashtë vendit më shumë para se të huajt kanë sjellë në ud-

hëtimet e tyre në Shqipëri. Në këtë mënyrë, udhëtimet duket se kanë dhënë një ndikim negativ në bilancin e pagesave në tre muajt e parë të këtij viti. Kjo gjithashtu tregon se, të paktën për tremujorin e parë, Shqipëria nuk ka arritur të sigurojë një bilanc pozitiv nga sektori i turizmit. Qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar jashtë më shumë nga sa kanë shpenzuar të huajt në Shqipëri. Në tërësi, llogaria korente e Shqipërisë ngelet thellësisht negative, ndonëse në dy vitet e fundit është përmirësuar dis, falë uljes së deficitit tregtar. Për tremujorin e parë të këtij viti, llogaria korente ishte negative në vlerën e 215 milionë eurove.

Konkursi u mbështetet nga kompania “AMC”

Projekti “Ide të Gjelbra 2013”, nis riciklimi i vajit të përdorur Një nga projektet fituese të konkursit kombëtar “Ide të gjelbra 2013”, i cili organizohet për herë të parë nga Partnerët Shqipëri, është një nismë tepër interesante, përmes së cilës përpunohet vaji i përdorur nga industria e shërbimit. Ky konkurs u mbështetet nga AMC, Fondi Rockefeller Brothers, Balkan Trust for Democracy dhe Banka Credins dhe kjo ide, është e para ndër tre projektet fituese, të përzgjedhur nga një juri ekspertësh të fushave të ndryshme. “Grumbullimi dhe përpunimi i vajit të përdorur nga restorantet shqiptare”, është një projekt novator, i cili ka filluar të zbatohet me sukses. Nisma zbatohet nga shoqëria Soloil, e cila përmes dhënies në këmbim të një sasie modeste vaji të pastër, mbledh vajin e përdorur nga restorantet shqiptare duke e eksportuar atë si lëndë të parë për prodhuesit e parfumeve dhe sapunit, duke mbrojtur në këtë mënyrë mjedisin dhe konsumatorët nga rreziqet e vajit të përdorur. Grumbullimi i vajit të përdorur është një nismë e re në Shqipëri dhe pritet të hapë një mundësi të re punësimi në procesin e grumbullimit dhe përpunimit të këtij produkti. Brenda një periudhe pesëvjeçare, kompa-

nia parashikon të realizojë një cikël të plotë përpunimi të vajit për produkte të reja siç është prodhimi i biodiezelit, shumë i kërkuar sot në tregjet evropiane jo vetëm për kostot më të ulëta, por edhe për faktin se është shumë miqësor ndaj mjedisit, krahasuar me naftën apo gazin që përdoret sot në tregun shqiptar. Ky është vetëm një prej tre projekteve fituese që u përzgjodhën pas vlerësimit të një paneli të përbërë nga ekspertë të fushës së mjedisit, zhvillimit të biznesit, jurisprudencës dhe ekonomisë. Tre idetë fituese do të mbështeten financiarisht me shumën deri në 1 milion lekë, si dhe do të jenë pjesë e konkurrimit rajonal që do të organizohet nga Rockefeller Brothers Fund dhe Partnerët Shqipëri në Korrik 2013. Mbështetja e kësaj nisme nga AMC vjen në kuadër të përgjegjësisë sociale të kompanisë.

Infrastruktura e papërshtatshme e ndërtimit

Banesat në vendin tonë kanë kosto më të lartë energjetike Ndërtesat në vendin tonë, sidomos ato që janë shumë të vjetra nuk kanë eficiencë energjetike. Ky fenomen ka vijuar edhe më pas me ndërtimin e banesave të reja, sepse shumë ndërtime janë bërë pa respektuar kriteret e kursimit të energjisë. Kështu, Shqipëria ka një kosto të lartë energjetike, mbi mesataren e BE, për shkak të infrastrukturës jo të përshtatshme të ndërtimit të banesave. Situata paraqitet më problematike për sa i përket godinave të ndërtuara para viteve ’90-të, ku mungon termoizolimi, duke bërë që familjet shqiptare të konsumojnë më shumë energji për ngrohje etj. Këtij fakti i shtohet edhe vlera e energjisë elektrike si i vetmi burim i përdorur gjerësisht nga konsumatorët dhe bizneset. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me USAID zhvilluan një tryezë për të diskutuar mbi masat e eficencës energjetike që duhen ndërmarrë, për të rritur kursimin dhe ulur shpenzimin. Drejtori i projektit të “Eficiencës energjetike” pranë USAID, tha se, po punohet me 15

bashki në të gjithë vendin për futjen në përdorim dhe promovimin e produkteve që kursejnë energji. “Kostot në investimet për eficencën energjetike kanë një marzh të kthimit në tre vjet dhe kjo situatë sjell që, bizneset konsumatorët etj të përfitojnë më shumë në periudha afat-gjata. Për më tepër, përdorimi i këtyre materialeve ruan mjedisin. Në Shqipëri vërehet një rritje e promovimit të këtyre produkteve, por një ulje e investimeve nga ana e konsumatorëve. Pushteti vendor duhet të bashkëpunojë më ngushtë me atë qendror, duke krijuar mundësinë e subvencioneve për këto produkte”, tha Peter Clavelle. Drejtori i investimeve strategjike në Bashkinë e Tiranës, Romeo Hanxhari, tha se, përdorimi i materialeve që kursejnë energji do të përfshihen në hartimin e planeve urbanistike. Në shkallë botërore nevoja për energji vjen gjithnjë në rritje. Konsumi në rritje i energjisë do të përballohet nga eficenca energjetike dhe jo nga diversifikimi i burimeve për prodhimin e saj.


06

« SOCIALE

E shtunë 29 qershor 2013 •

VIRUSI VDEKJEPRURËS, 56 TË PREKUR NË 5 MUAJ

Testim masiv i popullit, pasi rritet numri i të prekurve me HIV-AIDS Erta Bode

M

jekët ngritën alarmin e testimit të popullsisë kundër virusit vdekjeprurës HIV/ AIDS, pasi shënohen të prekurit e radhës në Shqipëri. Gjatë 5 muajve të fundit regjistrohen 56 raste të reja. Mjekët infeksionist ankohen se raste të tjerë mund të jenë mes popullit, por nuk bëhen testime. Ata kërkojnë testimin masiv të popullsisë, pë rtë parandaluar kështu shtimin e numrit si dhe të lehtësojnë dhimbjen e të prekurve. Fakti që mungojnë kryerjet e testit, një mbartës i HIV/AIDS, ose i infektuar gjatë jetës, nuk e kupton atë po nuk bëri testin, sepse simptomat e këtij virusi shfaqen pas 7 vitesh, kjo bën që të infektohen edhe të tjerë gjatë marrëdhënieve seksuale që kryhen mes partnerësh. Shifrat e fundit tregojnë se mesatarisht janë regjistruar 11 raste në muaj, që i bie 1 rast në 3 ditë. “Trendi është në rritje. Vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 56 raste të reja. Duhet treguar vëmendje për këtë çështje. Shqiptarët, sidomos grupe që ne i konderojmë të rrezikshëm, tregojnë sjellje të rrezikshme seksuale. Testimi ofrohet në Shqipëri dhe duhet të jetë më i aksesueshëm”, tha Arjan Harxhi, mjek infeksionist. Këto janë shifra alarmante të prezencës së ktij virusi në popull, por ajo ç’ka ësthë më alarmante është sa të tjerë janë të infektuar dhe nuk e dinë, dhe vazhdojnë të infekotjnë të tjerë. Alarmi qëndron pikërisht në faktin se duhet të testohet masivisht populli, madje duhet të ndërrojnë ligjet e shëndetësisë, për ta bërë edhe të detyruar këtë test. Mjekët kërkojnë që testi i HIV AIDS të bëhet i detyrueshëm në klinikat gjinekologjike për gratë shtatzëna, po kështu të shtrihet edhe në poliklinika, ndërkohë që qytetarët duhet ta bëjnë vullnetarisht këtë test shprehen mjeket. Por nga ana tjeter as ne Spitalin Infektiv nuk është e vazhdueshme kjo analizë pasi herë pas here mungojnë testet. Këto janë mangësitë e sistemit shëndetësor në Shqipëri, pë rtë cilat askush nuk mban përgjegjësi dhe nuk merr asnjë masë, ndërkohë sensibilizimi I popullsisë ëhstë ende në nivele hsumë të dobëta. Mjekë të huaj në takim e zhvilluar për shkëmbim eksperiancahs për sëmundjet infective me mjëkt e vendittonë, treojnë se këtu nuk shikojnë ansjë sensibilizim. Pothuajse asksuh nuk shkon me dëshirë për të kryer testin dhe për të ndjerë përgjegjësinë për most ë infektuar tjetrin,por paraqiten për test pasi ndiejnë shenjat e para. Gjithashtu masat mbrojtëse pothuajse nuk përodren, të rinjtë duhet të sensibilizohen me seksin e rrezikshëm që kryejnë. Mjekë infeksionistë të huaj thonë se

Temperaturat e larta të verës mposhtin njerëzit

Të shtohet konsumi i kripës, shmang gjendjen e të fikëtit Temperaturat e larta të stinës së verës, që kanë shoqëruar dy javët e fundit si dhe muajt në vazhdim, janë të dëmshme për njerëzit. Fenomeni më i zakonshëm është rënia e fuqisë dhe gjendja e të fikëtit. Mjekët rekomandojnë të shtohet konsumi i lëngjeve dhe kripës. Duke shpjeguar se njerëzit nën këto temperature djersijnë edhe në kushte normale, pa veprimtari fizike, do të thotë që nxirren jashtë lëngjet e trupi bashkë me kripën, çka sjell humbjen e rezistencës dhe gjendje të fikëti. Rrezet e fuqishme të diellit krijojnë dobësim dhe mospërballim të kësaj stine në shumë mosha. Mjekët këshillojnë prindërit të reduktojnë ekspozimin e fëmijëve në diellin e drekës, si

dhe të moshave të treta nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Organizmi i ndjeshëm i fëmijëve dhe sëmundjet e tensionit të moshës së tretë mund të rezultojnë me pasoja për këto mosha. Ata këshillojnë banorët që lëvizjet në terren t’i kryejnë në orët e para të mëngjesit ose gjatë orëve të pasdites dhe të shmangin daljen gjatë orëve të drekës.

MASH vonon përgjigjet e matematikës

Maturantët në provim, tri herë të stresuar këtë radhë

Mes të infektuarve dhe 4 fëmijë

5 muajt e fundit rritja më e madhe e të prekurve nga HIV-AIDS Mjekët e spitalit infeksionist ankohen se jo gjithmonë ka teste për të kontrolluar ekzistencën e virusit HIVAIDS në organizmin e një pacienti. Kjo bën që ata të rrinë në pauzë dhe të mos bëjnë apel që njerëzit të drejtohen për teste, pasi nuk kanë sasinë e duhur të tyre, duke ndenjur dhe në pikën 0. Asnjë masë nuk është marrë për këtë, edhe pse ankesa e tyre është depozituar në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila është organi kompetent për këtë. Fakti që mungojnë testet do të thotë se institucionet e shëndetësisë e kanë gjetur veten të papërgatitur dhe nuk marrin parasysh që numri i të prekurve të rritet, për pasojë të rritet dhe kërkesa për test. Në këtë mënyrë, mjekët i kërkojnë Ministrisë të plotësojë kushtet më minimale, duke treguar se duhet nxituar për këta hapa, sepse marrëdhëniet seksuale mes partnerëve nuk mund t’i ndalojë dot askush, sidomos paqëndrueshmërinë në partnerë që kanë moshën nën 32 vjeç në vendin tonë.

Në Shqipëri është rënduar situata e të infektuarve me HIV-AIDS. Vetëm 5 muajt e fundit u shënuan 56 raste të reja, duke e çuar në 570 numrin e të infektuarve në gjithë vendin. Fatkeqësia më e madhe është se 4 prej të infektuarve janë fëmijë, prandaj mjekët anglezë në bashkëpunim me mjekët shqiptarë kanë apeluar sot testimin masiv të popullsisë si dhe ushtrimin e detyruar të testimit në klinikat gjinekologjike për gratë shtatzëna. Dihet se foshnjat e sapolindura janë mbartëse të virusit HIV-AIDS, nëse nëna e tyre rezulton e infektuar para shtatzënisë, në dijeni apo në padijeni për këtë virus. Mjekët i kanë këmbëngulur fort tek të rinjtë e vendit tonë, të cilët kanë shprehur shfrenim në mënyrën e kryerjes së marrëdhënieve si dhe paqëndrueshmëri me partnerët e tyre. Këta faktorë negativë ndikojnë me shpejtësi në hapjen e këtij virusi në popull. Kërkohet testim masiv për të kapur më në kohë këtë faktor, që pritet të kthehet në fenomen shqetësues në Shqipëri, ku asnjëherë nuk dihen shifrat reale të të infektuarve, pasi njerëzit nuk hezitojnë të bëjnë testin.

testimi është mënyra më e mirë e parandalimit dhe e trajtimit të HIV/AIDS.”Pavarësisht se jeni një vend me prevalencë të ulet, numri i të prekurve me HIV/AIDS është në rritje. Kjo do të thotë se duhet të merren masa për të parandaluar rritjen e mëtejshme të numrit të të prekurve.

Ministria e Shëndetësisë duhet të bashkëpunojë me mjekët infeksionistë për testim masiv të vazhdueshëm të popullatës dhe për të ofruar mjekime të përshtatshme për të prekurit sipas protokolleve mjekësore ndërkombetare”, tha Mike Youle, mjek infeksionist anglez.

Një përgjigje e pamarrë dhe dy provime kanë rritur shkallën e stresit te maturantët në vendin tonë. Ata I nënshtrohen sot provimeve të lëndëve me zgjedhje. Ata shprehen se do të japin dy provime, që do të thotë se janë dy nota vendimtare ndër 5 komponentet që përfshihen në llogaritjet e pikëve, kështu që stresi është i lartë. Nga ana tjetër, ata tregojnë se ende nuk kanë marrë përgjigjen e provimit të matematikës, ndërkohë që automatikisht duhej të kishte dalë këto dy ditët e fundit. Për këtë arsye shprehen se janë 3 herë të stresuar, sepse janë në mister për 3 nota, çka do të thotë për mbi 50 për qind të pikëve që do të mbledhin. Se sa do të ndikojë

stresi i akumuluar nga përgjigjja e provimit të matematikës dhe stresi se sa do të japin nga nxënia e tyre në këto dy provime, do të pasqyrohet në notat e tyre përfundimtare. Për sa u përket masave kundër kopjes Ministria e Arsimit nuk ka dhënë asnjë rekomandim dhe nuk ka dhënë shpjegim për vonesën e përgjigjeve të matematikës.

Pranimet në universitete, 2% më shumë se vjet

Kule: Duhet staf dhe ambiente shtesë për kuotat e miratuara Rritja e numrit të kuotave për pranimet e reja në universitete shton nevojën për staf dhe ambiente. Ky shqetësim që duhet të marrë zgjidhje para fillimit të vitit akademik në shtator, ngrihet nga drejtuesit e Universitetit të Tiranës. Rektori Dhori Kule shprehet se duhet të rriten pagesat për pedagogët që përballojnë një ngarkesë mësimore mbi normën çdo javë, ndërkohë që duhet të shtohet dhe stafi. “Detyrohen për të përballuar këtë volum pune të legjitimuar nga aktet ligjore dhe nënligjore, të bëjnë tejkalim ngarkese me stafin e brendshëm. Sipas normave mësimore, përballojnë vetëm 40 për qind të ngarkesës mësimore të normuar, 60 për qind përballohet nga tejkalimet e ngarkesave dhe nga pedagogët e jashtëm,

por pagesa për të njëjtën punë është e ndryshme”, - tha Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës. Shqetësim mbeten dhe ambientet. Ndonëse u premtua se do të fillonte nga puna kampusi, tashmë projekti ka mbetur në letër. Kule shprehet se këtë vit tri fakultete të UT-së nuk kanë më kapacitete për të pritur studentët, që shtohen çdo vit në numër.


SOCIALE • E shtunë 29 qershor 2013

Erta Bode

T

endenca e fundit për të pasur thonj me tipsa e xhel është rreziku më i lartë shëndetësor që femrat i krijojnë vetes. Mjekët thonë se mosajrosja e tyre dhe lagështira që krijohet nga dekompozimi i xhelit akumulon hapësira që rrjedhimisht sjellin mykun e thoit, i cili, po nuk u mjekua, kalon deri në operacion, mandej dhe në prerjen e gishtit. Një ndër sëmundjet kryesore që shfaqet pas përdorimit të herëpashershëm të xhelit mbi lëkurën e thoit ose të vendosjes së tipsave është onycholisis, që është ndarja e dhimbshme e thoit nga shtrati i tij. Trauma e vogël e përsëritshme mund të jetë shkaku i saj. Shfaqja më e shpeshtë klinike është onycholisis në formë gjysmë hëne. Ndodh kur thoi me tips ekspozohet ndaj larjes së shpeshtë të duarve dhe mbajtjes së tyre për një kohë të gjatë në ujë si në rastin e pjatalarëseve, kuzhiniereve, grave shtëpiake etj. Pjesa e lirë e thoit lejon futjen e ujit në brendësi të tij nëpërmjet kanaleve të formuar dhe realizohet në këtë mënyrë ndarja e koracës nga shtrati i tij. Mirëpo thonjtë që nuk ajrosen natyralisht marrin infeksione. Të gjitha femrat e dinë se thonjtë me tipsa kanë shumë mbishtresa në lëkurën e thoit, kanë materialin ngjitës, pastaj tipsin, pastaj xhelin mbushës, pastaj xhelin ngjyrues dhe në fund kanë edhe një shtresë manikyri shkëlqyes. Të gjitha këto e bëjnë të pamundur ajrosjen natyrale të thoit, ndërkohë kimikatet e tyre të shtresuara njëra mbi tjetrën, në varësi të lagështirës, krijojnë infeksione të ndryshme. Një nga infeksionet më të shpeshta të thonjve janë ato mykotike. Fillimisht infeksioni mykotik kap vetëm një thua, më pas përhapet në të gjithë thonjtë e tjerë. Më shpesh infeksioni mykotik i thonjve vjen nga infeksioni mykotik i lëkurës rreth thoit, e cila e mbuluar nga një shtresë kauçuku si tipsi dhe një shtresë xheli, e ka të pamundur të ajroset dhe ndërkohë qelizat e vdekura që zëvendësohen nga ato të rigjeneruarat akumulohen në hapësirat më boshe të mundshme, që është pikërisht pjesa kufizuese e thoit me lëkurën. Kjo zonë është më delikatja për sëmundjet që krijohen. Dëmtimet e vazhdueshme të sipërfaqes së thonjve në drejtim të shtratit të thoit shkaktojnë hemorragji subunguale (nën thua) ose hematoma të thoit. Për këto dëmtime femrat janë koshiente, sepse materiali ngjitës që përdoret për tipsin është shumë shkatërrues ndaj thoit dhe shumë prej tyre e vërejnë këtë kur heqin tipsat dhe ankohen se thonjtë duan kohë të marrin veten dhe të duken sërish të shëndetshëm. Mirëpo femrat që i mbajnë vazhdimisht tipsat duke i kaluar në mbushje me xhel me thonj origjinal janë në 90% të rasteve të rrezikuara ndaj këtyre dëmtimeve, sepse kontakti i ngjitësit mund të rrijë për muaj në gishtat e tyre dhe është shumë veprues dhe gërryes. Hematoma subunguale

MJEKËT, LIDHJA E THONJVE ME SHUMË SËMUNDJE NË ORGANIZËM

»

07

FEMRAT

Kujdes nga xheli dhe tipsat në thonj, sëmundje te femrat •Për sa i përket përdorimit të manikyrit apo thonjve artificiale (me xhel) përdorimi i tyre nuk duhet të jetë pa kriter, i përsëritur shpesh. Pas çdo aplikimi të tillë duhet të përdorim vazhdimisht kremra hidratues dhe kremra xhel me përmbajtje vitaminash dhe acidi hialurinik, që aplikohen në sipërfaqen e thoit. Pas heqjes se thonjve artificialë duhet t’u lëmë kohë thonjve tanë për një rigjenerim përpara se të bëjmë një aplikim tjetër me xhel. Kremrat me acid hialurimik janë më të mirët për rigjenerimin e thonjve.

trashë. Ai ndërtohet Thoi është rreth 0.5-0.7 mm i e thoit rritet nga nga 100-150 shtresa. Trashësia moshën e rritur fëmijëria 600 um në 900 um në Tho vjetër. i rritet me 0.9 mm dhe në 1100 um në moshën e stinët dhe mosha. Thoi në javë. Rritja varet gjithashtu nga se të tjerët dhe thonjtë e i gishtit të mesit rritet më shpejt ejt se ata të dorës tjetër. Thoi dorës dominante rriten më shp valët UVA 1-3% dhe UVB e transmeton dritën e diellit në ftueshme të shkaktojë 5-10 %, kjo sasi drite është e mja që depërton në thonj. photo onycholoisis, që është uji e thoit në fillim është e kuqe, më pas ngjyra ndryshon në blu e më pas në të zezë. Shpesh shoqërohet me ënjtje të gishtit të dëmtuar, skuqje dhe dhimbje. Në rast se pacientja nuk e di se kush e ka shkaktuar ngjyrimin e thoit të tij dhe kjo hematome ka kohë që është shfaqur, atëherë duhet diferencuar me melanomen malinje. Ekzema kronike e duarve dhe këmbëve mund të çojë në dëmtime të thonjve. Sa më shpesh dhe sa më shpejt të dëmtohet kutikula dhe buzët laterale të thonjve, kjo çon në çarjen, thyerjen dhe trashjen e thonjve. Disa autorë këtë e kanë quajtur dhe “ekzema e thonjve”. Këto sëmundje dhe shumë të tjera rrezikojnë femrat që e teprojnë me aplikimin e xhelit, apo

përdorimin e herëpashershëm të thonjve artificialë, që nuk e lënë thoin të rritet i shëndetshëm në mënyrë biologjike. Nga ana tjetër, përpos kësaj mjekësia ka treguar se nga problemet që shfaqen në thua mund të zbulohen sëmundje të tjetra brenda organizmit, por n ë rastin e femrave që i kanë të mbuluar me xhel këto shenja nuk duken, dhe atëherë ato rrezikojnë që sëmundja brenda organizmit të evoluojë pa e kuptuar dhe pa pasur mundësinë ta parandalojnë atë. Ajo që shihet si trend dhe si fakti më estetik nga sytë e një femre, forma dhe paraqitja e dorës së saj mund t’i shkaktojë asaj sëmundje kronike e të pazbuluara si dhe probleme serioze me thonjtë.

Tendencë e kohës, thonjtë e gjatë e të bukur Kësaj here bukuria po kushton shtrenjtë për femrat. Përpos çmimit ekonomik tani edhe faktori shëndetësor. Femrat akoma më tepër janë të prirura të kenë një paraqitje sa më perfekte duke ndjekur çdo tendencë të kohës dhe të vipave botërorë. Thonjtë artificialë janë pothuajse në duart e të gjitha femrave, të cilat e shikojnë të pamundur paraqitjen e tyre pa bukurinë që thonjtë i japin duarve. Shpenzojnë rreth 2000-2500 lekë për të pasur këtë bukuri, e cila ka pasoja të mëvonshme dhe fsheh shumë sëmundje të organizmit. Në Shqipëri femrat nën moshën 30 vjeç janë të gjitha pothuajse me thonj artificialë, duke pasur shumë prej tyre që i përsëritin rregullisht.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


08

« AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e së enjtes në një pikë karburanti në qytetin e Kukësit, ku tre persona mbetën të plagosur në një atentat me armë zjarri. Sipas dëshmitarëve, të cilët nuk pranuan të identifikohen për mediet, në orën 23:05 minuta një motoçiklete tip “Piaggio” i është afruar lokalit të karburantit dhe në afërsi të pjesës së murit që ndahej me xhama të tejdukshëm kanë zbritur dy persona me kokore dhe kanë nxjerrë dy armë zjarri automatik, duke shtënë në drejtim të tavolinës ku qëndronin pronari i biznesit dhe dy klientë. Si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë

E shtunë 29 qershor 2013 •

ATENTATORËT MBËRRIJNË ME MOTOÇIKLET DHE KALLASH

Goditet në mesnatë pronari i karburantit, plagosen 3 dy klientët, si dhe pronari i lokalit Ardian Trota. Sipas policisë mendohet që pronari i karburantit të ketë qenë shënjestra e ekzekutorëve. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se të plagosurit janë Ardian Trota, pronar i karburantit, si dhe shtetasit Besnik Axhami, Osman Voka. Ndërkohë në këtë momente ka reaguar pronari Trota, duke qëlluar me pistoletë ndaj dy autorëve, por këta

të fundit kanë arritur të hipin në motor duke u larguar disa metra në dalje të karburantit. Të frikësuar nga breshëria e plumbave ata janë përplasur me bordurën e trotuarit dhe njëri prej tyre është plagosur. Dy autorët nuk kanë tentuar më të marrin motorin e tyre, por ia kanë mbathur në këmbë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Mësohet se në vendin ku ndodhej motori ka pasur

edhe një pellgë gjaku, çka tregon se njëri është plagosur. Të tre personat e plagosur si pasojë e atentatit, dy klientët dhe pronari i biznesit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Kukësit. Ngjarja shkaktoi panik të shumtë te banorët e zonës përreth, të cilët për disa minuta me radhë ishin dëshmitarë e një skene të ngjashme me filmat hollivudianë.

POLICIA ARRESTON A. SHAHINI, R. DAJLANI E N.D

Tri vajza nga Tirana grabitnin veshje në dyqanet e Elbasanit D y femra janë prangosur dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë, pasi prej një kohe të gjatë ato në bashkëpunim me njëratjetrën kanë kryer disa vjedhje të bujshme në qytete të ndryshme, por më së shumti në atë të Elbasanit. Identifikimi i tyre u bë vetëm pas një pune të gjatë të policisë së Elbasanit, e cila kishte kohë që po e mbante nën vëzhgim aktivitetin e paligjshëm që ato kryenin nga një qytet në tjetrin. Ndërsa ishte bërë dokumentimi i plotë i të gjitha provave që provonte implikimin e këtyre femrave në vjedhjen e disa dyqaneve, policia natën e fundit ka bërë prangosjen e dy prej tyre .Sipas burimeve zyrtare të policisë, shumica e vjedhjeve janë kryer në qytetin e Elbasanit. Të dyshuara si autore të disa vjedhjeve të kryera në Elbasan janë shtetaset R. Dajlani 42 vjeçe dhe A. Shahini 30 vjeçe nga lagja “Kinostudio” e Tiranës, të cilat janë ndaluar tashmë nga policia. Ndërkaq mikesha e tyre N.D 37 vjeçe po nga lagja “Kinostudio” e Tiranës do të hetohet në gjendje të lirë. Këto shtetase në bashkëpunim me njëra-tjetrën në lagjen “Kongresi i Elbasanit“ kanë vjedhur artikuj të ndryshëm mes të cilave edhe 40 copë fustane të kushtueshme. Po në këtë lagje në një dyqan tjetër kanë vjedhur 20 palë xhinse të markave të shtrenjta. Ndërkaq policia bën të ditur se shtetësja Alketa Shahini rezulton të jetë autore e vjedhjes së ndodhur në muajin prill të këtij viti në “Butik Milano” në qendër të Elbasanit. Policia konfirmoi se po punon për të dokumentuar të plotë aktivitetin e tyre, i cili dyshohet se ka qenë i shtrirë në disa qytete. Sipas të dhënave ka edhe disa denoncime të tjera për vjedhje ku mund të jenë përfshirë tre femrat e ndaluara. Tashmë vjedhja nga ana e femrave duket se është kthyer në modë. Duke qenë më pak të dyshuara se sa meshkujt,

është shtuar ndjeshëm numri i femrave që kanë zgjedhur si profesion vjedhjen. Rasti i djeshëm i arrestimit në Elbasan të femrave hajdute është i dyti brenda pak ditësh. Kështu, vetëm tre ditë më parë një 23-vjeçare, hajdute seriale në Tiranë u vu në prangat e njësisë “Shqiponja”. S. Sh, është kapur në flagrancë teksa tentonte të grabiste në një dyqan

artikujsh. Ajo ishte vënë në vëzhgim prej kohësh pas denoncimeve të shumta dhe kapjes në flagrancë nga vetë pronarët e bizneseve të vogla. 23-vjeçarja vidhte kryesisht veshje, aksesorë, madje dhe në arkat e parave. Nga ana tjetër sipas ekspertëve kriminalistikë, si dhe psikologëve që merren me studimin e këtyre rasteve mësohet se nive-

Sherri në birrari pas ndeshjes

Konflikt banal me disa të rinjve, një i plagosur, disa në kërkim Në orët e vona të së enjtes një konflikt banal i disa të rinjve me pronarin e një brirrarie është shndërruar në përplasje fizike mes njëri-tjetrit. Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes gjysmë-finale të Kupës së Konfederatave, Spanjë- Itali në lokalin në pronësi të shtetasit Edmond

Bahja. Sipas policisë lokale, incidenti ndodhi në orët e vona të natës së enjte në një lokal pranë vendit të quajtur Kryqëzimit të Cërrikut në qytetin e Elbasanit. Konflikti mes të rinjve me pronarin e lokalit në fjalë është shoqëruar në përdorimin e sendeve të forta nga të cilat një i ri ka mbetur i

li i ulët arsimor, si dhe mungesa e papunësisë shtyn femrat që të zgjedhin si profesion vjedhjen. Madje sipas tyre zbulimi i tyre është shumë më i vështirë se sa i meshkujve për shkak se edhe vetë mënyra e funksionimit të tyre është shumë më e fshehtë, ndërkohë që nga ana tjetër nuk frekuentojnë të njëjtat ambiente si vjedhësit meshkuj.

plagosur. Burime jo zyrtare deklaruan se ai dyshohet se mbeti i plagosur si rezultat i përdorimit të armës së zjarrit gjatë konfliktit, por policia e mohoi këtë, ndërsa deklaroi se është gjuajtur në ajër me kallashnikov, por pa lënduar njeri. Nga përplasja fizike mes dy grupeve të të rinjve është plagosur njëri prej tyre, i cili ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Policia ka shoqëruar dy persona, të cilët dydhohet se janë shkaktarë të incidentit.

Dyshohen konfliktet e rastit

Bien në pritë dajë e nip, rëndë 23-vjeçari Uniformat blu të kryeqytetit kanë regjistruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm një ngjarje të rëndë, ku nga persona të armatosur është qëlluar ndaj Halit Xhupës dhe Baftjar Brukës. Dajë e nip kanë rënë pre e të shtënave me armë. Nga kjo ngjarje Bruka ka marrë dëmtime dhe është shtruar në Spitalin Ushtarak, ndërsa Xhupa është shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë së Policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ekspertë kriminalistë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshohet se objektivi ka qenë nipi i Halit Xhupës, 23-vjeçari Bruka. Fillimisht ngjarja është raportuar rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm, pranë Pallatit të Brigadave në rrugën e Elbasanit, por policia pas ekzaminimit të vendngjarjes nuk ka gjetur asnjë provë apo gjurmë. Në këto kushte hetimet paraprake kanë dyshime se këto persona janë plagosur në ngjarjen e ndodhur në Kukës dhe për të humbur gjurmët kanë inskenuar këtë plagosje. Ardian Tufa, Halit Xhupa dhe Baftjar Bruka veç fshehjes së krimit nëse vërtetohet lidhja me ngjarjen e Kukësit do të rëndojnë situatën e tyre me drejtësinë për fshehje të krimit dhe inskenim të ngjarjes.

Interesi për historinë dhe kulturën

Turistët mësyjnë zonat arkeologjike të Durrësit Të huajt që vijnë në Durrës preferojnë më tepër vendet arkeologjike e historike që të ofron vendi ynë. Përgjatë këtij sezoni veror qindra turistë të huaj nga vende të ndryshme të Evropës e më gjerë, kanë planifikuar të kalojnë pushimet në këtë qytet. Mësohet se prenotimet për muajin korrik gush, kanë shënuar një rritje të turistëve të huaj. Amfiteatri i Durrësit, Kalaja e Skëndërbeut, Kalaja e Vil Bashtovës, janë disa nga monumentet që tërheqin më shumë turistë të huaji në këtë periudhë. Përgjatë këtij viti, vetëm qyteti bregdetar i Durrësit pritet të vizitohet nga të paktën 1 milion turistë. Ndërkohë po në kuadër të masave për sezonin turistik edhe Prefekti i qarkut të Fierit, Shkëlqim Murati, ka ngritur shqetësimin se plazhet e Semanit dhe të Darzezës nuk janë në gjendje të përpshtatshme për të pritur turistët e sezonit veror. Murati i tërheq vëmendjen pushtetit vendor që të marrë masa me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe pastrimin e ambientit. Me përjashtim të pjesës që administrohet nga lokalet private, pjesa tjetër është tërësisht e ndotur me papastërti nga më të ndryshmet. Plazhet e rrethit të Fierit, Semani dhe Darzeza janë cilësuar ndër plazhet më piktoreskët në Shqipëri.

Kaluan shinat pa parë mbërritjen

Treni përplas dy maqedonase, njëra rëndë në spital Nje aksident hekurudhor është shënuar pasditen e djeshme në Durrës. Dy shtetase maqedonase u përplasën nga treni i linjës Elbasan-Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sipas policisë, dy gratë maqedonase të moshës rreth 35 dhe 55 vjeçe, kanë kaluar mbikalimin dhe kanë tentuar të kalojnë mbi shinat e linjës hekurudhore, ndërsa janë përplasur nga treni i pasagjerëve, duke marrë fraktura të shumta në gjithë trupin. Të plagosurat u identifikuan si Jetna Jupka 35 vjeçe dhe Klavita Nitashka 55 vjeçe, të dyja nga komuna e Kërçovës. 35-vjeçarja mësohet se ndodhet në gjëndje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që gruaja 55 vjeçe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Durrësit. Mjekët konfirmojnë se ajo është jashtë rrezikut për jetën. Trenisti mësohet se ka ndaluar menjëherë, duke u dhënë ndihmën e parë mjekësore dy grave, të cilat janë transportuar drejt spitalit me mjete të rastit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Dy gratë maqedonase mësohet se ndodheshin në qytetin bregdetar të Durrësit për të kaluar pushimet verore.


AKTUALITET • E shtunë 29 qershor 2013

»

09

EKSPERTIZA HEDH POSHTË PRETENDIMIN E TË AKUZUARIT PËR 4 VRASJE

Dajti: Policin Duçkollari e vrau një oficer policie me kallashnikov Mariglen Mullai

D

ritan Dajti dëshmoi dje se polici Saimir Duçkollari është vrarë pak metra larg makinës ku ndodhej vetë Dajti dhe se është qëlluar nga një oficer policie. Kështu, Dritan Dajti ka thyer heshtjen dhe nisi të tregojë për vrasjen e 4 oficerëve të skuadrës speciale operacionale. Në seancën e kaluar, i Dajti ftoi familjarët e “Dëshmorit të Atdheut”, Saimir Duçkollari, të vijnë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për të mësuar të vërtetën se kush e vrau të afërmin e tyre, duke lënë të nënkuptohet se nuk është ai ekzekutori i babait të dy fëmijëve. Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009 ekzekutoi efektivët e policisë Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin. Dëshmia e Dajtit Mes të tjerave Dajti tha se “Duçkollari u vra pas shpine nga oficeri i policisë F.G, vrasja ndodhi pak metra larg para makinës ku ndodhesha unë. Plumbi e ka përshkruar nga shpina në zemër. Sajmir Duçkollari ishte i veshur civil dhe nuk ishte pjesë e operacionit për arrestimin tim. Këtë fakt e vërteton edhe plani i hartuar nga Arjan Muça”. Më pas Dajti rrëfen se oficeri e ka qëlluar Duçkollarin me armë zjarri tip kallashnikov. Ekspertiza ka hedhur poshtë pretendimet e të pandehurit, pasi, sipas ekspertizës, oficerit të policisë Sajmir Duçkollarit i është gjetur një plumb në kokë, që ka dalë nga arma e Dritan Dajtit. Seanca gjyqësore është mbyllur me largimin e Dajtit për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës. Gjyqi drejt kaosit Në një seancë ishte larguar avokati Asaf Hadëraj, i cili edhe mori gjobë nga komisioni i disiplinës, porse avokatët ende se kanë zgjidhur ngërçin. Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë asnjë se-

Në Zvicër dhe Gjermani

Dërguan 7 femra si prostituta në Evropë, 3 të rinj në pranga Me akuzën se kanë rekrutuar në Shqipëri dhe më pas shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në Zvicër dhe Gjermani 7 shqiptare, janë vënë në pranga 3 persona në Shqipëri. Nga burimet e policisë së Tiranës bëhet e ditur se falë operacionit të koduar “Binehouse” u bë i mundur shkatërrimi i grupit kriminal të prostitucionit, duke bërë të mundur arrestimin e shtetasve: Shyqyri Stafuka, 23 vjeç, Bledar Stafuka, 22 vjeç dhe Emiljano Tarja, 23 vjeç, banues të tre banues në Tiranë. Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka caktuar ndaj këtyre shtetasve masën e sigurisë arrest me burg, nën akuzën e kryerjes së veprave penale “Trafikim i Femrave” kryer në bashkëpunim për shtetasit Shyqyri dhe Bledar Stafuka, si dhe “Trafikim i të miturve” kryer në bashkëpunim për shtetasin Emiljano Tarja.

Shqiptari po shikonte ndjeshjen

E denoncon partnerja italiane, kapet me drogë dhe plumba ITALI- Një shqiptar arrestohet për drogë, në sajë të denoncimit të ish-partneres italiane. Kështu, në Lombardi, ku policia ka arrestuar një emigrant që e ka gjetur në posedim të një kilogrami marijuanës dhe dy kg kokainë. Operacioni është nisur nga një ish-partnere e italiane, me inicialet, G.K, 27 vjeçe, e cili në banesën që ndante me shqiptarin ka gjetur disa plumba të një pistolete të kalibrit 38. Vajza e frikësuar, vendosi të thërrasë policinë që më pas arrestoi shqiptarin me inicialet K.A, 33 vjeç, i cili natën e së enjtes u gjet në një apartament, ndërsa ishte duke shikuar ndeshjen e Italisë kundër Spanjës. Policia nuk e ka zbuluar armën, por në një sirtar të kuzhinës gjeti sasinë e madhe të drogës. Shqiptari, nëse e shiste në treg drogën, do të kishte fituar rreth 100 mijë euro.

Ekzekutimi për pazaret e drogës

ancë gjyqësore ndaj të dyshuarit si autor të masakrës së Durrësit. Në shumë raste, shumë nga avokatët e caktuar nga pesëshja gjykuese kanë refuzuar ta mbrojnë Dajtin, ndërsa të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten fare në proces, ndërsa Krimet e Rënda ngarkuan Dhomën e Avokatisë t’i jepnin fund këtyre zvarritjeve. Kjo e fundit më pas akuzoi gjykatën si të paaftë, ndërsa nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, tha se zgjidhja do ishte avokatura e shtetit, por sërish nuk pati ndonjë zhvillim. Në rastet e fundit, trupi gjykues ka tentuar ta zhbllokonte gjyqin “Dajti”, duke i zhvilluar

seancat vetëm në praninë e të pandehurit. Por, nëse më parë është bërë pengesë mungesa e avokatit në sallë, kohët e fundit pengesë është bërë vetë mungesa e të pandehurit, Dritan Dajti, i cili seancë pas seance largohej nga kafazi i hekurt. Nga një i pandehur Dajti u kthye në akuzues për trupin gjykues, të cilin e akuzonte për zvarritjen e procesit, për shkak se nuk mund të gjenin një avokat mbrojtës për të. Në fillim ai kërkoi një tavolinë pune brenda kafazit që të studionte nenet e më pas kërkoi rrogë. Gjykata e Krimeve të Rënda nuk pranoi kërkesënbombë të avokatit Ndue Pjetra,

për të mbrojtur Dritan Dajtin në këmbim të 200 mijë eurove. Tashmë numri i seancave ndaj Dritan Dajtit po e kalon shifrën 300, ndërsa mbi 200 janë shtyrë. Në gjykatë ka masa të rrepta sigurie, kur nis gjyqi i Dajtit, por gjyqtari i kërcënuar nga i akuzuari për vrasje, ende s është marrë në mbrotje, pasi s’ka bërë kërkesë. Tashmë ky proces gjyqësor duket se po kalon çdo rekord vështirësie për sa i përket rrugëzgjidhjes juridike, teksa shtyrjet pafund po kapin ato të proceseve më të gjata në pluralizmin shqiptari si “Hakmarrja për Drejtësi”, dosja “Kokaina”, “Banda e Lushnjës”, “Banda e Durrësit”, etj,

Ekspertët në kërkim të thikës që u vra 24-vjeçari ITALI- I vazhdueshëm në Firence, nga zhytësit, policia dhe zjarrfikësit mbetet kërkimi për thikë e përdorur në vrasjen e 24-vjeçarit shqiptarëve, trupi i të cilit u gjet, më 5 qershor, i karbonizuar brenda ish-kazermës “Lupi di Toscana”. Siç është rindërtuar nga hetuesit, të dy vëllezërit shqiptarë të akuzuar për krimin, njëri 19 e tjetri 20 vjeç, më 26 qershor janë liruar nga arma, duke hedhur atë në lumë. Hetimet nga ana e policisë shkencore u ekzekutuan në një apartament në përdorim të vëllezërve, tashmë i konfiskuar, ku janë duke kërkuar për gjurmë të gjakut. Bazuar në hetime rezulton se autorët pasi kanë qëlluar me thikë dhe vranë 24-vjeçarin në makinën e tij një “Renault Clio”, të dy do të shkonin në banesë për të ndryshuar rrobat dhe për të marrë dy peshqirë. Më pas kanë djegur kufomën. Sipas policisë, gjithçka ndodhi se viktima nuk kishte dhënë paratë e 12 kg hashash që kishte marrë.

Kishte vrarë burrin për xhelozi

Shqiptari dhe një italiane

Në burg vret veten gruaja 72 vjeçe, e dënuar për vrasje

Shkoi ta pajtonte me të dashurin, tenton ta përdhunojë në shtëpi

Dje në mëngjes është vetëvrarë në ambientet e burgut 313, 72-vjeçarja Fatmira Poka e dënuar për vrasjen e bashkëshorit të saj 65-vjeçarit Faik Poka. Ende nuk dihen arsyet që e kanë detyrar të moshuarën të ndërmarrë aktin e rëndë, as mënyra se si i ka dhënë

fund jetës, ndërsa kanë nisur tashmë hetimet brenda qelisë. E moshura e ka vrarë bashkëshortin me armë, 4 muaj më parë në Elbasan, me pretendimin se ai e tradhëtonte prej vitesh. Sipas informacioneve të botuara më herët në media, e moshuara vuante nga disa

sëmundje, madje mjekohej edhe me ilaçe kundër depresionit dhe sklerozës.

ITALI- I arrestuar në agim R.D, 39-vjeçari shqiptar, i njohur tashmë për policinë është gjetur fajtor për sulm seksual në tentativë dhe plagosje personale kundër një 34-vjeçare nga Roma. Pak ditë më parë ajo kishte qenë i detyruar të shkonte në kujdes spitalor, si rezultat i një sulmi të pësuar

në shtëpi nga një i njohur. Shqiptari u paraqit në shtëpinë e gruas duke ofruar ndërmjetësimin e tij për ta pajtuar me ish-partnerin e saj, por interesi i tij i vërtetë ishte padyshim i një natyre të ndryshme. Pas disa minutash, në fakt, nuk hezitoi për të sulmuar dhe rrahur gruan që e kishte refu-

zuar “përparimet” e tij në një përpjekje për të detyruar atë në një marrëdhënie seksuale.


10

« OPINION

E shtunë 29 qershor 2013 •

Pseudoatdhetarët dhe vapa zgjedhore

M

’u desh të vëzhgoja gjithë javën para- dhe paszgjedhore me apo pa dashje rrjetet sociale për t’u velur nga ata njerëz që me apo pa shkak duan patjetër ta quajnë veten “atdhetarë”. Ata që s’lanë kronikë televizive apo deklaratë politikanësh pa e komentuar vetëm me dy ngjyra: ose shumë bardhë, ose zi sterrë. Ata që të parët vënë kujën e bërtasin me “oi”, nëse asgjë s’ndodh apo nëse shumë gjë ndodh. Ata që, edhe pse kanë mbaruar studimet apo kanë zgjedhur të punojnë jashtë vendit, sërish na dërgojnë ultimatume apo “këshilla” rreth asaj çfarë duhet të bëjmë apo të mos bëjmë ne “të paudhët” e “të pagdhendurit”, që sipas tyre jetojmë në atdhe. Ata që u qan e “u dhemb shpirti” për atdheun e meken në lot e statuse në rrjete sociale sa herë kemi zgjedhje parlamentare, lokale apo ngjarje të veçanta me rëndësi për shtetin e së drejtës. Ata që me “penën moderne” të tastaturës së kompjuterit apo celularit nuk lënë figurë tronditëse, dëshpëruese, përlotëse pa vendosur për çdo ngjarje të mirë apo më pak të mirë, siç e quajnë rëndom ata, por që po shkatërron mëmëdheun. Ata që harrojnë se edhe pjesa më e madhe e elitës shqiptare aktuale e ka kaluar dhe përjetuar periudhën e “mërgimit” me studime apo punë jashtë vendit dhe e ka të vështirë rikthimin, por që stoikisht nuk demoralizohet, përkundrazi, vazhdon të sjellë frymë të re, ekuilibër, tolerancë e vlera për shoqërinë shqiptare, dhe jo me ultimatume nga jashtë vendit, por me punë, përpjekje, durim e mençuri brenda fort të dashurit atdhe. Kuptoni ju pseudoatdhetarë se Shqipëria më shumë u dhimbset atyre që jetojnë e kontribuojnë për të, atyre që ashtu si ju, edhe pse morën vlera në vende të ndryshme të botës, morën vendimin më të duhur dhe të mençur: kthimin në vendin e tyre dhe kontribuimin e sinqertë e të pakushtëzuar për të. E që të kthehemi nga u nisëm, sikur të mos na mjaftonin deklaratat acide apo të sheqerosura, sipas rastit, të partive e militantëve nëpër rrjete sociale e në çdo medie të shkruar apo vizuale, sikur të mos na dilnin fletushkat nën apo mbi derë të

Nga ELONA BANO

partive si ofertat e qendrave tregtare, na duhet të “përndiqemi” edhe on-line. Kur them on-line, nuk i referohem uebeve të ndryshme, por pikërisht “Facebook”-ut dhe “Twiter”-it, ku miqtë e mi të parët (jam e bindur dhe shumë miq trajtë), si Sami Frashëri apo Abdyli në vakt i bëjnë thirrje për kryengritje mëmëdheut. Falmë, o Zot, këtë krahasim, pasi ata në shekullin XIX ishin e vetmja dritë dhe frymëmarrje për kombin shqiptar të nënshtruar ndaj fatit të atëhershëm. Po si filloi kjo histeri fesbukiane? Cilat ishin stadet qe ajo kaloi? Në fillim e morën me të qetë dhe shtruar bërjen e like sa majtas e djathtas, duke harruar se kështu pak e nga pak e lanë veten të manipuluar e, për rrjedhojë, dhe sjellja e tyre e mëvonshme do të varej nga çka ata do t’i lejonin vetes të shihnin e të dëgjonin. E kështu njerëzit e kthyen vullnetin e tyre në një plastelinë të modelueshme sipas vullnetit të dikujt tjetër. Pra, a është normale e gjithë kjo çmenduri kolektive? Të mos keqkuptohemi: nuk jam kundër lirisë së shprehjes, dhe as kundër së drejtës për të shprehur lirshëm bindjet politike, vetëm se nuk më duket normale që vetëm të çirremi me të madhe si e si për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, pasi, kur njeriu (të paktën sipas mendimit tim modest) është i trishtë, i pashpresë apo i merakosur, gjënë e fundit që mendon është si të bjerë në sy. Dilema ime e vërtetë është: sa u intereson vërtet fati i mëmëdheut këtyre atdhetarëve në mërgim dhe sa për ta kjo është mënyra më e mirë për të rënë në sy? Sa në këtë mënyrë kërkojnë të tërheqin vëmendjen e të tjerëve për të zënë një vend platonik edhe në shoqërinë shqiptare? Po a e meritojnë këta atdhetarucë të kenë vëmendjen e vetë shoqërisë shqiptare? A janë ata aq të pjekur sa të vijnë me analiza konkrete mbi dhe ndaj realitetit shqiptar, ku së paku të bazojnë mendimet, opinionet dhe “këshillat” e tyre të pakursyera? Besoj se shumë pak ose aspak. Për disa arsye të thjeshta. Në radhë të parë duhet bërë një ndarje kategorish: ata që kanë kontribuar dhe kanë dhënë për Shqipërinë e në një moshë të pjekur janë larguar prej këtu e që vërtet mund të kenë diçka për të thënë, por edhe

këta të kufizuar, për shkak se nuk mund ta njohin aq mirë realitetin e vendit pritës sa të mund të bëjnë krahasime; nga ana tjetër është rinia, që ka ikur që herët prej Shqipërisë dhe njeh vetëm dy fytyra të saj: fytyrën e Shqipërisë që ata lanë dhe fytyrën e Shqipërisë që në të vërtetë është. Kur mora përsipër të shkruaja këtë shkrim, nuk u nisa nga abisi, nga hiçi apo mosnjohja e situatës, apo të paktën e ndjesive që përjeton një njeri që jeton jashtë për një kohë të gjatë, i cili, edhe pse është ambientuar me jetën jashtë Shqipërisë, sërish thellë vetes ndihet i huaj dhe kërkon në një mënyrë apo tjetër të bëhet pjesë e realitetit shqiptar. Por, të dashur miq, që jeni larg, nëse doni t’i vini vërtet në ndihmë vendit, atëherë filloni të lexoni më shumë rreth ngjarjeve që ndodhin ditë pas dite, mundohuni të lexoni përmes rreshtave të deklaratave politike apo shkrimeve gazetareske. Juve me shumë se atyre që jetojnë dhe e ndiejnë përditë realitetin ju duhet kjo, e në fund, pasi të jeni menduar 100 herë, filloni të shpreheni. Kuptoni dhe ndërgjegjësohuni se fryma e solidaritetit që ju keni me njëritjetrin do të jetë shumë herë më e dobishme, nëse vini me plane konkrete dhe optimiste për t’u realizuar brenda vendit e në dobi të tij, se sa duke vazhduar simfoninë e lotëve pa fund. Për t’ju qetësuar ju siguroj se më në fund tranzicioni u kalua, u la pas, jo më shumë ai ekonomik sesa ai psikik. Arritëm të kuptojmë edhe ne se progresi mund të vijë vetëm në mënyrë paqësore, me durim, me votë dhe me qytetari. Të rinjtë votues po ashtu i dhanë një shuplakë së vjetrës, duke marrë pjesë gjerësisht në votime, duke u dhënë elitave politike të kuptojnë se epoka e turmës mbaroi, se ka ardhur era e reagimit dhe e ndërgjegjësimit të lirë e jo të imponuar, pra epoka e vetvetes dhe individualitetit konstruktiv. E si zgjidhje në mbyllje të këtij shkrimi më erdhi në mendje një shprehje e të famshmit Benjamin Branklin, që ka thënë: “Mendjemadhësia dhe krijimi i problemeve të paqena na rëndojnë më shumë se qeveritë dhe parlamentet. Të shërohemi nga këto, në mënyrë që të mund të durojmë dhe të kuptojmë më mirë qeveritë dhe parlamentet.”

Forca e votës

J

ava dhe muaji para nesh do të kalojnë me diskutime për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Me rezultatin që befasoi edhe vetë të majtën dhe trandi të djathtën, Shqipëria dhe shqiptarët treguan se duan domosdo ndryshimin, duke kapërcyer edhe profilizimet politike. Në Shqipëri nuk ndodhi diçka më ndryshe se në vendet e tjera europiane, ku pushteti ndërrohet dhe profilet politike bien nën hijen e zgjidhjes së problemeve që rëndojnë shoqërinë. Zgjedhjet në Shqipëri dhanë sinjal të qartë të refuzimit të një politike, për arsyet të cilat vetë shqiptarët i dinë më së miri, se i kanë jetuar çdo ditë, por edhe angazhimin që fituesit e zgjedhjeve duhet të bëjnë. Me fitoren e së majtës Shqipëria vendosi të ndërrojë kursin e qeverisjes, por asgjë nuk është e garantuar. Ndryshimi që ka ndodhur vetëm tregoi se fushata e PS-së ishte e suksesshme dhe e pranuar. Po a do të jetë qeverisja e PS-së ndryshe? Kjo mbetet të shihet. Është si promoja e filmit që vendosim ta shohim. Skenat dhe imazhet që u shfaqën u pëlqyen shqiptarëve. Muzika dhe emocioni i promos së PS-së ndezën Shqipërinë t’u besojë vendin, tani është koha për të performuar në formën që do të mbajë ndezur atë emocion dhe të performojë sipas pritjeve, nëse mund të bëhet një gjë e tillë. Ky ndryshim në qeverisje ka një domethënie të veçantë për Kosovën dhe axhendën e sjelljen politike në Kosovë. Ky ndryshim i rëndësishëm është një rikujtim për të gjithë ne në politikë se populli vështron dhe mban mend, por dhe ta tregon mendimin pa hezitimin në kohën kur kërkohet mendimi i tyre ditën e zgjedhjeve. Ndryshimi ka treguar se edhe popujt në Ballkan kanë filluar të mendojnë jashtë kornizave të sistemeve të mëhershme, të cilat karakterizuan Ballkanin. Për qytetarët kosovarë është e rëndësishme të kuptojnë se pjesëmarrja e tyre aktive në jetën politike jo vetëm që është forma më e mirë e ndryshimit të kur-

Nga MIMOZA KUSARI (LILA)

sit të qeverisjes, por është dhe mënyra më e mirë për të reformuar partitë politike. Në Kosovë mendohet ose besohet shpesh se zgjidhjet për problemet janë të paraaranzhuara nga një forcë madhore, apo nga një axhendë e planifikuar. Ky mendim jo vetëm që merr mundësi për ndryshim nga e sotmja, por cenon edhe të ardhmen. Lë mundësi të parealizuara si një shans i humbur, që kushton një mandat të tërë. Me ndryshimet e realizuara në politikë votuesit tregojnë forcën dhe faktin se janë sovrani i vërtetë në secilën demokraci. Forca e votës është ajo që na jep shansin për të punuar, por dhe na merr të drejtën e punës, nëse nuk e kryejmë punën si duhet. Ngjarje si ajo e sheshit “Taksim” na japin ndjenjën e rishikimit të besimit të fituar. Populli shikon e jep mendimin dhe ditën e votimit jep gjykimin. Që ky proces të jetë sa më i drejtë dhe i sigurt, dialogu i mirëfilltë në proces është qenësor. Rekomandimet dhe mendimet pa paragjykime dhe personalizime ndihmojnë secilin vendimmarrës. Jetojmë në kohën e etiketimeve dhe gjykimeve me dhe pa bazë. Jo rrallë lexoj artikuj për punën apo performancën e dikastereve, që bazohen në interesa personale apo në axhenda personale të atyre që japin mendime apo hulumtojnë tema. Demokracia i

lejon edhe këto performanca, por jo deri në shkallën kur humb sensi i së vërtetës apo së pavërtetës. Ky sens demantohet nga faktet, nga suksesi apo nga dështimi i politikës. Faktet flasin më shumë se fjalët, prandaj të mësohemi të lexojmë, të komentojmë dhe të bazohemi në fakte. Kosova ka nevojë për debat të mirëfilltë politik, për ngritje të nivelit të dialogut, për analiza të mirëfillta, për depersonalizim dhe demitizim të figurave dhe proceseve. Ajo çfarë po ndodh me ne është proces normal i transformimit shoqëror, i cili gradualisht do ta dërgojë Kosovën në fazën prej proceseve historike dhe të veçanta në procese të zakonshme zhvillimore. A do të lëvizim më shpejt apo më ngadalë në këto procese, do të varet nga forca e votës, asgjë më shumë ose më pak. Kosova nuk do të ketë zgjidhje magjike për problemet e saj, por duhet të ketë zgjedhje fer dhe të lira, pa frikën e vjedhjes, kërcënimit apo hakmarrjes, siç na ka ndodhur jo rrallë në nivelin lokal dhe qendror. Jemi demokraci dhe të gjithë duhet të besojnë në të dhe të sillemi si të lirë. Rasti i Shqipërisë dhe ndryshimi atje, pa paragjykuar qeverisjen e ardhshme të PS-së, duhet të shërbejnë si konfirmim për të gjithë ata që shpesh humbin shpresën në zgjedhjen e lirë dhe demokracinë. Sikur të mos ndodhte vrasja dhe plagosja mëngjesin e zgjedhjeve, do të ishte shembull ende më i mirë, por ndryshimi askund nuk është i lehtë. Të mësojmë nga gabimet e të tjerëve, të mos i përsëritim, por të krijojmë rastet dhe fitoret tona. Kosova ka nevojë për besim më të madh në demokraci dhe në vlerat e saj. *Autorja është zëvendëspresidente e partisë “Aleanca Kosova e Re”, zëvendëskryeministre dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës. Ky artikull është botuar në gazetën “Tribuna”


OPINION • E shtunë 29 qershor 2013

»

11

Humbja e (pa)pritur e Partisë Demokratike

K

Nga JETMIR OLLDASHI

utia e fundit u numërua dhe sovrani foli. Rezultati është shkatërrues, i papritur dhe dëshpërues për partinë Demokratike dhe shumicën e mbështetësve të saj. Ky është konstatimi i parë që po flitet e përflitet gjithë këto ditë, kur të gjithë ata që kanë një zë për ta shprehur diku (në ekranet televizive) dhe në hapësirat e shtypit të shkruar po japin konkluzionet e tyre të para. Disa drejtues dhe anëtarë të Partisë Demokratike, të dëshpëruar, po shkojnë deri aty sa po fajësojnë popullin. Në çdo rast, sido që të veprojë, nuk mund të fajësohet sovrani për një të drejtë të patjetërsueshme të tij siç është vota. Edhe pse disa prej simpatizantëve të PD-së besojnë sinqerisht se alternativa e tyre ishte më e mira, sërish qytetarët kanë të drejtë për një mijë arsye të vendosin ndryshe. Në këto rreshta nuk kam ndër mend të gjykoj votuesit (askush nuk mund t’i gjykojë ata), por mënyrën e qeverisjes së Partisë Demokratike, e cila pa dyshim që në të gjitha parametrat e saj ka qenë më e mira në këta 23 vjet pluralizëm (pjesa e sistemit diktatorial nuk hyn në një analizë krahasimore me vitet e pluralizmit). Sigurisht që ka pasur dhe çështje mbi të cilat është bërë pak ose aspak, si legalizimet, kthimi i pronave dhe kompensimi i plotë i ish-të përndjekurve. Sidoqoftë, objekti i këtij shkrimi nuk është të analizojë arritjet dhe dështimet e qeverisë, por sjelljen dhe komunikimin e saj publik. Komunikimi real që kanë

pasur deputetët përkatës në qarqet e tyre. Perceptimi dhe ato çka thuhen rëndom çdo ditë në ambientet e simpatizantëve të PD-së. Për të ardhur në këtë rezultat, ministrat dhe disa prej drejtuesve të institucioneve qendrore në vend kishin punuar në mënyrë ndoshta të pavetëdijshme. Arsyet e humbjes këtu duhen analizuar dhe kërkuar. Punësimi mbi baza klienteliste, krahinore dhe nepotike mbizotëroi emërimet në administratë. Kishte familje “të shqyera” (të shquara), që përfaqësoheshin me disa drejtorë në administratë, dhe fise të tëra të papërfaqësuara qoftë edhe në nivele të ulëta të administratës. Arroganca, abuzimi me pushtetin dhe shkëputja nga elektorati i tyre ishin tipari qendror i disa prej drejtuesve të lartë të dikastereve qëndroje. Hapja e telefonit ishte kthyer në luks. Shpesh dëgjoheshin nëpër biseda kafenesh simpatizantë që mburreshin se u kishte hapur telefonin dhe kishin folur me filan ministër. Stafet e disa ministrive i ngjanin një kopeje eunukësh (meshkuj që prostituonin më mirë, më fort dhe më me zell se femrat), të gjithë me kadife në dorë për të fshirë këpucët e shefit. Administratë lajkash, të paaftësh dhe me reputacion thelbësisht të deformuar në sytë e opinionit publik. Është e thjeshtë: njerëz që kishin ecur rrugëve me makina të thjeshta befas u kërcyen makinave më luksoze dhe me vlerë disa dhjetëra mijë euro. Të jenë budallenj vallë të gjithë fqinjët e tyre dhe të mos e kuptojnë se këto makina, apartamente dhe sende të tjera të çmuara

nuk janë blerë me lekë korrupsioni? Pasurimi dhe abuzimi permanent i një grupi të ngushtë njerëzish solli shthurje dhe largim total të strukturave të Partisë Demokratike nga drejtuesit e saj në rrethe dhe qarqe. Kryetarët e PD-së në rrethe u ngjanin atyre ofiqarëve feudal, të cilët kishin në dorë jetë njerëzish. Truprojat dhe servilët që i shoqëronin kryetarët e grupeve të punës, i mbyllnin gojën çdo zëri që ankohej dhe thoshte të vërtetën. Në çdo qark analiza është e ndryshme. Por humbja e thellë e ministrave kryesorë dhe drejtuesve të lartë të PD-së meriton një analizë më të thellë. Barsoletat që qarkullonin nga Shkodra deri në Fier (me “gropa” tubash kinezë të ndryshkur nga mosmbajtja e fjalës) duhet të jenë një mësim i madh për drejtuesit e rinj të PD-së. Rendi publik u katandis si mos më keq muajt e fundit, duke marrë jetën e disa drejtuesve të lartë të Policisë. Dështimi i Policisë së Shtetit u pa dhe ditën e zgjedhjeve, kur parti të skalionit të dytë në mënyrë të hapur blinin vota me para në dorë përpara qendrave të votimit. Me gjithë sinjalizimin e Policisë, kjo e fundit nuk bëri asnjëherë asgjë ose as mjaftueshëm. Gara e lirë dhe demokratike për të gjitha nivelet e PD-së do të ishte një tjetër ogur i mbarë dhe një mundësi për riorganizim efektiv dhe synimi duhet të jenë zgjedhjet lokale të radhës. Vetëm nga institucioni i zgjedhjeve të lira e të ndershme në përzgjedhjen e lidershipit të ri Partia Demokratike do të mund të ofrohet si një alternativë bindëse për qytetarët shqiptarë.

Votë për të bërë histori

V

ota e 23 qershorit imponon si urimin dhe respektin ndaj sovranit, që ndaloi të tatëpjetën dhe i dha vetes shansin e ringritjes, ashtu dhe urimin e inkurajimin e fituesit, për më tepër pas asaj fitoreje të “frikshme” jo vetëm për ikanakët, por dhe ata që e korrën kur mendon pritshmëritë që apeli i “Rilindjes” zgjoi dhe katrahurën që trashëgojmë. Gjithçka fillon me leximin e votës plebishitare, që sikurse më 1992 e 1997. Më tepër se sa majtas apo djathtas ishte votë për shtet ligjor dhe ‘reboot’, apo rizgjim demokratik. Që premtimet elektorale të mos shndërrohen në bumerang për fatin e “Rilindjes”, dilema e parë e qeverisjes duhet të jetë identifikimi i levës së Arkimedit, që në trinomin votë-pronështet ligjor krijon premisa për gjithçka më pas. Demaliqizimi i shtetit ligjor Te “Dimri i vetmisë së madhe” fshesaxhiu Remë priste që ta lironin, ndonëse u kap në flagrancë tek tentonte të përmirrte pemën e mbjellë nga Hrushovi. Por ja që oficeri i dezhurnit “nuk mund të kuptonte dot se si për një veprim për të cilin akoma përpara tri ditësh mund të dënoheshe shumë rëndë, tani mund të faleshe. Ligjet dhe nenet ishin po ato... Pas pak një maqinë e policisë po e çonte të arrestuarin në burgun provizor të kryeqytetit...” Dikur bashkë me monizmin u godit edhe respekti ndaj ligjit, duke bërë që demokracia e brishtë të degradonte në tranzicion pa fund me sinonim abuzimin politik, arbitraritetin dhe dekurajimin e vlerave qytetare. Përballë korrupsionit të kultivuar dhe nepotizmit tradicional të veshur me pushtet sfida e shtetit ligjor duhet të lërë pas retorikën duke ngjizuar frymën e tij si përmes episodeve të thjeshta, që flasin shumë (nga gjobat dhe karotreci për makinat e deputetëve në trotuar), ashtu dhe rishikimin e Kushtetutës për të garantuar institucione të pavarura dhe sistem drejtësie efikas. Rilindja premtoi dhe kapitalizoi në nevojën për drejtësi për një sërë bëmash antidemokratike dhe antikombëtare: Gërdeci, 21 janari, abuzimi me buxhetin, marrëveshja e ujërave, abuzimi i votës etj. Qeveria nuk merr hak, por garanton që drejtësia ta japë atë duke e çliruar prej intimidimit politik përmes reformave kushtetuese, konsolidimit të statusit të gjyqtarit, krijimit të institucionit të jurisë sipas modelit anglosakson etj. Duke i mundësuar, pa komplekse, kujtdo më pas - qeveri, grupim apo qytetar qoftë - të apelojë me besim për drejtësinë e privuar deri sot. Nëse së kaluarës i vihet kapak pa e parë çfarë ka brenda, vetë “kali” i betejës opozitare shndërrohet në demagogji dhe në mos mefshtësi mund të paragjykohet si riciklim i abuzimit sipas prec-

Nga prof. as. dr. ARTAN XH. DUKA edentit post ’97, kur anashkalimi i përgjegjësisë për anarkinë tragjike përkoi me abuzimin rozë dhe riciklimit më pas të vetë blusë së vjetër, që duke spekuluar me shkarjen e këmbës së qeverisë dhe sloganin “me duar të pastra” rifitoi terren, duke krijuar aq probleme më pas. Vota për votën e lirë I pyetur për sekretin e suksesit Riçard Branson (biznesmen me famë në Britani) u përgjigj “delegimi”. Një filozofi kjo që stonon ndaj retorikave populiste dhe voluntariste të tranzicionit “unë ju premtoj”, “unë ju garantoj”, që pa një garant ligjor, institucional dhe elektoral degradojnë rëndom në abuzimin “çohu ti, të ulem unë”. Vota e lirë nuk ngjall panik te politika e përgjegjshme, ndaj ajo duhet të çlirohet nga “pengmarrja” e ligjit spanjoll, që e redukton votuesin në ratifikues të kulisave partiake me ndikim në përgjegjshmërinë parlamentare dhe qeverisëse më pas. Vetëm përmes saj barra e filtrimit të parlamentit prej diktatorëve, servilëve, bukëshkalëve, ishëve, hajdutëve, vrasësve, tradhtarëve të kombit, qypave etj. i delegohet votuesit dhe jo koniunkturës dhe detantave stresuese politike të rastit. Duke i dhënë kështu prioritet raportit të deputetit me votuesin (dhe jo me liderin partiak si më sot) përmes formulave zgjedhore nga STV irlandez, mazhoritari me dy raunde, gjerman etj. Parlamenti kukull nuk i hyn në punë kurrkujt veç një qeverie që abuzon, ndaj për një qeveri të “Rilindjes”, që kërkon të bëjë histori, ai veç prish punë. Një ligj i ri zgjedhor bën të domosdoshëm një kod sjelljeje zgjedhor. Ku prioritet merr argumenti duke i dhënë fund delirit dhe adrenalinës së mitingjeve të kushtueshme, banalitetit në media etj. Nëse duhet imituar praktika anglosaksone, veçanërisht ajo në Irlandë apo Britaninë e Madhe (këtu zgjedhjet zhvillohen në mesjavë dhe dominojnë takimet individuale dhe diskrete të liderit me votuesin, pasqyrimi etik mediatik, debati racional etj) është “kova e ujit”, që i vjen për shtat kokave të nxehta, që i tërbojnë të gjithë. Me shumë shpresa 23 qershori do të jetë plebishiti dhe hera e fundit që dufi i shoqërisë akumulohet në përmasa si sot. Garancia dhe valvula rregullatore mbetet vota e lirë. Duke filluar nga partia (vetëm rotacioni partiak dhe ai në qeverisje e sipër mund të shmangë rotacionin elektoral), vetëm ajo të rifut e të mban sërish në garë. E djathta nuk humbi në këto zgjedhje, veçse rifitoi shansin e ngjizjes së identitetit pas dy dekadash abuzimi surrogato me të, ndaj e çliruar nga pengjet e së shkuarës rilindja e saj është rilindje e demokracisë. Prona si sipar zhvillimi Ndërsa premtimi i legalizimit falas për zonat informale duhet

mbajtur pavarësisht kostos juridike e ekonomike (e drejtë do të ishte ndërmjetësimi për kredi të butë bankare e kalkulimi i pronave nga vinë), pronari historik duhet të gëzojë pronën duke reduktuar burokracinë, qoftë me rikthimin ashtu dhe kompensimin financiar apo me asete publike dhe projekte gjetiu: bregdet, vepra energjetike, komplekse turistike etj. Deri në rishikim të ligjit nr. 7501, sepse, nëse në Veri u respektuan sinoret e vjetra, e njëjta gjë mund të bëhet kudo, duke kompensuar vetëm të ardhurit vonë në kooperativat e kohës dhe jo një pafundësi pronarësh, që mbetën me letra në xhep nga efekti “domino” i mbivendosjes së tapive. Shansi për të bërë dhe hyrë në histori Sfidat e “Rilindjes” janë pa mbarim, por përtej përmbushjes së premtimeve rëndësi ka vullneti për të mundur vetveten dhe tundimin për abuzim. Së pari shoqëria ka nevojë për paqtim dhe kohezion social, duke mos mbetur peng e së shkuarës, sepse qoftë partizani apo ballisti patriot, qoftë komunisti i ndershëm apo disidenti dhe i persekutuari idealist etj. janë vlera dhe referenca të përbashkëta për të gjithë në politikë. Duke bërë që ndarja djathtas apo majtas në politikë të mos bazohet më në klishetë e së shkuarës, por në mentalitetin perëndimor dhe ku vota elektorale të mos përjetohet më me lot apo si ngadhënjim për jetë a vdekje, por si një ritual ku secili pret ditën e tij. Prioritet i veçantë për “Rilindjen” duhet të jetë integrimi evropian, si për të fituar kohën e humbur, ashtu dhe futur vendin sa më parë statusin e “pilotit automatik” të demokracisë dhe garantimit të shtetit ligjor. Ai nuk mund të jetë preja ekskluzive e mazhorancës, ndaj për të, sikurse edhe për çdo reformë strategjike, numrat në parlament nuk do të thonë asgjë përpara solemnitetit të konsensusit me opozitën, sado modeste qoftë ajo. Qeveria e “Rilindjes” duhet të avancojë përmes lobimit të përbashkët me opozitën, partnershipin strategjik me SHBA-të dhe botën anglosaksone, si garanci unike për interesat strategjike kombëtare, duke rikthyer dinjitetin, reciprocitetin dhe promovuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve në rajon. E po kështu “Rilindja” duhet t’i japë fund plagës së gjakmarrjes, ku përtej teknikaliteteve të çarmatimit dhe ndëshkimit ekstrem ligjor ndërmjetësimi mbetet i pazëvendësueshëm, duke qenë në vetë nderin e kryeministrit të ardhshëm për ta promovuar atë. Me listën e gjatë të sfidave përpara qeveria e re ka shans të bëjë dhe hyjë në histori. Ndonëse në demokraci fituesi gjykohet, sot ai meriton të lihet të gëzohet, se, në fund të fundit, mallkimin e pushtetit nga mbrapa e ka, të cilin vetëm “Rilindja” mund ta zhbëjë.


12

« GOSSIP

E shtunë 29 qershor 2013 •

Amanda Bynes e quan Zac Efron “të shëmtuar” Amanda Bynes ka shpërthyer në Zac Efron duke e quajtur atë “të shëmtuar” në një postim në Twitter. Në një postim të saj në rrjetin social, që më vonë është fshirë, Amanda, 27-vjeçare, ka përdorur ofendimin e saj të zakonshëm ndaj aktorit të filmit “Lucky One”, duke e quajtur atë “të shëmtuar”.“ZacEfron ka fytyrë të shëmtuar”, ka shkruar Amanda. Zac nuk është i vetmi i famshëm që tallet nga Amanda. Ajo më herët kishte thënë se ChrisBrown e ishte sulmuar ish-të dashurën e tij Rihanna në vitin 2009 pasi ajo nuk ishte shumë e bukur. “‘Chris Brown te rrahu pasi nuk je e bukur”, para se të shtojë, “Rihanna askush nuk dëshiron të jetë i dashuri jot, sa ti e telefonon çdokënd dhe nënat e tyre, sa unë për pak nuk e quajta qenin tim të ri Rihanna”. Ajo “të shëmtuar” e kishte quajtur edhe ish-të dashurin e Rihannas, Drake.

Fejohet Tony Parker Tony Parker ka konfirmuar se ai është duke u përgatitur të kurorëzohet me gazetaren franceze Axelle Francine, dy vite e gjysmë pas ndarjes nga Eva Longoria. Basketbollisti ishte i martuar me aktoren por dyshja u ndanë në fund të vitit 2010 pasi ai doli ta kishte tradhtuar atë me të dashurën e një shoku të skuadrës. 31-vjeçari i klubit San Antonio Spurs është parë duke blerë unazë fejese javën e kaluar dhe ka zbuluar lajmin dje duke shkruar në Twitter se mënyra e preferuar e tij për t’u relaksuar nga loja është “të kalojë kohë me të fejuarën”. Ai po ashtu ka dhënë shenja se dyshja planifikojnë të kalojnë një muaj mjalti ekzotik dhe se tre vendet e tij për të pushuar janë “Maldivet, Tahiti dhe ndonjë safari kudo në Afrikë”.

N

ëse partneri juaj shikon femra tjera, mos u bëni shumë e rreptë me të, pasi ai nuk mund të përmbahet. Sipas një hulumtimi më të ri, kjo është punë e evolucionit. Ky zbulim ndoshta nuk është ndonjë ngushëllim, por është i vërtetuar me fakte. Prej shumë më herët është vërtetuar se femrat i tërheqin meshkujt që kanë ngjajshmëri me fytyra si të baballarëve të vet, gjegjësisht fytyra të cilat femrave ju duken të njohura. Nga ana tjetër meshkujt i tërheq elementi i risisë, sipas kësaj, më tërheqëse janë femrat që i shohin për herë të parë. Këto karakteristika tek femrat dhe meshkujt janë zbuluar nga ky hulumtim. Shkencëtarët e Universitetit “Stirling”, të cilët kanë punuar në këtë hulumtim, mendojnë se arsyeja kryesore për sjelljen e tillë të meshkujve është fakti se meshkujt sipas evolucionit janë të predispozuar për preoces riprodhues me numër më të madh të partnereve.

Pse i dashuri juaj shikon femra të tjera?

Kina 50 vjet mbrapa në hapësirë

T Përcillet për në banesën e fundit James Gandolfini Familjarë, miq, aktorë, fansa e dashamirës përcollën për në banesën e fundit James Gandolfini-n, aktori i përjetësuar në botën e kinemasë nëpërmjet rolit të tij në serialin “The Sopranos”. Gandolfini ndërroi jetë në moshën 51-vjeçare pas nëj infarkti që pësoi gjatë pushimeve në Itali. Ceremonia mortore u zhvilluar në Katedralen “Saint Johnd the Divine” në Nju Jork ditën e enjte. Mes të pranishmëve në funeral ishte edhe guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christi, ndërsa producenti i serialit “Sopranot”, David Chase në fjalën e rastit vlerësoi Gandolfini-n si një njeri me zemër të madhe. “James më pyeti njëherë: e di cfarë dua të jem? Dua të jem në radhë të parë një njeri”, tha Chase i përlotur.

re austronautë kinezë u kthyen shëndoshë e mirë në Tokë, pasi përmbushën misionin më të gjatë me njerëz të vendit të tyre në hapësirë. Mbërritja në tokë e tre anëtarëve të ekuipazhit të “Shenzoi-10”, midis të cilave edhe austronautja e parë kineze në hapësirë, u konsiderua nga mediat e vendit më të populluar të botës si një sukses i plotë. Austronautët qëndruan për 15 ditë në hapësirë dhe e gjitha puna e tyre u përcoll deri në detajet më të imtësishme prej mjeteve të komunikimit. Megjithatë, ajo që bie më shumë në syrin e ekspertëve, është se pavarësisht përmirësimeve të dukshme në të gjithë drejtimet e teknologjisë në Kinë, zbritja në Tokë u realizua me një teknologji shumë të vjetëruar, të braktisur nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, sot Rusia, që në vitet 1970. Ndërsa dy gjigantët e tjerë të hapësirës përdorin sot anije kozmike në gjendje që të ulen njësoj si aeroplanë, Kina vazhdon të përdorë sistemin e katapultimit të një kapsule, e cila pas futjes në atmosferë hap parashutat dhe bie butësisht drejt tokës. Sigurisht, ky mbetet vetëm një detaj, ndërsa populli kinez priti nga stepat e Mongolisë, tre heronjtë e tij të rinj.


GOSSIP • E shtunë 29 qershor 2013

»

13

SHAKIRA NË STADIUM PËR TË PARË PIQUE

Selena e lumtur për Bieber Selena Gomez ndihet e lumtur për faktin që ish-i dashuri i saj, Justin Bieber, tashmë frekuenton dikë tjetër. Një burim pranë aktores dhe këngëtares 20-vjeçare tha të enjten në shtypin amerikan se Selena ka pasur një reagim pozitiv, kur ka mësuar se Bieber tashmë frekuentuan 22-vjeçaren Jordan Ozuna, e cila është në proces divorci me bashkëshortin e saj aktual, “Selena po merret me shumë gjëra aktualisht dhe ka qenë shumë e emocioonuar për motrën e sapolindur. Ka pasur gjithashtu shumë punë dhe pak kohë për të menduar për Justin, të cilin ka kohë që nuk e sheh më. Përsa i përket të dashurës së te të Bieber, ajo as që e njeh. Selena ka ecur përpara me jetën e saj dhe është e lumtur që këtë po e bën edhe Justin”, tha mikesha e Gomez.

Dieta e Jessica Biel:

HUMB 5 KG PËR 1 MUAJ

Aktorja Jessica Biel ka humbur plot 5 kilogramë në 1 muaj, përmes dietës së 3 orëve. Kjo dietë, e shpikur nga dietologia amerikane Jorge Cruise konsiston në ngrënien e 6 vakteve të vogla në ditë, çdo tre orë, për të reduktuar në maksimum dëshirën për të ngrënë shumë. Bashkëshortja e këngëtarit Justin Timberlake, e ndjek me vëmendje këtë dietë speciale, e cila përshpejton metabolizmin dhe redukton urinë. Të ndjekësh këtë dietë është shumë e thjeshtë: E nisni ditën në mëngjes me ushqime të lehta, që nuk duhet të kalojnë 400 kalori, dhe më pas duhet të hani çdo 3 orë. Vakti i fundit duhet të konsumohet 3 orë përpara gjumit. Mos harroni, sasia e kalorive që duhet të merrni në çdo vakt është shumë e rëndësishme. Ajo nuk duhet të jetë më tepër se 400. Nuk ekzistojnë ushqimet e këqija, por vetëm sasi të këqija. Çdokush duhet të jetë në gjendje të kontrollojë mënyrën se si ushqehet.

G

jatë ndeshjes Itali-Spanjë, në shkallët e stadiumit ishte edhe Shakira, këngëtarja bukuroshe kolumbiane, e dashura e mbrojtësit spanjoll, Gerard Pique. Këngëtarja u fotografua e qeshur dhe vetëm në pak momente shprehu shqetësimin për atë që po ndodhte në fushën e blertë… kur i dashuri i saj vendosej në vështirësi nga sulmet kundërshtare. Koha e rregullt dhe shtesa e takimit Spanjë-Itali, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Konfederetave, përfundoi në barazim 0-0. Nga pika e bardhë e 11-metërshave, një gabim i Bonuccit, kualifikoi në finale spanjollët që në finalen e madhe do të takojnë Brazilin, vendin organizator.

Babai i Beyonce akuzon tabloidin “The Sun” Matthew Knowles, babai i Beyonce, është duke akuzuar tabloidin britanik “The Sun” për shpifje. Sipas E!News, arsyeja e veçantë prapa kësaj akuze është një artikull në të cilin The Sun “me dije dhe me qëllim të keq e keqinterpreton raportin e tij me vajzën, Beyonce, dhe me mbesën e tij”. Artikulli, i publikuar në datën 24 mars, reklamonte përmbajtjen me fjalinë “Ish-menaxheri flet për çarjet familjare për të parën herë” dhe “Mathew Knowles raportohet se ende nuk e ka takuar mbesën Blue Ivy”. Nuk ka asgjë të vërtetë në thashethemet për largimin e Beyonce, thotë Matthew Knowles.

Qëllimi i Kimit të jetë sa më hot Kim Kardashian i ka vënë vetes vetëm një detyrë të cilën pretendon ta përfundoi në një të ardhme shumë të afërt. Qëllimi i saj është “të duket sa më e “hot” që të mundet”, pas lindjes së vajzës së saj North West me reperin Kanye West. “Kim është e obsesionuar për të larguar peshën e shtuar gjatë shtatzënisë dhe atë shumë shpejt. Ajo është e tmerruar me mendimin se nuk do të mund të rikthej trupin që kishte më parë”, ka thënë një burim për revistën “Touch”. Raportohet se familjarët po i qëndrojnë afër asaj dhe po e këshillojnë që të mos brengoset në mënyrë që të jetë e shëndetshme për vajzën e saj. “Të gjithë i thonë asaj që të mos stresohet por familja e saj e di se në fund të fundit Kim do të bëjë atë që dëshiron të bëjë”, ka thënë i njëjti burim. 32-vjeçarja solli në jetë fëmijën e parë më 15 qershor.


14

« BOTA

E shtunë 29 qershor 2013 •

I BURGOSURI I “Sheremetjevos”

ë filmin hollivudian “Terminal”, një pasagjer nga EvN ropa Lindore, i luajtur nga aktori Tom Hanks, jeton disa muaj në aeroportin JFK të Nju Jorkut. Shkaku: pasaporta e

Sarah Harrison

E dërguara e Assange për të ndihmuar “Urithin”

E

lindur dhe rritur në Kent, sipas Evening Standard që dje i dedikonte një faqe të tërë, ajo ka studiuar shkenca politike dhe letërsi në Londër dhe më pas ka nisur të punojë si studiuese në Qendrën për Gazetari Investigative dhe në Zyrën e Gazetarisë Investigative, dy shoqata të lidhura me City Universitu të kryeqytetit britanik. Pikërisht në këtë detyrë ajo në vitin 2010 u njoh me Assange dhe prej atëherë të dy kanë qenë një çift fiks: Sarah e viziton rregullisht në ambasadën e Ekuadorit, e përfaqëson në aktivitetet ku ai nuk mund të marrë pjesë dhe tashmë është “e dërguara e tij speciale” në operacionin për lirimin e Snouden. Prej katër ditësh, njeriu më i kërkuar në botë është i mbyllur në një terminal në aeroportin e Moskës, në pritje për të kuptuar nëse do të marrë strehimin politik, dhe ku e si të arrijë pas kësaj. Por Eduard Snouden, në dhomëzën e terminalit ku kalon orët nuk është i vetëm: bashkë me të është një grua, një nënshtetase britanike, e dërguar nga Wikileaks për ta asistuar në Hong Kong dhe më pas për ta shoqëruar në arratinë e tij të pafund nga njëri kontinent në tjetrin. Nëse ish-agjenti i CIA-s është një njeri misterioz, shoqëruesja nuk është më pak. Në një linjë me drejtuesit e tjerë të faqes së internetit të pëshpërimave, e ka reduktuar pothuajse në zero portretin e saj online. Kontaktet me gazetarët që kur ka arritur tek autori i zbulimeve të Datagate: zero. Të vetmet lajme të fundit që kemi për të vijnë prej Julian Assange, nga brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër ku është strehuar prej një viti për t’i shpëtuar ekstradimit në Suedi. “Z. Snouden dhe Znj. Harrison janë shëndoshë e mirë”, ka thënë themeluesi i

Wikileaks. Me një emocion të kuptueshëm, jo vetëm sepse Snouden është bërë tashmë aleati i tij në betejën për kundërinformimin, por edhe sepse Sarah ka qenë, dhe ndoshta është ende, shoqja e tij, e dashura. Vëmendja e medieve ndërkombëtare drejtohet për nga ajo, ndërkohë që çështja që e sheh si bashkëprotagoniste bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar: dje fillimisht u përhapën fjalët se Ekuadori kishte ofruar një shteg kalimi për Snouden, duke qenë se Shtetet e Bashkuara kanë eleminuar pasaportën e tij,

por më pas erdhi përgënjeshtrimi. Më tej, Presidenti Obama ndërhyri personalisht: “Nuk do të ngre gjithë aviacionin për të rendur pas një hacker-i 29-vjeçar”, ka deklaruar kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke lënë të kuptohet se Amerika u jep prioritet marrëdhënieve të saj tregtare me Moskën dhe Pekinin. Dhe pritja në aeroportin moskovit, duke parë që situata nuk po zhbllokohet, zgjatet edhe për Sarah. E lindur dhe rritur në Kent, sipas Evening Standard që dje i dedikonte një faqe të tërë, ajo ka studiuar shkenca

politike dhe letërsi në Londër dhe më pas ka nisur të punojë si studiuese në Qendrën për Gazetari Investigative dhe në Zyrën e Gazetarisë Investigative, dy shoqata të lidhura me City University të kryeqytetit britanik. Pikërisht në këtë detyrë ajo në vitin 2010 u njoh me Assange dhe prej atëherë të dy kanë qenë një çift fiks: Sarah e viziton rregullisht në ambasadën e Ekuadorit, e përfaqëson në aktivitetet ku ai nuk mund të marrë pjesë dhe tashmë është “e dërguara e tij speciale” në operacionin për lirimin e Snouden.

tij është e pavlefshme. Të njëjtin problem ka tani Edward Snowden. SHBA anuloi pasaportën e ish-punonjësit të shërbimit sekret, pasi ai zbuloi për publikun ekzistencën e një sistemi amerikan për përgjimin e internetit. Snowden bëri publike që shërbimi i fshehtë amerikan NSA, spiunon në masë të madhe qarkullimin digjital të të dhënave në të gjithë botën. Të hënën ai shkoi nga Hongkongu kinez në Moskë. Që atje ai do të fluturonte për në Kubë ose Ekuador, u tha në mediet ndërkombëtare. Udhëtimi i mëtejshëm për në Amerikën e Jugut duket tani se po vonohet. Meqenëse Snowden nuk ka një pasaportë të vlefshme, nuk mund të blejë biletë, njoftoi të mërkurën agjencia ruse e lajmeve “Interfax”, duke iu referuar një burimi anonim nga rrethi i Snowden. Një ditë më parë Presidenti rus Vladimir Putin tha se Snowden gjendej ende në zonën e tranzitit të aeroportit “Sheremetjevo”, në veriperëndim të Moskës. Konfirmim nga palë të pavarura nuk ka. Se ku ndodhet saktësisht ish-punonjësi i shërbimit sekret amerikan, është e paqartë. Gerhard Mangott ka dyshime për deklaratat e Putinit. “Dyshimi im është se Snowden nuk ndodhet në zonën e tranzitit të Sheremetjevos”, thotë eksperti për Rusinë nga Universiteti i Insbrukut në Austri, në bisedë me Deutsche Welle-n. Ish punonjësi i shërbimit sekret amerikan, ka të ngjarë të jetë duke u marrë në pyetje në një vend të fshehtë, nga autoritetet ruse. “Këtë mundësi rusët nuk e lënë t’u iki nga duart”, mendon Mangott. Putin i ka hedhur ndërkohë poshtë supozime të tilla. Edhe Gerhard Simon, ekspert për Evropën Lindore në Universitetin e Kölnit është skeptik. “Nëse Snowden është vërtet në Sheremetjevo, nuk e dimë”, thotë Simon në bisedë me DW. Snowden është de facto një i burgosur i Rusisë, pasi atij i nevojitet ndihma ruse për të vazhduar udhëtimin. Ish-punonjësi i shërbimeve sekrete amerikane është “një peshk, që notoi papritur në rrjetën e shërbimeve sekrete ruse”, thotë Mangott nga universiteti i Insbrukut. Eksperti beson veç kësaj se presidenti Putin duhet të ndjejë me siguri një “kënaqësi personale”. Vetëm pak vjet më parë në SHBA u zbulua një rrjet spiunazhi rus. Tani Moska ka mundësi të marrë hak, thotë Mangott. SHBA kërkojnë ekstradimin e Snowden dhe kërcënojnë me pasoja. Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të martën se ekstradimi nuk është i mundur. Nuk ka asnjë marrëveshje ekstradimi mes Moskës dhe Uashingtonit, dhe Snoëden nuk ka shkelur asnjë ligj në Rusi, tha Putin. Gerhard Simon nga universiteti i Kölnit i konsideron këto argumente “hipokrizi”. Sipas tij “urdhër-arrestet ndërkombëtare presupozojnë gjithnjë, që një vend tjetër e akzuzon një person për krime, të cilat duhen sqaruar”. Rasti Snowden po i rëndon më shumë marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së, të cilat që prej rikthimit të Putinit në zyrën e Presidentit, rreth një vit më parë, janë përkeqësuar dukshëm. Qoftë për shkak të këndvështrimeve të ndryshme në konfliktin në Siri, qoftë për shkak të konfliktit rreth planeve të NATO-s për një mbrojtje antiraketore në Evropë, mes Moskës dhe Uashingtonit po fryn një erë gjithnjë e më e akullt. Në fund të vitit 2012 puna arriti deri në një replikë në nivel ligjesh. SHBA miratuan të ashtuquajturin ligji Magnitski. Ai parashikon ndalim hyrje në territorin e SHBA-së për zyrtarët rusë, të cilët bëhen fajtorë për vdekjen gjatë burgimit hetimor katër vjet më parë, të avokatit rus kritik ndaj regjimit Sergei Leonidovic Magnitski. Rusia reagoi me ndalimin e adoptimeve të fëmijëve rusë nga familje amerikane. Tani SHBA mund të miratojnë ligje të mëtejshme, me “pasoja serioze për raportet bilateriale”, paralajmëron Gerhard Mangott. Ai i referohet deklaratave të disa senatorëve amerikanë, të cilët kërkojnë ndërkohë përgjigje të ashpër për qendrimin e Rusisë në rastin Snoëden. Për të shmangur këtë, Moska do të lejojë që ish punonjësi i shërbimeve sekrete amerikane, të lërë Rusinë, supozon Mangott. As Gerhard Simon nuk beson se Snowden do të qendrojë në Rusi. Një rëndim afatgjatë i marrëdhënieve me SHBA-në nuk është në interes të Moskës, thotë eksperti. Ai rikujton në këtë kontekst raste të mëparshme spiunazhi mes SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik. “Një vështrim në të kaluarën na tregon se raste të tilla spiunazhi, në periudhë afatgjatë nuk janë shumë përcaktuese për marrëdhëniet mes dy vendeve”.


BOTA • E shtunë 29 qershor 2013

U

në jam berlinez” tha John F. Kennedy më 26. Qershor 1963. Pas këtyre fjalëve shpërtheu një entuziazëm i paparë gjerman. Këto fjalë Presidenti amerikan asokohe i shqiptoi para bashkisë Schöneberger në Berlinin Perëndimor, ku ai mbajti fjalimin e famshëm. Berlini Perëndimor ishte një ishull demokratik në mes të Republikës Demokratike Gjermane, RDGJ. Përballë këtij kërcënimi, banorët shpresonin në një shenjë të qartë solidariteti. E pikërisht këtë ofroi Kennedy: “Të gjithë njerëzit e lirë, kudo ku ata jetojnë, janë qytetarë të Berlinit, prandaj edhe unë si një njeri i lirë, jam krenar të them: Unë jam berlinez!” Por shumë pak njihet fakti që para këtij fjalimi në vitin 1963, Kennedy e kishte vizituar Gjermaninë më parë. Në vitin 1937, 1939, dhe 1945. Kështu ai e njohu Gjermaninë edhe si diktaturë nacionalsocialsite dhe si vend të mundur. Letrat e Kennedy-t dhe shënimet e kësaj kohe botohen tanimë për herë të parë në gjermanisht të përmbledhura me titullin “Mes gjermanëve”. Botuesi i tyre është Oliver Lubrich, pedagog i gjermanishtes dhe komparatistikës në universitetin Bern, Zvicër. “Është e habitshme që nuk ka pasur ndonjë interes për një kohë të gjatë se çfarë ka përjetuar Kennedy në Gjermani para vizitës së tij të famshme”, shprehet Lubrich.

JOHN F. KENNEDY

Një amerikan mes gjermanëve Lexuesit njohin në këtë libër një Kennedy të ri, kurioz për Evropën dhe madje që habitet nga suksesi i Hitlerit. Dy amerikanë të rinj kaluan në gusht të vitit 1937 kufirin e Gjermanisë: 20-vjeçari John F.Kennedy dhe miku i tij, Kirk LeMoyne Billings, të dy sapo kishin mbaruar vitin e parë të studimeve. Me kabriolenë e Kennedy-t, të ardhur me anije ata shëtitën nëpër Evropë. Pas ardhjes në Mynih Kennedy shënon: “Hitleri duket këtu po aq i dashur sa Musolini në Itali, megjithëse propaganda është arma e tij më e mirë”. Botuesi Oliver Lubrich shpjegon shënimet e të riut Kennedy: “Nga njëra anë Kennedy përshruan aferat e tij me femra, vizitat në bare nate e të tjera si këto. Ndërmjet këtyre rreshtave ai herë pas here reflekton për propagandën nacionalsocialiste dhe mbështetjen që gjenin nacionalsocialistët tek popullsia”. Kennedy e kuptoi shpejt se si Hitleri, ashtu edhe Musolini kanë përkrahje të fortë: “Nuk ka dyshim që këta diktatorë në vendin e tyre për shkak të propagandës së efektshme janë më të dashur se jashtë vendit”. Por nuk gjen ndonjë reflektim për pranimin

pa kushte nga ana e gjermanëve të luftës. John F. Kennedy me babanë Joseph John F. Kennedy me babanë Joseph Presidenti i mëvonshëm është i prekur nga gjermanët dhe vendi i tyre. Por më shumë se gjithçka atë e mrekullojnë autostradat gjermane. “Këto janë rrugët më të mira të botës”. Por edhe gjermanët lanë përshtypje tek Kennedy. “Gjermanët janë vërtet shumë më të mirë, ndoshta prandaj bashkohen të gjithë bashkë për t’u mbrojtur nga ata”, shënon Kennedy më 21 gusht 1937. Shpesh ai fliste me gjermanët gjatë udhëtimit të tij. Ishte Kennedy kështu një admirues i regjimit nacionalsocialist? “Arrij në

përfundimin se fashizmi është gjëja e përshtatshme për Gjermaninë dhe Italinë”, shënon ai në ditarin e tij para se të shkelte Gjermaninë. Por studiuesi Oliver Lubrich mendon se është e pakuptimtë ta quash atë admirues. “Duhet pasur parasysh se këto shënime reflektojnë procesin e tij të zhvillimit dhe asnjëherë nuk ishin menduar të botoheshin”. Kennedy-t vërtet i kishte lënë përshtypje propaganda nacionalsocialiste, si shumë vizitorë të asaj kohe. Aktet kriminale të këtij regjimi shumë i anashkaluan në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme. Në vitin 1939 Kennedy vizitoi Gjermaninë për herë të dytë. Këtë herë ai i ndihmonte babait që ishte ambasador

amerikan në Londër, si sekretar gjatë pushimeve të semestrit. Në Gdansk, kur po ravijëzohej një konflikt mes Gjermanisë dhe Polonisë, ai flet në pozicionin e tij të ri “me krerë të nazistëve dhe konsuj të ndryshëm”. Gjatë kësaj kohe janë çështje të tjera ato që e preokupojnë Kennedy-n, sqaron botuesi Lubrich. “Si mund të mënjanohet lufta? Munden gjermanët të tërhiqen?” Megjithatë, konflikti kërcënues nuk e prishi humorin e Kennedy-t. Po të heqësh politikën ia kaloj shkëlqyeshëm këtu, shkruante ai në vendlindje. Më 20 gusht 1939 ai i shkruan mikut të tij Billings: “Mendoj se nuk do të ketë luftë”. Më 1 Shtator Gjermania pushtoi Poloninë. Një prognozë totalisht e gabuar. Si shumë të tjerë, edhe filozofi francez, Jean-Paul Sartre, edhe Kennedy e nënvlerësoi vendosmërinë e Hitlerit për luftë. Pas gjashtë vitesh Kennedy do të vijë sërish në Gjermani. Në korrik 1945 ai shoqëroi ministrin e marinës amerikane në Gjermaninë e mundur. “Gjithçka është shkatërruar” shkroi ai për Berlinin. Dhe shkruan sërish për Hitlerin pas vizitës së rezidencës së fyhrerit (Führer)

»

15

gjerman: “Kush ka vizituar këto vende mund të përfytyrojë se Hitleri nga urrejtja që e rrethon atë sot një ditë mund të kthehet në një nga personalitett e rëndësishme që kanë jetuar ndonjëherë”. Kennedy një adhurues i Hitlerit? Oliver Lubrich nuk mendon kështu: “Mund të jesh i impresionuar nga ana estetike pa e mbështetur diktaturën si përmbajtje. Nuk do të thoja që ai e ka adhuruar Hitlerin nga ana politike. Por edhe ai mund të binte pre e propagandës”. Por si mund të kuptohet kjo fjali e Kennedy-t po të kujtosh krimet e tmerrshme të nacionalsocialistëve? “Kjo është e çuditshme, që ai nuk ka treguar ndonjë interes më të madh. Kennedy duket se ka menduar në mënyrë abstrakte për Hitlerin”, mendon gjermanisti. Në shënimet e tij Kennedy është në mes të irritimit dhe adhurimit për gjermanët. Në Bremen, kur vizitoi një kantier nëndetësesh, Kennedy shkroi: “Tek nënshtrimi i nëpunësve gjermanë duket se sa e lehtë ishte në Gjermani ta fitojë pushtetin”. Por ai ishte edhe dyshues shpjegon Lubrich. “Në vitin 1945, Kennedy ishte pesimist dhe thotë se gjermanët duhen vazhduar të mbahen nën kontroll, sepse ata nuk do ta harrojnë aq kollaj humbjen e luftës”. Por kur në 26 Qershor 1963 u thanë fjalët - “unë jam berlinez” entuziazmi ishte frenetik, dhe Kennedy i çliruar. Demokratizimi kishte funksionuar.


16

« ART

E shtunë 29 qershor 2013 •

DOLI NGA SHTYPI LIBRI I GAZETARIT NEBIL ÇIKA (I RIU)

“Zërat e mbijetesës” ose diktatura siç ka qenë Armand Maho

Shqipëri. Libri është vetëm një pjesë e intervistave të realizuara në emisionin “Rrno për me tregue“ të ideuar e drejtuar nga autori në “Shijak TV”, por i mjaftueshëm për të përcjellë tek publiku një realitet historik, politik e shoqëror ashtu siç ka ndodhur. Libri duket i vlefshëm edhe për studiuesit, pasi sjell dëshmi, prova e fakte nga një periudhë me pak mundësi dokumentimi të plotë të krimeve të diktaturës komuniste, një periudhë e gjatë historike, studimi i të cilës është penguar seriozisht edhe nga mungesa e vullnetit të politikës, një pjesë e mirë e të cilës ndodhet në konflikt interesi, për të mundësuar zbardhjen e plotë të sajë. Si përfundim mund të themi si ky libër përbën një nga përpjekjet e rralla serioze për të mbajtur në kujtesën e shqiptarëve atë që ka ndodhur me ta vetëm dy dekada më parë e që kërcënon të kthehet në mënyra nga më të ndryshmet edhe sot.

K

ëto ditë doli nga shtypi libri “Zëra të mbijetesës” të autorit Nebil Çika (i Riu) publicist i njohur, kolumbist i gazetës “Metropol”. Libri, botim i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, është përmbledhje e dhjetëra intervistave që autori ka zhvilluar gjatë emisionit të tij të njohur “Rrno për me tregue” në Shijak TV, një pjesë e tyre janë botuar në mënyrë periodike edhe nga gazeta “Metropol”. Libri hapet me një parathënie të shkëlqyer të shkrimtarit të njohur disident Visar Zhiti , ish i burgosur politik i komunizmit dhe sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë dëshmitë e viktimave të krimeve të komunizmit, dëshmitar okular, por edhe studiues të njohur të kësaj fushe. Ngjarje e personazhe vijnë në këtë botim ashti siç kanë ndodhur dhe të mbledhura bashkë japin një pamje të qartë të asaj ccfare ka ndodhur në këtë vend gjatë diktaturës komuniste, por edhe pasojat e saj në jetën shqiptare edhe 20 vjet pas rënies de juro. Për herë të parë kemi një denoncim të drejtpërdrejtë të krimeve komuniste në Shqipëri në biseda të drejtpërdrejta e të pacensuruara një lloj “hapje e dosjeve” dhe zbardhje e krimeve dhe autorët e tyre. Ashtu si emisioni edhe libri synon zbardhjen e një prej periudhave më të errëta të historisë së popullit tonë, mbajtja në errësirë e së cilës shihet nga autori, por edhe nga shumë prej të intervistuarave si problem parësor për ngërccin e zgjatur të pothuaj demokracisë shqiptare. Përveç dëshmive ekskluzive e dokumenteve një pjesë të publikuara për herë të parë ky libër vjen nga e kaluara në aktualitet duke ndjekur e treguar gjendjen sot të viktimave dhe xhelatëve. “Kush ishin dhe ku janë sot persekutorët?”, pyet pothuaj në çdo bisedë të intervistuarit autori Çika, duke bërë kështu të mundur publikimin e emrave të autorëve të krimeve nga drejtuesit më të lartë të regjimit komunist deri tek torturuesit ekspertët, dëshmitarët apo spiunët e Sigurimit të Shtetit. Përgjigjet në shumë raste janë befasuese pasi një pjesë e mirë e tyre janë ende pjesë e politikës, drejtësisë, shërbimit sekret, policisë e të tjera institucione të shtetit shqiptar. Autori ka zgjedhur që të mos mbajë vet një qëndrim me qëllim që nëpërmjet pyetjeve dhe dëshmive lexuesi të krijojë një mendim të pavarur për diktaturën komuniste dhe raportin e sajë me zhvillimet aktuale politike e sociale në

DËSHMI DHE AKUZË NJËHERËSH, KUJTESË DHE DREJTËSI…

L

ibri me biseda, që ka për qëllim të zbulojë nga krimet e komunizmit në Shqipëri, i gazetarit të njohur Nebil Çika, është dyfish drithërues, por mbi të gjitha i rëndësishëm, ai është krejt i veçantë në kolanën e librave të kujtesës, që po mbushin mungesën e rëndë të bibliotekave tona duke dëshmuar fate të njeriut shqiptar dhe si rrjedhojë dhe të vendit nën diktaturë. Ndërkaq ai (ri)sjell dhe dukuri të qëndresës njerëzore, forcën morale, diçka nga udhëtimi shpirtëror i Shqipërisë nga terret e frikshme humnerore drejt agut të lirisë. Të jetosh për të treguar, por dhe të tregosh për të jetuar. 1. ZBARDHJA E KRIMIT Fjala “zbardhje” të kujton të bardhën, të pastrën dhe disi harresën, pse jo dhe zbardhëllimin e pafajshëm të ditës. Por duke i vënë pas fjalën “krim” ajo menjëherë errësohet si në një mbyllje sysh dhe spërkatet me gjak. Kurse kompozita “zbardhja e krimit” tregon se ka nisur misioni i një dite tjetër, i kohës për t’i ditur krimet si dukuri, por edhe kriminelin si përgjegjës. Autori si mjet shpalosjeje zgjodhi bisedën, këtë institucionin të lashtë të njeriut, të pazëvëndësueshëm, që teksa i rrëfehesh tjetrit, që s’është gjithmonë i sotshëm, i rrëfehesh dhe vetes, ke bërë një lloj çlirimi, katarsis, gjykohesh dhe ke gjykuar. Gjyq. Autori ka thirrur nga ata që kanë qenë gjyqeve të diktaturës, që janë dënuar dhe kanë vuajtur në ferr, vijnë prej andej, nga burgjet dhe internimet, të afërm të tyre apo të njohur, nga ata që kanë kundërshtuar e kanë sakrifikuar. Rrëfimi ushqen kujtesën dhe me të nisin jo vetëm historitë, por edhe historia. Biseda të drejtpërdrejta, me guxim, pa asnjë pengesë, përveç atyre të psherëtimave të dhëmbjes shpesh e më shpesh. Të nxjerra nga një emision televiziv, si të fantazmëta, i ideuar po prej autorit të këtij libri, që tërhoqi dhe shokoi mijëra shikues. Por, që të mos mungonin personazhet e vrarë nga diktatura, Nebil Çika hyn më thellë, me ndërgjegjen e gazetarit, hulumton, pyet për ta, heton të vërtetat, pse ndodhi krimi, ku i vranë, si, në ç’përmasa ishte ploja, vetanake, shtetërore, kombëtare, e fshehtë, e doktrinuar, banditeske, por gjithsesi krimi mbetet përherë krim dhe s’ka justifikime, as doktina nuk të ndihmon. Po ku janë varret e të pavarrëve, në ç’harresa të dëmshme? Po vrasësit çfarë bëjnë? Janë penduar apo përgatiten për vrasjen e radhës, me forma të tjera? Shqipëria tashmë e ka nisur rrugën e ringritjes, si rrjedhojë dhe e zbulimit të të vërteva, e mbrojteve të tyre. Njeriu i saj po aftësohet të gjykojë në kushte lirie, të ndëshkojë të keqen me drejtësi, që sa më parë të bëhet paqe me historinë, në emër të ardhmërisë. Libri i ngjan një hetuesie tjetërlloj, një kundërhetuesie, që kërkon të çojë moralisht në bankën e të akuzuarve ata që bënë hetuesira kriminale dhe ushtruan me tepri dhunën, ashpërsuesit e luftës së klasave, që do të thoshte mosndërprerje e luftës civile

në kohën e sundimit totalitar të të vetëshpallurve komunistë. Ky proces shkon deri tek diktatori, me të cilin duhej të fillonte. Dhe vrasës dhe buzëqeshur, thoshte Shekspiri. Duke pasur personazhe realë, të dënuar, ish të internuar, të burgosur, kryengritësa, studiues, historianë, dëshmitarë, por dhe ata që s’mund të vinë dot, personazhe në mungesë, të pushkatuar, të varur, të varrosur për së gjalli, me dialogë të rëndë, të beftë, me vende dënimesh, torturash, të rrethuar me tela me gjëmba, Spaçi, Burreli, Tepelena, Qafë-Bari, me emra vrasësish, vepra i ngjan një drame, një tragjedie, sa mesjetare, po aq dhe e tanishme, e shumë zërave, një kor lemerisës. I duhet kujtesës kombëtare, sado përzishëm qoftë. Është dëshmi dhe akuzë njëherësh. Ndihmon në të kuptuarin e së shkuarës, pavarësisht se të tashmen nuk e lë të qetë, me qëllim që ajo të ketë tagrin e duhur, përgjegjësitë, njohjen e së vërtetës, pa të cilën nuk mund të ketë përvojë historike dhe ndjellje të njëmëndët të së ardhmes. Vazhdon apeli për drejtësinë e nisur në ndërgjegjësimin e mëtejshëm kolektiv në kërkimin e zanafillës të së keqes për të krijuar sa më shumë kulturë qytetare, nga ajo që ka munguar, që e copërluan në diktaturë, po, po kulturë për të qenë të aftë të qortojmë e të ndreqim e të qetësojmë shpirtrat. Ndërgjegjëson për të veçantën dhe të përgjithshmen, të cilat duket se i lidh e njëjta prangë. Libri, ashtu si shoqëria shqiptare sot, ka për qëllim çprangimin. 1. NJË EMËR, DY GAZETARË... Kur marrim ndër duar këtë libër, na vjen vetvetiu të pyesim me habi: kush është autori, Nebil Çika? Po atë e kanë pushkatuar? Si, janë dy? Po kush e ka shkruar, i Vjetri apo i Riu, i vdekuri apo i gjalli, i vrari në diktaturë apo i ringjalluri në demokraci? Nebil Çika i Vjetri ishte publicist dhe filozof, gazetar i njohur i vitieve ’30 të shekullit të kaluar, drejtues i disa mediave, i gazetës “Arbëria”, “Minerva”, etj. Ishte gjithashtu korrespondent i Retrues dhe “Neë York Times” në Tiranë. Demokrat, nacionalist. Bashkë me Branko Merxhanin, Ismet Toton, Vangjel Koçën, etj, njihen si themeluesit e “Neoshqiptarizmës ”. Më 17 Nëntor 1944, kur në histori shkruhet se po çlirohej kryeqyteti, ikte pushtuesi duke shkatërruar ç’linte nga pas, fitimtarët vinin me mizori duke goditur ç’gjenin përpara. Pa gjyq fare ata pushkatuan, mes intelektualëve të tjerë të lartë dhe Nebil Çikën. Por kjo s’do të ishte e fundit për familjen Çika nga Borshi i Sarandës, pronarë tokash e tregtarë, veprimtarë të njohur të patriotizmës dhe të demokracisë. Pasardhësi Sorkadh Çika, mësues në Konispol, 5 vjet më vonë arrestohet dhe dënohet me 15 vjet burg si kundërshtar i diktaturës komuniste. Por duhej ruajtur nderi, ideali, emri. Shqiptarët


ART • E shtunë 29 qershor 2013

»

17

Ansambli “Puka”

nderohet me çmim nga UNESCO

L besojnë se emri mbart dëshirat tona dhe fatin. Fëmija, të cilit do t’i vihej emri i paraardhësit Nebil Çika, do të shikohej me çudi në shkollë, me inat nga komunistët, me admirim të druajtur nga të tjerë për guximin e prindërve që e pagëzuan me një emër të vrarë nga sundimtarët e kuq. Ata, emërvënësit, e kishin tejkaluar zakonin, ky ishte qëndrim dhe kundërshti dhe shpresë e fshehtë për ndryshim. Po thirrej një epokë e rrëzuar, misioni i papërfunduar. Kjo i tmerronte bishat e diktaturës. Nebil Çika i Riu, që edhe gjyshin nga nëna, Hysni Merkaj, ia kishin pushkatuar si një nga komandantët e njohur të Ballit Kombëtar, do të rritej duke u përndjekur dhe prej emrit, pra. Emri i tij ishte i rëndë si ato pajimet e hekurta të një gladiatori mbi trupin e një njomëzaku, shpata e thyer ndhe brenda në mishin e tij, mburoja e përgjysmuar, përkrenarja e çarë. Ai nuk duhej të shkollohej, nuk... Por ora e kohës së vjetër ndali, teksa binin pika gjaku prej saj si në pikturat ankthëruese të Dalisë. Ra Muri i Berlinit, ra perandoria komuniste dhe, edhe Shqipëria e vogël, mori rrugën e lirisë së madhe të Evropës. Në gazetat e reja dhe të çliruara po trokiste një burrë i ri, serioz. Sapo kishte kryer studimet universitare për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe kishte vendosur të bëhej gazetar. Kur thoshte emrin Nebil Çika, ata që dinin diçka, për një çast hutoheshin, hapnin sytë, rrëqetheshin. Nebil Çika... ai i pushkatuari... Erdhi fantazmë...?! Është pasardhësi... Kanë ngjallur emrin e tij. Ashtu...? Po, po, është Nebil Çika i demokracisë. Se siç vdesin, emrat dhe ringjallen. Artikujt, kronikat, raportet, reportazhet, komentet, analizat, opinionet editoriale, intervistat e tij do të ishin me mijëra. Por gjithmonë me një qëndrim të palëkundur, i drejtë dhe patriot, i angazhuar si qytetar. Të dy Çikët me të njëjtin emër, Nebil, kanë një pikë takimi në përplasjen e kohëve. I Vjetri shqetësohej për të ardhmen, por e lanë pa atë. Ja, një nga porositë e tij në vitin 1942: “Unë nuk dua veçse t’i ftoj këndonjësit të mendohemi së bashku mbi problemin themelor të së ardhmes sonë si qenie kombëtare pa marrë parasysh kontigjencat e jashtme...”. Kurse i Riu është i detyruar t’i kthehet së shkuarës, në emër të së ardhmes. 80 vjet më vonë ai thotë: “...misioni është zbardhja e krimeve të komunizmit dhe prurja e vlerave të këtyre figurave të historisë së Shqipërisë, pra është dhe një rishikim i historisë shqiptare nga rrëfimet e protagonisteve...” E ardhmja ngjante e penguar. Sikur nuk e linin të vinte. E shkuara pas një muri, që nuk e linin të ikte. Por duhet shkruar dhe pas vrasjes. Me mitin e ringjalljes. Frymë të tillë ka dhe ky libër i Nebil Çikës. Është i pari, le ta hapim... Visar Zhiti

odrimi me fyellin dhe çiftelinë është pasion i pandashëm dhe frymë për jetën e pjesëtarëve të ansamblit popullor “Puka”. Për pjesëtarët e këtij ansambli, Pjetër Nimanin, Gjovalin Ndrecën, Nikolin Qafën dhe Sadri Markun, muzika që bëjnë nuk është një punë, por një mënyrë për të përjetuar dhe për të përçuar frymë nëpërmjet muzikës që ata bëjnë në çdo koncert apo festival ku kanë marrë pjesë. Së fundmi, ansambli popullor “Puka” ka qenë pjesëmarrës në festivalin e parë popullor evropian në Athinë të Greqisë, ku janë nderuar me çmimin special “UNESCO”, duke vlerësuar punën e tyre. Pjetër Nimani, drejtuesi artistik dhe drejtuesi i orkestrës së ansamblit “Puka” në një prononcim për gazetën thotë se “Ishte përfaqësim i ansamblit “Puka” me pjesën e saj kryesore të orkestrës, kjo për arsye të kritereve të festivalit ku nuk mundej të merrte pjesë i tërë ansambli përshkak të kritereve që kishin vendosur organizatorët e festivalit. Ishte vërtet fantastike të ndiheshe aq mirë në mes të Athinës, ku jemi pritur shumë mirë nga shqiptarët që banojnë dhe punojnë në greqi, madje do t`ju tregoj një kuriozitet, gjatë performacës tonë, kishte momente që muzika jonë mbytej nga duartrokitjet e zjarrta të shqiptarëve që ndoqën këtë festival të muzikës popullore. Marrja e çmimit special “UNESCO” ishte një emocion më vete, pasi u ndjemë jashtëzakonisht të vlerësuar për punën tonë në këto vite”. Ndërkohë kryetari i shoqatës “Shqipëria”, Ilirjan Dhima, u shpreh tejmase i entuziazmuar për këtë performancë të ansamblit “Puka” në festivalin e parë europian në Athinë. “Ndjehem i nderuar që ndodhem me kryetarin e Bashkisë Pukë

për të nderuar ansamblin popullor “Puka”. Shoqata “Shqipëria” dhe UNESCO ka nderuar me diplomat UNESCO, ansamblin dhe unë jam sot këtu për të dhënë çmimet për ta. Këta pukjanë na dhanë nder dhe kënaqësi me pjesëmarrjen e tyre ku jemi ndjerë dhe shumë krenarë. Ju falenderoj juve dhe ansamblin tuaj për këtë pjesëmarrje historike. Një folklor si folklori i ansamblit puka ka arritur madje të bëjë të qajë presidentin e UNESCO-s në Greqi gjatë këtij aktiviteti”, – theksoi kreu i shoqatës “Shqipëria”. Ansamblin popullor “Puka” e ka përshëndetur për këtë arritje edhe kryetari i Bashkisë së Pukës. “Unë ndjehem krenar që marr një vlerësim kaq dinjitoz që më bën edhe më shumë krenar. Këta artistë janë të përmasave botërore dhe më bëjnë të ndihem krenar pasi përfaqësojnë trevën e Pukës. Unë e konsideroj se këtë pjesëtarë të ansamblit janë ambasadorët tanë në kulturë. Këta janë ata që kanë ruajtur me nivel të lartë artistik folklorin tonë. Unë nuk do të them fjalë të mira për një prej tyre, por për të gjithë pasi nuk kanë dallim në punën e tyre të mrekullueshme. Unë i falenderoj anëtarët e ansamblit “Puka” dhe jurinë që ka dhënë këtë çmim të rëndësishëm për ansamblin tonë”, tha kreu i Bashkisë Pukë. Pas fjalëve të rastit kreu i shoqatës “Shqipëria” ka shpërndarë dhe diplomat për të gjithë pjesëtarët e ansamblit “Puka” duke ju shprehur atyre dhe mirënjohjen për arritjen e madhe në këtë festival. Ndërkohë vetë pjesëtarët e ansamblit popullor “Puka” kanë falenderuar të gjithë shqiptarët që ndoqën nga afër festivalin, ndërsa falenderime ka pasur edhe për ata pa të cilët pjesëmarrja e tyre nuk do

ishte e mundur në Greqi në këtë festival. Mbështetësit kryesor të këtij aktiviteti ka qenë, Arjan Ndoja – Kryetar i sofrës Pukjane, Mark Gjinaj - Rafaelo 2002, Ludovik Hasani – Jurgen XXL, Lazer Mhilli - Vila L, Tonin Alia – Ardeno. Çmime dhe pjesëmarrje të ansamblit popullor “Puka” Orkestra e ansamblit “Puka” është nderuar me çmime të shumta ku ndër çmimet më të rëndësishme ka qenë ai “Naim Frashëri” urdhër i klasit të tretë. Ata janë vlerësuar gjithashtu me çmimin e madh nga universiteti “Alfred Topfler”. Ansambli “Puka” ka qenë pjesëmarrës në festivale të shumta në Austri, Zvicër, Poloni, Greqi e madje edhe në Egjiptin e largët ku tingujt muzikorë veriorë kanë pushtuar vendin. Formacione të ndryshme të këtij ansambli kanë marrë pjesë në festivale të ndryshme edhe në Ballkan, si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe në Itali gjithashtu. Pjestarët e ansamblit “Puka” që janë nderuar me çmimin special “UNESCO” Pjeter Nimani – Drejtues Artistik, drejtues i orkestrës së ansamblit popullor “Puka”. Pjesëmarrës në të gjitha festivalet kombëtare të organizuara në Gjirokastër dhe Berat, gjithashtu pjesëmarrës në të gjitha festivalet lokale dhe ndërkombëtare ku ka qenë pjesë dhe ansambli “Puka”. Gjovalin Ndreca – Instrumentist i veglave frymore, laureat i disa festivaleve, qytetar nderi i Lezhës Nikolin Qafa – Instrumentist virtuoz i ansamblit, pjestar i disa festivaleve kombëtare Sadri Marku – Instrumentist virtuoz i orkestrës së ansmablit “Puka”, pjesëmarrës në shumicën e festivaleve kombëtare.


18

« DOSSIER

E shtunë 29 qershor 2013 •

Nacionalizmi dhe komunizmi në Shqipëri

Dokumentet e Vermahtit për Abas Kupin dhe tërheqjen e trupave nga Shqipëria Nga ALBERT KOTINI

D

uke vlerësuar drejt celuloidin historik, po paraqes siç janë gjykimet e pushtuesve gjermanë, ndaj shumë spekulimeve, apo më drejtë të emërtimeve “kuisling”, “bashkëpunëtorë të armikut” apo “vëllavrasje”, për të cilat si në asnjë shtet tjetër gjermanët i kanë vlerësuar pa peshë në interesat e tyre në Shqipëri. Për të kuptuar më drejtë ngjyrat politike të kohës do të ndalemi në veçanti në këto drejtime: * Në aspektin ushtarak të veprimeve luftarake në Shqipëri në kuadrin e Europës Juglindore. Pra, ajo strategjike, operative dhe pak taktike. * Ruajtja e ekuilibrit gjerman midis forcave politike të nacionalizmit shqiptar dhe antikomunizmi si armik i përbashkët. * Roli i sllavëve në futjen e Shqipërisë nga interesat nacionale në ato komuniste internacionale. Natyrisht, janë drejtime me gamë të gjatë studimi, por do të prekim disa dokumente për të krijuar spektrin e duhur, në mënyrë që të konkludohet në devizën se nacionalizmi në Shqipëri u sakrifikua nga sllavo-komunizmi, si fatkeqësi kombëtare. Në ditarin e luftës së komandës së përgjithshme gjermane po përmbledh materialin që vijon: Zona e Euopës Juglmdore në kuadrin e përgjithshëm të luftës. Ngjarjet kryesore të vitit 1943: “Boshti Gjermani-Itali-Japoni përfshin në luftë edhe zonën juglindore të Euopës, si bazë ekonomike për luftën në frontin e Lindjes, por gjersa trupat gjermano-italiane qëndronin akoma në Afrikën e Veriut, veprimet e armiqve (aleatët) nuk do të ndërmerrnin veprime serioze në këtë zonë. Kur trupat gjermano-italiane u tërhoqën nga Afrika e Veriut dhe u spostuan në Mesdhe, aleatët këtë zonë e vlerësuan për zbarkim, prndaj edhe gjermanët në vjeshtën e vitit 1942 fortifikuan ishullin e Kretës, ndërsa aleatët para sulmit ndaj gjermanëve donin të tërhiqnin Turqinë nga ana e tyre. Aleatët e gjermanëve, bullgarët, donin të ishin kundërpeshë e turqve në këtë drejtim. Në këtë periudhë gjendja e brendshme e Ballkanit është përqendruar midis forcave të çetnikëve (kryesoheshin nga Drazda Mihajlloviç), i përkrahur nga italianët, por që u mposhtën nga ajo e komunistëve të Titos, i përkrahur në rritje nga Bashkimi Sovjetik. Kur në majin e vitit 1943 me humbjen nga gjermanët të Tunizisë, rreziku në zonën e Europës Juglindore mori rëndësi të madhe prej tyre, pasi aleatët mund të zbarkonin në Mesdhe. Për këtë qëllim komanda gjermane mori masa të reja mbrojtëse. Një front i tretë, bregdeti i Shqipërisë, Malit të Zi dhe Dalmacisë, gjersa bregu i kundërt italian ndodhej akoma në duart e Boshtit, kjo hapje e frontit nuk u mor seriozisht. Aleatët në fillimin e luftës në Ballkan parashikonin kalimin e Turqisë në anën e tyre dhe po t’i prisnin naftën rumune Gjermanisë, duke u orvatur të lidheshin me sovjetikët, të arrinin një kthesë vendimtare në zhvillimin e luftës. Por veprimet u zhvilluan ndryshe, sepse aleatët zbarkuan në Sicili (në 10.7.1943), duke kërcënuar zonën e Europës Juglindore nga ky pozicion. Kjo për arsye se Italia ishte në prag të kapitullimit, e cila u bë fakt kur ra Duçja më 5.7.1943, dhe u hartua nga gjermanët plani “Konstatin”, d.m.th. ndërhyrje në zonën e Europës Juglindore. Më pas u bë çarmatimi i italianëve dhe mbrojtja e zonave të pushtuara gjer atëherë nga njësitë italiane në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri dhe Greqi. Kur doli në shesh tradhtia e italianëve më 8.9.1943, pushtimi i Europës nga gjermanët u bë me sukses. Një pjesë e italianëve kaloi në forcat kryengritëse, por lëshimi i Italisë Jugore më 17.9.1943 nga gjermanët i dha aleatëve zonën juglindore të Adriatikut, por Veriun e Italisë nuk e lëshuan gjermanët. Pra, pati disa suksese gjermane,duke i detyruar

aleatë të përmbahen në veprimet e tyre ndaj Ballkanit. Kjo përmbajtje e aleatëve nuk qëndron vetëm në atë ushtarakë, por sidomos politike. Në konferencën e tre ministrave të jashtëm në Moskë, e cila përfundoi më 30.10. 1943, bashkëpunimi ushtarak i anglo-amerikanëve me rusët filloi të bëhej më i ngushtë se sa deri atëherë. Këtu duhet të jetë bërë edhe një përcaktim i sferave të interesave të dy palëve dhe Ballkani të jetë njohur si zonë influence e Rusisë, me fjalë të tjera, të ishte zonë e ndaluar për operacionet ushtarake të aleatëve. Pikërisht nga kjo kohë vihet re një tërheqje e vazhdueshme e anglo-amerikanëve përpara kërkesave dhe aspiratave të Rusisë sovjetike, siç doli në shesh kur qeveria në mërgim e mbretit Pjetër të Jugosllavisë, u tërhoq në favor të lëvizjes së Titos. Pra, megjithëse pozicionet gjermane në fund të vitit 1943, ishin forcuar shumë në Ballkan dhe kriza e krijuar nga rënia e Italisë dukej e kaluar, përsëri komanda gjermane e dinte fare mirë se operacionet e rusëve në pjesën jugore të frontit duhej të lidheshin me zgjerimin e lëvizjeve kryengritëse në zonën e Europës Juglindore. Marrëveshja e sovjetikëve me anglo-amerikanët, që sapo kishte filluar (provë për këtë ishte takimi i Ruzveltit me Çurçillin në Teheran më Stalinin), çoi në zhvillimin e operacioneve të përbashkëta në Ballkan. Kalimi i Turqisë me aleatët, pas mbledhjes së Teheranit, bëri që Fuhreri në ditët e fundit të dhjetorit 1943 të parashikonte operacione të armikut në Ballkan, sidomos në bregdetin Delmatin-Malazes-Shqiptar. Prandaj komanda gjermane mori masa për të mbajtur në duart e veta zonën e Europës Juglindore (arsye ushtarake, politike, por edhe ekonomike- se naftë, boks, bakër, krom) me rëndësi për zhvillimin e luftës. Në vitin 1944 në zonën e Bosnjës dhe Malit të Zi, ndodheshin divizioni 118 i gjahtarëve (në JP të Mostarit) dhe divizioni 181 i këmbësorisë (në Kotorr), ndërsa si rezervë sulmuese divizioni malor SS “Princ Eugen”, të gjitha këto forca ishin në armatën e V malore SS. Pastaj kishin dhe një divizion kroat në zonën e Sarajevës për të marrë pjesë në operacion spastrimi. Po kësaj korparmate i përkasin edhe dy regjimente (Branderburg) në Plevije dhe Regjimenti I gjahtar rezervë në Sarajevë. Serbia sigurohej kryesisht nga katër divizione të korpusit bullgar të pushtimit, një pjesëmarrje e trupave hungareze në pushtimin e Serbisë dhe Kroacisë, nuk qe e mundur të arrihej. Në Shqipëri kishte vetëm dy grupe, në bregdet, në Perëndim të Beratit Divizioni 100 Alpin dhe divizioni 297 i këmbësorisë. Të dy këta divizione i nënshtroheshin komandës së Korparmatës XXI Malore. Edhe në Shqipëri kishte në fillim kushte të mira për bashkimin e forcave antikomuniste dhe për krijimin e një milicie sipas planit të Nojbaherit. Forca shtytëse këtu ishte ministri Deva, i cili ishte mik i Gjermanisë. Në bashkëpunim më të në janar të vitit 1944 filloi krijimi i një force ekzekutive të qeverisë shqiptare (ishte fjala për katër batalione alpine), si dhe bashkimi i të gjitha forcave të komanduara nga bajraktarët e një milici kombëtare. Gjithë këtë punë e udhëhiqte komandanti i lartë i trupave SS dhe policisë në Shqipëri, gjenerali SS i brigadës “Fistum”, i cili nga ana e jashtme paraqitej si këshilltar i sekretarit të shtetit shqiptar për sigurim kombëtar. Në të gjitha çështjet ushtarake fjalën e fundit e kishte komanda e korparmatës alpine XXI në Tiranë. Në të njëjtën kohë vazhdonte të ishte në fuqi edhe detyra e gjeneralit të plotfuqishëm gjerman (gjeneral Gajb, pastaj gjenerali Gutman), i cili në fillim ushtronte ndikim të drejtpërdrejtë mbi qeverinë dhe administratën shqiptare në bazë të komandës së lartë të Europës Juglindore. Ministria gjermane e punëve të jashtme, përkundrazi,

dëshironte që qeveria dhe administrata të ishin më të pavarura. Pati midis tyre fërkime të mëdha. Më 6.1.1944 Divizioni I Alpin, i tërhequr nga Maqedonia, filloi në një zonë midis Shqipërisë dhe Greqisë operacionin “Gemsbock”. Në Shqipërinë Veriore në gjysmën e dytë të korrikut u zhvilluan luftime të ashpra, midis divizionit “Skënderbej” dhe forcave komuniste. Dukej gjithnjë e më e qartë se kryengritësit po i bashkonin grupet e ndryshme sipas ideologjisë komuniste dhe po arrinin një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë me Titon. Luftimet kundër forcave të Titos u zhvilluan në prill-maj 1944 në zonën midis Serbisë dhe Malit të Zi. Komanda e lartë e Europës Juglindore konstatoi se Mali i Zi në vend të një shteti që izolonte Kroacinë nga Shqipëria, po kthehej në një zonë të sundimit të të kuqve. Korpusi II komunist kishte grumbulluar të gjitha bandat e shpartalluara dhe kishte qëllim përgatitjen e forcave në Mal të Zi dhe prej andej të niste një sulm të ri kundër Serbisë. Në maj të vitit 1944, kur zhvillohej në Bosnjë operacioni “Roselspring” forca të mëdha komuniste u përpoqën prapë të hynin në Serbi nga këndi juglindor i Malit të Zi. Ngjarja e parë e rëndësishme e korrikut 1944, ishte ndryshimi i qëndrimit të udhëheqësit nacionalist grek gjeneralit Zervas, forcat e të cilit filluan të sulmonin befas gjermanët. Me Zervën që nga nëntori i 1943, gjermanët kishin përfunduar marrëveshje asnjanëse që ishin respektuar nga grekët. Zerva nga presioni anglez dhe iniciativa e tij, sulmoi me forca 7-8 muaj më qëllim krijimin e kushteve për anglo-amerikanët për të zbarkuar në Greqinë Perëndimore ose në Shqipërinë e Jugut. Rreziku i dytë që vlerësoi komanda e lartë e Europës Juglindore, ishte se tani dukej qartë ofensiva komuniste në drejtim të Serbisë Jugore ose të Kosovës me qendër graviteti në zonën Berani-Bjelpotje, gjë që vërtetohej edhe nga masat përkatëse që po merrnin komunistët në Serbinë Jugore. Sulmi do të bëhej nga Korpusi I, II, ku i pari do të çante për në Mal të Zi. Këto dy vatrat në Veri dhe në Jug të Shqipërisë, komanda e lartë do t’i eliminonte me përdorimin e rezervave. U analizua gjendja e krijuar më 12. 7. 1944, nga forcat komuniste greke Elas, që kishin filluar sulmin në zonën e Korporatës XXII. Aktivizimi i njëkohshëm i forcave nacionaliste dhe komuniste tregonte qartë ndikimin anglez. Shtabi i Vermahtit vlerësoi dhe pasivitetin e Korpusit I bullgar të okupacionit në Serbi, Fyhreri më 20.7. 1944 aprovoi dislokimin e propozuar nga komanda e lartë e Europës Juglindore (komandanti i saj i përgjithshëm ishte gjeneralmajor Uinter). Divizioni I Alpin dhe Divizioni IV “Kroacia SS” do të zhvendoseshin në Greqinë Veriperëndimore. Gjer tani ky divizion nuk ishte përdorur njëherë në luftimin e bandave. Fyhreri i jepte shumë rëndësi këtij divizioni, si një rezervë në Europën Juglindore. Aksioni i Divizionit IV SS në bregdetin e Greqisë perëndimore filloi më 27.7.1944. Në këtë periudhë forcat e Zervës nuk vazhdonin sulmet e tyre kundër gjermanëve, por bisedonin me to për bashkëpunim dhe rifillim të luftës kundër forcave komuniste. Luftën e përqendruar kundër EDES dhe ELAS në grupin veri-perëndimor. Por më 2. 8. 1944 Asambleja Kushtetuese e Turqisë kishte vendosur të priste marrëdhëniet diplomatike më Gjermaninë. Kjo masë ndryshoi rrënjësisht gjendjen në Europën Juglindore duke i detyruar gjermanët të merrnin masa të reja për zhvillimin e luftës në këtë zonë. Në Greqi rritet veprimi i trupave të mërguar që bashkëpunonin ngushtë me anglo-amerikanët duke zënë veprimet e tera si ato të Zervës. Përsëri ndryshime në situatën ushtarake në këtë front. Më 17. 8. 1944 Asambleja Kombëtare e Bullgarisë shqyrtoi tërheqjen e korpusit bullgar

Abas Kupi nga Serbia. Këto detyruan gjermanët të rishqyrtojnë qëllimet e tyre ushtarake dhe politike. Në shtabin e përgjithshëm të Fyhrerit u zhvilluan bisedime me pjesëmarrjen e komandës së lartë të Europës Juglindore dhe të ambasadorit Nojbaher, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, edhe udhëheqësi i trupave SS. Pas këtyre bisedimeve doli udhëzimi i ri për zhvillimin e këtyre luftimeve në Europën Juglindore. Pra, nuk mbeteshin në fuqi udhëzimet për luftimin e lëvizjeve kryengritëse kundër Zervës. Sulmi III i Titos në Serbi (korrik-gusht 1944) Korpusi i ri III komunist (4 divizione) përgatitej për depërtim në Serbi. Në kufirin midis Malit të Zi dhe të Shqipërisë (Breane), divizioni “Skënderbej” tërhiqte forca të mëdha të armikut. Korpusi I bullgar u bë më inaktiv. Forcat e Titos që po marshonin në Serbi arrinin në 13 divizione. Operacioni “Ruebezahl” filloi më 12. 8. 1944 nga gjermanët, duke marrë Beranen dhe tërheqjen e Titos përtej lumit Lim. Titoja ishte në mjaft vështirësi, sepse sipas Vermahtit fushata e Titos kundër Serbisë ishte vonuar, por nuk kishte dështuar, por sidoqoftë pritej që forcat e Titos, sipas taktikës së tij të vjetër do të sulmonin gjermanët nga prapa. Pas rënies së Rumanisë u bë e domosdoshme që në DI malor të tërhiqej nga luftimet kundër Titos dhe të mbahej në gatishmëri në zonën e Nishit. Nga bashkëpunimi ushtarak i sovjetikëve me rumunët dhe pastaj me bullgarët, u krijua brenda një kohe të shkurtër një front i ri që nga lumiu Tstrum gjer në Karpate, në të cilat duheshin të hidheshin të gjitha rezervat e komandës së lartë të Europës Juglindore, përveç Divizionit I Alpin, u hodhën edhe Divizioni IV sulmues dhe D II fushor. Pas tërheqjes së këtyre forca, sidomos DI alpin kundër Titos, u zbrazën mjaft territore duke qëndruar si rezervë. Në fillim të shtatorit 1944 në divizionin SS “Skanderg” në Shqipëri filluan dezertimet dhe fenomene të tjera shthurje, u shpërbënë në kohë të shkurtër. Po kështu edhe dekompozimi i ushtrisë Kroate po ecte me hapa të shpejta. Sidoqoftë trupat e Titos në luftimet e verës 1944 pësuan humbje të mëdha, kurse forcat komuniste gjatë shtatorit, prapa forcave gjermane kërkonin të takonin sovjetikët. Tërheqja e madhe nga Europa Juglindore Në këtë kuadër të tërheqjes strategjike të grupit (armata gjermane) duke filluar nga shtatori 1944, përfshihet edhe Shqipëria. Pse e trajtojmë këtë çështje? Së pari, për të vlerësuar në realitet terrenin e krijuar në luftën tonë antifashiste, duke analizuar shkaqet e krijimit të pushtetit bolshevik në Shqipëri. Së dyti, historianët, analistët ushtarakë tërheqjen e ushtrisë gjermane nga Shqipëria duhet ta trajtojnë, si në kuadrin e përgjithshëm të Ballkanit, me ato të veçanta të Shqipërisë dhe jo të shkëputur. I referohemi përsëri ekstrakteve nga ditari i Vermahtit: “Tërheqja dhe ngritja e një fronti të ri kundër bullgarëve, rumunëve (më parë aleatë) dhe sovjetikëve që po vinin nga Lindja është zhvillimi më i rëndësishëm i 4 muajve të fundit të vitit 1944. Në det po zotëronin anglo-amerikanët, ndërsa në 3 tetor


DOSSIER • E shtunë 29 qershor 2013

1944 erdhi urdhri nga Vermahti për t’u tërhequr nga Greqia, Shqipëria e Jugut dhe Maqedonia. Më 2.11. 1944 gjermanët, u larguan plotësisht nga Greqia. Tërheqja e gjermanëve favorizohej nga fakti se anglezët nuk i shqetësonin në zbarkime dhe në ndjekje tepër të shpejta. Pas rënie së Nishit në duart e bullgarëve dhe hyrjes së rusëve në Beograd më 15 tetor 1944 gjermanët marrin masa që grup armata “E” të tërhiqet sa më e rregullt dhe për këtë gjermanët mbajtën Kraljevon etj. Veorimet në Çaçak, duke mos i lënë rusët të dilnin prapa krahëve i sprapsën ata më 2.11. 1944. Po kështu stabilizoi frontin me bullgarët duke hapur rrugën për në Vishegrad. Më 11.11. 1944, u vendos lidhja me armatën e II-të të karrocuar me grupin “E”. Një vend të posaçëm në kuadrin e spostimeve të grupit “E” zë tërheqja e Korporatës XXI (divizionet 181; 297; brigada fortëse etj., nga Shqipëria). Pasi u lëshua Tirana më 17.11. 1944, komanda e Europës Juglindore erdhi me aeroplan më 21.11. 1944,në Shqipëri, për të studiuar një rrugë kalimi tjetër për Korporatën XXI. Ndërsa tërheqja nga Maqedonia po zbatohej sipas planit”. Tërheqja e trupave gjermane nga Shqipëria Kjo taktikë rezulton e paraqitur në një raport të komandës së lartë të Europës Juglindore në lidhje me tërheqjen e trupave gjermane nga Ballkani Jugor. “Korporata XXI e rrethuar nga kryengritësit për të çarë përpara, u vonuan të paktën dhjetë ditë për shkak të veprimeve të bandave në zonën e Tiranës. Prandaj kryeqyteti, Tirana,u lëshua vetëm më 17.11. 1944, dhe lëvizja u bë në drejtimin e Podgoricë-Prie-Polje, ku forcat gjermane të këtushme do të takoheshin me ato që vinin nga Maqedonia. Rrugës ndodhej një nga divizionet më të mira të Titos, që do të pengonte këtë tërheqje të gjermanëve. Prandaj Divizioni XII gjerman urdhërohet të niset nga Prie-Polje për të dalë përpara Korparmatës XXI, që vjen nga Jugu. Kalimi i Korparmatës XXI është më i vështirë nga sa parashikohej (terreni etj), pasi gjermanët zënë urën e Biloces më 28. 11. 1944. Kjo prishet e riparohet disa herë gjersa pjesa më e madhe e gjermanëve, ka mundësi të largohet nga Shqipëria”. Dosja 120-2961, dt. 22.5. 19944, sipas gjermanëve. “Grupi i Zogut me në krye majorin e njohur Abaz Kupi përbën faktorin kryesor të fuqive politike, ndërsa po vazhdon edhe më shpejt shpërndarja e grupit ballist nacional-demokratik. Abaz Kupi, i cili deri tani ka qëndruar neutral, është në lidhje të vazhdueshme me oficerët anglo-amerikanë dhe rishtas edhe me oficerë amerikanë që po bëjnë presion të madh mbi të në drejtim të një lufte kundër Vermahtit gjerman dhe për bashkëpunim me komunistët. Në anën tjetër, një pjesëmarrje e konsiderueshme e zogistëve në qeveri do të ishte e përshtatshme, për ta forcuar pushtetin qeveritar. Po këtu shkresa E 4740 42 përcakton: “Abaz Kupi mban lidhje të vazhdueshme me anglezët dhe grumbullon forcat e veta, por eviton që të luftojë kundër trupave gjermane”. Shkresa E 4740 47 përcakton: “Në lidhje me Abaz Kupin nga qarqe të informuara mirë në përgjithësi flitet, edhe sa vazhdon: “Mendimi dhe përpjekja e tij po ndikon përherë e më shumë nga bindja, se pa shkak të zhvillimit të gjegjes, trupat e gjermanëve do të largohen në një kohë të largët nga Shqipëria dhe kjo do të sjellë dhe një ndryshim në politikën e Shqipërisë. Për këtë kohë Abaz Kupi do të jetë i armatosur në një mënyrë që ai të jetë faktor vendimtar në vend dhe kështu do të ketë mundësi që të marrë pushtetin në dorë. Për këtë qëllim punon ai, pa cenuar qëndrimin e

tij kundrejt Zogut, duke u përpjekur që të vërë një numër sa më të madh të njerëzve të vet në vende udhëheqëse, sidomos në xhandarmëri. Për sa i përket qëndrimit të Abaz Kupit kundrejt komunizmit,në bisedime private shprehet shumë ashpër mbi komunizmin, por nuk është i gatshëm për të luftuar në mënyrë aktive bazat komuniste, gjoja për të mos kompromentuar veten për rastin e komunistëve. I vetmi veprim i tij kundër bandave komuniste qëndron këtu se ai ua ndalon këtyre depërtimin në zonën e ndikimit të tij”. “Në fund të marsit u bë bashkimi në mes të grupeve “Besa “ dhe “Indipendent”, që ekzistojnë në Shkodër. Grupi “Besa” përfshin zogistët dhe antiitalianët. Në grupin “Indipendent” bëjnë pjesë deri tani Mustafa Kruaja, Gjon M Gjoni, Maliq Bushati, Kol B. Miraka, të cilët gjatë Bashkimit Personal kishin pasur poste të rëndësishme politike. Qëllimi i bashkimit është lufta kundër terrorit antinacionalist dhe kundër anarkisë. Bashkimi u krye me anën e veprimit të Abaz Kupit dhe ai ishte mbajtur në korent të çështjes. Shkaku i bashkimit duhet kërkuar pjesërisht nga shqetësimi prej rrezikut që e kërcënon Shqipërinë e Veriut, nga Mali i Zi dhe Serbia në rastin e një fitoreje të fuqive armike. Njëkohësisht grupe dibranësh me ndjenja zogistësh, si Fiqiri Dine, Cen Elezi, Azis Kaloshi janë bashkuar mbi një bazë antikomuniste…”. Schliep. Në vijim të shkresave kemi shkresën E 4740 49 ku rezulton se: “Abaz Kupi i refuzon komunistët, por deri tani nuk ka filluar t’i luftojë ata në mënyrë aktive. Sado që A.Kupi, i cili ka deklaruar haptazi se ai është kundër çdo okupatori dhe se interesat shqiptare mund të bazohen vetëm te politika e aleatëve…”. Në raportin e Vermahtit më datë 5.11. 1943, shkruhet: “Në Shqipëri ka dy grupe bandash. Komunistët kanë lidhje me Titon, ndaj nacionalistëve që nuk duan të komprometohen duke bashkëpunuar me gjermanët”. Më 17.1.0 1944 “Lëvizja komuniste shqiptare që lindi me iniciativën e vet, siç duket gjatë verës u inkorporua në organizatën e Titos nën “shtatmadhorinë shqiptare”. Duket se për një kohë kanë ekzistuar plane që Shqipëria të përfshihet në një shtet të vetëm dhe të pavarur, i federuar në federatën jugosllave (f. 32). Dokumenti T 314-1458 në shkresën nr 1/544 dt. 28.5.1944, drejtuar komandantit të përgjithshëm A.K 22 (Geb) Janinë, shkruan: “Sipas Golemit në të ardhmen drejtimi ushtarak dhe politike i bandave komuniste në zonën e Shqipërisë Jugore, nuk do të bëhet më nga oficerë anglezë dhe amerikanë, porse nga komisarë sovjetikë”. Golemi pretendon të jetë informuar për këtë çështje nga njerëz të besuar si “Peterson”. Po si dalin fillimet e luftës antifashiste? Themelore është se çdo gjë u nis në emër të kombit, nacionalitetit etj, siç do të pohohet nga dokumentet gjermane. Po shkëpusim vetëm disa prej tyre. Me kapitullimin e Italisë fashiste lufta nacionale është pothuaj kombëtare, por sa vinte koha e çlirimit, aq më shumë përçarës ishte distancomi nga nacionalistët për të marrë vetë pushtetin, si forca komuniste. Ministri i Jashtëm i Rajhut gjerman, njoftohet më dt 19.9. 1943, me telegramin nr. 1466, se: “Teksti vijim i korparmatës së komitetit nacional në Shqipëri, përhapet atje me anë të radios dhe trakteve. Në veçanti për shpalljen e pavarësisë shqiptare citohen: Të gjithë shqiptarë brenda kufijve të tyre etnikë jetojnë këto ditë të mbushur me shpresa për të ardhmen e tyre kombëtare etj”. I plotfuqishmi për Europën Juglindore Nojbaher shprehet: “Vetëm kërkesa e kufijve etnikë nga e cila asnjë nacionalist shqiptar nuk mund të heqë dorë është kthyer në një shprehje shprese. Fjala “kufiri etnik” duhej të dilte mbasi ajo ka luajtur një rrol të madh në propagandën komuniste dhe nacionaliste”. Më dt. 23.9.1943 Nojbaher jep shënimin për Fyhrerin: “Sipas udhëzimeve të Fyhrerit, të cilat na janë dorëzuar neve nën ndërmjetësinë e ambasadorit Hevel do të trajtojë problemin shqiptar kështu: 1. Do të lëmë komitetin nacional, i cili është formuar në Shqipëri dhe ka caktuar një këshill të punës. Do t’i shfrytëzojmë ato për vendosjen e rregullit në Shqipëri dhe sa është e mundur të çlirojë forcat gjermane nga masat e sigurimit në vend. 2. Do të respektojmë pavarësinë e Shqipërisë etj. 3. Duçen do ta njoftoj që sot rreth kësaj çështje etj. Jepet e gjithë platforma e qëndrimit gjerman në Shqipëri nga vetë Hitleri. Për sa i përket Ballit Kombëtar, Nojbaher thekson: “Ballistët duan një Shqipëri të pavarur mbas luftës. Kërkojnë bashkimin e Kosovës, të tokave të banuara prej

shqiptarëve në Maqedoni dhe në Epir në një shtet shqiptar; emigrimin e popujve të huaj nga territori shqiptar; kërkojnë të pengojnë me çdo mënyrë gjetjen e një regjimi komunist në Shqipëri dhe në fund të kenë forca rezerva të gatshme kundër Jugosllavisë dhe Greqisë, mbasi ata nuk janë të qartë mbi qëllimet e aleatëve në lidhje me zgjidhjen e problemit shqiptar (Anglia ka premtuar pavarësinë e Shqipërisë, por jo kufijtë e saj etnikë).” Në lidhje me fenomenin kombëtar lexojmë një telegram të dërguar të plotfuqishmit të posaçëm për juglindjen, Nojbaher – më 14.12. 1943: “Marrëveshja e Kosovës ne Shqipërinë e Veriut në bazën antikomuniste është duke u zhvilluar” (Schliep f, 159). Gjithashtu kemi një telegram të regjencës nr. 175 dt. 4.1. 1944, të dërguar shtabit gjerman për Schliep: “Kryetari i këshillit të regjencës Mehdi Frashëri, i ka dërguar popullit shqiptar mesazhin e vitit të ri me anën e të cilit komunizmin e ka shpallur luftën më të egër. Në të njëjtën kohë demaskon terrnin dhe agjentët e huaj, të cilët helmojnë rininë me metoda lindore arbitrare, përpiqen të shkatërrojnë kulturën perëndimore. Shqiptari si racë ariane, origjinë iliri, nuk duhet të mohojë traditat dhe zakonet e shenjta”. Po kështu flitet se Shqipëria është në gjendjen e “neutralitetit relativ”, lufton për Shqipërinë e pavarur. Aksionet e forcave nacionale kundër komunizmit mbeten akoma detyra kryesore me një rëndësi vendimtare. Në dokumentin E 47 40 65 dt. 11.2.1944 vlerësohet se: “Këshilli i Regjencës, sipas propozimit të kryeministrit, ka emëruar dje këta ministra, dikasteret e te cilëve ishin deri tashti vaçante: a) ministër i Punëve të Jashtme- Bahri Omari (mysliman); b) ministër i arsimit - Koço Muka (ortodoks); c) ministër i kulturës popullore Kol Tromara (ortodoks). Hyrja e dy ministrave ortodoksë në qeveri i jep rëndësi të veçantë qetësimit të gjendjes në Shqipërinë e Jugut. Të tre ministrat janë nga Shqipëria e Jugut, afërsisht 60 vjeçar, kanë dalë nga Shqipëria në vitin 1924, si kundërshtarë të Zogut dhe janë kthyer më 1939, mbas operacionit Italian. Omari ishte deputet para emigrimit nga 1924, e deri në vitin 1939, qëndroi kryesisht në Itali, ndërsa pas kthimit u bë anëtar i këshillit të shtetit. Muka që më 1924 ishte nënkomandant i xhandarmërisë shqiptare. Tromara ka qëndruar gjatë luftës botërore në SHBA si bashkëpunëtor i rregullt i Fan Nolit. Më 1922 ishte deputet dhe prefekt i Gjirokastrës. Gjatë emigracionit, jetoi kryesisht në Vjenë dhe në Francë. Pas kthimit u bë anëtar i këshillit të shtetit dhe prefekt në Korçë. Sipas informative të deritanishme ministrat e rinj janë pritur mirë. Ata konsiderohen si kundërshtarë të vendosur të komunistëve. Qëllimi kryesor i Regjencës është rivendosja e sigurimit, gatishmëria e mbrojtjeve të kufijve etnik, stërvitja e forcave të armatosura dhe organizimi i xhandarmërisë me frymën e idesë kombëtare dhe lufta e ardhjes së komunizmit”. Schliep. Një telegram tjetër ( nr.1), ka të bëjë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, në përmbajtjen e të cilit zyra e Shajgerit më 18.2. 1944 shkruan: “Koloneli anglez Nikols, të cilit gjoja i ishte ngarkuar të zëvendësojë gjeneralin e kapur anglez Dejvis, në kohën e ikjes për në malin e Çermenikës, ngrin rëndë më 11.2. 1944, dhe vdes. Koloneli Nikols i pati deklaruar një të besuari tim se oficerët anglezë në Shqipëri nuk kanë për detyrë të kujdesen për politikën shqiptare. Detyra e tyre është të forcojnë luftën e partizanëve shqiptarë të çdo lloji kundër trupave gjermane”. Shajger-Schliep. Shikojmë telegramin nr. 230 dt. 17. 4. 1944: “Për përfaqësuesin e posaçëm për Juglindjen “situata e brendshme” ndodhet nën ndikimin e lajmeve nga front i Lindjes. Po kështu propaganda e fshehtë mbi zbarkimin e shpejtë anglo-amerikan, fluturimet e aeroplanëve të tyre etj, kanë sjellë shtimin e madh të përkrahësve të grupit zogist, udhëheqësi i të cilit, Abaz Kupi, mban akoma qëndrimin e pritjes. Grupi nacionaldemokrat e ballistëve ka humbur ndikimin e tij nga mungesa e organizimit dhe të unitetit që influencohen negativisht me prestigjin dhe qeverinë në të cilën marrin pjesë tre ministra të cilët janë pro ballistë”. Influenca ruso-jugosllave në Shqipëri, e shkëputi si zonë perëndimore Shqipërinë në të gjitha fushat. Sipas dokumentit T-314, f 85 gjermanët theksojnë: “Udhëheqësi i tyre Mustafa Gjinishi deklaron në shkurt të vitit 1944,se nacional-çlirimtarët nuk e ndjejnë veten dhe aq të lidhur me Titon dhe me Moskën. Lufta drejtohet kundër çifligarëve shumë të mëdhenj. Lufta Nacionalçlirimtare është për Shqipëri të madhe demokratike”. Po kështu sipas një urdhri të Ti-

»

19

tos, i cili u bë i njohur më 6. 12. 1943, nuk mund të ndodhë bashkimi nacional-çlirimtar me ballistët, mbasi nacional-çlirimtarët kërkojnë lidhje me Bashkimin Sovjetik. Ballistët, përkundrazi, kërkojnë një Shqipëri të lirë. Ndërsa, ambasadës gjermane në Romë, më 7.8. 1943, në telegramin nr 386, i dërgohet teksti: “Para pak kohe partia e vogël, por me influencë Balli Kombëtar (Fronti Nacional) është bashkuar me organizatën e çlirimit nacional të Shqipërisë, gjë që ka tërhequr vëmendjen. Aq më tepër se Balli Kombëtar, deri tani përkrahte metodat e zbutjes në luftë kundër Italisë dhe ka qenë kundërshtar, para së gjithash i komunistëve, por edhe i zogistëve të Abaz Kupit. Siç kam dëgjuar nga burime të informuara mirë organizata për çlirimin nacional të Shqipërisë, e cila këshillohet nga oficerët anglezë, planifikon kongres të të gjitha grupeve kryengritëse në Shqipëri dhe formimin e kundër qeverisë Bismark”. Në dokumentin T 311-286. 000303, gjermanët paraqesin si kundërshtar edhe këta të moshuar ndër vite, mbas lufte. Në zonën e degës Tropojë, Gani Kryeziu dhe Gjovalin Luken, Muharrem Bajraktari në Kukës, Ishmi Shehu, Hamid Keçi, Shaban Zereci (në Lin të Pogradecit), Mestan Ujniku në Berat, Tahir Kadareja në Br 8S, Gjin Marku në B7S, Agush gjergjevica dhe Hilmi Dume në Korçë, Safet Butka në Kolonjë, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj, Skënder Muça në Vlorë, Veli Zglehaska në Përmet, Abaz Kupi, Fiqiri Dine në Dibër dhe Myftar Kaloshi si komandant i xhandarmërisë në Dibër, por i njohur si antigjerman. Në dokumentin rezeravet N 700-707, faqe 4, zhvillohet aktiviteti i masave të brigadave në komandën e Mehmet Sehhut dhe këtu vihet në dukje në udhëheqje ndikimi i Titos (Personat ndërlidhës të Titos janë në Panarit). Po këtu f. 198-218 shikohet se prezenca e oficerëve rus u vërtetua në shkurt të vitit 1944, prej deklarata robërish, si dhe me anën e lajmeve mbi konferencat te Muharrem Bajraktari. Ndeshja e një majori rus,një kapiteni rus që shoqërohen prej 300 njerëzve të Titos dhe në këmbë kanë shkuar në Denjë, Pukë, Shkodër dhe në Tiranë”. Dokumenti T 175-81, jep për kancelarinë e Rajhut këto të dhëna: “Shtabi personal i komandantit të Rajhut SS: Kryesia e Komitetit Qendror të Lidhjes II të Prizrenit për mbrojtjen e Kosovës. Prizren 19.3. 1944. 1. Lidhja e parë shqiptare e Prizrenit veproi në vitet 1878-1881. Ajo kishte për qëllim që të luftonte, kundër vendimeve të traktateve të San Stefanos dhe të Kongresit të Berlinit. Ajo shkatërroi ushtrinë malazeze pranë Plavës dhe gjithashtu ushtria serbe dhe ajo greke nuk guxuan që çështja të zgjidhej me anë të armëve. Nuk qe e mundur të copëtohej Shqipëria. Më në fund fuqitë e mëdha u detyruan ta shtypnin Lidhjen e parë shqiptare dhe kjo ndodhi në betejën e tre ditëve pranë Oroshevac-Ferizaj. 2. Lidhja e dytë shqiptare që u formua më 16. 9. 1943, në të gjitha rrethanat i mbetet besnike traditës së paraardhësve të saj”. President i Lidhjes së dytë shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Kosovës, nënshkruar nga Bedri Pejani. Çështja është se midis Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë pikë bashkimi, entiteti i kufijve, lufta e njëkohshme e serbomëdhenjve dhe komunizmi në Shqipëri, nga forcat nacionale të përbashkëta. Dokumenti T 311- 189 fq 18, shkurt 1944, vlerëson në Shqipëri, gjendjen politike, duke dhënë nga gjermanët këtë situatë: “Si më parë është shumë e kolavitur. Kudo konsiderohet rritje e influencës angleze dhe kthesa e qarqeve të gjëra pjesërisht në mënyrë të hapur që bëhet kundër gjermanëve. Këshilli i Regjencës me gjithë përpjekjet që bëhen nga disa anëtarë për arsye të intrigave të vazhdueshme si për shkak të pasigurisë, besimit ndaj milicisë shqiptare dhe shpesh të çetave nacionaliste, nuk është në gjendje të sundojë situatën. Te ballistët konstatohet një përparim në procesin e zbërthimit të favorizuar nga komunistët për arsye të mungesës të një ideje të fuqishme dhe dështimit në sektorin politik dhe ushtarak. Komunistët kanë bërë në Shqipërinë Jugore përparime të dukshme dhe janë bërë prova për krijimin e një organizate politike dhe grumbullimin e popullit në një shtet komunist (republikën sovjetike shqiptare). Por nuk është e vërtetuar nëse do të bëhet nën vartësinë e Titos ose të Moskës. Zogistët gjithnjë e më tepër përfaqësojnë mbledhjen e qarqeve me ndjenjë nacionaliste dhe ndër kohë janë grup politik më i fuqishëm nën udhëheqjen e Abaz Kupit. Në rastin e një zbarkimi, qëndrimi politik i shqiptarëve do të jetë mbështetja ndaj aleatëve në pjesën më të madhe të një lufte të përbashkët kundër nesh”.


20

«

Kulturë

Dita e Kroacisë në Qendrën e BE-së në Tiranë

Qendra Informative e Bashkimit Evropian në Tiranë në bashkëpunim me ambasadën kroate në Shqipëri, ka filluar aktivitetet e Javës Kroate nga data 25 qershor, që shënon ditën kombëtare të Kroacisë dhe do të vazhdojë deri më datë 1 korrik, kur do të organizohet një program më i veçantë pasi që kjo ditë shënon hyrjen e Kroacisë në Bashkim Evropian si anëtari i 28-të. Ambasadori Sequi dhe ambasadori kroat Stipetic do të jenë prezent në manifestimin e ditës së 1 korrikut në një diskutim të shkurtër dhe festë për të shënuar këtë moment të veçantë. Duke iu afruar kësaj dite Qendra Informative e BE ka organizuar numërimin e ditëve të mbetura deri në ditën e hyrjes së Kroacisë në BE. Një numër materialesh, broshurash, posterash dhe video të ndryshme që promovojnë Kroacinë janë në Qendrën e Informimit të BE në Tiranë, ku do të mbahet edhe një festë me këtë rast.

“Sofia”

çel sezonin e ardhshëm në

“BYLIS”

E shtunë 29 qershor 2013 •

onodrama “Sofia” është vepra më e re që po përgatitet të çelë seM zonin e ardhshëm artistik në teatrin

“Bylis” të Fierit. Me regji dhe skenar të Andrea Priftit, në të cilin do të interpretojë aktori i njohur fierak, Astrit Hasani. Kjo është monodrama e parë për të dy artistët. Për 45 minuta aktori Hasani do të qëndrojë në skenë i vetëm përballë publikut. Sofia është një e trafikuar e vrarë. Nipi i saj duhej të kryente amanetin: Paratë e hallës t’u jepeshin vajzave me të njëjtin fat. Ai arrestohet, por në krye të policisë është miku i tutorit të “Sofias”. Një rrëfim nga burgu, në këtë rast, një qeli para publikut të Teatrit Bylis.

Tryezë për huazimet angleze në gjuhën shqipe “The Heat” në kinema në Tiranë Sandra Bullock dhe Melissa Mçarthy, dy police në ekran

N

ë mjediset e Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës ka zhvilluar punimet Tryeza njëditore shkencore me temë: “Depërtimi dhe përshtatja e huazimeve angleze në gjuhën shqipe”. Në këtë tryezë shkencore morën pjesë 17 referues, kryeisht nga Kosova dhe Shqipëria. Organizatori i Tryezës,, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i ASHAK-ut thekson se kontaktet e niveleve të ndryshme të gjuhës shqipe me varietete po ashtu të ndryshme të gjuhës angleze janë më të hershme. Rrugët e atyre kontakteve kanë qenë të ndryshme, në radhë të parë të natyrës kulturore, po edhe të drejtpërdrejta me rritjen e diasporës shqiptare fillimisht në SHBA (qysh nga fillimi i sh XX) dhe pastaj në Britani e më vonë edhe në Australi e Zelandë të Re. Ndryshimet që ndodhën në dy dekadat e fundit në botë në përgjithësi dhe në botën shqiptare, proceset e globalizimit, përgjithësimi i komunikimeve elektronike, demokratizimi i shoqërisë shqiptare dhe proceset e integrimit të saj në rrjedhat demokratike evropiane, çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës, prania protektorale e mekanizmave të Kombeve të Bashkuara dhe ndërkombëtare në përgjithësi në Kosovë pas Luftës së

vitit 1999, hapja, normalizimi dhe intensifikimi i komunikimeve të botës shqiptare në Ballkan me diasporën, rritja e veprimtarive kulturore, proceset e integrimeve ekonomike, kanë krijuar një hapësirë shumë të gjerë të qarkullimit të dendur të fjalëve, të shprehjeve dhe të mënyrave të të folurit të gjuhës angleze dhe me to edhe të tjera ndërkombëtare në gjuhën shqipe në një shkallë që nuk e ka njohur më parë. Francezët, spanjollët, gjermanët e të tjerët, që kishin qenë në raporte intensive me botën britanike e tejoqeanike, e kishin hetuar këtë prani dhe trysni mbi gjuhët e tyre më herët. Për të shënuar proceset e tilla ishin krijuar madje edhe shprehje të veçanta si Franglais, Spanglish, Denglish, etj. Përdorimet e anglishtes në Kosovë, por edhe në Shqipëri, por sidomos në Kosovë, në dy dekadat e fundit kanë qenë shumë të dendura. “Në sajë të statusit të mekanizmave ndërkombëtarë politikë, ekonomikë e ushtarakë të pranishëm dhe për

shumëçka drejtues të rrjedhave zhvillimore në vend e në rajon, ashtu si dhe statusin e gjuhës edhe formalisht zyrtare në Kosovë në periudhën e UNMIK-ut, të gjuhës faktikisht zyrtare në vijim, të gjuhës së dokumentacionit që në shumë situata bëhet burimor në versionin anglisht, në përdorimet e shqipes në hapësirat administrative, politike, e me komunikimet elektronike edhe gjerësisht kulturore, prania dhe ndikimet e anglishtes në gjuhën shqipe janë bërë të kudondodhshme”. Mungesa e mekanizmave të organizuar dhe efikasë për kontrollimin e tyre në raport me rrjedhat zhvillimore të shqipes në gjerësinë aktuale të përdorimit ndërkombëtar dhe të përballjes me këto realitete ka bërë që këto ndikime shpesh të duken dhe të dalin përtej rrjedhave normale të ndikimit për pasojë kontaktesh. Në shumë aspekte këto rrjedha po reflektohen drejtpërsëdrejti në zhvillimet e shqipes standarde dhe tjetër në të gjitha përdorimet e saj, me pasoja tashmë të hetueshme.

Komedia policore bëhet 100 për 100 femërore! Për herë të parë në historinë hollivudiane një komedi që ka për protagonist një çift policesh krejt të ndryshme nga njëra –tjetra. Dhe ky është “The Heat”, premiera botërore që ka filluar projeksionet shqiptare në kinema prej ditës së djeshme. Komedia e drejtuar nga regjisori Paul Feig ka si protagoniste Sandra Bullock, fituese e çmimit Oskar dhe aktorja e njohur komike Melissa Mçarthy. Sandra Bullock është agjentja speciale e FBI-së, Sarah Washburn, një hetuese metodike me një reputacion shumë të mirë, por edhe me një arrogancë ekstreme. Melissa Mçarthy është oficerja e policisë së Bostonit, Shannon Mullins, mjaft e zonja në punën e saj, por që e humb shumë shpejt durimin dhe i ndjek kriminelët duke i besuar instikteve e inteligjencës së saj. Asnjëra prej tyre nuk ka pasur ndonjë partner ose të paktën një mik të vetëm. Kur këto dy agjente të pamposhtura janë të detyruar që të bashkojnë forcat për të ndaluar një bos të pamëshirshëm të kartelit të drogës, do tu duhet që të luftojnë jo vetëm kundër kriminelëve, por edhe kundër njëra tjetrës. I cilësuar si “çifti i cuditshëm’ i kinemasë policeske “made in Usa” Sandra Bullock dhe Melissa Mçarthy ( e njohur për rolin e saj në filmin “Bridesmade”) janë vlerësuar si një gjetje regjisoriale, por edhe si një rrezik që regjisori ka marrë parasysh, për vetë faktin se të dyja aktoret janë kaq të ndryshme nga njëra tjetra, po aq sa edhe personazhet që ato interpretojnë. Por duket se interpretimi i tyre ka krijuar një atmosferë mjaft të mirë në film dhe kritika e ka vlerësuar. Kujtojmë se Bullock nuk e ka për herë të parë rolin e një policeje, pasi ka interpretuar në vitin 2000, agjenten federale në “Miss Congeniality” ndërsa Paul Feig ka drejtuar filmin “Bridesmaids” në të cilin ka një rol të spikatur edhe aktorja Melissa Mçarthy. Në kastin e aktorëve janë edhe Thomas F. Wilson, Demian Bichir, Tony Hale, Taran Killam e Michael Rapaport. “The Heat” filloi të shfaqet po më 28 Qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Komedia ishte programuar të fillonte projeksionet e para më 5 prill, por studio filmike duke parë nivelin mjaft të mirë të komedisë vendosi që ta sjellë premierë botërore në stinën e verës, duke e synuar kështu majat e arkëtimeve dhe pse jo një si një superkomedi pushimesh.


• E shtunë 29 qershor 2013

“Shota” në dy festivale në Turqi Trupa e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” ka udhëtuar për në Turqi. Ajo do të marrë pjesë në dy festivale të rëndësishme: në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës dhe Artit në Byjykmexhe, në afërsi të Stambollit (prej 28 Qershorit deri më 7 Korrik) dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve Popullore në Bursa (prej 7 deri më 13 Korrik). Ismet Bogujevci, drejtor i ansamblit “Shota”, bëri të ditur se të dy festivalet kanë karakter garues dhe në to do të marrin pjesë ansamblet shtetërore apo shoqëritë artistike të 20 vendeve nga Evropa, Azia dhe Afrika. Sipas programit të festivaleve, ansamblet do të garojnë me kolazhe të valleve popullore,

të cilat prezantojnë tiparet karakteristike të folklorit e traditës së vendeve apo rajoneve prej nga vijnë. Ai tha se në këto festivale, përveç kollazhit të valleve, do të vlerësohen edhe përmbajtjet tjera të programeve, përfshirë lojën e

orkestrit, kostumet, etj. Sipas tij, përveç pjesës garuese të festivaleve, ansambli ka përgatitur një program të pasur me këngë, valle e lojëra popullore, i cili do të shfaqet për publikun e të dyja qyteteve, jashtë programit të festivaleve.

Mungesa e skulpturës urbane në parqet tona është e dukshme. Skulptura urbane moderne është disi e harruar. Debati mbi këtë koncept duket i largët mes profesionistësh, por artistët e cilësojnë si shumë të rëndësishëm për dhënien e një dimensioni të ri përmes mbështetjes së bashkive në vend. Pikërisht mbi këtë zhanër studentët e artit pamor të atelierit të skulpturës kanë dhënë konceptet e tyre se si do të dukeshin parqet estetikisht me zbukurimin e këtyre skulpturave. Kuratori i ekspozitës së çelur në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura (FAB), Artan Peqini vlerëson punimet e realizuara nga studentët. Ndërkohë edhe artisti Gazmend Leka përgëzon mesazhet dhe konceptet e studentëve. 26 punimet sjellin

Kulturë

»

21

Skulptura e munguar në hapësirën urbane Debati i largët për “Skulpturën në hapësirën publike”. Studentët e Arteve paraqesin konceptet e tyre në FAB. një mori formash e konceptesh realizuar në materiale të ndryshme gjithashtu ato propozojnë edhe parqet e qyteteve tona ku këto instalacione mund të qëndrojnë më së miri. Realizimet e studentëve sjellin një realitet krejt ndryshe nga ai që ekziston jashtë mureve të galerisë. Formimi i skulptorëve të rinj duhet parë si një dritare e re për të ndryshuar hapësirat tona publike, për t’i bërë më të bukura dhe bashkëkohore.

“Vera e Ohrit”, shqiptarët simbolikisht në festival

A

rti dhe muzika shqiptare do të jetë e përfaqësuar në mënyrë simbolike në Festivalin ndërkombëtarë “Vera e Ohrit”. Edicioni i 53-të i këtij festivali muzikor – skenik do të fillojë më 12 korrik, ndërsa hapja do të bëhet me një koncert spektakolar të yllit të operës Dmitrij Hvorostovski. Dy ditë pas ceremonisë së hapjes, më 14 korrik në program janë duo Evgeny Koroljov dhe Ljupka Haji - Georgieva, duo që pas shumë vitesh pushim do të shfaqin një mbrëmje koncertale. Mbrëmja dhe koncerti i 17 Korrikut do t’i kushtohet violonçelistit me famë botërore, Antonio Menezes, ndërsa pjesa muzikore e “Festivalit Vero e Ohrit 2013” do të mbyllet më 19 Gusht, me një koncert të violinistëve atraktiv, Nemanja Raduloviq i shoqëruar nga violinistja Susan Manof. Në programin e hartuar muzikoro-skenik për edicionin e sivjetmë, siç transmeton ina, pos Teatrit Shqiptar nga Shkupi, që vjen me shfaqen “Jetë me qira” të Refet Abazit, në regji të Luca Cortina nga Firenca e Italisë, pianistit shqiptar,

Rudin Lengo nga Kanadaja dhe violinistit nga Tetova, Xhafer Xhaferi, nuk ka asnjë pjesëmarrës tjetër shqiptar. Ndërkaq, Komuna e Ohrit dhe Institucioni nacional “Vera e Ohrit” sot nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit për këtë manifestim më të madh muzikoro-skenik në Maqedoni. “Ky bashkëpunim me pushtetin lokal dhe Festivalin “Vera e Ohrit” do të kontribuojë mundëson realizimin e më shumë projekteve përmbajtësore të Festivalit. Ohri është qytet i UNESCO-s, i Festivalit “Vera e Ohrit” dhe nga 12 Korriku kur ai fillon e deri më 20 Gusht, Ohri do të jetë qendër ë ngjarjeve dhe aktiviteteve kulturore në rajon, duke qenë edhe qendër e krijimtarisë artistike botërore”,-tha drejtoresha e Festivalit Elizabeta Jankulloska. Në emër të komunës së Ohrit, kryetari Nikolla Bakraçeski mes tjerash theksoi: “Dëshirojmë që t’i definojmë disa aktivitete me qëllim të prezantimit sa më të mirë të ngjarjeve të mëdha muzikore në Ohër dhe Maqedoni, prandaj edhe bashkëpunimi do të vazhdojë në të gjitha nivelet e autoritetit të komunës dhe Festivalit”.

TRIUMFI I GALATEAS, frymëzim përtej mitologjisë

“Triumfi i Galateas” është një kryevepër realizuar në afresk, e cila përfundoi rreth vitit 1514 dhe u realizua nga artisti i njohur italian Rafael për Villa Farnesinën në Romë. “Farnesina” u ndërtua nga një bankier prej Sienës, i quajtur Agostino Chigi, një nga njerëzit më të pasur të kohës së vet. Familja Farnese më vonë e mori nga ai e riemëroi villa, por me përmasa më të vogla, krahasuar me pallatin e ekzagjeruar të Chigi-t në anën tjetër të Tiberit. Afresku paraqet një skenë mitologjike, pjesë e një serie që zbukuron galerinë e hapur të ndërtesës, një seri që s’përfundoi kurrë dhe që u inspirua për “Stanze per la giostra” të poetit Angelo Poliziano. Në mitologjinë greke, Nereida e mrekullueshme Galatea kishte rënë në dashuri me bariun Acis. Bashkëshorti i saj, Polifemi, gjigandi me një sy, pasi i kapi të dy bashkë, rrëmbeu dhe u hodhi një kolonë të jashtëzakonshme dhe arriti të vrasë Acis.

Detaj nga Triumfi i Galateas

Palemoni

Rafaeli nuk pikturoi episodet kryesore të kësaj historie. Ai zgjodhi thjesht skenën e apoteozës së Nimfës (Stanze, I, 118-119). Galatea shfaqet e rrethuar nga krijesat e tjera detare, format e të cilave janë inspiruar nga Mikelanxhelo, ku ngjyrat e ndritshme dhe zbukurimet supozohet se janë frymëzuar prej pikturave antike romake. Në të majtë, një Triton (pjesërisht njeri dhe pjesërisht peshk) rrëmben një nimfë detare; pas tyre një tjetër Triton përdor një guaskë si një trumpetë. Galatea, vetë, nget një koçi prej guaske që tërhiqet nga dy delfinë.

Ndërkaq disa specialistë kanë parë në modelin e Galateas imazhin e një kurtizaneje, Imperian, të dashurën e Agostino Chigi, gati bashkëkohësen e Rafaelit; Giorgio Vasari, shkroi se Rafaeli s’kishte ndërmend as edhe një person të vetëm human që t’i ngjante Galateas, por thjesht kishte në kokë bukurinë ideale. Kur e pyetën se ku e kish gjetur modelin për një të tillë bukuri, Rafaeli tha se kishte pasur në kohë një “ide të caktuar”, që e kishte formuar thjesht në mendje.


22

« SPECIALE

Pushimet në Durrës

më pak të kushtueshme

Nga ARTUR AJAZI

D

urrësi mbetet bregdeti ku destinacionet turistike për pushuesit vendas dhe turistët e huaj, konkurrojnë denjësisht edhe për sezoni veror 2013. Kështu për të kaluar pushimet verore në qytetin e Durrësit, dhe krejt vijën e tij bregdetare deri në plazhin e Golemit, çdo vizitori do t’i nevojiten rreth 35 mijë lekë të reja për qëndrimin dhe ushqimin. Durrësi ndoshta mbetet destinacioni më pak i kushtueshëm, krahasuar me destinacione të tjera si Vlora, Himara apo Saranda, Velipoja apo edhe Shingjini, për shkak të konkurrencës së madhe të hoteleve dhe restoranteve që ndodhen atje. Nga ana tjetër, Durrësi dhe Golemi përmbushin të gjitha kushtet që një turist do të donte të kishte, me hotele, vila dhe apartamente, ushqim i shumëllojshëm dhe ditë të organizuara me veprimtari të ndryshme kulturore dhe sportive. Nëse do t’i bësh një vizitë hoteleve dhe restoranteve anës plazhit, në Durrës dhe përgjatë vijës bregdetare deri në Golem, mëson shpejt se aty mund të pushojnë edhe turistët që kanë të ardhura të pakta. Durrësi dhe Golemi kanë apartamente dhe restorante për të gjitha shtresat, nga më të pasurit e deri tek ata që pagat e tyre nuk e kalojnë shifrën e 30 mijë lekëve në muaj. Një pushues shqiptar apo i huaj, për 15 ditë pushime, mund të paguajë rreth 35 mijë lekë të reja, të ndara në akomodimin në hotel, si dhe në ushqimin që do të konsumojë. Ekzistenca e një numri të madh hotelesh, apartamentesh, restorantesh dhe baresh, bën që çmimet të jenë të larmishme dhe konkurruese. Nga ana e tyre sipërmarrësit përpiqen të bëjnë për vete sa më shumë pushues, duke u ofruar çmime të ulëta dhe cilësi të lartë shërbimi. Frika se pas çmimit të ulët mund të qëndrojë po një cilësi e ulët shërbimi dhe kushtesh duhet të harrohet, mjafton të zgjidhni mirë në llojin e ofertave. Golemi surprizon Plazhi i fshatit të Golemit, që përfshin rreth 8 kilometër bregdet, është surprizant me hotelet, blloqet e pallateve restorantet dhe baret. Ai mbetet një destinacion i preferuar për vizitorët

E shtunë 29 qershor 2013 •

Policia disiplinon plazhet private, vetëm 94 leje për sezonin 2013 Ajo që ka ndodhur vitin e kaluar duket se nuk ka gjasa të ndodhë me sezonin veror 2013. Detyra që Prefektura i ngarkoi Bashkisë dhe Drejtorisë Policisë Qarkut, duket se po përmbushen me sukses nga kjo e fundit. Këtë sezon veror, hapësirat për plazhe publike do të jenë në harmoni me ato private, në mënyrë që të gjitha shtresat e popullatës të kenë mundësi t’i gëzohen detit. Ka qenë ky vendimi i Bashkisë së Durrësit për mbarëvajtjen e sezonit turistik. “Miratimi i plazheve private, si dhe shtimi i punëtorëve sezonalë për sezonin turistik veror, bëhet në kuadër të masave që janë marrë nga Bashkia, biznesi e faktorë të tjerë të komunitetit për krijimin e kushteve sa më të mira për akomodimin e pushuesve, si dhe rritjen e ndjeshme të tyre”. Plazhet private Që nga Ura e Dajlanit deri te muri ndarës i rezidencës qeveritare, përgjatë sezonit veror 2013, do të funksionojnë 94 plazhe private, dhe çdo njëri prej tyre me një sipërfaqe prej 200 metra katrore. Në total ata zënë 17 mijë metra katrore sipërfaqe rërë, të cilat do të shfrytëzohen prej turistëve që po frekuentojnë bregdetin e Durrësit. Pothuajse e njëjta sipërfaqe rëre do të jetë edhe për plazhe publike, në mënyrë që edhe shtresat, të cilat nuk kanë mundësi të bëjnë banjo në plazhet private, t’i gëzohen detit. Nga taksat e vjela prej plazheve private Bashkia do të arkëtojë 10 milionë lekë, që do të përdoren për mirëmbajtjen e infrastrukturës së plazhit si dhe për t’i dhënë impulse biznesit turistik. Por në funksion të mbarëvajtjes së sezonit turistik 2013 , sigurimit të rendit dhe sigurisë për mijëra pushuesit dhe turistët, Drejtoria e Policisë Durrës, ka garantuar se, ka marrë masat e duhura për parandalimin dhe bllokimin e çdo fenomeni kriminal.

ditorë të kryeqytetit, si dhe të pak prej atyre që mund të vijnë nga qytet e tjera të vendit. Në Golem shumë prej hoteleve ofrojnë një shërbim cilësor për shkak se prej disa vjetësh, stafet që drejtojnë këto biznese kanë krijuar përvojë. Për sezonin veror 2013, sipërmarrësit privatë kanë organizuar më mirë plazhet, për të cilat paguajnë një qira përdorimi kundrejt komunës së Golemit. Turistët pushojnë në plazhet që ndodhen para hoteleve apo restoranteve ku vendosin për të qëndruar, qoftë edhe një ditë të vetme. Ajo që mbetet karakteristike për këtë zonë, është fakti se sipërmarrësit janë më pak tolerantë sa u përket çmimeve për shkak se tashmë e kanë siguruar një klientelë të përhershme. Këtu çmimet e hoteleve dhe të apartamenteve nisin nga 20 euro për çdo natë, por, përgjithësisht, turistët që prenotojnë mund të paguajnë edhe 30 apo 40 euro, në varësi të hapësirës dhe komoditeteve. Servirja e peshkut mbetet sërish një pikë strategjike e sipërmarrësve të restoranteve, të cilët duke njohur kërkesat e pushuesve, nuk ngurrojnë të vendosin në menutë e tyre edhe 4 mijë lekë të reja për një kilogram peshk të tipit levrek. Nga ana tjetër, pronarët e subjekteve private i mbajnë të hapura hotelet apo restorantet e tyre edhe gjatë dimrit, ku sërish mbeten një destinacion i preferuar nga pushuesit e fundjavave. Bregdeti i Durrësit, më popullori Plazhet e qytetit të Durrësit ndoshta mbeten nga vendet më pak të kushtueshme në atë pjesë të Adriatikut. Plazhi i bukur i Currilave apo të gjitha hapësirat e rrugës nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, ofrojnë çmime më tërheqëse për pushuesit me më pak të ardhura. Aty mund të konsumosh një peshk edhe me 500 lekë të reja, por njëkohësisht mund të akomodohesh në hotelet e zonës edhe me 2500 lekë të reja. Frekuentuar kryesisht nga familje që shpenzimet i bëjnë të kujdesshme, biznesmenët e zonës tregojnë se treg tashmë të sigurt kanë vizitat e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë dhe shumë pak atë të pushuesve të huaj apo të qyteteve të vendit. Gjithsesi, ajo që shfaqet dukshëm në bregdet, është një riorganizim i kushteve të pastërtisë së plazheve. Pas nuk mbetet as edhe rritja cilësore e shërbimit të këtyre bizneseve. Durrësi mbart vlera të caktuara, ndryshe nga qytete të tjera bregdetare, si rëra, mungesa e thellësisë së madhe në det, që

shpeshherë mbetet e rrezikshme për pushuesit familjarë, restorante dhe hotele cilësore dhe me çmime ekonomike, si dhe afërsinë me kryeqytetin, do të ishte me vend që pushuesit ta njihnin këtë zonë e më pas të vendosnin se ku do t’i kalonin pushime”. Zonat elitë Edhe pse Durrësi mbetet një destinacion tërheqës për pushuesit familjarë, gjithsesi nuk mungojnë as hotelet dhe resortet luksoze, të ngritura përgjatë gjithë zonave bregdetare nga Plepat deri në Gjirin e Lalëzit. Të përshtatshme kryesisht për njerëz me nivel më të lartë ekonomik, si dhe për pushuesit e huaj, Durrësi duket se po kompletohet tërësisht. Ka dhjetra hotele që janë përshtatur për familjarë, por kryesisht për ata me nivel më të lartë ekonomik, për shkak të më shumë komoditeteve dhe çmimeve më të larta, çmimet për një natë akomodim. Çmimet nisin nga 90 euro e përfundojnë tek 165 euro për person, në këtë sezon turistik. Pronarët e tyre ne punojnë me paketa turistike, të cilat në vetvete përmbajnë edhe leverdinë për klientët, por nuk mungojnë as organizimet e veçanta, si koncerte me muzikë live apo festa të ndryshme. Rreth 60 për qind e klientelës mbetet e huaj dhe rreth 40 për qind shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë që jetojnë në Zvicër, Gjermani, Austri, SHBA. Pronarët e këtyre hoteleve luksi, kanë investuar shumë këtë vit për të pritur pushuesit që kanë prenotuar dhe do të prenotojnë në muajt në vazhdim. Pushuesit atje gjejnë të gjitha kushtet që u nevojiten për të kaluar pushime të paharrueshme, bare, restorante, piceri, muzike live, disko dhe sigurisht pishinë me të gjitha kushtet, veç detit. Çmimet në plazhet e Durrësit Çmimet në plazhet e Durrësit variojnë sipas vendit dhe cilësisë së shërbimit, kështu 20 deri në 40 euro kushton qëndrimi për një natë i pushuesve në hotelet apo apartamentet e Golemit dhe Durrësit. 100 deri në 150 lekë të reja kushton udhëtimi i një pushuesi ditor me autobusë apo furgonë nga Tirana në Durrës. 200 deri në 350 lekë të reja kushtojnë produktet elementare për një pushues, kafeja, uji dhe paninet e mëngjesit. 300 deri në 400 lekë të reja kushton marrja me qera e një çadre me dy shezlongë në plazhet e Durrësit dhe Golemit. 1000 deri në 3000 lekë të reja kushton një drekë apo darkë për një pushues në restorantet e Durrësit dhe Golemit.


SPORT • E shtunë 29 qershor 2013

Armstrong: Tour de France nuk fitohet pa Doping! Rishfaqet edhe njëherë Luis Armstrong, njeriu 7 herë fitues i Tour de France në çiklizëm. Njeriu më i njohur pa diskutim i botës së çiklizmit, edhe njëherë tjetër ka bërë të qartë se të fitosh turin e Francës është e pamundur, të paktën duke qenë i pastër në trup. Ndërsa Turi i Francës po bëhet gati të nisë edicionin e 100të, Lens Armstrong ka lëshuar një tjetër alarm të qartë se sporti i çiklizmit vazhdon të vuajë nga problemi i dopingut. “Është e pamundur të Fitosh

Turin e Francës pa marrë substanca dopuese”, deklaroi ishçiklisti amerikan për gazetën “Le Monde”. “Kjo ndodh pasi Turi është një provë rezistence gjatë të cilës oksigjeni është vendimtar”, tha ai duke aluduar se çiklistët mund të vazhdojnë të përdorin gjak të pasuruar me oksigjen. Sipas Armstrong, të cilit iu hoqën 7 titujt e fituar në këtë garë pasi pranoi se kishte përdorur doping gjatë karrierës së tij, substanca të tilla ndihmojnë në garat e distan-

cave të largëta. “Po ju tregoj një shembull të thjeshtë. EPO nuk do të ndihmojë një çiklist të garave të shkurtra të fitojë sprintin e 100 metrave. Por ai është vendimtar për një garues të 10 mijë metrave. Kjo është e dukshme. Dopingun nuk e shpika unë, ekziston që nga kohët e lashta dhe do të ekzistojë gjithmonë. Unë thjesht kam qenë pjesë e një sistemi, jam një qenie njerëzore, por nuk mund të riparoj kurrë atë që kam bërë”, ishin fjalët e Armstrong.

Kriza ekonomike fillon edhe në futbollin spanjoll Qeveria spanjolle për shkak të krizës ekonomike që po përjeton ky vend, do të marrë masa shtrënguese edhe ndaj futbollit vendas

S

ituata e rënduar ekonomike në shumë vende të Evropës nuk ka lënë pa prekur edhe Spanjën. Në fakt, kjo e fundit ka qenë ndër vendet më të prekura, ku qeveria shpeshherë ka marrë edhe vendime për shkurtime të administratës. Por tani, duket se kriza e thellë ekonomike që ka pllakosur këtë vend do të ndikojë edhe në futbollin vendas, që gjithsesi deri më tani ka qenë në majat e futbollit evropian. Qeveria spanjolle u ka kërkuar klubeve të këtij vendi që të fillojnë të ndërmarrin hapat e parë të kursimit për të shlyer rreth 1 miliard euro borxhe deri në vitin 2016, nga rreth 4 miliard euro borxh që kanë në total. Plani për 42 skuadrat e kategorisë së parë dhe të dytë përfshin shkurtimin me rreth 100 milion euro të rrogave në sezonin e ardhshëm, si dhe disa ekipe mund të detyrohen të shesin lojtarët e tyre më të mirë nëse nuk rregullojnë bilancet financiare. Akordi u arrit që në janar pas diskutimeve të Ministrisë së Financave dhe Ligës Profesioniste, por kjo është hera e parë që shteti vendos një objektiv të qartë për t’u arritur në financat e klubeve. Spanja po mundohet që të pastrojë sa më shpejt financat e futbollit dhe të japë një imazh sa më të mirë për botën, pasi Madridi ka hedhur kandidaturën zyrtare për të mbajtur Lojërat Olimpike 2020. Miratimi i ligjit antidoping Në fillim të këtij muaji, qeveria spanjolle miratoi edhe një ligj të ri anti-doping që shpreson të pastrojë disi imazhin që është krijuar për sportin spanjoll pas skandaleve të shumta. Megjithatë, testimi i shpeshtë anti-doping ka edhe kosto jo të ulët, ndaj kjo nuk favorizon buxhetin e brishtë të momentit në Spanjë.

23

Paulinjo: Ja pse pranova ofertën e Totenhem Paulinjo, një nga yjet e Brazilit, ka folur dje si për ecurinë e skuadrës së tij në Kupën e Konfederatave, ashtu edhe për të ardhmen e tij që tashmë i përket tek skuadra e Premier Ligës, Totenhemi. “Është e rëndësishme për skuadrën dhe të gjithë tifozët që unë të përqendrohem vetëm të fitorja e Kupës së Konfederatave. Por pas përfundimit të turneut, shpresoj që të finalizoj sa më shpejt këtë marrëveshje”, tha 24 vjeçari. “Të luash në Angli për një skuadër të madhe si Totenhem është një ëndërr. Ajo që respektoj më shumë nga ky klub është ambicia që ka shfaqur. Këtë vit kishte interesim nga klube të tjera si për trajnerin e tyre, ashtu edhe për lojtarin më të mirë që kanë, por u kanë bërë të qartë të gjithëve se ata nuk do të preken. Kjo është arsyeja pse nuk mund të refuzoja një ofertë prej tyre”, mbylli braziliani, tashmë i Totenhemit.

Del Boske: Brazili favorit në finale Trajneri i kombëtares spanjolle, Vinsente Del Boske, nuk duket shumë entuziast para finales së Kupës së Konfederatave, ku në fakt ka cilësuar Brazilin si ekip favorit për ta fituar këtë sfidë. Ndërkaq, Del Boske ka bërë të qartë se ishte shumë e vështirë fitorja ndaj Italisë. “Brazili është favorit. Ajo kombëtare ka fituar 5 Kupa Bote, 3 Kupa Konfederatash. Ne do të përballemi me këtë skuadër në “Marakana” dhe jemi shumë të entuziazmuar se do ta bëjmë një gjë të tillë. Duam të çlodhemi dhe do të mundohemi që ta bëjmë një gjë të tillë në 3 ditët e ardhshme. Në këtë ndeshje luajtëm 120 minuta, por këta janë lojtarë të cilët janë mësuar të luajnë dy ndeshje në javë ndaj shpresoj që pasi të çlodhemi të arrijmë të japim maksimumin. Nuk di të them se kush do të dominojë apo kush do të mbajë më shumë topin. Në gjysmëfinale ishte Italia që kontrolloi ndeshjen”, mbylli tekniku i Spanjës.

Kasijas: Italia, ekip i madh Edhe Iger Kasijas, portieri i kombëtares spanjolle, pranoi se fitorja ndaj Italisë ishte e varur në “fije të perit”. “E vërteta është se ishte shumë e vështirë të fitonim. Italia e kishte përgatitur ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer. Ne vumë në vështirësi Bufon, por edhe ata na rrezikuan. Penalltitë pastaj janë një llotari dhe ne ishim me fat që fituam. Shumë mirë mund të ishim duke folur për një finale ItaliBrazil në këto momente”, mbylli portieri i Realit të Madridit.

Prandeli: Kemi luajtur si të barabartë ndaj kampionëve Çezare Prandeli, trajneri i kombëtares së Italisë, ka folur me superlativa për skuadrën e tij, pas përballjes me Spanjën në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave. Në fakt, paraqitja e Italisë në këtë sfidë ishte mjaft e mirë, duke luajtur në të njëjtin nivel me kampionët e Botës dhe Evropës njëkohësisht. “Kemi luajtur një pjesë të parë të madhe, por pastaj nuk mundëm të mbanim të njëjtin intensitet loje. U munduam të luanim me topa të ulët, por ata ishin shumë të mirë në mbrojtje dhe shfrytëzuan disa mundësi që iu shfaqën në kundërsulm.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

Nuk kam çfarë të them përveçse të falënderoj skuadrën time. Siç e kam thënë edhe më parë, ne gjithmonë kemi dashur të luajmë në mënyrën siç luajtëm sot”, tha Prandeli para gazetarëve.“Ne kemi fituar respektin e kundërshtarëve tanë dhe tani të gjithë janë të ndërgjegjshëm se ne jemi në gjendje të konkurrojmë si të barabartë me ekipet më të mira. Spanja është një skuadër e madhe që ka vazhdimësinë që ne po kërkojmë. Por kur shkon te penalltitë, gjithçka mund të ndodhë”, mbylli tekniku i kombëtares italiane.

politika: ERVIN KOÇ, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Kaçe hedh poshtë Beshiktashin Mesfushori i ri i PAOK-ut, Ergys Kaçe i cili kërkohet nga skuadra turke e Beshiktashit hedh poshtë fjalët për një transferim të tij. Sipas Kaçes, ka qenë vetëm një lajm dhe asgjë më shumë historia me Beshiktashin dhe ai është i qetë dhe shumë shpejt do të kthehet me skuadrën e tij greke. Talenti 19 vjeçar i skuadrës së Selanikut pranon se përfshirja e tij në planet e Beshiktashit nuk është gjë tjetër veçse lojë gazetash. “Beshiktashi? Nuk e kam fare idenë se çfarë po ndodh. Jam me pushime dhe kthehem të martën në ekip. Mendja ime dhe unë i gjithi jam i fokusuar tek PAOK-u”.

Lacio ofertë për Elseid Hysajn Lacio është një nga shoqëritë më aktive të momentit. Igli Tare dhe stafi i tij janë duke vlerësuar deri në fund nëse do të blejnë apo jo shqiptarin e Empolit, Elseid Hysajn. Ka shumë thashetheme, në lidhje me këtë lojtar, por fakt është se Lotito-Tare e duan në skuadër. Çmimi aktual është 4 milionë euro, por faktikisht kjo është një shifër e ekzagjeruar. Tare në këtë moment që flasim ka bërë një takim me menaxherin e futbollistit, por oferta dhe kërkesa nuk janë të afërta.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

E shtunë 29 qershor 2013 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.