Metropol 2 korrik

Page 1

»2

Reagon konfenderata e industrive

Konfindustria: Qeveria të anulojë dhënien e lotarisë kombëtare te privati E hënë

2 korrik 2012

Viti VIII, Nr. 2706 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com Malesi e Madhe

Tropoje

trafiku

Has

Shkoder

Puke

Mirdite Dibre

Kurbin Mat

Kruje

Bulqize

Durres

Librazhd

Kavaje Peqin Lushnje

Berat Skandal në komunën Tërpan, shpenzimet 5-fish më shumë se investimet »7

Gramsh

Berat

Mallakaster Vlore

Botohet dokumenti i rrallë i ish-Kryeministrit të luftës, ku flitet në lidhje me zhvillimet shqiptare të viteve 1941-1943. Arsyet se përse nacioanlistët shqiptarë vendosën të bashkëpunojnë me Gjermaninë dhe Boshtin »8-9

Elbasan

Kucove

Ushtarakët 120 emrat që përfitojnë pensionin suplementar »6

Gjermanët na ofruan shtetin e pavaruar, Çamërinë dhe Kosovën

Tirane

Tirane

Fier

Skrapar

Tepelene

Permet

Pogradec

Korce

Devoll

Kulonje

Gjirokaster

eksodi/ Ambasadat 2 korriku, shqiptarët shpërthejnë hekurat e regjimit komunist Nga Agim Janina

Delvine

Pronat Sarande

Para se të fillojë dyndja e refugjatëve, nga ambasada italiane më 16 maj 1990 është larguar për në Itali familja Popaj. Ata kanë hyrë në ambasadë në dhjetor të vitit 1985, 8 muaj pas vdekjes së Hoxhës »18-19

Harta e tokave të lira në 12 qarqe për kompensimin Opinion bote&histori

»3

Evropiani 2012 Spanja rrëmben kupën, “dhunon” Italinë, Baloteli»22 zhgënjen Berishën

Rrëfimi i Mustafa Krujës

Kukes

Lezhe

Costanzo: Nuk përdor kokainë, nuk njoh asnjë trafikant droge shqiptar »5

e v i z u l k s k e

Gazeta “Metropol” ka arritur të sigurojë hartën e tokave shtetërore të hartuar nga Ministria e Bujqësisë, të cilat do të përdoren për kompensimin fizik të subjekteve të shpronësuara. Të dhënat për të gjitha bashkitë e mëdha, si Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora, Shkodra, Korça etj

Kaligula, një i marrë në pushtet • Hapësira ëndrra miliarderësh • Kiri i dytë, superfuqia e parë • Vikingët, jo vetëm barbarë

Nga armand maho

Editorial Nga Nebil Çika

Trishtimi i zotit Majko “Qoset” komuniste, »10 problemi ynë Nga Reshat Kripa me Akademinë A do të shkruhet historia e vërtetë? e Shkencave »10 »11

Skandali i Maturës, MASH: Penalitetet individuale

»13-17

»4

Kopjuesve nuk do u njihet provimi, ose do t’u ulen pikët e marra


POLITIKË « 02

E hënë 2 korrik 2012 •

KONFEDERATA E INDUSTRIVE REAGON PËR SHITJEN E AKTIVITETIT

Opozita

Konfindustria: Qeveria të anulojë tenderin e lotarisë kombëtare Partia Socialiste ka denoncuar vazhdimisht skandalin e licencës së Lotarisë Kombëtarë dhe e ka e cilësuar një skandal korruptiv. Ajo ka akuzuar kryeministrin Berisha se interesi i tij është ta dërgojë licencën tek klientët e tij, në një kohë kur ajo mund të shitet me miliona para. Sipas saj, shteti nuk po punon për interesat e publikut, por për interesa të veta.

Albana Lika

Konfindustria

P “Lotaria Kombëtare nuk duhet lejuar të kthehet në një biznes të mirëfilltë, por duhet përdorur si një mjet për të zbutur sadopak nevojat e shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare të prekur ndjeshëm nga kriza ekonomike. Pikërisht administrimi i drejtpërdrejt nga ana e shtetit i Lotarisë Kombëtare është mënyra e vetme për të arritur qëllimin e mësipërm.”

as shumë kritikave dhe akuzave të opozitës shqiptare për favorizime në dhënien e së drejtës për ushtrimin e Lotarisë Kombëtare, Konfindustria i kërkon qeverisë shqiptare të anulojë procedurat e tenderimit për këtë aktivitet, duke i sugjeruar asaj që ta marrë vetë përsipër procesin e administrimit. Në njoftimin për shtyp të administratorit të Përgjithshëm Gjergj Buxhuku, theksohet se Lotaria Kombëtare duhet përdorur si një mjet për zbutjen e krizës ekonomike. “Duke e mbështetur parimisht nismën për organizimin e Lotarisë Kombëtare dhe duke parë veçoritë e saj në këndvështrimin e nevojave publike dhe moralit si aktivitet, i kërkon qeverisë shqiptare që të ndalojë vazhdimin e procedurale tenderuese dhe të marrë përsipër në mënyrë të drejtpërdrejtë administrimin e saj. Në mënyrë dërrmuese të gjithë shembujt, që vinë nga vendet më të zhvilluara të botës, tregojnë se në ras-

tin e aktiviteteve të ngjashme janë drejtpërdrejt institucionet publike, që kryejnë administrimin”, - thuhet në këtë njoftim. Konfindustria vlerëson se administrimi i drejtpërdrejtë nga shteti pengon kthimin e saj në një biznes të mirëfilltë. Madje ajo e vlerëson të papranueshëm faktin që të ardhurat e siguruara nga biznesi i lojërave të fatit në emër të shtetit sikurse Lotaria Kombëtare, të dalin jashtë vendit tonë. “E papranueshme që të ardhurat e siguruara nga biznesi i lojërave të fatit në emër të shtetit, sikurse Lotaria Kombëtare, që nuk sjell asnjë zhvillim ekonomik për vendin dhe nuk prodhon as të mira materiale dhe as shërbime të mirëfillta për qytetarët, por thjesht sigurojnë fitime në thelb spekulative, të lejohen të dalin jashtë arkës publike qoftë edhe pjesërisht. Aq më shumë është e papranueshme nëse këto të ardhura do të dalin jashtë vendit, sikurse do të ndodhë nëse operatori, që do të menaxhojë Lotarinë Kombëtare, do të jetë i huaj”, - vi-

jon Konfindustria. Shqetësimi i saj merr një rëndësi të veçantë në kohën kur po jetojmë në kushtet e ndikimit të krizës ekonomike. “Konfindustria vlerëson se në kushtet e ndikimit të pasojave të krizës së zgjatur globale, kur biznesi dhe ekonomia shqiptare të paktën në afatmesëm do të kenë nevojë më shumë se asnjëherë për likuiditet, si edhe duke pasur parasysh se shtresa të gjera shoqërore të prekura nga kriza ndjejnë domosdoshmërinë e mbështetjes shtetërore, paratë e shqiptarëve në asnjë mënyrë nuk duhet të dalin në mënyrë të paarsyeshme jashtë vendit”, - përfundon njoftimin Buxhuku. Partia Socialiste, ashtu si edhe Konfindustria ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për shitjen e Lotarisë Kombëtare duke kërkuar që lotaria të mbetet shtetërore, të jetë monopol i shtetit. Deputeti i saj Eron Braçe e ka denoncuar skandalin e licencës së Lotarisë Kombëtare duke e cilësuar atë një skandal korruptiv.

SELIA ROZË NDEZ MOTORËT PËR ZGJEDHJET E ARDHSHME PARLAMENTARE

Tri masat e opozitës për ruajtjen e votës

Qeveria

Klosi: Strukturat do të merren me çështjet e lëna nga shteti Në përgjigje të akuzave, ministri i Financave, Ridvan Bode ka sqaruar se licenca është dhënë sipas të gjitha kushteve dhe dispozitave të përcaktuara me ligj, duke shtuar se Lotaria Kombëtare zhvillohet nën masa të forta sigurie. Ai tha se Shqipëria ka nevojë për kredibilitet dhe për këtë qeveria shqiptare ka bërë zgjidhjen më të mirë për ekonominë dhe për vendin.

Identifikimi i listave të zgjedhësve, lëvizjet demografike dhe një skaner i qartë i qendrave të votimit janë tri momentet kyçe të punës së nisur prej strukturave të selisë rozë për zgjedhjet e përgjithshme të 2013-s. Sekretari Organizativ i selisë rozë, Blendi Klosi, gjatë një prononcimi për mediat ka dhënë detaje të masave që opozita do të ndërmarrë për atë që quhet: ruajtjen e votës. Sipas tij, Kodi Zgjedhor po shkon drejt miratimit të një varianti që nuk do të mund të shterojë problematikat e vëna re në zgjedhjet e shkuara. Për këtë shkak, strukturat e selisë rozë do të bëjnë vetë ruajtjen e listave të zgjedhësve, për të shmangur votat fiktive. “Çdo qelizë e strukturës së Partisë Socialiste do duhet vënë në lëvizje, pasi vazhdojmë të jetojmë në një situatë elektorale ku kemi të

paqartë kufijtë elektoralë, përbërjen elektorale të çdo njësie, listat e votuesve. Prandaj do të kërkojmë nga të gjitha strukturat e partisë që jo vetëm të punohet me elementët që do të merren me fushatën, por një pjesë e madhe e gjithë punës së strukturave partiake duhet të shkojë për gjërat që shteti duhet t’i kishte zgjidhur”, deklaron Klosi. Ai akuzoi maxhorancën dhe institucionet se kanë manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në dëm të opozitës në dy garat e fundit elektorale, me të cilat vendi është përballur. Funksionari i lartë i PS-së, deklaron se PS ka vetëm një mënyrë që më 2013 të fitojë dhe të garantojë fitoren e saj. “Atë çfarë ne duhet të bëjmë, menaxhimin e një numri shumë të madh votash, që të mos të ketë KQZ apo Ristan t’i hedhë poshtë”, - shprehet Klosi. Por sekretari Or-

ganizativ i PS-së nuk jep detaje për zgjedhjet në një sërë organizatash socialiste që ende nuk kanë përfunduar, por që nuk kanë kaluar pa diskutime e debate brenda selisë rozë. “PS vazhdon të jetë forca e vetme politike në vend që ka zgjedhje, forume, diskutime për to dhe kjo është vlera më e madhe e kësaj partie. A e keni pyetur ndonjëherë Partinë Demokratike që në shtatë vjet në pushtet a ka bërë ndonjëherë zgjedhje? Ndërkohë që drejtuesit e saj më të lartë janë të pamandatuar dhe vazhdojnë të jenë drejtues”, - përgjigjet ai duke vendosur paralele me organizimin e partisë më të madhe në pushtet. Njohja e qytetarëve me programin e PS-së, aplikim deri në zgjedhjet e ardhshme, është një tjetër mënyrë për t’u treguar shqiptarëve përse socialistët do të qeverisin më mirë.

REAGIMI Xhandarmëria serbe

Majko: Betimi, destabilizues e luftënxitës Deputeti i PS-së Pandeli Majko reagoi dje në rrjetet sociale “Twitter” e “Facebook” mbi ndryshimin e betimit të xhandarmërisë serbe, të cilin e ka cilësuar atë thellësisht destabilizues e luftënxitës. “Lexova për ‘ndryshimin’ e betimit të xhandarmërisë serbe. Lexova edhe një reagim të mjegullt të ish-ministrit të Brendshëm dhe sot kryeministër i Serbisë, Dacic, që e kundërshtonte atë. Sipas eksperiencës të atyre që duan të kuptojnë, betimi ushtarak nuk është një refren muzike, i cili ndryshohet apo i mohohet autorësia… Është BETIM i cili rrëzohet vetëm duke e ribërë me të njëjtën procedurë. Sot, ne kemi elitën e forcave të armatosura të Serbisë me një betim, i cili në terma realë është thellësisht destabilizues e luftënxitës. Betime të tilla janë “pararojë” e politikës zyrtare të një shteti që dëshiron ndryshim kufijsh. KUJTESË për ata që nuk kanë. Një nga hapat që Adolf Hitler hodhi në ndërtimin e shtetit nazist ishte NDRYSHIMI i betimit ushtarak për “besnikëri ndaj Fyhrerit”… Pastaj erdhën tragjeditë e tjera, të cilat patën edhe pyetjen: “Po si ndodhi kështu?!”, - shkruan Majko në reagimin e tij.

KQZ e Venecia

Nis sot tryeza mbi çështjet zgjedhore Ndërsa pritet që forcat politike të përmbyllin reformën zgjedhore, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Komisionin e Venecias dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të zhvillojë gjatë këtyre dy ditëve një aktivitet mbi çështje zgjedhore në Shqipëri. Në kuadër të Presidencës shqiptare të KiE, do të nisin sot punimet e tryezës së përbashkët me temë “Trashëgimia zgjedhore evropiane: dhjetë vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore”. Paraditen e sotme, në ditën e parë të aktivitetit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të mbajë një fjalë përshëndetëse, ndërsa në takim do të flasin dhe Ambasadori i Prezencës së OSBE-së, Eugen Volfart dhe kryetari i KQZ-së, Arben Ristani. Në këtë aktivitet do të referojnë dhe anëtarë të Komisionit të Venecias, si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.


politikë • E hënë 2 korrik 2012

» 03

Janë rreth 17 mijë hektarë tokë të ndodhura në të gjitha komunat e vendit

Kompensimi, ja tokat e lira për çdo qark Kërkohet verifikim në terren për gjendjen juridike të pronave shtetërore

P

as miratimit të afateve të reja për zgjidhjen e problemeve të pronave, Ministria e Drejtësisë krahas përgatitjes së strategjisë së re është duke përgatitur edhe fondin e tokave të lira që do të përdoren për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Ashtu siç është deklaruar edhe më parë, vetëm Ministria e Bujqësisë ka përfunduar hartën me të gjitha sipërfaqet e tokave që janë ende të lira, që do të vihen në dispozicion të Agjencisë së Pronave për të vijuar këtë proces. Kështu, sipas kësaj liste, pothuajse në pjesën më të madhe të qarqeve dhe qyteteve gjendet tokë e lirë, e cila arrin në rreth 17 mijë hektarë dhe pritet të përfshihet në procesin e kompensimit fizik. Nga ana tjetër në raportin e Ministrisë së Bujqësisë mësohet se gjithsej janë 22491 hektarë toka bujqësore, të lira juridikisht, si dhe 1727 hektarë toka bujqësore, që janë përcaktuar për kompensim me vendim të Këshillit të Ministrave. Kjo ministri i ka dorëzuar prej kohësh Këshillit të Ministrave tokat e lira të ish-ndërmarrjeve bujqësore, godinat e tyre si dhe sipërfaqen përreth, dhe pas miratimit do të vihen në dispozicion të AKKP-së për të kaluar në duart e pronarëve. Kështu, sipas të dhënave, e gjithë sipërfaqja e tokave të lira bujqësore është e ndarë përkatësisht në 9562 hektarë tokë, 41 objekte dhe rreth 8 mijë hektarë troje, që gjenden përreth këtyre objekteve. Gjithashtu mësohet se duke filluar nga muaji janar i vitit që vjen, ekspertët e AKKP-së në bashkëpunim me pushtetin vendor do të fillojnë verifikimin në terren të pronave shtetërore. Burimet bëjnë të ditur se një pjesë e ministrive të linjës kanë dërguar pronat e lira që do të shërbejnë për kompensimin e ish-pronarëve, por rezultojnë mangësi të theksuara në dokumentacionin përkatës. Nga ana tjetër, një pjesë e mirë e këtyre pronave janë zënë me ndërtime pa leje dhe pavarësisht se në dokumente figurojnë pronë shtetërore, në realitet ato janë të zëna. “Duke u nisur nga ky fakt, ekspertët e AKKP-së do të nisin punën në terren për të nxjerrë një hartë përfundimtare me pronat e lira shtetërore që do të kalojnë në favor të ish-pronarëve”, theksojnë burimet. Sipas ekspertëve të Agjencisë, prioritet në kthimin fizik të pronave do ta kenë ata që e kanë bërë të parët aplikimin për njohjen e pronës, si dhe do të shihet afërsia e tokës së lirë me pronën që i është sekuestruar ish-pronarëve. Ndërkohë që për zonat turistike strategjia për kompensimin pritet të jetë akoma dhe më e ndërlikuar. Sipas ligjit, për kthimin dhe

Hartat, tokat e lira pa dokumentacion shoqërues

kompensimin e pronave në këto zona do të kenë prioritet familjet që kanë sipërfaqe të mëdha toke. Ndërkohë që këto subjekte do të jenë të detyruara që t’i nënshtrohen

të gjitha kushteve për zhvillimin e zonave turistike. Ndër kriteret më kryesore mbetet ndërtimi i ambienteve turistike, si dhe moslejimi i ndërtimeve masive që do të sillnin

dhe shkatërrimin e gjithë zonës. Ndërsa do të lejohet që këto toka të përdoren për zhvillimin e pemëtarisë apo aktivitete të tjera blegtorale apo dhe bujqësore.

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka shprehur publikisht shqetësimin mbi ecurinë e kompensimit fizik. Ky institucion u ka tërhequr vëmendjen institucioneve përgjegjëse për të bërë hapa para në këtë proces. Pikërisht nga drejtuesit e AKKP-së, faza më problematike e procesit mbetet krijimi i një fondi fizik sa më të madh, me pasuri të paluajtshme (tokë bujqësore, truall dhe objekte shtetërore) nga ana e ministrive të linjës, të cilat arrijnë në mbi 20-30 mijë ha sipërfaqe, por që u mungojnë certifikatat dhe hartat shoqëruese për një kompensim efektiv fizik. Tashmë informacioni i parë nga ministritë, lidhur me gjendjen e këtyre pronave, ka mbërritur në Agjenci, por është i përgjithshëm, ku evidentohen një sërë pasurish shtetërore me emërtimet dhe sipërfaqen e tyre përkatëse. Sipas specialistëve të AKKP-së, informacioni është i pashoqëruar me certifikatat e pronësisë, hartat treguese dhe kartelat e pronësisë të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme e rrethit përkatës, në territorin e së cilës ndodhen objektet e paluajtshme. Pikërisht për këto arsye, specialistët e Agjencisë kërkojnë mobilizimin e ministrive përgjegjëse, të vënë në dispozicion të krijimit të fondit fizik të kompensimit edhe certifikatat e pronësisë, hartat treguese dhe kartelat e pronësisë të lëshuara nga ZRRP-ja e rrethit.

Tokat e lira ne te gjitha bashkite e vendit: Durrës Qarku Durrës 1518 hektarë (300 hektarë të zëna me ndërtime të paligjshme, 162 hektar të përcaktuara nga VKM Nr. 306) Qyteti Durrës 787 hektarë (300 hektarë me ndërtime të paligjshme, 162 hektarë të përcaktuara nga VKM Nr. 306) Qyteti Krujë 731 hektarë Bashkia Krujë 425 hektarë Komuna Thumanë 70 hektarë Bashkia Fushë-Krujë 236 hektarë Vlorë Qarku Vlorë 3282 hektarë (551 hektarë zënë me ndërtime të paligjshme) Qyteti Vlorë 1992 hektarë (193 hektarë zënë me ndërtime të paligjshme) Komuna Vllahinë 178 hektarë Bashkia Selenicë 86 hektarë Komuna Kotë 234 hektarë Komuna Qendër 200 hektarë Bashkia Vlorë 451 hektarë Komuna Armen 20 hektarë Komuna Novoselë 623 hektarë Bashkia Orikum 200 hektarë Sarandë Qyteti Sarandë 1223 hektarë (189 zënë me ndërtime të paligjshme) Komuna Aliko 190 hektarë Komuna Xarë 271 hektarë Komuna Ksamil 459 hektarë Komuna Lukovë 303 hektarë Delvinë Qyteti Delvinë 67 hektarë Komuna Vergo 26 hektarë Komuna Finiq 15 hektarë Komuna Mesopotan 26 hektarë Tiranë Qarku Tiranë 936 hektarë (260 hektarë zënë me ndërtime të paligjshme) Qyteti Tiranë 661 hektarë (267 hektarë zënë me ndërtime të paligjshme) Komuna Bërxullë 46 hektarë Komuna Zall-Herr 153 hektarë

Komuna Kërrabë 15 hektarë Bashkia Vorë 140 hektarë Komuna Kashar 40 hektarë Bashkia Kamëz 267 hektarë (zënë me ndërtime të paligjshme) Qyteti Kavajë 275 hektarë Komuna Helmës 60 hektarë Komuna Gosë 48 hektarë Bashkia Rrogozhinë 167 hektarë Kukës Qarku Kukës 2385 hektarë Qyteti Kukës 494 hektarë Qyteti Tropojë 40 hektarë Komuna Lugaj 40 hektarë Has Qyteti Has 1851 hektarë Komuna Golaj 729 hektarë Komuna Fajza 793 hektarë Bashkia Krumë 323 hektarë Lezhë Qarku Lezhë 998 hektarë Qyteti Lezhë 379 hektarë Komuna Shënkoll 293 hektarë ( 80 hektar përcaktuar VKM Nr. 306) Komuna Dajç 48 hektarë Komuna Kolsh 38 hektarë Qyteti i Kurbinit 513 hektarë Bashkia Mamurras 223 hektarë (përcaktuar nga VKM nr. 306) Komuna Fushë-Kuqe 250 hektarë Bashkia Laç 50 hektarë Bashkia Rrëshen 106 hektarë Gjirokastër Qarku Gjirokastër 869 hektarë Qyteti Gjirokastër 440 hektarë Bashkia Gjirokastër 36 hektarë Komuna Antigone 27 hektarë Komuna Lunxhëri 211 hektarë Komuna Libohova 24 hektarë Komuna Cepo 142 hektarë Tepelenë Qyteti Tepelenë 40 hektarë Komuna Qendër 40 hektarë

Qyteti Përmet 389 hektarë Komuna Piskovë138 hektarë Komuna Petran 251 hektarë Elbasan Qarku Elbasan 2411 hektarë Qyteti Peqin 345 hektarë Bashkia Peqin 108 hektarë Komuna Pajove 84 hektarë Komuna Gjocaj 153 hektarë Qyteti Elbasan 1627 hektarë Bashkia Elbasan 19 hektarë Bashkia Cërrik 226 hektarë Komuna Papër 267 hektarë Komuna Shalës 243 hektarë Komuna Kajan 229 hektarë Komuna Shirgjan 5 hektarë Komuna Bradashesh 24 hektarë Komuna Fierzë 470 hektarë Bashkia Belsh 144 hektarë Qyteti Librazhd 164 hektarë Komuna Qendër 164 hektarë Qyteti Gramsh 275 hektarë Komuna Pishaj 197 hektarë Komuna Kodovjat 78 hektarë Berat Qarku Berat 1008 hektarë Qyteti Berat 505 hektarë Komuna Velabisht 277 hektarë Komuna Otllak 113 hektarë Komuna Tërpan 43 hektarë Komuna Vërtop 72 hektarë Kuçovë Qyteti Kuçovë 131 hektarë Komuna Perondi 131 hektarë Qyteti Skrapar 372 hektarë Bashkia Poliçan 221 hektarë Bashkia Çorovodë 141 hektarë Komuna Qendër 10 hektarë Fier Qarku Fier 4577 hektarë Qyteti Fier 2219 hektarë Komuna Topojë 1579 hektarë Komuna Mbrostar-Ura 55 hektarë Bashkia Patos 40 hektarë

Komuna Levan 46 hektarë Komuna Libofshë 420 hektarë Bashkia Roskovec 79 hektarë Qyteti Lushnjë 2358 hektarë Komuna Dushk 273 hektarë Komuna Golem 61 hektarë Komuna Kolonjë 20 hektarë Komuna Krutje 51 hektarë Komuna Remas 1481 hektarë (1262 hektarë përcaktuar nga VKM Nr. 306) Komuna Grabian 472 hektarë Korçë Qarku Korçë 1454 hektarë Qyteti Korçë 1118 hektarë Komuna Libonik 432 hektarë Komuna Vreshtas 191 hektarë Komuna Pojan 97 hektarë Komuna Mollaj 34 hektarë DBUMK 364 hektarë Qyteti Pogradec 85 hektarë Komuna Buçimas 83 hektarë Komuna Cërrave 2 hektarë Qyteti Kolonjë 251 hektarë Komuna Çlirim 127 hektarë Komuna Mollas 127 hektarë Bashkia Ersekë 27 hektarë Bashkia Leskovik 42 hektarë Shkodër Qarku Shkodër 1537 hektarë Qyteti Shkodër 164 hektarë Komuna Bushat 459 hektarë Komuna Velipojë 194 hektarë Komuna Anamalit 720 hektarë Dibër Qarku Dibër 1060 hektarë Komuna Maqellarë 109 hektarë Komuna Melan 123 hektarë Komuna Tomin 379 hektarë Komuna Muhur 24 hektarë Komuna Kastriot 163 hektarë Komuna Sllovë 119 hektarë Komuna Arras 41 hektarë Komuna Fushë-Çidhën 102 hektarë Qarku Mat 456 hektarë Bashkia Burrel 456 hektarë


SOCIALE « 04 Ndërtimi i linjës së tramvajit zgjon interesin e Pekinit. Duke e cilësuar si një ndër projektet më të rëndësishme që do të zgjidhë konfliktin disavjeçar të trafikut, transportit publik të rënduar, si dhe nivelit të lartë të ndotjes. Mbështetja kineze është konfirmuar gjatë vizitës që kryebashkiaku Lulëzim Basha po zhvillon në forumin “Zhvillimi i qëndrueshëm i qyteteve, Pekin 2012”, në të cilin marrin pjesë kryetarë bashkish nga 25 qytete të botës, si kryebashkiaku i Uashingtonit, Budapestit, Kopenhagenit, Venecias etj. Transformimi i qytetit të Tiranës në pak kohë dhe orientimi i zhvillimit të qëndrueshëm drejt një Tirane të gjelbër, ka qenë arsyeja që zoti Basha u përzgjodh për të përshëndetur në emër të të gjithë kryetarëve të bashkive në pritjen e mirëseardhjes, organizuar nga autoritetet e Pekinit. Basha u prit në takime të veçanta nga kryetari

Pranvera Kola

D

uke mos përjashtuar rastet e kopjimeve apo daljes së disa pyetjeve të testit gjatë zhvillimit të provimeve me zgjedhje, zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë deklaruar gjatë ditës së djeshme se kopjacët do marrin ndëshkimet përkatëse në mënyrë individuale. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj, thotë se komisioni i korrigjimit të provimeve me zgjedhje për çdo rast të dyshuar për kopjim, pas verifikimit të tyre do të vendosë edhe për penalizimet në rastet kur konfirmohet thyerja e rregullave të provimit. Sipas Harizajt, maturantëve që kanë kopjuar nuk do t’u njihet provimi, ose do t’u ulen pikët tek përgjigjet e dyshuara. Kreu i AKP shton më tej se pavarësisht këtyre rasteve të evidentuara, procesi i maturës 2012 nuk është cenuar. Provimet me zgjedhje ishin dhe prova fundit që maturantët duhej të kalonin për të shlyer të gjitha detyrimet me shkollën e mesme. Ndërkohë që këto provime janë edhe vendimtare, pasi i lejojnë maturantët që të vijojnë garën për pranimet në shkollat e larta publike gjatë vitit të ri akademik. “Në çdo rast e theksojmë që dyshime për kopje shqyrtohen hollësisht nga komisionet tona. Ato hartojnë relacionet që i ndëshkojnë, që do të thotë mosnjohje të provimit apo zbritje të pikëve që janë me zhvillim. Ata janë mësues dhe si të gjithë qytetarët e tjerë të papërfshirë në listën e administratorëve. Mund të kenë ndodhur dhe kanë ndodhur, dhe theksoj për procesin se janë njolla shumë të vogla. Këto janë njolla të vogla në krahasim me procesin në tërësi, që është i pacenuar. Dyshimet për kopje hetohen nga komisionet tona të ngritura për këto raste”, - ka deklaruar Harizaj. Sipas drejtuesve të agjencisë se provimeve, këto janë raste të veçanta dhe do të trajtohen si të tilla me dënime individuale për nxënësit që shkojnë deri në ngelje të tyre, ndërsa për administratorët që kanë thyer

E hënë 2 korrik 2012 • BASHA E 25 KRYETARË BASHKISH NGA E GJITHË BOTA MBLIDHEN NË PEKIN

Ndërtimi i tramvajit zgjon interesin e Pekinit Urbanistët e Pekinit së shpejti në Tiranë për projektin SHTIMI I SIPËRFAQEVE TË GJELBRA Bashkia ka nisur rehabilitimin e parkut të liqenit, të cilit shumë shpejt do t’i jepet edhe status mbrojtës “Park rajonal”. Brenda këtij janë parashikuar të mbillen rreth 4 mijë pemë. Sipas Bashës, ky është vetëm një hap drejt Tiranës së gjelbër. Përveç parkut të liqenit, bashkia do të krijojë mushkëri të re për qytetin, siç është parku i Paskuqanit, por po kështu ka përfshirë në projektet e saj rikuperimin e parkut të Farkës. Njëkohësisht do të ketë korridore të reja ekologjike që shtrihen përgjatë bulevardit të ri dhe krijimit të një zonë rekreative përgjatë lumit të Tiranës. Basha më tej ka konfirmuar se edhe hartimi i draftplanit urbanistik ka pasur si kryefjalë Tiranën e gjelbër. Në lagjet e kryeqytetit po shfrytëzohen të gjitha hapësirat e mundshme për të krijuar parqe, sikundër brenda këtij viti në Tiranë do të mbillen 10 mijë pemë.

i Bashkisë së Pekinit, Guo Jinlong, ku ka marrë mbështetje për këtë projekt strategjik për Tiranën. Homologu i Pekinit i ofroi mundësinë Bashës që të diskutojë në detaje për projektin e tramvajit me një grup

pune të ngritur për këtë qëllim dhe të drejtuar nga kryetari i Komitetit të Planifikimit Urban të Pekinit Ye Dahua, e të përbërë nga drejtuesit e departamenteve dhe komisioneve më të rëndësishme në Bashkinë

e Pekinit, të cilat kanë planifikuar, projektuar dhe zhvilluar sistemet të tramvajit e metrosë në Pekin. Pas diskutimeve të detajuara u vendos që një përfaqësi e posaçme e planifikimit urban të Pekinit të vizitojë së

shpejti Tiranën, për të parë në terren ku do të shtrihen linjat e tramit dhe modalitet e tjera për zbatimin e këtij projekti. Në sesionin hapës të forumit të orientuar drejt sfidave për një zhvillim të qëndrueshëm, Basha

tha se projektet e Bashkisë së Tiranës janë orientuar drejt menaxhimit të trafikut, që së bashku me shtimin e gjelbërimit ndikon drejtpërdrejt në uljen e ndotjes. Kjo u konstatua edhe në sheshin kryesor të kryeqytetit, në sheshin “Skënderbej”, rehabilitimi i të cilit solli një çlirim të trafikut dhe së bashku me mbjelljen e rreth 800 pemëve ka bërë të mundur uljen me 30% të nivelit të ndotjes. Situata përmirësohet më tej me projektet që janë në zbatim, si ndërtimi i Unazës së Madhe, zgjerimi i Rrugës së Elbasanit, qarkullimi tek rrethrrotullimi i Doganës, parkimet nëntokësore etj.

MASH, PENALITETET INDIVIDUALE. GATI FORMULARI A2

Kopjuesve nuk do t’u njihet provimi ose do t’u ulen pikët

rregulloren për mbikëqyrjen e provimeve penalitetet do të vijojnë nga pushim prej pune, e për rastet më të rënda do të veprohet edhe me ndjekje penale. Ndërsa për mësuesit qe u arrestuan një ditë më parë, zyrtarët e MASH kanë konfirmuar edhe gjatë ditës së djeshme se ata nuk kanë qenë të përfshirë në listën e administratoreve. Duke iu referuar verifikimeve mbi rastet e dyshuara, special-

istët e maturës bëjnë me dije se në 10 pyetjet me zhvillim është e lehtë të identifikosh mundësitë e kopjimit, gjë që nuk mund të thuhet për alternativat ku nxënësit vetëm rrethojnë përgjigjen e saktë. Sipas Harizajt, në datën 15 korrik merr fund procesi i provimeve të Maturës Shtetërore për 2012. Më pas maturantët do të vazhdojnë me aplikimin e formularit A2, për t’u përfshirë në garën e

Rezultatet e provimeve zbardhen më 15 korrik

Nis sot korrigjimi i provimeve me zgjedhje Nis sot korrigjimi i provimeve me zgjedhje. Testet tashmë janë grumbulluar në qendrat e vlerësimit dhe do t’u nënshtrohen korrigjimeve nga mësuesit e përzgjedhur sipas skemës standarde të pikëve të përcaktuar nga ekspertët e maturës. Ndërkohë që rezultatet e konvertuara në

notë edhe për këto lëndë pritet të shpallen pas datës 15 korrik. Pas nxjerrës së këtyre notave do t’i hapet udhë plotësimit të formularit A-2, në të cilin maturantët do të listojnë 10 programet ku duan të vijojnë studimet e larta për vitin e ardhshëm akademik. Sipas ndryshimeve të bëra, për

pranimeve për studimet në universitete publike. Ky formular do të ketë në përmbajtje të gjitha programet studimore që do të ofrojnë për vitin e ri akademik universitetet publike. Në varësi të rezultateve të grumbulluara nga provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje, maturantët do të listojnë edhe 10 degët më të preferuara në të cilat do të konkurrojnë për pranimet në shkollat e larta publike.

të vijuar studimet e larta në universitetet publike apo private maturantët detyrimisht duhet të marrin nota kaluese në të gjitha provimet e maturës, duke përfshirë këtu lëndët me detyrim dhe ato me zgjedhje. Pas marrjes së të gjitha rezultateve, nxënësit do të studiojnë në mënyrë individuale në varësi të pikëve që kanë grumbulluar dhe programet studimore që u ofrojnë më shumë mundësi për të fituar një të drejtë studimi në shkollat e larta publike.

Si duhet të veprojnë të pakënaqurit me notën

Shpallen notat e matematikës, ja ku mund t’i shihni Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar gjatë ditës së djeshme rezultatet e provimit të matematikës për të gjithë maturantët në vend. Për të mësuar rezultatet e tyre maturantët mund t’i drejtohen faqes zyrtare të internetit të Ministrisë së Arsimit, www. mash.gov.al, ku janë hedhur të detajuara notat e marra. Maturantët nuk do të mund të ankimojnë rezultatin e arritur në rast pakënaqësie. Kjo pasi specialistët e Ministrisë së Arsimit shprehen të bindur se shtimi i grupeve të vlerësimit do të ndikojë në dhënien e rezultateve të sakta. Kjo pasi vlerësimi i provimeve për maturantët ka kaluar në një filtër të dyfishtë vlerësimi, çka sipas ekspertëve të maturës

minimizon mundësinë e gabimeve në vlerësim. Në këto kushte maturantët e pakënaqur me notat e marra në matematikë mund të kërkojnë tërheqjen e kopjes së testit të korrigjuar sipas procedurave përkatëse, për të parë vlerësimin, por në asnjë rast nuk do të ketë rishikim të tyre në rast të pretendimeve.

Në përmbajtje 300 programe studimi

MASH, brenda javës shpallet formulari A2 Pas miratimit të kuotave të pranimit për të gjitha programet e studimeve në universitete publike, është detajuar edhe formulari A2. Me anë të këtij formulari maturantët që do të marrin nota kaluese në të gjitha provimet e maturës do të hyjnë në garën për të fituar një të drejtë studimi në shkollat e larta publike të vendit gjatë vitit të ri akademik. Fillimi i kësaj jave do të shoqërohet edhe me shpalljen e formularit, në përmbajte të të cilit janë renditur 300 programet studimore që ofrojnë universitetet publike, nga ku maturantët do të mund të listojnë10 preferencat me të cilat do të hyjnë në garë për

studimet e larta. Sipas rregullores së maturës, brenda datës 20 korrik formulari A2 do të dërgohet në drejtoritë arsimore për t’u shpërndarë një ditë më pas edhe në shkolla. Duke filluar nga data 22-28 korrik, maturantët e tërheqin dhe e dorëzojnë formularin A2 të plotësuar në shkollat e tyre, bashkë me mandatpagesën përkatëse. Para listimit të degëve, maturantët duhet të verifikojnë me kujdes dhe pikët e fituesit të fundit të pranuar në çdo degë gjatë viteve të shkuara. Kjo do t’i ndihmojë ata të krijojnë orientimet e duhura mbi degët që kanë probabilitet më të larta për t’i shpallur ftues.


AKTUALITET • E hënë 2 korrik 2012

» 05

MOHIMI I MAURIZIO COSTANZOS DHE ZBULIMI I RRJETIT SHQIPTARO-ITALIAN

“Nuk kam lidhje me kokainën Digjet një makinë, dyshohet për një shkëndijë elektrike në“Mediaset”,s’njohshqiptarë” Ngjarja në Tiranë

ITALI- Pak ditë pas arrestimeve të bujshme për rrjetin shqiptaro-kolumbiano-italian që furnizonte me kokainë personazhe VIP të rrjetit gjigand “Mediaset”, kanë reaguar edhe Maurizio Costanza dhe Paola Barale, të përmendur në përgjimet e këtij rrjeti. Hetimi i udhëhequr nga kolonel Antonio Bolognani ka gjetur një laborator në Peçhi Cassina, pranë Milanos, financuar me të ardhurat e kokainës të importuar nga Amerika e Jugut, ku edhe pistoletat-lodër shndërroheshin në armë të vërteta. Të paktën 22 njerëz janë arrestuar, ku mes tyre ka italianë, shqiptarë dhe nga Amerika e Jugut. Është hetuar edhe një punonjës i kompanisë që menaxhon aeroportet, ku janë anashkaluar kontrollet në aeroportin e Milanos. Ndërsa ai që merrej me trafikun e armëve ishte shqiptari Klodian Rrodha, i cili blente pistoletat-lodër për 60-80 euro secila dhe i rishiste ne nga të paktën 350 euro. Ndërkaq, Costanzo dhe Barale thanë se nuk kanë lidhje me këto ngjarje. “Jam tërësisht i paimplikuar me faktet, për çdo gjë të shkruar dhe të folur. Unë kurrë nuk kam parë dhe as kam dëgjuar asgjë. Gjëja që më vjen keq është se megjithatë se mund të jetë dikush që përmend kaq lehtë emra, pa i parë dhe pa i verifikuar nëse është e vërtetë apo jo. Këto fakte prishin reputacionin e individëve. E them këtë nga përvoja, sepse ne kemi kaluar shumë abuzime me emrat tanë dhe histori nuk është se më ka bërë të lumtur”. Ndërsa Barale thotë se “Unë gjithashtu pajtohem me Constanzon, personi i vetëm që unë njoh në këtë lëmsh emrash”. Zbulimi i rrjetit të kokainës Shqiptari është paraqitur me një gjysmë kilogramë kokainës dhe një kallashnikov të modifikuar, të fshehur në sedijen e makinës tip “Golf”. Ai thotë: “Ju e dini, sot ka lëvizje në zonë”. Kjo ndodh në mes të

Ditën e djeshme një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës, prapa gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, kur automjeti tip “Golf”, në rrethana ende të panjohura është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e djegies së makinës, por që deri më tani dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike.

Maurizio Costanzo

Shqiptari në Itali

I kapur për drogë, avokati e gjyqtari i shpëtojnë jetën ITALI- I kanë shpëtuar jetën avokati i tij dhe gjyqtari, teksa ishte në hetimet paraprake. G.F, 28 vjeç, një djalë shqiptar i arrestuar në ditët e fundit në lidhje me një hetim për drogat, është seriozisht i sëmurë nga veshkat dhe duhet t’i nënshtrohet transplantit kirurgjikal, ndërsa dhuruesi i veshkës është babai i tij. Ai detyrohet t’i nënshtrohet dializës tri ditë në javë, ndërsa është burgosur në Asti. Gjykatësi dhe avokati Mario Leone thanë se ai mund të ndiqet penalisht në shtëpi dhe gjendja e tij e përkeqësuar shëndetësore ka papajtueshmëri me burgun.

Masakrimi i agjendarit dhe nënës

Vrasja e dyfishtë, e dyshuar edhe një prostitutë shqiptare

ditës, në një periferi të Milanos. Blerësi është një trafikant i madh, i arrestuar në natën e së mërkurës dhe të enjtes me urdhër të Prokurorit të Milanos Antonio Sangermano. Marco Damiolini, 35 vjeç ishte personi që furnizonte me drogë 3 punonjës të rrjetit gjigand mediatik italian “Mediaset!, ku shpërndante kokainë, pjesërisht brenda zyrave në Milano. Ai u kap së bashku me nëntë persona të tjerë nëntorin e kaluar, në aksionin e parë. Me 22 arrestimet e reja, të enjten policia zbuloi se trafikantët e niveleve të larta ishin grupe në gjendje për të importuar tonelata drogë në Milano. Në një bisedë një lider qorton krahun e tij të djathtë, sepse ai shet kokainë

të pastër. Dhe tjetëri justifikohet: “Unë nuk mund të jap edhe m.. atyre të Mediaset ... Unë e di sesi janë bërë ata... Ata më heqin qafe 30 gramë me një goditje”. Në një pasazh të bisedave të Marco Damiolinit thuhet se “Tani t’ju them një gjë, shikoni se Mediaset .... po të blinduan ta këndojnë.... Është normale. E zbulojnë ... Nuk i bën dot me turp...Miku im mori 12 vjet burg, sepse ka punuar me Maurizio Costanzon që sot ka “Buona Domenica”.. i jepte dy kile e gjysmë kokainë... David Caffa ai i jepte një barelë ... (Kokainë). Por prokurori Sangermano shpjegon: “Mediaset është krejtësisht pa lidhje me hetimin”. Vetë Costanco thotë se “Unë nuk e di se për çfarë jeni duke folur, por

këto gjëra nuk kanë të bëjnë me mua”. Maurizio Costanzo mohon frazat e zbuluara nga përgjimet. Ndërkaq, hetimet kanë identifikuar një grup të ekuadorianëve, të cilët kanë marrë kokainën nga deti, nga ajëri me anë të korrierëve apo dërgesave postare, të dorëzuara drejtpërdrejt në një piceri në “Via Gaudenzio Ferrari”, në afërsi të Navigli në Milano. Shqiptarët janë furnizuesit kryesorë, pasi ishin pikërisht ata që e merrnin drogën nga ekuadorianët dhe ua shisnin italianëve. Megjithatë, nuk tregohet asnjë emër shqiptari të arrestuar. Tregtari italian i cili kishte “uri” për kokainë vazhdon, sepse tregu i Milanit “thith” drogë pa fund. Përgatiti: Mariglen Mulla

ITALI- Edhe një prostitutë shqiptare përfundon në hetimin për vrasjen e dyfishtë në Cenerente, ku Sergio Scoscia dhe nëna e tij u vranë brutalisht pas një vjedhjeje në tentativë. Gruaja në këtë histori dyshohet se ka pasur njohje të mëparshme me argjendarin, i cili ndoshta i kishte treguar asaj për ekzistencën e laboratorit të fshehur në shtëpi. Tashmë tri shqiptarë kanë rënë në pranga si hajdutët e kësaj argjendarie, por së fundmi doli edhe implikimi i vajzës. Historia e hetuesve zbuloi lidhjen që solli fundin dramatik të Scoscias dhe nënës së tij Mary Raffaelli. Gjatë grabitjes, dikush mund t’i ketë njohur kriminelët, për shkak të vizitave të shpeshta me prostitutën e re. Scoscia shkoi si çdo mëngjes për të marrë vajzën në një kafene për të sjellë atë në vendin ku ajo punonte si prostitutë.

Hetimi për fshehjen e eurove

Bisnesmeni shqiptar, polaku dhe italianët s’deklaruan 250 milionë ITALI- Policia italiane po verifikon procedurat për 3 bisnesmenë, mes tyre dhe një shqiptar, duke kontrolluar jo pak por 125 milionë euro të ardhurash. Ata nuk tregojnë deklaratat tatimore dhe nuk u gjetën të dhëna për të paguar kontributet për punonjësit. Pra, organizata, aktive në sektorin e ndërtimit publik dhe privat, mund t’i ofrojë tregut çmime konkurruese, për kompani të tjera të paqëndrueshme. Ekspertët që morën pjesë në operacionin e Guardia di Finanza në Castiglione thonë se shifrat janë të larta: 125 milionë euro të ardhura të padeklaruara. Në tërësi, 11 vetë u raportuan, ku mes tyre 8 janë italianë, 1 polak, një rumun dhe një shqiptar. Bizneset, pas rreth dy vitesh pasi ishin ngritur, u transferuan jashtë vendit për ta bërë më të vështirë për autoritetet italiane që vërtetojnë shkeljet e ndryshme.

HETIMET PËR ARRESTIMET E MËSUESEVE

FIRENCE, I MORI PËR SEKS, E GRABISIN

Testet, mësueset u merrnin 250 euro nxënësve ose prindërve

Një prostitutë shqiptare e dy rumune vjedhin një gazetar

Mësueset e kapura në gjimnazin e Kamzës u merrnin nga 250 euro për një teze të gatshme provimi nga vetë nxënësit ose nga prindërit e tyre. Burime nga policia dhe Prokuroria e Tiranës thanë se 4 mësueset e kapura e kishin të përsëritur marrjen e ryshfetit dhe punonin në bashkëpunim. Në pranga ranë Klodiana Kryemadhi, 33 vjeçe, Fatbardha Mahmutaj, 49 vjeçe, Arjana Metaliaj, 32 vjeçe dhe Nevila Fiku, 47 vjeçe, të katra me detyre pedagoge pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Ibrahim Rrugova”, në Kamëz. Arrestimi i shtetaseve të

lartëpërmendura, u realizua pas një hetimi në ngarkim të tyre, pasi dyshohet se u merrenin studentëve për provimet e matutës, shumat e parave që variojnë nga 250 deri në 300 mijë lekë. Shtetaset Nevila Fiku dhe Klodiana Kryemadhi u kapën në flagrancë në Kamëz me shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

ITALI- Një prostitutë shqiptare dhe dy rumune shantazhojnë një gazetar në Firence, duke e gjobitur me 5 mijë euro, në këmbim të heshtjes. Policia italiane tha se tre prostituta, një shqiptare 27 vjeçe dhe dy rumune 21-vjeçare, u arrestuan pardje në Firence me akuzat e grabitjes. Karabinierët i kanë habitur prostitutat duke i kapur teksa ato kryenin shkëmbimin e parave me klientët. Në mars të vitit 2011, gazetari u grabit në shtëpi nga një burrë dhe një grua që e mbyllën atë në banjo dhe i urinuan sipër. Ndërkaq, pardje gazetari

shkoi në komandën provinciale të policisë në Firence, duke u thënë se mori tre prostituta në makinën e tij në rrugën “Guidoni”, rreth orës 23:30 të dy ditëve më parë. Si shpërblim për kohën e shpenzuar sëbashku, ai pranoi se kishte marrë tri doza kokainë dhe do t’i paguante vajzat nga 150 euro dhe më pas do tu jepte nga një çek nga 1000 deri në 5000 euro. Më pas prostitutat i kanë vjedhur çelësat e makinës, patentën e shoferit, bllokun e çeqeve dhe dokumentin identifikues të kartës, duke kërkuar më shumë para.


SOCIALE « 06

E hënë 2 korrik 2012 •

ISSH detajon pensionet për 120 ish-ushtarakë Emer

Atesia

Mbimer

Lloji perfitimit

Rajoni

Muharrem

Syrja

Kokoshi

Suplement Pleqerie

Tirana

Abedin

Hakik

Bilali

Suplement Pleqerie

Tirana

Myftar

Nexhip

Muca

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Adush

Shaban

Zaimaj

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Nasho

Jorgo

Laro

Suplement Pleqerie

Durresi

Agostin

Gege

Smaçi

P.Parakohshem

Lezhe

Nazif

Hazis

Hoxha

Suplement Pleqerie

Diber

Agron

Sadush

Gerbaj

Suplement Pleqerie

Tirana

Ndoc

Zef

Licaj

Suplement Pleqerie

Lezhe

Argjir

Sotir

Luzo

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Neki

Beshir

Rrodhja

Suplement Pleqerie

Tirana

Astrit

Vehbi

Fasliu

P.Parakohshem

Diber

Nexhdet

Osman

Kambo

P.Parakohshem

Tirana

Bashkim

Ymer

Selimaj

P.Parakohshem

Tirana

Nijazi

Nuredin

Spahiu

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Bekim

Mecan

Mecani

P.Parakohshem

Gjirokaster

Novruz

Dervish

Dina

P.Parakohshem

Tirana

Beqir

Tajar

Duro

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Nuh

Kajtan

Kacanolli

Suplement Pleqerie

Elbasani

Bexhet

Mehmet

Fezilla

Suplement Pleqerie

Tirana

Osman

Mehmet

Shtishi

Suplement Pleqerie

Tirana

Bilal

Musa

Maldi

P.Parakohshem

Lezhe

Pellumb

Shahin

Saliaj

P.Parakohshem

Tirana

Bilbil

Baki

Lamce

P.Parakohshem

Durresi

Petref

Hekuran

Kuco

P.Parakohshem

Tirana

Bujar

Qazim

Ramaliu

P.Parakohshem

Durresi

Petrit

Myftar

Haxhi

P.Parakohshem

Vlore

Como

Brahim

Kapaj

Suplement Pleqerie

Tirana

Pilo

Apostol

Ndina

Suplement Pleqerie

Tirana

Daut

Mehmet

Duro

Suplement Pleqerie

Durresi

Pjeter

Mark

Gjonaj

P.Parakohshem

Lezhe

Dolores

Llikan

Velaj

Suplement Pleqerie

Tirana

Qamil

Shkurt

Ymeri

Suplement Pleqerie

Tirana

Eles

Veli

Cami

Suplement Pleqerie

Diber

Qazim

Bektash

Zenuni

Suplement Pleqerie

Vlore

Elmaz

Dalip

Panavia

P.Parakohshem

Diber

Qendro

Hysen

Kaci

Suplement Pleqerie

Tirana

Enver

Riza

Sinanaj

P.Parakohshem

Vlore

Rasim

Seit

Neli

P.Parakohshem

Diber

Esat

Riza

Lata

Suplement Pleqerie

Diber

Refail

Thimi

Bicolli

Suplement Pleqerie

Tirana

Faslli

Kamber

Shehaj

Suplement Pleqerie

Tirana

Remzi

Zylf

Hysenaj

Suplement Pleqerie

Diber

Fatmir

Ramazan

Zyka

Suplement Pleqerie

Tirana

Rexhep

Haki

Rudi

Suplement Pleqerie

Diber

Femi

Muharrem

Lami

Suplement Pleqerie

Tirana

Rexhit

Ferat

Vllaca

P.Parakohshem

Kukesi

Fore

Lamke

Dako

Suplement Pleqerie

Durresi

Rezet

Shahip

Qefalia

P.Parakohshem

Tirana

Gani

Maksud

Osmani

Suplement Pleqerie

Durresi

Riza

Osman

Kryeziu

Suplement Pleqerie

Elbasani

Gani

Rame

Rama(Mulgeci)

Suplement Pleqerie

Durresi

Robert

Pandeli

Permeti

P.Parakohshem

Tirana

Gjon

Nikoll

Markaj

Suplement Pleqerie

Lezhe

Rrainis

Thoma

Tako

P.Parakohshem

Tirana

Gjon

Zef

Brunga

Suplement Pleqerie

Durresi

Sefedin

Dervish

Poçi

Suplement Pleqerie

Diber

Guri

Shaqir

Ahmetaj

P.Parakohshem

Tirana

Sejdin

Rakip

Kotreli

Suplement Pleqerie

Elbasani

Guro

Dervish

Gaçaj

P.Parakohshem

Vlore

Selim

Ramazan

Berberi

Suplement Pleqerie

Durresi

Hajri

Muhamet

Kercuku

P.Parakohshem

Durresi

Servet

Kadri

Sali

Suplement Pleqerie

Vlore

Halil

Tofik

Mera

P.Parakohshem

Diber

Shaban

Azem

Poçi

P.Parakohshem

Diber

Halim

Shaban

Brahimi

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Shefqet

Taulla

Kallanxhiu

Suplement Pleqerie

Berati

Hamza

Hekuran

Sharizaj

Suplement Pleqerie

Tirana

Sherif

Hajdar

Sejdini

P.Parakohshem

Tirana

Hariz

Tahir

Mysja

Suplement Pleqerie

Tirana

Shpetim

Ramazan

Stermasi

Suplement Pleqerie

Tirana

Hasan

Ali

Thana

Suplement Pleqerie

Durresi

Shyqyri

Ramadan

Xhelo

Suplement Pleqerie

Berati

Haziz

Isak

Cekrezi

P.Parakohshem

Elbasani

Sinan

Hamit

Rexhepaj

Suplement Pleqerie

Vlore

Hetem

Xhafer

Jaçe

Suplement Pleqerie

Vlore

Skender

Halim

Shehu

Suplement Pleqerie

Tirana

Hilmi

Beqir

Mazari

Suplement Pleqerie

Diber

Skender

Halit

Pasha

P.Parakohshem

Tirana

Ilir

Tahir

Spahia

P.Parakohshem

Kukesi

Skender

Sulejman

Hasbardhi

P.Parakohshem

Durresi

Ilirjan

Fadil

Celmeta

P.Parakohshem

Tirana

Sotiraq

Kristaq

Laçka

Suplement Pleqerie

Berati

Irfan

Jake

Çollaku

P.Parakohshem

Berati

Stilian

Jani

Haxhimihali

Suplement Pleqerie

Tirana

Islam

Zaçe

Gaçaj

Suplement Pleqerie

Vlore

Suzana

Skendo

Tako

P.Parakohshem

Tirana

Ismail

Selim

Tafili

P.Parakohshem

Gjirokaster

Syulejman

Hamdi

Puja

Suplement Pleqerie

Durresi

Kadri

Sali

Dako

P.Parakohshem

Tirana

Thodhori

Pali

Greku

P.Parakohshem

Vlore

Kole

Ndrece

Lleshaj

P.Parakohshem

Lezhe

Thoma

Naqo

Kutra

P.Parakohshem

Gjirokaster

Kosta

Kristo

Kallojeri

Suplement Pleqerie

Tirana

Thoma

Pilo

Kolici

P.Parakohshem

Elbasani

Kristo

Kosta

Stambo

Suplement Pleqerie

Tirana

Tofik

Fetah

Çanaku

Suplement Pleqerie

Diber

Kujtim

Riza

Agaj

Suplement Pleqerie

Tirana

Tomor

Petrit

Tota

P.Parakohshem

Gjirokaster

Laze

Malo

Xhemali

Suplement Pleqerie

Tirana

Vehbi

Xhabir

Shehu

P.Parakohshem

Diber

Leonidha

Spiro

Zoto

Suplement Pleqerie

Tirana

Veli

Meme

Gjini

Suplement Pleqerie

Tirana

Lindita

Cuman

Cekrezi

P.Parakohshem

Tirana

Vladimir

Shaban

Mema

Suplement Pleqerie

Berati

Llazar

Dhame

Karaj

Suplement Pleqerie

Tirana

Xhemal

Arif

Belba

P.Parakohshem

Tirana

Llesh

Gjon

Gjini

P.Parakohshem

Lezhe

Xhemal

Hysen

Kullolli

Suplement Pleqerie

Elbasani

Luto

Sabri

Picari

Suplement Pleqerie

Tirana

Xhevdet

Ahmet

Xherahi

Suplement Pleqerie

Durresi

Marash

Mark

Maçaj

P.Parakohshem

Lezhe

Xhevit

Sadik

Rada

P.Parakohshem

Kukesi

Mem9Sha

Veip

Jonuzi

Suplement Pleqerie

Tirana

Yllka

Asllan

Ceto

P.Parakohshem

Tirana

Mihail

Nasi

Kosta

P.Parakohshem

Tirana

Zeqir

Dervish

Bullunga

Suplement Pleqerie

Durresi

Mirjan

Liman

Gjoçi

P.Parakohshem

Diber

Zyber

Murat

Lala

Suplement Pleqerie

Gjirokaster

Muço

Ramadan

Bocaj

Suplement Pleqerie

Vlore


AKTUALITET • E hënë 2 korrik 2012

» 07

“DEKLARUAN MBYLLJEN E AKTIVITETIT PA SHLYER DETYRIMET

Bashkia ndjekje penale për 289 biznese Nënkryetari Serafin Papa: Do t’u bllokojmë çdo shërbim” ELBASAN- Bashkia e Elbasanit çon për ndjekje penale 289 biznese. Institucioni vendor është e kushtëzuar të ndjekë hapin e fundit, atë të ndëshkimit ligjor për bizneset që janë debitorë ndaj saj. Vendimi final ka ardhur pas konsumimit të hapave të tjerë të parashikuar në udhëzimet përkatëse. Sipas nënkryetarit të Bashkisë, Serafin Papa, deri më tani nga KQR janë çregjistruar 289 subjekte private, të cilat i detyrohen shuma të konsiderueshme arkës së bashkisë. “QKR ka raportuar mbylljen e 289 subjekteve private, të cilat janë debitorë në shumën 3.5 milionë lekë. Këto subjekte nuk do të çregjistrohen pa likuiduar më parë shumën që i detyrohen institucionit të qytetarëve. Krahas kësaj mase ne jemi duke ndjekur edhe hapa të tjerë që kanë të bëjnë me bllokimin e llogarive bankare. Në proces verifikimi janë 180 subjekte. Bashkia ka ndjekur të gjitha

procedurat për të qenë e rregullt me ligjin. Subjektet janë njoftuar disa herë e tashmë ka mbetur akti i fundit, ai i ndjekjes penale dhe ekzekutimi i vendimeve nga përmbarimi”, ka deklaruar nënkryetari Serafin Papa. Në të njëjtën kohë Bashkia e Elbasanit ka ngritur një grup Task Force, i cili drejtohet nga Drejtori i Drejtorisë Urbanistike për mbledhjen e taksave nga subjektet që ushtrojnë aktivitetin në fushën e ndërtimit. “ Sipas të dhënave rezulton se mjaft subjekte në fushën e ndërtimit nuk kanë likuiduar taksat nga viti 20092012. Ata i detyrohen bashkisë 8 milionë lekë të reja. Është marrë vendim se nëse nuk i paguajnë brenda datës 15 korrik ne do t’u drejtohemi organeve kompetente për ndjekjen e procedurave ligjore. Për këto subjekte bashkia ka vendosur që të bllokojë edhe procedurat që ndiqen nga bashkia dhe subjektet për ushtrimin e ak-

tivitetit të tyre brenda territorit të saj. “ Gjithashtu këtyre firmave nuk do t’u kryhet asnjë shërbim nga ana e bashkisë, për sa i përket anës dokumentare siç janë lejet e ndërtimit, lejet e shfrytëzimit etj që nënkupton se çdo aktivitet pa u pajisur me këtë dokumentacion është i paligjshëm. Grupi i punës është duke bashkëpunuar me bankat për të bllokuar llogaritë bankare për subjektet që nuk kanë shlyer borxhet ndaj bashkisë. Me këto masa ne nuk synojmë të penalizojmë me pa të drejtë subjektet, por thjesht ata duhet që të respektojnë ligjet në fuqi. Dhe kur nuk janë në rregull me ligjin atëherë përse të mos veprojmë në këtë mënyrë. Të ardhurat janë shërbime në dobi të komunitetit dhe fondet do të shkojnë në shërbim të tij. Ndaj ne nuk do të tolerojmë në këtë drejtim”, ka nënvizuar nënkryetari Papa. L. Lleshi

KUJTIM SELENCIA: I PAMIRATUAR ENDE BUXHETI I VITIT 2012

Skandal në Tërpan, shpenzimet 5-fish më shumë se investimet SOKOL GORRICA BERAT- Edhe pse kemi kaluar në fillimin e 6-mujorit të dytë të këtij viti, ende buxheti i komunës Tërpan nuk ka marrë miratimin e këshilltarëve, ndërsa këshilltarët e kanë rrëzuar në të tre mbledhjet e radhës me arsyen e vetme se në të janë parashikuar shpenzime marramendëse. Burime pranë këshilltarëve në këtë rast opozitar të kësaj komune kanë pohuar për gazetën se në projekt buxhetin e komunës për vitin 2012 duken qartë se hartuesit e tij kanë krijuar një hendek ku shpenzimet janë sa 4 ose 5 fishi investimeve. Abuzimet “Janë disa zëra të parashikuara në buxhet ku shpenzimeve kapin shifra marramendëse si ato të kancelarisë, naftës, gomave të makinave e shumë zëra të tjerë të buxhetit që bien ndesh me ligjet”, pohon për gazetën një prej të zgjedhurve të kësaj komune Kujtim Selenica dhe sipas këtij të fundit me bindje shumë prej këshilltarëve e quajnë këtë projektbuxhet, më skandalozin të viteve të fundit ndaj dhe nuk e miratojnë për t’u kthyer në projekt. E kemi kthyer disa herë buxhetin në administratë, por duket se administrata e komunës nuk po e projekton në atë mënyrë që këshilltarët të japin miratimin e tij. Në shumë zëra në buxhet këshilltarët kanë ngritur disa pikëpyetje, të cilat tregojnë hapur në parashikimin e shpenzimeve si ato në transport që për karburant dhe vijë, (makina e skrepi), shpenzimet për dru zjarri dhe lëndë djegëse për ngrohje, që kapin shifrat, apo shpenzimet për dieta brenda dhe jashtë vendit që vetëm këto zëra kapin shifrat e 2650.000. këto dhe shumë zëra të tjerë tregoj se ka parashikime të skandaloze. Ndërkohë që për rikonstruksionin e rrugës Lugas- pashnik 1 janë parashikuar 1.000.000 lekë apo shpenzimi tjetër i parashikuar

U pakësonte vaditjen

Dëmtojnë makineritë e ujësjellësit, në pranga DIBËR- Dëmtojnë makineritë e ujësjellësit për të mos lejuar ndërtimin e rrjetit për furnizim, përfundojnë në pranga 6 persona. Një ngjarje e dhunshme është regjistruar dje në fshatin Mevlan në Dibër, ku disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkatërruar çdo punim që ka bërë ujësjellësi i kësaj zonë, duke dëmtuar rëndë dhe makineritë që po punonin për ndërtimin e rrjetit. Sipas burimeve nga ujësjellësi pas këtij investimi do të furnizoheshin me ujë banorët e gjithë komunës. Policia e Dibrës bën të ditur se janë arrestuar A. Dadja 63-vjeç, D. Spahiu 54-vjeç, M. Markeçi 67-vjeç, Sh Detja 57-vjeç, A. Leka 35-vjeç dhe I. Detja 26-vjeç pasi akuzohen për shkatërrim prone. Duke dëmtuar makineritë e ujësjellësit, personat e vënë në pranga kërkonin që të mos iu jepej ujë fshatrave të tjerë, pasi pretendonin se u mbeten të mbjellat pa vaditur. Policia ndërkohë ka nisur hetimet procedurale ndaj 6 personave.

Në 24 orë mbërrijnë 4 mijë shtetas

Fluks emigrantësh në pikat doganore

është rikonstruksioni i ujësjellësit lagja “Hyraj”, Paraspuar 400.000, ndërsa nuk është parashikuar asgjë për nxitjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Këto dhe shumë probleme të tjera kanë bërë që për 6 muaj takime dhe konsultime ende nuk është bërë e mundur të arrihet një marrëveshje më këshilltarët për të miratuar buxhetin e komunës. Çka do të thotë për këshilltarët që ende për faj të administratës të komunës të mos realizohen edhe ato pak investime që janë parashikuar në rikonstruksion rrugësh e ujësjellësish. Një tjetër problem pohon për gazetën “Kujtim” Selenica është edhe problemi i taksave që sipas tij për më shumë se 8 vjet ai ka qenë në arkën e komunës dhe i di mirë problemet e taksave në përgjithësi, por që si për çudinë e tij edhe kon-

trollet që kanë ardhur në komunë, qofshin atë të kontrollit të shtetit, ata të prefekturës, si dhe së fundmi ata të krimit ekonomik jo vetëm nuk marrin në pyetje kompetentët, por dhe shmangen dhe kur unë kam shkuar personalisht për ti takuar dhe arsyeja dihet mirë: Ose mbyllja e problemeve ose në diçka tjetër të shkon mendja. Problemi i taksave nuk e ka zanafillën pas vitit 2009, por shumë më përpara të paktën nga viti 2002 e deri në 2008, të cilin thuajse të gjithë kontrollet e kanë anashkaluar këtë periudhë. Pyetjes sesi do të veprojnë këshilltarët për miratimin e buxhetit Selenica i përgjigjet: “Ne nuk veprojmë në grup as dhe me komplote, por secili këshilltar e ka përpara projekt buxhetin dhe tashëm e kuptojnë mirë se çfarë do të thotë që të kalojë një buxhet

ku parashikon shpenzime operative për administratën 32 milionë lekë të vjetra, brenda të cilave dhe kancelaritë me një administratë prej 13 vetash, kjo më duket skandaloze ndaj dhe ky dhe disa probleme të tjera të kësaj natyre kanë bërë që të mos miratohet buxheti. I pyetur nëse kontrolli apo krimi ekonomik nuk do të ndërmarrin një kontroll rrënjësor të periudhës nga viti 2002 e në vijim ne si këshilltar do t’ju drejtohemi organeve të tjera kompetente. Askush nuk ka të drejtë të mbyllin zërin tonë madje as dhe ju si gazetar për të cilin u takuam dhe po prononcohemi”. Në prononcimin e fundit Selenica i pyetur nga gazeta tha: Jam Dua të shtoj se pas këtij prononcimi kam dhe dokumente të tjerë që do t’i bëj publike në një tjetër prononcim.

Mbërritja e sezonit veror ka rritur ndjeshëm numrin e emigrantëve që kthehen në Shqipëri për të kaluar me të afërmit disa ditë pushimi. Mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës, në Korçë, ka pasur fluks emigrantësh, por nuk janë krijuar radhë të gjata. Pala shqiptare aktualisht operon me gjashtë sportele në hyrje dhe dy në dalje, ndërsa pala greke vetëm me tre të tilla. Emigrantët tregojnë se këtë vit pushimet e tyre do të jenë me një buxhet të kufizuar, për shkak të krizës që ka përfshirë vendin ku ata jetojnë e punojnë, Greqinë. “Një javë do rrimë, nuk rrimë shumë. Kriza greke ka ndikuar në pushimet tona. Me pakica të gjithë”,- shprehen emigrantët. Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 4 mijë emigrantë me 1800 automjete. Ndërkohë sipas autoriteteve doganore, fluksi pritet të jetë më i lartë javën që vjen. Po kështu dhe në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër, është regjistruar një numër i lartë hyrjesh. Burime nga policia kufitare e Kakavijës bëjnë të ditur se në 24 orët e fundit kanë kaluar kufirin mbi 3400 persona dhe 900 mjete. Deri tani nuk raportohet për radhë apo pritje të gjata të emigrantëve apo mjeteve.


DOSSIER « 08

E hënë 2 korrik 2012 •

MUSTAFA MERLIKA KRUJA – VETËPARAQITJE / DOKUMENTI QË HEDH DRITË MBI ÇËSHTJE TË VITEVE 1939-1943

Kryeministri i luftës: Gjermanët na ofruan shtet të pavarur Çamërinë dhe Kosovën

C

Nga Herion Mesi ilat ishin arsyet që e shtynë një nacionalist të paepur si Mustafa Merlika Kruja, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në Konferencën e Paqes, të merrte përsipër rolin e Kryeministrit të një qeverie fashiste? Ky dokument i rrallë na shpjegon jetën dhe arsyet e një “të munduri”, një ndër të shumtët patriotë që dhanë ndihmesën e tyre për themelimin dhe ndërtimin e shtetit shqiptar të pavarur. “Paraqitja personale” e Mustafa Merlika Krujës, botohet për herë të parë në shqip. Frëngjisht në origjinal, është pjesë e dokumenteve për kërkim të azilit politik në SHBA që Mustafa Merlika Kruja bëri më 1952, nga Aleksandria, 8 vjet pas largimit nga Shqipëria. Mustafa Merlika Kruja vdiq në Niagara Falls, SHBA, më 27. 12. 1958. Kam lindur në Krujë, Shqipëri, më 15 mars 1887. Studimet i kam kryer në Janinë (tashmë e përfshirë në kufijtë e Greqisë, kryeqendër e Epirit) dhe në Stamboll. Që në të ri, rrethanat më përfshinë në luftën për çlirimin e atdheut tim nga pushtimi otoman. Pas këtij çlirimi, më 1912, i kam shërbyer atdheut tim si nëpunës dhe më pas si ministër, si i dërguar për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris më 1919, dhe si deputet në parlament. Ndodhesha në Zvicër kur Italia fashiste, në prill 1939, pushtoi vendin tim. Si gjithë të tjerët, edhe unë e kisha mjaft të qartë se vendi im i vogël me një milion banorë nuk do të ishte në gjendje t’i bënte ballë agresionit të një fuqie të madhe. Por kishte vend të shpresohej se bota e qytetëruar, sidomos fuqitë e kërcënuara drejtpërdrejtë apo tërthorazi nga ky agresion do të bënin ç’ishte e mundur për ta penguar, dhe do të viheshin përkrah Shqi¬përisë. Fatkeqësisht, krimi i pushtimit u krye pa shumë bujë dhe kurrkush nuk ngriti as gishtin e vogël për të bërë diçka. Në të kundërt, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara dhe të Francës, të gjitha fuqitë e tjera njohën gjendjen e re të krijuar dhe pozicionin e Italisë brenda vendit të vogël të pushtuar! Aq e pat Shqipëria e pavarur. Në një dëshpërim pa rrugëdalje, u ndje një farë ngushëllimi kur vumë re, në fillim, se italianët e panë të arsyeshme ta linin krejt të paprekur formën e qeverisjes së pavarur me gjithë tiparet e saj të jashtme, me përjashtim të kreut të shtetit i cili u zëvendësua nga mbreti i Italisë nën një bashkim personal të dy monarkive. Atëherë u ktheva në atdheun tim me vendosmërinë e patundur për të mos pranuar të hyja në asnjë qeveri të një vendi të skllavëruar; aq më tepër kur pak kohë më pas, edhe ajo formë pavarësie që na kishin lënë për ndoca muaj, u hoq nëpërmjet konvencioneve të veçanta midis Romës dhe Tiranës; Shqipëria nuk do të kishte më as ministri mbrojtjeje dhe forca kombëtare të armatosura, as ministri të punëve të jashtme e marrëdhënie diplomatike. Tre herë, nga viti 1939 deri në fund të vitit 1941, më propozuan të hyja në qeveri si ministër i punëve të brendshme. Gjithmonë refuzova në mënyrë kategorike. Pas agresionit gjerman kundër Bashkimit Sovietik, organizatat komuniste, deri më atëherë të qeta dhe thuajse të kënaqura, u vunë kudo në lëvizje. Kështu edhe në Shqipëri. Mëkëmbësi i Lartë i mbretit të Italisë në Shqipëri, Z. Jacomoni, njihte pikën time të dobët, domethënë e dinte që isha një kundërshtar i patundur i komunizmit. Një ditë më ftoi të takoheshim dhe më fjalosi gjatë mbi rrezikun e madh të komunizmit që kërcënonte në atë periudhë atdheun tim dhe mbi nevojën për t’i bërë ballë përhapjes. Sipas tij, qeveria në fuqi nuk ishte në lartësinë e duhur për të përballuar këtë detyre dhe më propozoi të formoja një qeveri të re të drejtuar nga unë duke më lejuar liri të plotë në zgjedhjen e kolegëve të mi dhe kohë sa të doja për të vendosur. U gjenda përballë brerjesh mjaft të thella të ndërgjegjes. Rreziqet për të cilat më ishte folur dukeshin haptas dhe ishin realë, i shihja edhe unë vetë me sytë e mi, dhe e ndjeja si detyrë timen të bëja çmos për t’i penguar dhe për t’i luftuar. Por nga ana tjetër, ishte e qartë se pushtuesi, sadopak, do të përfitonte, nga puna ime. Bëra këtë arsyetim: në krye, nëse Boshti duhej ta fitonte luftën, nuk do të ishin padyshim komunistët shqiptarë ata që do t’a pengonin; dhe nëse duhej ta humbte, Shqipëria nuk do të ishte vërtet e

Me gjermanët punët shkuan ndryshe. E pabesueshme por e vërtetë: Ky komb, i cili, që pas vdekjes së Bismarkut, nuk është shquar kurrë për diplomaci dhe që ka kryer një thes me gabime psikologjike dhe politike në shumë vende të tjera të pushtuara gjatë luftës, diti si të zhvillojë në Shqipëri, me apo pa sinqeritet, një politikë të aftë. Qarqet politike dhe ushtarake gjermane, në aleancë të plotë dhe në luftë të përbashkët me italianët, kryen një propagandë mjaft aktive mes nacionalistëve shqiptarë për t’i bindur se fitorja e Boshtit nuk nënkuptonte në asnjë mënyrë mbetjen e Shqipërisë nën zgjedhën e Italisë. Ata përbetoheshin se do ta bënin Shqipërinë jo vetëm një shtet të pavarur, por deri edhe të bashkuar me territoret e shkëputura të banuara nga shqiptarët dhe nën sundim të huaj, në veri në Jugosllavi, pjesa më e rëndësishme, dhe në jug në Greqi, Çamëri.

lirë nëse nuk i pritej rruga komunizmit: pra, në këtë pikë vendimi im ishte marrë. Përveç kësaj mora parasysh edhe dy gjëra nga ana personale: së pari, nëse detyra që më besohej, në kohë normale dhe në një vend të lirë mund të konsiderohej si nder për një politikan, në kushtet që gjendej vendi im unë e gjykoja në kundërshti me dinjitetin tim vetjak; nga ana tjetër, nëse ia dilja mbanë për të çrrënjosur komunizmin nga vendi im, kjo do t’i vinte kapakun kundërshtive; porse rrethanat atëbotë ishin tepër të pafavorshme për të mos iu druajtur një dështimi. Të tëra këto arsyetime e të tjera që shtoheshin, familja, e shkuara ime, e ardhmja ime, më bënë të ngurroj gjatë. Por ndërsa unë lëkundesha në këtë pavendosmëri, një ditë mësoj se disa agjentë komunistë sllavë qarkullonin nga njëri cep i vendit tek tjetri për të organizuar dhe drejtuar partinë komuniste shqiptare. Nuk ngurrova më: le të ndodhte ç’të ndodhte, unë vendosa të marr përgjegjësitë e mia. I parashtrova Jakomonit kushtet e mia për të marrë përsipër detyrën që më kishte propozuar; kushtet ishin si më poshtë: 1) Rikthimi në fuqi i vendimeve të Asamblesë Kushtetuese të 12 prillit, pra tek e vetmja lidhje kushtetuese me Italinë që përbëhej nga bashkimi personal i dy kurorave, gjë që donte të thoshte abrogimin e traktateve që kishin të bënin me shkrirjen e forcave të armatosura dhe të marrëdhënieve të jashtme të të dy vendeve. 2) Në pritje të kryerjes së formaliteteve të nevojshme për zbatimin praktik të kushtit të parë, formalitete të cilat kishin nevojë për një kohë mjaft të gjatë, kërkova themelimin e menjëhershëm të një force milicie shqiptare, deri në njëzet batalione prej 500 vetësh, nën urdhrat e drejtpërdrejta të ministrisë së brendshme si forcë policore për fshatin dhe për përforcimin e sigurisë publike nëpër qytete. Rindërtimin e forcave të armatosura kombëtare e konsideroja si të rëndësisë më të lartë, jo vetëm për t’i bërë ballë rrezikut të çastit, por gjithashtu dhe sidomos për rolin që ato mund të luanin në raste të ndryshme që gjasat e kishin se mund të shfaqeshin më vonë. 3) Kthimin e menjëhershëm të formës origjinale të flamurit kombëtar shqiptar. E kishin përdhosur duke i shtuar emblemën fashiste, d.m.th. fashat e liktorit, dhe stemat e Savojës. Kuptohet që këto nuk ishin kushte që mund të hynin në kompetencat e Mëkëmbësit të Lartë. Ndaj ai kërkoi, nga ana e vet, kohën e nevojshme për të marrë direktivat dhe udhëzimet nga Roma. Shkoi ai vetë në Romë. Kur u kthye, më thirri dhe më komunikoi pranimin në parim të të gjitha kushteve të mia dhe m’u lut të mos bëja të ditur asgjë për publikun deri në arritjen e një marrëveshjeje të plotë midis qeverisë italiane dhe meje vetë pas emërimit tim zyrtar. A ishte e sinqertë qeveria fashiste? Apo donte thjesht të më shfrytëzonte dhe të më komprometonte? Fat-

keqësisht, vetë ngjarjet e mëvonshme dhe botimi pas vdekjes i Ditarit të Çanos, ministër i punëve të jashtëm dhe dhëndër i Musolinit, u desh të më tregonin se fashistët, në makiavelizmin e tyre, nuk kishin pasur aspak ndër mend të bënin një përjashtim me mua. Ndërsa prisja, veprimtaria komuniste në Shqipëri, falë sidomos agjentëve sllavë, ia kishte marrë revanit, dhe unë, që të arrija t’a luftoja para se të ishte tepër vonë, me mirëbesim i pranova premtimet italiane si të sinqerta. Ja, kështu u bëra, edhe unë, një kuisling, siç kanë emërtuar prej kohësh, në vende shumë më të rëndësishëm se sa Shqipëria, njerëz shumë më të rëndësishëm se sa unë, u bëra “Pëteni i Shqipërisë”, siç ia desh qejfi të më quante autori i “Internacionales së tradhtarëve”, komunisti i Zhuvënelit. Po, e pranoj me ndërgjegje të plotë këtë situatë. E quaja detyrë time të shenjtë patriotike të përpiqesha të ndaloja fatkeqësinë më të madhe që kishte pësuar ndonjëherë vendi im. Nëse do t’ia kisha dalë mbanë, epitetet dhe nofkat e shumta që më vunë për të më njollosur do t’i kisha për nder. Por unë dështova, pasi më mashtruan fashistët të cilët më prenë në besë. Nëse italianët do të më kishin dhënë me besnikëri gjithë ç’më kishin premtuar dhe nëse tërë bashkëpatriotët e mi nacionalistë do të më kishin besuar, Aleatët perëndimorë ngadhënjimtarë, në nëntor 1944 do të kishin gjetur padyshim në breg të Adriatikut një Shqipëri që do t’u përkushtohej dhe që do t’u ishte mirënjohëse për lirinë dhe pavarësinë që kishin sjellë, dhe populli shqiptar nuk do të vuante mjerimin më të zi, zgjedhën më barbare, terrorin më të dhunshëm që po e fshikullon që prej tetë vjetësh dhe që kush e di se kur mund të përfundojë. Nga të gjitha premtimet e Romës në lidhje me kushtet e mia për të marrë përsipër përgjegjësinë e një qeverie të re shqiptare, vetëm njërën pata rastin ta shoh të zbatuar: atë që kishte të bënte me flamurin shqiptar. Moralisht, ishte gjëja që shqiptarët e kishin më për zemër, simboli i pavarësisë së tyre kombëtare. Por ishte tepër pak për t’i kënaqur e për të penguar komunistët t’u hidhnin trutë e gomarit me parullat e tyre që fshiheshin nën maskën të çlirimit kombëtar. Më dhanë një milici shqiptare të kufizuar, por çdo batalion kishte në krye një oficer italian, i cili, për të zbatuar urdhrat e mi, shkonte e merrte fshehurazi udhëzime nga eprorët e tij italianë. Kisha riorganizuar mjaft mirë policinë qytetëse, por pjesa më e madhe e nëpunësve nacionalistë që kisha emëruar, merrnin urdhër nga Komiteti i tyre i Rezistencës që të mbronin komunistët. Ndodhesha përballë një situate krejtësisht të çuditshme, paradoksale, që më rrëshqiste nga duart. Pas një viti lufte të pabarabartë kundër komunizmit nga njëra anë dhe shkopinjve ndër rrota të italianëve dhe vetë bashkatdhetarëve të mi, të cilët duhej të më mbështesnin, vendosa të jap dorëheqjen. Në fillim të nëntorit, ia thashë prerë Mëkëmbësit të


DOSSIER • E hënë 2 korrik 2012 Përgjithshëm se nuk mund të kënaqesha më me premtime në erë dhe as të punoja mes pengesave që vazhdonin të më krijonin nga çdo anë. Ai m’u lut të bëja durim edhe për ca kohë, dhe më premtoi se do të shkonte vetë në Romë për të shpjeguar gjendjen dhe për të arritur në një zgjidhje të shqetësimeve dhe desiderata-ve të mia. U nis vërtet.Çka ai i tha eprorëve të vet në kryeqytetin italian, çka kërkoi të arrinte, ma bëri të ditur si gjithmonë Ditari i Çanos: „14 Nëntor 1942. Jacomoni mendon ta heqë Krujën por nuk është dhe aq i bindur. Është një njeri, thotë ai, që duhet ta shfrytëzojmë për interesat tona.”. Nëse diplomacia është arti i mbajtjes të fshehtë të qëllimeve , M. Jacomoni është diplomat i hollë. Kur vura re që u kthye duarbosh nga Roma, i bëra të qartë vendimin tim të pakthyeshëm për dhënien e dorëheqjes dhe iu luta të merrej vesh sa më shpejt me Romën për të gjetur njeriun që duhej të më zëvendësonte. Natyrisht, deklaratat e mia kësaj radhe nuk duhet ta kenë habitur pasi nuk priste tjetër gjë prej meje. Në fytyrë i lexohej edhe një farë shpërfilljeje, dhe me të drejtë. Pasi ai nuk dinte ç’të bënte më me një rebel të urdhrave të Duçes, me një njeri që donte të mendonte dhe të vepronte me kokën e vet, për të mirën e tashme dhe të ardhme të popullit të tij. Nga ana tjetër, komunistët shqiptarë nuk i mbante vendi nga gëzimi që po iu hiqesha qafe. Megjithatë, më vonë më treguan se ajo që donin nuk ishte vetëm largimi im nga qeveria.: Më 12 tetor 1943, në mes të Tiranës më bënë një atentat me automatik, dhe krejt për mrekulli shpëtova me një plagosje të lehtë. Unë njihja tërë krerët nacionalistë të Lëvizjes së Rezistencës. Më të moshuarit, në të kaluarën, kishin qenë shokët e mi të luftës patriotike. Jo vetëm nuk u kisha prekur një qime floku, por përkundrazi, i kisha mbrojtur dhe u kisha kërkuar të bashkëpunonin. Dy prej tyre ishin anëtarë të kabinetit, njëri prej të cilëve, Hasan Dosti, ministër drejtësie në qeverinë time, tashmë kryetar i komitetit „Shqipëria e lirë”, banues në Nju Jork. Shumë të tjerë ishin nëpunës të misi prefektë apo shefa policie nëpër rrethe. Shpresoja që të jepnin ndihmesën e tyre në luftën kundër komunizmit. Fatkeqësisht, pak mes tyre u sollën si besnikë, të tjerët besuan se i shërbenin më mirë atdheut duke ndihmuar dhe mbrojtur komunistët në vend që t’i luftonin. Mes tyre dhe meje kishte mospërputhje idesh. Ata mendonin: „Meqë sot bota komuniste është në aleancë me botën demokratike të perëndimit, duhet të ndjekim shembullin dhe këshillat e kësaj të fundit.” Fantazia ime, përkundrazi, nuk rrihte aq larg. Mendoja se detyra ime parësore ishte të shpëtoja vendin tim, këtë vend të vogël kaq kafshatë e lehtë për sllavo-komunizmin, t’a shpëtoja nga rreziku që e kërcënonte nga aq pranë; vetëm në këtë mënyrë atdheu im do të zinte vendin përkrah perëndimit. Në fjalimin tim të fundit publik si kryeministër shqiptar mbajtur më 22 nëntor 1942, thashë se Bashkimi Sovietik i tradhtonte aleatët e vet sapo nuk kishte më nevojë për ta, dhe se nëse përfundimi i luftës do ta gjente Shqipërinë komuniste, ajo do të shndërrohej në një provinckë të perandorisë sllavo-komuniste që do të shtrihej nga deti i Japonisë deri në Adriatik. Isha në prag të dhënies së dorëheqjes. Si kryetar qeverie, desha t’i hidhja këtë paralajmërim të fundit bashkatdhetarëve të mi. Njeriu verbohet nga pasionet, bëhet shurdh, humb ndërgjegjen. Por jam i sigurt që në Shqipëri janë të shumtë ata që tani e kujtojnë atë paralajmërim. Pra, pa marrë pjesë aktive në lëvizjen shqiptare, ngaqë shihja qartë që kjo do të çonte ujë në mullirin e komunizmit, u orvata, sidoqoftë, t’a ndihmoj, e ndihmova. Asnjë kundërshtar nacionalist nuk e pa derën e burgut për veprimtari politike për sa kohë qeverisa. Pas dorëheqjes, i dhashë tërë mbështetjen time Lëvizjes Legaliste në lidhje të ngushtë me kreun e saj Z. Abas Kupi, tanimë anëtar i Komitetit „Shqipëria e lirë”. Mendoj se kuadri politik që dua të nxjerr në pah me këtë paraqitje mbi Shqipërinë nën pushtimin e huaj gjatë luftës së fundit, nuk do të ishte i plotë nëse nuk flisja shkurt edhe për politikën, në e nëpër atë vend, të dy grupeve të fuqive luftarake dhe të politikës të secilës. Pasi është pikërisht politika e tyre ajo që ka luajtur një rol kryesor në përcaktimin e ndjenjave dhe, si pasojë të qëndrimeve të patriotëve shqiptarë. Italia ishte aleatja e madhe e e Shqipërisë që nga viti 1928 deri më 1939. Patriotët sh-

qiptarë, me mbretin në krye, nuk e shpërfillnin rrezikun e marrëdhënieve të ngushta me fqinjin e fuqishëm të përtej Adriatikut. Por ishin të detyruar. Fqinjët sllavë mbanin nën vete një masë të madhe të bashkatdhetarëve tanë që përbënin më shumë se një të tretat e gjithë popullsisë shqiptare të gadishullit ballkanik, dhe as kjo nuk u mjaftonte! Nuk kishin reshtur kurrë së thururi intriga dhe së ushqyeri trazira në vendin tonë që prej përfundimit të traktatit të aleancës italo-shqiptare. Ekonomia jonë ishte e lidhur pothuajse e tëra me atë të Italisë. Financat tona kishin nevojë për hua dhe asnjë vend, përveç Italisë nuk tergohej i gatshëm të na jepte hua. Kërkesave të një përfaqësuesi të qeverisë shqiptare, një burrë shteti anglez i ishte përgjigjur me një fjali të prerë dhe fyese „Nëse ka ndonjë gjë, kish thënë, që nuk i pëlqen aventura, kjo është paraja!” Rinia jonë u formua kryesisht në universitetet italiane. Edhe vetë fuqitë e mëdha i njohën Italisë „interesa të veçanta”në Shqipëri, i kishim, mund të themi, duart e lidhura mga Italia. Britania e Madhe e shpërfillte aq shumë tashmë Shqipërinë, saqë i kishte kaluar Italisë një koncesion nafte që kishte blerë, pa u konsultuar me qeverinë shqiptare. Pra, duke pranuar traktatin e aleancës me Italinë më 1928, qeveria shqiptare ishte përpjekur ta shenjtëronte situatën në mënyrë që të angazhonte Musolinin moralisht, politikisht dhe juridikisht për të respektuar më së miri sovranitetin tonë. Por diktatori fashist u soll njësoj si aleati i vet siç e pa dhe tashmë e di bota mbarë. Pas pushtimit, Italia fashiste shpresonte ta bënte për vete popullin shqiptar nëpërmjet korruptimit. Gjatë gjithë periudhës së pushtimit, me produktet bujqësore të territoreve të çliruara nga pushtimi jugosllav dhe me miellin italian që arrinte thuajse çdo ditë me qindra e mijëra thasë në portin e durrësit, populli shqiptar pati një bollëk mallrash ushqimorë si asnjë popull në Europë. Fshatarët u pasuruan duke shitur në qytet si frëngu pulën prodhimet e tyre, tregtarët po aq e më shumë nëpërmjet shitjes së mallrave të të gjitha llojeve të importuara nga Italia me mjaft lehtësime. Çdo italian, ushtarak apo civil, që kthehej nga Shqipëria, merrte me vete mallra me bollëk të cilat në Itali i kishte të racionuara ndonëse ishin mallra që kishin ardhur po nga Italia. Punimet publike të kryera nga italianët u shtuan dhe ndihmuan zhvillimin e ekonomisë të vendit, lehtësuan komunikimin. E gjithë kjo ishte gjë e shkëlqyer, e mrekullueshme, por qëllimi ishte i keq: deshën të blinin kështu lirinë e popullit shqiptar Me gjermanët punët shkuan ndryshe. E pabesueshme por e vërtetë: Ky komb, i cili, që pas vdekjes së Bismarkut, nuk është shquar kurrë për diplomaci dhe që ka kryer një thes me gabime psikologjike dhe politike në shumë vende të tjera të pushtuara gjatë luftës, diti si të zhvillojë në Shqipëri, me apo pa sinqeritet, një politikë të aftë. Qarqet politike dhe ushtarake gjermane, në aleancë të plotë dhe në luftë të përbashkët me italianët, kryen një propagandë mjaft aktive mes nacionalistëve shqiptarë për t’i bindur se fitorja e Boshtit nuk nënkuptonte në asnjë mënyrë mbetjen e Shqipërisë nën zgjedhën e Italisë. Ata përbetoheshin se do ta bënin Shqipërinë jo vetëm një shtet të pavarur, por deri edhe të bashkuar me territoret e shkëputura të banuara nga shqiptarët dhe nën sundim të huaj, në veri në Jugosllavi, pjesa më e rëndësishme, dhe në jug në Greqi, Çamëri. Këto premtime u mbajtën vërtet nga ana e gjermanëve. Dhe gjermanët nuk harruan ta përmendnin në propagandën e tyre anti-italiane për të fituar simpatinë e shqiptarëve. Nga ana tjetër, këta të fundit nuk kishin harruar që Austro-Hungaria, në vitet 1912-1913, kishte qenë fuqia kryesore që kishte mbështetur me të gjitha mjetet pavarësinë dhe të drejtat e popullit shqiptar. E gjermanët nuk munguan të përdornin edhe këtë fakt, duke u shpallur veten vazhdues të politikës së Vjenës në Ballkan. Ata respektonin me shumë kujdes zakonet e vendit dhe pronën private. Nuk bënë kurrë reprezalje kundër popullsisë për t’u hakmarrë ndaj partizanëve. Më 1943, ata i dhanë rreth njëqind bursa studimi disa të rinjve shqiptarë që donin të shkonin të studionin në Vjenë ashtu siç kishte bërë Austro-Hungaria gjatë pushtimit më 1916-1918. Italianët nuk ditën t’i përgjigjeshin kësaj taktike gjermane. Kështu shpjegohet dobësimi mjaft i ndjeshëm i rezistencës nacionaliste në Shqipëri pas rënies së Italisë dhe zëvendësimi i pushtimit italian me atë gjerman.

Nga ana tjetër, cili ishte qëndrimi i Aleatëve perëndimorë ndaj Shqipërisë? Burrat e tyre të shtetit i kishin gjithë të drejtat të mburreshin me politikën që kishin ndjekur në Shqipëri ose ndaj saj, pa dashur kështu të guxoj t’i gjykoj përsa i përket interesave të vendeve të tyre. Por meqenëse jam duke shpjeguar një situatë që ka të bëjë me vendin tim dhe me mua vetë, e kam për detyrë të mos lë jashtë analizës asnjë element thelbësor që mund të hedhë dritë. Përveç masave pa formë, të pandërgjegjshme dhe të papërgjegjshme, të cilave mund t’u shkonte për shtat politika italiane që i lejonte të jetonin në rehati; përveç komunistëve, të komanduar nga lart poshtë nën një disiplinë të hekurt dhe nën një qëllim të vendosur nga Moska; përveç edhe atyre nacionalistëve që nuk gjenin më mirë se sa të ndiqnin verbazi këshillat e BBC-së dhe të oficerëve të misionit Britanik, për patriotët shqiptarë që mendonin, për të gjithë ata që që shqetësoheshin para së gjithash mbi fatin e atdheut, politika që Aleatët perëndimorë ndoqën ndaj Shqipërisë, nga pikëpamja thjesht shqiptare dhe duke folur haptazi, nuk ka qenë e lumtur. Po, na premtuat lirinë tonë, pavarësinë tonë, natyrisht pas fitores. Them veçse të vërtetën nëse pranoj se pjesa më e madhe e patriotëve shqiptarë donte dhe uronte të arrinte lirinë dhe të drejta e veta kombëtare nëpërmjet fitores së aleatëve. Por ata kishin gjithashtu të drejtën të dyshonin, sidomos deri me hyrjen në luftë të Shteteve të Bashkuara. Pasi gjer atëherë dukej gati haptazi e kundërta. Dhe për më tepër një shqetësim kishte hedhur rrënjë mes tyre: Aleatët i premtonin shqiptarëve lirinë, pavarësinë, menjëherë; por ata donin të dinin diçka më shumë. Po kufijtë e atdheut? Patriotët shqiptarë nuk e kishin të qartë politikën, synimet e aleatëve përballë Shqipërisë. Ata kishin detyrën të shmangnin nga Shqipëria murtajën komuniste: aleatët i jepnin kurajo komunistëve, i mbështesnin me të gjitha mjetet. Patriotët shqiptarë prisnin një fjalë nga mbreti i tyre, nga kreu i tyre i shtetit në mërgim: aleatët e mbanin mbretin, për arsye që shqiptarët nuk njihnin apo nuk dinin të shpjegonin, larg çdo gjëje që ndodhte në Shqipëri. Patriotët shqiptarë prisnin, fundja, nga ana e aleatëve ndonjë fjalë ngushëlluese mbi të ardhmen e bashkimit kombëtar, i bërë më në fund realitet: dëgjonin veçse fjalë qortuese, ku u tërhiqej vërejtja, nëpërmjet deklaratsh zyrtare, edhe pse me kufijtë të katandisur në minimum, se shumë akte ndërkombëtare i kishin përcaktuar, konfirmuar, sanksionuar. Kështu, në këto kushte, a është e drejtë të qortohen patriotët shqiptarë, a duhet të habitemi pse ata u gjendën ngushtë dhe të pavendosur dhe nuk ditën të vepronin as në njërin drejtim, as në tjetrin me atë vendosmëri, me atë energji që vetëm një bindje e thellë dhe e qartë arrin të frymëzojë? Çka kam thënë gjer tani, me sinqeritet dhe vërtetësi të plotë, mund të më lejonte, ndoshta, t’i shmangia detajet e mëtejshme për t’u dhënë autoriteteve amerikane mundësinë për të gjykuar nëse duhet të më mikpresin në vendin e tyre të madh të lirë e të qytetëruar ku im bir gjendet e punon. E megjithatë po vazhdoj të jap sqarime të tjera. Zura në gojë tim bir i cili pati fatin e mirë të jetojë e të marrë frymë i lirë në Shtetet e Bashkuara. Shtoj se ai është vëllai i dy të tjerëve njëri prej të cilëve është dënuar në Shqipëri me 15 vjet burg dhe tjetri me pesë nën akuza të sajuara. I kam rritur bijtë e mi me ndjenja patriotike ashtu si edhe njerëzore, por njëherazi u kam treguar udhën larg politikës, drejt iniciativës private. Ata janë marrë vetëm me studime dhe me punët e tyre personale e të familjes. Kjo është arsyeja që ata dy fatkeqë patën besim e ndenjën në shtëpi. Edhe sime shoqeje, duke mos qenë në gjendje të përballonte vështirësitë e një udhëtimi të gjatë e të lodhshëm në çastin e largimit tim, iu desh të qëndronte dhe tashmë gjendet, bashkë me nusen dhe nipin tonë tetëvjeçar, në një kamp përqendrimi. Atje në burg janë edhe tre vëllezër të mitë. U largova nga Tirana më 1 shtator 1944. Mund të kisha ndenjur edhe disa javë në Shqipëri, siç bëri pjesa më e madhe e drejtuesve antikomunistë. Por një lajm i hidhur më thirri me urgjencë në Vjenë: djali im i katërt, më i vogli, i cili studionte aty, ishte sëmurur rëndë dhe mjekët e quanin të domosdoshme praninë time për të vendosur mbi operimin e tij. Pas dhjetë ditësh udhëtimi të mundimshëm dhe të rrezikshëm nëpër Shqipëri, Jugosllavi, Hungari dhe Austri, arrita në Vjenë. Im bir vdiq më

» 09

21 nëntor. Nuk do t’i harroj kurrë fjalët e tij të fundit para se të binte në agoni. Kish mbi krevat një të përditshme të asaj dite. E mori në dorë e më tha: “Kam lexuar një lajm ngushëllues, baba, por kushedi nëse është e vërtetë: Anglezët kanë zbarkuar me trupat e tyre në Shqipërinë jugore.” E kuptoj menjëherë shpirtin e tij fisnik e të përvuajtur dhe e siguroj: “Po, i dashur, i thashë, ashtu është, edhe unë e di nga një burim i fshehtë mjaft i sigurt.” Iu hap çehrja, i ndritën sytë nga një gëzim i thellë, dhe tha fjalët e fundit të jetës së vet të re e të pafajshme: “Oh! Falë zotit,: populli ynë ahere është i lirë, familja jonë, tërë njerëzit tanë atje shpëtuan, apo jo baba?” Ishte ankthi i rrezikut komunist që i kishte ngërthyer shpirtin. Lajmi ishte i rremë dhe unë, në të vërtetë, nuk kisha dëgjuar asgjë, deri më atë çast. Megjithatë, edhe pse lajm i rremë, shërbeu për diçka. Ai e besoi dhe vdiq i lumtur. Pas kësaj mynxyre, s’kisha ç’bëja më në Vjenë. Në Itali kisha një djalë tjetër, atë që tani jeton në SHBA, dhe një motër të re, atëherë të dy studentë, të cilëve, para se të largohesh nga Shqipëria, u kisha shkruar të mos u shkonte ndër mend të ktheheshin në Shqipëri. Kishte ca kohë që jetonin në një hotel të vogël të Dolomiteve (Tiroli jugor) në provincën e Bolcanos. E gjithë Italia veriore ishte e pushtuar nga gjermanët. U kërkova autoriteteve austriake lejekalimin për të shkuar tek djali e motra. Pas ca kohësh, autoritetet politike ma dhanë lejen, por thanë se kompetencat ushtarake nuk ishin në dorë të tyre. Duhej të kërkoja leje në Insbruk, kryeqendër e Tirolit verior, (austriak) ku gjendej një seksion ad hoc i komandës mbi Italinë. Nuk qe dhe aq e lehtë. Përkundrazi, pas një pritjeje prej tetë ditësh, nuk mu dha leja për të kaluar kufirin italian, ndërsa në të njëjtën kohë shihja që kjo leje u jepej pa asnjë vështirësi shumë vetëve, edhe bashkëpatriotëve të mi. Mbeta i habitur dhe mora guximin të ankohem duke kërkuar shpjegime për këtë qëndrim të veçantë ndaj meje. Për fat, kisha njohur aty një shef mjaft të njerëzishëm. Ai më la të kuptoja se nëse ndërroja vendvajtje mund të kisha ndonjë shpresë. Gjë që e bëra pa ngurrim dhe që brenda 24 orësh më dha rezultatin që prisja. Shkoja, merret vesh, në Lodi. Por, në rrugë e sipër, zbrita në Kiuza, mora teleferikun dhe në mbrëmje arrita në hotelin Jakoberhof të Ortiseit ku takova më në fund tim bir e time motër. Ishte fundi i marsit a fillimi i prillit 1945. Pronari i hotelit, i cili më njihte prej kohësh, pati mirësinë dhe kurajën të mos lajmëronte autoritetet kompetente mbi vajtjen time. Kështu pata mundësinë të njoh edhe unë emocionin e jetës ilegale për ndoca muaj në atë vend alpin, piktoresk e të këndshëm. Aty mësova, ca kohë më vonë, arsyen pse komanda gjermane nuk kishte dashur të lejonte qëndrimin tim në këtë provincë të Dolomiteve: aty po kryheshin përgatitje ushtarake të jashtëzakonshme I Lojturi i Berlinit kishte menduar t’i shndërronte Alpet austriake në kështjellën e tij të fundit të rezistencës. Kur Italia u çlirua dhe gjendja u normalizua, zbrita në Bolonjë, ku im bir duhej të vazhdonte studimet, ndërsa ime motër shkoi në Romë për t’u specializuar si rrobaqepëse: duhet të përgatiteshim për një jetë të ashpër e të gjatë në mërgim. Duke plotësuar dëshirën e Madhërisë së Tij Mbretit Zog të Shqipërisë dhe i shtyrë edhe nga vullneti im, më 25 shkurt 1948 u shpërngula pranë Tij në Egjipt, dhe pas një viti solla aty edhe time motër. Në mërgim jam marrë gjithkund e gjithherë me studime dhe kërkime historike dhe filologjike mbi popullin shqiptar. Atij ia kam kushtuar jetën time dhe atij kam ndërmend t’i kushtoj edhe ato ditë që Zoti do të më japë të jetoj. Shumë pjesëtarë të familjes sime kanë dhënë jetën për atdheun shqiptar duke luftuar kundër skllavërisë komuniste; të tjerë vuajnë një vdekje të ngadaltë nën kasollet e errëta e të lagështa duke ngrënë bukë thatë; të tjerë akoma, gra e fëmijë, janë nëpër kampe përqendrimi. S’më mbetet tjetër, në këtë mërgim të hidhur, veç një djali që gëzon lirinë, që është i sigurt mbi jetën e tij: është Bashkimi, në Shtetet e Bashkuara; dhe ime motër Haxhire, që është këtu me mua. Im bir ka bërë kërkesë pranë autoriteteve përkatëse të vendbanimit të tij (Niagara Falls) për emigrimin tonë pranë tij dhe do të jetë për të tre bashkë ngushëllimi më i madh në dhimbjen e këtij mërgimi që të kemi fatin të mblidhemi në atë tokë të bekuar me liri, ku kombi i madh është vënë në krye të popujve të lirë të botës për të shpëtuar njerëzimin dhe qytetërimin nga rreziku vdekjeprurës që i kërcënon.


Editorial&opinion « 10

E hënë 2 korrik 2012 •

“Qoset” komuniste, problemi ynë me Akademinë e Shkencave

M

bërritja e 100-vjetorit të pavarësisë, 28 Nëntorit 2012, po takson gjithnjë e me shumë përveç vlerave edhe antivlerat akademike, intelektuale e historike të kombit e popullit tonë. Këto ditë dhjeta zëra e firma, që për arsye nga më të ndryshmet vazhdojnë të njihen publikisht dhe zyrtarisht si akademikë e intelektualë, kanë protestuar në media për faktin që Akademia e Shkencave nuk ka përfshirë në listën e të ftuarve të saj në aktivitetin e 100-vjetorit të pavarësisë Rexhep Qosen. Kjo mungesë ftese është cilësuar “skandal” nga “intelektualët e majtë” të Shqipërisë, një pjesë e mirë e të cilëve ka kërcënuar edhe me bojkot të aktivitetit. Në fakt, ky “incident” i Akademisë me Qosen është vetëm një prej shumë incidenteve që ka shoqëruar përpjekjet për të normalizuar institucionet kombëtare si Akademia e Shkencave dhe sidomos punët e tyre të mbrapshta gjatë 50 viteve të diktaturës komuniste. Ajo që mund t’u ofrohej shqiptarëve në këtë 100-vjetor të shtetit të tyre nga shteti, dhe sidomos institucionet akademike e shkencore, do të ishte pa dyshim rishkrimi një historie korrekte kombëtare dhe jo debati se kush nga të gjallët do të jetë në tribunat e kremtimit të shekullit të pavarësisë. Fatkeqësisht, debati është mbërthyer tek tribuna historike e 100 dhe jo tek thelbi historik i tij, duke kërcënuar që festa e shekullit të pavarësisë të kthehet në një garë protagonistesh, pjesa me e madhe e të cilëve e meritojnë jo tribunën, por koshin e plehrave të historisë. Hyj tek ata njerëz që besoj se Akademia nuk ka bërë ndonjë mëkat që nuk ka ftuar Qosen, përkundrazi, por nuk mendoj se vetëm Qosja e meritonte një gjë të tillë, mirëpo degjenerimi apo transferimi i debatit tek lista e të ftuarve synon të fshehë dështimin e Akademisë së Shkencave dhe krejt institucioneve shkencore të Shqipërisë komuniste në misionin e tyre akademik e historik. Përkujtimi i 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar përbën pa dyshim një moment kulmor në historinë e popullit tonë dhe do të ishte detyrim që tribunat e këtij festimi si në rrafshin politik, edhe atë

Nga Nebil Çika

akademik të ishin të pastra. Ne shkojmë në përvjetorin e 100 të pavarësisë kombëtare me një histori të falsifikuar pikërisht nga njerëzit që po luftojnë sot për të zënë tribunat e nderit të përkujtimit të saj, si në rastin e Rexhep Qoses. Por nëse Qose nuk ftohet, kjo nuk ndryshon asgjë. Aje do të jenë akademikë e intelektualë të tjerë komunistë po aq të pamerituar e me përgjegjësi të rënda për krime, mashtrime e deformime të historisë në pothuaj gjysmën e jetës 100-vjeçare të shtetit shqiptar. Nuk besoj se ka shqiptar të pranojë pretendimin se Kristo Frashri, Arben Puto, Ismail Kadare, Dritëro Agolli etj., që mund të jenë ftuar nga Akademia, janë më të mirë apo më të pranueshëm se i paftuari Qosja. Ne raport me historinë ata janë të gjithë “qose”, për shkak se veprat e tyre intelektuale i kanë shërbyer në mënyrën më kriminale diktaturës dhe diktatorit. Nuk besoj se ka krime më të mëdha se falsifikimi i historisë dhe fshehja e krimeve të diktaturës, gjë që e bën të papranueshme mbushjen e tribunave të kremtimit të shekullit të pavarësisë me autorë të tyre. Nëse Rexhep Qose ka mbrojtur diktaturën dhe diktatorin, e ndoshta e bën atë ende hapur edhe sot e kësaj dite, kjo nuk do të thotë se të ftuarit e tjerë nuk e kanë bërë ndoshta më me zell një gjë të tillë. Po pranuam Puton në tribunën e përvjetorit të pavarësisë, do të pranojmë edhe Haxhi Qamilin si patriot, por edhe gjyqin special të Enver Hoxhës, ku ai ishte dëshmitar jo si krim, po

si drejtësi. Po pranuam Kristo Frashërin, ke pranuar edhe historinë e falsifikuar të Shqipërisë, ku xhaxhai i diktatorit tregohet si firmëtar i pavarësisë, autor i të cilit është edhe z. Frashëri. Po pranuam Kadarenë, duhet të pranojmë “rrënjët e partisë” apo faktin që firma e Enver Hoxhës “ishte vetëtimë”. Po pranuam Agollin, do të pranojmë edhe gjithë krimet e Lidhjes së Shkrimtarëve, ku ai ishte për një kohë të gjatë kryetar etj. Pra, siç e shikoni “qoset” e inteligjencës komuniste shqiptare janë të shumtë, një pjesë e mirë ende anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe instituteve të tjera shkencore të Shqipërisë. Mendoj se injorimi i Qoses më shumë se një akt i motivuar shkencërisht është pasojë e luftës së brendshme midis inteligjencës komuniste shqiptare. Dihet që Rexhep Qose ka një qëndrim të palëkundur komunist, por kjo nuk besoj se ka qenë arsyeja e injorimit nga Akademia e Shkencave po aq komuniste e Shqipërisë. Dyshoj se qëndrimi i akademikëve zyrtarë të Shqipërisë ndaj z. Qose ka të bëjë më shumë me sulmet e tij ndaj ikonës se letërsisë shqiptare të realizmit socialist, Ismail Kadare, sesa për qëndrimin ndaj Berishës, siç po pretendohet në shtyp. Dihet se miti i Kadaresë po mbrohet me qëndresë të dëshpëruar, por të fortë nga rrethet zyrtare akademike e kulturore të Tiranës, gjë që në qëndrimin ndaj z. Qose është qartësisht i marrë me mend. Gjithsesi me apo pa qoset intelektuale komuniste Akademai dhe krejt artet intelektuale zyrtare shkojnë në këtë 100-vjetor të pavarësisë pa ndonjë ndryshim të madh me kremtimin e 50-60-vjetorit të saj. Edhe në këtë 100-vjetor të festuar zyrtarisht në liri para shqiptarëve në tribunat e nderit, ballina gazetash e ekrane televizive do të jenë sërish “qoset” e historisë kombëtare dhe sherret e tyre për vendet e nderit, sikur të mos kishim të bënim me bashkëpunëtorë të deklaruar të krimeve antikombëtare, por me heronj të nderuar e të respektuar zyrtarisht ashtu si 25 apo 50 vjet më parë. Ky dominim në institucionet intelektuale zyrtare i qoseve të komunizmit edhe sot, 22 vjet pas rënies “de jure” të diktuarës, dhe jo ftesa e Rexhep Qoses është problemi që shqiptarët kanë me Akademinë e Shkencave dhe krejt institucionet e ndërgjegjes kombëtare.

Trishtimi i vonuar zotit Majko

P

andeli Majko është nga të paktët socialistë të mbetur, që për hir të së vërtetës, gëzon simpati dhe tek një pjesë e të djathtë. Një politikan i ri, tipiku idealistit të së majtës absurde në Shqipëri , që ka të përzjera në vetvete veç simpatinë për komunizmin (kujtojmë këtu kundërshtimin e tij për nxjerrjen e PKSH-së jashtë laigjit në vitin 90-të) por edhe dhe atë të nacionalizmës , që një zot e di se si mund të ekzistojnë këto të dyja. Eshtë një përzierje ee tipit anadollak e denjë për propagandën komuniste, që këtej prishte pronën private, fenë, dhe shiste kosovën dhe këtej mundohej të injektonte doza të patriotizmës. Por në ndryshim me propagandën e Ennver Hoxhës, Pandeli Majko është të paktën i sinqertë në atë që thotë dhe atë që bën. Në emisionin e së enjtes tek Sokol Balla, majko u shpreh i mëzritur në lidhje me takimin e famshëm të Ramës me Metën tek vila e këtij të fundit në Gjirin e Lalzit. Në fakt, kutpohet deri diku mërzitja e Majkos, i cili me naivitetitetin e tij ka lejuar të shqasë deri në këtë pikë Partia Socialiste, në të cilën ai pohon vetë se është rritur dhe e ka themeluar. Por duket se kjo mërzitja e Majkos, është disi e vonuar. Një ndër deputetët më të vjetër të PD-së, megjithëse i ri në moshë, dy herë kryeministër, i zgjedhur nga partia e

Nga Armand Maho tij, ka parë shumë gjëra për të cilat nuk ka foluar. Në rastin më të mirë e ka bërë për këtë të mos dëmtuar partinë, por në rastin më të keq që është dhe më e besueshmja, e ka bërë për interesa të ngushta vetjake. Njeriu i cili desh hodhi në rropullimë me votim Fatos Nanon në vitin 1999, nuk ka sesi të mos mërzitej nga mungesa e një votimi të ndershëm brenda partisë. Kryeministri i cili ishte nismëtar i rrugës Durrës – Kukës, nuk kishte se si mos mërzitej kur nga klyetari i tij dhe kolegë të tij, kjo rrugë u sul,mua në mënyrën më të paprecedentë, aq shumë sa ka krijuar një lloj antipatie tek shqiptarët e Kosovës. Dhe ta mendosh që kjo parti ishte në pushtet, dhe priti kosovarët në një moment shumë të vështirë. Por sërish ky deputet nuk foli. Nuk besosjmë të mos jetë mërzitur Pandeli majko, nga p[ërjashtimi i figurave të tilla si Kastriot Islami, Bardh Agasi, Makbule Çeço, e të tjerë për shkak se nuk mendonin si kryetari. Apo, për afrimin e supërmilionerëve shqiptar, që kanë marrë në dorë kupolën e PSsë. Nuk besojmë se Pandeliu nuk u mërzit kur PS humbi në mënyrë spektakolare zgjedhjet e 2009, për shkak të mënyrës amatoreske për të mos thënë fëminore se si u drejtua fushata. Nuk mendojmë se Pandeliu nuk u mërzit nga mënyra e dështuar e protestave për hapjen e kutive, vetëm e vetëm për të justifikiar kryetarin..... Majko duhet të ioshte mërzitur dhe metodat se si u zhvillua protesta

e 21 janarit, një protestë e cila skish asgjë të ngjashme me filozofinë socialiste e cila e frustuar nga masakrat e ish PPSH-së, përgjatë këtyre viteve të tranzicionit kishte adaptuar një mënyrë tjetër të të bërit opozitë. Dhe jo vetëm kaq. Dihet fare mirë që partia socialiste është kthyer tashmë në strehë të organizatës Mjaft, një organizatë e krijuar enkas që të rrëzojë socialistët nga pushtetit. Nuk e dimë seç mendon Pandeliu kur sheh djemtë dhe çupëlinat e mjaftit, që japin këshilla për drejtim partie, sikur të drejtonin ndonjë mejhane. Kur sheh se si ish krerët e partive në rrethe, janë zëvëndësuar me njerëz anonim e sehirxhinj deri më dje për këtë forcë politikë. A është mërzitur Pandeli Majko nga të gjitha këto? Darka e Ramës në gjirin e lalës duhej të ishte shqetësimi më i vogël. Tashmë është tepër vonë, edhe për tu mërzitur edhe për të tentuar ndonjë ndryshim në këtë forcë politike. Aleanca qoftë me FRD-në e Bamir Topit, qoftë me AK-në e Spahiut janë arnime, të cilat sdo kenë asnjë efekt në zgjedhjet e ardhshme. Dy shtyllat e së majtës, Nano dhe Meta, e kanë marrë tashmë qëndrimin jo kundër PS-së por kundër Ramës, që për hir të interesave të ngushta të pushtetit, se ka ndërmend të ofrojë ndonjë bashkim, duke rrezikuar qëe majta të humbasë për të tretën herë. Tashmë ska më kohë. Kjo është arsyeja që duhet ta shqetësojë seriozisht Pandeli Majkon.


opinion • E hënë 2 korrik 2012

» 11

Replikë me zotin Guri Shyti

A do të shkruhet historia e vërtetë?

L

exova në mediat elektronike një shkrim të gjatë të zotit Guri Shyti të titulluar “Falsifikatorët e historisë”. Nga titulli mendova se duhej të ishte një shkrim shumë interesant mbi çështje të historisë shqiptare, që vazhdon të shkruhet pothuajse njësoj si në kohën e periudhës komuniste. E lexova me një kureshtje të veçantë. Por, t’ju them të vërtetën, konstatova se autori kishte rënë në grackën e atyre falsifikatorëve që përmendte në shkrim. Natyrisht për këtë konstatim do të jap edhe argumentet e mia. Zotin Shyti nuk e njoh dhe nuk mund të jap asnjë opinion për të dhe veprimtarinë e tij në të kaluarën dhe sot. Për të më njohur edhe ai më mirë, po jap një përshkrim të shkurtër të biografisë sime. Në vitin 1951, së bashku me dy shokë të tjerë, nxënës të vitit të parë të gjimnazit të Vlorës, krijuam një organizatë antikomuniste që shpërndante trakte në qytet. U arrestuam dhe u dënuam, ndonëse nuk ishim më shumë se 15-vjeçarë, dhe dënimin e kryem të gjithë një për një. Pas lirimit nuk na lejuan të vazhdojmë shkollën e lartë, por u detyruam të punojmë në profesionin e muratorit deri në ditën e ndryshimeve demokratike. Sot jam kryetar i degës së Tiranës të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë. Tani le të kthehemi në temë. Jam dakord me arsyetimet e autorit të sipërpërmendur mbi historianët e sotëm, të cilët sipas tij ”rreken të shkruajnë historinë, por, për fat të keq, nuk i kanë parasysh përkufizimet e njohura shkencore”. Kështu që sot kemi një histori të shkruar nën prizmin e gjykimit të mentalitetit totalitar të trashëguar nga sistemi komunist që e përmbysëm. Por a e di autori pse ndodh një gjë e tillë? Sepse në vend vazhdojnë të shihen ngjarjet nën prizmin e mentalitetit komunist që vazhdon të jetojë në psikologjinë e qytetarëve shqiptarë. Përgjithësisht jam dakord me zotin Shyti për gjykimin që i bën periudhës së heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, apo periudhës së pashallëqeve të mëdha dhe asaj të shpalljes së pavarësisë. Por nuk jam plotësisht dakord me vlerësimin që ai i bën periudhës së mbretit Zog. Dua të bëj një sqarim: idhulli im nuk janë parimet monarkiste. Qoftë si trashëgim nga paraardhësit e mi, qoftë nisur nga pikëpamjet e mia personale, i përkas rrymës republikane. Jam dakord me mendimin e tij se Ahmet Zogu u shpall mbret pa një referendum të lirë popullor, por nuk jam dakord me mendimin se ai i fali Jugosllavisë pjesë të territorit të Shqipërisë, pasi sot kanë dalë në dritë fakte që këto toka u shkëmbyen me territore të tjera. Jam dakord me përndjekjen që ai zhvilloi kundër disa figurave të shquara të historisë shqiptare, si: Luigj Gurakuqi, Bajram Curri e të tjerë, por nuk jam dakord se deshi të armiqësonte jugun me veriun. Për këtë dua të përmend vetëm një fakt. Kryeministër i Qeverisë së asaj kohe ishte Koço Kota, një jugor, dhe kështu edhe të tjerë. Nuk jam dakord gjithashtu për ta quajtur akt tradhtie ikjen e tij jashtë shtetit më 1939 kur dihet se Zogu ka qenë kurdoherë kundër politikës ekspansioniste të Italisë ndaj vendit tonë. Jam gjithashtu kundër mendimit të tij për të mos ngritur asnjë bust apo përmendore të mbretit Zog në Shqipëri. Por periudha që kërkon më shumë vëmendje, natyrisht, është ajo e Luftës së Dytë Botërore. E quaj kështu se për vetë faktorët e zhvillimit të saj ajo nuk mund të quhet një luftë çlirimtare përkrah forcave aleate kundër pushtuesve të huaj. Për këtë do të paraqes argumentet e mia. Autori shkruan se LNÇL na bashkoi me koalicionin antifashist, por, çuditërisht, ai nuk shkruan se përse ky bashkim nuk funksionoi pas marrjes së pushtetit. Historikisht çdo ngjarje e rëndësishme në historinë e një vendi matet me rezultatin që ajo sjell. Çfarë solli e ashtuquajtura Lëvizje Nacionalçlirimtare në përfundim të luftës? A solli me të vërtetë çlirimin e Shqipërisë? A e di autori se parulla e dalë nga Konferenca e Pezës: “Pa dallim feje, krahine dhe ideje” ishte vetëm një demagogji dhe do të zëvendësohej me: “Pushteti buron nga gryka e pushkës”. Ishte pikërisht gryka e pushkës ajo që hodhi poshtë marrëveshjen historike të Mukjes, që do t’i hapte vendit tonë rrugën drejt shteteve demokratike të Evropës Perëndimore. Përfundimisht kjo e ashtuquajtur luftë çlirimtare nuk solli gjë tjetër veçse një shtet tejet diktatorial, një shtet vrasës për qytetarët e tij, një shtet që iu kundërvu edhe atyre që gjatë periudhës së luftës gjoja i kishte aleatë, duke i konsideruar si armiq të betuar të tij, për më tepër një shtet që dorëzoi vullnetarisht gjymtyrën e shtetit shqiptar, Kosovën martire, në duart e sllavëve të Serbisë, armikut shekullor të shqiptarëve, duke u shndërruar në një vasal i bindur i tyre. Autori harron që “partizanët trima” si himn të tyre kishin këngën “Bijtë e Stalinit jemi ne” dhe qëllimi final i tyre ishte “Sa të valojë përmbi dhe, flamuri drapër e çekan”. Me pak fjalë, flamuri sovjetik ishte më i çmuar se ai me zhgabën dykrenore dhe se ky flamur i huaj duhej të mbulonte të gjithë

Nga Reshat Kripa globin. Një shembull tipik i vasalitetit më të ulët. Autori e quan pozitiv faktin që në mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar qenka hequr ylli i kuq nga flamuri kombëtar, por e quan normale qenien e tij në kapelat e partizanëve duke harruar se në radhët e të ashtuquajturit Front Nacionalçlirimtar luftonin edhe shumë nacionalistë, midis tyre edhe udhëheqësi i Legalitetit, Abaz Kupi, dhe këta luftëtarë nuk kishin dalë në mal për yllin komunist, por për dëbimin e okupatorit dhe vendosjen e një shteti demokratik. Dua t’i them autorit se ku janë në mozaik periudha e Skënderbeut, pashallëqeve të mëdha, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Pavarësisë Kombëtare e të tjera? Mbi të gjitha ku është Kosova dhe Çamëria? Mos vallë këto nuk i quan troje shqiptare dhe si të tilla nuk u dashkan paraqitur në një mozaik të Muzeut Historik, që e quan veten kombëtar? Do të doja që lidhur me këtë të lexonte shkrimin tim me titull “Meditim para mozaikut” botuar në gazetën “Metropol” numër 2674 datë 25 maj 2012. Mendoj se një gafë tjetër e autorit është edhe mospranimi nga ana e tij e zhvillimit të një lufte civile në Shqipëri në ato vite. Nuk e di nëse i ka lexuar librat “Lufta civile në Shqipëri” të historianit Uran Butka, ku jepet një pasqyrë e gjallë e zhvillimit të kësaj lufte, apo edhe atë të pjesëmarrësit të LNÇL Xhelal Staravecka, “Përpara gjyqit të historisë”, ku ai me gojën e tij shkruan për krimet e kryera prej çetave partizane ndaj nacionalistëve shqiptarë. Sidoqoftë, edhe nëse nuk i ka lexuar, unë do t’i kujtoja masakrën e ushtruar nga Mehmet Shehu ndaj 65 bujqve të pafajshëm në Lushnjë, masakrën e Libohovës me 105 viktima, atë të Gjirokastrës me 17 të vrarë pabesisht dhe për të përfunduar me sulmin e tri batalioneve partizane kundër çetës balliste të Dukatit të Vlorës, ku mbetën të vrarë 23 luftëtarë, 15 nga partizanët dhe 8 nga ballistët. Këto nuk janë elementë të veçuar të kësaj lufte, siç mundoheni t’i interpretoni ju. Ato janë fakte të pamohueshme të një lufte vëllavrasëse të zhvilluar nga forcat partizane kundër nacionalistëve. Një çështje tjetër është edhe ajo e të ashtuquajturve kolaboracionistë. Kush ishin kolaboracionistët? Nuk dua të zgjatem në këtë pikë, por do t’u rekomandoja të lexoni shkrimin tim “Kolaboracionist apo patriot...?” botuar në gazetën “Metropol” numër 2619, datë 3 mars 2012, dhe atje do të gjeni përgjigjen. Por dua të theksoj një pikë të veçantë të asaj periudhe. Sipas shkrimit tuaj, gjenerali De Gol paska pushkatuar 2000 kolaboracionistë të nazizmit. Këtë shifër po e marrim të vërtetë. Atëherë le të bëjmë krahasimin me vendin tonë. 2000 kolaboracionistë në një vend me 60.000.000 banorë i përkasin 0.0033% e popullsisë. Në vendin tonë, sipas statistikave që ruhen në Institutin e Integrimit të të Përndjekurve Politikë, janë vrarë në përpjekje me forcat partizane gjatë luftës dhe me vendimet e gjykatave ushtarake pas saj rreth 4000 nacionalistë. Po të lexosh aktakuzat e ngritura kundër tyre, do të shohësh se që të gjithë janë quajtur kolaboracionistë. Në një vend që në atë kohë nuk kishte më shumë se 800.000 banorë kjo shifër i takon 0.5% të popullsisë. Krahasimin bëjeni vetë. Çështja e fundit që dua të ngre për atë periudhë është ajo e datës së “çlirimit” të vendit, 29 Nëntorit. Dihet se ditë çlirimi quhet ajo ditë kur populli, pasi ka dëbuar pushtuesin, vendos një shtet demokratik dhe ligjor të pavarur nga ndonjë fuqi e huaj. Çfarë ndodhi tek ne? Shpëtuam nga shtypja fashistonaziste, për t’u futur nën ombrellën e të tjera fuqive të huaja, që, ndonëse zyrtarisht nuk na kishin zaptuar ushtarakisht, ishin zotër të vendit tonë. Kështu shteti shqiptar u kthye në vasal fillimisht të Jugosllavisë së cilës, e theksoj edhe një herë, i kishte dhuruar deri edhe territorin shqiptar të Kosovës, për të vazhduar me Bashkimin Sovjetik për flamurin e së cilës, siç e theksuam edhe më lart, kishin luftuar partizanët tanë dhe për të përfunduar me Çinmaçinët e Kinës. Përveç kësaj, ajo që është më kryesorja, çfarë erdhi pas 29 Nëntorit? Një shtet diktatorial i terrorit, më i egri midis simotrave të tij të Evropës Lindore. Në rast se një datë të tillë e quani çlirim, atëherë kjo është puna juaj, “e gëzofshi” me të gjitha “të mirat” që solli kjo datë! Tani le të kthehemi në periudhën pas vendosjes së sistemit totalitar. Në mbi pesë faqe shkrim autori, krahas vërejtjeve për “gabimet” që qenkan bërë gjatë asaj periudhe, parashtron edhe një sërë pa fund “suksesesh” të ekonomisë socialiste. Në këto “suksese” rendit për shembull rindërtimin e vendit, furnizimin e rregullt të popullatës me ushqimet bazë, arsimimin falas, hapjen e instituteve të larta dhe universitetit, ngritjen e Akademisë së Shkencave, shërbimin shëndetësor falas, telefonizimin dhe elektrifikimin e gjithë vendit, prodhimin e bukës në vend, bonifikimin e kënetave dhe ndërtimin e kanaleve kulluese e të tjera e të tjera “suksese” të ekonomisë socialiste. Po përfundimi i të gjitha këtyre kush ishte? Një varfërim i tejskajshëm i shtresave të gjera të popullsisë dhe një jetë përrallore e bllokmenëve brenda kullave të tyre të fildishta. Autorit duhet t’i kujtohet kur lista e ushqimeve që u garantohej qytetarëve në

vitet 80-të ishte 1 kg mish dhe 1 pako gjalpë 100-gramëshe në muaj, 1 litër qumësht në ditë dhe atë jo të garantuar dhe kështu me radhë. Ishin pikërisht këto kushte ekonomike kur propaganda komuniste do të arrinte kulmin e demagogjisë me fitimin nga ana jonë e “vendit më të ushqyer” në botë nga një “organizatë humanitare” në Meksikë. Dua t’i bëj një pyetje zotërisë: sikur në Shqipëri të mos ishte vendosur pushteti totalitar, por një pushtet demokratik, atëherë vendi do të kishte përparuar më tepër apo më pak? Për përgjigjen e kësaj pyetje mjafton t’i referohemi vendit fqinj, Greqisë. Në kohën e mbretërimit të mbretit Zog, Shqipëria kishte një ekonomi shumë më të fortë se ajo e Greqisë. Leku shqiptar arriti pozitën më të fortë në këmbim me valutat e huaja. Nuk kishte asnjë qytetar shqiptar që të mendonte të shkonte të punonte në Greqi për të siguruar jetesën. Kurse sot janë mbi gjysmë milioni shqiptarë që kanë emigruar atje. Kjo për gjendjen e mjeruar në të cilën e katandisi sistemi socialist vendin tonë dhe për nivelin e lartë që ka arritur shteti grek me një sistem të ndryshëm nga ai që kemi pasur ne. Por krimi më i madh që bëri sistemi totalitar dhe për të cilin autori hesht është “njeriu i ri” i krijuar në vendin tonë. Ky “njeri i ri” ishte hajduti që detyrohej të vidhte “pronën e përbashkët” për të mbijetuar, ishte spiuni që detyrohej të shpifte edhe për vëllanë e tij për një punë më të mirë, ishte servili që duhej t’u përulej eprorëve autokratë, ishte hipokriti që ndërronte ngjyrën sa herë i duhej të përfitonte diçka që nuk mund ta merrte në rrugë normale. Këta “njerëz të rinj” i kemi edhe sot nëpër këmbë. Ata i shohim në rolin e një qeveritari apo politikani të dështuar, deputeti apo gjykatësi mendjemadh, përdhunuesi, vrasësi apo çdo lloj sharlatani tjetër që ndeshim në rrugën tonë. Për sa i përket periudhës postdiktatoriale jam dakord me mendimin e shprehur prej jush, ku meritën për shembjen e saj e kanë marrë në duar disa individë që, megjithëse kanë kontribuar në këtë drejtim, nuk mund të jenë kurrsesi ithtarët e demokracisë. Është fatkeqësi për këtë komb që ende nuk ka hequr dorë nga idealizimi i idhujve. Përshëndes lëvizjen studentore të fundit të viteve 90-të për kontributin e dhënë në përmbysjen e sistemit komunist, por dua të theksoj gjithashtu se lufta për përmbysjen e atij sistemi ka filluar qysh ditën kur ai sistem u instalua në Shqipëri. Ky kontribut u konkretizua me gjakun e mijëra të rënëve në luftën për demokraci, e mijëra të vdekurve në burgjet e kampet e shfarosjes, e mijëra të burgosurve e internuarve politikë dhe mijëra të përndjekurve politikë të tjerë që luftën e tyre nuk e reshtën për asnjë çast. Së fundi, dua të ndalem në një çështje shumë të ndjeshme për opinionin publik. E kam fjalën për ekspozimin e figurave të të rënëve në rrugën e gjatë të rivendosjes së demokracisë në lulishten e tre vëllezërve Frashëri. Siç duket, kjo ekspozitë jua paska vrarë sytë, pasi në shkrimin tuaj vazhdoni të hidhni baltë duke i quajtur disa prej tyre me termin e vjetër komunist “kolaboracionist”. Unë do t’ju këshilloja të hiqeshit mënjanë dhe të mos përziheshit me kujtimin e tyre të ndritur, sepse para tyre duhet të përulet cilido shqiptar që beson në lirinë dhe drejtësinë. Familjarët, dhe bashkë me ta edhe gjithë ata që i hoqën mbi shpatullat e tyre tmerret e diktaturës, nuk kërkojnë gjë tjetër veçse një varr ku të vendosin një tufë me lule ose të derdhin dy pika lot. Çfarë është ky mallkim? Mirë në Kosovë që janë serbët ata që nuk i tregojnë varret e të zhdukurve kosovarë, po këtu tek ne kush pengon në gjetjen e eshtrave të këtyre martirëve? Më lejoni t’ju citoj dy strofa të nxjerra nga një poezi e titulluar “Kërkoj varr për tim atë” të një poeti anonim të përndjekur politik: Ngriti kryet vajz’e mirë, loti rridhte si ujëvarë, zemra thyer hidhërimit, pëshpëriti: - Kërkoj varr! Kërkoj varr për tim atë, nuk e di ku dergjet vallë, e rrëmbyen një natë vjeshte, i dhuruan plumb në ballë! Ndaj ju them, zotëri, të qëndroni mënjanë dhe të mos përziheni me këta dishepuj!


GOSSIP « 12

E hënë 2 korrik 2012 •

TOM CRUISE DHE KATIE HOLMES

divorcohen

Adele njofton fansat: Pres një fëmijë Adele njofton se pret fëmijën e saj të parë, fryt i lidhjes me Simon Konecki. Këngëtarja 24-vjeçare e ka dhënë lajmin ne site-n e saj, ku ka njoftuar fansat se është në pritje të ëmbël. “Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se Simoni dhe unë presim fëmijën e parë tonin. Doja që ta merrnit vesh lajmin nga unë. Natyrisht ne jemi në qiellin e shtatë, por do t’ju lutesha të respektoni privatësinë tonë në këtë moment tepër të rëndësishëm”, shkruan Adele. Këngëtarja e famshme britanike është lidhur me 36-vjeçarin Simon prej verës së shkuar dhe publikisht janë shfaqur së bashku në janar të 2012. Adele tha së fundmi për revistën “People”, se ajo kishte shumë dëshirë të bëhej nënë, duke u shprehur se qëllimi i saj ishte të bënte tre djem deri në moshën 30-vjeçare.

Vapa, si të ruheni prej saj Shmanguni diellit mes orës 10 dhe 17, mbajeni banesën të freskët, hani ushqim të lehtë dhe pa shumë mëlmesa, pini sa më shumë ujë ose çaj dhe mos harroni t’i kontaktoni më shpesh më të dashurit tuaj. Nëse është e mundur, dalja në diell duhet të shmanget në mes orës 10 dhe 17, veçanërisht për të sëmurët e zemrës dhe të sëmurët nga diabeti. Nëse daljen nuk mund ta shmangni, gjithsesi mbrojeni kokën me kapelë ose shami. Mos harroni që gjatë ditës të konsumoni dy litra lëngje, ndërsa nëse keni angazhime më të mëdha fizike, edhe më shumë. Shmangni pijet me gaz dhe me sheqer dhe pini ujë apo çaj. Nga gjellët rekomandohen supat dhe ushqimi i përgatitur në avull dhe gjithsesi duhet të hani edhe pemë dhe perime sezonale. Shmangni ushqimin e fërguar dhe shumë të kriposur. Freskojeni shtëpinë tuaj - temperaturën e dhomës mbajeni nën 32 gradë celsius gjatë ditës dhe nën 24 gjatë natës, përdoreni ajrin më të ftohtë të natës, uleni sasinë e ajrit të nxehtë brenda banesës, varni peshqirë të lagët, ndërsa kur e keni klimën të ndezur, mbyllni dyert dhe dritaret. Nëse në familje keni persona më të moshuar me të cilët nuk jetoni, gjithsesi duhet t’i kontaktoni më shpesh, ndërsa e njëjta vlen edhe për fqinjët dhe të afërmit tjerë më të moshuar. Nëse merrni ndonjë lloj ilaçi, konsultojeni mjekun se çfarë ndikimi mund të kenë ato ilaçe në termorregullimin dhe baraspeshën e lëngjeve në trup.

Ë

shtë në prag të 50-vjetorit e mbase kjo nuk ishte dhurata që priste. Martesa e tretë e Tom Cruise përfundoi pas 5 vjetësh, të paktën këtë tregojnë raportet në media, sipas të cilave ylli hollivudian dhe bashkëshortja e tij, aktorja Katie Holmes po përgatisin dokumentet e divorcit. I pari që përcolli lajmin ishte site “People”, i specializuar në yjet e Hollivudit. “Bëhet fjalë për një çështje private mes Katie-t dhe familjes së saj”, tha avokati i 33-vjeçares që ngjiti shkallët e karrierës me serialin televiziv “Dawson`s creek” e më pas me filma të një buxheti të madh si “Batman Begins”. Shqetësimi kryesor i Katie-t, vazhdon ai, është e bija 6 vjecare Suri, ashtu siç ka qenë gjithmonë. Martesa e tyre në liqenin Braçiano të Italisë në 2006-ën, qe luksoze dhe e sofistikuar, kurorëzimi perfekt i një lidhjeje që pushtoi vëmendjen e medies. Që nga momenti kur takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm, Holmes interpretoi në disa filma të rëndësishëm dhe besohet gjërësisht se influenca e të shoqit ndikoi shumë në këtë drejtim. Por përfitimet nga fama e tij, erdhën me një kosto për aktoren e re: Cruise, kontrollonte sipas gjasave, cdo projekt filmi të

së shoqes, e madje edhe më shumë se aq. Vetë 49-vjeçari, sipas përfaqësuesit të tij, është thellësisht i trishtuar nga vendimi i Katie-t për të kërkuar divorcin, e siç thotë, nuk e priste një gjë të tillë. Tom Cruise ka qenë i martuar dy herë më parë, në fillim me aktoren Mimi Rogers, e më pas me Nicole Kidman, karriera e së cilës, sipas revistës Forbes, ishte e mbytur deri në momentin kur lidhja e tyre mori fund. Nis beteja për Surin Pas lajmit shokues që Tom Cruise dhe Katie Holmes po divorcohen, një betejë e madhe duket se do të nisë lidhur me faktin se kush do të ketë kujdestarinë e vajzës Suri. Tashmë po aq e famshme sa edhe prindërit e saj, 6-vjeçarja është në qendër të diskutimit se me kë do të qëndrojë, ndërkohë që ligjet janë në favor të nënës Katie. Menjëherë pasi lajmi u njoftua të premten në mbrëmje, “TMZ” sqaron se Katie 33 vjeç do të kërkojë kujdestarinë, si edhe një shumë prej Tom për mirërritjen e Surit. Suri është një vajzë që e pëlqen shumë modën dhe garderoba e saj edhe pse është ende një fëmijë kushton 3.2 milionë dollarë. Ajo i zgjedh vetë veshjet dhe pëlqen më shumë fundet dhe fustanet se sa pantallonat. Babai i saj Tom më parë ka deklaruar: Ajo ka dëshirë që të vishet vetë. Nuk më pëlqen t’i tregoj unë se çfarë duhet të veshë”. Tom dhe Katie ‘akuzohen’ se e kanë llastuar vajzën e tyre, ndërsa të afërmit e tyre habiten nga mënyra se si është rritur ajo duke besuar se parimet e ndjekura janë në përputhje me doktrinën e Kishës së Shentologjisë.


bota

Vikingët, jo vetëmprofil barbarë

16

• E hënë 2 korrik 2012

s p e c i a l e

M

bretvrasje, incest, tortura, sakrilegj. Janë akuzat e historianëve të lashtësisë kundër perandorit të tretë romak, Kaio Jul Cezar Gjermaniku, i quajtur Kaligula. Po të dëgjosh rrëfimet e Senekës, Svetonit dhe Kasio Dionit, dhuna shkaktohej për shkak të një çmendurie progresive. Prova? Ekseset dhe çuditë si për shembull emërimi senator i kalit të tij. Njeriu që për katër vite, ndërmjet pranverës së 37 dhe fillimit të vitit 41 pas Krishtit dominoi Romën me kapriciot e tij u shndërrua në prototipin e tiranit të marrë e të degjeneruar. Por ndoshta Kaligula do të mund t’i rrëmbente batutën Xhesika Rabitit, personazhit të kartonave: “Unë nuk jam i keq, do të thoshte. Thjeshtë më dizenjojnë kështu”. “Që në vitet tetëqind nisi të thuhej se burimet antikë në lidhje me këtë perandor nuk janë tëbesueshëm siç duan të duken”, pohon Alois uinterling, docent i antropologjisë në Universitetin e Friburgut në Gjermani, si dhe autor i një biografie të shumëdiskutuar, e cila e rehabiliton pjesërisht Kaligulën. “Për shembull, lajmi se ai ka pasur marrëdhënie incesti me tre mortat është i pavërtetë dhe gjendet i formuluar për herë të parë në Svetonio një shekull pas vdekjes së perandorit”, këmbëngul Uinterling. ‘Seneka dhe Filoni i Aleksandrisë, të dy kundërshtarë të perandorit, sigurisht që nuk do të kishin lejuar t’u shpëtonte një lajm i tillë, por nuk e kanë përmendur gjëkundi”. Kaligula, sipas studiuesit, do të ishte pra një prej personazheve më të famshëm të historisë. Por a do të mjaftonte heshtja e dy historianëve për ta shfajësuar? “Shumë episode që i vishen Kaligulës janë ndoshta të vërtetë”, thotë Xhuzepe Antoneli, studiues i historisë romake dhe autor i një studimi mbi figurat “e mallkuara të romës së lashtë”, “por ata duhet që të interpretohen në dritën e personazhit: një sovran i papërshtatshëm në një moment të vështirë”. Princ i vogël Të paktën për datën e lindjes, të gjithë bien dakord: 31 gushti i vitit 12 pas Krishtit. Hipotezat nisin të kenë dallime kur flitet për vendin: Tivoli (e pamundur), Anzio (me më shumë gjasa duke qenë se familja kalonte aty pushimet), një kamp ushtarak në Gjermani (legjendare; në Gjermani shkoi kur ishte dy vjeç). E sigurtë është edhe prejardhja nga një familje që kishte shumë peshë. Gjyshi dhe babai i Kaligulës kishin qenë gjeneralë që kishin fituar famë dhe respekt me ekspedita ndëshkuese kundër

» 13 »

Hapësira ëndrra miliarderësh Kiri i dytë, superfuqia e parë

»15 »14

KALIGULA Një i marrë në pushtet? Po të dëgjosh rrëfimet e Senekës, Svetonit dhe Kasio Dionit, dhuna shkaktohej për shkak të një çmendurie progresive. Prova? Ekseset dhe çuditë si për shembull emërimi senator i kalit të tij. Njeriu që për katër vite, ndërmjet pranverës së 37 dhe fillimit të vitit 41 pas Krishtit dominoi Romën me kapriciot e tij u shndërrua në prototipin e tiranit të marrë e të degjeneruar. Por ndoshta Kaligula do të mund t’i rrëmbente batutën Xhesika Rabitit, personazhit të kartonave: “Unë nuk jam i keq, do të thoshte. Thjeshtë më projektojnë kështu”

gjermanëve. Për këtë arsye quheshin Gjermanikë, një emër që i kaloi edhe Kaio Jul Cezarit të vogël, i cili nga e ëma ishte i lidhur me familjen e Oktavian Augustit, themelues i perandorisë në vitin 27 para Krishtit dhe i cili ndodhej në fron kur ky erdhi në këtë botë. I rritur në bazat ushtarake të Gjermanisë së largët, u shndërrua në maskotin e trupave dhe (me sa duket me sugjerimin e të ëmës) vishej si “legjionar” me shumë kaligae, apo veshje ushtarake, dhe për këtë arsye i vunë edhe nofkën Kaligula. Në vitin 14 pas Krishtit vendi i Augustit u zu prej Tiberit. Dymbëdhjetë vjet më vonë, tashmë i moshuar, perandori u tërhoq për të jetuar

në vilën e tij të mrekullueshme në Kapri. Atje ku, në vitin 31 erdhi djaloshi 18-vjeçar i gjermanikos. Kaligula, i adoptuar prej Tiberit, pavarësisht se ky sapo kish urdhëruar rojet pretoriane që të shfarosnin familjene fuqishme, zbuloi artin, kulturën dhe teatrin. U dashurua aq shumë sa që do të mbushte me nderime të mëdha aktorin e pantomimave Mnestrin dhe aktorin Apele, në po të njëjtët bankete ku godiste me peshq në fytyrë patricë dhe senatorë. Megjithatë, në kapri, përveç verës rridhte edhe gjaku. Sipas Svetonit, Kaligula “asistonte me një kënaqësi shumë të madhe në torturat dhe ekzekutimet e të dënu-

arve dhe natën, i maskuar me një parukë dhe një mantel të gjatë, jepej pas shthurjeve”. Në ishull, biri i Gjermanikos njohu makronin, kreun e pretorianëve, si dhe bashkëshorten e tij, Enia, të cilën ndoshta e pati edhe të dashur. Më 16 mars të vitit 37, ky trekëndësh rezultoi vdekjeprurës për Tiberin. Ka nga ata që thonë se u vra prej Makronit. Për të tjerë, vetë Kaligula e helmoi dhe më pas e mbyti. ‘Sido që të kenë shkuar gjërat”, shpjegon Uinterling, “rrëfimet konfirmojnë idenë që bashkëkohësit kishin për ambientin ku Kaligula kaloi gjashtë vite të gjatë: një vend ku rrezikohej jeta në cdo moment”. I rritur në një rrezik konstant nga vdekja, nuk është habi që me kalimin e viteve demonstroi një paranojë të pashembullt. I quajtur nga turma si “vogëlush” si dhe i kurorëzuar me flijimin e 160 mijë kafshëve, perandori i ri hyri në Romë në prill: në moshën 24-vjeçare ishte perandori më i ri që Roma kishte patur ndonjëherë. I ri, por jo i bukur. Të paktën po të besosh portretin ‘e zi’ që i bënte Seneka: “Aq e madhe ishte verdhësia e tij, simptomë e çmendurisë, aq kanosës ishin sytë e tij, të futur në një ballë prej plakushi, aq e shëmtuar ishte koka e tij; shtoji gjithë këtyre edhe qafën leshtore, si dhe këmbët e trasha e të mëdha”. Svetoni shtonte se “e bënte edhe më të shëmtuar pamjen e tij, që nga natyra ishte e tmerrshme dhe e frikshme, duke studiuar para pasqyrës shprehje të fytyrës që frymëzonin terror dhe frikë”. Ngjajnë më shumë me karrikatura se sa me portrete besnikë: për retorikën e kohës, një sovran i keq duhej të ishte domosdoshmërish edhe i shëmtuar dhe i sëmurë. Në të vërtetë, kartela klinike e Kaligulës ishte pak siguruese. Kishte vetëm tetë muaj që kishte hipur në fron kur u godit nga një sëmundje misterioze (ndoshta epilepsi),

e cila pothuajse i shkaktoi vdekjen. Atëherë nisi një seri komplotesh kundër tij, udhëhequr nga Makroni, por të zbuluar në kohë. Tiber Xhemeli, nip i Tiberit që do të duhej të merrte vendin e Kaligulës, u detyrua që të vrasë veten. Një ushtari iu desh t’i tregojë si të përdorte shpatën. Makrioni, më ekspert, e bëri vetë. Në Romë ishte tashmë e qartë se kush komandonte. I shëruar fizikisht, Kaligula nuk u përmirësua në karakter. Afranio Potiti, një lajkatar që kishte thënë se do të vetëvritej nëse sëmundja do të kursente perandorin, u detyrua që t’i qëndrojë besnik betimit të tij. Një tjetër, Atanio Sekondo u detyrua që të mbante premtimin për të zbritur në arenë si gladiator. Për historianët e lashtësisë ishin shenja të qarta marrëzie: askush nuk kishte ëndërruar ndonjëherë që të merreshin seriozisht premtime të tillë. Për historianët modernë kjo është prova që perandori kishte vendosur të qeveriste si absolutist. “Ideja që Kaligula kishte për pushtetin mund të përmblidhet me moton: I bëj cfarë të dua, kujt të dua”, thotë Antoneli. Karriera perandorake ishte e mbushur me eksese. Në një vit harxhoi pa hesap nëpër spektakle dhe ndeshje gladiatorësh pasurinë miliardere që kishte lënë Tiberi; kur shkoi deri në Kanalin anglez kur qe nisur të pushtonte Britaninë, i dërgoi ushtarët e tij që të mblidhnin guacka deti për t’i shfaqur si plaçkë lufte. Në kthim nga ekspedita, bëri që të ndërtohej një urë e kushtueshme me varka 5 kilometra në Gjirin e baias në Napoli ndoshta për t’u tallur me një profeci të vjetër të një astrologu të Tiberit (“Kaligula ka aq shumë mundësi për t’u bërë perandor aq sa ka edhe për të kaluar me kalë Gjirin e Baias”). Ka edhe më: fshihej poshtë krevatit gjatë

stuhive, fliste me Hënën, sfidonte Jupiterin me zë të lartë, ishte ndjekës i kulteve egjiptianë dhe kërkonte të adhurohej si perëndi. Faje të rëndë për tradicionalistët. Kishte një bordello në pallatin e tij. Të gjithë këta zëra në manualet mjekësorë të 800 u bënë simptoma të “marrëzisë cezariane”: një megalomani pa frena, e rënduar nga mania e persekutimit. Po përse historianët e lashtë ishin kapur kaq shumë me një sovran, i cili mbretëroi kaq pak, pa ndryshuar kursin e historisë dhe as duke lënë shenja të veçanta përveç një hipodromi të madh në Vatikan? Përgjigja gjendet në luftën e ashpër mes senatit dhe pushtetit perandorak. “Ndërkohë që Augusti dhe tiberi ishin përpjekur të ndërmjetësonin me senatorët, Kaligula u përpoq që të imponohej si sovran absolut”, shpjegon Antoneli. “Kishte vënë në lojë aristokracinë dhe senatorët duke i shtyrë drejt një vetëposhtërimi të skajshëm”, sintetizon Uinterling. E vërtetonte këtë episodi më i famshëm, emërimi si sentor i Incitatusit, kali i tij i preferuar. Thuhet se Kaligula i kishte ndërtuar atij një stallë të mermertë, që atij i shërbehej me enë të florinjtë dhe që kishte ndërmend ta emëronte konsull. Mesazhi për senatorët ishte i qartë: kali im vlen më shumë se të gjithë ju. Historianët armiq të absolutizmit mund të jenë hakmarrë duke e paraqitur Kaligulën si një të çmendur. Fundi i perandorit ishte i dhunshëm ashtu si edhe mbretërimi i tij u shkurtër. Truri pas komplotit ishte aristokracia që donte në fron Klaudion. Krahu, të njëjtët, garda pretoriane. Kaligula u vra nga shpata e tribunit të pretorios, Kerea dhe ndoshta edhe iu pre koka. Sipas Svetonit, fjalët e tij të fundit ishin: Jam ende gjallë! Bashkë me të, më 24 janar të vitit 41 pas Krishti u vranë edhe gruaja e katërt, Cesonia dhe bija e vetme, Drusila, vetëm 3 vjeçe.


bota « 14

M

ë shumë se 8 milionë kilometra katrorë: pak më pak se sa Shtetet e Bashkuara në pak më shumë se tridhjetë vite pushtime. Kështu, 26 shekuj më parë, u bë bashkë perandoria më e madhe e lashtësisë, përpara Aleksandrit të Madh. Një perandori që përfshinte një të pestën e popullsisë botërore të kohës: 50 milionë të nënshtruar që udhëhiqeshin në mënyrë të përsosur nga “Mbreti i mbretërve”, sovrani i persëve. Epopeja e superfuqisë së parë të historisë ka një datë të saktë të fillimit të saj, vitin 559 para Krishtit. Në atë vit, Kiri II (më pas u quajt “i Madhi”) mori fronin nga i ati si mbret i qytetshtetit jo shumë të rëndësishëm të Anshan, në anën jugore të Monti Zagros (Irani i sotëm). Persia (emri buron nga Pars, që ishte emri i territorit të një prej fiseve të rajonit) ishte atëherë vetëm një provincë e Medias. Kështu, kur Kiri u rebelua, persët e qyteteve të tjerë e ndoqën pas. Për të qetësuar trazirat, më shumë se dhjetë vite më vonë erdhi në vend mbreti i Medi-ve, Astiage, bashkë me armatën e tij, i cili megjithatë, pasi u tradhëtua nga një prej gjeneralëve të tij, u burgos. Dhe në atë pikë, Kiri bëri diçka të paprecedentë për kohën. Në vend që të shante dhe godiste Astiage, siç parashikohej, e dëboi atë në ekzil. Dhe kryeqyteti i Medi-ve, Ecbatana u plaçkit nga sendet me vlerë, por u la praktikisht i paprekur. Ky trajtim tolerant i armiqve të mundur i mundësoi Kirit që të reshtojë në ushtrinë e tij gjeneralët dhe kalorësit e armikut (më të mrië se të tijtë), si dhe të zbulonte armën e tij të fshehtë” mbretëria e tij do të ishte e hapur ndaj prurjeve kulturore të huaja. “Sot mund të themi se perandoria akemenide (nga Akemeni, “i dituri”, kryetari legjendar i familjes së Kirit) ishte një entitet shumëetnik, shumëgjuhës dhe mbikombëtar”, shpjegon Bruno Genito, docent i arkeologjisë iranike në Universitetin e Napolit. Përpara tolerancës, vinte në fakt gjithmonë lufta. Në vitin 547 para Krishtit mbreti i Lidias (Turqia e sotme), Kresi, njeri shumë i pasur, por shumë i sigurtë në vetvete, sfidoi perandorinë e Kirit duke kaluar kufijtë e saj. Beteja e parë përfundoi në barazim dhe kur u afrua dimri Lidët u tërhoqën duke menduar që të rifillonin luftën në pranverë. Por persët bënë sërish diçka të papritur. Në vend që t’i bindeshin traditës, duke pezulluar aktet e luftës, ndoqën ushtrinë e Kresit deri në kryeqytetin e tij Sardi dhe, kur pjesa më e madhe e trupave Lide u cmobilizuan, sulmuan dhe morën qytetin. Kiri tregoi edhe një herë anën e tij të dhimbsur (ose ndoshta vetëm sensin e tij praktik): kurseu Kresin dhe u mjaftua vetëm duke i marrë pasurinë e madhe. Në vend të mbretit të rrëzuar vendosi një grup aristokratësh vendas që do të qeverisnin vendin në emër të tij. Por lidët ishin kokëfortë: kjo zgjedhje u interpretua si shenjë dobësie dhe, sapo Kiri u largua nga Lidia, shpërtheu revolta.

E hënë 2 korrik 2012 •

Superfuqia e parë Epopeja e superfuqisë së parë të historisë ka një datë të saktë të fillimit të saj, vitin 559 para Krishtit. Në atë vit, Kiri II (më pas u quajt “i Madhi”) mori fronin nga i ati si mbret i qytet-shtetit jo shumë të rëndësishëm të Anshan, në anën jugore të Monti Zagros (Irani i sotëm). Persia (emri buron nga Pars, që ishte emri i territorit të një prej fiseve të rajonit) ishte atëherë vetëm një provincë e Medias. Kështu, kur Kiri u rebelua, persët e qyteteve të tjerë e ndoqën pas

Mbreti pers ridërgoi në Sardi ushtrinë e tij për të sqaruar ekuivokun: qyteti u dogj, burrat u vranë dhe gratë e fëmijët u shitën si skllevër. Në Babiloni Pasi nënshtroi Mesdheun lindor dhe Azinë qendrore, Kiri u drejtua për në Babiloni, “kryeqyteti global’ i epokës. Në atë pikë persët kishin ushtrinë më të frikshme, e forcuar me luftëtarët më të mirë të popujve të nënshtruar. Gjatë përparimit në juglindje, të paktë ishin ata që u kundërviheshin karrove të luftës së Kirit. Pas një beteje të përgjakshme mbi lumin Tigër, në tetor të vitit 539 para Krishtit, Kiri hyri në Babiloni pa hasur asnjë rezistencë. “Të gjithë babilonasit, të gjithë sumerët dhe akadët, princër e guvernatorë, u gjunjëzuan para tij dhe i puthën këmbët”, thotë një tekst që kiri kërkoi të gdhendej mbi një cilindër të vogël argjili. Respektimi i hyjnive dhe zakoneve të popujve të nënshtruar rezultoi një prej ‘trukeve” më efikasë të persëve. Të pushtuarit e dinin që do të përfshiheshin në drejtimin e pushtetit. Dhe persët përftonin më të mirën sa i përket qytetërimit. Kur, në fillim të ekspansionit të tyre, kopjuan artin dhe arkitekturën e Medëve të nënshtruar, e bënë sepse i konsideronin më të rafinuara se të tyret, dhe jo për oportunizëm politik. Diçka e ngjashme do të rishihej më vonë vetëm gjatë perandorisë romake. Intriga oborri Më shumë se 60-vjeçar, në vitin 529 para Krishtit Kiri ishte sërish në fushëbetejë, këtë herë në Azinë e Vogël. Dhe aty mbeti, duke luftuar kundër Masagetëve, nomadë rebelë. Sipas legjendës, mbretëresha e tyre Tomiri

ishte betuar të hakmerrej për vdekjen e të birit: mori trupin e Kirit nga fushëbeteja, i preu kokën dhe e futi në një lëkurë dhie të mbushur me gjak, për të shuar në mënyrë simbolike etjen për gjak të perandorit. Kur ushtarët persë arritën të rimarrin trupin e mbretit, e dërguan në Pasargadae, një prej pesë kryeqyteteve të mbretërisë perse. Parabola e perandorisë së madhe rrezikonte të përfundonte aty. Kiri kishte projektuar si trashëgimtar në fron të birin Kambis, ndërkohë që djalit tjetër Bardija i kishte rezervuar rolin e guvernatorit të Batrianës. Kambisi II kishte të njëjtat ambicie të mëdha të babait dhe planifikoi një fushatë ushtarake kundër të vetmes fuqi të shpëtuar në zonë: Egjiptit. Arriti t’u imponohet faraonëve në kohë rekord, falë një dredhie. Kërkoi që të lidheshin disa mace në mburojat e luftëtarëve: macja ishte një kafshë e shenjtë për egjiptianët dhe kështu harkëtarët e tyre nuk guxuan të godasin persët. Vetëm një legjendë? Ndoshta po, por gjithësesi të krijon një ide se deri në çfarë pike persët e kishin kuptuar që forca fizike nuk sillte gjithmonë fitoren.

Megjithatë, Kambisi nuk ishte Kiri dhe ndonëse u përpoq që të fitonte mbështetjen e priftërinjve të pushtetshëm egjiptianë, u deshën vite përpara se të kishte kontrollin e ish mbretërisë së faraonëve. Në ndërkohë, i vëllai Bardija u përpoq ta minojë. Kambisi nxitoi drejt shtëpisë, por ndërroi jetë për shkak të nëj gangrene. Megjithatë, mbreti i ri i mbretërve nuk do të ishte Bardija, por Dari, ndihmës i ri në moshë i Kambisit dhe kushëri i tij. Me një legjitimitet të dyshimtë, ai u vu në krye të një grupi komplotuesish që vranë Bardijan, i cili u zu në befasi në shtrat me një prej konkubinave të tij. Një dalje shumë pak dinjitoze nga skena, që ishte megjithatë shpëtimi i perandorisë. Propagandist Të qeverisurve iu tregua një tjetër histori. Nga egjiptianët, Akemenidët, që ishin nxënës të shkëlqyer, kishin mësuar artin e propagandës. Ja versioni që u ish thënë postierëve: i vdekuri nuk ishte Bardija (që u tha se ishte vetëvrarë vite më herët), por prifti uzurpator Gaumata. Dari dhe të tijtë thjeshtë i kishin

dhënë fund dredhive të priftit. E gjithë kjo u certifikua nga Ahura Mazda, hyjni mirëbërëse që i kundërvihej Ahrimanit, princi i të ligës. E thotë këtë një mbishkrim i urdhëruar nga mbreti në shkëmbinjtë e malit të shenjtë të Persepolit: “Mbreti Dari tha: kjo është ajo çfarë unë bëra me ndihmën e Ahura Mazda. Pasi u bëra mbret, luftova 19 beteja. Luftova me ndihmën e Ahura Mazda dhe kam burgosur në total nëntë mbretër”. “Dari dhe akemenidët legjitimuan pushtetin e tyre për të administruar të mriën dhe të keqen në emër të Ahura Mazda, por nuk ishin sovranë të hyjnizuar”, saktëson Genito. Pasi u arkivua çështja e dinastisë, dari nisi të ristrukturojë perandorinë. Themeloi një kryeqytet të ri, Persepolin, dhe vuri dorë në llogaritë publike të shkatërruara prej shpenzimeve të luftës. Secila prej 23 provincave do të paguante kontributet sipas të ardhurave dhe burimeve të saj. Dhe secila do i besohej një satrapi. “Organizimi me satrapë e bëri perandorinë akemenide një prej entiteteve shtetërorë më të përparuar për kohën”, shpjegon Genito. “Ndoshta bëhej fjalë për një lloj federate të madhe popujsh. Mbreti ishte në majë të një strukture piramidale, por se si e ushtronte pushtetin, kjo mbetet e panjohur”. Nga ana tjetër, dimë që reformat shenjuan lindjen e një burokracia tentakulare. Mijëra cilindra e tableta të gdhendur u mblodhën në arkivin mbretëror: letra diplomatike, dekrete, regjistrime tributesh dhe taksash, blerje tokash dhe skllevërish, urdhëra drejtuar satrapëve. Megjithatë, Dari nuk ishte vetëm një burokrat. Në vitin 518 para Krishtit dërgoi një

flotë në lumin Indo për të pushtuar Punjabin (në veri të Indisë). Ajo sipërmarrje e fundit i solli mbretërisë elefantë dhe dhurata të tjera ekzotike që zbukuruan pallatin mbretëror, por mbi të gjitha flori për arkat e shtetit. Superfuqia ishte në shtrirjen e vet maksimale. Por kur, në vitin 498 para Krishtit shpërtheu një revoltë mes qyteteve grekë të brigjeve të Azisë së Vogël (Turqia e sotme), ushtrisë së Darit iu deshën gjashtë vite për të patur arsyen e rebelëve. Dhe pastaj në Greqi, në fushën e Maratonës, u ndal nga një rezistencë e papritur e luftëtarëve të Athinës dhe Platesë. Greqia e vogël do të ishte goditja në ijet e Persisë. Përplasje qytetërimesh Dari nuk pati rast të merrte revanshin. Vdiq në vitin 486 para Krishtit dhe i la të birit, Kserksit detyrën që të mbyllte llogaritë me grekët. Por kjo është një tjetër histori, ajo të parës përplasje të madhe të qytetërimeve në botën e lashtë: Luftërat perse. Që u mbyllën në Platea, ku Kserksi u ridëbua në Lindje (jo përpara se t’i vinte flakën Akropolit të Athinës). “Nuk është e qartë nëse përparimi i persëve në perëndim ishte menduar si një luftë pushtimesh”, thotë Genito. “Qëllimi fillestar ishte të vendoseshin kufijtë dhe pasoja ishte që për herë të parë u përcaktuan kufijtë e Evropës perëndimore (e helenizuar) dhe të Azisë së iranizuar”. Persia ishte ende një kërcënim, por tashmë dukej më pak i pamposhtur. Dhe pikërisht nga Greqia do të dilte njeriu i destinuar që të trashëgonte perandorinë: Aleksandri i Madh. Sigurisht, Akemenidët ia sheshuan atij rrugën. Në vitet pas ndalesës së imponuar prej grekëve koleksionuan një seri rrëzimesh të sovranëve dhe komplotesh të oborrit. Artakserksi II arriti deri aty sa të sfidonte vëllanë e tij Kiri i Riu në betejë, ndërkohë që Artakserksit III iu desh që të vriste tetë vëllezër më të vegjël për të marrë pushtetin. Kur u gjend përballë Filipit II të Maqedonisë (babai i Aleksandrit të Madh) Persia shkaktonte ende mjaftueshëm frikë për të detyruar pushtuesin që të tërhiqet. Por në vitin 333 para Krishtit, kur mbreti i ri Dari III dërgoi ushtrinë e tij kundër Aleksandrit të Madh në fushën e Issos, ishte trashëgimtari i Kirit që ktheu nga majat thembrat. Persepoli ra tre vjet e një betejë më vonë (në gaugamela). “Maqedonasit e kaluan të gjithë ditën duke e plaçkitur... Gratë që mbanin bizhuteri u morën zvarrë dhe të gjithë të burgosurit u trajtuan si skllevër”, shkruante historiani grek Diodor Sikuli në shekullin I para Krishtit. Dari, në arrati e sipër, u vra nga të tijtë. Dhe Aleksandri, teksa festonte martesën mes perandorisë së madhe të Lindjes dhe qytetërimit helenik, do të bëhej Mbreti i ri i Mbretërve.


bota • E hënë 2 korrik 2012

HAPESIRA

» 15

Endrra miliarderësh K

a ndodhur saktësisht siç e kemi parë në kinema, sa herë që historia ka pasur një fund të lumtur për amerikanët. Duartokitja ka nisur sapo në një ekran të madh pamjet konfirmuan që gjithçka kishte shkuar shumë mirë. Më i kënaquri nga të gjithë ishte, natyrisht, Elon Musk, 41 vjeç, inxhinier dhe shpikës miliarder, i cili në vitin 2002 fiksoi në kokën e tij që të hynte në historinë e hapësirës dhe ia doli mbanë në më pak se një dekadë. Anija kozmike e tij, Falcon ka dërguar në orbitë anijëzën e vogël Dragon me destinacion stacionin ndërkombëtar, tek i cili është ankoruar duke u dërguar njerëzve që jetojnë atje lart materiale të freskët, sende personale, lajme nga Toka. Pastaj u kthye mbrapsht, duke u zhytur në Oqeanin Paqësor dy minuta më herët nga sa ishte parashikuar. Duartrokitja e 1800 personave që punojnë në Space X shënon një zhvillim epokal në historinë e aventurave hapësinore të njeriut. Që nga e premjta e 25 majit, ajo çfarë e rrethon Tokën nuk është më e rezervuar ekskluzivisht për qeveritë dhe agjencitë e tyre si NASA, në SHBA, apo agjencitë hapësinore të Rusisë, Kinës e Indisë. Një privat si Elon Musk, i lindur në Pretoria të Afrikës së Jugut nga prindër kanadez dhe amerikan, ka mnbëhsetur këtë sipërmarrje me paratë e tij dhe të disa ortakëve, ka thirrur përreth vetes inxhinierë, fizikanë, astronomë, mekanikë dhe ka ndërtuar kompaninë e parë private për fluturime në hapësirë. Një punë e njohur nga kontratat (për momentin më shumë se 1.2 miliardë dollarë për një seri lëshimesh) të siguruara nga NASA, agjencia e cila përherë idnetifikohet në Amerikë me veprimtaritë përreth Tokës. Janë të shumtë ata që prej kohësh e shohin hapësirën si veprimtari ekonomike. Por vetëm Musk ka ëndërruar të shkojë përtej kufirit ku rrotullohen në orbitë satelitët duke kërkuar aventurën pak më tutje, deri në Hënë apo në Mars. Për momentin, ai që ishte objektivi iparë – një anije e vogël kozmike në orbitë, mbërthimi pas stacionit hapësinor dhe rikthimi – është arritur. Elon Musk është njeriu që përpiqet të shndërrojë ëndrrat në realitet dhe ia ka dalë mbanë tashmë disa herë, duke filluar që nga momenti kur u largua nga Pretoria në 1988, kur ishte 17 vjeç, duke u kthyer në atdheun e njërit prej prindërve të tij, Kanadanë, sepse nuk kishte ndërmend aspak që të vishte uniformën e ushtrisë së vendit ku kishte lindur. E ka shpjeguar kështu zgjedhjen e tij: “Unë nuk kam

asgjë kundër uniformës dhe as kundër shërbimit ushtarak. Por nuk më duket një ide e mirë që t’ia dhuroj kohën time një ushtrie që është e angazhuar në shtypjen e popullsisë me ngjyrë”. Vitet e universitetit, fillimisht në Kanada dhe më pas në Shtetet e Bashkuara në Universitetin e supërkërkuar të Pennsylvanias për të studiuar fizikë dhe ekonomi, i shërbyen për të vënë rregull në idetë që Musk kishte për të ardhmen e tij. Sapo u diplomua u transferua në Californi, për të ndjekur disa kurse të pasdiplomimit në Stanford University. Zgjati më pak se një javë kjo përvojë e tretë studimesh. Ishte viti 1995, kur Elon Musk, i mbërthyer nga vrulli i shenjtë për të vënë në praktikë atë që dëshironte të bënte, braktisi Stanford dhe bashkë me të vëllanë Kinbal krijoi një kompani të cilës i vuri emrin Zip2: kishte si objektiv të krijonte dhe shiste programet kompjuterikë të nevojshëm për kompanitë botuese për të hedhur në internet materiale të natyrës gazetareske. Rezultati ishte kaq i mirë sa që brenda katër vitesh Zip2 u ble nga Divizioni i Compaq Altavista për 307

milionë dollarë në kesh dhe 34 milionë në aksione. Me këtë pasuri në dorë, Musk u nis për aventurën e dytë të jetës së tij. E quajti krijesën e ri X.com, dhe që nga ajo ditë të gjithë kompanitë e krijuara nga Musk mbajnë në arsyen sociale apo në produkte gërmën X: Space X do të ishte kompania e aventurave hapësinore, Model X do të ishte prototipi i parë i makinave elektrike të Tesla Motors. Me X.com, inxhinieri shpikës vendosi të hyjë në fushën e shërbimeve financiarë dhe të pagesave përmes internetit, në atë kohë të konsideruar të pasigurtë për ata që i kryenin dhe ata që i merrnin. Në shumë pak kohë, Musk pikasi tek teknologjia Peer to Peer, që njihet edhe si P2P, dhe që përdorej në fillim për shkëmbim të dhënash mes dy kompjuterësh, mënyrën më të mirë për të garantuar pagesat dhe vendosi të blejë kompaninë Confinity që zotëronte shërbimin PayPal. Shumë shpejt X.com do të ndërronte emër (X nuk pëlqehej sepse kujtonte siglën që shoqërohet me pornografinë në internet) dhe përshtati si markë atë të PayPal. Ishte një sukses: brenda tre vitesh, në

2002, kur PayPal po zbarkonte në bursë, në derën e Musk trokiti gjigandi i blerjeve dhe shitjeve online, eBay, që i ofroi 1.5 miliardë dolarë amerkanë në aksione. Që inxhinieri shpikës i pranoi duke i bërë edhe më të pasur ortakët e tij dhe vetveten, duke qenë se ai zotëronte 12 për qind të aksioneve të PayPal. Kishte ardhur momenti të tërhiqte remat në varkë dhe të shijonte gjithë ato para? Një njeriu si Musk, të cilit i pëlqen të fitojë dhe asnjëherë të humbasë (kur luan tenis me vëllanë, Kimbal dhe humbet, zhduket disa ditë nga qarkullimi) i kall tmerrni mendimi që mund të mos jetë në qendër të ngjarjeve që ndryshojnë jetën e njeriut. Por kujdes, sigurisht që nuk është një ujk vetmitar i angazhuar vetëm në krijimin e kompanive që janë në gjendje të prodhojnë brenda pak kohësh shpikje dhe prej tyre shumë pasuri. Jeton në një shtëpi superteknologjike në Bel Air, Los Angeles, ku rrit pesë fëmijët e vegjël që ka pasur nga gruaja e parë Justine (në fillim dy binjakë, më pas tre të gjithë bashkë), por i pëlqen jeta e natës, përveç se restorantet e mirë dhe miqësitë me njerëz të spektaklit. Për kinemanë ka një pasion që e shfaq pa probleme: nga këndvështrimi i sipërmarrjes është një prej financuesve të shtëpisë prodhuese në pronësi të motrës Tosca, nga ai personal ka vënë në dispozicion zyrat e Space X dhe avionin

e tij privat për filmimet e Iron man dhe ka marrë pjesë me një gur të latuar. Në botën e kinemasë ka njohur edhe bashkëshorten e dytë, aktoren angleze Talulah Riley nga e cila u nda dhe divorcua në fillim të 2012, duke e bërë publik këtë fakt nëpërmjet Twitter: “Për rileytalulah: kanë qenë katër vite fantastikë. Do të të dua gjithmonë. Një ditë do të bësh dikë vërtetë të lumtur”. Elon Musk, që hyri në vitin 2011 në listën e miliarderëve të Amerikës me një pasuri 2 miliardë dollarë (deri nëj vit më herët kishte vetëm 800 milionë) e shpenzon ende një pjesë të madhe të kohës së tij duke u përpjekur të realizojë shpikjet e tij. Edhe pse vazhdon të thotë që nisja e një kompanie është “njësoj si të shohësh në sy vdekjen”. Tani e ndan kohën e tij mes Space X, zyrat qendrore të të cilës janë 30 kilometra larg nga shtëpia në Bel Air dhe Tesla Motors, projekti i tij për ta bërë makinën elektrike të disponueshme për të gjithë, zyrat e të cilës janë në Palo Alto, në zemër të Silicon Valley (por qendra e projektimeve është pranë kompanisë hapësinore). Në këtë shoqëri që punëson 1400 vetë dhe që ka një vlerë në bursë prej 3 miliardë dollarësh Musk zotëron 29 për qind të aksioneve dhe është president i Këshillit Mbikëqyrës. Kjo është me siguri kompania që po i shkakton më shumë probleme. Mbi të gjitha sepse Tesla Motors, ashtu si i gjithë sektori ka

vuajtur nga kriza që u pasua me recesionin e 2008 dhe ka pranuar, ashtu si kompanitë e mëdha Ford, Chrysler dhe General Motors ndihmat e qeverisë federale: 465 milionë dollarë amerikanë që është angazhuar t’i rikthejë deri në 2012. Por nuk është një botë e lehtë ajo e automjeteve, dhe makinat elektrike po e gjejnë të vështirë të prezantohen si mjeti i ri i transportit, si për shkak të vështirësive teknike, ashtu edhe për shkak të kostove. Sidoqoftë, pas modelit të parë, Tesla Roadster, që sipas informacioneve nga kompania është prodhuar për momentin në 2200 njësi dhe shitur në 31 vende të botës, kompania e Musk ka projektuar edhe dy modele të tjerë: një veturë e bollshme me katër dyer, shitjet e para të të cilës janë parashikuar për këtë verë, si dhe një SUV me dimensione jo ciklopiane dhe që është projektuar për gratë, e cila u prezantua në fund të shkurtit dhe do të mbërrijë tek klientëte parë në fillim të 2013. Ndërkohë, duket se ka nisur mirë prodhimi i motorëve elektrikë të destinuar për kompani të tjera automobilistike: Tesla ka firmosur dy kontrata, një me Mercedes për Smart dhe një A Class, dhe një tjetër me Toyotan për versionin elektrik të RAV4. Elon Musk ekspozon në kompanitë e tij portretet e dy shkencëtarëve shpikës, të cilët ai thotë se frymëzojnë jetën e tij. Në Space X është portreti i Vernher von Braun, shkencëtari që pasi punoi për regjimin nazist të Adolf Hitlerit u prit me krahët hapur nga amerikanët për shkak të dijeve të tij në sektorin e raketave; tek Tesla atë të shkencëtarit serbo-amerikan Nicola, emrin e të cilit ka marrë kompania dhe që ka zhvilluar teoritë elektromagnetike. Musk nuk është ndalur tek anijet kozmike dhe automobilët. Ka vënë këmbë edhe në atë sektor të të ardhmes që quhet energji diellore me kompaninë Solar City. Atje është vetëm një ortak pa detyrë operative, pa ua ka bërë tashmë të qartë atyre që duhet të zhvillojnë kompaninë se do të ishte bukur të krijohej një ishull ku gjithçka, po ama gjithçka, të funksionojë me forcën e Diellit.


bota « 16

E hënë 2 korrik 2012 •

VIKINGET/ Një qytetërim tregtarësh, lundërtarësh e poetësh

Jo vetëm barbarë “Mos na ço në tundim, por na çliro nga njerëzit e veriut, amen”. Ishte një Ati Ynë i çuditshëm, lutja që recitonin murgjit në brigjet evropianë një mijë vjet më parë: në vend që t’i kërkonin Zotit që t’i çlironte nga një e keqe e papërcaktuar, i luteshin që t’u largonte një të Keqe të saktë dhe absolute: zemërimi i plaçkitësve të deteve që zbrisnin nga veriu, plaçkisnin fshatra dhe banesa dhe më pas zhdukeshin drejt botës prej nga kishin ardhur, një labirint brigjesh e gjiresh ku askush nuk guxonte t’i ndiqte pas

M

os na tërhiq në tundim, por na çliro nga njerëzit e veriut, amen”. Ishte një Ati Ynë i çuditshëm, lutja që recitonin murgjit në brigjet evropianë një mijë vjet më parë: në vend që t’i kërkonin Zotit që t’i çlironte nga një e keqe e papërcaktuar, i luteshin që t’u largonte nëj të Keqe të saktë dhe absolute: zemërimi i plaçkitësve të deteve që zbrisnin nga veriu, plaçkisnin fshatra dhe banesa dhe më pas zhdukeshin drejt botës prej nga kishin ardhur, një labirint brigjesh e gjiresh ku askush nuk guxonte t’i ndiqte pas. Pikërisht për këtë arsye, ndoshta anglosaksonët i quajtën Vikings. Në gjuhët skandinave, vik do të thotë gji, sic kujtojnë dhjetëra emra vendesh nga Norvegjia në Islandë që kanë këtë prapashtesë të përbashkët: Narvik, Rorvik, Reykjavik. Epoka vikinge (kështu historianët quajnë ekspansionin e popujve nordikë mes shekullit VIII dhe XI) filloi një mëngjes me shi të qershorit 793: manastiri i Lindisfarne, në verilindje të Anglisë, po festonte Shën Medardon, një festë që organizohej kundër dhembjes së dhëmbëve, kur në plazh zbarkoi e keqja absolute, domethënë nëj bandë vikingësh. “Shkatërruan kishën, duke vrarë e rrëmbyer këdo që kalonte”, thuhet në tekstin e vjetër të Kronikës anglosaksone. Në mos i pari, ishte më i dhunshmi i një serie sulmesh që u përsëritën më pas pothuajse çdo vit: në vitin 794 në Monkuearmouth (Angli), në 795 në Iona (ishulli Ebridi) dhe në Rechru (Irlandë). Në shtator të vitit 1066 fitorja e mbretit anglez Haroldi II në Stamford Bridge u duk se u dha fund frikërave britanike, duke bllokuar inkursionin norvegjez të radhës. Por, një muaj më vonë, sovrani ndërroi jetë në Hastings i mposhtur nga armata e normanit Gulielm, që erdhi nga Franca dhe që për anglezët u bë “Pushtuesi”. Problemi nuk ishte vetëm i ishujve: tridhjetë vite pas vdekjes së Karlit të Madh, vikingët poshtëruan Francën imperiale duke iu ngjitur Senës deri në Paris, të cilin e plackitën në 845 pasi kishin bërë të njëjtën gjë me Nantën dy vite më herët. Por më fatkeq ishte Dorestad, një qytet holandez që u sulmua në 834 dhe më pas u zhduk prej një cunami.

Shumë të egër Gjermania nuk ishte më mirë. Aq sa Adami i Bremenit, historian gjerman i shekullit XI duke folur për “kombin shumë të egër të danezëve, të normanëve dhe të suedezëve”, prej ku “janë boshatisur rajone të tërë të Galisë dhe të Gjermanisë”, fliste për neverinë që në atë kohë provokonin jo vetëm plaçkitësit e deteve, por edhe tokat e tyre të origjinës, domethënë Danimarka, Suedia dhe Norvegjia, që kualifikoheshin si “atdheu i tmerrshëm, gjithnjë i paarritshëm për shkak të kultit të idhujve”. Por vërtetë vikingët ishin ata monstra që na kanë pushtuar? Që masakrat kanë ndodhur, kjo nuk ka dyshim. Por kush e mori guximin të shkonte e të gjente këta njerëz në vik-ët e tyre, pa edhe të tjera gjëra: pastorë dhe peshkatarë kaq civilë sa që mbanin higjienë si asnjë popull tjetër i epokës, argjendarë të mrekullueshëm, marinarë të jashtëzakonshëm dhe plot fantazi, domethënë

profesionistë të një arti magjik që në Islandë quhej “pija e gnomëve” dhe gjetkë quhej poezi. Kush kishte guxuar të shkonte atje lart do të kish parë gjithashtu se shumë prej “idhujve” vendas ishin hyjni të përbashkëta me të gjithë botën gjermanike, mes të cilëve Odini, perëndia i luftëtarëve i armatosur me heshtë dhe Tori, padroni i artizanëve i armatosur me çekan. Veç kësaj, Vikingët adhuronin dhe ndonjë perëndi më të vogël krejt të tyrin, si Ull, zoti i gjuetisë me hark dhe shigjetë. Por sensi magjikfetar i “piratëve” shprehej mbi të gjitha në respektin dhe dashurinë për nissen-ët (në Islandë huldufolk, domethënë “njerëz të fshehur”) kukulla të vogla që vendoseshin poshtë pemëve: ishin paraardhësit e babagjyshit të Vitit të Ri. Në të vërtetë, disa në Skandinavi shkuan vërtetë, por kur epoka vikinge në kuptimin e ngushtë kishte përfunduar. Mes tyre veneciani Pietro Querini, anija e të cilit në vitin 1432 u fundos

pranë ishujve Lofoten dhe u shpëtua nga një tribu e stërnipërve të plaçkitësve të deteve, të cilët vazhdonin të jetonin si gjyshërit. I befasuar, ai admiroi mikpritjen (“Ishin shumë dashamirës dhe ndihmues”), lirinë seksuale të grave (“Qëndronin lakuriq dhe flinin me të huaj kur bashkëshortët shkonin të peshkonin”), si dhe bujarinë e të dyve (“këtu kurnacëria nuk ekziston”). Shpëtimtarët e di Pietros ishin peshkatarë që lundronin vetëm poshtë brigjeve në kërkim të merlucëve për t’i tharë (shpikje vikinge). Por gjyshërit e tyre ishin bërë deri atëherë proverbialë për lundrimet e tyre në dete të hapur: kishin qenë evropianët e parë që kishin zbarkuar në Amerikë, të parët që kishin shkelur në Kepin e Veriut, ndoshta edhe të parët që kishin mbërritur në Kinë përmes detit. Nga flota e tyre, murgjit anglezë kishin parë vetëm drakkar-ët, skafe shumë të shpejtë lufte me vela katrore; por po të vikingëve ishin edhe knarr-ët, të mëdhenj, të destinuar të transportonin civilë, mallra e bagëti. Arkeologët kanë gjetur shumë drakkar-ë: pesë prej tyre janë ekspozuar në Vikingeskibsmuseet në roskilde, në Danimarkë. Nga knarr-ët kanë mbetur vetëm dy ekzemplarë në Vikingskiphuset në Bygodoi, në Oslo. Drakkar-ët ishin shumë të dobishëm në blicet e piratëve, që shënuan mbi të gjitha fazën e parë të historisë vikinge. Por në një fazë të dytë, nga viti 835 e më vonë, ishin më të rëndësishëm knarr-ët: ato anije të mëdha dhe joelegante lejuan në fakt migrimin e tribuve të tëra dhe krijimin e kolonive në toka të reja. Baticë nordike Ekspansioni zgjati një shekull e gjysmë dhe ishte mbrëselënës. Duke synuar perëndimin, vikingët hodhën rrënjë në një pjesë të anglisë (835) dhe Irlandës (839), më pas në Ishujt Faroe dhe në Islandë, prej ku u nisën për në Groenlandë dhe Terranova, në Kanada. Në lindje themeluan mbretërinë e Rus (880), embrioni i Rusisë së ardhshme, dhe prej aty zbritën lumenjve deri në Detin e Zi. Në jug themeluan një dukat në Normandi, prej ku më pas migruan në Mesdhe, duke u vendosur në Pulia dhe në Sicili. Adami i Bremenit nuk e thotë, por jo gjithmonë

tokat e reja u morën me armë. Disa (Groenlanda dhe Islanda) ishin të pabanuara ose pothuajse. Të tjera u pushtuan në marrëveshje me popujt autoktonë: Normandia iu dha vikingëve nga Karli i Thjeshtë, mbret i Francës. Në Rusi, tributë sllave në luftë mes tyre “shkuan jashtë vendit, tek Variaghët që quheshin Rus e u thanë: Tokat tona janë të mëdha dhe të pasura, por nuk ka rend. Ejani e mbretëroni mbi ne”. Kështu rrëfen Kronika ruse e viteve të kaluar e shkruar në Kiev rreth vitit 1116. “Rasti rus” tregon se jo të gjithë i konsideronin skandinavët piratë të egër: kishte nga ata që admironin sistemin e tyre politik. Që të paktën në fillim ishte i decentralizuar dhe demokratik. Çdo fis, çdo ishull, çdo fiord kishte një njeri në krye (jarl), pushteti i të cilit zbutej prej asambleve ndërfisnore të quajtura thing. Vetëm më vonë do të lindnin mbretëritë nacionale: e filloi Norvegjia në 872, kur jarli Harald Harfrage bashkoi me forcë tre feude nën një kurorë të vetme, e tija. Sovranë Kanë pasur një fat të çuditshëm mbretërit me gjak viking. Pak të njohur janë disa mbretër nordikë, shumë të rëndësishëm për historinë e Evropës: si Olaf II Haraldsson, mbret i Norvegjisë nga 1016 deri në 1030, që përfundoi

kristianizimin e vendit të tij dhe u shpall shenjt, ndonëse shkaktoi më shumë të vdekur se sa piratët e Lindisfarne. Një harresë identike rrethon disa eksploratorë. Relativisht të njohur janë vetëm Eriku i Kuq dhe biri i tij Leif, evropianët e parë që zbarkuan në Groenlandë dhe në Amerikë, në fundin e shekullit X. Por pak e kujtojnë naddoddurin, bandit në arrati që zbuloi rastësisht islandën. E njëjta gjë mund të thuhet për Ottar, burri i parë që arriti Kepin Verior për të blerë nga Lapponi lëkurë ariu dhe pendë zogu: një lundërtar part-time, i cili kur nuk ndodhej në dete merrej me bagëtitë e tij. Barinj Të gjithë vikingët ishin pak si Ottar. Kush i shihte të zbarkonin i përshkruante si lundërtarë të përjetshëm, të hipur në drakkar-ë; por piratët e vik ishin barinj që shkonin në det vetëm gjatë verës. Arkeologjia konfirmon: në Norvegji janë gjetur eshtra bagëtish që konfirmojnë këtë gjë. Dhe në Lofoten, ishuj të Norvegjisë, është gërmuar dhe gjetur themeli i një “shtëpie të gjatë” që mijëra vite më parë strehonte si burrat, edhe lopët: një ide e mirë për të bashkuar mbrojtjen e kafshëve me ngrohjen e pronarëve. Me kafshët shtëpiake vikingët nuk kishin vetëm marrëdhënie utilitariste, por edhe


bota • E hënë 2 korrik 2012

» 17

ZBULIMI

Amerika? Të parët qenë vikingët

B

afeksioni. Rast limit ishte një jarl i çuditshëm i ishullit Karmoy (pranë stavanger në Norvegji), një farë Augvald, i cili mbante gjithmonë me vete lopën e tij të preferuar. Dhe sa herë që lopa ndalej të kulloste, ai recitonte vargje perëndisë Odin. Thuhet se kur kreu i fisit vdiq u ndërtuan dy varre: i pari për të, tjetri për lopën. Pra, edhe vikingët kishin një shpirt. Por edhe një letërsi, pjesërisht e ruajtur falë një murgu islandez të 1200, Snorri Sturluson, autor i poemës me emrin Edda, që kish mbledhur vargje dhe saga të paraardhësve të tij. Pa Snorrin do të kishim menduar që vikingët nuk kishin shkuar përtej mbishkrimeve në gurë. Poetë Mes barinjve-detarë të vik-ëve kishte edhe poetë të vërtetë, historianë dhe kantautorë. Kryepoeti i tyre quhej Egill Skallagrimsson: ai shkroi Sonatorrek, një Vaj antik alla Viking për vdekjen e bijve të tij. Herodoti i tyre ishte Saemundur Sigfusson, autor i një historie për mbretërit norvegjezë. Aznavouri i tyre ishte Kormakr Ogmundarson që këndoi histori melankolike dashurish të humbura. Pra, monstrat e vik-ëve ishin në realitet nejrëz të ndjeshëm, plot ndjenja, ndonjëherë edhe ankthe për të ardhmen: si të tyren, edhe atë të botës. Makthi i çdo nordiku ishte që

pas dimrit nuk do të kthehej pranvera dhe që pas natës arktike nuk do të rishfaqej dielli. Prandaj vikingët e imagjinonin fundin e botës si një triumf të të ftohtit dhe errësirës. Tek poema Edda thuhet: “Do të vijë ai dimër i quajtur Fimbulvetr; atëherë era do të fryjë nga të gjithë drejtimet, do të ketë ngrica të mëdha dhe erëra të forta. Nuk do të shohim Diellin. Tre dimra do të vijnë bashkë, pa verë në mes. Atëherë do të ndodhë që një ujk do të pushtojë Diellin. Një tjetër ujk do të pushtojë Hënën”. Tre dimrat me ujqër që hanin yjet nuk erdhën asnjëherë, por në vend të botës mori fund epoka vikinge. U mbyll me betejën e Stamford Bridge: është një konvencion, pasi ish piratët vazhduan të jetojnë në Evropën Veriore, ndonëse me emra të tjerë: suedezë, danezë, norvegjezë, islandezë. Vetëm në amerikë dhe Groenlandë u zhdukën. Në vende të tjerë u shkrinë me popuj autoktonë, sic ndodhi në Sicili. Fundi i rendjes Po përse vikingët pushuan së ekzistuari si të tillë? Një arsye ishte lindja e mbretërive nacionale, që eleminoi identitetin fisnor të origjinës. Një tjetër ishte kirstianizmi, që nga një anë afroi ish piratët me kulturën evropiane dhe nga ana tjetër i dobësoi me luftëra civile me

sfond fetar. Biogjeografi Jared Diamond, i Universitetit të Californias në Los Angeles, ka shpjeguar rënien e Groenlandës dhe Islandës vikinge me sensin e mangët ekologjik të kolonëve, që i çoi në shpyllëzimin e territorit, duke shkaktuar erozion të terrenit dhe humbje të burimeve. Më e qartë duket përse peshkatarë dhe barinj u bënë piratë dhe më pas kolonë të përtej deteve. Për një arye të vetme: uria. Në fakt Skandinavia e lashtë – pavarësisht një klime më të favorshme se sa ajo bashkëkohore na ato lartësi – ishte gjithmonë nëj tokë që mbipopullohej periodikisht në krahasim me burimet në dispozicion. Dhe banorët e tepërt e kërkonin fatin gjetkë. Që në të kaluarën nga Suedia ishin isur valë migrimi të armatosur drejt jugut: visigotët, ostrogotët dhe longobardët. Dhe diçka e ngjashme është verifikuar dhe së fundmi. Sot Norvegjia është një vend i pasur, por jo shumë dekada më parë ishtë një zonë në depresion, prej ku emigrohej drejt Amerikës: kulmi ishte nga 1880 deri në 1915, kur u larguan 800 mijë vetë, një e treta e popullsisë. Rezultati është që sot ka më shumë njerëz me mbiemër norvegjez në SHBA se sa në Norvegji: të gjithë njerëz që, në vend të “Clirona nga e Keqja”, recitonin ‘Bukën e përditshme na jep sot”.

anda e motoçiklistëve me emrin Engjëjt e Ferrit nën efekt steroidësh - ky është një përshkrim i duhur i sulmuesve vikingë, të cilët udhëtuan që nga vendlindja e tyre në Skandinavi për të plackitur brigjet e Evropës veriore duke filluar nga shekulli 8. Preja ishte shpërblimi i tyre dhe manastirët e pambrojtur që lulëzonin në izolim të plotë në kodrat pranë brigjeve të detit ishin shpesh herë shënjestra e tyre. Ata përdornin taktika tëpamëshirshme godit-dhe-largohu. Ata e sulmonin viktimën, plaçkisnin sa më shumë thesar të ishte e mundur dhe më pas kërkonin një haraç për të premtuar që nuk do të riktheheshin - një premtim që shpesh herë nuk mbahej. Deri në shekullin 10, këta sulme ishin shndërruar në një aktivitet sezonal dh Vikingët kallnin kudo frikë, si “Kamzhiku i Evropës”. Me kalimin e kohës, sulmuesit nisën të ndërtojnë vendbanime e të mos plaçkisin më disa prej territoreve që vizionin, si Islanda, Irlanda (ku themeluan qytetin e Dublinit), Normandia në Francë, si dhe Rusia qendrore (emri e ka prejardhjen nga termi nordik Rothsmenn, që do të thotë lundërtar dhe i shkurtuar në Rus). Fakti që vikingët përdornin detin si vendin ku kryenin sulmet dhe më pas arratiseshin i motivoi që të zhvillojnë anije që lundronin mirë i dhe teknika të besueshme lundrimi me të cilat mund të lundronin në det të hapur në distanca të mëdha. Këta avantazhe i mundësuan atyre që të udhëtonin në oqeanin e ftohtë dhe të pabesë në drejtim të perëndimit, dhe të arrinin në brigjet e Amerikës pothuajse pesëqind vjet përpara Kolombit. Eriku i Kuq ishte i pari që përshkoi këta ujëra kur - pasi shte dëbuar nga ishuli për një seri vrasjesh - ai lundroi nga Islanda në 985 apo 986 drejt ishullit të cilit i vuri emrin “Groenlandë”. I biri, Leif Ericsson vazhdoi eksplorimet e të atit dhe në vitin 1000 apo 1001 ai lundroi në drejtim të jugperëndimit nga Groenlanda në drejtim të ishujve pranë brigjve të Kanadasë veriore dhe më në fund në brigjet e Tokës së Re. Nordikëve iu duk kaq mikpritëse, saqë qëndruan gjatë të gjithë dimrit përpara se të ktheheshin në Groenlandë. Toka e re

Historia e eksplorimeve të vikingëve mbërrin përmes sagave që përcilelshin gojë më gojë nga një brez në tjetrin përpara se të hidheshin në letër. Provat arkeologjike moderne kanë vërtetuar pjesën më të madhe të historisë së sagës. Në këtë rrëfim, flitet për Leif Ericsson, teksa ky udhëheq ekuipazhin e tij nga Labradori - të cilin e quajti “Toka e Pyjeve” - në drejtim të Toks së Re. “E kështu udhëtuan ata në det të hapur me një erë që frynte nga veri-perëndimi, dhe ishin dy ditë në det ëprpara se të shihnin tokë, dhe aty lundruan e mbërritën në një ishull që ndodhej në lindje të tokës, shkuan atje dhe panë përreth, në një mot të mirë, dhe vërejtën se mbi bar kishte vesë. Dhe kështu ndodhi që ata prekën vesën me duart e tyre,

dhe më pas çuan gishtërinjtë tek goja, dhe menduan se asnjëherë më parë nuk kishin shijuar dicka kaq të ëmbël. Pas kësaj, ata shkuan tek anija dhe lundruan në një ngushticë që ndodhet mes ishullit dhe një kepi i cili zgjatej tej në lindje të tokës, dhe më pas lundruan në perëndim, pasi kaluan kepin. Ishte shumë cekët për shkak të zbaticës dhe kështu u ndalën. Por aq shumë donin të zbrisnin në tokë, saqë nuk i dhanë kohë vetes që të prisnin deri sa ujërat të ngriheshin sërish nën anijen e tyre, por vrapuan menjëherë në breg në një vend ku një lum buron prej një liqeni. Por sapo ujërat nisën të ngrihen nën anijen, ata morën varkat dhe lundruan drejt anijes dhe e tërhoqën atë drejt lumit e pas t’i drejt liqenit ku e ankoruan. Aty ngritën barakat. Pasi u këshilluan dhe vendosën të qëndrojnë aty gjatë dimrit, ndërtuan shtëpi të mëdha. Nuk kish mungesë salmoni as në lumë e as në liqen, e madje ishin edhe më të mëdhenj nga sa ata kishin parë ndonjëherë. Natyra në këtë vend, menduan ata, ishte aq e mirë saqë bagëtitë nuk kishin nevojë për ushqime të ruajtura për dimrin, pasi në dimër nuk kish ngricë dhe bari aty nuk thahej. Dita dhe nata ishin më të barabarta se sa në Groenlandë apo në Islandë, pasi në ditën më të shkurtër dielli ishte mbi horizont nga ora shtatë e gjysmë deri në orën katër e gjysmë të pasdites...” “Një natë ndodhi që një prej burrave nuk po dukej, dhe ky ishte Tyrker, Gjermani. Leif e kish atë shumë për zemër, pasi Tyrker kish qëndruar gjatë pranë babait të tij dhe atij vetë, dhe e kish dashur shumë Leifin kur ky ish fëmijë. Leif u përgatit tashmë pë rta kërkuar dhe mori me vete dymbëdhjetë burra. Por kur nuk kishin ecur shumë, ja tek u duk Tyrker që vinte drejt tyre dhe ata e pritën me gëzim. Shumë shpejt, Leif vërejti se Tyrker nuk ishte fare në vete... Dhe i tha: “Përse erdhe kaq vonë, dhe u ndave nga grupi?” Pas në kohe të gjatë, ai tani foli në gjermanisht, dhe sytë i rrotullonte në të katër anët, por ata nuk kuptonin asgjë nga ato që thoshte. Pas pak, nisi të flasë gjuhën e tyre: “Nuk isha shumë larg, por kam diçka të re për t’ju treguar. Kam gjetur hardhi dhe rrush”. “Vërtetë?” pyeti Leif. “Sigurisht që është e vërtetë”, u përgjigj ai, “pasi unë jam ushqyer në një tokë ku nuk ka nevojë as për hardhi e as për rrush”. Ata fjetën atë natë, por në mëngjes Leif u tha lundërtarëve të tij: “Tani ne do të bëjmë dy gjëra, një ditë do të mbledhim rrush dhe ditën tjetër do të presim hardhitë dhe rrëzojmë pemët, dhe prej aty do të ngarkojmë anijen”. Kështu u vendos, dhe thuhet se ata e mbushën anijen e tyre me rrush. Tani me ngarkesën e bërë gati për anijen, kur erdhi pranvera ata lundruan mbrapsht. Leif i vuri emrin Vineland - Toka e Hardhive. Ata dolën tani në det të hapur dhe patën një erë të mbarë deri kur panë Groenlandën, si dhe malet poshtë akullnajave...”


NGJARJA E 2 KORRIKUT « 18 Nga Agim Janina

N

ë qershor të vitit 1990, në Italinë fqinje filloi Kampionati Botëror i Futbollit. Në Shqipëri magjia e çuditshme e topit është ngjitëse. Nisur nga fillimi i viteve ’70, kohë kur stacionet e huaja do të mbuloheshin me zhurmues, ndeshjet e sportit janë i vetmi lëshim, që bën rregjimi i kohës. Në shkallët e Pallatit të Madh të Kulturës, në zemër të kryeqytetit, vihen baste të shumtë. Papritur një ngjarje trand gjithë vendin duke prishur bukurinë e ndeshjeve. Në kronika, ajo do të pagëzohej si Ngjarja e ambasadave. Para se të fillojë dyndja e refugjatëve, nga ambasada italiane më 16 maj 1990 është larguar për në Itali familja Popaj. Ata kanë hyrë në ambasadë në dhjetor të vitit 1985, tetë muaj pas vdekjes së Enver Hoxhës. Ngujimi i Popajve shpesh mori përmasa fantazmagorike nga hamendjet e ndryshme që thureshin e krijoheshin për ta. Ambasada italiane u rrethua nga forca të shumta të Sigurimit të Shtetit dhe të policisë. Shteti shqiptar me anën e një note drejtuar Ministrisë së Jashtme Italiane, kërkon nxjerrjen forcërisht të tyre, por pala italiane nuk pranon. - Aty brenda do të kalben ! – kishte ardhur përgjigja nga “lart”. Ngjarja bëri bujë, por me kohë jehona e saj filloi të binte dhe si kujtim mbeti rrethimi i trefishtë që iu bë ambasadës nga forcat e Sigurimit dhe atyre të rendit publik. Ngurosja e shtetit komunist vazhdonte të ishte aq shkatëruese, sa ishte e pamundur të mendoje ndryshe, e aq më pak që ai, shteti i diktaturës, do të ndërronte mendje. Vitet kishin kaluar dhe fundi i ’90 kishte sjellë mrekullinë: Popajt me ndërhyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Perez de Kueilar, ishin larguar në Itali, dhe për më shumë ishin pajisur edhe me dokumente të rregullta. Në Tiranë, por edhe nëpër rrethe qarkulloi fjala se do të hapen ambasadat. Askush nuk ishte në gjendje të tregonte se kush e solli i pari lajmin. Dyshimet dhe hamendësimet ishin të shumta. Kishte nga ata që lajmin e merrnin si një shenjë që rregjimi kërkonte t’i bënte presion perëndimit, me anë të një shfryrjeje, të atyre që ishin të pakënaqur, por këta kundërshtoheshin nga të tjerët, të cilët niseshin nga e kundërta, se ishte vetë perëndimi, që kërkonte t’i bënte presion rregjimit. Skena është masive dhe luhet në qiell të hapur. Personazhet janë njerëz të ndryshëm: qytetarë të shumtë, forca policie, sampistë, kalimtarë të hutuar, funksionarë e veprimtarë partie, shefa rajonesh dhe zyrtarë të rangjeve të larta e të ulta, të rinj e banorë të pallateve përreth. Ngjarjet zhvillohen në tre rrugët kryesore, portat hyrëse të kryeqytetit: “Rruga e Durrësit”, “Rruga Konferenca e Pezës” dhe “Rruga e Elbasanit”. Çuditërisht Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, mbi kurriz të së cilit ishin bërë aq e aq manifestime me tribuna, parakalime ushtarake, tope e tanke, ishte i qetë dhe shtrihej përtueshëm nën zhegun e vapës së korrikut. Blloku i ambasadave është në rrugën “Skënderbej”, ku lidhet rruga e “Durrësit” me “Konferencën e Pezës”. Është një nga rrugët më të qeta të kryeqytetit, ku qytetarët rrallë, për të mos thënë fare, shkelin mbi të. Aty gjenden ambasada bullgare, gjermane, arabe e Egjiptit, franceze, greke, hungareze, algjeriane, koreane

E hënë 2 korrik 2012 •

RRUGA DREJT LIRISË dhe kineze. Veç tyre janë edhe disa pallate e vila të vogla. Në disa dyqane shërbehet vetëm për diplomatët e huaj dhe kurdoherë ka një furnizim të rregullt e mund të gjesh gjithçka. Ndërkohë që kryeqyteti si i gjithë vendi lëngon nën tollonat e ushqimit. Tre janë ambasadat që do të luajnë rolin e korifeut në vallen çmendurake dhe të frikshme: ambasada gjermane, franceze dhe ajo italiane. Të tjerat polake, çeke, greke, hungareze, turke etj do të jenë sfondi mbështetës i tyre. Skenari i goditur mjeshtërisht në afishe nuk ka autor: Ende ai apo ata që e gatuan fshihen në prapaskenë. Bukur ahere ! Aktorë refugjatë në skenë gjithsejt 5200 vetë. Ngjarja mori përmasa të frikshme dhe për herë të parë bota drejtoi sytë mbi Shqipërinë, në këtë humbore kashelashë, e cila për vite kishte shpëtuar nga vëmendja e saj, duke ngjallur në fillim kërshëri e më pas shqetësim. Kjo ishte hasja e parë e Perëndimit pas një veçimi të tejlodhshëm e në prag të çarjes së mugëtirës

- Ndihmë ! – janë fjalët e vetme që ata shqiptojë në frëngjisht, duke goditur me forcë në portën e madhe të ambasadës. Dera hapet dhe dikush nga personeli i fton brenda. Policët rrotull ambasadës, të shushatur, kanë ngrirë në vend pa mundur t’i ndalojnë. Ndonjeri prej tyre u bë gati të nxirrte edhe pistoletën, por e kotë. Tashmë dy të rinjtë ishin bujtës në një vend të huaj... 20 qershor 1990, ora 07.40. Një autobus – fizarmonikë me targë TR 00301, i drejtuar nga 30-vjeçari Bujar Alikaj dhe Edmond Vokshi ndalon pranë murit të ambasadës greke. Pas pak prej tij shikohen të dalin dy të rinj, të cilët ngjiten mbi kurriz të autobusit dhe duke u kalavarur hidhen në oborrin e ambasadës. Një ditë më parë ata janë takuar me shefin e sigurimit të ambasadës, i cili mban emrin e heroit grek Leonidha. Në takim u ka thënë – Ejani mos kini frikë. Nuk ju dorzojmë kurrë ! Sipas Drejtorit të Policisë Tiranë, Dilaver Bengasi, ky rast u përhap e

m’u tha në telefon. Unë komunikoja me qeverinë në Bon vetëm nëpërmjet linjës telefonike satelitore, pasi nuk mund të dërgonim fakse apo të shkruanim letra. - Kush dëshiron të qëndrojë në ambasadën tonë është i mirëpritur ! – do t’u thotë ai buzagaz. Të rinjtë shohin njëritjetrin të habitur. Kaq e lehtë paska qenë porta e Perëndimit ? Çudi ! Kronika vjen e shpeshtë dhe lista e shënimeve të policisë zgjatet pa fund. 23 qershor 1990. ambasada italiane sulmohet nga një Skodë Liaz drejtuar nga Fatos Kaceli. Makina është pa xhamat e përparmë dhe i është hequr kapaku i motorit. Makina e rëndë me dritat e ndezura dhe me burinë që bie pa pushim, rrokulliset me shpejtësi llahtare, përplaset me forcë në derën e ambasadës, këput zinxhirët dhe e shpërthen derën me zhurmë, duke i përplasur kanatet pranë kangjellave të hekurta. Pas tij rreth orës 22.00, “Skoda” e drejtuar nga Kastriot Mano çan murin e ambasadës

Ambasada Gjermane, Korrik 1990 e rrënimit të komunizmit në Evropë. Nga njoftimet e agjencive të huaja, me burime nga ambasadat e huaja në Tiranë, u fol se mbi turmat u qëllua me armë zjarri dhe u raportua për dhjetëra të vrarë e të plagosur, por për asnjë nga këto lajme nuk u bënë hetime për vërtetësinë, çka e shton akoma më shumë enigmën e ngjarjes. Në Teatrin Kombëtar ato ditë ishte vënë në skenë një komedi. Aktorja Eva Alikaj do të shprehej me duf: - Hiqeni afishen e komedisë. Tani gjithë shqiptarët do të vajtojnë fatin e tyre të zi dhe nuk mund t’i detyrosh të qeshin para kësaj gjëme ! Kështu nga shumëkush ngjarja u pa si një tragjedi e rëndë për mbarë kombin. 18 qershor ’90 ora 15.30. Dy të rinj afrohen pranë ambasadës franceze. Duken sikur çapiten të shkujdesur në shëtitje, por befas mbajnë këmbët, kthehen vetëtimthi dhe me shpejtësi kalojnë forcat e policisë duke hyrë në oborrin e ambasadës. Vrapojnë në panik dhe të trembur. Sapo i afrohen portës së godinës godasin me forcë ne xhamat e derës. Nga goditjet e njërit prej të rinjve do të marrë plagë të mëdha duke u mbuluar nga gjaku..

shkoi gojë më gojë nëpër Tiranë. Hyrja nëpër ambasada në ato muaj konsiderohej heroizëm. Po atë mbrëmje nga ambasada gjermane kalojnë tek ajo greke dy të rinj. Ambasadori i Republikës Federale Gjermane Ëerner Daum është i turbulluar. “Dhe unë u dëshpërova, do të shprehej më vonë, që deri në ato momente asnjë nuk kishte ardhur në ambasadën gjermane. Më vinte turp dhe mendova se nuk është e mundur që njerëzit të kërkojnë strehim tek egjiptianët, grekët apo italianët, e jo tek ne. Dhe me ndërgjegje të plotë i thashë punonjësit të sigurimit të kufirit federal se, që sot e tutje ambasada do të jetë e ndriçuar në mbrëmje dhe se porta e madhe që sheh nga rruga të lihet e hapur që të bjerë në sy. Kanati i derës nuk do të jetë i hapur fare, por i pakyçur dhe kjo duhej të ishte e dukshme. Unë nuk mund ta duroja që njerëzit të mos kërkonin strehim në ambasadën gjermane. Kjo mori dhenë dhe njerëzit e parë erdhën. Pastaj të tjerë, pastaj një kamion që prishi murin rrethues të godinës. Unë këto veprime i përshëndeta, por tani dua të them që kjo nuk u përshëndet nga qeveria ime dhe kjo

gjermane, duke e shembur atë. Në makinë, përveç shoferit ndodheshin edhe Burhan Kalaja, Gëzim Tota, Ilia Miri e disa të tjerë. Edhe ata ditë më parë kanë biseduar me personelin e ambasadës, prej të cilëve kanë marrë sigurinë, se do t’i mbrojnë e nuk do t’i dorzojnë tek autoritetet shqiptare. Sinjali ishte dhënë i prerë dhe i qartë. Perëndimi i priste shqiptarët, duke u dhënë strehim politik. Ëndrra e shqiptarëve për të udhëtuar e dalë jashtë bëhet realitet. Një mur i lehtë për t’u kapërcyer dhe kalon në botën e lirë. Hamgjitja dhe frika mpeksen e ngatërohen në mendimet e shumë të rinjve kryeqytetas... Arratisjet e para e gjejnë shtetin me masa sigurie të jashtëzakonshme. Ai dukej i vendosur të tregonte dhëmbët ndaj kujtdo që kërkonte të afroheshin pranë ambasadave. Natën, rrugëve të kryeqytetit, duken kamionë plot me ushtarë, që lëvizin me shpejtësi. Janë shtuar forcat e policisë dhe ato të Sigurimit. Gjumi i kryeqytetit është prishur. Bisedat në familje shuhen vonë pas mesit të natës. Sheshi “Skënderbej”, rruga e Durrësit dhe rruga “Konferenca e

Pezës” është e mbushur plot me forca speciale. Zevëndësministri i Punëve të Brendshme, me megafon në dorë, kërcënon se do të qëllohet mbi të gjithë ata, që do të kërkojnë të kapërcejnë rrugën e asmbasadave. Nata bie e frikshme mbi kryeqytet. Në rrugë kanë mbetur mbeturinat e një përleshje të egër... Të nesërmen mësohet se dikush kishte kapërcyer kangjellat e Ministrisë së Arsimit, duke e kujtuar për ambasadë të huaj. Kur këmbët i ranë në tokë iu drejtua policit, duke e përshëndetur me dorë ! - Dil jashtë, miku im se nuk është ambasadë. Je futur në Ministrinë e Arsimit ! – ia ktheu polici i qetë. Urdhëri ishte i qartë. Në Tiranë nuk duhej të hynte njeri. Në të gjitha pikat hyrëse u vendosën postblloqe dhe patrulla policie. U përforcua shërbimi edhe me forca të repartit special 326. Kujdes i posaçëm iu kushtua Stacionit të trenit. Aty mund të bëhej zbrazja e rretheve për në Tiranë, ndaj dhe aty kordonët e policisë ishin më të shumtë. Ishin marrë përforcime edhe nga qytetet fqinjë. Kush hynte në Tiranë i nënshtrohej një kontrolli të rreptë. U bënë arrestime në masë. Rajonet e policisë dhe Burgu i i Tiranës u mbushën plot me të arrestuar e të ndaluar. Sapo zbardhet mëngjesi i 2 korrikut rrugëve e në qendrat e punës dëgjohet dialogu: - E morët vesh ? - ... ! - Një kamioni u përplas me murin e ambasadës gjermane... - Dhe... ? - Ndonja shtatë veta kapërcyen portën dhe fiu... Janë hapur ambasadat... ! - Si ?! - Askush nuk i ndalon... - E pat kjo punë ! - Si do bëjmë ?! - Ikim ? - Ikim ! Kur lajmi bëhet i ditur, rrugët që të çojnë në bllokun e ambasadave, mbushen plot me njerëz. Edhe në drekë po e njëjta gjendje, por këtë rradhë ishte ambasada italiane, që “sulmohej”, ndërsa mbrëmja ishte e ambasadës gjermane. Numri i atyre që hyjnë në ambasada rritet në mënyrë të frikshme. Sapo bie mbrëmja e në qiell kërcëllejnë yjet e shumtë, turma të mëdha drejtohen sa në bllokun e ambasadave në rrugën “Konferenca e Pezës”, aq edhe në rrugën e Elbasanit, ku është ambasada italiane. Përplasja midis forcave të rendit dhe turmave të mëdha është e egër dhe e menjëhershme. Sulmohet muri i ambasadës gjermane. Shembet nga një Skodë me rreth 20 vetë burra, gra e fëmijë. Nga goditja e fuqishme ka shumë të gjakosur. Në ditët në vazhdim, hyrja bëhet e lirë. Herë ato hapen në mbrëmje e herë të tjera, që në orët e para të mëngjesit. Me gjithë kundërshtimin e madh, një turmë e madhe njerëzish, ka hyrë në të gjitha ambasadat e huaja. Të nesërmen, vërshimi i turmave është më i madh, por gjithsesi forcat e rendin kundërpërgjigjen ashpër. Flitet për të lënduar, por edhe për të vrarë. Çudia ndodh më 4 korrik. Me shpejtësi rrufeje, është përhapur lajmi se forcat e rendit nuk do të kundërshtojnë, dhe kush dëshiron të hyjë në ambasada, mund ta bëj këtë gjë lirisht.


NGJARJA E 2 KORRIKUT • E hënë 2 korrik 2012 Fillon kështu një “lojë” e hapa e mbylla, kur ambasadat herë hapen e herë të tjera mbyllen. Njerëzit hyjnë e dalin, kalojnë nga njëra ambasadë tek tjetra, kthehen në shtëpi, marrin ndonjë ushqim, plaçkë, batanije (natën koha ka filluar të ftohet), lënë ndonjë porosi në familje, marrin paketa cigare... Miq e shokë u çojnë të ngujuarve bukë, djathë, domate... Në Tiranë, ditët në vazhdim, vihet re një dyndje njerëzish edhe nga rrethet. Vijnë me gjithfarë mjetesh. Lajmi është përhapur me shpejtësi në të gjithë Shqipërinë. Edhe trenat janë plot. Nga shteti bëhet përpjekje, që të ndalohet ardhja e trenave në kryeqytet. Njërin prej tyre e ndalojnë në të hyrë të Tiranës, diku pranë Vorës dhe forcat e policisë kontrollojnë imtësisht të gjithë udhëtarët, duke ushtruar edhe dhunë. Më e fortë se sa dhuna që ushtrohej ishte jehona, që përhapej në popull në formë thashethemesh nga vetë shteti. Flitej sikur ata që kapeshin nga policia, ishin ca huliganë kriminelë, lapërdharë, halabakë të palarë, hajdutë, nga familje të deklasuarish e gjithfarë tjetër, që kërkonin të prishnin imazhin e mirë, që Shqipëria po krijonte në arenën ndërkombëtare etj, etj. Kërkohet kështu të ushtrohet terror psikologjik mbi popullsinë. Me gjithë masat shtrënguese, që u morën dhe propagandën e madhe, rrugët e Tiranës përballen me të ardhurit e shumtë. Hotelet janë plot me bujtës. Nuk gjen vend për të fjetur. Makinat e policisë patrullojnë nëpër rrugë, duke kaluar me shpejtësi e me sinjale të ndezur. Shpesh prej tyre dalin policë, që ndalojnë ndonjë të dyshuar. Bëhet kontrolli i letër njoftimeve dhe kush nuk ka dokumente me vete, apo u duket i dyshimtë, e nisin drejt e në rajonin e policisë. Shumica e të ardhurve gdhihen nëpër parqe, por më shumë i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial të Tiranës, i cili kthehet në një fjetore gjigande verore. Kudo shikohen turma njerëzish, që enden rrugëve e rrotull ambasadave. Disa qëndrojnë ulur nëpër trotuare. Të gjithë presin e presin me orë të gjata hapjen e ambasadave... Thashethemet e shumta, që qarkullojnë e bëjnë të sigurtë orën e lirikalimit në ambasada. Diskutimet herë ndizen e herë fashiten, duke i bërë njerëzit pesimistë, por befas ndonjë lajm rindez diskutimet. Njerëzit mblidhen turma-turma e dëgjojnë: - E more vesh? Ambasadat do të hapen në ora gjashtë ! - Jo more ? - Lajm i sigurtë ! E kam nga një burim i fshehtë, por... vetëm gjysëm ore do qëndrojnë hapur... - Pse kaq pak ? - Kështu e do puna. Mos kërko më shumë... - A thua do na lenë të kalojmë ? - As mos e diskuto ! - Po policët ? - Çfarë policësh më thua, pash Zotin ?! - Afrohemi pranë ambasadës gjermane të jemi të parët... - Unë do të hyj në ambasadën franceze... Kupton dua të shikoj Parisin... - Unë do hyj tek gjermania… - Te gjermania ?! Gjermanët janë të ftohtë akull, apo nuk janë edhe të ashpër... - E ke gabim, i thonë Dojçe atij... ! Shikoi çfarë futbolli kanë ! - E ç’rëndësi ka se ku do të shkojmë ?! Vetëm të ikim nga kjo llahtarë, pa nuk më çojnë edhe në xhunglat e Afrikës, e të më lënë të jetoj me ma-

jmunët... ! Grumbuj - grumbuj njërëz të shumtë afrohen pranë bllokut të ambasadave. Pritja është e gjatë. Sa më shumë kalojnë orët aq më të besueshme bëhen lajmet mbi hapjen e ambasadave. Në të gjithë pikat hyrëse të Tiranës, janë vënë postblloqe dhe ushtrohen kontrolle të rreptë nga patrullat e policisë. Ndalohet e kontrollohet çdo i ardhur. Kush dyshohet nuk lejohet të futet në qytet. Në mbrëmje televizioni jep reportazhe të gjatë mbi çfarë ndodh në Tiranë. Shumica e tyre janë pa koment. Papritur folësit janë kthyer në memecë. Pesha e lajmit endet rrotull pa praninë e fjalës. Pamjet janë shokuese dhe gjithçka rrjedh si në një film pa zë, ku sekuncat ndjekin njëra-tjetrën, me njerëz që kacavitet mureve, kangjellave dhe duan të ikin. Ngjajnë si grishje dhe kumte kobndjellëse. Lotë e thirrje shoqërojnë skenat, që shpesh marrin nota tragjike e herë të tjera butaforike. Muret e kangjellat e ambasadave tranden nga kapërcimet e shumta të njerëzve. Në ambasada duhet të hysh, duke kapërcyer dhe jo nga porta. Pra, ambasada nuk e ka hapur derën, por janë vetë shqiptarët që kërkojnë të futen me zor nëpër ambasada – ishte kjo alibia e përdorur në atë kohë. Kjo është kuptuar nga të gjithë. Ç’po ndodh

të parë pamjet e pazakonta. Pamje të tilla janë parë vetëm në kronikat e lajmeve nga vendet perëndimore. Në qendra pune dhe nëpër lagje bëhen mbledhje partie. Nën zë flitet për marrjen e masave shtrënguese ndaj familjeve të refugjatëve, si përjashtime nga partia, por edhe internime e dëbime nga kryeqyteti. Shumë familjeve, më pas iu kërkua të lëshonin shtëpinë, me shkakun se kishin sipërfaqe banimi më të madhe nga sa duhej, nga që u kishte ikur ndonjë pjestar i familjes refugjat. Gazeta “Zëri i Popullit”, nën titullin “Veprime të disa huliganëve në Tiranë”, kumtonte se në mbrëmjen e dates 2 korrik “një grup vagabondësh, ish-të burgosur për faje ordinere si vjedhje, llotarira klandestine, kumarxhi, si dhe disa adoleshentë të mashtruar, kërkuan të hyjnë forcërisht në një ambasadë të huaj, duke goditur me gurë, tulla e mjete të tjera, mbrojtësit e rendit. Në mbështetje të kësaj mase 300-400 vetëshe u grumbulluan edhe disa pjesëtarë të familjeve të tyre, që krijuan një gjendje alarmuese… Pati të plagosur lehtë nga të dy palët”. Dita tjetër. Mëngjes herët. Blloku i ambasadave. Në të dy krahët e rrugës “Konferenca e Pezës”, pranë hyrjes së rrugës “Skënderbej”, mes vilava të ambasadave, një turmë e madhe vjen

Skoda që shembi murin

kështu ?! – pyesin të gjithë. Ngjarja ngjan me ditën biblike të Përmbytjes së Madhe. Në ekran shfaqen edhe njerëz që bëjnë thirrje në mbrojtje të Partisë së Punës, dënojnë largimin nga Shqipëria si një turp etj. Mjeranë dhe si të dalë nga mugëtira, ata shprehnin gramat e fundit të pushtetit, të dhunës e të peshës së kaluar. Ka edhe njërëz të turbulluar e të troditur. “Djali im nuk është huligan ! Ai e do Partinë...! ....Nuk është armik i Partisë... i Atdheut... e kanë mashtruar të tjerët”. Kameramanët me kujdes kanë intervistuar disa nëna bardhane e syprera, që në dyert e ambasadave kërkojnë të afërmit. Thirrjeve të tyre dëshpëruese, ata që janë brenda nuk u përgjigjen. “I kanë droguar dhe ata nuk ndjejnë asgjë !”, – hapet me shpejtësi një thashethem në qytet. - Janë të mpirë e nuk ndjejnë asgjë... asgjë. Tmerr... ! - Bobo ç’na gjeti ne të mjerëve... ! Shpesh nëpër rrugicat e ambasadave ushtrohet dhunë nga forcat të rendit dhe ato speciale, të cilat për herë të parë filluan të shfaqen rrugëve të kryeqytetit me skafandra në kokë e shkopinj gome në dorë. Shumë qytetarë mbajnë këmbët për

rrotull. Janë të rinj, gra, burra, fëmijë të vegjël së bashku me prindër, që i mbajnë pranë. Aty pari ka edhe karroca fëmijësh. Disa nëna të reja rënkojnë me foshnjat në krahë, të mbledhura me mbulesa të trasha e me biberonë në gojë. Secili mban në sup, apo në dorë, një çantë me plaçka, ushqime e veshmbathje. Presin të hapen ambasadat. Autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio shpesh ndalon, e prej saj zbresin turma të mëdha. Shumë prej tyre janë ulur në trotuarin përballë e deri në shkallët e Kishës Katolike, e tutje tek Parku i Xha Tomit, për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit. Dy-tre policë rrinë larg, duke hedhur vështrime në drejtim të tyre. Kanë një pamje paqësore. Rruga është e qetë dhe disa makina me targa të huaja janë parkuar bri trotuareve të ngushtë. Dikush bën përpara dhe turma vihet në lëvizje. Sytë e të gjithëve janë drejtuar tek policët. Ata nuk japin asnjë shenjë kundërshtimi. Turma merr zemër dhe bën përpara. Në fillim ngadalë, pastaj gjithnjë e më shpejt. Është një ecje e çuditshme, ku përzihet ankthi, frika e shpresa. Kalojnë një radhë pallatesh me dyqane e tenda, ku duken disa diplomatë të huaj, që shpejtojnë të mbyl-

len brenda. Më pas me rradhë ambasada çeke, hungareze, egjiptiane ... Turma nuk ndalet tek asnjëra. Në mendje kanë vetëm ambasadën gjermane. Tek ajo janë drejtuar. Një djalosh arushan, flokëgështenjë që ka veshur një këmishë me mëngë të shkurtra ngjyra alle, prin i pari. Pas tij vijnë të tjerët. Ja dhe muret e lartë të ambasadës gjermane. Tutje duken policë të shumtë, në mes porta e hekurt dhe aty pranë kafazi i policit të shërbimit. Një polic madhosh e ngrehaluc, ka dalë nga kabina dhe ndjek me shikim turmën. Duket i shqetësuar. Sakaq turma është afruar ambasadës gjermane. Arkitektura e saj karakteristike alpine, shfaqet paqësore, pas kangjellave e murit të lartë. Aty turma mban këmbët dhe hapet në të dy krahët. Disa çaste qëndron e palëvizur. Me dhjetëra sy ngulen mbi policin e shërbimit. Dikush përpiqet t’i buzëqeshë. Polici është rrudhur e mbledhur e nuk jep asnjë shenjë. Lipsej vetëm një shenjë dhe turma do të hidhej përpara. Djaloshi që ka dalë në ballë mbushet me frymë e thotë: - Të dalë ku të dalë. Unë po hidhem i pari ! – dhe pasi kapet nga kangjellat kapërcen matanë e bie në oborrin e ambasadës. Polici e ndjek me sy, një çast i jep trupit përpara, ngre krahët sikur diç do të bëjë, rrotullohet, bën disa hapa kuturu dhe mbledh përsëri buzët. Kaq duhej. Mosveprimi i policit shërben si sinjal që ambasadat janë hapur e presin refugjatë të rinj. Menjëherë fillon një dyndje e madhe. Sulmohen kangjellat e muri. Turma sulet kush e kush të kalojë më parë. Ngado vijnë thirrje. Kërkojnë njëri tjetrin e kur sigurohen që janë brenda, marrin rrugën për në brendësi të oborrit. Disa gra frymëkëputura përpiqen të ngjiten, duke u shkalafitur nëpër mure. Befas dera hapet dhe një zezak me uniformë i fton brenda, duke buzeqeshur. Bien në sy dhëmbët e bardhë, brenda buzëve të trasha dhe trupi i bëshëm muskuloz. Gratë kalojnë kokëulura, duke falenderuar zezakun shtatmadh, i cili i shoqëron në heshtje me sy. Njerëz të tjerë hopthi ngjiten në mure. Faqeza nga rruga e Durrësit vijnë turma të tjera. Fillimisht u krijua një rrëmujë e madhe e një llafazaneri e zhurmshme. Befas, çuditërisht ra një qetësi e madhe. Kalimi ndërmjet dy botëve, kryhet në një qetësi të frikshme. Ndonjë thirrje e lëshuar, i ngjan më shumë një pëshpëritje. Në fytyrë, të gjithë mbajnë shenjën e fajit apo të një krimi. Ku vemi kështu? Ç’po ndodh me ne? Turma kureshtare afrohen, duke e shtuar më shumë grumbullin para ambasadave. Orët ecin dhe askush nuk mund të thotë, se sa kohë ka kaluar nga kapërcimi i parë nga kangjellat e ambasadave. Një biçim njeriu, zuri të vështronte ngultas turmën, duke mbledhur buzët. Është një zyrtar i lartë vetullan, flokëprerë dhe me një çantë të vjetër, që e shtrëngon fort në sqetull. Në një diellishte ndanë rrugës, një grup njerësish, vrapojnë thellë bllokut të ambasadave. Zyrtari mbledh buzët dhe u drejtohet disa policëve, që rrinë disa çape më tutje. U bërtet me të madhe: - Kush jep urdhra këtu? Kë keni të parë, shef a djall çfarë është ?! Ju rrini e bëni sehir se si futen njerëzit në ambasada. Turp ! Turp e përsëri turp ! Shteti ju paguan, ju rrini duarkryq. Më

» 19

sillni menjëherë shefin ! Policët lëvizin ngadalë e si të trembur. Turma e madhe e njerëzve i merr përpara. Njëri prej tyre largohet për në thellësi të rrugës. - Pse nuk po vjen shefi ?! Shefi, një burrë katana i madh, me kapelen e ngjeshur në kokën e shtypur, me një grup policësh është në anën tjetër të rrugës, aty ku ajo kryqëzohet me Rrugën e Durrësit. Një grup i madh të porsaardhurish kërkojnë të kapërcejnë kordonin e policisë. Në të djathtë të hyrjes është ngrehina hijerëndë e ambasadës kineze. Disa punonjës të saj, të hollë e kokëvegjël, të veshur me këmisha të bardha, kanë dalë në ballkonet e katit të dytë. Janë të heshtur dhe hedhin vështrime kureshtare mbi turmën e madhe, që po mblidhet poshtë. Ndërmjet tyre një dhogaç bën me dorë nga turma poshtë e diç thotë nëpër dhëmbë. Në ambasadën kineze deri në atë çast, nuk ka hyrë asnjë shqiptar. Personeli nuk pret të hyjë njeri, ndaj nuk kanë marrë asnjë masë për të pritur refugjatë. Polici i shërbimit një mesoburrë trupmadh, me mustaqe të zeza, i handakosur shtriqi këmbët. Ishte mpirë nga qëndrimi i gjatë në kabinë, sillet rrotull murit që rrethon ambasadën kineze, e cila është fare pranë hyrjes nga ana e rrugës së Durrësit. Një çift më tutje ndjek ecejaken e tij. Rruga, dalngadalë merr gjallëri nga kalimtarët e shumtë, që vijnë e grumbullohen. Disa kureshtarë, kanë mbajtur këmbët e shikojnë se ç’do të ngjasë. Kur polici ktheu kurrizin, në një nga ecejaket e tij dhe po i afrohej derës së hekurt, çifti i ri bëri përpara me vrap. Iu afruan murit rrethues të ambasadës dhe kërcejnë mbi të. Asnjë nga policët rrotull nuk e pa. Polici i shërbimit i ndjeu dhe u kthye vërtik. Djaloshi u ngjit me shpejtësi në mur dhe hidhet brenda, ndërsa vajza po mundohet të kalojë murin e lartë. Në një nga përpjekjet, fustani i gjatë iu kap në një tullat e murrit dhe ajo mbeti e nuk bën dot përpara. Iu shqye fustani, u vra dhe u dërmua në brinjë, ndërsa brylet iu gjakosën. Polici arriti ta kap vajzën nga këmba dhe fillon ta tërheqi poshtë, për ta detyruar që të zbresë nga muri ku kishte ngelur. Vajza është mbërthyer pas murit e nuk lëshohet, megjithëse ndjen dhimbje të mëdha. Pas pak fillon të qajë e të ulërasë. - Lëshomëni...! Lëshomëni se më vratë...! Oh... Oh...! Por polici nuk e lëshon. Në ndihmë i vjen edhe një polic tjetër, i cili e kap vajzën nga këmba tjetër dhe të dy zunë ta tërheqin me forcë. Turma e madhe e kureshtarëve, e cila deri pak çaste më parë rrinte mospërfillëse ndaj fatit të vajzës, fillon të ulërasë, ndërsa vajza i shton thirrjet dëshpëruese. Ndërkohë, nga turma shkëputet një grup të rinjsh, prej pesë vetësh dhe si me komandë, në një kohë, hidhen përpara, jo shumë larg vendit, ku policët po merren me vajzën. U shkëputën me vrull nga trotuari dhe pasi kalojnë me shpejtësi rrugën hidhen mbi mur, e që aty me një të kërcyer, u gjendën brënda mureve të ambasadës kineze. Policët mundin së fundi të zbrisnin vajzën përdhé. E zunë për flokësh dhe e tërheqin zvarë duke e sharë: - Doje të ikje ë...? Erdhën edhe policë të tjerë. Turma po afrohet dhe po merr policët përpara. Njëri prej prej tyre zuri të thotë: - Largohuni ! Ku doni të shkoni ? Kinezët nuk kanë të hanë për vete e jo më t’ju japin juve. Ata po hanë njëri tjetrin për nder... Ç’bëni kështu ?! Çaj kinez do të pini dhe vetëm oriz do të hani tërë jetën... Dëgjoni vetëm çaj kinez kanë këta...


« 20

Librari

RRËFIM M për mortin orti, personazhi kryesor, largohet nga qyteti i tij dhe vjen e struket në një qytet të vjetër, në ca mëhalla të fshehta, tek një bujtinë në qosh të qytetit, mbasi ai akuzohet se ka vrarë në plazhë një vajzë. Morti me gjithë insistimin se nuk e njeh fare këtë vajzë, përsëri është nën akuzë. Rrugës për të ardhur në qytetin e vjetër, merr nga një njeri dy shishe me ca ditarë të çuditshëm brenda tyre. Shishet po të hapen kanë mallkimin se njeriu që do t’i hapë do të vdesë. Morti i hap dhe e mbulojnë sëmundjet, ankthi i vdekjes... Kështu zë fill subjekti i romanit “Qyteti me një sy” i autorit Mark Simoni i botuar së fundmi nga shtëpia botuese “Muzgu”. Teatri ku zhvillohen ngjarjet e romanit është një bujtinë rrangalle me personazhe të çuditshëm. Qytet i vjetër me shtëpi gërmuqe, edhe i frikshëm dhe njëkohësisht që të jep kënaqësinë që të jetosh në të, mëhalla me kalldrëm, mejhane, njerëz që merren me punë të zakonshme, besëtyte dhe frikëra, hare dhe shaka, dashuri dhe intriga... Së bashku me frikën se do të dënohet dhe për vrasjen e një vajze të panjohur përbëjnë situatën gjysëm depresive të Mortit. Nga ana tjetër subjekti është i mbajtur në ekuilibër nga personazhet gjysëm të çmendur, komikë, të çuditshëm që jetojnë në të njëjtën bujtinë me Mortin. Historitë e gjithsecilit prej tyre janë të mrekullueshme dhe i japin subjektit një shije tjetër nga ajo e jetës së Mortit. Ditarët e shisheve që Morti tashmë i ka hapur kanë rrëfime shumë interesante. Morti i hedh në makinë të shkrimit, si një amanet i fshehtë për ata njerëz që nuk munden që ditarët e tyre të shkojnë drejt detit. Njerëz të ndryshëm popullojnë qytetin, dhe këto Morti i shikon nga dritarja e dhomës së tij. Vetëm natën del Morti, ka frikë nga arrestimi. Nëpër qytet sillen fantazma, karvane plakash të vdekura prej kohësh, frikëra, gra të bukura me historitë e tyre të fshehta, njerëz të fandaksur, që prodhojnë ngjarje nga më të papriturat, të bukura dhe impresiononte. Qyteti ka rrugicat e veta me kalldrëm, shtëpitë e çuditshme me njerëz gjithëfarë lloji, xhaminë dhe kishën e vet të vogël, kinemanë e mëhallës së vjetër ku magjypët janë përherë të pranishëm, zyrat dhe hain, varrezat e vogla, mullirin e zjarrit, agjencinë e kamionëve, trumën e benzinës, karrocat, pajtonet dhe makinat rrangalle. Të gjitha ngjarjet që zhvillohen në roman priten me ankth se si do të përfundojnë. Ato e mbajnë lexuesin në suspans. Shkrimtari Simoni e fut lexuesin herë në një makth, herë në dëshirën për të ditur përfundimin e ndonjë ngjarje, herë e lë pezull subjektin për ta trajtuar më vonë, e herë të tjera e dërgon subjektin në rrethana fare të papritura e të pamenduara. Personazhet janë produkte rrethanash, ngjarjesh të jashtëzakonshme,

TITULLI: “Qyteti me një sy” ROMAN AUTOR: Mark Simoni SHTËPIA BOTUESE: “Muzgu”

sa njerëzore aq dhe misterioze. Lexuesi përfshihet në vorbullën e ngjarjeve të vogla dhe subjektit të madh, linjave rrëfimtare që herë takohen me njëra-tjetrën e shpesh vazhdojnë në drejtim të tyre pa u ndikuar nga ngjarjet e tjera. Me dhjetëra linja janë mbajtur nën kontroll, duke i thënë vetëm aq sa duhet ngjarjet, dhe duke i lënë për më vonë një pjesë të tyre, gjë kjo që rrit kërshërinë, interesin e lexuesit ndaj ndodhive dhe subjektit, e mbanë atë të përfshirë në situata të ndryshme. Personazhet Morti (i frustuar dhe njëkohësisht inteligjent), e dashura e tij që e merr vazhdimisht në telefon ku i tregon për gjyqet që bëhen për vajzën e vrarë, plaka e bujtinës (grua rrangalle zi godina e saj, që bën shamatë tërë ditën me qiraxhinjtë, me një shkurre flokësh në maj të kokës), shtrigu që flet gjëra të çuditshme dhe bën shenja të pakuptueshëm, avokati që nuk punon më mbasi është mbyllur avokatia, fallxhorja që mbledh në dhomën e saj tërë gratë e qytetit, e bukur dhe misterioze, gruaja e bukur që ka burrin në burg dhe jeton në dhomën ngjitur me atë të Mortit, plaku i të zonjës së bujtinës, të ndarë të dy prej tridhjetë vitesh

(megjithëse në tavolinë e secilit qenë fotografitë e njëri-tjetrit) dhe që thuhej se u bënte shenja e isharete dashurie plakave të mëhallës, gruaja e këpucëve me zile, plaku që blinte ditarë nëpër qytet, gruaja që donte një tatuazh në trupin e saj, plaka e papafingos që blinte në qytet monedhat për të vënë mbi sy kur të nisej për në vdekje, burri me karrocën e postës që priste një lajm të çuditshëm që s’dinte se nga do t’i vinte, burrat me mushamaj të zinj që sillnin një gazetë të çuditshme që bëhej vetëm në një kopje dhe kjo kopje qe vetëm për Mortin, i dashuri i gruas me zile që u vra në mesnatë, dy vajzat që bënin dashuri me gangsterët e qytetit. Sfondi Dhoma e Mortit e kompozuar shumë këndshëm, e banuar s’dihej se nga kush më parë, me oxhak, perde me kandila deti (që Mortit i kujtonin qytetin e tij bregdetar dhe vajzën e vrarë), radjoja që megjithëse e prishur merrte përherë muzikë të frikshme funebre etj. Qyteti me arkitekturë të çuditshme, me shumë elementë që nuk e lënë kohën që të përcaktohet se ngjarjet janë të kësaj apo asaj kohe. Koha aty është e pakohë, ngjarjet zhvillohet kurdo, në një

kohë universale. Personazhet përzihen, rrobat e tyre janë të modeleve nga më arkaike e deri në ato më moderne, stili i jetesës është sa anakronik aq dhe kontemporan, trajtuar nga shkrimtari me një kujdes të jashtëzakonshme, në mënyrë krejt racionale. Stili Mark Simoni e ka trajtuar subjektin e romanit të tij me një stil të veçantë, me një gjuhë shumë të zhdërvjelltë. Nuk ka një rrëfim linear, por ngjarje që ndërthuren, që duket sikur këputen apo humbasin, por faqen në vazhdimin e tyre krejt papritmas. Shumë ngjarje të vogla i shërbejnë situatës dhe idesë së ngjarjeve më të mëdha dhe të tëra së bashku përbëjnë subjekti. Të gjithë personazhet janë aktivë, të veçantë, por megjithatë janë bashkë me bëmat e tyre pjesë e atij agregati të madh me emrin Qytet. Romani është i ndarë në 157 kapituj, secili në vete, secili një rrëfim, ngjarje, subjekt, por që gjithësesi rri dhe në subjektin e tërësishëm të romanit. Atmosfera e romanit është e ndërtuar nga këto kapituj, që rrinë si në pazëll, ku plotësojnë të tërën. Leksiku: Mund të thuhet se kjo letërsi e Simonit i sjell lexuesit një leksik të harlisur, që nga fjalë të vjetra (që ngjyrojnë realitetet e romanit) të nxjerra nga gjuha arkaike, e deri tek ato më të kohës. Ky leksik e vendos subjektin në thellësitë e veta kohore, e dërgon lexuesin në realitetin e atëhershëm jo vetëm nëpërmjet rrëfimit, por dhe gjuhës së përdorur. Ngjarjet shpesh janë vendosur mbi njëra-tjetrën si në palimpsest. Shkrimtari Mark Simoni shpesh disa ngjarje i lë edhe në interpretimin e thashethemeve të qytetit, edhe në rrëfimin e vet, ku ato dyzohen, marrin trajta të ndryshme, deformohen dhe krijojnë situata shumë interesante. Fantazmat, karvanet e plakave, vdekja dhe misteret, mistika dhe thashethemet: janë disa nga elementët që autori ka vendosur në qytet, karakteristike të qyteteve të vjetra, që janë të ngërthyer nga besëtyte, rrëfenja, frikëra, habi, thashetheme, ankthe, keqkuptime, interpretime të deformuara. Sendet si elementë të subjektit Atmosfera e romanit dhe jetët e personazheve është e mbushur dhe e rrethuar nga sendet. Por këto sende janë një mardhënie, kanë rolin e tyre në ngjarje, luajnë si njerëzit, rrezatojnë histori dhe ngjarje të tyre, janë pjesë e kujtesës dhe ngjarjeve, ndikojnë psikologjisht, krijojnë situata. Makina e tatuazhit e lidhe Mortin me vajza dhe gra të bukura, makina e shkrimit e lidh me ditarët e shisheve me ato ngjarje të habitshme, por që edhe i kujton vdekjen, perdet me kandilë deti i kujtojnë qytetin e tij të dikurshëm dhe vajzën e vrarë në kabinat e plazhit, librat me vdekje, pianoja me tastierat e vjetra e të rëna, oxhaku, radioja e çuditshme, karroca poshtë dritares që kalbej duke pritur prej vitesh në rrënojat e postës së vjetër.

E hënë 2 korrik 2012 •

Kapedani i Margëlliçit, një monografi për Jasin Sadikun TITULLI:“Jasin Sadiku, kapedani çam” AUTORI: Hajredin Isufi MONOGRAFI Pas disa monografive për figura historike si ajo për Dom Nikollë Kaçorrin dhe Musa Demin, historiani Hajredin Isufi, publikon një monografi të re kushtuar një figure pothuaj aspak të njohur, një libër për Jasin Sadikun, kapedanin çam të Margëlliçit, i cili rezulton një figurë interesante e historisë së Çamërisë në vitet ’30-’40 të shekullit të kaluar, pikërisht në atë periudhë kur u vendos fati tragjik i kësaj treve shqiptare që, për fat të keq, iu dhurua Greqisë jo vetëm nga Fuqitë e Mëdha që bënin ligjin mbi kufijtë e Ballkanit të asaj kohe, siç thuhet rëndom në literaturën historike, por u vulos edhe si rezultat i marrëveshjeve të hapura e të fshehta të fqinjëve në kurriz të shqiptarëve, siç ishte rasti i marrëveshjes greko-turke për shkëmbimin e popullsisë. Kjo marrëveshje, që shpesh mënjanohet nga kujtimet e sjelljet politike në partneritet rajonale që ndërton shteti shqiptar, u bë çelësi grek për pastrimin etnik të trojeve shqiptare në Çamëri, duke i shitur shqiptarët si myslimanë turq në shkretëtirat e Anadollit, ashtu si u përdor më vonë, pas Luftës së Dytë Botërore, karta e gjoja bashkëpunimit të çamëve me fashizmin. Jasin Sadiku (1888-1942), arrestuar dhe arratisur nga burgu në Greqi, mërguar dhe jetuar në Shqipëri (Lushnje) për disa vjet e rikthyer në Greqi në vitet ’40, një figurë pothuaj e panjohur deri para publikimit të kësaj monografie, rezulton sa pjesë e historisë së Çamërisë, e vorbullës dramatike dhe tragjike të saj, aq edhe një individualitet me ndikim në këtë histori, sidomos për rajonin e Prevezës dhe të krahinës së Margëlliçit ku u lind, punoi dhe veproi për shumë kohë. Përmes dokumenteve, dëshmive, analizave autori i monografisë për Jasin Sadikun shpalos të vërtetat dhe manipulimet historike që u bënë për Çamërinë pas vitit 1912. Vlera e kësaj monografie, që në pamje të parë duket si një biografi për një individ të spikatur, në të vërtetë qëndron tek mjeshtëria e autorit për të shpalosur përmes kësaj figure historinë e Çamërisë, historinë e Shqipërisë e shqiptarëve përballë sfidës së asimimilit dhe nacionalizmit shovinist. Libri “Jasin Sadiku, kapedani çam”, botuar nga shtëpia botuese “Naimi” në kuadër të “Javës Çame”, zbulon enigmën e një prej vrasjeve më të bujshme gjatë Luftës së Dytë Botërore në Çamëri, pikërisht vrasjen e Jasin Sadikut në dhjetor 1942, në një nga periudhat më të komplikuara të historisë së kësaj krahine, kur ndërthureshin e vepronin shumë faktorë njëherësh si pushtimi italo-gjerman, fronti fashist dhe antifashist në Greqi, ndërkohë që pritej orientimi i komunitetit çam në këtë katrahurë. Jasin Sadiku, kapedani i Margëlliçit, njeriu më me ndikim e autoritet në këtë krahinë, i cili sapo kishte finalizuar një Kuvend mirëkuptimi mes shqiptarëve myslimanë e të krishterë, si edhe komunitetit vllah të krahinës, vritet pabesisht nga një bashkëpunëtor i Napolon Zervës. Për më tepër, siç del nga libri, Jasin Sadiku ishte i ftuar edhe në konferencën e Pezës si përfaqësues i krahinës së Prevezës. Kush qëndronte pas kësaj vrasje të bujshme për kohën, që intrigonte shqiptarët mes njëri-tjetrit, përkatësisht myslimanë e ortodoksë, rrymat politike e nacionaliste greke dhe qarqet fashiste pushtuese? Libri i Hajredin Isufit jep hollësi mbi rolin dhe synimet e të gjithë aktorëve në këtë vrasje dhe pasojat imediate dhe të mëvonshme mbi shqiptarët e Çamërisë.


dossier • E hënë 2 korrik 2012

Agollët,

» 21

historia e Dibrës

Nga Albert Kotini

K

(vijon nga numri i kaluar)

ështu që doktor Lluka i shkretë, i cili ushtronte profesionin e tij me ndërgjegje të pastër të njeriut të urtë e të ndershëm, u përcoll në manastir me dhunë, pa i dhënë as një orë afat përgatitjes së tij. Krerë të tillë ishin të paktë në Dibër, sepse për ndërgjegjen shqiptare në luftën kundër turqve ishin shumica e krerëve dibranë. Të tillë njihen Iljaz pasha, Shaqir Daci, Mersin Dema, Jusuf bej Karahasani, të cilët punuan e luftuan për çështjen shqiptare. Turqia u përpoq të joshte me privilegje disa krerë, por siguroi vetëm një besnikëri servile, për më tepër për interesa personale vepronin edhe kundër turqve. Në këto raste duhej ndërhyrja e vetë sulltanit për t’i pajtuar me urtësi dhe shpesh me shpërblime e darovitje. Dibranët nuk bënin shërbim ushtarak, nuk paguanin taksa, marrëdhëniet i rregullonin sipas kanunit të Skënderbeut dhe kryesorja nuk i dorëzonin armët. Njihet mirë në këto anë episodi i kontrollit të bërë nga komisioni i rekrutimit në kohën e Kadri pashës, ku rezultoi se në 250 mijë banorë të prefekturës vetëm dy jevgj duhej të kryenin shërbimin ushtarak, që pashai nuk i mori. Kështu, dibrani nuk e shihte zyrën e qeveritarëve dhe autoriteteve turke, por si për të huaj apo armike. As feja nuk pati fuqi t’i afronte dibranët te sulltani, që kishte edhe atributet e kalifit, kur tërë hoxhallarët predikonin se bindja ndaj sulltanit të shenjtë formonte një çështje kryesore të besimit. Xheliset e Dibrës patën detyruar sulltanin të çonte prefektë pashallarë të zgjedhur ushtarakë, që kishin komandën e ushtrisë dhe pushtetin civil. Për këtë flasin edhe ngjarjet sipas Traktatit të Shën-Stefanit më 1878, që shtuan luftën dibrane kundër sunduesve otomanë. Vezir Hysni pasha (1855) Me urdhër të sulltanit erdhi në Dibër e në Prizren për një operacion, sepse banorët e këtyre krahinave nuk e njihnin fare autoritetin turk. Veziri u nis prej Selanikut dhe pas disa veprimeve në Prizren erdhi në Dibër. Para se të hynte në qytet, pashai u ndal në Dibrën e Poshtme, ku mblodhi krerët e Maleve në një kuvend. Në këtë mbledhje këshilloi e kërcënoi krerët, në veçanti Elez Murjen, i cili iu përgjigj me një “jo”. Atëherë veziri tha se do t’ia priste kokën, ndërsa Elezi iu përgjigj se këtë veprim nuk mund ta bënte dot. I habitur nga përgjigjja e këtij malësori, pashai e pyeti se pse nuk mund t’ia priste kokën. Elezi i tha se shpatën që ia kishte dhënë sulltani e kishte të lidhur me një zinxhir nga dora në qafë. Pra, ligji e ndalonte pashain të vepronte padrejtësisht. Pashai ndërroi taktikë dhe kërkoi besë nga malësorët që të rrinin urtë, të paktën për një kohë të caktuar. Malësorët e pranuan propozimin e pashait dhe thuhet se Sali Markja, një nga krerët, i paska dhënë djalin e vet si peng bese dhe pas pak i ka kërkuar t’ia kthente djalin. Dhe ja si shprehet populli përmes këngës: Salë Markja rasën kësulën, i çon vezirit lëshoma Sulën.

Nel Hoxha i Muhurit ishte shok i pandarë i Salë Markjes. Mbas kësaj bese pashai erdhi në qytet, ku mblodhi këshillin administrativ. Në bisedë e sipër bie në konflikt me Tafë Peren dhe në inat e sipër arreston dhe internon në Prizren Myfti Abdurrahman efendiun, sheh Nimetullahun, Ibrahim Tërshanën, Tafë Perën, Halil Camin, Llam Pustinën, Ibrahim bej Musliagollin e disa krerë të tjerë. Të internuarit, për t’i shpëtuar dënimit, i kërkuan sulltanit të shkonin në Mekë për t’u bërë haxhilerë. Lutja u pranua me ndërmjetësinë e Osman bej Tiptilit nga Dibra e me influencë në Stamboll. Ana tjetër ishte edhe besa e Dibrës sipas zakonit. Mbas këtij xhelisi vezir Hysni pasha, me urdhër të Stambollit, u largua nga Dibra dhe të internuarit u falën. Dibra i këndoi kthimit të të internuarve: Seç na erdh një devër tjetër, zunë haxhitë me ardhë pa mjekër. Kjo këngë titullohet “Kanga e Hysni pashës”. Abdi pasha (1860) Abdi pasha, vali i Manastirit, po me misionin e Hysni pashës, vjen në Dibër. Filloi me sulmin ushtarak kundër sheh Fejzës në Bulqizë, sepse ky i fundit predikonte një sekt tjetër fetar (sektin 13) dhe nxiste popullsinë kundër turqve. Lufta u bë në Bulqizë, ku sheh Fejza, i plagosur rëndë, ra në duart e pashait. Më pas Bulqiza u dogj e gjitha dhe shtëpitë u grabitën. Sheh Fejza, i sjellë në Dibër të Madhe, ndërroi jetë në shtëpinë e Iljaz pashës, i cili e pati marrë nën mbrojtje. Populli këndon në mbyllje: Qindra sheh, qindra burra, se nami yt nuk vdes kurrë. Demir pasha (1872) Erdhi nga Stambolli për të shtruar Dibrën e Madhe, kapërceu Drinin dhe u fut në malësi.

Aty u zhvillua një luftë e rreptë, nga ku Demir pasha u kthye pa fitore në betejën kundër Lam Dacit të katundit Zogaj. Kënga mbyllet: S’janë Zogajt si Topojani, s’asht Lami si Sejf Dani. Megjithatë, Demir pasha u drejtua nga Dibra e Vogël dhe u vendos në katundin Brest. Në Brest nuk iu nënshtruan pashait dhe nga mbledhja, e kryesuar prej Zenel dhe Halil Murrës, Aziz Hoxhës nga Muhuri dhe Dalip Karajt nga Bulqiza, vendosën të luftonin kundër pashait. Në përfundim të betejës turqit u shpartalluan dhe aty u zu rob gjysma e ushtrisë dhe më pas u liruan me kusht që Stambolli të mos u kërkonte taksa. Për këtë ngjarje kënga mbyllet: Se s’banen malet Topallti, Dalip Karai një arushë mali i ra asqerit mu ke zalli. Shumë të vramë e të plaguem na la pasha tue luftuem. Dibra në Lidhjen e Prizrenit Shkodra, Gjakova, Dibra ruanin rregullat e tyre administrative të vjetra dhe nuk e pranuan ligjin ushtarak të vitit 1843 si dhe ligjin e ri për gjobat. Stambolli donte vetëm që këto zona të mos bënin kryengritje. Sa herë që Stambolli donte të prishte zakonet e vjetra të Dibrës dhe t’i zëvendësonte ato me të reja, populli rrokte armët për të mbrojtur të drejtat e veta (të mos jepnin ushtarë, rrallë paguante taksa etj.). Dibra u prek shumë kur ballkanasit kërkonin të shinin në kurriz të Shqipërisë. Shkak për këtë ishte Traktati i ShënStefanit, i cili u pranua nga Turqia. Kur u shtrua çështja e një kuvendi në Prizren, e

tërë Dibra e përkrahu dhe dha një kontribut të çmuar për të fituar. Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, krahina e Dibrës duhej t’i aneksohej Bullgarisë. Dibra, sa e mori vesh këtë lajm, për t’i treguar botës se ishte krahinë shqiptare e jo turke dhe se sa e shtrenjtë ishte liria, i dërgoi këtë telegram ambasadorit anglez në Stamboll: Lajmërohemi se Dibra hyn midis viseve që iu dhanë Bullgarisë me Traktatin e ShënStefanit. Populli i Dibrës asht zemërue tepër nga ky lajm. Dibra s’ka të bajë fare me vendin që quhet Bullgari. Dibra asht një vend krejt shqiptar dhe ka përmbi 220.000 myslimanë e 10.000 të krishterë, të cilët të gjithë janë prej gjakut shqiptar. Ma mirë të shuhemi deri në burrin ma të fundit sesa të hyjmë nën sundimin e Bullgarisë kundër dëshirës sonë, kundër të drejtave të kombësisë sonë. Sulltan Hamiti, kur e mori vesh se shqiptarët po përgatiteshin për një lidhje kombëtare, me qëllim që të siguronte interesat perandorake në Ballkan, ndërhyri fshehurazi dhe e përkrahu Lidhjen e Prizrenit. Për këtë shkak u mor vesh me disa krerë klerikalë myslimanë, midis të cilëve edhe me myftiun e Dibrës, Jamin Zyhdi Efendinë, njeri ambicioz dhe intrigant i madh. Mbas kësaj erdhi Kongresi i Berlinit (çështje më vete), por në kontekst me Dibrën, po flasim për Lidhjen e Prizrenit, më 10 qershor 1878. Nga krahina e Dibrës u dërguan shumë delegatë, disa prej të cilëve janë Iljaz pashë Dibra, Mehmet Sadik pashë Hoxholli, Ahmet Sabri Karahasani, Mehmet Reshit beu, Ismail Et’hem Abdulla Aga, Bajram bej Dibra dhe Jonuz Zyhdiu. Iljaz pashë Dibra, njeri me influencë të madhe dhe i mençur, u zgjodh kryetar i Lidhjes. (vijon numrin e ardhshëm)


SPORT « 22

E hënë 2 korrik 2012 •

Spanja dhunon Italinë dhe shpallet

“MBRETËRESHË” e Evropës

Genti Rusmali

S

Spanja në histori, fiton dy Evropianë radhazi

panja është shpallur kampione e Evropës, për të dytën herë radhazi pasi ka arritur të bindë si në lojë, po ashtu dhe në finalizim përpara portës, duke mposhtur Italinë, në rezultatin përfundimtar 4 : 0. Spanjës shënoi plot 3 herë, 2 gola në pjesën e parë me anë të David Silvës, dhe Zhordi Albës, dhe dy në të dytën nga ana e Fernando Torresit dhe Manuel Matës . Kjo është hera e parë që një kombëtare arrin të fitojë 2 Evropianë rresht, dhe padyshim që për Spanjën kjo është një arritje e rëndësishme. Zhvillimi i ndeshjes Që në minutat e para të ndeshjes Spanja tregoi një superioritet në lojë përballë italianëve, duke zhvilluar futbollin e tyre tipik me pasime të shpejta dhe duke tronditur dhe hutuar të gjithë mbrojtjen e Italisë, e cila në ketë ndeshje nuk tregoi aspak soliditetin e treguar në ndeshjet e mëparshme, duke u ç’thurur komplet. Në minutën e 14-të erdhi goli i parë për Spanjollët pas një kombinimi ëndrrash mes Françesk Fabregas dhe David Silvës. Iniesta dërgon një top në krahun e djathtë për Fabregas, i cili pasi arrin të shmangë Kielinin e hedh topin në zonë duke gjetur kokën e David Silvës, që me portën e boshatisur nuk kishte se si të gabonte. Një Spanjë, e cila po tregonte se ishte padrone e fushës, dhe Italia në krahun tjetër po sillej me të vërtetë si një skuadër e vogël. Më pas erdhën disa goditje nga këndi të shpeshta ku Italia, në rast se Spanja nuk do të kishte në portë portierin Iker Kasijas mund dhe ta kishte barazuar ndeshjen. Në minutën e 22-të Xhorxho Kielini u detyrua t’i lërë vendin Federiko Balxaretit, pasi nuk mund të vazhdonte më pas dëmtimit të pësuar. Më vonë Spanja u mbyll në mbrojtje dhe Italia po kërkonte që të barazonte medoemos ndeshjen. Por, gjuajtjet e Kasanos dhe të Rikardo Montolivos u ndaluan nga legjenda spanjolle e quajtur Iker Kasijas. Më vonë, pikërisht në minutën e

Spanja arrin të futet në histori pas fitimit të Euro 2012. Kjo pasi asnjë kombëtare më parë nuk ka arritur që të fitojë dy Evropianë radhazi. Një sukses, i cili asnjëherë më parë nuk është arritur nga një kombëtare në Evropë, ndërkohë që Spanja nëse arrin të fitojë dhe botërorin e vitit 2014 mund të thyejë dhe një rekord tjetër.

Monti i sjell ters Italisë Nga mediat italiane prezenca e kryeministrit Mario Monti në stadium është qortuar së tepërmi, pasi sipas tyre ka qenë pikërisht “Premieri” italian ai që i ka sjellur fat të keq kombëtares së tyre. Sipas këtyre mediave Monti është krahasuar me një kukuvajkë, madje ata besojnë se ai ka sjellë më ters se një e tillë “axurrëve”.

Spanja realizon tripletën Me fitoren e Euro 2012, Spanja arrin të realizojë tripletën e trofeve, me dy Evropianë dhe një botëror rresht, duke thyer kështu çdo rekord të mëparshëm. Një arritje të tillë padyshim që “furitë e kuqe” dhe tifozët e tyre do ta shijojnë për vite me radhë.

Kryeministri Berisha ndjek ndeshjen finale të Kampionatit Europian të futbollit

41-të erdhi dhe goli i dytë për Spanjën. Një pasim i përkryer nga ana e Ksavit për Zhordi Albën, i cili i merr kohën Bonuçit duke e dërguar topin në rrjetë për herë të dytë, në portën e italianëve. Një gol që për “axurrët” padyshim që do të kishte shijen e hidhur të “knockoutit”. Pjesa e dytë filloi me një Itali më kërkuese, e cila në minutat e para arriti të rrezikojë me anë të një goditje me kokë nga ana e të sapo futurit Antonio Di Natale, i cili me ketë goditje i dha një sinjal të qartë Prandelit. Më vonë përsëri Spanja po shfaqej e rrezikshme me lojën e saj dhe pasiguria e italianëve në mbro-

jtje, linte shumë për të dëshiruar pasi për “furinë e kuqe” mund të kishte ardhur dhe goli i tretë, ai i sigurisë së plotë. Në minutën e 50-të një prekje me dorë e dyshimtë nga Bonuçi nuk u akordua 11-të metërsh për spanjollët. Në minutë e 52-të vjen dhe rasti më i mirë i ndeshjes për Italinë, kur Antoni Di Natale i gjendur vetëm me portierin Kasijas nuk arrin dot të shënojë. Në minutë e 61-të erdhi dhe një lajm tjetër i keq për Italinë. Pasi i kishte mbaruar të gjitha zëvendësimet dëmtimi i të sapo futurit Tiago Mota, la “axurrët” me 10-të futbollistë në fushën e lojës. Nuk

kishte më histori, fati i finales së Kievit, pasi Spanja arriti të dominonte në mesfushë, dhe Italia me 1 futbollist më pak nuk kishte se çfarë të bënte më. Në minutën e 84-t erdhi dhe goli i tretë për Spanjën me anë të Fernando Torresit, i cili shfrytëzoi një pasim të Ksavit, duke e dërguar topin në rrjetë. Dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt erdhi dhe goli i turpërimit nga ana e Manuel Matës, i cili shfrytëzoi një pasim, i cili ishte nisur për Torres, por që vetë mesfushori i Çelsit e dërgoi në rrjetë. Spanja kështu fitoi trofeun e Euro 2012, dhe ky ishte Evro-

Kryeministri Berisha, do ketë mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e Mario Balotelit, për të cilin dje e shprehu qartë simpatinë e tij, kur tha se “Baloteli është dhuarata e Zotit për Italinë”. Pa protokoll, i veshur sportiv, kryeministri Berisha ishte sot në mbrëmje një nga ndjekësit e shumtë në lokalet e kryeqytetit të ndeshjes finale të Kampionatit Europian të futbollit ItaliSpanjë. Në shoqërinë e shumë të rinjve, që ishin mbledhur në lokal për të parë ndeshjen, Kryeministri Berisha ndoqi këtë finale, mes emocioneve të sportdashësve të shumtë që këto dy ekipe kanë në Shqipëri. Në bashkëbisedim me të rinjtë, Kryeministri komentoi se ndonëse nuk i kishte ndjekur të gjitha ndeshjet, për shkak edhe të një axhende të ngjeshur zyrtare, kompeticioni europian i futbollit është një garë e emocioneve të forta, e karakterizuar gjithnjë nga dinamizmi dhe shpirti i garës. I pyetur nga bashkëshoqëruesit e kësaj mbrëmje se kë ekip mbështeste në këtë finale, kryeministri komentoi se futbollin e ndiqte për bukurinë e lojës dhe garën dhe se ai mbështeste gjithmonë ekipin që luan më bukur dhe që meritonte fitoren. Teksa shihte ndeshjen kryeministri u shpreh se sot ndeshen sulmuesi më i mirë i botes me mbrojtjen më të mirë të botës, ku ka nënkuptuar Balotelin përballë spanjollëve.

piani i 3-të për “furinë e kuqe” ndërsa italianët në lotë, nuk përmbyllën dot një kompeticion “të ndritur” nga ana e tyre.

Finalja ishte me të vërtetë një zhgënjim për “axurrët” të cilët nuk arritën të tregonin as një gjë të mirë në ketë finale.


zbavitje • E hënë 2 korrik 2012

(METROPOLITANI) Fjalekryq 1

2

3

4

17

5

6

18

23

24

19

25

8

9

10

20

26

30

33

34

49 56

62

37

41

50

51

57

58

52

65

73

53

54

55

59

64

66

67

74

60

68

69

75

77

61

70

76

46. Qe filozofi i cinikëve. 47. Kështu mund të jetë urdhëri. 48. Gjysma e afatit. 50. Futet pa fe. 51. Brocovich e Julia Roberts. 52. Një enë. 55. Agjenci Ekonomike Lokale. 56. Qendër në tour. 57. Eshtë mbajtësja e topit në golf. 58. Mbyllin porte. 59. Sefte janë ndryshe. 60. Në mes të rripit. 62. Hari, spiune. 65. Ato pa kripë nuk bëjnë për të qeshur. 69. Qyteti i Turgeniev. 71. Komik pa ekstreme. 73. Heroina kineze e fumetti-t. 75. Kanë të dhëna... teknike. 77. Shoqëronin Cibelën. 78. Janë të bashkuara me Katarin. VERTIKAL:

1. Kujt i vjen... i ecën fati. 2. Interpretoi sir Daniel te Shigjeta e zezë. 3. Mbahen me bateri. 4. Janë tek në trofe. 5. Qyteti i shenjtë në lumin Gang. 7. Ndjek por jo dje. 8. Artikull spanjol. 9. Kanë rënë në... luftë. 11. Putra pa ekstreme. 12. Bëhet nga i... penduari. 13. Eshtë Policia e detyrimeve. 14. Inicialet e Taylor aktore. 15. Sepse fillojnë e mbarojnë. 16. Mbyllin një ditar. 19. Kanë hyrë dorëzënë. 21. Ajka e... shoqërisë. 24. Inicialet e Adjani. 25. Lejohen në ekstreme. 27. Eshtë gaz. 29. Binjake për teze. 31. Presin... fëmijë. 32. Munë të jenë bankare.

33. Eshtë qytet malazez. 34. Një pije aromatike. 36. Kështu vjell ai që shpif. 37. Ngrysen në... mbrëmje. 39. Harry, i gurit filozofal. 41. Laboratori i stilistit. 43. Një kamzhik... për muzhik. 49. Ka bërë veprën një i tillë. 53. Një copë nën... xhaketë. 54. Eshtë e... rrumbullaktë. 61. Një rrafsh. 62. Një që meriton të pritet. 63. Bel i Maupassant. 64. Gjysmë tutele. 66. Hapen në ekstreme. 67. Përqeshi Noen. 68. Hapin pa kufij. 69. Motet pa ekstreme. 70. Me të nxjerrin... trutë. 72. Inicialet e Bergman. 73. Kufizojnë muajin. 74. Fillojnë lehtë. 76. Bëjnë arte me... re.

1

Duhet të nxini 26 kuti

Gezimi dhe kenaqesia qe keni ndjere ditet e fundit ne lidhjen tuaj do te vazhdoje ende. Harrojini kritikat nese doni qe gjithcka te shkoje me se miri. Beqaret duhet te behen gati per nje takim me nje person qe ia vlen. Nese do e lini kete mundesi t’iu ike nga duart do pendoheni shpejt. Do beni cmos qe t’i permiresoni financat, madje edhe te ulni sa me shume shpenzimet. Bravo per iniciativen!

Peshorja Per ato cifte qe kane kohe qe jane bashke do jete nje dite per t’u menaxhuar me maturi. Saturni do sjelle merzitje, plogeshti dhe do enderroni vetem ndryshimet. Beqaret do takojne dike dhe menjehere do mendojne per te ardhmen. Nuk do keni zhgenjime! Duke qene se sektori i financave do te dominohet nga Urani dita do jete e mire edhe pse pa permiresime te ndjeshme.

pergjigje

P

R O D E

S

A

M U N

10 11

Ujori

12

I

T E

T

R S

O

R

E

J

L

P

I

T A R

I

A N

R

I

I

I

F

F

T

I M

O N E T A S

O J

Z O R R O

E K

S

I

S A

T E R R E N

E

A U I

I

I

M A R

I

S E R E I

I

K A

I

T E D

A L F A R R

B O S

E N A N M E N

O K T A P O D P R E R

Y M

L E E D S U N

T

T A

A K U

I N O T

I N E T

I K

I G R

I

L O S A L A M O S

N

I

J A C K

A N T O L O G J

K A B

T

E R E N D E M P R E H T E S

K A L L U R

F A T O R

P

E

E R R

I

E

I

D

E

I

D

E R N A N D O

A T O R

I

U P P S A L A O C

R A

R

A S T A R

R A

F I

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

Disa konflikte mund ta tronditin pak jeten ne cift dhe ju do e keni paksa te veshtire te ruani nje klime te qete. Fatmiresisht Disa planete do iu ndihmojne ne kete fushe. Jo te gjithe beqaret do terhiqen nga aventurat e momentit. Per kete arsye disa perseri do jene vetem. Do keni tendence te shpenzoni shume dhe financat do perkeqesohen. Mos merrni vendime te rendesishme!

D L E A N

I

12

Shigjetari

I

Z A A A

11

9

A N E

I

10

8

I

L U

9

7

C

F

8

6

I

L A R

7

5

D R A K O N

A R A T

6

4

V E

N A N E K S

5

Gaforrja Nuk do keni me komplekse ne dashuri sot dhe do tregoheni edhe me tolerante. Pas disa diteve me humor te keq do mund te ndiheni me mire dhe me te qete. Nata do jene me sensuale. Beqaret nuk do mund ta gjejne as sot personin qe po kerkojne prej kohesh. Shmangni operacionet e medha financiare dhe sidomos ato te rrezikshmet. Do iu mungoje objektiviteti. Kujdes!

Virgjëresha Nese jeni ne cift yjet nuk do arrijne t’iu destabilizojne por do keni disa debate dhe mosmarreveshje te vogla. Nese jeni nje zemer e vetmuar, dita do jete shume e bukur per t’u jetuar edhe pse do filloni nje aventure pa te ardhme. Me Neptunin te pozicionuar mire ne qiellin tuaj do keni fat me financat. Por kujdes sepse ka rrezik te tregoheni edhe te pamatur me shpenzimet.

Akrepi Sot do filloni te ndryshoni rutinen ne jeten ne cift. Do mundoheni ta ngacmoni, madje edhe t’i acaroni ndonjehere nervat partnerit, vetem qe ai te mos “fleje”. Beqaret do kene nje aventure shume te kendshme, por ende nuk do ndihen gati te krijone nje lidhje serioze. Ne planin financiar Dielli do iu ndihmoje te menaxhoni mire buxhetin. Situata ne pergjithesi do jete pozitive.

3

I

R D A V

4

2

E L O T A K G

E R A T

3

J

E T

I

U

R E N

E

U

T

S T A Z O T

L A H U T A I

K A

K A

H

politika: albana lika, herion mesi, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

pergjigje

T E L O P

2

1

12 Eshtë i treti atu ku juanë dy. -Redding këngëtar. VERTIKAL: 1 Një sigël... mesazhesh. -Një Vasillaq komik. 2 Ruanin kopshtin me mollë të arta. 3 Inicialet e Adjani. -Mbyllin një sherr. -Cocker këngëtar. 4 Interpreton Donnie Brasco. 5 Shkroi Edipi mbret -Kufizojnë elemente. 6 Anna Radius Zuccari në kopertinë. -Gjysmë arrest. 7 Agjenci Sigurimesh Vlorë. -Një... profesion. 8 Eric, kompozitor francez. -Një muzikë moderne. 9 Një Bar në... Formula 1. -Një pjesë e emeocioneve. 10 Ashtu qoftë në meshë. -I kanë rrugët me emra. 11 Ka forca... speciale. -Giorgio i modës. 12 Duhen në ekstreme. -Shpjegohet mem leksion. -Kufijtë e ndeshjes.

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

Ndikimi i Planeteve do iu beje qe te gjeni kohen per t’u marre me partnerin. Edhe pse do keni gjera te rendesishme per te bere, prioritet do te jete lidhja juaj. Nese jeni beqare, gjerat do te ndryshojne. Personi qe do takoni do iu pelqeje aq shume saqe do mendoni menjehere per martese. Me financat do keni fat dhe kjo do iu beje te jeni me optimiste per te ardhmen.

Luani

Fjalëkryqi pa skemë, fjalëkryqi i kampionëve HORIZONTAL: 1 Bie me rrebesh. -Një çiklist vetëm për pista. 2 Para culpa për të penduarin. -Me G për policët e FBI. 3 Inicialet e Seagal. -Demme regjisor. 4 Jannë zanate. 5 Paul, regjisori i Basic instinct. -Inicialet e Einstein. 6 Fare pa fe. -Ndërmarje Kërkimore Rajonale. -Inicialet e Argento regjisor. 7 Nisin nga kreu. -Ndërmarrje Lokale Autonome. -Një zbulues aeroplanësh. 8 Godet në ekstreme. -Cepat e një... ylli. -Në hyrje të zonës. -Qëndron ndryshe. 9 Kështu fillon jeta. -Duken në krye. -Inicialet e Camus. -Qazimi këngëtare. 10 Kush ka do të pijë. -Kush bën... qahet. 11 Një melodramë. -Thomas shkrimtar.

Venusi do iu premtoje cifteve sot momente te paharrueshme. Do kete edhe caste qe do arrini ne ekstaze. Beni te gjitha ato qe doni pa e kufizuar veten. Beqaret do kene dashuri me shikim te pare. Jeta sentimentale do gjallerohet se tepermi. Ne planin financiar do keni te gjithe planetet ne anen tuaj. Ata do iu mbeshtesin per te permiresuar sa me shume buxhetin dhe do jeni me te qete.

Do jete dite mjaft e qete per ata qe jane ne nje lidhje. Marredhenia me partnerin do jete e ngrohte. Edhe ata qe kane pasur probleme kohet e fundit do rregullojne cdo gje. Beqaret do jene si magnet dhe kjo do i beje te ndjehen mjaft mire. Sensualiteti do arrije kulmin. Per shkak se situata financiare nuk do jete ashtu si duhet ju nuk do mund te plotesoni disa nga deshirat tuaja.

78

HORIZONTAL: 1. Fonteyn, që qe balerinë e famshme britanike. 6. Edouard, piktor. 10. Mbahet në simpozium. 17. Gjysmë britme. 18. Blochin, trainer i Ukrainës. 20. Paul, piktor zviceran. 22. Një ambient për drama. 23. Janë ishujt me Haitin. 26. Fillojnë natën. 28. Janë monetare me para. 30. Polanski i Pianisti. 31. Zbuloi Poloniumin. 35. 101 romake. 36. Kufizojnë një vend. 38. Pak elementare. 39. Hapen me... kllapa. 40. Eshtë bixhoz. 42. Stacion drejtimi topash. 43. Interpretojnë ngjarjet politike. 44. Dalin me dënesë. 45. Një satelit i Jupiterit.

Demi

Binjakët

47

72

Dashi 16

44

63 71

15

36

40

46

48

14

35

43

45

13

29

39

42

12

22

28

32

11

21

27

31

38

7

» 23

Ne planin sentimental do keni me shume se kurre besim tek partneri. Do doni te qendroni gjithe diten prane tij. Do kaloni caste te kendshme. Beqaret do pelqejne dike dhe do mendojne se ai eshte prona e tyre. Kujdes, mos e teproni! Per te shpenzuar aq sa doni duhet qe me pare te merrni masa per te rregulluar financat. Sot do ia dilni mbane fale kembenguljes suaj.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067 20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

Bricjapi Me shume prioritet sot do kete jeta ne cift. Do beni cmos qe ta beni me te forte lidhje tuaj dhe do ia arrini qellimit. Do e perkedhelni edhe me shume njeri-tjetrin. Beqaret do takojne dike. Do ju duket sikur eshte princi i kalter por pas disa ditesh do e kuptojne se kishin gabuar. Kujdes! Dielli do iu shtyje te beni me shume shpenzime sesa iu mban xhepi dhe financat do te pakesohen.

Peshqit Dita e sotme per ciftet pritet te jete shume premtuese. Venusi do iu beje ta shijoni sa me shume lidhjen tuaj. Shprehini sa me shume ndjenjat. Edhe beqaret do kalojne nje dite te bukur, megjithese nuk do kene deshire te fiksohen. Dite ideale per aventura. Situata financiare do jete e mire dhe ju do keni fat me shumice. Perfitoni nga kjo per te hequr disa lek menjane. www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


reklamË « 24

E hënë 2 korrik 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.