Vizita Klinton, formulari pronave, Inis Gjoni interviste

Page 1

»8

Kompanitë private thyejnë ligjin

Urbanët nuk i njohin abonetë të pashoqëruara nga kartoni me foton e blerësit E premte

2 nëntor 2012

Viti VIII, Nr. 2812 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Hillari Klinton

Armë pa leje

Jini më të thjeshtë, bashkëpunoni. Banesat e pronarëve

Stresi prap në polici pas festimit të Halloween-it me pistoletë

»9

Formulari, afatet dhe procedurat për t’i marrë Ministri miraton rregulloren dhe ndarjen e kërkesave sipas qarqeve. Drejtori i EKP Piro: Familjet që nuk marrin dot kredi do të strehohen në banesat sociale

»6-7

Petër Andoni Elbasan, trajneri i parë i futbollit dhe atletikës »16

ekspertët e bankËs botërore

Do të rritet mosha e daljes në pension në Shqipëri »5 Ekspertët analizojnë situatën financiare dhe rritjen e mesatares së jetës. Afatet që do të zbatohen në rishikimin e skemës

Gossip

Opinion

Shkëndija:

Nga Nebil ÇIKA

Leksioni politik i Sekretares Klinton

»11

Inis Gjoni:

Divorci është dëshmi e forcës femërore

Nga Xhevat MUSTAFA

Të pasmet i kam më seksi se Kim

• Bleona s’ka më frikë nga të zhveshurit nudo • Nora Istrefi tregon në publik foton nudo • Rita rikthehet në krahët e Rob »12-13

Hilari Klinton foli shqip fare »11 Nga Gëzim Tushi

Sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, leksion sjelljeje politike kryetarëve dhe deputetëve shqiptarë. Korrupsioni dhe respektimi i institucionit, pikat kyçe. Vlerësimi për shqiptarët dhe harmoninë fetare. SHBA ka qenë dhe do të jetë mike e madhe e Shqipërisë. Mesazhet diplomatike të dhëna me qëndrimet e nr. 2 të SHBA-ve

Shqiptari ishte në lirim me kusht

»9

Kapet bosi i kokainës, rrahu një grua në lokal

Hierarkia patriarkale dhe historia që e ka “dënuar” femrën»10

Bota

Erdogan

surpriza e radhës e Kryeministrit të turqisë »19


02

« politikë

E premte 2 nëntor 2012 •

10:35

11:20

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, ka mbërritur në Tiranë një orë me vonesë nga orari zyrtar, pasi ishte njoftuar se ajo do të vinte në orën 9:30. Avioni i sekretares amerikane u ul në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 10:35 minuta.

E nisur nga aeroporti me eskortën e saj dhe nën masa të forta sigurie, kryediplomatja Hilari Klinton rreth orës 11:20 zhvilloi takimin e parë në Pallatin e Brigadave me Presidentin Bujar Nishani, takim i cili zgjati rreth 30 minuta.

S

ekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, u kërkoi liderëve politikë nga salla e Kuvendit të Shqipërisë që të kthejnë besimin e qyetarëve tek institucionet shtetërore duke realizuar reformat për integrimin dhe duke luftuar korrupsionin. Ajo tha se është detyrë e udhëheqësve që para interesave politike të vënë atë të vendit të tyre. Në të kundërt ato duhet të japin llogari për minimin e përpjekjeve për rritjen e demokracisë. Mesazhi Realizimi i zgjedhjeve të lira dhe pranuar nga të gjitha palët, si dhe relaizimi i reformave me qëllim forcimin e institucioneve shqiptare, ishin dy prej kritereve për të cilat sipas Klintonit, duhet të kujdeset politika shqiptare. Realizimi me sukses i këtyre, jo vetëm që do të rritste besimin e popullit shqiptar tek liderët e saj, por ky do të ishte mbi të gjitha një sinjal pozitiv për BEnë, në kohën kur pritet prej saj një vendim për çështjet e integrimit. “Së pari, të punoni për të siguruar që zgjedhjet tuaja të ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme dhe që të shihen si të tilla nga e gjithë bota. Është një sinjal i rëndësishëm për BE-në që politika shqiptare mund të funksionojë dhe pa konflikte. Në të njëjtën kohë është gjithmonë me rëndësi t’i kujtojmë vetes që konsolidimi i demokracisë kërkon më shumë se sa thjesht zgjedhjet: kërkon sundimin e ligjit, institucione të forta, përfshi një gjyqësor të efektshëm dhe të paanshëm, kërkon që qeveria të jetë e hapur në mënyrë që qytetarët të na kërkojnë neve, drejtuesve, llogari. Atribute si këto sigurojnë që demokracia të japë rezultate konkrete për njerëzit. Dhe kur këto minohen, duhet dhënë llogari”, - tha sekretarja Klinton. Në vijim, Klinton i nxiti ata të përballen me korrupsionin. “Çrrënjosja e korrupsionit kërkon përpjekje të pandalshme dhe një përkushtim të përbashkët. Pavarësisht cilës parti i përkisni, pavarësisht cilat janë mosmarrëveshjet tuaja, nxis të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë të gjejnë vullnetin politik për të punuar së bashku, për t’u përballur me këtë kërcënim ndaj pavarësisë

suaj. Disa sfida janë të vështira, por unë besoj se Shqipëria mundet”, vijoi Serkretarja e Shtetit. Për t’i treguar politikës shqiptare sesi ajo mund të realizojë me sukes përgjegjësitë e saj, ajo solli në vëmendjen e të pranishmëve një shembull personal. “Mund të keni vënë re që tani shërbej si Sekretare Shteti për Presidentin Obama, ish-rivalin tim. Më besoni, kam bërë gjithçka për ta mundur, por ai fitoi dhe pastaj më kërkoi të isha Sekretare Shteti e tij. Kur më pyesin se si munden dy njerëz që nuk kanë lënë gjë pa thënë për njëri-tjetrin, që kanë harxhuar dhjetëra miliona dollarë reklama kundër njëri-tjetrit, mbështetësit e të cilëve përballeshin kudo – kundër njëri-tjetrit, mund të punojnë bashkë, përgjigja është shumë e thjeshtë: Të dy e duam vendin tonë”, - pohoi Klinton. Në vijim ajo foli për mbështetjen që SHBA i ka dhënë dhe do t’i japë Shqiërisë.

“Mbështesim plotësisht aspiratat e Shqipërisë për në BE sepse mendojmë që kjo do t’ju bëjë më të fortë. Do të jetë diçka e mirë edhe për Evropën dhe ndonëse nuk kemi votë në atë aplikim për anëtarësim, do t’i themi kujtdo që do të dëgjojë se sa fort ju mbështesim. SHBA ju ka mbështetur këtë 100-vjetor, SHBA do t’ju mbështesë edhe 100-vjtorin tjetër”, - përfudnoi Klinton. Vizita Ligjvënësit shqiptarë mbajtën frymën për 30 minuta për të dëgjuar mesazhin që sekretarja e aleatit më të madh të vendit tonë, SHBA-ve, kishte sjellë në këtë 100-vjetor për Shqipërinë, popullin e saj dhe mbi të gjitha për partitë politike. Fjalim i saj u ndërpre disa herë nga duartrokitjet e deputetëve, në shenjë entuziazmi ndaj mbështetjes që Sekretarja e Shtetit përcolli në emër të qeverisë së SHBA-ve

për vendin tonë. Klinton mbërriti në Kuvend në orën 13:30, 90 minuta nga koha e parashikuar, për shkak të vonesës së mbëritjes në aeroportin e Rinasit. Përshëndetja e saj drejtuar Kuvendit u shoqërua me një interes të madh. Salla e Parlamentit u mbush në çdo cep të saj nga përfaqësues diplomatikë, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe krerë të institucioneve të ndryshme shtetërore ekonomike, akademike apo dhe universitare. Fillimisht salla u pushtua nga përfaqësuesit e medies, të cilët për shkak të sigurisë ishin të pranishëm që në orët e para të mëngjesit. Më pas mbërritën një nga një deputetët e Kuvendit dhe në fund kabineti qeveritar. Kryeminsitri Berisha dhe Presidenti Nishani hynë në ambientet e sallës së seancave plenare 10 minuta më herët se Sekretarja e Shtetit.

Reagimi i LSI-së

Albana Lika

Reagim i PDIU-së

Klinton: Kujdesuni për popullin tuaj, ndryshe do të jepni llogari

Kryetarja e Kuvendit

Sekretarja e Shtetit orienton lidershipin shqiptar

“Për mua personalisht është një arsye më shumë që në këtë ditë të shënuar me kaq shumë simbolika brenda tij, kam nderin që si grua parlamentare t’i uroj mirëseardhjen me gjithë zemër një gruaje të madhe, lideres që është kthyer në fuqi emancipimi, inspirueses së miliona grave kudo në botë, por jo vetëm të grave, ajo frymëzon burra dhe popuj të shumtë, që luftojnë për liri e dinjitet. Ju keni ndryshuar botën për mua, zonja Klinton. Dhe kjo është mahnitëse. Mirë se rdhe në Shqipëri, zonja Klinton!” Sekretari ndërkombëtar i LSI-së, Ralf Gjoni, përshëndeti ardhjen e sekretares së Shtetit të SHBA-ve në Tiranë, znj. Hilari Klinton, si një mesazh tepër të qartë mbështetjeje nga SHBA-të për Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë 100-vjetor. Ai tha gjithashtu se sekretarja e Shtetit Klinton vjen në Shqipëri për të dhënë edhe një mesazh inkurajues bashkëpunimi, duke i drejtuar një apel të qartë politikës shqiptare për më tepër bashkëpunim në interes të vendit, më tepër konstruktivitet dhe më pak konfliktualitet. PDIU-ja shprehet shumë e inkurajuar nga vizita dhe mesazhet e zonjës Klinton. Në cilësinë e senatores 10 vjet më parë, ajo ka vendosur primatin e ngritjes publike të çështjes çame në institucionet amerikane. Ai veprim krijoi mjaft shpresë në komunitetin tonë dhe gjallëroi ndërkombëtarizimin e kësaj çështjeje, duke lindur nevojën e organizimit tonë politik. Zonja Klinton rikonfirmoi aleancën strategjike midis dy vendeve për shekullin ku kemi hyrë, duke thënë se do të jemi bashkë dhe 100 vjet të tjerë.


politikë • E premte 2 nëntor 2012

14:30

»

03

22:00

Bllokimi i rrugëve, që nisi në orën 10:30 dhe që zgjati deri në orën 14:30, u mirëkuptua edhe nga qytetarët, duke mos krijuar asnjë incident për policinë. 1500 efektivët e policisë u përshëndetën në fund të vizitës nga vetë ambasadori Aleksandër Arvizu.

Prej orës 22:00 të së mërkurës shërbimet e policisë rrugore dhe ato të rendit ishin në gatishmëri. Në orën 6:00 të mëngjesit të së enjtes rreth 500 forca shtesë nga policitë e qarqeve të vendit u janë bashkuar shërbimeve të policisë së Tiranës.

Kreu i PS paraqet programin e rilindjes shqiptare

SHBA kërkon zgjedhjet të lira Rama flet për takimin në Sheraton Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, menjëherë pas përfundimit të takimit me sekretaren amerikane të Shtetit, zonjën Hilari Klinton, ka nxituar të zbardhë detajet e kësaj bisede. “Nevoja që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, si dhe angazhimi i Shteteve të Bashkuara për ta asistuar popullin shqiptar në përmbushjen e kësaj nevoje jetike, është për mua dhe për opozitën shqiptare një burim i madh besimi se Shqipëria do t’ia dalë të ndahet qershorin e ardhshëm nga e kaluara shumë problematike e zgjedhjeve”, u shpreh Rama gjatë deklaratës për shtyp pas takimit me Klinton. Sipas tij, PS-ja do të bëjë çmos që besimi te vota të triumfojë mbi besimin e humbur nga e kaluara. Kështu, nisur nga vetë deklarata e bërë nga kreu i opozitës shqiptare, zgjedhjet 2013-s dhe përmbushja e standardeve për mbajtjen e tyre ka qenë në fokus të këtij takimi. Në gjykimin e tij, asistenca e SHBA-ve gjatë procesit zgjedhor do të jetë një garanci për arritjen e standardeve për zgjedhje të lira e të pranueshme, në mënyrë që qytetarëve shqiptarë t’u kthehet besimi te vota. Në vlerësimin e kreut socialist, vizita e kryediplomates amerikane dhe fjalimi i saj në Kuvend ishin inkurajues për të gjithë shqiptarët.

“E falënderova për vizitën inkurajuese dhe fjalimin fantastik në parlament, e falënderova dhe për kohën që gjeti për të dëgjuar zërin e opozitës. Kurrë nuk do të shterojë mirënjohja e shqiptarëve ndaj SHBA-ve për pavarësinë e Kosovës, mbështetjen e Shqipërisë si në rastin e anëtarësimit në NATO. E garantova se ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë krah për krah në misionet e saj në botë”, - vuri në dukje Rama. Gjithashtu pjesë e bisedës mes Ramës dhe zonjës Klinton ka qenë dhe programi i PS-së “Për një Rilindje Shqiptare”, çështje në të cilën kreu i PS-së ka ndarë me Klinton aspiratën e përbashkët për një sistem të lirë arsimor si dhe fokusimin tek të rinjtë për sigurimin e një të ardhme sa më premtuese për ta. Ndërkohë pjesë e bisedës, sipas Ramës, ishte Kosova dhe mbështetja e SHBA-ve për të si një shtet i pavarur. “Jetojmë me provën e padiskutueshme që historia u dha plotësisht të drejtë SHBA-ve në qëndrimin dhe veprimin e palëkundur në mbështetje të plotë të së drejtës së shqiptarëve për të vetëvendosur e për të jetuar tanimë të lirë në një rajon që sot ka më shumë paqe, më shumë stabilitet, më shumë perspektivë edhe falë çlirimit të shqiptarëve e pavarësimit të Kosovës”, - deklaroi Rama.

Kryeministri pret sekretaren amerikane të Shtetit Hilari Klinton. Jep garanci për reformat

“Do të sigurojmë zgjedhje të ndershme më 2013-n” Berisha optimist për votimin nga opozita të tri projektligjeve të integrimit

K

ryeministri e garantoi sekretaren amerikane të Shtetit Hilari Klinton se opozita shqiptare do të votojë tri projektligjet e integrimit, duke shprehur besimin se do të mbizotërojë interesi kombëtar. Gjatë pritjes që i bëri në kryeministri, kreu i qeverisë u shpreh se problemet politike tashmë janë tejkaluar dhe rekomandimet e KE-së janë përmbushur në masën më të madhe. Nga ana tjetër, ai e siguroi sekretaren Klinton për vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare që zgjedhjet e vitit 2013 të plotësojnë të gjitha standardet për zgjedhje demokratike. Kryeministri shprehu besimin se reforma konsensuale zgjedhore dhe vullneti i mirë i të gjitha palëve do të sigurojnë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme. Në këtë kuadër, ai e ftoi sekretaren Klinton që SHBA-të të dërgojnë një numër sa më të madh vëzhguesish. Sa i takon vizitës së sekretares Klinton në vendin tonë ai e cilësoi atë më historiken, pasi përkon me një përvjetor të madh të vendit e kombit: 100-vjetorin e pavarësisë. “Ju siguroj se për çdo shqiptar

Presidenti e nderon me Urdhrin e Flamurit Kombëtar

Klinton: Shfrytëzoni autoritetin për reformat

prezenca juaj sot është një margaritar në kurorën e këtij përvjetori të madh. Shqiptarët i janë shumë mirënjohës vendit tuaj, juve, qeverisë suaj, sepse gjatë 100 vjetve ia dolëm të triumfojmë në situatat më të vështira dhe ne jemi sot një komb i lire”, - tha Kryeministri për mediet para takimit. Ndërsa sekretarja Klin-

ton e cilësoi një nder të madh të qenët në Shqipëri në ditën e parë të muajit që shënon përvjetorin e 100-të pavarësisë e vendit tonë. Lidhur me situatën në rajon, palët ndanë mendimin se investimi shumëvjeçar për paqen dhe stabilitetin në rajon nuk duhet të çohet dëm nga qëndrime nacionaliste.

Sekretarja smerikane e Shtetit, Klinton, e vlerësoi progresin e arritur në Shqipëri gjatë takimit që zhvilloi me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, duke kërkuar që klasa politike shqiptare të vijojë bashkëpunimin dhe dialogun për përmbushjen e reformave për integrimin e vendit dhe anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian. Në këtë kuadër, ajo i kërkoi kreut të shtetit shqiptar që të shfrytëzojë autoritetin e tij kushtetues për të mbështetur përshpejtimin e procesit të reformave. Presidenti e prit sekretaren e Shtetit në Pallatin e Brigadave dhe vizitën e saj e cilësoi si një ngjarje të madhe, që përkon me një jubile historik për kom-

bin shqiptar. Duke i cilësuar marrëdhëniet mes dy vendeve të shkëlqyera, Presidenti Nishani e falënderoi sekretaren amerikane për lidershipin e saj dhe u shpreh se shqiptarët shohin te Shtetet e Bashkuara të Amerikës një aleat dhe

partner të pazëvendësueshëm. Mbështetja dhe ndihma e pakursyer që administrata amerikane i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë dhe kombit shqiptar u konsiderua nga Presidenti Nishani si tregues i partneritetit të ngushtë mes dy vendeve dhe një inkurajim për të vazhduar kursin e nisur të reformave dhe procesin e integrimit europian të vendit. Nga ana e saj Klinton e garantoi Presidentin Nishani se SHBA-të kanë qenë, janë dhe do të mbeten partneri dhe aleati më i mirë për Shqipërinë. Në mbyllje të takimit Presidenti Nishani nderoi me Urdhrin e Flamurit Kombëtar sekretaren Klinton për kontribut dhe merita të shquara në mbështetje të Shqipërisë, për ndihmën në anëtarësimin në NATO, për pavarësinë e Kosovës dhe për kontribut në konsolidimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.


04

« aktualitet

E premte 2 nëntor 2012 •

Situata, nga çasti i çadrës që Klinton mbajti vetë në Rinas, deri në ikje Mariglen Mulla

C

a hapa të shpejtë, vështrime sa majtas djathtaz, shirita rrethues trotuaresh, shumë policë, asnjë makinë private në akset kyçe e më tej sirena që buçasin udhëve. Këto janë disa prej pjesëzave të panoramës totale që ofronte dje kryeqyteti i shqiptarëve teksa priti një ndër njerëzit më të fuqishëm të botës. Gjer në atë moment jeta rrodhi si zakonisht, pasi makinat qarkullonin lirshëm si në autostradë, ashtu edhe brenda rrugëve të kryeqytetit. Që prej çastit kur prej shiut kokën e mbuloi me çadrën që e mbante me duart e saj, zonja Klinton i pati rrugët të hapura për takimet dhe mesazhet pasuese. Rinasi priti qetësisht aty nga ora 10 e gjysmë avionin “Unitet States of America”, porse moti dukej se po i kujtonte Sekretares së Shtetit dallgëzime të ngjashme me uraganin “Sandy” që sapo ka lëshuar tokën e demokracisë. Modestia e sekondave të para të mbërritjes e shoqëroi zonjën fisnike përgjatë intervalit të qëndrimit e deri në ikje. Nga aeroporti “Nënë Tereza” e deri në qendër të Tiranës nuk pipëtinte asnjë makinë, përveç zhurmës së mjeteve të delegacionit të lartë, ndërsa blutë kishin formuar kordone të forta dhe patrulla të dislokuara dukshëm. Kjo linjë nevragjike që lidh aeroportin e vetëm me qendrën e kryeqytetit ishte “blinduar” kryesisht nga efektivë të Policisë Rrugore që siguronin moskalimin e makinave dhe agjentë të shërbimeve sekrete vendase apo të huaja, ndërsa më rrallë në këtë rrugë dukeshin makina të Forcave Speciale dhe RENEA-s. Pjesa që lidh Rinasin me autostradën dhe ajo vetë ishin kontrolluar më parë nga shërbime të specializuara. Gjithçka kaloi sipas parashikimeve dhe delegacioni solli Hilari Klinton në destinacionet e saj, shoqëruar nga agjentët amerikanë të sigurisë, efektivët e Gardës së Republikës apo shërbime të tjera policore. Por prej momentit kur Klinton preku autostradën u duk sikur Tirana “ngriu” për pak orë dhe njerëzit në ecje ishin të vetmit elementë që tregonin se qyteti ishte ende gjallë. Shiratat që rrethonin trotuaret dhe ndalim qarkullimi i makinave në të gjitha akset që lidhen me qendrën e kryeqytetit krijuan një atmosferë që ngjante me “miniburgosjen” e gjallese brenda shtëpisë së saj. Vetëm se kësaj radhe “zinxhirët” ishin pak më të gjatë, në krahasim me vizitën e ish-presidentit Bush, ku nuk lejohej as kalimi i njerëzve. Njerëzit më pak të rinj, banorë apo kalimtarë te “Pallati me Shigjeta”, “Zogu i Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “bulevardi kryesor”, “Brryli”, “21 dhjetori”, “ish-blloku”, etj, përjetuan edhe një herë ato kohëra jo fort të largëta. “Na kujtoi kohën e Enverit, kur ecnim në këmbë, pa patur frikë nga makinat”,-i thoshte shokut një i moshuar teksa po bëheshin gati për të luajtur domino diku afër Parlamentit. Forcat policore, nga rreth 2000 efektivët në gadishmëri, duket se ishin më të përqëndruara rreth akseve që kalojnë te Presidenca, Kryeministria, Parlameti dhe ambasada amerikane në Tiranë,

Jeta në 4 orët që “ngrinë” Tiranën Panorama e një kryeqyteti pa makina e refleksione qytetarësh Nga CNN deri te “Washington Post”

Mediet prestigjioze publikojnë vizitën Vizita e djeshme e Sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, është pasqyruar nga disa prej medieve më prestigjioze të botës, duke e grupuar këtë vizitë në kuadër të turit të saj në Ballkan e më gjerë. Që nga gjigani “CNN”, prestigjiozja “Washington Post” apo “Herald Tribune” apo dhe më tej “Euroasia Review” dhe “The Financial”

njoftuan për këtë vizitë. Lajmi u pasqyrua edhe në “Economic Times”, “Associated Pres”, “Voice of America”, si dhe në shumicën e televizioneve të shteteve fqinje. Ndërkaq, në sitin e tij zyrtar www. state.gov, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtjelluar detaje nga takimet e zonjës Klinton me personalitetet e larta shqiptare.

Turi i Klintonit në Ballkan mbyllet me Tiranën

Modeste dhe zyrtare përballë drejtuesve të lartë shqiptar

Donin të takonin Klintonin, ndalohen

Ish-të burgosurit politikë tentojnë protestë Pak minuta pasi në Tiranë kishte mbërritur sekretarja Clinton, një grup nga ish-të përndjekurit politikë tentuan të organizojnë një protestë dje paradite. Protesta kishte për synim të tërhiqte vëmendjen e zyrtares së lartë amerikane në lidhje me problemet që ish-të përndjekurit politikë në Shqipëri po kalojnë. Në fillim një grup ish-të burgosurish u tubuan në oborrin e Institutit

aty ku rrugorëve, specialëve apo civilëve nuk u shpëtonte asnjë lëvizje nga syri. Gjatë takimeve të rëndësishme zonja Klinton shoqërohej nga rojet e saj të sigurisë, ku binte në sy prania e disa femrave. Sipër taracave, rreth institucioneve kryesore, vihej re prania e snajperave. Vendosmëria e policisë shqiptare për të zbatuar urdhërat dallohej qartaz përgjatë atyre 4 orëve, aq sa kulmoi diku afër Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pak minuta para se Tirana të “çlirohej”. Një grua me makinë i përgjërohej një polici rrugor të kalonte nga “Myslym Shyri” për në “Unazë”, porse hasi në rezistencën e hekurt të tij. “Moj zonjë kam urdhër, kalo nga tuneli”thoshte ai, ndërsa dhjetëra “të lutem” të zonjës “nuk pinin ujë”. Mes dialogut u dëgjuan fjalët “Jam doktoreshë” dhe “po më

të të Përndjekurve, por policia i pengoi ata që të lëviznin prej andej, duke i shoqëruar në komisariate. Pas disa orëve qëndrim në komisariatin numër një, ish-të përndjekurit janë lënë të lirë pas orës 15:30, pasi kishte përfunduar vizita e zonjës Clinton. Ish-të përndjekurit paralajmëruan se do t’i drejtohen Avokatit të Popullit për shkelje të të drejtave të tyre.

pret pacienti”, por e pamundur. Pas 20 sekondave u dha urdhëri i përgjithshëm i “lirisë” e doktoresha i dha gaz “Smart”-it të saj. Ajo që binte më shumë në sy dje në Tiranë ishte prania e shumë civilëve pranë vendeve ku kishte prezencë policore dhe nga karakteristikat e fytyrave, mes shqiptarëve apo ndaraz tyre dalloheshin edhe të huaj. Dukej që shërbimet sekrete monitoronin situatën, ndërsa vetë situata e Tiranës mori tjetër formë. Fëmijët u morën prej prindërve nga shkollat e herë me makinë e herë në këmbë arritën në shtëpi, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve ndoqi rrjedhën normale të jetës. E kështu i kaloi kryeqyteti i shqiptarëve ato 4 orët “mbërthyese”, gjersa silueta e karvanit të më të mëdhenjve të botës u tret me qiellin gri përgjatë autostradës.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Klinton, ka mbyllur turin e saj të takimeve në Ballkan me vizitën djeshme në Tiranën zyrtare. Në mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:35 zonja Klinotn ka shkelur në tokën shqiptare me një thjeshtësi dhe modesti, që në perceptimin e parë nuk mund të besoje se vetë kryediplomatja amerikane ishte në derën e avionit që u ul në aeroportin “Nënë Tereza”. Zonja Klinton, e veshur me pallto të zezë dhe shall të kuq, u prit në aeroportin e Rinasit nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, dhe ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Panariti. Por të veçantat që shoqëronin zbritjen nga avioni të yonjës Klinton, me sa duket, nuk fokusoheshin vetëm te veshja. Meqë reshjet e shiut po shoqëronin dhe ardhjen e sekretares Klinton në Tiranë, kjo e fundit ka preferuar që të zbresë shkallët e avionit duke mbajtur vetë çadrën për t’u afruar te pritësit e saj, që ishin vënë në rresht sipas protokollit. Ndryshe nga ajo, që po mbante vetë çadrën, ministri jonë i Jashtëm afrohet ta takojë duke qenë me duar të lira, pasi ishte turpëroja që po i mbante mbulesën e shiut, jo vetëm që i dha dorën, por preferoi dhe ta puthte në të dyja faqet. Ndërsa pritja e ambasadorit Arvizu ishte krejt zyrtare, vetëm takim duarsh dhe një shkëmbim përshëndetjesh të rastit. Nga Rinasi sekretarja amerikane u nis drejt Tiranës e shoqëruar nga forca të shumta sigurie, ku ishin mobilizuar mbi 1000 forca sigurie në autostradën Tiranë-Durrës. Pas takimeve me kreun e shtetit dhe Kryeministrin, prezenca e saj në Kuvend i kishte shtuar më shuam se ç’duhej dozën e ekzaltimit kryeparlamentares Topalli. Edhe pse fjala e zonjës Klinton shoqërohej me një qëndrim modest dhe zyrtar gjatë gjithë ligjëratës së saj, Topalli nuk mund të kontrollonte veten nga gëzimi, ku duartrokitjet dhe gjestet mimike dukej se nuk mund t’i kontrollonte dot. Gjithashtu ra në sy ndryshimi i kravatës dhe shamisë së Kryeministri Berisha. Në evente të rëndësishme, si kravata dhe shamia e Berishës kanë ngjyrën blu, ndërkohë dje ato kishin ardhur në ngjyrat e veshjes pink të zonjës Klinton.

Republika e shqipërisë MINISTRIA E BRENDSHME Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit nr. 8549, datë 11. 11. 1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 231, datë 11.05.2000

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e Provës”, z. Gerhard ISMAILI është shpallur fitues në poziconin SPECIALIST NË SEKTORIN E MINITORIMIT TË PRONAVE NË DREJTORINË E KOORDINIMIT TË ÇËSHTJEVE TË PRONËSISË NË MINISTRINË E DREJTËSISË.


ekonomi • E premte 2 nëntor 2012

»

05

Reshjet e shiut, përmirësojnë gjendjen

Rritet niveli i Fierzës, por situata vijon të jetë e rëndë ndërprerje të konsumatorëve shqiptarë. Vlera e importit arrin në rreth 450 mijë deri në 500 mijë euro në 24 orë, dhe fondi prej 40 milionë eurosh që qeveria akordoi për KESH pritet të shterojë pa mbaruar muaji nëntor. Prodhimi nga hidrocentralet e mëdha arrin në 10 milionë kilovatorë, ndërsa nga hec-et e vegjël në 2 milionë kilovatorë. Aktualisht, niveli në liqenin e Fierzës është në vlerat e 262.8 metra dhe prurjet mesatare janë 300 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit është 173.71 metra, ndërsa prurjet anësore 200 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Vaut të Dejës është 74. 7 metra dhe prurjet anësore 120 metër kub në sekondë.

Muaji shtator, më në fund kredia jep shenja gjallërimi Vjeshta ka nisur me lajme të mira për kreditimin e ekonomisë. Pas tre muajsh radhazi rënie, gjatë muajit shtator portofoli iu kredisë për ekonominë u rrit me mbi pesë miliardë lekë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, totali i kredisë për ekonominë arriti në 557.2 miliardë lekë. Gjithësesi, ritmet e rritjes vjetore të kreditimit ngelen të ulëta dhe në fund të shtatorit ishin në nivelin 5.5%. Pavarësisht nga kjo, rikthimi i rritjes së kreditimit është sinjal pozitiv, sidomos po të kemi parasysh se këtë herë ishte i shpërndarë, si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve. Totali i kredisë për biznesin gjatë shtatorit u rrit me afro 4 miliardë lekë, ndërsa kredia për individët me pak më shumë se një miliard

lekë. Në veçanti, kredia për indivdë njohu rritjen e parë që nga muaji mars i këtij, pavarësisht se me bazë vjetore vazhdon të jetë në rënie. Pas rritjes së shpejtë gjatë muajve të verës, depozitat bankare në shtator njohën një rritje modeste me rreth 300 milionë lekë. Totali i depozitave arriti në 930.3 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 8.4%. Pas muajsh të tërë që ekonomia shqiptare po priret drejt kursimit, të dhënat e muajit shtator rrisin shpresat se aktiviteti i ndërmjetësimit financiar do të jetë më i orientuar në kreditim. Vazhdimi i kreditimit të ekonomisë në këtë periudhë krize është jetik për të ruajtur rritjen ekonomike, por edhe për të ruajtur një sistem bankar të fortë dhe të shëndetshëm.

Monedha amerikane, në varësi të bursave

Tregu i këmbimit valutor, dollari kapërcen kuotën 108 lekë Monedha amerikane ka mundur të regjistrojë një ditë pozitive në tregun vendas të këmbimit valutor. Sipas të dhënave të djeshme nga kursi zyrtar i këmbimit i Bankës së Shqipërisë konfirmohet rritja e monedhës amerikane krahasuar me dy ditë më parë. Megjithë stuhinë “Sandy”, e cila përllogaritet të ketë shkaktuar miliarda dollarë dëme ekonomike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dollari ka shënuar një ecuri pozitive. Dollari është këmbyer sot me 108.02 lekë, 0.40 lekë më shumë se një ditë më parë, duke i rivlerësuar nga dobësimi i ditëve të fundit. Vetëm dy ditë më parë monedha amerikane shënoi nivelin e 107.62 lekë, 0.34 lekë më pak se tre

ditë më parë. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, luhatjet e dollarit janë tërësisht në varësi të bursave ndërkombëtare dhe prandaj çdo dobësim i tij atje, do të reflektohet edhe në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, leku është zhvlerësuar ndaj monedhës së përbashkët evropiane. Nga ana tjetër euro është dobësuar lehtë gjatë ditës së djeshme duke zbritur në nivelet e 139.8 lekë, 0.01 lekë më pak se një ditë më parë. Monedha vendase nuk po arrin ende të stabilizohet në tregun e këmbimit valutor. Të paktën gjatë javës së fundit kanë vijuar luhatjet e shpeshta të monedhës vendase, duke humbur gjithmonë pikë në treg kundrejt valutave të huaja.

Reforma, BB kërkon mos rritjen e përfitimeve për fushatë

Rekomandimi i Armitage: Të rritet mosha e daljes në pension B

anka Botërore, kërkon rritjen e moshës së daljes në pension në Shqipëri. Gjatë një takimi të zhvilluar dje me përfaqësuesit e medies, në përfundim të mandatit, Jane Armitage, drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, deklaroi se së kuadër të reformës së sistemit të sigurimeve shoqërore së pari është e nevojshme rritja e moshës së daljes në pension dhe së dyti qeveria shqiptare duhet të tregojë kujdes me rritjen e tyre në kohë fushate. ” Reforma në pensione është një çështje me rendësi për vitet e ardhshme. Për momentin nuk është një problem akut, por kërkohet reformë strukturore në këtë drejtim”, deklaroi ajo. Në kuadër të rekomandimeve, zonja Armitage theksoi se “duhet të rritet mosha e pensionit, të eliminohet vakuumi i daljes herët në pension, të rriten kontributet si dhe të evitohet rritja e pensioneve në prag te zgjedhjeve pasi do të krijonte problem më vonë”. Duke i qëndruar kësaj linje ajo vuri në dukje se zgjidhja e vetme është që qeveria të indeksojë rritjen e pensioneve në raport me inflacionin. “Është e rëndësishme që qeveria e 2013, të zgjidhë modelet e duhura, ne ofrojmë asistencën tonë teknike ”, përfundoi për këtë çështje Armitage. Reforma e sistemit të sigurimeve shoqërore në vendin tonë po diskutohet prej 3 vjetësh, por ende duket se asnjë prej palëve nuk është gati ta votojë atë. Duke qenë se është një reformë shumë e rëndësishme dhe ka kohështrirje mbi 35 vjet vite, kërkon 84 vota në Kuvend për tu miratuar. Nga ana tjetër, kreu i

Energjia

Totali për ekonominë arriti 557.2 mld lekë

Borxhi publik

Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar disi nivelin në liqenin e Fierzës, edhe pse vazhdon të gjendet poshtë mesatares së tij historike. Prej më shumë se dy javësh, gjenerimi i energjisë në këtë hidrocentral është minimal për të rritur rezervat ujore. Sipas të dhënave nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, konsumi ditor i energjisë arrin në 19 milionë këh, ku 7 milionë këh po sigurohen nga importi. Në këto kushte, edhe pse parashikimet nga sinoptikanët janë optimiste, për reshje të tjera që pritet të ketë gjatë javëve në vijim, Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare do i duhen fonde shtesë brenda këtij muaji për të garantuar importin dhe furnizimin pa

Kriza në të cilën ndodhet sektori energjetik në Shqipëri dhe pamundësia e buxhetit për të mbështetur me financime “Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare” ka detyruar qeverinë t’i kërkojë një hua Bankës Botërore për të garantuar furnizimin me energji elektrike të vendit. Drejtorja rajonale e Bankës Botërore, Jane Armitage, bëri të ditur se po negociohet me qeverinë shqiptare për akordimin e një kredie emergjence prej 100 milionë dollarësh për blerje energjie. Situata e ekonomike për vitin 2013 mbetet e paqartë. Sipas drejtores së BB-së për Ballkanin Perëndimor, Jane Armitage, situata mbetet e paqarte edhe për faktin se niveli i borxhit prej 60 % e PBB-së përfaqëson risk të konsiderueshëm. Armitage deklaron se situata është më shqetësuese sesa tregojnë shifrat, për shkak të detyrimeve të prapambetura të sektorit publik. Sipas drejtoreshës së Bankës Botërore, pagesat e prapambetura mund të jenë mes 1 dhe 2 % e GDP-së.

Situata energjetike, ÇEZ-i në vëmendje të BB-së Banka Botërore pranon hapur zhgënjimin e thellë nga rezultatet e privatizimit të operatorit të shpërndarjes së energjisë dhe bëri të qartë se, për momentin, Banka Botërore nuk është aspak e gatshme të lejojë ekzekutimin e garancisë prej 60 milionë eurosh në favor të CEZ. “Në këtë moment nuk jemi të gatshëm për të lejuar ekzekutimin e garancisë prej 60 milionë euro për CEZ-in”, deklaroi Jane Armitage, drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. Kompania “CEZ shpërndarje”, që privatizoi operatorin e Sistem Shpërndarjes në mars 2009 nuk ka arritur as të ulë humbjet në rrjet dhe as të rrisë faturimet, ndërkohë që nga ana tjetër, institucionet publike kanë shtuar problemet duke mos paguar faturat e energjisë dhe duke mos lejuar rritje të tarifave ajo. Ndonëse nuk komentoi direkt negociatat mes CEZ dhe qeverisë shqiptare, zonja Armitage la të kuptohej se marrëdhënia mes palëve është e destinuar të mbyllet.

BB-së, Aritage theksoi banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 1 për qind për këtë vit. “Shqipëria në vitet e fundit arriti rritje ekonomike me të më rë se rajoni. Por kjo është e pamjaftueshme për të rritur mirëqenien sociale dhe për të ulur varfërinë. Ka pak të ngjarë që rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit të jetë më shumë se 1 për qind. Vitin e ardhshëm presim përmirësim të

lehtë, por megjithatë situata ekonomike ngelet e pasigurt, tha Jane Armitage, Drejtore e BB-së, për Ballkanin Perëndimor. Duke qenë në të njëjtën linjë me përfaqësuesit e institucioneve të tjera ndërkombëtare, Armitage bëri thirrje qeverisë që të ardhurat nga privatizimi i “Albpetrol” t’i përdorë për të shlyer detyrimet e prapmbetura ndja biznesit dhe për të ulur nivelin e lartë të borxhit.


06

« intervistë

E premte 2 nëntor 2012 •

Enti Kombëtar i Banesave fillon lirimin e shtëpive

Ylli Piro sqaron procedurat dhe vendin në të cilin do të strehohen individët që s’marrin dot kredi

M

e skadimin e afatit për lirimin e banesave të ish-pronarëve, si dhe me hedhjen poshtë të kërkesës së Shoqatës së Qiramarrësve nga Gjykata Kushtetuese, kryetari i Entit Kombëtar të Banesave pohon se zbatimi i ligjit do të fillojë në mënyrë të menjëhershme. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Metropol” kryetari i EKB-së, Ylli Piro, tregon të gjitha masat që ky institucion do të marrë në vazhdimësi. Gjithashtu ai ka sqaruar edhe rastet kur Enti Kombëtar i Banesave nuk do të veprojë për lirimin e banesave dhe vendin në të cilin do të strehohen personat që nuk mund të marrin kredinë nga shteti. - Zoti Piro, si kanë ecur ritmet e aplikimeve të ishpronarëve për lirimin e shtëpive të tyre dhe personave që duan të marrin kredinë nga shteti? - Ajo që duhet nënvizuar është se pas daljes së ligjit të fundit ka pasur një rritje drastike të aplikantëve. Në qoftë se do të flasim me terma konkretë, do të thosha se vetëm në dy muajt e fundit janë bërë 50 për qind e numrit të aplikimet të bëra në 3 vjet. Pra, është një shifër domethënëse, që tregon efektet pozitive të daljes së ligjit. - A keni ju një listë të plotë të emrave të pronarëve dhe numrit të tyre? - Lista e pronarëve nuk është diçka që na përket neve. Ata pronarë që u është zënë banesa duhet të vijnë këtu dhe të aplikojnë që t’u rikthehet prona. Në mënyrë hipotetike ne dimë se numri i personave që kanë aplikuar për të marrë kredi me zero interes është rreth 25 deri në 35 për qind të individëve. Dimë se pjesa tjetër është ende në pronësinë e ish-pronarëve, por nuk e dimë se cilët janë ata. Neve na kanë sjellë listat e qytetarëve të pastrehë nga bashkitë e vendit, por jo listën me emrat e pronarëve. Ne kemi bërë një databazë të pjesshme, që përkon vetëm për atë pjesë të qytetarëve që kanë aplikuar. - Domethënë, në zyrën tuaj kanë aplikuar vetëm 25 për qind e qytetarëve që kanë zënë banesat e të tjerëve? - Të themi 25, duke futur këtu edhe numrin e atyre pronarëve që kanë bërë aplikimin edhe më parë. Duhet theksuar se nuk ka një përputhje në numër të qytetarëve të pastrehë dhe pronarëve nga ana tjetër. Nga 4400 qytetarë të pastrehë, që aktualisht jetojnë në banesat e ish-pronarëve, rreth 1600 persona kanë aplikuar për marrjen e një kredie nga shteti. Kredi e cila është për 30 vjet. Pjesa tjetër nuk është paraqitur pranë EKB-së dhe pranë zyrave të Bankës Kombëtare Tregtare. Duke qenë se listat e të pastrehëve i kemi marrë nga baskitë, pa listat e ish-pronarëve, domethënë se ne nuk mund ta disponojmë atë listë. Por ne kemi të gjitha kërkesat e ish-pronarëve që kanë kërkuar lirimin e ishbanesave të tyre, bashkë me emrat e qytetarëve të pastrehë. Ne jemi duke përpunuar në vazhdimësi databazën e ishpronarëve, që luhatet nga 25 deri në 35 për qind të numrit të qytetarëve të pastrehë. Ne nuk mund ta përcaktojmë se sa është numri i ish-pronarëve, pasi në pronën e tyre mund të jenë më shumë sesa një individ. Duke qenë kështu, nuk mund të japim një shifër absolute të numrit të ish-pronarëve. Por, siç e thashë, numri i tyre nuk i kalon 25 deri në 35 për qind të objekteve që kanë zënë qytetarët e pastrehë. - Zoti Piro, një nen në ligjin për lirimin e banesave thotë se personat që nuk plotësojnë kriteret e marrjes së kredisë strehohen nëpër banesat sociale të bashkive. Cila është kjo kategori që nuk e përfiton këtë benefit nga qeveria dhe sa është numri i tyre? - Në banesa sociale me qira do të shkojnë ata qytetarë që nuk mund të marrin kredi për shkak të ardhurave që ata kanë. Por gjithashtu nuk do të jenë objekt i përfitimit të strehimit në banesat sociale me qira ata individ që kanë në pronësi të tyre një shtëpi tjetër, gjë që e vërteton zyra e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme; ata individë që kanë në pronësi biznese, gjë kjo që konfirmohet shumë lehtë nga deklarimi i pagesës së TVSHsë, pra merren me biznese të ligjshme apo janë përfitues nga proceset e legalizimeve, apo procese të privatizimeve që janë bërë. Këta qytetarë nuk mund të futen apo të aplikojnë për banesa me qira, pasi shteti nuk ka detyrime ndaj tyre. Kategoria që thoni ju janë ato qytetarë që nuk kanë të ardhura ekonomike për të shlyer kredinë dhe raporti i tyre me numrin e përfituesve të kredisë është jashtëzakonisht modest. Këta individë janë në qytetet kryesore, aty ku kjo problematikë është edhe më e madhe, siç është Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Korça, Kavaja, Elbasani, Fieri. Në këto qytete ka banesa sociale të ndërtuara nga një partneritet ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Europiane. Nga kjo marrëveshje kanë përfituar edhe bashkitë që unë sapo përmenda. Në një pjesë të mirë të qyteteve ka përfunduar ndërtimi i këtyre godinave, ndërsa në një pjesë të vogël janë duke vijuar punimet për ndërtimin e tyre. Këta qytetarë do të strehohen këtu, domethënë një pjesë shumë e vogël e kësaj

kategorie, pasi këto banesa kanë shumë apartamente, por kjo pjesë që do të kërkoj do të shkojë në këto objekte. - Sa është numri i personave që nuk mund të përfitojnë kredinë nga shteti? - Nuk besoj se e kalon pesë për qind të numrit të aplikimeve. Dua të theksoj edhe një herë se janë vetëm për atë kategori që nuk e përfiton kredinë për shkak të të ardhurave të ulëta që kanë, gjë që çon në mospagimin e kredisë dhe jo për atë kategori që unë e përmenda më lart. Çmimet e këtyre apartamenteve do të vendoset sipas bashkive ku këta individë do të strehohen. - Po numri i individëve që nuk e përfitojnë kredinë për arsye të tjera, siç ishin përfitimet nga privatizimet apo zotërimi i bizneseve të tjera nga ana e tyre? - Këtë shifër nuk e di, por do të dalë pas kërkesës që do të bëjë Enti Kombëtar i Banesave te ZRPP, te QRK dhe të informohet për personat që kanë përfituar nga privatizimet apo kanë godina në proces legalizimi, ose e kanë përfituar atë. Kjo listë nuk na është dashur, pasi nuk ka filluar zbatimi i ligjit ende, pasi ne nuk paragjykojmë as një qytetarë. Ai qytetar që plotëson këto kushte, mund të vijojë direkt procedurat për marrjen e kredisë. - A keni pasur probleme me individë që kanë marrë kredi me zero interes nga shteti dhe nuk e kanë liruar shtëpinë e ish-pronarit? - Një pjesë e konsiderueshme e tyre që kanë marrë kredinë kanë liruar banesën, ndërsa një pjesë tjetër e tyre, që janë në proces të marrjes së kredisë, nuk mund t’i vendosim në kategori, pasi procesi është në punë e sipër. Kjo pasi në shumicën e rasteve ka një marrëveshje ndërmjet qytetarit dhe pronarit për afatin e lirimit të banesës, marrëveshje që është noterizuar dhe limituar në kohë me mirëkuptim. - Zoti Piro, çfarë masash do të merrni ju si institucion për ata individë që nuk do të lirojnë banesat e ishpronarëve? - Në mënyrë absolute institucioni që unë drejtoj, Enti Kombëtarë i Banesave, do të zbatojë pikë për pikë nenet e ligjit, që e detyron EKB-në të pranojë kërkesën e ish-pronarit dhe të shkojë në gjykatë për të zbatuar titullin ekzekutiv. T’i japë me procesverbal ish-pronarit apo personit të ngarkuar prej tij vendimin e gjykatës, pra urdhrin e ekzekutimit, dhe kjo në bazë të ligjit dhe në bazë të procedurës që do të zbatohet nëpërmjet udhëzimeve të ndryshme që do të dalin në vazhdim. Pra, ne do të zbatojmë ligjin pikë për pikë. Kjo pasi është një detyrim madhorë që qeveria dhe shteti shqiptar ka ndaj kësaj kategorie shoqërore. - Domethënë, në mos direkt, pas një muaji personat që kanë zënë banesat e ishpronarëve do të lirojnë shtëpitë pasi të përfundojnë edhe afatet ligjore për marrjen e vendimit të gjykatave? - Enti Kombëtarë i Banesave do të veprojë vetëm pasi të marrë kërkesën nga ish-pronari, që do të thotë se, në qoftë se do të vendosim një limit fundorë për zbatimin e këtij ligji, kjo nuk varet nga dëshira e institucionit që unë drejtoj, por nga dëshira e ish-pronarëve. Vetëm pasi ish-pronari bën kërkese vihen në lëvizje strukturat e shtetit, në rastin konkret EKB-ja. Në rast se një pronar nuk vjen fare të paraqitet, do të thotë se nuk mund të fillojmë procesin. - Po në qoftë se një ish-pronarë nuk paraqitet, a ka të drejtë që individi që e ka zënë ta legalizojë atë banesë? - Do të ketë një kohë që do të vendoset si afat i fundit që ish-pronarët të bëjnë aplikimet e tyre. Këtë gjë ne nuk e kemi, pasi, siç e thashë, do të dalin udhëzime të tjera, të cilat do të çojnë në zbatimin e mëtejshëm të

ligjit. - A e dini ju, ose a e dispononi ju përmbajtjen e këtij udhëzuesi së bashku me afatin e fundit kohor që do të përcaktohet për ish-pronarët për të aplikuar për rikthimin e shtëpive të tyre? - Ne nuk kemi një problematikë sot që nuk e kemi të qartë dhe na duhet një udhëzues. Ne i kemi shumë të qarta të gjitha. Ju bëtë një pyetje shumë korrekte, që ka të bëjë me kohën deri kur do të ketë zbatim ky ligj. Natyrisht që kjo varet nga strukturat politike vendimmarrëse. Ne nuk e kemi një afat të caktuar, pasi nuk e dimë nëse ish-pronari do të paraqitet për një muaj, për dy a më shumë. - Zoti Piro, a keni njohuri për përmbajtjen e këtyre udhëzuesve që do të dalin në vazhdim? E bëj këtë pyetje pasi dua të di nëse në ndonjërin prej tyre është e përcaktuar me kohë se kur është afati i fundit që një ish-pronarë ka për të kryer aplikimin e për rikthim e banesës së tij. - Udhëzuesi do të dalë kur ne do të kemi probleme në zbatimin e ligjit. Uroj që të mos ketë probleme për zbatimin e tij. Në qoftë se do të ketë, natyrisht që do të dalin udhëzues që do të na orientojnë për të kryer punën tonë edhe më tej. - Ka pasur ndonjë përplasje ndërmjet listave të qytetarëve dhe emrave të individëve që kanë sjell ish pronarët? - Ka pasur edhe raste kur ish-pronarët janë ankuar se në listat e publikuara në medie nuk ishte emri i personave që banojnë në pronën e tyre. Këto detaje janë korrigjuar dhe është pasuruar, duke e çuar punën drejt listës reale dhe jo inflacioniste. - Zoti Piro, edhe personat që janë në proces të marrjes së kredisë do të lirojnë banesat apo do vijojnë të qëndrojnë aty derisa të marrin paratë për të gjetur një strehim tjetër? - Edhe këta individë janë të detyruar të lirojnë shtëpinë ku aktualisht banojnë. Në qoftë se janë në proces për marrjen e kredisë, do të thotë se ky problem është i zgjidhur nga pikëpamja ligjore. Në qoftë se ka një marrëveshje ndërmjet ishpronarit dhe personit që jeton në shtëpinë e tij, individi që nuk ka marrë ende kredinë mund të vazhdojë të rrijë aty. Natyrisht që edhe ne shprehim mirëkuptimin tonë, pasi, sa më pak probleme sociale të ketë, aq më mirë është. Këta qytetarë duhet të kuptojnë se ka që në vitin 2009 që ka nisur ky proces. Më saktë, që në tetor të vitit 2009 është hapur programi social i strehimit dhe jemi në fund të vitit 2012, që janë fiks tre vjet që këta individë e kanë pasur mundësinë për të përfituar nga ky program social. Ky ligj u bë që ky problem të zgjidhet dhe të vendoste edhe afat kohor. Jam i bindur se do të ketë një mirëkuptim ndërmjet qytetarëve, pasi kanë pasur mjaft kohë në dispozicion për të kryer të gjitha proceduar ligjore. Intervistoi: Ervin Koçi


ekonomi • E premte 2 nëntor 2012

miratohet formulari dhe procedurat për kthimin e banesës

Ministri Olldashi: Hapat për të kërkuar marrjen e shtëpisë

»

07

SHTOJCA 2 KËRKESË PËR NJOFTIM Drejtuar:

ENTIT KOMBETAR TË BANESAVE DREJTORISË QENDORE /DREJTORISË RAJONALE /DEGËS RAJONALE ___________________________

Data e paraqitjes së kërkesës ____ . ____ . 2012 Subjekti pronar : ………………………….....….. ……………………...………. ... ……....………………........... Emri Atësia Mbiemri Personi me prokurë që paraqet kërkesën: ………………………….....….. ……………………...………. ... ……....………………........... Emri Atësia Mbiemri Adresa e personit me prokurë: ………………….....………….. …………………….........……… ……………………............. Qarku Rrethi Qyteti/ ………………………….....….. ……………………….........…… ……………………............ Lagja Rruga Nr.i banesës …………………….....……….. …………………….........……… ……………………........... Telefon Celular e-mail Mbajtes i kartës së identitetit nr.__________________ Pronar /bashkëpronar i pasurisë së paluajtshme, pronë private, me vendndodhje ne bashkinë ____________________________________ e zënë dhe pas datës 1 nëntor 2012, pronë e zënë në kuptim të Aktit Normativ nr.3, datë 1.8.2012, “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara’’, _______________________________ (adresa fizike e pronës) Adresa sipas vërtetimit të pronësisë/ÇERTIFIKATË VËRTETIM PRONËSISE NR. _____, lëshuar nga ZRPP _____________ me datë _______, për Pasurinë nr.__________, me adresë pasurie rruga “_________________’, nr._______, sipërfaqe banese ____ (______) metra katrore, Zona Kadastrale Nr._____, Volumi nr.___ faqe ____, të lëshuar për pronarin z._______________________, për cilin disponojme titullin e plotë të pronësisë prej datës ________________, ( Pronë e kthyer me vendim të komitetit /Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave/Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit te Pronave /Vendimit të formës së prerë të Gjykatës ), ( Lutem specifikoni qartë aktin e njohjes dhe kthimit të Pronës tuaj) ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ Në mbështetje të Aktit Normativ nr.3, datë 1.8.2012, “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara’’, ligjit nr. 82/2012, datë 13.09.2012, “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 3, datë 1.8.2012, të Këshillit të Ministrave "Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara", duke qenë se dhe sot më datë _____________2012, _________ (_________) dite pas datës 1 nëntor 2012, nuk ka ndodhur ende lirimi dhe dorëzimi vullnetar i kësaj prone, pasi ajo përdoret/mbahet e mbyllur nga ish Qiramarrësi ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ ________________________ ( të paktën emër mbiemër të kryefamiljarit/kryefamiljarëve kur është strehuar më shumë se një familje )

N

ga dita e djeshme të gjithë pronarët që nuk kanë pasur mundësi të zotërojnë banesën e tyre, për shkak të qiramarrësve të para vitit 1991, kanë mundësinë të rishijojnë pronën e tyre. Ministria e Transporteve ka përcaktuar dhe procedurat që do të ndiqen nga pronarët për të kërkuar të drejtën e tyre në rast se qiramarrësit nuk do të pranojnë që të lëshojnë banesën. Për ta tashmë është dhënë e drejta për të marrë kredi me interesa zero. “Ftohen pronarët e pasurive të paluajtshme pronat e të cilave janë ende të zëna dhe pas datës 1 nëntor 2012, subjekte të Aktit Normativ nr.3, datë 1.8.2012, “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara’’, të aplikojnë në EKB drejtoritë respektive sipas modelit ‘‘Shtojca 2’’, kërkesë për njoftim bashkëlidhur. Në faqen zyrtare të EKB dhe MPPT publikohet ky dokument tip”, thuhet në një deklaratë për mediat. Ndërsa për të shmangur abuzimet dhe refuzimet e aplikimeve, Ministria ka kërkuar që çdo kërkesë të dërgohet

• • • • • • • • • • •

Sipas kuadrit ligjor në fuqi, unë pronari/bashkëpronari _____________ sipas legjislacionit në fuqi prej datës 2 nëntor 2012 ora: 00.01, nuk kam më asnjë barrë mbi pronën time dhe çdo posedues i strehuar në të ka humbur titullin ligjor. Kjo masë përkon në mënyrë të plotë me Nenin 1 të Protokollit nr.1 të Konventës, i cili parashikon se “…Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të zotërimeve të tij. Askush nuk privohet nga zotërimet e tij përveç për interesin publik dhe në bazë të kushteve të parashikuara me ligj dhe nga parimet e përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare.’’.

me postë zyrtare. Kjo pasi në këtë mënyrë do të zbatohen afatet e parashikuara për vënien në lëvizje Entit të Banesave në rrethet përkatëse. “Ftojmë pronarët që kërkesa të depozitohet në drejtorinë respektive nëpërmjet Postës Shqiptare nëpërmjet shërbimit postar rekomande me lajmërim marrje. Kjo formë dorëzimi përdoret për të dëshmuar afatet kur fillon detyrimi i EKB për lëshimin e njoftimit/konfirmimit dhe dërgimin e aktit në gjykatë. Ftohen pronarët e banesave të zëna të ndjekin këtë formë dorëzimi si i vetmi instrument ligjor që i garanaton këtyre subjekteve transparencë dhe në çdo rast dëshmon si provë e pakundërshtueshme aplikimin e subjektit”, thuhet në vendimin e Ministrisë. Ndërsa për të sjellë një rregullim të procesit dhe zbatimit korrekt të vendimit, ministria ka vendosur dhe format e aplikimit.

Banesat në bashkitë Durrës, Shijak, Kavajë, kërkesat drejtohen në Drejtorinë Rajonale Durrës. Banesat në rrethin Shkodër, kërkesat duhet të depozitohet në Drejtorinë Rajonale Shkodër të Banesat në bashkitë Korçë, Ersekë, Bilisht dhe Pogradec kërkesat në Drejtorinë Rajonale Korçë. Banesat në Bashkinë Vlorë, kërkesat duhet të depozitohet në Drejtorinë Rajonale Vlorë. Për banesat në Berat, Çorovodë, Kuçovë, Ura Vajgurore, Poliçan, kërkesat në Drejtorinë Berat. Banesat në bashkitë Elbasan, Peqin, Librazhd, kërkesat në Drejtorinë Rajonale Elbasan. Banesat në bashkitë Fier, Roskovec, Ballsh në Drejtorinë Drejtorisë Rajonale Fier. Për banesat në Gjirokastër, Libohovë, Këlcyrë, Përmet, Sarandë dhe Delvinë kërkesat në Gjirokastër. Banesat në bashkitë Peshkopi dhe Burrel, kërkesat në Degën Rajonale Dibër. Banesat në Bashkinë Rrëshen dhe Krujë kërkesat në Degën Rajonale Lezhë. Banesat në Bashkinë Tiranë dhe në çdo bashki tjetër të papërmendur më lart kërkesat në Tiranë.

Shteti Shqiptar nën përgjegjësinë e tij Sovrane me ligj, ka konfirmuar se pas datës 1 nëntor 2012, asnjë kufizim i ligjshëm nuk do të jetë më në fuqi për këtë pronë. Sa më sipër i kërkoj (DREJTORISË QENDORE /DREJTORISË RAJONALE /DEGËS RAJONALE) _____________________________ 1. Lëshimin e titullit ekzekutiv, njoftimi-konfirmim sipas të cilit provohet/dokumentohet/konfirmohet se, prej datës 2 nëntor 2012, pasuria _____, bashkëlidhur vërtetimi i pronësisë i njesuar, gëzohet/përdoret, në mungesë të çdo titulli të ligjshëm/të drejtash reale, nga (ish qiramarrësi) _____________ pasi Shteti Shqiptar ka përmbushur detyrimet sociale dhe sipas LIGJIT, duhet të bëhet lirimi i menjëhershëm i pronës në favor të kreditorit pronarit _______________________.

Në mbështetje të Aktit Normativ nr.3, datë 1.8.2012, “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara’’, ligjit nr. 82/2012, datë 13.09.2012, “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 3, datë 1.8.2012, të Këshillit të Ministrave "Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara", 2. Autorizohet Enti Kombëtar i Banesave/ Drejtoria Rajonale/Dega Rajonale

___________ që, brenda 1 (një) dite punë pas lëshimit të njoftimit /konfirmimit të regjistrojë në Gjykatën e rrethit gjyqësor ________________ kërkesën dhe të përfaqësojë kreditorin për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit. Deklaroj se jap këtë Autorizim sipas ligjit Aktit Normativ nr.3, datë 1.8.2012 dhe marrë përsipër të kompensoj Entit Kombëtar të Banesave shpenzimet gjyqësore respektive sipas procesverbalit tip në momentin e dorëzimit të Urdhërit të Ekzekutimit .

Kërkuesi ………………………....………….. (emri, atësia, mbiemri, nënshkrimi) Për statistikë, lutemi kërkojmë këtë të dhëna tuaja: Sa është numri i trashëgimtarve ligjor/testamentare që gëzojnë të drejta pronësie mbi këtë pronë në momentin e aplikimit Tuaj (kjo e dhënë i referohet jo pjesëve në bashkëpronësi por numrit të individëve gjithsej, që gëzojnë të drejta dhe po presin gëzimin e Qetë të kësaj prone) Numer ( plotesoni numrin dhe me fjale ) Për ilustrim 11 (njëmbëdhjetë ) persona (këto të dhena do të bëhen publike, si shifër me qëllim informimin e drejtë të publikut për çështjen dhe ndërgjegjësimin për fenomenin, me qëllim ndërprerejn e spekulimeve ) Bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e kësaj kërkesë dokumentet: • • •

Njësia me origjinalin e vërtetimit i pronës _____________, dhe kartelës e vërtetuar nga noteri publik Fotokopja e kartës së identitetit të kërkuesit ID e (pa noterizuar) , por e firmosur prej tij, si dhe prokura kur aplikohet me prokure

Kërkuesi ………………………....………….. (emri, atësia, mbiemri, nënshkrimi) Shënim: Ky formular është dokument zyrtar. Paraqitja e të dhënave të rreme ose fshehja e tyre passjell përjashtimin e menjëhershëm nga çdo procedurë e mëtejshme, si dhe përgjegjësi penale sipas ligjit.


08

« s0ciale

E premte 2 nëntor 2012 •

Abonetë e autobusëve urbanë kthehen në problem dite në kryeqytet

Shoqata: Abonetë duhen me fotografi Bashkia e Tiranës shpall të jashtëligjshëm vendimin e shoqatës Ervin Koçiu

A

Rikthehen problemet në portin e Durrësit nga moti i keq. Stuhia në qytetin bregdetar ka pezulluar punën në port për disa orë më radhë. Puna është paralizuar në sektorin e ngarkim-shkarkimit, ku anijet nuk mundën dot të zbarkonin mallrat e tyre. I njëjti problem është shfaqur edhe në sektorin e transportit të udhëtarëve, ku tragetet janë nisur me rreth 9 orë vonesë nga ora e nisjes së tyre. Dy tragete, që duhej të niseshin mbrëmjen e së mërkurës në orën 23:30, janë nisur vetëm pas rreth 9 orëve pritje në port. Shkak është bërë forca e detit, që ka ardhur në rënie gjatë orëve në vazhdim dhe kushtet atmosferike në det shkuan drejt përmirësimit. Në mesditën e djeshme deti ka regjistruar forcën 5-6 ballë. Burime nga kapiteneria e portit të Durrësit kanë bërë të ditur se drejtimi i erës është nga juglindja me forcë 6 ballë, ndërsa shpejtësia e saj

Konflikti

Pretendimet

Bashkia e Tiranës ka marrë një vendim, në të cilin thuhet se të gjitha linjat e autobusëve urban duhet te njohin abonenë të pashoqëruar me kartonin përkatës, por ky vendim është hedhur poshtë nga Shoqata e Transportit Qytatas, duke thënë se aboneja duhet të shoqërohet me kartonin përkatës, pasi pa të lindin abuzimet. Ky vendim i Shoqatës së Transportit Qytetas është hedhur poshtë edhe nga Drejtoria e Tatimeve, duke i cilësuar këto abone të pavlefshme. Kjo ka çuar në një tjetër konflikt midis palëve.

drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve, tha se bileta e pajtimit mujor është vetëm bileta e planifikuar nga Bashkia dhe e shpërndarë nga Drejtoria e Tatimeve. Sipas agjencisë, operatorët që nxjerrin formate kartonësh për të shoqëruar abonenë jo vetëm që do të konsiderohen të paligjshëm, por do të penalizohen me masa ekstreme për dezin-

formimin e qytetarëve si dhe mosrespektimin e kushteve të kontratës. Ky është një problem i përsëritur, pasi në fillim të muajit korrik të këtij viti u hodh në treg një abone e pamiratuar nga Bashkia e Tiranës. Aboneja e operatorëve “Alba Trans” dhe “Ferlut” ishte e vlefshme vetëm në disa linja të transportit urban, duke shkaktuar konfuzion te qytetarët.

Sipas Shoqatës së Transportit Qytetas, përdorimi i aboneve pa kartonin shoqërues lejon mundësinë e falsifikimit të tyre. Krahas kësaj shoqata pretendon se një abone e pashoqëruar me fotografi bënë të mundur që ajo të përdoret nga më shumë se një individ. Por shoqata e mbrojtjes së konsumatorit i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se do të njoh vetëm abonetë e lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që përkon edhe me abonentë e miratuara nga Bashkia e Tiranës.

Por Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Transportit Qytetas vendosën që ta njohin këtë abone vetëm për muajin korrik, me qëllim mos penalizimin e qytetarëve që kishin shpenzuar para. Sipas vendimit të tanishëm të Bashkisë për të udhëtuar në linjat e transportit publik urban, mjafton vetëm një biletë aboneje, në

të cilën është shkruar edhe afati i përdorimit të saj dhe asnjë lloj kartoni shoqërues për të. Për zgjidhjen e këtij problemi do të duhet përsëri një ndërmjetësim ndërmjet Shoqatës së Transporti Qytetas dhe Bashkisë së Tiranës, në mënyrë që qytetarët që kanë blerë abone për muajin nëntor të mund të udhëtojnë pa probleme me autobusët urban.

Bllokim edhe për shkarkimin e mallrave, anijet me orë të ankoruara

Moti i keq paralizon punën në portin e Durrësit Mbi nëntë orë vonesë për nisjen e trageteve drejt Barit është 12 metër në sekondë. Për shkak të kohës së keqe është pezulluar përkohësisht edhe lundrimi i anijeve tregtare të tonazhit të mesëm dhe të vogël. Në të njëjtën situatë gjendet edhe flota e peshkimit, e cila prej disa ditësh qëndron e bllokuar për shkak të kohës së keqe. Ndërsa në Portin e Vlorës nuk ka pasur problem brenda gjirit të tij, priten vonesa të mëdha në mbërritjen e trageteve për shkak të dallgëzimit në mes të detit. Moti i keq ka disa ditë që po paralizon punën në portin e Durrësit. Vetëm para disa ditësh ai u pezullua tërësisht nga stuhia e fortë që ra në qytet, duke mos lejuar as shkarkimin e mall-

Vonesat

utobusët urbanë në kryeqytet nuk i njohim më abonetë e tregtuara sipas urdhrit të Bashkisë së Tiranës. Sipas një vendimi të Shoqatës së Transportit Qytetas, linjat e autobusëve urbanë në kryeqytet nuk do t’i njohim më abonetë të pashoqëruara me kartonin përkatës. E thënë më thjeshtë, ato abone që nuk janë të shoqëruara me foton e përdoruesit do të quhen të pavlefshme nga fatorinot. Kjo vjen për arsye së një abone pa kartonin përkatës mund të përdoret nga më shumë se një individ. Por ky urdhër i dhënë nga Shoqata bie në kontradiktë me Bashkinë e Tiranës, e cila ka dhënë një urdhër më datë 29 tetor, ku thuhet se për abonetë e muajit nëntor nuk është e nevojshme të shoqërohen me kartonin përkatës. Hazbi Parllaku, kreu i Shoqatës së Transportit Qytetas, thotë se kjo formë e re e tregtimin dhe e përdorimit të aboneve rrit abuzitivitetin, sepse mund të falsifikohen lehtë dhe një abone mund të përdoret nga më shumë se një individ dhe i shkakton humbje në vlerë monetare. Shoqata ditën e djeshme ka shpërndarë disa njoftime, ku u kërkon qytetarëve të bëjnë kujdes kur të blejnë abonentë e muajit nëntor për t’u siguruar se janë në shoqëruar me karton dhe jo false. Ndërsa Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve është përplasur me Shoqatën e Transportit Qytetas, përballë kësaj situate, ku qytetarët po zbriten nga urbani, agjencia thotë se Bashkia e Tiranës nuk e njeh kartonin e lëshuar nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas. Geron Ibrahimi,

Nga kapitaneria e portit detar të Durrësit deklarohet se tri tragetet e linjës Bari-Durrës që duhet të mbërrinin mëngjesin e së enjtes, do të mbërrijnë pas orës 4 të pasdites, ndërkohë që dhe lundrimet nga Durrësi në drejtim të portit italian kanë regjistruar vonesa mbi 9 orë. Shkak është bërë forca e detit, e cila, sipas burimeve nga kapitaneria, ka ardhur në rënie dhe kushtet atmosferike në det janë drejt përmirësimit. Në mesditë deti ka regjistruar forcën 5-6 ballë.

rave të sjella nga anijet tregtare. Më herët në port janë shënuar edhe disa incidente, ku anijet e transportit të njerëzve rrezikonin kontaktin ndërmjet tyre nga dallgëzimi

i fort në det. I njëjti problem ka qenë edhe me anijet që do të ankoroheshin në port, të cilat kanë pritur me orë në radhë që deti të qetësohej e të bëhej i mundur ankorimi i tyre.

apelimi Kundërpërgjigjja

Qiramarrësit çojnë në Strasburg Kushtetuesen Shoqata e Qiramarrësve bënë kërkesë në Gjykatën e Strasburgut për të apeluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare. Sipas avokatit të Shoqatës së Qiramarrësve, kjo korrespondencë urgjente ka sjellë edhe reagimin e parë, ku Gjykata e Strasburgut i është përgjigjur kërkesës duke kërkuar më shumë informacione në lidhje më këtë proces dhe zbatimit të tij. Ky ligj ka përcaktuar se qiramarrësit duhet t’i drejtohen Entit të Banesave, ku mund të marrin kredi në një bankë, mund të strehohen në banesa sociale ose në shtëpitë e të moshuarve, në rast se nuk kanë mbështetje nga familjarët. Por edhe për këto nene avokati thotë se është një proces i vështire për t’u zbatuar, sepse shumë prej tyre nuk kanë mundësi të marrin kredi e komunat e bashkitë nuk kanë banesa sociale për t’ua vënë në dispozicion. Avokati paralajmëron se ky proces nuk do të kalojë pa debate, pasi këta familjarë e kanë të pamundur të sigurojnë strehim.

Reforma

Alterteksti konfuzion nxënësit Reforma e altertekstit, që po aplikohet prej vitesh në vendin tonë, ka sjellë edhe vështirësi. Arsimtarët thonë se ka shumë alternativa për një tekst, ndërkohë që autorë të ndryshëm të njëjtin koncept e paraqesin ndryshe. Ky fakt, sipas tyre, sjell konfuzion jo vetëm te nxënësit, por dhe te mësuesit, të cilët shpesh janë të paqartë. Ata propozojnë që të punohet me një tekst të paktën për disa vjet me radhë, pasi vetëm kështu mund të vlerësohet nëse teksti është i mirë apo jo. Ndërkohë burime zyrtare pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se vitin e ardhshëm reforma e altertekstit pritet të ketë ndryshime, madje edhe komisionet përzgjedhëse do të shkrihen me ato lëndore, duke u zhvendosur në shkolla, ndërkohë që atyre do t’u lihet një afat për të zgjedhur tekstin, pothuajse gjatë gjithë vitit shkollor. Gjë që pritet t’i japë një zgjidhje këtij problemi me tekstet shkollore.


aktualitet • E premte 2 nëntor 2012

»

09

Shqiptari në lirim me kusht kishte listë me klientët e drogës, u kap me 2 kg

Kapet bosi i kokainës, rrahu një grua në lokal Gruaja i tha “hidhi plehrat në kosh”, ai e masakron me grushte ITALI- Sulmoi dhe rrahu brutalisht një grua në një bar, sepse ajo guxoi t’ia vinte në dukje se duhet t’i hidhte letrat në koshin e plehrave dhe jo në tokë. Pastaj, ai iku me një makinë me cilindrat të madh, por papritur u ndal si rezultat i hetimeve të policisë. Ky është një kriminel shqiptar, i arrestuar prillin e kaluar në një makinë të vjedhur dhe me dy kg drogë të pastër, të fshehura në të. Ai bridhte i lirë në qytetin e Ternit, vetëm me detyrën e tregtarit të drogës, me shumë bashkëpunëtorë 18-vjeçarë dhe me një listë të gjatë të klientëve italianë dhe të huaj për të përmbushur fitimet javore. Skuadra e antidrogës të martën pasdite arrestoi dy trafikantë shqiptarë të drogës dhe ka sekuestruar 110 gram kokainë

dhe 5.100 euro në para të gatshme, rezultat i shitjes së drogës. Agjentët kanë lëvizur në fillim të pasdites, pas një telefonate nga një bar që kishte i ka kërkuar ndihmë policisë për shkak se një grua ishte sulmuar në brendësi të lokalit nga një shqiptar, i cili iku me një Mercedes. Gruaja, 40 vjeçe, u godit në fytyrë me një grusht që e hodhi atë në tokë. Me të marrë përshkrimin e agresorit, agjentët janë vënë menjëherë në gjurmët e tij dhe menjëherë e kapën sapo hyri në një lokal tjetër bashkë me një shqiptar. Në xhepin e tij, oficerët e gjetën 5000 euro në prerje të mëdha, madje edhe me 500. Djalit, ata i gjetën një copë letër me një listë të emrave, si italianë dhe të huaj, ndërsa nga shitjet e drogës do të mblid-

heshin mijëra euro. Kërkimi u zgjerua te automjetet ku agjentët gjetën 13 zarfe me 110 gramë kokainë. Autori i sulmit të gruas është shtetas shqiptar, i moshës 27 vjeç, i papunë dhe i pastrehë. Më 14 prill ai ishte arrestuar me më shumë se dy kilogramë kokainë, pas një grabitje në vilë. Pas një periudhe paraburgimi, tani ishte subjekt i detyrimit të nënshkrimit në stacionin policor. Në fakt, siç tregohet nga të dhënat të martën, pak para arrestimit të tij, ai kishte shkuar për të nënshkruar në polici. Ndërsa 18-vjeçari, i cili ishte me të, ka thënë të jetë banues në Romë dhe ka hyrë në Itali për një kohë të shkurtër si turist, por agjentët besojnë se është i implikuar në mjedise të lidhura me botën e drogës.

Polici plagos aksidentalisht kolegun, shoqërohet këngëtari

Stresi prapë në polici, u kap me armë pasi festoi Halloween-in Mariglen Mulla

M

es disa incidenteve në festën e Halloween-it spikati përplasja e Stresit me policinë, ku aksidentalisht u plagos një efektiv. Gjithçka ndodhi pak para mëngjesit të djeshëm, ndërsa këngëtari Arkimed Lusha u ndalua nga efektivët e komisariatit nr. 1 në Tiranë. Burimet policore thanë se ndaluan mbrëmjen e së mërkurës, për armëmbajtje pa leje, këngëtarin Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi. Ndërkaq, mësohet se Lusha është ndaluar me një armë tip pistoletë, bashkë me një shok, rreth orës 03:15 në rrugën “Murat Toptani”, pasi kishte festuar Halloween-in me shoqërinë e tij. Ndërkohë mësohet se gjatë momentit të ndalimit ka ndodhur edhe një incident, pasi Lusha ka tentuar të largohet duke u konfrontuar me punonjësin e policisë A.L. Në tentativë për të shmangur arratisjen e këngëtarit, policit tjetër D.H. i është shkrehur aksidentalisht arma e shërbimit në drejtim të kolegut të tij, duke e plagosur në këmbë. Burime nga policia konfirmojnë se efektivi A.L, është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Ushtarak. Ndërkaq hetime për ngjarjen ka filluar dhe shërbimi i kontrollit të brendshëm për të sqaruar rrethanat e plagosjes. Mësohet se për grupin hetimor, polici i plagosur ka deklaruar se është plagosur aksidentalisht nga kolegu i tij. Stresi është bërë shpeshherë protagonist i dosjeve policore, por ngjarja që spikat në rekordin e tij është dosja në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku pati një përplasje të fortë me regjizorin Leonard Bombaj, për shkak të një përplasjeje të tij me ishnënësen e “Sirea-Film” apo “Kripmjaltëzave”. E mitura Ajsi

Me kërkesë të avokatëve

“21 janari”, nisin dëshmitë e palës mbrojtëse për protestën Tani që ka mbaruar radha e dëshmitarëve të organit të akuzës, në seancën e radhës për gjyqin e 21 janarit kanë filluar dëshmitë e mbrojtjes. Në seancën e parashikuar për dje kanë dëshmuar Behar Hasa, Vaide Neda, dhe Dritan Osmani, me kërkesë të avokatëve të palës mbrojtëse. Genc Gjokutaj, avokati i ish-kreut të gardës, Ndrea Prendi tha pardje për mediet se do të kontestohen provat e akuzës si në formën e marrjes ashtu dhe të përmbajtjes. Në seancën e kaluar, atë të 24 tetorit, Prokuroria kërkoi të marrë 24 prova shkresore ku përfshihen plani i masave i Gardës dhe akt ekspertimi i armëve dhe i viktimave. Aktualisht, në bankën e të akuzuarve për vrasjet janë ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, shoferi i tij Margarit Kume dhe gardisti Agim Llupo. Tre deputetët janë pa imunitet që prej 2 shkurtit, pas kërkesës së Prokurorisë në Kuvend.

Bashkëshortja e Edosin Kodrallit

“Natën e vrasjes burri im ka qenë në shtëpi, ai jo autori” KORÇË- Dje, bashkëshortja e Edison Kodrallit, i arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë në një kazino në Korçë 58-vjeçarin Et’hem Hëna, deklaroi se ai nuk është vrasësi. Et’hem Hëna u vra me armë zjarri në Vloçisht, në ambientet e kazinosë së të birit, ku edhe punonte, ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive pronësie. Për vrasjen e Hënës u arrestua dje shtetasi Edison Kodralli. Bashkëshortja e Edisonit deklaron se i shoqi natën e vrasjes ka qënë në shtëpi. “Bashkëshorti im nuk është vrasës, nuk është ai autori. Gjatë natës së krimit ka qenë në shtëpi, ai luante kumar”, tha ajo. Albana deklaron se policia e ka arrrestuar në sy të 3 fëmijëve të mirur, ndërsa i bëri apel policisë të gjejë autorin e vërtetë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Dëmtimet nga sherret, toksikimet nga alkooli

Halloween “çon” dhjetëra të rinj në spital, pati sherre e helmime Festa e Halloween-it që tashmë është bërë tradicionale, kryesisht për të rinjtë shqiptarë, nuk kaloi edhe aq në paqe në kryeqytet. Burime pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” thanë se përgjatë orëve të vonshme të së mërkurrës e deri në orët e denoncoi atëherë Bobajn për përdhunim dhe këtu nisi edhe konflikti i Lushës me regjizorin, ku në dosjen e Prokurorisë u përmendën gjoba 20 mijë euro,

para të së enjtes pati një fluks të madh pacientësh që mbërrinin me dëmtime të ndryshme trupore apo helmime nga pijet. Ndërkaq, Policia e Tiranës nuk njofton për ndonjë incident të rëndë me plagosje, por raportohen disa sherre mes të rinjve, që në të makinë, etj. Stresi u ndalua para pak kohësh në Qafë-Thanë, ku rezultonte si person në kërkim për shkak të kësaj ngjarjeje, që ende mbetet e pasqaruar. Para

gjitha rastet kanë rezultuar nën efektin e alkoolit. Ajo çka raportohet prej QSUT-së është mbërritja e disa adoleshentëve apo të rinjve, të cilët janë lënduar nga përplasjet fizike mes tyre apo dëmtime të tjera si djegie nga fishekzjarret. Ndërkaq, ka pasur edhe të rinj që janë paraqitur me shenja toksikimi, të ardhura kryesisht nga konsumimi i tepër i pijeve alkoolike. Pasi kanë marrë mjekimet e nevojshme, të rinjtë janë kthyer në banesat e tyre. pak kohësh Lusha ka publikuar një video ku shfaqet me pistoletë, ndërsa në emisione televizive ka pranuar përdorimin e mariuhanës.


10

« pavarësia

E premte 2 nëntor 2012 •

Hierarkia patriarkale dhe historia që e ka “dënuar” femrën

F

aktet e jetës sociale, intensiteti i lartë i dhunës mbi gratë dhe fëmijët, si rritja progresive e numrit të viktimave, femra nga dhuna në familje janë vërtet shqetësuese dhe tronditëse. Në njëfarë mënyre shoqërisht jemi në situatën kur kanë shpërthyer në mënyrë të pakuptimtë dhe banale teprimet e sjelljes agresive të meshkujve mbi gratë e tyre. Realiteti social, tashmë evident, i dhunës në familje është në nivele të tilla që nuk të bën aspak optimist. Megjithëse beteja e shtetit, drejtësisë, shoqërisë civile, medies, institucioneve fetare ka qenë në rritje sasiore dhe angazhime më precize cilësore, realiteti dhe faktet e përditshme të dhunës mbi gratë në njëfarë mënyre tregojnë se, me gjithë përpjekjet serioze që janë bërë, akoma duket se efektiviteti i luftës sonë të përbashkët ndaj dhunës në familje taktikisht nuk është në nivelin e duhur. Po ndërsa dhuna i ka treguesit në rritje, analizat që u bëhen shkaqeve të saj shpesh duket qartë se janë të sipërfaqshme apo sempliste. Kjo do të thotë se ka ardhur koha që ne si shtet, si familje, si drejtësi, si shoqëri civile dhe si institucione të përkujdesit shoqëror duhet të jemi më të kujdesshëm në drejtim të bërjes së analizave sociale të kësaj patologjie dhe njëherësh edhe në përcaktimin e diagnozave për shërimin e saj. Sepse nuk shërohet sëmundja sociale e dhunës në familjen shqiptare, nëse, së pari, nuk njohim më thellë, më saktë dhe pa alambikime morale dhe ambalazhe zbutëse jo vetëm shkaqet konceptuale, por dhe trajtat dhe format kontekstuale të saj që janë të lidhura me gjenezën, etnogjenezën, kulturën patriarkale dhe mentalitetin e fortë maskilist të shoqërisë. Këto janë disa nga shkaqet e kësaj dukurie shqetësuese që duhen vlerësuar dhe interpretuar sa më qartë dhe më drejt. Sepse kam ndjekur me shumë kujdes interpretimet politike dhe sidomos ato mediatike dhe kam vënë re se në shumë analiza, studime dhe vlerësime mediatike të dhunës në familje, veçanërisht mbi dhunën mashkullore që ushtrohet mbi gratë dhe në mënyrë monotone dhe stereotipike nuk bëhet analizë e qartë e shkaqeve të dhunës. Këtë e kupton sepse vazhdimisht politikanët dhe sidomos media e shkruar dhe elektronike theksi për shkaqet e dhunës vihet vetëm në aksesorë të tillë socialë të dukshëm siç janë varfëria, alkooli, droga dhe papunësia. Pa dyshim që askush nuk e mohon të vërtetën se ato janë faktorë që kanë ndikimin e tyre dhe që janë shkaqe bazë dhe që mund të bëhen motive shtesë për shpërthimin e dhunës së meshkujve në familjet tona. Por besoj se problemin duhet ta shohim ca më thellë, në mënyrë që pas “drurit të shohim pyllin” dhe jo anasjelltas. Kjo do të thotë se, nëse duam të kemi më shumë rezultate në luftën kundër dhunës në familje, duhet ta përqendrojmë vëmendjen tonë në disa defekte kulturore, që lidhen me traditën dhe mënyrat e vjetra të ndërtimit të partneritetit martesor, të rolit të varur dhe dytësor që ka pasur tradicionalisht femra në raport me meshkujt e familjes. Kjo tipologji ka qenë limfa që ka ushqyer këtë realitet barbar që në shoqërinë tona dhunë mbi femrat dhe veçanërisht mbi gratë në familje nuk konsiderohet ndonjë ngjarje e madhe dhe nuk ka pse shoqërisë t’i ngrihen qimet përpjetë. Me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur, të krijohet ideja se në këtë aspekt, që ka të bëjë me nivelin shumë të lartë dhe tejet shqetësues të dhunës mbi gratë në familje, ka ndikime të gjëra ideologjike dhe thelbësore kultura e vjetër maskiliste e funksionimit të strukturës së familjes shqiptare. Nuk zbutet dhuna vetëm me ligj dhe polici, as vetëm me masa shtetërore (të cilat janë të domosdoshme dhe kanë rëndësi të posaçme), nëse nuk vlerësojmë ndikimet e thella ontologjike që ka në këtë nivel absurd të dhunës tipologjia e vjetër e përcaktimit maskilist të roleve gjinore në familje, ndarja e padrejtë e pushtetit familjar midis meshkujve dhe femrave, nëse nuk luftojmë për të ndikuar në ndryshimin që duhet bërë në raportin e padrejtë të shpërndarjes së autoritetit në familje, në përmirësimin e partneritetit në marrëdhëniet midis burrit dhe gruas, mashkullit dhe femrës. Në këtë kontekst, unë mendoj se ka ardhur koha e duhur që gratë tona të kenë dhe të kërkojnë të drejta sociale më të plota, jo vetëm në familje, disa prej të cilave dhuna e shëmtuar e meshkujve i ka bërë burg për gratë, por dhe në shoqëri në të cilat tipologjia e dhunës nuk është aq shumë fizike, por mbetet thelbësore pavarësisht alambikimeve dhe sofistikimeve sociale që i bëjmë për të fshehur atë. Koha moderne e ka kaluar dhunën fizike, por ka sjellë format e rafinuara të dhunës psikologjike, verbale, emocionale që janë po aq, në mos më shumë restriktuese për femrën, e cila përballet me to në shoqërinë tonë. Ndaj jo vetëm në familje, por dhe jashtë saj, në jetën publike, gratë duhet të jenë më mirë të garantuara ligjërisht për të pasur të drejta sociale, ekonomike të pacenuara nga ideologjia e maskilizmit të rafinuar dhe që realisht ato të ndihen të barabarta me burrat. Ne duhet të bëjmë më shumë për ta thyer tendencën e zgjatur të feminizimit të varfërisë, duke krijuar më shumë barazi shanse dhe oportunitete në tregun e punës për to. Është koha që të gjithë së bashku: politika, parlamenti, qeveria, shoqëria civile, media, komuniteti, shkolla dhe vetë gratë, të luftojmë që të krijojmë kushte për zhvillimin e barazisë gjinore në terrene më të ngushta, aty ku realisht zhvillohet jeta e vërtetë, pikërisht në familjet tona. Beteja jonë është lufta e vendosur për të krijuar të gjitha kushtet, duke bërë të gjitha përpjekjet edukative, propagandistike e ligjore, që të fillojmë punën për ndërtimin e asaj gjëje që

Nga Gëzim TUSHI është shumë e rëndësishme në shoqërinë tonë. Shoqëria jonë ende nuk është, por duhet të bëhet shoqëri e mundësive dhe e shanseve të barabarta për gratë. Ne po u largohemi me shpejtësi paradigmave sociale dhe individuale diskriminuese për shkak të racës, gjinisë dhe të përkatësive të tjera rastësore, ndaj beteja me dhunën në familje nuk bëhet në mënyrë të njëanshme. Ajo nuk fitohet pa luftuar secili në llogoren e vet dhe të gjithë së bashku, sipas kërkesave normative të Strategjisë Kombëtare, e cila është një program madhor për të sulmuar, sunduar dhe mposhtur këtë të keqe sociale tejet të shëmtuar. Nga pikëpamja ligjore janë bërë ndryshime radikale për të mbushur vakumin që favorizonte dhunën dhe që linte pa ndëshkuar dhunuesit. Përmirësimi i legjislacionit, jo vetëm si kërkesa dhe kushte esenciale të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, por në radhë të parë si orientim për të përmirësuar kushtet e të jetuarit në barazi dhe me dinjitet të grave dhe motrave tona. Ne kemi një kuadër ligjor më të plotë dhe favorizues për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve nga dhuna. Kushtetuta e Republikës, Kodi Penal, Kodi Civil, Kodi i Familjes, ligji “Për masat kundër dhunës në marrëdhëniet familjare” si dhe aktet nënligjore të ministrive të linjës për zbatimin e tyre janë kushte paraprake ligjore, që vënë në lëvizje administratën e shtetit, strukturat e saj në të gjithë procesin e parandalimit dhe ndëshkimit të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Legjislacioni ynë në mbrojtje të gruas shqiptare nga dhuna është i standardeve europiane, i përafruar me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe i përputhur me kërkesat normative të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, konventën për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas etj. Por kjo nuk do të thotë se problemi i parandalimit, frenimit dhe ndëshkimit të dhunës ndaj grave është zgjidhur. Ne jemi të ndërgjegjshëm për problemet që kanë institucionet e ngarkuara për zbatimin e ligjit dhe të mungesave që ekzistojnë në strukturat që pasojnë realizimin e zbatimit të kuadrit ligjor deri në fund për mbrojtjen e viktimave të dhunës. Në këtë drejtim duhet të bëjmë më shumë për të çuar deri në fund përgjegjësitë që u ngarkon “Strategjia kundër dhunës në familje” dhe plani i veprimit dhe zbatimit deri në fund të saj. Veçanërisht duhet të përmirësojmë strukturat sociale që kanë role të rëndësishme në politikat e parandalimit, rehabilitimit dhe riintegrimit social të grave që janë viktima të dhunës. Nuk zbutet dhuna mbi gratë pa demokratizuar familjen Ekzistenca e drejtësia sociale që kemi në jetën shoqërore dhe përpjekjet për të ripërkufizuar dhe ridimensionuar përmasat e pabarazisë gjinore janë komponente me rëndësi, që favorizojnë betejën sociale, shtetërore, juridike ekulturore për të mbrojtur gratë nga padrejtësisë që u bëhet atyre në shumë aspekte të jetës në shoqërinë tonë aktuale. Por, për fatin e keq të shoqërisë, qytetërimit dhe vetë grave, shoqëria jonë po përballet paradoksalisht me një fenimen social siç është zgjerimi i shkaqeve të konflikteve dhe dhunës mbi to në familje. Ky është një problem shumë i madh dhe i vështirë për t’u përballuar, ngaqë zhvillohet në familje dhe brenda kontureve të mbyllura të shtëpisë. Fenomeni i dhunimit të grave në familje për motive banale apo esenciale nuk është fenomen i ri për shoqërinë shqiptare, Por përmasat, format, stratagjemat fiziko maskiliste të dhunës së burrave mbi to e kanë bërë këtë fenomen të jetë në përmasa sociale jo thjesht shqetësuese, por alarmante. Pa dyshim që ende shoqëria jonë nuk është në fazën e pjekurisë së qytetërimit të vet, që dhunën e meshkujve mbi gratë në familje të mos e konceptojë në mënyrë eufemiste, duke e trajtuar atë si defekt kulturor të familjes tradicionale shqiptare. Përkundrazi, dhuna mbi gratë në familje nuk është problem kulturor, por aspekt i qartë i sjelljes kriminale mbi gratë dhe duhet trajtuar si e tillë. Çfarëdo statistikash pozitive të përdorim për të treguar evolucionin qytetar të shoqërisë shqiptare dhe përmirësimin e statusit social të gruas shqiptare në shoqëri, ato nuk e kanë peshën dhe vlerën e duhur për gratë, nëse në familjen e tyre ato ndihen dhe trajtohen si qenie inferiore ndaj burrave, të rrezikuara nga dhuna sadiste dhe krimi ordiner, nëse ato në kështjellën bazë të jetës së tyre bashkëshortore ndihen të rrezikuara nga dhuna që vjen nga diskriminimi fizik, shpirtëror, emocional dhe subjektiv për shkak se “shtëpia shqiptare” vazhdon ende të ruajë atavizmin e një qendre dhune për gratë, të cilat ndihen të tmerruara nga niveli tejet agresiv i mentalitetit maskilist dhe pesha antihumane e autoritarizmit ekstrem të meshkujve në marrëdhënie me to. Nuk ka barazi gjinore dhe nuk mund të shmanget dhuna në familje nëse nuk do të ndryshojmë strategjinë e punës sonë, duke e përqendruar vëmendjen në krijimin e kushteve sociale, ligjore, kulturore për përhapjen publike të koncepteve të reja për raportet e ndryshuara midis mashkullit dhe femrës në shoqëri, apo midis burrit dhe gruas në familje. Studimet e realizuara nga organizatat joqeveritare, të dhënat e organeve shtetërore për gratë viktima të dhunës në familje, faktet e pasqyruara nga media tregojnë se jemi në një fazë kritike, kur intensiteti i dhunës në familjen shqiptare dhe brutaliteti maskilist që ushtrohet jashtë çdo kontrolli brenda mureve të shtëpisë është i thellë, i dukshëm, intensiv në krahasim me dhunën që ushtrohet në ambiente publike mbi to. Meqenëse të gjithë jemi të shqetësuar, të përfshirë me kontribute të ndryshme sipas pozicionit që kemi në jetën shoqërore, së pari

duhet të bëjmë marrëveshjen e fjalës për të pranuar të vërtetën se në vendin tonë nuk do të zbutet dhuna pa punuar me të gjithë mjetet, format dhe instrumentet e jetës sociale intensivisht. Në radhë të parë e mbi të gjitha me meshkujt tanë, një pjesë prej të cilëve kanë mbetur rob të biologjisë së deformuar dhe forcës instiktive të dhunës kafshërore. Kjo do të thotë se tani duhet kuptuar dhe pranuar nga të gjithë njerëzit dhe institucionet e rëndësishme të jetës shtetërore dhe publike se jemi para nevojës së ngutshme për të bërë revolucion të vërtetë në familje dhe brenda mureve të shtëpive tona për të zbutur trajtën barbare të maskilizmit tradicional ballkanik, në mënyrë që të krijohen kushte që ndihmojnë gratë, të cilat në betejën e tyre vendimtare kanë nevojë së pari të ndihmohen nga të gjithë për të ndërtuar në radhë të parë demokracinë shtëpiake. Sepse shtëpia jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë kështjella mashkullore, në të cilën burri shqiptar e konsideron dhe e quan gruan si pronë të vetën, bashkë me trupin, shpirtin, dinjitetin, subjektivitetin dhe personalitetin e saj. Madje, siç po tregojnë rastet, ky kufi është duke tejkaluar çdo limit të të drejtave të gruas në familje dhe shumë burra po bëjnë krime makabre, duke menduar si sadist të vërtetë, që kanë të drejtë dhe për ekzistencën dhe jetën e saj. Nuk ka pse e fshehim faktin për të cilin duhet të turpërohemi si burra që shtëpinë, që duhet të jetë ambienti kryesor ku duhet të lulëzojë dashuri, mirëkuptimi, partneriteti, e kemi bërë qendër dhune, ku pa frikë dhe drojë dhunohet dhe diskriminohet brutalisht gruaja shqiptare. Shoqëria shqiptare nuk mund të jetë e qetë nëse në shumë shtëpi, në emër të privatësisë, mosndërhyrjes apo si pasojë e zgjerimit të indiferentizmit social, disa familje janë shndërruar në burg social për gratë. Shtëpia nuk është kështjellë e mbyllur, në të cilën meshkujt e paekuilibruar e sadistë të kenë mundësi të bëjnë çfarë të duan, të sillen si të duan me gratë, si të ishin qenie inferiore, pa të drejta dhe personalitet. Sfida e shoqërisë sonë nuk është vetëm shndërrimi i familjeve tona në komunitete të shëndetshme, paqësore, por me rëndësi të veçantë është garantimi i staturës së shtëpisë, si instrumenti social më i madh i barazisë gjinore, i sigurisë morale të brezave, i identitetit të shëndoshë gjinor dhe shfaqjes së dinjitetit edhe për gratë dhe fëmijët. Duhet të përpiqemi më shumë dhe të ndihmojmë me të gjitha mjetet gratë për të dalë nga paragjykimet vjetra deterministe biologjizante, për të shkatërruar konceptin që kanë një pjesë jo e vogël e tyre për misionin thjeshtësuar biologjik, seksual dhe edukativ në familje. Mentalitet që favorizon dhunën dhe e mban gruan të mbyllur dhe të dhunuar në shtëpi, duke pasur të kufizuar kufirin e të drejtave individuale dhe sociale, ngaqë të destinuar të qarkullojë sipas dëshirave të burrit në “trekëndëshin fatal”, që të lindë, të ritë, të edukojë fëmijët, të bëjë punët e shtëpisë. Kjo pozitë e disa grave është një nga shkaqet tradicionale që favorizon dhunën e meshkujve mbi to. Ndërkaq duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm se në aspektin e zgjerimit të dhunës në familje ka ndikim fakti që në shoqërinë tonë ka një prirje të dukshme sociale disfavorizuese për gratë, që papunësia tek ato është më e thellë dhe që ky realitet është një nga shkaqet shtesë, që ndihmon pozitën e tyre të disfavorizuar në familje. Parandalimi, frenimi dhe ndëshkimi i dhunës që ushtrohet në shtëpi duhet të jetë një nga sfidat e mëdha të kohës për shoqërinë civile, shtetin dhe të gjitha organizimet e shumta të jetës sociale në Shqipëri. Dhunën duhet ta zbulojmë aty ku ajo është më intensive, aty duhet të ndërhymë me të gjithë mjetet e prevencës, ndëshkimit ligjor të dhunuesit dhe rehabilitimit social të viktimës. Nuk është e vërtetë që dhuna mbi gratë nuk është nga pikëpamja sociale esencale për familjen shqiptare. Në jetën moderne nuk mund të ecim me mentalitete historike mizogjine të deformuara, që vijnë nga e kaluara e familjes sonë, me strukturë patriarkale dhe hierarki maskiliste, por nga parimet e reja të familjes dhe qytetërimit modern. Një rol të veçantë duhet të luajë shkolla për edukimin qytetar të nxënësve dhe studentëve, në mënyrë që ata të edukohen me standardet e qytetërimit modern, të nderimit dhe respektimit të gruas në rolin e shoqes, të dashurës, bashkëshortes, nënës, mikes. Të rinjtë tanë duhet t’i mësojmë në familje dhe në shkollë që të jetojnë me një moral të ri gjinor, të bazuar në bindjen e thellë se shoqëria jonë do të jetë e drejtë, humane dhe solidare kur të ketë në themel të saj barazinë gjinore. Ndërkaq duhet përmirësuar puna që bëhet në strukturat ligjore, të këshillimit, të trajtimit social, në komisariate, qendrat e pritjes së viktimave, në klinikat e specializuara. Por me shumë rëndësi në këtë betejë është dhe aleanca me medien, trajtimi i gjerë dhe zgjerimi i sensibilitetit social kundër dhunës në familje. Trajtimi i problemit të dhunës mbi gatë dhe fëmijët në shtyp dhe medien elektronike duhet të marrë një intensitet të ri, jo vetëm investigative, por dhe edukative dhe konstruktive për të krijuar frontin e madh social, të koordinuar midis shtetit, pushtetit vendor dhe shoqërisë civile. Beteja jonë kundër dhunës në familje është kuintesenca e betejës për qytetërimin për plotësimin e standardeve sociale, etike dhe gjinore të Bashkimit Europian. Kjo betejë është e integruar dhe duhet të bëhet sfida jonë e përbashkët e politikës, e qeverisë, e shoqërisë civile, e grave, por dhe e burrave. Asnjë shoqëri që ka tregues të lartë të dhunës në familje, që diskriminon dhe keqtrajton gruan për shkak të diferencës gjinore apo përkatësisë seksuale, nuk është dhe nuk mund të quhet moderne.


opinion • E premte 2 nëntor 2012

»

11

Leksioni politik i Sekretares Klinton Nga Nebil ÇIKA

V

izita e sekretares Klinton vjen në një kohë kritike për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ndodhemi përpara hedhjes së një hapi të madh, siç është marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, hap që Shqipëri po e rrezikon për shkak të mundësisë për mosvotimin e tri ligjeve (kushteve) nga opozita e majtë e Edi Ramës. Pikërisht ky moment i rëndësishëm për Shqipërinë ka qenë pjesë e mesazhit të znj. Klinton në pjesën publike të vizitës së saj në Tiranë, kryesisht në fjalimin në Kuvend, ku në mënyrën më elegante i ka kujtuar e kërkuar klasës politike shqiptare të dojë Shqipërinë. Pa dyshim që SHBA-të, si kumbarët e pavarësisë së Shqipërisë, kanë qenë dhe janë vendi më i interesuar për integritetin dhe prosperitetin e vendit tonë, ku integrimi në BE përbën sigurisht një kulm historik. Zonja Klinton zgjodhi si shembull raportet e saj me Presidentin Obama, ku edhe pse ajo humbi në garën presidenciale, pranoi bashkëpunimin me kundërshtarin, për faktin se ata të dy e donin Amerikën. Fakti që zonja Klinton ishte humbësja në garën me z. Obama përbën një paralelizëm me opozitën shqiptare, që jo pa qëllim sekretaria e Shtetit e solli si shembull për atë që politika shqiptare, në mënyrë të veçantë opozita, duhet të bëjë nëse me të vërtetë e do Shqipërinë. Por jo vetëm kaq. Zonja Klinton në fjalimin e saj theksoi faktin se Shqipëria e meriton anëtarësimin në BE, duke hedhur poshtë çdo pretendim të opozitës se Shqipëria nuk e meriton një gjë të tillë. Me këtë deklaratë publike në Kuvend ajo i ka shuar opozitës çdo mundësi justifikimi tek

aleatët për bllokimin e procesit të anëtarësimit në BE, gjë që z. Rama thotë se do ta bëjë duke mos votuar ligjet dhe reformat e vendosura si kusht të statusit të vendit kandidat. Pa dyshim që sekretarja Klinton duhet të ketë qenë më e drejtpërdrejtë në takimet jopublike me politikanet tanë, por ajo që tha publikisht është e mjaftueshme për të drejtuar saktë gishtin te fajtori i një dështimi të mundshëm të statusit, gjë që mund të jetë përcaktuese në orientimin e votës së elektoratit vitin tjetër. Në fjalimin e saj Klinton theksoi edhe vuajtjet e popullit shqiptar, por edhe regresin e Shqipërisë gjatë 50 vjetve të diktaturës komuniste, gjë që shumë prej politikanëve tanë u ka kujtuar të shkuarën për shkak të implikimit të tyre apo të afërmve të tyre në këtë vuajtje e regres të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Pa dyshim që periudha komuniste e Shqipërisë ishte edhe periudha më antiamerikane e politikës së saj, gjë që nuk mund të harrohet lehtë as nga përfaqësuesit e shteti amerikan e as nga shumica e shqiptarëve admirues historik e fanatik të SHBA-ve. Theksimi i diktaturës komuniste në fjalimin e sekretares Klinton ishte një tërheqje e vëmendjes se çdo tendencë për frenimin apo bllokimin e trendit euroatlantik të Shqipërisë mund të çojë kurdo në situata e kushte politiko-shoqërore si ato të diktaturës, që sapo e kemi lënë pas. Duke theksuar faktin se zhvillimi i Shqipërisë është me interes të madh edhe për interesat e SHBA-ve, sekretarja Klinton la të kuptohet se bllokimi i integrimit euroatlantik të vendit është gjithashtu një veprim kundër interesave amerikane, gjë që e bëri leksionin e saj për politikën shqiptare edhe më serioz.

Një nga leksionet apo mesazhet e zonjës Klinton shkonte edhe për fqinjët apo të tjerë jo dashamirës së Shqipërisë. “Kemi qenë me ju 100 vjet, do të jemi edhe 100 të tjerë, edhe 100 të tjerë, edhe 100 të tjerë...” Kjo deklaratë e shefes së diplomacisë amerikane në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë është një mesazh i qartë për të gjithë ata që synojnë cenimin e interesave kombëtare të Shqipërisë dhe se ky trend i forcimit të shqiptarëve në rajon do të vazhdojë i pacenuar dhe nën kujdesin e SHBA-ve. “Dua t’ju tregojmë si shembull në rajon dhe në botë”, - tha zonja Klinton duke deklaruar kështu faktin se SHBA-të janë në krah të Shqipërisë dhe shqiptarëve, në projektin e riforamtimit dhe zhvillimit të tyre kombëtar e shoqëror. Si përfundim, sekretaria Klinton arriti me mjeshtëri të përcjellë mesazhin te opinioni publik shqiptar e më gjerë se SHBA-të ka qenë dhe janë në krah të Shqipërisë dhe shqiptarëve si aleat natyral, një konstatim që na jep siguri se e kaluara tragjike nuk do të mund të kthehet më, por që edhe perspektiva në mbështetjen dhe aleancën e shtetit e kombit më të madh e më të fortë në botë duhet të jetë e garantuar. Por z. Klinton me sharmin dhe elokuencën, inteligjencën, vizionin e sidomos komunikimin e jashtëzakonshëm me publikun demonstroi faktin se Amerika është kyekombi i botës, veçanërisht për përzgjedhjen që u bën udhëheqësve të saj, gjë që duhet të na bëjë ne shqiptarëve të turpërohemi, por edhe të reflektojmë që përzgjedhjet tona të ardhme politike e elektorale të orientohen nga ato standarde që shefja e diplomacisë amerikane demonstroi me vizitën e saj disaorëshe në Tiranë.

Hilari Klinton foli shqip fare Vërtet Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton në mesditën e 1 nëntorit në Tiranë foli shqip fare, por nuk mund të mos shtrohet pyetja: A e kanë kuptuar atë saktësisht dhe plotësisht të gjithë politikanët dhe ligjvënësit shqiptarë? Sepse një pjesë e tyre nuk kuptojnë as anglisht dhe as shqip

D

Nga Xhevat MUSTAFA

uhet sqaruar qysh në fillim: sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton edhe në parlamentin e Shqipërisë, ashtu si në Sarajevë, Beograd, Prishtinë, Zagreb, foli në gjuhën e përbotshme, atë angleze. Në një anglishte të pastër, të qartë. Para deputetëve shqiptarë foli si diplomate e shquar dhe me përvojë, por foli edhe me çiltërsi, me dashamirësi dhe ëmbëlsi, aq sa mund të thuhet se për bashkëmoshatarët e saj foli edhe si motër e madhe, ndërsa për më të rinjtë edhe si nënë. Brenda një fjalimi pakminutësh dhe me qartësi shembullore përcolli shumë mesazhe, këshilla, porosi, përvojë, një leksion që nuk mund dhe nuk duhet të harrohet lehtë. Parë nga kthjelltësia dhe qartësia e shprehjes, mund të thuhet në mënyrë figurative se ajo foli shqip fare për Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë, për Kosovën dhe Shqipërinë, si pjesë të Ballkanit dhe të BE-së. Ajo foli si një mikeshë e madhe dhe e sinqertë e të gjithë shqiptarëve, në Prishtinë dhe Tiranë, për shqiptarët dhe ndërkombëtarët, për miqtë e shqiptarëve dhe për ata fqinj të tyre, që vazhdojnë të nanurisen nga ëndrra dhe skenarë të mykur. Duke u përqendruar te vizita e saj në Tiranë, duhet thënë se ne shqiptarët kemi të drejtë të ndihemi me fat që SHBA-të edhe me gojën e zonjës Hilari Klinton rishprehën dje palëkundshmërinë për të ruajtur dhe forcuar pandërprerë miqësinë dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve dhe popujve, se Shqipëria do ta ketë mbështetjen e SHBA-ve edhe në 100 vjetët e tjerë pas 100-vjetorit të Pavarësisë, pra, shqip fare, përgjithmonë. Koalicioni qeverisës prej mesit të vitit 2005, por dhe opozita, duhet t’i jenë mirënjohës sek-

retares amerikane të Shtetit Hilari Klinton edhe për vlerësimet e saj për ndryshimet e mëdha demokratike të bëra në Shqipëri gjatë 20 vjetve pas komunizmit, për sukseset e mëdha në fushën e integrimit europian dhe euroatlantik si dhe për rolin konstruktiv të Shqipërisë për stabilitetin, bashkëpunimin dhe integrimin rajonal. Por, si mikeshë e madhe e Shqipërisë, zonja Klinton nuk u mjaftua vetëm me evidentimin e sukseseve, siç është kuptuar dhe dëshmuar gjatë 20 vjetve, se ua ka qejfi më shumë lidershipeve të partive në koalicionet qeverisëse në Shqipëri. Ajo vazhdoi, gjithnjë shqip fare, me disa kërkesa, këshilla, porosi, detyra, duke i mbuluar kritikat dhe qortimet me një ton lutës dhe me shumë dashamirësi. Me shembullin e bashkëpunimit të frytshëm të saj me një ish-kundërshtar të vet, kryediplomatja amerikane Hilari Klinton u bëri një leksion shumë të kuptueshëm të gjithë deputetëve shqiptarë mbi konceptin dhe domosdoshmërinë e kulturës demokratike të konsensusit, kompromisit dhe bashkëpunimit politik, të kapërcimit të interesave ngushtësisht partiake, kur është fjala për interesa madhore dhe jetike mbarëvendore dhe mbarëkombëtare. Po shqip fare, duke e ditur se gjatë rreth 21 vjetve klasa politike shqiptare nuk ka ditur (nuk ka dashur) të bëjë zgjedhje me të vërtetë të lira dhe demokratike, zonja Klinton iu lut deputetëve shqiptarë të të dy krahëve politikë që më në fund më 2013, për të mirën e vendit dhe të popullit të tyre, të kapërcejnë interesat ngushtësisht partiake, klanore, karrieriste dhe të bashkëpunojnë për të zhvilluar zgjedhje me të vërtetë demokratike, sipas standardeve të kërkuara nga OSBEODIHR-i, nga BE-ja dhe nga SHBA-të. Po kështu, duke e ditur se ç’përmasa të frik-

shme ka në Shqipëri korrupsioni dhe se në vendin tonë vitet e fundit në luftën kundër tij nuk ka raste dënimesh dhe burgosjesh deri në nivelet më të larta, si në Izrael, Francë, Gjermani, Kroaci, Irlandë, Rumani, Bullgari, Greqi… shefja e diplomacisë amerikane Hilari Klinton i kujtoi auditorit, i përbërë nga shumë profesorë në luftën teorike kundër këtij fenomeni dhe në praktikën e përfitimeve prej tij, se sëmundja kanceroze e korrupsionit luftohet me operacione të vazhdueshme rrënjësore, me shtet të fortë dhe transparent ligjor, me barazi të vërtetë para ligjit. Pra, në shqip fare, duke e goditur ligjërisht e seriozisht tek të gjithë bartësit, edhe në kokë, në majë të piramidës shtetërore dhe qeveritare dhe jo vetëm nga mesi e poshtë, siç ka ndodhur përgjithësisht në Shqipëri dhe Kosovë, të paktën qysh nga viti 2000. Merret me mend se këtë leksion demokracie, kulture bashkëkohore kompromisi, konsensusi dhe bashkëpunimi zonja Klinton e ka dhënë posaçërisht, gjithnjë në shqip fare, edhe në takimin me liderin e PS-së Edi Rama. Duke u treguar sinqerisht më e shqetësuar se vetë Edi Rama dhe plot politikanë dhe ligjvënës shqiptarë nga humbja e dy vjetve në procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat në BE, edhe atij ajo duhet t’i jetë lutur që të heqë dorë nga qëndrimet e derisotme konfliktuale, bllokuese ndaj përmbushjes së detyrimeve nga Shqipëria brenda muajit nëntor për të mos i ndëshkuar vendin dhe popullin me djegien edhe të një viti tjetër. Vërtet sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton në mesditën e 1 nëntorit në Tiranë foli shqip fare, por nuk mund të mos shtrohet pyetja: a e kanë kuptuar atë saktësisht dhe plotësisht të gjithë politikanët dhe ligjvënësit shqiptarë? Sepse një pjesë e tyre nuk kuptojnë as anglisht dhe as shqip.


12 D

« IntervistË

ivorcet në rritje ajo i lidh me forcën e femrës për të marrë vendime. Sot, për Inis Gjonin, gratë janë në gjendje të gjejnë shpresën, pas një dhimbjeje të madhe siç është ajo e një ndarjeje dhe në të njëjtën kohë janë aq të dëshiruara për përkëdhelje. E njohur fillimisht si vajzë e bukur e spektakleve, Inis Gjoni, në fakt tenton të dëshmojë përtej kësaj. Aktrimi, regjia dhe teatri e kanë tërhequr me kohë bukuroshen Gjoni, e cila së fundmi shfaqet si regjisore në një shfaqje teatrore. “Klani i të divorcuarave” është shfaqja që do të vijë premierë sonte në mbrëmje në Teatrin Kombëtar nën regjinë e Inis Gjonit dhe nën interpretimin e Romir Zallës - Brizhilda, i cili luan rolin e një femre, Adriana Tolkës – Stefania dhe Jonida Vokshi – Meri. Në këtë intervistë Gjoni flet për forcën e femrës, edhe kur ajo është “e vetmuar” dhe pa një burrë përkrah, si dhe zbulon shumë më tepër… Inis, rikthehesh në teatër me një vepër të Alil Vardarit, i cili, nga sa më tregove më parë është me origjinë shqiptare. Na trego si fillim diçka më shumë për të? Është e vërtetë, Alil Vardar është autori i veprës. Zoti Vardar është me origjinë shqiptare, nga Maqedonia. Familja e tij ka emigruar jashtë vendit dhe është vendosur në Belgjikë. Aktualisht zoti Vardar jeton dhe punon në Francë. Është një nga aktorët dhe dramaturgët më të njohur në vend dhe jashtë vendit për sa i përket skenës së teatrit e sidomos asaj të komedisë. Nga ana tjetër është dhe një nga sipërmarrësit më seriozë në fushën e teatrove, pasi ai disponon disa teatro në Paris dhe në qytete të tjera. Veprën “Klani i të divorcuarave” autori Alil Vardar e ka shkruar rreth vitit 2004. Kjo vepër ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe është luajtur në skenat e Parisit për gjashtë vjet rresht pa ndalesë, nga vetë autori. Aktualisht kjo komedi vazhdon të luhet nga të tjerë aktorë dhe të ketë po të njëjtin sukses në skenat e Parisit, në të gjithë Francën dhe jashtë saj. Çfarë trajton vepra? Ngjarja zhvillohet në ditët e sotme. Në këtë vepër trajtohet një problem shumë shqetësues për shoqërinë në Shqipëri dhe në mbarë botën, siç është familja, e cila duket se po e humb magjinë e saj, për shkak të numrit të lartë të divorceve. Të tilla janë dhe personazhet tona: Stefania, një grua rreth të 40–tave, pas 5 vjetësh martesë vendos të lërë bashkëshortin, pasi kupton se ai nuk i përkiste nivelit të saj shoqëror; Brizhilda, një femër 40–vjeçare tepër e shëmtuar, por nga ana tjetër shumë interesante për mënyrën se si e shet vetveten, e divorcuar me kërkesë nga bashkëshorti i saj; dhe Meri, më e bukura nga të dyja shoqet e saj, të përmendura më sipër, më e përkëdhelura,

E premte 2 nëntor 2012 •

Inis Gjoni:

Divorci sot, dëshmi e forcës femërore

dhe kjo dallohet lehtazi nga mënyra se si ajo komportohet. Është 35 vjeçe, edhe kjo e divorcuar. Një gjë që të bën përshtypje nga divorcet sot dhe konkretisht në komedinë tonë është se gjithmonë e më shumë shohim forcën e femrës për të marrë vendime, si rasti i Stefanisë e Merit, të cilat i kanë zgjidhur martesat e tyre me koshiencë, dhe nga ana tjetër shohim femrën, atë të braktisurën nga bashkëshorti, Brizhildën, e cila edhe pse me brengë arrin të gjejë forcë sot për ta përballuar divorcin, për të parë përpara dhe për të gjetur shpresën, pas një dhimbjeje të madhe siç është ajo e një ndarjeje. Kështu nuk ishim mësuar ta shikonim femrën shumë vite më përpara në krahasim me sot, kaq të fortë. Nga ana tjetër në këtë shfaqje, publiku do të gjejë sigurisht brishtësinë dhe dëshirën për përkëdhelje, që për femrat protagoniste janë aq shumë të nevojshme. Ndaj ato në fund bëjnë gjithçka për të mos u ndier të vetmuara, duke luftuar për të rigjetur dhe një herë fatet e tyre. Fillimisht këto tri gra nuk njihen me njëra-tjetrën, por fati i bashkon në një shtëpi, ku ato vendosen me qira pas ndarjeve martesore. Ku zhvillohet ngjarja? E gjithë ngjarja zhvillohet në apartamentin e tyre, në hollin e në ballkonin e shtëpisë. Këtu lind dhe “Klani i të divorcuarave”. Aty nisin, zhvillohen, shpalosen të gjitha dëshirat dhe frikërat intime të këtyre grave, në një

përpjekje për t’u dhënë kuptim jetëve të tyre që gjenden në dukje të pashpresa, ndaj ato vendosin më në fund pas shumë sprovash të nxjerrin në gazetë një lajmërim “Duam bashkëshortë”, me shpresën se ‘princi i kaltër’ është duke i pritur pas asaj letre. Më e pashpresa duket se është Brizhilda, por që në fund fati është vetëm me të. Tek këto femra shohim dramën e tyre në përpjekje të një jete më të mirë në çift, ndaj kjo vepër është sa komike, aq dhe dramatike. Ndërsa komedia vjen nëpërmjet këndvështrimit të autorit, duke na treguar dhe anën tjetër të medaljes dhe duke na sjellë një komedi me situata brilante komike. Në të vërtetë ato mundohen të bëjnë gjithçka për t’i shpëtuar vetmisë, por në fund ato, si shumë femra të ditëve tona, kanë kuptuar se mund t’ia dalin dhe të vetme. Se kështu e ka kjo jetë, më mirë vetëm sesa e keqshoqëruar. Çfarë gjejmë tjetër te kjo komedi? Në këtë komedi shohim intimitetin e tyre shpirtëror, duke shprehur të gjitha kontradiktat dhe dëshirat që ato kanë. Shohim femrën e ditëve të sotme, origjinale dhe jo të shtirur, shohim jetën. Komedia në këtë vepër është reale dhe

e vërtetë në dialogun, në naivitetin, në dëshirat, liritë, dhe në bisedat që ato sot diskutojnë, flasin dhe veprojnë, duke u munduar t’i japin jetës zgjidhje praktike dhe aspak dramatike. Ky lloj zhanri u përket komedive intime, reale, jetësore. Pa shumë sforco, me anë të gjuhës dhe zhargonit publiku gjen në këto komedi jetën reale, atë me të cilën përballemi çdo ditë. Ndaj sot në botë po tentohet gjithmonë e më shumë, të flitet me gjuhën e së vërtetës pa e zbukuruar, pasi aty është bukuria. Çfarë ju tërhoqi kaq shumë në këtë vepër? Pse e zgjodhët? Ajo që më tërhoqi në këtë vepër është tema. Më bëri tepër përshtypje këndvështrimi dhe mënyra se si femra e shikonte “divorcin dje dhe si e sheh sot”. Rrugën që ajo ka ndjekur më përpara dhe si e shikon zgjidhjen sot. Në këtë komedi kemi pikërisht femrën e ditëve të sotme në një fazë më të sigurt të historisë së saj, pas shumë përpjekjesh që ajo ka bërë për t’u ndjerë e fuqishme në vendimmarrje të rëndësishme të jetës, siç është ajo e lidhjes së një martese dhe divorcit. Sot më në fund ajo është e lirë të bëjë zgjedhjet, të vuajë për gabimet e saj me koshiencë

dhe me vetëdije, dhe jo të vuajë gabimet e të tjerëve. Kur bëhet fjalë për femrën, por dhe për shoqërinë sot shikoj se ku ka arritur mentaliteti, forca, lirshmëria femërore dhe ajo shoqërore, siç ndodh dhe me personazhet tona. Kur jo më larg se në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar nuk guxohej të flitej kaq hapur për dëshirat, pasionet, ndjesitë e thella njerëzore e femërore me një sinqeritet

dhe një natyrshmëri pa i vendosur kësaj të fundit (femrës) epitete të ndryshme. Pa diskutim për ndjesitë femërore është folur gjithmonë... Do të përmendja poeteshën Safo apo autorë të ndryshëm që i kanë folur pasioneve të forta femërore, siç është “Ana Karenina” apo “Zonja Bovari” e shumë të tjerë. Ajo që po thoja pak më lart është se sot gjuha që përdoret nga autorët për të shprehur sensualitetin femëror, pasionet, dëshirat, aventurat është e vërtetë, e prekshme, origjinale, me doza romantike. Aty ku ajo ndihet e ftohtë, ku duhet të jetë e tillë, është zhargoni i përditshëm i jetës, nuk ka shtirje në të. Shtirja dhe kamuflimi i rrethanave për t’i prezantuar ato si më të moralshme apo të pamoralshme është pavend sot në shoqërinë tonë. Nga ana tjetër, femrat mes tyre janë shumë të vërteta. Ato nuk kanë doreza për të shprehur dëshirat dhe ndjesitë e tyre. Ajo që është më e bukura e ditëve tona është se femra po pranohet me realizëm dhe me natyrshmëri lehtësuese, duke e zhveshur atë nga paragjykimet që e rëndonin atë një herë e një kohë. Tani Stefania, Brizhida e Meri janë aty me dialogun e tyre, për mënyrën se si flasin, se çfarë kërkojnë dhe se si veprojnë, ndjesitë, dëshirat, pasionet, aventurat, frikërat dhe çmenduritë. Në të vërtetë ato kanë qenë gjithmonë aty, vetëm se sot pranohen nga ne të gjithë. Ku qëndron aktualiteti? Kjo është një komedi tepër aktuale për vendin tonë. Divorci është një dukuri shqetësuese për shoqërinë shqiptare. “VORD FACT BOOK” e ka renditur Shqipërinë pas viteve ‘90-të, në vendin e 14-të në botë dhe të pestin në Evropë për numrin e lartë të divorceve. Kjo është një situatë alarmante. “Gjykata e Faktit” në Tiranë është shprehur se këto divorce kryhen nga çiftet e reja dhe këto padi vijnë më së shumti nga fem-

rat. Sigurisht, numri i divorceve në Shqipëri është shumë më i lartë se ai i para viteve ‘90–të. Nuk mendoj se përpara këtyre viteve lidhjet martesore ishin më të forta. Thjesht presioni që ushtronte opinioni i shoqërisë, i bënte shumë çifte të mos divorcoheshin, por të pranonin të jetonin në hipokrizi. Për një shoqëri normale, në një situatë të tillë do të ishte zgjidhje ndarja. Po përse ka ardhur ky ndryshim? Një herë e një kohë ishin meshkujt ata që kërkonin divorcin. Femra si natyrë është paqësore dhe më e përkushtuar në krahasim me meshkujt. Ndaj të tjerëve femrat janë të mira, por shpeshherë janë armiku më i madh i vetes së tyre. Për shkak të qëndrimit vetëkritik, femrat shpesh vuajnë dyfish. Gjithmonë ato janë të kujdesshme për të tjerët, për bashkëshortët e tyre dhe mbi të gjitha dinë të falin. Por në fund të ditës ato ndjejnë një zbrazëti në vetvete, ndihen të frustruara për shkak të mosplotësimit të dëshirave personale. Të gjitha këto akumulime i kanë bërë të thonë “Mjaft Më!”. Duke qenë se femra nuk ka gjetur përkrahje në rrugëtimin e gjatë bashkëshortor, ajo tashmë është ndjerë e vetme pa pasur rrugë tjetër, duke e bërë martesën një institucion të paqëndrueshëm e duke zbehur konceptin e saj unik e të përjetësim. Ndihmë për femrën për të gjetur besim në vetvete, për të marrë iniciativa vendimtare (pasi thamë se janë femrat, ato që më së shumti i kërkojnë divorcet) është punësimi i grave. Është një fakt që duhet theksuar, se gratë, duke siguruar pavarësinë ekonomike përmes punësimit, e kanë më të lehtë të kërkojnë divorcin dhe të përballojnë problemet ekonomike, pa pasur ndikimin e bashkëshortëve. Një fakt tjetër që ndikon në rritjen e numrit të divorceve, është dhe rritja e nivelit të arsimit dhe personalitetit të grave në shoqëri. Kështu që, numri i femrave që ndjekin studimet është më i lartë se ai i meshkujve, dhe si rrjedhojë në një të ardhme jo të largët, do të ketë më shumë femra të arsimuara sesa meshkuj.


thashetheme vip • E premte 2 nëntor 2012

»

13

Rita rikthehet në krahët e Rob R

ita Ora, e cila prej disa ditësh është duke qëndruar në Amerikë për një koncert në Nju Jork, është detyruar t’i anulojë këto plane për shkak të stuhisë së “Sendy”. Në rrjetin social Twitter, këngëtarja kosovare ka shprehur keqardhjen e saj për popullin amerikan, duke cituar gjithashtu se ajo është e gatshme në çdo moment të vazhdojë me koncertin e planifikuar, nëse edhe fansat e saj ndihen njësoj. E ndërsa po qëndron në SHBA, ajo nuk mundi t’i shmangej edhe takimit me Rob Kardashian. Edhe pse Rita ka mohuar për një lidhje të mundshme me Robin, në fotot që janë publikuar nga vetë ai shihet e kundërta. Nëse janë në lidhje apo mes tyre është vetëm një shoqëri e fortë ende nuk dihet, por deri tani çifti nuk ka zyrtarizuar asgjë.

Bleona Qereti: “S’ka më frikë” nga të zhveshurit nudo Nora Istrefi

Shkëndija:

lakuriq

Kengetarja Nora Istrefi nuk është në mesin e këngëtareve që ‘përtojnë’ ta ekpozojnë trupin e tyre. Në këtë qëndrim pa dyshim ka ndikuar edhe forma e saj shumë e lakmueshme trupore. Kujtojmë këngën ‘Dy shokë’ ku ajo në një skenë shfaqet e zhveshur duke e mbuluar gjoksin vetëm me dorë. Në kohën kur kjo këngë u publikua, të gjithë flisnin vetëm për atë pjesë, ndonëse këngëtarja disa herë u mundua të mbrohej duke thënë se në fakt nuk ka qenë e zhveshur. Por për këtë foto, këngëtarja nuk ka as edhe një mundësi mohimi, pasi gjithçka është mëse e qartë. Duket se Nora e ka ndjerë veten ‘si në harem’.

Jam më seksi se Kim

S , e cila një video nudo as shfaqjes në sa ajo përgatitej për ër u regjistrua, nd gjatë një koncerti në ë en sk në lë da rish të Qereti vjen së na eo Bl ë, të Prishtin e m rë disa poza nudo. Ajo ka bë ë revistë shqiptare, uese për nj vërtetë provok që të mbulohet, por mesa r ku je Gjatë intervduke u përp n i pamundur. io is m ë të merrte ht ës t duke të preferonte do se ë ë ën th ka bërë këtë gj istës, ajo ka sion, por nuk e uar muzikës. ak a m fil në ë pjes usht si i është përk deri më tani, pa

P

hkëndije Mujaj thotë se ajo ka një trup “100 për qind më seksi” se trupi i bukuroshes me famë botërore, Kim Kardashian. Këngëtarja, e njohur për figurën e saj të theksuar dhe për paturpësinë për shfaqur trupin e saj dhe për të folur hapur për seksin, ka dhënë një intervistë “pa doreza” për portalin Tung.ch. Mes të tjerash ajo është pyetur edhe për krahasimin i bëhet me yllin televiziv amerikan. “Vithet sikurse Kim Kardashian…? 100 për qind e kam trupin më seksi….”, ka thënë Shkëndija. Bukuroshja ka thënë se për momentin nuk ka të dashur, se bën seks “kur t’i çohet”, ndërsa ka mohuar spekulimet se ka bërë ndërhyrje në trupin e saj.


14

« gossip

E premte 2 nëntor 2012 •

Niset ta përdhunojë, njofton familjen dhe vetëdorëzohet

Heqja e dhjamit i kushton jetën modeles Një operacion për heqjen e dhjamit i kushtoi jetën një modeleje braziliane, raportuan të enjten mediat vendase. 27-vjeçarja Pamela Nascimento ishte bërë e njohur për publikun e vendit me 190 milionë banorë nëpërmjet shfaqjes së saj në disa televizione, në lojra të ndryshme publike. Autopsia tregoi se gjatë kryerjes së operacionit të njohur ndryshe si liposuksion, ajo pësoi një çarje në veshkë dhe si rrjedhojë vuajti një hemoragji të brendshme, e cila i shkaktoi një goditje hipovolemike, siç njihet në mjekësi fenomeni i ndalimit të zemrës, si rrjedhojë e mospasjes së mjaftueshme të gjakut për të pompuar. Më parë, 27-vjeçarja i ishte nënshtruar edhe dy herë të tjera kësaj ndërhyrje kozmetike. Pas vdekjes së modeles, autoritetet lajmëruan për nisjen e një hetimi ndaj klinikës së ndodhur në Sao Paulo dhe kirurgut që realizoi operacionin.

Kur e ke nënë Madonna-n, 16-vjecarja me apartament në Manhattan Dhe ja për 16 vitet e vajzës së saj, Lourdes, ajo ka vendosur ti dhurojë një apartament në zonën më ekskluzive të Manhattan. Sipas një burimi për Daily Star, Lourdes është shumë entuziaste, do të zgjedhë vetë arredimin, dhe më pas të vendosë se me kë do të transferohet. Në fillim të këtij muaji, Madonna foli për raportin e saj me katër fëmijët, Lourdes, Rocco, dhe fëmijët e adoptuar Mercy James dhe David Banda. “Fëmijët e mi janë prioriteti im. Por tashmë janë të rritur dhe nuk mund ti marr me vete në udhëtimet në gjithë botën. Do të ndihesha e papërgjegjshme nëse nuk do të kisha ndalur turin për të kaluar kohë me ta. Vajza ime shumë shpejt do të lërë shtëpinë”, ka thënë Madonna.

N

jë person, i cili po përpiqej të përdhunonte një vajzë 16-vjeçare, u ndal në mes të agresionit, përpara se të telefononte prindërit e saj, ta çonte atë në shtëpi dhe të shkonte drejt e në rajonin e policisë, u bë e ditur gjatë një seance dëgjimore në gjykatë, të hënën. Gary Clarke, 41 vjeç, rrëmbeu viktimën e tij, e detyroi me forcë të shkonte drejt divanit dhe u përpoq t’i hiqte të mbathurat. Viktima e tmerruar nisi të bërtiste, në përpjekje e sipër për t’iu larguar atij, por Clarke i mbylli gojën me dorë. Menjëherë pas këtij veprimi, Clarke pësoi një krizë të papritur të ndërgjegjes, u bë e ditur në gjykatën Cambridge Crown. Ai ndali sulmin, telefonoi të afërmit e vajzës së re dhe e shoqëroi në shtëpinë e saj, përpara se të drejtohej për në rajonin e policisë “Parkside” në Cambridge. Gjykatësi Gareth Hawkesworth tha se ishte diçka e rrallë për dikë të kërkojë falje të menjëhershme dhe të vetëdorëzohet në polici. Clarke pranoi tentativën për përdhunim, teksa

iu dha ndëshkimi me 3 vite burg. Hawkesworth u shpreh: “Mua më duket se kjo është një shenjë e karakterit tënd, në thelb pozitiv, dhe dashamirësisë tënde, përderisa ishe në gjendje ta bëje këtë gjë. Në thelb, ju jeni një njeri i mirë, i cili për shkaqe kalimtare, u detyruat të veproni tërësisht jashtë karakterit tuaj gjatë asaj dite”. Clarke u ndëshkua me 3 vite burg, teksa ka kaluar 90 ditë në paraburgim. Ai u detyrua gjithashtu të nënshkruante regjistrin e të dënuarve për vepra seksuale, për t’iu përmbajtur urdhrave të parandalimit ndaj një autori të këtyre veprave. Avokatja e Clarke, Melanie Benn, tha se nuk mund të gjende ndonjë shpjegim për sjelljen e tij, teksa ndjen “keqardhje të thellë” për traumën e shkaktuar prej tij te viktima. Ajo tha: “Incidenti ndodhi, ai shkoi drejt e në komisariat dhe pohoi gjithçka, por nuk dha ndonjë shpjegim se çfarë i kishte ndodhur. Ishte një sulm impulsiv, jashtë karakterit të tij, për të cilin ai ka marrë përgjegjësinë. Shpresoj që nderi e krenaria juaj ta pranojnë pendimin e tij, të shfaqur ndaj oficerit të policisë dhe ndaj meje”.

Vajza manekin hyn në botën e modës

N Kim Kardashian tregon format si “Gruaja Mace” Kim Kardashian e festoi Hallouinin duke u veshur si “Gruaja Mace”, personazhi i filmit Batman i interpretuar nga Michelle Pfeiffer. Kostumi i zi pas trupit ka treguar format që e kanë bërë të famshme në botën e showbiz-it. Ndërsa partneri i saj, këngëtari Kanye West, ishte maskuar si vetë Kalorësi i Errësirës, Batman. Për kënaqësinë e paparacëve, Kim mori poza sensuale duke treguar kthetrat dhe dhëmbët e vampirit.

jë adoleshente që vuan nga një çrregullim i rrallë gjenetik kërkon të futet në botën e modës në vend që të pranojë nënshtrimin ndaj sëmundjes. Louise Wedderburn vuan nga Fibrodysplasia ossificans progressiva (FOP). Ajo i ka të bllokuara artikulacionet (më e dukshme është tek kyçet e duarve) dhe bën që muskujt të jenë shumë të ngurtë duke e bërë pothuajse të pamundur lëvizjen e trupit. Nga ky çrregullim vuajnë vetëm 700 persona në të gjithë botën. Kjo sëmundje nuk ka ende një kurë dhe personat që e kanë këtë çrregullim mund të jetojnë deri 40 vjeç. 19-vjeçares britanike i mbeten edhe disa vite me lëvizje të kufizuar para se t’i duhet një karrige me rrota, por vajza këmbëngul: “Sëmundja nuk do të më ndalojë për të bërë atë që dua. Kam shkuar në mbrëmjen e maturës edhe pse shumicën e shkollimit e kam marrë në shtëpi. Gjithashtu kam nisur të punoj si modele në Londër dhe tek revista ‘Elle’. Dua të rris ndërgjegjësimin e njerëzve për FOP-në.”

Gary Clarke


gossip • E premte 2 nëntor 2012

»

15

Kate Moss: Probleme nervore pas pozimit nudo

Martesa

87-vjeçare

Në një kohë kur shumë pak martesa i rezistojnë kohës, 107-vjeçari Karam dhe gruaja e tij, 100-vjeçarja Katari Chand, vërtetojnë se dashuria e përjetshme ekziston. Cifti indian, i cili ka 8 fëmijë dhe 28 nipër e mbesa, kanë 87 vite të martuar, periudha më e gjatë që njihet për një burrë dhe një grua së bashku. Cifti thekson se çelësi i suksesit qëndron në përkujdesjen për njëritjetrin në çdo mënyrë të mundshme. “Unë e bëj për të qeshur gruan time gjithmonë. Kjo është mënyra ime e të qënit romantik. Thonë që e qeshura të zgjat jetën dhe duke qenë se ne jemi ende gjallë, duhet të jetë e vërtetë. E dua shumë gruan dhe do më pëlqente të jetoja edhe 80 vite të tjera me të”, shprehet Karam. Ndërsa Katari thekson: “Unë gjithmonë kujdesesha të gatuaja mirë për të, të përgatisja ushqime të shëndetshme. Jemi vegjetarianë dhe gjithmonë kemi konsumuar perime të freskëta.” Tashmë çifti pret që Guiness të zyrtarizojë rekordin e tyre. Rekordi aktual është një martesë 82-vjeçare.

K

ate Moss ka treguar se ka vuajtur sëmundje nervoze kur ishte adoleshente dhe madje nisi të qajë pasi u shty me ngulm për të pozuar lakuriq. Modelja, që rrallë herë jep intervista, ka folur mbi presionin që pësoi dhe sesi për vite me radhë nuk kishte asnjë për t’u kujdesur për të, përveç kohës së kaluar në marrëdhënien 4-vjeçare me yllin e Hollywoodit, Johnny Depp. U desh puna me fotografen Corinne Day për revistën “The Face” që ajo të promovohej e të niste të bëhej e famshme. “Shoh 16-vjeçaret tani dhe t’u kërkosh të pozojnë pa rroba më duket tepër e çuditshme”, ka deklarua ajo. “Mirëpo, të gjorat e dinë që nëse nuk e bëjnë këtë tani, s’do të mund të vazhdojnë rrugën e modelimit. Kjo më ndodhi edhe mua. U mbylla duke qarë në tualet e më pas vendosa që duhet ta bëja. Por kurrë nuk u ndjeva rehat me veten time për atë që bëra”, shtoi ajo. Kate, tashmë 38 vjeçe, ka treguar se nuk ishte e kënaqur me gjoksin e saj dhe madje e detyroi të vetmin mashkull të pranishëm gjatë realizimit të fotove për t’u kthyer me kurriz gjatë kohës së shkrepjeve. Gjithashtu, modelja ka treguar edhe për problemet nervore që kaloi kur po punonte për një fushatë të “Calvin Klein” në vitet 1990: “Atëherë isha vetëm 17-18 vjeç dhe nuk ndjehesha aspak rehat me atë që bëja. Më dukej sikur do të vdisja me atë që po përjetoja. Ishte më shumë një lloj ankthi, që vjen kur askush nuk kujdeset për ty në aspektin psikologjik”.

Sandy detyron Bon Jovin të kthehet në shtëpi Ylli i muzikës rock, Jon Bon Jovi ka lënë përgjysëm turin e tij europian dhe ka fluturuar drejt shtëpisë ne Nju Jork për të ngushëlluar të shoqen dhe fëmijët pas uraganit shkatërrues Sandy. Ylli i muzikës ka udhëtuar me një avion privat drejt Bregut Lindor për t’u qëndruar pranë gruas së tij prej 23 vjetëve Dorothea dhe katër fëmijëve të tyre të cilët jetojnë në Soho të Manhatanit. Ai tha për MailOnline: “Më duhej të kthehesha në shtëpi pasi fola me gruan dhe fëmijët, të cilët janë bllokuar në Nju Jork. Fatmirësisht ata janë të gjithë në rregull”. Këngëtari u tha miqve të tij se duhej të kthehej në shtëpi për të zgjedhur një gjenerator për banesën.

Halle Berry dhe filmi “kot” që e njohu me të fejuarin

Ai nuk ka nevojë të jetë i pashëm që të tërheqë vëmendjen time” Ajo është vajza Bond dhe të gjithë janë duke folur për të. Aktorja franceze Bérénice Marlohe, ka vendosur që të pozojë në një set të zjarrtë për revistën FHM, duke u shfaqur vetëm me të brendshme. Edhe pse konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë, 33-vjeçarja ka thënë se nuk është e rëndësishme që një mashkull që do të tërheqë vëmendjen e saj, të jetë i pashëm. “Ai nuk ka nevojë të jetë i pashëm. Nëse ai nuk ka asgjë për të thënë apo nuk të bën për të qeshur, atëherë nuk ke si t’i hedhësh sytë nga ai. Karizma dhe ndenja e humorit janë ato që shkaktojnë një “ua”, ka thënë aktorja, e cila nuk para flet shumë për jetën e saj personale.t

Halle Berry është shprehur se filmi në të cilin është njohur me të fejuarin e saj aktual ka qenë “shumë kot”. Aktorja 46-vjeçare është njohur me Olivier Martinez në sheshxhirimin e filmit ‘Dark Tide’, një thriller 25 milionë dollarësh që ka dalë në fillim të këtij viti dhe që ka grumbulluar vetëm gjysmë milioni dollarë fitime në box office. Halle Berry është e lidhur me Martinez që në vitin 2010, kur përfunduan xhirimet e filmit. Protagonistja e ‘Catwoman’ ka një vajzë 4-vjeçare nga marrëdhënia e mëparshme me Gabriel Aubry. Më parë aktorja ka qenë e martuar me lojtarin e bejzbollit David Justice dhe këngëtarin Eric Benet.


16

« speciale

E premte 2 nëntor 2012 •

Si u themelua ekipi i parë dhe rezultatet e arritura nga gjenerata e parë e sportistëve

Petër Andoni,

trajneri i parë i futbollit dhe atletikës në Elbasan LEDIA LLESHI

E

lbasani ka pasur një sportist të shquar në fillimet e sportit në Shqipëri, Petër Andonin. Ai numëroi shumë medalje qysh kur ishte nxënës në një nga kolegjet më të njohura amerikane në Stamboll. Me të ardhur në Elbasan ai organizoi një sërë sportesh duke arritur rezultate të habitshme për kohën në emër të Elbasanit. Kush ishte Petër Andoni Petër Andoni lindi në Elbasan në lagjen “Kala”. Ishte i biri i tregtarit Kolë Andoni i njohur me ofiqin Kola i Vogël, dhe Kola i Savetës, e bija e priftit Venemin Deliana, firmëtar i Dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë në Elbasan më 25 nëntor 1912. Mbasi kreu shkollën greke të lagjes “Kala”, vazhdoi në Stamboll shkollën e mesme amerikane “Robert College”. Atje u dallua në mënyrë të veçantë si pjesëmarrës në veprimtaritë jashtëshkollore sportive. U bë një nga nxënësit më të dalluar të futbollit, basketbollit dhe në mënyrë të veçantë të atletikës. Në këtë të fundit ka qenë një nga kampionët e shkollës gjatë gjithë kohës që ishte nxënës(1920-1928). Më 1928 kthehet në atdhe dhe po atë vit fillon punën si profesor i fizkulturës në Normalen e Elbasanit. Në këtë vit, si dhe në vitet që pasuan numri i nxënësve ka qenë mjaft i madh. Një pjesë e mirë e tyre jetonte në konviktin e shkollës. Çdo klasë e shkollës duke filluar nga viti shkollor 1928-1929 organizonte nga një shoqatë, e cila veç të tjerash, realizonte edhe veprimtari jashtëshkollore kulturore e sportive. Këto të fundit qysh më 1928 i mori në drejtim profesori i ri Petër Andoni. Në to ai ngriti skuadra futbolli që ndesheshin midis tyre, si edhe një skuadër të shkollës, që konkurronte me atë të qytetit të Elbasanit ose me ato të shkollave të tjera të Shqipërisë. Krahas kësaj ai organizoi edhe atletikën sidomos në kërcim së larti, me shkop, së gjati, vrapime, krose, ngjitje në mal etj. Kjo punë e vazhdueshme për vite me radhë nxori nga Normalja futbollistë e atletë të njohur edhe në rang kombëtar. Në mënyrë të veçantë këto veprimtari zbukuronin edhe ceremonitë fizkulturore që shkolla Normale bashkë me shkollat e tjera të qytetit i zhvillonin në Fushën e Sportit me rastet e përfundimeve të

viteve shkollorë. Pjesëmarrja e publikut elbasanas në këto veprimtari ishte shumë e madhe. Të gjithë ndjenin një kënaqësi të veçantë kur shihnin aftësitë e fëmijëve të tyre. Po të shfletohet revista “Normalisti” mësohet me hollësi me këto veprimtari sportive, si dhe me rezultatet e sportistëve të veçantë që merrnin pjesë në garat që zhvilloheshin. Aktivitetet sportive Një pjesë e mirë e kampionëve të këtyre veprimtarive

ishin nxënës të Normales të përgatitur nga Petër Andoni, si dhe nga kolegë të ndryshëm të tij, si Alush Lleshanaku, Spiro Popa, Bexhet Jolldashi etj. Por nga viti 1928 deri aty nga viti 1934 Andoni qe dhe një sportist aktiv pjesëmarrës në skuadrën e futbollit të Elbasanit, në skuadrën e basketbollit, si dhe në grupet e ndryshme të atletikës. Si i tillë ka marrë pjesë në veprimtari lokale dhe kombëtare ku është dalluar me çmime të ndryshme. Në atletikë ka vendosur rekorde kombëtare. Studiuesi elbasanas i futbollit dhe i atletikës në Elbasan Dhimitër Bardhi, në librat që ka botuar në këto dy fusha të sportit elbasanas, jep me saktësi edhe veprimtarinë e Petër Andonit si profesor në Normale dhe si sportist. Nga këto studime del se Fusha e Sportit e Elbasanit u krijua më 1929 nga Bashkia e qytetit dhe në atë janë zhvilluar të gjitha veprimtaritë sportive të kohës. Medaljet Në këtë vit u krijua edhe skuadra elbasanase e futbollit me emrin “Kont Urani”, e cila u ndesh edhe me skuadrën e Sport Klub Tiranës dhe fitoi me përfundimin 2:1. Këtu dallohet futbollisti i ri Petër Andoni. Kjo skuadër merr pjesë edhe ne Kampionatin e Parë Kombëtar të

Futbollit ku zuri vendin e parë. Edhe gjatë këtij kampionati bie në sy futbollisti i mësipërm. Kur skuadra e mësipërme u ndesh në Durrës me skuadrën e atij qyteti, portieri elbasanas, Besim Qorri, dëmtohet rëndë e del nga loja. Meqë s’kishte portier rezervë, atë e zëvendësoi lojtari Petër Andoni që detyrën e mbrojtjes së portës e kreu më përgjegjësi. Më 1932 në Shqipëri organizohet një kurs disamujor për përgatije arbitrash që në atë periudhë mungonin. Atje

merr pjesë edhe futbollisti Andoni dhe në përfundim të tij fiton titullin “Aspirant Arbitër”. Si i tillë ai gjykoi mjaft ndeshje futbolli lokale e kombtare. E madhe dhe me mjaft vlera ka qenë edhe puna e Petër Andonit si atlet. Këtë punë që e kreu me sukses në Stamboll, e vazhdoi me më shumë sukses edhe në atdhe. Në Elbasan ai është ndër të parët që u mor me atletikë dhe i pari që e futi atë në Elbasan e në Normale. Revista “Normalisti” në shumë numra të saj paraqit veprimtaritë e atletikës të shkollës e të qytetit. Veprimtaritë e shkollës dallohen nga fakti që përfshijnë një gamë të gjerë në fushën e atletikës. Veç asaj ato këtë veprimtari vit pas viti e paraqesin edhe para publikut elbasanas që i duartroket ngrohtësisht. Nga “Normalisti” mund të gjejmë edhe përfundimet e nxënësve të veçantë në vite të ndryshme të shkollës. Ka mjaft prej tyre që mbasi mbarojnë Normalen bëhen pjesëmarrës dhe organizatorë të veprimtarive sportive në qytete apo shkolla ku punojnë. Qysh më 1929, kur u organizua Kampionati i Parë i Atletikës, Andoni merr pjesë në të bashkë me atletë të tjerë elbasanas, pra në skuadrën përfaqësuese të qytetit të Elbasanit. Ai ishte edhe trajner i ekipit, edhe drejtues i tij. Në

këtë kampionat Andoni vendos rekord kombëtar në kërcim së larti me 1.68 m dhe së gjati me 5.59 m. Zë vendin e parë Patalonin Olimpik duke grumbulluar 1939.96 pikë e duke vendosur në këtë mënyrë rekord kombëtar. Po ashtu zuri vendin e parë edhe në Dekalonin Olimpik. Për këto merita iu dhurua një orë e florinjtë nga Komanda e Përgjithshme e Mbrojtjes Kombëtare. Në sajë të përfundimeve të tij, si edhe të të tjerëve, skuadra elbasanase fitoi këto çmime: Çmimin Mbretnor, Çmimin “Princesha Nazmije”, si dhe një çmim nga Kryeministria. Në këtë kampionat mori pjesë dhe Normalja. Edhe ajo pat përfundime të mira, prandaj edhe nxënësit e saj morën çmime. Në Kampionatin e Dytë të vitit 1930, Elbasani u përfaqësua me një ekip më të gjerë, të përbërë nga 15 atletë, midis të cilëve edhe Petër Andoni. Ky i fundit në kërcim së gjati arriti në 6.16 m, kurse së larti në 1.64 m. Skuadra e Elbasanit zuri vendin e tretë me 80 pikë. Në Kampionatin e viti 1931 Elbasani nuk mori pjesë. Kjo ndoshta ndodhi ngaqë i mungonte Petër Andoni. Ky u përfshi në ekipin e Shkodrës. Zuri vendin e dytë në kërcim së gjati me 5.90 m. Në sajë të tij Shkodra zuri vendin e parë. Edhe në kampionatin pasardhës Andoni u rreshtua me skuadrën e Shkodrës dhe zuri vendin e parë në kërcim së larti me 1.60 m dhe në trehapsh me 12.64 m. Petër Andoni shënon emrin e tij si një ndër pionierët e sportit elbasanas, si dhe një nga trajnerët e parë të futbollit dhe të atletikës elbasanase. Ai e meriton plotësisht titullin “Mjeshtër Sporti”, të cilin e ka marrë prej kohësh. Vëllezërit Andoni, patriotët që nuk u bënë as me fashizmin e as me komunizmin Në kolegjin amerikan “Robert Collage”, i themeluar zyrtarisht në shtator 1863, bashkë me fëmijët me kombësi të ndryshme që bënin pjesë në Perandorinë Otomane, si bullgarë, armenë, grekë, nuk munguan të vazhdojnë mësimet dhe fëmijët shqiptarë midis të cilëve nga Elbasani. Përmenden sipas dokumenteve arkivore vëllezërit Andoni: Vasili, Petroja dhe Alfredi, bijtë e Nikollës Jakov Venemin Deliana, Sokrat Anastas Dodbiba, Ali Sulejman Haxhihyseni, vëllezërit Cungu, Ali e Mahmut, djemtë e Ibrahimit, Husni Mehmet Kotherja, Irakli Taqi Buda

dhe së fundi Frederik Nosi. Për vitet 1924-26 mësimet e algjebrës dhe të gjeometrisë për klasat e ulta i dha elbasanasi i diplomuar po në kolegj, Vasil Andoni. Pak vite ma vonë vëllai i tij Pertër dha edukimin fizik. Vasili u lind në Elbasan më 1901. Ishte djali i madh i familjes Andoni. Familja Andoni ishte një familje e lashtë e krishterë në lagjen “Kala” të Elbasanit. Vasili shkollën fillore e kreu në atë të lagjes “Kala” pranë Kishës së Shën Mërisë. Bëri edhe një vit në shkollën amerikane të Telfort Eriksonit më 1918. Në vitet 1916-‘18 ndoqi kurset pedagogjike në Elbasan që u hapën nga administrata shqiptare e Shkodrës, të lejuar nga komanda ushtarake austrohungareze. Mësimet në kolegjin amerikan “Robert College” të Stambollit i filloi me 1918 pasi fitoi një bursë. Në shtator të 1926 Vasal Andoni shkon në Strasburg të Francës për të përfunduar studimet e larta për pedagogji e psikologji. Më 1928 Vasili laurohet dhe kthehet në Elbasan. Për tri vite punën në Normale si pedagog dhe drejtues i internatit e drejtorit të asaj shkolle. Në vitet 19351936 transferohet pedagog në Liceun Kombëtar të Korçës dhe më pas për vitet 1936-39 punon në dy institucione arsimore: në institutin teknik dhe në gjimnazin shtetnor të Tiranës për degën e mësuesisë. Këtu e gjeti pushtimi fashist. Vasil Andoni qe jo vetëm një figurë e madhe në arsimin shqiptar, por dhe një personalitet i rrallë shoqëror dhe politik. Ai qe dhe mbeti një antifashist i vendosur. Mori pjesë aktivisht në të tëra ngjarjet dhe veprimtaritë antifashiste. Më 28 qershor të 1939-ës arrestohet, burgoset pak dhe prapë më 28 nëntor të ‘39-ës është organizator i demonstratave antifashiste. Në gusht 1941 Vasili shkon

vullnetarisht në Kosovë në shkollën Normale të Prishtinës. Edhe atje spikati aftësia e tij si mësimdhënës, si specialist me nivel, si njohës i zoti i parimeve pedagogjike-psikologjike të punës me rininë studentore. Në veçanti dalloi për ndërthyrjen e punës shkollore me çështjet atdhetare. Këtu ai ra në kontakt për idealet e përbashkëta me nacionalistin Bedri Pejani. Vasil Andoni qysh në moshën studentore dhe ma vonë qe nji intelektual me ndjenjë të prushtë atdhedashurie. Kur ishte nën\drejtor në Normale ai futi në një rrugë të re dhe i dha një zhvillim të vrullshëm tërë veprimtarive artistiko-kulturale e sidomos sportive të studentëve normalistë. Së bashku me kolegun T. Tela nxorën revistën: “Normalisti”, një revistë me vlera të mëdha mësimore edukative, shkencore-pedagogjike. Vasili krijoi shoqatën studentore me moton D.V.D(DetyrëVullnet-Dashuri). Ai dha një shembull personal mjaft me vlera për qytetin e Elbasanit duke e sjellë në Normale të parën femër elbasanase, mbesën e tij Luiza Papajani në vitin 1930. Vasil Andoni si një nga themeluesit e organizatës “Balli Kombëtar” mori pjesë në të gjitha veprimtaritë e saj. Qe pjesëmarrës e përfaqësues i Ballit në konferencat: Mukje, Tapizë dhe në janar të 1944-ës u zgjodh nga kongresi sekretar i përgjithshëm i “Ballit Kombëtar” në kongresin e Beratit. Punoi e jetoi për idealin “Shqipni të lirë dhe etnike”. Në nëntor të 1944-ës emigron në Itali. Edhe në emigrim nuk i ndalon për asnjë moment përpjekjet për atdhenë. Atje për vite të tëra boton gazetën “Flamuri”, organ i emigracionit politik të pas luftës. Atje edhe ndërron jetë. Trupi i tij u soll për t’u prehur përgjithmonë në vendlindje ku u përcoll me nderime nga populli i Elbasanit.


aktualitet • E premte 2 nëntor 2012

»

17

Kaluan disa vota të partive të mëdha në favor të atyre të vogla

Manipuluan votat, 3 milionë lekë gjobë komisionarëve Të ndëshkuarit: Vendim i padrejtë do ta apelojmë, nuk ka prova ELBASAN- Janë gjobitur komisionerët e zgjedhjeve të akuzuar për vjedhje votash. Gjykata e Elbasanit vendosi të dënojë me 3 milionë lekë të vjetra gjobë gjashtë komisionerë, që u gjetën fajtorë sipas trupës gjykuese për manipulimin e zgjedhjeve lokale. Gjashtë komisionerë të zgjedhjeve lokale të 8 majit të 2011-ës, të zhvilluara në komunën Rrasë të zonës së Belshit, janë shpallur fajtorë për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, si dhe të rezultatit të

tyre. Në seancën e zhvilluar paraditen e djeshme gjykatësja Pajtime Fetahu, pas kërkesës së prokurorit Binas Nina për shpalljen fajtor të tyre ka vendosur të lërë në fuqi kërkesën e organit të akuzës dhe dënimin me gjobë 3 milionë lekë në total të gjashtë shtetasve, komisionerë në komunën e Rrasës gjatë zgjedhjeve të fundit lokale. Prokuroria e Elbasanit kishte çuar që në fund të korrikut të këtij viti për gjykim 6 komisionerët e komunës Rrasë Fatmir

Meta, Nazmi Hidri, Zyber Troka, Ilir Ferhati, Alban Hidri, Petrit Xhelili, të cilët akuzohen për kalim të votave të dy partive të mëdha PD-PS, me qëllim për të favorizuar partitë e vogla. Por nga të dhënat të gjithë komisionerët mësohet të jenë të të gjitha partive. Ata i kanë hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se do ta apelojnë këtë vendim. Sipas tyre, provat janë të pamjaftueshme për të vendosur dënimin e tyre qoftë edhe me gjobë. L. Lleshi

Ngjarja në rrugicat e Elbasanit, dëshmitarët tregojnë masakrën

Masakrohet me thika 30-vjeçari, plagoset i vëllai

Shkak dhe pusetat e bllokuara

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e qytetit

BERAT- Rikthimi i reshjeve të shiut me intensitet të lartë ka rikthyer problemin e përmbytjeve në rrugët e qytetit të Beratit. Bllokimi i pusetave në anë të rrugës ka bërë që shiu i parë i stinës të përmbytë krejtësisht rrugët dhe uji të mbërrijë deri në trotuare. Reshjet e shiut të rëna me mjaft intensitet gjatë pasdites së djeshme dhe pse ka vijuar vetëm pak minuta ka përmbytur krejtësisht rrugët duke sjell probleme për qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Për disa orë rrugët kryesorë kanë qenë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që vetëm pastrimi i kanaleve ka normalizuar situatën. Problematike kanë qenë akset kryesore në vendin e quajtur “Kthesa e gjykatës”, “Rruga e stadiumit” dhe qendra e qytetit, rrugë të cilat janë përmbytur krejtësisht nga uji. Kjo situatë ka ardhur nga bllokimi i pusetave, të cilat nuk kanë përcjellë dot prurjen e madhe të ujit, i cili ka vërshuar nëpër rrugë.

Arrestohen 5 shqiptarë

Kapen në kufi me Greqinë 125 kg drogë Elbasan, vendi i ngjarjes LEDIA LLESHI ELBASAN- Një 30-vjeçar është goditur me thika duke gjetur vdekjen, ndërsa është plagosur vëllai i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.00 në lagjen “11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit. 30-vjeçari Klodian Lumani me banim në lagjen “Beqir Dardha” është gjendur së bashku me të vëllanë në bllokun e pallateve të kësaj lagjeje, ndërsa ka parë t’i afrohen disa të rinj të tjerë. Në këtë moment ai i ka thënë të vëllait të largohet se kishte një sherr me ta pasi ishte grindur disa javë më parë. Të paktën kjo është ajo që ka thënë vëllai i tij, ndërsa ka transportuar 30-vjeçarin në spital. Edhe pse mjekët kanë ndërhyrë për Lumanin nuk ka pasur asnjë shpresë jete. Sipas mjekëve,

Njëri prej autorëve ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur disa herë. Ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në këmbë. Dy vëllezërit kanë marrë disa goditje, por njëri prej tyre duket se ishte shënjestra e autorëve të krimit. I plagosur, Lumani është ngritur disi në këmbë dhe i ndihmuar nga vëllai ka ecur disa metra.

ai kishte marrë veç goditjeve të tjera dhe një goditje fatale në zemër. Kjo i ka sjellë edhe vdekjen pak minuta, pasi ka mbërritur në spital. Ndërkohë mësohet se vëllai ka marrë një plagë të lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet e para Efektiva të shumtë policie dhe ekspertë kanë mbërritur në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Nga dëshmitë e para të banorëve që kanë arritur të shohin diçka mësohet se dy të rinj romë kanë qenë duke ecur në rrugicë me një tjetër dhe i janë afruar disa personave të tjerë po me ngjyrë. Njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur disa herë. Ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në këmbë. Dy vëllezërit kanë marrë disa goditje, por njëri prej tyre duket

se ishte shënjestra e autorëve të krimit. I plagosur, Lumani është ngritur disi në këmbë dhe i ndihmuar nga vëllai ka ecur disa metra. Më pas është rrëzuar në tokë dhe është gjendur një mjet i rastit për ta transportuar për në spital. Banorët thonë se kishte humbur shumë gjak dhe madje një prej tyre edhe e ka larë gjakun pasi është larguar i plagosuri. Ndërkohë burimet policore kanë deklaruar se është identifikuar i dyshuari për vrasjen, Sajmir Muça me banim në lagjen 11 Nëntori. Të njëjtët burime shprehen se ai njihet si përdorues i drogës dhe se në momentin e vrasjes ka qenë nën ndikimin e narkotikëve. Klodian Lumani ishte i martuar dhe me fëmijë. Ndërkohë mendohet se mes viktimës dhe autorëve të jetë në mes dhe ndonjë pazar i prishur më parë.

IGUMENICË- Sekuestrohen në kufirin shqiptarogrek 125 kg lënë narkotike mariuanë. Droga u gjet në fshatin Vrisella të Igumenicës, e fshehur në shkurre në 4 çanta. Policia bën të ditur se pas rrethimit të zonës pranë vijës kufitare, u bë i mundur arrestimi i 5 shtetasve shqiptarë të moshave 21, 24, 30, 38 dhe 42 vjeç, si të dyshuar për transportin e drogës nga fshati Janjar i Sarandës për në tokën greke. Të gjithë të arrestuarit kanë deklaruar për policinë se janë nga zona e Lushnjës, ndërsa policia greke bën të ditur se dyshohet se ata realisht i përkasin fshatrave të Sarandës.

Panik tek banorët

Shkrumbohet një banesë, rrezikohen dhe 2 të tjera ELBASAN- Një banesë në fshatin Balldre të Elbasanit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që flakët rrezikuan edhe dy banesa pranë saj. Menjëherë në vendngjarje janë nisur forcat e zjarrfikëses, për të shuar flakët e mëdha të cilat kërcënuan banesat e fshatit, ndërkohë që përhapen panik tek banorët. Ende nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në banesë, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo shkak i ndonjë gabimi njerëzor apo elektrik.


18

« bota

E premte 2 nëntor 2012 •

Pas “Sandyt”, rikthim tek normalja

SHBA Presidenti Barack Obama po i rikthehet fushatës zgjedhore, pasi kaloi disa ditë duke drejtuar përgjigjen e qeverisë federale ndaj stuhisë Sandy. Zoti Obama shkoi dje në Wisconsin, Nevada and Colorado, tre të ashtuquajtura shtete të pavendosura që mund të përcaktojnë nëse ai apo sfiduesi i tij republikan Mitt Romney do të fitojnë 270 votat elektorale të nevojshme për të siguruar fitoren në zgjedhjet e së martës së ardhshme

S

istemi i metrosë në Nju Jork do të rikthehet gradualisht në funksionim. Tunelet e sistemit u përmbytën nga ujërat që vërshuan pas Uraganit Sandy, që goditi më rëndë shtetet Nju Jork dhe Nju Xhërsi. Autoritetet thonë se 14 nga 23 linjat e metrosë së qytetit do të rihapen së shpejti, ndërkohë që hyn në fuqi gjendja e emergjencës për transportin. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, shpalli gjendjen e emergjencës për transportin, pasi u rrit ndjeshëm numri i banorëve që lëviznin me makinë nëpër qytet, pas mbylljes së metrosë. Me urdhërin e guvernatorit, sot dhe nesër udhëtarët nuk kanë nevojë për bileta për të udhëtuar me trena, metro dhe autobusë. Ndërkaq është rikthyer pjesërisht në funksionim edhe aeroporti La Guardia, ndërsa aeroportet JFK dhe Newark rifilluan që dje shërbime të kufizuara. Presidenti Barack Obama po i rikthehet fushatës zgjed-

hore, pasi kaloi disa ditë duke drejtuar përgjigjen e qeverisë federale ndaj stuhisë Sandy. Zoti Obama shkoi dje në Wisconsin, Nevada and Colorado, tre të ashtuquajtura shtete të pavendosura që mund të përcaktojnë nëse ai apo sfiduesi i tij republikan Mitt Romney do të fitojnë 270 votat elektorale të nevojshme për të siguruar fitoren në zgjedhjet e së martës së ardhshme. Zoti Romney po bën disa ndalesa në Virxhinia, një tjetër shtet i rëndësishëm në zgjedhjet e 6 nëntorit. Me zgjedhjet vetëm pesë ditë larg, anketat tregojnë se gara është shumë e ngushtë. Anketat e opinionit publik tregojnë një garë të ngushtë si në nivel kombëtar ashtu edhe në shtetet e lëkundura. Një anketë e “New York Times” dhe rrjetit CBS News e publikuar dje tregon për një garë të ngushtë në Florida dhe Virxhinia. Anketa tregon gjithashtu se Presidenti po merr një farë epërsie në Ohajo, shtet që të dyja kampet duan ta fitojnë.

“Sandy” dhe fushata Kur uragani “Katrina” e shndërroi Nju-Orleansin në një shkretëtirë në vitin 2005, Autoriteti për Mbrojtjen nga Katastrofat (FEMA) ishin totalisht të papërgatitura. Gjërat tani kanë ndryshuar. Kjo u pa edhe në rastin e uraganit “Sandy”. FEMA është në qendër të vëmendjes vetëm atëherë kur gjërat nuk funksionojnë si duhet, si në rastin e uraganit “Katrina”. Presidenti i atëhershëm George W. Bush përpiqej asokohe që me lëvdata ndaj shefit të FEMA-s, Michael Brown, t’i përmirësonte gjërat. Por të gjithë e kishin të qartë se Autoriteti për Mbrojtjen nga Katastrofat kishin dështuar totalisht. FEMA nuk kishte mjetet e duhura financiare në dispozicion, ishte e përgatitur keq dhe reagoi tepër ngadalë. Sot gjërat kanë ndryshuar. Nga katastrofa e uraganit “Katrina” janë nxjerrë mësimet e duhura. FEMA tani ka më shumë mjete financiare në dispozicion. Presidenti Obama ka forcuar këtë organizatë, e cila tani ka një shef të ri, i cili e kupton punën e vet. “Historia na ka mësuar se në SHBA kemi një valë të tërë erërash shumë të fuqishme. Ndaj edhe kemi

qenë të përgatitur si duhet”, thotë Craig Fugate. 53-vjeçari Craig Fugate ka punuar në sektorin e mbrotjes nga katastrofat tërë jetën. Ka punuar në sektorin e mjekësisë, pastaj si zjarrfikës e më pas edhe si shef i Autoriteteve për Mbrojtjen nga Katastrofat në Floridë, ku historia e erërave të fuqishme është më e dendur se në asnjë vend tjetër. Shumë kohë para se “Sandy” të godiste brigjet e Atlantikut, FEMA kishte përgatitur ujë, mjete ushqimore, agregatë dhe gjeneratorë për furnizim me energji elektrike dhe gjërat e tjera të domosdoshme për zonat që mund të prekeshin nga uragani. Ndërsa në momentin e goditjes së uraganit, FEMA ishte në gjendje gatishmërie 24 orë në ditë. FEMA dhe fushata Chris Christie, guvernatori i Nju-Xhersit ka vetëm fjalë të mira për FEMA, e cila tani është bërë një mjet shumë i fuqishëm në fushatën parazgjedhore. Kjo sepse reagimi i shpjetë dhe i duhur në kohën e uraganit “Sandy” ka dëshmuar edhe aftësinë drejtuese të Presidentit Obama. Në raste të këtilla shihet se sa i rëndësishëm është

roli i shtetit. Republikanët kanë kërkuar më parë që shteti të ketë një rol sa më të vogël në shumë gjëra. Para një viti kandidati i tyre për president Mitt Romney pohonte se autoritetet për mbrojtje nga katastrofat duhet të organizohen në nivel të shteteve federale e madje edhe në nivel të firmave private. Buxheti i FEMA-s në lverë prej miliarda eurosh është kaherë një halë në sy për republikanët. Ata shumë shpesh kanë kërkuar shkurtimin e buxhetit të saj. Ndërsa tani Mitt Romney pohon se ai nuk ka dashur kurrë ta shpërbëjë FEMA. Ai shton se në rast se fiton, FEMA do të ketë mjaft para në dispozicon për të vazhduar punën. Fjalën e ka marrë madje edhe ish-shefi i FEMA-s, Michael Brown, njeriu i cili ishte përgjegjës për reagimin tepër të ngadalshëm në rastin e uraganit „Katrina”. Brown e kritikon presidentin Obama për një reagim tepër të shpejtë në rastin e uraganit “Sandy”. Obama ka ndërprerë fushatën e tij zgjedhore për të shkuar në FEMA dhe për mbajtur një konferencë shtypi para shtabit të krizave. Brown thotë se kjo është bërë për motive politike.

Ndërsa shefi i tanishëm i FEMA Fugate, reagon me qetësi: më mirë tepër shpejt, se sa tepër vonë! Pavarësisht nga këto kufizime dhe nga fakti se sa shkatërrimtare do të jenë në të vërtetë pasojat e furtunësdisa zgjedhës mund të jenë të martën e ardhshme të zgjedhjeve thjesht të preokupuar me gjëra të tjera në vend që të shkojnë për votime, pasojat e furtunës për vota parashikohen të vogla. “Unë do të çuditesha shumë po të luante një rol kjo”, i thotë DW Irwin Collier, profesor në Institutin John F. Kennedy të Universitetit të lirë të Berlinit. Koha deri ditën e zgjedhjeve është e shkurtër për t’i vlerësuar me të vërtetë pasojat e furtunës dhe menaxhimin e krizës nga qeveria e SHBA. Veç kësaj, shtetet e prekura bregdetare nuk janë ato që vendosin zgjedhjet, kryesore janë Ohio dhe shtete të tjera federale, thekson Collier. Prof. Irwin Collier, Instituti John F. Kennedy i Universitetit të lirë të Berlinit Prof. Irwin Collier, Instituti John F. Kennedy i Universitetit të lirë të Berlinit. Sipas një vlerësimi të përgjithshëm, pushtetmbajtësit përfitojnë në periudha krize nga bonusi që u jep posti dhe nga shtimi i vëmendjes mediatike, në një kohë kur sfiduesit politikë janë të detyruar të sillen në mënyrë pasive. Kjo mund të vlejë edhe për Presidentin Obama, nëse ai rezulton si menaxhues i mirë në krizë, thekson Heinz Gärtner, ekspert i SHBA në Institutin Austriak për Politikën Ndërkombëtare në Vjenë. “Po mund të ndodhë edhe që furtuna ta ulë pjesëmarrjen në votime, gjë që do të prekte para së gjithash zgjedhësit e demokratëve, zonat e banimit të të cilëve janë të prekura nga furtuna.


bota • E premte 2 nëntor 2012

K

ryeministri turk Rexhep Taip Erdogan është gjithmonë i aftë për surpriza: nëse në qëndrimet e mëparshme në Gjermani ai pati kritikuar me ashpërsi politikën e integrimit në Gjermani, duke e quajtur për shembull asimilimin “një krim kundër njerëzimit”, ai këtë herë i çuditi të pranishmit me tone të buta. Po me se lidhet kjo kthesë pozitive e Erdoganit? Pse kërkon ai tani prej njerëzve në Gjermani një integrim në “Almanya”? Turqia ndodhet në rrugë për t’u bërë një fuqi rajonale, krenare për një zhvillim ekonomik të pashembullt në Evropë dhe veç kësaj ajo ka marrë përsipër një rol gjithnjë e më të rëndësishëm si mbështetëse e strategjive perëndimore në konflikte të ndryshme në vendet fqinje në Jug. Por që ky vend anëtar i NATO-s të jetë në gjendje ta vazhdojë këtë tendencë pozitive zhvillimi, nga një vend i parëndësishëm në ekspansion në një fuqi ekonomike, ai ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga BE-ja, në radhë të parë nga Gjermania. Turqia zhvillon rreth 37% të tregtisë së saj të jashtme me vendet e BE-së. Ajo dëshiron të bëhet anëtare e BE-së dhe këtë synim - nëse do ta arrijë ndonjëherë - mund ta arrijë vetëm me mbështetjen e Gjermanisë. Erdogani e di se tensionet në raportet gjermano-turke do t’i dëmtonin ambiciet e tij në BE. Gjermania, nga ana e saj, e di se Turqia, e cila është e vendosur në një pikë takimi të Evropës dhe Lindjes së Afërme, duhet ta ruajë edhe më tej synimin e saj për t’u bërë pjesë e BE-së. Shumë e rëndësishme është Turqia në pikëpamje gjeostrategjike, për shembull, për të mbuluar nevojat energjetike të Evropës. Një Turqi që e sheh veten të detyruar ta ripërkufizojë veten dhe të kalojë në distancë ndaj Evropës, do të ishte qartësisht në dëm të BE-së, dhe kjo jo vetëm në pikëpamje ekonomike-politike. Situata jetësore e minoriteteve jomyslimane në Turqi vërtet po përmirësohet, por ajo është larg gjendjes ideale. Grupe të mëdha popullate, si për shembull alevitët, por edhe gazetarët dhe intelektualët, ankohen për pengesa të mëdha, për përndjekje dhe për valë arbitrare arrestimesh. Reformat që priten nga Turqia mund të kërkohen prej saj seriozisht për aq kohë sa ajo nuk heq dorë nga BE-ja si objektiv. Kancelarja gjermane Angela Merkel do të shkojë në shkurt 2013 për vizitë në Turqi. Një hap i guximshëm, po të kesh parasysh se 2013-a është vit i zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Deri atëherë qeveria gjermane duhet të ketë mbaruar disa detyra shtëpie. Këtu bën pjesë lehtësimi i dhënies së vizave për biznesmenët, artistët dhe studentët si dhe pranimi i nënshtetësisë së dy-

»

19

ERDOGAN Surpriza e radhës e

kryeministrit Me se lidhet kjo kthesë pozitive e Erdoganit? Pse kërkon ai tani prej njerëzve në Gjermani një integrim në “Almanya”? Turqia ndodhet në rrugë për t’u bërë një fuqi rajonale, krenare për një zhvillim ekonomik të pashembullt në Evropë dhe veç kësaj ajo ka marrë përsipër një rol gjithnjë e më të rëndësishëm si mbështetëse e strategjive perëndimore në konflikte të ndryshme në vendet fqinje në Jug. Por që ky vend anëtar i NATO-s të jetë në gjendje ta vazhdojë këtë tendencë pozitive zhvillimi, nga një vend i parëndësishëm në ekspansion në një fuqi ekonomike, ai ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga BE-ja.

fishtë. Veç kësaj do të ishte një sinjal shumë pozitiv në drejtim të Ankarasë, nëse Turqinë do ta ftonin sërish në takimet e nivelit të lartë të BE. Në fund të fundit, Turqia nuk është një vend çfarëdo dhe e ka merituar që të shihet si partner me të drejta të plota i Evropës. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan vazhdon t’i përmbahet qëllimit për anëtarësimin e Turqisë në BE. “Ne përgatitemi për t’u bërë anëtar i plotë i BE-së”, - tha ai në një fjalim në Berlin. Erdogan pranoi se konflikti për ishullin e Qipros të ndarë mes turqve dhe grekëve përbën problem. Turqia nuk e pranon Qipron si anëtar të BEsë. I ftuari nga Ankaraja hapi ambasadën e re të vendit të tij në Berlin. Me gjithë rritjen e rëndësisë së Turqisë për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian, kryetarët e qeverive të shteteve evropiane nuk janë të bindur ende për anëtarësimin e plotë të Turqisë në BE. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe partia e saj, CDU, janë ndër kundërshtarët më të vendosur të pranimit të Turqisë në BE dhe në vend të kësaj i ofrojnë Turqisë një “partneritet të privilegjuar”. Përveç Gjermanisë edhe shtete të tjera të BE-së e kundërshtojnë anëtarësimin e plotë të Turqisë, sepse ky vend nuk e ka zgjidhur konflik-

tin e vjetër prej dekadash me Qipron. Të dyja e kanë bllokuar procesin e pranimit në BE, dhe nga kjo kanë rënë përpjekjet për demokratizimin e vendit. Gjermania është ndërkohë partneri më i madh tregtar i Turqisë. Tregtia dypalëshe arriti një rekord të lartë në vitin 2011 prej 31,4 miliardë eurosh, me gjithë krizën ekonomike në Evropë. Përveç kësaj nga Gjermania vjen shumica e investimeve të huaja në Turqi. Ndërkohë atje ka më shumë se 4800 firma me kapital gjerman. Gjermania është burimi kryesor i të ardhurave të industrisë turke të turizmit: 4.8 milionë gjermanë bëjnë çdo vit pushime në Turqi. Bumi ekonomik prej disa dekadash e renditi Turqinë në vendin e 15-të të ekonomive më të mëdha në botë dhe ka ndryshuar edhe bashkëpunimin e saj ekonomik me Gjermaninë: këtë vit Gjermania u dha fund 50 vjetve të ndihmës për zhvillim për këtë vend. Ministria përkatëse gjermane njoftoi në shtator se e vështron tani Turqinë si partner ekonomikë të barabartë. Politika e jashtme Për shumë analistë suksesi i Turqisë në rritjen domethënëse të tregtisë me shtetet dhe rajonet fqinje përgjatë dekadës së fundit është fu-

qimisht e lidhur me politikën e re të jashtme aktive. Politika “zero probleme” e Turqisë me fqinjët dhe qëllimi i Ankarasë për të krijuar zona të përbashkëta ekonomike në rajon është admiruar gjerësisht nga zyrtarët gjermanë. Pavarësisht rëndësisë në rritje të Turqisë për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian, liderët europianë nuk janë ende të bindur për anëtarësimin e plotë të Turqisë në bllok. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe partia e saj, Bashkimi Demokrat Kristian (CDU) kan qenë një ndër kundërshtarët më të fortë të anëtarësimit të plotë të Turqisë, duke i ofruar Turqisë, nga ana tjetër, një “partneritet të privilegjuar.” Për shkak të problemit për dekada me radhë me Qipron dhe ngurrimi i vendeve të tjera të BE-së përveç Gjermanisë, procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE ka mbetur në vendnumëro. Mungesa e progresit ka dëmtuar ndjeshëm procesin e demokratizimit në Turqi. Në raportin e tij më të fundit për të drejtat e njeriut, Ministria e Jashtme gjermane vëren disa mangësi serioze në Turqi në fushën e të drejtave dhe lirive demokratike. Së fundi, qeveria turke ka aplikuar një presion në rritje ndaj medies, për të cilën kritikët thonë se është politikisht e motivuar për të bërë opozitën që të heshtë dhe afro 100 gazetarë mbeten të burgosur për vepra të ndryshme penale. Një situatë alarmante vazhdon në çështjen kurde. Në luftën e saj kundër Partisë së Punëtorëve Kurdë (PKK) Turqia ka ndaluar më shumë se 2 mijë të dyshuar, nën akuzën se ata janë anëtarë të Shoqatës së Komuniteteve Kurdistane (KCK), një lidhje paralele me PKK-në. Vitin e shkuar Erdogan akuzoi fondacionet politike gjermane për mbështetje ndaj PKK-së, duke shkaktuar një konflikt diplomatik mes Ankarasë dhe Berlinit. Të gjitha këto pretendime u hodhën poshtë kategorikisht nga zyrtarët gjermanë. Në të njëjtën kohë këto fondacione po përballen me vështirësi në mbajtjen e aktiviteteve të tyre në Turqi, që janë fokusuar në çështjet e demokratizimit, të të drejtave të njeriut dhe dialogut fetar.


20

« dossier

E premte 2 nëntor 2012 •

Zoi Themeli: Komunistët s’kanë pretendime kufijsh. Serbi-Shqipëri janë një Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

A

liu e dinte se midis Miftarit dhe Faik Shehut kishte lindur një mosmarrëveshje kur ata ishin në Kërçisht për një vizitë në shtëpinë e tij. Ishte thjesht një grindje personale që ndodhi midis tyre dhe kjo bëri që Faiku të mbështeste të majtën. Ata ishin miq midis tyre, sepse Dan Kaloshi kishte për grua vajzën e kushëririt të Faikut, Sul Shehut. Kështu që Aliu ndërhyri pranë postbllokut të partizanëve tek të gjithë ata që ishin të pranishëm në kazermë, ku midis të njohurve, miq dhe kushërinj të tij, ai pa aty edhe Sotir Vullkanin e Vllado Rakoçeviçin, që ishin të ardhur në Dibër, por, natyrisht, drejtonin aty lëvizjen komuniste. Kuptohet që këta “të ardhur” nuk i kishte marrë malli të na sillnin lirinë ne dibranëve. Kërkuan që këta miq dibranë të lajmëroheshin se kishte ardhur Ali Maliqi me Abaz Kupin e Miftar Kaloshin, po prisnin. Unë, duke dashur të shkoja në Kërçisht, isha midis miqve së bashku me Aliun nga Sina (vend tepër i izoluar) dhe pas 3-4 ditësh do të vinte e tërë familja, pasi rreziku fashist tashmë kishte kaluar. Duke qenë pranë tim eti, më bëri që ta jetoja se çfarë ngjau atë ditë në vendin e quajtur “Hoteli i Çengës” në hyrje të Peshkopisë, poshtë teqesë së Tominit. Mbasi përgjigjja ishte negative, duke deklaruar se “qytetin e kemi çliruar ne partizanët dhe nuk lejojmë hyrjen e forcave reaksionare në qytet”, Aliu bëri të gjitha përpjekjet për t’u marrë vesh, edhe sikur të shkonte i vetëm në shtabin e tyre. Mbas një bisede të shkurtër midis Aliut e Abaz Kupit, ranë dakord që Abazi dhe Miftari të qëndronin aty për ndonjë zgjidhje të mundshme mes palëve, ose të tërhiqeshin për në Kandër. Kjo edhe për arsye se Aliu nuk i besonte Miftarit, pasi ky i fundit kishte një karakter të rrëmbyer. Kështu u diskutua midis tyre edhe pasi Aliut i duhej të nisej drejt Dibrës së Madhe, sepse dyshonte që aty mund të futeshin forcat serbo-maqedonase dhe zgjidhja do të ishte tepër e vështirë. Duke mos qenë as mundësia e Aliut dhe as e Ferikut të kalonin përmes qytetit, u zgjodh si rrugë kalimi nga fshati Pollozhan, Dohoshisht, Selane për të dalë në rrugën kryesore poshtë Grevës, për të evituar kështu çdo përplasje të mundshme. U nisëm. Ishim rreth 20 veta. Nuk kishim bërë as 150 metra rrugë, veç kur u dëgjuan dy shpërthime mortaje e më pas të bërtitura. Në çast u kthyem. Kur ç’të shihnim?! Në mes tyre kishte të plagosur dhe dy të vdekur. Njëri ishte nga Lura (ish-oficer, Met Hoti, tjetri nga Selita e Malit, Ibrahim Koleci. Që të dy kishin qenë pjesëmarrës në Kuvendin e Lurës, ku së bashku me Faik Shehun kishin firmosur të njëjtin akt të besëlidhjen. Pa u tharë akoma boja e nënshkrimit të këtij akti, ndodhi që tradhtia të veprojë. Kishte edhe të plagosur e ndër ta edhe Miftar Kaloshi. I ngritën të vdekur e të plagosur dhe i çuan te sheh Ymeri në teqenë e Tominit. Mbasi i përcollëm të vrarët e të plagosurit për në Kandër, Aliu ndoqi të njëjtën rrugë dhe arritëm në Maqellarë. Ja si shkruan shoku Shule në “Vite lufte” në fq. 109 të librit: “Miftar Kaloshin, të cilin e kishin quajtur ‘qarkkomandant të Peshkopisë’, e zunë duke vjedhur kazma e lopata në një nga kazermat e ushtrisë. Nuk thotë kot populli se “pushti nuk e ndien kuvendin që bën, duke i quajtur të gjithë pushtër si veten”. E kjo fatkeqësi ngjau edhe ndër ne kur Miftar Kaloshi ishte i plagosur në teqenë e Tominit. Bukur thonë se “i ligu të bën të ligën”, si puna e shokut Shule. Kështu, kur arritëm në Maqellarë, unë u ndava dhe vajta në Kërçisht, ndërsa Aliu dhe Feriku ikën për në Dibër të Madhe. Mirëpo edhe në Dibër të Madhe ishte e njëjta përgjigje. Duke parë nëpër shkrimet apo librat e botuara rreth figurave, në veçanti ata që kanë shkruar vetë,

Haxhi Lleshi

Zoi Themeli

Shtabi i përgjithshëm i retushuar

është për t’u habitur se të gjithë këtë datë, në të cilën komunistët ngritën pushkët për të vrarë vëllezërit e tyre, duke pasur për zemër emisarët serbë, që e nxitnin këtë vëllavrasje, aq sa doli në shesh edhe me tradhtinë e Mukjes, pasojat e përçarjes shqiptare u ndien në të gjithë vendin. Kush ishte Miftar Kaloshi dhe sa të lidhur ishin ata që e goditën duke e plagosur? Ishte martuar me të motrën e Dali Ndreut, ndërsa Dan Kaloshi ishte djali i kushëririt të parë, Xhelal Ndreu. Pra, vrasje brenda familjeve, a nuk ka më keq për shqiptarët, që po u shkatërronin traditat e të parëve? Ja si e përshkruan në librin “Jeta dhe vepra e Aqif Lleshit” këtë ngjarje: “Lufta e Peshkopisë zgjati tri ditë, nga data 17 deri në 19 tetor 1943. Nga të dyja palët pati të vrarë e të plagosur. Nga forcat e parisë u vra kapiteni Met Hoti prej Lure dhe Ibrahim Koleci nga Selita, që të dy oficerë të Legalitetit, të cilët ishin në përbërjen e forcave të Abaz Kupit. U plagos Miftar Kaloshi dhe 35 të tjerë.” Dhe gjithnjë sipas autorit Haki Stërmilli në librin “Shtigjet e lirisë”, por të mbartur në librin “Jeta dhe vepra e Aqif Lleshit”, vijon: “Nga forcat partizane u vranë Aqif Zeneli, Halil Hasa, Idriz Kaza, Nesim Kaza, Vllado Rakoçeviç (malazez) dhe u plagosën komandanti i çetës së Gollobordës, Ahmet Cami, i cili vdiq më pas në spital prej

plagëve. Plagë të rënda morën edhe Riza Doda, Sadik Hazizi, Bajram Toçi dhe Hidër Manjani.” Lufta e Peshkopisë është një e vërtetë e padiskutueshme, ku, natyrisht, pati edhe viktimat e saj. Mirëpo t’i servirësh popullit gënjeshtra të tilla dhe t’i deformosh të vërtetat historike, bën jo faj, por krim dhe më tepër se krim për 5 aspra të qelbura që të paguajnë le të bëjë një tjetër gjë, përveçse të qenët një vrasës me pagesë. Në një kohë kur diktati i diktaturës kishte mbaruar, këta pseudoshkrues, përpara se të flasin pse nuk bëjnë analizat e shkaqeve që arritën deri në përdorimin e armëve, ku vëllai vriste vëllanë, nipi dajën, xhaxhanë dhe djali babanë. Pse nuk jepet e vërteta e 9 shtatorit 1943? Si ndodhi vrasja e Met Hotit e Ibrahim Kolecit, plagosja e Miftar Kaloshit e të të tjerëve, por e trajtojnë këtë luftë të 18 tetorit 1943 si një luftë ku Abaz Kupi nuk ka marrë pjesë dhe as ka qenë në Dibër, apo që u angazhuan edhe forcat e Miftar Kaloshit dhe të Ali Maliqit? Pse nuk shkruajnë se çfarë kërkonte në Peshkopi malazezi Vllado Rakoçeviç, nipi i Miladin Popoviçit, sipas librit “Jeta dhe vepra e Aqif Lleshit”? Po në Dibër të Madhe çfarë kërkonte sekretari politik i Komitetit Qendror për zonën e parë të Maqedonisë, që përfshinte rrethet Dibër e Madhe, Tetovë, Gostivar, Kërçovë? Ky ishte Kërste Cervenkovski, i cili, mbasi

kishte biseduar me shokun Sul Baholli për gjendjen pas kapitullimit të Italisë, vendosën të shkonin në një fshat për të informuar drejtuesit e partisë dhe shtabin maqedonas për kapitullimin e Italisë dhe për çlirimin e Dibrës së Madhe, zonave përreth Dibrës nga forcat partizane. “Së bashku u nisëm me një kamion në drejtim të Kërçovës. Atje, në një fshat, gjetëm Svetezar Vukmanoviç Tempon, sekretarin e KQ të PK të Maqedonisë, komandantin e forcave partizane të Maqedonisë dhe kuadro të tjerë. Kishin kaluar dy ditë nga kapitullimi i Italisë dhe forcat partizane të Maqedonisë akoma nuk e kishin marrë vesh këtë ngjarje përpara se të informonim ne shqiptarët. Me të arritur tek ata, i vumë në dijeni për kapitullimin e Italisë, dorëzimin e divizionit “Firence”, të forcave partizane të Dibrës, që vareshin nga Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare. Me të marrë vesh këtë lajm, Tempo, anëtar i KQ të PKJ dhe i Shtabit të Përgjithshëm të Jugosllavisë, Mihajlo Apostoloski, komisar i komandës së forcave partizane të zonës së parë operative të Maqedonisë, Popovski e ndonjë tjetër u bënë gati dhe me komisionin që kishte ardhur, unë (S. Baholli) dhe Kërste Cervenkovski u nisëm së bashku për në Dibër të Madhe. Mbërritëm natën vonë në Dibër të Madhe, më 10 shtator 1943”1. Po sipas këtij libri, Tempo takoi shokun Haxhi Lleshi dhe udhëheqës të tjerë. Po në Dibër, Tempo takoi anëtarin e KQ të PK të Bullgarisë Bojan Bellogaronoi, i cili kishte ardhur në Dibër të Madhe sepse vetëm këtu kishte mundësi të fliste Tempoja. Gjithashtu Bojani u takua me shokun Haxhi Lleshi dhe me shokët e tjerë të batalionit partizan të Dibrës. Së pari. Çdokush duhet ta dijë mirë se Italia kapitulloi dhe se çlirimin nuk e bënë këta heronj, të cilët e sollën me grykën e pushkës pa krisma, prandaj shtroj pyetjen: pse shoku Sulejman vrapoi te Cervenkovski më 10 shtator 1943, kur një ditë më parë nuk pranuan asnjë lloj bisedimi me Ali Maliq Agollin? Ku qëndronte bashkëpunimi i Aliut me fashizmin? Burgu apo goditja që i bënë më 10 gusht 1943, kur përveç traumës së grave e fëmijëve pati edhe të vrarë e të plagosur? Apo mos vallë ky Ali Maliqi nuk u pëlqente emisarëve serbë, të cilëve historikisht nuk u kishte shërbyer dhe as nuk u kishte ngrënë llokmën e mishit? Ata e dinë fare mirë se cila ishte pengesa e mosrealizimit të ëndrrave të tyre shoviniste. Pra, ky mospranim që Aliu me shokë shfaqën u ishte raportuar me kohë serbëve, të cilët drejtonin Partinë Komuniste Shqiptare duke filluar


dossier • E premte 2 nëntor 2012

më herët, në Konferencën e Pezës. Në këtë kohë Ali Maliqi dergjej burgjeve të Italisë dhe për këtë E. Hoxha shkruan në veprat e tij, si: “Kur hodhëm themelet”, vepra I, vepra II etj. Kur i pyeta shokët e çetës së Dibrës që morën pjesë në këtë konferencë, si për shembull, Haxhi Lleshin, Zoi Themelin, Dan Kaloshin etj., nëse populli i Dibrës ishte me Partinë Komuniste, natyrisht diku në intimitet përgjigjja ishte: “Që Dibra të jetë me Partinë, duhet të eliminohen dy vetë: Fiqiri Dinia dhe Ali Maliqi.” Çudia ishte se ky i fundit ishte ende në burg dhe a thua se ndonjë i liruar nga burgu u kishte dhënë këtë informacion. Koha provoi se forcat e Haxhi Lleshit dhe Faik Shehut e të tjerë nuk mund t’u bënin ballë forcave nacionaliste, dhe kjo u vërtetua pak më vonë, kur emisarët serbë nuk lejuan asnjë marrëveshje në mes shqiptarëve, me gjithë përpjekjet e bëra nga Fiqiri Dinia, Ali Maliqi, Miftar Kaloshi e të tjerë krerë, situata e krijuar ishte, siç thotë populli një fjalë të urtë, “pështy poshtë dhe të bie në gji”. Pra, çdo mosmarrëveshje vriste gjakun tonë, mikun, shokun, e kjo i mundonte këta burra të mençur e patriotë, që kurrë nuk ia kishin dashur të keqen askujt. U bënë të gjitha përpjekjet për gjetjen e gjuhës së përbashkët për të bashkuar të gjitha forcat, me qëllim që të mos lejohej që trojet shqiptare të binin nën sundimin serb. Krerët arritën të pranonin çfarëdo lloj marrëveshjeje dhe për këtë prej tyre u propozua që për të udhëhequr këto forca të gjendej një rrugë e përbashkët për të dyja palët. Në këtë mes familja e Cen Elezit, si vëllezërit, nipat e disa nga djemtë i kishte në këtë lëvizje, pra me partizanët. U kërkua që vëllezërit Cen Elezi e Esat Ndreu të ishin i pari komandant dhe i dyti zëvendësi i tij me kusht që askujt të mos i mbetej hatri dhe të dy vëllezërit do të gjenin gjuhën e përbashkët. Në parim kjo u pranua, sepse e kundërta do të sillte fatkeqësi që nga Haxhi Lleshi, Esat Ndreu, Pajo Islami, Sotir Vullkani etj., por mbas përfundimit të takimit këtë qëndrim e mësuan përfaqësuesit e PK-së serbe në Dibër dhe urdhëruan prishjen e kësaj marrëveshjeje. Pra, siç vepruan me Mukjen. Kështu që edhe kjo marrëveshje u prish. Megjithatë, ajo që më bën përshtypje në shkrimet e Sul Bahollit me shokë është sa kontradiktorë janë në realitetin e ngjarjeve kur thotë se “unë informova Tempon, Cervenkovskin me shokë mbi kapitullimin e Italisë”. A thua e beson kush këtë? Kur dihet që garnizone italiane kishte në Shkup, në Tetovë, në Kërçovë e në çdo qytet tjetër të Maqedonisë. Për më tepër, pranë shtabit të Titos ishin të angazhuar me qindra oficerë anglezë; siç duket

edhe i biri i vetë Çurçillit e pa dyshim pajisjet e ndërlidhjes ishin nga më bashkëkohoret. Me siguri dhe pa as më të voglin dyshim ishin serbët që lajmëruan Sul Bahollin me shokë që të merrnin takim me gjeneralët Aci dhe Piçini për marrjen në dorëzim të divizionit “Firence”. Për këto marrëveshje tregohet nga një ish-oficer që kishte studiuar në Itali, Ahmet Jegeni, kur mori në dorëzim çdo gjë që dispononte tek armatimet, ushqimet etj. Shtrohet pyetja: pse serbët nuk e morën vetë në dorëzim divizionin? Ata e dinin fare mirë se një gabim i tillë mund t’u kushtonte shtrenjtë, ku mund të përfshiheshin forcat nacionaliste shqiptare, gjë që do të kishte pasoja. Por kjo është arsyeja që serbët nuk u shtynë drejt Dibrës dhe jo sipas Sul Bahollit, se ata ishin të painformuar mbi kapitullimin italian. Pra, të digjeshin duart e tyre kur ata kishin mashën në dorë për të nxjerrë gështenjat nga zjarri? Serbët ishin të sigurt se me marrjen e Dibrës pa shkrepur asnjë fishek e morën të gjitha pajisjet ushtarake, veshjet dhe ushqimet që dërgonte divizioni me karvanë në shtabin e tyre. Ndryshe si justifikohet që më datën 10 shtator 1943 prania e gjithë atyre personaliteteve serbe në qytetin e Dibrës: Tempo, Cervenkovski, Apostolski e deri anëtari i KQ të PKSH Bullgare Bojan Bellgaranov etj. nga PK e Jugosllavisë, të cilët kërkuan një siguri e garanci të plotë nga pala komuniste shqiptare për këtë veprim? Kjo ishte e konfirmuar edhe më lart midis tyre, që nga Dushani e Miladini edhe agjenti i tyre Enver Hoxha. E megjithatë ata nuk erdhën të pasiguruar, por i shoqëronte një eskortë prej 500-600 ushtarësh serbë, maqedonas e malazezë, mbasi ata nuk mund t’u besonin dibranëve, të cilët i kishin vrarë e djegur ndër breza. Prandaj, edhe pse kishin marrë garanci të plotë, mosbesimi ishte i pranishëm. Nuk e di pse shoku Sul Baholli heshti e nuk foli për përplasjen që ndodhi në mes të këshillit nacionalçlirimtar të Dibrës së Madhe, të përbërë nga Edip Tërshana – kryetar, Sul Baholli – sekretar, Myzafer Kallajxhiu – anëtar (agronom nga Gjirokastra), ku këtë të fundit e njoha qysh në atë kohë dhe më ra rasti ta takoja në vitin 1954, kur kalova disa vjet të internimit

dhe Myzaferi ishte kryeagronom në fermën “29 Nëntori” të Lushnjës. Sekretar në këshillin nacionalçlirimtar të Dibrës, në fakt, ishte Myzaferi e jo Sul Baholli, ndërsa Haki Shehu e Dilaver Kërluku ishin anëtarë. Se ja çfarë ndodhi me ardhjen e forcave serbe të komanduara nga Tempo: Më 11 shtator 1943 ata vendosën flamurin serb përkrah flamurit shqiptar. Disa nga anëtarët e këshillit nacionalçlirimtar dhe populli i qytetit u shqetësuan kur e panë këtë flamur dhe i thirrën kujtesës se çfarë kishin vuajtur prej tij dhe barbarëve serbë. U mblodh një grup burrash të qytetit e së bashku me Edipin e ndonjë tjetër nga ai këshill shkuan në shtabin partizan, ku natyrisht ishin të dyja palët. Mbasi u bë propagandimi dhe arsyet pse kishin ardhur, i pari e mori fjalën Edip Tërshana. Ky i shfaqi shqetësimin e dibranëve për ngritjen e flamurit serb përkrah atij shqiptar. “Dibra dhe trojet shqiptare, dikur nën Serbi, tashmë kanë fituar të drejtën të jenë të lira e të pavarura prej askujt, prandaj ai flamur na duket se na dhunon dinjitetin kombëtar.” Këtë bisedë, që e kishin vendosur ta shtronin para se të vinin aty, e aprovuan njëzëri të gjithë të ardhurit. Për një moment salla ra në heshtje, por, si gjithnjë, Zoi Themeli, ky komisar i deleguar, ishte bërë i papërmbajtur duke marrë të parin shokun e atyre që e rrethonin. Iu drejtua Edip Tërshanës: “Ju, shoku Edip, jeni intelektual dhe e dini fare mirë se ne komunistët jemi internacionalistë dhe për ne nuk do të ketë kufi. Nuk do të përsëritet kurrë më historia e djeshme, kur popujt kishin pretendime territoriale.” Me sa mbaj mend emrin, në këtë takim bënte pjesë Ilmi Ballçishta, një intelektual që iu drejtua Z. Themelit: “Shoku Zoi, nuk e njihni historinë e Dibrës me serbët. Është ende i patharë gjaku i derdhur dhe shtëpive të djegura akoma po u del tymi dhe është gjithçka e freskët. Uroj të bëhet ajo që thoni ju, por mizoritë që ne kemi vuajtur nga serbët është tepër e vështirë që të ketë penë t’i përshkruajë.” Në këtë bisedë ndërhyri Edipi: “Meqenëse qenka kështu, nuk do të ishte nevoja të ngrihej flamuri serb, sepse populli mendon se këtu erdhën serbët, dhe kjo sjell shqetësime.” Këtu folën edhe të tjerët, po kur Zoi pa këmbënguljen e atyre, foli përsëri: “Ju shokë ju nxisin armiqtë, ata s’ia kanë dashur kurrë të mirën e paqen këtij vendi. E ne nuk mund të pranojmë asgjë të tyre. Ju shkoni e rrini në shtëpitë tuaja dhe mos u nxitni prej tyre, se përndryshe mund të keni telashe.” Të nesërmen e shkarkuan këshillin nacionalçlirimtar të kryesuar nga Edip Tërshana, duke vënë në krye të tij një klerik nga Gjorica, sheh Latifin, tepër i thyer në moshë dhe shëndetlig. Kjo ishte një tymnajë sa për të mashtruar dibranët, duke shfrytëzuar respektin që ai gëzonte në popull, por duke lënë edhe Edipin si anëtar. Pak ditë më vonë zgjodhën Haki Stërmillin, një intelektual i

mirëfilltë, por që më vonë ngeli në hije, edhe pse më parë kishte shkruar për luftën. Rruga që ndoqi dhe aktiviteti i mëvonshëm i tij duket se nuk e plotësoi ëndrrën që deshi, ose po dukej e rrezikshme për sistemin që ngriti PK shqiptare. Më 12 shtator 1943 Haxhiu, mbasi la Dibrën e Madhe në duart e sigurta të serbit Vukanoviç Tempo me shokë, ku edhe valëvitej flamuri serb, u nis me një mision tjetër, që iu ngarkua nën etiketën se do të përcillte ushtarët italianë drejt Durrësit. Kështu, duke u bashkuar me forcat komuniste që vepronin në Mat të sulmonte Abaz Kupin, do të

»

21

bënte eliminimin e tij duke pretenduar se do të çlironte Krujën, ku nuk kishte asnjë ushtar të huaj. Mbas këtij dështimi rreth çlirimit të Krujës, aty nga data 15 shtator 1943 kthehet në Dibër të Madhe. Kjo justifikohet me faktin se disa nga krerët, të shqetësuar nga prania serbe aty, kërkuan largimin e serbëve, në të kundërt ata do të sulmonin qytetin. Kjo ishte dhe arsyeja që komunistët të mos pranonin marrëveshjen që Cen Elezi të bëhej komandant i të dyja grupimeve. Kjo bëri që ata të përfitonin kohë se gjoja do të kishte zgjidhje të problemeve dhe iu la dorë e lirë serbëve të merrnin gjithë armatimet, ushqimet e veshmbathjet, aq të nevojshme për ta. Duke ndjekur përrallat e shokut Sul Baholli në “Vite lufte”, fq 99-101 se “shoku Haxhi u nis për në Mat, në Dibër të Madhe u futën krerët e parisë së Dibrës, si Fiqiri Dine, Hysni Dema, Ali Maliqi, Cen Elezi, Ukë Cami etj. me forcat e tyre dhe të nxitur nga këta. Në Dibër të Madhe erdhën Mithat Frashëri, Hasan Dosti, Ali Këlcyra, Thoma Orollogai etj., si patër Luli, bashkëpunëtor i Abaz Kupit.” Sulë Baholli në këtë libër, “Vite lufte” (fq. 101), shkruan krejt ndryshe nga sa shkruhet në librin “Jeta dhe vepra e Aqif Lleshit” me autor Moisi Murrën, fq. 90-100, ku thuhet: “Për këtë qëllim u bënë dy mbledhje në Sllovë në datat 25 gusht dhe 6 shtator. Në mbledhjen e 6 shtatorit ishin të ftuar dhe morën pjesë Aqif Lleshi, Cen Elezi, Fiqiri Dine, Ali Maliqi, Hysni Dema, Xhevdet Kumbaro, Ferik Maliqi, sheh Aliu, Selim Troci, Muharrem Haxho, Mahmut Pervizi, Hazis Kaloshi dhe Selim Sul Kaloshi.” Nacionalçlirimtarët, nga ana e tyre, u përfaqësuan me Esat Ndreun dhe Sotir Vullkanin. Pala maqedonase, ashtu si dhe në mbledhjen e 26 gushtit, përfaqësohej nga Jesilie Popovski, Hamdi Dema dhe Tim Sofremeski, i cili kishte zëvendësuar Strahil Gigorin. Në përfundim u arrit një marrëveshje, në të cilën thuhej: 1. Këto fuqi të armatosura do të bashkëpunojnë e të luftojnë okupatorin e bashkëpunëtorët e tij. 2. Për zhvillimin e aksioneve të përbashkëta formohet një udhëheqje e përbashkët, një shtab. 3. Shtabi përfaqësohet nga Cen Elezi dhe Shaban Strazimiri. Shtabi ka si anëtarë: Ali Maliqi, Hazis Kaloshi, Fiqiri Dine, Hysni Dema, Esat Ndreu, Jesilie Popovski dhe Hamdi Dema. 4. Në këtë marrëveshje mund të bashkohet çdo organizatë. 5. Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë. 6. Shtabit i vihen në dispozicion të gjitha forcat. Sipas kësaj marrëveshjeje, batalioni i Dibrës dhe komandanti i batalionit Haxhi Lleshi, nuk llogaritej, edhe pse përfaqësohej nga Esat Ndreu dhe Shaban Strazimiri. Ajo që në këto shkrime nuk ka diçka të përbashkët është se Sul Bahollit në “Vite lufte” shkruan se “sapo u nis shoku Haxhi Lleshi për në Burrel, forcat e reaksionit Fiqiri Dine, Hysni Dema, Ali Maliqi, Cen Elezi, Ukë Cami etj. u futën në Dibër të Madhe. Me forcat e tyre dhe të nxitur nga këta, në Dibër të Madhe erdhën Ali Këlcyra, Hasan Dosti etj. Këta morën takim me Esat Ndreun, zëvendëskomandant batalioni, Njazi Islami, komisar, Sotir Vullkani, zv. komisar. Morën takim edhe me Haki Stërmillin, kryetar i këshillit nacionalçlirimtar të Dibrës së Madhe; Sul Bahollin, sekretar i këshillit dhe sekretari politik i kryesisë së Partisë së Dibrës së Madhe.” Sipas Sul Bahollit, marrëveshja e bërë nga krerët, ku zgjodhën Cen Elezin komandant dhe Esat Ndreun zëvendëskomandant, pa u konsultuar me Haki Starmillin dhe shokun Sul si sekretar politik të Partisë në Dibër të Madhe, kishin rënë dakord me parinë e Dibrës dhe udhëheqjen e Ballit Kombëtar që Cen Elezi dhe i vëllai, Esat Ndreu si zëvendëskomandantë. Ndërsa në librin “Jeta dhe veprimtaria e Aqif lleshit” shkruhet se komandant kishin caktuar Cen Elezin dhe zëvendëskomandant Shaban Strazimirin. E vërteta është se paria nuk u lejua të futej as në Peshkopi kur u bë goditja nga ana e komunistëve, duke vrarë Met Hotin dhe Llan Kolecin dhe duke plagosur Miftar Kaloshin. (vijon numrin e ardhshëm) 1. Marrë nga “Vite lufte”, S. Baholli, fq. 96-97.


22

« histori

Profil Hrushov,

demaskimi i bujshëm i

shekullit XX K

ulti i individit. Ky togfjalësh hyri në përdorim në jetën e përditshme dhe në historinë e Bashkimit Sovjetik në vitin e largët 1956, pas Kongresit XX të Partisë Komuniste. Kongresi i radhës, i cili filloi më 14 shkurt, fillimisht nuk premtonte kurrfarë trazirash, tronditjesh serioze. Rrufeja goditi ditën e 12-të të tij, kur në mbledhjen me dyer të mbyllura me kritikë në adresë të Stalinit, i cili cilësohej deri në atë kohë si i pamëkatë, doli Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Ky ishte i vetmi raport në historinë e kongreseve partiake që përfundoi me heshtje varri. Për 4 orë me radhë Nikita Hrushovi akuzoi Stalinin për represione të panumërta, metoda të paligjshme të zhvillimit të hetimeve, dëbimin e popujve kaukazianë, të akuzuar padrejtësisht, në mënyrë të pathemeltë, për bashkëpunim me fashistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kritikës iu nënshtrua edhe figura e Stalinit - kryekomandantit të madh. Mbi të bie gjithë përgjegjësia për humbjet që

pësoi Ushtria Sovjetike në periudhën e viteve 1941-1942, konfirmonte Hrushovi. Raporti i tij shkaktoi te gjithë të pranishmit një shok të vërtetë. Deputetët ruanin heshtjen, kurrfarë debatesh nuk u hapën. Vendimi i Kongresit në lidhje me raportin e Hrushovit u formulua me një frazë të vetme: “Pas dëgjimit [...] e miraton [...] të zbatohen të gjitha masat që sigurojnë kapërcimin e këtyre shtrembërimeve, pasojave të lidhura me kultin e individit.” Menjëherë pas Kongresit XX filloi lirimi në masë i njerëzve nga burgjet dhe kthimi i të tjerëve nga internimet. U krijuan komisione speciale, që filluan të merreshin në vend me çështjet e të përndjekurve. Aty nga fundi i vitit 1956 në shtëpitë e veta u kthyen rreth një milion persona. Disa prej tyre u përpoqën të luftojnë për rivendosjen e drejtësisë historike, për ndëshkimin e atyre që ishin fajtorë, përgjegjës për fatin e tyre të rëndë, tejet të vështirë. Por udhëheqja e partisë me në krye Hrushovin nuk mundi të ndërmarrë një hap të tillë. Historiani Boris Ilizarov thotë se askush prej tyre nuk dëshironte që akuzat e shprehura në adresë të Stalinit të përshkallëzonin në kritikë të gjithë sistemit politik. “Kjo kishte të bënte vetëm me figurën e vetë Stalinit. Njerëzit që e rrethonin atë mbetën në hije. Bile më tepër se kaq, vetë Hrushovi thoshte gjithmonë: «Ne nuk dinim asgjë për të gjitha këto, çdo gjë bëhej me urdhrin personal të Stalinit.» Por në këto fjalë dukej sheshit

një dhelpëri, dredhi e caktuar, meqenëse ata jo vetëm që ishin në dijeni të të gjitha këtyre mizorive, por dhe vetë ishin të implikuar në veprimtari kriminale. E megjithatë Kongresi XX u bë një ngjarjeje me rëndësi kthese rrënjësore në historinë e shtetit sovjetik. Në këtë Kongres u bë tentativa e parë për distancimin nga sistemi totalitar”, - thotë Boris Ilizarov. Me kalimin e një gjysmë shekulli historianët vazhdojnë ende të debatojnë në lidhje me atë se çfarë pati më shumë në veprimin e sipërpërmendur të Krushovit: luftë për pushtet, apo dëshirë për pendesë? Dhe si zor që ata të arrijnë ndonjëherë në një mendim unanim në lidhje me këtë. Por e rëndësishme është diçka tjetër: Krushovi 55 vjet më parë i lejoi vetes një hap demokratik në shoqërinë e atëhershme ende totalitare. Për sa i përket vlerësimit të kultit të individit të Stalinit në Rusinë bashkëkohore, deklaratë mjaft domethënëse u bë ajo e ish-presidentit Dimitri Medvedev. “Deri tani vazhdojnë të qarkullojnë e të dëgjohen fjalë të tilla se viktimat e shumta në numër të asaj periudhe ishin të justifikuara me disa objektiva të larta shtetërore. Unë jam më se i bindur se kurrfarë zhvillimi i vendit, kurrfarë suksesesh, ambiciesh të tij nuk mund të arrihen me çmimin e lartë të hidhërimit njerëzor dhe humbjeve njerëzore. Asgjë nuk mund të krahasohet me vlerën e jetës njerëzore. Dhe represionet nuk kanë të justifikuar.”

E premte 2 nëntor 2012 •

Rudolf Abel -

legjenda e zbulimit botëror

“Ah, sa do të dëshiroja të kisha nja 2-3 spiunë të tillë në Moskë!”se si pranoi njëherë Alain Dallas në një bisedë me zbuluesin legjendar sovjetik Rudolf Abel. Atëherë shefi i zbulimit amerikan, me sa duket, dinte fare pak gjëra për Abelin, përndryshe do ta kishte kuptuar se do të kishte mjaftuar dhe një i vetëm. Por të tillë si Abel s’bënte më nëna. Dallas as që e mori vesh ndonjëherë se ilegalin sovjetik në të vërtetë e quanin Uilliam Fisher. Fakte të panjohura më parë nga jeta e këtij njeriu të jashtëzakonshëm janë paraqitur në librin e ri të shkrimtarit rus Nikollai Dollgopollov. Abel është ilegali i parë sovjetik që gjysmë shekulli më parë e njohu bota mbarë për shkak të procesit zhurmëmadh që u zhvillua ndaj tij në Nju-Jork. Por Nikollai Dollgopollov thotë se pakkush e ka vrarë mendjen në lidhje me faktin se ndoshta pikërisht falë Rudolf Abelit bota nuk u zhduk nga lufta bërthamore. “Fisher ishte drejtuesi i një rrjeti të madh zbuluesish “atomikë” sovjetikë, të cilët patën punuar në SHBA që nga viti 1948 e deri në vitin 1957. Kontributi i tij në zbulimin “atomik” është me të vërtetë i paçmuar. Pikërisht në rrjetin e krijuar nga Fisher punonin agjentët më të rëndësishëm “atomikë” të Bashkimit Sovjetik. Këta ishin amerikanë, të cilët e kuptonin për mrekulli se që bota të mund të mbijetojë duhet të ruhet me çdo kusht ekuilibri, pariteti bërthamor. Më të suksesshmit ishin për të vitet e para të qëndrimit në Amerikë - 1948, 1949 dhe 1950. Pikërisht atëherë atij i buzëqeshi fati. I eci fati atij dhe me informatorët e mrekullueshëm. Njëri nga ata - Vllad, po ai Persei dhe gjithashtu Theodore Hall (emër ky që u bë i ditur fare para pak kohësh) - ky njeri i solli atij materiale tepër të çmuara dhe jashtëzakonisht të rëndësishme, të cilat, siç mendohet, në shumë gjëra përshpejtuan prodhimin e armës bërthamore sovjetike”, - tregon Nikollai Dollgopollov. Duke qenë një agjent me përvojë të madhe pune në shumë vende të botës, ai shumë shpejt u adaptua me mjedisin që e rrethonte. Ai krijoi dy rrjete të mëdha agjenturore në kontinentin amerikan: një nga këto rrjete bashkonte zbuluesit në Kaliforni, Brazil, Meksikë dhe Argjentinë, kurse tjetri në bregdetin lindor të SHBA-ve. Rrjete të tilla të përsosura agjenturore mund të organizonte vetëm një njeri jashtëzakonisht i talentuar. Ndoshta edhe më tej kundërzbulimi amerikan nuk do të kishte mësuar mbi faktin se mu nën hundën e tij vepronte një zbulues i tillë i mrekullueshëm si Uilliam Fisher, vazhdon tregimin e vet Nikollai Dollgopollov. “Por, siç ndodh shpeshherë një gjë e tillë në zbulim, jetën e njerëzve e shkatërron tradhtari. Abelin e zbulojnë dhe në vitin 1957 e arrestojnë. Pason vendimi i gjykatës. Abelin e dënojnë me 30 vjet heqje lirie. Gjatë periudhës së hetimit ai nuk tha as edhe një gjysmë fjale për ndonjë nga zbuluesit, informatorët që punonin për Bashkimin Sovjetik. Ky ishte një heroizëm i pashembullt në historinë e zbulimit. Ai përmendi vetëm emrin e vet. «Po, unë jam shtetas sovjetik. Po, mua më quajnë Rudolf Abel»”, - tregon autori i librit. “Po pse Rudolf Abel?” - do të pyesni me të drejtë ju. Kështu quanin shokun e tij më të mirë, gjithashtu zbulues ilegal, i cili në atë kohë pati ndërruar jetë. Ai e quajti veten me këtë emër, me qëllim që t’i jepte të kuptonte të vetëve se “unë e kam punën pisk dhe pres ndihmë”. Ai u detyrua të kalonte 5 vjet e gjysmë në burgun federal amerikan. Por zbuluesi rezistoi me stoicizëm, diti të triumfojë mbi rrethanat e tmerrshme të jetës. Në shkurt të vitit 1062 Uilliam Fisher u kthye në atdhe. Atë e shkëmbyen. Dhe jo me një, siç shkruanin asaj kohe gazetat, pilot spiun amerikan “Powers”, por njëherazi me 3 zbulues. “Ky njeri i jashtëzakonshëm e përshkoi rrugën e jetës së vet me dinjitet e burrëri të habitshme, impresionuese”, - thotë Nikollai Dollgopollov, autori i librit “Abel-Fisher”.


sport • E premte 2 nëntor 2012

Andrea Stramaçioni sigurisht që është mjaft i lumtur për ecurinë e skuadrës së tij në Serinë A, ku ka gjashtë fitore radhazi. Pas fitores me përmbysje me Sampdorian, tekniku zikaltër tashmë hedh sytë nga supersfida e fundjavës me Juventusin. Përballë kampionëve në fuqi të Italisë, trajneri i Interit shpreson të arrijë fitoren e 7-të radhazi në kampionat, për të synuar më pas titullin kampion. Pas fitores së vështirë në mesjavë, trajneri i Interit, Andrea Stramaçioni, ndihet më I qetë përpara derbit të Italisë, këtë fundjavë me Juventusin. Trajneri zikaltër thekson

Stramaçioni: Interi në superformë, do të luajmë për të fituar edhe një herë se po të kishte lënë disa lojtarë pushim ndaj skuadrës së Ferrarës, do të kishte dhënë një sinjal dobësie përpara kampionëve të Italisë. “Nëse do të bëja rotacion ndaj Sampdorias, do të jepja një sinjal dobësie. Mund të garantoj së pashë në fushë Interin më të mirë. Mendova se do të ishte shumë më e rëndësishme që të fitonim me Sampdorian, sepse të shtunën do të jetë një takim tjetër”,- u shpreh Strama. 34–vjeçari

e shpreh hapur ambicien e tij, për të fituar edhe në “Juventus Stadium”. “Ndihem me shumë fat edhe sepse jam paksa inkoshient. Interi është Inter dhe duhet të luajë gjithmonë për të fituar. Do të kemi përballë kampionët e Italisë, ndaj do të bëjmë gjithçka për t’i vënë në vështirësi”, nënvizon ai. Në fund, tekniku zikaltër, duke iu kthyer sfidës me Sampdorian, ngre në qiell vlerat e lojtarëve të tij, protagonistë të përmbysjes së

rezultatit. “Cilësia më e mirë e Interit është rritja ndeshje pas ndeshjeje. Duhet të përgëzoj futbollistët mi, që po bëjnë gjithnjë e më mirë, pa cdo takimi. Arma më e fortë e jona është forca e grupit, ndaj dhe fitoja me Sampdorian i përket lojës kolektive të Interit”,mbylli Stramaçoni prononcimin e tij. Ndërkaq, zikaltërit janë ngjitur në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të Serisë A, vetëm 4 pikë pas Juventusit të vendit të parë.

PSG-ja hedh poshtë interesimin për Ronaldon Presidenti i klubit parisien El Kelaifi ka hedhur poshtë kategorikisht faktin se klubi i tij ka nënshkruar një para kontratë me dyshen e Realit

P

residenti i PSG-së, Naser Al Kelaifi ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e një kontakti mes tij dhe sulmuesit portugez të Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo. Gjithashtu ai ka hedhur poshtë faktin se ka pasur propozime konkrete për një transferim të mundshëm të portugezit në kryeqytetin francez. “Kristiano Ronaldo është një lojtar i Realit të Madridit dhe ne nuk kemi kontaktuar as me lojtarin dhe as me klubin madrilen. Askush nuk më ka kontaktuar për të më kërkuar ndonjë mendim në lidhje me Ronaldon”,- ka deklaruar presidenti i PSG-së në një prononcim dhënë për gazetën sportive franceze “L’Equipe”. Megjithatë numri një i klubit francez ka saktësuar se ai nuk e hedh poshtë mundësinë për të pasur në skuadër portugezin. Në fakt të mërkurën ka qenë gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”, që ka publikuar lajmin për një interesim të PSG-së për të marrë dyshen portugeze të Realit të Madridit Murinjo-Ronaldo. Madje gazeta italiane ka bërë të ditur dhe detajet e marrëveshjes që shkonte në 100 milionë euro. Madje kjo gazetë shkonte dhe më tej duke folur për një pagesë neto prej 18 milionë eurosh për yllin portugez, kjo fryt i marrëveshjes apo bisedimeve mes drejtuesve të klubit francez dhe të menaxherit të lojtarit Horge Mendez. Në fakt edhe gazeta franceze “L’Equipe” nga ana e saj në një shkrim të datës 6 tetor ka nënvizuar faktin se mes francezëve dhe portugezit të Realit mund të kishte ndonjë shkëndijë. Por Al Kelaifi ka saktësuar se PSG-ja nuk është përfshirë aspak në një mosmarrëveshje hipotetike

23

Klodian Duro: Tirana di të kalojë kriza të tilla Tek Tirana janë të bindur se ndeshja me Kukësin në kampionat do të qetësojë ambientin. Emërimi i Alban Tafajit në detyrën e trajnerit duket se e ka ulur disi tensionin në kampin bardheblu. Janë emra me peshë ata që garantojnë qetësinë dhe kthesën e tek Tirana. Mesfushori i bardhebluve, Klodian Duro, i cili pritet të luajë që nga minuta e parë ndaj verilindorëve pas pezullimit prej tre ndeshjesh, ironizon të gjithë zërat kritikë që vunë në dyshim funksionimin e Tiranës si një familje e madhe. “Ashtu siç e kanë thënë të tjerët, por që më shumë është thënë me fjalë sesa është vepruar, Tirana duhet të funksionojë si një familje e madhe. Të gjithë kanë dëshirë që të bëjnë rolin e protagonistit, janë apo nuk janë pjesë e ekipit. Edhe në ato ditë kur nuk janë pjesë e ekipit kërkojnë që të bëhen protagonistë”, thekson elbasanasi. Duro i del në mbrojtje të klubit, duke kujtuar se edhe në rastin e pezullimit të tij e ka mbështetur trajnerin Lekbello. “Klubi i Tiranës i ka dhënë mbështetje çdo personi që është bërë pjesë e Tiranës. Edhe ishtrajneri kishte mbështetjen e plotë, përderisa ai merrte vendime që siç e tregon dhe rasti i pezullimit tim, që klubi e mbështeti. Përderisa klubi mbështet stafin dhe çdo futbollist, unë mendoj që të gjithë bashkë mund të arrijmë ato rezultate që i kërkohen Tiranës”, tha ish-mesfushori kuqezi. 35-vjeçari beson se Tirana jo vetëm që do të fitojë ndaj Kukësit në kampionat, por mund të bëjë edhe një përmbysje historikë në mesjavën e ardhshme në ndeshjen e kthimit të Kupës. “Një klub si Tirana mendoj se i ka të gjitha parametrat dhe mundësitë që ta kthejë këtë situatë sa më shpejt. Vëmendja jonë është tek ndeshja e parë e kampionatit me Kukësin, ku them se do ta kalojmë me sukses. Më pas Tirana do të mundohet të bëjë çfarë është e mundur, të paktën të rivalizojë denjësisht në ndeshjen e kthimit në Kupë dhe pse jo, të përmbysim rezultatin që u arrit në Kukës”, përfundoi mesfushori i bardhebluve, Klodian Duro.

Kuksianët: Nuk do të jetë Tirana e Kupës Mbrojtësi i Kukësit, Julian Brahja, e ka të qartë se Tirana e kampionatit nuk mund të jetë ajo e Kupës, pasi takimet në kompeticione të ndryshme nuk kanë të njëjtën specifikë. “Tirana është ekipi më me eksperiencë, më i miri në të gjithë historinë e futbollit shqiptar. Ishte një moment i mirë i joni që fituam ndaj Tiranës 4-0, por besoj se ndeshja e Kupës nuk ka asnjë lidhje me të kampionatit”, thotë Brahja. - “Tani unë nuk mund të them se do të fitojmë, por e rëndësishme është të mos dalim pa pikë nga ndeshja me Tiranën. Ne do të shkojmë të marrim tre pikët, por sa do t’ia arrijmë qëllimit do ta tregojë fusha e lojës. Unë shpresoj që ne të marrim pikët maksimale, megjithatë kryesorja është të mos humbasim. Me thënë të drejtën ne kemi lënë pikë në fushën tonë. Ishte e pafalshme për mendimin tim barazimi me Luftëtarin, që ishte ndeshja e parë dhe ne ende nuk e kishim krijuar harmoninë e duhur. Duke parë lojën që kemi zhvilluar si brenda fushe dhe jashtë saj dhe se çfarë kemi treguar deri tani, them se duhej të ishim më lart në renditje”, e mbyll prononcimin e tij mbrojtësi i kuksianeve, Julian Brahja. Ndaj Tiranës do të kthehet sulmuesi Popoviç pas një dëmtimi të pësuar në hundë, teksa do të mungojë për arsye kartonësh mbrojtësi Roland Peqini. mes Ronaldos dhe klubit të Realit të Madridit. Për më shumë akoma, hipoteza e një afrimi të

Ronaldos tek PSG-ja mund të turbullonte jo pak ambientin në Paris, duke qenë kjo mund të

shkaktonte dhe ndonjë problem të mundshëm me yllin aktual të skuadrës Zllatan Ibrahimoviç.

Pogba: I kam thënë jo Milanit dhe Interit Lojtari hero i ndeshjes së fundit mes Bolonjës dhe Juventusit, Pogba, është shprehur dje se ka refuzuar Milanin e Interin për t’i thënë “Po” Juventusit. Sipas tij, kjo ishte zgjedhja më e mirë e tij deri më tani. “Gjatë merkatos së verës më kanë kërkuar si Milani, ashtu edhe Interi. Megjithatë, unë pas bisedës së bërë me Antonio Konten u binda se ishte Juventusi skuadra e duhur për mua, dhe jam i lumtur që mora këtë vendim. Gjërat po shkojnë shumë mirë këtu dhe jam i lumtur që po më jepet mundësia të luaj e të tregoj se çfarë di të bëj. Por nuk mjaftohem me kaq. Duhet të përmirësohem më shumë dhe duhet të fitoj eksperiencë. Si është kur shënon? Si të ngjitesh në qiell”,- shprehet Pogba, i cili ndeshjen e së mërkurës ishte më i miri për Juventusin, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare dhe duke shënuar golin e fitores në minutat shtesë.

kryeredaktor Brahim Shima

s t a f f

»

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

politika: albana lika, Oli Xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: pranvera kola rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Në Vlorë duan fitoren e parë, Zeqiri titullar Në Vlorë presin fitoren e parë në shtëpi. Duket se pas Luftëtarit gjërat kanë filluar të ecin për mirë dhe në fushë veç të tjerëve do të jetë edhe Hair Zeqiri i cili për një kohë të gjatë ka qenë i dëmtuar. “Për situatën e krijuar vetëm kjo është mënyra më e mirë për të bindur tifozët dhe simpatizantët tanë për atë se skuadra jonë është rikthyer në normalitet . Por po të shikohet pak më ndryshe problem, fitorja në këtë ndeshje është detyrë primare për Flamurtarin për ta bërë realitet për herë parë këtë gjë në fushën tonë. Përballja me Kastriotin nuk duhet marrë dhe vlerësuar si e lehtë për të fituar. Ata janë një ekip që mobilizohet shumë dhe që nuk pranojnë aq lehtë sa që munden të mendohet rezultati negativ edhe për ndeshjet që luajnë jashtë”,-është shprehur Hair Zeqiri. Ndërkaq mësohet se mjekët vazhdojnë të kontrollojnë shëndetin e Rafael Sozës të dëmtuar tri ditë më parë.

marketing: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E premte 2 nëntor 2012 •


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.